tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare,...

262
1 REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS Fakulteteti i Historisë dhe Filologjisë Departamenti i Letërsisë TEZË DOKTORATURE Proza e shkurtër e Dhimitër Shuteriqit” Doktoranti Udhëheqës shkencor Albert GJOKA Prof. Dr. Ymer ÇIRAKU Tetor 2018

Upload: others

Post on 30-Aug-2019

13 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

1

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

UNIVERSITETI I TIRANËS

Fakulteteti i Historisë dhe Filologjisë

Departamenti i Letërsisë

TEZË DOKTORATURE

“Proza e shkurtër e Dhimitër Shuteriqit”

Doktoranti Udhëheqës shkencor

Albert GJOKA Prof. Dr. Ymer ÇIRAKU

Tetor 2018

Page 2: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

2

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

UNIVERSITETI I TIRANËS

Fakulteteti i Historisë dhe Filologjisë

Departamenti i Letërsisë

TEZË DOKTORATURE

“Proza e shkurtër e Dhimitër Shuteriqit”

(Studim monografik mbi tregimin e Shuteriqit. Proza e pabotuar. Specifikat e rrëfimit.

Qasja ndaj metodës së realizmit socialist dhe analiza tekstesh)

Doktoranti Udhëheqës shkencor

Albert GJOKA Prof. Dr. Ymer ÇIRAKU

Mbrohet më datë ____________ 2018

1. _____________________________________________ Kryetar

2. _____________________________________________ Anëtar

3. _____________________________________________ Anëtar

4. _____________________________________________ Anëtar

5. _____________________________________________ Anëtar

Page 3: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

3

Ua kushtoj dy vajzave të mija, Anës e Uendit, dhe bashkëshortes, Dorina

Pak fjalë mirënjohje

Falënderimet e veçanta i shkojnë mentorit tim, Prof. Dr. Ymer Çiraku, i cili më ka inkurajuar

vazhdimisht gjatë gjithë periudhës së studimeve doktorale dhe ka qenë mbështetje morale dhe

profesionale që të përmbyll me sukses tezën time.

Ky punim do të ishte i mangët pa sugjerimet, këshillat dhe kritikat e pedagogëve të Departamentit

të Letërsisë në Fakultetin Histori – Filologji, ku pjesa dërrmuese e tyre janë mirëpritur dhe

reflektuar në këtë punim.

Mes kontributorëve dua të veçoj ish-drejtorin e Arkivit Qendror Shtetëror, z. Gjet Ndoj dhe stafin

e tij, të cilët më kanë ndihmuar pa masë për të studiuar Fondin “Dhimitër Shuteriqi”. Po ashtu,

dua të shtoj edhe ndihmesën e dhënë nga stafi i Bibliotekës Kombëtare, duke veçuar z. Maksim

Gjinaj i cili më ka ndihmuar në të dhënat e natyrës bibliografike.

Mirënjohje adresoj edhe për zonjën Mynever Shuteriqi, bashkëshorten e Dhimitër Shuteriqit.

Pjesë e kontributit janë edhe Sokol Jakova, Rozeta Ruçi, Feride Papleka dhe Nasho Jorgaqi, ku

bisedat dhe këshillat e tyre më kanë shërbyer gjatë realizimit të këtij disertacionit.

Falënderimet e mia do t’i përmbyll duke i shprehur mirënjohje të veçantë Akademike Floresha

Dados e cila ka besuar vazhdimisht në aftësitë e mia më fushën e studimeve letrare, më ka

mbështetur në këtë rrugë që kur isha student dhe ka qenë një studiuese që ka ndikuar fort në

formimin tim.

Page 4: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

4

TABELA E LËNDËS

1 HYRJE 7

2 KOHËT E DHIMITËR SHUTERIQIT 17

2.1 Vepra në tri kohë 17

2.2 Një parnasian në letrat shqipe 20

2.3 Shuteriqi dhe socrealizmi që nga gjeneza 23

2.4 Bota e Shuteriqit si studiues i letërsisë 31

3 TREGIMTARIA E DHIMITËR SHUTERIQIT 34

3.1 Fillesat si prozator 35

3.1.1 Proza e shkurtër pas vitit 1945 36

3.2 Proza e shkurtër e pabotuara 37

3.2.1 Një lexim i prozës në dorëshkrim 42

3.2.2 Shtypi si mjet komunikimi i prozës së Shuteriqit 45

3.2.3 Tregimi i Shuteriqit në gjuhë të huaj 47

3.2.4 Komunikimi i tregimit në Kosovë 49

3.3 Veprat me tregime të zgjedhura 51

3.3.1 Tregime të zgjedhura të autorit 51

3.3.2 Përmbledhjet e botuara pas viteve ‘90 52

3.3.3 Vepra në seri e Dhimitër Shuteriqit 53

3.3.4 Tregimi i Shuteriqit te antologjitë 54

3.4 Sociologjia e shkrimit dhe proza e shkurtër 55

3.5 Proza mes censurës dhe autocensurës 57

4 PROZA E SHKURTER DHE SHUTERIQI I (PA)LEXUAR 63

4.1 Teoria e prozës së shkurtër 63

4.1.1 Çështje teorike të tregimit 64

4.1.2 Një perspektivë teorike 65

4.3 Tregimi në letërsinë shqipe 70

4.3.1 Fillesat deri në vitin 1945 71

Page 5: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

5

4.3.2 Tregimi nga vitet ’45 deri më sot 74

4.4 Morfologjia e letërsisë së realizimit socialist 79

4.5 Proza e Shuteriqit dhe tregimtarët shqiptarë 88

4.6 Ndikimi nga prozatorë të huaj 91

4.7 Kritika për prozën e shkurtër Shuteriqit 94

5 QASJA NDAJ PROZËS SË SHKURTËR 100

5.1 Tregimi i Shuteriqit sipas teorisë së Carl Grabo 100

5.2 Përqasje për klasifikimin e tregimit të Shuteriqit 103

5.2.1 Proza e realiste(socialiste) 104

5.2.2 Proza për fëmijë dhe të rinj 108

5.2.3 Proza me tematikë historike 111

5.3 Historia si mënyrë për klasifikimin e tregimit 112

5.3.1 Historitë e aksionit 114

5.3.2 Historitë e personazhit 114

5.3.3 Historitë e mjedisit 117

5.3.4 Historitë e idesë 130

5.3.5 Historitë e ndikimit emocional 134

5.4 Klasifikimi sipas llojit të rrëfimit 136

5.4.1 Rrëfimtari, autori i nënkuptuar apo autori real 138

5.4.2 Lexuesi i nënkuptuar dhe lexuesi real 147

5.5 Analizë e tregimit historik 150

5.5.1 Specifikat e rrëfimit në prozën historike 161

5.6 Tregimi dhe metoda e realizmit socialist 166

5.6.1 Interpretimi sipas metodës soc-realiste 167

5.6.2 Përshkrimi letrar si sprovë ideologjike 172

5.7 Tipizimi i personazheve sipas metodës 175

5.8 Një vështrim mbi titujt e tregimeve 184

6 INTERTEKSTUALITETI, SI MJETINTERPRETIMI I TEKSTIT 188

6.1 Llojet e intertektualitetit 188

6.1.1 Palimpsesti: Teksti brenda tekstit tek Shuteriqi 193

6.1.2 Nga transtekstualiteti tek palimpsesti 194

Page 6: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

6

6.1.3 Elemente të tjera të intertekstualitetit 195

7 PARIMET E PROZËS SË SHKURTËR 198

7.1 Drejt një poetike të tregimit të shkurtër 198

7.2 Konflikti estetike në prozë 201

7.3 Vlerat gjuhësore të tregimit të Shuteriqit 210

8 SPROVA TEKSTUALE 216

8.1 Perdja narrative në procesin e komunikimit 216

8.2 Drama e tjetërsimit dhe personazhi a-tipik 230

9 KONKLUZIONET 240

10 BIBLIOGRAFIA 249

10.1 Literatura që është në objekt studimi 249

10.2 Literatura referuese studimore 250

10.3 Burime arkivore në AQSH dhe familje 252

10.4 Literaturë referuese te gazetat dhe revistat 255

10.5 Bibliografia e hartuar nga vetë Dhimitër Shuteriqit 256

Page 7: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

7

1 HYRJE

“Që midis nesh do të kishte një pengesë afrimi, unë

e kisha ndier qysh në takimin e parë, kur ai më

kishte ftuar të pinim bashkë një kafe, siç bënte

shpesh me rishtarët që fillonin punë në Lidhjen e

Shkrimtarëve. I kishte edhe beretën, edhe llullën,

megjithatë biseda nuk po ngjitej. E ndjeja se fajtori

isha unë, por kjo në vend që të më çlironte, bënte të

kundërtën. Fjalët, që zakonisht nuk i kisha të

shumta, sa venin më rralloheshin....1(Ismail

Kadare)

Atë që nuk e thonë shpeshherë studiuesit apo kritikët e letërsisë e thonë vetë shkrimtarët.

Një ndihmesë të tillë na e jep vepra e Ismail Kadaresë, “Përballë Pasqyrës së një

gruaje”, më konkretisht romani i dytë i këtij triptiku, “Historia e Lidhjes së Shkrimtarëve

shqiptarë, përballë pasqyrës së një gruaje” në përpjekjen për të kuptuar letërsinë gjatë

kohës së sistemit komunist. Ndonëse jemi në rrafshe konotative të interpretimit të tekstit

letrar, mënyra sesi i qaset rrëfimtari letërsisë, shkrimtarëve të asaj periudhe dhe

kontrollit të procesit letrar në tërësi përmban në vetvete disa të vërteta të mëdha. E tillë

është edhe qasja që në mënyrë të nënkuptuar ndërton Ismail Kadare, edhe kur flet për

kryetarin e Lidhjes së Shkrimtarëve, që asokohe ishte Dhimitër Shuteriqin. Mes dy prej

protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa

afrimi”, por sigurisht gjendja e “status qos”është pranuar e tillë nga të dy palët, përtej

botëkuptimeve ideologjike apo vlerave që kishte secili prej tyre. Por, nëse Kadare do ta

1 Ismail Kadare; “Përballë pasqyrës së një gruaje”, Shtëpia Botuese “Onufri. – Tiranë, 2001, f.

92

Page 8: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

8

zgjidhte këtë çështje fill pas ndryshimit të sistemit me veprat dhe qëndrimet e tij,

Shuteriqi e mbylli jetën pa pasur mundësi që të modifikojë komunikimin e veprës me

lexuesit, pa u shpjeguar, por edhe pa kërkuar një ndjesë për ato gjëra që kishin ndodhur

përgjatë 50 viteve të komunizmit. Peng i këtij paragjykimi shpeshherë ka rënë edhe

lexuesi i ditëve tona, ku nuk kemi ndërtuar një proces receptimi normal me një pjesë të

mirë të letërsisë së realizmit socialist, përfshirë edhe veprën e Shuteriqit, sidomos me

krijimtarinë e tij në prozën e shkurtër. Sigurisht, vepra është ajo që mbetet për një

shkrimtar, por as ajo nuk i jep zgjidhje të gjitha pyetjeve që ngrihen, sidomos për një

studiues letërsie. Studimet e izoluara, qoftë të autorit, të veprës apo të lexuesit, në shumë

raste nuk përmbushin kërkesat e kënaqshme për interpretimin e një teksti letrar. Mënyra

sesi funksionon një vepër letrare është e ndërtuar mbi disa shtylla, të cilat kanë qenë

orientuese edhe në studimin tim. John Sutherland, teksa ka përzgjedhur pesëdhjetë

konceptet kyçe të letërsisë, ka veçuar pesë shtylla kryesore mbi të cilat funksionin një

vepër letrare: bazat, ku përfshihen elementet themelorë të artit të fjalës si mimesis,

ambiguiteti, rrëfimi, epika, lirika, etj.; së dyti, makineria sesi punon letërsia, ku

konsiderohen kultura, superstruktura, mileu, kanoni, zhanri, stili, etj.; idetë e reja, ku

përfshihen strukturalizmi, dekonstruksionizmi, tekstualiteti, postmodernizmi, semiologjia,

etj.; krimet e fjalës, ku përfshihen plagjiati, blasfemia, mashtrimet letrare, etj.; dhe së

fundi, e ardhmja letrare, ku përfshihen fanta-shkenca, e-book-u dhe kataklizma letrare.

“Por përfundimisht, ata që thjeshtë shkruajnë apo flasin rreth letërsisë (veçanërisht ata

që janë të paguar për ta bërë këtë) duhet të përulen në gjykimet e tyre dhe të përgatiten

për t’iu nënshtruar komenteve të atyre që aktualisht përbëjnë lëndën”2.

Pra, një vepër apo një autor nuk duhet parë në një këndvështrim të caktuar, por vlerësimi

duhet bërë në të gjitha aspektet mbi të cilat gjallon krijimtaria letrare. Koncepti i

Sutherland na ka ndihmuar për të kuptuar më mirë veprën e Dhimitër Shuteriqit. Një

tjetër aspekt i rëndësishëm që shtrohet për diskutim në letërsinë e realizmit socialist në

përgjithësi, dhe në rastin konkret, për krijimtarinë e Shuteriqit, ka të bëjë me letraritetin

e saj. Sipas skemës së Jakobsonit, akti i komunikimit ka gjashtë funksione të ndryshme që

iu përgjigje gjashtë fakteve të domosdoshme. Duke u ndaluar tek mesazhi në vetvete, -

2 John Sutherland; “How literature works”, Oxford University Press. – Oxford, New York, 2011,

f. 3

Page 9: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

9

pra tek vepra që komunikon me lexuesin, ajo duhet të ketë funksion poetik. “Nëse

funksioni poetik është mbizotërues në tekst, mesazhi është poetik, estetik, letrar, artistik.

“Teksti poetik është çdo formë e letërsisë që ka tipare estetike dhe artistike”3.

Në letërsinë e realizmit socialist, marrëdhënia mes trillimit (fiction-it) dhe idesë

(ideologjisë) realizohet duke përcaktuar si “dominante”4 të dytën, dhe mënyra sesi ato

plazmohen në një vepër letrare përcakton edhe tiparet e veprës, letraritetin ose jo-

letraritetin e saj.

Kjo tezë e studimeve doktorale i qëndron strikt objektit të saj, merr në konsideratë

kontekstin që në të cilin vepra është shkruar, dhe mbi të gjitha, analizon diskursin e

rrëfimit, autorin, lexuesin, aspektet e “përmbajtjes” dhe “formës” në një funksion të

përmbysur estetik.

Synimi i këtij disertacioni ka qenë evidentimi, njohja dhe studimi i prozës së shkurtër të

Dhimitër Shuteriqit; analizimi i tipareve specifike të saj përmes disiplinave të ndryshme

të studimit të tekstit; vlerësimin e tregimit në raport krahasues me sistemin letrar në vend

dhe në një kontekst më të gjerë; specifikat e komunikimit të veprës me lexuesit në kohë të

ndryshme.

Objekti kushtëzon edhe metodën e studimit, pasi metoda konsiderohet si “një rrugë për të

arritur në një cak”5dhe, në funksion të synimeve të këtij disertacioni, kemi përdorur

metoda të integruara. “Metodat e studimit të letërsisë nuk duhen trajtuar në mënyrë të

ngurtë dogmatike. Në kushtet e pluralitetit të metodave kritike nuk bën të fetishizohet një

metodë në raport me tjetrën, kurse kritikut duhet t’i lihet e drejta e zgjedhjes së njërës

apo tjetrës”6. Për aq kohë sa metoda është një mjet; në përpjekjen për të pasur një qasje

të jashtme dhe një qasje të brendshme ndaj objektit, në këtë punim janë gërshetuar

3 A. Jefferson, D. Roley, “Teoria letrare modern”; Sh. B. Albas [përktheu Floresha Dado]. –

Tiranë, 2004, f. 80 4Edhe këtu i referohemi konceptit të Roman Jakobsonit, sipas të cilit, “dominantja mund të

përkufizohet si elementi vatër i një vepre arti; ajo drejton, përcakton dhe transformon elementet e

tjera. Është dominantja që siguron tërësinë e strukturës. Për më shumë, shih: “Language in

literature”, R. Jakobson, Belknap Press of Harvard University Press, Cambridge, Massachusetts.

- London 1987 5 Agim Vinca, “Metoda letrare”; Shtëpia Botuese e Librit Shkollor. – Prishtinë, 2016, f. 12 6 Po aty, f.33

Page 10: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

10

metodat pozitiviste ( pra janë përdorur metodat sociologjike, të biografizmit apo

historicizmit) dhe ato tekstore (strukturaliste apo post-strukturaliste, të tilla si semiotika,

narratologjike, etj.)

Dhimitër Shuteriqi ishte një prej figurave komplekse të periudhës kur u zhvillua letërsia e

realizmit socialist, jo thjeshtë për faktin se ishte kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve për një

periudhë 25-vjeçare apo se ishte ndër të parët që përqafoi metodën e socrealizmit në

letërsi, por gjithashtu ishte autori kyç i historisë së letërsisë shqipe, ishte mbledhës dhe

studiues i gjuhës dhe i folklorit, etj.

Në këtë studim ka një lexim shterrues, për herë të parë, të të gjithë prozës së shkurtër të

shkruar nga Dhimitër Shuteriqit gjatë gjashtë dekadave krijimtari, ku përfshihen 13

vëllimet me tregime, veprat e zgjedhura, proza e shkurtër e botuar në organet e shtypit si

dhe proza që gjendet në dorëshkrim. Leximi i prozës së shkurtër të këtij autori është bërë

duke ndjekur veprat e tij, në një rend kronologjik, ndërsa veprat në seri janë marrë në

shqyrtim thjeshtë në aspektin studimor. Krahas kësaj, për herë të parë vjen ana e

panjohur të këtij autori me prozën e shkurtër në dorëshkrim, e cila ështe gjetur dhe

studiuar në arkivin personal që tashmë gjendet në Arkivën Qendrore të Shtetit7 si dhe në

arkivin e familjes Shuteriqi. Si rrallëkush në letrat shqipe, ky autor ka lënë në mënyrë

sistematike referenca të qarta, shënime dhe bibliografi për veprën e tij, përfshirë edhe atë

të pabotuarën, pa llogaritur punën që kanë bërë studiuesit apo bibliografët e veprës së

tij. Janë 15649 faqe materiale në fondin e AQSH-së që përfshijnë;materiale biografike,

materiale të familjes, biblioteka e krijuesit, pasuria e krijuesit, krijimtaria letrare dhe

materiale të grumbulluara ndër dekada nga autori, disa prej të cilave janë “artefakte” të

dorës së parë në fushën e studimeve letrare, gjuhësore, kulturore, folkloristike, historike,

etj. Afërmendsh, në këtë punim janë pasqyruar vetëm të dhëna që kanë lidhje të

drejtpërdrejtë me objektin, dhe pa të cilat ky studim do të ishte tejet i mangët.

Në ditarët, shënimet apo shkrimet e Dhimitër Shuteriqit jepen të dhëna të vlefshme për

prozën e shkurtër, por edhe të dhëna për procesin krijues dhe formim teorik të autorit për

prozën e shkurtër. Një ndihmesë të madhe na japin edhe të dhënat e tërthorta për

7 Fondi “Dhimitër S. Shuteriqi”, Nr. 826, V. 1946 – 1997, numri i njësive, 1- 244

Page 11: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

11

literaturën teorike që shfrytëzonte ky autor në fushën e prozës së shkurtër të cilën e

kuptojmë lehtësisht teksa i hedhim një sy regjistrit të bibliotekës personale të autorit.

Për të njohur sa më gjerësisht profilin e këtij autori si prozator, është shfrytëzuar

gjithashtu fondi i Shuteriqit dhe studimet rreth tij që gjendet në Bibliotekën Kombëtare,

Bibliotekën e Institutit të Gjuhësisë dhe Letërsisë, Bibliotekën e Kosovës, etj.

Për realizimin e këtij dizertacioni janë marrë intervista me bashkëkohës dhe studiues të

autorit, në funksion të analizës së prozës dhe procesit të realizimit të botimit të veprës së

Dhimitër Shuteriqit në kohë të ndryshme. Me vlerë të veçantë kanë qenë edhe kontaktet

me familjarë të autorit, dëshmitë dhe botimet që janë bërë rreth tij.

Shuteriqi si tregimtar ka qenë ndër autorët që i është nënshtruar pak ose shumë pak filtrit

të kritikës profesionale, analizave të thelluara, studimeve të nivelit akademik, qoftë para

viteve ’90, por edhe në ditët tona.

Pjesë e pandarë e punës ka qenë edhe studimi i historisë së letërsisë së realizmit socialist,

antologjive, veçanërisht atyre me tregime, studimeve teorike të letërsisë, duke përfshirë

edhe shtypin letraro-kulturor të kohës kur autori ishte aktiv për një kohë të gjatë.

Një prej çështjeve që është trajtuar në këndvështrimin e tezës është edhe raporti i autorit

me metodën e realizimit socialist. Qasja e bërë në këtë studim është në raportin që autori

ka me letërsinë e realizmit si metodë krijuese, por njëherësh edhe si shmangie, e cila

derivonte që nga tekste me funksion propagandistik, - si skaji ekstrem i ekstra-letraritetit

(me funksion thjeshtë didaktik apo ideologjik) por edhe në derivate të realizmit, si në

natyralizëm, realizëm kritik, apo në ndonjë eksperimentim tjetër të të shkruari nga ana e

autorit në prozën e shkurtër, si meta-fictioni, etj.

Shuteriqi kishte edukim perëndimor dhe i njihte shumë mirë shkollat letrare; që nga

romantizmin, realizimin kritik, natyralizmin, parnasizmin, simbolizmin, etj. “Letërsia e

realizmit socialist mbështet mbi realizimin kritik, por i shton asaj iluzionin”8. Si e tillë,

8 A. Vinca; “Teoria letrare, prej antikës deri te postmodernizmi”, Shtëpia Botuese e Librit

Universitar Prishtinë, Botim i dytë, i plotësuar. – Prishtinë, 2012

Page 12: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

12

ajo mund të përcaktohet si irealizëm socialist9. Por, përkundër metodës, e cila kërkonte

romanin, apo i përcaktonte temat me të cilat duhej të merrej letërsia, si lufta, rindërtimi

vendit, e kaluara; heroi pozitiv, etj., në tregimin e Shuteriqit shohim edhe thyerje të

konsiderueshme. Letërsia e socrealizimit sendërtoi një morfologji të saj në vetvete, por ky

autor, qoftë për hir të lirisë, privilegjeve apo autoritetit, qoftë për hir të talentit, përvojës

dhe mjeshtërisë së tij, në jo pak raste i theu rregullin e kësaj morfologjie. Veç tregimeve

të botuara, këtë e dëshmon mëse miri edhe krijimtaria në dorëshkrim, e cila në këto

momente që po flasim ka një status receptimi kufizues, por që ka gjasa që nesër mund t’i

nënshtrohet një komunikimi të ri, jo vetëm nga lexuesi i specializuar, por edhe nga

lexuesi i zakonshëm.

Proza e shkurtër nisi si një letërsi tipikisht bazuar mbi metodën e realizmit socialist,

kryesisht si propagandë, në funksion ideologjik, por më pas mori rrugëtimin, duke

eksploruar dhe eksperimentuar edhe metoda të tjera krijuese.

Letërsia e realizmit socialist është ende e pastudiuar tërësisht edhe në funksion të vlerave

dhe antivlerave letrare (mjafton të sjellësh ndërmend se janë bërë vetëm dy apo tri

konferenca shkencore të nivelit mbarëkombëtar për këtë çështje gjatë këtyre 25 viteve),

në marrëdhëniet autor-tekst-lexues, në qasjen art-ideologji si dhe pasojat që lë pas një

metodë e tillë si ajo e realizmit socialist mbi letërsinë dhe artet. Ka studiues që kërkuan

t’ia linin çdo gjë veprës në komunikimin e saj me lexuesin, pa kërkuar ndërhyrje

institucionale për shkak të një frike gati të ligjshme të shfaqjes së një ideologjie të re që

do të shfaqej si anti-socrealizëm (Lanch); ka nga ata që e konsiderojnë“një pjesë

dërrmuese të letërsisë së realizmit socialist si një produkt të banalizuar

propagandistik10”. Ka studiues të tjerë që e shohin mbijetesën apo fundin e saj vetëm në

raport me autorin ideologjik, lexuesin ideologjik dhe situatën revolucionare, gjë që nuk

ka gjasë të ndodhë dhe për rrjedhojë, “realizmi socialist, duke mos i mjaftuar vetvetes,

9 Këtë term autori i disertacionit e ka përdorur për here të pare në një studim me titull

“Morfologjia e irealizmit socialist”, botuar në revistën “Comunique” Nr. 16-17-18, Nr. 12 / 2017-

’18, në Rumani 10 M. Marku; “Çfarë mbetet nga letërsia e realizimit socialist”: [Studime filologjike nr. 2]. 2010

(XV), f. 111

Page 13: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

13

është shembulli më i qartë sesi një letërsi nuk mund të mbijetojë”11. Ashtu siç ka të tjerë

që e konsiderojnë eksperiment atë që ndodhi me këtë letërsi, por përtej modelit skematik,

pohojnë sakrificat që janë paguar prej shkrimtarëve për të mundur për ti aplikuar sa më

hollë, pabujshëm ligjërimet moderne, të cilat ishin rreptësisht, skajshmërisht dhe

tmerrësisht të ndaluara”12.

Zhanri që i shpëtoi më së shumti refuzimit estetik para viteve ’90 ishte kryesisht romani

(për shembull romanet e autorëve si Ismail Kadare apo Dritëro Agolli, etj.) realisht në

kurriz të prozës së shkurtër apo poezisë, të cilat jo se nuk u përdoren në funksionin

edukativ-ideologjik, por ato ishin zhanre të lëvruara gjerësisht dhe përmbanin pse jo

shmangie ndaj metodës, paçka se sot është më e vështirë t’i konstatosh apo evidentosh

siç duhet për shkak të specifikave të teksteve në kontekste në të cilat ndodhemi sot ne si

lexues.

Një operacion i tillë i ngjan si të kërkosh gurë të çmuara mes tonelatash dheu, por që ka

vlera në aspektin letrar, gjuhësor, psiko-social, por edhe edukativ, - për t’iu treguar se

çfarë ndodh kur pushteti dhe ideologjia e marrin nën kontroll artin, pasojat që sjell

ideologjia tek arti dhe se me çfarë problemesh përballet teksti apo lexuesi.

Proza e shkurtër e Dhimitër Shuteriqit është analizuar duke u ndalur tek të gjitha

tregimet që ka botuar autori sipas një rendi kronologjik kohor; ajo është parë në

kontekstin e gjithë veprës së Dhimitër Shuteriqit, megjithë specifikat e komunikimit të

tregimit me lexuesin e dikurshëm përmes librit apo shtypit të shkruar, ku është përfshirë

edhe veprën që është nëdorëshkrim dhe që aktualisht ka akses të kufizuar me lexuesin e

sotëm. Krijimtaria e këtij autori është studiuar edhe brenda sistemit letrar shqiptar, ku

është përqasur me prodhimtarinë e traditës dhe prerjen sinkronike të tregimit shqiptar

apo europian.

Për të përmbushur kërkesat për leximin dhe interpretimin e teksteve na ka ardhur në

ndihmë edhe literatura teorik që na ka diktuar së pari natyra e tregimit të Dhimitër

Shuteriqit, i cili i qëndron metodës së socrealizimit; struktura e prozës së shkurtër, me

11K. Jorgo; “Realizmi Socialist në sistemin letrar (shqiptar); Vëzhgime teorike” [Studime

filologjike nr. 2]. 2010 (XV), f. 107 12 Y. Çiraku, “Një debat i penguar (Rasti i 61-shit) [Studime filologjike nr. 2]. 2010 (XV), f. 59

Page 14: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

14

larmishmëri stilesh dhe me shumëllojshmëri në tipologjinë e saj, por edhe duke u bazuar

edhe nga të dhënat e drejtpërdrejta apo referenciale që kanë dalë gjatë studimeve.

Sigurisht, puna themelore është përqendruar mbi teoritë rreth prozës së shkurtër,

veçanërisht tregimit dhe novelës, për të arritur deri tek teoritë bashkëkohore që flasin

edhe për një poetikë të tregimit (short story): Teoritë e Edgar Allan Poe, Victor

Shkollvskit, Carl H. Grabo, Charls E May, Rut Kilhenman, Suzan Loafer, Erih Kosh,

Viroica Patea, etj.

Këtu përfshihen edhe autorë të tjerë si Jurij Llotman, Pierre Cartier, Gerard Genette,

Floresha Dado, etj. Pjesë e pashmangshme është edhe literatura që flet për raportin mes

artit dhe ideologjisë, me autorë të tillë si Terry Eagleton, Pierre Macherey, Raymond

Uilliams, etj. Ky disertacion ka përfshirë edhe referenca nga studiues të njohur

shqiptarë, si Ymer Çiraku, Kristaq Jorgo, Arian Leka. Literaturë teorike, si dhe njohja,

studimi dhe aplikimi i disa disiplinave teoriko-letrare si semiotika, narratologjia, letërsia

e krahasuar, - të aplikuara të gjitha në objektin e studimit, e analizojnë këtë në fundit në

një rend nga niveli sipërfaqësor drejt thelbit të veprës.

Vepra e Shuteriqit është një shembull i goditur për të aplikuar teoritë e intertekstualitetit

dhe llojshmëritë e tij brenda tekstit letrar, sidomos në analizat që kanë të bëjnë në

raportin që ka proza e shkurtër me studimet e tij letrare, historike, etj.

Studimi është ndërtuar në 10 kapituj, si më poshtë: Hyrjae disertacionit. Në të

parashtrohet objekti i studimit, synimet, metodat, mënyrat e qasjet së studimit të objektit

ndaj sistemit letrar dhe metodës krijuese, literatura teorike e tregimit të shkurtër, etj.

Në kapitullin e dytë, “Kohët e Dhimitër Shuteriqin” trajtohet veprimtaria letrare në tri

kohë të ndryshme; ku fillon me poezinë e tij, e ndikuar kryesisht nga simbolizmi francez,

me fillesat në prozën e shkurtër, ardhjen e realizmit socialist në Shqipëri dhe rolin e

Shuteriqit në këtë proces, për të vijuar me përmasën e tij si studiues dhe historian

letërsie, e cila pati ndikim të fortë edhe në krijimtarinë letrare.

Në kapitullin e tretë,“Shuteriqi tregimtar”, jepen të dhëna për të gjithë prozën e

shkurtër, të botuar në Shqipëri dhe në Kosovë, të përkthyer në gjuhë të huaj apo edhe atë

Page 15: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

15

në dorëshkrim, procesin e komunikimit të tregimit me lexuesit, qoftë përmes veprave por

edhe për gazetave dhe revistave të specializuara, ribotimet, antologjitë, fenomenet e

censurës dhe autocensurës, si dhe detaje të tjera që kanë të bëjnë me krijimtarinë letrare.

Në kapitullin e katërt, “Shuteriqi i (pa)-lexuar”, trajtohen aspektet teorike të prozës së

shkurtër dhe një perspektivë e saj, zhvillimi i tregimit në letërsinë shqipe, këndvështrimi

teorik i autorit për tregimin, mënyrën sesi e ka parë kritika veprën tregimtare të Dhimitër

Shuteriqit në kohë të ndryshme dhe rregullat morfologjike të sendërtimitt të letërsisë së

realizmit socialist.

Kapitulli i pestë, “Qasje ndaj prozës së shkurtër”trajtohet ndikimi që ka pasur teoria e

Carl Grabo mbi Dhimitër Shuteriqin, ndarja sipas aspektit tematik, klasifikimi sipas

historisë së tregimit, sipas llojit të rrëfimtarit, specifikat e rrëfimit të tregimit historik dhe

mënyra e interpretimit të tregimit sipas metodës së socrealizmit. Vend të rëndësishëm

zënë edhe tipizimi i personazheve, analiza mbi titujt e tregimeve, intertekstualiteti dhe

palimpsetit. Një tjetër çështje e shtruar në këtë punim është edhe këndvështrimi

krahasues i tregimit të Shuteriqit me autorë shqiptarë dhe të huaj.

Në kapitullin e gjashtë, “Intertestualiteti, si mjet i interpretimit të tekstit” janë studiuar

elementet e intertekstualitetit dhe transtektualitetit: Konkretisht, llojet e intertektualitetit

që nga citimi, pastishi, rrotullimi burlesk, vjedhja, etj. Por edhe palimpsesti si tekst

brenda tekstit tek tregimi i Shuteriqit, dhe transtekstualiteti, pra raporti mes diskursit

letrar dhe atij shkencor.

Në kapitullin e shtatë,“Parimet e prozës së shkurtër” shqyrtohet poetika e tregimit të

shkurtër, aspekti estetik i tij dhe vlerat gjuhësore.

Në kapitullin e kapitullin e tetë, “Sprova tekstuale” janë bërë dy analiza: Një analizë

semiotike e tregimit “Çështja e fullatave” për të studiuar marrëdhëniet mes instancës së

rëfimtarit dhe autorit të dyfishtë (autori i nënkuptuar dhe autori real); dhe tregimit “Një

këngë në minierë”, për të analizuar mënyrën e tipizimit të personazhit, sipas teorisë së

kritikës socrealiste përmes tipizimit dhe shndërrimit në mjedisin përreth.

Në kapitullin e nëntë “Poetika e prozës së shkurtër” janë konkluzionet për vlerat

Page 16: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

16

artistike të tregimit të Shuteriqit, vlerat gjuhësore, dhe receptimin e pritshëm të veprës në

të ardhmen.

Në kapitullin e dhjetë, jepen të dhënat bibliografike për tregimin dhe veprën në

përgjithësi të Dhimitër Shuteriqit, si dhe ato që ka përgatitur në dorëshkrim autori, pasi

ofrojnëtë dhëna të reja për njohjen e mëtejshme tëautorit dhe veprës.

Së fundi, mendojmë se përmes këtij disertacioni, kemi dhënë kontribute në këto aspekte:

Kemi evidentuar dhe studiuar të gjithë krijimtarinë tregimtare të Dhimitër Shuteriqit,

përfshirë edhe atë në dorëshkrim; kemi analizuar elementet specifike të kësaj proze, duke

e vënë në kontekstin teorik të poetikës së tregimit; kemi bërë një përqasje të veprës në

raport me metodën e aplikuar të realizmit socialist, si zbatim dhe si shmangie; si dhe

kemi analizuar prozën e Shuteriqit në raport me prozën e shkurtër shqipe apo atë të huaj.

Ky punim sjell kontribute teorike edhe në lëmin e teorisë së prozës së shkurtër, si dhe

ofron të dhëna me vlerë në fushën e historisë së letërsisë rreth letërsisë së socrealizmit.

Page 17: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

17

2 KOHËT E DHIMITËR SHUTERIQIT

2.1 Vepra në tri kohë

Dhimitër Shuteriqi është ndër shkrimtarët dhe studiuesit e letrave shqipe qëe ka ushtruar

aktivitetin e tij letrar dhe studimor në tri kohë; në periudhën e mbretërimit të Monarkisë,

gjatë kohës së sistemit komunist dhe fundin e jetës e kaloi në periudhën e ndryshimeve

demokratike. I lindur në sosjen e periudhës së Rilindjes Kombëtare, ai e nisi rrugëtimin e

tij teksa në Shqipëri komunikoheshin dhe kërkoheshin modele të reja kulturore dhe

letrare. Shuteriqi ishte figura tipike që u plazmua nënjë mjedis shumëkohësh, teksa u

shndërrua në një laborator kulturologjik “sui generis” ku enciklopedia dhe edukata e

marrë në Perëndim, vullneti dhe prirjet e tij në fushën e letërsisë dhe shkencës u vunë në

shërbim të një Shqipërie, e cila tashmë ishte drejtuar kah Lindja komuniste. Veç

trashëgimisë së tij familjare, biografia”13 e jetës dhe veprës së tij i rrok thuajse të gjitha

13 Dhimitër S. Shuteriqi (1915 – 2003). Shkrimtar dhe historian i letërsisë, profesor, akademik,

Mësues i Popullit. Lindi në Elbasan në familjen e Simon Shuteriqit. Kreu Liceun Kombëtar

(francez) të Korçës 1936) dhe ndoqi studimet e larta e u diplomua për filozofi në Universitetin e

Grenoblës (1942). U kthye në atdhe po atë vit dhe mori pjesë aktive në Luftën ANÇ. Pas çlirimit

pati detyra me përgjegjësi në institucione arsimore, kulturore dhe letrare të vendit. Është ndër

themeluesit e Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë (1945), kryetar i saj në v. 1954 – 1973,

drejtor i Institutit të Lartë Pedagogjik në v. 1947 – 1950, deputet i Kuvendit Popullor në v. 1950

– 1974. Dh. Sh. e nisi veprimtarinë letrare në mes të v. ’30 me vjersha, tregime dhe artikuj

kritikë. Ka botuar, në atë kohë, përmbledhjet poetike “Kangët e risë së parë” (1935) dhe

“Kangë” (1936), kurse në revistën “Bota e re” të Korçës artikullin e gjatë “Drejtimet e reja

letrare”, ku përkrah prirjet realiste në krijimtarinë e autorëve të rinj të kohës. Në fillim të v. 1950

iu kushtua romanit. Botoi dy vëllimet e para të romanit “Çlirimtarët” (1952, 1955), po vepra

mbeti e papërfunduar. Më pas, fusha kryesore e krijimtarisë së tij u bë tregimi…. Krahas prozës,

vijoi të lëvrojë edhe poezinë, duke botuar vëllimet “Kangë” (1981), “Kroje kam et” (1998).

Fusha kryesore e punës së Dh. S. si shkencëtar ka qenë historia e letërsisë, tradita e hershme e

shkrimit të shqipes, folklori dhe disa figura historike. Kërkimi në këto fusha është kurorëzuar me

botimin e një korpusi veprash e studimesh si “Shkrime shqipe” (1965, 1976) dhe “Tekste shqipe

dhe shkrimi i shqipes në v. 879 – 1800” (2005), të cilat hedhin dritë jo vetëm mbi fillimet e

shkrimit shqip, por dhe mbi rrënjët e traditave letraro-kulturore, mbi procese e figura të shquara

të letërsisë së humanizmit, të Mesjetës dhe të Rilindjes Shqiptare, duke vënë në qarkullim tekste të

panjohura dhe ide të reja shkencore. Dh. Sh. është bashkautor dhe redaktor i veprës

përgjithësuese “Historia e letërsisë shqipe”, I, II (1959, 1960), botim i Universitetit të Tiranës,

Page 18: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

18

momentet, protagonistët dhe proceset kulturore dhe politike që ndodhen në Shqipërinë e

tri periudhave, në tre sisteme politike.

“Të ngjizura në disa dhjetëravjeçarë me një strukturë piramidale, librat kryesorë të

tij: poezi, prozë, studime për letërsinë dhe folklorin, interpretim dokumentesh të

shqipes së shkruar, studime kulturore dhe historike, skenarë për filma artistikë si

dhe publicistikë, i krijuan mundësi Shuteriqit të gjente gjithçka për të thënë.

Sigurisht që lexuesi nuk e njeh tërë veprën letrare dhe shkencore të tij sepse ajo ka

një shtrirje të gjerë e të thellë në shumë fusha të letrave”14.

Ai e nisi veprimtarinë e tij si poet, për t’iu përkushtuar më pas studimeve; historisë së

letërsisë, kritikës, kërkimeve gjuhësore dhe historike, pedagogjisë, mbledhjes së folklorit,

përkthimeve dhe prozës së shkurtër, si një prej fushave që e provoi në të gjitha shijet,

stilet dhe teknikave rrëfimtare. Janë dy realitete që nuk u ndanë prej Shuteriqit për asnjë

çast: “Jetën e kam nisur si letrar, me dëshirën që ta vazhdoj dhe ta gris kështu. Ka patur

çaste që mu ka dhimbsur vetja, se nuk shkruaja, ta zëmë, vjersha. Po ja që u bëra me dy

pasione, tek pandehja që kisha lindur vetëm me një”15.

Edhe pasionet e tij ishin po aq të çuditshme: Vizatimi nuk iu nda në asnjë moment, si një

kryeredaktor i veprës “Historia e letërsisë shqiptare (1983), botim i Akademisë së Shkencave së

Shqipërisë, autor i monografisë “Naim Frashëri – jeta dhe vepra” (1982) dhe i përmbledhjeve

me studime e dokumente “Nëpër shekuj letrare” (1974), “Mbi Marin Barletin dhe shkrime të

tjera” (1979), “Marin Beçikemi dhe shkrime të tjera” (1987), “Moti i Madh” (2008) si dhe i

shumë artikujve e studimeve të shpërndara në shtypin shkencor e periodik. Ai është një ndër

themeluesit e shkollës historiografike letrare në Shqipëri. Dh. S. ka lënë në dorëshkrim një varg

veprash të papërfunduara, si Fjalron e Naim Frashërit, Fjalorin parabuzukjan të shqipes, një

Regest dokumentesh historike të v. 1397 – 1479, etj. Dh. Sh. ka qenë anëtar i Komisionit

organizues dhe delegate i Kongresit të Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe. Është dekoruar me

“Urdhrin e Flamurit”; ka marrë Çmimin e Republikës të shkallës së parë. (Razi Brahimi). –

Fjalori Enciklopedik Shqiptar (botim i ri); Akademia e Shkencave e Shqipërisë.– Tiranë, 2009, f.

2647-48 14Feride Papleka; “Dhimitër S. Shuteriqi”, Akademia e Shkencave e Shqipërisë. – Tiranë, 2009, f.

10 (Jeta dhe vepra e këtij autori është bërë e njohur nga Feride Papleka “Dhimitër S. Shuteriqi”,

përmes një biografie voluminoze (700 faqe), të shkruar deri në detaje, gjatë një pune gati 15-

vjeçare, ku ka qenë i pranishëm në disa moment edhe vetë protagonist i saj, me dëshmitë, arkivin

personal, por edhe vepra e plotë. Biografia është botuar nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë

në vitin 2010 dhe sot është libri me të dhëna, dokumente, dëshmi më të hollësishme përsa i përket

jetës dhe aktivitetit 60 vjeçar të Dhimitër Shuteriqit) 15 Fondi “Dhimitër Shuteriqi”, AQSH, Nr. 826; Dosja nr. 5 “Intervistë e dhënë nga Dhimitër

Shuteriqi rreth veprimtarisë së tij si shkrimtar dhe njeri i shkencës” (5 fl). – viti 1989, f. 1

Page 19: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

19

shtysë që kishte për të fiksuar imazhe dhe portrete njerëzish të cilat përmes vijash apo

ngjyrash i nguroste kudo, në copa letrash: Muzika, e sidomos mandolina; dëshira

ekstreme për të kërkuar çdo gjë që është e veçantë, e vjetër, e rrallë, tipike për një trevë,

histori apo epokë. Ato kalonin nëpër filtër për tu kthyer më pas në një aktivitet

kulturologjik prej tij, ku përfshihen edhe indicie për të realizuar disa tregime.

Shkolla fillore në Korçë dhe më pas në Elbasan dhe rikthimi sërish si liceist në Korçë

kanë shënuar momente të forta në jetën dhe formimin e Shuteriqit,edhe si tregimtar.

Kontakti i parë me letërsinë qe Liceu Francez i Korçës, i cili i hapi shtegun për të

vazhduar studimet e larta në Francë dhe për t’u lidhur me kulturën e këtij vendi.

“Dhe nga fundi i vitit të parë Dhimitri përparon shumë. Ai arrin të lexojë

frëngjisht libra të vegjël dhe broshura praktike si “Le petit pucet” (Gishtoja),

“Sindbad le marin”(Sinbad detari) “La lampe d’Aladin”(Llampa e Aladinit), etj16.

Në ditarin familjar të Shuteriqit jepen të dhëna se çfarë librash lexonte liceisti në shkollë:

“1932. Jam në klasën e “katërt”, d.m.th. në të pestën e liceut të Korçës. Literatura

frange më tërheq fort. Posa filluem të shpjegojmë në klasë “Les plaiderurs” të

Racine-it dhe “Le Cid” të Corneille-it. I shijoj pak megjithatë.... Kam lexuar tan

bibliotekën e internatit dhe sa e sa libra të huajtura nga shokët, pa farë rregulli:

Dumas pére, - natyrisht Sue, Balzac, Sand, Hugo, Feuillet, Alphonse Karr,

Théophile Gauthier, Chateaubriand, Eugéne Fromentin (“Domenique”, “Les

Maîtres d’autrefois”), Flaubert (“Madam Bovary”), Zola (“Le rêve”), Maupassant,

W. Scott, F. Cooper, Dickens, Ibsen (“Edda Gabler”), Tolstoi (“Ana Karénine),

Turgenief (“Eaux printannières”), Grazia Deledda (“Elias Portolu”) etj., plot që

s’më kujtohen. Po në atë kohë filloj me lexue edhe shkrimtarët e sotëm francezë

Gide, J. Romains, R. Rolland, Lacratelle, Esthaunié, Alain Furnier (Le grand

Mauline”), Colette, Duhamel, Bourget, Mauriac, Maurois, etj. etj. Poezi? Vetëm

copa të zgjedhura...17”.

16 F. Papleka; “Dhimitër S. Shuteriqi”, Akademia e Shkencave e Shqipërisë. – Tiranë, 2010, f.

101 17 F. Papleka; po aty, f. 120

Page 20: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

20

2.2 Një parnasian në letrat shqipe

Letrat shqipe në vitet ’30 kishin filluar të zienin nga bulëzimet moderniste. Pas shfaqjes

së veprave të autorëve si Konica, Mjeda, Fishta, Noli, Poradeci, Koliqi, etj., Shuteriqi

është pjesë e brezit të ri të autorëve bashkë me Migjenin, Arshi Pipën, Nonda Bulka,

Qemal Stafën, Veli Stafën, Shefqet Musarajn, Mustafa Greblleshin, Gasper Pali, etj. I

kultivuar me letërsinë frënge, përfshirë edhe letërsinë e kohës, tek poezia e tij ndihet më

fort ndikimi i autorëve modernistë të fundshekullit XIX dhe fillim shekullit të XX.

Krahas autorëve francezë, poeti i ri ishte i dhënë fort edhe pas Lasgush Poradecit, poeti

modernist shqiptar i shekullit të XX:

“Kam pasur kurdoherë një adhurim të vërtetë për artin e Lasgushit. Fjala e tij më

prekte si asnjë tjetër, me tingullin e vet të ëmbël, të rrallë në shqipet. [...]. Vargun

e lirë e kam nisur nën influencën e vjershës “Aeternitas”, me përzierjen e vargjeve

teke ose me copëzimin e 11-rrokëshit”18.

Jo rastësisht vëllimi poetik “Kanget e rinisë së parë” hapet me vjershën me titull

“Kangë”, dedikuar dy poetëve Lasgush Poradeci dhe Ernest Koliqi. Prania e madhe e

elementeve paratekstualë, apo e interteksteve nga autorët modernistë francezë flet qartë

për “lexime” të veçanta poetike mbi poezinë e autorëve si Artur Rembo, Paul Verlaine,

Marcel Proust, Paul Bourget, La Martin, etj.

Poezitë e të dy vëllimeve janë shkruar në harkun kohor 1933-36 dhe krijimtaria poetike

lëviz një botë refleksionesh metafizike mes ëndrrës dhe realitetit:

“Ndër andrra ngushëlluëse, andërrtar i vetmuem,

buzën më gas un bana dhe pata lumtënin,

ate qi, ndër t’vërteta, na kërkojmë të verbuam”.19

Poezitë simboliste si “Kumbonat, “Kam nji trandafil picërrak” (A thing of beauty is a joy

18 F. Papleka; po aty, f. 125 19 Dh. S Shuteriqi; “Kanget e Rinisë së Parë”[ Andërrtar i penduam ], Shtyp. & Librari Dhori

Koti. – Korçë, 1935, f. 3

Page 21: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

21

for ever...) “Përmbi rrasën e mermerit” [një reflektim mbi vdekjen]; “Engjëll satan”;

“Kryengritja e Bestarit”; “Kanga e fundit e poetit” vijnë si reflektime të realitetit poetik

parnasian, me pesimizmin tipik, zymtësinë, errësirë, kotësinë dhe zhbërjen e jetës, etj.

Këtë e dëshmon më së miri edhe poezia me titull “Kanga e fundit e Baudelaire-ianit”, ku

me të njëjtin shprehje që i drejtohet Dante Virgjilit (Tu se’ lo mio maestro e il mio

autore...), Shuteriqi i drejtohet Bodlerit: Në të njëjtin motivim poetik, duke zbehur

ndikimin simbolist dhe ngjizur njëfarë revolte të brendshme sociale, lëviz edhe vëllim

poetik “Kangë?”. Reflektimi për jetën i shoqëron të gjitha poezitë, ku spikat poezia me

titull “Vdekja e peshkatarit”20, e cila ndonëse ndërtohet mbi një analogji klasike të “jetës”

dhe “detit”, e cila është përdorur edhe në poezinë shqipe të asaj kohe, konsiderohet nga

kritika si një nga krijimet poetike më të mira të Shuteriqit.

“Estetika e poezisë së tij është ajo e një arti që bukurinë e ka atribut të brendshëm

dhe që nuk tenton të vendosë raporte të drejtpërdrejta me jetën në kuptimin social,

por vetëm si një përvojë emocionale jetësore, qëndjek lakoret e një ndjeshmërie të

mprehur përmes kulturës dhe leximit”21.

Dy vëllimet poetike sollën reagimet e shtypit22, veçanërisht atij të specializuar, ku nuk

munguan as kritikat. Disa recensione ishin fshikulluese për artin poetik të Shuteriqit,

duke e konsideruar atë një “delicta juvenalis” (gabim rinor) apo duke e kritikuar edhe për

imitim/kopjim tëCharles Baudelaire.

Por, dy vëllimet e tij të para, “Kangët e rinisë së parë” (1935) dhe “Kangë?!” (1936)

janëvegime të pastra simboliste. Kjo lloj poezie në leximin e parë duket si “imitim”23 apo

vjedhje” por është e ndërtuar mbi teknika të veçanta poetike (sipas parimit “i duhet

20 Dh. S. Shuteriqi; “Kangë?” [Kënga e peshkatarit] Enti Botues “Shtyp. & Librari “Dhori Koti”.

– Korçë, 1936, fl. 54 21 “Nderim Dhimitër S. Shuteriqit”; [“Dhimitër Shuteriqi në letërsinë shqiptare midis dy

luftërave”; Kastriot Gjika], Akademia e Shkencave e Shqipërisë – Instituti I Gjuhësisë dhe i

Letërsisë. – Tiranë, 2004, f. 71 22Shih revistat “LEKA”, nr. 35 1935; nr. 12, 1936 apo “Cirka”, nr. 10, 1936 23 Shih konceptim imitim sipas Nathalie Piègay-Gros, sipas së cilës “imitimi dërgon tek çdo

marrëdhënie e vendosur ndërmjet dy veprave ku njëra është modeli i tjetrës që e kopjon. Në këtë

kuptim, ai është çështje e nxehtë dhe duhet pare me kujdes. Ai I kundërvihet sajimit siç kopja

origjinalit”.Marrë nga “Poetika e intertekstualitetit”, [përktheu Urim Nerguti], Botimet Parnas. –

Prishtinë, 2011, f. 255

Page 22: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

22

marrëÇezarit gjithçka që nuk i përket), ku nuk përjashtohet as pasioni i Shuteriqit për

poetët modernistë francezë dhe as përpjekja për t’i imituar apo qenë një i ngjashëm i sojit

të tyre. Njohja e kësaj letërsie e çon autorin në eksperimente simboliste, teksa ai nuk

shqetësohet se po imiton poetë të tjerë apo tekste, pasi Shuteriqi ecën sipas projektit të

Breton dhe Eluard tek “Ngjizja e panjollë” (L’Immaculée conception), ku “shkrimi mund

të jetë i bërë nga të gjithë. Fshirja e emrave të autorit, drejt çka përpiqet vjedhja,

nënkupton pra një heqje dorë të shkrimtarit nga personaliteti i tij që do të shprehej në

veprat e veta”24.

Studiuesi Kastriot Gjika konstaston se “të bën përshtypje fakti se vetë autori, edhe kohë

më vonë, nuk tregoi ndonjë vlerësim të posaçëm për krijimtarinë e tij të parë poetike”25

ndonëse deri në fund të jetës Shuteriqi shprehej se ishte i dhënë pas poezisë. Sigurisht,

kjo periudhë me botën poetike të këngës, me estetikën e vet, la gjurmë jo vetëm në

botimin e dy vëllimeve poetike, por u shndërrua në një botë tjetër tregimtare, ku jo më

kot, gjysma e titujve të vëllimeve me tregime përmbajnë fjalën “këngë”.

Në shënimet personale apo edhe në biseda me miqtë e ngushtë edhe në fillimin e viteve

’70 Shuteriqi shfaqej heshturazi si njohës i estetikës së simbolizmit francez, si adhurues i

kësaj letërsie. Gjithsesi, duhet thënë se krijimtaria e parë poetike e Shuteriqit mbeti në

fazat e eksperimentimit, pa arritur të shpaloset në potencialin e plotë të saj, në rrugëtimin

e nisur si një art simbolist. Por, edhe pse në pamundësi rrugëtimi për shkak të ndryshimit

të sistemeve, kjo krijimtari poetike e rreshtoi Shuteriqin mes poetëve shqiptarë të letërsisë

së viteve ‘30.“Nis të duket një brez i ri me Aleks Çaçin, Shefqet Musaraj, A. Varfi,

Dhimitër S. Shuteriqi, R. Siliqi, S. Spasse. Mirëpo, vepra e tyre do të zhvillohej gjatë dhe

pas Luftës së Dytë Botërore”26.

24 N. Piégay-Gros; “Poetika e intertekstualitetit” [përktheu nga origjinali, nga frëngjishtja Urim

Nerguti], Shtëpia Botuese “Parnas. – Prishtinë, 2011, f. 195 25 Po aty, f. 72 26 Shih “Livre Dictionnaire mondial des littératures”, Larousse; f. 24; shih linkun:

http://gallica.bnf.fr/ark:/12148/bpt6k12005026/f52.item.r=.zoom

Page 23: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

23

2.3 Shuteriqi dhe socrealizmi që nga gjeneza

Angazhimi politik, botëkuptimi ideologjik dhe filozofik, por edhe konceptimi i tij estetik

për artin e angazhuar, e çuan natyrshëm Dhimitër Shuteriqin në rrugën e pakthyeshme te

të qenit njëri nga shkrimtarët themelues të metodës sërealizmit socialist në Shqipëri.

Ai ishte shprehur për një art të angazhuar që në vitet ’30, përmes disa shkrimeve që

kishte botuar në shtypin e kohës duke përcjellë botëkuptimin e tij estetik: “Po erdhi koha

që. Po nuk u mor shkrimtari me shoqërinë, po nuk qe edhe ky i dobishëm për atë shoqëri,

as që është nevoja të quhet shkrimtar”27. Ai parashtron edhe kërkesën për një plan të ri:

“Kjo literaturë e re duhet të jetë një shembull nxitës për brezin e ardhshëm, do të jetë një

bazë ku ata do të mbështeten pa frikë”28. Jo kot rastësisht, shijet e tij estetike gjenden të

mishëruar te vepra e Migjenit: “...në të gjejmë prijësin ma të vefshëm të një rryme

poetike, qi nesër mund të zaje nji vend me randësi të parë në literaturën tonë”29.

Këtu është gjeneza e mendimit të Dhimitër Shuteriqi, i cili është zhvilluar edhe nga

rrethanat e tjera ekstra-letrare: Ai ishte ndër njohësit më të mirë të ideologjisë komuniste,

jo vetëm se kishte studiuar në Francë dhe i njihet rrethet majtiste, por se kishte studiuar

ideologët e saj. “... në botëkuptim kishte ndryshuar qëkurse kishte hyrë në lidhje me idetë

komuniste. Ai madje kishte përkthyer librin “Manifesti i Partisë Komuniste” dhe kishte

lexuar disa nga klasikët komunistë”30.

Duhet thënë se ai nuk ishte aq i prerë ideologjikisht deri në fund të vitit 1943 në

qëndrimet e tij, sepse ka shkruar edhe për gazeta të djathta, përfshirë edhe ato fashiste si

gazeta “Tomori”, por largimi nga puna si mësues i shkollës së Normales në Elbasan, dhe

faktorë të tjerë sollën rreshtimin pa kthim në krah të komunizmit në Shqipëri:

“Këshilli i Naltë, me kryetar Mehdi Frashrin, anëtar Lef Nosin e C. Ulqini me

shkresën nr.3/169, dt. 15.06.1944, firmos urdhrin për shkarkimin e disa mësuesve,

27 Dh. Shuteriqi, “Drejtimet e reja letrare” [“Antologji e mendimit estetik 1504-1944”, Nasho

Jorgaqi, Botimet Dituria. – Tiranë, f. 332] 28 Po aty, f. 337 29 Dh. Shuteriqi, “Arti i Migjenit” [“Antologji e mendimit estetik 1504-1944”, Nasho Jorgaqi,

Botimet Dituria. – Tiranë, f. 332] 30Shih F. Papleka; “Dhimitër S. Shuteriqi”, Akademia e Shkencave e Shqipërisë. – Tiranë, 2010,

f. 175. Burime të tjera ia atribuojnë Tajar Zavalanit përkthimin e “Manifestit...”

Page 24: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

24

ku ishte edhe Dh. S. Shuteriqi, mësues në Elbasan. Ministri i Arsimit Koço

Muka”31.

Ky moment shënoi jo thjeshtë rreshtimin kundër nazi-fashizmit, por edhe ndarjen e

madhe me intelektualin dhe politikanin e asaj kohe, Lef Nosi. Raportet e tij me këtë

figurë janë bërë shpesh shkas për debate apo akuza, për të cilat duhet thënë se ka pak

informacion, shfaqen keqkuptime apo ka analiza të cekta, sidomos ato që kanë të bëjnë

për një plagjiaturë të mundshme të Shuteriqit, apo deri te akuzat për vjedhje të arkivit të

Lef Nosit.

Një tjetër arsye që e përafroi me politikën ishte edhe angazhimi për disa kohë me Luftën

Antifashiste Naçional-çlirimtare si specialist i propagandës në zonën e Elbasanit, ku për

këtë kontribut menjëherë pas çlirimit iu besuan edhe poste drejtuese në menaxhimin e

institucioneve kulturore dhe edukative. Sjellja pragmatike dhe dëshira për karrierë

mbisundoi asokohe përkundër intuitës dhe fuqisë së brendshme artistike tek Shuteriqi. Ai

u bë përfaqësuesi tipik i pro-kulturës (kulturës së proletariatit), duke përfituar edhe nga

fakti se shumica prej protagonistëve të luftës nuk e kishin edukimin dhe përgatitjen e

Dhimitër Shuteriqit.

Menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri, konflikti për mbështetjen ose jo të

rezistencës së armatosur kundër nazifashizmit u përqendrua jo vetëm në qarqet politike,

por edhe në mjediset intelektuale dhe kulturore të kohës. Shkrimtarët që kishin marrë

pjesë me armë në luftë, të mbështetur edhe nga strukturat politike, e vazhduan luftën e

tyre për të shkaktuar edhe përmbysjen e sistemit letrar, me parimin e qartë se “letërsi

është vetëm letërsia e Partisë” dhe të tjerët meritojnë ndëshkim politik, ashtu siç ndodhi

me fashistët apo kolaboracionistët. Përplasja shfaqej si një konflikt mes të resë dhe të

vjetrës; mes përparimit dhe regresit. Edhe Dhimitër Shuteriqi, i sapokthyer nga lufta do të

pëfshihej në këto debate.

Krijimet poetike të asaj periudhe, të publikuara edhe në organet e shtypit të kohës, si: “O

Ptoleme”, “Enverit”, “Ku ishe” e afektuan kastën e re që kishte ardhur në pushtet për ti

31 Fondi “Dhimitër Shuteriqi”, AQSH, Nr. 826, “Fletë anketa të Prof. Dhimitër Shuteriqit”, D. 2,

V. 1951-1974, fl. 28

Page 25: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

25

besuar atij dhe një grupi të vogël shkrimtarësh pjesëmarrës në luftë, si Shevqet Musaraj,

etj., që të ndiqnin procesin e instalimit të metodës së realizmit socialist, i cili

paralajmëronte eliminimin ose shmangien e shkrimtarëve që nuk morën pjesë në luftën

kundër pushtuesit.

Në pikun e këtij debati u botua edhe poezia “Ku ishe ti” me autor Dhimitër Shuteriqin, i

cili shigjetonte qëndrimin e Lasgush Poradecit:

Ku ishte ti/kur unë kërkoja t’çilej qielli?/Ku ishte ti/kur unë kërkoja drit’n e diellit?/-Isha

mbi re/isha në qiell dhe kërkoja qitë gris retë/ e bashkë me diellin të ndriçoja/për ty të

shkretë/.......

Ku ishe ti,/kur dheu sërish u ri në mot?/Kush ishe ti/kur thanë se dita e parë asht sot?/Ku

ishe ti,/kur leu ngadhënjimi qi s’ka mort?/Ku ishe ti?,/ku ishe ti?/Poet?/-Isha nën

dhetë!”(29 prill 1944).

Teksa zhvillohej ky debat, ishte krijuar edhe Lidhja e Shkrimtarëve të Shqipnisë më 25

nëntor 1945, një organizatë e cila u lançua si përfaqësuese e vlerave letraro-kulturore të

momentit. Ajo u ndërmor nga një “komisjon iniciator: Imzot Vinçenz Prendushi, Prof.

Sejfulla Malëshova, Prof. Aleksandër Xhuvani, Ali Asllani, Prof. Skënder Luarasi, Dr.

Lazgush Poradeci, Dr. Dhimitër Pasko, Selim Shpuza, Sterjo Spase, Dhimitër S.

Shuteriqi, Shevqet Musaraj”32.Sipas Dhimitër Shuteriqit, “Lidhja e Shkrimtarëve

shqiptarë duhet të mbledhë në gjirin e saj të gjithë ata që janë marrë dhe merren me

mjeshtërinë e të shkruesit, të vjetër dhe të rinj, pa dallim ideje politike”33 . Por, me

krijimin e organeve të Lidhjes nisën debatet mes anëtarëve të saj. Revista e parë “Bota e

re” doli në korrik të vitit 1945, si vijim i Bota e re”, e Korçës, për të mbështetur “traditat

pozitiviste dhe progresive të Rilindjes kombëtare”34 ; “me u ba pasqyrë e zhvillimit

kultural”35 , me përkrahur të “gjitha energjive mendore që e duan lirinë dhe përparimin”36

32 Arkivi personal i familjes Shuteriqi 33 Dh. Shuteriqi, “Mbi Lidhjen e Shkrimtarëve të Shqipërisë”; gazeta Bashkimi, datë 9 tetor 1945,

f. 3 34Bota e re”, organ i Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë; Nr. 1, korrik 1945. - Tiranë f. 4 35 Po aty, fq. 4 36 Po aty, fq. 3

Page 26: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

26

, dhe për të “mbështetur talentet e reja”37.

Drejtuesit e revistës, të cilët ishin njëherësh edhe drejtues të Lidhjes, e paralajmëruan

misionin e vështirë për të qenë një shesh për zhvillimin lirisht të mendimit shqiptar si

forcë reale e përparimit. Në të gjithë numrat e saj, por edhe në shkrimin hapës të Lame

Kodrës, “Roli i kulturës në Shqipërinë e sotme”, shihet qartë se misioni i kësaj reviste i

tejkalonte pasqyrimin e aktivitetit letrar në vend, por ishte një “shesh” kulturologjik dhe

politik, dhe për rrjedhojë do ta mbyllte aktivitetin e saj shumë shpejt, duke ia lënë vendin

revistës tjetër, “Literatura jonë”, e cila e nxori numrin e parë në mars të vitit 1947, me

staf të rinovuar, e fokusuar kryesisht te letërsia dhe me mision të ri, i cili do të “tribuna ku

do të shtrohen problemet e literaturës s’onë, kritika letrare dhe sidomos nxitja për një

prodhim letrar sa më të gjerë dhe sa më të mirë. Por sa i madh është problemi i të

prodhuarit në fushën letrare aq ësht edhe ay i drejtimit letrar, i një drejtimi të ri i cili do të

japë asaturën literaturës s’onë të nesërme”38 . Në këtë numër të revistës u botua jo

rastësisht fjala e A. Fadejev “Fjala e Shokut A. A. Zhdanov dhe detyrat t’ona më

urgjente” mbajtur më 2 tetor 1946 në Moskë përpara mbledhjes së shkrimtarëve

sovjetikë. Edhe në numrin pasardhës u botua shkrimi “Realizma Socialiste” e L.

Timofejev-it.

Edhe në numrat në vijim vijnë artikuj tëMaksim Gorkit dhe autorëve të tjerë rusë, duke

botuar gjithnjë e më pak nga autorë perëndimorë. Një pjesë e mirë e autorëve shqiptarë që

bashkëpunuan me “Bota e re” nuk shihen tek “Literatura jonë” me krijime apo artikuj

kritikë. Kronikat për ngjarjet letrare flasin për një përafrim të madh me letërsinë dhe

autorët rusë dhe instalimit gradual të letërsisë së realizmit socialist sipas praktikës ruse.

Dhimitër Shuteriqi botonte poezi, tregime, por përktheu disa nga autorët rusë të letërsisë

socrealiste.

Viti 1947 shënoi momentin kritik të konfliktit mes shkrimtarëve përfaqësues të të

ashtuquajturës “letërsi e re” dhe atyre të quajtur “letërsi e vjetër” para zhvillimit të

37 Po aty. Fq. 4

38 “Literatura jonë”, organ i Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë; Nr. 1, mars 1947. - Tiranë, f.

6

Page 27: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

27

Konferencës së Tretë të Lidhjes së Shkrimtarëve në tetor të vitit 1949, teksa kryetari i

parë i Lidhjes, Sejfulla Malëshova ishte pezulluar, ndërsa kishte nisur kontrolli i Lidhjes

dhe organit të saj, “Literatura e re” nga instancat ekstra-letrare. Skanimin e këtij momenti

dhe klasifikimin ideologjik të shkrimtarëve e bën materiali “Literatura shqiptare në

periudhën e Luftës Naçional-Çlirimtare”39, i cili është një artefakt me rëndësi në historinë

e letërsisë shqiptare, përsa i përket procesit të vendosjes së socrealizimit në Shqipëri.

Dokumenti ka 13 faqe, të shtypura me makinë shkrimi, në dialekt toskë, dhe mban datën

13 korrik. Me shkrim dore është shënuar viti “1947”. Po me shkrim dore, është shkruar

edhe autori i pretenduar i materialit, Behar Shtylla40, i cili asokohe ka qenë zyrtar i lartë i

Partisë Komuniste dhe më pas ka punuar si diplomat.

Behar Shtylla kishte përgatitjen për të njohur gjithë prodhimin letrar të momentit, por

është e vështirë të kuptohet nëse kymaterial është përgatitur vetëm nga ky person, i cili

më pas nuk do të merrej më letërsi, apo është përpiluar në bashkëpunim me autorë të

tjerë.

Këtu shfaqet koncepti i ri ideologjik për letërsinë:

“Edhe procesi letrar shkon paralel me procesin e përgjithshëm, është pjesë e tij e

pandarë; edhe trathtarët kanë literaturën e tyre profashiste, populli në luftën

kundër tyre krijon literaturën e tij të luftës antifashiste”41.

Pra, këtu theksohet se “literatura ësht literature klase”42.

Në këtë dokument bëhet klasifikim në: “Shkrimtarë antifashistë” dhe “shkrimtarë

fashistë”. Grupi i dytë ndahet në: “Shkrimtarët kriminelë lufte” dhe “shkrimtarët e

39 “Literatura shqiptare në periudhën e Luftës Naçional-Çlirimtare”, AQSH, Fondi “Dhimitër

Shuteriqi”, Nr. 826, D. 185 (pa vit), fl. 13 40 Për jetën dhe biografinë e Behar Shtylla shih: “Mbi verifikimin e dokumenteve të parties të

shokëve që punojnë në legatat tona jashtë shtetit”, Arkiva e PPSH, Nr. 356, S. 3 (Behar Shtylla ka

lindur më 1917 në Korçë. Me origjinë fshatare, i pasur. Më 1942 ka kryer tre vjet studime për

letërsi në Itali. Studimet i ka ndjekur me burse të Kontigjencës italiane. Deri më 1942 ka patur

pikëpamje të nacionalizimit borgjez dhe profashiste. Më 1940-941 ka shkruar disa artikuj me

karakter letrar në revistën “Shkëndija”) 41 “Literatura shqiptare në periudhën e Luftës Naçional-Çlirimtare”, AQSH, Fondi “Dhimitër

Shuteriqi”, Nr. 826, D. 185 (pa vit), f. 4 42 Po at, f. 4

Page 28: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

28

kompromisit”. Ky klasifikim bëhet duke i konsideruar grupimet kulturore si organizime

të cilët kanë një drejtues, kanë anëtarët dhe mbështetësit e tyre:

“shkrimtarët që bien në prehrin e fashizmit, bëhen kasnecët e shërbëtorët e tij ose

pajtohen me situatën e okupacionit dhe shkruajnë në këtë situatë, janë të gjithë

njerës të lidhur në një mënyrë ose në tjetrën me klasën e bejlerëvert, të

bajraktarëve, të tregtarëve e të priftërinjvet, në klasën që sonte në kohën e

Turqisë, që sundonte në kohën e Zogut, që sondonte nën fashizmin, janë

shkrimtarë të kapitalit e të pronës private, të fryrë me ndienja shoviniste për

Shqipërinë e madhe kundër shkjaut, kundër grekut, me konceptin e hierarkisë së

klasae e të elitës, së parisë që gëzon të gjitha privilegjet dhe sundon mi

masat....”43.

Ndaj tyre dhe krijimtarisë letrare paralajmërohet qartë masa ekstreme:

“Vepra e tyre. Prodhimi letrar i ketyre njerezve ne pjesen me te madhe ka pare

drin perpara okupacionit dhe vlen te studjohet ne ate periudhe. Ne kohen e luftes

Nacional Clirimtare keta miren qe te gjithe aktivisht me politik ne favor te

okupatorit, kunder popullit. Shkrimet e tyre te kohes kan karakter publicitar –

demagogji e nxitje per lufte vella-vrasese, per lufte grabitqare kunder vendeve

fqinje, glorifikojne okupacionin, meren me literature dhe politike fashiste, me

literaturen italiane per te ngulur kulturen fashiste e italiane ne Shqiperi. Vepra e

tyre duhet shdukur?”44.

Për grupin e “shkrimtarëve të kompromisit” thuhet: “Këta dallohen nga të parët për një

aktivitet politik më pak të dukshëm. Vetëm kjo i ndan pse shtresa e tyre, shpirti dhe

edukata e tyre i lidh me të parët” 45. Kundër grupit të shkrimtarëve profashistë vihen

shkrimtarët anti-fashistë, si letërsia e re kundër së vjetrës, një letërsi që lindi dhe u

zhvillua tok me luftën ndërsa vepra e tyre përfshinte “fjalime, trakte dhe artikuj politik,

gazeta, revista, broshura, vjersha, novella, drama”46 dhe këtë grup e kryesonin

43 Po aty, f. 5 44 Po aty, f. 6 45 Po aty, f. 6 46 Po aty, f. 6

Page 29: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

29

shkrimtarët Enver Hoxha, Qemal Stafa dhe Nako Spiro. Bota e shkrimtarëve të asaj

periudhe klasifikoheshin në këtë mënyrë nga hartuesit e këtij dokumenti, i cili do të

kishte pasoja fatale mbi sistemin letrar:

Në fund të këtij dokumenti thuhet:

“Literatura e re ka t’ardhmen përpara. Ajo është e huaj kjo ësht e jona. Në

periudhën e re të luftës për ndërtimin e socializmit shkrimtarët t’anë të mësojnë

mi literaturën e luftës Nacional Çlirimtare e të perfeksionojnë artin e të shkruarit

për popullint’onë në konditat e reja të luftës, në problemet dhe aspiratat e tij

aktuale, mbi marrëdhëniet e reja politike, ekononomike e shoqërore të krijuara në

Shqipëri”47.

Konferenca e Tretë e Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipnisë, e zhvilluar më 9-12 tetor

1949, u shoqërua me debate të ashpra gjatë tre ditëve të zhvillimit të saj. Në të u

përvijuan dy grupimeve: Mbështetësit e metodës realizmit socialist, të përfaqësuar nga

Shefqet Musaraj, Dhimitër Shuteriqi, Mark Ndoja, Kol Jakova, dhe grupimi i përbërë nga

Sejfulla Malëshova, Skënder Luarasi dhe Ymer Dishnica, të cilët me qëndrimet e tyre

dolën një “vije demarkacioni” në letërsinë shqipe, e cila parakuptonte që të shmangeshin

nga komunikimi me lexuesit autorë të tillë si Gjergj Fishta, Ernest Koliqi, Faik Konica,

etj.

Në përfundim të saj, konferenca sanksionoi drejtimin e letërsisë, metodën e re të

realizimit socialist sipas modelit sovjetik, riorganizoi Lidhjen dhe ndryshoi e statutit që

ishte miratuar në vitin 1945,“pastroi” e radhëve të saj, teksa u pozicionua ndaj traditës

letrare dhe bërë seleksionimin e saj, përcaktoi rolin e ideologjisë në letërsi, përzgjodhi

rreptësisht temat që duhet të trajtonte letërsia, përzgjodhi formën nacionale dhe

përmbajtjen socialiste të letërsisë, mënyrën e formimit të talenteve të reja letrare, rolin që

duhet të ketë kritika dhe autokritika dhe çështjen e përkthimit të letërsisë së huaj, ku u

vendos që të vinte në shqip kryesisht letërsi sovjetike”48. Në këtë konferencë diskutoi

edhe Dhimitër Shuteriqi për mënyrën sesi duhet të zhvillohet letërsia shqipe “nga

47 Po aty, f. 12-13 48Konferenca e III-të e Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë (9-12 tetor 1949), Botim i Lidhjes

së Shkrimtarëve të Shqipërisë. - Tiranë, 1950, fq. 29

Page 30: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

30

shembëlla e letërsisë sovjetike”49. Duke kërkuar përkthimin e autorëve dhe studiuesve

rusë, Shuteriqi përfundon: “duke njohur mirë letërsinë sovjetike, ne do të punojmë për një

letërsi socialiste në Shqipëri, të sigurtë në punën tonë”50.

Ndryshe nga shumë shkrimtarë të tjerë, përafrimi i Dhimitër Shuteriqit me metodën e

realizmit socialist ka ndodhur për një sërë rrethanash komplekse:

“Realizmi socialist nuk u krijua nga masat. Por ishte formuluar në emrin e tyre,

nga elita të mirëedukuara dhe me përvojë që kishin përvetësuar eksperiencën e

avant-gardës dhe kishin ecur te realizmi socialist nga vetë logjika e brendshme e

metodës së avantgardës, e cila nuk kishte të bënte asgjë me shijet aktuale dhe

kërkesat e masës”51.

Vetë Shuteriqi ka shprehur disa herë mendimin e tij për metodën krijuese, dhe

specifikisht marrëdhëniet mes realizimit dhe realizmit socialist:

“...atij vërtetë i thoshin Realizëm Socialist, ishte përherë a nuk ishte socialist. Të

shkruaje një roman për partizanët, s’mund të mos thoje se ishte i Realizmit

Socialist, meqë partizanët ishin komunistë. Një roman që shkrova në vitet 80 flet

mbi martesën e një princeshe të Bizantit në Rashë apo në Serbi. Po të ishte botuar

në ato kohë, do ta kishin quajtur vepër të Realizmit Socialist se bënte pjesë në

letërsinë tonë asokohe!. Po ku është Realizmi Socialist në romanin tim ‘Sytë e

Simonidës’?52”

Duke vijuar në këtë çështje, ai shton:

“Pra, realizimi nuk na pengoi të shkruajmë dhe të botojmë edhe mbi tema jo-

socialiste, apo që s’kanë të bëjnë me socializmin. Ajo letërsi ishte më e gjerë nga

49 Po aty [fjalimi i Dhimitër Shuteriqit “Letërsia sovjetike mbështetje për letërsinë tonë të re”], f.

45 50 Po aty, f. 46 51 Boris Groys, “Total art of stalinism”, trans. Charles Rougle; Princeton University, New York,

1992, f. 8 52 D. Gjergji; “Shtëpia e Shkrimtarit”: [intervistë me Dhimitër Shuteriqin], Shtëpia Botuese

“Onufri”. – Tiranë, 2001, f. 23

Page 31: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

31

ç’ngushtohet. Prap, Realizmi socialist sillte shpesh pengesa serioze”53.

Kjo nuk do të thotë se ky autor shkroi apo i përket një metode tjetër letrare, sepse një gjë

e tillë nuk mund të ndodhte asokohe, përkundrazi; ai është një nga tregimtarët më të

spikatur të kësaj letërsie. Shuteriqi ishte ndër ndjekësit rigoroz të kësaj metode, ku

sigurisht pesë kërkesat që i kërkonte shkrimtarit; botëkuptimi, talenti, kultura, përvoja

dhe mjeshtëria artistike, i plotësonte përmes formimit, botëkuptimit dhe aftësive të tij si

prozator.

Ky pozicionim që mbajti Shuteriqi është pasuar me gjykime nga më të ndryshmet; që nga

qëndrime të tilla të moderuara si: “Angazhimi i drejtpërdrejtë politik, i parë me sytë e

sotëm sigurisht që e ngarkon krijimtarin e Shuteriqit me një barrë të tepërt, por me klimën

e pasçlirimit, kjo tingëllonte e zakonshme. Ky angazhim do të shprehet pothuajse në të

gjithë letërsinë dhe propagandën e shumë vendeve të Lindjes, deri në vitet ’60, por në

Shqipëri, kjo do të vazhdojë gjatë”54, apo edhe ato ekstreme.

2.4 Bota e Shuteriqit si studiues i letërsisë

Më së shumti, Dhimitër Shuteriqi është vlerësuar si studiues i letërsisë dhe autor i

teksteve të historisë së letërsië shqiptare, për monografitë studimore për autorë apo për

periudha të veçanta. Përmasa e studiuesit serioz u dëshmua në veprat “Andon Zako

Çajupi” (1950), “Naim Frashëri, - jeta dhe vepra” (1982) “Autorë dhe tekste” (1977),

“Gjurmime letrare”(1974), “Marin Beçikemi dhe shkrime të tjera” 1987), “Mbi Barletin

dhe shkrime të tjera” (1979), “Nëpër shekuj letrarë” (1973), “Shkrime shqipe në vitet

1332 – 1850, Bibliografi” (1965),

Studimet të natyrave specifike si “Fjalori i Naim Frashërit”, studime në fushën e

leksikologjisë, frazologjisë dhe etimologjisë, si “Fjalë dhe shprehje shqipe” “Fjalori

parabuzukian i shqipes (879 – 1553)”, i dhanë mundësinë autorit të që njohë mekanizmat

e brendshme të funksionimit të sistemit letrar dhe të vlerave të letërsisë shqipe.

53 Po aty 54 F. Papleka, “Dhimitër S. Shuteriqi”, Akademia e Shkencave të Shqipërisë, Tiranë 2010, f. 305

Page 32: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

32

Njohja e traditës letrare shqiptare nisi përgjatë viteve 40-50 përmes përgatitjes së dhjetëra

teksteve shkollore dhe botimeve shumtanë fushën e historisë së letërsisë, folklorit,

metrikës, etj.

Pjesë e librave studimor nga fusha e letërsisë popullore janë edhe “Këngë mbi

Skënderbeun, studime dhe botime”, “Këngë për Skënderbeun” (Këto vepra ruhen në

dorëshkrim në arkivën e familjes).

Botimet historike si “Petro Korçari, kryearkitekti i Ali Pashë Tepelenës” (1978) dhe

“Arianitët” (botuar pas vdekjes, në vitin 2011) por edhe dhjetëra studime të tjera të

botuara në revistat shkencore brenda dhe jashtë vendit, i dhanë një tjetër përmasë si

studiues dhe si lëvrues i prozës historike.

Një tjetër drejtim me interes për këtë autor kanë qenë studimet në fushën e gjuhësisë:

“Dëshmi parabuzkjane të fjalës shqipe” (i botuar pas vdekjes, në vitin 2010), i cili vjen si

rezultat i një pune kërkimore dhe studimore rreth 40 vjeçare në këtë drejtim.Dhimitër

Shuteriqi është përkthyes i autorëve të njohur nga poezia botërore, si dhe përrallave

afrikane.“Puna me studimet më bëri që ti drejtohem tregimit, më shpesh tregimit të

shkurtër. Dhe e gjeja marifetin për të pasur ndonjëherë një muaj a dy të lirë”55.

Në ndryshim nga shumë prozatorë të tjerë, tek Shuteriqi shihet një raport specifik i

tekstit letrar me tekste të ligjërimeve të tjera. Transtekstualiteti56është tipar specifik në

prozën e tij. Shumë personazhe realë, shkrimtarë, personalitete politike, ngjarje historike,

janë edhe tekste letrare, edhe tekste studimore. (Për më shumë, shih kapitullin 7,

“Intertekstualiteti, mjeti kyç për analizën e teksteve”).

Një prezantim i shkurtër është i mjaftueshëm për të kuptuar se në një pjesë të mirë të

prozës së shkurtër lexuesi ndeshet me një autor enciklopedik, një njohës të thellë të

55 D. Gjergji; “Shtëpia e Shkrimtarit”: [intervistë me Dhimitër Shuteriqin], Shtëpia Botuese

“Onufri”. – Tiranë, 2001, f. 21 56 Ky koncept është përdorur sipas interpretimit të teoricientes franceze N. Piégay-Gros;

“Gjithçka që vë në marrëdhënie një tekst me kategoritë e përgjithshme (lloje, tipe ligjërimesh,

mënyra të shprehuri) apo me tekste të tjera. Transtekstualiteti themelon letraritetin dhe është

objekt i veçantë i poetikës”. Shih “Poetika e intertekstualitetit” [përktheu nga origjinali, nga

frëngjishtja Urim Nerguti], Shtëpia Botuese “Parnas. – Prishtinë, 2011, f. 257

Page 33: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

33

traditës letrare shqiptare, lexues të letërsisë evropiane dhe botërore, një studiues të

zellshëm të fjalës shqipe dhe mbledhës pasionant të folklorit, gojëdhënave dhe poezisë

popullore.

Page 34: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

34

3 TREGIMTARIA E DHIMITËR SHUTERIQIT

“Janë me mijëra faqe, mbi 43 mijë, duke pasur

parasysh edhe ribotimet. Sigurisht, që kalohen të 50

mijët, po të numërohen gjithë publicistika ime që

s’ka qenë përmbledhur në libra dhe po të

numërohen gjithë ribotimet që nuk janë numëruar

këtu. Unë kam shkruar dhe botuar, e pakta 5-650

faqe në vit”57(Dhimitër Shuteriqi)

E gjithë vepra tregimtare e Dhimitër Shuteriqit është e përmbledhur në 13 libra (këtu nuk

përfshihen botimet përmbledhëse, apo kolana), të botuara që nga viti 1953 deri në vitin

1987, të cilat përfshijnë gjithsej 326 tregime. Dy prej tyre, “Fyelli i Marsiasit” (1963) dhe

“60 tregime në një” (1979) janë në masën dërmuese të tyre ribotime të tregimeve të

botuara më parë tek vëllimi “Gurnecka”.

Në arkivën personale, por edhe në Arkvivën Qendrore të Shtetit ndodhen në dorëshkrim

rreth 160 tregime, ku disa prej tyre janë ripunime ose të klasifikuara nga autori si “të një

cilësie të dobët”. Njëherësh, pjesë e veprës së Shuteriqit sot janë edhe botimet me tregime

të zgjedhura: “Tregime për fëmijë” (1972) dhe “Tregime të përzgjedhura”(1975), si dhe

botimi i “veprës në seri” me 9 vëllime. Ky autor është përfshirë në të gjitha antologjitë

me tregime që janë botuar që nga vitet ’50 apo në botimet të zgjedhura sipas tematikës.

Pjesa më e madhe e krijimtarisë në prozë i përket periudhës 1945-1990. Vepra letrare e

tij, në ndryshim nga shumë shkrimtarë të tjerë, ka pasur një komunikim aktiv me lexuesit,

fillimisht përmes gazetave apo revistave dhe më pas përmes librave, ku përbën një

specifikë llojshmëria e organeve të shtypit. Vetë autori thotë se ka rreth 400 tregime, të

57AQSH, Fondi “Dhimitër Shuteriqi”, Nr. 826; “Dosja Nr. 88, BIBLIOGRAFI e veprave të tij

letrare dhe shkencore në vitet 1935-1994”: (pa vit), fl. 19

Page 35: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

35

botuara dhe të pabotuara: “Shkrova 400 tregime. Botova rreth 200 tregime”58 . Këtë fakt

e pohon edhe Mynever Shuteriqi, bashkëshortja e prozatorit, e cila sot posedon arkivën e

dorëshkrimeve të tij, ndonëse pas viteve ’90 nuk është botuar asnjë libër i ri i me tregime

i këtij autori, me përjashtim të koleksionit “Buka dhe thika”(2002). Por, në bibliografinë

e përgatitur nga vetë Dhimitër Shuteriqi në vitin 1994, bëhet e ditur se ka pak tregime në

dorëshkrim, të cilat, bashkë me ato që janë botuar në organet e shtypit, mund të përgatitet

edhe një vëllim tjetër. Teksa liston librat në dorëshkrim, ai thotë: “Ruaj në dosjet e mia

një numër të madh tregimesh të botuara në libra, të botuara vetëm në shtyp, të

pabotuarat”59. Mund të zgjidhet një vëllim pak a shumë i madh nga ato të shtypit dhe të

pabotuarat” . Në këtë bibliografi bëhet e ditur se janë të pabotuara edhe dy romane “Kam

vrarë” (1962) dhe “Ky maj” (1983), të cilat gjendet në arkivin e familjes. Por, në ditaret e

tij që ndodhen në AQSH, gjendet në dorëshkrim 1/3 e romanit “Gigi Mitrushi” dhe flitet

për romanin me titull “Autokritika e një ballisti” dhe një tjetër roman dashurie.

3.1 Fillesat si prozator

Në fillesat e tij ka shumë pak tregime, të cilat janë botuar kryesisht në organet e shtypit të

viteve ‘30. Skica “Tani”60 shënon fillesat në këtë zhanër të Dhimitër Shuteriqit. Ajo

është botuar në të përdyjavshmen kulturore “Rilindja” të Korçës në të cilën autori që

asokohe njihej si poet, kishte nisur të botonte edhe studimet e para kritike, recensionet për

vepra të ndryshme, si dhe poezitë e para. Pjesa e parë është botuar në korrik të vitit 1935,

ndërsa pjesa e fundit pas thuajse 9 muajsh, në mars të vitit pasardhës. Aty ai bëri edhe

promovimin e vëllimit “Kangë”. Tregimi përbëhet nga katër pjesë: Në dy të parat mbajnë

pseudonimin “Ariel” dhe në dy pjesët e tjera, të cilat i përkasin fillimit të vitit 1936,

shfaqet emri i vërtetë: Dhimitër Shuteriqi, duke dëshmuar edhe për lexuesit e atëhershëm

dhe të sotëm se ai fshihet pas këtij pseudonimi. Bibliografi Maks Gjinaj ka identifikuar

58 “Fjalët e fundit të Dhimitër Shuteriqit”, Dhimitër Shuteriqi, (Intervistoi Lindita Çela) “Gazeta

Shqiptare”, 23 korrik 2003, fq. 12-13 59 “Bibliografi e veprave letrare dhe shkencore të Dhimitër Shuteriqit në vitet 1935-94”, AQSH,

Fondi “Dhimitër Shuteriqi”, Nr. 826, D. 49. f. 14 (dorëzuar më datë 15.07.2009) 60 Dhimitër S. Shuteriqi. “Tani (I, II, III. IV) [tregim. Fillimi, 1935]: Rilindja, Korçë – Nr. 16, 20

korrik 1935, f. 12; nr. 23, 2 nëntor 1935, f. 3-4; Nr. 28, 18 janar 1936, f. 11; Nr. 32, 21 mars

1936, f. 12

Page 36: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

36

pas pseudonimit Ariel, emrin e Dhimitër Shuteriqit në një punim bibliografik61 , por ai ka

listuar vetëm dy pjesë të kësaj skice. Tregimi është tipik realist, ku përmes teknikave

tregimtare moderne, vjen historia fataliste e Tanit, një djaloshi të varfër që përballet me

sfidat e jetës. I të njëjtës periudhë dhe, thuajse me të njëjtin stil, është edhe tregimi

“Sana”62 , i njohur për lexuesit edhe në ditët e sotme, pasi është ndër tregimet e

përzgjedhura të Shuteriqit, në antologjitë e prozës. I shkruar para çlirimit mendohet të

jetë edhe tregimi “Lëmshasi”, i ribotuar në vëllimin “Fyelli i Marsiasit”(1963). Këtë

konkluzion e nxjerrim nga shënimi që bëhet në fund të tregimit63, ku thuhet se tregimi

është shkruar në vitin 1938. Kjo prozë e shkurtër nuk është futur në asnjë prej vëllimeve

të mëpasme të autorit, ndonëse ishin botuar katër libra. Një tjetër argument që mund të të

bindë se ky tregim është shkruar në atë kohë është edhe fakti se tregimi është i ngjashëm

me prozat e tjera “Tani” dhe “Sana” për nga tematika që rrokin, paçka se ndryshon me to

përsa i përket teknikave tregimtare. Kryesisht ato ngjajnë si “vegime” të leximeve të

prozatorëve të kohës.

