raport monitorimi · zbatimi i planit tË veprimit tË strategjisË kombËtare pËr personat me...

156
ZBATIMI I PLANIT TË VEPRIMIT TË STRATEGJISË KOMBËTARE PËR PERSONAT ME AFTËSI TË KUFIZUARA PER VITET 2010 RAPORT MONITORIMI Tiranë 2011

Upload: others

Post on 03-Jan-2020

13 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: RAPORT MONITORIMI · zbatimi i planit tË veprimit tË strategjisË kombËtare pËr personat me aftËsi tË kufizuara per vitet 2010 raport monitorimi tiranë 2011

ZBATIMI I PLANIT TË VEPRIMIT TË STRATEGJISË KOMBËTARE

PËR PERSONAT ME AFTËSI TË KUFIZUARA

PER VITET 2010

RAPORT MONITORIMI

Tiranë 2011

Page 2: RAPORT MONITORIMI · zbatimi i planit tË veprimit tË strategjisË kombËtare pËr personat me aftËsi tË kufizuara per vitet 2010 raport monitorimi tiranë 2011

RAPORTMONITORIMI

2

Përgatitur dhe botuar nga Fondacioni Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara

Punuan për raportin e monitorimit:Ing. Bardhylka Kospiri Jetesa pa BarrieraSidita Fortuzi Shërbimet / Legjislacioni & KërkimiMSc. Narbis Ballhysa Arsimi, Punësimi & Formimi ProfesionalErmira Shtino Ngritja e Kapaciteteve

Punoi për studimin “Konsumatori flet”:MSc. Blerta Çani, FSHDPAK & Dr. Marita Flagler, Shippensburg University of Pennsylvania, U.S.A.

Përktheu në anglisht: Arben Loka, Evis Cerga dhe Florida Kalemi

Design and Layout: Orest MuçaShtypur në shtypshkronjën “ALBpaper”Tiranë, Maj 2011© Copyright FSHDPAKKopjet e raportit jepen pa pagesë, FSHDPAK ka të drejtën e botimit, prandaj në çdorast duhet të përmendet burimi i informacionit.

Ky dokument është hartuar me asistencën e Agjencisë për Mbështetjen e ShoqërisëCivile. Përmajtja e tij, është përgjegjësi e vetme e Fondacionit Shqiptar për të Drejtate Personave me Aftësi të Kufizuara dhe për asnjë rrethanë nuk mund të konsiderohet seajo reflekton pozicionin e AMSHC.

Për të marrë kopje dhe për më shumë informacion kontaktoni:Fondacioni Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara

Rruga Bogdani, Nr.15, TiranëTel:0035542269426

Email:[email protected]

Page 3: RAPORT MONITORIMI · zbatimi i planit tË veprimit tË strategjisË kombËtare pËr personat me aftËsi tË kufizuara per vitet 2010 raport monitorimi tiranë 2011

3

Faqe

Lista e figurave .................................................................................... 5

Lista e tabelave ................................................................................... 7

Lista e shkurtimeve .............................................................................. 9

PERMBLEDHJA EKZEKUTIVE ............................................................... 11

I. HYRJA ....................................................................................... 17

II. METODOLOGJIA ................................................................................. 21

PJESA E PARE

MONITORIMI PER ZBATIMIN E MASAVE TE PLANIT TE VEPRIMIT

NGA INSTITUCIONET PERGJEGJESE

Fusha I. Jetesa pa barriera .............................................................. 25

Fusha II. Sherbimet ........................................................................ 43

Fusha III. Arsimi, Punësimi dhe Formimi Profesional ............................ 73

Fusha IV. Ngritja e kapaciteteve ........................................................ 97

Fusha V. Kuadri ligjor dhe Puna kërkimore ...................................... 105

PJESA E DYTE

KONSUMATORI FLET: REZULTATET E SONDAZHIT TE VITIT 2010

ME PERSONAT ME AFTESI TE KUFIZUAR DHE FAMILJARET E TYRE ........... 127

TABELA E PERMBAJTJES

Page 4: RAPORT MONITORIMI · zbatimi i planit tË veprimit tË strategjisË kombËtare pËr personat me aftËsi tË kufizuara per vitet 2010 raport monitorimi tiranë 2011

RAPORTMONITORIMI

4

Page 5: RAPORT MONITORIMI · zbatimi i planit tË veprimit tË strategjisË kombËtare pËr personat me aftËsi tË kufizuara per vitet 2010 raport monitorimi tiranë 2011

5

Figura 1. Niveli i mbështetjes së kërkuar ..................................................128

Figura 2. Kategoritë e aftësisë të kufizuar të përfaqësuara në sondazh..........128

Figura 3. Përfaqësimi Rajonal ..................................................................128

Figura 4. Gjendja financiare e të anketuarve .............................................129

Figura 5. Notat mesatare në lidhje me përshtatshmërinë për vitin 2010 ......131

Figura 6. Krahasimi i notave mesatare për përshtatshmërinë

midis viteve 2008, 2009, 2010 ................................................131

Figura 7. Përshtatshmëria në mjediset e shtëpisë ......................................132

Figura 8. Përdorimi i gjuhës së shenjave në shtëpi .....................................132

Figura 9. Përshtatshmëria e rrugëve .........................................................132

Figura 10. Përshtatshmëria e komunitetit ...................................................133

Figura 11. Përdorimi i gjuhës së shenjave në komunitet ...............................133

Figura 12. Përshtatshmëria në institucionet shtetërore .................................133

Figura 13. Përshtatshmëria e mjediseve argëtuese ......................................134

Figura 14. Përshtatshmëria në objektet shëndetësore ...................................134

Figura 15. Notat mesatare për fushën e shërbimeve mjekësore dhe sociale ....135

Figura 16. Krahasim i mesatareve midis viteve 2008, 2009, 2010

lidhur me shërbimet mjekësore dhe sociale .................................135

Figura 17. Parandalimi .............................................................................135

Figura 18. Identifikimi i hershëm dhe trajtimi ..............................................136

Figura 19. Shërbimet shëndetësore ............................................................136

Figura 20. Shërbimet e rehabilitimit ..........................................................136

Figura 21. Komisioni Mjeksor i Caktimit të Aftësisë për Punë (KMCAP)..........137

Figura 22. Shërbimet sociale ....................................................................137

Figura 23. Notat mesatare sipas fushave (punësim, kualifikim

profesional, arsim, pjesëmarrja në veprimtaritë

kulturore-artistike dhe sportive) ..................................................138

LISTA E FIGURAVE

Page 6: RAPORT MONITORIMI · zbatimi i planit tË veprimit tË strategjisË kombËtare pËr personat me aftËsi tË kufizuara per vitet 2010 raport monitorimi tiranë 2011

RAPORTMONITORIMI

6

Figura 24. Krahasim midis viteve 2008, 2009 e 2010 për fushat e punësimit,

formimit profesional, arsimit, pjesëmarrjes në veprimtaritë

kulturore-artistike dhe sportive ...................................................138

Figura 25. Mundësitë për punësim .............................................................138

Figura 26. Kualifikimi profesional dhe trainimi .............................................139

Figura 27. Notat mesatare për pyetjet e lidhura me arsimin .........................139

Figura 28. Arsimi .....................................................................................140

Figura 29. Mundësi përfshirëse nëpër shkolla ..............................................140

Figura 30. Plani Individual Arsimor .............................................................141

Figura 31. Pjesëmarrja në aktivitetet sportive, artistike dhe kulturore ............141

Figura 32. Ekspertiza e personelit ..............................................................142

Figura 33. Legjislacioni ............................................................................142

Figura 34. Puna kërkimore .......................................................................143

Figura 35. Barazia dhe mosdiskriminimi .....................................................143

Figura 36. Sa respektohet opinioni juaj në procesin e vendim-marrjes ............144

Page 7: RAPORT MONITORIMI · zbatimi i planit tË veprimit tË strategjisË kombËtare pËr personat me aftËsi tË kufizuara per vitet 2010 raport monitorimi tiranë 2011

7

Tabela 1. Numri i personave me aftësi të kufizuara ..................................... 20

Tabela 2. Ecuria për Objektivin Një: Përshtatshmëria e Mjedisit ................... 37

Tabela 3. Ecuria për Objektivin Dy: Përdorimi i Teknologjisë bashkëkohore ..... 39

Tabela 4. Përfitues në qendrat publike dhe jo publike sipas statistikave

të vitit 2010 ............................................................................. 52

Tabela 5. Parandalimi dhe Identifikimi i Hershëm ........................................ 65

Tabela 6. Shërbimet shëndetësore dhe sociale ............................................ 66

Tabela 7. Kujdesi Shëndetësor për Personat me Aftësi të Kufizuara të Rënda .... 68

Tabela 8. Shërbimet Riaftësuese ............................................................... 69

Tabela 9. Teknologjia Ndihmëse Bashkëkohore ............................................ 70

Tabela 10. Shërbimet Komunitare ............................................................... 71

Tabela 11. Kopshte dhe shkolla të zakonshme në qytetet Gjirokastër,

Korçë dhe Vlorë ku janë përfshirë nxënës me aftësi të kufizuara ...... 88

Tabela 12. Numri i fëmijëve me aftësi të kufizuara, sipas aftësisë së

kufizuar, të përfshirë në shkolla të zakonshme në shkallë vendi ....... 88

Tabela 13. Punësimi dhe Formimi Profesional ............................................... 91

Tabela 14. Arsimi gjithëpërfshirës ................................................................ 94

Tabela 15. Ngritja e kapaciteteve ...............................................................102

Tabela 16. Përmirësimet në kuadrin ligjor për garantimin e barazisë .............121

Tabela 17. Kuadri ligjor për sigurimin e aksesit dhe thjeshtimin e procedurave ........122

Tabela 18. Të dhëna statistikore .................................................................123

Tabela 19. Puna kërkimore .......................................................................124

Tabela 20. Botimet për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara ............124

Tabela 21. Programet e edukimit ...............................................................125

LISTA E TABELAVE

Page 8: RAPORT MONITORIMI · zbatimi i planit tË veprimit tË strategjisË kombËtare pËr personat me aftËsi tË kufizuara per vitet 2010 raport monitorimi tiranë 2011

RAPORTMONITORIMI

8

Tabela 22. Të dhëna të analizës statistikore të rezultateve mesatare

për vitet 2008, 2009 dhe 2010 ...............................................144

Tabela 23. Nevojat prioritare për personat me aftësi të

kufizuara e familjet e tyre ..........................................................149

Page 9: RAPORT MONITORIMI · zbatimi i planit tË veprimit tË strategjisË kombËtare pËr personat me aftËsi tË kufizuara per vitet 2010 raport monitorimi tiranë 2011

9

ANAD Shoqata Kombëtare Shqiptare e Personave që nuk Dëgjojnë

AlbVet Albanian VET Support Program

DAR Drejtoria Arsimore Rajonale

DRSHKP Drejtoria Rajonale e Shërbimit Kombëtar të Punësimit

DRFPP Drejtoria Rajonale e Formimit Profesional Publik

DSHP Drejtoria e Shëndetit Publik

EKB Enti Kombëtar i Banesave

FSHDPAK Fondacioni Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara

FVA Fondacioni Vodafone Albania

ICF Klasifikimi Ndërkombëtar i Funksioneve, Aftësisë së Kufizuar dhe Shëndetit

ISKSH Instituti i Sigurimeve Shëndetësore

ISSH Instituti i Sigurimeve Shoqërore

INSTAT Instituti i Statistikave

ILO International Labour Organization

KDPAK Konventa për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara

KQZ Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

KKRT Këshilli Kombëtar i Radio Televizioneve

KRRT Këshilli i Rregullimit të Territorit

KMCAP Komisioni Mjekësor për Përcaktimin e Aftësisë për Punë

M Mesatare

MASH Ministria e Arsimit dhe Shkencës

MSH Ministria e Shëndetësisë

MEDPAK Mbrojtja e të Drejtave të Personave me Aftësi të Kufizuar

MPÇSSHB Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta

MPPTT Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit

N Numri

LISTA E SHKURTIMEVE

Page 10: RAPORT MONITORIMI · zbatimi i planit tË veprimit tË strategjisË kombËtare pËr personat me aftËsi tË kufizuara per vitet 2010 raport monitorimi tiranë 2011

RAPORTMONITORIMI

10

OBSH Organizata Botërore e Shëndetësisë

OJF Organizata joqeveritare

PEI Plani Edukativ Individual

QSUT Qendra Spitalore Universitare

QKCSA-ISH Qendra Kombëtare e Cilësisë, Sigurisë dhe Akreditimit të Institucioneve Shëndetësore

QKMZHRF Qendra Kombëtare për Zhvillimin e Mirërritjen e Fëmijëve

SD Deviacioni Standard

SKPAK Strategjia Kombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuara

SHSSH Shërbimi Social Shtetëror

SHSSH Shërbimi Social Shtetëror

SHKP Shërbimi Kombëtar i Punësimit

UNICEF Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët

UNFPA Fondi për Popullsinë i Kombeve të Bashkuara

USAID Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar

VKM Vendimi i Këshillit të Ministrave

ZA Zyra Arsimore

Page 11: RAPORT MONITORIMI · zbatimi i planit tË veprimit tË strategjisË kombËtare pËr personat me aftËsi tË kufizuara per vitet 2010 raport monitorimi tiranë 2011

11

Ky raport pasqyron rezultatet e monitorimit të zbatimit të Strategjisë Kombëtare të

Personave me Aftësi të Kufizuara, për vitin 2010, duke analizuar progresin e punës së

aktorëve përgjegjës për zbatimin e objektivave të kësaj Strategjie.

Si bazë për hartimin e raportit shërbyen të dhënat e mbledhura në gjashtë rajone të

vendit: Tiranë, Durrës, Shkodër, Vlorë, Elbasan dhe Korçë. Mbledhja e të dhënave u

realizua nëpërmjet dy sondazheve. Sondazhi i parë siguroi të dhënat për progresin në

zbatimin e masave të çdo fushe të planit të veprimit, të marra këto nga zyrtarë të

institucioneve, aktorë përgjegjës në nivel qëndror dhe vendor. U shpërndanë 151 pyetësorë

në institucione, të cilat u plotësuan nga persona të caktuar zyrtarisht nga titullarët e

institucioneve respektive dhe mundësuan kështu mbledhjen e informacionit. Mangësitë

nga ky burim informacioni u plotësuan me të dhëna të siguruara përmes kontakteve /

intervistave të drejtpërdrejta, dokumentave zyrtarë të institucionit dhe informacionit të

marrë nga publikimet në internet dhe media. Iu kërkua të vlerësonin gjendjen e tyre në

lidhje me pesë fushat e Planit Kombëtar të Veprimit edhe personave me aftësi të

kufizuara dhe familjarëve të tyre, 1025 pjesëmarrësve (45.9% femra) në një sondazh

të dytë, po në rrethet e mësipërme, përmes pyetësorëve të tipit sasior dhe cilësor.

Rezultatet e studimit tregojnë se ka arritje në zbatimin e Planit të Veprimit të

SKPAK. Ka një rritje progresive të numrit të përfituesve me aftësi të kufizuara nga

skema e pagesës së aftësisë së kufizuar. Statistikat e vitit 2010, flasin për një numër

total përfituesish 114.352, prej të cilëve 16.598 përfitojnë pagesën e kujdestarisë.

Buxheti i shtetit për vitin 2010 ishte për aftësinë e kufizuar 12.267.954 lekë1.

Përsa i përket shërbimeve, për vitin 2010 konstatojmë rritjen e numrit të përfituesve

nga shërbimet që ofrohen në qendra rezidenciale dhe ditore. Aktualisht nga këto shërbime

përfitojnë 2147 përfitues. Nëqoftëse krahasojmë këtë numër më atë të vitit 2009,

është rritur me 556 persona. Evidentohet rritja e llojeve të shërbimeve të ofruara në

PËRMBLEDHJE EKZEKUTIVE

1 www.mpcs.gov.al.

Page 12: RAPORT MONITORIMI · zbatimi i planit tË veprimit tË strategjisË kombËtare pËr personat me aftËsi tË kufizuara per vitet 2010 raport monitorimi tiranë 2011

RAPORTMONITORIMI

12

këto qendra dhe orientimi drej një modeli qendrash komunitare ose shërbimet e

përkujdesjes në familje. Ka një farë progresi në krijimin e qendrave të reja, megjithëse

numri i tyre nuk mbulon të gjitha rajonet dhe nuk i përgjigjet të gjithë nevojave të

komunitetit të personave me aftësi të kufizuar. Në këto qendra, dallojmë një progres në

drejtim të krijimit të komisioneve multidisiplinare për vlerësimin, veçanërisht në rastin

e fëmijëve me aftësi të kufizuara.

Hapa janë bërë edhe në drejtim të shërbimeve shëndetësore. Udhëzimi i nxjerrë

nga ISKSH në kontratën që nënshkruhet çdo vit me mjekun e familjes, parashikon

detyrimin për vizita në shtëpi dhe gjithë ndihmën tjetër në këtë drejtim për personat me

aftësi të kufizuara; në listën e barnave parashikohen edhe të tilla që trajtojnë sëmundjet

e rënda që shkaktojnë invaliditet; është rritur gjatë 2010 niveli i kërkesës për ndërtimin

e qendrave shëndetësore e spitalore të përshtatura.

Kanë vazhduar hapat progresivë pas përmirësimeve ligjore për ndërtimin e një mjedisi

pa barriera, duke u evidentuar me shfaqjen e ndryshimeve në projekte ndërtimore dhe

në zbatimin e tyre. Kanë vazhduar të ndërtohen shkolla që sigurojnë hyrje dhe elemente

të tjerë të përshtatur (përfshirë edhe ashensorët) për personat me aftësi të kufizuara.

Një projekt i plotë po zbatohet në bashkinë Tiranë, ku 390 rampa po vendosen në

trotuaret në kryqëzimet kryesore. Ky progres vihet re edhe në qytetet e tjera; vazhdojnë

planifikimet për vend parkimet për persona me aftësi të kufizuara; Enti Kombëtar i

Banesave ka përfshirë elementet e përshtatshmërisë në projektet tip dhe po i zbaton

ato në të gjitha ndërtimet që mbulohen nga buxheti i EKB; një model për semaforët e

përshtatur, edhe me planifikim buxhetor po zbatohet në qytetin e Sarandës. Është rritur

numri i autobuzëve të përshtatur në qytetin e Tiranës. Në tërësi, në të gjitha qytetet ka

një rritje të vemendjes për të mos lejuar shfaqjen e barrierave në ndërtimet e reja.

Gjatë vitit 2010, një nga arritjet e MASH në fushën e arsimit parauniversitar është

hartimi i draftit të ri të ligjit “ Për arsimin parauniversitar”, i cili merr në konsideratë

ndër të tjera, mbështetjen e praktikave bashkëkohore për zbatimin e arsimit

gjithëpërfshirës për fëmijët me aftësi të kufizuara në shkollat e zakonshme. Në

bashkëpunim me aktorë të shoqërisë civile dhe kryesisht organizatën Save the Children,

MASH në vitin 2010 ka vazhduar procesin e integrimit të fëmijëve me aftësi të kufizuara

në kopshte dhe në shkollat e zakonshme. Gjithashtu, në zbatim të masave përkatëse të

Page 13: RAPORT MONITORIMI · zbatimi i planit tË veprimit tË strategjisË kombËtare pËr personat me aftËsi tË kufizuara per vitet 2010 raport monitorimi tiranë 2011

13

planit të veprimit të SKPAK, MASH ka punuar edhe për rritjen e numrit të kopshteve

dhe shkollave të integruara në shkallë vendi. MASH gjatë vitit 2010 ka identifikuar

fëmijët me aftësi të kufizuara, sipas llojit të aftësisë së kufizuar, të cilët mësojnë në

shkolla të zakonshme të ciklit 9-vjeçar në të gjithë vendin. Projekti i zbatuar nga organizata

Save the Children për arsimin gjithëpërfshirës ka mundësuar pilotimin e elementëve të rinj

në mbështetje të gjithëpërfshirjes së fëmijëve me aftësi të kufizuara në shkollat e zakonshme.

Për të rritur cilësinë e shërbimit të ofruar për nxënësit është mundësuar shërbimi psikologjik

në kopshte dhe shkolla të zakonshme në 36 rrethe të vendit; janë krijuar shërbime të

specializuara në shkollat speciale për mësimin e fëmijëve autikë.

Ka progres në drejtim të evidentimit të personave me aftësi të kufizuara si

punëkërkues, sipas SHKP; vërehet një shkallë më e lartë ndërgjegjësimi nga strukturat

përgjegjëse për detyrimet që burojnë për to nga kuadri politik dhe ligjor për nxitjen e

punësimit dhe formimit profesional të personave me aftësi të kufizuara. DRSHKP në

disa rajone vlerësohet të kenë ndërmarrë veprime konkrete për të nxitur procesin e

punësimit dhe formimit profesional të personave me aftësi të kufizuara.

Në kuadër të përmirësimit të legjislacionit për personat me aftësi të kufizuar, ka

pasur disa ndryshime thelbësore. Është miratuar Ligji për Mbrotjen nga Diskriminimi

dhe është ngritur Komisioni për Ndihmën Juridike. Janë gjthashtu në proces hartimi

aktet e nevojshme nënligjore për vënien në zbatim të Ligjit për Ndihmën Juridike.

Firmosja e Konventës për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar ka nxitur

strukturat përgjegjëse për ndërmarrjen e inisiativave në kuadër të ndryshimeve ligjore,

por edhe praktikës shqiptare në këtë fushë. Në bashkëpunim dhe me mbështetjen e

UNDP, MPÇSSHB po punon për vlerësimin dhe përmirësimin e kuadrit ligjor të aftësisë

së kufizuar në raport me parimet dhe standartet e KDPAK-së, që më pas të bëhen

ndërhyrjet e nevojshme në kuadër të përputhshmërisë me linjat e KDPAK. Janë miratuar

dhe disa akte të rëndësishme ligjore, ku është përfituese dhe kategoria e personave me

aftësi të kufizuara, në lidhje me transportin, heqjen barierrave, komunikimit, apo standartet

e kujdestarisë për fëmijët dhe të rinjtë, përfshirë dhe ata me aftësi të kufizuara. Një

tjetër nismë shumë pozitive, është ajo për ndryshimin e nenit 35 të Ligjit për Sigurimet

Shoqërore, mbi mundësinë e heqjes së formës së prerë të vendimit të KMCAP-it epror,

që pret të miratohet në parlament.

Page 14: RAPORT MONITORIMI · zbatimi i planit tË veprimit tË strategjisË kombËtare pËr personat me aftËsi tË kufizuara per vitet 2010 raport monitorimi tiranë 2011

RAPORTMONITORIMI

14

Edhe pse janë evidentuar këto hapa pozitivë, niveli i zbatimit të SKPAK nuk është

në lartësinë e duhur. Nga 95 masa, janë 41% e tyre që kanë njëfarë progresi dhe 18

masa janë realizuar mirë, ndër to vetëm 3 masa plotësisht. Detyrimet e paplotësuara

i gjejmë në të gjitha fushat, për më tepër edhe në masat e rëndësishme, si: përmirësimi

i procesit të vlerësimit të aftësisë së kufizuar që vazhdon të mbetet si më parë vetëm

brenda kuadrit mjeksor; përmirësimet ligjore që duhet të ishin bërë për kuadrin ligjor

për aftësinë e kufizuar dhe ende nuk kanë filluar dhe për më tepër kjo situatë lejon

diskriminimin brenda grupimeve te aftësisë së kufizuar. Këto moszbatime tregojnë se

janë ende të shumta pengesat për realizimin e objektivave të SKPAK dhe në përgjithësi

për të realizuar qëllimin final të përmirësimit të cilësisë së jetesës për personat me

aftësi të kufizuara dhe familjarët e tyre.

Janë ende të pamjaftueshme masat për parandalimin e hershëm të aftësisë së

kufizuar dhe mungojnë shumë nga shërbimet rehabilituese dhe aftësuese për personat

me aftësi të kufizuara – është ende i pamjaftueshëm numri i qendrave të

shërbimeve- ka 54 qendra, ndër të cilat 17 janë publike ndërsa 37 janë jo-publike

dhe këto qendra nuk arrijnë të mbulojnë gjeografikisht të gjithë territorin e vendit.

Ende barrierat arkitektonike pengojnë personat me aftësi të kufizuara për të jetuar

normalisht në banesat e tyre, për të lëvizur për të shkuar në shkollë e punë dhe

aktivitete të ndryshme, përshtatshmëria vijon të mbetet një fushë e rëndësishme

që përbën shqetësim për personat me aftësi të kufizuar me kufizim të rëndë të

lëvizjeve, kufizim të shikimit apo të folurit të cilët, në më shumë se 50% të tyre

shprehen se ndjehen të izoluar dhe të përjashtuar; Mbetet problematikë financimi

i infrastrukturës mbështetëse në shkollat e zakonshme në ndihmë të mësimëdhënies

për nxënësit me aftësi të kufizuara. Raporti evidenton nevojën e rivlerësimit të

programeve mësimore në shkollat speciale në përputhje me nevojat specifike të

fëmijëve me aftësi të kufizuara. Mungesa e transportit dhe e atij të përshtatur në

veçanti, vlerësohen si pengesa për ndjekjen e procesit mësimor në shkolla të

zakonshme dhe ato speciale prej fëmijëve me aftësi të kufizuara nga zonat rurale

të vendit.

Ende numri i personave me aftësi të kufizuara të punësuar ka një përqindje pothuajse

të papërfillshme në raport me numrin e përgjithshëm të punëkërkuesve të papunë të

Page 15: RAPORT MONITORIMI · zbatimi i planit tË veprimit tË strategjisË kombËtare pËr personat me aftËsi tË kufizuara per vitet 2010 raport monitorimi tiranë 2011

15

punësuar. DRSHKP nevojitet të ristrukturojnë aktivitetin e tyre për t’u siguruar në

vazhdimësi personave me aftësi të kufizuara shërbime të këshillim – orientimit dhe

ndërmjetësimit në tregun e punës dhe në qëndrat e formimit profesional. Mungesa e

fondit kombëtar të punësimit vazhdon të pengojë zhvillimin e politikave subvencionuese

për subjektet punëdhënëse, me qëllim punësimin e personave me aftësi të kufizuara në

përputhje me nevojat specifike të tyre. Raporti vlerëson se nuk ka progres të dukshëm

për fushën e formimit profesional të personave me aftësi të kufizuara. Nevojitet të

kryhet vlerësimi i aktivitetit të qëndrave të formimit profesional me qëllim që personat

me aftësi të kufizuara të jenë përfitues aktiv të tyre. Punësimi dhe formimi profesional

i personave me aftësi të kufizuara mbetet ende problematikë e mprehtë për vetë personat

me aftësi të kufizuara, familjarët e tyre, si dhe sfidë për të gjithë aktorët përgjëgjës në

nivel qëndror dhe vendor.

Mos realizimi i hartimit të ligjit integral për aftësinë e kufizuar vazhdon të mbajë të

fragmentuar legjislacionin në këtë fushë duke thelluar gjithnjë e më shumë diskriminimin

edhe brenda grupimit të aftësisë së kufizuar. Vlerësimi i aftësisë së kufizuar nga Komisioni

Mjekësor për Caktimin e Aftësisë për Punë (KMCAP) ende vazhdon të përqendrohet mbi

nevojat mjekësore dhe jo në këndvështrimin shumë disiplinor.

Nga ana tjetër rezultatet e këtij sondazhi tregojnë se në vitin 2010 personat me

aftësi të kufizuar dhe familjarët e tyre ende i përkasin pjesës së margjinalizuar të

shoqërisë shqiptare. Ata janë të varfër dhe të izoluar në një shoqëri të cilës i duhet të

zhdukë barrierat arkitektonike dhe shoqërore. Shërbimet shëndetësore, arsimore,

shoqërore dhe ato të punësimit për personat me aftësi të kufizuar janë të pakta dhe të

një cilësie të dobët. Opinioni i personave me aftësi të kufizuar nuk respektohet. Pjesa

dërmuese e fushave (76%) u vlerësua me një notë kaluese të çalë (5) dhe vetëm

gjashtë fusha u vlerësuan me një notë pak më të lartë, 6. Këto rezultate tregojnë që

Plani i Veprimit të SKPAK ende nuk është bërë efikas për të sjellë një përmirësim të

ndjeshëm të cilësisë së jetës të personave me aftësi të kufizuara dhe familjeve të tyre.

SKPAK përbën kornizën e politikave të qeverisë për t’i dhënë zgjidhje problematikave

të aftësisë së kufizuar. Rekomandimet në çdo fushë të SKPAK në këtë raport, diktojnë

ndryshime rrënjësore për më shumë përgjegjësi nga institucionet për përshpejtim të

veprimeve dhe llogaridhënie për rezultatet e arritura.

Page 16: RAPORT MONITORIMI · zbatimi i planit tË veprimit tË strategjisË kombËtare pËr personat me aftËsi tË kufizuara per vitet 2010 raport monitorimi tiranë 2011

RAPORTMONITORIMI

16

Një rekomandim i veçantë dhe shumë prioritar ka të bëjë me domosdoshmërinë

e rishikimit dhe riformulimit të Planit të Veprimit të SKPAK, gjendja aktuale e të

cilit në lidhje me aktorët përgjegjës, afatet kohore dhe buxhetimet e pa plotësuara

është një pengesë në rritje nga viti në vit për zbatimin e tij. Kjo ndërhyrje është

edhe më e domosdoshme në kuadrin edhe të përqasjes së politikave me linjat e

Konventës së OKB për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara, që shteti

shqiptar ka firmosur e po ratifikon.

Page 17: RAPORT MONITORIMI · zbatimi i planit tË veprimit tË strategjisË kombËtare pËr personat me aftËsi tË kufizuara per vitet 2010 raport monitorimi tiranë 2011

17

Programi i veprimit i Qeverisë Shqiptare me qëllim përmirësimin e jetës së personave

me aftësi të kufizuara, është i sintetizuar në Strategjinë Kombëtare të Personave me

Aftësi të Kufizuara (SKPAK), e realizuar përmes hartimit të politikave dhe programeve

të reja dhe harmonizimit të politikave dhe programeve ekzistuese me udhëzimet

ndërkombëtare të hartuara nga Kombet e Bashkuara, Këshilli i Evropës dhe Bashkimi

Evropian. SKPAK është një dokument ligjor i miratuar me Vendim të Këshillit të Ministrave

(VKM) nr. 08 (07.01 2005), që përcakton objektivat që duhen përmbushur gjatë

periudhës 2004-2014 dhe përgjegjësitë përkatëse të pushtetit qendror dhe njësive të

pushtetit vendor për zbatimin e detyrave specifike për realizimin e këtyre objektivave.

Parimet themelore të SKPAK pasqyrojnë parimet e Rregullave Standarte të Kombeve

të Bashkuara për Barazinë e Mundësive për Personat me Aftësi të Kufizuara. Ato janë

formuluar si më poshtë:

1. Të drejtat civile, barazi dhe mosdiskriminim;

2. Vetëvendosje;

3. Përfshirje, pjesëmarrje dhe mundësi të barabarta;

4. Jetesa pa barriera dhe mjedisi i lirë;

5. Parandalim, diagnostikim dhe ndërhyrje të hershme;

6. Rehabilitimi;

7. Mundësi për marrje të shërbimeve dhe asistencës.

Synimi i SKPAK është formuluar siç vijon “të sigurojë përmirësime të dukshme në

statusin social dhe cilësinë e jetës së personave me aftësi të kufizuara në Republikën e

Shqipërisë në përputhje të plotë me Rregullat Standarde për Barazimin e Mundësive

për Personat me Aftësi të Kufizuara”.2

HYRJE

2 SKPAK, varianti shqip, fq.8.

Page 18: RAPORT MONITORIMI · zbatimi i planit tË veprimit tË strategjisË kombËtare pËr personat me aftËsi tË kufizuara per vitet 2010 raport monitorimi tiranë 2011

RAPORTMONITORIMI

18

Në dokument janë parashtruar shtatë objektivat e mëposhtme, realizimi i të cilave

garanton përmbushjen e synimit:

1. Inkurajimi dhe edukimi për një shoqëri që krijon mundësi për pjesëmarrjen e

personave me aftësi të kufizuara;

2. Realizimi i të drejtave të personave me aftësi të kufizuara;

3. Sigurimi i arsimit të përshtatshëm për personat me aftësi të kufizuara;

4. Sigurimi i mundësive për punësim dhe zhvillim ekonomik për personat me aftësi

të kufizuara;

5. Promovimi i një shërbimi publik të përgjegjshëm dhe transparent për personat

me aftësi të kufizuara;

6. Mbështetja e përpjekjeve të personave me aftësi të kufizuara për një jetë të

mirë cilësore në komunitet; dhe

7. Mbledhja dhe përdorimi i informacionit për personat me aftësi të kufizuara dhe

çështjet e Aftësisë së kufizuar.

SKPAK ka përcaktuar pesë fusha ndërhyrje:

1. Jetasa pa barriera;

2. Shërbimet (mjekësore, sociale dhe rehabilituese);

3. Punësimi, formimi profesional dhe arsimi;

4. Ngritja e kapaciteteve; dhe

5. Kuadri ligjor dhe puna kërkimore;

Plani Kombëtar i Veprimit, që është pjesë e dokumentit të SKPAK, specifikon 95

masa që do të ndërmerren si dhe afatet përkatëse kohore, institucionet përgjegjëse dhe

burimet e financimit. Afati kohor shtrihet në 10 vjet (2004-2014), ndërsa institucionet

përgjegjëse janë ministritë përkatëse me programet e tyre, njësitë e pushtetit vendor

dhe organizatat jofitimprurëse. Burimet e financimit të specifikuara janë buxheti i shtetit

dhe ai pushtetit vendor, organizatat jo-fitimprurëse dhe donatorët. Asnjë specifikim nuk

është bërë në lidhje me burimet financiare të parashikuara që do të mbështesin zbatimin

e SKPAK.

Page 19: RAPORT MONITORIMI · zbatimi i planit tË veprimit tË strategjisË kombËtare pËr personat me aftËsi tË kufizuara per vitet 2010 raport monitorimi tiranë 2011

19

Ky është raporti i katërti i monitorimit të zbatimit të Planit Kombëtar të Veprimit.

Raporti i parë i botuar në vitin 2007, u përqëndrua në punën e bërë gjatë periudhës

2005-2006. Raporti arriti në përfundimin se ndonëse ishte vërejtur njëfarë progresi në

disa fusha, si për shembull rritja e asistencës së aftësisë së kufizuar dhe miratimi i një

kurrikule gjithëpërfshirëse për sistemin arsimor të detyruar, përsëri nuk ishin përmbushur

shumë nga objektivat e strategjisë të parashikuara për t’u realizuar brenda atij afati

kohor, sikundër edhe nuk ishin zbatuar shumica e masave. Raporti i dytë analizoi punën

e bërë gjatë vitit 2007 dhe vlerësimi pati një qëllim të dyfishtë. Së pari, ai identifikoi

progresin e bërë gjatë vitit 2007 dhe mbështetjen e dhënë nga shteti dhe shoqëria

shqiptare për personat me aftësi të kufizuara për të siguruar integrimin e tyre në

shoqëri. Së dyti, ai nxorri në pah fushat problematike dhe disa nga arsyet që çojnë në

këto probleme me besimin se kjo do të çojë në analizimin e arsyeve që kanë penguar

progresin si dhe në hartimin e planeve të veprimit që do t’i japin zgjidhje çështjeve.

Raporti i tretë i vlerësimit shkoi më tej në qëllimin e tij: a) ai identifikoi progresin e

bërë gjatë periudhës 2008 - 2009 dhe mbështetjen e dhënë nga shteti dhe shoqëria

shqiptare për personat me aftësi të kufizuara për të siguruar integrimin e tyre në

shoqëri; b) ai nxorri në pah fushat problematike dhe evidentoi shkaqet e mos realizimit

të objektivave përmes masave të parashikuara dhe c) përcaktoi dhe rekomandoi rrugë

dhe mënyra për ndërhyrje në planin e veprimit dhe në SKPAK në përgjithësi, për ta bërë

atë më të zbatueshëm. Ky raport i katërt monitorimi analizon progresin gjatë vitit

2010, bazuar në raportimin nga institucionet përgjegjëse në nivel qëndror dhe vendor,

dhe në rekomandimet e tij synon të bëjë një reformë në masat e veprimit dhe mënyrat

e zbatimit e monitorimit të tyre, tashmë edhe nën këndvështrimin me përputhshmërinë

me linjat e Konventës së OKB për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara.

Përkufizimi zyrtar në Shqipëri i një personi me aftësi të kufizuara, sipas SKPAK

është “një person tek i cili funksionet fizike, kapaciteti mendor ose gjendja psikologjike

kanë prirje të shmangen për më shumë se gjashtë muaj nga gjendja tipike për moshën

përkatëse, gjë që sjell për pasojë kufizime të pjesëmarrjes së tij në jetën shoqërore”3.

Ky përkufizim ndjek rekomandimet e OBSH-së.

Gjatë vitit 2010, në Shqipëri ishin 114.352 persona me aftësi të kufizuara dhe

16.598 kujdestarë që kishin të drejtë të përfitonin nga skemat e pagesave shtetërore

3 Strategjia Kombëtare për Personat me Aftësi të Kufizuara, përkthimi anglisht, f. 7.

Page 20: RAPORT MONITORIMI · zbatimi i planit tË veprimit tË strategjisË kombËtare pËr personat me aftËsi tË kufizuara per vitet 2010 raport monitorimi tiranë 2011

RAPORTMONITORIMI

20

për aftësinë e kufizuar. Tabela 1 specifikon kategoritë që legjislacioni shqiptar njeh si

përfituese të kësaj asistence.

Ky raport është përgatitur nga Fondacioni Shqiptar për të Drejtat e Personave me

Aftësi të Kufizuara (FSHDPAK). FSHDPAK u themelua në vitin 1996, si pasardhësi i

programit OXFAM në Shqipëri në fushën e aftësisë së kufizuar. Filozofia e FSHDPAK

bazohet tek modeli social për personat me aftësi të kufizuar dhe tek barazimi i mundësive

për ta. Një nga fushat e aktivitetit të këtij fondacioni është shprehur në deklaratën e

misionit të tij si “nxitja e iniciativave për përmirësimin e kuadrit ligjor për personat me

aftësi të kufizuara si dhe zbatimin e tij. “ FSHDPAK ka luajtur një rol kyç në materializimin

e idesë së domosdoshmërisë së SKPAK dhe për sjelljen së bashku të partnerëve të

ndryshëm nga pushteti vendor dhe qendror si dhe shoqëria civile në hartimin e saj. Të

vetëdijshëm se miratimi i SKPAK nga Këshilli i Ministrave përbënte vetëm një hap të

parë, FSHDPAK mori përsipër përgjegjësinë e monitorimit, si aktor i shoqërisë civile,

për të garantuar zbatimin e strategjisë nga institucionet përgjegjëse.

FSHDPAK ka botuar tanimë raportin e parë, të dytë e të tretë të këtij lloji dhe ky

është raporti i katërt i kësaj serie.

Tabela 1: Numri i personave me aftësi të kufizuara në Shqipëri

Emërtimi i grupeve Gjithsej PAK Kujdestarë

I. PAK të lindur ose të bërë të tillë nga

shkaqeqe nuk lidhen me punësimin 76.975 61,887 15.098

a) mendorë, sensorë, fizikë 53.783 46.281 7.502

b) të verbër 15.410 11.635 3.775

c) paraplegjike e tetraplegjikë 7.792 3.971 3.821

II. Invalidët 53.965 52.465 1.500

a) Invalidë të punës 53.391 51.891 1.500

b)Invalidë lufte 574 574 -

Gjithsej 130.950 114.352 16.598

Page 21: RAPORT MONITORIMI · zbatimi i planit tË veprimit tË strategjisË kombËtare pËr personat me aftËsi tË kufizuara per vitet 2010 raport monitorimi tiranë 2011

21

METODOLOGJIA

Procesi

Metoda e studimit u bazua në pjesëmarrjen e subjekteve që studiohen duke u

siguruar që në të gjitha aspektet e këtij vlerësimi të përfshiheshin persona me aftësi të

kufizuara dhe pjesëtarë të familjeve të tyre si edhe aktorë të tjerë të rëndësishëm për

zbatimin e SKPAK.

Për realizimin e studimit u ngrit një grup pune. Grupi i punës përbëhej nga 5

ekspertë të fusha të ndryshme, si ndërtimi, legjislacioni, arsimi special, formimi

profesional, punësimi dhe shërbimet sociale. Për realizimin e studimit u punua

ngushtësisht me rrjetet lokale. Pjesëmarrësit e rrjeteve lokale ishin përfaqësues

të qeverisjes vendore në nivel qarku dhe bashkie, përfaqësues të organizatave te

njerezve me aftësinë e kufizuar dhe drejtues të organizatave që ofrojnë shërbime.

Përshkrimi i Planit të Vlerësimit

Objektivi i studimit ishte të vlerësonte progresin e bërë për zbatimin e Planit Kombëtar

të Veprimit të SKPAK në fushat e saj të ndërhyrjes, gjatë vitit 2010 dhe ndikimin e saj

në jetën e personave me aftësi të kufizuara. Mbështetur në Planin Kombëtar të Veprimit

u hartuan dy studime të veçanta, por të ndërlidhura me njëra tjetrën. Këto studime

udhëhoqën edhe procesin e hartimit të instrumenteve për mbledhjen e të dhënave,

edhe përcaktimin e burimeve të informacionit.

Pjesa e parë grumbulloi të dhëna sasiore dhe cilësore për zbatimin e secilës prej 95

masave të Planit Kombëtar të Veprimit. Si burim kryesor për marrjen e informacionit

shërbyen ekspertët në institucionet qeveritare në nivel kombëtar e lokal që kishin

përgjegjësinë për zbatimin e masave si edhe katër organizata kombetare joqeveritare

për aftësinë e kufizuar (OJF). Në këtë studim u përfshinë gjashtë qarqe në vend: Tirana,

Page 22: RAPORT MONITORIMI · zbatimi i planit tË veprimit tË strategjisË kombËtare pËr personat me aftËsi tË kufizuara per vitet 2010 raport monitorimi tiranë 2011

RAPORTMONITORIMI

22

A është realizuar masa XXXXX,

e planifikuar të zbatohej në

vitin 2010?

A është caktuar dikush, a

është ngritur një grup pune për

të ndjekur këtë problem?

A është hartuar Plani i

Veprimit me afatet kohore për

çdo masë?

NUK E DI JO NE VAZHDIM PO

NUK E DI JO NE VAZHDIM PO

NUK E DI JO NE VAZHDIM PO

Nëse përgjigja juaj është NE VAZHDIM, ju lutemi specifikoni çfarë është bërë

deri tani,__________________________________________________________

__________________________________________________________________

Nëse përgjigja juaj është JO, ju lutemi specifikoni pengesat e hasura:

__________________________________________________________________

__________________________________________________________________

Durrësi, Vlora, Shkodra, Korça dhe Elbasani. (Për një listë më të plotë të institucioneve

qeveritare shiko Shtojcën I). Të dhënat u grumbulluan gjatë periudhës Shkurt - Prill

2010. U plotësuan 151 pyetësorë të strukturuar që ofronin të dhëna sasiore dhe cilësore.

Pyetësorët u ndërtuan të veçantë për çdo fushë të planit të veprimit dhe përfshinin të

gjitha pyetje që kishin të bënin me institucionin/departamentin përkatës sipas këtij

modeli:

Page 23: RAPORT MONITORIMI · zbatimi i planit tË veprimit tË strategjisË kombËtare pËr personat me aftËsi tË kufizuara per vitet 2010 raport monitorimi tiranë 2011

23

Për të nxitur pjesëmarrjen në sondazh, pyetësorët u shoqëruan me dokumentin e

miratimit të studimit dhe me lejen që i jepej punonjësve përgjegjës të institucioneve

për të ofruar informacion. (Shiko Shtojcën II për tipin e disa prej letrave). Pjesëmarrësit

në pyetësor u ftuan të bashkëngjisnin çdo dokument që ishte i përshtatshëm dhe që do

të ndihmonte në procesin e vlerësimit. Në fund, pjesëmarrësve iu kërkohej të theksonin

pozicionin e tyre, të nënshkruanin dhe të shënonin datën në mënyrë që informacioni të

konsiderohej zyrtar.

Përsëri patëm një situatë ku kutia më e zgjedhur në pyetësorët e plotësuar, edhe

nga institucionet qëndrore, edhe nga qarqet ishte “Nuk e di”. Kjo diktoi një ndryshim të

menjëhershëm të strategjisë së mbledhjes së të dhënave, duke planifikuar dhe zhvilluar

intervista të drejtpërdrejta me përfaqësues institucionesh e specialistë përkatës. U

përdorën në të njejtën kohë edhe kontaktet përmes telefonit ose postës elektronike.

Rezultatet e studimit për zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit janë paraqitur

veçmas për çdo masë, duke vënë në dukje ku është e mundur progresin e arritur,

sikurse është raportuar nga çdo agjenci që merrej me zbatimin.

Pjesa e dytë u bazua mbi një pyetësor të shkruar, të strukturuar që mblidhte të

dhëna sasiore dhe cilësore dhe i zhvilluar me personat me aftësi të kufizuara dhe

pjesëtarët e familjeve të tyre në gjashtë qarqe të vendit: Tiranë, Durrës, Vlorë, Shkodër,

Korçë dhe Elbasan. Studimi u krye paralelisht në periudhën Mars - Prill 2010.

