qendra per mbrojtjen e te drejtave te vicioz... · mendohet se gjatë kësaj krize 2400 njerëz u...

25
1 QENDRA PER MBROJTJEN E TE DREJTAVE TE FEMIJEVE NE SHQIPERI Children’s Human Rights Centre of Albania RRETHI VICIOZ RAPORT PER PUNEN E FEMIJEVE - SHQIPERI PRILL 2000

Upload: others

Post on 07-Jan-2020

3 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: QENDRA PER MBROJTJEN E TE DREJTAVE TE VICIOZ... · Mendohet se gjatë kësaj krize 2400 njerëz u plagosën, u gjymtuan ose dhe humben jetën nga të cilët afro 150 ishin fëmije.1

1

QENDRA PER MBROJTJEN E TE DREJTAVE TE FEMIJEVE NE SHQIPERI

Children’s Human Rights Centre of Albania

RRETHI VICIOZ

RAPORT PER PUNEN E FEMIJEVE - SHQIPERI

PRILL 2000

Page 2: QENDRA PER MBROJTJEN E TE DREJTAVE TE VICIOZ... · Mendohet se gjatë kësaj krize 2400 njerëz u plagosën, u gjymtuan ose dhe humben jetën nga të cilët afro 150 ishin fëmije.1

2

FALENDERIME

Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri – CRCA falenderon Z.Altin Hazizaj dhe Z.

S.Thornton Barkley për ndërmarrjen e misionit vëzhgues si dhe për përgatitjen e këtij raporti.

CRCA gjithashtu falenderon përkthyesit Shpresa Pula dhe Fatos Rexhaj për përkthimin e këtij raporti nga

anglishtja në shqip të raportit.

CRCA falenderon Save the Children në Shqipëri dhe stafin e saj për mbështetjen e dhënë për misionin e

vëzhgimit për fëmijët që punojnë, për përgatitjen e raportit dhe rishikimin e tij.

CRCA falenderon Znj.Valli Corbanese,UNOPS ne Tirane (Projekti: Përmirësimi i statusit socio-ekonomik

të Gruas në Shqipëri) për rishikimin disa herë të këtij raporti.

CRCA në menyre te veçante felenderon të gjithë ata që bashkëpunuan me ne për hartimin e këtij raporti.

CRCA falenderon gjithashtu përfaqësuesit e OJQ-ve si ato të huaja ashtu edhe ato vendase, fëmijët dhe

personat e tjerë me të cilët ne patëm kënaqesi të flisnim ose intervistonim.

Njëkohësisht falenderojmë të gjitha organizmat qeveritare në rrethet përkatese për ndihmën qe ata na dhanë

me njohjet e tyre, për problemet aktuale.

Shenim mbi Copyright-in E drejta e botimit, ribotimit, shumefishimit te ketij Raporti eshte prone e Qendra per Mbrojtjen e te Drejtave te Femijeve ne Shqiperi (CRCA).

© 2000 CRCA, Tirane

Te gjithe lexuesit jane te lejuar dhe te inkurajuar qe te shperndajne te gjithe ose pjese nga ky Raport duke theksuar gjithmone se atributi kryesor per botimin e tij eshte prone e Qendres per

Mbrojtjen e te Drejtave te Femijeve ne Shqiperi. Asnje pjese e ketij Raporti nuk mund te shitet pa lejen me shkrim te CRCA.

Opinionet dhe te dhenat e publikuara ne kete liber jo domosdoshmerisht perfaqesojne opinionet e CRCA.

Publikuar nga CRCA - Tirane

Botuar ne SHQIPERI, Prill 2000

Page 3: QENDRA PER MBROJTJEN E TE DREJTAVE TE VICIOZ... · Mendohet se gjatë kësaj krize 2400 njerëz u plagosën, u gjymtuan ose dhe humben jetën nga të cilët afro 150 ishin fëmije.1

3

PËRMBAJTJA

1. HYRJE

Një histori e shkurtër e Shqipërise që nga viti 1990

Si ndikuan realitetet shoqërore, politike, ekonomike tek fëmijët në Shqipëri

2. OBJEKTIVAT

Objektivat e misionit të vezhgimit

3. PSE PUNA E FEMIJEVE?

4. ZONAT GJEOGRAFIKE

Cilat qytete dhe fshatra

5. METODOLOGJIA

Metodologjia

Kriteret

Grupi i fokusit të punës

6. KONFLIKTI NË MES TE LIGJIT KOMBËTAR ME STANDAREDET NDËRKOMBETARE

Referencat në ligjet kombëtare dhe standartet nderkombëtare për punën e fëmijëve

Konflikti i ligjeve

7. QARKU VICIOZ

Cilat janë format e punës së fëmijës

Rrethi vicioz

Pasojat e punës së fëmijëve

8. PËRMBLEDHJE

Gjetjet

Konkluzionet

Rekomandimet

SHTOJCE 1

1. FËMIJËT FLASIN PËR VETEN E TYRE

Intervista me fëmijët nga gjithë Shqipëria

Referencat

Kontaktet

Page 4: QENDRA PER MBROJTJEN E TE DREJTAVE TE VICIOZ... · Mendohet se gjatë kësaj krize 2400 njerëz u plagosën, u gjymtuan ose dhe humben jetën nga të cilët afro 150 ishin fëmije.1

4

1.-HYRJE

1.1-NJE HISTORI E SHKURTËR E SHQIPËRISE NGA VITI 1990 E DERI SOT

Shqipëria ndodhet në juglindje te Europës, ku jetojnë rreth 3.6 milionë banorë. Sidoqoftë, rregjistrimi i popullatës

për herë të fundit është bërë në vitin 1989. Qeveria e sotme shqiptare ka filluar ndjekjen e procedurave e për

regjistrimin e ri popullatës.

Deri në fund të vitit 1990 Shqipëria drejtohej nga një udhëheqje komuniste ku liria dhe të drejtat e njeriut ishin te

cënuara.Ne dhjetor të po të këtij viti lëvizja studentore e detyroi liderin e fundit komunist Ramiz Alia ta ndryshojë

udhëheqjen Shqipërinë drejt një vendi demokratik.

Partia Demokratike (PD) opozita e parë e regjimit komunist i fitoi zgjedhjet e vitit 1992 duke marrë pushtetin nga

Partia Komuniste, e cila ndryshoi emrin në Partia Socialiste (PS).

Në qershor të vitit 1996 u organizuan zgjedhje të reja. Partia Demokratike në krye me Sali Berishen, President i

atëhershem i Shqipërise i fitoi përseri zgjedhjet të cilat u shpallën si të paregullta nga ana e OSBE-së.

Në vitet e hershme të 90-ës në Shqipëri u formuan disa kompani të cilat u quajtën skema piramidale. Puna e të cilave

bazohej në marrjen e parave nga qytetarët dhe dhënien e përqindjeve të mëdha të për to.

Aty nga fillimi i vitit 1996 këto skema kishin mbledhur shuma kaq të mëdha parash nga njerëzit saqë shumica e tyre

nuk ishin në gjendje t’ ua kthenin njerëzve shumën e marrë. Në fund të vitit 1996 dhe fillim te vitit 1997 sistemi i

parë piramidal falimentoi. Qeveria e Partisë Demokratike bëri shumë pak për ta ndryshuar fatin e krizës në të cilën

po hynte Shqipëria.

Viti 1997 filloi me protesta masive nëVlorë, Lushnjë, Gjirokastër etj, Në Mars të të njëtit vit Shqipëria ishte në

pragun e luftës civile. Në shumë qytete protestuesit morën armët dhe municionet shtetërore. Shqipëria tashmë po

kalonte një gjendje shoku ku netët ishin të mbuluara me krisma armësh. Pamjet dhe fotografitë e fëmijëve ku ata

përfshiheshin në vjedhjen e armëve dhe municionit u treguan nga mas-media në mbarë botën. Lajmet për këtë

situate tashmë merreshin nga kanalet e huaja si BBC,CNN derisa shtypi shqiptar ishte i kufizuar nga një ligji i

Parlamentit.

Kjo krizë u pasua me shumë humbje jete njerëzish. Një numër i saktë për këto vdekje nuk u publikua asnjëherë.

Mendohet se gjatë kësaj krize 2400 njerëz u plagosën, u gjymtuan ose dhe humben jetën nga të cilët afro 150 ishin

fëmije.1 Ne vitin 1997 afro 50 përqind e krimeve ishin vrasje dhe rreth 30 përqind të tyre ishin tentativë për vrasje.

2

Kriza e vitit 1997 pati pasoja shume të rënda në ekonomi, në shtet si dhe në familje. Inflacioni u rrit me një

përqindje rreth 180.2 dhe zhvillimi ekonomik ra me afro 7 përqind.3

Në qershor 1997-tës u organizuan zgjedhje te reja ku me kualicion fitoi Partia Socialiste.Shqipëria me fiilimin e

luftës ne Kosovë u vërshua nga me shumë se 500 mijë refugjatë.Konflikti politik ne mes të dy partive demokratike

dhe asaj socialiste u harrua për një kohë,edhepse partia Demokratike refuzoi pjesëmarrjen e saj nëParlament.Nga

muaji Prill e deri në fund te Qershorit lufta e Kosovës ishte ne qendër te diskutimit dhe Shqipëria përsëri zinte

rreshtat e para të TV dhe shtypit. Pas kthimit te refugjatëve konfliktet politike u bënë të pranishme përsëri.

Në vitin 1999 lideri i ri Eurosocialist Ilir Meta u bë kryeministër i tretë që nga qeverisja e Partisë Socialiste.

Page 5: QENDRA PER MBROJTJEN E TE DREJTAVE TE VICIOZ... · Mendohet se gjatë kësaj krize 2400 njerëz u plagosën, u gjymtuan ose dhe humben jetën nga të cilët afro 150 ishin fëmije.1

5

1.2-Si kane ndikuan kushtet politike, ekonomike dhe sociale tek fëmijët në Shqipëri

Shqipëria qysh nga periudha e tranzicionit nëfilim të viteve ‘90 prodhonte një situatë shumë traumatike dhe

turbulente sidomos në nivelin politik duke ndikuar në këtë mënyrë dhe mbi atë ekonomik dhe social.

Gjatë viteve 1993-96 Shqipëria zhvilloi ekonominë e lirë të tregut. Shumica e ndërrmarjeve industriale u mbyll ose u

privatizua. Masa drastike u morrën për mëkëmbjen e vendit nga gjendja që rregjimi komunist e kishte lënë vendin.

GDP-ja në vitin 1996 u rrit për 9 përqind dhe tregoi se ekonomia shqiptare mund ta kalojë një gjendje të tillë për një

kohë shume të shkurtër.4

Por, jeta politike nuk ndiqte një zhvillim të tillë si ekonomia.Të dy partitë politike kryesore PS dhe PD asnjëherë nuk

gjeten një mënyrë demokratike për të komunikuar. Kriza dhe niveli jo i duhur i gjetjes se gjuhës së përbashkët

përcolli jetën politike përgjatë gjithë kësaj periudhe të tranzicionit.

Shqipëria doli nga komunizmi pa një kulture të tolerancës në sensin politik. Në një vend ku e drejta e mendimit ishte

e ndaluar për një kohë të gjatë zbatimi i kësaj lirie për një kohë kaq të shkurtër ishte i vështirë ndyshimi. Diskutimet

politike midis dy partive kryesore PS dhe PD shpesh janë shoqëruar me dhunimin e adhuruesve të ndonjërës parti.

Shumica e popullates shqiptare vazhdon te jetojë ende në zonat rurale. Mendohet se 60 përqind e popullatës jeton në

fshat.Vitet e fundit është parë një migrim i madh i popullatës nga fshati në qytet ose dhe vendet fqinjë. Por,

regjistrimi i fundit I popullatës daton në vitin 1989.

