republika e shqiperisegjl.altirana.com/web/civile_penale_adm_maj_copy_1_16… · web view24.7. neni...

1607
PËRMBAJTJA Çështje Civile Nr.i vendimit Data PALËT Faqe 145 (00-2016-1530) 04.05.2016......CMS Andonnino Ascoli & Cavasola Scamoni kundër AJM Slovenija sh.p.k................... 146 (00-2016-1531) 04.05.2016.........Roland Tafili kundër Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) sh.a....... 147 (00-2016-1534) 04.05.2016.......Peço Xhoxhi; Jorgjie Kristuli; Andrea Xhoxhi; Harrila Xhoxhi; Vangjeli Xhunga; Leonora Korini; Ligor Xhoxhi; Ndine Xhoxhi; Dhimitraq Xhoxhi; Olimbi Papingu; Arti Xhoxhi; Teuta Xhoxhi; Saveta Xhoxhi; Zhaneta Xhoxhi; Vladimir Xhoxhi; Ilir Xhoxhi; Genc Xhoxhi kundër Ndone Sota (Xhoxhi), AKKPronave Tiranë............ 148 (00-2016-1532) 04.05.2016......Agim Dalipi në mungesë kundër OSHEE Sh.a. (Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike) 149 (00-2016-1533) 04.05.2016..........Ramadan Mehmeti në mungesë kundër Skënder Mehmeti në mungesë............. 150 (00-2016-1769) 04.05.2016.............Dashuri Agalliu (Shehaj), Trashëgimtarët e Bako Xhaferri (Shehaj): Sadedin Xhaferi, Bernoreta Xhaferi, Faire Lloja, Memli Xhaferi, Drita Gabrani (Shehaj) kundër Kutbi Shehaj në mungesë, Ramiz Shehaj në mungesë, Merjeme Sulaj (Shehaj) në mungesë, 1

Upload: others

Post on 19-Aug-2020

3 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

REPUBLIKA E SHQIPERISE

PËRMBAJTJA

Çështje Civile

Nr.i vendimit Data PALËT Faqe

145 (00-2016-1530)04.05.2016CMS Andonnino Ascoli & Cavasola Scamoni kundër

AJM Slovenija sh.p.k

146 (00-2016-1531)04.05.2016Roland Tafili kundër Operatori i Shpërndarjes së

Energjisë Elektrike (OSHEE) sh.a.

147 (00-2016-1534) 04.05.2016Peço Xhoxhi; Jorgjie Kristuli; Andrea Xhoxhi;

Harrila Xhoxhi; Vangjeli Xhunga; Leonora Korini;

Ligor Xhoxhi; Ndine Xhoxhi; Dhimitraq Xhoxhi;

Olimbi Papingu; Arti Xhoxhi; Teuta Xhoxhi;

Saveta Xhoxhi; Zhaneta Xhoxhi; Vladimir Xhoxhi;

Ilir Xhoxhi; Genc Xhoxhi kundër Ndone Sota

(Xhoxhi), AKKPronave Tiranë

148 (00-2016-1532)04.05.2016Agim Dalipi në mungesë kundër OSHEE Sh.a.

(Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike)

149 (00-2016-1533)04.05.2016Ramadan Mehmeti në mungesë kundër

Skënder Mehmeti në mungesë

150 (00-2016-1769)04.05.2016Dashuri Agalliu (Shehaj), Trashëgimtarët e Bako

Xhaferri (Shehaj): Sadedin Xhaferi, Bernoreta Xhaferi,

Faire Lloja, Memli Xhaferi, Drita Gabrani (Shehaj)

kundër Kutbi Shehaj në mungesë, Ramiz Shehaj

në mungesë, Merjeme Sulaj (Shehaj) në mungesë,

Nihajete Belaj (Shehaj) në mungesë, Rexhie Sadiraj

(Shehaj) në mungesë, Kudrete Tepelena (Shehaj)

në mungesë, Inajete Ismaili (Shehaj) në mungesë,

Myrvete Hamzaraj (Shehaj) në mungesë,

Ylvie Ismailaj (Shehaj) në mungesë, Saqime Ismailaj

(Xhafaj) në mungesë, Fedalete Ismailaj (Danushaj)

në mungesë, Zinete Gjoca (Shehaj) në mungesë

151 (00-2016-1535)11.05.2016Koço Vezuli, Elisabeta Vezuli kundër

Shoqëria “Sigma” Sh.A.

152 (00-2016-1536)11.05.2016Grand-Konstruksion sh.p.k kundër Sokol Habilaj

153 (00-2016-1537)11.05.2016Dionis Jazaj kundër Leonard Bombaj

154 (00-2016-1538)11.05.2016Tefik Zhula kundër Drejtoria Rajonale e Sigurimeve

Shoqërore Korçë

155 (00-2016-1539)11.05.2016Kërkuese: Leonora Naçi në mungesë kundër Zyra e

Gjendjes Civile, Bashkia Korçë, në mungesë

156 (00-2016-1540)11.05.2016Pano Goro në mungesë kundër Jani Qirici në mungesë,

Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Vlorë

në mungesë

157 (00-2016-1541)11.05.2016Nikolla Paco, Rozali Paco kundër Drejtoria e

Shërbimeve Qeveritare, Garda e Republikës Vlorë

158 (00-2016-1542)11.05.2016Alketa Pronjari kundër Syrjel Hoxhalli

159 (00-2016-1768)11.05.2016Sulejman Alia kundër Shoqëria “Albanian Chrome”

(ACR) shpk

160 (00-2016-2232)12.05.2016Asambleja e Përgjithshme e Shoqërisë “SIN-TEL” shpk

kundër Nexhip Mevlani në mungesë

161 (00-2016-1770)18.05.2016Mimoza (Hasko) Prifti, Zhaneta (Hasko) Hoxholli

kundër Kastriot Hasko

162 (00-2016-1777)18.05.2016Shoqëria “Albtelecom” Sh.A kundër

Shoqëria “Eurosig” Sh.A

163 (00-2016-1771)18.05.2016Zyra e Përmbarimit Fier në mungesë kundër

Shoqëria“Fatjola” sh.p.k. në mungesë

164 (00-2016-1772)18.05.2016Vjollca Ilo në mungesë kundër Thanas (Fazlli)

Qelemeni, Komisioni i Verifikimit të Titujve të

Pronësisë pranë Prefekturës së Qarkut Korçë

në mungesë

165 (00-2016-1773)18.05.2016Kërkues: Asambleja e Pergjithshme e Ortakëve të

Shoqërisë "Wisdom" sh.p.k kundër Brunilda Paskali

166 (00-2016-1774)18.05.2016Bardhyl Gradeci kundër Ergys Shehu, Renisa Shehu,

Agjensia e Trajtimit të Kredive, Shoqëria “Edal”

167 (00-2016-1775)18.05.2016Zhuljeta Kukureci kundër Vladimir Metko

168 (00-2016-1776)18.05.2016Engjëll Hoxhalli kundër “Ujësjellës fshat” sh.a. Korçë

169 (00-2016-1814)19.05.2016Adriatik Mulita kundër Selam Mulita në mungesë,

Abedin Mulita në mungesë, Tatjana Bramo

në mungesë

170 (00-2016-1815)19.05.2016Alush Dalipi kundër Shoqëria “Teba” sh.p.k,

në mungesë), Artan Dalipi

171 (00-2016-1816)19.05.2016Niko Riza kundër Spiro Pani

172 (00-2016-1817)19.05.2016Shoqëria “Alba Flor” sh.p.k. kundër

Bashkim Pasmaçiu, në mungesë, Liljana Pasmaçiu

në mungesë, Zyra e Përmbarimit Tiranë në mungesë

173 (00-2016-1840)26.05.2016Sefer Pinari, Kujtim Pinari, Skënder Pinari kundër

Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave

174 (00-2016-1859)26.05.2016Lejla Baholli kundër Shoqëria “Vefa” në administrim,

Zyra e Përmbarimit Tiranë

175 (00-2016-1860)26.05.2016Petrit Pepa kundër Ermira Çoku (Pepa), Mirvjen Çoku

në mungesë, Roel Zhitoni në mungesë

176 (00-2016-1861)26.05.2016Lamiha Besatari kundër Agjencia e Kthimit dhe

Kompensimit të Pronave Tiranë në mungesë,

Zeqi Shehu, Maliq Shehu, Fiqirete Shehu (Gjebrea),

Musa Selami

177 (00-2016-1862)26.05.2016Semiha Dollani kundër Agjencia e Kthimit dhe

Kompensimit të Pronave Tiranë

Çështje Penale

1323.05.2016Kërkues: Kujtim Gjolena

kundër Lulëzim Basha, Bujar Nishani, Flamur Noka,

Saimir Tahiri, Florian Nuri, Alfred Olli,

Asqeri Xhabej, Irena Shehu, Sokol Mata,

Blerad Hajdinaj, Violtea Progni, Mariana Progni,

Sulle Progni, Limaz Gjana dhe Xhevit Zaguri

88 (00-2016-750)04.05.2016Kërkues: Prokuroria pranë Gjykatës Rrethit Gjyqësor

Elbasan

I pandehur: Edison Bejleri

89 (00-2016-748)04.05.2016Kërkues: Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë

I pandehur: Androkli Kokthi

90 (00-2016-753)04.05.2016I pandehur: Sulejman Metani

91 (00-2016-752)04.05.2016Kërkues: Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit

Gjyqësor Fier

I pandehur: Mehmet Muskaj

92 (00-2016-749)04.05.2016Kërkues: Besnik Banushi kundër Prokurorisë së Rrethit

Gjyqësor Sarandë

93 (00-2016-747)04.05.2016Kërkues: Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit

Gjyqësor Tiranë

Të pandehur: Flutura Meço, Almir Meço,

Edmond Kalaja

94 (00-2016-751)04.05.2016I pandehur: Klemend Imeri

95 (00-2016-754)04.05.2016Të pandehur: Arjan Çelaj

96 (00-2016-755)04.05.2016I pandehur: Imer Ruko në mungesë

97 (00-2016-).05.2016Të pandehur:

98 (00-2016-790)11.05.2016Kërkues: Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit

Gjyqësor Vlorë

I pandehur: David Tushaj

99 (00-2016-).05.2016Të pandehur:

100 (00-2016-789)11.05.2016Kërkues: Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër

I pandehur: Gjin Guri

101 (00-2016-788)11.05.2016I pandehur: Arlind Cara

102 (00-2016-817)18.05.2016Kërkues: Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit

Gjyqësor Tiranë

I pandehur: Leonart Pajolli

103 (00-2016-899)18.05.2016Kërkues: Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit

Gjyqësor Vlorë

I pandehur: Oltian Bejto

104 (00-2016-819)18.05.2016Kërkues: Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit

Gjyqësor Elbasan

I pandehur: Zmian Menko

105 (00-2016-818)18.05.2016I pandehur: Robert Malaj

106 (00-2016-820)18.05.2016Të pandehur: Përparim Boja, Luis (Astrit) Boja,

Fatjon Cani

107 (00-2016-973)18.05.2016Kërkues: Prokuroria e Rrethit Vlorë

I pandehur: Albano Zepaj

108 (00-2016-989)18.05.2016Të pandehur: Ilirjan Andoni, Remzi Aliaj,

Krenar Çakerri, Enkelejd Rexha

109 (00-2016-900)25.05.2016Kёrkues: Dodë Ndoci

110 (00-2016-908)25.05.2016Kërkues: Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit

Gjyqësor Kukës

I pandehur: Ardian Rakipi

111 (00-2016-902)25.05.2016Kërkues: Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit

Gjyqësor Vlorë

I pandehur: Petrit Bulla

112 (00-2016-901)25.05.2016Kërkues: Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit

Gjyqësor Korçë

I pandehur: Kujtim Shabani

113 (00-2016-906)25.05.2016Kërkues: Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit

Gjyqësor Tiranë

I pandehur: Shyqyri Bajraktari

114 (00-2016-904)27.05.2016Të pandehur: Valon Kyçyku, Burim Haxhiolli

115 (00-2016-903)27.05.2016Të pandehur: Gjergj Sokoli, Paulin Kalthi

116 (00-2016-905)27.05.2016Kërkues: Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit

Gjyqësor Durrës

Të pandehur: Vasil Gjoni, Luljeta Bocaj, Ollga Molla,

Fatmir Brace

117 (00-2016-907)27.05.2016Kërkues: Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë

I pandehur: Alessandro Enrico Donadon

Çështje Administrative

280 (00-2016-1410)04.05.2016Fatmir Hanxhari kundër Zyra Vendore e Regjistrimit të

