raporti vjetor 2009 - osfa3 donacionet e huaja në burimet lokale. projektet më të spikatura për...

42
RAPORTI VJETOR 2009 Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë Rr. “Qemal Stafa”, Pallati 120/2, Tiranë Phone: +355 4 2234 621, 2234 223, 2235 856 Fax: + 355 4 2235 855 [email protected] www.soros.al

Upload: others

Post on 19-Feb-2020

0 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: RAPORTI VJETOR 2009 - OSFA3 donacionet e huaja në burimet lokale. Projektet më të spikatura për forcimin e Shoqërisë Civile kanë qenë: Shtëpia e OJQ-ve e OSFA-s, funksionimi

1

RAPORTI VJETOR 2009

Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë

Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë Rr. “Qemal Stafa”, Pallati 120/2, Tiranë

Phone: +355 4 2234 621, 2234 223, 2235 856Fax: + 355 4 2235 855

[email protected]

Page 2: RAPORTI VJETOR 2009 - OSFA3 donacionet e huaja në burimet lokale. Projektet më të spikatura për forcimin e Shoqërisë Civile kanë qenë: Shtëpia e OJQ-ve e OSFA-s, funksionimi

2

Qeverisja e mirë dhe përmirësimi i shtetit ligjor, transparenca, integrimi europian dhe forcimi i shoqërisë civile, gjatë vitit 2009 kanë qenë fusha prioritare të Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (OSFA). Gjatë këtij viti Shqipëria përjetoi disa ngjarje të rëndësishme, mes të cilave zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, Qershor 2009, të cilat në planin politik nuk dhanë një zgjidhje të qëndrueshme, por mbajtën gjallë një konflikt të gjatë mes forcave kryesore politike.

Gjatë këtij viti OSFA u angazhua në kryerjen e një sërë veprimtarish operacionale si dhe mbështeti mjaft organizata jofitimprurëse në qytetet kryesore të vendit.

Prioriteti i parë: Qeverisja e Mirë dhe forcimi i shtetit ligjor u materializua në kryerjen e një sërë projektesh si monitorimi i Shqipërisë në procesin e MSA-së, monitorimi i buxhetit të shtetit, monitorimi i transparencës së partive para dhe gjatë fushatës elektorale, monitorimi i strategjisë kombëtare për barazinë gjinore, hartimi i Planit për Investime Kapitale (PIK) me pjesëmarrje qytetare, perceptimi i sistemit të Bolonjës në mjediset universitare, rritja e transparencës dhe llogaridhënies në sektorin e arsimit dhe përmirësimi i kapaciteteve menaxhuese të administratës së pushtetit vendor për planifikimin dhe hartimin e programit buxhetor afatmesëm, kontroll- verifikim për zbatimin e ligjit për publikimet zyrtare nga qeveria aktuale, infrastruktura dhe transporti i përshtatur për personat me aftësi të kufizuar, përmirësimi i kapaciteteve menaxhuese të administratës shtetërore nëpërmjet monitorimit të politikave publike në transport dhe mjaft projekte të tjera.

Këto projekte të rëndësishme u realizuan drejpërdrejt nga OSFA me përfshirjen e ekspertëve më të mirë sipas fushave, por edhe me ndihmesën e disa organizatave joqeveritare ku do të përmendim Institutin e Trajnimit të Administratës Publike, Institutin e Kërkimeve Urbane, Institutin e Studimeve Ballkanike, Qendrën Shqiptare të Asistencës Arsimore, Shoqatën e Komunave të Shqipërisë, Qendrën për Çështje të Informimit Publik, Qendrën për Nisma Ligjore Qytetare, Fondacionin për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar, Forumin Shqiptar Social Ekonomik, etj.

Priroriteti i dytë: Integrimi Europian, gjatë vitit 2009

u përqendrua në kryerjen e projekteve si kumtesa mbi qytetarinë dhe qeverisjen, rishqyrtimi i politikave të BE-së për emigracionin, zhvillimi i kapaciteteve të aktorëve lokalë në hartimin dhe aplikimin me projekt-ide pranë Instrumentit të Asistencës Financiare të Para-Anëtarësimit në BE, rritja e zhvillimi i kapaciteteve të aktorëve lokalë në zonat e Dibrës dhe Kukësit për të përfituar nga programet e IPA-s, forcimi i kapaciteteve dhe pronësisë lokale për integrim përmes riorientimit të debatit dhe praktikave: IPA në fokus, etj. Edhe në këtë përparësi ka projekte që u realizuan nga OSFA sëbashku me grup ekspertësh si edhe nga shoqata të profilizuara në çështje të integrimit dhe bashkëpunimit ndër-rajonal si Forumi Shqiptar për Aleancë të Qytetërimeve, Këshilli i Marrëdhënieve me Jashtë, Agjensia Rajonale e Zhvillimit, Qendra “EuroPartners Development”, etj.

Prioriteti i tretë: forcimi dhe konsolidimi i Shoqërisë Civile, pati veçanësitë e veta gjatë vitit 2009. Rritja e shoqërisë civile ka qenë një ndër prirjet më domethënëse. Sipas të dhënave aktualisht ka më shumë se 800 organizata jofitimprurëse të regjistruara në Shqipëri, por aktualisht vetëm më pak se gjysma e tyre janë aktive dhe funksionale. Gjetjet nga një kërkim i kohëve të fundit tregojnë se shoqëria civile shqiptare po kalon aktualisht një “periudhë rënieje”. Duhet të nënvizohet se segmente të ndryshme të shoqërisë civile u angazhuan gjatë zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të 2009-ës, të cilët kandiduan për parti të ndryshme qeveritare, kryesisht për Partinë Socialiste. Disa drejtorë ekzekutivë të organizatave jofitimprurëse ishin në listën e kandidatëve të mundshëm, për deputetë, e disa prej tyre ia dolën të zgjidheshin, ndërkohë që pjesa tjetër iu kthye sërish veprimtarive të shoqërisë civile. Për një periudhë të gjatë kohe, por edhe gjatë vitit 2009 OSFA është ndër mbështetësit kryesorë të shoqërisë civile në Shqipëri. Projektet e financuara në këtë prioritet kanë synuar:

- Përmirësimin e kuadrit ligjor të sektorit në dobi të ligjshmërisë, përgjegjshmërisë dhe imazhit të organizatave jo-fitimprurëse.

- Rritjen e pjesëmarrjes civile në politika dhe vendimmarrje.

- Rritjen e qëndrueshmërisë së sektorit jofitimprurës dhe transferimi i pronësisë së shoqërisë civile nga

HYRJE

Page 3: RAPORTI VJETOR 2009 - OSFA3 donacionet e huaja në burimet lokale. Projektet më të spikatura për forcimin e Shoqërisë Civile kanë qenë: Shtëpia e OJQ-ve e OSFA-s, funksionimi

3

donacionet e huaja në burimet lokale.

Projektet më të spikatura për forcimin e Shoqërisë Civile kanë qenë: Shtëpia e OJQ-ve e OSFA-s, funksionimi i radios aktive, qasje e mendimit kritik që nxit dhe edukon shkollën për zbutjen dhe trajtimin e varfërisë në shoqëri, monitorim i zgjedhjeve parlamentare, shërbime punësimi për të rinjtë, përkujdesi social për fëmijët jashtë kujdesit prindëror, përfshirja dhe rritja e cilësisë së edukimit në Europën Juglindore, gazetaria hulumtuese dhe legjislacioni, gazetaria hulumtuese dhe pasqyrimi i tyre në media, politikat kulturore në Shqipëri. Këto projekte janë realizuar si operacionale, por edhe me përfashirjen e shoqatave joqeveritare si Lëvizja “Mjaft”, KRIK-Albania, Partners Albania, Agjensia Rajonale e Zhvillimit në Korçë, Forumi i Pavarur i Gruas Shqiptare, Qendra për Arsim Demokratik, Qendra për Zhvillimin dhe Demokratizimin e Institucioneve, etj.

OSFA i ka kushtuar vëmendje të veçantë edhe mbështetjes së komunitetit rom ku do të veçonim projekte si rritja e kapacitetit të komunitetit rom për menaxhimin dhe zgjidhjen e konflikteve të jetës së përditshme (Fondacioni «Zgjidhja e Konflikteve dhe Pajtimi i Mosmarrëveshjeve»), dëgjimi i zërit rom dhe pjesëmarrja e tyre për të zgjidhur problemet që i shqetësojnë (Gruaja Rome e së Nesërmes), shoqëria civile rome në pararojë (Qendra Kombëtare për Shërbime Komunitare), rritja e kapaciteteve të komunitetit rom në Gjirokastër në fushën e të drejtave dhe përfaqësimit (Qendra Komunitare Multifunksionale), avokim për të drejtën, program politiko-social kualifikues për grupet e mënjanuara (Qendra «Fëmijët sot»), fushatë ndërgjegjësuese për ngritjen e nivelit arsimor të fëmijëve romë (Shoqata «Romano Sezi»), përmirësim statusi dhe integrim social e kulturor të komunitetit rom (Shoqata «Zemra e nënës»), reduktimi i varfërisë përmes trajnimit profesional dhe punësimit; kurs trajnimi për mjeshtërinë e thurjes me thupra (Shoqata «Amaro Roma»), parandalimi i braktisjes së shkollës nga fëmijtë romë (Shoqata «Rromano Kham»), përfshirja sociale e komuniteteve romë dhe egjyptianë (Qendra e Studimeve Ekonomike Sociale), fuqizimi i rrjetit të grave rome (Qendra «Roma Active Albania») etj.

Përveç tri prioriteteve të mësipërme, edhe gjatë vitit 2009 OSFA bashkëpunoi në realizmin e dy programeve të rrjetit të Institutit të Shoqërisë së Hapur: Programi Lindje – Lindje: Bashkëpunim Përtej Kufijve dhe Programi i Bursave.

Programi Lindje – Lindje, Bashkëpunim Përtej Kufijve, si një iniciativë rajonale e OSI-it, ka ofruar një mundësi bashkëpunimi mes vendeve të rajonit. Vëmendje në këtë program kanë marrë projekte si forcimi i të drejtave të pacientit në Shqipëri, lista e bardhë e Shengenit, rritja e kapaciteteve për të aplikuar për fondet e programit të bashkëpunimit ndërkufitar Shqipëri- Maqedoni ku u mbështetën shoqatat: Qendra Kulturore Lindart, Qendra Kombëtare e Cilësisë, Sigurisë dhe Akreditimit të Institucioneve Shëndetësore, Lëvizja Europiane, Shoqata Shqiptare e Turizmit, etj. Brenda këtij programi janë mbështetur për pjesëmarrje në konferenca dhe veprimtari ndërkombëtare përfaqësues të shoqërisë civile si Kozara Kati, Pandeli Theodhori, Dorina Bita, Kristaq Birbo, Mirela Çela, Fatos Lubonja etj.

Programi i Bursave, si pjesë e Programit Rajonal të Bursave të Institutit të Shoqërisë së Hapur (OSI) edhe gjatë vitit 2009 synoi përgatitjen e një brezi të kualifikuar specialistësh në fusha të ndryshme. Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (OSFA), në këtë program, vepron si një ndërmjetës mes aplikuesve dhe universiteteve të huaja të përfshira në skemën e partneritetit. Në këtë kontekst janë ofruar bursa të plota dhe të pjesshme për kryerjen e studimeve të shkollës së lartë në Universitetin Amerikan të Bullgarisë, bursa pasuniversitare në master dhe doktoraturë, bursa plotësuese dhe bursa afatshkurtër për universitetin e Oksfordit, të Susseksit dhe në atë të Staffordshires.

Programi i Fondit të Emergjencës, si një program i ri i OSFA-s u krijua nga themeluesi dhe kryetari i bordit i rrjetit të Instituteve për Shoqërinë e Hapur, Xhorxh Soros për të mbështetur grupet dhe shoqëritë e ndikuara nga kriza financiare dhe ekonomike botërore në rajonin e Europës Lindore dhe vendet e ish-Bashkimit Sovjetik. Ky fond do të veprojë edhe për dy vitet në vijim dhe do të mbështesë nisma që synojnë lehtësimin e pasojave të krizës. Gjatë vitit 2009 ky program në Shqipëri mbështeti edicionin e katërt të Bienales së Tiranës realizuar nga Instituti i Artit Bashkëkohor, festivalin ndërkombëtar të filmit për të drejtat e njeriut realizuar nga “Ora Film Marubi” si dhe albumin fotografik “Komuniteti shqiptar në SHBA” realizuar nga fotografi i njohur Roland Tasho dhe një grup artistësh. Pasqyrim më të detajuar të veprimtarisë së OSFA-s dhe partnerëve të tij gjatë vitit 2009 do ta gjeni në informacionin që përcjell ky raport që, krahas përshkrimit të projekteve, synon edhe krijimin e transparencës së plotë financiare.

Page 4: RAPORTI VJETOR 2009 - OSFA3 donacionet e huaja në burimet lokale. Projektet më të spikatura për forcimin e Shoqërisë Civile kanë qenë: Shtëpia e OJQ-ve e OSFA-s, funksionimi

4

Qeverisja e MirëMonitorimi i Shqipërisë në procesin e zbatimit të MSA-së Monitorimi i buxhetit të shtetit 2009Monitorimi i transparencës së partive para dhe gjatë fushatës elektoraleKontroll - verifikim për zbatimin e ligjit për publikimet zyrtare nga qeveria aktuale, me theks të veçantë në transparenën e VKM-ve për investimet publike në infrastrukturën rrugoreBuxheti dhe huamarrja Hartimi i Planit për Investime Kapitale me pjesëmarrje qytetare Perceptimi i sistemit të Bolonjës në mjediset universitare Përmirësimi i transparencës dhe llogaridhënies në arsim Përmirësimi i kapaciteteve menaxhuese të administratës së pushtetit vendor për planifikimin, hartimin dhe zbatimin e Programit Buxhetor Afatmesëm (PBA)Monitorimi i zbatimit të strategjisë kombëtare për barazinë gjinore dhe ligjit “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”Infrastruktura dhe transporti i përshtatur për personat me aftësi të kufizuarPërmirësimi i kapaciteteve menaxhuese të administratës shtetërore nëpërmjet monitorimit të politikave publike në transport

Integrimi EuropianKumtesa mbi qytetarinë dhe qeverisjen Rishqyrtimi i politikave të BE-së për emigracionin Zbutja e shpërpjestimeve në politikat europiane të emigrimitZhvillim kapacitetesh të aktorëve lokalë për aplikimin me projekt-ide pranë Instrumentit të Asistencës Financiare të Para-Anëtarësimit në BE Rritja e zhvillimi i kapaciteteve të aktorëve lokalë në zonat e Dibrës dhe Kukësit për të përfituar nga programet e IPA-sRritja e pronësisë lokale për integrim përmes riorientimit të debatit dhe praktikave: IPA në fokus

PASQYRA E LËNDËS

6

14

Page 5: RAPORTI VJETOR 2009 - OSFA3 donacionet e huaja në burimet lokale. Projektet më të spikatura për forcimin e Shoqërisë Civile kanë qenë: Shtëpia e OJQ-ve e OSFA-s, funksionimi

5

Shoqëria CivileShtëpia e OJQ-ve e Fondacionit të Shoqërisë së Hapur për ShqipërinëRadioAktive: inkurajim i debatit publikMonitorim i Zgjedhjeve Parlamentare 2009 Rritja e kapacitetit të komunitetit rom për menaxhimin dhe zgjidhjen e konflikteve të jetës së përditshmeShërbime punësimi për të rinjtë Mbështetje për edukim profesional për gratë dhe vajzat e rrezikuara Gazetaria hulumtuese dhe legjislacioniGazetaria hulumtuese dhe pasqyrimi në media Përkujdes social për fëmijët jashtë kujdesit prindëror

Programi Lindje – Lindje, Bashkëpunim Përtej KufijveQasje e mendimit kritik që nxit dhe edukon shkollën për zbutjen dhe trajtimin e varfërisë Forcimi i të drejtave të pacientit në ShqipëriRritja e kapaciteteve për të aplikuar për fondet e programit të bashkëpunimit ndërkufitar Shqipëri-MaqedoniAvokim për bashkëpunimin rajonal ndër-parlamentar për praktikat më të mira europianePolitikat e qendrushme të zhvillimit rural; mekanizmat e mbrojtjes nga kriza globale

Programi i Bursave

Programi i Fondit të EmergjencësKomuniteti shqiptar në AmerikëMbështetje e edicionit të katërt të Bienales së Tiranës Festivali ndërkombëtar i filmit për të drejtat e njeriut, Shqipëri

Të dhëna financiare

Bordi & Stafi

18

26

30

32

36

42

Page 6: RAPORTI VJETOR 2009 - OSFA3 donacionet e huaja në burimet lokale. Projektet më të spikatura për forcimin e Shoqërisë Civile kanë qenë: Shtëpia e OJQ-ve e OSFA-s, funksionimi

6

Qeverisja e Mirë dhe forcimi i shtetit ligjor, si prioritet i rëndësishëm i Fondacionit të Shoqërisë së Hapur

për Shqipërinë, u konkretizua në zbatimin e disa projekteve operacionale që shtrihen përgjatë gjithë vitit si “Monitorimi i Shqipërisë në procesin e MSA-së”, “Monitorimi i transparencës së partive para dhe gjatë fushatës elektorale” dhe “Monitorimi i buxhetit të shtetit 2009”, por edhe në iniciativa të tilla që adresoheshin në trajnimin e strukturave vendore për huamarrjen, përfshirjen e pjesëmarrjes së qytetarëve në vendimmarrjen e qeverisjeve lokale, nxitjen e llogaridhënies në sektorin e arsmit, zbatimi i standarteve të Bolonjës në universitetet shqiptare, perceptimi i publikut mbi përformancën e Këshillit të Ministrave, hartimi i programit buxhetor afatmesëm, politikat publike në transport, etj.Në rreth tetëmbëdhjetë projekte të mbështetura gjatë vitit 2009, OSFA arriti të jetë ndikuese duke ndihmuar me rekomandime dhe praktika që rrisin përgjegjshmërinë e institucioneve qendrore dhe lokale. Botimet e veçanta në përfundim të çdo projekti, daljet publike, forumet e ndryshme, të organizuara prej saj kanë tërhequr vëmendjen e opinionit shqiptar, të institucioneve ndërkombëtare që ndodhen në Tiranë, të medias dhe shoqërisë civile. Në një paraqitje më të detajuar, disa nga projektet më të suksesshme të këtij prioriteti kanë qenë:

QEV

ERISJA E M

IRË

Page 7: RAPORTI VJETOR 2009 - OSFA3 donacionet e huaja në burimet lokale. Projektet më të spikatura për forcimin e Shoqërisë Civile kanë qenë: Shtëpia e OJQ-ve e OSFA-s, funksionimi

7

Monitorimi i Shqipërisë në procesin e zbatimit të MSA-së Monitorimi i progresit të Shqipërisë në procesin e zbatimit të MSA-së, si projekt operacional, ka hyrë tashmë

si një traditë tre vjeçare e OSFA-s dhe e një grupi ekspertësh nga më të spikaturit në vend. Projekti synoi të nxjerrë rezultate konkrete nga performanca e institucioneve drejt plotësimit të detyrimeve dhe arritjes së standartave të marrëveshjes dhe në veçanti të atyre që lidhen me kriterin politik të saj: të drejtat e njeriut, demokratizimi dhe zbatimit i ligjit.

Monitorimi u përqendrua në çështjet prioritare të marrëdhënieve BE - Shqipëri si “Demokracia dhe shteti i së drejtës”, “Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut”, “Çështjet e brendshme” dhe “Kuadri institucional e kapacitetet administrative për menaxhimin e procesit të integrimit europian”. Duke qenë se procesi i ratifikimit të MSA-së po i afrohet fundit dhe para Shqipërisë shtrohet nevoja për forcimin e kapaciteteve administrative, aspekti monitorues i këtij viti përfshiu kapacitetet administrative që bashkërendojnë procesin e integrimit europian dhe sugjeroi marrjen e masave për përmirësimin e situatës. Procesi i monitorimit u krye përmes kombinimit të punës kërkimore me ballafaqimin konkret të përmbushjes së angazhimeve të ndërmarra nga institucionet shqiptare.

