revistë shkencore - kulturore tremujore viti xxiii 2018 nr ... · shtrirja dhe ndikimi i kësaj...

168
PERLA PERLA PERLA PERLA PERLA Revistë shkencore - kulturore tremujore Viti XXIII 2018 Nr. 2 (82) Pasqyra e lëndës Poezia perse në trevat shqiptare .......................... 5 Lidhjet kulturore Lidhjet kulturore Lidhjet kulturore Lidhjet kulturore Lidhjet kulturore Abdulla Rexhepi IRANOLOGJI IRANOLOGJI IRANOLOGJI IRANOLOGJI IRANOLOGJI Periudhat e letërsisë persiane (II) ..................... 81 Periudha e zgjimit. Periudha e lëvizjes kushtetuese (II) .................. 95 Artet e Iranit Islamik ....................................... 110 Ahmed Tamimdari M. Xh. Jahaki P. Ringgenberg Albanologji Albanologji Albanologji Albanologji Albanologji Willy Steltner Zef Chiaramonte Genc Lafe Jolanda Lila Ymer Çiraku Për figurën historike të Heroit Kombëtar shqiptar Gjergj Kastrioti, i quajtur Skënderbe .................. 17 Gjuhët amtare në shërbesën e shenjtë: rasti i shqipes (II) ....................................................... 34 Disa saktësime lidhur me përcaktimin e italianizmave në gjuhën shqipe ........................ 48 Veçoritë dokumentare dhe poetike në ditarët e burgjeve komuniste ......................................... 62 Revista “Kritika” (1944) e Arshi Pipës .............. 72

Upload: others

Post on 30-Aug-2019

40 views

Category:

Documents


1 download

TRANSCRIPT

Page 1: Revistë shkencore - kulturore tremujore Viti XXIII 2018 Nr ... · Shtrirja dhe ndikimi i kësaj gjuhe kishte shkuar aq larg, sa që në trojet e sunduara nga Perandoria Osmane, njohja

PERLAPERLAPERLAPERLAPERLARevistë shkencore - kulturore tremujore

Viti XXIII 2018 Nr. 2 (82)

Pasqyra e lëndës

Poezia perse në trevat shqiptare .......................... 5

Lidhjet kulturoreLidhjet kulturoreLidhjet kulturoreLidhjet kulturoreLidhjet kulturore

Abdulla Rexhepi

IRANOLOGJIIRANOLOGJIIRANOLOGJIIRANOLOGJIIRANOLOGJI

Periudhat e letërsisë persiane (II) ..................... 81

Periudha e zgjimit.

Periudha e lëvizjes kushtetuese (II) .................. 95

Artet e Iranit Islamik....................................... 110

Ahmed Tamimdari

M. Xh. Jahaki

P. Ringgenberg

AlbanologjiAlbanologjiAlbanologjiAlbanologjiAlbanologji

Willy Steltner

Zef Chiaramonte

Genc Lafe

Jolanda Lila

Ymer Çiraku

Për figurën historike të Heroit Kombëtar shqiptar

Gjergj Kastrioti, i quajtur Skënderbe .................. 17

Gjuhët amtare në shërbesën e shenjtë: rasti

i shqipes (II) ....................................................... 34

Disa saktësime lidhur me përcaktimin

e italianizmave në gjuhën shqipe ........................ 48

Veçoritë dokumentare dhe poetike në ditarët

e burgjeve komuniste ......................................... 62

Revista “Kritika” (1944) e Arshi Pipës .............. 72

Page 2: Revistë shkencore - kulturore tremujore Viti XXIII 2018 Nr ... · Shtrirja dhe ndikimi i kësaj gjuhe kishte shkuar aq larg, sa që në trojet e sunduara nga Perandoria Osmane, njohja

Pasqyra e lëndës (persisht) ............................................................ 167

NekrologjiNekrologjiNekrologjiNekrologjiNekrologji

Mahir Hoti (1948–2018) (Skënder Sala) ......................................... 159

Ivan Mihajloviç Steblin-Kamenski (1945–2018) (Emil Lafe) ........... 162

Kolec Topalli (1938–2018) (Valter Memisha) .................................. 164

Pasqyra e libravePasqyra e libravePasqyra e libravePasqyra e libravePasqyra e librave

Rreth studimit monografik “Krahina e Skurës – natyra dhe njerëzit”

të prof. Skënder Salës (Pal Nikolli) ................................................. 135

“Shllime shpirti”. (Antologji me poezi të përshpirtshme

dhe atdhedashurie) nga Mr. Elez Ismaili (Emil Lafe) ....................... 139

“Berat, Beratinus, Buhara. Një udhëtim historik-kulturor nëpër

mijëvjeçarët e qytetit dhe një studim i pabotuar i Vexhi Buharasë

për historinë pasmesjetare të qytetit të Beratit.” (Emil Lafe) .......... 141

Kronika kulturoreKronika kulturoreKronika kulturoreKronika kulturoreKronika kulturore

Konferenca shkencore “Pikësimi në gjuhën shqipe”

(Adelina Çerpja) ............................................................................. 145

Artistë të njohur të skenës sjellin krijimtarinë e Naim Frashërit

në një mbrëmje poetike në Korçë (Ledio Demolli) ......................... 148

Konferencë shkencore: “Trashëgimia natyrore dhe kulturore risi

e shkencës së gjeografisë shqiptare” (Skënder Sala) ..................... 152

OrientalistikËOrientalistikËOrientalistikËOrientalistikËOrientalistikË

Dashuria në poezinë mistike

të Junus Emresë (I) ........................................ 121

Lermontovi dhe bota myslimane ..................... 127

Abdullah Hamiti

Vladimir Zaharov

Page 3: Revistë shkencore - kulturore tremujore Viti XXIII 2018 Nr ... · Shtrirja dhe ndikimi i kësaj gjuhe kishte shkuar aq larg, sa që në trojet e sunduara nga Perandoria Osmane, njohja

lidhjet kulturorelidhjet kulturorelidhjet kulturorelidhjet kulturorelidhjet kulturore

shqiptaro-iranianeshqiptaro-iranianeshqiptaro-iranianeshqiptaro-iranianeshqiptaro-iraniane

Page 4: Revistë shkencore - kulturore tremujore Viti XXIII 2018 Nr ... · Shtrirja dhe ndikimi i kësaj gjuhe kishte shkuar aq larg, sa që në trojet e sunduara nga Perandoria Osmane, njohja
Page 5: Revistë shkencore - kulturore tremujore Viti XXIII 2018 Nr ... · Shtrirja dhe ndikimi i kësaj gjuhe kishte shkuar aq larg, sa që në trojet e sunduara nga Perandoria Osmane, njohja

Perla, vëllimi 82, numri 2, 2018

Abdulla Rexhepi, studiues, doktor në letërsinë perse.

© Fondacioni Kulturor Iranian “Saadi Shirazi”

Abdulla REXHEPI

POEZIA PERSE NË TREVAT SHQIPTARE

Një vështrim rreth poezisë perse të krijuar nga poetët shqiptarë

Përmbledhje

Me ardhjen e islamit në trojet shqiptare, erdhën edhe kulturat e

popujve myslimanë, të cilët kishin dhënë kontribute të dukshme në

qytetrimin islam. Në mesin e këtyre kulturave hasim edhe letërsinë perse,

qielli i së cilës numëron yje të mëdhenj, që me krijimtarinë e tyre ndriçuan

shpirtrat dhe mendjet e njerëzimit. Tradita e krijimtarisë letrare perse u

mirëprit edhe nga elitat e kulturës shqiptare të shekujve të mëparshëm, të

cilët morën guximin të shkruajnë në gjuhën e Ferdusit, Hafizit, Saadiut,

Mevlanës etj. Dëshmitë tregojnë se në viset tona kanë jetuar disa poetë që

krijuan në gjuhën perse, në mesin e të cilëve është edhe poeti ynë

kombëtar, Naim Frashëri. Në këtë punim do të përpiqem të paraqes poetët

shqiptarë që krijuan në gjuhën perse dhe të analizojë në pika të shkurtra

krijimtarinë e tyre letrare. Punimi do të ketë karakter prezentativ dhe

analitik.

Fjalë çelës: poetët shqiptarë, gjuha perse dhe letërsia perse.

Hyrje

Letërsia është e kuptueshme për gjithë popujt e botës dhe si e tillë

nuk njeh asnjë kufi gjeografik, etnik, fetar e politik. Letërsia perse

llogaritet gjithashtu si njëra ndër letërsitë më të mëdha dhe me ndikim në

mesin e letërsive dhe kulturave botërore. Kjo letërsi reflekton mendime

morale, kulturore, sociale dhe mistike dhe kështu arriti të pozicionohet

meritueshëm në mesin e letërsive të mëdha globale. Përmbajtja dhe

Page 6: Revistë shkencore - kulturore tremujore Viti XXIII 2018 Nr ... · Shtrirja dhe ndikimi i kësaj gjuhe kishte shkuar aq larg, sa që në trojet e sunduara nga Perandoria Osmane, njohja

6 Rexhepi

mesazhi human i kësaj letërsie ka rezultuar në praninë dhe ushtrimin e

ndikimit të saj në vise të ndryshme të botës, përfshirë dhe rajonin tonë.

Vetë fakti që kjo letërsi u krijua dhe u kultivua edhe në ato vende ku nuk

flitej gjuha perse dëshmon për përmasat e saj të thella humane e

universale. Prandaj dhe kjo letërsi në të kaluarën, por edhe sot, llogaritet

si njëra nga letërsitë më të kërkuara dhe më të lexuara në mesin e letërsive

botërore.

Gjeografia e përbashkët e iranianëve dhe turqve bëri që këta dy popuj

të kenë kontakte të mëdha kulturore dhe politike ndërmjet tyre, dhe në

kështu u zhvilluan ndikime të jashtëzakonshme në mendimin dhe kulturat

e njëri-tjetrit. Një ndër faktorët bazë që u bë shkak për shtrirjen e letërsisë

dhe kulturës iraniane, qe gjuha perse. Shtrirja dhe ndikimi i kësaj gjuhe

kishte shkuar aq larg, sa që në trojet e sunduara nga Perandoria Osmane,

njohja e persishtes dhe krijimi në këtë gjuhë vështrohej si privilegj

kulturor dhe ata që e flitnin këtë gjuhë quheshin intelektualë e të

qytetëruar (Develi, 2014/26). Një qasje e tillë ndaj persishtes, më vonë,

bashkë me Perandorinë Osmane, u shtri edhe në rajonin tonë shqiptar.

Shkaqet e përhapjes së persishtes në Ballkan

• Ardhja në rajon e dervishëve dhe shehlerëve persianë, të cilët

merreshin me përhapjen e islamit dhe në këtë mënyrë ndihmonin

integrimin e banorëve të rajonit në Perandorinë Osmane. Këta

dervishë ngritën teqe dhe zavije1, të cilat më pas u shndërruan në

qendra të lulëzimit të kulturës dhe letërsisë shqipe. Si shembull mund

të paraqesim teqenë e Frashërit, themeluesi i së cilës ishte baba Tahir

Nesibiu, që kishte ardhur nga Horosani i Iranit. Edhe Evlija Çelebiu

përmend se në viset shqiptare kishte parë dervishë të cilët mësonin

gjuhën perse. “... Në fakt udhëtari i famshëm (Evlija Çelebiu, A.R.)

përmend në shënimet e tij se ka shumë njerëz midis banorëve të

qytetit që mësojnë persishten, nderojnë Aliun dhe familjen e tij dhe

mallkojnë Moavinë dhe Jezitin ... (Clayer, 2012:44)

• Medresetë osmane, ku mësohej gjuha perse dhe lexoheshin

kryeveprat e kësaj letërsie. Dorëshkrimet e divaneve nëpër arkivat

dhe bibliotekat tona janë një fakt i pamohueshëm se në këto treva

është lexuar dhe shijuar kjo letërsi. Naim Frashëri në Stamboll për

një kohë ishte edhe mësues i persishtes dhe kishte njohuri të sakta për

sistemin e mësimit të persishtes nëpër shkollat e Perandorisë Osmane.

Naimi gjithashtu kritikonte sistemin e mësimit të persishtes nëpër

medresetë e Perandorisë Osmane. Ai thoshte se nxënësin, ende pa

1 Zavije, janë faltoret apo vendet të cilat i përdornin për veçim sufitë për adhurim dhe

lutje.

Page 7: Revistë shkencore - kulturore tremujore Viti XXIII 2018 Nr ... · Shtrirja dhe ndikimi i kësaj gjuhe kishte shkuar aq larg, sa që në trojet e sunduara nga Perandoria Osmane, njohja

Poezia perse në trevat shqiptare 7

mësuar disa fjalë të kësaj gjuhe, e detyrojnë të lexojë “Gjylistanin” e

Saadiut, ndërsa ende pa kryer kapitullin e parë të “Gjylistanit”, i japin

Divanin e Hafëzit, i cili është i vështirë për t’u kuptuar edhe nga vetë

mësuesit dhe studiuesit e letërsisë persiane (M. Naim (Frashëri), 1871

: 3).

• Ushtarët persianë tërë bënin pjesë në ushtrinë osmane, si dhe familjet

e këtyre ushtarëve. Sot e kësaj dite kemi familje, mbiemrat e të cilëve

tregojnë se janë me prejardhje iraniane, siç janë Horosani, Buharaja

etj.. Kemi varrin e Karabashit në Prizren, i cili është një dëshmi se ai

qe një ushtar i ushtrisë osmane me prejardhje iraniane nga Horosani.

• Gjuha perse si gjuhë e poezisë, filozofisë dhe mistikës islame. Gjuha

perse në kohën e Perandorisë Osmane vështrohej si gjuha e poezisë,

e filozofisë dhe e mistikës islame. Në mesin e intelektualëve turq,

mësimi i gjuhës perse ishte tepër i rëndësishëm, ngase nëpërmjet

kësaj gjuhe ata mund të thellonin mendimet e tyre filozofike dhe

mistike dhe kështu, ndoshta dilnin nga mësimet shabllone dhe

tradicionale islame. Për këtë edhe dijetarët më tradicionalë kishin

bërë parullë të veten vargun: Kim ogrendi farisi – gitti dinin yarisi

(Gjuhën perse kush mësoi – Gjysmën e fesë e harroi). Kurse Samiu

në hyrje të librit “Hurdeçin” shkruan: “Gjuha perse është krijuar për

poezinë dhe poezia për gjuhën perse” (Sh. Sami (Frashëri), 1885 : 3).

Ndër ata që e bënë të pavdekshme gjuhën perse, janë edhe eruditët e

letërsisë perse, të cilët i shkruan në këtë gjuhë veprat e tyre. Atë e

bënë të pavdekshme: Dakiki, Rudeki, Ferdusi, Hoxhviri, Saadi,

Mevlana, Hafezi, Xhami etj., veprat e të cilëve janë ndër trashëgimitë

më të vlefshme të njerëzimit. Qytetërimi i lashtë dhe i pasur iranian

dhe kryeveprat letrare dhe mistike të shkruara në gjuhën perse kanë

ndikuar që shumë joiranianë të interesohen për mësimin e kësaj

gjuhe.

Praninë dhe rëndësinë e gjuhës perse në viset tona e fakton më së miri

Ashik Çelebiu, kur flet për Nehari-n, vëllanë e Suzi prizrenasit, poet i

njohur i shekullit të 15-të, ku thotë2: “... Rrëfehet se kur fëmija lind në

Prizren, para se t’ia lënë emrin, ia vënë mahlasin (pseudonimin poetik).

Fëmija që lind në Jenicen e Vardarit, bukës ‘mama’ i thotë në gjuhën

perse. Ndërsa fëmija që lind në Prishtinë, në shokë mban një vulë. Andaj

e gjithë kjo do të thotë se Prizreni është vend i poetëve, Jenice e Vardarit

2 Âşık Çelebi Nehari hakkında bilgi verirken şöyle yazmaktadır: Rivayet olunur ki

Prizren’de oglan togsa adından mukaddem mahlas korlar. Yenicede togan oglan etmege

papa diyecek vakt Farisi söyler. Priştine’de oglan togsa dividi belinde togar dirler.

Bina’en’alazalik Prizren şai’ir menba’ı ve Yenice Farisi ocağı ve Priştine katib yatağıdır.

Page 8: Revistë shkencore - kulturore tremujore Viti XXIII 2018 Nr ... · Shtrirja dhe ndikimi i kësaj gjuhe kishte shkuar aq larg, sa që në trojet e sunduara nga Perandoria Osmane, njohja

8 Rexhepi

vend i persishtes, kurse Prishtina vend i administratës ...” (A. S.

Recepoglu, 2000 : 44).

Ndërsa Ali Emiri, një inspektor turk, në librin e tij “Poetët e

Shkodrës” shkruan: “Pasi shëtita në Janinë dhe përqark saj, për herë të

dytë u ktheva në Shkodër. Disa dijetarë shkodranë që më kishin ardhur

mysafirë, filluan të flisnin arabisht. Me habi i pyeta: po ju si e keni mësuar

arabishten? M’u përgjigjën: ne përveç turqishtes dimë edhe persishten dhe

arabishten dhe pastaj filluan të flasin persisht. Dhe sa bukur që e flisnin

persishten”. (Karateke,1995 : 70)

Poetët e rajonit që krijuan persisht

Në trevat tona ka pasur disa autorë fjalorësh dhe gramatikash

osmanisht - persisht dhe anasjelltas, si dhe shkrimtarë e poetë të cilët

krijuan në gjuhën perse. Por në këtë punim do të paraqes vetëm poetët që

shkruan vepra persisht apo tentuan të shkruajnë qoftë edhe një varg në

këtë gjuhë.

Nga hulumtimet e mia rezulton se poeti i parë që krijoi persisht dhe

poezia e të cilit ka arritur t’u qëndrojë kohërave është Shem’i (v. 1529/30)

nga Prizreni3. Të dhënat tregojnë se Shem’i pati lindur në Prizren (atë

kohë bënte pjesë në kasabanë e Shkupit) dhe qe një poet nga Rumelia.

(Prizrenli , 2014 : 17). Në Divanin e tij në gjuhën turke, Shem’i ka shkruar

edhe katër poezi në persisht. Sipas radhitjes së kopjes së Hayati Develi, të

dhënë në transkriptimin dhe botimin e Murat A. Karavelioglu, poezitë me

numër 15, 30, 31 dhe 32 janë të shkruara në gjuhën perse. Poezitë persisht

të Shem’i-t nuk kanë ndonjë karakteristikë të veçantë nga poezitë mistike

të poetëve persianë dhe vërehen po aty koncepte dhe fjalë që janë

shfrytëzuar nga të parët. Në vazhdim po sjell disa vargje persisht të

shkruara nga Shem’i Prizrenasi.

صوفی ز بهر دنیا و عقبا نماز کرد عشقت مرا ز هر دو جهان بی نیاز کرد ........

باید چو شمعی بزم زبان و سرش برید هرکس که گرم دل شد و افشای راز کرد

Nga frika dhe për këtë botë namazin e fali sufiu

Por dashuria për ty, më ftohu nga të dy botërat

…………………

Lakmisë e gjuhës preja kokën ashtu si Shem’i

S’i mbajti sekretet secili që në ty u dashurua, (Şemî Divani, 148-149)

3 Për më tepër shih: Prizrenli Şemî. Şemî Divani (Inceleme – Metin – Tipkibasim).

Hazirlayan: Murat A. Karavelioglu. Turkiye Yazma Eserler Kurumu Baskanligi, Istanbul.

2014.

Page 9: Revistë shkencore - kulturore tremujore Viti XXIII 2018 Nr ... · Shtrirja dhe ndikimi i kësaj gjuhe kishte shkuar aq larg, sa që në trojet e sunduara nga Perandoria Osmane, njohja

Poezia perse në trevat shqiptare 9

Vepra tjetër në gjuhën perse është Divani persisht i Nezimit Frakullës

(1680 -1760), i cili gjendet në Bibliotekën Kombëtare të Tiranës, me

signaturë An IX/10F i bashkangjitur divanit në gjuhën turke. Divani

persisht i Nezimit ka gjithsej 88 kaside. Atë e fillon me madhërinë për

Zotin, me poezi panegjerike për Pejgamberin dhe familjen e tij dhe e

vazhdon me kaside në të cilat e nënçmon këtë botë të rrejshme, kritikon

sufitë e rrejshëm, pastaj flet për dashurinë, varfërinë etj. Gjuha perse e

Nezimit është tepër e ngjashme me gjuhën e poetit persian, Hafizit, i cili

njihet edhe si magjistar i gjuhës. Në kasidetë e Nezimit vërehen gjithashtu

fjalët rend (boem), mejhane, harabat, piri mogan (shejhu apo plaku i urtë)

dhe shumë terma të tjerë të cilët janë të njëjta me të Hafiz Shirazit.

1. Faksimile e dorëshkrimit nga Divani persisht i Nezim Frakullës

Sipas poezive persisht të Nezimit kuptojmë se ai nuk është i kënaqur

aspak me kohën në të cilën jeton dhe ka një gjuhë tepër të ashpër ndaj

dukurive me të cilat përballet. Vlen të theksohet se Nezimi edhe divanet e

tij shqip dhe turqisht i nis me vargje në gjuhën perse dhe shumica

Page 10: Revistë shkencore - kulturore tremujore Viti XXIII 2018 Nr ... · Shtrirja dhe ndikimi i kësaj gjuhe kishte shkuar aq larg, sa që në trojet e sunduara nga Perandoria Osmane, njohja

10 Rexhepi

dërrmuese e titujve të poezive në këta divane janë në gjuhën perse. Në

vazhdim të shohim disa vargje persisht të Nezimit.

طبیب دست بدار از دوای خستگیم طبیب عشق کند گر کند عالج مرا

مقام و رتبه من خاک آستانه شماست چه الزم است مقام کاله و تاج مرا

نظیم بنده بیچاره تو می گوید شها ز گرد رهت نور ابتهاج مرا

Hiq dorë nga kurimi i plagës sime, o mjek

Vetëm mjeku i dashurisë më bën derman mua

Pozita e posti im qofshin pluhur nën këmbët e tua

Posti, kurora e kapela ç’më duhen mua

Nezimi, robi yt i mjerë thotë:

Pluhuri i rrugës kah ecën ti, gëzim është për mua

Një vepër tjetër me poezi persisht mund të llogaritet “Mecmua

kasajid-i Farsi”, e Shejh Abdysselam Myxhrimit nga Ohri. Për jetën e tij

nuk dihet asgjë, por sipas disa të dhënave mund të supozohet se ishte i biri

i Shejh Abdylkerim Efendiut, sheh i teqesë Helveti në Ohër.

Përmbledhja e kasideve perse përmban gjithsej 80 kaside dhe një

hyrje të shkurtër sipas së cilës autori këtë vepër ia kushton Sulltan Selimit

III. Në hyrje të veprës thuhet: “Kjo është një përmbledhje me lutje, kaside

dhe poezi të Shejh Abdysselam, me pseudonimin Myxhrim, nga kasabaja

e Tiranës, të sanxhakut të Ohrit. Në këtë përmbledhje nuk mund të vërehet

koha kur jetoi poeti, por shihet se poezitë janë shkruar në kohën e Sulltan

Selimit III (1761-1808). Në këtë përmbledhje poetike persishtja është e

zakonshme, pa ndonjë veçori të dukshme, por që vende-vende krijon

emocione. Kasidetë i thuren Sulltan Selimit III dhe Myxhrimi e

përshkruan atë si pushtetar tepër të devotshëm dhe të drejtë. Dorëshkrimi

gjendet në Topkapi Sarayi Muzesi, Hazine Kitapligi, numër 1034.

Page 11: Revistë shkencore - kulturore tremujore Viti XXIII 2018 Nr ... · Shtrirja dhe ndikimi i kësaj gjuhe kishte shkuar aq larg, sa që në trojet e sunduara nga Perandoria Osmane, njohja

Poezia perse në trevat shqiptare 11

2. Faksimile e dorëshkrimit nga ‘Mecmua kasajid-i Farsi” e Shejh

Abdysselam Myxhrimit nga Ohri

Janë edhe disa poetë të tjerë që krijuan në persisht, por ende nuk kam

mundur të arrij deri te veprat e tyre. Njëri prej tyre është edhe Selim Ruhi

Baba, sheh bektashian nga Gjirokastra. “... Dhe për 25 vjet, ai (Selim Ruhi

Baba, A. R.) ka shkruar tri divane me poezi: një në arabisht, një në persisht

dhe një në turqisht ...” (Trix, 2011 : 62). Janë gjithashtu edhe disa poetë

tjerë, të cilët kanë pasur krijime edhe në gjuhën perse, por për të cilët dimë

vetëm aq sa na ka treguar Ali Emiri në librin “Poetët e Shkodrës”

(Karateke, 1995 : 88, 101, 130, 148, 152). Në vijim do të përmend vetëm

emrat e këtyre poetëve dhe shumë shkurt do të flasë për poezitë e tyre të

krijuara në gjuhën perse.

Asaf Muhamed Pasha, i lindur në Shkodër. Ai qe simpatizues i madh i

letërsisë perse, veçanërisht i Saibit. Sipas Ali Emiriut, Asef Muhamed

Pasha ka shkruar tri gazele në gjuhën perse. Të tria gazelet e tij kanë një

persishte brilante dhe përçojnë mesazhe mistike dhe filozofike.

Muhamed Shkodra-Çaker. Vetë pseudonimi i tij Çaker është persisht,

që do të thotë shërbëtor. Çakeri, sipas Emirut, jetonte një jetë boeme, por

Page 12: Revistë shkencore - kulturore tremujore Viti XXIII 2018 Nr ... · Shtrirja dhe ndikimi i kësaj gjuhe kishte shkuar aq larg, sa që në trojet e sunduara nga Perandoria Osmane, njohja

12 Rexhepi

nuk i lëshonte nga dora veprat e poetëve të mëdhenj persianë. Bëhet e

ditur se Muhamed Shkodra-Çakeri në një vepër ka komentuar edhe

poezitë me shkronjën Elif të Divanit të Saibit, poet persian me nam, por

vdekja nuk e la ta përfundonte këtë komentim. Çakeri ka vetëm një gazel

persisht, në të cilat flet për letrat që i ka dërguar Mashukit, por për të cilat

nuk ka arritur të marrë përgjigje. Gjuha perse e këtij gazeli është e dobët

dhe shihet se Çakeri vetëm se ka dashur të provojë të krijojë në persisht,

por si duket nuk ka pasur sukses.

Halimi nga Tirana. I lindur në Tiranë, Halimi ishte një mistik dhe poet i

njohur në qarqet letrare dhe mistike të asaj kohe dhe thuhet se ka shkruar

divane në turqisht dhe persisht. Ka një gazel tepër të bukur në gjuhën

perse. Gazeli i Halimit i drejtohet Zotit, nga i cili kërkon mëshirë dhe

ndihmë për hallet e kësaj bote dhe gjithashtu shtjellon disa koncepte

mistike, siç janë hakikati, tarikati, sheriati, irshadi (udhërrëfimi) etj.

Hadimi nga Tirana. Sheh i tarikatit Kadirije, Hadimi ishte edhe dijetar i

madh i dijeve islame dhe Ali Emiri thotë që i ka bërë shërbesa të mëdha

tesavufit dhe shkencës në atë kohë. Prej tij kemi dy poezi në persisht, njëra

është në formën e kronikës (tarih) dhe tjetra është gazel. Edhe pse gjatë

përshkrimit të Hadimit, Ali Emiri pohon se ai ka qenë njohës i

shkëlqyeshëm i tri gjuhëve, arabishtes, persishtes dhe turqishtes, një gjë e

tillë nuk vërehet në krijimtarinë e tij në gjuhën perse.

Hulusi Bey Toptanzade. Ali Emiri, edhe pse nuk jep informacione për

vitin e lindjes dhe vdekjes, thotë se Hulusi Bej Toptanzade njihej se njeri

i dijes dhe letërsisë në qytetin e Shkodrës. Nga ai kanë mbetur një poezi

në gjuhën perse, e cila është në formën e lutjes (munaxhat).

Naim Frashëri

Edhe poeti ynë kombëtar ka qenë mjeshtër i gjuhës perse. Mjeshtëria e

Naimit në gjuhën perse vërehet qartë në Mesnevinë e tij në këtë gjuhë

“Tehajjulat”. Persishtja e tij në këtë vepër nuk dallon aspak nga persishtja

e iranianëve. Aq mirë dhe bukur e ka përdorur këtë gjuhë, saqë nuk mund

të besosh se autori i vargjeve të “Tehajjulat” nuk është iranian dhe ndoshta

asnjëherë nuk e ka vizituar Iranin. Tani, kur lexojmë “Tehajjulat” në

persishte, na duket se po lexojmë poezitë e disa poetëve persianë që

krijuan në fillim të shekullit XX, të cilët sollën në poezi motive të reja, si

populli, liria, pavarësia, atdheu etj., por u mbetën besnikë kallëpeve

klasike të poezisë persiane. Siç dihet, poeti ynë kombëtar zgjodhi

mesnevinë për të shprehur përvojën e tij të parë poetike. Kjo është e

natyrshme, sepse poeti në mesnevi është i lirë të përcaktojë rimën e

vargjeve të tij, fenomen ky që nuk mund të zbatohet edhe në gazel dhe

kaside. Naim Frashëri në mesnevinë e tij të gjatë, duke përdorur një gjuhë

të thjeshtë e të rrjedhshme, në disa vende, me qëllim ruajtjen e rimës në

Page 13: Revistë shkencore - kulturore tremujore Viti XXIII 2018 Nr ... · Shtrirja dhe ndikimi i kësaj gjuhe kishte shkuar aq larg, sa që në trojet e sunduara nga Perandoria Osmane, njohja

Poezia perse në trevat shqiptare 13

varg, është detyruar të shpikë fjalë të reja që nuk ekzistojnë në këtë gjuhë

persiane. Këto fjalë të shpikura të Naimit i kam kërkuar në shumë fjalorë

të kësaj gjuhe, por nuk i kam gjetur dot. Disa nga këto fjalë janë: pertev

endazan – yje, ser nema – diçka që shihet /vërehet, nesh‘e jab – kërkues i

jetës / freskisë, pur tab – shkëlqim / ndriçim, xhaleb del – tërheqës etj. Në

veprën “Ëndërrime” të Naimit hasim edhe fjalë shumë të vjetra të

persishtes, të cilat nuk janë përdorur në kohën kur ai krijoi. Disa prej tyre

janë: Dader – vëlla, hasbiden – fle, taniden – mundem, mi nedanem – s‘di

etj. (Frashëri, Tehajjulat – Ëndërrime) Një gjë shumë interesante që

vërehet në divanin e tij në persishte, saktësisht në poezinë “Bilbili”, është

se Naimi, për të mos mbetur prapa poetëve të mëdhenj persianë, ka

lavdëruar poezinë e vet dhe kjo mund të shihet gati te të gjithë klasikët e

kësaj poezie.

Përfundim

Letërsia dhe kultura perse, për shkak të mesazheve të tyre humane,

kanë arritur të shtrijnë ndikimin e tyre nëpër shumë vende të botës, duke

përfshirë edhe Perandorinë Osmane. Prandaj, bashkë me kulturën islame,

në trevat tona erdhi edhe gjuha dhe kultura perse. Gjurmët e kulturës

iraniane janë të thella në kulturën turke dhe kur kemi parasysh sundimin

e Perandorisë Osmane në trevat tona, atëherë na bëhet më e qartë edhe

prania e kulturës perse në kulturën tonë. Për poetët turq, por edhe për ata

shqiptarë, krijimi në gjuhën perse konsiderohej privilegj intelektual. Pra,

siç e pamë edhe në këtë punim, në trojet tona kanë jetuar poetë të cilët jo

vetëm lexonin letërsinë perse, por ishin në gjendje të krijonin në këtë

gjuhë. Kemi pasur disa poetë që arritën të shkruanin dhe të krijonin poezi

në gjuhën perse dhe duhet theksuar se niveli i disa poezive të tyre është i

lartë dhe meriton studime edhe më të thella.

Page 14: Revistë shkencore - kulturore tremujore Viti XXIII 2018 Nr ... · Shtrirja dhe ndikimi i kësaj gjuhe kishte shkuar aq larg, sa që në trojet e sunduara nga Perandoria Osmane, njohja

14 Rexhepi

Literaturë

- Altay Suroy Recepoğlu (2000). Prizrenli Suzi nin 500. Yili :

Bildiriler Bilgiler Belgeler. Prizen.

- Frances Trix (2011). Udhëtimi sufist i Baba Rexhebit. Botimet

Koha, Prishtinë.

- Hakan T. Karateke (1995). İşkodra şairleri ve Ali Emirî'nin diğer

eserleri. Enderun Kitabevi, İstanbul, 1995.

- Hayati Develi (2014). Revista Dituria Islame, nr. 290. Tetor, 2014.

Prishtinë.

- Mehmed Naim (Frashëri) (1871). Kavaid-i Farsije ber tarsi Novin.

Muhendisiyan Matbaasi, 1871 (1288).

- Naim Frashëri (2005), Tehajjulat – Ëndërrimet. Fondacioni

Kulturor Saadi Shirazi, Tiranë.

- Nathalie Clayer (2012). Në fillimet e nacionalizmit shqiptar (Lindja

e një kombi me shumicë myslimane në Evropë), përktheu nga

origjinali: Artan Puto, botimet Përpjekja. Tiranë.

- Prizrenli Şemî. Şemî Divani (Inceleme – Metin – Tipkibasim)

(2014). Hazirlayan: Murat A. Karavelioglu. Turkiye Yazma Eserler

Kurumu Baskanligi, Istanbul.

- Shemsedin Sami (Frashëri) (1885). Hurdeçin. Mihran Matbaasi,

Istanbul.

Page 15: Revistë shkencore - kulturore tremujore Viti XXIII 2018 Nr ... · Shtrirja dhe ndikimi i kësaj gjuhe kishte shkuar aq larg, sa që në trojet e sunduara nga Perandoria Osmane, njohja

AlbanologjiAlbanologjiAlbanologjiAlbanologjiAlbanologji

Page 16: Revistë shkencore - kulturore tremujore Viti XXIII 2018 Nr ... · Shtrirja dhe ndikimi i kësaj gjuhe kishte shkuar aq larg, sa që në trojet e sunduara nga Perandoria Osmane, njohja
Page 17: Revistë shkencore - kulturore tremujore Viti XXIII 2018 Nr ... · Shtrirja dhe ndikimi i kësaj gjuhe kishte shkuar aq larg, sa që në trojet e sunduara nga Perandoria Osmane, njohja

Perla, vëllimi 82, numri 2, 2018

© Fondacioni Kulturor Iranian “Saadi Shirazi”

Willy STELTNER

MBI FIGURËN HISTORIKE TË HEROIT KOMBËTAR

SHQIPTAR GJERGJ KASTRIOTIT, TË QUAJTUR

SKËNDERBE

Me emrin e Gjergj Kastriotit, të quajtur Skënderbe (nga fillimi i

shekullit të 15-të deri më 1468) lidhet periudha më e lavdishme e historisë

së popullit shqiptar: lufta për liri e shqiptarëve në shekullin e 15-të, për të

cilën Fallmerayer-i ka shkruar: “... pra shqiptarët e kanë mbrojtur lirinë

dhe nderin e armëve të atdheut të tyre, edhe për turp të fqinjëve më të

fuqishëm, por edhe më sherrxhinj, kundër dy pushtuesve më të tmerrshëm

të kohës, Muratit II dhe Mehmetit II, për rreth një gjysmë shekulli me një

heroizëm dhe me një këmbëngulje të tillë, që e gjen të ngjashmen e vet të

denjë vetëm në qëndresën e Numantias dhe të Jeruzalemit kundër Romës

sunduese të botës”1.

Turqit, të cilët shkelën fillimisht në truallin europian si mercenarë të

Bizantit (1312), e nënshtruan shpejt pjesën më të madhe të Ballkanit.

Sukseset e tyre ushtarake i detyrohen më pak forcës dhe epërsisë së tyre e

më tepër përçarjes feudale dhe armiqësive ndërmjet popujve të Ballkanit

(të cilët madje thirrën në ndihmë edhe mercenarë turq në luftërat e tyre

për pushtet), qëndrimit të Bizantit dhe politikës së aleancave të shteteve

italiane në konkurrencë me njëri-tjetrin (në radhë të parë Venediku dhe

Gjenova). Kryengritjet e shumta të princave ballkanas kundër sundimit

turk u shtypën me shpejtësi, duke qenë se ato mbetën të veçuara dhe nuk

u mbështetën nga masat popullore2.

1 J. Ph. Fallmerayer, Das Albanische Element in Griechenland. Abh. d.kgl. bayer. Ak. d.W.,

III. Cl., VIII. Bd., III Abt., München 1860, f. 710. 2 Shih për këtë: Joван Радониħ, Западна Европа и балкански народи према турцима у

првоj половини XV века, 1965. И. Мацурек, Турецкая опасность и средняя Европа

накануне и во время падения Константинополя. Byzantinoslavica. XIV (1953), стр. 120–

Page 18: Revistë shkencore - kulturore tremujore Viti XXIII 2018 Nr ... · Shtrirja dhe ndikimi i kësaj gjuhe kishte shkuar aq larg, sa që në trojet e sunduara nga Perandoria Osmane, njohja

18 Steltner

Vetëm Skënderbeu mundi t’u bëjë ballë turqve. Pas disfatës së turqve

në Nish më 1443, e cila u dha vrull të ri në luftën për liri shqiptarëve

gjithnjë kryengritës, Skënderbeu u vu në krye të një kryengritjeje të re,

themeloi një Lidhje të princave shqiptarë dhe shpejt i dëboi turqit nga

Shqipëria. Të gjitha ekspeditat ndëshkuese dhe fushatat e sulltanit kundër

tij u mbyllën me dështim. I zmbrapsur në vetëm pak fortesa, por i pathyer,

Skënderbeu vdiq më 17 janar 1468 në Lezhë, ku kishte thirrur princat

shqiptarë aleatë të tij për t’u këshilluar me ta mbi vazhdimin e luftës

kundër turqve.

Lavdia e Skënderbeut, e cila te Barleti, një prift nga Shkodra, gjeti

Homerin e vet, vijoi të jetonte në këngët heroike dhe në traditën gojore;

Skënderbeu u kthye në një figurë legjendare. Me një bibliografi të pamasë

atij iu ngrit një përmendore e pavdekshme. Që në të gjallë të vet ai u quajt

“Atlet i Krishtit”3 dhe “Shpatë e Krishterimit”4, Fallmerayer-i5 e quajti

“Ajaksi i kontinentit ilir”; Paulus Jovius6, Paganel7 dhe Pisko8 u mahnitën

prej tij, madje edhe Babinger9 pranon: “Është e vërtetë, historia e këtij

njeriu ... mund të lexohet pothuaj si një roman”.

Por historiani që merret me këtë periudhë kohore të historisë së

Shqipërisë, gjendet përpara një detyre shumë të vështirë: “Për asnjë figurë

dhe fazë të historisë sonë literatura historiografike nuk është kaq e pasur

sa për Skënderbeun dhe kohën e tij. Nuk e kemi fjalën këtu aq për

biografitë e panumërta në frymë pak a shumë panegjirike që janë shkruar

157. И. С. Достян, Бopба южнославянских народов против турецкой агресии в XIV–XV

вв. Визaнтийский Временик, т. VII (1953), стр. 32–49. 3 “La storia di questo eroe chiamato da Calisto III l’atleta di Cristo…” [Historia e këtij heroi

që u quajt Atlet i Krishtit nga Kalisti III]. F. Millosevich, La politica orientale di Calisto III e

l’Albania. Rivista d’Albania, Marzo 1942, f. 130. 4 “Ky (Piu II – W. S.) e nderoi Skënderbeun dhe e quajti “Shpata e Krishterimit”. P. Lehmann,

Skanderbeg, Der alte Glaube, 1914, Nr. 38, f. 69. 5 Fallmerayer, po atje f. 736. 6 Nemo Christiani nominis princeps aut imperator, Georgio Castrioto vehementius atque

felicius arma Turcarum exercuit; nemo freuqentius acie victor existitit”. Pauli Lovi Elogia

virorum bellica virtute illustrium…, Florentiae MDLI, I. III., f.119. 7 “… ai është përfaqësuesi i fundit i heronjve të Greqisë së Lashtë, pararendësi i shkëlqyer i

atyre të Greqisë së re, dhe mbrojtësi i patrembur i krishterimit të kërcënuar, figurën burrërore

të të cilit unë dua të përpiqem ta përvijoj. Përmes cilësive të tij morale dhe luftarake, përmes

mrekullisë së guximit të tij përrallor, Skënderbeu bën pjesë në atë rreth të pavdekshëm të

njerëzve të mëdhenj të Plutarkut, por me besimin në zemër dhe me breroren e shenjtë të

krishterë rreth kokës”. Paganel, Geschichte Skanderbeg’s. Tübingen 1856, f. V/VI. 8 Mbarë Europa dridhet nga marshimi i pandalshëm i kalifëve otomanë, por në një cep të

mënjanuar të botës të gjitha përpjekjet e ushtrive të pathyeshme shkërmoqen përballë vullnetit

të hekurt të një burri, i cili me një vështrim i kthen ushtarët e vet në heronj. Dhuntitë e

shkëlqyera strategjike të Skënderbeut, gojëtaria e tij që të bënte për vete, e gjithë magjia që

buronte prej personalitetit të tij, e radhitin denjësisht Skënderbeun ndër heronjtë më të

rëndësishëm të të gjitha kohëve”. J. Pisko, Skanderbeg. Wien 1984, f. 3. 9 Franz Babinger, Mehmed der Eroberer und seine Zeit (Weltenstürmer einer Zeitenwende).

München 1953, f. 161.

Page 19: Revistë shkencore - kulturore tremujore Viti XXIII 2018 Nr ... · Shtrirja dhe ndikimi i kësaj gjuhe kishte shkuar aq larg, sa që në trojet e sunduara nga Perandoria Osmane, njohja

Për figurën historike të Heroit Kombëtar shqiptar Gjergj Kastrioti, i quajtur Skënderbe 19

gjatë shekujve në të katër anët e botës, sa për studimet kritike që janë

botuar që nga shekulli XIX e këndej, për botimet e burimeve letrare, të

materialeve arkivore etj. Megjithatë ka munguar një monografi që të

përmblidhte gjithë materialin e shpërndarë andej-këtej nëpër qindra

botime, t’i koordinonte të dhënat që janë shpeshherë në kundërshtim në

mes tyre, për të krijuar figurën historike të zhveshur nga çdo teprim

jokritik si dhe nga çdo përçmim skeptik, figurën e heroit mbi sfondin

social-ekonomik të kohës së tij.”Me këto fjalë e ka përkufizuar historiani

shqiptar Aleks Buda10 gjendjen e kërkimeve mbi Skënderbeun në vitin

1951.

Përpjekjen e vetme deri më sot për të hartuar një bibliografi të veçantë

të Skënderbeut e ka ndërmarrë Georges T. Pétrovich11. Kjo bibliografi nuk

gjendet lehtë, ajo u botua vetëm në 150 kopje. Në nëntitull sqarohet se

Pétrovich-i nuk kishte përmbledhur të gjithë bibliografinë, por ishte

kufizuar vetëm në disa gjuhë të veçanta12; natyrisht edhe në këtë lëmë nuk

10 A. Buda, Fytyra e Skënderbeut në dritën e studimeve të reja. Buletin i Institutit të

Shkencavet, 1951, Nr. 3–4, f. 139. 11 G. T. Pétrovich. Scanderbeg (Georges Castriota). Essai de bibliographie raisonée. Ouvrages

sur Scanderbeg écrits en langues française, anglaise, allemande, latine, italienne, espagnole,

portugaise, suédoise et grecque et publiés depuis l’invention del’imprimerie jusqu’à nos jours.

Paris 1881, XXIX et 187 pages. Recensuar nga Emile Picot, Revue Critique d’Histoire et de

Littérature. Paris. Tome XIII (18812), f. 405–408. Si plotësim bibliografitë në: Athanase

Gegaj, L’Albanie et l’Invasion turque au XVe siècle, Louvain 1937, f. XV–XX dhe Francesco

Pall, Marino Barlezio, uno storico umanista. Cluj 1938, f. 165–181. (Botim i veçantë nga

Mélanges d’Histoire Générale II).

Bibliografi të përgjithshme (me të dhëna bibliografike për Skënderbeun): F. Manek – G.

Pekmezi – A. Stotz, Albanesische Bibliographie, Wien 1909. Emile Legrand, Biblographie

Albanaise, Paris-Athènes 1912. Pétrovich f. VII: “Occupé depuis plusieurs années à une étude

bibliographique d’une certaine étendue en concernant les ouvrages en langues de l’Europe

occidentale sur les peuples de la péninsule des Balkans (et en première ligne les Serbo-Croates,

les Albanais et les Bulgares) j’ai choisie une partie courte mais complète de cet ouvrage et

ayant pour objet un des héros célébres du monde chrétien du XVe siècle, lequel, en défendant

sa patrie contre les Turcs alor puissants, a réussi à faire glorifier sa mémoire” [Duke u marrë

prej kohësh me një studim bibliografik me përmasa të konsiderueshme mbi veprat e shkruara

në gjuhët perëndimore për popujt e Ballkanit (në radhët të parë serbokroatët, shqiptarët dhe

bullgarët), kam zgjedhur një pjesë të shkurtër, por të plotë të këtyre veprave, e cila ka për

subjekt njërin prej heronjve të shquar të botës së krishterë të shekullit XV, i cili, duke mbrojtur

atdheun e vet kundër turqve atëherë të fuqishëm, arriti ta mbulojë me lavdi kujtimin e vet]. 12 F. XII/XIII: “J’ai évité de m’adresser aux bibliothèques des pays slaves, d’abord parce que

je n’ai pas encore rassemblé assez de matériaux, et ensuite parce que j’ai l’intention de donner

à la suite de cet essai les écrits en langues slaves concernant Scanderbeg, aussi bienque tous

ce qui s’y rapporte, comme ses armes, ses portraits, avec les chants et l’écrits de ses

compatriotes sur lui” [I kam shmangur bibliotekat e vendeve sllave, së pari sepse nuk kam

mbledhur ende shumë material, e së dyti sepse synoj që pas këtij studimi të botoj shkrimet në

gjuhët sllave mbi Skënderbeun, si edhe gjithë çfarë shkruhet për të, si edhe armët, portretet me

këngët dhe shkrimet e bashkatdhetarëve të tij]. – As kjo dhe as bibliografia e planifikuar në

shënimin 11 nuk janë botuar.

Page 20: Revistë shkencore - kulturore tremujore Viti XXIII 2018 Nr ... · Shtrirja dhe ndikimi i kësaj gjuhe kishte shkuar aq larg, sa që në trojet e sunduara nga Perandoria Osmane, njohja

20 Steltner

mundi të arrijë përsosmërinë 13 . Titujt janë cituar në vijimësi

kronologjike14 (vepra e fundit e kësaj serie është botuar më 1880), dhe

atyre u është shtuar një përmbledhje e veprave letrare (Ouvrages

d’immagination) 15 – novela, drama dhe poezi me Skënderbeun si

personazh kryesor – si edhe një tregues i autorëve dhe veprave anonime,

një listë botimesh të renditura sipas vendit të botimit dhe një numërim i

renditur alfabetikisht i botuesve dhe shtypshkronjave të cituara. Librat që

vetë Pétrovich-i ka pasur në dorë, shënohen në tregues me numrat e viteve

në ngjyrë të kuqe. Në bibliografinë e vet Pétrovich-i ka dhënë edhe disa

nga paraqitjet më të rëndësishme të historisë së Perandorisë Osmane. Në

çdo rast janë shumë të vlefshme të dhënat se ku gjendet libri përkatës16.

“Historia Scanderbegi edita per quendam Albanensem, Venetiis ...

1480”17 është titulli i parë që na jep Pétrovich-i. Ai vëren se Biemmi18

kishte pasur një kopje të saj dhe e kishte përdorur atë për veprën e vet

13 B. B. Ashcom, Notes on the Developmentof the Scanderbeg theme. Comparative Literature,

Vol. V, 1953, Nr. 1, f. 19, shën. 13: “Many of Petrovich’s entries need correction, and, at least

in the Spanish and English fields, his list is by no means complete. I hope to complete and

correct the Spanish section in a later article, which will treat of the utilization of Scanderbeg’s

bibliographie in Spanish literature [Shumë nga zërat e Petrovich-it kanë nevojë për korrigjim

dhe, të paktën për sa u përket pjesëve në anglisht dhe në spanjisht, lista e tij nuk është aspak e

plotë. Shpresoj të plotësoj dhe të korrigjoj pjesën në spanjisht në një artikull të mëvonshëm,

në të cilin do të bëhet fjalë për shfrytëzimin e bibliografisë së Skënderbeut në letërsinë

spanjolle]. 14 F. X: “Partout où cela m’a été possible, j’ai donné les opinions des critiques compétents sur

les ouvrages indiqués, ainsi que notices biographiques sur les auteurs;… [Gjithkund ku kam

mundur, kam dhënë mendimet e kritikëve kompetentë mbi veprat e cituara, si edhe njoftime

biografike mbi autorët...”]. 15 Një punim me vlera ishte njoftuar nga H. Rautner në disertacionin e vet (i cili u botua edhe

në programin shkollor: “Georg Lillos: The Christian Hero und dessen Rival Play”, Program i

Shkollës Mbretërore Luitpold (Kgl. Luitpold Kreisrealschule) në Mynih. München 1900, f. 6:

“Punimi që paraqitet këtu, përbën një pjesë të një punimi më të madh, i cili përmban

hulumtimin e burimeve së bashku me punime të tjera të konsultueshme mbi Skënderbeun. Ky

punim do të dalë nga shtypi menjëherë pas përfundimit të tij”. Ky punim është cituar në tregues

si: H. Rautner, Skanderbeg. Eine Studie zur vergleichenden Literaturgeschichte.

Literarhistorische Forschungen 1912, bot. nga Joseph Schick dhe Baron von Wallberg. Pall po

atje f. 25 shton menjëherë: “Esso però non è stato mai dato alla luce” [Ky punim nuk e ka parë

kurrë dritën e botimit]. 16 F. XIV: “Le but de cette bibliographie n’a pas été l’indication simple et fastidieuse des

matériaux bibliographiques; il me semble qu’un pareil travail doive être de la plus grande

utilité por tous ceux qui peuvent en avoir besoin; à l’historien on a eu soin d’indiquer, autant

que cela a été possible, où il peut trouver le ou bien d’où il peut se les procurer” [Qëllimi i

kësaj bibliografie nuk ka qenë aspak citimi i thjeshtë dhe i mërzitshëm i materialeve

bibliografike; më duket se një punim i tillë duhet të jetë sa më i dobishëm për të gjithë ata që

mund të kenë nevojë për të; jemi kujdesur që historianit t’i tregojmë, aq sa kemi mundur, se

ku mund t’i gjejë ose nga mund t’i marrë ato]. 17 I cituar si “Tivarasi” apo “Anonimi i Tivarit”. Vepra fillon me mbërritjen e Skënderbeut në

Krujë (1443) dhe ndërpritet tek rrethimi i Krujës nga Ballabani (1466). 18 Giammaria Biemmi (1708–1778), prift nga Bresha, ka shkruar më 1742 një “Istoria di

Giorgio Castrioto detto Scander-Begh, bot. i dytë 1756.

Page 21: Revistë shkencore - kulturore tremujore Viti XXIII 2018 Nr ... · Shtrirja dhe ndikimi i kësaj gjuhe kishte shkuar aq larg, sa që në trojet e sunduara nga Perandoria Osmane, njohja

Për figurën historike të Heroit Kombëtar shqiptar Gjergj Kastrioti, i quajtur Skënderbe 21

“Istoria di Giorgio Castriota”; sipas të gjitha gjasave Biemmi ka qenë i

vetmi biograf që e ka parë atë vepër. Pétrovich-i nuk mundi ta gjente

“Historia-n”, ajo ishte zhdukur. F. Babinger, i cili u mor me historinë e

themelimit të Elbasanit në Mesjetë19, i kërkoi Komisionit që ta kërkonte

“Tivarasin” në katalogun e përgjithshëm të inkunabulave në Berlin. Më

1935 Ohly 20 botoi përfundimet e kërkimeve të tij: në asnjërën nga

bibliografitë e shumta dhe në asnjë katalog të inkunabulave të

bibliotekave italiane nuk shfaqej “Historia Scanderbeggi...” e Biemmi-t;

edhe kërkimet në bibliotekat më të rëndësishme të Italisë kishin dhënë

përfundim negativ. Duke qenë se Biemmi ishte zbuluar si falsifikues i dy

kronikave breshane që në shekullin e 19-të (një kronikë e tretë mesjetare

e falsifikuar u gjend si dorëshkrim gjysmë i përfunduar në trashëgiminë e

tij) Ohly arriti në përfundimin që “Historia” ishte po ashtu një falsifikim

dhe nuk duhej renditur më në burimet për biografitë e Skënderbeut.

Burimi ynë kryesor për jetën dhe veprën e Skënderbeut është “Historia de

vita et gestis Scanderbegi epirotarum principis” 21 e Marin Barletit 22 .

Barleti, “i cili ishte në vitet e tij të rinisë kur Skënderbeu jetonte vitet e

fundit”23, e ka hartuar këtë Histori ndërmjet viteve 1508 dhe 151024. Pa

dëshirë e paskësh filluar Barleti historinë e Heroit të vet, nëse duhet t’u

zëmë besë fjalëve të tij; duke qenë se askush nuk po i përshkruante veprat

e Skënderbeut, që këto të mos përfundonin në harresë, pas një ngurrimi të

gjatë i hyri punës së vështirë për të hedhur në letër “tam vastam

19 F. Babinger, Die Gründung von Elbasan. Mitteilungen des Seminars für Orientalische

Sprachen zu Berlin. II: Abt., 1931, f. 94–103; në veçanti f. 94, shën.3. 20 K. Ohly, Eine gefälschte Kardoltinkunabel. Gutenberg Jahrbuch 1933, f. 53–61. Khs. F.

Babinger, Ein erdichtetes Werk über Skanderbeg. Forschungen und Fortschritte, 1934, Nr. 11,

f. 141. 21 Bot. i parë Romë, pa datë; botime të mëvonshme Strassburg 1537, Frankfurt am Mein 1578

(në Lunicerus, Chronicon Turcium, vëll. III) dhe Zagreb 1743. 22 Pall i ka kushtuar atij një hulumtim të hollësishëm (“Marino Barlezio uno storico umanista”,

shën. 11). Mbi prejardhjen e biografit ai shkruan (f. 1): “Il nostro autore è nato a Scutari

(Shkoder) nell’Albania, poiché ne fa menzione come della sua patria. Sembra d’origine

italiana” [Autori ynë ka lindur në Shkodër, në Shqipëri, sepse e përmend si atdheun e tij. Duket

se është me origjinë italiane]. Përkundrazi И. И. Розов, Повесть о народном герое Албании

в древнеруской письменности. Известя Академии Наук СССР, отделение литературы и

языка 1953, выпуск 6, стр. 504: “... Марин Барлезий, по происхождению славянин27,

уроженец албанского города Шкодера ...” [Marin Barleti, sllav nga prejardhja27, i lindur në

qytetin shqiptar të Shkodrës ...] Shënimi 27: “В некоторых западноевропейских истчниках

.... “... М. Барлезий назван далматинцем; у М. Белъского он назван ‘словаком и влохом’

(- италянцем, т.е. очевидно, соваком, жившим в Италии) ...” [Në disa burime nga Europa

perëndimore ...”... M. Barleti quhet dalmatin, te M. Belski quhet ‘sllovak dhe italian’ (- d.m.th.

sllovak që jeton në Itali) ...”] 23 Fallmerayer: po atje vëll. IX, f. 11. 24 Pall, po atje f. 14–15.

Page 22: Revistë shkencore - kulturore tremujore Viti XXIII 2018 Nr ... · Shtrirja dhe ndikimi i kësaj gjuhe kishte shkuar aq larg, sa që në trojet e sunduara nga Perandoria Osmane, njohja

22 Steltner

materiam”25. Ai nuk kishte asnjë shembull sipas të cilit të orientohej, po

ashtu nuk kishte mundësi që t’u hidhte një sy historive të vjetra ose të reja,

“quae novo homini, & tantun pelagus ingredienti, adiumenta aliqua

praeberent”. Barleti shpreson se pas tij do të vijnë shumë të tjerë, të cilët

do të kenë më shumë fat në këtë rrugë dhe e mbyll parathënien duke u

shprehur i sigurt se: “Istud vero, quod ad me attinet, bona certe fide

praestabo, contendam,ut nemo, vel infidelem”. Prej Barletit, panegjirikut

kombëtar shqiptar – siç e ka quajtur Fallmerayer-i26 – natyrisht nuk mund

të presim një paraqitje kritike të Skënderbeut. Ai i thur heroit të vet një

këngë lavdie në të gjitha tonalitetet, ndërthur në rrëfimin e tij plot

çikërrima të parëndësishme, flet për ëndrra dhe shenja mrekullish dhe u

vë në gojë personazheve fjalime madhështore. Nuk është e vështirë të

kuptohet se Barleti i përkiste shtresës klerikale. Që Barleti i njihte mirë

klasikët e lashtësisë dhe i ka ndërfutur pa e vrarë shumë mendjen në

Historinë e tij, këtë na e tregojnë hulumtimet e Pall-it27. Gjithsesi gjykimi

i Pall-it mbetet plotësisht i vlefshëm: ”Për sa u përket burimeve

tregimtare, autori i këtyre radhëve është përpjekur të nxjerrë në pah vlerën

historike të burimeve të Barletit. Pavarësisht të gjitha rezervave ai mbetet

burimi themelor tregimtar për epokën e Kastriotit, por është edhe i vetmi

që na përcjell një kuadër të njësuar, tërësor dhe të gjallë të kësaj jete

heroike”28.

Bibliografia e Barletit e ka përcaktuar për shekuj të tërë figurën

historike të Skënderbeut 29 . Ata që kanë përkthyer 30 ose ritreguar

25 Barletius, De vita moribus ac rebus … 1537, f. II. Biografia e tij mbi Skënderbeun ndahet

në 13 libra dhe ka 371 faqe në këtë botim. 26 Fallmerayer po atje vëll. VIII, f. 714. 27 Pall vë në dukje në f. 144–163 te “Marino Barlezio” pasazhe paralele nga Livi dhe Barleti.

Edhe Simone de Simondi, Histoire des Républiques italiennes du moyen age, vëll. X., Paris

1815, vë në dukje këtë dashuri të Barletit për lashtësinë: “Quelquefois il est vrai l’on sent trop

l’imitation de l’antique dans ses orateurs et dans ses guerriers, et l’on ne distingue que

consumént le sénateur ou le soldate épirote, sous la toga ou la cuirasse romaine dont il les a

revêtus” [Nganjëherë vërtet ndihet së tepërmi imitimi i lashtësisë tek gojëtarët dhe luftëtarët e

tij dhe nuk dallohet çfarë bëjnë senatori apo ushtari epirot nën togën apo parzmoren romake

me të cilën i ka veshur]. (f. 250, shën.). 28 Pall, Die Geschichte Skanderbegs im Lichte der neuren Forschung. Leipziger

Vierteljahresschrift für Südosteuropa, 1942, f. 96. 29 Fallmerayer, po atje, vëll. IX, f. 10 e vijim na kumton se Pal Engjëlli nga Drishti, kardinal

dhe kryeipeshkëv i Durrësit si edhe legat papnor për Shqipërinë katolike, duket të ketë lënë

kumtime me shkrim për Skënderbeun; këto do të ishin shumë të vlefshme për ne, duke qenë

se ai ishte një lloj ministri i jashtëm i Skënderbeut, e njihte mirë politikën e jashtme dhe ka

qenë shpesh dëshmitar i ngjarjeve historike. “Sot ato kumtime dergjen të varrosura, të

panjohura dhe të harruara në pluhurin e bibliotekave dalmate dhe italiane”. 30 Përkthime: gjermanisht: Pincianus 1553, 1561, 1577, 1578 dhe 1604. Italisht: Rocca 1544,

1560, 1568 dhe 1580. Portugalisht: Andrade 1567. Spanjisht: de la Salde 1582, 1588, 1592

dhe 1597. Frëngjisht: Lavardin 1576, 1593, 1597, 1604 dhe 1621 (sipas Pétrovich-it më 1604

dhe 1621 nga katër botime). Anglisht: Z. J. 1596. Polonisht: Bazylik 1569. Ndër monografitë

Page 23: Revistë shkencore - kulturore tremujore Viti XXIII 2018 Nr ... · Shtrirja dhe ndikimi i kësaj gjuhe kishte shkuar aq larg, sa që në trojet e sunduara nga Perandoria Osmane, njohja

Për figurën historike të Heroit Kombëtar shqiptar Gjergj Kastrioti, i quajtur Skënderbe 23

“Historinë” e Skënderbeut në gjuhë të tjera, kanë qenë më së shumti

klerikë, për t’ia paraqitur Krishterimit të kërcënuar nga turqit luftën e

suksesshme të popullit shqiptar kundër të pabesëve si një shembull për t’u

ndjekur. Njëri nga biografët e fundit, i cili e rimerr plotësisht Barletin,

është C. Paganel31.

Krahas Barletit mbi biografët e Skënderbeut ka ushtruar një ndikim

të madh edhe Biemmi i përmendur më sipër. Por burimin e tij kryesor,

“Historia Scanderbegi”, ai e ka katranosur; prandaj këtu shtrohet pyetja se

deri në ç’masë mund të merret parasysh “Istoria di Giorgio Castrioto”32

për përshkrimin e figurës së Skënderbeut. F. Babinger, të cilit Ohly iu lut

të jepte një gjykim nga këndvështrimi historik, u shpreh se vepra e

Biemmi-t, nga këndvështrimi i kritikës së burimeve, jepte përshtypjen se

ishte në rregull. “Tregimi i Biemmi-t i largohet shpesh në thelb atij të

Barletit, madje Biemmi duket se kërkon besueshmëri më të madhe për

vete. Në vështrim topografik “Historia Scanderbegi” nuk jep asnjë

shtysë:...”33. Babinger botoi pak më vonë një artikull të shkurtër, të cilin e

përmbyll si më poshtë: “Por të gjithë studiuesit, të cilët merren me jetën

dhe veprat e Skënderbeut, mund t’ia kursejnë vetes mundimin e shqyrtimit

të librit të G. B. Biemmi-t. “Istoria di Giorgio Castriotto detto Scander-

begh” mund të kalbet në varrezat e librarive”34.

Me Francesco Pall-in35 shfaqet në skenë një kritik i rreptë kundër

përdorimit të mëtejshëm të “Historisë” së Biemmit. Ai kritikon shumë

e shumta mbi Skënderbeun po përmendim: Duponcet, Histoire de Scanderbeg, roy d’Albanie,

Paris 1709 dhe 1854; G. B. Pontanus von Zannowich, St.: Le grand Castriotto d’Albanie

historie. Paris 1779. 31Paganel, Camille: Historie de Scanderbeg ou Turks et Chrétiens au XVe siècle. Paris 1855.

– Përkthimi në gjermanisht: Tübingen 1856. 32 Biemmi ka shkruar një parathënie për këtë vepër, në të cilën tregon se, pasi u njoh me

historinë e Skënderbeut, donte të mësonte më tepër për të; bibliografitë që gjendeshin atëherë

(Duponcet, Sansovino etj). e paskëshin zhgënjyer, sepse të gjitha ato ishin hartuar sipas

Barletit, besueshmëria e të cilit dukej qartë se nuk ia mbushte mendjen. Rastësisht një ditë i ra

në dorë një libër i vjetër në latinisht – “Historia Scanderbegi” i vërtetuar si falsifikim – i cili

përmbante një përshkrim të hollësishëm të veprave të Skënderbeut. Autori paskësh qenë vëllai

i një oficeri të truprojave të Skënderbeut. Fatkeqësisht libri kishte qenë i dëmtuar në krye dhe

në fund. Me gjithë përpjekjet e tij Biemmi nuk mundi të gjente asnjë kopje të plotë të librit dhe

u bëri thirrje të gjithë dijetarëve që ta kërkonin këtë libër. – Një parathënie të ngjashme Biemmi

e ka shkruar edhe për dy kronikat e tij, të cilat janë vërtetuar si falsifikime. 33 Ohly, po atje, f. 59. 34 Babinger, Ein erdichtetes Werk… f. 141, Megjithatë Babinger arriti në këtë gjykim jo si

rrjedhim i hulumtimeve të reja kritike burimore, por sepse Biemmi “është një falsifikues

profesionist, emri i të cilit tani e tutje do të mbajë mbi vete damkën e mashtrimit”. 35 Pall, (“un giovane e valoroso storico rumeno” [një historian rumun i ri dhe plot vlera], siç

na kumton Cutolo në “Scanderbegh, Milano 1940, f. 8”) i ka kushtuar një hapësirë të gjerë

hedhjes poshtë të Biemmi-t me dy recensione: 1. Une nouvelle histoire de Skanderbeg

(Remarques sur le livre de M. Gegaj), Revue historique du Sud-est Européen, 1937, nr. 10.12,

f. 193–306, dhe 2. Die Geschichte Skanderbegs im Lichte der neueren Forschung (shih shën.

28).

Page 24: Revistë shkencore - kulturore tremujore Viti XXIII 2018 Nr ... · Shtrirja dhe ndikimi i kësaj gjuhe kishte shkuar aq larg, sa që në trojet e sunduara nga Perandoria Osmane, njohja

24 Steltner

ashpër Nolin, Gegajn dhe Cutolo-n36, të cilët përdorin Biemmi-n si burim

të besueshëm në veprat e tyre. Por edhe në veprat më të fundit të Nolit,

Ashcom-it dhe Komninos37 Historia e Biemmi-t citohet gjithnjë si burim

i vlefshëm, ose vihet në dyshim fakti nëse Biemmi është një falsifikues.

Është për të ardhur keq që Pall nuk ka hartuar një hulumtim të veçantë

mbi Biografinë e Skënderbeut të Biemmi-t, i cili do t’i kishte vënë vulën

përfundimisht fatit të mëtejshëm të kësaj biografie. Nëse vërtetohet se

“Anonimi i Tivarit” është falsifikim, me këtë ende nuk sqarohet nëse

“Istoria” e Biemmi-t është tërësisht pa vlerë për hulumtimet mbi

Skënderbeun, apo nëse ai ka përdorur burime arkivore të panjohura për

ne, të cilat do t’i qëndronin ballafaqimit me materialet arkivore.

“Mbijetesa” e Biemmi-t tregon se duhet ndërmarrë një analizë themelore

e burimeve të veprës së tij, në mënyrë që Biemmi ose të vendoset në

vendin që i përket në historiografi, ose të zhduket nga bibliografia e

mëtejshme e Skënderbeut. Buda na tregon se cilat do të ishin rrjedhojat e

rastit të dytë: “Pa dyshim, po të heqim nga historia e Skënderbeut, sic na

e paraqesin Noli dhe Gegaj, ngjarjet dhe vendet (dhe këto nuk janë të

pakta), për të cilat kemi si burim të vetëm Tivarasin, nga historia e

Skënderbeut do të zhduken një varg ngjarjesh, figurash dhe vendesh që na

ishin bërë familjare.”38.