Pjesëmarrësit ishin vullnetarë dhe ata u rekrutuan përmes organizatave të personave

me aftësi të kufizuara dhe shkollat e arsimit special. Për të mbrojtur identitetin e

pjesëmarrësve, pyetësorët ishin anonimë dhe nuk u grumbullua informacion personal.

Në sondazh u intervistuan 1025 persona; 571 (55.7%) e tyre ishin persona me

aftësi të kufizuara dhe 454 (44.3%) ishin familjarë të tyre (prindër, motra dhe vëllezër).

Në sondazh kishte përfaqësim të të dyja gjinive, me një mbipërfaqësim të lehtë të

meshkujve (n=555, 54.1%). Personat me aftësi të kufizuar ishin të grupmoshave të

ndryshme dhe kishin nevojë për nivele të ndryshme mbështetjeje; gjithashtu të anketuarit

përfaqësonin kategori të ndryshme të aftësisë së kufizuar .

Page 24: RAPORT MONITORIMI · zbatimi i planit tË veprimit tË strategjisË kombËtare pËr personat me aftËsi tË kufizuara per vitet 2010 raport monitorimi tiranë 2011

RAPORTMONITORIMI

24

Page 25: RAPORT MONITORIMI · zbatimi i planit tË veprimit tË strategjisË kombËtare pËr personat me aftËsi tË kufizuara per vitet 2010 raport monitorimi tiranë 2011

25

Në Planin e Veprimit të Strategjisë Kombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara

si fushë e parë e tij është “Jetesa pa barriera”.

Janë dy objektiva në këtë fushë, me masat për zbatimin e tyre, që synojnë në

heqjen e pengesave ekzistuese dhe shmangien e shfaqjes së barrierave të reja për:

Lehtësimin e personave me aftësi të kufizuara për të marrë pjesë në jetën

shoqërore, duke patur parasysh kushtet aktuale të infrastrukturës publike në

Shqipëri, që përbëjnë pengesat më të mëdha për personat me aftësi të kufizuara

që të marrin pjesë në jetën e përditshme dhe e bëjnë edhe më të vështirë

përfshirjen në procesin e arsimimit, punësimit dhe shfrytëzimin e lehtësive për

trajnim dhe formim profesional.

Sjelljen e njerëzve me aftësi të kufizuara “në vëmendje” të shoqërisë dhe ndërtimin

e bazave për një ndjeshmëri më të madhe të ligjvënësve dhe të të gjithë

pjesëtarëve të shoqërisë.

Për të garantuar jetesën pa barriera, hapat kryesorë që duhen ndërmarrë janë:

(a) heqja e barrierave për pjesëmarrje në jetën shoqërore, kulturore dhe politike; (b)

krijimi i kushteve të nevojshme për të siguruar akses në informacion; dhe (c) përfshirja

e studimit të përshtatshmërisë ndërtimore si pjesë e kurrikulave të universiteteve të

arkitekturës, inxhinierisë së ndërtimit, komunikimit me mediat dhe shkencave

kompjuterike.

Plani Kombëtar i Veprimit përmban dy objektivat që vijojnë:

I.1.Sigurimi i përshtatshmërisë ndërtimore për personat me aftësi të kufizuara,

përmes heqjes graduale të pengesave ekzistuese arkitektonike, urbanistike e të

FUSHA I: JETESA PA BARRIERA

Page 26: RAPORT MONITORIMI · zbatimi i planit tË veprimit tË strategjisË kombËtare pËr personat me aftËsi tË kufizuara per vitet 2010 raport monitorimi tiranë 2011

RAPORTMONITORIMI

26

transportit dhe përmes parandalimit të shfaqjes së pengesave të reja.

I.2.Përdorimi i teknologjisë moderne për eliminimin gradual të barrierave informuese

për personat me aftësi të kufizuara.

Plani Kombëtar i Veprimit përmban 13 masa të parashikuara për zbatimin e këtyre

dy objektivave.

REZULTATET

Rezultatet janë përfituar nga dy drejtime. Nga drejtimi i parë vjen informacion mbi

ecurinë e zbatimit të Planit Kombëtar të Veprimit të SKPAK në vitin 2010, nga institucionet,

të përcaktuara si aktorë përgjegjës, duke raportuar gjetjet mbi çdo masë të planifikuar.

Duke qenë se informacioni i ofruar nga institucionet/ aktorë të zbatimit të SKPAK, për çdo

masë është i mangët, tabloja e dhënë nuk është e plotë. Nga drejtimi i dytë vjen informacioni

me gjetjet e sondazhit të kryer me persona me aftësi të kufizuara dhe pjesëtarë të familjeve

të tyre mbi mënyrën se si ata e perceptojnë situatën e barrierave ekzistuese për njerëzit

me aftësi të kufizuara, qoftë barriera ndërtimore apo të komunikimit.

ZBATIMI I DETYRIMEVE TË VITIT 2010

PERGATITJA PER DETYRIME TE ARDHSHME

O1. Sigurimi i përshtatshmërisë ndërtimore

Masa 1.1. Respektimi i parametrave të përshtatshmërisë në 10%

të apartamenteve të ndërtuara me fondet e buxhetit të

shtetit nga Enti Kombëtar i Banesave.

Institucioni Përgjegjës: MPPT

Gjetjet:

MPPT raporton se po merren masa për përmirësime ligjore në lidhje me strehimin

për personat me aftësi të kufizuara, të nxitura edhe nga problematikat që janë shfaqur

gjatë zbatimit të legjislacionit ekzistues.

Enti Kombëtar i Banesave tashmë e ka përfshirë në objektivat e punës së tij vendosjen

e elementeve të përshtatshmërisë, si pjesë e projekteve tip të banesave, të cilat zbatohen

në disa rrethe të vendit. Gjatë vitit 2010 u rishikuan projektet e katër tipeve të banesave.

EKB evidenton gjithashtu se janë bërë planet e pjerrta në hyrje të pallateve me material

jo rrëshqitës dhe me parmakë mbajtës e mbrojtës. Eshtë montuar ashensori me kapacitet

Page 27: RAPORT MONITORIMI · zbatimi i planit tË veprimit tË strategjisË kombËtare pËr personat me aftËsi tË kufizuara per vitet 2010 raport monitorimi tiranë 2011

27

për 4 persona, me të gjithë sinjalistikën e nevojshme dhe montimi i butonave të

komandimit është vendosur në pozicion të përshtatshëm e komod për këtë kategori

personash. Gjithashtu është bërë sistemimi i ambjenteve jashtë pallateve, ku janë

vendosur dhe stola për qëndrim, si dhe është bërë vendi për parkim mjetesh për përdorues

karrocash. EKB sqaron gjithashtu se objektet që janë ndërtuar për vitin 2010, janë

ndërtuar me fondet e vetë Entit Kombëtar të Banesave. EKB evidenton mungesë

bashkëpunimi me njësitë e qeverisjes vendore për të përshtatur në detaje apartamentet

që planifikohen për personat me aftësi të kufizuara. EKB është në procesin e llogaritjes

së kostove të nevojshme, në objektet ekzistuese, të ndërtuara nga EKB.

Edhe nga Drejtoria Rajonale e EKB Shkodër evidetohet se të gjitha pallatet e ndërtuara

nga Enti janë me rampë dhe ashensor, por duke e kufizuar deri këtu nivelin e përshtatshmërisë.

Gjendja: Njëfarë progresi

Së bashku me prindërit jemi strehuar për më shumë se dhjetë vjet vetëm

në një dhomë, ku as që bëhej fjalë që të mund të lëvizja me karrige me rrota.

Një nga të afërmit na ofroi të banonim me qera në një apartament në një

pallat të ri, ku kishte më shumë hapësirë banimi. U çvendosëm aty ende pa

mbaruar punimet dhe une flija e zgjohesha me ëndrrën se sapo të mbaronin

punimet dhe të vendosej ashensori, do të kisha mundësi më së fundi të dilja

nga shtëpia e të lëvizja jashtë me karrige me rrota.

Endrra ime mbeti e mbyllur në katin e shtatë ku unë banoj, në hapësirën

e ngushtë të ashensorit ku nuk mundet të futet karrigia ime me rrota.

F.A. tetraplegjik

Masa 1.2. Në planifikimin e fondeve publike (infrastrukturë e objekte

sociale-rrugë e mjedise publike, në institucionet

shëndetësore, në shërbimet publike, në shkollat e të

gjitha niveleve etj.) të përfshihen edhe fonde për elementë

ndërtimorë që garantojnë heqjen e barrierave (nënkalime,

rampa, ashensorë, vendqendrime, parapete etj.)

Institucioni përgjegjës: (a) MPPT; (b) Njësitë e Pushtetit Vendor

Gjetje:

MPPT nuk ofron informacion në lidhje me këtë masë, duke e quajtur si përgjegjësi

të pushtetit vendor.

Page 28: RAPORT MONITORIMI · zbatimi i planit tË veprimit tË strategjisË kombËtare pËr personat me aftËsi tË kufizuara per vitet 2010 raport monitorimi tiranë 2011

RAPORTMONITORIMI

28

MASH evidenton se në planifikimet e fondeve publike në shkollat janë përfshirë

edhe fonde për elementet ndërtimore të përshtatshmërisë, por nuk raportohen se sa

janë ato për 2010.

Bashkia Tiranë raporton se edhe gjatë vitit 2010, çdo investim realizohet në bazë të

normave të ndërtimit që garantojnë heqjen e barrierave. Bashkia e Tiranës ka parashikuar

fond dhe ka nisur një ndërhyrje rrënjësore në trotuaret e rrugëve të kryeqytetit. Synimi

është përshtatja e këtyre trotuareve për përdorim nga personat me aftësi të kufizuara

në lëvizje e shikim. Bashkia Korçë raporton se tashmë janë ndërtuar rampe në trotuaret

e kryqëzimeve kryesore, por fondet janë pjesë e projektit në tërësi, pa u përcaktuar në

mënyrë specifike për to. Edhe bashkia Elbasan evidenton realizimin e rampave në

shkolla, trotuare, si pjesë e projekteve, por nuk ka një planifikim të mirëfilltë nga

fondet publike. Në bashkinë e Durrësit evidentohet se në disa objekte banimi, pranë

kopshtit ’Sotir Noka’ si edhe në shkolla janë vendosur elemente përshtatshmërie.

Gjendja: Njëfarë progresi

Masa 1.2.a,b. Në planifikimin e fondeve publike (në infrastrukturë e

objekte sociale), të përfshihen fonde për elementë

ndërtimorë që garantojnë eliminimin e barrierave, sipas

projektit pilot “Tirana pa barriera.” Ky projekt pilot do të

aplikohet edhe në bashkitë e tjera në vend.

Institucioni përgjegjës: (a) MPPT; (b) Bashkia Tiranë; (c) Bashkitë e tjera

Gjetjet:

MPPTT nuk ofroi të dhëna për zbatimin e kësaj mase.

Projekti “Një qytet pa barriera”, ka filluar të zbatohet në Tiranë që prej 6 vjetësh

dhe po vazhdon. Përfundoi së zbatuari një fazë e projektit “Vende Parkimi dhe Kryqëzime

për Personat me Aftësi të Kufizuara”. Ky projekt ka siguruar parkim për personat me

aftësi të kufizuara në 35 pika në qytetin e Tiranës, 52 poste parkimi.

Vëzhgimet e bëra në Tiranë, treguan se tashmë ka shumë më tepër vemendje në

lidhje me masat për parandalimin e ndërtimeve të reja me pengesa. Ndryshimet shihen

në ndërtimet e reja. Bashkia Tiranë raporton se ndërtimet e reja të shkollave, kopshteve,

qendrave sociale jane planifikuar konform elementeve te pershtatshmërisë. Bashkia e

Tiranës ka nisur një ndërhyrje rrënjësore në trotuaret e rrugëve të kryeqytetit. Synimi

është përshtatja e këtyre trotuareve për të bërë të mundur aksesin në to të përdoruesit

të karrigeve me rrota të invalidëve. Nga Drejtoria e Transportit dhe Lëvizshmërisë në

Page 29: RAPORT MONITORIMI · zbatimi i planit tË veprimit tË strategjisË kombËtare pËr personat me aftËsi tË kufizuara per vitet 2010 raport monitorimi tiranë 2011

29

Bashkinë e Tiranës konfirmohet se 390 disheza (rampa) janë duke u realizuar në trotuaret

e kryeqytetit. E gjithë ndërhyrja është pjesë e projektit mjaft të rëndësishëm për transportin

multimodal, i cili prej pak kohësh është duke u zbatuar nga Bashkia e Tiranës. Sipas

këtij projekti akset rrugore janë duke u ndarë sipas përdoruesve të tyre, duke u dhënë

mundësinë të kenë hapësirën e tyre, si makinat ashtu edhe autobusët apo biçikletat,

por edhe këmbësorët4.

Në planin e veprimit të strategjisë lokale për rajonin e Durrësit, për personat me aftësi

të kufizuara, hartuar në vitin 2010, ka një fushë të veçantë për përshtshmërinë mjedisore

me objektiva dhe masa konkrete për zbatim, e shoqëruar edhe me nje paketë projektesh

konkrete, me planifikim buxhetor për ndërhyrje në objekte sociale egzistuese.

Bashkia Vlorë e bëri pjesë të Planit të Zhvillimit të Qëndrueshëm Urban të qytetit të

Vlorës problematikën e aftësisë së kufizuar. Bashkia Korçë ka vazhduar të përshtasë

trotuaret e qytetit dhe hapësirat në ambjentet shlodhëse.

Shoqata MEDPAK evidenton se lobon pranë NJQV për të përshtatur rrugët dhe

gjithë ndërtimet e reja që bëhen, me qëllim të jenë të aksesueshme për personat me

aftësi të kufizuara. Megjithatë, mungon niveli i duhur i monitorimit të zbatimit të

projekteve, gjë që nuk siguron përshtatshmërinë e duhur dhe bën të mos funksiojë si një

zinxhir i plotë lëvizja e pavarur e personave me aftësi të kufizuara.

Vazhdon të mos jetë vemendja e duhur për eliminimin e barrierave për të garantuar

përshtatshmëri ndërtimore në godinat e qendrave shëndetësore, në qendrat tregtare

dhe ato argëtuese. Shumë nga institucionet zyrtare, ato qëndrore dhe vendore nuk po

marrin masa për t’u përshtatur duke vendosur aksesorë lehtësues.

Gjendja: Progres i mirë

4 www.tirana.gov.al.

Rampa të realizuara në trotuaret e Tiranës

Page 30: RAPORT MONITORIMI · zbatimi i planit tË veprimit tË strategjisË kombËtare pËr personat me aftËsi tË kufizuara per vitet 2010 raport monitorimi tiranë 2011

RAPORTMONITORIMI

30

Masa 1.2c. Përshtatja ndërtimore e mjediseve spitalore të Tiranës

dhe pajisja e tyre me aksesorë lehtësues për personat

me aftësi të kufizuara ( 82.8 mln.leke)

Institucioni përgjegjës: Ministria e Shëndetësisë

Gjetjet:

MSH evidenton se të gjitha spitalet e Tiranës (përjashtuar spitalin obstetrik-

gjinekologjik “Mbreteresha Geraldine”) janë të pajisur me ashensorë, nënkalime dhe

parapete. MSH raporton se Sektori i Investime ne Drejtorinë e Planifikimit Finanaciar

në ministri ndjek në vazhdimësi ecurinë e procesit. Çdo ndërtim i ri që planifikohet të

realizohet qoftë spitalor, ashtu edhe qendër shëndetësore, nuk miratohet nga MSH

nëse nuk zbaton rregulloren e urbanistikës për ndërtimin e lehtësirave për personat me

aftësi të kufizuara.

Parashikimi i fondeve për përshtatshmëri është i përfshirë në fondin e përgjithshëm

të objekteve spitalore që po rikonsruktohen apo po ndërtohen të reja. Ndërsa në kërkesat

për buxhetin 2010 nuk janë parashikuar pajisje ndihmëse apo përshtatje.

Gjendja: Njëfarë progres

Masa 1.2ç. Spitalet në nivel qarku dhe bashkie të sigurojnë një

mjedis pa barriera e të përshtatur për nevojat e

personave me aftësi të kufizuara.

Institucioni përgjegjës: Njësitë e Pushtetit Vendor

Gjetjet:

MSH raporton se gjatë vitit 2010 ka vazhduar puna në disa objekte, por mungesa

e disa investimeve të përcaktuara në mënyrë specifike ka penguar kompletimin e

mjediseve spitalore sipas standarteve europiane. Në spitalin e Elbasanit (shërbimi i

kirurgjisë dhe obstetrikë-gjinekologjisë) ka vazhduar puna për ndërtimin e tij. Tenderi i

realizuar është fituar me një vlerë totale prej 352 milion lekë të reja (nga 370 milion

që ishte fondi limit fillestar). Për vitin 2010 janë financuar afërsisht 120 milion lekë,

ndërsa për vitin 2011 janë akorduar edhe 140 milion lekë të tjera për vazhdimin e

punimeve. Në projekt janë planifikuar vendosja e ashensorit, ndërtimi i rampës, etj. Ka

përfunduar ndërtimi i rampës në spitalin e Sarandës. Ka vazhduar puna dhe parashikohet

që nga muaji shtator-tetor 2011 të përfundojnë punimet me ndërtimin e pavionit të

sëmundjeve akute në Shkodër. Njëkohësisht po punohet për organizmin e tenderit

Page 31: RAPORT MONITORIMI · zbatimi i planit tË veprimit tË strategjisË kombËtare pËr personat me aftËsi tË kufizuara per vitet 2010 raport monitorimi tiranë 2011

31

lidhur me pajisjet dhe mobilimin e këtij pavioni. Gjatë vitit 2010 ka vazhduar puna për

rikonstruksionin e Poliklinikës në Korçë. Rikonstruksioni i poliklinikave të Peshkopisë

dhe Gjirokastrës nuk ka filluar ende sepse Ministria e Punëve të Jashtme të Italisë nuk

ka miratuar procedurat e tenderit, kështu që ndërtimi i tyre vazhdon të jetë i bllokuar.

Gjendja: Një farë progresi

Masa 1.2d. Shërbimi Kombëtar i Punësimit të realizojë

përshtatshmërinë ndërtimore të tetë qendrave të

Formimit Profesional.

Institucioni përgjegjës: MPÇSSHB/ Shërbimi Kombëtar i Punësimit

Gjetjet:

MPCSSHB raporton se në qendrat e formimit profesional në Fier dhe Durrës janë

siguruar program dhe pajisje të përshtatura; në Gjirokastër dhe Shkodër janë realizuar

programe të reduktuara dhe kabinete. Po kështu është pajisur dhe qendra lëvizëse e

formimit profesional.

Ndërkohë që mbetet vetëm Qendra Nr. 4 e formimit profesional në Tiranë që ka

realizuar përshtatjen e hyrjes së saj. Drejtoria Rajonale e Formimit Profesional Publik

në Korçë raporton se godina është e pajisur me ashensor, për të arritur në kabinetet e

kurseve në katet e ndryshme të saj. Edhe Drejtoria Rajonale e Formimit Profesional

Publik në Elbasan raporton se në hyrjen e ndërtesës është vendosur rampë dhe janë

përshtatur dy tualete brenda saj.

Gjendja: Njëfarë progresi

Masa 1.2e. Njëqind (100) shkolla dhe 90 kopshte (për fëmijë të

moshës 3-6 vjeç) do të përshtaten për personat me

aftësi të kufizuara.

Institucioni përgjegjës: Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Gjetjet:

MASH nuk ka informacion të detajuar për shkollat dhe kopshtet e përshtatura gjatë vitit 2010.

Bashkia Tiranë gjatë procesit për rikonstruksionin e kopshteve e shkollave, vazhdon

të ketë në vemendje edhe pajisjen e tyre me elementet e përshtatshmërisë, buxheti i

Page 32: RAPORT MONITORIMI · zbatimi i planit tË veprimit tË strategjisË kombËtare pËr personat me aftËsi tË kufizuara per vitet 2010 raport monitorimi tiranë 2011

RAPORTMONITORIMI

32

nevojshëm për to nuk është i veçantë, por përfshihet në buxhetin e përgjithshëm të

objektit. Bashkia Tiranë raporton se ndërtimet e reja të shkollave, kopshteve, qendrave

sociale jane planifikuar konform elementeve të përshtatshmërisë. Gjatë 2010 janë

ndërtuar shkolla e re në Shkozë, kopësht i integruar në Shkozë (kopësht-çerdhe) dhe

një kopësht në fushën e Aviacionit, të cilat kanë elementët e përshtatmërisë, sipas

modelit të projektit “Tirana pa barriera”.

Save the Children raporton se janë ndërtuar 10 rampa gjatë 2010 në kopshte e

shkolla në tre qytete: në Korçë janë ndërtuar rampa në shkollën “ Asdreni” dhe në

kopshtin nr. 2 e kopshtin nr.9; në Vlorë në shkollën “Ismail Qemali’, në shkollën “Teli

Ndini” dhe janë ndërkohë në ndërtim rampa në shkollën “Lef Sallata” dhe në kopshtin

Nr 9; në Gjirokastër janë ndërtuar rampa në kopshtet Nr 5, 6, 7 dhe në shkollën

“Çajupi”.

Gjendja: Njëfarë progresi

Masa 1.2ë. Përpjekje të vazhdueshme do të bëhen për të garantuar

realizimin e përshtatshmërisë ndërtimore të qendrave të

votimit për personat me aftësi të kufizuara si dhe në

institucionet e tjera publike si gjykata, etj.

Institucioni përgjegjës: (a) MPPT; (b) Njësia e Pushtetit Vendor

Gjetjet:

Specialistët e MPPT, të cilët iu përgjigjën pyetësorëve, nuk kishin dijeni mbi ecurinë

e zbatimit të kësaj mase. E njëjta situatë ishte edhe në bashkitë e Tiranës, Vlorës,

Durrësit, Korçës dhe Shkodrës. Madje bashkitë nuk e njohin edhe si përgjegjësi të tyre,

edhe pse e kanë detyrim të përbashkët me KQZ, e shprehur në Kodin Zgjedhor / neni 108.

Përgjegjësia për përshtatshmërinë ndërtimore të qendrave të votimit i mbetet

Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Fakti pozitiv që KQZ ndërmori disa hapa progresive në

lidhje me prodhimin e mjeteve të posaçme për të verbërit dhe përshtatjen e disa qendrave

të votimit në Tiranë, për zgjedhjet parlamentare të 28 Qershorit 2009, mbeti deri në

realizimin e ndërtimin e 26 rampave të pjerrëta (të përkohëshme, të cilat u hoqën menjëherë

pas votimeve) në 24 objekte/qendra shendetesore dhe shkolla të Tiranës, që i shërbyen 72

qendrave të votimit të vendosura në këto objekte. Mbetet detyrimi për të matur nivelin e

përshtatshmërisë dhe përmirësimin e tij në të gjitha qendrat e votimit në rang republike

dhe duke vazhduar me përshtatjen graduale të tyre. Një qendër e re multifunksionale -

qendra TEN, e ngritur nga bashkia Tiranë, solli pas rikonstruksionit të ndërtesës, akses të

Page 33: RAPORT MONITORIMI · zbatimi i planit tË veprimit tË strategjisË kombËtare pËr personat me aftËsi tË kufizuara per vitet 2010 raport monitorimi tiranë 2011

33

plotë në përdorim për personat me aftësi të kufizuara. Përfundoi në 2010 ndërtimi i

godinës së Gjykatës së Krimeve të Rënda në Tiranë, e cila plotëson kushtet e

përshtatshmërisë për personat me aftësi të kufizuara. Në Korçë përfundoi në 2010 godina

e rrethit gjyqësor me elementë të përshtashmërisë për personat me aftësisë të kufizuara

në lëvizje. Gjatë vitit 2010 është hartuar projekti për ndërtesën e re të gjykatës së rrethit

gjyqësor Elbasan, që ka parashikuar vendosjen e elementeve të përshtatshmërisë, rampat,

tualete të përshtatur në çdo kat, si edhe tre ashensorë.

Gjendja: Njëfarë progresi

Masa 1.3. Përshtatshmëria e mjeteve të transportit, duke filluar

nga transporti urban në Tiranë, për të kaluar në atë

hekurudhor.

Institucioni përgjegjës: MPPT

Gjetjet:

MPPT raporton se nuk ka një proces të organizuar për sigurimin e mjeteve të transportit

në transportin rrugor dhe se për këtë masë nuk është akorduar ndonjë fond. Ndërkohë

raportohet se është emëruar një person përgjegjës dhe është parashikuar/vlerësuar buxheti

i nevojshëm në lidhje me masat për ndryshime në transportin hekurudhor.

MPPT thekson përsëri domosdoshmërinë e ndërtimit të një terminali në Tiranë për

transportin interurban dhe ndërkombëtar, studimi i të cilit është kryer nga Instituti për

Studimet e Transportit. Gjatë ndërtimit të këtij terminali, do të merren në konsideratë

të gjitha elementet e përshtatshmërisë për personat me aftësi të kufizuara.

Eshtë plotësuar dokumentacioni për përcaktimin e procedurave për përshtatjen dhe

përdorimin e mjeteve individuale të transportit për PAK.

Bashkia Tiranë raporton se edhe për vitin 2010 subjekteve të licensuara për

transportin publik i është vënë detyrimi për sigurimin e mjeteve të përshtatura. 35

autobuzë të rinj iu shtuan linjave qytetase në Tiranë gjatë vitit 2010, që ofrojnë elemente

përshtatshmërie për personat me aftësi të kufizuara dhe është planifikuar që ky numër

të rritet në vitin 2011. Në bashkinë e Durrësit evidentohet se nuk ka asnjë mjet

transporti të përshtatur në qytet, ndërkohë që janë përcaktuar vendparkime me sinjalistikë

për mjetet e personave me aftësi të kufizuara.

Gjendja: Njëfarë progresi

Page 34: RAPORT MONITORIMI · zbatimi i planit tË veprimit tË strategjisË kombËtare pËr personat me aftËsi tË kufizuara per vitet 2010 raport monitorimi tiranë 2011

RAPORTMONITORIMI

34

Masa 1.4. Sigurimi i sinjalistikës së përshtatur për persona me

aftësi të kufizuara të të parit e të dëgjuarit.

Institucioni përgjegjës: (a) MPPT; (b) Njësitë e Pushtetit Vendor

Gjetjet:

MPPT raporton se nuk ka një proces të organizuar për sigurimin e sinjalistikës së

përshtatur për personat ne aftësi të kufizuara në shikim, në transportin rrugor dhe se

për këtë masë nuk është akorduar ndonjë fond.

Bashkia Tiranë raporton se po projektohen ndërhyrjet në sinjalistikën rrugore për

personat me aftësi të kufizuara dhe po punohet për projektimin dhe për buxhetin, që do

të duhet dhe është një ndër prioritetet e punës së bashkisë, e planifikuar të finalizohet

shumë shpejt.

Nga qarku i Vlorës, në qytetin e Sarandës evidentohet se nëpër rrugët e qytetit do

të vendosen semaforë akustikë për të verbërit, duke e shndërruar Sarandën në të parin

qytet në Shqipëri, ku të verbërit kanë mundësi ta gjejnë rrugën vetë. Për këtë projekt

janë akorduar nga buxheti i vitit 2010 fondi prej 500 mijë lekësh, që është vlera e

zbatimit të tij. Përmes këtij projekti semaforët akustikë do të vendosen në kolonat e

semaforëve ekzistues në qytet.

Gjendja: Njëfarë progresi

O2. Përdorimi i teknologjive të përparuara

Masa 2.1. T’i jepet mbështetje prodhimit të librave me zë dhe

botimeve në brail, si lloji bazë i literaturës për të

verbërit, duke përfshirë literaturë teknike, artistike dhe

ligjore.

Institucioni përgjegjës: OJF-të

Gjetjet:

Shoqata e të Verbërve të Shqipërisë e ofron këtë shërbim përmes Qendrës së saj

Kombëtare të Rehabilitimit të Personave me Dëmtim të Shikimit, qendër kjo e themeluar

pjesërisht me financimin e buxhetit të shtetit. Kjo qendër ka një koleksion librash, mes

tyre tekste shkollore, letërsi artistike, materiale të përzgjedhura shkencore, një fonotekë

librash në audiokasetë të cilat të verbërit i kanë në dispozicion në çdo kohë. Kjo

Page 35: RAPORT MONITORIMI · zbatimi i planit tË veprimit tË strategjisË kombËtare pËr personat me aftËsi tË kufizuara per vitet 2010 raport monitorimi tiranë 2011

35

shoqatë drejton edhe një shtypshkronjë, në të cilën përgatiten materiale në Brail.

Shërbimi i botimeve në brail, si lloji bazë i literaturës për të verbërit, duke përfshirë

literaturë mësimore vetëm për nxënësit e shkollës, ofrohet gjithashtu edhe nga Instituti

i Nxënësve që nuk shikojnë. Instituti prodhon për nevojat e nxënësve të tij 619 tekste

në brail, për nxënësit me shikim të humbur, dhe një sasi tekstesh me shkrim të zmadhuar

për nxënësit me shikim të pjesëshëm, por nuk arrin të plotësojë tërësisht nevojat që ka.

Për botimet që realizon ka mbështetjen e shtetit në fonde dhe në lëndë të parë,

gjithashtu edhe nga donatorët që kanë ofruar materjale dhe pajisje për botimin. Eshtë

e nevojshme të zgjerohet baza teknike me personel dhe të plotësohet me programe më

bashkëkohore printimi.

Gjendja: Progres i mirë

Masa 2.2. Në të gjitha fushat e shërbimeve publike (gjatë trajtimit

të çështjeve zyrtare), personave me aftësi të kufizuara

t’u sigurohet akses në komunikimin e përditshëm.

Institucioni përgjegjës: OJF-të

Gjetjet:

Zyrat publike nuk kanë infrastrukturë të përshtatshme fizike për përdoruesit e karrigeve

me rrota. Problem vazhdon mbetet pamundësia e aplikimit për karta identiteti dhe

pasaporta për personat me aftësi të kufizuara, për shkak të papërshtatshmërisë së

zyrave të aplikimit.

Gjithashtu asnjë nga zyrat publike nuk ka interpretë të gjuhës së shenjave dhe asnjë

raport qeveritar nuk shtypet në gjuhën Brail. Gjykata e rrethit Pogradec evidenton

sigurimin e përkthyesit të gjuhës së shenjave për rastin e një procesi të një personi me

probleme dëgjimi. Një hap pozitiv është se gjykatat tashmë sigurojnë pagesë për shërbimin

e interpretit për të gjitha nevojat e njerëzve që nuk dëgjojnë.

OJF-të raportojnë se ato kanë përkrahur zbatimin e kësaj mase, por Njësitë e

Pushtetit Vendor nuk kanë shfaqur ndonjë interes.

Shoqata Kombëtare Shqiptare e Personave që nuk Dëgjojnë vazhdon trajnimet

për interpretët e gjuhës së shenjave, mbështetur nga donatorë, por askush prej

tyre nuk është angazhuar në interpretim për njerëzit me dëgjim të kufizuar nëpër

zyrat publike.

Shoqata MEDPAK raporton se ka bashkëpunuar për të përfshirë në shkolla

Page 36: RAPORT MONITORIMI · zbatimi i planit tË veprimit tË strategjisË kombËtare pËr personat me aftËsi tË kufizuara per vitet 2010 raport monitorimi tiranë 2011

RAPORTMONITORIMI

36

nxënësit që kanë aftësi të kufizuara në shikim dhe dëgjim. Për nxënësit me aftësi të

kufizuara në shikim kanë trajnuar një ndihmës mësuese për të ndihmuar ata në shkrimin

Braille dhe t’i ndjekë në orët e mësimit duke ndihmuar edhe mësuesit e tjerë se si të

kuptojnë detyrat që ata shkruajnë në Braille (shkolla “Genc Leka”, Librazhd). Për nxënësit

me aftësi të kufizuara në dëgjim, kanë organizuar trajnime të prindërve, shokëve të

klasës të fëmijëve që nuk dëgjojnë, që të përdorin gjuhën e shenjave, duke përdorur

abetaren e gjuhës së shenjave të prodhuar nga organizata ANAD.

Gjendja: Njëfarë progresi

Masa 2.3. Të bashkëpunohet me median elektronike që emisionet

informative të jepen edhe në gjuhën e shenjave.

Institucioni përgjegjës: OJF-të

Gjetjet:

ANAD raporton se emisioni informativ televiziv 10 minutësh, i filluar me inisiativën

e MPÇSSHB dhe ANAD, në vitin 2008, i transmetuar në Televizionin Publik Shqiptar që

shoqërohet me interpretim në gjuhën e shenjave, ka vazhduar edhe për vitin 2010. Ky

shërbim paguhet nga buxheti i shtetit. Por ky emision është i vetëm dhe ende nuk ka

ndonjë strategji në nivel vendi, të hartuar për zbatimin e kësaj mase.

Gjendja: Njëfarë progresi

DISKUTIM

Kjo tablo e përgjithshme flet për hapa progresivë drejt përmbushjes së objektivit të

parë të Planit Kombëtar të Veprimit të SKPAK: “ Të sigurohet jetesa pa barriera për

personat me aftësi të kufizuara, duke hequr gradualisht pengesat ekzistuese arkitektonike,

urbanistike e të transportit e të parandalohet shfaqja e pengesave të reja”. Por këto

hapa vazhdojnë të jenë tejet të ngadaltë. Rezultatet vetëm për një masë ( 10%) reflektojnë

progres të mirë, dhe nëntë nga masat (90%), reflektojnë vetëm njëfarë progresi. Por

duhet theksuar se aty ku ka progres, ai është në pikat e rëndësishme, si fillesa të një

vazhdimësie. Në tabelën e mëposhtme paraqitet një përmbledhje e nivelit të progresit

për çdo masë të këtij objektivi:

Page 37: RAPORT MONITORIMI · zbatimi i planit tË veprimit tË strategjisË kombËtare pËr personat me aftËsi tË kufizuara per vitet 2010 raport monitorimi tiranë 2011

37

Tabela 2: Ecuria për Objektivin Një: Përshtatshmëria e Mjedisit

Masa

1.1 Respektimi i parametrave të

përshtatshmërisë në 10% të apartamentevetë ndërtuara me fondet e buxhetit të shtetit

nga Enti Kombëtar i Banesave

1.2. Në planifikimin e fondeve publike(infrastrukturë e objekte sociale-rrugë e

mjedise publike, në institucionetshëndetësore, në shërbimet publike, në

shkollat e të gjitha niveleve etj.) tëpërfshihen edhe fonde për elementë

ndërtimorë që garantojnë heqjen ebarrierave (nënkalime, rampa, ashensorë,

vendqendrime, parapete etj.)

1.2a,b Në planifikimin e fondeve publike(në infrastrukturë e objekte sociale), të

përfshihen fonde për elementë ndërtimorëqë garantojnë eliminimin e barrierave, sipas

projektit pilot "Tirana pa barriera." Kyprojekt pilot do të replikohet edhe në

bashkitë e tjera në vend

1.2c.Pershtatja ndertimore e mjedisevespitalore të Tiranës dhe pajisja e tyre me

aksesorë lehtësues për personat me aftësitë kufizuara(82.8mln.leke)

1.2ç. Spitalet në nivel qarku dhe bashkie të

sigurojnë dhe kompletojnë një mjedis pabarriera, të përshtatur për nevojat e

personave me aftësi të kufizuara.

1.2d. Shërbimi Kombëtar i Punësimit tërealizojë përshtatshmërinë ndërtimore të

InstitucionetpërgjegjëseMPPT

MPPTNjësia e Pushtetit

Vendor

MPPTBashkia Tiranë

Bashkitë

Ministria eShëndetësisë

Njësia e Pushtetit

Vendor

Shërbim Kombëtari Punësimit

Gjendja eecurisë 2010Njëfarë

progresi

Një farëprogresi

Progres i mirë

Një farëprogresi

Njëfarë

progresi

Njëfarëprogresi

Page 38: RAPORT MONITORIMI · zbatimi i planit tË veprimit tË strategjisË kombËtare pËr personat me aftËsi tË kufizuara per vitet 2010 raport monitorimi tiranë 2011

RAPORTMONITORIMI

38

tetë qendrave të Formimit Profesional

1.2e. 100 shkolla dhe 90 kopshte (për

fëmijë të moshës 3-6 vjeç) do të jenë tëpërshtatur për fëmijët me aftësi të

kufizuara.

1.2ë. Përpjekje të vazhdueshme për tëgarantuar realizimin e përshtatshmërisë

ndërtimore të qendrave të votimit përpersonat me aftësi të kufizuara si dhe në

zyrat e tjera publike si gjykata, etj.

1.3. Përshtatshmëria e mjeteve tëtransportit, duke filluar nga transporti urban

në Tiranë, për të kaluar në atë hekurudhor.

1.4. Sigurimi i sinjalistikës së përshtaturpër persona me aftësi të kufizuara të të

parit e të dëgjuarit.

MPÇSSHB

Ministria e Arsimit

dhe Shkencës

MPPTNjësia e Pushtetit

Vendor

MPPT

MPPTNjësia e Pushtetit

Vendor

Njëfarë

progresi

Njëfarëprogresi

Njëfarëprogresi

Njëfarëprogresi

Rezultatet e zbatimit të masave të objektivit dy të Planit të Veprimit të SKPAK:

“Përdorimi i teknologjive moderne për eliminimin gradual të barrierave informuese

për personat me aftësi të kufizuar”, nxjerrin në pah interesin gjithnjë e në rritje të

OJFve, por edhe shqetësimin serioz të tyre, por nga ana tjetër interesin tepër të

ulët të administratës shtetërore në nivel qendror dhe lokal. Megjithatë hapat e

vegjël progresive tregojnë për fillimin e ndryshimit.

Ngarkimi i OJF-ve me përgjegjësi në Planin e Veprimit, pa dhënë asnjë lloj

mbështetje qeveritare për financimin apo përmbushjen e detyrimeve të marra,

vazhdon të mbetet një absurditet, pasi OJF-të nuk kanë as fuqinë financiare dhe

as fuqinë vendimmarrëse për të nxitur zbatimin e këtyre masave.

Realizimi këtyre masave do të bëhet i mundur vetëm në sajë të përpjekjeve të

përbashkëta të njësive të pushtetit vendor, institucioneve të tjera shtetërore dhe

organizatave jofitimprurëse, duke vendosur marrëdhëniet mes tyre në raporte të

qarta e konkrete.

Page 39: RAPORT MONITORIMI · zbatimi i planit tË veprimit tË strategjisË kombËtare pËr personat me aftËsi tË kufizuara per vitet 2010 raport monitorimi tiranë 2011

39

Progresi i vogël, i vërejtur në këtë fushë të Planit të Veprimit për periudhën 2010

është i shpërndarë në nivel qëndror dhe vendor. Ndryshime të pakta progresive ka nga

MSh, MPPT, MPCSSHB, por jo në në nivelin e duhur – hapat janë ende shumë të

ngadalshëm. Në nivel vendor bashkia e Tiranës ka vazhduar të progresojë, por jo në

ritmin e pritshëm nga një metropol. Disa hapa janë vërejtur edhe në bashki të tjera, por

fare të pamjaftueshëm.

Në disa raste, kur ka arritje në drejtim të respektimit të masave ato nuk janë

konform standarteve. Informacioni që vjen nga njësitë e pushtetit vendor është shumë

i pakët. Një pjesë e informacionit është marrë edhe nga burime mediatike. Ky është një

nga treguesit se nuk është vepruar fare ose është punuar shumë pak për zbatimin e

SKPAK në fushën e jetesës pa barriera. Eshtë e pranishme edhe situata se edhe kur

është punuar disi nuk arrihet të mblidhen dhe pasqyrohen të dhënat. Për këtë ndikon

fakti se nuk janë ngritur strukturat përgjegjëse vendore për monitorimin e zbatimit të

SKPAK, ose edhe kur janë ngritur ato janë joaktive dhe shpesh nuk njihen as nga

titullarët e institucionit. Kjo shfaqet në caktimin e një personi fare jashtë fushe për

mbledhjen e të dhënave; shfaqet në përgjigjet e shumta “nuk kam dijeni”. Gjithashtu

vihet re një mangësi e theksuar në evidentimin e informacionit brenda institucionit –

edhe kur ka rezultate, ato nuk bëhen prezente. Në faqet e internetit të institucioneve,

në nivel qëndror dhe vendor, mungon informacioni i përditësuar. Në nivel lokal ka pak

Tabela 3: Ecuria për Objektivin Dy: Përdorimi i Teknologjisë bashkëkohore

Masa

2.1. Të mbështetet prodhimi i librave me zë

dhe botimeve në brail, si lloji bazë iliteratures për të verbërit, duke përfshirë

literaturë teknike, artistike dhe ligjore.

2.2. Në të gjitha fushat e shërbimevepublike(gjatë trajtimit të cështjeve zyrtare),

personave me aftësi të kufizuara t'u sigurohetakses në komunikimin e përditshëm.

2.3. Të bashkëpunohet me median

elektronike, që emisionet informative të jepenedhe në gjuhën e shenjave.

Gjendja eecurisë 2010Progres i mirë.

Njëfarëprogresi

Njëfarë

progresi

InstitucionetpërgjegjëseOJF-të

OJF-të

OJF-të

Page 40: RAPORT MONITORIMI · zbatimi i planit tË veprimit tË strategjisË kombËtare pËr personat me aftËsi tË kufizuara per vitet 2010 raport monitorimi tiranë 2011

RAPORTMONITORIMI

40

dijeni dhe ekspertizë në realizimin e këtij objektivi. Një nga arsyet që ka ndikuar në

realizimin e angazhimeve të marra mund të jetë moskoordinimi i mirë pushtet qëndror

– pushtet vendor. Gjithashtu stafet lokale kanë mangësi dhe ngadalësi në marrje njohurish

në lidhje me ndryshimet ligjore, mbi përgjegjësitë që rrjedhin nga këto ndryshime. Mungesa

e buxheteve që duhej të ishin parashikuar e akorduar për realizimin e përshtatshmërisë në

nivel qëndror dhe lokal, nuk mundëson planifikimin dhe monitorimin e realizimit të saj.

Ndërkohë që vetë plani i veprimit të SKPAK i është larguar gjithnjë e më shumë aktualitetit

në lidhje me aktorët përgjegjës, masat për zbatimin e objektivave dhe afateve kohore,

dhe kjo përbën një pengesë në vazhdimin e zbatimit dhe monitorimit të tij.

REKOMANDIME

Rezultatet e mësipërme flasin për mosrealizime dhe për shkaqe të përsëritura nga

viti në vit në procesin e monitorimit dhe ku nuk është ndërhyrë për përmirësime. Këto

diktojnë një tërësi rekomandimesh për institucionet shtetërore, në nivel qëndror dhe

vendor, përgjegjëse për zbatimin e kësaj fushe të Planit Kombëtar të Veprimit:

Eshtë e domosdoshme dhe shumë urgjente ndërhyrja për rishikimin e planit të

veprimit të SKPAK, gjendja aktuale e të cilit në lidhje me aktorët përgjegjës, afatet

kohore dhe buxhetimet e pa plotësuara, e cila tashmë nuk i përgjigjet ritmeve të

zhvillimit, është një pengesë në rritje nga viti në vit për zbatimin e tij. Kjo ndërhyrje

është edhe më e domosdoshme në kuadrin edhe të përqasjes së politikave me linjat e

Konventës së OKB për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara, që shteti shqiptar

ka firmosur e po ratifikon.

1. MPPT ka rolin më të rëndësishëm për zbatimin e e fushës së parë të SKPAK.

Rekomandimet në vijim duhet të shërbejnë në përmirësimin e punës së saj

në zbatim të përgjegjësive në kuadrin e SKPAK:

Të vendosë në prioritetet e politikave të saj objektiva konkretë për zbatimin

e fushës së SKPAK për ndërtimin e një mjedisi pa barriera.

Të orientojë strukturat përgjegjëse të çdo ministrie tjetër, aktore në këtë

fushë.

Të ndërtojë mekanizmin sa më efiçent për monitorimin e zbatimit të

detyrimeve të SKPAK, përmes mbledhjes së informacionit. Të përfshijë këtë

informacion në raportin vjetor të Ministrisë dhe t’i regjistrojë të dhënat në

bazën e të dhënave statistikore të Ministrisë.

T’u delegojë të gjitha institucioneve rajonale dhe atyre lokale përgjegjësitë

për zbatimin e SKPAK, duke kërkuar koordinimin me përmirësimet e fundit

Page 41: RAPORT MONITORIMI · zbatimi i planit tË veprimit tË strategjisË kombËtare pËr personat me aftËsi tË kufizuara per vitet 2010 raport monitorimi tiranë 2011

41

ligjore në këtë fushë dhe duke përfshirë në planet e tyre vjetore detyrime

specifike.

Të sigurojë se politikat e reja dhe ndryshimet ligjore për ndërtimin, transportin

dhe telekomunikacionin marrin parasysh standardet e përshtatshmërisë për

personat me aftësi të kufizuara.

Në zbatim të legjislacionit më të fundit të inicioje ngritjen e strukturave

përkatëse në nivel qëndror dhe vendor që do të miratojnë projektet me

nivelin e duhur të përshtatshmërisë dhe të monitorojnë zbatimin e tyre; që

do të ketë si përgjegjësi monitorimin dhe garantimin e përmbushjes së

standardeve për përshtatshmërinë mjedisore.

2. Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Punës, Çështjeve Sociale e Shanseve të

Barabarta, Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Ministria e Turizmit, Kulturës,

Rinisë dhe Sporteve, Ministria e Brendshme (Pushteti vendor) në zbatim të

legjislacionit të përmirësuar, duhet ta përfshijnë në prioritetet e punës së tyre

realizimin e mjediseve të përshtatura në objektet e tyre egzistuese dhe në të

gjitha investimet e reja; të hartojnë dhe miratojnë udhëzime specifike mbi

elementët e përshtatshmërisë, të cilat duhet të jenë pjesë e të gjitha projekteve

të rindërtimit dhe të ndërtimit në fushat përkatëse.

3. Enti Kombëtar i Banesave duhet të rishikojë të gjitha projektet tip të banesave për

strehimin publik që të kenë elementet e arritshmërisë dhe përdorimit, në cilësinë

e duhur konform standarteve, nga ana e personave me aftësi të kufizuara. Gjithashtu

t‘i pasqyrojë këto ndryshime në vlerësimet preventive të projekteve tip.

4. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet të identifikojë nivelin e përshtatshmërisë

ndërtimore tek të gjitha qendrat zgjedhore, të hartojë një data base me të

dhënat dhe të vlerësojë kostot e t’i përfshijë ato në projekt-buxhetet për zgjedhjet

e ardhshme.

5. Të gjitha bashkitë duhet të parashikojnë në projekt-buxhetet e tyre vjetore kostot

për përshtatshmërinë e ambienteve, për të garantuar sistematikisht dhe

gradualisht përshtatshmëri të të gjitha godinave publike

6. Institucionet përgjegjëse të njësive të pushtetit vendor duhet të marrin masa për

të garantuar se automjetet e licencuara për transportin publik i plotësojnë

standardet e përshtatshmërisë për personat me aftësi të kufizuara.

7. MPÇSSHB duhet të propozojë ndryshime në Planin Kombëtar të Veprimit (përfshirë

fushën” Jetesa pa barriera”), i cili duhet të mbulojë të paktën fushat që vijojnë:

(a) të specifikojë më qartë institucionet përgjegjëse për çdo masë; (b) të ndryshojë

afatet kohore për masat e parealizuara; (c) të shtojë agjencitë përkatëse shtetërore

tek “Institucionet Përgjegjëse” për realizimin e atyre masave, të cilat aktualisht

Page 42: RAPORT MONITORIMI · zbatimi i planit tË veprimit tË strategjisË kombËtare pËr personat me aftËsi tË kufizuara per vitet 2010 raport monitorimi tiranë 2011

RAPORTMONITORIMI

42

u janë ngarkuar OJF-ve si palë e vetme përgjegjëse për zbatim; (d) të përcaktojë

fuqizimin e mekanizmit monitorues të SKPAK, përmes ristrukturimit dhe ngritjes

së kapaciteteve të tij, edhe në drejtim të përgjegjësive ndaj realizimit të “Jetesa

pa barriera”.

Page 43: RAPORT MONITORIMI · zbatimi i planit tË veprimit tË strategjisË kombËtare pËr personat me aftËsi tË kufizuara per vitet 2010 raport monitorimi tiranë 2011

43

Për fushën e shërbimeve Plani i Veprimit të Strategjisë Kombëtare për Personat me

Aftësi të Kufizuara parashikon 21 masa. Përgjegjësitë për realizimin e këtyre masave

bien mbi disa institucione. Fushat ku këto masa do të zbatohen kanë të bëjnë me

shërbime sociale, komunitare, kujdesin shëndetësor. Aktorët përgjegjës janë institucionet

e pushtetit qëndror, ashtu sikurse dhe institucionet e atij vendor. Nuk duhet lënë mënjanë

dhe roli i veçantë që kanë organizatat që ofrojnë shërbime të ndryshme për kategorinë

e personave me aftësi të kufizuara.

Objektivat, të cilët më pas përkthehen në masa të veçanta, janë si vijojnë më

poshtë:

1. Parandalimi i aftësisë së kufizuar në fazat sa më të hershme të mundëshme,

përmes diagnostikimit dhe trajtimit të hershëm të fëmijëve të moshës 0-6 vjeç.

2. Sigurimi nga institucionet publike dhe private i shërbimeve shëndetësore dhe

sociale të koordinuara për personat me aftësi të kufizuara, në përputhje me

filozofinë e kombinimit të rehabilitimit dhe integrimit.

3. Sigurimi i mundësive financiare dhe fizike për ofrimin e shërbimeve bazë të

kujdesit shëndetësor për personat me aftësi të kufizuara të rënda në të gjithë

territorin e vendit.

4. Sigurimi i shërbimeve për riaftësimin e kufizimeve funksionale, fizike, psikologjike,

sociale dhe ekonomike të shkaktuara nga aftësitë e kufizuara të lindura, aksidentet

ose sëmundjet kronike, për të garantuar integrimin e personave me aftësi të

kufizuara në familjet e tyre dhe në komunitet.

5. Informimi i personave me aftësi të kufizuara, pjestarëve të familjeve të tyre,

ekspertëve dhe kujdestarëve mbi teknologjinë ndihmëse që mund të përdoret

nga personat me aftësi të kufizuara. Përmbushja e nevojave të tyre me pajisje

të teknologjisë ndihmëse. Garantimi i përdorimit të teknologjisë ndihmëse nga

personat me aftësi të kufizuara.

FUSHA II. SHËRBIMET

Page 44: RAPORT MONITORIMI · zbatimi i planit tË veprimit tË strategjisË kombËtare pËr personat me aftËsi tË kufizuara per vitet 2010 raport monitorimi tiranë 2011

RAPORTMONITORIMI

44

6. Sigurimi i shërbimeve të cilësisë së lartë nga qeverisja lokale në përputhje me

politikat shtetërore kombëtare mbi aftësinë e kufizuar, siç kërkohet nga

legjislacioni mbi decentralizimin.

REZULTATET

Rezultatet e mëposhtme janë përfituar përmes marrjes së informacionit në

institucionet përgjegjëse për realizimin e këtyre masave dhe përmes intervistimeve dhe

burimeve të tjera zyrtare.

REALIZIMI I DETYRIMEVE PËR VITIN 2010

PERCAKTIMI I DETYRIMEVE TE ARDHSHME

Parandalimi dhe Identifikimi i Hershëm

Masa 1.1. Ngritja e ekipeve multidisiplinore për vlerësimin e

individëve me aftësi të kufizuara dhe përgatitja e vlerësimi

i planeve individuale për riaftësimin dhe integrimin.

Institucioni përgjegjës: (a) Ministria e Shëndetësisë; (b) MPÇSSHB; (c) OJFtë

Gjetjet:

Vlerësimi apo komisionimi që përcakton të drejtën e marrjes së pagesës të aftësisë së

kufizuar, të pensionit të invaliditetit për personat me aftësi të kufizuara dhe të drejtën për

të përfituar kujdestar realizohet përmes Komisionit Mjeksor për Përcaktimin e Aftësisë për

Punë (KMCAP). Vlerësimi i bërë nga ky komision i përket tërësisht një modeli mjekësor.

Personat me aftësi të kufizuar konsiderohen si pacientë dhe trajtohen si të tillë duke lënë

mënjanë gjendjen e tyre ekonomike, sociale, psikologjike, nevojën për mbështetje me

mjete ndihmëse apo rehabilituese, nevojën për shkollim apo riaftësim profesional, etj.

Masat e parashikuara në këtë drejtim kanë si qëllim final, shndërrimin e këtij komisioni në

një komision multidisiplinor, i cili përcakton realisht nevojat për riaftësim, rehabilitim dhe

integrim të personit me aftësi të kufizuar. Në MPCSSHB është ndërmarrë një inicjativë për

ndryshimin e strukturës së KMCAP-së, por kjo akoma nuk ka marrë formën e një vendimi.

Reformimi i KMCAP nënkupton mes të tjerash dhe rishikimin e rregullores së vlerësimit të

personave me aftësi të kufizuara, bazuar ne Manualin Ndërkombëtar për Klasifikimin e

Funksioneve, të aftësisë së kufizuar dhe Shëndetit (ICF). MSH raporton që ICF është

akoma në fazën e përkthimit, për t’u zyrtarizuar në një fazë të mëvonshme.

Ajo çka raportohet gjthashtu nga kjo ministri, në lidhje me punën e bërë në këtë

Page 45: RAPORT MONITORIMI · zbatimi i planit tË veprimit tË strategjisË kombËtare pËr personat me aftËsi tË kufizuara per vitet 2010 raport monitorimi tiranë 2011

45

drejtim është vazhdimi i funksionimit të QKMZHRF, e cila shërben si qendër parandaluese,

diagnostikuese dhe trajnuese për problemet e mirërritjes, zhvillimit dhe riaftësimit të

fëmijëve nga mosha 0-8 vjeç. Fondi vënë në dispozicion të QKMZHRF për vitin 2010 ka

qënë 6 milionë lekë. MSH raporton që, çdo vit, nëpërmjet investimeve gjithnjë e më të

mëdha, po modernizon teknologjitë diagnostikuese si dhe ka shtuar ndjeshëm numrin e

pajisjeve mjekësore në këtë qendër, përfshirë edhe qendrat shëndetësore.

Duhet theksuar që vlerësimi që kjo qendër bën, mbetet ekskluzivisht vlerësim i

brendshëm i qendrës dhe nuk është një vlerësim që bëhet në kuadrin e përgjithshëm të

reformës që duhet të ndërmerret, sipas këtij plani veprimi, për mënyrën e vlerësimi të

KMCAP për aftësinë e kufizuar.

Ndërkohë që institucioni qëndror tjetër përgjegjës, Ministria e Punës, Çështjeve

Sociale dhe Shanseve të Barabarta raporton ngritjen e komisioneve multidisiplinore në

zbatim të standarteve të miratuara për personat me aftësi të kufizuara, me Vendim të

Këshillit të Ministrave Nr. 821/2006 dhe në udhëzimin nr. 1730, datë 27.08.2010. Ky

udhëzim i dalë në vitin 2010, në zbatim të VKM-së nr. 821, i referohet zbatimit të

standarteve të shërbimeve të përkujdesit shoqëror për personat me aftësi të kufizuara

në qendrat rezidenciale dhe ato ditore. MPCSSHB raporton që për vitin 2010 në buxhet

është specifikuar financimi i shërbimeve për personat me aftësi të kufizuara, të ngritura

dhe të administruara nga njësitë e pushtetit vendor6. MPCSSHB raporton gjthashtu marrjen

e një sërë inicjativash për reformimin e KMCAP. Derimë tani këto inicjativa kanë mbetur

në nivel propozimesh, ashtu siç u përmend më lart dhe akoma nuk janë vënë në jetë.

Gjendja: Një farë progresi

Masa 1.2 Ngritja e Laboratorit të biokimisë molekulare dhe

gjenetikës në Spitalin Obsetrik Gjinekologjik të Tiranës.

Institucioni përgjegjës: Ministria e Shëndetësisë

Gjetjet:

Kjo masë është konsideruar e plotësuar që prej vitit 2007, vit në të cilin shënohet

ngritja e Laboratorit të Biokimisë Molekulare dhe Laboratorit të Analizës Gjenetike në

Spitalin Obsetrik Gjinekologjik të Tiranës.

Nuk ka informacion mbi numrin e ekzaminimeve dhe llojin e tyre, të kryera për vitin

2010. Me ndryshimin e mënyrës së financimit, aktualisht janë vetë qendrat spitalore

6 Ligji për Buxhetin e Shtetit, Ankesi 5.

Page 46: RAPORT MONITORIMI · zbatimi i planit tË veprimit tË strategjisË kombËtare pËr personat me aftËsi tË kufizuara per vitet 2010 raport monitorimi tiranë 2011

RAPORTMONITORIMI

46

që menaxhojnë fondet e tyre buxhetore, kështu që duhet të jenë pikërisht drejtuesit e

këtyre qendrave, drejtuesit e Maternitetit, që të planifikojnë fonde për blerje të kiteve

të ndryshme, me qëllim mirëfunksionimin e këtyre laboratoreve.

Gjendja: Detyrim i plotësuar

Masa 1.3. Fuqizimi i Laboratori të Gjenetikës mjekësore pranë

Departamentit të Pediatrisë

Institucioni përgjegjës: a) Ministria e Shëndetësisë b) Instituti i Sigurimeve të

Kujdesit Shëndetësor c) OJF-të

Gjetjet:

MSH raporton që në këtë drejtim nuk ka pasur ndonjë zhvillim. Buxheti i laboratorit

të gjenetikës mjekësore nuk është i veçantë, por është në kuadrin e shpenzimeve

operative të QSUT. Aktualisht me kryerjen e reformës në shëndetësi, buxheti i

shpenzimeve operative në QSUT nuk kalon nga MSH, por nëpërmjet ISKSH-së i cili

edhe monitoron këtë aktivitet. MSH në këto kushte nuk mund të prononcohet për

shpenzimet e laboratorit të gjenetikës. Nga ana tjetër, nuk ka informacion nga ISKSH.

Gjendja: Asnjë progres

Masa 1.4. Kryerja e studimeve mbi parandalimin e hershëm të

aftësisë së kufizuar. Përgatitja dhe shpërndarja e

buletineve informuese mbi parandalimin e hershëm dhe

praktikat më të mira në rritjen e fëmijës.

Institucioni përgjegjës: (a) Ministria e Shëndetësisë (b) Ministria e Arsimit dhe

Shkencës

Gjetjet:

MSH raporton që nuk janë bërë studime apo kërkime mbi minimizimin e rrezikut të

aftësisë së kufizuar të lindur. Nga raportimi rezulton që mungesa e fondeve, por edhe e

kapaciteteve njerëzore në këtë drejtim është pengesa kryesore për realizimin e kësaj

mase. Njëkohësisht MSH thekson që puna është e orientuar më tepër në stimulimin e

mjekëve dhe të studentëve të fakultetit të mjekësisë për ngritje të kapaciteteve

profesionale nëpërmjet studimit dhe mbrojtjes së titujve shkencorë në këtë fushë.

Page 47: RAPORT MONITORIMI · zbatimi i planit tË veprimit tË strategjisË kombËtare pËr personat me aftËsi tË kufizuara per vitet 2010 raport monitorimi tiranë 2011

47

Institucioni tjetër përgjegjës për realizimin e kësaj mase është Ministria e Arsimit

dhe Shkencës. MASH deklaron që nuk ka pasur specifikisht studime, kërkime dhe

masa për minimizimin e aftësisë së kufizuar të lindur, ndërsa përsa i përket përgatitjes

së buletineve dhe materialeve me karakter divulgativ për mirërritjen e fëmijëve, përgjigjet

pozitivisht. Kështu, në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit që MASH ka me Save

the Children, në veçanti për pilotimin e projektit “Arsimi Gjthëpërfshirës”, MASH dhe

Drejtoritë Arsimore Rajonale përkatëse ku zhvillohet projekti, kanë mbështetur fort

realizimin e materialeve ndihmëse për mësuesit që punojnë me fëmijë dhe nxënës me

aftësi të kufizuara. Save the Children, në këtë kuadër ka botuar dhe ka shpërndarë disa

paketa: për mësuesit “Të njohim vështirësitë me nxënësit”, për prindërit “Këshilla

praktike” apo botimi “Shkolla për të Gjithë”.

Gjendja: Njëfarë progresi

Shërbime Shëndetësore dhe Sociale

Masa 2.1 Ofrimi i shërbimeve të reja, të tilla si shërbimet e

përkujdesit ditor, shërbimet me bazë familje dhe

komunitet, që synojnë integrimin e personave me aftësi

të kufizuara.

Institucioni përgjegjës: (a) Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të

Barabarta/Shërbimi Social Shtetëror; (b) Instituti i

Sigurimeve Shoqërore; (c) Njësitë e Qeverisjes Vendore

Gjetje:

MPCSSHB përgjigjet pozitivisht në lidhje më ngritjen dhe ofrimin e shërbimeve të

reja për personat me aftësi të kufizuar. Kështu, raportohen 3 qendra të reja ditore në

Shkodër, Kukës dhe në Fier. Është ngritur gjithashtu një strehëz e re në Rrëshen.

Gjithashtu raportohen 2 shërbime pilot të përkujdesjes në familje në 2 qarqe, Tiranë

dhe Shkodër. Këto shërbime pilot mundësohen nga UNICEF, një inicjativë kjo, që fazën

përgatitore e ka pasur në vitet e mëparshme dhe tashme ka filluar të implementohet.

MPCSSHB thekson që në lidhje me shërbimet e ofruara, e rëndësishme për vitin 2010

është rritja e llojeve të shërbimeve të ofruara për personat me aftësi të kufizuara, siç

janë shërbimi në familje, kujdestaria e fëmijëve me aftësi të kufizuara, shërbimi i

specializuar për persona me aftësi të kufizuara fizike, shërbime për autizmin si ai i

ngritur në qendrën e zhvillimit në Shkodër apo në subjektet jo-publike në Tiranë etj.

Page 48: RAPORT MONITORIMI · zbatimi i planit tË veprimit tË strategjisË kombËtare pËr personat me aftËsi tË kufizuara per vitet 2010 raport monitorimi tiranë 2011

RAPORTMONITORIMI

48

Shërbimi Social Shtetëror sheh si pengesa kryesore në ngritjen e shërbimeve për

personat me aftësi të kufizar, procesin e papërfunduar të decentralizimit dhe mungesën

e fondit social të njësive bashkiake.

Drejtoria Rajonale Sigurimeve Shoqërore Vlorë raporton ngritjen e qendrave të reja

ditore pranë spitaleve psikiatrike dhe shërbimeve të përkujdesjes në familje, po pranë

këtyre spitaleve. Drejtoria Rajonale Sigurimeve Shoqërore Durrës përgjigjet negativisht në

lidhje me fillimin e punës për ngritjen e shërbimeve të reja pranë këtyre institucioneve.

Disa nga bashkitë më të mëdha në vend raportojnë fillimin e punës në drejtim të

ngritjes së shërbimeve të reja. Kështu, Bashkia e Tiranës raporton që kjo punë është në

proces. Në Tiranë gjatë vitit 2010, konkretisht në njësinë bashkiake nr. 6 është ngritur shërbimi

për fëmijët me autizëm. Ky shërbim konsiston në vënien në dispozicion të një hapësire- dhome

të pajisur me pajisjet e nevojshme për mjete didaktike. Ndërkohë, Bashkia e Shkodrës dhe e

Elbasanit nuk raportojnë nisma të reja në këtë drejtim. Bashkia e Vlorës shprehet që puna

për ngritjen e shërbimeve është në proces dhe konkretisht po punohet për hapjen e një

qendre ditore, por nuk jep informacion më të hollësishëm. Bashkia e Elbasanit konfirmom

qendren ekzistuese Balash në qytetin e Elbasanit dhe një sërë projektesh në proces për

pasurimin e kësaj qendre me shërbime apo aktivitete të ndryshme.

Programi “Bota e Ndryshimit”, Fondacioni Vodafone Albania

Në kuadër të programit "Bota e Ndryshimit", të Fondacionit Vodafone Albania,

u finalizua në vitin 2010 projekti i një fituese, inxhinjiere me aftësi të kufizuara,

e cila u vendos mes komunitetit të ndërtuesve dhe arkitektëve, mes studentëve

në fakultetet e ndërtimit dhe pranë bashkive në disa qytete të vendit, për të

rritur ndërgjegjësimin e specialistëve dhe komunitetit në ndërtimin e mjediseve

pa barriera. Fondacioni Vodafone Albania e shtriu më tej vëmendjen ndaj

problematikave të aftësisë së kufizuar, përmes programit “Bota e Ndryshimit”

duke vazhduar të mbështesë gjatë vitit 2010 edhe dy fitues të tjerë, persona

me aftësi të kufizuara në lëvizje dhe shikim. Njëra nga fitueset, S. L. vjen me

një ide për të bërë një fushatë ndërgjegjësimi për të drejtat e personave me

aftësi të kufizuara. Iniciativa e saj synon një ndërgjegjësim ndërinstitucional,

shoqëror, mediatik e ligjor me qëllim që të ndikojë në përmirësimin e jetesës

së këtyre personave si dhe në integrimin e plotë të tyre në shoqëri. Prandaj,

ajo po organizon takime me përfaqësues të ndryshëm të shoqërisë civile dhe

me figura kyçe në 10 qytete të Shqipërisë: Burreli, Shkodra, Lezha, Durrësi,

Fieri, Vlora, Berati, Elbasani, Korça, dhe Tirana. Projekti tjetër bën të mundur

7 Kriteret e akteve nënligjore nuk lejojnë pranimin në qendra rezidenciale apo ditore. Sqarohet më poshtë.

Page 49: RAPORT MONITORIMI · zbatimi i planit tË veprimit tË strategjisË kombËtare pËr personat me aftËsi tË kufizuara per vitet 2010 raport monitorimi tiranë 2011

49

që persona me aftësi të kufizuara në shikim të përdorin kompjuterin në shqip.

E. L. do të krijojë një paketë audio në gjuhën shqipe që udhëzon hap pas hapi

për përdorimin e programeve më të zakonshme kompjuterike. Kjo paketë do t'i

shpërndahet komunitetit të të verbërve në mbarë vendin. Ky projekt ka

përkrahjen e Shoqatës të së Verbërve Shqiptarë.

SHSH dhe zyrat rajonale të SHSSH theksojnë që shkaqet kryesore për mosngritjen

e shërbimeve janë të lidhura me mungesën e fondeve. Një tjetër problem që ata shohin,

është edhe mungesa e sektorëve të specializuar në aplikime për projekte të ndryshme

të natyrës sociale. Gjithashtu sipas të intervistuarve, mangësia në mos hapjen e

shërbimeve të reja komunitare ka ardhur jo vetëm për shkak të fondeve të pamjaftueshme

buxhetore, por edhe për shkak të mosnjohjes së nevojave të këtij komuniteti në zonat

ku ata banojnë. Në këtë aspekt do të veçonim për më tepër edhe mungesën e burimeve

njerëzore të specializuar në fushën e aftësisë së kufizuar dhe menaxhimit jofitimprurës.

Gjendja: Njëfarë Progresi

Masa 2.2. Pilotimi i modeleve të reja të shërbimeve dhe vlerësimi i

efektivitetit të tyre. Realizimi i studimeve për vlerësimin

e nevojave për zgjerimin e shërbimeve për personat me

aftësi të kufizuara.

Institucioni Përgjegjës: (a) MPÇSSHB/Shërbimi Social Shtetëror; (b) Pushteti

Vendor (c) Ministria e Shëndetësisë; (d) OJF (e) Bashkia

e Tiranës

Gjetjet:

MSH raporton që nuk ka zhvillime për vitin 2010 në drejtim të pilotimit të modeleve

të reja të shërbimeve. Ajo çka është bërë në vitet e kaluara në lidhje me këto shërbime,

janë pavionet e krijuara dhe të inkorporuara në spitalet psikiatrike. Këto pavione kanë

shërbyer si mënyrë e re parandalimi e shtrimeve ne spitalet psikiatrike të personave të

cilët mund të trajtoheshin dhe në forma të tjera pa nevojën e shtrimit. Nuk rezulton të

jenë bërë vlerësime të efektshmërisë dhe shtrirjes së llojeve të ndryshme të shërbimeve

për persona me aftësi të kufizuara. Pengesa kryesore për realizimin e tyre, sipas MSH,

është mungesa e strukturave të posaçme për të kryer këto vlerësime.

MPCSSHB, si aktor përgjegjë në realizimin e kësaj mase, raporton pilotimin e

shërbimit të kujdestarisë në familje për personat me aftësi të kufizuar, që ka filluar të

Page 50: RAPORT MONITORIMI · zbatimi i planit tË veprimit tË strategjisË kombËtare pËr personat me aftËsi tË kufizuara per vitet 2010 raport monitorimi tiranë 2011

RAPORTMONITORIMI

50

vihet në zbatim në dy qytete: Tiranë dhe Shkodër. Sipas këtij plani, deri në vitin 2013,

parashikohet shtrirja e këtyre shërbimeve dhe në bashki të tjera

Ndërkohë që Shërbimi Social Shtetëror raporton që po punohet aktualisht për ngritjen

e disa qendrave pilot, kujdestari në familje, për grup moshën 0-25 vjec. Për këtë po

punohet në disa qytete kryesore: Tiranë, Korçë, Durrës, Berat, Vlorë dhe Lezhë. Ndërsa,

përsa i përket vlerësimit të efektshmërisë së modeleve të shërbimeve të ofruara, SHSSH

raporton që vlerësime të tilla janë kryer periodikisht dhe nga to rezulton që shërbimet

komunitare ditore dhe ato në familje janë modelet drejt të cilave ky institucion synon në

vitet e ardhshme. Janë realizuar 2 studime mbi nevojat e personave me aftësi të kufizuar

me qëllim zgjerimin e shërbimeve dhe përmirësimin e tyre në qytetet e Durrësit dhe Fierit

me mbështetjen e UNFPA-së. Shërbimi Social Shtetëror në bashkëpunim me Fondacionin

Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar dhe ndihmën e bashkëpunimin

e institucioneve të pushtetit lokal ka punuar për disa muaj me rradhë në këto dy qytete për

të hartuar strategjitë lokale në këto dy zona, bazuar në nevojat e personave me aftësi të

kufizuar. U realizuan produktet finale të strategjive me planet e veprimit, me objektivat

dhe masat për zbatimin e tyre, afate kohore të përcaktuara dhe me përgjegjësi të qarta,

shoqëruar edhe me projekte konkrete në zbatim të masave, për të arritur qëllimin final,

përmirësimin e cilësisë së jetës së personave me aftësi të kufizuar në këto zona.

Bashkia Tiranë, në strategjinë e saj afatmesme të shërbimeve sociale kishte parashikuar

për vitin 2010 ngritjen e shërbimeve në familje për personat me aftësi të kufizuar, por

mosmiratimi i buxhetit e ka bërë realizimin të pamundur. Bashkia Tiranë referon që për

vitin 2010 nuk ka pasur pilotime të shërbimeve të reja në këtë bashki. Pengesa kryesore

rezulton përsëri të jetë mosmiratimi i buxhetit në Këshillin Bashkiak në dy vite e fundit.

Bashkia Elbasan raporton që, përveç qendrës Balash, e cila has vështirësi financiare, nuk ka

pasur nisma për shërbime pilot. Megjithatë, gjatë mbledhjeve të Tavolinës Teknike8, me të gjitha

aktorët përgjegjës, ka disa projekte të paraqitura, siç është krijimi i një ndërmarrjeje bujqësore

pranë Qendrës Balashe për integrimin e minorenëve dhe të rinjve me aftësi të kufizuara,

“Dritare Jete” për personat me probleme në shikim, “Arsimi gjithëpërfshirës-detyrë për të

gjithë” dhe krijimi i një qendre multidisiplinare për fëmijët me nevoja specifike. Si pengesë

kryesore në këtë bashki paraqitet mungesa e fondeve nga pushtetit qendror.

Kontributi i Caritas Shqiptar ndaj aftësisë së kufizuar e ka zanafillën tek

vizioni i Caritas-it Shqiptar për të ndihmuar në ndërtimin e një shoqerie me

vlera dhe në të cilën dinjiteti i njeriut mbrohet dhe respektohet pa marrë në

konsiderate ndryshimet apo karakteristikat individuale.

8 Tryeza të rrumbullakta të zhvilluara periodikisht. Plani Social I Zonës Elbasan, faqja 21.

Page 51: RAPORT MONITORIMI · zbatimi i planit tË veprimit tË strategjisË kombËtare pËr personat me aftËsi tË kufizuara per vitet 2010 raport monitorimi tiranë 2011

51

Caritas Shqiptar përmes implementimit të projekteve: “Jetë e Çmueshme –

Çmueshëm Jetoj„ dhe Qendrës Ditore “Jetë në Zhvillim”, Fushë-Krujë ka dhënë

një kontribut të drejtpërdrejtë në promovimin e vlerave dhe kapaciteteve të

personave me aftësi të kufizuara në funksion të përfshirjes sociale dhe integrimit

të personave me aftësi të kufizuara në komunitet. Ndërhyrjet e Caritas Shqiptar

për aftësinë e kufizuar kanë konsistuar më së tepërmi në vlerësimin transparent

të kushteve dhe nevojave të personave me aftësi të kufizuara dhe familjeve të

tyre si dhe adresimit të problematikës komplekse pranë strukturave vendim-

marrëse dhe ato ekzekutive. Ofrimi i shërbimit multidisiplinar në familje si dhe

ofrimi i shërbimeve mbështetëse në qendrën ditore, kanë ndihmuar në ngritjen

e vetëdijes të përfituesve dhe komunitetit në tërësi në lidhje me respektimin e

të drejtave të personave me aftësi të kufizuara.

Gjendja: Njëfarë progresi

Masa 2.3. Përgatitja dhe miratimi i standardeve dhe rregullave të

reja për shërbimin ndaj personave me aftësi të kufizuara.

Standardet dhe rregullat do të nxjerrin në pah të drejtat

e klientëve për shërbime të përshtatshme, që

respektojnë dinjitetin e tyre dhe kanë për bazë aftësitë e

tyre.

Institucioni Përgjegjës: a) Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve te

barabarta/Shërbimi Social Shtetëror

Gjetjet:

Standartet e shërbimeve shoqërore për personat me aftësi të kufizuar shënuan një

kthesë që me miratimin e vendimit “Standardet e Shërbimeve për Personat me Aftësi

të Kufizuara në Qendrat e Kujdesit Ditor dhe Rezidencial,”9 dhe gjithashtu “Standardet

e Shërbimeve për të Moshuarit në Qendrat e Kujdesit Rezidencial dhe Ditor”10. Në

vitin 2010 u miratua udhëzimi nr. 1730, datë 27.09.2010 në funksion të zbatimit të

standarteve të shërbimeve të përkujdesit shoqëror për personat me aftësi të kufizuar në

qendrat rezidenciale dhe ato ditore. Ky udhëzim i shërben stafit, punonjëve profesionistë,

prindërve për të realizuar zbatimin e standartave të parashikuara në VKM nr. 822.

9 VKM nr. 822 datë 06.12.2006.10 VKM Nr. 823 datë 06.12.2006.

Page 52: RAPORT MONITORIMI · zbatimi i planit tË veprimit tË strategjisË kombËtare pËr personat me aftËsi tË kufizuara per vitet 2010 raport monitorimi tiranë 2011

RAPORTMONITORIMI

52

11 http://www.shssh.gov.al/images/stories/shssh/publikime/manuali-standarteve-pak.pdf.12 http://www.shssh.gov.al/images/stories/shssh/publikime/manuali-standarteve-pak.pdf.

Tabela 4: Përfitues në qendrat publike dhe jo publike sipas statistikave

të vitit 201011

Qendra rezidenciale Qendra ditore

Gjithsej Publike JoPublike Gjithsej Publike JoPublike

Tiranë 2 1 1 17 1 16

Shkodër 8 1 7 5 2 3

Kukës - - - 2 1 1

Elbasan - - - 3 2 1

Berat 2 2 - 2 1 1

Korcë 1 1 - 6 1 5

Durrës 1 1 - 1 - 1

Vlorë 1 1 - - - -

Lezhë - - - 1 1 -

Gjirokastër - - - 1 - 1

Dibër - - - 1 1 -

Shuma 15 7 8 39 10 29

Nga tabela e mësipërme rezulton që gjithsej, ka 54 qendra, ndër të cilat 17 janë

publike ndërsa 37 janë jo-publike. Sipas llojeve të qendrave, ato ndahen në: 1) Qendra

rezidenciale-15 njësi në shkallë vendi; 2) Qendra komunitare- 39 njësi në shkallë

vendi; 3) Shtëpi- 1 njësi. Sipas informacionit të Shërbimit Social Shtetëror, në një nga

botimet e publikuara, këto qendra nuk arrijnë të mbulojnë gjeografikisht të gjithë territorin

e vendit. Për shembull, nuk ka shërbime rezidenciale në 6 qarqe: Fier, Elbasan, Dibër,

Kukës, Lezhë, Gjirokastër.12

Eshtë botuar edhe një manual, në mbështetje të standarteve, për punonjësit e

qendrave rezidenciale dhe ditore me mbështetjen e UNFPA-së.

Gjendja: Progres

Masa 2.4. Rishikimi i rregulloreve për pranimin në Qendrat Publike

të Kujdesit Rezidencial për personat me aftësi të

kufizuara dhe të moshuarit, me qëllim strehimin e

Page 53: RAPORT MONITORIMI · zbatimi i planit tË veprimit tË strategjisË kombËtare pËr personat me aftËsi tË kufizuara per vitet 2010 raport monitorimi tiranë 2011

53

personave me aftësi të kufizuara të rënda, nevojat e të

cilëve nuk përballohen dot nga familjet e tyre.

Institucioni Përgjegjës: (a) MPÇSSHB; (b) qeverisja lokale; (c) OJF-të

Gjetjet:

MPCSSHB raporton që është në proces rishikimi i kritereve të rregulloreve për

pranimin në qendrat e kujdesit rezidencial është në proces. Aktualisht në bazë të

akteve nënligjore në fuqi, në qendra rezidenciale pranohet vetëm grupmosha e personave

me aftësi të kufizuara nga 0-25 vjeç.13

Një kategori të rriturisht, veçanërisht me aftësi të kufizuar mendore, mbetet e

patrajtuar në këto qendra, pavarësisht nevojave të mëdha që ka për trajtim të

specializuar në qendra rezidenciale apo ditore. Shqetësime paraqet edhe grupi i

personave me aftësi të kufizuara fizike, madhorë të braktisur nga familjet apo të

vetmuar, të cilët gjithashtu për shkak të kritereve të përcaktuara në aktet nënligjore,

nuk janë përfitues të shërbimeve në qendra rezidenciale apo ditore.

Ndërsa pushteti vendor deklaron që nuk është në kompetencën e tij ndryshimi i

akteve nënligjore, duke theksuar që kjo është kompetencë e pushtetit qendror.

Ndërkohë që në institucionet publike, kriteri i moshës vazhdon të pengojë pranimin

në qendra rezidenciale, institucionet jo-publike kanë treguar ecuri në këtë drejtim.

Disa prej tyre nuk kanë përcaktime të kriterit moshë për pranimin në qendra rezidenciale,

por kryejnë një vlerësim të nevojave të individit. Në Bashkinë Elbasan raportohet që po

punohet për krijimin e një qendre rezidenciale për të moshuar.

Gjendja: Nuk ka progres

Masa 2.5. Përcaktimi i tarifave të reduktuara për personat me

aftësi të kufizuara për shërbimet publike.

Institucioni Përgjegjës: Qeverisja lokale.

Gjetjet:

Bashkia Tiranë raporton që janë krijuar lehtësira për personat me aftësi të kufizuara

në fushën e transportit publik dhe gjithashtu në sistemin e taksave vendore.

13 VKM Nr. 209, datë 12.4.2006 “Për përcaktimin e kritereve dhe të dokumentacionit të nevojshëmpër pranimin e personave në institucionet rezidenciale, publike dhe private, të përkujdesit shoqëror” dheUdhëzim Nr.1934, datë 18.10.2007 “Për procedurat e sistemimit të personave në institucionet rezidencialetë përkujdesit shoqëror, publik dhe privat”.

Page 54: RAPORT MONITORIMI · zbatimi i planit tË veprimit tË strategjisË kombËtare pËr personat me aftËsi tË kufizuara per vitet 2010 raport monitorimi tiranë 2011

RAPORTMONITORIMI

54

Ndërkohë që Bashkia e Elbasanit, Vlorës dhe Shkodrës rezultojnë që nuk kanë

shënuar asnjë lloj progresi në drejtim të realizimit të kësaj mase.

Gjendja: Një farë progresi

Masa 2.6. (a) Ofrimi i këshillimit psiko-social në 36 shkolla në

Shqipëri; (b) shtrirja e këtij shërbimi në të gjitha

shkollat e Shqipërisë (c) Ofrimi në shkolla i

infrastrukturës së nevojshme për të punuar me nxënësit

me nevoja të veçanta.

Institutioni përgjegjës: (a) Ministria e Arsimit dhe Shkencës; (b) Drejtoritë

Arsimore Rajonale; (c) OJF-të

Gjetjet:

MASH referon që ky objektiv është realizuar tashmë prej tre vitesh. Shërbimi

psikologjik është vendosur në të gjitha shkollat e qyteteve në të gjithë vendin si

edhe në disa shkolla në zonat rurale. Më tej, MASH thekson që ky shërbim ka rritur në

mënyrë të dukshme cilësinë e shërbimit arsimor që ofrohet në shkolla, sidomos në

drejtim të fëmijëve me aftësi të kufizuara.

Ndërkohë që specialistët në Drejtorinë Arsimore Rajonale Elbasan deklarojnë se për

çdo 4 shkolla është vendosur një psikolog, çka e bën mbulimin me këtë shërbim të

vakët. ata tërheqin vëmendjen që shpeshherë mungojnë hapësirat për zhvillimin seancave,

çka bën që të shfrytëzohen dhomat e mësuesve apo hapësira të tjera në shkolla.

Bashkia Vlorë deklaron që gjatë këtij viti janë punësuar 9 psikologë që mbulojnë

shkollat 9-vjeçare, të mesme të qytetit dhe pak shkolla në fshatrat përreth.

Përsa i përket përmirësimit të infrastrukturës për fëmijët me aftësi të kufizuara

MASH dhe Drejtoritë Arsimore Rajonale nuk raportojnë asnjë ecuri.

Tashmë shërbimi psikologjik mbulon të pjesën më të madhe të shkollave në të

gjithë territroin e vendit. Ajo çka nuk është e qartë, është puna specifike e psikologëve

me fëmijët me aftësi të kufizuar. Megjithatë, MASH shprehet me nota optimale për

ndikimin e shërbimit psikologjik në rritjen e cilësisë së shërbimit arsimor të fëmijëve

me aftësi të kufizuara. Shoqata MEDPAK në zbatim të kësaj mase po punon në 14

shkolla, në Librazhd, Korçë, Gjirokastër dhe Vlorë, në të cilat ofrohet shërbimi psikologjik

përmes psikologut të vendosur nga DAR, 1 psikolog për 2700 nxënës.

Gjendja: Njëfarë progresi

Page 55: RAPORT MONITORIMI · zbatimi i planit tË veprimit tË strategjisË kombËtare pËr personat me aftËsi tË kufizuara per vitet 2010 raport monitorimi tiranë 2011

55

Kujdesi Shëndetësor për Personat me Aftësi të Kufizuara të Rënda

Masa 3.1. Rregullimi i dispozitave për planifikimin dhe shpërndarjen

e pajisjeve mjeksore dhe mjeteve të motorizuara për

personat me aftësi të kufizuara të rënda. Përcaktimi i

një zëri të veçantë të buxhetit për personat me aftësi të

kufizuara.

Institucioni Përgjegjës: (a) Ministria e Shëndetësisë; (b) Instituti i Sigurimeve të

Kujdesit Shëndetësor

Gjetjet:

MSH raporton se në listën e rimbursimit është kryer dhe rishikimi i medikamenteve

të rimbursueshme për personat me aftësi të kufizuar.

Përsa i përket mjeteve mjekësore për personat me aftësi të kufizuar, ISKSH shprehet

që është realizimi i kësaj mase është në proces. Sipas raportimit të ISKSH, Ligji Nr. 10

383, datë 24.02.2011 “Për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor” do

të sjellë një ndryshim rrënjësor në këtë aspekt. Ligji shprehet në mënyrë taksative

që nga fondi i rimbursimit të sigurimit shëndetësor, do të rimbursohen dhe mjetet

apo pajisjet mjekësore për personat me aftësi të kufizuara. Ky ligj, para se të

vihet në jetë, ka parashikuar një periudhë tranzitore prej 2 vitesh. ISKSH aktualisht

po punon për ngritjen e grupeve tekniko-juridike të punës për përgatitjen e akteve

nënligjore në zbatim të ligjit.

Lista e re e barnave të rimbursueshme është miratuar me vendim të Këshillit të

Ministrave në datë 24.02.2010. Rritja e të gjithë treguesve flet për rritjen e cilësisë

dhe numrit të barnave të shtuara në Listën e Barnave të Rimbursuara të vitit 2010, gjë

të cilën e fakton rritja e madhe e vlerës së recetes.14

Gjendja: Progres

Masa 3.2. Rishikimi i kurikulës të mjekut të familjes. Do të

përfshihen materiale mbi aftësitë e kufizuara të rënda

dhe të thella.

Institucioni Përgjegjës: (a) Ministria e Shëndetësisë; (b) Instituti i Sigurimeve

Shëndetësore

14 http://www.isksh.com.al/images/stories/publikimet/revista/revista14.pdf.

Page 56: RAPORT MONITORIMI · zbatimi i planit tË veprimit tË strategjisË kombËtare pËr personat me aftËsi tË kufizuara per vitet 2010 raport monitorimi tiranë 2011

RAPORTMONITORIMI

56

Gjetjet:

MSH në këtë drejtim raporton që janë realizuar disa trajnime të mjekëve të familjes

për qendrat shëndetësore të rretheve Shkodër, Krujë dhe Laç (rreth 15-20 mjekë në

çdo rreth) me mbështjen e Caritas-it shqiptar. Trajnimet janë zhvilluar mbi Konventën

për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar, legjislacionin shqiptar në fuqi dhe

specifikat e trajtimi të personave me aftësi të kufizuar në kushte ambulatore dhe

shtëpie.

Paketa bazë e shërbimeve në kujdesin parësor e miratuar dhe shpërndarë në të

gjitha qendrat shëndetësore përmban: standartin minimal të infrastrukturës fizike, listën

standarte të pajisjeve mjekësore, listën e barnave dhe materialeve të konsumit në

qendrën shëndetësore, dokumentacionin për pasqyrimin e aktiviteteve shëndetësore.

Vlen të theksohet, që për herë të parë në këtë paketë janë përfshirë dhe kujdesi

shëndetësor për të moshuarit, kujdesi i shëndetit mendor, promovimi dhe edukimi

shëndetësor. Megjithatë, nuk ka një kapitull të veçantë për personat me aftësi të

kufizuar.

Projekte të ndryshme, përmes donatorëve të mundshëm do të ishin një mënyrë e

mirë për vazhdimësinë e trajnimeve të mjekëve të familjes në rrethe të tjera.

Gjendja: Një farë progresi

Masa 3.3. Studimi i varianteve për përballimin e shpenzimeve

shtesë që vijnë nga trajtimi i gjatë mjeksor i personave

me aftësi të kufizuara të rënda në përgjithësi dhe të

atyre me aftësi të kufizuara intelektuale të rënda, në

veçanti.

Institucioni Përgjegjës: (a) Ministria e Shëndetësisë; (b) Instituti i Sigurimeve

Shëndetësore

Gjetjet:

MSH nuk ofron informacion për këtë masë.

ISKSH ka kompetencë të saj financimin e sigurimeve shëndetësore të të gjitha

kategorive të personave me aftësi të kufizuara, të përcaktuar si të tillë nga komisionet

mjeksore të vlerësimit.

Në lidhje me përllogaritjen e kostos mujore apo vjetore për personat me aftësi të

kufizuara nuk rezulton të jetë bërë ndonje studim nga ana ISKSH, pasi në këto tre vite

të para të financimit të shërbimeve shëndetësore në kujdesin shëndetësor parësor dhe

Page 57: RAPORT MONITORIMI · zbatimi i planit tË veprimit tË strategjisË kombËtare pËr personat me aftËsi tË kufizuara per vitet 2010 raport monitorimi tiranë 2011

57

spitalor, po operohet me buxhetet e mëparshme duke mbuluar në total shërbimet dhe

jo me kosto për çdo rast. Financimi nga skema e sigurimeve shëndetësore të kujdesit

shëndetësor spitalor ka filluar në Janar të 2009 me hyrjen në fuqi të ligjit.15

Gjendja: Asnjë progres

Shërbimet Riaftësuese

Masa 4.1 Miratimi dhe zbatimi i një programi kombëtar për

ngritjen dhe funksionimin e shërbimeve riaftësuese. Ato

do të shpërndahen gradualisht në të gjithë territorin e

Republikës së Shqipërisë dhe do t’i shërbejnë të gjitha

kategorive të aftësisë së kufizuar.

Institucioni Përgjegjës: a) Ministria e Shëndetësisë; b) MPÇSSHB.

Gjetjet:

MSH raporton që në vitin 2006, në bashkëpunim me Handicap International është

përgatitur dhe miratuar “Strategjia Kombëtare për Rehabilitimin Mjekësor Fizik” si

dhe “Plani i veprimit për periudhën 2008-2013” Megjithatë MSH pohon që mbetet

akoma shumë për t’u bërë në drejtim të zbatimit të këtij plani. Problemet kryesore,

shkak për mosrealizimin e kësaj strategjie dhe moszbatimin e planit mbeten

mundësitë e kufizuara financiare për fuqizimin dhe rehabilitimin mjekësor dhe

fizik si dhe mungesa e stafit të specializuar në këtë fushë, profesionistëve për

riaftësimin të tillë si terapist zhvillimi, terapist të muzikës, të të folurit. Plani i Veprimit

përmban objektiva dhe rezultate të matshme me afatet kohore përkatëse, institucionet

përgjegjëse dhe burime për zbatimin.

Organizatat jofitimprurëse të përfshira në ofrimin e këtij shërbimi pohojnë se nuk

kanë gjetur akoma rrugë bashkëpunimi me pushtetit vendor për të zgjeruar shërbimet

e ofruara prej tyre apo për të rritur cilësinë e atyre ekzistuese.

MPÇSSHB nuk ka dhënë asnjë përgjigje në lidhje me këtë masë.

Gjendja: Progres i vogël

15 Ligji Nr.10043 date 22.12.2008: ”Per disa ndryshime ne ligjin nr. 7870 date 13.10.1994Per sigurimet shendetesore ne Republiken e Shqiperise”, te ndryshuar dhe VKM nr. 1661, date29.12.2008 “Per financimin e sherbimeve shendetesore spitalore nga skema e sigurimeve tekujdesit shendetesor”.

