raporti final globus 2015

61
KOLEGJI I MENAXHMENTIT INTERNACIONAL KOLEGJI GLOBUS VLERËSIMI I PROGRAMEVE Financa dhe Banka (BA) Financa dhe Banka (MA) Kontabilitet dhe Auditim (BA) Kontabilitet dhe Auditim (MA) Administrim i Biznesit Ndërkombëtar dhe Marketing (BA) Biznes Ndërkombëtar dhe Marketing (MA) Menaxhim në Informatikë Biznesi (BA) Menaxhim i Sektorit Publik (MA) RAPORT I PANELIT TË EKSPERTËVE I PËRPILUAR PËR AGJENCINË E AKREDITIMIT TË KOSOVËS VIZITA NË INSTITUCION 21-22 MAJ 2015, PRISHTINË

Upload: gazmendkasumaj

Post on 30-Jan-2016

29 views

Category:

Documents


0 download

DESCRIPTION

aasd

TRANSCRIPT

Page 1: Raporti Final Globus 2015

KOLEGJI I MENAXHMENTIT INTERNACIONAL KOLEGJI GLOBUS

VLERËSIMI I PROGRAMEVE

Financa dhe Banka (BA) Financa dhe Banka (MA) Kontabilitet dhe Auditim (BA) Kontabilitet dhe Auditim (MA) Administrim i Biznesit Ndërkombëtar dhe Marketing (BA) Biznes Ndërkombëtar dhe Marketing (MA) Menaxhim në Informatikë Biznesi (BA) Menaxhim i Sektorit Publik (MA)

RAPORT I PANELIT TË EKSPERTËVE

I PËRPILUAR PËR AGJENCINË E AKREDITIMIT TË KOSOVËS

VIZITA NË INSTITUCION 21-22 MAJ 2015, PRISHTINË

Page 2: Raporti Final Globus 2015

2

PARATHËNIE Raporti i Vlerësimit të Programeve të Kolegjit të Menaxhmentit Internacional – Kolegji Globus është përgatitur nga Ekipi i Ekspertëve (EE) i përzgjedhur nga Agjencia e Akreditimit të Kosovës (AAK). Raporti është i mbështetur në informatat e pranuara përmes Raportit të Vetë Vlerësimit (RVV) dhe dokumenteve shtesë që janë dorëzuar nga Kolegji Globus në 2015, në intervistat e zhvilluara me Rektorin, Pro Rektorin, personelin Akademik dhe Administrativ si dhe me Studentët. Anëtarët e EE ndan mes tyre programet e dorëzuara për vlerësim, kjo në përputhje me fushën e ekspertizës së tyre. Këto 8 programe u vlerësuan dhe u akredituan në 2012 dhe tani janë rivlerësuar. Në ditën e parë të programit të vizitës në institucion, EE u mikprit nga AAK dhe atyre iu dha një orientim i shkurtër. EE në takimet e veta kaloi përmes RVV dhe dokumenteve të dorëzuara nga Kolegji Globus dhe përmes orarit të Vizitës në Institucion (VI). VI në Kolegjin Globus (KG) u zhvillua në ditën e dytë, më 22 maj 2015. EE do të dëshironte të falenderonte për mikpritjen e e ofruar nga AK dhe KG, si dhe për bashkëpunimin, përgjigjet e hapta dhe të sinqerta të dhëna nga administratorët e KG gjatë intervistave. Ekipi i Ekspertëve Prof. Dr. Tanja Dmitrovic Prof. Dr. Volker Gehmlich Prof. Dr. Hasan Ali Bicak (Kryesues)

Page 3: Raporti Final Globus 2015

3

Tabela e Përmbajtjes

1. HYRJE 2. NJË PASQYRË E SHKURTËR

3. KËRKESAT THEMELORE PËR AKREDITIM (STANDARDET)

3.1 Aspekti Ligjor dhe Lokacioni 3.2 Oferta e programeve të studimeve dhe emërtimet e Institucionit 3.3 Mjediset dhe Infrastruktura 3.4 Resurset e Mësimit (Biblioteka, hapësira, kompjuterët dhe të tjera) 3.5 Parimet e Lirisë Akademike

4. ÇËSHTJET E PËRBASHKËTA NË SHQYRTIMET E PROGRAMEVE (UDHËZIMET PËR EKSPERTËT) 4.1 Krahasueshmëria e Studimeve me Caktimin e kredive ECTS 4.2 Hulumtimet në Institucion 4.3 Financimi dhe Zhvillimi 4.4 Struktura e Sigurimit të Cilësisë dhe Zbatimit

5. SHQYRTIMET E PROGRAMEVE AKADEMIKE (UDHËZIMET PËR EKSPERTËT)

5.1 Financa dhe Banka (BA dhe MA) 5.1.1 Financa dhe Banka BA 5.1.2 Financa dhe Banka MA

5.2 Kontabilitet dhe Auditim (BA dhe MA) 5.2.1 Kontabilitet dhe Auditim (BA) 5.2.2 Kontabilitet dhe Auditim (MA)

5.3 Administrim i Biznesit Ndërkombëtar dhe Marketing (BA dhe MA) 5.3.1 Administrim i Biznesit Ndërkombëtar dhe Marketing (BA) 5.3.2 Biznes Ndërkombëtar dhe Marketing (MA)

5.4 Menaxhim në Informatikë Biznesi (BA) 5.5 Menaxhim i Sektorit Publik (MA)

6. MBIVENDOSJA NË PROGRAMET E NIVELIT BACHELOR 7. PROPOZIMI PËR VENDIM PËR RIAKREDITIM SHTOJCË: Komentet dhe Rekomandimet SHTESA: Dy tabela që shpërfaqin mbivendosjet në mes programesh (Bachelor dhe Master)

Page 4: Raporti Final Globus 2015

4

AKREDITIMI I PROGRAMEVE I KOLEGJIT TË MENAXHMENTIT INTERNACIONAL – KOLEGJI GLOBUS

NË EMËR TË AGJENCISË SË AKREDITIMIT TË KOSOVËS

1. HYRJE Data e vizitës: 22.5.2015 Ekipi i Ekspertëve (EE):

Prof. Dr. Tanja Dmitrovic, Universiteti i Lublanës (SI)

Prof. Dr. Volker Gehmlich, Universiteti i Osnabrueck (DE)

Prof. Dr. Hasan Ali Bicak (Udhëheqës), Komisioni Kombëtar për Akreditim – Arabi Saudite Koordinatorët nga AAK:

Mr. Shkelzen Grexhaliu, Zyrtar për Vlerësim dhe Monitorim / AAK

Mr. Elmi Kelmendi, Zyrtar i Lartë Ligjor.

Burimet e Informacionit për Raport

Raporti i Vetë Vlerësimit (RVV) dhe dokumentet mbështetëse të dorëzuara nga Kolegji Globus

Informata dhe dokumente të pranuara gjatë vizitës në institucion

Takimet dhe intervistat me Rektorin, Administratorët e Programit, personelin akademik dhe studentët

Kriteret e përdorura për akreditim të Programeve të Kolegjit Globus

Standardet (AAK)

Udhëzimi për Ekspertë në lidhje me programet akademike (AAK) Programet që u shqyrtuan

Financa dhe Banka (BA)

Financa dhe Banka (MA)

Kontabilitet dhe Auditim (BA)

Kontabilitet dhe Auditim (MA)

Administrim i Biznesit Ndërkombëtar dhe Marketing (BA)

Biznes Ndërkombëtar dhe Marketing (MA)

Menaxhim në Informatikë Biznesi (BA)

Menaxhim i Sektorit Publik (MA)

Gjatë vlerësimit të 8 programeve të cekura më lart, EE bëri ndarjen e punëve mes vete dhe i ndau programet duke u bazuar në fushën e ekspertizës, Prof. Dr. Tanja Dmitrovic iu dhanë programet Administrimi i Biznesit Ndërkombëtar dhe Marketing (BA), Biznes Ndërkombëtar dhe Marketing (MA) dhe Menaxhment në Informatik Biznesi (BA), Prof. Dr. Volker Gehmlichësohet ku dhanë programet Marketing (MA) dhe Menaxhim në Sektorin Publik, kurse Prof. Dr. Hasan Ali Bicak (Udhëheqës) mori përgjegjësinë për punimin e formatit të raportit, duke përpiluar vlerësimet dhe pjesët e shkrimit të EE jashtë vlerësimeve të programeve.

Page 5: Raporti Final Globus 2015

5

2. NJË PASQYRË E SHKURTËR Kolegji Globus është themeluar dhe licencuar që të japë mësim më 18.08.2007. KG ka pranuar profesorët e parë në vitin Akademik 2007-2008 dhe emri i Institucionit ishte Universiteti Internacional i Prishtinës. Institucioni u akreditua nga Agjencia e Akreditimit të Kosovës (AAK) më 24.07.2009 dhe e ndryshoi emrin në Kolegjin Internacional të Studimeve të Menaxhimit. Nga viti 2011-2012 emri i Kolegjit është shënuar si Kolegji i Menaxhmentit Internacional Globus dhe shkurtimisht quhet Kolegji Globus. Tani për tani KG përveç kampusit kryesor në Prishtinë, ka krijuar edhe degën në Podujevë. Në degën e vet në Podujevë, KG ofron programet bachelor në Menaxhim International të Përgjithshëm (BA), Financa dhe Banka (BA) dhe Kontabilitet dhe Auditim (BA). KG në kampusin e vet kryesor në Prishtinë, përveç 8 programeve që do të shqyrtohen, ofron edhe programet në Menaxhim Ndërkombëtar të Përgjithshëm (BA dhe MA) që janë akredituar në 2013 për një periudhë 5 vjeçare deri në vitin 2018, si dhe Programin Menaxhim të Edukimit (MA) që është akredituar për 3 vjet, deri në 2017. Këshilli Mësimor dhe Shkencor i Kolegjit ka autoritetin përfundimtar në krijimin e programeve të reja dhe shqyrtimin e programeve ekzistuese. Për secilin program (diciplinë, duke përfshirë BA dhe MA) ka një personel të lartë mësimor që është përgjegjës për adeministrimin e tij. Personeli i lartë mbikqyrë personelin akademik, kurrikulën dhe koordinon personeli e lartë akademik që është përgjegjës për programet tjera. EE nuk mundi të identifikojë asnjë strukturë akademike siç është Fakulteti ose Departamentet që do të mund të kishin Udhëheqësin e vet dhe personelin akademike të ndarë që do të merrte përgjegjësinë. Nuk ka dëshmi të ndonjë takimi të strukturar (agjenda dhe vendimet) që do të mund të grupoheshin brenda një programi. Veç kësaj, nuk ka një strukturë gjithëpërfshirëse (Fakulteti dhe Dekani) që do të mund të koordinonin programet dhe të adresonin çështjet e përbashkëta. Përbërja dhe autoriteti i Këshillit Mësimor dhe Shkencor nuk është e qartë dhe nuk mund të vërehej në RVV dhe në Statuti i KG nuk ishte në dispozicion. Rregullorja në lidhje me “Procedurat e Përpilimit të Kurrikulës” e dhënë në Apendiks (shtojcë) ka mungesa në lidhje me identifkimin e strukturës akademike dhe të përmbajtjes së saj, si dhe autoriteteve që do të mund të nisnin përpilimin e një Programi ose të shqyrtonin një kurrikulë.

RVV i ofruar nga KG nuk ishte në nivelin e standardit të pritur. Anglishtja e raportit ka nevojë të përmirësohet dhe për lexuesin nuk ishte lehtë i kuptueshëm. Fjalitë ishin të shkëputura dhe nuk kishin kuptim. Stili i shkrimit nuk ishte analitik dhe vetë-kritik. Shumica e materialit të dhënë nuk mbështetet në dëshmi. Vlerësimet në lidhje me vlerat të bëra në RVV nuk mbështeten nga mendimi i ndonjë eksperti të pavarur, ose nga ndonjë hulumtim. Disa seksione siç janë “rezultatet e pritura” në planprogramin e programit nuk janë shqyrtuar. Periudhat e kontratave të personelit akademik nuk janë indikuar në tabelën e kërkuar nga AAK. Përkthimi i shumicës së dokumenteve nga shqipja në anglisht nuk është në nivelin e standardit të pritur. Rekomandimet EE i rekomandon Kolegjit Globus që: 1. Të zhvillojë strukturat administrative akademike (Fakulteti, Departamentet) që do të merrnin

përgjegjësinë për personelin e tyre akademik, për kurrikulën dhe bashkërendimin me programet tjera.

Page 6: Raporti Final Globus 2015

6

2. Të shqyrtohet statuti në mënyrë që të përfshijë gjithë strukturat e veta akademike dhe administrative me përgjegjësi , përbërje dhe detyra të qarta.

3. T’i kushtohet më shumë vëmendje përgatitjes së RVV në mënyrë që të sigurohet fakti që anglishtja është e kënaqshme, që të jetë e bazuar në prova dhe e shkruar në një stil analitik dhe vetë-kritik, kurse vlerësimet të mbështeten nga mendimet e ekspertëve të pavarur.

3. KËRKESAT THEMELORE PËR AKREDITIM (STANDARDET) Në këtë seksion të Raportit do të vlerësohen kriteret bazë, standarde të kërkuara nga AAK. Disa nga titujt në Standarde mbivensoen me Udhëzimet për Ekspertët (Akreditim i Programeve) dhe në këtë mënyrë i është kushtuar një vëmendje e veçantë faktit që titujt të mos përsëriten. Disa nga titujt në Standarde do të trajtohen nga seksionet në vijim. 3.1 Aspekti Ligjor dhe Lokacioni Kolegji Globus është regjistruar si kompani biznesi private sipas Rregulloreve në lidhje me Shoqëritë Tregtare në Kosovë (Rregullorja e UNMIK-ut nr. 2001/16). KG ka pranuar studentë që nga 2007 dhe ka kaluar përmes akreditimit të programit në 2009 dhe një akreditimi institucional në 2010. Para këtyre akreditimeve, KG ka qenë i licencuar që të japë mësim nga autoritetet arsimore në Kosovë më 18.08.2017. Siç është cekur në seksionin pararëndës, KG ka një Kampus në Podujevë dhe ofron të njëjta programe. Duhet të theksohet që procesi i tanishëm i akreditimit përfshin vetëm programet në degën kryesore në Prishtinë dhe nuk përfshin asnjë program të ofruar nga dega e kampusit. 3.2 Oferta e programeve të studimeve dhe emërtimet e Institucionit KG tani ka 5 programe Bachelor dhe 6 programe Master në Kampusin e vet kryesor në Prishtinë dhe 3 Programe Bachelor në degën e vet në kampusin në Podujevë. Nuk ka asnjë program në nivelin e doktoratës (Ph. D) dhe si rrjedhojë nuk ka të drejtë të përdorë emrin “Kolegj Universitar” apo “Universitet”. Ligji mbi Arsimin e Lartë në Kosovë kërkon që institucioni i arsimit të lartë duhet të ketë të paktën 3 programe doktorate në mënyrë që të quhet Kolegj Universitar dhe 5 programe doktorate që të quhet Universitet. 3.3 Mjediset dhe Infrastruktura Kampusi kryesor i KG ndodhet në një ndërtesë ku ka 7 salla mësimi që mund t’i shërbejnë 850 studentëve, 1 laborator kompjuterik me 45 kompjuterë dhe një projektor që iu shërben 40 studentëve, 16 salla për personelin akademik dhe atë administrativ, 3 salla për mësim, një dhomë konferencash për 100 pjesëmarrës, një kantinë për 100 persona dhe një bibliotekë. Sallat e mësimit janë të pajisura me projektorë, me ekrane dhe me dërrasa të shkrimit. Ndërtesa ka hapësirë por nuk ka një ashensor. Ndërtesës nuk mund t’i qasen personat me nevoja të veçanta dhe nuk janë marrë masa për t’i akomoduar personat me nevoja të veçanta që do të donin t’i ndiqnin programet në KG. Salla e mësimit është e madhe por nuk ka dalje emergjente. Rekomandime

Page 7: Raporti Final Globus 2015

7

EE i rekomandon Kolegjit Globus të: 1. Të krijohen struktura që do t’i mundësonin qasjen dhe lëvizjen personave me nevoja të veçanta

në ndërtesë dhe të marrë masa që do t’i ndihmonte atyre që të ndjekin programet si gjithë të tjerët.

2. Të ndërtohen daljet emergjente për sallat e mësimit dhe për gjithë ndërtesën. 3.4 Resurset e Mësimit Biblioteka e KG është mjaft e vogël me një numër të pamjaftueshëm tekstesh. Ka disa tekste në shqip dhe anglisht dhe tezat e diplomimit të punuara nga studentët që ishin në shiqip, të gjitha. Librat në anglisht duket se nuk përdoren fare. Qartësisht se nuk ka një mënyrë të organizuar për t’iu qasur databazës së publikimeve elektronike. KG ka nënshkruar një marrëveshje me Bibliotekën Universitare Kombëtare në mënyrë që të përfitojë nga burimet e veta elektronike. EE çmon nismën, edhepse duhet bërë ende shumë në këtë drejtim. Rekomandim EE i rekomandon Kolegjit Globus të: 1. Të përmirësohen burimet bibliotekare në ndërtesën e vet dhe përmes bashkëpunimit më

Universitetin e Prishtinës në mënyrë që t’iu mundësohet studentëve të vet ta shfrytëzojnë bibliotekën e tyre.

3.5 Parimet e Lirisë Akademike Një aksionar i ri i KG poashtu ishte prezent në takimin e parë dhe të fundit gjatë VI (Vizitës në Institucion). Një aksionar që është afër me Administrimin e Kolegjit ofron komunikim efikas në mes të administratës së Kolegjit dhe Bordit të të Besuarve. Çështjet në Kolegj mund të ndiqen më nga afër dhe të trajtohen në mënyrë më të shpejtë. Megjighatë, aksionarët që nuk kanë përvojë akademike, nga ta nuk pritet që të përfshihen në secilën çështje (në përgjithësi ato akademike) në Kolegj. Personeli akademik nuk kufizohet në bërjen e hulumtimeve të tyre në fushat e specializimit të tyre. Në përjightësi, ata inkurajohen që të bëjnë hulumtime. Një person akademik është i autorizuar që të ndryshojë deri në masën 10% përmbajtjen e lëndëve mësimor që ai/ajo jep, përderisa çdo gjë përtej kësaj mase duhet të ketë miratimin e autoriteteve përkatëse. Komiteti Mësimor dhe Shkencor është autoriteti më i lartë që miraton ndryshimet e mëdha në kurrikulat e programeve. 4. ÇËSHTJET E PËRBASHKËTA NË SHQYRTIMET E PROGRAMEVE (UDHËZIMET PËR EKSPERTËT) Në këtë seksion të Raportit do të vlerësohen çështjet e përbashkëta të të 8 programeve, kjo kundrejt “kritereve për akreditim të programeve”. Kjo do të përcillet nga një vlerësim i secilit program në karakteristikat e veta të veçanta. Në këtë mënyrë do të parandalohet ose do të kufizohet mundësia e përsëritjes së të njëjtave çështje në secilin program. 4.1 Krahasueshmëria e Studimeve me Caktimin e kredive ECTS

Page 8: Raporti Final Globus 2015

8

KG ofron arsimim me kohëzgjatje 3 vjeçare dhe me 180 kredi ECTS që shpie në diplomën Bachelor dhe edukim dy vjeçar me 120 ECTS që shpie në diplomën Master. Sa i përket cikleve të kërkuara për edudim nga procesi i Bolonjës, në shkimi të parë KG ofron programe që janë të krahasueshme me kërkesat e procesit të Bolonjës. Veç kësaj, KG i shpreh kreditë e lëndëve mësimore që i ofron edhe sipas ECTS. Megjithatë, për EE mbetet brengosës fakti nëse kjo është duke u bërë në përputhje me parimet e shfrytëzimit të ECTS. Të gjitha programet janë përgatitur sipas një skeme të njëjtë, një për programet Bachelor dhe tjetra për programet Master. Një student që ndjek programet Bachelor duhet të ndjekë 4 lëndë (obligative/bazë) dhe një lëndë zgjedhore në secilin semestër. Në një program Bachelor 3 vjeçar, një studenti i duhet të marrë 30 lëndë për të diplomuar në një program. Të gjitha lëndët mësimore kanë nga 6 kredi, që në përgjithësi shpie në 180 kredi ECTS (30X6) për program. Për secilën lëndë mësimore studenti ka 45 orë (3x15) të ligjëratave fytyrë me fytyrë, 15 orë (1x15) ushtrime dhe 120 orë (8x15) të punës së pavarur (në planprogramin e programit Bachelor dhe atë Master ky 120 orë i ngarkesës për student vlerësohet si “punë me instruksione dhe punë e pavarur e studentit). Kjo në total është 180 orë dhe kur të ndahet me ngarkesën e kërkuar në Kosovë për ECTS (që është 30 orë ngarkesë për student) kjo shpie në 30 ECTS. Programi ka 30 lëndë mësimore dhe secila ka nga 6 ECTS. Programet Master në shabllonin e tyre i kërkojnë studentëve që t’i ndjekin 3 lëndë obligative dhe një zgjedhore në secilin semestër, për 3 semestre dhe të shkruhet punimi në semestrin final. Lëndët obligative janë 8 kredi secila dhe lëndët zgjedhore janë 6 kredi ECTS secila, që në total është 30 kredi ECTS për secilin semestër. Në këtë mënyrë një studenti kërkohet që të ketë 120 kredi të përfunduara në mënyrë që të diplomojë në një program Master. Udhëzimet në lidhje me përpilimin e RVV për Vlerësim Programi (G2) kërkojnë në mënyrë specifike “formularin e llogaritjes së ngarkesës së studentëve/ECTS” që të dorëzohet në shtojcë. Një formular i tillë nuk u vu në dispozicion. Nuk kishte një arsyetim të punës së kërkuar nga studentët për studime të pavarura. Për secilën lëndë me nga 6 ECTS, 15 orë ushtrimesh dhe 120 orë “punë me instruktim dhe e pavarur” janë paraparë dhe janë cekur. Është e qartë se disa nga lëndët obligative kërkojnë më shumë orë pune (orë në klasa, më shumë detyra, më shumë teste, më shumë përgatitje/studim) se të lëndët më pak të rëndësishme të programit. Veç kësaj, nuk ka një ndërlidhje në mes ngarkesës së studentit dhe rezultatit të pritur të mësimit për lëndët mësimore, që në fakt është shumë e rëndësishme kur është fjala për llogaritjen e ECTS (planprogramet e lëndëve të ofruara nuk përmbajnë asnjë rezultat të pritur të mësimit). Një observim tjetër ishte ajo që studentët nuk ishin konsultuar në lidhje me atë se sa kohë kalojnë në secilën lëndë mësimore për të arritur kërkesat e asaj lënde. Rekomandime EE i rekomandon Kolegjit Globus të: 1. Të shfrytëzojë udhëzuesin ECTS në caktimin e ECTS të lëdëve mësimore. 2. Të përpilojë shabllonet për llogaritjen e ECTS dhe të organizojë punëtori që të trajnojë personelin

akademik. 3. Sipas mundësive të merren parasysh edhe pikëpamjet e studentëve, kjo në vlerësimin e ECTS 4. Të sigurohet që përcillet ndërlidhja në mes ECTS dhe rezultateve të pritura të mësimit. 4.2 Hulumtimet në Institucion

Page 9: Raporti Final Globus 2015

9

KG dorëzoi një dokument në lidhje me Politikat Hulumtuese dhe Shkencore, kjo bashkangjitur me RVV. Dokumenti në lidhje me politikat është më shumë i një natyre informuese në lidhje me aktivitetet hulumtuese që janë zhvilluar në periudhën 2007-2012, konferencat shkencore të organizuara, punëtoritë e përgatitura, klasifikimin e hulumtimeve (3 llojesh) dhe etikën hulumtuese. Dokumenti në lidhje me politikat mbron dhe inkurajon mbështetjen e ofruar nga Kolegji, mëgjithatë ai nuk përfshin asnjë politikë në lidhje me atë se si do të duhej bërë mbështetja ndaj hulumtimeve, se si do të financohej pjesëmarrja në konferenca jashtë vendit dhe se si do të bëheshin publikimet, dmth zvogëlimi i ngarkesës ose mbështetja financiare, etj. KG në bashkëpunim me Universitetin Bujqësor të Tiranës, tani së voni ka publikuar vëllimin e 4-të, nr. 4 2015 të Revistës Ndërkombëtare në Ekonomi Menaxheriale dhe të Biznesit. Kjo revistë me recenzion nga kolegët publikohet dy herë në vit në anglisht. Përveç studiuesve nga vendet e ndryshme, personeli akademik i KG kontribuon në Revistë edhe përmes hulumtimeve. Megjithatë, besohet që ka hapësirë për rritjen e cilësisë së këtyre punimeve të dorëzuara. Shumica e punimeve të publikuara në Revistë nuk i refereohen asnjë hulumtimi të bërë së funid në fushën e publikimit. KG ka organizuar në mënyrë mjaft të suksesshme Konferencat Ndërkombëtare Vjetore në lidhje me tema të ditës dhe relevante që nga 2008, pa e huqur asnjë vit. Konferenca e shtatë ndërkombëtare e organizuar në 2014 trajtoi “Rolin, Kompetencat dhe Përgjegjësitë e Institucioneve Publike në Krijimin e një Fushe të re drejt Integrimit Evropian”. KG ka zhvilluar edhe Projekte për Ministrinë e Administratës Publike, Komunën e Suharekës dhe GIZ në 2013. Nuk ka një lsitë të botimeve në vend dhe atyre ndërkombëtare, në lidhje me pjesëmarrjen në konferenca dhe pagesat e personelit akademik në KG, kjo mungesë e vështirësoi vlreësimin e kapaciteteve të përgjithshme hulumtuese të KG. Shumica e gradimeve të profesorëve të rregullt është bërë kur ata kanë punuar në universitete publike dhe ata nuk kanë ndonjë publikim të ri në revista me recenzion ndërkombëtar. KG ka një numër marrëveshjesh bashkëpunimi me kompani të njohura që iu ofron studentëve mundësi për të bërë praktikën (internshipin). Bashkëpunime të tilla do të mund të ofronin një mundësi të mirë për personelin akademik që të zhvillojnë hulumtimet e tyre në këto kompani që do të ishte e dobishme si për këto firma, ashtu edhe për mësimdhënësit. Ndërlidhja në mes hulumtimeve dhe mësimdhënies do të mund të zhvillohej më tej. Përveç kësaj, KG ka një numër marrëveshjesh bashkëpunimi me institucione arsimore të respektueshme jashtë vendit (Universiteti i Tiranës në Shqipëri është një nga ta), që mbështetet shkëmbimin e studentëve dhe të fakultetit si dhe një hulumtim të përbashkëet në mes të anëtarëve të këtyre institucioneve. Megjitathatë, nuk ka dëshmi që këto marrëveshje bashkëpunimi janë operacionalizuar përtej një numri të kufizuar shkëmbimesh të studentëve. Lëvdata EE lavdëron KG për: 1. Publikimin e bërë së bashku me Universitetin Bujqësor të Tiranës, Revistës Ndërkombëtare të

Ekonomisë së Menaxhmentit dhe Biznesit, që ka recenzion nga kolegët dhe që publikohet dy herë në vit në anglisht.

