raport i vlerËsimit tË jashtËm për programin e studimit
TRANSCRIPT
Page 1
RAPORT
I VLERËSIMIT TË JASHTËM
Për Programin e studimit
Bachelor në
“Teknika Laboratorike Dentare”
Eksperti i vlerësimit të jashtëm: Prof.As. Etleva Qeli
Janar /2016
Page 2
RAPORT I GRUPIT TË VLERËSIMIT TË JASHTËM
Për Programin e studimit Bachelor në “Teknika Laboratorike Dentare”
HYRJE
Tabela e të dhënave të licencimit për programin e studimit:
1 IAL Aplikues: SHLUP “ALDENT”
2 Fakulteti që e ofron Fakulteti i Shkencave Dentare
3 Urdhëri/VKM i licencimit/riorganizimit Vendim të Këshillit të Ministrave Nr. 673, datë 27.09 2006
4 Titulli i programit të studimit në licencim: Bachelor në Laborant Dentar
5 Urdhëri i akreditimit të pare Urdher i MASH Nr. 225, datë 21.07.2009
6 Urdhëri i riemërtimit të programit: Urdhër Nr. 478, datë 16.12.2015
7 Titulli i programit të studimit nëriemërtim/ ri akreditim:
Bachelor në “Teknika Laboratorike Dentare”
8 Cikli i studimit: Cikli i parë
9 Kohëzgjatja e programit të studimit: 3 vite
10 Kreditet në total (ECTS): 180 ECTS
11 Forma e studimit (me kohë të plotë/të pjesshme/në distancë/):
Me kohë të plotë
12 Gjuha (shqip/tjetër): shqip
13 Programi ofrohet nga institucioni PO
14 Programi ofrohet në bashkëpunim me institucione të tjera
N/A
15 Diplomë e përbashkët (shëno emërtimin): N/A
16 Diplomë e dyfishtë (shëno emërtimin): N/A
17 Niveli në Kornizën kombëtare të kualifikimeve
6
18 Aktivizimi i programit të studimit 2006
19 Brezi i parë i diplomimit të studentëve 2009
Etj
Shënim:
Verifikimi ligjor në Tabelën më sipër kryhet paraprakisht nga specialist/ët e APAAL që ndjekin
këtë vlerësim
GRUPI I VLERËSIMIT TË JASHTËM (GVJ)
Me Urdhër Nr.1, datë 2016-01-11, KA dhe APAAL vendosën Prof. As. Etleva Qeli si
eksperte e jashtme e vlerësimit të këtij program studimi.
Gjatë gjithë procedurës, eksperti i jashtëm i vlerësimit është asistuar nga specialist i
APAAL zj. Renata Qatipi.
Me datë 03.02.2016, me shkresë Nr. 04/16 Prot., Universiteti ALDENT ka dërguar
komentet për draft Raportin e Vlerësimit të jashtëm. Aty deklarohet se nuk ka asnje
verejtje për Draft RVJ.
Page 3
TË DHËNA PËR PROGRAMIN E STUDIMIT BACHELOR NË “TEKNIKA
LABORATORIKE DENTARE”
Shoqëria “Aldent” është person juridik i njohur me vendimin Nr.29008 dt.06/02/2003
të Gjykatës së Rrethit Tiranë. Me Urdhër Nr.76, dt.03/04/2003, të Ministrit të Arsimit
dhe Shkencës, shoqëria “Aldent” hap shkollën 2-vjeçare për Laborant Dentar.
Pas tre vitesh me Vendim të Këshillit të Ministrave Nr. 673, Dt 27.09 2006 jepet leja për
hapjen e Shkollës së Lartë Universitare jopublike “Aldent”, e cila formon specialistë të
lartë në drejtimin “Laborant Dentar”, program i ciklit të parë të studimit, me kohëzgjatje
3 vite akademike, me sistemin e studimeve me kohë të plotë.
Me Vendim të Këshillit të Ministrave Nr. 257, datë 27.02.2008 është licensuar programi
i integruar i studimit të ciklit të dytë në “Stomatologji”(5 vite akademike). Me vendim të
Këshillit të Ministrave Nr.794, datë 22.07.2009 është licensuar programi i studimit të
ciklit të parë në “Infermieri e pergjithshme”(Bachelor-3 vite akademike).
Me Urdhër të Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës Nr 519, dt 19.11.2010 janë licensuar
programi i integruar i studimit të ciklit të dytë në “Farmaci” (5 vite akademike). Me
Urdhër të Ministrit të Arsimit dhe të Shkences Nr 370, dt 27.07.2011 është licensuar
programi i studimit të ciklit të parë në “Fizioterapi” (Bachelor-3 vite akademike).
Me Urdhër të Ministrit të Arsimit dhe të Shkences Nr 527, dt 01.11.2012 është licensuar
programi i studimit të ciklit të dytë i studimit “Master Profesional në Infermieri Klinike”.
Me Urdhër të Ministrit të Arsimit dhe të Shkences Nr 195, dt 28.5.2013 është licensuar
programi i studimit të ciklit të dytë i studimit “Master Shkencor në Fizioterapi”. Me
Urdhër të Ministrit të Arsimit dhe të Shkences Nr. 299 dt 22.07.2013 janë licensuar
programi i studimit të ciklit të tretë “Specializimi afatgjatë në Ortodonti” dhe
“Specializimi afatgjatë në Kirurgji Orale ”.
Me Urdhër të Ministrit të Arsimit dhe të Shkences Nr 539, date 13.06.2013 bëhet
ndryshimi i statusit të Shkollës së Lartë Universitare në Universitetin “Aldent” dhe
krijimi i dy Fakulteteve: Fakulteti Shkencave Dentare dhe Fakulteti i Shkencave
Mjekësore.
Me Urdhër Nr. 478, datë 16.12.2015, të MAS u ndryshua emërtimi i programit të
studimit në “Bsc teknika Laboratorike dentare”
Departamenti i Laborant Dentar, në UAL është pjesë përbërëse e Fakultetit të
Shkencave Dentare dhe vepron si një bazë mësimore dhe kërkimore.
ADMINISTRIMI I NJËSISË NË SHËRBIM PROGRAMIT TË STUDIMIT
1. Misioni/Objektivat e programit të studimit
Pjesa përshkrimore
Programi i studimit Teknika aboratorike Dentare ka të percaktuar si mision të tij:
“Përgatitjen me pergjegjësi të laboranteve dentar me bazat shkencore teorike e praktike
Page 4
të nevojshme sipas kërkesave të Direktivave të Komunitetit Evropian për ushtrimin e
profesionit të Laborantit Dentar, të metodologjisë e kulturës së nevojshme për praktikën
e formimit të përhershëm profesional, gjithashtu me bazat metodologjike të formimit
shkencor, në një nivel autonomie profesionale. Te diplomuarit duhet të jenë të aftë t’i
përgjigjen kërkesave të larta estetike dhe funksionale që kërkohen sot, të marrin
njohuritë e duhura në fusha që do të fuqizohen edhe me shumë në të ardhmen, të tilla
si: protezat biofunksionale, implantologjia, ortodoncia etj, të kenë një formim e
ndërgjegjie të lartë profesionale dhe ndjenjë përkushtimi për punën, të jenë të aftë të
orientohen sa më shpejt e më mirë në tregun e punes.”
Per te realizuar kete mision drejtuesit e institucionit kane vendosur objektivat e
meposhteme:
a) Të jenë të aftë t’i përgjigjen kërkesave të larta estetike dhe funksionale që
kërkohen sot.
b) Të zotërojnë sa më shumë metoda dhe teknologji moderne të protezimit dentar.
c) Të marrin njohuritë e duhura në fusha që do të fuqizohen edhe me shumë në të
ardhmen, të tilla si: protezat biofunksionale, implantologjia, ortodoncia etj.
d) Të kenë një formim e ndërgjegjie të lartë profesionale dhe ndjenjë përkushtimi për
punën.
e) Të jenë të aftë të orientohen sa më shpejt e më mirë në mjedisin ku do të
punojnë, duke koordinuar drejt cilesinë e përgatitjes me aftësitë menaxheriale
dhe marketingun profesional.
Per te realizuar kete program eshte i angazhuar nje staf akademik me 12 pedagog efektiv
me tituj dhe grada shkencore te fituara brenda dhe jashte vendit:
1 Prof.Ass, 2 Dr.shk. 4Msc, 5 Ba.
Ky program studimi eshte 3 vjecar dhe perfundon me marrjen e diplomes “Teknika
Laboratorike Dentare”
Vlerësimi sipas Standardeve
Standardet/kriteret Vlerësimi sipas standardeve1
I - OFRIMI I PROGRAMEVE TË STUDIMEVE Standardi I. 1 - Institucioni ofron programe studimesh në përputhje me misionin dhe qëllimin e tij.
Kriteri 3 Programet e studimeve hartohen në përputhje me qëllimet dhe misionin e institucionit; Kriteri 4 Programet e studimeve kanë objektiva të përcaktuar qartë për formimin e studentëve në atë program, të cilët përfshijnë dijet, aftësitë dhe kompetencat profesionale që duhet të fitojnë studentët në përfundim të programit
Mendoj se programi eshte hartuar ne perputhje
me qelllimet dhe misionin e institucionit per te
pergatitur teknik laborant dentar. Mendoj se
keto objektivat jane realizuar qarte permes nje
programi studimesh te plote ku pervec
njohurive te formimit te pergjithshme dhe
profesional studentet fitojne pervoje per punen
e tyre pas studimeve permes praktikave
profesionale qe zhvillohen ne tre vitet e
1 GVJ duhet të shprehen me shkrim për të gjitha standardet (bazuar në kriteret përkatëse). Në fund të çdo
rubrike grupi duhet të japë mendimin e tij për përmbushjen e standardit në tërësi.
Page 5
të studimit dhe që karakterizojnë profilin e programit; Kriteri 5 Programet e studimeve hartohen në përputhje me nevojat e tregut të punës; Kriteri 6 Programet e studimeve hartohen në përputhje me zhvillimin ekonomik të vendit.
studimit. Në funksion të qëllimit dhe
objektivave ky institucion kryen edhe nje sere
aktivitetesh shkencore si trajnime, konferenca,
seminare si dhe aktivitete sociale e kulturore.
Keto programe jane hartuar ne perputhje me
kerkesat ne rritje te tregut te punes per teknik
laborant.
Standardi I.2 - Programet e studimeve janë në përputhje me strategjinë për zhvillim të institucionit.
Kriteri 1 Programet e studimeve janë përshtatur me strategjinë për zhvillim të institucionit; Kriteri 2 Programet e studimeve të ciklit të parë synojnë pajisjen me njohuritë bazë, mbi metoda e parime shkencore të përgjithshme;
Kriteri 3 Programet e studimeve të ciklit të parë synojnë dhe formimin e shprehive të veçanta në një llojshmëri të gjerë profesionesh e specialitetesh.në realizimin e misionit dhe qëllimit të institucionit;
Ky program studimi duke patur si qellim
pergatitjen e teknikeve laborant dentar eshte
organizuar ne 3 vite studimi ( nga 2 vite studimi
qe ka qene me pare) ku studentet marrin
formimin e mjaftueshem teorik dhe praktik qe
të jenë të aftë t’i përgjigjen kërkesave të larta
estetike dhe funksionale që kërkohen sot ne
fushen e protezimit dentar.