Veprimtaria një vjeçare e monitorimit u materializua në një raport përfundimtar, shqip dhe anglisht, i cili u bë publik në dy konferenca shtypi në prani të përfaqësuesve të trupit diplomatik të akredituar në Shqipëri, të institucioneve legjislative e shtetërore, të medias dhe shoqërisë civile. Duke analizuar reformën dhe sistemin zgjedhor, raporti vëren se «problem mbetet administrimi dhe infrastruktura e procesit zgjedhor, çështje këto të cilat ende nuk po diskutohen nga aktorët politikë pavarësisht faktit se, zgjedhjet parlamentare të 2009 po trokasin në derë. Problem thelbësor mbetet pajisja e shtetasve me karta identiteti». Duke analizuar veprimtarinë e Kuvendit, raporti vlerëson frymën e konsensusit mes dy partive, ndërsa ndalet në kontrollin e dobët të tij ndaj qeverisë. «Kontrolli kushtetues i Kuvendit ndaj Këshillit të Ministrave në përmbushjen detyrimeve të MSA vazhdon të mbetet anemik. Kuvendi nuk ka ndërmarrë ndonjë iniciativë për të thirrur për të raportuar Qeverinë në lidhje me Raportin e Komisionit Europian», thuhet në raport. Duke monitoruar rolin e qeverisë në përmbushjen e MSA-së, raporti vëren se «një nga sfidat kryesore me të cilat përballet Shqipëria në tranzicionin drejt konsolidimit të demokracisë dhe ekonomisë së tregut është hartimi dhe zbatimi i strategjive kombëtare dhe sektoriale në funksion të zhvillimit dhe transformimit të vendit». Raporti monitorues dha edhe një sërë rekomandimesh të tjera, të cilat gjetën pasqyrim të gjerë më mediat vendase dhe të huaja.

Monitorimi i buxhetit të shtetit 2009 Edhe monitorimi i buxhetit të shtetit, si projekt operacional i OSFA-s me grup ekspertësh synonte të vlerësonte

në mënyrë profesionale, fazat që përshkruan ai deri në miratim, përputhshmërinë e tij me kuadrin ligjor, realizimin e programit të të hyrave, ndikimin e tatimeve dhe doganave në stabilitetin e zhvillimeve në tërësi, mënyrën dhe efektivitetin e realizimit të programit të shpenzimeve publike. Projekti nisi të zbatohet në Maj 2009 dhe do të përfundojë në Prill 2010. Përveç qëllimit të përhershëm të studimit, analizës dhe bërjes publike të procedurave ligjore të buxhetit, efektivitetit të përdorimit të fondeve, njohjes dhe transparencës së procesit nga publiku i gjerë, këtë vit projekti synoi të japë edhe një pasqyrë të ndikimit të krizës botërore në financat shqiptare.

Raporti për hartimin e buxhetit për vitin 2009 dhe raporti tjetër mbi realizimin e treguesve buxhetorë të 4 - mujorin e parë të vitit u prezantuan nga ekspertët e ekonomisë Adriana Berberi, Gjergj Teneqexhiu dhe Selim Belortaja në Qershor 2009, dy raportet vijues u bënë publike përkatësisht në Shtator dhe Dhjetor 2009. Në mënyrë më të përmbledhur përmbajtja e pesë raporteve është si më poshtë:

Raporti i Parë u fokusua në procedurën e çeljes dhe të alokimit të fondeve. Një nga elementët më të rëndësishëm të zbatimit me sukses të buxhetit të shtetit është edhe bërja sa më parë efektive e fondeve nga çdo njësi buxhetore. Për këtë arësye u përgatit një raport i hollësishëm për këtë proces. Pjesë e këtij raporti ishte dhe verifikimi i detajimit të fondeve për investime sipas projekteve që janë miratuar nga Kuvendi. Raporti i Dytë u përqendrua në analizën e detajuar të realizimit të treguesve buxhetorë dhe zhvillimeve makrofiskale për 4 - mujorit të parë të vitit 2009. Raporti analizoi realizimin të treguesve për sektorët prioritarë. Raporti i Tretë ishte rrjedhojë e analizave të realizimit të treguesve makroekonomikë për periudhën 8 –mujore si dhe të rrisqeve të mundshme për shkak të krizës botërore dhe të vitit elektoral. Raporti i Katërt u ndal në analizën e veçantë të realizimit të buxhetit për sektorët prioritarë për periudhën 10 mujore. Nëpërmjet kësaj analize u sensibilizuan të gjitha grupet e interesit si periudhë e përcaktimit të projeksioneve për vitin

Page 8: RAPORTI VJETOR 2009 - OSFA3 donacionet e huaja në burimet lokale. Projektet më të spikatura për forcimin e Shoqërisë Civile kanë qenë: Shtëpia e OJQ-ve e OSFA-s, funksionimi

8

e ardhshëm buxhetor. Analiza u përqendrua në sektorët e arsimit, shëndetësisë, politikave sociale për të gjitha programet. Raporti i Pestë do të përmbledhë një analizë të plotë rreth realizimit të treguesve kryesorë të buxhetit për vitin 2009 dhe zhvillimet makroekonomike. Analiza e realizimit të buxheteve sektoriale në krahasim me objektivat e vendosura në buxhetin e vitit 2009, do të jetë pjesë thelbësore e këtij raporti.

Monitorimi i transparencës së partive para dhe gjatë fushatës elektorale

Projekti i realizuar nga Forumi i Mendimit të Lirë (FML) dhe Instituti për Kërkime dhe Alternativa Zhvillimi (IDRA), si pjesë e një projekti të mbështetur nga OSFA dhe organizata “National Endowment for Democracy” (NED), synonte të bënte publike transparencën financiare të partive politike në zgjedhjet parlamentare të 2009-ës. Duke e konsideruar financimin informal si një rrezik të madh për demokracinë, konkurrencën e lirë dhe një burim të konsiderueshëm korrupsioni, në periudhën Dhjetor 2008 - Qershor 2009, ky projekt parashikonte:

- llogaritjen jo të drejtpërdrejtë të shpenzimeve financiare të pesë partive kryesore për reklama publike si dhe mitingjet hapëse dhe mbyllëse të fushatës elektorale, në tetë qytete kryesore

- llogaritjen e shpenzimeve të subjekteve dhe partive politike për reklama politike në pesë televizionet kryesore.

Instituti për Kërkime dhe Alternativa Zhvillimi (IDRA) monitoroi reklamat politike në TVSH, Top - Channel, Klan TV, Vizion Plus dhe News24 dhe bëri një përllogaritje të shumave që partitë politike shpenzuan për shfaqjen e këtyre reklamave bazuar në listën e çmimeve të 5 televizioneve të monitoruara dhe në Kodin Elektoral të aprovuar nga parlamenti dhe Presidenti në Janar 2009. IDRA monitoroi vetëm shfaqjen e reklamave politike duke lënë mënjanë kostot e ideimit dhe krijimit të tyre. Periudhat e monitorimit ishin dy: E para u bë përpara fushatës zyrtare elektorale, pra më 13 Mars deri në 27 Maj 2009, ndërsa periudha e dytë u shtri nga data 28 Maj deri në 28 Qershor 2009. Të dhënat u regjistruan nga monitorues të trainuar posaçërisht në një platformë online në kohë reale http://www.idramedia.com/siteok/politike.php. Bazuar në këtë monitorim doli se partitë politike kanë shpenzuar të gjitha së bashku për shfaqjen e reklamave politike nga data 13 Mars deri në 28 Qershor 2009 rreth 223,000,000 lekë (afërsisht 1,700,000 euro). Këto të dhëna shërbyen për t’u krahasuar me deklarimet e shpenzimeve të partive politike për reklama televizive.

Forumi i Mendimit të Lirë (FML) u angazhua në monitorimin e shpenzimeve për mitingjet elektorale dhe reklamat publike, si postera, billborde në tetë qytete kryesore të vendit. Kështu u bë identifikimi i të gjitha reklamave publike, sipas përmasave dhe vendeve ku ishin vendosur, në qytete dhe përgjatë autostradave, si dhe u hetua tregu i prodhimit të posterave dhe banerave për të llogaritur çmimet për prodhimin e banerave, printimin e tyre dhe koston e reklamimit në billborde. Reklamat u monitoruan sistematikisht para dhe gjatë fushatës zyrtare. Në përfundim të monitorimit rezulton se u shpenzuan për mitingjet hapëse dhe përmbyllëse si dhe billborde shumat e mëposhtme: PD 49.692.768 lekë, PS 30.067.390 lekë, LSI 9.932.580 lekë, PR 6.137.000 lekë dhe Lëvizja G99 3.937.660 lekë. Përveç përllogaritjes së përafërt të shpenzimeve të fushatës elektorale, ky projekt monitoroi edhe sjelljen e mediave në respektimin e hapësirës për reklama elektorale dhe në paanshmërinë e tyre në trajtimin e subjekteve të ndryshme elektorale.

Projekti u finalizua me dy prezantime publike si dhe me një botim të veçantë, i cili pati një pasqyrim të gjerë në mediat vendase. Në këtë botim jepen disa rekomandime, mes të cilave:

- Rishikimi dhe përmirësimi i kuadrit ligjor për forcimin e penaliteteve ndaj subjekteve politike që marrin financime informale si dhe ndaj kompanive apo individëve që i japin ato.

- Hetimi i financimit të deklaruar të partive në kuadër të krimit dhe mbi bazën e ligjit aktual “Mbi financimin e partive politike”.

- Përcaktimi i qartë i dallimit midis reklamave qeveritare informative dhe atyre partizane e propagandistike. - Krijimi i një organi të pavarur ku të vlerësohen materialet reklamuese të qeverisë qendrore dhe

pushtetit lokal përpara se të transmetohen në media.

Page 9: RAPORTI VJETOR 2009 - OSFA3 donacionet e huaja në burimet lokale. Projektet më të spikatura për forcimin e Shoqërisë Civile kanë qenë: Shtëpia e OJQ-ve e OSFA-s, funksionimi

9

Kontroll- verifikim për zbatimin e ligjit për publikimet zyrtare nga qeveria aktuale, me theks të veçantë në transparenën e VKM-ve për investimet publike në infrastrukturën rrugore

Qendra për Çështje të Informimit Publik, (QÇIP) mbështetur nga OSFA ndërmori këtë projekt për të monitoruar botimin e akteve të Kuvendit dhe të Këshillit të Ministrive në Fletoren Zyrtare. Botimi në këtë organ i ligjeve, akteve normative të Këshillit të Ministrave, ministrave dhe institucioneve të tjera është një detyrim kushtetues dhe kusht juridik për hyrjen e tyre në fuqi. QÇIP monitoroi botimin e këtyre ligjeve dhe identifikoi se mjaft prej tyre nuk ishin botuar në Fletore Zyrtare. Ky monitorim ishte i pari në llojin e vet që u realizua në Shqipëri, përmes një metodologjie të mirëfilltë verifikimi. Sipas këtij monitorimi rezulton se gjatë viteve 2006, 2007 dhe 2008 nuk janë botuar në Fletoren Zyrtare të paktën 465 Vendime të Këshillit të Ministrave. Që të gjitha këto vendime të pabotuara janë identifikuar si titull dhe si përmbajtje.

Brenda këtij numri të përgjithshëm prej 465 VKM-ve të pabotuara rreth 167 kanë rrjedhoja financiare, rreth 189 janë për pasuri të paluajtshme që i kalojnë në pronësi pushtetit vendor, rreth 3 kanë si objekt të tyre investime apo projekte publike në infrastrukturë rrugore. Nga numri i përgjithshëm i vendimeve që nuk janë botuar në Fletore Zyrtare, në 107 prej tyre dispozita e tyre e fundit përcakton se vendimi: “Hyn në fuqi menjëherë dhe botohen në Fletoren Zyrtare”. Ky është edhe përcaktimi korrekt që parashikon ligji Nr. 9000, datë 30.1.2003 “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”.

Në fund të realizimit të projektit QÇIP publikoi një botim të veçantë dhe organizoi një dalje publike, ku të dhënat e botimit me rekomandimet e tij gjetën pasqyrim të konsiderueshëm në “Gazetën Shqiptare”, “Shekulli”, “Shqip”, “Panorama” dhe në mediat vizive. Realizmi i këtij projekti pati një impakt të gjerë në media, çka ndikoi edhe në një reflektim të Qeverisë Shqiptare që, pas pak kohe, urdhëroi botimin e plotë të tyre në Fletore Zyrtare.

Buxheti dhe huamarrja OSFA mbështetit Institutin e Trajnimit të Administratës Publike (ITAP) në realizimin e këtij projekti duke marrë

shkas edhe nga ligji “Për huamarrjen e qeverisjes vendore” të miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë në Shkurt 2008. Ky ligj krijon mundësi të mëdha në rritjen e financimeve për investime në projekte të mëdha publike për njësitë e qeverisjes vendore. Objektivat e këtij projekti ishin përzgjedhja e trajnerëve, përgatitja e kurrikulës së trajnimit dhe përgatitja e 150 dosjeve të trajnimit. Objektivi i parë u realizua me krijimin e grupit të trajnerëve të përbërë nga ekspertët e njohur Përparim Dervishi, Teuta Haxhi dhe Lindita Oshafi. Kurrikula e trajnimit dy ditor të përfaqësuesve të qeverisjes vendore përfshinte: baza ligjore dhe konceptet themelore të huamarrjes vendore, përllogaritja e madhësisë së stokut të huasë dhe shërbimit të borxhit, studimet e fizibilitetit te projekteve te investimeve, analiza e kredive bankare, përzgjedhja e ofertës me kushte me të leverdisshme dhe miradministrimi i fondeve të huasë vendore. Gjatë periudhës së trajnimit ekspertët zhvilluan edhe ushtrime praktike me pjesëmarrësit për llogaritjen e treguesve të ndryshëm të huamarrjes vendore.

Pjesëmarrësit në trajnime u informuan për mënyrat e përdorjes së huamarrjes në fusha të tilla si mirëmbajtje e rrugëve jokombëtare, infrastruktura e kanalizimeve të ujërave të bardha dhe të zeza, zhvillimi kulturor komunitar, shërbimi i zjarrfikësve, ndotjet vendore të mjedisit, etj. Gjithashtu trajnimi dha njohuri të mjaftueshme për nivelin e autonomisë fiskale, për procedurat dhe kriteret që duhen në aplikimet për të marrë hua, përgjegjësitë e strukturave drejtuese në huamarrjen vendore, rolin që luan Ministria e Financave për huamarrjen vendore, detyrimet e bashkisë për raportimet para dhe pas marrjes së huasë, garancitë dhe kufizimet e huamarrjes vendore, vështirësitë financiare dhe paaftësia paguese e njësive vendore. Projekti pati impakt në stafet e bashkive dhe qarqeve, çka ndikoi në menaxhimin më të mirë të të gjitha pasurive që zotërojnë njësitë e qeverisjes vendore, në përdorimin me efektivitet te fondeve publike dhe në përshpejtimin e reformave të decentralizimit.

Hartimi i Planit për Investime Kapitale me pjesëmarrje qytetare Instituti i Kërkimeve Urbane (IKU) mbështetur nga OSFA ndërmori kryerjen e këtij projekti duke synuar

përmirësimin e qeverisjes dhe rritjen e kapaciteteve të pushtetit nëpërmjet hartimit të Planit për Investime

Page 10: RAPORTI VJETOR 2009 - OSFA3 donacionet e huaja në burimet lokale. Projektet më të spikatura për forcimin e Shoqërisë Civile kanë qenë: Shtëpia e OJQ-ve e OSFA-s, funksionimi

10

Kapitale (PIK) për një periudhë 3 - 5 vjeçare. Ky proces bazohet edhe mbi prezantimin e mekanizmave afatgjatë dhe afatshkurtër për institucionalizimin e zërit qytetar në vendimarrje. Fillimisht projekti dha asistencë teknike për bashkinë e Kavajës në hartimin e një Plani Investimesh Kapitale. Për këtë u ngrit një komisioni konsultativ nën iniciativën e kryetarit të Bashkisë që përbëhej nga stafi i këtij institucioni, këshilli bashkiak, specialistë të fushave të ndryshme, biznesi dhe shoqëria civile.

Çështjet kryesore që u trajtuan gjatë trajnimeve ishin të veçanta për komisionet, stafin e bashkisë dhe zyrën e financave. Me komisionet u krye trajnim për rëndësinë dhe procesin e përgatitjes së PIK si dhe afatet kohore për përfundimin e dokumentit. Me stafin e bashkisë u zhvillua trajnim për zhvillimin e propozimeve për projekte kapitale dhe njohja me elementët procedurialë si: kë do të quajmë investim kapital, periudhën që do mbulojë PIK, përcaktimin e një zyre që do të merret me menaxhimin e PIK, përcaktimi i formës se si do të përfshihen qytetarët në proces. Me zyrën e financës e taksave u krye trajnim për parashikimin e buxhetit për periudhën 2010-2014 duke synuar llogaritjen dhe bërjen e politikave për mbështetjen e PIK me një tepricë operative të mundshme.

Hapi i dytë i rëndësishëm ishte organizimi i procesit të pjesëmarrjes qytetare. Aktorët kryesorë në këtë proces ishin pjestarë të komunitetit (banorë, studentë), komuniteti i biznesit (shoqata e ndërtuesve, arkitektë, inxhinierë) dhe përfaqësues nga organizatat jofitimprurëse. Në këtë fazë u koordinuan veprimtaritë e personelit të trajnuar të bashkisë me propozimet e qytetarëve dhe u organizuan disa konsultime të përbashkëta. Përfitimet nga ky projekt u reflektuan në rritjen e kapaciteteve vendore në kuadrin e decentralizimit dhe në përfshirjen grupeve të interesit.

PIK ndihmoi qeverisjen lokale që të menaxhojë me efikasitet burimet e saj në përmbushjen e nevojave më prioritare të komunitetit dhe ofroi mënyrën më të mirë për të financuar investime të rëndësishme. Zbatimi i projektit solli përfitime për komunitetin gjatë prezantimit të eksperiencave të ndryshme dhe ndërtimit të përvojave të përbashkëta. Përfshirja qytetare në marrjen e vendimeve dhe në hartimin e politikave përmirësoi cilësinë dhe ofrimin e shërbimeve publike tek komuniteti dhe kompanitë lokale që përdorin fondet publike.

Perceptimi i sistemit të Bolonjës në mjediset universitareRealizimi i këtij projekti nga Instituti i Studimeve Ballkanike (ISB) synonte sqarimin e filozofisë së sistemit

të Bolonjës me të gjitha grupet e interesit, interpretimin e ligjit të Arsimit të Lartë, promovimin e diplomave në tregun e punës, hartimin e një studimi mbi sfidat dhe autputet e Bolonjës dhe rekomandime për institucionet vendimmarrëse. Për të realizuar këto hapa dhe duke u nisur nga disa paqartësi që vëreheshin në mjediset universitare shqiptare, një grup ekpertësh organizuan workshope dhe seminare në disa qytete të vendit.

Kështu në 26-27 Maj 2009, në workshopin e universitetit Gjirokastrës, ku morën pjesë mbi 80 studentë nga të gjitha degët, referuan prof. dr. Valentina Duka, prof. as. dr. Lorenc Bejko, prof. dr. Gezim Sala dhe prof. as. dr. Iris Pojani. Më 5 Qershor 2009 në workshopin e Universitetit të Shkodrës, morën pjesë mbi 90 studentë dhe referuan prof. dr. Romeo Gurakuqi, prof. dr. Valentina Duka, prof. as. dr. Lorenc Bejko, prof. as. dr. Ilira Çaushi dhe dr. Rokin Dabërdaku. Në 8 Qershor 2009, në workshopin e universitetit të Elbasanit, morën pjesë mbi 60 studentë dhe referuan prof. dr. Lliman Varoshi, dr. Rudina Todri, prof. dr. Valentina Duka dhe prof. as. dr. Ilira Caushi. Në 11 Qershor 2009, në workshopin e universitetit të Korçës ku morën pjesë mbi 70 studentë, referuan prof. dr. Gjergji Pendavini, prof. dr. Gjergji Mero, prof. dr. Valentina Duka dhe prof. as. dr. Lorenc Bejko.