2. Për organizim të suksesshëm të Konferencave Vjetore Ndërkombëtare në tema të ditës dhe relevante që nga 2008, pa huqur asnjë vit.

Rekomandime EE i rekomandon Kolegjit Globus të:

Page 10: Raporti Final Globus 2015

10

1. Rishikojë Dokumentin e Politikës Hulumtuese në mënyrë që të përfshijë masa konkrete për të

mbështetur personelin akademik që të zhvillojë hulumtime dhe të publikojë në revista kredibile. 2. Të krijojë strategji dhe masa shtytëse (mbështetje financiare) që do të mund të ofronte mundësi

hulumtuese për personelin e vet akademik përmes marrëveshjeve të bashkëpunimit me kompani të njohura dhe marrëveshje bashkëpunimi me institucione të arsimit të lartë të respektuara jashtë vendit.

4.3 Financimi dhe Zhvillimi Numrat e tanishëm në Programet Bachelor dhe Master për vitin akademik 2014-2015, numrat e paraparë në RVV dhe buxheti janë dhënë në tabelën në vijim.

KG as në RVV e as në Planin Buxhetor nuk ka cekur se në cilin vit janë bërë projeksionet në lidhje me numrin e studentëve. Ato mund të paraqesin shifrat për vitin e ardhshëm akademik 2015-2016 ose për tri vjet më vonë, për vitin akademik 2017-2018. Pritet që projeksionet në RVV dhe projeksionet në buxhet të jenë të njëjta, përveç nëse njëra nuk është për vitin akademik të ardhshëm, kurse tjetra për atë 3 vjet më vonë.

Projeksionet në lidhje me numrin e studentëve dhe Buxhetin

Emri i Programit Numrat e Studentëve

Viti 2014-2015 Projeksioni në

RVV Projeksioni në

Buxhet

Financa dhe Banka (BA) 33 85 204

Kontabilitet dhe Auditim (BA) 27 45 108

Biznes dhe Marketing (BA) 23 35 84

Menaxhim në Informatikën e Biznesit (BA)

23 30 72

Total 106 195 468

Financa dhe Banka (MA) 29 55 107

Kontabilitet dhe Auditim (MA) 21 40 79

Biznes dhe Marketing (MA) 18 30 61

Menaxhim në Sektorin Publik 22 40 71

Total 90 165 318

Totali i përgjithshëm 196 360 786

Numrat e studentëve për tri vjetët e fundit në programet Bachelor janë 56, 119 dhe 106. Kështu që nëse pritet një rritje në numrin e studentëve në vitin e ardhshëm akademik (2015-2016) kjo mund të shpjegohet dhe të arsyetohet. Ajo që është me më rëndësi, numrat e studentëve në programin Master janë duke zbritur nga 147 në 127 dhe në 90 në vitin e fundit akademik 2014-2015. Një rritje e paraparë në numrin e studentëve në Programin Master duhet të shpjegohet dhe të arsyetohet. Buxheti i planifikuar paraqet një parashikim dhe do të ishte e dobishme të ishte dhënë informacioni nëse plani i tanishëm buxhetor (i realizuar) do të ishte dhënë. Një krahasim i këtyre të dyjave do t’i mundësonte dikujt që të kuptonte zhvillimet në mënyrë më të mirë. Veç kësaj, KG nuk ka ofruar asnjë raport shpjegues në lidhje me Buxhetin e Projektuar. Rekomandime EE i rekomandon Kolegjit Globus të:

Page 11: Raporti Final Globus 2015

11

1. Të shqyrtojë dhe të ndryshojë projeksionet në lidhje me numrin e studentëve në vitet në vijim 2. Të krahasojë Buxhetin e tanishëm me atë të Projektuar në mënyrë që të përcjellë më mirë

zhvillimet dhe të përpilojë strategjitë në përputhje me këtë.

4.4 Struktura e Sigurimit të Cilësisë dhe Zbatimit KG ka një Njësi për sigurim të cilësisë dhe rregullore në lidhje me sigurimin e cilësisë me politika që synojnë kultrurën e cilësisë në institucion. Në arritjen e këtij synimi, ai ndërmerr aktivitete të shumta që nuk është shumë e qartë se si zbatohen dhe nëse janë të fokusuara. Një person brenda KG është përgjegjës për Njësinë e Sigurimit të Cilësisë që pritet të zbatojë gjithë masat për sigurimin e cilësisë në Kolegj. Gjatë përpilimit të një programi të ri, ose gjatë shqyrtimit të një programi ekzistues, të dhënat e marra nga Këshilli Këshillues i Departamentit, prej punëtorëve që kanë pranuar të diplomuarit në KG ose nga ish studentët janë të dobishme për rëndësinë e kurrikulës. KG nuk ka krijuar struktura të tilla, por merr reagim (përgjigje) joformale nga të punësuarit dhe prej të diplomuarve të vet, kjo kohë pas kohe. KG ka dhënë një pyetësor për studentët Bachelor dhe Master me synim që të marrë përgjigje nga ta në lidhje me kënaqësinë e përgjithshme të tyre me nivelin e mësimdhënie dhe mësim, në lidhje me burimet në mësim, shërbimin që iu ofrohet studentëve dhe infrastrukturën. Nuk kishte ndonjë dëshmi që një pyetësor i tillë të jetë zbatuar, që të jenë analizuar të dhënat dhe që të jenë shfrytëzuar në përmirësimin e strukturave relevante. KG nuk zbaton një hulumtim të vlerësimit të lëndëvë mësimore për secilën lëndë në mënyrë që të vlerësojë lëndën dhe efikasitetin e mësimdhënies së personelit akademik. Është me rëndësi që KG të zhvillojë hulumtime që do të vlerësojnë rezultatet e mësimit të lëndëvë në mënyrë specifikë në fund të secilit semestër dhe rezultatet e mësimit të programit në momentin e diplomimit (pyetësorët në fund). Vlerësimet e tilla do të vlerësonin arritjen e rezultateve të mësimit në mënyrë indirekte që do të mund të plotësonte metodat e vlerësimit direkt, por që në vetvete nuk do të ishin të mjaftueshëm kurrë. Kolegji Globus ka një databazë ku mban informata të ndryshme që kanë të bëjnë me arritjet e studentëve (rezultatet e provimeve), shkalla e vijimit dhe e përfundimit të studimeve, shkalla e kënaqësisë me mësimdhënie dhe më mësim dhe shërbimet e ofruara, etj. Nuk ka dëshmi që tregojnë se KG analizon informata të tilla gjatë përpilimit të politikave dhe dorëzimit të raporteve në Administratën e Lartë të Kolegjit dhe te Bordi i të Besuarve. Lëvdata EE lavdëron Kolegjin Globus për 1. Ngritjen e një Njësie për Sigurim të Cilësisë me Rregulloret për Sigurim të Cilësisë dhe për

rekrutim të personelit që do ta zbatojë dhe zhvillojë atë. Rekomandime EE i rekomandon Kolegjit Globus të:

Page 12: Raporti Final Globus 2015

12

1. I rekomandon të diplomuarve që të krijojnë një Shoqatë të të Diplomuarve, që Departamentet të krijojnë Borde Këshillimore dhe që Komitetet e të Punësuarve të marrin reagimin dhe përgjigjet ndaj programit të tyre.

2. Përpilojë procedura të rishikimit të programeve të tyre në mënyrë të vazhdueshme që do të merrnin parasysh reagimin që ata pranojnë nga të diplomuarit, nga këshillet këshilluese dhe nga Komitetet e Punëdhënësve.

3. Të zhvillohen hulumtime të vlerësimit të Lëndëve mësimore, në lidhje me shkallën e kënaqësisë, të analizohen rezultatet dhe të zbatohen politikat që do të përmirësonin mësimdhënien dhe mësimin, resurset e mësimit, shërbimet e ofruara studentëve.

4. Analizojë informatat që janë në databazën e vet, të përpilojë politika dhe t’i dorëzojë raporte Administratës së Lartë të Kolegjit dhe Bordit të të Besuarve.

5. SHQYRTIMET E PROGRAMEVE AKADEMIKE (UDHËZIMET PËR EKSPERTËT) 5.1 Financa dhe Banka (BA dhe MA) 5.1.1 Financa dhe Banka BA (i) Programet Akademike dhe Menaxhimi i Studentëve KG duket se ka një deklaratë misioni që pritet të shërbejë si udhëzim në marrjen e vendimeve nga administratorët dhe t’iu mundësojë atyre që të zgjedhin në mes alternativash. Administrata është e vetëdijshme në lidhje me misionin e vet që të ofrojë arsimim, që të bëjë hulumtime dhe të angazhohet me komunitetin. Megjithatë, thellësia e këtyre tri funksioneve që do të mund të udhëhiqte aktivitete mund të mos jetë e njohur nga ta, EE nuk iu dha ndonjë deklaratë misioni në formë të shkruar e KG. Rëndësia dhe përdorimi i Deklaratës së Misionit mund të mos jetë kuptuar dhe zhvilluar në mënyrë të duur në konsultim me hisedarët e brendshëm dhe ata të jashtëm. Programi nuk ka një deklaratë misioni, synime të qarta dhe qëllime nga të cilat do të dilnin rezultatet e pritura të mësimit. Programi synon që të ofrojë “njohuri të plota në lidhje me sistemet kryesore të financave dhe bankave, në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar” përderisa fjalitë në vijim janë të shkëputura dhe larg ofrimit të një kuptimi të synimeve dhe qëllimeve të Programit. Veç kësaj, synimet (dmth veprimet që do të mund të shërbenin në arritjen e qëllimeve) nuk janë shpjeguar. Rezultatet e mësimit që dalin nga synimet dhe qëllimet nuk kanë ndonjë referencë ndaj ndonjë kornize kualifiuese dmth Korniza e Kualifikimeve të Mjedisit të Arsimit të Lartë në Evropë (QF-EHEA). Veç kësaj, rezultatet e pritura të programit nuk iu referohen domenit të QF-EHEA dhe ata nuk respektojnë hiearkinë e të mësuarit, dmth Taksonominë. Në përputhje me këtë, ata duhet të rishikohen. Planprogramet e lëndëve në Financa dhe Banka nuk përmbajnë rezultate të pritura të mësimit. Kjo është thelbësore jo vetëm për synimin dhe përmbajtjen e lëndëve të kuptohet më mirë nga studentët dhe hisedarët tjerë, por poashtu ofron mundësi për të vlerësuar efikasitetin e kurrikulës. Duhet bërë një analizë skematike në formë harte në mes rezultateve të pritura të mësimit kundrejt rezultateve të pritura të mësimit në mënyrë që të sigurohet që rezultatet e pritura të mësimit merren parasysh, por edhe që disa rezultate të pritura të mësimit të mos përsëriten më shumë se sa është e nevojshme. Kjo duhet të bëhet. Nuk ka dëshmi që hisedarët e brendshëm (personeli akademik dhe studentët) si dhe ata të jashtëm (të punësuarit, ish të diplomuarit, organet profesionale) të jenë përfshirë në përgatitjen e synimeve të programit, të objektivave dhe rezultateve të mësimit. Një zbatim i tillë mundëson zhvillimin e një kurrikule më relevante dhe ofron përkatësi të programit nga ana e personelit akademik, që shpie deri te mësimi dhe mësimdhënia më efikase.

Page 13: Raporti Final Globus 2015

13

Qëndrimi i EE në lidhje me caktimin e ECTS, koha për studime të pavarura të studentëve dhe kështu edhe ngarkesa e përgjithshme është shprehur në seksionin 4.1. Rekomandime EE i rekomandon Kolegjit Globus të: 1. Të përpilohet deklarata e misionit përmes konsultimeve me hisedarët e brendshëm dhe të

jashtëm, që do të shprehte thellësinë në tri fusha që i mundëson atyre që të zgjedhin në mes alternativave.

2. Programi në Financa dhe Banka duhet të përpilojë deklaratën e misionit të vet, synimet dhe qëllimet e programit që do të mund të mundësonin përpilimin e rezultateve të pritura të programit dhe kurrikulën në mënyrë adekuate.

3. Rishkruhen rezultatet e pritura të mësimit që janë në përputhje me QF-EHEA dhe të respektohet hierarkia e mësimit (Taksonomia Blooms).

4. Që të bëhet një analizë skematike e rezultateve të pritura të mësimit kundrejt rezultateve të pritura të programit, në mënyrë që të sigurohet efikasiteti i kurrikulës.

5. Të trajnohet personeli akademik në lidhje me atë se si të përpilohet një program adekuat dhe rezultatet e mësimit të lëndës, si dhe si të bëhet procesi i analizës skematike.

(ii) Personeli Akademik Lista zyrtare e ofruar EE indikon që KG ka në total 36 personel akademk me kontrata, nga të cilët 14 janë të rregullt (me orar të plotë) dhe 22 janë me orar të pjesshëm që indikon se personeli i rregullt është i përfaqësuar në masën rreth 1/3 e personelit të përgjithshëm. Duke marrë parasysh që personeli me orar të plotë ka dyfishin e ngarkesës në raport me atë me orar jo të plotë, ngarkesa e përgjithshme e personelit të rregullt është më e madhe se ngarkesa e personelit me orar jo të plotë dhe në këtë mënyrë i plotëson kërkesat e AAK. Shqyrtimi i mëtejmë i 36 pjesëtarëve të personelit akademik në lidhje me pozitat e tyre akademike, 22 nga ta kanë diploma Ph.D. dhe 14 kanë diploma MA/MS. Si rrjedhojë e mbivendosjeve të mëdha në mes të kurrikulave të programeve në nivelin Bachelor dhe ato në nivelin master, KG nuk ofroi një listë të mbivendosjeve të personelit për secilin program (diciplinë). Emrat e personelit akademik u shfaqën në më shumë se 2-3 programe, kjo e vështirësoi vlerësimin e specifikave të programeve. KG pohoi të ketë 11 pjesëtarë të personelit akademik të rregullt dhe 8 me orar jo të plotë në programin Bachelor dhe 5 me oara të plotë si dhe 5 me orar jo të plotë në programin Master. Numri i studentëve (me orar të plotë dhe atyre më gjysmë orari) në programin Bachelor është pohuar të jetë 33 dhe në Programin Master 29, që në total i bjen të jenë 62 studentë. KG ka regjistruar në mënyrë sistematike që që secili nga pjesëtarët e personelit të vet akademik ka pasë në total 40 orë ngarkesë, nga të cilat 8 janë për ligjërim, 6 për detyra dhe ushtrime, 6 për konsultime, 7për punë në përgatitje individuale, 4 në aktivitete administrative dhe 9 për hulumtime shkencore. Personeli akademik ka regjistruar gjysmën e secilit nga aktivitetet e personelit të rregullt akademik. Programi në Banka dhe Financa thekson “aspektin ndërkombëtar të programit dhe faktin që të diplomuarit duhet të punësohen në organizata ndërkombëtare në Kosovë dhe jashtë saj”. Gjatë takimeve me EE me personelin akdemik dhe me personelin e lart administrativ-akademik, gjatë

Page 14: Raporti Final Globus 2015

14

shumicës së kohës kërkohej të kishte përkthim. Shumica e personelit akademik nuk ishin në gjendje që të përcillnin bisedat e zhvilluara në anglisht. Nuk ka dëshmi që do të tregonte që performanca e personelit akademik është vlerësuar në mënyrë formale në fund të secilit vit akademik. Performanca e personelit akademkik do të mund të vlerësohej në fund të secilit vit akademik mbi bazën e efikasitetit të tyre në mësimdhënie, në rezultatet e hulumtimit dhe në kontributin në punën e departamentit dhe të shoqërisë. Kjo do të mundësonte identifikimin e dobësive të personelit akademik dhe të marrin masat e kërkuara që të përmirësohen. Rekomandime EE i rekomandon Kolegjit Globus të: 1. Të rekrutohet personeli akademik që njeh gjuhën angleze dhe që është i kualifikuar në aspektin

akademik (që të ketë bërë publikime në 3-5 vitet e fundit). 2. Të vlerësohet performanca e personelit akademik në fund të secilit vit akademik dhe të merren

masat për të përmirësuar performancat e tilla të ulta. (iii) Hulumtimet Hulumtimet dhe Bashkëpunimi Ndërkombëtar i KG ëshët një çështje në nivel institucional në vend se në nivel të programit. Kjo është theksuar në Seksionin 4.2 (iv) Pranimi i Studentëve dhe Asistenca Studentët që kanë Diplomën e Shkollës së Mesme dhe që kanë përfunduar Maturën Shtetërore kanë të drejtë t’i nështrohen testit pranues në Matematikë dhe Anglisht. Ata duhet të kenë arritur një nivel të caktuar të matematikës dhe anglishtes para se të pranohen në program. Personeli akademik është në dispozicion shumicën e kohës që nuk japin mësim. Në takimin e EE me studentët, u vërejt që ata ishin mjaft të kënaqur me ndihmën e personelit akademikë, si dhe atë të stafit administrativ në Kolegj. Siç është pohuar edhe në seksionin 4.4, pyetësorë në lidhje me shkallën e kënaqshmërisë së përgjithshme janë dhënë nga KG, si pjesë bashkangjitur në RVV, por nuk kishte dëshmi nëse vlerësime të tilla të jenë bërë, që rezultatet e dala të jenë analizuar dhe që politikat të jenë zhvilluar dhe të jenë zbatuar. (v) Kurrikula dhe Planprogrami Programi përbëhet nga 180 ECTS, 23 lëndë obligative, 6 zgjedhore dhe një projekt diplomimi (6 ECTS), me gati shumicën e lëndëve mësimore që kanë nga 6 ECTS. KGJ ka ofruar planprogramin e lëndëve për secilën lëndë në program, por nuk kishte dëshmi të Specifikimit të Programit, Dokumenteve në lidhje me Specifikimin e Lëndëve, Raportin e Programit dhe Raportin e lëndëve mësimore. Në procesin e shqyrtimit të kurrikulës, si pjesë të rëndësishme paraqiten edhe Raportet e Lëndëve dhe Programit si dhe pikëpamjet e hisedarëve të jashtëm (ish të diplomuarve, punëdhënësve dhe shoqatave profesionale). Në shqyrtimet e veta të programeve, nuk ka dëshmi se një proces i tillë është përdorur nga Kolegji Globus.

Page 15: Raporti Final Globus 2015

15

Planprogramet e vëna në dispozicion ofronin informacion në lidhje me qëllimin dhe synimet (çfarë duhet të mësohet në lëndë mësimore) dhe programi javor, gjithë këto duhet të përpilohen në mënyrë më të kujdesshme. Ajo çfarë është me rëndësi është që, rezultatet e mësimit të lëndëve mësimore nuk janë shkruar. Rezultatet e mësimit të lëndëve mësimore indikojnë atë se çfarë do të dijë, kuptojë dhe do të jetë në gjendje të bëjë studenti në fund të semestrit. Ato iu mundësojnë studentëve që të kuptojnë përmbajtjen e lëndës më mirë dhe ofrojnë mundësi për të kontrolluar efikasitetin e kurrikulës përmes analizimit skematik të saj kundrejt rezultateve të mësimit të programit. Edhe planprogramet e lëndëve kanë mungesa sa i përket shpjegimit të metodës së mësimdhënies dhe vlerësimit. Programi në Financa dhe Banka ka vetëm 23 lëndë obligative, 15 nga të cilat janë lënë bazike mbështetëse, 7 janë lëndë në lidhje me financat dhe 1 në lidhje me bankat. Në program mungon një lëndë bazë në lidhje me programin në Banka dhe Financa, disa nga të cilat janë Menaxhimi i Bankave Komerciale, Bankingu Ndërkombëtar, Paraja dhe Bankat, Analiza e Pasqyrave Financiare, Analiza e Kredive dhe Huadhënies. Me vetëm një lëndë në banka, kurrikula në Financa dhe Banka në KG nuk i përmbahet emrit që e mban. Lëndët në lidhje me Mikro dhe Makro Ekonominë janë në nivel fillestar dhe në këtë mënyrë do të mund të futeshin lëndë në mikro dhe marko të të ndërmjetme në mënyrë që studentëve t’iu mundësohet një bazë e qëndrueshme në ekonomi. Disa lëndë në program kanë lëndë që shërbejnë si parakusht dhe ato duhet të tregohen si të tilla. Lënda e Etikës që ofrohet si lëndë zgjedhore do të mund të shndërrohej në obligative. Strategjia e ofrimit të lëndëve zgjedhore duhet të ndryshohet në mënyrë që t’i jepet më shumë fleksibilitet studentëve. Tani për tani, studentët janë të kufizuar që të zgjedhin vetëm dy lëndëe në secilin semestër, në vend që të zgjedhin nga një grup lëndësh zgjedhore. Posa që studenti të zgjedhë një nga lëndët zgjedhore në semestër, ai/ajo nuk mund të zgjedhë lëndë tjera zgjedhore në semestrat e ardhshëm. Strategjia e ofrimit të lëndëve zgjedhore studentëve duhet të ndryshohet në mënyrë që atyre t’iu jepet më shumë fleksibilitet në të zgjedhur. Aspekti ndërkombëtar i programeve është fokusi kryesor i KG. Megjithatë, aspekti ndërkombëtar i programeve (kurrikulave) duhet të përmirësohet përmes shtimit të lëndëve që përfshin ekonominë, vlerat, kulturat dhe mjedisin ligjore të vendeve tjera. Veç kësaj, vërehet që gjuha e huaj luan një rol të vogël në mësimdhënia. Një lëndë në anglisht jepet në semestrin e dytë dhe kjo përcillet nga një lëndë zgjedhore në anglisht (Anglishtja Biznesore) dhe lënda obligative Anglishtja Biznesore II. Ka një shpërputhje në mes të renditjes së lëndëve në anglisht duke qenë se studenti që nuk do ta ketë marrë Anglishten Biznesore I, tashmë atij i kërkohet që të marrë Anglishten Biznesore II. Gjuha angleze është mjaft e rëndësishme dhe thelbësore për botën e globalizuar dhe në kualifikimin për një karrierë ndërkombëtare. Nuk ka dëshmi që KG është duke bërë një krahasim formal në lidhje me përpilimin e programeve të veta. Një ushtrim i tillë i caktimit të pikave krahasuese duhet të përdorë universitetet që kanë madhësi, strukturë (publik/privat) dhe deklarata misioni të ngjashme. Universitete të tilla ka në afërsi si dhe në pjesët tjera të Evropës. Gjatë këtij procesi referimi dhe ndryshimi të kurrikulës, KG do të mund të shqyrtonte mundësinë e ndryshimit të emërtimit të programit në “Banka dhe Financa” që është një emër më i shpeshtë. Rekomandime EE i rekomandon Kolegjit Globus të:

Page 16: Raporti Final Globus 2015

16

1. Të shqyrtojë programet e veta (Financa dhe Banka) përmes procesit formal të përcaktuar mirë duke përdorur inpute nga raportet e lëndëve dhe të programeve si dhe nga pikëpamjet e hisedarëve të jashtëm.

