republika e shqipËrisË kuvendi · republika e shqipËrisË kuvendi komisioni për ekonominë dhe...

20
1 REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Ekonominë dhe Financat PROCESVERBAL Tiranë, më 09.03.2020, ora 12:00 Drejton mbledhjen: Milva Ekonomi kryetare e Komisionit Rendi i ditës: 1. Raporti vjetor i Autoritetit të Konkurrencës për vitin 2019. 2. Shpallja e vakancës në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Marrin pjesë: Milva Ekonomi, Reme Lala, Arben Elezi, Senida Mesi, Xhevit Bushaj, Edlira Hyseni, Artur Roshi, Krenar Ryci, Ervin Bushati, Evis Kushi, Antoneta Dhima, Eljo Hysko, Vullnet Sinaj, Korab Lita, Blerina Gjylameti dhe Suzana Topi. Mungojnë: Ylli Shehu, Roland Xhelilaj dhe Anastas Angjeli. Të ftuar: Juliana Latifi Kryetare e Komisioni të Autoritetit të Konkurrencës Leida Matja Anëtare Komisionit të Autoritetit të Konkurrencës të Konkurrencës Adriana Berberi Anëtare e Komisionit të Autoritetit të Konkurrencës Konkurrencës Indrit Reka Drejtor i Kabinetit të Kryetares së Autoritetit të Konkurrencës Thomas Koleka Këshilltar i Kryetares së Autoritetit të Konkurrencës Diana Dervishi Sekretare e Përgjithshme e Autoritetit të Konkurrencës

Upload: others

Post on 25-Aug-2020

9 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Ekonominë dhe Financat PROCESVERBAL Tiranë, më 09.03.2020, ora 12:00 Drejton mbledhjen: Milva

1

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

KUVENDI

Komisioni për Ekonominë dhe Financat

PROCESVERBAL

Tiranë, më 09.03.2020, ora 12:00

Drejton mbledhjen:

Milva Ekonomi – kryetare e Komisionit

Rendi i ditës:

1. Raporti vjetor i Autoritetit të Konkurrencës për vitin 2019.

2. Shpallja e vakancës në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Marrin pjesë:

Milva Ekonomi, Reme Lala, Arben Elezi, Senida Mesi, Xhevit Bushaj, Edlira Hyseni,

Artur Roshi, Krenar Ryci, Ervin Bushati, Evis Kushi, Antoneta Dhima, Eljo Hysko, Vullnet

Sinaj, Korab Lita, Blerina Gjylameti dhe Suzana Topi.

Mungojnë:

Ylli Shehu, Roland Xhelilaj dhe Anastas Angjeli.

Të ftuar:

Juliana Latifi – Kryetare e Komisioni të Autoritetit të Konkurrencës

Leida Matja – Anëtare Komisionit të Autoritetit të Konkurrencës të Konkurrencës

Adriana Berberi – Anëtare e Komisionit të Autoritetit të Konkurrencës Konkurrencës

Indrit Reka – Drejtor i Kabinetit të Kryetares së Autoritetit të Konkurrencës

Thomas Koleka – Këshilltar i Kryetares së Autoritetit të Konkurrencës

Diana Dervishi – Sekretare e Përgjithshme e Autoritetit të Konkurrencës

Page 2: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Ekonominë dhe Financat PROCESVERBAL Tiranë, më 09.03.2020, ora 12:00 Drejton mbledhjen: Milva

2

HAPET MBLEDHJA

Milva Ekonomi – Fillojmë mbledhjen e Komisionit për Ekonominë dhe Financat me

këtë rend dite: raportin vjetor të Autoritetit të Konkurrencës për vitin 2019, si dhe shpalljen e

vakancës në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Nga Autoriteti i Konkurrencës janë ftuar: zonja Juliana Latifi, kryetare e Komisionit

të Autoritetit të Konkurrencës, zonja Leida Matja, anëtare e Komisionit Autoritetit të

Konkurrencës, zonja Adriana Berberi, anëtare e Komisionit të Autoritetit të Konkurrencës,

zoti Indrit Reka, drejtor i kabinetit të kryetares së Autoritetit të Konkurrencës, zoti Thomas

Koleka, këshilltar i kryetares së Autoritetit të Konkurrencës dhe zonja Diana Dervishi,

sekretare e Përgjithshme e këtij autoriteti.

Edhe pse nuk është sekretari i komisionit, i cili njofton nëse e kemi të plotë

kuorumin dhe nëse jemi gati për të filluar, me këtë prezencë të deputetëve komisioni ynë

mund ta zhvillojë normalisht aktivitetin e dëgjesës për veprimtarinë e Autoritetit të

Konkurrencës për vitin 2019. Kjo dëgjesë behet në mbështetje të nenit 103, pika 2, të

Rregullores së Kuvendit dhe nenit 24, germa “e”, të ligjit nr. 9121, datë 28.07.2003 “Për

mbrojtjen e konkurrencës”, i ndryshuar”. Në përputhje me këtë bazë ligjore, Autoriteti i

Konkurrencës ka paraqitur programin e tij të punës për vitin 2019, programin e zbatuar për

vitin 2019. Do ta organizojmë këtë seancë në dy pjesë.

Në pjesën e parë zonja Juliana Latifi do të na prezantojë punën e bërë nga ky autoritet

për vitin 2019 duke pasur parasysh se si ka qenë rezoluta e vitit 2019 dhe se si janë zbatuar

detyrat. Më pas zonja Senida Mesi do të flasë në cilësinë e relatores.

Do t’i lutesha shumë zonjës Latifi të bënte një përmbledhje duke mos kaluar kohën

prej 20 minutash në parashtrimin e të gjithë veprimtarisë së autoritetit për vitin 2019.

Zonja Latifi, fjala është për ju.

Juliana Latifi – E nderuar zonja kryetare e Komisionit te Ekonomisë dhe Financave,

Te nderuar deputetë anëtarë te ketij komisioni,

Gjate vitit 2019 ne fokus te veprimtarisë se Autoritetit te Konkurrences ka qene

funksionimi i tregjeve ne menyre te lire, te hapur, ku pjesemarresit te respektojnë parimet e

konkurrences ne dobi te rritjes ekonomike dhe mireqenies se konsumatorit. Autoriteti i

Konkurrences gjate vitit 2019, bazuar ne prioritetet e tij, ne problematikat e caktuara te

momentit, ne sinjalizimet e ngritura ne medie apo ne rruge te tjera të komunikimit, ne

Page 3: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Ekonominë dhe Financat PROCESVERBAL Tiranë, më 09.03.2020, ora 12:00 Drejton mbledhjen: Milva

3

ankesat e qytetarëve dhe te bizneseve ka monitoruar dhe ka hetuar ne vazhdimesi segmente

te caktuara te tregut.

Me konkretisht, gjate vitit 2019 autoriteti ka monitoruar dhe ka hetuar: tregun e

depozitimit dhe te devijimit te energjisë elektrike, tregun e sigurimeve, tregun e bankave,

tregun e sherbimeve celulare, tregun e sherbimit stomatologjik, tregun e miellit, tregun e

taksive në qytetin e Tiranës, si dhe tregje të tjera.

Gjate vitit 2019 nga Komisioni i Konkurrences janë marre 93 vendime, ndermjet te

cilave mund te permendin: 24 autorizime per perqendrime, nga te cilat 8 ne tregun e

brendshëm dhe 16 ne tregun e jashtem, 45 vleresime ligjore qe lidhen me situaten ne tregun e

energjisë elektrike dhe gazit natyror, te ujit, te telefonise, si dhe ne segmente te tjera.

Gjate vitit 2019 autoriteti ka derdhur ne buxhetin e shtetit shumen 12 583 318 lekë

(dymbedhjetë milionë e peseqind e tetedhjete e tre mijë e treqind e tetëmbëdhjetë), e cila

eshte derdhur si e ardhur nga perqendrimet, njoftimet dhe autorizime perqendrimi, që

perbejnë 17% te buxhetit te institucionit.