Reforma sociale filloi gjatë vitit 1993 por pa vendosjen e një skeme të sigurimit shoqëror. Në fund të vitit 1996

Qeveria shqiptare shpenzoi rreth 6 përqind të GDP-së së saj për pensione, 1.4 përqind për ndihmë ekonomike dhe 0.8

për Asistencën sociale për të papunësuarit.5

Të gjitha këto ndryshime politike, ekonomike dhe sociale e futën nën presion edhe familjen si një qelizë bazë e

komunitetit dhe e shoqërisë në përgjithësi. Reformat politike ose jo politike lanë pa punë sidomos femrat dhe

meshkujte e moshes 40-50 vjeç. Shumica e tyre në këtë kohë kishin krijuar familjet e tyre. Familjet e zonave fshatare

kanë më shumë femijë se në krahasim me familjet që jetojnë në qytet.

Një reformë e vështirë ekonomike u bë nën presionin e institucionet ndërkombëtare si FMN-ja. Nevoja për zhvillim

ekonomik brenda Shqipërise nxorën në pah nevojën për mbylljen e shumë industrive dhe ndërmarrjeve shtetërore.

Shumë njerëz ngelen pa një vend pune. Niveli i inflacionit nga 240 përqind që ishte në fund të vitit 1995 ishte 6

përqind.

Sektori joformal për punësim u zhvillua në kohën që sektori privat u rrit për 80 përqind në fund të vitit 1995.Nje

raport i ardhur nga Banka Botërore në vitin 1994 thotë që rreth 30 përqind e zonave rurale dhe 15 përqind e asaj

urbane jetonin në një varfëri e cila ishte nën një zyrtar.Numri i të papunëve asnjëhere nuk u bë publik por nga disa

burime jozyrtare u mësua që papuneëia zë rreth 40-50 përqind të popullatës dhe afro 11 përqind ne zonat rurale.Në

fund të vitit 1997 shkalla zyrtare e papunësisë u rrit me 15 përqind.6

Për shumë të papunë në pamundësi të gjetjes së mënyrës për të mbijetuar, e vetmja zgjidhje ishte emigrimi për në

shtetet e tjera. Qysh nga fillimi i vitit 1991 e deri në ditët e sotme shoqëria shqiptare emigroi fillimisht në vendet

fqinje në mënyrë legale dhe ilegale. Shumica e emigrantëve jetojnë në Itali, Greqi ndërsa të tjerë jetojnë në Gjermani,

France, Mbretërinë e Bashkuar etj.

Procesi i emigrimit përfshiu edhe fëmijët. Madje disa nga trupat e specializuara qeveritare raportuan një gjë të tillë

për sa i perket emigrimit ilegal të fëmijëve për në Itali e Greqi.

Page 6: QENDRA PER MBROJTJEN E TE DREJTAVE TE VICIOZ... · Mendohet se gjatë kësaj krize 2400 njerëz u plagosën, u gjymtuan ose dhe humben jetën nga të cilët afro 150 ishin fëmije.1

6

Mendohet se numri i fëmijëve të rrobëruar jashtë Shqiperisë që përdoren kryesishtë si lypesarë, për të pastruar

xhamat dhe makinat pa pagesë në Itali dhe Greqi kap shifren rreth 3000. Shumë pak zyrtarë shqiptarë mund të dinë

numrin e saktë të fëmijëve të skllavëruar. Shefat e tyre zakonisht kanë një pamje të mirë, fytyra të ruara, të

parfumosur dhe kanë makina të shtrenjta. Ata nuk janë vetëm shqiptarë por edhe italianë dhe grekë.

Nga ana tjetër shumë vajza të reja shqiptare të “fejuara” me persona të panjohur janë përballur me format më të

rënda të violencës. Shumica e tyre edhe sot e kësaj dite ushtrojnë profesionin e prostitucionit në rrugët e Italisë e

Greqisë. Të tjerat shfrytëzohen po për të njejtin qëllim brenda Shqipërisë. Nga disa statistika zyrtare Italiane (Censis)

mësohet se janë perafërsisht rreth 900 fëmijë nga Shqipëria që ushtrojnë prostitucionin.

Në Shqipëri një formë e tillë e punës nuk konsiderohet si e tillë. Sot nëpër burgje nuk ekziston ndonjë person i

dënuar që të vuajë për krimin e përdorimit ose shtytjes së fëmijëve në prostitucion, si lypes etj.

“As mos provoni t’i gjeni” - tha një zyrtar i Ministrisë së Drejtesisë - ata janë aq të pasur për të paguar lirinë e tyre

dhe të kthehen përseri ne Itali e Greqi për të vazhduar me profesionin e tyre të shitjes njerëzve.

Më shumë se 40 përqind e popullatës është nën moshën shkollore.

Në kohën e regjimit komunist arsimimi i fëmijëve nga mosha 6-16 ishte i detyrueshëm dhe familja ishte përballe një

pasojë të madhe nqs fëmija nuk shkollohej. E njëjta rregulle detyruese është në fuqi edhe sot..

Të dhënat zyrtare për sa i përket të së vërtetes mbi braktisjen e shkollës nga fëmijët edhe sot e kësaj dite janë shumë

të ulta, por studiuesit e fenomenit besojnë se ato nuk tregojnë të vërtetën. Viti kur braktisja e shkollës nga fëmijët

ishte me i madh shënohet në 1991-1992 me afër 6.32 përqind. Fenomen ky i cili ishte më së paku i shprehur gjatë

viteve 1989-1990 me 1.03 përqind. Sidoqoftë përqindjet mbi brajtisjen e shkollës pas vitit 1990 asnjeherë nuk kanë

qenë mbi 3 përqind. Statistikat e marra nga Ministria e Arsimit dhe Shkences për vitin shkollor 1999-2000 tregon se

rreth 16 mijë fëmije ose 3 përqind e tyre e kanë braktisur shkollën në Shqipëri. 7 Shkolla publike në Shqipëri është e

detyrueshme deri në momentin kur fënmija përfundon Arsimit tetëvjeçar.

Vëzhgimet e CRCA-së japin një statistikë tjetër. Vetë fëmijët pranojë faktin se e kanë braktisur shkollën për një kohë

të shkurtër ose / dhe të gjatë për njërën apo tjetrën arsye. Braktisja e shkollës ishte në shifrat 38 përqind në fund të

vitit 1998.8

Analiza nga ana e UNICEF-it për Situatën në Shqipërinë e vitit 1998 trgon se numrin e familjeve të cilat përfitojnë

nga Asistenca Sociale kap shifren 165.000 deri në fund te vitit 1997.

“Duke e marrë një mesatare te familjeve te trajtuara rreth 4.2 - flet ky raport i UNICEF-it – rreth 693,000 e

personave të të gjithë grup moshave janë pjesë e skemës. Personat që përfitojnë nga kjo rreth 50 përqind e tyre

kryesishtë jetojnë në zonat urbane.

2.OBJEKTIVAT

2.1 Objektivat e misionit vëzhgues

a) Të studiojë fenomenin e punës së fëmijëve

b) Të vëzhgojë rastet e violences dhe abuzimit të femijeve në punë

c) Të raportojë format e punës së fëmijëve

Page 7: QENDRA PER MBROJTJEN E TE DREJTAVE TE VICIOZ... · Mendohet se gjatë kësaj krize 2400 njerëz u plagosën, u gjymtuan ose dhe humben jetën nga të cilët afro 150 ishin fëmije.1

7

d) Sensibilizimin e opinionit publik, Qeverisë Shqiptare, Parlamentit për çështjen e punës së fëmijët.

e) Prezantimin dhe përgatitjen e rekomandimeve për Qeverinë shqiptare, Parlamentin për rregullimin e kësaj situate.

f) Duke i shtyrë organet bazë si Qeveria, Parlamenti, organizmat e tjera shtetërore, OJQ të që të krijojnë një Plan

Kombëtar Veprimi çështjen e fëmijëve që punojnë.

3-PSE PUNOJNË FËMIJËT

Qendra për të Drejtat e fëmiojëve në Shqipëri - CRCA ka studiuar çështjen e fëmijëve që punojnë që nga themelimi

i saj në vitin 1997.

Në Mars te vitit 1998 një studim zbatuar nga CRCA në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit në 11 qytete të vendit

ne vemë re se me shumë se 17 përqind e fëmijëve e kanë braktisur shkollën sepse u duhej të punonin.

Fëmijëve të moshës 8-15 vjeç u është dhënë nga një pyetësor në kohën që një pyetësor tjeter u është dhënë

mësuesve. Njëra nga pyetjet që u është bërë fëmijëve ishte “A e ke braktisur shkollën ,sepse.....”

Ne gjithashtu vemë re se fëmijët e moshave më të reja si ata të moshës 6-9 punojnë me pak në krahasim me ata të

moshës 11-14 vjeç.

Sidoqoftë fëmijët punojnë jo vetëm në fshat por edhe në qytet. Siç do e shihni nga intervista e fëmijëve në këtë

raport fëmijët e qyteteve janë përfshirë në disa punë, të cilat nuk janë bërë nga fëmijët më parë.

Një arsye tjetër e zgjedhjes së kësaj teme nga ana jonë për misionin e vëzhgimit është sepse nje numer i madh i

fëmijëve të Tiranës janë të detyruar të merren me shitjen e cigareve, çokollatave, drogës etj. Vitet e fundit numri i

fëmijëve që shesin ëhtë trefishuar në kryeqytet, ndërsa disa qytete të tjera nuk e njohin këtë formë të punës së

fëmijëve.

4 - ZONAT GJEOGRAFIKE

Gjatë misionit të vëzhgimit u vizituan gjashtë qytete në të gjithë vendin. Këto qytete mbulojnë një zonë të gjërë

gjeografike e cila fillon që nga Gjirokastra e gjer në Shkodër dhe nga Vlora në Korçë e Berati në Tiranë.

U vendosën këto gjashtë qytete për shkak të lajneve, tregimeve, ankesave dhe pozitës gjeografike që këto qytete

kanë.

Gjatë viteve qyteti i Beratit ka imazhin e një qyteti ku shumica e vajzave rrëmbehen ose trafikohen per prostitucion.

Gjithashtu dihet se pjesa me e madhe e trafikut ilegal dhe e transportimit te emigranteve bëhet për në Itali, përfshirë

këtu vajzat e djemtë e rinj, drogën, organizohen dhe nisen nga Vlora. Ne i referohemi raportimeve të policisë

shqipëtare dhe asaj italiane. Të njejtat arsye mbizotërojnë edhe në qytetin e Gjirokastës dhe Korçës.

Shumica e qyteteve të zgjedhura nga ky mision i CRCA-së kanë një popullësi shumë të madhe dhe vuajnë pasojat e

tranzicionit. Disa nga ato njihen për nga numri i të papunëve siç është Shkodra dhe numri i madh i migrimeve në

vendet fqinje siç është në Korcë e Gjirokastër.

Nqs përdorim termat gjeografike u vizituan Veriu, Jugu dhe Shqipëria e Mesme. Ky mision filloi me 23 dhe mbaroi

me 30 Janar te vitit 2000. Grupi kaloi së paku nga një ditë në secilin qytet.

Gjatë udhëtimit gjithashtu janë vizituar edhe fshatrat e qyteteve si te: Kavajës,Fierit,Tepelenës,Beratit dhe Lezhës.

Page 8: QENDRA PER MBROJTJEN E TE DREJTAVE TE VICIOZ... · Mendohet se gjatë kësaj krize 2400 njerëz u plagosën, u gjymtuan ose dhe humben jetën nga të cilët afro 150 ishin fëmije.1

8

Ky grup misionaresh të CRCA-se udhëtoi më shumë se 1200 km nga Jugu ne Veri për 8 ditë udhëtim.

