republika e shqipËrisË kuvendi transportit” i …amf.gov.al/pdf/fokus/40_draft ligji tpl 30...

25
1 REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI P R O J E K T L I GJ Nr.______/2016 “PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 10 076, DATË 12.2.2009, “PËR SIGURIMIN E DETYRUESHËM NË SEKTORIN E TRANSPORTIT” 1 Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, K U V E N D I I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË V E N D O S I: Në ligjin nr. 10076 datë 12.02.2009 “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”, i ndryshuar bëhen këto shtesa dhe ndryshime: Neni 1 Në nenin 3 bëhen ndryshimet e mëposhtme: 1. Në pikën 3, pas fjalëve “numri i rrotave” shtohen fjalët “subjekt i detyrimit për regjistrim”. 2. Pika 6 ndryshon si më poshtë: “6. “Policë sigurimi” është kontrata e sigurimit, sipas përcaktimeve të ligjit “Për veprimtarinë e sigurimit dhe risigurimit” dhe të legjislacionit në fuqi.” 1 Pjesërisht i përputhshëm me Direktivën 2009/103/KE e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit, datë 16 shtator 2009, për sigurimin e përgjegjësisë civile në lidhje me përdorimin e mjeteve motorike dhe për zbatimin me forcë të detyrimit për të marrë një sigurim të tillë, Numër CELEX 32009L0103, Fletore Zyrtare L 263 , 07.10.2009, f. 0011 - 0031

Upload: phamtu

Post on 11-Feb-2018

224 views

Category:

Documents


2 download

TRANSCRIPT

Page 1: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI TRANSPORTIT” I …amf.gov.al/pdf/fokus/40_Draft Ligji TPL 30 Gusht 2016.pdf · veprimtarinë e sigurimit dhe risigurimit ... pas togfjalëshit “certifikatën

1

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

KUVENDI

P R O J E K T L I GJ

Nr.______/2016

“PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 10 076, DATË

12.2.2009, “PËR SIGURIMIN E DETYRUESHËM NË SEKTORIN E TRANSPORTIT”1

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

K U V E N D I I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

V E N D O S I:

Në ligjin nr. 10076 datë 12.02.2009 “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”, i ndryshuar bëhen këto shtesa dhe ndryshime:

Neni 1

Në nenin 3 bëhen ndryshimet e mëposhtme: 1. Në pikën 3, pas fjalëve “numri i rrotave” shtohen fjalët “subjekt i detyrimit për

regjistrim”. 2. Pika 6 ndryshon si më poshtë: “6. “Policë sigurimi” është kontrata e sigurimit, sipas përcaktimeve të ligjit “Për veprimtarinë e sigurimit dhe risigurimit” dhe të legjislacionit në fuqi.”

1Pjesërisht i përputhshëm me Direktivën 2009/103/KE e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit, datë 16 shtator 2009, për sigurimin e përgjegjësisë civile në lidhje me përdorimin e mjeteve motorike dhe për zbatimin me forcë të detyrimit për të marrë një sigurim të tillë, Numër CELEX 32009L0103, Fletore Zyrtare L 263 , 07.10.2009, f. 0011 - 0031

Page 2: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI TRANSPORTIT” I …amf.gov.al/pdf/fokus/40_Draft Ligji TPL 30 Gusht 2016.pdf · veprimtarinë e sigurimit dhe risigurimit ... pas togfjalëshit “certifikatën

2

3.Pika 7 ndryshohet si më poshtë:

“Dëm pasuror” është dëmi i pësuar si rezultat i dëmtimit apo shkatërrimit të pronës, si dhe humbjes së të ardhurave si rezultat i vdekjes apo dëmtimeve trupore. 4. Pika 21 ndryshohet si më poshtë:

a) në fjalinë e parë, fjala “i shtetit” zëvendësohet me “i vendit”, dhe kudo ku në ligj

kemi fjalën “shtet” zëvendësohet me fjalën “vend” .

b) në shkronjën c), togfjalëshi “kryesisht, qëndrimi”, zëvendësohet me “qëndrim të përhershëm”.

c) në shkronjën ç), fjala i “i transportit” zëvendësohet me “motorik”.

5. Pas pikës 28 shtohen pikat 29, 30, 31, 32 dhe 33 me përmbajtje si më poshtë:

“29. “Ngjarje sigurimi” është tërësia e të gjitha dëmtimeve që shkaktohen si pasojë e një apo disa aksidenteve të lidhur me njëri tjetrin, pavarësisht numrit të të dëmtuarve, pasurive, apo palëve të përfshira , e cila kur ndodh, i jep të drejtën palëve të treta të dëmtuara të dëmshpërblehen nga siguruesi brenda kufijve, afateve, kritereve, procedurave, si dhe metodologjisë së përllogaritjes të dëmshpërblimit të përcaktuara në këtë ligj.” “30. “Kufiri minimal i përgjegjësisë” është shuma maksimale e dëmshpërblimit (për çdo figurë dëmi të njohur nga ky ligj) që siguruesi merr përsipër t’u dëmshpërblejë palëve të treta të dëmtuara në një ngjarje sigurimi.” 31. “Sistemi bonus-malus” është sistemi i cili zbatohet për përcaktimin e nivelit të primit të sigurimit të detyrueshëm motorik, bazuar në historikun e dëmeve të të siguruarit. 32. “Enti” është Enti i Fondit të Kompensimit. 33. Për qëllim të këtij ligji, sa herë që në ligj përmendet termi “sigurim i detyrueshëm motorik”, kuptohet edhe “sigurim i detyrueshëm për përgjegjësinë ndaj palëve të treta”.

Neni 2 Në nenin 4 bëhen ndryshimet e mëposhtme:

Page 3: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI TRANSPORTIT” I …amf.gov.al/pdf/fokus/40_Draft Ligji TPL 30 Gusht 2016.pdf · veprimtarinë e sigurimit dhe risigurimit ... pas togfjalëshit “certifikatën

3

1. Në pikën 2 bëhen ndryshimet e mëposhtme:

a) togfjalëshi “apo licencuar” zëvendësohet me “apo certifikuar”; b) pas togfjalëshit “certifikatën e regjistrimit” shtohet togfjalëshi “certifikatën e

kontrollit teknik”; c) fjala “i provon” zëvendësohet me togfjalëshin “i provon këtij autoriteti”.

2. Pas pikës 3 shtohet pika 4 me përmbajtje si më poshtë:

“4. Autoritetet përgjegjëse janë të detyruara të zbatojnë kërkesat e pikës 2 të këtij neni”.

Neni 3 Në nenin 7 pas fjalëve “shoqërive të sigurimit” shtohet fjala“, Entit”.

Neni 4

Në nenin 8, bëhen ndryshimet e mëposhtme: 1. Në pikën 2, fjala “e zbaton” zëvendësohet me fjalën “e ofron”.

2. Pas pikës 2 shtohet pika 2.1 me përmbajtje si më poshtë:

“2.1 Në rastin e sigurimit të pasagjerëve nga aksidentet në transportin publik, siguruesi duhet të garantohet, përpara lëshimit të kontratës së sigurimit të përgjegjësisë së pronarit, se pronari në fjalë zotëron policën e sigurimit të pasagjerëve nga aksidentet në transportin publik, sipas përcaktimeve të pikës 2) të nenit 17 të këtij ligji, nëpërmjet vërtetimit të paraqitur nga ana e këtij pronari.”

Neni 5 Në nenin 9, bëhen ndryshimet e mëposhtme: 1. Pika 2 ndryshohet si më poshtë:

“2. Kontrata për sigurimin e detyrueshëm, referuar shkronjës b të pikës 1 të nenit 2 të këtij ligji mbulon dëmet e ndodhura në territorin e Republikën së Shqipërisë.” 2. Pika 3 ndryshohet si më poshtë:

Page 4: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI TRANSPORTIT” I …amf.gov.al/pdf/fokus/40_Draft Ligji TPL 30 Gusht 2016.pdf · veprimtarinë e sigurimit dhe risigurimit ... pas togfjalëshit “certifikatën

4

“3. Kontrata për sigurimin e detyrueshëm të kartonit jeshil, referuar shkronjës b të pikës 1 të nenit 2 të këtij ligji mbulon dëmet e ndodhura në territoret e shteteve anëtare të sistemit të kartonit jeshil”.

