raport i vlerËsimit tË jashtËm - aaal.edu.alaaal.edu.al/dokumente/ial_private/reald_vlore/rvj bsc...

24

Upload: others

Post on 12-Sep-2019

3 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM - aaal.edu.alaaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Reald_vlore/RVJ Bsc ne Finance, R... · publike. II - ORGANIZIMI, DREJTIMI DHE ADMINISTRIMI I PROGRAMEVE

Page 1 of 24

RAPORT

I VLERËSIMIT TË JASHTËM

Për Programin e studimit BSc në FINANCË

Aplikuar nga Akademia e Studimeve të Aplikuara

“REALD” Vlorë

Eksperti i vlerësimit të jashtëm:

Prof. Dr. Raimonda Duka

Tetor 2015

Page 2: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM - aaal.edu.alaaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Reald_vlore/RVJ Bsc ne Finance, R... · publike. II - ORGANIZIMI, DREJTIMI DHE ADMINISTRIMI I PROGRAMEVE

Page 2 of 24

RAPORT I GRUPIT TË VLERËSIMIT TË JASHTËM

Për Programin e studimit Bachelor në “Financë”

Tabela e të dhënave të licencimit për programin e studimit:

1 IAL Aplikues: Akademia e studimeve të Aplikuara “ REALD”,

Vlorë

2 Fakulteti që e ofron Fakulteti i Ekonomisë

3 VKM i licencimit VKM Nr 650, date 14.09.2011

4 Titulli i programit të studimit: Bachelor në Financë

5 Cikli i studimit: Cikli I Parë

6 Kohëzgjatja e programit të studimit: 3 vite akademike

7 Kreditet në total (ECTS): 180 ECTS

8 Forma e studimit (me kohë të plotë/të pjesshme/në distancë/):

Studime me kohë të plotë

9 Gjuha (shqip/tjetër): Gjuha Shqip

10 Programi ofrohet nga institucioni Programi ofrohet nga Akademia e Studimeve të

Aplikuara “REALD”

11 Programi ofrohet në bashkëpunim me institucione të tjera

-

12 Diplomë e përbashkët (shëno emërtimin): -

13 Diplomë e dyfishtë (shëno emërtimin): -

14 Niveli në Kornizën kombëtare të kualifikimeve Niveli 6 (gjashtë)

15 Aktivizimi i programit të studimit 2011-2012

16 Brezi i parë i diplomimit të studentëve 2013-2014

etj -

HYRJE

Programi i ciklit të parë të studimeve Bsc në Financë është hapur në vitin 2011. Këshilli i Ministrave me vendim Nr.650, datë 14.9.2011 ka liçensuar Akademinë e Studimeve të Aplikuara “Reald” (ASAR) në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 4, pika 2,43,44 e 45, të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007 "Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar dhe me propozim të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës. Akademia e Studimeve të Aplikuara “Reald” (ASAR) e ushtron veprimtarinë e saj në qytetin e Vlorës. ASAR është organizuar në dy fakultete: Fakultetin e Shkencave Mjekësore dhe Fakultetin e Ekonomisë (referuar në raportin e vlerësimit të Brendshëm si Fakulteti i Shkencave Humane). Gjatë vizitës në vend, nga Institucioni nuk u paraqit asnjë dokument ligjor që të pasqyronte ndryshimin e emërtimit të fakultetit nga Fakulteti i Ekonomisë në Fakultetin e Shkencave Humane. Për këtë arsye, i gjithë RVJ do ti referohet emërtimit të Fakultetit ashtu siç është edhe në Urdhërin e licensimit Nr 650, datë 14.09.2011, Fakulteti i Ekonomisë. Programi Bsc në Financë pranë Akademisë së Studimeve të Aplikuara “Reald” është i organizuar me kohë të plotë, me kohëzgjatje prej 3 vite akademike, në total me 180 ECTS. Aktualisht program i studimit Bsc në Financë ofrohet nga Fakulteti i Shkencave Humane dhe ka në përbërje të tij dy departamente:

Departamentin e Financës

Departamenti e Menaxhimit Hartimi i Raportit të Vlerësimit të Jashtëm (RJV) u mbështetet në shqyrtimin e dokumentave të mëposhtme si:

Raportin e Vlerësimit të Brendshëm (RVB), hartuar nga grupi i vlerësimit të brendshëm të ASAR.

Dokumentet mbështetës dhe anekset e RVB si: organigrama, rregullore e programit të studimit, syllabuset e moduleve të PS, CV e stafit akademik, suplementi i diplomës,

Page 3: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM - aaal.edu.alaaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Reald_vlore/RVJ Bsc ne Finance, R... · publike. II - ORGANIZIMI, DREJTIMI DHE ADMINISTRIMI I PROGRAMEVE

Page 3 of 24

kontratat tip të punës, marrëveshje bashkëpunimi, planimetria e godinës ku zhvillon aktivitetin IAL.

Dokumentet që u vunë në dispozicion gjatë vizitës në IAL si: regjistri themeltar, regjistri i notave, dokumentacioni i zyrës së burimeve njerëzore (dosjet e stafit me kohë të plotë dhe të pjesshme), listat e plota të stafit akademik për periudhën 2011-2015, publikimet mbi aktivitetin shkencor, etj.

Vëzhgimet e kryera gjatë vizitës në vend si dhe në intervistimet e studentëve, pedagogëve, stafit akademik, administrative ndihmës si dhe takimet me drejtuesit e institucionit.

Gjatë vizitës në vend u realizuan takime me zv. Rektorin e Institucionit i cili mbante dhe postin e Dekanit të Fakultetit, Grupin e Vlerësimit të Brendshëm, drejtuesit e njësive bazë, stafin akademik të këtij fakulteti, studentë, punonjësit e sekretarisë mësimore, të zyrës së bibliotekës, të burimeve njerëzore. Gjithashtu u bë vizitë në mjediset mësimdhënëse të këtij intitucioni, në bibliotekën e fakultetit, sallën e kompjuterave. Akademia e Studimeve të Aplikuara Reald, në përgjigjen mbi draft raportin e GVJ, datë 08.10.2015, ka dhënë komente dhe sqarime mbi vlerësimin e dhënë për disa kritere dhe standarte. GVJ mori në konsideratë vetëm pikën 12, mbi akreditimin institucional. Pikat e tjera mendoj se janë pasqyruar objektivisht bazuar në dokumentacionin që na u vu në dispozicion para dhe gjatë vizitës në IAL.

GRUPI I VLERËSIMIT TË JASHTËM (GVJ)

Përbërja e GVJ:

1. Prof. Dr. Raimonda Duka

ADMINISTRIMI I NJËSISË NË SHËRBIM PROGRAMIT TË STUDIMIT

1. Misioni/Objektivat e programit të studimit

Akademia e Studimeve të Aplikuara REALD është institucion i arsimit të lartë krijuar në vitin 2011 me VKM nr. 650, datë 14.09.2011. Akademia aktualisht ka në përbërjen e saj dy fakultete (Fakulteti i Shkencave Humane dhe Fakulteti i Shkencave Mjekësore) dhe gjashtë njësi bazë (Departamente). Fakulteti i Shkencave Humane ka në përbërjen e tij dy departamente, Departamentin e Financës dhe Departamentin e Menaxhim-Biznesit. Në organigramën e IAL janë paraqitur dhe dy Qendra (Qendra Kërkimore dhe Qendra Shëndetësore). Objektivi kryesor i programit Bsc në Financë është t’iu jap studentëve njohuritë e nevojshme për formimin e tyre si specialistë të financës dhe kontabilitetit. Në funksion të objektivit kryesor PS synon dhënien e njohurive të formimit të përgjithshëm teorik në fushën e ekonomisë, menaxhimit, financës dhe kontabilitetit me objektiv kryesor formimin e specialistëve të aftë për të punuar si specialistë finance dhe kontabiliteti. PS iu jep gjithashtu mundësinë studentëve që të vazhdojnë studime të avancuara në të njëjtën fushë. Programi i Studimit Bsc në FINANCË synon:

Të përgatisë specialistë finance dhe kontabiliteti për njësitë ekonomike të vogla dhe të mesme (SME).

Të përgatisë specialistë finance dhe kontabiliteti për sektorin shtetëror.

Të përgatisë specialistë të aftë për vazhdimin e studimeve të mëtejshme në fushat e administrim biznesit.

IAL nuk ka miratuar një dokument strategjik për zhvillimin e institucionit. Qëllimet dhe objektivat e mësimdhënies dhe kërkimit shkencor janë reflektuar në dokumente të tjera të IAL si “Rregullorja e Programit të Studimit”.

Page 4: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM - aaal.edu.alaaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Reald_vlore/RVJ Bsc ne Finance, R... · publike. II - ORGANIZIMI, DREJTIMI DHE ADMINISTRIMI I PROGRAMEVE

Page 4 of 24

Vlerësimi sipas Standardeve

Standardet/kriteret Vlerësimi sipas standardeve

I - OFRIMI I PROGRAMEVE TË STUDIMEVE Standardi I. 1 - Institucioni ofron programe studimesh në përputhje me misionin dhe qëllimin e tij.

Kriteri 3 Programet e studimeve hartohen në

përputhje me qëllimet dhe misionin e institucionit;

Kriteri 4 Programet e studimeve kanë objektiva të

përcaktuar qartë për formimin e studentëve në atë

program, të cilët përfshijnë dijet, aftësitë dhe

kompetencat profesionale që duhet të fitojnë

studentët në përfundim të programit të studimit

dhe që karakterizojnë profilin e programit;

Kriteri 5 Programet e studimeve hartohen në

përputhje me nevojat e tregut të punës;

Kriteri 6 Programet e studimeve hartohen në

përputhje me zhvillimin ekonomik të vendit.

Sipas RVB, dokumentacionit të PS dhe takimeve me titullarët e IAL konstatova që PS është hartuar në përputhje me misionin dhe qëllimet e institucionit. PS materializon objektivat strategjikë të SHLP. Qëllimet dhe objektivat e përcaktuara nga IAL për këtë PS janë paraqitur në rregulloren e PS. Objektivat janë të përgjithshëm dhe në to nuk reflektohen aftësitë dhe kompetencat profesionale që fitojnë studentët në përfundim të PS. Zhvillimi Ekonomik në Qarkun e Vlorës dhe zhvillimi ekonomik i vendit në përgjithësi kërkojnë burime njerëzore të kualifikuara, me një formim bazë të gjerë dhe me njohuri të përshtatshme për t’iu përshtatur kërkesave të tregut të punës. Programi i studimeve të ciklit të parë Bsc në Financë është në shërbim të zhvillimit ekonomik rajonal dhe në përputhje të plotë me synimet strategjike të zhvillimit ekonomik kombëtar. Nga takimi me titullarët dhe administratorin e IAL u konstatua që përmes këtij PS IAL synon që të ruajë vlerat më të mira të arritura deri tanimë në fushën e edukimit. PS siguron ruajtjen e vlerave kulturore kombëtare dhe për asnjë rast nuk bie ndesh me interesat kombëtare.

Standardi I.2 - Programet e studimeve janë në përputhje me strategjinë për zhvillim të institucionit.

Kriteri 1 Programet e studimeve janë përshtatur

me strategjinë për zhvillim të institucionit;

Kriteri 2 Programet e studimeve të ciklit të parë

synojnë pajisjen me njohuritë bazë, mbi metoda e

parime shkencore të përgjithshme;

Kriteri 3 Programet e studimeve të ciklit të parë

synojnë dhe formimin e shprehive të veçanta në

një llojshmëri të gjerë profesionesh e specialitetesh

në realizimin e misionit dhe qëllimit të

institucionit;

Nga RVB, dokumentacioni i programit dhe biseda me titullarët u konstatua që PS është zhvilluar në përputhje me strategjinë për zhvillim të IAL. Megjithatë IAL nuk ka një dokument strategjik të miratuar dhe publikuar për zhvillimin e institucionit. Në RVB dhe gjatë vizitës në IAL konstatova që PS synon pajisjen e studentëve me njohuri bazë. PS synon formimin e studentëve me konceptet bazë për të punuar si financier në njësi ekonomike. Ofrimi i këtyre njohurive nga IAL merr në konsideratë arritjet e fundit në shkencat ekonomike dhe përvojat lokale në këtë fushë. PS synon formimin e shprehive të veçanta në financë dhe kontabilitet. PS synon pregatijen e specialistëve të financës kryesisht për sektorin e SME dhe institucione publike.

