raporti vjetor - insig

47
Raporti Vjetor Instituti i Sigurimeve, Insig sh.a.

Upload: others

Post on 23-Oct-2021

28 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Raporti Vjetor - INSIG

Raporti VjetorInstituti i Sigurimeve, Insig sh.a.

Page 2: Raporti Vjetor - INSIG

Raporti Vjetor

Dizenjuar dhe shtypur nga Graphic Line-01, [email protected]

Page 3: Raporti Vjetor - INSIG

33

Raporti vjetor 2012

Raporti Vjetor

Instituti me kapitalinmë të madh në vend

2012

Page 4: Raporti Vjetor - INSIG

www.insig.com.al

“Rruga e Dibrës”, nr.91,Tiranë

Tel.: +355 4 2 234 191 Fax: +355 4 2 223 838

“Rruga Pashko Vasa”,nr,4, Prishtinë

Tel.: +381 38 549 904Fax: +381 38 549 904

Ul. “Dame Gruev”, nr.5-8/8,Shkup

Tel.: +389 2321 5515Fax.: +389 2321 5515

Page 5: Raporti Vjetor - INSIG

Raporti vjetor 2012

www.insig.com.al

PërmbajtjaTreguesit Kryesorë 6

Tregu Shqiptar i Sigurimeve 7

Paraqitja e INSIG sh.a. 9

Letër e Drejtorit Të Pergjithshëm 10

Pronësia mbi Kompaninë 12

Këshilli Mbikëqyres 12

Organizimi i Kompanisë 12

Organigrama e INSIG sh.a. 13

Rrjeti i Shpërndarjes së Insig sh.a. 14

Aktiviteti Sigurues 16

Dëmet nga Veprimtaria Siguruese 18

Investimet Financiare 19

Bilanci i Konsoliduar 20

Pasqyra e te Ardhurave dhe Shpenzimeve 21

Shënime mbi pasqyrat financiare 24

Raporti i Audituesit të Pavarur 37

Page 6: Raporti Vjetor - INSIG

TREGUESIT KRYESORË

Treguesit kryesorë (në mijë lekë)

Prime të shkruara bruto 1,889,393

Prime të shkruara neto 1,604,036

Fitimi neto 218,191 *

Rezervat teknike neto 1,650,448

Rezervat teknike bruto 1,799,698

Raporti i humbjeve ( % ) 25.1

Raporti i kombinuar ( % ) 92.5

Zotërimet e aksionerëve 2,347,048

Mesatarja Mbyll Mesatarja Mbyllje Njësia monetare e EU (Euro) 139.01 139.59 140.33 138.77Dollari Amerikan (USD) 108.23 105.85 100.89 104.00Dinari Maqedonas (MKD) 2.259 2.270 2.280 2.256

*) Ketu jane futur vlerat e Insig Shqiperi dhe Maqedoni

VËSHTRIM MBI EKONOMINË SHQIPTARE*MJEDISI EKONOMIK

Ekonomia shqiptare ka shënuar një rritje pozitive prej 1.6% në terma realë gjatë vitit 2012. Kjo ecuri është ndikuar nga pasqyrimi më i plotë i stimulit monetar dhe nga përmirësimi i mjedisit të jashtëm ekonomik e financiar. Aktiviteti ekono-mik mbetet nën nivelin potencial pavarësisht rritjes së prodhimit. Ky i fundit nuk është shoqëruar me një ulje të pasigurive të përgjithshme, duke ndikuar konsumin dhe investimet private, e për rrjedhojë edhe kërkesën e ofertën për kredi. Rrjed-himisht, kërkesa për kredi vlerësohet të jetë e dobët dhe e kushtëzuar nga ecu-ria e aktivitetit ekonomik me ritme më të ngadalta, nga pasiguria që vërehet në projeksionet për të ardhmen, si dhe nga sjellja e kujdesshme e sistemit bankar në drejtim të kredidhënies.Norma mesatare vjetore e inflacionit ishte në nivelin prej 2%. Presionet inflacioniste kanë qenë të ulëta duke bërë që inflacioni të jetë

31 Dhjetor 2012 31 Dhjetor 2011

Page 7: Raporti Vjetor - INSIG

7Raporti vjetor 2012

6brenda objektivit të Bankës së Shqipërisë gjatë vitit 2012, duke reflektuar edhe politikën e kujdesshme monetare. Banka e Shqipërisë gjatë këtij viti e ka ndryshuar tre herë normën bazë të interesit duke e çuar atë në 4%. Uljet e njëpasnjëshme të normës bazë të interesit ndihmojnë në uljen e mëtejshme të normave afatshkurtra të interesit në tregjet financiare,duke nxitur aktivitetin dhe duke ulur primet e tregtimit të likuiditetit në to. Nëpërmjet reduktimit të kostove të financimit të sistemit bankar, autoriteti monetar synon uljen e interesave të kredive dhe rritjen e konsumit dhe të investimeve në ekonomi.Sistemi bankar regjistron bilance të shëndosha dhe likuide dhe pozita të mira kapitalizuese, por vijon të karakterizohet nga një kujdes i rritur në financimin e investimeve. Vëllimi i aktivite-tit u zgjerua me ritme më të ulëta, në kushtet e rritjes më të ngadaltë të depozitave dhe uljes së ndjeshme të ritmeve të kreditimit. Për sektorin bankar, rreziku i kreditit përfaqëson sfidën më të rëndësishme të veprimtarisë, ndërsa ekspozimi i sistemit ndaj rreziqeve të tregut dhe të likuiditetit mbetet i moderuar.

*Raporti Vjetor i Bankës së Shqipërisë për vitin 2012

TREGU SHQIPTAR I SIGURIMEVE*Tregu i sigurimeve në fund të vitit 2012 ka qenë i mirëkapitalizuar, gjë që ilustrohet nga treguesi i mjaftueshmërisë së kapitalit mbi nivelin minimal të kërkuar në masën 124.83% (Jo-Jeta), duke bërë të mundur përballimin e një viti relativisht të vështirë e me luhatje të rezultateve teknike. Treguesit e Rentabilitetit RoE dhe RoA janë rritur gjatë këtij viti si rezultat i përmirësimit të ndjeshëm së rezultatit financiar neto të kësaj periudhe. Treguesi i aktiveve në mbulim të përgjegjësive ndaj policëmba-jtësve për aktivitetin e Jetës dhe të Jo-Jetës janë përkatësisht në masën 110.52% dhe 98.32% për vitin 2012. Aftësia paguese e tregut është 6.16 miliardë lekë në vitin 2012. Raporti i aftësisë paguese është në nivele të larta, rreth 426.48% në nivel tregu. Gjatë vitit 2012, aktivet e tregut të sigurimeve krahasuar me vitin 2011 u rritën me 1.33 miliardë lekë ose 6.98%. Në fund të vitit 2012, kapitalet e veta të tregut arritën në 10.00 miliardë lekë. Rezultati financiar neto i tregut të sigurimeve për vitin 2012, shënoi fitim në vlerën 589 milion lekë, vlerë kjo 870 milion lekë më e lartë se ajo e vitit 2011. Tregu i sigurimeve të Jetës vijon të shënojë rezultate teknike pozitive, përkatësisht në vlerën 214 milion lekë, ndërsa ai i Jo-Jetës ka shënuar rezultat teknik pozitiv në vlerën 25 milion lekë për vitin 2012. Niveli ende i ulët i raportit të primeve të shkruara bruto ndaj PBB në masën 0.66%, vazhdon të përforcojë pritshmëritë, se tregu shqiptar i sigurimeve paraqet potencial të madh për zhvillim të mëtejshëm.Gjatë vitit 2012 kanë vazhduar të përdoren treguesit e paralajmërimit të hershëm, të rekomanduara nga Banka Botërore për shoqëritë e sigurimit të Jo-Jetës në Shqipëri.

Page 8: Raporti Vjetor - INSIG

Këto tregues financiarë i shërbejnë evidentimit në kohën e duhur të problemeve që mund të çojnë në përkeqësimin e një ose disa parametrave të operatorëve në treg.Ruajtja e qëndrueshmërisë së tregut financiar jo-bankar dhe mbrojtja e konsuma-torit janë ndër objektivat kryesore të veprimtarisë së Autoritetit të Mbikëqyrjes Fi-nanciare. Veprimet e Autoritetit me qëllim parandalimin dhe eliminimin e shkel-jeve në këtë drejtim përfshijnë monitorimin e praktikave të tregut në mënyrë të vazhdueshme dhe ndërhyrjen me theks të veçantë në ato zona të cilat janë të ekspozuara ndaj rrezikut të lartë apo në drejtim të mbrojtjes së interesave të kon-sumatorëve.Gjatë vitit 2012, rekomandimet që AMF ka dhënë lidhen kryesisht me:

• Administrimin e rrezikut nga shoqëritë e sigurimit; • Vlerësimin dhe trajtimin e dëmeve në proces gjyqësor; • Raportimin në Autoritet të informacionit të kërkuar sipas kërkesave ligjore në fuqi; • Vlerësimin e përgjegjësive të Komitetit të Kontrollit të Brendshëm të shoqërisë lidhur me efektivitetin e sistemeve të kontrollit të brendshëm, rregullave të funk-sionimit dhe të ushtrimit të kontrollit të brendshëm si edhe të cilësisë së raporteve të kontrollit të brendshëm; •Përmirësimin e politikave, procedurave dhe standardeve teknologjike që lidhen me sigurinë e sistemeve të informacionit.

*Burimi: Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare – Shqipëri

Page 9: Raporti Vjetor - INSIG

9Raporti vjetor 2012

8

Gjatë vitit 2012, INSIG sh.a. kreu aktivitet sigurues në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni. Më 31 Dhjetor 2012, INSIG sh.a. kishte 124 punonjës të punësuar në këto tre vende.

INSIG veproi si kompani kompozite në Shqipëri, duke kryer në të një-jtën kohë sigurime të jo-jetës dhe sigurime të jetës. Sigurimet e jo-jetës në Kosovë u kryen nga Dega INSIG Kosovë, ndërsa në Maqedoni nga kompania bijë INSIG Makedonija.Sigurimet e jo-jetës në të tre vendet u përfaqësuan nga produkte të ndryshme, që mbulojnë përgjegjësinë e mbajtësve të mjeteve mo-torike kundrejt palëve të treta, kasko, zjarrin dhe rreziqet shtesë, vjed-hjen, sigurimet e bankave, tipe të ndryshme të përgjegjësisë, marinën dhe mallrat në transport, bujqësinë dhe blegtorinë, etj.

Sigurimet e jetës te ofruara nga Kompania konsistojnë kryesisht në produkte afatshkurtra, si sigurimi i jetës individuale dhe në grup, sig-urimi i jetës së nxënësit dhe studentit, sigurimi i jetës se debitorit, sig-urimi i kombinuar i jetes. Gjate vitit 2012 nga Kompania eshte ofruar produkti i ri i Sigurimit te Jetes dhe Shendetit i cili eshte nje kombinim i sigurimit te shendetit dhe sigurimit afatshkurter te jetes.Ky produkt ju ofron te siguruarve perfitime per trajtimet shendetsore ne klinikat me te mira te vendit dhe te huaja, dhe eshte i pari produkt i cili ofro-het per grupe dhe inidivide, si dhe per familje. Pjesen me te madhe te te ardhurave ne produktet e sigurimit te jetes e zene te ardhurat nga Sigurimi i Jetes se Debitorit dhe Sigurimi i jetes ne Grup me Aksidente Personale.

Gjatë vitit 2012, INSIG-u ruajti marrëdhënie të qëndrueshme të bizne-sit me lojtarë të rëndësishëm të tregjeve ndërkombëtare të sigurimeve dhe risigurimeve. INSIG-u cedoi një pjesë të rreziqeve tek risiguruesit ndërkombëtarë, duke u bazuar në ligjet përkatëse në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni dhe në deklaratën e politikës së veprimtarisë.

Në 21 vjet veprimtari, INSIG-u ka përmirësuar ndjeshëm cilësinë e stafit, nëpërmjet politikave të pranimit dhe programeve të vazh-dueshme të trajnimit.

PARAQITJA e INSIG

Page 10: Raporti Vjetor - INSIG

LETËR E DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM

I nderuar Aksionar, Të nderuar Klientë dhe Partnerë,

Ndjehem i nderuar që më është dhënë besimi nga Këshilli Mbikëqyrës i INSIG sh.a. për të qënë Drejtor i Përgjithshëm i një kompanie të tillë të madhe në treg dhe e para e krijuar në të.

Megjithëse pak muaj në drejtim gjatë vitit 2012, do të dëshiroja të theksoja bash-këpunimin e ngushtë me kolegët e mi, partnerët dhe klientët tanë, të cilët më dhanë mbështetjen në ruajtjen e stabilitetit financiar të kompanisë, si dhe duke forcuar optimizmin tim në garantimin e të ardhmes në rritje të saj.

Ne shprehim admirimin e punës që nga koha e krijimit të saj si e para kompani sig-urimesh në Shqipëri, në vendosjen e standarteve të reja për ngritjen e performancës dhe forcimin e integritetit të saj në treg. Krijimi i kësaj kompanie, i vlerave dhe kul-turës që demostron ajo qëndrojnë në themel të punës sonë.

Ndërtuar mbi këtë themel, qëllimi ynë është që të bindim klientët tanë se ne jemi vërtet kompania më e sigurt në treg dhe se e ardhmja do të jetë e konsoliduar duke ofruar një shërbim cilësor, kompetitiv dhe bashkëkohor.

