republika e kosovës - rks-gov.net · okb-organizata e kombeve të bashkuara pdnj – politika për...

15
1 Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria –Vlada-Government Ministria e Mbrojtjes Ministarstvo Odbrane / Ministry of Defense Njësia për të Drejtat e Njeriut dhe Barazi Gjinore/ Jedinica za Ljudska Prava /Unit for Human Rights and Gender Equality POLITIKA PËR TË DREJTAT E NJERIUT DHE BARAZI GJINORE NË MINISTRINË E MBROJTJES DHE FORCËN E SIGURISË SË KOSOVËS Miratuar nga: Rrustem BERISHA ___________________ Ministër i Ministrisë së Mbrojtjes Datë: 28/03/2019

Upload: others

Post on 05-Jan-2020

0 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Republika e Kosovës - rks-gov.net · OKB-Organizata e Kombeve të Bashkuara PDNJ – Politika për të Drejtat e Njeriut . 4 REFERENCAT Konventat dhe aktet ligjore ndërkombëtare

1

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo

Qeveria –Vlada-Government

Ministria e Mbrojtjes Ministarstvo Odbrane / Ministry of Defense

Njësia për të Drejtat e Njeriut dhe Barazi Gjinore/ Jedinica za Ljudska Prava /Unit for Human Rights and

Gender Equality

POLITIKA

PËR TË DREJTAT E NJERIUT DHE BARAZI GJINORE

NË MINISTRINË E MBROJTJES DHE FORCËN E SIGURISË

SË KOSOVËS

Miratuar nga:

Rrustem BERISHA

___________________

Ministër i Ministrisë së Mbrojtjes

Datë: 28/03/2019

Page 2: Republika e Kosovës - rks-gov.net · OKB-Organizata e Kombeve të Bashkuara PDNJ – Politika për të Drejtat e Njeriut . 4 REFERENCAT Konventat dhe aktet ligjore ndërkombëtare

2

PËRMBAJTJA

Shkurtesat.....................................................................................................................................3

Referencat.....................................................................................................................................4

Definicionet ..................................................................................................................................5

Hyrje..............................................................................................................................................6

Të arriturat situata aktuale.............................................................................................................7

Qëllimi...........................................................................................................................................9

Objektivat......................................................................................................................................9

Parimet kryesore ..........................................................................................................................10

Zbatimi..........................................................................................................................................11

SWOT analiza ..............................................................................................................................12

Mangësitë......................................................................................................................................13

Kërcënimet...................................................................................................................................13

Mundësitë.....................................................................................................................................14

Prioritetet .....................................................................................................................................14

Konkluzionet................................................................................................................................15

Page 3: Republika e Kosovës - rks-gov.net · OKB-Organizata e Kombeve të Bashkuara PDNJ – Politika për të Drejtat e Njeriut . 4 REFERENCAT Konventat dhe aktet ligjore ndërkombëtare

3

SHKURTESAT

MM- Ministria e Mbrojtjes

FSK- Forca e Sigurisë së Kosovës

NJDNJ- Njësia për të Drejtat e Njeriut dhe Barazi Gjinore

RKS - Republika e Kosovës

ZÇK-Zyra për Çështje të Komuniteteve

ZKM- Zyra e Kryeministrit

ZQM- Zyra për Qeverisje të Mirë

BE- Bashkimi Evropian

KS- Këshilli i Sigurimit

OKB-Organizata e Kombeve të Bashkuara

PDNJ – Politika për të Drejtat e Njeriut

Page 4: Republika e Kosovës - rks-gov.net · OKB-Organizata e Kombeve të Bashkuara PDNJ – Politika për të Drejtat e Njeriut . 4 REFERENCAT Konventat dhe aktet ligjore ndërkombëtare

4

REFERENCAT

Konventat dhe aktet ligjore ndërkombëtare

1. Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut, OKB, 10 dhjetor 1948;

2. Konventa Ndërkombëtare për të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore, OKB,

Asambleja e Përgjithshme, dhjetor 1966;

3. Konventa për Eliminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit Racial, OKB, e datës 21

dhjetor 1965, e cila hyri në fuqi më 4 janar 1969;

4. Konventa për Eliminimin e të Gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Grave (CEDAË),

OKB, 1979, e cila hyri në fuqi më 3 shtator 1981;

5. Konventa Ndërkombëtare për të Drejta Civile dhe Politike, OKB, Asambleja e

Përgjithshme, e cila hyri në fuqi më 16 dhjetor 1966;

6. Konventa e OKB për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara, miratuar nga

Asambleja e Përgjithshme;

7. Rezoluta e Këshillit të Sigurimit të OKB 1325, “ Gratë, Paqja dhe Siguria”, e cila hyri në

fuqi në vitin 2000;

8. Ligji i Bashkësisë Evropiane (nenet 2 dhe 3-promovim i barazisë gjinore, neni 141-barazia

mes femrave dhe meshkujve në punë dhe profesion dhe neni13-diskriminim gjinor brenda

dhe jashtë vendit të punës).