Në zbatim të rezolutës së Kuvendit, AK-ja gjate vitit 2019 ka monitoruar

permbushjen e rekomandimeve te dhena ne tregjet e hetuara gjate vitit 2018, vecanerisht për

kontratat koncesionare ne fuqi. Vendimi i Komisionit të Konkurrencës “Per vendosje gjobe

dhe detyrime ndaj ndermarrjes “SGS Automotive Albania sh.p.k”, ne tregun e sherbimit te

kontrollit teknik te detyrueshëm te mjeteve rrugore me motor dhe të rimorkiove te tyre në

Republiken e Shqiperise është përmbushur nga ana e Ministrisë së Energjisë dhe

Infrastrukturës. Ministria ka informuar autoritetin se nëpërmjet VKM-së nr. 880, date

24.12.2019 “Per miratimin e rregullores per zbatimin e Kodit Rrugor te Republikës së

Shqipërisë”, ka bere ndryshimet e nevojshme ligjore per liberalizimin e tregut.

Për sa i përket demit ekonomik të llogaritur si rezultat i shkeljes se rregullave te

konkurrences, ne zbatim te dispozitave të ligjit, gjoba e vendosur ndermarrjes “SGS” në

masen 5, 69 % te xhiros totale te vitit paraardhës financiar 2017 është vjelë dhe është

arkëtuar tërësisht në buxhetin e shtetit.

Gjate vitit 2019 autoriteti ka monitoruar zbatimin e vendimit te Komisionit të

Konkurrencës “Per mbylljen e procedures se hetimit te thelluar ndaj ndermarrjes “EMS-

Albanian”, e cila operon ne tregun e sherbimit te ngarkim-shkarkimit dhe aktivitetet e lidhura

me to, në terminalin lindor te portit te Durresit. Rekomandimet e dhena nga autoriteti janë

përmbushur në mënyrë të moderuar nga koncesionari që i referohet hartimit te nje kontrate

me kushte te njejta per te gjithe ata operatore qe duan te punojnë me te.

Page 4: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Ekonominë dhe Financat PROCESVERBAL Tiranë, më 09.03.2020, ora 12:00 Drejton mbledhjen: Milva

4

Ne zbatim te rezolutes se Kuvendit, autoriteti ka vazhduar procedurat hetimore ne

lidhje me sektorin bankar, duke iu referuar 4 bankave, të cilat janë konsideruar nga autoriteti

si banka të nivelit të parë: Raiffeise Bank, Banka Kombetare Tregtare, Credins Bank dhe

Intesa Sanpaolo Bank.

Hetimi në sektorin bankar është përqendruar në disa tregues, duke iu referuar

qendrueshmerisë se pjeseve te tregut lidhur me depozitat dhe kredite, normave shume te ulëta

dhe te ngurtesuara te interesave te depozitave, normave te larta te interesit te kredive,

komisioneve dhe penaliteteve bankare te larta per nderrimin e bankes, si dhe çështje të tjera.

Po ashtu, gjatë vitit 2019 Autoriteti i Konkurrencës ka vazhduar hetimin e tij dhe në

tregun e spitaleve duke iu referuar një vlerësimi me te thelluar te legjislacionit qe vepron ne

sherbimin spitalor privat dhe publik, politikës së vendosjes se cmimeve te sherbimeve,

ekzaminimeve, investimeve ne pajisje dhe në teknologji, bashkepunimin mes institucioneve

te sherbimit spitalor me shoqerite e sigurimit dhe skemat e rimbursimit.

Gjate vitit 2019 një prioritet i Autoritetit të Konkurrencës ka qenë edhe sektori i

arsimit te larte. Ka vazhduar hetimi gjatë vitit 2019, i cili pritet të mbyllet, duke iu referuar

një sërë çështjesh që kanë të bëjnë me rregullat e brendshme te financimit, te shperndarjes

dhe perdorimit te te ardhurave, cili eshte buxheti per mesimin, kerkimin, zhvillimin e

personelit, si dhe një sërë çështjesh të tjera që i referohen anës financiare dhe administrative

në institucionet e arsimit të lartë.

Ne zbatim te rezolutes se Kuvendit, ka nisur rishikimi i ligjit “Per mbrojtjen e

konkurrences”. Kjo është bërë e mundur në sajë të projektit të binjakezimit “IPA Twinning

“Forcimi i kapaciteteve per Autoritetin e Konkurrencës per te mbrojtur konkurrencen e lire

dhe efektive ne treg”. Aktualisht janë zhvilluar dy takime: një takim është zhvilluar në tetor

të vitit 2019 dhe takimi i dytë në fillim të janarit të vitit 2020, që ka të bëjë me dispozitat

ligjore, të cilat kanë nevojë për t’u amenduar për të qenë në koherencë me standardet e BE-

së dhe në të njëjtën kohë me dispozitat ligjore, të cilat kanë shfaqur problematika gjatë

zbatimit të tyre.

Ne zbatim te rezolutes së Kuvendit, autoriteti ka permbushur detyrimet qe rrjedhin

nga Plani Kombetar i Integrimit Europian, ku autoriteti është lider në kapitullin e 8-te:

“Konkurrenca dhe liberalizimi”. Në kuadër të këtij plani, autoriteti ka miratuar dhe aktet

nënligjore, të cilat i shërbejnë atij në veprimtarinë e përditshme.

Në lidhje me një rekomandim tjetër të rezolutës së Kuvendit, që ka të bëjë me

vleresimin ex-ante te projektligjeve, gjatë vitit 2019 pranë Autoritetit të Konkurrencës janë

Page 5: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Ekonominë dhe Financat PROCESVERBAL Tiranë, më 09.03.2020, ora 12:00 Drejton mbledhjen: Milva

5

paraqitur një sërë aktesh ligjore dhe nënligjore. Këtu dua të përmend 4 aktet ligjore të

rëndësishme, në të cilat ka kontribuar autoriteti si: projektligji “Per sipermarrjet e

investimeve kolektive”, projektligji “Per sherbimet e pagesave”, projektligji “Per tregjet e

kapitalit” dhe projektligji “Per sigurimin e detyrueshem ne sektorin e transportit”.

Gjatë vitit 2019 veprimtaria ligjore e autoritetit u është referuar 22 akteve normative

ne tregun e energjise dhe gazit natyror, si dhe 17 akteve normative ne sektorin e furnizimit

me uje dhe largimin e ujerave të ndotura.

Autoriteti ka përmbushur edhe veprimtarinë e tij në hartimin e një kuadri nënligjor që

i shërben aktivitetit të tij të përditshëm. Një nga aktet e rëndësishme të miratuara është ai

“Për miratimin e “Kornizes se Procedurave te Autoritetit te Konkurrences”, ne kuader te

Rrjetit Nderkombetar te Konkurrences.

Në lidhje me zbatimin e ligjit “Për konkurrencen”, mund të themi që gjate vitit 2019

jane monitoruar, janë hetuar dhe janë autorizuar nje numer i konsiderueshem transaksionesh.

Gjatë vitit 2019 janë monitoruar 10 tregje, të cilat lidhen ngushtë me zbatimin e vendimeve

të Komisionit të Konkurrencës gjatë viteve 2018-2019. Mund të përmend: tregun e

sigurimeve per produktin “kartoni jeshil”, tregun e sherbimeve celulare, tregun e rrjeteve te

supermarketeve “Conad”, tregun e transportit ajror, ndermarrja “Austrian Airlines”, tregun e

depozitimit dhe devijimit te energjise elektrike, tregun e qiradhenies se ambienteve per

magazinimin dhe tregtimin e produkteve agroushqimore ne qytetin e Tiranes.

Nga ana tjetër, në kuadër të monitorimit të autoritetit Aeroporti i Rinasit këtë vit, në

bazë të monitorimit që është zhvilluar gjatë vitit 2019, është konsideruar si një nga prioritetet

e veprimtarisë së këtij autoriteti.