3.1.1 Proza e shkurtër pas vitit 1945

Fill pas lufte, Shuteriqi intensifikon aktivitetin e tij si prozator, duke shkruar fillimisht në

gazetat politike dhe organet e specializuara kulturore letrare, deri në vitin 1953, kur boton

edhe librin e tij të parë me tregime “Pesë tregime”. Në të përmblidhen tregime të shkruara

në vitet 1945-46. Një vit më herët ai kishte botuar pjesën e parë të romanit “Çlirimtarët”.

Ky libër, por edhe dy botimet e tjera “Rruga e Rinisë” (1955) dhe “Takime paqe”(1955)

sjellin proza me tema më së shumti nga lufta naçional-çlirimtare, dhe disa prej tyre nga

rindërtimi socialist i vendit. “Gurnecka” (1957) sjell një profil të ri tregimtari të

Shuteriqit, pasi për herë të parë ai shfaqet si rrëfimtar për fëmijë. I gjithë vëllimi do të

përfshihet edhe në librin “Fyelli i Marsiasit” (1963), ku i shtohen në pjesën e fundit edhe

9 proza të tjera të shkruara nga autori gjatë 20 viteve të krijimtarisë së tij.

Vitet 60-70 shënojnë pikun e prodhimtarisë krijuese në prozën e shkurtër të Shuteriqit, të

61 M. Gjinaj: ““Vepra e Prof. Dhimitër Shuteriqit, - Bibliografi”: Në nderim të Dhimitër S.

Shuteriqit; Akademia e Shkencave e Shqipërisë (Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë). – 2004,

Tiranë, 53 fl. 62 Dh. S. Shuteriqi. Sana: [tregim]: Bota e re, Korçë. – nr. 13, 15 tetor 1936, f. 15 - 17 63 Dh. S. Shuteriqi, “Fyelli i Marsiasit”, Ndërmarrja e Librit. – 1963, Tiranë, f.

Page 37: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

37

cilat sjellin larmishmëri të tematikat që rrokin, në përdorimin e teknikave narrative, por

edhe në shpalosjen e tipareve specifike të prozës së tij. “Kënga dhe pushka” (1963) dhe

“Këngë në minierë” (1968) shënojnë rikthimin te proza realiste, dhe pikërisht këto dy

vëllime janë më shumë të debatuara; pse jo edhe të kritikuara. Në vigjilje të këtyre dy

dekadave nisin debatet për shkarkimin e Dhimitër Shuteriqit nga drejtimi i Lidhjes së

Shkrimtarëve, periudhë të cilën e përmbush me krijimtari të madhe në prozë.

Fillimi i viteve 70 nis me një shtim të aktivitetit të Shuteriqit si studiues letërsie, por

njëherësh edhe si tregimtar, ku brenda një dekade nxjerr veprat “Një mal me këngë”

(1975), “Maratonomaku ynë” (1977) dhe “60 tregime në një” (1979), ku pjesa më e

madhe e tyre janë krijime të bëra gjatë kësaj periudhe. Edhe dekada në vijim sjell tre

vëllime të reja: “Kur rendte hëna nëpër re” (1982), “Vërshime vjeshte” (1983) dhe “Te

Qafa e Botës” (1986), të cilat shënojnë një fazë të re në krijimtarinë e Shuteriqit, stil

ndryshe në shkrimin e tregimit, por njëherësh edhe një përpjekje për të dalë nga kufijtë e

metodës. Në këto tregime hasen shmangie tipike stilistike, tema të reja, përsosje të

teknikave tregimtare, të cilat janë konstatuar edhe nga studiuesit e njohur të letrave

shqipe.

Teksa analizon krijimtarinë e këtij autori konstaton se periudha 1945 – 1990 ka shënuar

disa faza tipike që hasen në ndryshimin e teknikave poetike, trajtimin edhe të çështjeve

atipike për letërsinë e realizmit socialist, braktisjen e romanit dhe eksplorimin e të gjitha

teknikave tregimtare të prozës së shkurtër, i cili konsiderohet si zhanër i vështirë për tu

lëvruar.

3.2 Proza e shkurtër e pabotuara

Në Arkivën Qendrore të Shtetit ndodhen 39 dosje në të cilat gjendet prodhimtaria në

prozën e shkurtër, ku përfshihen tregime të botuara në libra, tregime të botuara në organet

e ndryshme të shtypit dhe dorëshkrime. Sipas përpunimit në inventarin e Fondit

“Dhimitër Shuteriqi” në Arkivën Qendrore e Shtetit, tregimet janë të grupuara

përkatësisht në dosjet nga Nr. 48-86, me një total faqesh prej 2905 faqesh. Në dosjet që

janë të përpunuara sipas përmbajtjes (tregimeve) dhe viteve (që iu përket kryesisht

Page 38: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

38

periudhës kur janë shkruar), gjenden 2623 faqe, ndërsa në dosjet që janë klasifikuar “PA

VIT” ndodhen 282 faqe me tregime të ndryshme, ku një pjesë e tyre janë të botuara,

kryesisht ato që janë shkruar gjatë viteve 1980-90.

Gjatë verifikimit të të gjithë krijimtarisë në Arkivën e Shtetit rreth 100 tregime gjenden

në dorëshkrim. Këto të dhëna janë nxjerrë nga përpunimi i krijimtarisë së Dhimitër

Shuteriqit që është botuar në libra, apo edhe në organet e shtypit, qoftë letrar apo jo-

letrar.

Nuk ka të dhëna të sakta se çfarë ndodhet ende në arkivën e familjes Shuteriqi nga

krijimtarianë prozë të shkurtër.Tregime të pabotuara që ndodhen në AQSH janë: Dosja

“Shfrytëzimi”, “Letra e parë” dhe “Fillimi i tregimit” tëvitit 194864.

Dosja “Agjitacioni figurativ”, “Ngjarje e pazakontë” dhe “Kazani i bardhë” të

periudhës 1953-196165: Dosja “Bardhësi”66.

Në vitin 1972, kohë kur shënon edhe prodhimtarinë më të madhe në fushën e prozës së

shkurtër, gjenden katër dosje me tregime në dorëshkrim: Në dosjen e parë të vitit 1972

ndodhen tetë tregimet të pabotuara më parë: “Veshët”, “Nëpër dritë”, “Një gram

përjetësi”, “Ndërgjegja ime e keqe”, “Dialog përmbi Drin”, “Gimja”, “Halli i

Zekmanit” dhe “Portokallet”67.

Në dosjen e dytë janë tregimet: “Djalë i mbarë”, “Dasma”, “Alikos për kujtim”,

“Essa Aka”,“Çifti Burxhia” dhe “Artificialja”68.

Në dosjen e tretë janë tregimet: “I panjohuri”, “Kaleja”, “Një ditë që isha në humor”,

“Mashkulli” dhe “Guri i fatit”69.

Ndërsa në dosjen e fundit të dorëshkrimeve të këtij viti janë tregimet:“Hysja ime

Nevrezi”, “Ndërrimi i orarit”, “Xha Murati dhe kujtimet e tij” dhe “Shantërelat

64 Fondi “Dhimitër Shuteriqi”, AQSH; Nr. 826, D. 48, (V. 1948-1949) V. 2009, fl. 40 65 Fondi “Dhimitër Shuteriqi”, AQSH; Nr. 826, D. 49, (V. 1948-1949) V. 2009, fl. 118 66 Fondi “Dhimitër Shuteriqi”, AQSH; Nr. 826, D. 51, (V. 1962 ) V. 2009, fl. 48 67 Fondi “Dhimitër Shuteriqi”, AQSH; Nr. 826, D. 56, ( korrik, tetor 1972 ) V. 2009, fl. 107 68 Fondi “Dhimitër Shuteriqi”, AQSH; Nr. 826, D. 57, ( prill, maj 1972 ) V. 2009, fl. 192 69 Fondi “Dhimitër Shuteriqi”, AQSH; Nr. 826, D. 58, ( maj 1972 ) V. 2009, fl. 187

Page 39: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

39

dhe gjakjet”70.

Në morinë e dorëshkrimeve të depozituara në vitin pasardhës janë5 tregime: “Nga

Follorina në Odesë”, “Nëna dhe Zoçkat”, “Kafshëria”, “Për shkurta”, dhe “Kur

përçiten dhitë”71.

Në vitin 1974 rezultojnë në dorëshkrim tre tregime: “Midis një vigani dhe një gjurme

vjollce”, “Deti dhe prifti” dhe “Karikatura në hall”72.

Në gjendjen arkivore të dorëshkrimeve për vitin 1975 figurojnë tre tregime: “Njeriu që e

kishte rrahur”, “Njeriu që s’ishte me shkollë të lartë” dhe “Pelivani i yjeve”73.

Në dy vitet në vijim, përkatësisht në 1976 dhe 1977 janë dy tregime: “Tafili i verës

sime” dhe “Te çesma e çukave”74.

Po aq tregime të pabotuara janë edhe në arkivën e vitit 1978: “Samarxhiu i vogël” dhe

“Ramë Arixhiu”75.

Në dosjen e depozituar nga familja e autorit në AQSH për vitin 1979 janë dy tregime:

“Nora dhe Margarita” dhe “Beu”76.

Në dorëshkrim ndodhen edhe tre tregimet” “Paralajmërimi i zymtë”, “Nosia e Malit”

dhe “Miu i Dhënëmarrësit” që rezultojnë të jenë të shkruara në vitin 198177.

Në vitin 1983 ka gjashtë dosje: Në dosje e parë gjendet vetëm një tregim në dorëshkrim,

me titullin “Xha Maneja”78. Në dosjen e dytë janë dy tregime: “Er e rërës” dhe “E

keni nga Aloja”79. Në dosjen e tretë të 1983-it ndodhen tregimet: “Matheu në kamerë”,

70 Fondi “Dhimitër Shuteriqi”, AQSH; Nr. 826, D. 59, (10 qershor; 17 qershor 1972 ) V. 2009, fl.

84 71 Fondi “Dhimitër Shuteriqi”, AQSH; Nr. 826, D. 60, (21 gusht, 22 gusht 1973 ) V. 2009, fl. 94 72 Fondi “Dhimitër Shuteriqi”, AQSH; Nr. 826, D. 61, (1974 ) V. 2009, fl. 53 73 Fondi “Dhimitër Shuteriqi”, AQSH; Nr. 826, D. 62, (janar 1975 ) V. 2009, fl. 201 74 Fondi “Dhimitër Shuteriqi”, AQSH; Nr. 826, D. 63, (1976-1977 ) V. 2009, fl. 103 75 Fondi “Dhimitër Shuteriqi”, AQSH; Nr. 826, D. 64, (22 janar; 30 nëntor 1978 ) V. 2009, fl. 137 76 Fondi “Dhimitër Shuteriqi”, AQSH; Nr. 826, D. 65, (1 mars; 28 dhjetor 1979 ) V. 2009, fl. 257 77 Fondi “Dhimitër Shuteriqi”, AQSH; Nr. 826, D. 67, (1981 ) V. 2009, fl. 55 78 Fondi “Dhimitër Shuteriqi”, AQSH; Nr. 826, D. 68, (11 korrik, 10 shtator 1983 ) V. 2009, fl.

60 79 Fondi “Dhimitër Shuteriqi”, AQSH; Nr. 826, D. 69, (4 gusht; 10 shtator 1983 ) V. 2009, fl. 27

Page 40: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

40

“Një kujtim që më pëlqen veçanërisht ta tregoj”, dhe “Përsëri në gur Golem”80. Në

dosjen e katërt të këtij viti gjenden 4 dorëshkrime: “Të tjerë mushtullukë”, “Toka është

e rrumbullakët”, “Të drejtat e njeriut” dhe “Takimi nis me Migjenin”81. Në dosjen e

pestë janëtre tregime: “Tregime të Nazbiut”, “Dera ime e parë” dhe “Dafina e

Topuzvëve”82. Në dosjen e fundit të këtij viti gjendet vetëm një tregim: “Si frëngu

pulën”83.

Për vitin 1984 ndodhen dy dosje ku ka edhe tregime të pabotuara: Në dosjen e parë janë

tre tregime: “Dimër e ftua”, “Dëborat e pranverës” dhe “Një mbrëmje me

labeatët”84.

Edhe në dosjen e dytë që mban këtë vit janë dy tregime: “Nëna dhe lulishtari”, “Midis

jetës dhe vdekjes”85.

Viti 1985 mban dy dosje me tregime, ku në të parën janë vetëm dy të pabotuara: “Doktor

Molla” dhe “Ditëlufte”86.

Ndërsa nëtë dytën janëpesë tregime në dorëshkrim: “Çfarë sjell kallëndori nuk e sjell

Shkurti”, “Palestra”, “Lulja e Kujtimit”, “Tregim për Tushin e Pinës”, dhe “Si kam

vajtur në Gur të Bardhë”87.

Në vitin 1986 gjenden dy dosje me tregime, ku në të parën është i pabotuar tregimi “Lojë

në bursë”88,dhe në tëdytën“Kupa e Gurrëbardhës” dhe “Agim Nosi-tësh”89.

Në vitin 1989 figuron i pabotuar tregimi “Rrathët nga Bregu i Fildishtë”90 dhe në vitin

80 Fondi “Dhimitër Shuteriqi”, AQSH; Nr. 826, D. 70, (10 korrik 1983 ) V. 2009, fl. 45 81 Fondi “Dhimitër Shuteriqi”, AQSH; Nr. 826, D. 71, (9 korrik; 24 korrik 1983 ) V. 2009, fl. 42 82 Fondi “Dhimitër Shuteriqi”, AQSH; Nr. 826, D. 72, (10 korrik; 2 gusht 1983 ) V. 2009, fl. 52 83 Fondi “Dhimitër Shuteriqi”, AQSH; Nr. 826, D. 73, (10 korrik; 30 korrik 1983 ) V. 2009, fl. 52 84 Fondi “Dhimitër Shuteriqi”, AQSH; Nr. 826, D. 74, (21 maj; 2 shtator 1984 ) V. 2009, fl. 50 85 Fondi “Dhimitër Shuteriqi”, AQSH; Nr. 826, D. 75, (1984 ) V. 2009, fl. 40 86 Fondi “Dhimitër Shuteriqi”, AQSH; Nr. 826, D. 76, (24 janar; 25 janar 1985 ) V. 2009, fl. 30 87 Fondi “Dhimitër Shuteriqi”, AQSH; Nr. 826, D. 77, (8 janar; 27 korrik 1985 ) V. 2009, fl. 46 88 Fondi “Dhimitër Shuteriqi”, AQSH; Nr. 826, D. 78, (22 janar; 15 prill 1986 ) V. 2009, fl. 50 89 Fondi “Dhimitër Shuteriqi”, AQSH; Nr. 826, D. 79, (28 janar; 8 shkurt 1986 ) V. 2009, fl. 44 90 Fondi “Dhimitër Shuteriqi”, AQSH; Nr. 826, D. 80, (1989 ) V. 2009, fl. 10

Page 41: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

41

1992 tregimi “Njihni Republikën e Kosovës”91.

Tregime në dorëshkrim gjenden edhe në katër dosje që mbajnë shënimin “Pa vit”. Në të

parën gjenden dy tregime: “Motra jonë e madhe” dhe “Hasani, Hyseni dhe

llokumet”92.

Në dosjen e dytë gjenden pesë tregime të pabotuara: “Për tre postet”, “Tre tregime në

një”, “Tartaruga”, “Te lëmi i Dokajve” dhe “Shënime të Hazbiut”93.

Në dosjen e tretëështë vetëm një tregim, i titulluar: “Çikat e Cenit”94.Dhe në dosjen e

fundit me shënimin “Pa vit” ku gjenden materiali i titulluar si “tregim” “Kanga në

vetvete”95.

Veç tregimeve, në Fondin “Dhimitër S. Shuteriqi” në AQSH ndodhen të dhëna të

drejtpërdrejta (si dorëshkrime) apo referenciale (përmes ditarëve, shënimeve,

bibliografive, etj) edhe për romanet që nuk u botuan asnjëherë. Sipas të dhënave arkivore

janë tre romane, ku i pari, “Sytë e Simonidës”, i shkruar në vitin 1980, pa dritën e

botimit vetëm 15 vjet më vonë, në vitin 1998 dhe u ribotua sërish në vitin 2008, për

shkak se kishte probleme në botim dhe ishte i cunguar në disa prej faqeve të tij. Në kohën

që është shkruar, padyshim që lexuesit e parë, të cilët ishin edhe miqtë e tij që bënin

filtrin e parë, ishin kritikë ndaj mënyrës së ndërtimit të romanit. Të njëjtin fat patën edhe

dy veprat e tjera: “Autokritika e një ballisti” libër i cili sipas autorit është shkruar në vitin

1962 dhe një roman mbi historinë e dy të rinjve pas luftës dhe dashurinë e tyre të

parealizuar për shkak se i përkisnin shtresave të ndryshme klasore. Me gjasë ky libër

titullohet “Gigi Mitrushi”. E themi këtë fakt pasi një dorëshkrimi që ndodhet në AQSH.

Romani është shkruar me shkrim dore, në një bllok shënimesh vjetor. Sipas verifikimit të

dokumentit, pjesa e tretë e romanit gjendet në gjysmën e bllokut. Në të ka shënime, por

edhe fjalorth me fjalë të reja. Çuditërisht, blloku njëherësh shërben edhe si herbarium,

91 Fondi “Dhimitër Shuteriqi”, AQSH; Nr. 826, D. 81, (1992 ) V. 2009, fl. 4 92 Fondi “Dhimitër Shuteriqi”, AQSH; Nr. 826, D. 82, (pa data) V. 2009, fl. 90 93 Fondi “Dhimitër Shuteriqi”, AQSH; Nr. 826, D. 83, (pa data) V. 2009, fl. 92 94 Fondi “Dhimitër Shuteriqi”, AQSH; Nr. 826, D. 85, (pa data) V. 2009, fl. 72 95 Fondi “Dhimitër Shuteriqi”, AQSH; Nr. 826, D. 86, (pa data) V. 2009, fl. 6

Page 42: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

42

pasi në rreth 30 faqet e para gjenden fletë lulesh të ndryshme të thara96. Blloku ka dy

kapakë të trashë, ngjyrë kafe, me fletë gjuhe. Shkrimet duket se janë bërë në kohë të

ndryshe, gjë që konstatohet lehtësisht edhe nga ngjyrat e ndryshme të shkrimeve të bëra

me bojë ose stilolaps. Blloku ku gjenden shënimet është tip ditari, me mbishkrime

italisht. Në faqet e fundit janë fletët e kalendarit, me të dhëna sipas muajve, datave,

shënimeve me shënimin “Calendario 1944, Anno XXII).Interesant është fakti se blloku

është me kalendar fetar katolik. Sipas shenjtëve (në gjuhë italiane). Blloku ka edhe poezi

brenda tij. Gjithsesi, ky dokument mund të bëjë interes më të thelluar nëse do të ketë

studim të thelluar të veprave në dorëshkrim të këtij autori.

“Sytë e Simonidës”, por edhe dy prozat e tjera në dorëshkrim, i janë nënshtruar debatit

nëse janë romane, novela, apo tregime të gjata. Një gjë të tillë na e sjell në vëmendje edhe

vetë autori në shënimet e tij:

“Përsa i takon pyetjes se a janë këto romane, apo jo, unë i thashë Anastasit

(Anastas Kondo, - shën.red.) se ‘unë kështu i shkrova, kështu mund t’i shkruaja.

Le të mos i quajnë romane po s’deshën; le ti quajnë tregime, s’më prish punë dhe

s’prish punë objektivisht. Ato janë ç’janë sido që t’i quajnë. Puna është a janë

shkruar mirë. Nëse janë shkruar mirë, ato i përkasin një proze të gjatë. Këto janë

të gjatë. (dy mbi 300 faqe, i treti mbi 100 faqe). Ky qe shkurt qëndrimi im”97.

3.2.1 Një lexim i prozës në dorëshkrim

Në dosjet me dorëshkrime të depozituar në Arkivën e Qendrore të Shtetit ndodhen

tregime në origjinal të cilat janë botuar në libra apo në organet e shtypit. Ato përmbajnë

shënime, redaktime, korrektime dhe të dhëna të tjera të cilat sot kanë vlera studimore.

Vlerë të veçantë kanë tregimet në dorëshkrim me ato që janë botuar në shtyp. Tregimi

96 Fondi “Dhimitër S. Shuteriqi, Nr. 826, D. 240. Fletore e përditshme nr. 1, (1987), 161 fl

(përfshirë edhe dy fletë të tjera të veçuara fletoreje) 97 Fondi “Dhimitër Shuteriqi, Nr. 826, D. 239, Blloku 1, Shënime ditore, 31. XII.1987 – 17. I. 89

(për shkak të regjistrimit të ditareve pa mungesë faqesh nga AQSH, e kishim të vështirë për të

dhënë referenca të sakta)

Page 43: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

43

“Batareja” i botuar në vëllimin “Te Qafa e Botës”98 i cili trajton problemin e hyrjes në

kooperativë të dy fshatrave Vilëz dhe Kullollaz, ka titull tjetër, “Agjitacion figurativ”99

dhe ka zgjidhje tjetër. Tregimi është paraqitur në dy variante, ku njëri ka 9 faqe dhe i dyti

14 faqe. Nëse në variantin e botuar banorët bien dakord të bëhen pjesë e kooperativës

vetëm pasi vritet një ballist dhe plagosen dy të tjerë, në variantin dorëshkrim vjen i

modifikuar me tone paksa sarkastike historia e diskutimeve të bëra në mbledhje me

sekretarin e agjitpropit të rrethit për çështjet e kulturës. Teksa diskutojnë problemet e

kulturës, sekretari tregon një histori për të çtensionuar situatën në mbledhje: Ish partizanë

dhe ish-ballistë dalin kundër kolektivizimit. Dy vjet punë dhe 200 vajte për të çarë

akullin. Gjithë fshati refuzoi dhe shkoi Man Osmani për të negociuar me fshatarët, të cilët

nuk binden dhe kooperativizmi kthehet në çështje basti. Personazhi i deleguar, Mani

ndeshet në mundje me kryetarin e frontit, Zylyfin, të cilin pas 3 orësh “lufte në lëmë” e

mundi. Kjo u bë shkas që banorët të pranojnë kooperativën.

Në variantin origjinal, në faqen e parë, ka këtë shënim të shkruar me laps në shkrim dore:

“Më mirë të mos botohet! Materiali është interesant, i përgjigjet realitetit. (kjo ndodhi ka

ngjarë në Kukës, ka edhe të tjera si kjo) por mendoj se tani nuk është oportune. Mund të

përdoret në ndonjë përshkrim në kolektivizimin më vonë. K”100. Më poshtë ka dhe një

shënim dorëshkrimi i tregimit, i bërë me laps nga personi që ka bërë shënimin lart: “Më

mirë të evitohet ky paragraf sepse mund të lëjë shtigje keqkuptimi”101.

Një tjetër tregim i cili ka redaktime të ndjeshme në variantin origjinal me atë të botuar

është “Dy pako”102. Në tregimin e botuar nuk jepen detajet se ku studiojnë dy studentët,

Paskali dhe Stili, ndërsa në variantin në dorëshkrim personazhet janë Paskali dhe Stefi,

dhe jepen të dhëna se ata janë në Pragë për studime, ka përshkrime të detajuara të

mjedisit ku lëvizin personazhet. Po ashtu, në tekstin origjinal, tregimi i zhvillon më tej

ngjarjet kur personazhet kthehen në Shqipëri. Paskali dhe Stefi martohen, njëri shkon

98 Dh. Shuteriqi, “Te Qafa e Botës” [Batareja], Sh. B. “Naim Frashëri”. – Tiranë, 1986, 205-2017 99 “Tregime të shkruara nga Dhimitër Shuteriqi me titull “Rruga e Rinisë”, “Ditët e sprasme të

Gjorg Golemit”, “Kujtime të vjetra dhe të reja”, “Agjitacion figurativ”, “Ngjarje e pazakontë”

“Kazani i bardhos”, “Apeli”, “Kujtim i paharruar”, AQSH, F. 826, D. 49, krijimtari krijuese, viti

1953, 1957, 1959, 1961”, 118 fl. 100 Po aty, f. 64 101 Po aty. F.64 102 Po aty, [Dy pako], f. 284-308

Page 44: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

44

mësues në Kukës e më pas në Shkodër, tjetri fillon punë mjek në Tiranë e më pas në

Korçë. Ata takohen në plazh familjarisht pas 10 vjetësh. Gruaja e Stefit gris çorapet dhe

gruaja e Paskalit i jep një palë që kishin qenë të blera në Çeki. Këtu i njeh Stefi dhe e

tregon historinë e dikurshme mes dy studentëve shqiptarë me studime në Çeki.

Në shumicën e tregimeve origjinale ka shënime të natyrave të ndryshme, por në këtë

studim nuk ka qenë objektiv krahasimi i teksteve me ato që janë botuar. Vëmendjen më të

veçantë e kanë tregimet e pabotuara, ku mes tyre ka tregime të një cilësie të lartë artistike,

apo edhe tregime të dobëta, të cilat janë refuzuar nga redaksitë për tu botuar në shtyp apo

në vëllimet me tregime.

Mes tyre veçohen: “Letër e parë” (një histori dashurie në mal mes partizanësh, ku ka edhe

skena të ngrohta erotike), “Shfytyrimi” (tregimi është i rrallë përsa i përket tematikës që

sjell: Një vajzë që vjen në jetë në një familje pas 6 vajzash radhazi, në kohën e Zogut

regjistrohet si djalë, dhe pas luftës e thërrasin për ushtar: Dilemat e të atit, dhe zbulimi i

të vërtetës vijnë përmes tensioneve të brendshme, përshkrimeve psikologjike dhe

detajeve që ia rrisin vlerat këtij tregimi). “Gimja” (trajtohet historia e ndryshimit të

emrave në vitet 60, ku Zekmanit i refuzohet regjistrimi i vajzës së sapolindur me emrin

Hatixhe nga Zyra e Gjendjes Civile, e cila e detyron që t’ia vendosë emrin Agime. Në

fund Zekmani thotë: “Kompromisi iu duk i hidhur kurse emrin e kishte në shpirt”),

“Portokallet”, “Dasma” (historia e dashurisë së Enverit me Katinën, dhe fundi i saj

vetëm një natë pas dasmës, pasi Enveri kuptoi se nusja e tij donte një djalë tjetër dhe e

çon vetë tek i dashuri), “Një ditë që isha me humor”, “Guri i fatit”, “Dr. Kapani”, “Dr.

Molla”(tregimi sjell historinë e doktor Mollës nga Dardha në Greqi, martesa me një greke

dhe jeta e tij në dilemat e brendshme të të qenit grek apo shqiptar dhe interesi për të

zhvilluar biznesin); “Ditë lufte” (një nga tregimet më të bukura të Shuteriqit, me tematikë

nga koha e studimeve në Francë, ku sjell historinë e dashurisë mes Mari-Klarë dhe

Hasbiut në Shamrusi, në një mal teksa bëheshin luftime mes trupave gjermane dhe

franceze) “Kupa e Gurrëbardhës” (historia e “pusit që lahet vetë” në Gurrabardhë dhe

kupës që kishin punë në rreth 500 vjet 18 milionë shqiptarë), “Nëna dhe lulishtari” (në

këtë tregim vjen historia e dashurisë mes një vajze nga Barmashi e cila njihet në plazhin e

Durrësit me Tonin nga Shkodra, dhe përmes komunikimit nuse-vjehërr, vjen pasioni jo

Page 45: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

45

vetëm për bashkëshortin por edhe për të folëm shkodranishte, e cila vjen e pasur përmes

një morie dialektizmash në tregim) “Agim Nositësh”, etj. Këto tregime kanë vlera

artistike dhe estetike të cilat dallohen nga pjesa më e madhe e tregimeve të tjera të

botuara apo në dorëshkrim. Receptimi i tyre në këtë status është i vështirë sepse ato kanë

akses të kufizuar për lexuesit dhe komunikimi i tyre përmes një vepre duhet të kalojnë

nëpër hallka të tjera si mbledhja, redaktimi dhe botimi.

Proza e shkurtër e Shuteriqit ka pasur një receptim specifik me lexuesit sepse gati

gjysma e krijimtarisë e ka pasur kontaktin e parë përmes medias së shkruar; gazetave dhe

revistave të të gjitha moshave dhe fushave. Po ashtu, një pjesë tjetër gjendet ende në

dorëshkrim, në Arkivën Qendrore të Shtetit apo në arkivën e familjes Shuteriqi, por që

sot mund të komunikojë me lexuesin ndonëse në kushte ndryshe, krahasuar me një vepër

të zakonshme. Tregimet në dorëshkrim, më shumë sesa për lexuesin e gjerë, përbëjnë

interes për lexuesin e specializuar; për kritikën pasi në to gjejmë shumë përgjigje për

marrëdhëniet e shkrimtarit dhe veprës me sistemin letrar apo metodës socrealiste,

kufizimet në komunikim të veprës letrare, për censurën dhe autocensurën, për mënyrën

sesi redaktoheshin dhe korrektoheshin veprat e kështu me radhë.

3.2.2 Shtypi si mjet komunikimi i prozës së Shuteriqit

Komunikimi i tregimit të Shuteriqit ka një të pazakontë krahasuar me shumë autorë të

tjerë. Gjatë gjithë krijimtarisë, ai i ka publikuar tregimet e veta në organet e shtypit, pa

hequr dorë për asnjë moment deri në fundin e aktivitetit të tij letrar. Ky autor nuk ka

botuar vetëm në organet e specializuara të Lidhjes, si “Bota e re” “Letërsia jonë”,

“Drita” apo “Nëntori”, por edhe në shtypin për fëmijë apo të rinj, shtypin ushtarak,

shtypin për femra, shtypin lokal, shtypit politik, humoristik, etj. Në verifikimet e bëra,

rezulton se në median e shkruar janë botuar rreth 165 tregime, ku disa prej tyre nuk kanë

qenë më pjesë e librave të këtij autori. Rreth një e treta e tyre janë botuar te “Nëntori”

dhe “Drita”, dy prej mediave më të specializuara letrare. Por, Shuteriqi, komunikoi gjatë

gjithë jetës së vet letrare me lexuesin e tij edhe përmes shtypit, përmes të cilit në

momente të caktuara i shpëtoi edhe filtrave të censurës.

Page 46: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

46

Kjo formë e veçantë receptimi e tregimit përmes medias nuk ishte ndonjë gjë e pazakontë

edhe para luftës por edhe gjatë kohës së komunizmit. Kjo bëhej e mundur sepse tregimi si

zhanër është konciz, i shkurtër, por njëherësh, shtypi i shkruar konsiderohej si hapi i parë

për nisjen e karrierës letrare. Çdo publikim tregimesh a poezisë, sidomos nëorganet e

Lidhjes së Shkrimtarëve, përbënte një shkas për debat në komunitetet e lexuesve të asaj

kohe.

Janë 23 gazeta dhe revista në të cilat është botuar proza e shkurtër e këtij autori. Më

poshtë janë të listuara këto organe shtypi, jo thjeshtë për të dhëna statistikore, por për të

marrë në konsideratëedhe llojet e komuniteteve të lexuesve që i kanë ofruar veprës së

Shuteriqit gjatë një periudhe 60-vjeçare. Në gazetën Rilindja të Korçës (organ i ) janë

botuar 4 tregime: Në gazetën “Rilindja” (e përdyjavshme kulturore në Korçë, me drejtor

G. Evangjeli)është botuar 1 tregim, në revistën “Bota e re”, e përmuajshme kulturore,

organ i specializuar i Lidhjes së Shkrimtarëve në Tiranë, janë botuar 2 tregime; në

gazetën “Bashkimi” (organi Qendror i Frontit Demokrati i RPSH), janë botuar 6 tregime;

në gazetën “Shqiptarja e re” (organ i Bashkimit të Grave të Shqipërisë) janë botuar 4

tregime, te “Letrari i ri” (organ i rretheve letrare të të rinjve, të cilin e boton Lidhja e

Shkrimtarëve të Shqipërisë), 3 tregime, te “Letërsia jonë”, (organ i Lidhjes së

Shkrimtarëve të Shqipërisë) janë botuar 5 tregime; te revista “Ylli” (revistë e

përmuajshme shoqërore, politike dhe letrare)23 tregime; te revista “Miqësia” (organ i

Shoqatës së Miqësisë Shqipëri – Bashkimi Sovjetik), 1 tregim; te gazeta “Luftëtari”

(organ i Ministrisë së Mbrojtjes Popullore të RPSSH), 1 tregim; te revista “Nëntori”

(organ i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, e përmuajshme letrare,

artistike, shoqërore, politike)26 tregime; te “Zëri i Rinisë” (organ i Komitetit Qendror të

Bashkimit të Rinisë së Punës së Shqipërisë) 10 tregime; te revista “Pionieri”(organ i

Bashkimit të Pionierëve të Shqipërisë)2 tregime; te “Zëri i Popullit” (organ i Komitetit

Qendror të PPSH-së)13 tregime; te “Drita” (gazetë e përjavshme letrare-artistike, organ i

Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë)41 tregime; te “10 korriku”(revistë

ushtarako-letrare e ilustruar, e Drejtorisë Politike të Mbrojtjes Popullore të RPSH-së,

Tiranë), 4 tregime, te “Jeta e re” (revistë letrare 2-mujore, organ i Lidhjes së Shoqërive

Kulturore Arsimore për Kosovën dhe Metohinë nëPrishtinë)2 tregime; te revista

“Hosteni” 3 tregime; te revista për fëmijë “Fatosi” (revistë e përdyjavshme letraro-

Page 47: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

47

artistike për nxënësit e ciklit të ulët të shkollave 8-vjeçare, organ i Komitetit Qendror të

BRPSH-së);3 tregime, te gazeta lokale e Elbasanit “Shkumbini” 3 tregime; te revista

letrare në frëngjisht “Les lettres albanaise” (revistë 3-mujore letrare artistike në gjuhën

frënge, e botuar nga Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë)2 tregime; te “Në

shërbim të popullit” (organ i Ministrisë së Punëve të Brendshme), 2 tregime dhe te

“Kombi”(organ i Partisë së Unitetit Kombëtar Shqiptar)2 tregime. Këtu nuk janë

përfshirë organet e shtypit të huaj, qoftë edhe atij të specializuar teoriko-letrar, të cilat

kanë botuar prozën e shkurtër të këtij autori. Revista letrare “Europe” në Francë botoi dy

tregime në vitin 1957, por nuk përjashtohet mundësia që të ketë pasur disa revista,

sidomos në vendet e Lindjes komuniste që i kanë botuar pjesë të krijimtarisë së

Shuteriqit.

3.2.3 Tregimi i Shuteriqit në gjuhë të huaj

Komunikimi i prozës së Dhimitër Shuteriqit me lexuesin e huaj nisi me përkthimet që iu

bënë romanit “Çlirimtarët”; fillimisht në gjuhën rumune, me titull “Eliberatori” (1952)

dhe më pas në bullgarisht një vit më vonë, me titull “Osvoboditelite” (1953). Edhe pjesa

e dytë e romanit “Çlirimtarët” u përkthye në gjuhën bullgare, me titullin “Bes Poshada”

(1955).

Por krijimet e para në prozën e shkurtër të këtij autori që iu ofruan lexuesit të huaj janë

tregimet “Terrori” dhe “Napa e bardhë”, të cilat u përzgjodhën dhe botuan në revistën

letraro-kulturore franceze “Europe”. Tregimi i dytë është botuar në të dy vëllimet e këtij

autori “Gurnceka”(1957) dhe më pas te “Fyelli i Marsiasit” (1963). Në ndryshim nga

krijimtaria e botuar deri në atë kohë, përzgjedhja e bërë nga revista është jashtë tregimeve

me tematikë luftën apo rindërtimin socialist. Njëherësh, tregimi “Napa e bardhë” shquhet

për përdorimin e tensionit të brendshëm, një teknikë narrative që do të përdorej dendur në

prozën e shkurtër më vonë.

Në bibliografinë e shkruar nga vetë Shuteriqi, bëhet e ditur se vëllimi me tregime “Fyelli

i Marsiasit” është botuar në gjuhën ruse me titullin “Svirel Marsiasa” (1959” dhe në

Page 48: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

48

gjuhën kineze me titullin “Marsias de ludi” (1962). “Përkthimi rus u bë nga

“Gurnecka” duke këmbyer titullin; ai kinez nga rusishtja po me atë titull”103.

Dhimitër Shuteriqi është ndër autorët e parë shqiptarë të letërsisë së pasluftës, vepra e të

cilit u përkthye në gjuhë të huaj dhe u botua nga entet botuese shtetërore vendase me

synimin për të njohur dhe promovuar letërsinë e re shqiptare të realizmit socialist jashtë

vendit. Brenda dy vitesh u botuan në frëngjisht fillimisht dhe më pas në anglisht

përmbledhjet me tregime, të marra kryesisht nga librat “Pesë tregime” (1953), “Këngët e

rinisë”(1955), “Fyelli i Marsiasit” (1963) dhe “Kënga dhe pushka” (1963). “Le chant et

le fusil [recits] (1963), përmban 15 tregime (gjithsej 296 faqe) dhe është përkthyer në

frëngjisht nga Kolë Lluka (dy tregimet e para) dhe pjesa tjetër nga Isuf Vrioni. Botimi

shoqërohet nga një parathënie e prozatorit të njohur Fatmir Gjata. I njëjti vëllim, me të

njëjtat tregime, dhe me parathënie të të njëjtit autor, botohet pas dy vitesh në gjuhën

angleze me titull “The lute and the rifle” (1965). Përkthyesi është Ali Cungu. Teksa flet

për vlerat e prozës së Shuteriqit, Fatmir Gjata e argumenton paraqitjen e saj te lexuesi i

huaj nëkëtëmënyrë: “Përvoja e letërsisë sonë, si dhe e asaj botërore, kryesisht nxjerr në

pah se në të gjitha fazat e zhvillimit të saj çon para ato vepra, autorët e të cilave rrokin

problemet vitale të kohëve. Ato vepra kalojnë testin e viteve dhe shekujve dhe bëhen

pjesë e trashëgimisë së artë të kulturës së popujve. Po ashtu, edhe Dhimitër Shuteriqi

trajton problemet jetike të kohës tonë, duke trajtuar anët më të rëndësishme të jetës në një

mënyrë thellësisht artistike dhe realiste në të gjithë prodhimin e tij letrar”104. Teksa

analizon tregimet e përzgjedhura, konstaton se është futur krijimtaria më e mirë në prozën

e shkurtër të autorit që ishte botuar te vëllimi me tregime i asaj kohe “Kënga dhe pushka”

(1963) ku veçohen edhe dy tregimet e spikatura me tematikë historike “Fyelli i Tanës”

dhe “Ditët e sprasme të Gjorg Golemit”.

Në këtë periudhë të bën përshtypje edhe një botim me tirazh të kufizuar në greqisht i

tregimeve për fëmijë të përmbledhura me titullin “Gurnecka” (1957). Libri titullohet “To

103AQSH Fondi “Dhimitër Shuteriqi”, Nr. 826; D. 88,“BIBLIOGRAFI e veprave të tij letrare dhe

shkencore në vitet 1935-1994:fl. 1-22, f. 19 104 F. Gjata, Forëard, f.6-7: “The lute and the rifle” (Kënga dhe pushka), Dhimitër Shuteriqi; përk.

Ali Cungu, Sh. B. “Naim Frashëri.- Tiranë, 1965

Page 49: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

49

chelidonia”105 [Pedhika dhieghenata] (1964). Ai është botuar me tirazh 700 kopje nga

shtypshkronja “Miqësia” në Gjirokastër. Botimi që gjendet në Fondit e Arkivit, në

Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë, ndërsa nuk është listuar nga vetë autori në

bibliografinë e tij. Lexuesit grek iu paraqit kjo vepër për fëmijë me titull të ndryshuar,

“Dallëndyshet, - rrëfime për fëmijë”.

Krijimtaria tregimtare e kësaj periudhe në gjuhën frënge do të shënonte edhe një vepër

tjetër në frëngjisht “Recits”106 (1969). Libri ka një parathënie pa autor. Botimi nuk ka të

dhëna për përkthyesin, tirazhin, redaktorin, korrektorin, etj. Pjesa më e madhe e tregimet

janë përzgjedhur nga përmbledhja më e fundit “Këngë në minierë” (1965). Vetë autori do

të shprehet i pakënaqur për materialet që përfshihen në botim. “Zgjedhur përgjithësisht jo

mirë”.107 Shuteriqi na bën të ditur përkthimin e veprës së tij edhe në gjuhë të tjera: Në

norvegjisht “Hakka og Gevaert” [tregime të përzgjedhura] (1974) dhe në spanjisht

“Havana” [tregime të përzgjedhura] (në vitet ‘70). Shuteriqi bën të ditur se nuk e di as

titullin dhe as përmbajtjen, teksa shprehet se “iu dha ambasadës tonë atje që të më

dërgonte (një kopje, - shën. Autori), nuk e mora”108. Më vonë janë botuar tregime të

Dhimitër Shuteriqit në organet e specializuara letrare shqiptare në gjuhë të huaj si

“Albanian lettre”, por me kaq merr fund procesi i përkthimit të veprës së tij në gjuhë të

huaj nga entet zyrtare të kohës. Sigurisht, që vepra më e mirë në prozën e shkurtër e

Shuteriqit nuk ka pasur mundësinë që të komunikojë me lexuesin e huaj; njëherësh edhe

vetë autori është treguar kritik për përzgjedhjen e tregimeve që bëri redaksia e përkthimit

te Shtëpia Botuese “8 Nëntori” në Tiranë.

3.2.4 Komunikimi i tregimit në Kosovë

Dhimitër Shuteriqi në Kosovë njihej dhe përcillej më shumë si studiues, historian i

105 Dh. Shuteriqi, “To chelidonia (Pedhika dhieghenata) Metafrase”: F. Liçi, Ndërmarrja e

Botimeve. – Tiranë 1964, 170 fl. 106 Dh. S. Shuteriqi, “Recits” [tregime] (pa emër përkthyesi); Sh. B. “Naim Frashëri”. – Tiranë,

1969, fl. 320 107AQSH Fondi “Dhimitër Shuteriqi”, Fondi Nr. 826; D. 88, “Dh. S. Shuteriqi, BIBLIOGRAFI e

veprave të tij letrare dhe shkencore në vitet 1935-1994: Fondi fl. 1-22, f. 19 108 Po aty, f. 19

Page 50: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

50

letërsisë, dhe më pak si krijues. Në botimet e kohës, Shuteriqi është prezantuar me

lexuesin kosovar me veprën e tij tipike të metodës së realizimit socialist, tregimin

“Dyshimet e Jonuz Ranxhës”, i cili nuk klasifikohej si një ndër tregimet më të mira të

autorit, por ishte ndër më tipikët e letërsisë së re. Në përmbledhjen “Tregime të sotme

shqiptare” (Prishtinë, 1969), të përgatitur nga Ramiz Kelmendi, Shuteriqi prezantohet

kështu: “Është padyshim nga shkrimtarët më të gjithanshëm në Shqipëri. Ka botuar një

varg veprash gjinish të ndryshme. Veprimtarinë e vet letrare e ka nisur para lufte,

kryesisht si poet”109. Por, si prozator ai do të njihej me përmbledhjen e thukët “Ura në

Tepelenë”110 (1979). Redaktori, njëherësh edhe prozatori modernist Anton Pashku, e ka

klasifikuar këtë botim te biblioteka “Floçka” dhe ka përzgjedhur gjithsej 7 tregime të

ndara në tre seksione; përkatësisht me titujt: “Ura e shembur”, Sirxhiu më i madh”, dhe

“Stacioni i braktisur”. Krijimtaria i përket 15 viteve të fundit të autorit, duke mos marrë

asnjë prej tregimeve me tematikë kyçe nga letërsia socrealiste. “Kishin kaluar njëqind e

pesëdhjetë vjet” dhe “Ura në Tepelenë” janë marrë nga vepra me tregime historike

“Maratonomaku ynë” (1977): “Pendët e gjelit” dhe “Baltërave të Myzeqesë” , “Natë

shtatori”, “Një njollë e verdhëreme”, “Te stacioni në Manas”janë marrë nga libri “Një

mal me këngë” (1975). Përzgjedhja e tregimeve është bërë në një kontekst tjetër, për një

lexues tjetër dhe duke kërkuar ta paraqesë autorin me tregime që nuk janë të shkruara me

metodën e realizmit socialist. Botimi nuk ka një parathënie, duke e lënë të vakët, pa

“ndërmjetës” autorin në komunikimin e tij me lexuesit nga Kosova. Edhe tregimi i fundit

i përmbledhjes, “Te stacioni në Manas” është botuar vetëm pjesërisht, duke sjellë për

lexuesit fragmentin ku flitej për shqetësimin e Brahushit pas heqjes së Manasit si pikë

stacioni të hekurudhës. Tek ky tregim konstatohet një formë “censurimi” nga editorët për

shkak se ishte shkruar me tematikën nga rindërtimi socialist dhe me metodën krijuese të

socrealizmit.

109Tregime të sotme shqiptare”; [zgjodhi e redaktoi Ramiz Kelmendi], Sh. B. Enti i Botimeve

Shkollore të Republikës Socialiste të Serbisë. – Prishtinë, 1969, f. 758 110 Dh. S. Shuteriqi, “Ura në Tepelenë”, [redaktor Anton Pashku]; Rilindja. - Prishtinë, 1979, 146

fl.

Page 51: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

51

3.3 Veprat me tregime të zgjedhura

Gjatë kohës kur Dhimitër S. Shuteriqi merrej me krijimtari janë botuar tri vepra me

tregime të përzgjedhura, ndërsa tregimet e tij kanë qenë pjesë e dhjetëra antologjive me

tregime. Njëherësh, ky autor ishte përfshirë edhe në tekstet dhe antologjitë shkollore deri

në fillimin e viteve 90 si një ndër tregimtarët kryesorë të letërsisë së realizmit socialist.

3.3.1 Tregime të zgjedhura të autorit

Botimi i librave me tregime të zgjedhura të një apo shumë autorëve, të përgatitura sipas

parimeve tematike, kohore, gjinore, etj., ishte një praktikë e shpeshtë gjatë gjysmës së

dytë të shekullit të XX. Një gjë e tillë motivohej edhe nga fakti se tregimi si zhanër

lëvrohej shumë. Dhimitër Shuteriqi ishte ndër autorët më të botuar gjatëperiudhës 1950-

90, qoftë në tregime të përzgjedhura personale apo autorësh.

Në vitin 1972 shtëpia botuese “Naim Frashëri” përgatiti veprën e përzgjedhur “Tregime

të zgjedhura” , ku u përfshinë krijimet më të mira në prozën e shkurtër të këtij autori që

nga fillimet deri në fillimin e viteve 70. Botimi nuk shoqërohet me parathënie, por

përfshin 35 tregimet më të mira të këtij autori që janë përzgjedhur në mënyrë të

kujdesshme nga redaksia. Botuesi e ka përgatitur këtë libër sipas një kriteri tematik, duke

i ofruar lexuesit edhe tregimin historik, edhe tregimin për fëmijë, edhe tregimet e kohës

së luftës, por edhe tregimet që sjellin jetën e re gjatë kohës së komunizmit.

Tre vjet më vonë, po kjo shtëpi botuese do të sillte për lexuesit botimin tjetër “Tregimet

për fëmijë”(1975), ku përfshihen 26 tregime. Bazë e kësaj përmbledhje janë tregimet për

fëmijë të vëllimit “Gurnecka”(1957) por janë shtuar edhe disa tregime të tjera të krijuara

deri në kohën kur doli botimi. Pjesë e këtij vëllimi është edhe tregimi fantastiko-

shkencor, i titulluar “Me Pionierin 17 B”, i cili sjell një anë tjetër të Shuteriqit si tregimtar

për fëmijë.

Çuditërisht, në cënim të standardit të letërsisë për fëmijë, botuesi ka përfshirë në këtë

libër për fëmijë edhe tregime me tematikë nga koha e luftës, dhe të ato të jetës në epokën

Page 52: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

52

e socializmit si “Rruga e rinisë”, “Shkallët e gurta”, “Ndershmërisht”, “Dritë”. Pjesë e

kësaj përmbledhje është edhe tregimi “Mbi radar, syri i kapitenit”, i cili, nuk është

klasifikuar nga autori si letërsi për fëmijë. Kjo vepër e zgjedhur i ofrohet lexuesit për

fëmijë në shkelje të disa kritereve të përcaktuara, ku dallohet theksi edukues ideologjik

për mosha të vogla.

3.3.2 Përmbledhjet e botuara pas viteve ‘90

Pas viteve ’90, nuk është ndërmarrë asnjë nismë, as nga autori, dhe as nga shtëpitë

botuese për të botuar apo ribotuar ndonjë libër me tregime, me përjashtim të librit “Buka

dhe thika”111 (2002). Ky botim ka dalë falë nismës personale të redaktorit Sejdin

Cekani112, i cili ishte njëherësh edhe lexues i veprës së tij, sidomos prozës së shkurtër.

Propozimi për botimin e një vëllimi me tregime u mirëprit nga autori, i cili kishte kaluar

një periudhë të gjatë heshtjeje në komunikimin me lexuesit shqiptar, rreth 15 vjet, pa

pasur asnjë botim ribotim të librave të tij me tregime. Libri “Buka dhe thika” përmban 23

tregime dhe është përgatitur në bashkëpunim mes autorit dhe redaktorit. Tregimet janë

përzgjedhur nga kolana e përzgjedhur e botimeve të Shuteriqit dhe vëllimi i fundit “Te

Qafa e Botës”. Ato janë radhitur nga redaktori dhe janë bërë ndërhyrje të vogla të

karakterit gjuhësor dhe redaktorial në bashkëpunim me autorin. Shuteriqi e mirëpriti

idenë për ta vendosur titullin e librit “Buka dhe thika” marrë nga tregimi me të njëjtin

titull. Duket se ky titull mbart konotacione edhe pas vendosjes së autorit në qendër të

kritikave për veprimtarinë e tij gjatë 50 viteve të komunizmit. Njëherësh, ai kërkoi

qëvëllimi të hapej me tregimin “Fletë nga jeta e Marin Barletit”. “Këto tregime të

Dhimitër S. Shuteriqit u përzgjodhën nga përmbledhja disavëllimeshme “Vepra” (1984)

dhe nga libri “Te Qafa e Botës” (1986)”113 dhe përbëjnë pjesën më të spikatur të prozës

së shkurtër të autorit, e cila ishte njëherësh edhe shmangie e klisheve të metodës së

111 Dh. Shuteriqi, “Buka dhe thika” [tregime të përzgjedhura] (redaktor Sejdin Cekani); Sh. B.

“Dudaj”. – Tiranë, 2002, 352 fl. 112 Të dhënat në këtë punim janë nxjerrë përmes intervisëts së zhvilluar me Sejdin Cekanin për

realizimin e këtij vëllimi me tregime, i bërë në bashkëpunim me autorin

* Janë verifikuar të gjitha skedat që gjenden në Skedarët Alfabetikë dhe Rendorë në Bibliotekën

Kombëtare, ku janë nxjerrë të gjithë të dhënat. 113 Dh. S. Shuteriqi, “Buka dhe thika”; Sh.B. Dudaj. – Tiranë, 2002, f. 251

Page 53: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

53

socrealizmit. Pesë të parat janë me temë historike, ndërsa tregimet e tjera janë marrënga

librat me tregime, duke filluar që fundvitet ’50.

“Buka dhe thika” nuk shoqërohet me parathënie apo paraqitje të specializuar të botimit.

Libri shoqërohet me një “pasaportë” tejet koncize të jetës dhe veprës së Dhimitër

Shuteriqit, në pak rreshta, në kapakun e fundit, e shoqëruar me një fotografi të prozatorit.

Hedhja në qarkullim e këtij vëllimi nuk pasoi me vëmendje të kritikës, si dhe nuk u

raportua ndonjë sukses nëshitjete tregut apo interesin e medias.

3.3.3 Vepra në seri e Dhimitër Shuteriqit

Në vitin 1982 shtëpia botuese “Naim Frashëri” ndërmori nismën për botimin e një kolane

me të gjithë krijimtarinë letrare të Dhimitër Shuteriqit. Ato përfshijnë 9 vëllime, ku i pari

është me poezi, dy të tjerët në vijim përmbledhin romanin “Çlirimtarët” me të dy pjesët e

tij dhe që nga vëllimi Nr. 4 deri në vëllimin Nr. 8, gjithsej 6 vëllime përfshihen të gjitha

tregimet, reportazhet dhe përshkrimet e tij. Redaktore e kësaj kolane ështëRozeta Ruçi114.

Sipas të dhënave, këto gjatë vëllime përfshijnë gjithsej 216 tregime, të cilat janë marrë

nga librat e botuara nga autori, si dhe nga organet e shtypit, qoftë letrar, por edhe politik.

8 të parat janë përgatitur dhe botuar në vitin 1982, ndërsa vëllimi i 9 është botuar pesë

vjet më vonë, në vitin 1987. Nga krijimtaria e Shuteriqit është përjashtuar 1/3 e tregimeve

të botuara në libra nga autori në një periudhë krijimtarie 34 vjeçare. Këtu nuk janë

përfshirë tregimet e botuara në organet e shtypit, përfshirë edhe atë letrar.

Teksa përgatitej vëllimi i fundit i kësaj kolane, në vitin 1987, në ditarin e Dhimitër

Shuteriqit gjejmë një detaj me interes përsa i përket botimit të të gjithë prozës së shkurtër:

“Shtëpia Botuese “Naim Frashëri” kërkon të botojë një vëllim 9 të “Veprave” të

mija me tregimet e vëllimeve “Kur rende hëna nëpër re” (1982), me “Vërshimet e

vjeshtës” (1984). Bëhen 70 tregime të ciklit të “Gurneckës” (rreth 550 faqe) me 8

tregime të tjera për të rinj (rreth 45 faqe). Do të kërkoj të futen në vëllimin e 9-të

vetëm të parat, kurse të dytat do të futen në vëllimin 10 të ardhshëm. Do të jetë

114 Të dhënat për botimin e veprës në seri të Dhimitër S. Shuteriqit nga Shtëpia Botuese Naim

Frashëri janë marrë nga intervista e zhvilluar me redaktoren Rozeta Ruçi.

Page 54: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

54

sikundër thashë lart, një vëllim vërtetë i trashë (mbi 550 faqe, ndofta). Më pëlqen

ti bashkoj këto tregime në një vëllim. Më pëlqen ti bashkoj këto tregime në një

vëllim ku të sjell një renditje të re, që të 9 vëllimet e përparshëm, po të

bashkohen në një, e kërkojnë. Si titull i përbashkët mund të shkonte në këtë rast

“Vërshimet e vjeshtës”. Këtu të gjithë tregimet e ciklit “Gurnecka”, kur të

botohen së bashku, në rreth 3 vëllime të trashë (kam shkruar të tjera dhe do të

shkruaj edhe disa, rreth 20-30) do të mund të përdor për të gjithë një titull të

përbashkët, që s’mund të ishte më Gurnecka”, as Vërshimet e vjeshtës, por ndofta

“Një send bukurie”, ndofta (më mirë?) “Kur rendte hëna nëpër re”,- apo thjeshtë

“X tregime në një’”115.

Vetë autori ka kërkuar që të përfshinte në kolanën e veprave të tij edhe punimet e

karakterit shkencor, gjë që nuk u bë e mundur nga Shtëpia Botuese “Naim Frashëri”.

Redaktorja e veprës, Rozeta Ruçi bën të ditur se shumë prej autorëve të gjallë nuk iu

botua vepra studimore si pjesë e kolanës së botimit. Shtëpia Botuese “Naim Frashëri” nisi

botimin e veprave në seri për autorët kryesorë të realizimit socialist, por më vonë u futën

edhe autorë të tjerë të traditës. Kolegjiumi i shtëpisë botuese vendoste për përzgjedhjen e

autorit, veprat e botuara, parathënien e kolanës, dhe miratonte autorin që e përgatiste. E

gjithë vepra e Shuteriqit u botua në të 9 vëllimet sipas parimit kronologjik. Redaktori i

kolanës bashkëpunoi ngushtë me autorin për përgatitjen e vëllimeve. Tregimet nuk iu

janë nënshtruar redaktimeve të thella, apo ndërhyrjeve nga autori, por nuk i është

shmangur censurës e cila ka ndaluar në filtrat e saj të paktën dy tregime nga tërësia e

veprave në seri, gjë qëështë bërë me kërkesën e strukturave drejtuese të Shtëpisë Botuese

“Naim Frashëri”. Pas hedhjes në qarkullim të veprës në seri, promovimi i saj është bërë

në fshatin Gjinar të Elbasanit, me kërkesën e autorit. Një pjesë e mirë e krijimtarisë së tij

është e lidhur me ngjarje, personazhe dhe historinë e trevës së Elbasanit.

3.3.4 Tregimi i Shuteriqit te antologjitë

Lëvrimi masiv i tregimit gjatë gjysmës së dytë të shekullit të XX solli shtimin e

llojshmërisë së botimeve në këtë zhanër, rritjen e botimeve të zgjedhura antologjike sipas

115 Fondi “Dhimitër Shuteriqi”, AQSH, Nr. 826, D. 239, Ditari 2 (1987) (pa referenca faqeje)

Page 55: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

55

autorëve, tematikave, moshave, etj. Periudha që ka shënuar numrin më të madh të botimit

të antologjive përfshin 1960-1985. Në atë kohë shtëpitë botuese kishin brenda strukturës

së tyre edhe redaksi të posaçme për tregimin. Sipas skedarit tematik të Bibliotekës

Kombëtare për periudhën deri në vitin 1989, janë të regjistruara 50 antologji me tregime,

me shumë autorë, ku janë të përfshira edhe antologjitë në gjuhë të huaj. Shtëpitë botuese

të asaj kohe realizonin botime antologjike, sipas politikave të editimit, me tema nga lufta,

për “heronjtë e heshtur” (punonjësit e Sigurimit të Shtetit), për emancipimin e gruas, për

ndërgjegjen e ushtarit në shërbim të atdheut, për punën, për rindërtimin e vendit, për

fëmijërinë, për njerëzit e thjeshtë, për fëmijët, antologji me skica, me skeçe dhe pjesë

humoristike, ilustrime, etj. Dhimitër Shuteriqi ka lëvruar prozën në shumë fusha,

njëherësh edhe për kategori moshash; si fëmijë, të rinj dhe të rritur. Antologjia “Shkallët

e gurta” (1968), një përmbledhje me prozën e shkurtër tëdisa autorë, e ka marrë titullin

nga tregimi i Dhimitër Shuteriqit. Antologjia “Heroina” (1976); “Kam të bëj me tokën,

me bukën e njerëzve” (1969), “Antologji e tregimit shqiptar: 1884 – 1939” etj.

Pas viteve ’90 vlen të theksohet antologjia “Vezullimi i yjeve”116, një botim i realizuar

nën kujdesin e Komitetit të Veteranëve të LANÇ dhe Lidhjes së Shkrimtarëve të

Shqipërisë. Dhimitër Shuteriqi, jo vetëm merr pjesënë këtë antologji si tregimtar me

tregimin “Natë shtatori”, por ka përgatitur parathënien e botimit. Të gjithë tregimet që

janë përfshirë në këtë antologji kanë tematikë nga Lufta Antifashiste, të shkruara nga 26

autorë, të cilët konsiderohen si pjesë e “letërsisë së re”, të tillë si: Ali Abdihoxha, Agim

Cerga, Anastas Kondo, Bilal Xhaferi, Dalan Shapllo, Dritëro Agolli, Ismail Kadare,

Dalan Shapllo, Jakov Xoxa, etj.

3.4 Sociologjia e shkrimit dhe proza e shkurtër

Dhimitër Shuteriqi konsiderohet ndër shkrimtarët dhe studiuesit më prodhimtarë të

gjysmës së dytë të shekullit të XX. Veprat e tij në fushën e studimit të letërsisë, shkrimit

të poezisë dhe prozës, studimeve historike, mbledhjes së folklorit, përkthimet, ditaret,

kujtimet flasin për një aktivitet shkrimtarie që arrin në rreth 45 mijë faqe. “Janë me

116 “Vezullimi i yjeve” [Antologji tregimi], Shtëpia Botuese “Dita”. – Tiranë, 1999

Page 56: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

56

mijëra faqe, mbi 43 mijë, duke pasur parasysh edhe ribotimet. Sigurisht, që kalohen të 50

mijët, po të numërohen gjithë publicistika ime që ska qenë përmbledhur në libra dhe po të

numërohen gjithë ribotimet që nuk janë numëruar këtu”117. Këtu është përfshirë e gjithë

krijimtaria 61 vjeçare e Shuteriqit: “Unë kam shkruar dhe botuar, e pakta 5-650 faqe në

vit”118. Bashkëkohësit e tij, e mbajnë mend Shuteriqin si një njeri që punonte në çdo

kohë; edhe teksa ulej në kafe, shihej me letër dhe laps në dorë duke shkruar. Shuteriqi u

përpoq që ta maksimalizonte çdo minut të jetës së tij me shkrimtari. “Mbi dy të pestat e

kohës që kam pasur, ma kanë marrë mbledhjet, punët e zyrës, se përndryshe tani do të

isha me një bilanc prej 100 mijë faqesh të shkruara”119. Edhe krijimtaria në prozën e

shkurtër është shkruar në mënyrë diz-harmonike gjatë këtyre gjatë dekadave veprimtari

krijuese. Por, padyshim, periudha më prodhimtare është ajo e fillim-viteve 70, dhe i

gjithë ai dhjetëvjeçar në përgjithësi, përkundër problemeve që e shoqëruan në atë kohë.

Kjo periudhë ishte aktive edhe në fushat e tjera të krijimtarisë.

“Puna me studimet më bëri që ti drejtohem tregimit, më shpesh tregimit të

shkurtër. Dhe e gjeja marifetin për të pasur ndonjëherë një muaj a dy të lirë. Fjala

vjen, në dy muajt e tillë të pranverës së vitit 1972 kam shkruar rreth 100 tregime.

Dita më ditë nga tre tregime i hidhja në letër. Isha kryetar i Lidhjes atë mot, kisha

makinë. Shoferi rrinte në hotel, unë vendosja makinën në pyll dhe brenda

shkruaja. Kishte raste që flinim në Dajt. Të nesërmen shkruaja edhe 2-3 tregime

më shumë dhe me 5-6 tregime zbrisja në Tiranë”120.

Në këtë dhjetëvjeçar, ky autor botoi tre vëllime me tregime “Një mal me këngë” (1975),

“Maratonomaku ynë”, “60 tregime në një” (1979) dhe një pjesë tjetër e krijimtarisë u

përfshi në vëllimet e mëpastajme “Kur rendte hëna nëpër re” (1982) dhe “Te Qafa e

Botës” (1986).

Vitet 60 përkojnë me shkrimin e tregimit realist, lëvrimin e publicistikës letrare,

117 AQSH, F. 826, D. 88, “Biografi e veprave letrare dhe shkencore të Dhimitër Shuteriqit në vitet

1935 – 1994”, f. 20, V. 1994, fl. 1-22 118 Po aty. 119 Po aty 120 D. Gjergji; “Shtëpia e shkrimtarit” [Intervistë me Dhimitër Shuteriqi], Shtëpia Botuese

“Onufri”. – Tiranë, 2001, f. 21-22

Page 57: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

57

reportazhet, etj., të cilat u diktuan edhe nga fakti se një pjesë e madhe e shkrimtarëve në

atë kohë zbritën në bazë për të parë jetën reale që bëhej. Përveç dy prej librave kryesorë

që u shkruan në atë kohë: “Kënga dhe pushka” (1963) dhe “Këngë nëminierë” (1968), ky

autor ka shkruar me dhjetra artikuj edhe në shtypin e kohës, një pjesë e mirë e të cilit

është përfshirë në vëllimin nr. 8 të veprës në seri të Dhimitër S. Shuteriqit. “Të vizitosh

Shqipërinë dhe të shkruash për tëështë edhe një mënyrë e të jetuarit me planet e tua

letrare”121.

Si përfundim, pjesa më e madhe e krijimtarisë në prozën e shkurtër është shkruar në vitet

60-70, por kulminacioni i prodhimtarisë është në vitet ’70, pikërisht menjëherë pas

largimit nga drejtimi i Lidhjes së Shkrimtarëve. Njëherësh, shtimi i volumit krijues

përkon edhe me intensifikimin e aktivitetit studimor të tij. Që pas vitit 1983 autori ka

rimarrë tema apo ide të hedhura më parë dhe i ka përpunuar sipas një konceptim të ri për

tregimin. Kjo duket te vëllimi me tregime “Te Qafa e Botës”.

3.5 Proza mes censurës dhe autocensurës

Gjatë gjithë kohës gati gjysmëshekullore të zhvillimit të letërsisë së realizmit socialist

prodhimi letrar ishte tej mase i kontrolluar nga instancat brenda vetëm kritikës socrealiste

por edhe nga struktura politike. Shtypi në përgjithësi, organet e shtypit letrar në veçanti

dhe entet botuese mbikëqyrnin në mënyrë të rreptë përmes disa filtrash krijimtarinë

artistike që botohej përmes institucioneve politike dhe kritikës soc-realiste.

Sipas Sokol Jakovës122, nëpër shtëpitë botuese kishte një strukturë të specializuar, e cila

shtrihej përtej saj, në nivelin politik, tek Drejtoria e Propagandës në Komitetin Qendror të

Partisë së Punës, e cila jepte viston përfundimtare nëse do të shpërndahej për lexuesin

vepra letrare që ishte shtypur.

Autori sapo dorëzonte librin te enti botues, ai protokollohej dhe më pas kalonte në

121 “Intervistë e dhënë nga Dhimitër Shuteriqi rreth veprimtarisë së tij si shkrimtar dhe njeri i

shkencës”, (pa emër intervistuesi) AQSH, F. 826, D. 5, V. 1989, fl. 5 122 Të dhënat janë marrë gjatë intervistës me Sokol Jakovën, studiues dhe autor i letërsisë për

fëmijë, I cili ka punuar për një kohë të gjatë pranë Shëpisë Botuese “Naim Frashëri”

Page 58: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

58

departamentin përkatës, sipas natyrës së librit apo autorit. Për dorëshkrimin përgatiteshin

dy recensione dhe nëse kishte mendime të kundërta, kërkohej edhe një i tretë, të cilat

paraqiteshin me shkrim te enti botues. Më pas, teksti dhe recensionet kalonin në filtrin e

redaktorit dhe korrektori, për të mbërritur në fund te shefi i redaksisë. Hallka e radhës

ishte nëndrejtori i shtëpisë botuese (me raste edhe drejtori) i cili filtronte dorëshkrimin,

redaktimin, recensionet dhe korrektimin dhe prej këtej libri kalonte në shtypshkrim. Në

këtë fazë libri i nënshtrohej korrektimit gjuhësor dhe pastaj shtypjes. Hallka e fundit ishte

sektori i Shtypit në KQ të Partisë i cili firmoste për hedhjen në qarkullim të tij. Gjithsesi,

nëse ndonjë gjë i shpëtonte rrugës kësaj makinerie, çdo gjë testohej në reagimet e para të

shtypit apo lexuesit rreth librit.

Duke marrë në konsideratë gjithë këto filtra dhe mekanizma, edhe krijimtaria letrare e

Shuteriqit, përfshirë edhe studimet, nuk e patën të lehtë procesin e komunikimit me

lexuesit. Ndonëse ka qenë për 25 vjet edhe kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve, disa prej

librave të autorit kanë kaluar me tensione dhe kritika në momentin që janë hedhur në

qarkullim. Edhe studimet e larta në Francë ishin bërë shkas për ta sulmuar: “Disa herë ai

kishte qenë në zgrip. Sulmuesit që kërkonin shkarkimin e tij, ndiheshin të fortë, ngaqë një

pjesë kishin qenë në luftë dhe s’kishin kleçka dhe mbeturina borgjeze në biografi”123. Për

një periudhë rreth 15-vjeçare, raportet mes Shuteriqit dhe strukturave të Partisë së Punës

kishin filluar të zbeheshin, për shkak se kjo e fundit kishte konstatuar disa shfaqje “të

liberalizimit” në menaxhimin e Lidhjes”. “Megjithë përpjekjet që ka bërë për një

organizim dhe kontroll të mirë të punës si dhe punës kolegjiale (te Lidhja e Shkrimtarëve,

- shën. red.) është kritikuar nga organizata bazë”124. Gjithsesi, ky është një rast për të

thënë se sistemi survejonte gjithçka dhe nuk kursente askënd që cënonte vijën e

partishmërisë në çdo fushë të aktivitetit.

Si të gjithë autorëve të tjerë të periudhës së realizimit socialist, krijimtaria e tij iu

nënshtrua të gjithë filtrave të kontrollit ideologjik, duke nisur që nga komunikimi i

kufizuar me lexuesin, ku disa prej veprave të tij, nëstudime dhe prozën e shkurtër kanë

123 I. Kadare; “Përballë pasqyrës së një gruaje”. – Tiranë, 2001, Sh. B. “Onufri”, f. 92 124 Fondi “Dhimitër Shuteriqi”, nr. 826, D. 2 “Fletë anketa të Prof. Dhimitër Shuteriqit”, 28 fl. V.

1951-1974”, f. 9

Page 59: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

59

kaluar në Fond i Rezervuar125.

Forma më e butë e kufizimit të komunikimit të veprës me lexuesit ishte ajo e klasifikimit

të veprës së Shuteriqit në Fondin e Rezervuar. Ky kufizim ka përfshirë kryesisht veprën

studimore të këtij autori, si tekstet e Historisë së Letërsisë apo antologjitë, por janë

klasifikuar si të tilla edhe këto vepra me tregime: “Kënga dhe pushka” (1963) “Një mal

me këngë” 1975”, “Tregime të zgjedhura” (1975) dhe “Maratonomaku ynë”(1977)126.

Listimi te Fondi i Rezervuar i këtyre librave është i kuptueshëm teksa i hedhim një sy të

gjithë krijimtarisë së mëhershme, por kjo bëhet e qartë teksa sheh reagimin e kritikës pas

botimit të veprave, recensionet dhe reagimet që sillnin në qarqet letrare apo më gjerë.

Një tjetër formë restriktive e komunikimit të veprës me lexuesin është ajo e autocensurës,

e cila është “sozia e shkrimtarit, - një sozi e cila e ndjek, duke e vështruar prapa zverkut

në tekst, in statu nascendi, duke e paralajmëruar, që ai të mos bëjë ndonjë gabim

ideologjik. Dhe me këtë sozi-censor është e pamundur të lash hesapet”127.

Në ditarët e Dhimitër Shuteriqit, flitet specifikisht edhe për njëfenomen të tillë, sidomos

për librat e pabotuara, të cilat me gjasë nuk e panë dritën e botimit edhe për shkak të

dyshimeve që autori kishte se veprat shkelin standardet e letërsisë së realizimit socialist.

Në shënimet e datës 20 janar 1988, Shuteriqi shkruan: “Sot Anastas Kondoja më erdhi në

shtëpi dhe më bëri vërejtjet e tij me pak fjalë mbi 3 romanet që ia kisha dhënë rreth 6-8

muaj më parë”128. Shënimet në këtë ditar janë tejet të rëndësishme për të vlerësuar

shkallën e autocensurës, por edhe aspekte të tjera në lidhje me këto libra që mbeten në

dorëshkrim, apo edhe aspekte të tjera:

“Unë romanet i thashë (Anastas Kondos - shën. red) që të kem mendim të një

125 Shih Skendarët Alfabetik të BKSH te këto libra që kanë qenë pjesë e Fondit të Rezervuar:

“Kënga dhe Pushka”; (tregime dhe të buronjat (përshkrime) Dh. S. Shuteriqi, Tiranë, Sh. B.

“Naim Frashëri”, 1963, 422 f. (S47/S48); “Maratonomaku ynë”; Dh. S. Shuteriqi (Tregime)

Tiranë, Sh. B. “Naim Frashëri”, 1977, 443 f ( S 134/50R): “Një mal me këngë”; Dh. S.Shuteriqi

(Tregime) Tiranë, Sh. B. “N. Frashëri”, 1975, 378 f. (S115/51U): Tregime të zgjedhura; Dh. S.

Shuteriqi, Tiranë, Sh. B. N. Frashëri, 1972 (S104/71S) 126 Shih Fondin te Biblioteka Kombëtare 127 D. Kiš; “Censura dhe autocensura” [përk. Agron Tufa], Rev. Helicon. – Nr. 11, shkurt 2015,

f. 98 128 Fondi “Dhimitër Shuteriqi”, AQSH; Nr. 826, D. 239, Fletorja me titull “Shënime Ditore

31.XII.1987 – 17.I.1989”

Page 60: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

60

shoku përgjegjës në Parti për punët e letërsisë dhe arteve se kisha vetë disa

pikëpyetje për to dhe desha të di se çfarë pikëpyetjesh mund të ngjallnin te të

tjerët. Për romanin e parë kisha pikëpyetjen se a mund të botohet sot me subjektin

që ka. Për romanin mbi rrëfimin e një kryeballisti kisha pikëpyetje se kur ai flet

kundër nesh e kundër të tjerëve, na ngjall mendimin se ky armik po na sulmon, -

kurse nga ana ime kam bërë ç’më dukej e nevojshme që ai të demaskohet në sytë

tanë. Kisha një pikëpyetje se mos i riu ballist, të cilit ai i rrëfehet, krijon te lexuesi

keqkuptim si një njeri që ka menduar se nuk qe i keq. Romani i tretë më dukej më

pak i arrirë se dy të parët, pra desha të kem një ide mbi efektin që bën te një

lexues i ngritur, te një shok shkrimtar. Romanin tim të dytë Anastasi nuk e ka

kuptuar mirë. Ai mendon se unë nuk i kundërvë një personazh keqbërësit, ndërsa

më tregoi sesi ai është kundërvënë një personazhi pozitiv të Rilindjes, doktorit,

gjyshit të të riut që e dëgjon”129.

Në lidhje me reagimin e Anastas Kondos, Shuteriqi hedh dyshime se kritikat mund të

mos i ketë bërë ai, por dikush tjetër: “...pra, romanet e mia ose i ka lexuar edhe dikush

tjetër, ose Anastasi ka biseduar me tjetërkënd për to”130. Në shënimet ditore, Shuteriqi

jep argumente se përse ka të drejtë në mënyrën sesi i ka shkruar këto vepra. Duke e

konsideruar këtë episod si një element me rëndësi jo vetëm për nivelin e autocensurës së

shkrimtarit gjatë kohës së komunizmit, por edhe të laboratorit të brendshëm të

funksionimit të shkrimit të veprës letrare, po japim më tej edhe argumentet që sjell vetë

Shuteriqi në mbrojtje të vlerave të veprave të tij që mbetën në dorëshkrim, duke e nisur

me “Autokritika e një ballisti”:

“Unë këtij personazhi nuk i vura kundër asnjë njeri të Luftës Antifashiste

Naçional Çlirimtare sepse jetën e tij nuk e zgjata më tej në vitet 1936-39, kur ai

zihet me Zogun dhe i bëhet urë Italisë. Unë desha të tregoj se nga vinin ballistët,

se nga vinte Balli, se kush e krijoi Ballin, reaksionarët, antikombëtarët,

antidemokratët. Këtë Partia e dinte kur i ftoi ata të bashkoheshin kundër

okupatorëve. Që u bëri thirrje, këtë e bëri duke e ditur se ata po të bëjnë të

129 AQSH: Dosja Nr. 239, Po aty 130 Po aty.

Page 61: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

61

kundërtën, e kështu do të shkëputeshin prej tyre ata që kishin iluzione mbi ballistë

si Lumo Skëndo me shokë. Dhe kështu ngjau. Por, unë personazhit tim nuk ia

trajtoi jetën si ballist. Trajtova jetën e tij paraballiste për të treguar se ja kush

mund të ishte edhe në kryeballist se ja çkishte për të qenë Balli. Personazhi im

është realist. Ai e njeh mirë jetën.Unë romanin e shkrova në vitin 1962 por kisha

për të dhe kam pikëpyetjet që thashë. Mos lexuesi nuk do të më kuptojë. Anastasi

nuk më kuptoi (këtë ia thashë). Pra, është për mua, romani është i pabotueshëm

(që kur s’kuptohet lehtë). Vetëdemaskimi i kryeballistit lë shkas për moskuptime

sado që filozofia e tij është filozofia e kapitullimit”131.

Edhe për dorëshkrimin tjetër, autori i nënshtrohet një lloji autocensure, ndonëse ai bën

edhe një vlerësim jo-kalues përsa i përket vlerave artistike: “Romani im i tretë më duket i

parealizuar sa desha. Në të unë trajtoj se njerëzit që bënë luftën ndonjëherë nuk fituan as

sa mund të kishin fituar. Heroina e romanit tim qe trim, por kur erdhi puna pas lufte që të

merrte njeriun që me qejf do ta kishte marrë, iu nënshtrua vullnetit të prindërve të saj të

prapambetur (dhe të klasës së pasur)”132.

“Ndikimi i gjatë i autocensurës shpie pashmangshëm tek katastrofat njerëzore apo

krijuese, jo më pak se ato të cilat i shkakton censura; autocensura – është një operacion i

rrezikshëm mendor me pasoja shumë të rënda për letërsinë dhe shpirtin njerëzor”133.

Sigurish, dëmin më të madh e pa pësuar vetë proza e Dhimitër Shuteriqit, e cila mund të

kishte shënuar edhe të tjera vepra të arrira si “Sytë e Simonidës” nëse do të kishte qenë

shkrimtari më pak i lidhur me sistemin, apo nëse diktatura do ta kishte pasur jetën më të

shkurtër.

Në mbyllje, prodhimi letrar në gjysmën e dytë të shekullit të kaluar në Shqipëri kishte

një kontroll të rreptë në procesin e tij që nga krijimi deri te lexuesi, përmes një sërë

mekanizmash të cilat aplikoheshin që nga artistët e thjeshtë dhe deri te drejtuesit kryesorë

të Lidhjes së Shkrimtarëve, apo përmes “terrorit” që krijohesh, i cili pasonte me

131 Po aty 132 Po aty 133 D. Kiš; “Censura dhe autocensura” [përk. Agron Tufa], Rev. Helicon. – Nr. 11, shkurt 2015,

f. 99

Page 62: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

62

mekanizmat e autocensurës, të cilat kishin po aq pasoja negative mbi fatin dhe vlerat e

veprës.

Page 63: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

63

4 PROZA E SHKURTER DHE SHUTERIQI I (PA)LEXUAR

Komunikimi i veprës së Dhimitër Shuteriqit me lexuesin është shoqëruar me specifikat e

tij në kohë të ndryshme. Gjatë gjysmës së dytë të shekullit të kaluar pati një komunikim

të gjithanshëm. Krijimtaria në prozën e shkurtër të Shuteriqit nisi si socrealiste, ku idetë

(ideologjia) janë para dhe arti pas, vijoi si një kujtesë me tregimin për fëmijë, u zhvillua

nën rregullat e realizimit dhe natyralizimit, me tregimet e viteve 60-70, u shfaq në

maksimun e vet me tregimin historik, ku personazhet historike janë mjeti që artin ta

kthejnë në ide dhe u mbyll sërish me eksperimentime brenda zhanrit në prozën e shkurtër,

pse jo, duke elaboruar dhe mini-ficition. Që të njohim më mirë këtë trajektore të

krijimtarisë së tij, është mëse e nevojshme që të marrim në konsideratë aspektet teorike të

prozës së shkurtër, metodën krijuese të letërsisë realiste dhe realizimin socialist në

Shqipëri, raportin e saj me shkrimtarin, të njohim shtratin në të cilin u zhvillua tregimi në

letërsinë shqipe dhe të shohim sesi është parë nga krijimtaria e tij nga kritika që në

fillimet e saj deri më sot.

4.1 Teoria e prozës së shkurtër

Origjina e prozës së shkurtër shkon prapa në kohë, te miti dhe vargjet biblike, te

predikimet mesjetare dhe romanet, te fabulat, përrallat, baladat dhe shfaqja gotike

gjermane në shekullin e XVIII. Tregimi i shkurtër që nga fillimi i tij ka qenë një formë

hibride ndërthyerje e mënyrës metaforike të romancës së vjetër dhe mënyrës metonimike

të realizmit të ri. Por ka patur pak studime apo qasje krahasimi mes tij dhe zhanreve të

tjera, të tilla si poezia, drama, romani apo novela.

Një zhanër vjen në shtratin e vet kur traditat që e ndërtojnë atë janë artikuluar brenda një

konteksti më të madh konceptuar të letërsisë si një e tërë. Studimet teorike rreth tregimit

kanë nisur vetëm në fund të shekullit XIX, ku shtytjen më të fuqishme ia dhanë Edgar

Allan Poe dhe Henry James janë dy prej më të spikaturve. Interesi për tregimin ka

Page 64: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

64

shfaqur rritje që prej viteve 60.

Studimet kritike dhe teorike të formën janë shfaqur që prej dekadave të fundit të XX.

Diskutimet teorike të zhanrit eksplorojnë nocione të tilla si totaliteti, shkurtësia,

intensiteti, sugjestionimi, efekti unitar, mbyllja dhe projektimi. Ashtu siç ka edhe

debate për mosnjohjen e një zhanri të tillë si tregimi. Një qasje shkurtër e historisë së

teorisë së tregimit dhe përpjekjet për përkufizimin e tij, e dëshmojnë qartë rrugëtimin e tij

drejt formësimit dhe identifikimit të elementeve dallues përkundrejt novelës apo romanit.

4.1.1 Çështje teorike të tregimit

Edgar Alan Poe në mesin e shekullit të XIX futi në diskutim çështje të formës, stilit,

gjatësisë, projektit, qëllimeve autoriale, efektin e lexuesit, zhvillimin e strukturës brenda

të cilit tregimi diskutohet madje edhe në ditët tona. Ai i dha tregimit si zhanër një status

shumë të lartë në panteonin e arteve, së dyti në formën lirike. Ata që janë marrë me

tregimin në Shekullin e XX janë: formalistët, - Boris Éjxenbaum, Viktor Shklovsky, e

nxitën strukturalistët - Vladimir Propp dhe antropologu Claude Lévi-Strauss dhe filozofi i

kulturës Ernest Cassirer. Ngritja e teorisë më pas u zhvillua më tej paralelisht me rritjen e

interesit në narratologji, në kritikën e lexuesit, analizën e diskursit dhe shkencën njohëse.

Veprat pioniere të analizës teorike të tregimit të shkurtër shkojnë te Frank

O’Connor134dhe Mary Rohrberger135, të cilat i detyrohen veprës së mëhershme të Brander

Matthews, “The Philosophy of the Short-Story.

Charls E. May krijoi një terren të teorisë së tregimit të shkurtër me studimin “Teoritë e

tregimit të shkurtër”, (1976) me një sërë studimesh të përmbledhura nga perspektiva të

ndryshme mbi tregimin dhe që arriti një majë të re për kërkimet e së ardhmes brenda

zhanrit. Ky libër u përpunua në vitin 1994 dhe u bë shumë shpejt një burim për studimet e

formës dhe një material konceptues i strukturave brenda të cilit analizohet tregimi.

134 Shih F. O’Connor, “A Lonely Voice, A Studt of the short story”, Te world Publishing company

Cleveland and New York”, 1963 135 Shih M. Rohrberger, “Hawthorne and the Modern Short Story: A Study of Genre”: 1966

Page 65: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

65

Susan Lohafe ka eksploruar terrenin për njohjen e strukturave të tregimit. Ajo u mor me

elementet e mbylljes dhe analizat e perceptimit të historisë nga perceptuesi dhe

parambylljen (ato instanca në të cilat lexuesi ndjen se historia mund të mbarojë ndonëse

nuk ka mbaruar). Këto koncepte i vijoi më tej John Gerlach, cili ndërtoi një sistem

gjithëpërfshirës të kategorive mbyllëse narrative për tregimin, bazuar mbi supozimin se

fundet kushtëzojnë të lexuarin e tërë tekstit si dhe vetë fundet.Analizat na kanë çuar te i

ashtuquajturi “qarku i tregimit”, “sekuenca e tregimit” dhe “përbërja e tregimit”.

Specificiteti i përbërjes shpreh tensionin e fshehur midis “llojshmërisë dhe bashkimit,

ndarjes dhe ndërlidhshmërisë, fragmentarizimit dhe bashkimit, hapjes dhe mbylljes”.

Studimi i përbërjes së tregimit përqendrohet në ekzistencën e llojshmërisë së strategjive

tekstuale, rrjeteve të asociacionit dhe strukturat e fshehta, temat, karakteret dhe motivet

që lidhin shfaqjen e ndarjeve midis historive individuale. Këto strategji sugjerojnë

aleancën në mbylljen e formës si te vargjet e sonetit, muzika dhe poezia lirike, në

ngjashmëri me modelet e përsëritura dhe zhvillimin progresiv të temave dhe motiveve.

4.1.2 Një perspektivë teorike

“Etimologjikisht, tregim vjen nga fjalori latin computum, cuenta ose calculo, që nga një

fenomen përkthimi dhe zhvendosja semantike, kaloi nga shkallëzim i objekteve në atë të

ngjarjeve të ndodhura, që ndodhin dhe ato të sajuara; Siç thotë E. Anderson Imbert,

computo u bë tregim. Në një mënyrë shumë të thjeshtë dhe të përgjithshme, tregimi mund

të përkufizohej si narracioni i një veprimi fiktiv, me karakter të thjeshtë dhe shtrirje të

vogël, me moral dhe argëtim, me tendenca të ndryshme përmes një tradite të pasur

popullore dhe letrare. Ndryshimi mes tregimit popullor dhe atij letrar është i thjeshtë të

vendoset.”136.

Më tej, tregimi shihej si një formë që ndërmjetëson lirikën dhe novelën. Për Herman

Hesse, “tregimi i shkurtër është kushëriri’ më i afërt i esesë”, për Bowen dhe Bates,

136 “El cuento literario o la concentrada intensidad narrativa”; Miguel Díez R. përktheu nga

spanjishtja: Romina Mio (http://ciudadseva.com/texto/el-cuento-literario-o-la-concentrada-

intensidad-narrativa/)

Page 66: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

66

tregimi i shkurtër ka afërsi me kinemanë, ndërsa për Cortazar-in, me fotografinë dhe

për Clare Hanson, me pikturën dhe artet vizuale.