Ligjet e Republikës së Kosovës

1. Kushtetuta e Republikës së Kosovës e miratuar më 9 prill 2008, e cila hyri në fuqi më 15

qershor 2008, ka vu bazat ligjore për themelimin e FSK dhe MFSK.

2. Ligji nr. 06/l-122 për Ministrinë e Mbrojtjes, Gazeta Zyrtare 1/2019, datë 04.01.2019 (neni

5, paragrafi 1.18).

3. Ligji nr. 06/l-123 për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Gazeta Zyrtare nr. 1/2019, datë

04.01.2019 (neni 5).

4. Ligji Nr. 05/L-019 për Avokatin e Popullit

5. Ligji nr.05/L-020 për Barazi Gjinore, Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës, nr.16, 26

qershor 2015;

6. Ligji nr. 05/L-021, për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Gazeta Zyrtare e Republikës së

Kosovës, nr. 16, 26 qershor 2015;

7. Ligji për Avokatin e Popullit në Kosovë, Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës, nr.16,

26 qershor 2015;

8. Ligjit nr.03/L182 për Mbrojtjen nga Dhuna në Familje, Gazeta Zyrtare e Republikës së

Kosovës, nr.76/2010;

9. Strategjia për Integrim të Komuniteteve Joshumicë në MM dhe FSK 2017-2020

Page 5: Republika e Kosovës - rks-gov.net · OKB-Organizata e Kombeve të Bashkuara PDNJ – Politika për të Drejtat e Njeriut . 4 REFERENCAT Konventat dhe aktet ligjore ndërkombëtare

5

DEFINICIONET

1. Gjinia - nënkupton role të krijuara shoqërore të cilat u atribuohen femrave dhe meshkujve,

që është identitet i fituar që mësohet, pëson ndryshime me kalimin e kohës dhe ndryshon

përgjithësisht brenda dhe ndërmjet kulturave;

2. Barazia gjinore - është ushtrimi i plotë dhe i barabartë i femrave dhe meshkujve i të

drejtave të tyre të njeriut. Është mosprania e diskriminimit në bazë gjinore në mundësitë,

ndarjen e burimeve apo përfitimeve si dhe qasjen në shërbime;

3. Mundësi e barabartë - nënkupton sigurimin e pjesëmarrjes së plotë dhe të barabartë të

meshkujve dhe femrave në të gjitha aspektet e jetës politike, sociale, kulturore, arsimore

ekonomike dhe fushat tjera të përcaktuara me këtë ose ndonjë ligj tjetër;

4. Trajtim i barabartë - Trajtimi i barabartë pa kurrfarë diskriminimi të drejtpërdrejtë apo

të tërthortë në bazë të gjinisë dhe promovimin e barazisë gjinore;

5. Masat e veçanta – janë masa të përkohshme, të cilat kanë për qëllim garantimin e të

drejtave të barabarta gjinore dhe promovimin e barazisë gjinore në ato fusha ku ka pabarazi.

6. Diskriminim - është çdo dallim, përjashtim, kufizim ose preferencë në çfarëdo baze të

përcaktuara në nenin një (1) të Ligjit për Mbrojtje nga Diskriminimi, që ka për qëllim apo

efekt të zhvleftësojë, të cenojë njohjen, gëzimin ose ushtrimin, në të njëjtën mënyrë me të

tjerët, të të drejtave dhe lirive themelore të njohura nga Kushtetuta dhe ligjet tjera të

aplikueshme në Republikën e Kosovës.

7. Veprimet afirmative- janë masa të ndërmarra me qëllim të parandalimit ose të

kompensimit të pafavorshme të grupeve ose personave të lidhur me ndonjë prej bazave të

përcaktuara në nenin (1 ) të Ligjit për Mbrojtje nga Diskriminimi. Këto veprime nuk

konsiderohen diskriminim por përdoren deri sa të arrihet qëllimi për të cilën janë vënë ato

masa.