5 - METODOLOGJIA

5.1 - Metodat

Metodat baze që u përdorën në këtë mision për mbledhjen e fakteve ishin:

a) intervistat e rastësishme me fëmijët në fshatra e qytete të ndryshme

b) intervista me fëmijët e grupeve të margjinalizuara

c) vëzhgimi i situatës para dhe gjatë misionit

d) intevista me fëmijët e sygjeruar nga OJQ-të e tjera

e) diskutime me autoritetet qendrore dhe lokale si zyra lokale e punës, drejtoritë arsimore, zyrat e prefekturave etj

f) intervistë me përfaqësuesit e OJQ-ve lokale dhe ndërkombëtare në qytetet e tjera.

5.2 - Kriteret

Kriteret që u morrën në konsideratë për lejimin e fëmijëve në punë ishin:

- mosha e femijës nuk duhet te jetë nën 18 vjec

- pëparsi do t’ u jepet fëmijëve nën moshën 14 vjeç

- fëmija duhet të ketë punuar ose punon ende

- duhet të eksistojë ndonjë formë e shfrytëzimit ekonomik të fëmijës nga familja, ndërmarrjet publike dhe private.

- të gjithë emrat e fëmijëve, intervistat e të cilëve janë publikuar në këtë raport ose janë ndryshuar ose nuk janë

përmendur. Kjo është bërë për të ruajtur fëmijët nga ndonjë përkeqësim i situatës të të drejtave të tyre, si pasojë e

deklarimeve të bëra nga ana. Fotografitë e publikuara në këtë raport janë bërë me lejen e fëmijëve.

5.3 – Grupi i targetuar

Duke u bazuar në Konventën e të Drejtave të Femijëve të Bashkimit Europian siç tregohet në nenet 32 dhe 33 dhe

në Konventën e 138 të ILOs grupet target të femijëve ishin:

-fëmijët e rrugës

-fëmijët e punësuar nga familjet e tyre në zonat urbane apo dhe rurale

-fëmijët e përfshirë për prostitucion si brenda dhe jashtë vendit

-fëmijet që merren me shpërndarjen e drogës brenda dhe jashtë vendit

-femijë që punojnë në ndërrmarjet shtetërore

-fëmijët që punojnë në ndërrmarjet private

6 - KONFLIKTI NË MES TË LIGJIT KOMBËTAR DHE ATIJ NDËRKOMBËTAR

6.1 - Referenca të ligjit kombëtar dhe të atij ndërkombëtar

Legjislacioni shqiptar për çështjen e punës së fëmijeve bazohet në këto dokumenta:

1. Kodi i Punës - Kodi i ri i Punës i Shqipërisë (Nr.7961 me 12 07 1995 ka ndryshuar me Ligjin Nr.8085 me 13 03

1996 “ Në disa ndryshime te kodit te Punës”) i cili u aprovua nga Parlamenti Shqiptar në Qershor të 1995-sës.

Gjithashtu më 1996 u aprovuan disa ndryshime të tjera. Ky është dokumenti bazë në Organizatën e Punës në

Page 9: QENDRA PER MBROJTJEN E TE DREJTAVE TE VICIOZ... · Mendohet se gjatë kësaj krize 2400 njerëz u plagosën, u gjymtuan ose dhe humben jetën nga të cilët afro 150 ishin fëmije.1

9

Shqipëri. Gjithashtu është prauar edhe hierarkia e këtij Kodi e cila aplikohet praktikishte në bazë të Kushtetutës (së

parë) e cila u nënshkrua dhe u ratifikua nga Republika e Shqiperisë.

2. Ligji për Inspektoriatin Shtetëror të Punës – i aprovuar nga Parlamenti Shqiptar(Nr.7986 i 13 05 1995 tës)

3. Vendim i Këshillit të Ministrave - të Republikës së Shqiperisë (Nr.20 e dt.05 1996) i quajtur “Per mbrojtjen e

të miturve në punë”

4. Urdhëri nga Ministria e Punës dhe e Çështjeve Sociale e Republikës së Shqipërisë (Nr.13 e dt.06 07 1998) e

quajtur ”Për mbrojtjen e të miturve në punë”

5. Ligji “Për Arsimin ParaUniversitar”e Republikes së Shqipërise (Nr.7952 e dt.21 06 1995).

Ndërsa standardet ndërkombetare për sa i përket punës së fëmijëve bazohen në:

1. Konventën për të Drejtat e Fëmijës të Kombeve të Bashkuara - (20 Nëntorit 1989) CRC u ratifikua nga

Parlamenti Shqiptar me 28 Shkurt 1992.

2. Konventen Nr.138 të Organizatës Ndëkombëtare të Punës (ILO)- e dt.6 Qershor 1973.

3. Konventen Nr.138 të Organizatës Ndëkombëtare të Punës (ILO)- e dt.1 Korrik 1999. Kjo Konventë

akoma nuk është ratifikuar dhe nënshkruar nga Qeveria dhe Parlamenti shqiptar.

6.2 Konflikti i ligjeve

Sistemi ligjor shqiptar është pjesë e sistemit të njohur atij Romak. Në rrethanat kur definicionet mungojnë juristët i

referohen ligjeve të ngjashme në nivelin kombëtar dhe atij ndërkombëtar. Kjo do të thotë se nëse nuk eksiston ndonjë

ligj shqiptar, për keto definicione ne duhet ti referohemi standardeve ndërkombëtare.

Kodi i Punës në Shqipëri është dokumenti më i rëndësishëm për mbrojtjen e punëtoreve dhe punëdhenësve, dhe

rregullon gjithashtu shumicën e marrëveshjeve të punës, marrëdhëniet ndërmjet shtetit, organizatave të punës etj.

Kodi i Punës ka 205 nene dhe në asnjërën prej tyre nuk eksiston definicioni i asaj se çfarë konsideruar si punë, se

kush është punëdhënës e kush është punëmarrës. Në asnjë nga nenet e Kodit të Punës nuk gjendet nje përkufizim se

çfare konsiderohet punë fëmijësh dhe punë për të rriturit.

Neni 5, paragrafi c i Kodit të Punës thotë:

“Përjashtohet nga fusha e zbatimit të këtij Kodi:

c)punët familjare, d.m.th. punët që kryhen nga anëtarët e familjes, bashkëshorti, fëmijët, paraardhës të tyre ose të

afërm të tjerë deri në shkallën e dytë, përfshirë të birësuarit për aq kohë sa jetojnë me punëdhënësin në një ekonomi

të përbashkët, me përjashtim të rasteve, kur tregohet që personat, që I kryejnë ato janë punëmarrës.”

Ky është i vetmi nen i Kodit të Punës që flet për fëmijët, skemën e punës në familje por, duke e lëne shume të hapur

nenin për interpretim.

Më pas në Kreun 10 të Kodit të Punës është një kapitull i veçantë për punën e fëmijëve dhe grave. Femijët në këtë

kapitull janë quajtur “Minorene” dhe për këtë qëllim në këtë pjesë të raportit ne do përdorim këtë term duke patur

parasysh fëmijët e moshës 14 - 18 vjeç.

Page 10: QENDRA PER MBROJTJEN E TE DREJTAVE TE VICIOZ... · Mendohet se gjatë kësaj krize 2400 njerëz u plagosën, u gjymtuan ose dhe humben jetën nga të cilët afro 150 ishin fëmije.1

10

Kapitulli quhet “Mbrojtja e veçantë për të miturit dhe gratë”

Neni 98 shkruan.”Ndalohet marrja në punë e të miturve nën moshën 16 vjeç; Ky ndalim nuk zbatohet për të miturit

jo më pak se 14 vjeç gjatë pushimeve shkollore”.

Neni 99 thotë

“Të miturit nga mosha 14-18 vjeç mund të punësohen në punë të lehta që nuk dëmtojnë shëndetin dhe

formimin e tyre vetëm gjatë pushimeve shkollore.

Këshilli i Ministrave përcakton punët e lehta, dhe vendos rregulla të veçanta për kohëzgjatjen maksimale

dhe kushtet e kryerjes së punës”

Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë mori vendimin me Nr.384, dt.20 05.1996, një vit pas aprovimit të

Kodit të Punës, vendosi për kushtet e punësimit, moshën minimale të punësimit, çfarë është puna e lehtë etj.

Vendimi i Këshillit të Ministrave lë mjaft për të dëshiruar e veçanërishte përsa i përket definicioneve dhe termave

legale. Ky është i vetmi dokument i paaprovuar nga Parlamenti, por nga kryeministri i cili përcaktoi rregullat

përkatëse përsa i përket punësimit të fëmijëve në Shqipëri. Në vendim përmenden termat ”punëmarrës” dhe

“punëdhenës”. Një lloj sikurse në Kodin e Punës aty nuk jepen përcaktimet (definicionet) se çfarë do të thotë

“punëmarrës”.

Për qellim të rregullimit dhe supervizionit të punës, Parlamenti Shqiptar me ligjin e ndarë Nr.7986i dt.13 09 1995

themeloi Inspektoratin Shtëtëror të Punës. Arsyeja e Ligjit dhe e Inspektoriatit është që “të siguroje implementimin

e legjislacionit të punës nga punëtorët dhe personat e puëesuar nga ata”. Prapë në asnjërën prej neneve nuk jepet

definicioni për “punëtor” dhe “punëdhenës”. Sidoqoftë te dyja anet kane obligime ndaj Kodit te Punës dhe

Inspektoriatit ligjor.

Për këtë arsye një takim u realizua me Dejtorin e Përgjithshëm të Inspektoriatit Shtetëror të Punës. Ne e pyetëm

Z.Blendi Marikaj, Drejtor i Inspektorjatit, dhe këshilltaren e tij mbi definimin e fjalës “punëdhënës” dhe mbi

problemet e punës së fëmijeve.

Duhet thënë se Z.Marikaj kishte vetëm 2 javë në krye të kësaj detyre si drejtor i përgjithshëm i Inspektoriatit

Shtëtëror të Punës kur u intervistua.

Duke u bazuar në definicionin e fjalës “punëdhënës” u tha se “punëdhënës është një subjekt fizik, juridik i cili është i

licencuar nga Institucionet shtetërore përkatëse.”

Për sa i përket fëmijës u tha se “Inspektoriat Shtetëror i Punës nuk është i përgjegjshëm për ndjekjen e problemit të

punës së fëmijëve nqs subjekti që punëson fëmijën nuk është i licensuar.”

Në fakt të qenurit i licensuar jo është thjesht çështje procedursh nga subjekti për t’u legalizuar dhe për të zbatuar

ligjet në fuqi. Por, ”punëtmarrësit” dhe “punëdhënësit” mund të ekzistojnë edhe pa qenë të liçensuar. Këto janë të

ashtuquajturit “punëtorët” ilegale ose punëtorët e një tregu joformal.

Përderisa Drejtori i Inspektoriatit Shtetëror të Punës deklaron se institucioni që ai përfaqëson nuk është përgjegjës

për punën e fëmijëve, atëherë kush është?

Drejtori i Inpektoriatit Shtetëror të Punës tha se përgjegjësia për punën e fëmijëve në Shqipëri është e Ministrisë së

Arsimit dhe Shkencës bazuar në ligjin për “Sistemin Arsimor Parauniversitar”.

