uniartpro1.webnode.com · web views’është kulturë t’ia lexosh letrën tjetrit, por ata...

290
Halil Kajtazi ERËRAT E KOSOVËS 1995 ……………………………………………………………………. E shtune, më 28 janar 1995 Jeta nuk ështe gjithmonë nënë, jeta është edhe njerkë.”(populli) KAH NA ERDHËN KËTA PARTIZANË!? Kah fundi i janarit, bora thuajse ishe shkrirë. Në një mëngjes sapo u ngrita pash se dielli i kishte lëshuar rrezet e veta në dritaren që nuk kishte arritur fqinji ta ngrit ndonjë shtojcë të shtëpisë? Nora ishte zgjuar më vonë, sikur kishte harruar të ma përgatiste kafenë e mëngjesit. Pritej që këtë ditë ta merrja pensionin, dhe sipas parallogarisë, pjesa e dytë do të ishte 140 dinarë serbë, kurse pjesa tjetër, siç kishin paralajmëruar po ashtu do të paguhej me vonesë, duke mos cekur fare mungesën e mjeteve materiale. Në Televizionin e Beogradit, në orën 8:00, të po këtij mëngjesi, shikova se në disa qytete të Serbisë, Banka Jugosllave i kishte lëshuar në qarkullim të hollat e pensioneve, dhe ishin xhiruar disa pensionistë pa pengesa duke marrë paratë. Programi i Radio-Televizionit Shqiptar nuk shikohej, ashtu siç ishim mësuar ta përcillnim në katund, dhe disa ditë edhe këtu në Prishtinë. Radio-Tirana në orën tetë të këtij mëngjesi të janarit i jepte lajmet. Në plan të parë ishte 50-vjetori i çlirimit nazifashist të Polonisë, ku ishte organizuar një manifestim me krerët e të gjitha shteteve të Evropës dhe të botës. Të gjithë e shikonin çlirimin e kampit në Aushvic, ku ishin masakruar katër

Upload: others

Post on 24-Jan-2020

2 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: uniartpro1.webnode.com · Web viewS’është kulturë t’ia lexosh letrën tjetrit, por ata kishin shkuar nga banesa ime dhe këtë e kishin lënë në dysheme të shkelur si letër

Halil Kajtazi

ERËRAT E KOSOVËS1995

…………………………………………………………………….

E shtune, më 28 janar 1995 “Jeta nuk ështe gjithmonë nënë, jeta është edhe njerkë.”(populli)

KAH NA ERDHËN KËTA PARTIZANË!?

Kah fundi i janarit, bora thuajse ishe shkrirë. Në një mëngjes sapo u ngrita pash se dielli i kishte lëshuar rrezet e veta në dritaren që nuk kishte arritur fqinji ta ngrit ndonjë shtojcë të shtëpisë? Nora ishte zgjuar më vonë, sikur kishte harruar të ma përgatiste kafenë e mëngjesit. Pritej që këtë ditë ta merrja pensionin, dhe sipas parallogarisë, pjesa e dytë do të ishte 140 dinarë serbë, kurse pjesa tjetër, siç kishin paralajmëruar po ashtu do të paguhej me vonesë, duke mos cekur fare mungesën e mjeteve materiale. Në Televizionin e Beogradit, në orën 8:00, të po këtij mëngjesi, shikova se në disa qytete të Serbisë, Banka Jugosllave i kishte lëshuar në qarkullim të hollat e pensioneve, dhe ishin xhiruar disa pensionistë pa pengesa duke marrë paratë. Programi i Radio-Televizionit Shqiptar nuk shikohej, ashtu siç ishim mësuar ta përcillnim në katund, dhe disa ditë edhe këtu në Prishtinë. Radio-Tirana në orën tetë të këtij mëngjesi të janarit i jepte lajmet. Në plan të parë ishte 50-vjetori i çlirimit nazifashist të Polonisë, ku ishte organizuar një manifestim me krerët e të gjitha shteteve të Evropës dhe të botës. Të gjithë e shikonin çlirimin e kampit në Aushvic, ku ishin masakruar katër mijë njerëz në Luftën e Dytë Botërore, krim ky i paparë në historinë e deritashme. Presidenti polak Leh Valensa kishte mbajtur një fjalim, e pastaj delegacionet e ftuara të shteteve vunë kurora lulesh mbi varreza, dhe ceremonia bëhej me qirinj të ndezur kudo.Lajmet jipeshin edhe për stërvitjet ushtarake të ShBA-ve, të Shqipërisë, të Turqisë, të Sllovenisë dhe të Italisë. Ky është një hap i parë për të siguruar gjendjen në Ballkanin e trazuar, dhe t’i vihet diga trekëndëshit: Moskë – Beograd – Athinë, sepse ata luanin lojën e vjetër për të mbetur Ballkani gjithnjë i trazuar! Shtypi shqiptar botonte edhe tema të tjera, siç janë: “Droga, emigrantët dhe narkomania” që kishin marrë hov edhe në Shqipëri, dhe paraqitnin rrezik të madh. Po ashtu, botoheshin edhe artikujt: “Si ta mposhtim papunësinë”, me vështrimin se duhej të bëhej zvogëlimi i orëve të punës. Ndërkaq, përhapja e tuberkulozit në Kosovë, ishte çështje alarmuese, ashtu që shëndetësia shqiptare nuk duhej të rrinte duarkryq, por të gjejë forma të ndihmave nga Organizatat Humanitare në botën e jashtme. Dita e shtunë, dukej sikur ishte tepër e ngrohtë, mandej janari paralajmëronte një mot të mirë, pasi që era e jugut e shkriu tërë borën që kishte rënë. Në Zërin e Amerikës dëgjohej për protestat

Page 2: uniartpro1.webnode.com · Web viewS’është kulturë t’ia lexosh letrën tjetrit, por ata kishin shkuar nga banesa ime dhe këtë e kishin lënë në dysheme të shkelur si letër

e shqiptarëve para Ambasadës Jugosllave në Uashington që ishin organizuar për shkeljen e të drejtave të shqiptarëve në Kosovë dhe në diasporë, ku kishin marrë pjesë edhe personalitete të shquara të Republikanëve, duke transmetuar porositë e ish-presidentit Xhorxh Bush, për mbrojtjen e të drejtave njerëzore dhe ndalimin e spastrimit etnik të shqiptarëve!Pas lajmeve, filloi emisioni i javës “Tribuna”, ku bëhej fjalë për çështjet e politikës aktuale në Shqipëri dhe diasporë. Në emisionin intervistoheshin sa gazetarë që i përcillnin ngjarjet brenda dhe jashtë shtetit shqiptar. Faruk Myrtaj ishte edhe sot në plan të parë. Ai përmendi Bujanocin, Preshevën, Çamërinë, dhe porosiste që atje të organizoheshin dhe të formoheshin klube shqiptare, sepse ato janë treguar ndër më të suksesshmet edhe te popujt e tjerë. Lobet e shqiptarëve atje do të shuanin veprimtaritë e tyre politike dhe do të bëhej më shumë punë që të kanalizohet drejt mendimi i drejtë politik për shpëtimin e kombit shqiptar nga gllabërimi i sllavëve. Ka dhe do të ketë përçarje nga brenda, por ato janë kapërcyese dhe nuk duhet të dëgjohen jashtë. Ky hezitim, parashikoja, për formimin e lobeve shqiptare duhet të bëhet edhe në Amerikë, ku nuk duhet të ketë përçarje në stilin e stërvjetëruar, që shpesh kanë mohuar Shqipërinë dhe tërësinë e saj. Ka edhe përpjekje që atë vërtet ta njohin vetëm si Shqipëri, siç është tash e tutje. Përçarjet e shqiptarëve në Amerikë, si dhe në diasporë janë ushqim – dietë për ata që nuk ia duan të mirën Shqipërisë dhe Kosovës së robëruar. Gjithnjë të përçarë atje, si në kohën e Nolit dhe vështirë se po arrihet ajo që pritet... Indoktrinimi i të tjerëve në këto lobe shqiptare është i dëmshëm, dhe si duket, shqiptarët atje ende nuk janë vetëdijesuar se për kënd janë duke punuar? Ata nuk kanë nevojë të punojnë për Amerikën, por ta bëjnë Shqipërinë – Shqipëri! Diaspora mund të kryej rol në përgatitjen e strategjisë kombëtare, që krijohet atje. Të marrë lobin grek, në Amerikë, që është shumë i fortë, dhe kontrollon industrinë, hotelerinë etj. Mbi katërqind mijë shqiptarë, sa janë në Amerikë, mund të bëjnë shumë për çështjen e forcimit kombëtar, por për fat tonin, ata janë të shpërndarë nëpër shumë qytete të mëdha të Amerikës. Shkapërderdhja e tyre shkakton vështirësi edhe në formimin e lobeve, që do të ishin të mirëpritura. Plani i strategjisë kombëtare, pohonin bashkëbiseduesit në emisionin “Tribuna”, mungon gjithkund. Konflikti që krijohet në Kosovë mund të jetë ekspansion edhe për Ballkanin, po më tepër edhe një dromcë edhe për Shqipërinë! Një konflikt në Kosovë filloi, shtonte njëri në bisedë. “Shqiptarët do të qëndrojnë në një rezistencë kombëtare”, siç shpjegonte presidenti i Shqipërisë Dr. Sali Berisha. Çdo provokim i thjeshtë në Kosovë mund të shkaktojë xixa të luftës, por shqiptarët duhet të mos bien viktimë e manipulimeve të vjetra, që mund t’i fusin në një konflikt me fqinjët. Shpresojmë se Evropa me zërin e Shqipërisë nuk do të bie në kurth... Lypet të vendosen aleanca për Ballkanin e të mos trazohemi më! Të drejtat historike të shqiptarëve për të pasur shtet janë të patjetërsueshme, ato nuk mund të mohohen më! Udhët që i ndoqën ish-republikat e Jugosllavisë për t’u pavarësuar, janë mësim edhe për ne. Pra, të gjithë jemi për atë që t’i ikim fërkimit me ata që në shpirt kanë futur arrogancën, agresivitetin, dhe bëjnë terrorizëm, që e mbulojnë me mjetet e tyre informuese. Tugjmani paralajmëroi largimin e helmetkaltërve nga Kroacia, që ishte rrezik i bartjes së luftës në Jug. Kroatët mund të na hedhin topin për t’u futur në luftë me serbët dhe grekët. Çfarë do të na sjell kjo luftë? Ballkani dhe alternativat e tij duhet të zgjidhen në dobi të të gjithëve, e jo Fuqitë e Mëdha të bëjnë punën e tyre, pa dëshirën e ballkanasve!Ish-Federata Jugosllave, sapo t’i kryejë punët me Bosnjën dhe Kroacinë, mund të futet në Kosovë! Çfarë është faktori ndërkombëtar? Çfarë po bën atje, e çfarë mund të bëjë këtu? Mëdyshjet e shqiptarëve janë në shuarje e sipër. Shqipëria është demokratizuar, dhe në parim, zhvillohet politika pro-ruse, pro-serbe. Jemi në pajtim me krijimin e një dialogu brenda kombëtar, siç thekson edhe kryeministri në egzil i Qeverisë së Kosovës, dr. Bujar Bukoshi. Dialogu i tillë, mendojmë se nuk ka qëllim që të gjithë si një - kasnec të ngrihemi në luftë!E di se nuk mjafton pasqyrimi i ngjarjeve të një dite, sepse ato rrjedhin shumë shpejt saqë është e pamundur t’i veçojmë ato që janë të dorës së parë dhe të dytë? Është e rëndësishme se gjithnjë

Page 3: uniartpro1.webnode.com · Web viewS’është kulturë t’ia lexosh letrën tjetrit, por ata kishin shkuar nga banesa ime dhe këtë e kishin lënë në dysheme të shkelur si letër

diçka rrjedh... Si gjithnjë, më thotë një mendje, këtë ditë isha tepër i stërngarkuar me çështjen thelbësore të kombit shqiptar. Shpesh i bëja vetës pyetje: “Ç’erëra po fryjnë në Kosovë?”. Uroja t’u ikja erërave të luftës. Më bëhej se po i dëgjoja klithmat e çdo gjenerate: “Sa e bukur është liria, “Kosovë!”, që ta gëzojmë si të gjithë njerëzit e botës së lirë...!”

TË NDALET TURRI I MITEVE!E marte, më 31 janar 1995Kaluan disa ditë qysh se nuk kisha parë asnjë ëndërr, sikur ato më ndihmonin në zgjimin tim, dhe nisa t’i ankohesha Norës. “A sheh, moj Nora ime, se më ke mundur me ëndrra? Për çdo mëngjes m’i rrëfen ëndrrat që i sheh ti, e unë s’kam çka të tregoj. Shoh ëndrra, por si në mjegull, kur po zgjohem fare nuk po i kuptoj”, dhe ia nisa ta vë buzën në gaz, mezi prisja të dëgjoja ndonjë mendim: “Pa lëri këto ëndrra, Lit, mos ua vër veshin!”. Më dukej se po e dëgjoja zërin e Arsimit në Komo të Italisë që kur u ndanë, ai mori udhë për në Gjermani, kurse unë kthehesha në vendlindjen time. “Çdo gjë më është lidhur nyjë!” iu pata ankuar një ditë Norës, por ajo e dinte se s’ishte ashtu, sepse shihte se po më shkonte lypa mbarë për çdo ditë të re! Hyra në sallon. Nora ende nuk ishte zgjuar. Kafeja që ia kishte pjekur Elehmja e priste në tavolinën e punës. Pritej që edhe ajo të vinte. Veliu ishte zgjuar dhe po pinte atë kafe të mëngjesit. Edhe vetë e shikoja kafenë time mbi tavolinë, dhe posa e mora penën në dorë, ia nisa ta shënojë ëndrrën. Nora posa hyri në sallon, si në shaka, ia prita:

1 Sihariq Nora ime! Sonte kam parë një ëndërr të mirë!2 Po të mira po të dalin gjithnjë ty!”, më kishte thënë ajo.

“Nora, sikur ta porosisja atë ëndërr? Dhe, u bë mirë, Nora, se thosha: “Sikur më ikën ëndrrat mua, apo mos vallë më kanë harruar ato?

2 Hë, Lit, ç’pe? “Disi Nora, shkova në Vitak, dhe isha në shtëpinë time, por hyrja e shtëpisë më dukej se ishte në anë të Rexhepëve. Në atë shtëpi ishim të gjithë anëtarët e familjes sonë, si dhe një çetë e ushtarëve të Alia Izetbegoviqit. Armët i kishin kacavjerrë në atë anën e oxhakut, dhe hanim bukë misri, si atëherë që e kishim përzier familjen tonë me brigada partizane të Shqipërisë! Aliu shpesh qëndronte në këmbë, dhe ne bisedonim me ushtarë të tij lirisht, sikur të ishim të një gjaku! Kur bëheshin gati të dalin jashtë, i morën armët dhe unë shpreha njëfarë dyshimi e u thashë djemve: “Dilni, or bij, e shikoni anash, mos po qëllojnë çetat në pritë? Apo, mos na është rrethuar shtëpia? Dilni, se sokaqet gjithçka bartin natën!”. Derisa ushtarët bëheshin gati, Aliut ia vëreja rrethatoren dhe mitralozin mbi supe, e di se u thashë: “Uroj që në luftën me shkie të fitoni dhe të ndaheni prej tyre! Uroj që të fitojnë të gjithë ata që jetuan gjatë nën këmbë të ish-Jugosllavisë, që në emër të saj, ishte tutelë mbi të gjithë popujt, politika e Serbisë! Uroj që bota përparimtare t’i shpalos zemrat ndaj atyre popujve që me shekuj luftojnë për pavarësi! Serbisë lutem që t’i ndalet turri i miteve! Uroj që nënat serbe të lindin fëmijë, por jo me ide të shkencëtarëve e të shkrimtarëve që mendojnë se vetëm Serbia duhet të zgjerohet!”Doja të thosha edhe shumëçka, por kur më doli gjumi, në vete thashë: “Ah, po ç’më humbi ai Ali aq shpejt?”Kur ishte duke pirë kafenë Veliu, e lashë të qetë, dhe nuk ia kisha rrëfyer ëndrrën, por kjo ma kishte kujtuar bisedën në të pame të Zenun Çelajt, që kur takova Nehar Feimin, dikur gazetar i Radio-Prishtinës, ia pata rrëfyer atë ëndrrën që kisha parë, pikërisht në banesën e tij, kur gjatë tërë asaj nate patëm ndenjur pa gjumë, e me ne ishte edhe Hasan Daja, që vdiq prej kancerit para dy vjetësh. E kisha pyetur Neharin:“Nehar, a sheh ëndrra në jetë?”

Page 4: uniartpro1.webnode.com · Web viewS’është kulturë t’ia lexosh letrën tjetrit, por ata kishin shkuar nga banesa ime dhe këtë e kishin lënë në dysheme të shkelur si letër

“Shumë rrallë!” - më ishte përgjigjur ai.“Unë shoh shumë ëndrra, por në Prishtinë mbaj mend se i kam parë tri ëndrra: e para, është se pa e ndërtuar shtëpinë në lagjen “Kodra e Diellit”, sa isha në katund, kam parë ëndërr se e kam ndërtuar shtëpinë në kate që e kam, dhe më kujtohej edhe oxhaku në bodrum, si në katund, e kushdo që vinte e, e shihte oxhakun me qemer, i dëgjoja se thoshin: “Besa ky qenka nga katundi, se e paska marrë me vete oxhakun?”.“Ëndrrën e dytë e kam parë, pas njëzet e pesë vjetësh këtu në Prishtinë. Ishte bërë një termet dhe në atë anën e lagjes së “Kodrës së Diellit” prej spitalit ishte shembur dhe ishte bërë një përrua i madh. Një pjesë e shtëpisë sime kishte mbetur në maje të Kodrës, e unë thosha: “Ore, do të rrëzohen edhe këto shtëpi!” Shikoja nga ana e spitalit, e askund shtëpi e as njeri nuk hetoja se kishte, asgjë nuk lëvizte. Çfarë të bëja në këtë shtëpi? Ku do të shkojmë? Në ato mendime më kishte dalë gjumi”. “Ëndrrën tjetër, të tretën, e pashë po këtu në Prishtinë, me ty, Nehar!” i kisha thënë shokut që rrallë takohesha me të.“Po, çfarë është ajo ëndërr, Lit?” – më kishte pyetur ai, dhe në atë bisedë merrte pjesë edhe dr. Prof. Besim Bokshi i Gjakovës.“Të kujtohet ajo nata që e kaluam në banesën ku ishte edhe Shasan Daja?”“Po, mirë më kujtohet!”“Të kujtohen ato shkallët që zbresin prej së larti dhe kur të futesh nën atë urën e shtëpisë së mallrave të vjetër e të dalësh në sheshin kryesor të qytetit?”“Posi nuk më kujtohen, Lit?”“Isha duke ecur nëpër ato shkallë, pashë dritën në atë dhomën tuaj, mendoja se ende ishit duke banuar në të. Sa njerëz nisën të dalin prej asaj hyrjeje, dhe i pyeta: “Çfarë është ajo dritë në atë dhomë?”“Hesht, Lit, shko udhës tënde! Po të tregojmë se aty ishte Millosheviqi me tre oficerë të lartë, dhe ata përpiqen ta bindin se duhet ta tërhiqte ushtrinë e tij nga Kosova, e të pushojë lufta gjithkund! Atij s’po mund t’ia shkrijnë atë kokë dhe ec!”Ecja e sytë fare nuk ia ndaja dritës në dritare të banesës. Ndërkohë, kërcitën sa pushkë dhe ika. E di se i pyeta sa veta që nxitonin para meje.“Ç’u bë, ore? Ç’kërcitën ato pushkë?”“Ik, se oficerët e vranë Millosheviqin!”, më thoshin ata.Edhe një herë e pata kthyer kokën nga ajo dritë, por dritë s’pashë më. Duke kapërcyer nën atë urë, sapo dola nga Shtëpia e Mallrave pashë tyta topash dhe ushtri të mëdha serbe. Ata i kthyen tytat e topave kah Shtëpia e APJ-së dhe u nisën. Nga shkonin, as që guxoja të pyesja...?Nehar Feimi dhe Besim Bokshi ia nisën të qeshin.“Iu paska zgjatur jeta, Millosheviqit!”, dëgjova një zë të njërit që e kishte përcjellë bisedën.“Besa-besë, kujt ia kam parë ëndrrën, zgjatë paksa koha, por s’i del ashtu!”, ua kisha kthyer ëndrrën në kohë.“Unë Lit, mbasi ma përkujtove, nisi të flas zoti Nehar Feimi. Mbrëmë vërtet kam parë një ëndërr. Disi isha me Alia Izetbegoviqin dhe ai sikur më ankohej se ne shqiptarët nuk jemi duke i ndihmuar? Po, çfarë të bëjmë ne? Gjithnjë t’u ndihmojmë të tjerëve e veten e lëmë në robëri?”“Na duhet ndihmë, që t’ia bëjmë digën sllavizmit!”, ngriti zërin ai.Dhe, duke e dëgjuar atë që më fliste për hallet e luftës dhe të mbrojtjes së fesë islame e të boshnjakëve, e përqafoja duke i thënë: “Vetëm përpara, zoti Ali, se ora juaj do t’i prijë atij populli boshnjakë!” Në këto çaste më doli gjumi.

Ç’ËSHTË KJO IKJE, VARG E VI?

Derisa po i shënoja bisedat që i kisha bërë me shokë dhe në familje u ngrita në këmbë, sytë i

Page 5: uniartpro1.webnode.com · Web viewS’është kulturë t’ia lexosh letrën tjetrit, por ata kishin shkuar nga banesa ime dhe këtë e kishin lënë në dysheme të shkelur si letër

drejtova në dritare. Prej kureshtjes, shikoja kopshtin e Zekeria Canës, kopshtin e Zhivotës, murin që pas sa vjetësh e kishte ndërtuar Zeqa, se gjithnjë Zhivota ia dëmtonte kopshtin, duke i hedhur dheun e tij prej anës së sipërme. Z. Cana e kishte rregulluar kopshtin e tij dhe ç’është më interesante ai i kishte rrethuar me mure të vogla lehët dhe po deshe të mbjellësh, nuk e shkel fare baltën...?Shpesh më mundonin ato bisedat në të pame të Zenun Çelajt, në veçanti kur ishte bërë fjalë se si ndër shqiptarë të shuhej ndjenja e hakmarrjes. Edhe kur kisha kapërcyer natën nëpër lagjen “Velania” siç quhet ajo lagjja e re që ishte ndërtuar gjatë këtyre dhjetë viteve. Sapo kthehesha në shtëpi, nisa të lexoj, si botim të veçantë, “Gjurmë të përflakura” nga Isak Shema, ligjërues i Fakultetit Filozofik, i letërsisë së sotme! Prej këtij këndi, kisha parasysh fytyrën e skuqur të tij, që shpesh ankohej se i bëhej njëfarë infektimi, por që pas shumë përpjekjesh e kishte shëruar me barna popullore, apo kishte bërë kombinime edhe të mjekësisë bashkëkohore!Para se të shfletoja librin, Proza e luajti treguesin e radios, që dëgjohej një melodi e këngës shqipe. Në këto çaste kisha bërë një pushim të shkurtër, e në anën tjetër dëgjoj lutjet e Valbonës, që ua bëri fëmijëve.“Heshtni, ta dëgjojmë këtë këngë!”“Çfarë është kjo këngë?”, kishte pyetur, duke menduar që të di se kush e kishte krijuar dhe kush po e këndonte. “Është hera e dytë që e dëgjoj të njëjtën këngë dhe më pëlqen shumë!”, shtoi vajza ime, Pranverë.Pranvera e gatshme duke e dëgjuar këtë zë të këngëtarit të njohur, prej kanapesë ku ishte ulur, bëri një thirrje:“Drini, lejoje hallën ta dëgjojë këngën e Ilir Shaqirit!”Ishte zëri i Ilirit në ato valë të Radio-Tirana, që dikur ishte dëgjuar edhe në valët e Radio-Prishtinës?... Ishte Radio-Prishtina jonë, apo e kujt? Patëm në duar tona institucionet apo jo? Po të ishin tonat, ato nuk do të na i merrte Serbia? As të asaj nuk ishin, por i përvetësoi. Ishte djersa e punëtorisë shqiptare, që kontribuonin me mjete për ruajtjen e virtyteve të luftës. Ilir Shaqiri në mërgim, dhe i këndonte mjerimit në botën e jashtme. I shënova sa vargje:

“Ç’është kjo ikje, varg e varg,Anemanë o janë tërmeteAman burra m’u durueLarg atdheut mos me shkue!”

KANGA E PARTIZANËVE TË KOSOVËS!

Derisa këndohej kënga, shiriti i valëve të Radio-Tiranës rrotullohej në këngë të tjera. Shiriti i këngëve rrokullisej dhe dëgjoheshin këngë të tjera që kishin porositur shqiptarët në emigrim në të katër anët e botës. Sapo ndaleshin këngët e parapara në programin e radios, paralajmëroheshin ngjarje të tjera, të ditës, që për fat ishin shumë sosh, dhe vështirë e kisha të vendos se cilat do t’i përfshij në ditarin jetësor. Lajmi i parë, ishte ai si Shoqëria Kulturo-Artistike “Shota”, në Cyrih kishte shfaqur programin me këngë popullore shqipe, dhe ishte shfaqur edhe një dramë shqipe. Kur kisha dëgjuar se çfarë po bënin shqiptarët në Cyrih, kujtoja ato ditë të fundit të muajit nëntor, që duke u kthyer nga Milano në Cyrih, e kisha ndërruar aeroplanin internacional ndërkombëtar dhe prej aty kisha ateruar me një aeroplan të një kompanie tjetër për në Beograd. Aty kisha qëndruar një orë e gjysmë në aeroportin e Cyrihut dhe sipas rregullave të fluturimit nuk kisha të drejtë të dalë jashtë... Në Gjenevë për punëtorët nga Kosova dhe vise të tjera u

Page 6: uniartpro1.webnode.com · Web viewS’është kulturë t’ia lexosh letrën tjetrit, por ata kishin shkuar nga banesa ime dhe këtë e kishin lënë në dysheme të shkelur si letër

organizua një orë letrare, ku morën pjesë shumë krijues nga anë të ndryshme dhe me interesim të jashtëzakonshëm, ata i përcollën punimet e lexuara në poezi dhe në prozë. Mendoja në vete, punëtorët shqiptarë: “Si e kalojnë kohën e lirë?” Lajmet nuk pushonin. U shpall konkursi tradicional “Flaka e janarit” për vlerësimin e punimeve më të mira dhe u ndanë shpërblimet për pjesëmarrësit. Punimet më të mira u lexuan, që do të botoheshin në libër të veçantë. Në këto çaste, sikur më vinin temat të sinkronizuara dhe të gatshme, që me dashuri përpiqesha t’i vë në letër. Mbi tavolinën e punës, duke i shfletuar shënimet kisha hasur edhe në ato që i kisha bërë për librin “Gjurmë të përflakura”, që në ballina të saj ishte piktura nga piktori boshnjak Ismet Mujezinoviq: “Sulmi” – vetëm që s’është thënë se çfarë ishte sulmi gjatë LNÇ-së, ishte dimër apo verë, kush kënd kishte sulmuar? Çetnikët apo partizanët luftuan mes vete, apo kjo ishte forcë? Më sa e kuptoja pikturën në ballina të librit, një dorë njeriu ngrite flamurin proletar rus dhe shkrimi mbi pëlhurën e tij të kuqe, veçohej me shkronja të bardha: “Proletarë të të gjitha vendeve bashkohuni!” Kjo ishte moto e lutës së fundit që kishte lëshuar rrënjë edhe në Ballkanin e trazuar? Proletarët ishin gjithkund të nderuar, por edhe kur e kërkonte nevoja edhe të pushkatuar. Një dorë tjetër shtrëngonte mitralozin në parzme me të dyja duart, tjetri sulmonte me thikë, dhe ishin përzier e nuk dihej se cili prej tyre do të mbrohej? Një tjetër figurë njeriu me helmetë në kokë e kishte hapur dorën dhe i dukeshin të pesë gishtërinjtë e hapur, duke kërkuar lëmoshë, e ngritte dorën prej atij që sulmonte me thikë dhe duke mos mundur të mbrohej, sikur lutej apo kërkonte mëshirë në ato valë të gjakut që vlonte: “O vëlla, mos më vra, mos më ther me atë thikë! Ktheje thikën prej vetes dhe mendo se çfarë je duke bërë. Njeriu s’është vetëm për një ditë, e mos bëj çfarë të kanë urdhëruar! Dikur do të bëhesh t’i nxjerrësh sytë e tu! Luftë është kjo dhe verbëria jonë do të na shpie në një humnerë magjike që vështirë do të dalim prej saj!” Sa të tjerë mbroheshin me armë, e kishte ndër ta që ishin shtrirë dhe dukeshin si të vdekur me gojë të hapur. Pikturë trishtuese! Trishtimi i kishte kapluar edhe ata që ishin kriminelë dhe nuk mund t’i iknin gjakderdhjes. Piktura e këtij libri ishte prezantuar edhe në faqen 80-81 të librit. Në ciklin e parë “Këngë partizane revolucionare” fillonte me pikturën e Branko Shotros: “Marshimi i shkurtit” – dimër i vërtetë pasqyrohej në atë pikturë, një mal i madh me lisa të trashë, bora kishte mbuluar degët e lisave, udha mezi bëhej rreh nga ushtarët që marshonin njëri pas tjetrit me armë në krah. Për të parë luftën më mirë, krijuesi i luftës me penë kishte përkthyer në shqipe poezinë “Internacionalja”. Pasojnë vargjet sa për ilustrim:

Ngrihuni ju, o të mundur,Ju t’urtët skllevër an’ e mba’në Na buçet gjaku i turbulluar,S’duam padronë dhe tiranë.

Është lufta finaleVendimtare mbi dheInternacionaleDo të jetë bot’ e re!

“KU E KAM VAJZËN, KU E KAM DJALIN?”

Ndër poezitë e tjera që lidheshin me ngjarjet e para dhe gjatë luftës, si dhe pas fitores, janë edhe ato: “O punëtorë”, “Kanga e të internuemve”, “Brigadat proletare”, “Shqiponjat partizane”, “Kanga e punës” dhe “Kanga e partizanëve të Kosovës”, që sipas autorit të librit, është për t’i besuar, ishte përshtatur nga Fadil Hoxha dhe është kënduar sipas melodisë së këngës së Çapajevit. (Fare nuk dyshoi se ai s’ishte një rus i kohës së tij!).Mjaftonte që Kosova ishte kënduar në këngë dhe ishte përmendur edhe atëherë prej luftëtarëve,

Page 7: uniartpro1.webnode.com · Web viewS’është kulturë t’ia lexosh letrën tjetrit, por ata kishin shkuar nga banesa ime dhe këtë e kishin lënë në dysheme të shkelur si letër

por çështja e saj mbeti pezull. Vetëm kënga, siç kujtonin luftëtarët këndohej nga çetat partizane njëzëri, sikurse ishte përshtatur:

Oj Kosovë, jo fusha jonëPse kaq shumë rënkon?Kangë mjerimi pse këndon,Pse kaq shumë vajton?Kosova vërtet mbeti në vaje!Ditët e pikëllimit më të madh s’u ndalën edhe pas luftës.Kosova mbeti një tokë që ia premtuan shumëkujt, e më së pakut, shqiptarëve, dhe gjithnjë deshën t’ua hiqnin prej dore, e vendësve t’ua gërryejnë deri edhe dheun nën këmbë! Kosova përsëri ra në duar të satrapëve serbë, që e mbajtën pushtetin duke krijuar tutelë mbi shqiptarët! Pasojnë edhe këngë të tjera, që ishin kënduar në luftë, si ajo “Shoku Tito” (Shoku Tito, o zambak i bardhë: Ty nga zemra t’donë rinia mbarë!). “Kënga e Emin Durakut”, “Përpara jetës”, “Kanga e Perlat Rexhepit”, “Ku e kam vajzën, ku e kam djalin”, “Dalëngadalë po vjen behari”, “Funerali i Qemal Stafës”, “Kah na erdhën këta partizanë?”, “Kanga e Hysni Zajmit”, e nuk përfaqësohej asnjë këngë që ndodh se do t’ia kenë kënduar Enver Hoxhës, apo edhe Mehmet Shehut, luftëtarëve që krah për krah luftonin për vëllazërim dhe bashkim të popujve!“Dhe e shihni çfarë pikture është kjo e Nebih Muriqit: “I varur për liri”, njeriu që më shumë e ka dashur tokën sesa lirinë për të cilën u flijuan e atë s’e fituan. Fituan të tjerët që patën dorë në varje dhe pushkatime të djelmoshave dhe të vajzave, me emrin e të cilëve marshonin në luftë... Se si më përsëriteshin se piktura të ngjashme në këtë fund të janarit, piktura e Muslim Mulliqi: “Ganimete Terbeshi” e varur në Gjakovë në gusht të vitit 1944, që litari i kishte mbetur kacavjerrë në qafë, sytë e etur për të parë tokën apo lirinë që s’e lanë ta jetojë, kurse Fadil Hoxha ishte në fotografi në vetmi, me pushkë në prehër, duke e mbajtur me dorë të majtë, kurse të djathtën e kishte vënë në kokë afër syrit dhe dukej se po flinte apo mendonte se çfarë po ndodh me fatin e luftës apo me veten?... Fotografia që kishte zënë një faqe të librit dhe që ishte shumë joshëse, ishte ajo me Emin Durakun dhe Fadil Hoxhën. Emini kishte vënë syzet dhe mbante një kapelë të zezë në kokë, në dorë të djathtë mbanë omërllukun, kurse të majtën e kishte mbështetur mbi gju, dhe i ulur dukej se buzëqeshte, kurse shoku i tij i luftës, Fadil Hoxha, qëndronte në këmbë dhe dukej se e mbante atë në gji, aq shumë shiheshin të afruar mes vete, por që shpejt i larguan! “Një fotografi, flet më shumë se sa një roman!”, përsiasja shpesh, duke u thelluar në shënimet publicistike.“Do të shoh se çfarë vrage ka lënë ajo luftë, kjo është pjellë mushka!”, pohoja shpesh. “Po, mirë që nëpër ato gjurmë të përflakura, në mos asgjë titulli i librit dhe ballinat flasin mjaftë...”

