punim seminarik - ekonomia e resurseve të kosovës

19
UNIVERSITETI DARDANIA INSTITUTI PËR STUDIME BASHKËKOHORE FAKULTETI EKONOMIK Lënda: Ekonomia e Resurseve Viti akademik 2006/2007 RESURSET MINERALE TË KOSOVËS Punim seminarik Mentori: Prof. Dr. Halim Gjergjizi Kandidati: Skender Abazi Prishtinë, Dhjetor, 2006

Upload: skenda-kosova

Post on 12-Nov-2014

5.625 views

Category:

Documents


2 download

DESCRIPTION

Nga Skender Abazi, Kosova

TRANSCRIPT

Page 1: Punim Seminarik - Ekonomia e Resurseve të Kosovës

UNIVERSITETI DARDANIAINSTITUTI PËR STUDIME BASHKËKOHORE

FAKULTETI EKONOMIKLënda: Ekonomia e Resurseve

Viti akademik 2006/2007

RESURSET MINERALE TË KOSOVËS

Punim seminarik

Mentori: Prof. Dr. Halim Gjergjizi Kandidati: Skender Abazi

Prishtinë, Dhjetor, 2006

Page 2: Punim Seminarik - Ekonomia e Resurseve të Kosovës

1. Parathënje1. Parathënje

Kosova karakterizohet me një ndërtim të komplikuar gjeologjik, e shprehur me prezencën e shkëmbinjëve me përbërje gjeologjike të ndryshme.

Shkëmbinjtë zakonisht përbëhen prej një ose më shumë mineraleve, duke filluar prej elementeve kimike elementare e deri te kombinimet komplekse.

Sektori i mineraleve të Kosovës ka qenë një furnizues kyç për ekonominë e ish Jugosllavisë.

Menaxhimi i keq dhe investim i pakët, si dhe zhvillimet politike në ish Jugosllavi, që sollën edhe luftën në Kosovë dhe ndërhyrjen e NATO-s, kanë patur një efekt negativ dramatik mbi industrinë minerare të Kosovës dhe në sasinë e metaleve të prodhara në të gjithë rajonin. Kjo gjë nxjerr në pah rolin e madh që ka luajtur Kosova në ekonominë e ish Jugosllavisë, si furnizuese e lëndëve të para.

Page 3: Punim Seminarik - Ekonomia e Resurseve të Kosovës

2.Historiku i punimeve kërkimore gjeologjike2.Historiku i punimeve kërkimore gjeologjike Tradita e lashtë e shfrytëzimit të lëndëve të

para minerale, dëshmon se Kosova është vend i pasur me minerale. Nga gjurmimet është konstatuar se në Kosovë janë shfrytëzuar metalet dhe jometalet qysh nga Romakët, Sasët etj. Këtë e vërtetojmë me hasjen e minierave të vjetra nëntokësore gjatë hulumtimeve apo punimeve të ndryshme.

Në mënyrë të veçantë për Kosovën, nga autorët janë përcaktuar njësitë gjeotektonike që vijojnë: -Masivi Dardan (DM)-Zona e Vardarit (ZV) -Zona e Drin-Ivanicës (ZDI)-Zona e Pejës (ZP) -Zona e Deçanit (ZD) -Zona e Gjakovës (ZGj) -Zona e Sharr-Korabit (SKZ)

Page 4: Punim Seminarik - Ekonomia e Resurseve të Kosovës

3.Periudhat e hulumtimit gjeologjik3.Periudhat e hulumtimit gjeologjik

Hulumtimi gjeologjik në Kosovë mund të ndahet në tri periudha:Periudha para luftës së dytë botërore,Periudha pas luftës së dytë botërore dhe Periudha e sotme.

3.1.Periudha para luftës së dytë botërore.

Ndërtimi gjeologjik i disa pjesëve të Kosovës, për herë të parë haset në skicat gjeologjike nga gjysma e dytë e shek. XIX (Skica gjeologjike e Turqisë europiane – A. Boue më 1840, Harta gjeologjike e Mezisë – A. Viquesnel më 1842, Harta gjeologjike e Turqisë qendrore – F. Hochstetter më 1872, etj.). Anglezët kanë bërë një rikthim në hulumtimet gjeologjike dhe shfrytëzimin e lëndëve të para minerale në Kosovë (Trepça), të cilët gjithashtu e punuan hartën e parë gjeologjike më karakter regjional.Mineralet janë shfrytëzuar edhe nga gjermanët dhe italianët.

