republika e shqipËrisË · jep mundësinë e shoqërizimit dhe ne kemi propozuar në programin e...

21
1 REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin PROCESVERBAL Tiranë më, 10.04.2018, ora 11:00 Drejton mbledhjen: Eduard Shalsi kryetar i Komisionit Rendi i ditës: Prezantimi i programit të hartuar për konsolidimin e tokës së fragmentuar për Bashkinë Fier dhe përgjithësimi në nivel kombëtar. (Komision përgjegjës) Marrin pjesë: Eduard Shalsi, Besnik Baraj, Ilir Beqaj, Gjetan Gjetani, Eglantina Gjermeni, Andrea Marto, Rakip Suli, Tatiana Nurçe, Ilir Ndraxhi, Robert Bitri, Dritan Bici, Edmond Leka dhe Edmond Panariti. Mungojnë: Florion Mima, Endri Hasa, Lorenc Luka, Izmira Ulqinaku, Hekuran Hoxhalli, Agron Çela, Lefter Koka dhe Rrahman Rraja. Të ftuar: Sherif Lushaj Arjol Ulaj Ramadan Kananaj Vezir Muharremaj

Upload: others

Post on 31-Jan-2020

4 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: REPUBLIKA E SHQIPËRISË · jep mundësinë e shoqërizimit dhe ne kemi propozuar në programin e Fierit 6 shoqërizime, të cilat kanë gjetur një mbështetje, sigurisht duhet ende

1

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

KUVENDI

Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin

PROCESVERBAL

Tiranë më, 10.04.2018, ora 11:00

Drejton mbledhjen:

Eduard Shalsi – kryetar i Komisionit

Rendi i ditës:

Prezantimi i programit të hartuar për konsolidimin e tokës së fragmentuar për Bashkinë

Fier dhe përgjithësimi në nivel kombëtar. (Komision përgjegjës)

Marrin pjesë:

Eduard Shalsi, Besnik Baraj, Ilir Beqaj, Gjetan Gjetani, Eglantina Gjermeni, Andrea

Marto, Rakip Suli, Tatiana Nurçe, Ilir Ndraxhi, Robert Bitri, Dritan Bici, Edmond Leka dhe

Edmond Panariti.

Mungojnë:

Florion Mima, Endri Hasa, Lorenc Luka, Izmira Ulqinaku, Hekuran Hoxhalli, Agron

Çela, Lefter Koka dhe Rrahman Rraja.

Të ftuar:

Sherif Lushaj

Arjol Ulaj

Ramadan Kananaj

Vezir Muharremaj

Page 2: REPUBLIKA E SHQIPËRISË · jep mundësinë e shoqërizimit dhe ne kemi propozuar në programin e Fierit 6 shoqërizime, të cilat kanë gjetur një mbështetje, sigurisht duhet ende

2

HAPET MBLEDHJA

Eduard Shalsi – Përshëndetje!

Sikundër ju kemi bërë me dije dhe jua kemi paraqitur edhe në axhendën e punimeve të

komisionit për ditët dhe javët në vijim, sot kemi një ditë të veçantë për komisionin, pasi i

përgjigjemi kërkesës së një grupi ekspertësh, specialistësh, të cilët kanë kërkuar, dhe me të cilët

kemi qenë në komunikim prej disa kohësh, të prezantojnë një program të hartuar për

konsolidimin e tokës së fragmentuar për Bashkinë Fier, marrja e këtij modeli dhe ngritja në nivel

kombëtar.

Të ftuar në komision janë zotërinjtë Sherif Lushaj, Arjol Ulaj, Ramadan Kananaj dhe

Vezir Muharremaj, të cilëve do t’u uroja mirëseardhjen në komisionin tonë. Me disa prej tyre

njihemi, pasi kemi bashkëpunuar prej kohësh për çështje të ndryshme.

Atëherë, presim të dëgjojmë me interes nga të ftuarit disa ide mbi instrumentet që mund

të përdorim për një zhvillim të qëndrueshëm të bujqësisë.

Pa humbur kohë po ua jap fjalën përfaqësuesve.

Sherif Lushaj – Faleminderit!

Ato që ju thatë janë mjaft të rëndësishme për një bujqësi të qëndrueshme. Unë do t’ju

sjell eksperiencën e punës që po bëhet në Bashkinë e Fierit lidhur me programin e konsolidimit

që zhvillohet në kuadër të programit “Bujqësi e qëndrueshme për një Ballkan të qëndrueshëm”, e

cila zhvillohet pothuajse në të gjitha vendet e Ballkanit dhe vendet afër tyre. Ne po zhvillojmë

pikërisht çështjen e konsolidimit të tokës për të arritur në disa produkte që kanë të bëjnë:

Së pari, me programin e konsolidimit për Bashkinë e Fierit.

Së dyti, me një program më të thelluar dhe me skemat e konsolidimit për një njësi

administrative siç është ajo e qendrës administrative e Mbrostarit.

Së treti, të shfaqim disa mendime lidhur me përmirësimet e kuadrit ligjor, edhe pse një

pjesë është, ka nevojë për përmirësime dhe plotësime.

Kjo ka kaluar përmes një procesi të gjatë diskutimesh me aktorët kryesorë të Bashkisë së

Fierit, me ekspertët rajonalë dhe lokalë në drejtoritë rajonale dhe me grupet e interesit, duke

marrë edhe një eksperiencë në njësinë administrative të Zharrës që është model lidhur me

konsolidimin e deritanishëm të kulturës, pra të një drejtimi.

Page 3: REPUBLIKA E SHQIPËRISË · jep mundësinë e shoqërizimit dhe ne kemi propozuar në programin e Fierit 6 shoqërizime, të cilat kanë gjetur një mbështetje, sigurisht duhet ende

3

Në aplikim zgjodhëm Bashkinë e Fierit, sepse është një ndër bashkitë më të rëndësishme

në vend, ka lidhje rajonale të shumta, me një sipërfaqe toke që është mbi 40 mijë hektarë dhe në

të cilën mbi 70% e saj është tokë fushore me kapacitet të lartë prodhues. Por gjendja pak a shumë

e fragmentimit të tokës është ajo që paraqitet në të gjithë Shqipërinë, ku ka 1,8 milionë parcela

në nivel vendi, por edhe në Bashkinë e Fierit pothuajse çdo pronë përbëhet mesatarisht nga 4,6

prona dhe më pas kaq shkojnë deri në 11 edhe më shumë në rastet më ekstreme.

Në përgjithësi në klasifikimin e fermave janë fermat e vogla, të cilat punojnë në

përgjithësi për plotësimin e nevojave të tyre dhe më pak për të dalë në treg. Dominojnë fermat

deri në 1 hektarë, 38% e tyre dhe vetëm 5% dhe është mbi 2,5 hektarë. Pra, në këto kushte

zmadhimi i fermës është një domosdoshmëri dhe konsolidim i tokës.

Po të shihni me kujdes, këtu është marrë si shembull se si punohet në fshatin Vajkan, i

cili është pjesë e njësisë administrative të Mbrostarit, një parcelë e projektuar me një sipërfaqe

prej 14 hektarësh me të gjitha sistemet, sistemin e ujitjes, të kullimit, të sistemimit sipërfaqësor

tani është e ndarë te 56 fermerë, të cilët e kanë shumë të vështirë të bashkëpunojnë ose të

zbatojnë praktika dhe teknologji, të cilat të sigurojnë një prodhim të qëndrueshëm.

Në pamje të përgjithshme me pak fjalë 1,54 është madhësia mesatare e një ferme, e cila

fillon sipas njësive në 0,47 dhe përfundon deri në 2 hektarë, me një numër mesatar parcelash 4

deri në 5,3, por ka fshatra që shkojnë deri në 8 parcela dhe ka shumë ferma, të cilat shkojnë 10

deri në 11 parcela për një pronë.

Një fermer që të udhëtojë në të gjitha parcelat në rastet ekstreme duhet të bëjë nga 2 deri

në 22 kilometra vajtje-ardhje në të gjitha parcelat, pra ka humbje kohe, harxhim karburanti, të

punës dhe shumë gjëra të tjera që rrisin kostot.