MËKATET E VJETRA

E marte, më 31 janar 1995

Prishtina ishte zgjuar edhe pa atë zërin e këngës “Prishtina” që shpesh dëgjohej në valët e Radio-Prishtinës! Këngë joshëse ishte ajo, dhe zëri i Sabri Fejzullahut ishte ngazëllues. Isha zgjuar me Norën më herët se ditëve të tjera. “Dita e mirë shihet në mëngjes”, më thoshte shpesh im atë. Gjatë i kujtoja fjalët e tij në mbrëmje, kur bisedohej në odën e vjetër për jetën dhe se si të tjerët fitonin e shtëpia jonë kishte mbetur prapa të tjerëve, e ne jetonim në varfëri. Të tjerët, pohonte ai, edhe për interes të tyre, po të mundnin do t’ia gërryenin vetes edhe dheun nën këmbë e lëre më të tjerëve. Dhe, kur ai mërdhezej në fytyrë dhe shihte se ne bijtë e tij kishin ngritur kokën, bëhej më i ashpër: “Mendjemadhësia është kob për kokën! Nevoja të detyron t’ia mësysh edhe derës së hekurt... Merret vesh, çdokush diçka synon në jetë...” dhe kur përpiqesha të shkëputëm prej

Page 8: uniartpro1.webnode.com · Web viewS’është kulturë t’ia lexosh letrën tjetrit, por ata kishin shkuar nga banesa ime dhe këtë e kishin lënë në dysheme të shkelur si letër

fjalëve të babait, futesha në atë që kishte mbetur zvarrë në botën time krijuese. “Misrin e Vitakut s’ka gur mulliri që mund ta bluajë!”, shpesh e përsërisja këtë fjalë të urtë edhe të vëllait të madh. Po, vallë, mos është ashtu? Është fjala këtu për misrin apo për njerëz që vështirë i han lima, dhe më tepër e duan unin e tyre, sesa të tjerëve?!...Në atë mëngjes kapërceja nëpër udhë të lagjes “Kodra e Diellit” dhe kur e trupova hallën sportive “25 Maji” u futa trup për në atë udhën që shpie për në spital, së bashku me Norën, nisëm ta kujtojmë kohën e udhëtimit me Arsimin, që tash gjendej në Gjermani, e dikur në prill të vitit 1990, duke u kthyer prej spitalit me tezakun e tij, Fetah Çekun, ishte rrëzuar dhe kishte humbur vetëdijen. Por, për fat të tij e kishte vërejtur një kalimtar serb dhe në atë çast, i lë në udhë gruan dhe fëmijët e tij, e vrap e kishte dërguar në spital për ndihmë të parë mjekësore! Kur arritëm përballë Fakultetit Teknik, ku para sa vitesh Arsimi ishte mbetur në atë gjendje të vështirë jetësore, Nora duke e përkujtuar ofshante: “Eh, kurrë s’dëshiroj të kaloj atypari, në vendin kur Arsimi u rrëzua e humbi vetëdijen. “U zanoftë ai dakik!” ofshante duke ecur dhe ngarendte për të arritur me kohë, për dhënien e gjakut për analizë. Për t’iu shmangur kësaj teme që kishte lërë vragë në jetën tonë, si dhe për ta jetuar jetën, mendoja kalimthi, kapërceja në ngjarjet që s’kisha arritur t’i kapja gjatë janarit.“Po më dhimbset janari, Nora ime, që më iku, dhe nuk arrita t’i shënoja ngjarjet! Janari ishte muaji më i frytshëm, me ngjarje të mëdha! Në janar ishin bërë shumë luftëra të shqiptarëve, në janar kishte derdhur gjakun e saj gjatë lindjes nëna e Ismail Qemalit. Ditëlindja e tij, Nora ishte e madhe. Nuk harrohet 24 janari, kur lindi vogëlushi që kushedi se çfarë mendonte nëna dhe babai i tij? Do të bëhej burrë apo do të mbetej njeri nën kornizat që kishte qenë babai e nëna?Ismail Qemali, ta kam përsëritur disa herë, Norë, ishte ndër të parët që më 28 Nëntor organizoi ngritjen e flamurit shqiptar në Vlorë! Por, çudi kam bërë, moj Norë? Një ditë, duke e dëgjuar emisionin e RTSh-së nga ngjarjet e së kaluarës, kur fliste për jetën dhe punën e Ismail Qemalit, fjalia që më zgjonte kureshtje ishte: “Ismail Qemali vdiq më 24 janar...! Kaq u preka! Është e mundur vdekja e tij? Në atë ditë që kishe lindur, edhe të vdes? Sikur ishte shkruar ashtu, apo vetë kishte dëshiruar që jeta e tij të përfundonte ashtu? Lindi dhe vdiq, pse lindi dhe pse vdiq? Do të ishte më mirë sikur të jetonte edhe më gjatë? Do të ishte më mirë që të jetojë e ta shoh Shqipërinë të copëtuar dhe me halle të mëdha për bashkimin e trojeve shqiptare? Do të ishte më mirë, sikur ato ditë kur u ngrit flamuri dhe nuk arriti dot të valojë gjithandej ku kishte shqiptarë dhe ku flitej gjuha shqipe, të gjithë shqiptarët të jenë nën atë flamur. Flamuri u ngrit, por Shqipëria mbeti e nëpërkëmbur. Kosova dhe krahina të tëra mbetën si degë të pikëlluara të Shqipërisë nënë.Shqipërisë ia shkëputën nga trungu pjesët më vitale! Kjo nuk do të mbetej Shqipëri, sikur të mos pranonte një ngritje e rënie të tillë? Shqipëria gjithnjë nëpër gjurmë të përflakura! Gjurmët e Shqipërisë mbetën vetëm gjurmë... Shkencëtarët e huaj na hipnotizuan duke na mashtruar me ato teza të tyre të stërvjetruara se si historia nuk mund të falsifikohet? Edhe ata historianë të gjorë, dhe këta që kishin rënë nën tutelën e tyre? Çdo gjë për ne shqiptarët, pas shumë luftërave, ishte falsifikuar dhe shtrembëruar. Kushdo që përpiqej që ato vite të mbrapshta të historisë që nuk duhej të nënshkruajë fatin e vet askush, t’i çojë përpara me një Bizmark gjerman, dhe në atë Kongres famëkeq të Berlindit. Lapsi i gjeografit ishte shkelur me emrin e Bizmarkut dhe krijoi idhuj popullorë, e që ishin kundër interesave popullore! Dyshoj, moj Nora ime, se Bizmarku do të ketë bërë një punë të tillë kaq të poshtër për Evropën, dyshoj se lapsi i tij ishte vënë mbi harta të tilla, e mbi atë troh Shqipëri, që pandehnin se ai ishte pajtuar të copëtohej! Dyshoj se edhe ai ishte njeri me ndjenja, apo mos ia bënë sikur herët apo vonë thuhej për ata që dëshironin të bëheshin idhuj: “Vënie gishtin këtu dhe hesht!”Po, kush pati gisht në këtë ndarje të Evropës? Evropën e bënë Evropë edhe shqiptarët. Të kësaj Evrope janë ata, u përkundën po në këtë djepin e vjetër të saj? Të kësaj Evropës nuk qenë serbët! Ata që të deshën ty, Evropë, kur e panë Shqipërinë të copëtuar, fare nuk u dhimbsej, e ty të

Page 9: uniartpro1.webnode.com · Web viewS’është kulturë t’ia lexosh letrën tjetrit, por ata kishin shkuar nga banesa ime dhe këtë e kishin lënë në dysheme të shkelur si letër

lavdëronin derisa përpiqeshin që me emrin e Bizmarkut t’ia shkëpusnin edhe ndonjë copë tokë nga trungu yt, Shqipëri! Dhe, jeta e historia njerkë sillej e pështillej si pordha nëpër tlina, dhe kësaj i thoshin vallja e të vdekurve shqiptarë që shprehu mospajtimin me këtë ndarje. Të ngritën ty Evropë, të shitën e të stërshitën dhe pastaj kur të shtrydhën mirë e mirë e s’patën kurrfarë dobie prej teje, të shanë: “Ku je moj Evropa jonë lavire? Lavire e vjetër qe ti, dhe mos u bën lavire e re!” Asnjë histori e popujve të tjerë në faqet e saj nuk ka mundur të gjejë ndonjë fyerje apo sharje të tillë që të kanë bërë shqiptarët, edhe pse ishin ndër më të dëmtuarit?” “Më duhet t’i kthehem asaj periudhe të mbrapshtë të historisë që të tjerët mezi arritën ta bëjnë histori të paqenë? Po, vallë, edhe ai Bizmarku ynë, po të ishte i gjallë dhe të përjetonte Gjermaninë e tij të ndarë pas asaj Luftës së Dytë Botërore, çfarë do të bënte? Të pohonte se ishin pajtuar gjermanët, apo kishin pranuar që të shlyheshin vendimet e Kongresit të Berlinit? Të mëdhenjtë bënë një punë të tillë, ata që nuk deshën ta bëjnë Gjermaninë – Gjermani, si dhe ata që nuk e deshën të mbes ç’prej kohëve, Shqipëria – Shqipëri! Po ta shihte Bizmarku murin e Berlinit, çfarë do të pandehte ai? Do ta ngriste Gjermaninë në luftë kundër Rusisë? Po, Hitleri, çfarë do të bënte? Lapsi i historianit gjerman u rrëzua përtokë, lapsi i gjeografisë së Gjermanisë heshti, dhe një kohë të gjatë pushuan kërkesat e gjermanëve për bashkim! Muri i Berlinit a s’ishte falsifikim i historisë, apo vernik i lapsit të komunistit, se gjermanët dëshirojnë të jenë të ndarë në dy shtete! Lëre që ndarja juaj i brengoste shqiptarët, por dëgjoheshin pëshpëritjet në çaste: “Mëkatet e vjetra të Bizmarkut, po i paguajnë gjermanët!” Dhe, nuk të qanë, por edhe nuk të shanë!Shqiptarët të dërguan shumë protesta para dhe mbas Kongresit të Berlinit, por të gjithë e bënë zemrën gur dhe veshin e shurdhër! Të shurdhër u bëmë edhe ne! A sheh se po dëshirojmë të bisedojmë me ty, moj Gjermani, dhe t’i kthehem jetës në retrospektivë të vonuar për ne? Çfarë na ka mbetur të bisedojmë me ty, apo me të tjerët? Kujt t’i themi që të na i përmbush kërkesat tona? Nëse gjejmë njerëz që i përmbahen marrëveshjes, mund të vazhdojmë miqësinë... Dëshirë jona është që të vihet në jetë lapsi i ekonomistit e jo lapsi i komunistit? Nëse jemi të mençur mund të merremi vesh e të bëhemi miq.“Të bëhemi miq?!”“Të mir딓Si mund të bëhemi miq ne të dy?”“Lehtë! Shtrembërimi i fakteve historike me çdo kusht të përmirësohet! Kufijtë të rishikohen e të caktohen me dëshirën e popujve, dhe gjithkush të mbes zot shtëpie në shtëpi të vet?”“Viva Evropa”, kisha thirr në aeroportin e Milanos, dhe atë që kisha përjetuar gjatë një udhëtimi të shkurtër e pata shënuar në bllokun e shënimeve.Janari më dhimbsej për dy arsye: e para, më dukej iku shpejt, dhe se gjatë atij muaji lexoja fejtonin e M. Kajtazit me pretendime historike, me rastin e 100-vjetorit të ditëlindjes së Shotë Galicës, dhe pritej se do të shkruajë edhe për përvjetorin e Azem Galicës!Në këtë muaj kishte bërë jehonë të madhe zëri i Shotës, dhe për ata që kishin dëgjuar diçka për të, ia shtonin edhe sa fakte të reja, e kishte ndër ta, që mohonin fejtonin dhe autorin, por bënin edhe shaka: “Mehmeti s’ka kaçik të shkruaj për një kohë të tillë! A di kush ishte Shota e Azemi, e kush Mehmeti? Edhe këta gazetarë që nguten, nuk janë të çdo kohe? Është ngutur, dhe duhej të shkruante dikush tjetër? Flitej nëpër kohë të cilat perëndonin me kohën që shpesh nuk pajtohesha me mendime të tilla. Në vendet ku bisedohej për këtë flisja haptas: “Po, ju lutem, nëse ai s’është dashur të shkruaj, urdhëroni ju, e shkruani dhe pastaj do të bisedojmë për atë që keni prezantuar në popull? Vallë, mendoni se për Shotën duhej të ngrihej ndonjë njeri i vdekur prej varrit e t’i trajtojë këto “tabu tema”! Mjaft më me ato tema. U lodhëm, duke pritur kohë të përshtatshme për historinë tonë që e vollëm para çdokujt?... Edhe jeta e Shotës është histori, dhe assesi metaforë! Metaforat i ngritën dhe kënduan për to në kohën e socializmit! Socializmi ishte më i përshtatshmi për të krijuar figura stilistike! Po, çfarë bëri edhe ai rexhim, që kufijtë i bërë edhe

Page 10: uniartpro1.webnode.com · Web viewS’është kulturë t’ia lexosh letrën tjetrit, por ata kishin shkuar nga banesa ime dhe këtë e kishin lënë në dysheme të shkelur si letër

më drakonik? Evropa ime e dashur? Çfarë jemi unë dhe ti? Bëjmë monolog të drejtë apo të gabuar? Jemi futur në dialog të mirëfilltë apo të gabuar? Do të mund të vijmë deri te rezimea? T’ia qëllojmë apo jo pikës kombëtare sot? Epilogun e luftës, apo epilogu i lojës së vjetër me shqiptarë? Çfarë bëmë ne? Fituam një Shqipëri të modifikuar? Montatorët e huaj e bënë Shqipërinë - Shqipëri! Montuesit e filmave shqiptarë e bënë xhirimin me shpejtësi dhe e shfaqen në ekran! Në shpirtin tonë gjatë u fut ajo molëz dhe na la nën petkun e një gëzofi të molisur?! Si ta quaj këtë? Mohim apo ligji i mohimit të mohimit, apo më thjeshtë, ligji i lindjes të së resë dhe i zhdukjes të së vjetrës në procesin e zhvillimit?”. Kur të filloja të molisesha shkrimet i vëra mbi tavolinën e punës, dilja në ballkonin e shtëpisë dhe shikoja molikën në oborr të vëllait, që kishte arritur deri mbi çati të shtëpisë. Kishte edhe shumë molika të tjera. Një ditë, seç iu kishte futur në mendje, rrita e tyre, po qe se dikush do të vendoste t’i prej, mund të shkaktojë ndonjë dëmtim të të dy shtëpive. “Të mira janë këto molika!”, shtoja shpesh me vete dhe më dukej se atë ajër të tyre e thithnin të gjithë njësoj. Vërtet, shqiptarët janë të tillë, fat i madh është që ajri është i të gjithëve, dhe kudo që janë, edhe pemët që i mbëltojnë, u ndihmojnë shumë në jetë. “Po të punosh, punët i ke mirë. Me atë ditë që s’mund të punoj, më mirë të më hapet varri për së gjalli”, shpesh ua përsërisja bijve të mi këtë parim, dhe vazhdoja jetën time, e kur hetoja se dikush bënte lajka në punë klithja: “Kjo është vdekje klinike! Mos pranoni të vdisni para kohës! Jetoni me punën dhe nderojeni punën e njeri-tjetrit! Ajo e bëri njeriun - njeri e asgjë tjetër!”, dhe kushdo që fliste e qortonte dikënd për një libër që kishte shkruar e botuar, kur qortohej pa fije të drejte, e shpesh edhe fare pa e lexuar, në çaste të pikërishme, ai përpiqej t’i shuaj zërat e molisur për të pasqyruar shpirtin e lirë: “Po, ja, urdhëroni ju e shkruani vetëm një libër, botojeni me para tuaja, prezantoheni para lexuesve dhe do të shohim çfarë do të flitet për ju? Po qe se për një libër apo shkrim nuk flitet dhe nuk paraqiten kurrfarë reagimesh, ai libër do të mbes i pavlerë! Për vlerat duhet të flitet shumë gjatë, nëpër shekuj, kurse kundërvlerat koha i rrëzon përtokë!”

MOHIMI I SË VËRTETËS!

Ora kishte kërcitur disa herë. Isha thelluar në ngjarjet që duhej t’iu jepja udhë. Kisha harruar se duhej të shkoja në vizitë të Tahir Abdylit, historian, që ishte operuar në Beograd, nga një tumor, por për fat kishte qëlluar çuditërisht i mirë dhe jo kanceroz!... Duke u zhdjergur udhës që lëshohej prej lagjes “Kodra e Diellit” nga semaforët e deri te ish-Instituti Albanologjik i Prishtinës, sikur ishte pagëzuar në atë kohë, ai në vete ndrydhja dhe i shtrydhja sa mendime që përpiqesha t’i fus në shkrimet, lidhur me praninë e shkrimeve në jetën publike dhe shoqërore. I prirë që deri në vdekje ta përkrah fjalën e lirë, por edhe të shkruar, pa marrë parasysh se çfarë shpreh njeriu, nuk ngurroja të shpreh: “Modestia jonë ndaj tërë asaj që shkruajmë dhe përpjekjet që atë ta qortojmë me gjakftohtësi, është ndihmesë e Orës së Shqipërisë! Mohimi i së vërtetës, është rrezik i madh për ne dhe mund të bëhet edhe mohimi i plotë i demokracisë. Në stilin që jemi mësuar: “Unë dhe askush tjetër mbi mua dhe vetëm ajo që shkruaj (Unë!) është e shenjtë, është tejet metodë e huaj! Zëri i atyre që nuk dëshirojnë të dëgjojnë askënd, më çon mallin e reagimeve të shkrimtarit të ndjerë Nebil Durakut, që një kohë të gjatë kishte polemizuar shkrimi i tij për “ëoksistët!”Çfarë do të trajtoj në kapitujt e mëtutjeshëm, as që dihej. Udhës duke kaluar kah Universiteti i Kosovës, prisja se do të takoja ndokënd të njohur dhe të merrja me vete, por sikur atë ditë nuk kaloi askush që e njihja. Fati i operacionit të Tahirit dhe i gjendjes së tij shëndetësore më brengoste tepër, saherë që kisha dëgjuar për këtë përpiqesha t’ia bëja një telefonatë. Atë mbrëmje të vonë të janarit, biri im Xhaviti kishte pyetur në shtëpi dhe sipas lajmit që kisha marr, ai ishte kthyer në shtëpi... Vizitën që do t’ia bëja, do të më cys për ndonjë ide të re, mendoja në vete.

KUSH LYP COPËN E MADHE...?

Page 11: uniartpro1.webnode.com · Web viewS’është kulturë t’ia lexosh letrën tjetrit, por ata kishin shkuar nga banesa ime dhe këtë e kishin lënë në dysheme të shkelur si letër

E mërkure, më 1 shkurt 1995

Që në mëngjes, derdhja e rrezeve të diellit në sallonin tim, na tregonin se do të kishim një ditë të mirë dhe se çdo lypë do të më shkonte mbarë! Mendoja edhe të copa e madhe, por sërish frikësohesha, mos po therem në urtinë e moçme: “Kush lyp copën e madhe, e humbet edhe të voglën!” Menjëherë u zgjova dhe sapo u pastrova mora shënimet që nuk kisha arritur t’i përfshija gjatë ditës së kaluar. E marta ishte ditë e frytshme, por edhe kjo ditë do të jetë më e frytshme në hapat krijues. Në tavolinën e punës, pos shënimeve të tjera kisha gjetur shkrimin e Besimit, të filluar për gazetën “Bujku”, dhe pasi e kisha lexuar pashë se i kishte marrë në spikamë ato përpjekje shpirtërore të tij, të shprehura gjatë natës: “Okupatori serb në Kosovë tash një kohë të gjatë me metodat më të vrazhda të dhunës ushtarako-policore me dënime drakoniane, tortura e me rrahje gjatë bastisjeve, lëre që po bën plaçkitje, por edhe trysni të vazhdueshme me qëllimin e vetëm që në Kosovë përfundimisht të ndryshohet baraspesha etnike në dobi të serbëve pakicë”. Rrezet e diellit të shkurtit më bënin edhe më të gëzueshëm. Posa futesha në atë që dëshiroja t’i fus në shkrime, më dukej se i merrja krahët, por jo edhe të fluturojë si Azem Bejta i Drenicës në kohë të tij! Janë krijuar metafora dhe me ato jetojmë edhe sot e kësaj dite, pohoja shpesh kur bëheshin biseda, po shpesh i përsiasja edhe në formë shakaje: “Dhe, po të më pyesni mua, një herë do t’i kisha shlyer të gjitha këngët popullore, në veçanti ato të trimërisë që nuk panë dritë gjatë dhe pastaj do të fusja diçka tjetër në shpirtin e popullit tim! Trimëria dhe budallallëku janë mish e thua! Ç’fituam me trimëri? Trimërinë na lanë amanet të huajt apo atë e morëm vetë? Trimëria lindi dhe u rrit me ne, e nuk po parashikojmë ç’po ndodh me ne?” Ora e murit në shtëpinë time jepte shenja të jetës. Edhe pak çaste më duhej të shkoja e ta merrja analizën e gjakut të Norës, sepse ajo ndihej keq me trysni të gjakut. Mjekja e kishte këshilluar t’i bënte disa analiza për t’ia caktuar barnat gjegjëse për kurim. Pastaj nisen të më kujtohen bisedat që i kisha bërë me Norën duke u kthyer prej Shtëpisë së shëndetit. Ngjiteshim nëpër lagjen “Kodra e Diellit”, kur vërtet dielli edhe këtë ditë nxehte pishë! Pranverë e vërtetë, thosha. “Do të kemi verë të hershme sivjet? Do të kemi të mbjella dhe të korra të mbara! Fati i bujqësisë dhe i kohës për të, është edhe fati i të gjithëve!” Më kujtohen edhe fjalët e Norës, që kur ia përmendnim njëri-tjetrit edhe kohën e rinisë sonë, qeshnim: “Eh, zemër o dritë, burrë he shpirt!”, pastaj edhe sa vargje me lotët e dasmës që kujtonin përplasjen e rinisë kur qanin nënat: “O, ty t’ka lanë loja e çiknisë!”.Besimi duke e lexuar atë që kishte hartuar gjatë ditës së djeshme, shprehu mospajtimin e tij për Evropën lavire! “Këto fjalë t’i kam nënvizuar, baba, dhe është turp t’i përflasësh si i tillë që je”. “Më duket se nuk e paske kuptuar biri im! Shqiptarët gjithnjë qenë modest dhe kurrë s’e quajtën Evropën lavire! E lutën atë që t’ua zgjidh problemin shqiptar, i kënduan himn dhe ia qitën në prehrin e saj të gjitha dokumentet se nuk pajtoheshin me ndarjen e tokave shqiptare! Por, sikur të gjitha ato kërkesa dhe protesta që i bënë për ta ngritur zërin e Evropës, për t’i mbrojtur si popull i pakrah, ajo asgjë nuk bëri për ta? Evropa është ajo, dhe kjo? Evropa ishte dhe nuk ishte, e sërish mbeti asgjë për ne! Ne jemi po të kësaj Evrope, që gjithnjë ia kemi dhënë gjakun tonë!”. Nora kur flitej për gjakun, më kishte thënë: “Lit, më është dukur se ai gjaku im ishte i trashë, e pash gjakun e të tjerëve në epruvetë, i hollë ckurrjel! Çfarë është edhe ky gjaku ynë? I dhembshëm, Lit! Çfarë gjaku është derdhur për këto trojet tona?”, dhe ecnim duke mendua, e tërë këtë përpiqesha ta vë në skedarë të mi. “Dy shprehje të mia: “Mirëmëngjesi dhe faleminderit” u bëj thirrje të gjithëve që mundësisht të futin në Fjalorin më të ri enciklopedik, se ato, lëre që i adhuroj vetë, por do t’i adhurojnë edhe breznitë e ardhshme! A janë mjaft këto fjalë dhe kur do të ketë fat ky popull t’i shoh në Fjalorin enciklopedik të shqiptarëve? Kushtojnë shtrenjtë? Janë shprehje të qëlluara apo të paqëlluara?

Page 12: uniartpro1.webnode.com · Web viewS’është kulturë t’ia lexosh letrën tjetrit, por ata kishin shkuar nga banesa ime dhe këtë e kishin lënë në dysheme të shkelur si letër

Çfarë mund t’u shtojmë dhe a ka mundësi të bëjmë ndonjë përmirësim të tyre? Janë shprehje të njohura apo të panjohura: “Mirëmëngjesi! Faleminderit!” Dhe, po qe yti të bie në faqen e majtë me shuplakë, thuaj: “Faleminderit!”, dhe ktheja faqen e djathtë dhe prapë i thuaj: “Faleminderit, më mësho edhe një herë nëse të është dukur se me ke rënë pak! Ja, ku jam, natën, ditën, këtu më ke! Urdhëro në çdo kohë”, dhe kur flisja për këto shprehje, Nora skuqej dhe dukej se diçka nuk i pëlqente. Ajo, duke vështruar me sy bijtë dhe bijat e saj, sikur u zgjua pak me vonesë, shtonte: “Jo, Lit, mos u bën i tillë! Nuk durohet shuplaka e huaj! Grushti i huaj!”“Mirë thua, Nora ime, po unë them e flas për shuplakën dhe grushtin e tëndit! Më kanë mësuar tregimtarët diçka, ata kanë bartur në supat e tyre një barrë të rëndë të historisë sonë. Mjafton ta them një mendim të një shoku të ndjerë, shok të punës, Vehbi Krasniqit nga Bardhi i Madh:“Ishim zënë për një udhë të katundit dhe u bëmë copë e grimë, çështja e mosmarrëveshjes u shtrua edhe në gjykatë që menduam se i kishim në duar tona. Nga Gjyqi i Komunës erdhi Habib Hashani, ia parashtruam çështjen e udhës, dhe bëri hetime. Pas disa ditësh pritej që mosmarrëveshja do të zgjidhej, por Habibi e kishte vendosur atë punë në dobi të palës që fare nuk kishte të drejtë. Dhe, një mbrëmje iu pata ankuar babait tim, Fazliut: “Baba, më duhet të dalë në atë udhë dhe të vdes për të. Më kanë ngushtuar shumë. Mendja se juristi shqiptar do të punoj sipas ligjit, por doli tjetra! E di se më ke një djalë dhe më ke ruajtur shumë nga gverrat në lagje dhe në katund, por siç po sheh, më ka ardhur thika deri në asht! Nuk mund të duroj më! A sheh, se i tërë katundi më kanë hëngër në sy? Çfarë të bëj, të vras veten apo?”, dhe kur ia kishte dëgjuar të gjitha këto ankesa, prej hidhërimit iu kishte dukur se barku iu trazua. Ai nxori zhagun e sodës së bukës që e mbante me vete, piu një lugë të vogël të çajit me do ujë, dhe u ngrit në këmbë. I kujtoj mirë ato fjalë të tim eti:“Jo, bir, jo, s’e ke mirë. Duhet të bëhesh urë e fqinjit?”, i kishte thënë ai. “Urë që të kapërcejnë ata mbi mua, a? Të më shkelin!...”“Po, biro, po, le të shkelin edhe mirë. Ata që mendojnë se do të shkelin ty, shkelin veten!”, i kishte thënë babai i Vehbiut, e ai kishte heshtur.“Urë kaluese të bëhemi të gjithë?”, e kishte pyetur ai.“Urë e tëndit, po, e sa për të huajin, dihet...”“Historia jonë është e thatë! Pse, do të më pyesni? Kanë shkruar historinë të tillë që deshën të krenohen para botës shqiptare, se janë historianë, dhe çfarë do të mbesin? Historia s’është vetëm e tyre? Historia është e popullit! Letërsia s’është vetëm e shkrimtarëve, por edhe ajo është pjesë e popullit! U mësuam që në emër të popullit të shkruajmë, se gjoja mendimi i drejtë i tij, na hapi udhë të reja? Çfarë janë njerëzit që shkruajnë? Kënd mbrojnë ata, veten apo të mirat historike dhe materiale të kombit? Historianët nuk guxojnë të anojnë në asnjë anë të regjimit në fuqi. Vija e historisë është vija e popullit!”, e kisha mbyllur një pjesë të asaj bisede të pasdites në shtëpinë e Tahir Abdylit, me shpresë se do të krijohej një klimë e qetësi kombëtare për hartimin e historisë sonë.Fillimi i shkurtit më gjeti në lokalet e “Zërit” dhe posa u futa në zyrë, së pari u përshëndeta me kryeredaktorin e “Zërit” Bardh Hamzaj, dhe me gazetarët: Blerim Shala dhe Hysen Matoshi. Ata, u ngritën në këmbë, dhe në pyesnin për shëndetin e Arsimit dhe hallet e familjes së tij. “Kemi dëgjuar se ia kishe dërguar edhe gruan me fëmijë në Gjermani? Mirë ke bërë!”, më thoshte Bardhi dhe futej në shkrimet që duhej t’i lejonte për numrin vijues të “Zërit”“More, i thuaj Arsimit, të mos kthehet këtu edhe një kohë!, ishte inkuadruar në bisedë Hysen Matoshi, dhe bëhej bisedë për qetësimin e situatës në Kosovë. Duke biseduar në zyrën e kryeredaktorit, u fut edhe Ali Hajdini, njëri prej drejtorëve më të ri të “Zërit”, i emëruar me dëshirën e kolektivit. Mbasi u njoftua se isha babai i Arsimit, u ul në një karrige, dhe të gjithëve na rrëfente për atë që kishte përjetuar e dëgjuar kur ishte në punë në “Famipën” e Prizrenit. “Kam punuar pesë vite në “Famipën” e Prizrenit, atje shkova shumë i ri dhe pa përvojë. Dita-ditës nisa të mësoja prej të vjetërve dhe më kujtohen ato barsoleta që më janë ngulitur thellë në

Page 13: uniartpro1.webnode.com · Web viewS’është kulturë t’ia lexosh letrën tjetrit, por ata kishin shkuar nga banesa ime dhe këtë e kishin lënë në dysheme të shkelur si letër

psiken time. Punëtorët shpesh më thoshin si në shaka: “Ka ardhur mace e ka dalë dac!”. Vonë e hetova se çfarë kishin bërë ata që vërtet kishin ardhur dhe punuar si të tillë, e pastaj ia kanë hequr nëntëdhjetë e nëntë dredhë asaj klase punëtore. Edhe jahuditë kur kanë ardhur në Prizren me qëllim që të bëjnë tregti, kur shkojnë të blejnë vezë, një prizrenas i kishte marrë ato dhe i vë në peshore. Kur e kishte vërejtur jahudiu se i maste vezët, e pyeti:“Ç’po bën ashtu? Ku ke parë ti se matën vezët në peshore”. “Ne këtu i matim vezët, se disa janë më të mëdha e disa më të vogla! Të mëdhatë kushtojnë më shtrenjtë, kurse të voglat më lirë!”Jahudiu kur kishte parë se aty për herë të parë mateshin vezët në peshore, u kthye e tha:“Eh, këtu s’paska vend për mua as për jahuditë e tjerë!” Dhe, më thoshin se jahuditë s’munden të jetonin në Prizren, ikën...Duke e dëgjuar këtë shaka të vjetër, shpreha mëdyshjen. “Eh, po unë e paskam dëgjuar ndoshta gabimisht, se kjo kishte ndodhur në Gjakovë”, dhe u mbyll kjo tabu temë: “Jahudiu dhe vezët e Prizrenit apo të Gjakovës”.

AXHË, NA LA SUFAJA!...

Rreth orës 21:00 kur në sallon arritën rejat dhe sa gra të tjera të mëhallës, meqë pritej se do të pihej çaji apo kafeja, ia nisën të bëjnë shaka në llogari të vjehrrave. Nuk desha të futem në bisedë, por seç më ishte kujtuar rrëfimi i të ndjerit Nebil Duraku, që përpiqej ta rrëfente edhe t’ua mbushte mendjen. Bisedën e ktheva në lajmin që në ato ditë të lulëzimit të Gjakovës në ish-Jugosllavi ishte dëgjuar dhe përhapur në qytet, se si me rastin e hapjes solemne të Shtëpisë së re të mallrave qytetarët ishin njoftuar: “Kush hyn i pari në Shtëpinë e mallrave dhe blen i pari, i takon një televizor kolor!” Dhe kur ishte caktuar dita e hapjes solemne të Shtëpisë së mallrave, gratë e Gjakovës ishin zgjuar herët dhe të rreshtuara prisnin para dyerve të Shtëpisë së mallrave. Kur punëtorja hyri brenda atëherë arriti edhe drejtori që vërejti atë rresht të madh të grave, pasi bëri një bisedë të shkurtër “ad hoc”, drejtori në emër të punëtoreve, vendosi t’i përgënjeshtrojë lajmet dhe para grave doli me qëndrime të tjera, për ta shpëtuar televizorin. Ai posa i hapi dyert e Shtëpisë së mallrave, gratë nisën të shtyheshin në rresht, e kur hipi në shkallë e ngriti zërin:“Dëgjoni këndej! Kush e ka fotografinë e vjehrrës në çantë, le të hyn brenda, se i takon shpërblim televizori kolor!”Gratë e Gjakovës u habitën me këtë qëndrim dhe nisën të qortojnë drejtorin, dhe kur nisën t’i hapnin çantat e tyre e të shikonin t’i gjejnë fotografitë e vjehrrisë, vonë nisën të kthjellohen. Kur panë se asnjëra prej tyre nuk e kishte fotografinë e vjehrrës, nisën të arsyetohen: “Uh, prit pak se po shkoj në shtëpi dhe po e marr fotografinë e vjehrrës!” Dhe të gjitha gratë e Gjakovës u shpërndanë, e televizori kolor mbeti që t’i jepej atij që i thanë paratë!“Edhe ti, moj Nora ime, ke mbetur sikur ai televizori kolor në Shtëpi të mallrave të Gjakovës! Besa po të ishe kolor, do të ishte mirë, por...?”, dhe salloni nisi të vlojë nga shakatë që kanë ngjashmëri.Kur po e rrëfeja këtë që e kisha dëgjuar së pari prej Nebil Durakut, që ishte i Drenicës, por dhëndër i Gjakovës, kujtoja edhe atë Shtëpi të mallrave, që pikërisht pata hyrë në të në pranverë të vitit 1989, dhe kur shikova se ajo vërtet ishte ndërtuar siç i kishte hije një shtëpie tregtare, kërkova të blej kapelë franceze. Isha vetë i katërti, dhe kur panë se ishin çmimet e volitshme, kushtonin nga 10 dinarë të atëhershëm, të gjithë i blenë nga dy sosh.“Po, si po e kapërceni jetën në Gjakovë?”, e pata pyetur shitësen.Tre femra të bukura e kishin dëgjuar këtë bisedë, dhe njëra prej tyre, ishte përgjigjur:“Axhë, na la sufaja!”

Page 14: uniartpro1.webnode.com · Web viewS’është kulturë t’ia lexosh letrën tjetrit, por ata kishin shkuar nga banesa ime dhe këtë e kishin lënë në dysheme të shkelur si letër

Më kujtohej gjatë kjo shprehje që e kisha shënuar në bllokun e shënimeve që tash po e shpalos para lexuesve.“Janari dhe shkurti janë muajt më të frytshëm për mua!”, thosha në atë mbrëmje të shkurtit, duke i shikuar ato shënime që nuk kishin ardhur në radhë që t’i përpunoj. Në shënimet e mia pikërisht të shkurtit të vjemë, kisha gjetur një skedë, ku flitej për Vasil Xhonevin, që quhej edhe admirali i satirës bullgare.Duke e përsiatur këtë shënim të hershëm uroja që të mos përsëritej donkishotizmi ndër shkrimtarë!...