Në të gjitha këto veprimtari pati interesim të madh si nga studentët ashtu edhe nga stafi akademik, madje morën pjesë edhe rektorët (ish rektorët) e universiteteve ose drejtues të tjerë, të cilët shprehën mendimet e tyre në lidhje me ligjin dhe me shqetësimet që ato përballeshin. Në çdo workshop u shpërndanë dhe pyetësorët, analiza dhe studimi i të cilëve do të bëhet në të ardhmen. Gjithashtu janë planifikuar të zhvillohen workshope në Universitetin e Durrësit dhe në Universitetin Europian të Tiranës. Këto workshope shërbyen jo vetëm si tribuna për sqarimin e procesit të Bolonjës por edhe si veprimtari ku u tërhoq mendimi i grupeve të interesit. Projekti dha ndihmesë të ndjeshme në orientimin

Page 11: RAPORTI VJETOR 2009 - OSFA3 donacionet e huaja në burimet lokale. Projektet më të spikatura për forcimin e Shoqërisë Civile kanë qenë: Shtëpia e OJQ-ve e OSFA-s, funksionimi

11

e studentëve për tregun e punës, në përgatitjen e një botimi ku do të jepen shpjegime mbi zbatimin e Bolonjës në Shqipëri, sipas kërkesave të ligjit të Arsimit të Lartë si dhe në rekomandimet që do iu dërgohen institucioneve vendimmarrëse si Kuvendi i Shqipërisë, Ministria e Arsimit, organizmat drejtuese të pushtetit lokal, etj.

Përmirësimi i transparencës dhe llogaridhënies në arsimQendra Shqiptare e Asistencës Arsimore (QSHAA) me mbështetjen e OSFA-s realizoi këtë projekt duke

synuar transparencë më të madhe të institucioneve qeveritare në arsim dhe ndërtimin e një strukture për monitorimin e treguesve të përgjegjshmërisë. Shkalla e lartë korrupsionit, komunikimet jo efikase, mungesa e raporteve zyrtare, gjendja jo e mirë në informimin online nga institucionet e administratës qendrore dhe rajonale, janë disa nga faktorët që cenojnë aksesin dhe cilësinë e shërbimit arsimor. Projekti u zbatua në tri komponentë. Për komponentin e parë: “Zhvillimi dhe analiza e gjendjes”, grupi i ekspertëve rishikoi literaturën për të identifikuar strukturat, rregullat, procedurat dhe praktikat e mira dhe draftoi kuadrin e transparencës. Drafti u diskutua me përfaqësues nga Kuvendi i Shqipërisë, nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës, institucionet vartëse, prindërit dhe shoqëria civile. Produkti i parë i këtij komponenti ishte “Kuadri i transparencës në arsim”, një tabelë që integroi parametrat kryesorë për qeverisjen transparente në arsim.

Për komponentin e dytë “Ngritja e observatorit të transparencës në arsim”, ekspertët bënë grumbullimin e të dhënave nëpërmjet një linje telefonike dhe me anketime të drejtpërdrejta. Kështu u krijua edhe në Shqipëri institucioni që ofron informacion për aspekte të ndryshme të transparencës dhe llogaridhënies, në të gjitha nivelet e sistemit arsimor. Në këtë mënyrë faqet e internetit të zyrave arsimore shndërrohen në instrumenta që rritin nivelin e transparencës dhe të informimit të publikut. Për komponentin e tretë “Përhapja e informacionit dhe përmirësimi i mjedisit ligjor” u hartua moduli i trajnimit të anëtarëve të Bordeve e Prindërve. Projekti u krye duke bashkëpunuar me institucione arsimore, Bordet e Prindërve të disa shkollave dhe organet e pushtetit vendor në qarqet Tiranë, Korçë dhe Mat.

Projekti pati njëherësh disa përfitues: Bordet e Prindërve të shkollave “H. Prishtina” dhe “Çajupi” –

Page 12: RAPORTI VJETOR 2009 - OSFA3 donacionet e huaja në burimet lokale. Projektet më të spikatura për forcimin e Shoqërisë Civile kanë qenë: Shtëpia e OJQ-ve e OSFA-s, funksionimi

12

Tiranë, “P. Budi” – Mat, “S. Qirijazi” – Korçë, “Shpresa për të ardhmen” – Shkodër; Drejtoritë Arsimore Rajonale, Zyrat Arsimore dhe bashkitë në qarqet e sipërcituar. Pas këtij projekti Bordet e Shkollave siguruan metodologjinë dhe formatin e raportit të përgjegjshmërisë, ndërsa botimi i një buletini informoi publikun, Kuvendin dhe Qeverinë Shqiptare për nivelin e transparencës në sektorin e arsimit.

Përmirësimi i kapaciteteve menaxhuese të administratës së pushtetit vendor për planifikimin, hartimin dhe zbatimin e Programit Buxhetor Afatmesëm (PBA)

Shoqata Shqiptare e Komunave të Shqipërisë (SHSHKSH) me këtë projekt synonte rritjen e kapaciteteve të pushtetit lokal për hartimin e zbatimin e PBA-së, procedurat ligjore, trajnimi i njësive vendore për detajimin e PBA-së, angazhimi i shoqërisë civile, biznesit privat dhe faktorëve të tjerë të interesit, gjatë gjithë fazave që kalon PBA-ja. Për të realizuar këto pikësynime u organizuan seminare trajnimi njëditore me punonjësit të planifikimit, hartimit dhe zbatimit të PBA-së. Këto seminare u kryen në rang qarku, duke mbledhur në 12 qendrat e të 12 qarqeve punonjësit që mbulojnë buxhetin në të gjitha komunat. Në seminaret trajnuese u përdorën mjete vizive bashkëkohore dhe një manual i manaxhimit të shpenzimeve publike në infrastrukturë dhe ujësjellësa. Modulet e trainimit u fokusuan në: kuadrin ligjor për menaxhimin e sistemit buxhetor të RSH-së, konceptet dhe përkufizimet të sistemit buxhetor, skema e financimit të buxhetit vendor, transferta e pakushtëzuar dhe formula e shpërndarjes së saj, programi buxhetor afatmesëm dhe pushteti vendor, huamarrja dhe politikat buxhetore, sistemi i planifikimit të integruar, programi dhe ekipet e menaxhimit të programit, planifikimi i shpenzimeve të programit, menaxhimi i investimeve publike dhe kalendari i buxhetit vendor.

Pas trajnimeve u përgatiti një material përgjithësues që i shërbeu jo vetëm administratës qendrore, por edhe punonjësve të komunave që merren me problemet e planifikimit, hartimit dhe të zbatimit të PBA-së. Projekti ndikoi në rritjen e kapaciteteve të institucioneve të pushtetit vendor, në identifikimin e përvojave më të mira, në rritjen e nivelit të transparencës dhe nxitjen e angazhimit të shoqërisë civile, biznesit privat dhe grupeve të tjera të interesit.

Monitorimi i zbatimit të strategjisë kombëtare për barazinë gjinore dhe ligjit «për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare»

Qendra për Nisma Ligjore Qytetare (QNLQ) me kryerjen e këtij projekti synonte rritjen e aksesit dhe mbështetje për viktimat e dhunës me bazë gjinore përmes zbatimit më të mirë të Strategjisë Kombëtare për Barazinë Gjinore. Gjatë kryerjes së këtij projekti QNLQ kreu monitorimin e Strategjisë Kombëtare për Barazinë Gjinore dhe Dhunën në Familje për periudhën 2007-2010 dhe atë të zbatimit të ligjit “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare“.

Në këtë monitorim u përfshinë pesë studentë të fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Tiranës dhe dy ekspertë që u angazhuan në shkrimin e raportit të gjetjeve dhe rekomandimeve. Monitorimi përfundoi për një periudhë 2,5 mujore. Shkrimi i raportit monitorues, që u realizua për një periudhë tre mujore, u mbështet në vendimet e formës së prerë të Gjykatës së Tiranës, në asistencën ligjore falas që u ofrua nga avokatët e qendrës për rastet e viktimave të dhunës në marrëdhëniet familjare dhe në intervistat me klientët e QNLQ. Problematikat e vërejtura në punën e avokatëve u reflektuan në monitorimin e Strategjisë për Barazinë Gjinore dhe Ligjit “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare“.

Në zbatim të fazave të tjera të projektit u organizua edhe një tryezë e rrumbullaktë ku u bënë publike rezultatet e raportit monitorues dhe rekomandimet për përmirësimin e zbatimit të Strategjisë për Barazinë Gjinore dhe Ligjit kundër dhunës në familje. QNLQ organizoi gjithashtu një konkurs esesh me studentë të Fakultetit të Drejtësisë, anëtarë të skuadrave pro bono. Botimi i raportit përfundimtar dhe i katër eseve fituese të studentëve të Drejtësisë, janë të pasqyruara në websitin e Qendrës për Nisma Ligjore Qytetare. www.qag-al.org

Page 13: RAPORTI VJETOR 2009 - OSFA3 donacionet e huaja në burimet lokale. Projektet më të spikatura për forcimin e Shoqërisë Civile kanë qenë: Shtëpia e OJQ-ve e OSFA-s, funksionimi

13

Infrastruktura dhe transporti i përshtatur për personat me aftësi të kufizuarOSFA iu përgjigj Fondacionit Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar (FSHDPAK) duke

synuar përmirësimin dhe zbatimin e politikave dhe legjislacionit për infrastrukturë e transport të përshtatur për lëvizjen e pavarur të personave me aftësi të kufizuara dhe të moshuarve. Realizmi i këtij projekti u finalizua me disa produkte:

- Përgatitja e një studimi me rezutatet e vëzhgimit dhe rekomandime konkrete që u prezantuan në nivel qëndror dhe vendor (MPPTT dhe Bashkia Këshilli, Tiranë dhe Korçë). Ky studim shërbeu si bazë e mirë për përmirësimin e ligjit dhe nxjerrjen e një vendimi në nivel vendor.

- Hartimi i një manuali trajnimi që u përdor në seancat e trajnimit me përfaqësuesit vendimarrës dhe zbatues në nivel qëndror dhe vendor- institucionet e varësisë/bizneset përkatëse, për përmirësim dhe zbatim politikash dhe legjislacioni në infrastrukturë dhe transport. Këtu u punua për ngritjen e kapaciteteve të tridhjetë përfaqësuesve të departamenteve përkatëse në MPPTT, në stafet e bashkive të Tiranës dhe Korçës, shoqatat respektive, firma ndërtimi të infrastrukturës dhe transportit.

- Hartimi i një manual tjetër trajnimi që u përdor në seancat e trajnimit me grupimet e aftësisë së kufizuar për ngritjen e kapaciteteve të tyre monitoruese për zbatimin e politikave dhe legjislacionit për një infrastrukturë dhe transport të përshtatur. Këtu u punua për ngritjen e kapaciteteve të 24 organizatave të personave me aftësi të kufizuar.

Gjithashtu gjatë zbatimit të projektit u punua për rritjen e nivelit të ndërgjegjësimit të përfaqësuesve të strukturave përgjegjëse, të grupimeve të aftësisë së kufizuar dhe të opinionit në përgjithësi. Për këtë komponent u përgatit edhe u shfaq një dokumentar vëzhgues me regjistrime të infrastrukturës dhe transportit në Tiranë dhe Korçë, u botuan disa artikuj në median e shkruar, u kryen dy debate televizive dhe u organizua një konferencë kombëtare me temë “Lëvizje e pavarur për personat me aftësi të kufizuara“.

Përmirësimi i kapaciteteve menaxhuese të administratës shtetërore nëpërmjet monitorimit të politikave publike në transport dhe infrastrukturë

Projekti i Forumit Shqiptar Social Ekonomik (FSHSE) synonte të vlerësonte aspektin ligjor dhe teknik të përgatitjes, hartimit dhe zbatimit të buxhetit të shtetit dhe politikave publike në fushën e transportit dhe infrastrukturës si dhe të vlerësonte shkallën e përfshirjes së komunitetit në këtë proces të rëndësishëm.

Projektit i kryer nga FSHSE filloi konkretizimin me grumbullimin e të dhënave dhe përgatitjen e një studimi mbi aspektin ligjor dhe teknik të përgatitjes, hartimit dhe zbatimit të buxhetit të shtetit dhe politikave publike në transport dhe infrastrukturë. Ky studim analizoi periudhën nëntë mujore Janar –Shtator 2009 duke e krahasuar atë me vitin e shkuar. Pas studimit u përgatit dhe u shpërnda një poster me karakter promovues. Njëherësh me të ekspertë të ekonomisë u angazhuan në botimin e artikujve të ndryshëm, të cilat nxitën interesin e mediave të shkruara dhe vizive.

Veprimtaria përmbyllëse ishte realizimi i një konference në shtëpinë e OJQ-ve të OSFA-s ku u prezantuan gjetjet e projektit dhe u promovua botimi i realizuar. Në këtë projekt u aktivizuan një grup ekspertësh të ekonomisë si prof. dr. Fatmir Memaj, dr. Zef Preçi, Klodian Seferaj, Sybi Hida dhe Dr. Fran Brahimi. Përfitues nga ky projekt ishin personeli përgjegjës për menaxhimin dhe zhvillimin e politikave publike në fushën e transportit dhe infrastrukturës, gazetarë dhe analistë të fushës së ekonomisë, aktivistë të organizatave jofitimprurëse, ekspertë të pavarur dhe përfaqësues të shoqërisë civile që trajtojnë probleme të zhvillimit ekonomik të vendit.

Page 14: RAPORTI VJETOR 2009 - OSFA3 donacionet e huaja në burimet lokale. Projektet më të spikatura për forcimin e Shoqërisë Civile kanë qenë: Shtëpia e OJQ-ve e OSFA-s, funksionimi

14

Integrimi Europian, si një nga përparësitë e Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (OSFA), gjatë vitit 2009 pati

si risi nisjen e një sërë forumesh të hapura të organizuara në Tiranë me ekspertizë ndërkombëtare, të cilat synonin si rritjen e rolit aktiv të shoqërisë civile ashtu edhe dhënien e ndihmesës në zgjidhjen e disa problematikave të vështira të zhvillimeve shqiptare. Po në kuadër të këtij prioriteti u mbështetën iniciativa dhe projekte që ndihmuan në trajnimin e organizatave jofitmprurëse dhe strukturave të qeverisjes vendore për të përfituar nga programet e ndryshme europiane. Në mënyrë më të detajuar, disa nga projektet me ndikim kanë qenë:

INTEG

RIMI EU

ROPIA

N

Page 15: RAPORTI VJETOR 2009 - OSFA3 donacionet e huaja në burimet lokale. Projektet më të spikatura për forcimin e Shoqërisë Civile kanë qenë: Shtëpia e OJQ-ve e OSFA-s, funksionimi

15

Kumtesa mbi qytetarinë dhe qeverisjen Projekti operacional i OSFA-s me një grup ekspertësh përbëhej nga një seri dikutimesh të nisura gjatë vitit 2009

dhe që do të vijojnë edhe në vitin pauses, të cilat u konceptuan në formën e një forumi qytetar ku u diskutuan çështje aktuale, kritike dhe përfshirëse të aktualitetit shqiptar. Në mënyrë më të specifikuar, këto forume do të shërbenin:

- Për forcimin e rolit të mbikëqyrjes përmes pjesëmarrjes si një mjet për mbështetjen e të drejtës për informim dhe pjesëmarrjes së organizatave të shoqërisë civile në çështje dhe procese me interes publik.

- Për mbështetjen dhe krijimi e hapësirave të debatit publik me pjesëmarrjen e shtetasve, aktivistëve dhe organizatave të shoqërisë civile për të kuptuar dhe zbatuar mbikëqyrje efektive, analiza të politikave, shqyrtim të legjislacionit dhe për të ofruar rekomandime si hapa drejt përmirësimit të praktikave të qeverisjes në Shqipëri.

- Për shndërrimin e debatit publik si mekanizëm për të ndërtuar një dialog të qëndrueshëm mbi qeverisjen, politikat publike dhe pjesëmarrjen qytetare.

Në këto takime u vu theksi në domosdoshmërinë e informimit dhe diskutimit të publikut mbi këto çështje si mjet për zbatimin e alternativave strategjike më të përshtatshme në zgjidhjen e problemeve, përmirësimin e qeverisjes dhe shërbimeve publike si dhe nxitjen e proçesit të integrimit në BE. Pjesë e këtij forumit të përmuajshëm u bënë edhe të ftuar nga organizata, institucione, kultura dhe vende të rajonit që sollën në Tiranë përvoja dhe tendenca në zhvillim.

Në takimin e parë të forumit civil “Shqipëria, politika, demokracia” u sollën përvoja dhe problematika nga emra të spikatur të shoqërisë civile dhe bota akademike si Ivan Krastev, (kryetar i Qendrës për Strategji Liberale në Bullgari, Andi Dobrushi, (Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë), Artan Hoxha (Instituti i Studimeve Bashkëkohore), Arbian Mazniku dhe Gjergj Filipi (Instituti Agenda”), Sotiraq Hroni dhe Gjergji Vurmo (Instituti pë Demokraci dhe Ndërmjetësim), Albert Rakipi (Instituti i Studimeve Ndërkombëtare) Lutfi Dervishi (gazetar – publicist), Gëzim Tushi (sociolog), Antuen Skënderi (Lëvizja “Mjaft”), Ilir Kalemaj (pedagog), Ilir Aliaj (QZHDI), Ylli Rakipi (drejtor i gazetës “Albania”), Remzi Lani (Instituti i Medias), Aleksandër Mita, Ilir Yzeiri, Reiz Mulita dhe Iris Luarasi (pedagogë), etj. Forumet vijuese kishin të tjerë të ftuar dhe të tjera problematika, të cilat patën impakt jo vetëm në rigjallërimin e shoqërisë civile, por edhe në një vëmendje më të madhe të medias dhe institucioneve të larta shtetërore.

Rishqyrtimi i politikave të BE-së për emigracionin Forumi Shqiptar për Aleancë të Qytetërimeve (AFALC) nëpërmjet këtij projekti synonte krijimin e një

strukture të qëndrueshme për mbrojtjen e të drejtave të emigrantëve shqiptarë në institucionet europiane. Shqipëria renditet ndër vendet me fluks shumë të lartë emigrator, me rreth 25 për qind të popullsisë së saj të përgjithshme. Objektivat e këtij projektit ishin:

- Sensibilizim i lidershipit politik, ekonomik, fetar, akademik, ekspertë të shoqërisë civile si aktorët kryesorë të skenës në mbrojtje të të drejtave të emigrantëve.

- Evidentim i problematikës shumëplanshe të emigracionit shqiptar (ligjore, social-ekonomike, kulturore, etj) në shoqëritë pritëse evropiane, duke bërë rekomandimet përkatëse për përmirësime.

- Paraqitje e rekomandimeve tek përfaqësues të Delegacionit të KE-së në Tiranë, anëtarë të Parlamentit Europian, përfaqësive diplomatikë në Tiranë, Ministrisë së Jashtme dhe asaj të Punës të RSH-së.

- Krijimi i një strukturë të qëndrueshme lobuese për advokimin e të drejtave të emigracionit shqiptar në strukturat evropiane.