Njërën nga biografitë e para kritike të Skënderbeut e gjejmë në

studimin historik “Skanderbeg” të Julius Pisko-s (Vjenë 1894). Ai vërtet

ka si burim kryesor Biemmi-n, por përdor edhe bibliografi të bollshme

nga materialet arkivore italiane. Pisko flet për vështirësitë që duhet të

36 Fan Noli, Historia e Skënderbeut (Gjergj Kastriotit), Mbretit të Shqipërisë 1412–1468,

Boston 1921. Gegaj (shih shën. 11 nuk i përmend fare artikujt e Ohly-t dhe Babinger-it mbi

falsifikimin e Biemmi-t; në vlerësimin e tij të “Anonimit të Tivarit” (f. VII–VIII) ai i jep këtij

përparësi ndaj Barletit dhe shkruan: “Nous nous sommes donc servi de sa chronique comme

d’une source de valeur” [Kemi përdorur pra kronikën e tij si një burim të vlefshëm]. Cutolo

(shih shën. 35) e di të vërtetën e falsifikimit, por merr nga Noli “prodhimet e fantazisë

didaktike dhe disi patologjike tè Biemmi-t” (Pall, Die Geschichte Skanderbegs, f. 88). 37 Noli, Scanderbeg (George Castrioti) 1403–1467, Boston 1947; më 1950 u botua Historia e

Gjergj Kastriotit Skënderbeut, kryezot i Arbërisë, një ripunim i Historisë së Skënderbeut të

botuar më 1921 (përkthyer në italisht më 1924). Buda (po atje, f. 142 qorton, në botimin e viti

1947, faktin se “falsifikimi i Biemmit vazhdon përdoret ende si burim i dorës së parë. Ashcom

(po atje, f. 19) e citon “Anonimin e Tivarit” si botimin e parë mbi Skënderbeun dhe për

gjykimin e Biemmi-t i referohet Gegajt. Gj. Komnino, Trajtimi i disa toponimeve, legjendave

dhe këngëve të reja rreth Skënderbeut dhe shokëve të tij, në Buletin për shkencat shoqërore

1954, Nr.3, f. 103–116; Komnino shtron pyetjen se nga e ka marrë Biemmi emrin “Tevioll”

dhe në këtë kontekst pranon se, në qoftë se Biemmi, siç thotë vetë, këtë emër e ka marrë nga

Anonimi i Tivarit, kjo i lë shkas dyshimit se vepra e Biemmi-t mund të jetë një falsifikim, siç

janë përpjekur të vërtetojnë Babinger dhe Ohly. 38 Buda, po atje, f. 140. – Një përfundim të tillë lexojmë tek Dr. Bethmann, Die

Geschichtsschreibung der Langobarden, f. 335–414, në Archiv d. Gesellschft f. ältere deutsche

Geschichtskunde, vëll. 10, 1851. Këtu vuloset fati i një tjetër falsifikimi të Biemmi-t, me fjalët:

“Sa keqardhje, për këtë histori të bukur!”.

Page 25: Revistë shkencore - kulturore tremujore Viti XXIII 2018 Nr ... · Shtrirja dhe ndikimi i kësaj gjuhe kishte shkuar aq larg, sa që në trojet e sunduara nga Perandoria Osmane, njohja

Për figurën historike të Heroit Kombëtar shqiptar Gjergj Kastrioti, i quajtur Skënderbe 25

kapërcejë historiani: jeta e Skënderbeut është e mbështjellë nga një tis

mitologjik, ku vetëm me mundim të madh e vërteta mund të dallohet nga

poetikja; ai shpreh keqardhjen se nuk ka pasur lëndën e domosdoshme

“për të përcaktuar me saktësi raportet tejet të ndërlikuara të marrëdhënieve

të kryezotit shqiptar të shekullit të 15-të”39.

Një vend të veçantë zënë hulumtimet italiane mbi Skënderbeun.

Është e vetëkuptueshme se si pasojë e luftës së përbashkët të popullit

shqiptar nën udhëheqjen e Skënderbeut dhe shteteve italiane edhe

historiografia italiane të jetë marrë me këtë periudhë. Ajo ka epërsinë se,

ndryshe nga Shqipëria, Italia ka ruajtur shumë lëndë dhe dëshmi në arkivat

e veta. Megjithëse botimet mbi Skënderbeun zënë e shpeshtohen duke

filluar nga fundi i shekullit të 19-të40, është befasues numri i madh i

punimeve të botuara që nga viti 193941. Për këtë nuk ka qenë përcaktues

vetëm interesi shkencor, shkaku kryesor gjendet në rrethanat politike që

mbizotëronin më 193942. “Pra nuk duhen lënë jashtë vëmendjes shtysat e

diktuara nga koha”, nëse duam të gjykojmë mbi këto vepra. Qëllimi i

punimeve italiane është i qartë: shqiptarët duhet të binden për përkatësinë

“gjeopolitike” me Italinë, sepse fashizmi italian ka nevojë për thesaret e

39 Po atje, f. 4. 40 P.sh.: Padiglione, Carlo: Di Giorgio Castriota Scanderbeg e de’ suoi discendenti, Napoli

1880, Cuniberti: L’Albania ed il principe Scanderbeg, Torino 1898; Cerone, La politica

orientale di Alfonso di Aragona, në Archivio storico per le provincie napolitane, vëll. XXVII–

XXVIII, Napoli 1902–1903; Egidi, La politica del regno di Napoli negli ultimi mesi dell’anno

1480, po atje, vëll. XXV, Napoli 1910; Ugolini, Pagine di storia veneta ai tempi di Scanderbeg

e dei suoi successori, në Studi Albanesi, vëll. III–IV, Roma 1933.1934; Lopez, Il principio

della guerra veneto-turca nel 1463, në Archivio Veneto, vëll. LXIV, ser. V, Venezia 1934. 41 Fini, Giorgio Castriota Scanderbeg, 1939, Rassegna Nazionale, Vol. XXVII, Maggio 1939,

f. 326–330; Cutulo, Vita eroica di Giorgio Castriota detto Scanderbeg. Nuova Antologia,

Roma 1939, f. 176–179; po ai, Scanderbeg, Milano 1940; Biancotti, Giorgio Castriota lo

Scanderbeg, Torino-Milano 1940; Ercole, Scanderbeg e l’Italia, në Rivista d’Albania 1940;

Monti, Recenti studi su Scanderbeg, në Japigia 10 (1940); Millosevich, La politica orientale

di Callisto III e l’Albania, në Rivista d’Albania 1942, Fasc. II, f. 126–136. Këtyre punimeve

italiane u kushtohet artikulli i Pall-it “Die Geschichte Skanderbegs im Lichte der neueren

Forschung”, ku diskutimi mbi vepërn “Scanderbeg” të Cutolo-s zë vendin më të madh. 42 Le ta themi me fjalët e Pall-it: Figura e fuqishme e Gjergj Kastriotit, të quajtur Skënderbe –

mishërimi më i shkëlqyer i heroizmit shqiptar pararojë e Europës së krishterë kundër

kërcënimit turk në shekullin e 15-të – gëzon sot vëmendje të veçantë kryesisht nga pala

italiane. Kjo shpjegohet, nga njëra anë, përmes lidhjeve të kushtëzuara nga pikëpamja

gjeopolitike (! – W.S.) që ekzistojnë edhe sot si në të shkuarën ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë

dhe, nga ana tjetër, përmes faktit se pjesa më e madhe e burimeve historike mbi popullin e

vogël por trim të shqiptarëve ndodhen në arkivat e Gadishullit Apenin. Edhe ngjarjet politike

të fundit, të cilat kanë çuar në përfshirjen e Shqipërisë në Perandorinë fashiste, duhet të kenë

zgjuar kujtimet mbi shqiptarin e madh dhe vasalin besnik të Mbretërisë së Napolit (! – W.S.).

Kështu para pak kohësh në Romë u përurua në kujtim të tij dhe në prani të Benito Mussolinit

një përmendore equester mbresëlënëse e Skënderbeut, vepër e skulptorit Romano Romanelli.

Pra, nëse mbahen parasysh botimet e fundit mbi Skënderbeun në Itali, nuk duhen lënë jashtë

vëmendjes shtysat e diktuara nga koha”. Po atje, f. 85.

Page 26: Revistë shkencore - kulturore tremujore Viti XXIII 2018 Nr ... · Shtrirja dhe ndikimi i kësaj gjuhe kishte shkuar aq larg, sa që në trojet e sunduara nga Perandoria Osmane, njohja

26 Steltner

pasura të nëntokës shqiptare dhe për Shqipërinë si kryeurë për planet e tij

pushtuese në Ballkan. Për këtë duhej përdorur edhe Skënderbeu, të cilit

në Romë iu ngrit madje edhe një përmendore. Përpara botës duheshin

vërtetuar pretendimet “e drejta” të Italisë ndaj Shqipërisë. Fini shprehet

shumë qartë për këtë: “Më 16 prill 1939 – në vitin XVII të Perandorisë –

në Itali dhe në Shqipëri shkëlqenin krah për krah tringjyrëshi dhe flamuri

i kuq me shqiponjën e zezë të Skënderbeut në diellin e pranverës. Ky është

fati historik. Fatet e popullit shqiptar, të cilin Skënderbeu donte ta shihte

krahas Italisë në luftën kundër armikut të përbashkët të lirisë dhe të

qytetërimit europian, lidhen sot me fatin e lavdishëm të perandorisë

italiane. Viktor Emanueli III, Mbreti i Italisë dhe Mbreti i Shqipërisë, do

t’i prijë të dy popujt drejt lavdisë dhe fuqisë më të madhe”43. Më qartë se

kaq nuk mund të shpallej drejtimi i studimeve skënderbegiane të atyre

viteve.

Një figurë e veçantë në hulumtimet mbi Skënderbeun është F. Pall.

Recensionet e tij tregojnë njohuri shumë të plota dhe të thella mbi mbarë

lëndën. Në punimet e tij44, të cilat fatkeqësisht ndërpriten më 1944, ai ka

dhënë ndihmesa të rëndësishme mbi historinë e Skënderbeut. Noli dhe

Gegaj janë dy shqiptarë të cilët kanë hartuar veprat standarde për

Skënderbeun. Më 1937 Athanase Gegaj botoi disertacionin e tij të

përfunduar më 1936 “L’Albanie et l’invasion turque au XVe siècle”. Kjo

vepër është hartuar me shumë kujdes, janë përdorur e gjithë lënda arkivore

dhe burimet letrare të njohura deri atëherë. Pjesën kryesore të librit, e cila

i kushtohet epokës së Skënderbeut, e paraprijnë disa kapituj mbi rrethanat

e brendshme në Shqipëri, mbi fiset shqiptare më të rëndësishme dhe

kryengritjet e para të popullit shqiptar kundër pushtuesve turq deri më

1444. Kreu i fundit merret me qëndresën shqiptare-venedikase që nga

vdekja e Skënderbeut deri në nënshkrimin e paqes turko-venedikase

(1503). Pa dyshim kjo vepër ka shumë vlera dhe Buda e vërteton këtë kur

na kumton se Noli e vonoi gjatë ripunimin e “Historisë” së tij të vitit 1921,

sepse “vepra e Gegajt ishte fjala e fundit e shkencës mbi këtë çështje”45.

Si mangësi mund të përmendet fakti që Gegaj i kalon në heshtje rrethanat

sociale dhe ekonomike të Shqipërisë së shekullit të 15-të dhe në këtë

mënyrë hesht për ndikimin e tyre në sukseset dhe disfatat e luftës. Edhe

43 Fini, po atje, f. 330. 44 Përveç punimeve tashmë të cituara Pall ka botuar: Les relations entre la Hongrie et

Sanderbeg. Revue historique du Sud-est Européen, 1933, Nr. 1–3, f. 119–141; Ciriaco

d’Ancona e la crociata contro i Turchi, Bull. hist. de l’Acad. Roumaine 20 (1938), f. 9–68;

Autour de la Croisade de Varna. La question de la paix de Szeged et de sa rupture (1444) po

atje 22 (1941), Un moment décisif de l’histoire du Sud-Est européen: la croisade de Varna,

Balcanica 7 (1944), f. 102 e vijim. 45 Buda, po atje, f. 142. Shih për këtë Pall, Une nouvelle histoire de Skanderbeg.

Page 27: Revistë shkencore - kulturore tremujore Viti XXIII 2018 Nr ... · Shtrirja dhe ndikimi i kësaj gjuhe kishte shkuar aq larg, sa që në trojet e sunduara nga Perandoria Osmane, njohja

Për figurën historike të Heroit Kombëtar shqiptar Gjergj Kastrioti, i quajtur Skënderbe 27

roli historik i Skënderbeut dhe disa probleme të lidhura me të nuk janë

trajtuar.

Në vitin 1921 u botua “Historia e Skënderbeut” e Nolit46, por kjo

vepër nuk i qëndron kritikës. Pall e përkufizoi atë si “vepër e dorës së dytë

e një historiani poet diletant”, “një biografi që gëlon nga teprimet”47. Edhe

Buda48 është i mendimit se Historia e Nolit “është shkruar më tepër me

dorën e atdhetarit dhe të letrarit, sesa të një historiani kritik”, se Noli

përvijon një figurë heroike, e cila ”shëmbëllen më tepër me një Zhanë

d’Arkë të legjendës sesa me një figurë reale”.

Më 1947 Noli botoi veprën e tij të re: “George Castrioti

Scanderbeg” 49 , e cila meriton vëmendje të madhe. Aleks Buda i ka

kushtuar asaj një diskutim të hollësishëm 50 , të cilin po e riprodhoj

shkurtimisht. Mënyra e hartimit të librit tregon se Noli këtë herë ishte

përgatitur me themel; ai ka cituar edhe disa burime të pavënare më parë.

Nuk ishin përsiatjet metodologjike ato që e shtynë Nolin të ripunonte

biografinë e Skënderbeut. Ai donte të shpjegonte funksionin historik dhe

karakterin e Skënderbeut dhe të luftërave të tij; këtë detyrë Gegaj, veprën

e të cilit Noli e çmonte shumë, nuk e kishte ndërmarrë.

Çdo epokë shtron rishtas çështjen e rëndësisë historike dhe të

funksionit të heroit dhe çdo epokë e zgjidh në mënyrë të ndryshme këtë

çështje. Noli formulon një lloj ligji, sipas të cilit një hero përshkon tri faza

historike: fazën e ngjitjes, të rënies dhe të harresës, në mënyrë që së fundi

të arrihet në një sintezë, e cila bën të mundur një vlerësim të saktë. Por

këtu Buda nuk shikon një proces mekanik, i cili të shkaktohet nga proceset

sociale që e shoqërojnë dhe që vepron në mënyrë të pavarur, siç mund të

duket nga formulimi i Nolit. Lavdia e Skënderbeut lindi gjatë luftërave

kundër Turqisë dhe për aq kohë sa popujt e Europës juglindore luftonin

për jetë a vdekje Skënderbeu, kishte një funksion përkufizues në historinë

europiane: ai duhej t’i mobilizonte popujt në luftë kundër pushtuesve turq;

figura e tij shërbente në literaturën historiografike, popullore dhe artistike

si një flamur i gjallë. Pas mënjanimit të rrezikut turk dhe bashkimit

kombëtar të popujve të Europës disa historianë shfaqën një qëndrim

46 Noli ishte peshkop ortodoks i Vlorës, kryeministër i Shqipërisë nga qershori deri në dhjetor

1924. 47 Pall, Die Geschichte Skanderbegs … f. 87. 48 Buda, po atje, f. 139. 49 Nga 240 faqet e tekstit 74 faqe i kushtohen paraqitjes, ndërsa në 166 faqe përmblidhet aparati

historik. Buda parapëlqen këtë vepër ndaj “Historisë së Skënderbeut” të botuar në shqip më

1950 (shih shën. 37), sepse këtu mendimet e Nolit janë formuluar në mënyrë më të qartë dhe

më programatike dhe janë më të përshtatshme për t’u diskutuar. – Të dyja këto vepra nuk kam

mundur t’i gjej. 50 Buda, shih vërejtjen 10.

Page 28: Revistë shkencore - kulturore tremujore Viti XXIII 2018 Nr ... · Shtrirja dhe ndikimi i kësaj gjuhe kishte shkuar aq larg, sa që në trojet e sunduara nga Perandoria Osmane, njohja

28 Steltner

skeptik ndaj Skënderbeut (Gibbon, Voigt dhe Jorga) 51 . Pas luftës së

madhe antifashiste Skënderbeu bëhet përsëri aktual dhe fiton një vlerësim

të ri. Vetëm historiografia marksiste është në gjendje t’i japë atij vendin e

duhur.

Noli përpiqet të shpjegojë në dritën e duhur rolin e masave popullore

në luftërat e Skënderbeut. Këtu kuptojmë se Noli del nga caqet e

historiografisë borgjeze. Buda i përmbledh arsyetimet e Nolit në tri pika:

1. Cila është rëndësia e luftërave të Skënderbeut? A ishin ato vetëm beteja

të çetave të malësorëve (Voigt), apo kjo luftë, e cila zgjati një çerek

shekulli, ka rëndësi historike? 2. Si shpjegohen këto luftëra dhe fitore, që

duken të pabesueshme? Cilët faktorë kanë ndikuar këtu: rrethanat

gjeografike, gjenialiteti i Skënderbeut, ndihma e huaj apo ka arsye më të

thella për këto fitore? 3. Ku mund ta ketë mësuar Skënderbeu taktikën e

luftës partizane në mënyrë kaq mjeshtërore: në atdhe – nëpër male – apo

në oborrin e sulltanit? Për t’i dhënë përgjigje pyetjes së parë duhet mbajtur

parasysh se Skënderbeu e mbrojti me sukses Krujën gjatë tri rrethimeve

të Muratit II dhe Mehmetit II, dy pushtuesve më të tmerrshëm të kohës,

dhe se turqit e përqendruan të gjithë ushtrinë dhe të gjithë teknikën

luftarake rreth Krujës, duke lënë të pambrojtura nga plaçkitjet të gjitha

trevat e tjera të perandorisë së tyre; kjo mund të vërtetohet përmes

materialeve autentike.

Për t’i dhënë përgjigje pyetjes së dytë Noli shqyrton rrethanat klasore

në Shqipëri dhe arrin në përfundimin se atje ekzistonin tri klasa shoqërore:

malësorët, tregtarët në qytetet bregdetare dhe “fisnikët e vegjël”, ose

“krerët patriarkalë të fiseve malësore”. Sipas Nolit lufta kundër turqve

ishte një luftë e klasës fshatare shqiptare kundër feudalizmit turk.

Qëndresa e këtyre fshatarëve të lirë ishte shtylla e qëndresës kombëtare

51 Në përfundimin se pas rënies së rrezikut turk trajtimi i Skënderbeut në letërsi erdhi duke u

pakësuar kanë arritur p.sh. edhe L. C. Vialla de Sommière, Voyage historique et politique au

Montenegro, Paris 1820 dhe Aschcom, po atje, f. 28–29. I pari shpreh pakënaqësinë e tij (Vëll.

2, f. 311 e vijim) që mbretër pa rëndësi gjenin historianë lajkatarë, “qui ont fait survivre leurs

noms obscurs; tandis que les exploits admirables du prince d’Albanie sont à peine connus!...

Le plus mince des petits despots allemands trouve sa place dans l’histoire de sa contrée; nos

chroniques fastidieuses sont remplies du minutieux récit des faits et gestes de tel et tel roi qui

n’a jamais dit un mot mémorable, ni fait une action digne d’être écrite; et le nom de Castrioto

est ignoré!” [të cilët kanë bërë të mbijetojnë emrat e tyre të errët; ndërsa veprat e mahnitshme

të princit të Shqipërisë janë thuajse të panjohura! ... Më i parëndësishmi ndër despotët e vegjël

gjermanë e gjen vendin në historinë e krahinës së tij; kronikat tona të mërzitshme janë të

mbushura me tregime të hollësishme të fakteve dhe bëmave të këtij apo atij mbreti, i cili nuk

ka thënë asnjëherë ndonjë fjalë për t’u mbajtur mend, as ka bërë ndonjë veprim të denjë për

t’u shkruar; dhe emri i Kastriotit nuk njihet! – Ashcom f. 28: “Siç kemi parë, pas mesit të

shekullit të 18-të përfaqësimi i Skënderbeut në historitë dhe kronikat fillon të bjerë. Edhe

shfaqja e tij në letërsi gjithashtu pakësohet me ritëm më të shpejtë. Me largimin e turkut nga

përfytyrimi europian, fati letrar i Skënderbeut perëndoi. Nuk njoh asnjë vepër letrare të kohëve

të fundit në të cilën të përdoret historia e Skënderbeut.

Page 29: Revistë shkencore - kulturore tremujore Viti XXIII 2018 Nr ... · Shtrirja dhe ndikimi i kësaj gjuhe kishte shkuar aq larg, sa që në trojet e sunduara nga Perandoria Osmane, njohja

Për figurën historike të Heroit Kombëtar shqiptar Gjergj Kastrioti, i quajtur Skënderbe 29

kundër asimilimit përgjatë shekujve. Fisnikët kaluan pjesërisht në anën e

turqve. Krahas karakterit popullor të luftës Noli thekson edhe karakterin

popullor të taktikës së Skënderbeut: ajo ishte taktika e luftës partizane.

Me shpjegimin e çështjes së tretë lidhet një problem i rëndësishëm, i

cili, siç thotë Noli, kishte mbetur deri atëherë jashtë vëmendjes. Bëhet

fjalë për vitet e rinisë dhe qëndrimin e Skënderbeut në oborrin e sulltanit.

Noli hedh poshtë të gjitha pikëpamjet e deriatëhershme, madje edhe të

vetën, të shprehur në “Historinë” e vitit 1921. Duke mbajtur parasysh

shumë dokumente dhe autorë deri atëherë pak të vlerësuar Noli, shpreh

pikëpamjen se Skënderbeu nuk u dërgua si peng në oborrin e sulltanit, por

vetëm ka marrë pjesë në moshën e pjekurisë në fushatat e turqve. Në

betejën e Nishit, ku ai luftonte në krahun e palës turke, Skënderbeu

braktisi ushtrinë e sulltanit, shtiri në dorë Krujën përmes dokumenteve të

falsifikuara dhe filloi luftën e vet kundër sulltanit.

Buda i njeh Nolit zotërimin mjeshtëror të mbarë lëndës dhe e vlerëson

lart punën e mundimshme të autorit për mbledhjen e materialeve. Por

argumentimi i Nolit duhet shqyrtuar në mënyrë kritike. Buda ia kushton

pjesën e mbetur të studimit të tij çështjes se cilës klasë i përkiste

Skënderbeu dhe interpretimit të viteve të rinisë së heroit. Përmes

dokumenteve Buda vërteton se në Shqipëri ekzistonin marrëdhëniet

feudale dhe rrjedhimisht Skënderbeu i përkiste klasës sunduese feudale.

Buda përmend edhe faktin që Skënderbeu nuk kishte mjete financiare të

mjaftueshme për luftën, sepse qytetet e pasura të bregdetit shqiptar ishin

në dorë të Venedikut dhe në këtë mënyrë klasës fshatare të dobët

ekonomikisht iu desh të mbante barrën kryesore të luftës kundër turqve

Edhe teza e Nolit mbi rininë e Skënderbeut kundërshtohet nga Buda. Në

përgjithësi duhet thënë se Noli vepron arbitrarisht në vlerësimin e

dokumenteve. Në paraqitjen e dëshmive sipas burimeve të kohës Buda

tregon se të gjitha burimet përputhen me versionin e vjetër dhe flasin

kundër Nolit. Por mbetet e paqartë se kur është kthyer Skënderbeu në

atdhe; për t’i dhënë përgjigje kësaj pyetjeje është i nevojshëm një

hulumtim i ri i gjithanshëm. Buda arrin në përfundimin se libri i Nolit

“duke e shtruar rishtas problemin e Skënderbeut, ka meritën që e ka

shtruar këtë problem në një plan të ri mëç të ngritur, me pikëpamje më të

përparuara.”

Vetë Buda është duke punuar për një monografi mbi Skënderbeun,

siç na kanë kumtuar Smirnova/Senkevič52; në një artikull mbi shkencat

historike në Shqipëri Alibali53 kumton se kanë përfunduar ose janë duke

52 Смирнова, Н. Д. – И. Г. Сенкевич, Освобдительная борьба албнского народа пртив

турецких поработителей в XV веке. Вопросы Истории, 1953, Nr. 12, f. 81. 53 Юсуф Алибали, Историческая наука в Албании. Вопросы Истории, 1955, Nr. 3, f. 233–

234. “Готовы или заканчиваются подготовкой монографии и очерки о жизни и

Page 30: Revistë shkencore - kulturore tremujore Viti XXIII 2018 Nr ... · Shtrirja dhe ndikimi i kësaj gjuhe kishte shkuar aq larg, sa që në trojet e sunduara nga Perandoria Osmane, njohja

30 Steltner

përfunduar përgatitjet për një monografi dhe një përmbledhje mbi jetën

dhe veprën e Skënderbeut dhe kohën e tij. Gjergj Komnino po merret me

mbledhjen e legjendave dhe të këngëve mbi Skënderbeun; ekspeditat

folklorike të Institutit të Shkencave në Tiranë gjatë planit të parë

pesëvjeçar kanë mbledhur 800 faqe legjenda për Skënderbeun54. Krahas

kësaj mësojmë edhe që Vahid Koromaku, mësues nga Stebleva, merret që

nga viti 1936 me identifikimin e vendeve të betejave të Skënderbeut55.

Vitet e fundit janë botuar disa artikuj me përmbajtje të ndryshme mbi

temën e Skënderbeut. Kështu p.sh. Smirnova/Senkevič56 informojnë në

artikullin e tyre lexuesit sovjetikë mbi marrëdhëniet ekonomike në

Shqipëri në shekujt e 14-të dhe të 15-të dhe japin në vijim një paraqitje të

thukët të luftës për liri të popullit shqiptar nën udhëheqjen e Skënderbeut.

Autoret theksojnë që në fillim se në literaturën historike sovjetike nuk

ekziston ende asnjë punim mbi Skënderbeun dhe se mungojnë dokumente

të rëndësishme për të zgjidhur drejt një varg problemesh. Artikulli është

mjaft i shkurtër dhe nuk mundëson një trajtim të hollësishëm të kësaj teme

kaq të gjerë; si rrjedhojë artikulli është disi skematik dhe thjeshtëzues, siç

vë në dukje me të drejtë Krandžalov57.

Rozov i hyn një fushe pak të njohur,letërsisë sllave mbi Skënderbeun,

me studimin e tij Пoвест о народоном герое Албании в древнерусской

пиcьменности58. Si objekt të hulumtimit të vet ai ka zgjedhur një “Tregim

për Skënderbeun” të panjohur, nga letërsia e vjetër ruse, prej të cilit

ekzistojnë 6 kopje nga shekulli i 17-të. Ai sjell hollësi mjaft interesante

dhe i hyn shqyrtimit të përmbajtjes së figurës së Skënderbeut që përcjell

ky “Tregim”: këtu Skënderbeu shfaqet si një hero i vërtetë i popullit, siç

jeton ende sot figura e tij te populli shqiptar, dhe jo si monarku i krishterë

ideal, siç e kanë paraqitur kronistët europianë.

деятельности Скандербега и его эпохе. Над тематикой работают Алекс Буда, Петрак

Пепо, Дзампути и др.” [Janë përfunduar ose janë duke përfunduar monografi dhe artikuj për

jetën dhe veprimtarinë e Skënderbeut dhe epokën e tij. Për këtë tematikë punojnë Aleks Buda,

Petraq Pepo, Zamputi etj.] 54 Les travaux de la VI-ème session de l’assemblée de l’Institut de Sciences tenué le 3.–4. IV.

1955” f. 9 (njoftim i daktilografuar, të cilin Instituti i Shkencave në Tiranë ia ka dërguar

miqësisht Institutit tonë). 55 Gj. Komnino, po atje, f. 207. Kjo temë është trajtuar që më 1896 në punimin: La topographie

des campagnes de Sskanderbeg contre les Turcs. Albania, revue albanaise, V. 56 Shih shën. 52. Artikulli ka 18 faqe, f. 80–97. 57 Krandžalov, Sovetská historiská veda o balkànské problematice, në Sovetská Historie, 1951,

Nr I, f. 109–127. 58 Известя Академии Наук СССР, отделение литературы и языка 1953, выпуск 6, 497–

500.

Page 31: Revistë shkencore - kulturore tremujore Viti XXIII 2018 Nr ... · Shtrirja dhe ndikimi i kësaj gjuhe kishte shkuar aq larg, sa që në trojet e sunduara nga Perandoria Osmane, njohja

Për figurën historike të Heroit Kombëtar shqiptar Gjergj Kastrioti, i quajtur Skënderbe 31

Me paraqitjen e Skënderbeut në poezi merret Ashcom në trajtesën e

tij “Notes on the Development of the Scanderbeg theme”59.

Natyrshëm shtrohet pyetja se çfarë mund të mësojmë nga kronikat

osmane për figurën e Skënderbeut. Për dhjetëra vjet Hammer60 ka qenë

studiuesi kryesor, i cili mund t’i përgjigjej kësaj pyetjeje, duke qenë se

kishte hulumtuar të gjitha kronikat turke dhe orientale për historinë

osmane që mundi të shtinte në dorë. Por për përshkrimin e epokës së

Skënderbeut iu desh t’i kthehej kryesisht Barletit, sepse, siç shkruan61,

historianët osmanë kanë mbajtur një heshtje varri mbi Skënderbeun;

vetëm kur Mehmeti hidhet në luftë kundër tij, Skënderbeu shfaqet në

kronikat e tyre. Sot tabloja e Hammerit mbi kronistët osmanë është e

vjetruar dhe prej gati 30 vjetësh kemi të dhëna nga burime turke, të cilët

bëjnë të nevojshëm një ripunim të plotë të këtij argumenti. Sot përmes

këtyre burimeve 62 kemi të dhëna shumë të sakta për marrëdhëniet

shoqërore dhe lidhjet feudale në Gadishullin Ballkanik në shekullin e 15-

të. P.sh. nuk na duhet më t’i drejtohemi Leonclavius-it, sepse kemi tashmë

origjinalet, të cilat ai na i ka përcjellë të falsifikuara trashë.

Ndër historianët bizantinë, të cilët japin të dhëna pak a shumë të

hollësishme mbi Skënderbeun deri më sot janë shfrytëzuar Chalkondyles,

Dukas, Phratzes dhe Kritobulos63. Chalkondyles-i nuk është i besueshëm

59 Shih shën. 13 – Guerra, Scanderbeg e i popi. Osservatore Romano, Roma 1951. Nr. 20 dhe

Skëndi, Albanian and South Slavic Oral Poetry, Philadelphia 1954 unë nuk kam mundur t’i

gjej. 60 Hammer, Geschichte des Osmanischen Reiches. Pesth 1827–1835. – S. Creasy, History of

the Ottoman Turks. London 1854, Vëll. I, f. VI 61 Hammer, GOR, Vëll. I, Pesth 1834. Khs. Jorga, Du nouveau sur la campagne turque de Jean

Hunyadi en 1448. Revue Historique du Sud-est Européen, 1926, nr. 1–3, f. 14: Fallmerayer,

po atje, f. 93. Kjo vlen kryesisht për kronistët turq Ašyq Paša-zade, Sa’d ed-Din dhe Solaqzade. 62 P.sh. Seif, Th.: Abschnitte über die Osmanen in Sukrullah’s persischer Universalgeschichte.

Mitteilungen zur osmanischen Geschichte, V. II, 1/2, f. 63–128; Envire, bot. Mükrimin Halil.

Istanbul 1923 (përkthyer në frëngjisht nga Irène Mélikoff-Sayar: Enveri, Le Destin d’Umur

Pacha. Paris 1954). Gihanünna. Die altosmanische Chronik des Mevlana Mehemmed Neschri.

Bot. Nga Franz Taeschner, V. 1/2. Leipzig 1951–1955; Die frühosmanischen Jahrbücher des

Urudsch. Bot. nga Franz Babinger, Hannover 1925; Die altosmanischen anonymen Chroniken

in Text und Übersetzung. Teil I 1922, Teil II 1925 bot. Giese. Buda, po atje, përmend Dursun

Begun si një kronist deri më sot të panjohur për historinë e Skënderbeut (khs. Babinger, Die

Geschichtsschreiber der Osmanen und ihrer Werke. Leipzig 1927, f. 26 “Tursun Beg”; shih

Hammer, po atje, f. 462, Shën. 6 ”Tursunbeg”). 63 Shih K. Krumbacher, Geschichte der byzantinischen Literatur, München, 1897, f. 302–312.

Laonikos Chalkondyles jetoi në Greqi, ishte dy herë i dërguar pranë Muratit II. 10 librat e tij

të historisë (Historion) përfshijnë periudhën ndërmjet viteve 1298–1463. Dukas, i cili shfaqet

si i dërguar pranë sulltanit më 1455 dhe 1456, ka shkruar një histori për periudhën 1341–1462.

Georgios Phrantzes (1401 deri pas 1447) në Chronikon-in e tij trajton vitet 1258–1476.

Kritobulos ka hartuar një histori të Mehmetit II, e cila përfshin vitet 1451–1467. Khs.

parathëniet e Византийские историки Дука и Франдзи о падении Константинополя (А. С.

Степанов) dhe Лаоник Халкокондил (Е. В. Веселаи) në Визaнтийский Временик т. VII,

Page 32: Revistë shkencore - kulturore tremujore Viti XXIII 2018 Nr ... · Shtrirja dhe ndikimi i kësaj gjuhe kishte shkuar aq larg, sa që në trojet e sunduara nga Perandoria Osmane, njohja

32 Steltner

për kronologjinë dhe tregohet i padrejtë me Skënderbeun në historinë e

tij; Fallmerayer-i64 e quan “admirues entuziast të turqve”. Edhe më pak i

besueshëm është Kritobulos-i, panegjiristi i Mehmetit.

Por neve nuk na nevojiten vetëm përshkrimet e drejtpërdrejta dhe

kronikat për figurën tonë të Skënderbeut. Ne mund ta vendosim

Skënderbeun në vendin që i takon kur ta paraqitim atë në rrethanat e kohës

dhe në mjedisin e vet. Për këtë qëllim përmbledhjet që kanë hartuar

Hopf 65 , Thaloczy 66 , Miklosich 67 , Makušev 68 , Ljubić 69 , Jorga 70 ,

Novaković71 dhe Elezović72 janë mjete pune shumë të rëndësishme dhe të

domosdoshme.

Megjithëse për Skënderbeun ekziston një bibliografi kaq e pasur dhe

pavarësisht se vitet e fundit janë botuar disa biografi të tij që mbështeten

në burime dhe lëndë arkivore, hulumtuesit e Skënderbeut me të drejtë nuk

janë të kënaqur. Më 1942, kur Gegaj botoi punimin e vet, Pall u shpreh:

“... në fund na duhet të themi që deri më sot që na mungon një jetëshkrim

vërtet kritik i Skënderbeut – qoftë edhe në vija të përgjithshme. Përpjekjet

e ndërmarra deri më sot në këtë drejtim nuk kanë mundur të shfrytëzojnë

në mënyrë të vlefshme të paktën përfundimet e kërkimeve të

deritanishme...”73. Më 1951, duke diskutuar për punimin e Nolit, Buda

shkruante se ende mungon një monografi, e cila të përcjellë një portret të

vërtetë të Skënderbeut74; Buda tërheq vëmendjen mbi veprën e Radonić-

it75, hulumtimin e së cilës ai fillimisht e lë pas dore. Babinger, i cili i njeh

стр. 385–430, përkatësisht 431–444. Ekziston një përkthim anglisht i Kritobulos-it: Ch. T.

Riggs, Kritobulos History of Mehmed the Conqueror. Princeton 1954. 64 Fallmerayer, po atje, f.13. 65 Hopf, Ch.: Chroniques gréco-romanes inédites ou peu connues, publiées avec notes et tables

généalogiques, Berlin 1873. 66 Thalloczy, L.: Illyrisch-albanische Forschungen, Leipzig 1916. 67 Miklosich, Fr.: Monumenta Serbica spectantia historiam Serbiae, Bosniae, Ragusii. Wien

1858. 68 Makušev, V.: Monumenta historica Slavorum meridionalium vicinorumque populorum,

depromta e tabulariis et bilbiothecis Italicis. 2 vëll., Varshavë 1874 dhe Beograd 1882; po ai,

Pamiatniki Dubrovnika. Sankt Peterburg 1867; po ai, Recherches historiques sur les Slaves en

Albanie au moyen âge (en russe) Varshavë 1871. 69 Ljubić, S.: Commissiones et relationes (3 vëllime) dhe Opis jugoslavenski novaca. Zagreb

1875; po ai, Listine o odnasajih izmedju juznoga slavenstva i mletačke Republike, Zagreb

1876–1891. 70 Jorga, N.: Notes et extraits pour servir à l’histoire des croisades au XVe siècle, Vëll. I–IV,

1899–1915. 71 Novaković, S.: Zakonski Spomenici srpski drzava srednjega veka. Beograd 1912. 72 Elezović, Gliša: Турци споменици. (Ka hartuar përmbledhjen e parë sistematike të

burimeve në turqisht). 73 Pall, Die Geschichte Skanderbegs… f. 96. 74 Buda, po atje, f. 139. 75 Po atje, f. 160; J. Radonić, Djuradj Kastriot Skenderbeg i Albanija v XV veku. Burime

historike (serb.) Beograd 1942. Është bërë i njohur nga Franz Dölger në Byzantinische

Zeitschrift, 1950, vëll. 43, f. 441–442: “Një përmbledhje monumentale e burimeve mbi

Page 33: Revistë shkencore - kulturore tremujore Viti XXIII 2018 Nr ... · Shtrirja dhe ndikimi i kësaj gjuhe kishte shkuar aq larg, sa që në trojet e sunduara nga Perandoria Osmane, njohja

Për figurën historike të Heroit Kombëtar shqiptar Gjergj Kastrioti, i quajtur Skënderbe 33

të gjitha punimet, vëren më 1953: “Deri më sot na mungon një paraqitje e

bazuar në burime e jetës së tij romantike”76.

Se cilat detyra shtrohen për studimet mbi Skënderbeun, e ka vënë

pjesërisht në dukje Pall77; po ashtu edhe artikulli i Budës përmban disa

udhëzime për hulumtimet e ardhshme në këtë lëmë. Fillimisht është e

domosdoshme të hartohet një bibliografi që të pasqyrojë gjendjen e sotme

të studimeve për të bërë të mundur që të kryhet më pas një vlerësim dhe

gjykim sistematik i burimeve dhe paraqitjeve letrare. Puna përgatitore për

hartimin e biografisë kërkon kryerjen e shumë hulumtimeve të veçanta, të

cilat, siç propozon Pall, duhet të ndriçojnë lidhjet me fqinjët brenda trevës

ballkanike, marrëdhëniet ndërshqiptare dhe rrethanat shoqërore dhe

ekonomike në Shqipëri. Gjithashtu, përmes lëndës arkivore duhen

hulumtuar marrëdhëniet e Skënderbeut me shtetet italiane dhe me Papatin.

Më tej është e nevojshme t’u kushtohet vëmendje burimeve osmane, të

cilat vërtet janë botuar nga gjuhëtarët, por janë shfrytëzuar pak nga

historianët.

Është e qartë tashmë se për sa u përket studimeve mbi Skënderbeun

nevojitet ende një punë e madhe, të cilën nuk mund ta kryejë asnjë

studiues i vetëm dhe as nuk mund të kryhet vetvetiu. Për të arritur në një

përfundim të caktuar brenda një afati të parashikueshëm, ndoshta deri në

ditën e 500-vjetorit të vdekjes së Skënderbeut (17 janar 1968), është i

nevojshëm një bashkëpunim kolektiv me një program pune të përcaktuar.

Se sa larg kanë ecur në këtë rrugë historianët shqiptarë dhe çfarë

rezultatesh kanë arritur, këtë shpresojmë ta mësojmë shumë shpejt përmes

punimeve që janë njoftuar për botim.

Titulli i origjinalit: Zum Geschichtsbild der albanischen

Nationalhelden Georg Kastriota, genannt Skanderbeg.

Marrë nga: Zeitschrift für Geschichtswissenschaft

(Berlin - Republika Demokratike Gjermane), 1956, nr. 5, f. 1033–1044.

Falënderojmë historianin albanolog Dr. Erwin Lewin, që na siguroi

origjinalin.

Përktheu nga origjinali Dr. Phil. Genc Lafe

historinë e Skënderbeut nga 1410–1469”. Këtë vepër shumë të rëndësishme nuk kam mundur

ta gjej. 76 Babinger, Mehmed der Eroberer, f. 161. 77 Pall, Die Geschichte Skanderbegs… f. 96 e vijim.

Page 34: Revistë shkencore - kulturore tremujore Viti XXIII 2018 Nr ... · Shtrirja dhe ndikimi i kësaj gjuhe kishte shkuar aq larg, sa që në trojet e sunduara nga Perandoria Osmane, njohja

Perla, vëllimi 82, numri 2, 2018

Zef (Giuseppe) Chiaramonte, studiues, albanolog.

© Fondacioni Kulturor Iranian “Saadi Shirazi”

Zef (Giuseppe ) CHIARAMONTE

GJUHËT AMTARE NË SHËRBESËN E SHENJTË:

RASTI I SHQIPES (II)

Meshari i Gjon Buzukut (1555)

Origjina e Mesharit në Kishën e Romës

Kur Papa Piu V publikoi Missale Romanum,1 Mesharin Roman, libri

qe botuar sipas editio princeps, botimit fillestar, të një meshari roman të

vitit 1474, i cili, që në kohën e vet, ndiqte tipologjinë e një libri liturgjik,

që zë fill me shekullin XIII, me emrin Liber missalis secundumc

onsuetudinem Romanae Curiae.

Ky libër ishte shumë i përhapur në botën katolike, veçanërisht

nëpërmjet fretërve françeskanë,2 të cilët, ndër të tjera, rezultojnë mjaft të

pranishëm në krahinat shqiptare të veriut.

Libri i Buzukut, të paktën për sa i përket pjesës në lidhje me meshët,

i përgjigjet një lloji të tillë. Përkundrazi, materiali tjetër liturgjiko-

katekistik, e largon, duke e zhvendosur drejt comes-it: një tipologji që i

përket akoma Mesjetës, kur për Shërbesën e shenjtë ekzistonin një mori

librash të ndryshëm që do të gjenin sistemim përfundimtar vetëm me

hyrjen në fuqi të vendimeve të Koncilit të Trentos dhe me ardhjen në epërsi

të ritit latino-roman.

1 Me vulën Quoprimum të datës 15 korrik 1570. Krh. Coquelines 1730 2Krh. La Piccola Treccani, dizionario enciclopedico, 1995, fq 496.

Page 35: Revistë shkencore - kulturore tremujore Viti XXIII 2018 Nr ... · Shtrirja dhe ndikimi i kësaj gjuhe kishte shkuar aq larg, sa që në trojet e sunduara nga Perandoria Osmane, njohja

Gjuhët amtare në shërbesën e shenjtë: rasti i shqipes (II) 35

Buzuku krijon një comes antiosman

Comes 3 ose Liber comitis ishte në fillim një libër leximesh të

përshpirtshme që përmbante një përmbledhje të Shkrimit të Shenjtë dhe

një antologji të autorëve shpirtërorë. Fjala comes, shoqërues, përdorej pra

për të treguar njerëz dhe sende.

Romakët e përdornin këtë emër për shoqëruesin e gjykatësit e më vonë

dhe për atë të perandorit; por edhe pedagogu quhej comes, sepse ishte i

detyruar që të shoqëronte kudo nxënësin që i ishte besuar.

Në të njëjtën mënyrë, libri që shoqëronte të krishterin përgjatë gjithë

harkut të jetës, pra vademecum-i shpirtëror, u quajt comes.4

Më vonë fjala tregoi përmbledhjen e perikopeve nga epistulae ose

edhe nga epistulae dhe ungjijtë së bashku, d.m.th. lectionarium-in.

Në njërin rast dhe në tjetrin, ndonëse i vonshëm, libri i Buzukut na del

si comes. Nuk do të na dilte i tillë nëse për comes përdorim termin teknik

specifik që u përdor më vonë në fushën e liturgjisë romane për të shënuar

librin që përmbante incipit dhe explicit e perikopeve biblike që lexoheshin

per annum gjatë Meshës, d.m.th. capitularia,5 Por nuk është ky rasti i

Buzukut.

Në tërësinë e saj, vepra e Buzukut rezulton një doracak i fesë katolike,

një comes-shoqërues, jo vetëm i besimtarëve, që në pjesën më të madhe do

të ishin analfabetë, por, mbi të gjitha, i klerit dhe i priftërinjve, sidomos të

atyre “endacakë”, e me sa duket i tillë ishte edhe vetë Buzuku.6

Shpërbërja e sistemit tradicional të famullive, e shkaktuar nga

zgjerimi i Osmanëve në Ballkan, e bënte tmerrësisht të vështirë veprimin

baritor.

Cili ilaç, pra, do të ishte më i mirë ndaj rrënimit fetar dhe kulturor,

sesa oferta e “përmbledhjeve” në gjuhën shqipe? Edhe pranë katolikëve të

tjerë latinë ndihej kjo nevojë, dhe Meshari, në fakt, ndjek publikimet e

ngjashme në gjuhët serbe e kroate të kohës, sikur na informon

MartinCamaj (1960). Së këndejmi, vërejmë që edhe pas Koncilit të Trentos

Sllavët katolikë vazhduan të kryenin Shërbesat në gjuhën “ilirike”,7

3 Falenderoj don David Gjugja-n, përgjegjësin e programit në gjuhën shqipe të Radio

Vatikanit, që më ka sugjeruar comes-in si një fushë të mundshme hulumtimi të aplikueshme

edhe për veprën e Buzukut. 4Du Cange 1866 dhe botimet të mëtejshme, ad vocem; shiko edhe Enciclopedia Cattolica, ad

vocem. 5Krh. Anamnesis 2 1978. 6“Si pasojë e ikjeve masive dhe evakuimeve të konkorduara, një pjesë e madhe e popullit

shqiptar zhvendosej në Kroaci apo gjetiu, e në veçanti në Itali. Shumë famullitarë ndiqnin fatin

e tyre, kur nuk ishin drejtpërdrejt në drejtimin e tyre”, Kamsi 2005. 7Krh. Arkivin e Kongregatës për Doktrinën e Fesë: AKDF, S.O.C.L. 1607–1625, nr. 2.

Kemi të bëjmë me një shkëmbim epistolar ndërmjet nuncit të Gracit (Gratz), atë Jeronimit nga

Shibeniku, e Sant’Uficio-s, në të cilin jepet lajmi për ekzistencën e Mesharit dhe Breviarit në

Page 36: Revistë shkencore - kulturore tremujore Viti XXIII 2018 Nr ... · Shtrirja dhe ndikimi i kësaj gjuhe kishte shkuar aq larg, sa që në trojet e sunduara nga Perandoria Osmane, njohja

36 Chiaramonte

E çmojmë pra Buzukun për atë që ka marrë përsipër barrën për të

shërbyer hapësirën shqiptare me një hapax, një unicum, duke shfrytëzuar

lirinë e mbetur, do të thosha ende mesjetare, në përpilimin e librave

liturgjikë dhe duke e parandier, ndoshta, njëtrajtshmërinë, uniformitetin e

afërt që do të buronte nga Koncili.

Duket qartë, megjithatë, se Buzuku i kishte bërë një vlerësim të saktë

rrezikut që i kanosej popullit të tij nga apostazia, si pasojë e të cilës do të

humbej automatikisht edhe individualiteti kulturor dhe gjuhësor shqiptar.

Prandaj, më shumë sesa të druante apo t’i mbante në konsideratë pengesat

hipotetike tridentine o romane, ai i vë në veprim forcat e shpirtit për të

kundërshtuar një armik tejet të tmerrshëm, duke mbetur megjithatë

plotësisht në hullinë dogmatike dhe baritore të Kishës Katolike dhe të

Koncilit të Trentos.

Po shënojmë këtu se, ashtu si ka ndodhur me disa letërsi të tjera, edhe

vepra liturgjike e Buzukut ka meritën t’u ketë dhënë zanafillën shkrimeve

në gjuhën shqipe, pra të letërsisë. Librat liturgjikë, në fakt, porsi

monumente letrare dhe prodhime kulturore, ndihmojnë në zbardhjen e

rrethanave historike dhe na tregojnë për drithërime jete (Parenti, 2012).

Buzuku boton gjatë Koncilit të Trentos (1545–1563)

Nuk na duket e rastësishme që vepra e Buzukut të gjendet midis fazës

së dytë (1551–1552) dhe fazës së tretë dhe të fundit të Koncilit (1562–

1563).

Dora-dorës qe punimet konciliare shkojshinë përpara, vërehej sa

vështirsi do t’u dilnin gjuhëve amtare në qoftë se fitimtare do të dilte pjesa

që anonte për latinishten në Shëbesën e shenjtë. Prandaj na duket vepër

shkathtësie ajo e Buzukut, i cili i hyn me shpejtësi hartimit të Mesharit, në

mënyrë që ta përfundojë atë, me ngut, brenda vetëm 10 muajsh, 20 mars

1554 – 5 janar 1555, nga frika se mos miratoheshin, në fazën e ardhshme

konciliare, ndalime zyrtare kundrejt përdorimit të gjuhëve vulgare (khs.

shënimet 31 dhe 33 më poshtë).

Koncili, i cili kishte për qëllim kryesor t’u përgjigjej pikë për pikë

tezave të Martin Luterit, qysh në fillim, në sesionin e katërt, më 8 prill të

gjuhën “illyrica alias schiaua o serbiana” në përdorim nga pjesa dërrmuese e klerit dalmat.

Përdorimi i tyre, ende në formën para Koncilit, qe justifikuar nga kleri si një privilegj i lëshuar

ab antiquo Shën Jeronimit. Nunci kontrollon tekstet me anë të personit kompetent dhe lindin

paragjykime mbi ortodoksinë e fesë. Nunci atëherë i propozon Sant’Uficit që të bëhet një

përkthim i ri, gjithnjë në gjuhën “ilire”, nga tekstet latinisht të dalë pas Koncilit të Trentos. Atë

Jeronimi jep aty edhe referenca mbi një njeri të pasur, i cili do të angazhohej që t’i mbulonte

shpenzimet e botimit, duke e shtyrë kësisoj vetë Selinë e Shenjtë si dhe klerin dalmat që të

blejnë nga ai. Ndodhia përfundoi në vitin 1679 në këto rrethana:“Relinquitur arbitrio

sacerdotum illyricorum celebrare missam illyrico vel latino idiomate” (krh. DF, S.O. Ench.

1603–1788, N. 30).

Page 37: Revistë shkencore - kulturore tremujore Viti XXIII 2018 Nr ... · Shtrirja dhe ndikimi i kësaj gjuhe kishte shkuar aq larg, sa që në trojet e sunduara nga Perandoria Osmane, njohja

Gjuhët amtare në shërbesën e shenjtë: rasti i shqipes (II) 37

vitit 1546, kishte miratuar Decretum de vulgata editione Bibliorum et de

modo interpretandi s. Scripturam8 , me të cilin përcaktohej si autentik

versioni tradicional latinisht i Biblës, pra Vulgata sipas Shën Jeronimit.

Ndonëse Etërit urojnë që të përmirësohej teksti në fuqi me një botim te ri

dhe më korrekt, ndërkohë asnjë botim i Biblës, në çfarëdo gjuhë, nuk do të

vihej më në qarkullim pa miratimin paraprak nga ana e autoritetit kishtar.9

Në të njëjtin sesion Etërit e Koncilit kishin shprehur edhe dëshirën që

të formulohej një katekizëm. 10 Buzuku duket sikur e përmbush këtë

dëshirë me rreshtimin e pjesëve katekistike në veprën e tij.

Po në çfarë mënyre vihet ai përballë tekstit biblik zyrtar?

Përveç Pal Sqiro-it, Gaetano Petrota-s dhe dy botimeve kritike nga

Resuli dhe Çabej, edhe të tjerë kanë vënë në dukje përkthimet e ndryshme

të po të njëjtave tekste biblike, si, p.sh., Luka 1, 26–3811 dhe Psalmi 130

(129). Ky i fundit figuron në Meshar në tri përkthime!12 Këto versione të

ndryshme të të njëjtit tekst janë, pra, “fryt i një pranëvënie të rastësishme,

që do të kishte mundur të ndodhte për mungesë të tekstit të plotë ndërsa

shtypshkronja shkonte përpara me shtypjen”, siç shkruan papa Tani

Petrota? 13 Apo janë fryt i një tradite të mëpërparshme? Pra, vepra e

8 Ann. 1546: Cc. Tridentinum: Sess. IV-: Decr. De Scriptura. Decretum de vulgata editione

Bibliorum et de modo interpretandi s. Scripturam.

“Insuper eadem sacrosanta Synodus considerans, non parum utilitatis accedere posse.

Ecclesiae Dei, si ex omnibus latinis editionibus, quae circumferuntur sacrorum librorum,

quaenam pro autentica habenda sit: innotescat, statuit et declarat, ut haec ipsa vetus et vulgata

editio, quae longo tot saeculorum usu in ipsa Ecclesia probata est, in publicis lectionibus,

disputationibus praedicationibus et expositionibus pro autentica habeatur, et quod nemo illam

reiicere quovis praetextu audeat vel presumat” (Denzinger,1506).

“Praetera ad coercenda petulantia ingenia decernit, ut nemo, suae prudentiae innixus, in

rebus fidei et morum, ad aedificationem doctrinae christianae pertinentium, sacram

scripturam ad suos sensus contorquens, contra eum sensum, quem tenuit et tenet sancta mater

Ecclesia, cuius est iudicare de vero sensu et interpretatione scripturarum sanctarum, aut etiam

contra unanimem consesum Patrum ipsam interpretari audeat, etiamsi huismodi

interpretationes nullo umquam tempore in lucem edendae forent” (Denziger, 1507).

“Sed et impressoribus modum in hac parte, ut par est, imponere volens ... statuit, ut posthac

sacra Scriptura, potissimun vero haec ipsa vetus et Vulgata editio quam emendatissime

imprimatur, nullique licet imprimere vel imprimi facere quosvis libros de rebus sacris sine

nomine auctoris, neque illos in futurum vendere aut etiam apud se retenere, nisi primum

[prius] examinati probatique fuerint ab Ordinario” (Denzinger, 1508). 9Krh. Storia dei concili ecumenici 1990, fq. 346. 10Ibidem, fq. 355. 11Camaj 1960, fq. 36–42 12Loria Rivel 20025 13Petrotta 1932–33, fq. 46, e nxjerr një gjë të tillë nga colophon-i, ku Buzuku ankohet që

“kujdesja për kishën e tij e pengon që të merret përkushtimisht me shtypjen e librit” (përkthimi

ynë).

Page 38: Revistë shkencore - kulturore tremujore Viti XXIII 2018 Nr ... · Shtrirja dhe ndikimi i kësaj gjuhe kishte shkuar aq larg, sa që në trojet e sunduara nga Perandoria Osmane, njohja

38 Chiaramonte

Buzukut është fillimi apo kulmi i një gjinie letrare-liturgjike në gjuhën

shqipe?14

Sado që kjo dhe çështje tjera përbëjnë një kantier ende të hapur, po

shënojmë, meqë bie fjala, se scriptoria-t shqiptarë lënë të kuptojnë një

lidhje drejtpërsëdrejti ose në mënyrë të tërthortë me botën siro-

palestineze15.

Sidoqoftë, nëse Buzuku ishte i arratisur me besimtarët e vet,16 nuk ka

dyshim se ai nuk ka dashur që të humbiste as një drudhe nga traditat e

ndryshme tashmë të formuara dhe të pranishme në popullin për të cilin e

kishte marrë përsipër përkujdesjen baritore: kjo është në psikologjinë e të

arratisurit! Po ashtu do të vepronte cilido bari shpirtëror i mençur dhe i

kulturuar përballë situatës së një populli të shtypur e të shprishur.

Prandaj, mënyra më e bukur dhe më e arsyeshme për t’i ruajtur ato,

ka qenë mu ajo që t’i ketë sistemuar në vende të ndryshme të Shërbesës së

shenjtë hartuar nga ai vetë.

Doktrina mbi sakrificën e Meshës

Në sesionin XXII, të 17 shtatorit 1562, shtatë vjet nga botimi i

Buzukut, Koncili miratoi Doctrina de S.tae Missae Sacrificio. Kapitulli

VIII, De Missa vulgari lingua Passim non celebranda lë të kuptohet se në

botën katolike kishte hedhur rrënjë zakoni për të kremtuar në gjuhën e

popullit.17 Për një praktikë të këtillë Koncili është në dijeni, dhe përpiqet

14 Studjuesi Selman Riza, në Pesë autorët më të vjetër në gjuhën shqipe, 2002, e mohon

kategorikisht mundësinë e përdorimit të shqipes së shkruar para Buzukut, ndërsa ne mendojmë

se tekste shqip mund t’u kenë përdorur edhe para Buzukut si rrjedhojë e versioneve të

ndryshme të Psaltirit Është e ditur se Shën Jeronimi shpeshherë ka përshtatur në latinisht

përkthimet biblike ekzistuese para tij, si për shembull Vetus Latina, të ardhura nga versionet

latine të Septaginta-s greke e nga Esapla ose nga teksti hebraik. Në përkthimin e psalmeve, në

veçanti, ai pati shumë vështirësi për shkak të zhanrit letrar poetik të cilit i përkasin. Kështu, në

Romë, rreth viteve 383–384, rishikoi përkthimin e vjetër latin të psalmeve, duke u bazuar në

tekstin grek Septuaginta praeesaplare, nga edhe rrjedh i ashtuquajturi Psalterium romanum.

Në Lindje, mandej, rreth viteve 387–388, rishikoi prapë këtë version latin, duke u mbështetur,

kësaj here, mbi recensionin Esapla të Septuaginta-s, që do të bëhej i njohur pastaj në Gali,

kështu që u quajt Psalterium gallicum. Në fund, pas vitit 390, në Betlehem, përktheu psaltirin

së bashku me librat e tjerë të Besëlidhjes së Vjetër drejtpërdrejt nga teksti hebraik dhe, për këtë

arsye, edhe merr titullin Psalterium hebraicum. 15 Është rasti i Codex purpureus BeratinusΦ, i sh.VI, me prejardhje nga Mitropolia e Beratit,

që sot ruhet në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave të Shtetit në Tiranë. Khr. Kodikët e

Shqipërisë 2003, passim. 16 Lutja në Mesharin: "Gjithë popullinë e kërshtenë endë Arbanit ata enmortajet largo, ty të

lusmë", na duket si një britmë ndaj atdheut të largët. 17 Kapitulli Qendror VIII. De Missa vulgari lingua passim non celebranda, et mysteriis ejus

populo explicandis“Ets iMissa magnam contineat popul ifidelis eruditionem, non tamen

espedire visum est Patribus, ut vulgari passim lingua celebraretur (can. 9). Quamobrem,

retento ubique cuisque ecclesiae antiquo et a sancta Romana Ecclesia, omnium eccliesiarum

matre et magistra, probato ritu, ne oves Christi esuriant, neve parvuli panem petant et non sit,

Page 39: Revistë shkencore - kulturore tremujore Viti XXIII 2018 Nr ... · Shtrirja dhe ndikimi i kësaj gjuhe kishte shkuar aq larg, sa që në trojet e sunduara nga Perandoria Osmane, njohja

Gjuhët amtare në shërbesën e shenjtë: rasti i shqipes (II) 39

ta ndalojë kudo, passim, por ndeshet në kundërshtime jo të pakta, sidomos

atje ku kishte zënë rrënjë qëmoti zëvendësimi i latinishtes me gjuhët

amtare, ose atje ku jemi në vende “kufitare” kulturash të ndryshme.

Në të vërtetë, problemi i gjuhës liturgjike, në atë kontekst të veçantë

për Katolicizmin, fitoi një rëndësi absolute teologjike. Qëllimi ishte që të

ripohohej se frytdhënia e Meshës dhe e sakramenteve qëndron në vetvete,

ex opere operato, dhe nuk varet nga përdorimi i gjuhës së kuptuar nga

besimtarët, sikur pohonte Martin Luteri dhe Reforma Protestante. 18

Prandaj, një pjesë e Etërve ngulte këmbë për adoptimin gjithasajtna të

latinishtes, kurse kundërshtimi i një pjese tjetër jo të vogël nga ta, dhe

sidomos të ipeshkvit të qytetit ku mbahej Koncili,19 më në fund nuk lejoi

që të merreshin masa të drejtpërdrejta kundër përdorimit të gjuhëve amtare

për sa i përket Biblës në përkthim.

Përkundrazi, përsa i përket liturgjisë, Koncili i la të lira dhe të qeta

hapësirat tashmë të formuara me tradita rituale dhe gjuhësore lokale. Kemi

parasysh këtu traditën glakolike, atë dalmate në gjuhë “ilirike” (sh. 20),

traditën e komuniteteve lindore në bashkësi me Romën, ku bëjnë pjesë

edhe Arbëreshët, si dhe format e tjera liturgjike latine, por jo romane, si

ajo ambroziane në Milano, ajo lioneze në Francë, ajo mozarabike ne

Spanjë, ajo galikane-normane në Sicili etj.

Gjithashtu, Koncili, më se disa herë i detyron ipeshkvijtë dhe barinjtë

shpirtërorë, të shpjegojnë në gjuhën e vendit, vulgari lingua, frytdhënien

dhe dobinë e sakramenteve përpara se t’i mbarështojnë. Dhe, “po qe nevoja

dhe është e mundur, [t’i mbarështojnë] edhe në gjuhën amtare”?20

qui frangat eis (cf. Thr 4,4): mandat sancta Synodus pastoribus et singulis curam animarum

gerentibus, ut frequenter inter missarum celebrationem vel per se vel per alios, ex his, quae in

Missa leguntur, exponant atque inter cetera sanctissimi huius sacrifici mysterium aliquod

declarent, diebus peaesertim Dominicis et Festis” (Denzinger, 1749). 18 “Si quis dixerit...linguam tantum vulgari Missam celebrari debere, an.[athema]

s.[it]”.(Denzinger, 1759). 19 Kështu ankohej brenda Koncilit kardinal Madruzzo, ipeshkvi i Trentos: “Non posso soffrire

che si consider ialla stregua degli abusi la traduzione della Bibbia nell anostra lingua materna.

Che non direbbero i nostri avversari... se venissero a sapere che noi vogliamo togliere dalle

mani degli uomini quella Scrittura santa che così spesso San Paolo prescrive di non separar

emai dalla nostra bocca! Quello che io so, è che noi abbiamo imparato da nostra madre, nella

nostra lingua tedesca, l’orazione domenicale, il simbolo della fede e la maggior parte delle

altreverità religiose che tutti i padri di famiglia sono usi, in Germania, insegnare ai loro figli:

e da questa formazione religiosa, a memoria d’uomo, non è mai venuto nessuno scandalo.

Piacesse al cielo che mai professori di lingua latina e greca fossero venuti in Germania:

saremmo indenni dai guai presenti e la povera Germania non sarebbe caduta sì miserevolmente

in tante eresie. Perché le eresie e i semi perversi non sono mai usciti dauomini privi d’istruzione

e che si esprimono nella lingua materna: essi vengono da coloro che si proclamano eruditi. Per

questo, padri, ve ne prego, non vi venga in mente non dico di annoverare una tale pratica tra

gli abusi, ma neanche di discutere se si può in un caso come questo parlare di abuso”. Krh.

Storia dei concili ecumenici, vep. cit. fq. 347. 20 Ann.1563: Cc.Trident.: sess. XXJV, 11. Nov. 1563, Decretum de reformatione, CanonVII.

Page 40: Revistë shkencore - kulturore tremujore Viti XXIII 2018 Nr ... · Shtrirja dhe ndikimi i kësaj gjuhe kishte shkuar aq larg, sa që në trojet e sunduara nga Perandoria Osmane, njohja

40 Chiaramonte

Fjala vjen këtu: a nuk pati vepruar kësisoj Pal Engjëlli kur diktoi

Formulën e Pagëzimit në gjuhën amtare shqipe përbrenda qarkores

latinisht?

Nga kritika e brendshme të akteve konciliare vërehet qartas mundimi

dhe lëkundja mbi problemin e gjuhës në liturgji, sidomos aty ku Koncili

përsërit detyrën për ipeshkvijtë dhe famullitarët “që ata vetë, ose nëpërmjet

të deleguarve të tyre, të mbajnë predkun në gjuhën e popullit, duke u

mbështetur te pjesët e Besëlidhjes së Re të lexuara gjatë Meshës, të paktën

të dielave dhe festave”21.

Në hapësirën shqiptare, ku feja katolike rezultonte minoritare kundrejt

Ortodoksisë greke dhe sllave dhe përballë rrezikut të islamizimit masiv,

një arsye e fortë baritore këshillonte një shpjegim të parë të pjesëve të

Besëlidhjes së Re nëpërmjet leximit të po atyre në gjuhën amtare, ndërsa

kanon-i dhe pjesët fikse të meshës qëndronin latinisht. E njëjta arsye të

shtyn të veprosh kësisoj nëse je i arratisur dhe të kanoset rreziku i

asimilimit.

Te Meshari, në fakt, siç e kemi thënë, pjesët fikse mungojnë.

Falë Buzukut, ndërkaq, populli shqiptar pati një tekst organik në

gjuhën e vet për pjesën e shkrimeve festive të Shërbesës së shenjtë, për

lutje të ndryshme, për Pagëzim dhe Kurorë, si dhe për njohuritë fillestare

të doktrinës së krishterë.

Do të jenë udhëzimet post-konciliare që do ta ngushtojnë fushën e

gjuhëve lokale përmes veprës së ipeshkvijve, të obliguar tash e tutje të

banojnë në dioqezat e tyre dhe të sillen porsi “delegatë” të Selisë së

Shenjtë.

Pasi mbaroi Koncili, filloi vepra e zbatimit të vendimeve të tij, zbatim

gjithnjë e më shtrëngues nga ana e Papatit. Kështu, me dispozitën Dominici

gregis custodiaee, 24 majit 1564, dolën në dritë

10 Rregullat22 mbi librat e ndaluar

“Ut fidelis populus ad suscipienda sacramenta maiore cum reverentia atque animi devotione

accedat: paecipit sancta synodus episcopis omnibus, ut non solum, cum haec per se ipsos erunt

populo administranda, prius illorum vim et usum pro suscipientium captu explicent, sed etiam

idem a singulis parochis pie prudenterque, etiam lingua vernacula, si opus sit et commode

fieri poterit, servari studeant, iuxta formam a santa synodo in catechesi singulis sacramentis

praescribendam, quam episcopi in vulgarem linguam fideliter verti atque a parochis omnibus

populo exponi curabunt; necnon ut inter missarum solemnia aut divinorum celebrationem

sacra eloquia et salutis monita eadem vernacula lingua...explanent, eademque in omnibus

cordibus...inserere, atque eos in lege Domini erudire studeant”. (Cfr. Conciliorum

Oecumenicorum Decreta, fq. 764). 21Krh. shënimin 30. 22Ann. 1564; Pius IV; Regulae Trident.De libris prohibitis: “RegulaeTridentinae” de

libris prohibitis,

confirmatae in Const. Dominici gregis custodiae, 24 mart, 1564. (omissis).