JA RRUSH, JA QERSHI!E premte, më 3 shkurt 1995

Isha zgjuar herët në mëngjes duke e përsiatur një legjendë popullore: “Po të mos ishin dragonjtë, kuçedra do të përpinte tërë botën! Era që i rrëzon shtëpitë është fryma e kuçedrës; fryma e malit të Mujës e Halilit!” Kur më dukej se isha liruar nga trysnia e kësaj legjende, në atë mëngjes që kishte gdhirë me diell, shikova prej dritares së shtëpisë sime nga lindja e diellit se si hardhia e rrushit, prej dy fidanëve që i kam kujtim prej Adem Gashit, veteran i arsimit, kjo në anën e mbrapse të shtëpisë pati fat dhe nuk iu luajt trualli, kurse tjetra që është prej perëndimit, para shtëpisë, një kohë ishte e mbjellë në një kënd tjetër të oborrit, por kur realizohej projekti për shtimin e shtëpisë, një pjesë të re të saj, ishte paraparë që hardhia të zhvendosej prej andej. Madje, gjatë patëm menduar edhe se si bunari që është hapur në kohën kur nuk kishte ujësjellës, të mbyllej, por kisha ngul këmbë: “Silluni e pështilluni rreth këtij bunari sa herë të dëshironi, si kuajt që sillen me ham rreth mullari, se assesi nuk bën që të mbyllet! Këtu janë mësuar të marrin ujë një mëhallë, e shumë herë kanë marrë ujë edhe studentët kur konviktet e tyre me ditë të tëra nuk kishin ujë!” Halle të mëdha ishin këto, në moshën gjashtëdhjetëvjeçare, të mendoja se si të zgjeroheshin bijtë e mi. Dhe, kur pas shumë përpjekjeve dhe krahas nevojave të mëdha për shtëpi, shihej se nuk ka shpresë që të blihej ndonjë truall e të synohej diku tjetër, ishte marrë qëndrimi që shtëpia e re të fillonte ngjitas me atë të vjetrën. I kujtoja shumë herë ato ditë, dhe një ditë, duke biseduar për shtëpi të re, në banesë të Arsimit e kisha dëgjuar Ardianin duke thënë: “Gjysh, shtëpinë e re dëshiroj të ma ndërtosh te hardhia e rrushit!”. Dhe, kur u plotësuan kushtet për fillim të ndërtimit të shtëpisë së re, hardhia e rrushit u bart prej andej dhe u mbëltua para shtëpisë, në hyrje dhe pas shumë përpjekjesh ajo zu të përtëritet e të zhvillohet!Shikoja edhe një herë hardhinë e rrushit që i kishte hipur qershisë, dhe po të mos bëhej diçka që ajo të lirohej prej saj, do të thahej qershia që piqet më herët se çdo pemë. Pemët janë të fëmijëve, por tash, në shtëpinë tonë nuk janë të gjithë ata fëmijë që kur iu reshnin qershisë, nuk mund t’u binte më shumë se nga një grusht qershi. Posa fillonte të piqej, ata i hanin edhe të verdha dhe ishin tepër të kënaqur. Hardhia ia kishte marrë anën qershisë! Nuk dëshiroj që këtë ta bëj alarmuese, se Besimit rrallëherë i kapën punët e tilla për dore! Sa për Xhavitin dhe Arsimin, ata janë të interesuar, por çfarë të bëj: “Xhaviti me fgrua e fëmijë është në banesë, Arsimi me Fitimin e fëmijët e tyre, ikën për në gjermani! Kush ka të hajë qershi?” “Po, si thua ashtu, Lit?”, do të më qortonte Nora. “Janë tre fëmijë të Besimit, dy të Xhavitit! Hajt, e mos u mërzit për atë punë! Ka kush i ha edhe ato qershi!” Mendoja se si t’i merrja dhe disa fidanë të rinj dhe sivjet të shkoja në katund e t’i mbjellja në truallin e vjetër, ku lashë asht e rrashtë? Pranvera po vjen, duhet të bëhet kitja e hardhisë dhe e mollëve në katund. Sivjet do t’ia heqim hardhinë e rrushit kësaj qershie, se është lodhur duke e bartur si barrë të huaj! Dy të mira nuk po i bien askujt, as ne. Mendoni mirë: “Ja rrush, ja qershi!”

A DEL PËR MUE PRANVERA?

Page 15: uniartpro1.webnode.com · Web viewS’është kulturë t’ia lexosh letrën tjetrit, por ata kishin shkuar nga banesa ime dhe këtë e kishin lënë në dysheme të shkelur si letër

Sot nuk i dëgjova valët e Radio-Tiranës, sikur çdo gjë atje dhe këtu kishte rënë në heshtje. Ishte krijuar njëfarë qetësie shpirtërore në atë mëngjes, dhe seç më ishte kujtuar kënga që para tri ditësh e kisha dëgjuar më ëndje: “A del për mua pranvera?”. Po, si nuk do të dalë ajo pranverë, do të dalë edhe për mua? Po, sa shumë herë e kam kënduar atë këngë më 1947, kur mësuesi Haki Rraci i Gjakovës, që kishte hapur shkollën e parë në mejtepin e gjashtë katundeve, gjithnjë mua dhe Ramadan Pajazitin na qiste para nxënësve dhe meqë u pat ndalua kënga “HIMNI I FLAMURIT” e këndonim një këngë tjetër si në kor. “A del për mua pranvera?, e këndonim edhe kur vinte inspektori i shkollës, zoti Abdullah Zajmi, dhe ia plotësonim dëshirën e zjarrtë që kishte për këngë, e nuk e dijshim se ai adhuronte atë këngën për flamur. Kujtova edhe ardhjen e mësuesit të parë në odë me Abdullah Zajmin, dhe kur isha ngritur të lexoja afër dritës së llambës, më ishte drejtuar inspektori i nderuar: “Largohu prej dritës së llambës, se mund t’i dëmtosh sytë!” Pranvera po vjen, po vjen thashë në vete, dhe do të bëjmë çmos që në oborr të shtëpisë këtu në Prishtinë, t’i kryejmë sa punë në kopsht duke bërë një tendë për hardhi të rrushit, ashtu që ta zbukurojmë si duhet. Kështu, do të shpëtojë edhe qershia që është kapluar prej degëve të hardhisë. Në fillim të vjeshtës, për herë të parë, i kisha plehëruar këto hardhi të rrushit, dhe gratë e shtëpisë i porosita që të mos e hidhnin çajin e rusit në shportë, për kurdoherë ta grumbullojnë te rrënjët e hardhive. “Çaj i rusit, po i thonë këtu në Kosovë, se dobi prej rusëve kurrë s’kemi parë, s’kanë parë as ata në Çeçeni e vende të tjera, e po shohim ne shqiptarët? Çaji që kultivohet në Indi, është pagëzuar ndryshe! Edhe kjo punë e çajit, më shumë fitojnë ata që bëjnë tregti me të sesa indianët e shkretë! Tash, kur Lit Palajt i kujtohen ata që lavdërohen se pinë shumë çaj, i kujtoj fjalët e Hajdin Ramës, dikur kryetar shumëvjeçar i ish-Kuvendit të Komunës së Skënderajt (Serbicë!), që tash po e quajnë Skenderaj, por pushtetin në komunë ende e kanë në dorë serbët. Herët e kishin qortuar Litin që në shkrimet e tij e kishte përdor emrin Skënderaj. Edhe në atë Skenderajn tim ka mjaft çajtore, si këtu në Prishtinë dhe gjetkë. Po, fjala e Hajdinit iu soll nëpër mendje: “Çaji i rusit - maja e fukarallëkut!”. Nuk do të pajtoheshin ata që e pinë shumë çajin dhe janë mësuar me aromën e tij, por e di prej këndej se Arif Birinxhiku, neuropsikiatër i Prishtinës dhe Haxhiu, vëllai i tij gjuhëtar, do të pajtoheshin me këtë mendimin e Hajdinit. Sa për mendime dhe udhë që kishte ndjekur Hajdin Rama, kushedi se çfarë do të flisnin? Më mirë të heshtim të gjithë, dhe udhët e vjetra të mos i harrojmë se mund të na mbyllen një ditë edhe këto të rejat!

“MOS U LUT, PO PUNO!...”

U ngrita në këmbë dhe kur hapa dritaren e vogël prej shtëpisë së vëllait tim, dëgjohej zëri i një kumrie që fluturonte prej një maje në një tjetër të atyre pishave që janë kultivuar në kopshtin e tij. “Fazliu është më punëtor se ti, Lit!”, më thoshte shpesh Nora ime. “Po, moj, Norë, punëtori i mirë e nxjerr kafshatën edhe në gurë të thatë! Por, mos ke frikë edhe ne po hamë bukë! Më mirë që e lavdëron vëllain tim se është punëtor, se sa të ma qortoje. Dhe, seç m’u ngjitën disa sentenca të popujve të botës së jashtme, sikur ne nuk kemi mjaft sosh:Dita pa punë të lodhë më shumë se nata pa gjumë - thënie arabe;Ditët e punës! Të vetmet ditë që kam jetuar – A. De Myse;E vetmja udhë që të çon te dituria është puna – B. Shou;Edhe toka më pjellore po të mos punohet, prodhon ferrat më të egra – Anaksagora;Frymëzimi është vëllai i punës – Sh. Bodler;Mos dëgjo tjetrin ç’thotë, po shiko se ç’bën në botë – N. Frashëri;Jetova, aq sa punova - V. Gete;Mos u lut, po puno! - thënie japoneze;Mund të lodhesh nga çdo gjë, po jo nga puna – thënie franceze;

Page 16: uniartpro1.webnode.com · Web viewS’është kulturë t’ia lexosh letrën tjetrit, por ata kishin shkuar nga banesa ime dhe këtë e kishin lënë në dysheme të shkelur si letër

Veprim, veprim, veprim – Demosteni;Ditura është thesar, puna është çelësi i saj – P. Buast;Në rast se i bën dikujt një përkulje të thellë, tjetrit ia ke kthyer shpinën – Sokrati;Edhe njeriu më i ngadaltë, por që sheh kurdoherë qëllimin përpara, është më i shpejtë se ai që bredh pa ndonjë qëllim – G. Lesing;Kush nuk turpërohet nga gabimi i tij, është dy herë fajtor – thënie amerikane;Çdo njeri nuk mund të bëhet hero, por mund të bëhet njeri – A. Spenser;Kur njeriu nuk e di se për në cilin liman është nisur, asnjë erë nuk fryn mbarë – Seneka; Çdo njeri i ka tri karaktere: atë që ia veshin të tjerët, atë që ia jep ai vetes dhe atë që e ka në të vërtetë – V. Hygo.Kur po i përfundoja këto sentenca për punën, më kujtohej një bisedë në verën e vitit 1981, kur më ankohej Aliu, se si askush nuk dëshiron të punojë në katund as ta lutësh me para e bukë. Dhe, për të më bindur, më tha: “O Lit, vallahu, shatin leje në udhëkryq, në dash në arë, se s’ta merr askush!” “Çka të bëj kur më zu qesari në këtë tokë?” - pandehte shpesh edhe i biri i mixhës.

JETA PA LIBRA ËSHTË VDEKJE

Më ishin bërë shumë mendime dhe duke bërë përpjekje që t’i fusja në shkrimet e mia, hasa edhe në një fjali që shpesh e kishte përdor Ramiz Kelmendi, shkrimtar shqiptar, që kur e kishte botuar tregimin e parë, dhe kishte fituar një ndër shpërblimet në konkursin letrar të ish-gazetës “Rilindja” - “Sadik Hamalli” mezi prisja ta lexoja. Kur kishte dalë gazeta shqipe nga shtypi dhe më kishte arritur në Runikë, të gjithë nxënësit e klasave të shtata dhe të teta i kisha detyruar që të përshkruanin atë tregim. Dhe, gjatë një jave, të gjithë e patën përshkruar në fletoret e tyre, e sa veta më ankoheshin se nuk kishin fletore për ta shkruar tërë atë tregim. I detyroja ta lexonin dhe ta komentonin, dhe po qe se ndoshta ndokush prej tyre “s’e thoshte mendimin tim së pari: “Shkrimtari Ramiz Kelmendi në tregimin “Sadik hamalli”, paraqet vuajtjet e një hamalli, i cili bartë çdo gjë në qytet, sa për të fituar kafshatën e gojës”, një notë e kishte minus! Shpesh prej nervozizmit që nuk i përmendej emri shkrimtar, më dukej se kërcisja në dhëmbë, dhe ngritja zërin: “Po, pse nuk i thua shkrimtar Ramiz Kelmendit? A të dhemb goja, apo çfarë ke?”. Dhe, në kohët e mia, njeriu që shkruante duhej t’i thoshim shkrimtar, gazetar, si dhe ai që merrte ditarin e punës dhe shkonte në klasë, i thoshim mësues, edhe pse nuk e kishte të kryer shkollën përkatëse, por që kishte mësuar shkrim-lexim ! Zoti shkrimtar, Ramiz Kelmendi, shpesh ia kishte ndryshuar titullin tregimit “Sadik Hamalli”, dhe sikur atë dëshironte ta fuste në llojin e prozës moderne, e titullonte: “Rrëfimi i njeriut me samar”! Si i tillë, mendonte ai se do të pranohej në letërsi, por përmbajtja e tregimit fare nuk kishte ndryshuar. Pra, ishte rrëfim në veten e parë, që ia kishte hapur dyert Ramizt në shkrimet e tij. Ramiz Kelmendi ishte dhe mbeti shkrimtar, dashamir i librit dhe gazetar shumëvjeçar i gazetës “Rilindja” dhe i “Zanit të rinisë”, që kur ishte student në Universitetin e Beogradit, botohej në këtë kryeqendër dhe pastaj shpërndahej nëpër Kosovë dhe vende të tjera. Lexohej “Zani” edhe në atë fillim, dhe i mori këmbët! Në skedat e mia hasa shprehjen që e kishte huazuar z. Ramiz Kelmendi në një shkrim të tij, e unë po e rihuazojë dhe po ua jap të tillë: “Jeta pa libra është vdekje” - përkthyer nga latinishtja: “Vita sine litteris mors est”. Sentencat latine i përdorin të gjithë shkrimtarët, prandaj mirë që më erdhi radha ta përdor edhe unë! Këto sentenca vështirë se mund t’i fusim në veprim, nën këto kushte kur bëhet një luftë politike në Kosovë dhe gjetkë? Në skedë janë edhe sa namë, që nuk dëshiroj ta godasin demokracinë:Të lëshoftë toka deri në ka të zi!Të coftë kau në lavër!Të qoftë koftlargëti te Guri i Plakës!

Page 17: uniartpro1.webnode.com · Web viewS’është kulturë t’ia lexosh letrën tjetrit, por ata kishin shkuar nga banesa ime dhe këtë e kishin lënë në dysheme të shkelur si letër

Të qitt Zoti në Klysyrë të Mjekiqit!Të rrahtë bolla me bisht e të bëftë vred! T’u mbushtë shtëpia me bolla e gjarpërinj!Të shitoftë zana e të zanoftë! Motra ime Fetije thoshte: “Të shitoftë zana e të krizmoftë!”Shpesh, kur Besimi ishte i disponuar që në mëngjes të lexojë diçka, ia jepja shkrimet e mia në dorëshkrim, dhe kur e përfundoi së lexuari, e pyeta:“Si t’u duk shkrimi?”“Mirë, po fundi s’është mirë! “Duhet ta heqësh!” - më tha ai.“Po, si nuk të pëlqyen ato nëmë, apo?”“Fundi është i zbehtë, baba!” - dhe mendoja çfarë të bëja? Ti lë apo të mos i lë ato nëmë në mbarim të kësaj pjese? Dhe, njëherë po i lë! Do të shohim?...

GJURMË TË PËRFLAKURA

E premte, më 3 shkurt 1995

Rreth orës dhjetë mendoja se si të ikja nga tërë ajo që kisha lexuar e nënvizuar në librin e Isak Shemës: “Gjurmë të përflakura”, por as vetë s’e di se si më ishin ngulitur në kokë disa mendime dhe fjalime publicistike të ish-luftëtarëve të Eminit, Boros e të Ramizit, - Bacës! Në libër shiheshin edhe titujt e gazetave luftarake, që më e dëgjueshmja ishte “Lirija” kurse në fillim të saj ishte një vulë e rrumbullakët me yll pesëcepësh ku shkruante: SKS. Lidhja e Komunistëve të Serbisë, dhe në gjuhën shqipe ishte shkruar fjalia që shpesh përsëritej: “Vdekje fashizmit – Liri popullit!”Pikëthirrësi e kishte domethënien e vet!Në anën tjetër të gazetës ishte një yll pak më i madh, dhe gazeta ishte botuar në gusht të vitit 1943. Kryeartikulli ishte botuar në gjuhën shqipe: “Pak mbi situatën”.Ika nga faksimilet e kësaj gazete luftarake, e lufta kishte shpërthyer këtu afër nesh, në Kroaci dhe në Bosnjë. Frikësoheshim mos ajo luftë po përhapej edhe në Jug, ashtu që shqiptarët me apo pa dëshirë do të futeshin në atë luftë, por për t’u bashkuar me Shqipërinë, sikurse në Luftën e Dytë Botërore, e jo me Serbinë që na kishte tradhtuar dhe lënë këmbët e arushës në dorë!Emin Duraku, i ndjerë, që nuk arriti ta përjetonte se në çfarë situate kishte rënë populli i tij pas luftës, e në veçanti ajo Shqipëria jonë, që në ditët më të vështira me bukë e pa bukë e kishte rritur e shkolluar! Emini në fjalimin e tij bënte përpjekje: “Ta shtojmë veprimtarinë tonë kundër kolonës së pestë e spiunëve të armikut duke demaskuar çdo mashtrim të tyre e duke i zhdukë edhe fizikisht! Të organizojmë e përgatisim politikisht e ushtarakisht popullin për një luftë aktive kundër okupatorit. Kështu sabotimi i çdo gjëje të vlefshme për armikun, mosdëgjimi për të shkuar në ushtri për të luftuar për fashizmin e të shtypin popujt fqinj që luftojnë për çlirimin e tyre kombëtar, bashkimi ynë me radhët partizanë malazeze e serbe! Të përfitojmë prej mobilizimit për të krijuar partizanët shqiptarë. Të vëmë sa më në korent të ngjarjeve të Shqipërisë e të organizojmë shërbim të mirë informativ e kundër informativ. Të shtojmë numrin e shokëve dhe përgatitjen e tyre teorike e praktike duke i pajisur me një përvojë, vërtet revolucionare...” dhe pikëthirrësi nuk ishte vënë në fund të fjalisë, por trepikëshi, që nuk di çfarë do të ketë mbetur pa u thënë?...Baca (Ramiz Sadiku), i ndjerë që kishte rënë krah për krah në luftë me Boron, shkruante: “Gjendja në Shqipni”.“Pushka e parë partizane ka ushtuar nëpër tërë vatrën e Skënderbeut dhe i ka ftuar në luftën e shenjtë çlirimtare të gjithë bijtë besnikë e të ndershëm të popullit tonë. Është shpallur lufta e pamëshirshme - lufta deri në shkatërrimin dhe zhdukjen definitive të okupatorit të urrejtur fashist

Page 18: uniartpro1.webnode.com · Web viewS’është kulturë t’ia lexosh letrën tjetrit, por ata kishin shkuar nga banesa ime dhe këtë e kishin lënë në dysheme të shkelur si letër

e të gjithë rrogëtarëve të tij të brendshëm nga faqja e tokës shqiptare. Bijtë e varur dhe të vrarë të Shqipes, gjaku i shenjtë dhe i çmueshëm i tyre kërkon hakmarrje - dhe do të hakmerret. E hakmarrja do të jetë e tmerrshme!Në faqen 68 është paraqitur Monumenti kushtuar LNÇ-së në Gjakovë, ku shihen tre partizanë, dy tyta të pushkëve të ngritura, kurse në dorë edhe një bombë, e tjetri i lidhur për shpine të njërit shok shikon me habi se çfarë do të ndodh? Një liridashës nga Gjakova shkruante: “Populli kreshnik i Gjakovës, çerdhja e patriotëve të Kosovës, që ka dhënë heronj të Rilindjes Kombëtare si Bajram Currin, Asim Vokshin, Sadik Stavilecin, Emin Durakun, Mazllum Shasivarin, etj., ia dha përgjigjen e duhur dhe të meritueshme terrorit fashist. Në shenjë urrejtjeje dhe proteste kundër arrestimeve të padrejta, kundër terrorit e barbarizmave fashiste demonstroi nëpër udhët e qytetit. I tërë qyteti buçiste nga zëri i turmave që këndonin këngë patriotike, liridashëse, antifashiste. Si një gjyle topi dilnin parullat nga gjokset e trimave: “Poshtë terrori fashist1”, “Jashtë okupatorët”! “Rroftë bashkimi i popujve të ndershëm shqiptar – serb – malazez!”, “Rrofshin luftëtarët e lirisë, Partizanët!”, “Duam që të lirohen të arrestuarit e pafajshëm!”. Xhavit Nimani shkruante për arritjen e brigadave shqiptare në Kosovë e Metohi. “Formimi i ushtrisë popullore të Kosmetit nga rinia e tre popujve, po i jep fund demagogjisë së okupatorit e të çakalleve të tri kombësive. Bashkimi i UNÇ-së të Shqipërisë e të Jugosllavisë po çrrënjosë shovinizmin e po e bëjnë Kosmetin “urë vëllazërimi të popullit të Shqipërisë me popujt e Jugosllavisë”. “Djemtë e këtyre popujve po e zhdukin njëkohësisht fashizmin e të gjitha shkaqet e urrejtjes në mes të popujve tanë. Po e njomin tokën e Kosmetit me gjakun e përbashkët. Aty, së shpejti, prindërit e vëllezërit tanë do të punojnë e jetojnë të lirë e në harmoni të plotë. Nesër në Jugosllavinë demokratike federative nuk do të ketë ndryshime në mes të shqiptarëve, serbëve dhe malazezve të Kosmetit, as nuk do të ketë kurrfarë muri kinez ndërmjet Shqipërisë dhe Jugosllavisë demokratike federative. Garanci më e fortë për këtë do të jetë UNÇ-ja e Jugosllavisë dhe e Shqipërisë”. Ai fliste edhe për tradhtarët e popullit e që ushtria shqiptare e kishte shpëtuar Shqipërinë dhe Kosmetin nga terrori fashist e nga tradhtarët e Tiranës, të Beogradit dhe të Kosmetit, që ishin grumbulluar kudo. Kishte pjesë të shkruara dhe nga Ditari i Dyl Tahirit, si dhe kujtime për dëshmorët e luftës. “Me gjakun e dëshmorëve po shkruhen fletët e historisë për pavarësinë. Me gjakun e të rinjve po fitohet liria e popujve tanë; po shkatërrohen bishat naziste me fytyra njerëzish, një jetë e re po lind, po lind regjimi i popujve – DEMOKRACIA POPULLORE. Dëshmorët e rënë nga plumbat e fashistëve ashtu siç u kishte hije, vetëm atyre që fati deshi t’ua përjetësojë emrin nëpër shekuj të shekujve. Ata ranë për lirinë e pavarësinë tonë, pra, na lanë ne që ta vazhdojmë udhën dhe të hakmerremi për jetët e tyre të reja, për djemtë e vrarë, për popullin e masakruar, katundet e djegura, gratë e çnderuara, tokën e shkelur, drithin grabitur e për lirinë e dhunshme...”. Ismet Shaqiri derdh lot krokodili për dëshmorët e vrarë, dhe shihet se nuk ishte koha që të ndriçohej vrasja e tyre: “Ramizi, Boro, Emini, Ganimetja, Lubica, Milladini, janë yjtë më të ndritshëm të vëllazërimit dhe të bashkimit të popujve tanë”.OJ KOSOVË, OJ NANA JONË!Zekeria Rexha, pjesëmarrës i luftës, shkruante për Hajdar Dushin:“Hajdar Dushi! Pusho i qetë! Ëndrra jote dhe e kaq dëshmorëve të tjerë të lëvizjes sonë po realizohet! Kosova e re, e lirë, e lumtur, e shkundur dhe e pastruar nga plehrat tradhtarë të së kaluarës, ajo Kosovë për të cilën ti e dhe jetën tënde të re, do të ngrihet krenare mbi themelet e ndërtueme me gjakun tuaj”. “Ushtria jonë e frymëzuar nga heroizmi, vet-mohimi dhe trimëria e dëshmorëve si ti, po e shkelmon okupatorin dhe tradhtarët, po e kryen amanetin tuaj të madh: hakmarrjen mbi armiqtë e popullit. Ushtria jonë do ta mbajë lart flamurin e lirisë, do të përjetësojë për brezat e ardhshëm veprën tënde dhe të shokëve tuaj...”.E pata shumë vështirë të shkëputëm nga tërë ato shkrime publicistike, dhe të kthehem në poezinë që ishte shkruar gjatë luftës. Edhe kur isha gjimnazist dhe së pari profesori i muzikës na kishte

Page 19: uniartpro1.webnode.com · Web viewS’është kulturë t’ia lexosh letrën tjetrit, por ata kishin shkuar nga banesa ime dhe këtë e kishin lënë në dysheme të shkelur si letër

mësuar këngën e Emin Durakut, nuk guxoja ta pyesja: “Kush ishin ata tradhtarë që e vranë Eminin tonë?” Në këtë libër Fadil Hoxha jep një pjesë të jetës së tij. “Vrasja e Emin Durakut, preku thellë zemrën e popullit dhe i nxiti edhe më fort luftëtarët e lirisë për t’u hakmarrë kundër pushtuesit dhe të shërbëtorëve të tij. Çeta partizane “Zenel Hajdini” që atëherë gjendej jo larg Glloxhanit, në Metohi, fill pas këtij lajmi ndërmori aksionin e Carralevës, ku u dërrmua një kolonë e armikut dhe u vra qarkkomandanti i karabinierisë së Prizrenit. Humbja e një shoku kaq të çmueshëm frymëzoi edhe vjershëtarin:

“Oj Kosovë, oj nana jonë,Qaj Eminin shokun tonë,Qaj Eminin se ta vranëDo gjakësorë tradhtarë n’Lipjanë –Me shumë plumba, vaj m’i ranë!”

Siç shihej edhe gjatë LNÇ-së pena e Esat Mekulit nuk kishte lënë pa i shënuar vargjet e tij për okupacionin, kushtrimin, për Boron dhe Ramizin, dhe poezitë e tij i mbajtëm thellë në zemrat tona!

“Ramiz, o vëlla” – Ramiz Sadiku dhe Boro Vukmiroviqi, që u pushkatuan së bashku më 1943.

“Landovicë, a i pe dy trima?Landovicë, a të rroki shungullima?

Në anën tjetër të po kësaj poezie të luftës, është botuar edhe fotografia e Boros dhe e Ramizit. Ramizi e kishte përthekuar me dorë të djathtë Borën dhe e kishte futur thellë në gjoks! Që të dy shihej se ishin shumë të rinj. Lufta gjithnjë i ka hëngër ata!... “Vrasja e Miladin Popoviqit” është kënga që e kishte krijuar Mehmet Hoxha, dhe si e tillë është prezantuar disa herë në librat e leximit në gjuhën shqipe, e asnjëherë s’është botuar në gjuhën serbe! Duhej t’u mësohej kjo këngë edhe nxënësve shqiptar:

- Hijerandi i nanës-o!O gojëmjalti i nanës-o,O syshkruemi i loçkës-o!Përmbi dërrasa dheu kumbon,Rretherrotull vaji ushton.Nën atë vorr që na pikllon,Nën atë rrasë që na trinon,Milladini flen - pushon.

Fotografia e madhe e Milladinit gati i përngjante asaj të Dushan Mugoshës!Ramiz Sadiku në një vjershë ia qanë hallet Shqipërisë: “Oj Shqipni e fashizueme”, dhe mjerisht që sikur të ishte e gjallë do të thoshte ai, apo biri i tij: “Oj Kosovë e fashizueme!” – pas dyzet e pesë vitesh të luftës së mbramë... Hivzi Sylejmani me penën e tij shkroi poezitë: “Burgu”, “Së bashku dëshmorë”, kurse Mark Krasniqi në vjershën: “Shqyponjat e lirisë” shkroi:

“Ju na shkelët lirinë,Flamurin na rrëmbyet,E robëruat Shqipninë,Nën shpatë ja vutë kryet”.

Page 20: uniartpro1.webnode.com · Web viewS’është kulturë t’ia lexosh letrën tjetrit, por ata kishin shkuar nga banesa ime dhe këtë e kishin lënë në dysheme të shkelur si letër

Pastaj e përfundonte me vargjet optimiste:

Pritni partizanët,Flamurtarë të drejtësisë,Pritni bijtë e popullitShqyponja të lirisë!(1943)

Tahir Jaha shkruante vjershën: “Zani i kushtrimit”“Mëshirës fatit s’i bien n’bes딓S’i kërkojmë anmikut ndjesë!”

Pena e këtij luftëtari kishte shkruar edhe poemën e gjatë që për atë kohë ishte sihariq për të gjithë! Të shkruaj luftëtari në gjuhën e tij, kjo s’ishte punë e vogël. “Çlirimtarët” – ku për fat të letërsisë sonë poema është botuar për herë të parë, sipas asaj që pandeh autori i librit “Gjurmë të përflakura”.

O babë,O baba im!Më le një fjalë –Më le një kujtim!- Vllaznim, vllaznim...... Batarja e preu –Fjala ndër dhambë i mbet!

E lexoja prozën që ishte përfshirë në këtë libër! Edhe ajo ishte me interes...! Fillon me prozën poetike të Esad Mekulit: “Liri - nuk të kemi njohtë!”“Nuk të kemi njohtë!”Na thanë se Ardhësi asht xhelat, dhe e nxitën kundër nesh. Na thanë se serbi asht helm për trupin tonë Shqiptar!Por, Ardhësi i mjerë ka qenë rob e kurgja - si na; i vorfën dhe në terrin e padijes - gati si na!Serbi ishte ai që n’emën të cilit baheshin të gjitha të këqijat...Na nuk u përngjasim njerëzve!Na armiqësuan ata, që sundojshin vendin!Nuk të kemi njohtë – prandaj edhe na mashtronin!E zbukuruan shtrigën plakë, (aluzion: Shqipnija e Madhe) i veshën rrobat e nusnisë dhe – e qitën në Pazar...Dhe ishim të lumtur si fëmijët para lodrave.Ishim të mashtruem sa me t’ardhë keq!Na thanë atë, që dikur ia thanë Ardhësit:

- Merrjani tokën!3 Përzini horrat e huaj!

E ne i dëgjuam, sepse kjo tokë na ka lindë. Sepse, e duam si nënën. Pse ajo na jep bukën e përditshme!Nuk të kemi njohtë!Na jemi shkri për të Vërtetën – të cilën nuk e njohshim!Na jemi djegë për Drejtësinë – të cilën na e mohojshin!

Page 21: uniartpro1.webnode.com · Web viewS’është kulturë t’ia lexosh letrën tjetrit, por ata kishin shkuar nga banesa ime dhe këtë e kishin lënë në dysheme të shkelur si letër

Na i kemi besue gjithkujt dhe çdo gjëArdhësit, që punonte tokën tonë dhe kujtonte se asht “i zoti i vetvetes”;

4 Djalit t’ardhësit, që çohej kundër babës, agrarit dhe padrejtësisë dhe ndiqej e torturohej:5 Gjindarmit, që rrihte, vriste e plaçkiste; 6 Tagrambledhësit, që na merrte dhjetë herë një taksë për tokën që e punonte tjetri;7 Begut dhe të birit, agës dhe pensionistit – çanaklëpisit - njerëzve të shitun;8 GjithkujtEdhe çdo gjëje...Dhe – nuk i kemi besueKurrkujt e kurrçkahit!Kqyrshim synin e përgjakun t’anmikut mbi viktimat e pafajshme, mbi ne, plot urrejtje dhe idhnim:9 Eja në veti,

raje, eja në vetiDhe –AHMERRU!...U përmbysën muret që na ndajshin prej botës dhe prej jetës!Që na ndajshin prej njerëzve!U hapëm dyert e burgut tonë shekullor – që të jemi të lirë!Shqiptari, Serbi dhe Malzezi, të bashkuem përgjithmonë, po marshojnë në luftë dhe në vuajtje.(1945)

E lexoja edhe prozën poetike të Zekeria Rexhës “Ngrihe ballin, Kosovë!” që është shkruar në vitin 1937, kur autori ishte student - dhe këtë pjesë ua kishte kushtuar dy revolucionarëve kosovarë Asim Vokshi dhe Xhemal Kada, që luftojshin dorë për dore me revolucionarët e tjerë të popujve të Jugosllavisë dhe të botës mbarë, për liri dhe çlirim të popullit spanjoll nga fashizmi i Frankos dhe ai ndërkombëtar.“Po vijnë agime të reja lirije... Ngrihe ballin, Kosovë!” pandehte herët pena e z. Zekeria Rexha. Tahir Jaha ishte shumë aktiv edhe me prozën e tij “Tymon oxhaku i Sadik Micanit”, prej saj kisha shënuar një dialog:Sadik Micani, dikur iu drejtua djaloshit:

10 Si e pate emnin?11 Emnin... Gjorgje...12 Gjorgje... e?!13 Unë jam... Gjorgji i Jevremit. Ti e njeh?14 Biri i Jevremit, i Jevrem Kuqit! He, skele, skele! Krajlija ia kanë pa sherrin... Po,

karadakja e tij. Eh, dynja, dynjaja e zezë! Në vete thosha: “Mirë që nuk e paska harruar nënën...!”

Edhe Hivzi Sylejmanit iu kishte botuar tregimi “Nana” - nga romani “Njerëzit”. Në vete mendoja: “Mirë që shkrimtari nuk e paska harruar nënën...! Edhe M. Gorku ka shkruar n jë roman të tërë për nënën, dhe e ka titullar me emrin “Nana”!”Xhmilja e këqyri në sy tue mendue se shka me ba dhe prapë vazhdoi pajtueshëm:

15 Sha ke ti me ta unë nuk e di, por në qoftë se kanë pak mend në krye, ata nuk do të dëgjojnë.

16 E shka, po don ti? – bërtiti e paturpshmja. - S’asht kjo Shqipnia jote!17 Nuk asht valla as Shqipnija as Serbija, - ja priti Xhemilja qetësisht. - A nuk po shef se

jabanxhija po na sundon edhe neve edhe juve.18 Edhe ti po guxon me folë kështu!

Page 22: uniartpro1.webnode.com · Web viewS’është kulturë t’ia lexosh letrën tjetrit, por ata kishin shkuar nga banesa ime dhe këtë e kishin lënë në dysheme të shkelur si letër

19 Këtë e din edhe e shef gjithkush.20 Djemtë i ke komunista! - e therri me të keq vajza. - Ku i ke?21 Ah, moj qelbsinë komuniste! – shau e paturpshmja.22 Kujt po i thua qelbsinë, moj kudër e bija e kudrës! – plasi Xhemilja dhe filloi me këqyrë

rreth vetes për me kapë ndonjë send në dorë.23 Ty po të them, ty! Edhe ti je komuniste si djemtë e tu.24 Edhe jam, bre! – bërtiti Xhemilja si e çmendur. – Edhe jam komuniste! Dhe le të jem!

Edhe djemtë le të jenë! Dhe kofshin shëndosh të gjithë komunistat! Zoti ju ndihmoftë të gjithëve! E ty, edhe atyre si ti, u humbtë fara!

25 Desha ta flak librin, por tregimi i H. Sylejmanit “Vdekja e Azizit” sikur më mori me vete. Ishte mbrëmje dhe bëhesha gati të flija. E ndieja veten të lodhur me këto ngjarje të luftës, dhe nata sigurisht do të pjell diçka të re...

MË E MIRË ËSHTË IKJA, SE SA FIKJA!