Përpjekjet për ta përkufizuar kanë qenë të ndryshme: Tregimit iu janë përqasur në

konceptet e unitetit, shkurtësisë, intensitetit dhe tensionit, lirizmit, temës, thellësisë,

vizionit dhe misterit, hibriditetit, fraktaleve, dhe mbylljes. Gjithsesi, akoma është e

vështirë për tu përkufizuar se cilat janë tiparet dalluese përkarshi zhanreve të tjera dhe

cila është natyra e veçantë e tij.

Gjithashtu, një tërësi çështjesh dhe perspektivash të ndryshme bëjnë të ditur diskursin

rreth zhanrit: “origjina e tregimit në mit dhe në folklor”137; “fokusi i tij mbi të

parrëfyeshmen; çështjet e gjatësisë në formën e tërheqjes bashkëkohore te

minimalizmi”138; lidhja me fragmentet, mbylljen apo freimet; apo afinitetet prodhuese të

tregimit që ndan me novelën, lirikën, autobiografinë, letër-shkrimin, muzikën, e kështu

me radhë.

Charles E. May vëzhgon mes shumë çështjeve sfiduese,“marrëdhëniet mes fjalisë dhe

domethënies, misterit dhe strukturës, shkrirjes së parëndësishme dhe të rëndësishme, dhe

paqartësisë dhe shpjegimit”. Sipas formalistit rus, Boris Ejxenbaum, “tregimi është

forma kryesore elementare e cila ruan lidhjet e forta të tij me mitin dhe karakteristikat e

tij të cilit janë ngjeshja dhe koncentrimi: Tregimi është një gjëagjëzë”139.

Në këndvështrimin e tij, novela dhe tregimi janë “jo vetëm të ndryshme në lloj, por

gjithashtu thelbësisht kontradiktore. Ndërsa tregimi i shkurtër është një formë elementare,

themelore, novela mbetet sinkretike”.

Forma e shkurtër përmban veçantësitë e kompaktësisë, narrativitetit dhe intensitetit,

tensionit, ngjeshjes, dhe sugjestionin e mënyrës lirike. Tregimi i shkurtër shijon

shkurtësinë dhe intensitetin e lirikës me tipare lirike të tilla si: historia, përfundimi,

137 Charls May, May, “The Reality of Artifice”, Routledge. London. - 2002, f. 72 138 Lauro Zavala, “De la Teoría Literaria a la Minifiçión Posmoderna”, Ciências

Sociais Unisinos, XLIII/1 (January-April 2007), 86-96. 139 B. M. Wjxenbaum, “O. Henry and the Theory of the Short Story”, edited by Charles E. May,

“The

New Short Story Theories, f. 81-82

Page 67: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

67

karakteri dhe ngjarjet. Ai ndan në një shkallë të caktuar karakteristikat e gjuhës poetike

dhe metaforën që kur ai operon përmes të treguarit të zhdrejtë, elipsës dhe implikimit,

shmangies së qëndrimeve të thjeshta dhe efektit shkakor që karakterizon vepra më të

gjata të prozës.

“Proza e shkurtër thekson tone dhe imagjinatë. Ekonomia maksimale e saj targeton

intensitetin, sugjestionimin dhe lirizmin”140.

Elementi lirik është i pandarë në formën kompakte të tregimit. Më tepër sesa stilizimi i

novelës, tregimi tenton të shpërfytyrojë çdo ditë realitetin, më shumë sesa narrativa në

formë të gjatë, pasi bën dhe operon përmes intuitës dhe efekteve lirike. Në fakt, lirizmi

është i tipar i pandashëm që vjen nga tensioni dhe intensiteti i formës së shkurtër dhe,

madje është i pranishëm në tregimet më realiste.

Tregimi rrok vetëm një fragment. Ai qendërzohet mbi një skenë, një person që e izolon

nga një vazhdimësi më e madhe sociale, historike apo ekzistenciale dhe përqendrohet mbi

një moment të ndërgjegjes më tepër sesa mbi një aksion të kompletuar”. Ndryshe nga

novela, tregimi i shkurtër nuk përpiqet që të rrokë të tërë përvojën me fabrikimin e tij të

ndërlikuar të procesit shkakësor apo elaborimin e kohëzgjatjeve të përkohshme. Në të

vërtetë ai paraqet copëzat apo “shkrepjet” e realitetit.

Sipas Cortázar, subjekti nga i cili do të dalë historia e mirë është gjithmonë i

jashtëzakonshëm, por me këtë ai nuk kupton se një subjekt duhet të jetë i

jashtëzakonshëm, i padëgjuar, misterioz apo unik. Përkundrazi, ai mund të jetë rreth një

gjëje tërësisht të vockël, dhe që ndodh në përditshmëri. Ai është i jashtëzakonshmë sepse

është si një magnet; një subjekt i mirë nxit një sistem të tërë të historive të ndërlidhura, ai

ngurtëson tek autori dhe më vonë, tek lexuesi shumë koncepte, vështrime, ndjenja, dhe

madje ide të cilat rrjedhin virtualisht në kujtesën apo ndjeshmërinë e tij. “Një subjekt i

mirë është si një diell i mirë, një yll, me një sistem planetar rreth tij, për të cilin ne ishim

të pavetëdijshëm derisa rrëfimtari, astronomi i fjalëve, na e zbulon”141.

140 V. Patea, “Short Story theories, - A twenty first century perspective”. Rodopi. – Amsterdam,

New York NY 2012, ph. 11 141 Julio Cortázar, “Some aspects of short story” (“The new short story theories” edited by

Page 68: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

68

Raymond Carver argumenton se “tregimi ofron vetëm një paraqitje të shkurtër,ku jetën e

dhënë” e shndërron brenda diçkaje që iluminon momentin”142 dhe që kërkon kupton dhe

pasoja në një shkallë të mëtejshme.

Detyra e shkrimtarit të tregimit konsiston saktësisht në investimin e kësaj paraqitje të

shkurtër me të gjithë atë që është në fuqinë e tij. Megjithatë ky moment çrrënjos rrjedhën

e kohës, kërkon kuptimin përtej kontigjentit dhe veçantësisë. Kjo paraqitje e shkurtër apo

flash, siç i përdor këto terma Nadine Gordimer, godet drejt diçkaje më të përgjithshme

dhe më universale, diçkaje që është lënë e papërcaktuar dhe që duket të jetë e

pakomunikueshme.

Julio Cortázar bën dallimin mes romanit dhe tregimit përmes krahasimit që bën mes

fotografisë dhe pikturës:

“Ndërsa novela si filmi, përbën një rend të hapur, tregimi i ngjan fotografisë, i cili

izolon një fragment nga e tëra, i përshkruan rrethanat dhe përdor paradoksalisht

kufizimet për ta hapur atë ndaj një realiteti më shumë se të mjaftueshëm, duke

paraqitur “një vizion dinamik që transhendon shpirtërisht hapësirën e arritur nga

fotografia”143.

Tregimi i shkurtër është i lidhur me përvoja të jashtëzakonshme, misterioze, të

çuditshme, të papritura apo të pazakonta. Valter Benjanim argumenton se tregimi

eksploron mbi misteret e përvojës njerëzore që shkojnë përkundër frame-it të mendjes

logjiko-racionale, duke kundërshtuar ligjet e besueshmërisë dhe gjasës.

Misterioziteti gjendet në zemër të tregimit. Dinamikat e formës qëndrojnë në përplasjen

midis përvojave aktuale të përditshmedhe një realiteti të pazakontë të fshehur të

pavetëdijshëm që qendron thellësisht përcaktueshmërive logjiko-racionale dhe

konvencioneve të zakonshme.

Tregimi heton natyrën e reales, e cila tregon se është më kompleks sesa realiteti i dukjeve

Charles E. May”; Ohio University Press Athens. – USA, 1994, pg. 248) 142 Raymond Carver, “On Writing”, 277. 143 Julio Cortázar, “Some aspects of short story” (“The new short story theories” edited by

Charles E. May”; Ohio University Press Athens. – USA, 1994, pg. 246)

Page 69: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

69

të thjeshta. Bota fiktive të çon te e vërteta, paradoksalisht përmes mënyrës që ai të drejton

nga realiteti sipërfaqësor te thelbi i kuptimit.

Teoricientët pranojnë se epistemologjia e tregimit është një shpallje, vizion apo brendësi.

Elementi themelor i tregimit nuk është në strukturën narrative por në “momentin e

vërtetë” apo krizat përçuese te një ndërgjegje e rritur, një moment realizimi që shënon

kalimin nga injoranca te dija. Sipas Cortazar, “një histori është kuptimplote kur ajo i

thyen kufizimet e saja me atë shpërthim të energjisë shpirtërore, e cila në mënyrë të

fshehtë e iluminon diçka përtej anekdotave të vogla, e ndonjëherë bajate që nxjerrin nga

goja njerëzit”.

O’Connor konstaton se shkrimtarët e rrëfimit bëjnë të “gjallë disa përvoja të cilat nuk

perceptohen në vëzhgimin e përditshëm apo të cilat njeriu i zakonshëm nuk i përjeton

kurrë në jetën e tij të përditshme”. Tregimi lidhet me ëndrrat, apo frikërat, apo obsesionet

psikologjike, shkëlqimin, fantastiken, absurden.

Tregimi shkon drejt të pathënës, të fshehur brenda në një tekst, i cili mbahet për

intensitetin e tij. Dikush mund të thotë se ai ka një cilësi kufizuese, duke u përpjekur

vazhdimisht të zgjidhë kufirin midis të njohurës dhe të panjohurës, të dukshmes dhe të

padukshmes, supërfaqes dhe sekretit të brendshëm të gjërave”.

Joyce shpiku nocionin e epiphany, një variacion mbi momentin e brendshëm romantik

brenda natyrës së realitetit dhe përvojës, dëshira pasionale e Uordsuorthit “për të parë

brenda jetën e gjërave”. Nuk ka rëndësi historia, por teknikat, detajet. Epifania bëhet

fokus dhe mjeti struktural i një forme moderniste të historisë që i beson historisë dhe

elementeve të fjalisë narrative.

Fragmentaritetin, momentin statik, momentin e kapur, apo atë fluturak, një mënyrë apo

një nuancë tregimi modern e kthen brenda një historie pa një histori. Ai bëhet një vend

për njohjen e gjendjeve të vetëdijes dhe perceptimeve impresionuese të realitetit, duke

reflektuar një shumëfishim të pikëpamjeve me karaktere të konceptuara kryesisht si

regjistra të ndryshëm, duke ndryshuar gjendjet.

Me shkurtësinë e tij, fragmentaritetin, formën përfshirëse, tregimi i shkurtër

Page 70: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

70

modernist shpreh kufijtë e njohjes njerëzore në një botë që nuk i mban absolutet. Duke

reflektuar proceset tona kufizuese të njohjes, forma e shkurtër renderizon perceptimin në

një mënyrë mbyllëse, në mënyrën në të cilën ne përjetojmë dhe njohim botën: rastësisht,

në fragmente, përmes paraqitjes së shkurtër, apo siç shkruan Gordimer, në një “shpejtësi

të xixëllimeve, brenda dhe jashtë, tani, këtu, tani atje, në errësirë.

Shkrimtarët postmodernë janë të vetëdijshëm se tregimet janë verbalisht ndërtim

artefaktesh që fokusohen mbi realitetin e iluzioneve të reales. Më pas ata i bëjnë

konvencionet artistike dhe mjetet artistike subjekt të fiksionit të tyre.

Një prej shfaqjeve më të reja dhe më interesante të tregimit të shekullit të XXI vjen me

nxitjen e minifiksionit dhe sekuencave minifiksion, e cila zgjerohet madje më tej

hibriditetin origjinal të zhanrit. Fiksioni i shpejt, fiksioni i papritur, mikrofiksioni, mikro-

historia, shkurt, “fiksioni i kartolinës”, tregimi i shkurtër dhe poetik janë format më të

reja që dallojnë veten e tyre nga shumimi ekstrem i shkurtërsisë.

Teksa vijnë në situata midis letërsisë dhe jo-letërsisë, narracionit dhe esesë, esesë dhe

poezisë, mini-fiksionet gjithashtu integrojnë elementet jashtë-letrarë dhe kërkojnë një

riformulim të kufijve dhe përcaktimeve të zhanreve kanonike.

Ky trajtim paksa i zgjatur për tregimin, çështjet teorike të tij, konceptimi i sotëm për këtë

zhanër dhe raportet me zhanret e tjera do të na vijë në ndihmë edhe në studimin e prozës

së shkurtër të Dhimitër Shuteriqit, e cila ka larmishmëri llojesh (prozë e shkurtër-e gjatë,

minifictioni, proza poetike, reportazhi letrar, etj) ndërvepron me zhanre të ndryshme të

letërsisë dhe arteve në përgjithësi, si me anekdotën, me fotografinë, me lirizmin, me

kinemanë, etj. Edhe për shkak të kulturës teoriko-letrare, por edhe talentit të tij, tregimi

krijon mundësi të shumta leximi dhe interpretimi sipas kësaj perspektive teorike të këtij

zhanri.

4.3 Tregimi në letërsinë shqipe

Proza e shkurtër shqipe ka shënjuar vlerat më të spikatura brenda sistemit letrar përgjatë

Page 71: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

71

një shekulli: Mitrush Kuteli, Ernest Koliqi, apo Migjeni i dhanë modernitet letrave shqipe

me tregimin e tyre në gjysmën e parë të shekullit të XX. Edhe gjatë gjysmës së dytë të

shekullit të kaluar pati tregimtarë si Anton Pashku, Ismail Kadare, Mustafa Greblleshi,

Dhimitër Shuteriqi, Faik Ballanca, Martin Camaj, Sotir Andoni,Teodor Laço, Vath

Koreshi, etj. që lanë gjurmë në këtë zhanër. Në vijim të traditës, edhe tregimi

bashkëkohor shënon rritje cilësor brenda zhanrit, por krahasuar edhe me zhanret e tjera

letrare.

4.3.1 Fillesat deri në vitin 1945

Proza shqipe i ka fillesat e veta në zhanrin e tregimit. “Në vitet 80-90 të shekullit të

kaluar (shek. XIX, - shën.red.) proza jonë tregimtare filloi të dalë nga kufijtë e

përkthimeve dhe kompilimeve fetare. Ajo në këtë periudhë pati në përgjithësi një

karakter thjesht didaktik e moralizues”144. Gazetat dhe revistat në gjuhën amtare do të

bëheshin djep dhe tribunë e mendimit dhe krijimtarisë publicistike letrare.

Në përgjithësi, gjatë Rilindjes nuk është përdorur termi “tregim” por, “rrëfenjë” ose

“tregonjëzë”. “Ndër të parët që lëvruan tregimin e shkurtër në letërsinë shqipe dhe ndër

shumë të pakët autorë të Rilindjes që u morën në mënyrë të vazhdueshme me të është

Milto S. Gurra. Tregimet ai i botoi në organe të ndryshme dhe më pas i përmblodhi në tri

vëllime: “Rrëfenja” (1911), “Goca e Malësisë” (1912) dhe “Plagët e kurbetit” (1938). Në

tregimet e tij konstatohet më shumë një trajtime me metodën realiste sesa sentimentaliste

apo romantike, paçka se vihen re ngjyresat e kësaj të fundit”145.

Nga fillimi i shek. XX tematika e tregimit filloi të zgjerohej, megjithatë vetëm pas viteve

20 mund të flitet për një shumëllojshmëri tematike. Fan Noli e konsideroi Faik Konicën

krijuesin e prozës moderne shqipe”. ..”ndryshe nga paraardhësit, por edhe nga

bashkëkohësit, ai fuste në letërsinë tonë praktika dhe frymë oksidentale për nga

shumëllojshmëria e temave, perceptimit dhe konceptimi i realitetit shqiptar dhe, aq më

144Antologji e tregimit shqiptar 1884 – 1939, mbledhur dhe përgatitur për shtyp nga Frida Zeqo

[parathënie], Shtëpia Botuese “Naim Frashëri”. – Tiranë, 1986, f. 4) 145Antologji e tregimit shqiptar 1884 – 1939, mbledhur dhe përgatitur për shtyp nga Frida Zeqo

[parathënie], Shtëpia Botuese “Naim Frashëri”. – Tiranë, 1986, f. 15

Page 72: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

72

tepër, në përdorimin e mjeteve e të trajtave shprehëse”146.

Në vitet ’20 të Shekullit të XX proza e shkurtër do të kalojë shpejt pa spikatur emra.

Vijon të shkruajë Konica, shfaqet ndonjë prozë e Gurakuqit, Mihail Gramenosë, Milto

Gurrës, Lazër Shantosë, etj. Por, do të dilnin emrat që bënë histori më vonë në këtë fushë.

Në këtë periudhë dalin dy prej emrave të spikatur prozës moderne shqipe: Ernest Koliqi

dhe Mitrush Kuteli. Në këtë 10-vjeçar të tretë të Shekullit XX, Koliqi botoi tre vëllime

me tregime: Hija e Maleve” (1929), “Tregtar flamujsh” 1935) dhe “Shtatë pasqyrat e

Narcizit”(1936). Me këtë të fundit, ai.. ....”shënon një kapërcim tjetër drejt prozës

moderne, ngre një urë lidhëse me proceset bashkëkohore europiane”147. Sipas studiuesit

Nasho Jorgaqi, “Koliqi bëhet kështu krijuesi i tregimit psikologjik shqiptar”148.

Thuajse në të njëjtën kohë, një tregimtar tjetër shfaqet në letërsinë shqipe. Kuteli është

një talent i ushqyer që në fëmijëri në ajkën e rrëfimit popullor. Proza e tij dallohet për

lidhjen e saj të gjallë me traditën gojore, përrallën, legjendën e sidomos me baladën e

jugut, që ndikuan thellësisht në krijimtarinë e tij.

Ky ndikim ndihet në mënyrën e konceptimit e të trajtimit të materialit, në mënyrëne

dhënies së personazhit, nëformën e shpalosjes së fantazisë dhe nostalgjisë, në lehtësimin

e kapjes së motiveve, sjelljes së detajeve të shumta epike e lirike, në botën e pasur

shpirtërore, në ngjyrat e ndezura e tonet e ngrohta, në zhdërvjelltësinë e gjuhës, në

humorin dhe ironinë e hollë dhe në humanizmin e thellë.

“Ashtu si në rrëfimin popullor, edhe në rrëfimin e tij, luan një rol të rëndësishëm

figura e rrëfimtarit. Rrëfimtari dhe autori shpesh shkrihen në një ose zëvendësojnë

njëri-tjetrin. Elemente të poetikës së Kutelit shpërfaqen në disa veçori të subjektit

e të fabulës në pasurinë e detajit, në variacione të ligjërimet, në origjinalitetin e

kompozicionit”149.

Me këta dy autorë; Koliqin dhe Kutelin, proza shqipe kap majat moderne, por në vitet

146 N. Jorgaqi, “Antologji e prozës së shkurtër shqipe 1685 - 1944”, Tiranë 2013, fq. 11 147 N. Jorgaqi, “Antologji e prozës së shkurtër shqipe 1685 - 1944”, Tiranë 2013, fq. 19 148 Po aty, f.19 149 Po aty, f. 21

Page 73: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

73

’30-’40 merr jetë një tregimtari që ndryshon në teknika narrative, paçka se e çon në tej

modernitetin e letrave shqipe. Brezi i viteve 30 krijoi profilin e një letërsie të angazhuar.

Veç Migjenit, lexuesi do të njihte edhe prozatorë të tjerë si: Nonda Bulka, Sterjo Spasse,

petro Marko, Vedat Kokona, Anton Logoreci, Injac Zamputi, Musine Kokalari, Ismet

Toto, Veli Stafa, etj.

Migjeni lëvroi edhe lloje të tjera brenda gjinisë së tregimit; skicën dhe fejtonin. Ai ishte

përfaqësuesi më i spikatur i letërsisë së realizmit kritik.Përgjithësisht tregimi shqiptar e

mori rrugëtimin e vet me karakter didaktik dhe moralizues, nga fuqi i rilindjes mori

karakter rrëfimtar dhe në vitet 30 karakter pamfletik dhe psikologjik.

Zëra të veçantë tregimtarë të kësaj kohe janë edhe Nonda Bulka dhe Sterjo Spasse.

“Nonda Bulka (Chri-Chri), “i njohur në vitet 20-30 me shkrimet e botuara në shtypine

kohës dhe me librin “Kur qan e qesh bilbili”(1934).

Pararendës dhe bashkëkohës i Migjenit, duke qëndruar në simbiozë mes letërsisë,

eseistikës dhe publicistikës, Bulka krijoi një individualitet të vetin dhe shkëlqeu si

shkrimtar satirik”150. Sipas Nasho Jorgaqit, “Nonda Bulka ishte prozatori më i shquar

satirik i letërsisë së viteve ’30 dhe mbetet një emër i nderuar i të gjithë prozës satirike

shqipe”151.

Ndërsa Spasse u shfaq me një prozë militante, sa letrare, por edhe publicistike, tipike për

një letërsi të angazhuar, por elaboroi lloje të ndryshme të prozës së shkurtër si; tregimin,

prozën alegorike dhe pamfletin”.

Letërsia europiane, e cila vijoi të njihej gjithnjë e më shumë në radhët e lexuesve

shqiptarë, u përkthyen autorë të saj, krijoi ndikimet e veta te prozatorët tanë. Disa prej

tyre kishin studiuar në Francë apo ishin njohës shumë të mirë të gjuhës frënge. Këtu

përmendim Vedat Kokonën, Mustafa Greblleshin, Astrit Delvina, Mithat Araniti, etj.

Në shtypin e viteve ’30 botohen tregime të Alphonse Daudet, Gi de Mopasan, Edgar

Allan Poe, Merime, Pirandelos etj., të cilët ndikuan mbi sistemin letrar në përgjithësi dhe

150 Po aty, f. 26 151 Po aty, f. 26

Page 74: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

74

në mënyrën e lëvrimit të prozës shqipe në veçanti.

Ndonëse nuk e pati shkëlqimin e viteve 30, letërsia e fillim-viteve ’40, shënoi një

larmishmëri të jashtëzakonshme të lëvrimit të llojeve të prozës së shkurtër dhe

publicistikës letrare, të tilla si: skica, vizatimi, portreti, pamfleti, profili, skica satirike,

proza poetike, etj.

Me subjekt ose drejtpërdrejt ato pikëzojnë e vizatojnë pamje të jetës, ngjarje të ditës,

silueta personazhesh, të shprehura me një gjuhë figurative dhe lakonike me alegori dhe

nëntekste, pas të cilave fshiheshin ide revolucionare, por ndërkaq nuk mungojnë nota

tragjizmi e të fatalizmi. Ndihet në to protesta dhe revolta, dhimbja dhe mllefi i shtresave

të varfra ndaj padrejtësisë dhe pabarazisë, zëdhënës të të cilave bëhen, në një mënyrë a në

një tjetër, prozat e shkurtra të këtij brezi.

Pikërisht këtu nisi edhe proza e shkurtër e Dhimitër Shuteriqit, i cili deri më këtë kohë

kishte spikatur më shumë dhe vlerësohej nga kritika e kohës më tepër si poet sesa si

prozator. Ai e nisi rrugëtimin e tij me një brez tregimtarësh si Petro Marko, Veli Stafa,

Qemal Stafa, Shefqet Musaraj, Andrea Varfi, Ismet Toto, Selfixhe Ciu, të cilët copëzat e

tyre prozaike fillimisht i publikuan në organet e kohës.

Në vitet 40 u shfaqën edhe prozatorë të tjerë si Aleko Vançi, Stavro Frashëri, Llazar

Eftimiadhi, Bendo Shpërdani (Vasil Alarupi). . Po ashtu, të kësaj periudhe janë edhe

Kristaq Tutulani, Qemal Draçini, Mitat Aranitasi, Gjikë Kuqali, Mustafa Greblleshi, etj.

Vlerat e tyre letrare dhe ndikimi që patën në sistemin letrar edhe sot e kësaj dite, mbetet

pak i studiuar nga kritika e kohës.

Që nga fillesat e veta dhe deri në vitin 1944 në të gjithë sistemin letrar janë të

përllogaritura rreth 39 vepra në prozë të shkurtër ku më shumë se 2/3 janë shkruar në

gjysmën e parë të Shekullit të XX.

4.3.2 Tregimi nga vitet ’45 deri më sot

Edhe pas viteve 45 vazhdoi lëvrimi i prozës së shkurtër, ndonëse një pjesë e tyre e

Page 75: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

75

ndërprenë aktivitetin letrar, por tashmë letërsia i nënshtrohej kryesisht metodës së

realizmit socialist. Tregimi trajtonte tema të përcaktuara qartë; bazuar mbi zhvillimet

politike, ekonomike dhe sociale në vend. Një pjesë e tregimtarëve të viteve 30 e pushuan

aktivitetin, ndërsa pjesa tjetër përqafuan rregullat e reja.

“Vitet 50 shënuan arritje të dukshme në fushën e tregimit. U përvijuan qartë disa

tipare të tij të rëndësishme. Me kalimin e kohës krijimtaria letrare u rrit nga

pikëpamja sasiore dhe cilësore në sajë të punës së palodhur dhe të frytshme të një

sërë tregimtarësh që u afirmuan në këtë fushë. Këto arritje përgatiten kushtet për

hopin e ri cilësor që kreu tregimi ynë në fund të viteve 50 dhe në fillim të viteve

60 kur kapërceu në përgjithësi fazën e pasqyrimit të sipërfaqshëm të jetës ( veçori

kjo e tregimit që ra në sy sidomos gjatë periudhës së formimit të tij) dhe e

përqendroi vëmendjen te figura e personazhit qendror, te bota e tij e brendshme

duke zbuluar kështu më me qartësi artistike e me thellësi si psikologjike, dukuri të

reja të realitetit”152.

Lëvruesit më të parë të tregimit që bënë emër në ato vite qenë shkrimtarët që kishin qenë

pjesë e luftës dhe vazhduan shkrimin e letërsisë sipas metodës së realizmit socialist.

“Në shtrirjen e disa vjetëve, njëri-pas tjetrit nisën krijimtarinë e tyre në prozë,

kryesisht me tregime, një varg autorësh të rinj. Ata hynë në letërsi ose duke

trajtuar fillimisht këtë zhanër, si Naum Prifti, Sotir Andoni, Dhimitër Xhuvani,

Teodor Laço, Anastas Kondo, Agim Cerga, Nasho Jorgaqi, Vath Koreshi, ose në

mënyrë disi më të veçantë, duke e nisur rrugën letrare si poetë, për të kaluar më

pas në prozën e shkurtër...”153.

Vitet ‘60 janë koha e formimit të plotë të tregimit shqiptar të realizmit socialist”154. Këtu

dalin edhe autorë të rinj, si Ismail Kadare, Dritëro Agolli, Faik Ballanca, Bilal Xhaferri, e

shumë autorë të tjerë. Tregimi filloi të lëvrohej gjithnjë e më shumë edhe për faktin se ai

152 “Studime për letërsinë shqiptare II”, Akademia e Shkencave të Republikës së Shqipërisë,

Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë, Sokol Jakova, Tiranë 1988, f. 267 153 D. Dilaveri, “Në rrugën e zhvillimit të prozës së shkurtër”, Shtëpia Botuese “Naim Frashëri”. –

Tiranë 1983, f. 15 154 Po aty, f. 265

Page 76: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

76

gjeti terren në faqet e shtypit të shkruar, kryesisht në organet letrare dhe kulturore.

Brenda një kohe të shkurtër, tregimi u bë një zhanër masiv ku shfaqen edhe prirjet

moderniste. “Në këto 10 vjet pas Kongresit të parë kanë dalë 90 libra, përmbledhje

tregimesh ose novelash”155.

Vitet ’80 do të do të sillnin emra të rinj në këtë zhanër, si Nasi Lera, Kiço Blushi, Fahri

Balliu, Zyhdi Morava, Diana Çuli, Bahri Myftari, Zija Çela, etj., por “pavarësisht nga

arritja në aspektin e formës artistike, tregimi i kësaj periudhe nuk shquhet për ndonjë hop

të madh cilësor”156.

Gjatë tri dekadave të fundit është rritur interesi për prozën e shkurtër, si asnjëherë më

parë dhe kjo duket në numrin e madh të botimeve që hidhen në qarkullim, qoftë nga

autorë shqiptarë, apo edhe tregimtarë të përkthyer në gjuhën shqipe. Sot vlen të

përmendim një brez prozatorësh që lëvrojnë këtë zhanër si: Kim Mehmeti, Ridvan Dibra,

Arben Dedja, Gazmend Krasniqi, Shpëtim Kelmendi, Ardian Kyçyku, Mira Meksi,

Kujtim Rrahmani, Ylljet Aliçkaj, Azem Qazimi, Faruk Myrtaj, Lazër Stani, Romeo

Çollaku, Arian Leka, Shkëlqim Çela, Agron Tufa, Ramiz Gjini, Neshat Tozaj, Albana

Shala, Alban Bala, Eris Rusi, Eqrem Basha, Adil Olluri, Musa Ramadani, Mehmet Kraja,

Leonard Veizi, Kliton Nesturi, Kujtim Dashi, etj.

Proza e shkurtër bashkëkohore shqipe zhvillohet mbi modelin e traditës së tregimit

shqiptar nga njëra anë, por edhe në ndërveprim me tregimin klasik apo bashkëkohor

botëror.

Duhet të pohojmë se proza e shkurtër bashkëkohore është në një proces dinamik prurjesh

të reja, prandaj ky punim mbetet një lexim i momentit, dhe rrjedhimisht i paplotë, prandaj

synohet evidentimi i disa prirjeve dhe dukurive brenda saj. Tregimi shqiptar është

dominant në sasi dhe cilësi krahasuar me zhanre të tjera të prozës shqipe, si romani apo

novela. Shumica e tregimtarëve kanë lëvruar edhe prozën e gjatë, por disa autorë kanë

155 “Material i Kongresit të II të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë. Materiale

ndihmëse për të përgatitur raportin e komitetit drejtus të Lidhjes përgatitur nga anëtarët e kryesisë

së Lidhjes, etj”, AQSH; Fondi “Dhimitër Shuteriqi”, Nr. 826, D. 225, pa vit, mat. grumbulluar,

242 fl (Referencat janë për vitin 1967). 156 “Tregimi i viteve ‘80”, Spiro Gjoni, F.184

Page 77: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

77

lëvruar vazhdimisht në kohë tregimin: Mes tyre janë Zija Çela, Ramiz Gjini, Lazër Stani,

Arian Leka, Ridvan Dibra, Mira Meksi, Ardian Kyçyku, etj. Gjatë dekadave të fundit ka

ndodhur një konsolidim i tregimit modernist dhe janë shfaqur llojet të tjera të tregimit si

ai fantastik, postmodernist, etj. Një gjë e tillë ka ardhur për shkak të rritjes së

ndërveprimit të tregimit shqiptar me prozën e shkurtër bashkëkohore botëror. Ashtu siç

dikur ka qenë i fortë ndikimi i Çehovit tek tregimtarët shqiptarë, sot konstatohet një

ndikim i tillë nga tregimtari postmodernist Borges.

Në lëvrimin e tregimit postmodernist, konstatohet ndërveprim i tregimit me zhanre të

tjera letrare dhe ekstra-letrare, duke ardhur në situata midis letërsisë dhe jo-letërsisë,

narracionit dhe esesë, esesë dhe poezisë, si dhe shfaqjen e formave të mini-fiksionit të

cilat integrojnë elementet jashtëletrarë dhe kërkojnë një riformulim të kufijve dhe

përcaktimeve të zhanreve kanonike. Disa nga autorët synojnë të demitizojnë realitetitetin,

ta dekonstruktojnë atë përmes një reale më të perceptueshme dhe të kuptueshme. Shenja

të tilla shfaqen si kërkesë për një dimension të shtuar të lirisë, thyerjen e tabuve të

shoqërive të izoluara, dhe të nevojës së individit për integrim.

Duke privilegjuar raportet objektive për gjendjet abstrakte të mendjes dhe ndjenjës,

tregimi modern bëhet kufi prej imazheve, simboleve dhe temave. Intensiteti prodhohet jo

nga historia por më tepër nga strategjitë e pikëpamjes, efektet e imazhit dhe tonit, apo

ekonomia formale dhe stilistike.

Ndryshimet më të mëdha në tregimin shqiptar kanë ndodhur në aspektin narrativ;

konkretisht, në mënyrën sesi ndërtohet historia, në tregimin pa histori apo anti-histori, në

mënyrën e përdorimit të instancave narrative, ku dominon rrëfimtari homodiegjetik

(autodiegjetik) dhe në aspektet e pikës së pamjes; këndit të vështrimit, fokalizimit dhe

perspektivës.

Pra, shihet përmbysja e modelit klasik apo modernist të tregimit, me parashtrimin,

zhvillimi, klimaksi dhe zgjidhja, pra të tregimit që zhvillohet në marrëdhëniet shkak-

pasojë, apo në rendin kronologjik dhe po kërkon format e reja të tregimit. Tashmë shihet

tregimi si hetim i reales, si zbulim misteri, si prodhim tensioni, duke u përpjekur

vazhdimisht të “zgjidhë kufirin midis të njohurës dhe të panjohurës, të dukshmes dhe të

Page 78: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

78

padukshmes, sipërfaqes dhe sekretit të brendshëm të gjërave” .

Konsolidimi i tregimit modernist ka evoluar me shfaqen e formave të tjera të tij, si

tregimi fantastik, gjë që konstatohet në prozën e shkurtër të Zija Çelës, Lazër Stanit,

Ridvan Dibrës, Romeo Çollakut, etj.

Para viteve ’90 fantastikja në tekstin letrar prodhohej përmes shartesës me mitin,

përrallën, legjendën apo forma të tjera të artit popullor. Sot fantastikja prodhohet përmes

lojës mes reales dhe ireales, ëndrrës dhe realitetit, të dukshmes dhe iluzives, historisë dhe

mitit, të tashmes dhe të shkuarës, përmes teknikave narrative dhe mjeteve të tjera letrare.

Prandaj, në tregimin bashkëkohor shqiptar shihet se ka një përdorim gjithnjë e më të

madh të misterit, tensionit, intensitetit, në ndryshim nga tregimet e paraviteve 90.

Një tjetër veçori e tregimit bashëkohor është përdorimi i tregimit parodik, ku spikasin

Ylljet Aliçka, Arben Dedja, por edhe autorë të tjerë, si Ardian Kyçyku. Pra, konsatohet

përdorim më i gjerë i mjeteve të tilla si ironia me shkallëzimet e saj, të cilat kanë

ndërveprim aktiv në prezantimin e realitetit tek lexuesi përmes përzgjedhjes së frame-ve,

kërkimit të paradokseve, pranëvënies së ligjërimeve, etj.

Teksti artistik në prozën e shkurtër shfaqet edhe si ndërtim intertekstual, pra vetë teksti

shërben si një lëndë për ndërtimin e një teksti tjetër, dhe mbi të ndërtohet një reale tjetër

(rasti i Mira Meksit, Gazmend Krasniqit, Arian Leka, Ardian Kyçyku, Ramiz Gjini, Zija

Çela, etj).

Tregimi është një prej mjeteve artistike-letrare më efikas për të shprehur tiparet

thelbësore të realitetit, për të kuptuar të thellë shfaqet e saj të mistershme. Përmes prozës

së shkurtër, prozatorët shqiptarë kanë filluar ta bëjnë këtë kërkim/hetimi më cilësisht se

tregimtarët pararendës, dhe të shfaqin para lexuesit një tjetër dimension lirie përmes

fictionit.

Page 79: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

79

4.4 Morfologjia e letërsisë së realizimit socialist

Realizmi socialist, si metodë krijuese ngjall edhe sot debate mes studiuesve dhe

historianëve të letërsisë, duke filluar që nga emri i saj. Deri më sot janë përdorur disa

emra: Realizmi proletar; realizëm tendencioz (Majakovski); realizëm monumental;

realizmi i ri; realizëm revolucionar; realizëm socialist.

Ai u “importua” si koncept dhe metodë krijuese nga Bashkimi Sovjetik: “Kjo gjetje

estetike mbizotëroi në Rusi që nga viti 1930 deri në vitin 1956. Përpara dhe pas

revolucionit bolshevik të vitit 1917, Rusia u bë dëshmitare e një serë debatesh të nxehta

midis Leninit, Trockit, formalistëve, futuristëve dhe konstruktivistëve rreth lidhjes që ka

artit me angazhimin politik. Kjo përfshiu çështje të tilla si kontrolli i arteve nga partia,

nevojën e krijimit të një kulture të proletariatit, marrëdhëniet midis socializmit dhe

trashëgimisë kulturore të borgjezisë dhe formulimin e një estetike përkatëse socialiste.

Një rezolutë e Partisë Komuniste të vitit 1925 refuzoi ekzistencën e çdo fraksioni letrar.

Megjithatë, që pas Kongresit të parë të Shkrimtarëve Sovjetikë në vitin 1934, në një

atmosfere presioni stalinist ndaj të gjitha grupimeve, realizmi socialist shfaqet si fitore

estetike e Partisë zyrtare, e sanksionuar nga Maksim Gorki, N. Bukharin dhe veçanërisht

A. A. Zhdanov, sekretari i Komitetit Qendror për Ideologjinë. Zhdanov e përkufizoi

realizmin socialist si një portretizim të “realitetit në zhvillimin e tij revolucionar”. Ai

argumenton se një art i tillë duhet të kontribuojë në projektimin e transformimit

ideologjik dhe edukimin e klasës punëtore. Tipare të tjera të realizmit socialist siç janë

përshkruar nga eksponentë të tjerë të ndryshmë, ishin theksimi në gjendjen reale,

integrimin e detajeve shkencore dhe teknike, aplikimin e teknikave të realizimit të

fundshekullit të XIX te heronjtë sovjetikë dhe projeksionin letrar të një të ardhme

socialiste.

Realizmi socialist ndoqi nocionet e mendimit të Leninit për partishmërinë dhe letërsinë si

një reflektim i realitetit te qëndrimet e Marksit dhe Engelsit, veçanërisht tek komentet e

Engelsit mbi rëndësinë e të shprehurit të forcave dhe individëve “tipikë”. Madje, kjo e

supozuar është njëfarë keq-orientimi. Ndërsa Marksi dhe Engelsi e panë letërsinë si një

shfaqje të funksionit ideologjik, ata e vuan theksin te shkalla e lartë e lidhjes me

Page 80: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

80

formacionet ekonomike dhe Engels foli për “autonominë relative” të saj. Megjithëse

është e vërtetë se që të dy e përcaktuan realizimin, ata nuk e përqendruan atë në çdo

qëndrim koherent ndërhyrës.

“Në fakt, brezi i parë i teoricientëve marksistë si Antonio Labriola (1843 – 1904)

dhe Georgi Plekhanov (1856 – 1918) artikuluan të dhënat thelbësore të mendimit

për lidhjen midis artit dhe realitetit social. Por ishin Lenini dhe Trocky që

letërsinë e përshkruan me një funksion partiak dhe ndërmjetësues në një përqasje

më të gjerë revolucionare. Megjithatë, impulse të mëtejshme i dhanë realizmit

socialist edhe Proletkult, një grupim i shkrimtarëve të krahut të majtë, i drejtuar

nga A. A. Bogdanov (1873 – 1928) që u përkushtua në krijimin e një kulture

proletare e cila mund të largojë artin borgjez, duke e parë artin si një instrument të

luftës së klasave. Shoqata e Shkrimtarëve Proletarë (VAPP që më vonë u quajt

RAPP) gjithashtu këmbënguli në arritjen e hegjemnonisë kulturore komuniste.

Megjithatë, këto lëvizje ishin thjeshtë parapërgatitjen të triumfit zyrtar të

realizimit socialist. Ky triumf, i materializuar në Kongresin e Bashkimit të

Shkrimtarëve Sovjetikë në vitin 1934, ishte thelbësisht rezultat i adoptimit nën

stalinizëm të angazhimit të mëtejshëm politik ndaj artit”157.

Në Fjalorin e parë të termave letrare që u botua në Shqipëri pas luftës bëhet një

përkufizim tij:“Realizmi socialist është metodë letrare, që mbështetet në idetë e

marksizëm – leninizmit” ….. Realizmi socialist e pasqyron jetën në mënyrë realiste, të

thellë, me vërtetësi, ai është socialist sepse e pasqyron jetën në zhvillimin e saj

revolucionar, domethënë në procesin e krijimtarisë së shoqërisë socialiste në rrugën drejt

komunizmit”158.

Sigurisht, realizmi socialist në Shqipëri është bazuar mbi modelin teorik të letërsisë së re

sovjetike. Krijimtaria letrare e pjesës dërrmuese të autorëve pati marrëdhënie tejet të

ndërlikuar mes trillimit dhe idesë, si tekst me funksion artistik drejt tekstit me funksion

ideologjik.

157 “A dictionary of cultural and critical theory” [Second Edition] Editors: Michael Payne, Jessiça

Rae Barbera, Blackwell Publishing: A John Wiley & Sons, Ltd., – Oxford 2010, pg. 654 158 Po aty, f. 173

Page 81: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

81

“Në vitin 1936 pushteti sovjet ndërmerr masa për zbatimin total e të

padiskutueshëm të metodës socrealiste në të gjitha artet në BRSS. Realizmi

socialist bëhet termi dominues në shkencën e letërsisë sovjete dhe në shkencat e

arteve qysh në vitet ’30 për të shenjuar “metodën themelore” e cila “i kërkon

artistit paraqitjen me vërtetësi konkrete historike të realitetit në zhvillimin e tij

revolucionar”, realitet i cili ndërthuret ‘me detyrën e edukimit të punonjësve në

frymën e socializmit’ (“Kongresi i Lidhjes së Shkrimtarëve të BRSS-së”, 1934).

Nocioni estetik “realizëm” lidhej me përcaktimin “socialist”, çka solli në praktikë

nënshtrimin e letërsisë dhe arteve ndaj principeve të ideologjisë dhe politikës”159.

Për të kuptuar diskursin letrar me llojet e tjera të diskursit shoqëror dhe ideologjik na

vijnë në ndihmë teoricientët Todorov dhe Dykron:

“Me faktin që ka karakter reprezentativ, fiksioni letrar konfrontohet gjithashtu, me

vetëdije ose jo, me sistemin e reprezentimeve kolektive që sundojnë në shoqëri

gjatë një epoke të caktuar: thënë ndryshe, me ideologjinë. Kjo nuk është referenti;

ashtu siç nuk janë rregullat e gjinisë; kemi të bëjmë ende me një ligjëratë, por me

karakter difuz, diskontinuitiv, e për të cilin rrallë bëhemi të vetëdijshëm. Midis

tekstit letrar dhe tërësisë së reprezentimeve që formojnë ideologjinë, mund të

shihen dy relacione: Ose teksti provon ta kthejëkonformitetin e vet ndaj gjinisë në

konformitet ndaj ideologjisë; ose kënaqet me të parin, pa kërkuar që të shkrihet në

të dytin, dhe madje, eventualisht e proklamon pavarësinë”160.

Marrëdhënia mes trillimit (fiction-it) dhe idesë (ideologjisë) dhe mënyra sesi ato

plazmohen në një vepër letrare përcakton edhe tiparet e veprës, letraritetin ose jo-

letraritetin e saj. Në veprën e krijuar sipas metodës së realizimit socialist, ideja vjen e

rendit të parë, pastaj trillimi; Pra, ideologjia si tërësi idesh, bëhet mbizotërues, dhe më pas

imponues edhe mbi botën fictionale, duke ia humbur origjinalitetin dhe thelbin e saj.

“Ideologjia është një proces i përmbushur nga i ashtuquajturi mendimtar i

159 A. Tufa, “Mbi dogmën, origjinën dhe trashëgiminë e realizmit socialist”, Revista “Saras”, nr.

24, prill 2017 160 O. Dykro, C. Todorov, “Fjalor enciklopedik i shkencave të ligjërimit” [përktheu. Rexhep

Ismajli]; Rilindja. – Prishtinë, 1984, f.367-368

Page 82: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

82

vetëdijshëm, por me një vetëdije false. Motivet reale e shtyjnë atë të mbetet i

panjohur për të, në të kundërt, ai mund të mos jetë kurrë një proces ideologjik.

Kështu që, ai imagjinon motive false ose të jashtme. Për shkak se është një proces

i mendimit, ai përfton formën dhe përmbajtjen e tij nga mendimi i pastër, për më

tepër, te ai apo pararendësit e tij. Prandaj, ideologjia është një mendim abstrakt

apo fals, në një kuptim të drejtpërdrejtë, i lidhur te përdorimi origjinal

konservator, por, thënë ndryshe, me njohje alternative të kushteve materiale reale

dhe marrëdhënieve”161.

Sistemet ideologjike i injektojnë artit idetë dhe mbi bazën e tyre, transformojnë qëllimet e

artit në funksion të interesave të tyre. Prandaj, në letërsinë socrealiste kërkohej që arti të

ketë partishmëri, i cili është “qëndrim i caktuar ideologjik i shkrimtarit, piktorit,

kompozitorit, në përshkrimin e fenomeneve të realitetti, gjë që varet nga fakti se për cilat

klasa dhe grupe shoqërore ata kanë simpati”162. Përmes kësaj kërkese që i bëhej letërsisë,

shkrimtari “shpreh qëndrimin e caktuar ideor ndaj atyre fenomeneve që janë pasqyruar në

krijimtarinë e tij. Në këtë kuptim çdo veprimtari ideologjike në shoqërinë me klasa, ndër

të tjera edhe ajo letrare-artistike, ka në fund të fundit një drejtim të përcaktuar klasor,

shpreh interesat e kësaj apo asaj klase dhe shpeh u përgjigjet hapur këtyre apo atyre

pikëpamjeve të partisë”163. Nga këtu, natyrshëm vjen edhe kërkesa e tretë, arti si nxitës i

luftës sëklasave”. Përmes këtij mekanizimi, që zanafillën e ka te ideja apo një tërësi

idesh, shkojmë tek arti i cili asgjësohet nga ideologjia, përmes materializimit dhe

vendosjes së tij në shërbimin e ideve të dikujt tjetër.

Ky arsyetim kur vendoset brenda analizës në një sistem letrar bëhet më kompleks: Teksa

flet për tezat shkencore mbi të cilat duhet gjykuar realizmi socialist, në përpjekjen për të

shmangur gjykimin politik të letërsisë, Prof. Dr. Floresha Dado sugjeron ti qasemi

sistemit letrar kryesisht mbi nocionet që përqendrohen te:

“- Në natyrën dhe funksionin e letërsisë;

161 R. Williams, “Weywords”, Oxford University Press”. - New York, 1983. F. 154-155 162 Shih “Fjalorth termash letrare”, I. Timofejev dhe i Vengrov; Enti i Botimeve te Teksteve i

Republikës Socialiste të Serbisë. – Beograd [adoptuar dhe plotësuar në gjuhën shqipe nga Gjergj

Zheji], Rilindja. – Prishtinë, 1968; f. 149 163 Po aty, f.149

Page 83: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

83

- Në thelbin e kuptimit të vërtetë të tendenciozitetit në letërsi;

- Në raportin autor - realitet-konvencion artistik;

- Në thelbin e konceptit të “drejtimit letrar” për të kuptuar marrëdhënien

ndërvepruese, apo deformuese midis realizimit dhe realizimit socialist

- Në konceptin e “metodës krijuese” për të shpjeguar teorikisht dhe

praktikisht se ç’përfaqësonte, në të vërtetë, metoda e krijimit në realizimin

socialist, a kishte lidhje me metodat paraardhëse të zhvillimit të letërsisë sonë;

- Në konceptin e ndërveprimit të inuitës krijuese dhe imponimit politik të

kohës;

- Në raportin “vlerë ideore/vlerë astetike” për të dalluar letërsinë e vërtetë

nga jo-letërsia, për të qëndruar në kriterin e vërtetë të gjykimit të një vepre arti;

- Në “parimin estetik të marrëdhënies”; karakter njerëzor/personazh (si

trillim figurativ), për të gjykuar mbi qëndrueshmërinë dhe efektin emocional të

heronjve të kësaj letërsie;

- Në “raportin reale/trillim”, të tablove, situata, e mjediseve, një

marrëdhënie që ka specifikën dhe ligjshmërinë e vet brenda letërsisë, prishja e

ekuilibrit të së cilës cenon vetë veprën letrare;

- Në “elemente të drejtimeve të ndryshme letrare” që u shfaqën, (ndonëse në

përmasa të ndryshme), në periudhën e gjatë 50-vjeçare, e cila u karakterizua me të

njëjtin emërtim; “realizëm socialist”;

- Në raportin, jo dogmantik, “drejtim letrar/individualitet krijues”, që është

tipar i një letërsie të vërtetë”164.

Të gjitha këto koncepte teoriko-letrare vijnë në ndihmë për t’u orientuar më mirë në

shqyrtimin e prodhimtarisë letrare në Shqipërinë e gjysmës së dytë të Shekullit të XX.

Analiza e prodhimtarisë letrare që iu nënshtrua metodës krijuese të realizmit socialist në

164 F. Dado, “Letërsia e painterpretuar”, Shtëpia Botuese “Bota Shqiptare” Tiranë, fq.

Page 84: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

84

një sistem të tillë ku autori – teksti – lexuesi ishin pjesë e një skeme të kontrolluar nga

lart, gjë që çoi në asgjësimin e funksionit artistik të tekstit letrar, ndonëse ndaj shkrimtarit

shtroheshin pesë kërkesa: Botëkuptim, talent, kulturë, përvojë dhe mjeshtri artistike.

“Si në të gjithë sektorët e jetës politiko – shoqërore, roli dirigjent i partisë

manifestohet me omnipotencën dhe omniprezencën e saj në tre vektorët kryesorë

të aktivitetit artistik: krijim, shpërndarje, receptiv. Ky rol është i pranishëm edhe

nëpërmjet kontrollit që ka partia mbi Lidhjen e Shkrimtarëve, shtetin dhe

organizatat shoqërore. Në këtë mënyrë instanca supreme dirigjon direkt ose

indirekt çdo aktivitet artistik dhe të gjitha llojet e diskurseve duke e shndërruar

realizimin socialist në një sistem të unifikuar dhe totalitar që manifestohet në të

gjitha artet”165.

Sipas Adem Jakllarit, “Realizmi socialist i vlerëson përbërësit ideologjikë si primordialë

dhe strukturogjenë, për pasojë shkrimtari që krijon nën pushtetin e tij e ka shumë të

kufizuar hapësirën e lirisëkrijuese”166.

Për rrjedhojë, e gjithë prodhimtaria letrare funksiononte në bazë të disa rregullave,

respektimi i të cilave ishte jo thjeshtë domosdoshmëri, por edhe kusht jetik për autorin

dhe veprën. Teksti ndërtohej sipas disa “parimeve morfologjike167”: Lënda me të cilën

165 A. Jakllari, “Institucionet ideologjike dhe autori individual”; “Studime Albanologjike”,

Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë, Universiteti i Tiranës, Nr. 2/2010 (Viti XV), f. 81 166 Po aty, f. 81 167 Këtu termi morfologji është huazuar nga Vladimir Propp-i, ku gjatë studimit të përrallës

magjike, zbuloi strukturën e organizimit të saj. Sipas tij, “analiza morfologjike realizohet përmes

përshkrimit të përrallës sipas pjesëve përbërëse të saj dhe raportit të pjesëve me tërësinë. Përralla

iu vesh veprime të njëllojta personazheve të ndryshme. Në studimin e tij, Propp-i identifikoi 31

funksione të përrallës. Me funksion kuptojmë veprimin e personazhit të përcaktuar nga pikëpamja

e vlerës së tij për zhvillimin e veprimit. Përralltari nuk është i lirë në zëvendësimin e atyre

elementeve, modifikimi i të cilave është i lidhur me varësinë absolute ose relative. Por, ai është i

lirë vetëm në zgjedhjen e nomeklaturës dhe atributeve të personazheve kryesore, dhe në zgjedhjen

e mjeteve gjuhësore. Krijuesi i përrallës rrallë herë sajon, ai e merr materialin me anë, ose përtej

realitetit të përditshëm dhe e aplikon atë në përrallë. Përralla magjike në bazën e saj morfologjike

paraqet në vetvete një mit. Pra, në kushtet e lirisë individuale, kemi të bëjmë me thyerje tabuje,

tëhuajsim, ndërsa refuzimi nga liria sjell lindjen e rregullit. Tamam si përralla, me të gjitha

elementet e saj, personazhet, funksionet, atributet, - pra si “mit” nga shfaqet edhe letërsia e

realizmit socialist. E nisur si letërsi realiste, përcaktori “socialist” e modifikon realen, e mitizon

atë, tentojë ta bë magjike para lexuesit, teksa autori-përralltari humb gradualisht të gjitha tiparet

individuale, ndërsa vepra e tij i nënshtrohet një tërësie rregullash strikte, të cilat imponohen apo

Page 85: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

85

ndërtohet vepra letrare, mënyra e ndërtimit të personazheve, roli i rrëfimtarit,

marrëdhëniet mes idesë (ideologjisë) dhe artit, funksioni i veprës letrare dhe raporti me

traditën vijnë si një tërësi rregullash të cilat duhen zbatuar në mënyrë rigoroze dhe për

pasojë, ku veç “përmbajtjes socialiste” të veprës, - pra tematikës së diktuar, autori do t’i

përmbahet formës.

Metoda krijuese e realizmit socialist i imponon një sërë kushtesh edhe shkrimtarit, edhe

veprës artistike: Për shkrimtarin ka këto kërkesa: Duhet të ketë botëkuptim, talent,

kulturë, përvojë dhe mjeshtri artistike. Ndërsa vepra letrare ka këto karakteristika:

Partishmërinë; heroin pozitiv; unitetin e individit me shoqërinë; karakterin popullor dhe

edukativ të artit dhe letërsisë. Pra, shkrimtari duhet t’iu përmbahej në mënyrë strikte një

tërësie rregullash, të cilat në tërësinë e tyre përbëjnë “morfologjinë e realizmit

socialist”168.

Tamam si përralla, me të gjitha elementet e saj, personazhet, funksionet, atributet, - pra si

“mit” nga shfaqet edhe letërsia e realizmit socialist. E nisur si letërsi realiste, përcaktori

“socialist” e modifikon realen, duke u shndërruar në ireale, dhe duke e paraqitur realitetin

garantohen përmes edukimit të shkrimtarit me metodën krijuese, mbështetjes materiale të krijuesit

nga shteti, diktimit e tematikës për të cilën shkruan, ndjekjen e gjithë procesit të editimit (gjithë

filtrat që funksiononin tek shtëpitë botuese- recensat e dorëshkrimit, censurimet dhe aprovimet në

nivelet partiake), deri në hedhjen në qarkullim të veprës, që pasohej nga recensionet, shkrimet e

kritikës në media. Këtu futet në proces edhe autocensura. Për më shumë, shih “Morfologjia e

përrallës”, Vladimir Propp; Përktheu nga rusishtja Agron Tufa, Sh. B. Pika pa Sipërfaqe. –

Tiranë, 2011 168 Morfologjia, këtu është përdorur duke iu referuar konceptimit që ka përdorur Vladimir Propp

për përrallën. Pra kemi një huazim të konceptit në përdorimin e tij nga përralla dhe zhvendosje të

tij tek letërsia e realizmit socialist. Edhe Propp e ka huazuar nga gjuhësia konceptin Morfologji –

shkencë mbi format, dhe gjatë studimit të përrallës magjike, zbuloi strukturën e organizimit të saj.

Analiza morfologjike realizohet përmes përshkrimit të përrallës sipas pjesëve përbërëse të saj dhe

raportit të pjesëve me tërësinë. Përralla iu vesh veprime të njëllojta personazheve të ndryshme.

Propp identifikoi 31 funksione të përrallës. Sipas tij, me funksion kuptojmë veprimin e

personazhit të përcaktuar nga pikëpamja e vlerës së tij për zhvillimin e veprimit. Përralltari nuk

është i lirë në zëvendësimin e atyre elementeve, modifikimi i të cilave është i lidhur me varësinë

absolute ose relative”. Por ai është i lirë vetëm në zgjedhjen e nomeklaturës dhe atributeve të

personazheve kryesore, dhe në zgjedhjen e mjeteve gjuhësore. Krijuesi i përrallës rrallë herë

sajon, ai e merr materialin me anë, ose përtej realitetit të përditshëm dhe e aplikon atë në përrallë.

“Përralla magjike në bazën e saj morfologjike paraqet në vetvete një mit”. Pra, në kushtet e lirisë

individuale, kemi të bëjmë me thyerje tabuje, tëhuajsim, ndërsa refuzimi nga liria sjell lindjen e

rregullit. Për më shumë shih “Morfologjia e përrallës”, Vladimir Propp, përktheu nga rusishtja

Agron Tufa, Botimet “Pipa pa sipërfaqe”. – Tiranë, 2012

Page 86: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

86

ashtu siç dëshiron ideologjia para lexuesit/masave, e modifikon atë, e mitizon, tentojë ta

bëjë magjike para lexuesit, teksa autori-përralltari humb gradualisht të gjitha tiparet

individuale gjatë procesit të zbatimit të rregullave strikte të metodës: Procesi kontrollohet

përmes edukimit të shkrimtarit me metodën krijuese, mbështetjes materiale të krijuesit

nga shteti, diktimit e tematikës për të cilën shkruan, ndjekjes së gjithë procesit të editimit

(gjithë filtrat që funksiononin tek shtëpitë botuese- recensat e dorëshkrimit, censurimet

dhe aprovimet në nivelet partiake), deri në hedhjen në qarkullim të veprës, që pasohej nga

recensionet, shkrimet e kritikës në media. Këtu futet në proces edhe autocensura. Kritika

ishte gardiane e metodës, ndërsa censura dhe autocensura garantojnë zbatimin e

rregullave morfologjike të letërsisë së realizmit socialist.

Referuar dokumenteve të Lidhjes së Shkrimtarëve169, më poshtë janë përzgjedhur të

gjitha elementet specifike të veprës, sipas metodës socrealiste dhe janë korreluar me një

procedim normal të veprës letrare:

169 Shih: AQSH, Fondi 826 “Dhimitër Shuteriqi” D. Nr. 234 dhe D. Nr. 236, V. 1968-1973, fl

325 dhe 178). Ky dokument sjell analizën e detajuar të Komitetit të LSHSH rreth veprës tipike të

realizmit socialist dhe përcakton rregullat strikte të asaj që e kemi konsideruar “morfologji” e

metodës.

Page 87: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

87

Figure 1 Procedimi i veprës letrare sipas metodës së soc-realizmit dhe metodave të tjera

Ashtu si tek “morfologjia e përrallës” ku funksionet i atribuohen personazheve; - heroit

dhe antagonistit, edhe në letërsinë e socrealizimit, ato i atribuohen mënyrës sesi tipizohen

personazhet pozitive dhe negative tipikë.

“Tipike janë ato dukuri në individualitetin e të cilave veçoritë thelbësore të jetës

së tyre ‘shfaqen në formën më të qartë’ në shkallën më të lartë e në mënyrën më

të koncentruar, në kushte të caktuara natyrore ose shoqërore historike”170.

Letërsia socrealiste ia impononte shkrimtarit këndin e pamjes së realitetit:

“Në dukuritë dhe proceset karakteristike të realitetit – si dhe në karakterin e

170Enver Muhametaj, “Tipikja dhe tipizimi në letërsi”, 1983, f. 72

Page 88: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

88

njerëzve, - vetitë e përgjithshme dhe ato individuale të jetës së tyre nuk janë të

shkëputura nga njëra-tjetra. Përkundrazi, ato ndodhen në një unitet dhe

bashkëveprim të tillë, në të cilin e përgjithshmja ekziston vetëm nëpërmjet

individuales si anë ose thelb i saj, ndërsa individualja përmban gjithmonë të

përgjithshmen, e shpreh atë në njërën ose në tjetrën shkallë qartësie dhe

intensiteti, e pasuron dhe e zhvillon atë në njërin ose në tjetrin drejtim”171.

Pra, karakteret e njerëzve janë individualitete që bartin veçori të caktuara thelbësore të

jetës shoqërore të njerëzve të një vendi, klase, a shtrese shoqërore në një epokë të caktuar.

Pra, personazhi pozitiv duhet të jetë “njeriu i ri”; që të jetë model dhe të shkaktojë

simpatinë/adhurimin e lexuesve/masave. Nëse i studion të gjithë krijimtarinë e prodhuar

sipas metodës socrealiste, apo që i përbashkon tekstet me njëri-tjetrin është “morfologjia

e përrallës”. Letërsia e realizmit socialist i përngjason përrallës edhe në qasjen që kanë

ndaj reales/ireales. Në këtë aspekt realizmi socialist nuk mund të përfshihet në kategorinë

e realizmit, por ishte irealizëm. Ai nuk ishte i-realizëm sureal, hiperreal, magjik, mistik

apo fantastik. Ai ishte tipikisht irealizëm socialist.

4.5 Proza e Shuteriqit dhe tregimtarët shqiptarë

Tregimet realiste, duke nisur që në fillimet e prozës tregimtare të autorit, si “Tani”, “Siva

jonë”, “Letër që nga fundi i dynjasë”, “Kuqina” për nga tematikat që trajtojnë, mënyrat

e rrëfimit, etj., të përngjasojnë me tregimet realiste të Ilo Qafëzezit.

Tregimi i Shuteriqit është përfolur se ka ngjashmëri, madje edhe plagjiat, me atë të

Mitrush Kutelit. Kemi konstatuar se disa ngjashmëri janë që në mënyrën sesi vendosen

titujt e tregimeve. Tregimi i Kutelit ndërtohet sipas një narrative magjike, më afër botës

së përrallës dhe legjendës, kurse tregimi i Shuteriqit është tregim që i qaset reales, me

funksion edukativ dhe didaktik. Rrëfimtari te Kuteli është instancë e pastër ndërsa te

Shuteriqi kemi një rrëfimtar që gërshetohet me instancën e autorit të nënkuptuar apo atij

real. Ka tregime ku ka përafëri mes dy autorëve; siç është tregimi “Lëmshasi” i

171 Po aty

Page 89: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

89

Shuteriqit dhe i Mitrush Kutelit, ku vjen barra e mëkatit dhe reflektimi para vdekjes.

“Vjeshta e Xheladin Beut” sjell tipizimin e një beu të Shqipërisë së viteve ’30, por i

njëjti model vjen në një përqasje tjetër te tregimi “Zot e rob” i Dhimitër Shuteriqit, i cili

zbërthehet përmes raporteve që ka me hyzmeqarin e tij, me beun, Uanin dhe përmbysja

sociale që ndodh përmes luftës.

Proza e shkurtër e Dhimitër Shuteriqit ka elemente të përbashkëta me atë të Mustafa

Greblleshit. Ndoënse ky i fundit ka botuar një vëllim me tregime “Albumet e një

bojaxhiu”172 rreth 20 vjet pasi kishte botuar romanin e parë “Gremina e Dashurisë”,

strukturimi i tregimeve, mënyra e rrëfimit apo edhe elemente të tjerë ngjasojnë me atë të

Shueriqit në disa aspekte. Në vëllimin “Gurnecka” (1957), i cili është rimarrë me disa

tregime të tjera te “Fyelli i Marsiasit”, Shuteriqi solli para lexuesve një vëllim me tregime

i strukturuar me një rrëfimtar autodiegjetik, i cili përmes mekanizimit të kujtesës,

rrëfen historitë e fëmijërisë, ngjarje, vende, personazhe që i kanë bërë përshtypje. Përmes

të njëjtit mekanizëm, por me një rrëfimtar të ndryshëm, heterodiegjetik, të gjithëdijshëm,

Greblleshi sjell kujtime për Tiranën e viteve ’30. Përmes fokalizimit zero, por përmes

zërave të rrëfimtarëve-personazhe, si Maksut Hasani, Dhionis Haqi Josifi, Aristidh

Bojaxhiu, Shyqyri bej Fuga, etj., na vijnë kujtime interesante tek tregimet e Greblleshit.

Ajo çfarë i bën të përbashkëta vëllimet me tregime të Shuteriqit me Greblleshin është

edhe qasja e përbashkët për atë që quhet tregim: Pra, këto tregime nuk kanë histori

atomike, por kanë histori qelizore (tregimet e të dyve kanë më shumë se një apo dy

incidente.ngjarje). Po ashtu, proza e shkurtër e tyre nuk është histori aksioni, por janë me

histori mjedisi, apo me ndikim emocional. Ngjarjet nuk kanë rëndësi para përshkrimeve

të detajuara:

“Ishte vera e motit 1933 a 1934, nuk më kujtohet mirë. E kam fjalën për atë kohën

e errët të krizës së zezë, që mos ardhtë ma. Disa prej jush e mbajnë mend.

Orkestra e “Kursalit” binte e luente vetëm për “baballarët” dhe “tregtarët”.

Zanatçinjt e Pazarit të Vjetër për ditën në rrezg të zhegut, i lidhshin nji teneqe në

bisht nji qeni. Qeni fugonte e teneqja e përpjekun pupthi kalldramave bante një

172 Shih Mustafa Greblleshi, “Albumi i një bojaxhiu” , N. Sh. Botimeve “Naium Frashëri”. –

Tiranë, 1963

Page 90: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

90

rrapullimë që ishte dëfrimi ma i madh për njerëzit e shushatun. Punë s’kishte kund

e si gjithë të tjerët, pisk e kish edhe bojaxhiu”173.

Ja sesi artikulohen kujtimet në rrëfimin e Shuteriqit:

“Nga të papriturat e para që kam pasur në Korçë, vajtim e qëndruam atje katër

vjet më 1920, është se në Korçë kishin disa lojëra që ne në Elbasan nuk i njihnim.

Ne e dinim në Elbasan se ç’qenë ashikët, fugat apo detkat. Sigurisht, edhe në

Korçë loznim kukamçeftazi (atje i thoshin ‘symbyllazi’; loznin shkopacinglash

(shkurt, cinglash), dhe kjo lojë, siç e luanim në Elbasan, mbaj mend fjalë ‘papë’

që tregonte gjatësinë e shkopit që godiste cinglin, për shembull gjer më ’20 papë’

dhe kush bënte papë më shumë fitonte....”174

Greblleshi përdor tenikat e rrëfimit polifonik (rrëfim me disa zëra dhe kënd pamje), pra

përmes pikës së pamjes dhe zërave që sjellin herë një personazh, e herë tjetri, të cilën e ka

përdorur më vonë edhe Shuteriqi në tregimet e shkruara në vitet 60-70, sidomos në

tregimin me tematikë historike

Një tjetër ngjashmëri mes tyre është pasioni për të shkuar tek detaji. Përshkrimet zënë

vend më shumë sesa aksioni apo dialogu. Detaji është edhe në tipizimin e personazheve

deri në detaj, shihet se është e njëjtë; pra, ato realizohen përmes operacioneve që hyjnë në

botën e brendshme tëpersonazhit falë rrëfimtarit të gjithëdijshëm. Një tjetër qasje e

përbashkët është përdorimi i përshkrimeve të mjedisit përreth personazhit, i cili shkon në

përputhje me natyrën dhe gjendjen shpirtërore të personazheve.

Sigurisht që kanë edhe dallime mes dy tregimtarëve: Greblleshi ndërton tregimet me një

tregimtar dhe të tregimtuar, teknikë e cila te Shuteriqi nuk përdoret në mënyrë të

ngjashme, me përjashtim të disa rasteve (shih “Nusreti dhe Melpomeni”).

Një studim krahasues mes prozës së shkurtër të Dhimitër Shuteriqit dhe Mustafa

Greblleshit do të nxirrte shumë elemente të përbashkëta, pasi të dy sollën teknika

narrative të reja në tregimin shqiptar, të cilat ishin risi për letërsinë shqipe të viteve ’60.

173 M. Greblleshi”, “Albumi i një bojaxhiu”, Sh. B. “Naim Frashëri”. – Tiranë, 1963, f. 21 174 Dh. Shuteriqi, “Gurnecka”, “60 tregime në një” Sh. B. Naim Frashëri. – Tiranë, 1979; f. 69

Page 91: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

91

Por, ndonëse tek Shuteriqi këto teknika vijnë edhe falë punës së tij studimore, tek

Greblleshi ato vijnë natyrshëm, falë talentit të tij si tregimtar.

4.6 Ndikimi nga prozatorë të huaj

Në vitet ’30 lexohej letërsi e huaj, qoftë në gjuhën origjinale, por edhe përmes

përkthimeve që bëheshin. Autorët frëng ishin ndër më të njohurit mes autorëve jo-

shqiptarë, edhe për shkak të ndikimit që pati gjimnazi francez i Korçës, por edhe për

faktin se shumë prej anëtarëve të elitës kulturore shqiptare kishin studiuar në universitetet

franceze. “Shumë vepra u përkthyen ose u përshtatën nga letërsia franceze. Autorët më të

preferuar qenë Molieri (“Doktori pa dorashka”, “Martesa me pahir”) Rusoi (pjesë nga

“Kontrata Shoqërore”, “Emili”), Balzaku (“Fajdexhiu”, “Gobseku”), A. Dode (“Tartarini

i Taraskonit”), Monteskjë, Volter, Hygo, Merime, Mopasani”175.

Autorët e kësaj letërsie kanë ndikuar më së shumti në fillesat e prozës së shkurtër të

Dhimitër Shuteriqit. Njohja e autorëve më të mirë që në kohën që ishte në Lice, studimet

universitare nëFrancë, por edhe puna e tij prej studiuesi në disiplinat e metrikës, poetikës

dhe historisë së letërsisë, i kanë dhënë mundësinë ndikohet nga prozatorët francezë. Mes

tyre, padyshim që shquhet Alphonse Daudet. Mes veprave të tij që kanë pasur ndikim,

listohet krijimtaria në tregime, por edhe romani “Gjëri i vogël”.

Studimi krahasues mes veprës së Shuteriqit dhe asaj të Alpohse Daudet nxjerr shumë

gjëra të përbashkëta, por në këtë punim, i jemi referuar vetëm gjetjeve të nxjerra prej

teksteve të botuara në shqip nga ky autor.

Romani “Gjëri i vogël” është një tregim autobiografik ku pasqyrohet mjeshtërisht

fëmijëria dhe rinia e personazhit, të identifikuar edhe nga vetën Daudet si vetvetja

narrative. Pra, këtu kemi një rrëfimtar autodiegjetik, të quajtur Daniel, që i thërrasin

shkurtimisht Gjëri i vogël, i cili tregon jetën e vet përmes mekanizmit të kujtesës, në

mënyrë të ngjashme si te tregimet për fëmijë dhe të rinj te Shuteriqi. Skëndo dhe Danieli,

personazhe me projeksione të qarta edhe autobiografike, ndërtojnë të njëjtat mekanizma

narrative për ngjarjet, personazhet dhe mjediset e jetës së kaluar. Personazhet anëtarë të

175 V. Bala, R. Brahimi, K. Kodra, A. Xhiku, Dh. Fullani dhe Sh. Çollaku, nën drejtimin e Dh.

Shuteriqit, “Historia e Letërsisë Shqiptare”; Shtëpia Botuese “Rilindja, Prishtinë, 1989, fq. 474

Page 92: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

92

familjes, të komunitetit, udhëtimet, mbresat e veçanta, probleme ekonomike, etj., janë

nxitje mbi bazën e të cilave ndërtohet historia. Madje, në shumicën e rasteve kemi

incidente të njëjta, përkime thuajse identike:

Ja disa prej rasteve të nxjerra nga romani i Daudet: “Kam lindur më 13 maj 18...., në një

qytet të Langëdokut, ku mund të gjesh, si në të gjitha qytetet e Jugut, shumë diell, mjaft

pluhur, një kuvend Karmelitësh dhe dy a tre monumente romake”176; apo “Duhet të them

që në fillim se lindja ime nuk i solli mbarësi familjes Elisetë....177”; “O ju, gjërat e

fëminisë sime, sa mbresa më kini lënë! Më duket sikur e kam bërë dje, atë udhëtim mbi

lumin e Ronit. Edhe sot e kësaj dite, sikur i kam përpara sive të mij anijen, pasagjerët dhe

ekuipazhin e saj, sikur dëgjoj zhurmën e rodhanëve dhe fyellin e maqinës”178.

Ja sesi shprehet rrëfimtari i Shuteriqi: “Dua ta nis me udhëtimin tim të parë. Ne

udhëtonim me kalë qëmoti. Automobil nuk kishte ahere në Shqipëri, ose thuaj se nuk

kishte”....179.

Me të njëjtën strukturë fjalie e fillojnë të dy tregimin: “Sarlanda është një qytet i vogël i

Sevenëve, kthisur në fund të një lugine të ngushtë, të cilën mali e rrethon gjithandej si

ndonjë mur. Kur ka diell, vendi bëhet furrë, kur fryn tramundana, bëhet akull jeta... Asaj

mbrëmje kur arrita unë,....”180. Ndërsa rrëfimi i Skëndos nis kështu: “Mokra ëshë malësi.

Përrenj e lumenj të rrëmbyer, pyje të thella, male të larta. Dhe nëpër ato vise, - lugina të

shumta, fshatra të shpërndarë. Me kuajt që na solli Markua shkuam në Pogdozhan”181.

Edhe Alphonse Daudet përdor vetën e parë numri shumës të personazhit autodiegjetik,

Daniel apo siç quhet ndryshme “Gjëri i vogël”. “Por, vajmedet! Për fatin e saj të keq, për

fatin tonë të keq, ajo do ta shikonte së shpejti...”182

176 A. Daudet, “Gjëri i vogël”, [përktheu: Misto Treska], Sh. B. Naim Frashëri. – Tiranë, 1962, f.

19 177 Po aty, f. 19 178 Po aty, f. 28 179 Dh. Shuteriqi, “Gurnecka”, Ndërmarrja Shtetërore e Botimeve Tiranë. – Tiranë, 1957, f. 3 180 A. Daudet, “Gjëri i vogël”, [përktheu: Misto Treska], Sh. B. Naim Frashëri. – Tiranë, 1962, f.

56 181 Dh. Shuteriqi, ‘Gurnecka”, Ndërmarrja Shtetërore e Botimeve Tiranë. – Tiranë, 1957, f. 24 182 Po aty, f.37

Page 93: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

93

Fillimi i tregimit me referenca kohore: Tek Daudet; “Ishte një ditë e hënë e muajit korrik.

Asaj dite, duke dalë nga kolezhi, më kishte hipur të shkoja e të luaja prapthi, dhe kur mu

mbush mendja të kthehesha në shtëpi ishte bërë vonë”183. Ndërsa te Shuteriqi: “Duhet të

ketë qenë mbarimi i vitit 1923, ose fillimi i vitit 1924. Muaji nuk më kujtohet as dita. Po

mbaj mend se bënte ciknë. Dëbora e ngrirë shkëlqente përmbi çatitë dhe drurët. Akulli

kërciste nën këmbë”.184

Rrëfimtari përdor të njëjtat teknika narrative; historitë vijnë te lexuesi në të njëjtën

mënyrë, raporti mes autorit dhe rrëfimtarit është i njëjtë, këtu vetëm ndryshon mjedisi ku

zhvillohen ngjarjet. Por, duket se Alphonse Daudet ka pasur ndikim edhe me veprat e

tjera tek ky autor

Tregimet e këtij autori kanë ndikuar edhe në prozën e shkurtër me tematikë historike.

Fundi i gjeneralit në shtrat, i sëmurë, teksa shikon nga dritarja sesi po pushtohet Parisi,

është një nga tregimet që ka pasur ndikim të jashtëzakonshëm në prozën e Shuteriqit, si

një gjetje rrëfimtare, të cilën e ka aplikuar si “moment i mbramë” për disa nga tregimet e

tij, si ato “Viti me 27”, “Xha Mihali”, etj..

Studiuesja Valbona Kalo flet edhe për një ndikim të veprës “Salambo” të Gustav Flaubert

në mënyrën sesi përpunohet, dhe organizohet rrëfimi në romanin historik “Sytë e

Simonidës”:

“Duke iu referuar marrëdhënies mes reales dhe trillimit, në romanin “Sytë e

Simonidës”, gjejmë tipare të përbashkëta me gjedhen e romanit historik të

Floberit (Salambon), ndër të cilat do të veçonim:- Larminë e detajeve

sugjestionuese të përdorura, në rrëfimin e Shuteriqit, për të përshkruar Mesjetën

ballkaniko-evropiane; - Njohjen e thellë të autorit për historinë si dhe “realizmin”

me të cilin e trajton atë, si në rastin kur i sheh shqiptarët më shumë të rrezikuar

nga rashjanët se sa nga Bizanti, si dhe kur kërkon nga Arbanët të shohin më

183 A. Daudet, “Gjëri i vogël”, [përktheu: Misto Treska], Sh. B. Naim Frashëri. – Tiranë, 1962, f.

37 184 Dh. Shuteriqi, ‘Gurnecka”, Ndërmarrja Shtetërore e Botimeve Tiranë. – Tiranë, 1957, f. 51

Page 94: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

94

shumë nga vetja se sa nga Lindja e Perëndimi, në kërkim të aleatëve”185.

Shembujt që sollëm janë të mjaftueshëm për të pohuar ndikimin që patën këta dy autorë,

por janë edhe autorë të tjetër nga letërsia franceze, angleze, apo amerikane që kanë lënë

gjurmët në prozën e shkurtër të Dhimitër Shuteriqit.

4.7 Kritika për prozën e shkurtër Shuteriqit

Dhimitër Shuteriqi është konsideruar nga kritika socrealiste si një nga tregimtarët më të

mirë të letërsisë së gjysmës së dytë të shekullit të XX. Përkundër këtij fakti, proza e tij

nuk është studiuar gjerësisht, krahasuar me autorë të tjerë të letërsisë së traditës apo të

letërsisë së realizmit socialist.

Ndër të parët që është marrë me studimin e prozës së shkurtër ka qenë Andrea Varfi. Ai

ka bërë një recension në revistën “Nëntori” për dy vëllimet e para me tregime të tij ku

thotë se “Dhimitër Shuteriqi me anë të këtyre tregimeve i jep një kontribut të mirë

letërsisë sonë të re dhe shembëlla e tij duhet ndjekur”186. Fill pas çlirimit ishin të paktë

shkrimtarët që merreshin me tregimin, edhe për shkak të rregullave të reja të cilave iu

nënshtrua letërsia.

“Prej përfaqësuesve të parë dhe më veprues të letërsisë së re u mësuam ta

shikojmë e ta kërkojmë shpesh e më shpesh emrin e Dhimitër Shuteriqit, sikurse

emrat e Shefqet Musarajt, Aleks Çaçit, Llazar Siliqit, Kolë Jakovës, Fatmir

Gjatës, Luan Qafëzezit, Zihni Sakos dhe ca më vonë dhe të shkrimtarëve të tjerë

të rinj, e të atyre që njiheshin më parë e kaluan në pozitat e realizmit socialist si,

Nonda Bulka, Sterjo Spasse, etj”187.

“Qysh tek njëri prej tregimeve të para që botoi në vitet e pasluftës e që mban titullin

185 V. Kalo-Shëngjergji, “Romani Historik” (Tipologjia dhe veçanti të poetikës së tij në letërsinë

shqipe.) [tezë doktorale] Fakulteti Histori-Filologji, Universiteti i Tiranës. – Tiranë, 2016, f. 48-

49 186 A, Varfi, “Nëntori”, Nr. 9, Tiranë, 1954, fq. 133 187 R. Brahimi, “Vepra dhe profile krijuese studime dhe artikuj për letërsinë”, Shtëpia Botuese

“Naim Frashëri”. - 1984, - Tiranë, f. 51

Page 95: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

95

“Dyshimet e Jonuz Ranxhës”, Dhimitër S. Shuteriqi që kishte shkruar edhe para Çlirimit,

u dallua për tematikën që kapte, për problemet që e shqetësonin dhe për aftësinë e të

shkruarit”188.

Në fillim të viteve 60, kur përkon me intensifikimin e krijimtarisë së tij si tregimtar, ndaj

Shuteriqit vijnë edhe kritikat e para.

“Tregimi duhet të paraqesë kohën në të cilën jeton shkrimtari. Dhe pa e njohur

jetën, jo vetëm nëpërmjet leximeve, por me anë të kontaktit të gjallë, nuk mund ta

paraqitesh dot temën aktuale. Njohja e jetës influencon tërthorazi edhe kur kapesh

pas temave të së shkuarës. Ndofta këtu është shkaku që në disa tregime të

Dhimitër Shuteriqit vihet re njëfarë intelektualizmi dhe një tendencë për ta tjerrur

gjatë, për të bërë mjaft digresione e paranteza që nganjëherë e vështirëson leximin

e tregimeve të tij nga lexuesit jo shumë të përgatitur”189.

Për “njëfarë intelektualizmi” e kritikon autorin edhe Dalan Shapllo.

“Nuk do të gaboheshim besoj po ta quanim stilin e këtij autori si një stil me prirje

intelektuale. Kjo është një veçori dhe një meritë sepse tregon kulturën e

shkrimtarit. Po, në anën tjetër, në disa raste, ky stil mund të bëhet pak i ftohtë,

cerebral, fraza mund të tingëllojë mirë në vetvete, po tregimi nuk të zgjon

gjithmonë mendim të pandarë nga ndjenja. Ndodh që ritmi i reagimeve të Dh. S.

Shuteriqit ngadalësohet, humbet ajo pikë nevralgjike që e zgjon dhe e mban gjallë

interesin e lexuesit”190.

Madje, Shapllo ndalet edhe te tregime të cilat mbeten ndër më të mirat e krijimtarisë së tij

edhe sot: “Të tregimet (Xha Demi dhe Zot e Rob”, kemi të bëjmë me raste tipike për

letërsinë, kur autori niset nga karakteret dhe jo nga ngjarja që mund të duket plot efekte

po që nuk çon në rezultate artistike”191.

188 D. Dilaveri “Në rrugën e zhvillimit të prozës sonë të shkurtër”, Shtëpia Botuese “Naim

Frashëri”, Tiranë. 1983, f. 6 189 J. Malo, “Shënime kritike: Kënga dhe pushka”, gazeta Zëri i Popullit, 29 korrik 1964, fq, 4 190 D. Shapllo,“Letërsia dhe realiteti, artikuj kritik”, Dalan Shapllo, Sh. B. Naim Frashëri, fq. 210 191 Po aty, f. 209

Page 96: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

96

Edhe vëllimi i radhës, “Kënga dhe pushka” u shoqërua me kritika në shtypin e

specializuar letrar. Abdurrahman Myftiu e fajëson autorin për njëfarë arsyetimi në

profilizimin e personazheve:

“Ai ka nxjerrë në shesh disa personazhe skematikë, si mësuesja e tregimit

“Shkallët e gurta”, kompozitori Jani Zara në tregimin “Këngë në minierë”. Me të

lidhet edhe një farë akademizmi i gjuhës, që arrin në disa raste dhe në të folurin e

personazheve; në të tilla raste duket dhe ndjehet që ajo nuk është gjuha e gjallë,

me nerv, e kohës. Ja përse deri diku mungon forca e komunikimit me lexuesin”192.

Edhe Halil Lalaj do të adresonte rezerva për mënyrën sesi përshkruhen personazhet në

tregimet “Çiftelia” dhe “Këngë në minierë”. “Novela (“Këngë në minierë”, - shën.red) në

përgjithësi vuan nga fakti që heroi nuk vepron lirisht. Ka raste, që në vend që shkrimtari

ta ndjekë natyrshëm heroin, heroi ndjek shkrimtarin. Por, a është e mundur kthesa e Jani

Zarës? Patjetër që po!”193. Recensionet që kanë shoqëruar përgatitjen e botimit të vëllimit

“Maratonomaku ynë” dëshmojnë jo thjeshtë ndikimin e procesit të censurimit por, tek-tuk

edhe ndërhyrjet në të mirë apo në dëmin e vlerave artistike. Nasho Jorgaqi shprehet për

tregimin “Ditët e sprasme të Gjorg Golemit: “Mund të harret nga disa fraza të shpeshta

fetare”194.

Ndërsa Razi Brahimi rezervon këto kritika:

“Në këtë përmbledhje do të sugjeroja që të mos përfshihen tregimet “Poeti dhe prifti”,

“Tundimi i Shna Ndout” për arsye se argumenti i tyre nuk do të ishte i përshtatshëm për

lexuesit e sotëm. Në të dytin (Tundimi i Shna Ndout) satirizmi nuk është aq therës e në

shenjë.”195.

Po ashtu, ai shton: Te “Një turjelë më shumë”, - sikur teprohet ca me bisedat për

gjarpërinjtë. Po të përdoren më rrallë, më efekt do të kenë. Edhe turjela, edhe qelbi mund

192 A. Myftiu; “Veprat e mira të artit e kanë burimin tek e vërteta e jetës, - mbi vëllimin me

tregime ‘Këngë në minierë’ të Dh. S. Shuteriqi”, Gazeta “Drita”, dt. 3 nëntor 2968 193 H. Lalaj; “Mbi tregimin Këngë në minierë”, revista Nëntori”, Nr. 10 (1968), fq. 172-179 194 “Recencë e Nasho Jorgaqit për vëllimin e ri të tregimeve të Dhimitër Shuteriqit”, AQSH,

Fondi “Dhimitër Shuteriqi, Nr. 826, D. 137 (Pa vit), f. 4 195 Po aty, f. 1

Page 97: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

97

të evitohen”196. Recensioni kishte për qëllim të të censuronte, por këto raste dëshmojnë

se deri ku shkoni filtrat e kontrollit ideologjik, paçka se Shuteriqi vlerësohej prej tyre si

një tregimtar që i “bën nder letërsisë shqipe me veprën e tij”.

Ndër studiueset që është marrë së voni me prozën e shkurtër të Dhimitër Shuteriqit ka

qenë edhe Tatjana Haxhimihali, e cila ka mbrojtur edhe tezën e doktoraturës. Një kopje e

dezertacionit197ndodhet në Bibliotekën Kombëtare, por pa akses për lexuesit dhe

studiuesit.

Dhimitër Shuteriqi ka hyrë në letërsinë shqipe si tregimtar: Në Fjalorin Enciklopedik

Shqiptar të Akademisë së Shkencave (1883) thuhet: “Fusha kryesore e veprimtarisë së tij

(Dhimitër Shuteriqi, shën.red) është tregimi, ku shquhet si një nga lëvruesit e tij”198.

Edhe pas viteve 90 ka pasur vlerësime për gjurmët e këtij autori në letërsinë shqipe. Në të

parën histori të letërsisë shqiptare pas rënies së komunizmit, studiuesi Robert Elsies,

teksa bën kronologjinë e ngjarjeve në sistemin letrar, e shquan Dhimitër Shuteriqin si

autorin e romanit “Çlirimtarët”, si autor i disa veprave studimore, por në asnjë moment

nuk evidenton publikimin e veprave tregimtare. Paçka se e pohon ekzistencën e tij si

tregimtar, në shfaqjet e veprave të mëvonshme. “...ai që do t’i jepte disi ngadalë tonin

prozës me tregimet e tij si dhe me romanin e tij, të parin roman shqiptar të pasluftës”199.

Pas viteve 2000 nuk ka pasur studime të thelluara rreth prozës së shkurtër të këtij autori.

Gjithsesi, nuk anashkalohen vlerësimet rreth prozës për fëmijë. “Krahas krijimtarisë për

të rritur ai (Dhimitër Shuteriqi – shën. red) ka dhënë ndihmesë të rëndësishme edhe për

letërsinë për fëmijë e të rinj, në ngritjen cilësore të prozës së shkurtër”200.

196 Po aty, f. 1 197 Autori iu ka drejtuar kërkesë Bibliotekës Kombëtare dhe autores që dezertacionit për të pasur

një kopje dhe për ta përdorur kundrejt kuadrit ligjor-rregullativ, por materiali nuk është vënë në

dispozicion nga ana e tyre. Shih BKSH Nr. Inv. os.000002936, vendi; os.10.a.28; “Dhimitër

S.Shuteriqi, tregimtar: disert. për marrjen e gradës "Kandidat i shkencave": Autori Tatjana

Haxhimihali (Razi Brahimi (udhëheq. shkenc.). - Tiranë, 1989, 175 fl. 198 Fjalori Enciklopedik Shqiptar, “Akademia e Shkencave e RPS të Shqipërisë. – Tiranë, 1985; f.