II - ORGANIZIMI, DREJTIMI DHE ADMINISTRIMI I PROGRAMEVE TË STUDIMEVE Standardi II.1 - Programet e studimeve synojnë të plotësojnë nevojat e tregut të punës. Kriteri 1 Programet e studimeve synojnë të

plotësojnë nevojat e tregut të punës, në përputhje

me synimet strategjike të zhvillimit ekonomik

kombëtar;

Kriteri 2 Institucioni, për vlerësimin e nevojave të

tregut të punës, kryen një studim tregu, i cili

përfshin:

a. mundësitë e punësimit të studentëve në

tregun vendas ose atë rajonal, kombëtar e

Hartimi i PS synon t’i përgjigjet kërkesave të tregut të punës për specialistë finance dhe kontabiliteti. Në RVB është theksuar që IAL ka angazhuar një grup specialistësh për të bërë një studim tregu në rajonin e Jugut. Vlerësimi i nevojave të tregut nuk na u vu në dispozicion as përpara dhe as gjatë vizitës në IAL. Perceptimi i stafit drejtues dhe akademik është që

Page 5: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM - aaal.edu.alaaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Reald_vlore/RVJ Bsc ne Finance, R... · publike. II - ORGANIZIMI, DREJTIMI DHE ADMINISTRIMI I PROGRAMEVE

Page 5 of 24

ndërkombëtar;

b. kërkesat e punëdhënësve;

c. një parashikim të përafërt për numrin e

pritshëm të studentëve që mund të

regjistrohen në këtë program;

d. numrin e të regjistruarve në programe të

ngjashme në institucionet simotra.

studentët e diplomuar në këtë degë përthithen më shpejt se drejtime të tjera nga tregu i punës. Ky përceptim nuk mund të vlerësohet pasi IAL këtë vit diplomon brezin e parë të studentëve.

Standardi II.2 - Programet e studimeve synojnë ruajtjen e vlerave kulturore kombëtare dhe interesave kombëtare.

Kriteri 1 Institucioni ofron programe studimesh që

nuk bien ndesh me interesat kombëtare;

Kriteri 2 Programet e studimeve synojnë të

ndihmojnë ruajtjen e vlerave kulturore kombëtare.

Nga takimi me titullarët dhe administratorin e IAL u konstatua që PS nuk bie ndesh me interesat kombëtare dhe synon që të ruajë vlerat më të mira të arritura deri tanimë në fushën e Arsimit të Lartë. PS siguron ruajtjen e vlerave kulturore kombëtare dhe për asnjë rast nuk bie ndesh me to.

Konkluzione të GVJ:

Programi Studimit Bsc në Financë është hartuar në përputhje me misionin dhe qëllimin e zhvillimit të IAL; ai ofrohet në përputhje me aktet ligjore e nënligjore në fuqi.

ASAR ka një mision të qartë dhe objektiva specifik të arritshme, por IAL nuk ka një dokument të shkruar ose Strategji që të materializoj në periudhë afatmesme strategjinë e zhvillimit të institucionit.

PS merr në konsideratë plotësimin e nevojave të tregut të punës, por analiza e nevojave duhet të jetë një dokument publik dhe i aksesueshëm për ekspertët.

2. Struktura akademike e Fakultetit

Fakulteti i Ekonomisë (Sipas RVB, por edhe gjatë vizitës në Institucion, flitej për Fakultetin e Shkencave Humane) është përgjegjës për mbulimin e programit të studimit Bsc në Financë. Sipas RVB rezulton që Fakulteti përbëhet nga 3 Departamente: Departamenti i Menaxhimit, Financës dhe Marketingut dhe 1 Qendër Kërkimore. Në organigramë (dokument aneks i RVB) rezulton që Fakulteti përbëhet nga 2 departamente (Departamenti i Menaxhimit dhe Departamenti i Financës) dhe 1 Qendër Kërkimore. Ndërsa në vizitën në Institucion konstatuam që funksionojnë vetëm dy departamente dhe nuk u njohëm me aktivitetin e Qendrës dhe stafin e saj. Strukturat drejtueseve të Fakultetit janë: Këshilli i Fakultetit, Dekani dhe Përgjegjësit e Departamenteve. Këshilli i Fakultetit, është përcaktuar nga Bordi Drejtues me vendim nr.30 dt. 15.12.2014 dhe përbëhet nga tre anëtar. Në RVB theksohet se Këshilli i Fakultetit përbëhet nga Dekani, Përgjegjësi i Departamentit të Financës (Prof.As. Engjell Liçaj) dhe doktorant Zhyljen Papajorgji. Në bazë të vendimit të miratuar nga Bordi Drejtues, Kryetar i Këshillit të Fakultetit është Dekani. Dekani i Fakultetit Prof. Dr. Spiro Çaushi mban dhe postin e zv. Rektorit të ASAR. Senati akademik është zgjedhur nga stafi akademik më dt. 25.09.2014, përbëhet nga 7 anëtar prej të cilëve 2 me titullin Prof. Dr., 3 anëtar me titullin Prof. Asoc. Dr, një anëtar me gradën shkencore Dr., dhe një studente. Njësia e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë, përbëhet nga pesë anëtar. Këshilli i Etikës është miratuar nga Senati më 10.09.2014 dhe përbëhet nga 3 antarë , Rektori, Dekani dhe një pedagog. Në RVB përmenden dhe dy struktura të tjera: Zyra e Zhvillimit të Karrierës, Drejtoria e Zhvillimit të Kurrikulave dhe Dega Mësimore. Në lidhje me këto dy struktura gjatë vizitës në institucion nuk morëm informacion mbi veprimtarinë e tyre. Gjatë vizitës në IAL na u vunë në dispozicion këto dokumenta:

1. Vendimi nr. 14, datë 10.09.2014 “Për zgjedhjen e Antarëve të Këshillit të Etikës”. 2. Vendim i Bordit Drejtues për Krijimin e Senatit. 3. Vendim Bordi nr. 30, datë 15.12.2014 “Për zgjedhjen e Antarëve të Këshillit të Fakultetit”. 4. Lista e antarëve të Këshillit Shkencor të Programit 5. Lista me të dhëna mbi personelin ndihmës akademik 6. Lista me antarë të stafit akademik në vite

Page 6: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM - aaal.edu.alaaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Reald_vlore/RVJ Bsc ne Finance, R... · publike. II - ORGANIZIMI, DREJTIMI DHE ADMINISTRIMI I PROGRAMEVE

Page 6 of 24

3. Personeli akademik dhe personeli mbështetës për programin e studimit

Struktura organizative e ASAR është e përcaktuar në Statutin e tij, në zbatim të dispozitave të ligjit Nr. 9741 datë 21.05.2007 “Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar. Struktura akademike përgjegjëse për progamin e studimit Bsc Financë, është Fakulteti i Shkencave Humane, me dy departamente:

1. Departamenti i Financës. 2. Departamenti i Menaxhimit.

Departamenti i Financës përbëhet nga 7 anëtar prej të cilëve vetëm një mban titullin Prof. As.Dr., një anëtar me titullin Dr., një anëtar doktorant dhe 4 anëtarë të tjerë janë me Msc. Stafi akademik në vite nuk paraqitet në RVB. Gjatë vizitës në institucion është kërkuar lista e plotë e stafit ndër vite. Janë dorëzuar nga institucioni disa lista jozyrtare (pa firmë, pa vule) me anëtarë të stafit në vite. Nga biseda me anëtarët aktual të Departamenti të Financës, rezultoi se ata ishin pjesë e Departamentit prej gati një viti. Kontratat e tyre janë 1 vjeçare, të rinovueshme dhe mbarojnë më dt.30.09.2015. Departamenti ka dhe dy pedagogë të jashtëm, një me gradën doktor dhe një doktorant në proces. Lista e pedagogëve në RVB ka një mospërputhje me listën që na u vu në dispozicon nga IAL. Gjatë vizitës në IAL konstatuam se në përbërje të stafit të brendshëm janë dhe dy pedagogë italianë. Pedagogu Mirco Perano është deklaruar me titullin “Doktor”, por ka të njohur nga MAS vetëm diplomën Msc. Të dhënat e deklaruara në RVB mbi stafin akademik kanë disa mospërputhje të vogla, që mund të jenë shkaktuar nga lëvizja e stafit. Për stafin me kohë të pjesshme nuk ka të dhëna për institucionin me kohë të plotë ku ata punojnë. Departamenti i Financës nuk është i ndarë në seksione. Në tabelën nr. 3 paraqiten si staf akademik 4 Doktor. Kjo e dhënë nuk korespondon me të dhënat e RVB dhe të dhënat që verifikuam në Zyrën e Burimeve Njerëzore (1 Doktor). Raporti PAE/PAK është 3.5/1. Stafi administrativë është në funksion të të dy fakulteteve. Departamenti ka një sekretare, që na u prezantua në funksionin e sekretares mësimore, ndërkohë që ka dhe një Kryesekretare. Në shpërndarjen e personelit administrative në RVB paraqiten 2 persona si personel administrative. Ndarja sipas gjinisë është 4 meshkuj dhe 3 femra, ndërkohë që në raport jepet raporti 3M/4F. Personeli administrativ është 2 F. Përvec stafit të lidhur d-d me Departamentin, në IAL ka dhe personel tjetër administrativ që shërben në Zyrën e Burimeve Njerëzore, Zyrën e Financës, Zyrën e Marrëdhënieve me Jashtë, etj. Në listën që na u vu në dispozicion në IAL personeli administrativ për gjithë IAL është 17, nga të cilët 4M/13F. Në listën e stafit administrativ është dhe emri i pedagogut Ditjon Dafa (Zyra e Menaxhimit të Biblotekës). Stafi akademik sipas grup moshave është i grupuar në katër kategori si më poshtë: 3 në grup moshën 25-35 vjec; 2 në grup moshën 36-45 vjec, një në grup moshën 56-65 vjec dhe një në grup moshën 66-68 vjec. Stafi akademik sipas kualifikimit, gjinisë dhe grup moshave është i harmonizuar dhe krijon mundësi për vijëmësi dhe bashkëpunim midis tyre. Stafi akademik lidh me institucionin kontrata të rregullta punësimi me kohë të plotë ose pjesshme, të cilat hartohen nga zyra juridike dhe depozitohen pranë zyrës së Burimeve Njerëzore. Përzgjedhja e stafit akademik bëhet nëpërmjet një proçesi të hapur dhe transparent. Aplikimet plotësohen në mënyrë elektronike në adresën përkatëse ose në formë të shkruar pranë institucionit. Pas shpalljes së Vendeve të lira të Punës në ëeb-sitin e institucionit, bëhet dhe selektimi dhe seleksionimi nga Zyra e Burimeve Njerëzore. Kjo e fundit merret me procedurën e parashikuar, për ngritjen e komisionit përkatës të përzgjedhjes së kandidatëve, në përputhje të plotë me rregulloren e institucionit. Përzgjedhja e pedagogëve me kontratë bëhet nga një komisioni i ngritur ad hoc. Nga bisedat në institucion, në proçesin didaktik marrin pjesë, dhe dy pedagogë huaj të cilët paraqiten në Departamentin e Financës në RVB. Në takimin me stafin në institucion asnjë prej tyre nuk ishte i pranishëm.

Page 7: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM - aaal.edu.alaaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Reald_vlore/RVJ Bsc ne Finance, R... · publike. II - ORGANIZIMI, DREJTIMI DHE ADMINISTRIMI I PROGRAMEVE

Page 7 of 24

Në zyrën e Burimeve Njerëzore u kërkuan tre dosje në mënyrë të rastësishme. Dosja e pedagogut duhet të përmbante: (i) Kurrikulum Vitae të pedagogut; (ii) Fotokopje ID; (iii) Fotokopje të noterizuara të diplomës së shkollës së lartë (jo në të gjitha rastet të noterizuara); (IV) Fotokopje të noterizuara të titujve (Postmaster, PHD); (V) Kërkesë për punësim pa firmë; (VI) Kontratat e lidhura me institucionin; (VII) Fotokopje të panoterizuar të kualifikimeve të tjera.

Ndër dosjet e verifikuara kishte dosje të plota, por kishte dhe dosje me mungesa në dokumentacion. Në dosjen e pedagogut mungonin kryesisht: (i) Fotokopje të librezes se kontributeve shoqërore dhe shëndetësore; (2) Librezë shëndetësore dhe raport mjekësor që vërteton që personi është i aftë për punë; (3) Leje nga institucionet përkatëse në rastin kur pedagogu është PAK; (4) Lista e botimeve, pjesmarrjet në konferenca etj. Nga vizita në institucion u vu re se i gjithë stafi është me kontratë e cila ka një afat maksimal 12 muaj. Data e përfundimit të kontratave ishte 30.09.2015. Stafi i angazhuar në v. Akademik 2014-2015 nuk ka qenë i angazhuar në vitet e mëparshme akademike. Gjatë vizitës u verifikua dhe dosja e një pedagogu të huaj, z. Pirano dhe u konstatua që kishte leje pune, por i mungonte libreza e punës dhe e sigurimeve. Gjatë vizitës në IAL na u vunë në dispozicion këto dokumenta:

1. Lista me të dhëna mbi personelin ndihmës akademik (me firmë dhe vulë). 2. Lista më antarë të stafit akademik në vite (pa firmë dhe vulë).