Neni 6 Neni 10 ndryshohet si më poshtë:

“Neni 10

Tarifat e primit të sigurimit të detyrueshëm dhe komisionet e ndërmjetësimit

1. Shoqëria e sigurimit i përcakton vetë tarifat e primit të sigurimit të detyrueshëm, referuar pikës 1, të nenit 2 të këtij ligji.

2. Shoqëria e sigurimit njofton Autoritetin brenda 10 ditëve kalendarike përpara aplikimit të tarifave të reja të primit dhe depoziton në Autoritet, bazat teknike dhe vlerësimet aktuariale të përdorura për llogaritjen e këtyre primeve, të shoqëruara me opinionin e aktuarit të autorizuar të shoqërisë. Autoriteti miraton tarifat e reja dhe vetëm pas miratimit nga Autoriteti ato bëhen efektive.

3. Shoqëritë e sigurimit duhet të krijojnë provigjone teknike, jo më pak se niveli i provigjoneve teknike i përcaktuar me rregullore nga Autoriteti.

4. Autoriteti, në funksion të mbikëqyrjes së veprimtarisë të shoqërisë së sigurimit, ka të drejtë të kthejë për rishikim tarifat e reja të primeve nëse konstaton se shoqëria e sigurimit nuk ka vepruar në përputhje me parimet aktuariale si dhe me rregulloren mbi bazën e të dhënave të përdorura për llogaritjen e tarifave të primit të miratuar nga Autoriteti.

5. Komisionet e ndërmjetësimit për shitjen e policave të sigurimeve të detyrueshme nuk mund të jenë më të mëdha se 12% e primit të shkruar bruto.

Neni 7

Pas nenit 10, shtohet neni 10/1 me përmbajtjen si më poshtë:

“Neni 10/1 Sistemi Bonus-Malus

1. Shoqëria e sigurimit duhet të përfshijë sistemin bonus-malus në përcaktimin e

tarifave të primeve të sigurimit të përgjegjësisë së të siguruarit, për dëmet shkaktuar palëve të treta nga përdorimi i këtij mjeti.

Page 5: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI TRANSPORTIT” I …amf.gov.al/pdf/fokus/40_Draft Ligji TPL 30 Gusht 2016.pdf · veprimtarinë e sigurimit dhe risigurimit ... pas togfjalëshit “certifikatën

5

2. Autoriteti përcakton kriteret themelore të sistemit bonus-malus, kategoritë e mjeteve ku zbatohet si dhe të dhënat e nevojshme për zbatimin e këtij sistemi.

3. Shoqëria e sigurimit mund të vendosë kritere shtesë mbi zbatimin e sistemit bonus-malus, të cilat nuk janë në kundërshtim me kriteret e përcaktuara nga Autoriteti sipas pikës 2 të këtij neni. 4. Certifikata e historikut të dëmeve sipas shkronjës d), të pikës 1 të nenit 38 të këtij ligji është në formë elektronike dhe i vihet në dispozicion të siguruarve, sipas formatit, metodës, afateve kohore dhe përmbajtjes të përcaktuara me rregulla të miratuara nga Autoriteti. 5. Shoqëria e sigurimit zbaton sistemin bonus-malus një vit pas datës së hyrjes në fuqi të këtij ligji.

Neni 8 Në nenin 11, bëhen ndryshimet e mëposhtme: 1. Në pikën 2 pas togfjalëshit “Kërkesa për dëmshpërblim” shtohet togfjalëshi “që rrjedh nga kontrata e sigurimit të detyrueshëm, për të cilën janë të zbatueshme dispozitat e këtij ligj”. 2. Pas pikës 3 shtohet pika 3.1 me përmbajtje si më poshtë:

“3.1 Për dëme të lidhura me dëmtimin apo shkatërrimin e pronës, kur shkalla e dëmtimit është e vogël dhe vlerësohet deri në 100,000 lekë, siguruesit janë të detyruar të lidhin marrëveshje ndërmjet tyre, sipas të cilave kërkesa për dëmshpërblim në lidhje me dëmin e shkaktuar, trajtohet nga siguruesi i drejtpërdrejtë i pronarit të mjetit motorik të dëmtuar.”

Neni 9

Në nenin 12 bëhen ndryshimet e mëposhtme: 1. Pika 2 ndryshohet si më poshtë:

“2. Siguruesi përgjegjës është i detyruar të trajtojë kërkesën për dëmshpërblim për dëme pasurore dhe jopasurore dhe të kryejë njoftimin përkatës, sipas pikës 1 të këtij neni, brenda 60 ditëve kalendarike nga data e plotësimit të dokumentacionit për dëmshpërblim.

Nëse ky afat nuk është respektuar, interesat mbi shumën e llogaritur nga shoqëria e sigurimit apo gjykata, fillojnë pas përfundimit të këtij afati”.

Page 6: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI TRANSPORTIT” I …amf.gov.al/pdf/fokus/40_Draft Ligji TPL 30 Gusht 2016.pdf · veprimtarinë e sigurimit dhe risigurimit ... pas togfjalëshit “certifikatën

6

2. Pas pikës 2, shtohet pika 2.1 me përmbajtje si më poshtë:

“2.1 Në rast se dokumentacioni i kërkesës për dëmshpërblim mungon ose është i paplotë, siguruesi përgjegjës informon palën e dëmtuar me shkrim në lidhje me informacionin që mungon dhe/ose është i paplotë, brenda 8 ditësh pune nga data e marrjes së këtij dokumentacionit.” 3. Pas pikës 3, shtohen pikat 3.1, 3.2, 3.3 dhe 3.4, me përmbajtje si më poshtë:

“3.1 Në rast se përfituesi nuk është dakord me vlerën e ofruar të dëmshpërblimit nga siguruesi përgjegjës, mund të paraqesë ankim pranë shoqërisë së sigurimit. 3.2 Siguruesi përgjegjës është i detyruar t’i përgjigjet ankimimit të palës së dëmtuar brenda 15 ditëve kalendarike nga data e paraqitjes së tij. 3.3 Pala e dëmtuar mund të ngrejë padi civile kundër siguruesit përgjegjës pas mbarimit të ankimit në shoqërinë e sigurimit, në rastet kur: a) siguruesi përgjegjës nuk i përgjigjet palës së dëmtuar brenda afatit të përcaktuar në pikën 2 të këtij neni; b) pala e dëmtuar nuk është dakord me masën e dëmshpërblimit të ofruar nga siguruesi përgjegjës. 3.4 Ekzekutimi i vlerës së dëmshpërblimit, që rrjedh nga kontrata e sigurimit të detyrueshëm dhe deklarimi formal i pranimit të vlerës nga pala e dëmtuar apo përfituese, shuajnë përfundimisht detyrimin e shoqërisë siguruese. Pala përfituese e dëmshpërblimit nuk ka të drejtë të kërkojë vlerë tjetër dëmshpërblimi, të ndryshme nga ajo që ka pranuar me vullnet të lirë nëpërmjet nënshkrimit të marrëveshjes dhe/ose deklaratës së pranimit të vlerës. 4. Pika 4 shfuqizohet. 5. Pas pikës 5 shtohen pikat 6 dhe 7 me përmbajtje si më poshtë:

“6. Për dëme të lidhura me dëmtimin apo shkatërrimin e pronës, kur shkalla e dëmtimit është e vogël, dhe vlerësohet deri në 100,000 lekë, afati i trajtimit të kërkesës për dëmshpërblim është brenda 14 ditëve kalendarike nga data e plotësimit të dokumentacionit.”