II - ORGANIZIMI, DREJTIMI DHE ADMINISTRIMI I PROGRAMEVE TË STUDIMEVE Standardi II.1 - Programet e studimeve synojnë të plotësojnë nevojat e tregut të punës.
Kriteri 1 Programet e studimeve synojnë të plotësojnë nevojat e tregut të punës, në përputhje me synimet strategjike të zhvillimit ekonomik kombëtar; Kriteri 2 Institucioni, për vlerësimin e nevojave të tregut të punës, kryen një studim tregu, i cili përfshin:
a. mundësitë e punësimit të studentëve në tregun vendas ose atë rajonal, kombëtar e ndërkombëtar;
b. kërkesat e punëdhënësve; c. një parashikim të përafërt për
numrin e pritshëm të studentëve që mund të regjistrohen në këtë program;
d. numrin e të regjistruarve në programe të ngjashme në institucionet simotra.
Vitet e fundit eshte rritur ndjeshem numri i
mjekeve stomatolog te diplomuar.Kjo rritje eshte
shoqeruar edhe me nje kerkese te larte ne treg
per laborant dentar te kualifikuar.
Drejtuesit kane vleresuar kerkesat ne rritje te
tregut te punes ne Shqiperi, Kosove, Maqedoni
per teknik laborant te kualifikuar me teknikat
me bashkekohore .Kete vleresim e deshmon
edhe numri ne rritje i studenteve te rregjistruar
ne vitin e pare ne vitin akademik 2015-2016 (72
studente) 3 here me shume krahasuar me vitet
e kaluara.
Kjo fale edhe promovimit qe Universiteti Aldent
ka bere me maturantet e shkollave te mesme
duke i orientuar drejt arsimit profesional ne
perputhje me zhvillimin ekonomik te vendit.
Eshte i vetmi institucion i larte arsimor ne
Shqiperi dhe Kosove qe pergatit teknik laborant
dentar duke ndihmuar ne zhvillimin ekonomik
kombetar dhe rajonal.
Standardi II.2 - Programet e studimeve synojnë ruajtjen e vlerave kulturore kombëtare dhe interesave kombëtare.
Kriteri 1 Institucioni ofron programe studimesh që nuk bien ndesh me interesat kombëtare;
Ky program nuk bien ndesh me vlerat kombetare.Ato sjellin pervojen e dentistrise shqiptare ne kete fushe te gershetuar edhe me
Page 6
Kriteri 2 Programet e studimeve synojnë të ndihmojnë ruajtjen e vlerave kulturore kombëtare.
pervojen boterore. Institucioni synon të ruajë vlerat kulturore kombëtare sic janë gjuha, historia,simbolet kombetare.
Konkluzione të GVJ:
GVJ pas vizites ne Universitetin Aldent dhe njohjes me dokumentacionin e vene ne
dispozicion per programin e studimit Bachelor “Teknika Laboratorike Dentare”
konkludon se ky program eshte i organizuar ne perputhje me
misionin,objektivat,strategjine e institucionit si dhe legjislacionit ne fuqi.
2. Struktura akademike e Fakultetit të Shkencave Dentare
Pjesa përshkrimore
Universiteti Aldent ka dy Fakultete: Fakultetin e Shkencave Dentare dhe Fakultetin e
Shkencave Mjekesore.
Fakulteti i Shkencave Dentare përbëhet nga tre departamente: Departamenti i
Laborantëve Dentar, Departamenti i Stomatologjisë, Qëndra e Shërbimit dhe Formimit
Klinik.
Struktura akademike pergjegjse per programin bachelor “Teknika Laboratorike Dentare”
eshte Fakulteti i Shkencave Dentare i cili funksionon në bazë të Rregullores së vet të
Brendshme, e cila buron nga Statuti dhe Rregullorja e Universitetit Aldent.
Në Rregulloren e Brendshme të Fakultetit jepen mënyrat e organizimit, rregullat
administrative dhe studentore, mekanizmat vendimmarrëse në linjën vertikale dhe
horizontale, si dhe sigurimi i standardeve të cilësisë së brendshme dhe kërkimit
shkencor.
Vlerësimi i Treguesve të matshëm:
Mbeshtetur ne RVB dhe ne takimin me titullaret e institucionit konstatojme se
nuk ka ndryshime ne strukturen akademike te Fakultetit te Shkencave Dentare
Fakulteti, Organizimi hierarkik i Fakultetit
Page 7
Organet e zgjedhura në të gjitha nivelet janë:
1. KËSHILLI I FAKULTETIT Këshilli i Fakultetit është organ kolegjial vendimmarrës, që
programon e përcakton në bazë të propozimeve të departamenteve veprimtarinë e
mësimdhënies dhe të kërkimit shkencor të fakultetit.
Këshilli i Fakultetit përbëhet nga këta anëtarë:
Prof.Asc.Agron Meto (kryetar)
Dr.Sh. Brunilda Koci (anëtarë)
Dr.Sh. Kreshnik Keraj (anëtarë)
Dr.Sh. Jorida Shahinas (anëtarë)
Msc.Stela Panteqi (anëtarë)
Msc.Estela Halimi (anëtarë)
2. DEKANI i Fakultetit te Shkencave Dentare Dr.Sh. Edlira Dedaj
3. PËRGJEGJËSI I DEPARTAMENTIT LABORANT DENTAR Dr.shk Jorida Shahinasi
Ky organizim eshte ne perputhje me ligjin dhe ndihmon ne mbarevajtjen e programit te
studimit.
3. Personeli akademik dhe personeli mbështetës për programin e studimit
Pjesa përshkrimore
Gjate vizites ne institucion GVJ u njoh me personelin akademik, personelin
administrativ ndihmes. Departamenti i Laboranteve dentar perbehet nga 12 pedagogë
Page 8
efektiv nga te cilet 1 Prof.Ass, 2 Dr, 4 Msc, 5 Ba, 4 personel administrativ ndihmes. Ky
staf realizon oret mesimore te programit te studimit.
Shperndarja e ngarkeses per personelin akademik eshte bere sipas udhezimeve te
MASH. Raporti personel akademik /student rezulton 1/6.
Ne procesin e rekrutimit të stafit akademik merr pjese departamenti i cili parashtron
kerkesen në përputhje me ngarkesën mësimore te pambuluar, harton kriteret per këto
vende. Dekanati pasi merr me shkrim kriteret nga departamenti, shpall dorëzimin e
dosjeve konkurruese dhe pasi mbyllet ky proces, ngrihet komisioni përkatës me 5
anetare ku të paktën 3 anetare janë anëtarë të departamentit i cili shqyrton dosjet sipas
një sistemi pikëzimi ne te cilin vleresohet Titulli/Grada,botimet,referimet shkencore,
eksperienca ne pune, rekomandimet, intervista.
Vlerësimi i Treguesve të matshëm:
Struktura didaktike (seksionet) për departamentet ose programin e studimit
Departamenti Laborant Dentar kishte struktura te ndara ne seksione( seksioni
i protetikes fikse, seksioni i protetikes se levizshme, seksioni i ortodoncise)”
Numri i Personelit Akademik Efektiv (PAE) dhe Personelit Akademik me
Kontratë (PAK), titujt/gradat,
Nga vizita ne institucion dhe mbeshtetur ne RVB konstatojme se nuk ka
ndryshime nga te dhenat e paraqitura ne tabelen 1, 3 Aneksi 1
Numri i pedagpogeve efektiv (12) i departamentit laborant dentar, gradat dhe
titujt akademik qe ata kane eshte i mjaftueshem per kete program studimi
bachelor.
Të dhënat sipas kualifikimit dhe Raportet midis tyre (Aneksi 3)
Nga vizita ne institucion dhe mbeshtetur ne RVB konstatojme se nuk ka
ndryshime nga te dhenat e paraqitura ne tabelen 4 Aneksi 1. Gradat dhe titujt
qe stafi akademik ka (1 Prof.Ass, 2 Dr, 4 Msc, 5Ba) jane te mjaftueshem per
kete program studimi.
Të dhëna sipas moshës së personelit
Nga vizita ne institucion dhe mbeshtetur ne RVB konstatojme se nuk ka
ndryshime nga te dhenat e paraqitura ne tabelen 5 Aneksi 1.
Ne stafin akademik efektiv shumica e pedagogeve eshte e moshes 25-45 vjec
dhe pedagoget me titujt me te larte akademik jane me te vjeter duke gershetuar
eksperiencen e brezave çka ndihmon ne mbarevajtjen e procesit mesimor.
Kontratat e punës, njohja me detyrat dhe të drejtat
Nga vizita ne institucion GVJ u njojt me kontratat e punes te personelit
akademik te cilat ishin pjese e dosjes individuale.Kontrata ishte e plote ku
parashikoheshin te drejtat dhe detyrimet e punemarresit dhe punedhenesit.
Cilësia e stafit ndihmës/ administrativ për çdo njësi bazë
Stafi admistrativ ndihmes jepet ne tabelen 2 aneksi 1. Stafi perbehet nga
sekretare, ekonomiste, mirembajtes, sanitare. Numri dhe profilet e punes se
Page 9
stafit administrativ ndihmes jane te mjaftueshem dhe ne funksion te
mbarevajtjes se procesit mesimor ..
Vlerësimi sipas Standardeve
Standardet/kriteret Përmbushja e standardeve
III - PERSONELI I INSTITUCIONIT Standardi III.1 - Institucioni ndjek procedura ligjore dhe transparente të rekrutimit dhe vlerësimit të personelit.
Kriteri 1 Institucioni ndjek procedura ligjore dhe transparente të rekrutimit të personelit në përputhje me statutin dhe rregulloren; Kriteri 2 Personeli akademik i punësuar me kohë të plotë përbën së paku 70% të personelit akademik të angazhuar për realizimin e programeve të studimeve të ciklit të parë; Kriteri 3 Institucioni ndjek procedura ligjore dhe transparente të vlerësimit të personelit; Kriteri 4 Institucioni mban një bazë të dhënash të raporteve të rekrutimit të personelit, të njoftimeve për punë, etj.
Gjate vizites se GVJ ne institucion u njohem
me procedurat e rekrutimit te stafit akademik
te cilat beheshin sipas kerkesave dhe kritereve
te percaktuara nga departamenti. Rekrutimi
behej pas nje konkursi ku vleresohej
kandidati me pikezimet sipas kritereve (titull,
grada, botime, referime shkencore, experience
ne pune, rekomandime, intervista.Institucioni
kishte nje baze te dhenash te raporteve te
rekrutimit.Personeli akademik 12 pedagog
efektiv mbulonte gati 95 % te ngarkeses se
programit.
Standardi III.2 - Institucioni disponon një bazë të dhënash për personelin e tij.
Kriteri 1 Institucioni disponon një bazë të dhënash të hollësishme për anëtarët e personelit akademik të përfshirë në program dhe të personit përgjegjës për organizimin e programit të studimit; Kriteri 2 Institucioni disponon listën e plotë të personelit akademik për secilin
semestër, të personelit ndihmës mësimor-shkencor dhe atij administrativ; Kriteri 3 Institucioni publikon kriteret dhe procedurat e rekrutimit të personelit akademik; Kriteri 4 Institucioni angazhon si titullarë të lëndëve/moduleve për programet e studimeve të ciklit të parë, personel akademik që ka së paku gradën shkencore “Doktor„ ose titullin akademik “Docent„.