Page 5: Punim Seminarik - Ekonomia e Resurseve të Kosovës

3.2.Periudha pas luftës së dytë botërore.♣ Pas luftës së dytë botërore intensifikohet dhe sistematizohet puna në

kërkimet gjeologjike, me qëllim të zbulimit të shpejtë dhe të shfrytëzimit të lëndëve minerale me interes të posaqëm ekonomik (hulumtimi dhe shfrytëzimi i xeheve të plumbit, zinkut dhe lignitit).

♣ Pas vitit 1988 prodhimtaria në të gjitha kapacitetet industriale në mënyrë drastike shënon rënje.

3.3.Periudha e sotme.

¶ Askush sot në Kosovë nuk ka një pasqyrë të plotë të vëllimit të përgjithshëm të punimeve gjeologjike-kërkimore të realizuara brenda territorit të Kosovës. Mirëpo sipas disa hulumtimeve të fundit, del se Kosova është shumë e pasur me minerale, e kjo pritet të konfirmohet nga një numër shkencëtarësh dhe hulumtuesish ndërkombëtarë, të cilët edhe kanë filluar një hulumtim detaj të burimeve minerale në Kosovë.

Page 6: Punim Seminarik - Ekonomia e Resurseve të Kosovës

4.Grupet e mineraleve (të hulumtuara dhe të 4.Grupet e mineraleve (të hulumtuara dhe të

pranishme në Kosovë)pranishme në Kosovë) Shkenca e gjeologjisë deri tani ka identifikuar më shumë se 4,000 minerale të ndryshme, e përbërja e tyre kimike mundëson klasifikimin në 9 grupe:

1. Metalet natyrore,(metalet e zeza, metalet e ngjyrosura etj., të cilat përbëhen nga një element kimik si ari, bakri, platina etj.

2. Kripërat e sulfurit, 3. Oksidet dhe Hidroksidet, 4. Cloridet, 5. Karbonatet – Nitratet, 6. Sulfatet - Kromatet, 7. Fosfatet, 8. Silikatet, 9. Mineralet organike.

Nga 9 xehe më Nga 9 xehe më strategjike në botë, 4 strategjike në botë, 4 prodhohen në Kosovë prodhohen në Kosovë (nikeli, zinku, plumbi (nikeli, zinku, plumbi dhe thëngjilli). dhe thëngjilli). Kërkesat e planifikuara Kërkesat e planifikuara vjetore në tregun vjetore në tregun botëror për këto xehe botëror për këto xehe janë mjaftë të larta: janë mjaftë të larta: nikeli 5%, nikeli 5%, zinku 4,9%, zinku 4,9%, plumbi 5,7% dheplumbi 5,7% dhethëngjilli 5,5% në vit).thëngjilli 5,5% në vit).

Page 7: Punim Seminarik - Ekonomia e Resurseve të Kosovës

Mineralet në KosovëMineralet në KosovëNë territorin e Kosovës më së shumti paraqiten këto minerale:

Mineralet energjetike

Mineralet metalike Mineralet industriale

Qymyri-Ligniti

Plumbi – ZinkuBoksitiNikeli – KobaltiKromiAntimoniManganiHekuriAriArgjendiBakri

-Guri teknik ndërtimorë-Guri dekorativ-Mermerët-Lëndët e para zjarrduruese-Lëndët e para për keramikë-Lëndët e para për material ndërtimor-Lëndët e para për qelq-Lëndët e para për plehëra artificiale-Lëndët e para të materialeve izoluese-Rezervat e rërës dhe zhavorit-Lënda për prodhimin e çimentos

Page 8: Punim Seminarik - Ekonomia e Resurseve të Kosovës

4.1.Qymyri – Ligniti4.1.Qymyri – Ligniti

Kemi 4 basene në Kosovë, të cilët përmbajnë qymyr, por shfrytëzimi ka qenë i kufizuar vetëm në basenin e Kosovës:Baseni i Kosovës shtrihet nga Sibovci në veri-perëndim deri në Lipjan në jug-lindje.Baseni i Drenicës shtrihet në territoret e Skenderajt dhe Drenasit.Baseni i Dukagjinit, i cili ndahet në tri seri të qymyreve:

*Seria e miocenit të ultë (Pejë), *Seria e miocenit të mesëm dhe të

lartë (Klinë – Istog) dhe *Seria e pliocenit që shtrihet në rajonet

Gjakovë-Rahovec-Prizren.Baseni i Gjilanit, i cili përmbanë qymyr të murrëm.