Në fazën e parë të projektit u ngrit një grup ekspertësh i përbërë nga Laura Xhaxhiu, Flamur Gashi, Robert Goro, Ilda Zhulali, Rando Devole, Alberto Gorini, Artan Mullaj, prof. Përparim Kabo, prof. Artan Fuga, prof. Zyhdi Dervishi, prof. Kosta Barjaba dhe përfaqësues nga Instituti i Diasporës në MPJ, të cilët vendosën kontakte me ekspertët vendas dhe të huaj për çështje të emigracionit, shoqatat e emigrantëve në Itali dhe Greqi dhe anëtarë të Parlamentit Evropian. Më pas u organizua një konferencë dy ditore, e ndarë në tri tematika:

- Ndërveprimin midis popullsive me pikëpamje të ndryshme kulturore, etnike dhe konfesionale.- Çështjet social-ekonomike dhe rrugët për të përmirësuar kushtet e jetesës së emigrantëve. - Roli i shoqatave të emigrantëve për të përmirësuar kushtet e tyre.Në fund të kësaj konference u publikua një deklaratë finale me rekomandime për ndërhyrje në politikat

komunitare emigratore. Rekomandimet u prezantuan edhe te përfaqësues të delegacionit i KE-së në Shqipëri, te Ministria e Punës dhe e Jashtme e RSH-së dhe zyrat e Parlamenti Europian. Përfituesit e këtij projekti ishin emigrantët

Page 16: RAPORTI VJETOR 2009 - OSFA3 donacionet e huaja në burimet lokale. Projektet më të spikatura për forcimin e Shoqërisë Civile kanë qenë: Shtëpia e OJQ-ve e OSFA-s, funksionimi

16

shqiptarë në vendet e BE-së, shoqatat e tyre, institucionet e larta shtetërore, etj.

Zbutja e shpërpjestimeve në politikat europiane të emigrimitKëshilli i Marrëdhënieve me Jashtë (KMJ) mbështetur nga OSFA ndërmori këtë projekt që të analizonte në

mënyrë kritike problematikën që ekziston në marrëdhëniet e Shqipërisë me BE-në për politikat e emigracionit. KMJ, përmes këtij projekti, arriti të përmbushte disa pikësynime:

- - Përgatitja e një studimi ku u analizuan politikat e emigrimit midis BE-së dhe Shqipërisë, i cili përmbante dhe paketë rekomandimesh për aktorët lokalë, rajonalë dhe ndërkombëtarë.

- - Organizimi i një forumi të veçantë ku u ftuan përfaqësues me ndikim në Bruksel, vendet anëtare, shtetet fqinje si dhe institucionet më të larta shtetërore ku u ballafaquan politikat e emigracionit të ndjekura nga BE-ja ose vendet anëtare ndaj Shqipërisë e Ballkanit Perëndimor.

- - Ngritja e një rrjeti ad hoc në nivelin rajonal, në të cilin u ballafaquan çështjet e emigracionit të lidhura me integrimin europian.

- - Kryerja e lobimit të përbashkët në nivel kombëtar rajonal dhe në institucionet e BE-së për të ndikuar në zbutjen e shpërpjestimeve që ekzistonin në marrëdhëniet e BE, vendeve anëtare nga njëra anë dhe Shqipërisë e Ballkanit Perëndimor nga ana tjetër.

Në mënyrë më specifike, projekti dha impakt pozitiv për Marrëveshjen e Ripranimit, Marrëveshjen e Punësimit Sezonal dhe atë të Lehtësimit të Vizave. Projekti u përqendrua në Tiranës, në zyrat konsullore të Shkodrës, Korçës e Gjirokastër, në përfaqësinë e BE-së në Bruksel, në vendet anëtare të BE-së si dhe në shtetet e rajonit. Në realizimin e tij punuan politikanë dhe ekspertë të njohur, mes të cilëve Petraq Pojani, Agim Nesho, Pëllumb Xhufi, Leonard Demi, Arben Malaj, Enika Abazi, Besnik Baka dhe Mirlinda Shaqiri. Përfituesit nga kjo iniciativë ishin autoritetet shqiptare (Ministria e Jashtme, e Integrimit, e Rendit dhe e Punës), përfaqësuesit e KE-së në Tiranë dhe Bruksel, etj.

Zhvillim kapacitetesh të aktorëve lokalë për aplikimin me projekt-ide pranë Instrumentit të Asistencës Financiare të Para-Anëtarësimit në BE

Agjensia Rajonale e Zhvillimit në Tiranë (ARZHT) me anë të këtij projekti synonte ndërtimin e kapaciteteve në zhvillimin e aftësive të autoriteteve lokale për të përfituar nga programet e institucioneve qendrore dhe për të marrë pjesë nëpërmjet aplikimeve në fondet për veprimtari rajonale. Në fazën e parë të projektit u punua për studimin e literaturës, grumbullimin e të dhënave, njohjen e realiteteve konkrete në bashki dhe qarqe, përgatitjen e moduleve të trainimit, përkthimin dhe identifikimin e materialeve më të nevojshme për t’u shpërndarë në rajonet e Gjirokastrës dhe Sarandës.

Modulet e trainimit u ndanë në dy grupe: në rajonet ku iu dha prioritet zhvillimit të kapaciteteve për draftim idesh dhe lobing pranë autoriteteve qendrore shqiptare si Tirana, Fieri dhe Vlora dhe në rajone ku iu dha përparësi zhvillimit të kapaciteteve për të aplikuar pranë programeve europiane si Korça, Gjirokastra dhe Shkodra. Gjithashtu insitucioneve vendore, nëpërmjet CD-ve dhe fletëpalosjeve, iu shpërnda material informues për programet e IPA-s, për thirrje të ndryshme të publikuara gjatë asaj periudhe dhe për mundësinë e përfshirjes në këto projekte.

Në fazën e dytë u kryen tre trajnime për çdo qytet dhe u krijuan ekipet e veçanta: një ekip në Gjirokastër me 20 ekspertë dhe një ekip tjetër në Sarandë me 24 ekspertë. Në këtë projekt u aktivizuan një grup specialistësh si Selim Belortaja, Ilir Rëmbeci, Ahmet Mançellari, Gavril Lasku, Naim Çope, Mimoza Agolli dhe Alban Gjikondi. Gjithashtu në projekt u përftuan dhe u përfshinë kordinatorë lokalë për të dy qytetet si Hulusi Kokalari dhe Englantina Gjini për Gjirokastrën dhe Ylldiz Brahimaj e Dolores Sinanaj për Sarandën.

Rritja e zhvillimi i kapaciteteve të aktorëve lokalë në zonat e Dibrës dhe Kukësit për të përfituar nga programet e IPA-s

Qendra “EuroPartners Development” (QED) me mbështetjen e OSFA-s zbatoi këtë projekt një vjeçar që synonte rritjen e kapaciteteve të aktorëve lokalë të Dibrës dhe Kukësit si përfitues nga programet Shqipëri – Maqedoni, Shqipëri - Mali i Zi dhe Shqipëri – Kosovë. Projekti u nda në dy faza. Në fazën e parë u ngrit një grup i përbashkët me përfaqësues të qeverisjes lokale në Dibër e Kukës dhe me specialist të programeve të IPA-s. Grupi bëri një vlerësim të nevojave të këtyre zonave dhe rifreskoi bazën e të dhënave me partnerët e bashkëpunimit në zonat kufitare me vendet fqinje.

Page 17: RAPORTI VJETOR 2009 - OSFA3 donacionet e huaja në burimet lokale. Projektet më të spikatura për forcimin e Shoqërisë Civile kanë qenë: Shtëpia e OJQ-ve e OSFA-s, funksionimi

17

Në bashkëpunim edhe me Ministrinë e Integrimit u përgatitën dy fletëpalosje informuese mbi komponentin e dytë dhe të tretë të IPA-s, që u shpërndanë në të gjitha pikat e pushtetit lokal e rajonal, shoqëri civile, biznes, shoqata profesioniste, etj. Pastaj u hartua manuali mbi shkrimin e propozimit për thirrjet aktuale për propozime në kuadrin e bashkëpunimit ndërkufitar. Manuali u përgatit me thirrje specifike për këto dy rajone, por ai shërbeu edhe për zona të tjera si Shkodra, Elbasani dhe Korça. Gjithashtu u zhvilluan edhe dy ditë informuese ku u përfshinë aktorët lokalë dhe përfitues të tjerë të projektit.

Faza e dytë iu kushtua veprimeve konkrete në terren. Në bazë të manualit, fletëpalosjeve dhe të vlerësimit të nevojave, u kryen 10 ditë trajnuese në Dibër e Kukës, të cilat ndihmuan në rritjen e njohurive për të shkruar projekte, për të gjetur partnerë dhe për të përfituar nga fondet e IPA-s. Po ashtu janë planifikuar të mbahen edhe dy forumeve të hapura, një në Dibër e një në Kukës, mbi rëndësinë e koordinimit të përpjekjeve dhe hartimin e programeve të përbashkëta me pjesëmarrje dy ose tre palëshe partneriteti. Grupi i punës i përshirë në këtë projekt përbëhej nga Jolanda Trebicka, Alda Duraj, Genci Pasko dhe Fredi Bejleri (QED), Greta Rakaj dhe Evis Disha (Ministria e Integrimit) dhe Shefqet Bruka e Fehmi Tançi (qeverisja vendore në Dibër dhe Kukës). Përfitues të drejtpërdrejtë të këtij projekti ishin bashki, komuna, organizatat e grave e të fermerëve si dhe shoqata që përfaqësojnë njerëz me aftësi të kufizuara dhe bashkësinë rome.

Rritja e kapaciteteve dhe pronësisë lokale për integrim përmes riorientimit të debatit dhe praktikave: IPA në fokus

Projekti i Institutit të Studimeve Ndërkombëtare (ISN) ofroi një qasje të integruar për rritjen e kapaciteteve dhe pronësisë lokale të administratës qëndrore, pushtetit vendor dhe shoqërisë civile në përthithjen e asistencës finaciare të BE-së. Në zbatim të projekti u zhvilluan veprimtaritë e mëposhtme:

Punë kërkimore dhe raporte vlerësuesePër të vlerësuar natyrën e përfytyrimeve të qytetarëve për çështjet e integrimit europian në përgjithësi dhe të

IPA-s në veçanti, ISN kreu një sondazh në nivel kombëtar në 10 qytete: Tiranë, Durrës, Elbasan, Shkodër, Lezhë, Kukës, Fier, Vlorë, Korçë dhe Sarandë dhe që përfshiu 1000 vetë. Rezultatet e studimit u mblodhën në një publikim shqip dhe anglisht “Përfytyrime dhe realitete europiane 2009”. Botimi u shpërnda falas dhe u prezantua në një konferencë kombëtare në Tiranë si dhe në tavolina të rrumbullakëta në qytetet universitare të Shqipërisë. Gjithashtu ISN u përqëndrua te nevojat për trajmin dhe identifikoi burimet njerëzore në secilin institucion përftues. Për admiministratën qëndrore kjo u arrit në bashkëpunim me Departmamentin për Trajnimin e Administratës Publike (DTAP), ndërsa për qeveritë vendore dhe institucionet e shoqërisë civile përmes takimeve konsultative me përfaqësues të këtyre organizatave, në secilin nga 4 rajonet e përzgjedhura (veri, qendër, jugperëndim dhe juglindje). Në fund të kësaj faze u hartua një raport vlerësimi që u përdor për identifikimin e burimeve njerëzore specifike që do të marrin pjesë në trajnim dhe në hartimin e kurrikulave të trajnimit për secilin grup përfituesish.

TrajnimePas evidentimit të nevojave dhe vendosjes së kontakteve, ISN u angazhua në përgatitjen e kurrikulave të

trajnimit për administratën qëndrore dhe qeverinë vendore e shoqërinë civile. Trajnimet e specifikuara për nivelin qendror dhe atë vendor u organizuan në katër qendra, një për secilin rajon: Tiranë (Tiranë, Durrës, Elbasan), Shkodër (Shkodër, Lezhë, Kukës), Vlorë (Vlorë, Fier, Sarandë) dhe Korçë (Korçë, Pogradec, Gjirokastër). Trajnimet dy ditore përfshinë ushtrime praktike dhe fillimin e procesit të krijimit të një grupi idesh projektesh për secilin nga rajonet, në varësi të specifikave të tyre dhe mundësive për projekte rajonale e ndërkufitare. Në Tiranë u kryen dy lloje trajnimesh, një për administratën qëndrore dhe një për administratën lokale e OJQ-të, ndërsa në rrethe u krye një modul trajnimi për administratën lokale e OJQ-të.

Faqja e internetit AEURIC Për të arritur një numër më të madh të interesuarish ISN do të realizojë edhe faqen e saj AEURIC: www.aeuric.org

duke e kthyer në një faqe të përqendruar në çështjet e lidhura me IPA-n. Përveç informacioneve të përgjithshme, kjo faqe do të përmbajë kurrikulat e trajnimeve, forume për diskutime interaktive dhe mundësi për të marrë përgjigje nga ekspertë, për pyetje dhe nevoja specifike.

Page 18: RAPORTI VJETOR 2009 - OSFA3 donacionet e huaja në burimet lokale. Projektet më të spikatura për forcimin e Shoqërisë Civile kanë qenë: Shtëpia e OJQ-ve e OSFA-s, funksionimi

18

Shoqëria Civile, si prioritet mjaft i rëndësishëm i OSFA-s mori edhe mbështetjen më të madhe

gjatë vitit 2009. Janë rreth 50 organizata joqeveritare që përfituan nga grantet e mëdha dhe të vogla, të cilat u shtrinë në një varg projektesh të zbatuara në qytete kryesore të vendit, por edhe në zona relativisht të vështira. Zhvillimet politike të këtij viti dhe sidomos zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, sollën një farë tronditjeje edhe për shoqërinë civile, çka kërkoi një riangazhim të OSFA-s duke u kombinuar më mirë edhe me donatorët e tjerë ndërkombëtarë. Por duhet theksuar se sektori jofitimrurës, gjatë gjysmës së dytë të vitit 2009, iu vu në dispozicion edhe Shtëpia e OJQ-ve e OSFA-s, ndërtuar dhe pajisur me parametra bashkëkohorë. Në morinë e projekteve të mbështetura nga OSFA, do të veçonim disa prej tyre që tërhoqën vëmendjen e komuniteteve të ndryshme, patën impulse pozitive në disa sektorë të jetës dhe gjetën pasqyrim të gjerë në media.

SHO

QËRIA

CIV

ILE

Page 19: RAPORTI VJETOR 2009 - OSFA3 donacionet e huaja në burimet lokale. Projektet më të spikatura për forcimin e Shoqërisë Civile kanë qenë: Shtëpia e OJQ-ve e OSFA-s, funksionimi

19

Shtëpia e OJQ-ve e Fondacionit të Shoqërisë së Hapur për ShqipërinëShtëpia e OJQ-ve e OSFA-s ofron mbështetje për gjitha organizatat jofitimprurëse dhe veprimtarët që

veprojnë në kuadrin e shoqërisë civile shqiptare. Ajo vë në dispozicion hapësirat, pajisjet dhe eksperiencën e Fondacionit të Shoqërisë së Hapur për Shqipërinë për të ndihmuar në zhvillimin e veprimtarive të ndryshme si konferenca, trajnime, dalje dhe diskutime publike, etj. Shtëpia e OJQ-ve ka marrë formë të plotë funksionimi në Korrik të vitit 2009.

Për realizimin e misionit të vet Shtëpia e OJF-ve disponon një sallë konferencash me sipërfaqe 77 m2 me rreth 66 vende si dhe hollin me sipërfaqe 55 m2. Në raste të veçanta salla e konferencave së bashku me hollin mund të bashkohen duke krijuar një ambjent prej 132 m2. Po kështu salla e konferencave mund të ndahet me panel në dy hapësira më të vogla për punë në grupe. Në funksion të këtyre hapësirave dhe në dispozicion të ngjarjeve atje gjenden dy kabina përkthimi simultan, sistem audio (mikrofone etj), pajisje regjistrimi audio-video, fotokopje, tel-fax, televizor, DVD player, laptop, flipcharts, akses në internet, mundësi aksesimi online të publikimeve, parkim me pagesë për 30 makina, pajisje për video konferenca, shërbim katering, etj. Përveç organizimit të ngjarjeve të rëndësishme Shtëpia e OJF-ve do të ofrojë vetë trainime në fushat kryesore për të cilat janë të interesuara organizatat jofitimprurëse në Shqipëri.

Gjatë vitit 2009 në këto mjedise janë zhvilluar konferenca një ditore për projekte operacionale të fondacionit “Soros”, veprimtari për bursat, prezantimi i librit investigativ për tragjedinë e Gërdecit, veprimtari të grantmarrësve si Forumi Social Ekonomik, Qendra “Fëmijët Sot”, Qendra “Eden”, Komiteti Shqiptar i Helsinkit, Lëvizja “Mjaft”, Qendra Aleanca Gjinore per Zhvillim, Qendra Kombëtare e Shërbimeve Komunitare, ambasada gjermane në kuadër të një projekti të Bankës Botërore. Përfituesit kryesorë nga ky institucion i ri ishin organizata jofitmprurëse, shoqatat e profesionistëve dhe artistëve, botues, qarqe akademike, përfaqësues të mediave dhe të administratës qendrore dhe vendore, studentë dhe nxënës të shkollave të mesme.

RadioAktive: inkurajim i debatit publikProjekti i ndërmarrë nga lëvizja “Mjaft” me mbështetjen e OSFA-s dhe NED synonte të ofronte

informacion të paanshëm, analizë e satirë politike, programe kulturore dhe edukative duke pasur në fokus perspektivën sociale. I lindur si një reagim krijues ndaj indiferencës së vazhdueshme të qeverive shqiptare dhe protektorateve përgjegjëse mediatike, “RadioAktive” do t’u jepte zë nevojave dhe shqetësimeve të komuniteteve të margjinalizuara dhe nën-përfaqësuara si romët, invalidët e punës, të punësuarit në punë të vështirësisë së lartë, studentët, fëmijët e punësuar forcërisht, etj. Pas përvojës së krijuar me “Radio Rock”, lëvizja “Mjaft” zgjodhi një operator tjetër “Radio Ime”, në frekuencën 105.4 FM dhe që shtrihet në Tiranë, Durrës, Krujë, Kavajë dhe Rrogozhinë. Kjo radio i mundësoi organizatës pajisjet transmetuese, kohën e transmetimit për 12 muaj, logon e re “Radiostacioni” dhe mosndërhyrjen në politikat redaksionale.

Stafi i “Radiostacionit” përbëhet nga një grup të rinjsh ambiciozë si: Altin Sulaj, Emirjon Hankollari, Denisa Shehu, Ervin Qafmolla, Eniana Koçiaj, Enio Ohri si dhe disa studentë të Fakultetit të Gazetarisë në Universitetin e Tiranës, të cilët kontribuojnë vullnetarisht si reporterë të terrenit. “Radiostacioni” në programacionin e tij u orientua ndaj eksplorimit të realiteti socio-politik shqiptar dhe kontekstit europian. Rrjeti i programeve përfshin muzikën, lajmet kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe programe që ngrenë problematika sociale:

Ky program përfshin: edicionet e lajmeve dhe reportazhet. “Ne këndej” janë reportazhe të përjavshme nga zona të ndryshme të Shqipërisë rurale a urbane për problematika të ndryshme sociale; “Unë votoj”, informacion mbi jetën dhe performancën e parlamentit shqiptar marrë nga projekti i monitorimit me të njëjtin emër; “Pro dhe kundër”, zhvillimi javë-pas-jave i një turi debatesh në formatin Karl Popper midis skuadrave përfaqësuese të shkollave të mesme nga i gjithë vendi ‘live’ në frekuencat radiofonike; “Gaz 51”, program satirik mbi aktualitetin politik dhe zëra urbane.