Page 11: QENDRA PER MBROJTJEN E TE DREJTAVE TE VICIOZ... · Mendohet se gjatë kësaj krize 2400 njerëz u plagosën, u gjymtuan ose dhe humben jetën nga të cilët afro 150 ishin fëmije.1

11

Në ketë ligj nën kapitullin e Sanksioneve gjenden dy nene që kanë të bëjnë me punën e fëmijëve. Neni i parë (neni

59) flet për braktisjen e shkollës dhe neni i dytë (neni 60) flet për punën e fëmijëve.

Neni 59 thotë: ”Kur nxënësit e moshës 6 – 16 vjeç, të cilët I përfshin detyrimi shkollor mungojnë pa arsye në shkollë

ose e braktisin atë, prindërit e tyre dënohen me kundravajtje administrative me gjobë nga 5.000 deri në 50.000 lekë

si vijon:

a. Kur nxënësi mungon në mësim pa arsye 30-50 përqind të kohës në dy muaj të njëpasnjëshëm, masa e

gjobës është 5.000 – 15.000 lekë dhe, në rastg përsëritjeje gjatë po atij viti, gjoba është 25.000 lekë.

b. Kur nxënësi mungon në mësim pa arsye mbi 50 përqind të kohës në dy muaj të njëpasnjëshëm, masa

e gjobës është 25.000 – 35.000 lekë dhe në rast përsëritjeje gjatë po atij viti ose braktisje e shkollës,

gjoba është 50.000 lekë

c. Vendimi i gjobës jepet nga Drejtori i Drejtorisë Arsimore në rreth, në bazë të propozimit të drejtorit

të shkollës.

Kundër vendimit të dënimit mund të bëhet ankim dhe protestë brenda 10 ditëve nga dita e shpalljes së

njoftimit në gjykatën e rrethit ku është kryer kundravajtja.

d. Përjashtohen nga gjoba ata prindër, fëmijët e të cilëve janë rregjistruar në një shkollë shqiptare a të

huaj, brenda dhe jashtë vendit, me kusht që të paraqesin dokumentin e rregjistrimit pranë drejtorisë

së shkollës së vendbanimit të tyre.”

Derisa neni 60 thotë:

“Ndalohet punësimi i fëmijëve që përfshihen në detyrimin shkollor. Kur vërtetohen raste të punësimit të

fëmijëve të moshës së detyrimit shkollor, punëdhënësi shtetëror ose privat dënohet për kundravajtje administrative

nga inspektori i punës me gjobë 100.000 lekë dhe, në rast përsëritjeje, me gjobë 200.000 lekë.

Kundër vendimit mund të bëhet ankim dhe protestë, brenda 10 ditëve nga dita e shpalljes ose e njoftimit, në

gjykatën e rrethit ku është kryer kundravajtja.”

Ky është rasti i parë kur ligj-vënësit treguan qëllimin e tyre të saktë kur ata aprovuan Kodin e Punës një vit pas

aprovimit ligjit “Për Sistemin Arsimor Parauniversitar”. Edhe neni 60 është lënë i hapur për interpretim, megjithatë

ligji ka krijuar një njeri që është përgjegjës për kontrollin e punës së fëmijëve. Ky person është Inspektori i Punës, i

cili varet nga Inspektoriati Shtetëror i Punës.

Nga ana tjetër normat e Konventës për të Drejtat e Fëmijës janë shumë të qarta për sa i perket termave që perfishjnë

punën e fëmijëve që është edhe qëllimi bazë i këtij raporti. Neni 32 thotë:

“1. Shtetet palë njohin të drejtën e fëmijës për t’u mbrojtur nga shfrytëzimi ekonomik dhe nga kryerja e çdo pune që

paraqet rreziqe ose që cënon edukimin e tij ose dëmton shëndetin apo zhvillimin e tij fizik, mendor, shprirtëror,

moral ose shoqëror.”

Për sa më sipër do të thotë se në legjialacionin shqiptar eksiston një boshllëk ligjor përsa i përket definicionit të

punës së fëmijëve dhe duke iu referuar normave ndërkombëtare të ratifikuara nga Parlamenti dhe Qeveria shqiptare

ne mund t’i pranojmë ato si të detyrueshme për t’u zbatuar.

Grupi i Punës së këtij raporti pasi i studioi ligjet dhe vendimet mbi punën, mendon se trupi përgjegjës për punën e

fëmijëve në Shqipëri është Ministria e Punës dhe Inspektorati Shtetëror i Punës. Arsyeja e parë është që deri më sot

nuk është bërë ndonjëherë sqarimi i termit “punëdhënës”. Arsyeja e dytë është që për aq kohë sa ky definicion

(përcaktim) mungon ne nuk mund të themi se familja nuk mund ta luajë rolin e punëdhënësit.

Duke u bazuar në këtë arsyetim ne mund të themi se fëmija i punësuar nga familja përfshihet në termin

“punëmarrës”.

Page 12: QENDRA PER MBROJTJEN E TE DREJTAVE TE VICIOZ... · Mendohet se gjatë kësaj krize 2400 njerëz u plagosën, u gjymtuan ose dhe humben jetën nga të cilët afro 150 ishin fëmije.1

12

Nga ana tjeter përsa i përket ndarjes së “punës së fëmijës” në forma të tilla vijnë nga “subjekte të licensuara” dhe

subjekte të “palicensuar” në bazë të opinionit tonë kjo gjë nuk mund të merret parasysh. Si është e mundur që

Inspektorati Shtetëror i Punës është përgjegjës vetëm për një lloj pune të fëmijëve dhe nuk është për një tjetër.

Në fund të fundit cili ligj në Shqipëri ka bërë përcaktimin se çfarë konsiderohet “punë e fëmijëve”?

KDF është shumë e qartë për sa i përket definicionit të këtij termi:

“1. Shtetet palë njohin të drejtën e fëmijës për t’u mbrojtur nga shfrytëzimi ekonomik dhe nga kryerja e çdo pune që

paraqet rreziqe ose që cënon edukimin e tij ose dëmton shëndetin apo zhvillimin e tij fizik, mendor, shprirtëror,

moral ose shoqëror.”

Për aq kohë sa në legjislacionin shqiptar nuk eksiston një term për “punën e fëmijëve”dhe kjo do të thotë se me

ratifikimin nga ana e Parlamentit të KDFsë (Konventa e të Drejtave të Fëmijëve) në Shkurt të vitit 1992 Shqipëria

pranoi definicionin e bërë nga KDF-ja. Në këtë nen ju nuk mund të gjeni të shkruar se kush konsiderohet

“punëmarrës”, sepse ky nen lufton për mbrojtjen e të drejtave e fëmijëve nga shfrytëzimi ekonomik dhe nuk ka

rëndësi nqs punëdhënës është familja, shteti ose dhe subjektet private. Pra si konkulzion duhet thënë se mbrojtja e

fëmijëve nga përfshirja e tyre në punë nën moshën e lejuar nga ligji duhet të jepet nga Ministria e Punës dhe

Inspektorati Shtëtëror i Punës.

Një aspekt i rëndësishëm i nenit 32 të KDF-së është mbrojtja e e femijes nga çdo formë shfrytëzimi ekonimik.

Fëmijët kanë nevojë për mbrojtje sepse ata nuk janë miratojnë dot politika apo ligje në favor të tyre. Kjo mbrojtje e

të drejtave të fëmijëve që punojnë duhet të ofrohet nga shteti dhe Qeveria shqiptare.

7 - RRETHI VICOZ

7.1 - Format e punëve te fëmijëve

Gjatë misionit vezhgues të CRCA së-grupi vëzhgoi forma të ndryshme te punëve të fëmijëve. Format bazë të këtyre

punëve janë:

shitës në rrugë

shitës në dyqane

lypës brenda dhe jashtë Shqipërisë

fermer

bari

shitës droge

prostitucion brenda dhe jashtë vendit

llustrues

në industrinë e tekstilit

fëmijët e rrugës

Megjithatë keto punë nuk janë të vetmet që ushtrohen nga fëmijët në Shqipëri. Shumica e punëve ku fëmijët

shfrytëzohen ekonomikishtë nuk janë të raportuara për shkak të mosdijes së prindërve ,opinionit publik dhe të

institucioneve shtetërore.

Page 13: QENDRA PER MBROJTJEN E TE DREJTAVE TE VICIOZ... · Mendohet se gjatë kësaj krize 2400 njerëz u plagosën, u gjymtuan ose dhe humben jetën nga të cilët afro 150 ishin fëmije.1

13

7.2 Rrethi vicioz

KAVAJA

Fatosi dhe motra e tij Ana nga fshati Goc i Kavajës ishin duke shitur në rrugën kryesore qysh prej dy orësh. Akoma

ishte mëngjes. Fatosi është 12 dhe motra e tij është 13 vjeç. Që të dy shkojnë në shkollë cdo ditë dhe pas orës 12 të

drekës ata i ndihmojë prindërit e tyre duke i shitur prodhimet e fermës e veçanërishte karotat. Ata nuk punojnë më

shumë se 4 orë në ditë dhe asnjeherë nuk e kanë menduar braktisjen e shkollës. Ata e duan shkollën por, gjithashtu

duan t’i ndihmojnë prindërve të tyre që të jetojnë sa më mire.

Së bashku me ta ishin eshe 20 fëmijë të tjerë. Të gjithë shisnin karota. Me sa duket kjo duhet të jetë burimi i vetëm

ardhurash për shumicën e familjeve.

Shumica e fëmijëvë rrinë në rrugën kryesore dhe vetëm gjatë vitit 1999 numërohen dy aksidente. Prindërit punojnë

së bashku me fëmijët e tyre për ta siguruar ekzistencën e tyre. Personat të cilët jetojnë në fshat dhe janë të varur nga

familjet e tyre nuk përfitojnë asistencë sociale nga Ministria e Punës dhe e Çështjeve Sociale. Familjet detyrohen t’i

punësojne fëmijët e tyre në punë të ndryshme. Disa nga prindërit që u takuam ne thanë që fëmijët e tyre detyrohen të

punojnë nga ora 6 e mëngjesit e deri në orët e vona të natës. Gjatë muajve të verës orët e punës janë më të zgjatura

sesa në dimëer dhe shumica e fëmijëvë edhe për shkak të pushimeve punojnë më shumë. Fëmijët nuk paguhen për

punën që bëjnë.

GJIROKASTRA

Numri i regjistruar i të papunëve nën moshën 20 vjeç është 537. Ne Zyrën e punësimit të rrethit kryetarja Z.Kristina

Mio tregon se “nuk eksistojnë statistika konkrete të punës së fëmijëve në Gjirokastër.”

Gjirokastra ka një fshat problematik, Lazaratin, i cili të shumtën e kohës është në mbikqyrje nga ana e policisë. Disa

konflikte të mëparshme mes forcave policore dhe bandave të armatosura të fshatit janë bërë shkak për një izolim të

fshatit, i cili politikishtë është përshkruar si vend kundër Qeverisë së sotme. Në Llazarat jetojnë rreth 3000 banorë.

Një burim anonim shtetëror tregon se shumica e bandave të fshatit perbëhen nga fëmijë të moshave 15-18 vjeç.

Shumica e fëmijëvë nuk lejohen të shkojnë në shkollë. Fshati është i mbyllur për vizitorët dhe banorët e fshatit duhet

t’i shoqërojnë personat që duan të shkojnë brenda.

Një zyrtar i shtetit raportoi gjithashtu se në Lazarat që prej dy javësh ka rene një epidemi e Hepatitit B dhe se asnjëri

nga mjeket nuk arriti te futet brenda në fshat ngaqeë fshati ishte i mbyllur për vizitorët.

“Mos implementimi i ligjit i vuri këta fëmijë nën ombrellën e krimit” - tha një zyrtar lokal. Numri më i madh i

fëmijëve në Lazarat e kanë braktisur shkollën dhe në vitin 1997 pothuaj të gjithë ishin të armatosur. Tani është

shume e vështirë që ata të mbahen nën kontrollin e shtetit, e sidomos kur nuk dihet se nga kush kontrollohen...”