Vlerësimi sipas Standardeve

Standardet/kriteret Përmbushja e standardeve

III - PERSONELI I INSTITUCIONIT Standardi III.1 - Institucioni ndjek procedura ligjore dhe transparente të rekrutimit dhe vlerësimit të personelit.

Kriteri 1 Institucioni ndjek procedura ligjore dhe

transparente të rekrutimit të personelit në përputhje

me statutin dhe rregulloren;

Kriteri 2 Personeli akademik i punësuar me kohë të

plotë përbën së paku 70% të personelit akademik të

angazhuar për realizimin e programeve të studimeve të

ciklit të parë;

Kriteri 3 Institucioni ndjek procedura ligjore dhe

transparente të vlerësimit të personelit;

Kriteri 4 Institucioni mban një bazë të dhënash të

raporteve të rekrutimit të personelit, të njoftimeve për

punë, etj.

Institucioni publikon në faqen e Ëeb-it www.asar.edu.al kriteret dhe nevojat e rekrutimit të personelit akademik. Në momentin e hartimit të këtij raporti faqja nuk ishte aktive. Aktualisht IAL ka 13 pedagogë të brendshëm në të dy departamentet, ndërsa për të realizuar programin mësimor angazhon dhe 5 pedagogë të jashtëm. Personeli akademik i punësuar me kohë të plotë përbën 72% të personelit akademik të angazhuar për realizimin e programeve të studimeve të ciklit të parë. Institucioni ndjek procedura ligjore për vlerësimin e stafit. Mjeti më i përdorshëm për vlerësim janë pyetsorët e plotësuar nga studentët të cilët përzgjidhen në mënyrë të rastësishme. Institucioni ka një bazë të dhënash për procesin e rekrutimit dhe të dhëna për çdo pedagog PAE dhe PAK, me dosjet dhe dokumentat përkatëse. Në disa raste dosjet kishin mangësi në dokumenta të cilat janë reflektuar më sipër.

Standardi III.2 - Institucioni disponon një bazë të dhënash për personelin e tij.

Kriteri 1 Institucioni disponon një bazë të dhënash të

hollësishme për anëtarët e personelit akademik të

përfshirë në program dhe të personit përgjegjës për

organizimin e programit të studimit;

Kriteri 2 Institucioni disponon listën e plotë të

personelit akademik për secilin semestër, të personelit

ndihmës mësimor-shkencor dhe atij administrativ;

Institucioni nëpërmjet zyrës së burimeve njerëzore, disponon një dosje të çdo pedagogu efektiv ose me kontratë. Nga vizita në vend u kontrolluan dosje me përzgjedhje rastësore të stafit akademik (PAE) dhe (PAK). Dosjet përmbanin:

Fotokopje ID

CV

Kërkesë për punësim pa firmë nga kandidati

Fotokopje e diplomës, MA ose Doktoratë

Kontratat e lidhura me institucionin Në dosje nuk përfshiheshin në mënyrë të plotë kualifikimet e të gjithë pedagogëve, CV ishin në më të

Page 8: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM - aaal.edu.alaaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Reald_vlore/RVJ Bsc ne Finance, R... · publike. II - ORGANIZIMI, DREJTIMI DHE ADMINISTRIMI I PROGRAMEVE

Page 8 of 24

Kriteri 3 Institucioni publikon kriteret dhe procedurat

e rekrutimit të personelit akademik;

Kriteri 4 Institucioni angazhon si titullarë të

lëndëve/moduleve për programet e studimeve të ciklit

të parë, personel akademik që ka së paku gradën

shkencore “Doktor„ ose titullin akademik “Docent„.

shumtën e rasteve të vjetëruara dhe në dosje mungonte libreza e sigurimeve shoqërore apo shëndetësore ose fotokopja e noterizuar e saj. Për pedagogët me kontratë nuk kishte një vërtetim pune duke e bërë të vështirë marrjen e informacionit për punësimin e tyre me kohë të plotë. Zyra e burimeve njerëzore vuri në dispozion listën e plotë të personelit akademik dhe ndihmës me kohë të plotë dhe të pjesshme. Institucionit ju kërkua nga zyra e financës, një kopje e kontributeve të paguara për punonjësit efektiv për periudhën Dhjetor 2014. Zyra e financës nuk na e ofroi këtë informacion, por na vuri në dispozicion kontributet e paguara në një periudhë të mëvonshme. Procesi i rekrutimit kryhet përmes bashkepunimit të Departamentit me zyrën e Burimeve Njerëzore nëpërmjet kritereve dhe procedurave të përcaktuara. Njoftimet për rekrutimet bëhen në ëebsiten e Institucionit. Institucioni nuk ka kapacitete të mjaftueshme për të mbuluar çdo lëndë/modul me titullar me tituj apo grada shkencore. Nga RVB dhe vizita në IAL u konstatua që ka pedagogë që janë titullarë pa gradën doktor. Duhet theksuar se ka pedagog që mbulojnë tre module, (Kozeta Halili, Lorena Bala dhe Zhyljen Papajorgji), megjithëse nuk kanë grada apo tituj shkencor dhe janë vetëm në fillimet e punës së tyre si staf akademik. Të tre kanë gradën Msc. 46% e pedagogëve të angazhuar janë me gradën Msc.

Standardi III.3 - Institucioni angazhon personel ndihmës mësimor shkencor dhe administrativ për përmbushjen e misionit të tij.

Kriteri 1 Institucioni dëshmon një angazhim optimal

të personelit ndihmës mësimor-shkencor për

realizimin e orëve laboratorike dhe për mirëmbatjen e

laboratorëve e mjediseve shkollore;

Kriteri 2 Institucioni dëshmon një angazhim optimal

të burimeve njerëzore për përmbushjen e objektivave

të programeve të studimeve të ciklit të parë;

Kriteri 3 Institucioni vë në dispozicion personel të

mjaftueshëm për instruktimin, udhëheqjen dhe

mbikëqyrjen e studentëve në praktikën profesionale

(së paku 1 tutor/instruktor për 12 studentë).

Në këtë program studimi nuk janë parashikuar shumë orë në laborator, përvec lëndës së informatikës. Institucioni ka personel administrativ, që koordinon dhe është përgjegjës për mbarëvajtjen me sukses të programit të studimit. Stafi mbështetës është i angazhuar dhe në funksione të tjera. Nr. i studentëve në vitin akademik 2014-2015, që kanë detyrimin e praktikës profesionale është 19. IAL ka personelin e mjaftueshëm për mbikëqyrjen dhe udhëheqien e praktikave profesionale.Në institucion morëm një listë të shpërndarjes së praktikave profesionale, por pa udhëheqësit e tyre, kështu që është e vështirë të kuptohet raporti i kërkuar në këtë standart. Nëse nisemi nga nr. i pedagogeve të departamentit (duke përjashtuar pedagogët e huaj) rezulton raporti 1 pedagog/për 5 studentë.

Standardi III.4 - Institucioni angazhohet për kualifikimin e vazhdueshëm dhe të mëtejshëm të personelit të tij.

Kriteri 1 Institucioni organizon programe specifike

për kualifikimin e mëtejshëm profesional të personelit

akademik e të personelit mësimor-shkencor;

Kriteri 2 Institucioni disponon një bazë të dhënash të

programeve të studimeve të ofruara.

Institucioni ka marrëveshje bashkëpunimi me disa institucione vendase dhe të huaja, por ato akoma nuk janë shfrytëzuar për programe kualifikimi të stafit apo të studentëve. Kualifikimet kanë konsistuar vetëm në organizimin e një shkolle vere në vitin 2015, si dhe në nxjerrjen për herë të parë të buletinit shkencor Reald në 2015.

Konkluzione të GVJ: Mbështetur në vlerësimin e bërë për secilin nga standartet e mësipërme konkludoi që:

Institucioni ndjek procedura ligjore dhe transparente të rekrutimit dhe vlerësimit të personelit. 72% e stafit të angazhuar për realizimin e PS është i punësuar me kohë të plotë, por 46% e tyre nuk kanë gradën/titullin e nevojshme për të qënë titullarë.

Page 9: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM - aaal.edu.alaaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Reald_vlore/RVJ Bsc ne Finance, R... · publike. II - ORGANIZIMI, DREJTIMI DHE ADMINISTRIMI I PROGRAMEVE

Page 9 of 24

IAL ka një bazë të dhënash për personelin akademik dhe administrativ.

Institucioni ka angazhuar personel administrativ për përmbushjen e misionit të tij në nivel të kënaqshëm.

Institucioni ka bërë përpjekje dhe është angazhduar për kualifikimin e vazhdueshëm të stafit, por rezultatet janë modeste.

Stafi akademik aktual nuk ka qënë i angazhuar në mësimdhënie në periudhën 2011-2014.

4. Infrastruktura në funksion të programeve të studimit, logjistika dhe shërbime

të tjera ndaj komunitetit

IAL e zhvillon veprimtarinë e tij në një objekt pronë e kompanisë në adresën rruga “Zahir Pajaziti”, Lagja 24 Maji, në Vlorë. Objekti (godina) siguron infrastrukturën e nevojshme për zhvillimin sipas standardeve të procesit mësimor. Objekti plotëson kërkesat mbi normativën e sipërfaqes së shfrytëzueshme, ndriçimin, akustikën e sallave mësimore, sistemin e ngrohjes dhe ftohjes qëndrore dhe garanton kapacitete të mjaftueshme për formimin teoriko-praktik të studentëve. Sipërfaqja e shfrytëzueshme e objektit në përdorim për fakultetit është 2.708 m2. Sipërfaqja e shfrytëzueshme në metër katror për student 6.4 m2. Institucioni ka burimet alternative të furnizimit me ujë, energji dhe ngrohje qëndrore. IAL ka ambiente të veçanta për bibliotekën dhe laboratorët e informatikës. Institucioni ka krijuar dhe një mjedis sportiv, i cili është në përdorim të studentëve në kohën e lirë. IAL ka krijuar gjithashtu kushte të përshtatshme për punën e stafit. Për personelin akademik dhe drejtues janë në përdorim 11 zyra, me sipërfaqe të përgjithshme 306 m2 . Norma m2/person është 6.1. IAL ka 8 salla për leksione, 15 klasa për seminare, 1 sallë për aktivitete. Laboratori i informatikës shërben gjithashtu dhe si sallë bibloteke dhe interneti, ka mjedise për fotokopje, mjedise për aktivitete të studentëve, nyje hidrosanitare dhe mjedise shlodhëse. Të dhënat e paraqitura në RVB mbi infrastrukturën mbi Mjediset për programin e studimit dhe Mjediset për stafin u konfirmuan gjatë vizitës në IAL.

Vlerësimi sipas Standardeve

Standardet/kriteret Përmbushja e standardeve

V - INSTITUCIONI OFRON SHËRBIME DHE VË NË DISPOZICION TË STUDENTËVE BIBLIOTEKA DHE BURIME TË TJERA INFORMACIONI

Standardi V. 1- Institucioni vë në dispozicion të studentëve bibliotekën e tij.

Kriteri 1 Institucioni vë në dispozicion të studentëve

tekste mësimore dhe literaturë ndihmëse të

mjaftueshme në sasi dhe cilësore;

Kriteri 2 Në bibliotekë ka literaturë të mjaftueshme që

e ndihmon studentin për realizimin me sukses të

programit të studimit;

Kriteri 3 Në bibliotekë ka botime periodike dhe

programe kompjuterike, si libraritë elektronike, të cilat

përmbajnë libra apo revista shkencore të nevojshme për

realizimin me sukses të programit të studimit;

Kriteri 4 Përgjegjësit e programit hartojnë një plan të

detajuar për shtimin e zërave të bibliotekës në

mbështetje të programit, përfshirë edhe buxhetin e

planifikuar për të;

Kriteri 5 Biblioteka shpall oraret e shërbimit në

përshtatje me oraret e programit të studimit dhe

nevojat e studentëve.