Në Bashkinë e Fierit vetëm nga dimensionet dhe lejet, në krahasim me lejet e projektuara

që kanë qenë 23 deri në 32 metra linearë, tani janë 2 deri në 3 herë më të vogla, pra 6 deri në 12

metra gjerësi dhe në këtë mënyrë, po ta llogarisim vetëm në zonën fushore 450 deri në 500

hektarë tokë bujqësore, e cila nuk mund të përdoret vetëm për këtë arsye, produktiviteti i tokës

në tërësi nga analiza që ne kemi bërë është masën 60 deri në 65%. Besoj se kaq mjafton për ta

kuptuar këtë çështje, që fragmentimi sot në Shqipëri është kthyer vërtet në një problem shumë

pengues për zhvillimin e qëndrueshëm të bujqësisë.

Gjithashtu, po ju them se në bazë të llogaritjeve që ne kemi bërë, prodhimi ulet deri në

40% dhe nga 25 deri në 40% rritet kostoja e prodhimit, kostoja e punimit dhe harxhimi i

Page 4: REPUBLIKA E SHQIPËRISË · jep mundësinë e shoqërizimit dhe ne kemi propozuar në programin e Fierit 6 shoqërizime, të cilat kanë gjetur një mbështetje, sigurisht duhet ende

4

karburantit, që e llogaritur ndoshta edhe në shkallë vendi, vetëm ky fakt sjell rreth 7 mijë tonë

harxhim të karburantit më shumë sesa në kushtet normale.

Kjo është pjesë e diskutimit që është zhvilluar në të gjitha njësitë administrative.

Prodhimet kryesore janë: drithërat, perimet, në veçanti pemëtaria dhe blegtoria dhe vetë

rajonizimi i deritanishëm i njësive administrative të jep mundësinë të propozosh ose të

vendosesh disa forma kooperimi, të cilat janë specifike.

Sigurisht, kur dëgjojnë emrin “kooperativë” njerëzit i krahasojnë ndoshta me

kooperativat e para ’90-ës, por ato nuk kanë asgjë të përbashkët, pasi sot kooperativat më të forta

në bujqësi janë ato të kooperimit për shitjen, grumbullimin e prodhimit, në Itali dhe në Francë.

Ne jemi nisur nga ky fakt për të parë çështjet dhe hallkat e konsolidimit. Për shembull, në

njësinë administrative të Cakranit ulliri zë rreth 44% të sipërfaqes dhe 49% të prodhimit dhe

kështu pothuajse shkojnë të gjitha kulturat, por të rajonizuara sipas zonave të ndryshme dhe kjo

jep mundësinë e shoqërizimit dhe ne kemi propozuar në programin e Fierit 6 shoqërizime, të cilat

kanë gjetur një mbështetje, sigurisht duhet ende punë edhe nga grupet e interesit.

Këtu jemi në një nga njësitë Ndërmënas (tregon foto), diskutimi është bërë për një çështje

të veçantë, e drejta e pronësisë. Në përgjithësi, siç do ta shihni edhe më poshtë, regjistrimi i

pronësisë aktualisht është pengesë kryesore për transaksionet, niveli është mjaft i ulët, Fieri është

rreth 15%, por kjo është pak a shumë pamja e zonave të tjera. Ka zona, të cilat mund ta

zhvillojnë me shumë sukses blegtorinë dhe konsolidimi të jetë në këtë drejtim, pra fermat e

mëdha që çojnë në konsolidim mbi bazën e kulturave foragjere. Ne këtu jemi mbështetur në një

eksperiencë të universitetit të shtetit të Uiskonsinit me 10 milionë banorë, i cili prodhon 25% të

të gjitha prodhimeve blegtorale në shkallë vendi dhe që ka ndryshuar pothuajse tërësisht

strukturën në funksion të tij, duke kryer konsolidimin e kulturës.

Na është dashur të sigurojmë një sërë dokumentacionesh, të cilat janë dokumentacionet e

nevojshme për të filluar procesin e konsolidimit të tokës: libri i ngastrave, libri i zhvillimit të

ngastrave, hartat kadastrale. Kemi ndërtuar formularë të marrëveshjeve të fermerëve për të bërë

rregullimet dhe propozimet midis tyre; inventarin e sipërfaqes së tokës; harta e bonitetit e të tjerë,

për të kaluar më pas në propozimet që kemi bërë dhe jemi në përfundim të planit të konsolidimit

të tokës për Bashkinë e Fierit.

Nisur nga e gjithë analiza, që është shumë më e gjatë se kjo që po prezantoj, kemi

zgjedhur disa skema për Bashkinë e Fierit, siç është, në radhë të parë, konsolidimi i parcelës së

Page 5: REPUBLIKA E SHQIPËRISË · jep mundësinë e shoqërizimit dhe ne kemi propozuar në programin e Fierit 6 shoqërizime, të cilat kanë gjetur një mbështetje, sigurisht duhet ende

5

projektuar, që është 12-14 ha, që të realizohet ky konsolidim nëpërmjet marrëveshjes së

fermerëve, për të punuar me të njëjtën kulturë, me të njëjtën teknologji dhe në të njëjtën kohë.

Së dyti, konsolidimi i kulturës.

Së treti, ndërrimi i parcelave, shitblerja, qiradhënia, krijimi i shoqatave të fermerëve dhe i

disa kooperativave dhe, e fundit, riparcelimi, i cili është sot modeli që zhvillohet në vendet e

Bashkimit Europian dhe në vendet e Europës Jug-Lindore, që kanë kaluar, si të thuash, në një

plan me problemet që kemi ne për fragmentimin, por që është një formë që do një kohë shumë të

gjatë, ndërkohë kërkon shpenzime dhe kosto të lartë.

Është pozitiv fakti se në Fier ka një përgatitje dhe përgatitja qëndron në faktin se

fermerët, por edhe puna e bashkisë, e drejtorisë së bujqësisë... Kanë lindur disa nisma, të cilat

janë realizuar. Për shembull, qiradhënia është duke u përhapur dhe afërsisht janë të përfshirë

rreth 2700 fermerë në një sipërfaqe prej 3400 ha.

Por çfarë i pengon dhe çfarë ndodh me këto nisma?

Së pari, këto janë nisma gojore, që, në fakt, janë të realizuara (do t’i shikoni edhe në një

hap...), por meqenëse procesi i regjistrimit nuk ka ecur dhe midis problemeve që kanë, nuk mund

të bëjnë transaksione në zyrat e regjistrimit, këto marrëveshje vazhdojnë të jenë marrëveshje

gojore, por, në një farë mënyre, përsëri janë të rëndësishme për të zmadhuar sipërfaqet e

fermave.

Këtu, për shembull, janë në analizë 9 ferma, nga ato ferma ku ka nisma. Nga 65 ha që

kanë këto ferma, 45 ha ose 72% janë marrë me qira dhe vetëm 17% është pjesa që i takon

pronësi nga ligji nr. 7501.

Kështu që përmirësimet në procesin e regjistrimit të tokës, do ta shpejtojnë procesin e

zmadhimit të fermave dhe procesin e konsolidimit, sepse ne kemi dëgjuar të gjitha grupet e

interesit dhe ata janë të interesuar edhe për qiradhënien, edhe për shitjen e tokës. Në shitje ka më

pak, por në qiradhënie ka shumë.

Në Shqipëri është shumë i rëndësishëm konsolidimi i kulturës.

Konsolidimi i kulturës bujqësore në këtë rast qëndron në faktin se fermerët koordinojnë

grumbullimin e prodhimit dhe shitjen e prodhimit, duke zgjedhur kultura, të cilat janë të

përshtatshme për treg dhe për eksport. Këto duhet të kenë pikat e grumbullimit, duhet të kenë

linjat e përpunimit.

Rasti konkret, ku është realizuar konsolidimi i kulturës në Shqipëri, është Xara.

Page 6: REPUBLIKA E SHQIPËRISË · jep mundësinë e shoqërizimit dhe ne kemi propozuar në programin e Fierit 6 shoqërizime, të cilat kanë gjetur një mbështetje, sigurisht duhet ende

6

Unë nuk do t’ju flas shumë për këtë, sepse jam i sigurt, të gjithë ju e njihni, por kemi të

bëjmë me një sipërfaqe (me Xarën, me Konsipolin dhe të tjera) prej 800 ha mandarinë, e cila,

kryesisht, ka destinacion eksportin.

Ky bashkëpunim zhvillohet në dy nivele.

Niveli i parë është bashkimi i disa fermerëve, të cilët nuk kanë kufij.

Niveli tjetër ka të bëjë me një shoqatë, e cila punon për grumbullimin e prodhimit dhe

standardizimin dhe shitjen e përbashkët. Këtu kemi çuar një grup prej 25 vetash nga bashkia e

Fierit për t’u njohur me këtë eksperiencë. Këto janë linjat e përpunimit.