8. të grupeve ose personave të lidhur me ndonjë prej bazave të përcaktuara në nenin (1 ) të

Ligjit për Mbrojtje nga Diskriminimi. Këto veprime nuk konsiderohen diskriminim por

përdoren deri sa të arrihet qëllimi për të cilën janë vënë ato masa.

9. Ngacmimi seksual - nënkupton çfarëdo forme të sjelljes së padëshiruar verbale, jo verbale,

apo fizike me natyrë seksuale, me qëllim apo pasojë prekjen apo shkeljen e dinjitetit të një

personi, dhe për të krijuar një mjedis frikësues, armiqësor, degradues, poshtërues apo fyes;

Page 6: Republika e Kosovës - rks-gov.net · OKB-Organizata e Kombeve të Bashkuara PDNJ – Politika për të Drejtat e Njeriut . 4 REFERENCAT Konventat dhe aktet ligjore ndërkombëtare

6

HYRJE

Kushtetuta e Republikës së Kosovës si akt më i lartë juridik dhe rregullues i të gjitha fushave të

jetës së njeriut, në kapitullin e dytë, përkatësisht në nenin 21 par. 1, i referohet fushës së të drejtave

të njeriut, duke i përcaktuar ato si “të pandashme, të patjetërsueshme e të pacenueshme dhe që

paraqesin bazë të rendit juridik të Republikës së Kosovës”. Kushtetuta e Kosovës parasheh

obligimin e shtetit për t'i mbrojtur dhe garantuar të drejtat dhe liritë themelore.

Republika e Kosovës ka të zhvilluar një kornizë ligjore dhe mekanizma të tjerë në nivel qendror

dhe lokal për të arritur mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave të njeriut, siç janë barazia gjinore

dhe të drejtat e komuniteteve joshumicë, që sigurojnë mundësi të barabarta për të gjithë pa dallim.

Perspektiva gjinore në MM dhe FSK është një dimension jetësor, tashmë i shtrirë në politika dhe

në plane të zbatimit në të gjitha nivelet, në të gjitha njësitet, brigadat, batalionet, departamentet,

sektorët dhe zyrat. Duke u përqendruar në fushën e sigurisë, roli i grave gjithnjë e më shumë po

bëhet i rëndësishëm si në: operacione, menaxhimin e krizave të mundshme, vendimmarrje etj.

Sigurimi i barazisë gjinore nuk duhet të konsiderohet problem vetëm i grave, por i gjithë shoqërisë,

i të gjithë organizmave institucionalë dhe mekanizmave të shtetit, pasi që vetëm atëherë mund të

thyhen barrierat dhe të arrihet de facto një barazi gjinore që është ndër aspektet më të rëndësishme

të drejtësisë sociale. Por, para se gjithash barazia gjinore duhet të konsiderohet si një mision i

përbashkët dhe shumë i rëndësishëm i gjithë organizmave të shtetit në kuptimin e përmbushjes së

detyrimit kushtetues dhe ligjor. Barazia gjinore përbën gjithashtu element të rëndësishëm të

Strategjisë së Bashkimit Evropian, që synon rritjen dhe përmirësimin e kushteve për gratë dhe

burrat në të gjitha sferat e jetës, realizuar kjo nëpërmjet eliminimit të të gjitha formave të

diskriminimit.

Rezoluta 1325 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara “Gratë, Paqja dhe Siguria” ka si

qëllim integrimin gjinor në të gjitha aspektet e punës lidhur me sigurinë. Gjithashtu, ka si qëllim

rritjen e përfaqësimit të gruas në të gjitha nivelet e vendimmarrjes në institucionet kombëtare,

rajonale dhe në ato ndërkombëtare.

Zbatimi i Rezolutës 1325 është mbështetur nëpërmjet planeve e strategjive kombëtare, edhe në

Politikën për të Drejtat e Njeriut dhe Barazi Gjinore në MM dhe FSK.