Na këshilluan të mos shkjonim në fshat sepse atë ditë kishte ndodhur një konflikt midis forcave policore dhe grupeve

të armatosura.

“Gjirokastra nuk e ka problemin e punësimit të fëmijëve - tha një zëdhënës –por sidoqoftë ky vend shërben si bazë

pëer trafikun e fëmijëve nga Shqipëria për në Greqi.”

Ne identifikuam disa lloje punësh nëpër rrugë shumica e formave ishin shitës, fshirës këpucësh etj. Shumica e

fëmijëve rrjedhin nga familje shumë të varfëra ose dhe janë të braktisur nga ndonjëri prind.

Page 14: QENDRA PER MBROJTJEN E TE DREJTAVE TE VICIOZ... · Mendohet se gjatë kësaj krize 2400 njerëz u plagosën, u gjymtuan ose dhe humben jetën nga të cilët afro 150 ishin fëmije.1

14

“Ne punojmë gjithë ditën - tha një fëmijë Rom - Nqs unë nuk i fitojë 200 lek në ditë babai im do të më rrahë. Ka

ndodhur disa herë që unë kam fjetur jashtë me shokë të tjerë. Nëna ime nuk është këtu. Ajo ka ikur për në Greqi

sepse ajo dhe im atë kishin probleme.”

Një fëmijë tjetër Rom pastron këpucët për 50 lek në qendër të qytetit. Ai e fillon punën në 7 të mëngjesit deri në 5 të

pasditës. Ai nuk është i shëndetshëm. Për një farë kohe ka qenë në shkollë, por pastaj e braktisi atë. Prindërit e tij nuk

i përballonin dot shpenzimet e shkollës. Shkollat publike në vend janë pa pagesë.

Perfaqësuesi i një OJQ-je të Gjirokastrës tha se në Gjirokastër ekziston një formë tjetëer e punës së fëmijeve. “I kam

parë vetë katër - pesë vajza të moshës 14-15 vjeç që ushtronin prostitucionin ne qytetin e Gjirokastres. Dy djem të

rinj i kontrollojnë ato dhe kanë marrë me qira një shtëpi në lagjen 11 Janari. Këtë rast e kemi denoncuar në polici.

Një ditë ata erdhen aty rrotull por nuk gjetën gjë….”

Nuk kam dëgjuar për këtë - tha një gazetare nga Gjirokastra. - nga përvoja ime si gazetare unë kam takuar vajza të

tilla por që punojnë si prostituta në Greqi. Në Gjirokastër eksiston një grup me afër 10 - 15 fëmijë të cilët

shfrytëzohen nga bandat si vjedhës portofolësh. Ishte i pamundur verifikimi që vajzat përdoreshin për prostitucion.

Asnjëri nga njerëzit me të cilët ne kontaktuam nuk aprovonin një gjë të tillë. Punonjësit e Policisë nuk pranuan një

fakt të tillë gjithashtu.

Drejtori i Drejtorisë arsimore të vendit tha se Gjirakastra kanjë numër shumë të vogël të fëmijëve që kanë braktisur

shkollën nga klasa e parë në klasën e tëtë të tetëvjeçares. Për këtë vit arsimor njihen vetëm dhjetë raste të braktisjes

së shkollës nga fëmijët. Të dhënat e OJQ-ve japin një numër më të madh të këtyre rasteve - rreth 100. Qendra

Komunitare Gjirokastër ka vendosur të themelojë një Qendër Sociale për rreth 100 fëmijë që vijnë nga familjet më

problematike, të abuzuara, të abandonuara.

TEPELENA

Në tepelenë një djalë 15-vjeçar ishte duke kullosur dhentë, ndërsa jashtë binte borë. Ai e kishte braktisur shkollën

qysh para dy vjetësh. Pas dhjetë minutash erdhi babai i tij i cili na pyeti se çfarë po flisnim me të. Djaloshi na la ne

dhe shkoi me dhitë në kohën që i ati i tij na fliste ne. ”Përse duhet ta lë të shkojë në shkolle?” tha ai – që ta vrasin

apo për t’u bërë më i zgjuar”. Jeta e tij do të kalojë me dhi dhe kjo është ajo që duhet të bëjë ai.”

Shumica e fëmijëvë që kanë braktisur shkollat vijnë nga zonat rurale. Iliri, 15 vjeç është një bari i cili kujdeset për

dhitë e tij për më shumë se 12 orë. Vëllai i tij më i vogël 12 vjeç ishte i detyruar ta braktisë shkollën sepse i ati e

kishte deyruar për këtë. Prindërit, fëmijët e të cilëve braktisin shkollën para moshës 14 vjeç, bazuar ne ligjin për

“Sistemin arsimor parauniversitar” duhet të gjobiten.

Deri më sot raste të tilla nuk ekzistojnë. Nuk është formuar ndonjë organ për mbështetjen dhe mbledhjen e të hollave

të vëna ndaj prindërve që detyrojnë fëmijët të braktisin shkollën.

VLORA

Nga raportet që vijnë nga ky qytet thuhet se fëmijët nën moshën 14 vjeç merren me trgëtimin e drogës nga Shqipëria

për në Itali sepse ata nuk dënohen për shkak të moshës.

Përfaqësuesit zyrtarë nga Drejtoria e Arsimit dhe Zyra e Punësimit deklarojë se nuk kanë të dhëna përsa i përket

çështjes së punës së fëmijëve. Nuk eksistojnë të dhëna të sakta për numrin e të papunëve ne Vlorë.

Page 15: QENDRA PER MBROJTJEN E TE DREJTAVE TE VICIOZ... · Mendohet se gjatë kësaj krize 2400 njerëz u plagosën, u gjymtuan ose dhe humben jetën nga të cilët afro 150 ishin fëmije.1

15

Në Vlorë numri i fëmijëvë që kanë braktisur shkollën është mjaft i lartë. 300 fëmijë nuk i vijonin mësimet gjatë

viteve 1998-99 dhe për vitin 1999-2000 janë afërsisht 167 fëmijë të cilët kanë braktisur shkollën. Shumica e tyre janë

nga fshati. Duke u bazuar në çështjen e fëmijëve që punojnë Drejtori i zyrës së punësimit për qytetin e Vlorës Z.

Seimen Gjokoli ishte shumë i hapur për të biseduar rreth saj. ”Në realitet duket sikur në Vlorë nuk eksiston problemi

i punës së fëmijëve, por në realitet një gjë e tillë eksiston. Personalishtë kam potur rastin të shoh fëmijë të cilët

merren me punë ndërtimi, ose të cilët shërbejne në kafene, nëpër restorante, punë mekanike etj. Gjithashtu një numër

i fëmijëve bëjnë edhe vjedhësin e portofolave.”

“Zakonishtë fëmijët që punojnë vijnë nga familje shumë të varfëra dhe janë prindërit që i detyrojnë fëmijët të punjnë,

sepse përndryshe nuk mund të mbijetojnë”.

Në shumicën e rasteve anëtarët e OJQ-ve janë shumë mirë më të informuar sesa zyrtarët lokalë sepse puna e tyre

lidhet direkt me publikun dhe përpiqet të përmirësojë gjendjen ekzistuese. ”Pesonalishtë unë e di një rast ku një

punonjës policie organizon një grup fëmijësh të cilët shesin për të. Ai nuk i paguante fëmijët” - tha përfaqësuesi i një

OJQ-je. Numri i këtyre fëmijëve eshtë diku rreth 15.

Një përfaqësues tjetër i OJQsë tha se një numër i madh vajzash ushtrojnë prostitucionin në Itali. Instituti Statistikor

Italian raporton se duhet të jenë më shumë se 900 vajza shqiptare, të cilat e ushtrojnë profesionin e prostitutës në

Itali. Shumica e tyre janë nga fshatrat dhe kontrollohen nga Mafja, e cila gjithashtu kontrollon një numër të madh të

fëmijëve lypsarë në Veri të Italisë si në Milano, Firencë, Torino etj. Rastet e vajzave të grabitura janë bërë publike

nga mass-media siç është rasti i vajzës nga Velça. Ajo ishte në Itali kur e raportoi këtë çështje. Grabitësit nuk u

kapën asnjëherë nga policia as në Shqipëri e as në Itali.

Nuk ka të dhëna të sakta për numrin e vajzave dhe djemve që u janë nënshtruar prostitucionit nga INSTANT

(Instituti Statistikor Shqipëtar). Statistikat e marra nga Ministria e Punës për sa i përket fëmijëve të emigruar ne

vende fqinje është rreth 2000. Asnjëeri nuk di gjë për fatin e tyre as ku janë e as çfarë bëjnë. Policia e Vlorës ka

pranuar të bashkëpunojë me OJQ-të lokale për zgjidhjen e problemit te prostitucionit.

Ne takuam një djalë të ri i cili ishte përfshirë në trafikun e drogës.”Kisha për qëllim të studoja në Universitetin e

Oksfordit në Britani, ku pagesa për një vit ishtë 12000 US $ në vit. Mendova cila është mënyra më e mirë për mua ti

fitoja këto para.”

Ky djalë në fillim shkoi në Itali tek ca kushërinjë dhe pastaj ilegalishtë kaloi në Zvicër. Ishin gjithësej 4 persona të

moshave 16-17 vjeç. Pasi u kap nga policia Zvicrane, u vendos në kamp ku u takua me një Kosovar i cili i ofroi

punë. Të trafikojë drogën nga një vend në tjetrin. Ai pranoi. “Ne biseduam se cila ishte menyra më e mirë për të

vendosur.” Ai tha: nuk mund të thuash jo. Më dha një shumë prej 300 frangash zvicrane dhe më tha se do të mendoj

dhe për pjesën tjetër të parave. Nqs tregohesh i mirë ti do të marrësh 40 përqind kurse une 60 të ftimit. Ai gjithashtu

më dha një celular për të cilin më tha ta mbaja sekret. Pas dy javësh që unë shkova në Zvicer, ai më dha një pako ta

çoja në një qytet tjetër rreth 30 km larg. Shkova me tren.”

Policia duhet të kishte marrë një raport për këtë çështje dhe kështu arrestojnë djalin nga Vlora.

“Nuk më lejohej të flasja as me familjen time - tha ai - meqë isha nën moshën e marrjes në përgjegjesi penale ata më

mbajtën për një farë kohe në një Shkollë riedukimi dhe një ditë më dhanë 100 franga për ta paguar rrugën për në

Shqipëri. U ktheva në vendlindje dhe pasi dhashë ca provime u ktheva pësëri në shkollë. Tashmë kjo histori është e

mbyllur për mua të cilën as që dua ta përmend.”

Në sheshin “Pavarësia” në Vlorë lypësaret rome rrinin që nga mëngjesi deri natën vonë duke këkuar para për ushqim.

Katër vajza të moshës 8-12 vjeç janë krejtësishtë vetëm, shoqërohen vetëm nga një e njohur në fshat. Një mbrëmje

më parë ato kishin fjetur jashtë sepse ishte shumë vonë për tu kthyer në fshat. Ato kishin ftohtë dhe kishin ndezur

njëe zjarr me ca letra dhe drunj. Secila nga ato dukej se nuk ishte larë për një kohë të gjatë. Asnjëri nuk kujdesej për

Page 16: QENDRA PER MBROJTJEN E TE DREJTAVE TE VICIOZ... · Mendohet se gjatë kësaj krize 2400 njerëz u plagosën, u gjymtuan ose dhe humben jetën nga të cilët afro 150 ishin fëmije.1

16

to. E vetmja mënyrë për të mbijetuar ishte lypja. Ato nuk treguan për ndonjë rast te abuzimit seksual. Dy nga ato

deklaruan se ishin keqtrajtuar nga prindërit dhe njerëzit e tjerë në rrugë vetëm fizikisht.