Tekstet mësimore (literatura e detyruar dhe ndihmëse) sigurohej nga vetë studentët në tregun e lirë. Titullarët e moduleve orientonin studentët për të gjetur literaturën. GVJ realizoi një vizitë në biblotekën e IAL. Salla e leximit ishte 65 m2, ka 12 poste pune/vende leximi, fondi i librave ishte i hapur dhe studenët kishin akses në kompjutera. Fondi i librave ishte i vogël dhe kishte shumë pak tituj që kishin lidhje me modulet që ofron PS. Në biblotekë nuk kishte botime periodike, IAL nuk është i abonuar në librari elektronike. Drejtuesit e PS dhe administratori kishin plane për rritjen e fondit të bibliotekës me tituj të rinj në mbështetje të PS. Biblioteka i kishte të shpallura oraret e shërbimit në përshtatje me oraret e programit të studimit dhe nevojat e studentëve. Gjatë vizitës tonë nuk kishte studentë, pasi ishte periudhë pushimesh.

Standardi V. 2- Institucioni vë në dispozicion të studentëve laboratorë dhe mjedise të përshtatshme mësimore dhe për formimin praktik.

Page 10: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM - aaal.edu.alaaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Reald_vlore/RVJ Bsc ne Finance, R... · publike. II - ORGANIZIMI, DREJTIMI DHE ADMINISTRIMI I PROGRAMEVE

Page 10 of 24

Kriteri 1 Institucioni dëshmon se ka në sasi të

mjaftueshme: laboratorë, klasa, zyra, studio e mjedise

të tjera me pajisje elektronike dhe të teknologjisë së

informacionit, për realizimin e programit tëstudimeve;

Kriteri 2 Pajisjet e mjediseve mësimore janë të

përshtatshme për mësimdhënie në përputhje me

qëllimet e programit;

Kriteri 3 Laboratorët përmbajnë aparaturat dhe mjetet

e nevojshme për plotësimin e kërkesave të programeve

të studimeve;

Kriteri 4 Institucioni, në varësi të programeve të

studimeve që ofron, ka së paku një laborator.

Kriteri 5 Institucioni, në varësi të programeve të

studimeve, disponon kompjutera në laboratorët e

teknologjisë së informacionit, të pajisur me programe

profesionale si programe për statistikë, linguistikë,

arkitekturë, inxhienieri, ekonomi, mjekësi,

programestimulimi për shkencat sociale etj.

Kriteri 6 Institucioni garanton, me kapacitetet që

zotëron ose në bashkëpunim me institucione dhe

subjekte të tjera, që mjediset janë të mjaftueshme për

zhvillimin e praktikave profesionale.

Për këtë PS nevojiten vetëm klasa të pajisura me projektor dhe laptop për zhvillimin e mësimit. Sipas të dhënave të RVB dhe vizitës në IAL konstatuam që ky institucion ka hapësira të mjaftueshme dhe disponon mjetet e nevojshme për zhvillimin e PS. Pajisjet elektronike nuk ishin të instaluara në sallat e leksioneve. Të gjitha mjediset mësimore që vizituam kishin mobilimin e nevojshëm për të siguruar një mësimdhënie në kushte shumë optimale. Ky kriter nuk vlen për këtë PS IAL ka një laborator informatike me 12 poste pune. Për momentin ky laborator i përmbush kërkesat e PS, pasi numri i studentëve është i vogël. Në të ardhmen duhet të shtohet numri i posteve të punës. Gjatë vizitës kërkuam hapjen e PC për të parë programet e instaluara, por nuk na u krijua mundësia. Kriteri 6 nuk vlen për këtë PS.

Konkluzione të GVJ: Mbështetur në vlerësimin e dhënë për secilin nga standartet mendoi që:

IAL ka siguruar infrastukturën e nevojshme për realizimin e PS të nivelit të parë.

IAL ka vënë në dispozicion të studentëve bibliotekën e tij që shërben dhe si laborator informatike, e cila duhet të pasurohet vazhdimisht me tituj të rinj. IAL nuk ka akses në bibloteka elektronike.

IAL disponon pajisjet e nevojshme për të futur medodat e reja në mësimdhënie.

5. Financimi dhe menaxhimi i burimeve financiare

ASAR ka 4 vjet që zhvillon veprimtarinë e vetë. Sipas informacionit të ofruar në tabelën 8 i vetmi burim të ardhurash janë tarifat e studentëve. Tarifat e studentëve janë 1500 Euro/në vit. Sipas informacionit në faqen e Internetit ASAR aplikon zbritje në varësi të notës mesatare të maturës; të pagesave të menjëhershme për të gjithë ciklin e studimit si dhe pagesa me këste deri në 10% të tarifës referencë. ASAR financohet dhe nga themeluesit e saj Shoqëria “ESKELD”. Bordi i shoqërisë lejon kalimin e fondeve nga shoqëria në ASAR. Në RBV nuk ka të dhëna mbi % e të ardhurave që vijnë nga ky burim. Të ardhurat nga tarifat e shkollimit janë rritur me 21.6% në v. Akademik 2014-2015 krahasuar me një vit më parë. Të dhënat mbi shpenzimet e IAL janë vetëm në përqindje. Nga tabela 9 konstatohet që shpenzimet për paga kanë ardhur në rritje dhe në vitin e katërt ato zënë 64.3% të shpenzimeve të IAL. Gjatë vizitës në IAL nuk ishte parashikuar vizitë në zyrën e Financës dhe të dosjen e dorëzuar në APAAL mungojnë të dhënat mbi shpenzimet për studentë dhe koston e studimit. IAL na vuri në dispozicion pagesat e stafit për periudhën prill-maj 2015 dhe ne konstatuam shlyerjen e detyrimeve për punonjësit dhe organet tatimore. Listë pagesa kishte përvec stafit akademik dhe punonjës të tjerë të shoqërisë.

Vlerësimi sipas Standardeve

Standardet/kriteret Përmbushja e standardeve

II - ORGANIZIMI, DREJTIMI DHE ADMINISTRIMI I PROGRAMEVE TË STUDIMEVE Standardi II.5 - Institucioni vlerëson dhe dokumeton gjendjen e tij financiare.

Page 11: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM - aaal.edu.alaaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Reald_vlore/RVJ Bsc ne Finance, R... · publike. II - ORGANIZIMI, DREJTIMI DHE ADMINISTRIMI I PROGRAMEVE

Page 11 of 24

Kriteri 1 Institucioni bën një auditim të

përvitshëm (të jashtëm ose të brendshëm) të

situatës financiare të tij;

Kriteri 2 Në raportin e auditit paraqiten të

gjitha detyrimet financiare, pagat e

personelit, shpenzimet operative, etj;

Kriteri 3 Raporti i auditit përmban një

pasqyrë të qartë të granteve të huaja të

përfituara dhe kontratave të shërbimeve të

lidhura në funksion të realizimit të

programeve të studimeve të ciklit të parë.

Sipas RVB IAL harton pasqyra financiare të detajuara mbi shpenzimet dhe të ardhurat. Deklarimi i tyre bëhet sipas legjislacionit në fuqi. GVJ nuk i është vënë në dispozicion raporti i auditit dhe në RVB përmendet që janë hartuar katër raporte financiare, por nuk specifikohet nëse janë raporte auditi. Megjithatë në vizitën e zhvilluar në IAL u konstatuam që pagat e stafit dhe të gjitha detyrimet kundrejt zyrës së tatimeve dhe sigurimeve shlyheshin nga IAL. IAL deklaron që nuk ka të ardhura nga grantet e huaja apo përmes kontratave të shërbimeve. Megjithatë duke u nisur nga nr. i vogël i studentëve të regjistruar në këtë PS arrijmë në përfundimin që tarifat e studentëve nuk mund të mbulojnë koston e këtij PS.

VI - BURIMET FINANCIARE DHE VLERËSIMI FINANCIAR Standardi VI.1 - Institucioni harton një raport financiar të kostove të programeve të studimeve.

Kriteri 1 Institucioni harton një raport

financiar që përmban një pasqyrë të

hollësishme financiare të të ardhurave nga

tarifat e shkollimit dhe kontributeve të tjera

financiare për studentët ose ndarjen e

burimeve financiare;

Kriteri 2 Institucioni dokumenton raportet

financiare për tri vitet e kaluara akademike;

Kriteri 3 Institucioni dëshmon një

qëndrueshmëri financiare përgjatë kohës së

zhvillimit të programit të studimit dhe se ka

kapacitete financiare të mjaftueshme për

përmirësimin e situatës financiare dhe

gjenerimin e të ardhurave të domosdoshme

në të ardhmen.

Në RVB deklarohet se institucioni harton pasqyra financiare të të ardhurave dhe shpenzimeve nga tarifat e shkollimit, por në raport nuk është paraqitur ky informacion. Raportet financiare nuk janë pjesë e RVJ. Në vizitën në IAL nuk ishte parashikuar takim me zyrën e Financës. Raporti ka të dhëna mbi të ardhurat (nuk specifikohet nëse janë vetëm për këtë PS, janë në lekë apo ndonjë monedhë tjetër), që sigurohen nga tarifat, por nuk ka të dhëna se në ç’mase këto të ardhura mbulojnë shpenzimet për këtë PS apo shpenzimet në tërësi. Nga të dhënat e RVB nuk mund të gjykohet nëse IAL ka qëndrueshmëri financiare. Por meqënëse themeluesit e IAL kanë dhe biznese të tjera, mendojmë që ata mund të mbulojnë një pjesë të shpenzimeve me të ardhurat nga aktivitetet e tjera.

Konkluzione të GVJ: IAL ka arritur që të rrisë të ardhurat në vite, si rezultat i rritjes së numrit të studentëve dhe të bëj të mundur një mbulim më të mirë të shpenzimeve me të ardhurat. Të ardhurat nga tarifat e shkollimit janë rritur me 21.6% në vitin e katër të aktivitetit të IAL. Nëse IAL nuk rrit numrin e studentëve do të ketë nevojë në vazhdimësi për financime që të mbulojë kostot e aktivitetit. Statusi juridik ia jep mundësinë që të sigurojë fonde dhe nga burime të tjera.

6. Sistemi i Brendshëm i Sigurimit të Cilësisë

Me Vendim të Senatit Akademik Nr. 22. Dt 30.10.2014, është aprovuar ngritja e NJSBC e përbërë nga 5 anëtar për vitin akademik 2014-2015, siç paraqitet në tabelën 8 në aneks. Politikat e kontrollit të cilësisë të ndjekura nga kjo njësi konsistojnë në disa drejtime kryesore:

aktivitetet e mësimdhënies

aktivitetet kërkimore-shkencore

performanca e studentit

proceset administrative

marrëdhëniet me jashtë Anketimet në këtë institucion realizohen një herë në vit. IAL realizon anketime në fund të çdo semestri. Në anketimin e fundit kanë marrë pjesë 60 studentë (nga 58 studentë që janë gjithësej. Ndoshta kjo shifër i referohet të dy degëve). Studentët bëhen pjesë e anketimit sipas dëshirës. Nga grupi i NJSBC u dorëzua një kopje e anketimit e cila përbëhej nga dy rubrika: në të parën kishte 4 pyetje drejtuar studentit për pedagogun, dhe në të dytën kishte 6 pyetje për modulin. Pyetësori i përdorur nuk përmbante pyetjet e nevojshme dhe të mjaftueshme për të marrë informacion të plotë si për pedagogun ashtu dhe për modulin. Anketimi duhet të plotësohet dhe

Page 12: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM - aaal.edu.alaaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Reald_vlore/RVJ Bsc ne Finance, R... · publike. II - ORGANIZIMI, DREJTIMI DHE ADMINISTRIMI I PROGRAMEVE

Page 12 of 24

me pyetje të tjera në lidhje me institucionin. Sipas RVB janë përpunuar pyetësorët e realizuar, por në raport nuk ka të dhëna mbi rezultatet e anketimit. Në bisedat me studentët, u vërejt një mungesë informacioni në lidhje më këtë proces të rëndësishëm. Përsa i përket rezultateve të anketimit, gjatë vizitës në IAL na u dorëzua nga grupi i NJSBC një raport, i cili më tepër përshkruante procesin, por nuk kishte analiza të thelluara të rezultateve apo vlerësimeve për pedagogët dhe modulet përkatëse. Duke u nisur nga sa përshkruam më lart, procesi i pyetsorëve apo anketimit ishte jo i plotë dhe i zhvilluar jo me seriozitet. Për të siguruar kontrollin e brendshëm të cilësisë NJSBC ndjek përmirësimin e dokumentacionit në nivel departamenti dhe fakulteti. Sipas antarëve të NJSBC, pedagogët informohen mbi rezultatet e vlerësimit të brendshëm.