Tani vazhdojmë me rastin konkret dhe modelin që zbaton Bashkimi Europian për

konsolidimin e tokës, duke u mbështetur në përshtatshmërinë e tokës dhe në tipet e saj. Pra,

në sipërfaqet që kanë të dhëna dhe karakteristika të përbashkëta.

Për shembull, njësia administrative Mbrostar, ka gjashtë tipe tokash me përshtatshmëri

të njëjtë. Brenda secilit tip toke mund të kryesh të gjitha llojet, që unë përmenda, e formave

të konsolidimit duke filluar nga ndërrimet, puna në grupe, në shoqërizimi të gjera, kooperativa

ose shoqata, dhe riparcelimi. Kjo dallohet shumë lehtë në një rast që ne kemi këtu.

Kemi analizuar dhjetë fermerë. Në fakt, i kemi analizuar të gjithë, por po paraqesim

dhjetë prej tyre.

Fermeri i parë, emri i të cilit është shkruar me ngjyrë të kuqe, ka gjashtë parcela në

pronësi, pesë nga të cilat gjenden në të njëjtin tip toke, kanë të njëjtën cilësi, të njëjtin

kapacitet prodhues dhe mund të zbatohen të gjitha format e konsolidimit. Sipas modelit të

Bashkimit Europian, këto toka, të cilat janë në një zonë me karakteristika të njëjta, mund të

bashkohen në një vend ku është parcela më e madhe. Ky fermer mund t’i bashkojë pesë

parcelat pa qenë nevoja për kompensime, sepse nuk kanë ndryshime. Në rast se ka ndonjë

ndryshim në infrastrukturën e ujitjes ose të rrugëve të brendshme, ajo rregullohet nëpërmjet

punës që bëhet nga riparcelimi për rregullimin e këtyre, por si toka janë të njëjta. Kështu mund

të veprojnë të gjithë. Modeli që aplikohet sot në vendet e Bashkimit Europian është riparcelimi.

Ne kemi një avantazh, sepse nga projektimi i mëparshëm të gjitha sipërfaqet bujqësore

nuk kanë nevojë të ndryshojnë gjithë sistemin, por vetëm të bëhen rehabilitime. Kjo jep

mundësinë që kostoja për konsolidimin nëpërmjet riparcelimit të jetë më e ulët.

“Rrjeta” këtu lartë, që është e shkruar me të zeza, tregon pronësitë për çdo pronar të

hedhura sipas tipeve të tokës. Pra, të gjithë fermerët, të cilët janë në pjesën e verdhë, mund të

Page 7: REPUBLIKA E SHQIPËRISË · jep mundësinë e shoqërizimit dhe ne kemi propozuar në programin e Fierit 6 shoqërizime, të cilat kanë gjetur një mbështetje, sigurisht duhet ende

7

ndërrojnë midis tyre, mund të kooperojnë dhe mund të riparcelojnë tokat e tyre. Në këtë rast,

riparcelimi bëhet më i lehtë.

Dy tipet kryesore, treshi dhe katra, njëra pothuajse ka 38%, kurse tjetra 39% të gjithë

sipërfaqes. Brenda çdo tipi mund të zbatohen të gjitha mënyrat e konsolidimit duke përfshirë

edhe riparcelimin.

Ndërkohë, nëse do të vazhdojë edhe midis tipeve, atëherë kostoja e konsolidimit

sigurisht që do të jetë shumë më e lartë. Ky proces kalon nëpërmjet informimit të fermerëve,

nëpërmjet marrjes së kërkesave të tyre dhe më pas, grupi i përgatitjes së projekteve do të

përgatisë projektin, i cili negociohet disa herë derisa miratohet dhe fillon zbatimi.

Këto ishin disa nga skemat kryesore, të cilat ne i kemi vendosur edhe në hartat

përkatëse. Më pas do të bëhet diskutimi dhe miratimi në këshillin bashkiak për të gjithë planin

e konsolidimit të Fierit, duke përfshirë ngritjen e strukturave të konsolidimit në nivel bashkie

dhe në nivel njësie administrative.

Do të përmend katër-pesë probleme nga çështjet që duhen zgjidhur në nivel

kombëtar.

Problemi i parë është ai i regjistrimit, i cili vazhdon të bëhet pengesë. Ndoshta nuk

mjafton vetëm që procesi i derregullimit të përmirësohet nëpërmjet formës duke shkuar në

sportel, aplikuar online apo forma të tjera, sepse, në radhë të parë, duhen zgjidhur ligjërisht

disa nga çështjet që nuk shkojnë mirë. Mund të shkosh në sportel apo edhe të aplikosh online,

por pa u zgjidhur disa probleme që kanë të bëjnë me konfliktet, me mënyrën se si duhet të

zgjidhen. Ky është një problem i vështirë.

Së dyti, nevojitet të përditësohet ligji i konsolidimit të tokës. Unë do t’ju sjell shembullin

e Suedisë, që e ka ligjin e konsolidimit që në vitin 1734, me të cilin ka punuar për rreth 100

vjet deri në vitin 1822, dhe i ka përfunduar të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me konsolidimin e

zonave rurale.

Së treti, ligjërisht duhet të ndalet fragmentimi i mëtejshëm i tokës, i cili ka vazhduar edhe

pas reformës, si rezultat i krijimit të familjeve të reja ose urbanizimit. Në Kodin Civil të vitit

2014 pjesëtimi i pasurisë së familjes bujqësore është frenuar, por me kusht që toka bujqësore t’iu

mbetet familjeve të ndara dhe të mos jetë nën minimumin jetik të njësisë minimale të kultivimit,

për të cilën ne kemi një llogari të papërfunduar. Kjo kërkon që të shihet pak më gjerë, domethënë

të jetë një çështje institucionale, e ndoshta e studiuar nga Ministria e Drejtësisë, në lidhje me se

Page 8: REPUBLIKA E SHQIPËRISË · jep mundësinë e shoqërizimit dhe ne kemi propozuar në programin e Fierit 6 shoqërizime, të cilat kanë gjetur një mbështetje, sigurisht duhet ende

8

duhet të jetë sipërfaqja minimale, sepse, në të kundërt, në mungesë edhe të pronave të tjera, sa

herë që ndahen familjet, do të thotë ta pakësojnë këtë tokë.

Së katërti, kërkohet një zbatim i një pakete për zbatimin e politikave favorizuese për

fermerët që konsolidojnë tokën dhe për grupimet që kooperojnë në formën e kooperativave,

shoqatave dhe arrijnë rezultate të matshme. Ka një vendim të Këshillit të Ministrave që jep disa

hapësira nga 0,5 -5 hektarë, por kjo duhet të ketë kusht, për shembull, përjashtimin nga taksat e

tokës për një periudhë 3-5 vjeçare. Këtë Franca e ka bërë për 15 vjet në të gjitha rrethinat rreth

Parisit dhe, pothuajse brenda 7 vjetësh, përfundoi konsolidimin e tokës. Edhe mbështetjet

financiare për fermerët duhet të kushtëzohen pikërisht me këtë kërkesë të konsolidimit të tokës

dhe rritjen e madhësisë së fermës. Grante ka, financime nga më të ndryshmet ka, kjo është shumë

pozitive, por duhet të lidhet pikërisht me këtë çështje. Kjo është një pamje grafike e regjistrimit

të pronave, kolonat e gjata janë numri i pronave, ndërsa këto të voglat janë pronat e regjistruara.

Duket, në fakt, që kanë një diferencë të madhe.

Sa i përket rishikimit të strategjisë kombëtare, në Bashkinë e Fierit do të ngrihen të

gjitha strukturat e konsolidimit, sepse konsolidimi i tokës nuk ka si qëllim vetëm bashkimin e

fermave dhe rritjen e madhësive. Grupimi i të gjitha parcelave ka të bëjë me peizazhin, ka të bëjë

me të gjithë të ardhurat, prodhimin, koston, nivelin e jetesës së zonave rurale.

