r e l a c i o n për projektligjin “për disa · pdf filer e l a c i o n...

26
R E L A C I O N PËR PROJEKTLIGJIN “PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.7703, DATË 11.5.1993, “PËR SIGURIMET SHOQËRORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR Ndryshimet ligjore që propozohen të bëhen në këtë projektligj reflektojnë ndryshime të rëndësishme të parametrave aktualë të sistemit të sigurimeve, të cilat diktohen nga një varg rrethanash e problematikash. Ndër to si më të rëndësishme konsiderojmë: 1. Legjislacioni i sigurimeve shoqërore, i miratuar në vitin 1993, së bashku me përvojën njëzetvjeçare të përftuar nga zbatimi i tij dhe reformat e rregullimet e bëra në harkun kohor 1994-2009, shtrojnë si domosdoshmëri ndërmarrjen e reformave në parametrat e këtij sistemi. Kjo nevojë për reformë bazohet mbi analizën e plotë të ecurisë së deritanishme të ketij sistemi, në detyrimet që ka përmbushur, në problematikat që evidentohen si edhe në prognozën afatgjatë të treguesve të tij. 2. Përkeqësimi dramatik i raportit kontribues-përfitues, i njohur gjërësisht si raporti mbështetës apo i varësisë. Ky raport, nga 4 kontribues për 1 përfitues, që ishte para vitit 1990, zbriti në kufirin kritik 0,8 kontribues për 1 përfitues në, vitin 1997 dhe, aktualisht, është rreth 1.1 kontribues për 1 përfitues. Në këto kushte, sistemi aktual i pensioneve ka krijuar një deficit mjaft të lartë, që ka arritur në rreth 1.7% të PBB-së dhe karakterizohet nga prirje të qarta përkeqësimi. Vëllimi i të ardhurave për sistemin e sigurimeve shoqërore ka arritur në rreth 3,8% të PBB-së dhe vlerësohet si një tregues i ulet krahasuar me normën e kontributeve, ndërkohë që shpenzimet për degën e pensioneve kanë arritur në rreth 5,5% të PBB-së. 3. Elementët që dekurajojnë pjesëmarrjen në skemën e sigurimeve shoqërore dhe, ç’është më e rëndësishmja, pjesëmarrja ende e ulët në skemë e të punësuarve, të vetëpunësuarve në sektorin privat dhe sidomos e të vetëpunësuarve në bujqësi. 4. Situata demografike, nën ndikimin edhe të emigracionit të moshave të reja, vërteton edhe në Shqipëri tendencat e plakjes së popullsisë. Në vitin 2014 pjesa e popullsisë së moshës së tretë përbën rreth 15.9% të popullsise rezidente nga 1

Upload: lamhanh

Post on 05-Feb-2018

230 views

Category:

Documents


3 download

TRANSCRIPT

Page 1: R E L A C I O N PËR PROJEKTLIGJIN “PËR DISA · PDF filer e l a c i o n pËr projektligjin “pËr disa ndryshime dhe shtesa nË ligjin nr.7703, datË 11.5.1993, “pËr sigurimet

R E L A C I O N

PËR

PROJEKTLIGJIN “PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.7703, DATË 11.5.1993, “PËR SIGURIMET

SHOQËRORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR

Ndryshimet ligjore që propozohen të bëhen në këtë projektligj reflektojnë ndryshime të rëndësishme të parametrave aktualë të sistemit të sigurimeve, të cilat diktohen nga një varg rrethanash e problematikash. Ndër to si më të rëndësishme konsiderojmë: 1. Legjislacioni i sigurimeve shoqërore, i miratuar në vitin 1993, së bashku me përvojën njëzetvjeçare të përftuar nga zbatimi i tij dhe reformat e rregullimet e bëra në harkun kohor 1994-2009, shtrojnë si domosdoshmëri ndërmarrjen e reformave në parametrat e këtij sistemi. Kjo nevojë për reformë bazohet mbi analizën e plotë të ecurisë së deritanishme të ketij sistemi, në detyrimet që ka përmbushur, në problematikat që evidentohen si edhe në prognozën afatgjatë të treguesve të tij. 2. Përkeqësimi dramatik i raportit kontribues-përfitues, i njohur gjërësisht si raporti mbështetës apo i varësisë. Ky raport, nga 4 kontribues për 1 përfitues, që ishte para vitit 1990, zbriti në kufirin kritik 0,8 kontribues për 1 përfitues në, vitin 1997 dhe, aktualisht, është rreth 1.1 kontribues për 1 përfitues. Në këto kushte, sistemi aktual i pensioneve ka krijuar një deficit mjaft të lartë, që ka arritur në rreth 1.7% të PBB-së dhe karakterizohet nga prirje të qarta përkeqësimi. Vëllimi i të ardhurave për sistemin e sigurimeve shoqërore ka arritur në rreth 3,8% të PBB-së dhe vlerësohet si një tregues i ulet krahasuar me normën e kontributeve, ndërkohë që shpenzimet për degën e pensioneve kanë arritur në rreth 5,5% të PBB-së. 3. Elementët që dekurajojnë pjesëmarrjen në skemën e sigurimeve shoqërore dhe, ç’është më e rëndësishmja, pjesëmarrja ende e ulët në skemë e të punësuarve, të vetëpunësuarve në sektorin privat dhe sidomos e të vetëpunësuarve në bujqësi. 4. Situata demografike, nën ndikimin edhe të emigracionit të moshave të reja, vërteton edhe në Shqipëri tendencat e plakjes së popullsisë. Në vitin 2014 pjesa e popullsisë së moshës së tretë përbën rreth 15.9% të popullsise rezidente nga

1

Page 2: R E L A C I O N PËR PROJEKTLIGJIN “PËR DISA · PDF filer e l a c i o n pËr projektligjin “pËr disa ndryshime dhe shtesa nË ligjin nr.7703, datË 11.5.1993, “pËr sigurimet

9,4% që ishte 15 vite më parë. Ndërkaq, krahasuar me vendet e tjera, në Shqipëri mosha e pensionit për gratë është relativisht e ulët. 5. Vendosja e kufijve minimalë dhe maksimalë për madhësinë e pensionit dhe ndryshimet e tyre kohë pas kohe, së bashku me indeksimin e pabazuar që është vërtetuar gjatë rritjes së pensioneve apo vendosjes së skemave të kompensimeve, si elementë regulluese të tranzicionit, kanë ndikuar në dobësimin e theksuar të lidhjes ndërmjet masës së kontributeve të derdhura dhe masës së përfitimeve që sigurohen përmes pensioneve. Kjo ka çuar në minimizimin e diferencave mes pensioneve mesatare dhe pensioneve minimale, si edhe ka ndikuar negativisht në caktimin e masës së pensionit për individët që kanë kontribuar në mënyrë të ndryshme në skemën e sigurimeve. 6. Pavarësisht përpjekjeve që janë bërë, sidomos në vitin 2000 e në vazhdim, për rritjen e pensioneve si dhe për ngushtimin e diferencave të tyre, lidhur me legjislacionin para dhe pas vitit 1993, shkalla e zëvendësimit të pensionit, ose raporti i pensionit ndaj pagës, mbetet ende e ulët, 33.4%, dhe me prirje të qarta drejt përkeqësimit. 7. Sistemi i përgjithshëm i sigurimeve shoqerore, për shkak të zbatimit të skemave të kompensimeve dhe të disa skemave suplementare, të financuara në masën 80%, ose krejtësisht nga buxheti i shtetit, ka rritur ndjeshëm kërkesën për financime buxhetore, të cilat arrijnë në 46.2% të shpenzimeve të sistemit, ose rreth 3.2% të PBB-së, dhe me prirje të qarta drejt shtimit të tyre. Në mënyrë analitike, zhvillimet, gjendja, ecuria dhe parashikimet e treguesve të sistemit të përgjithshëm të sigurimeve shoqërore në të ardhmen, bazuar në parametrat aktualë paraqiten në vijim: Sistemi aktual i pensioneve Ligji nr.7703, datë 11.5.1993, “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, krijoi një sistem të detyrueshëm, publik dhe me mbulim universal të sigurimeve shoqërore dhe një kolonë suplementare vullnetare, e cila momentalisht nuk paraqitet e zhvilluar, me gjithë masat që janë marrë dhe kuadrin ligjor tashmë të plotësuar. Sistemi i detyrueshëm përbëhet nga:

i. Skemë sigurimesh shoqërore e detyrueshme, që administrohet nga Insituti i Sigurimeve Shoqërore dhe mbulon të punësuarit në shtet dhe në

2

Page 3: R E L A C I O N PËR PROJEKTLIGJIN “PËR DISA · PDF filer e l a c i o n pËr projektligjin “pËr disa ndryshime dhe shtesa nË ligjin nr.7703, datË 11.5.1993, “pËr sigurimet

sektorin privat dhe të vetëpunësuarit në zonat urbane dhe rurale, me kusht që ata të kenë kontribuar për një kohë të përcaktuar në skemë.

ii. Skemë sigurimi shoqëror vullnetar që përfshin ata që nuk janë më të siguruar, që kanë qenë dhe duan të vazhdojnë të jenë, si edhe ata që nuk janë të mbuluar nga ligji, përfshi edhe studentët e universitetit.

iii. Skemë sigurimi shoqëror suplementar, për funksionet e larta kushtetuese, shërbimin civil dhe ushtarakët e punësuar në ushtri, në polici dhe në shërbimin informativ. Pensionet suplementare financohen drejtëpërdrejt nga buxheti i shtetit.

iv. Pensione shtetërore të posaçme, për ata që kanë marrë pjesë në luftë, që kanë tituj në fushën e kulturës, arteve, ekonomisë dhe politikës si edhe të përndjekurit nga regjimi totalitar. Pensionet e veçanta financohen gjithashtu drejtëpërdrejt nga buxheti i shtetit.