BERAT

Numri më i madh i raporteve për prostitucion dhe grabitje vijnë nga Berati.

Fëmijët e parë që ne takuam nuk ishin shfrytëzuar për prostitucion, por ishin lypsarë. Në Berat krahasuar me qytete e

tjera numri më i madh i fëmijëvë të rrugës janë Rom. Një fëmijë Rom nuk arrinte të fliste me ne dhe aq mirë sepse

kishte një handikap të vogël. Nqs. do të kishte ndonjë që të punonte me të kjo e metë do të shërohej për një kohë të

shkurtër. Nëna e tij e kishte braktisur atë dhe kishte shkuar në Itali si prostitutë,babai i kishte ngelur vetëm.

Ne vizituam tre herë Zyrën e Punës në Berat, por drejtoresha nuk ishte asnjëherë aty. Asnjëri nuk e dinte se ku ishte

ajo. As edhe sekretarja e saj.

Numri i fëmijëve të raportuar si të përfshirë në prostitucion është rreth 30. Ky raport u publikua në një konferencë të

organizuar nga Shqoata për të drejtat e Gruas në Fshat dhe në Qytet.

Nga ana tjetër po kjo organizatë ka punuar me afro 62 fëmijë të abandonuar të moshave të ndryshme nga Berati dhe

rrethinat e tij, nënat e të cilëve janë prostituta në Itali, kurse prindi tjetër në emigracion. Shoqata i ndihmon fëmijët në

mënyra të ndryshme të cilët qëndrojnë me të afërm të tyre si gjyshja, kushërinjë etj.

Berati, gjithashtu përballet me problemet e braktisjes së shkollës. Për vitin 1999-2000 janë më shumë se 780 fëmijë

që kanë braktisur shkollën. Pjesa më e madhe e tyre janë nga fshati. Brenda qytetit njihen vetëm 35 raste te tilla.

Format e punës të këtyre fënijëe janë: shitës në rrugë, lypsarë, fermere dhe prostucion.

Disa nga anëtarët e OJQ-ve në Berat tregojnë për disa raste ku prindërit i kanë shitur fëmijët e tyre për prostitucion.

Në disa raste të tjera vajzat detyrohen të fejohen me persona të panjohur, të cilët më pas i detyrontjnë të ushtrojnë

prostitucionin rrugëve të Italisë dhe Greqisë. Ngjarje të tilla në Berat dëgjohen dhe përsëriten shpesh.

Ne u takuam me prindërit e një vajze të re e cila edhe sot është prostitutë. Sot ajo është 20 vjeç. Ajo vazhdon të

qendrojë në Itali me të “fejuarin”. Nëna në fillim nuk dinte se çfarë pune bënte e bija. Më vonë pas një bisede në

telefon me të bijën ajo i kishte thënë se ishte e detyruar të bënte prostitutën dhe se nuk mund të largohej pasi i

“fejuari “e kërcënonte me jetën. Ajo pranoi të sakrifikonte - tha e ëma

E pyetur se pse nuk e ka denoncuar këtë çështje në polici, ajo tha se ata nuk mund t’i ndihmonte njeri e për më tepër

policia.

KORÇA

Organizata me qendër në Gjenevë Terre Des Homme punon në Korçe, Berat, Elbasan qysh nga fillimi i vitit 1995.

Është njëra nga organizatat e pakta, që merret me çështjen e fëmijëve që punojnë dhe tashmë ka një pervojë të mirë

në këtë drejtim.

Në viti 1995 ata filluan mbështetjen ekonomike të familjeve, fëmijët e të cilëve kishin braktisur shkollën dhe

punonin. Fëmijët ishin midis moshave 8 –12 vjeç. Në bazë të projektit fëmijët gjithashtu do të marrin veshje, libra

etj. Programi ecte shumë mirë dhe merrnin pjesë fëmijët qe vinin nga familje të varfëra. Numri i pergjithshëm i

fëmijëve në këtë program është 150.

Page 17: QENDRA PER MBROJTJEN E TE DREJTAVE TE VICIOZ... · Mendohet se gjatë kësaj krize 2400 njerëz u plagosën, u gjymtuan ose dhe humben jetën nga të cilët afro 150 ishin fëmije.1

17

Jetimorja e vajzave në Korçë ndodhet në fund të parkut “Rinia” në një lagje në periferi të qytetit. Në katin e fundit të

ndërtesës tre katëshe, 17 vajza jetonin në kushte shumë të vështira që ne i pamë gjatë misionit tonë të vëzhgimit. Ato

të gjitha ishin jetime.

Në këto kushte jonjerëzore vajzat kishin themeluar një tip komuniteti vet-mbrojtës.

Vetëm dy nga ato ishin fëmijë kurse të tjerat mund të konsiderohen adulte. Mosha më e madhe ishte 25 vjeç. Disa

nga ato për shkak të kushteve të vështira ekonomike janë shfrytëzuar për prostitucion në Greqi kur ishin nën moshën

18 vjenën moshën 18 vjeç. Janë pesë raste të raportuara midis tyre që janë shfrytëzuar si prostituta në Itali dhe Greqi.

Ja një historia e njërës prej vajzave:

“Unë isha e fejauar dhe I dashuri im më ftoi qe të shkoja për pushime në Greqi. Kur ne arritën në Athinë ai më

abuzoi seksualishtë së bashku me shokët e tij. Më pas më detyruan të bëhem prostitutë. Ne ishim katër vajza, që

ishim të detyruara të bënin të njëjtën gjë. Në atë kohë unë isha 17 vjeç. Jetoja në një apartament me qira i cili

vazhdimishtë kontrollohej nga policia.

Ndonjë natë kur unë nuk fitoja një shumë prej 100.000-200.000 dhrahmi ata më torturonin. Ishin tre meshkuj të cilët

më torturonin e më prisnin me brisk. Njëri nga ata jeton në Korçë dhe ende më kercënon”.

Ky rast paraqiste nivelin më të vogël të pergjegjësisë ndaj qenieve njerëzore e aq më shumë ndaj jetimëve, nga ana e

organeve shtetërore.Vajzat jetime erdhën në Korçë për të vazhduar shkollën e mesme për rrobaqepësi. Pasi mbaruan

shkollën ato vendosën të rrjnë këtu meqë nuk kishin ku të shkonin.

Pagesa që këto vajza marrin nga shteti ëshë 2400 lekë plus 700 lekë të tjera të dhëna ekstra nga Bashkia. Kjo është e

gjitha. Në kohën kur ne u takuam me to, ato nuk i kishin marrë paratë për më shumë se një muaj sepse paratë nuk

ishin dërguar nga qeveia qendrore në Bashki.

Çfarë mund të bëjnë ato për të jetuar kur nuk kanë para? Disa nga vajzat thanë se kur ishin të vogla bënin “punë” të

ndryshme për të mbijetuar. Vetëm pesë nga ato punonin, ndërsa për të tjerat nuk ka vend pune.

Ky është “rrethi vicioz” në të cilin duhet të jetojnë këto vajza. Atyre u duhet të mbijetojnë më atë shumë të vogel të

hollash të dhëna nga Qeveria çdo muaj. Derisa ato vazhdojnë shkollën e mesme për tekstil paratë që ato marrin nuk

janë të mjaftueshme për t’i plotësuar nevojat e tyre. Institucionet shtetërore nuk janë në gjendje të afrojnë një ndihmë

“ekstra” për to sepse nuk është e lejuar. Nga ana tjetër ato jetojnë në një mjedis ku ato nuk pranohen nga të tjerët

vetëm për faktin se vite më parë prndërit e tyre nuk janë kujdesur për fëmijet dhe i kanë braktisur ata.

Asnjëra nga vajzat nuk mund të imagjinojë vazhdimin e Universitetit për shkak të gjendjes ekonomike. Duke jetuar

në kushte të tilla disa nga ato preferojnë të shkojnë në Greqi për prostitucion dhe ta lenë Shqipërinë. Disa nga ato

ishin të gëzuara qe kishin gjetur dikë që i donte dhe që më pas i kishte abuzuar seksualisht. Ky është rrethi vicioz nga

i cili ato nuk mund të ikin njëlloj sikurse dhe fëmjët e tjerë ne mbarë Shqipërinë. Për shkak të mundësive dhe

shkaqeve të tjera mundësitë shumë të vogla që u jepen atyre për të mbrojtur veten, për zhvillimin e tyre, shumica e

fëmijëvë vuajnë nga violenca e të drejtave të tyre. Ata tashmë kanë humbur idenë se çfarë të drejtash kanë. Ata kanë

të drejtën për të luajtur dhe për të mesuar. Ky është rrethi vicioz i çështjes së punës së fëmijëve në Shqipëri.

Njëra nga vajzat adulte tha se ishte rrahur nga një i panjohur në rrugë para disa muajsh. Ajo e denoncoi këtë rast në

polici por asgjë nuk u ndërmor. Vajzat që jetonin aty thanë se ato kishin frikë nga të tjeret që mund të vinin nga

jashtë brenda në Konvikt. Ato thanë se asnjëri nuk është i përgjegjshëm për to edhe pse janë jetime, edhe pse këtu ka

dhe dy fëmijë. “Ketu ne nuk jemi të mbrojtura aq sa duhet. Policia nuk na mbron ne por, nqs ata paguhen e bejnë një

gjë të tillë. Ne jemi shumë të frikësuara kur natën vonë pra ndertesës ndalon ndonjë makinë.

Page 18: QENDRA PER MBROJTJEN E TE DREJTAVE TE VICIOZ... · Mendohet se gjatë kësaj krize 2400 njerëz u plagosën, u gjymtuan ose dhe humben jetën nga të cilët afro 150 ishin fëmije.1

18

Ne kërkuam nje takim me shefin e rendit të Policisë së Korçës, por ishte e pamundur. Ai ishte shumë i zënë në një

mision. Ateherë ne kerkuam ndihmë nga OSBE-ja. Para disa ditësh ne morëm përgjigje nga Shefi i komisariatit të

Korçës, i cili nuk dinte gjë për këtë çështje.

“ Kjo kategori e fëmijëve jetim është e pambjojtur. Ne si Bashki kemi për detyrë që këtyre vajzave tu japim një

asistencë sociale. Personalishtë une kam kërkuar përmirsimin e kushteve në konvikt, por që asnjëri nuk i është

përgjigjur kësaj. Për fat të keq këto vajza konsiderohen si banorë illegalë nga ana e Drejtorisë Arsimore. Sidoqoftë

ata i bëjnë favor atyre duke i lënë të jetojnë në këto ambiente”

Kryetari i Shoqatës së fëmijëva jetim në Korçë Z.Mirash Zefi tregoi për vështërsitë e mbrojtjes së të drejtave të

fëmijëve jetim që jetojnë në këtë konvikt.

“ Me sa më kujtohet mua rreth 15 vajza që jetonin aty kanë shkuar në Greqi dhe se nuk kemi i nformacion për fatin e

tyre nqs janë gjallë apo jo. Unë kam kërkuar nga organet e policisë mbrojtjen e këtyre vajzave nga dhuna, por policia

asnjëherë nuk i është përgjigjur kërkesës sime.”

“Këtu në Korçë jeta është shumë e vështirë - tha njëra nga vajzat jetime që jeton në këtë konvikt. - Të vetmen

zgjidhje që unë e shoh është të lëvizim nga Korça në Tirane. Shoqëria këtu ka një opinion të keq për ne dhe janë të

paktë ata që mund të na ofrojnë ndonjë punë me pagesë.”