Më lejoni edhe dy minuta që të them diçka për strategjinë e konsolidimit të tokës, e cila

është miratuar në vitin 2016. Është një hap shumë pozitiv, është një bazë shumë e rëndësishme

që mundëson hartimin e legjislacionit specifik dhe veprime të mëtejshme ligjore, por strategjia

ka nevojë të përmirësohet, sepse ajo nuk arrin të kthehet në një dokument që udhëheq procesin e

konsolidimit të tokës në të gjitha fazat. Këtë unë e kam kuptuar në takimet në njësitë

administrative që kemi bërë. Nëse do të jetë vullneti për ta përmirësuar këtë strategji, ne do të

kontribuojmë me një material më të gjerë, pasi strategjia përqendrohet në hartimin e planit të

rishpërndarjes dhe riparcelimit, që natyrisht është një metodë e rëndësishme, por lë jashtë

strategjisë rrugët e tjera të rëndësishme që janë të prekshme dhe që mund të zbatohen më shpejt

dhe me kosto më të ulët, kështu është, për shembull, fusha e kooperimit që është fokusuar

pothuajse në të gjitha vendet rreth Shqipërisë, në bashkimin e fermerëve për të realizuar disa

hallka që lidhen me grumbullimin standardizimin dhe shitjen e prodhimit. Një model i tillë në

Shqipëri prej vitesh është Xara, e cila ka realizuar në një kohë rajonizimin e prodhimit,

konsolidimin e kulturës dhe shitjen e organizuar të prodhimit. Strategjia e konsolidimit duhet të

Page 9: REPUBLIKA E SHQIPËRISË · jep mundësinë e shoqërizimit dhe ne kemi propozuar në programin e Fierit 6 shoqërizime, të cilat kanë gjetur një mbështetje, sigurisht duhet ende

9

bazohet në modelin e parcelimit, duke parashikuar shpërndarjen e kostove të konsolidimit, pra si

do të shpërndahen në mes të qeverisë qendrore, qeverisjes lokale, grupeve të interesit dhe

burimeve të tjera. Strategjia në fazat e zbatimit ka parashikuar në stadin e fundit të realizimit të

saj, në vitin e 11-të deri në vitin e 15-të, 2-3 projekte në vit për një strategji 15-vjeçare.

Sipas mendimit tim, ky ritëm nuk përputhet me objektivat e vëna në strategjinë

ndërsektoriale të zhvillimit rural 2014-2020, ku parashikohet që në vitin 2020, madhësia

mesatare të arrijë në 2,5 hektarë dhe për fermat e orientuara nga tregu 3,5 hektarë. Ndërkohë,

procesi i konsolidimit është proces i gjatë dhe do të ishte më mirë që strategjitë të jenë dhe më të

gjata se periudha e parashikuar dhe pas saj dhe detyrimet 5- vjeçare ose vjetore mund të

skedohen e detajohen çdo ditë.

Së fundi, pushteti vendor duhet të vendoset në qendër të strategjisë, të marrë përgjegjësi

dhe kompetenca më shumë, sepse është pikërisht pushteti vendor, i cili duhet të realizojë më

shumë marrëdhëniet midis bashkisë dhe njësive administrative.

Eduard Shalsi- Faleminderit, zoti Lushaj, për prezantimin!

Te nderuar kolegë, a keni pyetje?

Edmond Panariti- Falënderoj shumë profesorin e nderuar për prezantimin e strategjisë

së konsolidimit të tokës bujqësore, e cila është dhe mbetet një problem i madh!

Parcelizimi i bujqësisë në Shqipëri është problem, por, në fakt, nuk është vetëm për

Shqipërinë, është edhe për Maqedoninë, edhe për Kosovën, por gjithsesi është një faktor që

mban peng zhvillimin e bujqësisë.

Ndoqa me shumë vëmendje planin ose strategjinë e paraqitur për rritjen e konsolidimit

të tokës bujqësore nëpërmjet shumë mekanizmave: rigrupimit të parcelave; zgjedhjen e një

kulture, e cila të jetë përbashkuese e një bashkimi virtual të fermerëve për të qenë konkurrues në

treg apo për mekanizma të tjerë shumë interesantë, të cilët duhet të përbëjnë bazën, për

mendimin tim, e një iniciative ligjore në trajtën e një projektligji për konsolidimin e tokës

bujqësore.

Megjithatë, në nivelin e politikëbërjes ne duhet të jemi të qartë në përqasjen që do të

kemi në raport me konsolidimin e tokës bujqësore. Profesori tha që nuk bëhet fjalë vetëm për

rritjen e sipërfaqes së fermës, sepse mendoj që kky ka qenë edhe handikapi apo përqasja unikale.

Dihet që një fermë që ka një sipërfaqe më të madhe ul koston, rrit konkurrueshmërinë, por

problemi është që ne nëpërmjet konsolidimit të tokës bujqësore, që unë e shikoj kryesisht të

Page 10: REPUBLIKA E SHQIPËRISË · jep mundësinë e shoqërizimit dhe ne kemi propozuar në programin e Fierit 6 shoqërizime, të cilat kanë gjetur një mbështetje, sigurisht duhet ende

10

lidhur me bashkimin e fermerëve dhe jo si rezultat i transaksioneve, ne gradualisht do të shkojmë

drejt përfundimit të regjistrimit të tokës bujqësore dhe regjistrimin e saj në Hipotekë, dhe do të

krijojmë gradualisht tregun e tokës. Në rast se tregu i tokës do të na çojë në një situatë të tillë, ku

i fuqishmi do t’ua blejë tokën atyre që janë në pamundësi të zhvillimit të saj, ne do të krijojmë

latifondet dhe do të bëjmë të mundur që një pjesë e popullsisë, e cila nuk ka mundësi financiare

për ta kultivuar dhe për të siguruar jetesën me këtë tokë, të mos e braktisë fshatin dhe t’i

drejtohet emigracionit. Në rast se ky konsolidim do të çojë në një pasojë të tillë, atëherë neve nuk

na duhet ky konsolidim, pasi bujqësia jonë, përveç të qenit bujqësi konkurruese, ka edhe një

dimension social, që t’i mbajë njerëzit të lidhur me pronën, t’i mbajë njerëzit të lidhur me

fshatin, jo thjesht të fokusohen drejt konkurueshmërisë dhe të qenurit prezent në treg. Këtu

kërkohet një zgjedhje shumë e kujdesshme, ndaj unë e përkrah përqasjen e profesorit, që ne

duhet të stimulojmë bashkimin e fermerëve.

Ne kemi edhe ligjin “Për shoqëritë e bashkëpunimit bujqësor”. Natyrisht, të gjithë ato

mekanizma qëndrojnë dhe mbetet për t’u parë më pas në nivelin politik se cila do të jetë përqasja

që i përshtatet më tepër realitetit shqiptar. E theksoj edhe njëherë: në rast se ne do të çojmë në

një konsolidim, i cili do ta linte bujqësinë shqiptare në dorë të 10 apo 15 sipërmarrësve, unë

mendoj se ky lloj konsolidimi nuk i duhet zhvillimit të vendit, sepse do t’i shërbente fuqizimit të

10 apo 15 sipërmarrësve, ndërkohë që pjesa më e madhe e fermerëve, të cilët janë lidhur

historikisht me fshatin do ta linin tokën.

Profesori e tha që fermerët kanë filluar ta lenë tokën me qira për të marrë ndonjë të

ardhur, aq sa mund të marrin dhe më pas popullojnë qytetet apo ikin në emigracion. Pra, kemi

një shpopullim të fshatit. Ky terren do të ekzistojë për sa kohë që ne nuk kemi avancuar me

çështjen e regjistrimit dhe hipotekimit të tokës bujqësore. Por do të vijë koha që do të krijohet

tregu i tokës dhe dikush mund të pyesë: “Kush e ndalon atë njeri që ka fuqi të blejë një tokë atij

që e disponon dhe që nuk ka interes?”. Pikërisht këtu është edhe roli i shtetit. Në rast se skemat e

subvencioneve do t’i orientojë kryesisht me mbështetjen e fermerit të vogël, duke e lehtësuar atë

edhe nga barra fiskale, jam dakord me propozimin tuaj profesor, që të shikohet çështja e heqjes

së taksës së tokës për fermerët e vegjël, në mënyrë që të ketë një mekanizëm incentivues për

bashkimin e tyre. Për mendimin tim, grantet duhet të shkojnë për fermerët e vegjël, kurse

sipërmarrësit e mëdhenj, të cilët kanë pikat e mëdha të grumbullimit, që e orientojnë prodhimin

bujqësor, sepse ata u tregojnë fermerëve se çfarë kërkohet nga tregu dhe se çfarë duhet të

Page 11: REPUBLIKA E SHQIPËRISË · jep mundësinë e shoqërizimit dhe ne kemi propozuar në programin e Fierit 6 shoqërizime, të cilat kanë gjetur një mbështetje, sigurisht duhet ende

11

kultivojnë, në mënyrë që të jenë konkurrues, ata duhet të përfitojnë nga mekanizmi i kreditit

agrar.