Pasurive të Paluajtshme Vlorë

281 (00-2016-1412)04.05.2016Nezmi Mezani kundër Zyra Vendore e Regjistrimit të

Pasurive të Paluajtshme Vlorë

282 (00-2016-1414)04.05.2016Ilir Bani kundër Dega Doganës Elbasan

283 (00-2016-2184)04.05.2016Besim Elezi, Marika Elezi kundër Zyra Qendrore e

Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë, Zyra

Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme

Tiranë

284 (00-2016-2262)04.05.2016Florjan Memini kundër Komuna Levan

285 (00-2016-2272)04.05.2016Leonard Xexo kundër Zyra e Gjendjes Civile,

Njësia Bashkiake Nr.4 Tiranë; Zyra e Gjendjes Civile

Bashkia Tiranë

286 (00-2016-2271)04.05.2016Ditmir Hykaj kundër Dega e Tatim Taksave Shkodër

287 (00-2016-2273)04.05.2016Mike Kamolli kundër Qendra Shëndetësore Proptisht

Pogradec

288 (00-2016-1646)05.05.2016Frrok Doda kundër Ministria e Financave, Dega e

Thesarit Pukë

289 (00-2016-2257)11.05.2016Mitat Velaj kundër Ministria e Financave Tiranë, Dega

e Thesarit Fier

290 (00-2016-2684)11.05.2016Merita Zaimi kundër Prefektura e Qarkut Berat

291 (00-2016-2259)11.05.2016Thimi Remacka kundër Drejtoria e Përgjithshme e

Policisë së Shtetit

292 (00-2016-2258)11.05.2016Plarent Nonaj kundër Drejtoria e Policisë së Qarkut

Tiranë

293 (00-2016-2694)11.05.2016Maringlen Legisi kundër Qendra Spitalore Universitare

“Nënë Tereza”

294 (00-2016-2693)11.05.2016Megi Naqe kundër Bashkia Tiranë

295 (00-2016-2744)11.05.2016Shoqëria “Shpresa“ shpk kundër Drejtoria e

Përgjithshme e Zhvillimit të Prokurimeve të

Përqëndruara, Komisioni i Prokurimeve Publike

296 (00-2016-2365)11.05.2016Shoqëria “Armo” Sh.A kundër Drejtoria e

Përgjithshme e Tatimeve Tiranë, Drejtoria Rajonale e

Tatimeve, Njësia e Tatimpaguesve te Mëdhenj

297 (00-2016-2367)11.05.2016Shoqëria “NOA” Sh.A kundër Drejtoria e

Përgjithshme e Tatimeve Tiranë, Drejtoria Rajonale e

Tatimeve, Njësia e Tatimpaguesve te Mëdhenj,

Drejtoria e Apelimit Tatimor

298 (00-2016-2261)12.05.2016Pashk Margjoni kundër Inspektoriati Ndërtimor

Urbanistik, Komuna Shëngjin

299 (00-2016-2377)12.05.2016Mirbana Bilali kundër Drejtoria Rajonale Tatimore

Tiranë, Drejtoria e Apelimit Tatimor pranë Drejtorisë

së Përgjithshme të Tatimeve Tiranë

300 (00-2016-2266)11.05.2016Balil Sinaj kundër Korporata Elektroenergjitike

Shqiptare sh.a

301 (00-2016-2263)11.05.2016Xhovalin Sokoli kundër Bashkia Lezhë

302 (00-2016-2446)17.05.2016Firma “Shqiponja M” sh.p.k kundër Komuna Komsi

303 (00-2016-2799)17.05.2016Sokrat Petani, Vangjel Sema kundër Këshilli i

Ministrave, Ministria e Punëve Publike, Transportit

dhe Telekomunikacionit, Drejtoria e Përgjithshme e

Rrugëve

304 (00-2016-2650)17.05.2016Esat Shalca, Jani (Agron) Bacellari, Gentian Ravolli,

Genci Bregu, Fatos Hymetllari kundër Drejtoria e

Policisë Qarku Korçë, Drejtoria e Policisë së Shtetit

Tiranë

305 (00-2016-2625)17.05.2016Ilia Bano kundër Prokurori i Përgjithshëm, Presidenti i

Republikës

306 (00-2016-2362)17.05.2016Ankues: Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve

në mungesë kundër Suzana Skuqi

307 (00-2016-1707)18.05.2016Mirela Keco kundër ALUIZNI, Drejtoria Qendrore

Tiranë

308 (00-2016-1705)18.05.2016Perlat Aliaj dhe Hyso Hysaj kundër Zyra Vendore e

Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Vlorë

309 (00-2016-).05.2016 kundër

310 (00-2016-2370)19.05.2016Jani Qirjaqi kundër Drejtoria e Shërbimit Spitalor

Sarandë

311 (00-2016-2163)19.05.2016Shoqëria “Spartaku” sh.p.k kundër Komisioni i

Prokurimit Publik (KPP), AK Drejtoria e Përgjithshme

e Hekurudhave sh.a, Avokatura e Shtetit

312 (00-2016-2351)19.05.2016Agim Kojku kundër ZVRPP Lushnjë, ZQRPP Tiranë

313 (00-2016-2404)19.05.2016Leonora Hyso kundër ALUIZNI Vlorë

314 (00-2016-2345)19.05.2016Shoqëria “Koha Ekspres” Sh.p.k Lushnjë kundër

Drejtoria Rajonale Tatimore Fier

315 (00-2016-2348)19.05.2016Frederik Shoshi kundër Drejtoria Rajonale Tatimore

Durrës, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve

316 (00-2016-2276)24.05.2016Kolë Brahimaj kundër Zyra Vendore e Regjistrimit të

Pasurive të Paluajtshme Shkodër

317 (00-2016-2743)24.05.2016Besim Elshani kundër Inspektorati Ndërtimor e

Urbanistik Bashkia Tiranë

318 (00-2016-).05.2016 kundër

319 (00-2016-2779)24.05.2016Ndue Prenga kundër Zyra Vendore e Regjistrimit të

Pasurive të Paluajtshme Shkodër

320 (00-2016-2993)24.05.2016Neti Çela kundër Zyra Qendrore e Regjistrimit të

Pasurive të Paluajtshme Tiranë, Zyra Vendore e

Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Krujë

321 (00-2016-2275)25.05.2016Mariglen Skënderi kundër Drejtoria e Policisë së

Qarkut Gjirokastër

322 (00-2016-2267)25.05.2016Sokol Nikolli kundër Ministria e Financave;

Dega e Thesarit Lezhë

323 (00-2016-2268)25.05.2016Eduart Dauti kundër Prokuroria e Rrethit Gjyqësor

Tiranë

324 (00-2016-2399)26.05.2016Shoqëri Tregtare “Reto” Sh.p.k kundër Drejtoria

Rajonale Tatimore Elbasan

325 (00-2016-2304)26.05.2016Kostika Misrasi kundër Drejtoria e Përgjithshme e

Burgjeve Tiranë; Institucioni i Ekzekutimit të

Vendimeve Penale Korçë

326 (00-2016-2162)26.05.2016Alketa Agolli kundër Instituti i Sigurimeve të Kujdesit

Shëndetësor Tiranë

327 (00-2016-2231)26.05.2016Hilmi Çoba kundër Drejtoria Rajonale e Sigurimeve

Shoqërore Shkodër

328 (00-2016-2296)26.05.2016Vangjel Llupo kundër Zyra Vendore e Regjistrimit të

Pasurive të Paluajtshme Kuçovë, Zyra Qendore e

Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë

329 (00-2016-2300)26.05.2016Besnik Meco kundër Bashkia Tiranë

330 (00-2016-2299)26.05.2016Drande Lleshi kundër Drejtoria Rajonale e Sigurimeve

Shoqërore Shkodër

Moskompetenca Civile

00-2016-137903.05.2016Enver Novaku, Jani Miçoni (Novaku) kundër

Mizo Novaku, Selman Novaku, Astrit Novaku,

Ilia Novaku, Maria Papa, Eleni Novaku

00-2016-138003.05.2016Tatjana Marash kundër Dhimitër Jorgos

00-2016-138203.05.2016Shoqëria “The Point” sh.p.k kundër Radiotelevizioni

Shqiptar

00-2016-138303.05.2016Shoqëria “Geoconsult” sh.p.k kundër Shoqëria

Përmbaruese Private “Afa-2010” sh.p.k., Shoqëria

“Copri Aktor” Sh.A, Shoqëria “Vagexco” sh.p.k.

00-2016-138403.05.2016Kërkues: “Procredit Bank” Sh.A

00-2016-.05.2016 kundër

00-2016-140904.05.2016Fran Vuka kundër Drejtoria Rajonale e Sigurimeve

Shoqërore Durrës, Avokatura e Shtetit

00-2016-149412.05.2016Fatbardha Saku kundër Vjollca Muhaxhiri

00-2016-150512.05.2016Irsida Leshi, Drilona Leshi, Zhuljeta Leshi kundër

Korporata Elektroenergjitike Shqiptare sh.a

00-2016-1506.1205.2016Adnor Shameti kundër Agjencia e Kthimit dhe

Kompensimit të Pronave Tiranë

00-2016-155404.05.2016Kujtim Çakri kundër Drejtoria Vendore e Policisë

Dibër

00-2016-155516.05.2016Llambro Kashta kundër Agjencia e Kthimit dhe

Kompensimit të Pronave

00-2016-1556.05.2016Ilia Xhakaj kundër Komisariati i Policisë Vlorë, Zyra e

Gjendjes Civile Vlorë, Drejtoria e Policisë së Qarkut

Berat

00-2016-155716.05.2016Ndrec Saka kundër Bashkia Krujë

00-2016-155816.05.2016Kërkues: Muhamet Lesha, Fitnete Laca (Lesha),

Hajrije Bushati (Lesha), Myserete Alibali (Lezha),

Nazire Lezha, Endrit Lezha, Astrit Lezha,

Neritan Mane, Mehdi Lezha, Myfarete Lohja (Lezha),

Agim Tufa, Mazar Mane, Rejmont Mane, Minir Lezha

kundër Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të

Pronave, Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme

Lezhë

00-2016-156004.05.2016Lulëzim Gojka kundër Kombinati Mekanik Poliçan,

Ministria e Mbrojtjes Tiranë

00-2016-156404.05.2016Jani (Fetah) Dulla kundër Eqerem Zeqiraj

00-2016-156516.05.2016Sokol Hasani kundër Dritan Caka

00-2016-157911.05.2016Sipro Cili kundër Anesti Loli, Kristina Loli,

Sezai Bazaj, Zyra e Regjistrimit të Pasurive të

Paluajtshme Vlorë, Enti Kombëtar i Banesave,

Drejtoria Rajonale Vlorë

00-2016-158019.05.2016Enver Bejdo, Fatime Bejdo, Shkëlqim Bejdo,

Mirela Bejdo kundër Ministria e Financave, Drejtoria e

Drejtimit të Pronës Publike pranë Ministrisë së

Financave, Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë

dhe Sipërmarrjes, Drejtoria e Administrimit të Pronave

Publike pranë Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik,

Tregtisë dhe Sipërmarrjes

00-2016-160619.05.2016Skënder Karriqi kundër Agjencia e Kthimit dhe

Kompensimit të Pronave Tiranë

00-2016-162111.05.2016Kërkues: Instituti i Sigurimeve Shoqërore (ISSh)

00-2016-166825.05.2016E. T. kundër A T.

00-2016-170318.05.2016Agron Çobo kundër Zyra e Gjendjes Civile Bashkia

Kuçovë

00-2016-170918.05.2016Sindikata e Punonjësve të Policisë së Shtetit kundër

Këshilli i Ministrave, Ministri i Brendshëm

00-2016-174812.05.2016Mehmet Hajdaraj kundër Ministria e Drejtësisë,

(Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve)

00-2016-174912.05.2016Rexh Smalaj kundër Agjencia e Kthimit dhe

Kompensimit të Pronave Tiranë

00-2016-176125.05.2016Eduart Keta kundër Bashkia Tiranë

00-2016-.05.2016 kundër

00-2016-178212.05.2016Pavli Shkurti kundër Agjencia e Kthimit dhe

Kompensimit të Pronave Tiranë

00-2016-178312.05.2016Sadik Berisha kundër Agjencia e Kthimit dhe

Kompensimit të Pronave Tiranë

00-2016-178612.05.2016Metush Leti kundër Përmbaruesi gjyqësor

Enderson Memcaj, Gasper Dodaj, Zyra Përmbarimore

Shkodër

00-2016-179331.05.2016Klodiana Shehi kundër Shoqëria “La Petrolifera Italo-

Albanese” sh.a., Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik

Vendor Bashkia Vlorë

00-2016-179631.05.2016Shkëlqim Çela kundër Shoqëria “Rei Energji” sh.p.k.

Shoqëria “Eko Beton” sh.p.k.