Page 41: Revistë shkencore - kulturore tremujore Viti XXIII 2018 Nr ... · Shtrirja dhe ndikimi i kësaj gjuhe kishte shkuar aq larg, sa që në trojet e sunduara nga Perandoria Osmane, njohja

Gjuhët amtare në shërbesën e shenjtë: rasti i shqipes (II) 41

Vepra e Buzukut, së paku për tekstet shkrimore, binte nën ndikimin e

Rregullave III dhe IV. Kjo nuk do të thotë, megjithatë, që libra si Meshari

ynë, të botuar para dhe gjatë Koncilit, të mos mund të përdoreshin, por e

drejta për t’i lejuar tani u takon ose ipeshkvijve ose Inkuizicionit.

Përforcohet, kështu, vepra e censurës parandaluese ose e pasbotimit,

që do të ketë për qëllim pastërtinë e doktrinës katolike kundër

Protestantizmit dhe kundër përdorimit të Biblës për shortari ose në mënyrë

të gabuar.

Buzuku i harruar

Libri i Buzukut, pra, duhet të shikohet përbrenda një gjinie letrare

liturgjike, edhepse ende të pagdhendur, lloj që kemi arsye ta

hamendësojmë të filluar që më përpara te Shqiptarët, qoftë gojarisht, në

dorëshkrim, apo, ndoshta, edhe në botim.

Përdorimi i gjuhëve amtare në fushën kishtare, sigurisht jo në mënyrë

të përgjithësuar, kishte marrë hov qysh nga shekulli XII në Europën

Perëndimore. Nuk ka arsye të përjashtohet mundësia që e njëjta gjë të ketë

ndodhur edhe në Europën Lindore, ku, ndër të tjera, përdorimi i sllavishtes

kishtare, si zëvendësim i greqishtes dhe i latinishtes, daton qysh prej

shekullit IX.

Si dëshmi të mëtejshme, le të kujtojmë rastet tashmë të njohura, pranë

Kroatëve dhe Serbëve katolikë, por edhe pranë Shqiptarëve me Formulën

e Pagëzimit të vitit 1462, për katolikët romanë, dhe me troparin e me

Ungjillin e Pashkëve të shekullit XIV, për ndjekësit e traditës bizantine.

Shpikja e shtypit me shkronja të lëvizshme lehtësoi përhapjen e

teksteve, kështu që në kohën e Buzukut i jepet më shumë rëndësi mësimit

Regula III: « Versiones scriptorum etiam ecclesiasticorum, quae hactenus editae sunt a

damnantis auctoribus, modo nihil contra sanam doctrinam contieant, permittuntur. Librorum

autem Veteris Testamenti versiones viris tantum doctis et piis iudicio episcopi concedi

poterunt, modo huiusmodi versionibus tamquam elucidationibus vulgatae editionis ad

intelligendam sacram Scripturam, non autem tamquam sano textu utantur. Versiones vero

Novi Testamenti ab auctoribus primae classis huius Indicis facta nemini concedantur, quia

utilitatis parum, periculi vero plurimum lectoribus ex earum lectione manare solet. Si quae

vero annotationes cum huiusmodi quae permittuntur versionibus vel cum vulgata editione

circumferuntur, expuntictis locis suspectis a facultate theologica alicuius Universitatis

catholicae aut Inquisitione generali, permitti eisdem poterunt, quibus et versiones… » (

Denzinger, 1853).

Regula IV: « Cum experimento manifestum sit, si sacra Biblia vulgari lingua passim sine

discrimine permittantur, plus inde ob hominum temeritatem detrimenti quam utilitatis oriri,

hac in parte iudicio episcopi aut inquisitoris stetur, ut cum consilio parochi vel confessari

biblorum a catholicis auctoribus versorum lectionem in vulgari lingua eis concedere possint,

quos intellexerint ex huiusmodi lectione non damnum, sed fidei atque pietatis augmentum

capere potest» (Denzinger, 1854).

Page 42: Revistë shkencore - kulturore tremujore Viti XXIII 2018 Nr ... · Shtrirja dhe ndikimi i kësaj gjuhe kishte shkuar aq larg, sa që në trojet e sunduara nga Perandoria Osmane, njohja

42 Chiaramonte

fetar tek populli nëpërmjet fjalës së shkruar dhe të shtypur: Bibla e

përkthyer merrte vendin e parë, e pastaj rreshtohej Mesha.23

Ndalimet, të cilat edhe përpara Koncilit ngriheshin herë pas here në

lidhje me leximin e Biblës në gjuhën vulgare, edhe pse të ngjashme me

klithmat e Manxonit, ishin të diktuara nga shpërdorimi që i bëhej.

Pa leksionin e Luterit, reagimi i fortë i Kishës Romane – në një epokë

në të cilën Papati është akoma i implikuar në ambicie politike dhe ndjekës

i relativizmit të pranishëm në humanizmin e periudhës së Rilindjes

europiane – ndoshta nuk do të vinte në dritë me seriozitetin e reformave,

sikur dëshirohej nga shpirtrat më të ndërgjegjshëm.

S’ka dyshim që ngujimi, mbyllja e Kishës si në një fortesë, me qëllim

që t’i ruante ata që i kishin mbetur besnikë prej çdo kontaminimi me

Protestantizmin, kërkonte rregulla të sakta dhe reforma joindiferente në

mjedisin katolik. Të kërkuara nga Koncili, ato u shtjelluan me tej, duke

filluar nga Papa Piu IV.

Në fushën e liturgjisë ky qëndrim pati si rrjedhojë të menjëhershme

uniformitetin e librave për Shërbesën e shenjtë, uniformitet që pati

mundësi të përhapej botërisht me zhvillimin e shpejtë të artit tipografik.

Shumë vepra, ndërkohë, si ajo e Buzukut, zunë të mos përdoreshin

më. Jo pse ishin të vëna në Indeks ose në kundërshtim me Rregullat, por

sepse ishin jo të plota dhe jo të përputhshme me daljen në dritë të botimeve

tipike,24 zyrtare për krejt Kishën e ritit latino-roman, rit ky që doli fitimtar

nga Koncili iTrentos dhe ua grisi apo ua ngushtoi hapësirën riteve të tjera

edhe pse po ashtu latine edhe ato.

Botimet, sigurisht në latinisht, ishin me tirazhe praktikisht të

pakufizuara dhe lehtësisht të pranueshme. Kështu që, ku nuk kishte një

traditë të fortë dhe të pakontestueshme të përdorimit të gjuhës amtare,

latinishtja fitonte dhe i mbyste traditat dhe gjuhët lokale në liturgji.

Ndër arsyet e tjera të ndërprerjes së përdorimit të Mesharit, disa prej

tyre tashmë të vëna në pah edhe nga Çabej, po radhisim botimet zyrtare:

Catechismus ex decreto concilii tridentini, ose Katekizmi Roman, 1556;

Breviarum Romanum, 1568; Missale Romanum, 1570; adoptimi i

Kalendarit të ri, 1582; Martyrologium Romanum, 1584; Pontificale

Romanum, 1595/96; Rituale Romanum, 1614.

Por faktori që na duket më së shumti i implikuar për t’i katandisur në

heshtje, duke i lënë jashtë përdorimit tekstet dhe përkthimet të

mëpërparshme, jo vetëm në shqip, por edhe në gjuhë të tjera, është

23Krh.Bihlmeyer-Tuechle 1960, v. III, fq. 147 24 Me zbulimin e shtypit edhe kishat ortodokse vendosën edicione tipike. Venediku, që

rezulton vendi më i akredituar si vend i shtypjes së Mesharit, ishte qendra e këtij aktiviteti në

favor të grekëve, sllavëve, armenëve e edhe të hebrenjve.

Page 43: Revistë shkencore - kulturore tremujore Viti XXIII 2018 Nr ... · Shtrirja dhe ndikimi i kësaj gjuhe kishte shkuar aq larg, sa që në trojet e sunduara nga Perandoria Osmane, njohja

Gjuhët amtare në shërbesën e shenjtë: rasti i shqipes (II) 43

rishikimi 25 i versionit të Vulgatës së Shën Jeronimit, nga ku kishte

përkthyer edhe Buzuku.

Duhet marrë parasysh, gjithashtu, se edhe ky rishikim nuk u pëlqye e

qe i destinuar, në vitin 1592, që të rishikohet përsëri.

Përsa i përket pikërisht përdorimit ndër Shqiptarë të Mesharit,

ndonëse mendimi dhe dëshira e autorit ka qenë përhapja e tij në hapësirën

mbarëshqiptare, për arsye kontingjente ai do të ketë shërbyer vetëm brenda

komunitetit të shqiptarëve të arratisur në tokat e Venedikut, ku përdorimi

u shua me asimilimin e tyre.

Qoftë edhe sikur të kishin mbërritur në Shqipëri kopje të librit,

faktorët e ndryshëm të lartpërmendur dhe situata katastrofale e katolicizmit

atje, nuk do t’i kenë lejuar Mesharit përhapjen e dëshiruar në mesin e

klerikëve dhe të besimtarëve.

Të mos harrojmë, pra, se në trojet shqiptare të pushtuara nga turku,

rolin e Inkuizicionit, më shumë sesa Roma e largët, e luante hyqymeti

osman i ndihmuar nga Patriarkati i Konstantinopojës.

Megjithatë, nga vazhdimësia e gjuhës së shkruar mund supozojmë se

në mesin e klerikëve, sidomos të atyre përkohësisht jashtë atdheut për

studime o për arsye baritore, vepra e Buzukut do jetë përdorur dhe ruajtur

për njëfarë kohe, duke luajtur rolin e udhërrëfyesit për botimet e autorëve

të ardhshëm.

Në rizbulimin e Buzukut

Shekulli XVIII me të mirat dhe këqijat që i dihen, pati një rëndësi të

madhe për botën shqiptare dhe arbëreshe.

Papa Klementi XI, Albani (1700–1721) e drejtoi interesin e Kishës

Katolike drejt Ballkanit e dukshëm drejt Shqipërisë, nga e cila ishte i

vetëdijshëm që rridhte familja e tij. Më 1703 ai do të kremtojë Koncilin

provincial shqiptar, Kuvendin e Arbënit, aktet e të cilit, të shkruara në

shqip, përbëjnë një dëshmi të çmueshme të zhvillimit të kësaj gjuhe në

krahasim me Buzukun.

Papa Klementi XII, Corsini (1730–1740) krijoi dy kolegjet për

Arbëreshët, në Kalabri dhe në Sicili dhe, për hir të traditës bizantine të

Arbëreshëve, emëroi në Kalabri, pas atij të Romës, një ipeshkëv tjetër për

shugurimin e priftërinjve të ritit lindor.

Benedikti XIV, Lambertini (1740–1758), hodhi themelet e një të

drejte kanonike për Italo-Shqiptarët26, duke ndikuar, në të mirë apo në të

keq, mbi fatet e bashkësisë arbëreshe në Itali.

25 Kemi të bëjmë me botimin e Biblës së quajtur Sisto-Clementina. 26Krh. Vulën Etsi pastoralis të datës 26 maj 1742.

Page 44: Revistë shkencore - kulturore tremujore Viti XXIII 2018 Nr ... · Shtrirja dhe ndikimi i kësaj gjuhe kishte shkuar aq larg, sa që në trojet e sunduara nga Perandoria Osmane, njohja

44 Chiaramonte

Prandaj, oborri papnor dhe Selia e Shenjtë ushtruan për më shumë se

një gjysmë shekulli një filo-albanizëm të frytshëm, në kuadër të të cilit

mons. Kazazi arqipeshkvi i Shkupit, në vizitë në Romë, pati rastin të

zbulonte kopjen e vetme të Buzukut, atëherë të ruajtur në Propaganda Fide,

dhe t’ia komunikonte këtë atë Gjergj Guxetës, themeluesit ( 1734) të

Seminarit Arbëresh të Palermos.

Letra e Kazazit, që nxirrte gjithnjë kokën midis letrave të arkivit të

Seminarit, kërkonte përgjigje kohë mbas kohe nga mjedisi kulturor

arbëresh, derisa Pal Sqirò-i e gjurmoi dhe me durim e qëndrueshmëri e

nxori më në fund në dritë Mesharin.

Frytet e mëpastajshme të Mesharit

Vendimet e marra pas Koncilit të Trentos rreth përdorimit të gjuhës

latine në të gjitha liturgjitë të Kishës Perëndimore, qëndruan në fuqi deri

më 1963.27

Nuk besojmë të jemi larg nga e vërteta, nëse mendojmë që Pal Sqirò-

i të jetë frymëzuar nga vepra e Buzukut kur, duke u nisur nga viti 1912,

domethënë tre vjet pas zbulimit të Mesharit, filloi të shtypte dhe të

shpërndante për famullitë arbëreshe të Sicilisë Fjala e t’In Zoti, që

përmbante përkthimin arbërisht të pjesëve të Besëlidhjes së Re, për ta

lexuar ose kënduar gjatë Liturgjisë Hyjnore, Meshës së të dielave.

Edhe për veprën tjetër të Sqirò-it, përkthimin arbërisht të Mesha e

Shën Jan Gojartit (Schirò, P., 1964), nuk është e vështirë të ngjitemi deri

tek mësimi i Buzukut.

Megjithëse Kisha Lindore teorikisht lejonte përdorimin e gjuhëve

kombëtare në liturgji, dihet sa vështirësi pati për hyrjen e gjuhës shqipe në

Kishën Ortodokse.28

Ndërmjet Arbëreshëve, në të kundërtën, nuk pati, para Sqirò-it, ndonjë

lëvizje për ta përkrahur përdorimin liturgjik të arbërishtes (Chiaramonte

2004).

Zbulimi i Buzukut dhe zelli i Pal Sqirò-it, ndërsa aktivizuan këtë

lëvizje tek Arbëreshët, u bënë edhe një shërbim ortodoksëve të Shqipërisë

duke i përcaktuar drejt autoqefalisë së Kishës së tyre dhe drejt promovimit

të shqipes në gjuhë liturgjike.

27ConcilioVaticano II, Decreto sulla Liturgia Sacrosanctum concilium , 4 dhjetor 1963, khr.

Schmidt1966. 28Khs. Historia e Popullit Shqiptar, v. 3., 2007.

Page 45: Revistë shkencore - kulturore tremujore Viti XXIII 2018 Nr ... · Shtrirja dhe ndikimi i kësaj gjuhe kishte shkuar aq larg, sa që në trojet e sunduara nga Perandoria Osmane, njohja

Gjuhët amtare në shërbesën e shenjtë: rasti i shqipes (II) 45

KONSULTIME NGA BURIMET ARKIVORE

Arkivi i Kongregatës për Doktrinën e Fesë (ish Sant’Ufficio)

AKDF, S.O.C.L. 1607–1625, N.2.

AKDF, S.O. Ench. 1603–1788, N.30.

AKDF, IndexLibr. XVI, 1

BIBLIOGRAFIA

Anamnesesis 2, la Liturgia: panorama storico generale. Torino, Marietti,

1978.

Barbilellini Amidei, D., Il Seminario Italo-Albanese di Palermo e i Monaci Basiliani. Lugaro, Palermo,1924.

Berisha, N. A., “Meshari” vepër e hartuar nga Gjon Buzuku: studim. Marzi

(CS), Comet Editor Press, 2014.

Borgia, N., Pericope evangelica in lingua albanese del sec. XIV da un

manoscritto greco della Biblioteca Ambrosiana. Grottaferrata, 1930.

Bihlmeyer, K. - Tuechle, H., Storia della Chiesa. Brescia, Morcelliana, 1960,

vol. IV. (origj. Kirchengeschichte. Paderborn).

Bulo, J., “Meshari” i Gjon Buzukut midis Reformës dhe Kundërreformës.” -

në: Konferenca Jubilare për 450-vjetorin e Mesharit të don Gjon Buzukut,

Ulqin 27–28 maj 2005. – Dija (Uliqin), 2005, nr. 3, f. 205–210.

Camaj, M., “Il “Messale” di Gjon Buzuku: contributi linguistic iallo studio

della genesi”. - në: Shêjzat - Le Pleiadi, 1960, nr. 3.

Çabej, E. Meshari i Gjon Buzukut: (1555) I–II: Botim kritik punuar nga Eqrem Çabej.. Universiteti Shtetëror i Tiranës - Instituti i Historisë e i Gjuhësisë.

Tiranë, 1968.

Chiaramonte 2004 = Chiaramonte Z., “Arbëreshët dhe përkthimi i Biblës në

shqipen standarde”. - në: Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i

Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Bibla shqip dhe tradita. Akte të Seminarit shkencor për 10-vjetorin e përkthimit integral të Biblës në shqipen standarde nga don

Simon Filipaj. Tiranë, 24.05.2004. Tiranë, Toena, 2004, fq. 62–69.

Chiaramonte 2011 = Chiaramonte Z. G., “Il Messale di Gjon Buzuku (1555):

un hapax in lingua albanese tra Riforma, Controriforma e Islam”. - në: Rivista

Liturgica, terza serie, anno XCVIII, fascicolo, 6, nov.–dic. 2011, f. 98–157.

Conciliorum Oecumenicorum Decreta, a cura dell’Istituto per le scienze

religiose. Bologna, ed dehoniane, 1991.

Coquelines, C., Bullarum ... Romanorum Pontificum ... Collectio. Roma, 1730.

Demiraj 2005 = Demiraj, B. “Viti i zbulimit të ‘Mesharit’ të Buzukut dhe

ndonjë çështje që lidhet me të.” – në: Biblos, 2005, nr. 26, p.47–53.

Demiraj 2007 = Demiraj, B. “Un manoscritto rituale in nostra lingua da

ricercare.” - në: Biblos, 2007, nr. 28, f. 35–40.

Denzinger - Schönmetzer., Enchiridion Symbolorum definitionum et declarationum de rebus fidei et morum. Editio XXXIV, Romae, Herder,1967.

Page 46: Revistë shkencore - kulturore tremujore Viti XXIII 2018 Nr ... · Shtrirja dhe ndikimi i kësaj gjuhe kishte shkuar aq larg, sa që në trojet e sunduara nga Perandoria Osmane, njohja

46 Chiaramonte

Du Cange - Dufresne., Glossarium ad scriptores mediae et infimae latinitatis.

Niort, L. Fabre, 1886.

Elsie, R., “Fati i Gjon Buzukut.”-. në: Shekulli (e përditshme e Tiranës),

14.06.2006.

Francev, F. - Gianelli, C., Vatikanski Hrvatski molitvenik i Dubrovački

Psaltiri, ,Zagreb, 1934.

Gjini, G.. Ipeshkëvia Shkup–Prizren nëpër shekuj. Ferizaj, Drita. 1992. Historia e popullit shqiptar. (3 vëllime). Tiranë, Toena, 2002–2007.

Istituto dell’Enciclopedia Italiana, La piccola Treccani: Dizionario enciclopedico italiano, vol. XII. Roma, Treccani, 1995.

Kamsi 1995 = Kamsi, V. “Gjon Buzuku e Konçili i Trentit.” - në: Seminari

Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare. Tiranë, 1995.

Kamsi 2005 = Kamsi, V., “Buzuku dhe botimi i “Mesharit”. - në: Konferenca

Jubilare për 450-vjetorin e Mesharit të don Gjon Buzukut, Ulqin 27–28 maj

2005. – Dija (Ulqin), 2005, nr. 3, f. 129-134.

Kodikët e Shqipërisë. Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, Tiranë, 2003.

Konica, F., “Ma i vjetri shkronjës shqiptar i njohur”. - në: Dielli, 1910. viti II,

nr. 51.

La Piana, M., Il Catechismo albanese di Luca Matranga da un manoscritto

vaticano. Tipografia italo-orientale “S. Nilo”, Grottaferrata, 1912.

Loria, R., “Psalmi 130 (129) në Mesharin e Buzukut dhe tradita e humbur e

teksteve fetare shqiptare të Mesjetës.” - në: Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, 22/1. Prishtinë, 2004, fq. 67–76.

Mandalà, M., E mbsuame e krështerë, a cura di Matteo Mandalà. Caltanissetta,

Sciascia, 2004. Marlekaj, G., La più antica publicazione in lingua albenese. – Në : Quaderni

dell’Istituto di Filologia,1958, nr. III, fq. 35–52. Bologna, Università di

Bologna, 1959. Martinez De Butanda, J., Index des livres interdits. Sherbrooke-Genève,

Centre d’Etudes de la Renessance, Université de Sherbrooke-Droz, 1984–

2002.

Parenti, S., “Il lascito di Robert F. Taft alla scienza liturgica.” - në: Accademia

Angelica-Costantiniana di Lettere Arti e Scienze, Studi sull’Oriente Cristiano, 18/1, 2012.

Peri, V., Chiesa romana e rito greco; G. A. Santoro e la Congregazione dei Greci (1566–1596). Brescia, Paideia, 1975.

Petrotta, G., - Schiró, P., “Il piu antico testo di lingua albanese: trascrizione

fonetica con note e osservazioni grammaticali di Mons. Paolo Schiró e

riproduzione dell’Editio Princeps con introduzione di G. Petrotta.” - në: Rivista

indo-greco-italica,1932–1933.

Ressuli, N., Il Messale di Giovanni Buzuku. Riproduzione e trascrizione a cura

di Namik Ressuli. Città del Vaticano, Biblioteca Apostolica Vaticana, 1958.

Rešetar, M. - Gianelli, C., Dva Dubrovačka iezič na spomenika iz XVI vijeka. Beograd, 1938.

Rexha, I., Onomastika mesjetare arbane në arealin e Dardanisë. Prishtinë,

Europrint, 2004.

Page 47: Revistë shkencore - kulturore tremujore Viti XXIII 2018 Nr ... · Shtrirja dhe ndikimi i kësaj gjuhe kishte shkuar aq larg, sa që në trojet e sunduara nga Perandoria Osmane, njohja

Gjuhët amtare në shërbesën e shenjtë: rasti i shqipes (II) 47

Riza, S., Pesë autorët më të vjetër në gjuhën shqipe. Tiranë, Toena, 2002.

Roques, M., Recherches sur les ancienes tecstes albanais, Paris 1932. Rrota, J. 1. “Monumenti ma i vjetri i gjuhes shqipe (Buzuku 1555).” - në: Hylli

i Dritës, vjeti 1, 1930, f. 33–55. Rrota, J. 2. Don Gjon Buzuku (1555): pjesë të zgjedhuna e të komentueme për

shkolla të mjesme, Shkodër, 1930.

Schiró, G. (†1927), Canti tradizionali e altri saggi delle Colonie albanesi di Sicilia,: tip. Pierro e Figlio, Napoli 1923,f. 487–531.

Schiró, P., Mesha e Shën Jan Gojartit përkthyer shqip nga imz. Pal Schiroi botuar me kujdesin e prof. Zef Schiroit ( †1965). Palermo, Tip. Boccone del

Povero, 1964.

Schiró, Z. (†1965), Pal Schiroi. - në: Pal Schiroi, Mesha e Shën Jan Gojartit .... Palermo, 1965, fq.1–16.

Schmidt, H., La Costituzione sulla Sacra Liturgia, Herder, Roma, 1965

Sciambra, M., Indagini storiche sulla comunità greco-albanese di Palermo. Grottaferrata, Tip.”S. Nilo”, 1963.

Sorci, P., ” La liturgia del Messale di Buzuku: nota aggiuntiva.” - në: Rivista Liturgica, terza serie, anno XCVIII, fascicolo, 6, nov.–dic. 2011, p.158–160.

Storia Dei Concili Ecumenci, con la collaborazione di GiuseppeAlberigo et

alii. Brescia, Queriniana,1990.

Page 48: Revistë shkencore - kulturore tremujore Viti XXIII 2018 Nr ... · Shtrirja dhe ndikimi i kësaj gjuhe kishte shkuar aq larg, sa që në trojet e sunduara nga Perandoria Osmane, njohja

Perla, vëllimi 82, numri 2, 2018

Genc Lafe, studiues.

© Fondacioni Kulturor Iranian “Saadi Shirazi”

Genc LAFE

DISA SAKTËSIME LIDHUR ME PËRCAKTIMIN

E ITALIANIZMAVE NË GJUHËN SHQIPE

1.

Në gjuhësinë historike shqiptare pohimi i Çabejt se “dallimi i

italianizmave nga latinizmat është një nga çështjet themelore të historisë

së gjuhës shqipe” (Çabej 1974: SF 2, 28) ka fituar pothuajse vlerën e një

aksiome. Në formulimin e një gjykimi të tillë Çabej (si edhe të tjerë para

tij) nisej nga hamendësimi i një ndikimi thuajse të pandërprerë të

latinishtes më parë e të italishtes më pas fillimisht mbi (para)shqipen e më

pas mbi shqipen, duke shënjuar përafërsisht vitin 1000 si terminus post

quem të ndikimit të italishtes. Rreth kësaj kohe (më 960) “shfaqet

dokumenti i parë në të cilin shkruhet me vetëdije në një gjuhë të re”

(Migliorini 1978: 45). Por hulumtime më të kujdesshme tregojnë se kuadri

gjuhësor-historik i ndikimit të latinishtes dhe të italishtes mbi shqipen nuk

është i prerë si me thikë dhe shfaqet më i larmishëm nga sa është përvijuar

deri më sot.1

Me dobësimin e pushtetit qendror bizantin në fillim të mijëvjeçarit të

dytë, brigjet lindore të Adriatikut filluan gjithnjë e më shpesh të hyjnë në

synimet e formacioneve shtetërore që ishin krijuar në Gadishullin Apenin.

Kështu më 1081 Normanët pushtuan Durrësin dhe mbrojtja e kështjellës

së tij iu besua kolonëve venedikas që banonin në qytet (Helbig 1903: 9).

Është interesant fakti i pohuar nga Helbigu, që në shekullin XI në Durrës

banonte një koloni e konsiderueshme venedikase, por gjithsesi ndikimi

gjuhësor i kësaj bashkësie të izoluar duhet të ketë qenë i parëndësishëm.

1 Në këtë artikull ndërmerret një shqyrtim i thelluar i së njëjtës çështje, e cila është trajtuar

në Lafe 1998–1999: 68–74 dhe passim.

Page 49: Revistë shkencore - kulturore tremujore Viti XXIII 2018 Nr ... · Shtrirja dhe ndikimi i kësaj gjuhe kishte shkuar aq larg, sa që në trojet e sunduara nga Perandoria Osmane, njohja

Disa saktësime lidhur me përcaktimin e italianizmave në gjuhën shqipe 49

Më 1257 Manfredi i Sicilisë pushtoi Vlorën dhe Durrësin, ndërsa

Karli Anzhù më 1276 pushtoi Korfuzin, përballë brigjeve të Shqipërisë së

Jugut, dhe më 1272 Durrësin, i cili do të qëndronte në duart e Anzhuve

deri më 1368. Më 1271 Karli Anzhù themeloi Mbretërinë e Shqipërisë

(Regno d’Albania) dhe u shpall Mbret i Shqipërisë (Re d’Albania). Sipas

Helbigut administrimi i vendit iu besua nëpunësve napolitanë (Helbig, po

atje: 10). Gjithsesi në gjuhën shqipe nuk ka gjurmë domethënëse të

ndikimit të napolitanishtes.

Që nga fillimi i shekullit XIII venedikasit shfaqen, me fitore dhe

disfata, në brigjet lindore të Adriatikut. Pas kryqëzatës fitimtare të vitit

1204 mbi Perandorinë Romake të Lindjes Venedikut i ra në pjesë “quarta

pars cum dimidio” e Perandorisë, ku përfshiheshin ndër të tjera provinca

“Dyrrachi et Albani” si edhe ishulli i Korfuzit dhe Ishujt Jonianë (Vicario

1992–1993: 187). Megjithatë, përgjatë shekullit XIII venedikasit nuk

arrijnë t’i mbajnë dot zotërimet në Shqipëri. Ata do të kthehen vetëm në

gjysmën e dytë të shekullit XIV, kur pushojnë Durrësin (1386) dhe vënë

nën kontrollin e tyre Vlorën dhe Kaninën. Për të siguruar kontrollin e

tregtisë me Lindjen, e cila ishte burimi i mirëqenies së Republikës së Shën

Markut, Venediku mori në zotërim dhe fortifikoi qytetet bregdetare të

Shqipërisë së Veriut: Shkodrën (1396), Drishtin, Tivarin dhe Lezhën

(1444) dhe të Shqipërisë së Jugut: Butrintin dhe Pargën. Zona bregdetare

ndërmjet Shqipërisë dhe Malit të Zi të sotëm qëndroi nën administrimin e

Venedikut për pothuaj një shekull, ndërsa disa qytete të saj (Budva,

Kotori), si edhe në jug Korfuzi, Butrinti, Parga e Ishujt Jonianë, mbetën

venedikas deri në rënien e Republikës. Pikërisht në këtë kohë zë fill e

zhvillohet një kontakt i dendur gjuhësor ndërmjet të folmeve të shqipes

dhe venecianishtes, që ka lënë një numër të konsiderueshëm

venecianizmash në gjuhën shqipe, disa prej të cilave janë rrënjosur në

mënyrë të qëndrueshme në përdorimin gjuhësor të sotëm të saj.

Në gjuhësinë historike shqiptare për të dalluar latinizmat e vona nga

italianizmat e hershme ka mbizotëruar thuajse gjithnjë kriteri fonetik. Ka

munguar shpesh një analizë e thelluar e rrethanave jashtëgjuhësore të

evolucionit dhe përdorimit të vetë fjalëve burim (etimon) të italishtes.

Mbizotërimi i kriterit fonetik në përcaktimin e italianizmave ka sjellë

përfundime që nuk i qëndrojnë një shqyrtimi të vëmendshëm e logjik, si

për shembull përfshirja e emrit postier ndër venecianizmat e shqipes, me

sa duket për shkak të ngjashmërisë fonetike me venecianishten postièr2,

të cituar tek Boerio (Boerio 1867: s.v.), duke hamendësuar rrjedhimisht

hyrjen në gjuhën shqipe të kësaj fjale ndërmjet shekujve XIV–XV, në një

2 Jorgaqi 1992: 62, e miratuar në mënyrë jokritike nga Dashi 2013.

Page 50: Revistë shkencore - kulturore tremujore Viti XXIII 2018 Nr ... · Shtrirja dhe ndikimi i kësaj gjuhe kishte shkuar aq larg, sa që në trojet e sunduara nga Perandoria Osmane, njohja

50 Lafe

kohë kur nocioni dhe funksioni i postierit nuk ekzistonin as në Venedik e

as në Shqipëri.

Në studimet e para mbi italianizmat e shqipes janë përfshirë disi

nxitimthi si italianizma një numër fjalësh, të cilat, nëse i nënshtrohen një

analize të thelluar, shpërfaqin disa mospërputhje që do të analizohen në

vijim.

Lidhëza veçuese o ‘ose’ sipas G. Meyerit rrjedh nga italishtja o. Kjo

hipotezë pranohet nga Weigand (Weigand 1914: 64) dhe Tagliavini

(Tagliavini 1937: 209)3, ndërsa Helbig pranon etimologjinë e italishtes

vetëm për opor (nga oppure). Çabej (SE VI: 111) pranon pa diskutim

etimologjinë e propozuar nga Meyer dhe së fundi kështu bën edhe Topalli

(Topalli 2017, s.v.). Lidhëza o shfaqet në të gjitha të folmet e shqipes dhe

dëshmohet që tek Buzuku (1555).

Në këtë rast vlen të theksohet se huazimi, ose transferimi i një

lidhëze, zakonisht ndodh kur një gjuhë e dytë ushtron një trysni të fortë

mbi gjuhën e parë, ose kur gjuha e dytë përdoret intensivisht dhe për një

kohë të gjatë në rrafshin e komunikimit4. Kështu ka ndodhur p.sh. me

lidhëzën ja, sinonim i o, ose, e cila ka hyrë në shqip nga turqishtja ya.

Turqishtja ka qenë gjuha kryesore e komunikimit në Perandorinë e

stërmadhe Osmane dhe ka ushtruar një ndikim intensiv përgjatë një

periudhe pesëshekullore mbi gjuhën shqipe. Rrjedhojat gjuhësore të këtij

ndikimi janë të krahasueshme me ndikimin e latinishtes, madje në disa

aspekte edhe më të thella; fjala vjen në shqipe nuk ka lidhëza me

prejardhje nga latinishtja (e aq më pak mund të priten huazime me

prejardhje nga italishtja/venecianishtja në këtë fushë)5. Në Perandorinë

Osmane shumë individë apo grupe emigronin brenda saj, në kërkim të

punës dhe të mundësive më të mira të jetesës. Gjuha që përdorej jashtë

3 Tagliavini i referohet këtu të folmes së Borgo Erizzo-s (Arbëneshit), pranë Zarës, në

Dalmaci. 4 Një tregues i kësaj trysnie është p.sh. përdorimi në shqipen e folur e ndajfoljes già të

italishtes ende e paregjistruar nëpër leksikë dhe fjalorë). Ajo përdoret kryesisht nga njohës

të mirë të italishtes për të plotësuar mungesën e një referimi të menjëhershëm në kontekst,

i cili i mungon barasvlerësit shqip tashmë. Në Internet kam hasur format e shkruara xha

dhe gia (sic!). Një luhatje e tillë është tregues i huazimeve të paintegruara. 5 Në këtë kontekst duhet përmendur lidhëza kundërshtuese ma ‘por’, e cila shfaqet në

mënyrë sporadike në shqipen ballkanike: tek Buzuku dhe Bardhi ajo rrjedh, në rastin e

parë, nga trysnia e venecianishtes mbi gjuhën e bashkësisë shqiptare të vendosur në

Venedik, bashkësi në të cilën pas të gjitha gjasave bënte pjesë edhe Buzuku. Ndërsa

Bardhi u arsimua në Seminarin e Loretos dhe nuk i shkëputi asnjëherë lidhjet me mjedisin

italishtfolës. Në gegërishten e folur ma shfaqet në mënyrë sporadike (p.sh. në Shupal,

kumtim i prof. S. Mansakut); ka të ngjarë që të jetë edhe një formë e shkurtuar e turq.

ama. Në shqipen e sotme ma nuk përdoret, ndërsa shfaqet e qëndrueshme dhe e shpeshtë

në përdorim në serbokroatishte (ma) dhe në greqishten e re (μα). Fjalorët etimologjikë të

këtyre gjuhëve e bien të prejardhur nga italishtja ma.

Page 51: Revistë shkencore - kulturore tremujore Viti XXIII 2018 Nr ... · Shtrirja dhe ndikimi i kësaj gjuhe kishte shkuar aq larg, sa që në trojet e sunduara nga Perandoria Osmane, njohja

Disa saktësime lidhur me përcaktimin e italianizmave në gjuhën shqipe 51

vendeve të prejardhjes ishte natyrisht turqishtja. Mërgimtarët ndikoheshin

prej saj dhe e përhapnin këtë ndikim edhe kur ktheheshin në shtëpi. Pra

ndikimi i turqishtes mbi shqipen (dhe mbi gjuhët e tjera ballkanike) është

ushtruar jo vetëm në trevën ku flitej shqipja, por edhe përmes

mërgimtarëve që ktheheshin herë pas here dhe punëtorëve stinorë. Në këto

rrethana veprimi i procesit të huazimit gjuhësor edhe në një fushë

leksikore mjaft të qëndrueshme si ajo e lidhëzave është i kuptueshëm dhe

i përligjur. Por ndikimi i italishtes (dhe fillimisht i venecianishtes) nuk ka

qenë i kësaj natyre. Italishtja nuk ka qenë gjuhë kryesore e komunikimit,

ose lingua franca për shqiptarët, përveçse në periudha kohore të kufizuara

(venecianishtja në shek. XIV–XV dhe italishtja veçanërisht në vitet 1930–

1943) dhe në krahina të caktuara (Shkodër, Himarë, në këtë të fundit së

bashku me greqishten). Veç kësaj duhet përmendur që lidhëza o përdoret

shpesh në formën e përngjitur ose (khs. formën gjegjëse të gegërishtes

ase), gjë që flet për një moshë të hershme të kësaj lidhëze në gjuhën

shqipe. Prandaj prejardhja e saj nga italishtja nuk qëndron.

Në Fjalorin e tij etimologjik të gjuhës shqipe G. Meyer e përcakton

si italianizëm të ardhur nga duplicare foljen DULPËKONJ (edhe DUBULKOS)

‘bëj dysh, palos më dysh’, fjalë e të folmeve arvanite dhe arbëreshe të

Kalabrisë. Gjithashtu Meyer vë në dukje edhe DULPËK ‘dyfish’. Helbig e

Çabej e miratojnë këtë etimologji. Çabej citon forma të tjera që gjenden

në të folmet e ndryshme të shqipes: në Vlorë DELPËKOJ, DYLPKOJ

‘përdredh dy fije për të bërë një fill të vetëm dysh’; në Malësinë e Madhe

me kuptim metaforik ‘nxjerr, ndrydh një gjymtyrë’. Çabej shprehet me

bindje në të mirë të prejardhjes nga it. duplicare, duke përjashtuar

prejardhjen nga greqishtja, me sa duket për shkak të ruajtjes së shqiptimit

mbylltor e jo fërkimor të d-së në pozicion fillestar. Çabej përjashton edhe

ndikimin e lat. duplus dhe e lidh DUPËLKONJ me dublar ‘lloj kësulëze

elegante’ ndoshta nga dalmatishtja me ndërmjetësim të serbokroatishtes,

dhe me dupje ‘monedhë ari e lashtë’, fjalë e dëshmuar në të folmet e

gegërishtes, nga dopia ‘një lloj monedhe e artë’ (Boerio 1867, s.v.).

Por duhet thënë se në italishte duplicare është folje e leksikut dituror,

e dëshmuar për herë të parë në shek. XIV dhe si rrjedhim ka shumë pak

gjasa të ketë ndodhur një kalim i saj në shqipe me rrugë gojore. Përveç

kësaj në venecianishte nuk dëshmohet ndonjë formë *doblegar e gjuhës

së folur, e cila do të kishte shërbyer si bazë etimologjike për shqipen. Në

italishten e folur për konceptin e shprehur nga duplicare, përdoret

doppiare.

Evolucioni fonetik dhe semantik i kësaj foljeje është tregues

hershmërie. Ekzistenca e DULPËK ‘dyfish’ krahas DUPËLKONJ, e vënë në

dukje nga Meyer, të bën të mendosh për një prejardhje të foljes nga ky

mbiemër. Vetë mbiemri ka të ngjarë të jetë një latinizëm, tashmë i

Page 52: Revistë shkencore - kulturore tremujore Viti XXIII 2018 Nr ... · Shtrirja dhe ndikimi i kësaj gjuhe kishte shkuar aq larg, sa që në trojet e sunduara nga Perandoria Osmane, njohja

52 Lafe

vjetruar, i ruajtur në trevën periferike të shqipes. Së fundi dublar e dupje,

të cituara nga Çabej në mbështetje të etimologjisë italiane/veneciane të

foljes dulpëkonj, edhe pse në fund të fundit mund të rrjedhin nga

latinishtja duplus, nuk lidhen me dulpëkonj. Gjithashtu në rumanishte

hasen format a dupleca ‘pjerr, anoj’ dhe a îndupleca ‘bëj më dysh,

dyfishoj’. Vătăşescu (Vătăşescu 1997: 311) parashtron si burim

etimologjik të shqipes dulpëkonj dhe rumanishtes a îndupleca latinishten

duplicāre, ndërsa Puşcăriu në Dicţionarul limbii române (cit. në

Vătăşescu 1997: 311) rindërton një burim *deplicāre.

Pra mund të pohohet me siguri që tek DULPËKONJ nuk kemi të bëjmë

me një italianizëm. Gjithashtu ekzistenca e îndupleca në rumanishte bën

që prejardhja nga latinishtja të jetë shpjegimi më i mundshëm edhe për

shqipen.

Miklosich (Miklosich 1870, II: 25) ka regjistruar lemën FANG ‘fushë’,

duke e shpjeguar nga it. fango. Kjo fjalë shfaqet për herë të parë tek

Bardhi; në veprën e tij Dictionarium latino-epiroticum me FANG

përkthehet lat. planities ‘fushë, rrafshinë’. Helbig (Helbig 1903: 118) e

miraton këtë etimologji, ndërsa Meyer (Meyer 1891: 99) në këtë rast vë

në dukje mospërputhjen semantike. Ndërsa sipas Joklit (Jokl 1927: 120)

fang vjen nga got. waggs ‘parajsë’, në thelb ‘livadh, lëndinë’. Në fjalorin

e Bashkimit (1908) citohet forma e gegërishtes FÂNG: “tokë e keqe, që

s’punohet; edhe: fushore, vend me bar, plis me bar, bar i trashë”. Në

FGjSh 1954 shfaqet FANG dhe në FGjSSh 1980 FËNG ‘bimë barishtore

shumëvjeçare e kullotave, me kërcell të hollë dhe me fije të gjata e të

ashpra si të tërshërës së egër, që dalin tufë nga rrënja; fëngishtë’. Çabej

(SE IV, 172–173) përmend kuptimet e ndryshme dialektore të FANG/FËNG:

‘fushore, bar, vend i ngritur me bar, emër bime’ në Pukë e Spaç: gjithashtu

në Pukë fân ‘një lloj bari i egër që rritet deri në 40 cm’; në Rekë fang ka

kuptimin ‘hi’. Fëng dëshmohet në trevën ndërmjet Vlorës, Myzeqesë e

Mallakastrës, ku mbizotërojnë kuptimet e mëposhtme: ‘bar i ashpër që del

në fushë të papunuar’; në Dukat ‘kodrinë e zhveshur buzë lumit me

burime nëndhese në dimër’, ‘ledh i ngritur e i mbuluar me bar i një

hendeku, ku kalojnë fshatarët dimrit kur rruga është me baltë’; ‘tokë buke

e papunuar, bregore e veshur me bar të egër, djerr’; ‘tokë e fortë e

papunuar’; ‘një lloj bari i egër’; fënk mali ‘një lloj bari që e ka farën si

tërshëra, po me gjemb’ etj. Kjo fjalë ka hyrë edhe në toponiminë e

Shqipërisë së Veriut e të Jugut: në veri hasen format Fang në Tropojë,

Pukë, Lurë e Krujë e Fânjet/Fâjet në Postribë; në jug Fëng në pika të

ndryshme të Labërisë. Sipas Çabejt në këtë kuadër semantik mbizotëron

kuptimi ‘baltë’, nga i cili rrjedhin edhe kuptimet e tjera dhe si rrjedhim

duhet të kemi të bëjmë me një huazim nga italishtja fango. I këtij mendimi

është edhe Topalli (Topalli 2017, s.v.).

Page 53: Revistë shkencore - kulturore tremujore Viti XXIII 2018 Nr ... · Shtrirja dhe ndikimi i kësaj gjuhe kishte shkuar aq larg, sa që në trojet e sunduara nga Perandoria Osmane, njohja

Disa saktësime lidhur me përcaktimin e italianizmave në gjuhën shqipe 53

Me këtë fjalë lidhet edhe fag ‘bar i thatë e i shkurtër që bagëtia nuk e

ha edhe aq tepër’ (Çabej SE IV, 126; Topalli 2017, s.v.). Sipas Çabejt është

e njëjta fjalë me fang, e krijuar përmes çhundorëzimit të një forme fâg.

Fag shfaqet edhe në toponomastikën e Shqipërisë së Veriut e të Mesme:

Fagu fshat pranë Bujanit, në Tropojë dhe në Shëngjergj; në këtë të fundit

po ashtu edhe Mali i Fagut, ndërmjet Erzenit dhe Shkumbinit). Kuptimi i

vetëm i fag është pra ‘barishte’.

Këtu është e nevojshme të thellohemi në shpjegimin e disa aspekteve

historike, dialektore dhe semantike të burimit të hamendësuar fango dhe

fang/fëng të shqipes. Në italishte fango është huazim nga gotishtja fani.

Është një fjalë e gjuhës së folur; si rrjedhojë një kalim i hamendësuar i saj

në shqipe do të ketë ndodhur në rrugë gojore. It. fango dëshmohet për herë

të parë në të shkruar bë shekullin XIV. Nuk është një huazim që i takon

vetëm truallit gjuhësor të italishtes (khs, edhe lombardishten fanga). Ajo

shfaqet edhe në provencalishten fanc, fanha, fr. e vj. faing, fr. mod. fagne,

katalanisht fang, spanjisht fango. Përhapja e saj përkon me përhapjen

territoriale të fiseve vizigote ndërmjet shekujve IV–VI e.r. Në këtë

kontekst është me vend të përmendet se gotët u vendosën dhe qëndruan

për rreth një shekull e gjysmë në trevat ballkanike, pasi shpërthyen limes-

in e Perandorisë Romake në rrjedhën e poshtme të Danubit, gjatë Luftës

Gotike në vitet 376–382 e.r. Teorikisht mund të hamendësohet hyrja e got.

fani në latinishten ballkanike në këtë periudhë. Përmes ndërmjetësimit të

latinishtes mund të shpjegohet epenteza e g-së në fango < fani (khs. it.

vengo/prov. venc < lat. venio) dhe nga latinishtja kjo fjalë mund të ketë

hyrë në (para)shqipe. Mungesa e saj në rumanishte nuk është një argument

a priori kundër kësaj hipoteze: shqipja përmban jo pak latinizma që nuk i

ka rumanishtja.

Edhe zhvillimi kuptimor, nga ‘baltë’ në ‘bar i ashpër, barishte që

rritet në toka me baltë; hi’ dhe mbizotërimi i kuptimit ‘bar i ashpër, i keq’

në shumë të folme të shqipes, nuk është krejt pa probleme, por gjithsesi i

gjasshëm.

Ndërsa fang e fànag ‘baltë, llucë’ e të folmeve malazeze të Budvës

dhe Kotorit (të cilat nuk shfaqin asnjë lloj zhvillimi semantik në krahasim

me burimin e hamendësuar etimologjik fango) janë pas të gjitha gjasave

italianizma, ose më mirë venecianizma, që kanë hyrë në të folmet vendase.

Nëse fillimi i shekullit XIV duhet kundruar si terminus post quem i

hyrjes dhe përhapjes së italianizmave në gjuhën shqipe, është mjaft e

vështirë të pajtohet kjo datë me zhvillimet fonetike dhe kuptimore dhe

përhapjen e vetë fjalës në të folmet e ndryshme të shqipes, e cila duhet të

jetë kryer përpara diferencimit të të dyja grupeve kryesore të dialekteve

në gjuhën shqipe (a-së së theksuar hundore të gegërishtes i përgjigjet ë-ja

e theksuar e toskërishtes), pra mjaft përpara vitit 1300. Fjala fang/fëng

Page 54: Revistë shkencore - kulturore tremujore Viti XXIII 2018 Nr ... · Shtrirja dhe ndikimi i kësaj gjuhe kishte shkuar aq larg, sa që në trojet e sunduara nga Perandoria Osmane, njohja

54 Lafe

shfaq një zhvillim fonetik dhe kuptimor që është tipik për shtresën e

latinizmave dhe rrjedhimisht ka pak gjasa që kjo fjalë të vijë nga it. fango.

Mbi bazën e të dhënave të deritanishme nuk është e mundur të shprehemi

me siguri për prejardhjen e kësaj fjale, por është e mundur të hidhet poshtë

me siguri prejardhja nga italishtja. E mundshme është një prejardhje nga

latinishtja vulgare fango. Në këtë rast fjala ka hyrë në shqipe pas shekullit

V e.r. dhe me siguri përpara vitit 1000.

Për arsyet e parashtruara më sipër është e vështirë që LËVROJ/LËROJ

(geg. LAVROJ) të renditet ndër italianizmat e shqipes. Kjo fjalë dëshmohet

që më 1555, tek Buzuku, dhe shfaqet në mënyrë të qëndrueshme në të dyja

grupet dialektore të shqipes. Miklosich-i sheh këtu një latinizëm (nga

laborare), po kështu edhe Weigand-i (Weigand, 1914: 48) e Tagliavini

(Tagliavini 1937: 175). G. Meyer (Meyer 1891: 244) anon nga një

italianizëm (nga lavorare). Për Joklin (Jokl 1940, Arch. Rom. XXIV: 31)

LËROJ vjen nga latinishtja e LËVROJ nga italishtja, për shkak të ruajtjes së

grupit bashkëtingëllor -vr-; kështu edhe Topalli (Topalli 2017, s.v.),

ndërsa Çabej (në SE V: 231–232) pajtohet me Joklin vetëm për

etimologjinë e lëvroj. Zhvillimi fonetik dhe përhapja dialektore lënë të

hamendësohet që kjo folje ka hyrë në gjuhën shqipe para ndarjes

dialektore të shqipes, mjaft më herët se viti 1300, i hamendësuar si

terminus post quem për italianizmat. Për më tepër, qenia në të folmen e

Gjirokastrës e mbiemrit e lëvruame (ditë e lëvruame ‘ditë pune’, jo *e

lëruame)6, me pjesore me prapashtesën -më (khs. në toskërishten e vjetër

e mbësuame nga mësoj, po ashtu edhe Bekuama ‘emri i një kishe-shpellë

në fshatin arbëresh San Marzano di San Giuseppe’, nga bekoj), përfaqëson

një tipar arkaik të toskërishtes. Sipas gjithë gjasave zëvendësimi i këtyre

trajtave të pjesores në toskërishte me trajtat e sotme do të ketë qenë i kryer

në periudhën e hyrjes së italianizmave të para në gjuhën shqipe 7 . Si

rrjedhim lëvroj/lavroj ka hyrë në shqipe përpara këtij caku (përndryshe do

të kishim *ditë e lëvruar në toskërishten e Gjirokastrës. Gjithashtu vlen të

theksohet se forma e lëvruame ruan kuptimin parak, të gjerë ‘punoj’, të

latinishtes lāborare, ndryshe nga lavroj/lëvroj, ku kuptimi ngushtohet në

‘punoj tokën’. Vetëm kriteri fonetik i ruajtjes së grupit bashkëtingëllor -

vr- nuk është i mjaftueshëm për të renditur lëvroj/lavroj ndër italianizmat

e shqipes. Ka gjasa që në latinishten ballkanike (e cila siç është pohuar

6 Shaban Demiraj, Gramatikë historike e gjuhës shqipe (Tiranë, 1986, f. 938) e citon si

kumtim gojor nga ana e Eqrem Çabejt. Khs. në të folmen e Zagorisë (rrethi i Gjirokastrës):

ditë e lëvré (‘ditë e zakonshme pune, d.m.th. jo e kremte kishtare – kumtim nga Drita

Harito dhe Stefan Bulo), që parakupton një formë *e lëvreme. 7 Për moshën mjaft të hershme të bjerrjes së pjesoreve me prapashtesën -më në

toskërishten khs. Sh. Demirajn në vendin e cituar më lart.

Page 55: Revistë shkencore - kulturore tremujore Viti XXIII 2018 Nr ... · Shtrirja dhe ndikimi i kësaj gjuhe kishte shkuar aq larg, sa që në trojet e sunduara nga Perandoria Osmane, njohja

Disa saktësime lidhur me përcaktimin e italianizmave në gjuhën shqipe 55

shpesh ka ardhur nga të folmet latine të Italisë së Jugut)8, të ketë ekzistuar

që në krye të herës një formë me fërkimoren v (lavorare) në vend të

mbylltores b tek lāborare: në fakt spirantizimi b→v ndeshet në të folmet

e jugut të Italisë dhe dëshmohet që te mbishkrimet e Pompeit.

Prania e qëndrueshme e LAVROJ/LËVROJ/LËROJ në të gjitha të folmet

e shqipes parakupton një kontakt gjuhësor intensiv, të ngjashëm me atë të

latinishtes mbi parashqipen. Nga ana tjetër ekzistenca e LAVËR ‘puna e

bujkut në arë; aq sa lëron një pendë qe brenda një dite’ (vetëm në

gegërishte) e ndërlikon edhe më tej tablonë. Çabej e lidh lavër me lavar,

lavare ‘kapistër’ (e pranishme edhe në toskërishte duke e afruar me var)

dhe hamendëson një prejardhje prejemërore lavroj/lëvroj nga lavër;

megjithatë ai nuk shprehet me siguri për etimologjinë e lavroj/lëvroj, duke

i lënë të hapura të dyja mundësitë dhe duke përfunduar se prejardhja

romane është e gjasshme, por jo e sigurt. Ndërsa Topalli (Topalli 2017,

s.v.) sheh tek lavër një formë prapavajtëse nga lavroj, duke mos pranuar

përfundimin e Çabejt.

Me interes është fjala NETULL ‘emri i një bime që përdoret për të bërë

fshesa; krahin. fshesë’. Çabej (SE VI: 48) miraton etimologjinë e

Cordignano-s (Cordignano, 1934: 127), i cili sheh në fjalën shqipe një

venecianizëm nga *netola, nga netar ‘pulire’. Por një fjalë *netola nuk

dëshmohet në venecianishte dhe ka pak gjasa që netull të jetë krijuar

brenda shqipes nga netar e venecianishtes, duke u renditur në radhën e

emrave më -ull të shqipes.

Në këtë kontekst përbëjnë një fakt domethënës rum. mătură dhe

arum. metură ‘fshesë; emri i disa bimëve që përdoren për të bërë fshesa’,

të cilat i përgjigjen fonologjikisht shqipes netull. Puşcăriu sheh këtu një

huazim nga sllavishtja metla në rumanishte dhe në shqipe, mendim ky i

hedhur poshtë nga Çabej. Vătăşescu (Vătăşescu 1997: 184) pajtohet me

Brâncuş-in (Brâncuş 1983: 142), i cili shprehet në të mirë të prejardhjes

autoktone si për shqipen ashtu edhe për rumanishten, duke vënë në dukje

përputhjen ndërmjet emrit të sendit dhe të bimës në të dyja gjuhët. Por

përputhja e emrit të sendit dhe të bimës në shqipe dhe rumanishte nuk e

përjashton prejardhjen nga sllavishtja për këto dy gjuhë, ndërsa e

përjashton qartësisht ndikimin e venecianishtes. Prejardhja nga sll. e vj.

*мeтълa (khs. bullg. maqed. skr. метла, rus. метла́, ‘fshesë’ nga sll. e

vj. *мeтълa, pra është fjalë e mbarë sllavishtes), mbetet zgjidhja më e

gjasshme për shqipen dhe rumanishten si nga ana fonetike, ashtu edhe nga

8 Khs. për këtë Pellegrini 1992: 113: “…il principale serbatoio di voci latine per la

Penisola balcanica, passate sull’altra sponda, è senza dubbio costituito dall’Italia

meridionale…” (rezervuari kryesor i fjalëve latine për Gadishullin Ballkanik ka qenë pa

dyshim Italia e jugut).

Page 56: Revistë shkencore - kulturore tremujore Viti XXIII 2018 Nr ... · Shtrirja dhe ndikimi i kësaj gjuhe kishte shkuar aq larg, sa që në trojet e sunduara nga Perandoria Osmane, njohja

56 Lafe

ana e zhvillimit kuptimor: ‘fshesë’ > ‘bimë që përdoret për të bërë

fshesa’9.

Emri MUR, i cilësuar herë si latinizëm e herë si italianizëm, bën pjesë

në rastet e diskutueshme etimologjike. Kjo fjalë dëshmohet që tek

Buzuku; Bardhi përkthen me mur si lat. mūrus ‘mur’, ashtu edhe paries

‘faqe muri’. Gjendet në të gjitha të folmet e shqipes, përveç atyre të

gegërishtes lindore (Kukës, Kosovë, Dibër), ku në vend të tij shfaqet

sllavizmi zid (ashtu si edhe në rumanishte, ku përkundrazi mungon forma

vijuese e lat. mūrus). Përhapja dialektore është një tregues lashtësie që

shtrihet në kohë përpara fillimit të ndikimit të italishtes mbi gjuhën shqipe.

Duke u mbështetur në kriterin fonetik mur është konsideruar si

italianizëm 10 për shkak të ruajtjes së u-së (në latinizmat e shqipes ū

zakonisht zëvendësohet nga y; khs. gjymtyrë < iūnctūra, yndyrë <

unctūra). Por në lidhje me këtë duhet përmendur se gjatësia zanore në

latinishte ka humbur në një periudhë të hershme dhe si pasojë mur mund

t’i përkasë një shtrese më të vonë të latinizmave/romanizmave.

Në përfundim mund të thuhet se midis latinizmave dhe italianizmave

të shqipes është e mundur të veçohet një shtresë e ndërmjetme

romanizmash, të cilat janë shfaqur në gjuhën shqipe përpara fillimit të

ndikimit të italishtes/venecianishtes. Është e mundur të hamendësohet që

në këtë rast kemi të bëjmë me fjalë të varieteteve të romanishtes së folur

në bregun lindor të Adriatikut, ku këto varietete vijuan të fliteshin pa

ndërprerje edhe pas rënies së Perandorisë Romake, deri në shekullin XIV.

Këto fjalë kanë hyrë në gjuhën shqipe përpara fillimit të kontakteve

gjuhësore me italishten/venecianishten e mirëfilltë. Në këtë kontekst

pohimi i Çabejt, i cituar në fillim të këtij artikulli, duhet plotësuar duke u

shtuar italianizmave romanizmat ballkanike që shfaqin të njëjtat tipare me

gjuhën e folur (volgare) në Gadishullin Apenin, nga e cila më vonë do të

lindë italishtja. Përveç kësaj është e nevojshme të rishikohen të gjitha ato

fjalë që janë përcaktuar në të shkuarën si italianizma të lashta të shqipes,

por prejardhja latine/romane e tyre nuk qëndron (si p.sh. netull).

2.

Edhe përcaktimi i italianizmave që kanë hyrë në gjuhën shqipe duke

u nisur nga gjysma e dytë e shek. XIX paraqet disa probleme. Në

Dizionario epirotico-italiano (1875), të botuar me Alfabetin e

9 Në maqedonishten e zonës së Prespës (Pustec) kemi mundur të përcaktojmë për këtë

fjalë kuptimin e bimës që shërben si fshesë/nga e cila bëhet fshesa, dhe të vetë fshesës. 10 Kështu Meyer 1891: 291, Helbig 1903: 58, Weigand 1914: 58 e Topalli 2017 s.v. Sipas

Miklosich-it këtu kemi të bëjmë me një latinizëm. Çabej luhatet ndërmjet latinizmit dhe

italianizmit, gjithsesi në analizën e tij duket se mbizotëron kriteri fonetik e për këtë arsye

e kundron fjalën mur më tepër si italianizëm.

Page 57: Revistë shkencore - kulturore tremujore Viti XXIII 2018 Nr ... · Shtrirja dhe ndikimi i kësaj gjuhe kishte shkuar aq larg, sa që në trojet e sunduara nga Perandoria Osmane, njohja

Disa saktësime lidhur me përcaktimin e italianizmave në gjuhën shqipe 57

Propagandës (Fide) 11 , të françeskanit Francesco Rossi da Montalto

Ligure, shfaqen, në mënyrë befasuese për kohën e botimit, disa fjalë

diturore si: estetik, etik, etimologìi, geodesìi, geografìi, geologìi,

geomanzìi, ideologìi, idrofobìi, idrografìi, kategorìi, kosmografìi,

kosmologìi, kosmopolìt, pluràl etj. Këto fjalë janë përfshirë të gjitha, pa

diskutim e në mënyrë jokritike, si italianizma në Italianismi nella lingua

albanese (Dashi 2013)12. Në Fjalorin e Rossi-t shfaqet si fjalë e shqipes

edhe geoponìk ‘bujk’, nga it. geoponico, fjalë diturore me përdorim të

rrallë në italishte, që nuk është hasur ndonjëherë në shqipe dhe nuk është

përfshirë nga Dashi ndër italianizmat e shqipes. Nga këndvështrimi

historik-gjuhësor këtu bëhet fjalë për anakronizma, duke qenë se këto fjalë

do të shfaqen dhe do të rrënjosen në shqipen e shkruar (jo të gjitha) vetëm

pas vendimeve të Komisisë Letrare të Shkodrës (1916–1918).

Për të sqaruar arsyen e shfaqjes së këtyre anakronizmave tek

Dizionario epirotico-italiano i Rossi-t është i nevojshëm një shqyrtim i

shpejtë i historisë së shqipes së shkruar. Tradita e shkrimit në gjuhën

shqipe fillon me letërsinë katolike të Veriut, me Buzukun më 1555, dhe

vijon përgjatë dy shekujve pasardhës. Gjatë shekullit XVIII ajo dobësohet

deri sa pushon së ekzistuari. Ndërmjet fundit të shekullit XVIII dhe

fillimit të shekullit XIX vërehen përpjekje individuale gjuhësore dhe

letrare të intelektualëve shqiptarë, por vetëm pas Lidhjes së Prizrenit

(1878–1881) merr hov dhe zhvillohet jeta kulturore kombëtare, hapen

shkollat në gjuhën shqipe, lulëzon letërsia dhe zë fill përpunimi dhe

pasurimi i gjuhës. Një pamje të besueshme të leksikut të shqipes ndërmjet

shekujve XIX–XX na japin Fjalori i gjuhës shqipe i Kristoforidhit (1904)

dhe Fjalori i Shoqërisë “Bashkimi” të Shkodrës (1908), vepra të

domosdoshme për çdo lloj studimi dhe hulumtimi leksikologjik në lëmin

e albanologjisë.

Është e qartë pra se fjalët e cituara më lart nga Fjalori i Rossi-t nuk

mund të kishin qenë në përdorim në gjuhën shqipe përpara vitit 1875.

Është po ashtu e vërtetë se në gjysmën e dytë të shekullit XIX në Shkodër,

në kuadrin e Kultusprotektoratit austro-hungarez, u hapën shkollat e

drejtuara nga françeskanët (e para në Gjuhadol, më 1861) dhe jezuitët, në

përgjithësi shtetas austro-hungarezë me kombësi italiane. Megjithatë në

procesin mësimor dhe në vetë tekstet e përdorura në Shkodër

11 Bëhet fjalë në thelb për drejtshkrimin e italishtes të përshtatur për gjuhën shqipe (c e g

shqiptohen paraqiellzore, [ʧ] e [ʤ], ose grykore, [k] e [g], në varësi të fonemës pasuese,

si në italishte; gn përdoret për fonemën [ɲ], z shqiptohet gjithnjë [ts]), dhe të plotësuar me

pesë shenja të veçanta për të shprehur fonemat që nuk mund të shprehen me shkronjat

latine. 12 Në Fjalësin (Lemmario) e këtij botimi këto fjalë janë sjellë në formën e sotme

(gjeografi, estetikë, gjeodezi, gjeologji, ideologji ecc.) dhe konsiderohen si italianizma që

janë shfaqur në gjuhën shqipe më 1875.

Page 58: Revistë shkencore - kulturore tremujore Viti XXIII 2018 Nr ... · Shtrirja dhe ndikimi i kësaj gjuhe kishte shkuar aq larg, sa që në trojet e sunduara nga Perandoria Osmane, njohja

58 Lafe

mbizotëronte italishtja (shqipja si lëndë shkollore do të hyjë në programet

arsimore vetëm nga fundi i shekullit XIX, ndërsa tekstet në gjuhën shqipe

do të shfaqen më vonë), dhe ka pak gjasa që këto fjalë të kenë qenë në

përdorim në atë kohë, kur ende nuk kishte një prodhim letrar të

qëndrueshëm në gjuhën shqipe. Vetë Rossi nuk na ndihmon të kuptojmë

më tepër në këtë pikë; nga faqja e parë e fjalorit mësojmë se “Fjalori u

hartua duke u mbështetur në Fjalorët e Tafani-t, Trinchèra-s e të tjerë”. Në

parathënie, ndërsa autori përshkruan vështirësitë që kishte hasur “...pa

mundur të gjeja libra përmes të cilëve të mundja të mësoja gjuhën”, duke

pohuar se “në këtë Fjalor gjenden të gjitha fjalët e nevojshme për të folur

dhe kuptuar gjuhën që flasin sot shqiptarët”, mungon çdo lloj informacioni

për burime të mundshme leksikore që mund të ketë përdorur për të hartuar

Fjalorin, përveç përmendjes së Fjalorit italisht-shqip (Dittionario

italiano-albanese) të Francesco Maria da Lecce-s (1702). Për më tepër,

fjalët diturore të cituara më sipër në Fjalor shfaqen me një shpjegim të

shkurtër në shqip, siç bëhet në fjalorët e thjeshtë njëgjuhësh:

GEOGRAFÌI, ‘die e dhéut’ - geografia

ESTETÌK ‘t’gnoftunit e t’miirit’ - estetica

ETÌK ‘die e vessèvet’ - etica

GEODESÌI ‘die per me maat e me daa dheen’ - geodesia

GEOLOGÌI ‘die e dhéut’ - geologia

IDEOLOGÌI ‘die e mèndes’ - ideologia

IDROFOBÌI ‘turbim’ - idrofobia,

IDROGRAFÌI ‘die uit’ - idrografia

KATEGORÌI ‘rènd, riiesct’ - categoria

KOSMOGRAFÌI ‘die e dhéut’ - cosmografia

KOSMOLOGÌI ‘die e ligiavet dyrgnàâs’ - cosmologia

KOSMOPOLIT ‘nier i scékullit’ - cosmopolita

Nuk ndodh kështu me fjalë të gjuhës së folur ose me përdorim të

shpeshtë, të cilat janë renditur në fjalor pa u shoqëruar me shpjegim në

gjuhën shqipe, natyrisht për shkak se në rastin e tyre nuk ka vështirësi

kuptimore. Vocabolario della lingua epirotica-italiana i Rossi-t me siguri

ka qarkulluar në mjediset e ngushta të shkollave dhe gjimnazeve

françeskane dhe jezuite në Shkodër, por nuk ka njoftime mbi receptimin

e tij nga publiku shqiptar dhe mbi përdorimin real të këtyre fjalëve në

prodhimin letrar të shqipes së kohës. Këto fjalë, që për këtë arsye duhen

përkufizuar si anakronizma, nuk shfaqen në fjalorët e Kristoforidhit

(1904) e të Bashkimit (1908) 13 , të përmendur më sipër, por as në

13 Në Fjalorin e Bashkimit shfaqet p.sh. dheshkrojë, formë e gegëzuar e neologjizmit

dheshkronjë të krijuar nga S. Frashëri sipas modelit të gr. vj. geographìa; tek i njëjti fjalor

Page 59: Revistë shkencore - kulturore tremujore Viti XXIII 2018 Nr ... · Shtrirja dhe ndikimi i kësaj gjuhe kishte shkuar aq larg, sa që në trojet e sunduara nga Perandoria Osmane, njohja

Disa saktësime lidhur me përcaktimin e italianizmave në gjuhën shqipe 59

Etymologisches Wörterbuch der albanesischen Sprache (1891) të Gustav

Meyer-it e as në Die italienischen Elemente im Albanesischen (1903) të

Helbig-ut.