E shtunë, më 4 shkurt 1995

Isha duke shkruar në makinën time të zakonshme dhe tavolinën e punës e kisha vënë kah lindja, ku e ndieja veten më të qetë. Ndërkohë erdhi Baca, vëllai im dhe hyri në sallon. Më dukej se dikush prej anëtarëve të familjes bënte çudi se si hyri vëllai pa trokitur në derë. Përpiqesha t’ua thosha një fjalë të Gani Lubotenit, kur në prani të mikut të tij, Masar Randobrava dhe në prani të vëllait, kur bëhej bisedë për ardhje dhe shkuarje të njëri-tjetrit, Baca iu kishte ankuar atij, se Liti po hidhërohet që po shkoj rrallë, e ai ia priti: “Te vëllai ke dyert e hapura gjithnjë!”. Përpiqesha që edhe unë t’ua thosha këtë shprehje në familje, por e shtrydhja dhe e ndrydhja fjalën në vete. Baca, vëllai e kishte marrë një xhemper ngjyrë të sedeftë dhe në varëse e kthente herë andej e herë këndej. Xhemperi më dukej shumë i mirë, ishte i thurur me dorë, e unë ia bëra: “Bacë, a po e reklamon xhemperin, a? Sendin e mirë s’ka nevojë ta reklamosh, se shihet gjithkund!”. Ndërkohë, erdhi nusja e Gazmendit me vjehërr dhe Vezirja posa u ul në kanape, ajo vendosi në tavolinën e Lumnijes një makinë të vogël, dhe posa u ul i futi disa tuba penjsh në të dhe sa çelë e mbyll sytë, e thuri një xhemper të bardhë! Pastaj i futi të tjerët, dhe i thuri dy xhemperë, pastaj u kthye dhe i thuri edhe dy shalle të bardha, dhe gëzohej që makina e re i punonte mirë! Dëshiroja të flisja diçka, por sikur gjuha më ishte lidhur nyjë, dhe kështu më doli gjumi...

E shtunë, më 4 shkurt 1995

Fatbardhësi që ika prej fërkimeve të temës së luftës së mbrëmë. Kur thellohem në këtë, më duket se as vetë nuk do të fitojë gjë! “Ika, dhe fat që ika!”, e ngrita zërin pa më dëgjuar askush. Edhe ato tregime e vepra që i kam lexuar për luftën, shpesh më përzihen në këtë kokën time, dhe e humbi shpresën se po të ngrihen edhe një herë i madh e i vogël, në këto raporte që janë krijuar ndaj nesh, asgjë s’mund të fitojmë! Ika edhe prej këngëve që u janë kënduar dëshmorëve të luftës, dhe me zërin e tyre, partizanët kanë marshuar në luftë dhe krenoheshin që po iu këndonin këngë shokëve të luftës, pa u thelluar fare në atë se si mund të ishte vrarë në ndonjë pritë të kurdisur, dhe se për të gjithë ata që janë vrarë, gjithkund kishte gracka, madje ishin shumë të fshehta! Ika dhe fat i madh do të ishte që edhe atëherë t’i iknim luftës dhe të mos futeshim në të sikur në kohën time në atë lojën “qorras”, dhe nuk dihej se kush do të fitojë? Luftën ma tregofshin, e në të vetë mos qofsha! Luftën as mik e as mikeshë nuk e adhuroj ta kam, luftën nuk ua dëshiroj as atyre në Rusi – çeçeneve të mjerë, që këtë që po e kërkojnë sot e kanë kërkuar edhe në luftën e fundit, por që nëna Rusi, s’ua ka pranuar luftën e çeçeneve. “Ku është një çeçen, aty i thonë Çeçeni!”, pandehnin se çeçen për ta ngritur moralin e tyre luftarak ndaj Rusisë, dhe

Page 23: uniartpro1.webnode.com · Web viewS’është kulturë t’ia lexosh letrën tjetrit, por ata kishin shkuar nga banesa ime dhe këtë e kishin lënë në dysheme të shkelur si letër

për ta mbajtur lart moralin çeçenëve! Si të ikën çeçenët nga lufta me rusë? Çfarë bën ajo Rusi e Leninit të madh? Ku janë rusët demokrat? A ka arritur fryma e demokracisë së Evropës atje? Apo, mos vallë dimrat e ashpër nuk po e lejojnë që demokracia të futet nëpër ato male të larta me borë? Po, demokracia në Evropë, si i ka punët? Mos po e varë Rusia si mishtë e terur në tavan? Po, Evropa, çfarë po bën me atë Rusi? Amerika është larg prej saj? Mirë po e luan atin edhe ajo! Politikës po i bie me politikë! Ata përkrahin zotin president Boris Jelcin, se çeçenët duhet t’i zgjedhin çështjet e tyre vetëm në kuadër të Rusisë, e kur sa shokë të mi dëgjojnë lajme të tilla nga Amerika, hidhërohen në politikën e tyre ditore, e shfryhen pa nevojë:“A sheh, se Amerika po e përkrah Rusinë? A sheh, se ajo s’është për atë që të zgjidhet problemi i çeçenëve në Rusi, dhe ata ta kenë shtetin e tyre të pavarur?”Një bisedë të tillë e kisha bërë edhe me Murat Blakun, profesor i Fakultetit Filozofik të Prishtinës,dhe më ishte ankuar se Amerika jonë, siç pandehte ai, po i jep krah Rusisë në zgjidhjen e problemit të të drejtave të Çeçenisë, dhe po kështu shpesh po vepron edhe ndaj zgjidhje së problemit të Kosovës, dhe ngul këmbë, se Kosova duhet ta zgjidhë statusin e vet vetëm në kuadër të Serbisë! I kisha dëgjuar këto polemika shpesh, dhe m’u desh t’ia them, edhe pse kur jam në këmbë, shpesh e them shtruar se mund të gaboj, por po e vë në letër atë që mendoja se do të më kuptonte:“Shih, zoti Murat, - ia nisa të flisja, e në anën tjetër kalonte një shok, që posa na përshëndeti nuk deshi të futej mes nesh. Dhe vërtet, sikur të ishte i një mendje me mua: “Ku janë dy veta, s’ka ç’kërkon një i tretë! Apo, edhe kur grinden dy veta, fiton një i tretë!” Por, unë ndjek parimin tim të hershëm: “Ku janë tre veta të mos grinden se humbin që të tretë! Nëse tash jo, pas grindjes ia dëgjon zërin asaj gverre! Pra, tre veta, por që të tre kur pajtohen dhe dalin me një qëndrim në emër të treshes, punët do të shkojnë mbarë. “Unë po mendoj, dhe po qe se gaboj, pas sa ditësh do të takohem dhe ma thuaj troç. Amerika e thotë mendimin e saj se Çeçenia, Lestonia dhe vende të tjera që janë nën tutelën e ish-nënës Rusi, duhet t’i zgjidhin çështjet e tyre me Rusi, dhe vetëm në kuadër të saj! Amerika, miku i nderuar, e di fare mirë, se Rusia s’është kurrë që t’ua zgjidhë problemin shteteve të saj që i ka mbajtur nën këmbë gjatë me atë sistemin me vulë të carëve rusë! Amerika kështu e thellon krizën në rusi, dhe kështu bën politikë për zbrazjen e tërë atij arsenali të armatimit! Asgjësimi i armatimit më mirë të derdhet në bazë, apo të zbrazet diku tjetër, jashtë kufijve të Rusisë? Do të dëshiroja të derdhej në Evropën tonë demokratike? Do të dëshiroja të zbrazej në Ballkanin tonë të trazuar gjithnjë nga dora ruse? Do të dëshiroje që ana jonë të mbes zonë e barutit? Njësoj është, sikur Ballkanin ta quajmë Ballkan, apo oazë e vjetër e barutit të zi? Mjaftë më i erdhi era barut Ballkanit? Edhe kjo Serbi është duke e trazuar Ballkanin? Oazë të Serbisë e la edhe Evropa? Pse do të më pyesje? Sepse, në vend që me çdo kusht të shpallet Serbia si shtet i parë demokratik në Ballkan, u shpall Shqipëria!Shqipëria ishte gjithnjë e gatshme të bëhej Shqipëri demokratike, po çfarë bëri, kur në Kosovë iku demokracia! Unë nuk do të ikë nga demokracia! Do të ik nga lufta! Luftë në Ballkan gjithnjë po bën Serbia! Dhe, kudo që hap mjetet aktive të informimit, duke u nisur prej radios, televizionit dhe filmave që i shfaq Serbia, gjithkund është e pranishme lufta e saj, dhe luftërat e të tjerëve. Ajo bën luftë edhe me aluzione! Aluzionet dhe iluzionet e Serbisë, janë fille të luftës së ftohtë! Iu kthefshin asaj! Dhe, më kujtohen fjalët e tim et, e fat që m’i kishte përkujtuar edhe Valbona: “Mirë thotë babai: “Lëshoje në litar të gjatë se thuret vetë!” Serbisë ia kanë lëshuar litarin e gjatë! Kjo është një mençuri e Amerikës dhe Evropës. E lëshon në litar të gjatë, por kur e thur, siç na kishte thur ne, atëherë Serbia gjunjëzohet! Nuk e sheh veten askush pa u rrëzuar. Ne shqiptarët jemi mësuar të rrëzohemi shpesh, dhe për ne çdo lëvizje është si normale, e pranojmë së të tillë, se armiqtë përreth i kemi të gatshëm që të na cytin në luftë, dhe na bëjnë edhe më zi se sa në Luftën e Dytë! Mund të futem në luftë, por më parë të dimë, çfarë do të fitojmë? Të hyjmë në luftë e pastaj të na copëtojnë Shqipërinë, ç’fitojmë? Mjaft e copëtuan atë troh Shqipëri! Ia çnduken gjithnjë nga një copë toke, s’e lanë Shqipëri! Si mbijetojë ajo nëna

Page 24: uniartpro1.webnode.com · Web viewS’është kulturë t’ia lexosh letrën tjetrit, por ata kishin shkuar nga banesa ime dhe këtë e kishin lënë në dysheme të shkelur si letër

jonë e mjerë Shqipëri?... Gjithnjë e trazuar, që e rrahen shumë erëra nga të katër anët e botës...Ika edhe prej asaj ëndrrës që kisha parë dhe prisja se do të gjej ndonjë shënim tjetër sa për ta futur në korniza të shkrimeve të mia! Ika, edhe nga udhëtimi që kisha paraparë të shkoja në katundin tim, e pas kthimit prej katundit, dëshiroja të shkoja në Gjakovë dhe rrethinë për të qëndruar në biseda me atë anë më se një javë! Kësaj teme, siç po shihet, nuk do të mund t’i ikë, sikurse edhe asaj tjetrës, që e pata shqyrtuar me Rushit Ramabajën në banesë të tij, se jam duke menduar sa kohë se si t’ua shkruaj një letër të hapur femrave të Gjakovës, se e di mirë se ato mund të transmetojnë edhe te meshkujt, dhe se ajo letra ime ka për qëllim, që gjakovarët t’i dëgjojnë gratë, siç bëjmë edhe ne në Drenicë, e mburremi se fare s’e dëgjojmë zërin e gruas, siç bëjnë edhe në shumë vende të civilizuara! Por, ditët po kalojnë në rrota të padukshme, dhe që fare nuk shihen se po rrokullisen, e ne ecim, jetojmë e sillemi rreth kësaj bote të pamëshirshme! Bota ka apo s’ka mëshirë, ndodh se këtu mund të gaboj! Ka edhe s’ka, por ne po na nguten sa punë! Punët me nguti nuk janë të mira as të pranueshme! Kthesat nuk bëhen as për një ditë e as për një natë! Kemi punuar për kthesa të shpejta, apo sosh që fillojnë nga baza? Baza si bazë, te ne vetëm mbeti sikur një farë metafore? Baza, si bazë është në pikën e vlimit, apo të kthimit në bazë! Baza s’është që t’ju këndojë këngë atyre që na futën në luftë dhe lanë gjurmë të përflakura! Çfarë janë këto gjurmë të luftës? Më janë ngjitur si fllaster do tituj të veprave të lexuara: “Gjurmë e gjurmime” të dr. Mark Krasniqit, me të cilin jam takuar para dy vitesh në treg, dhe pasi u përshëndetëm, i pata thënë: “Zoti Mark, kur të gjej të lirë që të bisedojmë diçka së bashku?” “Edhe një muaj, nuk jam i lirë!”, më ishte përgjigjur ai, dhe nuk e dinte se në kapitullin e dorëshkrimit kisha shënuar titullin: “Dymbëdhjetë vjet me Mark Krasniqin”, dhe asgjë nuk kisha shënuar pas titullit. Kisha shkruar diçka tjetër, por titullin nuk do ta heq edhe kur do të vijnë ditët që ta botojë librin tim. Dymbëdhjetë vjet me Markun, janë mjaft? Dhe, me shpresë se do të kem rast të bisedoj me Markun, jetoj gjatë...Nuk dija ta sqaroja shprehjen që shpesh e përdora: Ika dhe ikje? Vallë, cili është më i mençur, ai që ikën, apo ai që me sy çelë futet në gverrë? A më trim është ai që ndiqet, apo ai që ndjek tjetrin? Kjo mendje e shkretë më thotë se më e mirë është ikja se sa fikja deri në ka të zi!...Dhe, prapë ika, edhe nga mbresat e romanit “Qielli i përflakur” të Syeljman Krasniqit, të cilin e kisha lexuar në kohën e demonstratave të dyta në Kosovë! Dhe, më në fund, ika dhe nuk shpreha interesim që ta lexoja një libër që qarkullonte për vrasjen e Mehmet Shehut, të cilin më thanë se e kishte shkruar biri i tij, Agim Shehu, dhe kaq mora vesh, nga njëri që e kishte lexuar, se ai vërtet e kishte vrarë veten, dhe jo siç pohonin këtu në Kosovë, se e kishte vrarë Enver Hoxha!“Nuk dëshiroj të lexoj libra për vrasje, se u bënë shumë sosh, dhe se ato më dekoncentrojnë nga puna ime krijuese, ma ndërrojnë idenë...”Të ngarkuarit me procese të vrasjeve dhe të likuidimeve më duken si njerëz që jetojnë me ato instinkte që duhet t’i shërojnë së pari veten, por edhe për hir të breznive që po vijnë...Dielli ngrihej në qiellin e kthjelltë, dhe më dukej se rrezet e tij më jepnin shpresë për jetë. Dielli i shkurtit është i përshtatshëm, dhe fat që bora ishte shkrirë. Nëpër udhët e qytetit shëtitjet bëheshin më të këndshme! Gjethet e drunjtë nëpër trotuare nuk binin më. Udhët dukeshin si të kohës së dimrit më! Njerëzit visheshin me rroba të dimrit, pasi që ai besë nuk ka, pandehnin ata. Ika edhe nga shumë vargje të këngëve të trimërisë që i kam dëgjuar shpesh edhe dikur mendoja se ishin të mira, ika edhe nga kënga e Mic Sokolit? “Të gjithë shqiptarët janë Mic Sokola!”, dhe kur Mustaf Rushiti dëgjonte këtë varg, me endje shprehej: “Të gjithë shqiptarët s’janë Mic Sokola!” Ika dhe nga romani që më thonë se e ka botuar shkrimtari Sylejman Krasniqi: “Mic Sokoli” dhe dëshiroja që sa më parë të shkoja te miku i Fitimit, Bahriu dhe ta marr e ta lexoj në këtë dimër! Ika, e pse të ikë? Të mos iki?!Ika edhe nga të gjitha proceset e hakmarrjes që u bënë gjatë tërë LNÇ-së dhe se më thotë kjo mendje, ajo paska qenë qërim hesapesh me forcat më përparimtare dhe militante të kombeve, dhe

Page 25: uniartpro1.webnode.com · Web viewS’është kulturë t’ia lexosh letrën tjetrit, por ata kishin shkuar nga banesa ime dhe këtë e kishin lënë në dysheme të shkelur si letër

se instinkti i hakmarrësve në familjet e tyre është bartur në raportin: serbo-malazezo-shqiptar! Luftë që në çdo fjalim e këngë, partizanët i ngritën grushtet te syri i djathtë dhe thirrnin njëzërit: “Do të hakmerrem, o shoku ynë i dashur!” Dhe, vërtet atë që betoheshin dhe pandehnin para shokëve të vrarë, e zbatonin!Ikëm të gjithë në shtëpinë time edhe nga hakmarrësit diktatorë në Kosovë dhe në Shqipëri! Diktatorët dhe dora e tyre e zezë, dhe më duhej të ikja edhe nga shprehja që kisha shënuar në Malishevë të Gjilanit: “Për zullumqarin duhet të lutesh që Zoti t’i japë jetë të gjatë e vuajtje si të qenit!” Ai që vret dikënd, pra vret veten! Diktatorët nuk ishin nën kontroll të femrave, se ato do të mund të ndikonin që të mos bënin vrasje? O, çfarë ishin ata diktatorë? Diktatorë apo mashë e huaj dhe nuk pranuan asgjë. Puthadorë të shitur e të stërshitur... Çdo gjë do ta marrin me vete në atë botën e tyre. Dhe, unë si njeri që s’jam asnjë pikë ujë në detin e gjerë vetëm mund t’i pyes: “Po, vallë, dheu ynë a mund t’i mbulojë tradhtitë që u bënë në luftën e fundit? Po, vallë, ata që tradhtuan a do t’i pranojë kjo tokë shqiptare, që në emër të tradhtisë gjithnjë e micëruan njerëzimin. Po, vallë, qysh pati përpjekje që edhe këtë dhe ta bartin në anë të tjera të botës, e ku t’i varrosnim pastaj njerëzit që mbetën sogjetarë të trojeve tona? Po, vallë, çfarë pata thënë kur e kisha kryer së lexuari romanin e Sylejman Drinit: “Vraje tradhtinë”, që ma kishte huazuar z. Z. Cana, fqinji im, dhe kur më kishte pyetur: “A e lexove romanin që ma ka dhuruar Sylejman Drini?, iu përgjigja: “E lexova?” “Po, si të është dukur?” “Roman i mirë, por kur e përfundova e di se pata thënë e besa edhe thirra: “Vraje tradhtinë!” Por, një zë sikur më ndiqte pas: “Si të vras tradhtinë? Ai zë më përgjigjej: “Tradhtia vritet me tradhti?” “Po, si t’i vras tradhtarët?” “Tradhtarët vriten me tradhtarë?” “Po si të vriten hakmarrësit?” “Hakmarrësit vriten me hakmarrës?” “Po, çfarë atëherë, pse të bëjmë luftë me të tjerët?” “Lufta mes tyre, është fitore apo humbje?” “Humbja dhe fitorja janë dy vija që janë në kundërthënie mes vete!”Ika, edhe nga ajo biseda e fundit që desh të ma detyronin që patjetër ta kërkoja librin për vrasjen e Mehmet Shehut, por mirë që prej mikut tim, Sadik Çelaj e dëgjova një mendim: “Paj, Mehmet Shehu, ka vrarë e bërë ç’është një e zezë në atë Shqipërinë tonë, dhe e zu ahti! Te ne thonë se çka të bësh në kodër, e gjen në vatër! Ai ka bërë keq, dhe të këqijat iu gjetën në kohën më të ligë! I keqi bën punë të këqija, dhe keq i përfundojnë...”Ika nga shprehjet që ndokush mund të gjejë veten të vrarë kur do t’i lexojë shkrimet e mia, dhe po ia bëj në atë timen, kur nuk dëshirohet të fus veten në gërshërrë të askujt, e thirra: “Hajt, mori hajt, more! Kënga në kavall nuk kryhet kurrë!”Edhe pak ditë dhe prisja që të ngrohej moti e të shkoja në Vitak, t’i krasis ato mollë dhe dardhë, sepse po i krasite, është e barabartë sikur pema një herë hidhërohet, por pas sa vitesh, ajo kur sheh se kanë bulëzuar pipthat e ri, ndalet dhe shikon veten, dhe gëzohet! Pemët janë të fëmijëve, dhe për ata të gjithë gëzohen kur ato lulëzojnë dhe piqen. Kur piqen pemët, në katund është kënaqësi e madhe. Lëre që ato janë të mira t’i hash, por edhe kënaqësi t’i shikosh ashtu të pjekura nëpër degë e piptha të ri.Mendoja se e përfundova kapitullin e kësaj dite, por duke e shpalosur një skendë, gjeta fjalën e urtë: “Morri i huaj nuk të rri në kokë!” Po, vallë, mos edhe tradhtia e huaj do të më jep forcë që një herë të gjithë njerëzit të pajtohem se më shumë duhet të punojmë për atdhe, se sa ta duam atë!Nuk e di rrallëherë ofshaj! Pse kështu? Ç’më gjet që ofshana thellë: “Ah, jeta qenka gjithnjë në ikje!...”

Është për të besuar:“FLAMURI I PROLETARIATIT NË SHTËPINË TIME!”

E shtunë, më 7 janar 1995 (Në Çyshk të Pejës)

Page 26: uniartpro1.webnode.com · Web viewS’është kulturë t’ia lexosh letrën tjetrit, por ata kishin shkuar nga banesa ime dhe këtë e kishin lënë në dysheme të shkelur si letër

Mbrëmjen e kaluam në biseda të ngrohta miqësore. Ishim në odën e Kadri Çekajt, në Çyshk të Pejës, së bashku me Xhavitin, me Venet Balajn dhe kishin ardhur edhe fqinjët e tij. Kishte dhe shumë të rinj, që kujtonin kohën kur më 1989, kishin ardhur këmbë në Prishtinë, për të protestuar kundër Kushtetutës së Serbisë, e cila ia kishte shkurtuar edhe ato pak të drejta që i kishte Kosova, ndër të tjerë ishte edhe Hasan Çekaj, kushëri i Kadriut, që një kohë kishte qenë mësues e pastaj gjatë kishte punuar në “Birrarinë” e Pejës. Ai fliste për kohën e Rilindjes së asaj fabrike, dhe për përpjekjet që i kishin bërë për ta futur në përdorim administratën në gjuhën shqipe. Kjo ishte një punë novatore për kohën tonë, pandehte Hasani, dhe futej në biseda e çështje të tjera, që me kaçikun e tij, përpiqej t’i vë në vijë kombëtare. Ai, në bisedë e sipër, kur e bënte njëfarë krahasimi të së kaluarës, dhe lidhshmërinë e saj me të sotmen, shpesh më bënte pyetje: “E, po, ku jemi tash? Derisa ishte Kushtetuta e vitit 1974, i patëm shumë të drejta, e ku jemi tash? A ditëm apo nuk ditëm t’i jetësojmë ato të drejta? A patëm diçka në dorë, apo s’patëm? Kur ishte në fuqi Kushtetuta e Jugosllavisë i patëm gati të gjitha përkatësitë e një shteti. Edhe Kosova ishte njëfarë shteti, vetëm që nuk i thoshin shtet, e as ne fare s’e dinim, se vërtet, kishte qenë shtet! Por, tash, ç’bëmë, tërë atë që e patëm në duar dhe punuam me shumë vuajtje, na mori Serbia, sikur të ishte kopsht i babait të tij! Po, po shihet mirëfilli, se vetëm se s’ditëm ta mbajmë, se Kosova për atë kohë ishte Republikë e përtej Republike! Republikë e patëm Kosovën!, e ngritte zërin ai. Çfarë po do ti tjetër? Fat që ajo kohë nuk zgjati shumë, po edhe aq sa zgjati, mirë që prej pësimeve ndoshta mësojmë diçka. Na dolën prej dore shumë të drejta, edhe në vitin 1989, kur mbarë Kosova u zgjua dhe në këmbë erdhën në Prishtinë, me parullat:Azem, Kaçushë, ku je?Krejt Kosovën këtu e ke!Biseda e Hasan Çekajt më ktheu në këto ngjarje të atij viti, dhe një ditë së bashku me Arsimin dhe Hysen Matoshin, që të dy gazetarë, të “Zërit të rinisë” me detyrë që t’i përcillnin demonstratat e të shkruanin në “Zëri”, i shikonim duke kaluar demonstruesit e anëve të ndryshme. Kaluan nëpër udhën kryesore shumë burra e gra, kam parë edhe gra shtatzëna, dhe ishte vërtet një kohë e vështirë! Të gjithë demonstruesit që ishin në krye të kolonave bartnin flamuj dhe fotografinë e Titos, që moti kishte vdekur! Unë duke i shikuar me kureshtje, pashë se si flamuri ynë kombëtar ishte lidhur me flamurin e Jugosllavisë, kurse ai i Serbisë vetëm se dukej se ekzistonte, e fotografia e Titos ishte mes dy flamujve. Pyeta birin tim, Arsimin:“Çfarë domethënie ka ky flamuri ynë që është lidhur me atë të federatës jugosllave?”“Po, Kosova është element konstituiv i federatës, baba!” – më tha ai. “Po, ky flamuri tjetër, i kujt është?”“I Serbisë, baba, ia sheh ngjyrat?”“Të dy këta flamuj janë të Serbisë, o bir! Edhe federata jugosllave është e Serbisë. S’ka gjë prej kësaj pune!” - i pata thënë, e Hysen Matoshi, gazetar, s’e di a ka mbajtur diçka në mendje të tij.“Ani, baba, po ç’po mendon ti?”“Këta flamuj, janë çekanë të Serbisë, o bir! Serbia e ka trazuar gjithnjë federatën, dhe Tito, ishte marionetë e Serbisë”. Përdornin shpesh serbët shprehjen edhe shqip: “Qite gisht!”. Kishte kaluar një periudhë që më duhej ta përkujtoja, si dhe më dukej se edhe sot e kësaj dite më tingëllonin ato fjalë për Azemin, që fare mirë e dija, se edhe po të kishte krahë, nuk do të fluturonte si Azem Galica, e sa për Kaçushën, po të kishte krahë, ndodh se vetëm do të dëshironte ta shihte Shotë Galicën duke fluturuar, e pastaj do të mendonte: “Po, a kam llogari të fluturojë në qiell, kur jam në tokë?” Në vesh më dukej se po i dëgjoja ato thirrjet e fundit të demonstruesve nga Rahoveci, që erdhën nëpër një shi dhe sqotë të madhe, të gjithë të lagur e të qullur. Kisha parë njerëz edhe zbathë, me çizme të shqyera, pa pallto e pantallona të arnuar, dhe çfarë më dukeshin ata njerëz? Të gjithë ishin me trupshkurtër, por shumë të qëndrueshëm, dhe klithnin sakaq udhët e Prishtinës nuk kishin dëgjuar zëra të tillë aq të çjerrë:

Page 27: uniartpro1.webnode.com · Web viewS’është kulturë t’ia lexosh letrën tjetrit, por ata kishin shkuar nga banesa ime dhe këtë e kishin lënë në dysheme të shkelur si letër

Azem, ku je,Krejt Kosovën këtu e ke?Dhe thirrjet për Kaçën:Kaçushë, ku je,Krejt Kosovën këtu e ke?

I thashë mikut tim të nderuar, dhe këtë e dëgjonin ata që ishin në odë:“Dhe, mos kujto, miku im i nderuar, se i tërë ai popull që erdhi në Prishtinë nga të gjitha anët e Kosovës, nuk erdhën vetëm për Azem Vllasin dhe Kaçusha Jasharin! Edhe sikur i tërë ai popull, si dhe ata që kishin mbetur nëpër shtëpitë e tyre të ngriheshin e të flisnin kundër Azemit dhe kundër Kaçushës, asgjë s’do të ndërmerrej që këto dy fytyra politike të largoheshin nga pozitat e tyre! Duhet të dimë, se asnjëherë populli s’është pyetur se cilin udhëheqës dëshironi ta vëmë para jush, por ka ardhur i caktuar nga qarqet e Beogradit, dhe është emëruar në pozitë, gjoja se e ka emëruar populli, e ai ka punuar në emër të tij, por i ka pasur detyrat e fiksuara, dhe nuk guxonte të dalë nga kornizat e qëndrimeve partiake! As Azemin e as Kaçushën e të tjerë, kurrë në jetë, Kosova nuk ka përjetuar që ta zgjedh udhëheqësin e vet! E çfarë qenë ato demonstrata, as vetë s’e kam të qartësuar mendimin. E di fare mirë, se populli i rrëzoi ato metafora të krijuara, dhe po të ishte herët populli i ditur, në këtë mënyrë do t’i rrëzonte edhe disa figura që gjatë i mbajtën pozitat e tyre, dhe në emër të popullit, kanë marrë zgjedhën mbi vete, se kinse e kanë pushtetin në dorë! Po, kush dhe kur patëm pushtet ne këtu në Kosovën tonë? Dihet se çdo udhëheqës është emëruar nga lart, dhe frenat i ka pasur në dorë tjetri!”Kur isha duke i shënuar këto ngjarje, i bëja vetes pyetje: “Po, vallë, si e ndiente veten ai Azem në ato ditë kur emri i tij doli në gojë të popullit? Po, Kaça, çfarë mendonte? E adhuronte apo s’e adhuronte populli i Kosovës? Sa për Kaçën, thoshin, kurrë s’ia harrojmë atë gisht që ia kishte ngritur Milosheviqit: “Nëse ke ardhur të na ndihmosh, urdhëro, përndryshe, ne jemi këtu!” Çfarë është ky populli ynë? Atë fjalë e gisht të saj s’e harron, dhe mirë që s’ia harron askujt as të mirat e as të këqijat! Parullat dhe thirrjet që i bënin populli, shpejt i mori vesh Serbia! Ajo s’ishte këtu mysafire, por prania e saj në këtë Kosovë, dhe në udhëheqës që kishte, ishte aq në mbikëqyrje të pahetueshme, sakaq as ata vetë që merrnin rroga nuk mund të hetonin gjë! Apo, edhe ishim mësuar me atë mënyrë të udhëheqjes, dhe çdo gjë u dukej e mirë dhe si proces normal për kohën e tyre. Kohën e bien njerëzit, më thoshte Nora atë mëngjes, dhe unë isha duke menduar, se çfarë koha do të vijë?

RROFTË JETA!

Më dukej se po i shoh Azemin dhe Kaçushën, si dhe çfarë mendonin të flisnin para masës së gjerë, që me çdo kusht prisnin mendimin e zërin e tyre, se a ishte ai zë i Serbisë apo i Kosovës? Të dalësh para popullit, të flasësh dhe t’i premtosh atij populli atë që nuk lejonte Serbia të bëhej asgjë në dobi të shqiptarëve ishte kjo një detyrë e rëndë! Asgjë nuk mund të premtonin se do të ndërmerrnin. Edhe ato mendime fluide të Azem Vllasit, që nuk çonin fare peshë, dhe që fliste me fjalë të përgjithësuara, nuk i qetësonin shpirtrat e demonstruesve të mjerë! Refrenet e stërpërseritura nuk pushonin. Klithjet dëgjoheshin deri në kupë të qiellit: “Azem, Kaçushë, ku je? Krejt Kosovën këtu e ke?”, jehonin zërat që i incizonin organet e sigurimit. Çdo rund i demonstruesve futej, dhe duhej të kalonte nëpër Pallatin e Rinisë: “Boro dhe Ramizi”, dhe aty sipas rregullit, duhej të shkonin e të flisnin udhëheqësit e demonstruesve që ishin në ballë të kolonave, si dhe njerëz të tjerë, për t’i zgjuar shqiptarët se ishin rënë në gjumë të përjetshëm! Azemi dhe Kaça dilnin para popullit në atë sallë të madhe dhe përpiqeshin t’i qetësonin njerëzit dhe t’i pajtonin e të ktheheshin në shtëpitë e tyre, se do t’u plotësohen kërkesat aq sa ka mundësi

Page 28: uniartpro1.webnode.com · Web viewS’është kulturë t’ia lexosh letrën tjetrit, por ata kishin shkuar nga banesa ime dhe këtë e kishin lënë në dysheme të shkelur si letër

nën rrethanat që ishin krijuar! Edhe këto premtime ishin të kota? Jemi kundër segregacionit! Ne shqiptarët jemi për bashkëjetesë me serbë dhe malazezë, ne jemi që këtu të jetojmë së bashku! Ne ishim së bashku edhe gjatë këtyre dyzet viteve, pandehnin nëpër udhët e Prishtinës të gjithë ata që ishin ende në pozita, por zëra të tillë vlonin edhe nëpër udhë të blirëve! Bashkëjetesa për të cilën përsiatje dukej se zbehej ngadalë. Njerëzit ishin lodhur nga premtimet e thata, dhe më në fund, çdo kërkesë që ishte bërë, lëre që fare nuk plotësohej, por kërkoheshin aktorët e tyre dhe burgoseshin! Pas çdo lëvizje të re, qoftë të iniciuar nga shqiptarët apo serbët, merreshin masa drastike, me burgosje dhe izolime që shihej se shqiptarët nuk fitonin asgjë! Ata, lëre që nuk fitonin, por edhe s’ishin të mbrojtur as nga udhëheqësit e tyre, sepse mbikëqyrësit qëndronin tutelë mbi ta, dhe kur ishte koha e formimit të qëndrimeve, e kishin të ndaluar të kontaktonin me njerëz që mund të përhapnin ide kombëtare, apo edhe t’i motivonin ata që të zhvillohej ndonjë mikrob kombëtar!Për këtë që po bisedoja në odën e Kadri Çekajt, meqë Kaçusha Jashari, pasi pushuan ato demonstrata u shkarkuan nga pozita e Kryetares së Komitetit Krahinor të Lidhjes së Komunistëve të Kosovës, dhe u emërua drejtoreshë e BVI-së të Udhëve të Kosovës, aty ku punoja edhe unë, e pata pyetur:“Kaçë, moj Kaçë! Çfarë mendon ti, për kënd u ngreh në këmbë e tërë Kosova jonë? Për ty, apo për Azem Vllasin?”“As për mua, as për Azem Vllasin!”“Po, a e di ti, pra, për kënd? - As për mua, jo!”“Jo, s’e di!”“Po, më mirë që u lavdëruan, apo t’u qortonin?”“Sikur të na qortonin, kushedi çfarë do të bëhej me ne?”“Popull i mashtruar!” - i pata thënë ato ditë Kaçës.“Çfarë po mendon?”“Popullin s’ka kush që mund ta mashtrojë!” - e tërhoqa mendimin tim. - Edhe kur të lëmon ky popull, ruaje veten se do të gjejë një e ligë! Dhe kur të qorton, por që të dyja nuk vijnë për një ditë e as për një natë!”I kthehem kohës kur në shtëpinë time kishin ardhur që të strehoheshin një pjesë e të rinjve të Çyshkut, dhe u pata thënë në shtëpi që ta ndiznin zjarrin në një dhomë të veçantë. Dhe, nuk zgjati shumë kohë, shtëpia u mbush me të rinj. Njëri prej tyre në dorë kishte flamurin e kuq me yll, flamurin e proletariatit botëror, dhe mezi u fut brenda, se kishte një shtizë të gjatë dhe shumë të trashë. Në flamur ishte shënuar thënia e marksistëve: “Proletarë të të gjitha vendeve, bashkohuni1” E kisha pyetur djaloshin që e solli flamurin në shtëpinë time:“I kujt je ti, mik?”“Djali i Nezirit jam”.“Po, ku është Ganiu?”“Ai shkoi te Halil Balaj!”“Ismeti është me ne!” – më ishte përgjigjur ai.“Po, kush ta dha këtë flamur kaq të madh?”“Ma dhanë do nga Mitrovica, ma gjuajtën në traktor, dhe e mora!”“Po, si e ke emrin ti, djalosh?”“Nexhdet!”“A e di ti se çfarë po shkruan në këtë flamur?”“As që e kam lexuar”“Hape flamurin dhe të shohim...” – i pata thënë.Nexhdeti doli prej dhomës dhe përpiqej ta fuste flamurin e kuq në dhomën ku stufa ndizej, dhe mezi arriti që ta shpaloste!“Po, ç’bën me atë flamur? A sheh, se çfarë shtize të madhe ke? Hidhe atë shtizë, e pastaj

Page 29: uniartpro1.webnode.com · Web viewS’është kulturë t’ia lexosh letrën tjetrit, por ata kishin shkuar nga banesa ime dhe këtë e kishin lënë në dysheme të shkelur si letër

shpalose! Dhoma s’e zë flamurin me shtizë? Flamuri duhet të valojë në ajër e jo në dhomë!” – i tha njëri prej shokëve të tij që ishte më i pjekur!Ai ia hoqi shtizën e flamurit dhe kur hyri në dhomë, i thashë:“Shpaloseni këtë flamur ta lexojmë se ç’po shkruhet në të!”Nisën ta shpalosnin flamurin, dhe ai shkonte prej dorës në dorë të demonstruesve. Të gjithë përpiqeshin ta lexonin dhe ta kuptonin atë thënie që kushedi sa herë ishte shkruar nëpër gazeta dhe revista të kohës, dhe ishte bërë hit i çdo kohe! Njerëzit kur takoheshin mes vete, në mos asgjë brohoritnin: “Proletarë të të gjitha vendeve bashkohuni!” Kjo lloj parulle ishte nismë e çdo pune! Ishte kredo e jetës! Proeltariati botëror! Jam më proletariat! Dhe më të madhe nëpër tubime, ku mbaheshin fjalime, në përfundim e sipër, bëhej thirrje: “Rroftë proletariati botëror!”“Po, ju ore djelmosha, a dëshironi që të vazhdoni udhën e proletariatit! Paj, proletarëve s’ua ka pa hairin askush, as gjatë luftës, e lëre më tash. Te proletari i luftës s’ke mundur të gjesh as bukë as kripë, e te ai i pasuri, bukë, mish, djathë, kos e të gjitha të mirat! Të pasurit kur në kullë i vinin ata të ballit kombëtar, u prenin viç, dash, apo dele dhe të nesërmen merrnin udhën me bark plot, e fukaraja çfarë mund të bënte? I pasuri pret viç, dash apo dele edhe për partizanët, dhe kushdo që shkonte, me vete i jepte edhe bukë! Po, proletarin, vetëm e deshën formalisht, për t’ia lëmuar krahët e ta fusin në luftë! Atë që s’ka, s’e do askush! Ju, po duket, dëshironi që edhe pas kësaj periudhe mashtruese të dalim e të brohorisim nëpër udhë: “Rrofshin të varfrit, e poshtë të pasurit!”“Ashtu po thua, xhaxha?!”, më kishte pyetur një djalosh!Kur u zgjuam nga gjumi i rëndë, pasi ua kishim terë teshat nga shiu që binte pa pra, i pata thënë Nexhdetit:“Merre e pështille përmjetin me këtë harrën të kuq, e shko në shtëpi! Mos gabo të shpalosësh, se mund të të rrahin policët! Me këtë flamur të komunistëve mos gabo të dalësh më askund!” dhe hoqi rripin, i shpërthekoi pantallonat e flamurin e mbështjelli rreth trupit të tij.Atë ditë binte borë dhe dielli pastaj nisi të nxehë. Mysafirët e Çyshkut u nisën prej Prishtinës, dhe të ndarë në grupe udhëtonin për në Pejë.Edhe gjatë asaj kohe sa qesh në Çyshk të Pejës, nuk arrita ta përfundoja këtë pjesë të shkrimit. Më ishin avulluar do gjëra, por fat i madh është, që njeriu që mendon gjithnjë mirë dhe të hartojë atë që ka përjetuar, patjetër po i vinin mendimet shpesh edhe në mënyrë spontane. Është për të besuar, apo jo, shënoni edhe ju, sikur për mua, si t’u rrjedhin ngjarjet, por kjo që po u paraqes në shkrimet e mia është realitet i përjetuar. Më në fund, po e pranoj se miqtë ma prunë Flamurin e kuq të proletariatit botëror edhe në shtëpinë time? Kush nuk më beson, më thanë në Çyshk, se atë flamur ende është duke e ruajtur në arkë nëna e Nexhdetit, dhe biri i saj ka shkuar në Gjermani, për t’i nxjerrë prindërit e tij nga kjo krizë që po u kanoset shumë familjeve shqiptare! Unë pata harruar t’u thosha miqve: “Shkoftë e kurrë mos u ktheftë ajo kohë e flamujve të proletariatit botëror, se gënjeshtra të arinjve të Moskës qenë ato, gënjeshtra edhe të atij Leninit të madh, që trupin e tij të balsamosur ia kishin ruajtur në mozaleun e Leningradit! S’është etikë imja që të dalë në udhë e të demonstrojë kundër atij flamuri të kuq të proletariatit, por një herë, po thirri: “Poshtë flamuri i proletariatit!” “Poshtë edhe të gjithë ata që një kohë të gjatë e mashtruan proletariatin me parulla! Rroftë jeta!”. Ky është refreni im, mendoj më i qëlluari.