Page 58: RAPORT MONITORIMI · zbatimi i planit tË veprimit tË strategjisË kombËtare pËr personat me aftËsi tË kufizuara per vitet 2010 raport monitorimi tiranë 2011

RAPORTMONITORIMI

58

Masa 4.2. Krijimi dhe zbatimi i një sistemi akreditimi për qendrat e

kujdesit të foshnjave, për qendrat e rehabilitimit dhe

trainimit për secilën kategori të aftësisë së kufizuar.

Institucioni Përgjegjës: (a) Ministria e Shëndetësisë; (b) MPÇSSHB.

Gjetjet:

Sipas të dhënave të mbledhura nga MSH “Qendra Kombëtare e Cilësisë, Sigurisë

dhe Akreditimit të Institucioneve Shëndetësore” është ngritur prej 2006. Falë

ndryshimeve ligjore në fushën e kujdesit shëndetësor”16 është krijuar baza ligjore për

këtë qëllim dhe është duke u përgatitur dokumentacioni i nevojshëm për kryerjen e

akreditimit të institucioneve shëndetësore, në këtë aspekt edhe për Qendrat e rehabilitimit

të cilat janë pjesë e sistemit. Ndërkohë që trajnimi i personelit shëndetësor do të

kryhet nga “Qendra e Edukimit” në Tiranë që ka filluar nga funksionimi.

MSH raporton se përveç miratimit të standarteve për akreditimin e institucioneve

të kujdesit shëndetësor parësor nuk ka ndonjë zhvillim tjetër.

Ndërkohë që MPÇSSHB nuk është shprehur mbi këtë masë.

Gjendja: Një farë progresi

Masa 4.3. Krijimi i shërbimeve të reja në nivelet qendror, rajonale

ose lokale dhe përshtatja e shërbimeve ekzistuese për

personat me aftësi të kufizuara.

Institucioni Përgjegjës: (a) Ministria e Shëndetësisë; (b) MPÇSSHB/ Shërbimi

Social Shtetëror; (c) Ministria e Arsimit dhe Shkencës;

(d) OJQ

Gjetjet:

MPÇSSHB raporton se janë ngritur shërbime të reja nga qendra në bazë, për

trajtimin e personave me aftësi të kufizuara. Për më shumë detaje, shiko masat

2.1dhe 2.2.

Sipas të dhënave të mbledhura nga MSH raportohet se qendrat apo shërbimet e

reja specifike për trajtimin e personave me aftësi të kufizuar nuk janë ngritur dhe nuk

parashikohen të ngrihen as për 2010-2011. Ndërkohë që janë në proces të ngrihen në

institucionet me shtretër, struktura për trajtimin e personave me aftësi të kufizuara,

16 Ligj nr.10 107, datë 30.3.2009 “Për kujdesin shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”.

Page 59: RAPORT MONITORIMI · zbatimi i planit tË veprimit tË strategjisË kombËtare pËr personat me aftËsi tË kufizuara per vitet 2010 raport monitorimi tiranë 2011

59

elemente të cilat nuk janë realizuar deri tani për shkak të mungesës së fondeve të

caktuara për këtë qëllim.

Gjendja: Njëfarë Progresi

Teknologjia Ndihmëse Bashkëkohore

Masa 5.1. Sigurimi i teknologjise ndihmëse dhe pajisjeve të

përshtatura për personat me aftësi të kufizuara. Të gjitha

Qendrat e Shërbimeve Sociale dhe shkollat do të pajisen

me teknologji ndihmëse, pajisje të përshtatura dhe

mjete mësimore ndihmëse.

Institucioni Përgjegjës: (a) Ministria e Shëndetësisë; (b) MPÇSSHB/ Sherbimi

Social Shteteror; (c) Ministria e Arsimit dhe Shkencës;

(d) OJQ-te

Gjetjet:

MSH raporton që të gjitha institucionet shëndetësore spitalore ose ambulatore që

janë rikonstruktuar ose ndërtuar gjatë vitit 2010 kanë qënë të detyruara të krijojnë

lehtësira për trajtimin e personave me aftësi të kufizuara. MPÇSSHB nuk ofron të

dhëna në lidhje me zbatimin e kësaj mase.

MASH nuk raporton në lidhje me realizimin e kësaj mase, por në kuadër të hartimit

të draft ligjit për “Arsimin parauniversitar”, do të miratohen aktet nënligjore, ku do të

trajtohen dhe çështjet e teknologjisë apo mjeteve ndihmëse.

Nga të dhënat e mbledhura nga MASH konstatohet se të gjitha shkollat speciale

janë pajisur me pajisje ndihmëse për mësim që janë të përshtatshme për kategoritë

përkatëse të aftësisë së kufizuar. Ndërkohë që duhet të bëhet më shumë në lidhje me

shkollat publike (për më shumë informacion shiko “Fushën e Arsimit”).

Gjendja: Progres i vogël

Masa 5.2. Nxitja dhe mbështetja e botimit të broshurave dhe

materialeve informuese mbi teknologjinë ndihmëse për

personat me aftësi të kufizuara. Do të realizohen

Page 60: RAPORT MONITORIMI · zbatimi i planit tË veprimit tË strategjisË kombËtare pËr personat me aftËsi tË kufizuara per vitet 2010 raport monitorimi tiranë 2011

RAPORTMONITORIMI

60

ekspozita dhe panaire për teknologjinë ndihmëse dhe

pajisjet e përshtatura.

Institucioni Përgjegjës: (a) Ministria e Shëndetësisë, (b) MPÇSSHB/ Shërbimi

Social Shtetëror; (c) Ministria e Arsimit dhe Shkencës;

(d) OJQ

Gjetjet:

Asnjë broshurë dhe materiale informative nuk janë botuar në lidhje me teknologjinë

ndihmëse për personat me aftësi të kufizuara nga MPÇSSHB dhe MSH.

MSH raporton se në ISHP deri tani nuk ka publikime të tilla. Në artikujt e Revistës

Mjekësore herë pas here botohen materiale për këto probleme, por kjo revistë nuk

shperndahet për publikun e gjerë apo për personat me aftësi të kufizuara. Ndërsa

Qendra Kombëtare për Mirërritjen dhe Zhvillimin e Fëmijëve vazhdon të botojë revistën

“Lulet e Jetës” e cila botohet çdo 3 muaj. Po sipas MSH janë botuar katër broshuara

dhe janë shpërndarë 100 kopje të tyre.

Asnjë ekspozitë apo panair mbi teknologjinë ndihmëse dhe pajisjet e përshtatura

nuk është organizuar në vend. Arsyeja kryesore për mosrealizimin e kësaj mase është

mungesa e fondeve.

Gjendja: Asnjë progres

Masa 5.3. Ndërtimi dhe reklamimi i qendrave të specializuara për

prodhimin e teknologjisë ndihmëse dhe pajisjeve të

përshtatura.

Institucioni Përgjegjës: (a) Ministria e Shëndetësisë; (b) MPÇSSHB/ Shërbimi

Social Shtetëror; (c) Ministria e Arsimit dhe Shkencës;

(d) OJQ

Gjetjet:

MSH raporton se Strukturat e specializuara publike dhe jopublike si Qendra

Biomjekësore, Qendra e Edukimit në Vazhdim në Tiranë si dhe Njësitë e Inxhinierisë

Biomjekësore në 12 spitalet rajonale, Drejtoria e Standartizimeve (Ministria e

Ekonomisë) si dhe struktura inxhinjerike pranë institucioneve shtetërore të

financuara nga organizma ndërkombëtare si OBSH-ja, USAID etj., kanë punuar

për informimin dhe këshillimin e personelit teknik dhe jo-teknik që direkt ose

indirekt punojnë me pajisjet teknike. Kjo është realizuar nëpërmjet trajnimeve 2-

Page 61: RAPORT MONITORIMI · zbatimi i planit tË veprimit tË strategjisË kombËtare pËr personat me aftËsi tË kufizuara per vitet 2010 raport monitorimi tiranë 2011

61

3 ditore me eksperte të huaj për njohjen dhe sigurinë e produkteve në përputhje

me kërkesat e standarteve përkatëse. Në këtë raportim nuk specifikohen sa hapësirë

zënë specifikat e aftësisë së kufizuar.

Fabrika “Mirësia”, një aktivitet i FSHDPAK mbështetur nga fonde të USAID

vazhdon të mbetet si modeli i vetëm në Shqipëri që prodhon karrige me rrota për

personat me aftësi të kufizuar në përputhje me nevojat e tyre, ka shpërndarë gjatë

kësaj periudhë rreth 300 karrige me rrota në të gjithë vendin. Ky shërbim ofron

karrige me rrota, por shërben edhe si qendër e punësimit të mbrojtur për persona

me aftësi të kufizuar. Përveç kësaj, është organizuar një kamp rehabilitimi për

përdoruesit e karrigeve me rrota të cilët në aktivitete të tilla kanë mundësi që të

njohin njerëz të rinj, të shoqërohen dhe të zbaviten. Megjithatë ajo nuk mbështetet

me fonde publike.

Nga intervistat rezulton që vazhdon të ketë një mungesë të theksuar të stafit që ka

njohuri në teknologjitë e përshtatura.

Gjendja: Progres i vogël

Shërbimet Komunitare

Masa 6.1. Krijimi i njësive të veçanta administrative për të ofruar

dhe mbikqyrur shërbimet për personat me aftësi të

kufizuara në nivel të qeverisjes qendrore, rajonale dhe

lokale.

Institucioni Përgjegjës: (a) Ministria e Shëndetësisë; (b) Ministria e Brendshme;

(c) MPÇSSHB; (d) Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Gjetjet:

Pranë MPÇSSHB prej 2007 është ngritur Sekretariati Teknik, i përbërë nga tre

specialistë, i ngarkuar, veç të tjerave me detyrën për të nxitur krijimin e rrjetit kombëtar

të strukturave administrative dhe personave të kontaktit për shërbimet ndaj personave

me aftësi të kufizuara.

Në MSH, institucionet e saj dhe Drejtoritë Rajonale të Shëndetit Publik nuk kanë

njësi administrative ose specialistë të ngarkuar që të merren dhe të ndjekin çështjet që

lidhen në mënyrë të veçantë me personat me aftësi të kufizuara. Ka vetëm një person

kontakti në MSH dhe disa ministri të tjera, që bashkëpunon me Sekretariatin Teknik në

MPÇSSHB.

Page 62: RAPORT MONITORIMI · zbatimi i planit tË veprimit tË strategjisË kombËtare pËr personat me aftËsi tË kufizuara per vitet 2010 raport monitorimi tiranë 2011

RAPORTMONITORIMI

62

Në nivel vendor Bashkitë apo Komunat kanë personel që administron problemet e

ndihmës ekonomike të pagesës së aftësisë së kufizuar, përgjegjësia kryesore e të cilëve

është të garantojnë që dokumentacioni të përmbushë kërkesat dhe ta prezantojnë

këtë dokumentacion në Këshill për miratimin e masave të përfitimit, ndihmë

ekonomike apo pagesat e aftësise se kufizuar. Ngarkesa e madhe që ky personel

ka për përmbushjen e dokumentacionit ligjor, zbeh nga ana tjetër kompetencat

kryesore që ka administratori social në bazë të ligjit 9355 “Për ndihmë ekonomike

dhe shërbime sociale” për identifikimin në terren dhe vlerësimin e nevojave të

personave me aftësi të kufizuar.

Në Këshillat e Qarqeve të tjerë të intervistuar, janë ngritur departamente apo

të jenë emëruar specialistët përkatës për të ndjekur në mënyrë specifike

problematiken e shërbimeve shoqërore në njësi të pushtetit vendor në funksion të

personave me aftësi të kufizuara. Kjo në kuadër të përmbushjes së detyrimeve

ligjore që kanë qarqet në shpërndarjen e shërbimeve të përkujdesjes shoqërore.17

Gjendja: Progres i vogël

Masa 6.2. Kujdestaria dhe kujdesi në familje për një pjesëtar të

familjes bëhet alternativa e vërtetë ndaj kujdesit

institucional për personat me aftësi të kufizuara të

rënda. Do të sigurohet trajnim për kujdestarët familjarë

të personave me dëmtime të dëgjimit dhe të shikimit.

Institucioni Përgjegjës: (a) Ministria e Shëndetësisë; (b MPÇSSHB/ Shërbimi

Social Shtetëror; (b) MASH; (c) OJQ

Gjetjet:

MPÇSSHB raporton se është miratuar “Dokumenti për implementimin e shërbimit

të kujdestarisë dhe Plani i Veprimit për zbatimin e saj 2009-2013”. (Shih masën 2.2)

Është miratuar Vendimi i Këshillit të Ministrave “Standardet e shërbimit të

kujdestarisë për fëmijët në nevojë” Në këtë vendim përcaktohen kriteret e vlerësimit të

familjes kujdestare, procedurat e përzgjedhjes së familjeve kujdestare, vlerësimi i fëmijës,

masa e financimit të këtij shërbimi, etj.

17 VKM nr.563 dt. 12.08.2005 “Per percaktimin e pergjegjesive te Qarkut per shperndarjen esherbimeve te perkujdesjes shoqerore” dhe Udhezimit nr. 1 dt. 02.02.2007 te MPCSSHB dhe Ministrisese Brendeshme.

Page 63: RAPORT MONITORIMI · zbatimi i planit tË veprimit tË strategjisË kombËtare pËr personat me aftËsi tË kufizuara per vitet 2010 raport monitorimi tiranë 2011

63

Nga të dhënat e mbledhura nga MPCSSHB nuk rezultojnë të jenë ngritur grupe

pune apo të jenë marrë inicjativa për trajnimin e kujdestarëve apo për kujdestarët e

personave që nuk shikojnë dhe që nuk dëgjojnë. Nga SHSSH raportohet që Drejtoria e

Projekteve dhe Trajnimeve ka marrë në konsideratë në përfshirjen në planin vjetor të

trajnimeve, interpretë të gjuhës së shenjave.

Gjendja: Një farë progresi

Masa 6. 3. Promovimi i kujdesit jo-rezidencial për të zvogëluar

kërkesën për kujdes rezidencial.

Institucioni Përgjegjës: (a) Ministria e Shëndetësisë; (b) MPÇSSHB/ Shërbimi

Social Shtetëror; (c) Ministria e Arsimit dhe Shkencës;

(d) OJQ; (e) pushteti vendor.

Gjetjet:

MPÇSSHB në zbatim të kësaj mase thekson se ka në prioritetet e saj de-

institucionalizimin e shërbimeve rezidenciale. MPCSSHB raporton që rritja e numrit të

qendrave ditore në krahasim me ato rezidenciale tregon qartë që de-institucionalizimi

është vizion i kësaj ministrie për shërbimet që ofron për personat me aftësi të kufizuara.

Ka filluar pilotimi i dy shërbimeve të përkujdesjes në familje, në Tiranë dhe në Shkodër

me mbështetjen e UNICEF. Një strehëz është ngritur në Rrëshen.

MSH referon që realizimi i kësaj mase është në proces. Vetëm në Tiranë dhe në

disa qytete kryesore të vendit ka qendra të kujdesit të përkohshëm për personat me

probleme të shëndetit mendor, por është parashikuar dhe zgjerimi i tyre.

Të pyeturit nga njësitë e pushtetit vendor nuk referojnë progres në drejtim të zbatimit

të kësaj mase, ndër të cilat vetëm Bashkia Tiranë raporton ngritjen e një shërbimi të ri

për autizmin në një qendër sociale të bashkisë.

Gjendja: Njëfarë progresi

DISKUTIM

Pjesa në vijim flet për hapa progresivë, por edhe për mosrealizime drejt përmbushjes

së objektivit të “Planit të Veprimit të Strategjisë Kombëtare për Personat me Aftësi të

Kufizuara” në fushën e shërbimeve shoqërore dhe shëndetësore. Në formë tabelore janë

Page 64: RAPORT MONITORIMI · zbatimi i planit tË veprimit tË strategjisË kombËtare pËr personat me aftËsi tË kufizuara per vitet 2010 raport monitorimi tiranë 2011

RAPORTMONITORIMI

64

paraqitur edhe indikatorët matës për secilin prej objektivave dhe masave të këtyre dy

fushave të rëndësishme.

Kjo pjesë e këtij raporti do të shërbejë si reflektim mbi atë çka është arritur dhe ku

është konstatuar progres apo një farë progresi dhe asaj çfarë nuk është realizuar.

Si objektiv i parë matës paraqitet “Parandalimi i aftësisë së kufizuar në fazat sa

më të hershme, përmes diagnostikimit dhe trajtimit të hershëm të fëmijëve të moshës

0-6 vjeç”. Tabela e mëposhtme pasqyron se 2 prej 4 masave të monitoruara janë

vlerësuar me matësin “një farë progresi”, një ndër katër masa është plotësuar dhe

përsëri një katër masa nuk ka filluar ende të zbatohet. Në këtë linjë konstatohen

iniciativa të mira të ndërmarra nga pushteti vendor dhe OJF-të, lidhur me ngritjen e

ekipeve multidisiplinare pranë qendrave rezidenciale dhe ditore për vlerësimin e aftësisë

së kufizuar. Por nga ana tjeter ende vazhdon të mbetet problematike mënyra e

organizimit dhe vlerësimit të aftësisë së kufizuar nga komisionet e vlerësimit - KMCAP,

të cilat ende vazhdojne të vlerësojnë sipas modelit mjeksor. Pavarësisht inicjativës që

ka ndërmarrë MPÇSSHB prej një viti tashmë, për hartimin e një drafti ligjor,

rioorganizimi i KMCAP duhet të fillojë sa me shpejt në mënyrë që t’i jepet fund kësaj

mënyre vlerësimi.

Në disa qendra rezidenciale, publike apo jo-publike shihen dhe janë realizuar

përpjekje për të kryer vlerësime konform standarteve, pra nëpërmjet krijimit të ekipeve

multidisiplinore, të personave me aftësi të kufizuara që pranohen në këto institucione.

Është për t’u vlerësuar veçanërisht vlerësimi i fëmijëve që në mosha të hershme, duke

përcaktuar dhe planet individuale për secilin. Ajo çka mbetet e parealizuar, por që

është thelbësore në arritjen e një vlerësimi konform standarteve ndërkombëtare, është

reformimi i KMCAP.

Megjithëse ka përpjekje që synojnë riorganizimin dhe funksionimin e KMCAP, ato

mbeten në nivele përpjekjesh. Këto përpjekje duhet të marrin forma më konkrete,

përmes krijimit të grupeve të punës, me pjesëmarrje ekspertësh dhe grupeve të interesit

për të dalë me propozime konkrete në kuadër të reformimit të KMCAP.

Përsa i përket studimeve, kërkimeve për parandalimin e aftësisë së kufizuar, situata

nuk është zhvilluar më tej në krahasim me vitet e mëparshme. Janë realizuar disa

botime informuese, por gjithsesi edhe këto të pakta dhe në kuadër projektesh

afatshkrutra. Në këtë drejtim, propozojmë që aktorët përgjegjës të angazhohen me

plane konkrete për botimin e buletineve informative në lidhje me parandalimin dhe

për shpërndarjen e informacionit në qendra mjkësore, shkolla etj.

Në tabelën e mëposhtme paraqitet një përmbledhje e nivelit të progresit për çdo

masë të këtij objektivi, në varësi edhe të afateve kohore:

Page 65: RAPORT MONITORIMI · zbatimi i planit tË veprimit tË strategjisË kombËtare pËr personat me aftËsi tË kufizuara per vitet 2010 raport monitorimi tiranë 2011

65

Nga analiza e masave të objektivit 2 të Planit të Veprimit të SKPAK, konstatohet se

ka progres në drejtim të ngritjes së shërbimeve të reja sociale për kategorinë e personave

me aftësi të kufizuara në krahasim me vitet e mëparshme. Këtë progres e gjejmë në

sektorin jofitimprurës. Por pavarësisht nga këto arritje ende mungojnë shërbimet

komunitare, ditore apo rezidenciale për personat me aftësi të kufizuara në shumë

qendra urbane dhe rurale në vend.

Veçanërisht problematike paraqitet gjendja e madhorëve me aftësi të kufizuar si

fizike ashtu edhe mendore, mbi moshën 25 vjeç, ku veç te tjerave ende qëndron në fuqi

detyrimi për sistemin e tyre në qendra rezidenciale deri në këtë moshë. Ky shqetësim

kësaj rradhe nuk ka ardhur vetëm nga kjo kategori apo familjarët e tyre, por më së

shumti nga nënpunësit shtetërorë të cilët gjenden para vështirësive të konsiderueshme

për të ndihmuar ato persona apo familje të cilat kanë në përbërjen e tyre 2 ose më

shumë persona me aftësi të kufizuar fizike apo të prapambetjes mendore, të cilat janë

Tabela 5: Parandalimi dhe Identifikimi i Hershëm

Masa

1.1 Ngritja e ekipeve multidisiplinore për

vlerësimin e individëve me aftësi të kufizuaradhe përgatitja e vlerësimi i planeve

individuale për riaftësimin dhe integrimin.

1.2 Ngritja e Laboratorit të biokimisëmolekulare dhe gjenetikës në Spitalin

Obsetrik Gjinekologjik të Tiranës.

1.3 Fuqizimi i Laboratori të Gjenetikesmjekesore prane Departamentit te

Pediatrise.

1.4 Kryerja e studimeve mbi parandalimine hershëm të aftësisë së kufizuar.

Përgatitja dhe shpërndarja e buletineveinformuese mbi parandalimin e hershëm dhe

praktikat më të mira në rritjen e fëmijës.

Gjendja eecurisë 2010Njëfarë

progresi

Detyrim iplotësuar

Asnjëprogress

Një farëprogresi

InstitucionetpërgjegjëseMinistria eShëndetësisë;

(b) MPÇSSHB;(c) OJF-të

Ministria e

Shëndetësisë

a) Ministria e

Shëndetësisë b)Instituti i Sigurimeve

të KujdesitShëndetësor c) OJF-të

(a) Ministria e

Shëndetësisë (b)Ministria e Arsimit

dhe Shkencës

Page 66: RAPORT MONITORIMI · zbatimi i planit tË veprimit tË strategjisË kombËtare pËr personat me aftËsi tË kufizuara per vitet 2010 raport monitorimi tiranë 2011

RAPORTMONITORIMI

66

edhe rastet më të rënda për t’u trajtuar dhe për t’iu ofruar shërbimet e nevojshme

sociale. Pavarësisht nga gadishmëria e tyre për të ndihmuar dhe sistemuar rastet të

cilat bëhen prezente nga administratorët socialë, ata gjenden të paaftë për të përballuar

nevojat që paraqet kjo kategori për shkak të mungesës së shërbimeve shoqërore në

këtë drejtim. Kjo e ndikuar në mënyrë të veçantë nga mungesa përsa i përket inivestimeve

dhe financimeve si në aspektin e ngritjes së kësaj kategorie shërbimesh, por edhe në

zhvillimin e kapaciteteve të stafit që punon me këtë kategori të aftësisë së kufizuar.

Rezultatet e zbatimit të masave të objektivit 2 të Planit të Veprimit të SKPAK

“Sigurimi nga institucionet publike dhe private i shërbimeve shëndetësore dhe sociale

të koordinuara për personat me aftësi të kufizuara në përputhje grupmoshat dhe

nevojat për rehabilitim e integrim”, janë shfaqur në tabelën e mëposhtme.

Tabela 6: Shërbimet shëndetësore dhe sociale

Masa

2.1 Ngritja e shërbimeve të reja tëpërkujdesjes si; ditore, sherbim në

familje, strehëza, me synim qëpersonatme aftësi të kufizuara të qëndrojnë sa

më pranë mjedisit familjar ose nëmjedise të ngjashme me

familjen.

2.2 Pilotimi i modeleve të reja tëshërbimeve dhe vlerësimi i efektivitetit

të tyre. Realizimi i studimeve përvlerësimin e nevojave për zgjerimin e

shërbimeve për personat me aftësi tëkufizuara.

2.3 Përgatitja dhe miratimi i standardeve

dhe rregullave të reja për shërbimin ndajpersonave me aftësi të kufizuara.

Standardet dhe rregullat do të nxjerrin nëpah të drejtat e klientëve për shërbime të

përshtatshme, që respektojnë dinjitetin etyre dhe kanë për bazë aftësitë e tyre.

Institucionetpërgjegjëse(a) Ministria e Punës,Çështjeve Sociale dhe

Shanseve të Barabarta/Shërbimi Social Shtetëror;

(b) Instituti i SigurimeveShoqërore; (c) Njësitë e

Qeverisjes Vendore

(a) MPÇSSHB/ShërbimiSocial Shtetëror; (b)

pushteti vëndor (c)Ministria e Shëndetësisë;

(d) OJF (e) Bashkia eTiranës

a) Minsitria e Punës;

Çështjeve Sociale dheShanseve te barabarta/

Shërbimi Social Shtetëror

Gjendja eecurisë 2010Një farëprogresi

Njëfarëprogresi

Progres

Page 67: RAPORT MONITORIMI · zbatimi i planit tË veprimit tË strategjisË kombËtare pËr personat me aftËsi tË kufizuara per vitet 2010 raport monitorimi tiranë 2011

67

Monitorimi i masave të objektivit 3 të Planit të Veprimit të SKPAK “Sigurimi

i mundësive financiare dhe fizike për ofrimin e shërbimeve bazë të kujdesit

shëndetësor për personat me aftësi të kufizuara të rënda në të gjithë territorin e

vendit”. Në realizimin e këtij objektivi ka njëfarë progresi përsa i përket kuadrit

ligjor. Është miratuar ligji “Për sigurimin e detyruar shëndetësor”, i cili parashikon

sigurimin e mjeteve ndihmëse-lëvizëse për personat me aftësi të kufizuar. Ky ligj

parashikon një periudhe tranzitore prej dy vitesh dhe realizimi i këtij detyrimi

ligjor varet nga nxjerrja e akteve nënligjore në funksion të tij, të cilët priten të

dalin gjatë kësaj periudhe.

Nuk ka inicjativa në ngritjen e grupeve të punës apo kryerjen e studimeve për

përllogaritjen e kostos mujore apo vjetore për përballimin e shpenzimeve shtesë që

vijnë nga trajtimi i gjatë mjeksor i personave me aftësi të kufizuara të rënda në përgjithësi

dhe të atyre me aftësi të kufizuara inteketuale të rënda, në veçanti.

Nga ana tjetër rishikimi i masave dhe indikatorëve për matjen e këtij objektivi, ka

lindur si domosdoshmëri për t’u realizuar në vitet në vazhdim, për t’u përshtatur edhe

me ndryshimet e fundit ligjore, por edhe teknike me qëllim monitorimin sa më të mirë

të këtij objektivi.

2.4 Rishikimi i rregulloreve për pranimin në

Qendrat Publike të Kujdesit Rezidencial përpersonat me aftësi të kufizuara dhe të

moshuarit, me qëllim strehimin e personaveme aftësi të kufizuara të rënda, nevojat e të

cilëve nuk përballohen dot nga familjet e tyre.

2.5 Percaktimi i tarifave të reduktuara përpersonat me aftësi të kufizuara për shërbimet

publike.

2.6 (a) Ofrimi i këshillimit psiko-social në 36shkolla në Shqipëri; (b) shtrirja e këtij

shërbimi në të gjitha shkollat e Shqipërisë (c)Ofrimi në shkolla i infrastrukturës së

nevojshme për të punuar me nxënësit menevoja të veçanta

(a) MPÇSSHB; (b)

qeverisja lokale;(c) OJF-të

Qeverisja lokale

(a) Ministria eArsimit dhe

Shkencës;(b) Drejtoritë

Arsimore Rajonale;(c) OJF-të

Asnjë progres

Njëfarëprogresi

Njëfarëprogresi

Page 68: RAPORT MONITORIMI · zbatimi i planit tË veprimit tË strategjisË kombËtare pËr personat me aftËsi tË kufizuara per vitet 2010 raport monitorimi tiranë 2011

RAPORTMONITORIMI

68

Objektivit të katërt: “Sigurimi i shërbimeve për riaftësimin e kufizimeve

funksionale, fizike, psikologjike, sociale dhe ekonomike të shkaktuara nga aftësitë

e kufizuara të lindura, aksidentet ose sëmundjet kronike, për të garantuar

integrimin e personave me aftësi të kufizuara në familjet e tyre dhe në komunitet”

mbetet pa realizuar plotësisht.

Në këtë drejtim, pavarësisht se do të konsiderohet pozitiv dhe detyrim i

plotësuar, niveli i arritur i kuadrit ligjor lidhur me standartet e shërbimeve shoqërore

për grupet në nevojë dhe licencimin e ofruesve të shërbimit publik edhe privat,

ende mbetet shumë për të bërë lidhur me rivlerësimin e shërbimeve shoqërore në

përputhje me nevojat e personave me aftësi të kufizuara. Aktualisht sistemi i

licencimit ende nuk përfshin një proces të rregullt akreditimi të ndërtuar në mënyrë

të veçantë për kategoritë e ndryshme të aftësisë së kufizuar dhe shërbimet me

kërkesa sipas grup moshave.

Tabela 7: Kujdesi Shëndetësor për Personat me Aftësi të Kufizuara të Rënda

Masa

3.1 Rregullimi i dispozitave për

planifikimin dhe shpërndarjen e pajisjevemjeksore dhe mjeteve të motorizuara për

personat me aftësi të kufizuara të rënda.Përcaktimi i një zëri të veçantë të buxhetit

për personat me aftësi të kufizuara.

3.2 Rishikimi i kurikulës të mjekut tëfamiljes. Do të përfshihen materiale mbi

aftësitë e kufizuara të rënda dhe të thella.

3.3 Studimi i varianeve për përballimin e

shpenzimeve shtesë që vijnë nga trajtimi igjatë mjeksor i personave me aftësi të

kufizuara të rënda në përgjithësi, dhe tëatyre me aftësi të kufizuara inteketuale të

rënda në veçanti.

Institucionetpërgjegjëse(a) Ministria e

Shëndetësisë; (b)Instituti i Sigurimeve të

Kujdesit Shëndetësor

(a) Ministria eShëndetësisë; (b)

Instituti i SigurimeveShëndetësore

(a) Ministria e

Shëndetësisë; (b)Instituti i Sigurimeve

Shëndetësore

Gjendja eecurisë 2010Njëfarë

Progresi

Njëfarëprogresi

Asnjë progres

Page 69: RAPORT MONITORIMI · zbatimi i planit tË veprimit tË strategjisË kombËtare pËr personat me aftËsi tË kufizuara per vitet 2010 raport monitorimi tiranë 2011

69

Monitorimi i këtij objektivi të pestë: “Informimi i personave me aftësi të kufizuara,

pjesëtarëve të familjeve të tyre, ekspertëve dhe kujdestarëve mbi teknologjinë ndihmëse

që mund të përdoret nga personat me aftësi të kufizuara” Progresi në këtë drejtim ka

qënë i vogël. Nuk rezulton të jenë informuar personat me aftësi të kufizuar, familjarët

apo profesionistër, kujdestarët mbi teknologjitë ndihmëse. Ky objektiv nuk ka pasur

progres pasi këto teknologji kanë një kosto të lartë, të papërballueshme. Është raportuar

një hap pozitiv në ndërtesat e reja të ndërtuara, në të cilat është marrë në konsideratë

pajisja me teknologji të tilla për kategorinë e personave me aftësi të kufizuar. rezulton

të jetë realizuar në një progres të vogël. Kryesisht janë të plotësuara me pajisje didaktike

institucionet e arsimit special, ndërkohë që nuk konstatohet e njëjta situatë në

institucionet publike të sistemit parauniversitar. Situata paraqitet më pozitive në sektorin

jofitimprurës ku mbështetja e donatorëve të ndryshëm ka bërë që të plotësohen nevojat

me pajisje të nevojshme në ndihmë të kësaj kategorie.

Tabela 8: Shërbimet Riaftësuese

Masa

4.1 Miratimi dhe zbatimi i një programi

kombëtar për ngritjen dhe funksionimin eshërbimeve riaftësuese. Ato do të

shpërndahen gradualisht në të gjithëterritorin e Republikës së Shqipërisë dhe

do t'i shërbejnë të gjitha kategorive tëaftësisë së kufizuar.

4.2 Krijimi dhe zbatimi i një sistemi

akreditimi për qendrat e kujdesit tëfoshnjave, për qendrat e rehabilitimit dhe

trainimit për secilën kategori të aftësisësë kufizuar.

4.3 Krijimi i shërbimeve të reja në

nivelet qendror, rajonale ose lokale dhepërshtatja e shërbimeve ekzistuese për

personat me aftësi të kufizuara.

Institucionetpërgjegjësea) Ministria e

Shëndetësisë; b)MPÇSSHB.

(a) Ministria e

Shëndetësisë; (b)MPÇSSHB

(a) Ministria e Shëndetësisë;

(b) MPÇSSHB/ ShërbimiSocial Shtetëror; (c)

Ministria e Arsimit dheShkencës; (d) OJQ

Gjendja eecurisë 2010Progres i

vogël

Asnjë progres

Njëfarë

progresi

Page 70: RAPORT MONITORIMI · zbatimi i planit tË veprimit tË strategjisË kombËtare pËr personat me aftËsi tË kufizuara per vitet 2010 raport monitorimi tiranë 2011

RAPORTMONITORIMI

70

Tabela 9: Teknologjia Ndihmëse Bashkëkohore

Masa

5.1 Sigurimi i teknologjise ndihmëse dhe

pajisjeve të përshtaura për personat meaftësi të kufizuara. Të gjitha Qendrat e

Shërbimeve Sociale dhe shkollat do tëpajisen me teknologji ndihmëse, pajisje të

përshtatura dhe mjete mësimorendihmëse.

5.2 Nxitja dhe mbështetja e botimit të

broshurave dhe materialeve informuesembi teknologjinë ndihmëse për personat

me aftësi të kufizuara. Do të realizohenekspozita dhe panaire për teknologjinë

ndihmëse dhe pajisjet e përshtaura.

5.3 Ndërtimi dhe reklamimi i qendrave tëspecializuara për prodhimin e teknologjisë

ndihmëse dhe pajisjeve të përshtaura.

Institucionetpërgjegjëse(a) Ministria e

Shëndetësisë; (b)MPÇSSHB/ Sherbimi

Social Shteteror; (c)Ministria e Arsimit dhe

Shkencës; (d) OJQ-te

(a) Ministria e

Shëndetësisë, (b)MPÇSSHB/ Shërbimi

Social Shtetëror; (c)Ministria e Arsimit dhe

Shkencës; (d) OJQ

(a) Ministria eShëndetësisë; (b)

MPÇSSHB/ ShërbimiSocial Shtetëror; (c)

Ministria e Arsimit dheShkencës; (d) OJQ

Gjendja eecurisë 2010Progres i

vogël

Asnjë progres

Progres ivogël

Në Objektivin e fundit për fushën e shërbimeve shoqërore dhe shëndetësore “Shpërndarja

e shërbimeve nën kujdesin e njësive të qeverisjes vendore, sipas ligjit të organizimit dhe

funksionimit të qeverisjes vendore, politikave sociale dhe nevojave të personave me aftësi

të kufizuara” konstatohet një farë progresi përsa i përket realizimit të procesit të decentralizimit

të shërbimeve shoqërore, kalimit në varësi të institucioneve të pushtetit vendor. Plotësimi i

detyrimeve ligjore për ngritjen e departamenteve përkatëse për të vlerësuar nevojat për

shërbime shoqërore në nivel vendor, me qëllim ngritjen e shërbimeve të reja në përputhje

me këto nevoja si dhe plotësimi i hartave vendore të shpërndarjes së shërbimeve sociale

duhet të jetë në axhendat e institucioneve të pushtetit vendor për vitin në vijim.

Gjithashtu një vëmendje të veçantë duhet t’i kushtohet shërbimit të kujdestarisë

ndaj personave me aftësi të kufizuar lidhur me trajnimin e vazhdueshëm të tyre me

qëllim ofrimin e një shërbimi efikas ndaj kësaj kategorie.

Page 71: RAPORT MONITORIMI · zbatimi i planit tË veprimit tË strategjisË kombËtare pËr personat me aftËsi tË kufizuara per vitet 2010 raport monitorimi tiranë 2011

71

Tabela 10: Shërbimet Komunitare

Masa

6.1 Krijimi i njësive të veçanta

administrative për të ofruar dhembikëqyrur shërbimet për personat me

aftësi të kufizuara në nivel të qeverisjesqendrore, rajonale dhe lokale.

6.2 Kujdestaria dhe kujdesi në familje

për një pjesëtar të familjes të bëhetalternativa e vërtetë ndaj kujdesit

institucional për personat me aftësi tëkufizuara të rënda. Do të sigurohet

trajnim për kujdestarët familjarë tëpersonave me dëmtime të dëgjimit dhe

të shikimit.

6.3 Promovimi i kujdesit jo-rezidencialpër të zvogëluar kërkesën për kujdes

rezidencial.

Institucionetpërgjegjëse(a) Ministria e

Shëndetësisë; (b) Ministriae Brendshme; (c)

MPÇSSHB; (d) Ministria eArsimit dhe Shkencës

(a) Ministria e

Shëndetësisë; (bMPÇSSHB/ Shërbimi

Social Shtetëror; (b)MASH; (c) OJQ

(a) Ministria eShëndetësisë; (b)

MPÇSSHB/ ShërbimiSocial Shtetëror; (c)

Ministria e Arsimit dheShkencës; (d) OJQ; (e)

pushteti vendor.

Gjendja eecurisë 2010Progres i

vogël

Një farë

progresi

Një farëprogresi

REKOMANDIME

Rezultatet e mësipërme, diktojnë një tërësi rekomandimesh për institucionet

shtetërore, në nivel qëndror dhe vendor, përgjegjëse për zbatimin e kësaj fushe të Planit

Kombëtar të Veprimit:

1. MPÇSSHB duhet të finalizojë iniciativën ligjore, të ndërmarre tashmë, lidhur

me vlerësimin e aftësisë së kufizuar18, nëpërmjet ristrukturimit të KMCAP, ngritjes

së grupeve multidisiplinare, në bazë planesh individuale për ndërhyrje dhe në

bashkëpunim të qëndrueshëm me grupet e interesit.

18 Vleresim i cili realizohet aktualisht nga KMCAP ne baze te modelit mjeksor.

Page 72: RAPORT MONITORIMI · zbatimi i planit tË veprimit tË strategjisË kombËtare pËr personat me aftËsi tË kufizuara per vitet 2010 raport monitorimi tiranë 2011

RAPORTMONITORIMI

72

2. MSH dhe MASh duhet të inicjojnë grupe pune me qëllim kryerjen e studimeve

mbi parandalimin e hershëm të aftësisë së kufizuar, të cilat do t’i shërbejnë

zhvillimit të informacionit në këtë fushë dhe hartimit të praktikave të mira.

3. Në kuadër të menaxhimit dhe mirëfunksionimit të laboratoreve (biokimisë

molekulare dhe gjenetikës) MSH, në bashkëpunim me operatorët e tjerë

shëndetësore duhet t’i kushtojë një vemendje të veçantë buxheteve të alokuara

për mbarëvajtjen e tyre, si një element i domosdoshëm për parandalimin e

hershëm të aftësisë të kufizuar dhe shkaqeve që ndikojnë në zhvllimin e saj.

4. Njësitë e pushtetit vendor në bashkëpunim të ngushtë me SHSSH duhet të

ndërmarrin inicjativa për ngritjen e grupeve të punës me qëllim vlerësimin e

nevojave për shërbime shoqërore në nivel vendor dhe hartimin e strategjive të

qarta lokale në këtë drejtim, të cilat do të ndihmonin në njohjen e situatës në

nivel vendor me qëllim ngritjen e shërbimeve të reja shoqërore.

5. MPÇSSHB duhet të ndërmarrë inicjative ligjore me qëllim hapjen e shërbimeve

të reja sociale për kategorinë e madhorëve me aftësi të kufizuara si fizike edhe

mendore, si dhe duke patur një vemendje të veçantë për ato familje të cilat

kanë më shumë se një person me aftësi të kufizuar në përbërjen e tyre.

6. Duhen të merren masa që numri i shërbimeve alternative komunitare për personat

me aftësi të kufizuara të rritet duke planifikuar edhe shtrirjen e barabartë

gjeografike të tyre dhe duke mbuluar të gjitha llojet e aftësisë së kufizuar.

7. Duhet të ngrihen shërbime të reja rehabilituese gradualisht në të gjithë territorin

e Shqipërisë me qëllim plotësimin e nevojave të çdo individi me aftësi të kufizuar

sado larg gjendet nga shërbimet urbane.

8. Sistemi i licencimit të shërbimeve shoqërore duhet të përfshijë një proces të rregullt

akreditimi të ndërtuar në mënyrë të veçantë për nevojat që paraqesin kategoritë e

ndryshme të aftësisë së kufizuar dhe shërbimet me kërkesa sipas grup moshave.

9. Institucionet përgjegjëse duhet të promovojnë teknologjitë ndihmëse pasi nuk

vihet re asnjë ndryshim për këtë fushë.

10.Duhet të merren masa për zhvillimin e shërbimit të kujdestarisë

11.Organet e pushtetit vendor në nivel Qarku\ Bashkie\ Komune duhet të ngrejnë

departamente përgjegjëse për identifikimin, vlerësimin, koordinimin e shërbime

shoqërore me qëllim vlerësimin e nevojave dhe ngritjen e shërbimeve të reja për

personat me aftësi të kufizuar.

12.Bazuar në zhvillimet aktuale të legjislacionit, është i nevojshëm rishikimi i planit

të veprimit në lidhje me masat dhe aktorët përgjegjës.

Page 73: RAPORT MONITORIMI · zbatimi i planit tË veprimit tË strategjisË kombËtare pËr personat me aftËsi tË kufizuara per vitet 2010 raport monitorimi tiranë 2011

73

FUSHA III. ARSIMI, PUNESIMI DHEFORMIMI PROFESIONAL

Strategjia Kombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuara ka trajtuar arsimimin e

personave me aftësi të kufizuara në përgjithësi dhe formimin profesional në veçanti, si

dy shtylla që mbështesin punësimin e personave me aftësi të kufizuara. Kuadri ligjor

ekzistues trajton çështjet e punësimit të personave me aftësi të kufizuara, formimin

profesional të tyre dhe arsimin.

Plani i Veprimit i Strategjisë Kombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara ka një

objektiv për punësimin, një për formimin profesional, katër objektiva për arsimin dhe

një objektiv për pjesëmarrjen në aktivitete artistike, kulturore dhe sportive. Në vijim

janë objektivat:

1. Përmirësimi i politikave për punësimin e personave me aftësi të kufizuara dhe

zbatimi efektiv i tyre

2. Përmirësimi i politikave dhe programeve për trajnimin dhe formimin profesional

të personave me aftësi të kufizuara

3. Sigurimi i arsimimit për të gjithë nxënësit me aftësi të kufizuara duke i dhënë

përparësi arsimit gjithëpërfshirës

4. Përmirësimi dhe modernizimi i proçesit mësimor edukativ në shkollat speciale

5. Krijimi i shkollave dhe kopshteve të integruara19 dhe rritja graduale e numrit të

tyre

6. Ngritja e shërbimeve psiko-sociale dhe edukative në disa shkolla dhe kopshte,

dhe shtrirja graduale e këtyre shërbimeve në të gjitha shkollat

7. Mbështetja e pjesëmarrjes së personave me aftësi të kufizuara në aktivitete

artistike, kulturore dhe sportive në nivel lokal, kombëtar e ndërkombëtar

19 Në Shqipëri, kopshtet që janë pjesë e sistemit arsimor ndiqen nga fëmijë 3-6 vjeç.

Page 74: RAPORT MONITORIMI · zbatimi i planit tË veprimit tË strategjisË kombËtare pËr personat me aftËsi tË kufizuara per vitet 2010 raport monitorimi tiranë 2011

RAPORTMONITORIMI

74

REZULTATET

Rezultatet e studimit të vlerësimit mbi shkallën e zbatimit të Planit Kombëtar të

Veprimit në fushën e arsimit, punësimit dhe formimit profesional janë paraqitur në dy

rubrika në formën e gjetjeve. Rubrika e parë përbëhet nga raporti i punës së bërë për

çdo masë sipas fushës së ndërhyrjes dhe objektivit përkatës. Po ashtu, janë dhënë dhe

institucionet përgjegjëse për zbatimin e masave. Gjetjet vijnë nga raportet e përgatitura

nga ekspertë të ministrive të ndryshme në nivel qendror dhe pyetësorët e plotësuar nga

ekspertët në nivel vendor në Tiranë, Durrës, Shkodër, Korçë, Vlorë dhe Elbasan, si edhe

nga OJF që morën pjesë në studim.

ZBATIMI I DETYRIMEVE GJATË VITIT 2010,

PERGATITJA PËR DETYRIMET E ARDHSHME

Punësimi

Masa 1.1. Studimi i gjëndjes së punësimit të personave me aftësi

të kufizuara dhe punësimi i tyre në raport me nevojat e

tregut të punës

Institucionet zbatuese: Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të

Barabarta/ Shërbimi Kombëtar i Punësimit

Gjetjet:

Studimi i gjëndjes së punësimit të personave me aftësi të kufizuara në raport

me nevojat e tregut të punës realizohet çdo vit nga SHKP si pjesë e një studimi të

plotë në shkallë vendi që i bëhët vlerësimit të punësimit të popullatës në përputhje

me nevojat e tregut të punës. Personat me aftësi të kufizuara, punëkërkues të

papunë dhe të punësuar janë të përcaktuar si zë më vete në këtë studim. Në

statistikat e Shërbimit Kombëtar të Punësimit, gjatë 6 mujorit të parë të vitit

2010, rezultojnë të rregjistruar si punëkërkues të papunë 2112 persona me aftësi

të kufizuara, prej të cilëve vetëm 2 janë të punësuar20. Referuar të dhënave të

SHKP gjatë vitit 2010 personat me aftësi të kufizuara punëkerkues të papunë të

punësuar zënë 0.1 % 21 të totalit të punëkërkuesve të papunë të punësuar.