Krediti agrar, i mbështetur edhe nga fondi i garancisë, duhet përgjithësisht të mbështesë

sipërmarrësit e mëdhenj, pikat e mëdha të grumbullimit, ndërsa grantet, paratë e falura të shkojnë

te fermerët , në mënyrë që ata të jenë të motivuar për të qenë pjesë e bashkësive. Në rast se ne do

t’i mbështesim fermerët qoftë me subvencione të drejtpërdrejta, qoftë me lehtësira fiskale,

atëherë do të ndodhemi para situatës që do të arrihet konsolidimi, por do të arrihet në mënyrë

agresive, ku i madhi e ha të voglin. Pra, ne nuk na duhet një konsolidim i tillë i bujqësisë, i cili

do të jetë në dorën e 20 apo 30 sipërmarrësve të mëdhenj, ndërsa pjesa tjetër ta braktisin vendin,

të shkojnë jashtë apo të vijnë në zonat urbane, duke krijuar megaqytete. Prandaj, unë mendoj se

përqasja e profesorit është ajo e duhura, pra të incentivojmë bashkimin e fermerëve duke i

përkrahur ata. Në radhë të parë, janë ata, të cilët duhet t’i mbajmë në këmbë, në mënyrë që më

pas të bëhen pjesë e bashkësive dhe e shoqërive të bashkëpunimit. Nëse doni, mund t’i quajmë

edhe kooperativë, por më tepër duhen shoqëritë e bashkëpunimit duhet të jenë atraktive për të

mos i larguar se nuk bëhet fjalë për modele të kooperativizmit të kohës së Enverit, por bëhet fjalë

për modele të bashkëpunim të tipit aksioner, ku gjithsecili ndihet pjesë e një sipërmarrjeje

aksionere.

Banka Botërore kishte një slogan, që mua më pëlqeu “size does not matter”, pra

madhësia e sipërfaqes nuk ka rëndësi, por është problemi se çfarë bën ti me këtë sipërfaqe.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Pra, është ajo që tha profesori, në rast se ti mund të krijosh një bashkim virtual, ku

praktikisht je i lidhur me tokën, por e bën si pjesë e një të tëre. Pra, ti nuk e ke një pjesë të një

transaksioni, nuk e shet, por je aksioner në një sipërmarrje, në një bashkim fermerësh.

Unë mendoj se ky model i duhet Shqipërisë, sepse neve na duhet që njerëzit të qëndrojnë

në fshat, na duhet që t’u japim kurajë të rinjve të merren me sipërmarrje, sepse nëse rruga më e

shpejtë do të ishte: “Shite se e marr unë”, dhe fermeri ikën pa shpresë diku tjetër, atëherë ne do të

shpopullonim fshatin. Pikërisht, ky instrument nuk do të ketë për objektiv rritjen e

konkurueshmërisë, uljen e kostos së prodhimit, kjo është njëra anë, por do të ketë edhe

dimensionin social, që t’i mbajmë njerëzit të lidhur me tokën. Në rast se do të ecim në këto

shina, unë mendoj se ky konsolidim i duhet Shqipërisë.

Faleminderit!

Page 12: REPUBLIKA E SHQIPËRISË · jep mundësinë e shoqërizimit dhe ne kemi propozuar në programin e Fierit 6 shoqërizime, të cilat kanë gjetur një mbështetje, sigurisht duhet ende

12

Eduard Shalsi – Faleminderit, zoti Panariti!

Po, zonja Gjermeni.

Eglantina Gjermeni – Faleminderit, kryetar!

Edhe unë dua ta falënderoj profesorin dhe gjithë ekipin e tij!

Unë dua ta vlerësoj shumë prezantimin për problematikat dhe për modelet e sjella nga

përvoja botërore, si dhe për gjithçka të mirë që është bërë këtu në Shqipëri dhe në Bashkinë e

Fierit, siç edhe e vlerësoj të gjithë ekipin që prezantuan këtu në komisionin tonë.

Ajo që në fakt unë ndjeva këtu është se nuk u prezantua vetëm puna apo problematikat,

por kishte edhe përkushtim shumë të madh nga profesori. Ndryshe nga prezantimet e tjera, që

jemi mësuar këtu në komision, dallonte shumë shpirti i përgjegjshmërisë dhe i dashjes për t’i

bërë gjërat mirë. Unë mendoj se ne deputetët mund të ndihmojmë në nisma konkrete ose me

nisma që ju do të kërkoni nga ne. Konkretisht, ju përmendët rishikimin e strategjisë, që sigurisht,

janë përgjegjës ministritë e fushës, por çfarë veprimesh konkrete ose nisma do të kërkonit nga ne

si deputetë, besoj se ne do të jemi të gatshëm t’ju mbështesim dhe t’ju ndihmojmë konkretisht

për ta bërë këtë model të konsolidimit të tokës edhe në bashki të tjera apo për ta përforcuar këtë

punë të nisur.

Faleminderit!

Eduard Shalsi – Faleminderit, zonja Gjermeni!

Po, zoti Beqaj.

Ilir Beqaj – Unë fillimisht nuk është se kisha ndonjë qëllim për t’u futur në bisedë, por

më tërhoqi ajo çfarë tha kolegu Panariti.

Çështja që ai shtroi për mua është jashtëzakonisht e rëndësishme, që, në fakt, duhet ta

kishim nisur para 25 vjetësh, megjithatë edhe tani nuk është vonë.

Personalisht nuk kam të njëjtën pikëpamje, por pak rëndësi kanë pikëpamjet individuale.

Unë besoj se, në radhë të parë, politika duhet ta ndajë mendjen që me fshatin do të bëjë ekonomi

apo politikë sociale? Për mua nuk mund të qëndrojnë të dyja bashkë. Ne kemi tentuar në 25 vjet

që t’i bëjmë të dyja bashkë dhe është provuar që nuk ka funksionuar.

“Size does not matter” për mua nuk ka rëndësi në qoftë se 1 hektar tokë nuk arrin të japë

mbi 20 mijë euro të ardhura familjeve shqiptare fermeri nuk ka për të ndenjur kurrë në fshat.

Hajdeni të kthehemi pas se sa duhet të shpenzojmë bashkë me distancën gjeografike, që i

rrit kostot në arsim dhe shëndetësi, dhe të bëjmë një hesap mbrapsht se sa del! Unë e kam bërë në

Page 13: REPUBLIKA E SHQIPËRISË · jep mundësinë e shoqërizimit dhe ne kemi propozuar në programin e Fierit 6 shoqërizime, të cilat kanë gjetur një mbështetje, sigurisht duhet ende

13

tri fushata të ndryshme, sepse më është dashur të bëj fushatë gjithandej, edhe ku ka pasur bujqësi

të madhe, por edhe ku ka bujqësi për mbijetesë që pa 20 mijë euro nuk i dilet.

Në qoftë se dikush nuk ka mundësi ta punojë tokën, sepse e ka punuar për 25 vjet, mund

të kthehet edhe në një punëtor me mëditje në strukturë ekonomike në fshat.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Pra, le të vijë të jetojë në qytet, sepse edhe rrugët po rregullohen dhe të shkojë të punojë

në fshat, si punëtor me mëditje. Në qoftë se ne duam që ata të qëndrojnë në fshat, ne duhet t’i

ofrojmë siç duhet edhe shëndetësinë, edhe arsimin, që janë minimumi. Pra, minimumi në arsim

dhe në shëndetësi është e provuar që “size matter” klasat me 7 nxënës dhe ata fëmijë po të

qëndrojnë në fshat nuk do të bëhen kurrë të aftë për jetën e tyre qoftë si fshatarë, qoftë si

kapitalistë, qoftë si sipërmarrës. Hajdeni të shikojmë se çfarë thotë demografia?! Lindjet janë

përherë më të pakta dhe është evidente, na e thanë edhe prindërit në fushatë që nuk duan më

klasa kolektive dhe është gabim në qoftë se ne i orientojmë në këtë mënyrë. Vërtet duhet

infermierja në fshat aty afër për t’i bërë gjilpërën fëmijës, siç kanë qenë qendrat shëndetësore

dikur, doktori, pas tri vitesh, edhe po të dojë rri e humbet zanatin, se mjekësia është raste.

Edhe një herë po them, pak rëndësi kanë pikëpamjet e mia individuale, por edhe të

gjithsecilit veç e veç, është shumë e rëndësishme që ky debat të hapet, mirë është të jetë sa më

pak partizan, në kuptimin e forcave politike, por unë besoj se është e domosdoshme që ky

komision duhet ta marrë këtë lidership që Shqipëria të vendosë. Personalisht mendoj se të dyja

nuk mund flenë bashkë, edhe ekonomi, edhe politikë sociale.