Duke marrë në konsideratë këto qëllime, mesazhi ynë për investitorët është se, për të ecur përpara, ne do të përqëndrohemi pikërisht në atë çfarë ne kemi bërë dhe do të bëjmë për të rritur rezultatet tona. Gjatë raportimit për vitin 2013, si vit i parë nën drejtimin si Drejtor i Përgjithshëm, do të ndaj me Ju përmbushjen e këtyre an-gazhimeve.

Shërbimi ndaj Klientit. Shërbimi përcakton dhe garanton ecurinë e biznesit tonë.

Page 11: Raporti Vjetor - INSIG

Raporti vjetor 2012

1 1 1 0

Nëse ne do të përqëndrojmë biznesin tonë në funksion të përmbushjes së interesave të klientëve tanë, atëherë edhe rezultatet do të jenë të dukshme.Risia. Nuk ka shpërblim më të madh për biznesin tonë sjellja apo adaptimi i risive më të mira për llogari të klientëve tanë. Në këtë drejtim nuk ekziston ndonjë ndryshim apo dallim i dukshëm me subjektet e tjera, megjithëse të dhënat dhe analizat janë të ndryshme. E ardhmja globale. Klientët tanë veprojnë në tregun global, duke kërkuar nga ne një të ardhme të sigurt për ta dhe INSIG është një kompani e tillë, por që synon zgjerimin e aktivitetit sigurues edhe në rajon.Profesionalizmi dhe puna në grup. Krijimi i një vizioni të tillë për kompaninë tonë, si një kompani me një histori lideri në tregun shqiptar të sigurimeve dhe përfi-timeve që kanë ardhur nga kjo, fillon me cilësinë e profesionalizmit dhe përfundon me harmoninë e punës në grup si ekip i plotë. Gjykimi duhet të bazohet në stafin profesionist që kemi rekrutuar, në mënyrën e trajtimit dhe trajnimit të tyre, si dhe përmbushjen e standarteve që kërkojmë ndaj njëri-tjetrit.Cilësia e performancës. Kompanitë e tjera ndaj të cilave ne gjykojmë apo kraha-sojmë arritjet tona, i kanë realizuar ato përmes rritjes së cilësisë së performancës. Ata bëjnë pak gabime dhe ato që i konstatojnë i ndreqin shumë shpejt. INSIG aspi-ron për të vepruar në të njëjtën mënyrë: punë të organizuar, përmirësim të efektivi-tetit dhe duke bërë biznesin në mënyrën e duhur.Vlerat. Integriteti me të cilat ne punojmë me të gjithë aktorët tanë dhe me njëri-tjetrin, ka një korrelacion të drejtpërdrejtë në suksesin tonë të qëndrueshëm si kom-pani.Së fundi, qëllimi yne. i cili konsiston ne garantimin e qëndrueshmërisë mbi të cilën do të ndërtohet ngritja e mëtejshme e kompanisë. Kjo qendrueshmeri eshte ajo që me të vërtetë e bën INSIG të besueshëm dhe konkurrues.

Ne e dimë se kemi shumë për të bërë. Përqëndrimi dhe përkushtimi ynë për këto çështje më sipër do të sigurojnë se pasojat e kësaj kompanie të shquar që nga ditët tona më të hershme të krijimit si kompania e parë në tregun shqiptar të sigurimeve e në vazhdim do të jetë prelud për suksese edhe më të mëdha në të ardhmen.

Dëshiroj të falenderoj të gjithë klientët dhe partnerët për besimin dhe partneritetin me ne.

Përfundimisht, në emër të kompanisë do të dëshiroja të falenderoj ata të cilët kanë garantuar këtë stabilitet të saj, pikërisht stafin punonjës për punën dhe përkushtimin e tyre. Shpreh besimin se përpjekjet tona do ta çojnë INSIG drejt konsolidimit dhe suksesit.

Tomor Kalaja Drejtor i Përgjithshëm

Page 12: Raporti Vjetor - INSIG

PRONËSIA MBI KOMPANINË Ne perputhje me Statutin e kompanise, neni 6, kapitali themeltar eshte 1.020.000.000 (nje milliard e njezete milione) leke, i ndare ne 1 700 (njemijeshtateqind) aksione, me vlere nominale 600.000 (gjashteqindmije) leke secili. Aksionet e shoqerise zo-terohen ne masen 100 % (njeqind perqind) nga Republika e Shqiperise, e perfaqe-suar nga Ministri i Financave dhe në bazë të Ekstraktit Historik të Regjistrit Tregtar për të Dhënat e Subjektit “Shoqëri Anonime SH.A.” të datës 09-06-2009 për sho-qërinë INSIG sh.a. lëshuar nga Qëndra Kombëtare e Regjistrimit është deklaruar kalimi i pronesise se 39 % te aksioneve nga BERZH-i dhe KFN-ja tek Ministria e Financave.

KËSHILLI MBIKËQYRËS Alfred Rrushaj – Kryetar Palok Kolnikaj - Zv/Kryetar Lindita Rusmajli – Anëtar Asllan Shera - Anëtar Omer Stringa – Anëtar

ORGANIZIMI I KOMPANISËINSIG SH.A NR MESATAR I PUNONJESVE TE INSIG SH.A SHQIPËRI/KOSOVË/MAQEDONI

ZYRAT QENDRORE TIRANË 60

DEGËT(SHQIPËRI) 65

DEGA INSIG SH.A KOSOVË 35

MAQEDONI 64

TOTALI 224

31.12.2012

27%Zyrat Qëndrore

Tiranë

29%Degët (Shqipëri)

16%Dega INSIGSha Kosovë

28%Maqedoni

Prime të Shkruara

Page 13: Raporti Vjetor - INSIG

1 21 3

Raporti vjetor 2012

ORGANOGRAMA E INSIG

KE

SH

ILLI

MB

IKQ

YR

ES

DR

EJT

OR

I I

PER

GJI

THS

HE

M

Zv. D

RE

JTO

RI

I PE

RG

JITH

SH

EM

Sek

reta

rja

e D

rejt

ori

t

Asi

sten

tja

e D

PS

ekre

tarj

a e

Bo

rdit

Dep

arta

men

ti I

Au

dit

it

Dep

arta

men

ti I

Fina

nces

Dep

arta

men

ti I

Dem

eve

Dep

arta

men

ti I

IT

Dep

arta

men

ti I

Sh

itje

ve d

he

Mar

keti

ngu

t

Dep

arta

men

ti J

uri

dik

Dep

arta

men

ti I

Sh

erb

imev

eD

epar

tam

enti

I

Men

axh

imit

te

Ris

kut

Dep

arta

men

ti I

Jet

es

AK

SIO

NE

RI

Sek

reta

rja

e Zv

. DP

Page 14: Raporti Vjetor - INSIG

RRJETI I SHPËRNDARJES SË INSIG SH.A.NR MESATAR I PUNONJËSVE INSIG SH.A DEGË

Nr. Degët Nr.i punonjësve123456789

1011121314151617

Berat 3Dibër 2Durrës 4Elbasan 4Fier 4Gjirokastër 3Kavajë 3Korçë 3Kukës 2Laç 2Lezhë 2Lushnje 4Pogradec 3Sarandë 3Shkodër 3Tiranë 17Vlorë 3Totali 65 31.12.2012

Shqipëri

Tropojë

ShkodërPukë

Has

Kukës

DibërLezhë

Laç

Mirditë

Mat

Peqin

Librazhd

GramshKuçove

Mallakastër

Tepelenë

Delvinë

Skrapar

Përmet Kolonjë

Devoll

KrujëBulqizëDurrës

Kavajë

LushnjeElbasan

Fier Berat

Vlora

Gjirokastra

Saranda

Korçë

Pogradec

Tirana

Malësi e Madhe

Mitrovica

Peja

Gjakova

Ferizaj

Prizreni

Prishtina

Prizreni

Page 15: Raporti Vjetor - INSIG

1 5Raporti vjetor 20121 4

Nr. Qendra Filialet Nr.i punonjësve

123456

31.12.2012

31.12.2012

Filialet Nr. i punonjesve

Qender 25Prishtine -Mitrovice 3Ferizaj-Gjilan 2Prizren 2Peje -Gjakove 3Totali 35

Kosovë

Maqedonia

Numri i punonjesve ne daten 31.12.2012

Zyrat qender 23Veles 1Tetove 6Strumice 2Struge 2Shtip 3Shkup 5Resen 1Prilep 1Oher 2Negotino 1Kumanovo 3Kocani 2Kercove 1Kavadarci 4Gostivar 2Gjevgjeli 1Diber 1Bitola 3 Totali 64

123456789

10111213141516171819

Mitrovica

Peja

Gjakova

Ferizaj

Prizreni

Prishtina

Prizreni

Page 16: Raporti Vjetor - INSIG

AKTIVITETI SIGURUES Në vitin 2012 u shkruan 2,072,393,673 lekë prime nga sigurimet e jo-jetës dhe sigurimet e jetës. Shpërndarja territoriale e primeve për vitin 2012 ishte: Shqipëri 20%, Kosovë 39% dhe Maqedoni 42%. Rreth 73 % e primeve të shkruara bruto erdhi nga sigurimet motorrike, 12 % nga sigurimet e pronës, 12% nga sigurimi i jetes, dhe 3 % nga sigurimet e jetës dhe të shëndetit.

Shqipëri 406.331.770 20%Maqedoni 800.438.376 39%Kosovë 865.623.527 41%Total 2.072.393.673 100%

Mjete motorrike 1.378.921.052 73%Pasuri 233.022.060 12%Jete 228.403.381 12%Shendet 49.046.391 3%Totali 1.889.392.884 100%

Prime teshkruara bruto

Lloji i produktit

% ndaj totalit

% ndaj totalit

Prime te shkruara

Prime te shkruara

SHPËRNDARJA E PRIMEVE TË SHKRUARA BRUTO SIPAS TERRITOREVE

SHPËRNDARJA E PRIMEVE TË SHKRUARA BRUTO SIPAS LINJAVE TË BIZNESIT

3%Shëndet

20%Shqipëri

39%Maqedoni

41%Kosovë

12%Pasuri

12%Jetë

73%Mjete motorike

Prime të Shkruara

Prime të Shkruara sipas llojit të produktit

Page 17: Raporti Vjetor - INSIG

Raporti vjetor 2012

1 71 6

Primet e shkruara bruto në vitin 2012 ishin 828.374.288 lekë. Rreth 46% e pri-meve erdhën nga sigurimet motorrike 26% nga sigurimet e pronë dhe 28% nga sigurimet e jetës dhe shëndetit.

Primet e shkruara bruto në vitin 2012 ishin 652.221.067 lekë. Rreth 96% e pri-meve erdhën nga sigurimet motorrike 2% nga sigurimet e pronë dhe 2% nga sig-urimet e jetës dhe shëndetit.

Lloji i produktit

Lloji i produktit

% ndaj totalit

% ndaj totalit

Prime te shkruara

Prime te shkruara

SHQIPERIA AKTIVITETI SIGURUES

Mjete motorrike 379.081.566 46%Pasuri 215.706.100 26%Jete 222.414.042 27%Shendet 11.172.580 1%Totali 828.374.288 100%

Pasuri 10.106.512,82 2%Mjete motorrike 626.057.630 96%Jete 0 0%Shendet 16.056.925 2%Totali 828.374.288 100%

KOSOVA

1%Shëndet

46%Mjete motorrike

27%Jetë

26%Pasuri

Prime të Shkruara sipas llojit të produktit në Shqipëri

2%Pasuri

96%Mjete motorrike

0%Shëndet2%

Jetë

Prime të Shkruara sipas llojit të produktit në Kosovë

Page 18: Raporti Vjetor - INSIG

Primet e shkruara bruto në vitin 2012 ishin 409.609.637 lekë. Rreth 91.5% e pri-meve erdhën nga sigurimet motorrike 1.7% nga sigurimet e pronë dhe 6.8% nga sigurimet e jetës dhe shëndetit

MAQEDONI

Dëmet nga Veprimtaria SiguruesePërgjatë vitit 2012 INSIG sh.a. u fokusua në përmirësimin e ndjeshëm të shërbi-mit ndaj klientit nëpërmjet proçedurave më fleksibile dhe të shpejtë. Gjatë vitit 2012 vlera e dëmeve të paguara kapin shifren prej 363,836,991 leke .

DËME TË PAGUARA NË LEKË

2012 363.836.9912011 342.083.718

MAQEDONIAAKTIVITETI SIGURUES

Lloji i produktit % ndaj totalit Prime te shkruara

Motorrike 6.796.993,00 1.7%

Pasuri 375.068.253 91.5%

Shendeti 27.744.391 6.8%

Jeta 0 0% Totali 409.609.637 100%

7%Jetë

2%Pasuri

0%Shëndet

91%Mjete motorrike

Prime të Shkruara sipas llojit të produktit Maqedoni

Page 19: Raporti Vjetor - INSIG

1 9Raporti vjetor 20121 8

INVESTIMET FINANCIARENë vitin 2012 investimet financiare u perfaqesuan nga bonot e thesarit te Qeverise Shqip-tare si dhe nga depozitat me afat ne monedhat e huaja (USD, Euro,MKD).Mjetet monetare ne banke perfshijne depozitat me afat deri ne tre muaj dhe gjendjen e llogarise rrjedhese. Te ardhurat nga investimet u rriten ne krahasim me vitin 2011, krye-sisht si rezultat i rritjes se fondeve te investuara ne bono thesari dhe depozitat me afat .