Megjithatë duhet theksuar që ende pranë zyrave rajonale të punës nuk ka një

20 FSHDPAK, (Tiranë 2010), Raport vëzhgimi “Për një jetë dinjitoze përmes punës”.21 http://kerkojpune.gov.al/statistika në vite.

Page 75: RAPORT MONITORIMI · zbatimi i planit tË veprimit tË strategjisË kombËtare pËr personat me aftËsi tË kufizuara per vitet 2010 raport monitorimi tiranë 2011

75

strukturë të posaçme dhe të specializuar e cila ndjek procesin e evidentimit të saktë

të personave me aftësi të kufizuara si punëkërkues.

Numri i punëkërkuesve të papunë me aftësi të kufizuara të rregjistruar gjatë

vitit 2010 në rajonet Durrës, Elbasan, Korçë, Shkodër, Tiranë në total është 1038

persona.

DRSHKP Shkodër raporton që rregjistron 13.565 punëkërkues të papunë

ndërmjet tyre 316 punëkërkues persona me aftësi të kufizuara ose 2.3 % e totalit

të punëkërkuesve të papunë. Kjo zyrë raporton të ketë ndërrmarrë një studim të

tregut të punës ku është përcaktuar një rubrikë e veçantë për identifikimin e

personave me aftësi të kufizuara si punëkërkues të papunë. Mbi bazë të këtij

vlerësimi DRSHKP ka hartuar më pas një plan veprimi për nxitjen e punësimit të

personave me aftësi të kufizuara. Kjo zyrë raporton që në vitin 2010 ka

ndërmjetësuar për të punësuar 3 persona me aftësi të kufizuara në kompani private

duke mundësuar në përfundim punësimin e tyre.

DRSHKP, Korçë raporton se ka të rregjistruar në rajonin e Korçës 440 persona

me aftësi të kufizuara ose 9.5 % e totalit të punëkërkuesve të papunë (n= 4602)

në nivel rajoni. Raportohet nga DRSHKP, Durrës se janë të rregjistruar si punëkërkues

të papunë 50 persona me aftësi të kufizuara ose 0.2% e numrit total të rregjistruarve

si punëkërkues të papunë (n=4633). DRSHKP, Elbasan rregjistron 204 persona me

aftësi të kufizuara si punëkërkues të papunë ose 1.7 % e numrit total të punëkërkuesve

të papunë (n=11599) të rregjistruar në nivel rajoni dhe DRSHKP, Tiranë raporton të

rregjistruar si punëkërkues të papunë 28 persona me aftësi të kufizuara ose 1.7% e

numrit total (n=1687). DRSHKP, Vlorë nuk ka ofruar të dhëna.

Sipas shkakut të aftësisë së kufizuar, statistikat zyrtare tregojnë se 47% e

personave me aftësi të kufizuara, janë bërë të tillë për shkaqe që lidhen me

punësimin. Brenda kësaj skeme, vetëm 2275 prej 9533 personave me aftësi të

kufizuara të vlerësuar si pjesërisht të aftë për punë,22 rezultonin të punësuar.

Sipas statistikave më të fundit zyrtare, 64 % ( n=75,348) e personave me aftësi

të kufizuara, raportohen të jenë në moshë pune.23 Prej tyre, 32107 janë individë

me aftësi të kufizuara në moshë pune dhe 43241 janë invalidë pune në moshë

pune, prej të cilëve 19342 janë femra.

Gjëndja: Njëfarë progresi

22 FSHDPAK, (Tiranë 2010), Raport vëzhgimi “ Për një jetë dinjitoze përmes punës”.23 MPÇSSHB, Shërbimi Social Shtetëror, Drejtoria e Trajnimit, Projekteve dhe Statistikave Korrik-Gusht 2010.

Page 76: RAPORT MONITORIMI · zbatimi i planit tË veprimit tË strategjisË kombËtare pËr personat me aftËsi tË kufizuara per vitet 2010 raport monitorimi tiranë 2011

RAPORTMONITORIMI

76

Masa 1 2. Nxitje dhe mbështetje për krijimin e vendeve të

mbrojtura të punës për personat me aftësi të kufizuara

dhe sigurim i lëvizjes së tyre në vënde pune në tregun e

hapur të punës

Institucionet zbatuese: MPÇSSHB / Shërbimi Kombëtar i Punës

Gjetjet:

Nga SHKP raportohet se është duke u punuar në drejtim të nxitjes dhe mbështetjes

së krijimit të vendeve të mbrojtura të punës për personat me aftësi të kufizuara. Për

realizimin e kësaj mase janë hartuar në vazhdimësi akte ligjore dhe nënligjore përkatëse

si (1) VKM nr. 48, date 16.01.2008 “Për masën e kriteret e perfitimit nga programi i

nxitjes së punësimit të punëkërkuesve të papunë në vështirësi”, i ndryshuar, VKM nr.

632, dt. 18.09.2003 “Për nxitjen e punësimit të pu.pa.-ve gra” dhe VKM nr. 873,

dt.27.12.2006 “Për praktikat profesionale”. Në këto programe PAK janë përfshirë të

cilësuar si “Grup i veçantë”, (2) Trajnim nëpërmjet formimit në punë sipas VKM nr. 47,

dt.16.01.2008. Si rezultat i zbatimit të këtij vendimi janë trajnuar gjithsej 2 PAK gjatë

vitit 2010, (3) Urdhër me nr. 394, datë 23.02.2004 “Për tarifat e Sistemit të Formimit

Profesional”, (ndryshuar me Urdhërin nr. 317, datë 21.02.2005) në zbatim të Ligjit nr.

8872, datë 29.03.2002 “Për arsimin dhe Formimin Profesional ne RSH”, VKM nr.

618, datë 7.9.2006 “Për përcaktimin e kritereve të dokumentacionit dhe masës së

perfitimit të pagesës për personat me aftësi të kufizuara” të ndryshuar, si edhe Udhëzimit

nr. 2210, datë 25.11.2010 “Për zbatimin e VKM nr. 618, datë 7.9.2010”. Nga SHKP

evidentohet se gjatë vitit 2010 në zbatim të kësaj mase është caktuar nje fond në

masën 1.500 000 lekë.

Zyrat Rajonale të Punës në; Tiranë, Durrës, Shkodër, Korçë, Elbasan dhe Vlorë (në

fokus të këtij raporti monitorimi) raportojnë se e njohin në mënyrë të plotë kuadrin

ligjor që mundëson nxitjen e punësimit të personave me aftësi të kufizuara, por ato nuk

raportojnë të kenë politika rajonale për arritjen e këtij qëllimi. Edhe në rastet kur ato

kanë të rregjistruar persona me aftësi të kufizuara punëkërkues të papunë, procesi

mbetet aty dhe nuk shkon më tej. Në këto zyra mungojnë struktura të posaçme,

specialistë të specializuar dhe të trajnuar, për të këshilluar, orientuar dhe ndërmjetësuar

personat me aftësi të kufizuara drejt tregut të punës. Këto zyra raportojnë se kanë

ndërmarrë veprime konkrete për të ndërgjegjësuar kompanitë private për detyrimet që

ato kanë bazuar në ligj për punësimin e personave me aftësi të kufizuara. Megjithatë

mungesa e subvencioneve nga shteti për kompanitë private evidentohet si një nga

faktorët pengues për punësimin e personave me aftësi të kufizuara prej këtyre kompanive.

Fondi Kombëtar i Punësimit i cili ende raportohet që mungon, do të lehtësonte

Page 77: RAPORT MONITORIMI · zbatimi i planit tË veprimit tË strategjisË kombËtare pËr personat me aftËsi tË kufizuara per vitet 2010 raport monitorimi tiranë 2011

77

procesin e krijimit të vendeve të mbrojtura të punës ku të punësohen persona me aftësi

të kufzuara (atelie dhe qëndra punësimi të përbashkëta); subvencione për pajisjen apo

përshtatjen e vendit të punës, etj.

Gjendja: Njëfarë progresi

Masa 1.3. Reformimi i përfitimeve të personave me aftësi të

kufizuara dhe skemave të pensioneve për të shmangur

konfliktet me politikat aktive të tregut të punës

Institucionet zbatuese: MPÇSSHB / Instituti i Sigurimeve Shoqërore

Gjetjet:

Në zbatim të kësaj mase Instituti i Sigurimeve Shoqërore ( ISSH ) raporton se është

duke vazhduar puna për këtë reformë. Janë miratuar nga ky institucion “ Kriteret e

Rishikuara të Caktimit të Aftësisë për Punë “ me shkresë nr. 4913 datë 24.11.2010.

Gjendja: Progres

Masa 1.4. Ngritja e qendrave speciale për punësimin e personave

me aftësi të kufizuara.

Institucionet zbatuese: (a) MPÇSSHB / Shërbimi Kombëtar i Punësimit; (b) OJF

Gjetjet:

Institucionet shtetërore në nivel qëndror raportojnë që për mungesa të kuadrit ligjor

dhe për mungesa financiare nuk janë ngritur qëndra speciale punësimi për personat me

aftësi të kufzuara. Fondi Kombëtar Punësimit ende jo aktiv nuk e mundëson financiarisht

zbatimin në praktikë të kësaj politike.

Mbështetur në raporte të FSHDPAK24 evidentohet që modele të një lloj punësimi të

mbrojtur jepen nga disa OJF25, por është për t’u theksuar që këto projekte të

implementuara nga OJF mundësojnë angazhimin e përditshëm të personave me aftësi

24 FSHDPAK (2008). Hapa të vegjël: Vlerësimi formativ i zbatimi të Standardeve të Shërbimeve Socialepër individët me aftësi të kufizuara në qendrat e kujdesit rezidencial dhe ditor dhe mbrojtja përkatëse dherespektimi i të drejtave të njeriut.

- FSHDPAK, (Tiranë 2010), Raport vëzhgimi “ Për një jetë dinjitoze përmes punës”.25 FSHDPAK, Atelie Korçë, “Lira” Berat, “ Ndihmoni Jeten”, Tiranë, Qëndra “ Balashe”, Elbasan.

Page 78: RAPORT MONITORIMI · zbatimi i planit tË veprimit tË strategjisË kombËtare pËr personat me aftËsi tË kufizuara per vitet 2010 raport monitorimi tiranë 2011

RAPORTMONITORIMI

78

të kufizuara në një punë të caktuar. Për mungesë të kuadrit ligjor këto qëndra nuk

garantojnë daljen në treg të produktit që realizohet nga puna e personave me aftësi të

kufizuara. Si të tilla ato ende janë modele të pjesshme të punësimit të mbrojtur.

Gjendja: Progres shumë i vogël

Masa 1.5. Të gjenden mjetet dhe rrugët për zbatimin e

legjislacionit dhe politikat ekzistuese në fushën e

punësimit për integrimin e personave me aftësi të

kufizuara në shoqëri nëpërmjet punësimit dhe formimit

profesional për të detyruar punëdhënësit për zbatimin e

detyrimit ligjor për punësimin e personave me aftësi të

kufizuara dhe lehtësitë që ata përfitojnë.

Institucionet zbatuese: MPÇSSHB / Shërbimi Kombëtar i Punësimit

Gjetjet:

MPÇSSHB dhe Shërbimi Kombëtar i Punësimit raportojnë se është punuar për

zbatimin e kuadrit ligjor në këtë fushë. Në mbështetje të bazës ligjore të cituar më

herët në këtë raport janë caktuar detyrime ligjore përkatëse dhe po punohet në vazhdimësi

për zbatimin e tyre. Gjithashtu edhe në ligjin “Për Inspektoriatin Shtetëror të Punës”26

përfshihen detyrimet ligjore si edhe masat përkatëse për zbatimin e tij edhe në funksion

të punësimit të personave me afëtsi të kufizuara. Informimi, ndërgjegjësimi i subjekteve

private mbi: (a) detyrimin për të punësuar persona me aftësi të kufizuara si dhe (b)

lehtësirat që përfitojnë nga zbatimi i tij përcaktohen specifikisht në ligjin nr. 7995,

dt.20.09.1995 “Për nxitjen e punësimit”, Neni 15, Pika 1, 2.

DRSHKP bëjnë përpjekje për të tërhequr vëmëndjen e subjekteve punëdhënëse për

detyrimet që ato kanë bazuar në kuadrin ligjor për punësimin e personave me aftësi të

kufizuara. Evidentohet që nevojitet koordinim më i mirë i punës ndërmjet DRSHKP dhe

Drejtorive Rajonale të Inspektoriatit të Punës në zbatim të detyrimeve ligjore. DRSHKP

Shkodër raporton se bën në mënyrë periodike “rikujtesë” për subjektet publike dhe

private për detyrimin ligjor që kanë për punësimin e personave me aftësi të kufizuara.

Një element i tillë është përfshirë nga kjo zyrë gjatë vitit 2010 edhe në kontratat

direkte të lidhura me punëdhënësit.

26 Ligji nr. 7986, datë 13.09.1995 “Për Inspektoriatin Shtetëror të Punës”, ndryshuar me ligjin nr. 8394, datë02.09.1998, “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7986, datë 13.09.1995 “Për Inspektoriatin Shtetëror tëPunës” dhe ligjin nr. 8857, datë 07.02.2002, “Për inspektoriatin Shtetëror të Punes”.

Page 79: RAPORT MONITORIMI · zbatimi i planit tË veprimit tË strategjisË kombËtare pËr personat me aftËsi tË kufizuara per vitet 2010 raport monitorimi tiranë 2011

79

Megjithatë nga DRSHKP, evidentohen një varg faktorësh të cilët pengojnë integrimin e

personave me aftësi të kufizuara në shoqëri përmes punësimit dhe formimit profesional. Të

tillë evidentohen; (1) tregu i punës i kufizuar;(2) bizneset janë të pandërgjegjësuara për

detyrimet që burojnë për to nga legjislacioni përkatës;(3) komuniteti në përgjithësi është

shumë paragjykues për aftësitë për punë të personave me aftësi të kufizuara;(4) moszbatimi

i kuadrit ligjor si nga subjektet shtetërore edhe nga ato private si dhe nevoja për përmirësimin

e mëtëjshëm të tij; (5) personat me aftësi të kufizuara nuk janë të arsimuar mjaftueshëm

për vende të caktuara pune; (6) personat me aftësi të kufizuara nuk janë të kualifikuar në

zanate të kërkuara; (7) kushte të papërshatshme pune për personat me aftësi të kufizuara;(8)

mungesë e indikatorëve specifikë për rregjistrimin e personave me aftësi të kufizuara si

punëkërkues në data-base e rregjistrimit të punëkërkuesve të papunë, rregjistrim ky bazuar

në aftësitë për punë të personave me aftësi të kufizuara.

Në funksion të zbatimit të politikave dhe kuadrit ligjor në nivel vendor por edhe në

funksion të zgjidhjes së problematikave të përmëndura më sipër, i rëndësishëm është

hartimi nga autoritetet përgjegjëse në nivel vendor i planeve të veprimit për nxitjen e

punësimit dhe formimit profesional të personave me aftësi të kufizuara. Këto plane

veprimi shërbejnë për të ridimensionuar rolin e institucioneve përgjegjëse për punësimin

dhe formimin profesional, por gjithashtu aktivizojnë dhe bëjnë eficentë mekanizmat nxitës

në nivel vendor për të arritur rezultate konkrete për punësim dhe formim profesional të

personave me aftësi të kufizuara si në sektorin publik ashtu edhe atë privat. Këtij qëllimi

i kanë shërbyer dy strategji lokale27 të hartuara gjatë vitit 2010 nga ekspertë të fushës me

mbështetjen e MPÇSSHB, SHSSH dhe UNFPA në dy rajone të vendit, në Fier dhe Durrës.

Raporti evidenton gjithashtu se gjatë vitit 2010, në nivel lokal ka nisur ndërrmarrja

e iniciativave në funksion të krijimit të kushteve për të zhvilluar programe lokale për

punësim dhe formim profesional të grupeve në nevojë, përfshirë edhe personat me

aftësi të kufizuara. I tillë është lançimi nga Bashkia e Tiranës28 i projektit “Rrjeti i

Punësimit Social”, i cili synon rritjen e kapaciteteve të grupeve në nevojë përmes

trajnimeve profesionale në zanate të caktuara (elektriçist, hidraulik, administrator dhe

babysitter), ndërmjetësimi për punësim i tyre si dhe ofrimi i mbështetjes për ngritjen e

bizneseve të vogla (parukeri, agjenci shërbimi, rrobaqepsi etj). Rrjeti për punësim social

mbetet i hapur për të gjithë aktorët e tjerë që veprojnë në këtë fushë dhe dëshirojnë të

angazhohen në këtë rrjet. Kohëzgjatja e këtij projekti do të jetë për një periudhë 2

vjeçare. Bashkia e Tiranës merr përsipër të luajë rolin e sekretariatit të rrjetit me qëllim

27 MPÇSSHB ( Nëntor 2010 ), Strategji zhvillimi për personat me aftësi të kufizuara në rajonin e Fierit.MPÇSSHB ( Nëntor 2010 ), Strategji likale për personat me aftësi të kufizuara “ Për një jetë më

cilësore për personat me afëtsi të kufizuara e familjet e tyre në qytetin e Durrësit.28 www.bashkiatirane.gov.al/opinione.

Page 80: RAPORT MONITORIMI · zbatimi i planit tË veprimit tË strategjisË kombËtare pËr personat me aftËsi tË kufizuara per vitet 2010 raport monitorimi tiranë 2011

RAPORTMONITORIMI

80

koordinimin e shërbimeve të trajnimeve profesionale, kualifikimit dhe punësimit që

ofrohen nga OJF-të, Bashkia e Tiranës dhe aktorë të tjerë në kuadër të këtij projekti.

Në këtë kuadër një tjetër iniciativë është ajo e ndërmarrë gjatë vitit 2010 nga

Fondacioni Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara (FSHDPAK) me

mbështetjen e Fondacionit Vodafone Albania për zbatimin e një projekti një vjeçar me

fokus "Punësimi i Personave me Aftësi të Kufizuara në Shqipëri". Projekti është duke u

zbatuar në qytetet, Tiranë, Durrës, Shkodër, Elbasan dhe Korçë. Ky projekt ka për

qëllim të thyejë barrierat në qëndrime e mentalitete, të rrisë shkallën e ndërgjegjësimit

të strukturave lokale dhe opinionit më të gjërë për të drejtën e personave me aftësi të

kufizuara për t'u punësuar përmes realizimit të një vlerësimi paraprak të nevojave të

tyre dhe tregut aktual të punës, si edhe të ofrojë disa modele konkrete të punësimit

përmes punësimit të 20 personave me aftësi të kufizuara në pesë qytete. Megjithë

vështirësitë në realizimin e qëllimit final, është bërë e mundur të krijohen disa modele.

Për të garantuar qëndrueshmëri në programet që garantojnë punësimin e individëve

me aftësi të kufizuara, është domosdoshmëri rishikimi dhe përmirësimi i kuadrit ligjor

dhe politikave që lidhen me këtë fushë. Në funksion të këtij qëllimi, si edhe për të

garantuar një ndërhyrje ndërsektoriale dhe sa më koherente, në nëntor të vitit 2010,

FSHDPAK me mbështetjen e USAID, ka nisur zbatimin e një programi dy vjeçar për

fuqizim ekonomik për personat me aftësi të kufizuara në Shqipëri.

Gjendja: Njëfarë progresi

Formimi profesional

Masa 2.1. Rishikimi i sistemit të rehabilitimit dhe formimit

profesional për personat me aftësi të kufizuara duke

patur parasysh evoluimin dhe kërkesat e tregut të punës.

Institucionet zbatuese: MPÇSSHB / Shërbimi Kombëtar i Punësimit

Gjetjet:

MPÇSSHB raporton se Sektori i Formimit Profesional pranë këtij institucioni është

duke punuar për realizimin e kësaj mase ndërkohë nuk jepen specifikime. Në zbatim të

kësaj mase SHKP raporton se gjatë vitit 2010 është ndërmarrë një studim “Studimi i

29 FSHDPAK, (Tiranë 2010), Raport vëzhgimi “Për një jetë dinjitoze përmes punës”.

Page 81: RAPORT MONITORIMI · zbatimi i planit tË veprimit tË strategjisË kombËtare pËr personat me aftËsi tË kufizuara per vitet 2010 raport monitorimi tiranë 2011

81

Forcës së Punës nga këndvështrimi i ndërmarrjes” me qëllim për njohje më të mirë të

tregut të punës, të kërkesave dhe nevojave për aftësi nga subjektet private. Ky studim

është në fazën e përpunimit të të dhënave. Afati i përfundimit është deri në Qershor

2011. Priten rezultatet specifike mbi nevojat, kerkesat për aftësi të identifikuara nga

subjektet punëdhënëse. Rezultatet e këtij studimi do të shërbejnë për të rivlerësuar

programet e trajnimit profesional në përputhje me nevojat e tregut të punës. Në këtë

kuadër rezultatet do të shërbejnë për të vlerësuar nevojat për përshtatje të programeve

të trajnimit profesional me qëllim që prej tyre të përfitojnë aftësi për punë të kërkuara

edhe persona me aftësi të kufizuara. Një politikë e tillë do të kontribuojë në rritjen e

shanseve të personave me aftësi të kufizuara për tu punësuar në tregun e punës.

Në një vlerësim të bërë nga FSHDPAK29 evidentohet nga DRFPP të rajoneve Tiranë,

Korcë, Durrës, Elbasan, Shkodër se pranë qëndrave të formimit profesional janë të

rregjistruar 75 persona me aftësi të kufizuara si kursantë. Prej tyre 5 persona me aftësi

të kufizuar në Durrës, 58 në Elbasan dhe 12 në Shkodër. Vlerësohet se raporti i

kursantëve me aftësi të kufizuara kundrejt atyre pa aftësi të kufizuara është shumë i

vogël. Një fakt i tillë nxjerr në pah një varg problematikash të cilat pengojnë integrimin

e personave me aftësi të kufizuara pranë këtyre qëndrave. Drejtues të DRFPP në rajonet

në fokus të këtij raporti monitorimi evidentojnë si pengesa kryesore për formimin

profesional të PAK ; (1) nivelin e ulët arsimor të personave me aftësi të kufizuara; (2)

mungesën e transportit dhe ambjenteve të përshtatura në qëndrat që ofrojnë trainime

profesionale; (3) mentalitetin dhe opinionin paragjykues për aftësitë e personave me

aftësi të kufizuara; (4) mungesën e instruktorëve të trajnuar për të punuar në mënyrë

specifike me personat me aftësi të kufizuara; (5) programet e kurseve të formimit

profesional të hartuara jo në përputhje me nevojat e personave me aftësi të

kufizuara; (6)mungesën e kurrikulave të përshtatura sipas nevojave të personave

me aftësi të kufizuara; (7) mungesën e kurseve specifike për personat me aftësi të

kufizuara. Të gjitha këto problematika shërbejnë për tu patur në konsideratë gjatë

procesit të rishikimit të sistemit të formimit profesional për personat me aftësi të

kufizuara në periudhën në vijim.

Megjithatë gjatë vitit 2010, evidentohen hapa pozitivë në drejtim të liçensimit të

qëndrave të reja të formimit profesional për të ofruar trajnime për shërbime të munguara

më parë për personat me aftësi të kufizuara. Në këtë kuadër MPÇSSHB ka liçensuar

Shoqatën Kombëtare Shqiptare të Njerëzve që nuk Dëgjojnë (ANAD ) si qendër

profesionale për trajnimin e interpretëve të gjuhës së shenjave shqipe.

Gjëndja: Njëfarë progresi

Page 82: RAPORT MONITORIMI · zbatimi i planit tË veprimit tË strategjisË kombËtare pËr personat me aftËsi tË kufizuara per vitet 2010 raport monitorimi tiranë 2011

RAPORTMONITORIMI

82

Masa 2.2. Zhvillimi i mundësive për punësim, këshillim profesional

dhe shërbime mbështetëse për personat me aftësi të

kufizuara në bashkëpunim me punëdhënësit.

Institucioni zbatues: MPÇSSHB / Shërbimi Kombëtar i Punësimit

Gjetjet:

MPÇSSHB raporton se është duke u punuar në drejtim të realizimit të kësaj mase

por mungesat kryesisht financiare nuk lejojnë përmbushjen e detyrimeve që rrjedhin

prej saj. SHKP evidenton përmes të dhënave që ofron se janë hartuar akte nënligjore

dhe vazhdon zbatimi i VKM-ve për nxitjen e punësimit nr. 47, nr. 48, nr.632 dhe nr.873

(të cituara më sipër) të cilat përfshijnë edhe trajtimin e shërbimet në ndihmë të personave

me aftësi të kufizuara, punëkërkues. Këto janë programe qeveritare aktive të lidhura

me:shërbimet e punësimit dhe të nxitjes së punësimit që mbështesin dhe nxisin

marëdheniet e bashkëpunimit me punëdhënësit privatë.

Megjithëse nga DRSHKP evidentohet se në to mungon infrastruktura e nevojshme

(burime humane dhe financiare) për realizimin e kësaj mase, ka përpjekje të

konsiderueshme për të orientuar personat me aftësi të kufizuara të paraqitur si punëkërkues

drejt tregut të punës si dhe pranë qëndrave të formimit profesional. Këto zyra kanë

ndërmjetësuar pranë subjekteve private, përsona me aftësi të kufizuara punëkërkues.

Në zbatim të kësaj mase DRSHKP Shkodër raporton se në kuadër të projektit të ILO

për nxitjen e punësimit ka njohur punëmarrësit me paketën përfituese në funksion të

punësimit të personave me aftësi të kufizuara.

Gjithashtu planet lokale të hartuara me mbështetjen e MPÇSSHB, SHSSH dhe

UNFPA në dy rajonet Durrës dhe Fier kanë ofruar modele përmes projekteve konkrete

për ridimensionimin e funksioneve të DRSHKP me qëllim ofrimin e këshillimit dhe

shërbimeve mbështetëse për personat me aftësi të kufizuara të rregjistruar si punëkërkues.

Gjendja: Progres

Arsimi gjithëpërfshirës

Masa 3.1. Hartimi i një kurrikule të re të shkollës së zakonshme,

që favorizon proçeset gjithëpërfshirëse

Institucioni përgjegjës: Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Page 83: RAPORT MONITORIMI · zbatimi i planit tË veprimit tË strategjisË kombËtare pËr personat me aftËsi tË kufizuara per vitet 2010 raport monitorimi tiranë 2011

83

Gjetjet:

Sipas ekspertëve të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës i gjithë sistemi arsimor

parauniversitar është në proces të reformës arsimore. Kjo reformë ka përfunduar për

arsimin e mesëm ku gjithëpërfshirja realizohet nëpërmjet futjes së kurrikulës me zgjedhje

të detyruar dhe të lirë. Kjo ka bërë që në varësi të vendndodhjes së shkollës, nxënësit

të marrin njohuri dhe të fitojnë shprehi për rritjen e sensibilitetit dhe sjelljeve të tyre

kundrejt personave me aftësi të kufizuara nga njëra anë dhe përfshirjes së tyre në

procesin arsimor.

Aktualisht MASH është në proces të thellimit të reformës kurrikulare në arsimin

bazë. Janë ngritur grupet e punës dhe po punohet për hartimin e “Kornizës së re

kurrikulare në arsimin bazë”.

Gjendja: Detyrimi është plotësuar,

por vazhdon puna për përmirësime të mëtejshme.

Masa 3.2. Përgatitja e një pakete me udhëzime praktike, materiale

didaktike dhe standarde integruese në ndihmë të

shkollave

Institucioni përgjegjës: Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Gjetje:

Në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit që MASH ka me Save the Children,

në veçanti për pilotimin e “Arsimit gjithëpërfshirës”, MASH dhe DAR përkatëse ku

zhvillohet projekti gjatë vitit 2010 kanë mbështetur përgatitjen e materialeve ndihmëse

për mësuesit që punojnë me fëmijë dhe nxënës me aftësi të kufizuara. Nga Save the

Children janë botuar dhe shpërndarë paketa me: broshurën për mësuesit “Të njohim

vështirësitë në të nxënë”, në tirazh 1000 kopje, broshurën për prindërit “Këshilla

praktike”, në tirazh 1000 kopje si dhe botimi “Një shkollë për të gjithë”. Në kuadrin e

projektit “Për Zhvillimin e Fëmijërisë së Hershme”, është botuar si bashkëpunim i Save

the Children dhe MASH, një udhëzues për mësuesit e kopshteve të cilët punojnë me

fëmijë të moshës 4-5 vjeç. Në këtë botim me titull “ Një botë për tu zbuluar”, promovohet

në një masë të konsiderueshme puna në kopshte me fëmijët me aftësi të kufizuara.

Botimi është realizuar në një tirazh 3000 kopje.

Gjendja: Progres

Page 84: RAPORT MONITORIMI · zbatimi i planit tË veprimit tË strategjisË kombËtare pËr personat me aftËsi tË kufizuara per vitet 2010 raport monitorimi tiranë 2011

RAPORTMONITORIMI

84

Masa 3.3. Hartimi i një akti normativ, që rregullon punën me PEI-

në (plani edukativ i individualizuar) dhe saktëson

procedurat e pranimit dhe të vlerësimit fillestar e në

proces të nxënësve me aftësi të kufizuara

Institucioni përgjegjës: Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Gjetje:

MASH raporton se formate të Planeve Edukative Individuale të punës me fëmijët me

aftësi të kufizuara, janë të shpërndara në DAR/ZA gjatë seancave të trajnimit kryesisht të

realizuara nga organizata Save the Children, por dhe të seancave të trajnimit të realizuara

me psikologët shkollorë në kuadër të projektit që MASH ka me organizatën “Terre des

hommes” për “ngritjen e sistemit të mbrojtjes së fëmijëve” si dhe trajnimeve të tjera të

bëra me psikologët shkollorë. Në detyrat e psikologut shkollor është shprehur qartazi që ai

së bashku me mësuesin e klasës ndërtojnë PEI.

Në zbatim të kësaj mase raportohet se është në përfundim procesi i përgatitjes së

draftit të ri të “Ligjit për Arsimin Parauniversitar” i cili ndër të tjera rregullon procedurat

për vlerësimin fillestar dhe vlerësimit në proces të nxënësve me aftësi të kufizuara.

Gjendja: Progres

Masa 3.4. Krijimi në shkollë i mjediseve burimore për punë më

specifike me grupe fëmijësh

Institucioni përgjegjës: Drejtoritë Arsimore Rajonale

Gjetje:

Në zbatim të kësaj mase të vetmet modele që ofrohen në drejtim të krijimit të

ambienteve burimore janë ato të ngritura në zbatim të projektit të organizatës Save the

Children30. Gjatë vitit 2010 në tre shkolla të zakonshme, në qytetet ku ky projekt është

fokusuar, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër janë ngritur ambiente burimore për të lehtësuar

punën individuale të mësuesve ndihmës me nxënësit me aftësi të kufizuara. Projekti ka

mundësuar pilotimin në strukturën e këtyre tre shkollave të tre mësuesve ndihmës për të

lehtësuar mësimdhënien për nxënësit me aftësi të kufizuara.

Gjendja: Progres i vogël

30 Projekti i organizatës Save the Children i realizuar në bashkëpunim me MASH, për gjithëpërfshirjene fëmijëve me aftësi të kufizuar në sistemin arsimor, është duke u zbatuar në nivel lokal (në qytetet Korçë,Vlorë dhe Gjirokastër ) nga organizata MEDPAK.

Page 85: RAPORT MONITORIMI · zbatimi i planit tË veprimit tË strategjisË kombËtare pËr personat me aftËsi tË kufizuara per vitet 2010 raport monitorimi tiranë 2011

85

Masa 3.5. Përmirësime ligjore, lidhur me ngarkesën e mësuesit

dhe vlerësimin e tij financiar

Institucioni përgjegjës: Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Gjetje:

Një risi shumë e rëndësishme në sistemin e arsimit parauniversitar është përgatitja e draftit të

ri të “Ligjit për arsimin parauniversitar”. Për herë të parë sanksionohen në këtë ligj vendosja në

sistemin arsimor e mësuesit ndihmës për fëmijët me aftësi të kufizuara. Gjithashtu për herë të

parë bazuar në këtë ligj ngrihet i gjithë sistemi identifikimit dhe orientimit të fëmijëve me aftësi të

kufizuara për t’ju siguruar mënyrën më të mirë të arsimimit të tyre në varësi të aftësisë së kufizuar.

Gjendja: Progres

Masa 3.6. Përgatitje buletinesh dhe materialesh të tjera ndihmëse

për mësuesit dhe prindërit

Institucioni përgjegjës: (a) Ministria e Arsimit dhe Shkencës; (b) Drejtoritë

Arsimore Rajonale; (c) OJQ

Gjetje:

Në zbatim të kësaj mase MASH raporton se në bashkëpunim edhe me organizatën

Save the Children është përgatitur paketa me: broshurën për mësuesit “Të njohim vështirësitë

në të nxënë”, broshurën për prindërit “Këshilla praktike”. Ato janë shpërndarë në 5 DAR

dhe nga një kopje e tyre do të shpërndahet në të gjitha DAR/ZA. Gjithashtu këto materiale

janë në faqe interneti dhe DAR/ZA njoftohen për ti gjetur dhe përdorur.

Gjendja: Njëfarë progresi

Masa 3.7. Regjistrimi me prioritet i te rinjve me aftësi të kufizuara

në shkollat e mesme profesionale

Institucioni përgjegjës: (a) Ministria e Arsimit dhe Shkencës; (b) Drejtoritë

Arsimore Rajonale

Gjetje:

Ministria e Arsimit dhe Shkencës nuk disponon të dhëna për numrin total të të

rinjve me aftësi të kufizuara të cilët ndjekin shkollat profesionale por ajo që konstatohet

në fillim të çdo viti shkollor lidhet me paraqitjen e kërkesave nga Shoqata e të verbërve

Page 86: RAPORT MONITORIMI · zbatimi i planit tË veprimit tË strategjisË kombËtare pËr personat me aftËsi tË kufizuara per vitet 2010 raport monitorimi tiranë 2011

RAPORTMONITORIMI

86

për rregjistrimin e nxënësve të verbër në arsimin e mesëm. Për këtë MASH ka ofruar

mbështetje të plotë. Nxënësit e verbër regjistrohen kryesisht në shkollat e mesme

social kulturore të “Gjuhëve të huaja” dhe në shkollat artistike.

Gjendja: Progres shumë i vogël

Shkollat e arsimit special

Masa 4.1. Hartimi dhe zbatimi i programeve speciale integruese që

ofrojnë një përgatitje më të mirë sociale dhe praktike te

nxënësve.

Institucioni përgjegjës: Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Gjetje:

Evidentohet nga ekspertë të MASH se në të gjitha shkollat e arsimit special ka lëndë mësimore

dhe organizohen veprimtari praktike që ndihmojnë në aftësimin e nxënësve për jetën apo në

pajisjen e tyre me shprehi pune që vlerësohen të jenë të dobishme për integrimin e tyre në punë.

Kështu në Institutin e nxënësve që nuk dëgjojnë ka mësime të posaçme të edukimit muzikor dhe

mësimit të veglave muzikore, mësim kompjuteri dhe mësim të gjuhëve të huaja. Në këtë institut

zhvillohen orë mësimi praktik për rregullimin e biçikletave, mësim kompjuteri dhe rrobaqepësi.

Ndërsa në shkollën “L. Gurakuqi” ka lëndë të quajtur aftësim për jetën ku nxënësit mësojnë

shprehi pune në rrobaqepësi dhe kopshtari. Gjithashtu, dhe në klasat e arsimit special në rrethe të

tjera ka mësime të veçanta që sigurojnë aftësimin e nxënësve me aftësi të kufizuara për jetën.

Gjendja: Progres

Masa 4.2. Sigurimi i lehtesirave si transport, etj, për fëmijët me

aftësi të kufizuara nga zonat më të largëta për të

ndjekur shkollat speciale

Institucioni përgjegjës: (a) Ministria e Arsimit dhe Shkencës; (b) Drejtoritë

Arsimore Rajonale; (c) Pushteti vendor

Gjetjet:

Ministria e Arsimit dhe e Shkencës ka akorduar gjatë vitit 2010 një fond afërsisht 400.000

milion lekë për të siguruar transportin e nxënësve ku përfshihen dhe nxënësit me aftësi të kufizuara.

Page 87: RAPORT MONITORIMI · zbatimi i planit tË veprimit tË strategjisË kombËtare pËr personat me aftËsi tË kufizuara per vitet 2010 raport monitorimi tiranë 2011

87

Në përgjithësi shkollat e arsimit special kanë automjetin e tyre për t’ju ofruar shërbim transporti

nxënësve me aftësi të kufizuara. Atje ku bashkëpunimi i shkollës me organet e pushtetit vendor është

i mirë, vetë bashkitë kontribuojnë për sigurimin e automjetit për shkollat speciale. Megjithatë

drejtues të shkollave speciale raportojnë se ky fond është i pamjaftueshëm për të mundësuar transportin

e fëmijëve me aftësi të kufizuara nga zonat ruarale të rajoneve përkatëse. Ende mbetet problematikë

arsimimi i fëmijëve me aftësi të kufizuara nga zonat rurale të vendit. Shumë fëmijë me aftësi të

kufizuara nga këto zona, kryesisht të diagnostikuar me aftësi të kufizuara mendore, mbeten të izoluar

për shkak të transportit dhe pa asnjë shans për të ndjekur arsimin special. Transporti i përshtatur

mungon për nxënësit me aftësi të kufizuara në lëvizje, përdorues të karrigeve me rrota.

Gjendja: Njëfarë progresi

Masa 4.3. Krijimi shërbimeve te reja për kategori të veçanta

fëmijësh që nuk trajtohen (shërbime për fëmijët autikë,

etj)

Institucioni përgjegjës: (a) Ministria e Arsimit dhe Shkencës; (b) OJQ

Gjetjet:

Në zbatim të kësaj mase nga MASH raportohet se në përgjithësi nxënësit me aftësi të

kufizuara në varësi të shkallës së aftësisë së kufizuar ndjekin shkolla dhe klasa speciale ose

integrohen në shkolla të zakonshme. Ajo që vlerësohet si shërbim i ri nga ky institucion gjatë vitit

2010 është fakti që fëmijët autikë trajtohen në të dy format e sipërpërmendura. Kështu krahas

integrimit të tyre në shkollat e zakonshme, në shtator të vitit 2010, pranë Shkollës “L.Gurakuqi”

në Tiranë është hapur një klasë më nxënës autikë ku ofrohet një shërbim më i specializuar.

Gjendja: Njëfarë progresi

Shkollat dhe Kopshtet e integruara

Masa 5.1.& 5.2 Hapja e shkollave dhe kopshteve të integruara në të

gjitha qytetet kryesore të vendit

Institucioni përgjegjës: (a) Ministria e Arsimit dhe Shkencës; (b) njësitë e

pushtetit vendor

Gjetjet:

Në zbatim të këtyre dy masave në tabelën në vijim jepet një pasqyrë e plotë e

numrit të kopshteve dhe shkollave të integruara, model në kuadër të projektit të zbatuar

Page 88: RAPORT MONITORIMI · zbatimi i planit tË veprimit tË strategjisË kombËtare pËr personat me aftËsi tË kufizuara per vitet 2010 raport monitorimi tiranë 2011

RAPORTMONITORIMI

88

nga Save thë Children në bashkëpunim me MASH në tre qytete të vendit. Në këto

kopshte dhe shkolla janë integruar 98 fëmijë me aftësi të kufizuara prej të cilëve

67.3% ( n=66 ) janë fëmijë me aftësi të kufizuara të përfshirë ne shkolla të zakonshme

dhe 32.7% (n=32 )janë fëmijë me aftësi të kufizuara të perfshirë në kopshte.

Në kuadër të Aksionit Kombëtar për braktisjen zero, për herë të parë, MASH ka

siguruar një bazë të dhënash për identifikimin e fëmijëve me aftësi të kufizuara në

arsimin 9-vjeçar, sipas llojit të aftësisë së kufizuar. Më vijim tabela pasqyron numrin e

fëmijëve me aftësi të kufizuara të përfshirë në shkollat e zakonshme të arsimit 9-vjeçar.

Këto të dhëna jepen të detajuara sipas rretheve në shkallë vendi.

Tabela 11: Kopshte dhe shkolla të zakonshme në qyetet Gjirakostër, Korçë

dhe Vlorë ku janë përfshirë nxënës me aftësi të kufizuara

Qyteti Shkolla 9-vjeçare KopshtiGjirokastër Urani Rumbo Nr.2

Çajupi Nr.6Naim Frashëri Nr.5Koto Hoxhi Nr.7

Korçë Asdreni Nr.1Demokracia Nr.2Naum Veqilharxhi Nr.9Sevasti Qiriazi Nr10

Vlorë Ismail Qemali Nr.3Ibrahim Kushta Nr.5Lef Sallata Nr.9Teli Ndini 1 Maj

Tabela 12: Numri i fëmijëve me aftësi të kufizuara, sipas aftësisë së kufizuar,

të përfshirë në shkolla të zakonshme në shkallë vendi

Nr. DAR/ZA Nxënës me AK në arsimin 9-vjeçar, në janar 2011

1 Berat 58 54 0 16 12 0 0 8 28 1

2 Bulqizë 192 190 0 13 11 18 56 17 74 1

3 Delvinë 34 11 0 8 2 1 1 1 1 1

4 Devoll 14 14 0 2 5 1 3 2 1 0

Gjit

hsej

shko

llë

Mës

im n

ësh

tëpi

Men

dore

Fizi

ke(lë

vizo

re)

Men

dore

+fiz

ike

Pam

ore

Dëg

jimor

e

Të fo

lur

Autik

ë

Page 89: RAPORT MONITORIMI · zbatimi i planit tË veprimit tË strategjisË kombËtare pËr personat me aftËsi tË kufizuara per vitet 2010 raport monitorimi tiranë 2011

89

5 Dibër 86 80 0 12 18 10 14 11 5 10

6 Durrës 35 35 2 8 16 6 2 0 0 1

7 Elbasan 37 31 0 17 0 9 3 1 0 1

8 Fier 108 100 0 41 45 3 4 3 1 12

9 Gramsh 162 162 0 33 10 12 85 1 21 0

10 Gjirokastër 2 0 0 0 0 2 0 0 0 0

11 Has 48 47 0 14 11 0 3 2 7 10

12 Kamëz 107 104 21 22 0 45 3 12 0

13 Kavajë 103 100 0 26 26 4 12 13 6 11

14 Kolonjë 21 21 0 7 6 0 7 1 0 0

15 Korçë 81 81 77 4 40 11 9 12 3 6

16 Krujë 4 0 0 0 0 0 0 0 0 0

17 Kuçovë 22 22 0 22 0 0 0 0 0 0

18 Kukës 39 30 0 4 14 0 9 3 0 0

19 Kurbin 39 39 0 9 3 17 8 1 0 1

20 Lezhë 0 0 0 0 0 0 0 0 0 0

21 Librazhd 106 75 8 3 4 5 2 2 1 0

22 Lushnjë 52 52 11 7 4 15 3 8 4 0

23 Malësi N 0 0 0 0 0 0 0 0 0 0

24 Mallakastër 2 0 0 2 0 0 0 0 0 0

25 Mat 2 0 0 0 2 0 0 0 0 0

26 Mirditë 64 62 0 12 18 5 21 2 5 1

27 Peqin 33 33 0 17 2 10 1 2 1 0

28 Përmet 75 75 0 8 11 1 38 6 4 7

29 Pogradec 17 17 0 7 2 4 0 1 2 1

30 Pukë 14 13 1 0 1 13 0 0 0 0

31 Sarandë 85 84 0 7 7 69 1 0 0 0

32 Skrapar 50 49 0 0 11 12 27 0 0 0

33 Shkodër 65 61 4 15 11 4 13 9 8 5

34 Tepelenë 0 0 0 0 0 0 0 0 0 0

35 Tirana B. 301 295 0 0 0 0 0 0 0 0

36 Tirana Rr 48 46 0 14 10 3 5 3 6 7

37 Tropojë 0 0 0 0 0 0 0 0 0 0

38 Vlorë 17 16 0 2 4 2 2 4 2 1

TOTALI 2123 1999 103 351 328 237 374 116 192 77

Gjendja: Progres

Page 90: RAPORT MONITORIMI · zbatimi i planit tË veprimit tË strategjisË kombËtare pËr personat me aftËsi tË kufizuara per vitet 2010 raport monitorimi tiranë 2011

RAPORTMONITORIMI

90

Shërbimet mbështetëse psiko-sociale dhe edukative

Masa 6.1 & 6.2 Krijimi i shërbimeve psiko-pedagogjike dhe psiko-sociale

në shkollat e zakonshme në të gjitha rajonet e vendit

Institucioni përgjegjës: Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Gjetjet:

Ekspertë të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës raportojnë se aktualisht shërbimi

psikologjik shkollor funksionon në të gjitha kopshtet dhe shkollat e arsimit 9 – vjeçar

dhe të mesëm të zonave urbane në 36 rrethe të vendit.