Page 7: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI TRANSPORTIT” I …amf.gov.al/pdf/fokus/40_Draft Ligji TPL 30 Gusht 2016.pdf · veprimtarinë e sigurimit dhe risigurimit ... pas togfjalëshit “certifikatën

7

“7. Shoqëria e sigurimit duhet të kryejë pagesën e dëmshpërblimit vetëm në llogarinë bankare personale të të dëmtuarit dhe ose përfituesit. Pagesa në llogari të përfaqësuesit të tyre bëhet vetëm nëse i dëmtuari ose përfituesi bien dakord me shkrim për këtë gjë. Pala e dëmtuar ose përfituesi në rast se merr shërbime nga mbrojtësi ligjor, përballon me shpenzimet e veta, shpenzimet që lidhen me këtë shërbim .”.

Neni 10

Në nenin 13 bëhen ndryshimet e mëposhtme: 1. Pika 1, ndryshohet si më poshtë:

“1. Rregullat, metodologjia e llogaritjes së dëmshpërblimit që mbulohet nga kontrata e

sigurimit të detyrueshëm në zbatim të këtij ligji sipas pikës 1, të nenit 2 miratohen nga Autoriteti dhe botohen në Fletoren Zyrtare. 2. Pas pikës 2 shtohet pika 3 me përmbajtje si më poshtë:

“3. Vlerësuesit e dëmeve të licencuar nga Autoriteti janë të detyruar të zbatojnë rregullat e përcaktuar në pikën 1 të këtij neni.”

Neni 11

Në të gjithë nenin 16, përveç se në pikën 2 të tij, fjala “byro” do të zëvendësohet me togfjalëshin “Byroja dhe Enti”.

Neni 12

Në nenin 19 pas pikës 2 shtohet pika 3 me përmbajtje si më poshtë: “3. Aksidente të pasagjerëve në transportin publik konsiderohen rastet kur një person

dëmtohet si rezultat i ndodhjes në mjetin e transportit publik dhe i kontaktit direkt me ndonjë pjesë të mjetit në fjalë duke përfshirë edhe pjesë që mund të shkëputen prej tij apo gjatë shpërthimit të motorit. Përjashtohen dëmtimet nga shkaqet natyrore, dëmtimet e vetëshkaktuara apo të shkaktuara në bashkëpunim me persona të tjerë, si edhe dëmtimet e personave të cilët nuk përfshihen në përkufizimin e pasagjerit sipas nenit 18 të këtij ligji.

Neni 13

Page 8: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI TRANSPORTIT” I …amf.gov.al/pdf/fokus/40_Draft Ligji TPL 30 Gusht 2016.pdf · veprimtarinë e sigurimit dhe risigurimit ... pas togfjalëshit “certifikatën

8

Në nenin 20, bëhen ndryshimet e mëposhtme: 1. Në pikën 2 në fund të fjalisë pas togfjalëshit “në transportin publik” të shtohet “sipas përcaktimeve të pikës 3 të nenit 19 të këtij ligji.” 2. Pas pikës 2, shtohet pika 3 me përmbajtje si më poshtë:

“3. Pronari i mjetit të transportit publik, sipas parashikimeve të pikës 1), të nenit 17

vendos në një vend të dukshëm të mjetit të transportit publik dhe pasqyron në biletë,

emrin e shoqërisë së sigurimit të përcaktuar në kontratën e sigurimit, si dhe të drejtën e

pasagjerit për të përfituar nga kjo kontratë.”

Neni 14

Në nenin 21 në pikën 2 fjala “Byroja” zëvendësohet me “Enti”.

Neni 15

Në nenin 22 bëhen ndryshimet e mëposhtme:

1. Titulli i nenit ndryshohet si më poshtë:

“Mbulimi në sigurim”

2. Pika 1 ndryshohet si më poshtë:

“1. Pronari i mjetit motorik lidh një kontratë të sigurimit të përgjegjësisë për dëmet pasurore dhe jopasurore që mund t’u shkaktohen palëve të treta nga përdorimi i këtij mjeti, me pasojë dëmtimin dhe humbjen e pronës, vdekjen, dëmtimet trupore dhe përkeqësimin e shëndetit.” 3. Pas pikës 1 shtohet pika 1.1 me përmbajtje si më poshtë:

1.1 Shoqëria e sigurimit përfshin në kontratën e sigurimit sipas pikës 1 të këtij neni, të gjitha rastet e mbulimit të parashikuar në këtë ligj. 4. Pas pikës 2 shtohet pika 2.1 me përmbajtje si më poshtë:

Page 9: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI TRANSPORTIT” I …amf.gov.al/pdf/fokus/40_Draft Ligji TPL 30 Gusht 2016.pdf · veprimtarinë e sigurimit dhe risigurimit ... pas togfjalëshit “certifikatën

9

“2.1 Kontrata e sigurimit, sipas pikës 1 të këtij neni, mbulon edhe dëmet pasurore dhe jopasurore që mund t’u shkaktohen këmbësorëve, çiklistëve si dhe përdoruesve të mjeteve jo-motorike që lëvizin në rrugë.”

Neni 16 Në nenin 23 bëhen ndryshimet e mëposhtme: 1. Shkronja a) ndryshon si më poshtë:

a) personi përgjegjës, shkaktar i aksidentit, për dëmtime trupore apo përkeqësim shëndeti që ai vetë pëson, si dhe në rastet e vdekjes së këtij drejtuesi edhe trashëgimtarët ligjorë të tij. 2. Në shkronjën ç) fjala “byroja” zëvendësohet me “Enti”.

Neni 17

Në nenin 24 bëhen ndryshimet dhe shtesat e mëposhtme: 1. Në pikën 1, në shkronjën ç), hiqet togfjalëshi “mbi kufijtë e lejuar”. 2. Në pikën 1 pas shkronjës dh), shtohen shkronjat e), ë) dhe f) me përmbajtje si më poshtë: e) drejtuesi nuk garanton ngarkesën që transporton duke u bërë shkak për aksident. ë) drejtuesi ka marrë në automjet një numër më të madh personash se sa lejon leja e qarkullimit. f) drejtuesi i mjetit që vendos të miturin në kundërshtim me dispozitat e kodit rrugor, për dëmet që ka pësuar i mituri. 3. Në pikën 2 togfjalëshi “...në shkronjat “a” deri në “dh” të pikës 1 të këtij neni”, zëvendësohet me togfjalëshin “...në shkronjat “a” deri në “f” të pikës 1 të këtij neni”. 4. Në pikën 3, togfjalëshi “...sipas shkronjës “d” të pikës 1 të këtij neni...” zëvendësohet me togfjalëshin “sipas shkronjave a”, “b”, “c”, “ç”, “d”, “dh”, “e” ,“ë” dhe ”f” të pikës 1 të këtij neni”.