1071 199 R. Elsie; “Historia e letërsisë shqiptare”, [përk. Abdurrahim Myftiu] Shtëpia Botuese

“Dukagjini, Tiranë - Pejë 1997, fq. 381 200 A. Bishqemi; “Historia e letërsisë shqiptare për fëmijë”, Universiteti Aleksandër Xhuvani,

Page 98: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

98

Studiuesit Nasho Jorgaqi dhe Jorgo Bulo shprehen: “Shuteriqi është nga tregimtarët më të

fuqishëm e më origjinalë të letërsisë shqiptare një nga mjeshtrit e kësaj gjinie”201.

Shkrimtari Zija Çela e vendos krijimtarinë e Shuteriqit në një vazhdimësi lineare brenda

letrave shqipe: “Shuteriqi është nga shkrimtarët e novelistët e parë të letërsisë shqiptare të

pasçlirimit. Si trashëgimtar ky zhanër vinte i fuqishëm në letërsinë tonë nëpërmjet

Migjenit, Nonda Bulkës, Dhimitër Paskos dhe autorëve të tjerë me zë”202.

Në fjalorin enciklopedik të Akademisë së Shkencave, jepet një vlerësim si prozator.

“Tregimet e Dh. S. kanë tematikë të larmishme. Vëmendjen e autorit e kanë

tërhequr ngjarje kulmore të sëkaluarës historike, figura të historisë e të kulturës

kombëtare, jeta e vështirë e njerëzve të thjeshtë dhe sakrifica e tyre në luftë,

ngjarje dramatike e poetike të kohës së tij, etj.. Në to janë përjetësuar Gjorg

Golemi legjendar, Marin Barleti, Pjetër Budi, Dhaskal Todri, Ismail Qemali, Dora

d’Distria, A. Z. Çajupi e të tjerë. Duke u nisur nga dy burime të mëdha që

ushqyen frymëzimine tij si tregimtar, historia dhe folklori, Dh. Sh., krijoi një tip

proze që rrjedh në shtratin e ligjërimit popullor dhe zbulon koloritin e jetës

shqiptare e të fshehtat e shpirtit njerëzor me një gjuhë të pasur e të

rrjedhshme”203.

Si përfundim, e gjithë proza e shkurtër e Dhimitër Shuteriqit është analizuar përciptas nga

kritika e para viteve 90, por edhe pas saj. Një pjesë e diskursit të kritikës socrealiste është

kritike ndaj veprës së Dhimitër Shuteriqit, pikërisht asaj krijimtarie e cila doli në

qarkullim në fillimin e viteve 60, në kohën kur në Shqipëri ishte krijuar njëfarë lirie

krijuese për shkak të ndryshimeve të brendshme dhe të jashtme.

Në këtë kohë, veç këtij autori, shfaqen edhe vepra të shkrimtarëve të tjerë si Mustafa

Greblleshi, Ismail Kadare, Dhimitër Xhuvani, Bilal Xhaferri, Naum Prifti, etj., të cilat

kanë shmangie të konsiderueshme nga rregullat e metodës së realizmit socialist.

Departamenti i Letërsisë. – Elbasan, 2001, f. 371 201 Po aty, f. 47 202 Z. Çela, “Nënvizime nga vepra e një shkrimtari dhe studiuesi”, revista Nëntori”, organ i

Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, nr.2 1986, f. 69 203“Fjalori Enciklopedik Shqiptar”, [Botim i ri]; “Akademia e Shkencave e Shqipërisë. – Tiranë;

2009, f. 2674

Page 99: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

99

Gjithsesi, duhet thënë se vepra e Dhimitër Shuteriqit është e (pa) lexuar në tërësinë e vet,

qoftë brenda zhanrit të tregimit shqiptar, por edhe krahasuar me sistemin letrar në

përgjithësi.

Page 100: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

100

5 QASJA NDAJ PROZËS SË SHKURTËR

“Piktori, sado t’i kishte vizatuar të mëdhenj sytë e saj, aq të

mëdhenj nuk do t’i kishte vizatuar sa ç’i vizaton kujtesa e

fëmijërisë sime”204 (Vërshime vjeshte).

Teksa lexon tregimin e Dhimitër Shuteriqit, konstaton një nivel relativisht të lartë të

njohjes së teknikave narrative të prozës së shkurtër, sidomos tek krijimtaria e viteve ‘70-

‘80. Konceptimi për tregimin, njohja teorike, përdorimi i mjeteve narrative, etj., e bëjnë

Shuteriqin ndër tregimtarët më të spikatur të letërsisë së realizmit socialist, të dallueshëm

edhe nga shumë prozatorë të tjerë bashkëkohës, të veçantë në stil, me risi në teknikat

rrëfimtare në prozën e shkurtër shqipe, etj. Ai lëvroi lloje të ndryshme të tregimit në

aspektin tematik, si tregimin për fëmijë dhe të rinj, tregimin historik, por edhe tregimin

realist; gjithashtu bëri sprova me tregimin poetik, me reportazhin letrar (i përdorur

gjerësisht gjatë viteve ’60 nga autorët kryesorë të asaj periudhe si I. Kadare, D. Agolli,

etj). Është ndër autorët që i ka provuar të gjitha llojet e provës së shkurtër përgjatë gjithë

aktivitetit të tij letrar.

5.1 Tregimi i Shuteriqit sipas teorisë së Carl Grabo

Veç njohjes së shumë tregimtarëve të Edgar Allan Poe, ka të dhëna se ai ka njohur dhe

studiuar teorinë e Carl Grabo, të shpalosur te vepra “Arti i prozës së shkurtër”205.

Formimi teorik i Shuteriqit është ndikuar ndjeshëm tek ky teoricient i njohur amerikan i

fillimshekullit të XX, i cili i jepte një vend të rëndësishëm kujtesës në mënyrën e

204 Dh. Shuteriqi; “Vërshime vjeshte”, Shtëpia Botuese “Naim Frashëri”, - Tiranë, 1983, f. 310-

311 205 Shih fletoren me titujt e librave që ka biblioteka e Dhimitër Shuteriqit, e cila është pjesë e

Fondit Nr. 826 “Dhimitër Shuteriqi”, AQSH, D. 17. Në mes tyre gjendet edhe vepra e Carl

Grabo “The art of short story”.

Page 101: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

101

sendërtimit të këtij zhanri, historisë, incidentit, personazhit, raportit të ngjarjeve me njëra-

tjetrën. Mbi të gjitha ai e sheh një përngjashmëri të tregimit me biografinë, e cila vjen si

një tërësi incidentesh.

Figure 2 Skema e Carl Grabo sesi rrëfimtari ndërton incidentet në historinë e tregimit

“Incidentet e biografisë kanë një marrëdhënie nga njëra te tjetra kryesish ashtu siç

ato qendërzohen në një personalitet të përbashkët, ‘Unë’. Nga ky ato përhapen si

këmbëzat e rrotës. Marrëdhënia e tyre është kronologjike. Disa prej incidenteve

mund të kenë një marrëdhënie dytësore në histori ashtu siç ka incidente që janë të

palidhura me njëra tjetrën. Këto grupime dytësore janë historitë në rreth.

Incidentet e një historie janë tamam si këmbët e një karrigeje. Ato janë

përzgjedhura për këtë qëllim specifik”206.

Sipas Grabo ekzistojnë dy lloje të marrëdhënieve të incidenteve; kronologjike dhe

logjike.

Shuteriqi është nga ata tregimtar që e kërkon historinë brenda kujtesës, tek e kaluara e tij,

te ngjarjet e vogla apo të mëdha, te personazhet reale, etj. Kjo histori është e zakonshme;

teksa ai e përpunon, mban shënime, regjistron fjalë dhe fraza, e ndërton skemën

qartësisht, e vë në funksion të metodës dhe e zbaton me intrigë, me teknikë tregimtare,

fjalor të pasur, etj. Këtë konceptim e hasim kryesisht te tregimet për fëmijë dhe të rinj,

duke filluar që nga “Gurnceka” dhe më pas rimarrja jo thjeshtë e tematikës, por edhe e

206C. Grabo, “The art of short story”, C. Scribner's sons, New York, Chikago, Boston, 1913. Fq.

13

Page 102: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

102

teknikave të rrëfimit përmes rrëfimeve të një personazhi të quajtur “Skënder” te veprat

“60 tregime në një”, “Kur rendte hëna nëpër re” dhe “Vërshimet e vjeshtës”.

“...tani që po mbushen 60 vjet që nga ajo moshë, unë zbuloj në kujtesë një si

mendim të paçanësuar, që as ata dinin ta thonin as unë e them dot se ç’qe. Po

ç’mund të jetë tjetër një mrekullim, veçse diçka që nuk di të shprehet?”207.

“Incidentet negative në kohë mund të jenë të pakta dhe të dobëta, por ato e vijojnë

aksionin ngadalë, papërshtatshmërisht, për të rritur te lexuesi ndonjë kuriozitet të madh

teksa del tregimi. Në historitë e këtij lloji ne do të gjejmë më tej cilësi kompensuese të

karakterizimit apo të përmbajtjes intelektuale. Ai do të mjaftohet në këtë pikë për të

treguar nevojën e përgjithshme në ndërtimin e historisë së mirë-ekuilibruar dhe të

fuqishme të forcave kundërshtare”208.

Në këtë studim janë marrë në konsideratë të gjitha konceptet e Carl Grabo për pikën e

pamjes, unitetet e veprimit, kohës dhe vendit, ekspozimi dhe përgatitja, rendin e rrëfimit,

skicimin e personazhit, përshkrimin e personazhit dhe të vendit, dialogun, tipet e ideve të

historisë, pesha që kanë titujt dhe emrat e tregimeve, sugjestioni dhe përmbajtja, uniteti i

tonit në tregim dhe psikologjia e histori-shkrimit”, të cilat duket se janë të njohura shumë

mirë dhe të aplikuara te tregimi i Shuteriqit, ku në jo pak raste shfaqen anomalitete mes

“aspekteve të formës” dhe “historisë” së përzgjedhur për treguar. Sot kanë evoluar

dukshëm studimet për prozën e shkurtër, teoritë rreth saj dhe konceptet, një pjesë e të

cilave janë marrë në konsideratë edhe në këtë studim.

Por tregimete Shuteriqit, në shumicën e tyre, sidomos ato që kanë rrëfimtar fëmijën

(“Gurnecka”, “60 tregime në një”, “Kur rendte hëna nëpër re”, “Vërshime vjeshte”) dalin

nga skema klasike e organizimit të tij. Pra, nuk respektohet skema e parashtrimit,

ndërtimit të konfliktit, rritja e veprimit, klimaksi, rënia e veprimit, dhe zgjidhja apo

përfundimi. Stili i Shuteriqit vjen i shtruar, pa klimaksin tipik, apo me një klimaks (pika

më e lartë e tensionit, e intensitetit apo forcës) që nuk të befason; me një tension të

brendshëm, i tejmbushur me përshkrime që shkojnë deri në detaje, me dialog të shtruar

207 Dh. Shuteriqi; “Vërshime vjeshte”, [tregimi “Një send bukurie”]Shtëpia Botuese “Naim

Frashëri”, - Tiranë, 1983, f. 309 208 Po aty, f. 18-19

Page 103: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

103

dhe gjuhë tejet të pasur me arkaizma, dialektizma, fjalë të huaja, neologjizma, që të gjitha

në funksion të tipizimit të personazhit, të cilat të befasojnë në momente të caktuara.

Ashtu siç ndodh që disa nga tregimet e këtij autori nuk e ruajnë unitetin e tonit, gjë që

ndikon edhe në cilësinë e prodhimit artistik. Kjo ndodh kryesisht te tregimet ku rrëfimtari

humbet pas përshkrimeve të stërzgjatura dhe nuk mban linjën e aksionit; apo tek ato

tregime që kanë “histori ideje” dhe mendimi kontrollon zhvillimin e natyrshëm të tij. Tek

tregimet që i qëndrojnë strikt metodës krijuese të realizimit socialist, fantazia me pasurinë

e saj zbehet për shkak të ndërhyrjes së “autorit të implikuar”.

5.2 Përqasje për klasifikimin e tregimit të Shuteriqit

Krijimtarinë në prozën e shkurtër mund ta klasifikosh për qëllime studimi në disa

mënyra. Teoricienit James Cooper Lawrence sjell dy propozime për klasifikim: Së pari;

sipas brendisë: 1. Tregimi i fakteve: 2. Tregimi i fantazisë. Së dyti, sipas formës: 1.

Tregime të rrëfyera historikisht; 2. Tregime të rrëfyera në aspektin dramatik; 3. Tregime

të rrëfyera didaktikisht”209.

Ndërsa Suzan Loafer propozon një tjetër ndarje: 1. Tregimi statik, i cili “përshkruan

thjeshtë heroin kryesor në një gjendje ose në një gjendje tjetër dhe kap vetëm aq, sa t’iu

zbulojë lexuesit shkaqet apo ato shkaqe pasojë e të cilave është kjo gjendje”: 2. Tregimi

dinamik, i cili e “shpie heroin kryesor nëpër linjën e dy a më shumë gjendjeve dhe

kësisoj mund të përfshijë disa faza shkaqesh, pasojë e të cilave janë këto gjendje”210.

Në rastin e Shuteriqit, prodhimtaria e tij tregimtare mund të bëhet një klasifikim i prozës

edhe sipas segmenteve kohore; por edhe sipas metodës krijuese që ka përdorur.

Njëherësh, ai ka eksploruar tregimin për fëmijë, tregimin për të rinj dhe tregimin për të

“rritur”. Edhe lënda të cilën ka përdorur për shkrimin e tregimit vjen nga bashkëkohësia,

tregimi historik, por ka eksploruar edhe tregimin fantastiko-shkencor.

209 “Teoria e novelës dhe tregimit” [Përgatiti Dr. Hysni Hoxha], “Flaka e Vllazërimit”. – Shkup,

1995, f. 149. 210 Po aty, f. 155

Page 104: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

104

E gjithë krijimtaria e Dhimitër Shuteriqit mund të ndahet në tre grupe, bazuar mbi

tematikën dhe historitë. Në këtë kontekst, “me histori kuptojmë ndryshe edhe “fabulën”;

pra materialin bazik i përdorur në tërësinë e ngjarjeve”211– pra janë përfshirë tregimet në

secilin prej vëllimeve të botuara:

5.2.1 Proza e realiste (socialiste)

Në këtë grupim janë përfshirë tregime që i përkasin gjysmës së parë të periudhës së

krijimtarisë së tij dhe që rrokin temat e bashkëkohësisë, të cilat i kemi quajtur realiste-

socialiste sepse njëherësh shfaqen edhe tregime që i kanë qëndruar strikt rregullave të

metodës socrealiste, por ka edhe tregime që vijnë si ndikim i metodës së realizmit apo të

natyralizimit. Në këtë grupim futen veprat:“Pesë tregime” (1953), “Rruga e rinisë”

(1953), “Takime paqe” (1955), “Kënga dhe pushka”(1963), “Këngë në minierë”(1968)

“Një mal me këngë”(1974) dhe së fundi “Te Qafa e Botës”(1986), i cili përmbledh

tregime të shkruara kryesisht gjatë viteve 1972 - 1978. Në këtë vëllim të fundit të autorit

janë përfshirë edhe tregime historike, të tilla si “Pulbardhat e Ilirisë”, “Beu Dhespoti dhe

Kristoforidhi”, “Kafe Rish” e ndonjë tjetër, apo ndonjë tregim tjetër qëështë i përket

krijimtarisë për fëmijë dhe të rinj.

Fillesat në prozën e shkurtër e kanë zanafillën para çlirimit me disa skica (“Tani”,

“Mëshikat”, etj.) me një estetikë realiste, por vëllimet e para sjellin krijimtari ku teksti e

ka të zbehtë funksionin letrar artistik dhe potencohet funksioni ideologjik dhe edukativ

përkundrejt atij letrar. Temat që merr tregimtari nuk janë reflektim i brendshëm por janë

çështje që shtronte koha fill pas çlirimit, të tilla si: mbështetja e forcave komuniste të dala

nga lufta, asgjësimi i bashkëpunëtorëve nazifashistë dhe sekuestrimi i pasurive të tyre,

reformat e tokës, hapja e shkollave të reja, rindërtimi i vendit, etj. Këto tregime janë të

parealizuara artistikisht, ndonëse japin “shenjat” e një tregimtari të mëvonshëm. Vetë

Dhimitër Shuteriqi. “Unë më 1953 botova librin tim të parë “Pesë tregime” që është i

211 Prince, Gerald; “A dictionary of Narratology”, University of Nebraska Press. – Lincoln &

London, 1987

Page 105: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

105

dobët (vizohet nga autori, - shën red.) i një fillestari”212.

Botimi i librit “Kënga dhe pushka” u vlerësua nga kritika dhe lexuesi i asaj kohe.

“Ky libër është i rëndësishëm në prozën tonë të realizimit socialist dhe shquhet

për mendimin që sjell autori, për rikrijimin e ambienteve shqiptare, për gdhendjen

e disa tipave që mbajnë erë nga toka jonë, për stilin e punuar dhe gjuhën e pasur

dhe për aftësinë në thurjen, në përgjithësi, realiste të tregimit, si një gjini shumë e

nevojshme që po zhvillohet tek ne”213.

Me rastin e botimit në anglisht të librit të parë me tregime të këtij autori, “The lute and

the cifle”, shkrimtari dhe studiuesi Fatmir Gjata shprehet në parathënien e tij:

Narrativa e Shuteriqit përmban një llojshmëri të subjekteve që nga kohët e

hershme historike (Gjorg Golemi), në kohën e luftës nacionalçlirimtare e deri në

ditët tona. Shuteriqi nuk është i dhënë pas ngjarjeve në sipërfaqen e tyre. Madje,

ai shpesh shmanget nga faktet reale dhe konkrete dhe i rimodelon ato artistikisht

duke proceduar në të gjitha rastet nga përvojat e shumta të jetës së tij personale.

Ai është larg nga metoda përshkruese e ngjarjeve dhe fakteve. Në ngjarjet të cilat

përshkruhen në mënyrë shumë koncize, të çliruar nga tepritë, ai është i lidhur me

kuptimin e tyre filozofik, me idenë që gjendet thellë brenda tyre, me mendimin që

ato përmbajnë në vetvete”214.

Edhe dy vëllime të tjera, “Këngë në minierë”(1968) dhe “Një mal me këngë”(1975) i

përkasin kësaj metode krijuese. Tematika vjen e diktuar nga lart tek autori. Kjo vihet re

sidomos tek këto tregime: “Shkallët e ngurta” dhe “Tetë letrat e Valtit” (trajtohen

fenomenet e martesës në djep dhe martesës me shkusi, në kuadrin e fushatave që

ndërmerreshin atëherë), “Ndershmërisht” (dhuna e prindërve ndaj fëmijëve), “Këngë në

minierë” (masivizimi i artit dhe dërgimi i artistëve në zonat më të thella për të njohur dhe

212 “Vërejtjet që ka prof. Dhimitër Shuteriqi rreth shkrimeve të gazetave të ndryshme në Shqipëri

dhe të ndonjë botimi jashtë rendit, si në Maqedoni”, AQSH; Fondi “Dhimitër Shuteriqi” Nr. 826.

D. nr.9, f. 826, viti 1995, 17 fl. 213 D. Shapllo, “Letërsia dhe realiteti, artikuj kritik”, Sh. B. Naim Frashëri. Tiranë, 1968 (f. 206) 214 F. Gjata [introduction] “The lute and the rifle”, Dh. S. Shuteriqi, përkth. Ali Cungu, Sh. B.

”Naim Frashëri. – Tiranë, 1965, f. 7

Page 106: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

106

pasqyruar jetën e njerëzve).

Krijimtaria e përfshirë në këto tre libra sjell të dhëna me vlerë për studim sepse autori

është në kërkim të përsosjes së diskursit narrativ, eksperimenton njëherësh edhe me

tregimin historik (“Fyelli i Tanës”, “Ditët e sprasme të Gjorg Golemit”, “Buka dhe

thika”, “Farë trimash” “Kishin kaluar 150 vjet”, etj.); shfaq shmangie nga rregullat

strikte të metodës së realizmit socialist në disa prej tregimeve të tij, duke përdorur

elementë të letërsisë romantike, natyraliste apo realiste. Shmangie të tilla hasen lehtësisht

te tregimet “Zot e rob”, Venusi i Alpeve”, “I dhemburi Dhëmbel”, “Trëndafila ndër

avllia”, “Kujtime stanesh”, “Dispeçerja”, “Im atë dhe deti”, “Shefert”, etj. Këto tregime i

shkelin rregullat morfologjike të metodës së realizmit socialist, në raport me tematikat që

trajtojnë, në mënyrën e tipizimit të personazhit, mënyrën e ndërtimit të rrëfimit, raportin e

artit me ideologjinë etj. Ato u vunë në shënjestër të kritikës socrealiste në fundvitet ’60.

Në këto tre vëllime janë përfshirë edhe të ashtuquajturat “buronja” ose reportazhet

letrare, i njohur nga kritika e asaj kohe si përshkrimi letrar, të cilat sjellin përshkrime

nga Shqipëria socialiste. Megjithëse janë udhëpërshkrime me funksione të pastra

edukative dhe ideologjike, ato shmangen nga qëllimi i tyre shpeshherë duke bërë

përshkrime të natyrës mbresëlënës (përshembull, shih tregimet “Nga Tirana në Valbonë”,

“Në gjurmët e pranverës”), apo mënyrat e pasqyrimit të realitetit, ku konstatohet një

raport i zhbalancuar mes Shqipërisë së asaj kohe (komuniste, - shën.red.) me atë të së

kaluarës përmes informacioneve të bollshme të karakterit historik (shih tregimet “Te

Buronjat”, “Gjaku inë i shprishur”, “Mbi radar, syri i Kapitenit”, “Shënime udhëtimi”)

në vendet që përshkruan.

Në këtë periudhë shfaqet edhe një disa tregime me nota të theksuara satirike. Të tilla janë

disa prej tregimeve të botuara edhe në vëllimin e parë “Gurnecka”, por përmendim

tregimet e mëvonshme si “Baltërave të Myzeqesë” (mbi bazën e të cilit është realizuar

edhe filmi “Koncert në vitin 36”), “Pendët e gjelit”, “Vila me trëndafila”, etj.. Ndonëse

disa prej tyre shigjetojnë realitete si ai i kohës së Zogut, ironizojnë përfaqësues të

pushtetit të asaj periudhe, trajtojnë veset, injorancën apo tradita arkaike, këto tregime

kanë një sens të fortë parodik, duke shfaqur një aspekt tjetër të prozës së tij.

Page 107: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

107

Më poshtë vjen një situatë komike në komunikimin mes prefektit Hamdi bej dhe një

grupi anglezësh në zyrën e tij, ku janë përdorur disa teknika si portretizimi i personazhit

si injorant, fjalori tipik, dialogu etj. te tregimi “Pendët e gjelit”:

“Prefekti mendoi se ishte çasti të fliste për mikpritjen shqiptare. Miqtë ia morën

fjalën në gojë. Ata përmendën një sërë udëhtarësh anglezë e të tjerë, të cilët kishin

kaluar nëpër Shqipëri gjatë mëse një shekulli, kishin shkruar për Shqipërinë dhe i

kishin kushtuar faqe të tëra mikpritjes që këtu i kishte mahnitur.

-Ju do të keni dëgjuar, patjetër, për poetin tonë të madh, që vizitoi Ali pashë

Tepelenën, - tha anglezi.

-Për qafir Poqvillin? Si jo, kam dëgjuar, posi. Ali pashai thoshte se është batakçi e

birsën. Mos ia përkthe këto fjalë terxhuman, po qafir i thoshte Ali pashai atij derri

Poqvill, anglezit.

-Ai është frëng, Hamdi bej, - tha nën zë Stefani.

-Frëng, anglez, përse duhet të di unë se ç’ishte qafiri? Ti shpjegojua, se për këtë

ma di englezçen. Hajt, shpirtëm.

Avokati shpjegoi si mundi dhe shprehu fjalët më të mira për poetin anglez, të cilit,

tha ai, prefekti s’po ia kujtonte dot tani emrin’

-Ju kuptojmë, ju kuptojmë fare mirë, - pohuan me kokë të dy anglezët. – Kujtimi i

largët i Lordit Bajron ka arsye tëjetë stompuar në këto vise”215.

Tregimi “Baltërave të Myzeqesë” është i mbushur me detaje të tilla komike, të cilat e

mbajnë lexuesin në tension dhe të interesuar, falë fjalorit që ka proza, batutave, tipizimit

të personazheve, deformimit të fjalëve, përdorimit të fjalëve të huaja (turqizmave),

kontrasteve mes realiteteve dhe mentaliteteve, etj.

“Kur u mbyll dera vetë, që nag rrapi i çarshisë erdhi zëri i tellallit:

215 Dh. Shuteriqi, “Një mal me këngë” [tregimi “Pendët e gjelit”], Sh. B. Naim Frashëri”. –

Tiranë, 1975, f. 278-279

Page 108: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

108

-Esnafë, zotërinj, dëgjoni tellallin tuaj, Hajrullanë, që t’ju gëzojë sot, se në

kasabanë tonë e kanë sajdisur dy zonja, njëra do të këndojë, tjetra që do të lozë me

of aman, një saze marshallah, sa një hambar! Ç’këngë që të doni ju, sa këngë që të

doni, këtu, mu te rrapi i çarshisë! Pesë lekë, kush të detë! Kush të mos detë, sa të

detë! Këngë nga të gjitha!

Dhe prapë po tellalli:

-Kush të detë mish, mish të lirë, mish të mirë, dhjamë mishi, mëshqerrë,

motmotake, si te Kozi, të nxitojë e të blejë, një lek më pak se në tërë

sallhanen!216”

Përmasa e ironisë dhe sarkazmës në prozën e shkurtër shfaqet edhe te tregimi “Tundimi i

Shna Ndout”. Ndonëse ndërton një rrëfim bazuar mbi idhujtarinë dhe fuqinë në besim te

shenjti Shna Ndou, në këndvështrimin e tij prej rrëfimtari ateist, sjell refuzimin e

mrekullive nga Shna Ndou si lojë që Shna padre Marku i bën arkipeshkvit dhe gjithë

famullisë: “Dhe që atëherë e këndej, kur flitej për ndonjë mrekulli në Shkodër, nuk thuhej

“Shnandou gjallë”, po “Shna padre Marku gjallë”217.

5.2.2 Proza për fëmijë dhe të rinj

Tregimet që përfshihen në këtë grupim kanë funksion kryesisht edukativ dhe didaktik, ku

përmblidhen histori të ndikimit emocional dhe aksionit; “Gurnecka” (1957), “Fyelli i

Marsiasit (1961), “60 tregime në një” (1979), “Kur rende hëna nëpër re” (1982), “Gjethet

e vjeshtës” (1983).

Vetë autori i lidh vëllimet me njëra-tjetrën edhe si tërësi rrëfimesh të dedikuara për fëmijë

dhe të rinj. Periudha 20-vjeçare e krijimtarisë së tregimit me këtë tematikë është përfshirë

te vëllimi “60 tregime në një”.

216 Po aty, [tregimi “Baltërave të Myzeqesë”], f. 310 217 Dh. Shuteriqi, “Maratonomaku ynë” [tregimi “Tundimi i Shna Ndout]; Sh. B. “Naim Frashëri.

– Tiranë, 1977, f. 365

Page 109: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

109

“Këto tregime (që s’janë rrëfime, veç ndonjë rasti) janë shkruar për të rinjtë e

moshave të ndryshme. U shkruan dorë-dorë, duke nisur nga viti 1957. Atë vit në

librin e quajtur ‘Gurnecka’ kam botuar një cikël prej 22 tregimesh. Mendjen e

kisha që ciklin ta shtoj. Më 1963, në librin “Fyelli i Marsiasit” bashkë me ciklin

në fjalë botova edhe disa tregime të tjera për të rinjtë. Ndonjë prej tyre e futa në

këtë libër të ri që botoj sot, ku cikli është zgjeruar, siç e tregon edhe titulli. Ai gati

është trefishuar me tregime të reja, që shkriva sidomos këto dy vjet të fundit, dhe

me ndonëj që nxora nga ndonjë tjetër libër imi. Tiranë, korrik 1979"218.

Pra, tregimi vjen si tërsi mbresash të rrëfyera artistikisht. “Kemi në to kujtime, mbresa

dhe rrëfime nga më të ndryshmet, si të gjyshes, të mësuesve, të miqve, të patriotëve duke

përfshirë një kohë të gjatë që shkon gjer aty nga mesi i shekullit të XIX veç kalimeve dhe

digresioneve që evokojnë mesjetën duke zbritur disa shekuj thellë. Por periudha kryesore

ku inkuadrohen dhe lëvizin ngjarjet rreth kujtimeve të autorit është ajo prej viteve ’20

deri në vitet ’30219. Sipas Kongolit, “në këtë tubëzim tregimesh vihet re synimi i

prozatorit për t’iu kthyer edhe një herë kujtimeve të vegjëlisë, pikturimit më të gjerë të

asaj bote me të mirat dhe të këqijat e saj, nëpërmjet ngjarjeve që ka jetuar apo rrëfimeve

që ka dëgjuar, kështu tabloja e jetës mjaft autentike e asaj kohe, i zgjeron kornizat e saj

(në skica, tregime, kujtime, mbresa, përshtypje, që së bashku ngjajnë si gurë të një

mozaiku të paraqitura me realizëm dhe vërtetësi artistike”220.

Edhe vëllimi “Kur rendte hëna nëpër re” është vazhdim i kësaj mënyre të rrëfimit. Vetë

autori në shënimin në fund të librit shprehet:“Në pjesën e parë të këtij libri, autori është

përpjekur të plotësojë, me tema të reja, tregimet e një fëmije dhe të një të riu të dekadave

të paraçlirimit. Këto tregime s’janë rrëfime as kujtime dhe pse janë vënë në vetën e parë.

Ato u drejtohen moshave të reja për të njohur kohën në të cilën vendosen dhe janë

vazhdim i vëllimit “60 tregime në një” që u botua pak kohë më parë. Tregimet e tjera u

drejtohen po atyre moshave, po nuk kanë lidhje me pjesën e parë”221. Edhe këtu,

“kujtimet e së kaluarës kanë gjithnjë brenda mallin, nostalgjinë, perceptimin e mjegulluar

218 Dh. Shuteriqi, “60 tregime në një”, Sh. B. “Naim Frashëri. – Tiranë, 1979, f. 5 219 B. Kongoli, revista “Nëntori”, nr. 11, 1983, f. 57 220 Po aty. f. 57 221 Dh. Shuteriqi, “Kur rendte hëna nëpër re”, Sh. B. “Naim Frashëri”. – Tiranë, 1982, f.243

Page 110: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

110

të dukurive që mbështillen gjithandej nga tisi romantik”222.

“Triologjia” e këtij tipi të tregimit mbyllet me vëllimin “Vërshime vjeshte”. Në fund të

vëllimit, autori ka vënë shënimin: “Këto tregime u shkruan, përveç ndonjërit, në vitet

1981 dhe 1983. Autori është përpjekur që me tema të tjera, të plotësojë ciklin e botuar në

“60 tregime në një” dhe “Kur rendte hëna nëpër re”, mbi jetën e një fëmije dhe të një të

riu në vitet 10-40 të këtij shekulli”223.

“Udhëtimet, ndodhitë historike, tipat e karakteret e njerëzve me të cilët fëmija lidhet

përkohësisht, ngjarjet e bukura gazmore, dramatike e komike veprojnë mbi vetëdijen e tij

si faktorë me rëndësi formuese”224.

“Materia e të gjitha tregimeve është bërë jeta e njeriut në fëmijërinë dhe rininë e tij, që

përkon në kohë me gjysmën e parë të shekullit tonë. Autori zgjedh episode të jetës së tij

që kur ndoshin kalojnë si gjëra të zakonshme, por më pas marrin vlerë “send bukurie”,

gëzime që rriten) “kur jeta bëhet ‘send bukurie’, ia vlen të jetohet dhe ia siguron domosdo

vetes dimensionin e vazhdimësisë”225.

Në shumicën e rasteve, tek të tre këto vëllime, tregimet janë të lidhura me njëra-tjetrën

përmes karremave narrativë, gjë që e mban të lidhur lexuesin në të njëjtën “semiosferë”.

Siç e pohon edhe Besnik Mustafaj, kujtimet janë një “send bukurie”. “Unë mbaj mend

prej asaj poeme që të shastis me figura, vetëm çka mund të kuptoja, ose më mirë, të

ndieja në të dalë të fëmijërisë: mrekullimin përpara sendit të bukur. Dhe dy nga vargjet e

para të vjershës që nis me një akord të tillë mendimi e ndjenje poetike: “Një send bukurie

është një gëzim përngaherë, ai asnjëherë nuk bëhet asgjë...”226.

Në tregimin “Hosia e Malit (I)” rrëfimtari thotë: “I rrëfej këto siç i kujtoj, sikur t’i kisha

222 Y. Çiraku, “Tregime që sjellin me emocion vitet e fëminisë, - Duke lexuar vëllimin me tregime

‘Kur rendte hëna nëpër re’ të Dh. S. Shuteriqit” Revista Nëntori, organ i Lidhjes së Shkrimtarëve

të Shqipërisë, nr. 6. viti 1983, Tiranë, f.227 223 Dh. Shuteriqi, “Vërshime vjeshte”, Sh. B. Naim Frashëri”. – Tiranë, 1983, fq. 313 224 R. Brahimi, “Vepra Letrare 1 – Dhimitër S. Shuteriqi” (parathënie), Shtëpia Botuese “8

Nëntori”, Tiranë, 1982, - fq. 30 225 B. Mustafaraj “Shënime për librat: Informacion i gjerë i organizuar me mjeshtri – Vëllimi me

tregime “Vërshimet e vjeshtës i Dh. Shuteriqi”, gazeta Drita, nr. Datë 1983 226 Dh. Shuteriqi, “Vërshime vjeshte” [tregimi “Send bukurie”] Sh. B. “Naim Frashëri”. – Tiranë,

1983, f.309-310

Page 111: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

111

fotografuar”227.

Këto tregime kanë një stil poetik, të rrëfyera shtruar, pa incidente, me fuqi shprehëse. Tre

vëllimet e para janë shkruar teksa autori ndodhej në Pogradec. “Dhe kështu lidhja me

Pogradecin erdhi dhe përcaktoi edhe një marrëdhënie thelbësore midis qytetit dhe

letërsisë së tij, posaçërisht të asaj letërsie që ia kushtoi kujtimeve të asaj kohe. Fillimisht,

me vëllimin “Gurnecka” dhe më pas me “Fyelli i Marsiasit” dhe me “60 tregime në

një”228.

Dhimitër Shutetiqi është përfshirë në antologjitë e letërsisë për fëmijë edhe sot:

“Krijimtaria e Shuteriqit për fëmijë, edhe pse temën e ka marrë nga e kaluara, mbetet një

vepër me brendi aktuale. Kjo veti rrjedh kryesisht nga cilësitë e autorit si mjeshtër i penës

dhe i fjalës shqipe”229.

Po ashtu, këto tregime iu adresohen fëmijëve dhe të rinjve por lexuesi i tyre mund të jetë

edhe i rritur.

Këto libra kanë pasur komunikim aktiv me lexuesit para viteve ’90 por në tërë korpusin

tij tregimtar, zënë një vend të veçantë tek ky autor; qoftë përsa i përket mënyrës së

veçantë të rrëfimit, shndërrimin e kujtimeve në njëlëndë për rrëfim, teknikat rrëfimtare,

pasuritë gjuhësore, përshkrimet e trevave, personazheve dhe ngjarjeve të cilat jetojnë mes

reales dhe fictionit. Kjo ndodh edhe për shkak të strategjisë së rrëfimtarit, i cili shfaqet si

autori i nënkuptuar, i cili më tej është i barazvlefshëm me autorin real. Një gjë e tillë i

shkakton probleme receptimit të veprës me lexuesit sot.

5.2.3 Proza me tematikë historike

Në këto tregime ndonëse kanë tematikë historike, histori të idesë dhe të personazhit: Aty

përfshihen“Maratonomaku ynë” (1977), “Sytë e Simonidës” (1983, por i botuar në vitin

1998 dhe i ribotuar në vitin 2009).

227 Po aty, f. 26 228 M. Shuteriqi, “Një jetë në dashuri”, Sh. B. “Dituria”. – Tiranë, 2006, f. 36 229 A. Bishqemi; “Historia e letërsisë shqiptare për fëmijë”. – Sejko, 2001 Universiteti

“Aleksandër Xhuvani”, Departamenti i Letërsisë, f.372

Page 112: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

112

Fundi i viteve ‘50 dhe deri në fillimin e viteve ‘80 përkon me lëvrimin e prozës me

tematikë historike. Sprovat e para nisën me “Fyelli i Tanës” dhe “Ditët e sprasme të

Gjorg Golemit”. Më tej vijuan “Kishin kaluar njëqinde e pesëdhjetë vjet”, “Buka dhe

thika”. Dalja me një vëllim më vete “Maratonomaku ynë”, i cili përmbledh 21 tregime,

shfaq një profil ndryshe të tregimit me temë historike. Autori enciklopedik, i pajisur me

teknika narrative, iu qaset momenteve të caktuara të historisë apo personazheve jo për të

prodhuar një prozë historike. Jeta e Marin Barletit, Pjetër Budit, Dhaskal Todrit, Petro

Korçari, Konstandin Kristoforidhit, Naum Veqilharxhi, Vangjel Zhapës, Naim Frashërit,

Andon Zako Çajupit, Haxhi Qamilit, Mihal Gramenos, Mujo Ulqinakut, Ndrecë Ndue

Gjokës, etj. nuk na rrëfehet as si fakt historik dhe as një biografi. Tregimet vijnë më tepër

si shtjellim idesë që del përmes këndit të vështrimit të secilit prej këtyre personazheve.

Ato nuk japin më shumë të dhëna për lexuesin, por thjeshtë shkaktojnë simpati ose

antipatinë te lexuesi. Fakti historik nuk shërben për t’i shkuar më tej të shkuarës, por për

të ridimensionuar secilin prej personazheve brenda mendjes së lexuesit. Për secilin prej

këtyre autorëve Shuteriqi ka bërë edhe studime të karakterit historik por edhe letrar.

Përmasën historike të tyre e gjen te vepra të tilla si: “Autorë dhe tekste”, “Nëpër shekuj

letrarë” dhe “Gjurmime letrare”.

5.3 Historia si mënyrë për klasifikimin e tregimit

Një tjetër qasje klasifikimi për efekte studimi është ajo sipas llojit të historisë230. Me

histori kuptojmë ndryshe edhe “fabulën”; pra materialin bazik i përdorur në tërësinë e

ngjarjeve”231. Ky klasifikim sipas tipologjisë së historisë është ndër më të përhapurit në

funksion të studimit të prozës. Me tipologji të historisë kuptojmë përcaktimin sistematik

të tipeve të historisë (plot) sipas ngjarjeve strukturale ose të tjera. Një nga studiuesit e

njohur të narratologjisë, Gerald Prince propozon: “Për shembull, historia mund të jetë

euforike (fati, gjëra që ndryshojnë për mirë) disforike (fatale, gjëra që ndryshojnë për

230 Shih konceptin “history” te “A Dictionary of narratology”, Gerald Prince, University of

Nebraska Press, 1987 231 Prince, Gerald; “A dictionary of Narratology”, University of Nebraska Press. – Lincoln &

London, 1987

Page 113: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

113

keq) të jashtme (bazuar mbi ngjarje dhe përvoja të jashtme), të brendshme (bazuar mbi

zhvendosje dhe ndjesi të brendshme), të thjeshta (mungojnë peripecitë dhe pranohen)

komplekse/epike (episodike, të lirshme, të sajuara), dramatike (të thurura nga afër-

logjikisht)”232. Pika e pamjes së narratorit është një mënyrë për të bërë një tipologji të

historisë. Crane ofron një ndarje në tre pjesë: Histori e aksionit (përfshin ndryshim në

situatën e protagonistit); historia e personazhit (duke përfshirë një ndryshim në

karakterin moral të personazhit) dhe historitë e mendimit (duke përfshirë një ndryshim

në mendimet dhe ndjenjat e protagonistit). Friedman propozon një klasifikim më të

detajuar: 1. Historitë e fatit (Histori e aksionit, histori patetike, histori tragjike, histori

ndëshkuese, histori admirimi): 2. Historitë e personazhit: (histori maturimi, histori

reforme, histori testuese, histori degjenerimi). 3. Historitë e mendimit.( Histori edukimi,

histori e zbulesës, histori afektive, histori zhgënjimi). Proza e shkurtër e Dhimitër

Shuteriqit qendron te këto dy të fundit, por më së shumti, është histori e mendimit.

Po ashtu, historitë në prozën e shkurtër janë dy llojesh: atomike (kur historia ka vetëm një

incident, - pra ngjarje) dhe qelizore (kur historia ka disa incidente)

Historia në tregimin e Shuteriqit është më së shumti qelizore; - pra ka një tërësi ngjarjesh,

pa klimaks, të cilat vijnë jo për të mbetur në mendjen e lexuesit si histori, por për të lënë

gjurmë me përshkrimet dhe ndjesitë emocionale. Në këtë grup futen tregimet për fëmijë

dhe të rinj që janë përfshirë në pesë vëllimet. Ndërsa tregimi me temë historike, -

tregimet që janë përfshirë te vëllimi “Maratonomaku ynë” dhe ato tek “Te Qafa e Botës”,

në shumicën e tyre kanë histori të natyrës atomike: pra, kanë në qendër një personazh apo

një moment të caktuar dhe historia ndërtohet për të zbuluar ato.

Carl H. Grabo në veprën e tij “Arti i prozës së shkurtër”, propozon pesë lloje historish:

“Historitë e aksionit, historitë e personazhit, historitë e idesë, historitë e mjedisit dhe

historitë e ndikimit emocional”233, të cilat i kemi përdorur për të bërë një klasifikim të

prozës së shkurtër të Dhimitër Shuteriqit, edhe për shkak të ndikimit që ka pasur ky

teoricient në veprën e tij, por edhe për shkak të natyrës së objektit në studim.

232 Po aty 233C. Grabo, “The art of short story”, C. Scribner's sons, New York, Chikago, Boston, 1913.

Page 114: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

114

Në përgjithësi, letërsia e realizmit socialist mbizotërohet nga historitë e idesë, e nxitur kjo

nga fakti se ideja (ideologjia) ka përparsi përkundrejt artit, si dhe historitë e personazhit,

të cilat realizohen përmes rregullave strikte të tipizimit.

5.3.1 Historitë e aksionit

Historia e aksionit nuk e shmang personazhin apo mjedisin, ashtu si historitë e tipeve të

tjera nuk e shmangin aksionin. Kjo është çështje theksimi. Te Shuteriqi ndeshim shpesh

histori me tipologji të përziera, të tilla si historia e idesë me atë të ndikimit të mjedisit,

apo historitë e ndikimit emocional. Te historitë e aksionit, në secilën instancë shkrimtari

është i interesuar në veprim, dhe kërkon të zhvillojë seritë e incidenteve të cilat i vë para

temës së aksionit e cila është thelbi i historisë. Një pjesë e tregimeve janë njëherësh edhe

tregime me histori personazhi. Sepse përmes një sërë procesesh narrative, personazhet

ndryshojnë qëndrim ndaj realitetit dhe këtu futen tregime të tilla si “Xha Demi,

“Dyshimet e Jonuz Ranxhës”, “Ndershmërisht”, etj. Edhe tregimi “Farë trimash” që sjell

historinë e Haxhi Babës (Haxhi Qamilit) konsiderohet si një tregim me histori aksioni.

“Perdet e rënda të maleve”, “Shkallët e gurta”, “Tetë letrat e Valtit”, “Ndershmërisht”

dhe “Këngë në minierë” janë tregime tipike të aksionit sepse personazhet

veprojnë/lëvizin jo në funksion të idesë së tyre, por të autorit apo autorit të nënkuptuar.

5.3.2 Historitë e personazhit

Personazhi realizohet përmes procesit të karakterizimit, i cili është i drejtpërdrejtë ose jo i

drejtpërdrejtë. Nëse i pari i tregon lexuesit çfarë “personaliteti” ka personazhi, i dyti

tregon detaje që zbulojnë karakterin e personazhit. Tek Shuteriqi kemi kryesisht

karakterizimin e drejtpërdrejtë, sidomos te letërsia për fëmijë. Karakterizimi jo i

drejtpërdrejtë realizohet përmes pesë mënyrave të ndryshme: fjalës, mendimeve,

ndikimeve te të tjerët, veprimeve dhe pamjes. Këtë mënyrë karakterizimi e gjejmë te

tregimi me tematikë historike dhe te vëllimi i fundit “Te Qafa e Botës”. Rrëfimtari

ndërton edhe personazhet dinamike, edhe personazhe statike.

Page 115: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

115

Historitë e personazhit ndërtohet në funksion të zbulimit të personazhit dhe tek Dhimitër

Shuteriqi tregimet tipike janë: “Xha Demi” “Farë trimash”, ku zbërthehet figura e Haxhi

Babës sipas këndvështrimit artistik, “Dyshimet e Jonuz Ranxhës”, “Zot dhe rob”,

“Ndershmërisht”, “Këngë në minierë”, “Venusi i Alpeve”.

Ndër tregimet e para të këtij lloji është “Lëmshasi”, pasi vjen historia e një prifti, i cili

kur ndjen se po shfaqet vdekja, pendohet, fal borxhet dhe fajdet. Ai vdes menjëherë sapo

njerëzit pranuan kërkesën e tij për të ndezur një qiri.

Te tregimi “Dyshimet e Jonuz Ranxhës”, personazhi kryesor është një fshatar që ngre

dyshime me fatet e vendit gjatë luftës: Lufta prishte fshatra dhe shtëpi, e Jonuzi kishte

frikë se mos shtëpia e tij e ndërtuar bukur, me sakrifica, do të kishte fatin e të tjerave.

Plaku ishte i matur dhe i zgjuar. Ai rrok në mendje të gjithë fshatarët që kanë dalë në

luftë nga familje të ndryshme, teksa ngre dyshime te partizanët, te anglezët, te rusët.

Raporti i Jonuzit me “aktorët”, partizani shpatarak Isuf Qose, plaka Nezire (i moshuara

thotë: Selca nuk është djegë dhe as digjet: I Zoti ruen arën e vet”234, partizani nga Lezha

dhe lindja e nipit të tij janë agjentë që ndikojnë në mbështetjen e besimin e personazhit te

lufta.

Tregimi “Xha Demi” sjell historinë e personazhit me të njëjtin emër, që bënte një jetë të

vetmuar, i paangazhuar në luftë, edhe pse humb jetën nipi i tij, konfliktual, derisa

dorëzohet, mbështet lëvizjen partizane dhe në fund vritet në luftë kundër gjermanëve.

Mënyra e karakterizimit të tij përmes një rrëfimtari të gjithëdijshëm:

“Tre herë ish martuar, të trija herët e kishte lënë gruaja. E merrni me mend ju vetë

se ç’është kur të lë gruaja ndër ne” E kish pas gojën të rëndë xha Demi. Rrallë

fliste po fjalë e plumb/ Është dragua, patën folë disa. – Nga ata që lindin me fletë

e ngrihen natën vjedhurazi e luftojnë me kuçedrën. – Jo patën thënë të tjerët. –

Dragojtë i vedsin gratë. Ky i shtyp me nurin e zi që ka, me atë fjalë si gur mulliri.

Pastaj ikin e e lënëçupat e botës”235.

Depërtimet në psikologjinë dhe mendimet e personazheve i japin besueshmëri këtij

234 Dh. Shuteriqi, “Pesë tregime”, Sh. B. Naim Frashëri. – Tiranë, 1953 235 Dh. Shuteriqi, “Rruga e Rinisë”, “Sh. B. “Naim Frashëri”. – Tiranë, 1953, f. 3

Page 116: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

116

personazhi: Xha Demit i vajti mendja te malli i tij, te kulla e te mulliri që i kishte mbetë:

“Gjithë jeta e tij kaloi para syve, si n’ëndërr, e gjaku i u rrotullua. Iu bë sikur jeta

e tij e eger e e mbyllur n’ato katër mure paske qenë si ajo zemër që po i çahej

brenda kraharorit, si në burg. Jetë e nxirosur! Se ku qe bukuria e saj? Tjetër gjë

nuk mbante mend xha Demi, veç të kish luftuar me muret e asaj kulle, që të dalë e

të rrojë në dritë të diellit, si të gjithë”236.

Ndryshimi i qëndrimit të Xha Demit është tejet i vështirë, shihet si “punë e zotit”, destini

i tij, por së fundi ndryshimi vjen si “deux ex machina”, nga një aktant ideologjik, pasi

kishte lexuar romanin “Nëna” të Maksim Gorkit. “Xha Demi mbylli librin mirë e e futi

n’arkë. Jashtë, këndoi gjeli e sikur zgjoi plakun nga të gjithë ato mendime të vështira”237.

Një tjetër tregim që klasifikohet në këtë grup është “Zot e rob” ku vjen historia e dy

personazheve, Asllanit dhe shërbëtorit të tij Uanit.

“Uani kishte gjashtëdhjetë vjet që i shërbente, mund të thuash se e nisën jetën të

dy dhe po e sosnin të dy: njëri zot e tjetri rob, njëri në kullë e tjetri në haur. Dukej

sikur Asllani nuk bënte dot pa Uanin dhe Uani pa Asllanin. Asllani hante mishin.

Uani kruante kockat. Asllani boshatiste çanakun, Uani e fshihte me gisht dhe e

lëpinte; Asllani hante gjellën që gatuante Uani dhe Uani, vërtetë e gatuane, po

vetëm sa për krypë e ngjëronte. Dhe le të ishin hambarët plot: minjtë ngopeshin,

po Uani kurrë se kishte prekur. Uani s’kishte orekt tjetër, veç të kënaqtë oreksin e

të zot, pastaj të ngopej me erën e gjellëve e me thërrimet e sofrës”238.

Këto dy personazhe kanë lindur për të vdekur bashkërisht. Tregimi vendoset në një

kontekst ndryshimesh sociale dhe politike qëndodhin pas luftës, si sekuestrimet,

ndryshimet e shtresave sociale, por raporti mes tëefendiut dhe hyzmeqarit mbetet ndër më

të rrallët në letrat shqipe. Uani e vret Asllanin, edhe ai ka të njëjtin fund, fati i të cilit nuk

shënjohet sipas rregullave morfologjike të letërsisë së realizimit socialist, përmes një

tipizimi standard. Po ashtu, tregimi nuk është ndërtuar në një raport tipik konfliktual mes

236 Po aty, f. 9 237 Po aty, f. 33 238 Dh. Shuteriqi, “Kënga dhe pushka” [tregimi “Zot e rob”], Sh. B. Naim Frashëri. – Tiranë,

1963, f. 135

Page 117: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

117

Asllanit dhe Uanit, si përfaqësues të shtresave të ndryshme, sipas tipizimit të personazhit

pozitiv dhe negativ, por si një plotësim të njëri-jetrit dhe me një fund të përbashkët

tragjik, për shkak të zgjidhjeve të tyre.

“Shefertë” sjell një realitet disi të pazakontë për tregimin e lëvruar në Shqipërinë e

gjymës së dytë të shekullit të XX, - jetën e një çifti shkencëtarësh gjermanë, Hans dhe

Herta Shefert. ku personazhi kryesor Hansi, një ish-mbështetës i Hitlerit, kamuflohet,

ndahet nga gruaja e tij dhe bën një karrierë të suksesshme në Perëndim pas luftës. Ai

martohet me asistenten e tij, por në fund vdes nga një infarkt teksa lahej në liqen pranë

një vile luksoze në Zvicër, në prani të të dashurës, Irmës, e cila nuk e ndjen aspak

dhimbjen e vdekjes së burrit të saj.

Novela “Këngë një minierë” është tipike histori personazhi pasi trajtohet historia e artistit

Jani Zara, i cili transferohet nga Tirana në fshat për të masivizuar artin dhe personazhi

vjen me një botë plot dilema, përmes një narratori të gjithëdijshëm, me analiza

psikologjike, përshkrime të detajuara, në një mision thuajse të pamundur për të (Për më

shumë shih analizën që i kemi bërë tregimit në shtojcën e dytë).

5.3.3 Historitë e mjedisit

Tipi i tretë i historisë së mjedisit apo bacground-it nuk është aq i përbashkët me historinë

e personazhit dhe ka më pak të përbashkëta me historia e aksionit. Tema ka origjinën e

saj në disa mënyra të tilla si kjo: Zhvendoset historia në një mjedis që histori-treguesi e

njeh më mirë. Autori e ndërton historinë në atë që mjedisi të sugjeron. Incidentet zgjidhen

me këtë në pamje. Personazhet gjithashtu duhet të jenë në harmoni. Ato janë produkt i

mjedisit që përshkon histori-treguesi. Në këtë mënyrë ai përpiqet të krijojë një unitet të

përshtypjes dhe në varësi të çdo gjëje në mjedisin pra që lexuesi të krijojë një imazh

vizual të vendit. Jo gjithmonë ka nevojë që të shkaktohen incidente dhe personazhet

harmonizohen me skenën por ekziston një alternativë e vetme. Jeta që sillet është më e

mirë sesa ajo që gjendet në mjedisin përreth (të lexuesit), apo është e tillë sepse mundet

që të imagjinohet e tillë. Vjen si një kontrast. (skena romantike, skena ideale, skena që

Page 118: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

118

sugjerojnë mister dhe horror, skena humori për shkak të absurditetit.

Në prozën e shkurtër shqipe njihet një lloj i tillë historie, e lëvruar nga prozatorët tanë:

Ernest Koliqi me tregimet e tij që përshkruan qytetin e Shkodrës, Mitrush Kuteli që

përshkruan jetën në fshatrat e Pogradecit, Mustafa Greblleshi me përshkrimet e tij

fantastike të Tiranës së viteve 30239.

Sigurisht edhe Shuteriqi bën pjesë në këtë grupim letrar të përshkrimeve të mjediseve

shqiptare. Elbasani, Mokra, Korça, por edhe vende të tjera të Shqipërisë shërbejnë si

lëndë për të ndërtuar histori, të cilat nuk kanë synim të realizojnë aksion, as të përcjellin

ide, por thjeshtë të përshkruajnë dhe të shkaktojnë njëherësh ndikim emocional edhe te

lexuesi.

Thuajse pjesa më e madhe e tregimeve te “Gurnecka”, “Fyelli i Marsiasit”, “Kur rendte

hëna nëpër re”, “Vërshime vjeshte”, ku rrëfimtari është një fëmijë që tregon rreth

udhëtimeve të tij, por edhe në vëllimet e tjera “Këngë në minierë”, “Një mal me këngë”,

sillen për lexuesin histori të mjedisit. Në këto vëllimet e fundit futen tregimet që janë në

zhanrin e reportazhit, të cilat autori i quan “buronja”.

Konkretisht, tregimet “Dallëndyshet”, “Gurnecka”, “Buzë Shkumbinit”, “Një varr në

Tushemisht”, “Gargujt”, “Lulet dhe patllixhanat”, “Një natë në Rogozhe”, “Që nga

Durrësi në Bulqizë”, “Te Buronjat”, “Pika krahasimi”, “Në gjurmat e ëndrrave tona”,

“Shënime udhëtimi”, “Nga Tirana në Valbonë”, “Karakaftet”, “Zambakët në qyp”, “Një

udhëtim fantastik”, “Fitorja e Samothrakës”, “Midis zogjve”, “Takimi im me baba

Tomorrin”, “Eremiti i Krastës”, “Qafëmalit”.

Dhimitër Shuteriqi do të mbahet mend si një nga shkrimtarët që ka sjellë gjithë koloritin e

jetës qytetare dhe rurale në disa treva të Shqipërisë: Sigurisht, Elbasani dhe malësitë

përreth, që nga Shpati, Gjinari, Zavalina, apo Librazhdi me fshatrat, Pogradeci, Skrapari,

udhëpërshkrimet në drejtim të Vlorës dhe Butrintit, përshkrimet e malësive në Valbonë,

Mirditë, Qafëmali, etj.

Në një intervistë, Shuteriqi pohon se “gëzimi i njohjes së Shqipërisë të çlodh më shumë

239 Shih “Album i një bojaxhiu”; M Greblleshi, Sh. B. Naim Frashëri. – Tiranë, 1963

Page 119: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

119

se çdo gjë tjetër”240 dhe se “të vizitosh Shqipërinë dhe të shkruash për të, është edhe një

mënyrë e të jetuarit me planet e tua letrare”241.

Por, Dhimitër Shuteriqi do të mbahet mend si një nga shkrimtarët që ka sjellë gjithë

koloritin e jetës qytetare dhe rurale të Elbasanit dhe malësive përreth, që nga Shpati,

Gjinari, Zavalina, apo të Librazhdit me fshatrat, etj. Këtu shfaqet një ndër gjeografitë më

të pasura, jo thjeshtë me bukuritë, por edhe me fjalorin përkatës të secilës trevë, të fjalëve

të vjetra, të fjalëve tipike të trevave, të zakoneve dhe traditave, të bukurive natyrore, etj.

Raporti që ka një shkrimtar me vendin e lindjes ndërtohet në raporte specifike, më

eksplicite dhe prania e këtij mjedisi në veprën letrare të Shuteriqit është më e thellë.

“Elbasani kishte për mua një tërheqje të madhe, ashtu siç ndodh me atë që bie në

dashuri”242. Diku tjetër, autori ai e quante Elbasanin “një “parajsë”.

“Atje ishte mbretëria e fëmijërisë, e ëndrrave më të guximshme, parajsa e humbur. Nuk

mund të përshkruhet ndjesia që e pushtonte atë kur përballej me atë qytet. Ishte një

robërim, frymëzim i thellë, dashuri shpirtërore, vuajtje243.

Rrëfimtari përmes mekanizimit të kujtesës dhe kthimit te vitet e fëmijërisë, përmes

përshkrimeve të shumta, dhënies së detajeve të imta brenda qenies njerëzore apo në

natyrë, e ndalon ritmin e aksionit në rrëfim dhe synon të bëjë për vete lexuesin përmes

një proze lirike, teksa kap ndjesi brenda qenies njerëzore, me gjuhë të lëmuar dhe një

fjalori të pasur.

Edhe frazat janë të ndërtuar përmes mekanizimit të një kujtese kolektive, përshembull

“dikur në Elbasan”, “ne elbasanasit”, etj. Kujtimet janë “një send bukurie” që nuk

zhbëhen kurrë. Ato janë stampuar në kujtesën e fëmijërisë dhe vijnë të tilla në

komunikimin për lexuesin duke sjellë një botë krejt të veçantë, jo ngjarjesh, por ndjesish

të fuqishme të raportit të njeriut me mjedisin, me natyrën, me dashurinë, me sende, me

njerëzit, me artin, etj:

240AQSH, Fondi Nr. 826, D. Nr. 5, “Intervistë e dhënë nga Dhimitër Shuteriqi rreth veprimtarisë

së tij si shkrimtar dhe njeri i shkencës”, viti 1989, f. 4 241Po aty, f. 4 242“Dhimitër S. Shuteriqi”, F. Papleka, f. 20 243 Po aty, f. 21

Page 120: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

120

Më poshtë janë përzgjedhur disa prej shembujve të shkëputura nga proza e shkurtër, ku

jepen përshkrime vendesh, traditash, zakonesh, gatimesh, festash, bestytnish, fenomenesh

sociale, aktivitetesh, lojërash, bimësh, kafshësh, etj, të identifikuara specifikisht me këtë

trevë.

Vendet: Pusi i Gurrëbardhës. Në tregimin “Kupa e Gurrëbardhës”244, që gjendet në

dorëshkrim (i shkruar më 28 janar 1986 jepet përshkrimi për një pus që ndodhej

nëGurrabardhë dhe që i thoshin “Pusi që lahet vetë”. Ai ishte në një rrap të vjetër gati 500

vjeçar.“Para se të hyja në dyqanin e dajë Muçit, edhe para largimit, pija një gotë ujë

burimi. Në burim gjendej një gotë fakfoni; kur pije me të, ‘nuk pije ujë, pije dritë”245.

Dajë Muçi thoshte: Miqtë e mi mi pret burimi e mi përcjell”246. Në një kupë pinin ujë 100

veta në ditë; 36 mijë në vit, 3 milionë e gjysëm në 100 vjet, 18 milionë në 500 vjetë.

Kishte gurra që shterrnin por Gurrabardha (pusi që lahet vetë) nuk shterrte kurrë. Kupa

ruan veten”. Përgjigja më shumë më pëlqente se më shastiste. Kjo pyetje ka qenë çasti

kur ndahesha nga fëmijëria”.

Ja si përshkruhet Shijoni:

“Kënd i qetë, i gjelbëruar, i freskët. Nga lart, - baçja me lule, pas konaqeve të

mëdha të manastirit. Nga poshtë, - duhanore e misra. E përcjellë nga zëri i

trokashkave dhe e shkumbëzuar prej mullirit, rema vijon përbri arave udhën e saj

drejt Rrapave të Pashës, tjetër teferiç i njohur i Elbasanit. Buzë remës, - një sërë

karatane të ngarkuara me pjergulla, ndonjë fik e shegë, një sërë plepa”247.

Mjedisi rural në stane:

“Stanet, shpreshat, qumështi që zien nëpër kazanë të mëdhenj nën tenda fieri, që

bëhet pastaj djathë, kos e gjizë. Gjalpi që nxjerrin me grushtet plot, si gëllushtra të

mëdha mëndafshi të ndritur, nga tundësit ku e kanë rrahur gra me llërë të plota.

244 Shih AQSH, F. 826, D. 79, veprimtari krijuese, “Tregime të shkruara nga Dhimitër Shuteriqi

me titull: “Kupa e Gurrëbardhës”, “Për kumbulla”, “Agim Nositësh” v. 1986, fl. 44 245 Po aty 246 Po aty 247“Gurnecka”, Dhimitër Shuteriqi, fq. 116

Page 121: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

121

Nëpër tiganët si tepsi të thella me bisht, si spërkatur me miell misri, thekarricet

peshja feta-feta, si fletë të mëdha mëllage248.

Në tregimet e këtij autori gjen një kolorit lokal mënyrash tradicionale të gatimit dhe

ushqimeve. Le të sjellim një rast për hoshmarin:

“Kush nuk e di se ç’është hoshmari, ia them unë. Është një si kaçamak me miell

misri, i mbytur në gjalpë. Ka aq shumë gjalpë, sa i qëndron katër gisht përsipër.

Dhe mban ky hoshmari një erë kaq të mirë, sa ia kalon edhe mjaltit vetë. Dhe

hahet me kaq shoje, sa të shkrin në gojë kur e kujtoj atë hoshmarin e parë që

hëngra në Podgozhan”249.

Apo një tjetër rast për mënyrën e gatimit të fasuleve të vorbës, tek tregimi “Dajë Murati

një tjetër furrtar:

“Dajë Murati, një tejtër furrtar” – Blini një vorbë dhe provojeni. Hasani i vinte

vorbet në një kënd të furrës dhe ato zienin ngadalë, sa më larg flakës. Çdo gjë

brenda ziente e bëhej ç’të haje! Fasulja dilte e plotë, si e paprekur, edhe mishi

gjithashtu. Por, në gojë shkrinin. Sidoqoftë, nënës time këto vorba nganjëherë nuk

i bëheshin gjë”250.

Elbasani njihet si vendi i organizimit të festave – ku Dita e Verës është një ndër ngjarjet

më të shënjuara për Elbasanin. Ja sesi përshkruhet ajo tek tregimi “Mu dogjën tavat”:

“Për Ditë Vere, elbasanasit mbarë bëjnë gosti. Njerëzia s’rrinë në shtëpi, veç po të

bëjë mot i keq, të mos i lërë shiu. Teferiçet mbushen plot me gazmorë. Kërcet

kënga dhe zien ahengu nga të katër anët, hanë njerëzit, pijnë, bëjnë qejf të gjithë.

Derdhet rakia, fryhen barqet me mish të pjekur, rrjedh sherbeti i bakllavave me

dyzet petë nëpër buzët e fryra nga lezeti, kullon sherbeti e lyra nëpër jelekë e

xhamadanë, nëpër pandebrekë e çitjanë. Pastaj avash-avash gazi e poterja bie,

shuhet. Të mëdhenjtë shtrihen nën hijet e drurëve apo të gëmushave, me gojën që

248“Vërshime vjeshte”, Dhimitër Shuteriqi, f. 27-28 249“Gurnecka”, Dhimitër Shuteriqi, fq, 25 250“Kur rendte hëna nëpër re”, Dhimitër Shuteriqi

Page 122: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

122

gërhin nga qielli. Të vegjlit të dërrmuar nga lodrat, por edhe nga të ngrënit,

struken nëpër gjiret e dimitet e nënave dhe të motrave. Diku – diku dëgjoeht ende

një kërnetë që ia thonë me zë të zvargur, sikur të bjerë për vete, përtueshëm, sado

dhe ziliqare për këngën e saj”251.

Një tjetër element që vjen si kujtesë kolektive e Elbasanit është edhe mënyra sesi

organizoheshin pikniket në periferi të qytetit:

“Shën Joni është një nga vendet më të dashura të elbasanasve. E si të mos jetë aq

i dashur ky vend? Manastiri gjindet në një luginë të bukur, midis selvive dhe

ullinjve, buzë një lumi, që ndonjëherë humbet nëpër rrapishtë dhe që ia thonë

emrin Kushë. Sipër manastirit është katundi Përmishijon. Rreth e rrotull – një çair

i madh, ara, pemishte, kopshtije, burime, hije të këndshme. Elbasanasit e kanë

pasë zakon të vinë këtu për festa e piknike. Më kujtohet se këtu e bënin festën e

esnafit të tyre samarxhinjtë. Atëherë gëlonte Shën Joni i tërë nga dy palë saze”252.

Në prozën e shkurtër Shuteriqi është fokusuar në detaje të jetës së trevës. Përshembull në

bestytni të ndryshme që shfaqen tek tregimet “Shi me diellë” (martesat e jevgjve në ditë

me shi), “E dymbëdhjeta e vërteta”, “I fundit i Bejkëve”. Një tjetër detaj është mënyra

sesi organizoheshin lojërat e fëmijëve:Bota e fëmijëve përmes lojës, kukamçeftazi

(symbyllazi) shkopacinglash (papë) turrakalarthi (kala dibrançe), loja e ashikut,

fugës, dejkës, pulla poste.Po përmendim disa lojëra fëmijësh.

“Fuga ishte një kon i rrumbullakët prej druri të fortë, dru bushi me një majë

hekuri të ngulur në të. E mbështjell fugën me një spagë të gjatë e të fortë duke i

ardhur përqark që nga maja gjer te fundi dhe pastaj me një të vërtitur të krahut, e

flak drejt tokës”253.

“Detkat janë ca rruzuj të vegjël prej tulle të pjekur mirë, saçma të mëdha, të lyera

me lloj – lloj ngjyrash”254.

251“60 tregime në një”, Dhimitër Shuteriqi, f. 173 252“Gurnecka”, Dhimitër Shuteriqi, fq. 116 253“60 tregime në një”,Dhimitër Shuteriqi, f. 70 254Po aty, f. 71

Page 123: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

123

Po ashtu, në tregime gjen të dhëna për mënyrën sesi visheshin njerëzit sipas veshjeve të

trevës. Këtu jepet përshkrimi i detajuar sesi visheshin fëmijët asokohe:

“Se ju duhet ta dini që, përpara se të vesh pantallona unë kam veshur anteri, dhe

përpara se të vesh xhaketë, kam veshur xhamadan. Them anteri, si i thoshin. Por

ju përfytyrojeni siç ka qenë; një fustan i gjatë. Fustan mbanin gocat dhe ne çunat e

vegjël. Po s’di përse fustanit tonë s’i thoshin fustan por anteri”255.

Apo mënyra sesi nxirrej mëndafshi, e rrëfyer mjeshtërisht tek tregimi “Mëshikat”:

“Më kujtohet atëherë odat e ngrohta kur zhurmërinte krimbi i mëndafshit, odat ku

duhej folur me zë pak, që të mos “trembej: krimbi, dhe ku nuk duhej të hynte

cilido, që krimbi të mos “merrej më sysh”. Pastaj mëshikat, që zinin vendin e

krimbave të shëmtuar, si gjithë krimat, mëshikat si lule të bardha ose të verdha

përmbi gjethet e brejtura të manit, me të cilin ishin ushqyer krijuesit fatkëqinj të

tyre. I mbyllur brenda mëshikës, me shpresë që të dalë më vonë si flutur, krimbi

dënonte veten. Atë nuk e linin të flutrëzohej, se burgu që i kishte krijuar vetes,

duke endur i palodhur me ditë e me net, ai burg ishte thurur me një fije të

çmueshme”256.

Mënyra e përshkrimit të natyrës, me të gjitha ngjyresat e holla të këtij areali vjen qysh në

vëllimin e parë me tregime për fëmijë “Gurnecka”, ku veçohet tregimi “Buzë

Shkumbinit” i cili sjell një qasje tejet të hollë të raportit ë fëmijës me natyrën; në

udhëtimin e personazhit në Malan duke u ndalur në mënyrën sesi e percepton mjedisin

përreth: dardhat, zogjtë, troftat, gjarprin, karavidhet e kuqe, etj. Ja sesi i përshkruan

dardhat:

“E ç’tju them më parë për Malanin? Fshat i hapur kodër më kodër. Ujë shumë,

dardha edhe më shumë. Ato i mbaj mend mbi të gjitha Malanit, dardhat. Mokra

është e njohur për dardhat, por Malani ndoshta mbi tërë fshatrat e saj. Dardha

bishtjem bozdogale, lëngie, vjeshtakem trushinka dhe shumë e shumë të tjera të

cilat ne nuk i shijuam të gjitha, sepse nuk piqen të gjitha në një kohë, po palë –

255Po aty, f. 63 256“Fyelli i Marsiasit”, Dhimitër Shuteriqi

Page 124: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

124

palë, verës, vjeshtës”257.

Në një tregim tjetër përshkruan qershitë:

“...për shembull dollmasitë, ose ujëset e verdha në të bardhë, lëng të tëra, të

butëza që mjafton t’i shtypësh pak me gjuhë dhe ato të të shtrydhen në kica?

Krapjet e kuqe, që kërcasin, s’ka dyshim që i kam shijuar me të dalë të kicave të

para. (Fjala krapje ka të bëjë me emrin e krahinës së Krrabës midis Tiranës dhe

Elbasanit ku e kanë vendlindjen të famshmet qershi, që mund të jenë të verdha.

Duhet t’i thoshin “kërrabje”, u thonë “krapje” se bëjnë “krap”, se kërcasin në

gojë” (Qershitë e mija të para)258

Elbasani njihet nga të gjithë si vendi i luleve, dhe i tillë vjen edhe në prozën e shkurtër të

Shuteriqit: Janë disa tregime që e rrokin një gjë të tillë, qoftë për fëmijë, apo tregimi

“Trendafila ndër avllia”. Po sjellim disa raste ku përmenden lulet karakteristike të zonës:

“Se kam qenë miku i ngushtë i manushaqes, e i karakaftes, i lulegrerës e i

symizës, i bathrës e i qumështores, i kaçes e i taçes..... Sikur të vazhdoj së

numëruari emrat e tërë luleve që kanë qenë mikeshat e mija, siç janë lulet e

salepit, kozmanaqet, lulëbardhat, aguliçet, lulet e sapoit, etj, ju mund të

mërziteni...”259

Pak më tej thotë:

“Cili nga ju ka parë një fushë mali me bathra? Një gushë e tillë është pranë

Elbasanit mbi disa shkëmbinj të fshatit Baltës. Me mijëra dhe mijëra lule, majë

një kërcelli të gjatë, kthejnë nga dielli një si karafil të bardhë me zemrën të

verdhë. Të duket se kundërmon natyrë gjithë. Të duket se fryn një fllad i

parfumuar i cili vjen që tutje prej malesh e detesh. Atëherë thua me vete: sa e

bukur është kjo botë!”260.

257“Gurnecka”, Dhimitër Shuteriqi 258“Vërshimet e vjeshtës”, Dhimitër Shuteriqi 259“Gurnecka”, Dhimitër Shuteriqi, fq. 107-108 260Po aty, f. 108

Page 125: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

125

Teksa i lexon këto tregime, të duket sikur po përballesh me një enciklopedi lokale të

luleve dhe bimëve të zonës. Le të sjellim një tjetër rast sesi e përshkruan bathrën:

“Cili nga ju ka parë një fushë mali me bathra? Një fushë e tillë është pranë

Elbasanit mbi disa shkëmbinj të fshatit Baltës. Me mijëra dhe mijëra lule, majë

një kërcelli të gjatë, kthejnë nga dielli një si karafil të bardhë me zemër të verdhë,

të duket se kundërmon natyra gjithë. Të duket se fryn një fllad i parfumuar, i cili

vjen që tutje, përtej malesh dhe detesh. Atëherë thua me vete: sa e bukur është kjo

botë! Dhe veten e ndjen kaq të lumtur e kaq krenar që je ti që ja shton bukurinë

natyrës, sa të duket sikur po të dalin krahë dhe fletë, dhe je gati të fluturosh mbi

male e pyje, mbi lumenj e dete. Si në ëndërr. Kur fryn fullimi përmbi bathra e i

përzien lulet e tyre, zhurmëron i tërë vendi si një det shkume të bardhë e të duket

se ai parfum, që mbush natyrën përreth, del nga ajo zhurmërimë...”261.

Bota e zogjve është rrokur në prozën e Shuteriqit me të gjitha tiparet specifike të trevës:

Në tregimin “Gargujt” vjen raporti i fëmijës me zogjtë:

“Gargujt janë ca zogj të bukur, shumë më të mëdhenj se dallëndyshet, thua më të

mëdhenj edhe se mëllenjat. Emrin ua thonë edhe bregcë, babilë ose brojcë. Në

pendët e tyre janë përzier gati të gjithë ngjyrat e ylberit, edhe pse në vështrim të

parë duken krejt të gjelbër. Dhe ndritin ato ngjyra të përzjera dhe ai i gjelbër i

thellë, sikur zogu të mos qe veshur me pendë, po me mijëra dhe miliona xhixha të

vogla”262.

Le të sjellim edhe një detaj tjetër për pëllumbat: “Ndër kujtimet e mia të dhemshëruara

nga jeta e zogjve është kujtimi i një balliu. Balli quhet një pëllumb që e ka ballin pak më

të gjerë se zakonisht e që është i bardhë”263. Ja një shembull tipik i sjelljes së një realiteti

të caktuar:

“Pëllumbat njerëzit i rritnin në Elbasan për një sport nga më të bukurit e nga më

bujarët. Ata nuk i rritnin që t’i përdornin për të shpënë postën, që siç e dini,

261Po aty, f. 262“Gurnecka”, Dhimitër Shuteriqi, f. 84 263“60 tregime në një”, Dhimitër Shuteriqi, f.162

Page 126: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

126

pëllumbat mësohen ta shpien ende larg, gjë për të cilën kanë shërbyer zogjtë e

butë, por edhe të palodhur e që ua kënda rrezikun, për të lidhur frontet...Në

Elbasan pëllumbat i rritnin për të fituar lartësinë”264.

Madje, jep detaje tejet të holla të mënyrës së rritjes të këtyre zogjve:

“Pëllumbi rri pranë pullazeve, por ata që mbanin pëllumba i bënion që të

ngjiteshin sa më lart në qiell. Lëshon ti pëllumbin tënd, lëshoj unë timin dhe një

tjetër të vetin, pëllumbat nisen drejt reve, vërtiten dhe ngjiten përpjetë, kush të

ngjitet më lart se shokët, Sedra është kaq e madhe sa zogjtë nuk e përmbajnë disa

herë guximin dhe nuk i lëshon kurajua, ata ngjiten aq lart dhe qëndrojnë aq gjatë

në ajër, sa ndonjëri pranon t’i këputen fuqitë e t’i ndalet zemra nga mundimi më

mirë sesa të tërhiqet prej garës e të quhet i mundur”265.

Mes llojeve të zogjve përshkruhet edhe kumria në një prej tregimeve të Shuteriqit(Sa

thoni ju se mban inati i një kumrie).

Gjuetia e cironkave dhe peshqve vjen tek tregimi “I duruari” ku flet për liqenet e

Dumresë. “Liqeni i Belshit, edhe pse vende-vende është i thellë, pjesën më të madhe e ka

të cekët. Ai nuk është gati kurrë i kaltër sa duhet”266.

Jeta rurale e fshatrave të Elbasanit, blegtoria në këto treva vjen e kapur në detaje. Ja një

rast për cikat (dhitë):

“Ceni kishte vetëm dhitë e veta për shokët njëzet e sa krerë dhi, të gjitha shyta e

lariska, bashkë me cjapin, jo lariska bardh e zi, po me tërë ngjyrat e përziera si më

bukur. Nuk më duket të kem parë në jetën time dhi më të bukura se të Cenit dhe të

mbajtura më mirë”267.

Pra, këtu na shfaqet një mikrobotë dhe makrobotë, ku historia/ngjarja nuk ka asnjë

rëndësi të dorës së parë. Më së shumti mbeten në kujtesën e lexuesit detajet të cilat vijnë

264“60 tregime në një”, Dhimitër Shuteriqi, f. 163 265Po aty, f. 163 266“Gurnecka”, Dhimitër Shuteriqi, fq. 96 267“60 tregime në një”, Dhimitër Shuteriqi, f. 95

Page 127: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

127

përmes vëzhgimeve tëimta:Është kujtesa që si mekanizëm i ndërlikuar tek autori merr

jetë edhe si rizbulim për të, njëherësh edhe si nostalgji e dyfishtë për autorin dhe

lexuesin, sidomos për atë lexues që e kanë njohur këtë areal gjeografik dhe këtë zonë

megjithë traditat dhe zakonet, me florën dhe faunën, me rrugët dhe ndërtesat, me të

shkuarën dhe të tashmen....

Ashtu si Umberto Eco ecën në mjediset e prozës së Nervalis, janë tejet provokative edhe

udhëtimet narratologjike nga proza e Shuteriqit te lagjet e qytetit apo fshatrat e trevave të

Elbasanit.

Pra, Elbasani përshkruhet me makro-botën dhe mikro-botën e tij; vjen i fotografuar

gjeografikisht me rrugët, lagjet, qytetin, fshatrat, malet, etj., por vjen edhe i detajuar në

traditat dhe zakonet e tij në të gjithë prozën e Shuteriqit dhe tejet e theksuar, me ngjyrat

përkatëse në një pjesë të saj, kryesisht tek proza për fëmijë. Ky areal vjen në tregimin e

Shuteriqit me epitete të veçanta: Qyteti i luleve, i ditës së verës, i arsimit, i gatimeve të

veçanta, i traditave (piknikët në periferi të Elbasanit) i vendeve të bukura (Shijoni,

etj.),me florë (bimësia: lulet, pemët) dhe faunën e pasur, etj.

Por, edhe treva të tjera të Shqipërisë, vende të ndryshme, vijnë me specifikat e veçanta në

prozën e Dhimitë Shuteriqit. Ja përshkrimet e një ekspedite gjeologësh te tregimi “Një

njollë e verdhëreme”:

“Nuk u gëzoheshim nënave dele, me cakat e mëdha, si gjijtë e tyre të mbushur

plot, nuk soditnim deshtë me brirët e ngërthyer e me vështrimin të hakërryer, nuk

na tërhiqte shqiponja që vërtitej mbi majat e shkëmbinjëve, po njëkërcell i ri fieri,

që sapo dilte nga dheu, me kërrabëzën e tij të pagjethëruar, një luleshtrydhe, që

kishte nisur të shponte gjelbërimin me bulëzën e saj të parë të kuqe, cicërima e një

zogthi të padukshëm, që shponte fshehtësinë e fletëve, dhe çfarë më? Një lirizëm i

brishtë na kishte pushtuar për njëçast shpirtin, mendjem syrin, që zakonisht na

bredh pas bukurisë së ashpër të gurit”268.

Në tregimin “Karakaftja” autori shfaqet si një prozator natyralist, teksa sjell një tjetër

268 Dh. Shuteriqi, “Një mal me këngë”, [tregimi Nga “Tirana në Valbonë”], Sh. B. “Naim

Frashëri”. – Tiranë, 1975, f. 23-24

Page 128: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

128

histori mjedisi:

“Grahmat e squfurit, në kohë lagështire, kthehen në acid sulfurik përmbi gjethe e

drurë dhe e përcëllojnë bimësinë. Ajo pjesë kodrash e Rubikut ishte bërë një vend

i zhuritur e i zharitur. S’ma kishte ënda t’i shëtitja në fillim kodrat, po prap nisa të

dilja nëpër to, se çdo vend ka jetën e tij interesante, edhe shkëmbi i shpërlarë ose i

përcëlluar”269.

“Gryka e lumit tëValbonës gjer në Dragobi, është një lug i thellë që zgjat mëse dy

orë. Lumi turret nëpër shkëmbin e bardhë, që ai ka çarë e e ka bërë shtrat me

potere, dimër, verë që kur janë krijuar këto vise. Një shkëmb që ujërat e fërkojnë e

e rahin pa pushuar kurrë dhe vetëm e zardhin. Asnjë vend uji të qetë, po vetëm

rrjedha të nxituara, që përse turren e ku do të venë me aq nxitim”270.

Ndërsa bukuritë e Pogradecit me rrethinat e tij vijnë në një mënyrë të tillë kaq të detajuar:

“... ma kishte enda të llapashitja këmbët në ujin e ngrohtë e nëpër shkumat

bardhoshe të bregut. Këto kane qenë ndër çastet mëëndërrimtare të fëmijërisë

sime, kur gjendesha vetëm me Malin e Thatë, që shtrinte kurrizin e tij gjer përmbi

re, si një luan i përgjumur, me Krastën e Tushemishtin, asaj rrëze mali, që skuqte

si prush në të shuar, me faqet e Rrëmenjit e të Zërvaskës, nga e djathta, të veshura

nga gjelbërimi i thellë i pyjeve të gështenjave. Buajt atë pasdreke bënin banjën e

tyre të fundit të ditës në liqen. Gjemitë e peshkatarëve si buallica të mëdha edhe

ato, ktheheshin nga anët e Krastës ku evndi qe i thellë dhe ku korani kishte

kullotat më të mira e rritej së tepërmi”271.

“Dhe mbushej Lezha jo vetëm me takije e breza e xhamadan, jo vetëm me

mustaqe e me një serbesllëk të panjohur burrash, po veçanërisht me zadrimore si

ylberë, me mirditore që u lëkunden fustanellat e që dinë ta mbajnë lart kokën e

lidhur në shami të zezë, me malësore që xhurditë e rënda u hapen si kambana, që

269 Dh. Shuteriqi, “Kur rendte hëna nëpër re”, [tregimi “Karakaftja”], Sh. B. “Naim Frashëri”. –

Tiranë, 1972, f. 202 270 Dh. Shuteriqi, “Një mal me këngë”, [tregimi Nga “Tirana në Valbonë”], Sh. B. “Naim

Frashëri”. – Tiranë, 1975, f. 168 271 Dh. Shuteriqi, “Kur rendte hëna nëpër re”, Sh. B. Naim Frashëri”. – Tiranë, 1982, f. 127-128

Page 129: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

129

u ndritin e u kërcasin paftat e gjerdanët, nën brez e nën gushë. Dhe fliste kjo botë

e tërë ngjyrash me nj gjuhë shumë tringëlluese”272.

Ndërsa një shtëpi tipike shkodrane, rrëfimtari e përshkruan në këtë mënyrë:

“Hymë në një bahçe të madhe të mbushur me trëndafila, të gjithë të kuq, sikur të

hynim midis valësh të parfumuara. Arrës së madhe i rëndonin shegët nga kokrra

si grushte gati gjer përdhe. Udhishta e gjatë midis trëndafilave kishte përsipër një

tendë rrushi të bardhë, që ss’kishte vonuar të piqej, përplot me pupa. Dy koshere

bletësh roitnin në njëkënd dhe në një kënd tjetër përball, një pus me grykën, një

copë prej guri, me çikrikun sipër e kovën në prag. Në fund të udhishtes, një shtëpi

e gjatë me një cardak të hapur lart e me odat përbrenda tij, që zbardhnin prej

gëlqeres. Shkallët të ngjitnin nga të dyja anët si ura me nga tre qemerë guri”273.

Një nga tregimet tipike të mjedisit është “Qafëmalit”, ku vjen një histori e udhëtimit të

një djaloshi në fshatin malor tëPukës, tëmbuluar nga bora dhe sesi buldozeri që hapte

rrugët e bllokuara i vjen në ndihmë Marës, gruas shtatzënë, e cila në kushtet kritike të

motit arrin të shkojë me shumë vështirësi në maternitet, në Fushëarrëz, pas shumë orës

dhe të lindë binjakët. Një histori me plot tension, e ndërtuar në një realitet të izoluar ku

vetëm buldozeri dhe telefoni janë të vetmet mjete të lidhjes me botën përreth.

“Tani furtuna kishte pushuar. Bile, përtej, vargmalet e Tropojës ishin çelur mirë e

dielli loste nëpër dëborat e bjeshkët e tyre me gjithëfarë vezullimesh të

papërshkruara. Kisha qejf të hedh vështrimin e t’i bashkoj ndenjat e mia me atë

det bardhësie e të gjelbërti të thellë, me atë ndriçim atje larg përtej furtunës”274.

Tregimet e Shuteriqit kanë mbetur, - kryesisht te lexuesi i dikurshëm, - si tregime

mjedisi. Përshkrimet që shfaqen për mjedise të caktuara, për vende të caktuara, për

momente të caktuara të këtyre vendeve, edhe sot shkaktojnë nostalgji te të moshuarit, apo

kuriozitet tek të rinj. Ky autor ecën përkrah me tregimtarë të tjerë si Ernest Koliqi,

272 Dh. Shuteriqi, “Te Qafa e Botës”, Sh. B. “Naim Frashëri”. – Tiranë, 1986, f. 254-255 273 Dh. Shuteriqi, “Vërshime vjeshte”, [tregimi “Një shqiptar-e-mbaro”], Sh. B. Naim Frashëri. –

Tiranë, 1983, f. 145-146 274 Dh. Shuteriqi, “Këngë në minierë”, Sh. B. Naim Frashëri. – Tiranë, 1968, f. 92

Page 130: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

130

Mitrush Kuteli apo Mustafa Greblleshi në sjelljen e mjediseve tipike shqiptare përmes

prozës së tij.

5.3.4 Historitë e idesë

Këto lloje tregimesh kanë historitë më interesante tek proza e shkurtër e Dhimitër

Shuteriqit. Zakonisht, ato vijnë si rezultat i vëzhgimit përgjithësues të jetës nga ana e

autorit. Historia mund të jetë tragjike ose humoristike, ose një miks realist.

Incidentet/ngjarjet mund të jenë të ndryshme; mund të vijnë histori, të cilat shprehin një

ide të vetme. Ajo vjen me temën që shkrimtari është më i lidhur dhe ai këtë përpiqet që ta

shprehë jo me shumë fjalë si një abstrakt morali, por si një të vërtetë të jetuar, të cilën

lexuesi do ta frazojë për vetveten teksa lexon historinë, pikërisht ashtu siç i përqaset

shkrimi procesit të vëzhgimit të jetës. Këto tipe historish, përshembull, bazohen mbi një

thënie, një proverb, një përvojë jete, një histori me kuptim. Qëllimi i autorit është të

zbulojë filozofinë e tij, përpjekjen e tij për jetën.

“Karakteristikë tipike e tij (tregimit të Shuteriqit, - shën. red.) gjendet te mendimi.

Mendimi është vena kryesore e narrativës së shfaqur në librat e tij. Shuteriqi nuk

tërhiqet aq shumë nga fabula sesa nga mendimi; ai nuk tërhiqet aq shumë nga

fakti i izoluar i jetës sesa nga mendimin i cili përbën zinxhirin e fakteve; ai nuk

është i dhënë pas detajit të zakonshëm letrar, por nga çështjet e mëdha të kohës,

nga mekanizmi historik i fatit të popullit tonë, nga problemet që i sjellin

shqetësim njeriut të ditëve tona, nga filozofia e jetës, veçanërisht në të tashmen.