Për sa i përket kontrollit të perqendrimeve, që është një nga fushat e veprimtarisë së

autoritetit, mund të themi se pranë këtij autoriteti janë paraqitur 42 raste, nga te cilat 24 jane

autorizuar dhe 18 prej tyre nuk kane plotesuar kriteret e ligjit. Në tregun e brendshëm mund

të përmendim një sërë transaksionesh, të cilat prekin: tregun financiar, tregun e sherbimit

telemarketig, tregun e sherbimeve ne transportin ajror, tregun e hidrokarbureve, tregun e

telefonisë celulare dhe sherbimit te internetit, tregun e transmetimeve audiovizuale, si dhe

tregun e grurit dhe miellit.

Për sa u përket marreveshjeve te ndaluara gjatë vitit 2019 nga autoriteti janë hetuar

një sërë sjelljesh të bashkërenduara nga operatorë dhe nga ndërmarrje të ndryshme që

operojnë në tregun shqiptar. Tregu i sherbimeve bankare eshte nje hetim që ka përfunduar

dhe Komisionit të Konkurrencës i është paraqitur raporti. Jemi në pritje të përfundimit të këtij

Page 6: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Ekonominë dhe Financat PROCESVERBAL Tiranë, më 09.03.2020, ora 12:00 Drejton mbledhjen: Milva

6

hetimi duke konkluduar edhe me pjesëmarrjen e bankave, të cilat do të ftohen në seancë

dëgjimore nga komisioni.

Një hetim, i cila ka përfunduar në lidhje me marrëveshjet e ndaluara, është edhe

tregu i ofrimit te sherbimeve stomatologjike. Gjatë vitit 2019 kishim një rritje të çmimeve

nga shoqatat e stomatologëve. Duke iu referuar shqetësimit që u ngrit në atë kohë, autoriteti

ndërhyri duke marrë një masë të përkohshme, por në të njëjtën kohë duke dhënë edhe

rekomandimet përkatëse si shoqatës, ashtu dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

Po ashtu, është në procedurë hetimore tregu i importit te grurit dhe prodhimit te

miellit.

Për sa i përket abuzimit me poziten dominuese, gjatë vitit 2019 ka përfunduar hetimi

në një sërë tregjesh dhe vazhdon hetimi për vitin 2020 në tregje të tjera. Mund të përmendim:

tregun e depozitimit dhe devijimit te energjise elektrike.

Sekretariati i Komunitetit te Energjise nepermjet shkreses “Njoftim per nje sjellje te

mundshme antikonkurruese dhe kerkese per hetim” kerkoi nga AK-ja qe te hetoje ne lidhje

me dy procedura tenderuese qe KESH-i ka zhvilluar, referuar “Kontrates se depozitimit” dhe

“Kontrates se devijimit” dhe në përfundim autoriteti arriti në rezultatin se kemi të bëjmë me

shkeljen e rregullave te konkurrences dhe, ne respektim te vendimeve te ERE–s, ka kerkuar

nga KESH-i t’i nderprese keto kontrata, si dhe në të ardhmen te njoftoje AK-në per te marre

nje vleresim paraprak per çdo kontate, e cila mund të vendosë te drejtat ekskluzive apo të

veçanta.

Një fushë tjetër e veprimtarisë së AK-së ka qenë edhe sektori i profesioneve te lira,

duke iu referuar noterisë, avokatise, si dhe vleresuesve te pasurive te paluajtshme, i cili në

fund fare është shoqëruar me një sërë rekomandimesh që u janë dhënë: Ministrise së

Drejtesise, ashtu edhe Dhomes Kombëtare të Noterisë, Dhomes Kombëtare të Avokatisë, si

dhe Ministrise se Infrastruktures dhe Energjise.

Një treg tjetër i hetuar është tregu i sherbimit te transportit rrugor te udhetareve me

taksi ne qytetin e Tiranes. Në përfundim të procedurës hetimore, autoriteti ka dhënë një sërë

rekomandimesh, të cilat përfshijnë: Ministrinë e Infrastruktures dhe Energjise, Ministrinë e

Financave, si dhe këshillin bashkiak në Bashkine e Tiranes. Vazhdon hetimi për sa i përket

tregut të prodhimit dhe tregtimit te naftes bruto që ka përfshirë periudhen kohore nga 1

janari 2016 deri me 31 tetor 2019.

Një fushë e re që autoriteti hetoi gjatë vitit 2019 ishte edhe tregu i veprimtarive

ekonomike qe zhvillohet nga Federata Shqiptare e Futbollit. Komisioni i Konkurrencës ka

Page 7: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Ekonominë dhe Financat PROCESVERBAL Tiranë, më 09.03.2020, ora 12:00 Drejton mbledhjen: Milva

7

konstatuar në raportin e tij se FSHF-ja ne tregjet perkatese ka abuzuar me poziten

dominuese. KK-ja i ka kerkuar FSHF -së që te marre angazhime per ta rregulluar kete treg.

Së fundi, një treg, i cili është hapur në fund të vitit 2019, është tregu i sherbimit te

ngarkim-shkarkimit te anijeve kontenierike dhe aktivitetet e lidhura me to ne terminalin e

konteniereve në Durres. Është një treg, i cili do të procedohet gjatë vitit 2020.

Kjo ishte për sa i përket veprimtarisë së përditshme të AK-së duke iu referuar 3

shtyllave të ligjit: përqendrimeve, marrëveshjeve të ndaluara dhe abuzimit me pozitën

dominuese.

Nga ana tjetër, Autoriteti i Konkurrences perballet edhe me proceset gjyqesore, për

shkak se një pjesë e konsiderueshme e vendimeve të tij janë të ankimuara. Gjate vitit 2019

proceset gjyqesore te AK-së kane vijuar si me poshte: çeshtje te gjykuara ne Gjykaten

Administrative te Shkalles se Pare Tirane me palë kundërshtare shoqerinë “Conad”, si dhe

çeshtje te gjykuara ne Gjykaten Administrative te Apelit me palë kundërshtare shoqerine

“EKMA Albania”. Të dyja çështjet janë fituar nga AK-ja. Në të njëjtën kohë, jemi në fazën e

pritjes së gjykimeve të tjera nga Gjykata e Apelit.

Në përfundim të këtij prezantimi, dua të paraqes në mënyrë të shkurtuar ato që i

konsiderojmë si prioritete të veprimtarisë së AK-së per vitin 2020, të cilat do të fokusohen

kryesisht në ato tregje, që kanë një impakt të gjerë ne jetën e qytetarëve shqiptarë dhe

ndikojnë drejtpërdrejt në çështjen e konkurrencës.

Prioritetet e autoritetit janë: tregu i sherbimit te transportit ajror. Duke iu referuar

Aeroportit TIA, një treg, i cili na ka shërbyer për të krijuar një ide dhe këtë vit AK-ja mund

të fillojë një hetim; tregu farmaceutik duke u nisur nga problematikat që shfaq ky treg; tregu

i sherbimit stomatologjik; tregu i gazit te lengshem, si dhe tregu i subjekteve financiare jo-

banke. Këto përbëjnë 5 tregjet, për të cilat Autoriteti i Konkurrencës mendon se mund të

fillojë hetimi këtë vit.

Nga ana tjetër, do te vazhdoje monitorimi dhe perfundimi i hetimeve ne tregje të

caktuara, që janë në vazhdën e veprimtarisë së aktivitetit të AK-së.

Perafrimi institucional me standardet dhe praktikat e BE-se përbën një çështje

kryesore të veprimtarisë së AK-së. Ne kuader te implementimit te projektit “IPA Twinning”

do të vazhdojë puna për amendimet ligjore.

Ne kuader te implementimit te projektit te Bankes Europiane per Rindertim dhe

Zhvillim pranë AK-së ka filluar puna për hartimin e strategjise 5-vjecare te advokacise se

konkurrences.