Termat diturorë me karakter të përgjithshëm që vijnë nga gjuhët

klasike do të pranohen e do të zënë një vend të qëndrueshëm në

përdorimin gjuhësor të shqipes vetëm pas vendimit të Komisisë letrare të

Shkodrës, e cila u mblodh ndërmjet viteve 1916–1918 për të përcaktuar,

ndër të tjera, edhe terminologjinë letrare, shkencore dhe administrative të

gjuhës shqipe. Në shkurt 1917 Komisia vendosi që: “Termat e

përgjithshëm të ditunis të rrjedhuna prej gjuhvet klasike e qi kanë marrë

sot nji ngjyrë ndërkombtare, tue qenë të pranueshme në të gjitha gjuhët e

Europës do të pëlqehen edhe në gjuhën shqipe ndën trajtën, qi i përket

karakterit të gjuhës”14. Që nga ajo kohë në gjuhën shqipe hynë dhe zunë

vend të qëndrueshëm në përdorim qindra fjalë e terma nga leksiku dituror

me prejardhje klasike i gjuhëve europiane perëndimore, duke nxjerrë nga

përdorimi edhe disa neologjizma të arrira, si dheshkronjë ‘gjeografi’ ose

gjithëmësime ‘universitet’. Italishtja në këtë mes nuk përfaqëson gjuhën

dhënëse, gjuhën që i ka përcjellë shqipes këto fjalë, por njërën nga gjuhët

europiane të kulturës, gjuhën më të afërt gjeografikisht dhe fonetikisht me

shqipen, e cila, së bashku me frëngjishten, kanë ndikuar fort në formimin

e shtresës së leksikut dituror, duke i dhënë shkas formimit të fjalëve dhe

termave diturorë, shkencorë, juridikë, administrativë etj, me prejardhje

nga gjuhët klasike në formën e sotme në gjuhën shqipe.

Përfshirja e fjalëve diturore të cituara më sipër në Fjalorin e Rossi–t

duhet vlerësuar si një përpjekje për të mbushur zbrazëtinë thuajse tërësore

që ekzistonte në lëmin e leksikut dituror me prejardhje klasike nga gjuhët

perëndimore në shqipen e kohës, duke përshtatur për këtë qëllim fjalët

përkatëse të italishtes në strukturën fonetike e morfologjike të

shkodranishtes. Citimi i këtyre fjalëve në formën e sotme dhe përcaktimi

i tyre si italianizma të dëshmuara në shqipe më 1875 është

metodologjikisht i gabuar dhe nuk i përgjigjet së vërtetës faktike.

Së fundi është e gabuar dhe e papranueshme, për arsyet e mësipërme,

përfshirja tek italianizmat e shqipes (gjithnjë tek Dashi 2013) e një vargu

të gjatë fjalësh diturore me burim nga gjuhët klasike ose që janë formime

diturore të gjuhëve europiane prej brumit të gjuhëve klasike, si p.sh. fjalët

e formuara nga demo- (demokraci etj.), drama- (dramaturgji, dramaturg

etj.), alkool, alkoolizëm, antropofag, antropolog, antropologji,

antropomorf, antroponimi, antroponimik, apogje, apologji, apendicit,

nuk përmendet asnjë nga format e cituara më lart nga Dizionario epirotico-italiano i

Rossi-t. 14 Laimet e Komisis Letrare Shqipe në Shkodër, Numër 1, Kallënduer 1918, Vjet I, cit.

sipas Osmani 2009: 255.

Page 60: Revistë shkencore - kulturore tremujore Viti XXIII 2018 Nr ... · Shtrirja dhe ndikimi i kësaj gjuhe kishte shkuar aq larg, sa që në trojet e sunduara nga Perandoria Osmane, njohja

60 Lafe

arabist, arabizëm, arkeolog, arkeologji, arkeologjik, aritmetikë, asteroid,

atmosferë, atom, autoktoni, diagonal, dialog, cilindër, dinamik,

dinamizëm, dinozaur, ekonomi, ekonomik, elasticitet, elefant, elementar,

empirizëm, enciklopedi, enciklopedik, energji, energjetik, enklitik, epik,

episod, feudalizëm, filolog, filologji, filologjik, filozof, filozofi, filozofik,

fonemë, fonetik, fonologji, fonologjik, formalizëm, globalizëm, idealizëm,

imperializëm, klimë, klimatologji, komunizëm, oqean, oqeanografi,

pitekantrop, satrap, socializëm, socialist etj. ose terma specifike të

mjekësisë, si aerofagji, distrofi, distrofik, ekografi, dhe madje edhe fjalë

si albanologji e albanologjik 15 . Këto janë fjalë që vijnë nga leksiku

dituror, me prejardhje klasike, i gjuhëve europiane, të pranuara në shqipe

“ndën trajtën, qi i përket karakterit të gjuhës”. Aq më pak mund të

konsiderohen italianizma fjalë me prejardhje orientale ose islamike, si

emir, kalif e kalifat16. Ndërsa janë italianizma fluoreshencë, fluoreshent,

inkandeshent, lumineshencë, lumineshent etj. për shkak të shqiptimit me -

sh- të grupit bashkëtingëllor të latinishtes -sc-.

Në mbyllje mund të thuhet se ndikimi gjuhësor i italishtes mbi

shqipen mbetet një çështje komplekse dhe e hapur ndaj përfundimeve të

reja, si ndaj punës së kryer në të shkuarën, ashtu edhe ndaj gjendjes së

sotme të kërkimeve në këtë fushë.

BIBLIOGRAFI:

BASHKIMI 1908: Fialuer i Rii i Scypés, Perbâam Préi Shocniét t’Bashkimit, Shkodër;

Ribotim Fjalori i Bashkimit, Prishtinë, Rilindja 1978.

BOERIO 1867: Boerio, G., Dizionario del dialetto veneziano (Terza Edizione

aumentata e corretta), Venezia, Reale Tipografia di Giovanni Cecchini.

BRÂNCUŞ 1983: Brâncuş, Grigore, Vocabularul autohton al limbii române,

Bucureşti.

CORDIGNANO, 1934: Dizionario albanese-italiano e italiano-albanese (il nuovo

Jungg), Parte Albanese-Italiana. Milano.

ÇABEJ 1974: Çabej, Eqrem, “Karakteristikat e huazimeve latine në gjuhën shqipe”.

Studime filologjike (SF) 28(11)/1974, 2, 13-53.Tiranë.

ÇABEJ 1976–2006: Çabej, Eqrem, Studime etimologjike në fushë të shqipes (SE), Vol

I–VII, Tiranë, 1976–2014.

15 Për një kuadër të plotë shih passim Lemmario, në Dashi 2013. 16 Po atje, passim.

Page 61: Revistë shkencore - kulturore tremujore Viti XXIII 2018 Nr ... · Shtrirja dhe ndikimi i kësaj gjuhe kishte shkuar aq larg, sa që në trojet e sunduara nga Perandoria Osmane, njohja

Disa saktësime lidhur me përcaktimin e italianizmave në gjuhën shqipe 61

DASHI 2013: Dashi, Brunilda. Italianismi nella lingua albanese, Roma, Nuova

Cultura.

DEUSCH 2009: Deusch, Engelbert, Das k.(u).k. Kultusprotektorat im albanischen

Siedlungsgebiet in seinem kulturellen, politischen und wirtschaftlichen Umfeld.

Wien, Köln, Weimar, Böhlau.

FGjSh 1954: Fjalor i gjuhës shqipe, Tiranë.

FGjSSh 1980: Fjalor i gjuhës së sotme shqipe, Tiranë.

JORGAQI 1992: Jorgaqi, Kristina, “Sprovë për identifikimin e huazimeve leksikore

italiane në shqipen e sotme letrare”, në: Studime filologjike 46(29)/1992, 1-4, 55-66.

LAFE 1998–1999: Lafe, Genc, “Der italienische Einfluß auf das Albanische. Erster

Teil – Allgemeine Erörterungen”, në: Ponto-Baltica 8–9, 1998–1999, 47–172.

LAFE 2000: Lafe, Genc, “Der italienische Einfluß auf das Albanische. Zweiter Teil –

Wörterbuch der Italianismen im Albanischen”, në: Ponto-Baltica 10, 2000, 31-120.

MEYER 1891: Meyer, Gustav, Etymologisches Wörterbuch der albanesischen

Sprache, Straßburg, Trübner.

HELBIG 1903: Helbig, Robert, Die italienischen Elemente im Albanesischen,

Inaugural-Dissertation, Leipzig, Johann Ambrosius Barth.

JOKL 1927: Jokl, Norbert: “Balkangermanisches und Germanisches im

Albanischen”. në: Festschrift der 57. Versammlung deutscher Pholologen und

Schulmänner in Salzburg vom 25. bis 29. September 1929. Baden, 1929, 105–137.

JOKL 1940: Jokl, Norbert: Zur Erforschung der albanischen Mundart von Borgo

Erizzo in Dalmazien. Arch. Rom. XXIV 1, 1940, 5–41.

MANN 1948: Mann, St. E. An historical Albanian-English Dictionary, London - New

York -Toronto.

MIGLIORINI 1978: Migliorini, Bruno, Storia della lingua italiana, Sansoni, Firenze.

MIKLOSICH 1870: Miklosich, Franz, Albanische Forschungen II: Die romanischen

Elemente im Albanischen, Wien, K. Akademie der Wissenschaften.

OREL 2008: Orel, Vladimir, Albanian Etymological dictionary, Leiden – Boston -

Köln, Brill.

OSMANI 2009: Komisia letrare shqipe në Shkodër (1916-1918). Universiteti i

Shkodrës “Luigj Gurakuqi”. Shkodër.

PELLEGRINI 1992: Pellegrini, Giovan Battista, Ricerche linguistiche balcanico-

danubiane, Roma, La Fenice Edizioni.

ROSSI DA MONTALTO 1875: Rossi Da Montalto Ligure, Francesco: Vocabolario della

lingua epirotica-italiana, Roma, Tipografia poliglotta della s.c. di Propaganda Fide.

SCHMITT 2001: Jens Schmitt, Oliver, Das venezianische Albanien (1392-1479).

München, Oldenbourg.

TAGLIAVINI 1937: Tagliavini, Carlo, L’albanese di Dalmazia. Contributi alla

conoscenza del dialetto ghego di Borgo Erizzo presso Zara. Firenze.

TOPALLI 2017: Topalli, Kolec, Fjalor etimologjik i gjuhës shqipe, Tiranë, Botimet

albanologjike.

VĂTĂŞESCU 1997: Vătăşescu, Cătălina, Vocabularul de origine latină din limba

albaneză în comparaţie cu româna, Institutul român de tracologie, Biblioteca

Thracologica, Bucureşti.

VICARIO 1992-1993: Vicario, Federico, L’influsso lessicale veneto nell’albanese,

Balkan-Archiv 17/18, 185-232.

WEIGAND 1914: Weigand, Gustav, Albanesisch-deutsches und deutsch-

albanesisches Wörterbuch. Leipzig.

Page 62: Revistë shkencore - kulturore tremujore Viti XXIII 2018 Nr ... · Shtrirja dhe ndikimi i kësaj gjuhe kishte shkuar aq larg, sa që në trojet e sunduara nga Perandoria Osmane, njohja

Perla, vëllimi 82, numri 2, 2018

Jolanda Lila, studiuese.

© Fondacioni Kulturor Iranian “Saadi Shirazi”

Jolanda LILA

VEÇORITË DOKUMENTARE DHE POETIKE

NË DITARËT E BURGJEVE KOMUNISTE

Fjalë çelës: ditar, ditar burgu, kujtime, shkrim autobiografik, poetikë,

dëshmi.

Ditarë me përjetime vetjake të letrarizuara

Koncepti i përgjithshëm i ditarit shënjon një zhanër narrativ në të

cilin shkruesi regjistron ngjarje të jetës dhe të botës përreth tij në një formë

krejt intime dhe jo për qëllime botimi a ndarjeje me të tjerët. Megjithatë,

prej shekullit XVII, ditari (edhe në rastet kur ka qenë krejt intim) ka gjetur

pranim të përgjithshëm si një ndër llojet më të veçanta dhe tërheqëse të

letërsisë dokumentare. Çfarë e bashkon dhe çfarë e ndan prej elementit

dokumentar këtë zhanër? Si mundet që arti i fjalës, pra letërsia, e cila ka

në thelb fiksionin, të ketë njëherësh edhe dëshminë dokumentare për

kohën, njerëzit, vendet e ngjarjet? Cili është kufiri ndarës mes poetikës

dhe jopoetikës? 1 Përgjigjet nuk mund të jenë të përpikta, edhe pse

1 Sipas Roman Jakobson: Poetikja është e pranishme, kur fjala ndihet si fjalë, dhe jo

vetëm si paraqitje e objektit të quajtur prej saj ose si hedhje emocionesh, kur fjala me

kompozimet e saj, me semantikën e saj, me formën e brendshme dhe të jashtme përfton

gjithçka dhe vlerën në vetvete – në vend që në mënyrë indiferente t’i qëndrojë realitetit.

Përse është e domosdoshme kjo? Përse është e domosdoshme të nënvizohet veçanërisht

ai fakt, që shenja nuk korrespondon me objektin? Sepse përveç ndërgjegjes së

drejtpërdrejtë të identitetit të shenjës dhe objektit (A=A) ka të domosdoshme ndërgjegjen

e drejtpërdrejtë joadekuate të këtij identiteti (A nuk është A). Shkaku sipas të cilit është

materializuar kjo antinomi, fakton atë që, pa kundërshtime nuk ekziston ideja e

mobilitetit, ligji i mobilitetit dhe lidhja ndërmjet idesë dhe shenjës bëhet automatikisht.

Page 63: Revistë shkencore - kulturore tremujore Viti XXIII 2018 Nr ... · Shtrirja dhe ndikimi i kësaj gjuhe kishte shkuar aq larg, sa që në trojet e sunduara nga Perandoria Osmane, njohja

Veçoritë dokumentare dhe poetike në ditarët e burgjeve komuniste 63

ekzistojnë një varg studimesh të kryera për zhanrin e ditarit, por me

rëndësi është që të kuptohet thelbi i dallimit që çdo vepër poetike është

një trillim i veshur me cohën e së vërtetës, ndërsa në rastin e ditarit dhe të

letërsisë dokumentare në përgjithësi kemi të vërtetën që estetizohet e,

njëkohësisht, bëhet dukuri universale.

Për këtë, studiuesi Michael Hinken e konsideron letërsinë

dokumentare si një zhanër letrar, i cili qëllimisht mjegullon raportin

mes faktit dhe fiksionit, duke pasur parasysh këto tri elemente: 1. Fiksioni

është autobiografik; 2. E vërteta në fiksion ka të bëjë me atë që autori do

ta bindë lexuesin që ta besojë, pra të fitojë besimin e lexuesit; 3. Lexuesi

zgjedh fiksionin për një lloj të caktuar të së vërtetës, që është gjendur

në jofiksion. (Hinken, 2006)

Është e rëndësishme të theksojmë se gjatë regjimit komunist në

Shqipëri, ditari njihej si zhanër dhe botohej gjithashtu, por në përgjithësi

lidhej me ngjarjet e Luftës Nacionalçlirimtare (përmendim këtu Ditari

partizan i Gaqo Kollumbit, Shtigjet e lirisë i Haki Stërmillit etj.) ose me

ngjarje të të ashtuquajturit revolucioni popullor, të cilat janë botuar nga

Enver Hoxha pas viteve ’70, në trajtën e kujtimeve të ditarit. Një qasje e

ngjashme mund të dallohet edhe në ditarin me kujtime Enveri ynë, shkruar

nga Ramiz Alia, që sheston të zbulojë, në të vërtetë të lartësojë, karakterin

e udhëheqësit përmes situatave të ndryshme jetësore. Pavarësisht se këta

libra quhen ditarë, nuk janë rrëfime për veten, siç parakupton vetë lloji,

pra që uni të jetë në plan të parë, por janë rrëfime për të tjerët, të cilët

shpesh heroizohen bashkë me kohën së cilës i përkasin. Më shumë sesa

ditarë, janë raporte të hartuara e të sajuara me paramendim për t’u botuar

nga puthadorë e arrivistë të regjimit.

Në këto kushte, është e vetëkuptueshme se zhanri i mirëfilltë i ditarit

ishte shumë pak i lëvruar gjatë viteve të diktaturës, për shkak të një lloj

vetëcensure mpirëse të autorëve, të cilët mendonin pasojat jetësore në rast

se shënimet e tyre zbuloheshin. Për këtë arsye, shumica e ditarëve janë

hartuar nga autorë të burgosur, të cilët, të nxitur nga nevoja për të shprehur

e për të komunikuar, gdhendën në kushte dhe me mjete ekstreme fakte e

përjetime të jetës së tyre pas hekurave. Ata kanë dëshmuar se liria është

më shumë gjendje shpirti sesa trupi, edhe pse jetuan në kushte çnjerëzore

dhe të izoluar, në ditarët e tyre spikat liria e të rrëfyerit, gjë që hedh dritë

mbi shumë probleme të kohës.

Odiseja e procesit të të shkruarit të këtyre krijimeve përbën metaforën

ekzistenciale të mbijetesës së tyre, që fillon me kodifikimet në fletore; të

shkruarit nëpër mjete rrethanore, si në: letrat e paketat e cigareve, thasët e

Ndërpritet aktiviteti dhe ndjenja e realitetit vdes. (Bazuar në përkthimin e Agron Tufës,

Ç’është poezia? – Jakobson, gazeta “Tema”, nr. 433, 18–19 nëntor 2001, f. 17–19).

Page 64: Revistë shkencore - kulturore tremujore Viti XXIII 2018 Nr ... · Shtrirja dhe ndikimi i kësaj gjuhe kishte shkuar aq larg, sa që në trojet e sunduara nga Perandoria Osmane, njohja

64 Lila

çimentos, copat e çarçafit, në opinga, gazeta (mbivendosja e shkronjave

në hapësirat boshe) ose dhe me bishtin e lugës, duke gdhendur muret e

qelisë shpesh në trajtë simbolesh a inicialesh. Përveç trajtës së shkruar,

krijimet ruheshin edhe përmes memorizimit, pra fillimisht krijoheshin me

mend e më pas i nënshtroheshin aktit të të shkruarit. Këtë na e dëshmon

edhe Visar Zhiti në hyrje të autobiografisë së tij në vargje “Hedh një kafkë

te këmbët tuaja”, në të cilën shprehet: Në fillim nuk i shkrova, por i krijova

me mend, mes mureve ciklopike të qelisë, në vetmi dhe në ankth. I thosha

dhe i thosha me vete që të sfidoja absurdin dhe tmerrin, hetuesinë dhe

boshin. (...) Guxova dhe ia mërmërita poezitë e mia ilegale mikut të

shkollës, Hasan Bajo. Në rastet më fatlume shkruheshin (me kode) në

fletore a në blloqe, madje duke i ndryshuar edhe kapakun / ballinën

përmes manovrave të ndryshme2.

Shumica e ditarëve të burgut rezulton të jenë shkuar nga poetë,

shkrimtarë e personalitete të kulturës, të cilët janë konsideruar si “të

burgosur politikë” dhe akuza që ka rënduar mbi ta, ka qenë për “agjitacion

dhe propagandë”, për “nxitje organizatash kriminale” etj. Këto akuza kanë

qenë surreale, sepse preteksti i vërtetë lidhej me frymën novatore dhe

moderne të veprimtarisë së tyre artshkruese a artbërëse.

Kategoritë kryesore të ditarëve të burgut

Ditarët e burgut në letërsinë shqipe vijnë, përgjithësisht, si pjesë e

letërsisë së kujtimeve3, shërbejnë si dëshmi të gjalla të fakteve e ngjarjeve

të ndodhura brenda mureve të burgut. Si një nga format e shprehjes në

psikoza të rënduara, ditarët e burgut do t’i klasifikonim në tri kategori:

- Kategoria e parë ka të bëjë me ditarët e burgut të shkruar gjatë ose

pas rënies së regjimit komunist. Kjo kategori përbën dhe pjesën më

përfaqësuese të ditarëve të burgut. Këta mund të quhen edhe ditarë

sekretë, pasi janë ruajtur me shumë vështirësi dhe përgjegjësi, sepse, nëse

zbuloheshin, përbënin rrezik të madh, ndoshta dhe fatal për atë që i kishte

shkruar. Si rrjedhim, në këtë kategori nuk përjashtohet edhe mundësia e

humbjes apo dhe e asgjësimit të tyre kur zbuloheshin nga administrata e

2 Përmendim Pjetër Arbnorin, i cili në një prej intervistave të tij shprehej se për të kryer

në burg përkthimin e veprës Historia e Anglisë, kishte marrë një kopertinë të librit të

Marksit Filozofia e mjerimit, duke e maskuar me lëkurën e tij të kuqe, kështu Historia e

Anglisë i kaloi me sukses disa kontrolle. 3 Është e rëndësishme të theksojmë se zhanri i ditarit dhe ai i kujtimeve janë dy zhanre të

ndryshme që nuk mund të identifikohen me njëri-tjetrin. Dallimi kryesor mes tyre është

se ditari përshkruan ngjarje të ditës, ndërsa kujtimet paraqesin ngjarje të përjetuara në të

kaluarën. Përveç distancës kohore të përjetimit të ngjarjeve, këto zhanre dallojnë

qartësisht edhe në pikëpamje të poetikës. Gjithsesi në këtë punim përmenden edhe disa

libra kujtimesh, duke u nisur nga fakti se zanafillën e tyre e kanë në shënimet e ditarëve

të mbajtur në burg.

Page 65: Revistë shkencore - kulturore tremujore Viti XXIII 2018 Nr ... · Shtrirja dhe ndikimi i kësaj gjuhe kishte shkuar aq larg, sa që në trojet e sunduara nga Perandoria Osmane, njohja

Veçoritë dokumentare dhe poetike në ditarët e burgjeve komuniste 65

burgjeve, por edhe nga vetë mbajtësit e këtyre shkrimeve mund t’i

asgjësonin për të shmangur pasojat.

Privimi i lirisë dhe kushtet çnjerëzore të shkrimtarëve të burgosur u

japin jetë çdo fjale, fraze, kujtimi e përjetimi, të shkruar në këta ditarë. Në

burgjet e Spaçit, Burrelit, Qafë-Barit etj., lindën shkrimet e tmerrit, e po

aty lindën edhe lexuesit e parë, po aq të rrezikuar sa vetë shkrimtarët.

Autorët më përfaqësues të këtij lëmi, janë: Visar Zhiti, Fatos Lubonja,

Petro Marko, Pjetër Arbnori etj. Pavarësisht nga emërtimi zhanror i veprës

së tyre, poezi, roman apo kujtime, pikënisja ka qenë gjithnjë e njëjtë:

zanafilla e tyre është ditari.

- Kategoria e dytë ka të bëjë me ditarët e shkruar në internim, në të

cilët paraqitet monotonia e jetës dhe vuajtjet e përditshmërisë së njerëzve

në kampe përqendrimi. Vlen të përmendim ditarin e së ndjerës Drita

Çomo4 , të titulluar Dritë që vjen nga humnera: ditar dhe poezi, me

parathënie nga Ismail Kadare, i cili shprehet se në ditarin e saj përcillet

bota shpirtërore e njeriut, një botë krejt e ndryshme nga ajo komuniste.

Vitet e saj të rinisë kishin kaluar nën kërcënimin e regjimit dhe të vdekjes

nga sëmundja, për këtë arsye ajo nuk shkruante dot haptas për të vërtetat

e hidhura që e mundonin, prandaj shkrimet e saj janë të cunguara nga

ankthi i kontrollit. Në rrëfimet e saj, të shkruara përmes një gjuhe të pasur

artistike, Drita e do jetën, e do letërsinë, shkrimin dhe leximin e saj. Ajo

e fillon ditarin me frazën Përsëri vendosa të shkruaj dhe sqaron se dy

fletoret e para të ditarit, ku kishte edhe mjaft poezi, i kishin humbur, duke

vërtetuar kështu edhe njëherë fatin e shumë ditarëve të tjerë.

Një tjetër dëshmi që vjen në trajtën e kujtimeve të internimit është

libri Larg dhe mes njerëzve, i autores Liri Lubonja. Në këtë libër paraqiten

përjetimet e saj që nga Festivali i 11-të i këngës në RTSH, ku përndiqet

bashkëshorti i saj, Todi Lubonja, e deri tek arrestimi i tij dhe i të birit,

Fatosit, por edhe episode të shumta nga jeta e saj në internim. Rast të

veçantë studimor përbën fakti se nga e njëjta familje kemi tre autorë të

kujtimeve e shënimeve të burgut e të internimit, e ku secili jep përjetimet

e veta për ngjarjet e kohës, shpesh edhe për të njëjtat ngjarje (Todi

Lubonja, Nën peshën e dhunës, ditar. “Progresi”, Tiranë, 1993;

“Mësonjëtorja”, Tiranë, 1998; Në vitin e shtatëmbëdhjetë, ditar burgu

1990–1991. “Marin Barleti”, Tiranë, 1994; Fatos Lubonja. Ridënimi,

4 Drita Çomo. Dritë që vjen nga humnera: ditar dhe poezi, Botimi II. “Onufri”, Tiranë,

2001. Ditari u shkrua gjatë viteve 1976–1981 dhe u botua për herë të parë në vitin 1997.

Autorja ditarin, po dhe poezitë, i shkroi për vete, pa menduar se një ditë do të shihnin

dritën e botimit. Vajza 23-vjeçare, që vdiq nga sëmundja e kancerit, të atin (Maqo Çomo)

e kishte të burgosur politik, ndërsa të ëmën (Liri Belishova) në internim.

Page 66: Revistë shkencore - kulturore tremujore Viti XXIII 2018 Nr ... · Shtrirja dhe ndikimi i kësaj gjuhe kishte shkuar aq larg, sa që në trojet e sunduara nga Perandoria Osmane, njohja

66 Lila

kujtime. “Fjala”, 1996; Liri Lubonja, Larg dhe mes njerëzve, kujtime

internimi 1973–1990. “Dora D'Istria”, Tiranë, 1995).

- Kategoria e tretë ka të bëjë me ditarët e burgut të shkruar pas

rënies së komunizmit, të hartuar prej ish-funksionarësh të lartë shtetërorë.

Në këtë kategori përfshihen Ditari i burgut5 i ish-presidentit Ramiz Alia

dhe ditari I burgosuri politik i Sulo Gradecit6 ish-komandant i grupit të

shërbimit dhe sigurimit të Enver Hoxhës. Në këta ditarë ata rrëfejnë për

vitet dhe përjetimet e qëndrimit në burg, rrëfejnë urrejtjen kolektive ndaj

tyre, por shpesh bëjnë edhe një autopsi të rendit politik, përshkruar përmes

një gjuhe të pasur artistike. Këta ditarë burgu më së shumti kanë si veçori

kryesore të dhënat dokumentare për ngjarjet e periudhës postkomuniste,

sesa dëshmimin e vlerave të mirëfillta estetike, duke shërbyer si traktate

për rendin politik dhe sistemin shoqëror-ekonomik në kushtet e

ndryshimeve që ndodhën pas viteve ’90.

Ky lloj ditari përbën një kategori të veçantë, pasi trajtëson dy realitete

dhe nxjerr në pah kontrastin mes të dënuarve pa faj të komunizmit dhe të

persekutorëve, që shfaqen si viktima pas rënies së regjimit.

Ditarët e dy kategorive të para janë bërë të njohur për lexuesit pas

rënies së regjimit komunist, duke u botuar herë si libra të plotë, herë si

pjesë fragmentare në shtypin e shkruar e herë të tjera thjesht sa janë

përmendur se ekzistojnë apo që kanë ekzistuar dhe nuk e panë kurrë dritën

e botimit. Kjo lexueshmëri i hap rrugë (lexuesit) për të vënë në dyshim

natyrën / vërtetësinë e këtyre shkrimeve (që enden mes prirjes

autobiografike të shkrimit dhe trillimit artistik); në të njëjtën kohë i jep

mundësi atij të mbajë edhe një qëndrim personal, duke vënë në dyshim

natyrën e përfshirjes së shkrimtarit (shkallën e vërtetësisë) dhe të kauzës

që ai përfaqëson.

Vlera dokumentare e ditarëve të burgut

Në praktikën e studimeve historike, mund të themi se konsiderohet si

fakt historik, me vlerë dokumentare, ekzistenca e një dokumenti autentik.

Ndërsa në deontologjinë gazetareske, një material konsiderohet i vërtetë

atëherë kur dëshmohet apo konfirmohet të paktën në tri burime. Në këtë

pikëpamje, ditarët e burgut nuk mund të merren si vepra mirëfilli

5 Ramiz Alia. Ditari i burgut.“Papazissis Publishers”, Athinë, [1999]. Ky ditar fillon më

datën 24 gusht 1993 dhe përfundon më 8 korrik 1995. 6 Sulo Gradeci . I burgosuri politik. Art Studio Design. Tiranë, 2010. Ky ditar fillon në

maj të vitit 1992 dhe përfundon në qershor të 1995-s. Në këtë libër janë përfshirë edhe

letrat që ish-presidenti Alia u ka dërguar familjarëve, si dhe dy fjalimet që ka mbajtur në

hapje dhe në mbyllje të procesit gjyqësor, të vendosura si shtojcë në fund të ditarit.

Page 67: Revistë shkencore - kulturore tremujore Viti XXIII 2018 Nr ... · Shtrirja dhe ndikimi i kësaj gjuhe kishte shkuar aq larg, sa që në trojet e sunduara nga Perandoria Osmane, njohja

Veçoritë dokumentare dhe poetike në ditarët e burgjeve komuniste 67

dokumentare, por nuk mund të anashkalohet vlera e tyre dokumentare,

pasi janë tregues të një realiteti historik, i parë me lentet e subjektivitetit

të shkruesve të tyre.

Ditarët dhe kujtimet e burgut zënë një vend të rëndësishëm në

letërsinë dokumentare shqipe, duke e zgjeruar edhe më tej spektrin e saj.

Rëndësia e këtyre ditarëve qëndron në faktin se nuk shërbejnë thjesht si

regjistrues të ngjarjeve, por, mbi të gjitha, si pasqyrime e përjetime të

gjalla e të vërteta të një periudhe të gjatë e të dhimbshme historike. Ato

transformohen në një lloj “dokumenti historik” për regjimin në të cilin u

shkruan, duke paraqitur anën tjetër të medaljes të asaj çfarë propagandohej

në komunizëm.

Toposet sinjifikative të këtyre ditarëve janë disa, ndër të cilët do të

veçonim: përndjekja dhe burgosja e të fajshmëve të pafajshëm, komplotet,

tmerri i përgjimeve, vuajtjet e torturat fizike e psikologjike, të cilat

kombinohen me mënyrën sesi të burgosurit politikë jetonin brenda qelive

të burgut. Përmes monologëve të brendshëm ndërfuten rrëfime për ngjarje

e personazhe të njëmendta, krijohet një tablo e qartë e asaj që ka ndodhur

me këta individë nëpër burgjet famëkeqe të regjimit komunist, duke

zbuluar ndodhi të panjohura, të bëra publike vetëm pas rënies së regjimit.

Duhet të kemi parasysh që këta të burgosur i kishin më të qashtra

informacionet dhe tablonë e realitetit më tepër se ata që gjendeshin jashtë

/ në “liri” për një varg arsyesh, por kryesorja sepse ishin të painfektuar

nga utopia komuniste.

Saktësia, vërtetësia e të dhënave dhe etika shoqërore janë probleme

ende të pazgjidhura plotësisht në këtë lloj zhanri, por pavarësisht nga kjo,

mbresat e gjalla të burgut janë materializim artistik i jetës shoqërore dhe

politike të Shqipërisë komuniste.

Veç të tjerash, vlera e tyre dokumentare pikaset edhe në analogjitë

përshkrimore mes vendeve, proceseve e ngjarjeve të ndryshme.

Pavarësisht nga vend-hapësira ku zhvillohen ngjarjet apo trajtat që

përdoren në rrëfim, gjithnjë ndeshim ngjashmërinë dhe shëmbëlltyrën e

njëjtë të proceseve apo elementeve të tilla si: hetuesia, torturat gjatë

pyetjeve, rrekja e bindjes për autokritikë, qelia e errët, mënyra e dhënies

së ushqimit, ajrimi, nevoja për të parë qenie të tjera njerëzore në procesin

e izolimit etj. Thuajse të njëjta janë edhe shëmbëlltyrat e personazheve

tipike të burgut, si: hetuesi (mizor e dinak), roja, tellalli, familjarët e

përmalluar e të frustruar e kështu me radhë. Gjithë kjo galeri personazhesh

e ngjarjesh të njëmendta, që pikëtakohet me shëmbëlltyrat e

lartpërmendura, vjen si çlirim prej tmerrit, vuajtjeve e padrejtësive. Pra,

kjo trajtë e shkrimit autobiografik nuk shërben vetëm si reflektim i unit të

shkrimtarit, por dëshmon rëndësinë e regjistrimit të historisë politike dhe

sociale të kohës kur u shkruan këta ditarë.

Page 68: Revistë shkencore - kulturore tremujore Viti XXIII 2018 Nr ... · Shtrirja dhe ndikimi i kësaj gjuhe kishte shkuar aq larg, sa që në trojet e sunduara nga Perandoria Osmane, njohja

68 Lila

Në ditarët e burgut paraqitet i gjallë emocioni i kohës, si dhe

përshkruhen ngjarje, fakte historike, gjendje e përvoja jetësore, të cilat u

ngjajnë më së shumti rrëfimeve të përgjakura. Veçoria e tyre dalluese

lidhet me informimin për ngjarjet e së shkuarës, vuajtjet e torturat

çnjerëzore, traumat psikologjike, për të siguruar dëshmi të vërteta e të

gjalla, duke shërbyer si shënime diskrete dhe si formë e shkrimit të jetës

dhe e dokumentimit të saj.

Vlerat poetike dhe specifikat e autorëve të ndryshëm

Të shkruar gjatë një regjimi mbikëqyrës, shtypës, shpresë-e-

jetëprerës, ditarët e shkruar në burgjet komuniste u botuan vetëm pas

rënies së regjimit. “Vërtetësia” e krijimtarisë dhe vlera e tyre dokumentare

është frustruese për lexuesin, duke shpërthyer si flluskë e ngjashmërisë

mes përjetimit dhe pasqyrimit të gjithçkaje që shkruhet. Kjo e vërtetë

subjektive, e kudondodhur në prozat e Visar Zhitit, Fatos Lubonjës, Pjetër

Arbnorit etj., i ngre muret e saj brenda atyre të fiksionit, edhe pse e

ndërtuar mbi përvoja vetjake dhe dëshmi rrëqethëse mbi regjimin. Faktet

e parashtruara në këta ditarë janë të hapura për shqyrtim dhe, edhe pse

përmes një horizonti të gjatë pritjeje, i orientojnë lexuesit drejt një mënyre

të re të të treguarit të ngjarjeve, në të cilën ai (lexuesi) bëhet pjesë, duke u

prirë drejt analizimit, kontekstualizimit dhe nxjerrjes së përfundimeve nga

të dhënat e paraqitura. Këta shkrimtarë kanë përdorur në prozat e tyre

iluzionin e fakteve, e kjo për të rritur tensionin narrativ, për të siguruar

ndjenjën e origjinalitetit e për ta lejuar lexuesin të krijojë një pamje të

brendshme intime të rrëfimit, duke shërbyer si dëshmia më e gjallë e një

sistemi të përçudnuar. Krijimet e burgut nuk janë gjë tjetër veçse rijetësimi

i jetës në mungesë të lirisë, një dëshmi për t’u dhënë kuptim viteve të

humbura e të mohuara, por edhe një lloj përpunimi i traumës së gjithsecilit

që është gjendur në të njëjtat kushte. Studiuesi Luan Topçiu shprehet për

veprën e Visar Zhitit se në librate tij Rrugët e ferrit dhe Ferri i çarë, përpos

vlerës vetjake si një rrëfim, lehtësimit psiko-mendor, shkarkimit nga një

barrë e rëndë, vepra e tij kap vlerat e një “terapie sociale”, ndërkaq vetë

shkrimtari do ta quajë veprën e tij si një letërsi me të vërtetën brenda.

(Topçiu, 2009)

Një tjetër përfaqësues i këtij zhanri, Fatos Lubonja, në ditarin e tij të

burgut, të titulluar Në vitin e shtatëmbëdhjetë7, do të përfshijë sinopse

tregimesh e novelash, duke skicuar në bardhezi vetëm konturet e këtyre

krijimeve, të cilat do t’i vetëquajë fillesë krijuese. Janë të shumta arsyet

që nuk e shpien në një krijimtari të mirëfilltë artistike, sepse në kushtet e

7 Fatos Lubonja. Në vitin e shtatëmbëdhjetë: ditar burgu 1990–1991, “Marlin Barleti”,

Tiranë, 1994.

Page 69: Revistë shkencore - kulturore tremujore Viti XXIII 2018 Nr ... · Shtrirja dhe ndikimi i kësaj gjuhe kishte shkuar aq larg, sa që në trojet e sunduara nga Perandoria Osmane, njohja

Veçoritë dokumentare dhe poetike në ditarët e burgjeve komuniste 69

një ushqimi të pakët në vlera ushqyese, gjendjeve thuajse depresive prej

qëndrimit në izolim, ndriçimit të pakët, stimujve të ulët neurosekretorë,

krijimi i duket autorit thuajse i pamundur, kështu ai i quan tregimet e

novelat e veta gjetje, intuicione, përzgjedhje me një ndjenë artistikë të

çasteve më interesante që ka përjetuar apo dhe të tregimeve më

mbresëlënëse që ka dëgjuar, duke i ndërthurur me përjetimet dhe

meditimet e jetës në burg.

Përveç ditarëve të botuar, kemi edhe prej atyre që nuk e panë dritën

e botimit, nga të cilët do të përmendnim ditarët e burgut të Pjetër Arbnorit

dhe të Petro Markos. I pari ishte i koduar, duke filluar që nga titulli që

Pjetër Arbnori8 i kishte vënë fletores së burgut, Folklore9, në mënyrë që

gardianët t’i merrnin për përralla, fjalë të urta e gjëegjëza, e duke vijuar

me çdo fjalë të përdorur, e cila ka domethënien e vet, që mund të jetë një

ngjarje, ndodhi, emër a personazh. Fatkeqësisht këto ngjarje e histori

mbeten të pazbërthyera, sepse kodet e përdorura janë të padekodifikuara,

përveç disa pasazheve të botuara në librin Martirët e rinj në Shqipëri. Në

këto krijime, nuk kemi të bëjmë thjesht me rrëfime për përjetimet dhe

ngjarjet e ndodhura në burg, pasi ato mund të shërbejnë edhe për studimin

e psikozës jo vetëm të një individi, por të të gjithë të burgosurve politikë,

të cilët e vuajtën dënimin e tyre në kushte çnjerëzore.

Një rast krejt të veçantë paraqet ditari i burgut10 i Petro Markos11, të

cilin e disponon e shoqja dhe e bija e shkrimtarit. Ditarin e burgut

shkrimtari ia dedikon Safos, bashkëshortes së tij (E shkrova për ty o

Safolina ime), duke përshkruar në të ndjesitë, përjetimet, mallin, vuajtjet

e brengat. Si bosht i ditarit shërben takimi i tyre i vetëm në ato tre vite

burgim, të cilin autori e quan në ditar “Takimi i parë”. Ky takim e bëri

Petro Markon të kompozonte simfoninë e një dashurie të pashembullt.

Ndryshe prej autorëve të sipërpërmendur, ditari i P. Markos është i

vetmi ditar burgu i dedikuar dashurisë. Edhe pse shkrimtari përjetoi

8 Të dhënat janë marrë nga artikulli i Fatmira Nikollit, Pjetër Arbnori: Zbardhen pjesë të

ditarit të burgut: nën titullin “Folklore”, shkruante me kode ngjarjet e ndodhitë. – në:

Gazeta Shqiptare, 08.03.2010, f. 18–19. 9 Ditarin e burgut, të mbajtur për çdo ditë, javë e muaj, për 30 vjet me radhë, e kishte

fshehur si Folklore, por do ta titullonte Lufta për të mbetur njeri. P. Arbnori kishte

premtuar se këtë ditar do ta botonte kur të dilte në pension, por ai nuk e pa dritën e botimit,

për shkak të vdekjes së parakohshme të autorit. 10 Të dhënat janë marrë nga https://www.voal.ch/petro-marko-ditar-burgu-biseda-me-

safolinen-time/ 11 Petro Marko u burgos prej regjimit në një prej burgjeve të Tiranës (1947–1950), me

akuzën për spiunazh te të huajt. Gjatë kësaj periudhe ai mbajti një ditar, i cili nuk është

botuar, përveç disa pasazheve të përcjella në shtypin e shkruar. Në kapakun e ditarit janë

shkruar me të kuqe inicialet P. S. (Petro Safo), ndërsa në faqe të parë, poshtë emrit të

shkrimtarit, shkruhet “Biseda me Safolinën”.

Page 70: Revistë shkencore - kulturore tremujore Viti XXIII 2018 Nr ... · Shtrirja dhe ndikimi i kësaj gjuhe kishte shkuar aq larg, sa që në trojet e sunduara nga Perandoria Osmane, njohja

70 Lila

akuzat e pavend, vuajtjet dhe torturat çnjerëzore12, ai duket se e shpërfill

rrëfimin për padrejtësinë, vuajtjet e tmerret, duke gjetur prehje te ndjenja

më sublime e shpirtit. Si një idil dashurie, në këtë ditar spikat fjalia më e

brishtë: Lërnani të lozim me ngjyrat e ylberit dhe me tingujt e Lumturisë,

se ne dashurohemi, se ne duam Jetën, e duam Lirin’ e jetës, lirin e të

gjallëve …

Si përfundim do të thoshim se veprat e sipërpërmendura, por edhe

shumë të tjera, pavarësisht se nuk u shkruan në studio komode, por në

burgje, nuk kanë si vlerë thjesht vuajtjen e shkrimtarëve dhe biografinë e

përftimit të tyre, por përbëjnë një pjesë të rëndësishme të zhvillimit të

letërsisë shqipe bashkëkohore, që ka sjellë denjësisht një pamje të vetën,

me vlera të pastra letrare. Është e rëndësishme që këta ditarë të lexohen si

letërsi burgu dhe jo të konsiderohen si letërsi e burgosur, e ndryshme prej

rrjedhës së zhvillimit letrar.

12 Duke u kthyer në një skelet që i dukeshin vetëm dhëmbët, – thoshte Safoja nga mbresat

e saj gjatë takimit.

Page 71: Revistë shkencore - kulturore tremujore Viti XXIII 2018 Nr ... · Shtrirja dhe ndikimi i kësaj gjuhe kishte shkuar aq larg, sa që në trojet e sunduara nga Perandoria Osmane, njohja

Veçoritë dokumentare dhe poetike në ditarët e burgjeve komuniste 71

Bibliografi

Dilo, Greta. “Duke shfletuar ditarin e babait [Telemak Dilo] “Jeta dhe vuajtjet

e mia nëpër hetuesi e burgjet komuniste...”. - në: Sot. 17 janar 2013, f. 16–

17.

Documentarism in Scandinavian Literature. (edited by Poul Houe, Sven

Hakon Rossel). “Rodopi”, Amsterdam - Atlanta, GA, 1997.

Hinken 2006 = Michael Hinken. Documentary Fiction: Authenticity and

Illusion. - në: Michigan Quanterly Review. Vol. XLV, Issue 1: The

Documentary Imagination (Part Two), Winter 2006.

Libri, homazh për bashkëvuajtësit: Poeti Visar Zhiti rrëfen për burgologjinë

e tij [Rrugët e ferrit]. - në: “Albania”. - nr. 263, 8 nëntor 2001, f. 10.

Idrizi, Frida. Letërsia dhe dokumenti: mbi letërsinë dokumentare shqiptare.

“8 Nëntori”, Tiranë, 1990.

Marko, Petro: “Oh ç'na mungon! Na la vetëm!” [fragmente të ditarit të

pabotuar të Petro Markos]. - në: “Tema”, nr. 1631, 26 nëntor, 2005, f. 20–21.

Topçiu, 2009 = Luan Topçiu. “Visar Zhiti dhe letërsia e ditarit”. - në:

ArsPoetica, nr. 15, janar 2009, f. 33.

Zhiti, Visar. Ferri i çarë: burgologjia ime për Qafë-Barin dhe më pas, bot. i

plot., “Omsca-1”, Tiranë, 2012.

Zhiti, Visar. Hedh një kafkë te këmbët tuaja : poezi të burgut : 1979–1987.

“Naim Frashëri”, Tiranë, 1994.

Zhiti, Visar. Ju rrëfej për shkrimet e fshehta në burg. - në: “Ballkan”, 276, 22

nëntor 2004, f. 20.

Zhiti, Visar. Letërsia e burgut si nevojë e brendshme. - në: “MAPO” (revistë),

9, tetor 2012, f. 32–35.

Zhiti, Visar. Po tentojnë ta zhbëjnë letërsinë e burgjeve. - në: “Shqip”, nr.

316, 16 nëntor 2010, f. 28–29.

Zhiti, Visar. Rrugët e ferrit: burgologjia ime për Spaçin dhe më parë, bot. i

plot., “Omsca-1”, Tiranë, 2012.

Zhiti, Visar. “Vuajtjet e mia e të tim eti në burgjet komuniste: shkrimtari

dëshmon pasojat e të shkruarit në diktaturë.” - në: “Panorama”, nr. 2925, 2

dhjetor, 2010, f. 20–21.

Page 72: Revistë shkencore - kulturore tremujore Viti XXIII 2018 Nr ... · Shtrirja dhe ndikimi i kësaj gjuhe kishte shkuar aq larg, sa që në trojet e sunduara nga Perandoria Osmane, njohja

Perla, vëllimi 82, numri 2, 2018

Ymer Çiraku, studiues, profesor në Universitetin e Tiranës.

© Fondacioni Kulturor Iranian “Saadi Shirazi”

Ymer ÇIRAKU

REVISTA “KRITIKA” (1944) E ARSHI PIPËS

(Vështruar nga aspekti i paradigmës së letërsisë si kujtesë)

Letërsia si kujtesë! Është një sintagmë apeluese kjo, që nga një

pikëpamje të shtyn të shqyrtosh ndër ato vepra, të cilat u mohuan apo u

lanë mënjanë a në harresë – në një kontekst të caktuar, të papërshtatshëm

/ pengues për to. Por që ama, grishin si apel / kujtesë e fortë, që ato vepra

ta zënë vendin e tyre, në rendin e vlerave. Por mund të kuptohet kjo kujtesë

edhe si mision i kritikës letrare – që ajo të përfshihet seriozisht për ta sjellë

në vëmendje profilin / gjeografinë e asaj letërsie, që është formatuar

stilistikisht si kujtesë e gjërave, nga aspekti i adresimit kronotopik të

formacionit të saj; apo që të përfshihet për të përcjellë idetë dhe frymën e

atij modeli letrar – le ta themi paravajtës – nga aspekti i ndikimeve të tyre

të pritshme, në realitetet e kohëve më të reja.

Nga grishja e kësaj kujtese nuk mund të mbeten jashtë vëmendjes as

vektorët e proceseve të kritikës letrare, e cila dihet se mbetet e lidhur

ngushtësisht / pazgjidhshmërisht edhe me fatin e vetë letërsisë shqipe.

Përveç ndërvarësisë së brendshme, nga aspekti determinativ, mes tyre ka

rezultuar i pandarë gjithashtu edhe fati i ndikimeve reciproket ndërsjella,

ku nuk kanë munguar nga ato raste që ky ndikim të shkonte deri në absurd,

pikërisht atëherë kur kjo situatë vinte veçse për shkaqe të natyrës jashtë

letrare. Domethënë, një kritikë anatemohej dhe përjashtohej nga

komunikimi për shkaqet e fatit jashtëletrar të veprës, apo të autorit të cilit

ajo mund t`i referohej. Apo edhe sepse vetë autori i shkrimeve kritike

mund të dëbohej nga froni i kritikës për shkaqe krejt të tjera, nga ato që

s’kishin të bënin fare me tekstet e kritikës së tij. Kjo ka ndodhur me jo pak

autorë të njohur, që u përfshinë në rrahjen e problemeve të letërsisë

Page 73: Revistë shkencore - kulturore tremujore Viti XXIII 2018 Nr ... · Shtrirja dhe ndikimi i kësaj gjuhe kishte shkuar aq larg, sa që në trojet e sunduara nga Perandoria Osmane, njohja

Revista “Kritika” (1944) e Arshi Pipës 73

shqipe, si: Faik Konica, Namik Ressuli, Mitrush Kuteli, Filip Fishta,

Ernest Koliqi, Karl Gurakuqi, Eqrem Çabej, Arshi Pipa, Vedat Kokona,

Vangjel Koça (alias Vangjo Nirvana), Pashko Gjeçi, Jani Lili etj. Madje

është interesante të kujtojmë se ky i fundit, Jani Lili, me pseudonimin

letrar Lek Drini, që shfaqet mjaft aktiv në lëvrimin e kritikës në periudhën

e mbretërisë dhe gjatë viteve të Luftës II Botërore, i është drejtuar disa

herë edhe paradigmës / dimensionit të kujtesës në letërsi, dhe konkretisht

në disa shkrime të tilla, si: Kujtimi, element i parë i artit (Tomori,

28.01.1942), Kujtimi dhe koha (Vatra shqiptare, 25.11. 1941), Futurizmi

dhe kujtimi (Tomori, 23.01.1942).

Në këtë kontekst, si kujtesë e një kontributi – por i përjashtuar ky

kontribut nga komunikimi për dekada vitesh, – mund të shqyrtohet edhe

revista Kritika (1944) e A. Pipës, e cila e ka nisur botimin periodik të saj

në fillimin e vitit 1944. Pra, doli në qarkullim në një nga periudhat më të

vështira të kohës, deri edhe të rreziqeve të mirëfillta ekzistenciale,

sikundër ishin vitet e pushtimit të Shqipërisë, gjatë Luftës II Botërore. Por

paradoksalisht, në kohët që erdhën më pas, edhe pse tashmë jemi pas

largimit të pushtuesit, jo vetëm që kjo revistë nuk mundi ta vijonte dot më

botimin e saj, por edhe mbeti në harresë apo nisi kalvari i anatemimit të

saj. Ky qëndrim sigurisht që ishte në sintoni me qëndrimin ndaj autorit të

saj, por që paradoksalisht nuk lidhej me kurrfarë çështjeje të kritikës që ai

kishte shkruar e botuar deri atëherë.

Pra, për rrethanat e kohës, revista Kritika mbeti jetëshkurtër nga

aspekti editorial, por mbetet e vlerësuar për frymën emancipuese dhe

moderne / vizionare që ajo përcolli tek lexuesi në trajtimin e çështjeve

letrare. Do të mjaftonte që të mbetej vlerë e shënuar – edhe vetëm për

faktin se qe e para revistë e profilit kryesisht kritik në editorinë shqiptare,

e njëkohshme për nga rastësia e vitit të botimit, me botimin e librit po të

parë me shkrime kritike – atij të Mitrush Kutelit: Shënime letrare (1944).

Arshi Pipa ka meritën jo vetëm si botuesi i një reviste të tillë, por mbi

të gjitha për vizionet konceptore që përcaktoi dhe realizoi në shkrimet e

saj. Duhet sjellë në vëmendje se, kësaj kohe, edhe pse në kushte aspak të

favorshme prej rrethanave të pushtimit të vendit, vërehej të qarkullonin

prirje e modele të larmishme letrare, shoqëruar këto me debate e polemika

të ndezura. Edhe pse në hapësirat e ngushta kulturore të një vendi të vogël

si Shqipëria e asaj kohe, e ca më tepër në kushtet e smogut dëshpërues /

depresiv të luftërave në kontekst global, megjithatë, këtu bota letrare

vazhdonte të ruante ritmet e saj, thua sikur ajo të jetonte në oazën e vet të

paqtë, pra, duke e dëshmuar kësisoj letërsia qartazi e pa trandje atë

autonominë e saj sovrane / natyrale e të patjetërsueshme, që i takonte

gjenetikisht. Dhe vërehen të ndeshen në këtë hapësirë letrare njëkohshëm:

kryqëzime ndikimesh prej lëvizjeve më të reja letrare europiane dhe prej

Page 74: Revistë shkencore - kulturore tremujore Viti XXIII 2018 Nr ... · Shtrirja dhe ndikimi i kësaj gjuhe kishte shkuar aq larg, sa që në trojet e sunduara nga Perandoria Osmane, njohja

74 Çiraku

traditave të tejkaluara e anakronike; risi apo shenja origjinaliteti deri

impresionuese – dhe plagjiatura spekulative; lartësime dhe denigrime të

natyrës objektive apo emocionale; art elitar që nxitej prej frymës krijuese

– dhe art pacifist apo hipermilitant, që frymëzohej prej ideve të

përkundërta politike të kohës.

Kjo revistë e A. Pipës, deri në çastin e daljes së saj më 1944, ka një

parapërgatitje në frymën konceptore të interpretimeve letraro-estetike që

do të merrte përsipër të trajtonte. Kjo do të lidhej me frymën dhe

parapërgatitjen e vetë autorit të tyre. Janë disa shkrime më të hershme të

tij, të botuara në disa gazeta e revista letrare dhe sidomos tek Shkëndija,

Tomori, Fryma, ku mund të veçonim: Për një kritikë letrare,1 Art moral e

vetëdije letrare,2 Kritikë a Polemikë?3 Këto shkrime të para, sado prej një

të riu të sapodiplomuar, dallohen për vëzhgime thelbësore e të

përditësuara të realiteteve letrare të kohës. Ato dëshmojnë shije të hollë

në përzgjedhje e vlerësim, talent dhe inteligjencë të spikatur, si dhe

formim të lartë e të sigurt letrar e filozofik. Ky formim ishte fituar jo

sidokudo, por pikërisht në aulat e njohura universitare të Firences (Itali).

Kritiku i ri gjen rastin t’u drejtohet veprave të disa prej autorëve nga më

të njohurit të letërsisë shqipe, si: De Rada, Konica, Fishta, Serembe, Noli,

Kuteli, Migjeni …

A. Pipa e ka përcaktuar e projektuar qartazi vizionin e tij për kritikën,

çka bie në sy edhe në një nga shkrimet e tij të para me titull: Për një kritikë

letrare. Për të kritika ka rolin e saj si vlerësim e matje e produktit spiritual

dhe këtë ajo duhet ta bëjë me dinjitet, pa e tradhtuar vetveten – duke bërë

pazarin vulgar të kulisave. Ai nxjerr në pah kërkesën për një kritikë të

orientuar nga interpretimet e letërsisë prej parimesh estetike-historike.

Pra, dëshmon se ndjek modelin e kritikës mirëfilli profesionale, e cila,

duhet që t’i llogarisë vlerësimet e veta mbi kritere rreptësisht dhe vetëm

estetike. Sigurisht, duke mos i shkëputur ato vlerësime e klasifikime edhe

nga konteksti historik kur ato vlera janë krijuar e krijohen. Por pa u

shkëputur krejt edhe nga koha e mëtejme kur ato vazhdojnë të receptohen.

Dhe nisur prej premisash të tilla, që procesi letrar shqiptar të mos paraqitet

si i amullt dhe i kalcifikuar, shtron kërkesën e rivlerësimeve. “Nuk

mundemi të vijojmë ma me pranue verbësisht traditat e arkivave letrare

për hatër të disa qyshkeve praktike extrapoetike. Me pranue nji flije ose

nji zvoglim adhurimi për hir të së vërtetës; me guxue me u shprehë pa

paragjykime edhe në se në kët mënyrë i biem ndesh krenarisë son`

kombëtare; me depërtue raportet midis poetit e atdhetarit, midis qëllimit

e kufinit estetik të arrijtun; shkurt me da shapin prej sheqerit: qe çka duhet

1 Shkëndija, 1941, nr. 2–3, f. 59–61. 2 Shkëndija, 1941, nr. 5–6. 3 Kosova, 1942, nr. 36.

Page 75: Revistë shkencore - kulturore tremujore Viti XXIII 2018 Nr ... · Shtrirja dhe ndikimi i kësaj gjuhe kishte shkuar aq larg, sa që në trojet e sunduara nga Perandoria Osmane, njohja

Revista “Kritika” (1944) e Arshi Pipës 75

me u ba. Iluzionet në fushën kritike janë po aq të damshme sa gjetiu …"4

Pra, kërkohet që të bëhen rivlerësime të letërsisë, nisur nga kritere veçse

estetike.

Shkrimi Shpirti kritik5, i vendosur në faqen e parë të revistës, ka

konturet e një programi të vizionit përmbi kritikën, të cilin e ka formuluar

vetë botuesi i saj A. Pipa. Këtu projektohet pikërisht koncepti dhe besimi

i tij për lëvrimin e një kritike të atillë që të sjellë pak rend e ndriçim në

pyllin e gjykimeve tona, një kritikë që vlerëson traditën dhe ndjek hap pas

hapi prodhimin letrar të kohës, që përcjell në procesin letrar rend e dallim,

masë e qartësi, kuptim e vlerë. Është ndjekës i asaj kritike e cila nuk

shkatërron pa ndërtue ma parë … Pra, studiuesi i ri ka për yll një kritikë

që e përmbush misionin e saj përmes kompetencave profesionale, përmes

ndjekjes sistematike dhe empatisë për letërsinë, që lidhet me konceptin e

kritikës me perspektivë.6

Te nr. 2 i revistës, Pipa i kushton një shkrim në trajtë eseje Faik

Konicës. Koha provoi se do të kishte disa pika takimi mes karakterit dhe

veprës së tyre. Vlerëson figurën e Konicës që u vendos në fronin ma të

naltin e mendjes shqiptare dhe si hypi nji herë nuk luejti ma …Vlerëson

po kështu, veprimtarinë e tij kulturore e letrar, që, ndonëse jo e dendur,

por gjithherë e ndrrueshme, e freskët. Kishte tinguj të nji mendësije të

ndryshme, perëndimore… e që ma se nji herë iu dukshin të çuditshme

botës së vjetër shqiptare dhe ishte njeri ekstremesh të mëdha, këndej nuk

begendiste, andej nuk falte!

Për A. Pipën Konica ishte nga ata personalitete që i njihte të tëra të

fshehtat e stilit dhe që mund të karakterizohej si i tani stil, por që

megjithëse botoi vlerësime impresionuese në fushë të letrave, potenciali i

tij kritik nuk arriti të shfrytëzohej sa do të duhej dhe kjo sepse rezulton të

jetë ende i kufizuar produkti letrar: Gjithë letërsija shqipe përmblidhet në

nji grusht dhe jo fort të shtërnguem …7, – shkruan ai. Sipas tij, Konica qe

i pari njeri modern i vërtetë ndër shqiptarë edhe sepse puna atdhetare e

Faikut, qindron ma tepër te kritika e anës së dobët sesa te lëvdimi i anës

së mirë të shqiptarit.8 Po kështu, vlerëson ironinë dhe sarkazmin konician

si një dhuratë hyjnorësh, që sjell veç vlera të shëndetshme për shoqërinë

shqiptare, sepse është e drejtuar nga një qëllim serioz, nga një dëshirë

universale.

Këtu ka rastin të bëjë edhe një përqasje interesante mes dy

personaliteteve: Konicës dhe Fishtës, fare të pangjashëm në vështrim të

4 Cituar sipas: E. Muhametaj: Mendimi letrar shqiptar 1939–1944/7, f. 62. 5 A. Pipa, rev Kritika, nr. 1, Tiranë, 1944. 6 Shih: I. Rugova, Kahe dhe premisa të kritikës letrare shqiptare, Tiranë. 1996, f. 169. 7 Po aty, f. 465. 8 A. Pipa Faik Konica, rev. Kritika, n. 3, 1944.

Page 76: Revistë shkencore - kulturore tremujore Viti XXIII 2018 Nr ... · Shtrirja dhe ndikimi i kësaj gjuhe kishte shkuar aq larg, sa që në trojet e sunduara nga Perandoria Osmane, njohja

76 Çiraku

parë mes tyre, duke dhënë me këtë rast edhe një sintezë përcaktuese të

karakterit antropologjik e më gjerë: Na duket, ndërmjet atyne dy poleve të

kombit, qi janë gega e toska, se i pari përmban ma tepër landën, brumin

e shqiptarit dhe i dyti, trajtën, frymën. Dhe nëse gjejmë ma të madhin

përfaqsues të gegnisë te Fishta, ndeshim kulmin e faqes tjetër … te

Konica. 9 Sigurisht që në këtë përfundim nuk ndihet ndonjë vlerësim

paragjykues: diferencues apo relativizues rreth tipareve të poetikave dhe

shfaqjeve përkatëse antropologjike, veçse bëhet e ditur si e pamundur që

të shprehet e të përfaqësohet e plotë letërsia shqipe pa njërën apo pa

tjetrën. Ato krijojnë harmoninë e së plotës.

Kjo është nga ato teza, besojmë mjaft interesante dhe intriguese, për

t’u shtjelluar në boshtin tematik të çështjeve të arealit letrar shqiptar. Por

që mbetet një tezë enigmë, në kuptimin se autori këtu nuk i hyn argumentit

për ta shtjelluar së brendshmi, por që as më pas, në dijeninë tonë, nuk ka

pasur rast për ta trajtuar. Deri diku, në vijim të cekjes së kësaj teze, është

edhe një shkrim, pikërisht i po kësaj kohe i E. Çabejt (te revista Shkëndija,

ku kishte botuar jo pak herë edhe vetë A. Pipa), i cili, ndalet në veçoritë e

epikës së veprës së Fishtës. Çabej thekson se vepra e Fishtës … u bë

pasqyra besnike, fytyra e kthjelltë e gjithë vërtetësisë etnike, trimërisë së

ashpër, burrërisë luftarake, krenarisë raciale që ka mundur të ruajë gjer

sot jeta shqiptare … Kësaj i përshtatet edhe forma e përjashtme e poemit,

stili i të cilit është burrëror e i vrazhdë, gjuha kokërr e larg çdo ëmbëlsie

të tepruar …10 Dhe këtë formë të poemës Çabej e shikon të ndikuar prej

Eposit të Kreshnikëve.

Arshi Pipa e shfaq edhe në raste të tjera prirjen e vështrimeve

krahasimtare mes krijuesve e tendencave letrare, shenjë kjo e zotërimit të

sigurt të procesit letrar dhe e kalkulimeve të vlerësimeve më të gjera mbi

nivelet e tij. Ai bën përcaktime koncize e themelore, p.sh. mes artit të Nolit

dhe Konicës. “Arti për art” mund t`ishte “credo-ja” e nji Konice.

Formula e Nolit qe gjithmonë: “Arti për edukatë”, – nënvizon ai te

shkrimi Bariu i popullit.11 Pra, bën me dije atë dallimin e njohur mes artit

meditant e artit militant në krijimtarinë e tyre, por pa rënë në pozita

paragjykuese e blasfemuese për ndjekësit e kësaj ose asaj prirjeje.

Vështrime krahasimtare hedh edhe mes Fishtës e Nolit. Njeni gegë e

tjetrin toskë: dy polet e gjenialitetit shqiptar. Prift Fishta e prift Noli.

Shqiptar i madh i pari e Shqiptar i madh i dyti. Vehtje poliedrike që të dy:

të pajisun me kulturë të gjanë, me njohuni të thella, të pajisun dhe me art

të madh. Që të dy bisedarë e polemista të fuqishëm … Përveç se shkrimtar,

piktor e arkitekt Fishta, muzikant Noli. Dhe përmbi të gjitha e njajtë e

9 Po aty. 10 Përmbledhja Gjergj Fishta, Shtëpia botuese. “Luarasi”, Tiranë, 1941. 11 A. Pipa, Kritika, Tiranë, 1944, nr. 2.

Page 77: Revistë shkencore - kulturore tremujore Viti XXIII 2018 Nr ... · Shtrirja dhe ndikimi i kësaj gjuhe kishte shkuar aq larg, sa që në trojet e sunduara nga Perandoria Osmane, njohja

Revista “Kritika” (1944) e Arshi Pipës 77

pothuej fuqija profetike e fjalës së tyne, e Verbit të tyne. Fe e Poezi, Zanë

e Perëndi: binome të shêjta të shkrime në nji monom: Shqipni … Por kur

kemi thanë kto nuk kemi precizue si duhet. Fishta me Nolin janë, në nji

vështrim të dytë, antitetikë. Fishta “gjeni i tokës, shkëmb i tokës dhe

shkëmb i shpirtit shqiptar”, si e quejti në nji mënyrë lapidare Lasgushi.

Noli: gjeni i âjrit, za burije n`erë, fatidik kah horizontet e reja të

s`ardhmes …12

Qysh në fillimet e aktivitetit letrar e studimor Pipa e ka kuptuar se

udha e idealistëve dhe e shkrimtarëve shpesh është e shtruar me gjemba,

që do ta artikulonte viteve më pas edhe Kuteli në testamentin e tij. Atje ku

jetën e shteteve e drejton makiavelizmi, hipokrizija politike ka tallë e

mashtrue gjithmonë idealet ma të naltat njerzore. Dhe parashikon me një

apel retorik atë situatë të rëndë që do të ndodhte menjëherë në Shqipërinë

e pasluftës: O kohna të republikës së Platonit, ku filozofi drejton shtetin!

Ju jeni gjithnji larg! E poezija! Ah! Ajo sidomos, qi asht aq e hajthët, aq

ajrore, sa të mos i afrohet valës së betejave politike: mund t`i digjen

krahët e atëhere do të bâhet krymb i mjerë qi çdo kambë mund t`a shklasë

…13

Ne nuk e dimë pritjen e kësaj reviste tek lexuesi i kohës. Nuk kemi të

dhëna të referueshme, aq më tepër që ajo doli në kushtet e turbullta të

travajave të luftës dhe brenda një qarku të shkurtër kohor – vetëm në pak

muaj. Dhe pastaj vjen koha e përjashtimit të saj të gjatë nga komunikimi,

në vitet e totalitarizmit. Gjatë kësaj kohe, i pari që e risjell dhe e vlerëson

para lexuesit këtë kontribut në kontekstin e tërë rrjedhave të kritikës

letrare shqiptare ishte studiuesi i njohur Ibrahim Rugova në punimin e tij

të gjerë monografik Kahe dhe premisa të kritikës letrare shqiptare 1504–

1983, me të cilin ai mbrojti tezën e doktoratës (1984). Por kjo revistë ka

rastin e gjykimit të sotëm, tashmë pa korniza kufizuese – për të evidentuar

nivelin e saj antikonformist dhe emancipues e vizionar, vlera këto që i

kishin përcjellë para së gjithash e sidomos shkrimet e botuesit të saj, A.

Pipës.

Në ndonjë tekst apo manual A. Pipa është përcaktuar si ndjekës i

kritikës intuitiviste. Këtu është pasur parasysh, me sa duket, interesimi i

tij i njohur për filozofi e estetikë, duke u bërë në disa shkrime përcjellës /

referues, sidomos i filozofisë metafizike të Bergson-it, e cila, artin e

koncepton si një metafizikë dhe procesin e saj të njohjes e realizon përmes

intuicionit. 14 Duhet kujtuar se ky filozof ishte mjaft i njohur dhe i

autoritetshëm në atë kohë, mik i Einstein-it, i zgjedhur anëtar i Akademisë

12 A. Pipa, Kritika, F. S. Noli “Mall e brengë …”, T. 1944, nr. 1. 13 Po aty. 14 Shih I. Rugova, vep. e cituar, f. 170–171.

Page 78: Revistë shkencore - kulturore tremujore Viti XXIII 2018 Nr ... · Shtrirja dhe ndikimi i kësaj gjuhe kishte shkuar aq larg, sa që në trojet e sunduara nga Perandoria Osmane, njohja

78 Çiraku

Franceze dhe mbajtës i çmimit Nobel (1928).15 Por gjithsesi, besojmë se

duhen marrë me rezerva klasifikimet kategorike te shkrimet kritike të A.