LETRA TË GJETURATEPRICAT E DRITHIT

E hënë, më 6 shkurt 1995

Edhe pa u zgjuar nga shtrati, disa herë kisha qenë me dofarë mendimesh rreth një letre që Nora e pati gjetur në bodrum, aty ku banonin tre studentë nga Kamenica. Dhe, për fat tim, kur patëm

Page 30: uniartpro1.webnode.com · Web viewS’është kulturë t’ia lexosh letrën tjetrit, por ata kishin shkuar nga banesa ime dhe këtë e kishin lënë në dysheme të shkelur si letër

dalë në pranverën e viti 1969, pas provimeve, i morën librat e tyre. Në atë mëngjes kur Nora kishte shkuar ta pastrojë dhomën, kishte gjetur një zarf dhe ma kishte sjell në dhomën time, duke më thënë:“Lit, merre e shikoje, e kujt është kjo letër ushtari?”.E pata marrë atë letër, dhe posa e hapa nga ai zarf i gjelbër, që më duket ende s’ia kam harruar ngjyrën, e pata lexuar me kujdes! S’është kulturë t’ia lexosh letrën tjetrit, por ata kishin shkuar nga banesa ime dhe këtë e kishin lënë në dysheme të shkelur si letër të pavlerë! Dhe, e lexova: pashë se nuk ishte letër e ushtarit, por ishte letër e kurbetçarit nga Gjermania! Dhe, duke e lexuar atë letër, u pata thelluar shumë lidhur me shkrimin e mirë të atij kurbetçari. Sipas asaj që s’e paskam harruar, ai ia kishte dërguar të vëllait të tij student, që emrin e kishte Sadik, kurse i vëllai në Gjermani Muharrem. Kishte shkruar vërtet një letër intelektuale, dhe e trajtonte problematikën e familjes së tij, dhe të rrethinës! Sadiku, i vëllai i tij, ishte student, dhe prej andej, i shtrirë në spitalin e Ëisbadenit, e porosiste që me çdo kusht ta kryejë fakultetin dhe të interesohej edhe për shtëpinë, po edhe për familjen e të vëllait, që ishte lënduar në punë, dhe po shërohej në spital! “Letër e shkruar nga spitali, oj Norë, i pata thënë. E ty, po të duket se tërë bota shkruajnë vetëm letra ushtarësh?” Më duhet t’ua rrëfejë historinë, apo si të them fatin e letrës. Gjatë e kam bartur me vete në xhepin e pantallonave atë letër dhe saherë që më është tekur, e hapja dhe e lexoja. Askush në zyrë nuk mendonte e as që dinte se çfarë lexoja, dhe sa gjatë pastaj ulesha dhe mendoja për atë që kisha lexuar. Letër e rëndomtë do të më thoshte dikush; çfarë peshe ka letra? Letrën, e shkruan, e lexon, e kupton, dhe e hedh të bërë copë e thermi që të mos e lexojë askush! S’janë letrat për t’i lexuar të gjithë. Letrën e lexon njëri, dhe pastaj ai i bartë fjalët e porositë e saj në familje. Unë ngul këmbë në timen, dhe them, çdo shkrim është e udhës të ruhet, se vjen dita kur e ka vlerën e vet. Pa shkrime të mira ky popull nuk ka si të shkojë përpara! Asnjë popull s’ka mund të ecën udhës së re pa shkrime e shkrimtarë. Pse të mos i ruajmë shkrimet me vlerë? Ku t’i gjej unë letrat që m’i kanë shkruar shokët? Po të isha në dijeni, prej letrave do të shkruaja romane të tëra! Por, ja çfarë fati pata unë? T’i kërkoj letrat, e ato s’kam pasur si t’i ruaj? Po, edhe letrat që dikur ia shkruaja Bacës kur ishte ushtar në Demir Kapi të Maqedonisë, ku janë? E di, se ato në kohën kur jetoja në katund, m’i kanë ngrënë dhitë! Ju, nuk mund të besoni se dhitë i hanë letrat? E di, edhe mund të qeshni, por vërtet dhitë m’i kanë ngrënë edhe shumë libra, ka sosh, që kur i shpalos në to gjej ndonjë kakërdhi. Ka sosh që kur isha duke lexuar te përroi, shkoja dhe shkulja mokthin që dilte në kopsht, dhe e fusja mes librave të mia, aq sa edhe tash kur i shpalos librat, u vjen era mokth, e jo kakërdhi! Dikujt nuk i pëlqen as era e mokthit, e as e kakërdhisë, por nganjëherë, edhe ato erëra janë të mira, dhe çfarë mund të bëjë era e kakërdhisë, kur ajo është kaluese dhe besa-besë, kakërdhia është e pastër, bilur. Edhe sot e gjithë ditën aty-këtu i hasi kakërdhitë nëpër libra, që janë bërë petë, dhe kur i shoh, i hedh në shportë e them: “Eh, dhitë e mia! Nëntë i pata, por ishin të miat, dhe na i morën për tepricë të mishit! Po, çfarë tepricash kishim ne në familjen tonë? Dy lopë me nga dy viça, një mështjerrë, nëntë copë dhi dhe një penë qe. Tepricë ishin këto për tridhjetë anëtarë të familjes? Tepricë, apo shumicë për të tjerë! Na i morën ato dhi, dhe na e thanë gojën! Çfarë të mjelë, s’kishim pas dhive asgjë! Njëra lopë qëllonte barrëse e tjetra shterpë! Qetë s’mund t’i milnim? Ata i mbanim sa për ta punuar atë tokë të ashpër! Dhitë, sipas të gjitha gjasave, na u patën dhimbsur shumë! Edhe tash i kthehem asaj kohës së dhive, pastaj edhe asaj kohës të Musolinit, që kishte dhënë idenë për zhdukjen e dhive në Itali, pasi që i shkatërronin malet! Po, çfarë ishte edhe ai shoku Tito, që fill pas luftës, sikur t’i kishte fry në vesh Musolini, dha urdhër që të zhdukeshin dhitë se ato janë armiq të maleve? Po, malet pastaj nisën të rriten pas dhive, po edhe të prehen pa mëshirë? Po, edhe Tito, mos vallë pati tutelë Musolinin apo Stalinin? Çfarë ishte ajo kohë e pasluftës? Tepricat të tubohen, po kush pati tepricë pas luftës, pasi që të gjithë ishin bërë brisk! Teprica të drithit, të bagëtive të leshit, teprica, po kujt i shkonin ato teprica? Ne mbetëm me kokërr të kripës, dhe një kohë të gjatë mezi

Page 31: uniartpro1.webnode.com · Web viewS’është kulturë t’ia lexosh letrën tjetrit, por ata kishin shkuar nga banesa ime dhe këtë e kishin lënë në dysheme të shkelur si letër

u ngritëm në këmbë. Tepricë ishin edhe njerëzit, që përditë vriteshin dhe ndiqeshin pasi që kishin marrë pjesë në luftë në anë të ndryshme? Vriteshin edhe ata që morën pjesë në anën e partizanëve, dhe kishte ndër ta që as nuk guxonin të përmendnin se kishin marrë pjesë në luftë? Kudo pyesnin për ta dhe merrnin masa, duke iu kërcënuar: “Thuaji atij Veliut, rri urtë dhe bluaj butë, se ty të njohim mirë së çfarë bulmeti je! Je ai që ke qenë, e edhe s’e more pjesë në këtë luftën e fundit dhe u përshkëllive në atë brigadë që shkoi deri në Vershac, e dimë kush je?” I çonin fjalë edhe shokut të babait tim, fqinjit të parë, Murselit, që kishte qenë në brigadën partizne me babanë dhe që të dy ishin kthyer nga lufta në shtëpi shëndosh e mirë. Murselin s’e linin të qetë, por as babin tim. Më kujtohet se Murseli iku nga katundi ynë dhe shkoi e u bë mullis në mullirin e Sadik Malës nga Kopiliqi, për sigurimin e kafshatës së gojës! Iku nga katundi, e shkoi në Açarevë, thoshin atëherë, dhe rrallë kthehej në shtëpi. Edhe kur e kërkonin policia e stacionit të Runikut, i vëllai i tij, Baliu, nxirrej: “Shkoni në Açarevë, atje do ta gjeni, në mulli!”E kërkonin edhe babin tim, dhe nuk kalonte as natë e ditë pa u folur e biseduar për të në katund. Isha edhe në parti, dhe mezi më kishte pranuar Selim Spahiu, i cili së bashku me babanë në moshën shtatëmbëdhë vjeçare kishte qenë në të njëjten brigadë partizane, se ishte ai një burrë i mirë, por që i frikësohej historisë së babait, e po ta gjente atë diçka, më vinte shumë vështirë! Të ma sheh sherrin ai për hir të qejfeve të babait? Apo, t’ia prish punët atij për gabimet e babait? Çfarë kishte gabuar ai, as që mund të dija unë atëherë? Im atë kishte udhëtuar për në Vërshac me Selim Spahin, që ishte djalë dëshirit. E di një gjë, se një herë, ata të katundit, kur ishte aksioni i armëve, dhe e ngrita zërin që të mos vinin policët në Shtëpinë e frontit për armë, dhe i hodha jashtë, ma morën inat të gjithë. Madje, më kujtohen fjalët e tim ati: “Bir, ia pafsh hairin, gdhende në këmbën tënde! Nuk t’u desh ajo punë? Policët t’i ndiqje, a je në mend? Të kam thënë ty, që të mos mirresh me politikë! Ka më politikanë se ti! Lapsin në dorë, dhe atë ruaje!” Kishin kaluar disa ditë, dhe zëri i policëve në ato ditë të vështira, erdhi edhe në shkollë të Runikut, ku jepja mësimin e gjuhës shqipe! Ia kishin bërë me dije njërit në kolektiv, dhe e kishin porositur: “Thuaj atij Lit Palajt, a jemi policë ne apo ai?” E si shkonin fjalët vesh pas veshi në ato ditë? Shkuan fjalët edhe në Komitetin e Rrethit të Drenicës, në atë dimër të vështirë të mbledhjes së armëve! Dimër i vështirë i mbledhjes së atyre njerëzve me vlerë, dhe i zinin piskë për armë? Dhe, një ditë, prej Komunës së Runikut ishte përhapur lajmi në Komitetin e Rrethit, se gjoja njëfarë Lit Palaj, arsimtar, është duke e penguar aksionin e mbledhjes së armëve, se ai i ka përzënë policët nga katundi, madje edhe i ati ka qenë me Xhafer Devën, se ai nuk po rri urtë, për këtë mund të largohet edhe nga arsimi! Çfarë dija atëherë? Më kujtohet se njerëzit sapo dëgjonin diçka për mua, më largoheshin sikur asnjëherë nuk më kishin njohur, edhe pse haja dhe pija së bashku me ta? Frikësoheshin dhe çfarë mund të bëja unë, kur frikën s’mund t’ua largoja? Frika e tyre për vete, e për mua...? Frika e tyre për gabimet që pritej se do t’ia zbulonin njëri-tjetrit duke pëshpëritur. Pëshpëritja është armike e shtëpisë dhe e njerëzimit! Ajo është: shpim me bizë! Kur përpiqesha të dalë nga kjo krizë shpirtërore, lutesha në vete: “Cila besë qoftë më e fortë, ajo më ndihmoftë!”

UDHËT E REJA

Pesë ditë përpara ishte caktuar takimi i partisë në katundin tim. Ishin bërë shumë biseda lidhur me mua, dhe se ata në komitet, siç pandehte Rifat Ukë Taraku, i kishin thënë: “Atë Lit Palajn “auf” nga partia! E kemi ditur ne se i kujt është dhe ia bëjmë edhe më zi se babait të tij? Babanë ia kemi burgosur në Nish, a atë do ta dërgojmë në Goli Otok!”. Këto lajme e intriga gjithnjë më silleshin në kokën time. Në mos asgjë, Luftë Bishanra, gjithnjë ishte në korent të tyre, dhe shpesh në anën e policisë. Ishte caktuar takimi i partisë, e sekretari i partisë, Rifat Taraku, kur e hapi mbledhjen, propozoi rendin e ditës. Pika: “Çështje organizative, shokë, ka të bëjë pikërisht me përjashtimin e Lit Palajt nga partia! Keni kundër? Kush është për, le ta ngrit gishtin?”

Page 32: uniartpro1.webnode.com · Web viewS’është kulturë t’ia lexosh letrën tjetrit, por ata kishin shkuar nga banesa ime dhe këtë e kishin lënë në dysheme të shkelur si letër

Dhe, askush nuk ngrit gisht, pos atij që gjatë i mbeti gishti i ngritur! Çfarë t’i thosha unë atij polici, që vërtet kishte ardhur prej policisë, dhe ishte bërë sekretar i partisë? Thoshin se ishte ushtarak, dhe është bërë invalid, e tash merrte një ndihmë invalidi? Po, çfarë ishte ai, po edhe i vëllai i tij, Selim Taraku, që të dy ishin në parti! U hap diskutimi dhe fjalën e mori Lutë Bishanra! Edhe ai Lutë, shumë kohë kishte ngrënë bukë në odën time, shumë kohë kishte ndenjur me babanë dhe shpesh ia kishte bartur thashethemet e të tjerëve, sa për ta frikësuar atë dhe ne! Foli Lutë Bishanra dhe çfarë volli ai për zënkën që ishte krijuar për udhë të Kungullarit mes mëhallës, një anë Bali Hajrizi thoshte se këndej pari kurrë udhë këmbësorësh nuk ka pasur, e në anën tjetër im atë dhe Sahit Rexhepi, pandehnin se kjo udhë ka qenë gjithnjë udhë, dhe duhet të mbes udhë e mëhallës. “Udhët e vjetra të ndaleshin, kjo është një hata e madhe”, thoshin disa dhe ia shihnin për të madhe Balit Hajrizit që kishte vënë gisht në atë punë! Ishte Liti në telashe, jo udha, jo policia, jo mësimi e librat që duhej t’i lexonte për t’ua fal nxënësve dritën e mësimit, e çfarë duhej t’u thoshte nxënësve në orën e mësimit? Mendoja se duhej të jemi për udhë të vjetra, por të hapim edhe udhë të reja...“Të sillemi vetëm rreth pikës që e futëm në rendin e ditës, përjashtimi i Lit Palajt nga partia? Kjo është më kryesorja e pastaj ia bëjmë siç i kemi marrë detyrat! Lit Palaj po përzihet në punë të aksionit të armëve! Ai është tipik me këmbë e kokë: “O Veliu, i dytë! Dhe, besa-besë, tepër që e mbajnë në punë si arsimtar! Ai duhet të fluturojë edhe nga partia edhe nga puna!” fliste Rifat Taraku.U zhvillua një diskutim i gjatë deri natën vonë, e Lit Palaj çdo diskutim e shënonte në fletoren e tij! Të gjithë e shikonin, dhe e përcillnin me sy e vesh katër, çfarë do të përgjigjej. Dhe, më kujtohet edhe sot e kësaj dite fjala:“Shokë, komunistë, vëllezër dhe miq të mi të nderuar! E shoh të udhës të flas atë që mendoj se është e pranueshme për kushtet e sotme. Aksioni i armëve që po zhvillohet kudo edhe në katundin tonë, siç po shihet, na luhati të gjithëve, po edhe ne në parti! Këtu te ne nuk po dihet, a po pyetet policia apo partia? Nëse pyetet policia, ajo le të punojë pa ne, e nëse pyetet partia, ma merr mendja se ne këtu duhet t’i sqarojmë punët me popull! Mund të marrim mbi vete se të gjitha armët që posedojnë njerëzit me to, me bindje dhe fjalë të mira, do të na i dorëzojë populli, dhe ne ua dorëzojmë policisë. Çfarë na duhen ato armë më? Tash do të punojmë me laps dhe armë më të mirë se atë sot për sot s’kemi? Unë, vërtet, në konferencën e Lidhjes Socialiste kam thënë: “Policia s’ka punë me popull. Ne kemi punë me ta!” Tash, po shihet se sipas jush, dhe mendimit të Komitetit të Rrethit, unë paskam gabuar dhe kam çuar ujë në mulli të armikut! Çfarë janë ata armiq? Deri kur do të jemi armiq të vetvetes? Armik se ka një pushkë të ndryshkur që i ka mbetur nga lufta dhe kushedi se ku e ka futur në ndonjë zgavër lisi, apo në bunar? Çfarë të bëjmë ne me këtë popull? Të rrahet populli për armë? O, edhe këto armë të Serbisë, që shpirtin na morën me vete? Luftuam me armë të tyre, dhe kur pushoi lufta, ato na i kërkuan? Vetë na i dhanë, e prapë vetë na i morën? Është mirë apo s’është mirë që të lidhim veten me ato armë? Asgjë s’fituam me to, çdo luftë që bëmë me pushkë të Serbisë, fitoren na e morën në tavolinë? Na i morën edhe pushkët, dhe fitoren e përvetësuan për vete! Na mohuan edhe çdo luftë që e bëmë krah për krah me ta. Çfarë është kjo punë?”, dhe e kishte ndalë bisedën Lit Palaj, pritej se nga e kush do t’ia kërcas, Luftë Bishanra, apo Rifat Taraku.Lutës s’i zihej vendi-vend, dhe tërë atë që kishte marrë mbi vete për përjashtimin tim, përpiqej ta bart te të tjerët. Ai shpesh e prekte në bërryl Selim Tarakun, që të ngrihej dhe të fliste kundër parimeve të gabuara të tij, vetëm për ta rrëzuar Litin, që mirrej me arsimin e popullit. Shikonin me sy njëri-tjetrin dhe kur iu duk se do të bënte punë të madhe, Selimi e mori fjalën shkurt:“Lit Palajn duhet ta përjashtojmë nga partia sa më parë?”“Po, pse ta përjashtojmë? Çfarë ka bërë? - pyet njëri prej anëtarëve të deleguar nga Komiteti i Rrethit. – Për përjashtimin e tij duhen fakte. Sa po shoh unë, këtu nuk ka asnjë fakt që duhet bërë përjashtimin e tij! Edhe vetë Liti, po thotë: “Ku kam gabuar, kam gabuar dhe i pranoj qortimet e

Page 33: uniartpro1.webnode.com · Web viewS’është kulturë t’ia lexosh letrën tjetrit, por ata kishin shkuar nga banesa ime dhe këtë e kishin lënë në dysheme të shkelur si letër

ku nuk kam gabuar, çfarë të pranoj?”Selimi i ngrysur dhe tepër i mllefosur nga i vëllai që kishte marrë detyrën partisë, u ngrit në këmbë, dhe sikur e qortoi anëtarin e Komitetit që mbronte Litin:“Lit Palajn duhet ta përjashtojmë nga partia sa më parë!”Po, pse ta përjashtojmë?” – pyeti sërish anëtari i Komitetit.“Pse është i biri i Veliut?”“Po, ç’ka bërë babai i tij?”“Është i Veliut dhe duhet të përjashtohet nga partia!” - e ngriti zërin Selim Taraku, dhe sikur Lutë Bishanrës i bëhej qejfi.Sekretari i partisë, Rifat Taraku kishte drejtuar shikimin kah unë vetëm sa nuk u ngrit dhe të më sulmonte në atë zyrë të Lidhjes Socialiste. Ishim shumë veta dhe bisedohej edhe për çështje të ngatërresave në katund. Por, siç shihej, flitej me të madhe për babanë tim, pa fakte konkrete, e pëshpëritej më të madhe, se ky është kështu apo ashtu, dhe se po pyeten ata që prindërit e patën në anën e armikut! Po, çfarë kishte bërë im atë që të vuaja unë? Po, çfarë mund të bëja unë në kohën time? Kisha punë më të ndershme dhe nxënësit më prisnin... Fat që nuk më përjashtuan nga partia, se do të më përjashtonin edhe nga puna! Çfarë do të bëja pa punë? Për atë punë përsiasja unë dhe të gjithë... Po më duhej t’i kthehesha prapë asaj letrës që ma kishte gjetur Nora në dhomën ku banonin studentët. Ai që kishte shkruar letër, në pjesën e dytë të saj, ishte futur edhe në raportin e marrëdhënieve fqinjësore dhe përmendte dy fqinj të tij, që punonin në Gjermani, dhe bënin plane për ta blerë tokën e tyre. “Pra, vëlla, Sadik, i shkruante të vëllait, i vëllai i tij Muharremi nga Gjermania, po të them që të punojmë dhe ta mbarosh fakultetin se po t’iu vijë dita Zymberit dhe Hatullkës na blejnë atë thermi tokë, dhe ku të jetojmë ne? Të ngulim aty ku na lanë babai dhe gjyshi, të bëjmë edhe ne para dhe të blejmë e ta shtojmë tokën tonë, si Zymberi e Hatullka! Atëherë kur deshëm të blinim tokë, na i morën edhe ato pak dhi, e çfarë mund të bënim pa to, as që guxuam ta ngrehim zërin tonë! T’i ruajmë pyjet tona nga dhitë?”, thoshin këshillat e katundit dhe na i morën, e askush nuk thoshte: “Ta ruajmë shëndetin tonë, duke pirë qumësht të dhive? Qumështi i dhive, më thonë këtu në Gjermani, është ilaç për ata që janë të sëmurë në mushkëri! (Këtu gabojnë edhe gjermanët, se qumështi i dhive nuk i shëron të sëmurët nga mushkëritë, e vërtetojnë shkencëtarët e ardhshëm). E vëlla, Sadik, po të përhapet sëmundja e mushkërive atje, çfarë bëjmë ne? Të kujtojmë se do të na ndihmojnë të tjerët? Thonë se në kohët e lashta, te ne kishte rënë murtaja dhe i kishte shfarosë shumë katunde, por as atëherë s’ishte gjetur kush të na ndihmojë!”Kjo letër që e ruajta gjatë dhe e lexoja shpesh më nxiti ta shkruaj një roman të tërë dhe se ato personazhe që ishin përmendur në atë letër, janë latuar në romanin tim të shkruar që në vitin 1959, titulluar “Në shtëpinë e bardhë”. Dhe, vërtet ngjarja ishte vendosur në një spital të Gjermanisë, ku lëngonte edhe Muharremi! Kaq për këtë letër, për dhitë, dhe për romanin që në ato ditë nuk guxonte ta botonte, ndoshta me arsye, Drejtori dhe redaktori shumëvjeçar i romanit shqiptar, Nazmi Rrahmani. Por, mbi të gjitha, vepra është shkruar dhe fati do të hapë udhën e botimit!...

U HOQ BUSTI I EMIN DURAKUT!

E martë, më 7 shkurt 1995

Gazeta “Bujku” që po e lexoja, atë të së martës, më 7 shkurt 1995, dhe e prisja këtë të sotmen, më motivonte herë për të mirë e herë për të keq! Por, mirë që ajo është regjistruese e ngjarjeve në Kosovë, dhe shumë pak tash për tash çalon nga përkthimet e materialeve që servoheshin më parë nga Beogradi i bardhë për serbë e i zi për shqiptarët! Në një shtyllë të po kësaj gazete, para vetes

Page 34: uniartpro1.webnode.com · Web viewS’është kulturë t’ia lexosh letrën tjetrit, por ata kishin shkuar nga banesa ime dhe këtë e kishin lënë në dysheme të shkelur si letër

e kam artikullin: “Nga qëndra e Gjakovës, u hoq busti i Emin Durakut!” Lajm i bardhë apo i zi për ne! Lajm i kallaisur me vernik të bardhë apo të zi! Është mirë që dhe kjo ngjarje të shënohej, pandehja në vete, dhe mundësisht herët është që të jap mendimin tim për Emin Durakun! Më duhej të kthehesha në ato këngë që i kanë krijuar shokët e tij partizanë? Çfarë iu desh më emri i tij, që në luftë marshonin me të, kur vetë partizanët çetnikë ia kurdisen kurthin. Me Eminin tonë gjakovar, gjatë bën sehir! Artikullshkruesi B. V., nga Gjakova, nuk po dija t’i them, “Gjakova e kuqe!” apo “Gjakova e verdhë”, por ai këtë term as që guxon ta përdor, se do të merrnin nëpër gojë gjakovarët që mendojnë se e duan Gjakovën me parulla të vjetra, e se këta të rinjtë nuk po e dashkan atë Gjakovën e vjetër, me demonstrata të paraluftës? Po, siç pandehin sa veta, Gjakova është ndër qytetet që më së paku ka demonstruar dhe gjakftohtë e pritën rrëzimin e pushtetit totalitar! Po, mirë e kanë, sepse ka kaluar ajo koha e Ali Bungut, siç pandehin ata që janë më të mençurit e Gjakovës, dhe kur sheh se dikush është duke u rrëzuar vetë, pse ta shtysh, apo t’ia ndihmosh, kur dihet se e pret e liga e vet! Kapërcyese qofshin ato tregime e shprehje, si në Drenicë, po ashtu edhe në Gjakovë, që i rrëfejnë për punën e hoxhës. Artikulli i botuar shkruante se si tendencat e pushtetit aktual serbë, që të shlyhet çdo shenjë shqiptare në Komunën e Gjakovës, janë të pranishme që tash sa vjet. Është dëshmuar kjo me ndryshimin e emrave të udhëve, me ç’rast u hoqën mbishkrimet e udhëve që mbanin emrat e shumë personaliteteve të shquara shqiptare e u zëvendësuan me emrat e personaliteteve serbe. Në këtë komunë përbërja e shqiptarëve është 98 për qind të popullsisë. Tash e sa vjet u bë edhe përdhosja e busteve të figurave të shquara shqiptare. Gjatë 3 – 4 vjetëve të fundit u hoqën dhe u dëmtuan bustet e Bajram Currit (nga oborri i Shkollës së Lartë Pedagogjike), ai i Zef Lush Markut (nga qendra e qytetit), Hajdar Dushit (nga oborri i gjimnazit), Emin Durakut (nga oborri i shkollës fillore), etj. Në vazhdën e këtyre veprimeve anticivilizuese u hoq busti i heroit të popullit Emin Duraku nga qendra e qytetit, para hotelit “Pashtriku”. Për çudi, askush nuk e di (ose nuk dëshiron këtë ta thotë) se kush e hoqi këtë bust! U interesuam në organizatën e këtushme të luftëtarëve të LNÇ-së, të cilët na u përgjigjen, se për këtë veprim mësuan nga ne (!), e ngjashëm na u përgjigj edhe drejtori serb i hotelit “Pashtriku” Zhelimir Dimiq, edhe pse busti gjendej mu para objektit të hotelit, disa metra larg tij. Ndërkaq, disa punëtorë shqiptarë të këtij hoteli na deklaruan se të shtunën në mëngjes kanë vërejtur se busti i Emin Durakut është hequr, porse nuk dinë se kush e ka bërë këtë!Në bazë të nevojës së paraqitur me qëllim të realizimit të planit urbanistik të qytetit të Gjakovës, konformë neneve 4, 17 dhe 18 të Vendimit mbi varrimin dhe varrezat e qytetit të Gjakovës OPK “Çabrati” në Gjakovë shpall këtë NJOFTIM me të cilin njoftohen qytetarët se OPK “Çabrati” në Gjakovë, do të nxjerrë eshtrat e personave të varrosur në varrezat e vjetra “Orize” te “Jugopetroli” – ngastra kadastrave nr. 5001 KK Gjakovë jashtë qytetit dhe do t’i bartë në varrezat e reja të qytetit.Nxjerrja, bartja dhe rivarrimi do të bëhet në shpenzimet e OPK “Çabrati” në Gjakovë.Familja, të afërmit dhe personat e tjerë të interesuar janë të obliguar që në radhë të parë t’i parashtrojnë kërkesë Sekretariatit për punë inspektuese – inspeksionit sanitar të Kuvendit të Komunës së Gjakovës për të marrë lejimin e nxjerrjes, bartjes dhe rivarrimit të eshtrave të personave të varrosur në varrezat “Orize” te “Jugopetrolit”. Pas marrjes së lejes për nxjerrjen, bartjen dhe rivarrimin e eshtrave të personit të varrosur, pala mund t’i paraqitet Shërbimit përkatës të OPK “Çabrati” në Gjakovë, rruga “M. Lakuci”, p. n., (në tregun e gjelbër) dhe këtë duke filluar,më 12.XI.1988 – 20.XII.1988, për çdo ditë prej orës 6:30 – 15:00.Pas kalimit të afatit të caktuar në këtë njoftim OPK “Çabrati” në Gjakovë heq çdo përgjegjësi ligjore dhe nxjerrjen, bartjen dhe rivarrimin e eshtrave të personave të varrosur në varrezat në “Orize” te “Jugopetroli” do të bëjë pa u kryer identifikimi i tyre (13 – 88).

Page 35: uniartpro1.webnode.com · Web viewS’është kulturë t’ia lexosh letrën tjetrit, por ata kishin shkuar nga banesa ime dhe këtë e kishin lënë në dysheme të shkelur si letër

Ps: E ndiej veten të fyer dhe fajtor që nuk kam shkruar reagimin tim kundër këtij plani urbanistik të qytetit të Gjakovës, dhe qysh atëherë, më thoshte mendja, se vendimet e tilla ishin qëllimithi për t’i rrënuar shenjat - varrezat e qytetarëve shqiptarë. Pas zbatimit të vendimeve të tilla, pasuan aksione të tjera për rrënimin e busteve të ish-heronjve – luftëtarëve të Luftës Nacional Çlirimtare, që vetë i vranë dhe i qanë, i mbajtën si hije të luftës, dhe të tjerët pa kurrfarë vendimesh, nisën t’i rrënojnë...

URTIA E FJALËS!

“Është kohë e rrëzimeve dhe rënieve me fajësime e pa të shtyra!” u rrumbullakua biseda e gjatë e 23 marsit të vitit 1989, me Sali Kelmendin, gazetar i Radio-televizonit të Prishtinës. Duke kaluar nëpër atë udhë të Fakultetit Ekonomiko-Juridik, në pranverë të hershme, bisedonim për politikën globale botërore e në këtë vazhdë dhe për çështjen e Kosovës në kuadër me dritën e ngjarjeve ndërkombëtare. Bisedonim unë, biri im Xhaviti dhe Saliu. Çdo gjë trajtohej me intimitet e afri. Por, uroja që sa më shumë ta dëgjoja zërin e Sali Kelmendit, se ai ishte komentator dhe njohës i mirë i politikës ndërkombëtare.“Jugosllavia i përngjanë një druri të madh që iu kanë zbuluar rrënjët. Atë dru nuk ke llogari ta mbash pa u rrëzuar, as të qëndrosh nën te, por as ta shtysh, ngase mund të kërcënojnë! Lëre le të rrëzohet vetë, ngase ka marrë atë udhë!”, ia nisi të flasë ai në atë udhëtim, që prisnim se do të arrinin në udhën e blirëve, ku kalonin shumë veta nëpër të. Dhe sërish nuk largohej nga kjo temë: “A ke llogari ta mbash atë dru që të mos rrëzohet. Jo, sepse po të vijë ndokush e ta shoh se je duke e mbajtur mund të kërcënohet:“Pse po e mban drurin? Lëshoje, mos e prek!”“Nuk ke kurrfarë llogarie të qëndrosh nën të, sepse të zë përfundi”. “Nuk ke llogari të shtytësh, sepse prapë mund të dalë dikush e të qortojë: “Pse po e shtynë? Mos e prek se të prek nëna të ftohtë!”Nëse më pyetni: “Ç’duhet bërë, po u përgjigjem shkurt: “Shikojeni drurin e madh që iu kanë zbuluar rrënjët! Mos e prekni, mos e mbajeni e mos qëndroni nën te, por vetëm ndaluni dhe prej së largu vështrojeni!”, ishte porosia e tij, që mëtonte që çdo mosmarrëveshje e shqiptarëve me Serbinë të zgjidhej me urti.