00-2016-.05.2016 kundër

00-2016-181331.05.2016Shoqëria “Cipa” sh.p.k. kundër Bashkia Krujë

00-2016-.05.2016 kundër

00-2016-223625.05.2016Apple Inc. kundër Drejtoria e Përgjithshme e Patentave

00-2016-226511.05.2016Imir Kamba kundër Agjencia Qendrore e Kthimit dhe

Kompensimit të Pronave

00-2016-226911.05.2016Shoqëria “Stivi 94” sh.p.k kundër Drejtoria Rajonale e

Shërbimit Kombëtar të Punësimit Shkodër

00-2016-227018.05.2016Ministria e Arsimit dhe Shkencës kundër Shtëpia

Botuese "Dita 2000" Shpk

00-2016-229626.05.2016Vangjel Llupo kundër Zyra Vendore e Regjistrimit të

Pasurive të Paluajtshme Kuçovë, Zyra Qendore e

Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë

00-2016-.05.2016 kundër

00-2016-230119.05.2016Kadri Ademi kundër Drejtoria Rajonale e Sigurimeve

Shoqërore Vlorë

00-2016-232819.05.2016Shoqëria “Imperial Claims Servis Albania” Sh.p.k

kundër Byroja Shqiptare e Sigurimeve

00-2016-.05.2016 kundër

00-2016-238726.05.2016Baftjar Kamberi kundër Ministria e Financave,

Drejtoria e Financës dhe Buxhetit Tiranë - Sektori i

Pagesave dhe Dëmshpërblimeve për ish të Dënuarit e

Regjimit Komunist, Zyber Kamberi,

Ramazan Kamberi, Nazmie Kamberi, Mexhit Sulaj,

Maksim Sulaj, Bedrije Bylyku, Edmond Sorra,

Liljana Sorra, Vera Ferko

00-2016-256826.05.2016Shoqëria “Deveron Oil Albania” Sh.a kundër Drejtoria

Rajonale Tatimore e Tatimpaguesve të Mëdhenj,

Drejtoria e Apelimit Tatimor Tiranë

00-2016-259526.05.2016Kol Gjetja kundër Dega e Doganës Lezhë, Drejtoria e

Përgjithshme e Doganave Tiranë

ÇËSHTJE CIVILE

Nr. 11243-01467-00-2013 i Regj. Themeltar

Nr. 00-2016-1530 i Vendimit (145)

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Majlinda Andrea Kryesues

Admir Thanza Anëtar

Artan Broci

Anëtar

Në seancën gjyqësore të datës 04.05.2016, mori në shqyrtim çështjen civile që u përket palëve:

PADITËS:CMS ANDONNINO ASCOLI & CAVASOLA SCAMONI

I PADITUR: AJM SLOVENIJA Sh.p.k

OBJEKTI:

Detyrimin e palës së paditur të përmbushë detyrimin monetar

që rrjedh nga kontrata jo formale e shërbimit,

sipas faturës nr.1, datë 05.11.2009, si dhe të paguajë shpërblimin

për dëmin e shkaktuar nga vonesa në përmbushjen e detyrimit.

Baza Ligjore: Nenet 80, 419, 445, 450, 463, 476, 481, 659, 676 d

he 669 të Kodit Civil të Republikës së Shqipërisë;

Neni 11, pika e ligjit nr.9109, datë 17.07.2003,

ndryshuar me ligjet nr.9795, datë 23.07.2007

dhe nr.10047, datë 24.12.2008

“Për profesionin e Avokatit në Republikën e Shqipërisë”;

Nenet 32, 106 dhe 154 të K.Pr.Civile të Republikës së Shqipërisë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.8994, datë 11.11.2011, ka vendosur:

“Rrëzimin e padisë si të pabazuar në prova dhe në ligj

Shpenzimet gjyqësore në ngarkim të palës së paditur.”

Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin nr.2588, datë 01.11.2012, ka vendosur:

“Ndryshimin e vendimit nr.8994, datë 11.11.2011, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë në këtë mënyrë:

Pranimin e kërkesë padisë.

Detyrimin e palës së paditur AJM Sllovenia sh.p.k të përmbushë ndaj palës paditëse CMS Andonnino & Cavasola Scamoni detyrimin monetar në vlerën 7.572 euro ose në vlerën e kësaj shumë në lekë sipas kursit të këmbimit euro në lekë ditën e ekzekutimit të detyrimit.

Pagimin e kamat vonesave për mos ekzekutimin në kohë të detyrimit të shumës sa sipër, sipas kursit të normës së interesit të Bankës së Shqipërisë për depozitat pa afat duke filluar nga dita e ngritjes së padisë datë 02.02.2010 deri në ekzekutimin e vendimit.

Shpenzimet gjyqësore në ngarkim të palës paditur.”

Kundër vendimit nr.2588, datë 01.11.2012, të Gjykatës së Apelit Tiranë ka paraqitur rekurs pala e paditur AJM Slovenija sh.p.k., nëpërmjet të cilit kërkon: “Ndryshimin e vendimit nr.2588, datë 01.11.2012, të Gjykatës së Apelit Tiranë, duke vendosur lënien në fuqi të vendimit nr.8994, date 11.11.2011, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë”, për këto shkaqe:

· Vendimi i Gjykatës së Apelit është dhënë në kundërshtim me ligjin dhe me shkelje të rënda procedurale.

· Palët nuk janë gjendur në kushtet e një marrëdhënieje kontraktore, por përpara veprimeve të njëanshme të kryera nga ana e paditësit, të pa kërkuara nga ana e palës së paditur.

· Kodi Civil shqiptar nuk e njeh konceptin e një kontrate joformale shërbimi dhe në rastin konkret nuk gjendemi përpara një kontrate që plotëson elementet thelbësore të saj si pëlqimi i palëve, shkaku i ligjshëm, objekti dhe forma e kërkuar nga ligji, të përcaktuara në nenin 663 të K.Civil. Në çështjen objekt gjykimi, nuk është plotësuar elementi i parë i vullnetit mes palëve, pasi nuk ka patur një ofertë dhe pranim të saj por paditësi ka realizuar një veprim të pa kërkuar duke caktuar edhe tarifa përkatëse të panegociuara mes palëve. Në këto kushte, paditësi ka shkelur parimin e mirëbesimit të garantuar në nenin 682 të K.Civil.

· Koha e pritur nga propozuesi i parë me kohën e kaluar nga kundërpropozuesi për ofertën e tij është e njëjtë, kur ai e ka refuzuar këtë kërkesë (faturimin e njëanshëm të çmimeve), ndaj nuk mund të gjendemi përpara pranimit në mënyrë të heshtur apo me veprime konkludente të këtyre veprimeve.

· I padituri ka kundërshtuar e-mailet e paraqitura si provë shkresore, pasi nuk i përgjigjen realitetit të zhvillimit të ngjarjeve. Në provën “nr 3” janë hequr materialet e bashkangjitura e-mailit, që praktikisht e bëjnë atë të jetë e falsifikuar. Në këto kushte ne kemi kërkuar mosmarrjen parasysh të e-maileve, duke qenë se ato nuk gjejnë rregullim ligjor në K.Pr.Civile.

· Paditësi ka përdorur si bazë ligjore edhe Ligjin “Për profesionin e Avokatit në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar, por gjykata e apelit nuk analizon këtë fakt, pasi analiza e pretendimeve të paditësit nën optikën e këtij ligji do të rezultonte në një vendim krejt të ndryshëm. Paditësi ka pretenduar pa të drejtë tarifa të cilat nuk i korrespondojnë tarifave të rregulluara me ligj dhe për to nuk ka patur një marrëveshje formale.

· Në gjykatën e faktit padia është ngritur nga shoqëria “Eversheds Bianchini” shpk, ndërkohë që vendimi ka dalë në favor të shoqërisë CMS Andonnino Ascoli & Cavasola Scamoni, i cili është një subjekt tjetër. I padituri ka kërkuar kryerjen e kalimit procedural, por ky veprim nuk është realizuar në gjykimet e faktit.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

pasi dëgjoi relatimin e gjyqtares Majlinda Andrea; konstatoi mungesën e palëve ndërgjyqëse; si dhe pasi e bisedoi çështjen në tërësi,

V Ë R E N

I. Rrethanat e çështjes

1. Paditësi CMS Andonnino Ascoli & Cavasola Scamoni është një shoqëri tregtare (e themeluar dhe e organizuar sipas legjislacionit shqiptar) e regjistruar me datë 23.02.2009 dhe ka si objekt të veprimtarisë së saj: “Kryerje shërbimesh ligjore individëve apo personave juridik që konsiston në dhënien por jo të kufizuar të asistencës juridike, përfaqësimi të klientëve para institucioneve publike dhe autoriteteve juridike në të gjitha instancat, konsultimin e aktiviteteve në fusha të ndryshme të së drejtës tregtare dhe në çështje të tjera të parashikuara nga ligji”, me përfaqësues ligjor Z. Riccardo Bianchini Riccardi, i cili e ka deleguar me Prokure të Përgjithshme këtë të drejtë të administrimit tek Z.Marco Lacaita, me anë të prokurës së përgjithshme nr.2987 Rep, nr.1329 Kol, datë 30.04.2010; sipas së cilës Z. Riccardo Bianchini Riccardi emëron Z.Marco Lacaita për të vepruar në emër dhe për llogari të shoqërisë.

2. I padituri “AJM Slovenija” shpk, është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar e regjistruar me datë 02.04.2009 dhe ka si objekt të veprimtarisë së saj: “Import - eksport, prodhim dhe tregtim me shumicë dhe pakicë të materialeve plastike, duralumini, xham, dhe çdo material tjetër në fushën e ndërtimit dhe industrisë si dhe të makinerive, pajisjeve dhe linjave për prodhim etj.”

3. Sipas akteve të dosjes rezulton se i padituri, me datë 9 Tetor 2009, ora 10:43, i ka dërguar një e-mail paditësit nëpërmjet Z.Boštjan Ranc, me Objekt: “Kërkesë për këshillim”, në të cilën i kërkon ndihmë që “të kontrolloje kontratën”, e cila i qe ofruar të paditurit nga një sipërmarrës tjetër shqiptar në procesin e biznesit të tij. Në këtë e-mail i padituri i shkruan se “Ju lutem më thoni se kur mund të takohemi dhe nëse unë mund të dërgoj të gjithë draft dokumentet përpara takimit në mënyrë që ju t’i kontrolloni ato”.

4. Në përgjigje të këtij email-i, më datë 9 Tetor 2009, ora 10:56, nga ana e paditësit, (me konkretisht nga i autorizuari Z. Marco Lacaita) po nëpërmjet email-it, i është kthyer përgjigje: “Re: Kërkesë për Këshillim”, duke i caktuar edhe datën e takimit e duke i theksuar se “Mezi po pres të marr dokumentet tuaja dhe t’ju takoj ju sa më shpejt të jetë e mundur”.

5. Me datën 9 Tetor 2009, i padituri i kthen përgjigje paditësit duke i kërkuar falje që nuk mund ta takonte ditën e martë, sepse do të udhëtonte në Slloveni dhe se do të kthehej ditën e mërkurë. Për këtë, i padituri i kërkon paditësit që të takohej me përpara se të nisej, sepse ishte me nxitim dhe se kompania e ndërtimit priste një përgjigje prej tij. Në këtë email-i, i padituri shkruan se “Të gjithë projekt-kontratat e nisura tek ai (është fjala për tek i padituri) nga ana e kompanisë ndërtimore, mund ti gjeni bashkëlidhur me e-mail-in. Gjëja që më shqetëson mua më shumë është se në kontratat për apartamentet, unë jam shënuar sikur unë blerësi i apartamenteve jam person fizik – në fakt apartamentet janë dhënë si formë pagese (me klering) për kompaninë “AJM Sllovenia” (Rezulton se ky e-mail ka në rubrikën: Priloge: (attachment, këto dokumente: C-03-05.pdf (56KB); C-06-05.pdf (56KB); kondominium.pdf (85KB); Form No.1.pdf (56KB); Form No.2.pdf (41KB); Kontrata e AGI KONS-it e p~1.doc (55KB).

6. Me datën 9 Tetor 2009, ora 11:38, nga ana e të paditurit është propozuar të bëhej një takim ditën e Hënë pas orës 14:00.

7. Në takimin e datës 9 Tetor 2009, palët janë takuar në zyrën e paditësit, ndërkohë që paditësi kishte marrë tashmë në format “pdf” kopjet e dokumenteve të cilat i kishte kërkuar që “t’i kontrollonte”. Në këtë takim, të paditurit i është kërkuar nga ana e paditësit që dokumentet e nisura në datën 9 Tetor 2009 në format “pdf”, ti dërgoheshin edhe në format “Word.doc” në mënyrë që paditësi të kishte mundësi të punonte mbi të.