Gjendja: Progres

DISKUTIM

Punësimi dhe Formimi Profesional

Në këtë raport monitorimi vlerësohet të jenë bërë përpjekje nga institucionet përgjegjëse

në nivel qëndror dhe lokal, për të mundësuar zbatimin e detyrimeve që ato kanë për të

siguruar të drejtën për punësim dhe formim profesional të personave me aftësi të kufizuara.

Evidentohet progres në drejtim të evidentimit të personave me aftësi të kufizuara si

punëkërkues, pjesë e një studimi në shkallë vendi të bërë nga SHKP për të vlerësuar

nevojat e popullatës për punësim në përputhje me nevojat e tregut të punës. Gjithashtu

vërehet një shkallë më e lartë ndërgjegjësimi nga strukturat përgjegjëse për detyrimet që

burojnë për to nga kuadri politik dhe ligjor për nxitjen e punësimit dhe formimit profesional

të personave me aftësi të kufizuara. Kjo është reflektuar kryesisht në nivel vendor, ku

DRSHKP në disa rajone kanë ndërrmarrë veprime konkrete për të nxitur procesin e punësimit

dhe formimit profesional të personave me aftësi të kufizuara. Këto veprime kanë qenë të

fokusuara në drejtim të: (1) ndërgjegjësimit të subjekteve punëdhënëse publike dhe private

për detyrimet që ato kanë për punësim të personave me aftësi të kufizuara si dhe lehtësirat

që mund të përfitojnë në raste të punësimit të tyre; (2) këshillim-ndërmjetësimit të

personave me aftësi të kufizuara për tu punësuar pranë subjekteve private si dhe (3)

pasurimit të dokumentacionit për mbarvajtjen e këtij procesi. Megjithë këto përpjekje

DRSHKP nevojitet të ristrukturojnë aktivitetin e tyre për tu siguruar në vazhdimësi personave

me aftësi të kufizuara shërbime të këshillim – orientimit dhe ndërmjetësimit në tregun e

punës dhe qëndrat e formimit profesional.

Page 91: RAPORT MONITORIMI · zbatimi i planit tË veprimit tË strategjisË kombËtare pËr personat me aftËsi tË kufizuara per vitet 2010 raport monitorimi tiranë 2011

91

Mungesa e Fondit Kombëtar të Punësimit vazhdon të pengojë zhvillimin e politikave

subvencionuese, të cilat u krijojnë lehtësira subjekteve private, për të punësuar persona

me aftësi të kufizuara në përputhje me nevojat dhe aftësitë për punë që ata kanë. Mungesa

e këtij fondi pengon gjithashtu mundësimin e alternativave të tjera të punësimit të personave

me aftësi të kufizuara të tilla si punësimi i mbrojtur. Nga të dhënat zyrtare vlerësohet se

ende numri i personave me aftësi të kufizuara të punësuar ka një përqindje pothuajse të

papërfillshme në raport me numrin përgjithshëm të punëkërkuesve të papunë të punësuar.

Modelet e punësimit dhe formimit profesional të personave me aftësi të kufizuara të

ofruara përmes projekteve të zbatuara nga shoqëria civile, në bashkëpunim me strukturat

përgjegjëse për punësimin dhe formimin profesional në nivel vendor, kanë rritur nivelin e

ndërgjegjësimit për detyrimet që të gjithë aktorët përgjegjës kanë në këtë drejtim si dhe

kanë krijuar premisa për zhvillimin e mekanizmave për mbarvajtje të këtij procesi. Edhe

për fushën e formimit profesional të personave me aftësi të kufizuara raporti evidenton se

nuk ka progres të dukshëm. Numri shumë i vogël i kursantëve me aftësi të kufizuara të

përfshirë në qëndrat e formimit profesional është tregues për ekzistencën e një varg

faktorësh të cilët pengojnë integrimin e personave me aftësi të kufizuara pranë këtyre

qëndrave. Ato evidentohen të lidhura më së shumti me mungesën e; (1) kurrikulave të

përshtatura; (2) instruktorëve të trajnuar për të mësuar persona me aftësi të kufizuara; (3)

kurseve specifike në përputhje me mundësitë për punë të personave me aftësi të kufizuara;

(4) mjediseve të përshtatura. Nevojitet rivlerësimi i aktivitetit të qëndrave të formimit

profesional me qëllim që personat me aftësi të kufizuara të jenë përfitues aktiv të tyre. Në

përfundim mund të thuhet, që megjithë hapat progresivë të evidentuar në këtë raport

monitorimi, punësimi dhe formimi profesional i personave me aftësi të kufizuar mbetet

ende problematikë e mprehtë për vetë personat me aftësi të kufizuara, familjarë të tyre si

dhe sfidë për të gjithë aktorët përgjëgjës nivel qëndror dhe lokal.

Tabela 13: Punësimi dhe Formimi Profesional

Masa

1.1. Studimi i gjendjes së punësimit të personaveme aftësi të kufizuara si dhe mundësitë e

punësimit të tyre në tregun e punës.

1.2. Nxitja dhe mbështetja për krijimin evendeve të mbrojtura të punës për personat

me aftësi të kufizuara dhe sigurimi i lëvizjes sëtyre në vende pune në tregun e hapur të punës.

InstitucionetpërgjegjëseMPÇSSHB /Shërbimi Kombëtar

i Punësimit

MPÇSSHB /Institutii Sigurimeve

Shoqërore

Gjendja epërparimitNjëfarëprogresi

Njëfarëprogresi

Page 92: RAPORT MONITORIMI · zbatimi i planit tË veprimit tË strategjisË kombËtare pËr personat me aftËsi tË kufizuara per vitet 2010 raport monitorimi tiranë 2011

RAPORTMONITORIMI

92

Arsimimi i personave me aftësi të kufizuara

Mbështetur në gjetjet e këtij raporti monitorimi, për fushën e arsimimit të fëmijëve

me aftësi të kufizuara, në një pjesë të konsiderueshme të masave në zbatim të planit të

veprimit vërehet progres. Gjatë vitit 2010 një nga arritjet e MASH në fushën e arsimit

parauniversitar është hartimi i draftit të ri të ligjit “Për arsimin parauniversitar”. Ky draft

merr në konsideratë ndër të tjera, mbështetjen e praktikave bashkëkohore për zbatimin e

arsimit gjithëpërfshirës për fëmijët me aftësi të kufizuara në shkollat e zakonshme.

Në bashkëpunim me aktorë të shoqërisë civile dhe kryesisht organizatën Save the

Children, MASH ka vazhduar procesin e integrimit në shkollat dhe kopshtet e zakonshme

të fëmijëve me aftësi të kufizuara. Raporti evidenton rritje të numrit të fëmijëve me aftësi

të kufizuara të integruar në kopshte dhe shkolla të zakonshme. Gjithashtu në zbatim të

masave përkatëse të planit të veprimit të SKPAK, MASH ka punuar edhe për rritjen e

numrit të kopshteve dhe shkollave të integruara në shkallë vendi. Një ndërrmarrje e

rëndësishme nga MASH gjatë vitit 2010 evidentohet të jetë identifikimi i fëmijëve me

1.3. Reformimi i skemave të përfitimeve dhe

të pensioneve për personat me aftësi tëkufizuara për të shmangur konfliktet me

politikat aktuale të tregut të punës.

1.4. Ngritja e qendrave të speciale përpunësimin e personave me aftësi të kufizuara.

1.5. Gjetja e rrugëve efektive për të detyruarpunëdhënësit të zbatojnë kuadrin ligjor ekzistues

për punësimin e personave me aftësi të kufizuara.

2.1. Rishikimi i sistemit të rehabilitimit e formimitprofesional për personat me aftësi të kufizuara në

përputhje me kërkesat e tregut të punës.

2.2. Zhvillimi i mundësive për punësim,këshillim profesional dhe shërbime

mbështetëse për personat me aftësi tëkufizuara në bashkëpunim me punëdhënësit.

MPÇSSHB / Instituti

i SigurimeveShoqërore

MPÇSSHB /Shërbimi Kombëtar

i Punësimit / OJQ

MPÇSSHB /Shërbimi Kombëtar

i Punësimit

MLSAEO/Shërbimi Kombëtar

i Punësimit

MLSAEO / ShërbimiKombëtar i

Punësimit

Progres

Progresshumë i

vogël

Njëfarëprogresi

Njëfarëprogresi

Progres

Page 93: RAPORT MONITORIMI · zbatimi i planit tË veprimit tË strategjisË kombËtare pËr personat me aftËsi tË kufizuara per vitet 2010 raport monitorimi tiranë 2011

93

aftësi të kufizuara, bazuar në llojin e aftësisë së kufizuar, të cilët mësojnë në shkolla të

zakonshme. Ky vlerësim do të shërbejë për të planifikuar shërbime në mbështetje të

gjithëpërfshirjes së plotë të këtyre nxënësve me aftësi të kufizuara në shkollat e zakonshme

në përputhje me nevojat specifike që ato kanë.

Vlerësohet në raport se projekti i zbatuar nga organizata Save the Children ka mundësuar

pilotimin e elementëve të rinj në mbështetje të zbatimit në praktikë të arsimit gjithëpërfshirës

për fëmijët me aftësi të kufizuara. Të tillë elemente janë; (1) krijimi në shkollat e zakonshme

i ambienteve burimore për të mundësuar punë individuale jashtë orës së mësimit me

nxënësit me aftësi të kufizuara, (2) vendosja në tre shkolla të zakonshme e mësuesit

ndihmës si dhe (3) përshtatshmëria e pjesshme e mjediseve të shkollave të zakonshme në

fokus të projektit. Ndërhyrjet e reja në praktikat e arsimit gjithëpërfshirës do të shërbejnë

për të orientuar dhe mbështetur zbatimin në të ardhmen të kuadrit ligjor për arsimin

gjithëpërfshirës të fëmijëve me aftësi të kufizuara. Në funksion të përmirësimit të cilësisë

së shërbimit të ofruar për nxënësit me aftësi të kufizuara në shkolla të zakonshme MASH

në trajnimet e realizuara për mësuesit ka ofruar modele të PEI për nxënësit me aftësi të

kufizuara si dhe modele të punës që duhet kryer për zbatimin e tyre.

Rritja e numrit të psikologëve shkollorë të përfshirë në shkollat e zakonshme është një

element tjetër i rëndësishëm në drejtim të përmirësimit të cilësisë së shërbimit të ofruar

për nxënësit me aftësi të kufizuara në shkollat e zakonshme.

Në mbështetje të praktikave të arsimit gjithëpërfshirës vlerësohet se është punuar për

përgatitjen dhe botimin e materialeve udhëzuese në ndihmë të mësuesve dhe prindërve të

fëmijëve me aftësi të kufizuara. Megjithatë ato ende mbeten të pakta si në numër ashtu

edhe në tituj. Raporti evidenton si problematikë pajisjen e shkollave me tekste të përshtatura

për nxënësit me aftësi të kufizuara si dhe materiale didaktike në ndihmë të mësuesve që

punojnë drejtpërsëdrejti me këta nxënës.

Megjithëse është punuar në drejtim pasurimit të programeve mësimore të shkollave

speciale me lëndë të cilat synojnë aftësimin për jetën të nxënësve me aftësi të kufizuara

të cilët i frekuentojnë ato, raporti evidenton domosdoshmërinë e rivlerësimit të programeve

të këtyre shkollave në përputhje me nevojat specifike të nxënësve. Evidentohet gjithashtu

se transporti i fëmijëve me aftësi të kufizuara nga zonat rurale për të ndjekur shkollat

speciale është ende i vështirë. Fëmijët me aftësi të kufizuara të këtyre zonave për mungesë

transporti mbeten të izoluar dhe nuk përfitojnë asnjë lloj arsimimi.

Gjithashtu pranë MASH nuk ka informacion për numrin e të rinjve me aftësi të kufizuara

të cilët mund të ndjekin shkollat profesionale. Mungon një vlerësim në shkallë vendi për

këtë problematikë. Raporti evidenton se gjatë vitit 2010 janë krijuar shërbime të reja për

mësimdhënien për fëmijët autikë. Mësimdhënia për nxënësit autikë realizohet si në

shkollat e zakonshme ashtu dhe në ato të arsimit special.

Page 94: RAPORT MONITORIMI · zbatimi i planit tË veprimit tË strategjisË kombËtare pËr personat me aftËsi tË kufizuara per vitet 2010 raport monitorimi tiranë 2011

RAPORTMONITORIMI

94

Në përfundim mund të thuhet se gjatë vitit 2010 janë bërë përpjekje të

konsiderueshme nga MASH dhe aktorë të tjerë të shoqërisë civile për të siguruar të

drejtën për arsimim të fëmijëve me aftësi të kufizuara.

Tabela 14: Arsimi gjithëpërfshirës

Masa

3.1. Hartimi i një kurrikule të re teshkolles se zakonshme që favorizonproceset gjithëpërfshirese.

3.2. Përgatitja e një pakete me udhëzimepraktike, materiale didaktike dhe standardeintegruese ne ndihme te shkollave.

3.3. Hartimi dhe miratimi i aktit normativ qërregullon Planin Edukativ Individual (PEI) dhesaktëson procedurat e pranimit të nxënësve menevoja të veçanta si edhe procedurat evlerësimit të tyre.

3.4. Krijimi në shkollat e zakonshme temjediseve burimore për të punuar menxënësit me nevoja të veçanta.

3.5. Përmirësimi i dispozitave ligjore përngarkesën dhe vlerësimin financiar të mësuesveqë merren me nxënësit me nevoja të veçantanë shkolla të integruara.

3.6. Përgatitja e buletineve dhematerialeve të tjera ndihmëse për mësuesitdhe prindërit.

3.7. Trajtimi si prioritet i regjistrimit tëfëmijëve me aftësi të kufizuara në shkollatprofesionale.

InstitucionetpërgjegjëseMinistria e Arsimitdhe Shkencës

Ministria e Arsimitdhe Shkencës

Ministria e Arsimitdhe Shkencës

Drejtoritë ArsimoreRajonale

Ministria e Arsimitdhe Shkencës

Ministria e Arsimitdhe ShkencësDrejtoritë ArsimoreRajonale / OJQ

Ministria e Arsimitdhe ShkencësDrejtoritë ArsimoreRajonale

Gjendja epërmarimitDetyra e plotësuar,por vazhdon punapër përmirësimetë mëtejshme

Progres

Progres

Progres i vogël

Progres

Njëfarë progresi

Progres shumë ivogël

Page 95: RAPORT MONITORIMI · zbatimi i planit tË veprimit tË strategjisË kombËtare pËr personat me aftËsi tË kufizuara per vitet 2010 raport monitorimi tiranë 2011

95

4.1. Hartimi e zbatimi i programeve integruese përnxënësit me aftësi të kufizuara në shkollat e arsimitspecial. Programi do ofrojë mundësi për zgjerimin eaftësive sociale e praktike përmes veprimtarive.

4.2. Sigurimi i transportit të nxënësve me aftësitë kufizuar nga zonat rurale për në shkollat earsimit special.

4.3. Krijimi i sherbimeve te reja per kategori tevecanta femijesh qe nuk trajtohen (sherbime perfemijet autiste).

5.1. & 5.2 Hapja e shkollave dhe kopshteve tëintegruara në të gjitha qytetet kryesore të vendit.

6.1. & 6.2 Krijimi i shërbimeve psikopedagogjike dhepsiko-sociale në shkollat e zakonshme duke dukembuluar keshtu te gjitha rajonet e vendit.

Ministria e Arsimitdhe Shkencës

Ministria e Arsimitdhe ShkencësDrejtoritë arsimorePushteti vendor

Ministria e Arsimitdhe ShkencësOJQ

Ministria e Arsimitdhe ShkencësPushteti vendor

Ministria e Arsimitdhe Shkencës

Progres

Njëfarëprogresi

Njëfarëprogresi

Progres

Progres

REKOMANDIME

Punësimi dhe Formimi Profesional

Bazuar në gjetjet e këtij raporti monitorimi dhe me qëllim përmirësimin e situatës së

identifikuar në vijim renditen disa rekomandime për tu patur në vëmëndje nga strukturat në

nivel qëndror dhe lokal, përgjegjëse për hartimin dhe zbatimin e politikave dhe legjislacionit në

fushën e punësimit dhe formimit profesional të personave me aftësi të kufizuara.

1. MPÇSSHB dhe SHKP duhet të ndërrmarrin masa konkrete për zbatimin e kuadrit

politik dhe ligjor për nxitjen e punësimit të personave me aftësi të kufizuara në

tregun e hapur të punës.

2. MPÇSSHB dhe SHKP duhet të rishikojnë kuadrin ligjor me qëllim pasurimin e tij

me akte nënligjore për të siguruar punësimin dhe trajnimin profesional të personave

me aftësi të kufizuara.

3. DRSHKP duhet të ridimensionojnë aktivitetetin e tyre për të ofruar shërbime të

Page 96: RAPORT MONITORIMI · zbatimi i planit tË veprimit tË strategjisË kombËtare pËr personat me aftËsi tË kufizuara per vitet 2010 raport monitorimi tiranë 2011

RAPORTMONITORIMI

96

këshillim-orientimit dhe ndërmjetësimit në punë dhe formim profesional të personave

me aftësi të kufizuara në rajonet përkatëse.

4. Planifikimi dhe akordimi fondeve në nivel vendor me qëllim realizimin e

përshtatshmërisë ndërtimore të ndërtesave të DRSHKP për të mundësuar aksesin

në to pa barriera të personave me aftësi të kufizuara.

5. Domosdoshmëria e planifikimit të fondeve për ngritjen e kapaciteteve të specialistëve

në nivel qëndror dhe lokal të cilët janë aktorët përgjegjës për implementimin e

politikave të punësimit dhe formimit profesional të personave me aftësi të kufizuara.

6. Ngritja e Fondit Kombëtar të Punësimit duhet të jetë prioritet me qëllim mbështetjen

financiare të ndërhyrjeve të nevojshme për të lehtësuar procesin e punësimit të personave

me aftësi të kufizuara dhe mbështetjen e alternativave të tjera të punësimit të të tyre.

7. Domosdoshmëria e rivlerësimit të politikave dhe programeve të qëndrave publike të

formimit profesional me qëllim përfshirjen në to edhe të personave me aftësi të kufizuara.

Arsimimi i personave me aftësi të kufizuara

Rekomandimet e mëposhtme kanë të bëjnë me arsimimin e fëmijëve me aftësi të

kufizuara në shkollat e zakonshme dhe në arsimin special:

1. Ministria e Arsimit dhe Shkencës duhet të nxisë miratimin me prioritet të draft -

ligjit “Për Arsmin Parauniversitar”.

2. Ministria e Arsimit dhe Shkencës të përgatisë një paketë me akte nënligjore në

zbatim të ligjit “Për Arsimin Parauniversitar”.

3. Ministria e Arsimit dhe Shkencës bazuar në detyrimet ligjore të planifikojë buxhete për

të mbështetur DAR për përballim të kostove shtesë që kërkon implementimi i praktikave

të reja të arsimit gjithëpërfshirës në sistemin arsimor parashkollor dhe atë shkollor.

4. Ministria e Arsimit dhe Shkencës, të planifikojnë me prioritet sigurimin dhe

shpërndarjen në shkolla të zakonshme të materialeve didaktike të përshtatshme

për të punuar me nxënësit me aftësi të kufizuara.

5. Ministria e Arsimit dhe Shkencës të vazhdojë procesin e zgjerimit në numër të

kopshteve dhe shkollave të integruara në të gjithë vendin.

6. Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe DAR të identifikojnë në terma financiarë

nevojat për transport plotësues për fëmijët nga zonat rurale që ndjekin shkollat

zakonshme dhe ato speciale.

7. MASH në bashkëpunim me MPÇSSHB duhet të ndërrmarrin një studim për

vlerësimin e nevojave të të rinjve me aftësi të kufizuara për të ndjekur arsimin në

shkollat e mesme profesionale.

Page 97: RAPORT MONITORIMI · zbatimi i planit tË veprimit tË strategjisË kombËtare pËr personat me aftËsi tË kufizuara per vitet 2010 raport monitorimi tiranë 2011

97

FUSHA IV. NGRITJA E KAPACITETEVE

Në SKPAK, ngritja e kapaciteteve në fushën e aftësisë së kufizuar përfshin aspektet

e mëposhtme: (a) edukimin e përfaqësuesve të shtetit që marrin pjesë në procesin

legjislativ dhe ekzekutiv në nivel të qeverisjes qendrore e lokale; (b) krijimin e një

strukture për monitorimin e zbatimit të SKPAK; (c) trajnimin e duhur të të gjithë atyre

që ofrojnë shërbime për personat me aftësi të kufizuar në fushën e shëndetësisë,

riaftësimit, shërbimeve sociale, të arsimit, punësimit, trajnimit profesional dhe të

argëtimit; dhe (d) pjesëmarrjen aktive të personave me aftësi të kufizuara dhe të

pjesëtarëve të familjeve të tyre në proceset vendimarrëse që kanë ndikim në jetën e

tyre. Objektivi për këtë fushë është si më poshtë:

Rritja e kapaciteteve të strukturave që punojnë me aftësinë e kufizuar, nëpërmjet

ngritjes së strukturave të reja administrative, përmirësimit të nivelit të strukturave

ekzistuese dhe rritjes së kapacitetit të stafeve.

REZULTATET

Raportimi i rezultateve ofron informacion mbi progresin për zbatimin e Planit Kombëtar

të Veprimit të SKPAK në vitin 2010, duke raportuar gjetjet për çdo masë të planifikuar.

Meqenëse në Planin Kombëtar të Veprimit nuk ishin përfshirë të gjitha aspektet e

trajtuara në SKPAK, në këtë raport është ofruar informacion shtesë për drejtimet që

nuk janë marrë në konsideratë.

Page 98: RAPORT MONITORIMI · zbatimi i planit tË veprimit tË strategjisË kombËtare pËr personat me aftËsi tË kufizuara per vitet 2010 raport monitorimi tiranë 2011

RAPORTMONITORIMI

98

ZBATIMI I DETYRIMEVE TE VITIT 2010,

PERCAKTIMI I DETYRIMEVE TE ARDHSHME

Masat e Planit të Veprimit

Masa 1.1. Ngritja e një strukture për monitorimin e Strategjisë

Kombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara.

Institucioni zbatues: MPÇSSHB

Gjetjet:

Struktura për monitorimin e Strategjisë Kombëtare për Personat me Aftësi të

Kufizuara është ngritur në nivel qendror dhe është raportuar edhe në raportet paraardhëse.

Gjatë vitit 2010 strukturat vendimmarrëse në nivel qendror nuk janë takuar rregullisht

për të përcaktuar politikat në këtë fushë siç kërkohet nga SKPAK. Në vitin 2010

Këshilli Kombëtar i Çështjeve të Aftësisë së Kufizuar u mblodh vetëm një herë (në vend

të tre herëve që kërkohet nga strategjia).

Sekretariati Teknik pranë MPÇSSHB, ka funksionuar përgjatë disa muajve të vitit

2010, për t´iu nënshtruar paskëtaj një ristrukturimi rrënjësor të stafit drejtues e

mbështetës, por edhe të planeve e detyrave konkrete. Si rezultat i ristrukturimit të tij,

Sekretariati Teknik ende nuk ka përgatitur e botuar raportin vjetor për vitin 2010 dhe

nuk e ka thelluar punën e tij në institucionalizimin e pikave të kontaktit në të gjitha

bashkitë e vendit. Persona përgjegjës për problematikat e aftësisë së kufizuar

vazhdojnë të jenë aktivë në të gjitha institucionet qëndrore, të cilat janë përgjegjese

për zbatimin e SKPAK. Vazhdon të mbetet problem angazhimi i tyre edhe në

shumë çështje të tjera në institucionet ku ato punojnë, duke lënë aftësinë e kufizuar

si një problematikë fundore.

Gjatë vitit 2010, OSBE dhe Këshilli Britanik ndërmorrën një inisiativë për të fuqizuar

Këshillin Kombëtar Ndërministror të Çështjeve të Aftësisë së Kufizuar. Inisiativa u ndërmorr

në kuadër të projektit “Fuqizimi i Kapaciteteve Institucionale të Këshillit Shqiptar për

Çështjet e Aftësisë së Kufizuara”. Qëllimi i projektit ishte mbështetja e Këshillit Kombëtar

në hartimin e zhvillimit të kuadrit të tij strategjik, si edhe mbledhja dhe zhvillimi i

praktikave më të mira për bashkëpunimin, lobimin dhe avokimin, ne funksion të mbrojtjes

të së drejtave të personave me aftësi të kufizuara.

Gjendja: Progres i mirë

Page 99: RAPORT MONITORIMI · zbatimi i planit tË veprimit tË strategjisË kombËtare pËr personat me aftËsi tË kufizuara per vitet 2010 raport monitorimi tiranë 2011

99

Masa 1.2. Ngritja dhe forcimi i strukturave të reja në nivel qarku për

të bërë vlerësimin shumë disiplinor (fizik, shëndetësor dhe

social) të personave me aftësi të kufizuara.

Institucionet zbatuese: (a) Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të

Barabarta; (b) Shërbimi Social Shtetëror

Gjetjet:

Komisioni Mjekësor për Caktimin e Aftësisë për Punë (KMCAP) ende vazhdon të

përqendrohet mbi nevojat mjekësore që përcaktojnë të drejtën për përfitime nga shteti.

Ndryshimet e bëra përmes Ligjit 9935 “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore” gjatë

vitit 2010, nuk trajtuan domosdoshmërinë për vlerësimin nga këndvështrimi

multidisiplinor. Propozimet e bëra në këtë ligj nga shoqëria civile mbi përmirësimet në

funksion të ngritjes të komisioneve multidisiplinare për vlerësimin e aftësisë të kufizuar,

mundësinë e dhënies së pagesës së përshkallëzuar sipas rëndesës së diagnozave dhe

rishikimi i rregullores së vlerësimit të personave me aftësi të kufizuara, bazuar në

Manualin Ndërkombëtar për Klasifikimin e Funksioneve, të aftësisë së kufizuar dhe

Shëndetit (ICF), nuk u morën në konsideratë.

Gjendja: Asnjë progres

Masa 1.3. Ngritja e qendrës për ekspertizë shëndetësore pranë Drejtorisë

së Përgjithshme të Institutit të Sigurimeve Shoqërore dhe

modernizimi i drejtorive rajonale. (0.5 milion Euro)

Institucionet zbatuese: (a) Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të

Barabarta; (b) Instituti i Sigurimeve Shoqërore

Gjetjet:

Qendra e Ekspertizës Mjekësore në Drejtorinë e Përgjithshme të Institutit të

Sigurimeve Shoqërore ende nuk është ngritur. Instituti i Sigurimeve Shoqërore raporton

se vazhdon komisionimi i invalidëve të punës, sipas skemës së ngritur që prej vitit

1993. Përfaqësuesit e këtij institucioni informuan se janë rikonstruktuar zyrat në 35

Drejtori Rajonale dhe Agjensi Lokale të ISSH, duke i bërë ato më të aksesueshme për

personat me aftësi të kufizuara e familjet e tyre.

Gjendja: Njëfarë progresi

Page 100: RAPORT MONITORIMI · zbatimi i planit tË veprimit tË strategjisË kombËtare pËr personat me aftËsi tË kufizuara per vitet 2010 raport monitorimi tiranë 2011

RAPORTMONITORIMI

100

Masa 1.4. (a) Rritja e kapacitetit të burimeve njerëzore në

Shërbimin Shtetëror të Punësimit në nivel qendror dhe

lokal përmes trajnimit për t’i ofruar mbështetje psiko-

sociale stafit që punon në Qendrat e Formimit

Profesional. (b) Hapja e kurseve të formimit profesional

për përgatitjen e profesionistëve në fushat e riaftësimit

fizik, psikologjik dhe profesional për persona me aftësi të

kufizuara.

Institucionet zbatuese: (a) Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të

Barabarta; (b) Shërbimi Kombëtar i Punësimit.

Gjetjet:

Nga Shërbimi Kombëtar i Punësimit raportohet se nuk janë kryer trajnime specifike

në sferën e aftësisë së kufizuar, por në kuadër të projekteve të financuara nga donatorë,

stafet e Zyrave Rajonale të Punësimit e Formimit Profesional, kanë marrë pjesë në

trajnime të lidhura me aftësinë e kufizuar, të cilat kanë ndikuar në zhvillimin i kapaciteteve

këshilluese për të punuar me grupe të vecanta, përfshirë edhe personat me aftësi të

kufizuara. Duhen përmendur këtu inisiativat e Fondacionit Vodafone Albania dhe FSHDPAK

në Tiranë, Durrës, Korcë, Elbasan, Shkodër; AlbVet në Tiranë e Elbasan; Shërbimi

Social Shtetëror (përmes UNFPA) në Durrës e Fier.

Nuk janë hapur kurse të formimit profesional për përgatitjen e profesionistëve, të

cilët do të mund të kontribuonin në fushat e riaftësimit fizik, social, psikologjik e

profesional të personave me aftësi të kufizuara.

Gjendja: Njëfarë progresi

Zhvillime të tjera të rëndësishme

Departamenti i Trajnimit dhe Projekteve pranë SHSSH raporton se në kuadër të

Letrës së Mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve

të Barabarta dhe Fondit të Kombeve të Bashkuara për Popullsinë, UNFPA, Shërbimi

Social Shtetëror zbatoi projektin me titull “Ngritja e kapaciteteve të strukturave

te pushtetit vendor (Bashki/Qark) dhe stafeve te Shërbimit Social Shtetëror për

implementimin e standarteve dhe legjislacionit ne fushën e përkujdesit shoqëror”.

Gjatë vitit 2010 u realizua trajnimi mbi zbatimin e standardeve te miratuara të

qendrave të përkujdesit për personat me aftësi te kufizuar. Drejtuesit, punonjësit

Page 101: RAPORT MONITORIMI · zbatimi i planit tË veprimit tË strategjisË kombËtare pËr personat me aftËsi tË kufizuara per vitet 2010 raport monitorimi tiranë 2011

101

socialë, kujdestarët në institucione të përkujdesit si edhe inspektorët e Shërbimit

Social Shtetëror dhe Zyrave Rajonale ishin përfitues prej 12 ditëve të trajnimit të

realizuara. Numri pjesëmarrësve në trajnimet e zhvilluara gjatë vitit 2010, ishte

180 punonjës.

Po në kuadër të bashkëpunimit me UNFPA, Shërbimi Social Shtetëror zbatoi

projektin “Planifikim në nivel lokal për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara”.

100 përfaqësues të institucioneve përgjegjëse lokale për aftësinë e kufizuar në

fusha të shërbimeve sociale, punësimit e formimit profesional, përshtatshmërisë,

arsimit morën pjesë në një cikël trajnimi gjashtë ditor, të zhvilluar në qytetet e

Durrësit dhe Fierit. Për të vazhduar më tej këtë inisiativë, pjesëmarrës të

institucioneve lokale e rajonale të Durrësit dhe Fierit morën pjesë në një proces

interaktiv të hartimit të hartimit të strategjive lokale në fushën e aftësisë së

kufizuar në rajonet përkatëse. Fuqizimi i kapaciteteve të strukturave përgjegjëse

për aftësinë e kufizuar ishte pjesë e objektivave dhe masave konkrete në të katër

fushat prioritare të strategjive lokale për aftësinë e kufizuar (shërbimet, punësimi

e formimi profesional, arsimi, përshtatshmëria).

Në Korrik 2010, UNDP me mbështetje nga Fondi i Koherencës “Një OKB”, si

edhe në bashkëpunim me MPÇSSHB e FSHDPAK, inicioi një projekt i cili synonte

në fuqizimin e kapaciteteve për të arritur përfshirjen sociale dhe për të nxitur

zbatimin e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara në Shqipëri, duke

mbështetur ratifikimin e Konventës për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara

(KDPAK) dhe Protokollit të saj Opsional. Një prej komponentëve të projektit është

fuqizimi i kapaciteteve të strukturave qëndrore e vendore, Avokatit të Popullit,

Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, shoqërisë civile për të njohur e

zbatuar të drejtat e përgjegjësitë, të cilat burojnë nga KDPAK.

Ministria e Shëndetësisë raporton se gjatë vitit 2010, me mbështetjen e Caritas-

it Shqiptar është kryer trajnimi i mjekëve të familjes për qendrat shëndetësore të

rretheve Shkodër, Krujë dhe Laç (15-20 mjekë për çdo rreth), lidhur ky me specifikat

e trajtimit të personave me aftësi të kufizuara në kushte ambulatore dhe shtëpie.

Organizata Kombëtare e Personave që nuk dëgjojnë, raporton të ketë vazhduar

trajnimin e interpretëve të gjuhës së shenjave përgjatë vitit 2010, përmes mbështetjes

së Qeverisë Finlandeze.

Gjatë kësaj periudhe, 167 mësues e specialistë të Drejtorive Rajonale Arsimore,

psikologë të 12 kopshteve e 12 shkollave të qyteteve Vlorë, Korçë e Gjirokastër u

përfshinë në trajnime në realizuara në kuadrin e projekteve të organizatës Save the

Children. Trajnimet synonin të përmirësonin performancën e të punuarit me fëmijët me

aftësi të kufizuara të përfshirë në kopshte e shkolla normale.

Page 102: RAPORT MONITORIMI · zbatimi i planit tË veprimit tË strategjisË kombËtare pËr personat me aftËsi tË kufizuara per vitet 2010 raport monitorimi tiranë 2011

RAPORTMONITORIMI

102

DISKUTIM

Masat e planifikuara për zbatimin e SKPAK në fushën e ngritjes së kapaciteteve nuk

përfshijnë të gjitha aspektet e përkufizimit të paraqitur në tekstin e strategjisë. Për

këtë arsye situata e paraqitur në këtë studim nuk është e plotë. Sipas metodologjisë së

përdorur, në studim u përfshinë vetëm masat e parashikuara në Planin Kombëtar të

Veprimit. Rezultatet tregojnë se vetëm një prej masave të planifikuara shënoi progres

dhe një tjetër masë shënoi njëfarë progresi gjatë viti 2010. Kjo do të thotë që realizimi

i masave në këtë fushë është arritur në nivelin 45%.

Tabela 15: Ngritja e kapaciteteve

Masa

1.1. Ngritja e një strukture për monitorimin e

Strategjisë Kombëtare të Personave me Aftësi tëKufizuar

1.2. Ngritja dhe forcimi i strukturave të reja në

nivel qarku për të bërë vlerësiminshumëdisiplinor (fizik, shëndetësor dhe social) të

personave me aftësi të kufizuar.

1.3. Ngritja e qendrës për ekspertizëshëndetësore pranë Drejtorisë së Përgjithshme të

Institutit të Sigurimeve Shoqërore dhemodernizimi i drejtorive rajonale (0.5 milion

Euro)

1.4. Rritja e kapacitetit të burimeve njerëzore nëShërbimin Shtetëror të Punësimit në nivel

qendror e lokal përmes trajnimit për t'u ofruarmbështetje psiko-sociale stafit që punon në

Qendrat e Formimit Profesional. Hapja e kursevetë formimit profesional për përgatitjen e

profesionistëve në fushat e riaftësimit fizik,social, psikologjik dhe profesional të personave

me aftësi të kufizuar.

InstitucionetpërgjegjëseMPÇSSHB

MPÇSSHB

Shërbimi SocialShtetëror

MPÇSSHBInstituti i

SigurimeveShoqërore

MPÇSSHBShërbimi

Kombëtar iPunësimit

Gjendja epërparimitProgres i

mirë

Asnjë

progres

Njëfarëprogresi

Njëfarëprogresi

Page 103: RAPORT MONITORIMI · zbatimi i planit tË veprimit tË strategjisË kombËtare pËr personat me aftËsi tË kufizuara per vitet 2010 raport monitorimi tiranë 2011

103

REKOMANDIME

Ngritja e kapaciteteve është një element shumë themelor për të arritur sukses në

përmirësimin e cilësisë së jetës së personave me aftësi të kufizuara dhe për përfshirjen

e tyre në shoqërinë shqiptare. Më poshtë janë disa rekomandime që mund të ndihmojnë

në arritjen e objektivave të përcaktuara nga SKPAK:

1. Zgjerimi i Këshillit Kombëtar të Aftësisë së Kufizuar, duke rritur përfaqësimin

dhe pjesëmarrjen e aktorëve nga bota akademike dhe organizatat që ofrojnë

shërbime dhe avokati.

2. Fuqizimi i Këshillit e Sekretariatit Teknik, sipas udhëzimeve të raportit të hartuar

nga OSCE dhe Këshilli Britanik.

3. Marrja e masave të domosdoshme për të vazhduar procesin e ngritjes së rrjetit

të bashkëpunëtorëve të Sekretariatit Teknik në të gjitha nivelet (qendrore,

rajonale, lokale). Planifikimi i burimeve financiare për trajnimin e anëtarëve të

rrjetit.

4. Procesi i vlerësimit të aftësisë së kufizuar duhet të ndryshojë në mënyrë rrënjësore

për të garantuar realizimin dhe respektimin e të drejtave të personave me aftësi

të kufizuar. Duhet të merren masa për të trajnuar stafin e përfshirë në procesin

e vlerësimit.

5. Inkurajimi dhe mbështetja e inicijimit së diplomave të reja në arsimin e lartë

për profesione të reja në fushën e aftësisë së kufizuar, të tilla si këshillues për

riaftësimin profesional, terapistë të të folurit, muzikës, artit.

6. Planifikimi i burimeve financiare për të mbështetur trajnimin sistematik të

personelit që është përgjegjës për aftësinë e kufizuar në nivel qendror, rajonal

dhe lokal, në vazhdim të inisiative të filluara nga MPCSSHB gjatë vitit 2010.

7. Promovimi i konceptit të gjithëpërfshirjes në të gjitha politikat, programet dhe

projektet e hartuara për personat me aftësi të kufizuara si dhe në projekte dhe

programe që lidhen dhe ndikojnë jo në mënyrë të drejtpërdrejtë me ta.

Page 104: RAPORT MONITORIMI · zbatimi i planit tË veprimit tË strategjisË kombËtare pËr personat me aftËsi tË kufizuara per vitet 2010 raport monitorimi tiranë 2011

RAPORTMONITORIMI

104

Page 105: RAPORT MONITORIMI · zbatimi i planit tË veprimit tË strategjisË kombËtare pËr personat me aftËsi tË kufizuara per vitet 2010 raport monitorimi tiranë 2011

105

FUSHA V. KUADRI LIGJOR DHE PUNA KERKIMORE

Fusha e kuadrit ligjor dhe punës kërkimore përmban gjashtë objektiva që synojnë

në: a) përmirësimi i jetës së personave me aftësi të kufizuara, duke garantuar barazi

dhe akses në shërbime; b) inkurajimi dhe mbështetja e studimeve që do të ndihmojnë

në përmirësimin e politikave ekzistuese sociale për personat me aftësi të kufizuara dhe

në hartimin e legjislacionit të ri. Objektivat janë hartuar si më poshtë:

1. Sigurimi i barazisë së plotë për personat me aftësi të kufizuara përmes

përmirësimeve të kuadrit ligjor mbi shërbimet sociale, arsimin, strehimin dhe

telekomunikacionin.

2. Thjeshtëzimi i procedurave dhe aksesi në procesin e vlerësimit të personave me

aftësi të kufizuara.

3. Sigurimi i informacionit dhe të dhënave përkatëse dhe të përditësuara mbi

numrin, tipologjinë dhe gjendjen sociale të personave me aftësi të kufizuara.

4. Mbështetja e programeve kërkimore për çështje ekonomike, sociale dhe të

riaftësimit të personave me aftësi të kufizuara.

5. Përgatitja dhe shpërndarja e informacionit në nivel kombëtar, rajonal dhe lokal

mbi personat me aftësi të kufizuara.

6. Mbështetja e programeve edukative kundër diskriminimit të personave me aftësi

të kufizuara.

REZULTATET

Në këtë fushë të strategjisë, do të trajtojmë çdo masë të këtyre objektivave, sipas

aktorëve përgjegjës për realizimin e tyre. Duhen theksuar që në fillim arritjet kryesore

të këtij viti. Përsa i përket përmirësimit të kuadrit ligjor mbi aftësinë të kufizuar, ka

pasur një sërë zhvillimesh pozitive. Firmosja e KDPAK nga Qeveria Shqiptare në vitin

2009 dhe shoqërimi i shpejtë, gjatë vitit 2010 me masa drejt ratifikimit të Konventës,

Page 106: RAPORT MONITORIMI · zbatimi i planit tË veprimit tË strategjisË kombËtare pËr personat me aftËsi tË kufizuara per vitet 2010 raport monitorimi tiranë 2011

RAPORTMONITORIMI

106

është një indikator i fortë për vullnetin e shtetit shqiptar për të pranuar dhe zbatuar këtë

konventë që përkthehet edhe në vullnet për të miratuar ligje që vinë në përputhje me

konventën dhe njëkohësisht për të eliminuar praktika të derimëtanishme diskriminuese.

Kështu, është bërë një punë shumë e mirë në drejtim të luftës kundër diskriminimit apo

rritjes së aksesit në drejtësi nëpërmjet miratimit të ligjeve dhe akteve nënligjore, edhe

për kategorinë e personave me aftësi të kufizuara. Megjithatë, mbetemi akoma në

nivel hartimi të një legjislacioni me standarte ndërkombëtare që është një arritje shumë

pozitive, por mbetet akoma për t’u parë shkalla e zbatueshmërisë të këtyre ligjeve të

reja në të ardhmen. Vazhdon të mbetet e pazgjidhur situata e diferencimit e diskriminimit

ligjor ndërmjet grupimeve të aftësisë së kufizuar

REALIZIMI I DETYRIMEVE PËR VITIN 2010

PERCAKTIMI I DETYRIMEVE TE ARDHSHME

O1. Përmirësime të kuadrit ligjor

Masa 1.1. Përgatitja e bazës për ngritjen e një institucioni shtetëror

të veçantë, të specializuar për trajtimin e të drejtave

dhe problemeve të aftësisë së kufizuar.

Institucionet zbatuese: Mungon në Planin e Veprimit

Gjetjet:

Deri tani nuk ka një institucion të specializuar që merret vetëm me trajtimin e

çështjeve të aftësisë së kufizuar.

Por gjithsesi duhen përmendur Këshilli Kombëtar i Çështjeve të Aftësisë së Kufizuar

dhe Sekretariati Teknik pranë MPCSSHB. Sipas një dokumenti konsulence, të hartuar

me mbështetjen e OSBE dhe Këshillit Britanik31, mbetet shumë për t’u bërë në drejtim

të rritjes së funksionalitetit të Këshillit Kombëtar. Sipas këtij studimi, një nga arsyet e

progresit të paktë që ka SKPAK, është dhe paaftësia e Këshillit Kombëtar për t’u

mbledhur në nivel politikëbërjeje.

Viti 2010, edhe pse nuk ka sjellë risi në drejtim të realizimit të kësaj mase, ka

pasur një sërë zhvillimesh pozitive në drejtim të plotësimit të një kuadri të plotë ligjor,

sipas standarteve ndërkombëtare për komunitetin e personave me aftësi të kufizuar.

Këtu duhet përmendur Ligji për Mbrojtjen nga Diskriminimi, datë 04.02.2010. Pas

31 Ky dokument është hartuar vetëm për qëllime konsulence. Ai nuk përfaqëson detyrimisht qëndriminzyrtar të Prezencës së OSBE-së në Shqipëri dhe të Këshillit Britanik.

Page 107: RAPORT MONITORIMI · zbatimi i planit tË veprimit tË strategjisË kombËtare pËr personat me aftËsi tË kufizuara per vitet 2010 raport monitorimi tiranë 2011

107

miratimit të këtij ligji, janë ngritur tashmë strukturat që parashikohen në këtë ligj. Ekziston

Zyra për Mbrojtjen nga Diskriminimi, e cila menjëherë ka filluar nga puna për nxjerrjen e

akteve të nevojshme për mirëfunksionimin e zyrës dhe vënien në zbatim të ligjit.

Miratimi i ligjit “Për Ndihmën Juridike” në vitin 2008, është shoqëruar gjatë vitit

2010 me ngritjen dhe plotësimin e strukturave të parashikuara nga ky ligj. Kështu,

është krijuar Komisioni për ndihmën juridike dhe në bashkëpunim me shoqërinë civile32

janë në prag miratimi aktet e nevojshme nënligjore për vënien në zbatim të këtij ligji.

Vlen për t’u theksuar roli i veçantë i shoqërisë civile në drejtim të hartimit dhe përpilimit

të akteve nënligjore të këtij ligji përmes një procesi transparent, të qartë dhe në

bashkëpunim me komisionin për ndihmën juridike. Pas miratimit të rregulloreve dhe

akteve nënligjore, pritet të fillojë puna e avokatëve të autorizuar nga ky komision për

dhënien e ndihmës juridike për personat që janë të përfshirë në skemat e mbrojtjes

sociale, ku pjesë janë edhe personat me aftësi të kufizuara.

Një tjetër zhvillim pozitiv në këtë drejtim është nisma e ndërmarrë për ndryshimin

e nenit 35 të Ligjit “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, mbi formën

e prerë të vendimit të Komisionit Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë. Një

ndryshim tjetër, në këtë aspekt është rishikimi i kritereve të caktimit të aftësisë për

punë, me shkresë 24.11.2010, Nr prot. 4913.