Page 8: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Ekonominë dhe Financat PROCESVERBAL Tiranë, më 09.03.2020, ora 12:00 Drejton mbledhjen: Milva

8

Një prioritet tjetër i rëndësishëm i AK-së është forcimi i kapaciteteve administrative

nepermjet trajnimit te stafit te ri dhe ekzistues, me qellim rritjen e cilesise se monitorimit,

inspektimit, hartimit te raporteve, analizave, si dhe cilesisë së mbrojtjes se vendimeve te KK-

së ne proceset gjyqësore ne te gjitha shkallet e gjyqesorit.

Faleminderit!

Milva Ekonomi�– Faleminderit shumë, sepse respektuat edhe kohën!

Përpara se të kalojmë te pyetjet, fjala është për zonjën Senida Mesi, si relatore e

caktuar nga komisioni.

Senida Mesi – Përshëndetje të gjithëve!

Ju falënderoj për përshkrimin e detajuar për aktivitetin që Autoriteti i Konkurrencës

ka zhvilluar gjatë vitit 2019, por edhe për fushat prioritare të fokusuara për monitorim apo

hetim për vitin 2020!

Do të doja të ndalesha shkurtimisht te raporti që sapo prezantuat, si dhe te

rekomandimet e Komisionit të Ekonomisë të punuara dhe të diskutuara edhe me stafin e

juristëve të komisionit dhe me Shërbimin e Monitorimit të Institucioneve të Pavarura të

Kuvendit, me qëllim që të kemi një bashkërendim të punës, duke u nisur nga rekomandimet

e Kuvendit, që të jenë shtesë tek objekti i veprimtarisë së AK-së për vitin 2020.

Raporti vjetor i AK-së është hartuar në përputhje me vendimin e Kuvendit nr.

134/2018 “Për miratimin e manualit të monitorimit vjetor dhe periodik”.

Në vitin 2019 kishim edhe 15­vjetorin e AK-së, që, për hir të së vërtetës, shihet se ka

qenë gjithmonë edhe më i angazhuar për të zbatuar detyrimet ligjore që vijnë si rezultat i

ligjit nr. 9121, datë 28.07.2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”, si dhe pikave të

përcaktuara në MSA, në zbatim të politikës kombëtare të konkurrencës, të gjithë kuadrit

rregullator e ligjor që rregullon veprimtarinë e institucionit përkatës.

Gjatë vitit 2019 vëmë re se veprimtaria e AK-së është konkretizuar me 93 vendime,

ku, po të shikojmë historikun, nga 42, 50, 60 vendime, ka arritur në pothuajse në dyfishim të

këtyre vendimeve, gjë që tregon se është bërë kontroll dhe hetim më i detajuar në shumë

tregje. Sikurse u përmend, në 10 tregje të ndryshme janë bërë 15 procedura monitorimi dhe

11 procedura hetimore. Krahasuar me një vit më parë, vihet re se është rritur ndjeshëm numri

i rekomandimeve dhënë institucioneve publike dhe kemi rënie të numrit të procedurave

hetimore në lidhje me abuzimin, depozitën dominuese të marrëveshjeve të ndaluara. Interes të

veçantë këtë vit kanë pasur dy autorizimet e përqendrimeve në tregun shqiptar, konkretisht:

tregu financiar, përfitimi i kontrollit tek Tirana Bank nga “Balfin sh.p.k” dhe tregu i

Page 9: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Ekonominë dhe Financat PROCESVERBAL Tiranë, më 09.03.2020, ora 12:00 Drejton mbledhjen: Milva

9

telefonisë celulare dhe shërbimit të internetit, ku “Telekom Albania sh.a” merret nga

shoqëria “Albania Telecom Invest AD.”

Rekomandimet e dhëna nga Kuvendi janë përmbushur nga ana e AK-së për sa i

përket aktivitetit gjatë vitit 2019. Autoriteti ka monitoruar përmbushjen e rekomandimeve të

dhëna për tregjet e hetuara gjatë vitit 2018, përkatësisht për 2 elemente: “SGS Automotive

Albania” dhe “EMS Albanian Port Operator”, të cilat janë hetuar dhe janë monitoruar gjatë

këtij viti.

Ka nisur rishikimi i ligjit nr. 9121/2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”, të

ndryshuar” me fokus përputhshmërinë e plotë me legjislacionin e BE-së. Janë kryer disa

aktivitete për sensibilizimin e mëtejshëm të publikut për rolin e Autoritetit të Konkurrencës

dhe në zbatim me Planin Kombëtar për Integrimin Europian 2019-2021 AK-ja ka vijuar

procesin e përafrimit të legjislacionit me direktivat europiane në fushën e konkurrencës.

Për sa u përket rekomandimeve ne do të donim që gjatë vitit 2020 të fokusoheshit si

më poshtë:

Të mbahen në monitorim dy përqendrimet e autorizuara gjatë vitit 2019 në 2 nga 3

tregjet, që kanë impakt të drejtpërdrejtë në interesat dhe mirëqenien e konsumatorëve,

sikurse janë edhe tregu i telefonisë celulare, tregu financiar ku, me sa e bëtë prezente, janë

edhe në fokusin e vendimeve të brendshme të AK- së.

Të vlerësojë përmbushjen e rekomandimeve të dhëna pas marrjes së vendimit

përfundimtar për dokumentin për këshillin publik, analizat e tregut të shërbimeve celulare, të

tregut me shumicë, aksesit dhe origjinimit të rrjeteve celulare nga AKEP-i, si dhe të marrë të

gjitha masa ndaj kufizimeve të konkurrencës në tregun e pakicës së shërbimeve celulare.

Propozon dhe kërkon që ju të propozoni rekomandime konkrete me tregjet që janë

hetuar gjatë vitit 2019, për të cilat ka pasur dyshime të arsyeshme apo janë konstatuar

marrëveshje të ndaluara ose abuzime në pozitën dominuese, si në tregun e shërbimeve

bankare, veprimtarive ekonomike që zhvillohen nga Federata Shqiptare e Futbollit, tregu i

importit të grurit dhe prodhimit të miellit, tregu i prodhimit dhe tregtimit të naftës bruto,

tregu i shërbimeve spitalore, tregu i arsimit të lartë dhe të vazhdojë përsëri me tregun e

depozitimit dhe të devijimit të energjisë elektrike, ku, me sa kuptuam, ju keni marrë tashmë

një vendim dhe ia keni komunikuar edhe “KESH sh.a” që për çdo marrëveshje duhet t’ia

sinjalizojë dhe t’ia njoftojë paraprakisht edhe AK-në.

Të përditësojë vazhdimisht informacionin për vendimet dhe statusin e

rekomandimeve të Komisionit të Konkurrencës në platformën ndërinstitucionale online.

Page 10: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Ekonominë dhe Financat PROCESVERBAL Tiranë, më 09.03.2020, ora 12:00 Drejton mbledhjen: Milva

10

Të vazhdojë me amendimet e ligjit në përputhje dhe me acquis të BE-së dhe të

shpeshtojë zhvillimin e seminareve dhe të takimeve me entet rregullatore dhe ato të

ndryshme, jo vetëm thjesht në lidhje me trajnimet, takimet e brendshme me stafin, por edhe

për ndërgjegjësimin dhe sensibilizimin e të gjithë aktorëve në Republikën e Shqipërisë në

lidhje jo vetëm me ligjin, por edhe me detyrimet e tjera që vijojnë në kuadër të legjislacionit

bazë dhe të urdhrave të brendshëm të AK-së.

Faleminderit!

Milva Ekonomi – Faleminderit!

Unë mendoj se duhet të krijojmë mundësinë për të bërë pyetje. Në pjesën e dytë të

fjalës së relatores, nëse e ndoqët me vëmendje, zonja Mesi dha edhe disa rekomandime për

rezolutën e ardhshme që do të punojmë. Nëse keni nevojë të shtoni ndonjë element tjetër në

këtë rezolutë, jeni të mirëpritur për ta bërë. E ndajmë në dy pjesë. Pjesa e parë lidhet me

pyetjet dhe komentet që mund të keni për punën e AK-së. Pjesa e dytë, nëse doni të shtoni

diçka në projektrezolutën që do të hartojmë së shpejti dhe rekomandimet që lexoi zonja

Mesi.