8. Me datë 12 Tetor 2009, ora 16:47, i padituri ka nisur me e-mail edhe në format “Word.doc”, të gjitha dokumentet e nevojshme që dëshironte të kontrolloheshin duke i shkruar paditësit se “Bashkëngjitur ju do të gjeni kontratat në format.doc”.

9. Po në datën 12 Tetor 2009, ora 20:31, paditësi i kthen përgjigje të paditurit, duke shkruar ndër të tjera se “Ju faleminderit shumë. Ne do të fillojmë të punojmë mbi to menjëherë”.

10. Me datë 14 Tetor 2009, ora 10:39, nga ana e paditësit është nisur një e-mail në adresën e të paditurit, duke shkruar se “Ishte i këndshëm takimi dhe njohja me ju disa ditë më parë në zyrën tonë. Ashtu siç ju kisha premtuar ne po shqyrtojmë kontratat që ju na dhatë dhe do të jemi në gjendje t’u dërgojmë juve versionin e ri-draftuar të Marrëveshjes së Furnizimit, maksimumi pasditja e sotme. Unë po ju shkruaj për tu informuar ju në lidhje me çmimet tona. Mirko dhe unë faturojmë 300 Euro/ora ndërsa Senior Associate që ju takuat (znj. Cucllari), e cila është duke punuar aktualisht me dosjen tuaj faturon me 250 EUR/ora. Me aprovimin tuaj, ne besojmë se do te jemi ne gjendje tu dërgojmë ju versionet e fundit të dy marrëveshjeve të tjera brenda ditës së nesërme.”

11. Me datë 14 Tetor 2009, ora 16:57, paditësi dërgon një tjetër e-mail në adresën e të paditurit, duke shkruar se “Ju lutem gjeni bashkëlidhur (i) një memorandum konciz në lidhje me opsionet potenciale për strukturimin e transaksionit mes AJM Slovenia shpk dhe AGI Kons shpk, dhe (ii) një draft marrëveshje furnizimi dhe shërbimi që ne sigurojmë ta përdorni nga tani e tutje për transaksionin në Shqipëri, duke i përshtatur anekset sipas nevojave të klientëve tuaj. Ne jemi në pritje për të marrë komentet tuaja, nëse ka të tillë dhe nëse ju duhet të keni nevojë për ndonjë sqarim ose informacion të mëtejshëm, mos hezitoni të na kontaktoni”.

12. Me datë 16.10 .2009 ora 20:26 paditësi i dërgon një tjetër e-mail në adresë të të paditurit me objekt ndryshimet e marrëveshjes së furnizimit dhe shërbimeve duke shkruar ’’Në vijim të takimit që kishim sot, unë po ju dërgoj për rishikim dhe komentet tuaja draftin e marrëveshjes së furnizimit dhe shërbimeve e cila reflekton me shërbime të gjitha ndryshimet për të cilat ramë dakord’’.

13. Me datë 16.10.2009 ora 18:33 pala paditëse i dërgon një tjetër e-mail në adresë të të paditurit duke shkruar ‘’Para se gjithash Bostjan ishte shumë i kënaqur për kontratën e mirë të furnizimit që i kemi ofruar. Ai sugjeroi fshirjen e disa pjesëve duke ju referuar furnizimit periodik me produkte dhe gjëra të tjera që unë i mora shënim. Gjëja më e rëndësishme është se ai dëshiron që ndërtuesi të garantojë pagesën e plotë nëpërmjet Garancisë Bankare të lëshuar nga banka, brenda 30 ditëve nga ekzekutimi i kontratës së furnizimit, te cilat unë do ti shtoj në marrëveshje, ne ramë dakord si vijon. Unë do të reflektoj në draft marrëveshje te gjitha ndryshimet për të cilat ramë dakord, brenda ditës së sotme. Ai më pas do të bëjë rishikimet e tij dhe komentet. Unë tani jam duke punuar mbi ndryshimet e propozuara të projektit dhe do t’ja dërgoj klientit brenda ditës së sotme’’.

14. Me datë 18.10.2009 ora 14:15 padituri i ka dërguar e-mail paditësit, duke i shkruar se “Ishte kënaqësi t’ju takoja ju dhe kolegët tuaj por më duket se ka pasur një keqkuptim përsa i përket tarifave tuaja, duke u nisur nga eksperienca ime e deritanishme, çmimet për lloje të ndryshme tarifash kanë qenë fikse, në veresi dhe kompleksitet të kontratave dhe jo në varësi të orëve të kaluar mbi to … Shoqëria jonë në shoqëri nuk mund t’i lejojë vetes të paguajë me mijëra euro për një kontratë, kështu që në rast se nuk biem dakord për një çmim fiks për kontratën në fjalë (kompensim i pagesës me apartamente) jam i detyruar të ndërpres bashkëpunimin me ju dhe t’ju kërkoj të lëshoni një faturë për punën që keni kryer deri me tash. ”(provë në dosjen gjyqësore faqe 34).

15. Pas takimit në zyrën e tyre, nga paditësi i është nisur të paditurit një e-mail ku shkruhej se “Në vijim të takimit të ditës së sotme, jam duke të foruardur projektin e marrëveshjes së furnizimit dhe shërbimeve duke reflektuar në “Marked” (program i Office Word) të gjitha ndryshimet për të cilat ramë dakord. Jemi në pritje të marrim komentet tuaja dhe vërejtjet”.

16. Me datën 20.10.2009 ora 12:16 nga pala paditëse i është dërguar palës së paditur një e-mail duke shkruar ‘’Bashkëngjitur drafti që unë kam përgatitur për transferimin e dy apartamenteve në lidhje me marrëveshjen e furnizimit dhe shërbimeve , për shqyrtim dhe komentet tuaja’’.

17. Po në datë 20.10.2009 ora 13:15 i padituri i dërgon një e-mali paditësit duke shkruar “Ndalo së punuari mbi këtë çështje ... unë do ta shpjegoj më vonë”.

18. Në datën 9 Nëntor 2009, nga ana e paditësit është dërguar në adresën e e-mail-it të paditurit e-mail-i me objekt “Faturë”, duke i thënë se “Ju lutem shikoni dokumentet bashkëngjitur. Ne do t’ju dërgojmë shumë shpejt faturën origjinale”.

19. Me datën 10 Nëntor 2009, i padituri i ka nisur një e-mail paditësit, duke shkruar se duke qenë se midis tyre nuk kishte një marrëveshje për këtë punë, ata nuk mund të pranonin dhe të njohin këtë faturë.

20. Në kushtet e mësipërme, duke qenë se i padituri ka refuzuar pagesën për shërbimet që janë pretenduar si të kryera nga ana e palës paditëse, kjo e fundit i është drejtuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë me kërkesëpadinë objekt gjykimi.

21. Në përfundim të hetimit gjyqësor, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr.8994, datë 11.11.2011, ka vendosur: “Rrëzimin e padisë si të pabazuar në prova dhe në ligj.

21.1. Gjykata ka arsyetuar se: “... Paditësi, pretendon të këtë krijuar një “Kontratë joformale shërbimi” me të paditurin dhe ka kërkuar të shlyhej ndaj tij shuma prej 7500 Euro të dhënë në faturën e datës 05.11.2009. Ndërkaq, padia e tij, ka si shkak juridik nenet 80, 419, 445, 450, 463, 476, 481, 659, 676, 669 të Kodit Civil, si dhe nenin 11 të ligjit nr.9109, datë 17.07.2003 “Për profesionin e Avokatit në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar.

Për të parë bazueshmërinë e këtij pretendimi Gjykata arsyeton se shtrohen për diskutim çështjet si më poshtë: “Ç’farë kuptojmë me kontratë joformale shërbimi? Kur konsiderohet se është lidhur një kontrate? A jemi në kushtet e një kontratë në rastin e veprimeve të parashikuara me sipër? Si duhen interpretuar veprimet e mësipërme dhe se a provohen faktet e ngjara me provat e ofruara?

Në vijim të sa më sipër, Gjykata vëren se Kodi Civil në asnjë nga nenet e tij nuk shprehet me termin “Kontrate jo formale shërbimi”. Po ashtu, referuar bazës ligjore të përdorur si shkak i padisë (nenet 80, 419, 445, 450, 463, 476, 481 të Kodit Civil) konstatohet se këto dispozita kanë të bëjnë me pjesën e detyrimeve dhe pasojave nga mospërmbushja e detyrimeve; ndërsa nenet 659 - 669 te Kodit Civil kanë të bëjnë me “Kontratat” (kuptimin e tyre)…

… Nga hetimi gjyqësor rezultoi se i padituri i ka kërkuar paditësit të kontrollonte bazueshmërinë formale juridike të një kontrate të ofruar nga një partner i tij në biznes. Ndërkohë, provohet se nga ana e tij (paditësi) nuk ka bërë “detyrën” e kërkuar nga i padituri, por ka ofruar një produkt tjetër, të pakërkuar nga i padituri dhe për më tepër që nuk plotësonte asnjë nga kërkesat e biznesit të të paditurit. Ky fakt tregon se nuk është përmbushur kërkesa e nenit 678 të Kodit Civil, dhe konkretisht “objekti i kontratës”; ç’ka do të thotë se në rastin konkret nuk jemi përpara ekzistencës së një kontrate. E njëjta gjë duhet thënë edhe për formën, pasi mungesa e një dokumenti me shkrim nuk do të thotë se ndodhemi dhe ekziston një “kontrate joformale”, sikundër padrejtësisht arsyeton paditësi. Një konkluzion i tillë (i pretenduar nga paditësi) bie ndesh dhe me faktin se vetë paditësi pranon se nuk ka patur konsensus dhe nuk është rënë dakord me çmimin e shërbimit; ç’ka do të thotë se bie pretendimi për ekzistencën e një kontrate me elementet thelbësor të saj (madje është kërkuar marrëveshje me shkrim për shpërblimin e shërbimit juridik mes të paditurit dhe paditësit, por që nuk është bërë). Gjithsesi, Gjykata arsyeton se mjaft mungesa e njërit nga kushtet e parashikuara në nenin 663 të Kodit Civil, passjell mosekzistencën e një kontratë të pretenduar … Në momentin kur vullnetet e shfaqura të të dy palëve përputhen, kontrata quhet e lidhur. Në rastin objekt gjykimi, paditësi jo vetëm që nuk i ka qëndruar propozimit të paditurit për të dhënë këshillime mbi kontratat (për t’i kontrolluar ato), por ka bërë një lloj tjetër kontrate si dhe në të njëjtën kohë ka bërë edhe propozimin e një tarifë dhe nuk ka pritur aspak përgjigjen (pranimin)/apo mendimin e palës së paditur për këto kushte; por ka nxituar në mënyrë të njëanshme me nxjerrjen e një fature, duke e marrë të mirëqenë ekzistencën e kontratës. Ky veprim si më sipër, i paditësit nuk është gjë tjetër, veçse shkelje e “parimit të mirëbesimit”, pasi në kundërshtim me interesin e të paditurit ka ngarkuar një detyrim të paqenë dhe pa e pyetur e pa marrë konsensusin e tij … Po ashtu, edhe sikur për një moment të pranohet në mënyrë hipotetike pretendimi i palës paditëse, përsëri referuar nenit 672/1 të Kodit Civil në të cilin përcaktohet se “Pala kontraktuese mund të heqë dorë nga kontrata, brenda shtatë ditëve nga përfundimi i saj, pa treguar arsyet, kur: - kontrata është përfunduar në vendin e punës ose të banimit të njërës palë, gjatë një ekskursioni të organizuar në një mjedis publik, ose në kushte të tilla, që nuk i korrespondon një situate normale bisedimesh”; pala e paditur, legjitimohet në tërheqjen e kontratës; kjo pasi, në analize të faktit dhe dispozitës ligjore konkrete, rezulton se pala e paditur nuk ka qenë në kushtet normale të një marrëveshje (rezulton se kur është bërë propozimi për çmimin ka qenë në terren dhe jo në një tavoline bisedimesh ballë për ballë) dhe se ajo është tërhequr brenda tre ditëve nga bërja e propozimit.