Pipës, në të cilat, në këtë rast, mund të ketë pasur ndikimin e vet fryma

eseistike në disa prej tyre. Kjo mund të ketë ndodhur, me sa duket, për t`i

çliruar ato nga gjuha e thatë e për t`i bërë më tërheqëse për lexuesin. Këtu

nuk përjashtohet, nga aspekti i veçorive të diskursit ligjërimor, as ndikimi

që mund t`i vinte autorit të tyre prej muzës së poezisë, e cila e kishte

pushtuar qysh aso kohe zemrën e A. Pipës. Por duhet kujtuar se në rrethin

e atyre shkrimeve, nuk mungojnë as parashtrimet vertikale mbi tekstet e

shqyrtuara letrare.

Pra, mund të konstatojmë se modelin e kritikës intuitiviste në fakt, nuk

e ka si prirje a tendencë themelore të tij: as në shkrimet kritike të viteve

’40, e aq më tepër pastaj në ato të mëpasmet, të cilat shquajnë për zotërim

dhe aplikim të koncepteve të thella teorike filozofike e letrare, si dhe me

parashtrime e interpretime të karakterit filologjik, kulturor-historik e

tekstologjik. Mjafton të kujtojmë p.sh. studimin e tij të gjerë monografik

mbi poezinë e De Radës, si pjesë e Trilogjia Albanika, botuar më 1978.

Padyshim që kjo është një vepër jete dhe mbetet nga interpretimet më të

thella të veprës deradjane, falë hulumtimit nëpër burime të reja dhe të

aplikimit të metodave të duhura interpretuese të asaj vepre. Kryevepra e

De Radës Këngë të Milosaut apo margaritari i poetit, siç e quan atë në një

nga shkrimet e tij të para16, shqyrtohet si një univers letrar, i konceptuar

brenda projektit të poetit arbëresh të romanit të dyfishtë lirik, e prej këtej:

të ndërtuar e të organizuar brenda një strukture binare, një tezë kjo e vijuar

për t’u rimarrë edhe nga studiuesit e mëvonshëm.

Ky studim monografik i A. Pipës mbi veprën poetike të J. De Radës

mbetet një nga studimet tejet të thelluara e të sofistikuara në vëzhgimin,

interpretimin dhe në rindërtimin e poezisë deradjane, sidomos e vështruar

kjo krijimtari në amzën e në frymën italo-shqiptare dhe në rimarrjet

ciklike e gërshetuese të saj – e vlerësuar si shenjë e një konceptualiteti prej

tërësie, prej universi letrar të pacak, të pafund.

Revista Kritika kujtohet me venerim, e inauguruar si e para revistë

shqiptare e orientuar për nga lëvrimi i kritikës letrare, por edhe si projekt

i veprimtarisë dhe i përgatitjes së një kritiku e personaliteti të shquar në

kohët e mëtejme, sikundër do të ishte Arshi Pipa.

15 Didier Julia, Fjalor i Filozofisë, Shtëpia botuese enciklopedike, Tiranë, 1994. 16 A. Pipa, “Vepra atdhetare e poetike e De Radës”, Bashkimi i kombit, T. 01.03.1944.

Page 79: Revistë shkencore - kulturore tremujore Viti XXIII 2018 Nr ... · Shtrirja dhe ndikimi i kësaj gjuhe kishte shkuar aq larg, sa që në trojet e sunduara nga Perandoria Osmane, njohja

IranologjiIranologjiIranologjiIranologjiIranologji

Page 80: Revistë shkencore - kulturore tremujore Viti XXIII 2018 Nr ... · Shtrirja dhe ndikimi i kësaj gjuhe kishte shkuar aq larg, sa që në trojet e sunduara nga Perandoria Osmane, njohja
Page 81: Revistë shkencore - kulturore tremujore Viti XXIII 2018 Nr ... · Shtrirja dhe ndikimi i kësaj gjuhe kishte shkuar aq larg, sa që në trojet e sunduara nga Perandoria Osmane, njohja

Perla, vëllimi 82, numri 2, 2018

Ahmed Tamimdari, studiues.

© Fondacioni Kulturor Iranian “Saadi Shirazi”

Ahmed TAMIMDARI

PERIUDHAT E LETËRSISË PERSIANE (II)

1. Periudha e tretë: Nga fillimi i shek. 8/14 e deri në shek. 13/19

Në shek. 8/14 gjendja e brendshme e Iranit mori një formë tjetër.

Shumica e dinastive vendore, të cilat direkt ose indirekt ishin të varura

nga ndikimi i sunduesve mongolë, u ndanë në pushtete të vogla lokale.

Revolucioni dhe përjetimet tragjike e kishin lodhur popullin iranian dhe

më nuk ishin ministrat që investonin në dije dhe në shkencë. Familjet e

vetme sundimtare që vazhduan traditën e investimeve në dije dhe në

shkencë ishin Familja Ale Muzaffer dhe Ale Xhelajer, të cilat sundonin

në provincën e Farsit, Jezdit, Bagdadit dhe në Irakun e banuar me arabë1.

Në fillim të këtij shekulli, Irani i cili kishte kaluar një periudhë me

zhvillim tepër të madh në kulturë dhe në dije, tani ishte vetëm një grusht

i shkatërruar rajonesh dhe aty-këtu kishte mbetur ndonjë qendër kulture

ose dijesh, por jo me lavdinë e qendrave të dikurshme. Në këtë periudhë

ishte shuar mendimi filozofik dhe tani populli kishte filluar të besojë në

gjëra të kota dhe papërgjegjshmëria e kishte mbuluar shoqërinë e

atëhershme iraniane. Populli iranian në atë kohë ju dorëzua fatit dhe hoqi

dorë nga përpjekja dhe puna. Në një gjendje të këtillë, zgjerimi dhe shtrirja

e bindjeve mistike ishte një fenomen i domosdoshëm. Kështu që,

misticizmi nga klasa të caktuara të shoqërisë depërtoi në popull dhe kështu

u krijuan sekte të ndryshme të mendimit mistik. Në rrafshin gjuhësor

filluan të hyjnë fjalë mongole. Sundimtarët mongolë nuk e përkrahën dijen

dhe artin, prandaj në këtë periudhë jetuan vetëm disa poetë të njohur, të

cilët imitonin stilet letrare të shek. 7/13. Vuajtja është stili i vetëm që

1 Ibid, vëll. 1, fq. 182.

Page 82: Revistë shkencore - kulturore tremujore Viti XXIII 2018 Nr ... · Shtrirja dhe ndikimi i kësaj gjuhe kishte shkuar aq larg, sa që në trojet e sunduara nga Perandoria Osmane, njohja

82 Tamimdari

kishte ndikim në shek. e 8/14. Këta poetë ishin imitues dhe nuk kishin

asnjë vështrim të veçantë krijues dhe artistik. Kjo vuajtje dhe gjendje e

shoqërisë iraniane, i detyroi poetët e asaj kohe të anojnë nga disa

manovrime të parëndësishme letrare si p.sh. nga misteri, atomi historik,

enigma, etj.. E gjithë kjo pasiguri dhe vuajtje në letërsinë persiane erdhi

nga krimet dhe gjenocidet e mongolëve dhe pasojat e saj vazhduan të

ndjehen edhe gjatë shekullit të mëvonshëm. Kjo atmosferë e dhimbshme

e popullit iranian filloi nga sulmi i mongolëve dhe zgjati deri në mesin e

shek. 8/14 .

Mesi i shek. 8/14 është periudha e shfaqjes së Timurit, pushtuesit

tjetër mongol nga Transoksania, i cili në vitin 771/1336 pushtoi

Transoksanin, në vitin 782/1380 futi shumicën e krahinave të Iranit nën

sundim e tij. Në vitin 795/1392 pushtoi Bagdadin dhe më në fund në vitin

800/1397 arriti deri në Indi, ku pushtoi edhe Kashmirin2. Por për shkak se

Timuri i përkiste fesë islame dhe afrimit që kishte me ushtrinë e tij, nuk

pati ndikim të aq keq sa mongolët tjerë, madje i biri i tij Shahruhi bëri çdo

gjë për ringjalljen dhe përhapjen e letërsisë dhe të artit iranian. Ai mbahet

ndër ato intelektualë që krijuan shkollën e “Heratit”, e cila është e njohur

për pikturë dhe artet e tjera islame. Interesimi tepër i madh i bijve dhe

nipave të Timurit për shkollën e Heratit dhe afërsia gjeografike e kësaj

krahine me Horosanin, bëri që përsëri të ringjallej sadopak shpirti i artit

persian.

Proza persiane në shek. 8/14 u pasurua me stoli figurative dhe në të

njëjtën kohë ndoqi një stil të thjeshtë. Shkrimtarët më të njohur të kësaj

periudhe janë: Muiddin Avi Xhuvejni, Shemsuddin Mahmud Amoli,

Hindushah Nehxhevani, Ziauddin Nehshebi, Ebni Zerkub Shirazi, Nizam

Husejni Jezdi, Nimetullah Kermani, i njohur si Shah Veli, Mir Sherif

Xhorxhani, Behauddin Nakshbend, Mahmud Herevi, Sejjid Sadruddin

Husejni Çeshti Dehlevi i njohur edhe si Gisuderaz dhe Shehabuddin

Sirxhani3.

Poezia persiane përveçse në provincën e Shirazit, e cila kulmin e saj

e arriti me Hafizin, ishte shtrirë edhe në krahinat tjera të Iranit. Në Azinë

e vogël, djali i Mevlana Rumiut, Muhammed Behauddin, i njohur si

Sulltan Veledi në Konia kishte zënë vendin e babait të tij. Në Azerbajxhan

dhe Tebriz jetonin dhe krijonin poetët si Ruknuddin Moragi, Asar Tebrizi,

Kemaluddin Mes’ud Haxhendi dhe Atiki Tebrizi dhe dy poetë shumë

popullorë si Selman Savxhi dhe Shems Magrebi. Në krahinën e Kermanit

jetuan poetët Imad Fakih dhe Haxhevi Kermani. Gazelet e Haxheviut edhe

pse i ngjanin gazeleve të Hafizit dhe Saadiut, ato kishin një stil të veçantë.

2 Safa, Tarihi Edebijat….., vëll. 1/3, fq. 37. 3 Nefisi, vep. e cit. fq. 182-198.

Page 83: Revistë shkencore - kulturore tremujore Viti XXIII 2018 Nr ... · Shtrirja dhe ndikimi i kësaj gjuhe kishte shkuar aq larg, sa që në trojet e sunduara nga Perandoria Osmane, njohja

Periudhat e letërsisë persiane (II) 83

Kështu, krahina më e rëndësishme, që lulëzoi në poezi, ishte krahina e

Farsit ose e Shirazit ku jetuan poetët Hafiz Shirazi, Emin Kazeruni, Abid

Zakani dhe Bes’hak Et’ame. Në poezitë e këtyre poetëve vërehet një

pjekuri dhe qëndrueshmëri, që nuk vërehej te poetët e krahinave tjera,

madje këta poetë për herë të parë kishin filluar të përdorin sarkazmin dhe

ironinë. Për arsye të qetësisë dhe të përkrahjes që oborret e dinastive

indiane u siguronin poetëve, në atë pjesë jetuan poetët e njohur Bedruddin

Çaçi, Shejh Nizamuddin Evlija, Sejjid Serraxh Segezi dhe Asami.

Në krahinën e Horosanit jetuan poetët Lutfullah Nishaburi, Haxhe

Behauddin Nakshbend, Muhammed Parsa dhe Ebu Bekr Tajbadi, por në

mesin e këtyre më popullori ishte Ibni Jemin Ferjumedi, karakteristika e

të cilit ishte në fjalët magjike dhe në stilin e tij të hapur. Ndërsa në Herat

jetonin poetët Hesam Herevi, Ibni Hatib, Ruknuddin Herevi, Muzaffer

Herevi, Mutekellim Kashani, etj.4. Në anën tjetër, kulmi i lulëzimit të

poezisë në Herat ishte në kohën e sundimit të Timurit. Stilet e reja, që

poetët në Herat patën krijuar, më vonë vazhduan të përdoren edhe në

periudhën e safevitëve. Në realitet, qendra shkencore dhe letrare e Heratit

në periudhën e sundimit të Sulltan Husejn Bajkaras u bë burim i

ripërtëritjes së rrafshit mendor dhe spiritual të Iranit5. Poezia në periudhën

e Timuritëve ishte e thjeshtë dhe në të përdorej një gjuhë popullore, kështu

që, ajo del nga oborri mbretëror dhe përhapet në masat e popullit. Gjuha

turke çagataje u bë shkak që disa nga poetët e kësaj kohe të krijonin edhe

në këtë gjuhë. Në mesin e poetëve që krijuan në gjuhën turke çagataje

ishte Emir Ali Shir Nevai, i cili shërbente në oborrin e Sulltan Husejn

Bajkaras6. Poezia në fillim të shekullit 9/15 është parapërgatitje e stilit

indian në poezinë persiane, i cili gjatë shekujve të mëvonshëm do të

shtrihet në të gjitha krahinat ku lëvrohej letërsia persiane. Ky shekull

gjithashtu quhet edhe si një urë lidhëse në mes letërsisë së periudhës

Timurite dhe letërsisë së periudhës Safevite. Në këtë periudhë, jo vetëm

që shohim një ndryshim në letërsinë persiane, por një ndryshim rrënjësor

hasim edhe në arte të tjera të Iranit. Poezia persiane në këtë periudhë më

tepër merr një ngjyrë të gazelit dhe forma më e dendur në poezi bëhet

gazeli. Megjithëse vazhdon përdorimi i koncepteve të kota si atomi i

historisë, enigma dhe misteri, por në përgjithësi, natyralizimi gradualisht

humb ndikimin e tij të mëparshëm, ndërsa simbolizmi ia lëshon vendin

impresionizmit 7 . Në këtë periudhë gjithashtu përhapet letërsia fetare,

sidomos letërsia shi’ite me këngët dhe elegjitë për Ehli Bjetin. Pa dyshim

që kjo lëvizje letrare kulmin e saj e arrin në kohën e sundimit të safevitëve.

4 Ibid, vëll. 1, fq. 199-223. 5 Safa, Mohtesari…, fq. 69-70. 6 Ibid, fq. 70-71. 7 Nefisi, Tarihi Nazm…, vëll., fq. 229.

Page 84: Revistë shkencore - kulturore tremujore Viti XXIII 2018 Nr ... · Shtrirja dhe ndikimi i kësaj gjuhe kishte shkuar aq larg, sa që në trojet e sunduara nga Perandoria Osmane, njohja

84 Tamimdari

Edhe në prozën persiane pati një ndryshim themelor. Shkrimtarët, të

cilët një shekull më parë, librat shkencorë i shkruanin në gjuhën arabe, në

shek. 9/15 librat fetarë dhe shkencorë filluan t’i shkruajnë në gjuhën

persiane. Edhe në këtë shekull, shkrimi i historisë ishte ndër artet e

popullarizuara. Në këtë periudhë nuk u shkrua më për historinë e

mongolëve, por për jetën e të dërguarve të Zotit dhe për biografitë dhe

ngjarjet e imamëve shi’it. Autorët gjatë shkrimit të këtyre veprave u

referoheshin burimeve të vjetra në gjuhën arabe.

Arsyeja e këtyre ndryshimeve në shek. 9/15 ishte mbështetja e

sundimtarëve timurianë ndaj artit, kurse shumica e tyre ishin ose poetë ose

artistë8. Ishin të shumtë shkrimtarët që shkruan vepra në prozë në këtë

periudhë historike. Por më të njohur ndër ta ishin: Behaeddin Kazeruni,

Hafiz Ebru, Fesih Havafi, Mir Hand, Sadr Xhihan, Pir Xhemali, Mola

Husejn Kashefi Sebzevari, Sherifuddin Ali Jezdi, Nizam Shahi dhe Ebu

Tahir Tarsusi. Në krahinën e Horosanit jetonin dhe krijonin poetët Xhami,

Ismet Buhari, Katebi Tershizi dhe Emir Bed’hashani, ndërsa në mesin e

tyre më i njohur është Xhamiu. Ai krijoi nën ndikimin e poetëve të vjetër

iranianë, psh. në gazel dhe kaside u ndikua nga Saadiu dhe Hakani, kurse

në mesnevi nga Ferdusi dhe Nizami. Në gazel gjithashtu ka imituar

Hafizin dhe Selman Savxhiun9. Krahina e Heratit në këtë periudhë ishte

krahina që më së shumti tërhoqi poetët iranianë. Poetët Mir Husejn

Ma’maji, Aruzi Buhari, Hasan Shah Herevi, Arefi Herevi ishin nga ky

rajon. Por poeti më i njohur i kësaj krahine ishte Baba Fegani. Poezitë e

Baba Feganit u bënë objekt të kritikave të poetëve të Heratitë, ndërsa

poezitë e tij u quajtën “feganije”. Ai në realitet ishte edhe themeluesi i

“stilit hipotipoz”, i cili nënkupton stilin që nuk pretendon tjetër përpos

shprehjes së ndjenjave të vërteta të poetit. Mënyra e krijimit të tij u imitua

nga poetët e periudhës safevite 10 dhe atë e mirëpritën edhe poetët si

Vahshi Bafeki (v. 991/1583), Zamiri Isfehani (v. 973/1565) dhe Naziri

Nishaburi (v. 1021/1612). Sidoqoftë në mes të krahinës së Heratit dhe asaj

të Horosanit pati një lidhje dhe bashkëpunim të ngushtë dhe për nga

aspekti kulturor është shumë vështirë të ndahen këto dy krahina në mes

veti. Është thënë gjithashtu se poetët e këtyre dy krahinave kanë pasur

miqësi dhe hyrje-dalje në mes veti. Në zonën e Farsit jetuan disa poetë të

njohur, kurse më i njohuri ndër ta është Mektebi Shirazi. Ai nën ndikimin

e Nizamiut krijoi një vepër tjetër me emrin Lejla ve Mexhnun. Në qendër

të Iranit jetuan poetët: Havafi Kahestani, Omidi Tahrani, Deheki dhe

Mes’ud Kumi, të cilët nuk ishin aq të njohur. Në provincën e

Azerbajxhanit jetuan poetë të shumtë, por më i njohuri ndër ta ishte Kasem

8 Ibid, fq. 232. 9 Zerin Kub, Sejri der Sh’eri Farsi, fq. 98. 10 Ibid, fq. 100.

Page 85: Revistë shkencore - kulturore tremujore Viti XXIII 2018 Nr ... · Shtrirja dhe ndikimi i kësaj gjuhe kishte shkuar aq larg, sa që në trojet e sunduara nga Perandoria Osmane, njohja

Periudhat e letërsisë persiane (II) 85

Envar, mistik dhe sufi i njohur i asaj kohe. Ai lindi kah mesi i shek. 8/14

dhe krijoi në tri gjuhë, në persishte, turqishte dhe në gjuhën gileki11.

Megjithatë numri i madh i poetëve – diku rreth 900 – ishte një ndër

karakteristikat e periudhës së tretë të poezisë persiane.

Por në shek. 10/16 në pushtet erdhi dinastia e safevitëve, e cila

mbahet si ngjarja më e rëndësishme në historinë e Iranit. Shah Ismaili,

djali i Sulltan Hajdarit , prejardhja e të cilit rrjedh nga Shejh Sefijuddin

Edebilit, ishte mistik e sufi i njohur i asaj kohe. Shah Ismaili në fillim

sundimin e tij e filloi në Tebriz në vitin 907/1501. Ai me çlirimin e

provincave të Iranit, si fe zyrtare të vendit shpalli shi’izimin dhe bëri

përpjekje të mëdha në shtrirjen dhe përhapjen e kësaj shkolle në Iran. Kjo

gjë gjithashtu bëri që letërsia fetare-shi’ite të arrijë në kulmin e saj. Në

kohën e sundimit të Shah Ismailit, në Azinë e vogël sundonte perandoria

osmane me një ndikim të fortë, kurse në Indi në pushtet ishin baberitët,

nipat e mbretit Timur. Për arsye të përleshjeve mes sekteve dhe të

luftërave me armiq të huaj, si osmanët dhe ozbekët, sunduesit safevitë nuk

i kushtuan rëndësi sikur në periudhat e mëparshme, poezisë dhe poetëve;

bën përjashtim poezia fetare-shi’ite, të cilën e përdorën si mjet të

propagandës nëpër viset e tjera. Për këtë arsye poetët qenë të detyruar të

emigronin në Indi dhe në zonat e sunduara nga Perandoria osmane. Në

këtë periudhë, këto dy vende, e sidomos India, përjetonte ditët më të arta

të kulturës dhe të letërsisë. Në anën tjetër, ardhja e dijetarëve arabë shi’itë

në Iran bëri që këta poetë veprat e tyre t’i shkruajnë në gjuhën arabe, edhe

pse dijet fetare në përgjithësi shkruheshin në gjuhën persiane. Në kohën e

Shah Sulejmanit (1077/1666 – 1105/1693) gjuha persiane përsëri u përdor

nga dijetarët dhe shumë vepra nga gjuha arabe u përkthyen në gjuhën

persiane. Në Iran në shek. 10/16 qendra e vetme që u mor me shtrirjen dhe

përhapjen e gjuhës persiane ishte Gilani. Shumica e poetëve, që nuk kishin

ikur në Indi, ishin të edukuar në oborrin e sundimtarëve të Gilanit12.

Përveç kësaj zone edhe në krahinën e Mazendaranit i kushtohej sadopak

rëndësi gjuhës persiane. Ikja e poetëve në Indi dhe mirëpritja e

sundimtarëve të Indisë u bë shkak që të krijohej një stil i ri i poezisë

persiane i quajtur “stili indian” (sebki hindi). Këta poetë më shumë u

morën me manovrimin dhe teknikat e koklavitura letrare në strukturën e

botëkuptimit të poezisë; kjo bëri që poezia e kësaj periudhe të përjetojë

ndryshime të mëdha në krahasim me poezinë e periudhave të mëhershme.

Proza persiane e kësaj periudhe ishte e pavarur, artificiale dhe plot

me hiperbolizime dhe metafora. Shkrimtarët më të njohur të shek. 10/16

ishin: Abdullatif Husejni Gazvini (v. 962/1554), Hasan Beg Rumlu (v.

11 Nefisi, vep. e cit., vëll. 1, fq. 292. 12 Ibid, vëll. 1, fq. 353.

Page 86: Revistë shkencore - kulturore tremujore Viti XXIII 2018 Nr ... · Shtrirja dhe ndikimi i kësaj gjuhe kishte shkuar aq larg, sa që në trojet e sunduara nga Perandoria Osmane, njohja

86 Tamimdari

985/1577), Shah Tahir Husejn Dekeni (v. 952/1545), Emir Gijasuddin

Shirazi Deshteki (v. 948/1541), Sam Mirzai Safevi (v. 975/1567), Kazi

Nurullah Shushteri (v. 1019/1610), Emin Ahmed Razi (v. rreth

1002/1593) dhe Hakim Shefai Isfehani (v. 963/1555)13.

Poezia persiane në shek. 10/16 kishte shtrirje në Horosan, në Herat,

në Indi, në Isfehan dhe në Perandorinë osmane. Në krahinën e Horosanit

jetoi dhe krijoi poeti Kasem Gonabadi, nga i cili kanë mbetur një mori

veprash poetike. Në Herat jetoi poeti Helali Çagataji (v. 945/1548) që

ishte nga krijuesit e mëdhenj të gazelit si dhe autor i veprave: Lejla ve

Mexhnun, Shah ve Dervish dhe Sifatul Ashikin, poeti tjetër Ehli Shirazi (v.

942/1535) autor i veprës Seheri Hilal, dhe Ehli Torshizi (v. 934/1527).

Por, pasi qendra e safevitëve ishte Isfehani, në të jetuan poetët më

popullorë të asaj periudhe. Njëri ndër këta poet është Muhteshem Kashani

(v. 996/1587) i cili krijoi elegji dhe terxhi’i benda (gjini e poezisë, shen. i

perkth.) të dhimbshëm, ku përshkroi vuajtjet dhe ngjarjet e Ehli Bejtit.

Poeti tjetër i njohur i kësaj krahine është Vahshi Bafeki (v. 991/1582) që

mbahet edhe si vazhduesi i stilit hipotipoz. Ai shkroi disa vepra, më e

njohura ndër to është Ferhad ve Shirin. Në Isfehan jetuan edhe poetë të

tjerë që nuk janë shumë të njohur, ndër këta mund të përmendim emrat e

Melal Zemani Jezdi, Nesef Akashani dhe Riza Isfehani.

Në Indi, në këtë periudhë jetuan poetë të shumtë, por më të njohurit

janë: Urfi Shirazi (v. 999/1590), Sufi Mazenderani, Naziri Nishaburi dhe

Gazali Meshehdi. Në Perandorinë osmane jetonte dhe krijonin poeti

Fuzuli Bagdadi (v. 970/1652), i cili krijoi në gjuhën turke dhe persiane.

Nga veçoritë e poezisë së tij mund të përmendim përkthimin e metaforave

dhe të simboleve të poezisë persiane në poezinë turke. Gazelet e tij në

gjuhën turke janë imitim i gazeleve persiane. Ai në vitin 942/1535 në

gjuhën turke shkroi veprën Lejla ve Mexhnun e cila është identike me

veprën Lejla ve Mexhnun të Nizamiut14.

Letërsia persiane në shek. 11/17 nuk përjetoi ndonjë ndryshim.

Gjendja politike dhe shoqërore e Iranit me shtrirjen e plotë të sundimit të

safevitëve kishte marrë një pamje tërësisht fetare dhe konservatore. Ky

fenomen ishte edhe shkaku kryesor që poetët iranianë vazhdojnë të

largohen nga Irani dhe të emigrojnë në Indi dhe në Perandorinë osmane.

Sundimtarët safevitë përpiqeshin të përforconin sundimin e tyre në të

gjitha krahinat e Iranit, prandaj nuk i kushtuan fare rëndësi artit dhe

kulturës. Nuk duhet harruar se oborri i safevitëve mbështeti disa dijetarë

të cilët në të njëjtën kohë merreshin edhe me krijime poetike, siç janë

Shejh Behai dhe Hakim Shefai.

13 Ibid, fq. 354-406. 14 Ibid, fq. 436-437.

Page 87: Revistë shkencore - kulturore tremujore Viti XXIII 2018 Nr ... · Shtrirja dhe ndikimi i kësaj gjuhe kishte shkuar aq larg, sa që në trojet e sunduara nga Perandoria Osmane, njohja

Periudhat e letërsisë persiane (II) 87

India, Isfehani dhe Perandoria osmane ishin vendet më të

rëndësishme që u kushtonin rëndësi dijetarëve dhe artistëve, por sidomos

India ishte në krye të të gjitha krahinave të tjera. Stili i poetëve të kësaj

periudhe u quajt “stili indian”; karakteristikë e tij ishte krijimi i

koncepteve të reja dhe të ngatërruara, metaforat, alegoria, epiteti,

onomatopeja, etj.. Kështu që, në këtë periudhë lindën disa karakteristika

negative në poezinë persiane, si p.sh. përsëritja e tepërt e rimës në gazel,

moskuptimi i vargjeve dhe loja me fjalë.

Në mesin e gjinive dhe të llojeve letrare në shekujt 10/16 dhe 11/17,

poezia epike pësoi ndryshim dhe objekti kryesor i poetëve të këtyre

shekujve ishte njëra nga llojet e poezisë epike; epika fetare. Koncepti i

epikës fetare zakonisht ishte tregimi për jetën e të mëdhenjve të fesë dhe

kjo gjini letrare ishte përhapur në tri zonat e asaj kohe, në Iran, në Indi dhe

në Perandorinë osmane. Poetët kur krijonin poezi epike fetare ishin të

ndikuar nga vepra kolosale e Ferdusit, Shahnameja, kështu që imitonin

strukturën figurative, ritmin dhe rimën e Shahnamesë. Në këtë periudhë u

shkruan poemat epike si: Nesebname-i Shehrijari nga Shah Forsi,

Homajunname, Gazaji Sulejmani, Shahnemane-i Beheshti, Futuhul

Axhem, Sefername-i Bagdad, Fet’hname Abbas Namdar, Shahxhanname,

Zafername-i Shah Xhihani, Shahishahaname nga Ebu Talib Kelin dhe

Xhengname-i Keshm, të cilat flasin për trimëritë e sundimtarëve iranianë,

por kemi edhe poemat lirike që flasin për sakrificat dhe luftërat e të

mëdhenjve të fesë dhe të Ehli Bjeti, ndër to mund të përmendim Sahibi

Kur’anname, Shahname-i Hejreti, Gazzname Esiri dhe Hamle-i

Hajdari15.

Edhe proza persiane pësoi ndryshime gjatë këtij shekulli.

Karakteristikë kryesore e prozës në këtë shekull ishte imitimi i poetit

Nizami, kështu që, në këtë shekull përveç këtyre mesnevive, u krijuan

edhe mesnevi me koncepte të reja letrare siç janë: Suz ve Godaz, Kaza ve

Kader ose përkthimet e tregimeve nga gjuha indiane si: Nel Demen,

Kamrup, Kam Leta, Medhmalet dhe Hiruv ve Enxhumen. Karakteristikat

kryesore të këtyre tregimeve të rimuara janë gjuha e thjeshtë e pangarkuar

me figura të tepërta letrare, të cilat shkrimtarët e periudhave të mëparshme

i përdornin në tregimet e tyre poetike. Nga poetët e njohur të tregimeve

poetike të shek. 11/17 mund të përmendim: Nazim Herevi (v. 1081/1670),

Fejzi Fejazi (v. 1004/1595), Nevab Asifhan (v. 1021/1612) dhe Hakim

Shefaji (v. 1037/1627).

Në shek. 10/16 poezia lirike, e cila kishte filluar të krijohej në shek.

6/12, pati një shtrirje të gjerë, madje u bë edhe njëra ndër shtyllat kryesore

të poezisë persiane. Edhe në shekujt e mëvonshëm vazhdoi me këtë

15 Safa, Tarihi…, vëll. 1/5, fq. 584.

Page 88: Revistë shkencore - kulturore tremujore Viti XXIII 2018 Nr ... · Shtrirja dhe ndikimi i kësaj gjuhe kishte shkuar aq larg, sa që në trojet e sunduara nga Perandoria Osmane, njohja

88 Tamimdari

mënyrë krijimi i poetit Hakim Pertui (v. 941/1534). Kjo poezi u quajt edhe

“Saki name”. Zakonisht mendimet e poetëve të kësaj letërsie ishin të

kohës dhe në poezitë e tyre hasim fjalë për kotësinë e kësaj bote dhe për

përfundimin tragjik të njeriut në këtë botë, pra në përgjithësi kemi një

poezi skeptike. Për nga forma, sakinamet e kësaj periudhe ishin në

mesnevi, terxh’i bend dhe terkibi band.

Në poezinë e kësaj periudhe vërejmë edhe ironi, sarkazëm dhe

alegori. Edhe pse ironia dhe sarkazma nuk pëlqeheshin prej shoqërisë,

përsëri poetët e përdornin atë dhe e shfrytëzonin për të ironizuar ndonjë

individ. Në mesin e këtyre poetëve mund të përmendim poetët e shek.

10/16 si Sherif Tebrizi, Vahshi Bafeki, Vahidi Komi, Hajreti Toni dhe në

shek. 11/17 poetët si Shefaji Isfehani dhe Shejadai Fetahpur16.

Në shek. 11/17 në periudha të ndryshme letrare jetuan poetë pothuaj

të njohur, si p.sh. në Azinë e vogël jetoi Nefe’i Rumi, poet dhe mistik i

madh që krijonte nën ndikimin e Mevlana Rumiut, në krahinën e Gilanit

jetoi Seli Tehrani (v. 1057/1647), për të cilin thuhet se ka qenë nga

Teherani, por i arsimuar në Gilan. Në atë kohë Isfehani ishte qendra e

sundimit të safevitëve dhe në këtë krahinë jetuan dhe krijuan dy lloj

poetësh, në njërin lloj bënin pjesë poetët filozofë dhe shkencëtarë shi’itë

si Shejh Behai dhe Hakim Shefai; dhe në tjetrin poetët e letërsisë shi’ite

si Kelim Kashani, Kasem Mesh’hedi, Kouseri Hamedani dhe Nasir

Hamedani. Por në krahinat e Indisë në këtë shekull jetuan poetë të

mëdhenj, në mesin e tyre mund të përmendim poetin kolos Saib Terbizi.

Megjithëse Saibi një pjesë të jetës së tij e kaloi në Isfehan, kulmin e

pjekurisë poetike e kaloi në Indi. Edhe pas kthimit të tij në Isfehan në vitin

1042/1632, ende mbështetej nga oborri i sundimtarit të Indisë. Saib

Tabrizi në vitin 1052/1642 u nderua prej Shah Abbasit me titullin

Melikush Shuara (mbreti i poetëve). Ai vdiq në vitin 1052/1642 në

Isfehan. Mbi të gjitha, Saibi është përfaqësuesi më i denjë i stilit indian të

poezisë persiane. Në poezitë e tij vërehen mjaft qartë kuptimi i fjalës, të

menduarit e thellë, konceptet e shumëllojshme dhe të gjitha veçoritë e

tjera të këtij stili. Poetët e tjerë të shek. 11/17 janë Talib Amoli, Sufi

Amoli, Gani Keshmiri, Sermed Kashani, Zuhuri Torshizi dhe Bidel

Dehlevi. Në mesin e të gjithë këtyre dallohet Bidel Dehleviu (1054/1644

– 1133/720) që ishte si një perlë. Ai është kulmi i krijimit fantastik dhe

pika e fundit e imagjinatës në poezinë persiane. Në poezinë e tij hasim një

imagjinatë të ndërlikuar, andaj dhe atë e quajnë zotërues të “stilit indian

të dyfishtë” ose “të thellë”17.

16 Ibid, vëll. 1/5, fq. 631. 17 Husejni, Bidel, Sepehri ve Sebki Hindi, fq. 17.

Page 89: Revistë shkencore - kulturore tremujore Viti XXIII 2018 Nr ... · Shtrirja dhe ndikimi i kësaj gjuhe kishte shkuar aq larg, sa që në trojet e sunduara nga Perandoria Osmane, njohja

Periudhat e letërsisë persiane (II) 89

Si veçori e prozës së kësaj periudhe në Indi është interesi i

shkrimtarëve për të hartuar fjalorë dhe në këtë periudhë u hartuan fjalorët

si: Ferhengi Xhihangiri nga Xhemaluddin Enxhev, Ferhengi Serveri nga

Muhamed Kasim Serveri Kashani, Ferhengi Reshidi nga Abdurreshid El

Husejni, Gijasul Lugat nga Muhammed Gijasuddin dhe fjalori i njohur

Burhani Kat’e nga Muhammed Husejn Halef Tebrizi, i njohur me

pseudonimin “Burhan”18.

2. Periudha e katër: Nga gjysma e dytë e shek. 12/18 e deri në fund

të shek. 13/19 kemi “Periudhën e kthimit letrar”

Gjendja politike e Iranit në shek. 11/17 përjetoi ndryshime të mëdha.

Dinastia safevite në periudhën e sundimit të Shah Ismailit dhe Shah Abasit

ishte e fuqishme, por pasardhësit e tyre nuk arritën të qeverisin ashtu siç

duhet vendin dhe më në fund sundimi i tyre u shpërbë nga Nadir Shah

Efshari. Pas luftërave të jashtme dhe të brendshme që ndodhën në Iran, në

vitin 1148/1735 në fuqi erdhi Nadir Shah Efshari. Kjo dinasti, në rrafshin

politik, unitetin kombëtar të Iranit e bazoi në faktorin fetar, por nuk arriti

të sundojë gjatë dhe u shkatërrua pas 240 viteve të sundimit të saj. Nadiri

në vitin 1148/1735 e shpalli veten mbret të Iranit dhe në këtë mënyrë

hodhi themelet e dinastisë efsharije. Ai dërgoi në Indi forca të mëdha

ushtarësh, por nuk arriti të sundojë më shumë se 12 vite në ato krahina

dhe më në fund u vra në vitin 1160/1747 dhe gjendja politike e Iranit

përsëri u përball me trazira dhe destabilitet. Deri në ardhjen në pushtet të

njërit nga gjeneralët e Nadirit, Kerim Han Zendit, në Iran nuk pati siguri

dhe paqe. Kerim Han Zendi në vitin 1178//1764 arriti të vërë nën sundim

shumicën e tokave të Iranit dhe u quajt me pseudonimin “Vekil Er Ruaja”.

Pallatin sundues e vendosi në qytetin Shiraz dhe në Iran filloi periudha e

sundimit të dinastisë zandije. Më pastaj ai nën sundimin e tij futi të gjitha

krahinat e Iranit, përveç Horosanin, ku sundonte Shahruhi. Lirisht mund

të themi se zanditët ishin të vetmit e dinastive, të cilët u përpoqën për

vendosjen e qetësisë dhe ligjit në Iran. Kerim Hani i kushtonte rëndësi

tepër të madhe shkencës dhe dijes, madje gjatë periudhës së sundimit të

tij shohim ndërtimin dhe përmirësimin e infrastrukturës së shumë

rajoneve të vendit. Ai vdiq në vitin 1193/1779 dhe pasardhësit e tij, deri

në vitin 1203/1788, vendin e udhëhoqën fuqishëm, kurse mbreti i fundit i

kësaj dinastie u mund dhe u vra në vitin 1209/1794 nga ana e Aga

Muhammed Han Kaxhar. Gjendja sociale gjatë tërë shekullit të 12/16-të

ishte kaotike dhe e destabilizuar. Në periudhën e sundimit të Nadir Shahut,

gjakderdhja, luftërat dhe frika mbizotëronin në shoqërinë iraniane. Por për

një kohë shumë të shkurtër, në fillim të ardhjes në pushtet të Nadir Shahut

18 Tekva, Ferheng Nevisi der Hind ve Pakistan.

Page 90: Revistë shkencore - kulturore tremujore Viti XXIII 2018 Nr ... · Shtrirja dhe ndikimi i kësaj gjuhe kishte shkuar aq larg, sa që në trojet e sunduara nga Perandoria Osmane, njohja

90 Tamimdari

dhe të mundjes së afganëve, gjendja në Iran asnjëherë tjetër nuk qe e qetë

dhe e qëndrueshme19. Por në kohën e sundimit të zendijes gjendja kishte

ndryshuar. Sundimi i mirë i vendit, mbështetja dhe respekti i Kerim han

Zendit ndaj poetëve dhe shkrimtarëve, sadopak kishte krijuar kushtet për

zhvillimin kulturor dhe letrar në Iran 20 . Ndikimi i faktorit politik në

faktorin shoqëror në periudhën e sundimit të Zendijes, kishte përgatitur

atmosferën për “Periudhën e kthimit letrar” në letërsinë persiane. Në

periudhën e kthimit letrar ndeshemi me dy lëvizje ose shkolla letrare. Në

lëvizjen e parë bëjnë pjesë poetët dhe shkrimtarët që krijonin në format

letrare të periudhës së parë, pra ata më tepër ishin të interesuar që në

krijimtarinë e tyre të shfrytëzonin stilet dhe gjinitë letrare të shekujve

4/10, 5/11 dhe 6/12. Ndërsa lëvizja e dytë quhet si lëvizja e kthimit në

periudhën e dytë letrare, pra në veprat e krijuara në shekujt e 7/13 dhe

8/14. Në lëvizjen e parë bëjnë pjesë poetët si Mirza Mehdi Ester Abadi, i

cili krijoi me një stil të thjeshtë dhe të pavarur, por me koncepte artificiale,

ndërsa në lëvizjen e dytë bëjnë pjesë poetët Muhammed Sadik Musevi,

Abdurrezak Begdenbeli dhe Neshat Isfehani, të cilët përdorën figurat e

ndërlikuara letrare.

Lëvizja “Kthimi letrar” në fillim u shfaq në Isfehan me emrin

“Shoqëria letrare e Isfehanit”. Poetët e njohur të kësaj shoqate ishin

Moshtak Isfehani (v. 1171/1775), Hetif Isfehani (v.1198/1783), Sabahi

Bidgeli (v. 1218/1803) dhe Azer Bigdeli (v. 1195/1780). Kjo lëvizje u

shua me vdekjen e sulltan Kerim Han Zandit në vitin 1193/1777 dhe për

shkak të faktorëve të ndryshëm politikë nuk arriti të shtrihet në zonat e

tjera të Iranit. Në shek. 13/19, në kohën e sundimit të kaxharëve në Iran,

filloi periudha e dytë e kthimit letrar. Pas vdekjes së Kerim Han Zandit

dhe pas rënies nga pushtetit të dinastisë zandie, pushtetin e mori në duar

kaxharitët. Aga Muhammed Hani pasi e vrau edhe sundimtarin e fundit të

Zandijes në Kerman, në vitin 1210/1795 për herë të parë në Teheran arriti

ta vërë kurorën e mbretërisë. Ai, emëroi Abdulvehab Neshatin guvernator

të Isfehanit, i cili ishte poet. Neshati, duke pasur parasysh të kaluarën

letrare te Isfehanit, arriti të krijojë shoqatën e dytë letrare dhe tuboi shumë

poetë në krahinë. Kështu që, shoqata e dytë letrare e Isfehanit hodhi hapa

më të sigurte dhe të rëndësishëm në kthimin letrar21. Bëhet e ditur se

kryetar i kësaj shoqate ka qenë vetë Abdulevah Neshati. Por me vdekjen

e Aga Muhammed Hanit në vitin 1211/1796, edhe shoqata e dytë letrare

e Isfehanit pushoi veprimtaritë e saj. Por Abdulvehab Neshati që kishte

shkuar në oborrin mbretëror të Fet’h Ali Shah Kaxharit, arriti të fitojë

pseudonimin “Mutemidu Duvele” (Besniku i pushteteve) dhe në të

19 Sha’bani, Tarihi Ixhtimai Iran der Asri Efsharije, vëll. 1. 20 Hatemi, Tarihi Edebijati Iran der Doreji Bazgeshti Edebi, vëll. 1, fq. 29. 21 Shems Lengerudi, Mektebi Bazgesht, fq. 145.

Page 91: Revistë shkencore - kulturore tremujore Viti XXIII 2018 Nr ... · Shtrirja dhe ndikimi i kësaj gjuhe kishte shkuar aq larg, sa që në trojet e sunduara nga Perandoria Osmane, njohja

Periudhat e letërsisë persiane (II) 91

themeloi shoqatën e tretë të quajtur “Shoqata Hakan”. Vendi i kësaj

shoqate letrare ndodhej në oborrin e mbretit dhe në te vepronin poetët si

Fet’h Ali Han Saba (v. 1238/1822), Sehab Isfehani (v. 1222/1807) dhe

Moxhmer Isfehani (v. 1225/1810). Poetë të tjerë të periudhës së kthimit

letrar ishin: Vesal Shirazi (v. 1262/1845), Jegmaj Xhondegi (v.

1276/1859), Forugi Bestami (v. 1274/1857), Fet’hullah Han Shejbani (v.

1318/1900), Ka’ani (v. 1270/1853), Surush Isfehani (v. 1285/1868),

Mahmud Han Meliku Esh Shuara Saba (v. 1311/1893) dhe Shater Abas

Subuhi (v. 1315/1897).

Por në këtë mes, pozita e Kaim Mekam Ferahaniut në prozën dhe

poezinë persiane kishte një rëndësi tepër të veçantë. Ai u vra në vitin

1251/1835, kështu, jo vetëm që Iranit i bëri shërbime të mëdha në politikë,

por edhe në lëmin e letërsisë ai kishte arritur një pozitë të lartë. Poezitë e

tij pasqyrojnë ngjarjet e shoqërisë së atëhershme, në kohën kur poezitë e

poetëve të tjerë të periudhës së kthimit më tepër ishin shpjegime dhe

përshkrime në lidhje me faktin se si vriteshin mbretëritë e asaj periudhe22.

3. Periudha e pestë: Periudha pas shek. 14/20 – Letërsia moderne

Në shekullin 14/20, gjatë periudhës së kthimit letrar në Iran, hasim

hezitim të dukshëm te poetët. Kjo periudhë filloi me shpërbërjen e

dinastisë së kaxharëve dhe me ngjarjet e sistemit konstitucional

(Meshrute). Në këtë periudhë kemi një përmbledhje të letërsisë së 70

viteve të fundit. Kthimi letrar që kishte filluar në kohën e efsharijes, gjatë

sundimit të kaxharëve arriti kulmin e tij dhe më nuk mundi që të

gërshetohet me strukturat shoqërore të popullit iranian dhe me ndryshimet

që ndodhnin në atë kohë, ngase letërsia klasike kishte të bënte me të

kaluarën dhe nuk kishte asnjë lidhje të logjikshme me periudhën moderne

të Iranit. Në letërsinë moderne, duke u bazuar në ndryshimet e shoqërisë

iraniane, ndeshemi me konceptet e reja si ligji, liria, barazia, progresi,

qytetërimi, shkenca, industria, lufta kundër kolonializmit, rezistenca ndaj

dhunës, dashuria për atdheun, martirizimi, revolucioni dhe ndjesia

përballë të shtypurve23. Kurse koncepte të tilla nuk mund t’i hasim në

letërsinë e vjetër persiane. Shkrimtarët dhe poetët e kësaj periudhe ishin

të detyruar të kërkonin forma dhe gjini të reja letrare që mund t’u

përgjigjeshin kërkesave dhe përmbajtjes së kohës. Në anën tjetër, lidhjet

me Evropën dhe depërtimi i leksikut nga gjuhët perëndimore ndryshoi

strukturën e gjuhës dhe filloi një skepticizëm ndaj letërsisë tradicionale,

kështu, dalëngadalë letërsia persiane filloi të priret nga llojet dhe gjinitë

letrare evropiane. Por nuk duhet harruar se letërsia evropiane gjithashtu

22 Ibid, fq. 266. 23 Fershidverd, Derbareji Edebijat ve Nakdi Edebi, vëll. 2, fq. 794.

Page 92: Revistë shkencore - kulturore tremujore Viti XXIII 2018 Nr ... · Shtrirja dhe ndikimi i kësaj gjuhe kishte shkuar aq larg, sa që në trojet e sunduara nga Perandoria Osmane, njohja

92 Tamimdari

pas Renesancës, e sidomos letërsia romantike ishte nën ndikimin e

letërsisë klasike persiane.

Proza persiane në periudhën moderne është një lloj proze realiste, e

cila paraqiste të vërtetat e shoqërisë iraniane. Kjo prozë u distancua shumë

nga proza klasike persiane dhe vendin e misticizmit dhe të luftës me

epshin e zuri lufta sociale dhe vendosja e drejtësisë në shoqëri. Ndër

shkrimet e para të prozës moderne janë shkrimet e Sejjid Xhemaluddin

Esed Abadi (Afgani, shën. i përkth.). Me hapjen e gazetave, proza pati një

shtrirje edhe më të gjerë dhe kemi një përhapje të letërsisë publicistike.

Thjeshtësia e prozës moderne dhe interesimi për të shkruar sa më thjeshtë

u bë shkak që disa shkrimtarë iranianë, në shkrimet e tyre, të përdorin

gjuhën e përditshme popullore. Këtë element të gjuhës e përdorën

shkrimtarët si Dehhoda në veprën Çerend ve Perend dhe shkrimtari tjetër

Talibof. Sidoqoftë karakteristikat e prozës së re persiane të kujtojnë

realizmin evropian të shek. 1924. Prozën moderne persiane e përfaqëson

tregimi dhe romani. Shkrimtarët e letërsisë moderne shprehën interesim

për romanin dhe tregimin ngase në të më lehtë e më qartë mundnin të

shprehnin gjendjen sociale dhe të drejtat e familjes dhe të individit. Nga

ana tjetër, nga të gjithë ishin pranuar rregullat dhe stilet e shkrimit të

romancierëve evropianë, ngase, siç dihet, romani në Evropë kishte një

pozitë jashtëzakonisht të lartë. Romanet e para të letërsisë persiane, të cilat

zakonisht përshkohen nga patosi kritik, trajtojnë motive dashurie dhe

sociale, ishin nën ndikimin e plotë të letërsisë evropiane. Ky imitim në

realitet llogaritej si një lloj frymëzimi letrar. Romanet që u shkruan nën

ndikimin e plotë të letërsisë evropiane janë Tehran-i Mehof (Teherani i

tmerrshëm) i autorit Moshfik Kashani dhe romani tjetër Ziba (E bukura)

e autorit Muhammed Hixhazi25. Përpos këtyre lloj romaneve depërtoi

edhe një gjini tjetër e romanit, e ai ishte romani historik. Në romanet

historike më tepër zënin vend ngjarjet historike të Iranit dhe ndër këto lloj

romane mund të përmendim romanin Ru’jaji Kambuxhije të Talibof

Tabriziut.

Romani dhe krijimtaria prozaike në përgjithësi në periudhën e

sistemit konstitucional dhe në fillim të shek. 20 në romanet e Sadik

Hidajetit u pasurua me koncepte të reja nga psikologjia dhe ezoterizimi.

Sadik Hidajeti, duke futur koncepte të këtilla në krijimtarinë e tij, përveç

se krijoi një stil të rrjedhshëm dhe elokuent, shkroi romanet më të arrira

të letërsisë persiane siç janë: Buf-i Kur, Se Katre Hun, Seg Ve Legerd, etj..

Elementet si folklori, atdhedashuria, realizmi social dhe sarkazma arritën,

në atë shkallë saqë ato romanet e Sadik Hidajetit të dallohen nga romanet

24 Abadijan, Der Amedi ber Edebijati Muaser, fq. 25. 25 Ibid, fq. 76.

Page 93: Revistë shkencore - kulturore tremujore Viti XXIII 2018 Nr ... · Shtrirja dhe ndikimi i kësaj gjuhe kishte shkuar aq larg, sa që në trojet e sunduara nga Perandoria Osmane, njohja

Periudhat e letërsisë persiane (II) 93

e tjera të letërsisë persiane. Heronjtë e romaneve të tij zakonisht i përkasin

shtresave të ulëta popullore dhe frymëzimi në romanet e tij buron nga

pozita dhe sjellja e këtyre individëve në shoqëri. Këtë ai e përshkruan me

një mjeshtri të jashtëzakonshme dhe janë të paktë ata që mund ta kuptojnë

këtë imtësi të shkrimeve të tij. Romancieri tjetër iranian, i cili me

mjeshtëri përdori ironinë dhe sarkazmin, është Xhemalzade, vepra e parë

e të cilit është Jeki Bud Jeki Nebud. Xhemalzade në këtë roman shtjellon

pozitën e shoqërisë iraniane të asaj kohe. Romani persian, në kohën e

sundimit despotik të Riza Shahut, filloi të priret kah simbolizmi dhe pas

muajit Shehriver të vitit 1320/gusht 1951 në të u ndje një realizëm kritik,

kurse pas muajit Mordad të vitit 1338/korrik 1959 u zhvillua romani

sarkastik dhe metaforik dhe bashkë me të filluan përkthimet e romaneve

evropiane. Në realitet, atë që nuk mund ta thoshin vetë, përpiqeshin ta

shprehnin me anë të përkthimeve të romaneve të autorëve evropianë. Në

vitet ‘30–‘40 nuk hasim çështjet individuale në romanin persian, ajo që

mbizotëronin në atë kohë më tepër ishin kritikat ndaj faktorit politik dhe

shoqëror. Në mesin e këtyre romaneve bëjnë pjesë romanet Tengsir,

Shovheri Ahu Hanum dhe Su ve Shun, si dhe dramat e shkruara nga

Husheng Golshiri26. Romani persian, pas ngjarjeve të vitit 1357/1979 dhe

fitores së Revolucionit Islamik, u përball me një përmbledhje konceptesh

dhe besohej se do të zinte vend në një rrjedhë të re.

Poezia moderne persiane ka braktisur një sërë problemesh dhe

ngjarjesh. Në fillim të kësaj periudhe krijuan poetët si Arif Gazvini (i

lindur në vitin 1301/1922), poet politik dhe satirist, Irxh Mirza i cili me

një gjuhë të thjeshtë dhe trimërisht shprehu tema shoqërore dhe politike

dhe Ferhi Jezdi (l. 1306/1927). Të

gjithë këta ishin edhe propaganduesit e

poezisë popullore dhe në poezitë e tyre

shohim një mishërim të poezisë,

inteligjencës dhe të mesazhit. Në

vazhdim të kësaj, krijuan poetët si

Mirzadei Eshki poezi kritike, Pervin

I’tisami poezi didaktike dhe sociale

dhe Muhammed Teki Bahar, poeti i

zjarrtë. Këta poetë kishin kaluar

themelet e para të letërsisë së

Meshrutas (sistemit konstitucional)

dhe me poezitë sociale dhe kritike të

tyre, arritën që poezisë persiane t’i

japin një kahje moderne. Nima Jushixh

26 Ibid, fq. 93.

Page 94: Revistë shkencore - kulturore tremujore Viti XXIII 2018 Nr ... · Shtrirja dhe ndikimi i kësaj gjuhe kishte shkuar aq larg, sa që në trojet e sunduara nga Perandoria Osmane, njohja

94 Tamimdari

Poeti më i njohur dhe më i madhi i poezisë moderne persiane është

Nima Jushixhi. Nima ka lindur në vitin 1318/1939 në qytetin Mazendaran,

dhe ende dhe sot e kësaj dite ka një rëndësi të veçantë në letërsinë

persiane. Ai me qëndrimin e tij se metri dhe rima nuk janë perlat e poezisë,

arriti të sjellë një filozofi të re dhe të bëjë një ndryshim rrënjësor në

poezinë klasike persiane. Ndryshimin që Nima Jushixhi bëri në strukturën

e poezisë persiane u bë shkak që poezia moderne të mbështetet në gjuhën

e emocioneve dhe të dashurisë dhe në këtë mënyrë jo vetëm që u hodhën

themelet e poezisë Nimai, por në letërsinë persiane lindi poezia e quajtur

Sepid (poezia e bardhë) e cila nuk njeh ritmin e poezisë dhe më shumë

ndjek logjikën e prozës. Nima Jushixhi poezitë më të bukura të tij si

Kesse-i Reng Peride, Efsane dhe Hanevade-i Serbaz i ka krijuar në

modelin e ri të poezisë. Në poezitë e tij hasim një lloj realizimi artificial27.

Poezia e Nima Jushixhit dhe ndryshimi që ai solli në poezinë persiane u

mirëpritën nga poetët si Ihvani Salis, Forugi Ferehzad, Sohrab Sepehri,

Ahmed Shamlu, Menuçehr Ateshi, etj..

Në studimet për stilistikën, studiuesit në radhë të parë kanë pasur

parasysh klasifikimin e fjalës në formën e saj më të thjeshtë. Muhamed

Teki Bahar i cili është edhe studiuesi i parë i stilistikës në Iran, në fillim

të shek. 20, fjalën e ka ndarë në dy forma, në prozë dhe poezi dhe studimet

e tij i ka përqendruar në stilistikën e prozës persiane. Ai – në studimin e

tij – stilet e prozës persiane i klasifikon në bazë të periudhave letrare dhe

ato i ndan në gjashtë periudha letrare28. Këto periudha janë:

1. Periudha e samanitëve (300/912 – 450/1058),

2. Periudha e gaznevitëve dhe Selxhukëve të parë (450/1058 –

550/1155),

3. Periudha e selxhukëve të dytë dhe harezmitëve – proza teknike

(550/1155 – 600/1203),

4. Periudha e stilit indian dhe proza teknike (600/1203 – 1200/1785),

5. Periudha e kthimit letrar (1200/1785 – 1300/1883), dhe

6. Periudha moderne ose e të shkruarit thjeshtë.

Kjo metodë e studimit vazhdon edhe sot e kësaj dite dhe studiuesit e

stilistikës persiane ende i referohen asaj.

27 Azhend, Edebijati Novin Iran, fq. 118. 28 Bahar, Sebk Shenasi, vëll. 2, fq. 6.

Page 95: Revistë shkencore - kulturore tremujore Viti XXIII 2018 Nr ... · Shtrirja dhe ndikimi i kësaj gjuhe kishte shkuar aq larg, sa që në trojet e sunduara nga Perandoria Osmane, njohja

Perla, vëllimi 82, numri 2, 2018

Muhammad Xhafer Jahaki, studiues.

© Fondacioni Kulturor Iranian “Saadi Shirazi”

Muhammad Xhafer JAHAKI

PERIUDHA E ZGJIMIT.

PERIUDHA E LËVIZJES KUSHTETUESE (II)

Behari, poeti i lirisë

Muhammad Teki Behari kishte dalë nga Kharasani, por era e lirisë që

po frynte në këtë kohë pas nënshkrimit të kushtetutës e drejton Beharin për

në Teheran. Në këtë mënyrë ai është më i prirë të dallojë dhe të shfrytëzojë

më mirë produktet dhe vlerat e lëvizjes kushtetuese, ku më kryesorja nga

të gjitha ishte gjaku i derdhur nga dëshmorët.

Muhammad Tekiu lindi më 1304 hixhri kamari (1887) në Mashad.

Periudhën e vegjëlisë dhe të adoleshencës i kaloi në mjediset e mauzoleut

të imamit të tetë shiit (Imam Rezait). I ati, Muhammad Kazem Saburi, ishte

me titullin “Malek Alshuara” në atë krahinë. Muhammad Tekiu studioi

letërsinë dhe artet falë vullnetit të të atit. Pas vdekjes së të atit, me urdhër

të Myzafer Aladin Shahut, rimerr gradën “Malek Alshuara” që e mbante i

ati. Behari përveç ndihmës nga i ati përfitoi edhe nga Mahzar Adib

Nejshaburi dhe kështu arriti të plotësojë njohuritë e veta si në persisht edhe

në arabisht. Që në vitet e adoleshencës, kur hija e të atit ishte ende mbi

kokën e tij, ai u lidh me rrymën kushtetuese dhe demokrate të Kharasanit.

Po ashtu ai u njoh nga afër me politikat dhe problemet e mprehta të kohës

dhe mendimet e tij të lira i shprehte me anë të poezive, të cilat i botonte në

gazetat lokale të Kharasanit.

Në periudhën e despotizmit të vogël gazeta e Kharasanit dhe pas saj

në vitin 1327 hixhri kamari (1909) dhe në vazhdim gazeta “Nubahar”, që

botohej në Mashad për arsye se propagandonin kundër Rusisë nuk e

zgjatën më shumë se një vit aktivitetin e tyre dhe më pas e mbyllën. Por

gjithsesi Behari nuk ndenji këmbëkryq; më vonë themeloi gazetën “Taze

Page 96: Revistë shkencore - kulturore tremujore Viti XXIII 2018 Nr ... · Shtrirja dhe ndikimi i kësaj gjuhe kishte shkuar aq larg, sa që në trojet e sunduara nga Perandoria Osmane, njohja

96 Jahaki

Bahar” në vend të së parës. Edhe kjo gazetë e re, duke pasur si përvojë

gazetën paraardhëse, nuk vonoi shumë dhe u mbyll për arsye politike.

Behari në këtë kohë nuk ishte më shumë se tridhjetë vjeç dhe u zhvendos

përfundimisht për banim në Teheran.

Një vit më pas, populli i Kharasanit e zgjodhi atë si përfaqësuesin e

vet në parlament. Behari në parlament si dhe shumë përfaqësues të tjerë

kërkonin demokraci, drejtësi shoqërore dhe liri politike. Talenti si gazetar

dhe puna e tij në gazetë e kishin ndihmuar Beharin të kuptonte prapaskenat

e ndryshme dhe të ishte në dijeni të situatave më të reja në vend dhe jashtë

tij. Po ashtu ai diti të ndërthurë bukur edhe aftësinë e tij krijuese në fushën

e poezisë për qëllimet e reja dhe pozicionin që tashmë kishte.

Behari në Teheran themelon revistën “Daneshkadeh” e cila ishte edhe

organi i organizatës letrare me po të njëjtën emër.

Burgimet dhe ndëshkimet që pësoi më vonë ia shuan zërin ashtu si

edhe shumë liridashësve të tjerë të asaj periudhe, por nuk mundën ta

ndalnin nga rruga e studimeve dhe kërkimeve letrare. Kjo punë vazhdoi

deri pas vitit 1299 hixhri shamsi (1920), kur mund të shtojmë se Behari

gjeti mundësinë të merrej deri diku me mësimdhënie, ashtu edhe me

shkrime të ndryshme. Në po këto vite ai studioi dhe perfeksionoi gjuhën

pahlavi duke e paraqitur atë në librin Rregullat dhe prozat perse. Pas

themelimit të fakultetit të Teheranit brenda fakultetit letrar mori detyrën e

mësimdhënies. Pas Shahrivarit të vitit 1320 hixhri shamsi (ShtAtar 1941)

iu paraqitën disa raste për aktivitet politik të cilat i shfrytëzoi duke marrë

penën dhe duke rishkruar në gazeta të ndryshme temat kryesore politike të

kohës pas shumë vitesh heshtje të plotë. Megjithëse i mungonte mbështetja

dhe kishte një përvojë të hidhur në këtë fushë ai nuk reshti së lavdëruari

lirinë dhe demokracinë duke sulmuar ashpër injorancën, paditurinë,

korrupsionin, padrejtësinë si dhe shumë probleme të tjera shoqërore që

kishin mbërthyer vendin në atë kohë. Ishte sëmundja ajo që e gjunjëzoi atë

në Ordibehesht të vitit 1330 hixhri shamsi (Maj 1951) pikërisht në kohën

kur melodia e paqes dhe demokracisë dëgjohej pa ndalur në buzët e tij.

Veprat dhe veprimtaria letrare e Beharit

Përveç themelimit dhe botimit të gazetave dhe revistave të ndryshme,

të cilat i vumë në dukje edhe më lart, nga Behari kanë mbetur vepra të

shumta në prozë dhe në poezi të cilat paraqesin qartë vlerat dhe pozicionin

e tij brilant duke e klasifikuar si një nga figurat e ndritura të letërsisë perse

në fushën e poezisë dhe të kërkimeve letrare. Këto vepra renditen si më

poshtë:

1. Historia e partive politike.

2. Metodologjia dhe historia e prozës perse, në tri vëllime.

Page 97: Revistë shkencore - kulturore tremujore Viti XXIII 2018 Nr ... · Shtrirja dhe ndikimi i kësaj gjuhe kishte shkuar aq larg, sa që në trojet e sunduara nga Perandoria Osmane, njohja

Periudha e zgjimit. Periudha e lëvizjes kushtetuese (II) 97

3. Historia e vargjeve perse (është shkruar mbi bazën e recitaleve dhe

koleksioneve).

4. Artikujt dhe dorëshkrimet e shpërndara të Beharit janë mbledhur

shumë vite pas vdekjes së tij, në një përmbledhje të titulluar Behari

dhe letërsia perse e cila është botuar në dy vëllime.

5. Korrektimi i historisë së Balamisë, Historia e Sistanit dhe libri me

titull Maxhmal Altavarikh va Alkasas kanë qenë në çdo kohë për

ribotim dhe të pranishëm në libraritë dhe bibliotekat e Iranit.

6. Divani poetik, i cili është botuar në dy vëllime.

Poezia dhe mendimet e Beharit

Në Divanin e Beharit, i cili për herë të parë është botuar në Teheran,

disa vite pas vdekjes së tij përballemi me një shumëllojshmëri poezish

duke përmendur këtu kasidetë, masnavitë, gazelet, vargjet e thyera, vargjet

e përbëra, poemat e kundërta etj. Teknikat letrare të përdorura në këtë

përmbledhje po ashtu janë shumëngjyrëshe dhe të pasura duke kombinuar

bukur si metodat e reja ashtu edhe ato të vjetra. Edhe tematika është

gjithëpërfshirëse duke përmendur këtu fushat politike, shoqërore,

patriotike dhe edukative. Krijimtaria e tij poetike e adoleshencës, ose

fillimet e para poetike i përkasin periudhës që ai mbante edhe titullin

“Malek Alshuara” të krahinës së Kodsit dhe ishin kryesisht poezi të llojit

lavdërues dhe poezi fetare të krijuara për raste të ndryshme liturgjike.

Behari në këto poezi ka ndjekur dhe ka vazhduar rrugën e mjeshtërve të

mëdhenj letrarë që u përkasin periudhave paraardhëse. Në esetë e tij më

tepër trajtohen probleme shoqërore dhe edukative, por shpeshherë në

pjesëza të ndryshme dallohen pika të dukshme morale dhe mësimdhënëse

të bazuara në përvojën njerëzore. Masnavitë e tij ashtu si edhe esetë janë

të mbushura me këshillime largpamëse dhe moralizuese. Pra në këtë

kontekst mund të themi se poezitë e Beharit në përgjithësi u ngjajnë me

tepër poezive të Nezamiut, Sanait dhe Xhamiut dhe duke u bazuar në këtë

fakt mund të shtojmë se vetë Behari është përpjekur të imitojë apo të kopjoj

në një farë mase këta kolosë të poezisë perse. Copëzat moderne, tabani

natyror si dhe thjeshtësia që karakterizon varg pas vargu poezinë e tij

kompensojnë antikitetin tematik dhe përbërjen e saj. Mosamatet e tij janë

imitim i suksesshëm nga Manuçehri. Vargjet e tij lexoheshin në burgjet

dhe qendrat e izolimit sepse kishin një rimë dhe muzikalitet rrëqethës dhe

një zë melodioz si të Masud Saadit që qëndron me dinjitetin dhe

qëndrueshmërinë përkrah vargut të Naser Khosravit.

Behari nuk është vetëm poeti i dashurisë dhe i gazeleve, por edhe

mund të themi se në këtë fushë nuk ka pasur ndonjë sukses të madh. Mbi

të gjitha ai duhet vlerësuar si një poet reformues i kasideve. Ai ka merita

të mëdha në mbledhjen dhe përpunimin e kasideve të harruara tashmë.

Page 98: Revistë shkencore - kulturore tremujore Viti XXIII 2018 Nr ... · Shtrirja dhe ndikimi i kësaj gjuhe kishte shkuar aq larg, sa që në trojet e sunduara nga Perandoria Osmane, njohja

98 Jahaki

Edhe njëherë tjetër Behari i sjell lexuesit kasidetë e vjetra të stilit

Kharasanas me po atë mjeshtëri dhe dinamizëm si në kohët e arta të

kasideve. Ringjallja e kasideve u shoqërua me një tematikë moderne për

kohën duke shënuar kështu një evolucion për sa i përket poezisë perse në

këtë periudhë dhe duke e bërë më të domosdoshme sesa në çdo periudhë

tjetër.

Në kasidetë e Beharit jehona e fjalëve të vjetra tingëllon fort. Ëmbëlsia

dhe thjeshtësia janë shprehi dytësore në kasidetë e tij, kurse nga ana tjetër

madhështia dhe qëndrueshmëria e gjuhës si dhe shpirtëzimi e ngazëllimi,

që ndeshet në vargjet e tij, janë fryte të ideve gjeniale Rudakiane. Në

komentet dhe përshkrimet e tij shpirti i fjalëve dhe ideve të Manuçehrit dhe

Khajamit dallgëzon, ndërsa në të njëjtën kohë atë nuk e ndajmë dot nga

ndjenjat patriotike-atdhetare që kanë si burim eposin kombëtar Ferdusian.