Ligji i sigurimeve shoqërore u jep mbrojtje të punësuarve edhe në rastin e sëmundjeve, papunësisë, aksidenteve në punë dhe barrëlindjes. Aktualisht për sigurimet shoqërore norma e kontributit është 24.5%, dhe nga kjo 21.6% paguhen për degën e pensioneve. Skema publike e pensioneve ofron tre lloje pensionesh: pensionin e pleqërisë, të invaliditetit dhe atë familjar. Pensioni i pleqërisë. Për të fituar të drejtën e një pensioni të plotë pleqërie, individi duhet të kontribuojë për një periudhë sigurimi të përcaktuar prej 35 vjetësh dhe mund të marrë pension kur mbush moshën 65 vjeç, për burra, dhe 60 vjeç, për gra. Nga ky rregull bëjnë përjashtim vetëm punonjësit e nëntokës, të cilët dalin në pension në moshën 60 vjeç, si dhe nënat me shumë fëmijë, të cilat dalin në pension në moshën 50 vjeç. Personat që kanë mbushur moshën e daljes në pension dhe kanë derdhur kontribute për 35 vjet, pavarësisht nga zbatimi i formulës së llogaritjes për masën e pensionit, marrin një shumë mujore, e cila nuk mund të jetë më e vogël se pensioni minimal, që përcaktohet çdo vit nga Këshilli i Ministrave. Nga ana tjetër, edhe në rastet kur shuma mujore e pensionit, e llogaritur sipas formulës, rezulton e lartë, ajo nuk mund të jetë më e madhe se pensioni maksimal që ligjërisht është sa dyfishi i pensionit minimal. Veç kësaj, pensioni i llogaritur sipas kësaj formule nuk mund të jetë më i lartë se sa paga mesatare neto, e realizuar për tre vjet radhazi në dhjetë vitet e fundit të punës, shumëzuar me 75%. Për rastet kur punonjësi ka kontribuar në skemë përtej moshës së daljes në pension, ai përfiton një shtesë mbi pension prej 0.34% të pensionit shumëzuar

3

Page 4: R E L A C I O N PËR PROJEKTLIGJIN “PËR DISA · PDF filer e l a c i o n pËr projektligjin “pËr disa ndryshime dhe shtesa nË ligjin nr.7703, datË 11.5.1993, “pËr sigurimet

me numrin e muajve që ka punuar mbi moshë. Nga ana tjetër, personat e siguruar, që nuk e plotësojnë periudhën e përcaktuar me ligj, prej 35 vitesh punë, në rast se kanë kontribuar në skemë për më shumë se 15 vjet, përfitojnë pension të pjesshëm pleqërie në momentin e plotësimit të moshës së pensionit dhe të ndërprerjes së aktivitetit ekonomik. Madhësia e pensionit të pjesshëm llogaritet duke u mbështetur në formulat e llogaritjes së pensionit të plotë, por duke e korrektuar atë me një koeficient, që përcaktohet si raport i numrit të viteve që personi ka kontribuar në skemë dhe numrit 35 (që janë vitet e sigurimit për të fituar pension të plotë). Pensioni i invaliditetit. Personat e siguruar, që nuk mund të vazhdojnë periudhën e sigurimit për shkaqe shëndetësore, të cilat nuk kanë lidhje me punësimin, apo për shkak të dëmtimeve profesionale, të shkaktuara në punë, fitojnë të drejtën e një pensioni invaliditeti. Periudha minimale e nevojshme e sigurimit për të përfituar një pension invaliditeti është sa mosha e invalidit minus 20, dhe rezultati pjesëtohet me 2. Ndërsa në rastet kur dëmtimi i shëndetit është shkaktuar si pasojë e një aksidenti në punë apo sëmundje profesionale, e drejta për përfitim lind pavarësisht nga periudha e sigurimit. Pensioni mujor i invaliditetit llogaritet me të njëjtat rregulla si pensioni i pleqërisë, dhe mund të jetë i plotë ose i pjesshëm, në varësi të gjendjes shëndetësore, ose i reduktuar, për shkak të mosplotësimit të periudhës minimale të domosdoshme të sigurimit. Pensioni familjar. Kur një person, që ishte në pension, apo pritej të fitonte të drejtën e pensionit të pleqërisë, apo të invalidit, vdes, atëherë personave që janë në ngarkim të tij u lind e drejta për pension familjar. Llogaritja e masës së pensionit është e njëjtë si në rastin e pensionit të pleqërisë, por mund të jetë i plotë ose i pjesshëm, në varësi të anëtarëve pjesëmarrës në këtë pension, të cilët mund të jenë: fëmijët, bashkëshortja ose bashkëshorti dhe prindi. Formula e llogaritjes së masës së pensionit mujor Shuma mujore e pensionit varet nga periudha kontributive dhe madhësia e kontributeve të paguara. Madhësia e kontributeve mujore varet nga paga bruto dhe nga norma e përcaktuar e kontributit. Kontributet paguhen nga punëdhënësi dhe i punësuari, ndërsa për të vetëpunësuarit e gjithë ngarkesa kontributive përballohet nga vetë ata. Për të vetëpunësuarit në zonat rurale kontributet llogariten sipas një procedure të caktuar me vendim të Këshillit të Ministrave, i cili përcakton tarifën vjetore të kësaj kategorie të punësuarish. Ndërkohë, buxheti i shtetit plotëson pjesën e kontributeve duke mbuluar diferencën mes asaj që individi paguan vetë dhe kontributit minimal të përcaktuar në ligj. Niveli

4

Page 5: R E L A C I O N PËR PROJEKTLIGJIN “PËR DISA · PDF filer e l a c i o n pËr projektligjin “pËr disa ndryshime dhe shtesa nË ligjin nr.7703, datË 11.5.1993, “pËr sigurimet

aktual i kontributeve që paguhet nga vetë individi është afërsisht 45% me 65% i minimumit që derdh një individ i vetëpunësuar në zonat urbane. Pensioni mujor i pleqërisë llogaritet sipas formulës ligjore Pp = Mpb + Sh, ku:

- Pp = Pensioni i plotë mujor i pleqërisë; - Mpb = Masa e pensionit bazë, që u jepet të gjithë personave të siguruar.

Ky komponent korrektohet çdo vit me indeksin e çmimeve të disa mallrave të përzgjedhura dhe përcaktohet çdo vit me VKM. Aktualisht, masa e tij është 12,024 lekë në muaj, në skemën urbane, dhe 8,233 lekë në muaj, në skemën rurale;

- Sh = Shtesa mbi pensionin bazë. Ky komponent është individual, varet nga madhësia dhe zgjatja e periudhës kontributive dhe është 1%, për çdo vit sigurimi, shumëzuar me bazën mesatare të vlerësuar. Në skemën rurale, shtesa mbi pensionin bazë llogaritet si 1%, për çdo vit të siguruar pas vitit 1994, shumëzuar me bazën mesatare të vlerësuar. Këshilli i Ministrave miraton çdo vit koeficientin e indeksimit të bazës së vlerësuar.

Aktualisht, baza mesatare e vlerësuar llogaritet si mesatare e pagave që ka marrë i punësuari gjatë gjithë viteve të punës dhe mbi të cilat janë paguar kontribute. Duke qenë se përpara vitit 1994 nuk ka të dhëna për pagat individuale, për efekt të llogaritjes së bazës mesatare të vlerësuar llogaritjet bëhen në bazë të pagave referuese të përcaktuara nga Këshillit të Ministrave. Siç shihet, sistemi shqiptar i pensioneve zbaton një formulë tipike të përfitimeve të përcaktuara. Ndonëse në parim mënyra e llogaritjes së përfitimit të pensionit të pleqërisë merr parasysh numrin e viteve të sigurimit dhe madhësinë e kontributeve të paguara dhe, rrjedhimisht u jep pension më të madh atyre që kanë kontribuar më shumë, kufiri maksimal i pensionit e dobëson vartësinë e përfitimeve nga madhësia e kontributeve. Në nivelin minimal arrihet një shkallë zëvendësimi prej 75% pension/pagë neto, ky raport në rastet e pagesës së kontributeve maksimale, për shkak të kufizimit nga tavani i pensionit maksimal, tenton gjithmonë drejt uljes dhe, teorikisht, për pagën maksimale mbetet në kufirin 35%. Mbi kontributet dhe përfitimet në skemën rurale Sistemi i sigurimeve shoqërore, i vendosur në vitin 1993, trashëgoi nga e kaluara dy skema të veçanta pensionesh, njëra për individët e punësuar në ndërmarrjet shtetërore dhe tjetra për punonjësit e ish-kooperativave bujqësore.