Veç sa me sipër, padia gjendet e pabazuar dhe në vështrim të dispozitave të ligjit nr.9109, datë 17.07.2003 “Për profesionin e Avokatit në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar. Kështu, në kundërshtim me sa pretendon pala paditëse (kur i referohet dhe përcakton si shkak ligjor dhe këtë ligj) në nenin 11 të këtij ligji përcaktohet se “Shpërblimi i avokatit për punën e kryer, caktohet në një nga mënyrat e mëposhtme: a) me marrëveshje ndërmjet tij dhe palës së mbrojtur ose të përfaqësuar prej tij; b) ...; c) me ligj”. Po ashtu, në këtë ligj në nenin 48 të tij përcaktohet se “Rregullat e hollësishme për ushtrimin e profesionit të avokatit, në përputhje me këtë ligj caktohen në statutin dhe në kodin e etikës së avokatit, të miratuar nga Këshilli i Përgjithshëm i Dhomës Kombëtare të Avokatisë”. Ndërkaq, në Kodin Etik të Avokatit të miratuar me vendimin nr.31, datë 12.11.2005 të Këshillit të Përgjithshëm të Dhomës Kombëtare të Avokatisë në nenin 28 të tij përcaktohet se “Avokati ka të drejtë të ketë një tarifë për shërbimet e tij. Tarifa duhet të përcaktohet në një marrëveshje me shkrim ndërmjet avokatit dhe klientit të tij. Në mungese të marrëveshjes me shkrim tarifa duhet të përcaktohet në përputhje me normat e tarifave të parashikuara nga “Tarifa e shërbimeve juridike të avokatëve”, të miratuara nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë”. Pra, sikundër rezulton nga këto dispozita, marrëdhënia duhet të ishte rregulluar me një kontrate të shkruar midis paditësit e të paditurit për veprimtarinë e shërbimit ligjor; gjë e cila në rastin konkret nuk është bërë …”

22. Mbi ankim të palës paditëse, Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin nr.2588, datë 01.11.2012 ka vendosur:

“Ndryshimin e vendimit nr.8994, datë 11.11.2011 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë në këtë mënyrë:

· Pranimin e kërkesë padisë.

· Detyrimin e palës së paditur AJM Sllovenia shpk të përmbushë ndaj palës paditëse CMS Andonnino & Cavasola Scamoni detyrimin monetar në vlerën 7.572 euro ose në vlerën e kësaj shumë në lekë sipas kursit të këmbimit euro në lekë ditën e ekzekutimit të detyrimit.

· Pagimin e kamat onesave për mos ekzekutimin në kohë të detyrimit të shumës sa sipër, sipas kursit të normës së interesit të Bankës së Shqipërisë për depozitat pa afat duke filluar nga dita e ngritjes së padisë datë 02.02.2010 deri në ekzekutimin e vendimit.

· Shpenzimet gjyqësore në ngarkim të palës paditur.”

22.1. Gjykata e Apelit ka arsyetuar se: “...Gjykata e Apelit referuar objektit dhe shkakut ligjor të padisë, çmon se mungesa e një marrëveshje apo kontrate të shkruar në kushte kur nga të gjitha provat e paraqitura në gjykim del qartë marrëdhënia juridike e krijuar mes palëve korrespondenca vërteton se ka një vullnet të shprehur me shkrim midis tyre e nuk mund të çojë në konkluzionin e pabazueshmërisë në ligj të kërkimit. Neni 80 i Kodit Civil “Forma e veprimit juridik “përcakton se “Veprimi juridik mund të kryhet me shkrim, me goje dhe me çdo lloj shfaqje tjetër të padyshimtë të vullnetit.”

Gjykata e shkallës së parë gabon kur përcakton në vendimin e vet se ndërmjet palëve nuk provohet ekzistenca e veprimeve juridike. Vetë i padituri në komunikimet me shkrim pranon se ka pasur një keqkuptim përsa i përket tarifave tuaja, palës paditëse, duke i marrë të mirëqena të gjitha shërbimet ligjore të ofruara nga pala paditëse deri në momentin e ndërprerjes së bashkëpunimit. Paditësi dhe i padituri me provat e paraqitura në gjykim rezulton se kanë hyrë në një veprim juridik me shkrim për ofrimin e shërbimit ligjor me kërkesë të palës paditur, i cili është ai që ka zgjidhur mënyrën e propozimit dhe pranimin e ofertës për shërbimin ligjor nëpërmjet komunikimit me postë elektronike.

Gjykata e Shkallës së Parë gabon kur arsyeton se i padituri ka vepruar në shkelje të parimit të mirëbesimit pasi në kundërshtim me interesin e të paditurit e ka ngarkuar këtë të fundit pa e pyetur dhe pa marrë konsensusin e saj, argumentim ky fare i gabuar dhe i pabazuar në prova.

I padituri njeh dhe kërkon që paditësi të faturojë detyrimin deri në ditën e ndërprerjes së bashkëpunimit datë 18.10.2009, është vetë i padituri i cili i ka kërkuar paditësit t’i dërgojë një fature tatimore për punën e kryer deri në atë moment, fakt i rezultuar nëpërmjet e-mail datë 18.10.2009 ora 14:15 të paditurit dërguar paditësit, duke i shkruajtur se “Ishte kënaqësi t’ju takoja ju dhe kolegët tuaj por me duket se ka pasur një keqkuptim përsa i përket tarifave tuaja, duke u nisur nga eksperienca ime e deritanishme , çmimet për lloje të ndryshme tarifash kanë qenë fikse, në varësi dhe kompleksitet të kontratave dhe jo në varësi të orëve të kaluar mbi to … Shoqëria jonë në shoqëri nuk mund ti lejojë vetes të paguajë me mijëra euro për një kontrate, kështu që në rast se nuk biem dakord për një çmim fiks për kontratën në fjalë (kompensim i pagesës me apartamente) jam i detyruar të ndërpres bashkëpunimin me ju dhe t’ju kërkoj të lëshoni një faturë për punën që keni kryer deri më tash.” (prove në dosjen gjyqësore faqe 34) të cilën Gjykata e Rrethit e ka injoruar, duke mos e analizuar në vendimin e saj. Nga të gjitha aktet e dosjes rezulton se palët me veprimet e tyre nëpërmjet komunikimeve elektronike dhe veprimeve konkrete kanë bashkëpunuar për realizimin e shërbimit ligjor për shqyrtimin e kontratës që do të realizonte pala e paditur me një firmë ndërtimi në Shqipëri.

Nga gjithë korrespodencat mes palëve rezulton e provuar se palët kanë rënë dakord që paditësi të punojë për të paditurin.

Që i padituri kur ka parë që mbase dhe për faj të vet, paditësi ka nënkuptuar një objekt tjetër veprimtarie dhe tarifat apo honoraret e paditësit janë tepër të larta, ka kërkuar përfundimin e marrëdhënies juridike ndonëse kjo pa formë të përcaktuar ligjore.

Është një gjë e përcaktuar dhe nga përmbajtja e -mailit të pa kontensuar si false nga i padituri.

Provohet nga sa më sipër me e-mail dhe se i padituri i ka kërkuar paditësit që për sa ka punuar e bashkëpunuar deri në atë moment ky i fundit ti dërgonte një fature tatimore, gjë që provohet se ka ndodhur, por që i padituri refuzon pagesën, e meqenëse çështja nuk është zgjidhur me mirëkuptim paditësi ka ngritur padi në gjykatë.

Gjykata e Apelit ndryshe nga sa ka konstatuar Gjykata e faktit bindet në drejtësinë e padisë lidhur me ekzistencën e veprimit juridik dhe kushteve të atij veprimi juridik, deri në momentin kur pala e paditur ka ndërprerë marrëdhënien e bashkëpunimit me paditësin.

Fakt që e pohon vete i padituri i cili në fakt kondenson vetëm përsa i përket masës së detyrimit përsa kohë përfaqësuesi i të paditurit kërkon që pagesa të bëhet me orë pune të paguar sipas urdhrit të përbashkët të Ministrisë së Drejtësisë dhe Dhomës Kombëtare të Avokatit dhe jo sipas tarifave të të paditurit, prapësim ky i pa drejte përsa kohë ka qenë një nga shkaqet e zgjidhjes së marrëveshjes si dhe vetë i padituri pa u shprehur në lidhje me masën e pagesës ka kërkuar me shkrim ndaj paditësit lëshimin e një fature tatimore.

Pra praktikisht ka kërkuar nga paditësi që të përcaktohet në fature tatimore shpërblimi për punën e kryer deri në atë moment. Në këto kushte referuar fakteve të paraqitura në gjykim, Gjykata e Apelit çmon se vendimi i Gjykatës së Rrethit duhet të ndryshohet dhe të pranohet padia e paditësit duke u detyruar i paditur të paguajë ndaj paditësit për shërbimit e kryer, sipas faturës nr.1, datë 05.11.2009, në shumën 7.572 euro.

Përsa i përket shpërblimit për dëmin e shkaktuar nga vonesa në përmbushjen e detyrimit. Gjykata e Apelit çmon se kjo kërkesë duhet pranuar pjesërisht. Paditësi ka kërkuar që demi i shkaktuar nga mospagimi i kësaj shume të filloje nga data 19.10.2009. Në kushte kur palët nuk kanë parashikuar afat për likuidimin e detyrimit, atëherë si datë të fillimit me vonesë të pagimit të shumës, gjykata merr datën e ngritjes së padisë që është data 02.10.2010, datë në të cilën do të fillojnë pagimi i kamatave të arrira në formën e interesave deri në ekzekutimin e vendimit...”

23. Kundër vendimit nr.2588, datë 01.11.2012, të Gjykatës së Apelit Tiranë ka paraqitur rekurs pala e paditur AJM Slovenija sh.p.k., nëpërmjet të cilit kërkon: Ndryshimin e vendimit nr.2588, datë 01.11.2012, të Gjykatës së Apelit Tiranë duke vendosur lënien në fuqi të vendimit nr.8994, date 11.11.2011, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shkaqet e pasqyruar në pjesën hyrëse të këtij vendimi.

II. Ligji i zbatueshëm

24. Dispozitat e Kodit të Procedurës Civile dhe Kodit Civil në të cilat është parashikuar:

24.1. Neni 16§1 i K.Pr.Civile: “Gjykata zgjidh mosmarrëveshjen në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi, që janë të detyrueshme të zbatohen prej saj. Ajo bën një cilësim të saktë të fakteve dhe veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen, pa u lidhur me përcaktimin që mund të propozojnë palët”.

24.2.Neni 29 i K.Pr.Civile: “Gjykata mbështet vendimin në provat e paraqitura nga palët ose nga prokurori, të marra në seancë gjyqësore.

Gjykata çmon provat që ndodhen në aktet, në bazë të bindjes së saj të brendshme, të formuar nga shqyrtimi në tërësinë e tyre i rrethanave të çështjes”.

24.3. Neni 79 i K.Civil: “Veprimi juridik është shfaqja e ligjshme e vullnetit të personit fizik ose juridik, që synon të krijojë, të ndryshojë ose të shuajë të drejta ose detyrime civile”.

24.4. Neni 659 i K.Civil: “Kontrata është veprimi juridik me anë të së cilës një ose disa palë krijojnë, ndryshojnë ose shuajnë një marrëdhënie juridike.

24.5.Neni 663 i K.Civil: “Konditat e nevojshme për qenien e kontratës janë: pëlqimi i palës që merr përsipër detyrimin, shkaku i ligjshëm në të cilin mbështetet detyrimi, objekti që formon lëndën e kontratës dhe forma e saj e kërkuar nga ligji.”

24.6.Neni 664 i K.Civil: “Kur kontrata përmban vetëm detyrimin e propozuesit, pritësi mund ta refuzojë propozimin brenda afatit të caktuar, ose që rrjedh nga natyra e marrëveshjes. Në mungesë të një refuzimi të tillë, kontrata quhet e lidhur.”

24.7. Neni 670 i K.Civil: “Pranimi i propozimit që nuk përputhet me përmbajtjen e tij, quhet mospranim dhe njëkohësisht si një propozim i ri.”

24.8. Neni 672 i K.Civil: “Pala kontraktuese mund të heqë dorë nga kontrata, brenda shtatë ditëve nga përfundimi i saj, pa treguar arsyet, kur:

- kontrata është përfunduar në vendin e punës ose të banimit të njërës palë, gjatë një ekskursioni të organizuar në një mjedis publik, ose në kushte të tilla, që nuk i korrespondon një situate normale bisedimesh;

- në kontratën që ka për objekt dhënien e një kredie për të blerë një send konsumi, shitësi duhet të njoftojë me shkrim blerësin për të drejtën e heqjes dorë nga kontrata e lidhur në kushtet e sipërme, për ndryshe afati i heqjes dorë është një vit.”

24.9. Neni 676 i K.Civil: “Kontrata quhet e lidhur kur palët kanë shfaqur në mënyrë të ndërsjellë vullnetin e tyre, duke u marrë vesh për të gjitha kushtet thelbësore të saj.”

III. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson

25. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, në shqyrtim e në vlerësim të akteve që ndodhen në dosjen gjyqësore dhe të administruara gjatë gjykimeve, vendimeve gjyqësore, si dhe shkaqeve të paraqitura në rekurs, arrin në përfundimin se në marrjen e vendimit nr.2588, datë 01.11.2012 të Gjykatës së Apelit Tiranë, nuk janë respektuar dispozitat ligjore dhe për këtë arsye ky vendim duhet të prishet. Ndërsa vendimi nr.8994, datë 11.11.2011, i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë është i drejtë dhe i bazuar në ligj, ndaj duhet të lihet në fuqi.

26. Për sa rezulton nga kërkesë padia e paraqitur në këtë proces gjyqësor, pala paditëse ka kërkuar përmbushjen nga pala e paditur e detyrimit monetar që rrjedh nga kontrata jo formale e shërbimit të konsulencës, sipas faturës nr.1, datë 05.11.2009, si dhe të paguajë shpërblimin për dëmin e shkaktuar nga vonesa.

27. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, pasi i ka nënshtruar hetimit dhe debatit gjyqësor (analizë ligjore e mbështetur në prova) çështje të rëndësishme ligjore lidhur me këtë natyrë mosmarrëveshje, ka vendosur pranimin e kërkesë padisë, duke konstatuar se nuk jemi përpara ekzistencës së një kontrate. Palët nuk kanë formalizuar një kontratë të shkruar mes tyre, por edhe në kuptim të kontratës joformale nuk mund të konsiderohet i pranuar nga pala e paditur, detyrimi i përcaktuar në mënyrë të njëanshme nga pala paditëse dhe në mosrespektim të parimit të mirëbesimit mes palëve.

27.1. Ndërsa, Gjykata e Apelit Tiranë ka prishur vendimin dhe pranuar padinë me arsyetimin se pavarësisht mungesës së kontratës së shkruar pala e paditur ka pranuar shërbimin, ka një vullnet të shprehur me shkrim midis tyre dhe në këto kushte pala e paditur duhet të paguajë detyrimin e pretenduar nga pala paditëse. Këtë vendimmarrje të gjykatës së apelit Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë e gjen të pabazuar.

28. Ky Kolegj konstaton se gjykata e apelit nuk ka bërë një cilësim të saktë të fakteve dhe veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen, si dhe nuk e ka zgjidhur atë në përputhje me dispozitat ligjore të zbatueshme (konform nenit 16 të Kodit të Procedurës Civile). Vendimi i saj vjen ndesh me urdhërimet e neneve 79, 663, 664, 670, 672, 676 të Kodit Civil, por edhe në këndvështrim të neneve 681, 682 të Kodit Civil e Ligjit nr.9109, datë 17.07.2003 “Për profesionin e Avokatit në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.

29. Ndërkohë që referuar arsyetimit të vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, si dhe në tërësi gjykimit të çështjes, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë çmon se, ky vendim është i drejtë dhe me përfundime të qarta të nxjerra provat e administruara në këtë gjykim, të cilat përkojnë me analizën e rrethanave të çështjes dhe mënyrën e zgjidhjes së saj (konform nenit 126 të Kodit të Procedurës Civile). Gjykata e rrethit ka zgjidhur çështjen konform shkakut që rezulton nga shqyrtimi në tërësi i kërkesëpadisë, duke bërë lidhjen midis fakteve të pretenduara prej palës paditëse se kanë ngjarë dhe të drejtave apo interesave që ajo pretendon se i janë cenuar (vendimi unifikues nr.3/2012 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë).

30. Fillimisht, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë çmon të evidentojë se pretendimi i palës rekursuese për shkelje procedurale, e konkretisht moskryerjen e zëvendësimit procedural, nuk është i bazuar. Nga aktet e dosjes rezulton se kalimi procedural është kryer nga gjykata e rrethit gjyqësor konform dispozitave të Kodit të Procedurës Civile (shih fq. 232 të dosjes gjyqësore).

31. Lidhur me zgjidhjen në themel të çështjes, Kolegji Civil çmon se Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka sqaruar drejt rrethanat ligjore që lidhen me gjykimin e çështjes e që kanë të bëjnë me elementë thelbësorë të padisë objekt shqyrtimi dhe natyrën juridike të saj. Gjykata e rrethit ka marrë në vlerësim nëse veprimet e palëve apo faktet e ndodhura kanë lindur detyrimin e pretenduar nga pala paditëse për palën e paditur, duke i parë ato në përputhje me dispozitat ligjore për detyrimet dhe kontratat sipas Kodit Civil.

32. Sipas nenit 79 të Kodit Civil: “Veprimi juridik është shfaqja e ligjshme e vullnetit të personit fizik ose juridik, që synon të krijojë, të ndryshojë ose të shuajë të drejta ose detyrime civile”. Ndërsa neni 659 i Kodit Civil e përcakton kontratën si veprimin juridik me anë të së cilës palët krijojnë, ndryshojnë ose shuajnë një marrëdhënie juridike dhe kushtet e nevojshme për ekzistencën (lidhjen dhe vlefshmërinë) e kontratës janë: pëlqimi i palës që merr përsipër detyrimin, shkaku i ligjshëm në të cilin mbështetet detyrimi, objekti që formon lëndën e kontratës dhe forma e saj e kërkuar nga ligji (neni 663 i Kodit Civil). Sipas përcaktimit të këtyre dispozitave, por edhe në tërësi gjithë Pjesës “Kontratat” në Kodin Civil, ajo që krijon, ndryshon apo shuan një marrëdhënie juridike është marrëveshja e palëve ose përputhja e vullnetit të tyre.

33. Në bazë të sa më sipër, Kolegji Civil e gjen të drejtë arsyetimin e gjykatës së rrethit se nuk jemi në kushtet e arritjes së marrëveshjes mes palëve, pasi ka munguar vullneti i njërës palë, palës së paditur, e cila ka shprehur hapur mosdakordësinë e saj për tarifat e shërbimit të propozuara nga pala paditëse.

33.1. Sikurse rezulton nga aktet e dosjes, pala e paditur në email-in e datës 18.10.2009 ora 14:15 nuk e ka pranuar propozimin e palës paditëse përsa i përket tarifimit/pagesës, por ka bërë një propozim të ri kur shprehet se “... me duket se ka pasur një keqkuptim përsa i përket tarifave tuaja, duke u nisur nga eksperienca ime e deritanishme, çmimet për lloje të ndryshme tarifash kanë qenë fikse, në varësi dhe kompleksitet të kontratave dhe jo në varësi të orëve të kaluar mbi to … Shoqëria jonë nuk mund ti lejojë vetes të paguajë me mijëra euro për një kontrate, kështu që në rast se nuk biem dakord për një çmim fiks për kontratën në fjalë (kompensim i pagesës me apartamente) jam i detyruar të ndërpres bashkëpunimin me ju ....”. Referuar nenit 664 të Kodit Civil, nga kjo përgjigje (sjellje/veprim) e palës së paditur nuk mund të konsiderohet se ajo ka shprehur vullnetin për pranimin e propozimit të palës paditëse dhe të konsiderohet e lidhur kontrata.

33.2. Pranimi (deklarimi i vullnetit që marrësi i propozimit i drejton nga ana e tij propozuesit) vlen si i tillë vetëm nëse është i gjithi në përputhje me propozimin bërë, nëse nuk është i tillë, ka vlerën e një propozimi të ri që kërkon pranimin e propozuesit fillestar. Kjo parashikohet qartësisht në nenin 670 të Kodit Civil, sipas të cilit: “Pranimi i propozimit që nuk përputhet me përmbajtjen e tij, quhet mospranim dhe njëkohësisht si një propozim i ri”. Në këtë rast, kontrata do të quhej e lidhur në momentin që pala që ka formuluar një propozim të ri, merr lajmin e pranimit të palës tjetër. Po ashtu, neni 676 i Kodit Civil parashikon se “Kontrata quhet e lidhur kur palët kanë shfaqur në mënyrë të ndërsjellë vullnetin e tyre, duke u marrë vesh për të gjitha kushtet thelbësore të saj.”

33.3. Në interpretim të gjithë dispozitave të mësipërme që parashikojnë mënyrën e shprehjes së vullnetit dhe lidhjes së kontratës (momentit kur do të konsiderohet e lidhur një kontratë formale ose jo), Kolegji Civil çmon se në rastin në shqyrtim nuk ka ekzistuar pëlqimi reciprok i palëve për lidhjen e një kontrate shërbimi. Në këtë rast ka munguar një nga konditat e nevojshme për lidhjen dhe vlefshmërinë e kontratës, duke qenë se haptazi pala e paditur nuk ka pranuar një nga kushtet thelbësore të kontratës (çmimin) të propozuar nga pala paditëse, duke bërë një propozimi të ri (sipas neni 670 të Kodit Civil). Rrjedhimisht nuk mund të pranohet ekzistenca e një kontrate jo formale, siç ka pretenduar pala paditëse dhe ka arsyetuar dhe gjykata e apelit në mënyrë të gabuar.

34. Gjykata e apelit e lidh “shprehjen e vullnetit të palës së paditur” me atë çfarë ka shkruar kjo palë në e-mailin e sipërcituar:“ ... jam i detyruar të ndërpres bashkëpunimin me ju dhe t’ju kërkoj të lëshoni një faturë për punën që keni kryer deri më tash.” Kolegji Civil vlerëson se pavarësisht se në pamje të parë (prima facie) mund të duket se pala e paditur ka pranuar të paktën veprimet e kryera deri në atë moment, ka rezultuar se pala paditëse ka vijuar me faturimin sipas tarifave të njëanshme të saj dhe të kontestuara nga pala e paditur. Në këtë kuptim gjykata e shkallës së parë ka arsyetuar me të drejtë se “ ... Ky veprim ... i paditësit nuk është gjë tjetër, veçse shkelje e “parimit të mirëbesimit”, pasi në kundërshtim me interesin e të paditurit ka ngarkuar një detyrim të paqenë dhe pa e pyetur e pa marrë konsensusin e tij …”. Po ashtu i drejtë është arsyetimi i gjykatës se tërheqja nga kontrata pa dhënë shpjegime është e lejuar nga ligji “...referuar nenit 672/1 të Kodit Civil ... pala e paditur, legjitimohet në tërheqjen e kontratës; kjo pasi ... rezulton se pala e paditur nuk ka qenë në kushtet normale të një marrëveshje (rezulton se kur është bërë propozimi për çmimin ka qenë në terren dhe jo në një tavoline bisedimesh ballë për ballë) dhe se ajo është tërhequr brenda tre ditëve nga bërja e propozimit.”.

34.1. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë çmon se, referuar dispozitave të përgjithshme për interpretimin e kontratës (nenet 681-689 të Kodit Civil), me të drejtë gjykata i ka konsideruar në shkelje të parimit të mirëbesimit (neni 682) veprimet e palës paditëse, e cila ka vijuar me lëshimin e një fature në një shumë të konsiderueshme pa negociuar, pa i kthyer përgjigje për propozimin e palës së paditur dhe pa marrë as mendimin e saj, kur kjo e fundit i kishte kundërshtuar tarifat e propozuara. Referuar neneve 682 e vijues të Kodit Civil, çdonjëra palë në kontratë ka detyrimin të njoftojë palën tjetër rreth rrethanave të panjohura prej saj e që mund të përcaktojnë vullnetin e saj (të tilla që pala tjetër duke i ditur ato, nuk do të pranonte kontratën apo do ta lidhte në kushte të tjera). Në këtë kuptim, pala paditëse ka vepruar në kundërshtim me parimin e mirëbesimit, edhe për faktin se diferenca mes tarifave të bërë të njohura palës së paditur me vlerën përfundimtare që ka pretenduar pala paditëse është e tillë, që patjetër kërkon njohje paraprake, e në vijim konsensus/miratim nga pala e paditur apo të paktën konsultim/negocim mes palëve. Kjo pasi që të kemi një marrëveshje të vlefshme është e nevojshme që të plotësohen kushtet e nenit 663 të Kodit Civil, e veçanërisht pëlqimi i palës që merr përsipër detyrimin.

35. Kolegji Civil vlerëson se të drejtë edhe arsyetimin e gjykatës së rrethit përsa i përket faktit se tarifat e shërbimit të konsulencës ligjore (të pretenduar se është ofruar) janë vendosur në mënyrë të njëanshme pa një bazë ligjore në legjislacionin përkatës, qoftë në kuptim të mungesës së një kontrate të shkruar, qoftë të tarifave të propozuara (në referim të neneve 11, 48 të ligjit nr.9109, datë 17.07.2003, “Për profesionin e Avokatit në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar; nenit 28 të Kodin Etik të Avokatit).

36. Në përfundim, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se vendimi nr.2588, datë 01.11.2012, i Gjykatës së Apelit Tiranë duhet të prishet dhe duhet të lihet në fuqi vendimi nr.8994, datë 11.11.2011, i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë mbështetur në nenin 485/b të Kodit të Procedurës Civile,

V E N D O S I

Prishjen e vendimit nr.2588, datë 01.11.2012, të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe lënien në fuqi të vendimit nr.8994, datë 11.11.2011, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë”.