Page 7: Republika e Kosovës - rks-gov.net · OKB-Organizata e Kombeve të Bashkuara PDNJ – Politika për të Drejtat e Njeriut . 4 REFERENCAT Konventat dhe aktet ligjore ndërkombëtare

7

Politika për të Drejtat e Njeriut (PDNJ) në Ministrinë e Mbrojtjes, bazohet në legjislacionin

kombëtar dhe ndërkombëtar dhe fokusohet në të drejtat e njeriut, barazinë gjinore dhe të drejtat e

komuniteteve në sektorin e sigurisë, si vlerë dhe standard i rëndësishëm që i shtohet imazhit të

MM/FSK-së dhe procesit të integrimit në BE dhe NATO.

PDNJ i ofron MM-së dhe FSK-së udhëzime efektive, të koordinuara dhe të qëndrueshme për

mbrojtjen, avancimin, respektimin dhe promovimin e të drejtave të njeriut dhe barazisë gjinore.

TË ARRITURAT - SITUATA AKTUALE

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, janë institucione që mbi bazën e

infrastrukturës ligjore, garantojnë mjedis të përshtatshëm me një sistem vlerash, ku të drejtat e

njeriut, komunitetet, vajzat dhe gratë trajtohen me dinjitet dhe me mundësi të barabarta, si vlera

themelore për zhvillimin demokratik të shoqërisë. Mbrojtja, promovimi, respektimi i të drejtave

të njeriut, barazia gjinore dhe të drejtat e komuniteteve vazhdimisht janë të përfshira edhe në

objektivat e MM-së dhe FSK-së.

Ministria e Mbrojtjes në kuadër të saj e ka të themeluar Njësinë për të Drejtat e Njeriut dhe Barazi

Gjinore (NJDNJ), e cila vepron si një mekanizëm këshillues, monitorues dhe rekomandues brenda

MM–së dhe FSK-së, e që ka për mision të mbrojë, të avancojë, të afirmojë dhe të promovojë të

drejtat e njeriut, duke u angazhuar në mënyrë të vazhdueshme për parandalimin dhe luftimin e

diskriminimit, krijimin e një ambienti të volitshëm, për mundësi dhe qasje të barabartë të të

gjithëve në të gjitha sferat pa dallim sa i përket gjinisë, gjuhës, përkatësisë kombëtare apo fetare,

në pajtim me legjislacionin në fuqi.

Page 8: Republika e Kosovës - rks-gov.net · OKB-Organizata e Kombeve të Bashkuara PDNJ – Politika për të Drejtat e Njeriut . 4 REFERENCAT Konventat dhe aktet ligjore ndërkombëtare

8

Në tabelën në vijim është paraqitur gjendja e përfaqësimit të komuniteteve dhe femrave në numër

dhe grada.

Tabela 1. Përfaqësimi i komuniteteve dhe femrave në MM dhe FSK (nëntor 2018)

Në Ministrinë e Mbrojtjes (MM) janë të sistemuara 36 femra civile ose 27. 69% ndërsa, në pozita

udhëheqëse janë 9 femra ose 6.92%, në kudër të numrit të përgjithshëm të stafit civil në MM.

Ndërsa, femra në uniformë në MM janë 4 apo 6.15% nga numri i përgjithshëm i stafit ushtarak në

MM.

Ushtaraket në FSK, mbajnë edhe pozita të rëndësishme në nivel komandues si

zëvendëskomandant, komandant kompanie, komandant togu etj. Numri i oficerëve të gjinisë

femërore është 22 ose 6.21% në kuadër të numrit të përgjithshëm të oficerëve në MM/FSK. Ndërsa,

numri i përgjithshëm i grave dhe vajzave të uniformuara në FSK sipas gradave është si në vijim:

gjeneral brigade-1, nënkolonel-3, major- 4, kapiten- 5, toger -6, nëntoger -3, rreshter major -2,

kapter -12, rreshter- 8, tetar-36, si dhe ushtar -120.

Page 9: Republika e Kosovës - rks-gov.net · OKB-Organizata e Kombeve të Bashkuara PDNJ – Politika për të Drejtat e Njeriut . 4 REFERENCAT Konventat dhe aktet ligjore ndërkombëtare

9

QËLLIMI

Ministria e Mbrojtjes është e përkushtuar që të zhvillojë më tej suksesin në mbrojtjen, avancimin

dhe promovimin e të drejtave të njeriut. Respektimi i të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, jo

vetëm që është një nga shtyllat e shoqërisë demokratike dhe moderne, por përbën element të

rëndësishëm të profesionalizmit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së.