Ka pyetje? Po, zonja Hyseni.

Edlira Hyseni – Përshëndetje!

Faleminderit për prezantimin!

Kam një pyetje të thjeshtë, nisur edhe nga raporti juaj: a keni një opinion më konkret,

më teknik në lidhje me dy raportet që kanë dalë së fundi të Bankës Botërore “Doing

business 2020” dhe të Forumit Ekonomik Global, të cilat e kanë renditur Shqipërinë shumë

vende më poshtë, pra që ka një rënie të ndjeshme për sa i përket ambientit të biznesit dhe

indeksit të konkurrencës? Ne jemi të gjithë të ndërgjegjshëm që në Shqipëri perceptohet se

nuk ka konkurrencë të lirë dhe shumë tregje janë të monopolizuara, të themi në mënyrë jo

zyrtare, por edhe këto dy raporte shikojnë një përkeqësim të situatës në Shqipëri. Besoj se kjo

lidhet edhe me atë që evidentoni, monitoroni apo hetoni në punën tuaj. A keni ju një opinion

tuajin përtej faktit që po e analizoni edhe ju,? Gjithsesi, sot a jeni në gjendje të na thoni një

shpjegim tuajin, të jepni një arsye pse është përkeqësuar situata në Shqipëri në lidhje me të

bërit biznes dhe për indeksin e konkurrencës së lirë?

Milva Ekonomi – Po, zonja Latifi.

Juliana Latifi – Faleminderit, për pyetjen!

Doja të bëja një sqarim. Objektivi i veprimtarisë së Autoritetit të Konkurrencës është

mbrojtja e një konkurrence të lirë dhe efektive në treg. Të dyja raportet e Bankës Botërore

Page 11: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Ekonominë dhe Financat PROCESVERBAL Tiranë, më 09.03.2020, ora 12:00 Drejton mbledhjen: Milva

11

që ne i shikojmë, sepse u referohemi në raportin që sjellim në Kuvend, kanë të bëjnë me

konkurrueshmërinë dhe jo me konkurrencën.

Nga ana tjetër, ashtu siç e evidentova, gjatë viti 2019 objekti i veprimtarisë së

Autoritetit të Konkurrencës kanë qenë një sërë transaksionesh, krahas dy shtyllave kryesore

që ka autoriteti, dhe u referohet marrëveshjeve të ndaluara dhe abuzimit me pozitën

dominuese. Aktualisht tek autoriteti janë paraqitur 46 përqendrime, nga të cilat 24 janë

autorizuar. Kur them përqendrime, kemi të bëjmë me transaksione, me shitje dhe blerje që

tregojnë se biznesi në Shqipëri vepron, 8 nga këto transaksione janë realizuar në tregun e

brendshëm dhe prekin fushat kryesore të këtij të fundit: tregun e telefonisë celulare, tregun e

sigurimeve, tregun e miellit dhegrurit apo tregje të tjera. Në konceptim e AK-së shikojmë se

aktiviteti ekonomik në Shqipëri në fushën e biznesit nuk është një aktivitet që ka rënë, por

është një aktivitet në rritje nga pikëpamja e statistikave, nga pikëpamja e konkurrencës dhe

jo nga pikëpamja e konkurrueshmërisë.

Milva Ekonomi – A mund t’i mbledhim të gjitha pyetjet, se ndoshta janë përsëritje

dhe ju të jepni përgjigjen pas 4 kolegëve?

Po, zoti Roshi.

Artur Roshi – Faleminderit!

Unë pyetjet i kam të shkurtra, precize dhe dua vetëm përgjigje të shkurtra për të mos

bërë komente të tepërta. A merren parasysh rekomandimet që bën Autoriteti i Konkurrencës

pranë ministrive ose pranë qeverisë në tërësi?

Juliana Latifi – Sa më shkurt: unë ju thashë se, bazuar në vendimin e Këshillit të

Ministrave nr. 880 të dhjetorit të vitit 2019 , AK-ja i kërkoi Ministrisë për Infrastrukturën

dhe Energjinë liberalizimin e tregut. Vendimi pasqyron se është marrë në konsideratë

rekomandimi i dhënë nga AK-ja.

Artur Roshi – Ju si Autoritet i Konkurrencës, pavarësisht se nuk e di se si është

bërë përzgjedhja juaj duke influencuar qeveria, maxhoranca, duhet të jeni në anën e

konsumatorit. Koncepti i konkurrencës, sipas meje, për çfarë duhet? Që të ofrojë një çmim

në nivelet e poshtme për konsumatorin, për qytetarët dhe nëpërmjet garantimit të

konkurrencës së lirë, sepse, po u garantua konkurrenca, arrihet çmimi është më i ulët. Ky

është, besoj unë, objekti i të gjithë punës suaj, me aq sa keni fuqi dhe brenda diapazonit që

funksiononi, sepse në tërësi është e kotë që t’jua kërkojmë juve, pasi çështja e konkurrencës

së tregut të lirë është problem i qeverisë. Në atë pjesë që ju kanë lënë, se, nëse do të flasim

këtu për PPP-të, ju nuk keni treg të lirë, ku të jepni rekomandime në lidhje me to. Tregu aty

Page 12: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Ekonominë dhe Financat PROCESVERBAL Tiranë, më 09.03.2020, ora 12:00 Drejton mbledhjen: Milva

12

është asfiksuar, nuk ka konkurrencë të lirë dhe kësaj nuk ka Zot që i vjen në ndihmë dhe jo

juve që e keni të kufizuar fushën e veprimtarisë. Në këtë kontekst, po marr një shembull fare

të thjeshtë. Për telefonitë celulare ne kemi 3 apo 4 operatorë në treg, pyetja ime është: si e

garantoni ju çmimin më të lirë për qytetarët, nëpërmjet konkurrencës së lirë, brenda kornizës

së kërkesë-ofertës? Shikojmë përditë shumë reklama në televizione, ku nuk shmangen dot

asnjë nga kompanitë celulare. Kjo do të thotë që ato, në njëfarë mënyre, nuk operojnë në një

treg të lirë dhe janë të detyruara nga gjuajtja që u bën në mënyra të tërthorta qeveria për të

sponsorizuar aktivitete të ndryshme, reklama të ndryshme për të mbajtur medie të ndryshme.

Duke qenë të detyruara për të dhënë para, ndoshta jo se kanë nevojë, por me detyrim, ato

ngrenë në mënyrë unike çmimin që ofrojnë në treg për qytetarët. Kjo do të thotë se ka një

marrëveshje midis tyre, 3 apo 4 kompanive, për të ngritur çmimin, sepse të gjitha

sponsorizojnë çdolloj aktiviteti që bën qeveria, bashkia, mediet, ato që ndikojnë në jetën

publike të vendit dhe në treg në përgjithësi.

Juliana Latifi - Faleminderit për pyetjet!

Dua të informoj komisionin që institucioni i Autoritetit të Konkurrencës dhe

Komisioni i Konkurrencës kanë anëtarë, të cilët kanë integritetin dhe pavarësinë e tyre dhe

mënyra e zgjedhjes së tyre është një mënyrë që tregon balancën midis dy forcave politike,

pra PD-së dhe PS-së, që bën të mundur dhe vendimmarrjen e këtij komisioni. Pa frikë dhe

me krenari bashkë me anëtarët e tjerë të Komisionit të Konkurrencës mund të them që të

gjitha vendimet tona dalin të firmosura në unanimitet. Gjatë vitit 2019 nuk kemi asnjë

vendim që të ketë një mendim qoftë edhe kundër. Mënyra e përzgjedhjes së anëtarëve

është e tillë që lejon një balancë midis pozitës dhe opozitës.