Faleminderit!

Eduard Shalsi – Zoti Beqaj, a mund ta elaboroni pak më shumë këtë pjesën 1 hektar me

20 mijë euro?

Ilir Beqaj – U nisa te 1 hektarshi, se thuhet që është 1,2, madje dhe ajo në tri copa, por

meqë po e marrim me 1,2, unë po e marr me 1. Të gjithë e dimë sa janë shpenzimet që një

familje prej 4 anëtarësh në fshat të bëjë një jetë minimale, por edhe në qytet, por ata kanë disa

kosto më të mëdha transporti në arsim, në shëndetësi dhe në disa shërbime të tjera me të gjitha

përpjekjet tona për digjitalizim, këshill publik online e më the të thashë. Atje edhe interneti është

më pak i shtrirë. Gjysma e fshatit vetëm kanalin TVSH sheh gjithë këto vite, se asnjë nga

privatët nuk ka shkuar, se nuk kanë pasur interes ekonomik të shkojnë. Është shumë i madh

investimi për të çuar sinjalin 3G siç duhet, pra sinjalin kabllor në mënyrë jopirate. Nga ana

Page 14: REPUBLIKA E SHQIPËRISË · jep mundësinë e shoqërizimit dhe ne kemi propozuar në programin e Fierit 6 shoqërizime, të cilat kanë gjetur një mbështetje, sigurisht duhet ende

14

tjetër, të gjitha këto shpenzime, po t’i llogarisësh minimalisht shkojnë 10-12 milionë lekë. A

duhen minimumi 1 milion në muaj?

(Ndërhyrje pa mikrofon)

Po ai ta bëjë atë punë vetëm për mbijetesë është gabim. Kemi pasur raste në fushatë ku

fermerët bindeshin që të punonin, të mbillnin grurë dhe, në fund fare, dilte hesapi që vetëm me

lekët e emigracionit subvensiononin jetesën ne fshat, duke mbjellë grurë. Ndërkohë ka edhe disa

shpenzime të tjera, se vërtet do të marrë 20 mijë të ardhura, por 4 apo 5 mijë euro në vit i

kashpenzime . Unë po e llogaris të papaguar punën e anëtarit të familjes së fermerit.

Ne kemi thënë se na duhet elektrifikimi i fushave bujqësore, por nëse kemi prapë këtë vit

skema subvencioni me këtë ujitjen forbike, nwse, siç kemi dëgjuar për rrymën në parcelë po ta

çosh te secili veç e veç shkon 3-4 milionë vetëm aplikimi në OSSHE dhe kërkohet një sforco

shumë e madhe fillimisht. Nuk e di pse ka një tendencë për t’u orientuar nga frutat, që për mua

janë kultura më dembele, sepse kërkojnë 3 apo 4 vjet që të japin prodhimin e parë. Ndërkohë që

kultivimi i perimeve është më i lodhshëm, më i mundimshëm, më i rrezikuar gjatë vitit nga

ndryshimet klimaterike, por ta jep prodhimin që në fillim dhe të jep më shumë për hektar.

Kërkoj ndjesë që flas para njerëzve që janë marrë përditë me këtë punë gjatë gjithë jetës,

por këto janë perceptimet dhe ndjesitë e mia.

Eduard Shalsi – Fjalën e ka zoti Baraj, pastaj zoti Robert Bitri.

Besnik Baraj - Unë kam një koment të vogël.

Po t’i dëgjosh veç e veç argumentet që solliën zoti Panariti dhe zoti Beqaj lidhur me këtë

çështje, mund t’u japësh të drejtë të dyve, por të shohësh realitetin shqiptar, unë nuk kam

informacion të them sa politikë sociale është bërë në këta 30 vjet. Unë dyshoj se është bërë

ndonjë politikë sociale në fshat në tërësi, nuk flas për ndonjë në veçanti, përndryshe fshati nuk do

të ishte në këtë gjendje që është sot në përgjithësi. Pra, nuk flas për Zharën, apo ndonjë zonë

tjetër, që ka pasur iniciativa private dhe janë ndihmuar nga institucione si shtetërore, ashtu dhe

nga projekte të ndryshme ndërkombëtare. Por nëse ne do të zbatonim një politikë të tillë drastike,

them se dramaticiteti në fshat, edhe në planin afatgjatë, do të ishte i dobishëm dhe nga pikëpamja

ekonomike do të ishte racionale ideja e zotit Beqaj. Unë them që, të paktën, për një fazë të

ndërmjetme, ekonomitë e vogla do të funksiononin, do të jetonin dhe do të kishin jetëgjatësi, nga

por pikëpamja sociale drama që do të sillte, po qe se do të ndiqnim variantin e Beqjes, do të ishte

shumë e madhe, pavarësisht se në planin afatgjatë do të kishte vlerë ekonomike. Kështu që do të

Page 15: REPUBLIKA E SHQIPËRISË · jep mundësinë e shoqërizimit dhe ne kemi propozuar në programin e Fierit 6 shoqërizime, të cilat kanë gjetur një mbështetje, sigurisht duhet ende

15

isha për një hibridizim, pavarësisht se Beqaj thotë se ato nuk mund të bashkëjetojnë, të paktën

për një fazë tranzitore, me qëllim që t’u jepet mundësia atyre, të cilët thjesht për mungesë të

burimeve financiare, qofshin edhe të vogla, nuk kanë ecur, si dhe atyre, të cilët janë të lidhur me

fshatin dhe duan të jetojnë aty. Pa dyshim që kjo do të sillte pasojën pozitive që nuk do të kishim

këtë emigracion kaq të madh nga pjesa qytetare. Unë dyshoj që nesër atë ta marrin latifondistët,

domethënë të ketë pronarë me sipërfaqe shumë të mëdha dhe ai fshatari të shkojë e të punojë aty.

Ne nuk po na vjen të punojë këtu në ndërmarrje me 200-250 mijë lekë.

(Ndërhyrje pa mikrofon)

Sidoqoftë, për ta mbyllur diskutimin tim, unë do të thosha që sa kohë na refuzojnë në

sektorin privat njerëz në qytet me 200-350 mijë lekë rrogë, imagjinoni në fashat ku ai nuk do të

marrë më shumë se 200 mijë lekë. Ai thotë më mirë shkoj e punoj në qytet dhe një punë me të

ardhura më të mëdha dhe njëkohësisht kam benefitet e të jetuarit pranë një zone të zhvilluar

urbane.

Faleminderit!

Robert Bitri – Tani, kur shtrohet kjo strategji, unë jam mbështetës shumë i madh i gjithë

sa tha profesori. U hapen dy tema këtu.

Fatmirësisht jemi të gjithë të majtë dhe nuk e shohim në këndvështrimin e pjesës sociale

apo politike. Në fund fare, politika ka qëllim t’i shërbejë njerëzimit, pra të gjithë shoqërisë. Edhe

kur u nda toka me ligjin nr. 7501 qëllimi ishte që fshatarët të mos lëviznin nga fshati dhe të mos

vinin menjëherë në qytet. Unë e mbështes zotin Beqaj kur thotë së nëse fshatari nuk siguron

minimumin e jetesës të vijë në qytet, por po fillojmë me qytetin.

Niveli i sigurimeve në punë dhe asistenca. A i sigurojmë dot ne këtyre fshatarëve të vijnë

e të punojnë në qytet? A u japim dot asistencë sociale që të bëjë një jetesë minimale? A i kemi

mundësitë që pjesën tjetër, pra shërbimin, apo strehimin ne ta sigurojmë për këta njerëz? A kemi

ne aq fonde sa të krijojmë strehimin publik, jo strehimin që ta sigurojë vetë individi? Pra, ky

individ, i cili është kaq i dobët ekonomikisht dhe nuk shërben dot në fshat, si mund të vijë në

qytet e të përballojë një jetesë shumë herë më të shtrenjtë? Ardhja nga Fieri në Tiranë është një

ndryshim në nivelin ekonomik, po ardhja nga fshati në qytet? Është shumë herë më e madhe.