Neni 18

Në nenin 26, bëhen ndryshimet si më poshtë:

Page 10: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI TRANSPORTIT” I …amf.gov.al/pdf/fokus/40_Draft Ligji TPL 30 Gusht 2016.pdf · veprimtarinë e sigurimit dhe risigurimit ... pas togfjalëshit “certifikatën

10

1. Në pikën 2, shkronja b), ndryshon si më poshtë: b) për dëme jopasurore, të shkaktuara nga një aksident ose seri aksidentesh, të ardhura nga një ngjarje sigurimi: i. dëmi biologjik është jo më shumë se 80 000 lekë për çdo 10 përqind shkallës të paaftësisë të përhershme të pjesshme ose të plotë. ii. dëmi moral dhe ekzistencial, për secilën figurë, është jo më shumë se 1/2 e dëmit biologjik sipas shkronjës i),më sipër. iii. dëmi moral dhe ekzistencial, për secilën figurë, për secilin nga familjarët (prind, fëmijë, bashkëshort) është jo më shumë se 1/10 e dëmit biologjik sipas shkronjës i, më sipër. iv dëmi moral dhe ekzistencial, për secilën figurë, për secilin nga familjarët (prind, fëmijë, bashkëshort), për vdekjen e të afërmit është jo më shumë se 160 000 lekë. v. dëmi moral dhe ekzistencial, për secilën figurë, për shkallë paaftësie të përkohshme, është jo më shumë se 5 000 lekë për çdo muaj paaftësi. 2. Pika 3, ndryshon si më poshtë:

“3. Në rast se ka disa palë të dëmtuara nga një ngjarje sigurimi dhe vlera totale e dëmshpërblimit për dëmin pasuror si dhe vlera totale e dëmshpërblimit për dëmin jopasuror sipas figurave i tejkalon shumat e përcaktuara në pikën 2, shkronjat “a”, “b”, “c”, shuma e dëmshpërblimit dhe të drejtat e palëve të dëmtuara ndaj shoqërisë së sigurimit zvogëlohen në mënyrë përpjesëtimore për secilën figurë të dëmit pasuror dhe jo pasuror “ndërmjet të gjithë të dëmtuarve deri në përfundim të gjithë shumës së siguruar sipas kontratës së sigurimit.”

Neni 19

Në nenin 28 pika 2, fjala “byronë” zëvendësohet me “Entin”.

Neni 20

Në neni 29 bëhen ndryshimet e mëposhtme: 1. Në pikën 1, në fund të fjalisë, fjalët “nga byroja” zëvendësohen me fjalët “nga Enti ose nga shoqëria e sigurimit në rastet e parashikuara nga ky ligj”;

Page 11: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI TRANSPORTIT” I …amf.gov.al/pdf/fokus/40_Draft Ligji TPL 30 Gusht 2016.pdf · veprimtarinë e sigurimit dhe risigurimit ... pas togfjalëshit “certifikatën

11

2. Në pikën 2 fjala “byroja” zëvendësohen me fjalët “Enti ose shoqëria e sigurimit”. 3. Pika 3 shfuqizohet.

4. Në pikën 4, bëhen ndryshimet e mëposhtme: a) Në fillim të fjalisë, fjala “Byroja”, zëvendësohet me fjalët “Enti ose shoqëria e sigurimit”; b) Pas fjalisë së parë shtohet fjalia e dytë me përmbajtje si më poshtë:

“Në rast të një padie civile për dëmshpërblim të ngritur nga pala e dëmtuar kundrejt Entit, shkaktari i dëmit duhet të njoftohet për të marrë pjesë si palë në këtë proces civil.”

Neni 21

Në nenin 30 bëhen ndryshimet si më poshtë: 1. Në titullin e nenit pas fjalës “mjeteve” shtohet fjala “motorike”. 2. Në të gjithë nenin fjala “byroja” do të zëvendësohet me fjalët “Enti”. 3. Në pikën 1 pas fjalës “mjeteve” shtohet fjala “motorike”. 4. Në pikën 2 përpara fjalës “jopasurore” shtohet fjala “pasurore”. 6. Në pikën 4 pas fjalës “të mjetit” shtohet fjala “motorik”.

Neni 22

Në të gjithë nenin 31 fjala “byroja” do të zëvendësohet me fjalën “Enti”.

Neni 23

Në nenin 35, bëhen ndryshimet si më poshtë: 1. Titulli i nenit ndryshohet si më poshtë:

“E drejta e kompensimit në sigurimin kufitar” 2. Në pikën 1, hiqen fjalët “ose te byroja nëse parashikohet ndryshe”.

Page 12: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI TRANSPORTIT” I …amf.gov.al/pdf/fokus/40_Draft Ligji TPL 30 Gusht 2016.pdf · veprimtarinë e sigurimit dhe risigurimit ... pas togfjalëshit “certifikatën

12

3. Pika 4 shfuqizohet.

Neni 24 Në nenin 38, bëhen ndryshimet e mëposhtme: 1. Shkronja ç) e pikës 1 ndryshohet si më poshtë:

“ç) mbledh dhe ruan të dhëna për shoqëritë e sigurimit, që ofrojnë sigurim të detyrueshëm, si dhe të dhëna në lidhje me emrin dhe adresat e përfaqësuesve të trajtimit të dëmeve të këtyre shoqërive në çdo shtet;” 2. Në pikën 3 pas fjalisë së parë, fjalia e dytë riformulohet me përmbajtje si më poshtë:

“Periudha kohore, për ruajtjen e të dhënave të përmendura në pikën 1 të këtij neni është minimalisht 7 vjet, nga data e përfundimit të regjistrimit të mjetit ose përfundimit të kontratës së sigurimit.”

Neni 25 Në nenin 39 bëhen ndryshimet dhe shtesat e mëposhtme: 1. Pas pikës 1 shtohet pika 1.1 me përmbajtje si më poshtë:

“1.1 Qendra e informacionit i mundëson palës së dëmtuar të dhëna në lidhje me emrin dhe adresën e pronarit ose përdoruesit të mjetit motorik, shkaktar të dëmit, nëse pala e dëmtuar ka një interes të ligjshëm për marrjen e këtij informacioni. Për qëllimet e kësaj dispozite, qendra e informacionit i drejtohet në veçanti shoqërisë së sigurimit ose organit përkatës të regjistrimit të automjeteve. Në rastet e mjeteve të cilat janë të përjashtuara nga sigurimi i detyrueshëm sipas pikës 2 të nenit 2 të këtij ligji, qendra e informacionit e informon palën e dëmtuar në lidhje me autoritetin përgjegjës për pagesën e dëmshpërblimit.”

2. Pas pikës 7 shtohet pika 8, me përmbajtje si më poshtë:

“8. E drejta për të marrë informacion nga pala e dëmtuar sipas pikës 1 të këtij neni është e vlefshme edhe 7 vjet pas ndodhjes së aksidentit”.

Neni 26 Në nenin 42 bëhen ndryshimet e mëposhtme: 1. Pika 3 shfuqizohet.

Page 13: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI TRANSPORTIT” I …amf.gov.al/pdf/fokus/40_Draft Ligji TPL 30 Gusht 2016.pdf · veprimtarinë e sigurimit dhe risigurimit ... pas togfjalëshit “certifikatën

13

2. Në pikën 6, në fjalinë e dytë, fjalët “për kompensimet përballohen nga fondi i kompensimit” zëvendësohen me fjalët “përcaktohen në këtë Ligj”.

3. Në pikën 7 bëhen ndryshimet e mëposhtme: a) në fjalinë e dytë, fjalët “në mënyrë të barabartë, brenda 30 ditëve kalendarike nga

miratimi i tij prej autoritetit” zëvendësohen me fjalët “në përpjesëtim të drejtë

me primet e shkruara bruto në sigurimin e detyrueshëm motorik të kartonit jeshil në vitin paraardhës.”

b) Pas fjalisë së dytë shtohet fjalia e tretë me përmbajtje si më poshtë:

“Shoqëritë e sigurimit janë të detyruara të paguajnë kontributet sipas paragrafit 2 të këtij neni brenda 15 ditëve pas marrjes së njoftimit nga Byroja.”

4. Në pikën 9 bëhen ndryshimet e mëposhtme: a) në fjalinë e parë fjalë “e ekspertëve kontabël të autorizuar, e cila jep opinionin e

saj” zëvendësohen me fjalët “audituese e përzgjedhur sipas kritereve, që janë

përcaktuar në ligjin 52/2014 “Për veprimtarinë e sigurimit dhe risigurimit”. b) në fjalinë e dytë, në fund të fjalisë shtohen fjalët “sipas legjislacionit në fuqi”.

Neni 27 Neni 43 ndryshohet si më poshtë:

“Neni 43 Organet drejtuese të Byrosë

1. Organet drejtuese të Byrosë janë:

a) Asambleja e Përgjithshme e Anëtarëve;

b) Drejtori i Përgjithshëm.”