Kultura dhe argëtimi. Ky program përfshin: “Dita zë fill”, emisioni i mëngjesit; “Garazhi”, emision që synon promovimin e muzikantëve apo grupeve të reja shqiptare; “Indie”, emision mbi kulturë e pavarur; “Guerilla radio”, dokumentar radiofonik mbi artistët që kanë ndikuar në jetën sociale dhe politike të planetit përmes veprës së tyre; “Roots Raid”, emision mbi kulturën “Reggae” dhe nën-ndarjeve të saj; “Diçka tjetër”, emision kushtuar zhanrit eksperimental kulturor; “Voice Over”, emision mbi zhvillimet kinematografike; “Klubet

Page 20: RAPORTI VJETOR 2009 - OSFA3 donacionet e huaja në burimet lokale. Projektet më të spikatura për forcimin e Shoqërisë Civile kanë qenë: Shtëpia e OJQ-ve e OSFA-s, funksionimi

20

qytetare”, pasqyrimi i çështjeve dhe problematikave sociale nga qytete të ndryshme në Shqipëri përcjellë përmes klubeve qytetare të lëvizjes “Mjaft”, të vendosura në këto qytete dhe “Zëra të shoqërisë civile”, hapësirë kohore për disa nga organizatat më aktive të shoqërisë civile që trajtojnë të drejtat e njeriut dhe problematikat sociale.

Një zhvillim i rëndësishëm i “Radiostacionit” është shërbimi i transmetimit online (www.radiostacioni.com), seksionet rinore rinore si Facebook, Twitter, dhe MySpace, çka ka ndihmuar në zgjerimin e audiencës jashtë zonës së frekuencës tokësore. Gjithashtu lëvizja “Mjaft” ka negociuar për tre kontrata reklame me “AMC”, “Digitalb”, revista “Mapo” dhe ka realizuar bashkëpunimin me revistën rinore “Trendy”. Stafi i “Radiostacionit” ka planifikuar të organizojë disa veprimtari artistike si koncert veror, ekspozitë të Grafitit dhe Artit të Rrugës, etj.

Monitorim i Zgjedhjeve Parlamentare 2009 Me mbështetjen e OSFA-s dhe nën koordinimin e Partnerëve - Shqipëri (PSH), Koalicioni i Vëzhguesve

Vendorë (KVV) kreu vëzhgimin e procesit të votimit dhe numërimit të votave në kuadër të Zgjedhjeve Parlamentare të 28 Qershorit 2009. Kjo përpjekje monitoruese ishte vijim i eksperiencës së suksesshme të këtij koalicioni në vëzhgimin e proceseve zgjedhore në Zgjedhjet Parlamentare të 2005 dhe ato Vendore të 2007. E reja e përpjekjes monitoruese në zgjedhjet 2009-ës është së për herë të parë, shoqëria civile mundi të organizonte dhe të zbatonte një projekt politik kaq madhor pa praninë dhe asistencën e huaj teknike. Partnerët-Shqipëri arritën të prezantonin e manaxhonin në këto zgjedhje raportimin e drejtpërdrejtë nëpërmjet mesazheve të celularit. KVV angazhoi rreth 2500 vëzhgues të cilët ishin në qendrat e votimit në 100% të zonave urbane dhe rreth 20% të zonave rurale në mbarë vendin.

Objektivat e koalicionit në këtë monitorim ishin:

- Përfshirja e një grupi vëzhguesish të përkushtuar për të monitoruar procesin zgjedhor, të udhëhequr nga parimet e paanshmërisë dhe pavarësisë politike, objektivitetit, transparencës dhe përgjeshmërisë duke respektuar të gjitha parimet e demokracisë.

- Forcimi i kapaciteteve të vëzhguesve vendorë për të bërë të mundur realizimin e një procesi vëzhgimi profesional, efektiv dhe në përputhje me kërkesat e kuadrit të ri ligjor.

- Informimi në kohë reale mbi ecurinë e procesit zgjedhor, me anë të konferencave për shtyp. - Përgatitja e një raporti alternativ ofruar nga grupet e shoqërisë civile.- Zhvillimi i mëtejshëm i kapaciteteve të organizatave të Koalicionit për të ndërmarrë monitorimin e

proceseve të ardhshme zgjedhore.

Ashtu si edhe në eksperiencat e kaluara, KVV hartoi një Memorandum Mirëkuptimi i cili përmbante parime të etikës profesionale të cilat do të ndiqeshin nga anëtarët gjatë kësaj iniciative monitoruese.

Gjithashtu, gjatë një periudhe dy-mujore, u zhvilluan 146 seanca trainimi në të gjithë vendin. Në trajnim vëzhguesit morën njohuritë e duhura mbi Kodin Zgjedhor të RSH-së, udhëzimet e KQZ-së për procedurat e votimit, numërimit dhe njoftimit të rezultateve, për Kodin e Etikës dhe profesionalizmit gjatë vëzhgimit. Një pjesë e rëndësishme e trajnimit ishte udhëzimi i vëzhguesve mbi dërgimin e mesazheve SMS për të raportuar mbi ecurinë e procesit.

Pas këtyre hapave, koalicioni organizoi në 8 dhe 27 Qershor dy prezantime publike ku morën pjesë përfaqësues të agjensive donatore dhe institucioneve të tjera të rëndësishme. Ndërkohë në mjediset e hotel “Rogner” u ngrit Qendra Operative e komunikimit me vëzhguesit vendorë dhe përpunimit të informacionit të dërguar nëpërmjet mesazheve SMS. Gjatë gjithë ditës së zgjedhjeve KVV ofroi informacion të shpeshtë në media rreth mbarëvajtjes së procesit të votimit, nëpërmjet pesë konferencave për shtyp. Bazuar në informacion e marrë nëpërmjet SMS-ve nga vëzhguesit, KVV raportoi për orarin e hapjes dhe mbylljes së qendrave të votimit, përqindjen e votuesve në orare të ndryshme gjatë ditës dhe incidentet e vërejtura. KVV ofroi tre raportime të tjera mbi ecurinë e procesit të numërimit ditën e Hënë më datë 29 Qershor, si dhe një raport paraprak me gjetjet mbi ecurinë e procesit të votimit.

Page 21: RAPORTI VJETOR 2009 - OSFA3 donacionet e huaja në burimet lokale. Projektet më të spikatura për forcimin e Shoqërisë Civile kanë qenë: Shtëpia e OJQ-ve e OSFA-s, funksionimi

21

Rritja e kapacitetit të komunitetit rom për menaxhimin dhe zgjidhjen e konflikteve të jetës së përditshme

Fondacioni “Zgjidhja e Konflikteve dhe Pajtimi i Mosmarrëveshjeve” (FZKPM) ndërmori këtë projekt duke synuar rritjen e kapaciteteve të komunitetit rom në zgjidhjen e konflikteve të jetës së përditshme. Gjendja e këtij komunitetit vazhdon të mbetet problematike në gjithë vendin, por projekti u fokusua në tre komunitete rome: Levan, Shkozet dhe Lezhë, të cilat kanë numër të lartë të anëtarëve romë me konflikte të mbartura dhe të reja. Në Levan të Fierit jetojnë rreth 4800 familje rome me një mesatare prej 7 personash në familje. Në Shkozet të Durrësit jetojnë rreth 3000-3500 banorë romë që janë të përqendruar kryesisht në zonat: Lagja 14/Shkozet (NISH-Tulla), Xhafzotaj, Qafa e Ariut, Plazhi (mbikalimi), Sektori “Rinia” dhe Fllak. Në Lezhë jetojnë rreth 200 familje rome dhe egjiptiane dhe ka shumë familje të cilat janë krijuar nga martesat midis tyre.

Në zbatim të projektit FZKPM zhvilloi një varg takimesh ndërgjegjësuese dhe tryezash të përbashkëta. Në takimin e Levanit morën pjesë 30 përfaqësues të komunitetit rom të kësaj qyteze, në atë të Shkozetit ishin të pranishëm 33 përfaqësues, ndërsa në takimin e Lezhës morën pjesë 31 përfaqësues. Temat e diskutuara në këto takime ishin: “Format dhe metodat bashkëkohore të menaxhimit dhe zgjidhjes së konflikteve dhe mosmarrëveshjeve; negocimi, pajtimi dhe ndërmjetësimi; identifikimi i problemeve, konflikteve dhe mosmarrëveshjeve të komunitetit rom”.

Tryezat e rrumbullakta, që u zhvilluan përkatësisht në të tri rrethet me zonat e pilotuara patën si pjesëmarrës përfaqësues të komunitetit rom, të shoqatës “Amaro Drom”, të komunave, të drejtorive arsimore dhe të shkollave 9 - vjeçare. Temat e diskutuara në këto tryeza ishin: “Problematikat e komunitetit rom me institucionet e pushtetit vendor dhe policisë në trajtimin dhe zgjidhjen e konflikteve; sfidat dhe mundësitë për zgjidhjen e problemeve të komunitetit rom në marrëdhënie dhe komunikim me policinë, institucionet arsimore dhe të asistencës sociale”.

Gjithashtu u zhvillua edhe një trajnim bazik në Lezhë dhe një trajnim i avancuar në Durrës. Gjatë vitit në vijim janë planifikuar të kryhen një debat televiziv, një film dokumentar si dhe do të publikohet një broshurë me analiza dhe raste të zgjedhura për ndërmjetësim.

Shërbime punësimi për të rinjtë OSFA mbështeti Agjensinë Rajonale të Zhvillimit në Korçë (ARZHK) për kryerjen e këtij projekti që synonte

punësimin e të rinjve. Gjatë fazës së parë shoqata arriti të formulonte një marrëveshje ndërsektoriale për fuqizimin dhe punësimin e të rinjve si dhe realizoi një studim për tregun e punës. Më vonë, në bashkëpunim me bashkinë e qytetit, u krijua fondi social që nxiti pjesëmarrjen e të rinjve dhe organizatave rinore në jetën publike. Ky fond i përbashkët (600 000 lekë nga bashkia dhe 5000 USD nga OSFA) u përdor në financimin e bizneseve të reja. Gjatë fazës së dytë u punua për rritjen e përfaqësimit dhe pjesëmarrjes rinore në politikëbërjen lokale. Për këtë u organizuan trajnime me të rinjtë për të përpiluar një plan biznesi, për të njohur legjislacionin për biznesin si dhe procedurat e regjistrimit dhe ato tatimore. Trajnimet nën modulin “Si të fitosh para” u zhvilluan në sesione të veçanta gjatë 4 ditëve. Trajnimi u ndoq me interes nga dhjetë të rinj, të cilët do të përfitojnë nga fondi social i bashkisë për të çelur bizneset e tyre. Sipërmarrjet e reja që do të fillohen do të përfitojnë gjithashtu nga tarifa regjistrimi 0 dhe 30% ulje të taksave lokale për 1 vit, si mbështetje e Bashkisë së Korçës. Përfitimet e këtyre bizneseve e kalojnë shumën prej 400 000 lekë që Bashkia e Korçës do të duhet të kontribuojë në projekt për të plotësuar shumën prej 10 000 USD të premtuar në fillim të projektit.

Gjatë trajnimeve të rinjtë janë nxitur për të marrë pjesë aktive në politikëbërjen lokale si projekti “Karta 16/24”. Janë 19 institucione publike e private, të cilët kanë mbështetur nismën e bashkisë për të ofruar shërbim me ulje çmimesh për të rinjtë. Personat e pajisur me këtë kartë do të përfitojnë ulje çmimesh nga 15% deri në 50% për transportin urban, hyrjen në teatër, stadium, kinema, bare, restorante, laboratore fotografike, njësi të tregëtimit të materialeve shkollore etj. Po ashtu të rinjtë punëkërkues kanë marrë pjesë në takimet organizuar për “Vizioni i qytetit të Korçës në fokusin e planifikimit dhe zhvillimit urban”. Gjatë takimeve ata kanë dhënë mendimet dhe idetë e tyre të cilat do të merren parasysh gjatë procesit të planifikimit urban. Projekti ka dhënë një efekt të rëndësishëm në psikologjinë e të rinjve të papunë, por edhe të atyre që janë

Page 22: RAPORTI VJETOR 2009 - OSFA3 donacionet e huaja në burimet lokale. Projektet më të spikatura për forcimin e Shoqërisë Civile kanë qenë: Shtëpia e OJQ-ve e OSFA-s, funksionimi

22

duke vazhduar studimet dhe mund të gjenden të papunë vitin e ardhshëm. Aktualisht janë punësuar 10 të rinj në biznese të ndryshme si në turizëm, fabrika e birrës, shitje, supermarket, ndërsa 8 të rinj të tjerë do të punësohen nga bashkia e Korçës.

Mbështetje për edukim profesional për gratë dhe vajzat e rrezikuaraForumi i Pavarur i Gruas Shqiptare (FPGSH) me mbështetjen e OSFA-s me këtë projekt 9 –mujor synonte

të realizonte integrimin në jetën ekonomike dhe sociale të grave dhe vajzave të reja. Në fazën e parë të projektit FPGSH organizoi kurset e trajnimit për edukim profesional ku morën pjesë 60 gra dhe vajza (20 gra për çdo kurs).

Trajnimi përfshiu fushat specialist për linjën e konfeksioneve, dizenjues veshjesh dhe modelim. Grave dhe vajzave pjesëmarrëse në trajnim iu dha njohuri mbi psikologjinë e punës dhe të komunikimit, menazhimi i ndërmarrjes (marketing) dhe për krijimin e bizneseve të vogla individuale. Pjesa teorike dhe ajo praktike u realizuan në mjediset e ndërmarrjes së veshjeve “Venera” në Durrës. Në fazën e dytë FPSHG zhvilloi seanca informimi dhe këshillimi duke u mbështetur në të drejtat e njeriut dhe të drejtat e grave, e drejta për të punuar, shëndeti i gruas, planifikimi familjar dhe shëndeti riprodhues. Gjatë seancave të këshillimit pjesëmarrësve iu shpërndanë materiale informative dhe publikime të tjera.

Në fazën e tretë, atë të publikimeve, FPSHG do të publikojë një broshurë didaktike më të gjitha materialet teorike të zhvilluara gjatë kurseve të trajnimit. Kjo broshurë do të shërbejë në të ardhmen si një libër bazë për trajnimin profesional. Gjatë muajit të fundit të projektit do të organizohet një takim përfundimtar ku do të jenë të pranishme shoqatat të cilat punojnë në fushën e punësimit, zyra e bashkisë, gazetarë si dhe sipërmarrës të cilët punojnë në fushën e konfeksioneve. Në mënyrë të përmbledhur rezultatet e këtij projekti ishin:

- Realizimi i tri kurseve profesionale.- Ulje e numrit të grave të përjashtuara nga shoqëria.- Kualifikimi i 60 grave dhe vajzave për konfeksioniste, dizenjuese dhe modeluese.- Rritje e profesionalizmit të ekspertëve dhe stafit.- Numër më i lartë i specialistëve vendas në sektorin e konfeksioneve.- Ndërgjegjësim i grave për të drejtat dhe mundësitë e tyre për t’u bërë aktore të rëndësishme në

integrimin në jetën sociale dhe ekonomike.- Më shumë se 100 gra përfituan nga seancat informuese dhe këshilluese.

Gazetaria hulumtuese dhe legjislacioniQendra për Zhvillimin dhe Demokratizimin e Institucioneve (QZHDI), në bashkëpunim me Unionin e Pavarur

të Gazetarëve në Tiranë, Shoqatën e Gazetarëve Profesionistë të Veriut në Shkodër, Shoqatën e Gazetarëve Profesionistë të Jugut në Gjirokastër, Degën e Unionit të Pavarur të Gazetarisë në Vlorë dhe Degën e Unionit të Pavarur të Gazetarisë në Korçë, me kryerjen e këtij projekti synonte promovimin e demokracisë nëpërmjet zhvillimit të profesionalizmit dhe medias së pavarur.

Në fillim një grup ekspertësh të QZHDI-së përzgjodhën tetë tituj gazetash të përditshme: “Gazeta Shqiptare”, “Shekulli”, “Shqip”, “Panorama”, “Standart”, “Tema”, “Koha Jonë” dhe “Tirana Observer”, të cilat u monitoruan për tre muaj rresht në lidhje me shkrimet hulumtuese. Me theks të vençantë u monitoruan artikuj që kanë lidhje me çështjet e së Drejtës së Informimit, të ruajtjes së Sekretit Shtetëror dhe të Mbrojtjes së të Dhënave Personale. Mbështetur në këto të dhëna u hartua një raport monitorimi në të cilin u pasqyrua gjendja e medias së shkruar lidhur me gazetarinë hulumtuese.

Pas raportit të monitorimit, QZHDI-ja përgatiti tri kurrikula për trajnimin e gazetarëve të medias së shkruar. Kurrikulat u mbështetën në legjislacionin shqiptar dhe sidomos në ligjet: “Për të Drejtën e Informimit për Dokumentat Zyrtare“, “Për Ruajtjen e Sekretit Shtetëror“, “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale“ si edhe në të gjitha aktet e tjera nënligjore që kanë dalë në zbatim të tyre. Gjithashtu pjesë e kurrikulave ishte

Page 23: RAPORTI VJETOR 2009 - OSFA3 donacionet e huaja në burimet lokale. Projektet më të spikatura për forcimin e Shoqërisë Civile kanë qenë: Shtëpia e OJQ-ve e OSFA-s, funksionimi

23

edhe njohja e pjesëmarrësve në trajnim me standartet ndërkombëtare për të drejtën e informimit, ruajtjen e sekretit shtetëror dhe mbrojtjen e të dhënave personale. Trajnimet tre ditore u zhvilluan në pesë qytete të Shqipërisë: Korçë, Tiranë, Vlorë, Shkodër dhe Gjirokastër dhe në to morën pjesë 20 gazetarë për çdo trajnim. Në fund të procesit të trajnimit u hartua një raport përfundimtar me rekomandimet përkatëse.

Gazetaria hulumtuese dhe pasqyrimi në media Unioni i Gazetarëve Shqiptarë (UGSH) mbështetur nga OSFA ndërmori këtë projekt për të identifikuar

problemet që pengojnë zhvillimin e gazetarisë hulumtuese në median shqiptare si dhe për të nxitur debatin profesional në këtë fushë. Gjatë zbatimit projekti arriti të realizonte:

- Identifikimin e prirjeve dhe mangësive kryesore në trajtimin e çështjeve hulumtuese.- Diskutimin dhe ndërgjegjësimin e gazetarëve për gazetarinë hulumtuese.- Hartimin e rekomandimeve për nxitjen dhe përmirësimin e gazetarisë hulumtuese.

Krimi i organizuar dhe korrupsioni ish dy temat që u bënë objekt monitorimi nga shoqata në mediat kryesore të përditshme. Pas monitorimit, të dhënat e grumbulluar u diskutuan në dy tryeza të rrumbullakta me gazetarë të aktualitetit dhe çështjeve sociale. Po kështu u përgatitën edhe u shfaqën dy dokumentarë hulumtues për secilën nga temat e mësipërme, të cilët shërbyen edhe si modele për trajnimin e reporterëve, por edhe që sollën risi për publikun dhe organet shtetërore.

Moment i rëndësishëm në projekt ishte edhe hartimi i pyetësorëve ku u shtruan pyetjet: Sa kohë i kushtojnë gazetarët për të huumtuar një çështje të caktuar, a ekziston arkivi si element i rëndësishëm në hulumtim, sa përkrahje kanë gazetarët nga politikat editoriale, a kanë mjete të mjaftueshme financiare dhe çfarë mjetesh përdorin për të arritur tek e vërteta. Përfitues të këtij projekti ishin rreth 35 gazetarë të fushës hulumtuese, mediat kryesore por edhe opinioni publik shqiptar. Për zbatimin e tij u bashkëpunua me institucionet publike që janë të ngarkuara nga ligji për mbrojtjen sociale të gazetarëve si dhe me pronarët e mediave.

Përkujdes social për fëmijët jashtë kujdesit prindërorShoqata “Amici dei bambini in Albania” (SHABA) nëpërmjet këtij projekti synonte të ofronte praktika

efikase për institucionet shqiptare për të lehtësuar procesin e integrimit në familje e në shoqëri të fëmijëve dhe për të pjesëmarrjen aktive të komuniteteve lokale. Në fazën e parë u krye seleksionimi dhe trajnimi i shtatë punonjësve socialë familjarë, të cilët do të mbështesnin familjet në nevojë për parandalimin e braktisjes së fëmijëve apo të lehtësonin integrimin e tyre në familjet biologjike apo zëvendësuese.