Në një pjesë të poezive të tij, sidomos asaj pjese të poezisë që i përket

fillimeve të punës dhe që janë krijuar në qytetin e Mashhadit dallohen për

frymëzim qiellor. Ato janë të mbushura me vargje që të bëjnë të besosh

dhe përcjellin te lexuesit ëmbëlsi dhe dashuri. Në këtë kontekst ai jo vetëm

që nuk e njeh paganizmin, ateizmin dhe besëtytninë si besim qiellor por, i

vë në lojë me vargje tallëse dhe demaskuese.

Në qoftë se duam të vëmë në dukje dy nga cilësitë më të shtrenjta për

sa i përket vlerave të poezisë së Beharit këto dy cilësi nuk janë gjë tjetër

përveçse liria (me kuptimin e demokracisë) si dhe patriotizmi. Përkujdesja

e tij për historinë dhe kulturën vendase e shtoi dashurinë e tij për Iranin e

lashtë, dashuri kjo që të bie në sy pothuajse në çdo varg të Divanit të tij.

Është pikërisht kjo dashuri shkaku që në kohën kur despotizmi i instaluar

në vend kishte mbyllur të gjitha portat e politikës ndaj Beharit, i përforcoi

dëshirën për kërkime dhe studime në lidhje me letërsinë dhe kulturën e

lashtë perse, gjë që solli si rezultat përvetësimin e gjuhës Pahlavi nga ana

e Beharit. Ky fakt e ndihmoi atë për hulumtime të thella në skutat më të

errëta të historisë së lashtë perse. Si përmbledhje mund të shprehemi se

Divani i Beharit është vepra e fundit me vlerë për sa i përket letërsisë

klasike perse në të gjithë historinë e letërsisë perse pa përjashtim. Nga ana

tjetër mund të theksojmë se kjo vepër me gjithë vështirësitë dhe

kompleksitetin që ka për t’u perceptuar dhe komentuar, ashtu siç duhet si

dhe rendin e fortë letrar nuk ka krijuar ndonjë distancë me masat e gjera

lexuese persishtfolëse, por përkundrazi ka qenë gjithmonë pranë tyre dhe

shumë e dëshiruar.

Dehkhuda, hulumtuesi dhe poeti

Në lëmin e publicistikës dhe të luftës politike gjatë periudhës së

zgjimit kombëtar emri i parë që na shkon ndërmend është pa dyshim i të

madhit Ali Akbar Dehkhuda. I ati i tij Khan Babakhani ishte nga qyteti i

Page 99: Revistë shkencore - kulturore tremujore Viti XXIII 2018 Nr ... · Shtrirja dhe ndikimi i kësaj gjuhe kishte shkuar aq larg, sa që në trojet e sunduara nga Perandoria Osmane, njohja

Periudha e zgjimit. Periudha e lëvizjes kushtetuese (II) 99

Kazvinit, i cili pak para lindjes së djalit të tij e zhvendos jetën e familjen e

tij në qytetin e Teheranit. Në këtë qytet lind edhe Ali Akbari në vitin 1257

hixhri shamsi (1878). Ai nuk ishte më shumë së 10 vjeç kur i vdiq i ati dhe

në përkujdesjen së ëmës iu përkushtua nxënies së njohurive shkollore.

Dehkhudaja për më shumë së 10 vjet u mor me studimin e dijeve të

vjetra, por duke pasur parasysh gjendjen e keqe ekonomike shpeshherë

përballej me varfërinë e tejskajshme. Më pas falë vullnetit të vet arrin të

futet në një shkolle politike dhe përvetëson frëngjishten. I jepet rasti që së

bashku me sekretarin Aldule Gafuri të udhëtojnë për në Europë. Kjo solli

edhe njohjen e tij me shumë shkenca dhe dije moderne të kohës si dhe

perfeksionimin e gjuhës frënge.

Që në ditët e para të revolucionit kushtetues kthehet në Iran dhe merr

pjesë në botimin e gazetës së njohur rilindëse “Sure esrafil”, që ishte edhe

një nga gazetat bazë të revolucionit kushtetues. Për botimin e kësaj gazete

ai bashkëpunon ngushtë me Mirza Xhahangir Khanin. Gjatë reprezaljeve

të mbretit Muhammad Ali Shahut dhe vrasjes së Mirza Xhahangir Khanit

ai detyrohet të emigrojë për në Europë së bashku me një grup demokratësh

dhe liridashësish. Gjatë kësaj kohe ai jeton në Zvicër dhe që aty arrin të

botojë tre numra të gazetës “Sure esrafil”. Më pas ai zhvendoset në

Stamboll dhe me ndihmën e një grupi bashkëpatriotësh merret me botimin

e gazetës “Surush”.

Pas tërheqjes nga pushteti të Muhammad Ali Shahut, është populli i

Kermanit dhe i Teheranit që zgjedhin Dehkhudanë si përfaqësuesin e tyre

në parlament. Gjatë periudhës së Luftës së Parë Botërore ai jeton i fshehur

në krahinën “Çahar Mahale Va Bahtiari” dhe pas luftës rikthehet në

Teheran, por tërhiqet plotësisht nga detyrat politike dhe fillon një jetë të re

me hulumtime, kërkime dhe studime në fushën e gjuhësisë, morfologjisë

dhe fjalorit të gjuhës perse. Gjatë kësaj periudhe ai ishte edhe drejtuesi i

disa shkollave politike të vendit si dhe drejtuesi i përgjithshëm i Fakultetit

Juridik të Universitetit të Teheranit, ku një pjesë të kohës e kalonte me

mësimdhënien e leksioneve të ndryshme. Pas Shahrivarit të vitit 1320

hixhri shamsi (qershor 1941), kur Irani pushtohet nga forcat e jashtme, ai

lë përkohësisht detyrat qeveritare që mbante dhe përpunimi e përmbledhja

e fjalorit të gjuhës perse bëhet detyra kryesore e tij.

Dehkhudaja përkrahu dhe mbështeti fuqimisht ardhjen në krye të

qeverisë Musadekun dhe qeverinë e tij popullore. Për këtë arsye në

reprezaljet e 28 Mordadit të vitit 1332 hixhri shamsi (19 gusht 1954) u bë

viktimë e mosmirënjohjes, vuajtjes dhe ndjekjes shtetërore. Dijetari

Dehkhuda pas një jete plot mund dhe djersë në lëmin e politikës dhe

hulumtimeve gjuhësore vdes në muajin Esfand të vitit 1334 hixhri shamsi

(Mars 1956) në kryeqytetin e vendit.

Page 100: Revistë shkencore - kulturore tremujore Viti XXIII 2018 Nr ... · Shtrirja dhe ndikimi i kësaj gjuhe kishte shkuar aq larg, sa që në trojet e sunduara nga Perandoria Osmane, njohja

100 Jahaki

Veprat e Dehkhudasë

Veprat e Dehkhudasë mund t’i klasifikojmë në dy grupe, a- letrare, b-

hulumtime.

a) Veprat më të rëndësishme letrare të tij janë si më poshtë:

1. Çarand va parand, është një përmbledhje e kryeartikujve dhe

shkrimeve të tjera satirike, demaskuese dhe tallëse të cilat ishin

botuar më parë në gazetën “Sure esrafil”. Stili dhe metoda e shkrimit

që ka përdorur ai në këtë vepër është shumë i ngjashëm ose si të

thuash vazhdimi i po të njëjtit stil që ka përdorur edhe poeti i

famshëm satirik pers, Abid Zakani. Ky libër është botuar në mënyrë

të pavarur në Teheran.

2. Divani poetik, është një përmbledhje e hollë e poezive politiko-

shoqërore duke përfshirë këtu poezitë zyrtare dhe ato letrare si dhe

mendimet e problemet reale të kohës. Veprat e tij letrare janë rezultat

i kujtimeve të tij rinore. Ato ndërthuren në mënyre natyrale me

aktivitetin e tij politiko-shoqëror. Ky libër është botuar në Teheran

nën kujdesin dhe përpjekjet e Doktor Muhammad Dabir Siokiut.

b) Veprat më të rëndësishme në lëmin e hulumtimeve dhe kërkimeve

gjuhësore, që në të vërtetë i përkasin periudhës së dytë të jetës së tij dhe që

janë jashtë rrymave politike të kohës klasifikohen si më poshtë:

1. Amsal va Hakm, është një përmbledhje proverbash, dhe fjalësh të urta

perse e shoqëruar me komente dhe udhëzime të vyera në prozë. Ky

libër është botuar në katër vëllime në Teheran.

2. Fjalori pers, është edhe fjalori më i pasur dhe më i saktë i gjuhës perse,

i cili përmban edhe informacione të shumta për sa i përket emërtimeve

të përveçme, historisë dhe gjeografisë së vendit. Ky fjalor është botuar

nën kujdesin e fondacionit “Dehkhuda” në Teheran dhe përmban 222

vëllime me total 2645 fletë të mëdha.

2. Grupi i poetëve popullorë

Disa poetë të preferuar nga populli për të cilët do të vijojmë të japim

përshkrimin e jetës dhe veprave që kanë pasur më tepër ndikim.

Sejed Ashrafudin Gilani, poeti popullor

Doli nga mesi i popullit, me popullin jetoi, dhe kohë të tëra pas

vdekjes së vet poezitë e tij dëgjoheshin mes popullit. Pra është me vend të

themi se Ashrafudini është me të vërtetë “poeti popullor” i periudhës së

zgjimit.

Emri i vërtet është Sejed Ashrafudin Hyseini. Ai lindi në vitin 1278

hixhri kamari (1862) në qytetin e Kazvinit. I ati i vdiq në moshë të re kështu

që iu desh të përballej me kursimet e tepruara qysh herët dhe të ishte larg

Page 101: Revistë shkencore - kulturore tremujore Viti XXIII 2018 Nr ... · Shtrirja dhe ndikimi i kësaj gjuhe kishte shkuar aq larg, sa që në trojet e sunduara nga Perandoria Osmane, njohja

Periudha e zgjimit. Periudha e lëvizjes kushtetuese (II) 101

nga dijet dhe shkencat e kohës. Pak më vonë udhëton për në vendet e

shenjta dhe qëndron për pesë vjet në qytetin e Naxhafit dhe të Qerbelasë

në Irak dhe më pas rikthehet në vendlindje. Ishte vetëm njëzet e dy vjeç

kur udhëton drejt Tabrizit dhe fillon studimet për poezi, logjikë, astronomi

dhe gjeografi dhe më pas vendoset në rrethin e Gilanit. Qëndrimi në Rasht,

si qytet i rrethit të Gilanit dhe fillimi i karrierës publicistike në gazetat e

këtij qyteti u bë shkak që në kohën e dhënies së urdhrit për revolucionin

kushtetues ai të njihej me pseudonimin “Gilani”.

Nëntë muaj para se Muhammad Ali Shahu të qëllonte me topa

parlamentin e vendit duke i shkatërruar përgjithmonë ëndrrat e iranianëve

për demokraci, gazeta letrare dhe humoristike e titulluar “Nasim Shumal”

botohej rregullisht në qytetin e Rashtit. Drejtori, korrektuesi dhe shkruesi

i kësaj gazete mbarëpopullore ishte Sejed Ashrafudin Gilani. Botimi i kësaj

gazete zgjati deri në shpërndarjen e parlamentit duke e mbajtur popullin të

informuar dhe të kënaqur tej mase, por më pas botimi i kësaj gazete u

pezullua. Në vitin 1327 hixhri kamari (1909) me mbështetjen e

kryekomandantit të forcave të armatosura kjo gazetë u censurua rreptë.

Ndërsa në vitin 1333 të po këtij kalendari (1915) filloi të botohej edhe në

Teheran dhe përsëri arriti të fitojë famën e dikurshme.

Nga kjo kohë dhe më pas nuk kishte ditë që “Nasim Shumal” të mos

ngrinte në këmbë të madh dhe të vogël në Teheran. Populli dhe ithtarët e

saj tashmë e njihnin Sejed Ashrafudinin edhe me emrin “Nasim Shumal”.

Fama dhe popullariteti i jashtëzakonshëm si dhe efekti që bënin fjalët e

peshuara dhe goditëse në zemrat e popullit të thjeshtë bënë që qeveria edhe

njëherë të merrte masa, por e kishte të pamundur të ndalte rrugëtimin e tij

me mjete demokratike. Më së fundi ai u etiketua me qëllim nga instancat

shtetërore si i “lajthitur” dhe më pas u dërgua në një spital psikiatrik, i cili

në të vërtetë ishte edhe burgu i tij. Sejed Ashrafudini nuk e pati të gjatë

jetën në këtë mjedis torturues dhe vdiq në vitin 1313 hixhri shamsi (1935).

Poezia dhe mendimet e Sejed Ashrafudinit

Poezitë e Sejedit, që janë më tepër se njëzet mijë, janë përmbledhur

në dy vëllime me titull Nasim Shumal dhe janë botuar dhjetëra herë

radhazi. Disa vjet më parë kjo përmbledhje e pasuruar edhe me artikuj të

shumtë në lidhje me Sejed Ashrafudinin është ribotuar në Teheran me

ndihmën dhe përkujdesjen e Hysein Neminit me titullin Xhavdane Sejed

Ashrafudin (Gilani). Vepra më e rëndësishme letrare e tij është po kjo

përmbledhje poetike, që në të vërtetë është gjuha e vet popullit në atë

periudhë. Poezia e tij është shkruar me gjuhën e popullit, poezi për ata

njerëz të rrugicave, qosheve dhe pazareve. Ajo nuk i përmbahet normave

letrare të njehsuara dhe për këtë arsye poezia e tij nuk mund të vlerësohet

dot për nga teknikat dhe figurat letrare. Karakteristikat kryesore dhe të

Page 102: Revistë shkencore - kulturore tremujore Viti XXIII 2018 Nr ... · Shtrirja dhe ndikimi i kësaj gjuhe kishte shkuar aq larg, sa që në trojet e sunduara nga Perandoria Osmane, njohja

102 Jahaki

rëndësishme në poezinë e Ashrafudinit, përveç thjeshtësisë dhe sinqeritetit

të vargut, që ngandonjëherë sheshohet me gjuhën e vatrës së popullit, janë

edhe përmbajtja dhe tematika e saj. Duhet theksuar se kjo përmbajtje në

vitet e revolucionit kushtetues, që i përket edhe periudhës së zgjimit

kombëtar, buronte nga borgjezia vendase dhe grumbullonte rreth vetes

masat e gjera popullore duke përkrahur interesat e tyre. Ky sinqeritet në

gjuhë dhe në tematikë kur ndërthurej me demokracinë dhe lirinë e

mendimit si dhe me drejtësinë dhe ndershmërinë merrte përmasa me të

vërtet mbarëpopullore për krijuesin. Tregimet e ëmbla, shakatë, pikat

referuese dhe krahasuese si dhe anekdotat humoristike të Nasim Shumal iu

afruan dhe iu përshtatën më shumë sesa imagjinohet shpirtit të popullit.

Sejed Ashrafudini në kohën kur krijonte poezitë ndikohej së tepërmi

edhe nga gazeta “Mulla Nasradin” e cila botohej në gjuhën turke në po atë

periudhë në Azerbajxhan. Kjo gazetë nga pikëpamja tematike ishte e

ngjashme me Nasim Shumal dhe gjithashtu gëzonte një popullaritet të lartë

në rajon. Shumë nga kritikat, satirat artikujt demaskues të cilat botoheshin

në gazetën “Mulla Nasradin” me një autor Saber, poet i talentuar dhe

mbarëpopullor në fushën e humoristikës, përktheheshin dhe përshtateshin

në persisht nga Ashrafudini. Duhet theksuar se të gjitha këto kombinacione

dhe bashkëpunime me gazetën “Mulla Nasradin” nuk janë deklaruar

ndonjë herë nga Ashrafudini.

Edhe në qoftë se do të pranojmë faktin se një pjesë përbërëse e

materialeve për botim të gazetës “Nasim Shumal” siguroheshin në mënyrë

jokorrekte nga simotra e saj “Mulla Nasradin” përsëri pjesa dërrmuese e

këtyre artikujve janë meritë e talentit dhe e dhuntisë poetike dhe

publicistike të Sejed Ashrafudinit, i cili bazohej në realitetin e popullit dhe

të vendit të tij. Mjafton vetëm t’i hidhni një sy disa prej këtyre artikujve

dhe do të kuptoni se çfarë këndvështrimi dhe pikëpamjesh ka pasur ai në

lidhje me problemet dhe hallet që e shqetësonin Iranin në atë periudhë.

Arefi poeti kombëtar

Abulkasem Aref Kazvini lindi në vitin 1300 hixhri kamari (1883) në

qytetin e Kazvinit. Megjithëse kishte talent në bukurshkrim dhe kishte

njohuri të mira edhe për muzikën, ai kishte dhënë prova edhe për poezitë e

tij të forta. Kazvini pati një jetë të hidhur dhe të pa kuptimtë. I ati, Mulla

Hadi, që ishte edhe avokat publik, kishte mosmarrëveshje me

bashkëshorten e vet, gjë që i krijonte trazime Arefit të vogël. Në kohën kur

Arefi e zhvendos jetën e vet në Teheran vendos marrëdhënie miqësore me

shumë nga personalitete letrare dhe publicistike të kohës. Vlen për të

theksuar fakti se shumica e miqve të tij të afërt, ose u vetëvranë, ose

përfunduan në litar. Por ngjarja më e rëndë për të ishte vrasja e kolonel

Pasionit gjë që e vendosi atë në një trysni të lartë psikologjike dhe nuk

Page 103: Revistë shkencore - kulturore tremujore Viti XXIII 2018 Nr ... · Shtrirja dhe ndikimi i kësaj gjuhe kishte shkuar aq larg, sa që në trojet e sunduara nga Perandoria Osmane, njohja

Periudha e zgjimit. Periudha e lëvizjes kushtetuese (II) 103

mund të tregohej i heshtur dhe indiferent. Vajzat që ai kërkoi për t’u

martuar nuk ia dhanë, kështu ai u mbyll në jetën e tij private. Miqësia e tij

me Iraxh Mirza, poet zemërngushtë e utopik, përfundoi më së fundi në

armiqësi dhe rezultati i saj ishte krijimtaria e një sërë vargjeve satirike e

fyese në dëm të Arefit.

Arefi në moshën pesëmbëdhjetë vjeçare u hodh në detin e poezisë.

Poezitë e tij të para kishin tematikë fetare, ato recitoheshin në raste të

ndryshme nga recitues profesionistë. Kur erdhi në Teheran ai ra në sy të

Muzafer Aladin Shahut për shkak të zërit të tij të përpunuar dhe melodioz.

Arefit iu propozua që të qëndronte në oborrin mbretëror në mes të klasës

pushtetare borgjeze me qëllim organizimin e aktiviteteve artistike, gjë që

nuk u pranua nga vetë ai.

Me shkëndijat e para të revolucionit kushtetues ai iu bashkëngjit

grupit demokrat dhe liridashës duke e vendosur talentin e tij muzikor dhe

poetik në shërbim të revolucionit. Ai krijoi poezi dhe kompozoi këngë për

nder të popullit dhe përkrahësve të lëvizjes duke i paraqitur në raste

vendimtare dhe si rezultat i kësaj pune u bë objekt kërcënimesh, fyerjesh

dhe vuajtjesh nga regjimi despotik në fuqi. Pas një periudhe zënkash dhe

replikash me autoritet në fuqi u detyrua ta lerë Teheranin dhe të zhvendoset

me banim në qytetin e Hamedanit. Edhe në këtë qytet nuk e lanë të qetë

ndjekjet dhe përndjekjet e shpeshta, që regjimi ia dedikonte pas asnjë farë

kursimi, duke i shkaktuar vuajtje dhe andralla deri në fund të jetës. Arefi

vdiq në vitin 1352 hixhri kamari (1934) dhe u varros pranë mauzoleut të

Abu Ali Sinas (Avicena).

Poezia e Arefit

Arefi nuk konsiderohet si ndonjë poet shumë i talentuar. Ai edhe

gjuhën perse nuk e kishte studiuar në mënyrë korrekte dhe nuk i

respektonte rregullat e drejtshkrimit. Mendimi i thellë dhe i fortë që

karakterizonte poezinë e tij nuk dallohej te këngët që ai kompozonte.

Megjithatë baza e krijimtarisë së tij është dashuria njerëzore, që e bën të

aftë të vendoset në thellësinë e shpirtit të lexuesit duke e bindur atë se është

përballë realitetit më të hidhur gjatë periudhës së revolucionit kushtetues.

Kënga e tij zemërthyese dhe tronditëse së bashku me mjeshtërinë e tij në

përpunimin e vlerave të këngëve mbarëkombëtare përbëjnë dy pikat kyçe

të tij. Kompozimin pers nuk e ka shpikur Aref Kazvini, sepse ky lloj zhanri

edhe përpara tij ka histori, por megjithatë kompozimi i duhet njohur pa

diskutim meritave artistike të Arefit. Ky fakt duhet kuptuar drejt për arsye

se ai i dha kësaj rryme letrare dhe muzikore një frymë dhe jetë të re.

Avantazhi i madh që gëzonte Arefi në lëmin e kompozimit qëndron në

faktin se ai ishte njëkohësisht poet, por po ashtu edhe muzikant i talentuar.

Nga ana tjetër ai kishte edhe një zë të mrekullueshëm dhe të gjitha aftësitë

Page 104: Revistë shkencore - kulturore tremujore Viti XXIII 2018 Nr ... · Shtrirja dhe ndikimi i kësaj gjuhe kishte shkuar aq larg, sa që në trojet e sunduara nga Perandoria Osmane, njohja

104 Jahaki

e tij ai i vendosi në funksion të kompozimit me qëllim shprehjen e së

vërtetës në mbrojtje të popullit dhe kombit të vet, gjë që përbën edhe vlerën

më të madhe të tij si personalitet i letërsisë dhe i muzikës perse.

Kompozimet kombëtare të Arefit janë të pranueshme dhe të sinqerta

për lexuesin dhe shumë herë më të thjeshta në krahasim me gazelet apo me

poezi të tjera të tij. Për këtë arsye gjatë periudhës së revolucionit

kushtetues, por dhe vite më pas, ai qëndronte më afër me botën shpirtërore

të popullit, gjë kjo që përcakton në mënyrë të drejtë dhe reale famën dhe

popullaritetin e tij.

Eshki, poeti

Mirzade Eshki nuk ishte ndonjë poet i shquar, por megjithatë gëzonte

të gjitha cilësitë e një poeti, edhe pse nuk kishte pjekurinë dhe investimin

e duhur letrar. Në kushte të tilla të vështira ai u detyrua të provonte fatin

për tridhjetë vjet me radhë, kohë kjo që nuk i dha asnjëherë mundësi. Më

12 të muajit Tir që i përket vitit 1303 të kalendarit hixhri shamsi (3 Korrik

1924) dy persona të panjohur ekzekutojnë poetin në banesën e vet duke i

dhënë fund jetës dinamike, të vështirë dhe të ashpër. Në qoftë se do të

kishim më tepër njohuri mbi jetën personale të poetit do të ishim në gjendje

të kuptonim edhe shkaqet e vrasjes dhe të terrorizimit misterioz të tij.

Emri i tij i vërtet është Sejed Muhammad Reza i biri i Abul Kasem

Kurdestanit. Ai lindi në vitin 1312 hixhri kamari (1895) në qytetin e

Hamedanit. Deri në moshën 17 vjeçare ishte nxënës në shkollat lokale dhe

arsimohej në gjuhën perse dhe franceze dhe në të njëjtën kohë kryente

detyrën e përkthyesit tek tregtarë të ndryshëm vendas dhe të huaj. Në vitin

1333 hixhri kamari (1915) ai themeloi në vendlindje gazetën e titulluar

“Eshki”. Pas pak kohe largohet për në Stamboll dhe gjatë studimeve aty

boton edhe veprën e parë poetike të vet. Më pas kthehet në Teheran dhe

nis përpjekjet e tija politike përkrah revolucionarëve të tjerë. Pena e tij e

mprehtë qëlloi fort, qysh në fillim, kur ai ndër të parët vuri re marrëveshjen

dhe komplotin e njohur të vitit 1919 midis Vasuk Aludes dhe Anglisë. Në

rastin konkret ai vazhdonte të propagandonte gjithmonë e më fort derisa u

arrestua me urdhër të Vasuk Aludes dhe kështu përfundoi në burg.

Eshkiu edhe me shumicën e parlamentit të katërt nuk kishte mendime

të përbashkëta dhe gjithmonë kritikonte në tribunë aktivitetin dhe punën e

tyre të dobët politike. Duke qenë në dijeni të komploteve mbrapa perdeve

që zhvilloheshin në arenën politike brenda vendit dhe sidomos në kohën

kur vrulli i Republikës po shndërrohej në një mantel kundër revolucionin

sulltanor nga Kaxharët drejt pushtetit absolut të Reza Khanit ai kundërshtoi

ashpër duke shkruar edhe veprën me titull Xhumhuri Name në shenjë

proteste.

Page 105: Revistë shkencore - kulturore tremujore Viti XXIII 2018 Nr ... · Shtrirja dhe ndikimi i kësaj gjuhe kishte shkuar aq larg, sa që në trojet e sunduara nga Perandoria Osmane, njohja

Periudha e zgjimit. Periudha e lëvizjes kushtetuese (II) 105

Në vitin 1339 hixhri kamari (1920) ai botoi gazetën me titull “Shekulli

i njëzetë” e cila pas katër numrash u bllokua për tetëmbëdhjetë muaj.

Periudha e dytë e kësaj gazete i përket vitit 1341 hixhri kamari (1922) me

botimi e tetëmbëdhjetë numrave të rinj. Hera e tretë kur Eshkiu tregohet i

suksesshëm është pikërisht gjatë kësaj periudhe dhe pikërisht që në numrin

e parë të kësaj gazete duke botuar një sërë karikaturash dhe poezish

kritikuese duke nxitur dhe përshkallëzuar armiqësinë e klasës borgjeze në

fuqi kundrejt vetes së vet. Si rezultat gazeta ribllokohet sërish dhe të gjitha

numrat e saj mblidhen dhe digjen, ndërsa vetë Eshkiu ashtu siç ishte

parashikuar terrorizohet në mëngjesin e 12 të muaji Tir të vitit 1303 të

kalendarit hixhri shamsi (3 Korrik 1924).

Gjuha dhe përmbajtja e poezisë së Eshkiut

Përmbajtja dhe tematika e poezive të Eshkiut nuk është jashtë kuadrit

të tematikës që trajtonin edhe bashkëmendimtarët dhe intelektualët

bashkëkohës së vet. Tematika të tilla si vuajtjet e fshatarëve, punëtorëve,

diferenca e thellë e klasave shoqërore, shtypja, despotizmi dhe korrupsioni

i qeveritarëve, prapambetja dhe fati i zi i vendit, analfabetizmi dhe

injoranca, keqinformimi dhe mungesa e lirisë në të gjitha drejtimet ishin

nga tematikat që trajtoheshin çdo ditë në atë kohë.

Poezia e Eshkiut nga pikëpamja e shprehjes dhe gjuhës nuk kishte

pjekurinë e duhur dhe shkruhej me atë stilin e thjeshtë gazetaresk dhe të

pëlqyeshëm nga masat popullore. Në qoftë se tematika e poezisë së Eshkiut

do të vjetërsohej një ditë dhe do të dilte jashtë logjikës atëherë gjithçka

brenda Divanit të tij nuk do t’i shpëtonte dot rrezikut të dekadencës dhe

zhdukjes përfundimtare. Megjithatë disa analistë dhe kritikë letrarë e

konsiderojnë Eshkiun, nga pikëpamja reformuese, si pararojë të

“metodologjisë së re”. Ata madje mendojnë së poezia Tre tablotë e

Mariamit ose Idealet e Eshkiut është një hap i madh përpara në drejtim të

reformave moderne të letërsisë perse.

Së fundi vlen të theksohet se një përmbledhje e përgjithshme, duke

përfshirë këtu poezitë, prozat dhe artikujt publicistikë e gazetareskë me

autor Eshkiun është botuar në Teheran kohët e fundit nën kujdesin dhe

përpjekjet e Ali Akbar Selimit.

Poezia punëtore gjatë periudhës së zgjimit kombëtar

Kërcimi me hope i poezisë dhe letërsisë nga shtresat e larta të

shoqërisë dhe nga oborret mbretërore te njerëzit e thjeshtë në rrugica dhe

pazare u bë shkak që gjatë kësaj periudhe më shumë se kurrë masat e

shtypura popullore ta gjenin vetveten e tyre duke e pasqyruar nëpërmjet

poezisë. Shumica e poetëve dolën nga gjiri i popullit, ata jetonin me

Page 106: Revistë shkencore - kulturore tremujore Viti XXIII 2018 Nr ... · Shtrirja dhe ndikimi i kësaj gjuhe kishte shkuar aq larg, sa që në trojet e sunduara nga Perandoria Osmane, njohja

106 Jahaki

popullin, me hallet dhe shqetësimet e tyre. Ata e merrnin mendimin, idenë,

vargun, pamjet, ngjyrat, ritmin dhe gjithçka që u duhej për poezinë e tyre

nga vetë jeta e popullit. Po ashtu në përfundim brenda bashkësisë së tyre

popullore vdisnin. Edhe ata pak poet të cilët për arsye se familja e tyre

qëndronte në një shkallë të mesme, ose të lartë të shoqërisë, si rezultati i

suksesit familjar në breza, nuk donin të mbeteshin mbrapa nga mendimet

e popullit tashmë bazë për periudhën në fjalë dhe në këtë kontekst edhe ata

nuk hezituan të përcjellin vlerat dhe vullnetin e popullit duke përfshirë këtu

të gjitha klasat e ulëta shoqërore. Po ashtu vlen të theksohet se këta pak

poetë të një klase tjetër u sinkronizuan plotësisht me poetët e tjerë

popullorë dhe u vendosën në një hap dhe në një drejtim poetik me një

krenari të pabesueshme. Shembulli më i dukshëm në këtë rast është ai i

poetit Iraxh Mirza, i cili ishte edhe princi i Kaxharëve. Poezitë dhe

mendimet e tij, pavarësisht nga pozicioni shoqëror dhe familjar, ishin në

përputhje të plotë me poetët e tjerë të periudhës së zgjimit dhe çfarë është

më e rëndësishmja nuk kishte asnjë lloj divergjence me vetë popullin për

sa i përket gjuhës, artit letrar, kuptimit dhe tematikave që ai trajtonte në

poezinë e vet.

Kjo cilësi dhe tendenca kryesore e letërsisë perse gjatë periudhës së

zgjimit, kur u ndesh me Revolucionin punëtor në Rusi (Revolucioni i Kuq,

Tetor 1917) u vendos nën presionin e mendimeve punëtore të diktuara nga

letërsia bolshevike. Duke theksuar thellësinë e hendekut të krijuar midis

dy klasave kryesore të shoqërisë, pra me fjalë të tjera midis proletariatit

dhe borgjezisë edhe letërsia nuk mund të qëndronte indiferente ndaj një

fenomeni të tillë me përmasa të tilla, tashmë dhe si e tillë në mënyrë shumë

natyrale dhe logjike ajo mbron interesat e klasës së shtypur. Nuk kemi

ndonjë të dhënë letrare që të përkrahë klasën e pasur dhe të godasë në të

njëjtën kohë klasën e varfër. Ky karakter kundra borgjezisë mund të

përcaktohet si veçoria kryesore e poezisë së periudhës në fjalë. Madje kemi

edhe nga ata poetë të periudhës së zgjimit kombëtar që u pozicionuan edhe

më lart. Këta poetë për arsye se shkonin e vinin në ish-Bashkimin Sovjetik

dhe kishin mundësi komunikimi me anëtar të elitës drejtuese apo edhe me

mendimtar të tjerë socialiste krijuan bindje dhe ndjenja të forta partiake.

Këto ndjenja patjetër u pasqyruan edhe në poezitë e tyre, pavarësisht nga

forma dhe shkalla e reflektimit. Por gjithsesi e rëndësishme është se letërsia

që paraqiti ky grupim poetësh, me bindje socialiste, mbrojti interesat e

klasës së varfër dhe në veçanti të proletariatit.

Devijimi i letërsisë drejt “letërsisë proletare” si dhe thithja e ideve

socialiste gjatë viteve të para, që përkon me revolucionin e shkëmbimit të

fuqive nga dinastia Kaxharite te Reza Khani, nuk u pa me seriozitet dhe

nuk iu kushtua kujdesi i duhur. Në këtë kontekst pati shanse dhe mundësi

për përhapje të gjerë të kësaj rryme. Por sapo erdhi në fuqi regjimi Pahlavi

Page 107: Revistë shkencore - kulturore tremujore Viti XXIII 2018 Nr ... · Shtrirja dhe ndikimi i kësaj gjuhe kishte shkuar aq larg, sa që në trojet e sunduara nga Perandoria Osmane, njohja

Periudha e zgjimit. Periudha e lëvizjes kushtetuese (II) 107

vendosi kontrollin mbi situatën dhe e konsideroi si rrezik të lartë potencial

komunizmin dhe sidomos përhapjen e tij në Iran. Për këtë gjë ky regjim

mori masa të rrepta për çdo lloj forme, ideje apo tendence që kishte të bënte

me komunizmin në përgjithësi duke e shtypur ashpërsisht që në fillimet e

tij.

Ne do të prezantojmë këtu dy nga poetët e grupit të “letërsisë

proletare” për arsye të gjenialitetit poetik dhe të madhështisë së ideve dhe

mendimeve të trajtuara që kanë lënë më shumë mbresa në popull sesa

poetët e tjerë të kësaj periudhe.

Farkhi Jazdi, poeti luftëtar dhe i palodhur.

Poetët që humbën jetën për shkak të ideve dhe mendimeve të tyre në

historinë e letërsisë perse numërohen me gishta. Muhammad Farkhi Jazdi

është njëri prej tyre, i cili lindi në vitin 1306 hixhri kamari (1889) në

qytetin e Jazdit.

Farkhiu talentin poetik dhe forcën kundërshtuese e fitoi që në vitet e

shkollës dhe për arsye të poezive që krijonte u përjashtua nga shkolla.

Divani i Saadiut dhe i Masud Saad Salmanit ishin kurdoherë pranë tij.

Duhet theksuar se sidomos Saadiu ndikoi shumë në ndërtimin teknik të

poezisë së tij. Qysh në fillimet e rinisë së tij u aktivizua në Partinë

Demokratike të Jazdit dhe më pas bëri gabimin e krijimit të poezive me

bazë demokracinë dhe lirinë. Për këtë gjë sunduesi i qytetit të Jazdit e

ndëshkoi rëndë. Poetin e futën në burg dhe kështu s’pati mundësi të

krijonte poezi.

Tre vjet pas shpalljes dhe nënshkrimit të kushtetutës ai largohet për në

Teheran dhe një vit më vonë boton gazetën “Tufan”. Artikujt e tij të zjarrtë

dhe thellësisht kritikues e futën në luftën pa rregulla kundër despotizmit.

Gjatë periudhës së shtatë të parlamentit populli i Jazdit zgjedh Farkhiun si

përfaqësuesin dhe mbrojtësin e vet në parlament. Ai ndodhej tashmë në

krahun e pakicës parlamentare, pra me pak fjalë ishte në opozitë dhe si i

tillë filloi luftën politike me udhëheqjen dhe shumicën parlamentare. Vënë

në dukje se rifilloi sërish botimi i gazetës “Tufan”, që ishte bllokuar kohë

më parë. Për herë të dytë, me urdhër të qeverisë, kjo gazetë shpallet e

paligjshme dhe hiqet nga qarkullimi. Nga ana tjetër, në mënyrë të fshehtë

ushtrohet presion mbi vetë Farkhiun duke e detyruar atë ta lërë Iranin dhe

nëpërmjet Moskës të zhvendoset në Berlin.

Gjithsesi ai arrin të rikthehet në Teheran në vitin 1312 hixhri shamsi

(1933) dhe t’i bashkohet grupit liridashës demokrat si dhe të demaskojë

dhe kundërshtojë me forcë traktatin famëkeq të vitit 1919, Vasuk Aludesë.

Në jetën e vet politike i shpëtoj mrekullisht një atentati vdekjeprurës si

edhe një vetëvrasjeje që bëri në burg. Vdiq në vitin 1317 hixhri shamsi

Page 108: Revistë shkencore - kulturore tremujore Viti XXIII 2018 Nr ... · Shtrirja dhe ndikimi i kësaj gjuhe kishte shkuar aq larg, sa që në trojet e sunduara nga Perandoria Osmane, njohja

108 Jahaki

(1938) në një burg tjetër në mënyrë mizore nën efektin e injektimit të një

ampule helmuese.

Poezia dhe mendimet e Farkhiut

Përveç artikujve të zjarrtë politikë nga Farkhiu kemi edhe një Divan

që përmban gazele dhe rubaia. Divani është botuar disa herë në Teheran.

Vlen të shtohet se ky divan është botuar me korrigjime, kritika, shtojca dhe

i pajisur edhe me një hyrje nga Hysein Makiu. Bukuria e poezisë së tij

është më e pakët po ta krahasosh me poezitë e Eshkiut, Arefit apo Nasim

Shumalit, por nga pikëpamja shoqërore është më i vlefshëm. Farkhiu është

më tepër një gazel krijues. Përmbajtja dhe tematika e gazeleve të tija nuk

janë dashuria apo ndjenjat personale, por zhvillimet politike dhe problemet

kryesore që shqetësonin shoqërinë në atë kohë. Ai ishte një socialist në

thelb, partizan dhe përkrahës i proletariatit dhe i masës së shtypur. Rryma

poetike që ndoqi Farkhiu është vazhdimi i po asaj rryme që projektuan dhe

punuan bashkërisht Sejed Ashrafudini, Arefi, Eshkiu dhe Behari. Ai ishte

i vetmi poet i kohës, i periudhës së zgjimit kombëtar, që kishte një

këndvështrim të qartë dhe të pandryshueshëm për të cilin pagoi edhe

çmimin më të shtrenjtë, jetën e vet.

Lahuti, poeti patriot e nacionalist

Një pjesë e madhe e jetës plot ngjarje të Lahutit kaloi në kurbet. Ai

jetoi për shumë vite në Stamboll si dhe në ish-Bashkimin Sovjetik. Po

ashtu vlen të theksohet së vdiq në vitin 1336 hixhri shamsi (1957) në

Moskë. Emri i tij i vërtetë ishte Abulkasem Elhami, i njohur me

pseudonimin “Lahuti”. Ai ka lindur në vitin 1305 hixhri kamari (1888) në

qytetin e Kermanshahut nga një bujk i thjeshtë por i lidhur me poezinë dhe

letërsinë në përgjithësi. Ishte një njeri që e donte lirinë dhe demokracinë e

vendit.

Abulkasemi u njoh me poezinë qysh në vegjëli në mjedisin e ngrohtë

letrar që gjeti në familjen e vet si dhe më pas në qytetin e Kermanshahut.

Mbështetja financiare e të atit për studime nuk i mjaftonte, kështu që ai u

detyrua të kërkonte ndihme në këtë drejtim te një mik familjar për të

studiuar në Teheran. Gjatë kësaj kohe ai futet në postin e drejtimit të

xhandarmërisë së qytetit të Kumit. Më pas internohet dhe burgoset në

Stamboll, por pas këtyre peripecive rikthehet sërish në Iran. Por kësaj

radhe ai vegjeton në shtresat drejtuese të xhandarmërisë së qytetit të

Tabrizit duke treguar një zotësi dhe maturi të rrallë. Ai me ndihmën e

revolucionarëve arrin të marrë në kontroll, për pak kohë qytetin e Tabrizit,

por më vonë humbet në përpjekjet përfundimtare që zhvillohen me forcat

qeveritare për të rimarrë qytetin e rebeluar. Në këto rrethana Lahuti

Page 109: Revistë shkencore - kulturore tremujore Viti XXIII 2018 Nr ... · Shtrirja dhe ndikimi i kësaj gjuhe kishte shkuar aq larg, sa që në trojet e sunduara nga Perandoria Osmane, njohja

Periudha e zgjimit. Periudha e lëvizjes kushtetuese (II) 109

detyrohet të largohet nga vendlindja për në ish-Bashkimin Sovjetik, ku

qëndroi deri në fund të jetës së vet. Ai jetoi në krahinën e Taxhikistanit

duke dhënë mësim në gjimnaze të ndryshme, ishte dhe anëtar i Partisë

Komuniste. Më vonë u bë edhe drejtor i Akademisë së Dijeve të

Taxhikistanit, por nuk zgjati shumë dhe emërohet në postin e drejtimit në

Ministrinë e Arsimit deri në fund të karrierës së vet. Vdiq në Moskë në

vitin 1336 hixhri shamsi (1957).

Poezitë e para të Lahutit u botuan në gazetat e njohura të kohës si

“Xhabal Almatin” dhe “Irani i ri”, ndërsa poezitë e krijuara nga fundi i

jetës së vet janë botuar në gazetën “Taxhik Taab”.

Divani i Lahutit

Është një përmbledhje vargjesh, gazelesh, pjesëzash dhe këngësh, që

në përgjithësi janë krijuar në një gjuhë të thjeshtë dhe elokuente. Gjuha e

poezive shoqërore të tij është e ashpër, e thatë dhe e varfër për sa i përket

figurave letrare. Nga pikëpamja ideologjike ai duhet klasifikuar njëherësh

si poet materialist dhe besnik i doktrinës komuniste ndërsa poezia e tij i ka

shërbyer pa kushte identitetit proletar.

Poezia e Lahutit nga pikëpamja e arkitekturës letrare nuk është jashtë

modernizmit letrar të kohës. Për shembull poezia me titull Sangar Khunin,

që është një formë përkthimi nga poezitë e Viktor Hygoit, është botuar në

trajtë të thyer në vitin 1302 hixhri shamsi (1923) në Moskë.

Vlen të theksohet se Lahuti kurrë nuk e ka konsideruar poezinë si një

vepër arti apo si pjesë përbërëse e tij, por gjithë jetën e vet është interesuar

vetëm për problemet politiko-ushtarake, që kanë qenë edhe shtysa e tij

kryesore drejt poezisë.

Botimi më i ri i divanit të Lahutit është shtypur këto kohët e fundit në

Teheran nën kujdesin dhe përpjekjet e Ahmad Bashirit.

Page 110: Revistë shkencore - kulturore tremujore Viti XXIII 2018 Nr ... · Shtrirja dhe ndikimi i kësaj gjuhe kishte shkuar aq larg, sa që në trojet e sunduara nga Perandoria Osmane, njohja

Perla, vëllimi 82, numri 2, 2018

Patrick Ringgenber, studiues.

© Fondacioni Kulturor Iranian “Saadi Shirazi”

Patrick RINGGENBERG

ARTET E IRANIT ISLAMIK

Artet e Islamit

Në lindjen e artit islamik kanë lënë gjurmë dy rrethana të veçanta: së

pari, shpejtësia me të cilën u përftua estetika e tij, vetëm disa dhjetëvjeçarë

pas vdekjes së Profetit; pas kësaj, me gjithë përçarjet politike, fetare dhe

etnike të bashkësisë myslimane, mbizotëroi bashkimi dhe vazhdimësia e

parimeve të zbukurimoreve dhe e simboleve islamike, të cilat udhëheqin

edhe sot risitë në këtë fushë, njëlloj si traditat. Arti islamik është

njëkohësisht i larmishëm dhe i njëtrajtshëm: nga Spanja myslimane deri

në Indinë e Veriut takohen të njëjtat simbole dhe zgjedhje estetike

themelore, por të shprehura në një yjësi stilesh, interpretimesh dhe

përshtatjesh. Qysh me vendosjen e Islamit në vendet e pushtuara,

zhvillimi i arteve u përkrah prej vetë mbretërve dhe oborreve të tyre, nga

dëshira për të shkëlqyer, nga shija për luksin e stërholluar. Prej këndej

buron edhe një ndarje e historisë së artit islamik në periudha dinastike

(artet umejade, selxhuke, safavide etj.), të cilat theksojnë prurjet e çdo

familjeje mbretërore në krijimin artistik dhe në artin e të jetuarit. Në gjirin

e arteve të Islamit, kanë lënë gjurmë tri etni kryesore. Këto i kanë shënuar

me tituj të ndryshëm kulturat dhe historitë e tyre: bota persiane ka ndikuar

kryesisht në Azinë Qendrore, në Afganistan dhe në Indinë e Veriut;

kultura arabe sundon në Magreb dhe në Lindjen e Afërme si dhe te popujt

turq të Azisë Qendrore e të Azisë së Vogël. Persia fuqizoi shumë shpejt

një estetikë origjinale, e cila bashkoi, nën ndikimin e Islamit, trashëgiminë

sasanide me një identitet të thellë kulturor. Nëse arti arab ose turk është

ndonjëherë i pastoli e luftarak, arti persian priret ndaj një elegance të

stërholluar, ndaj lirizmit, ndaj një simbolike mistike dhe ndaj një forme të

Page 111: Revistë shkencore - kulturore tremujore Viti XXIII 2018 Nr ... · Shtrirja dhe ndikimi i kësaj gjuhe kishte shkuar aq larg, sa që në trojet e sunduara nga Perandoria Osmane, njohja

Artet e Iranit Islamik 111

shkëlqyer ëndërrimtare. Krejt ndryshe nga pjesa tjetër e botës myslimane,

bota persiane i ka ngjyrosur ndërtesat me një simfoni qeramikash të

emaluara. Ndërsa kultura arabe ka qenë kundërshtuese ndaj shëmbëlltyrës

figurative, në Persi, arti i librit të ilustruar dhe piktura murale morën një

zhvillim shumë të madh. Gjenia poetike dhe mistike e iranianëve ka

prodhuar një poezi shpirtërore që nuk ka shoqe në letërsinë myslimane,

madje dhe në atë botërore. Në qoftë se ardhja e Islamit shënoi një kthesë

në historinë e Persisë, kjo nuk i ka harruar kurrë rrënjët e saj të largëta.

Arkitektura tregon më së miri se ajo e ka ndryshuar fenë, por arti i vjetër

persian i përzier me artin islamik, ka krijuar një art të ri, sipas dëshirës së

tij. Për këtë arsye në pamjet e ndërtesave islame vihen re përzierje të artit

islam dhe iranian.

Arti islamik iranian

Ashtu si çdo art tjetër, estetika myslimane nuk ia behu nga hiçi,

megjithëse arabët ishin të zhveshur nga kultura e madhe e një populli të

ngulur. Ndikimet e saj të para vijnë nga krahinat e pushtuara prej

myslimanëve: kryesisht nga Lindja e Afërme bizantine dhe nga Persia

sasanide.

Dinastia e parë sunduese, Umejadët, përvetësuan një arkitekturë dhe

një art qytetar të lidhur ngushtë me Lashtësinë greke dhe romake, me

Bizantin dhe me Persinë sasanide. Nëse ky lulëzim i parë artistik ndodhi

në një mjedis arab, Persia nuk do të vonojë të lërë gjurmë të pashlyeshme

të pranisë së saj në letërsi, në muzikë dhe në artet plastike. Duke e

zhvendosur kryeqytetin e tyre nga Damasku në Bagdad (shek. VIII) dhe

duke përdorur elitat persiane, kalifët abasidë i hapën rrugën iranizimit të

artit oriental. Veprat sasanide ndikuan në arkitekturë, në zbukurimoret, në

muzikë e letërsi, dhe persishtja, krahas arabishtes, u bë pak nga pak gjuhë

e një kulture të lartë dhe gjuhë e shkencës. Në shek. X, në Bagdat e në

Persi sundoi një dinasti iraniane dhe shiite: Bujidët. Këta mbollën farën e

një kulture iraniane, që do të lulëzojë, një shekull më pas, me turqit

selxhukë. Në lindje, perandoria turke e Ghaznavidëve favorizoi përhapjen

e kulturës persiane deri në Indi. Një ndryshim gjithmonë e më i madh u

shfaq në këtë kohë ndërmjet artit arab të Islamit mesdhetar dhe të Lindjes

së Afërme, nga njëra anë, dhe artit islamik iranian të Lindjes së Mesme e

të Azisë Qendrore, nga ana tjetër. Nën ndikimin persian, Selxhukët

ripërtërinë artin, krijuan një arkitekturë të pashoqe të medresesë 1 dhe

xhamisë, zhvilluan ndërtimin e mauzoleve, filluan zbukurimin

arkitekturor me qeramikë. Në shek. XI shfaqen kryeveprat e para të

1 Medrese (ose madrasa e medresa): Në territorin islam, qendër e arsimimit të lartë për

shkencat fetare, për letërsinë dhe lëndët shkencore.

Page 112: Revistë shkencore - kulturore tremujore Viti XXIII 2018 Nr ... · Shtrirja dhe ndikimi i kësaj gjuhe kishte shkuar aq larg, sa që në trojet e sunduara nga Perandoria Osmane, njohja

112 Ringgenberg

letërsisë në persisht. Mongolët, që pushtuan botën orientale në shek. XIII,

shkaktuan një ndërprerje, por edhe një latim rrënjësor që ndihmoi në një

shpërthim të ri estetik. Nën Timuridët (shek. XIV–XV), kultura persiane

shkëlqeu edhe në Azinë Qendrore (Samarkandë) e në Afganistan (Herat).

Ndërtesa të larta monumentale u mbuluan me qeramika të emaluara,

piktura e librave lulëzoi nga Tabrizi në Herat, Kuranet u stolisën me

zbukurime gjithmonë e më të stërholluara, dhe një ndikim kinez, që e

sollën mongolët, zuri vend në artin zbukurimor. Me Safavidët (1501–

1732), estetika arriti një elegancë të jashtëzakonshme, plot qartësi, plot

ndjeshmëri dhe plot vlera. Ende sot, arkitektura e veshjes me qeramikë,

qilimat me motive nga kopshtet e lulëzuara, zbukurimet me miniaturë të

Kuraneve duken si një ëndërr e përmbushur. Në Indi, Perandoria Mogule

(pers. Shāhān-e Moġul) e themeluar në shek. XVI, përftoi kornizën e një

kulture indo-persiane, që shkëlqeu kryesisht në arkitekturë, në pikturë dhe

në poezi. Rënia e këtij arti filloi në shek. XVIII, pavarësisht nga gjallimi

i disa ishujve të vegjël krijues dhe nga dalja e kryeveprave gjithmonë të

mundimshme. Gjatë periudhës gaxhare (1779–1925) arti u pror drejt

tharjes, drejt akademizmit dhe vetëkënaqësisë me të kaluarën. Nën

ndikimin perëndimor ai ra në një eklektizëm heteroklit 2 : natyralizmi

pushtoi pikturën, arkitekturën dhe arti zbukurimor u frymëzua nga

baroku 3 evropian. Në shek. XX, Pahlavitët lidhën një modernizëm

konvencional me një estetikë të huazuar nga Persia akemenide ose

sasanide.

Arti zbukurimor

Një nga karakteristikat kryesore të artit islamik është zbukurimorja,

një art ky që përdoret si në arkitekturë, ashtu edhe në orendi, duke zbatuar

të njëjtat parime të stilit, të ritmit dhe të temës. Islami ndaloi përdorimin

e shëmbëlltyrës figurative në artet shpirtërore, publike dhe zyrtare, si p.sh.

xhamitë, Kuranet ose monedhat. Si rrjedhim, artistët zhvilluan një art

zbukurimor abstrakt, që mund të ishte bukurshkimor, bimor ose

gjeometrik, ku u shfaqën me përpikëri edhe motivet shtazore. Megjithëse

kishte të bënte me zbukurimin e sendeve lëndore, zbukurimorja paraqitej

edhe me një rrjet simbolesh pak a shumë të koduar. Për Islamin dhe për

kulturën persiane, qysh prej mijëra vjetësh, gjithçka që jeton nën qiell

është simbol i të Padukshmit (i Zotit). Detyra e artit të zbukurimit është

që ta shtrijë natyrën simbolike të botës sonë, duke tejshkruar, nëpërmjet

2 a) Që u largohet rregullave.

b) Që përbëhet nga pjesë të stileve dhe gjinive të ndryshme. 3 Stil artistik i zhvilluar në shek. XVI, XVII e XVIII, fillimisht në Itali e më vonë në

shumë vende të tjera katolike, stil që karakterizohet nga liria e trajtave dhe nga moria e

zbukurimeve.

Page 113: Revistë shkencore - kulturore tremujore Viti XXIII 2018 Nr ... · Shtrirja dhe ndikimi i kësaj gjuhe kishte shkuar aq larg, sa që në trojet e sunduara nga Perandoria Osmane, njohja

Artet e Iranit Islamik 113

bukurisë së miniaturës ose bukurshkrimit, një njohje të Zotit dhe të

Njeriut. Simbolet mund të kenë interpretime të shumta (diturore ose

popullore, racionale ose mistike), të cilat janë gjithmonë pasqyrë e

interpretuesit të tyre dhe që nuk e varfërojnë kurrë jetën e nënkuptimeve.

Kështu zbukurimet janë zbulues të shpirtit dhe një perde e tejdukshme

ndërmjet syrit dhe Shpirtit. Ato janë një pasqyrë e bukurisë, që mund t’i

zbulojë secilit thellësinë e shikimit të tij dhe formën e dashurisë së tij.

Arti i zbukurimit epigrafik

Në arkitekturë, një dekor bukurshkrimor gdhendet zakonisht në

stuko, në dru ose në gur, krijohet me mozaikë në qeramikë ose pikturohet

me lëndë emalike mbi baltë të pjekur. Njeriu mund të lexojë në to: vargje

kuranore, emra shenjtorësh (Allah, Muhamet, Ali) në gjuhën arabe,

poema, proverba, fjalë të urta e përkushtime, si në arabisht, ashtu edhe në

persisht.

Arti i zbukurimit nga bota bimore

Arti islamik ka rimarrë motivet bimore të artit sasanid (degë palme,

zbukurime në trajtë luleje), grek dhe romak (gjethe rrushi ose dashtre,

drurë etj.), por ai e ka shndërruar natyralizmin e tyre në lojë miniature të

stilizuar. Më shumë se një bimësi e vërtetë, kjo polifoni kristalore dhe

organike, njëkohësisht, të sjell ndërmend një nga kopshtet e Edenit, një

muzikë të kulluar dhe një lulëzim ëndërrimtar. Në epokën abaside, në

Persi u zhvillua një stil me një hijeshi të rrallë dhe një finesë të shkëlqyer.

Pas pushtimit mongol, të cilët sollën me vete jehonën e estetikave të

Kinës, zbukurimet nga bota bimore u bënë më natyrore, më pak të

rëndësishme dhe më pak të stilizuara, duke u pasuruar me motive kineze,

si: bozhuret e kuqe dhe zambaku i bardhë i ujit. Qysh prej epokës safavide

(shek. XVI), motivet bimore do të jenë gjithmonë të pranishme në qilimat

dhe tekstilet, në qeramikat dhe miniaturat, në Kuranet. Nga kjo epokë vjen

një ndjeshmëri gjithmonë bashkëkohore për stilet e zbukurimit, e lulezimit

dhe të hijeshimit. Zbukurimet me elemente nga bota bimore janë si

pasqyrimet e një parajse të mbinatyrshme, që Kurani e përshkruan si një

kopsht me dritë, ku rrjedh ujë i kristaltë, ku asgjë nuk vdes, as nuk kalbet:

një parajsë që është njëkohësisht bota më e fshehtë e shpirtit dhe rrezatimi

i gjithunjishëm i bukurisë hyjnore.

Arti i zbukurimit gjeometrik

Zbukurimi gjeometrik me elemente shumëkëndore dhe me motive të

ndërthurura u shfaq me madhështi për herë të parë në Iran. I përdorur

rregullisht për zbukurimin e mureve dhe të sendeve të ndryshme, ai krijoi

Page 114: Revistë shkencore - kulturore tremujore Viti XXIII 2018 Nr ... · Shtrirja dhe ndikimi i kësaj gjuhe kishte shkuar aq larg, sa që në trojet e sunduara nga Perandoria Osmane, njohja

114 Ringgenberg

një rrjet motivesh abstrakte, leximi dhe interpretimi i të cilave janë

shumëpërmasëshe. Gjeometria e tyre e stilizuar, që përsëritet dhe

ndryshon, njëkohësisht, nuk ishte vetëm një lojë matematikore: ajo

shprehte një metafizikë numrash dhe abstraksionesh mistike, që vinin nga

Pitagora, nga Platoni dhe nga neoplatonikët. Islami i mori dhe i

shumëfishoi këto, duke parë në figurat gjeometrike (rrethi, katrori, yjet,

shumëkëndshat etj.) dhe në disa përpjesëtime matematikore, ashtu si te

numri i artë4, një shenjë të Zotit, një përmbledhje të gjithësisë dhe një

mbështetje për meditim. Si parim i bukurisë, simetria të sjell ndërmend

pasqyrën dhe simbolikën e saj: bota është pasqyrim i Krijuesit dhe zemra

është pasqyra e Zotit (qendra) dhe e kozmosit (periferia), e shpirtit dhe e

trupit, e botës së fshehtë dhe e botës së dukshme. Numrat themelorë, që

janë pasqyrime të Zotit në shpirt dhe në botë, u janë bashkuar figurave

gjeometrike dhe nocioneve filozofike e mistike: njëshi dhe pika mund të

të kujtojnë veçantinë dhe mendjen hyjnore; pesa dhe pesëkëndëshi, pesë

lutjet e Islamit ose familjen e shenjtë shiite (Muhamet, Fatime, Ali, Hasan

dhe Husein); gjashta dhe gjashtëkëndëshi, të gjashtë ditët e Krijimit; shtata

dhe shtatëkëndëshi, shtatë planetet astrologjike; dymbëdhjeta dhe

dymbëdhjetëkëndëshi, shenjat e Zodiakut dhe të dymbëdhjetë Imamët

shiitë.

Vizatimet e shumicës së motiveve arrihen me anë të metodës së

quajtur ndarja e rrethit. Brenda një rrethi shënohen dy katrorë. Pastaj

lidhen, me anë drejtëzash, pikat ndërprerëse që shumëfishohen nga numri

në rritje i vijave dhe që lejojnë të hiqen drejtëza gjithmonë e më shumë.

Përfundimisht, arrihet një plan gjeometrik, mbi të cilin, duke përzgjedhur

disa viza, arrihet që të nxirret në pah një motiv i vetëm, i cili mund të

shumëfishohet në seri, duke bërë të njëjtën punë.

Kjo përçapje e thjeshtë ka rëndësi praktike dhe simbolike. Ndarja e

rrethit shënon kalimin nga njësia në shumësi. Lindja e çdo motivi

zbukurues riprodhon kështu misterin e krijimit, karakteri i ndërlikuar i të

cilit buron nga Njësia hyjnore e simbolizuar me anë të pikës. I lindur nga

gjeometria, çdo motiv rrezaton harmoni universale dhe i bën jehonë tiparit

unik të Zotit, i cili është i pranishëm kudo. Motivet bimore, gjithashtu,

ndërtohen sipas trajtave themelore (katror, rreth etj.) dhe sipas simetrisë.

Këto plane gjeometrike takohen ende në arkitekturë, ku shërbejnë për të

vizatuar planet e disa ndërtesave. Kjo prani e gjeometrisë nuk prodhon një

art të ngurosur, as të ngurtë, sepse ajo plotësohet gjithmonë me vizatime

të larmishme dhe me gjallërinë e ngjyrave. Parimi i estetikës islamike

është i krahasueshëm me atë çka mund të vërehet në natyrë: petalet e një

4 Një estetizëm, me ndarjen asimetrike të një kompozimi në pikturë, përpjesëtimi

ndërmjet pjesës më të madhe dhe pjesës më të vogël, njëlloj si marrëdhënia midis së tërës

dhe pjesës më të madhe (quhet edhe pjesa e artë).

Page 115: Revistë shkencore - kulturore tremujore Viti XXIII 2018 Nr ... · Shtrirja dhe ndikimi i kësaj gjuhe kishte shkuar aq larg, sa që në trojet e sunduara nga Perandoria Osmane, njohja

Artet e Iranit Islamik 115

trëndafili janë një gjeometri e bymyer dhe e lartësuar nga jeta, nga drita

dhe parfumi. Veprat myslimane janë, gjithashtu, bashkimi i një zgjuarsie

ndërtuese me jetën, ku gjithësia dhe njeriu rrojnë me të njëjtën frymë.

Arti i zbukurimit me motive nga bota shtazore

Nën ndikimin e kulturës persiane dhe të asaj turke paraislamike,

qilimat, tekstilet, qeramikat dhe argjendurinat janë të mbushura me kafshë

të stilizuara sipas funksionit dhe kuptimit ndonjëherë të errët. Ato mund

të jenë, ose të vërteta (zogj, luanë, kuaj, drerë) ose mitike (simorgë5,

dragonj etj.). Heraldike, mbretërore ose hermetike, këto figura paraqiten

në luftim, në skena gjuetie ose në brendinë e një lloji të miniaturës

zbukuruese. Në mendimin islamik kafshët, me qëndrimet e tyre të veçanta,

janë si pasqyrime arketipash hyjnorë ose realitetesh njerëzore, pozitive

ose negative (virtyte, gabime, tipa veprues). Ato mund të kenë një

domethënie shpirtërore, astrologjike, kultore, psikologjike ose dashurore.

Zogjtë janë kumtarë të Zotit dhe një figurë e shpirtit; luani është emblema

e Imamit Ali; dragoi, si simbol i fuqive okulte 6 , mbrojtëse ose të

rrezikshme, krijon edhe eklipset duke gëlltitur diellin dhe hënën; gazela

ose gomari i egër janë figura të të dashuruarit; Simorgu simbolizon të

Vërtetën hyjnore; peshqit janë simbole të pavdekësisë dhe të lumturisë.

Ngjyrat

Zbukurimoret të sjellin ndër mend një paletë ngjyrash të kthjellëta me

nuanca pak a shumë të ndryshme. Për metafizikën persiane, drita e Zotit

është pa ngjyrë, dhe vetë ngjyrat kanë dalë nga rrezatimi i Tij krijues.

Ngjyrat e botës sonë dhe të shpirtit janë si shpërthime të dritës hyjnore:

çdo ngjyrim përmban brenda vetes dritën hyjnore në zanafillë të krijimit.

Ngjyrat, pra, simbolizojnë të vërteta të padukshme dhe kanë kuptime të

shumta, megjithëse shpesh është e pamundur të zbulohet kuptimi i tyre

brenda veprash të ndryshme. Ato mund të simbolizojnë anë të ndryshme

të Zotit, procese alkimike, përmasa psikologjike, virtyte, paradigma

shoqërore. Atyre u vishen veti magjike: guri i çmuar në ngjyrë të rimtë

shërben si mbrojtës nga syri i keq. Të shtatë ngjyrat e qeramikës minai7

mund të vihen në lidhje me të shtatë planetet e astrologjisë. Qeramikat në

5 Simorgu, zog i mbinatyrshëm i miteve iraniane, që shfaqet në Librin e mbretërve të

Firdusiut. Për ta paraqitur këtë, piktorët janë frymëzuar nga Feniksi kinez. Sufistët si

Atari, e kanë kthyer atë në një simbol të njeriut shpirtëror, të dashurisë hyjnore dhe të

dashurisë që buron nga vetë Zoti. 6 I errët; i fshehtë; i panjohur. 7 Minai ose Haft rang-i: Fjalë për fjalë do të thotë “me shtatë ngjyra”. Qeramikë e shek.

të XII-të-XIII-të, dekori shumëngyrësh i së cilës përbëhet në përgjithësi nga shtatë ngjyra

(blu, e gjelbër, e kuqe, kafe, e zezë, e bardhë, e verdhë).

Page 116: Revistë shkencore - kulturore tremujore Viti XXIII 2018 Nr ... · Shtrirja dhe ndikimi i kësaj gjuhe kishte shkuar aq larg, sa që në trojet e sunduara nga Perandoria Osmane, njohja

116 Ringgenberg

blu të bruztë të xhamive dhe të kupolave janë një thirrje për ujin parajsor,

për kupën qiellore hyjnore dhe për botën e Mendjeve engjëllore.

Estetika e artit të zbukurimit

Pasuria, lloji dhe lënda e artit të zbukurimit vareshin nga mundësitë

financiare të mecenëve8, nga lënda që gjendej në vend, nga shijet dhe

dhuntia e artistëve. Përgjatë shekujve, arti i zbukurimit është bërë

gjithmonë e më i ndërlikuar. Nga i përkorë9 dhe i baraspeshuar që ishte në

periudhën klasike të Islamit (shek. VII–IX), ai lulëzoi më vonë, duke

përdorur forma gjithmonë e më të kërkuara, hermetike dhe spektakolare,

pa i shkelur parimet e veta origjinale e drejtuese. Gjatë zhdrivillimit të tij

historik, ai i ka zbatuar gjithmonë ato që janë të pandryshueshme, kuptimi

i të cilave e kapërcente estetikën për t’u rrënjëzuar në një soditje

vëzhguese dhe filozofike: frika nga zbrazëtia (sendet ose muret janë

gjithmonë të veshura me zbukurime), sepse asnjë atom nuk i shpëton dot

ndodhjes së gjithkundshme të Zotit; përsëritja e rregullt e një motivi në

një hapësirë të pakufizuar, pasi shumësia (moria) është vetëm një

përthyerje e Njësisë hyjnore; larmitë brenda njëtrajtshmërisë së dekorit,

pasi në natyrë asgjë dhe asnjëherë nuk përsëritet, dhe Zoti është i pafund;

simetria dhe rregulli gjeometrik, që pasqyrojnë një krijim të matur, të

peshuar nga Mendja hyjnore; stolitë me motive të përziera dhe miniaturat

dëshmojnë për ndërthurje, ritme dhe valëzime të gjithësisë e të shpirtit;

një shije për lojërat e dritës (pasqyra, qeramika të emaluara, hojëza

gjeometrike “muquarnas10” etj.), sepse Zoti, thotë Kurani, është “drita e

qiejve dhe e tokës” (XXIV, 35); zgjedhje ngjyrash të pastra, të papërziera

me të zezë a të bardhë, me qëllim që të theksohet arketipi i tyre dhe lidhja

e tyre me dritën krijuese të Zotit. Kompozimi i motiveve zbukuruese është

si kompozimi i një muzike, me këmbime dhe dinamika, me të kundërta të

njëpasnjëshme, me polifoni temash e kuptimesh. Ai të ndërmend ritmet

kozmike, rrahjet e shpirtit dhe frymëmarrjen e universit, të cilën e

gjallëron pa pushim Fryma (Fjala) e Zotit.

8 Emër i prejardhur nga mecen, vjen nga lat. Mœcenas, emri i njërit prej ministrave të

perandorit August. Njeri i pasur e bujar, që mbështeste poetët, shkrimtarët, artistët, që i

mbronte ata në zhvillimin e veprimtarisë së tyre artistike. 9 I matur, i përmbajtur. 10 Mukarna - (Muquarnas): Hojëza gjeometrike, viza të drejta ose të përkulura, që ngjajnë

ndonjëherë me stalaktitet. Të shfaqura në shek. e IX-të, ato janë me zanafillë iraniane, por

shembulli i tyre i parë që njihet, ndodhet në Taxhikistan. Me to zbukurohen kupolat,

dritaret, ivanët, portikët si dhe kamaret këndore që mundësojnë lidhjen e kupolës me

sallën katrore (shih: Kupolë me trumba). Duke krijuar një lojë këmbimi midis errësimit

dhe dritës së ngjyrave, ato të ngjallin lidhjen misterioze ndërmjet Njësisë hyjnore (drita)

dhe thyerjes së paqëndrueshme të dritës në krijim (mukarnatë).