Gjate vizites ne institucion ne konstatuam se
zyra e burimeve njerezore dispononte nje baze
te dhenash te hollesishme per stafin
akademik dhe atij ndihmes dhe administrativ
te programit te studimit “Teknika Laboratorike
Dentare”. Institucioni dispononte listen e
personelit akademik me lendet perkatese dhe
ngarkesen mesimore per cdo semester.
Titullaret e lendeve per programin bachelor
“Teknika Laboratorike Dentare” kane se paku
graden shkencore “Doktor”, dhe nje pjese
kane graden shkencore “Master i Shkencave”
dhe jane në proces doktorature.
GVJ u njoh me dosjet e pedagogeve te cilat
ishin te plota (diplome, dokument identifikimi,
liste notash, CV, veprimtaria shkencore ). Per
secilin pegdagog ne dosje administrohej
kontrata e punes sipas pozicionit dhe profilit .
Standardi III.3 - Institucioni angazhon personel ndihmës mësimor shkencor dhe administrativ për përmbushjen e misionit të tij.
Kriteri 1 Institucioni dëshmon një angazhim optimal të personelit ndihmës mësimor-shkencor për
Gjate vizites ne institucion u konstatua nje angazhim optimal personelit ndihmes mesimor-shkencor (5 punonjes) per realizimin e oreve laboratorike dhe praktikave
Page 10
realizimin e orëve laboratorike dhe për mirëmbatjen e laboratorëve e mjediseve shkollore; Kriteri 2 Institucioni dëshmon një angazhim optimal të burimeve njerëzore për përmbushjen e objektivave të programeve të studimeve të ciklit të parë; Kriteri 3 Institucioni vë në dispozicion personel të mjaftueshëm për instruktimin, udhëheqjen dhe mbikëqyrjen e studentëve në praktikën profesionale (së paku 1 tutor/instruktor për 12 studentë).
profesionale. Keto laboratore dhe praktika profesionale zhvillohen ne grupe prej 12 studentesh ne mbikqyrjen e tutorit.
Për mirëmbajtjen e laboratorëve ka staf ndihmës të punësuar posaçërisht për këtë qëllim.
Standardi III.4 - Institucioni angazhohet për kualifikimin e vazhdueshëm dhe të mëtejshëm të personelit të tij.
Kriteri 1 Institucioni organizon programe specifike për kualifikimin e mëtejshëm profesional të personelit akademik e të personelit mësimor-shkencor; Kriteri 2 Institucioni disponon një bazë të dhënash të programeve të studimeve të ofruara.
GVJ pasi u njoh me konferencat, seminaret,
trajnimet qe organizon universiteti Aldent
konstaton se ky institucion është i angazhuar
në kualifikimin e vazhdueshëm profesional të
punonjësve të tij.
“Aldent” organizon vazhdimisht për stafin e tij
konferenca, seminare, workshope dhe
trajnime te ndryshme me lektore vendas dhe
te huaj. Ne stafin akademik efektiv në
programin e studmit “Teknika laboratorike
dentare” ka 2 anetare ne proces doktorature,
per te cilet institucioni ka vene ne dispozicion
ambjentet e veta per realizimin e studimeve te
tyre.
Aldent bashkepunon vazhdimisht edhe me
Shoqaten Dentare Shqiptare ne organizimin e
konferencave dhe kongreseve shkencore
kombetare dhe nderkombetare. Aldent eshte i
angazhuar ne aktivitetet e edukimit ne
vazhdimesi. Stafi akademik i Aldent jo vetem i
ndjek keto aktivitete por merr pjese aktive ne
to duke kontribuar me punime shkencore.
Aldent dispononon nje baze te dhenash te
plote te programeve te studimit dhe
aktiviteteve shkencore qe organizon.
Konkluzione të GVJ:
Pas vizites ne institucion dhe shqyrtimit te dokumentacionit te ofruar GVJ konstaton se
institucioni per rekrutimin e personelit ndjek procedura ligjore dhe transparentete te
bazuara ne rregulloren e brendshme te tij dhe procedurate rekrutimit. Per personelin
akademik, ndimes mesimor-shkencor, administrativ zyra e Burimeve Njerezore
disponon nje baze te dhenash te plota . Ne ndihme te procesit mesimor eshte i
angazhuar personel ndihmes mesimor-shkencor ne raportet e kerkuara (1
tutor/instruktor për 12 studentë).
Page 11
Ky institucion organizon vazhdimisht aktivitete shkencore me lektore vendas dhe te
huaj per kualifikimin e stafit .
4. Infrastruktura në funksion të programeve të studimit, logjistika dhe shërbime
të tjera ndaj komunitetit
Pjesa përshkrimore
Gjate vizites ne institucion ne vizituam sallat e leksioneve, laboratoret, bibloteken, zyrat
e stafit, kafeterine. Të gjitha sallat e leksioneve dhe seminareve me kapacitet 30-80
studente janë të pajisura me video-projektor, kompjuter të lidhur me internet dhe
tabela. Klasat janë të mobiluara me karrige të pajisura me tavoleta. Ndriçimi natyral dhe
ai artificial janë të bollshme. Dritaret janë të pajisura me grila nga brenda, për të krijuar
mundësinë e projeksionit gjatë zhvillimit të mësimit .
Studentet e programit bachelor i zhvillojne laboratoret dhe praktikat profesionale ne
laboratoret e disiplinave perkatese (laboratori i protetikes fikse, laboratori i ortodontise
paraklinike, laboratori i morfologjise dentare, laboratori i protetikes se levizshme,
laboratori i perpunimit te metal / porcelanit) te pajisura me poste per secilin student.
Keto laboratore jane te pajisura me aparatura bashkekohore (ivocap, furra derdhje
metali, furra pjekje porcelani, sabloze, elektrolize etj) te cilat bejne te mundur realizimin
e te gjitha proceseve laboratorike sipas protokolleve te punes.
Ne dispozicion te personelit akademik kishte zyra komode te pajisura me ifrastrukturen
e nevojshme per pune dhe studim.
Per studentet funksiononte bibloteka e pajisur me libra profesionale, kompjutera.
Studentet shfrytezonin bibloteken online HINAR (bibloteke e OBSH) ku institucioni eshte
abonuar.
Te gjitha ambientet ishin te pajisura me sistem ngrohje-ftohje,sistem kamerash, sistem i
mbrojtjes kundra zjarrit.
Vlerësimi i Treguesve të matshëm:
Gjate vizites ne institucion GVJ konstatoi te njejten gjendje me te dhenat e deklaruara
nga Institucioni në Raportin e Vlerësimit të Brendshëm (RVB) për këta tregues tabela 7
aneksi 1. Në mënyrë të përmbledhur u konstatuan këto mjedise:
Mjediset për Programin e studimit
Salla për leksione
Klasa për seminare
Salla për aktivitete promovuese
Salla për praktikë lëndore/ profesionale
Laboratorë për lëndët
Laboratorë informatike
Salla interneti
Salla për bibliotekë
Page 12
Mjedis për fotokopjime, librari etj
Zyrë informacioni për studentët
Nyje hidrosanitare
Mjediset për stafin:
Mjedise për Dekanin
Zyra për sekretarinë mësimore
Zyra për departamentet/qëndrat kërkimore
Zyra për personelin akademik /ndihmës
Vlerësimi sipas Standardeve
Standardet/kriteret Përmbushja e standardeve
V - INSTITUCIONI OFRON SHËRBIME DHE VË NË DISPOZICION TË STUDENTËVE BIBLIOTEKA DHE BURIME TË TJERA INFORMACIONI
Standardi V. 1- Institucioni vë në dispozicion të studentëve bibliotekën e tij.
Kriteri 1 Institucioni vë në dispozicion të studentëve tekste mësimore dhe literaturë ndihmëse të mjaftueshme në sasi dhe cilësore; Kriteri 2 Në bibliotekë ka literaturë të mjaftueshme që e ndihmon studentin për realizimin me sukses të programit të studimit; Kriteri 3 Në bibliotekë ka botime periodike dhe programe kompjuterike, si libraritë elektronike, të cilat përmbajnë libra apo revista shkencore të nevojshme për realizimin me sukses të programit të studimit; Kriteri 4 Përgjegjësit e programit hartojnë një plan të detajuar për shtimin e zërave të bibliotekës në mbështetje të programit, përfshirë edhe buxhetin e planifikuar për të; Kriteri 5 Biblioteka shpall oraret e shërbimit në përshtatje me oraret e programit të studimit dhe nevojat e studentëve.
Institucioni ve ne dispozicion te studenteve
tekste mesimore, literature ne shqip, anglisht,
italisht.
Tekstet mesimore ne shqip per laborante jane
te varfer.
Pedagoget pajisin studentet me leksione te
shkruara dhe version elektronik. Biblioteka
eshte e pajisur me numer te madh titujsh te
autoreve shqiptare dhe te huaj qe vijhen ne
dispozicion te studenteve.
Ne dispozicion te studenteve funksionon
libraria online HINAR qe ndihmon jo vetem ne
procesin mesimor por edhe ne projekte
shkencore.
Kjo biblioteke pasurohet cdo vit me tituj te rinj
qe aprovohen nga stafi akademik.
Biblioteka funksiononte me orare ne
pershtatje me oraret e studimit dhe nevojat e
studenteve
Standardi V. 2- Institucioni vë në dispozicion të studentëve laboratorë dhe mjedise të përshtatshme mësimore dhe për formimin praktik.
Kriteri 1 Institucioni dëshmon se ka në sasi të mjaftueshme: laboratorë, klasa, zyra, studio e mjedise të tjera me pajisje elektronike dhe të teknologjisë së informacionit, për realizimin e programit
tëstudimeve; Kriteri 2 Pajisjet e mjediseve mësimore janë të përshtatshme për mësimdhënie në përputhje me qëllimet e programit; Kriteri 3 Laboratorët përmbajnë aparaturat dhe mjetet e nevojshme për
Nga vizita ne istitucion GVJ konstaton qe
institucioni ka ne sasi te mjaftueshme
mjaftueshme: laboratorë, klasa, zyra,
auditore, e mjedise të tjera me pajisje
elektronike dhe të teknologjisë së
informacionit, për realizimin e programit të
studimeve.
Pajisjet e mjediseve mësimore janë të
Page 13
plotësimin e kërkesave të programeve të studimeve; Kriteri 4 Institucioni, në varësi të programeve të studimeve që ofron, ka së paku një laborator. Kriteri 5 Institucioni, në varësi të programeve të studimeve, disponon kompjutera në laboratorët e teknologjisë së informacionit, të pajisur me programe profesionale si programe për statistikë, linguistikë, arkitekturë, inxhienieri, ekonomi, mjekësi, programestimulimi për shkencat sociale etj. Kriteri 6 Institucioni garanton, me kapacitetet që zotëron ose në bashkëpunim me institucione dhe subjekte të tjera, që mjediset janë të mjaftueshme për zhvillimin e praktikave
profesionale.
përshtatshme për mësimdhënie në përputhje
me qëllimet e programit. Të gjitha sallat e
leksioneve dhe seminareve janë të pajisura me
videoprojektor dhe kompjuter. Laboratorët
jane te pajisur me aparatura bashkekohore
(furra porcelain, furra derdhje metali, ivocap,
sabloze, mikromotorre, vibrator etj) dhe gjitha
instrumentat dhe materialet (spatula, thika,
freza, dyllra, rivestiment, porcelain, allci) e
nevojshme për plotësimin e kërkesave të
programit të studimit.