Linjiti ka rëndësi të jashtëzakonshme për Kosovën. Ai kontribuon me 97 % të prodhimit të energjisë totale elektrike, krahasuar me 3 % të bazuar në Hidrocentrale.Me 14.700 milion ton, Kosova zotëron vendin e pestë me rezervat industriale të linjitit.

Page 9: Punim Seminarik - Ekonomia e Resurseve të Kosovës

4.2.Plumbi-Zinku-Argjendi4.2.Plumbi-Zinku-Argjendi

Fushat metalogjenike të plumb-zinkut në Kosovë janë në shkallën më të lartë të hulumtimit, në krahasim me njësitë tjera. Kjo fushë shtrihet në pjesën veri-lindore të Kosovës Gjithsejt xehe të plumb-zinkut në Kosovë janë: 45.604.585 ton. Këto rezerva, me shfrytëzim vjetor prej 1.500.000 t janë me afat shfrytëzimi brenda 30 viteve të ardhshme. Rezervat e tërësishme të Plumb-zinkut në Kosovë ishin 107.475.000 ton, kurse rezervat e mbetura për shfrytëzim të ardhshëm janë 42.43 %.Mineralizimi i Plumb-zink-argjendit në Kosovë është me sa vijon:

Stantërgu - Pb = 3.5 %, Zn = 2.87 %, Ag = 67 g/t Hajvalia - Pb = 8.5 %, Zn = 17.2 %, Ag = 157 g/t Kishnica - Pb = 2.85 %, Zn = 3.0 %, Ag = 75 g/t Artana - Pb = 4.56 %, Zn = 4.82 %, Ag = 185 g/t Belobërdo - Pb = 3.12 %, Zn = 3.0 %, Ag = 85 g/t Cernac - Pb = 7.12 %, Zn = 9.16 %, Ag = 95 g/t

Page 10: Punim Seminarik - Ekonomia e Resurseve të Kosovës

4.2.Plumbi-Zinku-Argjendi4.2.Plumbi-Zinku-Argjendi

Shfrytëzimi minerar modern filloi në vitin 1930 kur kompania britanike Selection Trust ltd, rikonstruktoi Kompleksin Trepça, duke përfshirë zhvillimin e fabrikës së baterive që përdorte plumbin. Vendet e minierave të Trepçës përcaktojnë Brezin Mineral të Trepçës. Atje ndodhen tre zona që përmbajnë vendburimet xeherore.

► -Zona I. përfshinë minierën e Artanës (Novo Bërd).

► -Zona II. përfshinë minierat Belo Brdo, Stan Tërg dhe Hajvali.

► -Zona III. përfshinë minierën e Crnacit dhe ka në gjirin e vet një numër vendburimesh të plumb – zinkut gjatë kufirit perëndimor.

Gjatë shfrytëzimit të Gjatë shfrytëzimit të plumb – zink – argjendit në plumb – zink – argjendit në Përroin e Ngjyrosur Përroin e Ngjyrosur (Artana-Novo Brdo), u (Artana-Novo Brdo), u zbuluan rreth 3 Mt hollojzit i zbuluan rreth 3 Mt hollojzit i shkallës së lartë. Ky është shkallës së lartë. Ky është vetëm një nga 5 vetëm një nga 5 vendburimet e njohura të vendburimet e njohura të shfrytëzueshme të kësaj shfrytëzueshme të kësaj argjile me vlerë shumë të argjile me vlerë shumë të madhemadhe (US(US $$ 140140 –– 450450 // tt ), ), katër vendburimet e tjera katër vendburimet e tjera janë në Zelandën e Re, janë në Zelandën e Re, Turqi, Kinë dhe Utah Turqi, Kinë dhe Utah (SHBA).(SHBA).

Page 11: Punim Seminarik - Ekonomia e Resurseve të Kosovës

4.3.Nikel – Kobalt4.3.Nikel – Kobalt Kosova është nga vendet e pakta në Europë, që posedon potencial

të mjaftueshëm xehesh për prodhimin e ferronikelit. Xehet silikate të nikelit gjenden në dy vendburime me rëndësi: Gllavica, e cila shtrihet në masivin e Goleshit, dhe Çikatova, e cila shtrihet në masivin e Dobroshecit.