Page 117: Revistë shkencore - kulturore tremujore Viti XXIII 2018 Nr ... · Shtrirja dhe ndikimi i kësaj gjuhe kishte shkuar aq larg, sa që në trojet e sunduara nga Perandoria Osmane, njohja

Artet e Iranit Islamik 117

Për artin islamik, pra, zbukurimi nuk është një element që i

mbivendoset objektit pa ndonjë arsye, për qejf, siç mund të jetë për artin

perëndimor, i cili e shikon “artin e zbukurimit” si një dëshirë të vogël e të

pakuptimtë. Zbukurimi është bartës i një kuptimi shoqëror, soditës dhe

metafizik. “Zoti është i bukur dhe e do bukurinë”, thuhet në një hadithe

që themelon estetikën myslimane. Për Islamin, vetëm Zoti është i vërtetë,

kurse bota është një ëndërr e brishtë. Megjithatë, bukuria është si një rreze

e Zotit, si një dëshmi e përdëllimit të Tij për krijesat dhe si një simbol i së

Vërtetës së Tij. Sufitët thonë se detyra e bukurisë është që të zgjojë

dashurinë, dhe dashuria të shpie te Zoti, të shpie atje ku dashuria dhe

bukuria janë një.

Si një shndërrim dhe stilizim soditës i natyrës, arti islamik ka për

detyrë të krijojë një mjedis simbolik dhe një art jetese të përputhshëm me

frymën e Islamit. Harmonia e tij zbulon të fshehtat e shpirtit mysliman

dhe pamjen e botës së dhënë nga i Padukshmi (Zoti). Zbukurimet me lule

ose me shumëkëndësha u drejtohen si shqisave dhe ndjenjave, ashtu edhe

mendjes, si dijetarëve, ashtu edhe njerëzve të thjeshtë: ndjeshmëria ndaj

një qilimi të bukur ose ndaj një poeme dashurie nuk e përjashton

interpretimin mistik. Islami nuk e dallon rrënjësisht shpirtin e njeriut

jofetar, sepse asnjë veprimtari jetësore nuk është jashtë ligjit mysliman

dhe Zotit: vargjet kuranore dhe poemat mistike të qëndisura me

bukurshkrim mbi sendet e përditshme shprehin një qëllim: ta përfshijnë

njeriun në mënyrë të gjithanshme në një përvojë të jetuar shpirtërore.

Artisti dhe mjeshtri artizan

Në Iranin tradicional, nuk ka ndryshim ndërmjet artistit dhe mjeshtrit

artizan, as ndërmjet arteve të bukura dhe arteve të vogla, megjithëse

arkitektura dhe bukurshkrimi kanë pasur gjithmonë një vlerë më të shquar

se zbatimet e tjera. Artistët nuk kërkojnë të shprehin gjëra të përfytyruara,

siç ka ndodhur me artin evropian që nga Rilindja e këtej, i cili përcaktohet

nga individualiteti krijues dhe nga origjinaliteti i talentit. Estetizmi11, arti

për arti ose utilitarizmi 12 nuk gjallojnë në mendimin mysliman. Arti

islamik përcaktohet nga tradita gojore, që përçohet nga mjeshtri te çiraku,

respekti për të cilin (që nuk përjashton aftësitë krijuese dhe ripërtëritëse)

përbën një siguri për cilësinë e artit dhe për vazhdimësinë e kulturës. Ajo

që mund të jetë vetjake në artin mysliman, është lidhja shpirtërore dhe

nderimi për një traditë të përçuar, të rikrijuar dhe të ridhënë. Kufizimet e

11 Doktrinë, shkollë e estetëve. Shkenca që studion të bukurën në natyrë e në jetën

shoqërore; ligjet e përgjithshme të krijimtarisë artistike e të përvetësimit estetik të

realitetit. 12 Doktrinë sipas së cilës nevoja është parimi i të gjitha vlerave në fushën e njohjes

(pragmatizmi) dhe në fushën e veprimit (dobia morale dhe ekonomike).

Page 118: Revistë shkencore - kulturore tremujore Viti XXIII 2018 Nr ... · Shtrirja dhe ndikimi i kësaj gjuhe kishte shkuar aq larg, sa që në trojet e sunduara nga Perandoria Osmane, njohja

118 Ringgenberg

përcaktuara në artin e zbukurimit, si mungesa e figurave të shenjta, nuk

janë ndier si kufij, por si kusht për një thellim të simboleve dhe për një

ripërtëritje soditëse të estetikës. Veprat nuk janë detyrimisht padorase13

(anonime), por vendet nga ato vijnë dhe datat e krijimit të tyre mund të

jenë të pasakta, të pasigurta, madje dhe të panjohura. Për të njohur artistët,

poetët ose shkencëtarët, përmendet qyteti i prejardhjes së tyre ose,

ndonjëherë, edhe emri i mecenit të tyre: p.sh., poeti Manusheri jetoi në

oborrin Manushehër. Për t’i hyrë më thellë këtij problemi, përulja e artistit

pasqyron nënshtrimin e tij ndaj Zotit, i cili ka gjithçka.

Sipas figurës së zejtarëve të Mesjetës në Perëndim, mjeshtrit

tradicionalë grupoheshin në sivëllazëri (futuwah 14 ). Mjeshtëria

regjistrohej në një korporatë inisiatike15, që e lidhte atë me një numër të

caktuar ritesh simbolike dhe me një kod etik e një dituri praktike dhe

shpirtërore, njëkohësisht. Nderimi për mjeshtrin, ndershmëria, përsosja e

punës, ndjenja e bashkimit janë disa nga virtytet themelore që u kërkohej

mjeshtërve. Në Iran, ashtu si dhe në Egjipt e Indi, sivëllazëritë e

mjeshtërve nderonin që të gjitha një kryetar të vetëm: Selmanin, një

bashkëkohës i Profetit, historia e të cilit u kthye në legjendë. Tradita thotë

që ai ka lindur në Persi. Pasi u kthye në Islam, ai u bë njeri i afërt i

Muhametit. Duke qenë kryetar i korporatave zejtare dhe i disa sekteve

shpirtërore, ai, me sa duket, u ka dhënë mësim Shoqëruesve të Profetit.

Për iranianët, Selmani është simbol i prirjes shpirtërore të Persisë drejt

botës myslimane.

Vetëm në shek. XX lindën artistë të frymëzuar nga teknikat, nga

mënyra e jetesës dhe nga krijimtaria e Perëndimit. Futja në përdorim e

makinerive, krijimi i sindikatave dhe organizimi i turizmit e ka tronditur

artin zejtar, i cili ka pësuar rënie, është zhdukur ose është shndërruar. Sot,

shumë vatra zejtarie vazhdojnë të mbijetojnë, por shumica e tyre janë

detyruar t’i përshtaten botës industriale dhe turizmi i ka futur ndonjëherë

në një prodhim shumice, të cilit i mungon shpesh cilësia dhe kuptimësia.

13 Padoras: Që është i panjohur. Kjo fjalë shqipe është përdorur në vend të huazimit

anonim. 14 Fjalë për fjalë: virtyti i “të riut”. Në Islam, organizim shpirtëror dhe inisiatik*, që

mbështetet në një frymë vëllazërimi dhe bujarie shpirtërore. 15 Inisiatik: Që pranohet ndër të parët në një kult, që është nismëtar në një kult. Që është

parak, nismëtues, primitiv (për një kult)

Page 119: Revistë shkencore - kulturore tremujore Viti XXIII 2018 Nr ... · Shtrirja dhe ndikimi i kësaj gjuhe kishte shkuar aq larg, sa që në trojet e sunduara nga Perandoria Osmane, njohja

ORIENTORIENTORIENTORIENTORIENTALISTIKËALISTIKËALISTIKËALISTIKËALISTIKË

Page 120: Revistë shkencore - kulturore tremujore Viti XXIII 2018 Nr ... · Shtrirja dhe ndikimi i kësaj gjuhe kishte shkuar aq larg, sa që në trojet e sunduara nga Perandoria Osmane, njohja
Page 121: Revistë shkencore - kulturore tremujore Viti XXIII 2018 Nr ... · Shtrirja dhe ndikimi i kësaj gjuhe kishte shkuar aq larg, sa që në trojet e sunduara nga Perandoria Osmane, njohja

Perla, vëllimi 82, numri 2, 2018

Abdullah Hamiti, studiues, orientalist, profesor në Universitetin e Prishtinës.

© Fondacioni Kulturor Iranian “Saadi Shirazi”

Abdullah HAMITI

DASHURIA NË POEZINË MISTIKE

TË JUNUS EMRESË (I)

Përmbledhje

Mendimtarët e mëdhenj mistikë ndjenjën, mendimin dhe besimet i

kanë shprehur në teqe më së shumti me poezi. Kështu është krijuar një

letërsi efektive dhe e dendur e tesavufit. Junus Emre (1240–1320) është

poeti më i madh dhe më i rëndësishëm, i cili ka ndjekur këtë rrugë në

letërsinë popullore turke të tesavufit. Ai i ka shprehur ndjenjat dhe

besimin e tij me një gjuhë të thjeshtë. Krijimtarinë e vet poetike ia ka

kushtuar dashurisë më sublime – dashurisë ndaj Zotit. Nga poezitë e tij

shohim dëshirën e zjarrtë që t’i afrohet Zotit, të përjetojë kulmin e

dalldisë mistike dhe, duke e mohuar veten, të bëhet një me Zotin. Vargjet

alegorike të Junus Emresë bartin në vete një vështrim të fuqishëm

humanist dhe universal ndaj botës.

Fjalët çelës: Junus Emre, divani, tesavufi, poezia mistike, dashuria

hyjnore, vdekja

Hyrje

Tesavufi është një rrymë e të menduarit islam që mbështetet në idenë

se në jetën tokësore, duke qëndruar larg teprimeve, njeriu duhet të lidhet

me zemër me Allahun, të heqë dorë nga qenia e vet për ekzistencën e

Allahut, dhe, duke e zhdukur egon e vet, ta mbushë zemrën me dashuri

hyjnore.

Dashuria është staza e vetme nëpër të cilën ecën poeti i tesavufit.

Dashuria, pra, kishte si rezultat edhe krijimin e njeriut; nga ana tjetër, ajo

paraqet epiqendrën e çdo gjëje të krijuar. Prandaj, mënyra e vetme e

njeriut për të falënderuar Zotin është të ecë në të njëjtën stazë, ta

Page 122: Revistë shkencore - kulturore tremujore Viti XXIII 2018 Nr ... · Shtrirja dhe ndikimi i kësaj gjuhe kishte shkuar aq larg, sa që në trojet e sunduara nga Perandoria Osmane, njohja

122 Hamiti

dashurojë Zotin. Dashuria është njëherazi edhe mënyra e vetme për të

arritur njohuri për Zotin. Dashuria dhe njohja në vështrimin e tesavufit

ndaj botës janë të pandara. Nëse dashuroni, atëherë doni edhe të njihni.

Sa më shumë që njihni, aq më shumë dashuroni. Dhe kështu ka rrjedhur

dashuria e përjetshme që do të bëhet epiqendër e mësimeve ezoterike në

islam. Dashuria ashtu siç është nocioni qendror i tesavufit, është

gjithashtu edhe tema qendrore e të gjithë poetëve të tij. Natyrisht, ata në

poezitë e tyre trajtojnë temën e dashurisë hyjnore me një gjuhë dhe stil

shumëkuptimor të përshkuar me simbole të ndryshme. Ndërsa William

Chittick, duke analizuar poezinë e tesavufit dhe domethëniet e saj të

nduarnduarta, shpreh parimin universal poetik i cili është: “Çkado që

thotë i dashuruari, ajo ka të bëjë me të Dashurin e tij” (Chittick 2005, f.

269). Prandaj, Zotit nuk duhet afruar nga frika dhe shpresa për dobi, por

me dashuri. Kjo është ana më e fuqishme, më efektive e mendimit mistik

(tesavufian), që ka pasur shumë ndikim sidomos në art dhe letërsi.

Ahmed Jeseviu është njëri nga themeluesit e tesavufit turk, i cili në

shek. e 12-të vuri themelet e letërsisë popullore tesavufe turke në

Turkestan. Pranohet se tesavufi në Anadoll është përhapur nga nxënësit

e tij. Sufinjtë, si mjet për të përhapur në popull mendimet e tyre,

praktikojnë letërsinë, sidomos poezinë. Në shekullin e 13-të në Anadoll

shohim një zhvillim të hovshëm të tesavufit dhe përhapjen e tij të shpejtë

me anë të tarikateve kryesore, si mevlevi, bektashi etj. Si rezultat i kësaj,

duke filluar nga shekulli i 13-të, në Anadoll është krijuar një letërsi e

fuqishme e tesavufit, që ndryshe quhet edhe Letërsi e teqeve. Qëllimi i

Letërsisë së teqeve ishte që te njerëzit të përhapet mendimi tesavufian.

Junus Emre është poeti më i madh dhe më i rëndësishëm i kësaj

letërsie, që i ka shprehur ndjenjat dhe besimin e tij me një gjuhë të

thjeshtë. Karakteristikat themelore të kësaj letërsie shprehen në faktin që

i jep format islame traditës së vjetër letrare popullore turke dhe

përmbajtja fetare-islame shprehet në mënyrë të kapshme nga populli dhe

përshtatet me qenien kombëtare. Dhe në këtë letërsi popullore mistike

turke, që lindi në Anadoll, kanë ndikuar edhe elementet e trashëgimisë së

poezisë popullore epike dhe lirike. Ky ndikim më së shumti është vërejtur

në veprën e Junus Emresë, i cili ishte dhe përfaqësuesi më madh i letërsisë

mistike turke.

Kush ishte Junus Emre?

Junus Emre është njëri ndër poetët më të mëdhenj jo vetëm të

letërsisë turke të tesavufit, por edhe të letërsisë turke në përgjithësi. Për

studiuesit e letërsisë turke ai pothuajse është ngritur në mit nacional, duke

u vështruar paraardhës i çdo gjëje që konsiderohet gjeni e pastër turke.

Kështu, Junusi, bashkë me Ahmed Jesviun, konsiderohet themeluesi i

Page 123: Revistë shkencore - kulturore tremujore Viti XXIII 2018 Nr ... · Shtrirja dhe ndikimi i kësaj gjuhe kishte shkuar aq larg, sa që në trojet e sunduara nga Perandoria Osmane, njohja

Dashuria në poezinë mistike të Junus Emresë (I) 123

poezisë popullore turke, i gjithë asaj që është autentike turke dhe larg nga

ndikimi i persishtes dhe i arabishtes. Junus Emre dhe poezia e tij kanë

gëzuar lavdi për shekuj me radhë, e sot ai është njëri nga poetët më

elegantë të Turqisë. Kritikët turq të letërsisë e quajnë, ndër të tjera,

“profet të gjuhës sonë turke të Anadollit”. (Karalioglu 1973, f. 407)

Njohuritë mbi biografinë e Junus Emresë, themeluesit të letërsisë

turke të Anadollit me dialektin oguz, pionierit që ka frymëzuar të gjitha

llojet e letërsive: atë të teqeve, të divanit dhe atë popullore, janë mjaft të

pakta. Kishte arritur famë të madhe dhe shumë ndodhi të tij përmenden

në vilajetnametë bektashiane, por nuk mund të flitet me saktësi dhe me

argumente. Legjendat dhe historia që kanë të bëjnë me jetën e tij, nuk

përputhen e shpeshherë janë kontradiktore, ashtu siç janë kontradiktore

edhe mendimet e shkencëtarëve të sotshëm për çështjet më elementare

nga historia dhe jeta e Junus Emresë.

Ç’është e vërteta, ai një pjesë të mirë të jetës e ka kaluar si sektet e

tjera heterodokse, si dervish endacak. Dervishë të tillë kanë shkuar vetëm

ose bashkërisht në grupe dhe kanë përfaqësuar një faktor të fortë për

përhapjen e mistikës heterodokse në Anadoll.

As vendlindja e tij nuk dihet saktë, e të paqarta janë edhe data e

lindjes dhe e vdekjes, si dhe vendi i vdekjes e varri, domethënë figura e

tij është shumë e përshtatshme me idealin e dervishllëkut dhe populli e

ka konsideruar për evlija, duke krijuar për çdo faqe të jetës së tij

thashetheme apo legjenda. Dhe legjenda bektashiane, këtë dervish që ka

jetuar në gjysmën e dytë të shek. të 13-të në Anadollin Perëndimor, e lidh

me shehun Taptuk Emre. Junus Emre kishte shëtitur nëpër shumë vende

islame e pastaj u kthye në Anadoll, në afërsi të Sakaryas dhe aty u vendos

përgjithmonë. Ai kishte marrë një kulturë të fuqishme fetare dhe

tesavufe. Pas vdekjes së shehut Taptuk Emre, kanë ardhur muridët e tij

dhe janë tubuar rreth Junusit, kështu që ndodhitë e Junusit fillojnë të

përhapen nëpër Anadoll në të gjallë të tij. Gjatë jetës ka kënduar shumë

ilahi, ka mbajtur fjalime dhe ka përjetuar përhapjen e tyre në popull.

Studiuesit mendojnë se do të ketë lindur midis viteve 1240-1241 apo edhe

në vitin 1250 dhe se do të ketë vdekur midis viteve 1320-1321 (Kabaklı

1994; Karalioglu 1973, f. 407; Timurtaş 1980; Köprülü 1993). Pas

vdekjes, Junus Emre bëhet person legjendar në Anadoll, prandaj sot,

krahas zgjerimit të famës së tij, janë mbi dhjetë vende të ndryshme të

Anadollit ku pretendohet se atje është varrosur Junus Emreja. “Për sot,

hamendjet dhe disa argumente më të forta përqendrohen në faktin se varri

i vërtetë i Junus Emresë është në Karaman ose në Sarikoj. Të dyja qytetet

kanë pretendimet e tyre në këtë drejtim, por këto nuk janë mjaft të

shëndosha”. (Kabaklı 1994, f. 316)

Page 124: Revistë shkencore - kulturore tremujore Viti XXIII 2018 Nr ... · Shtrirja dhe ndikimi i kësaj gjuhe kishte shkuar aq larg, sa që në trojet e sunduara nga Perandoria Osmane, njohja

124 Hamiti

Në burime të vjetra dhe legjenda thuhet se Junus Emreja ka qenë i

paarsimuar, analfabet, se Junus Emreja ishte i arsimuar shumë dhe se

zotëronte njohuri të gjera, çka kuptohet nga poezitë e tij, dhe këtë e

mbështesin shumë studiues (shih Hyrjen e Burhan Toprak në Emre

2011). Në poezitë e tij del se shpeshherë ishte shërbyer me kuptime të

ajeteve të Kuranit dhe të haditheve të pejgamberit, duke shtruar çështjet

delikate të islamizmit e të tesavufit, se e kishte lexuar edhe Inxhilin,

Tevratin e Zeburin, dhe se, përveç legjendave arabe e persiane, njihte

edhe ato greke. Thjesht, poezia e tij është plot me referenca të ngjarjeve

e personaliteteve nga Bibla, Kurani, nga poetët e tjerë të Orientit islam

dhe nga poezia sufiste.

Ndërsa duke shtruar këtë, A. Kabaklı thotë: “Edhe populli kënaqet

ta njohë atë si analfabet. Dëshiron që të gjitha ato që ka thënë Junusi, të

ishin të frymëzuara nga Allahu”. Dhe shton: “Ndërkaq, qëllimi i

deklarimit të Junus Emresë “jam analfabet” është krejtësisht tjetër. Ai

nuk vrapon pas dijes, njohurisë së jashtme, të dukshme (zahirî), por pas

diturisë së vërtetë (hakikî). Sipas tij, dituri, njohuri është të njohësh

vetveten, domethënë të perceptosh (të ndiesh) xhevahirin e Zotit që është

brenda. Gjëja që ai dëshiron, që ai pëlqen, është Irfan (Gnosa) (Kabaklı

1994, f. 310).

Analfabetizmi i tij në tesavuf është një term i veçantë. Mohim i

diturive të dynjasë dhe përballë diturisë (njohurisë) së pafund të Allahut

është të kuptuarit të jesh një pikë.

Dihet se tarikatet e ndryshme janë përpjekur t’i përvetësojnë mistikët

e mëdhenj, si J. Emre. Këtë mundohen ta bëjnë edhe bektashinjtë. Pas

bektashizmit tarikatet kryesore që kanë përvetësuar Junusin, janë:

kadirizmi, kalenderitë, hajdaritë, shemsitë, melamizmi, halvetitë etj. Por

ai nuk i përkiste asnjë tarikati. Ai në të vërtetë është poeti që ka thënë:

Şeriat ve tarikat yoldur varana

Sheriati dhe tarikati janë rrugë të vërteta

Hakikat mârifet andan içerü

Hakikati dhe marifeti janë në esencën e tyre

që do të thotë se morali religjioz edhe tek Junusi mbështetet në

respektimin e katër etapave themelore të rrugës mistike, që janë, pra:

sheriati – ligj i shenjtë hyjnor; tarikati – rruga e caktuar, e cila duhet

kaluar nën udhëheqjen e udhërrëfyesit për t’iu afruar Zotit; marifeti –

depërtim tek njohja intuitive për të vërtetën hyjnore; dhe hakikati –

respektimi i vetë së vërtetës hyjnore, të esencës hyjnore me anë të

atributeve të tij.

Page 125: Revistë shkencore - kulturore tremujore Viti XXIII 2018 Nr ... · Shtrirja dhe ndikimi i kësaj gjuhe kishte shkuar aq larg, sa që në trojet e sunduara nga Perandoria Osmane, njohja

Dashuria në poezinë mistike të Junus Emresë (I) 125

Vepra e Junus Emresë

Junusi në poezitë e tij më së shpeshti e quan veten Junus Emre, por

edhe Ashik Junus, Dervish Junus Miskin Junus (Junusi i shkretë, Junusi

i mjerë) etj.

Junusi është një poet që poezitë i ka shkruar për të qenë i dobishëm

për popullin. Poezinë e vështronte si mjet për të shprehur pikëpamjet e tij

tesavufe, fetare, etike dhe njerëzore.

Vepra që nxjerr në shesh personalitetin e vërtetë artistik të Junus

Emresë është Divani, një nga veprat e para didaktike të shkruara në

turqishte, e kënduar me lirizëm përplot entuziazëm dhe metafora. Por

Junus Emre konsiderohet autor edhe i një vepre tjetër të shkruar në

formën e mesnevisë dhe në metrin aruze, quajtur “Risalet-ün Nushiyye”

(traktat këshillëdhënës), e cila ndoshta është shkruar në vitin 1307 dhe që

me vlerën e saj artistike dëshmon se Junusi nuk ishte një poet analfabet

(Köprülü 1993, f. 294-295).

Junus Emre e ka krijuar poezinë e tij plotësisht në harmoni me

poezinë popullore turke, në gjuhën e pastër popullore turke. Ai

konsiderohet si zëdhënës i ndjenjave, mendimeve dhe derteve të popullit

të Anadollit, pra ishte thjesht një artist popullor dhe, për këtë arsye, i ka

bërë për vete masat, të cilat e kanë pasuar, dhe kjo është arsyeja pse

poezia e tij jeton edhe sot. Vulë e krijimtarisë së Junus Emresë janë

karakteristikat vijuese të formës popullore artistike: pastërtia dhe

sinqeriteti i porosisë, shprehja e lirë dhe thjeshtësia e qartësia në gjuhë.

Dhe vërtet: “Ai gjuhën e kishte përdorur në mënyrë të mrekullueshme

dhe me një fuqi shumë të madhe” (Timurtaş 1997, f. 236). Dhe “Pa

mëdyshje mund të thuhet se ai ka ndërtuar gjuhën turke të tesavufit”

(Özkan 1995, f. 464).

Dhe kështu falë talentit të tij të fuqishëm si poet, falë përdorimit të

suksesshëm të gjuhës së kohës së vet, falë mendimeve të shprehura dhe

temave që ka trajtuar, është pëlqyer dhe ka ushtruar ndikim të madh te

poezia popullore dhe ajo e teqeve, dhe ndikimi e fama e tij si një poet

mistik janë të pranishëm edhe sot.

Divani është vepra që dëshmon fuqinë e vërtetë poetike të Junus

Emresë. Shumica e poezive janë të shkruara në formën poetike ilahi dhe

me metrin e vjetër turk në rrokje (hece vezn), por në disa vjersha (gazele,

mesnevi) ka përdorur edhe metrin aruz, metri klasik i mbarë letërsisë

orientale. Vjershat nuk i ka shkruar vetë, por janë shkruar dhe janë

përmbledhur më vonë nga ithtarët e tij. Është mirë të dihet se shumë

vjersha në Divanin e tij nuk i përkasin atij, por i janë mbathur atij. Ka një

numër të madh dorëshkrimesh të Divanit, që ndryshojnë dukshëm nga

njëri-tjetri dhe, ndonëse Divani i Junus Emresë është lexuar që nga

kohërat më të hershme, vështirë është të hasim kopjet e vjetra autentike.

Page 126: Revistë shkencore - kulturore tremujore Viti XXIII 2018 Nr ... · Shtrirja dhe ndikimi i kësaj gjuhe kishte shkuar aq larg, sa që në trojet e sunduara nga Perandoria Osmane, njohja

126 Hamiti

Nga ana tjetër, këto poezi që thamë se janë shkruar në formën e ilahisë,

qoftë nga aspekti i veçorive të formës, qoftë nga aspekti i temave, të

kujtojnë hikmetet e Ahmed Jeseviut. Dhe për këtë arsye Junus Emre

duket si ndjekës i hikmeteve të Ahmed Jeseviut (Köprülü 1993, f. 288-

292). Mirëpo, siç vëren M. Mengi (Mengi 2003, f. 62), ilahitë e Junusit,

për shkak se trajtojnë një pikëpamje të tesavufit ku në plan të parë zë

vend ashku, kanë një strukturë më efektive, në të cilën mbizotëron ana e

lirizmit dhe janë më të pasura nga ana e emocionale. Ndërsa studiuesi

tjetër F. Köprülü shprehet se: “Falë lirizmit të këtij poeti të tesavufit, në

personalitetin e të cilit është bashkuar intuita sufiste (sufiyâne hads) dhe

frymëzimi poetik (şairâne ilhâm), mund të konsiderojmë se poezinë

popullore turke të tesavufit e ka ngritur në nivelin e pjekurisë më të

madhe. (Köprülü 1985, f. 27).

Junusi në kuadër të nënshtrimit dhe ekstazës mistike herë flet për

karakterin sublim dhe sekret të ashkut, herë për rrëmujën (velvele) e

frikshme të ditës së Kijametit, e herë për lumenjtë e qumështit të xhenetit

dhe për këngët e monoteizmit të bilbilave hyjnorë (Köprülü 1993, 294-

295). Dhe, duke e lexuar, ne dëgjojmë melodinë e thjeshtë, të shprehur

në gjuhë hyjnore të pagabuar të një dervishi, shpirti i të cilit është plot

mëshirë; ky dervish në këngët e tij të vajtimit dhe në ato me të cilat i

drejtohet Zotit, thërret, qan, ankohet me një thjeshtësi shumë të

natyrorshme. Tek ai nuk ka hipokrizi dhe kurtuazi ceremoniale të qëlluar.

Shprehjet e lira dhe të thjeshta të shpirtit të tij të gjerë paraqiten në formën

e thjeshtë të Ilahisë.

(Vijon në numrin e ardhshëm)

Page 127: Revistë shkencore - kulturore tremujore Viti XXIII 2018 Nr ... · Shtrirja dhe ndikimi i kësaj gjuhe kishte shkuar aq larg, sa që në trojet e sunduara nga Perandoria Osmane, njohja

Perla, vëllimi 82, numri 2, 2018

Vladimir Zaharov, studiues.

© Fondacioni Kulturor Iranian “Saadi Shirazi”

Vladimir ZAHAROV

LERMONTOVI DHE BOTA MYSLIMANE

Në opinionin shoqëror rus nocione si ‘Orienti’ apo ‘problemi i

Orientit’ deri nga mesi i shekullit XIX kanë qenë të lidhura me ‘Lindjen e

afërt’, Kaukazin apo me të largëtën Azi të Mesme. Areali historiko-

kulturor mysliman për një kohë të gjatë ka qenë për Rusinë jo vetëm

gjeografikisht më i afërt, por edhe politikisht shumë më i rëndësishëm.

Problemet dhe realiet e kësaj zone në Rusi perceptoheshin me ndjeshmëri

të lartë. Në atë kohë nisën të dilnin përkthimet e para nga poezia klasike e

Orientit, që po mrekullonte publikun lexues të Rusisë; po atë ndjenjë

magjie ngjallnin edhe rrëfimet e udhëtarëve perëndimorë që kishin

vizituar Kaukazin. Librat e tyre gëzonin popullaritet, si përkthimet, ashtu

edhe origjinalet, ngaqë ishin të shumtë rusët që frëngjishten dinin

përsosurisht. Kjo temë ka ngjallur interesim dhe emocione botën

intelektuale ruse gjatë gjithë shekullit XIX, duke kaluar madje natyrshëm

edhe në shekullin XX. Shumë dhjetëvjeçarë më vonë, më 1915, filozofi i

madh rus Nikolaj Berdjajev është shprehur se Rusia gjendet në qendër të

botës perëndimore dhe botës lindore dhe mund të përcaktohet si Lindje-

Perëndim. Kjo shpjegohet me rrethanën që si nga pikëpamja gjeografike,

ashtu edhe nga ajo historike Rusia bashkon në vetvete Perëndimin me

Lindjen. Nga njëra anë, në Rusi Orienti bashkohet me Perëndimin, nga

ana tjetër, aty ata ndahen.

Por kjo analizë do të bëhej shumë më pas. Kurse në fillim të viteve

‘20 të shekullit XIX rrëfimet për Kaukazin dhe banorët e tij, përrallat e

Sheherezades kanë magjepsur dhe prekur në shpirt si Lermontovin, ashtu

edhe gjithë lexuesit e Rusisë. Të gjitha i kishte ndier dhe vetë Lermontovi

pas udhëtimit të parë në Kaukaz, sidomos pas të dytit. Atëherë ishte një

Page 128: Revistë shkencore - kulturore tremujore Viti XXIII 2018 Nr ... · Shtrirja dhe ndikimi i kësaj gjuhe kishte shkuar aq larg, sa që në trojet e sunduara nga Perandoria Osmane, njohja

128 Zaharov

fëmijë tek te njëmbëdhjetat, shumë inteligjent e kureshtar dhe botën

përreth e vrojtonte me vëmendje

Duke i hedhur një vështrim krijimtarisë së tij, vërejmë se Kaukazi ka

hyrë me të vërtetë në forma të ndryshme në jetën dhe veprën e tij; kjo

ngase e ka parë atë në periudha të ndryshme të jetës së vet. Mbresat e para

kanë qenë nga mosha fëminore, kur ishte gjashtë vjeç. Ishte vera e vitit

1820 kur ai u sëmur rëndë dhe e gjyshja, Elizaveta Aleksejevna, që e

kishte marrë për ta rritur në çifligun e saj në Tarhan të gubernës së Penzës

qysh kur i vdiq e ëma, e shpuri të nipin në ujërat minerale të Kaukazit.

Elizaveta Aleksejevna i dinte vetitë shëruese të tyre. Ato i njihnin edhe në

Rusi, por ajo kish dëgjuar për to nga kushërinjtë e saj që i frekuentonin

shpesh ato ujëra, e sidomos nga e motra, Ekaterina Aleksejevna, që

banonte aty pranë.

Atje pra, në vitin 1920 gjyshja me të nipin u nis për tek e motra,

Elizaveta Aleksejevna, bashkë me guvernantët, mjekët dhe një shpurë të

madhe. Ishte koha kur Misheli i vogël, siç e thërrisnin, shkonte shpesh nga

motra e gjyshes, nëna Ekaterinë. Kështu, rrëfimet për malësorët, këngët

që dëgjoheshin, zakonet që binin në sy, jetesa plot tension në stanicën1

fqinje, – të gjitha këto iu ngulitën në kujtesë vogëlushit e që më vonë do

të shfaqeshin në krijimet e tij. Po edhe nëna Ekaterinë shkonte për ta

vizituar të motrën ne Tarhan, kështu që vetvetiu bisedat për jetën e

Kaukazit do të vazhdonin edhe në shtëpinë tyre në Rusi.

Kaukaz, të falem ty, o kryezbardhur!

Për ty nuk jam njeri i sapoardhur

Në krahë më ke mbajtur çilimi

I dua lartësitë… e kam nga ti.

Në poemën “Ismail-Bej” do të gjejmë përshkrimin e festës së

Bajramit, ku në mbrëmje banorët e aullit2, pasi janë zbavitur duke ndjekur

garat me kuaj dhe qitjet me armë, janë mbledhur rreth zjarrit për të dëgjuar

rapsoditë e një bardi.

Rreth zjarrit rrinë trimat mardhur,

Pas tyre pleqtë flokëzbardhur;

Me padurim presin rreth zjarrit

Këngën epike të udhëtarit.

Ky udhëtar që s’njeh njeri

S’ka armë në brez, mbi gur po rri.

Takëme s’ka si luftëtar;

E rriti stepa nën qiell të hapur

1 Stanica – fshat a vendbanim i madh kozakësh në Rusi. 2 Aull - fshat më malësitë e Kaukazit.

Page 129: Revistë shkencore - kulturore tremujore Viti XXIII 2018 Nr ... · Shtrirja dhe ndikimi i kësaj gjuhe kishte shkuar aq larg, sa që në trojet e sunduara nga Perandoria Osmane, njohja

Lermontovi dhe bota myslimane 129

Krenar, të skamur e sedërtar,

Torbën plot bukë, qesen të zbrazur…

…Pa nisin telat të tringëllijnë,

E flladi i muzgut melodinë sjell,

Rapsodi shtruar e rëndë-rëndë

Një bëmë trimi ia nis me këngë

Për Lermontovin dhe subjektet e tij orientale mund të shkruhet një

libër i tërë. Do të kufizohesha vetëm me disa vrojtime rreth kësaj teme

vërtet të pafund. Kur studionte në Universitetin e Moskës e më pas në

Shkollën e nënoficerëve të Gardës në Peterburg, kishte marrë njohuritë

themelore të gjeografisë dhe historisë, ku Azia, si djepi i njerëzimit, zinte

një vend të gjerë. Lermontovin e tërheq historia e zonës jugperëndimore

të këtij kontinenti, e sidomos pellgu i kulturës mesdhetare. Jo më kot

Peçorini, heroi i romanit të tij “Një hero i kohës sonë”, ëndërron të vizitojë

Indinë dhe Arabinë, madje përpara se të vdesë vete deri në Persi.

Kur njihesh me motivet orientale në krijimtarinë e Lermontovit vëren

se janë disi ndryshe nga ato të shkrimtarëve të tjerë rusë. Lermontovi u

njoh me jetën e këtij vendi të çuditshëm në vitet e fëmijërisë dhe kjo njohje

iu kthye në dashuri drithëruese. Këtë e dëshmon e tërë krijimtaria

autobiografike në poemat e tij: ”Çerkezët”, “Robi i Kaukazit”, “Aulli

Bastunxhi”,”I arratisuri” e më pas ”Mciri“ e “Demoni”. Po sa e sa poezi

të mrekullueshme ka shkruar ai për Kaukazin dhe Lindjen! Ajo që na habit

tani më fort janë njohuritë etnografike dhe filozofike të Lermontovit. Ai e

njihte në detaje jetën, zakonet e banorëve të Kaukazit, po aq mirë e

kuptonte edhe mendësinë e tyre.

Në vitin 1837 Lermontovin e internojnë në Kaukaz për poezinë që

shkroi me rastin e vdekjes së Pushkinit. Përpara nisjes poeti i shkruan këto

fjalë mikut të tij “S. Rajevskit: ”Lamtumirë, miku im. Do të të shkruaj

letra për Lindjen, për atë vend të mrekullive. Njerëzit më ngushëllojnë me

fjalët e Napoleonit: ”Emrat e famshëm i krijon Lindja”.

Kur u gjend sërish në Kaukaz, ishte 23 vjeç. Atje tashmë u ndesh

ballë për ballë me malësorët dhe kulturën e Orientit. E përshkoi tejetej

Kaukazin dhe Transkaukazin dhe zuri të mësojë turqishten, e cila, thoshte

ai, këtu dhe në gjithë Azinë është e domosdoshme si frëngjishtja në

Europë.

Duke njohur mirë zakonet e Orientit, poeti tani ka edhe një qasje

serioze ndaj islamit. Më pas do të shkruajë këto vargje:

Mos vallë Allahu në shkretëtira

Ngriti fortesa nga valë të ngrira

Q’engjejt t’i kishin si çatira?

Mos divat fjalës së shenjtë iu bindën,

Page 130: Revistë shkencore - kulturore tremujore Viti XXIII 2018 Nr ... · Shtrirja dhe ndikimi i kësaj gjuhe kishte shkuar aq larg, sa që në trojet e sunduara nga Perandoria Osmane, njohja

130 Zaharov

Shkëmbinjtë një nga një i ngjitën,

Si mure qiellit ia ngritën

Q’ yjve lindorë gjithë shkëndi

T’u pritej rruga për Veri?

Pastaj ndodh internimi i tij dytë më 1840. Ekspeditat ushtarake

kundër çeçeneve marrin për Lermontovin karakterin e ekspeditave

shkencore, duke i dhënë material të pasur për krijimtarinë e vet. Atëherë

poetin nisi ta interesojë tipi i kulturës lindore, karakteri i njeriut që është

bartës i kësaj kulture. I kushton vëmendje edhe më të madhe filozofisë

fetare të lindjes. Në poezinë “Valerik” (1840) Lermontovi do të shkruante:

Si t’isha turk apo tartar

Nuk pres nga fati gjë të marr.

Të mira Zotit s’i kërkoj’

Të keqen heshtur e duroj

Kjo, ngase qiejt e Orientit

M’i kanë prurë fare pranë

Mësimet e Profetit…

Tregimi “Fatalisti”, që Lermontovi e përfshiu në romanin ”Një hero

i kohës sonë”, zakonisht është parë si një shtjellim monologjik i

pikëpamjeve të vetë autorit, si një replikë e tij në diskursin filozofik të

atyre viteve. Tregimi fillon me një debat filozofiko-fetar. Vuliçi paraqitet

si ithtar i fatalizmit. Pikëpamja që ai mbron, cilësohet si një “paragjykim

mysliman”. Edhe vetë Vuliçi del si njeri i lidhur me Orientin. Futja e këtij

oficeri rus muhamedan (parimisht një rast i tillë ishte i mundur) donte të

thoshte se kish të bënte enkas me një situatë qëllimisht artificiale. Vetë

fakti që Vuliçi e kishte prejardhjen nga Serbia, një vend nën sundimin

turk, madje dhe pamjen e jashtme e kishte dukshëm orientale – edhe kjo

e ka një domethënie. Vuliçi ishte dhe kumarxhi. Dihet se në lojërat me

letra fitimi varet kryekëput nga fati. Kjo gjë e bën si fitimin, ashtu dhe

humbjen të jenë të lidhura me ”furtunën” apo filozofinë e suksesit dhe, në

plan akoma më të gjerë, të shikosh në to , si të thuash, modelin e botës, ku

fjalën e ka rastësia.

Nga pikëpamja e debatit që lidh subjektin e ”Fatalistit”, Fati dhe Rasti

janë antonime. Lermontovi thekson se besimi në Fatin, ashtu sikurse dhe

voluntarizmi romantik, që të dy njëlloj nuk e përjashtojnë tek njeriu të

qenët i guximshëm, aktiv dhe energjik. Pasiviteti, mungesa e forcës janë

karakteristike jo për këto dy ide, po për gjendjen e degradimit modern, ku

dobësia e shpirtit është bërë mbizotëruese si në Perëndim, si në Lindje.

Nuk qe e thënë që idetë e Lermontovit për marrëdhëniet e Rusisë me

Perëndimin dhe me Lindjen të derdheshin në formën e tyre përfundimtare.

Drejtimi i tyre duhet rindërtuar, por kjo ka edhe një farë risku. Kurse

Page 131: Revistë shkencore - kulturore tremujore Viti XXIII 2018 Nr ... · Shtrirja dhe ndikimi i kësaj gjuhe kishte shkuar aq larg, sa që në trojet e sunduara nga Perandoria Osmane, njohja

Lermontovi dhe bota myslimane 131

drejtimin e përgjithshëm të përsiatjeve të Lermontovit mund ta

karakterizojmë në këtë mënyrë: e mira dhe e keqja, qielli dhe dheu, poeti

dhe turma, më pas - heroi i tipit Peçorin dhe “njeriu I thjeshtë”, Perëndimi

dhe Lindja, sikurse dhe shumë çifte të tjera idesh themelore Lermontovi i

ka trajtuar si të papajtueshme, si pole të kundërta.

Antiteza Perëndim – Rusi formësohet në polemikën letrare-filozofike

nga vitet ‘40 të shekullit XIX. Lermontovi mban një pozicion të afërt me

Pushkinin e Gribojedovin. Rusinë ai e koncepton si diçka ndërmjet

Europës “së vjetër” dhe Lindjes “së vjetër”. Dhe pikërisht në këtë pozitë

të mesme të Rusisë Lermontovi sheh atë aliazh kulturor ku duhet të

shkrihen së bashku etja onjegino-peçoriniane, pra edhe ajo europiane, për

lumturi dhe synimi oriental për qetësi.

Marrë me shkurtime nga revista iraniane “Karavan”

nr. 60, 2018, fq. 25-52.

Përktheu nga rusishtja: Doc. Drita LAZËRI

Page 132: Revistë shkencore - kulturore tremujore Viti XXIII 2018 Nr ... · Shtrirja dhe ndikimi i kësaj gjuhe kishte shkuar aq larg, sa që në trojet e sunduara nga Perandoria Osmane, njohja
Page 133: Revistë shkencore - kulturore tremujore Viti XXIII 2018 Nr ... · Shtrirja dhe ndikimi i kësaj gjuhe kishte shkuar aq larg, sa që në trojet e sunduara nga Perandoria Osmane, njohja

Pasqyra e LibravePasqyra e LibravePasqyra e LibravePasqyra e LibravePasqyra e Librave

Page 134: Revistë shkencore - kulturore tremujore Viti XXIII 2018 Nr ... · Shtrirja dhe ndikimi i kësaj gjuhe kishte shkuar aq larg, sa që në trojet e sunduara nga Perandoria Osmane, njohja
Page 135: Revistë shkencore - kulturore tremujore Viti XXIII 2018 Nr ... · Shtrirja dhe ndikimi i kësaj gjuhe kishte shkuar aq larg, sa që në trojet e sunduara nga Perandoria Osmane, njohja

Perla, vëllimi 82, numri 2, 2018

© Fondacioni Kulturor Iranian “Saadi Shirazi”

RRETH STUDIMIT MONOGRAFIK

“KRAHINA E SKURËS – NATYRA DHE NJERËZIT”

TË PROF. SKËNDER SALËS

Prof. dr. Skënder SALA, njëri ndër

gjeografët më të njohur të trojeve

shqiptare, paraqitet sot para lexuesve

me një botim të ri dhe me vlera të

shumanshme. Për rreth 27 vjet ka

punuar në ish-Qendrën e Studimeve

Gjeografike të Akademisë së

Shkencave të Shqipërisë. Pas mbylljes

së saj në vitin 2008 nga reforma e

mbrapshtë që u krye në sistemin e

Akademisë, e në vijim prof. S. Sala

është pedagog në Departamentin e

gjeografisë të Universitetit të Tiranës.

Po bëhen rreth 40 vjet që krahas

mësimdhënies ai bën hulumtime

shkencore në specialitetin e vet:

gjeografi, gjeomorfologji dhe mjedisi

për territorin shqiptar. Në disa studime

e botime monografike që janë

publikuar më parë, autori u ka kushtuar

vëmendjen e duhur në këndvështrimin gjeografik e më gjerë krahinave të

Kërrabës, Sulovës, Klos-Kalivaçit, Tomorricës etj. Për këtë të fundit në

bashkëpunim me prof. Q. Lirzën kanë botuar dy libra të veçantë për

trashëgiminë natyrore dhe vendbanimet e saj. Prof. S. Sala është autor dhe

bashkautor edhe në disa botime të tjera të rëndësishme gjeografike, historike,

turistike etj. Me monografinë për krahinën e Skurës, e cila doli nga shtypi gjatë

vitit 2017, prof. S. Sala tregon pjekurinë shkencore në rritje të studiuesit serioz

për gjeografinë e Shqipërisë.

Terreni shqiptar është vatër e burimeve, shtjellimeve dhe analizave të

dukurive gjeografike. Duke hapur rrethin e kërkimeve në terren, duke

Page 136: Revistë shkencore - kulturore tremujore Viti XXIII 2018 Nr ... · Shtrirja dhe ndikimi i kësaj gjuhe kishte shkuar aq larg, sa që në trojet e sunduara nga Perandoria Osmane, njohja

136 Pasqyra e librave

hulumtuar ndër biblioteka, etj., prof. S. Sala i ka sjellë dijes gjeografike arritje

bashkëkohore. Ai është pjesë e zhvillimeve të gjeografisë shqiptare në

konferencat shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare, me angazhime në

projekte të përbashkëta etj. Studiuesi Sala e njeh në thellësi territorin shqiptar;

historinë e gjeografinë, vlerat e etnokulturës, kushtet gjeografike, vlerat e

burimeve natyrore-mjedisore-ekonomike etj. Këtu qëndron edhe e veçanta e

hulumtimeve të tij, duke përfshirë edhe studimin “Krahina e Skurës – natyra

dhe njerëzit”. Kjo vepër përmban material të gjerë, falë hulumtimeve të shumta

në terren. Ajo është realizuar me përpikërinë e një gjeografi profesionist e

skrupuloz. Autori njeh shumë mirë krahinën, por ndërkohë, ka vënë në jetë

parimin e njohjes në kompleks të një territori gjeografik: analizën komplekse të

historisë së territorit, evolucionin e dukurive natyrore të shtrirë në kohë e

hapësirë, përfshirë jetën dhe veprimtarinë ekonomike të njeriut. Fryt i kësaj

analize janë vlerësimi real, konkret i dukurive natyrore dhe proceseve

gjeomorfologjike, i ndikimeve që kanë ato mbi burimet natyrore dhe njeriun, i

mundësive që u ofrojnë banorëve të Skurës për një jetë më të mirë aty ku janë.

Për fat të mirë, siç e shënon autori, natyra u ka ofruar këtyre banorëve shumë

mundësi që të punojnë, të jetojnë dhe të ngrenë mirëqenien e tyre. Por, thekson

ai, ata dhe vendimmarrësit duhet të vlerësojnë e t’i përdorin ndryshe këto

burime natyrore në territorin e vet. T’i marrin natyrës, por edhe ta ruajnë atë, ta

mirëqeverisin e ta mbrojnë, t’i japin dhe ta përdorin më mirë se deri tani.

Libri ka 404 faqe dhe një numër të madh ilustrimesh, sidomos fotografi,

duke ia shtuar më shumë vlerat tekstit të shkruar dhe duke e bërë atë të

lexueshëm e të kuptueshëm edhe nga shumë studiues, profesionistë e

administratorë vendorë e qendrorë.

Në dallim nga botimet e sipërpërmendura, në këtë botim autori i trajton së

bashku natyrën dhe banorët e kësaj krahine. Në pjesën e parë të librit, pas hyrjes

së shkurtër, trajtohen gjerësisht kushtet natyrore të kësaj krahine. Këto trajtohen

në tërë gjerësinë dhe thellësinë e tyre: ndërtimi strukturor e litologjik, gjeologjia

(strukturat dhe shkëmbinjtë sipërfaqësorë të ndarë sipas moshave), duke i dhënë

rëndësinë e duhur rolit të tyre në format e relievit, proceset gjeomorfologjike,

ndikimet në mjedis e në veprimtarinë e njeriut, përdorimin e tyre deri sot e në të

ardhmen; paleogjeografia (nga dalja mbi ujë deri sot); format e relievit, duke

analizuar hipsometrinë, morfografinë, treguesit morfometrikë më kryesorë,

proceset modeluese aktuale (erozioni, rrëshqitjet, rrëzimet e shembjet) dhe

pasojat e tyre; veçoritë morfogjenetike (tipat gjenetikë të relievit: strukturor-

eroziv, eroziv-denudues, lumor); klima (erërat, diellzimi, vranësira,

temperaturat, reshjet), duke dhënë vlerësimin konkret për përdorimin e tyre,

veçanërisht të diellit dhe erës, pothuajse të papërdorura deri tani; hidrografia

(ujërat sipërfaqësore, nëntokësore, rrjeti hidrografik artificial); tokat (tipat

gjenetikë: të hirta kafe, aluvionale), duke vlerësuar potencialin dhe rrezikun prej

proceseve gjeomorfologjike dhe keqpërdorimit; bimësia (shkurret, dushkaja,

pyje artificiale bimësia barishtore), bimët mjaltëse dhe aromatike, duke shtuar

domosdoshmërinë e përdorimit më të mirë të tyre dhe mundësinë që i ofrojnë

faunës, ekoturizmit, etj.; drurët e kultivuar, erëzat e perimet, duke theksuar

traditën e përvojën që ka popullsia, mundësitë për kultura të reja e rritje të

prodhimeve; fauna e egër etj. Prof. Skënderi vë në dukje edhe dëmin nga

Page 137: Revistë shkencore - kulturore tremujore Viti XXIII 2018 Nr ... · Shtrirja dhe ndikimi i kësaj gjuhe kishte shkuar aq larg, sa që në trojet e sunduara nga Perandoria Osmane, njohja

Rreth studimit monografik “Krahina e Skurës – natyra dhe njerëzit” të prof. S. Salës 137

keqpërdorimi i bimësisë, por dhe rikthimin e saj në vitet e fundit, falë

ripërtëritjes së bimësisë dhe moratoriumit për gjuetinë. Vend të merituar dhe

analizë të kujdesshme në libër ka trashëgimia natyrore (biomonumentet,

gjeomonumentet, hidromonumentet), duke dhënë për to pozicionin gjeografik,

vlerat që kanë, gjendjen dhe mundësinë për t’i vizituar etj. Pothuajse të gjitha

objektet e trashëgimisë natyrore janë shoqëruar me fotografinë përkatëse.

Ndryshe nga botimet e mëparshme, këtu autori analizon veçmas burimet

natyrore: shkëmbinjtë, peizazhin, klimën, ujërat, tokat, bimësinë dhe faunën e

egër. Për secilin jepet vlerësimi i gjendjes së sotme, mënyra se si janë përdorur,

pasojat mbi mjedisin fizik dhe atë ekonomik, mundësitë për ripërtëritje të

dëmeve dhe përdorim të qëndrueshëm të tyre, oferta e tyre për bujqësinë,

blegtorinë, turizmin rural, për energjinë e rinovueshme etj. Më pas vjen

vlerësimi dhe analiza e trashëgimisë kulturore, të cilën do ta veçonim si një risi

më vete. Tani pothuajse ka një informacion të plotë për të, veçanërisht për sitet

arkeologjike. Me të drejtë autori shënon se kjo është bërë falë itinerareve të

shumta të përbashkëta me një ndër arkeologët më të mirë shqiptarë, njohës i

shkëlqyer i periudhës së Mesjetës, prof. dr. Skënder Muçajn. Autori në libër u

jep atyre vendin që u takon në një botim gjeografik, por të dhënat për

përshkrime e datime janë të arkeologut. Me kujdes është bërë vlerësimi i kësaj

trashëgimie edhe në zhvillimin e mirëqenien e banorëve në tërësi.

Rëndësi e duhur i jepet në këtë botim dhe mbrojtjes së natyrës. Autori

thekson se kjo tematikë është një ndër sfidat kryesore të njerëzimit në

mijëvjeçarin e ri. Në këtë drejtim autori bën edhe disa sugjerime praktike, ku

kryesore është ndryshimi i mënyrës së deritanishme të përdorimit të burimeve

natyrore në këtë krahinë.

Në pjesën e dytë të këtij studimi monografik autori analizon vendbanimet

(vendzgjedhja, klasifikimi, toponimet, popullimi, ekonomia dhe e ardhmja e

saj). Kjo bëhet nga këndvështrimi gjeografik, pa hyrë në detajet që u takojnë

shkencave e degëve të tjera të saj. Këto elemente janë parë në dobi të lidhje-

varësisë së banorëve të Skurës me natyrën ku jetojnë e punojnë.

Më pas vjen evidentimi i ngjarjeve më kryesore historike që kanë ndodhur

në Skurë e pranë saj. Duke u nisur nga burimet e cituara, autori i sheh ato si

pjesë e historisë së banorëve mbi territorin e kësaj krahine. Edhe ato kanë lënë

gjurmë në burimet e saj natyrore. Vendbanimet janë trajtuar sipas fshatrave në

bashkitë përkatëse: Tiranë, Shijak dhe Vorë. Kjo lehtëson dukshëm leximin,

kuptimin e materialit nga një publik mjaft i gjerë. Banorët do të bëhen më

shumë kureshtarë për fshatin e vet, libri bëhet më tërheqës etj. Edhe për këtë

qëllim autori ka bërë vështrim e analizë komplekse për fshatrat: vjetërsinë si

vendbanim e popullsi, origjinën, demografinë, zhvillimin social-kulturor etj.

Këto bazohen në burime të ndryshme shkrimore, në statistika, por dhe të

mbledhura nga terreni. Ai shënon se shifrat duhet të kenë probleme

mospërputhshmërie, por e tillë është dhe vetë statistika zyrtare. Toponimia dhe

mikrotoponimia e fshatrave të krahinës së Skurës, e vjelë në terren dhe e

sistemuar me kujdes, ia shton vlerat kësaj përpjekjeje studimore të prof.

Skënderit. Për çdo fshat jepen kushtet natyrore, pasuritë natyrore dhe roli i tyre

në zhvillim, mundësia për t’i përdorur më mirë, struktura e kulturave bujqësore,

mundësia e rajonizimit të kulturave që banorët kanë traditë dhe përvojë etj. Për

Page 138: Revistë shkencore - kulturore tremujore Viti XXIII 2018 Nr ... · Shtrirja dhe ndikimi i kësaj gjuhe kishte shkuar aq larg, sa që në trojet e sunduara nga Perandoria Osmane, njohja

138 Pasqyra e librave

to këndvështrimi gjeografik dhe sugjerimet e gjeografit janë të arrira. Zhvillimet

ekonomiko-demografike, social-kulturore jepen dhe vlerësohen të para në lidhje

të ngushtë edhe me hapësirat gjeografike dhe zhvillimet ekonomike përreth

Skurës. Ndodhja pranë kryeqytetit të Shqipërisë, aeroportit ndërkombëtar

“Nënë Tereza”, autostradës dhe hekurudhës, portit të Durrësit etj. janë një

avantazh për zhvillimin më të mirë të krahinës. Këto i mundësojnë komunikim

të shpejtë e të plotë, daljen në treg me prodhime bujqësore e blegtorale cilësore;

përdorim të trashëgimisë natyrore dhe kulturore nga banorët përreth,

veçanërisht ata të kryeqytetit, përfshirë dhe mundësitë e mëdha për turizmin

rural: ekskursione në natyrë, qëndrime për fundjavë në familje apo bujtina etj.

Për këto autori shënon se duhet vëmendje e veçantë në hartimin e strategjive të

zhvillimeve të pritshme. Përdorimi i burimeve natyrore është i lidhur me

kërkesat në rritje të shoqërisë, të cilat ndryshojnë varësisht nga nevojat e

popullsisë, standardi jetësor etj. Fokusi mund të jetë i përqendruar në burime të

vetme të shfrytëzimit, andaj, ndryshimet në mjedisin natyror janë më të

dukshme. Duke sintetizuar rezultatet e gjetura, vërehen disa ligjshmëri:

shfrytëzimi pa kriter i resurseve natyrore shkakton kosto mjedisore, sociale dhe

ekonomike; resurset natyrore nuk janë të pafundme, dikur e kanë një fund; nuk

janë të ndara, pa lidhje varësie. Dëmtimi i njërit mund të ndikojë te tjetri, mund

të rrezikojë trashëgiminë natyrore, të vështirësojë dhe të pengojë mirëqenien

ekonomike të banorëve.

Së fundi do të shënojmë se lënda që paraqitet në këtë libër është

grumbulluar gjatë punës së pavarur kërkimore e shkencore, fatkeqësisht të

pafinancuar nga strukturat përkatëse. Botimi i librit është bërë i mundur falë

Bashkisë së Tiranës (në kopertinë libri ka logon e kësaj bashkie).

Si përfundim duhet thënë se studimi “Krahina e Skurës – natyra dhe

njerëzit” i prof. Skënder Salës është ndërtuar sipas modeleve të veprave të

mirëfillta monografike me përmbajtje gjeografike, historike, arkeologjike,

etnografike, gjeohistorike, onomastike etj. dhe përmban vlera të qëndrueshme

kërkimore-shkencore. Padyshim, me vepra të tjera në të ardhmen, prof. Skënder

Sala do të kontribuojë më tej në zhvillimin e suksesshëm të gjeografisë në

tërësi, e veçanërisht të gjeografisë shqiptare.

Pal NIKOLLI

Page 139: Revistë shkencore - kulturore tremujore Viti XXIII 2018 Nr ... · Shtrirja dhe ndikimi i kësaj gjuhe kishte shkuar aq larg, sa që në trojet e sunduara nga Perandoria Osmane, njohja

Perla, vëllimi 82, numri 2, 2018

© Fondacioni Kulturor Iranian “Saadi Shirazi”

MR. ELEZ ISMAILI, “SHLLIME SHPIRTI”.

ANTOLOGJI ME POEZI TË PËRSHPIRTSHME

DHE ATDHEDASHURIE. TETOVË, 2014, 779 f.

Në pajtim me titullin kjo antologji e vëllimshme, e para në llojin e vet,

përmban poezi të përshpirtshme me frymëzim nga feja islame dhe vjersha që

shprehin ndjenja të pastra e hove të fuqishme atdhedashurie. Lënda është ndarë

në tri pjesë: I. Poezi të autorëve tanë nga gjysma e dytë e shek. XIX dhe në

kapërcyell të shek. XX (fq. 31-234), ku përfshihen 38 autorë të përfaqësuar me

109 poezi; II. Poezi të autorëve tanë të shek. XX (fq.235-675), ku përfshihen

107 autorë të përfaqësuar me 225 poezi); III. Poezi të autorëve botërorë (fq.

677-774), ku përfshihen 27 autorë të përfaqësuar me 55 poezi. Ndër këta autorë

ka emra të mirënjohur të letrave shqipe, të kulturës sonë kombëtare, të

mendimit islam, si Naim Frashëri, Gjergj Fishta, Ndre Mjeda, Lasgush

Poradeci, Hafëz Ali Korça, Arshi Pipa, Asdreni, Sejfulla Malëshova, Shaban

Demiraj, Vehxhi Buharaja etj. Si shihet autori ka vënë pranë njëri-tjetrit

përfaqësues nga të tria besimet kryesore të shqiptarëve, ashtu siç ka qenë dhe

është jeta e popullit tonë e karakterizuar nga harmonia dhe respekti i ndërsjellë

ndërmjet besimtarëve myslimanë, ortodoksë e katolikë. Po kështu edhe ndër

autorët nga bota ka emra të mirënjohur që nuk i përkasin besimit islam, por

kanë shfaqur nderimin e tyre për këtë besim dhe për misionin e profetit.

Autori i antologjisë ka bërë një punë të kujdesshme për ndërtimin e librit

sipas temës që ka synuar: të mbledhë poezitë më të bukura e më përfaqësuese

me frymëzim atdhetar dhe me përkushtim ndaj të Gjithëfuqishmit, duke i

gërshetuar të dyja këto tema në mënyrë të tillë që ato nënkuptojnë njëra-tjetrin:

dashuria për atdheun dhe gjakimi për ta parë të lumtur e të bashkuar nënkupton

besimin te Zoti Fuqiplotë, ndjekjen e mësimeve që ai ka dërguar nëpërmjet

profetëve e në mënyrë të veçantë nëpërmjet profetit Muhamet a.s., themeluesit

të fesë islame. Tema e atdheut dhe e mbrojtjes së ruajtjes së trojeve kombëtare,

e mbrojtjes së gjuhës dhe traditave tingëllon me nota madhore dhe prekëse jo

vetëm në poezitë e brezave të mëparshëm të krijuesve, por edhe në poezitë e një

vargu krijuesish të rinj të talentuar. Poezitë e përzgjedhura nga autorë të huaj

përcjellin elemente të mirëfillta filozofike e mistike e kuranore, me vlera

njohëse e edukuese në parimet më të shëndosha morale.

Page 140: Revistë shkencore - kulturore tremujore Viti XXIII 2018 Nr ... · Shtrirja dhe ndikimi i kësaj gjuhe kishte shkuar aq larg, sa që në trojet e sunduara nga Perandoria Osmane, njohja

140 Pasqyra e librave

Mendoj se me këtë antologji autori ia ka arritur të sendërtojë mjaft mirë

idenë që ka frymëzuar nismën e tij. Libri ka vlera të drejtpërdrejta e larta për

edukimin e brezit të ri. Përveç kësaj ai zbulon se sa frymëzuese ka qenë tema e

përkushtimit ndaj Krijuesit në poezinë shqipe. Kjo ka rëndësi të vihet në dukje,

pasi për arsye të njohura vjershat me këtë temë kanë qenë deri vonë të lëna

mënjanë e të mbuluara nga pluhuri i harresës sidomos në Shqipëri. Në këtë

vështrim autori me të drejtë vëren se në studimin e letërsisë shqipe ka disa

zbrazëti që duhen plotësuar.

Emil LAFE

Page 141: Revistë shkencore - kulturore tremujore Viti XXIII 2018 Nr ... · Shtrirja dhe ndikimi i kësaj gjuhe kishte shkuar aq larg, sa që në trojet e sunduara nga Perandoria Osmane, njohja

Perla, vëllimi 82, numri 2, 2018

© Fondacioni Kulturor Iranian “Saadi Shirazi”

SHABAN SINANI, “BERAT, BERATINUS, BUHARA.

NJË UDHËTIM HISTORIK-KULTUROR NËPËR

MIJËVJEÇARËT E QYTETIT DHE NJË STUDIM

I PABOTUAR I VEXHI BUHARASË PËR HISTORINË

PASMESJETARE TË QYTETIT TË BERATIT.”

TIRANË, 2015, 319 f.

Libri përfaqëson një përmbledhje artikujsh të studiuesit të njohur prof.

Shaban Sinani. Pjesa më e madhe e artikujve kanë të bëjnë me Beratin, me

ungjillin e njohur si Beratinus (i shek. VI) dhe me ungjij të tjerë, si dhe me

çështje e ngjarje historike, kulturore e letrare të Beratit e të krahinave rreth tij.

Artikujt janë: 1) Emri i qytetit të Beratit prej periudhës helenike deri sot. (fq. 5-

16), 2) E purpurta hyjnore e kodikëve Beratinus (fq. 17-38), 3) Një ditar dhe një

betim për Kodikët e Beratit (fq. 53-68), 4) Kulti i Tomorrit tek shqiptarët (fq.

69-76), 5) Eposi shqiptar dhe eposi pers: vështrim krahasues (fq. 77-108), 6)

Rreth shënimeve shpjeguese të Vexhi Buharasë në Shah-Name-në shqip (fq.

109-116), 7) Vexhi Buhara dhe shkolla e orientalistëve të Beratit (fq. 117-136),

8) Letërsia e bejtexhinjve dhe rehatimi i elitave kulturore zyrtare në Shqipëri

(fq.137-146), 9) Sixhilati i Sherijes së Beratit, një rezervat 400-vjeçar me

burime për historinë e Shqipërisë (fq. 147-178), 10) Nga pavarësia e xhamisë

tek laicizimi i shtetit (fq. 179-192), 11) Qyprilinjtë në eposin shqiptar dhe në

eposin boshnjak (fq. 193-202), 12) Historiku i Qarkorit të Beratit si burim të

dhënash për luftën antifashiste (fq. 203-210), 13) Si u shpëtuan në Berat

hebrenjtë e Kosovës (211-242). Në pjesën e fundit të librit (fq. 243-318) autori

ka përfshirë një shkrim të orientalistit të njohur Vexhi Buharaja me titull “Një

vështrim panoramik mbi të kaluarën e qytetit të Beratit” (fq. 245-286, botohet

përherë të parë) dhe një shkrim të publicistit Arshin Xhezo me titull “I penguar

dhe i fyer”, që i kushtohet Vexhi Buharasë (fq. 287-318). Siç shihet, përmbajtja

e librit del edhe jashtë trinomit të titullit “Berat, Beratinus, Buhara”.

Artikujt përfaqësojnë rezultate e përgjithësime të autorit për temat e

trajtuara dhe përmbajnë mjaft informacion e analiza që dëshmojnë për

lashtësinë e traditave kulturore në trevat shqiptare, për lashtësinë e krishterimit

si feja e parë monoteiste në vendin tonë, për lashtësinë dhe rëndësinë e veçantë

të qytetit të Beratit dhe për rolin e tij në historinë e rajonit, për traditën e

Page 142: Revistë shkencore - kulturore tremujore Viti XXIII 2018 Nr ... · Shtrirja dhe ndikimi i kësaj gjuhe kishte shkuar aq larg, sa që në trojet e sunduara nga Perandoria Osmane, njohja

142 Pasqyra e librave

orientalistëve beratas dhe për poetët e quajtur “bejtexhinj” në shek. XVII-XIX

etj. Shkrimet e Sh. Sinanit karakterizohen nga pasuria e burimeve të përdorura e

të cituara dhe nga mprehtësia e tij për analiza e kundërvënie mendimesh në

kërkim të së vërtetës.

Emil LAFE

Page 143: Revistë shkencore - kulturore tremujore Viti XXIII 2018 Nr ... · Shtrirja dhe ndikimi i kësaj gjuhe kishte shkuar aq larg, sa që në trojet e sunduara nga Perandoria Osmane, njohja

Kronika kulturoreKronika kulturoreKronika kulturoreKronika kulturoreKronika kulturore

Page 144: Revistë shkencore - kulturore tremujore Viti XXIII 2018 Nr ... · Shtrirja dhe ndikimi i kësaj gjuhe kishte shkuar aq larg, sa që në trojet e sunduara nga Perandoria Osmane, njohja
Page 145: Revistë shkencore - kulturore tremujore Viti XXIII 2018 Nr ... · Shtrirja dhe ndikimi i kësaj gjuhe kishte shkuar aq larg, sa që në trojet e sunduara nga Perandoria Osmane, njohja

Perla, vëllimi 82, numri 2, 2018

© Fondacioni Kulturor Iranian “Saadi Shirazi”

KONFERENCA SHKENCORE

“PIKËSIMI NË GJUHËN SHQIPE”

Më 30 maj 2018, në sallën “Aleks Buda” të Akademisë së Shkencave të

Shqipërisë, u zhvillua konferenca shkencore "Pikësimi në gjuhën shqipe",

organizuar nga Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë i Akademisë së Studimeve

Albanologjike. Merrnin pjesë studiues të Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë,

pedagogë të departamenteve të gjuhës shqipe universitetet e Tiranës, të

Elbasanit, të Shkodrës e të Korçës, pedagogë e studiues të gjuhës shqipe nga

Maqedonia e Kosova, arbëreshë dhe të interesuar të tjerë.

