pylli i fermerit - forest-al.orgforest-al.org/wp-content/uploads/2017/02/pylli-i-fer...duke u nisur...

19
1 RAPORT PYLLI I FERMERIT SHABAN MANSAKU KOMUNA ZALL-BASTAR

Upload: others

Post on 18-Jan-2020

12 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

1

TIRANË QERSHOR/2013

RAPORT

PYLLI I FERMERIT SHABAN MANSAKU KOMUNA ZALL-BASTAR

FEDERATA KOMBËTARE E PYJEVE DHE KULLOTAVE KOMUNALE

2

1.PËRSHKRIM I PËRGJITHSHËM Fermeri Shaban Mansaku është banor i fshatit Shupal, fshat i cili është pjesë e komunës Zall-Bastar të rrethit të Tiranës. Ky fermer ka një sipërfaqe pylli prej 5 ha, sipërfaqe e cila është pjesë e ekonomisë pyjore Selitë dhe ky vend njhet nga banorët P. Shebë, dhe shtrihet në ngastrën 6a. Kjo pjesë pylli fillon në pjesën perëndimore të rrugës kryesore. Pylli është rreth 5 minuta larg nga shtëpia e fermerit Shaban Mansaku.

2. DETAJE PËR N/NGASTRËN

Pylli i familjes fermere ‘Mansaku’ ndodhet në nën/ngastrën 65/a të ekonomisë pyjore Shupal-Selitë, fshati Shupal, komuna Zall-Bastar. I gjendur pranë rrugës automobilistike rurale që lidh komunën Zall-Bastar me kryeqytetin e vendit, Tiranën, pylli është lehtësisht i vizitueshëm nga anëtarët e familjes së tij që e ka në përdorim tradicional; në anën veriore të pyllit është rruga automobilistike rurale e cila shtrihet përgjatë luginës së lumit të Tiranës; në anën jugore pylli kufizohet me rrugën dytësore që të shpie në fshatin Dajt; në një largësi rreth 400 m larg pyllit gjëndet shtrati i Lumit të Tiranës. Pylli i fermerit, të cilin ne e kemi marrë në studim ndodhet që administrohet nga Komuna Zall-Bastar dhe fermerët. Plani i menaxhimit të kësaj ekonomie është kryer në vitin 2008. Relievi Pylli gjëndet në një reliev shpati kodrinor i cili është i përthyer vënde-vënde; Toka Tipi i tokës që kryeson mjedisin e pyllit është ‘e hinjtë-kafe’ që ngrihet mbi shkëmbej të fortë ranorë ; profili pedologjik i tokës është i thellë; ai përbëhet nga shtresa pjellore e tokës e cila arrin gjer në thellësinë 1m në përbërjen e së cilës ka gurë të mëdhenj); në vënde të veçanta profili tokësor ka thellësi të madhe gjë që e bën këtë terren të ketë potencial të madh prodhues. Shtresa e parë e profilit përbëhet nga toka humusore e cila siç dihet është rezultat i purifikimit të vazhdueshëm e të riciklueshëm të lëndës organike gjethore të pyllit. Kjo shtresë në këtë pyll ka një trashësi prej 7 cm.

FEDERATA KOMBËTARE E PYJEVE DHE KULLOTAVE KOMUNALE

3

Rrjeti hidrografik Dy prroska të vogla përshkojnë terrenin e pyllit: njëra gjëndet në anën lindore ndërsa tjetra në anën perëndimore të pyllit. Në shtretërit e tyre rrjedhin ujërat e disa burimeve të vegjël që gjënden rrotull hapsirës së pyllit; ato shërbejnë gjithashtu edhe për të përcjellë infiltrimet sipërfaqësore të rreshjeve atmosferike.

3. HISTORIKU I N/NGASTRËS

Kjo sipërfaqe ka qënë pyll historikisht, por përpara tre dekadash

sipërfaqja e pyllit u përdor nga kooperativa bujqësore Zall-Bastar për t’u zëvendësuar me frutikulkturë; për këtë qëllim

ajo u mboll me llojet kumbull, mollë, dardhë dhe qershi. Sot pylli është rikthyer në sajë të kujdesit dhe pasionit që

fermeri sëbashku me familjen kanë treguar ndaj tij për rreth 23 vjet. Kjo n/ngastër ka qënë përdorur brez pas brezi nga

familja e fermerit; ajo është një ‘pronë’ e trashëguar, por në fakt nuk është e pajisur me dokument pronësie (tapi);

sidoqoftë ajo njihet si pronë e familjes së tij nga të gjitha familjet e tjera të komunitetit të fshatit.