(Ndërhyrje pa mikrofon)

Milva Ekonomi - Ta lëmë që të përfundojë zonja Latifi. Nuk kemi pse e

paragjykojmë veprimtarinë e tyre.

Juliana Latifi – Dua të them që në veprimtarinë tonë e kemi treguar edhe vizionin,

edhe punën. Të mos harrojmë vetëm vitin e kaluar, kur futëm në buxhetin e shtetit 2 milionë

euro, duke vjelë gjobat. Këto gjoba janë vjelë nga ato që ju, zoti deputet, përmendët:

koncesionet, PPP-të. Në veprimtarinë tonë ne nuk jemi afektuar fare nga politikat e qeverisë.

Një nga prioritetet e veprimtarisë së Autoritetit të Konkurrencës për vitin 2020 përbën

aeroporti i Rinasit, i cili është një koncesion. Në zbatim të rekomandimeve të Kuvendit për

vitin 2019, prioriteti i parë kryesor ishte monitorimi i koncesioneve. Ne jo vetëm që i kemi

monitoruar ato, por në të njëjtën kohë edhe i kemi gjobitur. Këto të ardhura janë të gjitha të

Page 13: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Ekonominë dhe Financat PROCESVERBAL Tiranë, më 09.03.2020, ora 12:00 Drejton mbledhjen: Milva

13

derdhura në buxhetin e shtetit. Pra, si rrallë herë mbi 10 vjet veprimtari të AK-së viti 2018

shënoi kulmin e të ardhurave të derdhura në buxhetin e shtetit, po ashtu siç e evidentova

edhe nga shuma e transaksioneve që realizojmë, janë të gjithë të ardhura të derdhura në

buxhetin e shtetit.

Çështja e fundit, që ju evidentuat, ka lidhje me telefoninë. Unë dua të përmend 2

vendimet e fundit të AK-së, të cilat i referohen fundit të muajit shkurt, një vendim që ka të

bëjë me hapjen e hetimit paraprak në tregun telefonisë celulare për klientët me parapagesë

dhe masa e përkohshme për pezullimin nga 120 lekë në 140 lekë. Është pikërisht veprimtaria

e Autoritetit të Konkurrencës, e cila ndaloi rritjen e çmimit nga telefonitë celulare. Unë,

edhe në emër të anëtarëve të tjerë të autoritetit, them që në veprimtarinë tonë mundohemi që

në momentin kur shikojmë se preken balancat në treg, atëherë të ndërhyjmë. Fakti që jemi një

institucion i pavarur dhe jemi sot këtu pranë jush, tregon se AK-ja ka një politikë që i

referohet asaj që quhet mbrojtja e një konkurrence të lirë dhe efektive në treg.

Faleminderit!

Milva Ekonomi – Po, zonja Dhima.

Antoneta Dhima – Faleminderit!

Faleminderit, zonja kryetare e Autoritetit të Konkurrencës!

Falënderoj edhe stafin tuaj për punën e bërë gjatë vitit 2019 dhe rezultatet e arritura!

Kam 3 pyetje. Autoriteti i Konkurrencës është akuzuar kohët e fundit nga drejtuesi i

Uzinës së Naftës në Mallakastër se jeni bërë pengesë për vijimin e punës në këtë institucion.

Ky drejtues u është drejtuar juve për të hetuar për abuzimin me pozitën dominuese nga

Bankers Petroleum. Ajo që dua të di nga ana juaj është: çfarë punë keni bërë konkretisht ose

qëndrimi juaj zyrtar në lidhje me këtë problem?

Një nga prioritetet e institucionit tuaj është edhe monitorimi dhe hetimi për tregun

bankar. A jeni në procedurë dhe a e shikoni me interes këtë treg?

E thatë edhe në fjalën tuaj se një nga përgjegjësitë dhe detyrimet e institucionit tuaj

është kontrolli dhe zbatimi i detyrimeve për profesionet e lira. Cilat janë disa nga

problematikat që ju keni konstatuar dhe keni adresuar me institucionet përgjegjëse?

Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2018, a ka përmirësime në këtë lloj procedure?

Juliana Latifi – Faleminderit!

Në lidhje me çështjen e parë, që ka të bëjë me ndërmarrjen Bankers Autoriteti i

Konkurrencës ka filluar hetimin në këtë sektor, i cili vazhdon deri në datën 3 prill. AK-ja

vepron në bazë të ligjit “Për mbrojtjen e konkurrencës”, i cili ka procedura ligjore strikte, që

Page 14: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Ekonominë dhe Financat PROCESVERBAL Tiranë, më 09.03.2020, ora 12:00 Drejton mbledhjen: Milva

14

nuk mund të cenohen nga AK-ka, aq më pak nga persona që kanë interes. Fakti që ne e kemi

filluar këtë çështje në bazë të ankimit të shoqërisë “Tosk Energji” tregon se ne e kemi

marrë në konsideratë ankimin e ndërmarrjes që ju përmendët. Ne u jemi referuar të gjitha

procedurave. Hetimi i thelluar mbaron në datën 3 prill. Në momentin kur mbaron hetimi i

thelluar, përgatitet raporti nga pikëpamja procedurale. Ky raport u kalon palëve të

interesuara. Palë të interesuara kemi ndërmarrjen Bankers, që është futur në hetim, e cila ka

të bëjë me prodhimin dhe me tregtimin e naftës bruto dhe, nga ana tjetër, është ndërmarrja

ankuese, që është ndërmarrja “Tosk’. Jemi në procedura. Edhe në njoftimin publik, që kemi

bërë në faqen zyrtare të Autoritetit të Konkurrencës, jemi shprehur se AK-ja ndjek

procedurat, të cilat janë të përcaktuara në ligjin “Për mbrojtjen e konkurrencës” në

përputhje me të gjitha standardet e BE-së. Në të njëjtën kohë, kemi evidentuar faktin që AK-

ja nuku referohet marrëdhënieve kontraktore midis palëve. Palët janë të lira të zgjedhin

marrëdhëniet e tyre kontraktore. Objekti i veprimtarisë së AK-së ka qenë pikërisht fakti

nëse kompania, e cila ka të drejtën për të përdorur burimet natyrore në Shqipëri në fushën e

naftës dhe të gazit, ka apo jo pozitë dominuese, abuzon apo jo me këtë pozitë dominuese.

AK-ja pas datës 3 prill dhe në vazhdimësi ka të drejtën të shprehet me vendimmarrje për sa i

përket këtij sektori.

Çështja e dytë që ka të bëjë me bankat, siç e thashë, ishte një hetim që e nisëm në

fillim të vitit 2019, por vazhdoi edhe në vitin 2020. Duke u nisur thjesht nga problematikat

që shfaq sektori bankar, mund të themi se ky i fundit, 4 bankat e mëdha, që u përkasin

bankave të nivelit të parë nga vetë klasifikimi që bën Banka e Shqipërisë, kanë paraqitur një

sërë problematikash, që i referohet asaj që ne e quajmë ngurtësime të depozitave, norma të

ulëta në depozita, norma të larta në kreditime, komisione bankare, pra nga lëvizja nga një

bankë në një tjetër, mungesë transparence dhe çështje të caktuara. Kjo ka bërë që ky hetim të

marrë kohën e tij të nevojshme, gjithmonë brenda afateve procedurale. Pra, duhet të kemi

parasysh që afatet procedurale janë afate, të cilat na imponojnë një kohëzgjatje të caktuar që

në minimumin e saj shkon deri në 9 muaj, pra nga pikëpamja procedurale.