Laboratet kane sistem te dekantimit te
mbetjeve laboratorike. Sipërfaqja e vënë në
shërbim të studentëve te programit te
studimit “Teknika Laboratorike Dentare” është
optimale për zhvillimin e procesit mesimoor
dhe zhvillimit të laboratoreve dhe praktikave
profesionale.
Konkluzione të GVJ:
Nga vizita ne istitucion dhe te dhenat nga RVB GVJ konkludon qe institucioni disponon
infrastrukturen e nevojshme (bibloteke, laboratore, salla leksionesh, zyra etj) per
organizimin e programit te studimit “Teknika Laboratorike Dentare”” ne perputhje me
kriteret dhe standartet per kete program studimi. Pedagoget pajisin studentet me
leksione te shkruara dhe version elektronik. Tekstet mesimore ne shqip per laborante
jane te paket. Funksionon biblioteka e pasur me tituj librash dhe biblioteka online
HINAR.
5. Financimi dhe menaxhimi i burimeve financiare
Universiteti Aldent është një institucion privat i arsimit të lartë dhe si i tillë ai financohet
nga burimet e tij të brendshme të financimit. Nga vizita ne institucion ne mesuam se të
ardhurat e UAL kanë ardhur në rritje nga viti në vit. Burimi i financimit të UAL janë
tarifat e studentëve. Rritje kane pesuar edhe investimet, shpenzimet si dhe kostot per
student. Qëllimi kryesor i përdorimit të fondeve në këto vite ka qenë investimi ne
infrastrukture, pajisje, aparatura, tituj librash, burime njerezore.
Gjate vizites ne institucion ne takimin me studentet ne mesuam qe studentet nuk
paguajnë kosto shtesë përvec tarifës së shkollimit, si për:
- Ridhënien e provimeve, përsëritjen e vitit shkollor (për 1 vit)
- Për pajisjen me dokumentacione si vërtetime, transferime, crregjistrime,
diplomime,etj
- Për pagesa jashtë afatit të kontratës, për praktika mësimore .
- Aktivitete kulturore dhe sportive që organizohen nga shkolla.
- Financimi për veprimtari shkencore si për ato të organizuara nga UAL
Page 14
Vlerësimi i Treguesve të matshëm:
GVJ konstaton se gjendja e konstatuar ne institucion perputhet me te dhenat e
deklaruara nga institucioni ne RVB (Shtojca Nr 8)
Të ardhurat dhe financimet e ndryshme në këtë program studimi (200 000 000
Lek) mund të ndahen në:
Konsulencat, shërbimet, Sponsorizimet
Tarifat për dhe gjatë shkollimit
Shërbimet trainuese (kualifikimi i vazhdueshëm)
Donacionet, aktivitetet siguruese, fondacione etj
Shpenzimet për studentët dhe kosto e studimit për student për vit akademik (180
000 Lek)
Vlerësimi sipas Standardeve
Standardet/kriteret Përmbushja e standardeve
II - ORGANIZIMI, DREJTIMI DHE ADMINISTRIMI I PROGRAMEVE TË STUDIMEVE Standardi II.5 - Institucioni vlerëson dhe dokumeton gjendjen e tij financiare.
Kriteri 1 Institucioni bën një auditim të përvitshëm (të jashtëm ose të brendshëm) të situatës financiare të tij; Kriteri 2 Në raportin e auditit paraqiten të gjitha detyrimet financiare, pagat e personelit, shpenzimet operative, etj; Kriteri 3 Raporti i auditit përmban një pasqyrë të qartë të granteve të huaja të përfituara dhe kontratave të shërbimeve të lidhura në funksion të realizimit të
programeve të studimeve të ciklit të parë.
Universiteti “Aldent” cdo vit bën një auditim (të jashtëm ose të brendshëm) të situatës së tij financiare. Raporti financiar eshte i detajuar ne zerat paga personeli shpenzime, investime etj.
VI - BURIMET FINANCIARE DHE VLERËSIMI FINANCIAR Standardi VI.1 - Institucioni harton një raport financiar të kostove të programeve të studimeve.
Kriteri 1 Institucioni harton një raport financiar që përmban një pasqyrë tëhollësishme financiare të të ardhurave nga tarifat e shkollimit dhe kontributeve të tjera financiare për studentët ose ndarjen e burimeve financiare; Kriteri 2 Institucioni dokumenton
raportet financiare për tri vitet e kaluara akademike; Kriteri 3 Institucioni dëshmon një qëndrueshmëri financiare përgjatë kohës së zhvillimit të programit të studimit dhe se ka kapacitete financiare të mjaftueshme për përmirësimin e situatës
Institucioni harton një raport financiar të përvitshëm ku përhkruhen hollësisht të ardhurat që vijnë nga tarifat e shkollimit dhe kontribute të tjera financiare, ndarjen e këtyre burimeve financiare, etj.
Institucioni dokumenton raportet per pesë vitet e kaluara fiskale. Institucioni ka një stabilitet financiar dhe kapacitete të mjaftueshme për përmirësimin e mëtejshëm të infrastrukturës dhe laboratorevë në sherbim te programit te sudimit
Page 15
financiare dhe gjenerimin e të ardhurave të domosdoshme në të ardhmen.
Konkluzione të GVJ:
GVJ konkludon se institucioni ka një gjendje të qëndrueshme financiare në rritje të
vazhdueshme nga viti në vit .
Ky institucion ka rritur shpenzimet, investimet, koston per student nga viti ne vit duke
permiresuar infrastukturen, duke rritur kapacitetet njerezore ne sherbim te programeve
te studimit.
6. Sistemi i Brendshëm i Sigurimit të Cilësisë
Institucionet e arsimit të lartë sipas Ligjit të arsimit nr Nr.9741, datë 21.5.2007 janë
përgjegjëse për sigurimin e brendshëm të cilësisë dhe ngrenë njësinë përkatëse të
sigurimit të brendshëm të cilësisë.
Universiteti Aldent që ne vitin akademik 2007-2008, ka parashikuar ngritjen e një
strukture që do kishte si qëllim vlerësimin dhe monitorimin e cilësisë së aktiviteteve të
tij dhe komponentëve përbërës të tyre si : programeve mësimore, stafit akademik,
administrativ dhe ndihmës, studentëve, mësimedhënies, shërbimeve të logjistikës dhe
shërbimeve të tjera që Universiteti ofron.
Ekzistenca e kësaj strukture është e paraqitur në Statut, Rregulloren e Brendshme të
Universitetit Aldent, Rregulloren e vetë njësisë së SBC.
Ne viziten ne institucion GVJ u takua me anetaret e njesise se SBC:
1. Dr. Klodiola Dhamo (Kryetar i grupit të punës
2. Msc. Alba Koshovari
3. Msc. Mirela Tushe
4. Msc. Mirela Mucaj
5. Msc. Arselda Ziraj
6. Msc. Gerta Kupi
Njësia e SBC ka si objekt pune kryerjen e proçeseve dhe aktiviteteve të saj me qëllim
arritjen e besueshmërisë se mundet në çdo kohë, në mënyrë të vazhdueshme dhe
konstante të ofrojë shërbime apo produkte që plotësojnë kërkesat e cilësisë së klientëve
të saj (në këtë rast studentët, prindërit, universitet partnere, shoqëria ne përgjithesi,
bizneset etj.) si dhe kërkesat e aplikueshme rregullatore (Ligji i Arsimit të Lartë,
Udhëzimet e MASH, Kriteret dhe Rregullat e Akreditimit Kombëtar, etj.).
GVJ u njoh nga NJSBC me metodologjine e ndjekur nga njesia per vleresimin e punes
ne institucion.Njesia per vleresimin te performances se pedagogut perdor formulare me
nje set kriteresh(angazhimin e pedagogut ne mesimdhenie,veprimtari
shkencore,admministrative etj), pyetesor per vleresimin e matjes se kenaqesise se
studenteve , takime periodike, ditë të hapura, faqe interneti.
Page 16
Vlerësimi i Treguesve të matshëm:
Nga vizita ne institucion ,takimi me njesine e SBC, GVJ konstaton se nuk ka ndryshime
nga te dhenat e deklaruara nga Institucioni në Raportin e Vlerësimit të Brendshëm
(RVB) për këta tregues (Tabela 4 në RVB). (Tabela 4 në Aneksin 4 bashkangjitur këtij
Raporti)
Vlerësimi sipas Standardeve
Standardet/kriteret Përmbushja e standardeve
II - ORGANIZIMI, DREJTIMI DHE ADMINISTRIMI I PROGRAMEVE TË STUDIMEVE Standardi II.3 - Institucioni, për akreditimin e programeve të studimeve, përdor metodologji vlerësimi, instrumente matëse dhe vlerësuese për ecurinë e tyre. Kriteri 1 Institucioni përdor metodologji vlerësimi, instrumente matëse dhe vlerësuese për ecurinë e programeve të studimeve; Kriteri 2 Institucioni e përfshin këtë informacion në vetëvlerësimin institucional; Kriteri 3 Institucioni publikon rezultatet e pritshme, rezultatet e vlerësimit dhe rezultatet që synon të arrijë; Kriteri 4 Institucioni, për kryerjen e vlerësimit, përdor metoda të tërthorta ose të drejtpërdrejta: Të tërthorta:
a. Sondazhe: të studentëve që ndjekin programet e studimeve, të të diplomuarve;
b. Sondazhe të vlerësimit të didaktikës, kurrikulës, të mësuarit;
c. Pyetje konceptuale; d. Intervista; e. Etj.
Të drejtpërdrejta:
a. Teste të standardizuara kombëtare/ndërkombëtare (p.sh. provimi i shtetit për profesionet e rregulluara);
b. Dëgjime në auditor; c. Vlerësimi me nota/pikë; d. Testime paraprake dhe përfundimtare;
provime për module, praktikë; e. Vlerësimi i detyrave të kryera nga
studentët (detyra kursi për të analizuar të kuptuarit konceptual, provimet, referatet);
f. Vëzhgime gjatë kryerjes së ushtrimeve/praktikës;
g. Etj.
Institucioni ka njesine e SBC e cila
monitoron sigurimin e cilesise ne menyre
te vazhdueshme duke perdorur metodologji
vleresimi,instrumenta matese dhe
vleresuese per ecurine e programeve te
studimit.
Keto informacione jane te perfshira ne
vetvleresimin institucional.
Keto informacione jane transparente.