Vlerësimi sipas Standardeve

Standardet/kriteret Përmbushja e standardeve

II - ORGANIZIMI, DREJTIMI DHE ADMINISTRIMI I PROGRAMEVE TË STUDIMEVE Standardi II.3 - Institucioni, për akreditimin e programeve të studimeve, përdor metodologji vlerësimi, instrumente matëse dhe vlerësuese për ecurinë e tyre. Kriteri 1 Institucioni përdor metodologji vlerësimi,

instrumente matëse dhe vlerësuese për ecurinë e

programeve të studimeve;

Kriteri 2 Institucioni e përfshin këtë informacion në

vetëvlerësimin institucional;

Kriteri 3 Institucioni publikon rezultatet e pritshme,

rezultatet e vlerësimit dhe rezultatet që synon të arrijë;

Kriteri 4 Institucioni, për kryerjen e vlerësimit, përdor

metoda të tërthorta ose të drejtpërdrejta:

Të tërthorta:

a. Sondazhe: të studentëve që ndjekin programet e

studimeve, të të diplomuarve;

b. Sondazhe të vlerësimit të didaktikës, kurrikulës, të

mësuarit;

c. Pyetje konceptuale;

d. Intervista;

e. Etj.

Të drejtpërdrejta:

a. Teste të standardizuara kombëtare/ndërkombëtare

(p.sh. provimi i shtetit për profesionet e

rregulluara);

b. Dëgjime në auditor;

c. Vlerësimi me nota/pikë;

d. Testime paraprake dhe përfundimtare; provime për

module, praktikë;

e. Vlerësimi i detyrave të kryera nga studentët (detyra

kursi për të analizuar të kuptuarit konceptual,

provimet, referatet);

f. Vëzhgime gjatë kryerjes së ushtrimeve/praktikës;

g. Etj.

Institucioni ka krijuar që prej 1 viti Njësinë e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë, të përbërë nga 5 anëtarë. IAL ka hartuar një metodologji për vlerësimin e brendshëm dhe ka përcaktuar instrumentat që do të përdor. Mendoj që në këtë drejtim duhet punuar akoma për të rritur numrin instrumentave të përdorur dhe që japin rezultate të matshme të vetvlerësimit. IAL nuk i ka publikuar rezultatet e vlerësimit, por e ka përfshirë pjesërisht në RVB. Politikat e cilësisë të ndjekura nga kjo njësi konsistojnë në disa drejtime kryesore:

aktivitetet e mësimdhënies

aktivitetet kërkimore-shkencore Rezultatet e vlerësimit i komunikohen stafit; por janë informuar dhe studentët. Qëllimi është të shihen arritjet dhe të përcaktohen objektivat që synon IAL. IAL përdor metoda të tërthorta për të kryer vlerësimin. Metodat e përdorura aktualisht janë sondazhet dhe pyetësorët me studentët. Në fund të çdo semestri, pedagogët përpilojnë një relacion për përmbushjen e programit të lëndës, problemet e konstatuara, me sygjerimet dhe rekomandimet përkatëse. Mbajtja e dokumentacionit si regjistrat, detyrat e studentëve, provimet etj. janë një mënyrë tjetër e kontrollit të cilësisë. Regjistrat e kursit shfaqën problemet e tyre, probleme të cituara më sipër. Departamenti nuk ka një politikë të caktuar në lidhje me ruajtjen e provimeve. Ndër metodat e drejtpërdrejta janë përdorur rezultatet e arritura në provime me nota/pikë , testimet paraprake, provimet për module, mbikëqyrja e praktikave profesionale etj.

VIII - INSTITUCIONI GARANTON SIGURIMIN E CILËSISË Standardi VIII.1 - Institucioni garanton sigurimin e cilësisë në realizimin e programeve të studimeve.

Page 13: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM - aaal.edu.alaaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Reald_vlore/RVJ Bsc ne Finance, R... · publike. II - ORGANIZIMI, DREJTIMI DHE ADMINISTRIMI I PROGRAMEVE

Page 13 of 24

Kriteri 1 Institucioni ka plotësuar standardet institucionale

dhe është akredituar në nivel institucional përpara aplikimit

për akreditimin e programeve të studimeve;

Kriteri 2 Institucioni përdor instrumentet e duhura për

sigurimin e cilësisë;

Kriteri 3 Institucioni harton një politikë të qartë dhe ndjek

procedurën e vlerësimit periodik të efikasitetit të

veprimtarive që kryen për sigurimin e cilësisë dhe

standardeve të programeve të studimeve që ofron;

Kriteri 4 Institucioni përdor mekanizma formalë për

shqyrtimin, miratimin dhe mbikëqyrjen e herëpashershme

të programeve të studimeve që ofron;

Kriteri 5 Institucioni synon ndërgjegjësimin e personelit të

vet dhe të studentëve që ndjekin programet e studimeve që

ofrohen për rëndësinë e cilësisë dhe sigurimin e cilësisë në

to;

Kriteri 6 Institucioni harton dhe zbaton një strategji për

përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë. Strategjia, politika

dhe procedurat janë publikuar.

IAL është akredituar në nivel institucional në vitin 2013 me Urdhërin e Ministrit Nr. 327, datë 15.08.2013. NJSBE është njësi e re dhe ka filluar të përdor disa instrumenta për të realizuar sigurimin e cilësisë. Nga takimin me NJSBC dhe informacion e marrë mbi punën e tij konstatova që IAL po i jep mbështetjen e nevojshme kësaj njësie për të krijuar të gjitha instrumentat për sigurimin e brendshëm të cilësisë. IAL duhet të bëj më shumë për të dokumentuar rezultatet e vlerësimit të brendshëm. IAL ka ndërtuar mekanizmat formalë për shqyrtimin, miratimin dhe mbikëqyrjen e herëpashershme të PS që ofron. Strukturat e përfshira janë departmenti-Këshilli i Fakultetit-Senati. Koordinimi i punës për çështjet e programeve mësimore realizohet nga Zyra e Kurrikulave. Sipas RVB IAL ka botuar guida për studenët dhe stafin, në të cilat shprehet rëndësia e cilësisë dhe sigurimi i saj në fushën e mësimdhënies dhe të kërkimit shkencor. Gjatë vizitës në institucion nuk u informuam për një dokument të tillë. Sipas RVB strategjia për përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë është publikuar në planin strategjik të IAL, por ky dokument nuk na është paraqitur nga IAL.

Konkluzione të GVJ: Institucioni përdor metodologji vlerësimi, instrumente matëse dhe vlerësuese për ecurinë e programeve të studimeve. IAL ka ngritur NJSBC e përbërë nga 5 anëtarë që janë në këtë detyrë prej 1 viti. NJSBC harton dhe zbaton politikat që ndiqen për mësimdhënien, studentët, kodin e etikës etj. NJSBC përdor metodën e pyetësorve për të tërhequr opinionin e studentëve; pedagogët përpilojnë një relacion për përmbushjen e programit të lëndës, problemet e konstatuara, me sygjerimet dhe rekomandimet përkatëse. Institucioni mban dhe ruan dokumentacionin për procesin mësimor si regjistrat, detyrat e studentëve, provimet etj. Këshilli i Fakultetit dhe Rektorati vihen në dijeni për problemet e evidentuara nga NJSBC.

POLITIKAT E FORMIMIT TË STUDENTËVE

7. Programi i studimit, organizimi i tij

Programi i studimit Bsc. në Financë është hartuar në përshtatje me kërkesat e Kartës së Bolonjës. Programi është konceptuar në mënyrë të tillë që të përgatisë specialistë finance, të aftë të punojnë në sipërmarrje të ndryshme apo në sektorin publik. PS është përshtatur me nevojat për specialistë të kësaj fushe nga sipërmarrjet private apo institucione të ndryshme, por pa u mbështetur në një studim mbi nevojat e tregut të punës. PS i jep njohuri të mjaftueshme studentëve për të qënë të gatshëm për tu ofruar në tregun e punës, por gjithashtu i jep mundësi atyre të vazhdojnë studimet në ciklin e dytë. Në ndërtimin e kurikulës institucioni është bazuar në eksperiencën e Fakultetit të Ekonomisë të UT, Universitetin e Vlorës si dhe përvoja të tjera perëndimore. PS mbulohet kryesisht nga pedagogët me kohë të plotë të departamentit të Financës dhe Menaxhimit. IAL nuk ka një departament të tretë të Marketingut siç paraqitet në RVB. Programi i studimit ka filluar në vitin akademik 2011-2012. Programi i studimit është organizuar në 3 vite akademike, 6 semestra dhe 90 javë mësimore në auditor.

Page 14: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM - aaal.edu.alaaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Reald_vlore/RVJ Bsc ne Finance, R... · publike. II - ORGANIZIMI, DREJTIMI DHE ADMINISTRIMI I PROGRAMEVE

Page 14 of 24

1 vit akademik ka 2 semestra dhe 30 javë mësimore në auditor 1 Semestër ka 15 javë mësimore në auditor 1 ECTS = 25 orë mësimore punë të studentit 1 orë mësimore = 60'

Ndarja e ECTS sipas formave të mësimdhënies është si më poshtë:

Për leksionet 6-12 orë në auditor dhe 13-19 orë punë e pavarur e studentit Për Seminaret 6-8 orë në auditor dhe 17-19 orë punë e pavarur e studentit Për Laboratoret 18-25 orë në auditor dhe 7-10 orë punë e pavarur e studentit Për Praktikat lëndore 18-12 orë në auditor dhe 7-13 orë punë e pavarur e studentit Për Praktikën Profesionale 1-2 orë në auditor dhe 23-24 orë punë e pavarur e studentit Provimi përfundimtar 1-2 orë në auditor dhe 23-24 orë punë e pavarur e studentit

Në planet mësimore nuk ka asnjë ndryshim. Në të dhënat e paraqitura në RVB ka disa pasaktësi dhe/ose ka të dhëna që nuk paraqiten sipas klasifikimit të kërkuar. Modulet mbulohen nga pedagogët e dy departamenteve dhe jo sic paraqitet në RVB ku i gjithë stafi është konsideruar në departamentin e Financës. Nuk kuptohet roli i stafit PAK në këtë program studimi. Ka dy anëtarë të departamentit PAK, por ata nuk janë të përfshirë në planin mësimor. Vihet re që anëtarët më të rinj të departamentit jo vetëm në moshë, por dhe pa përvojë në mësimdhënie, mbulojnë nga tre module në këtë program studimi. Pedagogia Myzen Shehaj megjithëse deklarohet si staf me kohë të plotë nuk del në planin mësimor të departamentit. Syllabuset e lëndëve përmbanin elementët e mëposhtëm: (1) Emërtimin e lëndës; (2) emrin e pedagogut titullarë; (3) Lloji i lëndës; (4) Programin e studimit; (5) Vitin dhe semestrin kur zhvillohej moduli; (6) Qëllimin e modulit; (7) Objektivat e kursit; (8) Rezultatet e pritshme për studentët; (9) Detyrimet e lëndës; (10) Mënyra e vlerësimit; (11) Përmbajtja e lëndës; (12) Literatura e detyruar dhe ndihmëse. Syllabuset i kanë të gjitha elementët. Në të gjitha modulet literatura bazë e rekomanduar është në shqip, ndërsa literatura ndihmëse në pjesën më të madhe është në gjuhë të huaj. Mundësia që studentët të kenë njohje të mirë të gjuhës së huaj është e vogël në programet e studimit të ciklit të parë.

Vlerësimi sipas Standardeve

Standardet/kriteret Përmbushja e standardeve

I - PROGRAMET E STUDIMEVE TË OFRUARA Standardi I. 1 - Institucioni ofron programe studimesh në përputhje me misionin dhe qëllimin e tij.

Kriteri 1 Institucioni ofron programe të akredituara të

studimeve, të organizuara në module dhe të vlerësuara

në kredite, sipas Sistemit Europian të Transferimit dhe

Grumbullimit të Krediteve (ECTS);

Kriteri 2 Sasia mesatare e krediteve të grumbulluara

gjatë një viti nga një student që ndjek një program

studimi me kohë të plotë është 60 kredite;

Mbështetur në ligjin nr. 9741, datë 21.05.2007 "Për

Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë", ky

institucion ofron programe studimi bazuar në

kërkesat e sistemit të Bolonjës sipas legjislacionit

shqiptar. Programi i studimit Bsc Financë ka filluar

në vitin 2011 dhe ende nuk janë diplomuar

studentët e brezit të parë, pasi IAL është në procesin

e akreditimit të PS. Studenti ka mundësi të marrë

në cdo vit akademik 60 kredite.