“TËRË JETËN POLTRON, PËR T’U BËRË NAPOLEON!”

E marte, më 7 shkurt 1995

Ishte mbrëmje dhe sapo ishte krijuar një kënd ku mund të lexoja, mora koleksionin e gazetës së studentëve “Bota e re”, dhe mes të tjerash lexoja një shënim për Pablo Nerudën, dhe dy poezi të tij, që ishin botuar në këtë gazetë. Poezitë dhe një shënim për shkrimtarin kishte përkthyer z. Dhimitër Pasko. Lirika e përkthyer e tij pasqyrohej në poezitë “E dashur, mos vdis!” dhe në atë “Shqipëria”. Sa shumë vite kishin kaluar dhe “Bota e re” edhe tash më dukej se i kishte regjistruar disa ngjarje me peshë historike edhe të popujve të tjerë.

Shënim:Pablo Neruda apo siç e kishte emrin e vërtetë Naftali Rikardo Rejes, lindi më 12 korrik 1904, në Kilin e Jugës, në qytetin Temuko. Si poet u shqua herët. Në moshën 17-vjeçare botoi librin e parë të poezive “Njëzet poema dashurie dhe një këngë dëshpërimi”. Deri më tash i ka botuar më se njëzet e pesë përmbledhje poezish. Është aktiv në jetën kulturore dhe patriotike të Amerikës Latine. Hyn në radhën e lirikëve më të mëdhenj të kohës sonë dhe vite të tëra ka qenë dhe është kandidat për shpërblimin “Nobel”.

Page 36: uniartpro1.webnode.com · Web viewS’është kulturë t’ia lexosh letrën tjetrit, por ata kishin shkuar nga banesa ime dhe këtë e kishin lënë në dysheme të shkelur si letër

Kujtohem për këtë shpërblim të lartë dhe të nderuar, sa herë ishte propozuar ndonjë nga shkrimtarët shqiptarë dhe fare nuk e kishte fituar, e në vitin e kaluar ishte propozuar Adem Demaçi, kurse sivjet është propozuar dr. Ibrahim Rugova. Po, mos vallë po e propozojnë edhe Ismail Kadarenë, dhe kështu bëhet një tresh shqiptarësh! Kështu bënin serbët në kolektivin ku punoja unë: Tre shqiptarëve ua premtonin një banesë, dhe ata grindeshin se cili prej tyre do ta fitonte i pari, dhe mos po ndodh kështu edhe me letrarët – shkrimtarët shiptarë? Po i lë këto zënkat tona, larg prej tyre, larg duart prej tyre edhe ata që jetojnë prej tyre, por po i vë në plan tjetër disa poezi të Pablo Nerudës. “Dëgjoni këto fjalë të skuqura në prush e flakë, që askush, veç meje, s’do të t’i thotë.E dashur, mos vdis!”Poezia “Shqipëria” më bëhej shumë e adhuruar, po edhe shkrimtari që kishte prekur këtë temë “që shumë kohë ishte “tabu” për shkrimtarët shqiptarë në veçanti kosovar dhe të tjerë.“S’kam qenë ndonjëherë në Shqipërinën’atë tokë të ashpër e të dashurn’atë dhe malor barinjsh”.Më dukej se edhe në Amerikën Latine desh të lind një Naim, derisa këndej rrallë përmendej emri Shqipëri!“O Shqipëri e vogël,e fortë, e vendosur dhe zë mjalti,teli i kitarës sate- Ujë dhe çelik i gjallë”.Në gazetën “Bota e re” nr. 17-18 shkurt 1970, lexoja shënimin e Ismail Bajrës me rastin e shënimit të 100-vjetorit të lindjes: “Lenini i njerëzimit”, kurse në televizion në lajmet e pasdites Jelcini dërdëlliste me sa zë që kishte që sa më parë të ngulfatej secesionizmi në Çeçeni, se ushtria e Federatës ruse do të bëjë çmos për t’i shkatërruar partizanët çeçenë!Është mirë që shpesh në gazeta e revista botohen edhe piktura. Ato shpesh janë të qëlluara. Ja një pikturë e Rexhep Goçit, në faqen e parë: “Thyhem e s’përkulem!” Daut Demaku, dikur gazetar e tash shkrimtar në emigrim shkruante në kohën e tij poezinë: “Kosova proletare”, dhe përsiaste: “Kosova proletare rilindi”. Çfarë të them për proletarë, sikur t’i adhuronte ai proletarët, nuk do të emigronte? Çfarë të mirash i sollën proletarët tanë kësaj Kosove të mjerë? Mos zoti Demaku desh të futej në regjistrin e proeltarëve të Abrisë apo të Vitakut? Mirë që po vërehet se atij i pjell edhe këndezi!... Shkrimtari në emigrim në Francë, që dikur kishte bërë stazhin e praktikantit në tokën mëmë – Shqipëri, shkruante poezinë: “Fjalim përpara tokave të reja!”. Çfarë janë ato toka të reja, çfarë zbulimesh përpiqej të bëjë ai në tokat e reja të Shqipërisë? Çfarë fjalimi desh të mbante ai? Mirë që në emigrim i bie ndër mend se çfarë kishte shkruar në kohën e tij, e çfarë shkruan tash?Po e mbyll këtë shënim të kësaj mbrëmje të vonë me një aforizëm: “Tërë jetën poltron, për t’u bërë Napoleon!” Apo, mos është më e qëlluar: “Kardinali bëri një gabim dhe hyri në histori. Por, mjerisht që tash nuk na zë të gjithëve...”Mendja më treti në Shqipëri, dhe m’u kujtuan fjalët e tim ati: “Po qe se e ke pi atë ujë të Shqipërisë një herë, uji i saj të tërheq edhe herën tjetër, për të dytën herë!”. Bëj përpjekje që të shkojë për ta pirë atë ujë të Shqipërisë, por çfarë do të bënte zoti Pablo Neruda sikur të ishte i gjallë?“Natën e mirë, Ben! Natën e mirë Drin!” u them nipërve dhe bëhem gati të fle. Duke i veshur pizhamet, në vete thosha: “Kosova, ah Kosova bujare!” Kështu do të thosha edhe kur do të arrijë në Shqipëri!...Sapo mendoja se e lashë punën krijuese, duke hapur gazetën “Bota e re” në faqen e parë, për fat tim, ishte fotografia e Albert Anshtajnit, me mërrola të mëdha në atë ballin e tij, me mustaqe e flokë të gjata dhe me sy të mëdhenj, si dhe me këshillën! “Mos bëni gjë kurrë kundër ndërgjegjes

Page 37: uniartpro1.webnode.com · Web viewS’është kulturë t’ia lexosh letrën tjetrit, por ata kishin shkuar nga banesa ime dhe këtë e kishin lënë në dysheme të shkelur si letër

suaj, madje edhe nëse shteti kërkon”. Në mbledhjen themeluese të Shoqatës së shkrimtarëve të Krahinës Rexhep Qosja kishte thënë: “Shkrimtarëve tanë u është mbushur koka me tulla, me baskia dhe me limuzina”. Po, vallë, ç’bën ai zoti Rexhep Qosja tash? Mos është duke e përcjellë presidentin e Republikës të Shqipërisë, dr. Sali Berisha për ta zënë pisk? Mos po futet në dialog me të, apo me ndonjë president tjetër në miniaturë?. Eh, çfarë janë teket e krijuesit. Uroj që të mos ndodh: “Për një plesht ta djeg jorganin!”

E marte, më 7 shkurt 1995

Porosi nga miku i shpirtit!...Nëse tregimi yt zoti Arsim “Udha në vetvete” i botuar në gazetën “Rilindja” vazhdon e zgjerohet të bëhet roman, lexuesi ka në duart e veta një dhuratë aq të çmuar e të paharruar edhe do të mbetet në zemër të tyre. Dhe, jo vetëm të tyre, po edhe në zemrat e brezave të ardhshëm. Ky tregim, shoku dhe miku im i nderuar, Arsim, të obligon dhe të nxit sipas bindjes time që lexuesit t’i dhuroni një roman, i cili do të lexohet e çmohet shumë... nëse nuk arrin të shndërroni këtë tregim në roman - po me këtë titull, rënd në jetë gabon...Shoku Arsim, tërë ajo që të shkrova butë – mjafton!...Letër nuk po të shkruaj me shpresë që së shpejti do të vijë në redaksinë e “ZR” dhe do të bisedojmë me ju më gjerësisht lidhur me krijimtarinë tuaj e timen... Bisedë kjo kaherë e nevojshme...Të përqafoj vëllazërisht - Rrahimi, duke të uruar suksese.Me nderime, Rrahim M. Sadiku, Gllogoc, më 1.V.1987

Ps: Letrën e zotit Rrahim M. Sadikut e gjeta të shkruar në njërin kënd të gazetës “Rilindja” aty ku ishte botuar edhe tregimi që kishte fituar shpërblimin e dytë në konkursin e “Rilindjes”. Sa për takimin e tyre, besoj se do të kenë biseduar për fatin e letërsisë sonë...

LETËR E HAPUR GRAVE TË DRENICËS DHE TË GJAKOVËS

E mërkure, më 8 shkurt 1995

Isha zgjuar më herët se sa ditëve të tjera dhe prej gëzimit që pashë ëndrrën e katërt me radhë këtu në Prishtinë, vetëm sa nuk e ngrita zërin e të thirrja këtu në shtëpinë time:

26 Sihariq, zgjohuni të gjithë se i kam parë dy ëndrra në Prishtinë! Dhe, nuk fjeta më, se ngutesha t’i zë me shkrim ëndrrat që i kisha parë. Kur hapa derën e sallonit dhe ndeza dritën Pranvera më hetoi se isha unë, dhe shfaqi pezmin e saj:

27 Baba, je zgjuar herët! – më tha ajo28 Po, bija ime, po, por s’mund të fle më! Nëse don të shkosh në dhomën time, atje ke

nënën!29 Jo, jo, u mësova me ty dhe me atë zhurmë të makinës tënde! Po, kush do t’i botojë këto

libra, ore baba? U mbyte duke shkruar, e çfarë po boton?“U vjen radha edhe botimit të librave të mia, bija ime, - thashë, dhe vazhdoja punën time. Mbi tavolinën e punës hasa në artikullin që kishte shkruar Besimi për gazetën “Bujku” dhe bënte një pyetje që më dukej bukur sugjestive për kushtet tona: “A po stabilizohet situata elektroenergjetike në Kosovë?”. Ai ishte në gjumë, e kushedi se çfarë do t’i thosha kur do të zgjohej, por përgjigjja ime do të ishte: “A do të stabilizohet situata luftarake në Kosovë?” Çfarë është kjo puna e luftës. Lajmëtarët e radiostacioneve në këtë mëngjes të shkurtit nxitonin të

Page 38: uniartpro1.webnode.com · Web viewS’është kulturë t’ia lexosh letrën tjetrit, por ata kishin shkuar nga banesa ime dhe këtë e kishin lënë në dysheme të shkelur si letër

jepnin lajme lidhur me luftën në Çeçeni, e këtu në Serbi pak përmendej lufta në Bosnjë, sikur donin që asaj t’ia bënin një petk të zi apo të bardhë? E çfarë është kjo punë e Serbisë? Përpiqem ta gjej Radio-Tiranën dhe të dëgjoj ndonjë lajm të ri, apo si do të quaja lajm shpresëdhënës. Dhe, e sjell treguesin e radiostacioneve të botës dhe në të shumtën e rasteve hasi në stacionet e Radios së Serbisë, që Radio-Nishi fliste për traditën luftarake të Serbisë, dhe të serbëve të Nishit në luftë kundër nazifashistëve, dhe se po kremtohej pesëdhjetëvjetori i luftërave të serbëve kundër dhunës! Duke bredhur sa andej sa këtej me treguesin e radios që sot e kisha vënë mbi shporetin elektrik, se këtu në tavolinë nuk kisha vend të mjaftueshëm, hasa në stacionin e Radio -Bullgarisë. Dy herë e kapërceva dhe nuk desha ta dëgjoja, edhe pse emisioni ishte në gjuhën shqipe, por së treti herë u ndala në atë stacion dhe në lajmet që i jepte spikerja. Një temë që trajtonte ky emision ishte shumë e qëlluar. “Shqiptarja përmes shkrimeve të bullgarëve”, ku vihej në pah lufta dhe kultura e femrës shqiptare në mbrojtjen e Shqipërisë kudo, si në Turqi, Bullgari, e veçmas në Shqipëri! Flitej për ndihmesën e femrave shqiptare dhe përmendej roli i Dora Distrias në mbledhjen e folklorit shqiptar, si dhe puna e saj në zgjimin e femrës shqiptare për ta mbrojtur e mbajtur në këmbë Shqipërinë! Të mos e presim vdekjen dhe ta lëmë Shqipërinë nën këmbë të huaj, ishin këto porosi të femrave, dhe me dashuri atyre u pranohej pjesëmarrja në luftë kundër regjimit të Ahmet Zogut dhe të tiranëve të tjerë në Shqipëri! Gratë në kohën e Bajram Currit, i ndihmuan shumë në fitore, pandehte spikerja dhe i lavdëronte me të madhe si trimëresha që bota i njeh pak. Fliste se si në kohën e osmanllinjve, gatë shqiptare i kishin ndarë me dhunë nga fëmijët e tyre në Shkup, por ato qëndronin të patundura ndaj terrorit që ushtronin ushtarët serb në to. Flitej edhe për ndihmesën e nuses së Ismail Qemalit në luftë kundër shtypësve në Shqipëri dhe vende të tjera. Më 1931 ishte formuar Shoqata e Grave “Shqiptarja”, dhe se ajo kishte krijuar një urë miqësie me gratë e Shqipërisë dhe të Bullgarisë. Ky vështrim, bënte thirrje që të kremtohej 100-vjetori i formimit të Shoqatës së Grave në Shqipëri dhe në Bullgari. Propozim me vend dhe shumë i qëlluar! Por, fat që në dhjetor dhe në janar ishte botuar edhe një shkrim në gazetën “Bujku” për 100-vjetorin e Shotë Galicës, shkruar nga Mehmet Kajtazi. Është hera e parë që një gazetë, siç është kjo “Bujku” në Prishtinë, t’i përkushtohet një femre të Drenicës, e cila krah për krah me Azem Galicën, luftoi me pushkë kundër regjimit serbë, dhe nuk u dorëzuan që të dy deri në vdekje. Patën apo s’patën dëshirë sa veta që botohej fejtoni lidhur me Shotë Galicën, dhe ndër të tjerë, frikësoheshin, mos ajo Drenica e kuqe po e ndez edhe një herë luftën, me apo pa arsye, flitej në të pame të Zenunit. Xhemajl Rexhepin, redaktor i kësaj gazete në bisedë e sipër për shkrimet e kësaj gazete, e pyeta:“Si po u del gazeta, Xhemajl?”“Gazeta po del, po sa janë të kënaqur lexuesit me të?”“Është përmirësuar në pikëpamje cilësore “Bujku” në këta dy muaj të fundit?” – i pata thënë.“Të duket ty, se po botohet fejtoni për Shotë Galicën, dhe po shkruhet shumë për atë Drenicën tënde!”Iu pata afruar të veshi dhe ngadalë m’u desh t’ia sqaroja botëkuptimet e mia:“Unë, si Lit Palaj që jam, nuk njoh kufij mes Shqipërisë e Kosovës, jo po dua të vë kufij mes Drenicës dhe kësaj Kosove të mjerë! Drenica është jotja, sa është edhe Llapi yt”.Po, po ju të Drenicës, po i përmendni do luftëra që i keni bërë, e s’është kohë e tyre më! Pse s’po luftoni tash? Ngrihuni dhe kërcitjani me pushkë hundëve!” – më kishte thënë ai si në shaka.“Jo, Drenica mjaft ka luftuar! Ajo nuk pret që të zgjohet në luftë asnjë krahinë shqiptare!”“Kërkoj ndjesë, por e pata për shkaka, or, Lit Palaj”, u kthye në gjendje tjetër shpirtërore ai, dhe bisedën që patëm me të e ndërpreu ardhja e Ismail Bajrës, ish-drejtor i Redaksisë së gazetës “Rilindja”, po edhe Drejtori i Radiotelevizionit të Prishtinës, dhe kur u ul në vendin e merituar, nisi të përshëndetet me pritësit dhe të tillë që kishin ardhur ta nderonin Zenun Çelajn për vdekjen e gruas.

30 Po, si je me shëndet, zoti Ismail? - e pata pyetur.

Page 39: uniartpro1.webnode.com · Web viewS’është kulturë t’ia lexosh letrën tjetrit, por ata kishin shkuar nga banesa ime dhe këtë e kishin lënë në dysheme të shkelur si letër

31 Paj, mezi po dal jashtë, o Lit” më ishte përgjigjur ai. “Po ti, si po kalon?”“Unë jam mirë dhe kudo që po hy e po dal, vetëm po thirri: “Rroftë jeta!” Ç’kam për të bërë në këtë kohë, pos të mendoj mirë! Edhe pak ditë na mbetën? Po, a t’u patën bërë ato qepë që të gjeta duke i mbjellë nën hije të pishave?”“Po, u bën diçka! Po, or Lit, vonë më ka rënë ndër mend dhe një ditë i bëra vetes pyetje: “Po, pse ata katundarët e mi në Istog punonin me shata me bishta të gjatë, e pse ata në Rakovc punonin me shata me bishta të shkurtër?” Dhe, tash po e shoh, se ana jonë ishin mësuar të ujisnin tokën dhe t’ia bënin presat me shata me bisht të gjatë dhe rrinin pipë në këmbë, dhe kurrë nuk u kërruseshin, e ata në Rahovec, ishin edhe si burra të shkurtër, por edhe bishtat i mbanin të shkurtër, por punë bënin më shumë dhe më lehtë me shata bishtshkurtër! E ajo Drenica jote, çfarë bishtash kishte?” – më kishte pyetur ai.“Besa kemi nis t’ua shkurtojmë bishtat edhe sëpatave e lëre më shatave, me bisht të shkurtë mund të goditësh me shpesh, e bishti i gjatë të thuret në dorë!” – ia bëra dhe nga kjo shaka sikur e pamja heshti.Ismail Bajra ishte i gatshëm të fliste për politikën kadrovike në Kosovë dhe më gjerë. Dihej, se kjo ishte tema e tij, dhe nuk u durua të mos fliste:“Politikën kadrovike këtu te ne e kanë udhëhequr malazezët dhe askush tjetër. Këta të tjerët ishin bishta të tyre! Ata ishin të prirë për politikë, sepse lehtë bëheshin marioneta të Serbisë! E kanë udhëhequr edhe me shqiptarë, që e pranonin Serbinë tutelë mbi kokë! Por, kaluan ato kohëra, të shohim tash e tutje, kush po e udhëheq Kosovën, e kush edhe Shqipërinë?”, dhe posa u fut në temë, biseda e tij u ndërpre për një çast të shkurtër. Lit Palaj ishte ulur në vendin ku ia kishte caktuar zoti i shtëpisë dhe po dëgjonte me kureshtje, e sa herë që vinte ndokush në të pame, ngrihej dhe ua bënte nderimin. - Po, ç’po bën ti, Lit? Po ajo Drenica jote, si i ka hallet?”, më kishte pyetur ai. “More, ju Drenica na keni vërshuar me do granim, Shotë Galica juaj po flet?”“Po, pas shtatëdhjetë e katër vjetësh na erdhi rendi që të shkruajmë për një femër, dhe për atë 100-vjetor të lindjes së Shotë Galicës. Dyzet e pesë vjet shkruam për Ganimeten tonë, i kënduam këngë dhe vetëm sa s’u bë himni i flamurit kombëtar, e pse të mos shkruajmë edhe për femra të tjera? S’është fati ynë të krenohemi me një Shotë Galicë, apo me një Ganimete Tërbeshi! Të kemi shumë femra që me penë, në këto kushte, i ndihmojnë Shqipërisë me edukatë të shëndoshë, e atë Shqipëri e bëjnë Shqipëri. I tillë ishte fati ynë...” dhe u ndal Lit Palaj, duke pritur që dikush tjetër ta fillonte ndonjë bisedë më të qëlluar.“Po, ju të Drenicës, u lindët me barut dhe kemi dëgjuar se edhe bukën me barut e keni gatuar!”, më dukej se po e dëgjoja fjalën e M. Blakajt në autobus duke udhëtuar për në Drenicë.“Jo, s’do ta gatuajmë bukën e tillë më! Drenica jonë s’është ajo që kujt do që i tekej, për interesa të veta dhe të tjerëve, mund ta ngrehte në luftë! Ajo është tërhequr nga luftërat dhe çdo gjë e shikon me syrin e vet, me mendjen e vet, dhe besa e matë shumë: “Çfarë do të fitojë dhe kush do ta përkrahë?” Mjaft më me këto lufta lokale, asgjë prej tyre! Ne atje në Drenicë po i dëgjojmë gratë! Po, shihet se ato e kanë më mirë, se luftën s’po e duan fare! Pranojnë që bijtë dhe bijat e tyre të spërkaten kudo nëpër botë, por në luftë jo! Besa-besë, edhe serbët dhe malazezët e thyen këmbën e tyre, se po t’i dëgjonin gratë nuk do të hynin në luftë në Bosnjë, e as në Kroaci! Çfarë po bëjnë me ato luftëra të tyre? Po e përgjysmojnë popullatën, e sa duhet të presin shtimin e saj pastaj? Po serbët janë të tillë, duan ta përgjysmojnë popullatën, të krijojnë viktima dhe pastaj lufta të pushojë për një kohë të gjatë? Çfarë janë këto plane të tyre, s’ka kush që mund t’u bie në fije! Po, lëre punën e tyre, ne, thashë do t’i dëgjojmë gratë, se po shihet se vija e tyre është më e pranueshme!...”Isha dymendjesh, të flisja më gjatë, apo të kaloja nëpër sa gjëra që sipas mendjes sime nuk merrnin udhë të mirë dhe e dëmtonin vijën kombëtare!“Mirë që po shkruajmë edhe për gatë, por ku janë burrat?” e bëra një pyetje pak provokuese. “Po,

Page 40: uniartpro1.webnode.com · Web viewS’është kulturë t’ia lexosh letrën tjetrit, por ata kishin shkuar nga banesa ime dhe këtë e kishin lënë në dysheme të shkelur si letër

kush shkroi për ato gra të Kosovës që u ngritën në demonstrata kundër Kosovës, e ne menduam se ishin kundër Fadil Hoxhës? S’ishte punë e Fadilit ajo, e grave serbe dhe malazeze. Ishte punë e thellë, ajo e grave, punë e Serbisë që në vend se të pranonim si njerkë, gati desh tak pranojmë edhe si nënë të vërtetë? Po, ku ishin ato gra të Kosovës që s’e ngritën zërin e tyre? Lëre gratë e Kosovës, po ku ishin ato gjakovare që s’u ngritën ta mbrojnë Fadil Hoxhën, apo vallë, mos prisnin se do ta mbronte Azem Vllasi, apo Kaçusha Jashari? Ku janë ato gra martire të poetit tonë, Rexhep Hoxha, ku janë gratë e reja? Dëshironi t’i kthehemi kohës së grave të Çajupit, po? E kaluar qoftë ajo tragjikë e grave tona! Gratë punojnë, po pse të mos punojnë? Gratë jetojnë, po pse të mos jetojnë? Gratë shkruajnë, po pse të mos shkruajnë? Gratë të luftojnë, po për kënd të luftojnë? Fat që të gjithë të një nënë jemi!”Askush nuk deshi të futej në botën e Lit Palajt, sikur të gjithë mendonin, çfarë dëshironte ky Liti, që ishte bërë brymë kur fliste për gratë...Ai kishte dëgjuar shumë biseda të grave të anëve të ndryshme në Kosovë, po edhe në Shqipëri, dhe i kishte shtruar vetes detyrën që një ditë, grave të Gjakovës martire enkas do t’ua shkruajë një letër të hapur...

LISI QË NUK E VRAU BRESHËRI!

E mërkure, më 8 shkurt 1995

ËNDRRA E KATËRT NË PRISHTINË

Erdha në shtëpi te Veli Devës në Prishtinë dhe hyra pa trokitur në derë, duke thirrur:“O Veli Deva, a je zgjuar nga gjumi, ej?”Por, as që dëgjova ndonjë zë në atë shtëpi. Kur hyra në një dhomë takova një vajzë që e rregullonte kanapenë duke e mbuluar me mbulesë leshi. U ula në një tavolinë dhe vërejta se afër meje ishte Xhaviti me Tafil Durakun e Burojës. Në vete thosha: “More, mos gabova që i hyra njeriut në shtëpi pa trokitur?”. Ndërkohë, prisja kur do të hyrte Veliu për të filluar ndonjë bisedë me të. Vajza tjetër i solli do çaja të rusit, e kur ia nisën të pinë Xhaviti me Tafilin, para meje panë një riskë të limonit; më pyeti Xhaviti: “Baba, a s’të sollën ty çaj, a?” “Jo, por ma sollën një riskë limoni dhe po e shtrydhi në gojë!” Dhe ashtu bëra, e pastaj si limon të shtrydhur lëvoren e hedha në taketuke. Ata pinin çaj e unë prisja që të zgjohej Veli Deva, por si u zgjova nga gjumi, as vetë s’e di?...Dola nga shtëpia ime, dhe pashë se si një pjesë të dheut afër lokalit e kishim hequr dhe hedhur diku tjetër, kurse Norën e pashë duke i mbjellë disa fidanë. Ajo, më lopatë dhe shat në dorë i rrafshonte ato pjesë, dhe fidanëve ua grumbullonte dheun e bardhë, mellinë. Unë u gëzova kur pashë Norën duke e përtëritë kopshtin, shikoja dhe droja mos dheu do të shembej, dhe i thashë: “Puna e mbarë, Nora ime! Urime që po mbjell fidanë në kopsht. Nora, mirë që e larguam atë dhe, por tash duhet të ndërtojmë murin mbrojtës. Gur kemi dhe do të vazhdojmë të bëjmë atë mur e pastaj e lirojmë atë pjesë, që ta përdorim për ndërtim të ndonjë lokali?”Nora punonte e unë mendoja se çfarë do të ndodh me fatin e kësaj shtëpie? Në atë çast më doli gjumi dhe ngutesha që t’i rrëfeja e shënoja këto ëndrra.

E mërkurë, më 4 shkurt 1995

Isha në Prishtinë, në shtëpinë time. Dhomën asnjëherë nuk e ndërroja. Një kohë e ndërrova, shkova në katin e dytë, por si duket puna nuk na shkonte mbarë, se Nora e kishte dështuar një

Page 41: uniartpro1.webnode.com · Web viewS’është kulturë t’ia lexosh letrën tjetrit, por ata kishin shkuar nga banesa ime dhe këtë e kishin lënë në dysheme të shkelur si letër

fëmijë shtatë muajsh. Ishte djalë. Isha ndal te çezma e Broboniqit dhe e shikoja xhadenë e vjetër si dhe brezin e saj. Çezma rridhte ujë si zakonisht, kurse unë e shikoja Bacën tim, (vëllain) që kishte filluar ta lëvrojë udhën me kuaj të Ismet Sylejmanit. Ai e hidhte farën e elbit në udhë e unë i thosha:

32 O Bacë, a je në mend? Ku ke parë ti të mbillet fara në udhë? – dhe më vinte shumë keq që lëvrohej xhadeja, se i prishej bukuria atij vendi. – O Ismet, po ç’e ke bërë ata krye turjelë? A po sheh se ç’je duke bërë? Tokë në xhade s’na la babai?...

Më dukej se çordë në vete punonin dhe mezi e mbulonin atë farë elbi, dhe rishtas edhe një herë ndërhyra.

33 O Bacë, mos ore vëlla, pse e lëvron tokën e xhadesë? A e di se njëzet vjet kam punuar në BVI të udhëve të Kosovës dhe gjithnjë i kam mbrojtur udhët? Hata është ta lëvrosh udhën!

Në ato mendime më doli gjumi. U zgjova dhe mora bllokun e shënimeve, por Norës ia prisha gjumin.

34 Ç’u bë me ty, Lit? – më pyeti gruaja.35 Hesht, moj Nora ime, mos ma humb argatin! – i thashë dhe pastaj u zgjova nga kanapeja

dhe nisa të shkruaj...

Vitak, më 5 shkurt 1995

Mbi mullirin e Nezirit, posa u ulëm me Istref Çitakun dhe Ramë Pulecin, Istrefi më tregoi:- Më 1938, e vrau breshëri Llaushën e s’la gjë mbi tokë, derisa edhe malet i vrau, i rrafshoi me tokë. Në Deliqe, mbi xhami të Llaushës, kishte qëlluar në mal me bagëti Sherif Rreci edhe ka qëndruar nën një lis. Thonë se në të gjitha anët kishte vra breshëri, e atë lisin ku ka ndenjur Sherifi s’e kishte prekur fare. Kur shkonin njerëzit në Deliqe, Sherifi thoshte:

36 Ja, nën këtë lis kam qenë, e mua, e as lisit, breshëri s’na ka bërë gjë.Njerëzit nuk besonin, edhe pse gjindja e kanë parë me sy, se edhe bagëtinë e kishte vrarë breshëri.Kështu i treguan Istrefit në një të pame në Llaushë.* * *Sherif Rrecin ku e takojshin në udhë e pyetnin:

37 Sherif, të ka përngjarë djali?Ai qeshte e thoshte:

38 Tute jo, tute po!

Vitak, më 6 shkurt 1995

Isha duke korrë grurë në malmbaslame, aty ku ndahej ara e Balit Ukë me atë të Maliq Tarakut, dhe kështu, kur e mbusha një dorëz grurë, dhe nisa t’i mbledhë kallinjtë me majë të draprit, pashë një gjarpër që zhvillakohej. I frikësuar u rrëzova dhe prisja që të më ndihmonte dikush e s’mund të ikja. Në vete thosha: “Moj, Nora ime, ngutu se po do të më hajë gjarpri në arë të Balit Ukë?” Thirrja dhe zëri im fare nuk dilte nga goja. “Nora, moj, po ku vete? Pse s’erdhe në arë të korrësh me mua? A sheh, se gjarpri do të më hajë?” As që munda të rrotullohem. E di se diçka ma zinte frymën në fyt. Përpiqesha të flisja: “Këngë e vjetër është kjo për mua, këngë e ankthit që shpesh më zë, e s’më lerë të lëshoj zë, të thërras ata që duhet të më ndihmojnë”.Ankthi nuk më lëshonte.

Page 42: uniartpro1.webnode.com · Web viewS’është kulturë t’ia lexosh letrën tjetrit, por ata kishin shkuar nga banesa ime dhe këtë e kishin lënë në dysheme të shkelur si letër

39 Nora, Nora – më dukej se thirrja, por ajo s’ishte afër meje. Çudi, kurrë në jetë nuk kisha shkuar në arë të huaj e të korrë grurë vetëm. Kur Nora, për fatin tim, u kthye në krahun tjetër dhe më preku, pashë se isha liruar nga ankthi. Atë natë, pas tërë kësaj ëndrre, nuk fjeta më...

Më 7 shkurt 1995

Njëri ia nisi bisedës rreth policëve, kurse shoferi që e takoja përditë, shtoi. E ndali polici një vozitës, dhe i tha:

-Ti qe duke shkuar shpejtë!40 Po kështu, po ngutem diçka.41 Pse po ngutesh? Dënimin e ke dyqind milion.42 Pse kaq shumë? – e pyeti vozitësi.43 Ke tejkaluar shpejtësinë e nevojshme e për atë po të dënoj. Qysh s’po të vjen turp të

ngutesh kaq shumë, kur babai yt me opinga të lëkurës ka ecë në këmbë edhe ka mbërri me kohë në vend të caktuar.

Ky i tha policit:44 Mbasi më qetësove, ja edhe dymijë dinarë e faleminderit prej teje.45 Falë të qoftë gabimi, e tjetër herë mos u ngut, a more vesh se çfarë rreziku të kanoset të

ngasësh veturën në atë shpejtësi?

E mërkure, më 8 shkurt 1995

ËNDRRA E NORËS

E pash ëndërr vëllain tim Xhemën, të veshur me tesha të reja, por edhe një tjetër njeri që ia dija emrin, po shpejt e harrova. Ai kinse ma futi një shuplakë, unë ia nisa të qaja. - Pse më godite shuplakë? - Pasi që u dua njësoj Ty e Xhemën.Ai qeshi dhe nuk fliste, por fare gojën nuk ia shihja. Më doli gjumi dhe nuk më mori më...

* * *Isha në konviktin e ish-gjimnazit të vjetër “Bajram Curri” në Prizren, si nxënës i klasës së dytë, më 1949. Prej atij korridori hodha një vështrim me Drinin, në drejtim të udhës për në gjimnaz, aty e pamë se si u hapën dyert e mëdha të oborrit të konviktit, duke hyrë një kamion i madh.

46 Gjyshe, gjyshe, një kufomë hyri në oborr! – bërtiti Drini.Nora e kishte parë nga xhami i thyer i korridorit, nisi të qante. Kur hyra brenda m’u drejtua:

47 Lit, kuku për ne!48 Mos qaj, Nora ime, se as vetë s’e di e kujt është ajo kufomë!49 Lit, kufoma jonë, hyri brenda në oborr.50 Të lutem, mbaje veten! – i thosha Norës dhe e hetoja se kufoma ishte bartur pas konviktit

të nxënësve, andej nga ishte kuzhina shkollore.Dyert e oborrit të konviktit mbetën të hapura. Atëherë më doli gjumi. Drini ishte në gjumin më të mirë. Mëngjesi kishte aguar, dhe unë së bashku me Norën pinim kafenë e mëngjesit.