Tiranë, më 04.05.2016

Nr. 11214-01611-00-2013 i Regj. Themeltar

Nr. 00-2016-1531 i Vendimit (146)

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Majlinda Andrea Kryesuese

Admir Thanza Anëtar

Artan Broci

Anëtar

Në seancën gjyqësore të datës 04.05.2016, mori në shqyrtim çështjen civile që u përket palëve:

PADITËS: ROLAND TAFILI

I PADITUR:OPERATORI I SHPËRNDARJES SË ENERGJISË ELEKTRIKE (OSHEE) SH.A.

OBJEKTI:

Deklarimin e pavlefshëm të titullit ekzekutiv

të faturës së shitjes së energjisë elektrike

Nr.115283095 për kontratën me nr.A-100971.

Baza Ligjore: Neni 609 i K.Pr.Civile,

Ligji nr.9072, datë 22.05.2003,

“Për Sektorin e Energjisë Elektrike”.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin nr.2629, datë 01.10.2012, ka vendosur:

“Pranimin e kërkesë padisë së paditësit Roland Tafili.

Deklarimin e pavlefshëm të titullit ekzekutiv - Fatura e energjisë elektrike nr.115283095, për periudhën e faturimit 19.12.2011 - 27.01.2012, që i përket konsumatorit Roland Tafili, vlerën prej 96.928.00 kwh, që i përgjigjet shumës 1.419.125.92 lekë.

Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen palës së paditur.”

Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin nr.161, datë 05.03.2013, ka vendosur:

“Lënien në fuqi të vendimit civil nr.2629, datë 01.10.2012, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë.”

Kundër vendimit nr.161, datë 05.03.2013, të Gjykatës së Apelit Vlorë, ka paraqitur rekurs pala e paditur ÇEZ Shpërndarje sh.a., që kërkon prishjen e të dy vendimeve të gjykatave të faktit dhe rrëzimin e padisë, duke parashtruar ndër të tjera:

· Vendimet nuk janë të mbështetura mbi faktet që janë paraqitur gjatë procesit gjyqësor (në kundërshtim me nenin 10 të K.Pr.Civile).

· Nuk janë marrë parasysh perëndimet dhe provat e paraqitura nga ana jonë si dhe kanë vendosur në kundërshtim me përcaktimet ligjore dhe kontraktore.

· Rezulton se paditësi nuk ka respektuar detyrimet e kontratës së furnizimit (neni 6.1.1), nuk ka kryer pagesën e faturës objekt gjykimi, pasi është debitor në shumën 1.419.125, 92 lekë.

· Sipas ligjit nr.9072, datë 22.05.2003, neni 51/1 dhe nenit 5 të Kontratës së furnizimit për klientët jofamiljar, faturimi kryhet në bazë të leximit dhe regjistrimit të matësit të energjisë elektrike, ndaj ne kemi zbatuar detyrimet ligjore.

· Në dosjen gjyqësore nuk është administruar asnjë akt që të provojë pretendimet e paditësit, referuar nenit 10 dhe 12 të K.Pr.Civile.

· Në kundërshtim me nenin 16 të K.Pr.Civile, vendimet e gjykatave nuk i referohen asnjë akti ligjor apo nënligjore për zgjidhjen e kësaj çështjeje.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

pasi dëgjoi relatimin e gjyqtares Majlinda Andrea; dëgjoi përfaqësuesen e palë së paditur juristen Alma Kondi, që kërkoi prishjen e vendimit nr.161, datë 05.03.2013, të Gjykatës së Apelit Vlorë dhe vendimit nr.2629, datë 01.10.2012, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë si dhe rrëzimin e padisë; konstatoi paraqitjen e palës paditëse, por të përfaqësuar me avokat; si dhe pasi e bisedoi çështjen në tërësi,

V Ë R E N

I. Rrethanat e çështjes

1. Nga materialet e dosjes gjyqësore rezulton se paditësi Roland Tafili ka lidhur kontratën e furnizimit me energji elektrike nr.A-100971 dhe është pajisur me matës të energjisë elektrike dhe ka vazhduar të konsumojë energji, përkundrejt pagimit të vlerës së energjisë së konsumuar.

2. Paditësi pretendon se fatura e energjisë elektrike e periudhës 19.12.2011-27.01.2012, ka një konsum prej 96.928.00 kwh, në vlerën 1.419.125,92 lekë cila nuk i korrespondon energjisë së konsumuar prej tij. Për këtë në datë 18.04.2012 i është drejtuar me ankesë CEZ Shpërndarje, e cila nuk ka kryer verifikimet përkatëse. Paditësi pretendon se ai është faturuar dy herë për të njëjtën periudhë, duke paraqitur në gjykim edhe faturën për periudhën 19.12.2011-19.01.2012. Sipas kësaj periudhë paditësi rezulton të ketë konsumuar 2058 kw, të cilës i korrespondojnë shumës 30.229 lekë.

3. Paditësi duke mos qenë dakord me faturimin e dytë të energjisë elektrike, i është drejtuar gjykatës me padinë në shqyrtim, duke pretenduar se CEZ Shpërndarje sh.a. ka vepruar në kundërshtim me ligjin, duke i ngarkuar një detyrim që nuk ekziston.

4. Në përfundim, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin nr.2629, datë 01.10.2012 ka vendosur:

“- Pranimin e kërkesë padisë së paditësit Roland Tafili.

- Deklarimin e pavlefshëm të titullit ekzekutiv – Fatura e energjisë elektrike nr.115283095, për periudhën e faturimit 19.12.2011 – 27.01.2012, që i përket konsumatorit Roland Tafili, vlerën prej 96.928.00 kwh, që i përgjigjet shumës 1.419.125.92 lekë.

- Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen palës së paditur.”

4.1. Në marrjen e këtij vendimi gjykata ka arsyetuar (ndër të tjera) se:

“... Procedura që ka ndjekur “CEZ Shpërndarje” sh.a., ashtu siç rezultoi gjatë gjykimit, është faturimi i paditësit dy herë për të njëjtën periudhë kohore. Gjykata thekson se i padituri duhet të vepronte mbi ankesën e paraqitur nga pala paditëse. Ai nuk mund të faturojë paditësin dy herë për të njëjtën periudhë duke i ngarkuar një detyrim që nuk ekziston. Nga provat e administruara në gjykim, librezë e energjisë elektrike e paditësit ... ai ka shlyer në mënyrë korrekte faturat e energjisë elektrike ...

Në këto kushte, Gjykata vlerëson se kërkesë padia ... është e bazuar në ligj e në prova e si e tillë duhet pranuar ...”

5. Kundër vendimit të sipërcituar është bërë ankim nga pala e paditur dhe Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin nr.161, datë 05.03.2013, duke arsyetuar në të njëjtën mënyrë ka vendosur:

“Lënien në fuqi të vendimit civil nr.2629, datë 01.10.2012 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë.”

6. Kundër vendimit nr.161, datë 05.03.2013 të Gjykatës së Apelit Vlorë, ka paraqitur rekurs pala e paditur CEZ Shpërndarje sh.a., që kërkon prishjen e të dy vendimeve të gjykatave të faktit dhe rrëzimin e padisë, për shkaqet e parashtruara në pjesën hyrëse të këtij vendimi.

II. Ligji i zbatueshëm

7. Dispozitat e Kodit të Procedurës Civile në të cilat është parashikuar:

7.1. Neni 14: “Gjykata ka për detyrë që të zhvillojë një proces të rregullt ligjor, nëpërmjet garantimit të zhvillimit të një hetimi të plotë dhe të gjithanshëm, në përputhje me ligjin”.

7.2. Neni 16§1: “Gjykata zgjidh mosmarrëveshjen në përputhje me dispozitat ligjore dhe normat e tjera në fuqi, që janë të detyrueshme të zbatohen prej saj. Ajo bën një cilësim të saktë të fakteve dhe veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen, pa u lidhur me përcaktimin që mund të propozojnë palët”.

7.3.Neni 29: “Gjykata mbështet vendimin në provat e paraqitura nga palët ose nga prokurori, të marra në seancë gjyqësore.

Gjykata çmon provat që ndodhen në aktet, në bazë të bindjes së saj të brendshme, të formuar nga shqyrtimi në tërësinë e tyre i rrethanave të çështjes”.

7.4. Neni 472: “Vendimet e shpallura nga gjykata e apelit dhe ato të gjykatës së shkallës së parë, në rastet që përcaktohen nga ky Kod, mund të ankimohen me rekurs në Gjykatën e Lartë vetëm kur: a) nuk është respektuar ose është zbatuar keq ligji; b) ka shkelje të rënda të normave procedurale (neni 467 i këtij Kodi).

III. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson

8. Në seancën gjyqësore në Gjykatë të Lartë, ka rezultuar se shoqëria, pale e paditur “CEZ Shpërndarje” sh.a. ka ndryshuar emërtimin në Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) sh.a., ndaj me kërkesë të kësaj pale nga Kolegji Civil është bërë zëvendësimi procedural i saj.

9. Gjithashtu në seancën gjyqësore, Kolegji Civil konstatoi paraqitjen e palës paditëse, por të përfaqësuar me avokat, palë e cila kërkoi shtyrjen e seancës gjyqësore për një datë tjetër, me arsyen se nuk kishte patur mundësi të merrte avokat për të mbrojtur interesat e tij në këtë gjykim. Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vendosi të mos pranojë këtë kërkesë, pasi nuk përmban shkaqe ligjore.

10. Lidhur me rekursin e palës së paditur dhe themelin e çështjes, Kolegji Civil vlerëson se nuk rekursi nuk përmban shkaqe ligjore nga ato të parashikuara në nenin 472 të Kodit të Procedurës Civile, që bëjnë të cenueshëm vendimet nr.161, datë 05.03.2013, të Gjykatës së Apelit Vlorë dhe nr.2629, datë 01.10.2012 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë.

10.1. Në shqyrtim e në vlerësim të akteve që ndodhen në dosjen gjyqësore e të administruara gjatë gjykimeve dhe vendimeve gjyqësore, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë vlerëson se arsyetimi dhe përfundimi i arritur nga gjykatat është rrjedhojë e zbatimit të kërkesave të ligjit material e procedural.

11. Në juridiksionin rishikues të Gjykatës së Lartë përfshihen vetëm rastet rigorozisht të përcaktuara në nenin 472, të Kodit të Procedurës Civile, që lidhen me mosrespektimin ose zbatimin e gabuar të ligjit, si dhe me shkeljet e rënda të normave procedurale.

11.1. Sipas germës “a” të nenit 472 të Kodit të Procedurës Civile, kërkohet që nga ana e gjykatave të faktit të mos jetë respektuar ose të jetë zbatuar keq ligji. Në rekursin e paraqitur nga ana e palës së paditur nuk argumentohet një gjë e tillë.

11.2. Gjithashtu nuk rezulton që gjykata të ketë lejuar shkelje nga ato të parashikuara në germën “b” të nenit 472 të Kodit të Procedurës Civile. Gjykatat nuk kanë lejuar shkelje të dispozitave mbi juridiksionin dhe kompetencën, që përbërja e trupit gjykues të ketë qenë e parregullt apo vendimi të mos jetë nënshkruar nga anëtarët e tij, që çështja të jetë gjykuar në mungesë të palëve pa respektuar dispozitat e njoftimit për gjykimin në gjykatën e apelit, që të mos jetë formuar drejt ndërgjyqësia, apo të mungojnë ose të jenë të pavlefshme aktet procedurale.

12. Kolegji Civil vlerëson se gjykatat e faktit kanë zhvilluar një proces të rregullt ligjor, duke garantuar zhvillimin e një hetimi të plotë e të gjithanshëm të mosmarrëveshjes objekt gjykimi (neni 14 i Kodit të Procedurës Civile). Ato kanë bërë një analizë tërësore dhe objektive të provave (neni 126 i Kodit të Procedurës Civile), kanë bërë një cilësim të saktë të fakteve dhe veprimeve që lidhen me mosmarrëveshjen, duke e zgjidhur atë në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi, të detyrueshme për zbatim (neni 16 i Kodit të Procedurës Civile).