5

Page 6: R E L A C I O N PËR PROJEKTLIGJIN “PËR DISA · PDF filer e l a c i o n pËr projektligjin “pËr disa ndryshime dhe shtesa nË ligjin nr.7703, datË 11.5.1993, “pËr sigurimet

Kushti kualifikues për pensionin e pleqërisë ishte 20 vjet anëtarësi në kooperativë. Aktualisht, ISSH zbaton nenin 96, të ligjit nr.7703, dhe jep pensione të reja fshati, në rastet kur periudha e sigurimit është e lidhur vetem me punën në ish-kooperativat bujqësore, dhe pensione të përbëra nga dy pjesë, kur periudhës së sigurimit në kooperativat bujqësore i janë shtuar edhe kontribute të derdhura si person i vetëpunësuar në bujqësi. Politikat e ndjekura deri tani i kanë mbajtur kontributet shumë të ulëta ndërkohë që masa e pensionit është rritur shumë më tepër sesa masa e pensionit të qytetit. Mesatarisht, shuma e kontributeve të fermerëve është afërsisht sa 53% e kontributeve që derdhin të vetpunësuarit në zonat urbane. Aktualisht, kontributet e drejtpërdrejta, që paguhen nga të vetëpunësuarit në bujqësi, mbulojnë vetëm 18.7 % të shpenzimeve për pensionet rurale. Veç kësaj, pavarësisht subvencioneve të kontributeve nga buxheti i shtetit, këto subvencione, bashkë me kontributet e drejtpërdrejta arrijnë të mbulojnë vetëm rreth 66% të shpenzimeve. Nga ana tjetër, në ligjin aktual është përcaktuar se një fermer merr pension qyteti kur, veç punës në ish-kooperativat bujqësore, ka më shumë se 17,5 vite të siguruara si i vetëpunësauar në bujqësi. Kjo ka sjellë që shumë fermerë, pasi plotësojnë këto kushte, nuk kontribuojnë më në skemë. Pavarësisht këtyre kushteve shumë favorizuese për banorët e zonave rurale, pjesëmarrja e tyre në skemën e pensioneve mbetet shumë e kufizuar. Ecuria e treguesve kryesorë ndër vite dhe problemet e konstatuara Numri mesatar vjetor i kontribuesve në vitet e para të zbatimit të skemës ka rënë në mënyrë drastike, duke shënuar kulmin në vitin 1997. Pas këtij viti vërehet një rritje graduale e numrit të kontribuesve, duke arritur maksimumin në vitin 2011, me 692 mijë; ndërsa aktualisht numri i kontribuesve të drejtpërdrejtë është rreth 643 mijë. Gjithsesi, krahasuar me numrin total të përfituesve, raporti kontribues-përfitues rezulton të jetë në nivele mjaft kritike.

6

Page 7: R E L A C I O N PËR PROJEKTLIGJIN “PËR DISA · PDF filer e l a c i o n pËr projektligjin “pËr disa ndryshime dhe shtesa nË ligjin nr.7703, datË 11.5.1993, “pËr sigurimet

Fig 1. – Numri i kontribuesve për vite të përzgjedhura

Treguesi i numrit të përfituesve, pas një rritjeje drastike në tre vitet e para të tranzicionit, fillon e normalizohet në vitet e mëvonshme, me rritje graduale deri në vitin 2002. Pas vitit 2002, si rezultat i reformës për rritjen e moshës së pensionit, kemi një rënie të ritmit të shtimit të pensioneve të reja. Fig 2. – Numri i përfituesve për vite të përzgjedhura

Norma e varësisë, që shpreh raportin e përfituesve ndaj kontribuesve të skemës së sigurimeve shoqërore, është përkeqësuar nga vit në vit, duke arritur në 1.1 kontribues për 1 përfitues në vitin 2013. Megjithëkëtë, mbi madhësinë e koeficientit të varësisë vazhdojnë të ndikojnë negativisht disa faktorë: numri ende i ulët i të punësuarve, përqindja shumë e lartë e të papunëve ndaj forcave të punës, shkalla, akoma e lartë, e punësimit në të zezë, përfshirja në skemë e disa kategorive specifike pensionesh, siç janë ato të parakohëshme, të cilat vazhdojnë të mbarten në skemën e detyrueshme, si edhe rritja e numrit të

7

Page 8: R E L A C I O N PËR PROJEKTLIGJIN “PËR DISA · PDF filer e l a c i o n pËr projektligjin “pËr disa ndryshime dhe shtesa nË ligjin nr.7703, datË 11.5.1993, “pËr sigurimet

pensionistëve, si rezultat i përfundimit të reformës së rritjes së moshës dhe rritjes së madhe natyrore të popullsisë së lindur pas Luftës së Dytë Botërore, të cilët tani kapin moshën e daljes në pension. Vlen të theksohet se në numrin e kontribuesve, për të llogaritur këtë koeficient, përfshihen edhe të vetëpunësuarit në bujqësi, që paguajnë një shumë fikse, si dhe kategori, të cilave, me ligje të veçanta, kontributet u paguhen nga buxheti i shtetit si pensionet e parakohëshme të ish-ushtarakëve, vitet e shërbimit të detyrueshëm ushtarak, vitet e shkollës së lartë për gratë, trajtimeve të veçanta etj. Shkalla e mbulimit, që shpreh raportin e numrit të kontribuesve ndaj forcave të punës, ka rënë gradualisht nga 33.76%, në 32.41%, në periudhën 1994-1999. Më pas ky tregues vjen në rritje, duke arritur në 58.4%, në vitin 2012. Por, nëse krahasojmë numrin e të siguruarve me popullsinë në moshë pune situata bëhet akoma më alarmante. Grafiku i mëposhtëm tregon se vetëm 1/3 e popullsisë në moshë pune është e mbuluar nga sistemi i sigurimeve shoqërore, çka do të thotë se aftërsisht 2/3 e shqiptarve, që sot janë në moshë pune, rrezikojnë të mbeten pa pension në të ardhmen. Fig. 3 - Numri i kontribuesve krahasuar me popullsinë në moshë pune 2005-2013

Treguesi i të ardhurave nga kontributet në skemë paraqitet me rritje të theksuara nga viti në vit. Eshtë për t’u shënuar se në ritmet e shtimit të të ardhurave, një rol të rëndësishëm kanë luajtur edhe reformat parametrike të vitit 2002, si pasojë e rritjes së tavanit të pagës, nga trefishi i pagës minimale, në pesëfishin e saj. Por, nga ana tjetër, kjo masë ka sjellë, si pasojë, një disbalancim të përfitimeve, duke qenë se pensioni maskimal vazhdon të mbetet sa dyfishi i pensionit minimal, dhe ka ndikuar mjaft negativisht në lidhjen reale midis kontributeve të paguara dhe përfitimeve.

8

Page 9: R E L A C I O N PËR PROJEKTLIGJIN “PËR DISA · PDF filer e l a c i o n pËr projektligjin “pËr disa ndryshime dhe shtesa nË ligjin nr.7703, datË 11.5.1993, “pËr sigurimet

Fig. 4 - Të ardhurat dhe shpenzimet e sistemit të pensioneve për vite të përzgjedhura (në milionë lekë)

Treguesi i shpenzimeve të skemës së sigurimeve shoqërore ka shënuar të njejtin trend sikurse numri i pensioneve, pra me rritje graduale e normale në vite. Shpenzimet, në vitin 2006, ishin 50.2 miliardë lekë, me një rritje prej 4,7 herë ndaj vitit 1994. Rritje e shpejtë e shpenzimeve evidentohet gjatë periudhës 2006-2011, kryesisht si pasojë e rritjes së masës së pensioneve, pasi numri i përfituesve ka pësuar një rritje mjaft normale. Krahasuar me vitin 2005, në vitin 2013, shpenzimet për përfitime janë rritur me mbi 95%, dhe, në këtë kontekst, rritjen më të ndjeshme e kanë përfitimet nga pensionet e fshatit, me rreth 134%, ndërkohë që numri i përfituesve është ulur. Fig. 5 – Rritja e masës së pensionit në zonat urbane dhe rurale (në %)

9

Page 10: R E L A C I O N PËR PROJEKTLIGJIN “PËR DISA · PDF filer e l a c i o n pËr projektligjin “pËr disa ndryshime dhe shtesa nË ligjin nr.7703, datË 11.5.1993, “pËr sigurimet

Siç shihet, gjatë dhjetë viteve të fundit, masa e pensionit është rritur shumë më tepër se norma e inflacionit dhe, në zonat rurale, është rritur me ritme më të larta se në zonat urbane. Kjo rritje e shpenzimeve u shoqërua me një ulje të normës së kontributit, çka, rrjedhimisht, e thelloi akoma edhe më shumë deficitin e skemës. Nga viti 2005 deri në vitin 2013 deficiti është rritur, në mënyrë dramatike, me 160%. Skema e pensionit në Shqipëri nuk është e balancuar financiarisht. Kjo paqëndrueshmëri financiare është rezultat i rritjes së shpejtë të masës së pensioneve. Shkaqe të tjera janë numri i ulët i kontribuesve, mosdeklarimi i pagës reale, numri relativisht i lartë i pensionistëve, krahasuar me moshën e re të popullsisë, mosha e ulët e pensionistëve, si rezultat i daljes së parakohshme në pension, në fillim të viteve 90, dhe mosha e ulët e daljes në pension, për disa kategori të veçanta, ndryshimet demografike, niveli i papunësisë dhe niveli i lartë i emigracionit i forcave të punës. Në vitin 2013, deficiti mes të ardhurave nga kontributet dhe shpenzimeve për përfitime ka qenë rreth 26.8 milionë lekë. Deficiti është shumë më i madh, rreth 42.5 milionë lekë, nëse marrim në konsideratë shpenzimet totale të skemës ku, përveç shpenzimeve për përfitime, përfshihen edhe shpenzimet për skemat suplementare, programet e veçanta qeveritare si edhe shpenzimet administrative. Ky deficit e ka vënë në rrezik qëndrueshmërinë financiare të sistemit të pensioneve. Rritja shumë e lartë e masës së pensionit, e përqëndruar kryesisht në rritjen e pensionit minimal, si dhe ekzistenca e pensionit maksimal, kanë bërë që masa e pensionit minimal të jetë thuajse e barabartë me masën e pensionit mesatar. Megjithëse sistemi është i projektuar dhe funksionon mbi bazën e solidaritetit midis brezave, niveli i rishpërndarjes së të ardhurave është shumë i lartë dhe kategori të caktuara përfitojnë ndjeshëm më shumë se kontributet e paguara. Ky fenomen ilustrohet më së miri nga të vetëpunësuarit në bujqësi, ku pjesa më e madhe e kontributit paguhet nga buxheti i shtetit si dhe e pensioneve të parakohshme për vjetërsi shërbimi, të cilët kontribojnë për 15 vjet dhe përfitojnë një pension për më shumë se 35 vjet.