BORO DHE RAMIZI YNË!E enjte, më 9 shkurt 1995

Dita e djeshme më kishte ikur shpejt duke mos e ditur as vetë arsyen, ashtu që në mbrëmje kur i

Page 43: uniartpro1.webnode.com · Web viewS’është kulturë t’ia lexosh letrën tjetrit, por ata kishin shkuar nga banesa ime dhe këtë e kishin lënë në dysheme të shkelur si letër

lexoja dhjetë faqet e shkruara, më vete thashë: “Po, mjaftë paskam punuar edhe në këtë ditë. Po, ngjarjet që nuk arrita t’i përfshija në këtë ditë, më duhet t’i kap sot, pra pikërisht në ditën e enjte, kur isha zgjuar, dhe duke e pirë kafenë, mendoja se si ta largoja makinën e qepjes, që në tavolinën time shpesh punon vajza ime Lumnia. Pasi e vura në një kënd të tavolinës, ia mbështolla gajtanin e zi, këmbëzën e rrymës ia palosa në kënd ku nuk mund të shkilej, i mblodha ata kalema të penjve të zi e të bardhë, dhe dy palë gërshërë i futa nën makinë e pastaj ia nisa të shkruaj.Për ditën e martë po shkruaj, se kjo e sotmja, po shoh se nuk do të më ikën. Të tillë janë shkrimtarët! Kur krijojnë dhe janë në ato valët e jetës së tyre, shpesh mund të thonë: “Kjo është vepra e fundit në jetën time!” Por, këtë e bëjnë sa për t’u ngazëllyer se janë duke bërë punë të madhe! Ndodh që edhe unë ndonjëherë të mendoj kështu. Por, nëse diku kam dhënë ndonjë mendim të pakripur, uroj që të shkruani nergut për mua. Në mos qofsha i zoti të përgjigjem në çdo kohë, me gjeni diku në ato valët e mia të jetës!Ditë e mërkurë ishte ajo e djeshmja, dhe pikërisht në orën nëntë të atij mëngjesi dimëror, e kisha shkruar një pjesë të kapitullit të një jete që po rrjedhë. Por, s’është shkrimtar ai që nuk bën edhe punë të tjera. Punët e shtëpisë janë detyrë mbi detyrë, dhe ato pakkush i vë në peshojë? Në atë mbrëmje mezi i patëm tubuar dhjetë dinarë për t’i blerë njëzet kg patate në treg. Mendoja se si t’i dërgoja deri në shtëpi, sepse tregu ishte larg. Besimi më dha një dinar për autobus. Dhe, pasi hëngrëm kafjallin pimë çaj, u përgatita të shkoj në treg. Drini ishte zgjuar dhe më pyeti:“Gjysh, ku po shkon? A do të më marrësh edhe mua? Nuk kam me kënd të luaj. Beni shkon në shkollë, e unë me kënd të rri?”Nora ia nisi të vë buzën në gaz. Ajo, sikur t’i rrëfeja se Drini më kishte lutur ta merrja me vete, dhe i kishte thënë ato fjalë, nuk do të më besonte, se një vogëlush pesëvjeçarë mund të arsyetonte dhe të mendonte se me kënd do ta kalojë ditën?“Nora, vishe Drinin, se do ta marr me vete! Atë dinarë që e mora prej Besimit, do t’i blej diçka djalit, e patatet do t’i bart me karrocë!”“Po, gjysh, unë e di ku është karroca!”, dëgjova zërin e Drinit. Hapi derën e sallonit, u fut nën shkallë dhe ma solli karrocën. “Mirë, tash do të nisemi, Drin! Njëherë do të hash bukë, e pastaj do të shkojmë!”“Ani, gjysh, a më blen diçka?” - më lutej ai.“Po, po, do të blej!” – i thashë. Dhe nuk dinte ai se në xhepin tim nuk kisha më shumë se një dinar që ma kishte dhënë babai i tij për autobus.Duke e fshi sallonin, Pranvera e ngriti zërin:“Kujt i ka humbur një dinar?”Pa shikuar fare në xhep, dyshova mos më kishte rënë mua në dysheme, thashë:“Mos mua më ka rënë prej xhepit?”Pranvera ma solli, duke mos ditur se i kujt është dinari? E futa në xhepin e këmishës, ku i kisha edhe ata dhjetë dinarët e tjerë, dhe u nisëm së bashku me Drinin për në treg. Drini e mori karrocën e mua më duhej ta merrja për dore. Nora kur më pa në udhë, me drojë, që vogëlushit po e gjen diçka, thirri:“Lit, mos ia lësho djalit dorën!”“Po, po, të humb parasysh, djali i huaj!” – i thashë.“S’është i huaji, por yni! Mjalti i mjaltit është biri i djalit!” – tha ajo dhe hyri brenda.Udhës kapërcenim duke u përpjekur që të gjenim ndonjë pjesë të trotuarit dhe të mbroheshim prej automjeteve. Drini nuk ma lëshonte dorën. Që ty dy ecnim, e ai më parashtronte shumë pyetje. Kur arritëm te Sahat-kulla, e cila është shenjë e qytetit të vjetër, prapë më pyeti:“Gjysh, ç’është ajo shtëpi aq e lartë?”“Është ora e qytetit tonë, Drini. Këtë orë edhe unë e kam parë së pari në vitin 1951. Atëherë pata

Page 44: uniartpro1.webnode.com · Web viewS’është kulturë t’ia lexosh letrën tjetrit, por ata kishin shkuar nga banesa ime dhe këtë e kishin lënë në dysheme të shkelur si letër

ardhur dhe Baca më regjistroi në gjimnaz. Isha nxënës, dhe shumë herë kur ishim të papërgatitur për mësim, mezi prisnim që akrepat e orës të rrokulliseshin shpejt. Jepte shenjë ora e vjetër dhe ishte shumë e saktë, thoshin. Këtu e kanë kryer gjimnazin edhe xhaxhallarët e tu Xhaviti dhe Arsimi!”“Po, babai im?” – më pyeti vogëlushi.“Ai e ka kryer shkollën e mesme teknike! Është po në këtë udhë, do ta shohim një ditë edhe shkollën e babait tënd!”Shikova atë orë të vjetër të qytetit. Prishtina dikur kishte orën e vet, zgjohej me atë orë, e tregonte kohën, se rrallëkush kishte orë me vete. Akrepat e orës ishin ndalë në orën 11:30 në shifrat romake! Dy orë dukeshin në majë të Sahat-kullës, në anën e udhës, përballë ish-Akademisë së Shkencës dhe të Arteve të Kosovës! Akademi me dhjetë akademikë! Struktura e Akademisë ishte e përzier me shqiptarë, serbë dhe malazezë! Jevg nuk kishte, turq asnjë! Akademia vonë nisë të zgjohej nga ai gjumë i rëndë, përpiqej t’i përtërijë radhët e veta. U bënë shumë propozime se kush ishte në radhë të pranohej si akademik! Si ta pagëzojë këtë Akademi shqiptare po serbe? Pro shqiptare dhe kontra shqiptare. Ishte akademi se jo mahi dhe pikë? Përmbajtja e saj ishte Akademi, dhe se njerëzit krenoheshin se kanë fituar tituj të lartë akademikë!U ndalëm pak, dhe e dija se në atë ndërtesë s’është më Akademia jonë, nuk janë as akademikët tanë, ku janë shkapërderdhur ata? Ç’bëjnë dhe a mund të krenohen edhe tash se ishin apo do të mbesin akademikë të përjetshëm? Çfarë u përtëri ajo? Kush dhe si hyri në histori: një akademi me të njëjtit akademikë! Sillej vallja e vjetër e Serbisë! Akademikët nisën të luhateshin, të dalloheshin prej të tjerëve. Por, me vështirësi çliroheshin nga traumat e regjimit që ua kishte dhënë krahët e akademikëve! Segregacion nuk dëshirojnë shqiptarët, flisnin sikur të ishin të autorizuar të ngrehnin zërin e popullit! Ne duam që në kuadër të Jugosllavisë t’i kemi të gjitha të drejtat e barabarta, të jemi shqiptarët jo si një pakicë, ashtu siç jemi trajtuar deri më sot, por të jemi shumicë! Këtu në Kosovë, jemi shumicë! Mjaft më me atë shprehje kolonialiste: pakicat kombëtare, ku bënim pjesë edhe ne! Akademikët mezi i lëshuan postet e tyre, edhe pse dr. Mark Krasniqi, që një kohë ishte kryetar i Akademisë së Shkencave, kishte dhënë dorëheqje. U bë bujë ajo punë e dorëheqjes së tij? Pse të jep dorëheqje në momentin më të vështirë dhe të pikërishëm kur ASHS si piemonte e Serbisë donë të shlyejnë çdo gjurmë të shqiptarëve! Dhe, mirë që Drini nuk e dinte çfarë zihej në këtë mendjen time. Ai prapë shikonte Sahat-kullën, dhe kur e këputëm udhën kah tregu, hasëm në një kortezh, që e bartnin personin e vdekur rrugës kah ecnim. U ndala së bashku me Drinin për t’ia bërë nderimin e pastaj dolëm në treg. Drini më luti: “Gjysh ma blej një mollë!”“Po, ta blen gjyshi, të kam një Drin, po edhe një syn!”, dhe nuk mundja t’ia puth syrin, se mjetet qarkullonin udhës. U afrova te një kamion që kishte ngarkuar patate me thasë në rrjetë. “Sa kushton një thes me patate?”“Dhjetë dinarë dhe janë patate të mira!” – më tha ai.“Po, edhe paratë janë të mira!” – i thashë.Ai heshti dhe unë e pyeta:“Nga je ti?”“Unë, jam nga janë edhe këto patate!”“Po të pyes, se një ditë po në këtë vend i bleva një thes patate e më dolën shumë të mirë!”“Unë jam i Lupçit dhe patatet janë të miat” – m’u përgjigj ai.“Më fal që të pyeta. I pata marrë në javën tjetër prej njërit nga Dobërlluka e Vushtrrisë, dhe më dolën patatet për merak!”“Po, edhe këto patate janë prej andej. Të dish se janë të mira!”, dhe deshi të më bind se ishin të

Page 45: uniartpro1.webnode.com · Web viewS’është kulturë t’ia lexosh letrën tjetrit, por ata kishin shkuar nga banesa ime dhe këtë e kishin lënë në dysheme të shkelur si letër

tij, por ai ishte stërshitës i spikatur.“Më fal, se do të shikoj në ndonjë vend tjetër!”“Për aq para mos më ndërro!” – më lutej ai.U nisa me Drinin për dore dhe arrita te një kamion tjetër, ku patatet më dukeshin më të mira. E pyeta:“Sa po i shet këto patate?”“Dhjetë dinarë, veç sa për të thënë, badihava!”“Jo, s’janë badihava, kur i thaj paratë! Mos e thuaj atë fjalë!”, dhe nisi t’i rrotullojë thasët me patate.“Atë thes që e rrotullove është imi!” – thashë dhe ia zgjata ata dhjetë dinarë që i kisha ruajtur në xhepin tim. Mora atë thes me patate dhe e lidha në karrocën e Drinit. Ai m’u lut që t’ia lidhja jaknën në karrocë, se ishte koha me diell. “Po, ta lidh gjyshi, ta vë mbi patate!” Më duhej ta futesha në treg, atje ku shiteshin mollët. Drini më shikonte gjatë, nga do të shkoja? E luta të zotin e patateve: “Do të ma ruash këtë nip një kohë, sa të shkoj t’ia blejë një mollë?”, dhe sikur ai nuk më dëgjoi kur e përmendja atë emrin: “një mollë!”. Drinin e hipa në kamion, në një skaj ku ishte zbrazur nga patatet. “Ky është i urtë dhe s’të bën zhurmë!” – i thashë atij, që ia bleva patatet. Drini i gëzueshëm u ul mbi një thes të patateve.Zdirgjesha tregut dhe të gjithë më fusnin pako të cigareve në hundë. “Cigare, cigare!” – dëgjoja zërat e stërshitësve të duhanit. “Qe këto janë më taze!”, më ishte afruar një djalosh te hundët, dhe era e duhanit sikur nisi të ma zë frymën. “O, s’e pi duhanin, or djalosh, s’e pi! Kam argatë në shtëpi që e pinë, po unë, jo! “Ani, mos më ndërro, pra! Nëse blen për ata tuajt, që ku jam!”, dhe ika duke shikuar që t’ia blej Drinit atë mollë! Tregu ishte përplot pemë e perime. Kudo të prisnin sikur do të jepnin edhe pa paguar. “Urdhëroni, mollë të freskëta! Katër dinarë një kg. Ka edhe më të lira! Dy dinarë e gjysmë? Urdhëro, zotëri, zgjidhi!!” më lutej njëri.Ia zgjata dy dinarë posa nisi t’i masë. “Dy dinarë, mati mollë!” – ia bëra. Ai më shikoi në fytyrë: “Ke edhe një gjysmë dinari, të masë një kg?” “Tjetër herë! Mati vetëm për dy dinarë!”, dhe i mori tegat, i vuri në peshojë. E shikoj disa herë atë peshojë e shto: “Ja, shikoje, kaq të rënë hise!”. “More, mati e mos bën zë! Unë kurrë në jetë s’e kam shikuar peshoren. Im atë ma la amanet: “Peshoren mos e shiko, aq sa mat i zoti, paguaja paratë! Nëse të ka hak, e di tjetërkush!” Ai e vuri buzën në gaz, e unë i futa mollët në një qeskë najloni të bardhë. “Ika”, i thashë. Kur arrita te kamioni e pashë Drinin se më priste. Morëm udhë, dhe ai më vete e mori atë najlonin me mollë, e nxori një dhe ashtu të pa pastruar e hante udhës... Patatet i bartja me karrocë dhe kur kapërcyem udhën me Drinin më vete thashë: “Ja qesh me një barrë, e iu vura vetes edhe tjetrën: jaknën e nipçes!” Ecnim së bashku me Drinin, e ai nuk ma lëshonte karrocën nga dora ime. “Edhe unë do ta ngreh gjysh”, më thoshte ai, dhe i tërheqja karrocën vetë, duke menduar se ai po e grahte: “Po, ti po i grah, o Drini! Gjyshi po të ruan nga automjetet!” Më vështirë e pata ta tërheq karrocën kur erdha në atë përpjetën te parku i mëhallës së Muhaxhirëve! Ishte një udhë që shpesh

Page 46: uniartpro1.webnode.com · Web viewS’është kulturë t’ia lexosh letrën tjetrit, por ata kishin shkuar nga banesa ime dhe këtë e kishin lënë në dysheme të shkelur si letër

e kapërceja edhe pa bartur asgjë, e sot? Afroheshim te parku dhe Drini më luti që të shkonim te ai busti i heronjve: Boro dhe Ramizi! Një javë më parë, kishte rënë borë e madhe, dhe shkuam së bashku me Benin dhe Drinin, ku u fola për atë bust! Çfarë t’u flisja? Ishte ky një lloj pragu që ia vëra vetës. Vogëlushët s’më kuptojnë, apo kush e di çfarë mund të thonë për mua? T’u flisja atë që e kam ndryrë thellë në shpirt?, mendoja për kohën e vogëlushëve, mos po gaboja e pastaj ata më qortojnë.“Ky këndej është Boro, e ai në anën e majtë është Ramizi ynë Ramizi dhe Boro, thonë se kanë rënë dëshmor të LNÇ-së dhe nuk kanë pranuar që të ndaheshin! Gjyshi do t’ua shkruaj tërë këtë në një libër, e pastaj do të shihni se çfarë qe ajo lufta jonë?”, dhe e kishte mbyllur bisedën.Isha tepër i shkapërderdhur në mendime rreth kësaj teme të bustit, apo ende isha nën trysnin e atij artikullit që kisha lexuar në gazetë: “U hoq busti i Emin Durakut!” Në vete mendoja: “Do të ishte më mirë sikur të thuhej e shkruhej: “U hoq busti, apo u rrënua?” Çfarë janë edhe këto shprehjet në gazetari? Gazetari i ka teket e veta, po edhe shkrimtari. Është e ditur se i besoja gazetarit nga Gjakova në atë që shkruante! Po, çfarë përpiqej të gjurmojë ai, kush e hoqi bustin, e të mos pyeste: “Kush e vrau në LNÇ Eminin tonë?” Busti i tij ishte i vrarë me atë ditë që u plagosë dhe vdiq në spitalin e Prizrenit. Lajmi i pikëlluar ishte shenjë se mund të vriteshin edhe shumë të tjerë. Qanin shokët e Eminit, po vallë, a e qanin Eminin, apo fatin e tyre, atë thermi shpirt që e patën fut peng në grushtin e shkijeve partizanë?...Beni dhe Drini shpesh më pyesnin për përmendoren e Boro e Ramizit, kurse unë gjithnjë kisha në mendje lajmin e lexuar në gazetë për heqjen e bustit të Eminit. Më dilte parasysh busti i tij në qendër të Gjakovës, por edhe ai i dy heronjve të shpallur në luftë, si farsë të qëndresës për vëllazërim-bashkimin e popujve. Ai që nuk i kishte shikuar gjatë këta dy heronj në bust apo fotografi, mund të mos ia qëllonte se cili ishte Boro e cili Ramizi? Nën atë përmendore shiheshin vida që kishin mbetur në të dhe ujë i borës së shkrirë rridhte curril nëpër ta. Dukej që ai ujë sikur lotonte? Çfarë do të shkruaja për këta dy dëshmorë? I kisha pyetur nënën dhe babanë e bijve të mi: “Çfarë do t’u rrëfenit bijve tuaj për bustin e Boros dhe Ramizit?” Ata i rrudhën supet. Nuk donin të flisnin, apo pandehnin: “Është herët ta themi mendimin tonë për atë vrasje të tyre!” Unë nuk e shpreha mendimin tim për këtë. Jam pajtuar që çdo pikëpamje ta shënoj në letër, pra edhe për këta heronj që më së shumti janë vizituar në Landovicë, dhe ku shpesh janë mbajtur orë letrare me shkrimtarë serbë, shqiptarë, malazezë, si dhe ata nga bota e jashtme. Disa herë aty kishte lexuar poezitë e veta edhe Baca Esad. Çfarë të shkruaj unë? Poezia nuk më ka shkuar si duhet, proza më vështirësi, mendimi im gjithnjë ishte ngacmues, por prapë njerëzit le t’i paraprijnë kohës, siç ditën Boro e Ramizi! Në parkun e Prishtinës edhe sikur të shënoja diçka, më mungonin mjetet e ndërtimit! Një mendim tim po e shënoj në letër për ta: “Që të dy shkuan në luftë të sinqertë dhe vdiqën të mashtruar! Historia e Luftës së Dytë ishte me njerëz që finokërinë e kishin në shpirt!...”

FILLET E DEMOKRACISËËNDRRA E NORËS - Për dajën Rrustem

E premte, më 10 shkurt 1995

Ah, bëje zot hair!Isha në një shtëpi si te dajat e tu, në Likashan, pashë tesha plot në bërllok në atë shtëpi, haj Zot haj! Xhema, vëllai im, sikur ishte i shëndoshë, i veshur dhe i mbathur, kurse daja yt Rrustemi, ishte ulur këmbëkryq në atë shtëpi. Unë e kisha vërë krahëve atë mantelin tënd të vjetër, e kur ma pa daja yt, më tha:“Nora, deshe atë mantel, mos ta shoh të veshur më!”“A ke nerth, a?”, e pyeta atë.

Page 47: uniartpro1.webnode.com · Web viewS’është kulturë t’ia lexosh letrën tjetrit, por ata kishin shkuar nga banesa ime dhe këtë e kishin lënë në dysheme të shkelur si letër

“Jo, veç mos ta shoh më!”E mora dhe e hoqa prej krahëve dhe ia qita Rrustemit. Xhema im vetëm qeshte. Kur më doli gjumi thashë:“Hair qoftë! Mos po ia gjen gjë atë nip që i lindi birit të tij Hamzës, pas katër vajzave! A po, mos ajo Halë e Rrustemit që po thonë se është e sëmurë, po e merr jeta me vete?...!”Pas ëndrrës që më kishte treguar Nora, e shënova bisedën me Shpresa Veselaj, anëtare e Kryesisë së Degës së LDK-së dhe sekretare e degës në Suharekë.

51 A ka arritur demokracia në Gjakovë?52 Varet prej njerëzve, besoj se po. Suharekasit janë njerëz të urtë dhe mjaft tolerantë.

Intelektualët duhet ta kuptojnë demokracinë në domethënien e vërtetë. Por, ka njerëz të padijshëm dhe injorantë që e ngatërrojnë demokracinë ose e barazojnë me liberalizëm apo me anarkinë. Demokracia, mendoj se nuk vjen vetëm dhe përnjëherë. Atë e bëjnë njerëzit. Ajo është proces që vazhdon... Gjithkah në Kosovë jemi në shkollën fillestare të demokracisë, diku më shumë e diku më pak.

Demokracia në Kosovë lidhet ngushtë me rrjedhën e saj në Shqipëri. Pra, edhe demokracia në Maqedoni kushtëzohet nga rrjedhat politike në Kosovë e kështu me radhë...

TË FALA GJAKOVËS!Zyliha Futka, mësuese, Prizren

Ishte mbrëmje, derisa bisedoja me Gazin për çështjen shqiptare, para shtëpisë sime, kaloi një grua, që fare nuk e njihja, dhe kur më përshëndeti, ëndshëm më pyeti:

53 Si je, ore Lit?54 Po, mirë jam, si je ti Zyliha? - ishte kjo një veterane e arsimit nga Gjakova, e martuar në

Prizren, kur shpesh pata biseda të shumta me të.55 Po, si jeni në atë Gjakovë e Prizren?56 Mirë jemi.57 Po, tregomë, a ka arritur demokracia në Gjakovë? – e pyeta.58 Jo, ende, – më tha me keqardhje ajo.59 Po, si është e mundur, aty dikur kishte arritur “Pikala Moska!, e tash demokracisë t’i

mbyllen dyert...?60 Ajo vuri buzën në gaz, dhe m’u desh t’ia përsërisë atë përshëndetjen e hershme: “Të fala

Gjakovës”.

KURORA E SHQIPËRISË

E premte, më 10 shkurt 1995

U zgjova i qetë, në atë mot me shi, sikur më jepte kurajë e të futesha në jetën që po rrjedh! Në atë mëngjes, siç e praktikoj që tri ditë rresht, mora një gotë me kos dhe e trazova me dy thelpinj hudhre të grirë, dola në ballkon dhe e piva. Kur u ktheva e pashë se kisha harruar edhe t’ia qisja një lugë miell misri! Kjo ishte dieta ime e këtij mëngjesi dhe prisja që të më servohej kafeja, e cila më është qepë, por duket se ajo po m’i zgjon muzat dhe po i lufton akuzat! Nora ishte zgjuar pak më vonë dhe e hetova kur u zgjua, se e mbylli derën e hyrjes, të cilën e pata lënë të hapur që të ajrosej korridori i shtëpisë. Ishte kohë me shi, qyteti dukej se shpërlahej nga ajo borë e llom, por ishte herët... Shkurti, edhe pse ka pak ditë dhe duket i shkurtër, mund të rebelohet dhe të na dalë për hundësh! Por, jo, jo! Fuqia e shkurtit vërtet është e shkurtër! Ulur në tavolinën time të punës derisa reja përgatiti kafenë e mëngjesit, shënoja diçka në bllokun

Page 48: uniartpro1.webnode.com · Web viewS’është kulturë t’ia lexosh letrën tjetrit, por ata kishin shkuar nga banesa ime dhe këtë e kishin lënë në dysheme të shkelur si letër

tim, e ngrita zërin: “Tri gjëra shumë të rëndësishme më kanë shpëtuar që nuk munda t’i përfshijë: E para, lajmin më të ri që ishte sihariq për mua nga TVSH që doli nga shtypi libri “Historia e popullit shqiptar”. Ky lajm më gëzoi pa masë dhe pashë intervistën në televizion me Kasem Bixhokun, drejtor i Institutit të Historisë. Historia e popullit shqiptar, në intervistë ia shihja titullin e veprës e nisa të them: “Kur do të më bie në dorë ajo histori? Mos po botohet edhe këtu në Kosovë? Mos po e përcjellë fati i asaj historisë që ishte hartuar nëpër rrebeshe, që deshën të na luhatnin nga trojet etnike? Ky lajm kulturor më gëzoi dhe pastaj kur dëgjova lajmin tjetër se më 24 janar kishte lindur dhe kishte vdekur Isamil Qemali, rashë në mëdyshje: “Çfarë mund t’i ketë ndodhur atij zotit Ismail Qemalit? Mos vdiq në kohën kur duhej të lindte një njeri tjetër, që të mendojë se duhet të ngrihet edhe një herë flamuri kombëtar, apo të mbes me aq, dhe Shqipëria të mbes duke përsiatur për tokat që ia morën fqinjët”.E dyta: Më 24 janar mora lajmin më të ri dhe shumë të gëzueshëm që arriti nga vajza ime, Lumnija: “Djalit të dajës Rrustem, Hamzës i ka lindur një djalë, pas katër vajzave!” Sa u pata gëzuar për këtë lajm, dhe më tha Lumnija, se ishin gëzuar të gjithë djemtë e dajave të mi! Në Klinë te Mariçantë, i kishin treguar asaj prej Prishtinës e deri në Likashan, kur kanë dëgjuar se Hamëzës i ka lindur djalë, s’kishin pushuar sirenat e dy automobilave të tyre. U gëzova se ime ëmë ishte e etur që ai truall i vëllezërve të saj të përtëritej dhe tash vërtet iu plotësua dëshira e saj, por çfarë t’i them nënës? Sikur të ishte e gjallë, e ta përjetonte këtë lindje të djalit të Hamzës, do të kërcente këtu në sallonin ku jetuam më se njëzet vjet, pasi u shpërngulëm prej Vitakut në Prishtinë! Mendova me vete: “Kur isha në Likashan, i pata marrë tregimet e nënës time për atë truall dhe ia pata dhënë Hilmiut për t’i lexuar, e pastaj me vërejtjet e tij, mendoj se do të vijë koha kur edhe do t’i botoj! U pata përpjekur t’ua përmend punën e pjesëmarrjes së tyre në financimin e tregimeve të nënës, por edhe ato rrotulla, sikur fare nuk iu tingëlloi në vesh! Kanë mjete dhe ato pak tregime, mund t’i marrin mbi vete dhe t’i nxjerrin në dritë që t’ua shpërndajnë njerëzve falas. Por, vështirë është ta bindësh katundarin që të shquhet në fushën e kulturës e në veçanti të japë para për të botuar librin e familjes së tij!E treta: Morëm lajmin se edhe nipçja im, birit të motrës sime, Enverit, i kishte lindur djalë dhe se iu bënë dy djem. U gëzuam shumë, sa askund nuk kam përshkruar se si motrës sime, Fetijes, para gjashtë muajve humbi jetën djali i saj në aksident të komunikacionit në Klinë, me emrin Sadat, që ishte katërmbëdhjetë vjeçar. Nora tha: “Paj, Zoti nuk punon keq, po ne punojmë e shpesh mendojmë keq!”Në familje bëhej fjalë se si do ta pagëzonin atë djalë! Kishte mendime shumë të qëlluara dhe besa drojë, se mos po ia përtërijnë emrin e tij, djalit të parë, Sadat, që po ashtu edhe ai, para katërmbëdhjetë vjetësh kishte humbur jetën në aksident të komunikacionit, pikërisht kur i kishte gjashtë vjet. Krye pesë javësh i pat lindur motrës djali dhe e kishte pagëzuar me emrin e atij të humburit Sadat! Emër i pafat emri Sadat, por kjo ishte ide e vjehrrit, Sherif Mariçanit, i cili thonë se e kishte adhuruar shumë Sadatin, më shumë se Naserin e Egjiptit. Por, këtë dashuri që e kishte ndaj Sadatit, ndoshta nuk do ta kenë bijtë e tij më! Dhe, fati i motrës dhe i Demës, po edhe i Enverit, që sadopak të qetësohen pas asaj tragjedie që u kishte ndodhur?...Lajmin për lindjen e djalit të Enverit e solli në shtëpinë tonë Adelina, vajza e Xhavitit, se atë e kishte lajmëruar me telefon Enveri nga Skenderaj.Mendime: Janari ishte muaji me ngjarje të ndryshme dhe pikërisht nga historia jonë, thua se gjatë këtij muaji njerëzit nga çdo anë përpiqeshin ta shkruajnë fatin historik të tyre, thua se vetëm në janar ishin bërë të gjitha luftërat, thua se në këtë muaj të dimrit nëpër shtrëngata ishte punuar për çështje kombëtare? Po, ku u gjetën gjithnjë shtrëngatat për ne? Po, ku na sollën ato shtrëngata? Po, ku jemi, vallë, a jemi në tokë të bukës apo të kripës? Çdo gjë po lirohet! Sihariq, po lirohet edhe kripa!, pandehja dikur në romanin tim “Ora letrare”. Besa-besë edhe ime ëmë kur përmendja se po lirohej diçka gëzohej, dhe më pyeste bindshëm:

Page 49: uniartpro1.webnode.com · Web viewS’është kulturë t’ia lexosh letrën tjetrit, por ata kishin shkuar nga banesa ime dhe këtë e kishin lënë në dysheme të shkelur si letër

“A po lirohet buka, a? Po, kripa? Qesatë e patëm edhe atë kripë, lokja!” – revokonte ajo kohën e saj dhe të mungesës së bukës e të kripës!Ditët e fundit të janarit do t’i përmbledhja si ditë që edhe për mua më ndihmuan që të shkruaja kapitujt e jetës sime, dhe se janari ishte muaji më i frytshëm, si për shkrime, po ashtu edhe për furnizim me ushqim të përditshëm! Më kujtoheshin edhe shumë gjëra historike që më mbetën pa u përfshirë?Nuk adhuroja që ta përfundojë tërë atë që kjo ditë e re më kishte ofruar mundësi që ta shpreh mendimin tim të lirë, si përfundim:

62 Çdo lindje, qoftë djalë apo vajzë, do të ishte e udhës të pagëzohen me emra të kohës kur kanë lindur, e jo të pagëzojnë me emra të atyre që në kohë të vet lanë gjurmë të mira apo të këqija.

63 Fytyrat historike që njëherësh ishin edhe shtylla të forta të kombit, kur flitet për gabimet që i kanë bërë në rrethana të caktuara historike, të ndriçohen drejt, dhe në këtë mënyrë të mos u krijojmë të tjerëve hapësirë për njollosjen e tyre.

64 Hamëza mund ta pagëzojë birin e tij me emrin e dajës Rrustem, se më thoshin në sa katunde, se ai ishte edhe një historian i kohës së tij, por varfëria e shkretë e kishte bërë të atillë që të mos i dëgjohej zëri. Daja Rrustem, më thoshte vëllai im, së pari ma kishte mësuar “Kurorën e jacisë”, se deri atëherë s’e kam ditur. Dhëntë ai zot, dhe u bëftë në atë familje dikush që në kohën kur po jetojmë ne, të na mësojë poezinë më të adhuruar: “Kurora e Shqipërisë!”

65 Miku im, Dema, mos ta pagëzojë djalin me emrin e Sadatit, sepse me atë emër nuk patën fat të rriten dy djelmosha, të cilët do të bëheshin shtyllë e çdo kohe, në mos: “Kurora të Shqipërisë”

66 Demokratët të mos mbajnë fjalime nën moton: “Liria u takon të gjithëve!”, por le ta ndryshojnë mendimin e le të dalin me tezën: “Toka u takon të gjithëve!”

67 Të mos flitet shumë për Kosovën Republikë, sepse pema pa u pjekur nuk hahet! Republika si trampolinë për bashkimin e shqiptarëve është në nismë...!

LETRA E FITIMIT NGA GJERMANIA(Dërguar përmes Arsimit në Komo (Itali)

I nderuari, baba,Pata dëshirë shumë të madhe të takohem me ty, mirëpo, programi është i tillë që njëri prej nesh duhet të jemi këtu e njëri atje; mirëpo, së paku do të përpiqem që përmes kësaj letre deri diku të afrohem pranë teje dhe ta zhvillojmë një bisedë të shkurtër. Përmes telefonatës njeriu asnjëherë nuk mund ta shpreh atë çka e ka peshuar mirë e mirë.Me shëndet si jeni, ti, nëna dhe mbarë familja? Besoj se edhe kësaj radhe do të jeni të fortë dhe t’i përballoni këto pengesa që po shtohen për ne. Unë, personalisht, por edhe familja ime e vogël me vështirësi të mëdha po i kapërcejmë këto çaste të jetës sonë larg vendlindjes, jo në pikëpamje materiale, sepse aty sidokudo kemi një rrjedhë të mirë, por në atë shpirtërore. Çdo çast i kaluar këtu peshon rënd sa të jemi të bindur se nuk ka peshojë ta masë atë. Më kujtohen gjithnjë ato fjalët e Nexhit, para se të shkoja ushtar për basat e Vitakut në arën tonë, kur i thyenim me ty në Errnicë; është kjo hera e dytë që më përsëritet e njëjta gjë. Vazhdimisht jam i stërngarkuar me kthimin tim atje dhe shumë mendoj për shëndetin e të gjithë juve, dhe gjendjen materiale e shoqërore atje. Jam përpjekur që në përgjithësi të jam i njëjtë ndaj të gjithëve dhe të tregojë kujdes për secilin. Edhe pse larg mendoj se kemi krijuar marrëdhënie të mira dhe korrekte me ju. Prej së largu (siç e përdornim shpesh atje: në distancë), kemi mundësi të dy palët që gjërat t’i peshojmë shumë më mirë. Jeta po të mësuaka për të gjitha. Prej teje pres që së bashku me nënën, të gjitha këto t’i kuptoni si një proces të natyrshëm dhe që

Page 50: uniartpro1.webnode.com · Web viewS’është kulturë t’ia lexosh letrën tjetrit, por ata kishin shkuar nga banesa ime dhe këtë e kishin lënë në dysheme të shkelur si letër

të gjitha po u dashka të ndodhin dhe besoj se më lehtë do ta keni. Vështirë është, besa...!Unë për vete për këta 14 muaj i kam përjetuar çastet më të vështira të jetës time. Edhe vetë po çuditem si kam arritur që sadopak të adaptohem këtu? I kam kaluar të gjitha. Prej përuljes, mburrjes, marrjes në punë të kategorisë (Zh) deri te mësimi i zanatit (prakticistit, praktikisht, a?!). Për kushtet e mia të jetesës të informon Arsimi, por në pika të shkurtra ato janë shumë të mira dhe tani nëse qëndroj deri kah fundi i verës, kur mendoj të kthehem në vendlindje, kam mundësi që në këtë tempo të kursej diçka edhe për ardhmërinë time atje. Edhe kjo është e thënë kushtimishtë, sepse fatit nuk i dihet...Fëmijët mirë janë, gjithashtu edhe Sebahati, por asaj besa ia kam rënduar trinën, sepse po i bie që përnjëherë më shumë se unë të angazhohet dhe të punojë, sepse puna ime është e kushtëzuar, kurse për të jo.Yllka po shkon në shkollë dhe mirë po i përballon pengesat e para gjuhësore. Ajo s’ua lëshon udhën fëmijëve të tyre, por njëherë e ka më vështirë. Më duhet të punoj më shumë me të edhe në gjuhën shqipe, dhe gjermane. Ja sot unë dhe gruaja punuam me të më se një orë. Kamxhiku (Korabi) mirë është, edhe ai mirë e ka mësuar gjuhën gjermane, por për shkollë është ende i papjekur. Tash po e shoh se edhe me të më duhet të punoj. Ai për çdo ditë zgjohet i përmalluar duke më thënë: “Kur do të shkojmë në atë shtëpinë tonë atje, te Beni!”. Atë kurrë s’e lëshon prej goje.Fëmijët mezi po presin të kthehemi atje e besa edhe ne gjithashtu...Kësaj here nëpërmes teje bisedova me të gjithë, u përpoqa t’u tregoj diçka për veten time. Të gjithëve u bën të fala të përzemërta prej meje dhe familjes time dhe porosis: bëhuni të fortë dhe mos u mërzitni, se edhe kjo kohë për ne duhet të jetë kaluese...Mirupafshim në Prishtinë!...Manhajm, më 25 nëntor 1994Të fala, F. K.