13. Gjykatat kanë arsyetuar se ka rezultuar e provuar se pala paditëse është faturuar dy herë për të njëjtin periudhë, ndaj detyrimi i faturës së shitjes së energjisë elektrike nr.115283095, për periudhën e faturimit 19.12.2011 - 27.01.2012, nuk ekziston. Gjykata, e ka mbështetur vendimmarrjen e saj në nenin 51 të ligjit nr.9072, datë 22.05.2003, “Për sektorin e energjisë elektrike”, sipas të cilit: “Energjia elektrike e përdorur nga klienti matet dhe faturohet nga furnizuesi sipas regjistrimeve të aparateve matës. Instalimi, mirëmbajtja dhe verifikimi i saktësisë së matësit bëhet nga faturuesi me shpenzimet e veta ...”. Proceduara që ka ndjekur pala e paditur është faturimi dy herë për të njëjtën periudhë, por kjo palë nuk rezulton të ketë sqaruar rrethanat pse është kryer ky faturim i dyfishtë (si p.sh. mbajtja e një procesverbali konstatimi, etj.).

13.1. Nga aktet e dosjes rezulton se pala e paditur ka nxjerrë dy fatura nr.115283095 dhe nr.115003478 që i korrespondojnë kontratës me nr.A-100971, abonent Roland Tafili dhe për pothuaj të njëjtën periudhë. Kjo palë pretendon vetëm se detyrimi nuk është paguar por as në shkaqet e paraqitura në rekurs, e as në shpjegimet e saj në seancë gjyqësore, pala e paditur nuk jep argumente pse shoqëria OSHEE sh.a. ka lëshuar dy fatura për të njëjtën periudhë apo çfarë përfaqëson ky faturim, si dhe nuk jep argumente ligjore për vlerësimin e gabuar të gjykatave. Referuar dispozitave procedurale, secila nga palët ndërgjyqëse ka detyrim të paraqesë dhe provojë faktet mbi të cilët bazojnë pretendimet apo prapësimet e veta (neni 8 e 12 të Kodit të Procedurës Civile), detyrim që rezulton i papërmbushur nga pala e paditur/rekursuese. Në këto kushte, nuk ka shkaqe për cenimin e vendimit të gjykatës.

13.2. Kolegji Civil arrin në këtë konkluzion duke mbajtur në konsideratë edhe se është i papranueshëm çdo pretendim që paraqet pala e paditur në rekurs mbi procesin e provueshmërisë dhe vlerësimit të provave, pasi vlerësimi i provave nuk është kompetencë e Gjykatës së Lartë referuar ligjit procedural civil (neni 472). Gjykata e Lartë nuk mund të bëjë rivlerësim të provave në të kundërt me atë që kanë bërë gjykatat e hallkave më të ulëta. (Shih vendimin nr.17, datë 30.04.2007 të Gjykatës Kushtetuese).

13.3. Në procesin civil, palët kanë detyrimin të provojnë pretendimet e tyre gjatë gjykimit në gjykatat e faktit dhe këto gjykata japin vendim mbështetur në provat e paraqitura nga palët, duke i çmuar ato në bazë të bindjes së brendshme, të formuar nga shqyrtimi në tërësinë e tyre i rrethanave të çështjes (konform nenit 29 të Kodit të Procedurës Civile). Ndërsa, kontrolli rishikues i Gjykatës së Lartë nuk zëvendëson të drejtat kushtetuese e ligjore të gjykatave të faktit (gjykatës së shkallës së parë dhe apelit), dhe aq më tepër të rivlerësojë bindjen e brendshme të këtyre gjykatave për çështje konkrete. Provat mund të përbëjnë shkak ligjor për cenimin e vendimeve të gjykatave të faktit nga Gjykata e Lartë vetëm kur evidentohen pretendime për rrugët dhe mënyrat e marrjes së provave, pasqyrimit të tyre, por jo për mënyrën e vlerësimit.

14. Në përfundim të sa më sipër, Kolegji Civil vlerëson se vendimi nr.161, datë 05.03.2013 të Gjykatës së Apelit Vlorë duhet të lihet në fuqi, pasi nuk ka shkaqe ligjore për cenimin e tij.

PËR KËTO ARSYE

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë mbështetur në nenin 485/a të Kodit të Procedurës Civile,

V E N D O S I

Lënien në fuqi të vendimit nr.161, datë 05.03.2013, të Gjykatës së Apelit Vlorë.

Tiranë, më 04.05.2016

Nr. 11111-00795-00-2013 i Regj. Themeltar

Nr. 00-2016-1534 i Vendimit (147)

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i përbërë nga:

Majlinda Andrea Kryesuese

Andi Çeliku

Anëtar

Medi Bici

Anëtar

Admir Thanza Anëtar

Artan Broci

Anëtar

Në seancën gjyqësore të datës 04.05.2016, mori në shqyrtim çështjen civile që u përket palëve:

PADITËSA:PEÇO XHOXHI; JORGJIE KRISTULI; ANDREA XHOXHI; HARRILA XHOXHI; VANGJELI XHUNGA; LEONORA KORINI; LIGOR XHOXHI; NDINE XHOXHI; DHIMITRAQ XHOXHI; OLIMBI PAPINGU; ARTI XHOXHI; TEUTA XHOXHI;

SAVETA XHOXHI; ZHANETA XHOXHI; VLADIMIR XHOXHI; ILIR XHOXHI; GENC XHOXHI.

TË PADITUR:NDONE SOTA (XHOXHI).

A.K.K. PRONAVE TIRANË.

PERSON I TRETË:AVOKATURA E SHTETIT, ZYRA VENDORE VLORË.

OBJEKTI:

1. Detyrimi i të paditurës Ndone Sota për të na njohur pronarë të vetëm

të tokës arë prej 600 dynym, të ndodhur në fshatin Sheq Marinas Komuna Topojë.

2. Rivendosja e të drejtës së shkelur, që shoqërohet me interesat e ligjshme

për palën paditëse, mosqenia e të drejtës në bashkëpronësi

me të paditurën Ndone Sota dhe shuarja e saj.

Baza Ligjore: Neni 32/a, 32/b, 41, 42, 46,

270, 271, 272, 273, 274, 270 të K.Pr.Civile,

Neni 199, 451/a të K.Civil.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, me vendimin nr.323, datë 16.02.2012, ka vendosur:

“Rrëzimin e padisë së palës paditëse si të pabazuar në ligj e në prova.

Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen paditësave solidarisht.”

Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin nr.1068, datë 06.12.2012, ka vendosur:

“Ndryshimin e vendimit nr.323, datë 16.02.2012, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier dhe duke e gjykuar çështjen në fakt:

Detyrimin e të paditurës të njohë pronar paditësat Peço Xhoxhi; Jorgjie Kristuli; Andrea Xhoxhi; Harrila Xhoxhi; Vangjeli Xhunga; Leonora Korini; Ligor Xhoxhi; Ndine Xhoxhi; Dhimitraq Xhoxhi; Olimbi Papingu; Arti Xhoxhi; Teuta Xhoxhi; Saveta Xhoxhi; Zhaneta Xhoxhi; Vladimir Xhoxhi; Ilir Xhoxhi; Genc Xhoxhi mbi sipërfaqen e tokës arë prej 600 dynym të ndodhur në fshatin Sheq Marinas, Komuna Topojë dhe e konfirmuar me vendimin nr.510, datë 18.03.1999 të ish Komisionit të kthimit e Kompensimit të pronave ish Pronarëve Fier.

Shpenzimet gjyqësore të paditurës.”

Kundër këtij vendimi, ka paraqitur rekurs pala e paditur Ndone Sota, në datën 31.12.2012, me anë të së cilit ka kërkuar: “Prishjen e vendimit nr.1068, datë 06.12.2012 të Gjykatës së Apelit Vlorë, dhe lënien në fuqi të vendimit nr.323, datë 16.02.2012 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier”.

Në shkaqet e rekursit veçohen:

· Vendimi i Gjykatës së Apelit Vlorë është i gabuar pasi kemi mos respektim dhe zbatim të keq të ligjit civil në arsyetimin dhe dhënien e vendimit nga Gjykata e Apelit.

· Gjithashtu moslegjitimiteti i kësaj padie duket dhe në faktin tjetër ku e paditura Ndone Sota e ka njohur pronësinë e saj si bashkëpronare me palën paditëse për 600dy tokë, të ndodhur në Sheq Marinas, me vendimin nr.765 dt.09.04.1996 të Gjykatës së Rrethit Fier duke e detyruar palën paditëse të njohë dhe palën e paditur, Ndone Sota, bashkëpronar, vendim ky i cili ka marrë formë të prerë i pa ankimuar nga pala paditëse, çka tregon për pranimin nga ana e palës paditëse edhe të palës së paditur si bashkëpronar në këtë 600 dy toke, fakt ky që në bazë të nenit 45 l/a të K.Pr.Civile kjo çështje nuk mund të gjykohet aktualisht pasi jemi para faktit të gjësë së gjykuar pra të një vendimi të formës së prerë me të njëjtat palë e të njëjtin objekt, duke e rrëzuar këtë padi si të pa bazuar në ligj kërkesë kjo që gjatë këtij gjykimi nuk u mor parasysh nga ana juaj zotërinj gjyqtare.

· Që në fillim të këtij hetimi gjyqësor në i kërkuam gjykatës rrëzimin e padisë të paditësit Peco Xhoxhi e të tjerë si të pa bazuar në ligje, si padi që e ka humbur legjitimitetin e saj për arsye se padia sipas objektit të saj, është jashtë afateve ligjore të saj pasi kërkimi i padisë nga ana e paditësit mban datën e regjistrimit në gjykate, 02.09.2008, kur vendimi i Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave të Rrethit Fier, i cili ka njohur pronësinë palëve ndërgjyqësa për 600 dy të ndodhura në Sheq Marinas, Fier dhe është shprehur për kompensim të pronës mban datën 18.03.1999.

· Ky arsyetim ka ardhur si rezultat i mos zbatimit të mirë të ligjit, pasi si paditësat por dhe e paditura janë njohur dhe janë bërë pronar mbi sipërfaqen 600 dynym tokë arë të ndodhur në fshatin Sheq Marinas, Komuna Topojë, Fier si rezultat i vendimit të Komisionit të Kompensimit dhe Kthimit të Pronave të ish pronarëve të Këshillit të Rrethit Fier, Fier nr.510, datë 18.03.1999 dhe në këtë gjykim e paditura paraqitet si bashkëpronare në bazë të këtij vendimi.

· Vendimi i Gjykatës së Apelit Vlorë është i gabuar, pasi kjo Gjykate për të detyruar të paditurën Ndone Sota të njohë pronar të vetëm paditësat Peco Xhoxhi e tjerë duhej të prishte vendimin nr.510, datë 18.03.1999 të Komisionit të K.K.P.P. Fier, gjë që nuk mund të ndodhte pasi paditësi në objektin e tij në këtë gjykim nuk e kishte këtë kërkesë për prishje të vendimit të komisionit të pronave, por vetëm detyrimin për të njohur pronar, gjë të cilën Gjykata e Apelit Vlorë e rekomandoi vetë paditësin një seance të mëparshme kur i kërkoi paditësit që paraqitej para Gjykatës së Shkallës së Parë Fier me padi me vete për prishje të vendimit të K.K.K.P.P. Fier.

KOLEGJI CIVIL I GJYKATËS SË LARTË

pasi dëgjoi relatimin e gjyqtares Majlinda Andrea; dëgjoi përfaqësuesen e palë paditëse Peco Xhoxhi, etj., av. Irena Reso, që kërkoi lënien në fuqi të vendimit nr.1068, datë 06.12.2012, të Gjykatës së Apelit Vlorë; konstatoi mungesën e palëve të tjera ndërgjyqëse; si dhe pasi e bisedoi çështjen në tërësi,

V Ë R E N

I. Rrethanat e çështjes

1. Nga aktet e dosjes ka rezultuar se paditësat Peço Xhoxhi; Jorgjie Kristuli; Andrea Xhoxhi; Harrila Xhoxhi; Vangjeli Xhunga; Leonora Korini; Ligor Xhoxhi; Ndine Xhoxhi; Dhimitraq Xhoxhi; Olimbi Papingu; Arti Xhoxhi; Teuta Xhoxhi; Saveta Xhoxhi; Zhaneta Xhoxhi; Vladimir Xhoxhi; Ilir Xhoxhi; Genc Xhoxhi janë të gjithë trashëgimtarë ligjorë të trashëgimlënësit Llazi Xhoxhi.

2. Me vendimin nr.597, datë 16.03.1995, të Gjykatës e Rrethit Gjyqësor Fier me padinë e Todi Xhoxhi, trashëgimtar i Llazi Xhoxhit, kundër Komunës Topojë dhe Zyrës së kadastrës Fier, është vendosur: “Të njihet e drejta e pronësisë e të ndjerit Llazi Xhoxhi për sipërfaqen prej 60 ha të ndodhur në Sheq Marinas, Komuna Topojë, me kufizimet të përcaktuara ...”.

3. Me vendimin nr.765, datë 09.04.1996 të Gjykatës e Rrethit Gjyqësor Fier, mbi padinë e paditëses Ndone Sota