10

Page 11: R E L A C I O N PËR PROJEKTLIGJIN “PËR DISA · PDF filer e l a c i o n pËr projektligjin “pËr disa ndryshime dhe shtesa nË ligjin nr.7703, datË 11.5.1993, “pËr sigurimet

Fig.6 – Masa e pensionit në zonat urbane (në lekë) Fig.7 – Masa e pensionit në zonat rurale (në lekë)

Kufizimi i pensionit maksimal me dyfishin e pensionit minimal bën që të humbasë sasia e kontributeve të paguara dhe tendenca për ta shndërruar pensionin në të sheshtë. Kjo lidhje është e dobët edhe përsa i përket periudhës së sigurimit. Nuk ka nxitje për të rritur periudhën e sigurimit përtej 35 viteve, pasi dy kufizimet e masës së pensionit zhvlerësojnë llogaritjen e pensionit sipas formulës, dhe ka mungesë stimuli për të deklaruar pagat e vërteta për të punësuarit me pagë të lartë. Shkalla e zëvendësimit, që shpreh raportin midis madhësisë së pensionit mesatar me pagën mesatare, rezulton me prirje përkeqësimi, sidomos në skemë urbane. Në qytet, nga 60,2% që ka qenë në vitin 1994, arriti në 46.3% në vitin 2012. Ndërsa, në fshat kemi një trend tjetër. Deri në vitin 2000 kemi rënie deri në 15.78%, nga 27.34%, që ishte në vitin 1994. Më pas kemi rritje të këtij

11

Page 12: R E L A C I O N PËR PROJEKTLIGJIN “PËR DISA · PDF filer e l a c i o n pËr projektligjin “pËr disa ndryshime dhe shtesa nË ligjin nr.7703, datË 11.5.1993, “pËr sigurimet

raporti dhe, në vitin 2012, arrin në 41.6%. Në këtë dukuri ka ndikuar ritmi më i lartë i rritjes së pensionit mesatar në fshat, ndaj pagës minimale kontributive. Projeksionet afatgjata të skemës aktuale vërtetojnë se treguesit kryesorë të kësaj skeme do të vazhdojnë të përkeqësohen. Kështu, shkalla e mbulimit të të punësuarve, e cila përfaqësohet nga raporti kontribues mbi të punësuarit, mbetet thuajse konstante gjatë gjithë periudhës së parashikimit. Ajo nis me 55.7%, në vitin 2012, dhe mbetet mes 54% dhe 56% deri në vitin 2080. Fig. 8 - Proj. i shkallës së mbulimit të të punësuarve fig. 9 - Proj. i normës së varësisë së sistemit

Norma e varësisë së sistemit (NVS), që shpreh raportin mes kontribuesve dhe përfituesve, do të rritet nga rreth 86 pensionistë për 100 kontribues, në vitin bazë, në rreth 120 pensionistë për 100 kontribues, në vitin 2032, e më pas do të mbetet mbi këtë nivel deri në fund të periudhës së parashikimit, duke shënuar një rënie të lehtë në vitin 2080, ku ky raport do të jetë 118 pensionistë për 100 kontribues. Kjo vjen si rezultat i rritjes me një ritëm më të shpejtë i numrit të pensionistëve ndaj atij të kontribuesve. Shkalla e zëvendësimit, që shpreh raportin mes pagës mbi të cilën janë derdhur kontributet dhe masës së pensionit, ulet në mënyrë drastike nga 36%, në vitin 2012, në 20%, në vitin 2046, duke përfunduar në vetëm 6.2%, në vitin 2080. Fig. 10 – Projeksion i shkallës së zëvendësimit

12

Page 13: R E L A C I O N PËR PROJEKTLIGJIN “PËR DISA · PDF filer e l a c i o n pËr projektligjin “pËr disa ndryshime dhe shtesa nË ligjin nr.7703, datË 11.5.1993, “pËr sigurimet

Kjo rënie, që shkaktohet nga indeksimi i pensionit bazë vetëm sipas inflacionit, dhe kufizimit të pensionit maksimal në dyfishin e pensionit minimal, i cili indeksohet, gjithashtu, sipas inflacionit, tregon se edhe pensioni maksimal është i lidhur me inflacionin. Si rrjedhim, lidhja mes kontributeve dhe përfitimeve, ndonëse shumë e dobët aktualisht, do të vazhdojë të dobësohet edhe më shumë. Për shkak të rritjes së numrit të pensionistëve dhe rënies së numrit të popullsisë në moshë pune, treguesit financiare të skemës së pensioneve do të vazhdojnë të përkeqësohen deri në vitin 2030. Në këtë vit, deficiti i skemës nis e reduktohet, duke arritur aftër zeros në fund të periudhës së parashikimit pasi numri i përfituesve ulet dhe masa e përfitimit kufizohet, gjithnjë e më shumë, nga pensioni tavan. Fig. 11 - Proj. i të ardhurave dhe shpenzimeve Fig. 12 - Proj. i balancës së skemës (% e PBB)

Në terma afat-shkurtëra, ndonëse rriten gradualisht, ritmi i rritjes së shpenzimeve është shumë më i lartë se ritmi i rritjes së të ardhurave, duke e bërë skemën edhe më të paqëndrueshme nga ana financiare. Si rrjedhim, deficiti aktual i skemës së pensioneve do të vazhdojë të thellohet, duke arritur pikën kulmore në vitin 2029, me 2.3% të PPB-së. Më pas, deficiti nis e reduktohet gradualisht, duke arritur vlerën e vitit bazë në vitin 2035.

13

Page 14: R E L A C I O N PËR PROJEKTLIGJIN “PËR DISA · PDF filer e l a c i o n pËr projektligjin “pËr disa ndryshime dhe shtesa nË ligjin nr.7703, datË 11.5.1993, “pËr sigurimet

Shqyrtimi i treguesve sintetikë në perspektivën afatgjatë dëshmon se skema ekzistuese e sigurimeve shoqërore, në rethanat e plakjes së popullsisë me ritme të shpejta, do të shoqërohet me rritje të numrit të përfituesve dhe ulje të popullsisë aktive. Në këto kushte, popullsia aktive nuk mund të sigurojë qëndrueshmërinë financiare të skemës, nuk mund të sigurojë shkallën e kërkuar të zëvendësimit pagë/pension, nuk garanton një raport të drejtë të kthimit kontribut/përfitim, si edhe nuk krijon stimuj për të rritur kontributet. Skema e fshatit, me gjithë subvecionimin e fuqishëm të kontributeve, vazhdon të këtë pjesëmarrje mjaft të ulët dhe është kthyer në skemë asistenciale. Zgjidhja e problemeve të konstatuara, fuqizimi i qëndrueshmërisë financiare afatgjatë të skemës dhe rrethana të tjera, e bëjnë të domosdoshme ndërmarrjen e studimeve tërësore nga ekspertë vendas dhe të Bankës Botërore. Objekt i këtyre studimeve ka qenë ecuria dhe prognoza e skemës së sigurimeve shoqërore në Shqipëri, për një hark kohor mbi 60-vjeçar, dhe disa nga drejtimet kryesore të përsosjes së saj. Ndryshimet parametrike të propozuara Këto ndryshime parashikojnë forcimin e parimit kontributiv të sistemit aktual dhe reduktimin e shkallës së lartë të rishpërndarjes, që e karakterizon atë, duke u dhënë individëve më shumë shtysa për të qenë pjesë e sistemit të sigurimeve shoqërore si edhe për të kontribuar më shumë, duke deklaruar pagën reale. Nga ana tjetër, këto ndryshime parashikojnë edhe një pension social për të gjitha ata të moshuar të së ardhmes që nuk plotësojnë kushtet për përfitimin e një pensioni. Veç kësaj, parashikohet të hiqet kufizimi i pensionit maksimal, deri në dyfishin e pensionit minimal, si edhe të hiqet llogaritja me 75% e pagës neto. Këto ndryshime synojnë, gjithashtu, të zhdukin diferencën mes pensioneve rurale e urbane. Ndryshimet e parashikuara më sipër do të realizohen nëpërmjet:

• Ndryshimit të formulës së llogaritjes së pensionit në: P= PS + Sh, ku:

- P është masa e pensionit mujor; - PS është pensioni social, masa e të cilit është jo më e lartë se masa e

pensionit të pjesshëm, që arrihet nga skema kontributive; - Sh është shtesa, vlera e së cilës është 1% e vlerës së bazës së

vlerësueshme për çdo vit, e cila përfaqëson raportin e kontributeve mesatare në vitin actual, me kontributet mesatare të viteve të mëparshme.