2012 Shqipëri Maqedoni Kosovë TotaliBono Thesari 1,351,020 1,351,020Mjete monetare( ne banke ) 639,226 25,302 777,731 1,442,259Depozita me afat 630,786 894,178 373,482 1,898,446

Totali 2,621,032 919,480 1,151,213 4,691,725

56%Shqipëri

20%Maqedoni

24%Kosovë

Ndarja në % 3 ivestimeve financiare

Page 20: Raporti Vjetor - INSIG

Me 31 Dhjetor Me 31 Dhjetor

AKTIVET

Mjetet monetare dhe ekuivalentët e tyre 1,319,584,225 1,237,681,847

Depozita me afat 1,523,901,470 1,840,495,174

Instrumente borxhi të mbajtura deri në maturim 1,518,364,108 1,487,385,234

Pjesa e risiguruesit në rezervat teknike 207,381,361 454,723,276

Të arkëtueshme nga risiguruesi 13,638,982 13,199,985

Tatimi i parapaguar 32,611,053 3,201,681

Ahtive afatgjate material,neto 128,944,270 127,202,870

Aktive afatgjata jo-materiale, neto 6,532,812 -

Aktive të tjera 353,990,334 415,562,365

Kostot e shtyra te marrjes ne sigurim 141,189,321 128,632,786

TOTALI I AKTIVEVE 5,246,137,936 5,708,085,218

DETYRIMET

Detyrimet e sigurimeve për humbjet dhe shpenzimet rregulluese 1,799,698,494 1,745,481,850

Rezerva teknike për primin e pafituar 863,454,959 979,415,083

Të pagueshme per risigurim 19,550,865 104,681,393

Detyrime të tjera 151,894,567 174,481,596

Provigjione të tjera 15,534,464 15,502,662

Tatim i shtyrë 48,956,822 48,956,822

TOTALI I DETYRIMEVE 2,899,090,171 3,068,519,406

KAPITALI

Kapitali aksionar 1,020,000,000 1,020,000,000

Rezerva e rivlerësimit 139,618,997 139,618,997

Reserve per parandalim demi 44,677,559 44,677,559

Rezerva për katastrofë 439,199,661 443,289,158

Rezerva të tjera 649,590,911 620,878,152

Rezerva e konvertimit 119,264,507 115,682,366

(Deficiti i akumuluar)/ Fitimi i akumuluar (65,303,870) 255,419,580

TOTALI I KAPITALIT 2,347,047,765 2,639,565,812

TOTALI I DETYRIMEVE DHE KAPITALIT 5,246,137,936 5,708,085,218

Bilanci i Konsoliduarme 31 Dhjetor 2012

2012 2011

Page 21: Raporti Vjetor - INSIG

Raporti vjetor 2012

2 120

Të ardhura nga primet e shkruara 1,889,392,884 2,072,393,673Tatimi mbi primin (32,483,579) (41,481,430)Ndryshimi në rezervën teknike për primet e pafituara 118,181,413 (90,619,859)

Prime të nënshkruara neto 1,975,090,718 1,940,292,384 Prime të çeduara te risiguruesit (228,342,102) (382,239,565)Ndryshimi në rezerven teknike për primet për pjesën e risiguruesit (142,712,158) (1,977,828)Prime të fituara neto 1,604,036,458 1,556,074,991 Të ardhura nga investimet 244,296,407 250,799,992Të ardhura të tjera nga marrja në sigurim 17,720,130 27,609,590Fitime nga kursi i këmbimit 4,637,859 758,138Totali i të ardhurave 1,870,690,854 1,835,242,711 Shpenzime për dëmet (890,952,208) (601,115,298) Shpenzime administrative (747,058,543) (714,366,918)

Totali i humbjeve dhe shpenzimeve (1,911,542,978) (1,555,197,617) Fitimi i vitit para tatimit (40,852,124) 280,045,094 Tatimi mbi fitimin (24,451,746) (24,625,514) Fitimi neto i vitit (65,303,870) 255,419,580 Të ardhura të tjera përmbledhëse 3,582,141 131,591 Totali i të ardhurave të vitit (61,721,729) 255,551,171

me 31 Dhjetor 2012Pasqyra e te Ardhurave dhe Shpenzimeve

Për vitin e mbyllur më 31 dhjetor 2012

Për vitin e mbyllur më 31 dhjetor 2011

Page 22: Raporti Vjetor - INSIG

Pasqyra e Konsoliduar e Ndryshimeve në Kapital për vitin e mbyllur më 31 dhjetor 2012

1,0

20,0

00,0

00

13

9,61

8,99

7

44

,677

,559

443

,289

,158

594

,399

,405

115,

550,

775

339,

521,

095

2,69

7,05

6,98

9

26,4

78,7

47(2

4,90

7,48

0)1,

571,

267

(314

,673

,159

)(3

14,6

73,1

59)

131,

591

5

9, 5

45

19

1,13

6

255,

419,

579

255,

419,

579

Me

31 D

hjet

or20

11

Me

31 D

hjet

or20

12

(4,0

89,4

97)

4,08

9,49

7R

ritja

ne

reze

rven

e

kata

stro

fes

3,58

2,14

1

28,7

12,7

59

Page 23: Raporti Vjetor - INSIG

Raporti vjetor 2012

2 32 2

Pasqyra e Konsoliduar e Rrjedhës së Parasë për vitin e mbyllur më 31 dhjetor 2012

Viti i mbyllur më 31 dhjetor 2012

Viti i mbyllur më 31 dhjetor 2011

Flukset e arkës nga aktivitetet operative

Fitimi neto i vitit

Rregullime për:

AmortiziminTë ardhura nga interesiTatim fitimi i vitit Efekte nga konvertimi

Ndryshimi në aktive të risiguruaraNdryshimi në aktive të tjera Ndryshimi ne kostot e shtyra te marrjes ne sigurimNdryshimi ne detyrimet e sigurimeve për humbjet dhe shpenzimet rregullueseNdryshimi në rezervat teknike për primet e pafituaraNdryshimi në detyrime të tjeraNdryshimi në tatimin e shtyrë

Interes i arkëtuarTatimi i paguar

Flukse të arkës të gjeneruara nga aktiviteti operativ

Flukse të arkës nga aktivitetet investuese

Blerje aktivesh të qëndrueshme të trupëzuaraBlerje aktivesh te paqendrueshmeRënie / (rritje) në depozitat bankare me afatInvestime në bono thesari

Flukse të arkës të gjeneruara në aktivitetet investuese

Flukset e arkës nga aktivitetet financueseShpërndarje ndaj aksionarëve

Flukset e arkës të përdorura në aktivitetet financuese

Rritje neto në mjetet monetare dhe ekuivalente

Mjete monetare dhe ekuivalente në fillim të vititMjete monetare dhe ekuivalente në fund të vitit

Page 24: Raporti Vjetor - INSIG

Më poshtë përfshihet një informacion përmbledhës nga pasqyrat financiare të audituara

Deklaratë e përputhjes

Pasqyrat financiare të konsoliduara janë përgatitur në përputhje me Standardet Ndërkombëtare tëRaportimit Financiar (IFRS), të përshtatura nga Bordi i Standardeve Ndërkombëtare të Kontabilitetit(IASB) dhe me interpretime të bëra nga Komiteti i Interpretimeve të Raportimeve FinanciareNdërkombëtare të IASB-së.

Baza e përgatitjes

Pasqyrat e konsoliduara financiare paraqiten në lekë, në monedhën Shqiptare. Pasqyrat financiare janë përgatitur mbi bazën e kostos historike, përveç faktit që për pronat, tokat dhe pajisjet mbetet rivlerësimi i kryer në 31 Dhjetor 1997, i shoqëruar me efektin e zhvlerësimit të mëtejshëm.Politikat e llogaritjeve janë përdorur vazhdimisht për të gjitha periudhat që paraqit-en në keto pasqyra financiare.

Procedurat e konsolidimit DegëtGrupi operon në Kosovë përmes degës së tij, një njësi ekonomike nën pronësi të plotë dhe nën kontrollin e grupit. Grupi raporton aktivitetet e degës së tij të huaj në pasqyra financiare individuale duke grupuar të gjitha shumat dhe transaksio-net sikur të ishin një njësi e vetme ekonomike. Në përgatitjen e këtyre pasqyrave financiare, Grupi konsolidon pasqyrat financiare të Shqipërisë dhe të Degës së saj në Kosovë rresht për rresht duke i mbledhur zërat e ngjashëm si zërat e aktiveve, pasiveve, kapitalit, të ardhurave dhe shpenzimeve. Shumat midis njësive të Grupit, dhe çfarëdo të ardhurash të parealizuara, shpenzimet, fitimet dhe humbjet që vijnë nga transaksionet brenda grupit eliminohen gjatë përgatitjes së pasqyrave financia-re.

Filialet

Filialet janë ato kompani të cilat janë të kontrolluara nga Grupi. Kontrolli ekziston kur Grupi ka pushtet, të drejtpërdrejtë ose indirekt, për të qeverisur politikat finan-ciare dhe operative të një njësie në mënyrë që të përfitojë të mira prej ushtrimit të aktivitetit të tyre. Pasqyrat financiare të filialeve janë të përfshira në pasqyrat

SHËNIME MBI PASQYRAT FINANCIARE

Page 25: Raporti Vjetor - INSIG

Raporti vjetor 2012

2 52 4

financiare të konsoliduara që nga data e fillimit të ushtrimit të kontrollit deri në datën që ky kontroll mbaron.Grupi operon ne Republikën e Maqedonisë nëpërmjet filialit te tij. Grupi raporton aktivitetet e filialit në pasqyra financiare individuale duke grupuar të gjitha shumat dhe transaksionet sikur të ishin një njësi e vetme ekono-mike. Në përgatitjen e këtyre pasqyrave financiare, Grupi konsolidon pasqyrat financiare të Shqipërisë dhe te Degës se saj në Kosovë rresht për rresht duke i mbledhur zërat e ngjashëm si zërat e aktiveve, pasiveve, kapitalit, të ardhurave dhe shpenzimeve. Shumat brenda Grupit, dhe çfarëdo të ardhurash te parealizuara, shpenzime, fitime dhe humbje që vijnë nga transaksionet brenda grupit eliminohen gjatë përgatitjes së pasqyrave financiare. Raportimi sipas segmenteve Grupi raporton informacion bazuar ne segmentet e biznesit dhe gjeografike. Një segment i biznesit është një grup i aktiveve dhe operacioneve që ofrojnë produk-te apo shërbime që kanë ekspozim ndaj rreziqeve të ndryshme në krahasim me segmente të tjera të biznesit. Një segment gjeografik është një grup i aktiveve dhe operacioneve që kanë ekspozime të ndryshme të rrezikut për shkak të mjedisit ekonomik brenda të cilit veprojnë, në kontrast me segmente të tjera gjeografike. Biznesi i jetës i referohet përfitimit të pagesës së një shume parash qoftë gjatë peri-udhës që personi është gjallë ashtu edhe kur personi i siguruar ka vdekur. Policat afatgjata të biznesit kanë një jetëgjatësi prej më shumë se 5 vjet dhe i japin të sigu-ruarit një vlerë të dorëzimit të policës.Siguruesi ka aftësi të kufizuar, ose nuk ka aftësi të rivendosë primin dhe është i detyruar të vazhdojë të mbulojë të siguruarin, nëse ky i fundit vazhdon të paguajë primin. Për më tepër, biznesi jetë përfshin edhe sigurim jete me afat të shkurtër e jo të rinovueshëm, aksidente personale dhe kontrata sigurimi shëndetësore.Bizneset e jo-jetës i referohen produkteve të pronës ose produkte te tjera rastësore që përgjithësisht sigurojnë një mbulim rreziku për një vit ose më pak. Policat e jo-jetës nuk lejojnë një vlerë dorëzimi. I siguruari është i lirë të ndryshojë primet në fund të periudhës së policës përkatëse ose të kërkojë rinovimin e kontratës.