Per kryerjen e vleresimeve institucioni
perdor metoda te terthorta si anketime
online ne kushte anonimati,intervista
etj,metoda te drejtperdrejta si diskutime te
hapura me studentet ne lidhje me procesin
mesimor etj
Vlerësimi i studentëve bëhet sipas formave
të përcaktuara ligjore të cilat janë pjesë e
Statutit, Rregullores së Universitetit dhe
Programeve të studimit. Keto vleresime
dokumentohen ne formen e proçes-
verbaleve të cilat janë në përputhje me
legjislacionin
Testimet , Seminaret, Detyrat e Kursit,
Projektet, Prezantimet në Power Point, etj
janë pjesë e vlerësimit të vazhdueshëm të
studentëve .
Studentët gjatë Praktikave labotratorike
mbikqyren dhe vleresohen nga tutoret.
Page 17
VIII - INSTITUCIONI GARANTON SIGURIMIN E CILËSISË Standardi VIII.1 - Institucioni garanton sigurimin e cilësisë në realizimin e programeve të studimeve.
Kriteri 1 Institucioni ka plotësuar standardet institucionale dhe është akredituar në nivel institucional përpara aplikimit për akreditimin e programeve të studimeve; Kriteri 2 Institucioni përdor instrumentet e duhura për sigurimin e cilësisë; Kriteri 3 Institucioni harton një politikë të qartë dhe ndjek procedurën e vlerësimit periodik të efikasitetit të veprimtarive që kryen për sigurimin e cilësisë dhe standardeve të programeve të studimeve që ofron; Kriteri 4 Institucioni përdor mekanizma formalë për shqyrtimin, miratimin dhe
mbikëqyrjen e herëpashershme të programeve të studimeve që ofron; Kriteri 5 Institucioni synon ndërgjegjësimin e personelit të vet dhe të studentëve që ndjekin programet e studimeve që ofrohen për rëndësinë e cilësisë dhe sigurimin e cilësisë në to; Kriteri 6 Institucioni harton dhe zbaton një strategji për përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë. Strategjia, politika dhe procedurat janë publikuar.
Universiteti Aldent ka plotësur standardet
institucionale dhe është i akredituar në
nivel institucional.
Ky institucion perdor NJSBC per
monitorimin dhe sigurimin e cilesise te
programeve qe ofron.
Kjo njesi kryen nje vleresim periodik te
cilesise se programeve duke perdorur
instrumentat e duhura per sigurimin e
cilesise. NJSBC punon ne menyre te
vazhdueshme me me personelin dhe
studentet duke synuar njohjen e tyre me
standartet e cilësise, rëndësinë që ato
kanë.UAL në bashkëpunim me NJSBC
harton,zbaton dhe publikon strategjitë që
lidhen me përmirësimin e vazhdueshëm të
cilësisë.
Konkluzione të GVJ:
GVJ nga vizita ne institucion dhe takimi me NJSBC konstatoi se institucioni eshte i
angazhuar ne sigurimin e vazhdueshem te cilesise se programit te studimit. Nga
dokumentacioni i vene ne dispozicion GVJ konstatoi se Institucioni eshte angazhuar ne
sigurimin e cilesise qe ne fillimet e tij.
Te dhenat e siguruara nga NJSBC me ane te metodave te drejtperdrejta dhe te terthorta i
sherbejne institucionit per te hartuar dhe zbatuar strategji te reja per permiresimin e
cilesise. Anketimi i studenteve kryhej online ne kushte anonimati ne laboratorin e
informatikes,te dhenat perpunoheshin nga punonjesja e IT dhe administroheshin nga
njesine e SBC e cila i analizonte .
POLITIKAT E FORMIMIT TË STUDENTËVE
7. Programi i studimit, organizimi i tij
Ky program studimi ka si mision: Përgatitjen me pergjegjësi të laboranteve dentar me
bazat shkencore teorike e praktike të nevojshme sipas kërkesave të Direktivave të
Komunitetit Evropian për ushtrimin e profesionit të Laborantit Dentar, të metodologjisë
e kulturës së nevojshme për praktikën e formimit të përhershëm profesional, gjithashtu
me bazat metodologjike të formimit shkencor, në një nivel autonomie profesionale. Te
diplomuarit duhet të jenë të aftë t’i përgjigjen kërkesave të larta estetike dhe funksionale
që kërkohen sot, të marrin njohuritë e duhura në fusha që do të fuqizohen edhe me
shumë në të ardhmen, të tilla si: protezat biofunksionale, implantologjia, ortodoncia etj,
Page 18
të kenë një formim e ndërgjegjie të lartë profesionale dhe ndjenjë përkushtimi për
punën, të jenë të aftë të orientohen sa më shpejt e më mirë në tregun e punes.”
Në programin studimor “Teknika Laboratorike Dentare”, studimi është organizuar ne 3
vite akademike, në 6 semestra, ku ka lëndë ose module që përfundojnë në një semestër
dhe të tjera që shtrihen gjatë gjithë vitit.
Ky program studimi ka 180 ECTS ku 1 ECTS është e barazvlefshme me 25 orë mësimore
punë të studentit dhe 1 orë mësimore zhvillohet 60minuta. Në fund të studimeve 3-
vjecare, studenti diplomohet me titullin: Bachelor në “Teknikë Laboratorike Dentare”.
Cdo vit titullarët e lëndeve depozitojne te pergjegjsi i departamentit syllabuset e lendes.
Literatura për cdo lendë të programit të studimit “Teknika Laboratorike Dentare”
përzgjidhet nga pedagogu titullar i lendes dhe miratohet nga pergjegjesi i departamentit.
Si literaturë përdoren:
- Tekste plotësuese në gjuhën shqipe ose në gjuhë të huaj të përshtatshme për t’u
përdorur nga studentet.
- Tekste (botime) të hartuara nga vetë pedagogët e Fakultetit.
Rekomandimi i literaturës nga ana e pedagogut bëhet me mjaft kujdes, duke ju referuar
një bibliografie të gjerë me autorë tekstesh universitare kryesisht ato të UT apo të
vendeve të tjera perëndimor.
Vlerësimi i Treguesve të matshëm:
Organizimi i programit të studimit (vite, semestra, javë etj.)
1 vit akademik ka 30 javë mësimore në auditor
1 Semestër ka 15 javë mësimore në auditor
Në Planet mësimore të jepet ndarja e ECTS sipas formave të mësimdhënies për çdo
lëndë tabela 10
Mënyra e përcaktimit të krediteve (ECTS) për format e studimit:
Leksionet: 6-12 orë në auditor dhe 19-13 orë punë e pavarur e studentit
Seminaret: 6-8 orë në auditor dhe 19-17 orë punë e pavarur e studentit
Laboratoret: 18-25 orë në auditor dhe 7-0 orë punë e pavarur e studentit
Praktikat lëndore: 1-2 orë në auditor 24-23 orë punë e pavarur e studentit
Praktika Profesionale: 20-25 orë në auditor dhe 5-0 orë punë e pavarur e
studentit
Provimi përfundimtar: 10 orë në auditor dhe 15 orë punë e pavarur e studentit
Ndryshimet në Planet mësimore, krahasuar me programet mësimore të licensuara
Keto ndryshime pasqyrohen ne tabelen 10
GVJ konstatoi se nuk ka ndryshime te gjendjes se konstatuar ne institucion me te
dhenat e deklaruara nga Institucioni në Raportin e Vlerësimit të Brendshëm (RVB)
për këta tregues (Tabela 5 në RVB).
Page 19
Keto ndryshime mendoj se kane përmirësuar programin.Vleresoj shtimin e Praktikes
Profesionale si lende ne vitin e dyte dhe te trete dhe lendeve me zgjedhje (Siguria
Teknike ne laborator, Arti i Komunikimit, Menaxhim Shendetsor, Gjuha Italiane)
duke bere te mundur nje formim me te plote teorik dhe profesional.
Planet mësimore të lidhura me personelin akademik përkatës tabela 13
GVJ konstatoi se nuk ka ndryshime te gjendjes se konstatuar ne institucion me te
dhenat e deklaruara nga Institucioni në Raportin e Vlerësimit të Brendshëm (RVB)
për këta tregues (Tabela 6 në RVB).
Stafi akademik qe realizon planin mesimor eshte i kualifikuar duke siguruar
mbarevajtjen e procesit mesimor. 95 % te ngarkeses se planit mesimor e realizon
stafi efektiv me tituj dhe grada.
Vlerësimi për Syllabus-et dhe elementët e tyre, për çdo lëndë
Syllabuset e ketij programi jane te pershkruara sipas lendeve dhe nenndarjeve te
meposhteme:
Emërtimi i lëndës/modulit
Viti/semestri kur zhvillohet lënda
Emri i pedagogut që do të zhvillojë lëndën
Vendi që zë lënda në formimin tërësor të studentit
Njohuritë paraprake që duhet të ketë studenti për përvetsimin e lëndës
Çfarë njohurish dhe aftësish i jep studentit kjo lëndë
Temat që do të trajtojë lënda në formimin teorik dhe praktik
Ngarkesa në orë në auditor dhe jashtë auditorit si dhe në ECTS
Format dhe metodat e mësimdhënies të lëndës dhe raportet midis tyre
Format e vlerësimit të studentëve
Detyrimet e studentit për lëndën
Literatura e detyruar dhe ajo ndihmëse
Syllabust jane te plota. Ato garantojne nje formim te plote teorik dhe praktik.
Permiresimi i tyre sidomos per lendet profesionale eshte i lidhur me futjen e teknikave
dhe materialeve te reja ne fushen e protezimit dentar.
Vlerësimi sipas Standardeve
Standardet/kriteret Përmbushja e standardeve
I - PROGRAMET E STUDIMEVE TË OFRUARA Standardi I. 1 - Institucioni ofron programe studimesh në përputhje me misionin
dhe qëllimin e tij.
Kriteri 1 Institucioni ofron programe të akredituara të studimeve, të organizuara në module dhe të vlerësuara në kredite, sipas Sistemit Europian të Transferimit dhe
Grumbullimit të Krediteve (ECTS); Kriteri 2 Sasia mesatare e krediteve të grumbulluara gjatë një viti nga një student që ndjek një program studimi me kohë të plotë është 60 kredite;
Studimet organizohen në module dhe
vlerësohen në kredite, sipas Sistemit
Europian të Transferimit dhe të
Grumbullimit të Krediteve (ECTS).
Numri i krediteve të grumbulluara gjatë një
viti nga një student që ndjek programin
Bachelor në “Teknika Laboratorike Dentare”
është 60 ECTS.
II - ORGANIZIMI, DREJTIMI DHE ADMINISTRIMI I PROGRAMEVE TË STUDIMEVE
Page 20
Standardi II.4 - Programet e studimeve të ciklit të parë janë të detajuara dhe informuese.
Kriteri 1 Njësitë kryesore, përgjegjëse për një program studimi të ciklit të parë, japin informacionet e nevojshme për përmbajtjen e programeve të studimeve; Kriteri 2 Njësitë kryesore, përgjegjëse për një program studimi të ciklit të parë, japin informacionet e nevojshme për lëndët me zgjedhje apo të detyruara për semestër; Kriteri 3 Njësitë kryesore, përgjegjëse për një program studimi të ciklit të parë, japin informacionet e nevojshme për ngarkesën mësimore, orët në auditor, frekuentimin/ ndjekjen e programit; Kriteri 4 Njësitë kryesore, përgjegjëse për një program studimi të ciklit të parë,
japin informacionet e nevojshme për syllabuset e detajuara për secilën lëndë, për praktikat, ushtrimet apo orët e laboratorit, etj.