• Saktësimit të rregullave dhe procedurave të indeksimit të masës së pensioneve. • Heqjes së kufizimeve tavan të pensionit.

14

Page 15: R E L A C I O N PËR PROJEKTLIGJIN “PËR DISA · PDF filer e l a c i o n pËr projektligjin “pËr disa ndryshime dhe shtesa nË ligjin nr.7703, datË 11.5.1993, “pËr sigurimet

• Njëhësimit të pagës minimale kontributive me pagën minimale në shkallë vendi dhe përcaktimit të rregullave strikte për indeksmin e pagave kontributive.

• Rritjes graduale të moshës së daljes në pension për grate, me dy muaj në vit, për të arritur në 63 vjeç, në vitin 2032. Që nga viti 2032, mosha e daljes në pension për burrat do të rritet me një muaj në vit dhe për gratë me dy muaj në vit, duke arritur në 67 vjeç, për të dy sekset, në vitin 2056.

• Përmirësimit të mënyrës së llogaritjes së pensioneve për nënat me shumë fëmijë dhe pensioneve familjare, duke përcaktuar si moshë për përfitimin e pensionit nga bashkëshortët, moshën e daljes në pension.

• Rritjes graduale të kontributit për zonat rurale duke barazuar kontributet e fermerëve me ato të zonave urbane, deri në vitin 2018.

• Shfuqizimit të formulës së llogaritjes të pensioneve të zonave rurale dhe përdorimit të së njëjtës formulë, si për pensionet e tjera.

• Inkurajimit të vazhdimit të punës, pas mbushjes së moshës në pension, nëpërmjet rritjes të shtesës për shtyrje pensioni në 0.5% për muaj.

• Përcaktimit që të gjithë individët, që nuk plotësojnë kushtet e nevojshme për përftimin e një pensioni, do të përfitojnë një pension social, i cili mund të përfitohet vetëm nga individët mbi 70 vjeç që kanë qenë rezident në Shqipëri gjatë 5 viteve të fundit. Masa e këtij pensioni do të jetë jo më e madhe sesa masa e pensionit të pjesshëm që arrihet nga skema kontributive. Ky pension do të jepet duke patur si kusht verifikimin e të ardhurave dhe do të financohet nga buxheti i shtetit. Masat e parashikuara më sipër janë reflektuar në nenet përkatëse të projektligjit si më poshtë: Neni 1, i këtij projektligji, është riformuluar, duke parashikuar që sistemi i përgjithshëm i sigurimeve shoqërore të përbëhet nga sigurimi shoqëror i detyrueshëm, sigurimi shoqëror vullnetar, sigurimi shoqëror suplementar, pensionet shtetërore të posaçme, pensionet sociale dhe fondet profesionale dhe fondet e pensionit vullnetar. Neni 4, i këtij projektligji, parashikon një dispozitë të veçantë për pensionin social. Nevoja e vendosjes së pensionit social diktohet nga fakti se, në kushtet e ekonomisë së tregut, evidentohet të ketë kategori të veçanta njerëzish, të cilët, për arsye nga më të ndryshmet, nuk mund të kenë arritur, që nëpërmjet punësimit apo aktivitetit ekonomik, të plotësojnë periudhen minimale të sigurimit për të përfituar një pension. Periudha minimale e sigurimit, bazuar në parimet e ndërtimit të skemave të pensioneve publike si dhe të konventës nr.102 të ILO-s, ka qenë e përcaktuar për 15 vite dhe po kaq mbetet edhe në ketë projektligj.

15

Page 16: R E L A C I O N PËR PROJEKTLIGJIN “PËR DISA · PDF filer e l a c i o n pËr projektligjin “pËr disa ndryshime dhe shtesa nË ligjin nr.7703, datË 11.5.1993, “pËr sigurimet

Në këto kushte, për këtë kategori qytetarësh, por edhe si shuma bazë e mbështetjes shtetërore të përfituesve të pensioneve në harmoni me forcimin e parimit kontributiv, parashikohet vendosja e një përfitimi, që emërtohet “Pension Social”. Shuma mujore e pensionit social është parashikuar të jetë, afërsisht, e barabartë me shumën e të ardhurave që ofrohet nga skema aktuale, për një të siguruar që ka minimumin e periudhës së sigurimit prej 15 vjetësh dhe që ka kontribuar mbi një pagë minimale, në shkallë vendi. Pensioni social parashikohet t’u akordohet qytetarëve shqiptarë mbi moshën 70 vjeç, që nuk kanë të ardhura të tjera të përfituara nga pasuritë, trashëgimitë, të ardhura nga investimet etj, pra, kur vërtetohet që nuk kanë mjete të tjera alternative për jetesën. Vendosja e kufirit moshor prej 70 vjetësh është bërë për arsye që qytetarët të inkurajohen të marrin pjesë në skemë, nëpërmjet pagimit të kontributeve dhe përfitimit të një pensioni më të madh dhe më dinjitoz. Gjithashtu, në këtë dispozitë parashikohet që pensioni social mund të jetë i pjesshëm, për atë kategori personash që kanë të ardhura nga burime të tjera, por niveli i tyre mujor është më i ulët se masa e pensionit social. Kriteret e përfitimit do të caktohen nga Këshilli i Ministrave. Bazuar në të dhënat nga regjistri i shtetasve, dhe regjistri i pensioneve, si edhe duke vlerësuar në mënyrë eksperte, numrin e përfituesve (kjo për shkak të mungesës së të dhënave për burimet e të ardhurave të të moshuarve pa pension), parashikohet që në vitet e para numri i përfituesve të jetë rreth 5000 persona me një kosto vjetore prej rreth 400 milione lekë në vit, të cilat do të financohen nga të ardhurat e përgjithshme, nëpërmjet buxhetit të shtetit. Në nenin 2, të këtij projektligji, është parashikuar shfuqizimi i tre paragrafëve të dispozitës aktuale, të cilët përcaktonin vendosjen e sistemit të kompensimeve të të ardhurave minimale, duke bashkuar sistemin e pensioneve me kompensimet dhe duke mbyllur kështu një praktike të masave të emergjencës. Skemat e sigurimeve shoqërore, parimisht, janë skema që financohen nga kontributet dhe, mbi këtë bazë, çdo e ardhur në pension duhet të jetë e mbështetur në kontributet e derdhura. Nga ana tjetër, duke qenë se sistemet e kompensimeve të vendosura në periudhën 1993-2007 për rritjen e çmimit të energjisë, të ushqimeve, të bukës si dhe kompensimet e tjera të vendosura për përfituesit e pensioneve minimale, tashmë janë bërë pjesë e të ardhurave të pensionistëve, për pensionet aktuale, si dhe për ato pensione që do të caktohen me datë fillimi deri në 31.12.2014, kompensimet do të vazhdojnë të mbeten në fuqi. Ndërsa, për përfitimet pas vitit 2015, masa e pensionit do të rregullohet nëpërmjet një formule të re, e cila, me vendosjen e pensionit social, përfshin edhe kompensimet. Duke u trajtuar si një masë tranzitore, që shuhet pas vitit 2015, përcaktimet ligjore që lejonin

16

Page 17: R E L A C I O N PËR PROJEKTLIGJIN “PËR DISA · PDF filer e l a c i o n pËr projektligjin “pËr disa ndryshime dhe shtesa nË ligjin nr.7703, datË 11.5.1993, “pËr sigurimet

vendosjen e skemave kompensuese janë kaluar në kapitullin e dispozitave tranzitore dhe, konkretisht, janë reflektuar në nenin 40, të këtij projektligji, i cili u referohet ndryshimeve të nenit 88, të ligjit ekzistues, në pikat 1, 2 dhe 3 të tij. Bazuar në buxhetin e vitit 2014, vëllimi i transfertave në formë kompensimi nga buxheti i shtetit është 9 595 milionë lekë. Të drejtat e fituara do të vazhdojnë të paguhen dhe kostot e tyre do të vazhdojnë të financohen nga buxheti i shtetit. Në ndryshimet e nenit 1, të këtij projektligji, kombinuar me paragrafin e fundit të ndryshimeve në nenin 4, referuar nenit 3 dhe nenit 5/2, të këtij projektligji, parashikohet ngritja e skemave profesionale, të cilat do t’i japin mundësinë çdo personi të kontribuojë për rritjen e të ardhurave në pleqëri. Organizimi i këtyre skemave do të bëhet sipas ligjeve të veçanta. Një hap mjaft e rëndësishme është parashikuar të ndërmerret edhe nëpërmjet ndryshimeve të parashikuara në nenet 9 dhe 10, të ligjit ekzistues, referuar nenit 5 dhe 6, të këtij projektligji, ku është parashikuar që, duke filluar nga viti 2015 e në vazhdim, do të ketë vetëm një kategori të pagës minimale, që do të jetë paga minimale në shkallë vendi, e cila vendoset nga Këshilli i Ministrave, në zbatim të dispozitave të Kodit të Punës. Gjithashtu, në këtë projektligj është parashikuar që edhe paga maksimale, nga viti 2015 e në vazhdim, të rritet me të njëjtin indeks sa edhe paga minimale. Aktualisht, paga minimale, për efekt të derdhjes së kontributeve, është e ndryshme nga paga minimale në shkallë vendi, ndërkohë që, për shkak të defekteve të formules së pensionit, përfitimi është i njëjtë. Vendosja e një page minimale, të vetme, për të gjithë kontribuesit si dhe indeksimi i pagës maksimale, me të njëjtin indeks si paga minimale, do të çojë në shmangien e defekteve aktuale në barazimin e pensioneve minimale dhe do të kryejë uniformizimin e përfitimeve, krahasuar me kontributet e paguara. Nga ana tjetër, vendosja e pagës minimale në shkallë vendi edhe në zbatim të këtij ligji, e kombinuar me përmirësimin e rregullave dhe indekseve të rivlerësimit të pagave mbi të cilat janë llogaritur e paguar kontributet në vite, do të sjellë, si pasojë, përmirësimin e përfitimeve dhe një lidhje më të drejtë të tyre me kontributet e paguara gjatë gjithë periudhës së punës. Në projektligjin që paraqitet për shqyrtim, në dispozitat që lidhen me kapitullin e kontributeve, janë reflektuar disa ndryshime dhe janë shfuqizuar disa dispozita që kanë qenë në fuqi që në vitin 2005 e që përcaktonin kalimin e mbjedhjes së kontributeve nga sigurimet shoqërore në përgjegjësi të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. Këto dispozita tashmë kanë mbetur pa funksion, ndërkohë që, për procedurat e mbledhjes dhe transferimit të kontributeve, është miratuar dhe zbatohet një ligj i veçantë.