4. POTENCIALI PRODHUES

Natyra llastarore e grumbullit, kushtet e mira të stacionit kanë sjellë si pasojë që prodhimtaria të jetë e mirë. Klasifikimi i prodhimtarisë që ne kemi përdorur jepet si më poshtë vijon: Prodhimtaria • E mirë (klasa I-rë e prodhimit) • Mesatare(klasa II-III-IV e prodhimit) • E dobët (klasa V e prodhimit) Cilësia është e lartë. Klasifikimi i cilësisë i cili është përdorur jepet si më poshtë: Cilësia e drurëve • E ulët-lënda e punimit zë deri në 40% të vëllimit për halorët dhe deri në 25% për fletorët; • Mesatare-lënda e punimit zë 40-60% për halorët dhe 25-50% për fletorët; • E Lartë-lënda e punimit zë mbi 60% për halorët dhe mbi 50% për fletorët. Nga pylli mund të merren dru zjarri dhe lëndë e hollë, si dhe prodhime jo drusore si fruta të ndryshme dhe bimë mjekësore. Në gjendjen e sotme drurët janë të rinj dhe me prodhimtari të lartë dhe me cilësi industriale dhe kjo mund të përdoret në të ardhmen duke punuar në drejtimin e duhur për të maksimizuar jo vetëm sasinë që ky ka arritur, por dhe në drejtim të cilësisë. Lloji mbizotërues i drurëve që formojnë katin e sipërm të pyllit është Qarri (Quercus cerris) i cili pasohet me pjesmarrje të pakët të Shparthit (Q. frainetto). në përbërje të pyllit gjënden rrallë edhe llojet: Panja fletgjërë

FEDERATA KOMBËTARE E PYJEVE DHE KULLOTAVE KOMUNALE

4

(Acer obtusatum), Molla e egër (Malus sylvestris). U konstatua gjithashtu prania e Vadhëzës së egër (Sorbus aucuparia) e përfaqësuar nga bimë të vogla në rritje e sipër (!). Kati i dytë i pyllit përbëhet nga llojet shkurrorë të njohur si ç’janë: Murrizi njëbërthamësh (Crataegus monogyna), Trëndafili i egër (Rosa canina), Ferra (Rubus fruticosus), Shkoza e zezë (Carpinus orientalis, Thana (Cornus mas); këta lloje gjënden në numër të pakët për shkak të kufizimit të dritës diellore në brëndësi të tij. Shtresa e gjysëm-shkurreve dhe ajo barishtore e pyllit të fermerit përbëhet nga llojet e mëposhtëm: Rrushkulli shpues (Ruscus aculeatus), Fieri shqiponjë (Pteridium aquilinum); ky përbën llojin kryesues i këtij kati dhe gjëndet i përhapur pothuajse në të gjithë shtresën e pyllit; bimët e tjera që pasojnë përbërjen llojore të kësaj shtrese janë: Luleshurdha (Taraxacum officinalis), Lulebalsami (Hypericum perforatum), Lulekëmbana (Digitalis sp.); Gjethedelli (Plantago sp.); Qumështorja (Euphorbia sp.). Podiqja e egër (Agrimonia eupatoria) etj. 5. RREZIQET

Ndër rreziqet me kryesore është zjarri, por për shak të afërsisë së pyllit me shtëpinë e fermerit dhe kujdesit të tij ndaj pyllit, rreziku është minimal, kullotja në fazat e hershme të filizërisë po ashtu është një rrezik, por që kujdesi i treguar nga fermeri dhe familja e tij e minimizojnë këtë të fundit. 6. OBJEKTIVAT

Funksioni aktual është mbrojtës-prodhues dhe objektivi kryesor është ruajtja e këtij funksioni. Veçoritë mbrojtëse të këtij pylli janë të domosdoshme për shkak vend-ndodhjes, terrenit dhe tokave bujqësore që ndodhen në këtë sipërfaqe pyjore. 6.1 Synimi afat-gjatë: Funksioni mbrojtës-prodhues. Pas pajisjes me çertifikatë përdorimi/pronësie, synohet që prej këtij pylli përveç funksionit mbrojtës që ai ka, të merren edhe prodhime drusore më cilësore si edhe, bimë mjekësore. 6.2 Çfarë do të prodhohet? Duke u nisur nga gjendja dhe nga stadi i zhvillimit të këtij grumbulli pyjor, prodhimi kryesor që do të merret prej tij janë kryesisht drutë e zjarrit, por nuk përjashtohet mundësia që në të ardhmen të prodhohen produkte të tilla si shtylla miniere dhe lëndë ndërtimi, kjo në varësi të sigurimit të tregut të shitjes për këto produkte. Drutë e zjarrit të prodhuara do të përdoren kryesisht për plotësimin e nevojave familjare për ngrohje dhe gatim, por edhe për gjenerimin e të ardhurave. Ku një pjesë e të ardhurave të siguruara do të investohen prapë në pyll. Krahas produkteve dhe n/produkteve pyjore do të sigurohen edhe fruta dhe bimë mjekësore, cka do të jenë një vlerë e shtuar e kësaj sipërfaqe pyjore, në shërbim të mirëqënies së familjes së fermerit. 6.3 Cila është strategjia e menaxhimit për të arritur këtë objektiv? Arritja e objektivit final do të realizohet me anë të disa masave që do të ndërmerren dhe konkretisht: 1. Përzgjedhja e drurëve farorë. Ky proçes kërkon kujdes të veçantë, pasi duhet të zgjidhen drurët me cilësorë të cilët duhet të kenë karakteristikat e mëposhtme:

FEDERATA KOMBËTARE E PYJEVE DHE KULLOTAVE KOMUNALE

5

Të jenë të shëndetshëmnga pamja e jashtme, me një lëvore të pastër dhe kurorë të zhvilluar; Të kenë kërcej të drejtë nga baza deri në majë dhe një qëndrim vertikal, me seksion rrethor; Të jenë pa të meta (çarje, degë thithake, këmbëza etj); Të kenë një kurorë uniformë dhe simetrike; Të kenë trung të vetë krasitur në lartësitë e ulta.