Konferencën e hapi drejtori i Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë, prof. dr.

Valter Memisha, i cili, pasi falënderoi gjithë pjesëmarrësit, theksoi rëndësinë e

mbajtjes së një aktiviteti të tillë, që u pasqyrua dhe në pjesëmarrjen e interesin

që ajo ka ngjallur. Në vijim prof. as. dr. Adelina Çerpja mbajti referatin hyrës

Pikësimi në gjuhën shqipe, në të cilin, pasi bëri një historik të shkurtër të

pikësimit, u ndal në funksionet e tij në përgjithësi dhe në diskutimet për parimin

e pikësimit në gjuhën shqipe, në rregullat dhe shenjat e pikësimit në gjuhën

shqipe, në studimet mbi të, si dhe në nevojën për studime të mëtejshme të

gjendjes së përdorimit të rregullave të pikësimit në tekste të llojeve të

ndryshme. Pas referatit u lexuan kumtesat e përgatitura nga pjesëmarrësit.

Në seancën e parë u mbajtën këto kumtesa: Rami Memushaj: Parimi

themelor i pikësimit të gjuhës shqipe, Mehmet Çeliku: Rregullat e pikësimit të gjuhës shqipe: përpjekje për një plotësim dhe saktësim të tyre, Shefkije Islamaj:

Shenjat e pikësimit dhe mediet e reja, Xhevat Lloshi: Disa nga luhatjet e sotme të pikësimit, Gianni Belluscio: Sa të përshtatshme janë rregullat e pikësimit në

rastin e gjuhës së folur? Remzi Përnaska: Apostrofi si ndarës në takimin e

rastësishëm të dy shkronjave, Tomor Plangarica: Paragrafi si objekt studimi i gjuhësisë së sotme dhe disa çështje të pikësimit të lidhura me të, Zeqirija

Ibrahimi: Shenjat e pikësimit në funksion të kohezionit të tekstit. Në seancën e dytë kumtuan: Shkëlqim Millaku: Roli i pikësimit në

periudhën asindetike, Anila Kananaj: Parimet e pikësimit në fjalitë me

nënrenditje komplementuese dhe shtesore, Meli Shopi - Emine Sadiku:

Shprehja e akteve ligjërimore të zhdrejta me fjali pyetëse dhe pikësimi fundor i

tyre, Rozana Rushiti: Probleme të përdorimit të shenjave të pikësimit te

përbërësit e frazës, Hysnie Haxhillari (Hyska): Përdorimi i presjes në periudhën me nënrenditje, Anila Çepani: Elementet josegmentore si pjesë

Page 146: Revistë shkencore - kulturore tremujore Viti XXIII 2018 Nr ... · Shtrirja dhe ndikimi i kësaj gjuhe kishte shkuar aq larg, sa që në trojet e sunduara nga Perandoria Osmane, njohja

146 Kronika kulturore

përbërëse të pikësimit dhe Mustafa Ibrahimi - Kosovare Krasniqi: Dallime në përdorimin e shenjave të pikësimit dhe drejtshkrimit në gjuhën shqipe dhe

gjuhën angleze.

Në seancën e tretë u mbajtën kumtesat: Shenjat e pikësimit në strukturat kuptimore te fjalorët shpjegues të shqipes, Valter Memisha; Nga autori te

kuratori i botimit: çështje të tejshkrimit dhe të pikësimit, Merita Bruci; Vrojtime

për pikësimin në ligjërimin letrar dhe ligjërimin e specializuar administrativ,Rafaela Marteta; Vëzhgim mbi gjendjen e përdorimit të pikësimit

në Vendimet e Gjykatës Kushtetuese, Matilda Parllaku; Pikësimi në funksion të stilit: Vëzhgime në prozën e Mehmet Krajës, Hekuran Hasanaj; Disa nga

gabimet më të shpeshta gjatë përdorimit të shenjave të pikësimit nga nxënësit e

shkollave të mesme të qytetit të Shkupit, Berton Sulejmani; Probleme të shenjave të pikësimit tek fëmijët e moshës 8-10 vjeç, Zamira Shkreli; Integrimi i

shenjave të pikësimit, risi e teksteve të reja (Gjuha shqipe klasa X, XI), Aida

Uruçi.

Gjatë konferencës një vend me rëndësi zuri dhe përshkrimi i kuadrit historik

të evolucionit të sistemit të pikësimit në përgjithësi dhe të shqipes në veçanti.

Në konferencë u sollën disa trajtime teorike për funksionet e pikësimit, të cilat

janë të lidhura drejtpërdrejt me parimet sipas të cilave hartohen dhe rregullat e

pikësimit, si dhe për njësitë që duhen përfshirë në shenjat e pikësimit: a duhet

zgjeruar numri i tyre, ndikuar sidomos dhe nga evolucioni i shkrimit digjital dhe

si do të grupohen ato sipas karakterit formal e funksional?

Disa nga kumtuesit theksuan se dy botimet e Rregullave të pikësimit në gjuhën

shqipe (1981 dhe 2002) ishin një arritje e mirë për kohën dhe kanë luajtur një

rol të rëndësishëm në përdorimin e njësuar të shenjave të pikësimit në tekstet e

shkruara të llojeve të ndryshme. Por tashmë praktika e shkrimit dhe e botimeve

ka nxjerrë edhe një varg çështjesh të tjera, që është e nevojshme të shtohen,

ndërsa disa rregulla mund të zgjerohen a të saktësohen, Kështu del nevoja për

një botim të ri të plotësuar e të rishikuar të këtyre rregullave.

Një grup tjetër kumtesash sollën një panoramë të gjendjes së përdorimit të

shenjave të pikësimit në gjuhën shqipe në tekste të llojeve të ndryshme: në

ligjërimin letrar dhe atë të specializuar, administrativ dhe shkencor. Nuk

munguan dhe të dhëna konkrete për përdorimin e pikësimit në shkrime të

ndryshme të nxënësve e të studentëve, krahasuar këto dhe me gjuhë të tjera, si

dhe trajtime të pikësimit në tekstet shkollore parauniversitare, për të cilat u

sollën propozime konkrete rreth një didaktike të re të pikësimit. që merr

parasysh evolucionin e kompetencave gjuhësore të përdoruesit.

Konferenca u mbyll me disa diskutime interesante nga prof. Emil Lafe, prof.

Rami Memushaj, prof. Mehmet Çeliku, prof. Xhevat Lloshi, që sollën elemente

e vështrime të reja. Duke marrë shkas edhe nga referati e nga disa kumtesa, u

diskutua sidomos lidhur me parimin e pikësimit në gjuhën shqipe: është

intonacionor, sintaksor apo intonacionor dhe sintaksor? Apo duhet pasur

parasysh prirja bashkëkohore për një pikësim të drejtuar nga ligje të karakterit

tekstual? Lidhur me këto dhe me çështje të tjera që u diskutuan, u kërkua që në

të ardhmen, krahas studimeve teorike për funksionin e pikësimit, të kryehen

studime mbi tekste konkrete sipas disa boshteve: diastratik, diafazik dhe

diamezik, për të arritur në përcaktime më të studiuara të rregullave të pikësimit.

Page 147: Revistë shkencore - kulturore tremujore Viti XXIII 2018 Nr ... · Shtrirja dhe ndikimi i kësaj gjuhe kishte shkuar aq larg, sa që në trojet e sunduara nga Perandoria Osmane, njohja

Konferenca shkencore “Pikësimi në gjuhën shqipe” 147

Fjalën e mbylljes e mbajti prof. dr. Anila Omari, e cila bëri një përmbledhje

të prurjeve të kësaj konference, të çështjeve që u shtruan dhe të diskutimeve që

ato ngjallën.

Adelina ÇERPJA

Page 148: Revistë shkencore - kulturore tremujore Viti XXIII 2018 Nr ... · Shtrirja dhe ndikimi i kësaj gjuhe kishte shkuar aq larg, sa që në trojet e sunduara nga Perandoria Osmane, njohja

Perla, vëllimi 82, numri 2, 2018

© Fondacioni Kulturor Iranian “Saadi Shirazi”

ARTISTË TË NJOHUR TË SKENËS SJELLIN

KRIJIMTARINË E NAIM FRASHËRIT

NË NJË MBRËMJE POETIKE NË KORÇË

Më 7 qershor 2018,

me mbështetjen e

Ambasadës Iraniane

në Tiranë, të

Fondacionit Kulturor

“Saadi Shirazi”, të

Bashkisë Korçë dhe

Teatrit “A. Z. Çajupi”

të Korçës, u organizua

në mjediset e

rikonstruktuara të

Pazarit të Vjetër të

Korçës një mbrëmje

recitale e veprës

”Ëndërrime” të Naim Frashërit, më të shquarit të letrave shqipe, e përkthyer për

të parën herë nga persishtja. Vepra e poetit të madh iu paraqit publikut korçar

në një mbrëmje emocionuese të fjalës dhe shpirtit poetik me pjesëmarrjen e

artistëve të mirënjohur shqiptarë Margarita Xhepa, Rajmonda Bulku, Dhimitër

Orgocka, Gulielm Radoja, Zamira Kita - drejtore e Teatrit “A. Z. Çajupi”

Korçë, Kristian Koroveshi dhe Lida Radoja në violonçel.

Në këtë eveniment ishin të pranishëm artdashës të shumtë korçarë, autoritete

të pushtetit vendor, përfaqësues të institucioneve fetare, si edhe dhe drejtori i

Fondacionit Kulturor Iranian “Saadi Shirazi”, dr. Seyed Ahmad Hosseini Alast.

Dashuria për natyrën, njeriun dhe Zotin, ku filozofia harmonizohet me

lirizmin e hollë dhe të ndier, erdhën përmes dialogut dhe ndërveprimit mes

gjashtë aktorëve të përzgjedhur, skena e të cilëve ishte mjedisi i Pazarit të

Vjetër. Të shoqëruar nga tingujt e violonçelit, aktorët e mirënjohur alternuan me

interpretimin e tyre krijimtarinë poetike të Naim Frashërit.

Page 149: Revistë shkencore - kulturore tremujore Viti XXIII 2018 Nr ... · Shtrirja dhe ndikimi i kësaj gjuhe kishte shkuar aq larg, sa që në trojet e sunduara nga Perandoria Osmane, njohja

Artistë të njohur të skenës sjellin krijimtarinë e Naim Frashërit në një mbrëmje poetike 149

Organizator i këtij spektakli të veçantë ishte artisti i ri korçar Kristian

Koroveshi, njëkohësisht edhe aktor i Teatrit Kombëtar në Tiranë. Vetë artistët e

kishin pritur me shumë kënaqësi ftesën për të interpretuar në skenën e qytetit të

kulturës, apo siç njihet ndryshe “Parisit të vogël” të Shqipërisë, veprën poetike

“Ëndërrime” të Naim Frashërit. Madje për ta ishte i çuditshëm fakti që Naimi e

pati shkruar në gjuhën perse këtë vepër, ndërsa botimi i saj në gjuhën shqipe u

bë i mundur falë një shqipërimi të frymëzuar nga përkthyesi dhe poeti Vexhi

Buharaja. Artistët në bashkëbisedimet që patën me z. Seyed Ahamad Hosseini

Alast e falënderuan atë për mbështetjen e nismës së artistit të ri Kristian

Koroveshi për realizimin e mbrëmjes poetike të “Ëndërrimeve” të Naim

Frashërit. Një falënderim edhe më i veçantë iu shpreh për faktin që ai zgjodhi

qytetin e Korçës, qytetin e serenatave, poezisë dhe kulturës për organizimin e

mbrëmjes poetike.

Dr. Hossein Alast, duke i falënderuar artistët shqiptarë që interpretuan me

mjeshtëri poezitë e Naimi Frashërit, u shpreh se Naimi është një urë lidhëse

midis dy kulturave tona, poezitë e Naimit tingëllojnë aq bukur në gjuhën perse,

sa mendon që është një prej kryepoetëve të poezisë perse, njësoj si Sadiu,

Hafizi, Khajami etj. Është detyrë e Fondacionit Kulturor “Saadi Shirazi” që të

mbështesë aktivitete dhe figura që forcojnë dhe lidhin marrëdhëniet tona

dypalëshe. Në muajin mars në nderim të figurës së Naim Frashërit ne

organizuam një konferencë madhështore në Universitetin Tarbiyate Modares të

Page 150: Revistë shkencore - kulturore tremujore Viti XXIII 2018 Nr ... · Shtrirja dhe ndikimi i kësaj gjuhe kishte shkuar aq larg, sa që në trojet e sunduara nga Perandoria Osmane, njohja

150 Kronika kulturore

Teheranit, një prej universiteteve me të rëndësishme në Iran, ku mori pjesë edhe

një delegacion akademikësh nga Shqipëria i kryesuar nga ish-presidenti i

Republikës së Shqipërisë z. Rexhep Meidani. Po ashtu rreth 27 studiues

iranianë kumtuan studimet e tyre rreth figurës dhe veprës së Naim Frashërit në

këtë konferencë. Ne do të vijojmë të mbështesim edhe figura të tjera të kulturës

shqiptare që kanë kontribuar në lidhjet e ndërsjella kulturore, u shpreh z. Alast.

Disa prej artistëve interpretues shprehën para kamerave të kanaleve të

shumta televizivë dhe medias të shkruar mbresat dhe përjetimet e tyre në

interpretimin e poezive nga vëllimi “Ëndërrime” i Naim Frashërit. Më poshtë

japim disa prej tyre.

Kristian Koroveshi, organizator i ngjarjes kulturore-artustike, tregon se

e zgjodhi veprën e Naim Frashërit për frymën mistike të saj:

“Zgjodhëm veprën “Ëndërrime”, shkruar nga Naim Frashëri, e para, për

frymën mistike të saj. Flet për dashurinë, njeriun, jetën, zotin, vepra flet për

natyrën, flet për të gjitha gjërat që e bëjnë njeriun si qenie të botës dhe e veshin

tërësisht atë. Nuk e lënë as dashnor, as besimtar, por e bëjnë figurën e

përgjithshme të njeriut. Kjo vepër është ribotim i Fondacionit “Saadi Shirazi”.

Shkrimi origjinal i Naim Frashërit është në persisht, - tregon regjisori. Këtë herë

vepra e Naim Frashërit bëri bashkë aktorë të njohur të teatrit, emra të vlerësuar

dhe të duartrokitur shumë nga publiku. Naim Frashëri i përfshirë nga kultura

perse dhe vargjet e Saadiut, Hafëzit e të tjerëve poetë të shquar, duke ndjekur

traditën e letërsisë perse dhe modelet e poetëve të parapëlqyer, shkroi më 1884

vëllimin me poezi prozaike "Katër stinët" (osmanisht e tejshkruar Fusuli erbea).

Më tej shkroi dhe botoi më 1885 vëllimin poetik "Ëndërrime" (persisht

Tehajjulat). Libri “Tehajjulat”, ose siç ka ardhur në shqip me titullin

“Ëndërrime”, është vepra që ka ndriçuar prirjet shpirtërore të Naim Frashërit,

sepse secila poezi është ngjizur ose me një lëndë moralistike, ose mbi bazën e

misticizmit, ose mbi të vërtetën e krijimit të botës e të jetës, ku të gjitha kanë

një bosht të përbashkët, i cili është qëllimi për ta çuar njeriun drejt përsosmërisë

së plotë. Le të mundohemi sa mundemi me shpirtin e Naimit dhe të artistëve të

mëdhenj që bëjnë ç’është e mundur të krijojnë emocione.” Ata që u dhanë

shpirt dhe emocion vargjeve të Naimit, përcollën mjeshtërisht më të mirën e

përvojës dhe talentit të tyre. E gjitha, për një qytet dhe publik, që e do artin dhe

poezinë.

Page 151: Revistë shkencore - kulturore tremujore Viti XXIII 2018 Nr ... · Shtrirja dhe ndikimi i kësaj gjuhe kishte shkuar aq larg, sa që në trojet e sunduara nga Perandoria Osmane, njohja

Artistë të njohur të skenës sjellin krijimtarinë e Naim Frashërit në një mbrëmje poetike 151

Margarita Xhepa: “Unë për herë të parë jam ngjitur në skenë me poezinë e

Naimit dhe gjithmonë ajo ka qenë shoqe e pandarë. Krahas roleve në teatër e

kinematografi, poezia më ka ndihmuar shumë për gjuhën e bukur letrare.”

Dhimitër Orgocka: “Brenda tyre ka edhe dashuri dhe dashuria bashkë me

poezinë janë të dyja të shenjta.”

Rajmonda Bulku: “Vetëm në Korçë mund të ndodhin gjëra kaq romantike,

se vetë Korça është një qytet romantik, pasionant me serenatat, me poezitë e dashurisë dhe është pikërisht ajo që na fton të sjellim gjëra të reja.”

Tingujt e paqtë te violonçelit te Lida Radojës e bënë mbrëmjen të

paharrueshme në çdo detaj të saj.

Ledio DEMOLLI

Page 152: Revistë shkencore - kulturore tremujore Viti XXIII 2018 Nr ... · Shtrirja dhe ndikimi i kësaj gjuhe kishte shkuar aq larg, sa që në trojet e sunduara nga Perandoria Osmane, njohja

Perla, vëllimi 82, numri 2, 2018

© Fondacioni Kulturor Iranian “Saadi Shirazi”

KONFERENCË SHKENCORE: “TRASHËGIMIA

NATYRORE DHE KULTURORE RISI E SHKENCËS

SË GJEOGRAFISË SHQIPTARE”

Më 12 qershor 2018 u zhvillua Konferenca shkencore Trashëgimia natyrore

dhe kulturore risi e shkencës së gjeografisë shqiptare e organizuar nga

Akademia e Shkencave e Shqipërisë në sallën “Aleks Buda” të mjediseve të saj.

Si shtysë shërbeu botimi i librit “Trashëgimia natyrore në Shqipëri – vlerat,

rreziqet dhe menaxhimi”, me autor prof. dr. Perikli Qiriazin. Botimi ishte

financuar nga Akademia e Shkencave. Pjesëmarrës në këtë veprimtari

shkencore ishin akademikë, studiues dhe pedagogë të fushës së gjeografisë:

departamentet e gjeografisë në universitetet e Tiranës, të Gjirokastrës, të

Elbasanit, të Prishtinës dhe të Tetovës; studiues dhe pedagogë të fushës së

biologjisë (Fakulteti i Shkencave të Natyrës në Universitetin e Tiranës);

studiues dhe specialistë të shkencave të tjera mjedisore, miq, studentë dhe ish-

studentë të Prof. Qiriazit; miq dhe dashamirë të tjerë të natyrës shqiptare. Nga

Ministria e Mjedisit merrte pjesë drejtori i Agjencisë Kombëtare të Zonave të

Mbrojtura, Dr. Zamir Dedej; nga Instituti i Mbrojtjes së Natyrës në Shqipëri,

Dr. Genti Kromidha dhe drejtori i tij ekzekutiv, inxh. Nihat Dragoti; nga

Instituti për Mbrojtjen e Natyrës në Kosovë drejtori Fadil Bajraktari etj.

Kryetar i Seksionit të Shkencave Natyrore e Teknike në Akademinë e

Shkencave, Akad. Salvatore Bushati, mbajti fjalën e hapjes. Më pas u mbajtën

gjashtë referime shkencore:

Prof. dr. Skënder Sala (Universiteti i Tiranës) dhe prof. dr. Niko Rogo

(Universiteti i Gjirokastrës) në referatin e tyre: “Monografia ‘Trashëgimia natyrore e Shqipërisë’, kurorëzim i drejtimit të ri të gjeografisë shqiptare”

shënuan se në tridhjetëvjeçarin e fundit është shtuar vëmendja e studiuesve të

shkencave natyrore edhe në drejtim të trashëgimisë natyrore të Shqipërisë. Këtu

shkenca e gjeografisë ka zënë një vend të rëndësishëm. Kjo fushë është bërë

shumë e pëlqyer nga gjeografët, gjë që është konkretizuar me studime dhe

botime krahinore e lokale. Por studimi i shprehur nëpërmjet kësaj monografie

është më i ploti. I përgatitur nga një prej gjeografëve tanë më me përvojë, ai

përbën një risi për shkencën e gjeografisë, Këtu bëhen të njohura, vlerësohen

dhe analizohen më mirë kushtet natyrore të çdo kategorie të zonave të

Page 153: Revistë shkencore - kulturore tremujore Viti XXIII 2018 Nr ... · Shtrirja dhe ndikimi i kësaj gjuhe kishte shkuar aq larg, sa që në trojet e sunduara nga Perandoria Osmane, njohja

Trashëgimia natyrore dhe kulturore risi e shkencës së gjeografisë shqiptare 153

mbrojtura në Shqipëri: ndërtimi gjeologjik, relievi, klima, ujërat etj. Vend të

rëndësishëm zënë edhe vlerat kulturore-shpirtërore të disave prej siteve më të

rëndësishme të trashëgimisë natyrore kombëtare shqiptare.

Në referatin “Studimi i monumenteve të natyrës të Shqipërisë dhe kriteret e mbështetjes ligjore dhe institucionale të tyre” dr. Zamir Dedej dhe inxh. Nihat

Dragoti (Ministria e Mjedisit dhe Instituti për Mbrojtjen e Natyrës) shënuan

arritjet në inventarizim, studimin, kryesisht të monumenteve të natyrës të

Shqipërisë, përfshirë dhe ligjet përkatëse. Për herë të parë nisma është

ndërmarrë nga pylltarët që propozuan drurë dhe grumbuj pyjorë. Qeveria i

miratoi në vitin 1981. Në vitin 1996 u shtuan edhe gjeomonumentet e

hidromonumentet. Me VKM nr. 676, datë 20.12.2002, bazuar në studimin

"Ruajtja e monumenteve të natyrës dhe kadastrimi i tyre", u saktësua lista e

këtyre monumenteve: mbi 790, të cilët u bënë pjesë e Rrjetit Kombëtar të

Zonave të Mbrojtura. Sipërfaqja e këtyre zonave ishte 460 mijë ha (2017) ose

16% të territorit të vendit. Synimi është që në vitin 2020 ajo të arrijë mbi 20%.

Tashmë është Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura (prej vitit 2015), e

cila ka objektiv mbrojtjen e tyre sipas kritereve të IUCN-s. Lista e

Monumenteve të natyrës, sipas ligjit të ri, rivlerësohet çdo 5 vjet dhe miratohet

nga qeveria.

Vetë prof. dr. Perikli Qiriazi mbajti referatin “Probleme dhe sfida të

trashëgimisë natyrore të vendit tone”. Ai u dha rëndësi problemeve dhe

rreziqeve me të cilët po përballen në ditët e sotme trashëgimia natyrore në

Shqipëri; faktorët, shkaqet kryesore natyrore dhe njerëzore. Në fakt, në dy

dhjetëvjeçarët e fundit janë shënuar arritje të mira në kuadrin ligjor, i cili është

përafruar dukshëm me atë të vendeve të Bashkimit Europian. Rezultate të mira

ka edhe në ndërgjegjësimin e komuniteteve, bizneseve, individëve për

mbrojtjen e kësaj trashëgimie natyrore. Megjithatë, në 15 vitet e fundit

dëmtimet më të mëdha janë nga faktorët njerëzorë. Këtu veçohen veprimtari

minerare të caktuara, si gurore, inertet e prodhuara nga zallishtet e lumenjve,

keqpërdorimi i pyjeve-kullotave, zjarret etj. Krahas përgjegjësive dhe detyrave

të organizmave shtetërorë, autori nënvizoi se mbrojtja e kësaj trashëgimie

kërkon patjetër edhe angazhimin konkret të të gjithë aktorëve të

sipërpërmendur. Sigurisht edhe të shkollës nëpërmjet edukimit të qëndrueshëm

mjedisor.

Specialistët e mirënjohur të fushës së biologjisë në Shqipëri: prof. dr.

Ferdinand Bego, prof. dr. Petrit Hodo dhe prof. dr. Aleko Miho (Fakulteti i

Shkencave të Natyrës në Universitetin e Tiranës) referuan temën “Kontribute

për njohjen e bazave natyrore të biodiversitetit në monografinë “Trashëgimia natyrore e Shqipërisë’”, Ata riktheksuan shkallën e lartë që ka biodiversiteti në

Shqipëri, por dhe vendin e rëndësinë që ka zënë ai në këtë botim shkencor

cilësor. Referuesit shënuan se është më se e domosdoshme që kjo trashëgimi

natyrore të njihet më mirë nga sa më shumë aktorë në çdo territor të vendit. Kjo

do t’i shërbente shumë dhe në mënyrë të drejtpërdrejt edhe mbrojtjes së

biodiversitetit. Sipas tyre, në këtë drejtim ndihmesa që sjell monografia e prof.

P. Qiriazit është e madhe. Ajo u jep rëndësinë e duhur njohjes së bazave

natyrore dhe sociale të biodiversitetit në vendin tonë, duke ndihmuar edhe në

përcaktimin më të mirë të disa masave në mbrojtje edhe të biodiversitetit.

Page 154: Revistë shkencore - kulturore tremujore Viti XXIII 2018 Nr ... · Shtrirja dhe ndikimi i kësaj gjuhe kishte shkuar aq larg, sa që në trojet e sunduara nga Perandoria Osmane, njohja

154 Kronika kulturore

Monografia “Trashëgimia natyrore e Shqipërisë” jep një ndihmesë shumë të

mirë edhe në kurrikulën e arsimit. Këtë e tregoi prof. dr. Vasil Kristo dhe prof.

as. dr. Vladimir Tavanxhiu (Universiteti i Elbasanit) në referimin “Trashëgimia

natyrore dhe kulturore – risi e kurrikulës së gjeografisë në arsimin tonë parauniversitar dhe universitar”. Autorët shënuan se në dhjetëvjeçarët e fundit,

ashtu si në vendet e zhvilluara, edhe në Shqipëri, kurrikula e lëndës së

Gjeografisë ka përfshirë dhe trashëgiminë natyrore si në arsimin

parauniversitar, ashtu dhe në atë pasuniversitar. Madje kjo është pasuruar duke

e ndërthurur me trashëgiminë kulturore. Monografia e sipërcituar ndihmon

shumë që nxënësit e studentët të njihen më mirë dhe në mënyrë më të plotë me

trashëgiminë e pasur natyrore të Shqipërisë, ndihmon gjithashtu në rritjen e

edukimit mjedisor të qëndrueshëm, të dashurinë për të njohur e studiuar

natyrën, por edhe në përgatitjen e studiuesve dhe menaxhuesve të rinj të zonave

tona të mbrojtura.

Referimet e kësaj veprimtarie i mbyllën prof. dr. Dhimitër Doka dhe prof.

dr. Bilal Draçi (Universiteti i Tiranës) me temën “Monografia ‘Trashëgimia

natyrore e Shqipërisë’, kontribut për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm në vendin tonë”. Ata shënuan se këndvështrimi gjeografik dhe analiza që i bën

prof. Qiriazi trashëgimisë natyrore në Shqipëri ndihmon shumë në evidentimin

e kushteve fizikogjeografike të saj, por edhe të vlerave e ofertave të saj në

drejtim të industrisë turistike. Në 15 vitet e fundit janë të shumtë njerëzit dhe

operatorët turistikë që i kanë dhënë rëndësinë që meriton kësaj trashëgimie për

turistët vendas e të huaj. Në shumë raste, ata vizitojnë trashëgiminë natyrore

dhe atë kulturore. Vlerat natyrore, ekologjike, gjeografiko-gjeomorfologjike,

turistike, mësimore etj. të kësaj trashëgimie meritojnë më shumë studime dhe

përdorime. Kjo trashëgimi natyrore ofron dhe forma të reja të elementeve të

industrisë turistike (turizmi i aventurës), madje disa prej tyre kanë më shumë se

një dhjetëvjeçar që ushtrohen: turizmi speleologjik, lundrimi me kanoe në

lumenj, alpinizmi, ekskursione në shtigje e zona malore etj.

Veprimtaria vazhdoi me diskutime të lira, në të cilat u vlerësua edhe

ndihmesa e madhe që sollën autori i monografisë dhe referuesit për njohjen dhe

vlerësimin e trashëgimisë sonë natyrore; për analizën dhe përfundimet e sakta

shkencore të nxjerra prej saj; për nevojën e domosdoshme të studimeve të

integruara të trashëgimisë sonë natyrore, të cilat duhet t’u paraprijnë politikave

të zgjerimit të sipërfaqes së zonave të mbrojtura në Shqipëri. Patjetër që

kërkohet bashkëpunim edhe më i mirë midis specialistëve dhe organeve

shtetërore politikëbërëse dhe vendimmarrëse. Së fundmi, i bëhet thirrje,

veçanërisht brezit të ri, rinisë shkollore dhe universitare, që të angazhohen më

shumë dhe drejtpërdrejt në njohjen, mbrojtjen dhe përdorimin e qëndrueshëm të

trashëgimisë sonë natyrore.

Skënder SALA

Page 155: Revistë shkencore - kulturore tremujore Viti XXIII 2018 Nr ... · Shtrirja dhe ndikimi i kësaj gjuhe kishte shkuar aq larg, sa që në trojet e sunduara nga Perandoria Osmane, njohja

Trashëgimia natyrore dhe kulturore risi e shkencës së gjeografisë shqiptare 155

REKOMANDIME NGA KONFERENCA SHKENCORE

TRASHËGIMIA NATYRORE DHE KULTURORE – RISI E SHKENCËS

GJEOGRAFIKE SHQIPTARE

Për trashëgiminë tonë natyrore dhe kulturore janë shënuar arritje jo të vogla.

Njëherazi janë të shumta problemet, rreziqet, dëmtimet e mëdha dhe sfidat në

zonat e mbrojtura. Për zgjidhjen e tyre rekomandohet:

- Studimi, ruajtja dhe menaxhimi shkencor i trashëgimisë sonë natyrore duhet të

radhitet në përparësitë kombëtare të vendit.

- Trajtimi dhe menaxhimi i trashëgimisë sonë duhet të mbështetet në studime të

thelluara shumëdisiplinore: shkenca natyrore (biologjike, të pylltarisë,

gjeografike, gjeologjike etj.) dhe shkenca humane (sociologjike, ekonomike,

politike etj.);

- Studimet gjeografike dhe të studiuesve të kulturës duhet të përqendrohen në

njohjen e kushteve natyrore, sociale dhe ekonomike të zonave të mbrojtura, që

përcaktojnë biodiversitetin e gjendjen e tij dhe dukuri, vlera dhe objekte unike të

tjera natyrore; në njohjen e vlerave, siteve dhe monumenteve kulturore që

ndodhen në territorin e zonave të mbrojtura; njohjen e lidhjeve shpirtërore të

banorëve me objekte e vlera të veçanta, unike natyrore të zonave të mbrojtura.

- Studimet e trashëgimisë duhet të gjejnë format dhe rrugët e përballimit të

pasojave negative mjedisore, sidomos për sitet dhe vlerat e trashëgimisë, të

zhvillimeve të fundit në botë dhe në Shqipëri: globalizmi; urbanizimi galopant

dhe shpesh kaotik; probleme shumë të mprehta mjedisore (ngrohja globale e

klimës, ndotja shkretëtirëzimi, humbja e pakthyeshme e biodiversitetit etj.);

zhvillimi i shpejtë i turizmit etj.

- Studimet e trashëgimisë duhet të synojnë shtimin e sipërfaqes së mbrojtur të

vendit tonë, duke evidentuar të gjitha sitet, objektet dhe dukuritë e rralla, unike

të vendit me larmi të theksuar natyrore, që e bëjnë atë një muze të vërtetë

natyror. Me përparësi duhet parë studimi dhe propozimi i siteve tona natyrore

për statusin e trashëgimisë botërore.

- Me gjithë arritjet, duhet forcuar më tej mbështetja ligjore dhe institucionale;

bashkëpunimi i të gjithëve në mbrojtjen dhe menaxhimin shkencor të

trashëgimisë sonë.

- Të përfitohet nga përvoja botërore për përgatitjen e strategjive të rritjes së

sipërfaqes së zonave të mbrojtura, për zbatimin e koncepteve të reja në ruajtjen,

menaxhimin dhe shfrytëzimin shkencor të vlerave të trashëgimisë për zhvillimin

e qëndrueshëm ekonomik dhe sidomos të turizmit.

- Rritja e sipërfaqes së mbrojtur, aktualisht rreth 16%, shumë shpejt rreth 20% të

sipërfaqes së vendit, ka nxjerrë si detyrë të ngutshme përgatitjen e studiuesve, të

specialistëve dhe të menaxhuesve të aftë të trashëgimisë sonë natyrore. Kjo

kërkon përgatitjen dhe zbatimin e një strategjie kombëtare që të përfshijë

organet e arsimit, të mjedisit, turizmit, kualifikimit dhe punësimit etj. Për këtë

qëllim universitetet tona duhet të bëhen pjesë e FUUT-it (Forumi UNESCO,

Universitet, Trashëgimi), e programeve të tij dhe e Qendrës Botërore të

Trashëgimisë. Duke u mbështetur në përvojën dhe arritjet e tyre, të thellohet dhe

përmirësohet kurrikula e gjeografisë shkollore, duke e rritur më tej shtrirjen dhe

përmbajtjen e lëndës së trashëgimisë në arsimin parauniversitar e universitar dhe

Page 156: Revistë shkencore - kulturore tremujore Viti XXIII 2018 Nr ... · Shtrirja dhe ndikimi i kësaj gjuhe kishte shkuar aq larg, sa që në trojet e sunduara nga Perandoria Osmane, njohja

156 Kronika kulturore

duke hapur studime në nivel master e drejtime të reja të shkollës së

doktoranturës me objekt trashëgiminë.

- Të zbatohen kriteret, kërkesat dhe udhëzimet e konventës së Trashëgimisë

Botërore për sitet shqiptare në listën e kësaj konvente dhe të Konventës së

Ramsarit për ligatinat tona të regjistruara në listën e saj; të njihet dhe të zbatohet

përvoja botërore në menaxhimin e siteve tona në rrjetin EMERALDE, në rrjetin

e Parqeve të Harkut Dinarik dhe të Zonave të Mbrojtura Detare të Mesdheut.

Vëmendje t’i kushtohet menaxhimit, sipas përvojës europiane, të sektorit tonë të

Brezit të Gjelbër Europian; thellimit të studimeve shumëdisiplinore për të

realizuar kërkesat e Projektit Natyra 2000, i filluar për 5 zona të mbrojtura të

Shqipërisë;

- Të vazhdojë dhe të shpejtohet eksplorimi i shpellave karstike, me vlera të mëdha

shkencore, turistike, kulturore, didaktike. Të gjendet mundësia e financimit të

projektit të filluar për kthimin e Shpellës së Zezë në muze të vizitueshëm dhe

shtrirjen e këtij projekti drejt parkut turistik të Pëllumbasit dhe Shëngjergjit; të

përgatiten projekte për kthimin e shpellave të tjera në të vizitueshme.

- Të njihen dhe të respektohen vlerat e mëdha të traditës së pasur materiale dhe

shpirtërore të popullsisë në sitet e trashëgimisë sonë natyrore. Të shmangen

shkelja dhe dëmtimi i saj nga veprimtaritë brutale, sidomos ndërtimet jashtë

kësaj tradite (arkitektura e ndërtimeve apo e rehabilitimeve në Parkun Kombëtar

të Thethit, Valbonës etj.);

- Të thellohen studimet mbi ofertat e trashëgimisë sonë për të gjetur rrugët e

menaxhimit dhe shfrytëzimit shkencor turistik në përputhje me prirjet e reja dhe

kërkesat e sotme të industrisë turistike rajonale dhe botërore, si: turizmi i

aventurës, speleologjik, i spektakleve biologjike etj. Studimet të fokusohen në

përcaktimin e saktë të kapacitetit mbajtës të peizazheve të siteve të mbrojtura

për ngarkesën turistike. Mbingarkesa do t’i shkatërronte ato.

- Studimet duhet të vazhdojnë dhe të thellohen për të gjetur rrugët dhe mënyrat e

mbrojtjes nga shkatërrimi galopant i vlerave dhe siteve të trashëgimisë sonë

natyrore: ndërtime dhe projekte që do të dëmtojnë rëndë vlerta e Parkut

Kombëtar Divjakë–Karavasta; zbatimi i gabuar i projektit të rrugës dhe

shëtitores Pogradec–Lin; shkatërrimi i Parkut Kombëtar të Lurës; ndërtimi i

HEC-eve në Parkun Kombëtar të Valbonës dhe Shebenik–Jablanicë etj.; mënyra

të egra të shfrytëzimit turistik të monumenteve të natyrës (rasti i Plazhit të

Gjeneralit etj.); prerje abuzive të pyjeve, gjuetia pa kriter; zjarre të qëllimshme,

ndërtime kaotike jashtë rregullit urbanistik dhe shumë të tjera.

- Të vazhdojë puna për përgatitjen e planeve të menaxhimit për të gjitha zonat e

mbrojtura. Këto plane duhet të jenë rezultat i punës studimore të specialistëve të

natyrës dhe të shkencave humane, rezultat i konsultimeve me aktorët vendorë.

Ato duhet të zgjidhin një nga detyrat themelore të menaxhimit efektiv të zonës

së mbrojtur: sigurimin e partneritetit me popullsinë e zonës ose përreth saj. Kjo,

veç të tjerave, kërkon studime të detajuara sociologjike.

Konferenca u bën thirrje të fuqishme të gjithëve për t'i njohur dhe mbrojtur

këto thesare të mbetura të natyrës, të rrezikuara nga shkatërrimi dhe humbja

përgjithmonë; për të ripërtërirë dhe rimëkëmbur sitet e dëmtuara dhe për t'i bërë

ato të vizitueshme, duke i kthyer në gjeneratorë të fuqishëm të zhvillimit të

qëndrueshëm të turizmit.

Page 157: Revistë shkencore - kulturore tremujore Viti XXIII 2018 Nr ... · Shtrirja dhe ndikimi i kësaj gjuhe kishte shkuar aq larg, sa që në trojet e sunduara nga Perandoria Osmane, njohja

NekrologjiNekrologjiNekrologjiNekrologjiNekrologji

Page 158: Revistë shkencore - kulturore tremujore Viti XXIII 2018 Nr ... · Shtrirja dhe ndikimi i kësaj gjuhe kishte shkuar aq larg, sa që në trojet e sunduara nga Perandoria Osmane, njohja
Page 159: Revistë shkencore - kulturore tremujore Viti XXIII 2018 Nr ... · Shtrirja dhe ndikimi i kësaj gjuhe kishte shkuar aq larg, sa që në trojet e sunduara nga Perandoria Osmane, njohja

Perla, vëllimi 82, numri 2, 2018

© Fondacioni Kulturor Iranian “Saadi Shirazi”

MAHIR HOTI

1948–2018

Më 6 prill 2018 në moshën 70-vjeçare, u

nda nga jeta prof. dr. Mahir Hoti, një ndër

themeluesit e Departamentit të gjeografisë në

Universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës

dhe një ndër gjeografët shqiptarë më të

njohur. Luftoi prej dy vjetësh me një

sëmundje të rëndë, që iu shfaq papritur. M.

Hoti kishte lindur më 15 janar të vitit 1948 në

një nga familjet e vjetra qytetare shkodrane, e

zbritur herët nga krahina e Grudës. Në qytetin

arsimdashës e me tradita kulturore të

Shkodrës kreu shkollimin e përgjithshëm. Në

vitet 1966–1970 ndoqi studimet e larta në

Universitetin e Tiranës, dega histori-

gjeografi. Pas diplomimit shërbeu në arsim

në qytetin e lindjes. Gjatë viteve 1971–1972 ishte mësues i historisë dhe i

gjeografisë në shkollën e mesme të përgjithshme “28 Nëntori” (Shkodër). Më

pas, për tre vjet (1972–1975), punoi si pedagog në katedrën e gjeografisë të

Institutit të Lartë Pedagogjik të Shkodrës. Në vitin 1975, ndonëse i ri në detyrë,

iu nënshtrua politikës së qarkullimit të kuadrit, që nisi të zbatohej atëherë, dhe u

emërua drejtor i shkollës 8-vjeçare të fshatit Theth, njëkohësisht mësues; më

pas drejtor i shkollës së mesme të bashkuar në fshatin Breglumë Qendër

(Dukagjin). Punoi me përkushtim në këto detyra dhe njohu nga afër natyrën,

relievin, kushtet ekonomike dhe jetesën e malësorëve. Në vitin 1978 u emërua

kryeinspektor në Seksionin e arsimit të rrethit të Shkodrës dhe pas katër vjetësh

(1978) u rikthye si pedagog i gjeografisë fizike në Institutin e Lartë Pedagogjik

të Shkodrës. Në periudhën 1993–1999 ishte drejtor i Departamentit të

gjeografisë dhe përgjegjës i Seksionit të gjeografisë fizike në Universitetin

“Luigj Gurakuqi” të Shkodrës (themeluar më 1991 mbi bazën e Institutit të

Lartë Pedagogjik). Falë pasionit për shkencën e gjeografisë dhe bashkëpunimit

të ngushtë me kolegët dha ndihmesë të rëndësishme për zhvillimin e

departamentit dhe të punës shkencore në fushën e gjeografisë. Në vitin 2000 u

Page 160: Revistë shkencore - kulturore tremujore Viti XXIII 2018 Nr ... · Shtrirja dhe ndikimi i kësaj gjuhe kishte shkuar aq larg, sa që në trojet e sunduara nga Perandoria Osmane, njohja

160 Nekrologji

zgjodh rektor i Universitetit të Shkodrës. Punoi me shumë përkushtim e

përgjegjësi në këtë detyrë për dy mandate njëri pas tjetrit (2000–2008).

Zhvillimi që mori Universiteti i Shkodrës gjatë këtyre tetë vjetëve i detyrohet

edhe punës së tij të palodhur, aftësive drejtuese dhe atmosferës së mirëkuptimit

e bashkëpunimit kolegjial që diti të ndërtojë.

Në vitin M. Hoti 1991 mbrojti disertacionin me temë “Veçoritë fiziko-

gjeografike të Ultësirës së Mbishkodrës” dhe mori gradën shkencore “Kandidat

i shkencave” (e konvertuar në “Doktor” me rregulloren e vitit 1993). Në vitin

1995 fiton titullin “Profesor i asociuar” dhe katër vjet më vonë titullin

“Profesor” (1999).

Me gjithë përgjegjësitë administrative, nuk e ndali asnjëherë punën

kërkimore e shkencore, duke pasur si synim të vazhdueshëm edhe kualifikimin

e tij shkencor. Ka kryer specializime për probleme të mjedisit (Gjermani) dhe të

zhvillimit të zonave rurale (Zvicër). Falë studimit të vijueshëm të literaturës

bashkëkohore në gjuhë të huaja ai njohu arritjet e shkencës së gjeografisë në

botën e jashtme, metodikat e praktikat e kërkimit shkencor, dhe i përcolli ato

me leksionet, studimet e botimet e veta te kolegët dhe studentët.

Figura e Prof. Mahirit meriton vlerësim në disa drejtime kryesore. Ai ishte

ndër gjeografët që la gjurmë në shkollën shqiptare. Fillimisht si mësues punoi

me pasion për profesionin, i palodhur, i dashur, shumë i komunikueshëm, fitoi

dashurinë dhe respektin e banorëve kudo ku punoi, në krahinën e Dukagjinit etj.

Ndihmesa e tij ishte shumë e madhe në mbarëvajtjen e punës shkencore në

Departamentit të gjeografisë në Universitetin e Shkodrës. Këtë njësi shkencore

e drejtoi për dhjetë vjet. Roli i tij u shpreh edhe në përgatitjen e plan-

programeve, të teksteve mësimore parauniversitare dhe universitare. Si drejtues

i këtij departamenti, por edhe si rektor i Universitetit të Shkodrës për tetë vjet,

prof. M. Hoti ishte gjithnjë i vëmendshëm ndaj kolegëve dhe u dallua për

promovimin e stafit akademik. Gjatë periudhës që drejtoi Universitetin e

Shkodrës, ai u bë nismëtari dhe mbështetësi i hapjes së programeve dhe degëve

të reja, i nënshkrimit të disa protokolleve dhe marrëveshjeve bashkëpunimi me

universitete të huaja në vendet e Europës dhe në SHBA, si: Heidelberg (2002) e

Bonn (2005) të Gjermanisë; Graz (2000) e Klagenfurt (2006) të Austrisë;

Bolonjë, Poli universitar Forli - Cesena, Firence, Parmë, Leçe e Kozencë

(2000–2006) të Italisë; Carbondele, South Ilinois (2002), Boston, Seattle,

Teksas (2004) të SHBA; Sarajevë (2004) të Bosnjë-Hercegovinës; Peç (2006)

të Hungarisë; Ruse (2003) të Bullgarisë. Marrëdhënie të ngushta u vendosën me

Universitetin e Prishtinës dhe me Universitetin e Europës Juglindore në Tetovë.

Falë aftësive të tij pedagogjike-shkencore dhe rolit të tij në përparimin e

Universitetit të Shkodrës, prof. M. Hoti ishte zgjedhur ose emëruar edhe në një

varg funksionesh të rëndësishme, si: anëtar i Komisionit të Kualifikimit

Shkencor pranë Këshillit të Ministrave, anëtar i Këshillit Kombëtar të

Gjeografisë pranë Ministrisë së Arsimit dhe të Shkencës; kryetar i Bordit Lokal

për Liqenin e Shkodrës, President i Forumit Shqiptar “Liqeni i Shkodrës”,

drejtor i katër serive të Buletinit Shkencor të Universitetit të Shkodrës; anëtar i

Komitetit Kombëtar të Gjeografisë Shqiptare; anëtar korrespondent i

Komisionit të Sistemeve të Modelimeve Gjeografike pranë Unionit Gjeografik

Ndërkombëtar; kryetar i Shoqatës së Miqësisë “Shqipëri–Austri” etj.

Page 161: Revistë shkencore - kulturore tremujore Viti XXIII 2018 Nr ... · Shtrirja dhe ndikimi i kësaj gjuhe kishte shkuar aq larg, sa që në trojet e sunduara nga Perandoria Osmane, njohja

Mahir Hoti (1948-2018) 161

Prof. M. Hoti u dallua si organizator i suksesshëm i veprimtarive shkencore

kombëtare e ndërkombëtare në Universitetin e Shkodrës. Ai vetë jepte

shembullin si pjesëmarrës me referime e kumtesa shkencore. Veprimtaria e tij

shkencore, e botuar si brenda, ashtu dhe jashtë vendit, është e pasur. Tematikat

kryesore të lëvruara prej tij janë: veçoritë fiziko-gjeografike të Ultësirës së

Shkodrës, liqeni i Shkodrës, potencialet turistike të qyteteve Shkodër, Lezhë e

Pukë dhe krahinave përkatëse. Është bashkautor në tekste të gjeografisë të

Universitetit “Luigj Gurakuqi”, si: “Gjeografia” (1988), “Ushtrime dhe detyra

në gjeografinë fizike” (2000), dhe në librat “Gjeografia dhe ekonomia”

(Shkodër, 1996), “Liqeni i Shkodrës” (Shkodër, 1996), “Puka – vëzhgim

gjeografiko-turistik” (Shkodër, 1998). Në këto studime ai e vështron natyrën në

lidhje të ngushtë me veprimtarinë komplekse të njeriut mbi territorin. Një pjesë

e mirë e kësaj veprimtarie shkencore lidhet me qytetin e tij të lindjes. Studimet

gjeografike për Shkodrën ai i shikonte gjithnjë si detyrim moral dhe intelektual

ndaj qytetit të lindjes. Kontributi i tij për këtë qytet e bëri atë ndër veprimtarët

shoqërorë më të spikatur për mjedisin arsimor dhe kulturor shkodran.

Prof. M. Hoti ka qenë një nga bashkëpunëtorët më aktivë të redaksisë së

gjeografisë për veprën “Fjalor enciklopedik shqiptar” në tri vëllime, botim i

Akademisë së Shkencave të Shqipërisë (2008, 2009). Siç dihet, në një vepër

enciklopedike gjeografia është një nga fushat më të rëndësishme e me më

shumë zëra. Ai e vlerësoi shumë hartimin e këtij fjalori të ri enciklopedik dhe

ka qenë gjithnjë i gatshëm e i palodhur jo vetëm si autor i një numri të

konsiderueshëm zërash, të cilat i punonte me cilësi e me kompetencë të lartë,

por edhe për shumë materiale të tjera plotësuese që i kërkoheshin, për

përmirësimin e zërave të tjerë.

Për punën dhe veprimtarinë e tij shkencore ai është vlerësuar me: Medaljen

e punës (1974), Medaljen “Naim Frashëri” (1976), Urdhrin “Naim Frashëri” kl.

I (2003). TOP 100 Educators (International Biographical Centre) Cambridg,

London (2006); Man Albania (2006–2008); Qytetar nderi i Pukës (2005) dhe

“Mirënjohja e qytetit” (nga Këshilli bashkiak, Shkodër).

Prof. Mahir Hoti diti të depërtonte e të linte gjurmë te kushdo që e njohu dhe

bashkëpunoi me të. Me shembullin e jetës së tij, me veprimtarinë e pasur

mësimore e shkencore që zhvilloi, ai do të mbetet i paharruar tek të afërmit,

shokët e miqtë, kolegët, stafi akademik dhe studentët e shumtë.

Skënder SALA

Page 162: Revistë shkencore - kulturore tremujore Viti XXIII 2018 Nr ... · Shtrirja dhe ndikimi i kësaj gjuhe kishte shkuar aq larg, sa që në trojet e sunduara nga Perandoria Osmane, njohja

Perla, vëllimi 82, numri 2, 2018

© Fondacioni Kulturor Iranian “Saadi Shirazi”

IVAN MIHAJLOVIÇ STEBLIN-KAMENSKI

1945 – 2018

Më 3 maj 2018 u nda nga jeta

akademiku rus Ivan Mihajloviç

Steblin- Kamenski, një nga

përfaqësuesit më të shquar të

shkollës ruse të iranologjisë. Ai ishte

një dijetar i mirënjohur, specialist i

shquar në fushën e gjuhëve iraniane

dhe të historisë së tyre e të

etimologjisë, gjithashtu në fushën e

folklorit e të kulturës popullore të

popujve iranikë. I. M. Steblin-

Kamenski kishte lindur në Leningrad

(siç quhej atëherë Sankt-Peterburgu)

më 5 nëntor 1945. I ati, Mihail

Ivanoviç Steblin-Kamenski ishte

gjuhëtar i shquar, specialist i gjuhëve

skandinave. I biri trashëgoi nga i ati

prirjen për t’u marrë me studimin e

gjuhëve, por që herët, në vitet e

shkollës së mesme, zgjodhi persishten dhe gjuhët e tjera të grupit iranik.

I. M. Steblin-Kamenski ndoqi studimet në degën e gjuhëve iranike në

Fakultetin e Gjuhëve Lindore të Universitetit të Leningradit. Atje studioi

persishten e sotme, persishten e mesme, persishten e vjetër, osetishten (gjuhë

iranike e Kaukazit), horezmishten, avestishten, afganishten, taxhikishten,

sogdishten (gjuhë iranike e vdekur, që është folur në Taxhikistan e

Uzbekistan), arabishten, greqishten e vjetër, latinishten, gjithashtu studioi

letërsinë perse dhe kulturën materiale të Iranit. Që kur ishte student, mori pjesë

në ekspedita arkeologjike, etnografike e gjuhësore në territoret ku fliten gjuhë

iranike në Bashkimin Sovjetik të atëhershëm. Në vitin 1967 punoi si arsimtar

në një shkollë fshati në malësitë e Pamirit në Republikën e Taxhikistanit, për të

njohur nga afër të gjuhët iranike dhe kulturën materiale të popullsisë vendëse.

Më 1968 përfundoi studimet e larta dhe u pranua në aspiranturë (shkalla e parë

e kualifikimit pasuniversitar në sistemin me dy shkallë në Bashkimin Sovjetik)

Page 163: Revistë shkencore - kulturore tremujore Viti XXIII 2018 Nr ... · Shtrirja dhe ndikimi i kësaj gjuhe kishte shkuar aq larg, sa që në trojet e sunduara nga Perandoria Osmane, njohja

Ivan Mihajloviç Steblin-Kamenski (1945 – 2018) 163

dhe më 1971 mori gradën “kandidat i shkencave”. Punoi si bashkëpunëtor

shkencor në Institutin e Akademisë së Shkencave të BS për Studimin e

Vendeve të Lindjes. Më 1981 u emërua pedagog në katedrën e filologjisë

iranike në Fakultetin e Gjuhëve të Lindjes në Universitetin e Leningradit, më

1984 mori titullin “Doktor i shkencave” (shkalla e dytë e kualifikimit në BS)

dhe u emërua docent; më 1987 fitoi titullin “profesor” dhe u emërua përgjegjës

i katedrës e më pas edhe dekan i Fakultetit. Më 1997 u zgjodh anëtar

korrespondent i Akademisë së Shkencave të Rusisë dhe më 2003 anëtar i

rregullt i saj.

I. M. Steblin-Kamenski ishte një vijues i shquar i shkencës së iranologjisë

ruse, e cila ka tradita të lashta, pasi në përbërjen e Perandorisë Ruse dhe më

pas në ish Bashkimin Sovjetik, në republika e rajone të gjera të Azisë së

Mesme e të Kaukazit popullsia fliste dhe flet gjuhë të grupit iranik. Veç kësaj

Rusia dhe Irani, si shtete fqinje, kanë pasur dhe kanë marrëdhënie të dendura

në të gjitha fushat, duke përfshirë edhe fushën e kulturës e të shkencave

filologjike.

I. M. Steblin-Kamenski ka botuar mbi 150 punime shkencore (libra,

punime, artikuj, referate e kumtesa, tekste mësimore) në Rusi dhe në vende të

tjera të botës, duke u bërë një personalitet shkencor i mirënjohur në shkallë

ndërkombëtare në fushën e iranologjisë. Ai shquhej për njohuritë e thella në

fushën e gjuhëve iranike, veçanërisht të grupit lindor të tyre, dhe kishte një

formim të gjerë enciklopedik në fushën e gjuhëve e të kulturave të Lindjes në

tërësi. I. M. Steblin-Kamenski vlerësohet lart edhe si përkthyes në gjuhën ruse

i përmendores së mirënjohur dhe më të lashtë të letërsisë së vjetër persiane,

“Avesta”, që është një përmbledhje e teksteve të shenjta të fesë së

zoroastrizmit (fundi i erës së vjetër – fillimi i erës së re).

Akademiku I. M. Steblin-Kamenski ka pasur lidhje bashkëpunimi me

institucione e kolegë nga Irani dhe ka marrë pjesë në veprimtari të ndryshme

shkencore në Iran. Revista “Karavan” (nr. 59, 2018), që botohet në Iran në

gjuhën ruse dhe trajton lidhjet kulturore e shkencore ndërmjet Iranit e Rusisë, i

ka dhënë vend të gjerë përshkrimit të jetës dhe veprimtarisë shkencore të

akademikut rus I. M. Steblin-Kamenski. Mbi materialet e kësaj reviste

mbështetetet dhe ky shkrim, që bën të njohur për lexuesit e revistës “Perla”

këtë figurë të shquar të iranologjisë ruse e botërore. Me këtë rast dëshiroj të

falënderoj përzemërsisht kryeredaktorin e revistës, kolegun dhe mikun e

respektuar Seyed Hossein Tabatabaei, që na e dërgon rregullisht revistën e tij

dhe na ka dhënë pëlqimin t’i shfrytëzojmë materialet e saj për revistën

“Perla”>

Emil LAFE

Page 164: Revistë shkencore - kulturore tremujore Viti XXIII 2018 Nr ... · Shtrirja dhe ndikimi i kësaj gjuhe kishte shkuar aq larg, sa që në trojet e sunduara nga Perandoria Osmane, njohja

Perla, vëllimi 82, numri 2, 2018

© Fondacioni Kulturor Iranian “Saadi Shirazi”

KOLEC TOPALLI

1938 – 2018

Më 24 maj 2018 u nda nga

jeta, pas një sëmundjeje të rëndë,

gjuhëtari Kolec Topalli, një nga

mendjet më të ndritura të shkencës

shqiptare, akademik, Mësues i

Popullit, biri i shquar i Shkodrës.

Kolec Topalli lindi në Shkodër

në vitin 1938, ku kreu edhe

shkollën e mesme. Ndoqi studimet

e larta në degën e gjuhës shqipe e

të letërsisë në Institutin e Lartë

Pedagogjik të qytetit të lindjes dhe

i përfundoi ato në vitin 1964 në

Universitetin Shtetëror të Tiranës.

Punoi si mësues në rrethet Kukës,

Lezhë, Gramsh e Krujë dhe

njëkohësisht bashkëpunon me

institucionet shkencore dhe boton

në organet e specializuara, pavarësisht pengesave të shumta që i dilnin nga

qëndrimi politik i familjes së tij.

Në vitet 1992–1997 punoi si Sekretar i përgjithshëm i Presidentit të

Republikës, në vitet 1997–2005 si punonjës shkencor në Institutin e Gjuhësisë

e të Letërsisë, në vitin 2006 si këshilltar në Ambasadën e Republikës së

Shqipërisë në Romë, kurse në vitet 2007–2014, si koordinator shkencor në

Qendrën e Studimeve Albanologjike.

Kolec Topalli merret qysh në vitet e para të punës në arsim me punë

shkencore, duke trajtuar kryesisht probleme të fonetikës e gramatikës historike

dhe të etimologjisë së shqipes. Formimi i tij lartë e i plotë shkencor,

skrupuloziteti i skajshëm, sistematika e pazakontë në punën kërkimore e

studimore, metodologjia shkencore e saktë, zotërimi i disa gjuhëve të huaja të

gjalla e të vdekura u kurorëzuan me më shumë se 250 tituj me rreth 10.000

faqe, si vepra përgjithësuese, monografi, fjalor, artikuj, referate e kumtesa.

Page 165: Revistë shkencore - kulturore tremujore Viti XXIII 2018 Nr ... · Shtrirja dhe ndikimi i kësaj gjuhe kishte shkuar aq larg, sa që në trojet e sunduara nga Perandoria Osmane, njohja

Kolec Topalli (1938 – 2018) 165

Ai identifikohet si bashkëpunëtor i mbi 30 revistave shkencore brenda e

jashtë vendit, me botime në 5 gjuhë të huaja, si pjesëmarrës me referate e

kumtesa në 120 konferenca shkencore kombëtare e në 58 ndërkombëtare, duke

dhënë ndihmesë të pazëvendësueshme në studimet albanologjike, në

vazhdimësinë e punës së studiuesve më të shquar të shqipes dhe në ngritjen e

prestigjit shkencës sonë bashkëkohore në arenën ndërkombëtare.

Veprimtaria akademiko-mësimdhënëse është një drejtim tjetër ku u shpalos

personaliteti i spikatur shkencor e pedagogjik i Kolec Topallit. Ai ishte titullar

për historinë e gjuhës shqipe në universitete e qendra shkencore brenda e

jashtë vendit, titullar i fonetikës historike dhe i gramatikës historike në

Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë të Universitetit Shtetëror të Tiranës e në

Shkollën e Doktoratës pranë Qendrës së Studimeve Albanologjike; drejtues i

shumë punimeve në nivel masteri shkencor e tezash doktoratash.

Kolec Topalli ishte anëtar i komisionit për gjuhën shqipe në institucionin

ndërkombëtar të ALE-së (Atlas Linguarum Europae), kurse në vitin 2008

zgjidhet anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe më 2012 anëtar i

jashtëm i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës.

Vepra që na la trashëgim akademiku është e madhe në vëllim dhe në vlera,

që dallohen për frymëmarrjen e gjerë, njohjen e shkëlqyer të shqipes dhe

rigorozitetin shkencor. Si autor i 15 veprave madhore, ai u bë provë e suksesit

të shkollës albanologjike shqiptare. Në fushën e fonetikës historike ka botuar:

“Theksi në gjuhën shqipe” (1995); “Për historinë e hundorësisë së zanoreve në

gjuhën shqipe” (1996); “Zhvillimi historik i diftongjeve të shqipes” (1998);

“Shndërrime historike në sistemin zanor të gjuhës shqipe” (2000); “Sonantet e

gjuhës shqipe” (2001); “Mbylltoret e gjuhës shqipe” (2002); “Fërkimoret e

afrikatet e gjuhës shqipe” (2003); “Dukuritë fonetike të sistemit

bashkëtingëllor të gjuhës shqipe” (2004); “Fonetika historike e gjuhës shqipe”

(2005) (nderuar me çmimet “Ekselenca Shqiptare 2007” dhe “Çmimi i

Albanologjisë 2008”); “Ricerche sulla storia dell’accento in albanese”

(“Kërkime mbi historinë e theksit në shqipe”), (Kozencë, 2007).

Kurse në fushën e gramatikës historike ka botuar monografitë: “Evolucioni

historik i përemrave të shqipes” (2008); “Nyjat e shqipes” (2009), Sistemi

rasor i emrave të shqipes” (2009); “Sistemi foljor i gjuhës shqipe” (2010);

“Gramatikë historike e gjuhës shqipe” (2011), (nderuar me çmimin e revistës

“Kult” 2012”, si vepra shkencore më e mirë e vitit).

Para se të ndahej prej nesh akademiku botoi “Fjalorin etimologjik të gjuhës

shqipe” (2017), fitues i Çmimit “Çabej”, Edicioni II, si vepra më e mirë

shkencore e vitit 2017 në fushën e studimeve albanologjike. Fjalori sendërton

punën mbi 50-vjeçare dhe është një vepër që qëndron në ballë të veprave e

prurjeve shkencore të albanologjisë së këtij shekulli. Ai bëhet tregues i punës

pa orar, i përkushtimit, i sakrificave, i përballimit intelektual të vështirësive të

panumërta që i dolën gjatë hartimit. Me këtë vepër akademiku na tregoi si

punohet dhe si duhet të vazhdojmë më tej.

Senati Akademik i Qendrës së Studimeve Albanologjike i ka dhënë titullin

“Profesor Nderi i Studimeve Shqiptare”, kurse Presidenti i Republikës e ka

nderuar me urdhrin “Mjeshtër i Madh”.

Page 166: Revistë shkencore - kulturore tremujore Viti XXIII 2018 Nr ... · Shtrirja dhe ndikimi i kësaj gjuhe kishte shkuar aq larg, sa që në trojet e sunduara nga Perandoria Osmane, njohja

166 Nekrologji

Akademik Kolec Topalli shpërfaq një personalitet shkencor shumëplanësh,

duke u dalluar, si rrallëkush në gjuhësinë bashkëkohore shqiptare, për

përkushtim e punë zelltare, për energji të jashtëzakonshme e të pashtershme,

për skrupulozitet e seriozitet shkencor, veçori që sendërtohen në një prurje të

begatshme e cilësore veprash. Nderim e respekt, përulje për punën e bërë, për

gjithçka na la si trashëgim në fondin e shkencës e të kulturës sonë kombëtare.

Me largimin e tij nga jeta tokësore albanologjia humbi një shkencëtar me

veprimtari të gjatë dhe cilësore, një prej drejtuesve që kanë lënë gjurmë

progresi në institucionet ku ka punuar, një koleg e mik të nderuar; bota

shkencore humbi një dijetar me përvojë dhe një njeri të suksesit shkencor;

familja dhe të afërmit njeriun e dashur.

Valter MEMISHA

Page 167: Revistë shkencore - kulturore tremujore Viti XXIII 2018 Nr ... · Shtrirja dhe ndikimi i kësaj gjuhe kishte shkuar aq larg, sa që në trojet e sunduara nga Perandoria Osmane, njohja

کتاب معرفی

"و مردم عتیطب -را وکسمنطقه ا" یلیمطالعات تکم مورددر

١٣٥ یکولین پال _ر اسکندر ساال پروفسو

الز اسماعیلی ی( توسط آقاوطن دوستیو یمذهب اشعار)ی معنوی روح انعکاس

١٣٩ امیل الفه _

برات شهربه ههزاران سال یفرهنگ یخیسفر تار کی) ،بخارابرات، براتینوس،

(قرون وسطیدوره پس از خیتار در مورد ییبخارا هوجی از مطالعه منتشر نشده کیو

١٤١ هالف لیام _توسط شعبان سینانی

گزارش فرهنگی

١٤٥ ایچرپ ناایآدر _ "ییایدر زبان آلبان ینشانه گذار" ینفرانس علمک

"شب شعر"را در یرشارف مینع آثار آلبانیایی مشهور و هنرمندان معروف

١٤٨ لدیو دملی _به اجرا در آوردند کورچه شهر

ییایآلبان یایعلم جغراف ینوآور یو فرهنگ یعیطب راثیم :یکنفرانس علم

١٥٢ اسکندر ساال _

یادگاری

١٥٩ اسکندر ساال _( ٢٠١٨-١٩٤٨) یر هوتهام درگذشت

( ٢٠١٨ - ١٩٤٥)( یران شناس روسا)کامنسکی -ایوان میخایویچ استبلین درگذشت

١٦٢ ه الف لیام _

١٦٤ ممیشا والتر _( ٢٠١٨ - ١٩٣٨) کولس توپالی درگذشت

١٦٥ فهرست فارسی

Page 168: Revistë shkencore - kulturore tremujore Viti XXIII 2018 Nr ... · Shtrirja dhe ndikimi i kësaj gjuhe kishte shkuar aq larg, sa që në trojet e sunduara nga Perandoria Osmane, njohja

PERLA “مرواريد”

ومسبیست و فرهنگي، سال –علمي فصلنامه

٨٢ شماره مسلسل – میالدي ٢٠١٨ سال دومشماره

فهرست

يفرهنگ روابط

٥عبداهلل رجبی _یی ایدر قلمرو آلبانشعر فارسی

آلباني شناسي

معروف به وت،یکاستر ججر ،یآلبان یمل قهرمان یخیتار تیشخص در مورد

١٧ویلی استتنر _اسکندربیگ

٣٤زف کیارامونته _یی )قصمت دوم( ایآلبان زبان مورد ی:زبان مادر متون مقدس در

٤٨ الفه یسنگ _یی ایدر زبان آلبان ییایتالیاکلمات فیدر تعر قیدقنگرش

ی ستیکمون ی دورهها یزندان یها یادداشتمستند و شاعرانه در ویژگی های

٦٢ ال یل نداوالی _

٧٢ عمر چیراکو _عرشی پیپا ( از ١٩٤٤) "انتقاد" نگرشی بر مجله

ايران شناسي

٨١ یمداریاحمد تام _)قصمت دوم( یفارس اتیادب یدوره ها

ی )قصمت دوم( فارس اتیدوره انقالب مشروطه در ادب ،یداریب دوره

٩٥ احقیمحمد جعفر _

١١٠رینگبرگ کیپاتر _ایران اسالمی هنرهای

شرق شناسي

١٢١ یدیعبداهلل حم _ه امر سونی یعشق در شعر عرفان

١٢٧ زاحاروو ریمیوالد _و جهان اسالم لرمونتو