Politika për të Drejtat e Njeriut dhe Barazi Gjinore, ka për qëllim të ofrojë udhëzime dhe drejtime

të nevojshme për mbrojtjen, promovimin e të drejtave të njeriut, barazisë gjinore dhe komuniteteve

joshumice në MM/ FSK në përputhje me Kushtetutën e vendit, konventat ndërkombëtare dhe

legjislacionin në fuqi.

OBJEKTIVAT

Objektivat e Politikës për të Drejtat e Njeriut janë:

1. Ngritja dhe zhvillimi i përfaqësimit gjinor dhe komuniteteve në MM dhe FSK;

2. Avancimi i përfaqësimit të gjinisë femërore në procesin e vendimmarrjes;

3. Zhvillimi dhe avancimi i programeve dhe trajnimeve edukative në MM/FSK për të

drejtat e njeriut, barazinë gjinore dhe komunitetet.

Synim i kësaj politike është avancimi dhe promovimi i mundësive të barabarta për të gjithë, pa

dallim feje, etnie dhe gjinie në MM dhe FSK. Edukimi i vazhdueshëm i pjesëtarëve të MM-së dhe

FSK-së për të drejtat e njeriut, promovon dhe ngrit kulturën organizative dhe krijon mundësi për

rritjen e ndërgjegjësimit për të tejkaluar paragjykimet dhe ndaluar diskriminimet dhe abuzimet e

tjera.

MM dhe FSK mbesin të përkushtuara në përmirësimin e vazhdueshëm të mjedisit dhe kushteve të

punës për të gjithë pjesëtarët pa dallim. Respektimi i të drejtave të njeriut duke marrë parasysh

dinjitetin, kulturën, përkatësinë etnike dhe besimin fetar të pjesëtarëve krijon atmosferë të

favorshme pune dhe rregullon marrëdhëniet ndërmjet pjesëtarëve të të gjitha komuniteteve.

Page 10: Republika e Kosovës - rks-gov.net · OKB-Organizata e Kombeve të Bashkuara PDNJ – Politika për të Drejtat e Njeriut . 4 REFERENCAT Konventat dhe aktet ligjore ndërkombëtare

10

Përmes këtyre veprimeve MM/FSK do të vazhdojë të jetë e besueshme dhe tërheqëse për të gjitha

komunitetet në Kosovë.

Me qëllim të realizimit të objektivave dhe synimeve strategjike të kësaj politike do të hartohet

Plani i Veprimit i cili është pjesë përbërëse e Politikës.

PARIMET KRYESORE

Parimet kryesore për zbatimin e objektivave të Politikës për të drejtat e njeriut janë:

1. Barazia gjinore, kusht për një organizatë të drejtë, të qëndrueshme dhe të zhvilluar;

2. Ndjeshmëri dhe trajtim i barabartë ndaj nevojave të veçanta për gjinitë;

3. Njohja, vlerësimi dhe respektimi i diversitetit;

4. Mbrojtja nga diskriminimi;

5. Tolerancë zero kundrejt dhunës ndaj grave.

Zbatimi i objektivave të Politikës bëhet përmes mekanizmave të brendshëm të MM-së dhe FSK-

së në koordinim dhe bashkëpunim ndërinstitucional, mbi bazën e obligimeve që dalin nga

Kushtetuta e vendit, ligjet, aktet nënligjore, strategjitë dhe politikat e tjera në nivel kombëtar.

ZBATIMI

1. Në mbështetje të objektivit për ngritjen dhe zhvillimin e përfaqësimit gjinor dhe të komuniteteve

në MM dhe FSK, Politika ofron udhëzime për trajtim të plotë, të barabartë dhe pa kurrfarë

diskriminimi të drejtpërdrejtë apo të tërthortë të të gjithë personave pa dallim, në përputhje me

Kushtetutën e vendit, konventat ndërkombëtare dhe legjislacionin në fuqi, përmes:

Page 11: Republika e Kosovës - rks-gov.net · OKB-Organizata e Kombeve të Bashkuara PDNJ – Politika për të Drejtat e Njeriut . 4 REFERENCAT Konventat dhe aktet ligjore ndërkombëtare

11

1.1.Organizimit të fushatave informuese të veçanta, si masë shtesë afirmative për inkurajimin

e vajzave dhe grave si dhe të komuniteteve për t’u bërë pjesë e MM-së dhe FSK-së.