Agjensia për Mbrojtjen e Shoqërisë Civile bazuar në ligjin Nr. 10 093 “Për organizimin

dhe funksionimin e Agjensisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile’, datë 09.03.2009

gjatë vitit 2010 ka shpërndarë disa grante për shoqërinë civile, bazuar në fushat prioritare

të caktuara sic ishin lufta kundër korrupsionit, lufta kundër trafikimit të qënieve njerëzore,

dhunës në familje dhe ndaj fëmijëve, aktivitete lobimi për grupe të ndryshme vulnerabël,

nisma të ndryshme për nxitjen e punësimit të të rinjve etj. Sipas të dhënave të AMSHC33,

janë përzgjedhur 52 organizata të shoqërisë civile, ku ka pasur një larmishmëri fushash

veprimi, mes të cilave janë edhe organizata që punojnë në fushën e aftësisë së kufizuar.

Gjendja: Njëfarë progresi

Masa 1.2. Kryerja e një studimi mbi legjislacionin shqiptar që

trajton problemet e personave me aftësi të kufizuara.

Krahasimi me standardet dhe konventat ndërkombëtare.

32 TLAS është nismëtari i diskutimeve për hartimin e ligjit për ndihmë juridikedhe ka ndërmarrë gjatë vitit2010 një sërë nismash të tjera për nxjerrjen e akteve nënligjore. Tryezat e zhvilluara gjatë kësaj kohe kanëpasur vazhdimisht të ftuar nga shoqëria civile, me eksperiencë disavjecare në dhënien e ndihmës juridike.

33 http://www.amshc.gov.al.

Page 108: RAPORT MONITORIMI · zbatimi i planit tË veprimit tË strategjisË kombËtare pËr personat me aftËsi tË kufizuara per vitet 2010 raport monitorimi tiranë 2011

RAPORTMONITORIMI

108

Institucionet zbatuese: (a) MPCSSHB; (b) Ministria e Shëndetësisë; (c)

Ministria e Arsimit dhe Shkencës; (c) Ministria e

Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve; (d) Ministria e

Financave; (f) Ministria e Drejtësisë

Gjetjet:

MPCSSHB referon studimin e legjislacionit shqiptar për personat me aftësi të kufizuar,

me mbështjetjen e UNDP-së. Është ngritur një grup pune ndërministror që po punon

për këtë studim, në bashkëpunim me ekspertë të huaj. Ky studim, i cili ka akoma

formën e një draft-raporti, synon të nxjerrë në pah përputhshmëritë ose

mospërputhshmëritë e legjislacionit shqiptar me Konventën për të Drejtat e Personave

me Aftësi të Kufizuara.

Duke filluar nga korriku i vitit 2010 për një periudhë dy vjecare po zbatohet

projekti i Fondit të Koherencës “Një OKB”. Objektivi i këtij projekti është të

fuqizojë kapacitetet vendase për të arritur përfshirjen sociale dhe për të nxitur

të drejtat e personave me aftësi të kufizuar duke mbështetur Shqipërinë për

ratifikimin dhe zbatimin e Konventës për të Drejtat e Personave me Aftësi të

Kufizuara (KDPAK) dhe Protokollit Opsional të saj.

Programi financohet nga Fondi i Koherencës “Një OKB” dhe do të zbatohet

nga UNDP në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe partnerë të shoqërisë

civile. Duke qenë pjesë e programit "Një OKB", kjo nismë synon të ndihmojë

Shqipërinë në detyrën e saj për të shqyrtuar deri në ç'masë ligjet, politikat,

strukturat institucionale dhe realiteti mbështesin qëllimet e përvijuara në KDPAK

dhe hapat e nevojshëm në të ardhmen e afërt për t'i hapur rrugën ratifikimit.

Aktivitetet e Programit frymëzohen dhe janë në përputhje jo vetëm me parimet

e OKB-së, por edhe me parimet e BE-së për nxitjen e mundësive të barabarta

dhe mosdiskriminimin e personave me aftësi të kufizuara. Programi do të

punojë për të siguruar që:

Qeveria të ndërmarrë hapat e nevojshëm ligjorë dhe politikë për të ratifikuar

Konventën mbi të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara. Për të arritur

këtë, programi do të rishikojë përputhshmërinë e politikave dhe legjislacionit

ekzistues me KDPAK-në, do të ndërtojë kapacitetet e stafit përkatës që të

kuptojnë kërkesat legjislative të KDPAK-së dhe do të avokojë për ratifikimin.

34 Konventa e OKB për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara u firmos nga shteti shqiptar më 22Dhjetor 2009.

Page 109: RAPORT MONITORIMI · zbatimi i planit tË veprimit tË strategjisË kombËtare pËr personat me aftËsi tË kufizuara per vitet 2010 raport monitorimi tiranë 2011

109

Gjithashtu, Programi do të ofrojë asistence teknike për të ndërtuar një plan

veprimi për zbatimin dhe ndërgjegjësimin për KDPAK-në si dhe për të identifikuar

kostot e planit të veprimit.

Gjendja: Njëfarë progresi

Masa 1.3. Hartimi i një ligji integral për aftësinë e kufizuar.

Institucionet zbatuese: (a) MPÇSSHB; (b) Ministria e Shëndetësisë; (c)

Ministria e Arsimit dhe Shkencës; (c) Ministria e

Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve; (d) Ministria e

Financave; (f) Ministria e Drejtësisë

Gjetjet:

Ky ligj ende nuk është hartuar. Megjithatë me urdhër të Ministrit të MPCSSHB

është ngritur një grup pune ndërministror për hartimin e e tij. Nuk ka akoma një draft

ligj të parë, pasi pritet që të përfundojë studimi i përmendur në masën 1.2, mbi

legjislacionin për aftësinë e kufizuar në Shqipëri për të përdorur gjetjet dhe rekomandimet

e këtij studimi për hartimin e draftit.

Gjendja: Njëfarë progres

Masa 1.4. Përfshirja në Ligjin për “Planifikimin i Territorit” e një

neni

Institucioni zbatues: MPPT

Gjetjet:

Kjo masë ka gjetur realizim që me miratimin në vitin 2009 të Ligjit për Planifikimin

e Territorit. Ky ligj ka përfshirë gjerësisht, në gjashtë nene, problematikën e

përshtashmërisë për aftësinë e kufizuar. Detyrimi për planifikim të një territori të përshtatur

është theksuar në nenin 1 – qëllimi i këtij ligji. Gjithashtu në këtë ligj çështja e

sigurimit të përshtatshmërisë së territoreve është përcaktuar si çështje e rëndësisë

kombëtare.

Gjendja: Progres shumë i mirë

Page 110: RAPORT MONITORIMI · zbatimi i planit tË veprimit tË strategjisË kombËtare pËr personat me aftËsi tË kufizuara per vitet 2010 raport monitorimi tiranë 2011

RAPORTMONITORIMI

110

Masa 1.5. Përmirësimi i legjislacionit ekzistues në sferën e

transportit, me qëllim që të jetë i përshtatshëm për

personat me aftësi të kufizuara.

Institucioni zbatues: MPPT

Gjetjet:

Nuk ka raportim nga MPPT për arritje në vitin 2010 përsa i përket sferës së

legjislacionit të transportit, por megjithatë kjo ministri shprehet se puna për përmirësimin

e kushteve të transportit dhe heqjes së barierrave për personat me aftësi të kufizuar

është në vemendje të hartimit e rishikimit të politikave të saj.

Gjendja: Njëfarë progresi

Masa 1.6. Hartimi i standardeve teknike për mjetet e transportit

publik, me qëllim krijimin e aksesit në transport nga

personat me aftësi të kufizuara.

Institucioni zbatues: MPPT

Gjetjet:

Sipas MPPT, në Rregulloren “Për shfrytëzimin e hapësirave nga ana e personave me

aftësi të kufizuara”, miratuar me VKM nr. 1503, dt 19.11.2009 janë të përfshira edhe

standartet teknike për mjetet e transportit publik.

Masa janë përfshirë në dokumentacionin e Drejtorise së Përgjithëshme të Shërbimeve

të Transportit Rrugor për përcaktimin e procedurave për përshtatjen dhe përdorimin e

mjeteve individuale të transportit për personat me aftësi të kufizuara.

Një zhvillim pozitiv është bërë në drejtim të rregullores për vendet e parkimit të

personave me aftësi të kufizuara me Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 277, datë

10.03.2010

Gjendja: Progres i mirë

Masa 1.7. Amendimi i Kodit Rrugor dhe i kuadrit ligjor që siguron

kushtet teknike për përdorimin e mjeteve lëvizëse.

Modifikimi i rregulloreve dhe specifikimeve teknike për

Page 111: RAPORT MONITORIMI · zbatimi i planit tË veprimit tË strategjisË kombËtare pËr personat me aftËsi tË kufizuara per vitet 2010 raport monitorimi tiranë 2011

111

ndërtimin e rrugëve publike pa pengesa.

Institucioni zbatues: MPPT

Gjetjet:

Sipas MPPT, nuk ka amendime të Kodit Rrugor, por parashikohen në Rregullore nr.

7 dt. 8.07.2008 nga DPSHTR, e cila ka të bëjë me këtë masë. Gjithashtu në Rregulloren

“Për shfrytëzimin e hapësirave nga ana e personave me aftësi të kufizuara”, miratuar

me VKM nr. 1503, dt 19.11.2009 janë të përfshira edhe rregullat dhe udhëzuesit

teknikë të modifikuar për rrugë të përshtatura.

Gjendja: Progres i mirë

Masa 1.8. Përgatitja e një manuali udhëzues se si të bëhen rrugët

të përshtatura për personat me aftësi të kufizuara.

Institucioni zbatues: MPPT

Gjetjet:

Nuk është hartuar një manual i veçantë, por manuali i projektit që jep udhëzime për

vendosjen e lehtësirave sipas MPPT, bën pjesë në Rregulloren “Për shfrytëzimin e

hapësirave nga ana e personave me aftësi të kufizuara”, miratuar me VKM nr. 1503, dt

19.11.2009 ku janë të përfshira edhe rregullat dhe udhëzuesit teknikë të modifikuar

për rrugë të përshtatura.

Gjendja: Progres i mirë

O2. Aksesi në procesin e vlerësimit të personave me aftësi të kufizuara.

Masa 2.1. Përgatitja e kuadrit ligjor përkatës mbi standardet

teknike për pajisje të përshtatura dhe të mjeteve

didaktike për fëmijët dhe nxënësit.

Institucionet zbatuese: (a) Ministria e Arsimit dhe Shkencës; (b) MPÇSSHB/

Instituti i Sigurimeve Shoqërore /SHSSH; (c) Ministria e

Shëndetësisë

Page 112: RAPORT MONITORIMI · zbatimi i planit tË veprimit tË strategjisË kombËtare pËr personat me aftËsi tË kufizuara per vitet 2010 raport monitorimi tiranë 2011

RAPORTMONITORIMI

112

Gjetjet:

MASH në këtë drejtim shprehet pozitivisht. Aktualisht MASH është në pritje të

miratimit të ligjit të ri “Për Arsimin Parauniversitar” për të vijuar më pas me

nxjerrjen e akteve nënligjore, ku mendohen të jenë dhe standartete e parashikuara

në këtë masë.

Ndërsa MSH raporton në lidhje me standartet teknike për pajisjet për personat

me aftësi të kufizuara, që pajisjet e prokuruara prej MSH, në përputhje me buxhetet

e akorduara, kërkohen të jenë gjithmonë të çertifikuara sipas standarteve europiane

apo ndërkombëtare. Prodhuesit e këtyre pajisjeve duhet të plotësojnë standartet

ISO ndërsa pajisjet të përmbushin standartet CE.

Megjithatë nuk ka rregullime ligjore specifike mbi standartet për mjete ndihmëse

të përshtatura apo për mjete didaktike për nxënësit me aftësi të kufizuara.

Gjendja: Asnjë progres

Masa 2.2. Përmirësimi i kuadrit ligjor që përjashton nga

detyrimet doganore automjetet e përdorura nga

personat me aftësi të kufizuara.

Institucionet zbatuese: (a) MPÇSSHB/ SHSSH; (b) MASH; (c) OJQ

Gjetjet:

Personat me aftësi të kufizuar që gëzojnë statusin e invalidit të punës apo atë

të para dhe tetraplegjikut, janë të cliruar nga detyrimi doganor për automjetet e

përshtatura për këtë kategori.

Megjithatë mund të përmendim një ecuri pozitive në këtë drejtim me miratimin

e ligji 10 280, datë 20.05.2010 (për disa ndryshime në Ligjin Nr. 9975, datë

28.07.2008, “Për taksat kombëtare”, i ndryshuar. Sipas nenin 5 të këtij ligji,

veteranët e luftës antifashiste, invalidët e punës, paraplegjikët dhe tetraplegjikët,

të verbërit përjashtohen nga taksa ku mjetet e përdoruara kalojnë në pronësi të

tyre.

Në tej, në nenin 11/1, veteranët e luftës antifashiste, të verbërit, invalidëte

punës janë të përjashtuar nga: tarifat e shërbimit konsullor, tarifën për pajisje me

pasaportë lundruese nga Kapiteneria e Porteve, tarifa e pajisjes me leje drejtimi

nga Drejtoria e Pergjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor.

Siç rezulton, jo të gjitha kategoritë e personave me aftësi të kufizuar përfitojnë

Page 113: RAPORT MONITORIMI · zbatimi i planit tË veprimit tË strategjisË kombËtare pËr personat me aftËsi tË kufizuara per vitet 2010 raport monitorimi tiranë 2011

113

nga kjo masë. Vetëm personat me aftësi të kufizuar që gëzojnë një status, sipas

legjislacionit në fuqi, janë përfituesit të këtij çlirimi nga detyrimet.

Gjendja: Njëfarë Progresi

Masa 2.3.a Përgatitja e kuadrit ligjor për trajnimin e kujdestarëve në

familje që kujdesen për persona me aftësi të kufizuara të

rënda. Studimi i mundësisë për sigurime shëndetësore

dhe shoqërore për ta.

Institucionet zbatuese: (a) Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të

Barabarta/ Shërbimi Social Shtetëror; (b) pushteti

vendor; (c) Instituti i Sigurimeve Shëndetësore (ISSH)

Gjetjet:

Një zhvillim pozitiv në drejtim të realizimit të kësaj mase, është miratuar Vendimi

i Këshillit të Ministrave nr. 752, datë 08.09.2010 “Standartet e shërbimit të kujdestarisë

për fëmijët në nevojë”

Në këtë vendim janë parashikuar dhe trajnimet e kujdestarëve të fëmijëve dhe të

rinjve duke parashikuar në mënyrë të veçantë shqetësimet dhe nevojat në lidhje më

fëmijët dhe të rinjtë me probleme të shëndetit, të sjelljes, viktimë të abuzimeve dhe

me aftësi të kufizuar.

Ndër institucionet dhe strukturat përgjegjëse, një rol shumë të rëndësishëm kanë

këshillat e bashkive dhe komunave. Me anë të hartimit të politikave rajonale dhe

identifikimit të nevojave dhe mundësive financiare në lidhje me kujdestarinë, ato alokojnë

fondet e nevojshme për shërbimin e kujdestarisë apo alternativave të tjera mbrojtëse

për fëmijët.

Gjendja: Progres

Masa 2.3b Të hartohet një kuadër ligjor në nxitje të shërbimeve të

shoqëruesit, i cili mund të lexojë, shërbejë si guidë apo

dixhitalizues për persona të verber, përkthyes i gjuhës së

shenjave, me vështirësi në të folur e dëgjuar

Page 114: RAPORT MONITORIMI · zbatimi i planit tË veprimit tË strategjisË kombËtare pËr personat me aftËsi tË kufizuara per vitet 2010 raport monitorimi tiranë 2011

RAPORTMONITORIMI

114

Institucioni zbatues: (a) MPÇSSHB / Shërbimi Social Shtetëror; (b) pushteti

vendor; (c) Instituti i Sigurimeve Shëndetësore

Gjetjet:

Nuk ka zhvillime në realizimin e kësaj mase. MPCSSHB përgjigjet që është ngritur

grupi i punës për hartimin e draft ligjit integral dhe çështjet e parashikuara në këtë

masë do të përfshihen nga ky grup pune në këtë ligj.

Ndërkohë që edhe Shoqata Kombëtare e Personave që nuk Flasin dhe nuk Dëgjojnë,

ANAD raporton që nuk ka ndryshime ligjore përsa i përket interpretëve të gjuhës së

shenjave. Kjo shoqatë vijon më tej, që nuk ka pasur të punësuar, interpretë në asnjë

institucion.

Gjendja: Asnjë progres

Masa 2.4. Përmirësimi i kuadrit ligjor për përkrahjen e OJF të

sferës së aftësisë të kufizuar, të cilat ofrojnë shërbime

riaftësimi.

Institucioni zbatues: OJF

Gjetjet:

Roli i organizatave jo-fitimprurëse në ofrimin e shërbimeve për personat me aftësi

të kufizuara, përfshirë edhe shërbime riaftësimi është përcaktuar në ligjin Nr. 9355,

datë 19.03.05 “Për Shërbimet Sociale dhe Ndihmën Ekonomike”. Ligji parashikon

licencimin dhe kontraktimin e organizatave joftimiprurëse ofruese të shërbimeve

shoqërore. Por në këtë aspekt ende mbetet problematike vakumi ligjor mbi rregullimin

e procedurave prokuruese për kontraktimin e kësaj kategorie shërbimesh.

Ndërkohë që i ashtëquajturi “Fondi Social” ende nuk funksionon në Shqipëri, fond i

cili do të krijonte mundësi reale për OJF-të që veprojnë në fushën e aftësisë së kufizuar

që ofrojnë shërbime të ndryshme.

Gjendja: Asnjë progres

Page 115: RAPORT MONITORIMI · zbatimi i planit tË veprimit tË strategjisË kombËtare pËr personat me aftËsi tË kufizuara per vitet 2010 raport monitorimi tiranë 2011

115

Masa 2.5. Hartimi i kuadrit ligjor me qëllim sigurimin e një

transmetimi prej pesë minutash të buletinit të lajmeve

në gjuhën e shenjave.

Institucioni zbatues: OJF

Gjetjet:

ANAD raporton se në vitin 2008 në sajë të përpjekjeve që janë bërë nga MPÇSSHB

dhe Shoqata Kombëtare e Personave që nuk Dëgjojnë (ANAD), është realizuar një

buletin lajmesh në gjuhën e shenjave të transmetuar nga Televizioni Publik Shqiptar, por

ende nuk ka një kuadër ligjor specifik. Ky buletin vazhdon të ofrohet në TVSH dhe

interpretët e gjuhës së shenjave paguhen nga institucioni për shërbimin e ofruar.

Gjendja: Njëfarë progresi

O3. Sigurimi i informacionit

Masa 3.1. Krijimi i një baze të dhënash për personat me aftësi të

kufizuara dhe përditësimi i rregullt i saj.

Institucionet zbatuese: (a) MPÇSSHB; (b) Ministria e Shëndetësisë; (c) INSTAT;

(d) njësitë e pushtetit vendor; (e) OJF;(f) institucionet

akademike

Gjetjet:

Sipas MPCSSHB informacioni për kategoritë e përfituesve, moshën, gjininë dhe

nivelin arsimor mblidhet nga njësitë vendore dhe më pas dërgohet në strukturat eprore

sipas një kalendari të veçantë. VKM nr. 617, dt 07.09.2006 përcakton sistemin e

treguesve që do të mblidhen. Përmes këtij raporti vijnë të dhënat të përgjithshme për

personat me aftësi të kufizuara, si edhe të dhëna që lidhen me situatën ekonomike e

sociale të tyre dhe me nevojat që paraqesin. Ministria e Arsimit dhe Shkencës mbledh

dhe boton të dhëna që kanë të bëjnë vetëm me shkollat e arsimit special. Nuk mblidhen

të dhëna për nxënësit me nevoja të veçanta të integruar në shkollat e arsimit të

përgjithshëm.

MSH në sektorin e statistikave çdo vit mbledh të dhënat e sëmundshmërisë

mbështetur në ICD (Klasifikimi Ndërkombëtar i sëmundjeve), ku në kapituj përkatës

përshkruhen edhe patologjitë që shkaktojnë aftësi të kufizuara. Nuk ka banka statistikore

për rastet e reja me aftësi të kufizuara.

Page 116: RAPORT MONITORIMI · zbatimi i planit tË veprimit tË strategjisË kombËtare pËr personat me aftËsi tË kufizuara per vitet 2010 raport monitorimi tiranë 2011

RAPORTMONITORIMI

116

Bashkitë grumbullojnë rregullisht të dhëna për përfitimet për shkak të aftësisë së

kufizuar. INSTAT boton rregullisht të dhëna për përfituesit e pagesave për shkak të

aftësisë së kufizuar dhe për pensionin e invaliditetit.

Shoqatat e personave sipas kategorive të veçanta të aftësisë së kufizuar, disponojnë

të dhëna, por këto të dhëna mbeten vetëm në kuadrin e përdorimit të brendshëm në

këto shoqata dhe vetëm për antarësinë e tyre.

Gjendja: Një farë progresi

Masa 3.2. Kryerja e studimeve periodike për personat me aftësi të

kufizuara, kategoritë e tyre, shërbimet ekzistuese,

nevojat, etj.

Institucionet zbatuese: (a) MPÇSSHB; (b) Ministria e Shëndetësisë; (c) INSTAT;

(d) Observatori Kombëtar për Personat me Aftësi të

Kufizuara

Gjetjet:

MSH evidenton se nuk ka kryer studime të mirëfillta. Studime të ndryshme janë

kryer në kuadrin e studimeve individuale që kryhen për realizimin e disertacioneve,

konferencave shkencore, etj. Kështu, në departamentin e traumatologjisë dhe ortopedisë

po kryhet mbrotja e doktoraturave lidhur me ndikimin e aksidenteve në vdekshmëri dhe

në pasojat afatgjata shëndetësore dhe ekonomike nga aksidentet. Lidhur me llojet e

aftësisë së kufizuar, ato përshkruhen sipas klasifikimit ICD. Ndërkohë, është përkthyer

klasifikimi ICD 10, por është akoma në fazën e zyrtarizimit dhe në fazat e mëvonshme

do të gjejë aplikim nga institucionet shëndetësore. MPÇSSHB raporton studimin e

legjislacionit për personat me aftësi të kufizuara në bashkëpunim me UNDP.

FSHDPAK ka bërë një vlerësim të përshtatshmërisë ndërtimore dhe të shërbimeve

që ofrohen për personat me aftësi të kufizuar në gjykatat e të gjitha niveleve në Shqipëri.

Ky studim synoi të përcaktonte mundësitë dhe kushtet që kanë personat me aftësi të

kufizuara për një akses të plotë në organet e drejtësisë. Studim tjetër i kryer nga

FSHDPAK, është ai mbi punësimin e personave me aftësi të kufizuara. Ky studim

evidentoi mundësitë dhe pengesat për punësimin e personave me aftësi të kufizuara.

Informimi dhe ndërgjegjësimi i komunitetit të biznesit, por edhe i vetë komunitetit të

personave me aftësi të kufizuara, ishte pjesë e këtij studimi.

Gjendja: Progres i mirë

Page 117: RAPORT MONITORIMI · zbatimi i planit tË veprimit tË strategjisË kombËtare pËr personat me aftËsi tË kufizuara per vitet 2010 raport monitorimi tiranë 2011

117

Masa 3.3. Krijimi i regjistrit me personat me aftësi të kufizuara,

me të dhëna nga regjistrimi i popullsisë

Institucioni zbatues: INSTAT

Gjetjet:

Eshtë një arritje shumë pozitive që INSTAT, i nxitur nga shoqëria civile, ka përfshirë

një rubrikë të veçantë për personat me aftësi të kufizuara në pyetësorët e rregjistrimit

të popullsisë, i planifikuar të zhvillohet në vitin 2011.

Gjendja: Progres shumë i mirë

O4. Mbështetja e programeve kërkimore

Masa 4.1. Krijimi i një baze të dhënash për gjendjen shëndetësore

dhe social-ekonomike të (a) personave me hemofili, dhe

(b) personave me kancer

Institucionet zbatuese: (a) Observatori Kombëtar për Personat me Aftësi të

Kufizuara; (b) OJQ

Gjetjet:

Observatori Kombëtar për Personat me Aftësi të Kufizuar ofron të dhëna dhe boton

raporte vjetore. OJF-të disponojnë data baza të pjesshme, në varësi të fushave të operimit.

Këto data baza mbahen dhe përpunohen kryesisht për qëllime të brendshme të organizatave.

Gjendja: Progres i vogël

Masa 4.2. Kryerja e studimeve për prevalencën dhe frekuencën e

llojeve të ndryshme të aftësisë së kufizuar.

Institucionet zbatuese: (a) Ministria e Shëndetësisë; (b) OJF

Gjetjet:

MSH raporton që në informacionin statistikor vjetor që departamenti i statistikës në

MSH përgatit çdo vit, mbështetet në formularët nga INSTAT, ku ka të dhëna për llojin,

shpeshtësinë dhe përhapjen gjeografike të aftësisë së kufizuar.

Gjendja: Njëfarë progres

Page 118: RAPORT MONITORIMI · zbatimi i planit tË veprimit tË strategjisË kombËtare pËr personat me aftËsi tË kufizuara per vitet 2010 raport monitorimi tiranë 2011

RAPORTMONITORIMI

118

Masa 4.3. (a) Përpunimi i terminologjisë për aftësinë e kufizuar; (b)

botimi i kritereve për studimet në nivel kombëtar për

aftësinë e kufizuar; dhe (c) përgatitja e një fjalori

terminologjik për aftësinë e kufizuar.

Institucioni zbatues: OJF

Gjetjet:

Asnjë prej OJF-ve që marrin pjesë në këtë studim nuk është përfshirë në këtë masë

ose nuk ka njohuri për punën e bërë në këtë drejtim. Nuk është bërë asnjë botim.

Gjendja: Asnjë progres

Masa 4.4. Përgatitja e botimi i listës së aftësive të kufizuara dhe

kategorizimi sipas kufizimeve të mundshme sociale.

Institucioni zbatues: (a) Ministria e Arsimit dhe Shkencës; (b) MPÇSSHB;

(c) Ministria e Shëndetësisë; (d) pushteti vendor;

(e) OJF.

Gjetjet:

Asnjë nga aktorët e përfshirë nuk ofron informacion për përgatitje të listës me llojet

e aftësisë se kufizuar dhe kategorizimin e tyre sipas kufizimeve të mundshme sociale.

Gjendja: Asnjë progres

O5. Përgatitja dhe shpërndarja e informacionit

Masa 5.1. Botimi i broshurave periodike dhe i materialeve

informative mbi rehabilitimin, integrimin, kuadrin ligjor, të

drejtat dhe liritë e personave me aftësi të kufizuara, etj.

Institucioni zbatues: (a) Institucionet; (b) OJF

Gjetjet:

Institucionet përgjegjëse për realizimin e kësaj mase janë të përcaktuar në mënyrë

të përgjithshme në planin e veprimit. Organizata të ndryshme të shoqërisë civile botojnë

broshura periodike me materiale informative mbi rehabilitimin, integrimin, kuadrin

Page 119: RAPORT MONITORIMI · zbatimi i planit tË veprimit tË strategjisË kombËtare pËr personat me aftËsi tË kufizuara per vitet 2010 raport monitorimi tiranë 2011

119

ligjor, të drejtat dhe liritë e personave me aftësi të kufizuara si dhe botime të tjera.

Shoqata ‘ Ndihmoni Jetën’ boton një gazetë periodike “Jeta”; Shoqata e të verbërve

të Shqipërisë boton gazetën “Drita e zërit”; CARITAS Shqipëri boton buletinin

“Dimension”; FSHDPAK boton revistën ‘Sfida’ dy herë në vit dhe përditëson periodikisht

botimin ‘Legjislacioni shqiptar në fushën e aftësisë së kufizuar’. FSHDPAK gjithashtu ka

botuar e publikuar materjale të tilla si: Guida të ndryshme në ndihmë të kuptimit të

legjislacionit nga ana e personave me aftësi të kufizuara, fletë palosje informative për

fushat: shërbime, edukim, punësim, përshtatshmëri për PAK, etj.

Standartet e aftësisë së kufizuar janë tashmë pjesë e kurikulave në fakultetin e

inxhinierisë së ndërtimit, në universitetin Polis, etj.

Gjendja: Njëfarë progresi

O6. Mbështetja e programeve edukative kundër diskriminimit

Masa 6.1. Bashkëpunimi me median për të ndërtuar një strategji

bashkëpunimi për pasqyrimin e problemeve të personave

me aftësi të kufizuara dhe ofrimin e informacionit për ta.

Institucionet zbatuese: (a) Strukturat shtetërore; (b) OJF; (c) Media.

Gjetjet:

Mungon një strategji, por ka rritje të vemendjes të Media-s ndaj çështjeve të aftësisë

së kufizuar.

Gjendja: Njëfarë progresi

Masa 6.2. Nxitja e iniciativave krijuese të personave me aftësi të

kufizuara, përmes panaireve vjetore me produktet e

prodhuara prej tyre.

Institucionet zbatuese: (a) Njësitë e qeverisjes vendore; (b) OJF

Gjetjet:

Është organizuar në qendrën multifunksionale TEN, në Tiranë panairi i punimeve të

personave me aftësi të kufizuar, me pjesëmarrjen e organizatave që punojnë me aftësinë

e kufizuar.

Page 120: RAPORT MONITORIMI · zbatimi i planit tË veprimit tË strategjisË kombËtare pËr personat me aftËsi tË kufizuara per vitet 2010 raport monitorimi tiranë 2011

RAPORTMONITORIMI

120

Bashkia Elbasan pothuajse çdo vit organizon panaire me punime të personave me

aftësi të kufizuar që frekuentojnë qendrën Balashe. Ndërkohë, që kjo Bashki këtë vit

gjithashtu ka promovuar inicjativa të ndryshme për personat me aftësi të kufizar, si

kurse për personat që nuk shikojnë, përmes kurseve të trajnimit për kompjuter etj.

Në Bashkinë Korçë është organizuar panairi me punime nga ATELIE. Gjithashtu

është organizuar ekspozita e piktorit E.V me autizëm.

Gjendja: Njëfarë progresi

Masa 6.3. Dhënia e Çmimit të Ekselencës për problemet e aftësisë

së kufizuar institucionit që ka dhënë një kontribut në

përmirësimin e cilësisë së jetës për këtë kategori.

Institucionet zbatuese: MPÇSSHB

Gjetjet:

MPCSSHB nuk raporton dhënien e një cmimi të tillë për problemet e aftësisë së

kufizuar.

Gjendja: Asnjë progres

DISKUTIM

Siç përmendëm dhe më lart, ka pasur disa përmirësime në kuadrin ligjor. Miratimi

i Ligjit “Për Mbrojtjen nga Diskriminimi”, “Për ndihmën juridike” dhe integrimi i çështjeve

të aftësisë së kufizuar në pjesë të ndryshme të legjislacionit shënojnë arritje pozitive në

drejtim të garantimit të barazisë.

Megjithatë, është e nevojshme një periudhë kohore për vënien në zbatim të tyre.

Janë miratuar aktet dhe rregulloret e nevojshme për vënien në jetë të tyre. Por gjithsesi,

disa ndryshime, të konsideruara si thelbësore në fushën e aftësisë së kufizuar, akoma

janë në fazat fillestare të tyre. Këtu mund të përmendim, reformën në procesin e

vlerësimit, hartimin e ligjit integral apo studimet mbi legjislacionin e aftësisë së kufizuar,

të cilat janë në faza përgatitore akoma. Për vitin 2010, nuk ka pasur ndryshime përsa

i përket më sipër.

Page 121: RAPORT MONITORIMI · zbatimi i planit tË veprimit tË strategjisË kombËtare pËr personat me aftËsi tË kufizuara per vitet 2010 raport monitorimi tiranë 2011

121

Tabela 16: Përmirësimet në kuadrin ligjor për garantimin e barazisë

Masa

1.1. Përgatitja e bazës për ngritjen e një

institucioni shtetëror të veçantë i specializuarpër trajtimin e të drejtave dhe të problemeve

të aftësisë së kufizuar.

1.2. Kryerja e një studimi mbi legjislacioninshqiptar që trajton problemet e lidhura me

personat me aftësi të kufizuara. Bërja ekrahasimeve me standardet dhe konventat

përkatëse ndërkombëtare.

1.3. Përgatitja e një ligji integral për aftësinëe kufizuar.

1.4. Futja në Ligjin "Për Urbanistikën " e njëneni që garanton përfshirjen e standardeve të

përshtatshmërisë ndërtimore në të gjithandërtimet e reja.

1.5.Përmirësimi i legjislacionit ekzistues ne

sferën e transportit, me qëllim që të jetë ipërshtatshëm për personat me aftësi të kufizuara.

1.6. Hartimi i standardeve teknike për mjetet

e transportit publik, me qëllim krijimin eaksesit në transport nga personat me aftësi

të kufizuara

Institucionetpërgjegjëse

MPÇSSHB, Ministria eShëndetësisë, MASH,

Ministria e Turiz mit,Kulturës, Rinisë dhe

Sporteve, Ministria eFinancave, Ministria e

Drejtësisë

MPÇSSHB, Ministria eShëndetësisë, MASH,

Ministria e Turizmit,Kulturës, Rinisë dhe

Sporteve, Ministria eFinancave, Ministria e

Drejtësisë

MPPT

MPPT

MPPT

Gjendja epërparimitNjëfarë

progresi

Njëfarëprogresi

Njëfarëprogresi

Progresshumë i

mirë

Njëfarë

progresi

Progres i

mirë

Page 122: RAPORT MONITORIMI · zbatimi i planit tË veprimit tË strategjisË kombËtare pËr personat me aftËsi tË kufizuara per vitet 2010 raport monitorimi tiranë 2011

RAPORTMONITORIMI

122

Në lidhje me realizimin e objektivit për sigurimin e aksesit dhe thjeshtimin e

procedurave, vlen të përmendet miratimi i standarteve të kujdestarisë, një dokument

shumë i rëndësishëm i cili është i lidhur pjesërisht me realizimin e masës së parashikuar

në këtë objektiv. Ndërkohë që përsa i përket përmirësimit në drejtim të shërbimeve të

ofruara për kategori të ndryshme të personave me aftësi të kufizuar, nuk ka pasur nisma

të ndërmarra.

1.7. Amendimi i Kodit Rrugor dhe i kuadrit

ligjor që siguron kushtet teknike përpërdorimin e mjeteve lëvizëse. Modifikimi i

rregulloreve dhe specifikimeve teknike përndërtimin e rrugëve publike pa pengesa.

1.8. Përgatitja e një manuali

udhezues për ndërtimin e rrugëvete pershtatura per personat me aftesi te

kufizuara

MPPT

MPPT

Progres i

mirë

Progres i

mirë

Tabela 17: Kuadri ligjor për sigurimin e aksesit dhe thjeshtimin e procedurave

Masa

2.1. Përgatitja e kuadrit ligjor përkatësqë përcakton standardet teknike përpërshtatjen e pajisjeve dhe mjetevedidaktike për fëmijët dhe nxënësit meaftësi të kufizuara.

2.2. Përmirësimi i kuadrit ligjor, i cilipërjashton nga detyrimet doganore mjetete përdorura nga personat me aftësi tëkufizuara.

2.3.a Përgatitja e kuadrit ligjor përtrajnimin e kujdestarëve në familje qëkujdesen për persona me aftësi të kufizuaratë rënda. Studimi i mundësisë për sigurimeshëndetësore dhe shoqërore për ta.

InstitucionetpërgjegjëseMASHMPÇSSHB /Instituti iSigurimeve Shoqërore/SHSSH Ministria eShëndetësisë

MPÇSSHB / ShërbimiSocial Shtetëror;MASH; OJF

MPÇSSHB / SHSSHPushteti vendorISSH

Gjendja epërmarimitAsnjë progres

Njëfarëprogresi

Njëfarëprogresi

Page 123: RAPORT MONITORIMI · zbatimi i planit tË veprimit tË strategjisË kombËtare pËr personat me aftËsi tË kufizuara per vitet 2010 raport monitorimi tiranë 2011

123

Një hap pozitiv është ndërmarrë nga INSTAT në përfshirjen e një rubrike të veçantë

në pyetsorin e rregjistrimit të popullsisë. Eshtë akoma e vështirë të sigurohen tregues

statistikorë mbi prevalencën dhe frekuencën e kategorive të ndryshme të aftësisë së

kufizuar dhe për nxënësit me aftësi të kufizuar të integruar në arsimin e zakonshëm. Të

dhënat statistikore për personat me aftësi të kufizuara mbeten të bazuara në kritere të

pagesave për shkak të aftësisë së kufizuar ose në kuadër të skemave të mbrojtjes

sociale. Nuk ka pasur studime me të dhëna statistikore, me qëllim përfitimin e një

kuadri të plotë, me tregues të shumëllojshme të aftësisë së kufizuar.

2.3.b. Të hartohet një kuadër ligjor në nxitje tëshërbimeve të shoqëruesit, i cili mund të lexojë,shërbejë si guide apo dixhitalizues, përkthyes igjuhës së shenjave për persona të verber, mevështirësi në të folur e dëgjuar

2.4. Përmirësimi i kuadrit ligjor për përkrahjen eOJF të sferës së aftësisë të kufizuar, të cilatofrojnë shërbime riaftësimi.

2.5. Hartimi i kuadrit ligjor me qëllim sigurimine një transmetimi prej pesë minutash të buletinittë lajmeve në gjuhën e shenjave

MPÇSSHB /SHSSHPushteti vendorISSH

OJF

OJF

Asnjëprogres

AsnjëProgres

NjëfarëProgresi

Tabela 18: Të dhëna statistikore

Masa

3.1. Krijimi i një baze të dhënashpër aftësinë e kufizuar dhepërditësimi i vazhdueshëm i saj

3.2. Kryerja e studimeve periodikepër personat me aftësi të kufizuar,kategoritë, shërbimet ekzistuese,nevojat, etj.

3.3. Krijimi i regjistrit me personatme aftësi të kufizuara me të dhënanga regjistrimi i popullsisë.

Institucionet përgjegjëse

MPÇSSHB, Ministria e Shëndetësisë,INSTAT, Pushteti vendor, OJF,Institucionet akademike.

MPÇSSHB, Ministria eShëndetësisë, INSTAT,Observatori Kombëtar përPersonat me Aftësi të Kufizuara

INSTAT

Gjendja2010NjëfarëProgresi

Progres imirë

Progresshumë imirë

Page 124: RAPORT MONITORIMI · zbatimi i planit tË veprimit tË strategjisË kombËtare pËr personat me aftËsi tË kufizuara per vitet 2010 raport monitorimi tiranë 2011

RAPORTMONITORIMI

124

Institucionet publike kanë bërë disa hapa për punën kërkimore në lidhje me çështjet

ekonomike, sociale dhe të riaftësimit të personave me aftësi të kufizuara, siç përshkruhet

në masat 4.1-4.4. Studimet e zhvilluara janë fragmentare.

Tabela 19: Puna kërkimore

Masa

4.1. Krijimi i një baze të dhënash për gjendjen

shëndetësore e social-ekonomike të (a) personaveme hemofili, dhe (b) personave me kancer.

4.2. Kryerja e studimeve për prevalencën dhe

frekuencën e llojeve të ndryshme të aftësisë sëkufizuar.

4.3. (a) Përpunimi i terminologjisë për aftësinë

e kufizuar; (b) botimi i kritereve mbi studimetnë nivel kombëtar për aftësinë e kufizuar; (c)

përgatitja e një fjalori terminologjik për aftësinëe kufizuar.

4.4. Botimi i listës me aftësitë e kufizuara dhe

me kategorizimin e tyre sipas kufizimeve tëmundshme sociale.

InstitucionetpërgjegjëseObservatori Kombëtar

për Personat me Aftësitë Kufizuara, OJF

Ministria e

Shëndetësisë OJF

OJF

MASH, MPÇSSHB,

Ministria e Shëndetësisëpushteti vendor, OJQ

Gjendja2010Progres i

vogël

Njëfarë

progresi

Asnjë

progres

Asnjë

progres

OJF-të kanë pasur një rol të madh në realizimin e këtij objektivi. Mbështetjes

financiare ka qënë e mundur vetëm përmes donatorëve të ndryshëm të huaj. Ka pasur

një sërë botimesh në fushën e aftësisë së kufizuar, në fusha të ndryshme. Disa botime

janë bërë në bashkëpunim me insitutcionet përkatëse publike.

Tabela 20: Botimet për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara

Masa

5.1. Botimi i broshurave periodike dhe imaterialeve informative mbi rehabilitimin,integrimin, kuadrin ligjor, të drejtat dheliritë e personave me aftësi të kufizuara, etj.

InstitucionetpërgjegjëseOJF

Gjendja2010Njëfarëprogresi

Page 125: RAPORT MONITORIMI · zbatimi i planit tË veprimit tË strategjisË kombËtare pËr personat me aftËsi tË kufizuara per vitet 2010 raport monitorimi tiranë 2011

125

Nuk është realizuar asnjë prej masave të përshkruara si të domosdoshme për të

arritur objektivin e gjashtë “Mbështetje e programeve edukative kundër diskriminimit

të personave me aftësi të kufizuar”. Në lidhje me realizimin e programeve edukative

kundër diskriminimit të personave me aftësi të kufizuar ka pasur njëfarë progresi. Janë

organizuar disa panaire lokale. Janë organizuar gjthashtu disa seminare apo trajnime të

ndryshme nga shoqëria civile në kuadër të programeve të ndryshme për luftën kundër

diskriminimit.

Tabela 21: Programet e edukimit

Masa

6.1. Bashkëpunimi me median për të ndërtuarnjë strategji bashkëpunimi për pasqyrimin e

problemeve të personave me aftësi të kufizuardhe ofrimin e informacionit për ta.

6.2. Nxitja e inisiativave së personave me

aftësi të kufizuar në organizimin e panairevevjetore me produkte te tyre.

6.3. Dhënia e Çmimit të Ekselencës

institucionit që ka ofruar kontribute nepërmirësimin e cilësisë së jetës së PAK.

InstitucionetpërgjegjëseStrukturatshtetërore OJF

Media

Pushteti vendor,

OJF

MPÇSSHB

Gjendja 2010

Njëfarë progresi

Njëfarë progresi

Asnjë progres

nga institucionetpergjegjëse

Nga masat e kësaj fushe 25% e tyre nuk janë realizuar fare; dy masa ( 8% ) janë

realizuar shumë mirë dhe 67% janë mirë ose disi.

REKOMANDIME

Nga sa më sipër, konkludojmë, që është e qartë nevoja për ndërhyrje në pothuajse

të gjitha masat e parashikuara në këtë objektiv. Firmosja e KDPAK na vë përpara

detyrimeve, njëkohësisht sfidave të mëdha. Duket që ministritë përgjegjëse, për pjesën

më të madhe të realizimit të masave, edhe në kuadër të KDPAK, janë tashmë të

ndërgjegjësuara për përshpejtimin e procesit të përmirësimit të kuadrit ligjor, me qëllim

përshtatjen e tij me KDAPK. Megjithatë, rezulton që mbetet akoma shumë për t’u bërë

në këtë drejtim.

Page 126: RAPORT MONITORIMI · zbatimi i planit tË veprimit tË strategjisË kombËtare pËr personat me aftËsi tË kufizuara per vitet 2010 raport monitorimi tiranë 2011

RAPORTMONITORIMI

126

1. Analiza e përputhshmërisë së legjislacionit shqiptar me nenet dhe standartet e

KDPAK është një proces që ka nevojë të përshpejtohet. Për këtë është i

domosdoshëm, përvec ngritjes së një grupi pune me ekspertë të fushës, edhe

një koodinimim shumë i mirë mes MPCSSHB, si nismëtare e këtij procesi, dhe

ministrive të tjera përgjegjëse. Grupi i punës, i krijuar me këtë qëllim, ka të

nevojshëm një plan pune me përgjegjësi të qarta dhe me afate kohore të

mirëpërcaktuara.

2. MPPT duhet të nxisë përmirësimin e kuadrit ligjor, sidomos në drejtim të zbatimit

të ligjeve ekzistuese me anë të akteve nënligjore por edhe me krijimin e hallkave

ndërlidhëse si dhe gjithashtu në koordinimin e punës me institucionet e pushtetit

vendor.

3. Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe Ministria e Brendshme

duhet të hartojnë dhe të miratojnë aktet e nevojshme nënligjore, të cilat

garantojnë zbatimin e legjislacionit ekzistues për aftësinë e kufizuar në fushat

përkatëse.

4. Strukturat vendimarrëse të pushtetit vendor të hartojnë dhe miratojnë akte

vendore në përputhje dhe në zbatim të legjislacionit bazë. Gjithashtu ato, duhet

të ndërmarrin më shumë nisma për komunitetin e personave me aftësi të kufizuar

në lokalitetin e tyre.

5. Ministritë e linjës rekomandohet të mbledhin të dhëna statistikore, duke mos u

kufizuar vetëm ne pagesat në para për shkak të aftësisë së kufizuar por duke

zgjeruar të dhënat për personat me aftësi të kufizuar me qëllimin shfrytëzimin e

këtyre të dhënave për një vlerësim të plotë dhe të gjithanshëm të realitetit

personave me aftësi të kufizuar. Ky vlerësim do të ndihmonte në identifikimin sa

më të saktë të nevojave për krijimin më pas, të politikave apo ligjeve sa më

efikase.