Numri i drurëve farorë të jetë 150 – 200 drurë/ha. Distanca nga druri në dru mund të jetë 7-8m. Përzgjedhja e drurëve duhet të bëhet që në fazën e parë të rrallimeve dhe duhet të mbahen nën kujdes gjatë kalimit të kohës. Në rastet e dëmtimit të drurëve të përzgjedhur nga erërat apo dëmtime të ndryshme, duhet të bëhet zëvendësimi i tyre me drurë të tjerë që plotësojnë kushtet e përshkruara si më sipër në rrallimet pasardhëse. Drurët farorë shënohen me bojë nga grupi i punës, duke u bërë një rreth në trung në lartësinë e gjoksit. Avantazhet: Ul ndjeshëm vlerat sasiore të punës, sepse u shërbehet drurërve dhe jo grumbullit në tërësi; Ka kosto të ulët pune për ndërhyrjet e para në pyll; Nuk cënon rritjen natyrale të pyllit ose e cënon shumë pak atë, pra mund të quhet pothuajse metoda

natyraliste, prandaj dhe mbron biodiversitetin; Ruan në mënyrë strikte përbërjen llojore të grumbullit, ose i ndryshon në mënyrë të kontrolluar, në

favor të llojit të preferuar. 2.Rrallimet peroidike Rrallimet do të kryhen në periudhën e pushimit vegjetativ. Parimi kryesor që do të ndiqet gjatë heqjes së drurëve nga pylli ka të bëjë me: ∼ heqjen e drurëve të prapambetur në rritje të cilët nuk paraqesin të ardhme në konkurrencën e

përgjithshme të katit të sipër të pyllit; ∼ rrallimin skematik të pjesëve të pyllit që janë mjaft të dëndura, në të cilat depërton shumë pak ose aspak

drita e diellit; kjo ndërhyrje rekomandohet për të nxitur rritjen dhe zhvillimin normal të drurëve me përmasa të rregullta si në lartësi ashtu dhe në trashësinë diametrike të drurëve;

∼ heqjen e drurëve ‘binjakë’ duke lënë drurin më të mirë nga pikpamja cilësore; 3. Krasitjet Drurët që rriten nën masiv krijojnë degë të shumta, një pjesë e të cilave sidomos në pjesën e poshtme të kurorës thahen si pasojë e “luftës për ekzistencës”. Pas rrallimeve këto degë mund të jenë një potencial rreziku për aksidente kur futesh në pyll (mundet që ato të shkëputen nga druri dhe bien mbi njerëzit apo gjallesat që në atë moment kalojnë aty) si dhe mund të jenë fole per strehimin e dëmtuesve të pyllit. Gjithashtu gjatë krasitjes mund të hiqen dhe degë të njoma kur shihet se ato pengojnë zhvillimin simetrik të kurorës së drurit.

Krasitjet Mund të zbatohen në çdo rast kur fermeri e gjykon të arësyeshme këtë ndërhyrje nga ana e tij; sidoqoftë krasitjet duhet ti shërbejnë zhvillimit fizik të drurëve, cilësisë së lëndës drusore dhe nevojës së fermerit për forazh gjethor; kjo e fundit duhet të kryhet me mjaft kujdes me qëllim që pylli i selitur të mos shndërrohet në një mjedis të destinuar vetëm për prodhim gjethor duke humbur shanset për përfitime te tjerë me vlera të shumëfishta në të ardhmen. 4. Përkujdesja për filizërinë

FEDERATA KOMBËTARE E PYJEVE DHE KULLOTAVE KOMUNALE

6

Pas kryerjes së rrallimeve dhe instalimit të filizërisë, duhet të bëhet kujdes që atyre t’u krijohet mundësia për ripërtëritje nëpërmjet çlirimeve dhe mbrojtjes nga kullotja në 4-5 vitet e para deri sa të arrijë lartësinë 2 m për bagëtitë e imta dhe mbi 4m për gjedhët. Duhet t’u jepet përparësi filizave me prejardhje nga fara, ndërsa filizat me prejardhje llastarore duhet të eleminohen që në periudhën e llastarizimit të cungjeve, duke i shkulur ose zhveshur cungjet nga lëvorja, në mënyrë që të mos llastarizojnë sërish. Filizat me prejardhje llastarore duhet të eleminohen në vazhdimësi duke lënë të zhvillohen vetëm filizat me prejardhje farore për konvertimin e grumbullit pyjor nga cungishte në trungishte.