Neni 28

Pas nenit 43 shtohen nenet 43/1, 43/2, 43/3, 43/4, 43/5, 43/6, 43/7, dhe 43/8 me përmbajtje si më poshtë:

“Neni 43/1

Asambleja e Përgjithshme

Page 14: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI TRANSPORTIT” I …amf.gov.al/pdf/fokus/40_Draft Ligji TPL 30 Gusht 2016.pdf · veprimtarinë e sigurimit dhe risigurimit ... pas togfjalëshit “certifikatën

14

Asambleja e përgjithshme e anëtarëve përbëhet nga përfaqësues të shoqërive të sigurimit, anëtarë të byrosë. Çdo shoqëri sigurimi, anëtare e byrosë, përfaqësohet me një votë në mbledhjet e asamblesë.

Neni 43/2

Kompetencat e Asamblesë së Përgjithshme

Asambleja ka kompetencat e mëposhtme:

a) miraton statutin dhe aktet e tjera të Byrosë;

b) miraton planet vjetore dhe raportin vjetor të veprimtarisë së Byrosë;

c) miraton pasqyrat financiare vjetore dhe raportin e auditimit të Byrosë;

ç) emëron audituesin ligjor për auditimin e pasqyrave financiare vjetore të Byrosë;

d) miraton rregullat e funksionimit të Byrosë;

dh) kryen veprimtari të tjera të përcaktuara me ligj dhe në statutin e Byrosë.

Neni 43/3 Drejtori i Përgjithshëm i Byrosë

Drejtori i përgjithshëm i byrosë emërohet nga asambleja e përgjithshme, me miratimin paraprak të autoritetit. Autoriteti miraton ose refuzon drejtorin i përgjithshëm brenda 15 ditëve nga data e depozitimit të vendimit të asamblesë.

Neni 43/4 Kompetencat e Drejtorit të Përgjithshëm të Byrosë

Drejtori i Përgjithshëm ka këto kompetenca:

a) përfaqëson Byronë në marrëdhënie me të tretët; b) emëron personelin punonjës në përputhje me strukturën e miratuar nga

Asambleja. c) nënshkruan në emër të Byrosë marrëveshjet ndërkombëtare në fushën e

sigurimeve të detyrueshme ne sektorin e transportit; ç) propozon projekt rregulloret për funksionimin e Byrosë; d) harton projekt buxhetin e Byrosë dhe ia paraqet atë për miratim Asamblesë; dh) merr masat e duhura dhe ndjek administrimin e shpenzimeve në kufijtë e buxhetit

të Byrosë; e) përgatit raportin vjetor për veprimtarinë e ushtruar nga Byroja; ë) kryen detyra të tjera që i ngarkohen nga asambleja.

Page 15: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI TRANSPORTIT” I …amf.gov.al/pdf/fokus/40_Draft Ligji TPL 30 Gusht 2016.pdf · veprimtarinë e sigurimit dhe risigurimit ... pas togfjalëshit “certifikatën

15

Neni 43/5

Kërkesat për Drejtorin e Përgjithshëm të Byrosë

Drejtori i Përgjithshëm duhet të plotësojë të gjitha kërkesat ligjore dhe nënligjore të përshtatshmërisë dhe aftësisë, si dhe kriteret për emërim dhe miratim të anëtarit të këshillit të administrimit/mbikëqyrës dhe administratorit/anëtarit të bordit të drejtorëve të një shoqërie sigurimi, të përcaktuara në ligjin “Për veprimtarinë e sigurimit dhe risigurimit”.

Neni 43/6 Llogaritë Vjetore të Byrosë

Byroja do të paraqesë në Autoritet llogaritë vjetore dhe raportin për operacionet dhe veprimtarinë e saj për vitin e kaluar, brenda datës 31 Janar të vitit pasardhës, si edhe raportin e audituesit të jashtëm, brenda datës 31 Mars të vitit pasardhës.

Neni 43/7 Tepricat ne buxhetin e Byrosë

Çdo tepricë e të ardhurave mbi shpenzimet, te paraqitura në pasqyrën e të ardhurave të byrosë, do të transferohet në vitin e ardhshëm dhe do të merret parasysh gjatë përcaktimit të shumës së nevojshme për financimin e buxhetit të Byrosë për vitin e ardhshëm.

Neni 43/8 Akte të përgjithshme dhe pagat

1. Byroja harton të gjitha aktet e brendshme, në përputhje me kuadrin ligjor dhe statutin. Statuti do të miratohet nga Asambleja e Përgjithshme e Byrosë pas miratimit paraprak nga Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv të Autoritetit. Statuti i Byrosë rregullon organizimin dhe funksionimin e saj.

2. Pagat, shpërblimet dhe të ardhurat e tjera të të punësuarve të Byrosë përcaktohen me rregullore të posaçme e cila miratohet nga Asambleja.”

Neni 29

Neni 44 riformulohet si më poshtë:

“Neni 44

Page 16: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI TRANSPORTIT” I …amf.gov.al/pdf/fokus/40_Draft Ligji TPL 30 Gusht 2016.pdf · veprimtarinë e sigurimit dhe risigurimit ... pas togfjalëshit “certifikatën

16

Fondi i garancisë i kartonit jeshil

1. Fondi i garancisë i kartonit jeshil krijohet dhe administrohet nga byroja dhe ka për qëllim garantimin e detyrimeve financiare, që rrjedhin nga anëtarësimi në sistemin e kartonit jeshil.

2. Vlera minimale e mjeteve monetare në Fondin e Garancisë së kartonit jeshil nuk mund të jetë më e vogël se 2.000.000 Euro.

3. Shoqëritë e sigurimit, të cilat ushtrojnë veprimtari në territorin e Republikës së Shqipërisë në sigurimin e detyrueshëm motorik të kartonit jeshil, janë të detyruara të kontribuojnë financiarisht në fondin e Garancisë së Kartonit Jeshil në përpjesëtim të drejtë me primet e shkruara bruto në sigurimin e detyrueshëm motorik të kartonit jeshil në 3 vitet e fundit paraardhëse.

4. Autoriteti përcakton shumën, mënyrën e llogaritjes dhe afatet për pagesën e kontributeve të përcaktuara në pikën 3 të këtij neni. Shoqëritë e sigurimit janë të detyruara të paguajnë kontributet brenda 15 ditëve pas marrjes së njoftimit nga Byroja.

5. Byroja është e detyruar të njoftojë menjëherë Autoritetin nëse një shoqëri sigurimi anëtare e Byrosë do të veprojë në kundërshtim me detyrimet e parashikuara në pikën 3 të këtij neni si dhe detyrimeve që rrjedhin nga pika 4 e këtij neni.

6. Nëse një shoqëri sigurimi anëtare e Byrosë, vepron në kundërshtim me detyrimet e parashikuara në pikën 3 të këtij neni si dhe detyrimeve që rrjedhin nga pika 4 e këtij neni, Autoriteti mund t’i pezullojë përkohësisht ose mund t’i revokojë licencën për ushtrimin e aktivitetit në sigurimin e detyrueshëm motorik të Kartonit Jeshil.

7. Fondi i garancisë së kartonit jeshil përdoret:

a) në rastet e mospërmbushjes së detyrimeve financiare të një anëtari të byrosë, përgjegjës për pagesën e dëmshpërblimit, sipas rregullave të sistemit të kartonit jeshil;

b) për pagesën e dëmeve të ndodhura jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, në një vend anëtar të sistemit të kartonit jeshil, në rastin kur dëmi është shkaktuar nga mjeti motorik i regjistruar në Shqipëri, i pajisur me karton jeshil fals, për të cilin byroja është përgjegjëse, sipas rregullave të sistemit të kartonit jeshil;

c) në rastet e falimentimit të një anëtari të Byrosë.