II - ORGANIZIMI, DREJTIMI DHE ADMINISTRIMI I PROGRAMEVE TË STUDIMEVE Standardi II.4 - Programet e studimeve të ciklit të parë janë të detajuara dhe informuese. Kriteri 1 Njësitë kryesore, përgjegjëse për një program

studimi të ciklit të parë, japin informacionet e

nevojshme për përmbajtjen e programeve të studimeve;

Kriteri 2 Njësitë kryesore, përgjegjëse për një program

studimi të ciklit të parë, japin informacionet e

nevojshme për lëndët me zgjedhje apo të detyruara për

Informacioni për studentët aktualë dhe potencialë jepet nga departamenti përkatës si edhe nga sekretaria. Gjatë javës së fundit të vitit akademik bëhen vizita në shkollat e mesme të qytetit për të bërë të njohura programet e studimit. Maturantët ftohen gjithashtu të frekuentojnë ambjentet e institucionit. Universiteti ka fletëpalosje mbi

Page 15: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM - aaal.edu.alaaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Reald_vlore/RVJ Bsc ne Finance, R... · publike. II - ORGANIZIMI, DREJTIMI DHE ADMINISTRIMI I PROGRAMEVE

Page 15 of 24

semestër;

Kriteri 3 Njësitë kryesore, përgjegjëse për një program

studimi të ciklit të parë, japin informacionet e

nevojshme për ngarkesën mësimore, orët në auditor,

frekuentimin/ ndjekjen e programit;

Kriteri 4 Njësitë kryesore, përgjegjëse për një program

studimi të ciklit të parë, japin informacionet e

nevojshme për syllabuset e detajuara për secilën lëndë,

për praktikat, ushtrimet apo orët e laboratorit, etj.

programet e studimit që ofron. Pedagogë titullarë të moduleve informojnë studentët në fillim të vitit akademik në lidhje me kërkesat e modulit përkatës, mënyrën vlerësimit dhe literaturën e përdorur. Departamenti ka kontakte të vazhdueshme me studentët, duke i orientuar ata mbi programet dhe kurrikulat e lëndëve si dhe mbi lëndën me zgjedhje, praktikat profesionale etj. Kjo na u bë e ditur nga Departamenti dhe gjatë bisedës me studentët. Informacioni u përcillet studentëve nga departamenti si dhe pedagogu i lëndës. Çdo syllabus përmban informacionin e nevojshëm rreth mënyrës së vlerësimit, literaturën, frekuentimin dhe elementë të tjerë të nevojshëm për informimin e studentëve.

Konkluzionet e GVJ: PS Bsc ne Financë ka filluar në vitin 2011 dhe këtë vit diplomohet brezi i parë i studentëve. Kohëzgjatja dhe numri i krediteve janë në përputhje me legjislacionin në fuqi. IAL ofron një PS në përputhje me misionin dhe qëllimin e tij. Departamenti ka kontakte të vazhdueshme me studentët, duke i orientuar ata mbi programet dhe kurrikulat e lëndëve si dhe mbi lëndën me zgjedhje, praktikat profesionale etj. Kjo na u bë e ditur nga Departamenti dhe gjatë bisedës me studentët. Informacioni u përcillet studentëve nga departamenti si dhe pedagogu i lëndës. Mendoj që ka vend për një rishikim të PS duke zëvendësuar disa module me module që do t’i aftësonin më shumë studentët për tregun e punës (ka shumë module të menaxhimit dhe marketingut, të cilat mund të zëvendësohen me module kontabiliteti dhe finance).

8. Mësimdhënia

Programin e studimit Bsc në Financë është me kohë të plotë, 3 vite akademike dhe i vlerësuar me 180 ECTS. Format e organizimit të mësimdhënies janë leksione; seminare/ushtrime, laboratore; praktika profesionale dhe mikroteza. Ngarkesa mёsimore nё leksione e seminare pёr studentёt nё tri vitet akademike ёshtё konform udhёzimeve tё nxjerra nga Ministria e Arsimit, nё zbatim tё Ligjit tё Ri pёr Arsimin e Lartё nё Republikёn e Shqipёrisё, Nr.9741, datё 21.05.2007, i ndryshuar. Pedagogu depoziton në departament para fillimit të semestrit, programin e detajuar të modulit i cili përfshin; qëllimin e lëndës, objektivat, literatureёn e detyrueshme, literaturёn e rekomanduar etj. Pedagogu bën dy kontrolle të lëndës; kontrollin e pjesshëm dhe kontroll përfundimtar për të parë nëse janë realizuar objektivat e lëndës ndërsa vetë Departamenti zhvillon anketime dhe pyetsorë tek studentët mbi nivelin e mësimdhënies, angazhimin dhe aftësitë e pedagogut, mbi etikën etj. Pyetsorët zhvillohen jo tek të gjithë studentët, por përzgjidhen në mënyrë të rastësishme. Studentët pjesë e takimit me grupin e vlerësimit të jashtëm në institucion, nuk kishin dijeni për këtë pyetsor. Shpjegimi i leksioneve bëhet duke përdorur mjetet audiovizive për ta bërë leksionin sa më tërheqës, ndërsa gjatë zhvillimit të seminareve pedagogët operojnë me shumë me tabelën dhe materialet në PPP në varësi të modulit. Ndjekja e modulit dhe pjesёmarrja aktive zёnё 10% tё vlerёsimit nё tё gjitha modulet. Vlerёsimi nё provimin pёrfundimtar zё 80% tё vlerёsimit nё njё pjesё tё madhe tё moduleve, por ka dhe module qё kanё vlerёsimin e testeve dhe provimin final.

Leksionet zёnё pjesёn mё tё madhe tё ngarkesёs nё programin mёsimor. Tё shprehura nё pёrqindje leksionet pёrbёjnё 48% tё ngarkesёs totale, seminaret 40% tё ngarkesёs totale tё programit mёsimor dhe format e tjera 12%.

Kontrolli i njohurive të studentëve realizohet nëpërmjet diskutimeve gjatë orëve të seminarit, testeve të ndërmjetme, detyrave të kursit, testimeve gjatё vitit dhe provimit përfundimtar. Kontrolli i njohurive në programin e studimit Bsc. Financё realizohet me shkrim. Provimet nuk sekretohen. Vlerësimi përfundimtar i studentëve bëhet me notë. Mënyra e vlerësimit është e përcaktuar në syllabusin e çdo moduli.

Tabela 14

Page 16: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM - aaal.edu.alaaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Reald_vlore/RVJ Bsc ne Finance, R... · publike. II - ORGANIZIMI, DREJTIMI DHE ADMINISTRIMI I PROGRAMEVE

Page 16 of 24

Format e kontrollit të njohurive Pjesa (në %) ndaj totalit

Aktivizimi dhe ndjekja e lëndës 10%

Detyra kursi 10%

Provimi përfundimtar 80%

Në total 100%

Sipas RVB rezulton qё IAL ka aktivizuar studentёt nё aktivitete shkencore si: pёr punime individuale tё pedagogёve (7 st.); projekte shkencore nё rang departamenti (5 st.); projekte shkencore nё rang Fakulteti (10 st.); projekte shkencore nё bashkёpunim me tё tjerё (7 st.) Nga takimi qё zhvilluam me studentёt nuk mundёm ta verifikonim kёtё informacion. Studentёt qё morёn pjesё nё takim (11 st.) nuk ishin aktivizuar nё veprimtari shkencore. IAL diplomon brezin e parë të studentëve. Numri i vogël i studentëve dhe eksperienca e shkurtër e programit kanë ndikuar në mosaktivizimin e studentëve nё veprimtarinё e departamentit.

9. Studentët

Pranimi dhe regjistrimi i studentёve nё IAL bёhet sipas procedurёs tё pёrcaktuar nё statutin e ASAR. Pranimet nё institucionin “ASAR”, në programin e studimit Bsc. Financё, nuk janë me kuotë të paracaktuar. U njihet e drejta për të aplikuar në këtë program studimi shtetasve shqiptarë të pajisur me dokument zyrtar të përfundimit të shkollës së mesme në Shqipëri ose jashtë saj (ekuivalente sipas kritereve të vendosura nga Ministria e Arsimit). Institucioni nëpërmjet politikave të ndryshme përpiqet të përthithë studentët më të mirë. Studentët marrin informacionin e nevojshëm nga Zyra e informacionit dhe Sekretaria Mësimore. Në RVB numri i studentëve në vitin mёsimor 2011-2012 është 23, ndёrkohё qё janё dhe 7 studentё tё transferuar. Kurse gjatё vizitёs në institucion konstatuam qё numri i studentёve tё regjistruar ёshtё 24, janё 9 studentё tё transferuar, nga tё cilёt 1 studentё nga jashtё dhe 8 nga dega e Marketingut. Nё dosjet e studentёve mungonte vendimi i komisionit qё kishte miratuar transferimin e studentёve (studenti Laert Dukaj transferuar nga Firence nuk kishte nё dosje proces verbalin e njohjes sё krediteve). Regjistri i studentёve nuk ishte i mbyllur me vijё tё kuqe dhe 10 studentё nuk kishin numёr matrikulimi. Po kështu ka studentё pa numёr matrikulimi dhe nё vitet pasardhёse. Numri i studentёve qё verifikuam nёpёr regjistra nuk pёrputhet me numrin e deklaruar nё RVB. Nё v.2012-2013 deklarohen 7 studentё tё regjistruar pёr herё tё parё, nё regjistёr janё 14 studentё tё regjistruar nga tё cilёt 3 pa numёr matrikulimi. Nё regjistёr kishte studentё qё nuk vazhdonin studimet, por statusi i tyre nё regjistёr nuk kishte ndryshuar. Nё v.2013-2014 9 studentё tё regjistruar pёr herё tё parё sipas RVB, 12 studentё nё regjistёr, vetёm 3 me numёr matrikulimi. Nё v. 2014-2015 deklarohen 19 studentё tё regjistruar pёr herё tё parё, nё regjistёr janё 23 studentё, nga tё ciёt 12 janё pa matrikulim. Ka studentё pa vlerёsim, por nuk ka shёnim nё regjistёr nёse ato vazhdojnё studimet apo janё larguar. Mospërputhje të studentëve ka dhe midis regjistrit të kursit, dhe studentëve të paraqitur në provim në procesverbal. Punonjëset e sekretarisë nuk ishin nё gjendje tё na jepnin shpjegime pёr kёto mospёrputhje.

Në sekretarinë mësimore në terren u vëzhguan disa dosje të studentëve. Dosjet përmbanin dokumentat si më poshtë:

a. Dëftesë të shkollës së mesme ose fotokopje e noterizuar. b. Vërtetim të notave të shkollës së mesme c. Fotokopje e kartës së identitetit, letër njoftimit ose pasaportës. d. 2 fotografi e. Kontrata e studentit me institucionin

Nota mesatare nё hyrje e studentёve tё regjistruar pёr herё tё parё varion nga 6.8 nё v. 2013-2014, nё 7.2 nё vitin 2011-2012. Nё RVB nuk ka tё dhёna mbi kalueshmёrinё e studentёve dhe notёn mesatare sipas moduleve dhe nё tёrёsi. Megjithatё nga një vёshtrim i shpejtё i regjistrit të notave konstatova qё nё v. 2011-2012 kalueshmёria ishte 100% dhe me notё mesatare tё lartё. Nё vitet e tjera kishte dhe

Page 17: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM - aaal.edu.alaaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Reald_vlore/RVJ Bsc ne Finance, R... · publike. II - ORGANIZIMI, DREJTIMI DHE ADMINISTRIMI I PROGRAMEVE

Page 17 of 24

vlerёsime me 4(katёr), studente qё nuk ishin paraqitur, etj. Kёto statististika nuk mund tё merreshin gjatё vizitёn nё IAL, megjithëse u kërkuan nga grupi i vlerësimit të jashtëm. Institucioni kёtё vit diplomon studentёt e parë dhe IAL nuk mund tё ketё informacion rreth punësimit të tyre. Ka studentë që kanë mbaruar të gjitha detyrimet e tyre dhe presin të diplomohen. Nuk mund të themi asgjë rreth përfitimeve që kanë pasur studentët nga ky program studimi, përsa kohë që nuk ka të diplomuar në këtë program. Në sekretari u konstatuan probleme dhe me regjistrat e kursit. Numri i studentëve në regjistër nuk përkonte me numrin e studentëve në procesverbale. Po kështu regjistrat nuk kishin pjesmarrjen e studentëve në orën mësimore.

Vlerësimi sipas Standardeve

Standardet/kriteret Përmbushja e standardeve

IV - INSTITUCIONI MBRON TË DREJTAT E STUDENTËVE Standardi IV.1 - Institucioni ndjek një politikë të mirëpritjes së studentëve të rinj.

Kriteri 1 Pranimi në ciklin e parë tё studimeve bëhet në

përputhje me ligjin nr. 9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin

e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar dhe aktet

nënligjore në fuqi.

Kriteri 2 Institucioni i Arsimit të Lartë propozon kritere të

veçanta për përzgjedhjen e kandidatëve, të cilët kanë

mbaruar Maturën Shtetërore, për t’u pranuar në ciklin e

parë të studimeve.