Në fazën e dytë u kalua në aplikimin e shërbimeve të reja sociale. Shtatë punonjësit familjarë, të ndarë në dy grupe, ofruan shërbime duke ndërtuar një plan individual për fëmijët dhe një të tillë për prindërit. Plani edukativ i ndërhyrjes u fokusua si në rikthimin e fëmijës në familje, ashtu edhe në gjetjen e një familjeje birësuese duke bashkëpunuar me Komitetin Shqiptar të Birësimeve. Në përfundim të këtij projekti u arritën disa rezultate:

- Shtimi i shërbimeve sociale në prefekturën e Vlorës që do të lehtësojnë procesin e rikthimit në familje të fëmijëve të braktisur.

- Përmirësimi i aftësive profesionale të shtatë punonjësve të angazhuar në procesin e mbrojtjes së fëmijëve.

- Vlerësimi nga autoritetet shqiptare për politikat ndaj fëmijës dhe familjes si dhe forcimi i procedurave që synojnë lehtësimin e rikthimit në familjen biologjike.

- Qarkullimi i numrit të fëmijëve të institucionalizuar dhe rritjen e numrit të fëmijeve të kthyer në familje.

- Gjatë vitit 2009 OSFA në prioritetin e Shoqërisë Civile ka mbështetur edhe një sërë projektesh të tjera si:

Page 24: RAPORTI VJETOR 2009 - OSFA3 donacionet e huaja në burimet lokale. Projektet më të spikatura për forcimin e Shoqërisë Civile kanë qenë: Shtëpia e OJQ-ve e OSFA-s, funksionimi

24

- Rritja e kapaciteteve prodhuese të fermerëve të zonës së Prezës nëpërmjet organizimit të tyre komunitar. (Shoqata e Turizmit dhe Planifikimit Mjedisor).

- Nëpërmjet nxitjes së debatit dhe aksionit për veprim, të ndërgjegjësojmë komunitetin për përgjegjësitë e tij në mbrojtjen e mjedisit ku jeton. (Lidhja Ekologjike, Elbasan).

- Rritja e kapaciteteve për organizatat mjedisore dhe komunitetit brenda parkut natyror kombëtar, Shebenik-Jabllanicë. (Shoqata “AURORA”).

- Semafori i kuq. (Shoqata për Parandalimin e Aksidenteve Rrugore).- Forume të hapura debati: “Politika kulturore në Shqipëri; mundësi reale apo realitet i pamundur”.

(Shoqata “Miqtë e Muzikës”). - Të rinjtë për një qytetari aktive dhe komunitet me të ardhme më të mirë. (Shoqata «Përthyerje»). - Dëgjimi i zërit rom dhe pjesëmarrja e tyre për të zgjidhur problemet që i shqetësojnë. (Shoqata

«Gruaja rome e së nesërmes»).- Shoqëria civile rome në pararojë. (Qendra Kombëtare për Shërbime Komunitare). - Rritja e kapaciteteve të komunitetit rom në fushën e të drejtave dhe përfaqësimit. (Qendra

Komunitare Multifunksionale, Gjirokastër). - Të avokojmë për të drejtën, program politiko-social kualifikues për grupet e mënjanuara. (Qendra

«Fëmijët sot»). - Mbështetje për integrimin shoqëror dhe aftësimin e fëmijëve me aftësi të kufizuar dhe jetimë.

(Shoqata e Fëmijëve dhe të Rinjve Jetimë, Korçë). - Fushatë ndërgjegjësuese për ngritjen e nivelit arsimor të fëmijëve romë. (Shoqata «Romano Sezi»). - Përmirësimi i nivelit kulturor dhe arsimor në institucionet e edukimit parashkollor të komunitetit rom.

(Qendra «Art- Color»). - Së bashku në rrugën e bashkëpunimit, punësimit dhe zhvillimit ekonomik dhe social. (Shoqata për

Bashkëpunim dhe Zhvillim të Fshatrave, Dibër). - Forcimi i përpjekjeve për përmirësim statuti dhe intergim social e kulturor të komunitetit rom.

(Shoqata «Zemra e nënës»).- Qendra ditore komunitare për të moshuarit”. (Kryqi i Kuq Shqiptar, Tiranë). - Vota jote, e ardhmja e fëmijëve tuaj. (Shoqata «Dimension human»).

Page 25: RAPORTI VJETOR 2009 - OSFA3 donacionet e huaja në burimet lokale. Projektet më të spikatura për forcimin e Shoqërisë Civile kanë qenë: Shtëpia e OJQ-ve e OSFA-s, funksionimi

25

- Media, partner me gruan në fushatën elektorale. (Instituti i Kërkimeve dhe Studimeve Gjinore). - Votoni për të ardhmen tuaj. (Shoqata «Ligji, biznesi dhe gruaja e fshatit»). - Nxitja dhe edukimi praktik profesional i grave dhe i vajzave të papuna në zonat rurale. (Shoqata

“Gruaja skraparase dhe tranzicioni»). - Mundësimi i grave sipërmarrëse për të marrë kredi lehtësuese për biznes. (Qendra për Kërkim dhe

Zhvillim, Gjirokastër).- Fuqizimi social dhe ekonomik i grave të zonave rurale. (Shoqata «Qendra rinore, Vlorë”. - Integrimi social ekonomik i gruas nëpërmjet aktivizimit të kapaciteteve lokale. (Forumi i Gruas,

Burrel). - Nxitja e biznesit të punimeve artizanale si burim punësimi i grave dhe ruajtjes së traditës kolonjare.

(Fondacioni «Agrinas»).- Mënjanimi i punëve të rënda që kryejnë gratë dhe fëmijtë në Lurë (Instituti për Mirëqënie dhe

Mjedis).- Gazetaria hulumtuese, mjetet ligjore dhe etike. (Qendra «Klubi i Mijëvjeçarit»). - Perceptimi që krijon media për imazhin e gjimnazistit-adoleshent. (Klubi i gazetarëve «Gjimnazisti»). - Të mos heshtësh. (Shoqata «Open Mind»).- Avancimi i pjesëmarrjes dhe përfaqësimit të grupeve të pakicave etnike. (Qendra për Arsim

Demokratik).- Reduktimi i varfërisë përmes trajnimit profesional dhe punësimit; kurs trajnimi për mjeshtërinë e

thurjes me thupra. (Shoqata «Amaro Roma». - Të punojmë së bashku për parandalimin e braktisjes së shkollës nga fëmijtë romë. (Shoqata

«Rromano Kham»). - Fuqizimi dhe përfshirja sociale e komuniteteve romë dhe egjyptianë. (Qendra e Studimeve

Ekonomike Sociale). - Fuqizimi i kapacitetit të medias për trajtimin dhe nxitjen e debatit publik për probleme sociale të

interesit të gjerë publik. (Shoqata «Medialb»)- Fuqizimi i rrjetit të grave rome. (Qendra «Roma Active Albania»).- Rritje e kapaciteteve të organizatave ekzistuese dhe krijimi i OJF-ve të reja në zonat rurale, Vlorë.

(Shoqata “Për nxitjen e gruas dhe integrimin në shoqërinë civile”).

Page 26: RAPORTI VJETOR 2009 - OSFA3 donacionet e huaja në burimet lokale. Projektet më të spikatura për forcimin e Shoqërisë Civile kanë qenë: Shtëpia e OJQ-ve e OSFA-s, funksionimi

26

PROG

RAM

I LIND

JE - LIND

JE, BA

SHKËPU

NIM

PËRTEJ KUFIV

EProgrami Lindje-Lindje, Bashkëpunim

Përtej Kufijve i Institutit për një Shoqëri të Hapur», (OSI) Londër,

është një program ndër-kufitar partneriteti, që synon nxitjen e bashkëpunimit mes vendeve të ndryshme për të identifikuar ekspertiza rajonale dhe globale, eksperiencat dhe praktikat më të mira në drejtim të zhvillimit social. Programi ofroi mundësi për shkëmbim përvojash, që ndihmojnë në zgjidhjen e problemeve të mprehta të zhvillimit. Programi i përgjigjet nevojave të ndryshme të shoqërisë, që kanë të bëjnë me shqetësimet lokale dhe jep perspektiva afat-gjata, të cilat mundësojnë bashkëpunimin mes njerëzve, shoqatave dhe institucioneve për zgjidhjen e këtyre problemeve në nivel ndërkufitar. Projektet më të realizuara të këtij programi kanë qenë:

Page 27: RAPORTI VJETOR 2009 - OSFA3 donacionet e huaja në burimet lokale. Projektet më të spikatura për forcimin e Shoqërisë Civile kanë qenë: Shtëpia e OJQ-ve e OSFA-s, funksionimi

27

Qasje e mendimit kritik që nxit dhe edukon shkollën për zbutjen dhe trajtimin e varfërisë

Projekti operacional i OSFA-s synonte të përmbushte tri objektiva kryesore:

- Përmirësim i njohurive teorike dhe i aftësive praktike të mësuesve mbi varfërinë si një element i cili rezulton në përjashtim social.

- Tërheqja e fëmijëve në veprimtari konkrete për reduktimin e varfërisë në komunitetet ku ata jetojnë e mësojnë.

- Ngritja e ndërgjegjësimit të shoqërisë ndaj kësaj dukurie sociale duke nxitur përpjekjet për reduktimin e varfërisë.

Në Shqipëri ekzistojnë disa grupe të popullsisë “më të rrezikuara nga varfëria” si familjet me kryefamiljar të papunë; familjet me kryetar të familjes të sëmurë, ose invalid, ose pensionist; fëmijët konsiderohen si më të rriskuar nga varfëria se të rriturit; familjet me një prind (veçanërisht kur ky është grua), për shkak të të ardhurave shumë të pakta, familjet rome me shumë fëmijët, familjet me shumë fëmijët, familjet e pastreha, familjet që jetojnë në zona të thella rurale ku mundësitë për punësim, tokë e bagëti janë të kufizuara, të punësuarit me paga të ulëta. Për të ndryshuar këtë situatë, projekti u shtri në katër komponentë: trajnim i mësuesve për konceptin e varfërisë dhe rrugët për zbutjen e saj, zhvillimi i kurrikulës në shkollat 9-vjeçare, zbatimi i saj në këtë cikël shkollimi dhe ndërgjegjësimi i nxënësve, mësuesve, prindërve dhe komuniteteve ndaj dukurisë së varfërisë për të ndërmarrë veprime konkrete.

Në mënyrë që projekti të përmbushte synimet e tij, ekspertët lokalë që kanë përgjegjësi për të hartuar manualet për mësuesit dhe nxënësit, u konsultuan me eksperiencën irlandeze, e cila konsiderohet mjaft e përparuar në këtë fushë. Në përgatitjen e manualëve, ekspertët lokalë do të përfshijnë:

- Varfëria – Kush, Çfarë, Pse, Si dhe në ç’masë. - Varfëria në perspektivën e të drejtave të njeriut. - Varfëria dhe komuniteti ku jetojmë.- Varfëria si çështje kombëtare dhe botërore.- Ide për veprimtari në drejtim të zbutjes së varfërisë.

Manuali i mësuesit dhe ai i nxënësit do të jenë produktet finale të këtij projekti. Për zbatimin e kurrikulës në shkollat 9-vjeçare, projekti propozon disa alternative: zbatimi i modulit si pjesë e lëndës “Njohuri për shoqërinë”, si pjesë e kurrikulës së lirë, si pjesë e veprimtarisë ndër-kurrikulare ose ekstra-kurrikulare. Variantet e mësipërme kanë marrë në konsideratë zbatimin e paketës së gjelbërt e cila ka zënë vend në çdo shkollë si pjesë e programit për edukimin mjedisor të nxënësit. Për përbërësin e katër janë planifikuar të kryhen: krijimi i grupeve të debatit me nxënës nga klasa e 6-të deri në klasën e 9-të, organizimi i konkursit të esesë më të mirë për varfërinë, themelimin e grupeve vullnetare me fokus reduktimin e varfërisë, ndërtimi i hartës së varfërisë, tryeza të rrumbullakta me prindër dhe veprimtari sensibilizues në median lokale dhe kombëtare.

Forcimi i të drejtave të pacientit në Shqipëri Qendra Kombëtare e Cilësisë, Sigurisë dhe Akreditimit (NCQSA) mbështetur nga Programi Lindje-Lindje,

Bashkëpunim Përtej Kufijve i OSFA-s ndërmori këtë projekt duke synuar si njohjen e shoqërisë shqiptare me të drejtat e pacientit ashtu edhe rritjen e ndërgjegjësimit të personelit mjekësor dhe të institucioneve përgjegjëse.

Në vitin 2002 është miratuar Karta Evropiane e të Drejtave të Pacientëve (KEDP), e cila përfshin rreth katërmbëdhjetë të drejta. Në Shqipëri kjo kartë si dhe të drejta e pacientit janë pak të njohura, ndërkohë që edhe shërbimi shëndetësor reflekton një varg problematikash. Ky projekt rajonal u krye në bashkëpunim me disa organizata partnere si Shoqëria Europiane për Cilësinë dhe Sigurinë Shëndetësore, Federata e Pacientëve të Polonisë, Qendra për Iniciativa Qytetare në Lituani, Shoqata e Pacientit në Kroaci, Studorium në Maqedoni,

Page 28: RAPORTI VJETOR 2009 - OSFA3 donacionet e huaja në burimet lokale. Projektet më të spikatura për forcimin e Shoqërisë Civile kanë qenë: Shtëpia e OJQ-ve e OSFA-s, funksionimi

28

Partneriteti për Shoqatën e Shëndetit Publik në Bosnje-Hercegovinë, Programi i Cilësisë dhe Sigurisë në Bullgari, Njësia për Cilësinë e Shëndetit në Serbi dhe dy shoqata nga Kosova.

Organizatorët e këtij projekti zhvilluan seminarin dy ditor në Shqipëri me temë “Rritja e të drejtave të pacientit në Shqipëri dhe rajon, duke fuqizuar organizatat e pacientëve”. Secila organizatë pjesëmarrëse kontribuoi me gjendjen e të drejtave të pacientit në vendet gjegjëse, për hapat e hedhura në këtë fushë dhe përpjekjet që po bëhen për të shënuar hapa pozitivë. Ky seminar dha ndihmesë në përcaktimin e konceptit për të drejtat e pacientëve dhe fuqizimin e organizatave të tyre, në prezantimin e gjendjes në Shqipëri dhe rajon, në shkëmbimin e përvojave më të mira, në diskutimin e rrugëve ligjore për zbatimin të drejtave të pacientit dhe formuloi një plan veprimi për të ardhmen. Ky projekt pati ndikim në organizatat ndërkombëtare që merren me programe shëndetësore (OBSH, USAID, GTZ), Sistemin Shëndetësor në Shqipëri (Ministria e Shëndetësisë, Instituti i Shëndetit Publik, Qendrat Spitalore në Tiranë dhe rrethe), organizatat e pacientëve, media dhe publiku i gjerë.

Rritja e kapaciteteve për të aplikuar për fondet e programit të bashkëpunimit ndërkufitar Shqipëri- Maqedoni

Shoqata Shqiptare e Turizmit (SHSHT), nëpërmjet këtij projekti të mbështetur nga Programi Lindje - Lindje, Bashkëpunim Përtej Kufive synonte forcimin e kapaciteteve të shoqërisë civile në shkrimin dhe menaxhimin e projekteve te financuara nga programi IPA-CBC Shqipëri-Maqedoni. Projekti u finalizua me trajnimin e 60 përfaqësuesve nga organizatat jo-qeveritare dhe administrata vendore. Ai u shtri në Qarkun e Elbasanit (Rrethet Elbasan, Librazhd e Gramsh), të Korçës (Rrethet Korçë, Pogradec dhe Kolonjë) dhe të Dibrës (Rrethet Dibër dhe Burrel), si përfituesit më potencialë të projektit ndërkufitar mes Shqipërisë dhe Maqedonisë. SHSHT përgatiti 9 projekt-propozime nga organizatat përfituese dhe i dorëzoi ato në Sekretariatin e Përbashkët Teknik që vepron në kuadër të programit. Projekti u krye në dy faza, trajnim, asistencë teknike dhe shkrim projektesh ku u angazhuan ekspertët e njohur Genci Pasko dhe Matilda Naço-Andoni. Pjesë e grupit të punës ishin edhe tre koordinatorët e rretheve përfituese nga program si Shpresa Banja, Kryetare e Forumit të Gruas Elbasan, Eleni Jajçari, Drejtoreshe Ekzekutive e shoqatës «Unë Gruaja» në Korçë dhe Besnik Allku, Drejtor Ekzekutiv i Qendrës për Zhvillime Rajonale dhe Ekonomike ”Alpin”.

Në mënyrë më të detajuar gjatë fazës së parë u kryen: - përgatitje e materialeve të trajnimit, - përgatitja e fletëpalosjes se programit IPA-CBC Shqiprëi - Maqedoni,- bashkëpunim me koordinatorët e rretheve për përgatitjen për trajnim dhe realizimi i ciklit të

Page 29: RAPORTI VJETOR 2009 - OSFA3 donacionet e huaja në burimet lokale. Projektet më të spikatura për forcimin e Shoqërisë Civile kanë qenë: Shtëpia e OJQ-ve e OSFA-s, funksionimi

29

trajnimeve për Elbasanin, Korçën dhe Dibrën.

Ndërsa gjatë fazës së dytë u zhvillua asistencë teknike në terren për organizatat e interesuara në Elbasan, Korçë dhe Dibër, konsultime rreth pyetjeve dhe paqartësive si dhe editim i projekt propozimeve të përgatitura nga organizatat e interesuara në të tre qarqet. Për të patur efikasitet në organizimin e trajnimeve numri optimal i pjesëmarrjes në këto aktivitete ishte rreth 20. Këta 20 persona përfaqësonin rreth 10 organizata të ndryshme nga sektori i shoqërisë civile dhe institucionet publike, duke garantuar një pjesëmarrje prej 2 përfaqësuesish për çdo organizatë.

Avokim për bashkëpunimin rajonal ndër-parlamentar për praktikat më të mira europiane

Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDN), më kuadër të Programit Lindje – Lindje, Bashkëpunim Përtej Kufijve dhe në partneritet me disa organizata europiane dhe rajonale në Poloni, Hungari, Çeki, Sllovaki, Maqedoni, Mali i Zi, Kosovë, Kroaci dhe Serbi zbatoi këtë projekt duke evidentuar praktikat më të mira dhe duke dhënë një sërë rekomandimesh për bashkëpunimin ndërkufitar. Edhe pse është bërë përparim në nismat rajonale në pronësi në vendet e Europës Juglindore, bashkëpunimi nuk ka arritur ende një formë të institucionalizuar.

Projekti synonte të adresojë sfidat kryesore të bashkëpunimit ndër-parlamentare përmes promovimit të praktikave më të mira europiane - Vishegrad, vendet baltike dhe nordike. Ky mision u krye përmes një qasje gjithëpërfshirëse dhe bashkëpunim të ngushtë me strukturat parlamentare dhe shoqërinë civile në rajon. Fillmisht IDN punoi për përgatitjen e një studimi për vendet e sipërpërmendura. Për këtë ai realizoi disa veprimtari rajonale (konferenca, vizita, publikime) tek grupi i synuar dhe arriti ta përfshinte këtë grup në mundësitë e ofruara nga bashkëpunimit ndër-parlamentar në Ballkanin Perëndimor.

Gjetjet e studimit, përvoja e partnerëve si dhe praktika më të mira europiane shërbyen si bazë për zhvillimin e konferencës dy ditore që u mbajt në 20-21 Mars në Tiranë. Numri total i pjesëmarrësve në këtë konferencë ishte 33, ndër të cilët përfaqësues të parlamenteve, të disa dikastereve të larta, të botës akademike, të trupit diplomatik dhe të organizatave partnere me IDN-në. Pas konferencës IDN publikoi një botim të veçantë, shqip dhe anglisht, me përmbajtjen e veprimtarisë dhe praktikat më të mira, i cili u shpërnda në Shqipëri si dhe në të gjitha vendet pjesëmarrëse apo të interesuara.