8. Fondi i garancisë së kartonit jeshil nuk përfshihet në llogaritjen e fondit të garancisë së shoqërisë së sigurimit, sipas përcaktimeve të ligjit që rregullon veprimtarinë e sigurimit në Shqipëri.

Page 17: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI TRANSPORTIT” I …amf.gov.al/pdf/fokus/40_Draft Ligji TPL 30 Gusht 2016.pdf · veprimtarinë e sigurimit dhe risigurimit ... pas togfjalëshit “certifikatën

17

9. Të ardhurat e krijuara nga investimi i gjendjes së fondit të garancisë së kartonit jeshil u shpërndahen proporcionalisht anëtarëve të Byrosë në përpjesëtim të drejtë me primet e shkruara bruto në sigurimin e detyrueshëm motorik të kartonit jeshil në 3 vitet e fundit paraardhëse.”

Neni 30

Pas nenit 44 shtohet neni 44/1 me përmbajtje si më poshtë:

“Neni 44/1 Administrimi i Fondit të Garancisë së Kartonit Jeshil

1. Byroja i mban aktivet e Fondit të Garancisë së Kartonit Jeshil në llogari bankare qëllimore të veçanta brenda territorit të Republikës së Shqipërisë. Aktivet e mësipërme mund të investohen në letra me vlerë të qeverisë dhe depozita bankare për një periudhë maturimi nga 6 deri në 12 muaj. 2. Byroja i paraqet për miratim Autoritetit rregulloren për administrimin e Fondit të Garancisë së Kartonit Jeshil. Autoriteti mund të miratojë rregulla shtesë për mënyrën e mbajtjes dhe të përdorimit të aktiveve në mbulim të këtyre fondeve. 3. Byroja paraqet në Autoritet çdo muaj raportin për gjendjen e aktiveve në mbulim të Fondit të Garancisë së Kartonit Jeshil. 4. Autoriteti miraton rregulla për funksionimin e Fondit të Garancisë së Kartonit Jeshil.”

Neni 31

Neni 45 ndryshohet si më poshtë:

“Neni 45

Enti i Fondit të Kompensimit

1. Enti është person juridik, me seli në Tiranë, i krijuar jo për qëllime fitimi. Ky Ent kryen funksionet e entit kompensues, për kryerjen e pagesave të dëmeve të parashikuara në pikën 1 të nenit 46 të këtij ligji. 2. Anëtar i Entit është çdo sigurues, i cili është licencuar për të ushtruar veprimtari, sipas

shkronjave “a” e “b” të pikës 1 të nenit 2 të këtij ligji. Siguruesi nuk mund të kryejë veprimtaritë e sigurimit të detyrueshëm, sipas shkronjave “a” e “b” të pikës 1 të nenit 2 të këtij ligji, pa qenë anëtar i Entit. 3. Organizimi dhe funksionimi i Entit përcaktohen në statutin e tij. Buxheti financohet nga të gjithë anëtarët e Entit, në përpjesëtim të drejtë me primet e shkruara bruto në sigurimin e detyrueshëm motorik, me përjashtim të kartonit jeshil, në vitin paraardhës. Shoqëritë e sigurimit janë të detyruara të paguajnë kontributet sipas paragrafit 2 të këtij neni brenda 15 ditëve pas marrjes së njoftimit nga Enti.

Page 18: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI TRANSPORTIT” I …amf.gov.al/pdf/fokus/40_Draft Ligji TPL 30 Gusht 2016.pdf · veprimtarinë e sigurimit dhe risigurimit ... pas togfjalëshit “certifikatën

18

4. Mbikëqyrja e Entit kryhet nga Autoriteti, i cili përcakton me rregullore të veçantë rregullat dhe standardet e raportimit dhe të mbikëqyrjes. 5. Raporti vjetor financiar i Entit i nënshtrohet kontrollit dhe vërtetimit ligjor nga shoqëria audituese e përzgjedhur sipas kritereve, që janë përcaktuar në ligjin 52/2014 “Për veprimtarinë e sigurimit dhe risigurimit”. Për auditimin e Entit zbatohen kushtet dhe kriteret e auditimit të shoqërisë së sigurimit sipas legjislacionit në fuqi.”

Neni 32 Pas nenit 45 shtohen nenet 45/1, 45/2,45/3, 45/4, 45/5, 45/6, 45/7, 45/8 dhe 45/9 me përmbajtje si më poshtë:

“Neni 45/1

Organet Drejtuese të Entit Organet drejtuese të Entit janë:

1. Bordi i Drejtorëve;

2. Drejtori i Përgjithshëm.

Neni 45/2

Anëtarët dhe Emërimi i Bordit të Drejtorëve

1. Bordi i drejtorëve ka pesë anëtarë. 2. Kryetari dhe anëtarët e bordit të drejtorëve do të jenë, përkatësisht:

a) kryetari është njëkohësisht edhe Drejtor i Përgjithshëm i Entit;

b) dy anëtarë – emërohen nga Autoriteti;

c) dy anëtarë – emërohen nga Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë.

3. Anëtarët e Bordit të Drejtorëve emërohen për një periudhë prej tre vitesh me të drejtë riemërimi. 4. Anëtarët e Bordit të Drejtorëve nuk janë punonjës të Entit. 5. Anëtarët e Bordit të Drejtorëve do të marrin shpërblim për punën e tyre. 6. Anëtarët e Bordit, të caktuar nga Shoqata e Siguruesve, zgjidhen me rotacion, sipas mënyrës që do të përcaktohet nga vetë Shoqata.

Neni 45/3

Kompetencat e Bordit të Drejtorëve

Page 19: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI TRANSPORTIT” I …amf.gov.al/pdf/fokus/40_Draft Ligji TPL 30 Gusht 2016.pdf · veprimtarinë e sigurimit dhe risigurimit ... pas togfjalëshit “certifikatën

19

Bordi i drejtorëve të Entit ka kompetencat e mëposhtme: a) miraton statutin dhe aktet e tjera të Entit; b) miraton planet vjetore dhe raportin vjetor të veprimtarisë së Entit; c) miraton pasqyrat financiare vjetore dhe raportin e auditimit të Entit; ç) emëron audituesin ligjor për auditimin e pasqyrave financiare vjetore të Entit; d) miraton rregullat e funksionimit te Entit; dh) kryen veprimtari të tjera të përcaktuara me ligj dhe në statutin e Entit.

Neni 45/4 Drejtori i Përgjithshëm i Entit

1. Drejtori i Përgjithshëm i Entit emërohet nga Autoriteti, pas një procedure të hapur konkurrimi përzgjedhëse që organizohet nga Autoriteti. 2. Drejtori i Përgjithshëm emërohet për një periudhë 4-vjeçare, me të drejtë riemërimi.

Neni 45/5 Kompetencat e Drejtorit të Përgjithshëm të Entit

Drejtori i Përgjithshëm ka këto kompetenca: a) përfaqëson Entin në marrëdhënie me të tretët; b) emëron personelin punonjës në përputhje me strukturën e miratuar nga Bordi i

Drejtorëve; c) nënshkruan në emër të Entit marrëveshjet ndërkombëtare në fushën e sigurimeve

të detyrueshme ne sektorin e transportit; ç) propozon projekt rregulloret për funksionimin e Entit; d) harton projekt buxhetin e Entit dhe ia paraqet atë për miratim Bordit të

Drejtorëve; dh) merr masat e duhura dhe ndjek administrimin e shpenzimeve në kufijtë e buxhetit

të Entit; e) përgatit raportin vjetor për veprimtarinë e ushtruar nga Enti; ë) kryen detyra të tjera që i ngarkohen nga Bordi i Drejtorëve.