Pranimi i studentëve bëhet sipas legjislacionit

në fuqi (ligji nr. 9741 dt.21.5.2007) dhe sipas

rregullores së programit të studimit. U njihet e

drejta për të aplikuar në këtë program studimi

shtetasve shqiptarë të pajisur me dokument

zyrtar të përfundimit të shkollës së mesme në

Shqipëri ose jashtë saj (ekuivalente sipas

kritereve të vendosura nga Ministria e Arsimit).

Institucioni nuk ka kritere të veçanta aplikimi për këtë program studimi.

Standardi IV.2 - Institucioni informon studentët në lidhje me politikat e punësimit.

Kriteri 1 Studentët informohen në mënyrë të detajuar për

programin e studimit, organizimin dhe kohëzgjatjen e

programit të studimeve;

Kriteri 2 Studentët vlerësojnë pedagogun e çdo lënde, në

përfundim të semestrit;

Kriteri 3 Studentëve u ofrohet shërbimi i këshillimit të

karrierës;

Kriteri 4 Studentët informohen mbi mundësitë për

punësim pas diplomimit në këtë program studimi.

Studentët informohen gjatë procesit të aplikimit, si edhe gjatë zhvillimit të studimeve për organizimin dhe kohëzgjatjen e programit të studimit. Nga bisedat me studentët, ata nuk ishin në dijeni mbi procesin e vlerësimit përmes pyetsorit. Në bisedat me NJSBC, u pranua vlerësimi me anë të pyetsorit. Në RVB thuhet që IAL ka një zyrë për Këshillimin e Karrierës. Gjatë vizitës në IAL nuk kontaktuam me përgjegjës të zyrës së karrierës. Ndoshta dhe për faktin se institucioni nuk ka ende studentë të diplomuar dhe studime të ciklit të dytë

Standardi IV.3 - Institucioni disponon statistika në lidhje me numrin e studentëve që ndjekin programet e studimeve të ciklit të parë.

Kriteri 1 Institucioni disponon statistika vjetore për

numrin e të diplomuarve, në ciklin e parë;

Kriteri 2 Institucioni disponon statistika vjetore për

numrin e studentëve të regjistruar në programet e

studimeve të ciklit të parë, tërheqjet nga programi, si dhe

largimet para përfundimit të programit apo

mospërfundimin me sukses të vitit akademiknë të cilin

zhvillohet programi i studimeve;

Kriteri 3 Institucion disponon të dhëna për ecurinë e

studentëve gjatë zhvillimit të programit të studimeve që

nga pranimi, deri në diplomim.

Institucioni disponon statistika përsa i përket numrit të të regjistruarve në këtë program. IAL këtë vit diplomon brezin e parë të studentëve dhe ky kriter duhet verifikuar në vitet në vazhdim. Sekretaria merret rregullisht me këto statistika dhe është detyrë e kryesekretarisë të raportojë këto të dhëna në institucionet përkatëse, por të dhënat e raportuara nga IAL janë kontradiktore dhe duhen verifikuar. Institucioni nuk dorëzoi të dhëna rreth kalueshmërisë së studentëve sipas lëndëve. Baza e të dhënave ishte kontradiktore, dhe personi përgjegjës në sekretari nuk kishte

Page 18: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM - aaal.edu.alaaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Reald_vlore/RVJ Bsc ne Finance, R... · publike. II - ORGANIZIMI, DREJTIMI DHE ADMINISTRIMI I PROGRAMEVE

Page 18 of 24

informacionin e mjaftueshëm.

Standardi IV.4 Institucioni angazhon personelin e tij për përkujdesjen ndaj studentëve.

Kriteri 1 Institucioni u ofron këshillim karriere

studentëve, ndjek progresin e tyre dhe i ndihmon ata në

çështjet që kanë të bëjnë me procesin mësimor;

Kriteri 2 Institucioni (nëpërmjet zyrës për këshillimin e

karrierës) ndihmon studentët në përzgjedhjen e

institucionit në të cilin ata do të zhvillojnë praktikën

profesionale, në rastet kur parashikohet një e tillë.

Ky program studimi ofron praktika profesionale për studentët dhe teorikisht është insitucioni që siguron vendin ku do të zhvillohet praktika dhe drejtuesin e praktikës për studentin. Në biseda me studentët e këtij programi u informuam që praktikat ishin realizuar në bankën Intesa San Paolo, kompani të materialeve të ndërtmit, zyra kontabiliteti, etj. Ata na informuan që në shumicën e rasteve praktika ishte siguruar nga institucioni dhe në ndonjë rast nga vet studenti.

Konkluzionet e GVJ IAL pranon studentë sipas legjislacionit në fuqi dhe nuk aplikon kritere të veçanta për përzgjedhjen e kandidatëve. Informimi i studentëve mbi PS bëhet nga IAL, por zyra për Këshillimin e Karrierës është një njësi e re dhe kërkon më shumë mbështetje. Institucioni disponon statistika mbi numrit e të regjistruarve në këtë program, por nuk përpunon evidenca për ecurinë e studentëve. Institucioni nuk dorëzoi të dhëna rreth kalueshmërisë së studentëve sipas lëndëve dhe nota mesatare. Baza e të dhënave ishte kontradiktore, dhe personi përgjegjës në sekretari nuk kishte informacionin e mjaftueshëm. Departamenti drejton dhe në përgjithësi iu siguron studentëve vendin e zhvillimit të praktikës profesionale.

KËRKIMI SHKENCOR NË FUNKSION TË PROGRAMIT TË STUDIMIT

10. Kërkimi shkencor

Politika e Institucionit në fushën e studimit dhe kërkimit shkencor është komplekse, në funksion të politikës tërësore të universitetit dhe të zhvillimit ekonomik e shoqëror të vendit. Duhet theksuar se stafi akademik është relativisht i ri në këtë profesion, dhe përfshirja e tyre në procesin e kualifikimit është domosdoshmëri. Numri i doktorantëve në proces është i vogël dhe IAL nuk ka ndonjë program për kualifikimin e stafit me gradë Msc. Sipas RVB IAL ka hartuar politika të kërkimit shkencor, por është në hapat e para të zbatimit të këtyre politikave. Departamenti përcakton tematikën e punës shkencore dhe kontrollon realizimin e saj. Kërkimi shkencor është fokusuar në punë individuale të pedagogëve në këto drejtime kryesore:

1. Kualifikimin e pedagogëve të brendshëm për marrjen e gradës Dr. në shkencat ekonomike.

2. Studime dhe botime në revista shkencore brenda e jashtë vendit. 3. Pjesëmarrje në konferenca shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare

Pamvarësisht kësaj puna e stafit akademik drejt kërkimit shkencor mbetet e ulët ku megjithë këmbënguljen tonë në institucion për të marrë të dhëna rreth punës kërkimore të stafit, përsëri nuk u bë i mundur ky informacion. Pjesa më e madhe e stafit nuk e ka reflektuar punën shkencore në CV-të që janë paraqitur bashkë me RVB. Në takimin në IAL u informuam që ASAR ka organizuar një konferencë, por materialet përkatëse për të nuk na u vunë në dispozion. Risi në këtë drejtim mund të quhet botimi i Buletinit Shkencor me ISSN gjatë muajve të parë të v. 2015. Përfshirja e pedagogëve të departamentit të Financës në këtë botim është modeste. Pedagogët e departamentit janë të rinj në këtë profesion, nuk janë në process doktorature (përvec një anëtari të departamentit). Në RVB është plotësuar një tabelë me të dhëna mbi punën kërkimore dhe aktivitetet individuale dhe në rang institucioni në pesë vitet e fundit. Nga takimi me Grupin e Vlerësimit të Brendshëm,

Page 19: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM - aaal.edu.alaaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Reald_vlore/RVJ Bsc ne Finance, R... · publike. II - ORGANIZIMI, DREJTIMI DHE ADMINISTRIMI I PROGRAMEVE

Page 19 of 24

nuk morëm përgjigje apo informacion rreth të dhënave të paraqitura në këtë tableë. Nuk ka asnjë dokumentacion që të faktojë 4 aktivitetet shkencore të organizuara nga institucioni, 40 botime të personelit të deklaruara nga Institucioni në Raportin e Vlerësimit të Brendshëm (RVB) për këta tregues.

11. Bashkëpunimi kombëtar, ndërkombëtar dhe marrëdhëniet me publikun

Sipas RVB Institucioni për të arritur misionin e tij ka bashkëpunuar me Institucione në nivel lokal, me komunitetin e biznesit (për realizimin e praktikave të studentve). Lista e institucioneve dhe sipërmarrjeve është e gjatë, por IAL nuk na vuri në dispozicion marrëveshje të formalizuara të këtyre bashkëpunimeve. Në shërbim të rritjes së cilësisë së mësimdhënies dhe të kërkimit shkencor, ASAR ka vendosur marrëdhënie bashkëpunimi me dy Universitete italiane. IAL ka lidhur marrëveshje bashkëpunimi me “Universita degli studi di Salerno” (Mars 2015) dhe “Universita di Messina” (Prill 2015). Marrëveshjet synojnë zhvillimin e një bashkëpunimi akademik në fushat e edukimit, formimit teoriko-profesional, të kërkimit shkencor si dhe në fushat e tjera që kanë interes të ndërsjellë. Koha e shkurtër e zbatimit të tyre nuk na mundësoi që të shihnim konkretisht ndikimin e tyre në zhvillimin e IAL. Sipas bisedave të zhvilluara në institucion me anëtarët e departamentit dhe studentët, marrëveshjet e bashkëpunimit nuk janë shfrytëzuar ende për programe shkëmbimi të stafit akademik apo studentëve. Institucioni nuk ka paraqitur marrëveshje bashkëpunimi me IAL vendase për shkëmbim stafi akademik apo dhe studentësh, me firma apo biznese vendase për sigurimin e praktikave profesionale. Dokumentat që na u vunë në dispozicion nga IAL dhe që mund të konsiderohen marrëveshje të vlefshme janë vetëm ato me universitetet italiane.

Vlerësimi sipas Standardeve

Standardet/kriteret Përmbushja e standardeve

VII - INSTITUCIONI GARANTON MARRËDHËNIE BASHKËPUNIMI, TË BRENDSHME DHE TË JASHTME

Standardi VII.1 - Institucioni garanton marrëdhënie të frytshme bashkëpunimi mes personelit të vet. Kriteri 1 Institucioni, për hartimin dhe

mbikëqyrjen e programit, nxit bashkëpunimin

ndërmjet personelit brenda institucionit nëpërmjet

shkëmbimit të informacionit;

Kriteri 2 Institucioni, nëpërmjet ndarjes së

detyrave mes personelit brenda institucionit,

marrjes së përgjegjësive respektive dhe analizës së

vazhdueshme të punës së tyre, garanton

marrëdhënie të frytshme bashkëpunimi.

Stafi me kohë të plotë është i vogël në numër dhe kjo krijon më shumë mundësi për të patur më tepër bashkëpunime midis antarëve të stafit. Stafi është i ri, prandaj koordinimi dhe bashkëpunimi midis tyre duhet të forcohet në të ardhmen. Nga takimi me stafin u konstatua që ata punojnë si ekip dhe janë përfshirë në grupe pune brenda institucionit.

Standardi VII.2 - Institucioni garanton marrëdhënie bashkëpunimi me institucionet homologe jashtë vendit dhe aktorët e biznesit vendas ose të huaj.

Kriteri 1 Institucioni për realizimin e objektivave të

programeve të studimeve dëshmon se ka vendosur

marrëdhënie bashkëpunimi me institucionet

homologe jashtë vendit dhe aktorët e biznesit

vendas ose të huaj;

Kriteri 2 Institucioni ka vendosur marrëdhënie

bashkëpunimi me punëdhënësit për kryerjen dhe

mbikëqyrjen e praktikës, në varësi të programeve të

studimeve që ofrojnë;

IAL ka lidhur dy marrëveshje me Universitetet Italiane (në mars të 2015) përmes të cilave synohet të realizohen disa nga objektivat e PS. Zbatimi i tyre sapo ka filluar dhe duhet kohë për të marrë frytet e këtij bashkëpunimi. Institucioni ka vendosur bashkëpunim me institucionet vendase publike apo private, që bëjnë të mundur krijimin e hapësirave për realizimin e praktikës për studentët e vitit të tretë, por këto marrëveshje nuk janë të formalizuara.