Po ashtu duhet të bëhet kujdes ndaj llojeve të rrallë që gjënden në hapsirën e pyllit të fermerit (mbrojtja strikt e llojit të panjës fletgjërë (Acer obtusatum), vadhzës së egër (Sorbus aucuparia), mollës së egër (Malus sylvestris), trëndafilit të egër (Rosa canina), murrizit njëbërthamësh (Crataegus monogyna); i njëjti kujdesim të tregohet edhe për llojet e rrallë të florës barishtore të katit të parë të bimësisë së pyllit, si ç’mund të theksojmë llojin: podiqja e egër (Agrimoia eupatoria);

a. Llojet frutorë që mund të mbillen në hapsirën e pyllit rekomandohen të jenë kryesisht nga llojet që gjënden të përhapur spontanisht në mjedisin rrotull si ç’mund të theksojmë: Arra (Juglnas regia), Lajthia (Coryllus avellana), Dardha e vëndit (Pyrus communis ssp. sativa) e shrtuar mbi goricë, Molla e zakonshme (Malus communis), Vishnja (Cerasus vulgaris); këta janë lloje që u përshtaten mirë kushteve të relievit dhe tokës së pyllit të fermerit në fjalë; mund të ndërmerren hapa gjithashtu edhe në drejtim të kultivimit të hardhive të rrushit sipas skemave tradicionale të pjergullave që mbështeten dhe bashkëjetojnë në ‘simbiozë’ sanitare me lisat e pyllit (rekomandohen varietetet e njohurtë të vëndit).

b. Kultivimi i shkurreve dhe gjysëm-shkurreve mjekësore-aromatike në katin e parë të pyllit të fermerit rekomandohet si një hap mjaft cilësor në drejtim të menaxhimit të qëndrueshëm e fitim-prurës të hapsirës së pyllit nga familja fermere që e ka në përdorim tradicional. Nga ana jonë rekomandohet kultivimi me farë i llojit shkurror të Trëndafilit të egër (Rosa canina). Ky lloj rekomandohet të mbillet në një shirit toke përgjatë kufirit të pyllit; në këtë mënyrë sigurohet një gardh i gjallë, estetik dhe i frytshëm (theksojmë që frytat e trendafilit të egër shiten normalisht në tregjet e brëndshëm e të jashtëm; në të njëjtën kohë ato mund të përdoren për prodhimin e një vere cilësore me veti antioksidante nga ana e familjes fermere).

c. Shërbime dhe sjellje ndaj ekosistemit janë aktivitete dytësore që përfshihen ne konceptin e menaxhimit të qëndrueshëm të pyllit të fermerit; për të përmbushur këtë ‘mision’ nga ana e pjestarëve të familjes fermere që përdor pyllin kërkohet të tregohet respekt dhe për të gjitha gjallesat që popullojnë mjedisin e tij. Në këtë koncept nga ana e tyre (përdoruesve) kërkohet të kryhen veprime harmomike si p.sh. hedhja e ushqimeve të ndryshme (fara, drithëra ose ushqime të përgatitura enkas) për shpendët dhe zvarranikët e ndryshëm që vijnë e popullojnë mjedisin e pyllit. Rekomandohet gjithashtu, pas prerjeve rralluese të kryera të lihen shtrirë për tokë disa trungje drurësh të cilët gjatë proçesit të gjatë të kalbëzimit të tyre shërbejnë si çerdhe gjallesash të panumërta. Gjatë shëtitjeve në mjedisin e pyllit të jenë përcaktuar vëndet e ndenjies dhe të mos shkaktohen zhurma të ndryshme; një pjesë e frutave nuk duhet të vilen por ato lihen për konsumim nga zogjtë e ndryshëm që vinë në pyllin e fermerit.

FEDERATA KOMBËTARE E PYJEVE DHE KULLOTAVE KOMUNALE

7

7. PËRSHKRIMI I N/NGASTRËS SË PYLLIT TË FERMERIT Komuna: Zall-Bastar Fshati: Shupal

Përdoruesi: Shaban MANSAKU N/ngastra: 65a Ek. pyjore: Shupal-Selite Emri i vendit: Gryka e Shabanit Harta e n/ngastrës 65a Sip. ha: 5

Lartësia mes. (m) 455 Tipi i tokës: E Hinjtë-Kafe Thellësia e tokës: E Mesme Pjerrësia: E Mesme Kundrejtimi: V - P Topografia: Shpat Hidrografia: Rreth 1 prroskë/km2 Natyraliteti: Natyral Origjina: Llastarore Prodhimtaria: E lartë Cilesia e drureve: E mirë Erozioni: Mungon Rreziqet: Zjarret Prodhimet jodrusore: Bimë mjekësore, trendafil i eger, murriz, ferre, fier, luleshtrydhe, shpendra etj. Tipi i pyllit: Lis Biotope të veçantë: Nuk ka

Shënime:

TË DHËNAT DENDROMETRIKE PËR SHTRESAT Kati Lloji Mosha

(vite) Lartësia (m)

Diam. (cm)

KD (1/10)

V/dru (m3)

Nr. drurëve/ha

Faza e zhvillimit

Imes. vjetore(m3/ha)

V (m3/ha)

V total (m3) Emri %

Drunor

Qarr 100 26 14.7 11.7 0.8 0.06118 2000 Imsht.mocme 3.7 122.36 611.8 2000 3.7 122.36 611.8

Shkurror Shkozë e zezë, trëndafil i egër, vadhëza, murrizi njëbërthamësh, ferra

Barishtor Fier, agulice, luleshtrydhe, urthi, ruduthi i pyjeve, shpendra OBJEKTIVAT Funksioni aktual: Mbrojtës Synimi: Mbrojtës + Prodhues

Forma e menaxhimit aktual

Cungishte Synimi: Cungishte e përbërë

Qëllimi i menaxhimit: Mbrojtje + Prodhim Strategjia e menaxhimit: Ndërhyrje periodike me punime përmirësuese

MASAT E PROPOZUARA PËR MENAXHIM Prioritet Lloji Aktivitetet/Masat Koha Viti i realizimit 1 Qarr Përzgjedhja e drurëve farorë Çdo vit 2

Qarr Rrallim selektiv periodik duke hequr 90% të numrit të drurëve

30% të totalit të drurëve që do të rrallohen për 3 cikle rrallimi 3 vjecare (180 drurë/ha/vit)

3 Qarr Heqja e cungjeve të tharë Sa herë që evidentohen 4 Qarr Krasitje (për formimin e rregullt të trungut) Çdo vit

5 Qarr Kujdesimi për filizërinë, çlirime e pastrime sipas fazave të zhvillimit të filizërisë

Sipas fazave të zhvillimit [5 (8) deri 10 vjet]

6 Qarr Mbrojtja e filizërisë nga kullotja Në vazhdimësi

7 Qarr Punime mirëmbajtëse të ngastrës Çdo vit

Bashkëpërdoruesit: Kryetari i komisionit: Pylltari komunal: Kryetari i komunës: Bashkëshorti: Shaban Mansaku Petrit Hoxha Rexhep Moqi Bashkëshortja:

FEDERATA KOMBËTARE E PYJEVE DHE KULLOTAVE KOMUNALE

8

8. SIPËRFAQJA PROVË E PËRHERSHME 8.1 Qëllimi i sipërfaqes provë të përhershme - të mësojmë nga pylli Të kemi njohuri të mira për rritjen aktuale; Observim i lehtë e sipërfaqes për zhvillimin e pyllit; Mundësia e përdoruesit/pronarit të vëzhgojë rritjen dhe zhvillimin e pyllit të tij; Të përmirësojë njohuritë e tij mbi ndikimin e ndërhyrjeve që synojnë cilësinë dhe sasinë; Të inkurajojë përdoruesin/pronarin për përdorim të qëndrueshëm të pyllit dhe të optimizojë masat

silvikuturale, duke synuar të plotësojë nevojat e tij në rrugë më optimale; Grumbullimi i të dhënave statistikore nuk është qëllimi kryesor.

8.2 Struktura e sipërfaqeve provë të përhershme • Niveli i matjes së diametrit 8 cm; • Numurimi i drurëve nga 4 – 7 cm; • Sipërfaqja rrethore: halorët 300 m2, fletoret 400 m2, maten të gjithëdrurët me diametër mbi 8 cm; • Sipërfaqet rrethore: halorë 150 m2, fletorë 200m2 për numërimin edrurëve nga 4 – 7cm, shkurret 25 m2. • Përshkrimi i shtresës barishtore dhe shkurreve.

8.3 Shënimi i sipërfaqes provë dhe drurëve

Në qëndër të sipërfaqes prove ngulet në tokë një tub metalik me diametër më të madh se 4 cm dhe 40 cm i gjatë;

Kordinatat do të vëzhgohen me GPS; Për 5 drurë matet distanca dhe azimuti nga qëndra e sipërfaqes provë. Kjo bëhet për efekt sigurie të

rivendosjes së qëndrës nëse për ndonjë arsye ajo mund të ketë humbur; Të gjithë drurët shënohen me nga një numur me ngjyrë të kuqe në lartësinë 1.5 m në anën që shihet nga

qëndra e sipërfaqes provë. Numrat fillojnë nga 1 në drejtim të veriut dhe vazhdon radha sipas lëvizjes së akrepave të orës;

Për efekt matjesh dhe korigjime gabimesh lartësia 1.3 m në të cilën bëhet matja për diametrin do të shënohet me një vijë horizontale. Ngjyra e vijës do të jetë e njejtë si ajo që përdoret për të numerotuar drurët.