Ky mendim përshkruhet në të gjithë temat e tij, përmes të gjitha momenteve të

jetës, të cilat ai i përshkruan, ndonëse jo në një mënyrë aq tërheqëse dhe

intriguese, duke iu dhënë karaktereve gjallëri dhe plastikë”275.

Historitë e idesë janë mbizotëruese te tregimet e Shuteriqit, por më tipiket janë ato që

gjenden në vëllimin “Te Qafa e Botës”. “Një pjesë tregimesh të periudhave të fundit

(sidomos tregimet e vëllimit “Te Qafa e Botës” janë ekspromte letrare, trajtojnë tema, që

275 F. Gjata parathënie e “The lute and the rifle”, Dh. S. Shuteriqi (tregime), [përkth. Ali Cungu]

Shtëpia Botuese Naim Frashëri. – Tiranë, 1965, (fq. 7)

Page 131: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

131

zbërthejnë nëpërmjet një subjekti që ka të bëjë me të sotmen, ngjarje të së kaluarës”276.

Autori eksperimenton me ngjarjet, përplas kohët dhe e përdor tregimin për të nxjerrë një

mendim. “Te Qafa e Botës” ndërtohet i ideja e të tashmes së ngritur mbi gjakun e rënëve

dhe kjo përcillet përmes një historie moralizuese, të rrëfimtarit autodiegjetik (Unë”) që

shkon në shtëpinë e Hamzait në Qafë Botë, kopshti i të cilit ishte i mbushur me trëndafila.

Historia ka disa analepsa të rrëfimtarit homodiegjetik, të natyrës enciklopedike, si

përshembull tregohet historia e trevës, por aty mëson se në vendin ku ishin mbjellë

trëndafilat ishte vrarë Flutura, një partizane, teksa gjermanët po tërhiqeshin drejt Greqisë.

Shumë vite më vonë ishte zbuluar identiteti i partizanes, por kopshti mbeti përherë i

mbushur me trëndafila. I tillë është edhe tregimi “Cymbalaria Scodrae”, i cili sjell

historinë e Nexhemedinit, një botanist në profesion dhe gruas së tij infermiere, të cilët

gjatë tërmetit të rënë në veriun e Shqipërisë, shkojnë vullnetarë për të ndihmuar të

dëmtuarit. Në dukje paradoksale dalja vullnetar e një botanisti, ai zbulon në muret e

Rozafës një lule të rrallë muri me emrin “Cymbalaria”, e cila kthehet në një ngjarje për

tregimin, teksa njerëzit ishin ende nën rrënoja dhe po vuanin pasojat e tërmetit. Lulja mbi

mur sjellj një ide; fuqinë e mbijetesës së shqiptarëve në shekuj:

“Pse s’na e thoni se keni zbuluar një simbol?

-Simbol! – përsërita unë dhe shtanga.

-Dhe në këtë ditë! – vazhdoi vajza meditimin. – Se një popull duke qenë i vogël,

mund të merret për i brishtë. Porse ikën mijëra vjet mbi këta shkëmbinj e mbi

Rozafë e ja tek jemi, edhe shkëmbinjtë, edhe Rozafa, edhe ne! Ose po flas me

fjalë të mëdha? Po si me folë ndryshe? Specia jonë, po flas unë tash me fjalët e

tua, e ka qitë farën në shkëmb dhe s’i ka humbur kurrë, se atje s’ka kiamet që

mundet me e zhdukë . Si ia the emrin?

-CYMBALARIA SCODRAE!277”

Idenë e pajtimit të së shkuarës me të tashmen e sjell në mënyrë interesante tregimi

276 T. Haxhimihali, “Veçori artistike të tregimeve të Dh. S. Shuteriqit”; “Studime filologjike”, nr.

3-4, viti 1991, f. 72 277 Dh. Shuteriqi, “Te Qafa e Botës”, Sh. B. Naim Frashëri”. – Tiranë, 1986, f. 370

Page 132: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

132

“Njeriu me torbë”, i cili trajton historinë e mësues Sokratit, arsimtar në Lezhë, i cili ishte

i lidhur me njerëzit e trevës, jetonte dhe shoqërohej me ta, donte t’iu ngjante atyre, ishte i

pasionuar pas elementeve të traditës, të veshjeve popullore, teksa një ditë shkon në

shkollë me një torbë zadrimore. Fillimisht, torba bëhet objekt humori dhe tallje për

mësuesin, duke e quajtur “Njeriu me torbë”, por më pas, akti kthehet në “agjent

ndryshimi” në mjedisin përreth. “Të nesërmen a të pasnesërmen, në shkollë jo, por në

mes të qytetit ishin parë dy mësuese me torba të bukura leshi në krah, tërë lule e tërë

xhufka. Sokrati s’i kishte parë, po lajmin e solli Gjeta në shtëpi, gjithë gaz”278.

“Dy shoferë xanxarë”, i cili trajton idenë se miqësia duhet të vazhdojë mes miqsh edhe

kur duan të njëjtën vajzë, pasi në fund të fundit, vetëm njëri prej tyre do të martohet. (Dy

shoferët Aleks Veria dhe Andra Gjikenasi i bashkon jeta sërish në miqësi, pasi të dy

donin të njëjtën vajzë).

“Druri” trajton idenë se nuk ka vullnet që të dalë mbi dëshirën e një populli: Një drejtues

i lartë ndërmarrje kërkon që punonjësit e sektorit të sharrave të presin një ah qindravjeçar,

por banorët kundërshtojnë sepse ky dru tashmë ishte pjesë e historisë së tyre. Tregimi

“Mevlani” rrok idenë e mirënjohjes si vlerë, në raportin mes mjekut dhe pacientit.

“Një dëshmor” trajton sedrën e një partizani i cili nuk deklaroi orën që i kishte marrë një

gjermani në luftë dhe vret veten për shkak të ndërgjegjes së lartë.

“Melpomeni dhe Nusreti”, përmes një rrëfimi tipik të dialogut mes burrit dhe gruas që

janë njëherësh në pozicionet e tregimtarit dhe të tregimtuarit, destintin e atyre që nuk

martohen kurrë për shkak të paragjykimit tradicional të martesës në radhë, sipas moshës,

në familje.

“Sazexhiu” sjell përpjekjen e njeriut për të dalë mbi paragjykimet që ndërtohen mbi një

person apo familjen në breza. Rrëfimtari, - mësues matematike, - tregon historinë e

familjes së tij në disa breza sazexhinj. Edhe mësuesi i binte fizarmonikës, dhe të tjerët e

merrnin për t’i rënë veglës muzikore në dasma e festa, por personazhi e refuzon.

“I fundit i Bozëve” është i ngjashëm në idenë që na shfaqet që në titull, - vazhdimësinë e

278 Po aty, f. 261

Page 133: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

133

brezave, - sepse personazhi lufton mbi paragjykimin që kishin brez pas brezi tek familja

e tij si tradhtar dhe bën të kundërtën.

Të këtij grupimi janë edhe një pjesë e tregimeve të shkruara në vitet ’50-’60, ndonëse i

plotësojnë kushtet për të qenë tregime të personazhit: “Dyshimet e Jonuz Ranxhës”, “Xha

Demi”, “Këngë në minierë”, “Zot e rob”, “Dy letra”, etj. Tek tregimet që respektojnë në

mënyrë strikte rregullat e metodës së realizimit socialist, ideja(ideologjia) është

thelbësore për një vepër letrare, qoftë edhe tregim. Personazhet Jonuz Ranxha dheXha

Demi, pas shumë dilemash, mbështesin luftën partizane. Kompozitori Jani Zara shfaqet si

personazh që me gjithë konfliktet e brendshme, dërgohet në fshat për mbështetur artin.

Jonuzi (tregimi “Vila me trëndafila”) një shqiptar që bëhet mjek i famshëm në Hungari,

shfaqet si një personazh i tjetërsuar, pasi shkëput lidhjet me familjen e tij në Shqipëri.

I njëjtë në fenomenin e tjetërsimit është edhe tregimi “I fundit i Bejkave” i cili sjell

historinë e një djali nga Elbasani që emigroi në Francë ku martohet me një franceze dhe

ndërpret të gjitha lidhjet me familjen e tij në Shqipëri.

Disa nga tregimet janë të ndërtuara mbi fjalë të urta popullore, shprehi të njohura që

përcjellin mençurinë, etj., dhe mbi to ndërtohet historia: “Shi me diell” “E dymbëdhjeta e

vërteta”, etj.

Ndërsa disa tregime të tjera janë ndërtuar mbi simbolikën e legjendave, të cilat

zbërthehen përmes historisë së rrëfyer nga personazhet. Të tilla janë “Hosia e Malit II”

(gropa që i kishin vënë emrin Liqeni i Madh, e cila kishte ujë me ngjyrë të kuqe, - dhe

përballet me mitin se aty Sulltani kishte masakruar qindra gra në betejën për të asgjësuar

rezistencën e Gjorg Golemit); “Flamuri i Skënderbeut” (shpjegohet simbolika e flamurit

kuq e zi dhe me shqiponjën me dy kokë (Gegë e Toskë), sipas një ëndrre që kishe parë

Skënderbeu); “Venerakia” ( që rrëfen legjedën e ylberit në Krujë në ditën e martesës së

Gjergj Kastriotit me Donikën, të cilit i thonë venerakia - verë dhe raki); “Shi me diell”

(që ndërtohet mbi një paragjykim që kur të martohen arixhinjtë, koha mban diell dhe shi

njëherësh).

Tregimi i Dhimitër Shuteriqit konsiderohet si tregim mendimi; tregim ideje dhe

Page 134: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

134

reflektimi. I diktuar jo vetëm nga specifikat që kërkon proza e shkurtër, e cila mendimin e

ka pjesë të natyrshme të saj, të përcjellë në mënyrë të kamufluar (këtu shfaqen

ngjashmëritë e tregimit me anekdotën, parabolën, gjëagjëzën, etj), por edhe nga tiparet

specifike narrative të autorit, kjo vjen edhe për shkak të natyrës enciklopedike të

Shuteriqit, dhe në natyrën e kërkimit të formave të reja të prozës së shkurtër nga autori.

5.3.5 Historitë e ndikimit emocional

Sipas Carl Grabo-s,“ky klasifikim është i diskutueshëm megjithëse këto mund të

përfshihen edhe te historitë e idesë, por një tregim, në të tilla raste, ngrihet mbi të

bukurën, melankolinë, pasionet e të shkuarës/kujtimit, etj. Autori shfaq fenomene të jetës

apo gjendje emotive në tregimet e tij. Ai nuk është edhe aq i vetëdijshëm prandaj zgjedh

tema dhe situata në të cilat ai është në gjendje të shprehë vetveten”.

Ndikimi emocional te lexuesi bëhet përmes disa mekanizmave perceptues të komunikimit

të qenies me realitetin; ato kanë të bëjnë perceptime të tilla si shikimi, dëgjimi, nuhatja,

prekja, shijimi, të cilat formësohen përmes imagjinatës krijuese të tregimtarit.

Përshkrimet e gjendjeve/ndjesive janë tejet të rëndësishme në prozën e shkurtër, në

funksion të realizimit të efektit te lexuesi:

Tek Shuteriqi histori të tilla janë të pranishme; sidomos tek tregimet për fëmijë dhe të

rinj, por edhe tek pjesa tjetër e krijimtarisë. Rrëfimtari, përmes mekanizimit të kujtesës

dhe kthimit te vitet e fëmijërisë, përmes përshkrimeve të shumta, dhënies së detajeve të

imëta brenda qenies njerëzore apo të natyrës, e ndalon ritmin e aksionit në rrëfim dhe

synon të bëjë për vete lexuesin përmes një proze lirike, teksa kap ndjesi brenda qenies

njerëzore, me gjuhë të lëmuar dhe një fjalori të pasur. Edhe në tregimet e tjera, vijnë

ndjesi të fuqishme të raportit të njeriut me natyrën, me dashurinë, me sende, me njerëzit,

me artin, etj:

Tek tregimi “Dashuri e parë”, perceptimi i të parit shfaqet në një kënd pamje nga deti

drejt tokës (ndjesi në mes të detit, në një paralelizëm si edhe ndjesia e dashurisë):

Page 135: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

135

“Deti sikur më provonte forcën e muskujve, qielli të imagjinatës. E kur notoja

ashtu, tokën e kisha përballë, gjelbërore, të praruar, larushe, me konturet e saj që

ngjiten shkallë– shkallë, - “çuka, kodra, brinja, gërxhe dhe pyje të gjelbëruara”, -

që nga tarracat mbi buzën e ujit e gjer në majat e larta, që nga Shkëmbi i Kavajës

e gjer në Krujë e më përtej dhe ndjeja se isha larguar, se kisha ikur, me trup e me

imagjinatë...”279.

Tek “Fyelli i Tanës”, ka disa shembuj të veçantë të perceptimit, konkretisht shqisa e të

dëgjuarit:

“Kur i ra djali fyellit, gjëmuan malet e gumëzhinë shembëtirat e pyjet, honet e

guvat, si për natë kiameti. Egërsiat e trembura dolën si të tërbuara nga strofkat dhe

ulërimat e tyre u kallën datën hajdutëve, që s’ditën ku të futeshin, po i çanë bishat

pyjeve. E kur fyelli pushoi me një të klithur të hatashme, ç’qe gjë me shpirt, e

egër dhe e butë, nisi të qante e vuri kujën mbi Çukë Zarë. Dhe ky vaj e kjo kujë u

përhapën anembanë asaj errërise, që nga Bukaniku në mal të Poroçaneve, dhe

tutje e më tutje, gjer në Valamare të Grabovës e gjer në Tomor, që i qofshim

falë!280”

Sipas perceptimit të nuhatjes, vijnë përshkrime goditëse në prozën e Shuteriqit:

“Kur e kthejnë për të ngrënë në sahanë të thellë dhe gjalpi i del përsipër, thua se

në një det erëkëndellës kanë fundosur çuka të arta. Çfarë ere! Çfarë hosi! Mali, si

erë më të dashur, thonë se ka atë të trëndelinës. Jo, - janë tri erërat e malit, që i

përziejnë fullimet a i trazojnë furtunat: era e trëndelinës, ajo e bagëtisë, ajo e

hoshmarit, - edhe e hosharit, posi. Këtë përzierje dhe trazim do ta ketë quajtur

njëri atje njëri atje në stane “hosia e malit”281.

Sipas perceptimit të shijes:

279 Dh. Shuteriqi, “Një mal me këngë” [tregimi “Dashuri e parë”], Sh. B. Naim Frashëri. Tiranë,

1975, f. 96 280 Dh. Shuteriqi, “Maratonomaku ynë”, [tregimi “Fyelli i Tanës”], Sh. B. Naim Frashëri. –

Tiranë, 1977, f. 29 281 Dh. Shuteriqi, “Vërshime vjeshte”, [tregimi “Një shqiptar-e-mbaro”], Sh. B. Naim Frashëri. –

Tiranë, 1983, f. 27-28

Page 136: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

136

“Po, mbi të tëra, më kujtohet hoshmari që na nxorën për darkë. Kush nuk e di se

ç’është hoshmari, ia them unë. Është një si kaçamak me miell misri, i mbytur në

gjalpë. Ka aq shumë gjalpë, sai qëndron katër gisht përsipër, dhe mban ky

shomari një erë kaq të mirë, sa ia kalon edhe mjaltit vetë. Dhe hahet me kaq shije

sa të shkrin në gojë. Edhe sot më lëshon goja lëng, kur e kujtoj atë hoshmarin e

parë që hëngra në Podgozhan”282.

Një tjetër pasqyrim i perceptimi i shijes është te tregimi “Qershitë e mija të para”:

“E si mund të ishte ndryshe, që të mos i kisha shijuar që në djep, për shembull

dollmasitë ose ujset e verdha në të bardhë, lëng të tëra, të butëza, që mjafton ti

shtypësh pak me gjuhë dhe ato të shtrydhen në kica? Krapjet e kuqe që kërcasin,

s’ka dyshim që i kam shijuar në dalje të kicave të mia të para. “Krap” dhe me një

kërcitje tingëlluese, që fëmijën e bën të ndjejë kënaqësinë e kafshimit, ndonëse

këtë kënaqësi e ka provuar duke shtanguar me trysat e forta gjirin e nënës. Me ato

kërcitje, fryti e lëshon bëzhd lëngun e vet të ëmbël e të athët, të kuq gjak, që të

godet qiellzën, që t’i bën buzët edhe më të bukura. Dhe ti shpejton dhe i kafshon

qershitë njëra pas tjetrës me të voclit dhëmbë që të kanë mbirë, - kicat”283.

Perceptime të tilla gjenden plot, të cilat vijnë falë imagjinatës krijuese, por edhe

teknikave krijuese, lirizmit të spikatur në prozë, njohjes dhe përdorimit figurativ të

gjuhës. Në disa raste, perceptime të tilla janë në harmoni me tonin tregimtar, por ka edhe

raste të tjera, në të cilat përshkrime të tilla perceptuese e humbasin fuqinë e tyre sepse

nuk janë në harmoni me boshtin e historisë së rrëfyer.

5.4 Klasifikimi sipas llojit të rrëfimit

Për të bërë klasifikimin sipas llojit të rrëfimit kërkohet analiza e strukturës rrëfimore të

prozës së shkurtër. Prandaj të gjithë krijimtarinë në prozën e shkurtër e kemi ndarë në tre

282 Dh. Shuteriqi, “Gurnecka”, [tregimi “Buzë Shkumbinit”], Ndërmarrja Shtetërore e Botimeve.

– Tiranë, 1957, f. 24-25 283 Dh. Shuteriqi, “Vërshime vjeshte”, [tregimi “Një shqiptar-e-mbaro”], Sh. B. Naim Frashëri. –

Tiranë, 1983, f. 3

Page 137: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

137

grupe: rrëfim heterodiegjetik, rrëfim homodiegjetik, ku përfshihet edhe rrëfimi

autodiegjetik dhe tregime me rrëfime të përziera.

a.Rrëfimi heterodiegjetik: Një rrëfim i rrëfimtarit i cili nuk është një personazh në

situatat dhe ngjarjet e treguara284: Këtu futen kryesisht tregimet e përfshira në vëllimet e

para me tregime, si “Pesë tregime”, “Rruga e Rinisë”, “Kënga dhe pushka”, “Këngë në

minierë” dhe “Një mal me këngë”Në këto vëllime ka edhe disa tregime që kanë rrëfimin

homodiegjetik, por që kryesisht dalin nga boshti tematik i vëllimeve.

Në këtë grupim janë edhe pjesa më e madhe e tregimeve historike të grupuara kryesisht te

vëllimi “Maratonomaku ynë”. Autori përdor kryesisht një rrëfimtar i gjithëdijshëm

(Rrëfimtar i gjithëdijshëm është ai rrëfimtar që “di çdo gjë rreth situatave dhe ngjarjeve të

rrëfyera. Një rrëfimtar i tillë ka një pikë pamje të gjithëdijshme dhe tregon më shumë se

secili prej të gjithë personazheve të njohur”285). Edhe pika e pamjes është e

gjithëdijshme, tipike kjo për veprat klasike. Tek tregimi me këtë tip rrëfimi ka tregime me

pikëpamje të brendshme dhe me pikëpamje të jashtme.

Grupi i dytë janë tregimet me rrëfim homodiegjetik: Me rrëfim homodiegjetik kuptojmë

“një rrëfim i rrëfimtarit i cili është personazh në situatat dhe ngjarjet e treguara286. Këtu

futet pjesa më e madhe e tregimeve, por rrëfimi autodiegjetik, që bën pjesë në këtë grup,

është ndarë më vete për shkak të numrit të madh të tregimeve që ka shkruar Shuteriqi.

Pjesa më e madhe e prozës së tij bën pjesë në këtë grup, por i përket një varianti specifik,

- rrëfimit autodiegjetik, pra “rrëfimi i personit të parë (Unë), i cili është gjithashtu

protagonist ose hero. Ky është një varietet i rrëfimit homodiegjetik, i tillë që rrëfimtari

është gjithashtu edhe personazhi kryesor”287. Këtu janë të përfshira tregimet që gjenden

kryesisht te vëllimet: “Gurnecka”, Fyelli i Marsiasit”, “60 tregime në një”, “Kur rendte

hëna nëpër re” dhe “Vërshime vjeshte”. Këto libra me tregime janë ndërtuar në një

mënyrë të tillë saqë duken vazhdim i njëri tjetrit, dhe pjesë e një vepre të madhe, ku në

qendër është personazhi me emrin Skënder (rrëfimtari “Unë”), i cili rrëfen kujtimet e

284 G. Prince, “A dictionary of narratology”, University of Nebraska Press. – Lincoln & London,

1987 285 Po aty 286 Po aty, f. 287 Po aty

Page 138: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

138

fëmijërisë, të shkollës, raportet me personazhet e njohura të kohës, udhëtimet brenda

Shqipërisë, në Itali, Greqi, studimet në Francë, luftën partizane, dhe momentet e tjera të

jetës së tij. Në disa prej tregimeve “Uni” rrëfimtar ndërron emër apo profesion, por

diskursi rrëfimtar nuk ndryshon.

Grupi i tretë: Rrëfime të përziera, ku janë të përfshirë rrëfimi homodiegjetik me atë

heterodiegjetik. Këto gërshetime të teknikave narrative i hasim në novelën “Sytë e

Simonidës, apo në tregimet “Fyelli i Tanës”, “Ditët e sprasme të Gjorg Golemit”, “Një

natë në Rrogozhe, etj.

5.4.1 Rrëfimtari, autori i nënkuptuar apo autori real

Çdo vepër letrare i përmban këto tre instanca: rrëfimtarin, autorin e nënkuptuar dhe

autorin real, të cilët shfaqen para lexuesit herë si të kamufluara, e herë si ndërvepruese

me njëri-tjetrin. Ato vepra që shfaqin të dhëna shënjuese referenciale në lidhje me

autorin, ngrenë dyshime te lexuesi i cili mendon se pas rrëfimtarit është autori i

nënkuptuar ose autorin real. Aq më tepër, kur flitet për prozën e shkurtër për fëmijë dhe

të rinj të Dhimitër Shuteriqit. Këtu komplikohen marrëdhëniet mes rrëfimtarit, autorit

të nënkuptuar dhe autorit real.

Së pari, në rrëfimin autodiegjetik, personazhi i parë “Unë”, njihet me emrin

“Skëndo/Skënder” dhe ka lidhje direkte me autorin real: Filipi (Filip Shuteriqi, babai i

autorit real); mjediset ku kryen aktivitetet personazhi rrëfimtar (Elbasani, - qyteti i lindjes

së autorit real; Korça, - vendi ku filloi studimet autori real; Franca, - vendi ku përfundoi

studimet e larta autori real, etj.) Edhe vende të tjera si fshatrat e Elbasanit, të Pogradecit,

të Librazhdit, të Skraparit, Beratit, Sarandës, Vlorës, Lezhës, Shkodrës, etj., janë me

referenca reale nga jeta e autorit.

Personazhet që rrëfen rrëfimtari, të tillë si: Kostandin Kristoforidhi, Naum Veqilharxhi,

Migjeni, Luigj Gurakuqi, Avni Rustemi, Esat Pashë Toptani, Naim Frashëri, janë

personazhe reale.

Ngjarjet që na sjell rrëfimtari, janë ngjarje të njohura për një pjesë të lexuesit.

Page 139: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

139

Një tjetër detaj, që të tre vëllimet: “60 tregime në një”, “Kur rendte hëna nëpër re” dhe

“Vërshime vjeshte” si pjesë e një serie rrëfimesh me rend kronologjik, duken sikur të

ishte një roman me kujtime disa vëllimshe, gjë që sjell një tjetër grackë për lexuesin, i cili

është njoftuar më parë se po lexon një vëllim me tregime.

Rrëfimtari Skëndo/Skënder te të gjitha tregimet e Dhimitër Shuteriqit sjell kujtimet e tij;

por teksa në qendër janë momente, ndjesi, personazhe, ngjarje të fëmijërisë, rrëfimtari

shfaqet gradualisht edhe me përmasën e tij të autorit të nënkuptuar, njëherësh edhe në

përmasën e autorit real; me moshën e tij, qëndrimet e tij, botëkuptimet e tij të një të

rrituri, - e pazakontë kjo për perceptimet dhe botën e një fëmije; “Ndërhyrja e autorit”

(intrusion) vjen si “një ndërhyrje nga rrëfimtari në formën e një komenti rreth situatave

dhe ngjarjeve të parashtruara, prezantimin e tyre apo kontekstin”288. Në momente të

caktuara është i pandjeshëm, duke e ruajtur statusin neutral në rrëfimin e përshtypjeve,

por në momente të tjera ai ndërhyn në tekst, komenton, jo në optikën e një fëmije apo

teksti e humbet funksionin e tij letrar artistik për fëmijë; Të tilla janë tregimet “Një takim

me Avniun”, “Xhelati”, “Si vajtëm, që s’vajtëm në Tiranë”, etj.

Instanca e rrëfimtarit autodiegjetik dhe raporti i tij me instancën e autorit (autori i

nënkuptuar dhe autori real) përbëjnë një interes të veçantë për studim, sidomos në

aspektin krahasues, që nga vëllimi “Gurnecka”, “Fyelli i Marsiasit” dhe deri tek tre

veprat e tjera: “60 tregime në një”, “Kur rendte hëna nëpër re”, “Vërshime vjeshte”.

Këtu konstatohet se teksti ndryshon funksionet e tij, nga funksioni artistik, në atë

edukativ-didaktik dhe, më tej, në atë ideologjik përmes ndërhyrjes së autorit.

Të gjitha këto shndërrime shfaqen teksa kalon nga një tregim në tjetrin; sidomos kur

autori flet për personazhe apo ngjarje reale, historike, tek të cilat harrohet rrëfimtari si

instancë që prodhon mesazhe me funksion artistike, por na shfaqet me tekste me

funksione edukative-didaktike dhe ideologjike.

Në vëllimin “Gurnecka” raporti mes rrëfimtarit dhe autorit (autorit të nënkuptuar dhe

autorit real) është më i kamufluar. Ja se çfarë thotë rrëfimtari në hyrje të librit: “Janë

288 G. Prince, “A Dictionary of narratology”, University of Nebraska Press. Lincoln&London,

London 1987

Page 140: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

140

ngjarje të kohës së kaluar, këto që po nis t’ju tregoj sot, të dashur shokë të rinj. Shpesh

jam matur të rrok pendën dhe t’i shkruaj për ju, po nuk më është bërë mbarë. Sot, m’u

shkrep edhe një herë të rrok pendën dhe të mbaj premtimin që ju kam dhënë në vehten

time qëkuri. Dhe ja, po nis t’i hedh në kartë këto tregime”289.

Rrëfimtari e paralajmëron lexuesin që të përgatitet për të lexuar kujtime, dhe tregon 22

rrëfimet e tij thuajse në një rend kronologjik, me ngjarje, mbresa, udhëtime, pasione dhe

personazhe që i përkasin kohës së fëmijërisë. Rëfimtari “Unë” këto këto nuk ndërlikohet

me autorin e nënkuptuar apo autorin real.

Por, në librat e më vonshëm të të njëjtit lloj, situata komplikohet: Ja sesi e nis tregimin e

parë të vëllimit “60 tregime në një” rrëfimtari i ri, që vetëquhet Botues:

“Këtë tregim të parë nga jeta e mikut tim, Skënder po e tregoj unë botuesi i

tregimeve të tij, që e kam njohur atë nga pranë dhe që jam mik më i vjetër se ai në

moshë. Skënderi ka qenë i vogël fort atëherë, që të mund të kujtohet për çka do të

rrëfej unë për të. Për të tjerat, ai ka për të bërë punën e vet dhe unë dëshmoj që

këtu se ka për të thënë të vërtetën. Unë vetëm gjuhën i kam përpunuar ca, që t’ia

bëj më të lexueshme tregimet”290.

Këtu rrëfimtari e mbyll: “Sa për Skënderin tonë, megjithëse gjuhën m’u desh sadopak, t’a

përpunoj, do të shihni se nuk tregon shumë keq”291.

“Me gjithë dallimin që bën në mes vetes dhe personazhit rrëfyes (edhe një tjetër artific

letrar ky) në tregimin “Vuv vet” me të cilin çelet përmbledhja “60 tregime në një” gjatë

ciklit nuk gjen ndonjë dallim në mes qëndrimit të autorit dhe personazhit rrëfyes apo

heroit kryesor as në qëndrimet ideoemocionale, as në stilin e të treguarit”292.

Ndërsa në tregimin e radhës “Dallëndyshet”, rrëfimtari përdor të njëjtën hyrje si ajo e

librit “Gurnecka”:

289 Dh. Shuteriqi, “Gurnecka”, “Ndërmarrja Shtetërore e Botimeve”.- Tiranë, 1957; f. 3 290 Dh. Shuteriqi, “60 tregime në një”, Sh. B. “Naim Frashëri”. – Tiranë, 1979, f. 3 291 Po aty, f. 8 292 R. Brahimi, “Vepra Letrare 1 – Dhimitër S. Shuteriqi” (parathënie), Shtëpia Botuese “8

Nëntori”, Tiranë, 1982, - fq. 32

Page 141: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

141

“Janë ngjarje të kohës së kaluar këto që po nis t’ju tregoj sot, të dashur shokë të

rinj. Shpesh jam matur të rrok penën t’i shkruaj për ju, po nuk mëështë bërë

mbarë. Sot m’u shkrep edhe një herë të rrok penën e të mbaj premtimin që ju kam

dhënë me veten time qëkuri. Dhe ja, po nis t’i hedh në kartë këto tregime”293.

Në fund, rrëfimtari përdor karremin narrativ: “Shpesh e kam kujtuar më pas atë

dallëndyshe dhe e kujtoj edhe sot me trishtim”294.

Në tregimin pasardhës, rrëfimtari thotë:

“Ju fola për një motër motake. Le të kthehem në kujtimet e një motit të parë dhe

t’i lë udhëtimet e mia një çast. Ka qenë pikërisht ai vit, kur unë do të mbushja

katër vjeçët. Jam bërë, pra, atë vit, me një motër dhe kjo ishte fëmija e dytë në

shtëpinë tonë. Kujtimet i kam në mendje sikur ngjarja të ketë ndodhur dje. Për një

fëmijë, ajo s’ishte një ngjarje, po një histori e tërë”295.

Kujtimet vijojnë njëra pas tjetrës të rrëfyer nga Skëndo, për udhëtimin e parë me

automobil, udhëtimet në malësitë e Mokrës, në Pogradec dhe Tushemisht, karnavalet

(rogeçët) në Korçë, kostumi i parë. Te tregimi “Detkat dhe një bisht dhelpre” rrëfimtari

zbulohet të jetë gjysh: “Nuk bëra keq që ju kujtova për këto more nipat e mi. Keni për të

parë ç’do t’ju kënaq”296.

Rrëfimtari te “Një takim me Avniun” sjell perceptime për ngjarje dhe personazhet reale

të kohës, por që këtu na shfaqet një autor intrusiv, i cili është ndryshe nga rrëfimtari

Skëndo, i cili me rrëfimet e tij ka parasysh lexuesit e vegjël: “Avniu kishte vrarë

tradhtarin e atdheut, Esat pashë Toptanin, pak vjet më parë. Ia kishte numëruara të shtatat

mu në mes të Parisit, kryeqytetit të Francës, ku pashai bënte pazarllëqe në kurriz të

Shqipërisë. Ishte çuditur bota me trimëritë e Avniut”297, ndonëse rrëfimtari përpiqet ti

japë personazhit real një përmasë imagjinare:

293 Po aty, f. 9 294 Po aty, f. 15 295 Po aty, f. 16 296 Po aty, f. 75 297 Po aty, f. 60

Page 142: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

142

“Unë Esat pashë Toptanin e shëmbëlleja me ndonjë tjetër që kisha parë. Një

hundash, me kokën sa një shenik, me një festë të kuqe, e cila ta kishte pubzën si

topuz, një okë të rëndë. E merrja me mend të madh e barkledh, që kur ishte

gremisur nga plumbat e Avniut, ishte tundur dheu, si prej ndonjë arapi të

përrallave”298.

Në fund të tregimit, rrëfimtari ndryshon veten, nga veta e parë njëjës në shumës, për

shkak të ndërhyrjes së instancës së autorit: “Mësuesit i dridhej buza kur na foli për

vdekjen e Avniut. Ai na shihte atë ditë me një vështrim të tillë sikur të kërkonte nga ne të

bëheshim të gjithë Avninj”299. Këtu teksti shfaqet me funksion edukativ dhe ideologjik.

Këto zhvendosje ndodhin edhe në tregimet e tjera: Te tregimi “Raku” rrëfimtari e mbyll

rrëfimin. “Po për ta pushteti i popullit e bëri jetën të sigurt”300.

Në momentet të caktuara rrëfimtari e zhvendos rrëfimin nga veta e parë njëjës në vetën e

parë shumës. Një gjë e tillë ndodh kur rrëfimtari-personazh zë shoqëri me personazhe të

tjerë si Raku. “Ne kishim në shtëpi një libër italisht, të madh sa një kanat kamareje.

Përsipër, titulli ishte: “Tregime nga Homeri dhe Virgjili”301. Një tjetër rast ku përdoret

veta e parë shumës: “Burhanedinin e Shemsedin Dyrmysh beut, me tërë këtë emër të

gjatë e të gëmueshëm, ne e kemi pasur fatkeqësinë ta kishim mësues”302. Tek ky tregim, i

gjithë rrëfimi zhvillohet në vetën e parë numri shumës.

Rrëfimi kalon nga veta e parë shumës në njëjës: “Kur vajtëm në të gjashtën plotore,

mësimet e gjeometrisë dhe të algjebrës mua m’u dukën të ngatërruara dhe të rënda. Në

aritmetikë s’kisha qenë i dobët asnjëherë....”303.

“Ka më shumë mundësi që ju të mos e keni dëgjuar këtë emër, porse në do t’ju

them që në fillim se ç’është. Është emri i së fejuarës së Luigj Gurakuqit në

Napoli. Një vajzë së cilës iu dhidh kaq fort zemra për të dhe për veprimtarinë

298 Po aty, f. 60 299 Po aty, f. 61 300 Poa ty, f. 115 301 Po aty, [Tregimi “Odisea, Akilea, Enea”, f. 116 302 Po aty, [tregimi “Kryengritësit”] f. 123 303 Po aty, f. 64

Page 143: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

143

patriotike të tij, sa emrin e familjes e këmbeu e e bëri Albani. Unë këtë tregim e

kam për Luigjin, por i dhashë emrin e Adës se e meriton të kujtohet” (f. 68).

Tek disa tregime, ai që jemi mësuar ta shohim si rrëfimtar autodiegjetik, - Unë/Skendo, -

shndërrohet në të rrëfimtuar (i tregimtuar), pra ai humbet peshën e të qenit protagonist

apo hero. Ai kthehet thjeshtë në përcjellës të rrëfimeve të personazheve të tjerë si

anëtarëve të familjes, të miqve, personaliteteve-personazhe dhe shokëve të fëmijërisë,

duke sjellë botën e të rriturve, parë në optikën e një fëmije. Personazhet rrëfimtare sjellin

informacion rreth ngjarjeve, vendeve, datave, kohëve të cilat i adresohen lexuesit me

funksione edukative, informative dhe emocionale.

Të tilla janë tregimet e udhëtimeve:

“Një udhëtim fantastik”, “Fitorja e Samothrakës”, Eremiti i Krastës”, “Baba

Tomorri”. Në këto tregime, shpesh rrëfimi në vetën e parë, kalon nga numri njëjës

në shumës, për shkak se kemi bashkë-rrëfimtar.

Zëri rrëfimtar sipas bababit: “Im atë, bashkë me një shok të vetin mësues, duhej të

shkonte në kryeqytet, nuk e di për çfarë pune, atij gushti të vitit 1924. Në qershor

kishte ngjarë revolucioni që dëboi Ahmet Zogun.

-Nuk marrim edhe djemtë? – thanë ata dhe na morën.304

Rrëfimtari homodiegjetik në disa tregime vetëm sjell historitë që rrëfejnë të tjerët:

Personazhi gjyshja historisë e së cilës vijnë përmes rrëfimtarit “Unë” tregimet “Im gjysh

nga nëna”, Përralla me keca”, etj.

Personazhi xha Gjoka i rrëfen rrëfimtarit autodiegjetik (dhe përmes tij, historia i vjen

lexuesit) legjendat në tregime të tilla si “Flamuri i Skënderbeut” apo “Venerakia”etj.

Mbresa, personazhe, ngjarje, prapësi, miqësi, gëzime, hidhërime, udhëtimet në mal, në

liqen në det, histori të familjes, gjyshja, babai, nëna, rrëfime të dëgjuara, objekte të vjetra,

libra, studime, lojëra, sende, kafshë, bimë, pemë, zakone dhe tradita vijnë përmes

mekanizimit të kujtesës, kryesisht në një optikë autobiografike. Perceptimi ndaj botës dhe

304 Po aty, (tregimi “Një javë pranë ministrash”), f. 73

Page 144: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

144

realitetit vjen i tillë edhe kur rolin e rrëfimtarit e kanë personazhe të tjerë përreth

rrëfimtarit autodiegjetik, të tillë si babai, gjyshja, shokët, apo personazhe të tjerë.

Një gjë e tillë e komplikon diskursin narrativ kur flitet për personazhe reale, ngjarje

historike, pasi rrëfimtari i rrëfen ato nga një kohë tjetër dhe këndvështrim tjetër. Këto

ndërlikime i shohim kryesisht në dy vëllimet e tjera: “Kur rendte hëna nëpër re” dhe

“Vërshime vjeshte”, në të cilat rrëfimtari i adresohet një lexuesi më të rritur. Të njëjtat

mekanizma narrativë përdoren edhe në këto tregime, por tashmë personazhi Skëndo është

më i rritur në moshë: Për rrjedhojë ndryshon shkalla e perceptimit të botës, ka më shumë

personazhe sesa mjedise; rrëfimtari me udhëtimet e tij ndalet jo vetëm në në tashmen por

edhe të shkuarën të cilën e sheh në këndvështrimin e personazheve të tjerë që e rrethojnë.

Në ngjarje apo personazhe reale, autori i dyfishtë (autori i nënkuptuar edhe autori real)

ndërhyn në rrëfim, gjë që duket qartë në tregime të tilla si “Ada Albani”, “Një javë pranë

ministrash”, “Konspirata e parë”, “Për kujtim të Migjenit”, “Derri në pallat”, “Mesjeta”

në vëllimin “Kur rendte hëna nëpër re” apo “Ditë gushti në Shkumbin”, “Për kujtim të

Kristoforidhit”, “Pe hekuri, pe vërteti”, “Mbret e ambasador”, “Nga Akropoli në

Furvier”, “Via Brindisi”, “Dara ime e parë”, “Te kovaçi për darkë”, “E kam me kazilin”,

“Rastësi që ngjet domosdo”. Këto tregime janë të dobëta artistikisht. Rrëfimtari e harron

të mbajë distancën në kohë, dhe “lejon” autorin e nënkuptuar apo autorin real që të

ndërhyjë në tjerrjen e historive përmes komenteve dhe qëndrimeve. Le të ndalemi te

tregimi “Mbret e ambasador”. Përmes një karremi tregimtar, si emri i një vendi ku ka

lixha në Benzhua të Francës, rrëfimtari fut në historinë e tij Faik Konicën (“Kur mësova

se Faik Konica pati vizituar Benzhuanë, nisa t’i kaloj të dielat atje, me shokë ose vetëm, -

f. 168), histori e cila ndërtohet mbi dy këndvështrimet që kanë personazhet

“Unë/Skëndo” dhe Hazbiu rreth kontributeve letrare artistike të tij. Këtu përvijohet në

dukje dy qëndrime të kundërta për konceptet estetike dhe artistike të Faik Konicës:

“Për Konicën, mosha ime dinte pak, ndonëse kishte dëgjuar shpesh. Dinte vetëm

se ai e shkruante shqipen si rrallëkush, dhe kjo meritë e të shkruarit të shqipes

neve na dukej meritë mbi të gjithaqë u ndriste si një brerore mbi krye atyre që e

kishin, Kristoforidhit, Naimit, Nolit, Konicës. Adhurimtarë të shqipes së bukur, ja

Page 145: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

145

çkemi qenë ne”305.

Ndërsa personazhi tjetër, Hazbiu debatonte sepse ishte për artin e angazhuar. “Atëherë

Hazbiu hidhej në sulm për funksionet formuese dhe mobilizuese të artit. Atij i pëlqente

që arti i kohës sonë t’i fliste edhe më drejtpërdrejt njeriut, edhe më drejtpërdrejt ta

ndihmonte në përpjekjet për një të nesërme më të mirë”306.

Historia e tregimit zhvillohet në këto dy linja dhe perceptimi i rrëfimtarit vazhdon të

ndryshojë teksa futen aktorë të tjerë në rrëfim, si Nonda Bulka (i cili kishte bërë një

shkrim kritik ndaj Faik Konicës pasi nuk i njihte meritat prej poeti Faik Konicës) dhe

Mbreti Zog, i cili e emëroi ambasador. Këto dy aktorë ndikojnë në ndryshimin e

perceptimit të personazhit:

“Chri – Chri-ja ka zbuluar Faikun që për shumë kishte mbetur i panjohuir. Mbreti

shpjegon ambasadorin dhe ambadori mbretin. Njëri me dafina në duar dhe tjetri

me këllirë në kallamar. Tani e tutje kur të kujtosh beun do të kujtosh cinizmin.

Edhe cinizmi flet shqip e mund të flasë mjeshtrërisht. Po shqip atij kanë nisur ti

thonë qenizëm”307.

Pra, autor i nënkuptuar është “vetja e dytë e autorit, maskë ose person teksa ndërtohet

nga teksti; pamje e thjeshtë e autorit në tekst. I dalë për të qëndruar pas skenës dhe për të

qenë përgjegjës për projektimin tij dhe për vlerat dhe normat kulturore që përmban ai.

Autori i nënkuptuar i një teksti mund të jetë i dallueshëm nga autori real i saj. Autori i

nënkuptuar i një teksti narrativ duhet të jetë i dallueshëm nga rrëfimtari. Sepse ai nuk

tregon situatat dhe ngjarjet.308.

Në lidhje me këtë çështje na vjen në ndihmë interpretimi që bën Gerard Genette: “Si

instancë efektive, sigurisht jo një rrëfim i trilluar është në mënyrë të trilluar i prodhuar

nga rrëfimtari i tij, dhe efektivisht nga autori (real) midis tyre nuk punon askush dhe

305 Dh. Shuteriqi, “Vërshime vjeshte” [tregimi “Mbret e amabsador”], “Naim Frashëri”. – Tiranë,

1983, f. 168 306 Po aty,. F. 169 307 Po aty, f. 173 308G. Prince, “A dictionary of Narratology”, University of Nebraska Press. – Lincoln & London,

1987

Page 146: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

146

çdolloj tipi performance tekstore mund t’i atribuohet vetëm njërit ose tjetrit, sipas planit

të përdorur”309. Genette ia atribuon kompentecës së lexuesit identifikimin më të lehtë të

“autorit të nënkuptuar në tekst”. Instanca dyfishe autoriale tek tregimet e Shuteriqit është

Autori i nënkuptuar = Autori real. Që të dalim në këtë përfundim, do të marrim në

shqyrtim një sërë faktesh.

Së pari, na vijnë në ndihmë elementet paratekstualë që shoqërojnë tre vëllimet me

tregime për të fëmijë dhe të rinj:

Këto elemente paratekstualë janë të vendosura kryesisht në fund të tre librave për fëmijë

dhe të rritur dhe Autori e paralajmëron lexuesin se nuk kemi të bëjmë me fiction: “Këto

tregime (që s’janë rrëfime, veç ndonjë rasti) janë shkruar për të rinjtë e moshave të

ndryshme. U shkruan dorë – dorë, duke nisur nga viti 1957”310.

Në vëllimin në vijim Autori shton në shënimin e tij në fund të librit: “Këto tregime s’janë

rrëfime as kujtime, edhe pse janë vënë në vetën e parë. Ato u drejtohen moshave të reja

për të njohur kohën në të cilën vendosen, dhe janë vazhdim i vëllimit “60 tregime në një”

që u botua pak kohë më parë”311.

Edhe në vëllimin “Vërshime vjeshte”, Autori shton këtë shënim: “Ato s’janë rrëfime as

kujtime, edhe pse janë të shkruara në vetën e parë dhe u drejtohen moshave të reja për të

njohur kohën në të cilën vendosen”312.

Këto paralajmërime pastekstuale e orientojnë lexuesin në një shteg të gabuar. Teksa

futesh në vepër, edhe një lexues i mirë-informuar ndodhet sërish në një sërë grackash.

Distanca kohore e perceptimit të rrëfimtarit-personazh ngushtohet në funksion të

qëndrimit të autorit të nënkuptuar apo autorit real.

Në një raport të tillë qëndrojnë edhe tregimet që sjellin historitë e kohës së luftës, apo

309 G. Genette, “Diskursi i ri i rrëfimit”, [përktheu Rudian Zekthi], Sh. B. Lindje Perëndim.-

Elbasan, 2014; f. 115 310 Dh. Shuteriqi, “60 tregime në një”, Sh. B. “Naim Frashëri”. – Tiranë, 1979, f. 339 (shënimi

autorial) 311 Dh. Shuteriqi, “Kur rendte hëna nëpër re”, Sh. B. “Naim Frashëri”. – Tiranë, 192, f. 243

(shënimi autorial) 312 Dh. Shuteriqi, “Vërshime vjeshte”, Sh. B. Naim Frashëri”. – Tiranë, 1983, fq. 313

Page 147: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

147

përfshirjes në lëvizjen komuniste të Skëndos, ku rrëfimtari humbet në misionin e vet,

teksa shfaqen në skenë autori i dyfishtë.

Pra, autori i nënkuptuar dhe autori real nuk kamuflohen por shfaqen si një zë i vetëm.

“..dyzimi i instancës autoriale është një parim i përkapur shumë mirë nga lexuesi, dhe

“autori i nënkuptuar” i dyfishtë përgjigjet edhe për autorin real të dyfishtë. Edhe një herë

pra, në këtë rast AN (autori i nënkuptuar, - shën. red.) = AR (autori real, - shën.red.) exit

AN”313. Në analizën e tregimit “Çështja e fullatave” kemi identifikuar një perde

narrative që ekziston mes rrëfimtarit dhe autorit të nënkuptuar, pra autorit real.

Rrëfimtari, qoftë heterediegjetik apo homodiegjetik, e vazhdon diskursin e tij por në një

moment të caktuar ndërhyrjet e autorit të nënkuptuar përmes komenteve, qëndrimeve,

reflektimeve, etj., e thyejnë vijueshmërinë e diskursit. Kjo instancë rrëfimore shfaqet me

qëndrim ideor, pra, na shfaqet si autor ideologjik (për më shumë, shih në fund të punimit

analizën semiotike të tregimit “Çështja e fullatave”).

Argumentimi vijon më tej, duke u ndaluar te lexuesi i nënkuptuar, lexuesi real, dhe më

tej, për të aplikuar skemën zhenetiane të instancave narrative, te tregimi i Dhimitër

Shuteriqit, dhe për rrjedhojë, te proceset e (mos)komunikimit të veprës me lexuesit edhe

në ditët tona.

5.4.2 Lexuesi i nënkuptuar dhe lexuesi real

Lexuesi i nënkuptuar është një “audiencë e presupuzuar tek një tekst: Një vetje e dytë

reale e lexuesit (e strukturuar sipas vlerave të autorit të nënkuptuar dhe normave

kulturore). Lexuesi i nënkuptuar i një teksti mund të dallohet nga lexuesi i tij real.

“Në plan të parë, i njëjti lexues real mund të lexojë tekste të presupuzuara

audiencave të ndryshme ( dhe e lë veten të strukturohet sipas normave dhe vlerave

të ndryshme të autorit të nënkuptuar. Së dyti, një tekst mund të ketë dy ose më

shumë lexues realë. Lexuesi i nënkuptuar i një teksti narrativ gjithashtu mund të

313 G. Genette, “Diskursi i ri i rrëfimit”, [përktheu Rudian Zekthi], Sh. B. “Lindje Perëndim”. –

Elbasan, 2014, f. 120

Page 148: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

148

jetë i dallueshëm nga i rrëfimtarit. Lexuesi i nënkuptuar është audiencë e autorit të

nënkuptuar dhe përshkruhet te një tekst i tërë, ndërsa më vonë ai është audiencë e

rrëfimtarit dhe është mbishkruar si i tillë në tekst. Ndonëse dallimi mund të jetë i

vështirë, ai është ndonjëherë shumë i qartë (përshembull në rastin e narrativës ku i

tregimtari është gjithashtu një personazh)”314.

Si instancë rrëfimtare, lexuesi i nënkuptuar është përdorur gjerësisht tek Kuteli dhe më

pas tek autorët e tjerë. Tek Dhimitër Shuteriqi është përdorur gjerësisht, kryesisht te

tregimet për fëmijë dhe të rinj. Siç e përshkruam edhe më lart, pjesa më e madhe e

tregimeve i përdorin karrema të tillë të tregimtarë me synimin për ta mbajtur lexuesin të

lidhur. Ja disa prej rasteve: “Ju kam folur për dajë Hasanin, furrxhiun e rrugicës sonë në

lagjen Kala, pra duhet t’ua prezantoj më mirë sëfundi”315.

Ja edhe një tjetër rast: “Oh, kush do ta tregojë gjithë bukurinë e mëndafshtinave të

dikurshme, tek s’e kënduan poetët e brezave që kaluan?316; “Sikur të vazhdoj së

numëruari emrat e tërë luleve që kanë qenë mikeshat e mua, lulet e salepit, kozmanaqet,

lulëbardhat, aguliçet, lulet e sapoit, etj., ju mund të mërziteni. Dhe unë nuk po vazhdoj,

megjithëse nuk ma merr mendja të mos jeni edhe ju miq të luleve, të mos keni midis

luleve mikesha. Sidoqoftë, nuk më rrihet pa ju këshilluar të jeni miq të luleve, ti doni

lulet, t’i njihni lulet....”.

“...autori i një rrëfimi, si çdo autor tjetër, i drejtohet një lexuesi që nuk ekziston akoma në

momentin në të cilin i drejtohet dhe ndoshta nuk do të ekzistojë kurrë. Në të kundërtën

me autorin e nënkuptuar që, në kokën e lexuesit, është ideja e një autori real, lexuesi i

nënkuptuar në kokën e autorit real, është ideja e një lexuesi të mundshëm”317.

Rrëfimtari në tregimin e Shuteriqit, fillimisht e targeton lexuesin e vet; që janë fëmijët

dhe të rinjtë: Më pas, iu bën të ditur se po iu rrëfen kujtime/ngjarje reale dhe më tej

zbulon gradualisht zhvendosjet e instancës së rrëfimtarit; nga personazhi Unë/Skëndo në

314G. Prince, “A dictionary of Narratology”, University of Nebraska Press. – Lincoln & London,

1987 315 Po aty, [tregimi “Dajë Hasani”] f. 169 316 Po aty [tregimi “Mëshikat”] f. 197 317 G. Genette, “Diskursi i ri i rrëfimit”, [përktheu Rudian Zekthi], Sh. B. “Lindje Perëndim”. –

Elbasan, 2014, f. 123

Page 149: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

149

autorin e nënkuptuar, i cili njëjtësohet me autorin real. Lexuesi pret për të lexuar një

histori/trillim duke i besuar rrëfimtarit. I tillë është lexuesi i çdo kohe, por kur rrëfimtari

njëjtësohet me autorin e dyfishtë, - pra me autorin e nënkuptuar dhe atë real, - atëherë

lexuesi është kontekstual, pra, është edhe lexuesi ideologjik.

Gerard Genette propozon e instancave narrative:

AR (AI) → Rrëfimtari →Rrëfimi → Rrëfimmarrësi → (LV) LR318

Tek letërsia e realizmit socialist, në pjesën dërrmuese të saj, duke përfshirë edhe një pjesë

të konsiderueshme të tregimeve të Dhimitër Shuteriqit, ka ndodhur shkrirja në një e

instancave të Autorit (rrëfimtar - autor i nënkuptuar dhe autor real), i cili ishte Autori

ideologjik dhe të Lexuesit (lexuesi i nënkuptuar dhe lexuesi real), i cili ishte Lexuesi

Ideologjik dhe për rrjedhojë rrëfimi i adresohet vetëm atij lexuesi në atë situatë dhe në

atë kohë; si i tillë ai jeton vetëm në atë kontekst. “Receptimi i produkteve të realizmit

socialist parakupton pra një rezonancë të plotë ndërmjet autorit ideologjik, lexuesit

ideologjik dhe situatës revolucionare, e përtej kësaj një gjendje të emocionalitetit e të

eksitimit maksimal”319.

Tregimi për fëmijë dhe të rinj, duke pasur edhe funksionin edukativ dhe didaktik ka

ngjallur interes për studim në çdo kohë, sepse në mënyrë të natyrshme rrëfimi e përmban

funksionin ideologjik. Sot ka studime për mënyrën sesi ideologjia infiltrohet në tekste të

tilla edhe tek vepra si “Aventurat e Tom Sojerit” të Mark Twain, “Djemtë e rrugës Pal” të

Ferenc Molnar, etj. Por, në letërsinë për fëmijë të shkruar sipas metodës së realizmit

socialist, funksioni ideologjik ishte asgjësues i dyfishtë; si për tekstin ashtu edhe për

lexuesit.

Këto libra me tregime nuk e plotësojnë kushtin për të pasur receptim edhe me lexuesin e

rritur, siç kanë në letërsi shumë vepra të tilla, dhe për rrjedhojë mbeten tek ky target

lexuesish, - pra, te lexuesi në moshë të vogël dhe të re, - dhe lexuesi i sotëm i kësaj

318 Po aty, f. 123 (AR – autori real; AI – autori i induktuar: LV – lexuesi virtual: LR-Lexuesi real) 319 K. Jorgo, “Realizmi socialist në sistemin letrar (shqiptar): Vëzhgime teorike”; “Studime

Albanologjike”; Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë – Universiteti i Tiranës; Nr. 2/2010 (Viti

XV), f. 107

Page 150: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

150

kategorie ka tjetër botëkuptim për letërsinë nga ai që kishte lexuesi i djeshëm. Edhe për

këtë arsye, këto vëllime me tregime e kanë të vështirë receptimin nga lexuesit në ditët

tona.

5.5 Analizë e tregimit historik

Dhimitër Shuteriqi ka lënë gjurmë si tregimtar në prozën e shkurtër me tematikë

historike. Tregimet e përfshira në vëllimin “Maratonomaku ynë”, novela “Sytë e

Simonidës”, por edhe disa tregime të tjera, dëshmojnë se autori e njeh mirë lëndën

historike mbi të cilën ndërton prozën, por jo vetëm aq; ai dëshmon njohje të teknikave

narrative në mënyrën sesi faktin historik e shndërron në krijim artistik.

Një pjesë e mirë e tregimeve janë të formësuar mbi një njohje të thelluar të historisë si

diskurs shkencor dhe të personaliteteve të saj: Studimet historike mbi periudhën e

Mesjetës, epokën e Skënderbeut, Arianitët, Petro Korçarin (ndërtuesin e Ali Pashë

Tepelenës) punimet për epokën e Skënderbeut, njohja e plotë për disa personalitete të

kulturës shqiptare si Marin Barleti, Pjetër Budi, Dhaskal Todri, Naum Veqilharxhi,

Kostandin Kristoforidhi, Andon Zako Çajupi, Mihail Grameno, etj., i japin prozatorit një

ndihmesë të jashtëzakonshme për ta kthyer këtë lëndë në një materie trilluese, për të

tipizuar personazhet dhe për të krijuar efektin e “reales” te lexuesi për ngjarje të caktuara.

Studimet gjuhësore të karakterit leksikologjik dhe etimologjik mbi gjuhën shqipe,

sidomos të epokës së Mesjetës, apo e njohur si periudha parabuzukiane, të cilat janë

përmbledhur në librin “Shkrime shqipe në vitin 1332-1850”, e veçanërisht tek “Dëshmi

parabuzukjane të fjalës shqipe”320, - i cili erdhi si rezultat i një pune studimore

tëvazhdueshme përgjatë 40 viteve të jetës së autorit, - i kanë dhënë autorit armë të

jashtëzakonshme për t’i përdorur në krijimtarinë letrare.

Grumbullimet e fjalëve të vjetra të shqipes, identifikimi i tyre, thellimi në etimologjinë,

fjalët e huaja, si latinizmat, turqizmat, fjalët greke, të cilat u bënë më vonë pjesë e jetës së

320 Dh. S. Shuteriqi “Dëshmi parabuzukjane të fjalës shqipe”; “Akademia e Shkencave e

Shqipërisë. – Tiranë 2010 (Botim i dalë pas vdekjes së tij)

Page 151: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

151

gjuhës tonë, janë mjete të përdorura me bollëk dhe me mjeshtri për të ndërtuar realitetet

artistike të prozës së shkurtër me tematikë historike, sidomos te novela “Sytë e

Simonidës”.

“Gjuha e romanit (flitet për novelën “Sytë e Simonidës, - shën.red.) të bën për vete nga

shumë pikëpamje; nga pasuria dhe nga forca, nga hijeshia, nga siguria. Dh. Shuteriqi në

këtë vepër ka arritur apogjeun e tij gjuhësor. Ajo është e mbushur plot vlera stilistike,

figurative, poetike”321.

Çdo lexues has vështirësi përgjatë leximit të prozës së Shuteriqit, në kuptimin e fjalëve të

vjetra, dialektizmave, fjalët latine, neolatine, osmane, greke, etj., të cilat në rrëfimet e tij

kanë vlera të shumëfishta: Duke sjellë pasuri të madhe gjuhësore në rrëfim, duke ndërtuar

realitete fictionale dhe personazhe gjithnjë e më të besueshme falë aftësive dhe energjive

të tij në këtë drejtim dhe shkaktuar ndjesi të forta në komunikimin me lexuesit.

Njohja e folklorit ka shërbyer si një lëndë për përdorimin në prozën e shkurtër. Tekste

këngësh popullore, legjenda, përralla, anekdota, etj., shërbejnë si intertekste, duke u bërë

pjesë e teksteve, jo vetëm tek tregimet me tematikë historike, por edhe tek proza e

shkurtër e Dhimitër Shuteriqit në përgjithësi.

Dy tregimet e para “Fyelli i Tanës” dhe “Ditët e sprasme të Gjorg Golemit” shënuan

fillesat e prozës me tematikë historike. “Fyelli i Tanës” është i ndryshëm edhe në

strukturë, edhe në mënyrën sesi ndërtohet rrëfimi nga tregimi tjetër dhe krahasuar me

gjithë prozën me tematikë historike: Miti përzihet me të sotmen, në funksion të kësaj të

fundit, teksa gërshetohet koha e mitit me kohën e tashme. Proza nuk vjen si një zbërthim

i mitit, por si mitizim i kohës. Hyrja e stërzgjatur në kërkimin e fyellit e humbet efektin e

misterit dhe tensionit për lexuesin. Një gjë të tillë e konstatonte asokohe edhe studiuesi

Nasho Jorgaqi në recensionin që i bëri veprës “Maratonomaku ynë” në prag të botimit:

“Hyrja duket më e dobët, jo vetëm se artistikisht nën nivelin në tërësi të tregimit, por

është dhe e zgjatur tepër. Për mua historia e drejtorit të muzeut, sa më pak vend të kish,

321 N. Jorgaqi, “Sytë e Simonidës - Pëlhura e shenjtëruar” [parathënia e romanit], Botimet Extra. -

Tiranë, 1998, f. 5

Page 152: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

152

aq më në dobi të veprës do të ishte”322.

Një tjetër ndryshim strukturor në rrëfim bën te tregimi i dytë “Ditët e sprasme të Gjorg

Goelmit”. Tregimi “shpalos në mënyrë të shkëlqyer punën e tij të heshtur krijuese.

Legjendën e pati dëgjuar në Shelcan, kur ishte fëmijë. Gjatë luftës i shkeli me këmbë tërë

ato vende, gjer në Polis e Mokër. Tekstin “Kanga e Gjorq Golemit, princi i Sopotit”,

botuar në vitin 1938 nga Shahin Zharri, ai e rizbuloi dhe e ribotoi që më 1947”323.

Këtu ndahen rolet e rrëfimtarëve; miti-ngjarja (momentet e mbrame të Gjorg Golemit)

vijnë të rrëfyera jo nga një personazh rrëfimtar perspektiv, nga murgu Nikodin, në vetën e

parë, përmes rrëfimit të historisë si kujtim në moshën e thyer, duke përdorur analepsa për

të sjellë historinë, si dhe karrema tregimtarë me fuqi të jashtëzakonshme emotive për

lexuesin.

Hyrja e tregimit nuk është e zgjatur, (siç është, përshembull, në tregimin “Fyelli i Tanës”)

dhe jepet informacione të mjaftueshme për dokumentin e rrallë që flet për rrëfimtarin

Nikodim, i cili do të mbajë peshën thelbësore të rrëfimit të momenteve të fundit të Gjorg

Golemit.

Edhe këtu kemi të bëjmë me një teknikë rrëfimtare të autorit për të ngritur misterin mbi

dokumentin e vjetër, pëmes një procesi kërkimi që bën rrëfimtari i parë (drejtori i

muzeut) në gjetjen e dorëshkrimit që është ruajtur brez pas brezi. Përmes improvizimit të

një teksti si intertekst “Këto të shkruese i shkroi me dorë të tij i përnderuari e i përndieri

hieromonak dhe igumen i manastirit tonë në Galigad. Dhe i ruajta unë, shërbëtori i tij

Serafim. Nikodimin e gjet sot vdekja nga dorë turku, me shigjetë, në mal të Poroçaneve, e

njëzetepestaditë e vjeshtës së parë, që nga krijimi i botës 6988 vitit”324, autori përdor një

karrem tregimtar për të nxitur lexuesin: “Për ju, unë do të përgjigjem, keq mirë, t’i

shkurtoj e t’i përshtat në gjuhën e tashnishme të shkruarat e Nikodimit, që të mësonin

historinë e vërtetë të ditëve të fundit të Gjorg Golemit, për të cilin flitet në ato të

322 “Recencë e Nasho Jorgaqit për vëllimin e ri të tregimeve të Dhimitër Shuteriqit”, AQSH,

Fondi “Dhimitër Shuteriqi”, Nr. 828, D. 137 (pa vit), 5 fl. (Recencat e librit “Maratonomaku ynë”

janë bërë nga Razi Brahimi dhe Nasho Jorgaqi) 323 F. Papleka, “Dhimitër S. Shuteriqi”, Akademia e Shkencave të Shqipërisë. Tiranë, 2010; f. 376 324 Dh. Shuteriqi “Maratonomaku ynë” [tregimi “Ditët e sprasme të Gjorg Golemit”], Sh. B.

“Naim Frashëri”. – Tiranë 1977, f. 45

Page 153: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

153

shkruara. Them historinë e vërtetë, se ju mund të keni lexuar nëpër libra e fletore të

ndryshme gojëdhënën e Gjorg Golemit ashtu siç e tregojnë në Polis, Shpat, Bërzeshtë e

gjetiu, dhe ashtu siç e gjejmë te një këngë e lashtë e atyre viseve. Po, sikundër do ta

shihni, edhe pse legjenda me historinë qëndrojnë diçka pranë e pranë midis tyre, ka

ndryshime të rëndësishme”325. Të tilla ka plot edhe në rrëfimin e rrëfimtarit të parë, edhe

në atë të rrëfimtarit të dytë (Nikodimit), të cilat e mbajnë lexuesin e nënkuptuar,

njëherësh edhe lexuesin real të ngjitur pas historisë në çdo moment. Përsëritja e këtyre

karremave e shton interesin e lexuesit akoma më shumë: “Kështu, or miq të dashur....”

(rrëfimtari i parë – drejtori i muzeut): “Dhe tani or miq të dashur, dua t’ju pyes nëse ia

vlente barra qiranë që të mos qëndroja në fjalë, po ta rrokja pensin edhe një herë për një

histori si kjo.... Po më mirë dëgjoni”(karrem i përdorur nga rrëfimtari i parë – drejtori i

muzeut, f. 46): Or të bekuar e të mirë (f. 46); “or të mirë” (f. 46); “or bij” (f. 49); “or të

bekuar” (f. 49); “që ta dini ju, or bij” (f. 50); “po qe herë e fundit or bij” (f. 51); “Kështu

agoi për ne or bijtë e mi” (f. 51); “Dhe ju, të asaj dite të gëzuar që unë shpresoj se do të

vijë (f. 59); “Si thua ti!”, (f. 62); “Këto që po tregoj tani, or të mirë e të bekuar, unë vetë

si kam parë me sy, po m’i kanë rrëfyer ata që i panë. Dhe ç’panë ata, rrallë njeri në botë

mund ta ketë parë” (f.. 71); “Dhe qani or të mirë, bashkë me mua” (f. 73); “Po ju mos i

harroni kurrë dhe kurrë këto, or të mirë që të mos shkojë dhe për ju dhe për motrat tuaja

gjaku gjer në shalë të kalit” (f. 75).

Për të rritur efektin e tragjicitetit, rrëfimtari i nivelit të dytë, Nikodimi përdor përsëritjen

si teknikë artistike; pra, një frazë rishfaqet mjeshtërisht herë pas here në tekst, me një

kumt të njëjtë, por me pak ndryshime fjalësh, të cilat të mbajnë peshë në çdo moment,

teksa përjeton dramën dhe tmerret e masakrave të rrëfyera në ngjarje: “I shkrova këto or

të bekuar e të mirë, unë Nikodimi, igumeni i manastirit të Zonjës sonë, dhe po i shkruaj jo

me ngjyrë, po me gjakun e zemrës sime plagë dhe me lotët gjak të syve të miq, që s’di

përse m’i fali fuqimadhi, të shoh kaq e kaq mynxyra që hoqi e voi kjo gjindja jonë

Arbëri” (f.46); “... e di fort që do t’ju lëndoj ato zemrat tuaja të qeshura, kur të këndoni

këto të ngjara që po shkruaj për ju. E prap si të mos ju them që të mos qani edhe ju

bashkë me mua, si qau tërë gjindja jonë e Arbërisë”; “E mos u dridh o dora ime, se kështu

325 Po aty, [tregimi “Ditët e sprasme të Gjorg Golemit”], f. 45

Page 154: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

154

ka qenë urdhëruar, që unë t’i shkruaj të gjitha këto me gjakun tim!”(f. 62); “Po mos u

dridh, o dora ime, se kështu ka qenë urdhëruar, që tunë t’i shkruaj këto të gjitha me

gjakun tim!”(f. 65); “Po mbahu, o zemra ime, se duhet shkruar gjer në fund e me gjak kjo

histori”(f. 65) “Tregojnë se ai dhrom mban edhe sot e kësaj dite erë gjaku e ta besoni, or

të mirë, e të vini e ta shihni atë dhrom në Galigad, se për ju i shkruaj unë gjithë këto me

gjak nga ai gjak!”(f. 70); “Dhe gjer në fund do ta shkruaj unë këtë histori, me atë çikë

gjak që ka mbetur në zemrën time plagë dhe në sytë e mi të pacëlluar, që ju, o bijtë e mi

të Arbërit që do të vijë, të mos harroni kurrë dhe kurrë!”(f. 71); “Po mbahu, o dora ime,

se gjer në fund, do ta shkruaj unë këtë histori! Dhe ti zemër, s’ke pse qëndron e më

përgjon, po rrih, rrih, se gjer në fund do ta shkruaj unë këtë histori, me gjakun tënd të

valë!” (f.75); “Dhe dëgjo, moj zemra ime e mos u ep! Dhe shkruaj, moj dora ime, gjer në

fund se ja që s’paska gjë më të fortë se robi përmbi dhe” (f. 77); “Po mjaft, po mjaft më,

moj dora ime!”(f. 81).

Historia e Nikodimit vjen në formën e një kujtese në një moment të dhënë të kohës, ku

rrëfen për veten e tij, për vdekjen e Skënderbeut, për djemtë e Gjorgjit, Milloshin dhe

Ajdinin, për nuset e tyre, për misionet e Gjorgjit për të ribashkuar princërit shqiptarë, për

tradhëtinë e Ajdinit, për ardhjen e osmanëve në Galigad dhe Sopot, për vdekjet e

luftëtarëve, Kapedan Petroshit, për rënien e kështjellës së Sopotit, dhe momentin e fundit

të vdekjes së princit, Gjorgj Golemi në dëshpërim të thellë. Dialogu imagjinar që ndërton

rrëfimtari Nikodin me personazhet: Ajdinin, Gjorgjin, Milloshin, por edhe me arbërit e

brezave që do të vijnë, janë mjete rrëfimtare që e mbajnë tensionin ngritur në tregim.

Futja besnikërisht e teksteve të këngëve popullore siç janë në origjinal, ia shton

besueshmërinë rrëfimit para lexuesit:

“Sopotare moj të ngrata

Rrokni thikam e rrokni shpata

A do qajm’ e të vajtojmë.

Apo turkun do luftojmë?

-Jo s’do qajm’ e të vajtojmë!

Page 155: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

155

Jo, po turkun do luftojmë,

Gjorg Golemin s’e turprojmë!”(f.73)

Përdorimi i një pasurie leksikore të shqipes së vjetër, ruajtja e strukturës së fjalëve sipas

shqipes së dikurshme, apo sipas zhargonit kishtar ortodoks, - “të ziun djalë; e

njëzetëpesta ditë e vjeshtës së parë që nga krijimi i botës 6988 viti”; përmishijonas; më

paç uratën; iu shpabes; shpirtndrituri; i përmallshmi”, - i japin vlerë tregimit dhe ndikojnë

për të krijuar efektin e reales së kohës së ngjarjes tek lexuesi.

Vetë autori ka përjetuar një gjendje të fortë emocionale kur e ka përfunduar këtë tregim,

të cilin e dëshmon Mynever Shuteriqi: “Ditët e sprasme të Gjorg Goelmit”, dorëshkrimi i

të cilit mban shënimin “9 shkurt 1957, ora 12 pa ¼, e kujtoj fort mirë atë mesnatë thirrjen

e tij me zë të lartë e të gëzuar: E mbarova”326.

Diskursi shkencor dhe tregimi me tematikë historike qëndrojnë në mënyrë harmonike te

ky tregim: “Pa përsëritur studimet e tij shkencore, pa rënë në historicizëm vulgar, d.m.th.,

pa humbur në morinë e ngjarjeve dhe të hollësive historike, Shuteriqi me talentin e tij si

tregimtar u ka dhënë jetë figurave dhe momenteve të caktuara historike duke i bërë ato sa

më bindëse, aq dhe emocionuese”327.

Ja se çfarë thotë vetë autori: “Nëse tregimet e mia historike janë ashtu siç i çmojnë bota,

nuk jam pishman që skedova gjithëçka mund të lexoja mbi Aranitët dhe mbi

Skënderbeun, dokumente dhe vepra mbi ta, dhe gati s’lashë gjë pa lexuar gjer sa ke sjellë

dokumente nga arkivat e Venedikut e Barcelonës. Po të mos kisha zbuluar Petro

Korçarin, dhe të mos kisha kërkuar për të, që të shkruaj një libërth, nuk do ta kisha

shkruar as librin e gjatë për të “Ura në Tepelenë”. S’jam pishman”328.

Marin Barleti, Pjetër Budi, Dhaskal Todri, Helena Gjika, Kostandin Kristoforidhi, Naum

Veqilharxhi, Azem dhe Shote Galica, Andon Zako Çajupi, Naim Frashëri, Haxhi Qamili,

326 M. Shuteriqi, “Një jetë në dashuri”, Sh.B. “Dituria”. – Tiranë, 2006; f. 47 327 B. Matraxhiu, “Realiteti, Historia, arti në krijimtarinë artistike të Dhimitër Shuteriqit”,

AQSH; Fondi “Dhimitër Shuteriqi, Nr. 826, D. 98 (pa vit), f. 6 (Kumtesë e mbajtur në

Universitetin e Elbasanit në vitin 1983 328 “Fletore shënimesh ditore të mbajtura 1987-89”, AQSH, Fondi “Dhimitër Shuteriqi”, Nr. 826,

D. Nr. 239, Viti 1987-89 (6 fletore) fletore Nr. 2 (1987)

Page 156: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

156

Mihal Grameno nuk na shfaqen si trajektore të jetës dhe aktivitetetit të tyre si

personalitete të historisë, por ato vijnë si personazhe të zakonshme, në një moment kritik

të jetës së tyre.

Studiuesi Bardhyl Matraxhiu propozon që “tregimet e tij nuk duhen konsideruar

asnjëherë si biografi e letrarizuar. Jo, ato janë tregime të mirëfillta artistike. Për të

argumentuar këtë nuk po flasim për origjinalitin, bukurinë e një stili sa unik aq edhe me

variacione, por po përmendim vetë faktin se asnjë nga tregimet e tij me temë historike

nuk kap jetën e ndonjë personaliteti historik në përgjithësi kronologjikisht, siç ndodh në

biografitë e letrarizuara, por vetëm momentet më pikante”329.

Në shumë prej tregimeve bie në sy preferenca e autorit për të treguar “ditët e

sprasme/mbrame” të personaliteteve historike; në ndonjë rast ai gjen interesant ngjarjet jo

në prag të vdekjes, por edhe të varrimit: “Fletë nga jeta e Marin Barletit”, - pjesëmarrja

në funeralin e Skënderbeut; “Historia ishte e gjatë”, - ardhja e eshtrave të Naim Frashërit

në Shqipëri”, ditët apo momentet e fundit të personazhit: “Një turjelë më shumë”,

(historia e vdekjes së Kostandin Kristoforidhit; “Arbania e vogël”, momentet e fundit të

jetës së Azem dhe Shote Galicës, të cilët ishin të rrethuar në kullë: “Vdekja e Xha

Mihalit”, - momentet e fundit të dergjjes në shtrat të tij, të cilat përkojnë me një tërmet që

tronditi Korçën; çastet e fundit të Mujo Ulqinakut, para se të vritej nga italianët që po

zbarkonin në portin e Durrësit. Autori kap një “frame” të kohës në histori, dhe këtu nis

ndërtimi i historisë, e cila të mban mbërthyer. Këtë e bën qëllimisht për të ndërtuar

efektin e reales për personazhin apo ngjarjen. “....shkrimtari ka ndjekur me konsekuencë

këtë parashtrim duke i lënë lexuesit përshtypjen se tregimet nuk janë gjë tjetër vecse

riprodhim copash të realitetit të njohur nga shkrimtari. Kjo përshtypje është më e

dukshme në tregimet me motive të sotme, po është më e thellë në tregimet me motive

historike, në të cilat ka një harmonizim të faktit e problematikës së mirëfilltë historike me

ndërhyrjet e fantazisë dhe përpunimin krijues të lëndës së shkrimtarit”330.

“Në të tilla tregime, në sytë e lexuesve parakalon historia me zëdhënësit e saj. Domosdo

329 Po aty, f. 6-7 330 Sokol Jakova, “Studime për letërsinë shqiptare II”, Akademia e Shkencave të Republikës së

Shqipërisë, Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë. – Tiranë, 1988; f. 572

Page 157: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

157

shkrimtari nuk ka shkruar histori, por ka rikrijuar historinë artistikisht, duke përdorur

fantazinë në thurjen e subjektit, në zgjedhjen e hollësive shprehëse, në portretizimin e

heronjve e të personazheve. Por, me gjithë këtë, ai ka punuar kurdoherë me përgjegjësinë

e historianit, duke treguar se historia, sikurse aktualiteti, po të njihet mirë, jep material të

pasur që i kalon kufijtë e fantazisë më të begatë”331.

Edhe Shuteriqi, teksa flet për raportin mes historisë dhe letërsisë, thotë: “Publiku nga

veprat historike pret sigurisht prej artistit që të zbulojë domethënien e madhe të ngjarjeve

dhe që ajo të tingullojë fort në unision me interesat e mëdha kombëtare tonat sot, por a

mund të bëhet kjo pa u mishëruar idetë me të vërtetën dhe me vërtetësinë historike?”332.

Studiuesi Bardhyl Matraxhiu pohon se “në këto tregime (me personazhe historike)

subjekti ka në thelb momente që për mungesë faktesh në histori, ose jepen kalimthi ose

me anë hipotezash. Kjo bie në sy po të krahasojmë me kujdes subjektin e tregimeve

“Kishin kaluar 150 vjet”, “Buka dhe thika”, “Një turjelë më shumë”, “I dhëmbshuri

Dhëmbel”, me studimet me të dhëna biografike të botuara po nga ky autor për Budin,

Todhrin, Kristoforidhin dhe Çajupin”333. Ashtu siç ka edhe raste kur ngjarjet janë krejt

imagjinuara, si për shembull në tregimin “Fletë nga jeta e Marin Barletit”, ndërtohet

historia e udhëtimit të Marinit të vogël nga fshati në drejtim të Lezhës, për të marrë pjesë

në funeralin e Gjergj Kastrotit. Tregimet e tij janë të mirëfillta tregime artistike dhe jo

përsëritje e thjeshtë e konkluzioneve të shkencës së historisë. Ndodh që autori nuk ka të

dhëna të mjaftueshme historike, siç është rasti në tregimet për Pjetër Budin dhe Dhaskal

Todrin, këtu autori nxit fantazinë. Shkenca e historisë sigurisht e ndihmon shkrimtarin

për të njohur realitetin, por është ndryshe kur shkrimtari niset nga konkluzione të gatshme

të nxjerra nga të tjerët dhe është ndryshe kur është vetë historian, domethënë hulumtues,

analizues dhe interpretues i fakteve historike; në rastin e dytë, kemi njohje direkte të

realitetit historik dhe pesha artistike zbehet disi.

Studiuesi Bardhyl Matraxhiu e kritikon me të drejtë Shuteriqin për tregimin “Arbania e

331 R. Brahimi, “Vepra dhe profile krijuese studime dhe artikuj për letërsinë”; Sh. B. “Naim

Frashëri”, 1984, - Tiranë, f. 92-93 332 Dh. Shuteriqi, “Nëntori”, nr. 5, 1982, fq. 80 333 B. Matraxhiu, “Realiteti, Historia, arti në krijimtarinë artistike të Dhimitër Shuteriqit”,

AQSH; Fondi “Dhimitër Shuteriqi, Nr. 826, D. 98 (pa vit), f. 8

Page 158: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

158

vogël”, i cili del jashtë profilit të natyrës së tregimit, duke u shndërruar thjeshtë në një

prozë poetike. Duket se kjo ndodh pasi autori nuk e ka nivelin e duhur të njohjes për jetën

e Azem e Shote Galicës, dhe nuk arrin të krijojë figurat e tij, siç ndodh me personalitete

të tjera. Në mungesë të njohjes, e sjell tregimin me stil të përafërt me poezinë popullore

kosovar, përmes mjeteve stilistike si përsëritja, ritmit, coptimit grafik të narracionit.

Ka tregime të caktuara që autori tenton ta fshehë personazhin historik në rrëfimin e tij:

Konkretisht, tek tregimi “I dhemburi Dhëmbel”, me përjashtim të referencës së emrit të

personazhit, Andon dhe ndonjë detaji tjetër, si pjesë nga krijimtaria poetike e Çajupit që

është bërë pjesë e natyrshme e tregimit, e ke shumë të vështirë të kuptosh se këtu është

një rrëfim për Andon Zako Çajupin. Këtu vjen një histori ku trajtohet marrëdhënia mes

jetës dhe vdekjes në këndvështrimin e një djali të fejuar dhe pamundësia e realizimit të

fejesës me Zoicën. Tregimi ka përshkrimet e detajuara nga jeta baritore. Të tilla janë edhe

tregimet; “Tundimi i Shna Ndout”, “Era frynte malit, pylli utërinte”, të cilave iu janë

vënë referenca konkrete historike nga autori apo kritika.

Tregimet historike janë të gjitha histori personazhi, të cilat ndërtohen në mënyra krejt të

veçanta rërfimtare. Ato vijnë si proces i tipizimit përmes konfliktit, duke eksploruar

thuajse të gjitha tipet e konfliktit:

1. Personi VS Personit. (personazhi Naum Veqilharxhi te tregimi “Fllugëza me dyllë”

shpaloset përmes përballjes me Vangjel Zhapën, një biznesmen, i cili e kishte harruar

origjinën dhe detyrimet ndaj vendit të tij):

2. Personi VS Fatit/Destinit/Besimit: (te tregimi “Një turjelë më shumë”, ku Kostandin

Kristoforidhi dergjet drejt vdekjes në momentet e fundit në prani të priftit, mjekut, mikut

të tij dhe gruas: “Tundimi i Shna Ndout” ku trajton idhujtarinë përmes trillimit të ëndrrës

dhe realitetit të ipeshkvit: “I dhemburi Dhëmbel” trajton jetën/dashurinë në raport me

vdekjen. Andoni reflekton rreth vdekjes dhe martesës me Zoicën, të cilën e lë në kërkim

të destinit të tij.

3. Personi VS Natyra: (te tregimi “Vdekja e xha Mihalit”, ku teksa dergjej në shtrat

Mihal Gramenon, në Korçë bie një tërmet i fortë, duke i dhënë një tronditje dyfishe

Page 159: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

159

qytetit).

4. Personi VS Shoqëria: (Tregimi “Fletë nga jeta e Marin Barletit”, ku rrëfehet misioni i

Marinit për të treguar fatkeqësinë që do të përfshinte Arbërinë pas vdekjes së

Skënderbeut: “Viti me 27”, ku trajton përpjekjet e Gregor Gjirokastriotit për të

shpërndarë librin shqip përkundër përndjekjes së klerikëve ortodoksë grekë; “Farë

trimash”, ku rrëfehet lufta e Haxhi Qamilit përballë shtresave në fuqi dhe kundër serbëve;

“Historia ishte e gjatë”, ku jepen këndvështrimet e mësues Vangjelit përgjatë gjithë ditës

së ceremonisë funerale të rivarrimit të eshtrave të Naim Frashërit; “Ditë prilli” ku

trajtohet misioni i Mujo Ulqinakut për të mbrojtur atdheun, mision të cilin e realizoi ditën

që po lindte gruaja e tij).

Fati i personazheve vendoset në sfond me mjedisin si një paralelizëm me atë që do të

ndodhë (kolera me Grigor Gjirokastriotin; tërmeti dhe Mihal Grameno; sëmundja dhe

Kostandin Kristoforidhi; rivarrimi i Naim Frashërit dhe moti me shi, etj.)

Pjesë e prozës me temë historike është edhe novela “Sytë e Simonidës”, e cila mbetet

kulminacioni letrar i Dhimitër Shuteriqit, megjithëse ruan të fortë misionin për të përcjell

një ide mbi një vepër artistike: Boshti kryesor është simbolika e syve të verbuar të ikonës

së Simonidës, rreth të cilës strukturohet krejt rrëfimi dhe që afron mundësi interpretimi të

shumta, si në lidhje me vetë heroinën, ashtu dhe me historikun e konfliktit shqiptaro-

sllav. Sytë e verbuar të saj, edhe pse shekujt kanë kaluar, vazhdojnë të provokojnë

konflikte mes dy popujve. “..autori kthehet pas në Histori, jo vetëm thjesht për t’i

shfajësuar shqiptarët nga “faji i paqenë historik”, por për të synuar një receptim kritik të

saj, duke i bërë lexuesit të reflektojnë, në lidhje me bashkohësinë”334.

Për përkatësinë zhanrore të kësaj vepre ka pasur shumë debate; disa e quajnë “Sytë e

Simonidës” roman dhe disa e quajnë novelë, por në këtë studim i jemi referuar si novelë

për arsye se rri më mërë me tiparet e këtij zhanri: Vepra sendërtohet mbi një “frame”,

sytë e Simonidës në një afresk, dhe nga këtu çdo gjë është në funksion të ndërtimit të

veprës; pra, nuk e ka as përmasën e një romani historik, as tiparet e tjera që mund të

334 V. Kalo (Shëngjergji) “Romani historik, - tipologjia dhe veçantitë e poetikës së tij në letërsinë

shqipe”; [tezë doktorature], Universiteti i Tiranës, Fakulteti Histori-Filologji, f. 101

Page 160: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

160

konsiderohet një roman në kuptimin klasik. Megjithëse personazhet e romanit, Simonida,

Artemisi, Androniku, Patriku i Bizantit, Eustathi, Sheherezadja, Uroshi, Gjoni, Leon

Komneni, etj., vijnë të përshkruara gjallë, me një fjalor të pasur, me një mjeshtri

rrëfimtare, sërish secili prej tyre janë vetëm në një funksion, - për të ndriçuar të gjitha

aspektet e Simonidës, pa arritur që të jetësohen brenda lexuesit më vete.

Romani tregon udhëtimin e Simonidës, nusja 16-vjeçare e kral Urosh Milotinit, plakut të

Rashës (Serbisë) nga Kostandinopoja. Ky udhëtim fillon në pallatin e Andronikut të II

Paleolog të Bizantit dhe përfundon në kështjellën dhe më pas në Manastirin e Rashës, aty

ku ishte pikturuar afresku me sytë e Simonidës. Kjo është vetëm njëra kohë e historisë, e

cila pason edhe nga dy kohë të tjera; njëra pas 600 vjetësh, në fillim të shekullit të XX, që

ka për rrëfimtar të jashtëm Jashar Gjondeda dhe tjetra në vitin 1983, kohën e shkrimit të

historisë nga autori. “Shuteriqi, në romanin e tij e synon me vetëdije këtë komunikim, pa

e parë të shkëputur nga komunikimi estetik. ‘Sytë e Simonidës’, duke qenë një segment

artistik i Historisë së mundimshme të mbijetesës shqiptare, është, nga njëra anë, vepër me

vlera të shquara njohëse dhe edukative për brezat e rinj, dhe nga ana tjetër, një përgjigje

në llojin e vet të kualifikuar, që i jepet historiografisë dhe letërsisë serbomadhe”335. Kjo

vepër duket se ia ka arritur të shkaktojë këto debate jo vetëm te lexuesit por edhe qarqet

shkencore jugosllave. Pas një shkrimi të botuar në media në vitin 1999 nga Dhimitër

Shuteriqi rreth meritimit të çmimit nobel të Ivo Andriçit, por edhe të përgjegjësisë për tu

përgjigjur para Gjykatës së Hagës për krimet e serbëve ndaj shqiptarëve, ka reaguar

Akademiku serb Kaplan Buroviç, i cili në një artikull shprehet: “Nëse artikulli (i

Dhimitër Shuteriqit, - shën. red.) nuk është i mjaftueshm çdokush mund të lexojë

romanin e tij “Sytë e Simonidës”, botuar në Tiranë në vitin 1998 dhe shqyrtuar nga

revista “Ylberi” Nr. 8, në Gjenevë (1998, f. 30-31), ku rishikimi "Sy që nxjerrin sy"

demaskohet romani e po ashtu edhe autori i tij”336.

335 V. Kalo (Shëngjergji) “Romani historik, - tipologjia dhe veçantitë e poetikës së tij në letërsinë

shqipe”; [tezë doktorature], Universiteti i Tiranës, Fakulteti Histori-Filologji, f. 48 336 Akademik Kaplan Burovic, “Andriçi i meritoi të dyja: Çmimin Nobel dhe gjykimin në Hagë,

sipas shkrimtarit akademikut shqiptarë D. S. Shuteriqi“ Shih linkun:

http://iskra.co/reagovanja/akademik-kaplan-burovic-andric-je-zasluzio-nobelovu-nagradu-bez-

navodnika-sovinisticke-insinuacije-albanskog-knjizevnika-i-akademika-d-s-suterici (Përktheu

Marie Loka)

Page 161: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

161

5.5.1 Specifikat e rrëfimit në prozën historike

Në ndryshim nga proza për fëmijë, instancat dhe strukturat rrëfimtare në tregimet me

tematikë historike janë të larmishme dhe të gjetura në funksion të rrëfimit të historisë. Në

pjesën dërrmuese të tregimeve, kemi rrëfim heterodiegjetik, pra rrëfimtari nuk merr

pjesë si personazh në situata dhe ngjarje por është një rrëfimtar i gjithëdijshëm që “ka

lirinë për të hyrë në mendjen e personazhit dhe për të komentuar rreth veprimeve të

tij”337.