Prandaj, në këndvështrimin e mirëfilltë politik dhe social ne duhet të ecim hap pas hapi, që të

konsolidojmë fshatin në radhë të parë, sepse sot fshati ka një diferencë shumë të madhe në

mentalitet. Të gjithë kanë shkuar në emigracion, kanë punuar aty dhe niveli i të ardhurave është

Page 16: REPUBLIKA E SHQIPËRISË · jep mundësinë e shoqërizimit dhe ne kemi propozuar në programin e Fierit 6 shoqërizime, të cilat kanë gjetur një mbështetje, sigurisht duhet ende

16

shumë herë më i madh se niveli i të ardhurave duke punuar tokën dhe i bie që ne ta braktisim

fshatin. Prandaj të mos ju duhet ndonjë gjë e jashtëzakonshme! Bujqësia në të gjithë botën

subvencionohet.

Tani, do të subvencionohen 1 mijë veta, apo 500 mijë vetë dhe ta mbajmë të populluar

fshatin? Ne kemi një eksperiencë 50-vjecare, mirë apo keq, e dimë që këta njerëz kanë jetuar në

këtë fshat. Nuk ka prodhim me kosto me humbje, sepse vetë ekonomia nuk e lë të prodhojë me

humbje dhe dashje pa dashje, nga pikëpamja ekonomike, do të shihet çdo kulturë, por është

këndvështrim i kulturës në të cilën ne fitojmë. Pra, kemi kulturat që na japin efektivitet dhe çdo

kulturë është efektive nëse do të vijmë të parcela e madhe, pra duhet të ulim koston e prodhimit.

Nëse e ulim këtë kosto, atëherë çdo prodhim del me fitim dhe, në këtë mënyrë automatikisht,

njerëzit do të jetojnë shumë mirë aty ky janë. Me të vërtetë e parë në këndvështrimin ekonomik

apo politik këndvështrimi të marrë të veçantë, na detyrojnë që sipas këndvështrimit politik të

rrijë atje, kurse sipas atij ekonomiku të ikin të gjithë. Ku do të shkojnë? Të ikin nga Shqipëria, të

ikin nga fshati e të na vijnë në qytet? Çfarë do të jenë në qytet? Do të jenë kontingjent për

veprime jo të mira, që do të na sjelli shqetësime. Prandaj, në këtë këndvështrim, ne duhet ta

shohim çdo gjë të kësaj strategjie, që fatmirësisht gëzohem dhe e shikoj si një zgjidhje shumë

racionale, që i afrohet politikës për të menduar më mirë për zgjidhjen e drejtë sociale, ekonomike

dhe politike për zhvillimin e vendit tonë.

Në këndvështrimin tim personal, ne kemi një industri, të cilën duhet ta zhvillojmë, që

është turizmi dhe çdo gjë tjetër do të jetë në funksion të tij. Ajo që do të jetë me të vërtetë e

rëndësishme është bujqësia, e cila duhet të plotësojë nevojat ushqimore të këtij turizmi, që të

bëhet sa më efektiv. Nëse ne do të mendojmë që birra, e cila prodhohet në Gjermani, është me

kosto më të ulët, ta marrim e të mos e prodhojmë këtu, madje asnjë kulturë tjetër, duke e kthyer

tokën në latifon, unë them që nuk është e mirë për Shqipërinë.

Eduard Shalsi – Po zoti Beqaj.

Ilir Beqaj – Berti, te kjo pjesa fundit nuk pajtohem shumë. Më mirë të mbështetemi te

forcat tona! Turizmi mund të ketë nevojë për 100 produkte bujqësore blegtorale, ne le të bëjmë

mirë 10 dhe me leverdi. Më mirë t’i marrim 10, se po t’i bëjmë 100 çika-çika, do të ngelemi te

gjërat e vogla.

(Ndërhyrje pa mikrofon)

Dakord, por le të fokusohemi te 10, 12 apo 15 me leverdi.

Page 17: REPUBLIKA E SHQIPËRISË · jep mundësinë e shoqërizimit dhe ne kemi propozuar në programin e Fierit 6 shoqërizime, të cilat kanë gjetur një mbështetje, sigurisht duhet ende

17

(Ndërhyrje pa mikrofon)

Patjetër, individualitetin tonë, por jo çdo gjë se do të vijmë prapë te numrat.

Eduard Shalsi – Nëse nuk ka koleg tjetër që do të flasë, atëherë do të doja t’ua jepja

fjalën të ftuarve për ndonjë koment për atë që u tha dhe u diskutua.

Edmond Panariti – Ju e nisët për bujqësinë, por ky është një koncept më i madh, nuk

përfshin vetëm bujqësinë. Ne këtu, e tha kolegu, jemi formacione të majta dhe nuk na bënë nder

që ne të propozojmë si bazë të zhvillimit të ekonomisë një model që quhet “reaganomics” apo

“supplified side economic”, që mbështetet te 10-15 sipërmarrës të mëdhenj dhe shpreson trickle

down, që këta të rrezatojnë zhvillim dhe punësim te pjesa tjetër. Ky është një model ultra i

djathtë i zhvillimit të ekonomisë, nuk i bën nder një formacioni të majtë që ta ketë devizë këtë, jo

vetëm për zhvillimin e bujqësisë, por për zhvillimin e ekonomisë në tërësi.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Bujqësia në dimension social, sigurisht, zotëri, sepse ne nuk jemi vetëm për një zhvillim

që të shkaktojë polarizim, të çojë në varfëri dhe në dëshpërim një pjesë tjetër që nuk e gjen veten,

sepse nuk është në qendër të vëmendjes dhe të politikave të mbështesë subvencionin e

lehtësirave fiskale. Shqipëria nuk është vetëm e 20-30 sipërmarrësve, por edhe me asaj mase

fermerësh, që e kanë lidhur veten historikisht me to, dhe kërkon të jetë pjesë e një bashkie

konkurruese, të punojë me kosto të ulët, por për këtë kërkon vëmendje, ndaj themi se është në

nivel të politikbërjes dhe si një model zhvillimi.

Zoti Beqaj, jam plotësisht dakord që njihet ai model, por nuk propozohet nga forcat e

majta, propozohet nga forcat e djathta, që e kanë pjesë të filozofisë dhe konceptit të të bërit

ekonomi.

Ilir Beqaj – E majtë apo e djathtë, nuk do ta vazhdojmë debatin, por unë besoj se ndahen

njëra nga tjetra nga mënyra se si taksojnë. Ata 15 ...(Nuk dëgjohet.) .... di unë si i taksoj, por le t’i

prodhojmë një herë.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Ata nuk janë në fshat.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Në fusha të tjera, taksimi u bë 15, se ishte 10, edhe pse me disavantazh rajonal.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Page 18: REPUBLIKA E SHQIPËRISË · jep mundësinë e shoqërizimit dhe ne kemi propozuar në programin e Fierit 6 shoqërizime, të cilat kanë gjetur një mbështetje, sigurisht duhet ende

18

Të vijë i pari, se nuk bëjmë dot më turizëm patriotik, pasi e shteruam. Çfarë i morëm

turizmit patriotik? Nuk kemi çfarë t’i marrim më. Ai do të japë pjesën e vetë, nuk jep rritje.

Ndërkohë, patriotët duan të shikojnë gjëra të reja, kanë më shumë lekë dhe duan të

shkojnë në vende të reja, sepse në Kosovë po vijnë edhe të lindurit pas pavarësisë. Kanë tjetër

mentalitet, e para.

E dyta, unë sërish ngul këmbë, që të jesh në politikë sociale, e provuam. Të gjithë njerëzit

mbaheshin në punë, merrnin të gjithë rrogë dhe shkuam për ......(Nuk dëgjohet.)... Nuk po e zgjas

më shumë.

Eduard Shalsi – Zoti Lushaj, ju lutem të jeni sa më konciz, se jemi në limitet e kohës!

(Diskutime pa mikrofon.)

Ju lutem, sepse i morët kohën.

(Ndërhyrje pa mikrofon.)

Edhe cilitdo nga të ftuarit, që do të komentojë.

Sherif Lushaj - E përmenda qysh në fillim se gjithë procesi i konsolidimit nuk është

vetëm bashkim parcelash, një pamje e tillë që rregullonte fshatin, territorin. Ky është përfundimi

i konsolidimit, por unë do të thosha, duke marrë shkas nga regjistrimi, që është në nivele të ulëta,

që u përmend këtu dhe që është fakt, dhe konsolidimi është instrument zhvillimi dhe mirëqenie,

është instrument ekonomik, nuk është instrument vetëm i bashkimit të parcelave

Tani, edhe për shumë vjet, edhe kur të dalë procesi i regjistrimit, që të jetë me hapësira të

mundshme për t’u regjistruar, përsëri tregu i tokës nuk do të jetë aq i zhvilluar, sepse në Shqipëri

nuk ka treg pune tjetër, realisht, por nuk do të ishte mirë që të ndodhte kjo, që edhe ka ndodhur

në disa zona, pra kur toka është në një vend tjetër dhe popullsia në një vend tjetër.