Politikat e qendrueshme të zhvillimit rural; mekanizmat e mbrojtjes nga kriza globale

Shoqata e Bujqësisë Organike (SHBO) mori mbështetjen e Programit Lindje – Lindje: Bashkëpunim Përtej Kufijve për realizimin e këtij projekti që synonte një rol më të ndjeshëm të shoqërisë civile për vendim-marrësit dhe krijuesit e politikave duke i ndihmuar ata në zhvillimin e politikave të përshtatshme në nivel kombëtar. Projekti nisi të zbatohej me organizimin e disa tryezave në nivel lokal dhe e një konference ndërkombëtare në nivel rajonal ku u parashtruan problemet që përballen ekonomitë për shkak të krizës botërore të ushqimit.

Tryeza e parë e mbajtur më 15 Prill 2009 debatoi mbi rolin e bujqësisë organike përballë krizës ekonomike, ndërsa tryeza e dytë e mbajtur më 22 Prill diskutoi mbi ndryshimet klimatike dhe çështjet e energjisë. Veprimtaria më e rëndësishme e këtij projekti ishte organizimi i konferncës rajonale që u zhvillua në 3 – 4 Maj 2009 dhe që pati si pjesëmarrës përfaqësues nga dikasteret e larta shqiptare, ekspertë nga rajoni si Stole Georgiev (Maqedoni), Jovana Ostrijic (Mali i Zi), Miodrag Dakic (Bosnje-Hercegovinë), Arben Mehmeti (Kosovë) Kasimis Carambolis (Greqi) dhe ekspertë ndërkombëtarë si Bart Soldaat.

Gjatë zbatimit të projektit u publikua një libër në anglisht në 300 kopje, u botuan tri manuale me përmbajtjen e tryezave si dhe bë publike një promemorje e shoqatave mjedisore e titulluar «Mbi rreziqet e ndryshimeve klimatike si dhe dobësitë e sektorit energjetik shqiptar». Projekti nxiti debatin në mediat e shkruara dhe vizive, ndërsa rekomandimet e konferencës u dërguan në institucionet ligjvënëse, në ministrinë e Bujqësisë, në shkollat me profil bujqësor, në qeverisjen vendore, etj. Studentët dhe stafi pedagogjik i Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe i Universitetit Europian të Tiranës, gjithashtu përfituan nga ky projekt.

Page 30: RAPORTI VJETOR 2009 - OSFA3 donacionet e huaja në burimet lokale. Projektet më të spikatura për forcimin e Shoqërisë Civile kanë qenë: Shtëpia e OJQ-ve e OSFA-s, funksionimi

30

PROG

RAM

I I BURSA

VE Programi i Bursave, si pjesë e programit

rajonal të bursave të Institutit për Shoqëri të Hapur (OSI) është hapur

qysh nga viti 1993. Edhe gjatë vitit 2009 synimi kryesor i programit ka qenë përgatitja e një brezi të kualifikuar specialistësh të fushave të ndryshme për të përballuar sfidat e reja të shoqërisë shqiptare. Dhjetra të rinj shqiptarë janë nxitur dhe mbështetur për të marrë pjesë në procesin e konkurrimit dhe të përzgjedhjes si fitues të bursave universitare ose pasuniversitare gjatë vitit akademik 2008-2009.

Page 31: RAPORTI VJETOR 2009 - OSFA3 donacionet e huaja në burimet lokale. Projektet më të spikatura për forcimin e Shoqërisë Civile kanë qenë: Shtëpia e OJQ-ve e OSFA-s, funksionimi

31

OSFA ka vepruar si koordinues ndërmjet aplikuesve, OSI-t dhe universiteteve e institucioneve të ndryshme, duke informuar dhe këshilluar të rinjtë, duke lehtësuar procedurat dhe aplikimet, duke organizuar komisionet përzgjedhëse me përfaqësues të OSI-t dhe të këtyre institucioneve arsimore, si dhe duke organizuar edhe provimet e gjuhës kur ka qenë e nevojshme.

Nëpërmjet Programit të Bursave të rrjetit të Institutit të Shoqërisë së Hapur (OSI) në bashkëpunim me Zyrën e Punëve të Jashtme të Komonuelthit dhe universitet përkatëse u mundësua realizimi i studimeve pasuniversitare për aplikantët e mëposhtëm:

- Aleksander Trajçe kreu studime pasuniversitare të nivelit master në Universitetin e Oksfordit.- Dorarta Hyseni kreu studime pasuniversitare të nivelit master në Universitetin e Sussexit.- Anjeza Xhaferaj kreu studime pasuniversitare të nivelit master në Universitetin e Sussexit.

• Ka vazhduar mbështetja për studenten Esmeralda Kadriu, fituese në vite të mëparshme të bursës për studime të nivelit master/PhD në Universitetin Staffordshire (program 4-vjeçar studimi në distancë).

Nëpërmjet një procesi konkurrues në nivel rajonal, u fituan dy bursa të plota dhe 28 bursa të pjesshme për studime në Universitetin Amerikan të Bullgarisë (AUBG) nga maturantët e mëposhtëm: Adeliada Mehmetaj, Agim Kopali, Ani Murati, Ledian Asllani, Anjeza Llapi, Asli Çaushaj, Besmira Gjata, Dea Hondro, Eda Abazi, Ela Haxhiraj, Eris Hysenllari, Evisa Rami, Gurilda Gjona, Ilger Çakuli, Iris Buzi, Iva Kodhelaj, Jona Zguri, Jurgen Kopliku, Klevi Luli, Kristja Frashëri, Loriana Buhuri, Mario Tasho, Mimoza Ballgjini, Nigrida Kushta, Olgita Kokoneci, Melina Jovani, Alba Sulçe, Albi Dema, Redon Gega dhe Ertion Axha.

Bursa nga Roma Education Fund (REF për studentë të komunitetit rom dhe egjiptianë

Që prej vitit 2009 Shqipëria ka hyrë në skemën e bursave të Roma Education Fund (REF), bursa që jepen për studentë romë ose egjiptianë, të cilët janë duke ndjekur studime universitare ose pasuniversitare në një nga universitetet në Shqipëri. Gjatë vitit 2009 u dhanë 10 bursa të pjesshme për maturantët Nersida Arapi, Erion Xhaibra, Enerida Isufi, Besmir Beqiri, Eglantina Rrapushi, Silvana Bastri, Sead Kazanxhi, Brisilda Taço, Briselda Reme dhe Ilvia Bajrami.

Page 32: RAPORTI VJETOR 2009 - OSFA3 donacionet e huaja në burimet lokale. Projektet më të spikatura për forcimin e Shoqërisë Civile kanë qenë: Shtëpia e OJQ-ve e OSFA-s, funksionimi

32

Programi i Fondit të Emergjencës (FE), si një program i ri i OSFA-s, u krijua për të mbështetur projekte që do të

ndihmonin grupet apo shtresat më të goditura nga kriza ekonomike botërore. Vëmendje e veçantë në këtë program i kushtohet projekteve që përqëndrohen tek grupet në nevojë (këto grupe përfshijnë, por nuk kufizohen në të moshuarit, persona që kanë humbur vendin e punës si pasojë e krizës, njerëzit me aftësi të kufizuara, viktimat e dhunës, të varfërit, fëmijët e rrugës, etj.), por paralelisht mirëpriten nisma që synojnë fuqizimin e vlerave të shoqërisë së hapur mes grupeve më të gjera të shoqërisë si klasë e mesme. Vlen të theksohet që ndër qëllimet e rëndësishme të FE është forcimi i solidaritetit social mes grupeve të shoqërisë. Projektet më të realizuara në kuadër të këtij program, kanë qenë:

PROG

RAM

I I FON

DIT TË

EMERG

JENC

ËS

Page 33: RAPORTI VJETOR 2009 - OSFA3 donacionet e huaja në burimet lokale. Projektet më të spikatura për forcimin e Shoqërisë Civile kanë qenë: Shtëpia e OJQ-ve e OSFA-s, funksionimi

33

Komuniteti shqiptar në Amerikë

Emigracioni shqiptar është një dukuri afatgjatë që ka shënuar valë të mëdha jo vetëm në historinë e para viteve ‘40-të të shekullit të kaluar, por edhe gjatë 20 viteve të fundit. Pavarësisht madhësisë, rolit dhe rëndësisë së tij në jetën ekonomike, politike, sociale e kulturore të vendit, ai mbetet gjithsesi një dukuri pak e studiuar dhe e paraqitur në mënyrë të shpërndarë, kryesisht duke u përqëndruar tek ndikimi i emigrantëve në jetën e Shqipërisë por pa një thellim në jetën e tyre në vendet pritëse. Albumi “Komuniteti shqiptar në Amerikë” i fotografit Roland Tasho, me mbështetjen e Programit të Fondit të Emergjencës, është albumi i tretë në një seri që synon të paraqesë jetën e shqiptarëve në vende të ndryshme të botës. Dy albumet e botuara tashmë, “Bridge Builders – emigracioni shqiptar në Zvicër” dhe “L’altra Albania – imazhe nga 10 vjet emigracion shqiptar në Itali” janë pritur me mjaft interesim nga publiku.

Përmes albumit fotografik dhe ekspozimit të fotografive u synua pasqyrimi i jetës së komunitetit shqiptar në Amerikë duke u përqëndruar në jetët e emigrantëve të rinj e të vjetër, ku ndodhen, me se merren, si është gjendja e tyre, sa janë të përfshirë në jetën amerikane etj. Vëmendje i kushtohet jo vetëm emigrantëve të tanishëm, ekonomikë, politikë apo historikë, por edhe studentëve shqiptarë në SHBA, të cilët shërbejnë si ura shkëmbimi njohurish dhe informacioni midis dy vendeve.

Për të realizuar imazhet fotografi Tasho ka vizituar ato vise të SHBA-së ku shqiptarët e talentuar të artit, kulturës, biznesit, shkencës, por edhe studentët dhe punëtorët e thjeshtë që kanë emigruar në vite, kanë krijuar një emër të mirë dhe të respektuar, që ka përmirësuar imazhin e vendit nga ata ikën. Në vitin në vijim fotografitë e këtij albumi do të paraqiten në ceremoni të veçanta në Muzeun Historik Kombëtar, por edhe në Uashington, Boston, Nju Jork dhe Çikago.

Page 34: RAPORTI VJETOR 2009 - OSFA3 donacionet e huaja në burimet lokale. Projektet më të spikatura për forcimin e Shoqërisë Civile kanë qenë: Shtëpia e OJQ-ve e OSFA-s, funksionimi

34

Mbështetje e edicionit IV të Bienales së Tiranës OSFA, nëpërmjet Programit të Fondit të Emergjencës, mbështeti Institutin e Artit Bashkëkohor (IAB)

për realizimin e edicionit të katërt të Bienales së Tiranës. Bienalja e Tiranës është një ngjarje artistike dhe kulturore që filloi në 2001. Qëllimi kryesor i saj ishte të siguronte një strukturë dhe infrastrukturë të qëndrueshme për të mbështetur skenën e artit bashkëkohor në Shqipëri që po zhvillohej me shpejtësi si dhe për të krijuar një qendër ndërkombëtare arti. Gjatë muajti gusht një numër artistësh punuan në Shqipëri për të përgatitur punët që do të shfaqeshin në këtë veprimtari ndërkombëtare; ato quheshin “Site Specific Works”. Përgjatë kësaj kohe u punua edhe për përgatitjen e mjediseve të hotel “Dajtit”, një monument kulture historik dhe arkitekturor.

Edicioni i katërt i Bienales u mbaj gjatë muajve Shtator - Tetor 2009 në mjediset e hotel “Dajtit”. Ai u nda në tri episode: Episodi i parë në ditët 18 – 25 Shtator 2009, episodi i dytë në ditët 25 Shtator – 2 Tetor 2009 dhe episodi i tretë: 2 Tetor – 22 Tetor. Ndryshe nga edicionet paraardhëse ky edicion solli për herë të parë një episod kushtuar arkitekturës, të kuruar me pjesëmarrjen e arkitektëve më aktivë nga Shqipëria, rajoni dhe bota. Të tri ekspozitat e Bienales u kuruan nga Edi Muka dhe Joa Ljungberg (Tirana/Malmo), Marc Neelen dhe Ana Dzokic– Rotterdam/Beograd) dhe Corinne Diserens (Berlin). Gjatë ditëve të veprimtarisë u mbajtën një sërë workshopesh dhe ngjarjesh të tjera si program i shfaqjes së filmave, performancë e kërcimit bashkëkohor, diskutime rreth artit dhe arkitekturës, etj.

Bienalja e Tiranës nxiti dhe propozoi projekte që zhvillojnë një marrëdhënie afatgjatë të publikut me veprën e artit. Më shumë se një ngjarje e thjeshtë kulturore, Bienalja e Tiranës ishte një investim për ringjalljen e qytetit dhe të gjithë vendit. Për organizatorët ishte e rëndësishme të sigurojnë vazhdimësinë e Bienales së Tiranës si një ekspozitë tepër e rëndësishme e artit bashkëkohor dhe një varg ngjarjesh me përmasa ndërkombëtare dhe vendore. Bienalja IV e Tiranës po hedh vështrimin drejt projektesh ndikimi dhe kohëzgjatja e të cilsve do të tejkalojë hapjen e ekspozitës, gjë që nënkupton në të ardhmen ngritjen e një rezidence dhe e një programi kërkimesh.

Page 35: RAPORTI VJETOR 2009 - OSFA3 donacionet e huaja në burimet lokale. Projektet më të spikatura për forcimin e Shoqërisë Civile kanë qenë: Shtëpia e OJQ-ve e OSFA-s, funksionimi

35

Festivali ndërkombëtar i filmit për të drejtat e njeriut, Shqipëri Shoqata “Ora Film Marubi” mbështetur nga Progami i Fondit të Emergjencës dhe disa donatorë të tjerë

realizoi edicionin e katërt të këtij festivali duke synuar senibilizimin e publikut dhe të institucioneve shtetërore për respektim më të mirë të të drejtave të njeriut në përgjithësi dhe ato të grupeve të prekshme në veçanti.

Ky projekt kaloi në disa faza. Në fillim u ngrit një komision përzgjedhës që përcaktoi tematikat që do trajtoheshin si dhe përzgjodhi filmat që do të shfaqeshin. Hapi i dytë ishte puna përgatitore në internet për grumbullimin e filmave mbi të Drejtat e Njeriut në Europë, SHBA, Azi, Afrika, etj, përzgjedhjen e tyre si dhe vendosjen e kontakteve me personat përgjegjës. Pastaj u kalua në ndërtimin e një faqe interneti www.ihrffa.net, në të cilin pasqyroheshin të rejat, informime për filmat, autorët, producentët, veprimtari të ngjashme në vende të tjera të botës, si dhe të gjithë dokumentacionin që do të përdorej për këtë veprimtari.

Ashtu si në edicionet e mëparshme, edicioni i katërt i festivalit u krye në mjediset e akademisë “Marubi” në periudhën 29 Shtator - 3 Tetor 2009. Në qendër të filmave ishte trajtimi i çështjeve mbi të drejtat e njeriut dhe dukuri shoqërore nga vende të ndryshme të botës. Imazhet filmike trajtojnë tablo rrëqethëse, ankthe, dilema e tabu nga jeta e përditshme e mbarë planetit tonë ku janë vënë në pikëpyetje vlera morale, etike e shpirtërore; ku individë, grupe shoqërore e vende të ndryshme kanë humbur çdo lloj perspektive e shprese ndaj të ardhmes së tyre. Në filma shfaqen fëmijë që shiten, gra që dhunohen, glorifikime krimi tiranësh e diktatorësh, korrupsion, lavazh truri e parash si normë e model të jetuari, oligarkë feudalë e ndotës bërthamorë që detyrojnë popuj të zgjedhin mes helmit dhe varfërisë, intolerancë etnike, fetare e homofobike.

Përmes këtij festivali, publiku shqiptar u njoh me realitete të dhimbshme të shoqërisë njerëzore, por njëkohësisht dhe të reflektojë mbi problemet e shoqërisë sonë. Risia që solli festivali këtë vit ishte dhe organizimi i forumeve të hapura me nxënës të shkollave të mesme të interesuar për të diskutuar çështjet të drejtave të njeriut. Në përfundim të festivalit u përgatit një botim special për të gjithë edicionin e katërt të festivalit të filmit ndërkombëtar për të drejtat e njeriut.

Page 36: RAPORTI VJETOR 2009 - OSFA3 donacionet e huaja në burimet lokale. Projektet më të spikatura për forcimin e Shoqërisë Civile kanë qenë: Shtëpia e OJQ-ve e OSFA-s, funksionimi

36

TITULLI I PROJEKTIT REALIZUESI BUXHETI NË USD

Përmirësimi i kapaciteteve menaxhuese të administratës së pushtetit vendor lidhur me planifikimin dhe hartimin e Programit Buxhetor Afatmesëm (PBA)

Shoqata Shqiptare e Komunave të Shqipërisë 14,800.00

Monitorimi i zbatimit të strategjisë kombëtare për barazinë gjinore dhe ligjit “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”

Qendra për Nisma Ligjore Qytetare 9,850.00

Hartimi i Planit për Investime Kapitale (PIK) me pjesëmarrje qytetare Instituti i Kërkimeve Urbane 39,535.00

Përmirësimi i shërbimeve shëndetësore në Gjirokastër përmes monitorimit qytetar dhë nxitjes së transparencës

Fondacioni “Zhvillimi dhe monitorimi i infrastrukturës, mjedisit dhe shoqërisë civilë” 7,020.00

Perceptimi i publikut mbi përformancën e Këshillit të Ministrave të RSH-së Thanas Goga dhe grup ekspertësh 20,000.00

Faktorë ndryshimi; një ndërhyrje edukuese dhe psiko-sociale për të rinjtë e Marqinetit Organizata “Tamam” 1,820.00

Kontroll- verifikim për zbatimin e ligjit për publikimet zyrtare nga qeveria aktuale, me theks të veçantë në transparenën e VKM-ve për investimet publike në infrastrukturën rrugore

Qëndra për Çështjë të Informimit Publik 7,800.00

Infrastruktura dhe transporti i përshtatur për personat me aftësi të kufizuar

Fondacioni Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar 9,695.00

Perceptimi i sistemit të Bolonjës në mjediset universitare shqiptare; autputi i saj në shoqërinë shqiptare Instituti i Studimeve Ballkanike 35,600.00

Përmirësimi i kapaciteteve menaxhuese të administratës shtetërore nëpërmjet monitorimit të politikave publike në transport dhe infrastrukturë

Forumi Shqiptar Social Ekonomik 6,500.00

Përpjekje për përmirësim statusi dhe integrim social dhe kulturor të personave të rinj me aftësi të kufizuar

Qendra Këshillimore për Njerëzit me Aftësi të Kufizuar 9,600.00

Përmirësimi i transparencës dhe llogaridhënies në sektorin e arsimit Qendra Shqiptare e Asistencës Arsimore 15,000.00

Adriaforum ‘09 Europianët e Rinj Federalistë 3,100.00

Monitorimi i Shqipërisë në procesin e MSA-së Fondacioni “Soros”, projekt operacional 90,000.00

Monitorimi i buxhetit të shtetit 2009 Fondacioni “Soros”, projekt operacional 47,400.00

Buxheti dhe huamarrja Instituti i Trajnimit të Administratës Publike 44,700.00

Vlera e jetës Shoqata e Gruas Intelektuale me Profesion Mësuesi 8,500.00

Monitorimi i transparencës së partive gjatë fushatës elektorale Fondacioni “Soros” dhe NED 10,647,00