2. Të shqyrtojë planprogramet e veta që të përfshijë informata në lidhje me rezultatet e mësimit të lëndëve të përpiluara në mënyrë të duhur, metodat e mësimit dhe vlerësimit.

3. Ose të ndryshojë emrin e programit ose të përfshijë lëndë mësimore të mjaftueshme në lidhje me bankat që t’i mundësojë të diplomuarve që të arrijnë rezultatet e pritura të programit.

4. Që të bëhet një praktikë e referimit (krahasimit) në mënyrëqë të ndryshohet kurrikula dhe t’i jepet më shumë theks lëndëve të bankave, anglishtes, ekonomisë dhe etikës.

(vi)Vlerësimi i Studentëve Rregulloret në lidhje me vlerësimin e studentëve caktojnë peshën e vlerësimit të studentëve për secilën lëndë dhe duket se nuk ka hapsëirë për personelin akademik që të veprojë në ndonjë mënyrë tjetër. Rregulloret parashohin 2 koloviume (0-25% secili), detyra (0-10%), provimi përfundimtar (25%) dhe pjesëmarrja (0-15%). Një student që merr në mes 61-70 merr 7 nga 10, që është nota D, që është e kënaqshme. Caktimi i deri 15% për pjesëmarrje nuk ka të bëjë asgjë me arritjen e rezultateve të synuara të mësimit të lëndës dhe kjo nuk është e pranueshme. Në rregullore nuk ceket asnjë llogaritje mesatare e semetrave (great point average – mesatarja e madhe e pikëve, ang GPA) ose nota mesatare e notave (mestarja kumulative e madhe e notave, CGPA). Nuk ka një vlerësim për semestër ose në vit për studentin. EE i është thënë që një student diplomon nëse notat e tij/saj janë të kënaqshme nga të gjitha lëndët e programeve dhe nuk ka ndonjë lëndë nga e cila ka rënë. Me rregulloret studentit i kufizohet koha e diplomimit në dyfishin e periudhës së programit. Sipas kësaj, një student duhet të kalojë gjithë provimet brenda 6 vjetësh, përndryshë ai perjashtohet. Ky zbatim ka një numër kufizimesh siç janë mbajtja e një studenti për kohë më të gjatë nëse nuk ka diplomuar, në vend se të përjashtohet më herët, duke e pasë parasysh se ai nuk do të mund të diplomojë. Veç kësaj, mungojnë rregulloret në lidhje me vlerësimin e studentëve dhe aspekte të tjera që rregulloret moderne të vlerësimit të studentëve i kanë. Sipas rregullores në lidhje me vlerësimin e studentëve, nëse një student nuk është i kënaqur me notën e tij/saj dhe e dorëzon ankesën brenda 24 orësh, Kolegji është i obliguar që atij/asaj t’i ofrojë një tentativë tjetër për provim brenda 7 ditësh e që organizohet nga një komitet. Vlerësimi i ngritjes profesionale që kontribuon në mësim të thellë, në moderim të brendshëm që siguron rregullsinë e notimit dhe moderimi i jashtëm që siguron që nivelet e vlerësimit janë në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, gjithë këto nuk praktikohen fare në KG. Rekomandime EE i rekomandon Kolegjit Globus të: 1. Të zgjidhet çështja e pjesëmarrjes së studentëve përmes mjeteve tjra dhe të mos i jepen pikë

studentëve vetëm për shkak se ata vijojnë ligjeratat. 2. Të rishiohet rregullorja e vlerësimit të studentëve në mënyrë që të përvetësohen elementet e

Vlerësimit modern të Studentëve dhe Rregulloret e Vlerësimit. 3. Të futet në aplikim sistemi i vlerësimit për semestër. 4. Të praktikohet vlerësimi formues dhe të zbatohet moderimi i brendshëm dhe i jashtëm.

Page 17: Raporti Final Globus 2015

17

Rekomandimi i përgjithshëm për Programin Financa dhe Banka (BA)

Të refuzohet akreditimi, përderisa ndryshimet e rekomanduara të jenë bërë në kurrikulë (Të shtohen lëndë mësimore të mjaftueshme në lidhje me Bankat dhe personel akademik i kualifikuar të caktohet për këto lëndë).

5.1.2 Financa dhe Banka (Programi MA) Të gjitha vërejtjet dhe rekomandimet e bëra për programin Financa dhe Banka BA në seksionin paraprak (i) Programet Akademike dhe Menaxhimi i Studentëve (ii) I personelit Akademik (iii) i Hulumtimeve (vi) i Vlerësimit të Studentëve janë të vlefshme për programin MA në Financa dhe Banka dhe ato duhet të përcillen në mënyrë të kujdesshme. (i) Pranimi i Studentëve dhe Asistenca Pranimi në Programin MA Financa dhe Banka kërkon diplomimin në programin BA, duke pasë njohje të gjuhës angleze – niveli B1 (Korniza e Përbashkët Evropiane e Referencës për Gjuhë). Të diplomuarit nga diciplina që janë jashtë programit Financa dhe Banka duhet t’i nënshtrohen testimit në Kontabilitet dhe Ekonomi, ata duhet të kalojnë këtë test në mënyrë që të pranohen në program. Nuk janë paraparë lëndë mësimore për ata që kanë mungesa (ndërlidhja/bazat) për ata që vijnë nga diciplinat tjera. Ky zbatim i KG vë hije në nivelin e prograit Mastre dhe sjell brenga serioze që programi nuk paraqet një program specializimi por vetëm një nivel hyrës të lëndëve në një gamë të lëndëve bazike dhe në financa. Rekomandime EE i rekomandon Kolegjit Globus të: 1. Të gjitha rekomandimet relevante të bëra për programin Bachelor në Financa dhe Banka 2. Të shqyrtohet niveli i lëndëve të ofruara në Programin Financa dhe Banka (MA) 3. Të ofrohen një numër i mjaftueshëm lëndësh bazë për ata studentë që pranohen nga diciplina

tjera jashtë Financave dhe Bankave. (ii) Kurrikula dhe Planprogrami Programi kërkon përfundim të suksesshëm të gjithë 12 lëndëve dhe diplomimit për dhënien e diplomës MA. 9 nga lëndët janë lëndë obligative, secila me nga 8 ECTS dhe 3 janë lëndë zgjedhore secila me nga 6 ECTS. Diplomimi ka 30 ECTS dhe ofrohet në semestrin e 4të pas përfundimit të suksesshëm të lëndëve. Gjatë shqyrtimit të këtyre 12 lëndëve, është vërejtur që vetëm një lëndë (Menaxhim Bankar) përfshin bankat, kurse janë 4 lëndë obligative dhe 2 zgjedhore në financa. Lëndët tjera janë lëndë mbështetëse. Përmbajtja e lëndës Paraja dhe Bankat nuk mbulon çështjet në lidhe me bankat. Kurrikula e programit nuk është në përputhje me emrin e programit “Financa dhe Banka” duke qenë se nuk ofron specializim në banka, siç synon. Kjo është një mungesë shumë serioze e programit. Lëndët siç janë Menaxhimi Ndërkombëtar i Burimeve Njerëzore mund të zëvendësohet nga një lëndë më relevante për bankat.

Page 18: Raporti Final Globus 2015

18

Nuk ka dëshmi që KG është duke bërë një praktikë të krahasimit të programit gjatë përpilimit të programit MA në Financa dhe Banka. Siç u cek në seksionin pararëndës, një krahasim i tillë kërkon përfshirjen e universiteteve që kanë madhësi, strukturë (privat/public) dhe deklaratë misioni të ngjashme. Rekomandime EE i rekomandon Kolegjit Globus të: 1. Që të zhvillohet një praktikë e krahasimit gjatë ndryshimit të kurrikulës në mënyrë që të vihet më

shumë theks në lëndët në lidhje me bankat. Rekomandim i përgjithshëm për Programin Financa dhe Banka (MA)

Të refuzohet akreditimi, përderisa ndryshimet e rekomanduara të jenë bërë në kurrikulë (Të shtohen lëndë mësimore të mjaftueshme në lidhje me Bankat dhe personel akademik i kualifikuar të caktohet për këto lëndë).

5.2 Kontabilitet dhe Auditim (BA dhe MA)

Shënim hyrës: Përderisa gjithë programet Bachelor ofrohen me studime të rregullta dhe me korrespondencë, programi Master është i organizuar vetëm si program i rregullt. Megjithatë, asnjë nga programet bachelor nuk përmbajnë elemente specifike të programeve me korrespondencë; janë përshkruar vetëm versionet me studime të rregullta. Për këtë arsye, akreditimi ka të bëjë vetëm me mënyrën e studimeve të rregullta të të gjitha programeve bachelor. Analiza e bërë nga EE ka shpërfaqur që katër programe bachelor që ofrohen gati se nuk dallojnë fare nga njëri-tjetri, dmth shumica absolute e lëndëve janë identike ose të paktën të njëjta në ndonjë program studimesh tjetër (shih seksionin vlerësimi i përgjithshëm për krahasim të programeve). Menaxhmenti i Kolegjit ka pohuar që ata kanë krahasuar veten me një kolegj ndërkombëtar në Zvicër (Instituti ndërkombëtar për Zhvillim të Menaxhmentit?). Nuk ka ndonjë tregues pse ky kolegj do të mund të ishte i përshtatshëm për krahasim, nuk ka një shpjegim se ku dhe si elementet e këtij institucioni prestigjioz do të mund të përshtaten dhe të adoptohen.

5.2.1 Kontabilitet dhe Auditim (BA) (i) Programet Akademike dhe Menaxhimi i Studentëve RVV jo vetëm që dokumenton të dhënat bazë të programit, ajo poashtu shpërfaq arsyetimin e programit, krahasueshmërinë e vet ndërkombëtare, grupet e shenjestruara, raportin e vet me deklaratën e misionit të institucionit, synimin dhe profilin e vet, rezultatet e pritura të mësimit, raportin në mes teorisë dhe praktikës, llogaritjen e kredive, mundësitë për punë praktike (internshipe), një plan hulumtues dhe në fund mënyrën se si regjistrohen studentët dhe si janë kriteret e pranimit. Disa nga këto pjesë do të mund të ishin trajtuar në nivelin e përgjithshëm duke qenë se i referohen institucionit ose programeve bachelor që i nënshtrohen akreditimit, psh kriteret e pranimit (2.2.11)

Page 19: Raporti Final Globus 2015

19

dhe kalkulimit të kredive ECTS (2.2.8) megjithëse, kjo e fundit do të duhej të bëhej për secilin modul në mënyrë specifike. Është i çuditshëm fakti që të gjitha modulet kanë një shpërndarje identike të ngarkesë në të gjitha lëndët, orët prakike dhe punës me instruktor, kur kanë numrin e njëjtë të kredive. Sipas pasqyrës (2.2.12) ka devijime (ndryshime) vetëm në semestrin V në tri modulet. Megjithatë, pas analizimit të moduleve vërehen ndryshime në semestrin IV (tri herë, V katër herë dhe semestri VI dy herë – ky semestër edhe ashtu është jo i plotë). Nk janë dhënë shpjegime shtesë. Në përshkrimet e planprogrameve, nuk është rezervuar mësimi i pavarur. Sipas gjitha gjasave (siç është cekur në diskutime), nocioni “mësim i pavarur” është keqkuptuar. Kolegji duket që beson se secila pjesë e studimeve drejtohet nga personeli në ligjerata ose përmes punës praktike (ndoshta diku tjetër, ose në shtëpi apo në bibliotekë) por vetëm duke u bazuar në instruksione. Kjo është kundër parimit të “lirisë akademike”. Në një anë është është pjesë e detyrave të mësimdhënësit të planifikojë aktivitetet e ndryshme të modulit të tij/saj specifik në përputhje me rezultatet e synuara të mësimit, metodës së mësimdhënies së aplikuar, burimeve të përdorura, punës praktike, mësimi i pavarur sigurisht që do të ndryshojë, por as mënyra se si mëson studenti nuk është e “instruktuar” por në vend të kësaj studenti udhëzohet që të jetë në gjendje që të studiojë pavarësisht. Nën pikën 2.2.8 është cekur që instruktimi mund të përfshijë të mësuarit e pavarur. Megjithatë, nuk janë dhënë informata shtesë me përjashtim që studentët duhet të studiojnë literaturën, 180-220 orë. Nuk është shpjeguar se si është e mundur kjo për një student, duke marrë parasysh se ka disa lëndë që duhet t’i studiojë. Kolegji mund të rishqyrtojë qasjen e vet ndaj interpretimit të nocionit “ngarkesë”. Është cekur pozitivisht që të gjitha modulet kanë një skicë të lëndëve që trajtohen në bazë javore. Poashtu, pak a shumë informatat e njëjta vlejnë për të gjitha programet bachelor në pikat në vijim: 2.2.2. Krahasueshmëria ndërkombëtare e programit Vërejtje: Përderisa në bisedën me menaxhmentin e Kolegjit, u cek një kolegj i menaxhimit ndërkombëtar në Zvicër, gjithë programet i referohen “universiteteve më prestigjioze” në rajon, Evropë, Amerikë dhe përtej. Kjo nuk është aspak informative. 2.2.3. Grupi (shënjestra) se kujt i dedikohet programi Shih shënimin në fillim të kësaj pjese të raportit: mund të analizohen vetëm versionin me studime të rregullta. 2.2.7. Marrëdhënia në mes të pjesës teorike dhe praktike/eksperimentale të studimeve Nuk janë dhëne informata specifike. 2.2.9. Puna praktike Është dhënë një listë e 16 kompanive me të cilat KG pretendon të ketë nënshkruar marrëveshje. Nuk janë dhënë informata në lidhje me atë se deri në çfarë mase studentët kanë mundësi të gjejnë vende pune (praktikë) ose të gjenjë ndonjë mundësi për punë kërkimore. Në aneksin 7 të shabllonit për një marrëveshje të ofruar, që cek 15 ditë punë me orar të plotë si punë praktike – internship (1 ditë punë në javë). Nuk është dhënë ndonjë referencë në lidhje me kompetencat e arritshme; fitimi i njohurive praktike është identifikuar si fokus. Nuk është dhënë referencë ndaj kredive, të transferit në Diploma Suplement/Certifikatë ose në pikët esenciale të vendit të punës – për shembull- siç është përshkruar në udhëzuesin për kreditë ECTS 2015. 2.2.10. Plani i Hulumtimeve… Janë cekur në një listë vetëm pesë mundësi, nuk është cekur ndonjë informacion që ka të bëjë specifikisht me programin. Në aneksin 13 të RVV, është dhënë plani hulumtues i institucionit. Ai

Page 20: Raporti Final Globus 2015

20

përfshin disa aktivitete dhe “...disa eemente...per periudhën e ardhshme 2012-2017”. Ndryshimet, zhvillimet në mes 2012-2015 nuk janë identifikuar. Përshkrimet i janë përshtatur programit në paragrafët në vijim: 2.2.1. Logjika e programit Ende është e përshkruar në nocione të përgjithshme. Kolegji pretendon që ka bërë hulumtime që kanë përfshirë 90 biznese dhe organizata tjera. Fatkeqësisht nuk janë dhënë dëshmi në lidhje me këtë. 2.2.4 Orientimi Fatkeqësisht, teksti nuk mund të lexohet. Duket se ka një problem në shtypje (versioni i shtypur). Megjithatë, mund të supozohet që nuk ka referencë reale të dëshmuar në lidhje me këtë deklaratë të misionit. 2.2.5. Synimi i profilit Fatkeqësisht i njëjti problem me atë më sipër shfaqet edhe këtu. Të paktën një paragraf është i lexueshëm. Qartësisht që programi është i përpiluar vetëm për të rritur njohuritë. Nëse KG do të kishte bërë një hulumtim tregu, ata do të ishin shumë më specifik sa i përket profilit të studentëve që dëshirojnë t’i kenë. 2.2.6. Rezultatet e pritura të mësimit Përsëri, shfaqet një problem në formatim të tekstit. Duket që është një listë me synimet e përqendruara tek mësimdhënësit që shkon përshtat me atë që është cekur më sipër: ofrimi i njohurive është më i rëndësishmi. Kjo listë përcillet nga një listë e përgjegjësive “të përgjithshme”, pastaj “të kompetencave specifike”. Nuk është e qartë se cili është dallimi në mes rezultateve të mësimit dhe kompetencave. Megjithëse teksti është vështirë i lexueshëm, duket që është një listë e marrë nga diku tjetër. Nuk ka një strukturë të qartë që është e idenfikueshme, nuk ka referim ndaj Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve. Në vend të kësaj, ka një kompetencë specifike të programit që ceket nën paragrafin: “të ketë aftësi të shfrytëzojë njohuritë në një softuer financiar për kontabilitet dhe auditim...”. Si kompetenca specifike (përsëri vështirë të lexueshme) janë cekur pesë që janë të paraprira nga një folje vepruese dhe mund të imagjonohet që ato përshkruajnë arritjet në nivel bachelor. Nuk është dhënë referencë ndaj kornizës evropiane apo asaj kombëtare të kualifikimeve, veçanërisht ndaj nivelit 6. Mbi bazë të analizës, ky program (si edhe programet tjera BA) nuk është një program i pavarur. Si rregull e përgjithshme, 2/3 e programit do të duhej të ishte e ndryshme nga tjetra, përndryshe është adekuate që të ofrohet një program i vetëm me disa opcione (specializime, drejtime). Në aneksin 6 të RVV është dhënë një shembulli i “kurrikulës” i një moduli (lënda” E Drejta Ekonomike Vendore dhe Ndërkombëtare”. Fatkeqësisht, kjo nuk paraqet asnjërën nga lëndët në programin që është propozuar për akreditim). Nëse ky do të ishte model për gjithë institucionin, atëherë do të duhej të thuhej si në vijim:

Përshkrimi i lëndës: do të duhej t’i ndihmonte studentëve që të kuptojnë se për çfarë janë lëndët. Përndryshe, një përzierje e synimeve, disa fusha të drejtuara rreth mësimdhënësit dhe përshkrimi i fushës së lëndës. Nuk janë përfshirë as indikimi i modulit e as kreditë.

Vlerësimi është i bazuar në forma të ndryshme që do të mund të ishin shumë të përshtatshme për të kuptuar nëse studentët kanë marrë rezultatet e ndryshme të mësimit. Kjo lidhje duhet të theksohet më qartësisht.

Page 21: Raporti Final Globus 2015

21

“Përmbajtja e Kornizës” dhe “Metodat” janë në përgjithësi në rregull. Megjithatë, rezultatet e mësimit (psh “përfitimi i studentëve në temat e drejtës ekonomike vendore dhe ndërkombëtare) janë të fokusuara vetëm në njohuritë.

Përmbajtja është e përshkruar në formë të titujve javë-pas-jave dhe është cekur edhe literatura, një grumbuj tekstesh janë referuar që në përgjithësi janë të vjetër (2006). Studentët janë të orientuar edhe në lidhje me numrin e faqeve të cilave iu referohen ligjeratat.

Përshkrimi i shkallës së notimit nuk është i përditësuar – është ndryshuar para versionit paraprak të udhëzimit të shfrytëzimit të ECTS.

Është dhënë një listë bukur e gjatë e literaturës baze dhe e literaturës së rekomanduar, përsëri tekste mjaft të vjetra. Mund të vihet në pyetje nëse një listë e tillë është adekuate.

Në apendiksin II të kësaj lënde janë dhënë rregullat dhe rregulloret sa i përket “Udhëzimeve në të shkruar”.

Sa i përket tezës së diplomës në nivelin bachelor dhe master, janë ndjekur rregullat specifike që mund të gjenden në anekset 3 dhe 4 të RVV. Në një anë këto janë mjaft të detajuara, në anën tjetër ato nuk përmbajnë informata sa i përket “si të kuotohet”. Mund të supozohet që kjo mbulohet brenda modulit “shkathtësitë në të shkruar akademik dhe në metodologji hulumtuese” që janë lëndë të obligueshme në të gjitha programet. Rekomandime EE i rekomandon Kolegjit Globus të: 1. Të ndryshojë programin dhe përshkrimin e tij. Teksti ka mangësi të konsiderueshme. 2. Programi nuk është një program i pavarur. Ai mund të jetë zgjedhor brenda një programi të

përgjithshëm të biznesit dhe menaxhmentit dhe do të duhej ndryshuar sipas këtij pikëvështrimi. 3. Duhet shqyrtuar nëse lëndët që janë specifike për programin, profilizimi dhe specializimit të

ofrohen si lëndë bazë brenda një specializimi (drejtimi) dhe jo si lëndë zgjedhore. 4. Të ndiqen udhëzimet e aplikuara brenda procesit të Bolonjës dhe që janë të kërkuara nga procesi i

akreditimit në Kosovë. 5. Të respektohet liria e personelit akademik sa i përket metodave të mësimdhënies. (ii) Personeli Akademik Në këtë program është i përfshirë personeli në vijim. Lista poashtu cek statusin sipas listës së ofruar nga AAK. Veç kësaj liste AAK-së i është dhënë edhe një listë nga Globus, që është kontrolluar nga AAK. Sekuenca e listës e ndjek strukturën e “2.2.12. Pasqyrë e programit” e cekur në RVV.

Emri Lënda Statusi

I rregullt Jo i rregullt Nuk ceket

Enver Krasniqi Menaxhment x

Yllka Azemi Menaxhment x

Azem Rexhaj Mikroekonomi x

Flutra Mujka Mikroekonomi x

Marsela Papa Bazat e Marketingut X

Peonare Caka Matematike per Biznes I x

Visar Nallbani Informatikë x

Page 22: Raporti Final Globus 2015

22

Yllka Azemi Menaxhment of Komunikimit në Korporata Ndërkombëtare

x

Azem Rexhaj Makroekonomi x

Flutra Mujka Makroekonomi x

Teuta Hamiti Gjuhe Angleze x

Peonare Caka Matematike per biznes II x

Esat Durguti Bazat e Kontabilitetit X

Shqipdona Hashani

Bazat e Kontabilitetit x

Qazim Tmava Etika e Biznesit x

Enver Krasniqi Sjellja Organizative x

Yllka Azemi Sjellja Organizative x

Shqipdona Hashani

Financat x

Mustafe Murturi

Kontabilitet Financiar x

Peonare Caka Statistikat e Biznesit x

Ymer Shatri Kontabilitet Menaxherial x

Shqipdona Hashani

Kontabilitet Menaxherial x

Justina Sh. Pula Menaxhim i Resurseve Njerëzore x

Ardiana Sinani Kontabilitet i Bankave dhe Sigurimeve

x

Shqipdona Hashani

Organizimi dhe Menaxhimi i Departamentit të Kontabilitetit

x

Bedri Bahtiri Integrime Evropiane x

Teua Hamiti Anglishte Biznesi x

Teuta Vinca Shkathtësitë në shkrim akademik dhe metodologji hulumtuese

x

Ymer Shatri Standardet Ndërkombëtare të Kontabilitetit

x

Shqipdona Hashani

Standardet Ndërkombëtare të Kontabilitetit

x

Milaim Berisha Legjislacioni në Tatime x

Bedri Bahtiri E Drejta Komerciale Ndërkombëtare dhe Vendore

x

Bartesi I lendes Praktika e kontabilitetit në kompani të biznesit ndërkombëtar

x

Ardiana Sinani Aplikacionet softuerike të kontabilitetit

x

Ymer Shatri Analiza e shqyrtimit financiar dhe Kontabilitetit

x

Shqipdona Hashani

Analiza e shqyrtimit financiar dhe Kontabilitetit

x

Enver Krasniqi Menaxhim Strategjik x

Yllka Azemi Menaxhim Strategjik x

Page 23: Raporti Final Globus 2015

23

Ali Bekteshi Menaxhim i Riskut dhe Sigurimet x

Varësisht nga lënda

Seminar në fushën e studimeve

Dtto Vizitë Studimore

Dtto Punim i diplomës

Total Duke përfshirë asistentët (2) 17 lëndë të ndryshme (8 të mbuluara nga 2 persona të ndryshëm )

13 lëndë të ndryshme (2 lëndë nga 2 profesorë jo të rregullt, 1 nga profesor i rregullt, 1 nga profesor jo i rregullt)

3 nga persona të palistuar

Total Numri i personelit (persona) 9 8 3

Shënim: me ngjyrën e hirtë është statusi i atij personeli i karakterizuar që janë cekur në listën e dytë të dorëzuar nga Kolegji dhe të kontrolluar nga AAK.