Rrëfimtari futet në botën e brendshme të personazheve si Marin Barleti, Pjetër Budi,

Dhaskal Todri, Helena Gjika, Kostandin Kristoforidhi, etj., përmes përshkrimeve të

detajuara psikologjike, monologut të brendshëm, etj. Këtu bëjnë përjashtim tregimet e

para, “Fyelli i Tanës”, “Ditët e sprasme të Gjorg Golemit”, “Natë lufte mbi Shkumbin”

dhe “Maratonomaku ynë” te vëllimi “Maratonomaku ynë”, të cilat janë të ndërtuara sipas

rrëfimit homodiegjetik, ku personazhi-drejtori i muzeut rrëfen historinë si rrëfimtar i parë

dhe më pas ka nivele të tjera rrëfimtare: (Nikodimi, si rrëfimtar i nivelit të dytë te ““Ditët

e sprasme të Gjorg Golemit”) si dhe romani “Sytë e Simonidës” i cili ka gërshetim të

instancave narrative dhe të llojit të rrëfimtarit.

Dhimitër Shuteriqi ka sjellë risi në teknikat rrëfimtare të prozës së shkurtër shqipe, me

tematikë historike. Kjo duket në shumëllojshmërinë e rrëfimtarëve, në këndin e pamjes,

me fokalizimin. Pika e pamje është pozicioni perceptues ose konceptues në bazë të të

cilit prezantohet situata apo ngjarja narrative.

Pika e pamjes së adoptuar është ajo e një rrëfimtari të gjithëdijshëm, pozicioni i të cilit

është i ndryshëm, dhe është shpeshherë i palokalizuar, që nuk është subjekt në kufizimet

perceptuale dhe konceptuale, me përjashtimet e katër tregimeve: “Fyelli i Tanës”, “Ditët

e sprasme të Gjorg Golemit”, “Maratonomaku ynë”, “Natë lufte mbi Shkumbin” ku janë

përdorur disa nivele rrëfimi, si dhe ku ka edhe rrëfim homodiegjetik, ku rrëfimtari është

edhe personazh dhe për rrjedhojë ndryshon perspektiva e pamjes dhe fokalizimi.

337 G. Prince, “Dictionary of narratology”

Page 162: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

162

Në shumicën e tregimeve të Dhimitër Shuteriqit kemi pikë pamje të gjithëdijshme: Kjo

pikë pamje adoptohet nga një rrëfimtar i gjithëdijshëm dhe me fokalizim zero i cili është:

“Një tip i fokalizimit të pikës së pamjes prej nga paraqitet rrëfimi në termat e një

perceptimi ose konceptimi të palokalizuar, të papërcaktuar. Fokalizimi zero është

karakterisitikë e narratives klasike ose tradicionale dhe shoqërohet me narratorët e

gjithëdijshëm”.

Një nga tregimet tipike që përbën interes për studimin e diskursit rrëfimor është “Historia

ishte e gjatë”. Në këtë tregim ka një rrëfim polifonik, i realizuar nga rrëfimtari i

gjithëdijshëm, me fokalizim zero, ku zëri dhe këndi i pamjes vijnë të ndërtuar bukur tek

të gjitha personazhet që marrin pjesë në funeralin e rivarrimit të eshtrave të Naimit, që

nga mësues Vangjeli, mbreti Zog, tregtari i gështenjave, ushtaraku, etj.

Edhe në tregimet me temë historike shfaqet instanca e Autorit e dyfishtë (autori i

nënkuptuar dhe autori real) përmes procedimit rrëfimor, ku personazhet dhe ngjarjet

mbushen me informacione të natyrës enciklopedike, përmes integrimit të teksteve si pjesë

e interteksit. Në këtë rast, sendërtimi i tekstit tregimtar bëhet duke futur tekste të autorëve

realë, apo protagonistë të historisë. Kjo është një teknikë e përdorur në një pjesë të mirë

të krijimtarisë së Dhimitër Shuteriqit. Konkretisht, poezitë e Çajupit “Tatëpjetë bregut

vinje/jelekverdha veshuro/me lërrë përveshuro/Thashë se vinje tekj unë/Dola duke

qeshuro/jelekverdha veshuro/Ti vinje nga keshe punë...” te tregimi “I dhemburi

Dhëmbel”; frazën “Për mëmëdhenë! Vraponi, burra!” apo “si pate luftuar/si pate shkruar

ti/si pate kënduar/ që të këndoftë përherë zemra/në zemrat tona/Mihali ynë” te tregimi

“Vdekja e xha Mihalit”; këngën “Dalëngadalë po vjen behari/dalëngadalë po na

vjen/nëpër fusha rritet bari/dalëngadalë po na vjen/Po na vjen, po na vjen/bota zjen, bota

zjen/shokët tanë kjo luftë po na i rrëmben” te tregimi “Natë lufte mbi Shkumbin”. Kjo

teknikë përdoret për të bërë të besueshme historinë e personazhit apo ngjarjes para

lexuesit të tregimit.

Autori përdor prolepsa në rrëfim, si pararendëse të kohës së historisë, si për shembull te

tregimi “Natë lufte mbi Shkumbin”:

“Historia e atij zoti shtëpie, hollë e gjatë, më vjen keq së s’mundem ta tregoj,

Page 163: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

163

megjithëqë do të desha. Kohët e sollën që edhe unë s’kam shkelur më asaj ane, si

ju rrëfeva. Ushtria, ushtri, shkolla shkollë dhe një gjeologji e cila më lidhi me

kërkimet e bakrit, me Rubikët e Gjegjanët. Edhe këtë po ju tregoj sonte, po e

shkruaj në këto rrëza Munelle, midis Mirditës, as unë nuk e di mirë përse, po

sigurisht se ky Kongres i 7-të u bë shkak që Librazhit i dha flamurin e tij dhe unë

kujtova ato vise dhe viset pranë e kështu nuk pata sesi të mos largohem në të

kaluarën, në kujtimet që s’harrohen”.

Te tregimet që ka rrëfim homodiegjetik, ku personazhi është edhe rrëfimtar, kjo dallohet

më lehtë: “Fyelli i Tanës”, “Natë lufte mbi Shkumbin”, Maratonomaku ynë”, shfaqet

qartë autori i nënkuptuar përmes ndërhyrjeve, komenteve të ndryshme, qëndrimeve që

shpreh ndaj ngjarjeve dhe situatave.

Tregimet me tematikë personazhet historike sendërtohen për t’i mitizuar këto personazhe,

për të ndërtuar një marrëdhënie emocionale dhe pasionale mes tyre dhe lexuesit. Instanca

e dyfishtë e autorit edhe këtu njëjtësohet për shkak të idesë që kërkon të përcjellë ai tek

lexuesi, paçka se teknika rrëfimtare është moderne. Rrëfimtari i gjithëdijshëm shkrihet

me personazhin, futet brenda tij teksa personazhi fillon të sendërtohet (të mendojë dhe të

jetojë) sipas imazhit të autorit. Një pjesë e tregimeve i humbasin vlerat artistike për shkak

se teksti e zbeh funksionin artisti dhe potencohet funksioni ideologjik, ndonëse mund të

jetë realizuar përmes teknikave rrëfimtare moderne. Gjithsesi, tregimet e vëllimit

“Maratonomaku ynë” janë modele grishëse studimi, qoftë në raport me metodën e

realizmit socialist, qoftë edhe për studimin e raporteve të diskursit letrar me atë historik,

biografik, ideologjik, etj. Këtu peshon funksioni edukativ-ideologjik i letërsisë.

Kësaj gracke i ka shpëtuar pastër romani “Sytë e Simonidës”, i cili edhe në tekstin

origjinal në dorëshkrim, edhe në botimin e vitit 1998, por dhe në botimin postum, në vitin

2009, funksioni ideologjik i tekstit letrar është tejet i zbehtë përkundrejt vlerave estetike

dhe artistike të veprës.

Studimin më të plotë për narracionin e romanit “Sytë e Simonidës” e ka bërë Dr. Valbona

Kalo, e cila i është referuar për studim variantit të botuar nga shtëpia botuese Extra në

vitin 1998. Ky botim është pranuar se ka mangësi të karakterit redaktorial në botim; të

Page 164: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

164

cilat janë përmirësuar në botimin e vitit 2009, paçka se nuk ka një studim krahasues mes

këtyre dy teksteve për të parë ndryshimes mes tyre.

“Ndërtimi i planit narrativ te ‘Sytë e Simonidës’ është konceptuar përmes zëvendësimit të

zërit të vetës së tretë me zërat e vetës së parë, duke paraqitur kështu, pozicione të

ndryshme të rrëfyesve ndaj të njëjtës lëndë tregimtare. Ndryshimi i herëpashershëm i

këtyre zërave, që shënon dhe ndërthurjen e narracionit të jashtëm me atë të brendshëm,

krijon jo vetëm një hapësirë të gjërë të realitetit artistik por edhe i përçon lexuesit një

ngarkesë të veçantë emocionale”338

Novela është e ndarë në tri pjesë:

1. “Dhimbja që nuk gjen shërim” ku ka një rrëfimtar të jashtëm të gjithëdijshëm të vetës

së tretë.

2. Makthet e Bizantit”, ku zëri rrëfyes mbetet po ai i vetës së tretë, që tregon për

udhëtimin e princeshës Simonidë drejt Rashës, por që e ndërpret shpejt rrëfimin linear të

tij, për të ndërthurur në tekst kronikat, si forma ligjërimore tipike të udhëtimeve

mesjetare, të cilat, po ai, i ndërlidh me njëra-tjetrën.

3. “Kohë moderne”, ku këtu ka ndryshim të zërit tregimtar, nga ai heterodiegjetik/zëri i

jashtëm tek ai homodiegjetik, (unë-Jashar Gjondeda)/ zëri i brendshëm, i të njëjtit

rrëfimtar. Për të realizuar efektin e të vërtetës tek lexuesi, rrëfimtari homodiegjetik

prezantohet para lexuesit: “Unë, Jashar Gjondeda, që mora përsipër t’ju tregoj një histori

kaq të vërtetë, sa dhe fantastike, tani do të përpiqem t’ju jap pjesën përmbyllëse, kaq

fantastike, sa dhe të vërtetë të kësaj historie nga Bizanti e në Rashë”339.

Por në fund të romanit kemi sërish një ndryshim të instancës së rrëfimtarit: (E kopjoi

Dhimitër S.Shuteriqi, - Vlorë, verë, 1983)340

Për një konkretizim të mëtejshëm të kësaj analize, studiuesja Valbona Kalo ka realizuar

338 V. Kalo-Shëngjergji, “Romani histori, - tipologjia dhe veçantitë e poetikës së tij në letërsinë

shqipe”; [tezë doktorature], Universiteti i Tiranës, Fakulteti Histori-Filologji, f. 96 339 Dh. Shuteriqi, “Sytë e Simonidës”, Shtëpia Botuese “Toena”. – Tiranë, 2009, f. 259 340 Po aty, f. 293

Page 165: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

165

mënyrën e organizimit të skemës së rrëfimit dhe se si ndërthuren zërat rrëfimtarë, tek

“Sytë e Simonidës” si më poshtë:

Figure 3 Skema e narracionit në romanin "Sytë e Simonidës", sipas Valbona Kalos

Kjo novelë është moderne përsa i përket teknikave narrative; larmishmërisë së

rrëfimtarëve, tipeve të zërave narrativë, intertekstualitetit (duke futur tekste sikur janë

dokumente reale, ditare, kujtime), distanca kohore. Mënyra sesi vjen konflikti i

përhershëm ballkanik përmes gjetjes së pëlhurës së shenjtëruar, - syve të Simonidës,

ndërtimi i rrëfimit në tre kohë përgjatë gjashtë shekujve, reflektimi për tragjiken reale në

Ballkan, - e bëjnë novelën një nga veprat më të rëndësishme letrare me tematikë historike

në letërsinë shqipe.

Përfundimisht, Dhimitër Shuteriqi ka risi në lëvrimin e letërsisë me tematikë historike,

për mënyrën sesi e përzgjedh lëndën historike, këndin e vështrimit, mënyrën rrëfimtare të

Page 166: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

166

operimit përmes një shumëllojshmërie mjetesh, të cilat shtohen edhe për shkak të

formimit si studiues, etj. Afërmendësh, edhe këtu shfaqet një autor ideologjik që ka një

lexues ideologjik, (fenomen ky që shfaqet te vëllimi “Maratonomaku ynë”), ku historia

dhe personazhet që zgjedh nuk vijnë si lëndë artistike për informim, por për të sjellë

ndikim emocional të personazhit te lexuesi.

5.6 Tregimi dhe metoda e realizmit socialist

Dhimitër Shuteriqi është një ndër themeluesit e letërsisë së realizmit socialist, qoftë

përmes veprës së tij letrare, por edhe përmes studimeve, botimeve teoriko-letrare apo

përkthimeve të teoricientëve të ndryshëm.

Edhe proza e shkurtër duhet parë në këtë këndvështrim, qoftë si respektuese strikte e

rregullave të metodës, por edhe si shmangie e saj. “Dhimitër S. Shuteriqi është një prej

shkrimtarëve që ka kontribuar në hedhjen e themeleve të letërsisë së realizmit

socialist”341.

Në fillesat e para, vetë Shuteriqi ishte i përfshirë në debatet, në studimet, përkthimet dhe

në prurjet letrare fill që pas çlirimit, që letrat shqipe t’i nënshtroheshin kësaj metode. Ai

përktheu artikullin “Si bahen vargjet”342 e Vladimir Majakovskit , i kushtoi një poezi

Enver Hoxhës343, bëri recensione (Si u kalit çeliku344), e orientoi aktivitetin e tij si

drejtues në organet letrare drejt letërsisë ruse, duke sjellë shkrimtarë dhe kritikë të

metodës së re. Ai doli me qëndrimin e prerë të përqafimit të modelit sovjetik të realizmit

socialist në letrat shqipe. Shuteriqi e mbrojti rolin e artit si propagandë deri në fundin e

jetës së tij. “Ne nuk e mohojmë se arti është edhe propagandë, se arti është edhe edifikues

341 Brahimi, Razi Brahimi; “Vepra Letrare 1 – Dhimitër S. Shuteriqi” (parathënie), Shtëpia

Botuese “8 Nëntori”, Tiranë, 1982, - fq. 5 342 Shih “Bota e re”, organ i Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë, Tiranë. - Nr. 1. Viti I, korrik

1945, f. 5-8 343 Shih “Bota e re”, organ i Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë, Tiranë. - Nr. 2. Viti I, gusht

1945, f. 8-11 344 Shih “Literatura e re”, organ i Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë, nr. 1, Mars 1947,

Tiranë, fq. 74-78

Page 167: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

167

shpirtëror”345. Madje, ai argumenton edhe arsyet: “Arti është punë “dokumentimi”, qoftë

përmes përjetimeve, qoftë përmes librave, qoftë edhe përmes arkivave. Arti është pra

punë njohjeje të përvojës njerëzore. Përvojën njerëzore nuk e zëvendëson dot fantazia.

Imagjinata në art, si kudo, po su mbështet mbi realitetin është një ushtrim fantazie. Pa

imagjinatë arti nuk bëhet. Por imagjinata duhet të mbajë të dyja këmbët në tokë; në

realitetin objektiv për të cilin shkruajmë; si dhe në kërkesën objektive, që na paraqet koha

kur shkruajmë. Edhe kjo kërkesë buron nga njohja e jetës”346.

E gjithë krijimtaria e tij në prozë deri në fundin e viteve ’50 u investua në formësimin e

një “letërsie të re”. Këtë mision ia veshi edhe romanit “Çlirimtarët”, i cili doli i

pasuksesshëm në synimin e tij për të krijuar romanin e realizmit socialist. Pjesë e këtyre

përpjekjeve janë edhe të tre vëllimeve e mëvonshme me tregime të këtij autori.

5.6.1 Interpretimi sipas metodës socrealiste

Për të bërë interpretimin sipas metodës së socrealiste, na vjen në ndihmë morfologjia e

metodës, të cilën e kemi parashtruar më lart në mënyrën sesi funksionon: Pra në raportet

që ka arti me realitetin, në marrëdhëniet mes artit dhe ideologjisë, tipizimin e personazhit,

raportin me letërsinë e traditës, mbështetjen në folklor dhe misionin edukativ të artit.

Që në fillimet e veta, metoda i diktonte artit tematikën, duke ia imponuar atij misionin

reagues ndaj fenomeve që shfaqen në realitet: “Letërsia e re ka misionin e lartë të ngrejë

nivelin e ndërgjegjes së re të masave, të edukojë ideologjikisht punëtorët, të gjithë

popullin dhe të çdukë mbeturinat kapitaliste në ndërgjegjen e njerëzve, gjë me rëndësi

deçizive në këtë periudhë tranzicioni nga kapitalizmi në socializëm”347. Shuteriqi ishte

ndër artistët e parë që u investua në këtë drejtim. Tek vëllimi “Pesë tregime”, trajtohen

temat e luftës partizane dhe mbështetjes së saj nga njerëzit, gjë që duket te tregimet “Për

345Dh. Shuteriqi, revista “Nëntori”, organ i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë. -

Tiranë, Nr. 6. (1980) - fq. 31 346 Shuteriqi, Dhimitër; “Nëntori”, organ i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë. –

Tiranë, Nr. 5, (1982), - f. 79 347 Referati i Shefqet Musarajit, “Konferenca e III-të e Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë (9-

12 tetor 1948). – Tiranë, 1950, f. 31

Page 168: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

168

cil po bien këto daulle” dhe “Dyshimet e Jonuz Ranxhës”. “Ky çuni i madh i Salë Cenit”

vjen si reflektim i tematikës për reformën agrare, ku cunin i Salë Cenit do të marrë tokën

e Demir Agës. Edhe tregimi “Edhe florini hahet me lugë” vjen si diktim i tematikës, për

sekuestrimin e pasurive të të pasurve përmes personazhit, Spiros, që tregon historinë e

Zefit, punonjës tatimesh në Shkodër, i cili sekuestron pasurinë e familjes së Shukut që

merrej prej 300 vjetësh me tregti.

Edhe në vëllimin e dytë “Rrugët e Rinisë” trajtohet e njëjta tematikë, por kësaj radhe

vihet theksi te tematikae rindërtimit të vendit. Kjo gjendet te tregimet “Rruga e Rinisë”,

“Stalini i ka rrënjët në det” dhe “Ditë vere”. “Takime paqe” i cili trajton temën e

internacionalizimit, përmes mekanikut Vehbi Gurakuqi, i cili merr pjesë në një

konferencë në Vjenë dhe flet për pasojat e luftës. Aty takon një mikun e tij austriak,

Ludvikun, i cili kishte qenë në Shqipëri për mbledhjen e eshtrave të austriakëve të vrarë

në Luftën e Parë Botërore. Thelbësisht, i gjithë tregimi ndërtohet në një linjë të fortë

ideologjike rreth paqes dhe internacionalizimit proletar. Këto tregime janë të dobëta

artistikisht dhe kanë në fokus vetëm dhënien e mesazhit ideologjik dhe funksionin

propagandistik, por, ashtu siç e konstatoi kritika, këtu shfaqen shenjat e para të një

tregimtari. Në të gjithë vëllimin veçohen dy tregim: “Një natë në Rrogozhe”, i cili rrëfen

historinë e një gazetari mes peshkatarëve dhe “Xha Demi”, jo aq për lëndën artistike sesa

për mënyrën e përshkrimit të personazheve, depërtimet psikologjike, përshkrimet e

detajuara, etj.

Më parë autori kishte botuar në organin e Lidhjes së Shkrimtarëve tregimi “Dafina e

Mersin Karajt”, por që ai nuk ishte përfshirë në librat me tregime që botoi autori më

vonë. Ai ishte më i arrirë artistikisht sesa tregimet në tre vëllimet që botoi Shuteriqi gjatë

gjysmës së parë të viteve ‘50.

Edhe në tregimet e shkruara gjatë viteve ‘60 dhe fillimin e viteve ’70, Shuteriqi i

rikthehet prozës tipike të realizmit socialist, e cila është e përfshirë në vëllimet “Kënga

dhe pushka”, “Këngë në minierë” dhe më pas “Një mal me këngë”, por kësaj radhe autori

zgjeron tematikat e tregimit të tij (fillon të merret edhe me tregimin historik), përmirëson

teknikat narrative, etj.

Page 169: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

169

Në vëllimin me tregime “Këngë në minierë” trajtohen tematika si martesat në djep apo

ato me shkusi (“Shkallët e gurta”. “Tetë letrat e Valtit”), dhuna në edukimin e fëmijëve

(“Ndershmërisht”) apo jeta në zonat e thella malore (“Qafëmalit”).

Pra, letërsia vjen si “artikulim i konflikteve mes shtresave shoqërore, të cilat i zgjidh

heroi pozitiv si misionar i idesë së përparimit. Një neoromatizëm rreth projektit të

shoqërisë të së ardhmes, pra, tepër larg kriterit të realitetit të deklaruar. Letërsia si art i

aplikuar për nevojat shoqërore e ideologjike”348.

Në shumicën prej tregimeve, shfaqet qartë tendenca në veprën artistike si “një ide,

konkluzion ku autori synon ta shpjerë lexonjësin, duke i paraqitur tabllotë e jetës dhe

karakteret në vepër”349.

Teksa teksti i nënshtrohet një analize semiotike350, në nivelin narrativ kupton se

aktanti351 është më i rëndësishëm sesa aktori352, (si koncept semiotik që ka zëvendësuar

konceptet tradicionale të personazhit/protagonistit) sepse aktanti këtu është një element

ndryshimi.

Le të marrim në shqyrtim tregimin “Shkallët e gurta” në të cilin trajtohet problemi i

martesave që në djep apo në moshë të vogël, përkundrejt pajës, një fenomen primitiv për

shoqëritë moderne dhe të shohim se sesi rreshtohet aktantët në këndvështrimin për këtë

zakon, i cili shfaqet si një konflikt që futet thellë deri në familje: Familja Përgjoka ka

fejuar vajzën Marën, që në moshë të vogël dhe në këmbim të saj, ka marrë një mëzat

(kafshë). Tregimi është i ndërtuar në konfliktin që lind në familje mes burrit dhe gruas

për ta mabjtur apo për ta prishur këtë fejesë. Pjesë e konfliktit bëhen aktorë dhe aktantë të

tjerë të rrethit të familjes, rrethit shoqëror, shkolla, partia etj.

348 S. Hamiti, “Poetika shqipe”, Shtëpia Botuese “55”, Tiranë, 2010, fq. 153 349 L. I. Timofejev dhe I. Vemgrov”, “Fjalorth termash letrar”, Enti i Botimeve të Teksteve i

Republikës Socialiste të Serbisë”; Rilindja. – Prishtinë, 1968, f. 209 350 Këtu i jemi referuar analizës semiotike sipas teorisë sëMaria Pia Pozzato. Shih "Semiotika e

tekstit", [përkthyer nga Dhurata Shehri], UET Press. Tiranë, 2009 351 “Një aktant është dikush ose diçka, që apo i cili kryen apo vazhdon të kryejë një veprim. Ai

mund të jetë një person, një agjent antropomorf apo zoomorf, një gjë apo një etnitet abstrakt. I

ndodhur në nivelin e sintaktës narrative, termi përshkruan një funksion narrativ të tillë si ai i

subjektit apo objektit”. Shih B. Martin dhe F. Ringham, “Dictionary of Semiotics”, CASSELL

London and New York. – London, 2000, f. 18 352 Po aty, f. 20

Page 170: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

170

Ky është ndër tregimet më interesante për t’i bërë analizën sipas Skemës Narrative

Aktanciale:

1. Objekt/Subjekt

Kjo është marrëdhënia më themelore. Aty nuk mund të ketë subjekt pa objekt dhe

anasjelltas. Një subjekt shkon në kërkim të një objekti. Në rastin konkret, Objekti është

Mara dhe Subjekti është Fejesa në djep, mbi të cilën ndërtohet marrëdhënia aktanciale.

2. Ndihmës/kundërshtar

Subjekti mund të ndihmohet ose pengohet në kërkimin e tij. Në rastin konkret Mara

ndihmohet nga nëna, mësuesja (shkolla dhe partia) dhe ka kundërshtarë gjyshen, traditën,

etj.

3. Dërguesi/Marrësi

Në rastin konkret janë babai, i cili fillimisht është për martesën e vajzës së tij dhe marrësi,

i cili është i pashfaqur në tregimi. Një skemë e tillë narrative aktanciale do të ishte e tillë:

Page 171: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

171

Figure 4 Skema Narrative Aktanciale e tregimit

Pra, në këtë tregim konflikti zhvillohet mes të resë, e përfaqësuar nga Partia dhe të

vjetrës, Kanunit që përfaqësohen nga shtresat e dikurshme (Markagjonët). Rrëfimi bëhet

nga një rrëfimtar i gjithëdijshëm, por këndi i vështrimit është i dyfishtë: Ai i rrëfimtarit

dhe i fëmijës (Marës), e cila sheh, dëgjon, përgjon çdo gjë që ka të bëjë me fatin e saj.

Prishja e fejesës vendos përballë dy grupimeve, sipas tabelës, ku njëri është për prishjen e

fejesës dhe tjetri është për ta mbajtur: Palët futen në konflikt me njëri tjetrin: Konflikti

në familje (burrëVS grua; vëllaVSvëlla; vjehërrVSnuse; kunatë (Dava) VS

kunatë(Gjela); Konflikti në komunitet: (shkolla VS familja; komunitetiVS shkolla;

partiaVS familja); Konflikti në instancat më të larta shoqërore: e reja (e përfaqësuar

nga partia, shkolla, kooperativa) VS E vjetra (tradita, Markagjnonët, Këshilli i Frontit).

Page 172: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

172

Këtu përplasen të gjithë aktantatët, duke përfshirë në konflikt edhe familjen: Gjyshja

konsiderohet një aktant që përfaqëson të vjetrën dhe është për ruajtjen e Kanunit

(Traditës) ndërsa “Nkolla” (përdor mënyrën tipike vendore të përdorimit të emrit në

zonë) është subjekt ndryshimi. Bashkë me prishjen e fejesës, vjen edhe ngritja e

koperativës dhe dorëzimi i mëzatit të fejesës (Kuqolit). Ndryshimi nuk vjen natyrshëm

por përmes konfliktit, i cili përfshin të gjithë nivelet e shoqërisë, dhe në këtë mënyrë

triumfon e reja mbi të vjetrën, Partia mbi Markagjonët, përmes paralelizmash figurativ:

“Nëna nuk foli, ndërsa Mara pat një të pështirë të tmerrshme e u kap pas s’ëmës

me të dy duart. Dava kafshonte buzën kur i nguleshin në mish gishtat e së bijës:

ajo përcolli ngashërimin që i ishte bërë tokël në fyt, hodhi një vështrim të

hakërritur nga rruga teposhtë dhe, kur s’i pa më kafshët, e pushtoi një qetim i

madh. Lot të lirë ia mbuluan fytyrën. Tutje, mbi ledhin e arës, cicërimin

gushëkuqët. Bënte një diell i dashur. Vajza ndjeu mirë kur i vanë sytë te zogjtë e u

shtërngua dhe një herë pas s’ëmës me tërë fuqinë. Babai kaloi përpara tyre

kokulur, i vrarë, i dërmuar. Ai hodhi nga e shoqja dhe e bija një sy fajtor. Ato i

hapën rrugën dhe burri u fut në shtëpi e ngjiti ngadalë-ngadalë shkallët e gurta”353.

Të tilla ndryshime të rendit shoqëror përmes diskursit narrativ kemi edhe te “Tetë letrat e

Valtit”, ku postieri, është “lajmësi” i ndryshimit ndërsa aktorët e ndryshimit janë vajzat,

të cilat ishin në aksion dhe vendosin që të prishin fejesat që ishin bërë me shkusi në

fshatin Valt. Postieri çon mesazhin te çdo familje për prishjen e fejesës; historia është

realizuar përmes një strukture narrative komplekse. Tregimi shquhet edhe për doza ironie

dhe sarkazme, të cilat janë pjesë e një procesi komunikimi të ndërlikuar për ndryshimin e

rregullave shoqërore në një mjedis si ai në fshatin Valt.

5.6.2 Përshkrimi letrar, si sprova ideologjike

Në krijimtarinë letrare të Dhimitër Shuteriqit është përfshirë edhe reportazhi letrar, një

zhanër i ri asokohe, i cili është lëvruar gjatë viteve 60, reportazhi, i njohur ndryshe edhe

353 Dh. Shuteriqi, “Këngë në minierë”, Sh. B. “Naim Frashëri”. Tiranë, 1968, f. 38

Page 173: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

173

si përshkrimi letrar. Ky konsiderohej si “një nga llojet e letërsisë epike narrative që

dallohet nga llojet e saj të tjera (romani, tregimi) nga fakti se në përshkrim, pak a shumë,

përshkruhen me saktësi ngjarjet që kanë ndodhur në jetën reale, pjesëmarrësit e të cilave

ekzistojnë në realitet, ndërsa në tregim për shembull, shkrimtari duke studiuar një seri

faktesh nga jeta dhe duke zgjedhur prej tyre atë që është më esenciale dhe karakteristike,

krijon me ndihmën e trillimit dhe të imagjinatës krijonjëse tabllo përgjithsonjëse,

domethënë pasqyron ngjarjet të cilat në të vërtetë mund të mos kenë ndodhur fare, mund

të kenë ndodhur ashtu siç i ka përshkruar ai”354.

Në vitet ’60 janë marrë me këtë lloj të letërsisë disa nga autorët si Shefqet Musaraj,

Dritëro Agolli, Ismail Kadare, etj. Përshkrimi letrar ishte një ndër format më të

shpërdoruara në funksion të propagandës dhe edukimit të masave, sepse ai “njofton

fenomenet e reja të jetës socialiste, tregon shembuj të sjelljes patriotike të njeriut

socialist, dashurinë e tij të pakufishme për atdhenë, luftën heroine për socializëm, raportet

e reja midis njerëzve në shoqërinë tonë të re”355. Ai nuk vinte natyrshëm si pjesë e

botëkuptimit artistik të vetë shkrimtarit, por kërkohej nga instanca përtej tij. Shkrimtari e

ka të përcaktuar detyrën e tij në këtë zhanër, përshkrimin e fakteve të jetës: “Merr nga

jeta vetëm ato që janë më esenciale, vëren nëngjarjet dhe sjelljet e njeriut vetëm tiparet e

tij karakteristike”356.

Dhimitër Shuteriqi përshkrimin letrar e quan “Buronjat”. Ai sjell në to personazhe (si

Gani Elezi në përshkrimin “Në kujtim të Gani Elezit”, profile të minatorëve tek

përshkrimet “Në vendin e Pirustëve” dhe “Ngjarje në Rubik”) dhe skena nga jeta në

socializëm, rindërtimi i vendit (“Që nga Durrësi në Bulqizë”, “Te Buronjat”, “Pika

krahasimi”, “Në gjurmët e ëndrrave tona”, “Shqipëria që ska të ndalet”, “Për festën e të

korrave”, Shkopet (“Tek lindet poezia”). Dy përshkrimet “Gjaku ynë i shprishur” dhe

“Mbi radar, syri i kapitenit” sjellin realitetin e arbëreshëve në Itali dhe arvanitasve në

Greqi.

354 L. I. Timofejev, I Vengrov, “Fjalorth termash letrar”; Enti i Botimeve të Teksteve i

Republikës Socialiste të Serbisë” [adoptuar dhe plotësuar në gjuhën shqipe nga Gjergj Zheji]. –

Beograd, 1968, f. 160 355 Po aty, f. 161 356 Po aty, f. 160

Page 174: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

174

Tek këto “buronja” konstatohet një informacion jo vetëm për të tashmen, por edhe për të

shkuarën e mjediseve që përshkruhen dhe kjo vjen falë natyrës enciklopedike të autorit:

“Ishte një kohë kur elbasani e shihte me dhimbje qytetin e vet të mbetur pas, qytetin antik

të Skampës, mbi rrugën Egnatia, me atë kështjellë që për madhësinë e vet, shoqet i ka të

rralla, qytetin e Todhrit, e të Kristoforidhit, të cilët i çelën udhën Rilindjes sonë, qytetin e

Normales që i dha Shqipërisë legjione arsimtarësh”357.... duke vijuar më tej me një

krahasim me Elbsanin e sotëm: “E me gjithë atë, Elbasani vetë mbet një qytet i vjetër dhe

tepër i vjetruar, me rrugë dredhalece dhe vija baltash, me shtëpi rrumaduce dhe mure me

bark, me kalldrëme të prishura dhe minera e selvi të këuptura”358.

Përshkrimi është i ndërtuar në një mënyrë të tillë që të sjellë informacion për të tashmen

dhe të shkuarën e qytetit, për personazhet e tij, për heronjt dhe vlerat, për rrugët dhe

objektet, duke bërë kundërvënie mes tyre:

“Arritëm në këtë fshat një mbrëmje të kthjellët marsi. Qielli shndriste me mijra yj

dhe Peqini matanë lumit dukej si Kashta e Kumtrit. Në Shezë akoma s’ka vajtur

elektriku. Shkolla punon me llambë. Dëgjojmë aty një orë mësimi në klasën e

pestë të natës. Të bëhet zemra kur dëgjon një prej komunistëve të fshatit sesi iu

përgjigjet pyetjeve të mësuesit të arithmetikës. Që tej, nga arat vjen zhurmërima e

një traktori. Drita e tij çilet e mbyllet si ajo e njëxixëllonje netëve të ngrohta të

majit. Edhe sonte bën ngrohtë. Pranvera ka ardhur para kohe”359.

Krahasime të tilla realitetesh bëhen edhe në reportazhet për Mirditën (Në vendin e

Pirusëve) për Gurin e Kuq (Në gjurmët e ëndrrave tona), për Korçën, Maliqin,

Leskovikun (Shënime udhëtimi), për Matin dhe Bulqizën (Që nga Durrësi në Bulqizë),

për Kurveleshin (“Te buronjat”).

“Kamjoni që bën shërbimin Vlorë – Kuç, arrin këtu më ora 4 të pasdrekes dhe

qëndron te Buronjat. Është një vend me dhjetra në mos me qindra rrapa

357 Dh. Shuteriqi, “Kënga dhe pushka” [përshkrimi “Pika krahasimi”], Sh. B. Naim Frashëri”. –

Tiranë, 1963, f. 368 358 Po at, f. 368 359 Dh. Shuteriqi, “Kënga dhe pushka” [përshkrimi “Pika krahasimi”], Sh. B. Naim Frashëri”. –

Tiranë, 1963, f. 376

Page 175: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

175

shekullorë, që së bashku, përbëjnë një tendë kolosale. Burime të panumërta, të

mëdha e të vogla dalin nën hijen e rrapave madhështorë prej gurëve të bardhë e

prej rrënjëve. Këto burime nuk shterrojnë, kurrë dimër verë”360.

Pjesë e këtij cikli është edhe përshkrimi “Nga Tirana në Valbonë” i cili është botuar në

vëllimin “Një mal me këngë” (1975).

Tek këto përshkrime ka gërshetim të teknikave narrative të prozës së shkurtër me

reportazhin si gjini gazetareske. Këtu kemi një instancë të unifikuar të rrëfimtarit me

autorin dhe shpeshherë rrëfimtari bëhet pengesë për autorin që të përmbushet funksioni

ideologjik në “buronjat” e tij. Shuteriqi kritikohej nga kritika socrealiste për ndalesat në

përshkrime apo analepsat në përshkrimet e vendeve, për shkak të natyrës enciklopedike të

autorit.

Këto përshkrime sjellin anën më ekstreme të përdorimit të letërsisë për nevoja shoqërore

dhe ideologjike. Gjithsesi, ky zhanër mbetet i pastudiuar qoftë në aspektin e llojit, edhe

brenda vetë metodës socrealiste, por edhe të mjeteve artistike, të shkallës së indoktrinimit

ideologjik dhe efektit tek lexuesi ideologjik, pasi ai shfaqet si maksimalizim i shkrirjes së

artit me propagandën.

5.7 Tipizimi i personazheve sipas metodës

Realizimi i personazhit në letërsinë socrealiste bëhet përmes tipizimit. Personazhet e

Dhimitër Shuteriqit nuk janë të natyrës së aksionit, por ato vijnë përmes përshkrimeve të

detajuara, monologut të brendshëm, gjuhës figurative, dhe nuk janë përgjithësisht të

stampuar si modelet që dikton metoda e realizmit socialist, e cila ia nënshtronte procesit

të tipizimit. “Tipi konsiderohet figurë artistike e krijuar nga imagjinata krijonjëse e

shkrimtarit, në të cilën janë pasqyruar tipare kryesore, karakteristike të një grupi të

caktuar njerëzish në një shoqëri të caktuar, ku është shprehur esenca e fenomenit të

caktuar. Tipi njëkohësisht është i pajisur edhe me cilësi individuale të karakterit, pra ai

360 Po aty, f. 365

Page 176: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

176

është një njeri i gjallë e jo një skemë e përgjithshme, abstrakte”361.

Personazhet e Shuteriqit në prozën e shkurtër të viteve 50 janë tipike, sipas modelit të

metodës socrealiste, ku bëjnë përjashtim tregimet që nuk u botuan por gjenden në

dorëshkrim: Një prej tregimeve që shfaqet ndryshe është “Dafina e Mersin Karait362” , i

cili u botua vetëm në revistë. Tregimi ngrihet mbi raportet e vjehrrit (Balli Osmani) dhe

nuses së djalit (Dafina e Mersin Karajat), - ku veç marrëdhënies sociale në familje,

ngjizet një pasion i fshehur mes tyre, teksa plaku pi raki në shtëpi. Erotika e fshehur

shfaqet përmes detajeve narrative dhe këndvështrimeve sesi e shohin njëri-tjetrin

personazhet: tregohet historia e plagës dhe plumbit në këmbë të Balliut, të cilin e shëron

me plumb, pas propozimit të nuses. Ky tregim është ndër të rrallët në trajtimin e raportit

nuse-vjehërr. “Dafina e Mersin Karajt” nuk është përfshirë në librat e botuar më vonë nga

autori.

Pjesë e krijimtarisë së shkruar në vitet 1948-49 janë edhe disa tregime që janë në

dorëshkrim në Arkivin e Shtetit. “Shfytyrimi”, “Letër e parë”, “Fillimi i tregimit”363.

Tregimi “Letër e parë” ndërtohet me rrëfimin në vetë të parë (në formë letre) të Mirës që

sjell ndërmend kohën kur ishte partizane në mal me Skënderin (dashuri në luftë) ku ka

përshkrime të forta erotike teksa ndodheshin një natë dimri me hënë vetëm në një shpellë:

“Unë ndjeva një të nxehtë në tërë trupin, ndjeva sikur po dërsij, - zë besë – dhe, kur futa

njërën dorë në gji, ndjeva trupin tim të valë me një rehat, që vetëm ne femrat e dimë se

ç’është”364. Udhëtimi i Mirës në shpinën e Skënderit natën e vonë nëpër mal përshkruhet

përkundër realitetit të luftës.

Tregimi tjetër “Shfytyrimi” sjell historinë e përcjelljes së “djalit” ushtar nga i ati, Tare

Dyreku nga fshati Taksirat. Rrëfimi ndërtohet me kënd pamje nga babai në mjediset e

361 L. I. Timofejev, I Vengrov, “Fjalorth termash letrar”; Enti i Botimeve të Teksteve i

Republikës Socialiste të Serbisë” [azdoptuar dhe plotësuar në gjuhën shqipe nga Gjergj Zheji]. –

Beograd, 1968, f. 212 362 Shuteriqi, Dhimitër; “Dafina e Mersin Karait”, Bota e re. - Nr. 4, 1945, f. 18 - 22 363 “Tregime të shkruara nga Dhimitër Shuteriqi me titull: “Shfytyrimi”, “Letër e parë”, “Fillimi i

tregimit” AQSH; F. 826, D. 48, krijimtari krijuese. - viti (1948-49) 364 “Tregime të shkruara nga Dhimitër Shuteriqi me titull: “Shfytyrimi”, “Letër e parë”, “Fillimi i

tregimit” AQSH; F. 826, D. 48, krijimtari krijuese. - viti (1948-49), f. 30

Page 177: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

177

rekrutimit ushtarak. Babai sjell ndërmend episode për fatin dhe jetën e Kasos, i lindur

vajzë dhe i regjistruar si djalë në kohën e mbretërisë së Zogut, teksa Tare ishte në ankth e

frikë se do të zbulohej ky detaj: “Në zyrën e rekrutimit, zhvisheshin djemtë dhe Kaso

ndihet në turp. Momenti i dytë para zhveshjes, ku Kaso sjell historinë e dikurshme të të

qenit femër dhe sot kishte turp të zhvishej. Turpi para zhveshjes. Ishte vajzë e betuar

burrneshë. “Zbulimi se ishte femër quhej perëndimi i parë i një shembjeje të lemeritshme.

Kasemi e dinte se po hynte në lakun e një hataje prej së cilës nuk do të shpëtonte dot”365.

Pas refuzimeve të rekrutit, doktori e zbulon dhunshëm në rroba dhe tmerrohet gjithë

komisioni. “Kulla ime nuk do të mbetej shkretë pa zot, pa burrë dhe pa dyfek. Kasemi

nuk kishte asgjë mangut me burrin”366. Tarja shkon te komisioni që zbuloi se ishte femër;

këmbëngul se Kasëmi është burrë: “Lërini gjërat ashtu siç janë”. 18 vjet më parë ishte

regjistruar si mashkull. Tarja tregon historinë më në fund: Në familje i lindën 7 vajza

radhazi dhe më në fund edhe një vajzë e tetë. “djali është pushkë në shtëpi”: “djalë ose

mallkim”. Mos e ktheni Kason në fshat se s’bëhet grua ai”. Si shfytyrohet njeriu kështu!?

Duket mashkull”.

Në këtë tregim rrëfimtari i gjithëdijshëm përshkruan, konstaton, por nuk paragjykon, gjë

të cilën mund ta bëjnë personazhet e tjerë por instanca narrative mbetet e pa cënuar nga

autori ideologjik: “Kemi hequr të gjithë kafshatën nga goja që ai të bëhet burrë. Kjo nuk

ishte kufiri i seksit! Ky plak i kapërcente këto hone, siç kapërcen njeriu trotuarin. Kaso

nuk vesh fustan sikur ti vësh edhe hanxharin në fyt”. Të gjitha vështirësitë ishin në

shkatërrimin e “i” fatale (i/e palodhur) Sekretari i Partisë thotë se është çështje që nuk e

zgjidh as pushka, as thika... as ligji”.

Ky tregim nuk u botua në asnjë prej librave të autorit dhe as në shtypin e shkruar.

Personazhi Xha Demit, tek tregimi me të njëjtin emër, por edhe personazhet e tjera të

krijuara në prozën e shkruar përgjatëviteve ‘60-’70 janë të larmishëm (doktor, artist,

shofer, postier, furnitor, gazetar, inxhinier, mësues, partizan, prefekt, këngëtarë, barinj,

etj.). Megjithëse shumica e tyre janë tregime tipike për letërsinë e realizmit socialist, - pra

zhvillohen sipas rregullave morfologjike të metodës, - struktura e brendshme e

365 Po aty, fq. 14 366 Po aty, f. 15

Page 178: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

178

organizimit të veprës, roli i rrëfimtarit, mënyrë sesi “tipizohet” personazhi ngjall interes.

Heronjtë nuk vijnë në mënyrë shabllone siç ndodhte më parë me këtë autor, apo siç

ndodhi me gjithë prozën e shkurtër të zhvilluar në Shqipëri në gjysmën e dytë të shekullit

të XX: Ato kanë një botë të brendshme të ndërlikuar, e cila vjen përmes depërtimeve

psikologjike të pakontrolluara; përmes instancave rrëfimtare (me shumëllojshmë të

rrëfimtarëve; rrëfimtar i gjithëdijshëm, homodiegjetik, autodiegjetik), ku nuk zë vend

aksioni, dialogjet apo përshkrimet sipërfaqësore, por bota e tyre e brendshme në të cilën

ka dilema të mëdha.

Ndryshimet që pësojnë aktorët janë të panatyrshme, të pabesueshme në shumicën prej

rasteve (Xha Demi, Jonuz Ranxha, Jani Zara, Shefert, Skënderi, Fani, Leksi i Gogos,

etj.). Ato janë të ndryshme me personazhet e tjerë në tre vëllimet e para: Myslimi (“Për

cil po bie kjo daulle”, Maria (“Fluturakja”) Jonuz Ranxha (“Dyshimet e Jonuz Ranxhës”)

Rakip Hasa (“Ky çuni i Salë Cenit”) Spiro (“Edhe floriri hahet me lugë”), Brahim Lika

(“Rruga e rinisë”) Tefiku (“Stalini i ka rrënjët në det”) Vehbi Gurakuqi (“Takime paqe”)

të cilët janë personazhe të realizuara dobët artistikisht, që tipizohen në mënyrë strikte, me

një trajektore të përcaktuar, teksa rrëfimtari mban qëndrim ndaj personazheve, ngjarjeve

dhe tematikave të caktuara.

“Xha Demi”ndryshon qëndrimin e tij ndaj luftës pas shumë peripecish, i përballur me

situata dhe personazhe që e kanë të vështirë të prekin natyrën e tij të mbyllur. Ai i besonte

destinit të tij:

“Plaku u nxi. E dinte ai se nuk bëri gjë. Po fajin kush ia pat? Beu apo Italia? Apo

Zogu? Kush ia mbylli derën? Kush e la me një nip komit? Këto ishin punët e

Zotit. As ai e asnjëri nuk mund të bënte kundër këtij ‘hiqmi’. Zoti e vuri të mirën

dhe të ligën. Njeriu u bë gjynahqar. Tani, doemos do të vuante. Le të vuante! Po

ai që ka pesë pare mend në kokë nuk vuan kot”367.

As nipi, as fshati dhe as një nga personazhet rreth tij nuk shërbejnë si aktant ndryshimi.

Ajo që duket e pazakontë, dhe e pabesueshme për lexuesin, është se reflektimi dhe më

pas ndryshimi i qëndrimit të Xha Demitvjen pasi shfaqet një aktant, romani “Nëna” i

367 Dh. Shuteriqi, “Pesë tregime”, “Sh. B. “Naim Frashëri”. – Tiranë, 1953, f. 21.

Page 179: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

179

Maksim Gorkit”, historia e të cilit e bën të reflektojë plakun. Pasi i vritet nipi partizan në

luftë kundër gjermanëve, plaku gjen mes sendeve të tij edhe librin:

“Xha Demi e la mënjanë librin. Ai u përpoq më kot t’i largojë këto mendime. Ajo

nëna atje në libër më një vend i thosh të birit: ‘Qysh ësht e mundur që një nënë të

mos i vijë keq për djalin? Mua më vjen keq për ju të gjith’. A thua se xha Demit i

vinte keq për veten, se për djalin që shkoi në lule të jetës”368.

Ja se çfarë cilësori i jep librit, rrëfimtari: “Xha Demi mbylli librin e mirë e e futi në

arkë”369.

Dhe, sigurisht, fundi i personazhit nuk është i lumtur, apo triumfues: Kjo është zgjidhja e

rrëfimtarit, jo e historisë së tregimit: “Por, dua t’ju them edhe këto: plaku u ra gjatë

reaksionit të dimrit 1943-44, duke përcjellë partizanët nëpër krahinën tonë, në përpjekje

me Gjermanë e ballistë. U vra me armë në dorë e luftoj gjer në pikën e fundit të gjakut.

Kullën ia dogji armiku bashkë me hallë Selimen brenda”370.

Tregimi më interesant që ia vlen për tu analizuar në aspektin e realizimit të personazhit, -

pra tipizimit, është “Këngë në minierë”: Jani Zara, njëkompozitor i njohur në kryeqytet, i

dhënë pas muzikës moderne, në një moment të caktuar transferohet në një zonë të largët

malore, në fshatin Gjorm ku kishte minierë, për të masivizuar artin me banorët dhe

minatorët e atjeshëm.

“Jani pinte kafenenë dhe këqyrte me ironi, gjysmë i mërzitur ekzotikën e tablove

të mëdha murale, ca si afreska, atje në fund të barit. Radio Tirana jepte muzikë të

lehtë prej kompozitorësh vendës dhe Jani e dëgjonte si me përçmim dhe më

shumë i menduar. Atij mëngjesi, radios i kishin shpëtuar imitime të ndryshme

tëmuzikës së huaj të viteve 30. Këngëtarët e këngëtaret, fjalëve erotike u jepnin

theksa të zvaritur që vërtiteshin nëpër muzikë si ajo luga në lëngun e turbullt të

kafesë së hidhur, ku sheqeri s’mjaftonte”371.

368 Po aty, f. 33 369 Po aty, f. 33 370 Po aty, f. 41 371 Dh. Shuteriqi, “Këngë në minierë” [përshkrimi “Këngë në minierë”], Sh. B. Naim Frashëri”. –

Page 180: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

180

Kështu e nis rrëfimtari portretizimin e personazhit, ku përmes këtyre fjalive na jep një

personazh të mërzitur, zhgënjyer, ironik, që përçmonte muzikën vendase”. Tashmë

kompozitori nuk e kishte më atë suksesin e dikurshëm se “Jani nuk mund të mos e

ndjente se dhe shumë këngë të tij qenë as mish e as peshk, se në to nuk fshihej diçka që

tingëllonte fort e huaj, se ato tango e fokse s’kishin të huaj vetëm emrin e gjinisë apo

mënyrëne të thururit, po mënyrën e të ndjerit, ndonjëherë edhe fjalët, ndonëse këto qenë

shqip”372.

Në këtë kontekst ndërtohet i gjithë raporti i personazhit me realitetin; në këtë

marrëdhënie të ndërsjelltë ku artisti refuzon përshtatjen dhe ku realiteti i diktonte

zgjidhjet artistit zhvillohet ky tregim. Rrëfimtari i gjithëdijshëm te tregimi realizon dy

operacione narrative: Në njërën anë, përmes përshkrimit të personazhit dhe zërit të tij,

shkon thellë në botën e tij, në mënyrën sesi ai e percepton realitetin përrreth dhe në

kundërshtitë që ka; dhe në anën tjetër, se çfarë mendon bota për të, si e shohin të tjerët

atë. Rrëfimtari e realizon procesin e tjetërsimit të personazhit duke komunikuar në këto

dy realitete: realitetin e brendshëm të Jani Zarës dhe realitetin e jashtëm, të cilët

zhvillohen në një konflikt të vazhdueshëm. Por të qenit një rrëfimtar i gjithëdijshëm

heterodiegjetik, me fokalizim zero, i jep të drejtën atij që të ndërhyjë në fatin e

personazhit, duke e paragjykuar (Jani duhet të ishte si Samiu). Edhe mjedisi përreth

shihet në mënyrë komplekse, herë tragjike, dhe herë ironike. (Për më shumë shih analizën

në kapitullin më poshtë).

Tjetërsimi i personazhit vjen bukur tek tregimi “Vila me trëndafila”, ku trajtohet historia

e Jonuzit, një djalë që kishte përfunduar studimet në Hungari, dhe që kishte vendosur për

të ndërtuar jetën atje. Ai bëhet një mjek i suksesshëm atje por brenda tij ndodh një

fenomen i tjetërsimit, duke e zhbërë të kaluarën e tij përmes një procesi transformues.

“Hanifes i vdiq i shoqi pak muaj mbas kundërrevolucionit në Hungari dhe i

kunati, Jonuzi, dërgoi nga Budapesti një letër ngushëllimi në të cilën e kujtonte

me shumë dhembje të vëllanë, ngashërehej shumë për gjëmën që e gjeti familjen,

po thoshte se fatkeqësisht ai nuk do të mund të vinte edhe këtë radhë në Shqipëri,

Tiranë, 1968, f. 112 372 Po aty, f. 113

Page 181: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

181

që ti gjendej familjes pranë, siç dëshironte”373.

Ndihma që tenton ti japë gruas së vëllait që sapo i kishte vdekur, Hanifesë, nuk shërben si

“karrem” për të ringjallur në mendjen e tij atë botë prej nga kishte ardhur. Personazhi

kryesor vjen i tipizuar nga rrëfimtari heterodiegjetik përmes këndit të pamjes së Hanifesë

e cila vëzhgon dhe komenton shndërrimet e të kunatit, Jonuzit, çuditet me jetën e tij,

praninë e dy grave në vilën me trëndafila, me natyrën e tij, dhe me pasionin për pijet. Kjo

e bën të ndihet keq Hanifenë, e cila distancohet prej tij dhe do të rikthehet një orë e më

parë në Shqipëri. Këtë tematikë Dhimitër Shuteriqi e rimerr te tregimi “Aleksi i Gogos”

ku përmes këndvështrimit të Skëndos, përmes rrëfimit homodiegjetik, vjen kushëriri,

Aleksi, i cili kishte shkuar në emigrim në Francë, për tu ndarë me botën prej nga vinte një

herë e përgjithmonë, me të njëtin destin si Jonuzi dhe me të njëjtën teknikë narrative të

tipizimit.

Të njëjtën metodë portretizimi ndjek autori edhe te personazhet e tregimeve “Zot e rob”,

“Venusi i Alpeve”“Shefert”, etj.

“Zot e rob” sjell depersonalizimin e njeriut, të parë në marrëdhëniet që kanë shtresat

shoqërore: shërbëtori Uan dhe Asllan efendiu, përmes një realiteti ekzistencal. Tregimi që

nis me një prolepsë, - si paralajmërim për fundin e Asllanit (Shoh diellin që po mbytet në

det dhe më shkon mendja te Asllani), zhvillohet përmes tipizimit të dy personazheve

edhe në aspektet e jashtme, por edhe në botën e brendshme psikologjike:

“Efendiu ishte i madh, sa një zgërbonjë rrapi; Uani i vogël sa një zhavar

kënete”374;“

“Konaqet e Asllan efendiut po bënin vjet që ishin bosh. I kishte varrosur gjith

ç’pat: nën’e baba, grua dhe fëmijë, dy vëllezër, nipa. Kishte mbetur filli vetëm,

me shkopin e tij gjithë xhunga dhe me atë fije zhavari kënete që mbante emrin

Uan. Uani kishte gjashtëdhjet vjet që i shërbente. Mund të thuash se e nisën jetën

të dy dhe po e sosnin të dy: njëri zot, tjetri rob, njëri në kullë, tjetri në haur. Dukej

373 Dh. Shuteriqi, “Një mal me këngë”, Sh. B. Naim Frashëri”. – Tiranë, 1975, f. 116

374 Dh. Shuteriqi, “Kënga dhe pushka”, Sh. B. Naim Frashëri”. – Tiranë, 1963, f. 184

Page 182: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

182

sikur Asllani nuk bënte dot pa Uanin dhe Uani pa Asllanin. Asllani hante mish,

Uani kruante kockat”375.

Fati i dy personanezheve është i njëjtë:

“- Mbahu, efendi, i jep gajret atij dhe vetes Uani.

- Mbahu, Uan, i jep gajret atij dhe vetes Asllani”376.

Krahas përshkrimeve të brendshme, rrëfimtari paraqet edhe përshkrimet e natyrës, (detin,

pranverën) me të njëjtat ngjyra, tonalitete dhe luhatjet si edhe personazhet: “Po një ditë

prej ditës ia pat një cingërimë dhe një fraq i keq i fort. Malet zbardhen edhe një herë të

gjithë. Lulet ranë. Dallëndyshet e ngrata mardhen e nuk dolën nga shtëpitë e kasollet. Ç’u

bë i gjori që i kishte sjellë gazin efendiut majë oxhakut? Ku u struk?377” Për të dy

personazhet ka të njëjtin fund, shërbëtorit i “vjen në mëri e panjohur më parë nga brenda”

dhe vret efendiun, edhe edhe për hyzmeqarin ka të njëjtin fund, vdekjen, që vjen nga e

njëjta shtresë që i përket edhe viktima (Uani vritet nga Spirua, djali i Andon Çipllakut).

“Në tridhjet faqe përshkruhet me frazë të zgjedhur grafiku i dy jetëve. Sakrifica shkon

gjer në flijim. Uani vdes me ndjesinë e vagëlluar se drita ndodhet diku. Edhe Asllani

pëson po atë fat, por me perspektivë të munguar”378.

Tregimi “Venusi në Alpe rikthen modelin e rrëfimtarit homodiegjetik, më saktësisht

autodiegjetik, ku përmes mekanizmit të kujtesës, me dy linja kohore, përplasen dy

realitete, (dy botë); ai i Francës dhe ai i Shqipërisë përmes rrëfimit nga ana e personazhit

me emrin Naim: “E sjell ndërmend veten djalë, nëntëmbëdhjetë vjeç, nisur vetëm udhëve

të Evropës, me një barrë këshilla mbi kurriz dhe me një barrë premtime: - Të mësosh, të

nderosh babanë, të kesh kujdes shëndetin (fanellën!), pastaj..... more bir, ti Evropën e ke

dëgjuar.... Moral andej.... Po babai s’ta ka frikën nga ajo anë”379.

Personazhi tipizohet me një tërësi parimes dhe normash bazuar mbi traditën (familja,

375 Po aty, f. 184-185 376 Po aty, f. 205 377 Po aty, f. 216 378 F. Papleka, “Dhimitër S. Shuteriqi”, Akademia e Shkencave e Shqipërisë. Tiranë, 2010, f. 425 379 Dh. Shuteriqi, “Kënga dhe pushka”, Sh. B. Naim Frashëri”. – Tiranë, 1963, f. 282

Page 183: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

183

vendi), të cilat përballen me një botë tjetër si ajo në Perëndim, ku ndonëse pëlqen

Poletën, gruan e Polit, një prej miqve të artit, e cila pozonte nudo për artistët, nuk e

finalizon pasionin ndaj saj. Ky është një reflektim i qenies njerëzore ndaj bukurisë nudo,

e simbolizuar përmes personazhit të Poletës. Në një tjetër distancë kohore, Naimi i

kthehet kësaj bukurie, e cila ndonëse është e madhërishme, është e dëmtuar:

“-Nuk është ashtu! E mbajta veten dhe m’u kujtua një ditë kur Poli punonte me

duf mermerin e gërhiti: - Thuaj, mor Naim! Se mos pat greku një model kaq

perfekt sa timin për Venusin e Milos? Po ja se ç’gjë pa shpirt kam bërë unë! Dhe

e goditi aq fort mermerin me çekiçin e tij, sa i hodhi tej një copë të tërë”380.

Një tematike të tillë, Dhimitër Shuteriqi do ti rikthehet edhe në tregimin “Një mesnatë në

qytetin Q.”

Një pjesë e madhe e tregimeve të shkruara gjatë viteve ’80 e humbasin personazhin, ose

thënë më ndryshe, personazhi nuk merr atë rëndësinë që kishte në tregimet me tematikë

historike apo ato të realizmit socialist. Veprimi apo ngjarja mund të jenë më vlefshëm

sesa lëvizja e personazhit. Tregimi fokusohet te incidentet, që vijnë përmes mekanizimit

të kujtesës (në tre vëllimet për fëmijë dhe të rinj) dhe tek idetë, të cilat vijnë përmes një

strukture narrative që ngjarja dhe personazhi vijnë jo për tu shfaqur, por për të nxjerrë një

mendim apo ide.

Mekanizmat narrativë që përdor autori për të përshkruar personazhet janë të larmishëm,

teksa eksplorohet bota e brendshme e tyre; ato nuk janë personazhe veprimi, por janë

qenie që lëvizin në mjedise të cilat shfaqen herë realiste, herë natyraliste, por që

formësojnë thelbin e mendimit të tyre. Mes rrëfimtarit dhe autorit ka një perde narrative e

cila bëhet pengesë për projektimin e plotë të personazhit. Këtë fenomen e kemi trajtuar

tek “Çështja e fullatave” (Shih analizën semiotike “Perdja narrative në procesin e

komunikimit”). Fëmijët projektojnë lojën me karta poste (fullata) si dëshirë për të

komunikuar me botën jashtë Shqipërisë, por pamundësohet dëshira e tyre për shkak të

prindërve.

380 Po aty, f. 300

Page 184: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

184

Personazhet e Dhimitër Shuteriqit kanë mendim, por nuk materializohen tërësisht në

aksionin e tyre për shkak të ndërhyrjes së narratorit: Naimi e pëlqen të bukurën por nuk e

bën pjesë të saj për shkak të moralit (Venusi i Alpeve); Jani Zara e pëlqen muzikën

moderne por i imponohet që të pëlqejë edhe muzikën popullore; Xha Demi donte që të

jetonte në botën e vet të patrazuar, por i diktohet përmes lakmusish narrativë ndryshimi,

duke mbështetur luftën. Disa prej personazheve të tij mbesin “viktima” të ndërhyrjeve të

autorit: dashuria e parealizuar e Naimit, vdekja e Xha Demit. Disa personazhe janë të

ndërtuar mbi një konfuzion psikologjik dhe kanë projeksion të turbullt narrativ (Pasioni i

fshehur i Mersin Karajt për nusen e djalit të tij, Dafinën “Dafina e Mersin Karajt”,

trajtimi i kompleksit të Edipit te tregimi “Nëna” “Ai qëndroi një çast dhe e pa t’ëmën,

harroi për se kishte hyrë në dhomë, doli mengadalë, e mbylli derën me shumë kujdes, që

të mos e zgjonte, pastaj, me atë vizionin e saj në sy, vajti e u ul në dhomën tjetër e mori

një roman, që të lexonte vazhdimin. Po nuk ishte në gjendje të lexonte farëgjëje. Nëna e

tij kishte qenë përherë njëgrua jo e zakonshme për bukuri”381, dashuria si mister mes

personazheve Agroni dhe Zana te “Dashuria ime e parë”; disa personazhe janë “viktima”

të realitetit në të cilin jetojnë: Uani te “Zot e rob”, Jonuzi te “Vila me trëndafila”, Aleksi

te “Aleksi i Gogos” etj. Kjo larmishmëri tipesh të personazheve, bota që sjellin ato,

konfliktet e brendshme dhe mënyrën sesi ato komunikojnë me botën dhe lexuesin dhe

raporti që ndërtojnë personazhet me rrëfimtarin dhe autorin e bëjnë Dhimitër Shuteriqin

një fenomen të veçantë në letërsinë shqipe.

5.8 Një vështrim mbi titujt e tregimeve

Shumë prej titujve të veprave të Dhimitër Shuteriqit, qoftë në poezi edhe në prozë e kanë

fjalën këngë. Në vitet ’30 autori botoi vëllimet poetike “Kang” dhe “Kangët e rinisë së

parë”, “një stilemë/klishe frekuente kjo në poezinë shqipe që vinte qysh prej veprës së

“Këngë të Milosaos” të De Radës e tek poetë të tjerë, emërtim që lidhet me sa duket me

respektimin e asaj harmonie gjenetike të poezisë e cila në origjinat e saj të kryehershme

nuk funksiononte veçse me statusin e një zhanri sinkretik, ishte pra fjalë e muzikë

381 Dh. Shuteriqi, “Një mal me këngë”, Sh. B. Naim Frashëri. – Tiranë, 1975, f. 141

Page 185: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

185

bashkë”382. Edhe pas viteve ‘45, në të gjithë krijimtarinë në prozë, përdoret gjerësisht

fjala “këngë” në titujt e librave me tregime: “Kënga dhe pushka”, “Këngë në minierë”,

“Një mal me këngë”. Një fenomen i tillë vjen nga konceptet estetike të autorit për artin e

fjalës, ku muzika/muzikaliteti luajnë një peshë të rëndësishme edhe në poezi edhe në

prozë. Këtë koncept e kishte artikuluar para se të niste të lëvronte prozën e shkurtër edhe

në aspektin estetik.

“I mahnitur nga madhëria e botës, njeriu mahnitet po në atë mënyrë edhe nga

mrekullia e shprehjes së vet; e asaj shprehje që e ban të kuptohet me shokun e vet,

por edhe me botën; se tingëllimat e ndryshme të jetës e bëjnë të kujtojë; se natyra

flet e bëlbëzimet tija të para janë disa tinguj qi imitojnë tingujt e natyrës.

Shprehja njerëzore lind nga shprehja e botës”383.

Ai më tej vijon:

“Duket se njeriu mban në vetvehte një nevojë rithmi e harmoni – rregulli, të cilin

e shohim edhe në artin e llogoreve parahistorike, në shoqnitë e egra, të moçme, në

fillim dhe në zhvillim të çdo arti e shkence. Ajo nevojë ndryshon simbas

objekteve të veprimeve tona, porse në çdo formë të sajën e gjejmë po aq të

domosdoshme: pa bërë asnjë veprim të vijueshëm për të bukurën, të mirën, të

vërtetën nuk mund të përfundojmë në diçka pozitive”384.

Fuqinë e muzikalitetit në prozën e shkurtër e gjejmë në përshkrimet e shumta të

tregimeve të tij për fëmijë por edhe për të rritur, në prozat poetike, në përdorimin e

këngës dhe poezisë në prozë, etj.

Historia dhe titulli janë aq të lidhura saqë nuk mendohen ndarasi. Shumica e titujve të

382 Çiraku , Ymer; “Qasje Letrare”, [Dhimitër Shuteriqi në poezi], Botimet Albas. – Tiranë 2016,

f. 172 383 “Tregimi i shkruajtur nga D. Shuteriqi me titull “Kënga në vetvehte” AQSH, F. 826, D. 86,

krijimtari krijuese fl. 8 (me shkrim dore), f.3-4 (Dosja dhe as teksti i natyrës estetike, që

gabimisht konsiderohet tregim, nuk ka një datë nga pas. Është në përqasje estetike për artin dhe

njeriun, qenien dhe botën, poezinë dhe natyrën. Duket se është shkruar në fillestat e para. Kjo

rezulton edhe nga dialekti i theksuar gegë; letra e vjetër, shkrimi, por edhe nga referencat e

autorëve në këtë punim; si E. Durkheim, P.N. Schmidt, P. De La Boullaye, B. Pascal, Shelley, etj) 384 Po aty, f. 5

Page 186: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

186

tregimeve të këtij autori janë të vënë bazuar në emra personazhesh. Në këtë rast titulli

vjen nga cilësitë dhe situatat e personazhit.

1.Tregime me emra personazhesh:“Dafina e Mersin Karait”, “Dyshimet e Jonuz

Ranxhës” “Prendja”, “Ky cacuni i Sal Cenit”, “Ahmeti”, “Xha Demi”, “Xha Kovi”,

“Mevlani”, “Alikos për kujtim”, “Çifti Burxhia”, “Djali i Çobos”, “Nëna e Et’hemit”,

“Melpomeni dhe Nusreti” , “Thimi Arapi”, “Leksi i Gogos”, “Shefert”, Dr. Kapani”,

“Dajë Musai”, “Një tregim tjetër për Vangjushin”, “Raku”, “Odisea, Akili, Enea” etj.

Dhënia e emrit dhe mbiemrit të titullit të tregimit sjell në cilësi sugjestive për shkak të

personazheve në jetën reale dhe në fiction me të cilët këto emra shoqërohen.

2. Një pjesë tjetër e titujve janë të lidhura edhe me vendet, pra me mjedisin: “Ditë

gushti në Shkumbin”, Një natë në Rrogozhe”, “Pani nga Kaonia”, Rrapi i defit, “Te Qafa

e Botës”, “Takim në plazh”, Që nga Strelca në Rrajcë”, “Në Kallavarat”, “Pulëbardha e

Ilirisë”, “Këmbana e Sopotit”, “Buzë Shkumbinit”, “Një varr në Tushemisht”, “Arbania

e vogël”, “Natë lufte mbi Shkumbin”, “Mbi të turbulltin Danub”, “I dhembshuri

Dhëmbel”, “Nga Tirana në Valbonë”, “Te stacioni në Manas”, “Qafë Mali”, “Kujtime

stanesh”, “Tetë letrat e Valtit”, “Venusi i Alpeve”, “Ngjarje në Gëziq”, “Takim në

plazh”, “Dialog përmbi Drin”, “Te mulliri nën bahçe”, “Një varr në Tushemisht”,

“Dialog përmbi Drin”, Ngjarje në Rubik”, Vila me trëndafila”, “Mora del Ebro,

“Baltërave të Muzeqesë”. “Si vajtëm në Tiranë”, “Një garazh me dy mekanikë”.

3. Emri i personazhit dhe vendi. “Eremiti i Krastës”, Pani nga Kaonia”, “Një kryetar

në Kadias”, etj.

4. Titujt që tregojnë diçka në histori kanë vlerë më pak apo më shumë. “Dafina e

Mersin Karait”, Flukturakja, “Shkallët e gurta”, “Ndershmërisht” “Tundimi i Shna

Ndout”, Një mësim nga im atë”, “Një herë te ne erdhi një sheh”, Pe hekuri e pe vërteti,

Flamuri i Skënderbeut”, Si goja, zemra”, “Farë trimash”.

5. Tituj nga objekte specifike rreth të cilave vërtitet historia. “Shkallët e gurta”, “Një

turjelë më shumë”, “Napa e bardhë”, “Mbi radar syri i kapitenit”, “”Çështja e fullatave”,

“Kambana e Sopotit”, “Zambakët në qyp”, “Lulet e patllixhanit”, Te mulliri nën bahçe”,

Page 187: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

187

“Lulet e verës”, “Gastarina që s’thyhet”, “Mandolina e braktisur”, “Fyelli i Marsiasit”,

“Gurët e sokakut”, Mani i vogël”, “Një njollë e verdhëreme”, “Gjaku ynë i shprishur”,

“Fyelli i Tanës”.

6. Tituj që tregojnë një moment kohe të caktuar: “Ditë prilli në Kulmak”, “Natë

shtatori”, Viti më27” Ditë gushti në Shkumbin, “Natë nëntori”, “Ditë prilli”.

Titujt e tregimeve me kohë janë tejet të përhapura te Mitrush Kuteli: “Natë qershori”,

“Natë gushti”, “Natëmuaji Shëmbitër”, “Natë vjeshte të tretë”, “Natë vere”, Natë muaji

maj”, Natë prilli”, “Natë marsi”.

Page 188: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

188

6 INTERTEKSTUALITETI, SI MJETINTERPRETIMI I TEKSTIT

Studimi i intertekstualitetit si marrëdhënie transtekstuale midis teksteve të tjera, por edhe

midis teksteve jo-letrare (si tekstet studimore, tekstet historike, etj.) në veprën e Dhimitër

Shuteriqit përbën një interes të veçantë studimi, por, ky “kërkim” varet nga shumë

faktorë, ku më dominanti është lexuesi. “Jo vetëm që i takon atij të pikasë dhe njohë

intertekstin, por dhe aftësia dhe kujtesa e tij bëhen kritere të vetme të cilat lejojnë për të

pohuar praninë e tij. Është pra intertekstuale çdo gjurmë që unë e shquaj si të tillë, qoftë

kjo një citim i hapur apo një vegim i turbullt”385. Duke iu referuar përkufizimit të Michael

Riffaterre, “intertekstualiteti është shquarja nga ana e lexuesit e raporteve ndërmjet një

vepre të dhënë dhe veprave të tjera, që e kanë paraprirë apo pasuar. Këto vepra të tjera

përbëjnë intertekstin e së parës”386.

6.1 Llojet e intertekstualitetit

Në prozën e shkurtër të Dhimitër Shuteriqit gjen gjurmë të teksteve të ndryshme, që nga

tekstet e shkrimtarëve të tjerë, pjesë nga poezia popullore, legjenda apo mite, tekste

historike, të cilat janë përdorur nga autori përmes disa tipologjive të intertekstualitetit. Po

ashtu, përdorimi i tyre është bërë në funksione të ndryshme, bazuar që nga konceptimet

që ka autori për tekstin artistik, funksionalizimin e teksteve të tjera brenda teksteve të tij

si teknikë narrative, e deri tek format më të paqëllimshme apo abuzive, si aluzioni,

vjedhja, etj. Ky lloj kërkimi nuk synon të realizojë kritikën e burimit, por edhe si

operacion intertekstualiteti është i vështirë për shkak të natyrës enciklopedike të autorit,

apo edhe për shkak se tematika të caktuara që kanë qenë objekt në studimeve historike,

letrare, gjuhësore, janë njëherësh edhe në prozën e shkurtër. Konkretisht, studimet

historike për Aranitët, Petro Korçarin, Vangjel Gjirokastritin, Dhaskal Todri, Helena

385 N. Pyegay-Gros, “Poetika e intertekstualitetit”, [përkthyes Urim Nerguti] Parnas. – Prishtinë,

2011, f. 27 386 Po aty, f. 28

Page 189: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

189

Gjika, Naum Veqilharxhin, etj., janë edhe te tregimet. Studimet letrare për Marin

Barletin, Kostandin Kristoforidhin, Naim Frashërin, Migjenin, janë njëherësh edhe

krijime artistike. Raportet që kanë tekstet brenda gjithë krijimtarisë së autorit dhe gjurmët

që lënë tekstet tek njëri-tjetri, respektimi apo shkelja e diskursve të ndryshme, - përbën

një fokus të veçantë për studim në atë që konsiderohet palimpsesti tekstual. Siç kemi

theksuar edhe më parë, tek poezia shquhet intertektualitet i tipit të aluzionit, por tek proza

kemi larmishmëri tipesh.

Tipi më i përhapur është citimi, ku tekste të veprave të ndryshme shfaqen në prozën e

shkurtër të Shuteriqit, duke filluar që nga citimet me thojza, germa korsive, etj. Këtu

përbën interes zgjedhja e tekstit të cituar, caqet e prerjes së tij, mënyra e ngjitjes, kuptimi

që merr ky citim nga përfshirja e tij në një kontekst të ri, të cilat janë po aq thelbësore në

prodhimin e domethënies së re:

Te tregimi “Ditët e sprasme të Gjorg Golemit” merr poezinë popullore që i dedikohet

luftës së grave ndaj osmanëve, duke e futur natyrshëm, pa bërë shpjegime të veçanta për

lexuesin:

“- Sopotare, moj të ngrata,

rrokni thika e rrokni shpata!

A do qajm’ e të vajtojmë,

apo turkun do luftojmë?

-Jo, s’do qajmë’ e të vajtojmë!

Jo, po turkun do luftojmë,

Gjorg Golemin s’e turpërojmë” (“Ditët e sprasme të Gjorg Golemit”387)

Gjithçka vjen natyrshëm në funksion të përcjelljes së synimit nga autori që kanë dalë për

të luftuar të gjithë kundër pushtuesve osmanë, të cilët kishin hyrë në territoret e Gjorg

Golemit.

Në tregimin “I dhemburi Dhëmbel” integrohen poezi për dashurinë të Andon Zako

Çajupit, jo aq për të dhënë referencë konkrete mes personazhit dhe lexuesit, sesa për të

mirëpërshkruar pasionet dhe mjediset baritore brenda tregimit:

“... ti vinje nga keshe punë,

387 Dh. Shuteriqi, “Maratonomaku ynë”, Sh. B. Naim Frashëri. – Tiranë, 1977, f. 73

Page 190: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

190

hyra zemëruar o,

me buzë lëshuar o,

jelekverdha...”388

Edhe në tregimin “Një ditë te Naimi” përdoret në të njëjtin funksion poezia e Naim

Frashërit, që lexojnë djemtë që janë personazhe:

“O moj vash’e Shqipërisë

që më rri duke mestuar

pa i zhvish rrobat e zisë,

arriti dit’ e shënuar!...!389

Edhe te tregimi “Vdekja e Xha Mihalit” kemi të njëjtën situatë intertekstuale:

“Për mëmëdhenë, për mëmëdhenë,

vraponi, burra, se s’ka më pritë!

Të vdesim sot ne, me besa-besë!...”390

Të tre tekstet e mësipërme vijnë në kontekste që kanë të bëjnë edhe me personazhet të

ndërtuara mbi personazhe reale. Në rastin në vijim, te tregimi “Dita ishte e gjatë” në

historinë e zhvillimit të funeralit të eshtrave të Naim Frashërit, pjesën poetike me autor

Naimin e sjell personazhi qendror, mësues Vangjeli:

“Dielli është nj’yll i zjarrtë,

që ndrin posi lëmsh i artë;

është me mijëra herë

nga dheu m’i madh, m’ gjerë

dhe soje derdhet drita,

pa përhapet mbi dhé dita”391.

Edhe në tregimin “Natë lufte mbi Shkumbin”, autori përdor një këngë të njohur partizane

për të dhënë mjedisin në tregimin e tij:

“Dalëngadalë po vjen behari,

dalëngadalë po na vjen

nëpër fusha rritet bari, dalëngadalë po na vjen,

Po na vjen, po na vjen,

bota zjen, bota zjen

shokët tanë kjo luftë po na i rrëmben!”392

388 Po aty, f. 255 389 Po aty, f. 278 390 Po aty, f. 345 391 Po aty, f. 378

Page 191: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

191

Në të njëjtën situatë intertekstuale jemi te tregimi “Takimi im me Baba-Tomorrin”, ku në

historinë e tij, personazhet nxënës e ndajnë momentin e vdekjes së Çajupit, duke recituar

pjesë nga krijimtaria e tij, të cilat vijnë si tekste autentike të krijimtarisë së tij.

Për të treguar bukurinë e mjediseve të qytetit të Shkodrës, rrëfimtari përdor një fragment

të poezisësë Ndre Mjedës:

“Lamtumirë, o mori Shkodër,

lamtumirë dhe ti Cukal,

zhduket Buna nën njëkodër,

zhduket Drini nën një mal”393.

Tekste nga poezia popullore janë përdorur rëndom në shumë prej tregimeve të tij, që në

fillimet e tij, si tek “Një natë në Rrogozhe”, “Xha Demi”, “Kujtim i paharruar”.

Në të njëjtën mënyrë përdoret edhe një varg i Kitsit në tregimin “Një send bukurie”, por

me një kuptim më të thellë:

asgjë nuk zhduket nga jeta dhe kujtimet e njeriut:

“Një send bukurie është një gëzim përngaherë,

ai asnjëherë nuk bëhet asgjë”394

Pra, citimi si mjet është i përdorur gjerësisht në prozën e Shuteriqit, edhe për të bërë më

të besueshme situatat dhe mjediset për lexuesit, por edhe për shkak të ngjyresave poetike

që i jep tekstit në prozë.

Referenca është një tip intertekstualiteti i përdorur në tregimin e Dhimitër Shuteriqit.

“Kumbulla dhe zerdelitë”, “Lulet e verës”, “Hosia e malit II”, Flamuri i Skënderbeut”,

“Kambana e Sopotit”, “Skënderbeu në liqenin e Ohrit”, “Poeti dhe prifti”.

Vjedhja është një tjetër tip intertekstual, e fshehur, e kundërt me citimin, e cila vihet në

dukje: Shembulli tipik është tregimi “Dy letra”, historia e të cilit ka të bëjë me një

inxhinier çek, i cili i shkruan letër nënës së tij dhe tregon një moment fatkeqësie te një

familje në Mat, e cila pavarësisht vdekjes që kishte, e priti mikun me të gjitha nderimet,

përfshirë edhe luajtjen e një pjese muzikore popullore me çifteli në nderim të miqve. Një

392 Po aty, f. 418 393 Dh. Shuteriqi, “Vërshime vjeshte”, Sh. B. Naim Frashëri”. - Tiranë, 1982, f. 150 394 Po aty, f. 310

Page 192: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

192

histori e tillë është përshkruar në librin “Përmes Mirditës në dimër” me autor Stavri

Frashërin, ku rrëfehet udhëtimi i dy shtetasve amerikanë. Mbi këtë histori të njohur

tashmë është ndërtuar tregimi i Shuteriqit: Djali, inxhinier çek, me punë në Shqipëri, i

dërgon letra nënës larg në vendlindjen e tij, dhe ndër të tjera i tregon historinë sesi shkoi

në një familje matjane një natë dhe ata e pritën me nderime dhe muzikë, ndërsa të

nesërmen kur po dilnin, panë njerëz që t’iu vinin për ngushëllime pasi iu kishte vdekur

një person në familje. Ky tregim për lexuesin që e njeh apo e ka lexuar librin historik,

nuk prodhon një ndjesi emocionale dhe estetike, ndërsa tek ai që nuk ka informacion,

ndikimi mund të jetë më i madh, por që gjithsesi mbetet “vjedhje” sipas teorisë së

intertekstualitetit.

Formë e intertekstualitetit është edhe rrotullimi burlesk, i cili e rimerr subjektin, por

shmanget fortësisht nga fjalët e tekstit, të cilin e rrotullon. Është pra një kujtesë faktesh

dhe episodesh, temash dhe personazhesh ajo që është e nënkuptuar, pasiqë rrotullimi

burlesk e merr vlerën e tij nga njohja e tekstit mbi të cilin ai shartohet”395. Dy tregime

janë tipike: “Ndershmërisht”, i ndërtuar mbi romanin “Si u kalit çeliku” të Nikolla

Ostrovskit: Metalurgu Zef është kritikuar nga nxënësit e shkollës për dhunë ndaj fëmijës

së tij dhe ai mendon/reflekton teksa ishte para furnaltës:

“-Ti the se njeriu është si konverti, vijova unë. – Sot e nxore këtëpërfundim, kur

gjeç t’u dogj metalin... apo e nxorre me kohë. – Me kohë, - tha ai, pa e ngritur

kokën. –Im atë, që s’dinte ç’është konvert, thosht se njeru është si brumi kur vjen.

Brumi thartohet aq shpejt, sa digjet metalin atje brenda”396.

Edhe te tregimet “Tani të rrojë” dhe “Venusi i Alpeve” përdoren elemente të historisë

reale të Mikelanxhelos, i cili kur ndërtoi skulpturën e përkryer të Davidit, i tha, “fol”, dhe

në këtë emocion i theu dorën; I tillë na vjen edhe në këto dy tregime.

Edhe pastishi është një prej gjurmëve intertekstuale që shfaq interes dhe has debat kur

flitet për prozën e Shuteriqit. Pastishi është imitim i zakonshëm i mjeshtrave të mëdhenj.

“Të pastishosh, nuk do të thotë të “shtrembërosh një tekst të përcaktuar, por të imitosh

395 N. Piegay-Gros, “Poetika e intertekstualitetit”, Parnas”. – Prishtinë, 2011, f. 86 396 Dh. Shuteriqi, “Këngë në minierë”, Sh. B. Naim Frashëri”. – Tiranë, 1965, f. 99-100

Page 193: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

193

një stil: zgjidhja e subjektit është krejt e pavarur nga kryerja e këtij imitimi”397. Këtu

mund të gjejmë elementë të përbashkët të stilit në prozën e Shuteriqit, me atë të Ilo

Qafëzezit, Mitrush Kutelit, apo edhe Mustafa Greblleshit. “Pastishi, ngaqë qëndron në një

imitim të stilit, është par një praktikë thelbësisht formale; ai nuk nënkupton asnjë

respektim të subjektit të tekstit të imituar; madje, shënjestra e pastishit nuk është një tekst

i veçantë por stili i një autori, që nga librat e ndryshëm të të cilit ai mund të nxjerrë veçori

të përbashkëta”398.

Në fillimet e lëvrimit të prozës së shkurtër te Shuteriqi shohim tregime që ngjasojnë me

ato të autorëve të tjerë për nga stili. Ky fenomen ndodh kryesisht te shkrimtarët e rinj që

ende nuk e kanë formësuar stilin dhe ndikohen edhe pavetëdije nga autorë apo vepra që

kanë lexuar; “Lëmshasi” (me tregimin e Kutelit, “E madhe është gjëma e mëkatit”),

vëllimi me tregime “Gurnecka” me librin e Alphonse Daudet, “Gjëri i vogël i Dode”, etj.

6.1.1 Palimpsesti: Teksti brenda tekstit tek Shuteriqi

Teksa merresh me analiza intertekstuale të dalin para sysh mozaikë, puzzle,

kaleidoskopë, shkrime që ngjajnë me ngjitjen apo me bubërrimin. Por, “intertekstualiteti

fut në veprim një qëndrim të veçantë në lidhje me traditën, kujtesën, por edhe me autorin,

origjinalitetin dhe fakti që teoria e tekstit i përjashton nga fusha e saj e refleksionit këto

nocione – traditë, autor, origjinalitet, - nuk duhet të shfaqet si një konstante e çdo shkrimi

intertekstual, por më tepër si një tregues i një medimi të tekstit ë dhënë e që nën dritën e

të cilit mendim ne nuk do ti lexojmë të gjitha intertekstet, çfarëdo qofshin”399.

Historitë reale të personazheve apo ngjarje historike, mite dhe legjenda, rrëfime

popullore, tekste të ndryshme vijnë në një formë tjetër narrative te Dhimitër Shuteriqi,

por që i lënë të gjitha shenjat e imitimit, si një tërësi shndërrimesh të modelit fillestar.

“Palimpsesti është pra një imazh i privilegjuar i intertekstualitetit që kryen dhe ky një

397 Po aty, f. 92 398 Po aty, 97 399 Po aty, f. 157

Page 194: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

194

punë grumbulluese shtresëzimi tekstesh dhe që mjaft shpesh i lë vend një leximi dhe një

interpretimi të merakosur për të gjetur gjurmën e fshehur. Ky imazh nuk është asnjanës;

ai dërgon te një model tekstual krejt i evçantë; ai i një teksti i cili shpall një njësi, një

teksti që thotë se heterogjeniteti nuk është gjë tjetër veçse ana e pasme e një

homogjeniteti të dukshëm; dhe së fundi, tekst i cili e sheh kujtesën si një aftësi thelbësisht

totalizuese dhe harresën si një llak që mund ta pastrojmë, një pasopjë e përkohshme që do

të asgjësohet nga kujtesa400.

Teksa e shohim krijimtarinë e Dhimitër Shuteriqit në prozën e shkurtër, në një sistem

referimi brenda vetvetes, shumë tregime të shkruara më parë, janë rimarrë sërish:

Personazhi Konstandin Kristoforidhi te tregimet “Një turjelë më shumë” dhe “Për kujtim

të Kristoforidhit”; Mihal Grameno te tregimet “Xha Mihali” dhe “Pe hekuri, pe vërteti”;

Çajupi te tregimet “I dhemburi Dhëmbel” dhe “Takimi im me Baba-Tomorrin”, Migjeni

te tregimet “Kumbullat dhe zerdelitë” dhe “Për kujtim të Migjenit”.

Një pjesë e tregimeve që rimerren kanë rrëfim të sforcuar, dhe janë të parealizuara

artistikisht.

6.1.2 Nga transtekstualiteti tek palimpsesti

Në prozën e Shuteriqit ka tregime që janë trajtuar edhe në diskurse të tjera, si diskursi

shkencor, etj: Për shembull “Petro Korçari” është studim historik dhe mbi këtë bazë është

ndërtuar edhe tregimi “Ura mbi Tepelenë” (siç e pohon edhe vetë autori një fakt të tillë).

Studimet për Marin Barletin, Dhaskal Todrin, Kostandin Kristoforidhin, Naum

Veqilharxhin, Elena Gjikën, Grigor Gjirokastriotin, etj., kanë shërbyer si lëndë edhe të

realizuar tregime. Transtekstualiteti shfaqet si zhvendosje rastësore apo e qëllimshme sa

nga njëri diskurs tek tjetri; sa në rrëfim tek diskursi shkencor (historik apo studimor)

Tekstet në diskurse të ndryshme ndërveprojnë me njëri-tjetrin, marrin dhe japin

informacione. Madje, ka raste ku teksti letrar të shfaqet me tiparet e tekstit të historisë,

apo e anasjellta. Në disa raste, përdorimi i diskursit shkencor historik është i qëllimshëm,

400 N. Piegay-Gros, “Poetika e intertekstualitetit”, Parnas”. – Prishtinë, 2011, f. 179

Page 195: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

195

pasi krijon efektin tek lexuesi. Tek shumica e tregime, rrëfimi mbushet me të dhëna të

natyrës historike, me data, ngjarje, personazhe reale që kanë eksituar në histori. Edhe tipi

i rrëfimit heterodiegjetik, me një rrëfimtar të gjithëdijshëm, me fokalizim zero, ka përafri

me diskursin shkencor historik.