Disa javë më parë media publikoi një protestë të vajzave jetime të konviktit. Vajzat deklaruan se nqs Qeveria nuk do

të ndërmarë masa për mbrojtjen e të drejtave të tyre ato do të futen në grevë urie. Ne mësuam tani se ato e kanë

ndryshuar mendjen dhe janë ne pritje të masave që do të merren për fatin e tyre nga ana e Qeverisë.

SHKODRA

Disa nga rastet e prostitucionit të raportuara vinin nga konvikti i vajzave, ku jetonin disa vajza jetime së bashku me

vajzat e tjera nga qytetet e tjera të cilat kishin prindër.

Pas vizitës që ne bëmë konviktit pamë se gjendja e tyre ishte e njejtë me atë të vajzave të Korçës. Asnjëra nuk

tregonte nqs ishin shfrytëzuar për prostitucion në qytetin e Shkodrës. Ato treguan se së paku 5 vajza kishin shkuar në

Itali së bashku me të fejuarit e tyre, por që anjëra nuk e dinte se çfarë bëjnë ato atje.

“Për dy shoqet e mia unë nuk di asgjë, janë gjallë apo jo dhe së çfarë bëjnë - tha njëra nga vajzat - Njëra është shumë

e mirë dhe e bukur, vërtet më mungon. Ishte shoqja ime më e ngushtë”

Bandat që rrijnë jashtë konviktit e vështërsojnë shumë jetën e tyre dhe se aty nuk ekziton një mbrojtje nga ana e

organeve të policisë. Ishin të raportuara edhe disa raste të dhunës ndaj tyre e kjo ishte kryer nga roja i konviktit.

Viktima ia rapotoi këtë rast kujestarit të konviktit por asgjë nuk ndodhi me të.

Ne e vizituam konviktin herët në mëngjes dhe nuk arritëm të shohim dikë që ishte roje aty. Ne lëviznim shumë

lirshëm nga jashtë brenda konviktit ku jetonin më shumë se 100 vajza në kushte shumë të vështira. Drita nuk kishte

në atë kohë dhe uji ishte me orar. Ushqimi ishte shume i thjeshtë: çaj, supë,orizi dhe fasule ishte ushqimi që ofrohej.

Një punëtor social i Kishës Katolike tregoi se në Shkodër eksistonin raste të turizmit për seks në Shkodër. Duke

punuar dhe ndihmuar familjet shumë të varfëra në Shkodër kisha rast t’i dëgjoja ankesat që vinin nga dy vajza nga

një fshat jo shumë larg qytetit. Vendi mbahet sekret. Vajzat ishin të moshës 15-17 vjeç dhe ia treguan historinë e tyre

punëtonjësit social.

Page 19: QENDRA PER MBROJTJEN E TE DREJTAVE TE VICIOZ... · Mendohet se gjatë kësaj krize 2400 njerëz u plagosën, u gjymtuan ose dhe humben jetën nga të cilët afro 150 ishin fëmije.1

19

”Dy gjermanë të rinj kishin shkuar për fund javë në shtëpinë e tyre, për të cilën gjë ata ishin marrë vesh me babain

tonë - por si duket kjo marrëveshje nuk ishte kaq e thjeshte - ata e kishin paguar atë dhe babai na tha se ne duhej të

flinim në shtëpi së bashku me gjermanët për një javë. Ai e kerkoi këtë gjë nga ne sepse pagesa ishte shumë e mirë

dhe se neve na duheshin ato para.

Ai as që na pyeti nqs ne pranonim apo jo dhe në fund ne ishim të detyruara të...

Gjatë vitit 1999-2000 duket një rritje e rasteve të vetvrasjeve më së shumti nga vajzat e reja.

Gjithashtu edhe raste kur fëmijët kanë vrarë prindërit e tyre për shkak të konflikteve që kishin në familje janë rritur.

Vitin e kaluar dy vajza vranë prindërit e tyre nënën dhe babain, sepse ato abuzoheshin shpesh. Njëra nga vajzat

deklaroi në një gazetë ditore se ajo ishte keqtrajtuar fizikishtë nga e ëma , e cila e detyronte atë të punonte.

7.3 – Pasojat e punës së fëmijëve

a) Edukimi i fëmijëve është e drejta më e dhunuar nga fenomeni i punës së fëmijëve. Të dhëna të mëparshme dhe

të tanishme tregojnë se përqindjet e braktisjes së shkollës çdo vit nuk kanë qenë asnjëherë nën 3%.

b) Shëndeti i fëmijëve është përkeqësuar nga përfshirja e fëmijëve në punë që nuk janë për moshën e tyre,

veçanërisht për për fëmijët që janë duke punuar si prostituta jashtë Shqipërisë. Fëmijët që shesin ose lypin për

një kohë të gjatë jetojnë në mjedise të vështira për ta. Fëmijët që shesin në zonat urbane përdorin cigare, drogë

ose alkool kur punojnë.

c) Pasojat fizike vijnë nga shëndeti i keq i fëmijëve që punojnë. Në raste të ndryshme dëmtimet në anën fizike

vijnë si pasojë e dhunës së ushtruar kundër fëmijëve ose si pasojë e ushqimit të pakët dhe ushqimit të keq.

d) Pasojat mendore veçanërisht për fëmijët që janë të përfshirë në trafik, prostitucion dhe transport drogash vuajnë

trauma psikologjike, të cilat në më të shumtat e rasteve injorohen nga prindërit ose nga vetë fëmijët.

e) Pasojat shpirtërore. Nga përfshirja e fëmijëve në punë një nga të drejtat bazë të fëmijëve, e drejta për të luajtur,

është dhunuar. Fëmijët që punojnë deklarojnë se do të dëshironin të ktheheshin në shkollë dhe të luanin, nëse

kushtet ekonomike dhe prindërit nuk do t’i detyronin që të punonin.

f) Zhvillimi social. Integrimi i fëijëve që punojnë në shoqërinë shqiptare është më i ulët sesa fëmijët e tjerë,

veçanërisht sepse nuk egziston mbështetje për këtë proces. Fëmijët që punojnë i humbin shokët e tyre në shkollë

ose në komunitet, sepse ata nuk kanë kohë për të luajtur, të flasin me shokët e tyre, me prindërit, dhe veçanërisht

të ndjekin shkollën, që është vendi ku realizohet zhvillimi social i fëmijës.

8 - PERMBLEDHJE E PERGJITHSHME

8.1 - Gjetjet

1. Ne Shqipëri vihen në dukja forma të ndryshme të punës së fëmijëve sidomos shitja në rrugë, lypja etj.

2. Fëmijët të cilët punojnë janë të braktisur nga një ose të dy prindërit.

3. Fëmijët të cilët punojnë vijnë nga familje me të ardhura shumë të vogla

4. Nuk eksistojnë të dhëna të sakta për fëmijët që punojë si dhe për format e këtyre punëve

5. Eksistojnë mungesa ligjore për sa i përket mbrojtjes së fëmijëve që punojnë.

6. Nuk eksiston një definicion i saktë se çfarë konsiderohet punë e fëmijëve nga ana e Ministrisë së Punës.

7. Nuk janë marrë masa për minimizimin e problemit të braktisjes së shkollës.

Page 20: QENDRA PER MBROJTJEN E TE DREJTAVE TE VICIOZ... · Mendohet se gjatë kësaj krize 2400 njerëz u plagosën, u gjymtuan ose dhe humben jetën nga të cilët afro 150 ishin fëmije.1

20

8.2 – Konkluzionet

Në fund të misionit vëzhgues u arrit në këto konkluzione:

1. Fnomeni i përhapur i punës së fëmijëve nuk luftohet nga asnjë institucion shtetëror si Ministria e Punës,

Inspektorati Shtetëror i Punës etj.

2. Mosha më e vogël e fëmijëve që punojnë është 4 vjeç dhe ajo më e madhe 14, dhe në disa raste disa prej tyre

punojnë edhe 16 orë në ditë.

3. Fëmijët janë të detyruar të punojnë për shkak të kushteve të vështira ekonomike dhe për shkak të mungesës së

përkrahjes sociale nga ana e Shtetit.

4. Gjatë kohës që fëmijët punojnë ata janë keqtrajtuar seksualishtë, fizikishtë nga të rriturit.

5. Eshtë i nevojshëm përgatitja dhe zbatimi i ligjeve të reja nga ana e Parlamentit Shqipëtar për punën e fëmijëve.

6.Përfaqësuesit e Qeverisë nuk janë në dijeni të formave të punëve së fëmijeve dhe nuk zotërojnë mënyra që ta

luftojnë atë.

7. Prindërit i detyrojnë fëmijët të punojnë kundër dëshirës së tyre.

8. Fëmijët paguhen shumë herë më pak në krahasim me të rriturit për punën e bërë.

8.3 - Rekomandime

Për Qeverinë Shqipëtare

1. Të nënshkruajë Konventa e re 182 të ILOs pas ratifikimit të saj nga Parlamenti.

2. Duhet të themelojë një Komitet për të Drejtat e Fëmijëve që do të ndjekë dhe raportojë për situatën e të drejtave të

fëmijëve në Shqipëri.

Për Ministrinë e Punës

1. Të miratojë një rregullore për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve që punojnë ku duhet të sqarohen termat “punë e

fëmijëve”, ”punëdhënës” e “punëmarrës” si dhe të ndalojë çdo formë të punës së fëmijëve nën moshën 14 vjeç.

2. Të hartojnë një ligj për mbrojtjen e fëmijëve që punojnë nga mosha 14-18 vjeç dhe më pas ta kalojë për aprovim

në Parlament.

3. Të organizojnë një Konferencë Kombëtare dhe një Plan Veprimi për të kufizuar fenomenin e punës së fëmijëve si

dhe t’ua bëjnë të ditura këto edhe strukturave të tjera publike, OJQ-ve etj.

4. Të rrisë ndihmat sociale për të gjitha familjet e varfëra në mënyrë që t’i dekuroajojë ato që të shtyjë fëmijët e tyre

të punojnë.

Page 21: QENDRA PER MBROJTJEN E TE DREJTAVE TE VICIOZ... · Mendohet se gjatë kësaj krize 2400 njerëz u plagosën, u gjymtuan ose dhe humben jetën nga të cilët afro 150 ishin fëmije.1

21

Për Inspektoratin Shtetëror të Punës

1. Të organizojnë një rregjistrim të fëmijëve që punojnë në mbarë Shqipërinë dhe të përgatitet një raport zyrtar mbi

fenomenin e punës së fëmijëve.

2. Të ngrerë një sistem të dhënash për fëmijët që punojnë në Shqipëri

3. Një raporter special për çështjen e punës së fëmijëve duhet të ndjekë zbatimin e Planit të Veprimit për kufizimin e

punës së fëmiojëve.

Për Ministrinë e Arsimit

1. Të marrë masa për përmirsimin e kushteve në shkolla dhe në ambiente të tjera mësimi, shihet si një hap shumë i

rëndësishëm për kufizimin e punës së fëmijëve.

2.Në bashkëpunim me autoritetet e tjera lokale dhe Drejtoritë e shkollave duhet të gjobisë të gjitha ato familje

fëmijët e të të cilave kanë braktisur shkollat.

Për Parlamentin Shqipëtar

1. Të ratifikojë brenda një kohe të shkrurtër Konventën 182 të ILO-s, zbatimi i së cilës në praktikë është gjykuar si

një hap shumë i rëndësishëm për ndalimin e formave më të rënda të punës së fëmijëve.