Fakulteti i Shkencave Dentare, Departamenti
Laborant Dentar jep në faqen e internetit dhe
sekretarine mesimore gjithë informacionin e
nevojshëm për përmbajtjen e programeve
Bachelor.
Informacioni mund të merret edhe nga
sekretaria mësimore. Departamenti është
përgjegjës për dhënien e informacionit të
nevojshëm për ngarkesën mësimore, orët në
auditor, frekuentimin.
Informacioni lidhur me lendet dhe detyrimet
perkatese jepet ne syllabusin e cdo lende.
Studentët gjithashtu pajisen me syllabusin
përkatës nga çdo lektor në fillim të simestrit.
Kjo u konfirmua edhe ne takimin me
studentet.
Konkluzionet e GVJ:
GVJ gjate vizites ne institucion dhe njohjes me dokumentacionin konkludon se
programi “Teknika Laboratorike Dentare” permban lende te formimit baze dhe te
formimit professional te hartuar ne perputhje me ligjin e Arsimit te Larte.
Informacioni lidhur me ngarkesen mesimore, oret ne auditor, frekuentimin, kreditet,
syllabuset eshte i plote dhe studentet kane njohjen e duhur.
Ndryshimet ne planin mesimor jane te gjetura duke beret e mundur nje formim me te
plote teorik dhe praktik.Shume i gjetur shtimi i lendeve me zgjedhje.
8. Mësimdhënia
Ne programin bachelor ”Teknika Laboratorike Dentare” procesi mesimor realizohet
nepermjet leksioneve, seminareve, laboratoreve, praktikave profesionale, projekteve.
1. Leksionet: Zhvillimi i orëve teorike është një nga format bazë të trajtimit të lendëve.
Bazuar në rregulloren e studimit të Universitetit “Aldent”, ndjekja e leksioneve nga
studentet është e detyrueshme në mbi 75% të orëve.
2. Seminare/Ushtrime: Rëndësia e zhvillimit të seminareve/ushtrimeve konsiston në
matjen e njohurive të përftuara nga studenti. Pjesëmarrja është e detyruar në masën
75 % të orëve të përgjithshme të seminareve, që parashikohen në planin mësimor
për një lëndë të caktuar.
3. Praktika laboratorike, praktika profesionale: Zhvillohen gjatë gjithe vitit dhe kanë si
qëllim përvetësimin e njohurive praktike nga studentët. Pjesëmarrja është e detyruar
në masën 100 %.
Page 21
4. Projekte: Projektet prezantohen nga studentët në fund të semestrit.Dorëzimi i tyre
është i detyrueshëm përpara provimit përfundimtar. Ne keto projekte studentet
realizojne punimet te ndryshme sipas profilit te lendes perkatese.
Në programin studimor Bachelor ne “Teknika Laboratorike Dentare” më shumë se 95 %
e ngarkesës mësimore përballohet me staf mesimor efektiv. Shpërndarja e ngarkesës
mësimore është bёrё konform udhëzimeve të marra nga Ministria Arsimit dhe Shkencës,
në zbatim të Ligjit për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisё Nr. 9741, datë
21.05.2007, i ndryshuar si dhe udhëzimet respektive të MASH.
Për programin e studimit Bachelor në “Teknika Laboratorike Dentare” kurrikula e plote
përmban 4500 ore ne total, të ndara në:
- 2230 ore ne auditor (leksione, seminare, laboratore)
- 2270 ore pune e pavarur, jashte auditorit
Vlerësimi i Treguesve të matshëm:
GVJ konstatoi se nuk ka ndryshime te gjendjes se konstatuar ne institucion me te
dhenat e deklaruara nga Institucioni në Raportin e Vlerësimit të Brendshëm (RVB) për
këta tregues:
Llojet e Formave të mësimdhënies, për lëndët/modulet:
Leksione
Seminare
Ushtrime
Laboratore
Praktikë lëndore
Praktikë profesionale
Etj
Format e kontrollit të njohurive
Vlerësimi i studentit është gjithë përfshirës (semestral,vjetor). Nota perfundimtare
bazohet mbi ecurinë e studentit në çdo komponent të mësimdhënies:ndjekje dhe
pjesmarrje aktive te leksioneve, seminareve, laboratoreve, praktikave profesionale,
projekteve, si dhe provimi perfundimtar.
Provimi final zë përqindjen më të madhe të pikëve në vlerësimine studentit. Teza e
provimit formulohet nga titullari i lëndës sipas një formati të percaktuar mga
institucioni dhe miratohet nga pergjgjsi i departamentit
Aktivizimi i studentëve në komponentët e aktivitetit të njësisë etj
Studentet marrin pjese aktive ne format e mesimdhenies:
- ne punime shkencore individuale të pedagogëve 2 studente
- ne projekte shkencore në rang Departamenti 2 studente
Page 22
- ne projekte shkencore në rang Fakulteti 3 studente.
9. Studentët
Gjate vizites ne institucion u njohem me proceduren e perzgjedhjes se studenteve. Gjatë
përzgjedhjes së kandidatëve, për t’u pranuar në ciklin e parë të studimeve Bachelor ne
“Teknika Laboratorike Dentare” nuk jane vendosur kritere specifike per shkak te profilit
praktik te ketij program. Nota mesatare e studenteve ne hyrje eshte 7 - 7,85 dhe ne
perfundim te studimeve eshte 8,37 - 8,53.
Ne vitin akademik 2015 - 2016 ne vitin e pare jane rregjistruar 72 studente 3 here me
shume se vitet e kaluara. Ne total ne vitin akademik 2015 - 2016 ndejkin studimet 108
studente.
Ne total ne kete program jane diplomuar 144 studente nga te cilet 95 studente jane
punesuar ne perputhje me diplomen, 40 studente jane punesuar jashte profilit.
Kalueshmeria eshte e larte 80 - 95%.
Institucioni disponon te dhena te plota ne lidhje me numrin e studenteve ne vite, te te
diplomuarve, notes mesatare ne hyrje dhe perfundim te studimeve, kalueshmerise te
cilat jane pasqyruar ne RVB ne tabelat 17, 18.
Ne programin “Teknika Laboratorike Dentare” jane transferuar 18 studente nga IAL te
mbyllura. Aldent ka ndjekur nje procedure te percaktuar per te realizuar kete proces. Ne
keto raste eshte krijuar me urdher te rektorit nje komision vleresimi i cili ka konvaliduar
dhe vleresuar programin e ndjekur nga kandidati dhe sipas krediteve te fituara
kandidati eshte rregjistruar ne vitin akademik perkates.
Studentet informohen permes faqes online, medias, fletepalosjeve, studenteve te
diplomuar, telefonit etj
GVJ nga vizita ne institucion konstatoi se nuk ka ndryshime me të dhënat e deklaruara
nga Institucioni në Raportin e Vlerësimit të Brendshëm (RVB) për këta tregues.
Vlerësimi sipas Standardeve
Standardet/kriteret Përmbushja e standardeve
IV - INSTITUCIONI MBRON TË DREJTAT E STUDENTËVE Standardi IV.1 - Institucioni ndjek një politikë të mirëpritjes së studentëve të rinj.
Kriteri 1 Pranimi në ciklin e parë tё studimeve bëhet në përputhje me ligjin nr. 9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar dhe aktet nënligjore në fuqi. Kriteri 2 Institucioni i Arsimit të Lartë propozon kritere të veçanta për
përzgjedhjen e kandidatëve, të cilët kanë mbaruar Maturën Shtetërore, për t’u pranuar në ciklin e parë të studimeve.
Pranimi i studentëve të rinj në programet e
ciklit të parë që ofrohen nga UAL, bëhet sipas
ligjit nr. 9741, datë 21.5.2007, “Për Arsimin e
Lartë në Republikën e Shqipërisë”, i
ndryshuar dhe aktet nënligjore në fuqi.
Bazuar ne rregulloren e Studimeve Bachelor ,
gjatë përzgjedhjes së kandidatëve, që kanë
mbaruar maturën shtetërore, për t’u pranuar
në ciklin e parë të studimeve Bachelor në
Teknike Laboratorike Dentare nuk jane
vendosur kritere specifike për shkak te
profilit praktik te keti programi
Standardi IV.2 - Institucioni informon studentët në lidhje me politikat e
Page 23
punësimit.
Kriteri 1 Studentët informohen në mënyrë të detajuar për programin e studimit, organizimin dhe kohëzgjatjen e programit të studimeve; Kriteri 2 Studentët vlerësojnë pedagogun e çdo lënde, në përfundim të semestrit; Kriteri 3 Studentëve u ofrohet shërbimi i këshillimit të karrierës; Kriteri 4 Studentët informohen mbi
mundësitë për punësim pas diplomimit në këtë program studimi.
Ne takimin me studentet GVJ mesoi se
studentët e UAL-së informohen në mënyrë të
detajuar për programin e studimit,
organizimin dhe kohëzgjatjen etij. Kete
informacion ata e gjejne edhe në faqen
zyrtare të UAL.
Departamenti në bashkëpunim me NJSBC
harton një pyetësor ku studentët vlerësojnë
pedagogun e lëndës në fund të cdo semestri.
Ne takimin me studentet GVJ mesoi se ky
pyetesor zhvillohet online ne fshehtesi te
plote duke ruajtur anonimatin. Rezultatet e
anketave perpunohen nga IT. Ne takimin me
titullaret mesuam se keto rezultate merren
ne konsiderate dhe sherbejne per
permiresimin e cilesise. Ne kete institucion
funksionon Zyra e Këshillimit të Karrierës e
cila organizon leksione të hapura, seminare
profesionale ku studentët e informohen
hollësisht për mundësitë e punësimit pas
diplomimit ne profilin perkates
Standardi IV.3 - Institucioni disponon statistika në lidhje me numrin e studentëve që ndjekin programet e studimeve të ciklit të parë.
Kriteri 1 Institucioni disponon statistika vjetore për numrin e të diplomuarve, në ciklin e parë; Kriteri 2 Institucioni disponon statistika vjetore për numrin e studentëve të regjistruar në programet e studimeve të ciklit të parë, tërheqjet nga programi, si dhe largimet para përfundimit të programit apo mospërfundimin me sukses të vitit akademiknë të cilin zhvillohet programi i studimeve; Kriteri 3 Institucion disponon të dhëna për ecurinë e studentëve gjatë zhvillimit të programit të studimeve që nga pranimi, deri në diplomim.
Ne takimin ne sekretarine e institucionit ne
konstatuam se:
- institucioni disponon statistika vjetore për
numrin e të diplomuarve ne kete program
studimi.
- institucioni disponon te dhena për numrin
e studentëve të regjistruar , tërheqjet nga
programi, si dhe largimet para
përfundimit të programit apo
mospërfundimin me sukses të vitit
akademiknë të cilin zhvillohet ky program
studimi
- institucion disponon të dhëna për ecurinë
e studentëve gjatë zhvillimit të programit
të studimeve që nga pranimi, deri në
diplomim.
Keto te dhena disponohen edhe te
dixhitalizuara.