Kjo haset te përshkrimet e personazheve apo mjediseve të cilat tejmbushjen me

informacion i cili është tipar për diskursin shkencor. Një fenomen i tillë haset jo vetëm

tek tregimet me tematikë historike, por edhe në ato për fëmijë dhe të rinj. Te tregimet ku

rrëfimtari autodiegjetik njeh botën, shkon nëpër vende të ndryshme, njeh personazhe,

rrëfimi merr tiparet e një diskursi shkencor, për shkak të të dhënave që jepen, saqë kjo

shfaqet edhe në prishjen e ekuilibrave të tonit në tregim.

“Nëse palimpsesti ofron një imazh të përgjithshëm të intertekstualitetit, që mbivendos

tekstet, luan me tensionin ndërmjet njësisë dhe larmisë nga njëra anë, dhe ndërmjet

kujtesës dhe harresës nga ana tjetër, është me rëndësi të theksohet se bëhet fjalë

gjithashtu për një imazh thelbësisht romantik, që lartëson origjinën dhe njësinë”401.

Tek disa tregime, sidomos tek ato me temë historike, njohja shumë e mirë e materialit

jetësor, përdorimi i tij edhe në diskurse të tjera, e zhdërvjelltëson diskursin letrar. Kjo

duket te tregimet “Fletë nga Jeta e Marin Barletit”, “Ditët e sprasme të Gjorg Golemit”,

“Viti me 27”, “I dhemburi Dhëmbel”, “Një turjelë më shumë”, por edhe në tregime të

tjera ku vjen e zbërthyer legjenda, apo historia, si “Hosia e malit II”, “Venerakia”,

“Flamuri i Skënderbeut”, etj.

6.1.3 Elemente të tjera të intertekstualitetit

Një tjetër çështje me interes është raporti mes teksteve të Dhimitër Shuteriqit me tekstet e

tregimtarëve të tjerë: Kjo është një çështje që ka ngjallur debate, ku autori është akuzuar

për plagjiat, por konstatohet se në disa raste jemi në kushtet e një aluzioni, pastishi,

imitimi apo ndonjë formë tjetër intertekstuale dhe jo në formën e një vjedhje të pastër.

Edhe vjedhja si element i intertekstualitetit, është e pranuar kur teksti shfaq vlera

401 Po aty, f. 179

Page 196: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

196

artistike përmes transformimit të modeleve. Tekstet ndërveprojnë me njëri – tjetrin për

aq kohë sa autori lexon vepra të autorëve të tjerë dhe ky është një proces që ndodh në

mënyrë të qëllimshme, kur përdoret edhe për qëllime të caktuara arstike, sa edhe në

mënyrë të pavetëdijshme.

Kritikat më të ashpra për vjedhje ndaj Dhimitër Shuteriqit i ka bërë Mitrush Kuteli në

prag të vdekjes së tij. Në fillim të viteve ‘90 është botuar një letër në gazetën

“Republika”. Në testamentin e tij, Mitrush Kuteli nuk e akuzon për vjedhje të veprës së

tij, por e akuzon Shuteriqin për plagjiaturë në prozën “Ditët e sprasme të Gjorg Golemit:

“Po si u bë puna e asaj veprës së ‘gjetur’? Para ca kohësh botoi Gjorg Golemin”

që bje erë Lef Nosi. Me të vërtetë Shutja-shejtani, karasyfeti më karavidhe që ka

nxjerrë qyteti – kërthizë, kameleoni arrogant, më vjedhës, më vjedhacak, hajdut

me damkë i botës shpirtërore (medet, edhe i botës lëndore), fjalacuku më i ndyrë

midis fjalacukëve dështakë (epitetet që gurgullojnë nga realiteti nuk kanë të sosur)

– përlau dikur tërë dorëshkrimet e Lef Nosit, të Sotir Kolesë, etj., të mbledhur

çikë-çikë një jetë të tërë dje, tani, ose nesër i paraqet ose do t’i paraqesë si të tijat,

duke mos harruar të vërë midis emrit të tij edhe të familjes (Shute të Stare Serbisë,

siç thënkan serbët e Elbasanit dhe të Pogradecit tim, duke tjerur ëndrrën

serbomadhe të një perandorie të re qoftë edhe republikane, të Serbisë midis tre

deteve), shkronjën e madhe “S” të babait që vodhi veprën “Varri i dashnorëve” të

Naum Voillës, duke paraqitur si të vërtetë”402.

Në një tekst polemik ndaj akuzave të tij, i cili nuk është botuar deri më sot, Dhimitër

Shuteriqi përpiqet që të shpjegojë shkaqet e këtyre akuzave:

“Nga cila lartësi do ta gjelozoja K.? A, më 1957, kur botova “Gjorg Golemin”,

tani po, që K. me të tjerë e quajtën “kryevepër”, në një kohë kur kisha shkruar

edhe tregime të tjera me vlerë dhe vazhdova ti shkruaj dhe të bëhem vërtetë

tregimtari kryesor i ditës, atëherë po mund të plaste gjelozia. Po, unë pikërisht më

1957, si vërtetohet nga korrespondenca ime, jam përpjekur që K. (edhe Ali

Asllani) të rehabilitohen si letrar dhe nisi të rehabilitohet e të botojë tanimë! Pra,

402 Kuteli: Shuteriqi vodhi edhe koleksionin e pullave të Nosit, “Gazeta “Tema”

Page 197: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

197

të them që gjelozia veproi në të kundërtën, nisi të më gjelozonte Kuteli mua? As e

kam thënë dhe as e them”403.

Në këtë dorëshkrim ai shpjegon marrëdhëniet me të:

“Kur shkruaj unë më 1950, se K. (Kuteli, shën. red.) shkroi edhe budalliqe, ai

konstaton se jo, dhe e shpjegon këtë me “gjelozitë e njohura letrare”, me një

eleminim që paskam dashur unë t’i bëj K., se e gjelozoja! K e eleminoi puna e tij,

si do ta tregoj, ndërsa unë më 1950, kur fola për të, nuk kisha marrë ende rrugën e

prozës, me nja 3 tregim që kisha botuar e jo më të kisha guximin të konkurroj e të

gjelozoj një shkrimtar që i kishte dhënë të gjitha provat tanimë se ishte një

tregimtar i shquar, të cilin vetëm mund ta admiroja, siç e kam admiruar që nga viti

1938, kur lexova në Francë “Netët shqiptare” të tij, që ma dërgoi miku ynë i

përbashkët Petraq Mëngri”404.

Përplasja mes Shuteriqit dhe Kutelit ka qenë e hershme, që në fillimet e vitit 1945, por

duke i qëndruar objektit të studimit, nuk rezulton që Shuteriqi të ketë vjedhur veprën e

Kutelit, ashtu siç është i pashmangshëm ndikimi i këtij të fundit në prozën e shkurtër të

tij.

Ashtu si edhe Kuteli, ka edhe autorë të tjerë të letërsisë shqipe si Ilo Qafëzezi, Mustafa

Greblleshi, apo edhe autorë të tjerë të huaj si Alphonse Daudet, Gustav Flober, Gi de

Mopassant, etj., që kanë lënë gjurmë në prozën e shkurtër të Dhimitër Shuteriqit.

403 Vërejtjet që ka prof. Dhimitër Shuteriqi rreth shkrimeve të gazetave të ndryshme në Shqipëri

dhe të ndonjë botimi jashtë rendit, si në Maqedoni”, AQSH, Fondi “Dhimitër Shuteriqi”, Nr. 826,

d. nr.9, f. 826, viti 1995, f. 8. 404Po aty, f. 8.

Page 198: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

198

7 PARIMET E PROZËS SË SHKURTËR

“Realizëm, në kuptim më të ngushtë të fjalës, do të thotë imitim ose

riprodhim i plotë i realitetit. Po një mejtim i tillë nuk ka asnjë vlerë

praktike, se është i pazbatueshëm në art. Shkrimtari ose artisti nuk

është si një pllakë fotografike, ku jeta vizatohet me përpikësinë e

saj më të imtë; ai e shikon jetën nëpërmes ndërgjegjes që ka

formuar, domethënë, nëpërmes të shpirtit të tij. Ky shpirt ndien e

kupton ndryshe nga shpirtrat e tjerë, kurse pllakat fotografike e

marrin realitetin ashtu siç është se as e ndjejnë as e kuptojnë”.

(“Prap mi drejtimet e rea letrare”405)

7.1 Drejt një poetike të tregimit të shkurtër

Dhimitër Shuteriqi është ndër të tregimtarët e rrallë në letërsinë shqipe që ka lëvruar dhe

eksperimentuar disa lloje të prozës së shkurtër: tregimin e shkurtër, tregimin e gjatë

(novelë), tregimin e idesë, tregimin e personazhit, prozën për fëmijë dhe të rinj,

përshkrimin letrar apo edhe forma të tjera rrëfimtare si tregimin poetik, minifictionin, etj.

Kjo larmishmëri llojesh ka ardhur për shkak të kërkimeve dhe kulturës teoriko – letrare të

autorit rreth prozës së shkurtër.

Tregimit iu janë përqasur në konceptet e unitetit, shkurtësisë, intensitetit dhe tensionit,

lirizmit, temës, thellësisë, vizionit dhe misterit, hibriditetit, fraktaleve, dhe mbylljes.

Gjithsesi, akoma është e vështirë për tu përkufizuar se cilat janë tiparet dalluese përkarshi

zhanreve të tjera dhe cila është natyra e veçantë e tij. Por, tregimi i Shuteriqit merr dhe

405Gazeta “Bota e re”, nr. 4, qershor 1936, Korçë

Page 199: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

199

jep me shumë lloje të artit apo edhe disiplina të tjera, si historia, përralla, muzika, piktura,

kinemaja, etj:

Së pari, kemi një prozë lirike: Raporti i prozës së shkurtër me poezinë, i ka dhënë

tregimit në natyrë lirike. Elementi lirik është pjesë e pandarë në të gjithë krijimtarinë e

këtij autori. Kjo qasje vjen edhe si botëkuptim estetik por edhe si dëshmi e natyrës së

autorit, gjë që shfaqet përmes përshkrimeve të shumta të mjediseve, natyrës, përmes

gjuhës së pasur dhe figurative, si dhe përmes gërshetimit të teksteve poetike si pjesë e

pandarë në pjesën më të madhe të prozës së tij.

Proza e shkurtër thekson tone dhe imagjinatë. Në momente të caktuara kjo është më e

rëndësishme sesa vetë historia. Në disa prej tregimeve të Shuteriqit ndodh një fenomen i

tillë, si tek: “Këngë në minierë”, “Zgalemi”, “Im atë dhe deti”, “Dashuria ime e parë”,

“Xixëllonja”, “Një natë në Rrogozhe”, etj.

Së dyti, tregimi si shkrepje e realitetit: Kjo lidhet me natyrën vëzhguese të Shuteriqit,

dhe vizatuese të personazheve apo objekteve. Pasioni i tij për skicën është përcjellë

shumë mirë në aplikimin e teknikave narrative, sidomos në përdorimin e këndit të

pamjes, në disa lloje të fokalizimit: Rrëfimtari e ndërton tregimin tamam si një fotograf

që shprep një imazh në një moment të dhënë. Përshkrimet e shumta të mjediseve i

dëshmojnë më së miri këtë gjë. Edhe tregimet e personazheve historike, kapen në një

moment të dhënë, në “çastin e mbramë” të jetës së tyre. Dhe, prej këtej, nis shtegun

struktura rrëfimore. Tregimi modern shquhet për fragmentaritetin, momentin statik,

momentin e kapur, apo atë fluturak.

Edhe njohja e teknikave moderne të rrëfimit, si dhe përfshirja në realizimin e disa

skenarëve të filmave si “Nëntori i dytë”, “Koncert në vitin 36” etj., i kanë dhënë dorë

autorit në perfeksionimin e rrëfimit si një tërësi imazheve/frameve të përshkruara përmes

fjalësh.

Së treti, tregimi i shkurtër si mister. Në shumë prej rrëfimeve të Dhimitër Shuteriqit

vendosesh përballë misteresh të cilat të mbajnë në tension. Tregime si “Napa e bardhë”,

“Im atë dhe deti”, “Dashuria e parë”, “Hakërrima e Dhamalit”, etj., përdorin teknikën e

Page 200: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

200

misterit dhe prodhojnë tensionin e vazhdueshëm te lexuesi. Megjithatë, tregimet e këtij

autori nuk e dëshmojnë një nivel të lartë të misterit. “Sugjestioni është një ftesë për

lexuesin për të bashkëpunuar në krijimin e historisë. Arti është dyanshëm, duke pasur

nevojë për dikë, në njërën anë dhe në anën tjetër ta vlerësojë; Njëri shkruan dhe tjetri

kupton. Në aspektet e tij më teknik, sugjestioni kërkon që shkrimtari të mos jetë i

thjeshtë sesa i përshtatshëm me qartësinë”406. Përdorimi i karremave tregimtarë nga

rrëfyesi te tregimet për fëmijë, apo edhe në tregimet me tematikë historike, synojnë që të

kenë ndikim emocional te lexuesi. Shembulli tipik është te “Gurnecka” dhe te “Ditët e

sprasme të Gjorg Golemit”.

Së katërti, tregimi i Shuteriqit merr dhe jep edhe me lloje të tjera si fabula, anekdotat,

fjalët e urta. Mbi bazën e tyre, ndërtohen tregime të ndryshme. (përshembull, tregimet

“E dymbëdhjeta e vërteta”, “Shi me diell”, “Një si anekdotë”, etj.)

Së pesti, tregimi vjen si formë hibride mes mitit, legjendës, përrallës, mitit, rrëfenjës, etj.

Në shumë prej tregimeve, si “Venerakia”, “Hosia e Malit II”, “Flamuri i Skënderbeut”,

por edhe në tregimin “Ditët e sprasme tëGjorg Golemit”, vijnë forma të reja të prozës së

shkurtër. I tillëështë edhe tregimi “Fyelli i Tanës” në aspektin e formës, ndonëse synimi i

autorit ka qenë të mitizojë edhe të tashmen komuniste. Në këtë grupim futet edhe “Sytë e

Simonidës”, i cili vjen si një vepër që synon të zbërthejë mitit e synxjerrjes në një trevë

ballkanike, prej nga ku buron urrejtja përgjatë shumë shekujve mes shqiptarëve dhe

serbëve.

Në shumicën e rasteve, tregimi i Shuteriqit nuk e përmbush kërkesën klasike të zhvillimit

të prozës së shkurtër me parashtrimin, ngjitjen, klimaksin dhe rënien. Ai nuk synon të të

çojë në një udhëtim aventuresk si lexues, por ai kërkon të të çojë në një botë të mendimit

dhe emocionit. Prandaj, shumica e krijimtarisë së tij ka histori idesh.

Për shkak të natyrës eksperimentuese të autorit, shumë prej tregimeve i prishin ekuilibrat,

e cënojnë unitetin dhe humbasin interesin e lexuesit, sidomos në disa tregime me

personazhe reale, apo tregime nga ato të natyrës së kujtimeve. Te disa nga tregimet e

Shuteriqit, konstatohet prishja e unitetit të tonit. Nga uniteti i tonit është kuptuar një

406C. Grabo, “The art of short story”, C. Scribner's sons, New York, Chikago, Boston, 1913

Page 201: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

201

harmoni e pjesëve, incidenteve, personazheve, fjalës, vendit dhe emocioneve, të cilat

kanë si rezultat të tij sinqeritetin e impresionist. “Lexuesi rithërret jo aq shumë incidentet

e historisë si tërësi të efekteve ndaj tij. Te ai ka ndikim edhe një emocion i vetëm që është

mbizotërues: Frika, simpatia, ironia, shpirti i mirë, pesimizmi dhe gjëra të ngjashme. Kjo

ndodh për shkak se të gjitha energjitë e tij ishin drejtuar te ai fund; emocioni mbizotëron

autorin, të cilin ai ia përcolli edhe lexuesit të tij, duke përzgjedhur materialet e tij me këtë

objekt të shikuar. Ky synim emocional i autorit mund të jetë thënë për të kapërcyer ose

zhvilluar thjeshtë qëllimin e historisë së tij, që tregon aksionin, përshkruan personazhin,

apo vendin, apo përçon një ide abstrakte”407.

Trillimi (fictioni) udhëhiqet nga ligjet e veta. Prandaj shumë nga tregimet e Shuteriqit

nuk e arrijnë vlerën artistike për shkak të mos harmonizimit të tonit. Siç e thotë edhe Carl

Grabo, “dështimi i shkrimtarit mbetet vërtetë në tonin në të cilin ai ka vendosur në fillim

të historisë së tij është i ngjashëm me shpërdorimin e të mbinatyrshmes. Një tragjedi

duhet të nisë si një tragjedi, një komedi në mënyrën sesi ajo është”. Këtë problem

konstaton tek tregimi i Shuteriqit edhe Andrea Varfi, kur flet për të zakonshmen dhe

pazakonshmen, të cilat nuk vijnë në harmoni në shumicën e tregimeve të shkruara në

vitet 1945-’60.

Në përfundim, duhet thënë se krijimtaria e këtij autori është një lëndë e mirë për

përqasjen teorike të prozës së shkurtër, analizimin e tipareve të saj, mënyrën e

organizimit, elementet përbërëse, - pra, për të bërë një sprovë drejt poetikës së tregimit.

7.2 Konflikti estetike në prozë

Letërsia e realizmit socialist krahas instalimit të metodës zhvilloi edhe parimet e saja

estetike, duke artikuluar bashkë me të edhe “estetikën e re socialiste”. “Synimet më të

mira të njeriut, gëzimi i punës së lirë krijonjëse, dashuria për atdheun e çliruar dhe

gatishmëria që, për hir të tij, të kryejë sakrificat më të mëdha, mishërohen në vetë jetën e

qytetarëve socialistë, në lëvizjen e novatorëve të prodhimit, në heronjtë e luftës dhe punës

407C. Grabo, “The art of short story”, C. Scribner's sons, New York, Chikago, Boston, 1913, f.

245

Page 202: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

202

etj. Arti socialist mund të gjejë drejt për së drejti në jetë fenomenet me të vërtetë të

bukura dhe, duke i mishëruar ato në figura artistike, e bën të mundurën pasuri të të gjithë

popullit, edukon me këto figura me miliona njerëz”408 . Formësimi i kësaj estetike të re u

bë pjesë integrale edhe përmes botimeve, traktateve dhe projekteve estetike të letërsisë

rusë por edhe përmes programeve të Lidhjes së Shkrimtarëve me kalimin e viteve. Që në

fillimet e para letërsia socrealiste pati një zhvendosje me traditën moderne letrare dhe

përcaktoi modelet që do të ndiqte: “Në këtë mënyrë letërsia e re shqipe, duke ndjekur

traditat më të mira të kulturës nacijonale dhe të patriotëve, demokratëve, si Naimi, etj.,

duke ndjekur shembullin e letërsisë sovjetike, të lulëzojë dhe të zhvillojë një aktivitet të

organizuar në dobi të masave punonjëse për mobilizimin e tyre në luftën për

Socializimin, për paqen e demokracinë”409. E gjithë letërsia u bë pjesë integrale e

superstrukturës dhe si e tillë do të vihet në shërbimin e ideologjisë (teoria e bullonit dhe

e burmës), duke tjetërsuar sistemin, ndryshuar rolin e artistit, (i cili edhe në dokumentet

zyrtare konsiderohej një punonjës) dhe krijuar lexuesin e vet ideologjik.

“LSHASH, e udhëhequr nga mësimet e PPSH, ka për qëllim dhe si detyrë të

drejtojë dhe ndihmojë anëtarët e saj, që të krijojnë vepra të denja të realizmit

socialist, me përmbajtje të shëndoshë ideologjike dhe me nivel të lartë artistik, të

cilat të burojnë nga populli dhe të jenë plotësisht në shërbim të tij, të mbështeten

në shijen estetike të masave, të ndihmojnë në ngritjen e kësaj shije dhe të jenë një

mbështetje e fortë e Partisë për edukimin, e mobilizimin e masave të gjera

punonjëse, të punëtorëve, të fshatarëve, intelektualëve në luftën për ndërtimin dhe

mbrojtjen e socializmit, për thellimin e revolucionit tonë ideologjik e kultural”410.

Pra, aplikimi i një estetike të tillë imponohej për faktin se misioni qendror i letërsisë

socrealiste ishte për krijimin dhe edukimin e “njeriut të ri socialist”. Shkrimtari, si

“inxhinier i shpirtit” ka për detyrë që të pasqyrojë të bukurën në jetë dhe ligjet e

408 L. I. Timofejev dhe I. Vengrov, “Fjalorth termash letrare”; “Enti i Botimeve të teksteve i

Republikës Socialiste të Serbisë. – Beograd 1955, f. 44 409 I. Yzeiri “Semiopragmatika e realizimit socialist (1944-49)”, Shtëpia Botuese “Onufri” –

Tiranë, 2013 fq. 281-282 (pjesë nga dokumenti zyrtar i Konferencës së Tretë të LSHSH) 410 Projekt-statuti i Kongresit të II të LSHASH, “Material i Kongresit të II të Lidhjes së

Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë. Materiale ndihmëse për të përgatitur raportin e

komitetit drejtus të Lidhjes përgatitur nga anëtarët e kryesisë së Lidhjes, etj. Fondi Dhimitër

Shuteriqi, Nr. 826, D. Nr. 225, (Pa vit), mat. grumbulluar, 242 fl

Page 203: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

203

pasqyrimit të jetës në art”.

“Realizmi socialist është teori dhe praktikë letrare normative, që artin letrar ua nënshtron

rregullave të caktuara ideore dhe estetike, kryesisht dogmatike duke e vënë atë në

shërbim të ideve të revolucionit dhe të ideologjisë së partisë. Rrjedhimisht, realizmi

socialist e bën letërsinë shërbëtore të politikës dhe të ideologjisë”.

Kontaktet e para letrare Dhimitër Shuteriqi i pati si lexues dhe si poet nën ndikimin e

letërsisë franceze, ku u njoh dhe studio autorë të simbolizmit francez; ai ishte njohës i

parimeve estetike të kësaj rryme letrare; njëherësh edhe të traktateve estetike të figurave

qendrore të saj si Andrea Breton dhe Paul Elyar. Edhe krijimtaria poetike është e

sendërtuar sipas parimeve estetike, ku “teksti vjen si tërësi tekstesh të mëparshme” dhe

poezitë e tij janë “vegime parnasiane”.

Përveç shfaqjes së vlerave përmes dy vëllimeve të para poetike “Kangët e rinisë së parë”

(1935) dhe “Kangë” (1936), si dhe artikujve kritik që shkoi në shtypin e kohës para

Luftës së Dytë Botërore, gjenden edhe të dhëna të tjera që flasin për një formësim estetik

modern për kohën. Në punimin “Kangë në vetvehte”411, i cili konsiderohet ndër

dokumentet e rralla që shfaq pikëpamjet e tij estetike të cilat më vonë do t’i

nënshtroheshin një laboratori krijues përmbysës në të gjithë krijimtarinë e tij në prozë.

“I mahnitur nga madhëria e botës, njeriu mahnitet po në atë mënyrë edhe nga

mrekullia e shprehjes së vet; e asaj shprehje që e ban të kuptohet me shokun e vet,

por edhe me botën; se tingëllimat e ndryshme të jetës e bëjnë të kujtojë; se natyra

flet e belbëzimet e tija të para janë disa tinguj qi imitojnë tingujt e natyrës.

Shprehja njerëzore lind nga shprehja e botës”412.

Ai trajton më tej konceptet estetike të letërsisë në një mënyrë të pazakontë, duke iu

referuar emrave më të njohur të mendimit estetik botëror, e veçanërisht, E. Durkheim:

411 Shih “Fondi Dhimitër Shuteriqi”. Nr. 826, AQSH, D. Nr. 86, krijimtari krijuese fl. 8 (me

shkrim dore) Dosja dhe as tregimi nuk ka të dhëna për datën kur është shkruar. Ky punim është

një përqasje estetike për artin dhe njeriun, qenien dhe botën, poezinë dhe natyrën. Duket se është

shkruar në fillesat e para të këtij autori. Kjo rezulton edhe nga dialekti i theksuar gegë; letra e

vjetër, shkrimi, por edhe nga referencat e autorëve në këtë punim; si Emil Durkheim, P. N.

Schmidt, P. De La Boullaye, B. Pascal, Shelley, etj. 412 Po aty, f. 3 - 4

Page 204: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

204

“Duket se njeriu mban në vetvehte një nevojë rithmi e harmonie – rregulli, të cilin

e shohim edhe në artin e llogoreve parahistorike, në shoqnitë e egra, të moçme, në

fillim dhe në zhvillim të çdo arti e shkence. Ajo nevojë ndryshon simbas

objekteve të veprimeve tona, porse në çdo formë të sajën e gjejmë po aq të

domosdoshme: pa bërë asnjë veprim të vijueshëm për të bukurën, të mirën, të

vërtetën nuk mund të përfundojmë në diçka pozitive”413.

Por, Dhimitër Shuteriqi është ndër ata shkrimtar që kishte një qëndrim estetik rreth rolit

të artit, gjë që e shprehu që në moshë të re përmes disa artikujve të botuara gjatë viteve

’30: “Arti, si çdo prodhim tjetër, është prodhim shoqëror, prandaj, si dhe çdo prodhim

tjetër, shoqëria e bën artin për nevojat e saj. Që atëherë kur ne do të përpiqemi të bëjmë

artin për art, që atëherë bëjmë një sofizëm, sepse arti nuk është për veten e tij”414. Më tej

ai konkludon: “Arti krijohet prej njeriut, të lindur për të. E ky njeri e krijon nën drejtimin

e shoqërisë dhe, posa që vepra e tij ka një dobi shoqërore, atëherë është e mirë”415.

Shuteriqi e vlerësonte artin e Rilindjes kombëtare dhe atë të zhvilluar në gjysmën e parë

të shekullit të XX, por, sipas tij, është i tejkaluar, teksa kërkon një art të angazhuar dhe

përcakton detyrat e shkrimtarit: “Shkrimtari ka për detyrë të qajë hallet e bujkut, të bariut,

të nëpunësit, të zanatçiut, të proletarit, të qajë hallet e popullit. Në këtë mënyrë i jep edhe

dritë këtij populli, duke i treguar se cilat janë hallet e tij të vërteta dhe në çfarë mënyre

përmirësohen apo zhduken, se cila është puna që populli mund të bëjë vetë për t’i

zhdukur këto halle. Literatura duhet të jetë një shkollë dhe jo një mjet për dëfrim sepse

nuk kemi kohë për të humbur”416.

Mes autorëve të viteve ’30 Shuteriqi vlerësoi Migjenin të cilin e parashtroi si një model

që duhet të ndiqej në letërsinë e re shqipe. Refuzimin e “artit për art” dhe

domosdoshmërinë e realizimit të një arti të angazhuar Shuteriqi e mbajti gjithë jetën: “Ne

nuk e mohojmë se arti është edhe propagandë, se arti është edhe edifikues shpirtëror”417.

Më tej ai vijon:

413 Po aty, f. 5 414 Dh. Shuteriqi, “Drejtimet e reja letrare” [marrë nga “Antologjia e mendimit estetik 1504 -

1944”, përgatitur nga Nasho Jorgaqi], Sh. B. Dituria. Tiranë, 2000, f. 331 415 Po aty, f. 331 416 Po aty, f. 332 417 Shuteriqi, Dhimitër, Revista “Nëntori”, Nr. 6, (1980), - f. 31

Page 205: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

205

“Arti është punë “dokumentimi”, qoftë përmes përjetimeve, qoftë përmes librave,

qoftë edhe përmes arkivave. Arti është pra punë njohjeje e përvojës njerëzore.

Përvojën njerëzore nuk e zëvendëson dot fantazia. Imagjinata në art, si kudo, po

su mbështet mbi realitetin është një ushtrim fantazie. Pa imagjinatë arti nuk bëhet.

Por imagjinata duhet të mbajë të dyja këmbët në tokë; në realitetin objektiv për të

cilin shkruajmë; si dhe në kërkesën objektive, që na paraqet koha kur shkruajmë.

Edhe kjo kërkesë buron nga njohja e jetës”418.

Këto parime estike Dhimitër Shuteriqi i aplikoi në prozën e shkurtër që në fillimet e veta.

Arti i angazhuar, ndërtimi i “njeriut të ri” dhe rolin edukativ të artit e shohim qartë te

vëllimet “Pesë tregime” apo “Këngët e rinisë”, por ka edhe shfaqje të pazakonta në

prozën e tij. Sipas Andrea Varfit, në disa prej tregimeve të këtyre dy vëllimeve të para në

prozë, e zakonshmja paraqitet si e jashtëzakonshme, apo që autori kërkon ngjarje të

jashtëzakonshme, të cilat vijnë para lexuesit në mënyrë të zakonshme”419.

Në fazën e parë të krijimtarisë në prozë, te tre vëllimet e para (“Pesë tregime”, “Kangët e

rinisë”, “Takime paqe”) temat janë të paracaktuara në funksion të idesë (lufta,

kolektivizimi, sekuestrimet, ndarja e tokës, rindërtimi socialist, etj.) dhe personazhet

(Jonuz Ranxha, mësues Rakip Hasa, Spiro, Xha Demi, tankisti Tefik, Mihaili, Vehbi

Gurakuqi, etj.) janë “skllevër” të tyre, pa arritur që të shpalosen. Edhe ngjarjet, (sipas

Andrea Varfit), janë të “zakonshme” dhe iu ofrohen lexuesve si “të jashtëzakonshme”,

por pa arritur për ta përmbushur këtë qëllim. Tregimi humbet të gjithë elementët e

poetikës së tij për shkak të misionit për t’i mëshuar idesë, përkundër natyrshmërisë së

lëvrimit të prozës dhe sigurisht eksperimenteve që bënte autori në fillesat e para të

shkrimit të prozës. Po ashtu, brenda tregimeve krijohen “oaze” me gjetje artistike,

përshkrime, depërtime psikologjike, etj. Sapo lexuesi fillon të ndjejë keqardhje për

shkatërrimin ekologjik prej ndërhyrjeve teknologjike dhe industriale të qytetit të Cërrikut

(“Stalini i ka rrënjët në det”), rishfaqet ideja si “diktat” i jashtëm në mbështetje të

industrializimit.

418 Shuteriqi, Dhimitër; Revista “Nëntori”, Nr. 5, (1982), - f. 79 419 Varfi, Andrea, “’Pesë tregime’ dhe ‘Rruga e Rinisë” e Dhimitër S. Shuteriqi”, Nëntori, 1954, -

nr. 9, f. 133

Page 206: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

206

“Agronom Veliut i pikon zemra gjak për Cërrikun, - për dhent e kuajt, për grunjat

e duhanet, e sidomos për pambukun e orizin që nisi të mbjellë me sukses të madh.

Vallë çdo të ndodhë kur oxhaqet e rafinerisë të vjellin tym, kur gazet e saj ti

shtrihen fushës? Agronomi dëshpërohet kur i çpronësojnë ndonjë copë të re nga

toka e bukës për nevojat e rafinerisë”420.

Në të njëjtën grackë estetike vihet edhe Xha Demi, i cili kalon nëpër një “kalvar të

vërtetë” aventurash, deri në vetëmohim, për të mbështetur luftën, përkundër natyrës së tij

izolacioniste dhe të paangazhuar. Tipizimi i personazhit, rrëmimet psikologjike,

përshkrimet e detajuara krijojnë gjendje afektive te lexuesi, të cilat përmbysen në

zgjidhjet e ofruara në tregim. Të tilla oshilacione, thyerje të panatyrshme, përmbysjesh

estetike dhe kompozicionale, zgjidhjesh narrative, gjen në të gjitha tregimet e këtij autori

deri në fillimin e viteve ’60. Pra, mjetet artistike që përdoren për të sjellë realitetin

dështojnë në misionin e tyre për të prodhuar vlera estetike; qoftë edhe ato që diktonte

“estetika e re socialiste”. Për rrjedhojë, e gjithë krijimtaria në prozën e shkurtër në fillesat

e para është larg nivelit artistik, gjë që e pohon edhe vetë autori, ku është i pakënaqur

edhe me romanin “Çlirimtarët”, edhe me vëllimet e para me tregime, të cilat shërbyen si

një model ideologjik të letërsisë për sendërtimin e socrealizimit dhe “edukimin e

masave”.

Në fillimin e viteve ’90 Shuteriqi do të shkruante vetë për këtë periudhë të krijimtarisë së

tij: “Unë më 1953 botova librin tim të parë “Pesë tregime” që është i dobët (nënvizohet

nga autori, - shën red.) i një fillestari”421.

Në estetikën e irealizimit socialist, imitimi ose mimesisi modifikohet dhe shkrimtari nuk

paraqit atë që ndodh, por idenë që ka ai për atë që ka ndodhur. Këtu është interesant të

shohim sesi është modifikuar ekzegjeza e ngjarjes dhe në vend të saj është krijuar një

diegjezë tjetër që është në funksion të një ideja të vetme.

420 Shuteriqi, Dhimitër, “Pesë tregime”; Shtëpia Botonjëse “Naim Frashëri”. – Tiranë, 1953, f.

111 421 Vërejtjet që ka prof. Dhimitër Shuteriqi rreth shkrimeve të gazetave të ndryshme në Shqipëri

dhe të ndonjë botimi jashtë rendit, si në Maqedoni (dorëshkrim), Fondi Dhimitër Shuteriqi nr.

826, AQSH, D. nr.9, viti 1995, (17 fl), f. 16.

Page 207: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

207

Në këtë korpus letrar Dhimitër Shuteriqit lëviz sërish në thellimin e kontradiksionit

estetik; nga njëra anë në drejtimin e përsosjes së teknikave narrative pas

eksperimentimeve të para, reflektimeve, por edhe pas leximeve të autorëve modernë të

tregimit, si dhe studimit të teoricientëve të “short story”-t: Shuteriqi studionte autorë si

Edgar Alan Poe, Carl Grabo, Henry James, Charles May, etj, dhe mbi bazën e traktateve

të tyre, zhvilloi teknika të reja narrative.

Dhe nga ana tjetër, zhvillon “përmbajtje” – subjekte me tematikë nga aktualiteti (me

tema të tilla si rindërtimi i vendit, lufta kundër zakoneve prapanike, lufta kundër fesë,

etj.) por në “formë” hasen teknika narrative moderne të cilat në vetvete i japin një

mundësi më shumë lexuesit, njëherësh e shtojnë kontradiksionin estetik brenda të njëjtit

tregim apo vepër letrare. Gjithsesi, subjektet këtu shtrihen përtej kornizës së metodës,

duke zhvilluar më tej tregimin për fëmijë, duke u marrë veçanërisht me tregimin historik,

apo kërkuar forma të reja te tregimi realist; të gjitha këto eksperimentime, të cilat ishin

shfaqur me sukses në letërsinë perëndimore në shekullin e XX.

Por, përgjithësisht, botëkuptimin estetik autori e ka shprehur qartë edhe përmes tregimeve

të tij. Shpesh herë tekstet letrare flasin më mirë sesa teoritë apo kritika për të shfaqur

vlerat artistike. Katër prej tregimeve “Venusi i Alpeve”, “Tani të rroj”, “Këngë në

minierë”, “Mbret e ambasador”, në thelb rrokin çështje që kanë të bëjnë me estetikën e

artit, dhe me raportin që personazhet kanë me to.

Në të parin, “Venusi i Alpeve”, rrëfimtari “e sjell ndërmend veten djalë, nëntëmbëdhjetë

vjeç, nisur vetëm udhëve të Europës, me një barrë këshilla mbi kurriz e me një barrë

premtime”. Rrugëtimi i djaloshit Naim drejt Francës kalon nëpër Itali (me aventura me

prostituta) dhe më pas bëhet pjesë e një shoqërie artistësh. Naimi donte të bëhej skulptor

dhe futet në një rreth artistësh të varfër, të cilët më vonë do të bëheshin të famshëm në të

gjithë Francën. Naimi merr pjesë në një seancë ku artistët po vizatonin nudo, ku i japin

lapsin dhe letrën (kavaletën) që të pikturojë nusen e shokut të tij lakuriq: “Shtypa turpin e

nisa të vizatoj. Po mendjen se kisha aq te format që duhej të gjallëroja mbi letër sa te arti

dhe artistët”.

Më pas Poleta, grua e martuar me shokun e tij, bie në dashuri me Naimin, por ky i fundit

Page 208: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

208

rikthehet me dhimbje në Shqipëri. Pas shumë kohës, Naimi kthehet në Francë dhe merr

vesh se Poleta kishte vdekur në luftë kundër gjermanëve ndërsa disa nga miqtë e tij artistë

ishin “milionepsur”.“Poleta kishte thëthitur ç’ka më të mirë në jetë: bukurinë, mençurinë,

dlirësinë, gazin, heroizmin!”, - por Naimi nuk ndjek pasionin dhe dashurinë përballë

imazhit femëror nudo.... Ajo ishte një statujë e cunguar nga mjeshtri që e krijoi..

Në të dytin, “Tani të rroj” rrëfehet historia e Nestorit, skulptorit që ishte në gjendje të

rëndë shëndetësore. Ai lufton me sëmundjen dhe këtë e bënte përmes forcës që e diktonte

arti. Ai nis të gdhendë në shkëmb “një njeri me daltë” që gëdhente shkëmbenj. Kur e

mbaroi punën, Nestori tha:

“Tani le të vdes! Asgjë s’ka për të dalë më nga dora ime pas kësaj vepre. Unë

desha të vija në gur forcën e njeriut në punë, forcën që krijon e materializohet e

bëhet shkëmb e gjë se prish dot më, por u qëndron kohëve, brez pas brezit,

trashëgim i trashëgimeve. Po njëri e di si tha dje kur e pa? Tha se ky gdhendësi im

në gur ka dashur të gdhendë diellin. Të pëlqen metafore? Se me se ndriçohet

njeriu? Me se mori kaq dritë shoqëria që ngritem ne, në mos me punë? Tani le të

vdes”422.

Me forcën e artit, Nestori jetoi gjatë.... .

Në të tretin, “Këngë në minierë” trajtohet historia e Jani Zahos, një kompozitor, i

pasionuar pas muzikës moderne, të cilin e transferojnë në fshatin Gjorm për të vënë skenë

“një tablo muzikore” në fshat, me njerëz të thjeshtë, punonjës, minatorë, etj. Personazhi

bën një luftë të brendshme refuzuese ndaj vlerave të muzikës popullore, dhe sigurisht

përpiqet që të mos shkojë në fshat, por kjo ishte një rrugë pa kthim. Më pas ndodh

tjetërsimi i Janit, me gjithë vështirësi, teksa pasionohet edhe pas muzikës popullore dhe

veglave të asaj zone teksa ndjek jetën dhe punën e banorëve të zonës. “Po askush nuk e

përfytyroi se takimi i Janit në Gjormë me muzikën popullore kishte për të qenë si një

tronditje nga themelet që kompozitorit do t’i zbulonte me tërë forcën se vërtetë ai duhej të

bënte një luftë “për jetë a vdekje”. Por, Jani vendos më në fund të përshtatet, të bëhej

“Tjetër” (i mërzitet vetja kur kompozonte këngë moderne – kalon një tronditje psikike),

422 Dh. Shuteriqi, “Një mal me këngë”, Sh. B. “Naim Frashëri”. – Tiranë, 1975, f. 13-14

Page 209: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

209

gjë që bëhet me kosto. “Në këtë e sipër, në Gjorm ndodhi një fatkeqësi që tronditi të

madh e të vogël dhe që për krijimtarinë e Janit, megjithëse një mijë herë të mos ngjiste,

mund të ketë qenë vendimtare”. Kjo përkon me një aksident në minierë ku vdesin

sekretari i parë dhe një minator, që të dy miqtë e tij. Suksesi i këngës së tij të bërë në

frontin e punës, edhe në nderim të heronjve të minierës, rikthehet edhe në Tiranë si

vlerë.”Një si thirrje e një si paralajmërim që kujtonte se ç’kish kapërcyer nuk duhej të

rikthehej, që kërkonte të mos rikthehet asgjë, po gjithçka të rrjedhë si te një gurrë e

madhe, ku të shuajnë etjen të gjithë. Tingujt e fundit flitnin për fitoren që duhet të ndjellë

fitoren”.

Tregimi “Mbret e ambasador” ndërtohet mbi thelbin e misionit të artit, teksa dy

personazhet; rrëfimtari autodiegjetik (Skëndo) dhe Haziu flasin për rolin e Faik Konicës:

“Unë mendoja se Hazbiu e vështronte në mënyrë të ngushtë punën e artistit, duke ia

nënshtruar luftës shoqërore. Njeriu ka nevojë të harrohet edhe me një përrallë”423. Ndërsa

personazhi tjetër kundërshonte: “Ti lëmë formulat e estetëve. Atëherë Hazbiu hidhej në

sulm për funksionin mobilizues të artit. Atij i pëlqente që arti i kohës tonë t’i fliste më

drejtpërdrejt njeriut, edhe më drejtpërdrejt ta ndihmonte në përpjekjet për një të nesërme

më të mirë”424.

Në të të katër rastet përcillen katër perceptime estetike, katër gjendje: në të parën një

raport përmbysës mes artit dhe dashurisë (e do Poletën por nuk e finalizon; ndërsa vlerat

e artit qëndrojnë si një skulpturë e thyer – Venusi): në të dytën; arti si forcë e përjetshme,

“gurëdhendësi me çekiç në shkëmb”, dhe në të tretën; në tjetërsimin e artistit modern në

një artist të thjeshtë në fronin e punës, në të katërtën, arti ka për mision të ndihmojë

njeriun për të ndërtuar të ardhmen e tij. Janë raste të cilat përkojnë edhe me përmbysjen

graduale estetike dhe me njehsimin estetik të shkrimtarit me atë të estetikës së realizmit

socialist. Pra, janë tekste që sjellin tërthorazi reflektime të estetikës së artit.

Parnasiani i hershëm Dhimitër Shuteriqi e përqafoi letërsinë e re pa kusht, si një qasje

pragmatike, dhe e zhvilloi artin e vet më së shumti në konflikt me estetikën e brendshme,

e cila u sfidua nga estetika e jashtme që impononte sistemi, - deri në fund të jetës së tij.

423 Dh. Shuteriqi, “Vëshrime vjeshte”, Sh. B. Naim Frashëri. – Tiranë, 1983, f. 169 424 Po aty, f. 169

Page 210: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

210

Për ta kuptuar një raport të tillë na vjen në ndihmë sërish teksti letrar, pra tregimi “Zot e

rob” ku arti dhe sistemi politik kanë një fat të përbashkët. Për rrjedhojë, sot letërsia e

socrealizimit gjendet përballë refuzimit estetik të lexuesit, - pra jashtë komunikimit

normal letrar.

Dhimitër Shuteriqi ishte njohës i disa teorive estetike, por me vetëdije ai aplikoi

“estetikën e re socialiste”, gjë që krijoi një mdjedis të brendshëm konfliktual, i

pasqyruar në të gjithë prozën e tij, i cili përmbyset estetikisht në gjendje tejet të veçanta

në disa nga krijimet e tij më të mira në prozën e shkurtër.

7.3 Vlerat gjuhësore të tregimit të Shuteriqit

Sipas semiotikanit, Jurij Lotamn, “vendi i veçantë i letërsisë mes arteve të tjera është

përcaktuar në një shkallë të konsiderueshme prej tipareve specifike të lëndës, të cilën ajo

përdor për rikrijimin e rrethanave të realitetit. Pa shqyrtuar tërë natyrën komplekse të

gjuhës si një fenomen social nuk na lejohet të konsiderojmë ato aspekte të saj që janë

thelbësore në çështjen tonë”425. Më tej, ai vijon: “Gjuha është lënda e letërsisë. Gjuha

funksionon për letërsinë si boja për pikturën, guri për skulpturën dhe tingulli për

muzikën. Megjithatë, karakteri i lëndësisë së gjuhës dhe i lëndësive të arteve të tjera është

ndryshe. Boja, guri, etj., derisa ato kalojnë nëpër duart e artistit janë socialisht,

indiferente. Ato qëndrojnë jashtë çdo njohje të realitetit. Secila prej këtyre lëndëve ka

strukturën e tij, por ajo është dhënë prej natyrës dhe nuk është e lidhur me procese sociale

(ideologjike). Në këtë kuptim, gjuha përbën një lëndë të veçantë të karakterizuar nga

shkalla e saj e lartë e aktivitetit social; madje, edhe para se ta prekë atë dora e artistit”426.

Por, me instalimin e metodës së realizmit socialist në Shqipëri, u ndje një zbehje e

vitalitetit të gjuhës, sidomos e larmishmërisë së ligjërimit letrar për shkak të heqje së një

pjesë të mirë të letërsisë së traditës nga komunikimi me lexuesin. Ligjërimi gjëllon e

pasurohet edhe nëpërmjet marrëdhënie të teksteve të prodhura rishtas me tekstet e

mëparshme, çka është quajtur intertekstualitet. Kështu, në poezinë e Naimit mund të

425J. Llotman, “The structure of the artistic text”; University of Michigan, 1977, f. 17 426Po aty, f. 17

Page 211: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

211

gjesh elemente të teksteve të betjexhinjëve, ndërsa në poezinë e Lasgushit elemente të

poezisë së Naimit, e kështu me radhë, deri te Dritëro Agolli dhe Ismail Kadare”427. Por

me mënjanimin e autorëve të tillë si Gjergj Fishta, Faik Konica, Ernest Koliqi, Mitrush

Kuteli (në fillesat e veta), Anton Harapi, e shumë të tjerë, në vitet në vijim u ndje jo

vetëm varfërim i modeleve të diskursit letrar, por njëherësh edhe varfërim i gjuhës

artistike dhe asaj të shkruar. Këtë fakt e pohon me të drejtë studiuesi Ardian Vehbiu kur

thotë se “shqipja totalitare u detyra t’iu prishte drejtpeshimin mekanizmave të referimit

intertekstual, sepse ligjëruesit nuk mund t’i referoheshin gjuhësisht shumë teksteve të

prodhuara publikisht para vitit 1944 në një kohë që intertekstualiteti brenda vetë

ligjërimit totalitar u bë pothuajse i detyrueshem për të gjithë prodhuesit e tekstit”428.

Nëse për shumë krijues të metodës së realizmit socialist ndodhi një varfërim dhe të

ngurtësim i gjuhës, ky fenomen nuk ndodhi në prozën e shkurtër të Dhimitër Shuteriqit.

Në krijimtarinë e tij konstatohet jo vetëm një leksik i pasur, por edhe gjuhë figurative,

krijim fjalësh të reja, përdorim i fjavë të vjetra, dialektizmash, struktura të vjetra fjalish,

shprehi gjuhësore të cilat i përkasin një kohe të shkuar, apo kategorive të ndryshme të

ligjërimit, si përshembull ligjërimi fetar, i cili kishte qenë tejet i zhvilluar dhe pas u

ndalua në përdorimin publik.

Këto prurje vijnë edhe falë një pune studimore të autorit në fushën e leksikologjisë,

studimit të teksteve të vjetra, të teksteve letrare, etj. Kontributi më i çmuar është ai që

është përfshirë në botimin pas vdekjes së Shuteriqit, “Dëshmi parabuzukjane të fjalës

shqipe”, i cili u përgatit përgjatë një periudhe pune gati 30-vjeçare. Aty janë përfshirë

rreth 1600 fjalë ku për 980 fjalë që mendohet se i përkasin periudhës tetë shekullore,

është zbërthyer kuptimi i tyre, të cilat i përkasin kohës që nga shek. VIII – XVI. 720 janë

fjalë të periudhës parabuzukiane. “...na u mbush mendja se duhej filluar e mbledhur edhe

çdo fjalë shqipe, çdo emër personi e vendi me kuptim ship që mund të gjendej në ndonjë

dokument të kohës përpara hartimit ose botimit të librit të Buzukut, d.m.th., përpara

viteve 1554 (mars – 1555. Përpara Buzukut tekstet mungojnë, por prap, me regjistrimin e

kaq antroponimeve dhe toponimeve, bëheshin edhe prova për të dhënë tinguj të ndryshëm

427 Ardian Vehbiu, “Shqipja totalitare”, Sh. B. “Dudaj”. – Tiranë, 2007, f. 31 428 Po aty, f. 31

Page 212: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

212

të shqipes, dhe shpesh, edhe fjalët e saj, ku antroponimet dhe toponimet kishin një kuptim

shqip”429. Në këtë periudhë kur u përgatit ky botim, Dhimitër Shuteriqi kishte përfunduar

së shkruari novelën “Sytë e Simonidës”, e cila përmban një pasuri të madhe leksikore të

shqipes së vjetër, e cila i përket kryesisht epokës së Mesjetës. Edhe në librat e mëparshëm

me tregime, autori ka shumë fjalë të vjetra, dialektizma, neologjizma, etj.; madje, në disa

sish përdor edhe fjalorth shpjegues të kuptimit të tyre. Më poshtë kemi nxjerrë nga tekstet

fjalë arkaizma dhe historicizma, të cilat përdoren për të portretizuar personazhe dhe

përshkruar mjediset trilluese me një vërtetësi më të madhe: thirrma, nëma, kërmëz,

lipsani, klamida, bistër, kërmëz, kolis, vromi, thëllimi, mëngoret, zborak, patërshanë,

gjerdek, kopanisem, kërnallen, nimik, lipsan, laragan, kamillaf, guslë, tirë djathi, bigaqe,

himerë, ngjërojë, nasiate, vizhdan, nëpënthat, ndërkrehej, çakërgjosur, furkulicë.

Këtu janë përfshirë edhe fjalët e huaja: meazallah, fet ollmadi, burjurdi, sofonjëve (të

diturve), çallgi, grama (shkronja), frangorafti, kadhmon, veqil i harxheve, metaninë,

vasilefsi, qir, monsinjor, suora, zografisur, terxhuman, sagllam, tramak, ibliz, pinjall,

lambik, bjetull.

Në këtë grup janë futur edhe turqizmat. Këto e gjallërojnë stilin e autorit dhe e bëjnë

bindës tregimin. Përdoren për invidualizim dhe tipizim. Vatan, deftere, istikam, dhaskal,

qatip, kujunxhinj, qysqin, rytbe, acik, isharet, çaltis, qafir, ymyz, irat, ibliz, kasavet,

bylyk, jallan, etj.

Edhe historicizmat kanë të njëjtin qëllim stilistikor: prefekt, aga, ciflig, be, krajl, kallaux,

bajraktar, etj. Numri i historicizmave rritet me fjalë të sferës fetare.

Po ashtu, edhe emra të vjetër vendesh: Sebaste (Kurbini i sotëm), Lihnid (Ohër)

Kartularati (zonë në Butrint)

Në prozën e Dhimitër Shuteriqit gjen fjalë dialektore (fjalë të trevave të Elbasanit,

Korçës, por edhe të Shkodrës, Mirditës), të cilat përdoren për tipizimin e personazheve:

carmerdhok, rrëshiq, forcoma, burbulet, fllugëzë, evëtar, karave, lum baba, metelike,

nemseli, mrekuj, cere e derës, mrrudh, shterpat, pëlleja, mërdhiu, qyrk, ibershimtë,

429 Dh. Shuteriqi, “Dëshmi parabuzukjane të fjalës shqipe”; Akademia e Shkencave e Shqipërisë.

– Tiranë, 2010; f. 219-220

Page 213: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

213

ndërkrehej, munxat, hi munarje, qokla, herkës, shushavë, laskaritur, oriflamë, troshitëse,

tëpke (tamam), palmuç, arrëzin, dheks, dhelur, fushqetë, murrëtyre, i damkuar, alian,

ckërka, dhelte, shamatar, lavër, fugonte, mëngoret, rrol, dhoksë, sutë, shakulli,

mështjerrë, ofshaj, zhbij(asgjësojnë), kallamboq, mullxheshë, tumba, qysqi.

Përdorimi i fjalëve sipas ligjërimeve përkatëse të profesioneve në fusha të caktuara,

është një prej risive të prozës së Shuteriqit; Kryesisht çmohet pasuria në leksikun fetar.

Fjalor i ligjërimit fetar: or i bekuar, or i uruar, ore i mirë, fuqimadhi, shpirtndritur,

përnderuar, igumen, kryezot, përgjëmshëm, më paç uratën, i njomëthi, mëkatar,

hieromonak, i përmallshmi, llambadhe, fra, kapelan, kreshmë, Aty ynë, Varri i Pagëzimit,

uratë, xherahu, shkëf, kataklizmi, monsinjor, suora, mrekuj, mevlud, tërëshenjtë,

pansevast, panhiperevast, baldakin, gjëmëmadh, sidozot, shambelan, dritëpasti,

besëdrejtë.

Këtu janë listuar edhe fjalë që përdoren sipas profesioneve dhe fushave të veprimtarisë

njerëzore si në fushën e peshkimit, blegtorisë, tregtisë, florës dhe faunës së vendeve të

përshkruara, luftës, muzikës, skulpturës, etj.

Shkrimtari shquhet për një njohje të detajuar të termave të fushave të ndryshme që i

interesojnë dhe rrokin tregimet e tij. Me këtë ai sjell në tregim shumë jetë dhe vërtetësi.

Përshembull, fjalori nga fusha e peshkimit: ekuipazh, kic, grego-levant, palmetë, fishk,

filandër, gadinë, maunë, muço(çirak detar), mrezhë, paj-i, palmetë, sandal, kallëma,

helikë, direk, koçë, vokalicë, kyvertë, bash, tartanë, pandi (Një natë në Rrogozhe)

Fjalor të jetës baritore: djathë, kos, gëllushtra, peshja, hoshmari, gjalp kaçamaku, cika,

zdraç, kërrutë, lariska, këmborxhi, shelegia.

Emrat e luleve:Karakafte, lulegrerës, symizë, bathra, qumështorja, lule akacie, lule taçe,

kozmanaqet, lulëbardhat, aguliçet, lulet e sapoit, miozotise, manushaqe.

Emra zogjsh: Gardalina, harabel, gjeraqina, huta, verdhashë, turtuj, laraska, stëqoka,

sorra, pulëbardha, zhgrabonja, kajin, gabë, oriflama.

Emrat e qershive: Dollmasi, ujëset e verdha, krapjet e kuqe (kryesisht tek tregimi

Page 214: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

214

“Qershitë e mia të para”)

Emra drurësh: Dushk, mëret, shkorete shkoze,frashër, çinar, çetinë, vgjen, etj.

Lloje erërash: grego-levant-i (erë e juglindjes), shirok (era e jugut)

Fjalë nga muzika: Tango, fokse, valse, blu, libret, melodi, tablo muzikore, kompozitor,

modulacionet e zërit, toni, shkathësia e instrumentistit, kufizim melodik, çast muzikor,

potencë.

Fjalë të zhargonit familjare: Në qofsh ti Andon; aman se mu prish gjaku i kalamajve;

largohu të ndritë shpirti!, nëkim (ngushëllim, kryeshëndosh), për të pirë në kupë, vërsa

jota, Vasilicë (gruaja e Vasilit)

Përdorimi i tonit në llojshmërinë e tij prodhon efekte të jashtëzakonshme gjatë leximit të

prozës së shkurtër. Toni popullor, i cili është pjesë e gjuhës së shumicës së personazheve,

realizohet përmes fjalëve dialektore, frazave dhe shprehive që prodhojnë emocionalitet në

tekst. Ka elementë të tonit vulgar. Këto përdoren edhe në përshkrime, por edhe në

dialogje.

Një kontribut të veçantë autori ka dhënë përmes veprës së tij edhe me fjalët e reja që janë

krijuar në krijimtarinë e tij. Ne kemi përzgjedhur disa prej tyre të cilat kryesisht janë

kompozita të krijuar përmes fjalëformimit. Më poshtë gjendjen disa prej tyre: shpabes (i

pabesë), zdorgjën, mëkëtanë, pellgaçe, bujtinësi, përmatanë, përmbirreptë, lavrin, brythtë,

sprijës, yjeplot, përmëkatore, paudhëri, krushqove, kthetëror, femërinë, jashtëprindëror,

ngërmua, stërmotuar, dybishtak, zhagmiste, mostjetër, përmbituaf, paradisjake (parajsore)

frelëshuar, përmbipasnesër, mërishëm, gjarptë (puthje e gjarptë), përmbiurrejtshme,

dufërroj, ndërliqur, cenosur, përdasi (korrieri).

Veçori e stilit të autorit është përdorimi i gjerë i figurave artistike. Të tërheq sensi

metaforik, një sens spontan. Metaforat janë më të kapshme se krahasimet. Janë veçori

sidomos e tregimeve të hershme të autorit.

Dhimitër Shuteriqi punon shumë me frazën. Ndërsa në tregimet e hershme i kushtohet më

shumë kujdes figurës letrare, në tregimet e mëvonshme bëhet punë e madhe me frazën.

Page 215: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

215

Vlen të dallohen në tregime dy lloje frazash; fraza e dialogut dhe fraza e narracionit, ndër

këto të dyja fraza e dialogut paraqet më e shkurtër e në përgjithësi një emocion të

veçantë.

“Në tregime përdoren shumë forma morfologjike të elementeve të kategorive të

ndryshme leksikore-gramatikore, një tipar i veçantë morfologjik i gjuhës së tregimeve

është përdorimi i mënyrës habitore për të shprehur qëndrim emocional ndaj një realiteti të

caktuar. Ky përdorim është veçori e ligjërimit bisedor, si i tillë e bën tonin e rrëfimit më

popullor, më të kapshëm430.

Sipas studiueses Emine Sadiku, “përdorimi i dhanores etike është një tipar tjetër

morfologjik i tregimeve. Këto përemra në dhanore e afrojnë rrëfimin me lexuesin, e bëjnë

rrëfimin më konkret, sikur të ndodhte para syve të lexuesit: “Dhe këtij plakut të Ranxhës

na iu bë asaj nate..”431.

Në përgjithësi, autori përdor forma të rregullta morfologjike. Por ka edhe disa forma që

krahasur me gjuhën e sotme letrare, që përbëjnë shmangie. Këto vihen re edhe në gjuhën

e personazheve, dhe në gjuhën e autorit; - psh. kur të shuhi”.

Në tregimet e Shuteriqit foljet përdoren dendur, përdoren në shumë forma e kuptime

kohore, mbizotëron përdorimi i kohës së pakryer, kohë tipike për narracionin.

Në përfundim, një nga kontributet e spikatura të Dhimitër Shuteriqit në krijimtarinë e tij

letrare është pasuria e madhe leksikore që ka lënë, e cila e pasuron komunikimin gjuhësor

edhe sot me prurjet e tij të shumta. Autori nuk i zbehu mjetet gjuhësore, siç ndodhi me

shumë autorë të tjerë, por i pasuroi vazhdimisht përmes përdorimit në prozën e tij. Po

ashtu, edhe fjalët e krijuara prej tij ndikojnë në pasurimin e gjuhës; rigjallërimi i fjalëve të

vjetra apo përdorimi i dialektizmave i japin emocionalitet personazheve dhe mjediseve.

430 “Një shkrim i Emine Sadikut mbi gjuhën në veprën letrare të Dhimitër Shuteriqit”, AQSH;

Fondi “Dhimitër Shuteriqi”, Nr,. 826, D. 209, (pa vit) f. 4 431 Po aty, f. 4

Page 216: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

216

8 SPROVA TEKSTUALE

Ky studim përfshin edhe dy analiza tekstesh të bëra mbi tregimet “Çështja e fullatave”

dhe “Këngë në minierë”; ku në të parin aplikohet një analizë semiotike dhe në të dytin,

një procedim mbi tipizimin e personazhit a-tipik. Këto analiza nxjerrin në pah aspekte

specifike të tekstit letrar të Shuteriqit, shfaqin raporte komplekse të letërsisë me metodën

krijuese, të artit me ideologjinë, etj.

8.1 Perdja narrative në procesin i komunikimit

Analizë semiotike e tregimit “Çështja e fullatave”

Në këtë studim i kemi bërë analizë semiotike tregimit “Çështja e fullatave”. Historia e tij

shtjellon lojën e disa fëmijëve me fullatat (karta poste) në përpjekjen e tyre për ti postuar

në Itali. Loja zhvillohet në modelin e lojërave të njohura të fëmijëve si “loja luftash” apo

“loja me pulla” pa modeluar plotësisht asnjërën prej tyre dhe zhvillohet në një mjedis

mes atij të përrallës dhe reales. Aktorët lëvizin në një realitet virtual, pa mundur për të

realizuar programin narrativ të aktantit.

Përmes analizës semiotike, bazuar te “Semiotika e tekstit”432 në rrafshin diskursiv duke u

ndaluar te vendet, objektet koha dhe aktorët:

VENDET: Këtu dallojmë vende konkrete ku jetojnë personazhet dhe vende virtual, të

cilët lakohen prej tyre: Elbasan, kazermë, haur, postë, xhami, kalaja Elbasanit, shtëpi,

Europë, Itali, Francë, Amerikë, Austro – Hungari, Romë, Milano, Venedik, Napoli,

Palermo, Paris, postë shqiptare, burg, Athinë, Vezuv, mbretëri, Shqipëri, Durrës, Tiranë,

Greqi, Bari, Tepelenë, Gadishulli i Apenineve, Sazan, Vlorë, Veriu i Italisë, Gjermani,

përtej detit, gadishull, përtej gadishullit, fqinj, çmendinë, strofkë, arkiva, Jugosllavi, te

432Maria Pia Pozzato, "Semiotika e tekstit", [përkthyer nga Dhurata Shehri], UET Press. Tiranë,

2009

Page 217: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

217

Destani

OBJEKTE: Fullata (kartëpostale), pulla, flamuj, fotografi të stampuara, flamuri Italisë,

pulla italiane, bajoneta, vulë, libër, libër italisht, letra, zarf, adresa, postë, vula të vjetra,

vula italiane, vula shqiptare, varri, pako, gazeta, organe kryesore, arkiva, shtypi Italian,

tubacion gazi, karta, gazeta italiane, gazeta e Tiranës, gazeta shqiptare, kadaif, thesare.

KOHË: Lufta e Parë Botërore, mijëvjeçarë, 1918, 1919, 1925, tre javë, 1915, 1920,

1901, koha kur Zogu, kohët e sotme, dimri i gjatë i vitit 1925, vonë, shumë vonë, pas

shumë vitesh, një ditë më kujtohet, pas një jave, pas tre javësh

Më tej në analizën e nivelit narrativ aktancial, përzgjedhim nga teksti aktorët:

AKTOR (Karaktere): Skëndo (unë), Rako, Kudreti ( emër i rremë), babai, nëna, mbreti

i Italisë, Viktor Emanuel, Franc Jozef, Zogu, Garibaldi, Dante, nëpunës poste, shoku

shkollës dhe lodrave, beu qehajaj, prindërit, mësuesi, ministri i postëtelegrafës,

përgjegjësi i postës së divizionit, ministri i Postës së Italisë, opinion publik, Musolini,

Gabriele D’Anunçoja, fëmijë, Destani, Shlajheri

GJENDJET E TË QENIT: E pabesueshme, trimëri, aksion, pa druajtje, kënaqje,

interes, fitimtar, të mundur, i papritur, për fat të keq, prish qejfin, fyerje, të gëzuar,

triumfues, e vërtetë, i paimagjinueshëm, marrëzira, bullallëk, me aman e me lot,

frikaman, trim, guxim, e fshehtë, gaz me pritjen, ankth, shaka, shkulej gazit, mërzitje,

andrallë, skandal, rrëmujë, ia plas gazit, e fshehtë, sekret, qesha fort, u shqetësova,

andrallë, prindërit, na pushonte zemra së qeshuri, jehonë e madhe, kënaqësi e veçantë,

qesharakësia e çështjes, pasionohen, e vërteta, fatkeqët, gjurulldi, le të qajnë me lot,

dyshime, rronte me frikë si lepur në strofkë, çmendje, Italia po luan mendsh, diskriditim i

rëndë, gjurulldi, skandal i padëgjuar, trium i hatashëm, bota po qesh, s’qe shaka, qamë

hallin, rrëmujë, humbën toruan fare, do të përlcasë, zhurmë, durim, gënjeshtër

Më poshtë kemi përzgjedhur momentet dhe ngjarjet sociale që ndjekin tregimin

I- Gjetja e fullatave në govatë ishte një gëzim i papritur

II- Lindja e idesë për t’i nisur fullatat për në Itali apo Austri?

Page 218: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

218

III- Shkrimi i fullatave në adresat e përcaktuara në Itali. (admironim shkrimet tona në

italisht. Për t’u admiruar ishte sidomos Raku, i cili ka pasur siç e dini, një bukurshkrim të

vërtetë. Ai do t’i shastiste marrësit italianë të fullatave”)

IV- Përzënia që iu bëri postieri i postës shqiptare

V- Bindja e postierit që të ndihmonte në dërgimin e fullatave

VI- Dërgimi i fullatave përmes postës ( iu hodhëm Kudretit në qafë e përqafuam tri herë

me zjarr)

VII – Meraku tre javor i fëmijëve nëse kishin mbërritur në destinacion fullatat

VIII – Konflikti mes fëmijëve për nxjerrje sekreti ( për dërgimin e fullatave)

IX- Dhënia e lajmit në gazetat italiane për mbërritjen e fullatave

X – Gëzimi (gajasja ) i Skëndos dhe Rakos për mbërritjen e fullatave

XI – Zbulimi i të vërtetës për fullatat në Itali dhe hedhja e dyshimeve për fëmijët

shqiptarë

XII – Frikësimi i Kudretit se mos zbulohej për dërgimin e fullatave përmes postës

XIII – Gëzimi i Kudretit dhe fëmijëve pas lajmit të dhënë nga gazetat e Tiranës

XIV – Mosbesimi që tregoi babai ndaj Skëndos për autorësinë e dërgimitt ë fullatave

Të gjitha këto momente tregojnë se struktura është e ngjashme me atë të përrallës dhe ka

thuajse të njëjtat funksione narrative të saj: “ndërmjetësim, nisje, fitore, reagim, arritje,

transferim, luftë (virtuale) fitore, shpërthim, persekutim, kurth, kryerje, zbatim,

identifikim, por, i mungojnë edhe funksione të tjera bazike të morfologjisë së përrallës.

Për pasojë, nxjerrim opozionet për vendet që përdoren në tregim:

Elbasan VS Itali: brenda VS jashtë: Shqipëri VS Europë; Shqipëri VS Itali; Këtu VS Atje:

Këtej detit VS përtej detit; Këtej gadishullit VS përtej gadishullit; Burg VS shtëpi

Page 219: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

219

Opozicionet për kohën:

Dikur VS Tani; Vonë VS Herët; Atërherë VS Tani

Opozicionet për aktorët

Fëmijë VS I rritur; Djalë VS Baba: I madh VS I vogël: Prind VS Fëmijë: Mësues VS

Nxënës: Gënjeshtar VS I sinqertë: Mik VS Armik: Shqiptar VS I huaj: Vendas VS I huaj

Opozicionet për gjendjen:

I gëzuar VS I Mërzitur; Ëndërr VS Realitet; Përrallë VS Reale; Hare VS Mërziti:

Gjurulldi VS rregull: Frikë VS Gëzim; Triumf VS Dështim, Marrëzi VS ArsyeAnkth VS

Qetësi, Shaka VS Seriozitet; Mërzitje VS kënaqësi; Kujtime VS realitete

Izotopitë reale dhe figurative që krijohen janë:

1-Bota e Lojës: – Loja/ Përralla/Ëndërra/Magjia/

2-Bota Reale e cila ndahet me

a-Bota Këtu: haur/grazhd/Elbasan/këtejdetit/shqiptar/vendas/Shqipëri/

b-Bota Atje: përtej detit/ përtej gadishullit/Italia/Roma/Parisi/Europa

3- Bota Virtuale: Frika/ ankthi/ sekret/ gjurulldi/ skandal/ gazeta/ opinioni

publik/marrëzi/ triumf/ mashtrimi/

(kjo botë krijohet më shumë si realitet gjendjesh të aktantëve)

Aktantët dhe aktorët

Page 220: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

220

Figure 5 Aktorët dhe aktantët në tregimin "Çështja e fullatave"

Instancat e thënies

Instanca e thënies realizohet përmes një tregimtari të “gjithëdijshëm” autodiegjetik i cili

prodhon “subjektet”, aktorët (Unë-Skëndo, Rako, Kudreti, Babai, Nëna) dhe botën e

thënies: (Bota e përrallës, bota reale dhe bota virtuale)

Tregimtari i pranishëm përdor debrayage-s (për të krijuar efektin e së vërtetës) si

dikresione, teknika narrative të përrallës, por edhe në dialogje në tregim) përmes të thënit

enounciatif, duke i alternuar në mënyrë aktive me embrayage.

Koha/hapësira e tregimtarit është tani/këtu me atë të të tregimtuarit atëherë/atje/përtej.

Diskursi zhvillohet në instancën e rrëfimtarit autodiegjetik që flet në emrin e aktorit Unë-

Rako, por, alternohet edhe më një rrëfimtar në vetën e parë, në numrin shumës Ne

(fëmijët). Por tregimtari e zhvillon diskursin mbi këto instanca. Këndi i vështrimit të

diskursit që tregimtari “Unë” e sheh botën përmes babait është thelbësor në analizën e

nivelit të thellë të tregimit. Protagonisti i thënies (krijimit të botës tregimtare) është

Page 221: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

221

fëmija, por këtu ai komunikon me botën përmes këndit të pamjes (këndvështrimti) të

aktorit baba.

Pikërisht performanca e realizuar nga shëndërrimet e gjendjes kohore dhe hapsinore nga

narratori është kyçe në depërtimin në nivelin e thellë.

Duke përdorur konceptet narrative të Zhenet, ja si zhvillohen instancat e kohës dhe zërit

te tregimi “Çështja e fullatave”:

Pra, koha e rrëfimit është e organizuar duke përdorur analepsën e brendshme

homodiegjetike nga rrëfimtari, i cili është njëherësh edhe personazh (fëmijë), duke

përdorur dy nivele kohore të tregimit përmes mekanizimit të “kujtimit”. E para përmes

krijimit të realitetit të thënies në një kornizë kohore, (përkatësisht në vitet 1919-1925, - që

referohet edhe si koha e mbretit Zog) dhe e dyta, koha e narratorit. Shpejtësia e kohës

është e përmbledhur, e ndryshueshme. Tregimi nis me një pauzë (digresion të natyrës

historike).

Frekuenca e rrëfimit është singulative e përsëritur ku të njëjtën ngjarje e tregojnë disa

aktantë (qoftë edhe virtual).

Tregimtari përdor një shkallë të ndërmjetme distance dhe ka fokalizim zero (N = P) pasi

di po aq sa dinë aktatët (karakteret). Tregimtari tregon një histori të ndodhur nga brenda

(intradiegjetik), dhe është i pranishëm në histori (homodiegjetik).

Tregimtari fëmijë, e kundron realitetin (këndvështrimi) përmes informacioneve të

mediave vendase dhe italiane që i përcjell aktanti “baba”.

Page 222: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

222

Figure 6 Konfiguracioni diskursiv në tregim

Tregimi është i ndërtuar me teknikat dhe modalitetet e përrallës prandaj edhe skema

narrative aktanciale shfaqet në këtë mënyrë:

Skema Narrative Aktanciale

DËRGUESI------------------------------OBJEKTI ---------------------------MARRËSI

Skëndo dhe Raku komunikimi Italia

Ndihmësi ------------------------------- SUBJEKTI -------------------- Kundërshtari

Kudreti(guximi), libri, Nëna Fëmijët (dhe anti-subjekti)

Gazetat,babai

(pengesa virtuale)

SUBJEKTI; Janë fëmijët, Skëndo dhe Rako të cilët duan të dërgojnë fullatat në Itali.

OBJEKTI; Komunikimi si proces njohje ( Dërgimi i kartëpostaleve – mesazhi – përtej)

NDIHMËSI: Në rastin konkret subjekti është edhe ndihmës. Skëndo dhe Raku janë

ndihmësit e realizimit të kërkimit. Po ashtu, Kudreti (emër virtual) i cili jo kot rastësisht

nuk do të thotë “guxim”. Këtu futet edhe libri (ndihmësi për të përgatitur fullatat), nëna,

djali i dajës.

Page 223: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

223

MARRËSI: I denstinuar që mesazhi të shkojë në Itali, marrësi mbetet virtual, për aq

kohë sa nuk ka një emër konkret.

KUNDËRSHTARI: Në rastin konkret, këtu nuk flasim për një kundërshtar konkret, por

virtual. Gazetat shqiptare dhe italiane konsiderohen të tillë. Por edhe babai është pengesë

në realizimin e programit narrativ nga Subjekti.

I gjithë programi narrativ zhvillohet sipas kësaj tabele:

Figure 7 Skema Narrative Kanonike e tregimit

Pra Subjekti zotëron performancën manipulative dhe kompentecë, por ai gjatë

performimit pengohet nga anti-dërguesi duke mbetur virtual.

Page 224: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

224

Kjo mund të shpjegohet përmes Kuadratit Semiotik433 të modalitetit: të bësh të bëjë

Figure 8 Modaliteti "të bësh të bëjë" në kuadratin semiotik

Cezura në tregim

Por tregimi “Çështja e fullatave” ka edhe disa cezura në organizimin e tij:

1. Digresioni në hyrje të tregimit është historik (pra që i referohet të dhënave reale

historike të vendit në kohën e caktuar. Shqipëria ishte pushtuar nga ushtritë e huaja.

2- Në tregim thuhet: “Këto fullata nuk kishin përsipër ndonjë fotografi të stampuar, për

fat të keq, gjë që na e prishi qejfin. Nga të dyja anët ishin të bardha. Po sidoqoftë lart, në

433Kuadrati semiotik është një shfaqje vizuale e strukturës elementare të kuptimit. Të artikuluarit

e marrëdhënieve kundërshtuese (opozicionale), kontradiktore dhe ndërlidhëse është shprehje

logjike e çdo kategorie semantike. Ai është një mjet i dobishëm për të ilustruar kundërshtitë

themelore apo përjashtimet tematike duke u mbështetur te teksti. Gjithashtu, ai e bën atë të

mundshme, përmes shfaqjes së dinamikave tekstuale nga komplotimi i fazave themelore apo

transformimeve në një histori dhe për të ndjekur trajektoren narrative të subjektit. Për më shumë,

shih: “The dictionary of semiotics”, Bronwen Martin dhe Felizitas Ringham; CASSELL London

and New York – 2000, f. 15-16)

Page 225: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

225

mes, ato mbanin flamurin e Italisë, midis flamurëve të aleatëve të saj Amerikë, Angli,

Francë dhe anash, - një pullë poste”. – kur në historinë reale, Italia nuk ishte aleate me

këto vende. Pra, shfaqet si cezurë me digresionin (debrayage) që bëhet në hyrje të

tregimit.

3-Aktorët - fëmijë (Skëndo dhe Rako) nuk ushqejnë urrejtje apo tallen me simbolet e

vendeve që Shqipëria ka qenë në luftë, por thjeshtë i përdorin për të zhvilluar programin

narrativ të lojës, i zhvilluar brenda rregullave (mbreti Franz Josefi, - kishtë një kokë sa

një bashkë leshi të bardhë; mbreti Viktor Emanuel, - një “pëllëmbë njeri”)

4- Aktantët fëmijë nuk fyejnë, as urrejnë, por nderojnë dhe përshëndesin, duke përdorur

edhe frazat e politesës dhe mirësjelljes: “të puth” të përqafoj”, “me mall” me

nderime”,etj..

5- Aktantët fëmijë (sidomos Skëndo) dëshmojnë kulturë (njohin qytete, rrugë, ngjarje,

histori, autorë)

6- Aktanti që prezantohet me emrin Kudret, ka emër të rremë, ndërsa këtu përdoret në

funksion të fjalës “guxim”. Kudreti bëri kudret (guxim-fjalë e huaj). Pra, që ndihmon me

guxim që fëmijët e tyre të zhvillojnë lojën normalisht.

7. Referenca e përdorur nga tregimtari për ndryshimet e herëpashershme të qeverive

italiane në momentin kohor kur i referohet rrëfimit, krahasur me situatën reale, pra është

një cezurë.

8. Përdorimi i titullit “çështja e fullatave” të cilin e përdor masivisht edhe në tregim si

“çështja e famshme”, çështja e çuditshme” çështja misterioze”, “çështja e çuditshme e

kartëpostaleve”, etj., është përdorur qëllimisht në funksion të aktualizimit të programit

narrativ, duke e zbehur dukjen prej përralle dhe afruar në tregim. Fullatat mund të ishin

edhe çështje diplomatike, çështje politike, çështje reale...

Niveli i thellë

Sipas misionit që ka analiza në nivelin e thellë tematik është të zbulojmë nëse mesazhi që

kanë tentuar të çojnë aktantët është i vërtetë apo i rremë.

Page 226: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

226

Këtë mund ta zbulojmë përmes Kuadratit Semiotik që artikulohet te aksioni (loja) e

Subjektit ( fëmijëve) dhe të shqyrtojmë në thellësi sesi ajo qëndron me botën reale:

Prandaj vendosim në aksin kompleks të kuadratit kundërvënien shaka/e vërtetë.

Figure 9 Kuadrati semiotik i tregimit

Sipas marrëdhënieve në kuadratin semiotik rezulton se:

Shaka + e vërtetë = LOJA

E vërtetë + jo-shaka = REALITETI

Shaka + jo-e vërtetë = GËNJESHTRA

Jo-e vërtetë + jo - gënjeshtër = ILUZIONI

Pra, gjatë analizës na rezulton se aksioni nuk është as Lojë, as Realitet dhe as Gënjeshtër,

por është Iluziv (jo – i vërtetë, - sepse loja nuk përmbush programin e saj, dhe jo –

gënjeshtërt; - aksioni nis realizimin e tij, ndonëse mbetet virtual)

Teksti dhe konteksti

Duke konstatuar vlerat e fshehta universale të tekstit, më pas ne e ngremë analizën në

konsiderata më të gjera të kontekstit social-politik kultutor. Çfarë vlerash shtesë mund të

sjellim në tekst nga lexuesi bashkëkohorë? Sa përkatësi ka teksti sot? A ofron tregimi në

vetvete nivele të shumta të interpretimit?

Page 227: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

227

Loja është veprimtari modeluese e realitetit, që fal kënaqësi, është spontane, zgjidhet me

dëshirë, me motivim të brendshëm. (shkarkim energjie, fitim energjie, përgatisin aftësitë

konjitive të fëmijëve, ulin akthin, konsolidojnë sjelljet e reja. Pra, sjellin aftësi

komunikuese dhe sociale, aftësi njohëse, krijuese dhe emocionale.

Por, thelbësisht loja është një aktivitet modelues, të cilin të vegjlit e marrin si rezultat i

zhvendosjes së sjelljes tek të rriturit. Aktiviteti i saj është po aq real dhe serioz sa edhe

jeta reale. Në këtë kuptim, loja e fëmijëve me fullatat mund të konsiderohet një sjellje

reale në këtë kontekst, e cila shpërfaq nevojën për komunikim.

Komunikimi është kryesisht një proces i ndërveprimit përmes mesazheve apo shenjave

me qëllimin e përbashkët të mirëkuptimit mes qenieve njerëzore, transmetimit të

mesazheve apo informacioneve nga dërguesi te marrësi. Koncepti këtu i referohet

komunikimit ndërveprues të ndërmjetësuar që zhvendoset më pas virtualisht përmes

medias. Synimet dhe qëllimi kryesor i atyre që përfshihen në aktet e komunikimit është të

prodhohet okazioni. Pra, synimet e komunikimit janë të informojë, të mësojë, të bindë

dhe të sipërmarrë; por edhe të përshkruajë apo rrëfejë. Edhe synimi i fëmijëve te tregimi,

në thelb është që të komunikojnë me jashtë, paçka se një kërkesë e tillë vjen përmes lojës.

Po kartëpostalet çfarë janë? Karta postale (fullata ) është një kartë për dërgimin e një

mesazhi me postë, pa zarf, që zakonisht ka një fotografi apo ilustrim tjetër në njërën anë;

ndërsa në anën tjetër ka adresuesin me mesazhin që i çon marrësit, dhe pullën postare.

Çdo kartëpostale ka edhe një vulë, e cila është shenjë identifikuese e vendit që e emëton

vulën. Në të vihen simbolet kombëtare të vendit që e lëshon.

Që të realizohet procesi i dërgimit të mesazhit (kartës postale) duhet të kalojë në filtrin e

shërbimit postar.

Përmes kartëpostalës mund të dërgohet një urim, një mesazh mirënjohje, një vlerësim për

një mik, e kështu me radhë; pra është ndryshe nga telegrami.

Për rrjedhojë, loja/realiti i fëmijëve shihet si një nevojë e brendshme për të komunikuar.

Realiteti i fëmijës narrator dhe realiteti i narratorit të pranishëm homodiegjetik janë të

ndryshëm; gjë që sjellin nevojën dhe pamundësinë e aktantit narrator për të komunikuar

Page 228: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

228

me jashtë, përtej dëshirës së tij të brendshme dhe të fshehur.

Duke iu rikthyer tregimit, këtu fëmijët i përdorin kartëpostalet thjeshtë për të realizuar një

proces komunikimi, i cili mbetet virtual, i rrëfyer përmes prindërve (babait të Skëndos)

duke e informuar përmes kanaleve të komunikimit masiv.

Por, të shohim skemën e komunikimit që përdor Skëndo në tregim për të realizuar

dërgimin e mesazhit. Ne kemi përdorur skemën klasike si më poshtë:

Figure 10 - Skema e komunikimit në tregim

Aksioni kthehet si iluzion pa u finalizuar

Siç shihet “aksioni” i dërguesit brenda lojës për të dërguar mesazhin (fullatat) te marrësi

(Posta Italiane), pra procesi i komunikimit mbetet virtual (iluziv) është një iluzion për

shkak se procesi i komunikimit kthehet mbrapsht nga aktantë Anti-subjekt (babai i

Skëndos, gazetat, etj). Informacioni nuk mbërrin tek dërguesi, por kthehet mbrasht

(jehon). Këtë e dëshmon qartë edhe kuadrati semiotik i aksionit të fëmijëve: Ku

ndodhemi në prodhimin që ofron binariteti neutral Jo-e vërtetë + jo – Gënjeshtër, që

prodhon Iluzionin. Prandaj, ky tregim është ndër tipik në interpretimin e komunikimit

virtual, iluziv.

Për rredhojë, Bota e përrallës në procesin komunikativ të saj, nuk përshtatet me botën

Page 229: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

229

reale përmes raporteve Subjekt/Objekt, por kthehet në një botë iluzive(demagogjike). Pra,

cënohet loja si model njohës, komunikues dhe sociale, i vërtetë i botës së fëmijëve, e cila

përmes aktantëve/aktorëve shndërrohet në një botë të rreme. Një gjë e tillë zbulohet lehtë

përmes instancave të thënies (mënyrës së organizimit të rrëfimit) ku dallohet lehtë një

perde narrative që e kthen diskursin e lojës në një diskurs të iluzionit përmes

mekanizmave të këndvështrimit, hapësirës së thënies dhe kohës: Ja se çfarë thotë

tregimtari në fund:

“Im atë thoshte:

- Do të pëlcasë, do të pëlcasë së shpejti përtej detit një skandal tjetër.]

Sikur të kishte ndonjë kureshtar të durueshëm që të rëmonte arkivat e Italisë të atij

dimri të gjatë të vitit 1925, ai do të zbulonte thesare, jehona e të cilëve do ti

kapërcente, sigurisht kufijtë e fqinjëve tanë, gati si çështja e rrëmbimit të kryetarit

të industrialistëve të Gjermanisë, Shlajherit, që këto vjetët e fundit pasionoi të

madh e të vogël në Evropë e nëpër botë.]

Vonë, shumë vonë, pas shumë vjetësh, i kam treguar tim eti misterin e “Çështjes

së fullatave”. E dini si ma pat?

- Bir i babait, më vjen keq, se nuk je gënjeshtar dhe jam i detyruar të të them se

tani gënjeve”.

Pra, nga çështje e fullatave (loja) shndërrohet në një “çështje rrëmbimi” (virtual) përmes

paralelizmave që prodhon diskursi narrativ dhe e kthen botën e fëmijëve në një

gënjeshtër, ndërsa fëmijët gënjeshtarë.

Pikërisht, këtu duhet kërkuar edhe tipologjia specifike e tregimit të Shuteriqit, i cili është

miksim “zhanror” mes përrallës, “tregimit për fëmijë” dhe “tregimit për të rritur”

Një tekst i tillë është shkruar nga autori (Dhimitër Shuteriqi) në kohën kur Shqipëria

ndodhej në izolimin më kritik të saj, dhe demagogjia ishte në shkallën maksimale.

Njëherësh, vetë autori, i shkolluar në Perëndim (Francë), ndodhej i tërhequr nga

angazhimet politike dhe drejtuese dhe po merrej me pasionet e tij si tregimtar dhe

Page 230: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

230

studiues. Pikërisht në këtë kohë spikasin tregimet më të mira të karrierës së tij.

8.2 Drama e tjetërsimit dhe personazhi a-tipik

Analizë e novelës “Këngë në minierë” përmes metodës së tipizimit

Tipizimi i karaktereve të personazheve është ndër detyrat më të vështira për shkrimtarin

që lëvronte prozën me metodën e realizmit socialist; sepse tek personazhi përcillej tipikja

dhe përfaqësuesja; brenda tij trupëzoheshin idetë dhe ideologjitë dhe tek fuqia e

personazhi prodhohej reaksioni estetik për krijimin dhe zhvillimin e “njeriut të ri”.

Krijesat e tilla trilluese shndërroheshin në armën e fortë ideologjike për edukimin e

masave, ashtu siç shkrimtarët viheshin përballë sprovash të forta për ta bërë heroin

komunist të mjediseve të kohës në një personazh që i përmbushte të gjitha rregullat që

kërkonte metoda, e për rrjedhojë shërbente si një model/shembull frymëzimi dhe ndjekje

nga të gjithë. Ky proces i ndërlikuar shprehet në mënyrë tejet koncize nga kritiku Enver

Muhametaj: “Rruga më e përhapur për krijimin e personazheve tipike është rruga e

vëzhgimit dhe e njohjes nga ana e shkrimtarit të përfaqësuesve të ndryshëm të një klase a

shtrese shoqërore. Në këto raste, shkrimtari, natyrisht, mund të niset fillimisht nga një

fakt a individ i veçantë, që i ka tërhequr vëmendjen për shfaqjen e qartë të atyre veçorive

thelbësore të jetës që ka ndërmend të pasqyrojë, pastaj e krahason atë me persona të tjerë

të së njëjtës kategori shoqërore, shquan në ta veçori të përbashkëta karakteristike dhe,

mbi bazën e njohes së gjerë konkrete të tyre, të thelbit të karakterit që ata përfaqësojnë si

dhe me ndihmën e fantazisë, në përputhje me idenë e vet i thekson, zhvillon e sintetizon

ato tipare në një individualitet të ri”434. Këtu parashtrohen një sërë variablash që kërkon

zgjedhje nga shkrimtari, prandaj një pjesë e personazheve humbisnin rrugës; ca të tjerë

ecnin zvarrë; ca abordonin pa dalë nga mendja e shkrimtarit, apo rrotaprinti i

shtypshkronjës; e ca të tjerëve iu këputej jeta sapo nisnin komunikimin me lexuesin. Një

nga personazhet më a-tipike të prozës së shkurtër të Dhimitër Shuteriqit; pse jo, edhe të të

gjithë letërsisë socrealiste në Shqipëri është Jani Zara te novela “Këngë në minierë”. Një

novelë për një personazh-artist që reflekton rreth artit është grishëse në vetvete si rast

434 E. Muhametaj, “Tipikja dhe tipizimi në letërsi”, Sh. B. “Naim Frashëri”. – Tiranë, 1982, f. 321

Page 231: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

231

studimi (shih më lart analizën për aspektin estetik të prozës së Dhimitër Shuteriqit), por

ajo është e tillë edhe për faktin se i shkel shumë nga rregullat për tipizimin e personazhit,

njëherësh, ishte edhe një nga novelat e kritikuara nga kritika socrealiste e asaj kohe.