2. Ligje të reja duhet të përgatiten dhe të aprovohen nga Parlamenti Shqiptar për një mbrojtje më të mirë të fëmijëve

që punojnë dhe njëkohësisht të ndalojë punën e fëmijëve nën moshën 14 vjeç.

Për OJQte Shqiptare dhe Organizat e Huaja

1. Në mënyrë aktive të monitorojë dhe marrë pjesë në punët e Qeverisë shqiptare, Ministrinë së Punës dhe organeve

të tjera në mënyrë që të bëjë të mundur përgatitjen e një raporti kombtëtar veprimi kundër punës së fëmijëve në

Shqipëri.

2.Të krirojnë qenrdra social - kulturore për të ndihmuar dhe asistuar fëmijët që punojnë.

3. OJQ-të dhe organizatat e tjera si UNICEF, IOM, UNDP duhet të përfshijnë në strategjitë dhe prioritetet e tyre

asistencën për Qeverinë shqiptare, Ministritë dhe OJQ-ve lokale në planet e tyre për të kufizuar fenomenin e punës së

fëmijëve në Shqipëri.

Page 22: QENDRA PER MBROJTJEN E TE DREJTAVE TE VICIOZ... · Mendohet se gjatë kësaj krize 2400 njerëz u plagosën, u gjymtuan ose dhe humben jetën nga të cilët afro 150 ishin fëmije.1

22

SHOJCË I

FËMIJËT FLASIN PËR VETEN E TYRE

Djale 14 vjeç - I përfirë në shpërndarjen e drogës

Kisha një kushëri në Itali dhe një shok e pyeti atë nqs dëshëron të kesh shumë para. Kisha dëshirë të vazhdoja

studimet në Universitetin e Oxfordit në Angli dhe shuma që duhej për një vit ishte 12000 US $. Mendova që kjo

ishte mënyra më e mirë për për të fituar para.

Me disa shokë të tjerë vendosëm të shkonim nga Italia në Zvicër. Ishim gjithsejt katër persona dhe që të gjithë e

kaluam kufirin ilegalisht.

Në Zvicër ndejta 26 ditë. Atje shkuam në një kamp refugjatësh për katër ditë. Në këtë kamp u takova me një Kosovar

i cili ishte 23 vjeç. Të gjithë kosovarët kishin të drejtë të futeshin në kamp. Ai më tha se une mund të punoja duke

dërguar pako nga një vend në tjetrin. Kampi ishte në Bern. Unë mund të dilja nga kampi që të takohesha me ndonjë

shok. E dija që brenda pakos kishte heroinë. Ai djali kosovar më tha se vetëm këtë mund ta bëja në Zvicër.

Ne biseduam mbi atë se çfarë ishte më e mira zgjedhje në këtë rast dhe ai tha –“nuk mund ti thuash jo”. Ai më dha

një shumë prej 300 frangash duke më thënë se do të merremi vesh për pjesen tjetër. Nëse je i mirë ti do të marrësh

40 përqind kurse une 60 përqind të fitimit, ai gjithashtu më dha një celular por që ta mbaja sekret. Pas dy javësh ai

më dha një pako për ta dërguar në një qytet tjetër rreth 30 km larg. Shkova me tren.

Pakoja duhej dërguar në rrugën –Theatre Strausse afër klubit. Ne gjatë gjithë kohës flisnim në telefon, ai më tha të

shkoja në banjo dhe të hapja shkarkuesen e ujit. i morra paratë dhë mundohesha ta merrja në tel. Kur hapa derën

policia ishte në derë. Ata kishin kapur dhe djalin i cili do e merrte drogen nga ne. Më parë ai kosovari më kishte

thënë të isha i qetë dhe të mos flisja.

Në makinë polici më pyeti nqs e njihja djalin i cili do e merrte drogën nga ne. I thashë jo. Policia tha se ne merreshim

me drogë për një kohë të gjatë. Ata bënë ca foto dhe morrën vijat e gishtit. Ata më thanë mua se do e kaloja gjithë

jetën në burg. Pas njëfarë kohe ata më derguan në një shkollë riedukimi.

Pas 54 ditësh ishte gjykimi im ku unë kisha avokatin dhe përkthyesin tim. Nuk u dënova për shkak të moshës dhe

ata më dhanë 100 franga për rrugë që të kthehesha në Shqipëri. U ktheva në vendlindja dhe pasi dhashë disa

provime fillova të vijojë mësimet përsëri. Kjo hisatori tashmë për mua është e mbyllur dhe se unë nuk dua më ta

kujtoj.

Nje djale Rom 12 vjeç

Babai im punon në industrinë e ndërtimit dhe nëna ime për pak kohë “punoi” në Itali. Unë dal nga shtëpia në orën 9

të mëngjezit dhe kthehem në orën 14.00 të drekës për të luajtur.

Në shtëpi gatuan babai kurse unë e kam lënë shkollën qysh kur mbarova klasën e katërt sepse nuk kasha para për

libra. Si puna ime duhet të jenë afërsishtë edhe 100 fëmijë që punojnë në Berat.

Page 23: QENDRA PER MBROJTJEN E TE DREJTAVE TE VICIOZ... · Mendohet se gjatë kësaj krize 2400 njerëz u plagosën, u gjymtuan ose dhe humben jetën nga të cilët afro 150 ishin fëmije.1

23

Ne jemi shtatë fëmijë ne familje dhe unë fitoj 400-500 lek në ditë, 200 i mbaj për vet kurse të tjerat ia jap babait.

Njëherë pastronim oborret e hoteleve dhe paguheshim 500 lek. Ndonjëherë fëmijet e bardhë na rrafin ne dhe duan të

na i marrin lekët.

Të bardhët më kanë ftuar të shkoj të punoj në Itali por, unë do të shkojë atje me Rom të tjerë. Ne duam të shkojmë në

Itali sepse është një vend ku mund të fitosh mirë si lypsar. Më pëlqen të këndoj dhe në të ardhmen dua të bëhem

këngëtar.

Një fëmijë Rom 13 veç

Kam 4 vëllezër dhe dy motra, njëri nga vëllezërit e mi është lypës në rrugë. Më parë punoja me larjen e makinave

dhe ndonjëherë fitoja 1000 deri ne 4000 Lek në ditë. Gjithashtu lyeja muret e hoteleve. I merrja 200 lek për këtë. Më

pëlqen të këndojë dhe mendoj të bëhem këngëtar në të ardhmen.

Një fëmijë Rom 9 vjeç

I fitoj 100-300 lek në ditë si lypës. Jetoj në kushte shumë të vështira. Shtëpia ime është e ndërtuar nga metali dhe

plastika dhe dtshemeja është shumë e ftohtë sepse eshtë çimento. Nuk kemi banjo. E kam nje krevat por nuk është

shumë i mirë në të njejtën shtëpi jetojnë edhe mami, babi dhe dy motrat e mia. Një motër më ka vdekur. Kam

mbaruar vetëm klasen e parë dhe tani nuk shkoj në shkollë.

Babai dhe im punon shumë dhe që të dy pijnë duhan.Unë jam I sëmurë.

Një djalë 15 vjeç

E kam mbaruar vetëm klasën e katërt dhe tani nuk shkoj në shkollë. Shes cigare në rrugët e Shkodrës më parë.

Shtëpia ime është larg dhe më duhet të ec për në punë…

Fillojë të shes që në orën 7 të mëngjesit dhe punoj deri në 18.00 të darkës. Një djalë 24-28 vjeç më ka rahurr njëherë.

Ai mi merrte cigaret çdo ditë.

Unë jetoj në një shtëpi pa lavtriçe dhe frigorifer. Të dy prinërit i kam të papunë dhe kushëriri im më ndihmoi për

këtë punë. Më duhej të punoja sepse babai im për dhjetë vjet ishte i papunë dhe i vinte turp të shiste në rrugë. Unë i

njoh rreth 20 fëmijë që shesin nëpër rrugë cigare. Fitoj rreth 500 lek në ditë. E kam një vëlla i cili shkon në shkollë,

për të cilën gjë më vjen shumë mirë, por unë nuk do të kthehem më atje. Në të ardhmen dua të shkoj të punojë jashtë

vendit.

Një djalë 15 vjeç

Jam nga Shkodra dhe shes cigare për një kohë. Kam mbaruar tëtëvjeçaren.

E filloj punën në orën 8 30 të mëngjesit deri në orën 13.00 dhe fitoj 400-600 lek në ditë. Babai im është në Angli dhe

dërgon lek ndonjëherë. Nëna ime nuk punon.

Nga lekët që fitoj mbaj 200 për vete pak për vëllain dhe pjesën tjetër ia jap mamit. Jam duke kursyer ca lek për një

motoçikletë.

Nuk e di çfarë do bëj në të ardhmen. Nuk e di a do të jem gjallë apo jo dhe është shumë e vështirë të mendosh për të

ardhmen. Do të doja të shkoja në Itali. Në Shkodër ekziston trafiku i fëmijëve i organizuar. Edhe mua më kanë ftuar

të shkoj në Itali. Ishte një djale 20 vjeç.

Page 24: QENDRA PER MBROJTJEN E TE DREJTAVE TE VICIOZ... · Mendohet se gjatë kësaj krize 2400 njerëz u plagosën, u gjymtuan ose dhe humben jetën nga të cilët afro 150 ishin fëmije.1

24

Vajza jetime 20 vjeçe

Ne dhomën e saj ishte libri i Tolstoit “Lufta dhe Paqja”

Jemi 11 vajza nga mosha 16-17 vjeç. Unë jam nga Tirana, por para disa vitesh më sollën në Shkodër. Jam e papunë.

Çdo muaj marrim nga 2500 lek per nevojat tona dhe afër 10.000 për rroba. Hamë në mencë së bashku me 160 vajza

të tjera dhe kemi raporte të mira me to.

Vajza jetime 14 vjeçe

Ndonjëherë shkoj në shkollë e ndonjëherë jo. Disa nga shoqet e mia që kishin të dashur kanë shkuar në Itali dhe

Greqi.

Kemi shumë frikë nga njerëzit jashtë. Në Krishtlindje ishin katër djem që hynë me forcë këtu. Ne pimë bashkë......

Me personelin kemi raporte të mira. Kryetari i Bashkisë nuk ka bërë asgjë për mbrojtjen e të drejtave tona. Policia

vjen vetëm në ato raste kur problemet kanë të bëjnë ma vajzat që nuk janë jetime. Kemi harruar se sa herë na kanë

thyer derën. Ne mendojmë se idea më e mirë eshtë që të formohen familje kujdestare që do të kujdesen për ne.

Page 25: QENDRA PER MBROJTJEN E TE DREJTAVE TE VICIOZ... · Mendohet se gjatë kësaj krize 2400 njerëz u plagosën, u gjymtuan ose dhe humben jetën nga të cilët afro 150 ishin fëmije.1

25

Referenca

1.Të dhënat nga Ministria e Rendit Publik

2.Raporti nga UNDP i vitit 1998

3.Raporti nga UNDP 1998

4.Situata në familje,programet e punës publike nga Banka Botërore

5.Situata në familje,programet e punës publike nga Banka Botërore

6. Situata në familje,programet e punës publike nga Banka Botërore

7. Të dhëna nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës

8. UNICEF - Analiza e Situatës 1998

9. Trokitja e Analfabetizmit - Nje stiudim mbi arsyet e braktisjes së shkollës në Shqipëri (CRCA)

KONTAKTE

Qendra per Mbrojtjen e te Drejtave te Femijeve ne Shqiperi - CRCA

Adresa e zyres: Bulevardi Zhan D’Ark, Vila mbapa fushave te tenisit, Kati III, Tirane

Adresa Postare: Kutia Postare 1738, Tirane

Tel: 04 24 22 64

Celular: 069 21 50 102

E-mail: [email protected]