17

Page 18: R E L A C I O N PËR PROJEKTLIGJIN “PËR DISA · PDF filer e l a c i o n pËr projektligjin “pËr disa ndryshime dhe shtesa nË ligjin nr.7703, datË 11.5.1993, “pËr sigurimet

Në këtë projektligj është parashikuar llogaritja e përfitimeve, bazuar në pagën neto, ndërkohë që janë regulluar dhe përmirësuar edhe kriteret që kanë të bëjnë me periudhën që merret për bazë për llogaritjen e të ardhurave, si në rastet e sëmundjeve ashtu edhe të barrëlindjeve. Sipas dispozitave në fuqi, përfitimet për këto raste llogariteshin me bazën e vlerësuar të vitit të fundit kalendarik, ndërkohë që, nga zbatimi në praktikë, në shumicën e rasteve përfitimet ishin shumë më të ulëta së paga përfundimtare e përfituesit dhe, gjithashtu, periudhat e sigurimit ishin të palidhura me përfitimin. Veç kësaj, në dispozitat rreth barrëlindjeve, referuar ndryshimeve të nenit 27, të ligjit ekzistues, në pikën 7, është parashikuar një shtesë e përfitimit të periudhës së paslindjes nga 42 në 63 ditë dhe, ndërkohë, po në plotësim të objektivit për unifikimin e dispozitave me standartet ndërkombëtare, është vendosur e drejta e babait të fëmijës për të marrë kujdes fëmije të pagueshëm. Në pikën 5, të nenit 27, të ligjit ekzistues, referuar nenit 13, të këtij projektligji, është parashikuar që pas vitit 2015 e ardhura për barrëlindje, për gratë e siguruara si të vetëpunësuara në bujqësi, të llogaritet bazuar në pagën mbi të cilën janë paguar kontributet, që është e njëjtë si edhe në qytet. Duke qenë se edhe barazimi i kontributeve midis të vetëpunësuarve në bujqësi do të bëhet sipas një periudhe tranzicioni, përgjatë kësaj periudhe masa e përfitimit për këtë kategori, ashtu si sot, parashikohet të vendoset çdo vit nga Këshilli i Ministrave, duke u rritur në proporcion me rritjen e kontributit. Në ndryshimet e parashikuara në nenin 30, të ligjit ekzistues, referuar nenit 15, të këtij projektligji, është parashikuar ripërcaktimi i llojeve të pensioneve, duke shfuqizuar termin “pension i pjesshëm i pleqërisë”. Sipas formulës së re të llogaritjes së pensioneve, duke filluar nga data 1.1.2015, e në vazhdim ky term nuk është më i nevojshëm. Termi pension merr kuptim për çdo person të siguruar, i cili nëpërmjet kontributeve të paguara përgjatë gjithë veprimtarisë së tij ekonomike, ka një periudhë kontributive jo më pak se 15 vite. Në këto kushte, ndryshimet e formulës së pensionit janë përcaktuar në nenet 31 dhe 32 të riformuluara, referuar neneve 16 dhe 18, të këtij projektligji, ku parashikohet ndryshimi i kushteve dhe formulës së pensionit. Sa më sipër, duke filluar nga viti 2015, në harkun kohor 2015-2032, mosha e pensionit për gratë do të rritet me dy muaj në vit, deri në arritjen e moshës 63 vjeç, ndërsa, për këtë periudhë, mosha e pensionit për burrat nuk do të ketë ndryshim. Pas vitit 2032, mosha e burrave dhe grave do të rritet, në përputhje me rritjen e parashikuar të jetëgjatësisë, duke u barazuar në 67, vjeç në vitin 2056. Gjithashtu, me ndryshimet e parashikuara në nenin 32, parashikohet një ripërcaktim i formulës së llogaritjes së pensionit dhe heqja e tavaneve, të cilat kufizonin marrjen e një pensioni më të lartë se dyfishi i pensionit minimal edhe për rastet kur me kontributet e paguara përllogaritej një pension më i lartë. Këto tavane krijonin

18

Page 19: R E L A C I O N PËR PROJEKTLIGJIN “PËR DISA · PDF filer e l a c i o n pËr projektligjin “pËr disa ndryshime dhe shtesa nË ligjin nr.7703, datË 11.5.1993, “pËr sigurimet

padrejtësi, kishin dobësuar ndjeshem lidhjen midis pensionit dhe kontributit dhe dekurajonin pagimin e kontributeve me paga të larta, duke u bërë shkak për evazion dhe fshehje të pagave. Sipas dispozitave aktuale, pensioni i llogaritur nuk mund të jetë më i madh se 75% e pagës mesatare neto në tre vite të njëpasnjëshme në dhjetë vitet e fundit të punës dhe nuk mund të jetë më i madh se dyfishi i pensionit bazë. Praktikisht, këto dy kufizimi kanë bërë që kthimi i kontributeve të paguara gjatë gjithë karrierës në formën e pensionit, për të siguruarit me paga mbi pagën mesatare është në nivele shumë të ulëta (rreth 55%) ndërsa për të siguruarit me paga minimale kthimi i kontributeve është rreth 150% që do të thotë që marrin 50 % më shumë se sa kanë kontribuar. Për rivendosjen e parimit kontributiv dhe forcimin e tij, në këtë projektligj parashikohet ripërcaktimi i formulës së përllogaritjes së pensionit, duke zëvendësuar pensionin bazë me pensionin social dhe duke rritur atë pjesë të pensionit që lidhet drejtpërdrejt me madhësinë dhe vitet e kontributeve të paguara. Ky ndryshim do të rrisë peshën e pjesës së pensionit që merr për bazë pagën mbi të cilën ka kontribuar gjatë jetës si dhe gjatësinë e periudhës së sigurimit (vitet e sigurimit). Kështu, për personat që kanë kontribuar më gjatë në skemë ose kanë kontribuar me paga të larta, masa e pjesës kontributive të pensionit do të jetë më e madhe duke, krijuar një lidhje më të drejtë midis kontributit të paguar ndër vite dhe pensionit. Ky ndryshim i mënyrës së llogaritjes do të shoqërohet edhe me eliminimin e dy kufizimeve, duke lënë si pension që do të përfitohet vetëm masën e pensionit që del nga llogaritja sipas formulës. Sipas kësaj formule, për personat që kanë kontribuar me paga mbi pagën mesatare, masa e pensionit do të rritet në nivele të pranueshme ndaj pensioneve aktuale dhe bazuar në shumat më të mëdha të derdhura si kontribut. Pensionistët, që do të dalin në pension nga viti 2015, për një periudhë afatmesme do të kenë një rritje të moderuar të masës së pensionit, krahasuar me pensionistët aktualë. Ndërsa në periudhën afatgjatë, për personat që kontribuojnë me paga më të larta, pensionet do të jenë më të qënësishëm dhe të mbështetur mbi pagat e tyre reale, të deklaruara në listpagesa dhe të indeksuara sipas rregullave të qarta dhe të qëndrueshme, të cilat do të japin një bazë të vlerësuar më të lartë dhe, për rrjedhojë, një masë më të madhe për pjesën kontributive të pensionit (shtesa në formulë). Për vitin 2014 shpenzimet për pensione janë parashikuar 82 295 milionë lekë, (bashkuar me kontigjencen për rritjen e pensioneve) me një rritje ndaj vitit 2013 në shumën 5 433 milionë lekë, që është pasojë e shtimit të numrit të pensioneve si dhe e indeksimit të masës së tyre. Por, ndërsa shtesa në shpenzimet për pensione është në këto nivele, shtesa e të ardhurave nga kontributet arrin në