Në bazë të hulumtimeve, janë konstatuar këto sasi të xehes:Gllavica - 7.375.341 ton - 1.33 % Nikel, 0.06 % KobaltÇikatova - 12.730.706 ton - 1.31 % Nikel, 0.07 % KobaltTotal - 20.106.047 ton - 1.32 % Nikel, 0.065 % KobaltNdërmarrja “Ferro-Nikeli” që shfrytëzon kompleksin është nxjerrë në një tender ndërkombetar për privatizim. Ky proces i privatizimit tani ka përfunduar, ndërmarrja është blerë nga një kompani ndërkombëtare dhe tani ka rifilluar prodhimin.Sasia e mbetur e xehes në rezerva, pa hulumtime të reja të bazës minerale, është e mjaftueshme për shfrytëzim në 8-10 vitet e ardhshme.Xehet silikate të nikelit, përveq në dy lokacionet e cekura, mund të priten edhe në pjesët periferike të rrafshit të Dukagjinit.

Page 12: Punim Seminarik - Ekonomia e Resurseve të Kosovës

4.4.Hekuri4.4.Hekuri

Mineralizimet e hekurit janë të lidhura me shfaqjet e hekurit dhe nikelit dhe i hasim në Baicë të Drenasit. Hulumtimet më sistematike të xeheve të hekurit janë kryer në afërsi të Sedllarit, me përmbajtje 39.82% Fe. Sasi të konsiderueshme të hekurit takojmë edhe në Shatoricë, me një sasi prej afro 1.000.000 t xehe, po ashtu edhe në zonën e Tërstenik-Ivajës, me një sasi afro 2.500.000 t xehe.

Hulumtimet e xeheve të manganit janë zhvilluar kryesisht në kuadër të hulumtimeve komplekse të xeheve të plumbit dhe zinkut, ku xehet e Manganit paraqiten si sekondare. Këto hulumtime më të detajizuara janë kryer në Artanë. Nga ana tjetër, hulumtime të destinuara në kërkimin e xeheve të Manganit janë kryer në regjionin e Sharrit, në lokalitetet Brod, Manastiricë, Restelicë, Dragash etj. Megjithatë, llogaritja e rezervave të xeheve të Manganit është bërë vetëm për një zonë xehembajtëse të Artanës dhe është konstatuar sasia prej 1.387.186 t xehe, me 22.21 % Mangan. Rezervat e përgjithshme vlerësohen në 5.000.000 t.

4.5.Mangani4.5.Mangani

Page 13: Punim Seminarik - Ekonomia e Resurseve të Kosovës

Zona xehembajtëse e boksitit është lokacioni Gremnik dhe kapë një sipërfaqe prej 15 km². Janë identifikuar dhe janë vlerësuar rezerva të tërësishme në 3.957.420 t.

Mineralet e kromit në Kosovë shtrihen në masivet e Gjakovës, Rahovecit, Brezovicës, Lubotenit dhe Dobroshecit. Me shfrytëzimin e deritanishëm, nga këto vendburime janë nxjerrë pjesët sipërfaqësore dhe ato me thellësi të vogël, kurse ato në thellësi

kanë mbetë të panjohura.

Mineralizimet e bakrit nuk janë të hulumtauara sa duhet. Strukturat gjeologjike të Bjeshkëve të Nemura, të Sharrit, të Junikut, dhe të Pashtrikut, janë të përshtatshme për mineralizime të bakrit. Në Pashtrik janë vërejtë shumë lokacione, disa nga këto me sipërfaqe mbi 10.000 m² dhe me mbi 1 % bakër.

4.6.Boksitet4.6.Boksitet 4.7.Kromi4.7.Kromi

4.8.Bakri4.8.Bakri

Page 14: Punim Seminarik - Ekonomia e Resurseve të Kosovës

Paraqitjet e arit në Kosovë janë të natyrës primare ose sekondare. Paraqitjet e natyrës primare të arit, janë të lidhura me xehet Pb-Zn-Ag me përmbajtje 2 g/t. Paraqitjet e natyrës sekondare të arit natyrorë, mund të hasen në konturën veriore të rrafshit të Dukagjinit, konkretisht në Runikë të Skenderajt. Ky lokalitet, përveq arit, mund të përmbajë edhe metale tjera të rënda si Titan etj.Sipas njohurive të formuara, tani për tani mund të ndahen këto lokacione perspektive: Gryka e Rugovës, rrjedhat e Bistricës, Gjakova, etj.

Në bazë të rezervave gjeologjike të verifikuara prej 5.700.000 t, janë ndërtuar kapacitetet e minierave në Golesh dhe Strezovc. Rezervat e magnezitit me përbërje mesatare, në sasi prej 1.200.000 t gjenden edhe në vendburimin e Dubovcit.