Janë të përfshirë 9 profesorë të rregullt, që mbulojnë 17 nga 37 fushat e ndryshme. 13 lëndë të ndryshme mbahen nga 8 profesorë jo të rregullt. Pjesa tjetër prej 3 jepen nga personeli i palistuar. Tri lëndët e mbetura merren nga profesorë të ndryshëm duke qenë se mund të ndryshojnë temat (seminaret, vizitat, tezat). Nënë lëndë ofrohen nga dy persona të ndryshëm. Dy nga personeli, një i rregullt dhe një me orar jo të plotë, janë të kualifikuar si asistentë. Megjithatë, në total ata japin mësim (?) në 4+2 lëndë. Shumica e personelit figuron në listën e mësimdhënësve edhe të programeve tjera. Mund të supozohet që ka një mungesë të madhe personeli. Rekomandime EE i rekomandon Kolegjit Globus të: 1. Të sigurohet cilësia e personelit 2. Të sigurohet që ka një numër i mjaftueshëm i stafit të kualifikuar për secilën lëndë. 3. Të punësohet persone vetëm kur ata të jenë regjistruar me AAK. (iii) Hulumtimet Nuk kan informata specifike për lëndën mësimore. Si në programet tjera, pesë aktivitete janë cekur në përgjithësi, siç janë Analizë Rasti e Kompanive të Biznesit, Seminareve dhe Prezantimeve, Tezës Bachelor, Pjesëmarrja e studentëve në Konferenca dhe përfshirja e studentëve në projekte hulumtuese të Institutit për Hulumtime Ekonomike të KG. Nuk ka fare dëshmi për këtë. Shumica e aktiviteteve të cekura janë elemente normale të mësimit dhe mësimdhënies. Rekomandimet janë bërë në nivel të përgjithshëm sa i përket gjithë institucionit. (iv) Pranimi i Studentëve dhe Asistenca Kjo pjesë është identike për të gjithë programet dhe e detajuar në nivel të institucionit.

Page 24: Raporti Final Globus 2015

24

(v) Kurrikula dhe Planprogrami Shënim: Mund të shqyrtohet vetëm programi i studimeve të rregullta, dmth si programet tjera të Kolegjit Globus ai zgjat tri vjet dhe ka 180 kredi. Grupi i dytë i shënjestruar, “Gjithë të punësuarit...” është i orientuar në mënyrë të qartë drejt të punësuarve dhe nuk mund të konsiderohet program i studimeve të rregullta. Programi është i modularizuar dhe i shpërndarë në mënyrë të barabartë përgjatë tri vjetëve. Secili modul përmban (me përjashtim në vitin e tretë) numrin e njëjtë të kredive, gjashtë. Në vitin e tretë, moduli “Analiza e shqyrtimit financiar dhe Auditimi” ka dhjetë kredi, dy module tjera obligative plus teza së bashktu gjashtëmbëdhjetë, duke lënë katër kredi për një lëndë zgjedhore. Megjithatë, lëndët zgjedhore secila prej tyre ka ngarkesë të ndryshme, kështu që studenti duhet të zgjedhë “Seminarin...”mke katër në vend të “Studimit..” që ka gjashtë kredi, sepse përndryshe në total sasia e ngarkesës do të ishte tridhjetë e dy kredi për semestër, që në fakt bie ndesh me Udhëzimin e Shfrytëzuesve të ECTS. Në veçanti në këtë semestër, caktimi i kredive duhet të planifikohet në mënyrë të kujdesshmë duke qenë se studentit i kërkohet të shkruajë tezën në të njëjtën kohë. Në përgjithësi, programi ka 36 lëndë nga të cilat 24 janë obligative dhe 12 janë zgjedhore, prej të cilave studenti duhet t’i zgjedhë 6. Siç është prezantuar në tabelën më poshtë, programi ofron shtatë module të ndryshme që janë vetëm në këtë program (ato mund të jenë edhe në program jashtë atyre që janë analizuar brenda kornizës së paraqitur në procesin e akreditimit), që nënkupton se më pak se 20% e gjithë moduleve të ofruara janë specifike për programin. Jo të gjithë studentët do të jenë në gjendje që të regjistrohen për këto module, duke qenë se tri nga to janë zgjedhore.

Programi Numri i përgjithshëm i lëndëve (duke përfshirë tezën dhe lëndët zgjedhore)*

Identike me Të paktën identike me një program tjetër

Specifike për programin

% specifike për programin

Kontabilitet dhe Auditim

36 22 (8 zgjedhore)

7 7 19.44

Më poshtë planprogramet janë analizuar në bazë të përshkrimeve të dhëna në RVV. Vlerësimi i rezultatit të mësimit është bërë në nivel të përgjithshëm. Duke qenë se shumica e lëndëve janë identike përgjatë gjithë programit dhe janë “standarde”, modulet specifike për programin janë trajtuar para së gjithash. Kontabilitet Banka dhe Sigurime, semestri 4, obligative Përderisa në pasqyrën e të dhënave bazë, ky modul ka 6 kredi, në planprogram figurojnë 7. Siç është cekur më lart, pasqyra duhet të jetë udhëzuese analizën e përgjithshme të ngarkesës. Përshkrimi i synimit të lënës është disi i përgjithësuar dhe thekson rekomandimet e EE: nuk është një program i specializuar, por më shumë si program i gjeneralizuar i menaxhimit të biznesit me lëndë zgjedhore. Metoda e mësimdhënies e shpjeguar paraqet më shumë një listë identike për të gjitha modulet. Kjo është befasuese duke qenë se mësimdhënësi do të duhej të zgjedhte metodën e mësimdhënies që është më e përshtatshme për fushën e studimit dhe stilin e tij/saj të mësimdhënies. Kjo vështirë se mund të jetë e njëjtë për gjithë personelin mësimor.

Page 25: Raporti Final Globus 2015

25

Fushat e trajtuara japin shenja të një orientimi disi të përgjithësuar në vend të një studimi të thelluar. Sekuenca e lëndëve nuk është gjithnjë e qartë dhe kjo mund të jetë problem i përkthimit. Informacioni sa i përket literaturës është i jo i plotë. Organizimi dhe Menaxhimi i Departamentit të Auditimit, semestri 4, lëndë obligative Edhe këtu ka dallim në mes të informacionit të dhënë në tabelën bazë të të dhënave: 6 kundrejt 4 kredive. Edhe këtu autori i tekstit thekson që synohen njohuritë e përgjithshme. Kjo theksohet nga temat e trajtuara javë-pas-jave: Parimet e Kontabilitetit I – Financiar; Parimet e Kontabilitetit II – Menaxherial; secilit nga ta trajtohet në një sesion. Shtrirja e temave që duhet të trajtohen mund të mësohen vetëm në nivel sipërfaqësor që në një lënë gjenerale është në rregull, por nuk do të ishte e përshtatshme për një lëndë specifike në semestrin e katërt. Literatura e cekur në shqip nuk jep informacion të plotë në lidhje me burimet. Standardet ndërkombëtare të kontabilitetit, semestri 5, obligative Siç është rasti edhe më sipër, është kontestues numri i kredive, në këtë rast është 8. Synimi i lëndës karakterizohet si: “lënda mundëson adoptimin e standardeve ndërkombëtare (45) dhe shfrytëzimin e tyre të pjesshëm të Standardeve Kosovare të Kontabilitetit (19-1)”. Të studiuarit e fushave të synuara brenda një semesri duket shumë ambicioz. Literatura është në shqip dhe jo e plotë. Legjislacioni në fushën e tatimeve, semestri 5, obligative Probleme të ngjashme si ato të cekura më sipër. Veç kësaj, vetëm një fushë e studimit është pjesërisht në anglisht. Praktika e Kontabilitetit në Kompanitë Ndërkombëtare të Biznesit, Semetri 5, zgjedhore Mungon përshkrimi. Aplikacionet softuerike të kontabilitetit, semestri 5, zgjedhore Joqëndrueshmëri sa i përket kredive, siç është cekur më lart. Të paktën autori ka synuar që të formulojë synimet e mësimit. Studentët mund të mësojnë se si të shfrytëzojnë softuerin përkatës. Seminar, semestri 6, zgjedhore Nuk është dhënë përshkrim. Megjithëse lëndët sipas gjitha gjasave mund të ndryshojnë secilin semestër, do të mund të ishte dhënë një përshkrim tipik. Veç kësaj, lëndët duhet të kontrollohen se a do të ofrohen vetëm në një program dhe jo në të gjithë. Kontabilitet Financiar, semestri 3, obligative Ky është një program i orientuar drejt praktikës, që do të mund t’i ofronte studentit një ide në lidhje me fushat kryesore të kontabilitetit financiar. Literatura nuk është e plotë dhe në gjuhën shqipe. Vendim marrja, semestri 3, obligative Synimi i lëndës është përshkruar vetëm në mënyrë të përgjithësuar. Lëndët javore duket se janë strukturuar mirë. Teksti bazë është prej mësimdhënësit dhe i cituar gjerësisht. Kontabilitet Menaxherial, semestri 4, obligative Përsëri paraqitet dallimi në lidhje me numrin e kredive. Synimi i lëndës është përsëri identik me atë të cekur në modulin “Kontabilitet financiar”. Logjika e temave nuk është e qartë, mund të jetë problmen në përkthim. Literatura është cekur, tekstet janë në anglisht. Anglishtja e Biznesit II, semestri 4, zgjedhore

Page 26: Raporti Final Globus 2015

26

Temat javore nuk janë dokumentuar siç duhet dhe kombinimi në mes temave deri në javën 13 dhe ato në tri javët e fundit nuk duket të jetë i qartë. Një libër është cekur por i mungon informacioni në lidhje me vitin e publikimit. E Drejtë Vendore dhe Ndërkombëtare, semestri 5, obligative Numri i kredive është jokonsistent siç është cekur më sipër. Synimi i lëndës nuk ka kuptim fare. Një listë e lëndëve është dhënë por nuk ka një lidhje në mes të javëve të ndryshme. Burimi në anglisht është cekur si “lexim i mëtejmë”. Analiza e Shqyrtimit Financiar dhe Auditimi, semestri 6, obligative Këtij moduli i janë ndarë një numër i madh kredish: 10. Ngarkesa përkatëse nuk është korrekte, do të duhej të ishte 300. Shtrirja e temave javore është mjaft e gjerë dhe është kontestuese nëse studentët do të kenë kohë në këtë semestër që të studiojnë temat në thelësi siç indikohet nga barra e rëndë, poashtu atyre iu duhet të shkruajnë tezën e tyre finale në këtë semestër. Literatura është cekur edhe në anglisht. Menaxhim i Riskut dhe Sigurime, semestri 6, obligative Lënda ka ngarkesën më të vogël (4 kredi). Synimi i lëndës është shumë i përgjithshëm (..etj). Duket që ka më shumë tema se sa javë. Përdoret një libër në anglisht. Rekomandime EE i rekomandon Kolegjit Globus të: 1. Të ndryshohet programi që të jetë zgjedhor brenda programit biznes dhe menaxhment 2. Të rishkruhet programi në përputhje me kërkesat e AAK – të evitohen mangësitë e cekura më

sipër. 3. Të indikohet qartë koha e paraparë për punë të pavarur të studentëve

(vi)Vlerësimi i Studentëve Vlerësimi i studentëve është i caktuar në apendiksin 2 të RVV. Në përshkrim të “planprogramit” nuk janë dhënë informata shtesë. Janë dhënë mënyra të ndryshme të vlerësimit që do të ishin të dobishme për të vlerësuar rezultatet e ndryshme të mësimit. Nuk është cekur nëse kjo rregull, të cilës duhet përshtatur secili mësimdhënës ose nëse ka ndonjë liri në zgjedhje, edhe në forma tjera, që ndërlidh formën e testimit më mirë me rezultatet e pritura të mësimit. Sistemi i notimit është dokumentuar në seksionin 6. Ai plotësohet nga elementet e një udhëzuesi të vjetër të ECTS që nuk praktikohet më (A-F). Vërejtje përfundimtare (i referohet programit MA dhe MA në Sektorin Publik, poashtu). Mjaft shpesh, fjalitë e cekura në RVV nuk janë të plota. Tabela e përmbajtjes poashtu vuan nga të qenit jo e plotë. Titujt respektivë për programet e studimit (të dhënat bazë për...) nuk shpërfaqin nivelin e programeve të studimeve; ato duket që përfshijnë edhe rekomandimet sa i përket mënyrës së si do të duhej të ishin mbuluar në RVV – që nuk ka të bëjë asgjë me vetë RVV (shembull: 2.1 të dhënat bazë për programin e studimeve (të gjitha fushat duhet të plotësohen), Financa dhe Banka 2.1.1 të dhënat bazë për programin e studimeve (të gjitha fushat duhet të plotësohen). EE supozojnë që kjo është si rezultat i praktikës “copy dhe paste”.

Page 27: Raporti Final Globus 2015

27

Rekomandimi përfundimtar për Programin Kontabilitet dhe Auditim (BA)

EE nuk rekomandon akreditimin e këtij programi si një program të pavarur bachelor, ai mund të bëhet zgjedhor brenda një programi të përgjithshëm të biznesit dhe menaxhmentit në nivelin bachelor. Megjithatë, edhe atëherë vërejtjet e cekura më lart duhet të rregullohen.

5.2.2 Kontabilitet dhe Auditim (Programi MA) (i) Programi Akademik dhe Menaxhimi i Studentëve Shënim: është një keqkuptim që programi me orar të plotë mund të zgjasë një ose 2 vjet. Programet e analizuara janë programe 2 vjeçare. Për këtë arsye, kreditë që duhet të arrihen janë 120 kredi. Analiza në vijim është në përputhje me RVV dhe përfshin përshtypjen e fituara gjatë VI: 2.6.2. Logjika e Programit … Teksti është i palexueshëm. Kuptohet që programi është përpiluar në përputhje me hulumtimin e tregut. Megjithatë nuk ofrohet ndonjë provë për këtë. 2.6.3. Krahasueshmëria ndërkombëtare… E njëjta thënie si për gjithë programet tjera: krahasuar me institucionet tjera; nuk ka dëshmi. 2.6.4. Grupi... Programi akademik shënjestron “biznesin ndërkombëtar” në fakt njëjtë si gjithë programet tjera në nivelin Master në KG. Është befasues fakti që programet e specializuara master të kenë shënjestër identike në lidhje me grupet. 2.6.5. Orientimi... Përsëri informacioni i njëjtë është dhënë në të gjitha programet Master. Nuk ka dëshmi të veçanta në lidhje me atë se çfarë ceket – as të thuhet se programet janë të orientuara drejt deklaratës së misionit të Kolegjit. 2.6.6. Synimi dhe profili… Synimi është ambicioz duke qenë se Kolegji pretendon që të diplomuarit mund t’i nënshtrohen provimit CPA. Do të ishte interesant të kuptohej se sa nga të diplomuarit në fakt i janë nënshtruar këtij provimi dhe sa kanë qenë të suksesshëm në këtë. Veç kësaj, është përshkruar synimi i auditimit. Profili është kuptuar në mënyrë të përgjithësuar. Vijojnë rezultatet specifike të mësimit. 2.6.7. Rezultatet e mësimit Fatkeqësisht teksti është i palexueshëm, ka një problem në lidhje me formatin. Megjithatë, ajo çka mund të shihet është që rezultatet e mësimit janë identike me ato të cekura në programin bachelor. Kjo është e pamundur dhe e diskualifikon gjithë programin! Nuk ka dëshmi që rezultatet e mësimit do të arrijnë nivelin 7 të Kornizës Evropiane/Nacionale të kualifikimit. Pason një listë e “kompetencave të përgjithshme”. Sipas kësaj liste, këto do të mund të ishin rezultatet e mësimit të programit, pjesërisht të riformuluara në masën se sa këto programe do të duhej shpreheshin kështu. 2.6.8. Marrëdhëniet... Përsëri, këto janë identike për gjithë programet e nivelit Master dhe si rrjedhojë nuk janë specifike aspak dhe nuk janë të dobishme për analizën e këtij programi Master.

Page 28: Raporti Final Globus 2015

28

2.6.9. Kalkulimi i kredive ECTS Problemi më i madh i këtij programi është paqartësia në lidhje me punën e pavarur të studentëve. Blloku më i madh i secilit modul karakterizohet si “...orë pune me instruksione dhe me punë të pavarur të studentëve”. Të paktën është paraparë pak punë e pavarur: lexim. Megjithatë, vëllimi i punës së pavarur duhet të ceket në mënyrë të qartë. Është interesat të dihet se cilat “instruksione” jepen studentëve dhe cili është ndikimi i tyrë në mësim. Duket që një lement i rëndësishëm i kësaj kornize kohore duhet të parashhet për lexim: 180-220 faqe. Nëse kjo kërkohet për secilin modul, studenti nuk do të jetë kurrë në gjendje që ta përballojë: Numri i faqeve, le ta marrim se është 200 i shumëzuar me 4 do të thotë 800 faqe për javë, kjo duke pasë edhe kërkesa të tjera. Gjithë lëndët obligative kanë nga 8 kredi, ato zgjedhore nga 6. Megjithëse nuk është dhënë shpjegim në lidhje me këtë, kjo sigurisht është bërë për t’i mundësuar akumulimin e 30 kredive për seemstër dhe të mos përdoren ½ pikë. Sipas udhëzimit të ri ECTS, për 4 modulet për semestër, mund të caktohen ½ pikë (kështu që janë 7.5 kredi për secilin). Të 8 kreditë e lëndëve kanë ndarje identike të ngarkesës së punës: 60 orë për ligjerata, 30 për punë praktike, 150 për instruksione, që vijnë në totalin përkatës. Siç është cekur më sipër është llogaritur edhe puna e pavarur. Në lëndët zgjedhore, që kanë nga 6 kredi, ndarja është bërë për modulet bachelor: 45, 15, 120 që vijnë në 180 orë që korrespondojnë me 6 kredi. 2.6.10. Puna praktike… Informacioni i njëjtë është dhënë në përshkimin e programeve bachelor. Sigurisht nuk ka kërkesë tjetër në nivelin Master! 2.6.11. Plani i hulumtimeve… Shih më poshtë. 2.6.12. Regjistrimi i studentëve... Shih më poshtë. Rekomandime EE i rekomandon Kolegjit Globus të: 1. Të formulohet një profil specifik i programit dhe të përpilohen lëndët dhe përshkrimet e tyre

përkatëse. (ii) Personeli Akademik

Emri Lënda Statusi

I rregullt Jo i rregullt I pacekur

Flutura Kalemi Kontabilitet Financiar i Avancuar

x

Ardiana Sinani Legjislacion në lidhje me tatimet

x

Nazmi Mustafa Menaxhment Financiar

x

Enver Krasniqi Menaxhment Financiar

x

Justina Sh. Pula Vendimmarrja x

Page 29: Raporti Final Globus 2015

29

menaxheriale

Ardiana Sinani Kontabilitet i organizatave publike dhe i atyre jo për fitim

x

Flutura Kalemi Kontabilitet i Avancuar Menaxherial

x

Besnik Krasniqi Metodologjia e Hulumtimeve

x

Shefket Jakupi Standardet Ndërkombëtare të Kontabilitetit

x

Rovena Bahiti Kompjuterizimi i Kontabilitetit

x

Varet Një seminar i veçantë

Flutura Kalemi Shqyrtimi financiar dhe auditimi i jashtëm

x

Shefket Jakubi Kontrolli dhe Auditimi

x

Ahmet Ceni Menaxhimi Ndërkombëtar i Burimeve Njerëzore

x

Sherif Bundo Kontabilitet i Sigurimeve dhe Bankave

x

Ahmet Ceni Etika Profesionale x

Varet Punimi i diplomës

Total 16 lëndë të ndryshme

1 lëndë nga 2 profesorë të

rregullt 2 lëndë nga 2 profesorë të

rregullt

12 lëndë nga 7 profesorë jo të

rregullt

Total Numri i personelit

3 7 -

Shënim: me ngjyrë vjollcë është indikuar statusi i atij personeli që ka ndryshuar e që janë shfaqur në listën e dytë të personelit që është dorëzuar nga Kolegji dhe kontrolluar nga AAK

Nga tre profesorët e rregullt, një tashmë është duke dhënë mësim në tri lëndë në programin Bachelor (megjithëse bashkë me një asistent) dhe (sipas gjitha gjasave) nuk ka kapacitet për mësimdhënie në këtë program. Kjo vlen edhe për personelin tjetër. Siç është cekur më herët, KG duket se ka një problem në lidhje me personelin. Rekomandim EE i rekomandon Kolegjit Globus të:

Page 30: Raporti Final Globus 2015

30

1. Të plotësojë me kuadro në mënyrë adekuate këtë program. (iii) Hulumtimet Përshkrimi nuk jep asnjë referencë ndaj ndonjë politike hulumtuese siç është cekur në aneksin 13 të RVV, ai deklaron që lënda është e bazuar në literaturën bashkëkohore. Përsëri, përshkrimi është identik në të gjitha programet Master dhe si rrjedhojë e kësaj nuk është specifik për lëndët. (iv) Pranimi i Studentëve dhe Asistenca Kjo rregullohet në nivel të Kolegjit duke qenë se nuk ka kërkesa të veçanta për këtë program. (v) Kurrikula dhe Planprogrami Programi përbëhet nga modulet si në vijim:

Kontabilitet dhe Auditim, Master

1. Kontabilitet Financiar i Avancuar 2. Legjislacion në fushën e tatimeve 3. Menaxhim Strategjik – Modeli aplikativ 4. Vendim-marrja menaxheriale Zgjedhor 5. Kontabiliteti i organizatave publike dhe jo

për fitim Zgjedhor 6. Kontabilitet Menaxherial i Avancuar në !!!!!!! 7. Korporatat Ndërkombëtare 8. Metodologjia e Hulumtimeve 9. Standardet Ndërkombëtare të Kontabilitetit

dhe Standardet në Kosovë 10. Kompjuterizimi i kontabilitetit në softuere

aplikative zgjedhore 11. Punim seminarik i veçantë në temat e

programit Zgjedhore 12. Shqyrtimi Financiar dhe Auditimi i jashtëm 13. Kontrolli dhe Auditimi 14. Menaxhimi Ndërkombëtar i Resurseve

Njerëzore 15. Kontabilitet i Sigurimeve dhe Bankave 16. Etika Profesionale Zgjedhore Punimi i Diplomës

Nga lëndët që janë me të “gjelbër” ato janë të përbashkëta në të gjitha programet Master: ato të vjollce janë zgjedhore dhe ato të verdha do të ishin të dobishme për të gjithë. Shtatë lënë që nuk janë me ngjyrë janë programet specifike dhe obligative, dmth shtatë nga 16 – duke mos marrë parasysh punimin e diplomës. Kjo paraqet më pak se 50% nga kjo pikëpamje dhe mund të nrihet pyetja nëse orientimi specifik arrin standardin e cilësisë. Analiza e planprogramit shpërfaq pamjen në vijim: Temat specifike për lëndën:

Page 31: Raporti Final Globus 2015

31

Kontabilitet Financiar i Avancuar, semestri 1, obligative “Synimi i temës” është shumë ambicioz dhe mund të vihet në dyshim nëse mund të arrihet: “studentët do të trajnohen në nivelin më të lartë të kontabiletit vendor dhe atij ndërkombëtar për të gjitha segmentet e auditimit”. Kjo sigurisht është e tepruar dhe nuk korrespondon as me përmbajtjen e as me strukturën e programit. Është disi befasues që qasja në mësimdhënie dhe në mësim është identike jo vetëm për të gjitha modulet, por edhe për të gjitha lëndët në nivelin master edhe atë bachelor. Nuk ka dallim në qasjet. Askund nuk duket të keët një qasje e bazuar në atë që mëson. Poashtu, në këtë kuptim liria akademike është e penguar, duke qenë se mësimdhënësi nuk ka asnjë opcion. A duhet të perdoren të gjitha format (gjithnjë?) pa marrë parasysh nëse ato janë të dobishme apo jo? Duket se ka mbivendosje me disa module të programit bachelor (Standardet Ndërkombëtare të Auditimit). Përdoret një libër i caktuar. Rekomandimet tjera për lexim të mëtejmë nuk janë indikuar në mënyrë të qartë. Legjislacion i tatimeve, semestri 1, obligative Duke lënë menjanë dobësitë e përgjitshme (siç janë cekur më sipër) struktura logjike e këtij moduli duket se është në rregull, poashtu edhe literatura është cekur në mënyrë të qartë. Kontabilitet Menaxherial i Avancuar në Korporata Ndërkombëtare, semestri 2, obligative Fushat e temave të përjavshme janë të definuara në mënyrë të qartë, siç është edhe lista e literaturës. Duke krahasuar këtë module me atë në nivelin Bachelor, është e vështirë që të identifikohet progresi në bazë të përshkrimit. Megjithatë, personeli mësimor ndryshon. Standardet Ndërkombëtare të Kontabilitetit dhe Standardet në Kosovë, semestri 2, obligative Modulet e temave javore janë të njëjta me ato të modulit “Organizimi dhe Menaxhimi i Departamentit të Kontabilitetit” në nivelin bachelor. Kjo nuk mund të pranohet, nuk është serioze. Shqyrtim Financiar dhe Auditim i Jashtëm, semestri 3, obligative Përmbajtja është identike me nivelin bachelor. Shih modulin “Analizë dhe Auditim i Shqyrtimit Financiar”. Kontroll dhe auditim, semestri 3, obligative Të paktën temat nuk duket se jepen si pjesë e ndonjë lëndë tjetër, të paktën jo brenda programeve të analizuara në procesin e akreditimit. Një marrëdhënie ndaj modelit të “Etikës Profesionale” do të duhet të shpërfaqet. Përveç moduleve obligative që janë duke u analizuar, në programet e nivelit master jepen edhe këto: Menaxhim Strategjik – Modeli Aplikativ, semestri 1, obligative Ka poashtu një modul me të njëjtin emër në nivelin bachelor, por ky modul (me një mësimdhënës që poashtu e jep këtë lëndë në nivelin bachelor) duket se ka një progres ndaj atij të nivelit bachelor. Temat javore janë të strukturuara mirë. Literatura është e komunikuar në mënyrë adekuate. Metodologjia Hulumtuese, semestri 2, obligative Moduli është i dokumentuar në mënyrë adekuate, kjo sa i përket temave të përjavshme që trajtohen. Menaxhim Ndërkombëtar i Resurseve Njerëzore, semestri 3, obligative

Page 32: Raporti Final Globus 2015

32

Temat javore janë të cekura në mënyrë të qartë dhe janë një hap përpara ndaj nivelit bachelor. Ajo që nuk bie në sy është “ndërkombëtariteti” që është pjesë e emrit të këtij moduli. Literatura është e dokumentuar në mënyrë të qartë. Rekomandime EE i rekomandon Kolegjit Globus të: 1. Të ndryshojë programin dhe të sqarojë nivelin e moduleve përkatëse. Të evitohet përfshirja e

moduleve bachelor përveç nëse ka nevojë për një gjë të tillë (jo në këtë program). 2. Të jetë në përputhje me Kornizën Kombëtare dhe Evropiane të Kualifikimeve, niveli 7. (vi) Vlerësimi i Studentëve Në planprogram nuk janë cekur mënyrat specifike për të vlerësuar performancën e studentëve. Mund të supozohet se vlejnë rregullat e përgjithshme (siç është përshkruar më sipër) të rregulluara në aneksin 2. Rekomandim i përgjithshëm në lidhje me MA në Kontabilitet dhe Auditim

Propozohet që ky program nuk është i përshtatshëm në aspekt cilësor që të akreditohet. Ai ka nevojë për një profil specifik dhe për t’u shndërruar në një program koherent dhe konsistent.