Studiuesi Abdurrahman Myftiu e kritikon personazhin Jani Zaha: “Në ndërgjergjen e

lexuesve, transformimi i Janit nuk vjen si pasojë e domosdoshme e një radhe

fenomenesh, por si gjendje shpirtërore e disa çasteve ëndërr. Karakteri kryesor (Jani

Zaha) nuk del realist. Këtu nuk është njeriu mbartës i idesë, por ideja vetë”435.

Në recencat e përgatitura para botimit iu kërkua autorit që ta rishikojë edhe një herë

tekstin: “Mendojmë se autori duhet ta lehtësojë nga disa meditime ku tregohet sesi Jani

Zara emocionohet kaq shumë me artin popullor, sa ai i krahason emocione të tilla me

shumë pak që ka ndjerë në jetë. Ne jemi të mendimit se në novelë duhet të dalë mirë në

pah se edukata estetike që ka marrë dhe e ka ushqyer Jani Zarën për dhjetëra vite me

radhë ku ka përcaktuar në një shkallë të madhe edhe predispozicionin e tij artistik.

Efektet emocionale të artistit janë të lidhura gjithmonë me edukatën e tij estetike, me

shkollën që ai ka kryer dhe me praktikën e krijimtarisë së tij të ndikuar thellësisht nga arti

i huaj sentimental”436.

Edhe lexues apo kritikë të tjerë i kanë adresuar kritika autorit asokohe për mënyrën e

formësimit të personazhit.

Për të analizuar këtë personazh kemi ndjekur procedeun narrativ socrealist të personazhit

tipik në rrethana tipike. Për të bërë një analizë a-tipike janë përzgjedhur dhe sjellë më

poshtë të gjitha sekuencat shndërruese të personazhit në raport me mjedisin:

Jani Zara është një kompozitor që e ka humbur suksesin e tij tek ndjekësit e tij sepse ishte

i dhënë pas muzikës moderne dhe urrente muzikën popullore:

“Jani pinte kafenenë dhe këqyrte me ironi, gjysmë i mërzitur ekzotikën e tablove

të mëdha murale, ca si afreska, atje në fund të barit. Radio Tirana jepte muzikë të

435 A. Myftiu, “Veprat e mira të artit e kanë burimin tek e vërteta e jetës, - mbi vëllimin me

tregime ‘Këngë në minierë’ të Dh. S. Shuteriqi”, gazeta “Drita”, 1965 436 “Recencë e bërë nga Qamil Buxheli mbi novelën “Çiftelia” të Dh. Shuteriqi “ AQSH, Fondi

“Dhimitër Shuteriqi”, Nr. 826, D. Nr. 141, pa vit, fl. 3

Page 232: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

232

lehtë prej kompozitorësh vendës dhe Jani e dëgjonte si me përçmim dhe më

shumë i menduar. Atij mëngjesi, radios i kishin shpëtuar imitime të ndryshme të

muzikës së huaj të viteve 30. Këngëtarët e këngëtaret, fjalëve erotike u jepnin

theksa të zvaritur që vërtiteshin nëpër muzikë si ajo luga në lëngun e turbullt të

kafesë së hidhur, ku sheqeri s’mjaftonte”437.

Kështu e nis rrëfimtari portretizimin e personazhit, ku përmes këtyre fjalive na jep një

informacion të shumëllojtë rreth një personazh të mërzitur, të zhgënjyer, ironik, që

përçmonte muzikën vendase”. Tashmë kompozitori nuk e kishte më atë suksesin e

dikurshëm se “Jani nuk mund të mos e ndjente se dhe shumë këngë të tij qenë as mish e

as peshk, se në to nuk fshihej diçka që tingëllonte fort e huaj, se ato tango e fokse s’kishin

të huaj vetëm emrin e gjinisë apo mënyrëne të thururit, po mënyrën e të ndjerit,

ndonjëherë edhe fjalët, ndonëse këto qenë shqip”438.

Në këtë kontekst, ndërtohet i gjithë raporti i personazhit me realitetin; në këtë

marrëdhënie të ndërsjelltë ku artisti refuzon përshtatjen dhe ku realiteti i diktonte

zgjidhjet artistit. Artisti elitar shfaqet i vendosur kundër masivizimit të artit:

“Artisti krijon për një publik të caktuar dhe jo për tërë publikun. Unë kam një

publik timin (e theksonte ai këtë fjalë) që kur edhe këngët e mia pëlqehen. Ky

publik këto këngë do. Pra këngët si këto janë të nevojshme. Të tilla zaten nuk

krijoj vetëm unë. Pra, ky është një fenomen kombëtar dhe që e shpjegon koha, e

cila vetë e kërkon. Socializmit i duhen edhe këto këngë, që kur i duartroket....”439.

Rrëfimtari i gjithëdijshëm realizon dy operacione narrative njëherësh: Në njërën anë,

përmes përshkrimit të personazhit dhe zërit të tij shkon thellë në botën e tij, në mënyrën

sesi ai e percepton realitetin përrreth dhe në kundërshtitë që ka dhe; në anën tjetër, se

çfarë mendon bota për të, si e shohin të tjerët atë.

“Qenia dhe mjedisi janë refuzues të njëri – tjetrit: Kallëpet e huaja, të tangove dhe

437 Dh. Shuteriqi, “Këngë në minierë” [përshkrimi “Këngë në minierë”], Sh. B. Naim Frashëri”. –

Tiranë, 1968, f. 112 438 Po aty, f. 113 439 Po aty, f. 116

Page 233: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

233

të tjerave, i kishin rënë përsipër dhe e kishin futur në një si kuvli qelqi me ngjyra ,

prej ku botën e jashtme e shihte nëpër tonet e një ylberi të ngatërruar, dhe bota

ishte muzika e popullit të vet”440.

Më tej, ai shprehet: “Jani s’kishte fuqi ta thyente atë kupë dhe të dilte jashtë, në natyrën e

lirë, në Shqipërinë e gjerë, ndërsa Samiu ishte një djalë xhevahir441( Samiu debatonte me

Jani Zarën për çështjet e artit dhe kritikonte muzikën moderne kundrejt asaj popullore).

Këtu shfaqet për herë të parë qëndrimi i rrëfimtarit të gjithëdijshëm ndaj Janit.

Në këtë moment konflikti, fatet e personazhit nuk janë në duart e tij, por vendosin të

tjerët për të, ashtu siç merret edhe vendimi i pakthyeshëm për transferimin e tij nga

Tirana në një fshat të largët. “I brengosur, me kokën të dhembur, Jani zbriti shkallët, mori

biçikletën dhe rruga e Durrësit iu duk një e përpjetë si ato faqet e maleve të Skuterrës që

mavijosnin pas sahatit dhe xhamisë së Sheshit Skënderbej”442. Atij i duhet të lërë familjen

dhe qytetin dhe duhet të shkojë në një zonë malore për të realizuar një tablo muzikore.

Këtu mbyllet pjesa e parë e novelës, për ti lënë vendin jetës së re të Janit në mal:

“Luginë pas lugine, qafë pas qafe, autobusi kaptoi së fundi një qafë të re dhe ra në

një tjetër luginë, futur në ca male të larta. Malet ishin me dëborë dhe dëbora, me

ndonjë vend, zbriste mjaft poshtë. Këto u duken nëpërmjet një hëne gati të plotë,

që hynte e dilte nëpër re. Së fundi, pas një kthese, shqoi një qytet të vogël, i

elektrifikuar, dhe kur ndali maqina e u hapën dyert brenda hyri një aca, që i bëri

njerëzit të ngrejnë jakat”443.

Këtu shfaqet një paralelizëm mes jetës ku po shkonte kompozitori dhe motit, i pranishëm

si element në shumë prej tregimeve të Shuteriqit. Më tej paralelizmat shkojnë më në

detaje:

“I zhytur në kolltukun e ulët, Jani vështronte me vëmendje odën, në çdo kënd e

objekt të saj, dhe dëgjonte drurët si kërcisnin te soba e çelur. Zjarri që digjej atje

440 Po aty, f. 122 441 Po aty, f. 122 442 Po aty, f. 134 443 Po aty, f. 148

Page 234: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

234

brenda, lëshonte reflekse të kuqërremta, që losnin mbi një qilim të errët, me lule

të mëdha të kuqe e të gjelbra, si katanatë në qiellin e vërejtur. Muret, për fat të

keq, ishin të zhveshur dhe Janit si ishte kujtuar të sjellë ndonjë vizatim a fotografi

me vete”444.

Zhvendosja në një mjedis tjetër shoqërohet gradualisht me procesin e tjetërsimit te artisti:

“Janit i dukej vetja si në shtëpi tëvet, po dhe si në një tjetër botë. Së brendshmi i gufonte

një kënaqësi, i kërciste një zjarr, si ajo flaka e shkozës në sobë, dhe që lëshonte reflekse

të kuqërremta mbi qilimin e errët plot katana”445.

Kontakti me njerëzit, me muzikën filloi të ndikojë në botën e brendshme e cila përballet

me një transformim. “Fakti ishte se Jani, që aq pak e njihte muzikën e Veriut, që aq pak i

kishte çmuar këngët e çiftelisë, që në to gjente motononi dhe kufizim melodik, sonte

kishte jetuar një çast muzikor jo të zakonshëm. Qenka e pabesuar se si mund të tingëllojë

muzika në burimin e saj”446. Artisti takohet me njerëz, sheh realitetin dhe një tjetër

përmasë i shfaqet kur shkon drejt minierës:

“Maqina ishte ndaluar në një lug, në secilën anë të lugut, zgavra të mëdha e të

errëta tregonin dy hyrje galerish me hekurat e vagonëve që dilnin jashtë si dy çift

damarësh të këputur të nëntokës. Hekurat kapërcenin mbi xhade dhe zgjateshin

mbi një greminë ku guri i keq e dheu i kotë, që kishin nxjerrë e flakur prej

minierës, e kishte rrënuar pyllin tatëpjesë. Pishat e thara hapnin krahët si

dordoilecë të çapërlyer. Pisha të tjera gati në të tharë u përngjanin atyre të

sëmurëve që u bie gërbula, tërë drega e plagë nëpër trungjet e degët e nakatosura.

Janit i qau zemra. Për të pylli ishte si një vend i shenjtë që i ngjallte kujtime të

dëshiruara fëminie kur bridhte për lule e për këpurdha, kur ndiqte një qingj a një

viç”447.

Mjedisi i errët në minierë, marrëdhënia mes jetës dhe vdekjes, puna e minatorëve në

nëntokë, ndikojnë te Jani: “Drita e diellit që shqoi tutje në fund të galerisë, pishat që

444 Po aty, f. 152 445 Po aty, f. 154 446 Po aty, f. 161 447 Po aty, 169-170

Page 235: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

235

diktoi atje si në fund të një tejqyre, iu bë se edhe ato ia thoshin një kënge që buronte

tamam prej së thelli, prej thellësive të dheut a të kozmosit, një këngë që tek ai arrinte si

një reze”448. Këtu nis të ngjizet edhe tabloja muzikore449, të cilën fillon ta realizojë

bashkë me punonjësit e zonës, por njëherësh vjen edhe pika e reflektimi përmes

rrëfimtarit të gjithëdijshëm:

“Thoshin se e ardhmja e muzikës shqiptare andej ishte në të bazuarit te muzika e

popullit. Jani nuk shfaqte ndonjë kundërshtim. Po ai ngulte këmbë në mendimin

se sot për sot, kur në muzikën fare të re shqiptare po adoptoheshin gjithë format e

muzikës së kultivuar botërore, që nga ato të muzikës së lehtë e deri te ato të

muzikës operistike dhe simfonike, çështja ishte në duhet të tregoheshim ‘nxënës

të zellshëm e korrektë’ nëse donim ta merrnim zanatin mirë dhe të vinte koha kur

të fitonim autonominë dhe lirinë e domosdoshme, që mbi materialin autokton

muzikor, të krijonin gjëra thelbësisht shqiptare”450.

Klimaksi451 brenda botës së personazhit nuk ka arritur ende: “Veçse Jani muzikën e lehtë

e vështronte si një fushë ku ligjet nuk vepronin në të njëjtën mënyrë ose të paktën ku do

të duhej shumë më shumë kohë që muzika popullore të vihej në vazë dhe ai të

‘kapërcente lumin”452. Personazhi ndodhet në një fazë ‘revolucionarizimi’ të krijimtarisë

së tij:

“Jani ndjente të dridhmat e ndeshjes, veç jo ato të njeriut që rrezikon të humbë, po

të njeriut, që në gjirin e elementit të ri, e ndjen se ky e mban aq sa ç’e godet e lodh

aq sa çe hedh tutje drejt steresë, e bën të dallojë klithmën e jetës që vjen nga bregu

i ri”453.

Tashmë, krijesa e tij e ka filluar të marrë rrugë: “Tabloja sikur merrte trajtë nëpër

vramendjet e ndjenjat e Janit, po ai nuk shquante ende asgjë përveç ngazëllimit se ‘po

448 Po aty, f. 179 449 Shih te “Fjalorthin e termave letrarë” “Tabloja – një nga pjesët kryesore të aktit në një vepër

dramatike. Mjaft vepra teatrale moderne ndahen zakonisht vetëm në tabllo e jo në akte” 450 Po aty, f. 191 451Klimaksi është pika më e lartë e tensionit, intensitetit apo fuqisë në një histori 452 Po aty, f. 191 453 Po ay, f. 193

Page 236: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

236

njeh tërë një botë’ dhe bindej se ‘kishte patur fat që e dërguan në Gjorm”454.

Edhe këtu vazhdojnë paralelizmat mes artit dhe natyrës, mes njerëzve dhe mjedisit, të

cilat janë të vëzhguara deri në detajet më të imta dhe me ritmin dhe fuqinë e tyre

shprehëse të mahnisin:

“Dhe fyelli tregonte jetën e troftës, lumenjve të kristaltë, gorgave e katarakteve,

zjave që gëzon dielli , pyjeve që gëzon fresku, e bukur me pikëla trofta, e shpejtë

si shigjetulla, dinake si kunadhja, lodërtare si bukla. Jani kishte kujtime të largëta

të troftave në një përrua të fshati. Fyelli i bënte të jetojnë një jetë fantastike

burimesh, zajesh, pyjesh, ku pikëlorja troftë kishte mbretërinë e saj lirike”455.

Këtu ka një thellim mes mjedisit dhe muzikës:

“Në këngët e këtyre anëve, kryesorja nuk ishte vetëm fjala, po dhe muzika; fyelli

foli pa fjalë, po i tha të gjitha. Kryesorja është në atë që tregon muzika me fjalë

ose jo, - përse i ndizet kraharori rapsodit apo fyelltarit, përse qan një zemër te

kënga, apo çohet kushtrimi, çfarë kemi shtënë në dorë dhe çfarë ëndërrojmë të

kemi, ku e çel fitilin melodia dhe ku e shuan etin, çfarë lë të kuptohet vetiu dhe

çfarë jep me dorë të madhe arti, të hapë një plagë e s’ta shëron dot apo të bëhet

melhem e të mbyll varret; të lë gulaç apo të bën zog me fletë, të lë skllav apo të

bën zot”456.

Në këtë mjedis jetojnë edhe njerëzit në breza:

“Gjyshët, - thoshte fyelli, s’u dhanë kurrë. Patën lindur në hi dhe në hi jetuan ose

vdiqën, dhe, po tu mungonte pushka, zemra s’u mungonte”457.

“Tingujt mund të ishin të thjeshtë, si të një daulle që kërcet, po ishin kushtrim, ata

mund të ishin një melodi e parë, si të ishte lahuta me një tel, po ky tel ngrinte e

ulte perden në skenën e madhe të kohëve. Ata mund të ishin një sinfoni e plotë

454 455 Po aty, f. 198 456 Po aty, f. 200 457Po aty, f. 200

Page 237: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

237

ndonëse e shprehte një copë metal bërë fyell dhe muziktari të vërtetonte

pafundësinë e melodisë. Po si kërcitja e një daulleje, si improvizimi i Selë

Haxhisë, për një gjë flisnin, që ndeshja është e pashmangshme kurse fitorja të

ndjellë vetëm fitore.

....Jani, - sikur të ishte ngritur herët në agim: majat e maleve sapo nisën të

kuqëlojnë, lauresha çohej në kupën e rimët, ai llagarte zemrën te kroi i shpatit”458.

Një tjetër paralelizëm bëhet me këtë gjendje të brendshme të artistit, - tamam si me një

ujk të plagosur në mes të pyllit:

“Një ujk e vranë dhe një e plagosën. Bisha e gjakosur ulërinte nëpër mal dhe

çirma e saj sikur shqyente gërxhet. Kur e gjetën të platitur nën një zbërgonjë ahu

dhe që po jepte gramën, zgjërdhiu dhe një herë dhëmbët, hodhi turirin përpara që

të kafshojë, po spati as fuqi as kohë, se pinjalli i Selës i hyri në fyt i tëri. Jani nuk

ishte i bindur se a e kishte vrarë me të vërtetë459.

Kompozitori, në bashkëpunim me libretistin-mësues fshati dhe punonjësit e tjerë të

minierës, realizojnë tablonëmuzikore të konceptuar si një histori që lëviz në katër breza:

Koha e Skënderbeut, pushtimi i Turqisë, pavarësimi i vendit dhe çlirimi i Shqipërisë.

Tashmë ndodh edhe ndryshimi: “Kompozitori kuptonte mirë se muzika e atyre malësive

që më parë, që duke e dëgjuar në radio ose nëpër estrada e festivale, si kishte bërë sa

duhet përshtypje, muzika popullore në përgjithësi mund të ndjehet thellësisht vetëm në

burimin e saj, në ambientin ku jeton460. Pra, ndodh shndërrimi: “Këto dhe të tjera kishin

ngjarë që Jani ta shihte veten ‘tjetër’461. Por, historia narrative zhvillohet me një kosto të

rëndë, me tragjedi që marrin jetë njerëzore, vdekjen e minatorëve, përfshirë edhe një nga

drejtuesit e partisë: “Ai shtynte me tërë fuqitë, po ndjenjat i ishin mpirë. I bëhej se me atë

vdekje më kurrë kënga nuk do të gëzonte thellësitë e errtam sikur kënga duke humbur atë

458 Po aty, f. 201 459 Po aty, f. 201 460 Po aty, f. 238 461 Po aty, f. 238

Page 238: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

238

çfaqje fantastike të saj, të bëhej e zakonshme, pa interes”462.

Finalizimi i tablosë muzikore bëhet teksa Jani Zara del me çifteli në dorë para publikut:

“Po ta shihje hollë, shfaqja ishte e ngarkuar dhe lidhja e subjektit e

pamjaftueshme. Libretisti nuk kishte mundur të bëjë më shumë. Edhe pjesët e

krijuara prej kompozitorit nuk ishin të gjitha të ndërtuara mirë. Po në to ndihej

diçka e re, sado e shprehur disa herë në mënyrë mëngjarashe. Aty ishte freskia

dhe një ndjenjë e epizmit që muzika e Jani Zarës nuk e kishte patur më parë, ose e

kishte patur shumë rrallë. Pjesët e krijuara prej kompozitorit, vende – vende,

lidhjen muzikore nuk e bënin në mënyrë të natyrshme me pjesët popullore kishte

tabloja”463.

Tingulli ka më shumë ndikim se fjala te qenia njerëzore. Kështu ndodh edhe me

personazhin:

“Koralet përgjithësisht qenë të një bukurie të vërtetë dhe sunduan skenën bashkë

me çiftelinë. Çiftelia i ngjiste një zëri kushtrimi që lëshon malësori, majë krepit,

koralet, - përgjigja që i japin malësitë përreth”.

“u duk sikur një melodi u shkëput nga larg, larg nëpër brezni apo larg ndër vise,

ndër vise ku robi endej vetëm ose i pakë dhe rrëkëlleshin pastaj gjithë përpjekjet e

luftat tërë rënkime e gulçimet, të cilat së bashku përfundonin në ca buçima që

pohonin jetën. E pamundura bëhej e mundur, gazi lindëte në vatrat e shuara, fara

mbinte në gur të thatë, burimi delte mes shkretëtirës, zogu në kallkan të zi bënte të

mos harrohet pranvera”464.

Historia arrin në klimaksin e saj:

“Së fundi, një si thirrje e një si paralajmërim, që kujtonte se ç’kish kapërcyer nuk

duhej të rikthehej, që kërkonte të mos rikthehet asgjë, po gjithëçka të rrjedhë, si te

një gurrë e madhe, ku ta shuajnë etjen të gjithë. Tingujt e fundit flitnin për fitoren

462 Po aty, f. 144 463 Po aty, f. 250 464 Po aty, f. 251

Page 239: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

239

që duhet të ndjellë fitoren”465.

Të gjitha këto shndërrime të brendshme, të shoqëruara me përshkrime të jashtme,

ndodhin me dhimbje, me kosto, me tragjedie, me rëndesën e kohës, por ato ecin. Procesi

shoqërohet edhe me ndjesitë e tragji-komikes: ironia ndaj mjedisit dhe tragjedia me

vdekjet e minatorëve. Jani shkon atje për të qenë një agjent ndryshimi, por kthehet në

viktimë.

Kjo përmbysje mund të jetë ndër refleksionet e rralla mbi individualitetin përballë

masivizimit, i njeriut në përballjen me mjedisin, i zhvendosjes drejt tjetërsimit, gjë që

sjell pasoja dramatike.

Kjo është tabloja e cila u realizua në fshatin e largët. Kjo është drama e individit dhe e

shoqërisë që vjen edhe në këtë tregim me një personazh a-tipik që është i destinuar për të

qenë tragjikisht tipik, si Jani Zara. Këtë dramë e sjell edhe “tabloja” e këtij tregimi që

tjetërsimin e realizon përmes mjetesh tragjike, komike, apo të befasishme.

465 Po aty, f. 252

Page 240: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

240

9 KONKLUZIONET

Dhimitër Shuteriqi është themeluesi dhe përfaqësuesi i metodës së realizmit socialist në

Shqipëri; prandaj vepra e tij nuk mund të studiohet apo vlerësohet jashtë kësaj metode;

për rrjedhojë, vlerat artistike të prozës së tij evidentohen në kontekstin e ri të tekstit dhe

lexuesit, edhe si shmangie ndaj metodës. Ai ishte një ndër mbështetësit e idesë për një art

të angazhuar që në rininë e tij dhe deri në fund të jetës, duke i përmbushur si shkrimtar

kushtet që kërkonte një metodë krijuese siç ishte ajo e socrealizmit, e cila shtronte para

artistëve kërkesa të tilla si botëkuptimi, talenti, kultura, përvoja dhe mjeshtëria artistike.

Shuteriqi i plotësonte këto kërkesa edhe falë botëkuptimit ideor, duke u vënë në

shërbimin e një projekti ideologjik, i cili gradualisht u shndërrua në një iluzion zhgënjyes.

Për pasojë, një pjesë e artit të tij u “sakrifikua” për realizmin socialist, ashtu siç edhe një

pjesë tjetër ishte shmangie prej tij.

Duke iu referuar klasifikimit që bën Agim Vinca për shkrimtarët që patën aktivitetin e

tyre letrar gjatë kohës së komunizmit, ku “të parët bënë vepra, jeta e të cilëve zgjati sa

edhe vetë jeta e sistemit që i lindi; të dytët bënë kompromise me doktrinën, por krijuan

edhe vepra me vlerë, që i kapërcyen caqet e kësaj metode dhe të kohëzgjatjes së saj;

kurse kategoria e tretë janë shkrimtarët disidentë, të cilët një pjesë të jetës e kaluan në

burgje, ose në marxhinat e jetës, dhe për pasojë nuk arritën të botonin veprat e tyre dhe të

komunikonin me lexuesit në kohën kur i shkruan ato”, Shuteriqi listohet në grupin e dytë,

bashkë me disa autorë të tjerë që shkruan veprën e tyre gjatë asaj periudhe.

Proza e shkurtër e këtij autori është një objekt me interes studimi për raportet mes

letërsisë dhe metodës së realizmit socialist, mes tekstit dhe autorit, mes shkrimtarit dhe

sistemit, përballë censurës dhe autocensurës, në shpalosjene botëkuptimit pëmes artit në

një vend të izoluar siç ishte Shqipëria gjatë sistemit komunist. Krijimtaria e shkruar nga

Shuteriqi nuk e përjetoi mungesën e dimensionit ekzistencial, filozofik dhe sidomos

metafizik.

Page 241: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

241

Dhimitër Shuteriqit është vazhdues i traditës letrare, të nisur që me Rilindjen dhe për të

vijuar më tej me prozatorë të tjerë të shquar të letërsisë së viteve 20-40 të shekullit të XX.

Proza e shkurtër e Shuteriqit ndërveproi edhe me letërsinë evropiane dhe veçanërisht me

atë franceze, si një zgjatim i shtratit historik në të cilën ndodheshin letrat shqipe, duke e

pasuruar letërsinë shqipe me modele të reja narrative në prozën e shkurtër, paçka se ajo

kishte arritur majat me autorë si Mitrush Kuteli, Ernest Koliqi apo Migjeni.

Në një kontekst të tillë, për të dëshmuar talentin e tij, autori lëvron dhe eksperimenton

lloje të ndryshme të prozës së shkurtër; si tregimi, novela, përshkrimi letrar (reportazhit

letrar), skica, tregimin për fëmijë apo edhe forma të tjera të prozës së shkurtër, ku në disa

prej tyre shfaqet mjeshtria prej tregimtari dhe në disa të tjera kemi thjesht sprova

pasukses. Shuteriqi është përfaqësues tipik i tregimit realist, ndonëse ai eksperimentoi

edhe metoda krijuese të natyralizmit, realizmit kritik.

Përkundër faktit se te shumë autorë të tjerë, zbatimi i metodës socrealiste, madje, i

variantit të saj më të keq, ndërpreu thuajse krejtësisht komunikimin e letërsisë shqipe me

letërsinë moderne bashkëkohore europiane, dhe, rrjedhimisht, e privoi atë nga mundësia

që të përfitonte prej saj jo vetëm në planin tematik, por akoma më shumë në atë të stileve,

poetikave, procedeve dhe teknikave moderne krijuese, - kjo gjë nuk ndodhi me prozën e

shkurtër të Dhimitër Shuteriqit.

Tregimi është produkt i energjive krijuese, i gërshetuar me shumë lloje të tjera të artit

(poezia, skica, kinemaja, folklori) dhe disiplina të tjera ekstra-letrare (historia, studimet

letrare, gjuhësore, folklorike, etj.), për të prodhuar lloje të prozës së shkurtër herë

inovative, e herë të parealizuara artistikisht.

Si tregimtar Shuteriqi ka lënë pas teknika narrative që e kanë pasuruar dhe modernizuar

prozën shqipe të shekullit të kaluar. Ai ka thyer rregullat e prozës së shkurtër si një

“histori aksioni, ngjarje apo personazhi”, dhe ka lënë gjurmë në tregimin me “histori

idesh”, ato ato të “mjedisit”, dhe të “ndikimit emocional”. Për rrjedhojë, tregimi i tij është

thellësisht prozë e reflektimit dhe e mendimit, e cila vjen edhe për shkak të edukimit dhe

formimit kulturor të autorit. Kontributet në fushën e shkrimit të skenarëve të filmave dhe

Page 242: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

242

pasioni për skicat, janë përkthyer në futje të tenikave narratologjike moderne në prozën e

tij dhe në letërsinë shqipe në përgjithësi.

Larmishëria e tregimeve që realizohen përmes gjetjesh narratologjike të rrëfimtarëve të

gjithëdijshëm homodiegjetikë dhe heterodiegjetikë, me përdorimin e zërit, kohës dhe

këndit të pamjes, e bëjnë prozën e Shuteriqit në aspektin e formës dhe strukturës ndër më

modernet në këtë zhanër.

I ndikuar nga autorët francezë (p.sh., si Alphonse Daudet, Gi De Mopassaunt), por edhe

teoricientë letrarë (si Carl Grabo), Shuteriqi aplikoi modelin e rrëfimtarit autodiegjetik

(pjesë e llojit homodiegjetik), i cili u zhvillua si një marrëdhënie tejet komplekse mes

rrëfimtarit dhe autorit, gjë që sjell gjurmë edhe mbi tekstin letrar. Rrëfimi ndërlikohet,

humbet natyrshmërinë për shkak të ndërhyrjeve të vetëdijshme ose të pavullnetshme të

autorit apo rrëfimtarit si instanca narrative. Për pasojë, një pjesë e teksteve në fillesat e tij

si tregimtar janë të zhvlerësuara nga funksionet artistike dhe letrare, duke shërbyer

thjeshtë si tekste me funksion edukimin ideologjik të lexuesve. Edhe në tregimet e

mëvonshme, rrëfimtari e humbet linjën e të rrëfyerit për shkak të komenteve të autorit.

Në këtë aspekt, tek ky autor konstatohet një konflikt i brendshëm që vjen si përplasje; nga

njëra anë, për shkak të formimit të tij, botëkuptimit dhe talentit, dhe nga ana tjetër të

kanoneve që diktonte koha.

E gjithë krijimtaria e Shuteriqit të jep shtysa për kërkime të mëtejshme teorike rreth

poetikës së tregimit. Ai ka sjellë shumë elemente të tregimit modern, si “fotografia”,

tensioni, intensiteti, misteri, mini-fictioni, piktura, etj.

Natyra enciklopedike e autorit, - i njohur për kontributet në fushën e studimeve letrare,

gjuhësore, etnokulturore, folkloristike, etj., - i ka dhënë prozës së shkurtër në momente të

caktuara vlera të spikatura, ashtu siç në disa raste i ka zhbalancuar jo-pozitivisht

ekuilibrat dhe tonin e veprës.

Tregimi i shkurtër i Shuteriqit është ndërtuar mbi një ndërveprim të hapur që ky zhaner

ka përkundrejt gjithë krijimtarisë tjetër të këtij autori, me veprën e tij studimore, etj.

Procesi interpretativ lehtësohet edhe për shkak të fakteve të tjera dokumentare, si

Page 243: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

243

shënimet, ditaret, intervistat, analizat dhe studimet e tij, të cilat të vijnë në ndihmë direkt

apo në mënyrë të tërthortë për të dekoduar prozën e shkurtër. Prandaj, teksti letrar i

Shuteriqit na shfaqet si palimpsest, ku për zbërthimin e tij na vjen në ndihmë mekanizmi i

intertekstualitetit. Këtu hasen përdorime të të gjitha formave të intertekstualitetit që nga

vegimi, vjedhja, rrotullimi burlesk, pastishi, etj.

Vepra e tij ka pasur një thyerje të komunikimit me lexuesin e sotëm për një sërë shkaqesh

të njohura pas refuzimit estetik që iu bë letërsisë socrealiste pas viteve ’90, ku përfshihet

edhe një pjesë e konsiderueshme e krijimtarisë së tij. Shumë prej teksteve që janë

produkte të autorit ideologjik për lexuesin ideologjik janë të destinuara të mbesin vetëm

në atë kontekst, me pamundësi për të pasur një horizont tjetër pritje.

Tek ky autor interes të veçantë ka krijimtaria e tij ende në dorëshkrim: Aktualisht, gati

1/3 e prozës së Shuteriqit ka akses të limituar në komunikimin me lexuesin pasi gjendet

me një proces komunikimi të kufizuar, gjë që e komplikon receptimin e plotë të veprës së

tij me lexuesit. Gjatë analizës së teksteve rezulton se ka tregime me vlera të spikatura

artistike, ku ndër të tjera, autori e shmang metodën e socrealizimit.

Krijimtaria në dorëshkrim, që gjendet në Arkivin Qendror të Shtetit, apo arkivin e

familjes, pra, tregimet ende të pabotuara, por edhe tregimet që janë në variantin origjinal,

iu “shpëtojnë rregullave” strikte të metodës socrealiste. Në këtë studim janë trajtuar

përciptaz disa raste të tregimeve të botuara, të krahasuara me dorëshkrimet në origjinal.

Rikthimi i receptimit të veprës së tij me lexuesit përbën sfida të shumëllojshme, përfshirë

edhe ato të natyrës që ka vetë vepra, të natyrës estetike, të shijeve të lexuesit të tanishëm,

por edhe të karakterit të editimit, paçka se disa prej tyre, si “Sytë e Simonidës”, apo një

pjesë e tregimeve janë në një komunikim normal.

I gjithë prodhimi letrar i Dhimitër Shuteriqit jep një kontribut të çmuar në lëmin e gjuhës

shqipe përmes fjalëve të reja që ka krijuar autori, përdorimit të fjalëve të vjetra,

arkaizmave, historicizmave, pasurive leksiore të fushave të caktuara, shprehive

gjuhësore, etj.

Tregimi i Dhimitër Shuteriqit i dha gjallëri, dinamizëm dhe modernitet prozës së shkurtër

Page 244: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

244

shqipe në veçanti, por edhe letërsisë së lëvruar në përgjithësi përgjatë gjysmës së dytë të

shekullit të XX, me teknikat e reja të rrëfimit, me lëvrimin e llojeve të shumta të prozës

së shkurtër, me pasuritë e shumta gjuhësore, etj., përkundër procesit të rrënimit të

letërsisë për shkak të shpërdorimit të saj për qëllime ideologjike. Ai konsiderohet si një

nga tregimtarët më të mirë të gjysmës së dytë të shekullit të XX, krahas autorëve si Ismail

Kadare, Anton Pashku, Martin Camaj, Mustafa Greblleshi, Faik Ballanca dhe Dritëro

Agolli, i cili ia shtoi modernitetin prozës së shkurtër shqipe.

Page 245: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

245

ABSTRAKT

Proza e shkurtër e Dhimitër Shuteriqit

Dhimitër Shuteriqi është një ndër figurat më komplekse të kulturës dhe letërsisë shqiptare

të gjysmës dytë të shekullit të XX dhe një nga tregimtarët më të spikatur të asaj periudhe:

I edukuar në Francë, ai ishte një parnasian në rininë e tij, me parime estetike të shpallura

për një art të angazhuar, dhe pas luftës, ishte ndër të parët shkrimtarë që përqafoi

metodën e realizmit socialist në krijimtarinë e tij letrare. Vepra e tij nuk mund të lexohet

jashtë kontekstit, ashtu siç edhe vlerat e tij spikaten qartë si shmangie ndaj socrealizmit

në krijimtarinë e tij. Proza e shkurtër u zhvillua në shtratin e traditës më të mirë të

letërsisë shqipe, duke i dhënë risi asaj; njëherësh, ajo u kultivua sipas modeleve më të

mira të letërsisë europiane. Metoda krijuese është realiste, paçka se janë provuar edhe

modelet e realizimit kritik, natyralizmit dhe sigurisht edhe të socrealizmit. Autori lëvroi

dhe eksperimentoi lloje të ndryshme të prozës së shkurtër; si tregimi, novela, përshkrimi

letrar (reportazhit letrar), skica, tregimi për fëmijë apo edhe forma të tjera moderne të

prozës së shkurtër, si mini-fictioni, ku në disa prej tyre shfaqet mjeshtria prej tregimtari

dhe në disa të tjera kemi thjesht sprova të pasuksesshme. Tregimi i tij është produkt i

energjive krijuese, i natyrës enciklopedike, i aplikimit të modeleve teorike; njëherësh,

është origjinal sepse shfaqet si gërshetim dhe integrim me lloje të tjera të artit (poezia,

skica, kinemaja, folklori) dhe disiplina të tjera ekstra-letrare (historia, studimet letrare,

gjuhësore, folklorike, etj.). Proza e Shuteriqit është ndërtuar mbi një ndërveprim të hapur

të tekstit përkundrejt teksteve të tjera, prandaj kanë vlerë qasjet intertekstuale të leximit të

prozës së tij. Dhimitër Shuteriqi i ka thyer rregullat e prozës së shkurtër si një “histori

aksioni, ngjarje apo personazhi”, dhe ka lënë gjurmë në tregimin me histori idesh, ato ato

të mjedisit, dhe të ndikimit emocional. Ai ka krijuar një poetikë të këtij zhanri.

Larmishëria e tregimeve që realizohen përmes modelesh dhe gjetjesh narratologjike të

rrëfimtarit të gjithëdijshëm homodiegjetikë (omniscient narrator) dhe heterodiegjetikë,

me përdorimin e zërit, kohës dhe këndit të pamjes, e bëjnë prozën e Shuteriqit në aspektin

e formës dhe strukturës ndër më modernet në këtë zhanër. I gjithë prodhimi letrar i

Dhimitër Shuteriqit jep një kontribut të çmuar në lëmin e gjuhës shqipe përmes fjalëve të

Page 246: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

246

reja që ka krijuar autori, përdorimit të fjalëve të vjetra, arkaizmave, historicizmave,

pasurive leksiore të fushave të caktuara, shprehive gjuhësore, etj. Vepra e tij ka pasur një

thyerje të komunikimit me lexuesin e sotëm për një sërë shkaqesh të njohura pas

refuzimit estetik që iu bë letërsisë socrealiste pas viteve’90, por sot ngjall interes të

veçantë, sidomos krijimtaria e tij ende në dorëshkrim: Aktualisht, gati 1/3 e prozës së

Shuteriqit ka akses të limituar në komunikimin me lexuesin, ku gjatë analizës së teksteve

rezulton se ka tregime me vlera të spikatura artistike. Po ashtu, edhe proza historike,

sidomos novela “Sytë e Simonidës”, i japin modernitet letërsisë shqipe të shekullit të

kaluar. Prandaj, Shuteriqi kategorizohet tek ata tregimtarë që bënë kompromise me

doktrinën, por krijuan edhe vlera letrare, që i kapërcyen caqet e metodës së socrealizimit.

FJALET KYÇE: Dhimitër Shuteriqi, proza e shkurtër, tregimi shqiptar, realizmi

socialist

ABSTRACT

The short story of Dhimitër Shuteriqi

Dhimitër Shuteriqi is one of the most complex personalities of Albanian culture and

literature of the mid XX century and one of the most prominent narrators of that period:

Educated in France, he was a Parnassian in his youth with declared esthetical principles

for a committed art and in the post war period, among the fewest writers who embraced

the socialist realism method in his literary creativeness. His work cannot be read beyond

the context, as his values are visibly prominent like a deviation from socrealism in his

creativeness.

The short story was developed in the bed of the best tradition of Albanian literature,

rendering it novelty; simultaneously it was cultivated in compliance with best models of

European literature. The creative method is realist, despite there have been proved also

models of critical realism, naturalism and socrealism.

The author researched and experimented various kinds of short prose; such as story,

Page 247: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

247

novel, literary description (literary reportage), sketches, and stories for children or even

other modern forms of short story, like mini-fiction, where several ones expose skill of

the narrator, whereas others are merely unsuccessful tests.

His narration is product of creative energies, encyclopedic nature, application of

theoretical models; it is simultaneously original given that it appears as intertwining and

integration with other kinds of art (poetry, sketch, cinema, folklore) and other extra-

literary disciplines (history, literary, linguistic, folkloric studies etc.)

The short story of Shuteriqi is built over an open interaction of text against other texts,

which is why inter-textual approaches of the reading of his prose are valuable. Dhimitër

Shuteriqi has broken the rules of short prose as a “history of action, event or character”,

and has left traces in the narration with history of ideas, setting and emotional impact. He

has produced a poetics of this genre.

The variety of stories realized through models and narratologic findings of the

homodiegetic versatile omniscient narrator and heterodiegetic with the use of voice, time

and point of view the prose of Shuteriqi in the aspect of form and structure one of the

most modern in this genre.

The entire literary creativeness of Dhimitër Shuteriqi renders a precious contribution in

the field of Albanian language through new words created by the author, usage of old

words, archaisms, historicisms, lexical wealth of certain fields, linguistic expressions etc.

His work has suffered a communication breakdown with nowadays reader due to a series

of known causes after the esthetical rejection of socrealist literature after 90s, but today it

arouses particular interest, especially his creativeness still in manuscript: Currently,

roughly 1/3 of the short story of Shuteriqi has limited access in communication with the

reader, where during text analysis, it appears that there are stories with prominent artistic

values. Likewise, even historic prose especially the novel “The Eyes of Simonide”,

renders modernity to Albanian literature of the past century. Thus, Shuteriqi is

categorized among those writers who made compromises with the doctrine, but also

produced literary values, which exceeded the boundaries of the socrealism method.

Page 248: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

248

KEYWORDS: Dhimitër Shuteriqi, albanain short story, short story, socialist realism

Page 249: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

249

10 BIBLIOGRAFIA

10.1 Literatura që është në objekt studimi

1.“Sytë e Simonidës”, Dhimitër S. Shuteriqi; Shtëpia Botuese “Toena”. – Tiranë, 2009,

f. 279

2.“Buka dhe thika”; Dhimitër S. Shuteriqi; Sh.B. Dudaj. – Tiranë, 2002, f. 251

3. “Sytë e Simonidës”, Dhimitër S. Shuteriqi; Shtëpia Botuese “Extra”. – Tiranë, 1998, f.

212

4. “Te Qafa e Botës”, Dhimitër S. Shuteriqi; Sh. B. “Naim Frashëri”. – Tiranë, 1986

5. “Vërshime vjeshte”, Dhimitër S. Shuteriqi; Shtëpia Botuese “Naim Frashëri”, -

Tiranë, 1983

6. “Kur rendte hëna nëpër re”, Dhimitër S. Shuteriqi; Sh. B. “Naim Frashëri”. –

Tiranë, 1982

7. “Vepra Letrare 1 – Dhimitër S. Shuteriqi”, Shtëpia Botuese “8 Nëntori”, Tiranë,

1982

8. “Vepra Letrare 2 – Dhimitër S. Shuteriqi”, Shtëpia Botuese “8 Nëntori”, Tiranë,

1982

9. “Vepra Letrare 3 – Dhimitër S. Shuteriqi”, Shtëpia Botuese “8 Nëntori”, Tiranë,

1982

10. “Vepra Letrare 4 – Dhimitër S. Shuteriqi”, Shtëpia Botuese “8 Nëntori”, Tiranë,

1982

11. “Vepra Letrare 5 – Dhimitër S. Shuteriqi”, Shtëpia Botuese “8 Nëntori”, Tiranë,

1982

12. “Vepra Letrare 6 – Dhimitër S. Shuteriqi”, Shtëpia Botuese “8 Nëntori”, Tiranë,

1982

13. “Vepra Letrare 7 – Dhimitër S. Shuteriqi”, Shtëpia Botuese “8 Nëntori”, Tiranë,

1982

14. “Vepra Letrare 8 – Dhimitër S. Shuteriqi”, Shtëpia Botuese “8 Nëntori”, Tiranë,

1987

15. “Vepra Letrare 9 – Dhimitër S. Shuteriqi”, Shtëpia Botuese “8 Nëntori”, Tiranë,

1987

16. “Ura në Tepelenë”, Dhimitër S. Shuteriqi; [redaktor Anton Pashku]; Rilindja. -

Prishtinë, 1979

17. “60 tregime në një”, Dhimitër S. Shuteriqi; Sh. B. “Naim Frashëri. – Tiranë, 1979

18. “Maratonomaku ynë”, Dhimitër S. Shuteriqi; Sh. B. “Naim Frashëri. – Tiranë, 1977

19. “Një mal me këngë”, Dhimitër S. Shuteriqi; Sh. B. Naim Frashëri”. – Tiranë, 1975

20. “Antologji e tregimit për fëmijë”, Dhimitër S. Shuteriqi; Sh. B. “Naim Frashëri”. –

Tiranë, 1975

21.“Tregime të zgjedhura (TZ)”, Dhimitër S. Shuteriqi; Sh. B. Naim Frashëri. – Tiranë,

1972

Page 250: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

250

22. “Këngë në minierë”, Dhimitër S. Shuteriqi; Sh. B. Naim Frashëri. – Tiranë, 1968

23. “Kënga dhe pushka”, Dhimitër S. Shuteriqi; Sh. B. Naim Frashëri. – Tiranë, 1963

24. “Fyelli i Marsiasit”, Dhimitër S. Shuteriqi; Ndërmarrja e Librit Artistik – Tiranë,

1963

25. “Gurnecka”,Dhimitër S. Shuteriqi; Sh. B. “Naim Frashëri”. – Tiranë 1958

26. “Takime paqe”, Dhimitër S. Shuteriqi; “S. B. Naim Frashëri. – Tiranë, 1955

27. “Pesë tregime”, , Dhimitër S. Shuteriqi; Sh. B. Naim Frashëri. – Tiranë, 1953

28. “Rruga e Rinisë” , Dhimitër S. Shuteriqi; “Sh. B. “Naim Frashëri”. – Tiranë, 1953

29. “Kanget e Rinisë së Parë”, Dh. S Shuteriqi Shtyp. & Librari Dhori Koti. – Korçë,

1935

30. “Kangë?”, Dh. S. Shuteriqi; Enti Botues “Shtyp. & Librari “Dhori Koti”. – Korçë,

1936

10.2 Literatura referuese studimore

1. "The new short story theories” edited by Charles E. May”; Ohio University Press

Athens. – USA, 1994 Ismail Kadare;

2. J. Sutherland; “How literature works”, Oxford University Press. – Oxford, New

York, 2011

3. A. Jefferson, D. Roley, “Teoria letrare modern”; Sh. B. Albas [përktheu Floresha

Dado]. – Tiranë, 2004

4. D. Gjergji; “Shtëpia e Shkrimtarit” Shtëpia Botuese “Onufri”. – Tiranë, 2001

5. A. Vinca; “Teoria letrare, prej antikës deri te postmodernizmi”, Shtëpia Botuese e

Librit Universitar Prishtinë, Botim i dytë i plotësuar. – Prishtinë, 2012

6. Fjalori enciklopedik. "Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Tiranë, 2006

7. F. Papleka; “Dhimitër S. Shuteriqi”, Akademia e Shkencave e Shqipërisë. – Tiranë,

2009

8. Spiro Gjoni, "Tregimi i viteve '80", Qendra e Studimeve Albanologjike. - Tiranë 2017

9. Boris Groys, “Total art of stalinism”, trans. Charles Rougle; Princeton University,

New York, 1992

10. “Nderim Dhimitër S. Shuteriqit”, Akademia e Shkencave e Shqipërisë – Instituti I

Gjuhësisë dhe i Letërsisë. – Tiranë, 2004

11. N. Piégay-Gros; “Poetika e intertekstualitetit” [përktheunga frëngjishtja Urim

Nerguti], Shtëpia Botuese “Parnas. – Prishtinë, 2011

12. “Livre Dictionnaire mondial des littératures”, Larousse; f. 24; shih linkun:

http://gallica.bnf.fr/ark:/12148/bpt6k12005026/f52.item.r=.zoom

13. “Antologji e mendimit estetik 1504-1944”, Nasho Jorgaqi, Botimet Dituria. –

Tiranë, 2004

14. "Konferenca e III-të e Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë (9-12 tetor 1949)",

Botim i Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë. - Tiranë, 1950

15. S. Hamit “Poetika shqipe”, Shtëpia Botuese “55”. - Tiranë, 2010, f. 154

16. A. Bishqemi; “Historia e letërsisë shqiptare për fëmijë”. – Sejko, 2001 Universiteti

“Aleksandër Xhuvani”, Departamenti i Letërsisë, Elbasan, 2001

17. F. Gjata, “The lute and the rifle” (Kënga dhe pushka), Dhimitër Shuteriqi; përk. Ali

Cungu, Sh. B. “Naim Frashëri.- Tiranë, 1965

Page 251: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

251

18. Dh. Shuteriqi, “To chelidonia (Pedhika dhieghenata) Metafrase”: F. Liçi,

Ndërmarrja e Botimeve. – Tiranë 1964, 170 fl.

19. Dh. S. Shuteriqi, “Recits” [tregime] (pa emër përkthyesi); Sh. B. “Naim Frashëri”. –

Tiranë, 1969, fl. 320

20. "Tregime të sotme shqiptare”, [zgjodhi e redaktoi Ramiz Kelmendi], Sh. B. Enti i

Botimeve Shkollore të Republikës Socialiste të Serbisë. – Prishtinë, 1969, f. 758

21. “Vezullimi i yjeve” [Antologji tregimi], Shtëpia Botuese “Dita”. – Tiranë, 1999

22. F. O’Connor, "A Lonely Voice, A Studt of the short story”, Te ëorld Publishing

company Cleveland and New York”, 1963

23. M. Rohrberger, “Hawthorne and the Modern Short Story: A Study of Genre”:

1966

Charls May, May, The Reality of Artifice, f. 72

24. Lauro Zavala, “De la Teoría Literaria a la Minifiçión Posmoderna”, Ciências

Sociais Unisinos, XLIII/1 (January-April 2007)

25. B. M. Éjxenbaum, “O. Henry and the Theory of the Short Story”, in May, The

New Short Story Theories

26. V. Patea, “Short Story theories, - A twenty first century perspective”. Rodopi. –

Amsterdam, New York NY 2012,

27. Raymond Carver, “On Writing”

28. J. Cortázar, “Some Aspects of the Short Story”. Shih linkun:

(https://:thefreelibrary.com/Some+Aspects+of+the+Short+Story.-a059410478)

29. Antologji e tregimit shqiptar 1884 – 1939", mbledhur dhe përgatitur për shtyp nga

Frida Zeqo [parathënie], Shtëpia Botuese “Naim Frashëri”. – Tiranë, 1986

30. N. Jorgaqi, “Antologji e prozës së shkurtër shqipe 1685 0 1944”, Tiranë 2013

31. “Studime për letërsinë shqiptare II”, Akademia e Shkencave të Republikës së

Shqipërisë, Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë, Sokol Jakova, Tiranë 1988

32. D. Dilaveri, “Në rrugën e zhvillimit të prozës së shkurtër”, Shtëpia Botuese “Naim

Frashëri”. – Tiranë 1983

33. “A dictionary of cultural and critical theory” [Second Edition] Editors: Michael

Payne, Jessiça Rae Barbera, Blackwell Publishing: A John Wiley & Sons, Ltd.,

Publication. – Oxford 2010

34. O. Dykro, C. Todorov, “Fjalor enciklopedik i shkencave të ligjërimit” [përktheu.

Rexhep Ismajli]; Rilindja. – Prishtinë, 1984

35. R. Williams, “Keywords”, Oxford University Press”. - New York, 1983. F. 154-155

36. I. Timofejev dhe i Vengrov, “Fjalorth termash letrare”; Enti i Botimeve te

Teksteve i Republikës Socialiste të Serbisë. – Beograd [adoptuar dhe plotësuar në gjuhën

shqipe nga Gjergj Zheji], Rilindja. – Prishtinë, 1968

37. F. Dado, “Letërsia e painterpretuar”, Shtëpia Botuese “Bota Shqiptare” Tiranë,

2011

38. R. Brahimi; “Vepra dhe profile krijuese studime dhe artikuj për letërsinë”,

Shtëpia Botuese Naim Frashëri. - 1984. - Tiranë

39. D. Shapllo,"Letërsia dhe realiteti, artikuj kritik"; Sh. B. Naim Frashëri.-Tiranë,

1968

40.Fjalori Enciklopedik Shqiptar, “Akademia e Shkencave e RPS të Shqipërisë. –

Tiranë, 1985

41. R. Elsie; “Historia e letërsisë shqiptare”, [përk. Abdurrahim Myftiu] Shtëpia

Page 252: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

252

Botuese “Dukagjini, Tiranë - Pejë 1997

42.Fjalori Enciklopedik Shqiptar, [Botim i ri]; “Akademia e Shkencave e Shqipërisë. –

Tiranë; 2009

43.C. Grabo, “The art of short story”, C. Scribner's sons, New York, Chikago, Boston,

1913.

44. “Teoria e novelës dhe tregimit” [Përgatiti Dr. Hysni Hoxha], “Flaka e Vllazërimit”.

– Shkup, 1995

45. G. Prince, “A dictionary of Narratology”, University of Nebraska Press. – Lincoln

& London, 1987

46. “The lute and the rifle”, Dh. S. Shuteriqi, përkth. Ali Cungu, Sh. B. ”Naim Frashëri.

– Tiranë, 1965

47. M. Shuteriqi, “Një jetë në dashuri”, Sh. B. “Dituria”. – Tiranë, 2006

48. M. Greblleshi, “Albumi i një bojaxhiu”; Sh. B. Naim Frashëri. – Tiranë, 1963

49. G. Genette, “Diskursi i ri i rrëfimit”, [përktheu Rudian Zekthi], Sh. B. Lindje

Perëndim.- Elbasan, 2014;

50. Dh. S. Shuteriqi “Dëshmi parabuzukjane të fjalës shqipe”; “Akademia e Shkencave

e Shqipërisë. – Tiranë 2010 (Botim i dalë pas vdekjes së tij)

51. “Studime për letërsinë shqiptare I”, Akademia e Shkencave të Republikës së

Shqipërisë, Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë. – Tiranë, 1988

52.R. Brahimi, “Vepra dhe profile krijuese studime dhe artikuj për letërsinë”; Sh. B.

“Naim Frashëri”. - Tiranë, 1984

53. V. Kalo (Shëngjergji) “Romani historik, - tipologjia dhe veçantitë e poetikës së tij

në letërsinë shqipe”; [tezë doktorature], Universiteti i Tiranës, Fakulteti Histori-

Filologji, 2016

54. B. Martin dhe F. Ringham, “Dictionary of Semiotics”, CASSELL London and New

York. – London, 2000, f. 18

55.Maria Pia Pozzato, "Semiotika e tekstit", [përkthyer nga Dhurata Shehri], UET Press.

Tiranë, 2009

56. V. Bala, R. Brahimi, K. Kodra, A. Xhiku, Dh. Fullani dhe Sh. Çollaku, nën drejtimin

e Dh. Shuteriqit, “Historia e Letërsisë Shqiptare”; Shtëpia Botuese “Rilindja, Prishtinë,

1989, fq. 474

57. A. Daudet, “Gjëri i vogël”, [përktheu: Misto Treska], Sh. B. Naim Frashëri. – Tiranë,

1962

58. I. Yzeiri, “Semiopragmatika e realizimit socialist (1944-49"; Shtëpia Botuese

“Onufri” – Tiranë,

59. A. Vehbiu, “Shqipja totalitare”, Sh. B. “Dudaj”. – Tiranë, 2007

60. E. Muhametaj, “Tipikja dhe tipizimi në letërsi”, Sh. B. “Naim Frashëri”. – Tiranë,

1982

61. Y. Çiraku, “Qasje Letrare”; Botimet Albas. – Tiranë 2016

62. J. Llotman, “The structure of the artistic text”; University of Michigan, 1977

63. “Përballë pasqyrës së një gruaje”, Shtëpia Botuese “Onufri. – Tiranë, 2001

10.3 Burime arkivore në AQSH dhe familje

1.Arkivi personal i familjes Shuteriqi

2. Fondi “Dhimitër Shuteriqi”, AQSH, Nr. 826; Dosja nr. 5 “Intervistë e dhënë nga

Dhimitër Shuteriqi rreth veprimtarisë së tij si shkrimtar dhe njeri i shkencës” (5 fl). – viti

Page 253: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

253

1989

3. Fondi “Dhimitër Shuteriqi”, AQSH, Nr. 826, Dosja Nr. 2 “Fletë anketa të Prof.

Dhimitër Shuteriqit”; V. 1951-1974, fl. 28

4. Fondi Dhimitër Shuteriqi", AQSH, Nr. 826, Dosja nr. 185, “Literatura shqiptare në

periudhën e Luftës Naçional-Çlirimtare”, AQSH, Fondi “Dhimitër Shuteriqi”; (pa vit), fl.

13

5. Fondi Dhimitër Shuteriqi" Nr. 826, Dosja Nr. 49, “Bibliografi e veprave letrare dhe

shkencore të Dhimitër Shuteriqit në vitet 1935-94”, AQSH, fl. 14 (dorëzuar më datë

15.07.2009)

6. Fondi “Dhimitër Shuteriqi”, AQSH; Nr. 826, Dosja nr. 48, (V. 1948-1949) V. 2009, fl.

40

7. Fondi “Dhimitër Shuteriqi”, AQSH; Nr. 826, Dosja nr. 51, (V. 1962 ) V. 2009, fl. 48

8. Fondi “Dhimitër Shuteriqi”, AQSH; Nr. 826, Dosja nr. 56, ( korrik, tetor 1972 ) V.

2009, fl. 107

9. Fondi “Dhimitër Shuteriqi”, AQSH; Nr. 826, Dosja nr. 57, ( prill, maj 1972 ) V. 2009,

fl. 192

10. Fondi “Dhimitër Shuteriqi”, AQSH; Nr. 826, Dosja nr. 58, ( maj 1972 ) V. 2009, fl.

187

11. Fondi “Dhimitër Shuteriqi”, AQSH; Nr. 826, Dosja nr. 59, (10 qershor; 17 qershor

1972 ) V. 2009, fl. 84

12. Fondi “Dhimitër Shuteriqi”, AQSH; Nr. 826, Dosja nr. 60, (21 gusht, 22 gusht 1973 )

V. 2009, fl. 94

13. Fondi “Dhimitër Shuteriqi”, AQSH; Nr. 826, Dosja nr. 61, (1974 ) V. 2009, fl. 53

14. Fondi “Dhimitër Shuteriqi”, AQSH; Nr. 826, Dosja nr. 62, (janar 1975 ) V. 2009, fl.

201

15. Fondi “Dhimitër Shuteriqi”, AQSH; Nr. 826, Dosja nr. 63, (1976-1977 ) V. 2009, fl.

103

16. Fondi “Dhimitër Shuteriqi”, AQSH; Nr. 826, Dosja nr. 64, (22 janar; 30 nëntor 1978 )

V. 2009, fl. 137

17. Fondi “Dhimitër Shuteriqi”, AQSH; Nr. 826, Dosja nr. 65, (1 mars; 28 dhjetor 1979 )

V. 2009, fl. 257

18. Fondi “Dhimitër Shuteriqi”, AQSH; Nr. 826, Dosja nr. 67, (1981 ) V. 2009, fl. 55

19. Fondi “Dhimitër Shuteriqi”, AQSH; Nr. 826, Dosja nr. 68, (11 korrik, 10 shtator 1983

) V. 2009, fl. 60

20. Fondi “Dhimitër Shuteriqi”, AQSH; Nr. 826, Dosja nr. 69, (4 gusht; 10 shtator 1983 )

V. 2009, fl. 27

21. Fondi “Dhimitër Shuteriqi”, AQSH; Nr. 826, Dosja nr. 70, (10 korrik 1983 ) V. 2009,

fl. 45

22. Fondi “Dhimitër Shuteriqi”, AQSH; Nr. 826, Dosja nr. 71, (9 korrik; 24 korrik 1983 )

V. 2009, fl. 42

23. Fondi “Dhimitër Shuteriqi”, AQSH; Nr. 826, Dosja nr. 72, (10 korrik; 2 gusht 1983 )

V. 2009, fl. 52

24. Fondi “Dhimitër Shuteriqi”, AQSH; Nr. 826, Dosja nr. 73, (10 korrik; 30 korrik 1983

) V. 2009, fl. 52

25. Fondi “Dhimitër Shuteriqi”, AQSH; Nr. 826, Dosja nr. 74, (21 maj; 2 shtator 1984 )

V. 2009, fl. 50

Page 254: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

254

26. Fondi “Dhimitër Shuteriqi”, AQSH; Nr. 826, Dosja nr. 75, (1984 ) V. 2009, fl. 40

27. Fondi “Dhimitër Shuteriqi”, AQSH; Nr. 826, Dosja nr. 76, (24 janar; 25 janar 1985 )

V. 2009, fl. 30

28. Fondi “Dhimitër Shuteriqi”, AQSH; Nr. 826, Dosja nr. 77, (8 janar; 27 korrik 1985 )

V. 2009, fl. 46

29. Fondi “Dhimitër Shuteriqi”, AQSH; Nr. 826, Dosja nr. 78, (22 janar; 15 prill 1986 )

V. 2009, fl. 50

30. Fondi “Dhimitër Shuteriqi”, AQSH; Nr. 826, Dosja nr. 79, (28 janar; 8 shkurt 1986 )

V. 2009, fl. 44

31. Fondi “Dhimitër Shuteriqi”, AQSH; Nr. 826, Dosja nr. 80, (1989 ) V. 2009, fl. 10

32. Fondi “Dhimitër Shuteriqi”, AQSH; Nr. 826, Dosja nr. 81, (1992 ) V. 2009, fl. 4

33. Fondi “Dhimitër Shuteriqi”, AQSH; Nr. 826, Dosja nr. 82, (pa data) V. 2009, fl. 90

34. Fondi “Dhimitër Shuteriqi”, AQSH; Nr. 826, Dosja nr. 83, (pa data) V. 2009, fl. 92

35. Fondi “Dhimitër Shuteriqi”, AQSH; Nr. 826, Dosja nr. 85, (pa data) V. 2009, fl. 72

36. Fondi “Dhimitër Shuteriqi”, AQSH; Nr. 826, Dosja nr. 86, (pa data) V. 2009, fl. 6

37. Fondi “Dhimitër S. Shuteriqi, AQSH, Nr. 826, Dosja nr. 240. Fletore e përditshme nr.

1, (1987), 161 fl (përfshirë edhe dy fletë të tjera të veçuara fletoreje)

38. Fondi “Dhimitër Shuteriqi, AQSH, Nr. 826, Dosja Nr. 239, Blloku 1, Shënime ditore,

31. XII.1987 – 17. I. 89 (për shkak të regjistrimit të ditareve pa mungesë faqesh nga

AQSH, e kishim të vështirë për të dhënë referenca të sakta)

39. Fondi "Dhimitër Shuteriqi. AQSH, Nr. 816, Dh. S. Shuteriqi, BIBLIOGRAFI e

veprave të tij letrare dhe shkencore në vitet 1935-1994: Fondi “Dhimitër Shuteriqi”,

AQSH. - Nr. 826; Dosja Nr. 88, fl. 1-22, f. 19

40. Fondi “Dhimitër Shuteriqi”, AQSH, Nr. 826, Dosja nr. 239, Ditari 2 (1987) (pa

referenca faqeje)

41. Fondi "Dhimitër Shuteriqi:, AQSH, “Intervistë e dhënë nga Dhimitër Shuteriqi rreth

veprimtarisë së tij si shkrimtar dhe njeri i shkencës”, (pa emër intervistuesi) Nr. 826, D.

5, V. 1989, fl. 5

42. Fondi “Dhimitër Shuteriqi”, nr. 826, AQSH, Dosja nr. 2 “Fletë anketa të Prof.

Dhimitër Shuteriqit”, 28 fl. V. 1951-1974, fl. 9

43. Fondi "Dhimitër Shuteriqi, AQSH, Nr. 826, Dosja nr. 225, “Material i Kongresit të II

të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë. Materiale ndihmëse për të

përgatitur raportin e komitetit drejtus të Lidhjes përgatitur nga anëtarët e kryesisë së

Lidhjes, etj”, AQSH; Fondi “Dhimitër Shuteriqi”, (pa vit) mat. grumbulluar, 242 fl

44. Fondi "Dhimitër Shuteriqi", AQSH, Nr. 826, Dosja Nr. 137, “Recencë e Nasho

Jorgaqit për vëllimin e ri të tregimeve të Dhimitër Shuteriqit”, (Pa vit), fl. 4

45. Fondi "Dhimitër Shuteriqi", AQSH, Nr. 826, Dosja nr. 9, “Vërejtjet që ka prof.

Dhimitër Shuteriqi rreth shkrimeve të gazetave të ndryshme në Shqipëri dhe të ndonjë

botimi jashtë rendit, si në Maqedoni”, AQSH; (viti 1995) 17 fl.

46. Fondi "Dhimitër Shuteriqi", AQSH, Nr. 826, Dosja nr. 98, (pa vit)

47. Fondi "Dhimitër Shuteriqi", AQSH, Nr. 826, Dosja nr. 209, “Një shkrim i Emine

Sadikut mbi gjuhën në veprën letrare të Dhimitër Shuteriqit”, AQSH; Fondi “Dhimitër

Shuteriqi”, (pa vit) fl. 4

Page 255: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

255

10.4 Literaturë referuese te gazetat dhe revistat

1. Gazeta "Gazeta Shqiptare", e mërkurë, 23 korrik 2003

2. Gazeta "Tema", e hënë, 28-29 korrik 2003

3. Revista "Studime filologjike" nr. 2,1991 (XV)

4.Gazeta Bashkimi", datë 9 tetor 1945

5. Revista "Bota e re”, organ i Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë; Nr. 1, korrik 1945,

Tiranë.

6. Revista "Rilindja", Korçë – Nr. 16, 20 korrik 1935, Nr. 23, 2 nëntor 1935, Nr. 28, 18

janar 1936, Nr. 32, 21 mars 1936; Nr. 13, 15 tetor 1936

7. Revista "Helicon" – Nr. 11, shkurt 2015, Tiranë

8. Revista “Saras”, Nr. 24, prill 2017

9. Revista “Studime Albanologjike”, Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë, Universiteti i

Tiranës, Nr. 2/2010

10. Revista “Nëntori”, organ i Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë, Nr. 9, 1954

11. Gazeta "Zëri i Popullit", 29 korrik 1964

12. Gazeta “Drita”, dt. 3 nëntor 1968

13. Revista "Nëntori”, organ i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, Nr.

10 (1968)

14. Revista “Literaturajonë”, organ i Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë; Nr. 1, mars

1947.

15. Revista "Nëntori”, organ i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, nr.2

(1986)

16. Revista "Nëntori”, , organ i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, nr.

11, (1983)

17. Revista "Nëntori", organ i Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë, nr. 6. viti (1983)

18. Gazeta "Drita", organ i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, 24

prill(1983)

19. Revista “Studime filologjike”, nr. 3-4, (1991)

20. Revista “Nëntori”, organ i Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë, nr. 5, (1982)

21. Revista "Nëntori", organ i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë. -

Tiranë, Nr. 6. (1980)

22. Revista “Nëntori”, organ i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë. –

Tiranë, Nr. 5, (1982)

23. Revista "Bota e re", organ i Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë, Nr. 4, 1945

24. Revista “Nëntori”, organ i Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë,Nr. 6, (1980)

25. Revista “Nëntori”, organ i Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë, Nr. 5, (1982)

26.Revista "Nëntori", organ i Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë, nr. 9, (1954)

27. Revista "Studime Albanologjike”; Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë – Universiteti

i Tiranës; Nr. 2/2010 (Viti XV)

Page 256: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

256

10.5 Bibliografia e hartuar nga vetë Dhimitër Shuteriqit

Në vitin 1994 Dhimitër Shuteriqi ka lënë në dorëshkrim një bibliografi466 të veprës së tij.

Në fund të këtij studimi po e sjellim këtë dokument për t’iu ardhur në ndihmë edhe

studiuesve të tjerë që do të merren më tej me studimin e veprës së Dhimitër Shuteriqit.

Këtu jepen të dhëna jo vetëm për veprat e botuara nga ky autor në gjuhën shqipe apo të

huaj, por ka informacione të reja për veprat në dorëshkrim, apo për çështje të tjera që

kanë të bëjnë me mënyrën sesi veprat kanë komunikuar me lexuesit kohë pas kohe.

Teksti origjinal ka pësuar vetëm disa korrektime të vogla për efekt të botimi në këtë

punim.

VJERSHA

1. “Kangët e rinisë së parë”, Korçë 1935. Libri i parë i autorit, që kishte debutuar në

shtypin shqiptar më 1933 me një vjershë (mbi Kosovën martire). I rrallë. U shtyp në 300

kopje. Kisha dy kopje në Bibliotekën time: nuk gjej asnjë. Janë ribotuar nga ky libër disa

vjersha në përmbledhjet e vjershave dhe poemave më vonë, si dhe gjetiu. Në

përmbledhjet “Kangë” (1961); “Vjersha, në kolanën “Poezia shqipe”, Nr. 18 (1974);

“Veprat letrare” Vll. 1 (1982).

2. “Kangë?” Korçë 1936. U shtyp në 500 kopje. ...Vjersha nga ky libër janë ribotuar si

më lart.

3. “O Ptoleme!” Poemë, Elbasan 1945. Botuar së pari në gazetën “Shkumbini”, nr. 1,

1945, Elbasan; pastaj te rev. “Bota e re”, Tiranë 1945, nr. 1. U shtyp në 75 kopje të

numuruara....

3. Enverit poemë, Elbasan 1945. Botuar së pari te rev. “Bota e re”, T. 1945, nr. 2 ( U

ribotua si libër më 1949). U shtyp në 125 kopje, të numuruara 1A – 50A ( me letër shumë

të mirë) dhe 1-75 (me letër të mirë). Si këtë botim të Elbasanit, ashtu dhe atë të poemës

“O Ptoleme!”, është faqosur e shtypur në shtypshkronjën “Sade”.

4. Mbi krahn’ e praruar të Paqes, poemë dhe vjersha, Tiranë 1950. Ndonjë vjershë nga

kjo përmbledhje u ribotua si më lart.

5. Kënga, vjersha dhe poema, T. 1961. Me vjersha nga vëllimet e mëparshme dhe me të

tjera të reja. U bë bazë e ribotimeve të më pastajme të poezisë.

6. Poemë e pambaruar, vjersha dhe poema, T. 1972.

7. Vjersha dhe poema të viteve 1934 – 1972, ndonjë që botohet së pari në libër, te kolana

Poezia shqipe, nr. 18, T. 1974. Ka në bazë “Këngë” ( 1961) dhe “Poemë e pambaruar

(1972).

8. Vargje të zgjedhura për fëmijë, T. 1975. Ribotim nga përmbledhjet e mëparshme.

9. Si atë ditën e parë, poezi, T. 1984. Nga ky vëllim nuk mund të hynte asgjë në “Veprat

letrare”, si hynë nga përmbledhjet e mëparshme.

466 Shih AQSH, Fondi “Dhimitër Shuteriqi”, Nr. 826; “Dosja Nr. 88, BIBLIOGRAFI e veprave të

tij letrare dhe shkencore në vitet 1935-1994”: (pa vit), fl. 1-22

Page 257: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

257

TREGIME

10. Pesë tregime, T. 1953. Shumica kanë qenë botuar së pari në shtypin periodik, si dhe

shpesh tregimet e vjershat që janë mbledhur nëpër libra. Kështu “Dyshimet e Jonuz

Ranxhës”, botuar së pari te rev. “Bota e re” 1946, nr. 7, me titull “Si nuk u dogj Selta për

së dyti herë”. Gjithë ribotimet janë bërë zakonisht me ripunimin e formës, por edhe të

përmbajtjes, ndonëse më pak. Kjo ka kërkuar një punë të madhe. “Veprat letrare” ( 1982,

1987) edhe një herë janë të ripunuara, në botimin vetë të tyre.

11. Rruga e rinisë, T. 1953. Ndonjë nga këto tregime, si dhe të librit të mëparshëm, ka

hyrë të përmbledhjet e tregimeve, “Tregime të zgjedhura” ( 1972), “Tregime të zgjedhura

për fëmijë” ( 1975), “Vepra letrare” ( 1982), si dhe gjetiu.

12. Takime paqe, tregim, T. 1955

13. Gurnecka, T. 1957. 22 tregime që u ribotuan pastaj te Fyelli i Marsiasit” (1963), te

“60 tregime në një”, disa te tregime të zgjedhura për fëmijë”, të gjitha te “Vepra letrare”

(1982).

14. Fyelli i Marsiasit, T. 1963. Përmblodhi tregimet e librit “Gurnecka” dhe dhjetë të

tjera. Ka qenë përkthyer rusisht (1959) dhe kinezçe (1962), sipas librit “Gurnecka”

(1957), duke i ndryshuar rusët titullin, siç e ndryshoi autori pas tyre.

15. Kënga dhe pushka, T. 1963. Përveç ndonjë tregimi, hyri pastaj te “Vepra letrare”,

Vëll. 4 (1982). Më parë disa nga këto tregime hynë te “Tregime të zgjedhura: (1974).

16. Këngë në minierë. T. 1968, Ka pasur ribotime të disa prej këtyre tregimeve, si më

lart.

17. Tregime të zgjedhura. Në bazë janë vëllimet e viteve 1963, 1968 e ndonjë tjetër.

18. Ura në Tepelenë, Prishtinë, 1975. Janë rreth 7 tregime të mijat.

19. Tregime të zgjedhura për fëmijë, T. 1975. Në bazë, tregimet e përmbledhje të viteve

1953, 1963, 1968 e ndonjë tjetër.

20. Një mal me këngë, T. 1975. Ribotuar në pjesën më të madhe te “Vepra letrare”, Vëll.

5 (1982)

21. Maratonomaku ynë, T. 1977. Ribotuar pjesa më e madhe “Vepra letrare”, Vëll. 4

(1982)

22. 60 tregime në një, T. 1979. Ka në bazë të 22 tregimet e librit “Gurnecka” (1957).

Ribotuar te “Vepra letrare”, Vëll. 9 (1987)

23. Kur rende hëna nëpër re, T. 1982. Ribotuar te “Vepra letrare”, vëll. 9, 1987.

24. Vepra Letrare, T. 1982, 1987, në 9 vëll. Këtu hynë edhe vjershat, romani,

publicistika, por e renditim te tregimet, që përbëjnë shumicën e vëllimeve. (Vëll. 1 Poezi

(1982), Vëll 2, 3, romani “Çlirimtarët” (1982), Vëll 4-7 (1982) dhe vëll. 9 (1987),

tregime. Vëll. 8, Publicistikë. Botuesit refuzuan botimin e punimeve dhe studimeve

letrare që kishin nisur t’a botonin tek ndonjë autor tjetër, me pretekste të kota, por

efektivisht se shtonin një numër të mirë vëllimesh të tjera. Aparati i KQ të Partisë nuk

ishte kundër, me ia thoshin autorit.

33. Vërshimet e vjeshtës, T. 1984. Ribotuar te “Vepra letrare”, Vëll. 9 (1987).

34. Te Qafa e Botës T. 1986. Nuk mundi të hynte te “Vepra letrare” se Vëll. 9 ishte i

madh; do të hynte në një vëll. 10, i cili nuk u botua.

ROMAN

35/36. Çlirimtarët, lib. 1, T. 1952, libr. 2, T. 1955. Të dyja vëllimet u ribotuan te “Vepra

Page 258: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

258

letare” Vëll. 2 dhe 3 (1982) të ripunuar veçanërisht në gjuhë po dhe në përmbajtje. U

përkthye, i pari rumanisht e bullgarisht, dyti, bullgarisht.

PUBLICISTIKË

37. Publicistika, te “Vepra letrare”, Vëll. 8. (1982). U zgjodh vetëm një pjesë e

publicistikës letrare (përshkrime, reportazhe), të viteve 1959 – 1981. Vëllimi u ilustrua

me disa vizatime (portrete dhe pak peizazh).

PUNIME DHE VEPRA SHKENCORE. LETRARE DHE GJUHËSORE.

38. Antologji e letërsisë shqipe për shkollat e mesme, T. 1946. Është një antologji e

komentuar, që përfshin Rilindjen. Titullin ekzakt nuk kujtohet se kopja nuk gjendet në

Bibliotekën personale. Libri kishte edhe Konicën edhe Fishtën, po iu hoqën pjesët e tyre

në shtypshkronjë dhe doli kështu cung. Është vepra e parë që punoi për arsimin, duke

qenë në Komisionin Pedagogjik të Ministrisë së Arsimit, ku nisën të hartohen tekstet e

reja për shkollat këtë vit, kur u transferua si drejtor i Institutit Pedagogjik, që u çel atë

dhjetor.

39. Metrika shqipe, T. 1947. Pati një ribotim në Prishtinë (1972). .....

40. Letërsia e Rilindjes kombëtare, T. 1947. Tekst për Institutin Pedagogjik, i botuar me

shaptilograf nga ky Institut.....

41. Folklora shqipe, T. 1947. Tekst për Instituin Pedagogjik, i shaptilografuar nga ai

Institut. .... Një bot. 2 i shtuar shumë doli më 1949, i shaptilografuar.

42. Folklora shqipe, T. 1949. Tekst i shtuar shumë. .....

43. Këngë mbi Skënderbeun, studime dhe botime, T. 1949-1987. 1) Skënderbeu në

poezinë epike të arbëreshëve të Italisë, në BISH. (Buletin i Institutit të Shkencavet), T.

1949, Nr. 2 (ribotuar te Nëpër Shekujt letrarë”, 1973, f. 5-54).

2) Këngët arbëreshe mbi Skënderbeun, te gaz. “Mësuesi”.18.I. 1963 (ribotuar po aty, fq.

55-64, bashkë me një këngë të pabotuar në fq. 63.)

3) Një këngë mbi Skënderbeun, te gaz. Drita “19.I.1961 (ribotuar po aty, fq. 65-67,

bashkë me këngë nga arbëreshët e Lacios, Itali, në shqipe tonnë, se na ka arritur vetëm

versioni italisht i botuesit të parë). 4) Një variant kënge arbëreshe e pabotuar mbi

Skënderbeun, në “Gjurmime letrare” 1973, fq. 5-13.

5) Një vjershë Anonime mbi Skëderbeun e shek. XVIII, te rev. Nëntori 1975, Nr. 5

(ribotuar te Autorë dhe tekste”, 1977, fq. 11-25, bashkë me këngën të vënë shqip..., sepse

mbledhësi francez që e gjeti në Lezhë, e ka ruajtur vetëm në një version në gjuhën e tij).

6) Këngë e parë e njohur mbi Skënderbeun, në “Autorë dhe tekste” 1977, fq. 3-10,

bashkë me këngën arbërisht, e cila italisht kishte qenë botuar më 1847 nga Vincenc Dorsa

që ka ruajtur origjinalin shqip).

7) Këngë për Skënderbeun, botuar .... te gazeta Drita (datën s’e ka) në një artikull të

shkurtër mbi rilindasin arbresh Toma Paçe, i shek, XIX që e jep këtë këngë te “Rapsodie

albanesi”, Napoli 1844, , ribotuar nga De Rada te libri i tij “Odise” 1853, ku e mori

(ribotuar artikulli bashkë me këngën, vënë shqip nga Dhimitër Shuteriqi se Paçe e ka

dhënë vetëm italisht në “Marin Beçikemi dhe shkrime të tjera”, T. 1987, fq. 169 – 177).

Për tema dhe autorë që kemi studiuar ose botuar disa herë, do të japim kështu të

përmbledhur një numur më vete punimet më me vlerë e me karakter shkencor ose

zbulimi, si p.sh., më tej për Veqilharxhin, De Radën, Mjedën, etj.

Page 259: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

259

VEPRA TË PABOTUARA

Ato ruhen në dorëshkrim në bibliotekën personale dhe janë të ndryshme.

90. Vjersha të shkruara që nga vitet 30 e gjer më sot. Nëpër radhonj të ndryshëm ose të

daktilografuar. Do bërë një zgjedhje e tyre.... Nuk janë pak.

91. Përkthime nga poezia botërore. Nuk jam përkthyer shumë po mund të bëhen mbi 200

faqe. Një vëllim me disa vjersha nga poetë të ndryshëm; që nga kinezi Li Tai Pe e gjer të

Rilke, iu dha Shtëpisë Botuese Buzuku të Prishtinës. S’ka përgjigje. Janë përkthyer edhe

nga Tu Fu, Omar Khajami (77 rubaja), Sharl D’Orlean, Vinjon, Milton, Rasin (Aktin e I

të Andromakës), Lafonten, Bajron, Shelli, Kits, Shenie, Lamartin, Vinji, Hygo, Bodler,

Verlen, Rembo, Verhaeren, Rilke, Garcia Lorka, Aragon, Vapsarov, Rainis (letom),

Aleksandravicius-Kosu (lituan), Solomos, Vretakis, e ndonjë tjetër. Duan një redaktim të

fundit dhe hartimin me to të një vëllimi që pritet të bëhet.

92. Përralla afrikane. U përkthye në fillim të viteve 40 nga botimi frëngjisht i veprës së

Leo Frobenius, “La civilisation africaine”. Mund të bëhet një vëllim 100-150 faqe. Duhen

redaktuar. Janë gjëra shumë të bukura.

93. Tregime. Ruhen në dosje .... një numër i madh tregimesh të botuara në libra, të

botuara vetëm në shtyp, të pabotuara. Mund të zgjidhet një vëllim pak a shumë i madh

nga ato të shtypit dhe të pabotuarat.....

94. Kam vrarë ( si titull provizor) Roman i madhësisë mesatare, i shkruar më 1962. Vepër

e mirë. Nuk mund të botohej se mund aludonte në Shqipërinë aktuale.

95. Sytë e Simonidës. Roman i madhësisë mesatare, i shkruar më 1983. I mirë. Një kopje

ia ka dhënë Sh.B. Buzuku, po nuk ka përgjigje.

96. Ky maj. Roman i shkurtër, i shkruar në 1983 (?) I dobët.

97. Drita. Skenar, shkruar në fillim të viteve 60, në bashkëpunim me Kin Dushin dhe

Hysen Hakanin. Nuk u luajt.

98. Nëntori i dytë, Skenar, shkruar në vitet 70, në bashkëpunim me Kiço Blushin. U luajt.

Fjalori i Naim Frashërit

Fjalë dhe shprehje shqipe

Fjalori parabuzukian i shqipes (879 – 1553)

Moti i madh

Historik mbi punën për hartimin e Historisë së Letërsisë shqipe mbas Çlirimit. 140 fq të

daktilografuar. (Autori shton: Këtë punë mund të bëja vetëm unë pak a shumë të plotë për

të njohur njerëzit të vërtetën; skemi mundur të punojmë të lirë. Na është ndërhyrë me të

madhet nga lart, nga Partia dhe shteti. Unë nuk hoqa dorë për shkrimin e një historie

letërsie për shkollat, të mesme dhe të larta; e para se nuk mund të hiqja dorë, se ma

impononin, si specialist kryesor që isha; e dyta, se për mendjen time ishte më mirë ta bëja

vetë se një tjetër ose të tjerë; puna që u bë për hartimin e një teksti për letërsinë e

realizmit socialist ose ajo për zëvendësimin e tekstit tim për shkollat e mesme, e provon

faremirë këtë).

PËRKTHIME NGA VEPRAT E DHIMITER SHUTERIQIT

109. Çlirimtarët, Vëll. I, u botua në Bukuresht, rumanisht, më 1952 (”Eliberatorii”) dhe

në Sofje, bullgarisht (“Osvoboditelite”), më 1953 dhe Vëll. II ( Çlirimtarët ), po aty,

bullgarisht, më 1955 (“Bes Poshada”)

110. Fyelli i Marsiasit ka qenë botuar në Moskë rusisht, më 1959 (“Svirel Marsiasa); dhe

Page 260: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

260

në Shangai, kinezçe (“Marsias de ludi”), më 1962. Përkthimi rus u bë nga “Gurnecka”

duke këmbyer titullin; ai kinez, nga rusishtja, po me atë titull.

114. Tregime të zgjedhura (“Hakka og Gevaert”), Oslo, 1974.

115. Tregime të zgjedhura, (“Havana”), në vitet 70. .... S’ia di as titullin spanjisht, as

përmbajtjen.

116. Le chant e le fusil, T., 1963. Një tregim u përkthye nga Kolë Luka, të tjerët nga Isuf

Vrioni.

117. The lutl and the rifle. T. 1965. Përkthyer nga Ali Cungu. Libri ka po atë përmbajtje

si frëngjisht.

118. Recits, T. 1969. Pa emër përkthyesi. Zgjedhur përgjithësisht jo mirë.

.

Page 261: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

261

ABSTRAKT

Proza e shkurtër e Dhimitër Shuteriqit

Proza e shkurtër e Dhimitër Shuteriqit u zhvillua në shtratin e traditës më të mirë të

letërsisë shqipe, duke i dhënë risi asaj; njëherësh, ajo u kultivua sipas modeleve më të

mira të letërsisë europiane. Metoda krijuese është realiste, paçka se janë provuar edhe

modelet e realizimit kritik, natyralizmit dhe sigurisht edhe të socrealizmit. Autori lëvroi

dhe eksperimentoi lloje të ndryshme të prozës së shkurtër; si tregimi, novela, përshkrimi

letrar (reportazhit letrar), skica, tregimi për fëmijë apo edhe forma të tjera moderne të

prozës së shkurtër, si mini-fictioni, ku në disa prej tyre shfaqet mjeshtria prej tregimtari

dhe në disa të tjera kemi thjesht sprova të pasuksesshme. Tregimi i tij është produkt i

energjive krijuese, i natyrës enciklopedike, i aplikimit të modeleve teorike; njëherësh,

është origjinal sepse shfaqet si gërshetim dhe integrim me lloje të tjera të artit (poezia,

skica, kinemaja, folklori) dhe disiplina të tjera ekstra-letrare (historia, studimet letrare,

gjuhësore, folklorike, etj.). Proza e Shuteriqit është ndërtuar mbi një ndërveprim të hapur

të tekstit përkundrejt teksteve të tjera, prandaj kanë vlerë qasjet intertekstuale të leximit të

prozës së tij. Dhimitër Shuteriqi i ka thyer rregullat e prozës së shkurtër si një “histori

aksioni, ngjarje apo personazhi”, dhe ka lënë gjurmë në tregimin me histori idesh, ato ato

të mjedisit, dhe të ndikimit emocional. Ai ka krijuar një poetikë të këtij zhanri.

Larmishëria e tregimeve që realizohen përmes modelesh dhe gjetjesh narratologjike të

rrëfimtarit të gjithëdijshëm homodiegjetikë (omniscient narrator) dhe heterodiegjetikë,

me përdorimin e zërit, kohës dhe këndit të pamjes, e bëjnë prozën e Shuteriqit në aspektin

e formës dhe strukturës ndër më modernet në këtë zhanër. I gjithë prodhimi letrar i

Dhimitër Shuteriqit jep një kontribut të çmuar në lëmin e gjuhës shqipe përmes fjalëve të

reja që ka krijuar autori, përdorimit të fjalëve të vjetra, arkaizmave, historicizmave,

pasurive leksiore të fushave të caktuara, shprehive gjuhësore, etj.

FJALET KYÇE: Dhimitër Shuteriqi, tregimi shqiptar, proza e shkurtër, realizmi

socialist

Page 262: Tetor 2018 - doktoratura.unitir.edu.al · protagonistëve të letërsisë e kulturës shqiptare, edhe në jetën reale ka pasur “pengesa afrimi”, por sigurisht gjendja e “status

262

ABSTRACT

The short story of Dhimitër Shuteriqi

The short story of Dhimitër Shuteriqi was developed in the bed of the best tradition of

Albanian literature, rendering it novelty; simultaneously it was cultivated in compliance

with best models of European literature. The creative method is realist, despite there have

been proved also models of critical realism, naturalism and socrealism. The author

researched and experimented various kinds of short prose; such as story, novel, literary

description (literary reportage), sketches, and stories for children or even other modern

forms of short story, like mini-fiction, where several ones expose skill of the narrator,

whereas others are merely unsuccessful tests. His narration is product of creative

energies, encyclopedic nature, application of theoretical models; it is simultaneously

original given that it appears as intertwining and integration with other kinds of art

(poetry, sketch, cinema, folklore) and other extra-literary disciplines (history, literary,

linguistic, folkloric studies etc.) The short story of Shuteriqi is built over an open

interaction of text against other texts, which is why inter-textual approaches of the

reading of his prose are valuable. Dhimitër Shuteriqi has broken the rules of short prose

as a “history of action, event or character”, and has left traces in the narration with history

of ideas, setting and emotional impact. He has produced a poetics of this genre. The

variety of stories realized through models and narratologic findings of the homodiegetic

versatile omniscient narrator and heterodiegetic with the use of voice, time and point of

view the prose of Shuteriqi in the aspect of form and structure one of the most modern in

this genre. The entire literary creativeness of Dhimitër Shuteriqi renders a precious

contribution in the field of Albanian language through new words created by the author,

usage of old words, archaisms, historicisms, lexical wealth of certain fields, linguistic

expressions etc.

KEYWORDS: Dhimitër Shuteriqi, albanian short story, short story, socialist realism