19

Page 20: R E L A C I O N PËR PROJEKTLIGJIN “PËR DISA · PDF filer e l a c i o n pËr projektligjin “pËr disa ndryshime dhe shtesa nË ligjin nr.7703, datË 11.5.1993, “pËr sigurimet

rreth 60% të kësaj shume, duke vazhduar të thellojë bilancin negativ aktual të sistemit të pensioneve. Ndër masat e rëndësishme për minimizimin gradual të këtij deficiti parashikohet të jenë ritja ekonomike, formalizimi i ekonomisë, masat efikase për mbledhjen e kontributeve si dhe ndërtimi i një lidhjeje të drejtë kontribut-pension por, ndër to, ndikim do të ketë edhe rritja graduale e moshës së daljes në pension. Përse parashikohet një rritje e moshës së pensionit? Ndryshimet demografike dhe, sidomos, rritja e jetëgjatësisë, kanë rritur ndjeshëm kohën e gëzimit të pensionit, duke ç’balancuar raportin e shumës së kontributeve të paguara dhe shumës së përfituar si pension. Ky fenomen, i evidentuar në shumë shtete të Evropes dhe në botë, po haset edhe në Shqipëri. Si rezultat i shumë faktorëve, jetëgjatësia po rritet me një trend mesatar me mbi 1 muaj në vit. Ndërkohë që, është fakt, që jetëgjatësia te gratë është më e lartë se jetëgjatësia te burrat. Aktualisht, në Shqipëri koha mesatare e gëzimit të pensionit për të dyja gjinitë është 21.4 vjet, 19.2 vjet për meshkujt dhe 24.2 vjet për femrat. Pra, koha e gëzimit të pensionit për femrat është 5 vjet më e lartë se e burrave, për dy arsye kryesore: jetëgjatësia më e madhe e femrave se meshkujt si dhe dalja në pension pleqërie më herët se ata. Nga grupet e mbrojtjes së të drejtave të grave është ngritur gjithnjë shqetësimi i trajtimit të pabarabartë të grave në lidhje me daljen në pension dhe nxjerrjen nga tregu i punës më herët. Kjo nxjerrje nga tregu i punës krijon probleme të natyrës sociale dhe ekonomike te gratë, si humbje të ekspertizës, përjashtim nga vendimmarrja dhe kontributi në zhvillimin ekonomik dhe shoqëror, diskriminim gjinor, përjashtim nga jeta aktive shoqërore etj. Shumica e vendeve të Evropës kanë një trajtim të barabartë përsa i përket moshës së daljes në pension për të dyja gjinitë. Ky ka qënë një rekomandim i përhershëm dhe i qëndrushëm i Bashkimit Evropian në takimet dhe negociatat në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit. Duke marrë në konsideratë traditën e vendit tonë, zhvillimet e tregut të punës, nivelin e papunësisë të grave afër moshës së pensionit, problemet sociale etj, është menduar që mosha e daljes në pension për gratë të rritet me tre vjet, pra nga 60 në 63 vjeç, duke harmonizuar të gjitha kërkesat dhe detyrimet. Për të shmangur efektet sociale dhe rritur pranueshmërinë është përcaktuar që kjo rritje moshe të bëhet në mënyrë graduale, duke u rritur me vetëm 2 muaj në vit, dhe efektin e plotë do ta ketë në vitin 2032, ose pas 18 vjetësh. Në vitin 2032 do të dalin në pensin, në moshën 63 vjeç, femrat e lindura në vitin 1969. Rritja graduale e moshës së daljes në pension për gratë do të ndikojë natyrisht në uljen e shpenzimeve për pension dhe, nga ana tjetër, do të shmangë

20

Page 21: R E L A C I O N PËR PROJEKTLIGJIN “PËR DISA · PDF filer e l a c i o n pËr projektligjin “pËr disa ndryshime dhe shtesa nË ligjin nr.7703, datË 11.5.1993, “pËr sigurimet

diskriminimin e deritanishëm, do të plotësojë rekomandimet e Bashkimit Evropian dhe do të harmonizojë këtë me vendet e tjera të rajonit dhe Evropës. Gjithashtu, kontribuimi më i madh, i shoqëruar edhe me disa “privilegje” të tjera, që skema ofron për gratë, do të japin një pension më të lartë se sot për gratë në pension. Bazuar në regjistrin elektronik të pensioneve, si edhe në parashikimin e numrit të pensioneve të reja, aktualisht, numri i grave që dalin në pension pleqërie është rreth 15 200, me një efekt mesatar vjetor prej 2663 milionë lekësh. Mbështetur në nenin 92 të ligjit, referuar nenit 43, të këtij projektligji, në kuadrin e rritjes graduale të moshës së daljes në pension me 2 muaj në vit, numri i grave që nuk del në pension, për shkak të rritjes së moshës, përllogaritet të jetë rreth 2500 persona. Për shkak se shpërndarja e pensioneve të reja ndodh gjatë gjithë vitit, në vitin e parë numri i pensioneve të reja për gratë është rreth 1300, me një efekt financiar vjetor prej 210 milionë lekësh. Projektligji që paraqitet për shqyrtim ka ripërcaktuar rregulla të qarta dhe të sakta lidhur me indeksimin e pagave, mbi bazën e të cilave është paguar kontributi nga moment i pagesës deri në datën e daljes në pension. Bazuar në ndryshimet e parashikuara në nenin 59, të ligjit aktual, referuar nenit 31, të këtij projektligji, për efekt të llogaritjes, fillestare të pensioneve, duke filluar nga data 1.1.2015 e në vazhdim do të bëhët ripërcaktimi i koeficientëve të indeksimit të bazës së vlerësuar, përcaktimi i një page referuese për vjetërsinë e punës në ish- kooperativat bujqësore, eleminimi i dyshemeve administrative, që krijonin shkëputje në llogaritjen e pensioneve fshat-qytet edhe pas 20 vjetësh nga ndryshimet të para ligjore. Sa më sipër, duke qenë se në harkun kohor 1994-2014, indeksi i rivlerësimit të pagave për efekt të pagimit të kontributeve ka qenë i lidhur me nivelin e kontributit mesatar, është deformuar e dëmtuar, si shkak i rritjes së tavanit të pagës mbi të cilën paguhen kontributet nga 1/3 në 1/5 duke filluar nga viti 2002, por edhe si shkak i uljes së normës së kontributit ndaj pagës nga 42,5 ne 24,5 %. Për këto arsye, paga e rivlerësuar minimale mbetet rreth 20% më e ulët se paga minimale aktuale. Në këto kushte, për uniformizimin e pensioneve të caktuara, bazuar në dispozitat ekzistuese, me pensionet e parashikuara sipas formulës së re, duke ruajtur nivelin aktual të të ardhurave minimale nga pensioni, por edhe duke shmangur krijimin e disbalancave të përfitimeve të vitit të ardhshëm me ato aktuale, në këtë projektligj është parashikuar që, për efekt të llogaritjes së pensioneve, me datë fillimi pas 1.1.2015 e në vazhdim, baza e vlerësuar mesatare do të llogaritet bazuar në pagat referuese, sipas llojit të punës, ose funksionit përpara datës 1.1.1994, si edhe mbi pagat individuale mbi të cilat janë paguar kontributet sipas viteve, nga 01.01.1994 deri në 31.12.2014, të

21

Page 22: R E L A C I O N PËR PROJEKTLIGJIN “PËR DISA · PDF filer e l a c i o n pËr projektligjin “pËr disa ndryshime dhe shtesa nË ligjin nr.7703, datË 11.5.1993, “pËr sigurimet

indeksuara me indeksin që del nga pjesëtimi i pagës minimale në shkallë vendi të vitit 2014 me pagën minimale të vitit 1994, ose me pagën minimale të vitit përkatës. Koeficientët e indeksimit sipas viteve do të miratohen me Vendim të Këshillit të Ministrave. Nga ana tjetër, vendosja e pagës referuese për vjetërsinë e punës në ish- kooperativat bujqësore bën të panevojshëm përdorimin e rregullave të ndryshme për llogaritjen e pensionit. Duke filluar nga viti i ardheshem, çdo individ, pavarësisht nga historiku i vjetërsisë në punë, në marrëdhënie me shtetin, me ish- kooperativat apo me kontribute të derdhura nga viti 1994 dhe në vazhdim, do të ketë të drejtë të marrë një pension që varet nga shuma e pensionit social, shuma e kontributeve të paguara dhe gjatësia e periudhës së sigurimit. Një masë e tillë eleminon dy formulat, heq barrierën administrative të ndarjes së pensioneve fshat-qytet, në varësi të gjysmës së periudhës së sigurimit, sjell detyrimin dhe të drejtën për të paguar kontribute edhe për një pension më të lartë, krijon një lidhje të drejtpërdrejtë midis masës së kontributit dhe masës së pensionit, si dhe reflekton një formulë që, realisht, heq dallimin pension fshati-pension qyteti. Gjithashtu, në ndryshimet e propozuara në nenin 61, referuar nenit 32 të këtij projektligji, parashikohen qartë rregullat për indeksimin e pensioneve, duke shfuqizuar ato dispozita që krijonin mundësinë për rritje të diferencuar të pensioneve, apo për rritje të tyre në nivele të zgjidhjeve të momentit, por që krijojnë problematika për qëndrueshmërinë financiare afatgjatë të sistemit. Pensioni social, pensionet e pleqërisë, të invaliditetit, familjare, si edhe të ardhurat nga aksidentet në punë dhe sëmundjet profesionale do te indeksohen çdo vit, për të kompensuar pasojat e ndryshimit të çmimeve të mallrave dhe të shërbimeve të zgjedhura për nivelin minimal të jetesës së pensionistëve. Këshilli i Ministrave, me vendim të veçantë, do të ripërcaktojë listën e mallrave të zgjedhura, mbi të cilën llogaritet indeksi, metodën e llogaritjes dhe datën e indeksimit të pensioneve. Së fundmi, në këtë projekt-ligj janë reflektuar edhe disa ndryshime të tjera administrative si dhe ndryshime që harmonizojnë formulën e pensionit për llogaritjen e pensioneve të invaliditetit, të pensioneve familiare etj. Gjithashtu në nenin 47, të këtij projektligji është parashikuar e drejta dhe detyrimi i Këshillit të Ministrave për nxjerrjen e akteve nënligjore, për ta bërë atë të zbatueshem nga data 1.1.2015. Krahas ndryshimit të disa parametrave të sistemit, bazuar në programe elektronike, aktuale bashkëkohore, janë bërë edhe llogaritjet për nivelin e