Page 20: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM - aaal.edu.alaaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Reald_vlore/RVJ Bsc ne Finance, R... · publike. II - ORGANIZIMI, DREJTIMI DHE ADMINISTRIMI I PROGRAMEVE

Page 20 of 24

Kriteri 3 Institucioni organizon trajnime

profesionale të mëtejshme në bashkërendim me

punëdhënësit;

Kriteri 4 Institucioni bën një raport analitik të

përfitimeve nga marrëveshjet kontraktuale në

funksion të realizimit të programeve të studimeve.

Institucioni nuk organizon trajnime profesionale të mëtejshme kjo dhe për faktin se nuk ka një brez të diplomuarish ende. IAL nuk e ka relizuar një raport të tillë, por në RVB thuhet se një raport i tillë do të pregatitet pas diplomimit të brezit të parë të studentëve.

Konkluzionet e GVJ IAL mundëson dhe garanton marrëdhënie të frytshme bashkëpunimi me stafin akademik dhe atë administrativ. IAL megjithëse bashkëpunon me institucione dhe sipërmarrje në nivel lokal, nuk ka marrëveshjeve të shkruara me këto institucione. IAL nxit dhe mbështet bashkëpunimet ndërkombëtare. Marrëveshjet me dy universitet italiane janë një mundësi e mirë për të mundësuar kualifikimet e stafit, por mbetet akoma shumë për të bërë për të nxitur stafin drejt kërkimit shkencor, pjesmarrjes aktive në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare si dhe realizimin e botimeve në revista brenda dhe jashtë vendit. Akoma nuk ka programe të shkëmbimit të stafit akademik dhe studentëve, që do do të sillte përfitime të drejtëpërdrejta për stafin nga këto bashkëpunime.

Page 21: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM - aaal.edu.alaaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Reald_vlore/RVJ Bsc ne Finance, R... · publike. II - ORGANIZIMI, DREJTIMI DHE ADMINISTRIMI I PROGRAMEVE

Page 21 of 24

ANALIZA PËRMBLEDHËSE PËR IMPLEMENTIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT

Nga analiza e mësipërme rezulton kjo pamje që shprehet nëpërmjet analizës SWOT:

Pikat e Forta Pikat e dobëta

IAL ka në pronësi të vet një godinë të re, me të gjithë infrastrukturën e nevojshme, e cila i mundëson zhvillimin e mësimit në kushte shumë të mira. Kapacitetet e godinës janë të mjaftueshme për zhvillimin normal të mësimdhënies, zhvillimin e aktiviteteve ndihmëse si dhe sigurimin e shërbimeve për studentët dhe stafin mësimor.

IAL ka rritur në vite numrin e stafit me kohë të plotë, duke plotësuar kriteret e përcaktuara nga legjislacioni në fuqi.

Plani mësimor është mbështetor në praktikat e mira dhe i mundëson studentëve daljen në tregun e punës dhe vazhdimin e studimeve në ciklin e dytë.

Ngritja e NJSBC dhe Zyrës për Këshillin e Karrierës, të cilat megjithëse me një përvojë të shkurtër premtojnë për përmirësimin e cilësisë dhe mbështetjen e studentëve për të dal në tregun e punës.

Bashkëpunime me Universitet e huaja dhe me komunitetin e biznesit.

Politika inkurajuese për zhvillimin e kërkimit shkencor. Botimi i revistës shkencore “Buletini Shkencor” i jep mundësi stafit për të publikuar punimet shkencore.

Tarifa konkuruese me IAL të tjera private.

PS ka numër të vogël studentësh dhe kjo mund të ndikojë në zhvillimet afatmesme të PS.

Stafi akademik në pjesën më të madhe është i ri, pa kualifikimet e nevojshme dhe me pak ose aspak përvojë në mësimdhënie.

Disa struktura të reja si NJSBC, Zyra e Karrierës janë akoma të brishta dhe duhet punuar për fuqizimin dhe rritjen e rolit të tyre.

IAL publikon informacion të pa detajuar mbi programin e studimit në faqen e internetit.

Mungesa e veprimtari botuese për pjesën më të madhe të pedagogëve të departamentit.

Qendra e Kërkimit pa aktivitet konkret. Mungojnë fondet për zhvillimin e punës kërkimore shkencore të stafit akademik. Burime financiare të kufizuara për specializimin e stafit jashtë vendit.

Mungesa të bibliotekës elektronike dhe e përdorimit të literaturës ndihmëse në gjuhë të huaj. Biblioteka ka shumë pak tituj ku studentët mund të hulumtojnë përtej literaturës bazë.

Staf ndihmës i pakualifikuar. Mungesë profesionalizmi në sekretarinë mësimore.

Marrëveshje të kufizuara me biznesin lokal (të pa dokumentuara) për krijimin e mundësisë së praktikave profesionale dhe/apo të punësimit të studentëve pas diplomimit.

Mungon dokumenti mbi strategjinë e zhvillimit të Institucionit.

Mundësitë Kërcenimet

Rritja e kapaciteteve dhe eksperienca e fituar ë sh të n jë mundë si pë r zhvillim në mënyrë progresive si të numrit të studentëve ashtu dhe të burimeve njerëzore dhe logjistike.

Angazhimi dhe përkushtimi i strukturave e autoriteteve drejtuese për arritjen e objektivave dhe qëllimeve të Institucionit.

Mundësitë e zhvillimit profesional dhe akademik të stafit, brenda dhe jashtë vendit, janë faktorë që ndikojnë në rritjen e cilësisë së mësimdhënies dhe në zhvillimin e kërkimit

Ekzistenca e IAL-ve të tjera në qarkun e Vlorës që ofrojnë programe studimi të njëjta ose të ngjashme, mund të vendos IAL në vështirësi për të rritur numrin e studentëve të rregjistruar në këtë PS.

Numri i madh i të diplomuarve në këtë PS nga IAL publike mund të bëhet pengesë për punësimin e studentëve në sipërmarrjet dhe institucionet lokale.

Mungesa e marrveshjeve institucionale për pranimin të studentëve për praktika nga institucionet private dhe shteterore në vend, çon në vështirësi për organizimin e praktikës (pjesë e kurrikules mësimore)

Page 22: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM - aaal.edu.alaaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Reald_vlore/RVJ Bsc ne Finance, R... · publike. II - ORGANIZIMI, DREJTIMI DHE ADMINISTRIMI I PROGRAMEVE

Page 22 of 24

shkencor.

Institucioni është i orientuar në një numër të kufizuar degësh (ka aktualisht vetëm dy programe studimi në Fakultetin e Shkencave Humane), duke dhënë siguri dhe cilësi për procesin e mësimdhënies.

Kërkesa e nxënësve që përfundojnë shkollat e mesme për të vazhduar programet e studimit bachelor.

Vullneti i institucioneve lokale, bankave dhe kompanive e prodhimit në qytetin e Vlorës për të bashkëpunuar me IAL.

Marrëveshja e bashkëpunimit me Universitetin e Salernos dhe Messinës mund të ndihmojnë për kualifikimin e stafit; për marrjen e përvojave pozitive dhe krijon mundësi për punë

kërkimore të përbashkët.

për studentet.

Mungesa e bashkëpunimit me IAL vendase për shkëmbim pedagogësh me grada dhe tituj shkencor, për të mbuluar modulet ku titullarët nuk kanë kualifikimin e duhur, ul cilësinë e mësimdhënies.

Burime financiare të pamjaftueshme nga aktiviteteti ASAR. Financimi nga tarifat e studentëve nuk mbulon shpenzimet e PS.

Mungesa e eksperiencës në projekte kërkimore krijon vështirësi për rekrutimin e një stafi më cilësor dhe për rritjen e burimeve të të ardhurave.

Mungesa e kapaciteteve të shërbimeve administrative dhe ndihmëse për studentët dhe stafin.

Grupi i Vlerësimit të Jashtëm

1. Raimonda Duka

Page 23: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM - aaal.edu.alaaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Reald_vlore/RVJ Bsc ne Finance, R... · publike. II - ORGANIZIMI, DREJTIMI DHE ADMINISTRIMI I PROGRAMEVE

Page 23 of 24

Aneksi I Stafi akademik në vitin 2014-2015 Tabela 1.

Fakulteti Shkencave Humane Departamenti i Financës

Personeli Akademik Efektiv (Emër Mbiemër)

Detyra në Dep.

Titulli /Grada

Personeli Akademik me Kontratë (Emër Mbiemër)

Titulli /Grada

Institucioni ku punon full time

1 Engjëll Licaj Pedagog Prof. As. 1 Filloreta Madani

Dr. Nuk ka informacion

2 Mirco Perano Pedagog Dr 2 Myzafer Elezaj Nuk ka informacion

3 Raffaele Cerrato Pedagog

4 Myzejene Sheraj Pedagog

5 Marjeta Balaj Pedagog

6 Ditjon Dafa Pedagog

7 Lorena Bala Pedagog

Stafi akademik në vitin 2014-2015 Tabela 2.

Fakulteti Shkencave Humane Departamenti i Menaxhimit

Personeli Akademik Efektiv (Emër Mbiemër)

Detyra në Dep.

Titulli /Grada

Personeli Akademik me Kontratë (Emër Mbiemër)

Titulli /Grada

Institucioni ku punon full time

1 Spiro Caushi Zv.Rektor Prof. Dr 1 Afërdita Shehaj

2 Përparim Fakaj Shef Departamenti

Dr 2 Arlind Lagji

3 Zhyljen Papajorgji

Pedagog 3 Miranda Mane

4 Kozeta Halili Pedagog

5 Milena Troqe Pedagog

6 Marjola Muhaj Pedagog

7

Viti akademik 2011-2013 Tabela 3.

Fakulteti Shkencave Humane Departamenti i Financës

Personeli Akademik Efektiv (Emër Mbiemër)

Detyra në Dep.

Titulli /Grada

Personeli Akademik me Kontratë (Emër Mbiemër)

Titulli /Grada

Institucioni ku punon full time

1 Rinald Muco Pedagog Phd 1 Filloreta Cenolli Phd

2 Brisejda Zenuni Pedagog Msc 2

Viti akademik 2013-2014 Tabela 4

Fakulteti Shkencave Humane Departamenti i Menaxhimit

Personeli Akademik Efektiv (Emër Mbiemër)

Detyra në Dep.

Titulli /Grada

Personeli Akademik me Kontratë (Emër Mbiemër)

Titulli /Grada

Institucioni ku punon full time

1 Brisejda Zenuni Pedagog Msc 1 Filloreta Madani Dr.

2 Serrik Muskaj Pedagog Msc 2 Arlind Lojdi Msc

3 Arqile Mishtaku Pedagog Msc 3

4 Brikena Alimerko Pedagog Msc

5 Kastriot Tore Pedagog

Aneksi II

Page 24: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM - aaal.edu.alaaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Reald_vlore/RVJ Bsc ne Finance, R... · publike. II - ORGANIZIMI, DREJTIMI DHE ADMINISTRIMI I PROGRAMEVE

Page 24 of 24

Të dhënat sipas kualifikimit dhe Raportet midis tyre (Tabela 5,6)

Tabela 5

Fakulteti i Shkencave Humane

Departamenti i Financës

Numri i PAE

Numri i PAK Në Total

Gj Tituj/ Grada

Gj Tituj/ Grada

Gj Tituj/ Grada

7 2 2 1 9 3

Tabela 6

Titulli

Dep Menaxhimit Dep Financës

PAE PAK Raporti PAE/PAK

PAE PAK Raporti PAE/PAK

Profesorë 1 0 - 0 0 -

Profesorë të As. 0 0 - 1 0 -

Doktorë 1 0 - 1 1 1

Docentë 0 0 - 0 0 -

Pedagogë (pa tituj) 0 0 - 0 0 -

Asistentë me Ma 4 3 4/3 5 1 5/1

Asistentë pa Ma - - - - - -

Tabela 7

Të dhënat sipas moshës

Titulli Dep Financës

(25-35) (36-45) (46-55) (56-65) (65-68)

Profesorë 0 0 0 0 0

Profesorë të As. 0 0 0 0 1

Doktorë 1 1 0 0 0

Docentë 0 0 0 0 0

Pedagogë (pa tituj) 0 0 0 0 0

Asistentë me Ma 2 1 0 1 0

Asistentë pa Ma 0 0 0 0 0

Aneksi III

Të dhëna për anëtarët e NJSBC (Tabela 8) Tabela 8

Anëtarët e NJSBC

Detyra që ka në në NJSBC

Sa kohë ka në këtë detyrë

1 Marjeta Bala Drejtore grupi 1 vit

2 Ditjon Dafa Anëtar 1 vit

3 Lorena Bala Anëtare 1 vit

4 Evelina Bazini Anëtare (Vler.jashtme) 1 vit

5 Ketrina Xhakaj Anëtare (studente) 1 vit

Eksperte e Vlerësimit të jashtëm

Prof. Rajmonda Duka