Shuma e përgjithshme e granteve 370,920.00

Shpenzimet administrative 45,087.00

Shuma e përgjithshme e të gjitha shpenzimeve 416,007.00

Qeverisja e Mirë

TË DHËNA FINANCIARE

Page 37: RAPORTI VJETOR 2009 - OSFA3 donacionet e huaja në burimet lokale. Projektet më të spikatura për forcimin e Shoqërisë Civile kanë qenë: Shtëpia e OJQ-ve e OSFA-s, funksionimi

37

TITULLI I PROJEKTIT REALIZUESI BUXHETI NË USD

Kumtesa mbi qytetarinë dhe qeverisjen Fondacioni “Soros” dhe grup ekspertësh 75,000.00

Rishqyrtimi i politikave të BE-së për emigracionin; advokaci dhe lobing për zbutjen e asimetrive

Forumi Shqiptar për Aleancë të Qytetërimeve 27,020.00

Rishqyrtimi i politikave të BE-së për emigracionin; advokaci dhe lobing për zbutjen e asimetrive Këshilli i Marrëdhënieve me Jashtë 26,130.00

Zhvillim kapacitetesh të aktorëve lokalë në hartimin dhe aplikimin me projekt-ide pranë Instrumentit të Asistencës Financiare të Para-Anëtarësimit në BE Agjensia Rajonale e Zhvillimit 24,860.00

Rritja e zhvillimi i kapaciteteve të aktorëve lokalë në zonat e Dibrës dhe Kukësit për të përfituar nga programet e IPA-s Qendra “EuroPartners Development” 19,370.00

Rritja e kapaciteteve dhe pronësisë lokale për integrim përmes riorientimit të debatit dhe praktikave: IPA në fokus Instituti i Studimeve Ndërkombëtare 20,000.00

Shuma e përgjithshme e granteve 192,380.00

Shpenzime të tjera programi 29,449.00

Shuma e përgjithshme e granteve për programin e Integrimit 221,829.00

221,829.00

Integrimi Europian

Page 38: RAPORTI VJETOR 2009 - OSFA3 donacionet e huaja në burimet lokale. Projektet më të spikatura për forcimin e Shoqërisë Civile kanë qenë: Shtëpia e OJQ-ve e OSFA-s, funksionimi

38

TITULLI I PROJEKTIT REALIZUESI BUXHETI NË USD

Monitorim i Zgjedhjeve Parlamentare 2009 Shoqata “KRIK-Albania” 25,438.00

Monitorimi i Zgjedhjeve Parlamentare 2009 Partners Albania 22,000.00

Shërbime punësimi për të rinjtë Agjensia Rajonale e Zhvillimit, Korçë 25,270.00

Forcimi i kapaciteteve të prindërve për të advokuar për të drejtat e fëmijëve me aftësi të kufizuara Shoqata” Ndihmoni Jetën” 7,000.00

Rritja e kapaciteteve për të aplikuar për fondet e programit të bashkëpunimit ndërkufitar Shqipëri- Maqedoni Shoqata Shqiptare e Turizmit 8,410.00

Rritja e kapaciteteve prodhuese të fermerëve të zonës së Prezës nëpërmjet organizimit të tyre komunitar Shoqata e Turizmit dhe Planifikimit Mjedisor 7,480.00

Nëpërmjet nxitjes së debatit dhe aksionit për veprim, të ndërgjegjësojmë komunitetin për përgjegjësitë e tij në mbrojtjen e mjedisit ku jeton Lidhja Ekologjike, Elbasan 5,904.00

Rritja e kapaciteteve për organizatat mjedisore për mbrojtjen e parkut natyror kombëtar, Shebenik-Jabllanicë

Shoqata e Përdoruesve të Pyjeve dhe Kullotave Komunale, Steblevë 8,125.00

Përkujdes social për fëmijët jashtë kujdesit prindëror Shoqata “Amici dei Bambini” 17,903.23

Semafori i kuq Shoqata për Parandalimin e Aksidenteve Rrugore 4,800.00

Forume të hapura debati: Politika kulturore në Shqipëri; mundësi reale apo realitet i pamundur Shoqata “Miqtë e Muzikës” 8,515.00

Të rinjtë për një qytetari aktive dhe komunitet me të ardhme më të mirë Shoqata “Përthyerje” 5,450.00

Dëgjimi i zërit rom dhe pjesëmarrja e tyre për të zgjidhur problemet që i shqetësojnë Shoqata “Gruaja Rome e së Nesërmes” 6,600.00

Shoqëria civile rome në pararojë Qendra Kombëtare për Shërbime Komunitare 9,703.00

Rritja e kapaciteteve të komunitetit rom në Gjirokastër në fushën e të drejtave dhe përfaqësimit Qendra Komunitare Multifunksionale 8,780.00

Të avokojmë për të drejtën, program politiko-social kualifikues për grupet e mënjanuara Qendra “Fëmijët Sot” 7,497.00

Ofrimi i shërbimit komunitar për personat me probleme kronike të shëndetit mendor Shoqata “Fountain House” 9,500.00

Mbështetje për integrimin shoqëror dhe aftësimin e fëmijëve me aftësi të kufizuar dhe jetimë

Shoqata e Fëmijëve dhe të Rinjve Jetimë, Korçë 7,500.00

Fushatë ndërgjegjësuese për ngritjen e nivelit arsimor të fëmijëve romë, Elbasan Shoqata “Romano Sezi” 5,900.00

Integrim në komunitet për personat me aftësi të kufizuara dhe sensibilizim i opinionit publik dhe organeve shtetërore për këtë komunitet

Shoqata Humanitare e Invalidëve Paraplegjikë dhe Tetraplegjikë 8,930.00

Përmirësimi i nivelit kulturor dhe arsimor në institucionet e edukimit parashkollor të komunitetit rom Qendra “Art- Color” 8,570.00

Së bashku në rrugën e bashkëpunimit, punësimit dhe zhvillimit ekonomik dhe social

Shoqata për Bashkëpunim dhe Zhvillim të Fshatrave, Dibër 7,444.00

Forcimi i përpjekjeve për përmirësim statusi dhe intergim social e kulturor të komunitetit rom Shoqata “Zemra e nënës” 9,900.00

Qendra ditore komunitare për të moshuarit Kryqi i Kuq Shqiptar, Tiranë. 9,870.00

Vota jote, e ardhmja e fëmijëve tuaj Shoqata “Dimension Human” 6,170.00

Media, partner me gruan në fushatën elektorale Qendra “Instituti i Kërkimeve dhe Studimeve Gjinore” 5,135.00

Votoni për të ardhmen tuaj Shoqata “Ligji, Biznesi dhe Gruaja e Fshatit” 8,240.00

Nxitja dhe edukimi praktik profesional i grave dhe i vajzave të papuna në zonat rurale

Shoqata “Gruaja Skraparase dhe Tranzicioni” 6,100.00

Mundësimi i grave sipërmarrëse për të marrë kredi lehtësuese për biznes, Gjirokastër Qendra për Kërkim dhe Zhvillim 9,340.00

Fuqizimi social dhe ekonomik i grave të zonave rurale, Vlorë Shoqata “Qendra Rinore” 9,160.00

Integrimi social ekonomik i gruas nëpërmjet aktivizimit të kapaciteteve lokale Forumi i Gruas, Burrel 7,940.00

Mbështetje për edukim profesional për gratë dhe vajzat e rrezikuara Shoqata “Forumi i Pavarur i Gruas Shqiptare” 20,110.00

Shoqëria Civile

Page 39: RAPORTI VJETOR 2009 - OSFA3 donacionet e huaja në burimet lokale. Projektet më të spikatura për forcimin e Shoqërisë Civile kanë qenë: Shtëpia e OJQ-ve e OSFA-s, funksionimi

39

TITULLI I PROJEKTIT REALIZUESI BUXHETI NË USD Nxitja e biznesit të punimeve artizanale si burim punësimi për grave dhe ruajtjes së traditës kolonjare Fondacioni “Agrinas” 6,435.00

Mënjanimi i punëve të rënda që kryejnë gratë dhe fëmijtë, Lurë Instituti për Mirëqënie dhe Mjedis 3,250.00

Gazetaria investigative dhe legjislacioni Qendra Shqiptare për Zhvillimin dhe Demokratizimin e Institucioneve 26,165.00

Gazetaria investigative dhe pasqyrimi në media Shoqata “Unioni i Gazetarëve Shqiptarë” 9,480.00

Gazetaria investigative, mjetet ligjore dhe etike Qendra “Klubi i Mijëvjeçarit” 9,800.00

Perceptimi që krijon media për imazhin e gjimnazistit-adoleshent Klubi i gazetarëve “Gjimnazisti” 3,000.00

Të mos heshtësh Shoqata “Open Mind” 9,500.00

Forcimi i rolit të medias lokale Qendra Asistencë për Komunitetin 9,950.00

Avancimi i pjesëmarrjes dhe përfaqësimit të grupeve të pakicave etnike Fondacioni “Soros” dhe Qendra për Arsim Demokratik 3,306.00

Përfshirja dhe rritja e cilësisë së edukimit në Europën Juglindore Fondacioni “Soros” dhe Qendra për Arsim Demokratik 9,407.00

Funksionimi i Radios Aktive Qendra “Lëvizja Mjaft” 40,000.00

Reduktimi i varfërisë përmes trajnimit profesional dhe punësimit; kurs trajnimi për mjeshtërinë e thurjes me thupra Shoqata “Amaro Roma” 7,500.00

Të punojmë së bashku për parandalimin e braktisjes së shkollës nga fëmijtë romë Shoqata “Rromano Kham” 9,810.00

Fuqizimi dhe përfshirja sociale e komuniteteve romë dhe egjyptianë në Shqipëri Qendra e Studimeve Ekonomike Sociale 9,000.00

Fuqizimi i kapacitetit të medias për trajtimin dhe nxitjen e debatit publik për probleme sociale të interesit të gjerë publik Shoqata “Medialb” 9,740.00

Fuqizimi i rrjetit të grave rome në Shqipëri Qendra “Roma Active Albania” 9,500.00

Rritje e kapaciteteve të OJF-ve ekzistuese dhe krijimi i OJF-ve të reja në zonat rurale, Vlorë.

Shoqata “Për Nxitjen e Gruas dhe Integrimin në Shoqërinë Civile” 6,280.00

Rritja e kapacitetit të komunitetit rom për menaxhimin dhe zgjidhjen e konflikteve të jetës së përditshme

Fondacioni “Zgjidhja e Konflikteve dhe Pajtimi i Mosmarrëveshjeve” 37,140.00

Shuma e përgjithshme e granteve 537,947.23

Shpenzime të tjera programi 44,372.85

Shpenzime administrimi për progranim REF 6,348.00

Shuma e përgjithshme e granteve të Programit të Shoqërisë Civile 588,668.08

588,668.08

588,668.08

Page 40: RAPORTI VJETOR 2009 - OSFA3 donacionet e huaja në burimet lokale. Projektet më të spikatura për forcimin e Shoqërisë Civile kanë qenë: Shtëpia e OJQ-ve e OSFA-s, funksionimi

40

TITULLI I PROJEKTIT REALIZUESI BUXHETI NË USD

Fitues i bursës së OSI/Chevening MA, Universiteti Oxford, 2009-2010, grant udhëtimi dhe pagesa e vizës Aleksander Trajçe 899.00

Fituese e bursës së OSI/Chevening MA në universitetin Sussex 2009-2010, grant udhëtim dhe viza Dorarta Hyseni 899.00

Fituese e bursës së OSI/Chevening MA, universiteti Sussex, 2009-2010, grant udhëtimi Anjeza Xhaferraj 751.36

Udhëtim për Summer School, Stamboll - fitues i bursës Sussex Dorarta Hyseni 852.40

Udhëtim për Summer School, Stamboll, fitues i Oxford University MA Aleksander Trajçe 852.40

Udhëtim për shkollën e verës, Stamboll, fitues i Sussex University MA Anjeza Xhaferraj 852.40

Mbështetje institucionale për shoqatën “Hap pas hapi” Shoqata “Hap pas Hapi” 20,000.00

Qasje e mendimit kritik që nxit dhe edukon shkollën për zbutjen dhe trajtimin e varfërisë në shoqëri Fondacioni “Soros”, projekt operacional 12,679.00

Shuma e përgjithshme e granteve 37,785.56

Shpenzime të tjera programi 22,446.00

Shpenzime administrative për programin e AUBG-së 5,545.00

Programi i Salburgut 385.00

Shuma e përgjithshme e granteve për Bursat, AUBG-në dhe Salsburgun 66,161.56

Bursat + Salsburg

Programi Lindje-LindjeTITULLI I PROJEKTIT REALIZUESI BUXHETI NË USD

Avokim për bashkëpunimin rajonal ndër-parlamentar për praktikat më të mira europiane

Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim 9,430.00

Politikat e qendrushme të zhvillimit rural; mekanizmat e mbrojtjes nga kriza globale Shoqata e Bujqësisë Organike 12,126.00

Pjesëmarrje në konferencën e parë rajonale “Establishing and Facilitating the First Regional Parliamentary Green Lobby Group”

Shoqata “4 x 4 x 4, urat Shqipëri - Ballkan” 1,485.00

Pjesëmarrje në veprimtarinë “Strengthening Regional Cooperation and Development” 15 -16 Qershor 2009, Ohër, Maqedoni Kozara Kati 845.83

Kultura “Lobby” Qendra Kulturore Lindart 7,217.00

Udhëtim në takimin e dytë rajonal: Shoqëria civile në procesin e konsultimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor Pandeli Theodhori 212.00

Udhëtim në takimin e dytë rajonal: Shoqëria civile në procesin e konsultimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor Dorina Bita 277.00

Pjesëmarrje në veprimtarinë “NATO dhe koncepti i strategjisë”, 22-25 Tetor 2009, Rumani Kristaq Birbo 486.50

Pjesëmarrje në veprimtarinë “Të drejtat e pacientit”, 18 - 22 Nëntor 2010, Shkup, Maqedoni Mirela Çela 275.00

Pjesëmarrje në veprimtarinë “A Long Way Home”, 25 -27 Nëntor 2009, Ljubjanë, Slloveni Fatos Lubonja 659.34

Forcimi i të drejtave të pacientit në ShqipëriQendra Kombëtare e Cilësisë, Sigurisë dhe Akreditimit të Institucioneve Shëndetësore

10,085.00

Lista e bardhë e Shengenit/Përgjigjet për lëvizjet migratore të Ballkanit Perëndimor në kuadër të liberalizimit të vizave Lëvizja Europiane, Shqipëri 2,800.00

Kthim nga vitet e kaluara (10,614.00)

Shuma e përgjithshme e granteve 35,284.67

Shpenzime të tjera programi 12,000.00

Shuma e përgjithshme e granteve të programit Lindje- Lindje 47,284.67

47,285.00

Shenim: Shuma e shpenzimeve për Programin Lindje - Lindje: parneritet përtej kufijve është 57,899 USD, nga të cilat 47,285.00 USD janë mbuluar nga buxheti i rrjetit , 2009 dhe 10,614 USD nga fondi i krijuar nga kthimi i shumave të pashpenzuara nga zbatimi i projekteve të miratuara para vitit 2009. Në tabelën përmbledhëse është shkruar vetëm buxheti i 2009-ës, pra shuma 47,285.00 USD

Page 41: RAPORTI VJETOR 2009 - OSFA3 donacionet e huaja në burimet lokale. Projektet më të spikatura për forcimin e Shoqërisë Civile kanë qenë: Shtëpia e OJQ-ve e OSFA-s, funksionimi

41

TITULLI I PROJEKTIT REALIZUESI BUXHETI NË USD

Mbështetje e edicionit të katërt të Bienales së Tiranës Instituti i Artit Bashkëkohor, Tiranë 15,190.00

Festivali ndërkombëtar i filmit për të drejtat e njeriut, Shqipëri Shoqata “Ora Film Shpk- Marubi” 4,000.00

Komuniteti shqiptar në SHBA Roland Tasho dhe grup artistësh 6,200.00

Trajnim profesional për gratë dhe të rejat e komunitetit rom Shoqata “Roma per integrim” 22,650.00

Shuma e përgjithshme 48,040.00

Fondi i Emergjencës

Shpenzimet sipas programeve në vitin 2009

1%1%

3%

35%

13%

26%

14%

3%

1 - Programi Lindje-Lindje, partneritet përtej kufijve

2 - Bursat

3 - Shoqëria Civile

4 - Qeverisja e Mirë

5 - Integrimi Europian

6 - Të tjera dhe zhvillim strategjie

7 - Fondi i Emergjencës

NR DREJTIMET E STRATEGJISË GJITHSEJ NË USD

1 Qeverisja e Mirë 426,654.00

2 Integrimi Europian 221,829.00

3 Shoqëria Civile 588,668.08

4 Programi Lindje - Lindje, partneritet përtej kufijve 47,285.00

5 Fondi i Emergjencës 48,040.00

6 Bursat 66,161.00

7 Të tjera dhe zhvillim strategjie 9,998.00

8 Shtëpia e OJQ-ve e fondacionit Soros 17,233.00

9 Shpenzime Administrative 237,596.00

1,663,464.08

NR PROGRAMET SHPENZIMET E RRJETIT SHPENZIME TË BUXHETIT BAZË SHPENZIME TË TË TRETËVE GJITHSEJ

1 Administrata Publike 105,876.00 310,131.00 10,647.00 426,654.00

2 Integrimi Europian 221,829.00 221,829.00

3 Shoqëria Civile dhe Media 40,089.00 529,518.08 19,061.00 588,668.08

4 Programi Lindje - Lindje, Partneritet Përtej Kufijve 47,285.00 47,285.00

5 Fondi i Emergjencës 48,040.00 48,040.00

6 Edukimi dhe Bursat 60,231.00 5,930.00 66,161.00

7 Të tjera dhe zhvillim strategjie 7,391.00 2,607.00 9,998.00

8 Shtëpia e OJQ-ve e fondacionit Soros 17,233.00 17,233.00

9 Shpenzime administrative 1,521.00 235,787.00 288.00 237,596.00

Gjithsej shpenzime për vitin 2009 303,042.00 1,304,656.08 55,766.00 1,663,464.08

Shpenzimet sipas Buxhetit

Page 42: RAPORTI VJETOR 2009 - OSFA3 donacionet e huaja në burimet lokale. Projektet më të spikatura për forcimin e Shoqërisë Civile kanë qenë: Shtëpia e OJQ-ve e OSFA-s, funksionimi

42

BORD

I & STA

FI

STAFIAndi Dobrushi

Drejtor Ekzekutiv

Aleksandra SULADrejtore e Financës dhe e Administratës

Ilda BAKSHEVANI Koordinatore programi për shoqërinë civile dhe media

Dritan NELAJKoordinator i Programit të Edukimit

Blerta SKËNDAJKoordinatore e Programit të Romëve dhe Shëndetit Publik

Llukan TAKOKoordinator i Programit Lindje – Lindje, Bashkëpunim Përtej kufijve

Admir DURAJ Koordinator i Programit të Ligjit dhe Qeverisjes

Çerçiz LOLOÇI Marrëdheniet me Publikun dhe menaxher i Shtëpisë së OJQ-ve

Valbona ÇARÇANI Asistente e Drejtorit Ekzekutiv dhe Menaxhere e Burimeve Njerëzore

Fjoralba MJOLLIPunonjëse Financ

Valbona DEDJASekretare

Raporti vjetor 2009

Content: Çerçiz LOLOÇIConcept and research: Çerçiz LOLOÇI

DESIGN AND LAYOUTSOURCE ONE

Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë Rr. “Qemal Stafa”, Pallati 120/2, TiranëTel: +355 4 2234 621, 2234 223, 2235 856

Fax: + 355 4 2235 [email protected]

[email protected]

BORDI EKZEKUTIVLindita XHILLARI KryetareMustafa NANO AnëtarDelina FICO AnëtarHenri ÇILI AnëtarIlirian CELIBASHI AnëtarSelim BELORTAJA Anëtar