22

Page 23: R E L A C I O N PËR PROJEKTLIGJIN “PËR DISA · PDF filer e l a c i o n pËr projektligjin “pËr disa ndryshime dhe shtesa nË ligjin nr.7703, datË 11.5.1993, “pËr sigurimet

treguesve të sistemit të pensioneve si dhe për qëndrueshmërinë financiare afatgjatë të tij. Me ndryshimet e propozuara në këtë projektligj, treguesit financiarë të skemës shënojnë një përmirësim të ndjeshëm, krahasuar me projeksionet e skemës aktuale. Heqja e pensionit maksimal dhe forcimi i lidhjes mes kontributeve dhe përfitimeve mund ta bëjë skemën e re më tërheqëse për qytetarët, duke i nxitur ata që të bëhen pjesë e skemës dhe të kontribuojnë në bazë të pagës reale, çka do të sillte një rritje të menjëhershme të të ardhurave. Por, edhe pa këto përmirësime, rritja e pagës minimale kontributive dhe indeksimi i pagës maksimale kontributive, me indeksin e rritjes së pagës minimale, sjell një rritje të mjaftueshme të të ardhurave për të përballuar rritjen e përfitimeve. Vlen të theksohet se, si pasojë e njehësimit të kontributeve të skemës rurale me normën më të lartë të kontributeve të skemës urbane, ekziston mundësia që një pjesë e kontribuesve në skemën rurale mund të mos kontribuojnë më fare. Gjithësesi, ndërkohë që vendi vazhdon të urbanizohet, numri i kontribuesve ruralë do të vazhdojë të ulet dhe moskontribuimi do të ketë shumë pak ndikim mbi balancën financiare të skemës së propozuar në këtë projektligj. Individët që do të zgjedhin të mos kontribuojnë do të kenë më shumë të ardhura gjatë viteve të punës, dhe kur të plaken, do të përfitojnë pensionin social. Kësisoj, nëse me skemën aktuale hendeku mes të ardhurave dhe shpenzimeve zgjerohet, duke e bërë skemën financiarisht të paqëndrueshme dhe afatshkurtër, në skemën e propozuar në këtë projektligj të ardhurat dhe shpenzimet rriten me të njëjtin ritëm duke sjellë një reduktim gradual të deficitit të skemës. Madje, për periudhën 2043-2057, skema kalon në sufiçit. Pas këtij viti deficiti nis e thellohet sërish, por mbetet, gjithsesi, në nivele të pranueshme, afërsisht 0.5% të PBB. Fig. 13 – Projeksion i të ardhurave, shpenzimeve dhe deficitit (% e PBB) të

skemës së propozuar

Krahasuar me skemën aktuale, skema e propozuar në këtë projektligj karakterizohet nga një rritje më e shpejtë e numrit të kontribuesve, nga rritja e

23

Page 24: R E L A C I O N PËR PROJEKTLIGJIN “PËR DISA · PDF filer e l a c i o n pËr projektligjin “pËr disa ndryshime dhe shtesa nË ligjin nr.7703, datË 11.5.1993, “pËr sigurimet

pagës minimale kontributive, që në vitin e parë të reformës, si edhe nga rritja graduale e moshës së daljes në pension, e cila ul numrin e pensionistëve të rinj. Të gjitha këto sjellin një reduktim të menjëhershëm të deficitit të skemës. Deficiti është matur si diferencë mes të ardhurave nga kontributet dhe shpenzimeve totale dhe nuk përfshin koston e pensionit social. Kështu, më skemën aktuale deficiti mbetet mbi 2%, e PBB-së deri në vitin 2035, duke arritur pikën kulmore në vitin 2027, me 2.3%, të PBB-së. Pas vitit 2027, deficiti nis e ulet gradualisht, duke arritur në 1.5% të PBB-së në vitin 2041, në 1%, të PBB-së në vitin 2046 dhe mbetet nën 0.5%, të PBB-së nga viti 2062 deri në vitin 2080. Përkundrazi, skema e propozuar në këtë projektligj sjell një reduktim shumë më të shpejtë të deficitit. Nga 1.6% i PBB-së në vitin 2015 deficiti zbret në 1% në vitin 2018. Reduktimi i deficitit vazhdon edhe për vitet në vijim, duke arritur në 0.4% të PBB-së, në vitin 2030, dhe në 0%, të PBB-së në vitin 2043. Pas këtij viti, skema kalon në sufiçit, deri në vitin 2057. Nga ky vit e në vazhdim, për shkak të përfundimit të reformës për rritjen e moshës së pensionit, fillimit të uljes së numrit të kontribuesve dhe masave të larta të pensionistëve të rinj që kanë hyrë në skemë, duke kontribuar me paga më të larta, deficiti nis e rritet sërish, duke mbetur në nivele normale nga viti 2059 derri në vitin 2080. Për më tepër, shpenzimet shtesë të qeverisë për të mbuluar kontributet e skemës rurale dhe për kompensimet do të ulen në mënyrë graduale, duke qenë se kompensimet do të përfshihen në pensionin social, ndërkohë që edhe shpenzimet për pensionet suplementare do të reduktohen. Këto masa do të sjellin një reduktim të mëtjeshëm të kostove të qeverisë. Fig. 14 – Projeksion i balancës (% e PBB) nën skemën aktuale dhe skemën

e propozuar në projekt-ligj

24

Page 25: R E L A C I O N PËR PROJEKTLIGJIN “PËR DISA · PDF filer e l a c i o n pËr projektligjin “pËr disa ndryshime dhe shtesa nË ligjin nr.7703, datË 11.5.1993, “pËr sigurimet

Me skemën e propozuar në këtë projekt-ligj përmirësohen edhe disa tregues të tjerë të skemës së pensioneve. Kështu, reforma sjell një ulje të pjesës së popullsisë mbi moshën e pensionit ndaj totalit të popullsisë, e cila vjen si rezultat i rritjes së moshës së daljes në pension. Në qoftë se me skemën aktuale ky tregues arrin në 35% në vitin 2080, sipas këtij projektligji, në vitin 2080 ai arrin në 29%. Ulja e numrit të pensionistëve shoqërohet me rritjen e pjesës që zë popullsia nga mosha 15 vjeç deri në moshën e pensionit ndaj totalit të popullsisë, e cila nga 50.7%, në skemën aktuale, në vitin 2080, do të shkojë në 56%. Veç kësaj, reforma sjell një ulje të koeficientit të varësisë së të moshuarve, i cili, në projeksionet e skemës aktuale do të merrte vlerën 69%, në vitin 2080, ndërsa me këtë propozim, në vitin e fundit të parashikimit, merr vlerën 52.3%. Norma e varësisë së sistemit (NVS) për të gjithë pensionistët e pleqërisë nga 62 pensionistë për 100 kontribues, në vitin e parë të reformës, arrin vlerën rreth 66.8 pensionistë për 100 kontribues, në vitin 2034. Kjo vjen si rezultat i rritjes me një ritëm pak më të shpejtë të numrit të pensionistëve se sa kontribuesve, por në se në projeksionet e skemës aktuale ky raport ndryshonte me 18%, gjatë periudhës së parë të parashikimit, në propozimin e këtij projektligji rritja do të jetë 5.6%. Më pas ka tendencë në ulje, duke arritur në 55.7 pensionistë për 100 kontribues, në vitin e fundit të parashikimit, meqënëse, gjatë kësaj periudhe numri i kontribuesve rritet me ritme më të shpejta se numri i përfituesve. Përmirësimi në skemën e propozuar nga ky projektligj është më se i dukshëm, pasi në projeksionet e skemës aktuale norma e varësisë është 118 pensionistë për 100 kontribues, në vitin 2080.

25

Page 26: R E L A C I O N PËR PROJEKTLIGJIN “PËR DISA · PDF filer e l a c i o n pËr projektligjin “pËr disa ndryshime dhe shtesa nË ligjin nr.7703, datË 11.5.1993, “pËr sigurimet

Shkalla e mbulimit të të punësuarve, e cila përfaqësohet nga raporti kontribues mbi të punësuarit, shënon rritje gjatë periudhës së parashikimit. Ky tregues, nga 59.2%, në vitin e parë të reformës, shkon në 91.2% në vitin e fundit të parashikimit. Krahasuar me skemën aktuale ku fillon me 55.7%, në vitin bazë, dhe shkon në vetëm 56.7%, në vitin e fundit të parashikimit, ky tregues ka një përmirësim të ndjeshëm.

KËSHILLI I MINISTRAVE

26