1.2.Sensibilizimit të opinionit publik mbi respektimin e të drejtave të njeriut, barazisë gjinore

dhe komuniteteve në MM dhe FSK përmes dokumentarëve, broshurave dhe materialeve të

tjera të shkruara dhe elektronike.

1.3.Identifikimit të sfidave në raport me respektimin e të drejtave të njeriut, barazinë gjinore

dhe të drejtave të komuniteteve përmes hulumtimeve, anketave dhe analizave periodike,

dhe ndërmarrja e masave për parandalimin, minimizimin dhe eliminimin e këtyre sfidave.

1.4. Organizimit të seminareve për promovimin dhe rritjen e vetëdijesimit të vlerave të forcës

shumetnike.

2. Në mbështetje të objektivit për avancimin e përfaqësimit të gjinisë femërore në procesin e

vendimmarrjes, Politika ofron udhëzime për angazhimin e MM-së dhe FSK-së për ngritjen e rolit

të kësaj gjinie në vendimmarrje, përmes:

2.1. Krijimit të mundësive për trajnim dhe zhvillim në karrierë.

2.2. Përfshirjes së vajzave dhe grave në proceset vendimmarrëse, si në komisione dhe grupe të

ndryshme punuese.

2.3. Rritjes së numrit të vajzave dhe grave në detyra udhëheqëse gjatë ushtrimeve, trajnimeve dhe

operacioneve.

2.4.Organizimit të tryezave dhe debateve lidhur me ngritjen e rolit të gruas në vendimmarrje.

3. Në mbështetje të objektivit për zhvillimin dhe avancimin e programeve dhe trajnimeve

edukative në MFSK/FSK për të drejtat e njeriut, barazinë gjinore dhe komunitetet, Politika ofron

udhëzime për zhvillimin e programeve të vetëdijesimit – edukimit, përmes:

Page 12: Republika e Kosovës - rks-gov.net · OKB-Organizata e Kombeve të Bashkuara PDNJ – Politika për të Drejtat e Njeriut . 4 REFERENCAT Konventat dhe aktet ligjore ndërkombëtare

12

3.1.Rishikimit, modifikimit dhe avancimit të programit/modulit për të drejtat e njeriut, barazinë

gjinore dhe komunitetet, në trajnimin bazik, në bashkëpunim me Komandën e Doktrinës

dhe Stërvitjes.

3.2.Përfshirjes së modulit për të drejtat e njeriut, barazi gjinore dhe komunitete, në veçanti

Rezoluta 1325 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së “Gratë, paqja dhe siguria”, në kurset e

zhvillimit të karrierës për nënoficerë dhe oficerë.

Ngritja dhe zhvillimi i përfaqësimit gjinor dhe i komuniteteve, zhvillimi dhe avancimi e

programeve dhe trajnimeve edukative, si dhe avancimi dhe përfaqësimi i gruas në procesin e

vendimmarrjes janë objektiva që obligojnë MM-në dhe FSK-në dhe janë pjesë e pandashme e të

gjitha planeve, në përgjithësi dhe të konkretizuara me aktivitete në Planin e Veprimit të kësaj

Politike.

SWOT ANALIZA

Politika për të Drejtat e Njeriut, ndër të tjera, ka synim të ofrojë dhe identifikojë faktorët e

brendshëm dhe të jashtëm që mund të kenë ndikim në realizimin e saj.

Për këtë qëllim Politika mbështetet në zhvillimin e SWOT (smart) analizës, për të vënë në pah

përparësitë, mangësitë, kërcënimet dhe mundësitë.

Përparësitë

Faktorët e brendshëm që burojnë nga SWOT analiza janë si në vijim:

Ekzistimi i kornizës së kompletuar ligjore dhe mekanizmave institucionalë në nivel

kombëtar që garantojnë të drejtat dhe liritë themelore të njeriut;

Gatishmëria e MM-së dhe FSK-së për afirmimin dhe avancimin e mëtejshëm të të drejtave

të njeriut, barazisë gjinore dhe komuniteteve;

Organizimi i fushatave të rekrutimit dedikuar vetëm gjinisë femërore dhe komuniteteve

për arritjen e përfaqësimit të tyre sipas standardeve.