FEDERATA KOMBËTARE E PYJEVE DHE KULLOTAVE KOMUNALE

9

Sipërfaqja prove e përhershme për pyjet e fermerëve Diametri i matur me: diameter matës shirit (cirkoferenca) Nr.Sip.Provë: 1

Kordinatat N 41º23’56.8” E 19º55’16.3”

Pjerrsia% 20-30 Madhësia sip.prov 400m² Komuna Zall-Bastar Emri vendit: Gryka e Shabanit N/ngast 65a Sip e n/ngha 5 Përdoruesi Shaban MANSAKU Prodhimtaria E MIRË Tipi grumbullit: Pyll dyshku Klasa e moshës III Tipi tokës HINJTË KAFE Thellësia Mesatare Kundrejtimi V-P Lartësia mbi det Pjerrësia Mesatare Topografia Shpat Cilësiae drurëve: E mirë 455 m

Hidrografia Afërsisht 1 prroskë/km2 Erozioni Mungon Funksioni aktual: Mbrojtës + Prodhues Forma aktuale e menaxhimit: Cungishte Lartësia mesatare: 14.8 m Nr.Drurëve Llojet lartësi/moshë lartësi/moshë lartësi/moshë lartësi/moshë lartësi/moshë

80 Qarr 14.8/22

Numuri i drurëve dhe lartësia mesatare për lloj për diemaetrat 4-7 cm në1.3 m lartësi Llojet Nr./lartësi Numër/lartësi Numër/lartësi Numur/lartësi Numër/lartësi

Qarr 9/7

Kati poshtëm, Llojet Mbulesa% Llojet Mbulesa% Mbulesa% Mbulesa% Shkozë e zezë ≈ 30 Vadhëza E rrallë Panjë E rrallë Ferra E rrallë Trëndafili i egër I rrallë Murrizi njëbërth. I rrallë Llojet Mbulesa% Llojet Mbulesa% Mbulesa% Mbulesa%

Fier 5 Urthi pjesëmarrje Agulice < 5 Rudithi i pyjeve pjesëmarrje Luleshtrydhe 5 Shpendra pjesëmarrje Informacion mbi gjetjen e sip.provë(skico rrugën se ku është ajo)

Druri nr. Distanca (ml) Këndi azimutal 1 2.2

31 4.2

39 4.2

Të dhëna për gjetjen e sipërfaqes provë

10

Të dhënat dendrometrike

Nr. drurëve të sip. provë

Nr. drurëve/ha

Nr. drurëve /nëngastër

Dmes

(cm) Hmes

(m) V/ dru (m3)

V/ ha (m3)

V/n/ngastër (m3)

Ivijuese/dru (m3)

Imes/ dru (m3)

Ivijuese/ha (m3)

Imes/ ha (m3)

Ivijuese/ n/ngastër (m3)

Imes/ n/ngast (m3)

80 2000 10000 11.7 14.7 0.06118 122.36 611.8 0.00335 0.001891

6.7 3.7 6.7 18.5

11

SHTOJCA 1 Të dhënat nga matjet në terren dhe përllogaritja e tyre U mor një sipërfaqe që ishte sa më përfaqësuese për të gjithë grumbullin. Madhësia e sipërfaqes prove është 400 m2. Të dhënat mbi drurët dhe diametrin e tyre jepen në pasqyrën e mëposhtme: Fshati Zall Dajt, Komuna Zall-Bastar, Tiranë N/ngastra 65/a Ek. Pyjore: Nr. sip. Provë 1

Emri i personit: Shaban MANSAKU

Nr. i drurëve Llojet

Data 30.04.2013

Data

Data

Data

Diametri (cm)

Sip.bazimetrike/400m2

(m2) Vellimi/400m2

(m3) Vëllimi/ha

1 Qarr 19.7 0.030465 0.17913 2 Qarr 11.9 0.01112 0.06539 3 Qarr 11.2 0.00985 0.05792 4 Qarr 9.5 0.00708 0.04163 5 Qarr 13.9 0.01517 0.0892 6 Qarr 9.6 0.00723 0.04251 7 Qarr 10.8 0.00916 0.05386 8 Qarr 9 0.00636 0.0374 9 Qarr 8.9 0.00622 0.03657 10 Qarr 10.8 0.00916 0.05386 11 Qarr 8.9 0.00622 0.03657 12 Qarr 9.4 0.00694 0.04081 13 Qarr 10.2 0.00817 0.04804 14 Qarr 7.4 0.0043 0.02528 15 Qarr 8.3 0.00541 0.03199 16 Qarr 9.4 0.00694 0.04081 17 Qarr 9 0.00636 0.0374 18 Qarr 12.2 0.01168 0.0687 19 Qarr 9.5 0.00708 0.04163 20 Qarr 8.9 0.00622 0.03657 21 Qarr 12 0.01130 0.06644 22 Qarr 11.1 0.00967 0.05686 23 Qarr 7.5 0.00442 0.02599 24 Qarr 9.9 0.00769 0.04522 25 Qarr 8.4 0.00554 0.03257 26 Qarr 10.8 0.00916 0.05386 27 Qarr 8.1 0.00515 0.0303 28 Qarr 17.2 0.02322 0.13653 29 Qarr 19.1 0.02864 0.1684 30 Qarr 11.5 0.01038 0.06103 31 Qarr 11.5 0.01038 0.06103 32 Qarr 12.7 0.01266 0.07444 33 Qarr 7.8 0.00478 0.02811