AKTIVET DHE DETYRIMET FINANCIARE

Përveç aktiveve financiare të mbajtura deri në maturim, vlerat reale të instrumen-tave financiarë nuk ndryshojnë nga vlerat e mbartura që paraqiten në bilanc, për shkak të maturiteteve afat – shkurtra ose normave të ndryshueshme të interesit. Vlerësimet për vlerën reale kryhen bazuar në instrumentat financiare që ekzistojnë në bilanc pa u përpjekur për të bërë një vlerësim për vlerën e biznesit në të ardh-men dhe vlerën e aktiveve dhe detyrimeve të cilat nuk konsiderohen si instrumenta financiarë

MANAXHIMI I RREZIKUT TË SIGURIMEVE

Manaxhimi i riskut te sigurimeveGrupi është i ekspozuar ndaj rrezikut aktuar dhe rrezikut të nënshkrimit që vjen nga

Page 26: Raporti Vjetor - INSIG

produktet e sigurimit të jetës dhe jo-jetës që i ofrohen klientit: në të marrin pjesë produkte tradicionale të sigurimit të jetës, produktet e pensionit dhe të gjitha pro-duktet e jo-jetës (prona, aksidente dhe shëndeti, mjete motorike, detyrimet e palëve të treta, detare, ajrore dhe transporti).Rreziku i sigurimeve lidhet me pasigurinë e biznesit të sigurimeve. Përbërësit më domethënës të rrezikut të sigurimeve janë rreziku i primeve dhe rreziku i rezervave. Kjo lidhet me përshtatjen e nivelit të çmimeve të primeve dhe përshtatjen e provig-jioneve në lidhje me detyrimet e sigurimeve dhe kapitalit bazë.Rreziku i primeve është i pranishëm atëherë kur polica lëshohet përpara se të ndodhi ngjarja për të cilën sigurohesh. Rreziku që ndeshet është që shpenzimet dhe humbjet e shkaktuara do të jenë më të larta se primi i marrë. Rreziku i rezer-vave përfaqëson rrezikun që niveli absolut i provigjioneve teknike të jetë i vlerësuar gabim ose që deklaratat aktuale të luhaten rreth vlerës mesatare statistikoreRreziku i nënshkrimit të sigurimit në produktet e jo-jetës përfshin gjithashtu dhe rrezikun nga katastofat, që lidhet me ngjarje jo të rregullta që nuk mbulohen mjaftueshëm nga primi dhe rreziku i rezervës. Përbërësit e rrezikut të nënshkrimit të sigurimit të jetës së biznesit përfshijnë dhe rrezikun nga vdekshmëriaRisqet qe rrjedhin prej kontratave te sigurimeve jo-jete, jane komplekse dhe subjekt i shume variablave qe veshtiresojne analizen e ndjeshmerise sasiore. Grupi perdor teknika statistikore dhe aktuariale qe perfshin tregues te tille si raporti i hubjeve te pritura.Drejtuesit mendojnë se detyrimet e regjistruara për kontratat e sigurimit të jo-jetës në pasqyrën gjithëpërfshirëse të të ardhurave janë të mjaftueshme dhe të njohura drejtë. Megjithatë vlerat reale do të ndryshojnë nga pritshmëriaRezultatet e analizës së ndjeshmërisë që tregon ndikimin mbi fitimin para tatimit janë përcaktuar si më poshtë. Për efekt analizimi është studiuar ndikimi ndryshimi i një faktori të vetëm, me supozimin se faktorët e tjerë merren të pandryshuar

Ndikimi 2012 2011 5% rritje në normën e humbjes Humbje (44,547,610) (30,055,765) 5% pakësim në normën e humbjes Fitim 44,547,610 30,055,765

Page 27: Raporti Vjetor - INSIG

Raporti vjetor 2012

2 72 6

MANAXHIMI I RISQEVEGrupi e manaxhon rrezikun e sigurimeve nëpërmjet limiteve të nënshkrimit, proçedurave të aprovimit për transaksione që përfshijnë produkte të reja apo që kalojnë limitet e përcaktuara, çmimet dhe produktet e krijuara.Strategjia e nënshkrimit të kontratave e ndjekur nga Grupi kërkon të ketë diversitet për të siguruar një portofol të balancuar i cili është i bazuar në një portofol me ris-qe të ngjashme për një numër vitesh e cila pakëson luhatjet në rezultate. Të gjitha kontratat jo-jetë janë vjetore dhe nënshkruesi ka të drejtë të refuzojë rinovimin apo të ndryshojë termat dhe kushtet e kontratës gjatë rinovimit.Grupi risiguron një pjesë të rrezikut që nënshkruan në mënyrë që të kontrollojë ek-spozimin ndaj humbjeve dhe të mbrojë burimet e kapitalit. Grupi blen marrëveshje risigurimi në përpjestim ose jo në përpjestim, për të pakësuar ekspozimin neto të rrezikut individual për më pak se 3 milion EUR. Për akumulimin e humjeve neto të pasurisë që mund të vijnë nga ndodhja e një ngjarje, marrëveshja e risigurimit për katastrofat siguron mbulimin për 7 milion EUR të humbura që tejkalon shumen mbi 3 milion EUR.Risigurimi i ceduar përmban rrezikun e kreditimit dhe një risigurim i tillë i rikupe-rueshëm raportohet pas zbritjeve të njësive të identifikuara si të parikuperueshme. Grupi monitoron kushtet financiare të risiguruesve dhe futet në marëveshje risigu-ruese me risigurues të cilët janë të paktën të klasifikuar si tipi BBB-.Mjaftueshmëria e detyrimeve (rezervave) vlerësohet duke patur parasysh aktivet që e përbëjnë (vlera kontabël dhe vlera reale, monedha dhe ndjeshmëria ndaj in-teresave), si dhe ndryshimet në normat e interesave dhe në kurset e këmbimit dhe zhvillimet në vdekshmërinë, frekuenca e dëmeve në sigurimet jo-jetë dhe vlerat e dëmeve, gabimet dhe shpenzimet gjithashtu dhe kushtet e përgjithshme të tregut. Për nje përshkrim më të detajuar të testit të mjaftueshmërisë të detyrimeve referoju politikës kontabël shënimi 34.4.

MANAXHIMI I RREZIKUT TE SIGURIMEVE Përqëndrimi i rrezikut të sigurimitAspekti kyç i rrezikut të sigurimeve me të cilin Grupi ballafaqohet, është shtrirja e rrezikut të përqëndrimit të sigurimeve, i cili përcakton impaktin në detyrimet e Grupit që mund të ketë shtrirja e një ngjarje e caktuar apo një serie ngjarjesh. Një përqëndrim i tillë mund të vijë nga një kontratë e vetme sigurimi ose nga disa kon-trata të lidhura me njëra tjetrën ku mund të shfaqen detyrime domethënëse. Një aspekt i rëndësishëm i përqëndrimit të rrezikut të sigurimeve është që rreziku mund të lindi nga akumulimi i risqeve i disa klasave të ndryshme sigurimi.Përqëndrimi i rrezikut mund të rritet me luhatje të vogla, ngjarje të rënda si shkatër-rimet natyrore; në situatat kur Grupi është i ekspozuar ndaj prirjeve, për shembull, ndryshime të papritura në vdekshmërinë e njerëzve apo në sjelljen e personit që zotëron policën e sigurimit; apo aty ku çështje gjyqësore apo rreziku legjislativ mund të shkaktojë një humbje të vetme dhe të madhe, apo të ketë një efekt de-përtues në shumë kontrata.Rreziqet e nënshkruara nga Grupi ndodhen në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni.

Page 28: Raporti Vjetor - INSIG

Brenda sigurimit të jo-jetës dhe sigurimit të jetës Drejtimi beson se grupi nuk ka përqëndrim domethënës në asnjë nga grupet e mbajtësve të policave, e matur kjo sipas kritereve sociale, profesionale, mosha apo kritere të ngjashme. Segmenti i Biznesit Shqiptar

• Matja e përqëndrimit gjeografik në Tiranë dhe Durrës dhe ekspozimi ndaj katastrofave natyrore, p.sh. tërmete.• Vlerësimi i humbjeve maksimale të mundshme.• Tejkalimi i humbjeve nga risigurimi

Segmenti i Biznesit MaqedonasRezerva për katastrofën është llogaritur në bazë të rregullatorëve vendorë të siguri-meve, duke qenë 1% e primeve të shkruara bruto. Testi i mjaftueshmërisë së detyrimeve Sigurimi i jetësProvigjioni i sigurimit të jetës testohet në çdo datë raportimi përkundrejt përllog-aritjes së fluksit të parave në të ardhmen duke përdorur supozime konsistente dhe të sakta për të gjithë faktorët: primet e ardhshme, kthimet nga investimet e vdekshmërisë, gabimet, falimentimet, garancitë, bonuset për mbajtësit e policave, shpenzimet si dhe opsionet e ushtrimit të mbajtësit të policës. Për këtë qëllim grupi përdor përllogaritjen e vlerës aktuale të të ardhurave që priten (“PVFP”) me metodën e vlerës së vendosur, e cila është firmosur dhe aprovuar nga kompania mëmë. Aty ku të dhënat e besueshme të tregut janë të disponueshme, supozimet vijnë si rrjed-hojë e vëzhgimit të çmimeve të tregut.Supozimet që nuk mund të jenë besueshmërisht të nxjerra nga vlerat e tregut janë bazuar në përllogaritjen e vlerave aktuale duke iu referuar modeleve të brendshme të vet Grupit dhe publikimeve të disponueshme (p.sh. informacioni i publikuar nga Rregullatori i Sigurimeve për demografinë).Testi i mjaftueshmërisë së detyrimeve Për shkak të nivelit të pasigurisë në lidhje me zhvillimet e ardhshme të tregut të sig-urimeve dhe portofolit Grupi përdor marzhin për rrezikun dhe pasigurinë të lidhur me testin e mjaftueshmërisë së detyrimeve. Supozimet për inputet rifreskohen çdo vit bazuar në eksperiencën më të fundit. Metodologjia e testimit merr në konsider-atë vlerësimin aktual të të gjithë flukseve të ardhshme të parave të kontraktuara. Kjo metodologji mundëson përcaktimin sasior të korrelacionit midis gjithë faktorëve të rrezikut. Supozimet rishikohen çdo vit. Supozimet kryesore që përdoren janë:VdekshmëriaVdekshmëria zakonisht bazohet në të dhënat që merren nga Instituti i Statistikave në Shqipëri (INSTAT) dhe përmirësuar nga Grupi bazuar në hetimet statistikore të eks-periencës së vdekshmërisë që ka Grupi si dhe nga partnerët risigurues. Supozimet për vdekshmërinë dhe sëmundshmërinë rregullohen nga marzhi i rrezikut dhe i pasigurisë.Shpenzimet Vlerësimet për rinovimet e ardhshme dhe shpenzimet e mirëmbajtjes të përfshira në testin e mjaftueshmërisë vijnë nga eksperienca aktuale e Grupit. Për periudhat e ardhshme fluksi i parave i shpenzimeve është rritur nga një faktor i njëjtë me vlerë-simin e Grupit për vlerësimin vjetor të inflacionit.

Page 29: Raporti Vjetor - INSIG

Raporti vjetor 2012

2 92 8

Pritshmëria për kthimet nga investimet dhe norma e zbritjesKthimet e ardhshme nga investimet janë përllogaritur duke përdorur normat e interesit pa risk të bonove të thesarit të qeverisë.Sigurimi i jo jetësNdryshe nga sigurimi i jetës, detyrimet e sigurimeve që lidhen me sigurime jo-jetë përllogariten duke përdorur supozime aktuale (jo historike). Testi i mjaftueshmërisë së detyrimeve për sigurime jo-jetë është i limituar me kon-tratat ekzistuese që nuk kanë mbaruar. Kjo realizohet duke krahasuar vlerën e pri-tur të deklarimeve dhe shpenzimeve që i atribuohen periudhave të pambaruara të policave në fuqi Në datën e raportit me vlerën e primeve të pafituara në lidhje me polica të ngjashme pas zbritjes së kostos së shtyrë të blerjes. Fluksi i pritur nga deklaratat dhe shpenzimet vlerësohet duke iu referuar eksperiencës së mbarimit të një pjese të kontratës, e rregulluar kjo me humbjet me peshë individuale të cilat nuk priteshin të përsëriteshin.Testi kryhet me grupet e produktit të cilat përfshijnë kontratat e sigurimit që kanë profil të ngjashëm rreziku.Për pensionet vjetore, supozimet e përdorura për të vendosur rezervat në bilanc përfshijnë të gjitha flukset e ardhshme të parave me ndryshimet që njihen menjëherë në pasqyrën e të ardhurave. Si përfundim nuk ka nevojë që testi i mjaftueshmërisë së detyrimeve të kryhet.

Ndjeshmëria e vlerës aktuale të përfitimeve të ardhshme të ndryshimeve në variab-lat e rëndësishëm.Fitimet ose humbjet si edhe detyrimet e sigurimive janë zëra kryesisht të ndjeshëm ndaj ndryshimeve në tregues si në normat e vdekshmërisë, normat e shpenzimeve, zbritjet që mund ti bëhen produkteve për llogaritjen e vlerës së duhur të detyrimeve të sigurimive që ndikon edhe në llogaritjen e testimit mjaftueshmërisë së detyri-meve.Testi i mjaftueshmërisë së detyrimeve

Në sigurimet e produkteve jo-jetë treguesit me ndikimin më të madh mbi detyrimet e Grupit lidhen me çështje ligjore të shkaktura nga të siguruar me polica TPL. Kërke-sat e gjykatave lidhur me këto detyrime janë të ndjeshme ndaj zhvillimeve ligjore, juridike, politike, ekonomike dhe sociale. Drejtimi beson se nuk do të ishte efiçente nga ana praktike, të përcaktohet ndjeshmëria e rezervës ndaj ndryshueshmërisë së faktorëve të sipërpërmendur.