5.3 Administrim i Biznesit Ndërkombëtar dhe Marketing (BA dhe MA)

5.3.1 Administrim i Biznesit Ndërkombëtar dhe Marketing (BA) Programi BA në Administrim të Biznesit Ndërkombëtar dhe Marketing është një program prej 180 kredi ECTS, që është në përputhje me programet e ciklit të parë të tipit të Bolonjës. Ai është akredituar për herë të parë në vitin 2012 për një periudhë një vjeçare. Riakreditimi për periudhën 2013-2015 është bërë në vitin 2013. Në vitin e parë të ofrimit të programit, janë regjistruar 7 studentë të rregullt dhe 9 me korrespondencë. Numrat janë ngritur në vitin në vijim (20+8 studentë) dhe kanë zbritur përsëri në 2014 në 15 studentë të rregullt dhe 8 me korrespondencë. Në të ardhmen është planifikuar regjistrimi i 35 studentëve në baza vjetore. Të dhënat e prezantuara në RVV (f. 258) tregojnë që: (1) asnjë student nuk ka diplomuar ende nga programi; (2) shkalla e kalimit të provimeve është 85%; dhe (3) një student ka braktisur programin në 2012/2013. Shkalla e punësimit të studentëve është vlerësuar të jetë 90 në gjithë programet, megjithatë ky indikator i performancë mund të vihet në pikëpyetje duke qenë se shumë studentë në fakt punojnë gjatë kohës sa studiojnë. (i) Programet Akademike Deklarata e misionit të Kolegjit Globus nuk është dhënë në RVV, megjithatë bazat e saj, 9 pjesë përbërëse, janë përshkruar në intervistën me menaxhmentin. Misioni dhe vizioni janë cekur në uebfaqen e kolegjit (vetëm në shqip). Të dyja duken shumë të përgjithësuara, që fokusohen në përgatitjen e studentëve për të punuar në një mjedis ndërkombëtar të biznesit dhe nuk ofrojnë

Page 33: Raporti Final Globus 2015

33

udhëzime të mjaftueshme për krijimin e një produkti të qartë që do të mund ta dallonte Kolegjin Globus nga institucionet e arsimit të lartë në Kosovë. Në pamje të parë, programi bachelor Administrim i Biznesit Ndërkombëtar dhe Marketing duket se është në përputhje me misionin dhe vizionin. Megjithatë, logjika e programit është e specifikuar keq: “...Kompanitë e Kosovës dhe rajonit kanë kërkesa të veçanta për profilin e të diplomuarve me njohuri në Ekonomi Ndërkombëtare dhe trendet zhvillimore në varësinë në droga në këtë shekull që kanë kaluar një dekatë në trajnime ndërkombëtare në biznes ndërkombëtar.” (RVV, f. 88). Përveç gabimeve gjuhësore (“varësia në droga”?) ai i referohet ekonomisë ndërkombëtare që është një fushë e specializimit e ndarë nga biznesi ndërkombëtar dhe marketingu. RVV cek që programet e reja të studimit janë rezultatat i hulumtimeve në tregun e punës dhe studimeve specifike në fushën e Kolegjit të Menaxhimit Ndërkombëtar” (RVV f. 88) edhepse nuk është ofruar prova në lidhje me bazat analitike. Fjalia identike shfaqet në tri nga katër programet bachelor që janë në vlerësim dhe që hedh ca dyshime në lidhje me veçantinë e hulumtimit të tregut që ka shërbyer si nxitje për dizajnimin e programeve. Synimet dhe profili i programit janë poashtu shumë të përgjithësuar, dhe nuk ka një diferencim nga disa programe tjera në fushën e administrimit të biznesit që ofrohen në Kosovë. Veç kësaj, rezultatet e pritura të mësimit dhe kompetencat që rezultojnë nga përfundimi i programit i referohen në mënyrë të qartë ekonomisë ndërkombëtare dhe jo biznesit ndërkombëtar. Si rrjedhojë, i vetmi përfundim që mund të nxirret nga arsyetimi i programit është që ai në fakt nuk ekziston. RVV (f. 88) pohon që programi është i krahasueshëm me “...programet e studimit të Universiteteve dhe Koelgjeve të këtyre fushave në Evropë, Amerikë dhe në shtetet e dalluara me këto programe.” Por nuk ceket asnjë shkallë krahasimi. Struktura e programit është mjaft e ngjashme ne të gjitha katër programet bachelor që janë nën shqyrtim (shih seksionin 6). Mbivendosjet janë të tepërta dhe nuk arsyetojnë ekzistimin e katër programeve të veçanta. Titulli i programit “Administrim i Biznesit Ndërkombëtar dhe Marketing” aludon që fokusi është në biznes ndërkombëtar dhe në marketing. Megjithatë, struktura e programit është tipike për një program të përgjithshëm të administrimit të biznesit. Janë përfshirë vetëm gjashtë lëndë që janë specifike për programin, një nga to si lëndë zgjedhore. Gjatë intervistës në institucion, menaxhmenti pohoi që në vitin e dytë të studimeve gjysma e lëndëve dhe në vitin e fundit të gjitha lëndët janë specifike për programin, por kjo nuk haset në realitet. Në dy vitet e para ka vetëm një lëndë që është specifike për programin (Biznes Ndërkombëtar), kurse në vitin e fundit të studimeve rreth gjysma e lëndëve janë të specializuara. Duke marrë parasysh që fokusi i këtij programi është në çështjet ndërkombëtare, mund të pritet që do të adresohen edhe çështjet mes kulturash, dhe qe mësimi i një gjuhe të huaj do të ishte më i dukshëm në program. Gjuha Angleze (Anglisht I) është obligative në semestrin e dytë, kurse anglishtja II dhe Anglishtja e Biznesit ofrohen si lëndë zgjedhore. Nuk ofrohen asnjë lëndë në gjuhë tjera. Kur u diskutua me studentët u kuptua që megjithë se disa nga ta flisnin anglisht, shumë nga ta nuk kishin vetëbesim dhe bazoheshin në përkthim. Kjo nuk do të ishte një çështje me rëndësi nëse dimensioni ndërkombëtar nuk do të ishte në thelb të programit që ofrohet në KG (dhe është një pikë që e dallon atë nga institucionet e arsimit të lartë në Kosovë). Struktura e planprogramit të lëndës është e njëtrajtshme në të gjitha programet. Planprogramet e dhëna në RVV përfshijnë vetëm disa informata bazë, që përsërsi duket të jenë në masë të madhe identike në të gjitha lëndët. Për shembull, metodat e mësimdhënies dhe mësimit për të gjitha lëndët përshkruhen përmes kësaj fjalie: “Lënda do të elaborohet në ligjerata interaktive, përmes prezantimeve dhe punimeve seminarike, përmes ushtrimeve, detyrave me instruksione, formave të tjera të punës individuale të studentëve. Ligjëruesi është i obgliguar që të publikojë në formë elektronike modlin javor të detajuar të lëndës në zyrën e sigurimit të cilësisë”. Kjo në vetvetë nuk është e pazakontë, siç tregojnë edhe lëndët e ndryshme që kanë qasje të ndryshme ndaj mësimdhënies dhe kanë nevojë për metoda të ndryshme. Synimi i lëndëve mësimore është përshkruar me një fjali. Veç kësaj janë cekur titujt e temave javore dhe lista e literaturës.

Page 34: Raporti Final Globus 2015

34

Një shembull i planprogramit të detajuar është dhënë në Shtojcën 6. Edhe aty rezultatet e mësimit nuk janë specifikuar, që e bën të pamundur të përcjellen rezultatet e pritura të mësimit, e as të vlerësohet deri në çfarë mase janë plotësuar rezultatet e pritura të mësimit. Ngarkesa e studentëve është identike për të gjitha lëndët. Ka disa çështje serioze në lidhje me caktimin e kredive ECTS siç është theksuar në Seksionin 4.1 dhe nuk do të përsëritet këtu duke qenë se ato vlejnë për të gjitha programet, duke përfshirë Administrimin e Biznesit Ndërkombëtar dhe Marketingun. Rekomandime EE i rekomandon Kolegjit Globus të: 1. Zhvillojë më tej Deklaratën e Misionit të KG dhe ta bëjë atë më specifike, në atë mënyrë që të

shërbejë si udhëzues për krijimin e programeve të reja dhe/ose për ripozicionimin e programit ekzistues.

2. Të dokumentohen dhe të analizohen rezultatet e hulumtimit të tregut dhe të ofrohet një arsyetim i qëndrueshëm për zhvillimin e programit.

3. Të ofrohet një shkallë e mjaftueshme e diferencimit në mes të programeve të ofruara në KG. Të shqyrtohet fakti se sa janë unike kundrejt programeve të ofruara në kolegjet/universitetet tjera në Kosovë.

4. Të specifikohen rezultatet e pritura të mësimit në nivel të lëndës dhe të vlerësohen kundrejt rezultateve të programit (që duhet të jenë në përputhje me synimet e programit).

5. Të ofrohet trajnim shtesë për anëtarët e fakultetit në të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me ECTS. 6. Të rishikohet caktimi i kredive ECTS në mesin e lëndëve, disa lëndë kanë nevojë për më shumë

punë nga studentët se të tjerat. Për disa lëndë më kërkuese, duhet të parashihen më shumë orë kontakti në mënyrë që të lehtësohet procesi i të mësuarit.

(ii) Menaxhimi i Studentëve Programi synon të diplomuarit e drejtimit të ekonomisë dhe të shkollave teknike dhe të punësuarit e “...kompanive ndërkombëatre të biznesit dhe institucioneve me strukturë të aktivitetit ndërkombëtar”. Kriteret e pranimit përfshijnë diplomën e shkollës së mesme, përfundimin e maturës shtetërore dhe provimin pranues. Sa i përket këtij të fundit, RVV (f. 91) deklaron që ai përfshin “...pyetje nga fusha, fokus profesional sipas shkollës nga e cila mund të vijnë kandidatët”. Nuk është e qartë se pse përdoret kjo qasje, është e qartë se niveli fillestar i njohurive dhe aftësive do të duhej të ishte i njëjtë për studentët e pranuar në program, si rrjedhojë një test standard do të ishte më adekuat. Testimi në lëndë përfshin kolokviume dhe test final, duket se është i njëtrajtshëm në të gjitha lëndët. Kjo nuk do të ishte adekuate duke marrë parasysh specificitetin e lëndës. Studenti ka të drejtë që të inspektojë provimin e notimit dhe të dorëzojë një ankesë nëse ai/ajo nuk pajtohet me notën. Kjo është e rregulluar me rregulloren në lidhje me vlerësimin e studentëve, dhe studentët pohuan që kjo praktikë ekziston në realitet. Rezultatet e provimit ndonjehërë (për disa lëndë) janë në dispozicion në mënyrë publike. Kjo praktikë duhet të rivlerësohet duke qenë se cenon privacinë e studentit. Vlerësimet e lëndës dhe të mësimdhënësve bëhen pas përfundimit të lëndës dhe rezultatet nuk publikohen. Studentët që u intervistuan gjatë VI besojnë që vlerësimet e tyre merren parasysh në mënyrë serioze dhe veprohet duke u bazuar në to.

Page 35: Raporti Final Globus 2015

35

Në përgjithësi, studentët folën në superlativa në lidhje me KG. Ata janë shumë të kënaqur me kushtet e mësimit (përveç faktit që qasja për persona me nevoja të veçanta është e kufizuar) ata besojnë që cilësia e personelit mësimor është e mirë dhe ata e vlerësojnë qasjen e lehtë të profesorëve dhe ndërveprimin e mirë me ta. Ata do të çmonin më shumë mundësi për lëvzje ndërkombëtare të tyre dhe një përdorim të teknologjive mësimdhënëse më të avancuar (psh podcasts për ligjerata). Rekomandime EE i rekomandon Kolegjit Globus të: 1. Të evitohet përdorimi i strukturës së njëtrajtshme për vlerësimin e lëndës. 2. Të ndërlidhen vlerësimi i lëndës me rezultatet e mësimit. 3. Në vend të pranisë, do të duhej vlerësuar pjesëmarrja 4. Rezultatet e provimit të studentëve të veçantë duhet të mbahen anonime. (iii) Personeli Akademik EE i janë dhënë nga ana e AAK dy lista të personelit akademik që përfshijnë në total 36 ligjërues (14 të rregullt, 22 jo të rregullt). Dy listat e përfshira në RVV (f. 250 – 251) indikojnë shifra disi të ndryshme (19 të rregullt dhe 19 jo të rregullt). Lista zyrtare e AAK do të shfrytëzohen në vlerësimin e EE. Ngarkesa javore në mësimdhënie është 8 orë për profesorë të rregullt dhe 4 orë për profesorë jo të rregullt, pavarësisht nga niveli i tyre (titulli akademik). Ngarkesa e përgjithshme është 40 dhe 20 orë respektivisht. Siç është indikuar tashmë në seksionet paraprake, mbivendosja në mes programit bachelro është e gjerë, që shpie në mbivendosje të ndjeshme të personelit akademik nëpër programe. Në përgjithësi, në programin Administrim i Biznesit Ndërkombëtar dhe Marketing janë të përfshirë 22 ligjërues. RVV pohon që 13 janë të rregullt, por një inspektim më nga afër i listës së ofruar nga AAK shpërfaq që tre nga ta në fakt janë jo të rregult. Shumica e fakultetit “ndahet” në mes programeve tjera bachelor dhe master. Për shembull, nëse krahasohet “Administrim i Biznesit Ndërkombëatr dhe Marketing” dhe “Menaxhment në Informatikë Biznesi” shpërfaq personelin akademik që është identik në të dyja programet (nga 23 dhe 22 respektivisht, 20 janë të njëjtë). 6 Lëndët që janë specifike për programin jepen nga katër instrukturë: tre janë me orar të plotë (një nga ta jep mësim në dy lëndë) një është i punësuar me orar jo të plotë (jep mësim në dy lëndë). Gjatë intervistave u cek që studentë nga programet e ndryshme nganjëherë janë të grupuar për ligjërata, në këtë mënyrë nuk është e mundur që të llogaritet raporti numerik në mes mësimdhënësve dhe studentëve. RVV (f. 259) indikon që kjo shifër shkon në 6 në nivel instituciona, mirëpo nuk është e qartë se si është kalkuluar kjo shifër. Profesorët dhe ofrimi i lëndës janë vlerësuar nga studentët pas përfundimit të lëndës. Ky hulumtim administrohet nga Zyra për Sigurim të Cilësisë. Personeli Akademik deklaroi që vetëm një përmbledhje e rezultateve iu prezantoeht atyre, ata nuk qasje në rezultatet e detajuara (statistikat për secilën ndryshore tjetër llogariten) dhe ato ofrohen. Kjo paraqet një problem serioz, duke qenë se profesorët janë të vetëdijshëm në lidhje me perceptimin e studentëve në lidhje me elementet e ofrimit të lëndës në mënyrë që të mbyllet qarku dhe të zbatohet përmirësimi i vazhdueshëm.

Page 36: Raporti Final Globus 2015

36

Kualifikimet e fakultetit indikojnë që 4 (nga 10) instruktorët me orar të plotë dhe 5 (nga 12 ) me shumë orari kanë titull profesor. Kjo i plotëson kërkesat e MASHT-AAK për program në nivelin bachelor, megjithatë, kjo duhet të përmirësohet. Të dhënat në lidhje me hulumtimet e personelit janë vlerësuar në bazë të CV të dorëzuara në RVV. CV ishin dorëzuar në formularë të ndryshmë dhe disa nuk përmbanin seksionin e publikimeve. Mbështetur në informacionin e ofruar, të dhat hulumtuese përbëhen kryesisht nga punimet e publikuara në konferenca dhe në projekte të ndryshme hulumtuese, kurse janë të rralla publikimet në revista. Poashtu, siç është vërejtur nga EE gjatë VI, niveli i njohjes së anglishtes është i ndryshëm (shpesh kishte nevojë për përkthyes). Duke qenë se orientimi kryesor i kolegjit është që të promovojë dimensionin ndërkombëtar në mësimdhënie dhe në hulutim, qoftë të dhënat akademike edhe njohja e gjuhës janë fusha që duhet të përmirësohen. Rekomandime EE i rekomandon Kolegjit Globus të: 1. Në pranimin e personelit të ri, një theks duhet të vihet mbi të dhënat e hulumtimeve akademike

të kandidatëve në mënyrë që të përmirësohet profili hulumtues i institucionit 2. Një përpjekje e bashkërenduar duhet të bëhet në mënyrë që të përmirësohet njohja e anglishtes

nga ana e personelit akademik, mundësisht përmes ofrimit të mundësive për mësimdhënie në gjuhën angleze.

(iv) Hulumtimet dhe Bashkëpunimi Ndërkombëtar Hulumtimet dhe Bashkëpunimi ndërkombëtar në KG janë specifike për institucionin (e jo vetëm për programin) dhe si rrjedhojë adresohen në seksionin 4.2. Duke marrë parasysh deklaratën e misionit dhe të vizionit që kanë për synim t’i përgatisin studentët që t’i përgjigjen sfidave të mjedisit të biznesit ndërkombëtar, do të ishte mëse e mirëpritur që të përfshihen studentët në projekte hulumtuese, që janë përpiluar dhe që zhvillohen në nivel të programit, kjo në mënyrë që të zhvillohen kompetencat dhe shkathtësitë specifike për program. Sa i përket bashkëpunimit ndërkombëtar, studentët shprehën se ka frustrime në lidhje me mungesën e mundësive për pjesëmarrje në programe të mobilitetit të studentëve. Rekomandime EE i rekomandon Kolegjit Globus të: 1. Zgjerojë marrëveshjet me kompanitë (që tashmë ekzistojnë në lidhje me sigurimin e punës

praktike – internshipeve) në fushën e shkencave aplikative (projekte) dhe të inkorporohet puna e projekteve në lëndë mësimore.

2. Të rritet numri i institucioneve të jashtme partnere në mënyrë që të rriten mundësitë për mobilitet të studentëve dhe të mësimdhënësve.

Rekomandim i përgjithshëm për Programin Administrim i Biznesit Ndërkombëtar dhe Marketing (BA):

Page 37: Raporti Final Globus 2015

37

Programi Administrim i Biznesit Ndërkombëtar dhe Marketing (BA) nuk i përmbush kërkesat e një programi më vete, si rrjedhojë rekomandohet që të mos bëhet akreditimi i programit. Në formën e tanishme, programi mund të ofrohet si një drejtim specializimi brenda një programi të vetëm BA në Administrim Biznesi.