FEDERATA KOMBËTARE E PYJEVE DHE KULLOTAVE KOMUNALE

12

34 Qarr 9.8 0.00754 0.04433 35 Qarr 11.4 0.0102 0.06 36 Qarr 14.7 0.01696 0.09972 37 Qarr 8 0.00502 0.02952 38 Qarr 7.5 0.00442 0.02599 39 Qarr 18 0.02543 0.14953 40 Qarr 15.5 0.01886 0.111 41 Qarr 15.5 0.01886 0.111 42 Qarr 13.6 0.01452 0.0854 43 Qarr 9.1 0.0065 0.03822 44 Qarr 13.1 0.01347 0.0792 45 Qarr 11.5 0.01038 0.06103 46 Qarr 14.3 0.01605 0.09437 47 Qarr 13.5 0.01431 0.06311 48 Qarr 8.1 0.00515 0.0303 49 Qarr 10.3 0.00833 0.049 50 Shparth 10.6 0.00882 0.0519 51 Qarr 13.8 0.01495 0.08791 52 Qarr 20 0.0314 0.1846 53 Qarr 10.8 0.00916 0.05386 54 Qarr 20 0.0314 0.1846 55 Qarr 20.5 0.033 0.194 56 Qarr 12.8 0.0129 0.07585 57 Qarr 16.6 0.02163 0.1272 58 Qarr 18.3 0.0263 0.155 59 Qarr 12.6 0.0125 0.0735 60 Qarr 11.6 0.01056 0.0621 61 Qarr 17.1 0.02295 0.13495 62 Qarr 8.3 0.00541 0.03199 63 Qarr 11.7 0.0107 0.06292 64 Qarr 7.8 0.00478 0.02811 65 Qarr 20.1 0.03171 0.1864 66 Qarr 13 0.0133 0.01535 67 Qarr 7.5 0.00442 0.02599 68 Qarr 9.2 0.006644 0.0391 69 Qarr 11.8 0.0109 0.0641 70 Qarr 10.4 0.0085 0.05 71 Qarr 12 0.0113 0.066444 72 Qarr 17.4 0.0238 0.14 73 Qarr 7.6 0.00453 0.02664 74 Qarr 9 0.00636 0.0374 75 Qarr 7.8 0.00478 0.02811 76 Qarr 10.9 0.00933 0.0549 77 Qarr 9.8 0.00754 0.04433 78 Qarr 9.3 0.0068 0.04 79 Qarr 7.8 0.00478 0.02811

FEDERATA KOMBËTARE E PYJEVE DHE KULLOTAVE KOMUNALE

13

80 Qarr 11.5 0.01038 0.06103 Dmes 11.72 0.941659 5.454164 136.35

Lloji: Qarr Lartesia mesatare: 14.7 m Mosha: 26 vjeç Klasa e prodhimit: I Nr.drurëve për ha = 2000 drurë

SHTOJCA 2

Analiza e kërcellit të drurit model

FEDERATA KOMBËTARE E PYJEVE DHE KULLOTAVE KOMUNALE

14

Tabela 1: Diametrat sipas moshes

Nr Lartesia e rondeles

Nr rratheve 26 25 20 15 10 5

Me levore Pa levore 1 0.3 24 16.6 13.8 13.7 12.35 9.75 6.2 2.8 2 1.3 23 11.3 10.15 9.8 9.25 6.5 3.8 1.5 3 2.3 22 10.4 9.4 9.2 7.9 5.7 2.85

4 3.3 19 9.8 8.95 8.7 7.4 5 1.9 5 4.3 16 8.85 8.5 8.4 6.85 4.9

6 5.3 15 8.75 8 7.75 6.5 3.75

7 6.3 14 8.45 7.65 7.35 5.7

8 7.3 13 9 7.8 7.5 5.5

9 8.3 12 7.5 6.4 6.35 4.25

10 9.3 11 6.9 5.9 5.65 3.4 11 10.3 10 6.45 5.8 5.45 2.6 12 11.3 9 6.4 5.75 5.4

13 12.3 8 5.8 4.95 4.5

14 13.3 7 3.5 3.2 2.55 15

Tabela 2: Ecuria ne lartesi e drurit sipas moshes

Nr Nr rratheve

Lartesia e rondeles

Mosha qe ka arritur lartesine perkatese Zhvillimi i drurit

rond Mosha Lartesia eleve (vjet) (m) 1 24 0.3 2 5 2.3 2 23 1.3 3 10 4.3 3 22 2.3 4 15 9.3 4 19 3.3 7 20 13.4 5 16 4.3 10 25 14.0 6 15 5.3 11 26 14.7

FEDERATA KOMBËTARE E PYJEVE DHE KULLOTAVE KOMUNALE

15

7 14 6.3 12 8 13 7.3 13 9 12 8.3 14 10 11 9.3 15 11 10 10.3 16 12 9 11.3 17 13 8 12.3 18 14 7 13.3 19 15 0 14.7 26