Page 30: Raporti Vjetor - INSIG

Si rezultat i transaksioneve me instrumenta financiare, Grupi merr përsipër risqet financiare. Këto risqe përfshijnë; rrezikun e tregut, rrezikun e kredisë, (përfshirë rrezikun e risigurimit) dhe rrezikun e likuiditetit. Secili nga këto rreziqe financiare është i përshkruar më poshtë, së bashku me një përmbledhje të mënyrave në të cilat grupi menaxhon këto risqe.Rreziku i TregutRreziku i Tregut përfshin tre lloje rreziqesh: Rreziku valutor - rreziku i ndryshimit të vlerës së instrumentit financiar për shkak të ndryshimit në kursin e këmbimit;Rreziku i interesit të vlerës reale - rreziku i ndryshimit të vlerës së instrumentit finan-ciar për shkak të ndryshimit të normave të interesit të tregut. Rreziku i çmimit - rreziku i ndryshimit të vlerës së instrumentit financiar si rezultat i ndryshimeve të çmimeve të tregut, qofshin këto ndryshime si rezultat i faktorëve specifik të instrumentit financiar ose të faktorëve të kompanisë që emëton instru-mentin, ose faktorë që ndikojnë në të gjithë instrumentat financiarë që janë në treg,Rreziku i tregut nuk përfshin vetëm mundësinë për të humbur por edhe mundësinë për të fituar. Përputhja aktive/detyrim Grupi i manaxhon aktivet duke përdorur një mënyrë që balancon cilësinë, diversi-fikimin, likuiditetin dhe të ardhurat nga investimet. Qëllimi i proçesit të investimit është që të optimizojë të ardhurat nga investimi ndërkohë që siguron që aktivet dhe detyrimet janë menaxhuar në bazë të fluksit të parave dhe zgjatjes së tyre. Komiteti i Investimeve rishikon dhe aprovon portofolet e shenjëstruar në bazë periodike, duke vendosur direktiva dhe limite investimi si dhe duke ofruar një mbikqyrje të propesit të manaxhimit të aktiveve/detyrimeve. Vëmendja i kushtohet gjithashtu edhe përputhshmërisë me rregullat e vendosura nga ligji. Natyra e rrezikut të sigurimit, maturimi i tyre, dhe struktura e monedhës së vendo-sur për të shprehur detyrimin kanë një ndikim tek strategjia e investimit të Grupit. Gjithashtu , Grupi manaxhon limitet e vendosura nga rregulluesit e sigurimeve në çdo segment të biznesit. Për sa i përket Shqipërisë, aktivet financiare të investuara në institutet financiare nuk duhet të kalojnë limitin prej 10% të kapitalit aksion-ar. Në Kosovë, nuk ka ndonjë rregull i cili ndalon investimin në aktive financiare jashtë territorit të Kosovës, por investimet kryhen në bazë të politikave të investimit të aprovuara nga Drejtimi i cili njofton Autoritetin e Bankës Qëndrore të Kosovës. Në Maqedoni kompanitë mund të investojnë aktivet e tyre (p.sh. letra me vlerë, aksione etj) jashtë Maqedonisë deri në 20% të rezervave të sigurimit por vetëm brenda vendeve të OECD.

Risku i tregut

Grupi vendos objektiva për portofol akivesh për çdo produkt sigurimi, gjë që përfaqëson strategjinë e investimit të përdorur për të financuar detyrimet brenda niveleve të pranueshme të rrezikut. Këto strategji përfshijnë objektiva për kohëzg-jatjen, ndjeshmërinë, likuiditetin, përqëndrimin e sektorit të aseteve dhe cilësinë e kreditit. Llogaritjet e përdorura për të përcaktuar sasitë e përafërta dhe kohën e pagesave të detyrimeve ndaj të siguruarve vlerësohen rregullisht.

Page 31: Raporti Vjetor - INSIG

Raporti vjetor 2012

3 130

Shumica e këtyre llogaritjeve janë subjektive dhe mund të ndikojnë në af-tësinë e Grupit për të arritur objektivat e menaxhimit të aktiveve/detyrimeve.Risku i normes se interesit Ekspozimi i Grupit ndaj rrezikut të tregut për ndryshimet në normat e inter-estit është i përqëndruar në portofolin e investimeve. Operacionet e Grupit janë të ekspozuara ndaj rrezikut të interesit për shkak të aktiveve që mbartin dhe sjellin fitime interesi, maturohen dhe rivlerësohen në periudha të ndryshme ose në sasi të ndryshme. Grupi gjithashtu përcakton maturitetin e investimeve duke u bazuar në monedhën dhe devijimet e pranueshme nga këto tregues. Devijime të tilla i lejojnë grupit të ndjekë një politikë investimi më pak strikte (p.sh. në ato situata kur norma e kthimit është e parashikuar të jetë e lartë investimi nuk duhet të jetë afatgjatë).Grupi gjithashtu është i ekspozuar ndaj rrezikut të ndryshimit të flukseve të parasë në të ardhmen për shkak të ndryshimeve në normat e interesit të tregut. Megjithatë, ky rrezik është i kufizuar duke patur parasysh që shumica e investimeve të grupit që mbartin interes kanë interes fiks.Grupi nuk ka detyrime të rëndësishme dhe ndryshimet në normat e interesit nuk ndikojnë shumë në provigjonin për sigurimet e jo-jetës, përvec sigurimeve mo-torrike, të cilat nuk janë të rëndësishme në fund të vitit. Provigjioni për sigurimet e jetës aktualizohet duke përdorur normën më të vogël midis interesit teknik dhe normës së interesit të vendosur nga regullatorët. Norma e vendosur e aktualizimit, në një farë mënyre, reflekton lëvizjet e pritura në normat e kthimit për një përiudhë kohe të gjatë. Kështu që ndryshimet në vlerën e investimit si rezultat i ndryshimeve në normën e interesit nuk do të zvogëlohet duke u zbritur nga vlera ekonomike e provigjionit të sigurimit. Grupi monitoron këtë ekspozim nëpërmjet rishikimeve periodike të provigjionit për aktivet dhe detyrimet. Llogaritjet e flukseve të parasë ashtu si dhe ndryshimet në normat e interesit në lidhje me portofolin e investimeve dhe rezervat e sigurimit rishikohen rregullisht. Objektivi i përgjithshëm i këtyre strategjive është që të ku-fizojë ndryshimet në vlerën e aktiveve dhe detyrimeve nga lëvizjet në normat e interesit.Grupi tenton të lidhë të ardhurat nga këto aktive me detyrimet e sigurimit duke blerë obligacione qeveritare.Rreziku i kursit te kembimit.Grupi vepron në tre segmente gjeografike të ndryshme dhe kryen transaksione në Lek dhe në monedhë të huaj. Kapitali i mbajtur në filiale dhe në degë është i shpre-hur në Euro për të plotësuar kërkesat e kapitalit të vendosura nga rregullatori dhe nga vetë Shoqëria. Për shkak të kësaj, ndryshimet në kursin e këmbimit mund të nd-ikojnë në nivelin e kapitalit askionar si rezultat i përkthimit në Lek. Rreziku i këm-bimit në portofolin e investimit menaxhohet duke përdorur parimet e përputhjes së aktiveve/detyrimeve. Grupi nuk ka kryer transaksione me derivativë për vitin e mbyllur më 31 dhjetor 2012 dhe 2011.

Ekspozimi ndaj kursit të këmbimit rrjedh nga aktivitetet e investimit si dhe nga të ardhurat nga primet, llogaritjen e provigjoneve, dhe nga shlyerja e dëmeve në monedhë të huaj. Monedhat të cilat japin më shumë rrezik janë USD, EUR, ose MKD.Grupi menaxhon rrezikun e kursit të këmbimit duke u përpjekur të minimizojë

Page 32: Raporti Vjetor - INSIG

Shoqëria është e ekspozuar ndaj rrezikut të kreditit në aktivet financiare të saj si më poshtë:

Paraja dhe dhe ekuivalentë 1,319,417,025 1,237,415,515

Depozita me afat 1,523,901,470 1,840,495,174

Instrumenta borxhi të mbajtura deri në maturim 1,518,364,108 1,487,385,234

Pjesa e RBNS së risiguruesit 207,381,361 454,723,276

Llogari të arkëtueshme nga risiguruesit 13,638,982 13,199,985

Aktive të tjera 527,790,708 605,185,647

Ekspozimi maksimal ndaj rrezikut të kreditit 5,110,493,654 5,638,404,831

Munich Re 200,000 AAA Partner Re 77,560 AA

Swiss Re 194,635 A- Munich Re 51,380 AAA

Lloyds 160,290 AA Scor 41,300 A-

Hannover Re 132,933 AA- Hannover Re - AA-

Swiss Re 64,540 A-

Total 687,858 Total 234,780

hapësirat midis aktiveve dhe detyrimeve të shprehura në monedhë të huaj. Aktivet të cila mbështesin provigjionin për sigurimet e jetës, në përgjithësi janë të shpre-hura në USD ose EUR, ashtu sikurse dhe provigjioni për sigurimin e jetës është i shprehur në këto monedha.Rreziku i kredisë Në rrjedhën normale të biznesit, primet e marra përdoren për të paguar detyrimet ndaj të siguruarve në të ardhmen. Grupi është ekspozuar ndaj rrezikut të kredisë për shkak të letrave me vlerë, depozitave me afat dhe risigurimi i kundërpartive. Grupi ka vendosur procedura të brëndshme dhe direktiva ku partnerët e risigurimit duhet të kenë renditje të BBB- ose më të lartë dhe rreziku monitorohet nga persone-li i risigurimit. Grupi monitoron rregullisht ekspozimin ndaj rrezikut të kredisë duke monitoruar ekspozimin ndaj letrave me vlerë, dhe depozitave me afat. Rreziku është i përcaktuar si mundësia e humbjes në vlerën e tregut si rezultat i pamundë-sisë së huamarrësit për të paguar borxhin. Investimet në bonot e thesarit duhet të bëhet në bonot e lëshuara nga qeveritë respektive ku operon biznesi dhe të sigurojë një lehtësim të rrezikut të kredisë. Investimet në depozita me afat bëhen në bankat e nivelit të dytë.Drejtimika një politikë kredie dhe ekspozimi ndaj rrezikut të kredisë që monitoro-het në mënyrë të vazhdueshme. Vlerësimet e kredisë kryhen ndaj të gjithë të sig-uruarve. Në fund të vitit 2011, Grupi kishte përqëndruar shumën ndaj qeverisë së Shqipërisë për bono thesari në shumën prej 1,518 mije Lek (2011:1,487 mije Lek).Për të lehtësuar rrezikun e mos pagimit nga ana e palëve të treta të risiguruara, Grupi ka vendosur standarde biznesi dhe financiare për të aprovuar risiguruesit dhe agjentët duke bërë renditjen, nga agjensitë më të mëdha dhe duke marrë në konsideratë informacionin aktual të tregut. Tabela e mëposhtme tregon risiguruesit më të mëdhenj për 31 dhjetor 2012 dhe 2011 (shumat në ’000 Lek).

2012 Renditja 2011 Renditja

Me 31 Dhjetor 2012 Me 31 Dhjetor 2011

Page 33: Raporti Vjetor - INSIG

Raporti vjetor 2012

3 33 2

Paraja dhe dhe ekuivalentet e saj përbëhen vetëm nga paraja në arkë. Ek-spozimi ndaj rrezikut të kreditit të aktiveve financiare, përveç rrezikut nga llogaritë e arkëtueshme nga sigurimi është i papërfillshëm.

Rreziku i Likuiditetit

Rreziku i likuiditetit krijohet në financimin e përgjithshëm të aktiviteteve të Grupit. Ai përfshin rrezikun e paaftësisë së financimit të aktiveve në maturimin dhe normat e duhura si edhe rrezikun e paaftësisë për të likuiduar një aktiv me një çmim të ar-syeshëm në një kohë të caktuar. Grupi mban një portofol me aktive likuide si pjesë e startegjisë së menaxhimit të rrezikut të likuiditetit, për të siguruar një veprimtari të vazhdueshme dhe për të plotësuar kërkesat ligjore. Në mënyrë që të arrijë objekti-vat e menaxhimit të rrezikut, portofoli i aktiveve është i ndarë në dy nën-potofole që përfshijnë investimin dhe likuiditetin. Portofoli i investimit është i menaxhuar në mënyrë të tillë që të sjellë një fitim të caktuar, ndërsa portofoli i likuiditetit synon arritjen e nevojave të likuiditetit të grupit në bazë kohore. Bonot e thesarit me ma-turitet të shkurtër ose të mesëm mund të bëhen shumë shpejt likuide por përfshijnë kosto shtesë. Kështu që, portofoli i investimeve përfshin investime që maturohen brënda një muaji (p.sh. depozita me afat ose bono thesari).Nëse Grupi kërkon sasi të mëdha në një periudhë të shkurtër mbi kërkesat normale të likuditeteve mund të hasi vështirësi në arritjen e çmimeve tërheqëse. Sidoqoftë Grupi ka mundësi për të marrë hua më 31 Dhjetor 2012 dhe 2011 pasi aktualisht nuk është përfshirë në ndonjë marrëveshje për hua afatshkurtër apo afatgjatë

Analiza e ndjeshmërisëTabela e mëposhtme detajon ndjeshmërinë e Grupit ndaj rritjes dhe rënies së vlerës së monedhës vendase (LEK) ndaj monedhave të huaja përkatëse. Ndryshimet në kurset e huaja të këmbimit janë përdorur për ti raportuar Drejtimit dhe stafit të Grupit rrezikshmërinë e luhatjeve të monedha të huaja brenda vendit dhe gjithash-tu paraqet pritshmërinë dhe vlersësimin e Drejtimit për ndryshimet e arsyeshme të mundshme në kurset e huaja. të këmbimit. Për çdo analizë ndjeshmërie është marrë parasysh ndryshimi i një faktori të vetëm, me supozimin që faktorët e tjerë janë të pandryshueshëm.Analiza e ndjeshmërisë pët vitin e mbyllur më 31 dhjetor 2012 dhe 2011 është si më poshtë:

Page 34: Raporti Vjetor - INSIG

Euro rritet me 10% ndaj Lekut Fitim 220,182 255,127Euro ulet me 10% ndaj Lekut Humbje (220,182) (255,127) USD rritet me 10% ndaj Lekut Fitim 52,434 12,935USD ulet me 10% ndaj Lekut Humbje (52,434) (12,935) MKD rritet me 10% ndaj Lekut Fitim 39,362 70,846MKD ulet me 10% ndaj Lekut Humbje (39,362) (70,846)

KAPITALI AKSIONAR

Në përputhje me Statutin e Grupit, neni 6, kapitali i nënshkruar është 1,020,000 mijë Lek, i ndarë në 1,700 aksione ku secila prej tyre ka një vlerë nominale prej 600 mijë Lek (2010: 1,700,000 mijë Lek, i cili është i ndarë në 1,700 aksione ku secila prej tyre ka një vlerë nominale prej 1,000 mijë Lek). Struktura e kapitalit aksionar është si më poshtë:

2012 Shuma(në ‘000Lek)Efekti 2012 Shuma

(në ‘000Lek)

Me 31 Dhjetor 2012 Me 31 Dhjetor 2011

Në% në lek Në% ne lek

Ministria e FinancësTotali

100% 1,020,000,000 100% 1,020,000,000100% 1,020,000,000 100% 1,020,000,000

Page 35: Raporti Vjetor - INSIG

Raporti vjetor 2012

3 53 4

REZERVA E RIVLERËSIMIT

Rezerva e rivlerësimit (për aktivet e trupëzuara) është krijuar më 1 Janar 1998, siç është e detajuar në notën 3. bazuar në Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 194 më 20 Mars 1998 për rivlerësimin e aktiveve të trupëzuara të Grupit. Një vlerë prej 20 milion Lek nuk është e disponueshme për shpërndarje.