5.3.2 Biznes Ndërkombëtar dhe Marketing (MA) Programi MA në Biznes Ndërkombëtar dhe Marketing është një program dy vjeçar (120 ECTS) i tipit të ciklit të dytë sipas Bolonjës. Në pasqyrën bazë të programit (Seksioni 2.7.1 RVV f. 208) ka informata kundërthënëse (nëse ky paraqet një program një vjeçar apo dy vjeçar), megjithatë përshkrimi i programit indikon këtë të fundit. Programi është akredituar për herë të parë në vitin 2012 për një periudhë prej një viti. Riakreditimi për periudhën 2013-2015 është dhënë në vitin 2013. Programi ofrohet vetëm si pjesë e studimeve të rregullta. Kjo bie ndesh me të dhënat e marra gjatë VI, ku studentët raportuan që ata në fakt mbajnë vende pune me orar të plotë. Në vitin e parë të akreditimit, ishin regjistruar 16 studentë. Regjistrimi u shtua në vitin tjetër në 31 dhe pastaj ra në 2014 në 18. Pranimi i 30 studentëve çdo vit është planifikuar në të ardhmen. Studentët e parë (2) diplomuan në 2014. Nuk janë dhënë shkalla të përparimit, në vitin 2012/2013 (i vetmi vit për të cilin u dhanë të dhënat) nuk ka pasur studentë që kanë braktisur studimet. (i) Programet Akademike Logjika e programit është identike me atë të Programit BA në Administrim të Biznesit Ndërkombëtar dhe Marketingut. Kjo menjëherë hedh një hije dyshimi sa i përket vendosjes së programit si dhe cilësisë së tij. Poashtu, edhe disa seksione tjera (p.sh. 2.7.3, 2.7.5., 2.7.9, dhe 2.7.10) janë bërë sipas praktikës copy/paste nëpër programe dhe janë identike për programet bachelor dhe ato master. Arsyetimi dhe logjiake e programit nuk specifikon se cilat nevojat të shoqërisë kosovare do të adresohen dhe se si ky program do të diferencohet kundrejt programeve të ngjashme të ofruara nga konkurruesit. Siç është rasti edhe në programet tjera që i janë nënshtruar vlerësimit, është deklaruar që: “Programet e reja janë rezultat i hulumtimit të tregut të punës për studime të veçanta në fushën e Kolegjit të Menaxhimit Internacional...” (RVV, f. 209) megjithatë nuk është dhënë asnjë dëshmi e bazës analitike. Intervista me udhëheqësin e programit indikoi që në fakt, nuk janë bërë hulumtime formale. Në mënyrë tipike, programet në nivelin master ose janë të përgjithshme (psh Master në Administrim Biznesi) ose të ofkusuar anë diciplinat specifike të biznesit. Është cekur që vlerësimi i krahasueshmërisë ndërkombëtare të programit (RVV, f. 209) që programi është krahasuar kundrejt “...programeve të studimit në universitetet më presitigjioze në këtë fushë në Evropë, Amerikë dhe në shtetet e dalluara për programet në fushën e Biznesit dhe Marketingut Ndërkombëtar.”, megjithëse nuk janë specifikuar ato. Në internvistën me udhëheqësin e programit, u ceken si pika referuese Universiteti i Nebraskas (SHBA) dhe ai i Grenobles. Programi cek 16 lëndë dhe “një punim diplome” (tezë). Të paktën katër lëndë do të ishin më të përshtatshme për programin Ekonomi Ndërkombëtare dhe Biznes Ndërkombëtar. Nëse misioni i programit dhe pozicionimi i tij janë përcaktuar (ashtu siç duhet të jenë) vendimi për të përfshirë më shumë përmbajtje të ngarkuar me ekonomi duhet të arsyetohet. Megjithatë, duke vështruar

Page 38: Raporti Final Globus 2015

38

rezultatet e pritura të programit dhe kompetencat, nuk është e qartë se pse janë përfshirë lëndë siç janë Makroekonomi e avancuar, Strategji për integrime evropiane, dhe Sistemi Financiar Ndërkombëtar dhe Monetar. Lëndët mësimore kanë nga gjashtë kredi ECTS secila. Në dy semestret e para lëndët bazë kanë nga tetë kredi ECTS dhe ato zgjedhore nga 6. Tri lëndë për semestër janë obligative, përderisa një lëndë është zgjedhore. Mundësia për të zgjedhur është mjaft e kufizuar duke qenë se studentët mund të zgjedhin vetëm në mes dy lëndëve zgjedhore secilin semestër. Në semestrin e tretë studenti duhet të marrë katër lëndë obligative dhe një zgjedhore. Përsëri ne hasim në disa informata kundërthënëse në RVV. Përderisa tabela në f. 213 indikon që secila nga katër lëndët obligative ka nga 6 ECTS, njëjtë si dy lëndët zgjedhore në program, planprogrami i lëndës për Metodologjinë Hulumtuese cek se ka 8 ECTS, kurse të dyja lëndët zgjedhore kanë “vlerë” nga 4 ECTS secila (RVV, f. 226-228). Struktura e planprogramit të lëndës është e njëtrajtshme për të gjitha programet (BA dhe MA). Planprogrami i ofruar në RVV përfshin vetëm të dhënat bazike, që përsëri duket se është në masë të madhe identik për të gjitha lëndët. Për shembull metodat e mësimdhënies dhe të mësimit në të gjitha lënët janë të përshkruara përmes fjalisë në vijim: “Tema do të elaborohet në ligjerata interaktive, përmes prezantimeve dhe punimeve seminarike, ushtrimeve, detyrave me instruksione, formave të tjera të punës individuale të studentëve. Ligjëruesi është i obliguar që të publikojë në mënyrë elektronike modulet e detajuara javore të lëndës tek Zyra për Sigurimin e Cilësisë”. Kjo në vetvete është praktikë e pazakontë, duke qenë se lëndë të ndryshme kanë nevojë për qasje të ndryshme ndaj mësimdhënies dhe kanë nevojë për përdorim të metodave të ndryshme. Synimi i lëndës mësimore është përshkruar me një fjali të vetme. Veç kësaj, janë dhënë edhe titujt e temave javore dhe lista e literaturës. Në shtojcën 6 është dhënë një shembull i planprogramit të detajuar të lëndës. Edhe aty rezultatet e pritura të mësimit nukjanë specifikuar, duke e bërë të pamundur që të vlerësohen rezultatet e mësimit kundrejt atyre të programit, ose të vlerësohet deri në çfarë mase janë arritur rezultatet e mësimit. Nuk është i qartë dallimi në mes faktit se sa është kuptimplotë lënda dhe ngarkesës në mes lëndëve të vitit të parë dhe atyre të vitit të dytë. Për shembull, lënda Menaxhimi i Marketingut Ndërkombëtar (në semestrin 1) ka 8 ECTS, kurse Menaxhimi Ndërkombëtar i Biznesit (në Semestrin 3) ka 6 ECTS. Duket që numri i ECTS i është caktuar lëndëve në mënyrë disi kuturru. Në Seksionin 4.1 janë theksuar disa çështje serioze në lidhje me caktimin e kredive ECTS dhe nuk do të përsëriten këtu, duke qenë se ato i referohen programit Biznes Ndërkombëtar dhe Marketing. RVV nuk i referohet asnjë shpjegimi në lidhje me procedurat dhe proceset e përpilimit të programit. Menaxhmenti i institucionit gjatë VI ka shpjeguar se si janë futur ndryshimet në program: instruktuori i lëndës propozon një ndryshim (ndryshimi prej 10% në lëndë mund të bëhet pa miratimin e AAK), që pastaj diskutohet në mes të personelit që janë të përfshirë në program të studimit, dhe pastaj i dorëzohet këshillit shkencor për miratim. Informatat mbledhen nga studentët e diplomuar, partnerët e biznesit, punëdhënësit si dhe nga studentët. Këshiilli akademik i shqyrton të gjitha lëndët mësimore para fillimit të secilit vit akademik (në shtator) dhe sugjeron permirësimet. Ky proces sigurisht që ka vlerë dhe sjell potencial për përmirësim të vazhdueshëm të lëndës/programit. Rekomandime EE i rekomandon Kolegjit Globus të: 1. Që të zhvillojë hulumtim të tregut në mënyrë që të ofrojë një arsyetim solid për zhvillimin e

programit.

Page 39: Raporti Final Globus 2015

39

2. Që të bëjë një krahasim me ndonjë program të propozuarnga universitetet e cilësisë së lartë (mundësisht në ndonjë vend të zhvilluar) në mënyrë që të sigurojë që programi është i krahasueshëm me programet tjera ndërkombëtare. Kjo do t’i ndihmojë studentëve që të gjejnë punësim (edhe jashtë vendit) dhe do të mundësonte një progres deri të studimet e doktoratës (për studentët që dëshirojnë të ndjekin një karrierë akademike).

3. Të specifikohen rezultatet e mësimit në nivelin e lëndës dhe të krahasohen në mënyrë skematike kundrejt rezultateve të mësimit të programit (që duhet të jenë të përputhura me synimet e programit).

4. Të ofrohet trajnim shtesë për anëtarët e fakultetit në të gjitha çështjett që kanë të bëjnë me ECTS. 5. Të rishqyrtohet praktika e caktimit të ECTS në mes lëndëve mësimore, ajo duhet të bazohet në

ngarkesën aktuale për student. 6. Të shqyrtohet mundësia e ofrimit të një grupi lëndësh zgjedhore për studentët secilin semestër.

Në këtë mënyrë ata do të ishin në gjendje që të zgjedhin tri lëndë nga një grup prej 6 lëndëve. (ii) Menaxhimi i Studentëve Programi synon një audiencë mjaft të gjerë, në fakt të punësuarit në çfarëdo kompanie të drejtuar drejt aspektit ndërkombëtar (private dhe publike) si dhe ato në sektorin publik. Arsyet për shenjestrim të sektorit publik nuk janë të qarta. Kriteret e pranimit përfshijnë përfundimin e suksesshëm të ciklit të parë (programit të nivelit bachelro) dhe vlerësimit të suksesshëm në intervistën e pranimit (që bëhet nga një komitet tre anëtarësh). Parakushtet i caktohen studentëve që kanë plotësuar drejtim bachelor që nuk ndërlidhet me këtë program. Notimi në lëndë përfshin kolokviumin dhe testin final, duket se është i njëtrajtshëm nëpër lëndët mësimore. Kjo mund të mos jetë adekuate duke marrë parasysh specificitetin e lëndës. Studenti ka të drejtë të shohë provimin e vet dhe mund të dorëzojë një ankesë nëse ai/ajo nuk pajtohen me vlerësimin. Kjo është e rregulluar me rregulloret e testimit të studentëve dhe studentt e konfirmuan që ekziston kjo praktikë. Ndonjëherë rezultatet e provimit (për disa lëndë) janë të qasshme në mënyrë publike. Kjo praktikë duhet të rivlerësohet duke qenë se cenon privacinë e studentit. Vlerësimet në lidhje me lëndën dhe mësimdhënësin bëhen pasi të ketë përfunduar lënda, dhe rezultatet nuk publikohen. Studentët e intervistuar gjatë VI besojnë që vlerësimet e tyre merren parasysh në mënyrë serioze dhe duke u bazuar në to edhe veprohet. Në përgjithësi, studentët folën në superlativa në lidhje me KG. Ata janë shumë të kënaqur me kushtet e mësimit (përveç faktit që qasja për persona me nevoja të veçanta është e kufizuar) ata besojnë që cilësia e personelit mësimor është e mirë dhe ata e vlerësojnë qasjen e lehtë të profesorëve dhe ndërveprimin e mirë me ta. Ata do të çmonin më shumë mundësi për lëvzje ndërkombëtare të tyre dhe një përdorim të teknologjive mësimdhënëse më të avancuar (psh podcasts për ligjerata). Rekomandime EE i rekomandon Kolegjit Globus të: 1. Të evitohet përdorimi i strukturës së njëtrajtshme për vlerësimin e lëndës. 2. Të ndërlidhen vlerësimi i lëndës me rezultatet e mësimit. 3. Në vend të pranisë, do të duhej vlerësuar pjesëmarrja 4. Rezultatet e provimit të studentëve të veçantë duhet të mbahen anonime.

Page 40: Raporti Final Globus 2015

40

(iii) Personeli Akademik EE i janë dhënë nga ana e AAK dy lista të personelit akademik që përfshijnë në total 36 ligjërues (14 të rregullt, 22 jo të rregullt). Dy listat e përfshira në RVV (f. 250 – 251) indikojnë shifra disi të ndryshme (19 të rregullt dhe 19 jo të rregullt). Lista zyrtare e AAK do të shfrytëzohen në vlerësimin e EE. Ngarkesa javore në mësimdhënie është 8 orë për profesorë të rregullt dhe 4 orë për profesorë jo të rregullt, pavarësisht nga niveli i tyre (titulli akademik). Ngarkesa e përgjithshme është 40 dhe 20 orë respektivisht. RVV deklaron që programi ofrohet në 13 lëndë (4 me orar të plotë). Një ligjërues (Prof. Dr. Shyqri Kelmendi) nuk figuron në listën e miratuar nga AAK. Të gjithë ata kanë diploma PhD. dhe kanë titullin e profesorit (por vetëm një nga ta është profesor i rregullt). Kjo i përmbush kërkesat e MASHT-AAK për programin në nivelin bachelor, megjithëse duhet të përmirësohet. Shumica e personelit akademik është e përfshirë edhe në disa programe tjera. Si rrjedhojë e numrit të vogël të studentëve në program, raporti numerik në mes mësimdhënësve dhe studentëve është relativisht i kënaqshëm. Profesorët dhe ofrimi i lëndës janë vlerësuar nga studentët pas përfundimit të lëndës. Ky hulumtim administrohet nga Zyra për Sigurim të Cilësisë. Personeli Akademik deklaroi që vetëm një përmbledhje e rezultateve iu prezantoeht atyre, ata nuk qasje në rezultatet e detajuara (statistikat për secilën ndryshore tjetër llogariten) dhe ato ofrohen. Kjo paraqet një problem serioz, duke qenë se profesorët janë të vetëdijshëm në lidhje me perceptimin e studentëve në lidhje me elementet e ofrimit të lëndës në mënyrë që të mbyllet qarku dhe të zbatohet përmirësimi i vazhdueshëm. Të dhënat në lidhje me hulumtimet e personelit janë vlerësuar në bazë të CV të dorëzuara në RVV. CV ishin dorëzuar në formularë të ndryshmë dhe disa nuk përmbanin seksionin e publikimeve. Mbështetur në informacionin e ofruar, të dhat hulumtuese përbëhen kryesisht nga punimet e publikuara në konferenca dhe në projekte të ndryshme hulumtuese, kurse janë të rralla publikimet në revista. Poashtu, siç është vërejtur nga EE gjatë VI, niveli i njohjes së anglishtes është i ndryshëm (shpesh kishte nevojë për përkthyes). Duke qenë se orientimi kryesor i kolegjit është që të promovojë dimensionin ndërkombëtar në mësimdhënie dhe në hulutim, qoftë të dhënat akademike edhe njohja e gjuhës janë fusha që duhet të përmirësohen. Rekomandime EE i rekomandon Kolegjit Globus të: 1. Duhet të pranohet më shumë personel i rregullt duke qenë se mjaftueshmëria e fakultetit mezi i

plotëson standardet minimale. 2. Në pranimin e personelit të ri, një theks duhet të vihet mbi të dhënat e hulumtimeve akademike

të kandidatëve në mënyrë që të përmirësohet profili hulumtues i institucionit 3. Një përpjekje e bashkërenduar duhet të bëhet në mënyrë që të përmirësohet njohja e anglishtes

nga ana e personelit akademik, mundësisht përmes ofrimit të mundësive për mësimdhënie në gjuhën angleze.

(iv) Hulumtimet dhe Bashkëpunimi Ndërkombëtar Hulumtimet dhe Bashkëpunimi ndërkombëtar në KG janë specifike për institucionin (e jo vetëm për programin) dhe si rrjedhojë adresohen në seksionin 4.2.

Page 41: Raporti Final Globus 2015

41

Fakulteti raportoi që KG ofron një mbështetje financiare për hulumtime (psh. pagesat për pjesëmarrje në konferenca, pagesën për publikime, etj). Aplikimi për fonde dorëzohet te Dekani dhe pastaj miratohet nga Komiteti për Hulumtime. Duke marrë parasysh deklaratën e misionit dhe të vizionit që kanë për synim t’i përgatisin studentët që t’i përgjigjen sfidave të mjedisit të biznesit ndërkombëtar, do të ishte mëse e mirëpritur që të përfshihen studentët në projekte hulumtuese, që janë përpiluar dhe që zhvillohen në nivel të programit, kjo në mënyrë që të zhvillohen kompetencat dhe shkathtësitë specifike për program. Sa i përket bashkëpunimit ndërkombëtar, studentët shprehën se ka frustrime në lidhje me mungesën e mundësive për pjesëmarrje në programe të mobilitetit të studentëve. Rekomandime EE i rekomandon Kolegjit Globus të: 1. Zgjerojë marrëveshjet me kompanitë (që tashmë ekzistojnë në lidhje me sigurimin e punës

praktike – internshipeve) në fushën e shkencave aplikative (projekte) dhe të inkorporohet puna e projekteve në lëndë mësimore.

2. Të rritet shkalla dhe niveli i përfshirjes së studentëve në hulumtimet akademike – kjo është e domosdoshme për nivelin master.

3. Të rritet numri i institucioneve të jashtme partnere në mënyrë që të rriten mundësitë për mobilitet të studentëve dhe të mësimdhënësve.

Rekomandim i përgjithshëm për Programin International Business and Marketing program (MA):

Ne rekomandojmë që Programi në nivelin Master në Biznes Ndërkombëtar dhe Marketing të akreditohet.

5.4 Menaxhim në Informatikë Biznesi (BA)

Programi BA në në Menaxhim në Informatikë Biznesi është një program prej 180 kredi ECTS, që është në përputhje me programet e ciklit të parë të tipit të Bolonjës. Ai është akredituar për herë të parë në vitin 2012 për një periudhë një vjeçare. Riakreditimi për periudhën 2013-2015 është bërë në vitin 2013. Në vitin e parë të ofrimit të programit, janë regjistruar 4 studentë të rregullt dhe 9 me korrespondencë. Numrat janë ngritur në vitin në vijim në 26 (19+7 studentë) dhe kanë zbritur përsëri në 2014 në 23 studentë (13+10). Në të ardhmen është planifikuar regjistrimi i 30 studentëve në baza vjetore. Të dhënat e prezantuara në RVV (f. 258) tregojnë që: (1) asnjë student nuk ka diplomuar ende nga programi; (2) shkalla e kalimit të provimeve është 95%; dhe (3) një student ka braktisur programin në 2012/2013. Shkalla e punësimit të studentëve është vlerësuar të jetë 90 në gjithë programet, megjithatë ky indikator i performancë mund të vihet në pikëpyetje duke qenë se shumë studentë në fakt punojnë gjatë kohës sa studiojnë. (i) Programet Akademike

Page 42: Raporti Final Globus 2015

42

Misioni dhe Vizioni i Kolegjit Globus që është publikuar në uebfaqen e Kolegjit (vetëm në shqip) duket të jetë shumë i përgjithësuar, fokusohet vetëm në përgatitjen e studentëve për të punuar në mjedis të biznesit ndërkombëtar. Arsyetimi për programin (RVV f. 129) cek rëndësinë e “autostradës informative” për biznesin ndërkombëtar dhe globalizimin, megjithatë ai nuk specifikon pse KG duhet të fusë një programe të tillë, cilat nevoja të shoqërisë kosovare do të adresohen nga ai dhe në çfarë forme ky program dallon në krahasim me programet e ngjashme që ofrohen nga konkurruesit. Është deklaruar që: “Programi i ri i studimeve është si rrezultat i hulumtimit të tregut të punës për studime specifike në KG” (RVV, f. 129), megjithatë nuk janë ofruar asnjë dëshmi në lidhje me bazën analitike. Fjalia identike paraqitet në tri nga katër programit e nivelit bachelor që është në vlerësim, gjë që hedh hije dyshimi në lidhje me faktin se sa ishte specifik hulumtimi i tregut që ka shërbyer si shtysë për përpilimin e programit. Disa seksione hyrëse në RVV paraqesin një copy/paste përgjatë gjithë programeve (psh. seksionet 8-12) synimet e profilit në Menaxhim të Informatikës së Biznesit janë më specifike në krahasim me programet tjera BA, dhe arsyetimi për futjen e programit duket të jetë më i bazuar. RVV (f. 129) cek që programi është i krahasueshëm me “...programet e studimit të Universiteteve dhe Koelgjeve të këtyre fushave në Evropë, Amerikë dhe në shtetet e dalluara me këto programe.” Por nuk ceket asnjë shkallë krahasimi. Struktura e programit është mjaft e ngjashme përgjatë gjithë katër programeve bachelor që janë në vlerësim (shih seksionin 6 për krahasim). Në programin Menaxhim në Informatikë Biznesi janë të përfshira 10 lëndë që janë specifike për programin, një nga to është lëndë zgjedhore. Në vitin e dytë të studimeve janë përshirë katër lëndë të specializuara, kurse në vitin e fundit, përmbajtja që është specifike për programin është shumë më e gjerë (gjashtë lëndë). Struktura e planprogramit të lëndës është e njëtrajtshme në të gjitha programet. Planprogramet e dhëna në RVV përfshijnë vetëm disa informata bazë, që përsërsi duket të jenë në masë të madhe identike në të gjitha lëndët. Për shembull, metodat e mësimdhënies dhe mësimit për të gjitha lëndët përshkruhen përmes kësaj fjalie: “Lënda do të elaborohet në ligjerata interaktive, përmes prezantimeve dhe punimeve seminarike, përmes ushtrimeve, detyrave me instruksione, formave të tjera të punës individuale të studentëve. Ligjëruesi është i obgliguar që të publikojë në formë elektronike modlin javor të detajuar të lëndës në zyrën e sigurimit të cilësisë”. Kjo në vetvetë nuk është e pazakontë, siç tregojnë edhe lëndët e ndryshme që kanë qasje të ndryshme ndaj mësimdhënies dhe kanë nevojë për metoda të ndryshme. Synimi i lëndëve mësimore është përshkruar me një fjali. Veç kësaj janë cekur titujt e temave javore dhe lista e literaturës. Në shtojcën 6 është dhënë një shembull i planprogramit të detajuar të lëndës. Edhe aty rezultatet e pritura të mësimit nukjanë specifikuar, duke e bërë të pamundur që të vlerësohen rezultatet e mësimit kundrejt atyre të programit, ose të vlerësohet deri në çfarë mase janë arritur rezultatet e mësimit. Ngarkesa e studentëve është identike për të gjitha lëndët. Ka disa çështje serioze në lidhje me caktimin e kredive ECTS siç është theksuar në Seksionin 4.1 dhe nuk do të përsëritet këtu duke qenë se ato vlejnë për të gjitha programet, duke përfshirë edhe programin në Menaxhimin e Informatave të Biznesit. Rekomandime EE i rekomandon Kolegjit Globus të: 1. Të dokumentohen dhe të analizohen rezultatet e hulumtimit të tregut dhe të ofrohet një arsyetim

i qëndrueshëm për zhvillimin e programit.

Page 43: Raporti Final Globus 2015

43

2. Që të bëjë një krahasim me ndonjë program të propozuar duke përdorur si referim institucione që specializohen në Informatikë Biznesi dhe Menaxhim të Informatave .

3. Të specifikohen rezultatet e mësimit në nivelin e lëndës dhe të krahasohen në mënyrë skematike kundrejt rezultateve të mësimit të programit (që duhet të jenë të përputhura me synimet e programit).

4. Të ofrohet trajnim shtesë për anëtarët e fakultetit në të gjitha çështjett që kanë të bëjnë me ECTS.

5. Të rishqyrtohet praktika e caktimit të ECTS në mes lëndëve mësimore, ajo duhet të bazohet në

ngarkesën aktuale për student. (ii) Menaxhimi i Studentëve Programi synon të diplomuarit e drejtimit të ekonomisë dhe të shkollave teknike dhe të punësuarit e “...kompanive ndërkombëatre të biznesit dhe institucioneve me strukturë të aktivitetit ndërkombëtar”. Kriteret e pranimit përfshijnë diplomën e shkollës së mesme, përfundimin e maturës shtetërore dhe provimin pranues. Sa i përket këtij të fundit, RVV (f. 91) deklaron që ai përfshin “...pyetje nga fusha, fokus profesional sipas shkollës nga e cila mund të vijnë kandidatët”. Nuk është e qartë se pse përdoret kjo qasje, është e qartë se niveli fillestar i njohurive dhe aftësive do të duhej të ishte i njëjtë për studentët e pranuar në program, si rrjedhojë një test standard do të ishte më adekuat. Notimi në lëndë përfshin kolokviumin dhe testin final, duket se është i njëtrajtshëm nëpër lëndët mësimore. Kjo mund të mos jetë adekuate duke marrë parasysh specificitetin e lëndës. Studenti ka të drejtë të shohë provimin e vet dhe mund të dorëzojë një ankesë nëse ai/ajo nuk pajtohen me vlerësimin. Kjo është e rregulluar me rregulloret e testimit të studentëve dhe studentt e konfirmuan që ekziston kjo praktikë. Ndonjëherë rezultatet e provimit (për disa lëndë) janë të qasshme në mënyrë publike. Kjo praktikë duhet të rivlerësohet duke qenë se cenon privacinë e studentit. Vlerësimet në lidhje me lëndën dhe mësimdhënësin bëhen pasi të ketë përfunduar lënda, dhe rezultatet nuk publikohen. Studentët e intervistuar gjatë VI besojnë që vlerësimet e tyre merren parasysh në mënyrë serioze dhe duke u bazuar në to edhe veprohet. Në përgjithësi, studentët folën në superlativa në lidhje me KG. Ata janë shumë të kënaqur me kushtet e mësimit (përveç faktit që qasja për persona me nevoja të veçanta është e kufizuar) ata besojnë që cilësia e personelit mësimor është e mirë dhe ata e vlerësojnë qasjen e lehtë të profesorëve dhe ndërveprimin e mirë me ta. Ata do të çmonin më shumë mundësi për lëvzje ndërkombëtare të tyre dhe një përdorim të teknologjive mësimdhënëse më të avancuar (psh podcasts për ligjerata). Rekomandime EE i rekomandon Kolegjit Globus të: 1. Të evitohet përdorimi i strukturës së njëtrajtshme për vlerësimin e lëndës. 2. Të ndërlidhen vlerësimi i lëndës me rezultatet e mësimit. 3. Në vend të pranisë, do të duhej vlerësuar pjesëmarrja 4. Rezultatet e provimit të studentëve të veçantë duhet të mbahen anonime.