Ka një sipërfaqe shumë të madhe në disa zona, në Jug apo në Veri, të cilat pothuajse

janë shpopulluar dhe burimet natyrore mbeten të patrajtuara. Në këtë kuptim unë them që forma

bazë do të ishte ajo që ka të bëjë me kooperimin, por edhe shitjet, edhe qiratë, përsëri janë

instrumente. Ato nuk mund të kufizohen sa është fuqia. Tek ne nuk shkojnë dot në nivele shumë

të larta, por të mendosh që sot ta zbresësh popullsinë rurale në zonën urbane, unë nuk e quaj

shumë të rregullt, sepse duhet të zhvillohen zonat atje ku janë.

Në këtë periudhë ne duhet të synojmë te kooperimi.

Eduard Shalsi – Zoti Kananaj.

Page 19: REPUBLIKA E SHQIPËRISË · jep mundësinë e shoqërizimit dhe ne kemi propozuar në programin e Fierit 6 shoqërizime, të cilat kanë gjetur një mbështetje, sigurisht duhet ende

19

Ramadan Kananaj – Unë vij nga fusha e bujqësisë dhe ne po e vuajmë fazën në të cilën

ajo ndodhet sot.

Do t’ju sugjeroja që një nga elementet kryesore, të cilat do të ndikojnë në konsolidimin e

tokës bujqësore, është regjistrimi i pronës. Regjistrimi i pronës në shkallë vendi sot është në

masën 12-14%.

Aktet e marrjes së tokës në pronësi, profesori e di shumë mirë, është raportuar që në ’94-

ën se 96% e akteve të marrjes së tokës në pronësi janë shpërndarë, gjë që s’është e vërtetë, se ka

ngelur vetëm në letra për shumë arsye.

E para është regjistrimi i tokës, në mënyrë që fermerët të futen në treg, që fermerët të

aplikojnë për një kredi apo të bashkohen për ta shitur apo për ta blerë tokën bujqësore.

Për këtë e rëndësishme është që ajo çka është folur në programin e bujqësisë, që të

krijohet departamenti i regjistrimit të pronës. Nisma duhet të jetë ligjore, që ky departament të

përfshijë edhe ligjin 7501, veç institucioneve të tjera që japin pronën, si Komisioni i Kthimit dhe

Kompensimit të Pronave, ALUZIN-i dhe Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, që do të

jetë faktori kryesor, i cili do të japë certifikatën në dorë fermerit, gjë sot ne nuk po e bëjmë.

Fermerët janë shumë të ngatërruar me pronën. Ka fermerë që e kanë braktisur pronën,

pavarësisht se profesor Panariti thotë që ne nuk mund t’i lejojmë fshatarët të vijnë në qytet, por

ama ata i kanë braktisur pronat, sidomos fshatarët e periferive të qytetit.

Toka me origjinë nga ish-NBSH-të është e braktisur komplet.

Ne kemi raste tipike në Fier...

(Diskutime pa mikrofon)

Ky është fakt. Për shembull në Bërsheq, në Povelshë, në Darëzezë, në NB Seman kemi

toka, të cilat janë lënë djerrë. Po flas për tokat bujqësore.

(Diskutime pa mikrofon)

Në rast se do të ketë nisma ligjore që ajo të futet në tokë brenda vijës së verdhë, kjo është

tjetër gjë, por ajo është tokë bujqësore.

Momenti tjetër që duhet të ndikojë në konsolidimin e tokës bujqësore është infrastruktura

që do të krijohet brenda saj, pra, nëse do të themi që do të tërheqim fermerin që ta bëjmë bashkë,

duhet patjetër që në atë parcelë, ku janë një grumbull fermerësh të kryhen disa investime që kanë

të bëjnë me rrugët, me ujin, me kullimin. Pra, në qoftë se ne duam të ndihmojmë fermerin

shqiptar sot, është mirë që t’i çojmë ujin në kokë të parcelës.

Page 20: REPUBLIKA E SHQIPËRISË · jep mundësinë e shoqërizimit dhe ne kemi propozuar në programin e Fierit 6 shoqërizime, të cilat kanë gjetur një mbështetje, sigurisht duhet ende

20

Ky është elementi kryesor që ai mund të bashkohet në një parcelë të vetme.

Ajo që s’u përmend këtu është banka e tokës. Mendoj se ka ardhur koha që në vendin

tonë të krijohet ky institucion bankar. Mendoj se ky institucion duhet të jetë me kapital 100%

shtetëror.

Sot shumica e kanë braktisur tokën që në momentin që e kanë marrë dhe toka sot është e

paformalizuar, kështu që do të dalë që kjo pronë që një vlerë të caktuar mbi bazën e hartës së

vlerës së tokës, e cila është bërë në rang kombëtar, duhet që personi apo ky institucion këtë tokë

ta blejë dhe të ma japë mua që dua të merrem me bujqësi. Pra të bëhet analiza se sa kushton kjo

sipërfaqe e t’i thuhet, ti zotëri, ke 20 vjet që këtë tokë e ke lënë të braktisur, apo ka probleme të

tjera që kanë të bëjnë me paaftësinë për punë, emigracionin, atëherë është më mirë që ky person

këtë tokë ta shesë te banka e tokës dhe pastaj kjo bankë t’ia japë me qira apo t’ia shesë atyre që

duan të merren me bujqësi.

Dua të mbështes zotin Beqaj...

(Diskutime pa mikrofon)

Banka e tokës të jetë me kapital 100% shtetëror. Këto institucione që ne kemi sot, që nga

këshilli i qarkut, që nga institucioni i prefektit, institucionet që janë krijuar edhe brenda bashkisë,

që përplasin njëri-tjetrin, atëherë është mirë që të krijohet banka e tokës, në mënyrë që të thithë

atë sipërfaqe toke, e cila nuk mund të mbahet më nga ata fermerë, të cilët e kanë marrë me ligjin

7501.

Faleminderit!

Eduard Shalsi – Urdhëroni, zoti Muharremaj!

Vezir Muharremaj - Faleminderit!

Në konsolidim mendoj se edhe e kemi gjykuar bashkë si ekip, duhet të përfshihen edhe

tokat pyjore dhe kullosore, sepse edhe në zonat fushore ka pjesë të tilla pyjesh që mund të

ndihmojnë për konsolidimin, përveçse e përmendi profesor Sherifi, për peizazhin.

Një tjetër çështje është se si mund të ndihmojnë deputetët. Kjo mbështetje që po fillon

këtu, por do të vazhdojë me tej do të jetë shumë pozitive dhe e mirëpritur, por sidomos është e

domosdoshme që paketat ligjore për çështje të caktuara dhe konkretisht, për konsolidimin e tokës

duhet të vijnë të plota. Është miratuar strategjia para 3 vjetësh dhe nuk ka dalë ende ligji për

tokën. Po të shikosh afatet, atonuk janë zbatuar. Këto e cenojnë, e dëmtojnë shoqërinë dhe

ekonominë.

Page 21: REPUBLIKA E SHQIPËRISË · jep mundësinë e shoqërizimit dhe ne kemi propozuar në programin e Fierit 6 shoqërizime, të cilat kanë gjetur një mbështetje, sigurisht duhet ende

21

Mendimi ynë është që paketat ligjore këtu duhet të vijnë të plota: strategji, ligj, akte

nënligjore dhe të shqyrtohen në kompleks, sepse ashtu duhet për të pasur mundësi kuptimi dhe

zbatimi.

Fshati nuk mund të braktiset edhe për arsyen se atje ka resurse që mund të shfrytëzohen,

por ai fshatar e do një mbështetje. Përvoja e atyre që janë kthyer nga emigracioni dhe kanë

investuar duke krijuar blloqe me pemë frutore është mjaft pozitive.

Nëpërmjet bankës mund të kontribuohet që ata fshatarë të kenë një bazë nga ta fillojnë

dhe do të qëndrojnë vetë aty. Resurse ka dhe ato mund të shfrytëzohen.

Faleminderit!

Eduard Shalsi – Unë desha të falënderoja të ftuarit, zotin Lushaj, zotin Kananaj, zotin

Muharremaj dhe zotin Ulaj për iniciativën.

Falënderoj kolegët për debatin!

Kjo është një çështje që mbetet e hapur për të debatur dhe për të diskutuar.

Rishihemi nesër në orën 11:00.

Faleminderit!

MBYLLET MBLEDHJA