REZERVA PËR PARANDALIMIN E DËMEVE

Rezerva për parandalimin e dëmeve është krijuar përpara vitit 1998 nga urdhri i Këshillit Mbikqyrës mbi fitimin neto të atyre pasqyrave financiare që paraqiten sipas Standardeve Kombëtare, të cilat parashikojnë pagesën e çdo dëmi të papara-shikuar gjatë aktivitetit të Grupit. Më 31 dhjetor 2012 dhe 2011 nuk ka patur asnjë lëvizje të rezervës.

REZERVA E KATASTROFËS

Rezerva për katastrofë u krijua më 31 dhjetor 2001 nga fitimet e mbartura të Grupit. Kjo rezervë u krijua për të mbuluar humbjet e mundshme në të ardhmen si pasojë e fenomeneve shkatërruese.

Më 21 tetor 2009 Këshilli Mbikqyrës i segmentit te Shqipërise dhe Kosovës aprovoi zvogëlimin e rezervës së Katastrofës me vlerën 342,553,097 Lek dhe rezervave të tjera me 34,190,183.17 Lek për mbulimin e humbjeve të akumuluara të këtyre dy segmenteve të biznesit.

REZERVA TË TJERA

Rezervat e tjera janë krijuar prej fitimeve të mbajtura të viteve të mëparshme bazuar në statutin e. Grupit. Këto rezerva mund të përdoren vetëm me vendimin e aksionerëve.

Me 31 Dhjetor 2012 Me 31 Dhjetor 2011

Rezerva e sigurimit të rrezikut

Rezerva e përgjithshme

Rezerva e sistemit on –lineTotali

172.995.700 435,996,135450.837.720 172,882,017 25.757.490 12,000,000649.590.911 620,878,152

Page 36: Raporti Vjetor - INSIG

Rezervat e përgjithshme janë krijuar prej fitimit të mbartur të viteve të kaluara bazuar në rregulloren e kompanisë pa një destinacion të caktuar. Këto rezerva mund të përdoren vetëm me vendim të aksionerëve.Rezervat e rrezikut të sigurimit janë të krijuara bazuar në ligjin Shqiptar të Sig-urimit, neni 93,me një vlerë sa 1/3 e fitimit aktual, përveçse kur fitimi aktual përdoret për të mbuluar humbjet e akumuluara. Kjo rezervë mund të rritet në një nivel jo më të ulët se 30% e primeve mesatare të nënshkruara në dy vitet e fundit. Kjo rezervë është krijuar në mënyrë që të mbulojnë fondin e garancisë. Rezerva e Sistemit on line është krijuar në 28 Korrik 2006 me vendimin e asam-blesë aksionere për një shumë prej 12,000,000 Lek

REZERVA E KONVERTIMIT

Rezerva e konvertimit lidhet me konvertimin e aktivitetit të degës së huaj në përputhje me SNK 21 i cili kërkon që zërat në pasqyrën e pozicionit financiar të konvertohen me kursin e fundvitit dhe zërat në pasqyrën përmbledhëse të të ardhurave të konvertohen me kursin në datën e transaksionit.

Page 37: Raporti Vjetor - INSIG

Raporti vjetor 2012

3 73 6

Drejtimi është përgjegjës për përgatitjen dhe paraqitjen e drejtë të këtyre pasqyrave financiare të konsoliduara në përputhje me Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar, dhe për ato kontrolle të brendshme, aq sa drejtimi i konsideron të nevojshme për të mundësuar përgatitjen e pasqyrave financiare të konsoliduara që nuk përmbajnë anomali materiale, për shkak të mashtrimit apo gabimit.

Raporti i Audituesit të PavarurPër Aksioneret dhe Drejtimin eInsig sh.a

Ne jemi kontaktuar për të audituar pasqyrat shoqëruese financiare të konsoliduara të Insig sh.a (“Grupi”), të cilat përfshijnë Pasqyrën e Konsoliduar të Pozicionit Financiar më 31 dhjetor 2012, Pasqyrën e Konsoliduar të të Ardhurave Gjithëpërfshirëse, Pasqyrën e Konsoliduar të Ndryshimeve në Kapital dhe Pasqyrën e Konsoliduar të Flukseve Monetare për vitin e mbyllur si më atë datë, dhe një përmbledhje të politikave të rëndësishme kontabël dhe të tjera shënime shpjeguese.

Përgjegjësia e drejtimit për pasqyrat financiare të konsoliduara

Përgjegjësia e audituesit

Përgjegjësia jonë është të shprehim një opinion mbi këto pasqyra financiare të konsoliduara bazuar në auditimin tonë në përputhje me Standardet Ndërkombëtare të Auditimit. Për shkak të çështjeve të përshkruara në paragrafin Bazat për Refuzimit e Dhënies së Opinionit, ne nuk ishim në gjendje të siguronim evidencë të mjaftueshme e të përshtatshme për të siguruar një bazë për opinionin tonë.

Bazat për Refuzimin e Dhënies së Opinionit

Siç është paraqitur në shënimet shpjeguese 5 dhe 6 të pasqyrave financiare të konsoliduara, më 31 dhjetor 2012,dega e Kosovës ka një depozitë bankare pranë Bankës Kombëtare Tregtare në shumën 4,678 mijë Euro (ose 653,002,020 Lekë) ose 59% e totalit të depozitave të degës së Kosovës. Kjo përbënmospërmbushjetë kërkesave të Rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës (“BQK-së”)mbi “Depozitimineaktivit si garanci, mjaftueshmërinë e kapitalit, raportimin financiar, menaxhimine rrezikut, investimet dhe likuidimi” ku Neni 7(2) kërkon që “Të gjithë shoqëritë e sigurimeve dhe filialet e shoqërive të huaja të sigurimittë depozitojnë 10% të kapitalittë tyre të regjistruar në BQK dhe 90%të kapitalitnë një llogari

Page 38: Raporti Vjetor - INSIG

të sigurtë në të paktën tre banka tregtare, ku një depozitë në një bankë tregtare nuk mund të tejkalojë 30%” dhe Neni 5(2) i cili kërkon që “Shuma e Kolateralit Variabëltë depozitohet në bankat tregtare si më poshtë: jo më shumë se 40% e kolateralit variabël në një bankë tregtare dhe një maksimum 2 x 30% e kolateralit variabël në dy banka tregtare të aprovuara nga BQK-ja”.

1. Siç është paraqitur në shënimin shpjegues 6 të pasqyrave financiare të konsoliduara, më 31 dhjetor 2012 dhe 2011, gjendja e depozitave me afat të degëssë Kosovës me Bankën Kreditore të Prishtinës (“CBP”), është në shumën 201 mijë Euro(28,121,150 Leke), neto nga provizionet e zhvlerësimit prej 151 mijë Euro(ose 21,042,494 Lekë). CBP hyri në likuidim pas tërheqjes së licencës nga Banka Qendrore e Kosovës më 13 mars 2006, për të cilën Grupi, më 31 dhjetor 2005, njohu një humbje nga zhvlerësimi në shumën 151 mijë Euro (ose 21,042,494Lekë). Megjithëse ka kaluar një kohë e konsiderueshme, ende nuk është bërë përcaktimi i shumave përfundimtare që do të marrë secili prej depozituesve të Bankës Kreditore të Prishtinës. Grupi nuk ka njohur asnjë shtesë në provizion dhene nuk jemi në gjendje të sigurohemi në lidhje me rekuperueshmërinë e kësaj shume neto prej 201 mijë Euro më 31 dhjetor 2012 dhe 2011.

Për më tepër, më 31 dhjetor 2012 gjendja e depozitave me afat të degës së Kosovës me Bankën Credins në Shqipëri janë në shumën 684 mijë Euro (ose 95,406,581Leke). Ne nuk kemi marrëasnjë konfirmimin të drejtpërdrejtë me shkrim nga Banka Credins në Shqipëri për këtë shumë. Ne nuk ishim në gjendje për të konfirmuar ose për të verifikuar përmes procedurave alternative vlefshmërinë dhe rekuperueshmërinëe kësaj shume më 31 dhjetor 2012.

2. Siç është paraqitur në shënimin shpjegues9 të pasqyrave financiare të konsoliduara, më 31 dhjetor 2012 pjesa e risiguruesit në rezervat e dëmit qëlidhet me filialin e Shqipërisë është në shumën 149,250,217 Lekë.Ne nuk kemi marrë asnjë konfirmim të drejtpërdrejt nga risiguruesit për këtë shumë. Ne nuk ishim në gjendje për të konfirmuar ose për të verifikuar me procedura alternative plotësinë, vlefshmërinë dhe rekuperueshmërinë e kësajbalance më 31 dhjetor 2012.

Për më tepër, më 31 dhjetor 2012 pjesa e risiguruesit në rezervat e primit të pafituar është në shumën 58,131,144 Lekë. Kjo balancë përfshin shumën prej 29 mijë Euro (ose 4,067,423 Lekë) e lidhur me degën e Kosovës. Kjo praktikë nuk është në përputhje me marrëveshjen e risiguruesit për tejkalimin e humbjes sëTPL-së së detyrueshme (“CTPL”).

Si rrjedhojë, pjesa e risiguruesit në rezervën e primittë pafituar më 31 dhjetor 2012 duhet të ishte ulur me 29 mijë Euro (ose 4,067,423 Lekë) dhe fitimi/humbjae pashpërndarë dhe humbjapër vitin e mbyllur më 31 dhjetor 2012 duhet të ishte rritur me të njëjtën shumë.

1

2

Page 39: Raporti Vjetor - INSIG

Raporti vjetor 2012

3 93 8

3. Siç është paraqitur në shënimin shpjegues10 të pasqyrave financiare të konsoliduara, më 31 dhjetor 2012 te arkëtueshmetnga risiguruesi për dëmet e paguara janë 13,638,982 Lekë dhe përfshijnë shumën 5,485,858 Lekë që i përketfilialit në Shqipëri. Ne nuk kemi marrë asnjë konfirmim të drejtpërdrejtë të cilat i kemi kërkuar risiguruesve për këtë shumë.Ne nuk ishim në gjendje për të konfirmuar me procedura alternative plotësinë, vlefshmërinë dhe rekuperueshmërinë e kësaj balance më 31 dhjetor 2012.

4. Siç është paraqitur në shënimin shpjegues 11 të pasqyrave financiare të konsoliduara, më 31 dhjetor 2012, aktivet afatgjata materiale janë në shumën 128,944,270 Lekë(31 dhjetor 2011: 127,202,870 Lekë). Më 31 dhjetor 1997, vlera kontabël e disa aktiveve afatgjata materiale të Grupit është rivlerësuar duke aplikuar koeficientë të ndryshëm që variojnë nga 1.1 deri në 16.3 për të rritur vlerën bruto dhe amortizimin e akumuluar të aktiveve afatgjata materiale. Kjo matje nuk është në përputhje me trajtimin alternativ të lejuar sipas StandarditNdërkombëtar të Kontabilitetit Nr.16“Aktivet Afatgjata Materiale”, i cili lejon që aktivet të mbahen me vlerën e rivlerësuar, e cila duhet të jetë vlera e drejtë në datën e rivlerësimit duke zbritur amortizimin e akumuluar dhe humbjet nga rënia në vlerë. Vlera e drejtë zakonisht përcaktohet nëbazë të normave të tregut të përcaktuara nga vlerësues të certifikuarprofesionalisht.

Për më tepër, kjo metodë nuk është në përputhje me kërkesat e SNK 16 i cili kërkon që në rast se një aktivafatgjatë material rivlerësohet, gjithë kategoria ku ai bën pjesë duhet të rivlerësohet dhe që kjo politikë duhet të ndiqet në mënyrë konsistente në të gjitha shoqëritë e Grupit. Gjithashtu, rivlerësimet duhet të kryhen me rregullsi të mjaftueshme në mënyrë që të merret siguri se vlera kontabël nuk do të ndryshojë materialisht nga vlera që do të përcaktohej duke përdorur vlerën e drejtë në fund të periudhës se raportimit. Më 31 dhjetor 2012, efekti i rivlerësimit fillestar në pasqyrën e konsoliduar të pozicionit financiar të Grupit paraqet një rritje prej 139 milion Lekë. Ne nuk ishim ne gjendje te përcaktonim efektet e këtyre shmangieve nga SNK 16 në vlerën e mbetur të aktiveve afatgjata materiale dhe në fitimin/humbjen e pashpërndarë më 31 dhjetor 2012 dhe 2011 dhe në(humbjen)/ fitimin për vitet e mbyllura më 31 dhjetor 2012 dhe 2011.