Page 44: Raporti Final Globus 2015

44

(iii) Personeli Akademik EE i janë dhënë nga ana e AAK dy lista të personelit akademik që përfshijnë në total 36 ligjërues (14 të rregullt, 22 jo të rregullt). Dy listat e përfshira në RVV (f. 250 – 251) indikojnë shifra disi të ndryshme (19 të rregullt dhe 19 jo të rregullt). Lista zyrtare e AAK do të shfrytëzohen në vlerësimin e EE. Ngarkesa javore në mësimdhënie është 8 orë për profesorë të rregullt dhe 4 orë për profesorë jo të rregullt, pavarësisht nga niveli i tyre (titulli akademik). Ngarkesa e përgjithshme është 40 dhe 20 orë respektivisht. Siç është indikuar tashmë në seksionet paraprake, mbivendosja në mes programit bachelro është e gjerë, që shpie në mbivendosje të ndjeshme të personelit akademik nëpër programe. RVV paraqet informata kundërthenëse në lidhje me atë se sa ligjërues janë të angazhuar në programin Menaxhim në Informatikën e Biznesit. Në përshrkimin e programit (f. 129) cekn 12 profesorë të rregullt dhe 13 jo të rregullt, por në seksionin III (Personeli) numri është 12+9 (f. 253 dhe 255). Lista e miratuar nga AAK shfaq që vetëm 9 ligjërues janë të rregullt. Siç është përshkruar në seksionin 5.3.1, 20 nga 21 ligjëruesit e angazhuar në Programin Menaxhim në Informatikën e Biznesit janë angazhuar edhe në programin Administrim i Biznesit Ndërkombëtar dhe Marketing. Shumë nga ata japin mësim edhe në programet e nivelit bachelor dhe atë master. Në 10 lëndët që janë specifike për programit, ato mbahen nga 6 ligjërues: një është i rregullt dhe jep tri lëndë; katër janë me orar jo të plotë (një nga ta jep në dy lëndë) kurse statusi i punësimit të ligjëruesit që mban dy lëndë (MSc Albert Aliu) nuk është cekur as në RVV e as një listën e miratuar nga AAK. CV të këtyre ligjëruesve indikojnë që ata janë profesionalisht të kualifikuar që të japin mësim në lëndët e specializuara në fushën e Informatikës së Biznesit. CV e instruktorit me orar të plotë (MA Visar Nallbani) nuk është ofruar, si rrjedhojë kualifikimet e tij nuk mund të vlerësohen. KG mbështetet në mësimdhënës jo të rregullt (shumë nga ata nga Universiteti i Tiranës) kjo në një pjesë të madhe të përmbatjes që është specifike për programin, që është praktikqë që duhet të mbahet në minimum. Shumë nga ligjëruesit e lëndëve që janë specifike për programin kanë diploma MA/MSC. Siç është cekur gjatë intervistave, studentët nga grupe të ndryshme mund të grupohen në ligjerata. Në këtë mënyrë është e pamundur që të llogaritet raporti numerik në mes të mësimdhënësve dhe studentëve. RVV (f. 259) indikon që raporti numerik rezulton të jetë 6 në nivelin institucional, megjithëse nuk është e qartë mënyra se si është llogaritur një shifër e tillë. Profesorët dhe ofrimi i lëndës janë vlerësuar nga studentët pas përfundimit të lëndës. Ky hulumtim administrohet nga Zyra për Sigurim të Cilësisë. Personeli Akademik deklaroi që vetëm një përmbledhje e rezultateve iu prezantoeht atyre, ata nuk qasje në rezultatet e detajuara (statistikat për secilën ndryshore tjetër llogariten) dhe ato ofrohen. Kjo paraqet një problem serioz, duke qenë se profesorët janë të vetëdijshëm në lidhje me perceptimin e studentëve në lidhje me elementet e ofrimit të lëndës në mënyrë që të mbyllet qarku dhe të zbatohet përmirësimi i vazhdueshëm. Kualifikimet e fakultetit indikojnë që 4 (nga 9) instruktorët me orar të plotë dhe 5 (nga 12 ) me shumë orari kanë titull profesor. Kjo i plotëson kërkesat e MASHT-AAK për program në nivelin bachelor, megjithatë, kjo duhet të përmirësohet. Të dhënat në lidhje me hulumtimet e personelit janë vlerësuar në bazë të CV të dorëzuara në RVV. CV ishin dorëzuar në formularë të ndryshmë dhe disa nuk përmbanin seksionin e publikimeve. Mbështetur në informacionin e ofruar, të dhat hulumtuese përbëhen kryesisht nga punimet e publikuara në konferenca dhe në projekte të ndryshme hulumtuese, kurse janë të rralla publikimet në revista. Poashtu, siç është vërejtur nga EE gjatë VI, niveli i njohjes së anglishtes është i ndryshëm (shpesh kishte nevojë për përkthyes). Duke qenë se orientimi kryesor i kolegjit është që të promovojë

Page 45: Raporti Final Globus 2015

45

dimensionin ndërkombëtar në mësimdhënie dhe në hulutim, qoftë të dhënat akademike edhe njohja e gjuhës janë fusha që duhet të përmirësohen. Rekomandime EE i rekomandon Kolegjit Globus të: 1. Duhet të pranohet më shumë personel që ka diploma PhD për ofrimin e lëndëve të specializuara

në fushën e informatikës së biznesit. 2. Në pranimin e personelit të ri, një theks duhet të vihet mbi të dhënat e hulumtimeve akademike

të kandidatëve në mënyrë që të përmirësohet profili hulumtues i institucionit 3. Kur të jenë përpiluar programet plotësisht të diferencuara, pjesa e personelit të rregullt

mësimdhënës do të duhej të rritej. Kjo do të ofronte një pozicionim konkurrues më të mirë për programin.

4. Një përpjekje e bashkërenduar duhet të bëhet në mënyrë që të përmirësohet njohja e anglishtes nga ana e personelit akademik, mundësisht përmes ofrimit të mundësive për mësimdhënie në gjuhën angleze.

(iv) Hulumtimet dhe Bashkëpunimi Ndërkombëtar Hulumtimet dhe Bashkëpunimi ndërkombëtar në KG janë specifike për institucionin (e jo vetëm për programin) dhe si rrjedhojë adresohen në seksionin 4.2. Duke marrë parasysh deklaratën e misionit dhe të vizionit që kanë për synim t’i përgatisin studentët që t’i përgjigjen sfidave të mjedisit të biznesit ndërkombëtar, do të ishte mëse e mirëpritur që të përfshihen studentët në projekte hulumtuese, që janë përpiluar dhe që zhvillohen në nivel të programit, kjo në mënyrë që të zhvillohen kompetencat dhe shkathtësitë specifike për program. Sa i përket bashkëpunimit ndërkombëtar, studentët shprehën se ka frustrime në lidhje me mungesën e mundësive për pjesëmarrje në programe të mobilitetit të studentëve. Rekomandime EE i rekomandon Kolegjit Globus të: 1. Zgjerojë marrëveshjet me kompanitë (që tashmë ekzistojnë në lidhje me sigurimin e punës

praktike – internshipeve) në fushën e shkencave aplikative (projekte) dhe të inkorporohet puna e projekteve në lëndë mësimore.

2. Të rritet numri i institucioneve të jashtme partnere në mënyrë që të rriten mundësitë për mobilitet të studentëve dhe të mësimdhënësve.

Rekomandimi i Përgjithshëm në lidhje me Programin në Menaxhim të Informatikës së Biznesit (BA)

Ne rekomandojmë që programi BA në Menaxhim të Informatikës së Biznesit të akreditohet me kushtin që Kolegji Globus të punësojë të paktën një profesor me diplomë Ph.D. dhe me thirrje akadmike në fushën e Informatikës së Biznesit si profesor të rregullt me orar të plotë, kjo para se të fillojë programi.

Page 46: Raporti Final Globus 2015

46

5.5 Menaxhim i Sektorit Publik (MA) (i) Programi Akademik dhe Menaxhimi i Studentëve Shënim: është një keqkuptim që programi me orar të plotë mund të zgjasë një ose 2 vjet. Programet e analizuara janë programe 2 vjeçare. Për këtë arsye, kreditë që duhet të arrihen janë 120 kredi. Në të dhënat bazë të programit (që janë cekur në RVV) i njëjti grup është identifikuar në të gjitha programet tjera Master; nuk është përshkruar një grup specifik për programin. Sekuenca e paragrafëve ndonjëherë ndryshon. Analiza në vijim është në përputhje me RVV dhe përfshin përshtypjen e fituara gjatë VI: 2.8.2. Logjika e Programit … Logjika është vështirë e kuptueshme. Është e qartë që KG ka hulumtuar (edhepse nuk ceken detaje në lidhje me këtë) dhe ka kuptuar që ka një interesim për “Ekonomitë Publike”. Edhepse programe quhet me një emërtim tjetër (sepse Kolegji ka një departament të administratës publike?) Konsiderohet që ai fokusohet në atë fushë. Për këtë arsye, një pjesë e kësaj analize do të vlerësojë deri në çfarë mase kjo është e vrëtetë. 2.8.3. Krahasueshmëria ndërkombëtare… Pohohet të jetë bërë një krahasim me universitetet angleze, në veçanti. Nuk janë cekur as emra e as dëshmi, ngjashëm me programet tjera MA. 2.8.4. Grupi... Identik me të gjitha programet tjera MA të analizuara, janë dhënë vetëm informatat bazë (shih më sipër) 2.8.5. Orientimi...… Si më parë, asgjë e veçantë për këtë program. 2.8.6. Synimi dhe profili… Synimi është që të “...përgatiten menaxherë që janë të orientuar drejt zgjidhjes së problemeve dhe veprimit...” që në anën tjetër do të pranojnë “...arsimim akademik sfidues në një mjedis me hulumtime të shumta dhe që do t’iu mundësojë studentëve një gamë të gjerë shtetesh...” Të diplomuarit do të jenë në gjendje që të menaxhojnë organizatat në sektorin publik. Marrëdhënia me “Ekonominë Publike” nuk duket se është pjesë e profilit. Mund të ngrihet pyetja nëse këto synime kundërthënëse mund të arrihen. 2.8.7. Rezultatet e mësimit Rrezutatet e mësimit janë të ndara në “kompetenca të përgjithshme” dhe “kompetenca të veçanta”. Si elemente të kompetencave të përgjithshme të Ekonomisë Publike mund të identifikohen: konceptet dhe modelet e ekonomisë publike; instrumentet dhe politikat buxhetore. Katër rezultatet tjera janë tipike për një menaxhim biznesi. Brenda kompetencave të veçnata, shkathtësitë e përgjithshme akademike ceken para së gjithash: Zgjidhja e problemeve në mënyrë analitike. Rezultati i dytë dhe i tretë janë rezultatet tipike për menaxhim biznesi: “Lidership dhe motivim” dhe “Menaxhim Taktik”. Nga pikëpamja e rezultateve të mësimit vetëm dy fushat duket se janë të përshtatshme për Ekonominë Publike.

Page 47: Raporti Final Globus 2015

47

2.8.8. Marrëdhëniet … Kjo pjesë është përfshirë në programin master përsëri dhe si rrjedhojë nuk është specifikë për këtë progrm aspak. Informacioni është me të vërtetë i përgjithësuar. 2.8.9. Kalkulimi i kredive ECTS Është dhënë modeli i njëjtë si në programet tjera MA. Ai paraqet një listim faktual që ka mungesa sa i përket qasjes së diferencuar. Përsëri, mund të shihet numri i njëjtë i faqeve për secilin modul dhe nuk vërehet kohë e pavarur për studime me përjashtimin që duhet të lexohen libra. Nëse kjo kërkese shumëzohet me tri lëndë obligative për semestër, atëherë ngarkesa nuk është e arritshme, duke marrë parasysh që brenda javës 4 orë duhet të kalohen në klasë (shumëzuar me 4 lëndë = 16 orë) plus puna e bazuar në instruktim, që është cekur vetëm si orë paushall të punës së pavarur që do të nënkuptonte edhe 4 orë tjera për modul, dmth 16 orë shtesë që vijmë deri te shifra prej 32 që pjesa tjetër prej 8 orësh (3-4 herë) do të duhej shfrytëzuar për leximin e 180-220 faqeve. Ngarkesa është tepër e madhe. Orientimi është që java të jetë 40 orëshe. Të gjitha lëndët obligative kanë nga 8 kredi, lëndët zgjedhore nga 6. Informacioni mungon pjesërisht por mund të supozohet (shih f. 234 të RVV). Megjithëse nuk është dhënë informacion se pse lëndët obligative kanë nga 8 kredi kurse ato nga 6, ai mund të shpjegohet si ndohsta është bërë për të mundësuar 30 kredi për semestër dhe për të mos shfrytëzuar ½ pikë. Sipas udhëzimit të ECTS, në rast të katër moduleve për semestër, mund të caktohen edhe me nga ½ e pikëve (kështu që 7.5 kredi për secilin). Të gjitha lëndët me nga 8 kredi kanë ndarje dhe ngarkesë të njëjtë: 60 orë për ligjerata, 30 për punë praktike, 150 nën instruktim që vijmë deri te totali përkatës. Siç është shpjeguar më sipër, nuk është llogaritur puna praktike. Në lëndët zgjedhore që kanë nga 6 kredi, ndarja është bërë sipas moduleve bachelor: 45, 15, 120 që shpie në 180 orë që korrespondojnë me 6 kredi (232 RVV). Fatkeqësit ky informacion dallon nga ai i dhënë në faqen në vijim. “Udhëzuesi i Punës” i cekur këtu ka 200 orë, edhe më shumë se sa në modelin e shpjeguar në faqen paraprake dhe është i pasaktë në lidhje me sasinë se totali nuk arrinë në 240 orë siç do të duhej të korrespondonte me 8 kredi – por në 290 orë, përtej 30 orëve për kredi janë identifikuar ga Kolegji si referencë ndaj udhëzuesit të ECTS. 2.8.10. Puna praktike… Informacioni i njëjtë është dhënë në përshkimin e programeve bachelor. Sigurisht nuk ka kërkesë tjetër në nivelin Master! 2.8.11. Plani i hulumtimeve… Shih më poshtë. 2.8.12. Regjistrimi i studentëve... Shih më poshtë. Rekomandime EE i rekomandon Kolegjit Globus të: 1. Të përpilohet një profil i qartë i programit 2. Të respektohet liria akademike e personelit mësimor sa i përket metodave të mësimdhënies. (ii) Personeli Akademik

Page 48: Raporti Final Globus 2015

48

Emri Lënda Statusi

I rregullt Jo i rregullt Nuk është cekur

Besnik Krasniqi Ekonomia Publike x

Sherif Bundo Financat Publike x

Ahmet Ceni Menaxh. I Inst. Publike

x

Shyrqi Kelmendi Menaxhimi i investimeve në sekt. Publik

x

Bedri Bahtiri Integrimet Evropiane

x

Ahmet Ceni Menaxhimi i Burimeve njerëzore në sekt. Publik

x

Besnik Krasniqi Metodologjia e kërkimit shkencor

x

Bedri Bahtiri Legjislacioni në administratën publike

x

Ardiana Sinani Kontabiliteti publik

x

Sherif Bundo Tregu intenacional financiar dhe monetar

x

Nazmi Mustafa Menaxhimi strategjik në organizatat publike dhe OJQ

x

Enver Krasniqi Menaxhimi strategjik në organizatat publike dhe OJQ

x

Shyrqi Kelmendi Menaxhimi i Projekteve dhe kontratave në sektorin publik

x

Bedri Bahtiri Menaxhimi i kontratave dhe projekteve në sektorin publik

x

Justina Sh. Pula Vendimarrja menaxheriale në sektorin publik

x

Ahmet Ceni Menaxhimi i shpërblimeve në SP

x

Vasilike Kume Lidershipi kreativ x

Varësisht Punimi i Diplomës

Page 49: Raporti Final Globus 2015

49

Total 15 lëndë të ndryshme + diplomaë

1 lëndë nga 2 PRR

1 lëndë nga 1 PJRR

12 Lëndë nga 6 PJRR

2 lëndë nga 1 p që nuk është

cekur, 1 lëndë nga një PJRR

Total Number of staff 3 6 1 Shënim: me ngjyrën e kuqe është theksuar statusi i atyre profesorëve që paraqiten në listë e dytë që është dorëzuar nga Kolegji dhe që është kontrolluar nga AAK.

Nga tre profesorët e rregullt, një nga ta tashmë jep mësim në lëndët në programin Bachelor (megjithëse me një asistent të pa cekur) dhe (sipas gjitha gjasave) nukka kapacitet që të japë mësim në këtë program. Ai është cekur edhe në MA për Kontabilitet dhe Auditim. Poashtu edhe profesorët tjerë të rregullt janë në atë program. Që të tre profesorët e rregullt janë të rregullt edhe në MA Kontabilitet dhe Auditim dhe është për t’u vënë në dyshim nëse ata kanë kapacitete rezervë për të dhënë mësim, kjo bazuar në hipotezën që nuk kanë obligime tjera të mësimdhënëis në programet tjera që KG ofron e që është larg mendsh të jetë ashtu. Është për t’u vënë në dyshim nëse vetëm 2 lëndë nga 15 të ofruara mbahen nga personeli i rregullt. KG ka një problem të madh në ofrimin e këtij programi Master. Rekomandim EE i rekomandon Kolegjit Globus të: 1. Këtij programi t’i shtohet personel që është i regjistruar në AAK. (iii) Hulumtimet Përshkrimi nuk cek asnjë referencë ndaj politikës së hulumtimeve të cekur në aneksin 13 të RVV, ai cek që lënda është e bazuar në literaturën bashkëkohore. Përsëri, përshkrimi është identik në të gjitha programet master dhe si rrjedhojë nuk është specifik për programin. (iv) Pranimi i Studentëve dhe Asistenca Kjo është rregulluar në nivel të Kolegjit dhe nuk ka kërkesa specifike për këtë program. (v) Kurrikula dhe Planprogrami Programi përbëhet nga modulet në vijim.

Menaxhim i Sektorit Publik (SP)

1. Ekonomia e SP 2. Buxheti dhe Financat publike 3. Menaxhimi i SP 4. Menaxhimi i Investimeve në SP 5. Integrimet Evropiane 6. Menaxhim i Resurseve Njerëzore

në SP

Page 50: Raporti Final Globus 2015

50

7. Metodologjia e Hulumtimeve shkencore

8. Legjislacion në Administratën Publike (Prokurim dhe dhënie kontratash) 8. Kontabilitet publik 9. Sistemi Ndërkombëtar Financiar

dhe Monetar 10. Menaxhimi Strategjik në SP dhe

në OJQ 11. Menaxhimi i projekteve dhe

kontratave në SP 12. Vendimarrja menaxheriale në SP 13. Menaxhimi i dhënies së

kontratave në SP 14. Lidership kreativ dhe strategjik Punim i diplomës

Nga lëndët e cekura, ato që kanë sfond të “gjelbër” janë të zakonshme në programet Master, ato të vjollce janë zgjedhore. Nëntë lëndë që nuk kanë sfond janë specifike për programin dhe janë obligative, dmth nëntë nga 15 lëndët, duke mos marrë parasysh punimin e diplomës. Nga titujt e moduleve mund të konsiderohet se ata janë të përshtatshëm për një program në nivelin master, duke marrë parasysh që 4 nga lëndët zgjedhore duket se janë specifike për programin. Analiza e planprogrameve shpërfaq fotografinë në vijim: Temat specifike për lëndët: Ekonomia e SP, semestri 1, obligative Qëllimi i kësaj lënde nuk është i qartë dhe fjalia shpjeguese nuk është e plotë. Metodat e mësimdhënies janë të njëjta si për modulet dhe programet tjera dhe si rrjedhojë nuk janë specifike për programin. Temat javore nuk janë indikuar në mënyrë të qratë në nivelin Master. Poashtu, orientimi drejt sektorit publik nuk është i qartë, në veçanti duke ditur se ka tema që anojnë drejt një lënde thjeshtë ekonomie: teoria e sjelljes së konsumatorëve; Vendimet menaxheriale në firma që kanë fuqi në treg; teknikat e avancuara për shtimin e profitit. Poashtu lista e literaturës nuk tregon ndonjë orientim të veçantë ndaj SP. Buxheti Publik dhe Financat, semestri 1, obligative Ky anon drejt SP, i mbështetur nga literatura përkatëse. Menaxhimi i Institucioneve Publike, semestri 1, obligative Përshrkimi i synimit nuk është informativ. Temat javore indikojnë një anim drejt SP. Literatura në masë të madhe është në shqip, një burim është në anglisht. Menaxhim i Resurseve Njerëzore në SP, semestri 2, obligative Përshkrimi i synimit nuk është i plotësuar dhe ndalet në mes të fjalive. Ka një mbivendosje me programin përkatës në MA Kontabilitet dhe Auditim, por kjo është e pranueshme. Literatura ështe e drejtuar drejt sektorit. Për lexime shtesë mësimdhënësi ka rekomanduar një libër autor i së cilës është ai/ajo. Titulli është në shqip. Legjislacini në Administratën Publike (Prokurimi dhe Kontraktimi), semestri 2, obligative

Page 51: Raporti Final Globus 2015

51

Përsëri, përshrkimi i synimit të lëndës është i paplotë dhe nuk ofron ndonjë informatë të dobishme. Lëndët anojnë drejt BE që në vetvete është në rregull, por do të duhej të kishte edhe referenca ndaj Kosovës. Një modul tjetër që trajton veçanërisht Kosovës nuk duket që ekziston. Literatura është e orientuar vetëm ndaj BE (teksti është jo i plotë). Menaxhim Strategjik Sektorin Publik dhe kompanitë jo për profit, semestri 3, obligative Synimi duket që është i njëjtë si në programin MA në Kontabilitet dhe Auditim (edhe në programet tjera të MA) që kanë personel të njëjtë (2 të rregullt). Modulet javore janë identike dhe nuk ka ndonjë premisë të një orientimi ndaj SP. Mund të supozohet që modulet mund të kishin emra të tjerë, por përmbajtja është e njëjtë. Menaxhimi i Projekteve dhe Kontratave në Sektorin Publik, semestri 3, obligative Skica e synimit të lëndës nuk është informative. Ajo është identike me modulin në programin MA në Financa dhe Banka edhepse ka një emër pjesërisht tjetër (Menaxhimi i Projekteve dhe Investimeve – Modelet). Temat javore poashtu janë identike kështu që mund të supozohet që moduli është identik dhe nuk është specifik në lidhje me programin, aspak. Vendimarrja menaxheriale në SP, semestri 3, obligative Ky modul i semestrit të tretë duket të jetë plotësisht identik me lëndën në semestrin e parë të MA Kontabilitet dhe Financa. Shtimi i nocionit Sektor Publik nuk duket se ka kuptim. Në përgjithësi, duke u bazuar në analizën e kufizuar, mund të thuhet se vetëm 4 module janë specifike për programin. Fatkeqësisht Kolegji jep një pamje tjetër përmes shtimit të sektorit publik, duke u shtirur që ka një orientim tjetër. Rekomandime EE i rekomandon Kolegjit Globus të: 1. Qartësojë marrëdhënien me Ekonominë Publike. 2. Të përfshihen lëndë specifike për modulin. Të mos shtohet termi sektor publik në emër pa

ndryshuar përmbajtjen. 3. Të rishkruhen gjithë modulet, të specifikohen rezultatet e mësimit, ngarkesa, etj, siç është cekur

më sipër. 4. Të jetë në përputhje me Kornizën Kombetare dhe të BE për Kualifikime, niveli 7. (vi)Vlerësimi i Studentëve Në planprogram nuk janë cekur mënyra specifike të vlerësimit të studentëve. Mund të supozohet që aplikohen rregullat e përgjitshme siç janë përshkruar më sipër e që janë rregulluar përmes aneksit 2. Rekomandimi i përgjithshëm për Programin Menaxhim në Sektorin Publik

Nuk është i përshtatshëm për akreditim. 6. MBIVENDOSJA NË PROGRAMET E NIVELIT BACHELOR Një analizë e kujdesshme nga EE shpërfaqi që në 3 programet bachelor:

Financa dhe Banka

Page 52: Raporti Final Globus 2015

52

Kontabilitet dhe Auditim dhe

Administrim të Biznesit Ndërkombëtar dhe Administratë I referohen programeve që vështirë se ndryshojnë nga njëri-tjetri. Një numër i madh lëndësh që ofrohen janë të njëjta për të trija progrmet. Studentët që ndjekin këto programe ndjekin gati të njëjtat lëndë dhe ka një numër të shpërfillshëm lëndësh që ndryshojnë. Programet me emra të ndryshëm, nga to pritet që t’i përgatisin studentët me atribute të ndryshme (njohuri, shkathtësi dhe kompetenca) dhe kjo është e mundur vetëm përmes ofrimit të një numri të të ndryshëm lëndësh. EE ka ndarë observimin që këto 3 programe nuk dallojnë mjaft për të arritur këtë synim. Tabela më poshtë përmbledh mbivendosjet në mes këtyre tri programeve të ofruara nga KG. Dy tabelat tjera të ofruara në shtojcë japin një kuptim më të mirë të shtrirjes së sa është e shprehur kjo mbivendosje. Lëndët (tema) e ofruara në Programin Bachelor dhe Mbivendosjet e tyre.