Çështja e tretë ka të bëjë me profesionet e litra. Të mos harrojmë se, në rast se u

referohemi dy profesioneve të lira, të cilat u morën këtë vit në hetim nga AK-ja , është një

hetim i përgjithshëm, as i thelluar, as paraprak, por një hetim që nxori problematikat në këto

tregje. Në rast se shikojmë avokatinë dhe noterinë, duhet të kemi parasysh që janë dy

profesione, të cilat aktualisht pas reformës në drejtësi u janë nënshtruar një kuadri ligjor të

caktuar. AK-ja i ka kërkuar Ministrisë së Drejtësisë që për të dy profesionet, për avokatinë

Page 15: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Ekonominë dhe Financat PROCESVERBAL Tiranë, më 09.03.2020, ora 12:00 Drejton mbledhjen: Milva

15

apo noterinë, të nxjerrë menjëherë aktet nënligjore, të cilat do të bëjnë të mundur

veprimtarinë e këtyre dy fushave kryesore. Po ashtu, ka kërkuar nga Dhoma Kombëtare e

Noterisë që të bëjë një transparencë të shërbimeve që ofron dhe këto shërbime të jenë të

aksesueshme nga të gjithë qytetarët shqiptarë, që kanë nevojë për një asistencë ligjore, siç

mund të jetë avokati. Në lidhje me noterinë, kemi kërkuar që tarifat e shërbimit noterial të

jenë të tilla të orientuara drejt kostos, por në të njëjtë kohë ato të shoqërohen edhe me një

metodologji se si i kanë të përcaktuara këto tarifa Dhoma Kombëtare e Noterisë dhe

Ministria e Drejtësisë.

Për sa i përket vlerësuesit të pasurive të paluajtshme, mund të themi se kemi kërkuar

nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë për të rishikuar të gjithë kuadrin ligjor që ka

lidhje me këtë profesion, si dhe vendosjen e disa standardeve që u referohen atyre të BE-së,

për sa i përket mënyrës së organizimit dhe të funksionimit të këtij profesioni nga

pikëpamja ligjore.

(Ndërhyrje pa mikrofon)

Suzana Topi – Përshëndetje!

Dua të bëj një pyetje për sistemin bankar: cili është prioriteti i Autoritetit të

Konkurrencës në drejtim të konkurrencës së këtij sistemi, livrimit të kredive, të interesave të

tyre, pasi, krahasuar me vendet e rajonit, sistemi bankar ka interesat në kredidhënie më të

larta, po ashtu edhe interesa të ulëta të depozitës?

Milva Ekonomi – Zonja Latifi, mund të bëjmë diçka, të mbledhim edhe këto dy

pyetjet, se kam përshtypje se po i përsëritim ato.

Po, zonja Kushi.

Evis Kushi – Kam një pyetje, që lidhet me realizimin e rekomandimeve të rezolutës

së miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë, një nga këto rekomandime lidhet me mbikëqyrjen me

prioritet dhe daljen me rekomandime për disa tregje, që kanë sensibilitet të lartë dhe

ndikim të lartë social. Një nga këto tregje është edhe sektori i arsimit të lartë publik dhe

privat. Në lidhje me këtë, lexova me vëmendje raportin tuaj. Ju në nëntor të vitit 2018 keni

vendosur hapjen e procedurës së hetimit të përgjithshëm, me qëllim kryerjen e një analize të

plotë në lidhje me cilësinë e shërbimit të afruar dhe të gjitha standardet e tjera, ndërkohë që

në maj të vitit 2019 e keni shtyrë këtë hetim, me qëllim grumbullimin e informacionit. Nuk

jam e qartë se për çfarë arsye është shtyrë ky hetim, ndërkohë që institucionet e arsimit të

lartë janë të detyruara që t’iu japin informacion për të gjitha këto detaje që thoni: për pagat,

për metodologjinë e llogaritje së kostos së studimeve, të tarifës e të tjerë. Pra, që nga vitit

Page 16: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Ekonominë dhe Financat PROCESVERBAL Tiranë, më 09.03.2020, ora 12:00 Drejton mbledhjen: Milva

16

2018 deri sot nuk e di se çfarë është bërë në lidhje me monitorimin e këtij sektori që është

shumë i rëndësishëm dhe nuk është e qartë arsyeja pse është shtyrë pas një viti. Ju e keni

shtyrë hetimin pa dhënë asnjë informacion se sa kohë do të shtyhet, çfarë problematikash ka

pasur dhe kështu me radhë.

Milva Ekonomi – Po, zoti Bushaj.

Xhevit Bushaj – Faleminderit!

Pavarësisht se të dyja pyetjet e mia u ezauruan nga kolegët, se duke bërë pyetjet nga

fundi ato amortizohen, sepse paraprakisht i japim fjalën opozitës.

Falënderoj stafin e Autoritetit të Konkurrencës!

Milva Ekonomi – Keni shumë të drejtë.

(Ndërhyrje pa mikrofon)

Xhevit Bushaj – A mund të mbaroj! Zoti Roshi, nuk ju kam ndërhyrë ndonjëherë.

Mua më mbetet si propozim që në rekomandimet, që do t’i japim Autoritetit të

Konkurrencës, duhet t’i japim edhe një detyrë tjetër: mbikëqyrje prioritare të dy sektorëve të

rëndësishëm, atij bankar, të bankave të nivelit të dytë, pavarësisht se ju thatë që janë banka të

nivelit të parë, por ato quhen të gjitha banka të nivelit të dytë.

(Ndërhyrje pa mikrofon)

Ma dëgjoni deri në fund rekomandimin.

Dua të them që ekziston një gamë e gjerë produktesh që ofrohen te klientët tanë, te

qytetarët tanë nga këto banka, prandaj rekomandoj një mbikëqyrje prioritare në sistemin

bankar, në mënyrë që t’u shërbehet sa më mirë dhe konkurrenca të jetë në shërbim të

qytetarëve dhe të klientëve të këtyre bankave.

Një mbikëqyrje prioritare edhe për tregun e naftës bruto. Aty ekziston një kompani

shumë e fuqishme, siç është Bankers Petroleum. Ajo komandon tregun e naftës bruto. Jo

vetëm që krijon probleme midis konkurrentëve, por krijon probleme edhe midis furnizimit

që duhet t’u bëjnë të dyja uzinave të përpunimit të thellë të naftës që kemi në vendin tonë.

Aty operojnë apo paguhet një numër goxha i konsiderueshëm i qytetarëve tanë. Prandaj, do të

doja që ky të ishte një rekomandim dhe të dilnim me një rezolutë.

Milva Ekonomi – Nëse nuk ka më pyetje, mendoj të vazhdojmë mbledhjen. E para,

falënderojmë shumë Autoritetin e Konkurrencës për punën që ka bërë gjatë vitit të kaluar.

Ndërkohë, statistikat tregojnë se ju keni vepruar drejt, shpejt dhe keni dhënë dhe

rekomandime. Keni ndjekur edhe statusin e rekomandimeve që u keni dërguar institucioneve.

Me sa kuptoj, rekomandimet më të vështira janë ato që keni me Ministrinë e Financave,

Page 17: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Ekonominë dhe Financat PROCESVERBAL Tiranë, më 09.03.2020, ora 12:00 Drejton mbledhjen: Milva

17

sepse përmbushja nuk është shumë e kënaqshme, me AKEP-in, si dhe me KESH-in. Janë

3 institucione ku rekomandimet tuaja duhet të shkojnë më përpara. Ne duhet të vëmë në

fokus që veprimtaria e komunikimit me këto institucione të jetë pak më e përqendruar këtë

vit, meqenëse ato që ju keni rekomanduar nuk janë çuar deri në fund. Kjo më duket se po

përkon edhe me përpjekjen që po bëni që ligji juaj të ndryshojë dhe të shkojë vijë me vijë

me acquis­në.