Neni 45/6

Kërkesat për Bordin e Drejtorëve dhe Drejtorin e Përgjithshëm Drejtori i Përgjithshëm dhe anëtarët e Bordit të Drejtorëve duhet të plotësojnë të gjitha kërkesat ligjore dhe nënligjore të përshtatshmërisë dhe aftësisë, si dhe kriteret për emërim dhe miratim të anëtarit të këshillit të administrimit/mbikëqyrës dhe administratorit/anëtarit të bordit të drejtorëve të një shoqërie sigurimi, të përcaktuara në ligjin “Për veprimtarinë e sigurimit dhe risigurimit”.

Neni 45/7 Llogaritë Vjetore të Entit

Page 20: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI TRANSPORTIT” I …amf.gov.al/pdf/fokus/40_Draft Ligji TPL 30 Gusht 2016.pdf · veprimtarinë e sigurimit dhe risigurimit ... pas togfjalëshit “certifikatën

20

Enti do të paraqesë në Autoritet llogaritë vjetore dhe raportin për operacionet dhe veprimtarinë e saj për vitin e kaluar, brenda datës 31 Janar të vitit pasardhës, si edhe raportin e audituesit të jashtëm, brenda datës 31 Mars të vitit pasardhës.

Neni 45/8 Tepricat ne buxhetin e Entit

Çdo tepricë e të ardhurave mbi shpenzimet, te paraqitura në pasqyrën e të ardhurave të Entit, do të transferohet në vitin e ardhshëm dhe do të merret parasysh gjatë përcaktimit të shumës së nevojshme për financimin e buxhetit të Entit për vitin e ardhshëm.

Neni 45/9 Akte të përgjithshme dhe pagat

1. Enti do të hartojë të gjitha aktet e brendshme, në përputhje me kuadrin ligjor dhe statutin. Statuti do të miratohet nga Bordi i Drejtorëve pas miratimit paraprak nga Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv të Autoritetit. Statuti i Entit rregullon organizimin dhe funksionimin e tij. 2. Pagat, shpërblimet dhe të ardhurat e tjera të të punësuarve të Entit do t'i nënshtrohen rregullores së posaçme e cila miratohet nga Bordi i Drejtorëve.”

Neni 33

Neni 46 ndryshohet si më poshtë:

“Neni 46 Fondi i kompensimit

1. Fondi i kompensimit krijohet dhe administrohet nga Enti dhe ka për qëllim të garantojë pagesën e dëmeve pasurore dhe jopasurore, të ndodhura në territorin e Republikës së Shqipërisë, sipas përcaktimeve në vijim:

a) Pagesën e dëmshpërblimit ndaj pasagjerit të pasiguruar në rastet kur pronari i një mjeti motorik shkaktar i dëmit nuk ka lidhur kontratë për sigurimin e pasagjerëve sipas dispozitave të këtij ligji dhe aksidenti ka ndodhur, sipas përcaktimeve në nenin 21 të këtij Ligji;

b) Pagesën e dëmeve të shkaktuara nga përdorimi i mjeteve motorike të pasiguruara, sipas përcaktimeve në nenin 29 të këtij Ligji;

c) Pagesën e dëmeve të shkaktuara nga përdorimi i mjeteve motorike të paidentifikuara, sipas përcaktimeve në nenin 30 të këtij Ligji; ç) Pagesën e dëmeve në rast të mbylljes apo falimentimit të shoqërisë së sigurimit, sipas përcaktimeve në nenin 31 të këtij Ligji.

Page 21: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI TRANSPORTIT” I …amf.gov.al/pdf/fokus/40_Draft Ligji TPL 30 Gusht 2016.pdf · veprimtarinë e sigurimit dhe risigurimit ... pas togfjalëshit “certifikatën

21

2. Vlera minimale e mjeteve monetare në Fondin e Kompensimit nuk mund të jetë më e vogël se 150.000.000 lekë.”

Neni 34

Pas nenit 46 shtohen nenet 46/1, 46/2, 46/3, dhe 46/4 me përmbajtje si më poshtë:

“Neni 46/1 Pagesa e kontributeve në Fondin e Kompensimit

1. Shoqëritë e sigurimit, të cilat ushtrojnë veprimtari në territorin e Republikës së Shqipërisë në sigurimin e detyrueshëm motorik, janë të detyruara të kontribuojnë financiarisht në fondin e kompensimit, në përpjesëtim të drejtë me primet e shkruara bruto në sigurimin e detyrueshëm motorik, përjashtuar kartonin jeshil, dhe sigurimin e pasagjerëve nga aksidentet në transportin publik në vitin paraardhës.

2. Autoriteti përcakton shumën, mënyrën e llogaritjes dhe afatet për pagesën e kontributeve të përcaktuara në pikën 1 të këtij neni. Shoqëritë e sigurimit janë të detyruara të paguajnë kontributet brenda 15 ditëve pas marrjes së njoftimit nga Enti.

3. Enti është i detyruar të njoftojë menjëherë Autoritetin nëse një shoqëri sigurimi anëtare e Entit do të veprojë në kundërshtim me detyrimet e parashikuara në pikën 1 të këtij neni si dhe detyrimeve që rrjedhin nga pika 2 e këtij neni.

4. Nëse një shoqëri sigurimi anëtare e Entit, vepron në kundërshtim me detyrimet e parashikuara në pikën 1 të këtij neni si dhe detyrimeve që rrjedhin nga pika 2 e këtij neni Autoriteti mund t’i pezullojë përkohësisht ose mund t’i revokojë licensën për ushtrimin e aktivitetit në sigurimet e detyrueshme.

5. Shoqëritë e sigurimit përfitojnë të ardhura që rrjedhin nga:

a) arkëtimet nga rimbursimi i shumave nga personat përgjegjës për dëmet e paguara sipas pikës 1 të nenit 46 të këtij ligjit;

b) 50% e vlerës së gjobave të vëna pronarit të mjetit të transportit nga policia e shtetit, kur nuk kanë lidhur kontratat e sigurimit të detyrueshëm, të parashikuara sipas këtij ligji;

c) të ardhurat nga investimi i gjendjes së fondit të kompensimit;

6. Të ardhurat e krijuara sipas pikës 5 të këtij neni u shpërndahen proporcionalisht anëtarëve të Entit në përpjesëtim të drejtë me primet e shkruara bruto në sigurimin e detyrueshëm motorik dhe sigurimin e pasagjerëve nga aksidentet në transportin publik në vitin paraardhës.

Page 22: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI TRANSPORTIT” I …amf.gov.al/pdf/fokus/40_Draft Ligji TPL 30 Gusht 2016.pdf · veprimtarinë e sigurimit dhe risigurimit ... pas togfjalëshit “certifikatën

22

Neni 46/2

Trajtimi dhe pagesa e dëmeve

1. Enti ia delegon trajtimin dhe pagesën e dëmeve çdonjërit prej anëtarëve të vet i cili është i detyruara të trajtojë dhe të paguajë dëmet e përcaktuara në pikën 1 të nenit 46 të këtij Ligji.

2. Shoqëria e sigurimit e cila ka trajtuar dhe paguar dëmet sipas pikës 1 të këtij neni, ka të drejtë të kërkojë nga Enti, kompensimin e vlerës së dëmit të paguar dhe shpenzimeve për trajtimin e dëmeve. Autoriteti përcakton rregulla për mënyrën e kompensimit të vlerave të dëmeve të paguara dhe shpenzimeve për trajtimin e dëmeve.

3. Pala e dëmtuar mund të ngrejë padi gjyqësore kundër Entit ose shoqërisë së sigurimit vetëm nëse nuk ka përfituar dëmshpërblim brenda 3 muajve nga data e paraqitjes së kërkesës për dëmshpërblim.

4. Enti duhet t’i japë palës së dëmtuar një arsyetim me shkrim në lidhje me shumën dhe pagesën e kompensimit.

5. Pagesa e dëmshpërblimit për dëmet e përcaktuara në pikën 1 të nenit 46 të këtij Ligji bëhet vetëm për shuma për të cilat i dëmtuari nuk ka mundësi të përfitojë nga sigurimet shoqërore ose nga ndonjë sigurues tjetër, me të cilin mund të ketë lidhur një kontratë sigurimi për të përfituar dëmshpërblim dhe brenda kufijve të përcaktuar në këtë ligj.