Programi Numri i përgjitshëm i lëndëve (duke përfshirë tezën dhe lëndët zgjedhore)

Identike në të gjitha

Të paktën identike me një program

Specifike për programi

% sa është specifike për programin

Financat dhe Bankat

36 23 (8 zgjedhore)

9 4 11%

Kontabilitet dhe Auditim

36 22 (8 zgjedhore)

7 7 19%

Administrim i Biznesit Ndërkombëtar dhe Marketing

36 23 (8 zgjedhore)

7 6 17%

Menaxhim në Informatikë Biznesi

36 23 (9 zgjedhore)

3 10 28%

*Duke qenë se këtu fokusi është në ofertën e përgjithshme, dmth zgjedhjen reale që ka studenti, të gjitha lëndët zgjedhore

janë përfshirë këtu, duke mos marrë parasysh faktin që studenti ka 30 lëndë obligative dhe duhet të zgjedhë një nga dy lëndët zgjedhore në vit. Numri i kredive mund të shpërfillet, duke qenë se ato paraqesin ngarkesën dhe mund të ndërlidhen me rezultatet e pritura të mësimit dhe duhet të shihen nga perspektiva e cilësisë. Gjatë analizimit të lëndëve zgjedhore, shpërfaqet një aspekt tjetër: në Financa dhe Banka, një pjesë specifike për programin është zgjedhore; në Kontabilitet dhe Auditim janë plotë 3; në Administrim të Biznesit Ndërkombëtar dhe Marketing është një. Në përfundim, ka një mbivendosje të ndjeshme në mes 3 programeve dhe në këtë mënyrë ato nuk përgatisin të diplomuar që synimet e programit kanë për qëllim dhe nuk ka shumë dallim në mes të diplomuarve të programeve të ndryshme. Të diplomuarit, pavarësisht se në cilin program diplomojnë, njohuritë, shkathtësitë dhe kompetencat e tyre nuk dallojnë shumë në mënyrë që t’i japin atyre gradën e programit në të cilin janë regjistruar. Kompetencat e tyre nuk janë konsistente me emrat e programeve nga të cilat ata diplomojnë. Programi në Administrim Biznesi me specializimet në Banka dhe Financa, Administrim i Biznesit Ndërkombëtar, Marketing, Kontabilitet dhe Auditim është më i përshtatshëm për KG. Kjo do të rriste efikasitetit dhe efiqiencën e programeve qoftë për studentët ashtu edhe për institucionin. Studentët

Page 53: Raporti Final Globus 2015

53

do të ishin të vetëdijshëm që ata kanë një bazë të shëndoshë në administrim biznesi dhe me një thellim të kufizuar në një (ose dy) specializime deri në masën që ato të jenë mjaft të ngjashme me atë që është propozuar, edhepse ato pretendohet të jenë programe të pavarura. Kjo do të rriste dhe transparencen e KG dhe do t’i mundësonte punëdhënësve të dijnë se çfarë të presin nga të diplomuarit. Veç kësaj, KG mund të shfrytëzojë resurset e kufizuara dhe të bëjë dallimin në mes të funksioneve ku ato janë të rëndësishme (jo vetëm duke ndryshuar titujt). Kjo do të ishte një zgjidhje nga e cila do të përfitonin të gjithë. Rekomandim EE i rekomandon Kolegjit Globus të: 1. Të këtë një program të vetëm të Addministrimit të Biznesit me specializime në Banka dhe

Financa, Administrim të Biznesit Ndërkombëtar dhe Marketing, Kontabilitet dhe Auditim. 7. PROPOZIMI PËR VENDIM PËR RIAKREDITIM EE propozon riakreditimin (me rekomandimet e bëra për secilin program)

BA në Menaxhim të Informatikës së Biznesit (riakreditim me kusht) Kushti: KG do të duhej të punësojë të paktën një profesorë me gradën Ph.D dhe me thirrje akademike në fushën e Informatikës së Biznesit me orar të plotë, para se të fillojë me ofrimin e programit.

MA në Biznes Ndërkombëtar dhe Marketing EE nuk rekomandon riakreditimin e programeve në vijim:

MA në Financa dhe Banka

MA në Kontabilitet dhe Auditim

MA në Sektorin Publik Mendimi i EE në lidhje me tri programet tjera të nivelit BA:

BA në Financa dhe Banka

BA në Kontabilitet dhe Auditim

BA në Administrim të Biznesit Ndërkombëtar dhe Marketing

Siç janë propozuar nga KG të mos akreditohen si programe të pavarura. Ato mund të akreditohen me kusht si një program i vetëm në Administrim Biznesi me specializime në Banka dhe Financa, Biznes Ndërkombëtar dhe Marketing, Kontabilitet dhe Auditim.

Kushti: Këto ndryshime duhet të bëhen në letër para se të fillohet me vitin e ardhshëm akademik dhe të fillohet me strukturën e re në vitin e ardhshëm akademik. Studentët e tanishëm do të vendosen në programet e tyre ekzistuese si specializime dhe studentët e rinj do të regjistrohen drejtpërdrejt në specializimet e tyre (si alternativë, mund t’iu mundësohet që të zgjedhin specializimin e tyre në vitet në vijim).

Shënime:

Page 54: Raporti Final Globus 2015

54

1. Nuk do të ishte e vështirë që të bëhet ripërpilimi i programeve ekzistuese dhe zhvendosja e

studentëve në specializime duke qenë se mbivendosjet e tanishme në mes programeve ekzistuese janë të shprehura. Këto ndryshime formale duhet të zbatohen në mënyrë që riakreditimi i ardhshëm të ndjek këtë zbatim.

2. EE nuk sheh ndonjë disavantazh për studenët e tanishëm. Ata do të vijojnë me arsimimin e tyre dhe kur të diplomojnë, atyre do t’iu jepet nga një diplomë, BA në Administrim Biznesi me një specializim në një nga 3 programet ekzistuese.

3. Ky zbatim do të përmirësojë transparencën dhe integritetin sa i përket karakterit të programit të ofruar.

Page 55: Raporti Final Globus 2015

55

SHTOJCË: LËVDATAT DHE REKOMANDIMET

LËVDATAT EE lavdëron Kolegjin Globus për: 1. Publikimin e bërë së bashku me Universitetin Bujqësor të Tiranës, Revistës Ndërkombëtare të

Ekonomisë së Menaxhmentit dhe Biznesit, që ka recenzion nga kolegët dhe që publikohet dy herë në vit në anglisht.

2. Për organizim të suksesshëm të Konferencave Vjetore Ndërkombëtare në tema të ditës dhe relevante që nga 2008, pa huqur asnjë vit.

3. Ngritjen e një Njësie për Sigurim të Cilësisë me Rregulloret për Sigurim të Cilësisë dhe për rekrutim të personelit që do ta zbatojë dhe zhvillojë atë.

REKOMANDIME TË PËRGJITHSHME EE i rekomandon Kolegjit Globus të: 1. Të zhvillojë strukturat administrative akademike (Fakulteti, Departamentet) që do të merrnin

përgjegjësinë për personelin e tyre akademik, për kurrikulën dhe bashkërendimin me programet tjera.

2. Të shqyrtohet statuti në mënyrë që të përfshijë gjithë strukturat e veta akademike dhe administrative me përgjegjësi , përbërje dhe detyra të qarta.

3. T’i kushtohet më shumë vëmendje përgatitjes së RVV në mënyrë që të sigurohet fakti që anglishtja është e kënaqshme, që të jetë e bazuar në prova dhe e shkruar në një stil analitik dhe vetë-kritik, kurse vlerësimet të mbështeten nga mendimet e ekspertëve të pavarur.

4. Të krijohen struktura që do t’i mundësonin qasjen dhe lëvizjen personave me nevoja të veçanta në ndërtesë dhe të marrë masa që do t’i ndihmonte atyre që të ndjekin programet si gjithë të tjerët.

5. Të ndërtohen daljet emergjente për sallat e mësimit dhe për gjithë ndërtesën. 6. Improve its library resources at its premises and through collaborating ëith Universities in

Pristina provide the opportunity to its students to use their libraries. 7. Të shfrytëzojë udhëzuesin ECTS në caktimin e ECTS të lëdëve mësimore. 8. Të përpilojë shabllonet për llogaritjen e ECTS dhe të organizojë punëtori që të trajnojë

personelin akademik. 9. Sipas mundësive të merren parasysh edhe pikëpamjet e studentëve, kjo në vlerësimin e ECTS 10. Të sigurohet që përcillet ndërlidhja në mes ECTS dhe rezultateve të pritura të mësimit. 11. Rishikojë Dokumentin e Politikës Hulumtuese në mënyrë që të përfshijë masa konkrete për

të mbështetur personelin akademik që të zhvillojë hulumtime dhe të publikojë në revista kredibile

12. Të krijojë strategji dhe masa shtytëse (mbështetje financiare) që do të mund të ofronte mundësi hulumtuese për personelin e vet akademik përmes marrëveshjeve të bashkëpunimit me kompani të njohura dhe marrëveshje bashkëpunimi me institucione të arsimit të lartë të respektuara jashtë vendit.

13. Të shqyrtojë dhe të ndryshojë projeksionet në lidhje me numrin e studentëve në vitet në vijim

14. Të krahasojë Buxhetin e tanishëm me atë të Projektuar në mënyrë që të përcjellë më mirë zhvillimet dhe të përpilojë strategjitë në përputhje me këtë..

Page 56: Raporti Final Globus 2015

56

15. I rekomandon të diplomuarve që të krijojnë një Shoqatë të të Diplomuarve, që Departamentet të krijojnë Borde Këshillimore dhe që Komitetet e të Punësuarve të marrin reagimin dhe përgjigjet ndaj programit të tyre.

16. Përpilojë procedura të rishikimit të programeve të tyre në mënyrë të vazhdueshme që do të merrnin parasysh reagimin që ata pranojnë nga të diplomuarit, nga këshillet këshilluese dhe nga Komitetet e Punëdhënësve.

17. Të zhvillohen hulumtime të vlerësimit të Lëndëve mësimore, në lidhje me shkallën e kënaqësisë, të analizohen rezultatet dhe të zbatohen politikat që do të përmirësonin mësimdhënien dhe mësimin, resurset e mësimit, shërbimet e ofruara studentëve.

18. Analizojë informatat që janë në databazën e vet, të përpilojë politika dhe t’i dorëzojë raporte Administratës së Lartë të Kolegjit dhe Bordit të të Besuarve.

REKOMANDIME PËR PROGRAMET E VEÇANTA PROGRAMI FINANCA DHE BANKA (BA) EE i rekomandon Kolegjit Globus të:

1. Të përpilohet deklarata e misionit përmes konsultimeve me hisedarët e brendshëm dhe të

jashtëm, që do të shprehte thellësinë në tri fusha që i mundëson atyre që të zgjedhin në mes alternativave.

2. Programi në Financa dhe Banka duhet të përpilojë deklaratën e misionit të vet, synimet dhe

qëllimet e programit që do të mund të mundësonin përpilimin e rezultateve të pritura të

programit dhe kurrikulën në mënyrë adekuate.

3. Rishkruhen rezultatet e pritura të mësimit që janë në përputhje me QF-EHEA dhe të

respektohet hierarkia e mësimit (Taksonomia Blooms).

4. Që të bëhet një analizë skematike e rezultateve të pritura të mësimit kundrejt rezultateve të

pritura të programit, në mënyrë që të sigurohet efikasiteti i kurrikulës.

5. Të trajnohet personeli akademik në lidhje me atë se si të përpilohet një program adekuat dhe

rezultatet e mësimit të lëndës, si dhe si të bëhet procesi i analizës skematike.

6. Të rekrutohet personeli akademik që njeh gjuhën angleze dhe që është i kualifikuar në

aspektin akademik (që të ketë bërë publikime në 3-5 vitet e fundit).

7. Të vlerësohet performanca e personelit akademik në fund të secilit vit akademik dhe të

merren masat për të përmirësuar performancat e tilla të ulta.

8. Të shqyrtojë programet e veta (Financa dhe Banka) përmes procesit formal të përcaktuar

mirë duke përdorur inpute nga raportet e lëndëve dhe të programeve si dhe nga pikëpamjet

e hisedarëve të jashtëm.

9. Të shqyrtojë planprogramet e veta që të përfshijë informata në lidhje me rezultatet e

mësimit të lëndëve të përpiluara në mënyrë të duhur, metodat e mësimit dhe vlerësimit.

10. Ose të ndryshojë emrin e programit ose të përfshijë lëndë mësimore të mjaftueshme në

lidhje me bankat që t’i mundësojë të diplomuarve që të arrijnë rezultatet e pritura të

programit.

11. Që të bëhet një praktikë e referimit (krahasimit) në mënyrëqë të ndryshohet kurrikula dhe t’i

jepet më shumë theks lëndëve të bankave, anglishtes, ekonomisë dhe etikës..

Page 57: Raporti Final Globus 2015

57

PROGRAMI FINANCA DHE BANKA (MA)

EE i rekomandon Kolegjit Globus të:

1. Të gjitha rekomandimet relevante të bëra për programin Bachelor në Financa dhe Banka

2. Të shqyrtohet niveli i lëndëve të ofruara në Programin Financa dhe Banka (MA)

3. Të ofrohen një numër i mjaftueshëm lëndësh bazë për ata studentë që pranohen nga

diciplina tjera jashtë Financave dhe Bankave.

4. Që të zhvillohet një praktikë e krahasimit gjatë ndryshimit të kurrikulës në mënyrë që të vihet

më shumë theks në lëndët në lidhje me bankat.

KONTABILITET DHE AUDITIM (BA) EE i rekomandon Kolegjit Globus të:

1. Të ndryshojë programin dhe përshkrimin e tij. Teksti ka mangësi të konsiderueshme.

2. Programi nuk është një program i pavarur. Ai mund të jetë zgjedhor brenda një programi të

përgjithshëm të biznesit dhe menaxhmentit dhe do të duhej ndryshuar sipas këtij

pikëvështrimi.

3. Duhet shqyrtuar nëse lëndët që janë specifike për programin, profilizimi dhe specializimit të

ofrohen si lëndë bazë brenda një specializimi (drejtimi) dhe jo si lëndë zgjedhore.

4. Të ndiqen udhëzimet e aplikuara brenda procesit të Bolonjës dhe që janë të kërkuara nga

procesi i akreditimit në Kosovë.

5. Të respektohet liria e personelit akademik sa i përket metodave të mësimdhënies.

6. Të sigurohet cilësia e personelit

7. Të sigurohet që ka një numër i mjaftueshëm i stafit të kualifikuar për secilën lëndë.

8. Të punësohet persone vetëm kur ata të jenë regjistruar me AAK.

9. Të ndryshohet programi që të jetë zgjedhor brenda programit biznes dhe menaxhment

10. Të rishkruhet programi në përputhje me kërkesat e AAK – të evitohen mangësitë e cekura më

sipër.

11. Të indikohet qartë koha e paraparë për punë të pavarur të studentëve

KONTABILITET DHE AUDITIM (MA) EE i rekomandon Kolegjit Globus të:

1. Të formulohet një profil specifik i programit dhe të përpilohen lëndët dhe përshkrimet e tyre

përkatëse.

2. Të plotësojë me kuadro në mënyrë adekuate këtë program.

3. Të ndryshojë programin dhe të sqarojë nivelin e moduleve përkatëse. Të evitohet përfshirja e

moduleve bachelor përveç nëse ka nevojë për një gjë të tillë (jo në këtë program).

4. Të jetë në përputhje me Kornizën Kombëtare dhe Evropiane të Kualifikimeve, niveli 7.

Page 58: Raporti Final Globus 2015

58

ADMINISTRATION OF INTERNATIONAL BUSINESS AND MARKETING (BA) EE i rekomandon Kolegjit Globus të:

1. Zhvillojë më tej Deklaratën e Misionit të KG dhe ta bëjë atë më specifike, në atë mënyrë që të

shërbejë si udhëzues për krijimin e programeve të reja dhe/ose për ripozicionimin e

programit ekzistues.

2. Të dokumentohen dhe të analizohen rezultatet e hulumtimit të tregut dhe të ofrohet një

arsyetim i qëndrueshëm për zhvillimin e programit.

3. Të ofrohet një shkallë e mjaftueshme e diferencimit në mes të programeve të ofruara në KG.

Të shqyrtohet fakti se sa janë unike kundrejt programeve të ofruara në kolegjet/universitetet

tjera në Kosovë.

4. Të specifikohen rezultatet e pritura të mësimit në nivel të lëndës dhe të vlerësohen kundrejt

rezultateve të programit (që duhet të jenë në përputhje me synimet e programit).

5. Të ofrohet trajnim shtesë për anëtarët e fakultetit në të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me

ECTS.

6. Të rishikohet caktimi i kredive ECTS në mesin e lëndëve, disa lëndë kanë nevojë për më

shumë punë nga studentët se të tjerat. Për disa lëndë më kërkuese, duhet të parashihen më

shumë orë kontakti në mënyrë që të lehtësohet procesi i të mësuarit.

7. Të evitohet përdorimi i strukturës së njëtrajtshme për vlerësimin e lëndës.

8. Të ndërlidhen vlerësimi i lëndës me rezultatet e mësimit.

9. Në vend të pranisë, do të duhej vlerësuar pjesëmarrja

10. Rezultatet e provimit të studentëve të veçantë duhet të mbahen anonime.

11. Në pranimin e personelit të ri, një theks duhet të vihet mbi të dhënat e hulumtimeve

akademike të kandidatëve në mënyrë që të përmirësohet profili hulumtues i institucionit

12. Një përpjekje e bashkërenduar duhet të bëhet në mënyrë që të përmirësohet njohja e

anglishtes nga ana e personelit akademik, mundësisht përmes ofrimit të mundësive për

mësimdhënie në gjuhën angleze.

13. Zgjerojë marrëveshjet me kompanitë (që tashmë ekzistojnë në lidhje me sigurimin e punës

praktike – internshipeve) në fushën e shkencave aplikative (projekte) dhe të inkorporohet

puna e projekteve në lëndë mësimore.

14. Të rritet numri i institucioneve të jashtme partnere në mënyrë që të rriten mundësitë për

mobilitet të studentëve dhe të mësimdhënësve.

INTERNATIONAL BUSINESS AND MARKETING (MA) EE i rekomandon Kolegjit Globus të:

1. Që të zhvillojë hulumtim të tregut në mënyrë që të ofrojë një arsyetim solid për zhvillimin e

programit.

2. Që të bëjë një krahasim me ndonjë program të propozuarnga universitetet e cilësisë së lartë

(mundësisht në ndonjë vend të zhvilluar) në mënyrë që të sigurojë që programi është i

krahasueshëm me programet tjera ndërkombëtare. Kjo do t’i ndihmojë studentëve që të

Page 59: Raporti Final Globus 2015

59

gjejnë punësim (edhe jashtë vendit) dhe do të mundësonte një progres deri të studimet e

doktoratës (për studentët që dëshirojnë të ndjekin një karrierë akademike).

3. Të specifikohen rezultatet e mësimit në nivelin e lëndës dhe të krahasohen në mënyrë

skematike kundrejt rezultateve të mësimit të programit (që duhet të jenë të përputhura me

synimet e programit).

4. Të ofrohet trajnim shtesë për anëtarët e fakultetit në të gjitha çështjett që kanë të bëjnë me

ECTS.

5. Të rishqyrtohet praktika e caktimit të ECTS në mes lëndëve mësimore, ajo duhet të bazohet

në ngarkesën aktuale për student.

6. Të shqyrtohet mundësia e ofrimit të një grupi lëndësh zgjedhore për studentët secilin

semestër. Në këtë mënyrë ata do të ishin në gjendje që të zgjedhin tri lëndë nga një grup prej

6 lëndëve.

7. Të evitohet përdorimi i strukturës së njëtrajtshme për vlerësimin e lëndës.

8. Të ndërlidhen vlerësimi i lëndës me rezultatet e mësimit.

9. Në vend të pranisë, do të duhej vlerësuar pjesëmarrja

10. Rezultatet e provimit të studentëve të veçantë duhet të mbahen anonime.

11. Duhet të pranohet më shumë personel i rregullt duke qenë se mjaftueshmëria e fakultetit

mezi i plotëson standardet minimale.

12. Në pranimin e personelit të ri, një theks duhet të vihet mbi të dhënat e hulumtimeve

akademike të kandidatëve në mënyrë që të përmirësohet profili hulumtues i institucionit

13. Një përpjekje e bashkërenduar duhet të bëhet në mënyrë që të përmirësohet njohja e

anglishtes nga ana e personelit akademik, mundësisht përmes ofrimit të mundësive për

mësimdhënie në gjuhën angleze.

14. Zgjerojë marrëveshjet me kompanitë (që tashmë ekzistojnë në lidhje me sigurimin e punës

praktike – internshipeve) në fushën e shkencave aplikative (projekte) dhe të inkorporohet

puna e projekteve në lëndë mësimore.

15. Të rritet shkalla dhe niveli i përfshirjes së studentëve në hulumtimet akademike – kjo është e

domosdoshme për nivelin master.

16. Të rritet numri i institucioneve të jashtme partnere në mënyrë që të rriten mundësitë për

mobilitet të studentëve dhe të mësimdhënësve.

PROGRAMI NË MENAXHIM TË INFORMATIKËS SË BIZNESIT (BA) EE i rekomandon Kolegjit Globus të:

1. Të dokumentohen dhe të analizohen rezultatet e hulumtimit të tregut dhe të ofrohet një

arsyetim i qëndrueshëm për zhvillimin e programit.

2. Që të bëjë një krahasim me ndonjë program të propozuar duke përdorur si referim

institucione që specializohen në Informatikë Biznesi dhe Menaxhim të Informatave .

3. Të specifikohen rezultatet e mësimit në nivelin e lëndës dhe të krahasohen në mënyrë

skematike kundrejt rezultateve të mësimit të programit (që duhet të jenë të përputhura me

synimet e programit).

4. Të ofrohet trajnim shtesë për anëtarët e fakultetit në të gjitha çështjett që kanë të bëjnë me

ECTS.

Page 60: Raporti Final Globus 2015

60

5. Të rishqyrtohet praktika e caktimit të ECTS në mes lëndëve mësimore (disa lëndë kërkojnë

më shumë punë se lënët tjera nga studenët . Për lëndët që kërkojnë më shumë punë duhet

të ketë më shumë orë kontakti dhe dhe të ishte më adekuate në mënyrë që të lehtësohet

procesi i mësimit.

6. Të evitohet përdorimi i strukturës së njëtrajtshme për vlerësimin e lëndës.

7. Të ndërlidhen vlerësimi i lëndës me rezultatet e mësimit.

8. Në vend të pranisë, do të duhej vlerësuar pjesëmarrja

9. Rezultatet e provimit të studentëve të veçantë duhet të mbahen anonime.

10. Duhet të pranohet më shumë personel që ka diploma PhD për ofrimin e lëndëve të

specializuara në fushën e informatikës së biznesit.

11. Në pranimin e personelit të ri, një theks duhet të vihet mbi të dhënat e hulumtimeve

akademike të kandidatëve në mënyrë që të përmirësohet profili hulumtues i institucionit

12. Kur të jenë përpiluar programet plotësisht të diferencuara, pjesa e personelit të rregullt

mësimdhënës do të duhej të rritej. Kjo do të ofronte një pozicionim konkurrues më të mirë

për programin.

13. Një përpjekje e bashkërenduar duhet të bëhet në mënyrë që të përmirësohet njohja e

anglishtes nga ana e personelit akademik, mundësisht përmes ofrimit të mundësive për

mësimdhënie në gjuhën angleze.

14. Zgjerojë marrëveshjet me kompanitë (që tashmë ekzistojnë në lidhje me sigurimin e punës

praktike – internshipeve) në fushën e shkencave aplikative (projekte) dhe të inkorporohet

puna e projekteve në lëndë mësimore.

15. Të rritet numri i institucioneve të jashtme partnere në mënyrë që të rriten mundësitë për

mobilitet të studentëve dhe të mësimdhënësve.

MENAXHIM I SEKTORIT PUBLIK (MA) EE i rekomandon Kolegjit Globus të:

1. Të përpilohet një profil i qartë i programit

2. Të respektohet liria akademike e personelit mësimor sa i përket metodave të mësimdhënies.

3. Këtij programi t’i shtohet personel që është i regjistruar në AAK.

4. Qartësojë marrëdhënien me Ekonominë Publike.

5. Të përfshihen lëndë specifike për modulin. Të mos shtohet termi sektor publik në emër pa

ndryshuar përmbajtjen.

6. Të rishkruhen gjithë modulet, të specifikohen rezultatet e mësimit, ngarkesa, etj, siç është

cekur më sipër.

7. Të jetë në përputhje me Kornizën Kombetare dhe të BE për Kualifikime, niveli 7.

REKOMANDIM I PËRGJITHSHËM EE i rekomandon Kolegjit Globus të:

Page 61: Raporti Final Globus 2015

61

1. Të këtë një program të vetëm të Addministrimit të Biznesit me specializime në Banka dhe Financa, Administrim të Biznesit Ndërkombëtar dhe Marketing, Kontabilitet dhe Auditim..