MPCSSHB, MSH, OJF-të kanë të nevojshëm një plan konkret për kryerjen e studimeve

në fushën e aftësisë së kufizuar. MPÇSSHB të mbështesë dhe të bashkëpunojë me OJF

të fushës në nisma të tyre monitoruese e kërkimore në fushën e aftësisë së kufizuar

Page 127: RAPORT MONITORIMI · zbatimi i planit tË veprimit tË strategjisË kombËtare pËr personat me aftËsi tË kufizuara per vitet 2010 raport monitorimi tiranë 2011

127

Me qëllim matjen e impaktit të Strategjisë Kombëtare të Aftësisë së Kufizuar në

cilësinë e jetës së personave me aftësi të kufizuar, u krye një sondazh sasior dhe cilësor

në gjashtë rajone të Shqipërisë, me personat me aftësi të kufizuar dhe familjarët e tyre.

Sondazhi synonte të maste perceptimin e personave me aftësi të kufizuara dhe familjarëve

të tyre mbi zbatimin e planit të veprimit të SKPAK. Sondazhi u fokusua në fushat

kryesore të planit të veprimit, të cilat janë: përshtatshmëria, shërbimet mjekësore dhe

sociale, punësimi, formimi profesional, arsimi, pjesëmarrja në jetën kulturore-artistike

dhe në aktivitetet sportive, ngritja e kapaciteteve, si edhe legjislacioni dhe puna kërkimore.

Sondazhi u krye gjatë periudhës shkurt-prill 2010.

METODOLOGJIA

Pjesëmarrësit

Në sondazh morrën pjesë 1025 persona; 571 (55.7%) e tyre ishin persona me

aftësi të kufizuara dhe 454 (44.3%) ishin familjarë të tyre (prindër, motra dhe vëllezër).

Në sondazh kishte përfaqësim të të dyja gjinive, me një mbipërfaqësim të lehtë të

meshkujve (n=555, 54.1%). Personat me aftësi të kufizuar ishin të grupmoshave të

ndryshme dhe kishin nevojë për nivele të ndryshme mbështetjeje, si tregohen në Figurën

1; gjithashtu pjesëmarrësit përfaqësonin kategori të ndryshme të aftësisë së kufizuar

(shih Figurën 2).

KONSUMATORI FLET: REZULTATET E SONDAZHITTE VITIT 2010 ME PERSONAT ME AFTESI TE KUFIZUARDHE FAMILJARET E TYRE

Page 128: RAPORT MONITORIMI · zbatimi i planit tË veprimit tË strategjisË kombËtare pËr personat me aftËsi tË kufizuara per vitet 2010 raport monitorimi tiranë 2011

RAPORTMONITORIMI

128

Figura 1. Niveli i mbështetjes së kërkuar

Figura 2. Kategoritë e aftësisë të kufizuar të përfaqësuara në sondazh

Siç tregohet në Figurën 3, u bë kujdes për të patur një përfaqësim proporcional të

rajoneve të përfshira në studim, në krahasim me numrin e përgjithshëm të popullsisë.

Shumica e pjesëmarrësve, pothuajse dy të tretat (63.3%, N=648) jetonin në qytete,

ndërsa pjesa tjetër në zona rurale.

Figura 3. Përfaqësimi Rajonal

Numri i personave të intervistuar që jetonin në varfëri ishte i lartë: gati gjysma e

pjesëmarrësve (48.8%) e përshkruan gjendjen e tyre si të varfër dhe vetëm 12% (d.m.th.

Page 129: RAPORT MONITORIMI · zbatimi i planit tË veprimit tË strategjisË kombËtare pËr personat me aftËsi tË kufizuara per vitet 2010 raport monitorimi tiranë 2011

129

një ndër nëntë pjesëmarrës) e përshkruan gjendjen si të mirë apo shumë të mirë. Për

më shumë informacion referohuni Figurës 4.

Figura 4. Gjendja financiare e të anketuarve

Instrumenti

Pyetësori përbëhej nga tri seksione: një seksion për demografinë, 25 pyetje që

lidheshin me pesë fushat e Planit Kombëtar të Veprimit dhe një pyetje e hapur. Të

anketuarëve iu kërkua të evidentonin perceptimin e tyre me një notë nga 4-10 (që

përkon me sistemin e notave në sistemin shkollor shqiptar: katra është notë

pakaluese, pesa një kalim i çalë dhe dhjeta është shkëlqyer). Më poshtë paraqitet

modeli i pyetjeve:

Në fund, të anketuarve iu kërkua të evidentonin tri nevoja të paplotësuara.

Pyetësori i përdorur në vitin 2010 ishte i njejtë me pyetësorin e përdorur në vitin

2008 dhe 2009. Pyetësori u përdor për herë të parë si projekt pilot në vitin 2008,

Sa të përshtatshme janë

shërbimet publike dhe

shtetërore si p.sh: ministritë,

zyrat e pushtetit vendor,

gjykatat, zyrat e punësimit,

qendrat e votimit etj. për ju

apo ndonjë nga familjarët tuaj

që është përdorues i karriges

me rrota apo që ka kufizim të

ndjesive? Me çfarë note do ta

vlerësonit këtë situatë?

4 5 6 7 8 9 10 Nuk ka

informacionN/A

Page 130: RAPORT MONITORIMI · zbatimi i planit tË veprimit tË strategjisË kombËtare pËr personat me aftËsi tË kufizuara per vitet 2010 raport monitorimi tiranë 2011

RAPORTMONITORIMI

130

me një grup prindërish dhe personash me aftësi të kufizuar, përpara se të

administrohej. Për të garantuar besueshmërinë e pyetësorit u përdor metoda e

testimit dhe ritestimit, ndërsa saktësia e përmbajtjes u garantua përmes

krahasimeve me Planin Kombëtar të Veprimit, si edhe përmes komenteve nga të

intervistuarit e projektit pilot.

Pjesëmarrësit në sondazh

Pjesëmarrësit ishin persona me aftësi të kufizuar dhe familjarët e tyre nga

gjashtë rajone të vendit: Tiranë, Durrës, Vlorë, Shkodër, Korcë dhe Elbasan. Këta

persona u përzgjodhën nga organizatat e aftësisë së kufizuar, zyra të përkujdesit

social në bashkitë përkatëse, qendra shërbimesh. Për të mbrojtur identitetin e të

anketuarëve, pyetësorët ishin anonimë dhe nuk u mblodh asnjë informacion

personal. Faqja e parë e pyetësorit shpjegonte se pjesëmarrja në këtë sondazh

ishte mbi baza vullnetare.

Përpunimi i të dhënave

Të dhënat sasiore të pyetësorit u përpunuan me SPSS. Grafikët u përgatiten në

programin Excel. Të dhënat cilësore u studiuan ne grupe temash dhe nën-temash.

Gjithashtu u llogarit edhe shpeshtësia për të përcaktuar nivelin e nevojave të shprehura

nga personat e intervistuar.

REZULTATET

Rezultatet paraqiten sipas fushave të Planit të Veprimit.

Përshtatshmëria

Tetë (8) nga pyetjet e sondazhit kishin të bënin me perceptimin në lidhje me

përshtatshmërinë e mjediseve te ndryshme, kryesisht për përdoruesit e karrigeve

me rrota dhe për personat me kufizim të ndjesive. Përshtatshmëria vijon të mbetet

një fushë e rëndësishme që përbën shqetësim për të intervistuarit me aftësi të

kufizuara e familjarët e tyre. Nota mesatare me të cilën pjesëmarrësit vlerësuan

përshtatshmërinë ishte 5.49. Megjithëse nota mesatare për të gjithë elementët e

përshtashmërisë rezultoi të jetë pak më e lartë se ajo e vitit 2009, ndryshimi

midis tyre ishte relativisht i vogël (0.23). Siç tregohet në Figurën 6 , 7 nga 8

Page 131: RAPORT MONITORIMI · zbatimi i planit tË veprimit tË strategjisË kombËtare pËr personat me aftËsi tË kufizuara per vitet 2010 raport monitorimi tiranë 2011

131

pyetjet e lidhura me përshtatshmërinë, janë vlerësuar me një notë pak më të lartë

mesatare duke u krahasuar me vitin 2009.

Përmirësimi më i dukshëm është në treguesin e përshtatshmërisë së

institucioneve shtetërore, i cili mund të shpjegohet me përpjekjet sporadike të

bëra për të përshtatur minimalisht hyrjet e disa prej institucioneve qendrore e

lokale, disa gjykatave e shkollave publike. Grafikët e mëposhtëm (Figurat 7-14)

ilustrojnë shpërndarjen e pikëve për secilin aspekt të përshtatshmërisë. Është

shqetësues fakti që më tepër se gjysma e të intervistuarëve e vlerësuan situatën

me një notë jokaluese (4) apo kaluese me shumë vështirësi (5). Me numrin më të

madh të notave jokaluese u vlerësua përdorimi i gjuhës së shenjave në shtëpi dhe

me numrin më të vogël të notave jokaluese u vlerësua përshtatshmëria në

institucionet shtetërore. Këto rezultate tregojnë që shumica e personave me kufizim

të rëndë të lëvizjeve, kufizim të shikimit apo të folurit ndihen të izoluar dhe të

përjashtuar.

Figura 5. Notat mesatare në lidhje me përshtatshmërinë për vitin 2010

Figura 6. Krahasimi i notave mesatare për përshtatshmërinë midis

viteve 2008, 2009, 2010

Page 132: RAPORT MONITORIMI · zbatimi i planit tË veprimit tË strategjisË kombËtare pËr personat me aftËsi tË kufizuara per vitet 2010 raport monitorimi tiranë 2011

RAPORTMONITORIMI

132

Figura 7. Përshtatshmëria në mjediset e shtëpisë

Shënim. Treguesit kryesorë statistikore janë: N=1025, M=5.74, SD=1.55.

Figura 8. Përdorimi i gjuhës së shenjave në shtëpi

Shënim. Treguesit kryesorë statistikorë janë: N=1025, M=5.23, SD=1.48.

Figura 9. Përshtatshmëria e rrugëve

Shënim. Treguesit kryesorë statistikorë janë: N=1025, M=5.52, SD=1.48.

Page 133: RAPORT MONITORIMI · zbatimi i planit tË veprimit tË strategjisË kombËtare pËr personat me aftËsi tË kufizuara per vitet 2010 raport monitorimi tiranë 2011

133

Figura 10. Përshtatshmëria e komunitetit

Shënim. Treguesit kryesorë statistikorë janë: N=1025, M=5.36, SD=1.43.

Figura 11. Përdorimi i gjuhës së shenjave në komunitet

Shënim. Treguesit kryesorë statistikorë janë: N=1025, M=5.55, SD=1.53.

Figura 12. Përshtatshmëria në institucionet shtetërore

Shënim. Treguesit kryesorë statistikorë janë: N=1025, M=5.76, SD=1.57.

Page 134: RAPORT MONITORIMI · zbatimi i planit tË veprimit tË strategjisË kombËtare pËr personat me aftËsi tË kufizuara per vitet 2010 raport monitorimi tiranë 2011

RAPORTMONITORIMI

134

Figura 13. Përshtatshmëria e mjediseve argëtuese

Shënim. Treguesit kryesorë statistikorë janë: N=1025, M=5.54, SD=1.70.

Figura 14. Përshtatshmëria në objektet shëndetësore

Shënim. Treguesit kryesorë statistikorë janë: N=1025, M=5.61, SD=1.64.

Shërbimet Shëndetësore dhe Sociale

Pjesëmarrësve në sondazh iu kërkua të bënin një vlerësim me pikë të situatës

aktuale në lidhje me gjashtë sferat e Planit Kombëtar të Veprimit në fushën e shërbimeve

mjekësore dhe sociale. Grupi i të gjitha pyetjeve të lidhura me shërbimet u vlerësua me

nje notë mesatare 5.9, që ishte e njëjtë me atë të një viti më parë. Edhe për të

vlerësuar perceptimin mbi shërbimet përgjatë vitit 2010, nota e përdorur më shumë

është 5 (një note kaluese minimale). Figura 15 tregon të dhënat për vitin 2010, ndërsa

Figura 16 ofron një mundësi për krahasimin e të dhënave midis viteve 2008, 2009 e

2010. Siç ilustrohet edhe përmes figurave 17-22, për secilin aspekt të shërbimeve ka

një numër të lartë vlerësimesh jokaluese ose kaluese me shumë vështirësi, gjë që

tregon se një përqindje e lartë e personave me aftësi të kufizuar dhe familjarëve të tyre

(pothuajse gjysma e tyre) janë shumë të pakënaqur me shërbimet që u ofrohen.

Page 135: RAPORT MONITORIMI · zbatimi i planit tË veprimit tË strategjisË kombËtare pËr personat me aftËsi tË kufizuara per vitet 2010 raport monitorimi tiranë 2011

135

Figura 15. Notat mesatare për fushën e shërbimeve mjekësore dhe sociale

Figura 16. Krahasim i mesatareve midis viteve 2008, 2009, 2010

lidhur me shërbimet mjekësore dhe sociale

Figura 17. Parandalimi

Shënim. Treguesit kryesorë statistikorë janë N =1025, M =5.60, SD =1.56.

Page 136: RAPORT MONITORIMI · zbatimi i planit tË veprimit tË strategjisË kombËtare pËr personat me aftËsi tË kufizuara per vitet 2010 raport monitorimi tiranë 2011

RAPORTMONITORIMI

136

Figura 18. Identifikimi i hershëm dhe trajtimi

Shënim. Treguesit kryesorë statistikorë janë: N= 1025, M= 5.79, SD= 1.73.

Figura 19. Shërbimet shëndetësore

Shënim. Treguesit kryesorë statistikorë janë: N=1025, M=6.06, SD=1.72.

Figura 20. Shërbimet e rehabilitimit

Shënim. Treguesit kryesorë statistikorë janë: N=1025 M=6.40 SD= 1.876

Page 137: RAPORT MONITORIMI · zbatimi i planit tË veprimit tË strategjisË kombËtare pËr personat me aftËsi tË kufizuara per vitet 2010 raport monitorimi tiranë 2011

137

Figura 21. Komisioni Mjeksor i Caktimit të Aftësisë për Punë (KMCAP)

Shënim. Treguesit kryesorë statistikorë janë: N=1025, M= 5.82, SD= 1.68.

Figura 22. Shërbimet sociale

Shënim. Treguesit kryesorë statistikorë janë: N=1025, M=5.70, SD= 1.60.

Punësimi, kualifikimi profesional, arsimi, pjesëmarrja në

veprimtaritë kulturore-artistike dhe sportive

Secili nga këto aspekte të jetës së personave me aftësi të kufizuar u vlerësuar me

një notë kaluese gjatë vitit 2010, ashtu si tregohet në figurën 23. Duket qartë se në tre

nga katër fushat e figurës 23 ka një rritje të lehtë të vlerësimit përgjatë vitit 2010. Një

rënie të lehtë në krahasim me vitin 2009 ka fusha e arsimit. Këtu mund të ketë ndikuar

fakti që një pjesë e të intervistuarve për vitin 2010, nuk u përzgjodhën përmes shkollave

speciale. Megjithatë, mbetet shqetësues fakti që në të gjitha fushat, mbi 50% e të

intervistuarve ishin tepër të pakënaqur me situatën, siç reflektohet në shpeshtësinë e

notave jokaluese dhe atyre kaluese me shumë vështirësi. Siç ilustrohet në figurën 24,

shifrat janë disi më të larta sesa në vitin 2009, por mundësitë e arsimit, punësimit dhe

formimit profesional janë ende të niveleve shumë të ulëta, ndërsa përfshirja e

Page 138: RAPORT MONITORIMI · zbatimi i planit tË veprimit tË strategjisË kombËtare pËr personat me aftËsi tË kufizuara per vitet 2010 raport monitorimi tiranë 2011

RAPORTMONITORIMI

138

pjesëmarrësve me aftësi të kufizuara në veprimtaritë kulturore, artistike dhe sportive

është e pamjaftueshme.

Figura 23. Notat mesatare sipas fushave (punësim, kualifikim professional,

arsim, pjesëmarrja në veprimtaritë kulturore-artistike dhe sportive)

Figura 24. Krahasim midis viteve 2008, 2009 e 2010 për fushat e punësimit,

formimit profesional, arsimit, pjesëmarrjes në veprimtaritë

kulturore-artistike dhe sportive

Figura 25. Mundësitë për punësim

Shënim. Treguesit kryesorë statistikorë janë: N=1025, M= 5.55, SD= 1.55.

Page 139: RAPORT MONITORIMI · zbatimi i planit tË veprimit tË strategjisË kombËtare pËr personat me aftËsi tË kufizuara per vitet 2010 raport monitorimi tiranë 2011

139

Figura 26. Kualifikimi profesional dhe trainimi

Shënim. Treguesit kryesorë statistikorë janë: N=1025, M=6, SD=1.67.

Ndonëse të trija pyetjet e lidhura me arsimin u vlerësuan me një notë mesatare prej

6.2 (0.3 më tepër se vlerësimi i vitit 2009), kishte diferenca të vogla në notat mesatare

për pyetjet e veçanta të lidhura me këtë fushë (Figura 27). Të intervistuarit me aftësi të

kufizuara dhe familjarët e tyre janë më pak të kënaqur me mundësitë e arsimimit për

nxënësit me nevoja të vecanta.

Figura 27. Notat mesatare për pyetjet e lidhura me arsimin

Nota me frekuencën më të lartë në lidhje me cilësinë e shkollave speciale ishte 4,

një notë jokaluese (n=294, 28.7%). Ky është një konstatim shqetësues i cili tregon se

rreth një në katër persona janë krejtësisht të pakënaqur me cilësinë e arsimimit të

fëmijëve me nevoja të veçanta . Figura 28, ilustron këto konstatime.

Page 140: RAPORT MONITORIMI · zbatimi i planit tË veprimit tË strategjisË kombËtare pËr personat me aftËsi tË kufizuara per vitet 2010 raport monitorimi tiranë 2011

RAPORTMONITORIMI

140

Figura 28. Arsimi

Shënim. Treguesit kryesorë statistikorë janë: N=1025, M=5.73, SD=1.67.

Siç ilustrohet në figurën 29, afërsisht një e pesta e të intervistuarve (19.3 %) janë

të mendimit që shkollat nuk u ofrojnë dot nxënësve me aftësi të kufizuar mundësi

përfshirëse njësoj si bashkëmoshatarët e tyre.

Figura 29. Mundësi përfshirëse nëpër shkolla

Shënim. Treguesit kryesorë statistikorë janë: N=1025, M=6.31, SD=1.78.

Puna me Planin Individual Arsimor mbetet për vitin 2010 në të njëjtat nivele vlerësimi

si edhe viti 2009. Nota mesatare e vlerësimit ishte 6.07. Megjithatë, ajo që bie në sy

në rezultatet e sondazhit të vitit 2010 është se është shtuar numri i vlerësimeve

jokaluese (22.7% për 2009; 24.8% për 2010). Një në katër persona të intervistuar

vazhdon të mbetet i pakënaqur nga procesi i të punuarit me programe individuale për

fëmijët me nevoja të vecanta.por gjithësesi afërsisht një në katër persona ishte i

pakënaqur nga procesi. Për informacion më specifik, shihni Figurën 30.

Page 141: RAPORT MONITORIMI · zbatimi i planit tË veprimit tË strategjisË kombËtare pËr personat me aftËsi tË kufizuara per vitet 2010 raport monitorimi tiranë 2011

141

Figura 30. Plani Individual Arsimor

Shënim. Treguesit kryesorë statistikorë janë: N=1025, M=6.07, SD=1.78.

Pjesëmarrja në aktivitete sportive, artistike dhe kulturore u vlerësua me notën

6.04, me një diferencë më të madhe prej 0.54 krahasuar me vitin 2009. Vlen të

përmendet se një në katër të intervistuar (25.4%) ishin të mendimit që personat me

aftësi të kufizuar ishin të përjashtuar (Figura 31).

Figura 31. Pjesëmarrja në aktivitetet sportive, artistike dhe kulturore

Shënim. Treguesit kryesorë statistikorë janë: N=1025, M=6.04, SD=1.75.

Ngritja e Kapaciteteve

Të intervistuarve në sondazh iu drejtua një pyetje në lidhje me ngritjen e kapaciteteve. Në

përgjigjie të pyetjes se sa të kënaqur ishin ata me nivelin e kualifikimit profesional të personave

që punojnë me personat me aftësi të kufizuara apo me trajtimin e problemeve të tyre në detyra

të ndryshme si p.sh. mësues, punonjës socialë, personel i qendrave ditore dhe rezidenciale,

punonjës të bashkive, zyrave të punës dhe ministrive, të intervistuarit e vlerësuan atë me një

notë kaluese: 6.02, e cila rezulton të jetë pak më e lartë se nota mesatre e vitit 2009 (5.73).

Page 142: RAPORT MONITORIMI · zbatimi i planit tË veprimit tË strategjisË kombËtare pËr personat me aftËsi tË kufizuara per vitet 2010 raport monitorimi tiranë 2011

RAPORTMONITORIMI

142

Megjithë rritjen e lehtë të notës mesatare, duhet theksuar se 24 % e të intervistuarve (një në

katër persona) e vlerësuan këtë pyetje me notë pakaluese, ashtu si tregohet në Figurën 32.

Figura 32. Ekspertiza e personelit

Shënim. Treguesit kryesorë statistikorë janë: N=1025, M=6.02, SD=1.69.

Legjislacioni, Puna Kërkimore, Barazia dhe Mosdiskriminimi

Legjislacioni ekzistues që mbulon çështjet që lidhen me personat me aftësi të kufizuara

u vlerësua me notën kaluese 5.93, e cila rezulton të jetë shumë pak më e lartë nga

vlerësimi i vitit 2009 për këtë pyetje (5.91).Të intervistuarit ishin më pak të kënaqur me

numrin e cilësinë e studimeve të botuara në fushën e aftësisë së kufizuar në vitin 2010

(nota mesatare=5.55), krahasuar me 2009 (nota mesatare=6.00). Për të dyja këto

kategori, ka një numër të madh personash që janë të pakënaqur me situatën. Një në katër

persona ( 5.7%) n=263) e vlerësoi legjislacionin në fushën e aftësisë së kufizuar me notë

jokaluese dhe një në tre (32.5.9%, n=333) vlerësuan kërkimin shkencor shumë negativisht.

Figura 33. Legjislacioni

Shënim. Treguesit kryesorë statistikorë janë: N= 690, M= 5.91, SD=1.52.

Page 143: RAPORT MONITORIMI · zbatimi i planit tË veprimit tË strategjisË kombËtare pËr personat me aftËsi tË kufizuara per vitet 2010 raport monitorimi tiranë 2011

143

Figura 34. Puna kërkimore

Shënim. Treguesit kryesorë statistikorë janë: N=1025, M=5.93, SD= 1.72.

Një e katërta e pjesëmarrësve në sondazh (25.6%), mendonin se personat me

aftësi të kufizuara ishin të diskriminuar dhe nuk trajtoheshin si të barabartë në shoqërinë

shqiptare. Asnjë prej të intervistuarve nuk e vlerësoi këtë pyetje pozitivisht përmes

notave nëntë (9) dhe dhjetë (10). Ky vlerësim është tregues i faktit se personat me

aftësi të kufizuara dhe familjarët e tyre vazhdojnë të jenë një nga grupimet më të

margjinalizuara në Shqipëri dhe se nuk po bëhet punë e mjaftueshme për të mbrojtur të

drejtat e tyre në kuadrin e të drejtave të njeriut.

Figura 35. Barazia dhe mosdiskriminimi

Shënim. Treguesit kryesorë statistikorë janë: N=1025, M=5.71, SD=1.54.

39.9% e të intervistuarve (n=409) ishin të mendimit se nuk konsideroheshin si

partnerë në procesin e vendim-marrjes nga komunat, bashkitë, apo ministritë përgjegjëse.

Vlerësimi mesatar për këtë pyetje ishte 5.04, pak më i ulët se vlerësimi mesatar për të

njëjtën pyetje gjatë vitit 2009 (5.26). Në Figurën 36 jepet informacion në lidhje me

shpeshtësinë e shpërndarjes së të gjitha pikëve.

Page 144: RAPORT MONITORIMI · zbatimi i planit tË veprimit tË strategjisË kombËtare pËr personat me aftËsi tË kufizuara per vitet 2010 raport monitorimi tiranë 2011

RAPORTMONITORIMI

144

Tabela 22: Të dhëna të analizës statistikore të rezultateve mesatare

për vitet 2008, 2009 dhe 2010

1. Sa i përshtatshëm është mjedisinë shtëpinë tuaj për të krijuarmundësi për ju/apo ndonjëfamiljarin tuaj i cili/e cila ka kufizimnë shikim apo është përdorues ikarriges me rrota, për të kryerveprimet normale të ditës? Mecfarë note do ta vlerësonit këtësituatë?

Mean

5.12

Diferencames 2009

e 2010

+0.14

S D

1.21

2008

Mean

5.60

S D

1.39

2009

Figura 36. Sa respektohet opinioni juaj në procesin e vendim-marrjes

Shënim. Treguesit kryesorë statistikorë janë: N=1025, M=5.04, SD=1.19.

Krahasimi i të dhënave midis viteve 2010, 2009 dhe 2008

Tabela e mëposhtme ofron të dhëna të analizës statistikore për vitet 2008, 2009 dhe

2010. Vlen të përmendet se rezultati mesatar për vitin 2010 ishte disi më i lartë se për

vitin 2009 (me një diferencë 0.16). Vihet re nga tabela 22 se kjo diferencë është disi më

e ulët se ajo midis viteve 2009 e 2008 (0.31). Notat mesatare për shtatëmbëdhjetë pyetje

(68%) janë statistikisht më të larta sesa ato një viti më parë. Kjo tregon se megjithëse po

punohet për zbatimin e SKPAK dhe se ndikimi i saj ka filluar të ndihet nga personat me

aftësi të kufizuara e familjarët e tyre, ecuria e zbatimit është në nivele të ulëta.

Mean

5.74

S D

1.44

2010

Page 145: RAPORT MONITORIMI · zbatimi i planit tË veprimit tË strategjisË kombËtare pËr personat me aftËsi tË kufizuara per vitet 2010 raport monitorimi tiranë 2011

145

Cilat janë mundësitë për tëpërdorur gjuhën e shenjave nështëpi për ju/një person tëfamiljes tuaj që ka kufizim nëdëgjim? Me çfarë note do tavlerësonit këtë situatë?

Sa të lehtë e keni ju/apo ndonjëfamiljari juaj që është përdorues ikarriges me rrota apo që kakufizim të shikimit të përdorërrugët e qytetit dhe të shkojë kuka nevojë? Me çfarë note do tavlerësonit këtë situatë?

Sa të përshtatshme janëqendrat ditore, shkollat/mjedisi ipunës për ju apo për ndonjë ngafamiljarët tuaj që ështëpërdorues i karriges me rrota apoqë ka kufizim të shikimit? Meçfarë note do ta vlerësonit këtësituatë?

Cilat janë mundësitë përkomunikim të përshtaatur (sip.sh. përdorim i gjuhës sëshenjave, sistemit Braille, etj.) nëqendrat ditore, shkolla, mjedisete punës për ju apo ndonjë ngafamiljarët tuaj që ështëpërdorues i karriges me rrota apoqë ka kufizim të ndjesive? Meçfarë note do ta vlerësonit këtësituatë?

Sa të përshtatshme janëshërbimet publike dhe shtetëroresi p.sh: ministritë, zyrat epushtetit vendor, gjykatat, zyrat epunësimit, qendrat e votimit etj.për ju apo ndonjë nga familjarëttuaj që është përdorues i karriges

5.33

4.83

5.05

5.04

4.91

1.45

0.92

1.23

1.26

0.96

5.16

5.68

5.40

5.23

5.06

1.31

1.15

1.38

1.24

1.20

5.23

5.52

5.36

5.55

5.76

1.46

1.48

1.43

1.53

1.57

-0.07

-0.16

-0.04

+0.32

+0.7

2.

3.

4.

5.

6.

Page 146: RAPORT MONITORIMI · zbatimi i planit tË veprimit tË strategjisË kombËtare pËr personat me aftËsi tË kufizuara per vitet 2010 raport monitorimi tiranë 2011

RAPORTMONITORIMI

146

7.

8.

9.

10.

11.

12.

me rrota apo që ka kufizim tëndjesive? Me çfarë note do tavlerësonit këtë situatë?

Sa të lehtë e keni ju apo ndonjënga familjarët tuaj që ështëpërdorues i karriges me rrota apoqë ka kufizim të ndjesive për tëmarrë pjesë në aktivitetet endryshme kulturore, artistike dhesportive? Me çfarë note do tavlerësonit këtë situatë?

Sa të përshtatshme janëmjediset e kujdesit shëndetësorsi p.sh.: klinika e mjekut tëpërgjithshëm, klinikadentare,spitali për ju apo ndonjënga familjarët tuaj që ështëpërdorues i karriges me rrota?Me çfarë note do ta vlerësonitkëtë situatë?

Me cfarë note do të vlerësonitpunën që bëhet në Shqipëri përparandalimin e aftësisë sëkufizuar në prenatal?

Me cfarë note do të vlerësonitpunën që bëhet në Shqipëri përidentifikimin e hershmem dhetrajtimin e fëmijëve me aftësi tëkufizuar?

Me çfarë note do të vlerësonitsesa të kënaqur jeni nga cilësia ekujdesit shëndetësor që iuofrohet personave me aftësi tëkufizuar?

Me çfarë note do të vlerësonitkënaqësinë nga shërbimet

4.87

5.08

5.00

5.04

5.75

5.06

1.03

1.25

1.17

1.32

1.42

1.70

5.24

5.32

5.52

5.57

5.78

6.03

1.30

1.32

1.45

1.37

1.42

1.64

5.54

5.61

5.6

5.79

6.06

6.40

1.70

1.64

1.56

1.73

1.72

1.87

+0.3

+0.29

+0.08

+0.22

+0.28

+0.37

Page 147: RAPORT MONITORIMI · zbatimi i planit tË veprimit tË strategjisË kombËtare pËr personat me aftËsi tË kufizuara per vitet 2010 raport monitorimi tiranë 2011

147

13.

14.

15.

16.

17.

18.

habilitative dhe rehabilituese(p.sh. terapi fizike dhe terapi tëtë folurit)?

Me çfarë note do të vlerësonit satë kënaqur jeni nga procesi ivlerësimit të aftësisë së kufizuar(procesi, trajtimi etj.)?

Me çfarë note do të vlerësonit satë kënaqur jeni nga shërbimetsociale në qendrat rezidencialedhe ditore?

Me çfarë note do të vlerësonit satë kënaqur jeni me cilësinë earsimit për nxënësit me nevoja tëvecanta (kurikulat, cilësia emësimdhënies, aftësitëprofesionale të mësuesëve,mjetet didaktike etj).

Me çfarë note do të vlerësonitmundësitë që shkollat ofrojnëpër përfshirjen e nxënësve menevoja speciale në aktivitetet nëtë cilat marrin pjesë nxënësit etjerë pa aftësi të kufizuar?

Me çfarë note do të vlerësonitsesa të kënaqur jeni mePlanifikimin Individual nëpërshkolla, qendra ditore aporezidenciale (procesin eformulimit, monitorimin,vlerësimin, pjesëmarrjen eprindërve etj.)?

Me çfarë note do të vlerësonitpjesëmarrjen e personave meaftësi të kufizuar në aktivitetetkulturore, artistike dhe sportive?

6.29

6.03

5.76

5.42

5.70

5.37

1.60

1.85

1.57

1.40

1.97

1.71

6.19

6.25

5.94

5.82

5.87

5.52

1.59

1.70

1.52

1.55

1.72

1.44

5.82

5.7

5.73

6.31

6.07

6.04

1.68

1.60

1.67

1.78

1.78

1.75

-0.37

-0.53

-0.21

+0.49

+0.2

+0.52

Page 148: RAPORT MONITORIMI · zbatimi i planit tË veprimit tË strategjisË kombËtare pËr personat me aftËsi tË kufizuara per vitet 2010 raport monitorimi tiranë 2011

RAPORTMONITORIMI

148

Me çfarë note do të vlerësonitmundësinë që u jepetpersonave me aftësi të kufizuarpër kualifikim profesional nëshkolla profesionale apo kursetë formimit profesional?

Me çfarë note do të vlerësonitmundësitë për punësim tëpersonave me aftësi të kufizuarsipas aftësive të tyre?

Me çfarë note do të vlerësonitlegjislacionin ekzistues shqiptarqë mbulon cështjet që kanë tëbëjnë më personat me aftësi tëkufizuar?

Me çfarë note do të vlerësonitse sa të kënaqur jeni me sasinëdhe cilësinë e projektevekërkimore në fushën e aftësisësë kufizuar?

Me çfarë note do të vlerësonitse sa të kënaqur jeni mepërgatitjen e personelit qëpunon me personat me aftësi tëkufizuar apo që mbulojnëproblemet e tyre (mësues,punonjës socialë, staf iqendrave ditore dherezidenciale, punonjës tëbashkive, nëpunës të zyrave tëpunës dhe ekspertë tëministrive)?

A trajtohen personat me aftësitë kufizuar njësoj si gjithëqytetarët e tjerë shqiptarë? Cilanotë do ta përshkruante mësaktë situatën?

19.

20.

21.

22.

23.

24.

4.90

4.86

6.01

5.35

5.82

4.94

1.35

1.32

1.60

1.59

1.92

1.19

5.33

5.55

5.91

6.00

5.73

5.05

1.26

1.43

1.52

1.62

1.54

1.16

6

6.13

5.93

5.55

6.02

5.71

1.67

1.61

1.72

1.55

1.69

1.54

+0.67

+0.58

+0.02

-0.45

+0.29

+0.66

Page 149: RAPORT MONITORIMI · zbatimi i planit tË veprimit tË strategjisË kombËtare pËr personat me aftËsi tË kufizuara per vitet 2010 raport monitorimi tiranë 2011

149

A ju kërkon mendim dhe a emerr atë në konsideratë pushtetiqendror dhe lokal, si edhesugjerime në lidhje me cështjetqë u takojnë personave meaftësi të kufizuar? Cila notë dota reflektontë më saktësituatën?

Gjithsej

25. 4.84

5.29

1.26 5.26

5.6

1.32 5.04

5.76

1.19

Pjesëmarrësve në studim iu kërkua që përmes një pyetjeje të hapur të shkruanin

mbi tre nevojat më kryesore që ata kishin si individë me aftësi të kufizuara apo si

prindër e familjarë. Numri i madh i përgjigjeve të dhëna nga të dy grupet pjesëmarrëse

në sondazh (1371 nevoja të listuara nga personat me aftësi të kufizuara dhe 1164 nga

prindër e familjarë), tregon se ka mungesa të mëdha në drejtim të realizimittë të

drejtave të personave me aftësi të kufizuara në të gjitha fushat e SKPAK.

Tabela 23 tregon nevojat kryesore të personave me aftësi të kufizuara dhe familjeve

të tyre, në përputhje me fushat e Planit të Veprimit të SKPAK. Ashtu si vihet re, nevoja

për shërbime është trajtuar si prioritare si nga personat me aftësi të kufizuara (28.6%,

n=393), ashtu edhe nga familjarët e tyre (31.7%, n=370). Megjithëse nevoja për

pagesa më të larta të paaftësisë zë një përqindje të konsiderueshme, ajo që vihet re

është se krahas saj pjesëmarrësit në sondazh vlerësojnë si nevoja të paplotësuara edhe

shumë çështje të lidhura me arsimin, punësimin e formimin profesional, përshtatshmërinë

(shih Tabelën 23).

Tabela 23: Nevojat prioritare për personat me aftësi të kufizuara

e familjet e tyre

Nevoja Persona me aftësi të kufizuara FamiljarëShërbime 28.6% 31.7%Përshtatshmëri 15.3% 3.78%Pagesa më të larta 12.5% 23.4%Punësim e formim profesional 9.5% 10.4%Ligje më të mira 7.5% 16.8%Kujdes Shëndetësor 11.8% 6%Arsim 8.7% 3.6%Strehim 6.1% 3.9%

-0.22

+0.16

Page 150: RAPORT MONITORIMI · zbatimi i planit tË veprimit tË strategjisË kombËtare pËr personat me aftËsi tË kufizuara per vitet 2010 raport monitorimi tiranë 2011

RAPORTMONITORIMI

150

Konkluzione

Rezultatet e sondazhit tregojnë se në vitin 2010 personat me aftësi të kufizuar dhe

familjarët e tyre ende i përkasin pjesës së margjinalizuar të shoqërisë shqiptare. Ata

janë të varfër dhe të izoluar në një shoqëri, të cilës ende i duhet të zhdukë barrierat

arkitektonike dhe shoqërore. Shërbimet shëndetësore, arsimore, shoqërore dhe ato të

punësimit për personat me aftësi të kufizuar janë të pakta dhe të një cilësie të dobët.

Opinioni i personave me aftësi të kufizuar nuk respektohet. Pjesa dërmuese e fushave

(76%) u vlerësua me një notë kaluese të çalë (5) dhe vetëm gjashtë fusha u vlerësuan

me një notë pak më të lartë, 6. Këto rezultate tregojnë që Plani i Veprimit të SKPAK

ende nuk është bërë efikas për të sjellë një përmirësim të ndjeshëm te cilësisë së jetës

të personave me aftësi të kufizuara dhe familjeve të tyre.

Page 151: RAPORT MONITORIMI · zbatimi i planit tË veprimit tË strategjisË kombËtare pËr personat me aftËsi tË kufizuara per vitet 2010 raport monitorimi tiranë 2011

151

I. PERSHTATSHMERIA NDERTIMORE1. ANAD2. Ministria e Shëndetësisë3. Ministria e Arsimit dhe Shkencës4. Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit5. MEDPAK6. Enti Kombëtar i Banesave7. Drejtoria Rajonale EKB, Vlorë8. Drejtoria Rajonale EKB, Shkodër9. Drejtoria Rajonale e Formimit Profesional Publik, Elbasan10. Drejtoria Rajonale e Shëndetit Publik, Vlorë11. Drejtoria Rajonale e Shëndetit Publik, Elbasan12. Bashkia e Vlorës13. Bashkia e Tiranës14. Bashkia e Durrësit15. Bashkia e Elbasanit16. Bashkia e Korçës17. Bashkia e Shkodrës18. Instituti i të verbërve

II. SHERBIMET1. Bashkia e Tiranës2. Bashkia e Korçës3. Bashkia e Durrësit4. Bashkia e Shkodrës5. Bashkia e Elbasanit3. Bashkia e Vlorës4. Drejtoria Rajonale e Shëndetit në Vlorë5. Drejtoria Rajonale e Shëndetit në Elbasan

SHTOJCA 1

BURIMET E INFORMACIONIT PËR ÇDO FUSHË

Page 152: RAPORT MONITORIMI · zbatimi i planit tË veprimit tË strategjisË kombËtare pËr personat me aftËsi tË kufizuara per vitet 2010 raport monitorimi tiranë 2011

RAPORTMONITORIMI

152

6. Drejtoria Rajonale e Shëndetit në Shkodër7. Drejtoria Rajonale e Shëndetit në Korçë8. Drejtoria Rajonale e Shëndetit në Durrës9. Drejtoria Rajonale e Arsimit në Korçë10. Drejtoria Rajonale e Arsimit në Elbasan11. Drejtoria Rajonale e Arsimit në Vlorë12. Drejtoria Rajonale të Sigurimeve Shoqërore në Shkodër13. Drejtoria Rajonale të Sigurimeve Shoqërore në Vlorë14. Drejtoria Rajonale të Sigurimeve Shoqërore në Durrës15. Drejtoria Rajonale të Instituti të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor në Elbasan16. Drejtoria Rajonale të Instituti të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor në Vlorë17. Drejtoria Rajonale të Instituti të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor në Shkodër18. Drejtoria Rajonale të Instituti të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor në Korçë19. Fondacioni Shqiptar për të Drejtat e Aftësisë së Kufizuar20. Instituti i Sigurimeve Shoqërore21. Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor22. Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta23. Ministria e Arsimit dhe Shkencës24. Ministria e Shëndetësisë25. Shërbimi Social Shtetëror26. Shoqata Kombëtare e Personave që nuk Dëgjojnë27. Shoqata për Mbrojtjen e të Drejtave të Personave me Aftësi të Kufizuara28. Zyra Rajonale e Shërbimit Social Shtetëror në Elbasan29. Zyra Rajonale e Shërbimit Social Shtetëror në Korçë30. Zyra Rajonale e Shërbimit Social Shtetëror në Vlorë31. Zyra Rajonale e Shërbimit Social Shtetëror, Shkodër

III. ARSIMI, PUNESIMI DHE FORMIMI PROFESIONAL1. Bashkia Elbasan2. Bashkia Shkodër3. Bashkia Vlorë4. Bashkia Tiranë5. Bashkia Korçë6. Drejtoria Arsimore Rajonale në Shkodër7. Drejtoria Arsimore Rajonale në Vlorë8. Drejtoria Rajonale e Arsimit në Elbasan9. Drejtoria Rajonale e Shërbimit Kombëtar të Punësimit në Vlorë10. Drejtoria Rajonale e Shërbimit Kombëtar të Punësimit në Elbasan11. Drejtoria Rajonale e Shërbimit Kombëtar të Punësimit në Tiranë12. Drejtoria Rajonale e Shërbimit Kombëtar të Punësimit në Durrës

Page 153: RAPORT MONITORIMI · zbatimi i planit tË veprimit tË strategjisË kombËtare pËr personat me aftËsi tË kufizuara per vitet 2010 raport monitorimi tiranë 2011

153

13. Drejtoria Rajonale e Shërbimit Kombëtar të Punësimit në Shkodër14. Drejtoria Rajonale e Shërbimit Kombëtar të Punësimit në Korçë15. Fondacioni Shqiptar për të Drejtat e Aftësisë së Kufizuar16. Instituti i Sigurimeve Shoqërore17. Ministria e Arsimit dhe Shkencës18. Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta19. Save the Children20. Shoqata për Mbrojtjen e të Drejtave të Personave me Aftësi të Kufizuara21. Shoqata Kombëtare e Personave që nuk Dëgjojnë22. Shërbimi Kombëtar i Punësimit23. Zyra Rajonale e Sigurimeve Shoqërore në Durrës24. Zyra Rajonale e Sigurimeve Shoqërore në Shkodër25. Zyra Rajonale e Sigurimeve Shoqërore në Elbasan26. Zyra Rajonale e Sigurimeve Shoqërore në Durrës27. Zyra Rajonale e Sigurimeve Shoqërore në Vlorë

IV. NGRITJA E KAPACITETEVE1. Fondacioni Shqiptar për të Drejtat e Aftësisë së Kufizuar2. Instituti i Sigurimeve Shoqërore3. Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta4. Shërbimi Social Shtetëror5. Zyra Rajonale e Shërbimit Social Shtetëror në Elbasan6. Zyra Rajonale e Shërbimit Social Shtetëror në Shkodër7. Zyra Rajonale e Sigurimeve Shoqërore në Shkodër8. Zyra Rajonale e Sigurimeve Shoqërore në Vlorë9. Zyra Rajonale e Sigurimeve Shoqërore në Durrës

V. KUADRI LIGJOR DHE PUNA KERKIMORE1. Antena Nord2. Bashkia Tiranë3. Bashkia Durrës4. Bashkia Korçë5. Bashkia e Shkodrës6. Bashkia e Vlorës7. Bashkia Elbasan8. Drejtoria Rajonale e Shëndetit në Shkodër9. Drejtoria Rajonale e Shëndetit në Korçë10. Drejtoria Rajonale e Shëndetit në Elbasan11. Drejtoria Rajonale e Shëndetit në Durrës12. Drejtoria Rajonale e Shëndetit në Vlorë

Page 154: RAPORT MONITORIMI · zbatimi i planit tË veprimit tË strategjisË kombËtare pËr personat me aftËsi tË kufizuara per vitet 2010 raport monitorimi tiranë 2011

RAPORTMONITORIMI

154

13. Drejtoria Rajonale të Institutit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor në Durrës14. Drejtoria Rajonale të Institutit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor në Vlorë15. Drejtoria Rajonale të Institutit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor në Shkodër16. Fondacioni Shqiptar për të Drejtat e Aftësisë së Kufizuar17. Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor18. Instituti i Sigurimeve Shoqërore19. Ministria e Shëndetësisë20. Ministria e Brendshme21. Ministria e Financës22. Ministria e Drejtësisë23. Ministria e Arsimit dhe Shkencës24. Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta25. Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit26. Observatori Kombëtar për Personat me Aftësi të Kufizuara27. Radio Shkodra28. Shoqata për Mbrojtjen e të Drejtave të Personave me Aftësi të Kufizuara29. Shoqata e Invalidëve të Shqipërisë30. Shërbimi Social Shtetëror31. Shoqata Kombëtare e Personave që nuk Dëgjojnë32. TV Rozava33. Zyra Rajonale e Sigurimeve Shoqërore në Vlorë34. Zyra Rajonale e Sigurimeve Shoqërore në Elbasan35. Zyra Rajonale e Sigurimeve Shoqërore në Shkodër36. Zyra Rajonale e Sigurimeve Shoqërore në Durrës37. Zyra Rajonale e Sigurimeve Shoqërore në Korçë38. Zyra Rajonale e Shërbimeve Sociale në Shkodër39. Zyra Rajonale e Shërbimeve Sociale në Korçë40. Zyra Rajonale e Shërbimeve Sociale në Vlorë41. Zyra Rajonale e Shërbimeve Sociale në Elbasan

Page 155: RAPORT MONITORIMI · zbatimi i planit tË veprimit tË strategjisË kombËtare pËr personat me aftËsi tË kufizuara per vitet 2010 raport monitorimi tiranë 2011

155

SHTOJCA 2

Page 156: RAPORT MONITORIMI · zbatimi i planit tË veprimit tË strategjisË kombËtare pËr personat me aftËsi tË kufizuara per vitet 2010 raport monitorimi tiranë 2011

RAPORTMONITORIMI

156