Neni 46/3

Administrimi i Fondit të Kompensimit

1. Enti i mban aktivet e Fondit të kompensimit në llogari bankare qëllimore të vecanta brenda territorit të Republikës së Shqipërisë. Aktivet e mësipërme mund të investohen në letra me vlerë të qeverisë dhe depozita bankare për një periudhë maturimi nga 6 deri në 12 muaj.

2. Enti i paraqet për miratim Autoritetit rregulloren për administrimin e fondit të kompensimit. Autoriteti mund të miratojë rregulla shtesë për mënyrën e mbajtjes dhe të përdorimit të aktiveve në mbulim të fondit të kompensimit.

3. Enti paraqet në autoritet çdo muaj raportin për gjendjen e aktiveve në mbulim të fondit të kompensimit.

4. Autoriteti miraton rregulla për funksionimin e Fondit të Kompensimit.

Neni 46/4

Page 23: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI TRANSPORTIT” I …amf.gov.al/pdf/fokus/40_Draft Ligji TPL 30 Gusht 2016.pdf · veprimtarinë e sigurimit dhe risigurimit ... pas togfjalëshit “certifikatën

23

Llogaritë e Fondit të Kompensimit Llogaritë bankare të Fondit të Kompensimit janë llogari qëllimore dhe nuk mund të preken nga përmbaruesit ligjorë.

Neni 35

Në nenin 52 bëhen ndryshimet si më poshtë: 1. Në pikën 3 bëhen ndryshimet e mëposhtme:

a) në shkronjën ç), togfjalëshi “në buxhetin administrativ, në përputhje me nenet 42

pika 7, 44 pika 2, 45 pikat 2 dhe 3 shkronja “b” të këtij ligji” zëvendësohet me togfjalëshin “në buxhetet administrative të Byrosë dhe Entit, në përputhje me nenet 42 pika 7, 45 pika 3, 44 pika 4 dhe 46/1 pika 2, të këtij ligji”.

b) Pas shkronjës ç), shtohen shkronjat d) dhe dh) me këtë përmbajtje: “d) nuk i paguan palës së dëmtuar vlerën, që i korrespondon pjesës së padiskutueshme të dëmit, sipas nenit 12 të këtij ligji, për të cilën është e detyruar, sipas përcaktimeve të pikave 1 e 2 të nenit 16 të këtij ligji; dh) vepron në kundërshtim me nenin 10 të këtij ligji.”

2. Në pikën 5, pas shkronjës d) shtohet shkronjat dh) dhe e) me këtë përmbajtje:

dh) shkel dispozitat e nenit 10/1 të këtij ligji; e) shkel dispozitat e nenit 11 të këtij ligji.

3. Në pikën 7, fjalët “në pikat 3” zëvendësohet me fjalët “në pikat 2”.

Neni 36

Në nenin 53 bëhen ndryshimet si më poshtë: 1. Pika 1 ndryshon si më poshtë: “1. Autoriteti vendos gjobë nga 150 000 deri në 200 000 lekë ndaj Drejtorit të

Përgjithshëm të byrosë kur nuk administron dhe përdor fondin e garancisë së kartonit jeshil, sipas mënyrës së përcaktuar me ligj apo rregullore, sipas nenit 44/1 të këtij ligji. 2. Në pikën 3, shkronja a), fjalët “të pikave 3 e 4 të nenit 46 të këtij ligji.” zëvendësohet me fjalët “të pikës 5 të nenit 44, si dhe nuk raporton sipas pikës 3 të nenit 44/1 këtij ligji.”

Page 24: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI TRANSPORTIT” I …amf.gov.al/pdf/fokus/40_Draft Ligji TPL 30 Gusht 2016.pdf · veprimtarinë e sigurimit dhe risigurimit ... pas togfjalëshit “certifikatën

24

Neni 37 Pas nenit 53 shtohet neni 53/1 me përmbajtje si më poshtë:

“Neni 53/1

Shkeljet nga Enti

1. Autoriteti vendos gjobë nga 150 000 deri në 200 000 lekë ndaj Drejtorit të Përgjithshëm të Entit kur: a) nuk i jep një ofertë apo informacion të arsyetuar palës së dëmtuar brenda afateve të përcaktuara në pikën 2 të nenit 12 të këtij ligji, ku Enti është i detyruar të paguajë kompensimin, sipas pikës 1 të nenit 16 të këtij ligji; b) vepron në kundërshtim me nenin 16 të këtij ligji; c) nuk administron dhe përdor Fondin e Kompensimit sipas mënyrës së përcaktuar me ligj apo rregullore, sipas nenit 46/3 të këtij ligji. 2. Në rast të shkeljeve të pikës 1 të këtij neni, autoriteti vendos gjobë nga 50 000 deri 100 000 lekë edhe ndaj personave të tjerë përgjegjës të Entit. 3. Autoriteti vendos gjobë në masën nga 100 000 deri në 500 000 lekë ndaj Drejtorit të Përgjithshëm të Entit kur: a) nuk njofton Autoritetin, sipas përcaktimeve të pikës 3 të nenit 46/1 dhe nuk raporton sipas nenit 46/3 pika 3 të këtij ligji; b) nuk i vë në dispozicion palës së dëmtuar apo çdo pale tjetër, të përfshirë në aksident, informacionin e disponueshëm dhe nuk i mundëson përdorimin e këtij informacioni, në përputhje me parashikimet e këtij ligji. 4. Në rast të shkeljeve, sipas pikës 3 të këtij neni, autoriteti vendos gjobë nga 50 000 deri në 100 000 lekë edhe ndaj personit përgjegjës të Entit.”

Neni 38

Në nenin 56 bëhen ndryshimet si më poshtë: 1. Në pikën 2, pas fjalës “Byroja” shtohet “, dhe Enti” . 2. Në pikën 3, pas fjalës “byroja” shtohet “, dhe Enti”.

Neni 39 Pas nenit 58 shtohen nenet 58/1 dhe 58/2, me përmbajtjen si më poshtë:

“Neni 58/1

Dispozitë kalimtare Të gjitha detyrimet që lidhen me praktikat e dëmshpërblimit të fondit të kompensimit me ngjarje sigurimi deri me datë 31.12.2013 do të shlyhen nga shoqëritë e sigurimit brenda

Page 25: REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI TRANSPORTIT” I …amf.gov.al/pdf/fokus/40_Draft Ligji TPL 30 Gusht 2016.pdf · veprimtarinë e sigurimit dhe risigurimit ... pas togfjalëshit “certifikatën

25

tre viteve nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji. Kontributi i çdo shoqërie sigurimi në shlyerjen e këtyre detyrimeve, për secilin nga këto tre vite, të jetë në përpjesëtim të drejtë me primet bruto të shkruara në sigurimin e detyrueshëm motorik të vitit paraardhës. Ngarkohet Autoriteti për zbatimin dhe ndjekjen e këtij procesi.”

“Neni 58/2

Përshtatja me kërkesat e ligjit 1. Shoqëritë e sigurimit dhe Byroja Shqiptare e Sigurimit, brenda 90 ditëve kalendarike nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji, duhet të përshtatin veprimtarinë e tyre dhe të përmbushin të gjitha kërkesat në përputhje me dispozitat e këtij ligji. 2. Autoriteti miraton drejtorin e përgjithshëm të Entit brenda 60 ditëve kalendarike nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji. 3. Me krijimin e Entit, të gjitha të drejtat dhe detyrimet që i përkasin Byrosë Shqiptare të Sigurimit për efekt të Fondit të Kompensimit i kalojnë Entit.

Neni 40

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Kryetari

Ilir Meta