4.10.Magneziti

4.9.Ari

Page 15: Punim Seminarik - Ekonomia e Resurseve të Kosovës

4.13.Ujërat Termominerale4.13.Ujërat Termominerale

Në vendin tonë janë të paraqitura ujërat termominerale, të një rëndësie të madhe për pije, poashtu edhe për përdorim shërues. Burimet e ujërave termominerale në Kosovë janë: Banja e Pejës, Banja e Kllokotit, Podujevës, Poklekut, Deçanit etj.

Banja e Pejës e ka burimin në lartësinë mbidetare 540 m, me një rrjedhje me kapacitet prej 17.5 l/s, me temperaturë të ujit 48.9ºC dhe me mineralizim prej 2.04 g/l.

Banja e Kllokotit gjendet në luginën e Moravës së Binqës, në lartësi mbidetare 483 m, me rrjedhje uji me kapacitet prej 10 l/s, me temperaturë të ujit prej 34ºC dhe me mineralizim 3.6 g/l. Thellësia e ujit termomineral e konstatuar është në 75 m.

Page 16: Punim Seminarik - Ekonomia e Resurseve të Kosovës

5.Strategjia e zhvillimit minerar të Kosovës5.Strategjia e zhvillimit minerar të Kosovës

Për promovimin e pasurisë gjeologjike të Kosovës, klasifikimin dhe vlerësimin ekonomik të resurseve të energjisë, metalike dhe mineraleve, nevojitet një strategji e posaqme e xehetarisë.

Me mbeshtetjen e kredive të Bankës Botërore, është në rrugë e sipër zhvillimi i një plani afatgjatë strategjik i quajtur Strategjia e Zhvillimit Minerar të Kosovës, e cila siguron forcimin e institucioneve dhe aftësinë për të ngritur çështje të lidhura me sektorin minerar, në mënyrë që të rritet aftësia konkuruese e industrisë që të përballojë komercializimin dhe të tërheqë investitorë privat, të cilët do ti sjellin përfitime afat shkurtra dhe afat gjata Kosovës.  

Page 17: Punim Seminarik - Ekonomia e Resurseve të Kosovës

6.Konkluzionet dhe Rekomandimet6.Konkluzionet dhe Rekomandimet

Kosova është një vend atraktiv dhe konkurent për zhvillimin e aktiviteteve xehetare nga ana e investitorëve privat. Niveli jo i mjaftueshëm i hulumtimit dhe kërkimit, i realizuar deri tani, mungesa e të dhënave gjeologjike të sakta, moskyqja e ekspertëve vendorë gjatë punëve të realizuara në të kaluarën, janë arsyet kryesore, të cilat e komplikojnë vlerësimin real të pasurisë nëntokësore të Kosovës dhe lejojnë spekulime të ndryshme. Megjithatë, potenciali i pasurisë nëntokësore të Kosovës mundëson pozicionimin e kompanive private në tregun ndërkombëtarë të mineraleve dhe të energjisë elektrike dhe me aplikimin e politikave korrekte të taksimit, kjo mund të jetë bazë për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik të vendit. Shitja e një prej minierave më të mëdha në Kosovë (Ferronikeli) ka shtuar shpresat për një eksploatim më efikas të pasurive nëntokësore në Kosovë.Roli i Qeverisë së Kosovës, e veqanërisht i Ministrisë së Energjisë dhe Minierave në këtë drejtim është i madh.

Page 18: Punim Seminarik - Ekonomia e Resurseve të Kosovës

6.Konkluzionet dhe Rekomandimet6.Konkluzionet dhe RekomandimetDisa prej rekomandimeve dedikuar kësaj ministrie janë:

1. Hartimi i Strategjisë së xehetarisë,2. Përgatitja e planit për implementimin e kësaj strategjie,3. Monitorimi i procesit të komercializimit të xehetarisë në Kosovë,4. Hartimi i planeve për kërkim gjeologjik në nivel shtetëror,5. Përgatitja e hartave gjeologjike,6. Krijimi i databazës qendrore gjeologjike të Kosovës,7. Promovimi i pasurisë gjeologjike të Kosovës,8. Përgatitja e projekteve për aftësimin profesional të kuadrave,9. Hartimi sa më i shpejtë i legjislacionit për sektorin e minierave,10.Zhvillimi i standardeve teknike dhe i sigurisë në punë në miniera.

Page 19: Punim Seminarik - Ekonomia e Resurseve të Kosovës

JU FALEMINDERITJU FALEMINDERIT

Skender Skender AbaziAbazi