Tabela 3: Siperfaqja bazimetrike dhe volumi sipas moshes

Siperfaqja e seksioneve (cm2) dhe volumet sipas mosheve (dm3) 26 25 20 15 10 5

Nr Lartesia e rondeles Me levore Pa levore

1 2.3 84.91 69.36 66.44 48.99 25.50 6.38 0.07 2 3.3 75.39 62.88 59.42 42.99 19.63 2.83 0.00 3 4.3 61.48 56.72 55.39 36.83 18.85 1.33 0.00 4 5.3 60.10 50.24 47.15 33.17 11.04 0.07 0.00 5 6.3 56.05 45.94 42.41 25.50 6.60 0.00 0.00 6 7.3 63.59 47.76 44.16 23.75 3.80 0.00 0.00 7 8.3 44.16 32.15 31.65 14.18 0.50 0.00 0.00 8 9.3 37.37 27.33 25.06 9.07 0.00 0.00 0.00 9 10.3 32.66 26.41 23.32 5.31 0.00 0.00 0.00 10 11.3 32.15 25.95 22.89 4.71 0.00 0.00 0.00 11 12.3 26.41 19.23 15.90 2.98 0.00 0.00 0.00 12 13.3 9.62 8.04 5.10 0.00 0.00 0.00 0.00

SHUMA (cm2) 583.88 472.01 438.88 247.49 85.92 10.61 0.07

Volumi (dm3) 58.4 47.2 43.9 24.7 8.6 1.1 0.0

Volumi majes (dm3) 0.13 0.12 0.12 0.13 0.08 0.1 0.16

Volumi cungut (dm3) 2.66 1.85 1.82 1.49 0.94 0.39 0.08

Volumi total (dm3) 61.177 49.168 45.824 26.365 9.613 1.547 0.252

16

Tabela 4: Ecuria e rritjeve vijuese dhe mesatare ne diameter, lartesi dhe volum

Mosha(vjet) Diametri 1,3m

Rritja ne diameter(cm/vit) Lartesia Rritja ne lartesi(m/vit) Volumi

Rritja ne volum(dm3/vit) Koeficienti i

vijuese mesatare (m) vijuese mesatare (dm3) vijuese mesatare formes 5 1.5 0.3 0.30 2.32 0.464 0.464 0.25 0.05 0.050 0.61 10 3.8 0.46 0.38 4.30 0.396 0.430 1.55 0.26 0.155 0.32 15 6.5 0.54 0.43 9.30 1.000 0.620 9.61 1.612 0.641 0.31 20 9.25 0.55 0.46 13.40 0.820 0.670 26.36 3.35 1.318 0.29 25 9.8 0.11 0.39 14.00 0.120 0.560 45.82 3.892 1.833 0.43 26 10.15 0.35 0.39 14.70 0.140 0.565 49.17 3.35 1.891 0.41 26 11.3 1.15 0.43 14.70 0.140 0.565 61.18 15.36 2.353 0.42

17

SHTOJCA 3

Poligoni i ngastrës së fermerit Shaban Mansaku

FEDERATA KOMBËTARE E PYJEVE DHE KULLOTAVE KOMUNALE

18

SHTOJCA 4

Foto nga pylli i fermerit Shaban Mansaku

FEDERATA KOMBËTARE E PYJEVE DHE KULLOTAVE KOMUNALE

19

SHTOJCA 5

Paisjet e nevojshme për ekipin e punimeve të terrenit për një sipërfaqe provë të përhershme Nr. Pajisjet e nevojshme Sasia (copë) 1 GPS 1 2 Metër shirit çeliku 20 metërsh 1 3 Metër shirit të rimbledhshëm 1 4 Diametër matës me shkallëçdo 1 cm për matjen e

kategorive dimetrike mbi 8 cm 1

5 Diametër matës për drurët e vegjël me diapazon 4-8 cm 1 6 Instrument për matjen e lartësive të drurëve

(hipsometër Blume Leiss) 1

7 Busull me dritare shenjimi 3600 1 8 Klinometër për matjen e pjerrësisë, i cili mund të

përdoret dhe për matjen e lartësise së drurëve 1

9 Kuti me bojë sintetike (spray) me ngjyrë të kuqe 1 10 Pllakë shkrimi me rrip mbajtës 1 11 Tub metalik (uji) me dimetër 4 cm e gjatësi 30 cm 1 12 Lapsa plumbi 13 Skeda të sipërfaqes provë të perhershme 14 Skeda të përshkrimit parcelar 15 Hartë pune të pjesës ku do të merret informacioni 1 Grupi i eksperteve qe kontribuan, Prof. Elvin Toromani, Ferdin Lici, Arjol Lila, Pal Qoku, Xhelal Shuti, Petrit Hoxha, Ardian Garipi Federata Kombetare e Pyjeve dhe Kullotave Komunale në bashkëpunim me Federatën Rajonale të Pyjeve dhe Kullotave Komunale Tiranë-Durrës.