Cdo student kishte dosjen e rregjistrimit
(formular aplikimi, deklarat individuale
MASH, dokumenti i performances Aldent, ID,
formular rregjistrimi, deftese e shkolles se
Page 24
mesme, kontrate, police sigurimi).
Standardi IV.4 Institucioni angazhon personelin e tij për përkujdesjen ndaj studentëve.
Kriteri 1 Institucioni u ofron këshillim
karriere studentëve, ndjek progresin e tyre dhe i ndihmon ata në çështjet që kanë të bëjnë me procesin mësimor; Kriteri 2 Institucioni (nëpërmjet zyrës për këshillimin e karrierës) ndihmon studentët në përzgjedhjen e institucionit në të cilin ata do të zhvillojnë praktikën profesionale, në rastet kur parashikohet një e tillë.
GVJ ne takimet me studentet dhe stafin
akademik konstatoi se institucioni u ofron
këshillim karriere studentëve qe realizohet
nga zyra e ngritur per kete qellim.Studentet
asistohen nga pedagoget dhe tutore per
ceshtjet qe kane te bejne me procesin
mesimor.
Konkluzionet e GVJ
GVJ ne viziten ne institucion,ne takimet me studentet dhe stafin akademik, sekretarine
mesimore konkludoi se :
Pranimet e studentëve në programin studimor “Teknika Laboratorike Dentare” bazohen
në aktet ligjore të Arsimit të Lartë.
Studentët e regjistruar informohen në mënyrë të detajuar për programin e studimit,
organizimin dhe kohëzgjatjen e tij.
Institucion disponon të dhëna te plota për ecurinë e studentëve gjatë zhvillimit të
programit të studimeve që nga pranimi, deri në diplomim.
Në shërbim të studentëve është ngritur Zyra e Këshilimit të Karrierës e cila orienton ata
mbi mundësitë për punësim pas diplomimit në këtë program studimi.
KËRKIMI SHKENCOR NË FUNKSION TË PROGRAMIT TË STUDIMIT.
10. Kërkimi shkencor
Nga vizita dhe takimet me titullaret e Universitetit Aldent mesuam se ky institucion ka
ne qendër të vëmendjes përvec zhvillimit të mësimit edhe kërkimin shkencor. Nga
anëtarët e departamentit Laborant dentar janë bërë një numër i madh botimesh brenda
dhe jashte vendit. Po ashtu janë realizuar mbi dhjetra referime dhe mbi 20 prezantime
poster në kongrese dhe konferenca ndërkombtare . Kërkimi shkencor ne kete institucion
behet i mundur ne saje te ifrastruktures se pasur (27 laboratore) të pajisur me
aparatura bashkëkohore dhe si dhe me materiale cilësore për realizimin e
eksperimenteve apo të teknikave të reja .
UAL ka aplikuar dhe marrë pjesë në disa projekte si për shembull "The role of dental
health profession in recognition of child neglect" i cili do të fillojë zbatimin në vitin 2016.
Vetë institucioni ka realizuar aktivitete shkencore edhe për studentët e këtij program
studimi, si për shembull Konferencën informuese të bashëpunimit me Universitetin e
Chieti-Pescara, Itali, në Janar 2015.
Page 25
UAL ka qenë bashkëorganizator dhe pjesëmarrës në Kongresit e 4-t Mbarëkombtar
Shqiptar në Nëntor, 2015, në Simpoziumin e 2-të të Ortodontisë, me pjesëmarrjen aktive
të stafit dhe studentëve etj.
Vlerësimi i Treguesve të matshëm:
GVJ pas vizites ne institucion dhe dokumentacionin perkates konstaton se nuk ka
ndryshime me te të dhënat e deklaruara nga Institucioni në Raportin e Vlerësimit të
Brendshëm (RVB) për këta tregues. Të dhëna për kërkimin shkencor jepen ne tabelen 19
te RVB.
Aktivitete të planifikuara individuale dhe në rang programi studimi, në vitet e fundit
- Numri i botimeve nga personeli akademik efektiv i IAL 5
- Numri i projekteve kërkimore të fituara 1
- Numri i projekteve të zbatuara -
- Numri i aktiviteteve shkencore të organizuara nga IAL, për programin e studimit 8
- Numri i pjesëmarrësve në aktivitete shkencore brenda IAL 17
- Numri i kërkimit shkencor me procesin mësimor 2
- Numri i studentëve të përfshirë në kërkimin shkencor -
- Numri i Çmimeve Kombëtare -
11. Bashkëpunimi kombëtar, ndërkombëtar dhe marrëdhëniet me
publikun
GVJ pasi u njoh me dokumentacionin e vene ne dispozicion konstaton se UAL
dokumenton marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, Kolegjin
“ILIRIA”-Fakulteti i Shkencave Mjekësore-Prishtinë, Qëndrën spitalore universitare
"Nënë Tereza", "Spitalin e Traumës" Tiranë, Shoqatën Dentare Shqiptare, Shoqatën e
Pedodontëve, Qëndra Kombtare e Edukimit në Vazhdim, Shoqëria "Dental Leader Corsi",
Shoqëria e Sigurimit ALBSIG SHA, Banka të ndryshme të nivelit të dytë etj.
Nga bashkëpunimet ndërkombëtare mund të përmendim:
- Marrëveshje e bashkëpunimit me Universita degli studi “G. D’Annunzio” Chieti,
Pescara në Itali.
- Marrëveshje bashkëpunimi me Qëndrën Spitalore dhe Shtëpinë e Shërbimit
“Centro Ospedale e Casa di Cura “San Giovanni XXIII”, Monastier di Treviso në
Itali. Qëndra e Odontostomatologjisë dhe Ortodoncisë në këtë Qëndër Spitalore,
merret me aktivitetet: odontostomatologji, ortodonci dhe kirurgji maksilo-faciale
dhe orale.
- Prej vitit 2010 Universiteti Aldent ka një marrëveshje bashkëpunimi me seksionin e
Edukimit të kompanisë së mirënjohur 3M ESPE, për prodhimin e materialeve
dentare. Specialistët e këtij grupi janë të përkushtuar në drejtim të didaktikës dhe
kërkimit shkencor. 3M Group ofron akses në përmbajte shkencore me kualitet të
Page 26
lartë, trajnime, seminare dhe studime on-line. Disa prej këtyre aktivitetesh janë
kryer në universitetin ALDENT , të tilla si: workshop, trajnime, për studentët dhe
stafin në fushën e Dentistrisë, Endodoncisë dhe Protetikës Fikse.
Vlerësimi i Treguesve të matshëm:
GVJ pas vizites ne institucion dhe njohjes me dokumentacionin perkates konstaton se
nuk ka ndryshime me të dhënat e deklaruara nga Institucioni në Raportin e Vlerësimit
të Brendshëm (RVB) për këta tregues.
Të dhëna për bashkëpunimin kombëtar dhe ndërkombëtar jepen ne tabelen 20, 21
te RVB
Komunikimi dhe bashkëpunimi me institucionet e tjera shtetërore, organizata
profesionale, komunitetin e biznesit, tregun e punës dhe aktorë të tjerë shoqërorë
të rëndësishëm për arsimin e lartë referuar tabeles 21 ne RVB
Vlerësimi sipas Standardeve
Standardet/kriteret Përmbushja e standardeve
VII - INSTITUCIONI GARANTON MARRËDHËNIE BASHKËPUNIMI, TË BRENDSHME DHE TË JASHTME
Standardi VII.1 - Institucioni garanton marrëdhënie të frytshme bashkëpunimi mes personelit të vet.
Kriteri 1 Institucioni, për hartimin dhe mbikëqyrjen e programit, nxit bashkëpunimin ndërmjet personelit brenda institucionit nëpërmjet shkëmbimit të informacionit; Kriteri 2 Institucioni, nëpërmjet ndarjes së detyrave mes personelit
Brenda institucionit, marrjes së përgjegjësive respektive dhe analizës së vazhdueshme të punës së tyre, garanton marrëdhënie të frytshme bashkëpunimi.
GVJ konstaton se institucioni nxit bashkëpunimin ndërmjet personelit brenda institucionit.
Institucioni, nëpërmjet ndarjes së detyrave mes personelit brenda institucionit, marrjes së përgjegjësive respektive dhe analizës së
vazhdueshme të punës së tyre, garanton marrëdhënie të frytshme bashkëpunimi.
Standardi VII.2 - Institucioni garanton marrëdhënie bashkëpunimi me institucionet
homologe jashtë vendit dhe aktorët e biznesit vendas ose të huaj.
Kriteri 1 Institucioni për realizimin e objektivave të programeve të studimeve dëshmon se ka vendosur marrëdhënie bashkëpunimi me institucionet homologe jashtë vendit dhe aktorët e biznesit vendas ose të huaj; Kriteri 2 Institucioni ka vendosur marrëdhënie bashkëpunimi me punëdhënësit për kryerjen dhe mbikëqyrjen e praktikës, në varësi të programeve të studimeve që ofrojnë;
GVJ I njohur me dokumentacionin perkates
konstaton se institucioni ka vendosur
marrëdhënie bashkëpunimi me institucionet
homologe jashtë vendit dhe aktorët e biznesit
vendas ose të huaj.
Institucioni organizon trajnime profesionale të
metejshme ne kuader te edukimit ne vazhdimesi
në bashkërendim me punëdhënësit;
Page 27
Kriteri 3 Institucioni organizon trajnime profesionale të mëtejshme në bashkërendim me punëdhënësit; Kriteri 4 Institucioni bën një raport analitik të përfitimeve nga marrëveshjet kontraktuale në funksion të realizimit të programeve të studimeve.
Konkluzionet e GVJ
GVJ konstaton se UAL ka vendosur marrëdhënie bashkëpunimi me institucionet
homologe jashtë vendit dhe aktorët e biznesit vendas ose të huaj.Ky bashkepunim
ndihmon ne permbushjen e misionit, objektivave te programit te studimit. Ai rrit nivelin
teorik dhe praktik te studenteve dhe stafit akademik.
Page 28
ANALIZA PËRMBLEDHËSE PËR IMPLEMENTIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT
Analiza përmbledhëse e RVJ sipas metodës SWOT (Strengths-pikat e forta, Weaknesses-
pikat e dobëta, Opportunities-Mundësitë, Threats-pengesat).
a. Pika të forta:
1) Programi Bachelor në “Teknika Laboratorike Dentare” qe ofron Universiteti
Aldent eshte i vetmi program i larte studimi qe pergatit teknik laborant ne
Shqiperi, Kosove.
2) Ky program eshte i organizuar ne perputhje me misionin, objektivat, strategjine
e institucionit si dhe legjislacionit ne fuqi. Ai eshte hartuar nga profesionistë të
fushës me eksperiencë të gjatë në mësimdhënie.
3) Per te realizuar kete program studimi eshte i angazhuar nje staf
akademik,ndimes mesimor-shkencor, administrativ i kualifikuar. 95 % e
ngarkeses mesimore te programit mbulohet nga pedagog efektiv.