5. Për Shqipërinë dhe Maqedoninë, Grupika prezantuar nepasqyrat financiare të konsoliduara vlerën kontabël bruto e aktiveve afatgjata jomateriale të përfshira në kategorinë e aktiveve afatgjata materiale. Kjo praktikë nuk është në përputhje me SNK 38 “Aktivet Afatgjata Jomateriale” i cili kërkon që shoqëritë të paraqesinveçmas për secilën klasë të aktiveve afatgjata jomateriale, vlerën kontabël bruto në fillim dhe në fund të periudhës duke përfshirë dhe shtesat, nxjerrjet jashtë përdorimit, rivlerësimet, zhvlerësimet dhe amortizimet.

3

4

5

Page 40: Raporti Vjetor - INSIG

6. Siç është paraqitur në shënimin shpjegues 12 të pasqyrave financiare të konsoliduara, më 31 dhjetor 2012 gjendja e aktiveve afatgjata jomateriale është 6,532,812 Lekë ose 47 mijë Eurotë cilat i përkasindegës së Kosovës. Kjo shumë i referohet software-it për të cilën Grupi ka parapaguar ndaj furnitorit më 31 dhjetor 2012 shumën prej 22 mijëEuro (ose 3,070,980 Leke) dhe shumën e mbeturprej 25 mijë Euro (ose 3,461,832 Leke) e ka njohur si llogari të pagueshme ndaj furnitorit.Më 31 dhjetor 2012 ky software as nuk është instaluar dhe as nuk është vendosur në përdorim. Si rrjedhojë, aktivet afatgjata jomateriale dhe te pagueshmet ndaj furnitorëve duhet të zvogëlohen respektivisht me shumat 47 mijë Euro (ose 6,532,812 Lekë) dhe 25 mijë Euro (ose 3,461,832 Leke), dhe parapagimi për blerjen e software-it duhet të rritet në shumën prej 22 mijë Euro (ose 3,070,980 Leke) më 31 dhjetor 2012.

7. Siç është paraqitur në shënimin shpjegues 13 të pasqyrave financiare të konsoliduara, më 31 dhjetor 2012 dhe 2011, llogaritë e arkëtueshme nga sigurimi dhe te tjera të arkëtueshme janë në shumën 353,990,334 Lekë dhe 415,652,365 Lekë, respektivisht, të cilat përfshijnë shumat266,141,970 Lekë dhe 321,433,423 Lekë, respektivisht, që lidhen me llogaritë e arkëtueshme nga aktiviteti i sigurimit. Balanca llogarivetë arkëtueshme nga aktiviteti i sigurimit përfshin shumën 226,411,664 Lekë dhe 300,568,494 Lekë e cila lidhet me filialin në Shqipëri dhe degën në Kosovë. Bazuar në auditimin tonë, ne identifikuam që disa prej balancave janë me vonesë dhe ka indikacione për zhvlerësim të këtyre llogarive të arkëtueshme. Megjithatë, Grupi nuk ka vlerësuar dhe njohur asnjë humbje nga zhvlerësimi për këto llogari të arkëtueshme siç kërkohet nga Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar.

Për më tepër, ne nuk kemi jemi pajisur me dokumentacionin e duhur dhe të mjaftueshëm për të bërë vlerësimin tonë për provizionet për zhvlerësim të këtyre shumave. Rrjedhimisht, ne nuk jemi në gjendje për t’u siguruarpër rekuperueshmërinë e këtyre shumave më 31 dhjetor 2012 dhe 2011.

Gjithashtu, ne nuk kemi marrë asnjë konfirmim të drejtpërdrejtë me shkrim nga debitorët për shumën prej 29,893,045 Lekë dhe nuk ishim në gjendje për të konfirmuar ose për të verifikuar nëpërmjet procedurave alternative këto balanca. Rrjedhimisht, ne nuk jemi ne gjendje te sigurohemi ne lidhje me rekuperueshmërinë e kësaj shume më 31 dhjetor 2012.

8. Siç është paraqitur në shënimin shpjegues 14 të pasqyrave financiare të konsoliduara, gjendja e rezervave teknike për dëmet pezull më 31 dhjetor 2012 dhe 2011 është 1,799,698,494 Lekë dhe 1,745,481,850 Lekë, respektivisht, të cilat përfshijnë shumat e rezervës së dëmeve të ndodhura por të paraportuara (“IBNR”) prej 133,263,487 Lekë dhe 152,454,814 Lekë më 31 dhjetor 2012 dhe 2011,respektivisht, lidhur me filialin në Shqipëri. Grupi ka përllogaritur rezervën e IBNR për produktin TPL duke përdorur metodën aktuariale Chain Ladder ndërkohë qëpër produktet e tjera kaaplikuar një normë mbi dëmet e raportuara por të papaguara (“RBNS”). Metoda e përdorur nga drejtimi per vlerësimin e IBNR-së nuk është në përputhje me

56

7

8

Page 41: Raporti Vjetor - INSIG

Raporti vjetor 2012

4 140

praktikat më të mira aktuariale ndërkombëtare. Duke aplikuar praktikat më të mira aktuariale ndërkombëtare, ne vlerësuam se rezerva IBNR më 31 dhjetor 2012 është e nënvlerësuar në mënyrë materiale. Për më tepër, ne gjithashtu konstatuam mospërputhje në vlerësimin e zhvillimitte dëmeve si dhe mangësitë në cilësinë e të dhënave të siguruara nga Grupi. Si rezultat, ne nuk jemi në gjendje të konkludojmë me besim të mjaftueshëm mbi shumën e rregullimeve të mëtejshme që kërkohen për rezervën e dëmeve te ndodhura por te paraportuara (‘IBNR’), por sipas mendimit tonë, shuma e rregullimeve të tilla të mëtejshme mund të jetë materiale.

9. Siç është paraqitur në shënimin shpjegues 14 të pasqyrave financiare të konsoliduara, gjendja e rezervave teknike për dëmet pezull më 31 dhjetor 2012 dhe 2011 është 1,799,698,494 Lekë dhe 1,745,481,850 Lekë, respektivisht,të cilat përfshijnë shumat 5,473 mijë Euro (ose 763,969,649 Leke) dhe 3,398 mijë Euro (ose 471,973,969 Leke) më 31 dhjetor 2012 dhe 2011,respektivisht, lidhur me degën në Kosovë.Audituesit e mëparshëm nuk ishin në gjendje te siguroheshin për mjaftueshmërinë e rezervës teknike për dëmet pezull më 31 dhjetor 2011.Meqenëse balancat e çeljes së rezervës teknike të dëmeve pezull ndikojnë në përcaktimin e rezultatit të veprimtarisë operative për vitin aktual, ne nuk ishim në gjendje të përcaktonin se deri në çfarë mase ishin të nevojshme rregullimet në rezultatin e vitit që mbyllet më 31 dhjetor 2012 dhe nëbalancën e çeljes së fitimeve/humbjeve te akumuluara më 1 janar 2012.Më tej, ne kemi vlerësuar se rezerva e dëmeve të ndodhura por të paraportuara (“IBNR’) më 31 dhjetor 2012 është nënvlerësuar materialisht për degën e Kosovës. Për më tepër, ne gjithashtu vuri re mospërputhje në vlerësimin e drejtimitpërdemet, si dhe mangësi në cilësinë e të dhënave të ofruara nga Grupi.

Për rrjedhojë, ne nuk jemi në gjendje për të konkludojmë me besim të mjaftueshëm mbi shumën e rregullimeve të mëtejshme që kërkohen për rezervën e dëmeve te ndodhura por te paraportuara (‘IBNR’), por sipas mendimit tonë, shuma e rregullimeve të tilla të mëtejshme mund të jetë materiale.

10. Siç është diskutuar në paragrafin 10 më sipër, rezervat IBNR të krijuara nga Grupi për degënnë Kosovë janë nënvlerësuar në mënyrë materiale. Gabimi material i parregulluar si dhe pasiguritë e rëndësishme të përshkruara në këtë paragraf dhe paragrafë të tjerë, tregojnë se dega e Kosovës mund të mos jetë në gjendje të plotësojë kapitalin rregullator dhe kërkesat e likuiditetit si dhe të përmbushë detyrimet e saj në të ardhmen pa kontribut shtesë kapitali. Këto pasqyrat financiare të konsoliduara nuk përfshijnë asnjë rregullim që mund të rezultojë nga vlerësimi i pasigurisëse aftësisë së degës për të vazhduar aktivitetin në vijimësi dhe drejtimi i Grupit nuk ka paraqitur në shënimet shpjeguese ndonjë vlerësimtij lidhur me implikimet qe mund të ketë kjo çështje në pasqyrat financiare të konsoliduara.

11. Dega në Kosovë ka njohur më31 dhjetor 2012 shumën prej 484 mijë Euro (ose 67,392,326 Leke) si kontribut fond kompensimi në Byrone e Sigurimeve ne Kosove (“BSK”) ndërkohëqëmë 31 dhjetor 2012 ka njohur si rezervë teknike të dëmeve pezull shumën prej 665 mijë Euro (ose 92,441,650 Leke) lidhur me këtë

9

10

11

Page 42: Raporti Vjetor - INSIG

fondkompensimi. Fondi i kompensimit (ish-fondi i garancisë) është financuar në mënyrë të barabartë nga të gjitha shoqëritë e sigurimeve të licencuara nga BQK-janë territorin e Kosovës për të shitur policate sigurimit CTPL.

Megjithatë, bazuar në rregulloren për fondin e kompensimit në Byronë e sigurimeve të Kosovës të lëshuar nga Banka Qëndrore e Kosovës dhe efektive nga data 1 gusht 2012, seksioni 4, përcakton që shoqëritë e sigurimeve do të kontribuojnë në fondin e kompensimit në bazë të pjesës proporcionale së tyre të tregut të primeve ndaj palëve të treta për tre muajt e fundit. Ne nuk na janë ofruar evidenca të mjaftueshme dhe të përshtatshme në lidhje me çështjen e lartpërmendur.Rrjedhimisht, ne nuk ishim në gjendje të siguroheshim për shumën e duhur të kontributeve në fondin e kompensimit për vitin 2012 dhe për vlerësimin e rezervave teknike të dëmeve pezull- gjendja e garancisë/fondit të kompensimit e BSK më 31 dhjetor 2012.

12. Siç është paraqitur në shënimin shpjegues 14 të pasqyrave financiare të konsoliduara, gjendja e rezervave teknike për dëmet pezull më 31 dhjetor 2012 është 1,799,698,494 Lekë ku përfshihet shuma prej 618,856,054 Lekë e cila lidhet me rezervën e dëmeve të raportuara por të papaguara (“RBNS”) për filialin e Shqipërisë. Bazuar në letrën e konfirmimitligjore të marrë, ne kemi konstatuar raste të dëmeve të cilat nuk janë të përfshira në bazën e të dhënave të dëmeve dhe në llogaritjen e rezervës RBNS. Ne nuk jemi në gjendje të konkludojmë me besim të mjaftueshëm mbi shumën e rregullimeve të mëtejshme qe kërkohen për rezervën RBNS, megjithatë, sipas mendimit tonë, shuma e rregullimeve të tilla të mëtejshme mund të jetë materiale.

Për më tepër, gjendja e rezervave teknike për dëmet pezull më 31 dhjetor 2012 përfshin shumën prej 36,443,247 Lekë, lidhur me rezervat teknike për dëmet e linjës së jetës në filialin eShqipërisë. Ne nuk jemi pajisur me dokumentacionin e duhur dhe të mjaftueshëm për t’u siguruar lidhur me plotësinë, vlefshmërinë dhe vlerësimin e kësaj balancë më 31 dhjetor 2012.

13. Siç është paraqitur në shënimin shpjegues 15 të pasqyrave financiare të konsoliduara, gjendja e rezervës së primeve të pafituara më 31 dhjetor 2012 është 863,454,959 Lekë e cila përfshin shumën prej 73,577,054 Lekë e lidhur me sigurimin e jetës ne filialin e Shqipërisë. Ne nuk kemi qenë të pajisur me dokumentacionin e duhur dhe të mjaftueshëm lidhur me vlerën e rezervës se primeve te pafituara e lidhur me sigurimin e jetës ne filialin e Shqipërisë. Rrjedhimisht, ne nuk jemi ne gjendje te përcaktojmë nëse duhet bërë ndonjë rregullim përkete balance më 31 dhjetor 2012.

14. Siç është paraqitur në shënimin shpjegues 16 të pasqyrave financiare të konsoliduara, më 31 dhjetor 2012 gjendja e llogarive të pagueshme për risigurimin është në shumën 19,550,865 Lekë. Ne nuk kemi marrë asnjë konfirmim në mënyrë të drejtpërdrejtë me shkrim të cilin e kemi kërkuar nga risiguruesit në lidhje me këtë balancë. Rrjedhimisht, ne nuk ishim në gjendje të konfirmonim ose të verifikonim me anë të procedurave alternative plotësinë dhe vlefshmërinë e kësaj balance më 31 dhjetor 2012.

13

14

12

Page 43: Raporti Vjetor - INSIG

Raporti vjetor 2012

4 34 2

15. Siç është paraqitur në shënimin shpjegues 17 të pasqyrave financiare të konsoliduara, më 31 dhjetor 2012 gjendja e detyrimeve të tjera është në shumën 151,894,567 Lekë. Në të përfshihen llogaritë e pagueshme në shumën prej 68,822,673 Lekë të cilat lidhen me filialin në Shqipëri. Ne nuk kemi marrë asnjë konfirmim në mënyrë të drejtpërdrejtë me shkrim të cilin e kemi kërkuar nga kreditorët për shumën prej 5,689,976 Lekë. Ne nuk ishim në gjendje të konfirmonim ose të verifikonim me anë të procedurave alternative plotësinë dhe vlefshmërinë e kësaj balance më 31 dhjetor 2012.