Page 13: Republika e Kosovës - rks-gov.net · OKB-Organizata e Kombeve të Bashkuara PDNJ – Politika për të Drejtat e Njeriut . 4 REFERENCAT Konventat dhe aktet ligjore ndërkombëtare

13

Mangësitë

Faktorë tjerë të brendshëm që parasheh SWOT analiza janë edhe mangësitë e poshtëshënuara:

Përfaqësimi i ulët i grave në pozita udhëheqëse dhe vendimmarrje;

Përfaqësimi jo i kënaqshëm i grave në nivel të përgjithshëm;

Mosharmonizimi i rregullave të brendshme për pushimin e lehonisë për gratë në uniformë

me legjislacionin kombëtar;

Mungesa e rregullimit normativ për trajtimin e grave shtatzëna, për shkak të natyrës së

shërbimit dhe kushteve të punës;

Mungesa e formave të raportimit lidhur me ngacmimin seksual dhe diskriminimin.

Kërcënimet

Faktorë të jashtëm që parasheh SWOT analiza, janë:

Sfidat e grave në shërbim dhe pranimi i konceptit të ushtrimit të shërbimit në uniformë;

Ndikimet familjare/shoqërore si rezultat i ndryshimit të statusit civil/martesor për shkak të

specifikave të shërbimit.

Mundësitë

SWOT analiza parasheh ekzistimin e mundësive, si faktorë të jashtëm, e që janë:

Ekzistimi i kandidatëve të mjaftueshëm dhe të kualifikuar për t’u rekrutuar dhe shërbyer

në MM dhe FSK;

Rezoluta 1325 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe zbatimi i saj.

Page 14: Republika e Kosovës - rks-gov.net · OKB-Organizata e Kombeve të Bashkuara PDNJ – Politika për të Drejtat e Njeriut . 4 REFERENCAT Konventat dhe aktet ligjore ndërkombëtare

14

PRIORITETET

Bazuar në SWOT analizë prioritetet e Politikës janë:

Përfshirja e integrimit gjinor në të gjitha politikat, dokumentet dhe legjislacionin e MM –

së dhe FSK-së;

Përfshirja e buxhetimit gjinor në të gjitha fushat për të garantuar që parimi i barazisë gjinore

respektohet;

Përfaqësim i barabartë në konferenca, trajnime, seminare në vend dhe jashtë vendit;

Trajtim preferencial, rekrutim, punësim dhe ngritje në detyrë dhe masa të tjera në secilën

fushë ku ka pabarazi;

Ndërmarrja e masave të veçanta të përkohshme për arritjen e barazisë faktike gjinore aty

ku ekziston pabarazi, sipas kërkesave të ligjeve në fuqi.

Page 15: Republika e Kosovës - rks-gov.net · OKB-Organizata e Kombeve të Bashkuara PDNJ – Politika për të Drejtat e Njeriut . 4 REFERENCAT Konventat dhe aktet ligjore ndërkombëtare

15

KONKLUZIONET

Politika për të drejtat e njeriut në MM dhe FSK, me programin ekzistues dhe praktikën

organizative, synon realizimin e barabartë të dinjitetit dhe të drejtave të njeriut për të gjithë pa

dallim gjinie, feje apo etnie.

Mekanizmat ligjorë të MM-së dhe FSK-së do të jenë në funksion të realizimin të kësaj politike,

duke shtuar nevojën për pjesëmarrje aktive dhe bashkëpunim efektiv të të gjithë personelit ushtarak

dhe civil të MM/FSK-së. Politika siguron që të gjithë pjesëtarët në MM dhe FSK të reflektojnë

vlera të të drejtave të njeriut, barazisë gjinore dhe respektim të diversitetit në qëndrimet dhe

veprimet e tyre.

Rishikimi i vazhdueshëm dhe monitorimi i aktiviteteve të kryera është i rëndësishëm dhe në pajtim

me qëllimin e politikës.

Hulumtimet, zhvillimi i anketave dhe analizat do të jenë pjesë e aktiviteteve që synojnë arritjen e

objektivave të Politikës.

NJDNJ, do të raportojë dhe do të japë rekomandime në vazhdimësi për gjendjen e të drejtave të

njeriut, balancën gjinore dhe të komuniteteve në MM dhe FSK.

Pjesë përbërëse e Politikes për të drejtat e njeriut dhe barazi gjinore është Plani i Veprimit, që

përfshinë aktivitete konkrete për zbatimin e objektivave të kësaj politike.

Politika do të rishikohet sipas nevojës duke pasur për bazë analizat, rekomandimet dhe mësimet e

mësuara gjatë zbatimit të proceseve paraprake.