4) Ne sherbim te realizimit te programit, formimit teorik dhe praktik profesional
funksionon nje infrastrukture e pasur (bibloteke, laboratore, salla leksionesh,
seminaresh)
5) Ka marrëdhënie bashkëpunimi me institucionet homologe brenda dhe jashtë
vendit. Ka marredhenie bashkepunimi me kompani lider (3M Espe) ne fushen e
prodhimit te materialeve dentare duke mundesuar përditësimin e
vazhdueshëm të teknologjive dhe materialeve bashkekohore.
6) Organizimi i aktivieteteve trajnuese per studentet dhe stafin
7) Studentet e vitit te trete me punimet e tyre ne bashkepunim me qendren e
sherbimit dhe formimit klinik ofrojne sherbime falas per komunitetin.
8) Institucioni eshte i angazhuar per sigurimin e vazhdueshem te cilesise
9) Funksionon sistem i informatizimit (data-base te plota)
b. Pika të dobëta:
1) Mungon pjesmarrja ne projektet rajonale dhe te BE per arsimin
2) Ka akses të kufizuar ne grante dhe financime te BE
3) Mungojnë tekstet mesimore, manualet dhe protokollet e punës laboratorike, ne
gjuhën shqipe, të përshtatura për Laborantët dentarë.
4) Mungojne ambientet sportive te hapura
Page 29
c. Mundësitë:
1) Ne nje periudhe 3 vjecare te mundesohet botimi i teksteve mesimore,
manualeve dhe protokolleve te puneve laboratorike ne shqip, të përshtatura
për Laborantët dentarë.
2) Ne nje periudhe 3 vjecare te ngrihen ambientet te hapura sportive per
studentet.
c. Pengesa
1) Duke qenë Institucion i vogël arsimor ka vështirësi për aplikim me projekte
per financime dhe grante brenda dhe jashte vendit
Grupi i Vlerësimit të Jashtëm
Prof.As. Etleva Qeli
Page 30
ANEKSI 1
Tabela 1: Numri i Personelit Akademik Efektiv (PAE) dhe me kontratë (PAK)
Fakulteti
Shkencave
Dentare
Numri i PAE Numri i PAK Numri i PA Në Total
Gj Tituj/ Grada
Gj Tituj/ Grada
Gj Tituj/ Grada
Gj Tituj/ Grada
30 12 10 6 3 0 43 16
Tabela 2: Numri i Personelit Administrativ dhe Ndihmës
Stafi Administrativ dhe Ndihmës
Emër Mbiemër Pozicioni
Enida Dobi Sekretare
Luljeta Tafa Sanitare
Luljeta Hoxha Sanitare Rudina Allmuca Sanitare Orjeta Llupaj Ekonomiste
Skerdi Hasnjoku Mirëmbajtës
Tabela 3: Këshilli shkencor i Fakultetit tw Shkencave Dentare
Emër Mbiemër Titulli/grada Pozicioni në Këshillin shkencor
Zana Cikuli Prof.As. Kryetare
Jorida Shahinas Dr.Sh Anetare
Arben Ndreu Dr.Sh Anetar
Tabela 4: Lista e Personelit Akademik Efektiv (PAE) dhe me kontratë (PAK)
Fakulteti i Shkencave Dentare Departamenti Laborant Dentar
PAE (Emër Mbiemër)
Detyra në Dep.
Titulli /Grada
PAK (Emër Mbiemër)
Titulli /Grada
Institucioni ku punon full time
1 Jorida Shahinas Pergjegjes departamenti
Dr
2 Zana Cikuli Anëtar Prof. Asc
3 Arben Ndreu Anëtar Dr
4 Ajola Nasti Anëtar Msc
5 Alba Koshovari Anëtar Msc
6 Arjana Como Anëtar Ba
7 Stela Panteqi Anëtar Msc
8 Xhilda Xhelilaj Anëtar Ba
9 Jerina Kruja Anëtar Ba
10 Sonila Kaja Anëtar Ba
11 Alketa Pashaj Anëtar Ba
12 Keti Verdha Anëtar Msc
Fakulteti i Shkencave Dentare Departamenti i Stomatologjise
PAE (Emër Mbiemër)
Detyra në Dep.
Titulli /Grada
PAK (Emër Mbiemër)
Titulli /Grada
Institucioni ku punon full time
1 Brunilda Koci Pergj. Dep. Dr 1 Edit Xhajanka Prof. Asc
UMT
2 Agron Meto Anëtar Prof. Asc 2 Irida Pano Dr UMT
3 Edlira Dedaj Anëtar Dr 3 Majlinda Kokiç Dr UMT
4 Nikolla Peja Anëtar Prof 4 Lunareda Keraj Msc Privat
Page 31
5 Engjellushe Luzi Anëtar Prof. Asc 5 Perparim Çerri Msc QSUT
6 Nineta Fino Anëtar Spa 6 Ramazan Isufi Prof UMT
7 Olja Tanellari Anëtar Spa 7 Adem Alushi Prof UMT
8 Orges simeon Anëtar Msc 8 Blerta Kika Spa ISHP
9 Adela Alushi Anëtar Msc 9 Manjola Lushi Spa Sp. Hygeia
10 Merita Bardhoshi Anëtar Prof. Asc 10 Mirela Tabaku Dr UMT
Fakulteti i Shkencave Dentare Qendra e formimit dhe sherbimit klinik
PAE (Emër Mbiemër)
Detyra në Dep.
Titulli /Grada
PAK (Emër Mbiemër)
Titulli /Grada
Institucioni ku punon full time
1 Edlira Zere Drejtor Dr 1 Dorjan Hysi Prof.Asc UMT
2 Ruzhdie Qafmolla Anëtar Prof 2 Ersela Alikaj Msc Privat
3 Diana Brovina Anëtar Prof 3 Kastriot Shytaj Spa UMT
4 Armand Alushi Anëtar Msc 4 Mehdi Alimehmeti Prof.Asc UMT
5 Estela Halimi Anëtar Msc 5 Dafina Xhako Dr UPT
6 Ledia Pepa Anëtar Spa
7 Agron Alushi Anëtar Ba
8 Deshira Kokalari Anëtar Msc
Tabela 5: Të dhënat e stafit akademik sipas kualifikimit dhe Raportet midis tyre
Tabela 5
Titulli
Departamenti Laborant Dentar
Depertamenti Stomatologjise
Qendra e formimit dhe sherbimit klinik
PAE PAK Raporti PAE/PAK
PAE PAK Raporti PAE/PAK
PAE PAK Raporti PAE/PAK
Profesorë - - - 1 2 1/2 2 - Profesorë të As. 1 - 3 1 3/1 - 2 0/2 Doktorë 2 - 2 3 2/3 1 1 1/1 Pedagogë me Ma 3 - 2 2 2/2 3 1 3/1
Pedagoge me Spa - - - 2 2 2/2 1 1 1/1 Asistentë me Ma - - - - - - - - - Asistentë pa Ma 4 - - - - 1 - 1/0
Personeli Administrativ Ndihmes
4 - 1 - - - -
Tabela 6: Të dhënat e stafit akademik sipas moshws
Tabela 6
Personeli sipas titujve /gradave Departamenti Laborant Dentar
Numri i PAE dhe PAK me moshë:
(25-35) (36-45) (46-55) (56-65) (66-68) (Mbi 68)
Profesorë
As. Prof 1
Doktorë 1 1
Pedagogë me Ma 3
Asistentë me Ma
Asistentë pa Ma 4
Personeli Administrativ dhe Ndihmes
1 1 2
Tabela 7: Të dhënat per infrastrukturen
Tabela 7
Page 32
Mjediset për Fakultetin e Shkencave Dentare Sasia Sipërfaqja
Salla për leksione 6 440
Klasa për seminare 3 120
Salla për aktivitete promovuese 2 75
Laboratorë për lëndët dhe praktike profesionale 18 827
Laboratorë informatike 1 38
Salla internet 1 40
Salla për bibliotekë 1 180
Mjedis për fotokopjime, librari etj 1 20
Zyrë informacioni për studentët 1 15
Korridore/holle 11 600
Mjedise sportive 1 150
Mjedise sherbimi per te trete 2 160
Mjedise per aktivitetet e qeverise studentore 1 40
Mjedise shlodhese si kafeteri/fast food,etj 1 200
Nyje hidrosanitare per studentet 25 185
m2 per student 8m2/student 3090
Mjediset për stafin Fakulteti i Shkencave Dentare
Sasia Sipërfaqja
Zyra për Dekanin/zv dekanin/ kancelarin 3 70
Zyra për sekretarinë mësimore 1 60
Zyra për departamentet/qëndrat kërkimore 2 75
Zyra për personelin akademik 4 110
Zyrë për financën 1 30
Emertimi Funksioni Kapaciteti Sipërfaqja
Salla A 102 Salle lexionesh 80 studente 90m2
Salla A 103 Salle praktike 18 studente 65 m2
Salla A 105 Salle praktike me 10 unite dentare 20 studente 150m2
Salla A 106 Salle leksionesh 70 studente 80 m2
Salla A 201 Salle seminaresh 35 studente 45 m2
Salla A 202 Lab.Biologji, histologji, mikrobiologji 32 studente 41 m2
Salla A 203 Salle leximi per biblioteken 32 studente 38 m2
Salla A 204 Salle leksionesh dhe seminaresh 32 studente 48 m2
Salle A 205 Lab anatomi,fiziologji,infermieristike 42 studente 52m2
SallaA 206 Biblioteke / internet 15 poste 30 m2
Salla A 207 laborator Paraklinik 20 studente 55m2
Salla A 301 Salle leksionesh dhe seminaresh 60 studente 65m2
Salla A 302 Salle leksionesh dhe seminaresh 50 studente 80m2
Salla A 501 Salle leksionesh dhe seminaresh 60 studente 80m2
Salla A 502 Salle leksionesh dhe seminaresh 80 studente 110 m2
Salla A 801 Salle leximi biblioteke 30 studente 80 m2
Salla A 802 Biblioteke 65 m2
Salla B 301 Salla laboratory 20 studente 40m2
Salla B 302 Salla laboratory 20 studente 36m2
SallaB 201 Salla praktike per vitin e dyte 20 studente 42 m2
Salla B302 Salla praktike per vitin e dyte 20 studente 47 m2
SallaB 001 Salla praktike per vitin e trete 20 studente 45m2
Salla B 002 Salla praktike per vitin e trete 20 studente 45m2
Salla B 101 Klinike dentare me 2 unite dentare 15 studente 45 m2
Salla B 201 Klinike dentare me 3 unite dentare 15 studente 47 m2
Page 33
Zyrë për Njësinë e SBC 1 20
Salla për mbledhje 1 70
Mjedis për stafin e shërbimit 1 40
Nyje hidrosanitare për personelin akademik 3 20
495
m2 per person 15m2/person
Tabela 8: Të dhënat pwr anwtarwt e NJBSC
Tabela 8
Anëtarët e NJSBC
Detyra që ka në në NJSBC
Sa kohë ka në këtë detyrë
1 Dr. Klodiola Dhamo Kryetar i grupit të punës 3 vite
2 Msc. Alba Koshovari Anëtar 9 vite
3 Msc. Mirela Tushe Anëtar 5 vite
4 Msc. Mirela Mucaj Anëtar 1 vit
5 Msc. Arselda Ziraj Anëtar 3 vite
6 Msc. Gerta Kupi Anëtar 3 vite