16. Siç është paraqitur në shënimin shpjegues 25 të pasqyrave financiare të konsoliduara, më 31 dhjetor 2012 balanca e primit të shkruar bruto është në shumën 1,889,392,884 Lekë e cila përfshin shumën prej 828,274,287 Lekë lidhur me filialin në Shqipëri. Bazuar në procedurat e auditimit të kryera, ne identifikuam se gjate vitit te mbyllur me 31 dhjetor 2012, Grupi ka njohur prime të shkruara bruto në shumën 6,631,000 Lekë të cilat lidhen me vitin financiar të mbyllur më 31 dhjetor 2011.Rrjedhimisht, primet e shkruara bruto për vitin e mbyllur më 31 dhjetor 2012 duhet të ishin zvogëluar me 6,631,000 Lekë, humbja e vitit te mbyllur me 31 dhjetor 2012 duhet te ishte rritur dhe humbjet e akumuluara më 31 dhjetor 2011 duhet të ishin rritur me te njëjtën shumë.

17. Siç është paraqitur në shënimin shpjegues 26 të pasqyrave financiare të konsoliduara, gjendja e primeve e ceduara në risigurim për vitin e mbyllur 31 dhjetor 2012 dhe 2011 arrin në shumën 228,342,102 Lekë dhe 382,239,565 Lekë, respektivisht. Në të përfshihet shuma prej 176,316,340 Lekë dhe 202,435,346 Lekë, respektivisht me 31 dhjetor 2012 dhe 2011 te cilat lidhen me filialin e Shqipërisë. Bazuar në procedurat e kryera të auditimit, ne identifikuam se Grupi ka kontabilizuar primet e ceduara në risigurim sipas kontabilitetit mbi baza monetarepër vitin 2012 dhe 2011, që nuk është në përputhje me Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar. Meqenëse, balancat e çeljes ndikojnë në përcaktimin e rezultatit të veprimtarisë operative për vitin aktual, ne nuk ishim në gjendje të përcaktonin se deri në çfarë mase ishin të nevojshme rregullimet në rezultatin e vitit që mbyllet më 31 dhjetor 2012 dhe në balancën e çeljes së fitimeve/humbjeve te akumuluara më 1 janar 2012.

Ne nuk jemi pajisur evidenca auditimi të mjaftueshme dhe të përshtatshme per çështjen me sipër dhe rrjedhimisht, ne nuk ishim në gjendje të merrnim siguri mbi plotësinë, vlefshmërinë dhe matjen e primeve të ceduara te risiguruesit për vitin e mbyllur 31 dhjetor 2012 dhe 2011 dhe mbi plotësinë, vlefshmërinë dhe vleren e pjesës se risiguruesit ne rezervat teknike për primin e pafituar me 31 dhjetor 2012.

Për më tepër, ne nuk kemi marrë në mënyrë direkte asnjë konfirmim të shkruar nga risiguruesit ne lidhje me primet e ceduara në risigurim. Si pasojë, ne nuk ishim në gjendje të merrnim siguri nëpërmjet mënyrave alternative mbi plotësinë e primeve të ceduara në risigurim për vitin e mbyllur 31 dhjetor 2012.

Gjithashtu, primet e ceduara në risigurim për vitin e mbyllur më 31 dhjetor 2012 përfshijnë një shumë prej 127 mijë Euro (ose 17,714,529 Lekë) që lidhet

15

16

17

Page 44: Raporti Vjetor - INSIG

me degën e Kosovës. Në këtë shumë përfshihen 25 mijë Euro (ose 3,457,250 Lekë) dhe 18 mijë Euro (ose 2,502,180 Lekë)të lidhura me shpenzimet e TPL – së dhe risigurimit të pronës, për të cilat ne nuk jemi pajisur evidenca auditimi të mjaftueshme dhe të përshtatshme. Si pasojë, ne nuk ishim në gjendje të merrnim siguri mbi vlefshmërinë, saktësinë dhe plotësinë e pjesës së risiguruesit mbi primin e shkruar bruto për vitin e mbyllur 31 dhjetor 2012.

18. Siç është paraqitur në shënimin shpjegues 29 të pasqyrave financiare të konsoliduara, më 31 dhjetor 2012, Grupi ka ndryshuar prezantimin erezervës se primit të pafituar per filialin ne Shqiperi nga prezantimi neto nga kostot e shtyra të marrjes në sigurim te ai bruto dhe ka kontabilizuar kostot e shtyra te marrjes ne sigurim si nje ze me vete ne pasqyrën e konsoliduar te pozicionit financiar. Ndërkohe që, me 31 dhjetor 2011, Grupi nuk ka kryer te njëjtin prezantim. Ne nuk ishim në gjendje të siguroheshim ne lidhje me balancën krahasuese të “kostove të shtyra të marrjes në sigurim” dhe të “ndryshimit në kostot e shtyra të marrjes në sigurim” meqenëse nuk na është vënë në dispozicion vlerësimi i kostove të shtyra të marrjes në sigurim për vitet financiare të mbyllura në vitet 2011 dhe 2010.

19. Siç është paraqitur në shënimin shpjegues 29 të pasqyrave financiare të konsoliduara, më 31 dhjetor 2012, kostot e marrjes në sigurim janë në shumën 273,532,227 Lekë ndërsa kostot e shtyra të marrjes në sigurim janë paraqitur në shumën 141,189,321 Lekë. Në të përfshihen kosto të marrjes në sigurim, një shumë prej 83,427,049 Lekë si dhe kostot e shtyra te marrjes ne sigurim në shumën 19,858,826 Lekë të lidhura me filialin në Shqipëri.Bazuar në procedurat e auditimit të kryera mbi popullatën e përzgjedhur për testim, ne identifikuam që Grupi ka klasifikuar në mënyrë të papërshtatshme disa shpenzime në kostot e marrjes në sigurim në shumën 38,062,022 Lekë, të cilat nuk lidhen me kostot e marrjes ne sigurim në përputhje me kërkesat e Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar. Rrjedhimisht kostot e marrjes ne sigurim per vitin e mbyllur me 31 dhjetor 2012 do te ishte ulur me 38,062,022 Lekë dhe shpenzimet administrative do të ishin rritur me te njëjtën vlere. Ndërsa, për vitin e mbyllur më 31 dhjetor 2012 shpenzimi per ndryshimin ne kostote shtyra të marrjes në sigurim do te ishin rritur me 7,048,828Leke, shpenzimi per tatimfitimin do teishteulur me 704,833 Lekedhehumbjetneto për vitin 2012 sidhehumbjet e akumuluar do teishinrritur me 6,343,945 Leke.

Për më tepër, më 31dhjetor 2012 kostot e shtyra të marrjes në sigurim përfshijnë një shumë prej 869 mijë Euro (ose 121,330,372 Lekë) e cila lidhet me kostot e shtyra të marrjes në sigurim të segmentit të biznesit në Kosovë. Kjo balance është llogaritur duke u bazuar në të dhëna financiare të cilat nuk mund të rakordohen me ato të paraqitura në këto pasqyra financiare. Ne nuk na është vënë në dispozicion informacion dhe të dhëna të mjaftueshme dhe ne nuk ishim në gjendje të siguroheshim në lidhje me vlefshmërinë dhe vlerësimin e kësaj balance më 31 dhjetor 2012.

Gjithashtu, Grupi ka njohur për vitin e mbyllur më 31 dhjetor 2012 shumën

18

19

Page 45: Raporti Vjetor - INSIG

Raporti vjetor 2012

4 54 4

prej 273,532,227 Lekë si kosto të marrjes në sigurim. Në të përfshihen 50 mijë Euro (ose 6,950,500Lekë) të cilat lidhen me shërbime reklamimi të cilat do të kryhen gjatë vitit 2013 nga dega në Kosovë. Për me tepër, dega në Kosovë ka njohur shumën prej 250 mijë Euro (ose 34,752,500Lekë) si shpenzime administrative për vitin e mbyllur 31 dhjetor 2012, të cilat lidhen me shërbimet e marketingut dhe të sponsorizimit për një periudhë pesë – vjeçare që fillon prej datës 11 nëntor 2012. Kjo praktikë nuk është ne përputhje me Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar.Rrjedhimisht, shpenzimet për vitin e mbyllur 31 dhjetor 2012 duhet të ishin ulur në shumen prej 292 mijë Euro (ose 40,590,920Lekë), dhe fitimi/humbjeteakumuluardo te ishin ulur dhe parapagimet do të ishin rritur më 31 dhjetor 2012 për të njëjtën shumë.

20. Siç është paraqitur në shënimin shpjegues 31 të pasqyrave financiare të konsoliduara, shpenzimi për tatim fitimin për vitin 2012 dhe 2011 është 24,451,746 Lek dhe 24,625,514 Lek, respektivisht. Për shkak të natyrës dhe kufizimeve të çështjeve të trajtuara në paragrafët më lart , ne nuk ishim në gjendje te merrnim evidenca të mjaftueshme dhe të përshtatshme për të mbi plotësinë dhe saktësinë e detyrimeve tatimore për vitin e mbyllur më 31 dhjetor 2012 dhe 2011.

Siç është paraqitur më tej nëshënimin shpjegues 31 të pasqyrave financiare të konsoliduara për vitet e mbyllura më 31 dhjetor 2012 dhe 2011 dhe deri në datën e lëshimit të këtij raporti , librat dhe regjistrimet tatimore të Grupit nuk janë audituar nga autoritetet tatimore për vitet 2011 dhe 2012. Për këtë arsye , detyrimet tatimore të Grupit nuk mund të konsiderohet finale. Si pasojë , ne nuk mund të përcaktojmë çfarë rregullimesh shtesëmund të jenë të nevojshme për të pasqyrave financiare të konsoliduara tëGrupit me lidhje me këtë çështje .

21. Me 31 dhjetor 2012, ne nuk jemi pajisur me vlerësimin e drejtimit për nivelin e aktiveve në mbulim të provizioneve teknike dhe matematike si dhe të nivelit të aftësive paguese për sigurimin e jetës dhe te jo-jetës për degëne Shqipërisë të përgatitura në përputhje me kërkesat e Vendimit të Qeverisë Nr. 96 datë 3 gusht 2008 dhe me ndryshimet e bëra mbi bazën e Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 5 datë 1 korrik 2009 dhe Vendimit të Qeverisë Nr.191 datë 25 mars 2005, respektivisht. Rrjedhimisht, ne nuk ishim ne gjendje të përcaktonim nëse Grupi ka aktive të mjaftueshme dhe nivelin e aftësisë paguese te tij me 31 dhjetor 2012.

22. Standardet Ndërkombëtare te Raportimit Financiar kërkojnë qe Grupi te njohe një detyrim te shtyre tatimor qe rezulton nga diferenca midis vlerës kontabël te aktiveve afatgjata materiale te rivlerësuara dhe vlerës sipas taksave. Ne nuk jemi pajisur me përllogaritjet e drejtimit për detyrimin tatimor te shtyre. Rrjedhimisht, ne nuk ishim në gjendje te merrnim evidenca të mjaftueshme dhe të përshtatshme mbi plotësinë, saktësinë dhe vlerësimin detyrimeve tatimore te shtyra te njohura nga Grupi më 31 dhjetor 2012 dhe 2011.

20

21

22

Page 46: Raporti Vjetor - INSIG

Refuzim për dhënie opinioni

Për shkak të rëndësisë së çështjeve të përshkruara në paragrafin Bazat për Refuzimine Dhëniessë Opinionit, ne nuk kemi qenë në gjendje të marrim evidenca auditimi të mjaftueshme dhe të përshtatshme për të siguruar një bazë për një opinion auditimi. Rrjedhimisht, ne nuk shprehim një opinion mbi pasqyrat financiare të konsoliduara.

Çështje për theksimNe tërheqim vëmendjen në lidhje me çështjen e diskutuar në shënimin shpjegues 1 të pasqyrave financiare të konsoliduara në të cilin paraqiten aktivitetet e ndërmarra nga Grupi. Aktualisht, Neni 9.1 i Ligjit mbi Sigurimin në Republikën e Shqipërisë kerkon që një shoqëri sigurimi e cila ndërmerr aktivitete të sigurimit të jetës nuk mund të ndërmarrë në të njëjtën kohë aktivitete të sigurimit të jo-jetës si dhe e kundërta. Raporti ynë nuk është kualifikuar më tej në lidhje me këtë çështje.

Çështje tjetër

Pasqyrat financiare të konsoliduara të Grupit më dhe për vitin e mbyllur më 31 dhjetor 2011 janë audituar nga një auditues tjetër, raporti i të cilit është lëshuar në datë 17 korrik 2012. Audituesi i mëparshëm ka shprehur një opinion të kualifikuar mbi këto pasqyra të konsoliduara në lidhje me: (a) nënvlerësim material të provizionit IBNR për degën e Kosovës, (b) rivlerësim të aktiveve afatgjata materiale i cili nuk është në përputhje me Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar, (c) mungesën e provizionimit mbi depozitat në Bankën Kreditore të Prishtinës sh.a., (d) mungesën eanalizës se provizionimit mbi llogarite e arkëtueshmet nga sigurimi dhe të arkëtueshmeve të tjera në Degën e Kosovës dhe (f) mos – aplikimi i SNRF – ve në lidhje me aplikimin retrospektiv të ndryshimeve në politikat kontabël për llogaritjen e kostove të marrjes në sigurim.

Ky raport është përkthim i versionit origjinal në anglisht, në rast mospërputhje do të mbizotërojë versioni në gjuhën angleze.

Tirane, Shqipëri20 nëntor 2013

Grant Thornton sh.p.k.

Page 47: Raporti Vjetor - INSIG