Në këtë kuadër, bashkëbisedimi me këto institucione dhe veprimi i përbashkët do të

jetë një prioritet. Shikoj se në raportin tuaj të vitit të kaluar keni krijuar një profil se si punon

AK-ja, mënyra sesi komunikoni me entet që kontrolloni. Kam përshtypjen se u keni bërë

edhe imponimin e kulturës suaj të punës, sepse nga përmbushja e 21 rekomandimeve

tregohet se kultura juaj e punës ka shkuar te këto ente që keni kontrolluar. Megjithatë, për

konsumatorin mbeten disa shqetësime që lidhen edhe me lëvizjen e tregut. Vumë re që edhe

për ne shërbimet e telefonisë celulare janë të rëndësishme, prandaj i kemi në rezolutë dhe,

përveç tregut financiar që kemi shtruar si çështje në rezolutë, vëmendja jonë u shtua, edhe

nga kolegët e opozitë, edhe nga të pozitës për tregun bankar. Tregu bankar sërish duhet të

mbahet në vëmendje për vitin që vjen.

Ne kemi kujdes që të krijojmë breza të rinj, profesionistë të mirë, prandaj për

arsimin e lartë ta vazhdoni edhe atje hetimin dhe të na bëni me dije edhe ne për rezultatet që

dalin nga ky hetim. Kemi vëmendje edhe për tregun e shërbimit stomatologjik, sidomos për

ato produkte që lidhen me bukurinë estetike që nuk e dimë se si është konkurrenca, nuk e

dimë se si është cilësia e atyre që vijnë. Nuk është vetëm një shqetësim i këtij komisioni,

por edhe i Komisionit për Shëndetësinë, edhe i Komisionit për Veprimtaritë Prodhuese. Një

nga konkluzionet tuaja vlen të merret në konsideratë dhe të përdoret për ndryshime

legjislative që mund të nevojiten atje. Prandaj, edhe për këtë gjë, donin t’ju bënim një ftesë:

nëse dilni me konkluzione nga hetimet, t’i vini në dispozicion të komisionit tonë këto

informacione.

Unë besoj që për të gjithë ne, anëtarë të këtij komisioni, nevoja për të bashkëbiseduar

me ju dhe për t’ju pasur në dëgjesa është përtej rezolutës, pasi sidomos jemi në një moment të

rëndësishëm në jetën e vendit, që lidhet me dy faktorë të rëndësishëm, që janë: rindërtimi

dhe bërja ballë e një epidemie shëndetësore. Kështu, do të kemi nevojë që herë pas here t’ju

thërrasim në dëgjesa për të kuptuar pak më mirë situatën e konkurrueshmërisë në vend. Mos

u mërzitni, kur t’ju bëjmë ftesa për ndonjë dëgjese me temë specifike që lidhet me

veprimtarinë e komisionit tonë në këto dy drejtime të mëdha të jetës së vendit.

Page 18: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Ekonominë dhe Financat PROCESVERBAL Tiranë, më 09.03.2020, ora 12:00 Drejton mbledhjen: Milva

18

(Ndërhyrje pa mikrofon)

Dakord, por do të kemi vëmendje të shtuar.

E fundit, që dua të shtoj, është se ky komision përveç dëgjesës që duhet të bëjë me

ju për rezolutën dhe rënien dakord me të, dua të shtoj dhe një informacion: ju dëgjuat një

draftlistë të rekomandimeve që zonja Mesi i lexoi me zë dhe i vuri në dispozicionin tuaj. Ne

do të punojmë për të hartuar rezolutën përfundimtare. Ju e dini se si është eksperienca, sepse

e keni bërë edhe më parë këtë gjë. Rezoluta, përpara se të miratohet në Kuvend, pa dyshim

që konsultohet edhe me ju dhe nuk kalon në Kuvend pa pasur një konsensus të përbashkët

për ato që ne mendojmë se duhet të jenë pjesë e veprimtaria suaj për vitin 2020.

Dua të shtoj se në veprimtarinë e komisionit ne do të kemi nevojë që të vijmë së

bashku me ju për të bërë kontroll parlamentar në disa ente, që mendojmë se janë të

rëndësishme dhe duhet të vizitohen nga anëtarët e komisionit për të rritur transparencën e

anëtarëve të parlamentit.

Do t’ju bëjmë me dije kur do të kemi nevojë për të bërë një vizitë të këtij lloji.

Ju falënderoj shumë për punën shumë të mirë të këtij viti!

E dyta, ju falënderoj për gatishmërinë për ndryshimin e orarit, sepse e di që dita e

hënë është një ditë me shumë punë për të gjitha institucionet. Ju ishit shumë të gatshëm të

bashkërendisnit me ne edhe kohën tuaj. Faleminderit dhe për punën e mirë që bëni duke

arritur në një konkluzion dhe në një marrje vendimi të përbashkët. Edhe pse sekretaria juaj,

edhe pse anëtarët e Komisionit të Konkurrencës janë me përqasje të ndryshme politike, kjo

nuk ka ndikuar fare në mënyrën se si ka vepruar Autoriteti i Konkurrencës. Pra, faleminderit

edhe për këtë gjë, pra për menaxhimin e mirë që i bëni vendimmarrjes!

Fakti që keni grumbulluar 2 milionë euro për vitin 2019 në buxhetin e shtetit nuk

është një veprimtari që nuk tregon sukses, përkundrazi, tregon shumë sukses.

Punë të mbarë për vitin 2020!

Do të shihemi më shpesh gjatë këtij viti.

Faleminderit!

Sekretar Përgjegjësja e Sektorit të Redaktorëve

Anastas Angjeli Euzheni Pengili

Sekretar i komisionit

Elvi Prifti

Page 19: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Ekonominë dhe Financat PROCESVERBAL Tiranë, më 09.03.2020, ora 12:00 Drejton mbledhjen: Milva

19

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

KUVENDI

Komisioni për Ekonominë dhe Financat

PROCESVERBAL

Tiranë, më 09.03.2020, ora 13:00

Drejton mbledhjen:

Milva Ekonomi – kryetare e Komisionit

Rendi i ditës:

Shpallja e vakancës në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Marrin pjesë:

Milva Ekonomi, Reme Lala, Arben Elezi, Senida Mesi, Xhevit Bushaj, Edlira Hyseni,

Artur Roshi, Krenar Ryci, Ervin Bushati, Evis Kushi, Antoneta Dhima, Eljo Hysko, Vullnet

Sinaj, Korab Lita, Blerina Gjylameti dhe Suzana Topi.

Mungojnë:

Ylli Shehu, Roland Xhelilaj dhe Anastas Angjeli.

Page 20: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI · REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI Komisioni për Ekonominë dhe Financat PROCESVERBAL Tiranë, më 09.03.2020, ora 12:00 Drejton mbledhjen: Milva

20

Milva Ekonomi – Kalojmë te pika e dytë e rendit të ditës: shpalljen e vakancës në

Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Duhet të marrim një vendim. Kuorumin e

kemi. Ju e dini se kemi një vendim të parlamentit nr. 148/2019 “Për shkarkimin e një anëtari

të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë”. Çdo vend vakant, që ka Banka e Shqipërisë

sipas dispozitës së nenit 44 të ligjit “Për Bankën e Shqipërisë”, duhet të zëvendësohet.

Ne si komision përgjegjës, në zbatim të procedurës parlamentare dhe të nenit 111 të

Rregullores së Kuvendit, vendosëm shpalljen e vakancës në faqen e internetit të Kuvendit,

duke publikuar kriteret ligjore për kandidatët që do të aplikojnë dhe afatin e lënë për të bërë

aplikimin. Zakonisht afati shkon deri në 30 ditë. Do ta zbatojmë edhe ne këtë afat. Do ta lëmë

për një muaj vakancën në faqen e internetit. Jemi dakord për ta shpallur. Nuk besoj se ka

ndonjë kundërshtim nga ne për të bërë shpalljen e vakancës dhe për të vazhduar me

procedurën normale. Kjo është kërkesë normale e legjislacionit në fuqi.

Shpallja do të bëhet në datën 16 mars. A jeni dakord? Në rregull.

Faleminderit!

MBYLLET MBLEDHJA

Sekretar Përgjegjësja e Sektorit të Redaktorëve

Anastas Angjeli Euzheni Pengili

Sekretar i komisionit

Elvi Prifti