E dielë, 12 shkurt 1995

Po i shpalos disa shkrime të mia ku shprehja mendimin sipas të cilit babai i folkloristikës shqiptare ishte Thimi Mitko, një rrobaqepës i kolonisë së shqiptarëve të Misirit. Pajtohem se është kështu, por Mitkoja sigurisht gjatë mbledhjes së këtyre këngëve ka gjetur edhe në baba tjetër anonim të këtyre këngëve që me dashurinë më të madhe i thuri këngë këtij populli legjendar. Se korçari Th. Mitkoja, qysh atëherë në Egjipt botoi “Bletën shqiptare”, në vitin 1977, është dëshmi nëpër shekuj e fat që pastaj dolën edhe vepra të tjera folklorike. “Bleta shqiptare” doli në prag të Lidhjes së Prizrenit dhe se Mitkoja qysh herët hetoi lojën e dy fuqive të mëdha që po bëhej me tokat shqiptare. Që atëherë e kemi ditur se copëtimi i këtyre tokave do të jetë rrezik si për shqiptarët, po ashtu, edhe për fqinjët. Kjo ishte një lojë e zjarrit me popujt e Ballkanit e në veçanti për shqiptarët, sepse me kufijtë që u caktuan pastaj pas Luftës së Parë Botërore, lëre që ishin me dhunë, por përherë po vazhdojnë grindjet. E ç’të them për “Bletën shqiptare” kur vërtet ajo mbeti bletë dhe gjithnjë kalon prej lules në lule dhe fat që ajo kërkon të jetë në koshere të vet...

KOHA E GJARPINJVE

E premte, më 12 shkurt 1995 (Pas orës 12:00 të kësaj dite)

Me nipçen tim, Drinin, më duhej të shkoja në treg për të blerë diçka për vete dhe familjen. Ai me çdo kusht nguli këmbë për t’ia marrë edhe karrocën, për të cilën nuk kisha nevojë, sepse ato pak artikuj mund t’i merrja edhe në dorë. Kështu, dy barrë ia ngarkova vetes, Drinin dhe karrocën e

Page 51: uniartpro1.webnode.com · Web viewS’është kulturë t’ia lexosh letrën tjetrit, por ata kishin shkuar nga banesa ime dhe këtë e kishin lënë në dysheme të shkelur si letër

të tretën prisja ta mbushja shportën në treg! Kur arritëm në treg e palosa karrocën dhe e mora në dorë, sepse nuk mund të kaloja prej njerëzve. Drini e pa me sy të vet se sa shumë njerëz kishte në treg, dhe asnjëri nuk dëgjohej se fliste ndonjë gjuhë tjetër, pos shqipes! Në një anë një kënd të vogël, ka edhe serbë e malazezë, të përzier me gra e burra, që shesin bulmet si qumësht, kajmak e djathë! Në Prishtinë thonë se serbët dhe malazezët ia kanë zanat bulmetit dhe janë të pastër! Kështu më thoshte edhe vëllai im, por tash e këndej jemi bërë alergjik ndaj tyre! Çfarë është kjo punë po dihet?! Por, nuk do të thotë se edhe jemi shkëputur tërësisht prej tyre. Ka rajë të vjetër që e flasin shqipen mirë dhe bëjnë tregti me shqiptarët. Serbët e shesin qumështin nga një dinarë e gjysmë për litër, kurse shqiptarët nga dy dinarë! Është interesante kjo punë, dhe mos ma shihni për të madhe edhe vetë sa herë që kam marrë qumësht prej serbëve, më ka dalë i sigurt, e shqiptarët thonë se po i shtojnë ujë më shumë! Qumështi i serbëve kur vlon dhe lihet të pushojë, më thotë vajza ime Lumnija, po bën kajmak më shumë, e këtë që po blen baba prej shqiptarëve, nuk po zë kajmak! Edhe këtë kajmak, po e duan të gjithë! Dhe, po i kthehem tregut, se ai vërtet u bë histori në vete, sepse të gjithë njerëzit ankohen se është shtrenjti e madhe, por kur dalin nga tregu, i shoh se shportat mezi i mbajnë në duar? Fyti i vëllai i detit, thoshin, dhe besa po them, se e qëlluar është kjo thënie. Pata para sa të blej: 2 kg djathë nga 4 dinarë. Djathë mesatar, se ai më i shtrenjti bënte 7 – 10 dinarë; 30 kokrra vezë më kushtuan 10 dinarë, dhe 2 litra qumësht që i mora prej një serbi të Uglarit më kushtuan 3 dinarë. Kaq pata të blej në këtë ditë të premte! Harrova të shënoj një kg portokaj i bleva për nipin. Drini me çdo kusht kërkonte që shportën ta vë në karrocë, dhe patjetër m’u desh t’ia plotësoja dëshirën, por frikësohesha mos po më thyhen vezët. I ngarkova në karrocë, dhe ai përpiqej t’i grahte. Udhës duke u kthyer, te Parku i mëhallës së Muhaxhirëve, takova prof. Idriz Ajetin, së bashku me Zija Bylykbashin, dhe kur Drini kërkoi të shkonim te busti i Boros dhe i Ramizit, i pyeta që të dy. “More, çfarë t’i them nipçes për Boron e Ramizin?”“Thuaj se bora është shkrirë!” – ma priti Zija Bylykbashi, duke e vënë buzën në gaz, dhe fare nuk shikonte andej nga ishte përmendorja.“Po, ky Bora, a ishte biri i Ramizit, apo Ramizi i biri i Boros?” – rishtas i pyeta, kurse Idriz Ajeti vuri buzën në gaz.“S’e di Lit, po kishim qenë të mashtruar! E pamë, por pak më vonesë! Çfarë thua ti?” – më pyeti ai.“Po, të flas keq për Boron e Ramizin, drojë mos po zgjohet Baca Esat Mekuli dhe më hidhërohet! As ai s’e kishte pasur mirë! Por, ndodh se do të ketë pasur arsye, që i ngriti aq shumë, madje me ato vargje lulëzoi rinia jonë!” dhe sytë ia kisha qepur përmendores e Drini e harroi se duhej të shkonim atje. “Tri javë më parë, kur nisi të shkrihej bora e janarit, kisha shkuar afër kësaj përmendoreje së bashku me Drinin dhe Benin, u rrëfeva se Boro e Ramizi janë vrarë në LNÇ e gjyshi për këtë do t’u shkruaj libër! Kur do të rriteni do të merrni vesh më mirë se për çka kishte luftuar Boro dhe për çka Ramizi ynë? Për një qëllim, për një ide, jo!”, thashë, dhe sikur përtypa diçka në gojë e s’kisha asgjë. Atë ditë e matja me sy përmendoren dhe vështroja se si shkrihej bora, duke pikuar ujë. Katër vida të hekurta nën bustin e Boros rrjedhin ujë më shumë, kurse tri prej anës së Ramizit vetëm sa pikonin. Në fund të saj ishte mbledhur një sasi më e madhe e ujit të borës dhe shiut që binte atë ditë. Përmendorja, siç e mata me sy ishte: 4 metra e gjatë, 3 metra e gjerë dhe e ndërtuar me betonarme. Platoja e saj ishte 1.50 m. Shpina e bustit të tyre ishte e mbrojtur nga veriu, si dhe bukur larg prej shtëpisë së motrës së Adem Demaçit, ku pas kthimit nga burgu që kishte vuajtur 28 vjet, aty i kishte pritur njerëzit dhe në atë ballkon të kthyer nga udha e parkut, me të gjithë ishte përshëndetur dhe siç e ka zakon Ademi, u kishte thënë edhe sa fjalë! Kam kaluar edhe vetë nëpër atë udhë dhe i kam parë njerëzit nga shumë anë duke pritur në rresht, por në ato ditë isha i zënë me sëmundjen e Arsimit dhe bëhesha gati të udhëtoja për në Kroaci - në Zagreb, dhe nuk pata mundësi të prisja në rend! Vallë, shpesh mendoja në vete, si do ta ndiej veten Ademi, kur do

Page 52: uniartpro1.webnode.com · Web viewS’është kulturë t’ia lexosh letrën tjetrit, por ata kishin shkuar nga banesa ime dhe këtë e kishin lënë në dysheme të shkelur si letër

të më shoh në rresht e ne ishim shokë të vjetër të gjimnazit të Prishtinës, dhe një kohë të gjatë këtu në Prishtinë i bëmë hapat e parë në krijimtari. Por, ai ma kishte kapërcyer me shkrim! Vërtet, e kam një bindje time, dhe shpesh ua kam thënë disa krijuesve: “Ademit, shokët e tij më të ngushtë ia bënë sherrin dhe e futën në burg!” “Po, pse thua, ashtu, Lit?” më pyesin sa veta. “Kam arsye, se me botimin e romanit të tij në “Jeta e re” - “Gjarpinjtë e gjakut” - Adem më s’ka pasur këtu! Ngritën zë se ai kishte bërë lajthitje të mëdha në pikëpamje të mohimit të gjenezës së rajës, dhe të shqiptarëve por, e shuan një penë, që ndër të parët, iu desh të futej nën sqetull të Bacës Esad, si dhe të krijuesve të tjerë! Edhe Baca Esad, sipas mendjes sime, s’ishte dashur t’ia botojë romanin në atë kohë! Ishte shumë i ri, të dalë me një roman të tillë! Do të kishte kohë për të dëshmuar veten, dhe të dalë prej atij rrethi të parë të llapjanëve! Ademi vërtet me penë në ditët më të vështira e tregoi veten, por mos vallë një kurth të tillë, ia kurdisën të vetët, apo ata që duke e ngritur me pak shkrime, i mbajtën frerët e revistës letrare “Jeta e re” plot dyzet vjet! Dhe, nisën ta ngritin atë revistë letrare aq lart, sa qarkullonin shkrime të shumta, se “Jeta e re” është Abetarja jonë! Si mund të bëhej revista Abetare? Çfarë qarkullonte në Prishtinë në ato ditë të përhapjes së letërsisë dhe të një gjenerate që priste çaste të volitshme për t’iu ikur fërkimeve me shkrimtarë që vazhdimisht i kishte avancuar ajo revistë letrare, ashtu që pa shkrimet e tyre as që do të mund të botohej! Sikur një pjesë e shkrimtarëve të pasluftës ishin parapaguar dhe ishin pajtuar me kriteret e Redaksisë dhe me të njëjtit emra, me pak lëshime, gjithnjë botohej “Jeta e re”! Dyzet vjet edhe sikur të isha vetë përgjegjës i një reviste ekstra private, do të bëja ndonjë lajthitje e lëre më të tjerët, që me regjistër e shkrime të tyre, krenoheshin se u bënë shkrimtarë të socializmit, e në anën tjetër, shpesh harronin popullin...! “Jeta e re” hapi arkapiat, por edhe i mbylli ato që ishin të hapura! “Jeta e re” me kryeredaktorin dhe anëtarët e redaksisë që ndërroheshin as që bëri përpjekje që të thur ndonjë “Kurorë të Shqipërisë”, por nisej nga ato “Kurora e maleve” të P. P. Njegoshit të Malit të Zi, dhe harronin, se aty, lëre qe ishte afër Shqipëria, por edhe malet e shkëmbinjtë kanë të njëjten ngjyrë!... “Po, edhe ky Baca Adem, mos vallë po hidhërohet që po ia nguc vëllezërit serbë e malazezë, që pas lirimit nga burgu, iu dilte krah në intervista të ndryshme?”, u pata thënë shokëve të udhëtimit si në shaka, por t’i arsyetuar mendimet e mia më shumë vonesë.“Po, edhe ai e ka ditur, por politika ishte e tillë!” - më tha Zijaja.“Lëre atë punë, se shqiptari nuk mund t’i bëjë politikë sllavit! Kjo është një punë e kotë! Në politikë nuk ka miqësi! Derisa ne kemi bërë myhyrë në hi, ai ka bërë politikë në hi! Dhe, sllavët e këtushëm, ua kalojnë rusëve me politikën që ndjekin! Ata lëre që e kanë dhe e dinë Rusinë si nënë të tyre, por edhe Rusia e di Serbinë si nënë! Mos u çuditni, se ajo kurrë nuk i shkëputë marrëdhëniet me Serbinë dhe sa herë që vijnë këtu, ata mësojnë prej Serbisë dhe po këtë model të saj zbatojnë në vendin e tyre, kundër popujve të tjerë?”, dhe me nguti sikur ecnin, por prisnin të dëgjojnë edhe disa mendime të mia!“Këto punë më mirë se i di Ademi, kush tjetër...?” mendoja dhe nuk desha të shpreh asgjë para profesorit të heshtur. Por, shihej se fjala e nxirrte fjalën dhe biseda rritej. Idrizi mezi pritte të dëgjonte mendime të tilla, kurse Zijaja shpesh me atë stilin e tij të vjetër, sikur duke buzëqeshur pajtohej apo fare nuk pajtohej! Kush di çfarë ndrynte ai në atë zemër të tij, apo mos vallë blinte fjalë nga unë? Ishim një kohë të tillë, e tash sapo shihet, ka shenja se do të zbresim në tokë të bukës!“Ta them një mendim, profesor! Mos ma shih për të madhe, a kam të drejtë apo jo? Këtë që po ta them do të përpiqem ta lë të shkruar. Letërsia jonë këtu herët, nga regjimi i kohës, ishte shkëputur nga trungu i Shqipërisë! U përpoqëm ta krijojmë një letërsi e gjuhë kosovare, por s’e hëngri as lima, as klima! U kënduam dhe krijuam poezi Boros e Ramizit dhe me emrin e tyre deshëm të shkojmë më larg, të fluturojmë deri edhe në qiell. Deshëm t’i bëjmë yje! I mbajtëm të gjithë si pëllumba të bardhë, por në emër të tyre, edhe ata që i ngritëm na dolën sorra! E sorrat, ç’bëjnë? Krrokasin! Lajmëtare! Në Landovicën legjendare të Boros dhe Ramizit shkrimtarët tonë

Page 53: uniartpro1.webnode.com · Web viewS’është kulturë t’ia lexosh letrën tjetrit, por ata kishin shkuar nga banesa ime dhe këtë e kishin lënë në dysheme të shkelur si letër

recituan poezitë e tyre, morën dorë se janë shkrimtarë internacionalistë, thirrën edhe shkrimtarë të tjerë nga bota e jashtme, dhe çdo gjë shkonte sipas atij projektit të LNÇ-së, edhe pse lakimet për shqiptarë hetoheshin në çdo hap të jetës!”“More, edhe ajo Konferenca e Bujanit!” e theksoi një mendim Idrizi.Të tre u ndalëm te një kioskë ku shiteshin gazetat dhe revistat serbe. Idrizi shikonte mos po na përgjonte dikush, kurse Drini priste që të udhëtonim. Kisha frikë mos po më thyhen vezët! “Drini, mos e prek shportën, as karrocën! Tash do të nisemi”, i pata thënë nipçes.“Po, lëre atë Bujan, profesor! Mua më kujtohet një bisedë e hershme me të ndjerin shkrimtar Nebil Duraku. Kjo ishte një kohë kur çdo trazirë në Kosovë për pavarësi përcillej më shumë nga serbët e malazezët, sesa nga ne. Ata besa edhe ishin të përgatitur dhe shkruanin e ne mendonim se bashkëjetesa po farkohej. Derisa ne e mbanim gjendjen “status cuo”, sipas stilit të formuar: “Heshtni, heshtni, se punët i kemi mirë!” dhe se secili mbronte interesat personale dhe familjare, serbët marshonin dhe hapnin hulli të reja. Më kujtohet një promovim i veprës së Svetozar Vukmanoviq – Tempos, më gjasë ishte “Çështja e Ballkanit” dhe kur u bë promovimi i saj në Tivar të Malit të Zi, Nebili kishte lexuar në shpallje dhe kishte shkuar në atë promovim. Ishin në atë promovim shumë njerëz të nderuar të Republikës Socialiste të Malit të Zi, por kishte shkuar edhe vetë Nebili. Dhe, siç më rrëfente ai, mua, fare nuk më njihnin se isha shqiptar, dhe pasi e kishte dëgjuar fjalën e hyrjes rreth veprës, Tempos ia kishin parashtruar një pyetje për konferencën e Bujajt. Tempo me atë rast iu ngërdhuc pyetësit.“Ti, s’e paske lexuar librin tim! Tphu! Pse bën pyetje të tilla?”Në sallë ku bëhej promovimi i veprës së Tempos u krijua një heshtje e rëndë. Tempo vuri buzën në gaz, dhe tha: “Unë e kam përcjellë organizimin e Konferencës së Bunjajt dhe se për këtë e kam informuar gjithnjë Titon, se shqiptarët kanë vënë kushtëzim, se nuk duan të ngrihen në luftë kundër okupatorit, po qe se Kosova nuk bashkohet me Shqipërinë! Kështu ishte atëherë, dhe vështirë e patëm me shqiptarët! Tio në letrën time, më është përgjigjur: “Çështja e bashkimit të Kosovës me Shqipëri do të jetë ekskluzivisht çështje propaganduese!” dhe, letra figuron në librin tim aty është edhe nënshkrimi i Titos!, dhe pastaj Idriz Ajeti shikoi në anën tjetër të parkut, kur po largoheshin prej përmendores së Boros dhe të Ramizit! “Edhe ndonjë ditë, e do të zgjohemi edhe ne, profesor?”, i thashë atij. “Po, kur më Lit? Kur?...” dhe sikur një copë e madhe e qiellit u shkëput dhe dukej se po i binte mbi kokë! “Profesor, më mirë vonë se kurrë!”, dhe u ndamë me mendime të mira.

LYTHI – KOSOVË!

E shtunë, më 11 shkurt 1995

U zgjova rreth orës shtatë të mëngjesit të shkurtit, posa u pastrova, zhvesha pizhamet dhe u vesha me pantallona të zezë, çorapë të leshta, pastaj u ula dhe i shikoja shënimet që i kisha lexuar e sistemuar më parë. Prej tyre më duhej të nxirrja atë që më dukej se do të jetë më interesante edhe për një kohë tjetër. Shënimet i kisha zgjedhur gjatë dy ditëve të kaluara dhe mendoja se do të më motivonin për diçka që do të mbes novatorizëm! Po, kush mund të di, çfarë novatorizmi do të ketë për ne, dhe çfarë do të mbes e shkruar, po edhe e pranuar!? Kisha mendjen time dhe vështirë se mund ta bindësh njerëzimin për atë vepër letrare që nuk dihej e të flitej për më shumë se pesë shekuj. Dita e re më dukej se po kalonte pahetueshëm, por ngjarjet që zhvilloheshin me hov, më jepnin kurajë për t’i përfshirë në ditar. Treguesin e radios e lëviza disa herë për të gjetur pikërisht atë të valëve të Radio-Tiranës. Pyes veten: “Po vallë ç’u bë me radiovalët e Prishtinës? Disa minuta

Page 54: uniartpro1.webnode.com · Web viewS’është kulturë t’ia lexosh letrën tjetrit, por ata kishin shkuar nga banesa ime dhe këtë e kishin lënë në dysheme të shkelur si letër

nuk hasa në ato valë, sepse më dukej se të gjitha radiostacionet e tjera të botës, ishin zgjuar më herët, dhe ishin më aktive! Vetes i bëja pyetje: “Mos, vallë, nuk janë zgjuar ata të Radio-Tiranës, apo mos kanë pasur ndërprerje të rrymës elektrike, dhe nuk janë duke shijuar e dëgjuar asgjë?!” Por, kur e lëviza për të tretën herë atë rrotëz të treguesit, hasa në valët e radios shqip. U gëzova, dhe si për dëshirën time, i lumtë atij dëgjuesi që kishte kërkuar t’i këndohej kënga: “Oj, Kosovë, oj nëna ime”. Mirë që këngët e radios shpesh përsëriten dhe kështu dëgjuesve u nguliten në kokë vargjet dhe porositë e këngës dhe të zërit të këngëtarëve! Ishte kjo një këngë e qëlluar për atë mëngjes dhe vijonte kënga: “Oj Kosovë, oj nëna ime”. U gëzova shumë saqë nuk di ta shpreh atë gëzim me shkrim! Ta bind dikënd se e adhuroj Kosovën, çfarë naiviteti është ky? Ta bind dikënd se e adhuroj Shqipërinë, çfarë anakronizmi krijojmë? Do të thosha: “Bën çka të bësh, por asnjërën mos më ndaj! Të lutem nëse ke farë mundësie dhe të shkon fjala atje ku lypet, thuaje mendimin tim: “Ndash thuaj Shqipëri, ndash Kosovë, ne jemi Shqipëri!” Çfarë mendojnë të tjerët, atë le ta ruajnë për vete! Sot po dëgjoj këngën “Oj Kosovë, oj nëna jonë”, nesër do ta dëgjoj këngën po nga ai radiostacion: “Oj Shqipëri, oj nëna jonë!” “Çfarë janë këto? Dy apo një nënë? Po lëre atë punë të nënës? Ku ke parë ti se njeriu mund t’i ketë dy nëna! Një nënë dhe atë vështirë e ke ta nderosh e ta mbash! Një nënë në jetë, dhe po të vdes ajo nënë, çfarë pritet? Jo, gabova! Nëna nuk vdes! Nuk vdes as ajo nënë Shqipëri për Kosovën, as ajo nënë Kosova për Shqipërinë! Të kemi një nënë, por nënë? Nënë, dhe po qe se ajo mund të gabojë, çfarë të themi: NËNË! I falen gabimet nënës? Po. I falen gabimet Shqipërisë, po? I falen gabimet Kosovës, po? Në rregull: por mos po mbesim gjithnjë në pikën e vlimeve: gjithnjë të falim gabime! Të qortojmë nënën tonë, mos vallë po e hidhërojmë dhe njerka Serbi po gëzohet? Zëri i këngës ma bënte zemrën mal, e unë sa e dëgjoja me ëndje, sa edhe nuk ndalesha, por shkruaja! Edhe kënga është trung i Shqipërisë! Lëre atë përmbledhjen e Sabri Hamtit me poezi që aq shumë e avancuan: “Trungu ilir!” Po, vallë, a mund të bëj përmirësime e ta krijoj një vepër tjetër: “Trungu i Shqipërisë!” Trungun ia duam ta ketë të pagëzuar me emrin “Shqipëri”. Çfarë do ta pagëzonim? Iliria? Po, pse të kthehemi në atë kohë, e të bëjmë atë që nuk e bëjnë as ata në shtetet e civilizuara? Iliri, e t’ia zë frymën emrit Shqipëri! Edhe ajo mbesa e Ismail Qemalit me Ademin tonë çfarë mendonin? Kur ta bashkojmë Shqipërinë, ta pagëzojmë me emrin: “Iliria”! Po, lëre më, se u bëmë përrallë, se edhe po të ngritëm i madh e i vogël, të bëjmë be e rrëfe para botës, se në këto troje të lashta, dikur ishte ILIRIA, çfarë do të bëjmë? Na ishte kur na ishte! Tash është Shqipëria! Shqipëria të luhatet, çfarë të bëjmë? Truall i themi, e po të rrokulliset diçka mbi të, çfarë të bëjmë? T’ia ndërrojmë emrin Kosovës e të kthehem në pagëzimin e vjetër Dardania, çfarë do të bëjmë me këtë? Çfarë do të thoshin kosovarët: “More, hej, ngadalë se edhe ne jemi shqiptar? Kosovë, emër i shenjtë! Shqipëri emër i shenjtë dhe shumë i ëmbël! Ta bëjmë Shqipërinë Shqipëri? Po, e bëmë? Çfarë të ndryshojmë më? Shqipëria jonë! Ajo s’mund të jetë e tjetërkujt. Kosova jonë nyjë, Shqipëria - nyjë! Çfarë mund të themi për dy nyje? Nyjë dhe t’i kthehemi monologut që ishte shumë kohë i gabuar, e ta vëmë në vijë kombëtare! Çfarë është kjo punë? Asgjë të mos fusim në korniza! Çdo gjë të zhvillohet sipas ligjeve të jetës. Jeta që flet, jeta që pret! Të themi e të betohemi se do të shkruajmë dhe ta bëjmë Shqipërinë, që mos ta sundojë dora e huaj, por të jetë e zonja e vetvetes! Vetvetja e Shqipërisë është nevojë e të gjithëve! Gjendem në nyje apo në trung të Shqipërisë! Kënga më jepte vullnet për jetë e punë. Shiriti i këngës rrokullisej dhe më dukej se më iknin shpejt ato vargje të këngës për nënën! Këngë që do ta zgjojë çdo zog shqiptari që e do trungun e Shqipërisë me kufijtë e para Luftës së Parë Botërore dhe të Luftës së Dytë Botërore?! Kënga i dëshpëron ata që luftuan dhe flijuan veten me pushkë dhe penë në dorë për Shqipërinë dhe nuk janë të kënaqur që u bë cungimi i hartës së Shqipërisë. As Ahmet Gashi i Kosovës, nuk ishte i kënaqur, prandaj hartoi librin e tij: “Gjeografia e Shqipnisë!”Çfarë është puna krijuese? E lashë këngën, sepse emisioni ishte në përfundim e sipër, dhe iu ktheva udhëtimit tim në mars të

Page 55: uniartpro1.webnode.com · Web viewS’është kulturë t’ia lexosh letrën tjetrit, por ata kishin shkuar nga banesa ime dhe këtë e kishin lënë në dysheme të shkelur si letër

viti 1993, kur mezi i kapërcyem ato male nëpër Qafëthanë për të arritur në Tiranë. Ishte një borë e madhe dhe frynte veriu, e ne gjatë asaj nate s’e shihnim fare rrezikun tonë! Hipëm dhe zbritëm nëpër ato male të larta nëpër Kërrabë dhe asgjë nuk shihnim, pos shtrëngatës që na vërsulej në xhama të limuzinës! Çfarë u bë kështu me mua?, i bëja pyetje vetes. Çfarë do të ndodh kur të arrij në Tiranë? Jeta shkruan gjithçka, pra edhe te unë, ajo po shkruan! Harmonizohet kjo jetë me atë që ia parasheh vetes! Mëzi arritëm në Tiranë? Ç’thua Rexhep? Arritëm në Tiranë, duke zbritur nga ato bjeshkë të larta dhe duke e lënë Dajtin krenar me borë; ishim në rrafshinën e Tiranës, me udhë të gjëra e drita elektrike! Cungimi i hartës së Shqipërisë, cungimi i trungut, pro e contra Shqipërisë! Pazarllëqet dhe lojërat që u bënë me ne? Shqipërinë e deshëm me shqiptarë, siç e duan serbët Serbinë vetëm me serbë! Shqipërinë e duam me male, fusha e kodra e bjeshkë të larta, vetëm Shqipëri! Mendoja në vete: “Eh, moj Nëna jonë e mjera Shqipëri! Që dy mijë vjet jeton me lak në fyt dhe lëngon, ngase të tjerët herët ta prenë këmishën e kuqe!...Uroj që të pushojë fushhata e shqiptarëve kundër shqiptarëve; ndaj njëri-tjetrit vetëm për luftë për pushtet dhe për xhep të vetë! Uroj që koniukturat e regjimit të lirohen nga gishti i madh i Rusisë dhe gishti edhe më i madh i Serbisë!...”Derisa isha duke shkruar, vëllai e njoftoi Norën se kishe paraparë një udhëtim për në Drenicë që në atë çast m’u parafytyrua por në një Drenicë! Trungu i Drenicës! Drenicë, tërë ato bukuri e më thonë se duhet t’ia kthejmë emrin Drinisa, apo Drinia! Lëre atë emër që ka! E kaluara, është e mirë për shkencën sa për të shënuar atë, por koha e bëri të veten. Ishin budallënj ata që e pagëzuan me emrin Drenicë?! Dy Drenica, jo! Edhe ai Anton Çetta në “Tregimet e Drenicës” që i botoi në kohën e orgjive komuniste! Të mirëseardhura ishin ato tregime, por parathënia se janë dy Drenica, Drenica e Poshtër dhe Drenica e Epërme, s’ma deshi shpirti atë! Kur bëhen dy Drenica, përçarja thellohet! Edhe Abria ishte katund me një emër, Abri por i ndanë në dy: Abria e Poshtër dhe Abria e Epërme! Çfarë bënë orgjitë? Abrinë e Poshtër e lanë me Komunën e Drenasit (Gllogocit), kurse atë të Epërmen, me Komunën e Skënderajt! Një katund i ndarë në dy komuna. Duke menduar në krijimtari Nora mendonte që nuk ia vura veshin vëllait kur kishte pyetur për mua. E dija se ajo do të jepte ndonjë lajm të mirë dhe posa hyri krenare më tha: “Lit, vëllai të kërkon për të shkuar në të pame në Tushilë. Dëshiron të shkojë me ty, sepse dajë e pat Tahir Tushilën, dhe të pret!”“Po, moj Norë, do ta lë punën, por Besimi më ka ftuar në pesëdhjetëvjetorin e gazetës “Rilindja”. Është më e nderuar puna apo që të shkoj në Tushilë në atë të pame, apo në “Rilindje”!“Ti e di, dy djem i ke në atë “Rilindje” gazetar, çfarë punë bën të bëheni tre! Ua shohin për të madhe! Mund të thonë: “Ja, ky Lit Palaj, krenohet se i ka dy djem gazetar!”, dhe duke shprehur një mendim të tillë sikur çdo femër, tërhiqej sikur nuk tha gjë. “Thuaj Bacës, se po vishem dhe do të vijë në të pame!”U bëra gati dhe tërë atë që ia pata parashtruar vetes në orët e paradites, e lashë mbrapa shpinës! Prisja të udhëtoja së bashku me vëllanë dhe Gazmendin për në Tushilë. Dola në udhë, para shtëpisë dhe për pak çaste u nisëm me limuzinë të Gazit. Udhës nisëm të bisedojmë, por assesi t’i harrojë mendimet që më kapluan. Hajzerit që udhëtonte me ne, sikur iu kishte qepur goja. Dikush duhej ta thyejë atë monotoni: “More, biri i axhës, po pse s’flet ti? Duhet të na paguash udhën me llafe!” Gazmendi ia nisi ta vë buzën në gaz dhe më pyeti: “A vetëm me llafe paguhet udha, axhë, a?” “Paj, disi do të bëjmë, por sa je ti, unë kurrë s’kam paguar në jetë!”Ai qeshi, dhe e ngiste automobilin. Udha ishte e hapur, moti i ngjasonte një pranvere të vërtetë! Udhës nuk hasëm në shumë automjete, ashtu që shumë shpejtë arritëm në Palluzhë. Aty nisëm të bisedojmë për ngjarjet e Luftës së mixhës Shaban? Ishte bërë mirë apo keq që kishte shpërthyer ajo luftë? Do të ishte më

Page 56: uniartpro1.webnode.com · Web viewS’është kulturë t’ia lexosh letrën tjetrit, por ata kishin shkuar nga banesa ime dhe këtë e kishin lënë në dysheme të shkelur si letër

mirë që mixha Shaban me atë ushtri të futej në zemër të Serbisë, apo që u kthye në Llap? Do të ketë gjasë se do të shkatërronin ushtrinë e tij, apo edhe do të shpëtonin pa therë në këmbë. Po, ç’janë këto biseda kaq të lira! Vështirë ishte t’ia qëlloje atëherë, kur ende i vinte era luftë kësaj Kosovës sonë?“Kosova – lythi ynë!, tha Lit Palaj dhe desh t’ia përkujtoj Bacës atë bisedën që e kishte bërë në pranverën e vitit 1984, kur në të pame të nënës së Demë Mariçanit, e kishte cilësuar e krahasuar Kosovën me një lyth!Arritëm te Lisat e Xanit, në udhë të Polacit. “Ja, këta dy lisa më duket se ç’prej se u bëra të dijë, janë të tillë”, thashë dhe u ndalëm që të shikonim prej andej një pjesë të mirë të Drenicës. “Sa herë kam kaluar këndej pari me dajën Rrustem, me qerre me qe, dhe gjatë udhëtonim së bashku me nënën, motrat deri te dajallarët. Likashani më dukej shumë afër kur arrija këtu! Daja na thoshte: “Kur të shkojmë te Lisat e Xanit, arritëm në Likoshan!” Por, s’ishte ashtu, donte të na jap vullnet, se edhe dy orë e mezi mund të arrinim në katund. Më kujtohet se kur pas atij udhëtimi të gjatë, arritëm në Loxhë. Shtëpisë së dajës i binin rrezet e diellit të mbrëmjes!I lamë Lisat e Xanit dhe trupuam udhën që shpie për në Lludeviq! Atje më mbetën shumë kujtime: konvikti i gjimnazit të Skënderajt, tymtari i fabrikës si tjegullave dhe fabrikës së centralit elektrik. Skënderaj ishte ndriçuar në kohë shumë të vështira. Ishte ndërtuar një termocentral. Thoshin se mjeshtër më të aftë në atë kohë nuk kishte Drenica, ishte ai Shaban Gashi, i vëllai i arsimtarit tim, Ali Gashit, që tradhtisht e kishin pushkatuar në Vllasinë, me gënjeshtrën e trilluar: “Dhesh të ikën në bullgari dhe në kufi u vra gabimisht!”. Po çfarë i duhej Bullgaria atij, kur adhuronte Shqipërinë? Kurth i Skënderajt, i “Oznas!” Kurth që ishte bërë në Beograd, që kur ishte student, atëherë kur shqyrtohej çështja e elementit turk në Kosovë, ai së bashku me grupin e studentëve përparimtarë, kishte reaguar ashpër: “Në Kosovë nuk ka turq! Në Kosovë ka shqiptarë! Kosova është Kosovë e asgjë tjetër!” Studentët kishin shkruar letra në shtëpi që përcilleshin, dhe ato i qitnin në sitë e shoshë ata të “Oznas”. Nuk dihej se cila i hidhte më mirë: Sita e serbëve apo e shqiptarëve! Është njësoj: sitë i thonë! Sitë shqip dhe sitë serbisht! Po shoshës? Shoshë shqip, kurse “rešeto” serbisht! Po, pse s’e pagëzuan edhe ata shqip: shoshë! Na sitën dhe na shoshitën mirë!...Arritëm në të pame. Një orë udhëtuam në këmbë deri në Tushilë. Baca rrëfente për kohën e tij të fëmijërisë kur ishte mbetur pa nënë. “Vendi i nënës nuk harrohet kurrë!” desha t’i them, por u tërhoqa që të mos përmallohej.Kisha edhe unë shumë kujtime për Tushilën dhe Gjytetin (Qytetin) në majën e të cilit kisha hipur tri herë. Katundin e shikoja si në shuplakë të dorës. Këtu, më thoshin katundarët, të parët ishin Ilirët, dhe ndërtuan qytetin e vjetër në majë! Kanë bartur gurë me krah! Ilirët ishin punëtorë të mirë. Janë mbrojtur, dhe i kanë pasur në çdo anë vrojtueset! Kapërcyem atë tokë gurore, Bacës, iu kujtua dardha e egër, ku shpesh luante me fëmijë të dajallarëve. Ulicë, i thoshim asaj, por tash e paskan zënë me ushqim bagëtish! Dardhën s’e paskan prerë! Sa mirë! Ajo kashtë, e kujt është aty? Ia paska prishur pahin vendit ku luaja? Shkonim rrethit të katundit, arritëm te lumi. Ishte i pastër ai lumë, por në verë, po shteret dhe po turbullohet! Lumi i Tushilës, ka shumë peshq të mirë! Jeta në verë këtu është e këndshme. Me lumë, me pemë, me pak kopshte, edhe duhani bëhet mirë! Misrin po të ketë ujitje, e bën kjo tokë! Grurin po, por ka pak tokë! A sheh, këtu ka vite që nuk mund të gjesh vend sa për ta ndërtuar një kasolle? Tushila pat mundësi të zgjerohet. Ajo fle nën kurorën e këtyre maleve me tokë gurore! Ka tre lloj drurësh: bungishtë, qarrishtë dhe shkozishtë! Shelgjishte ka rreth lumit! Livadhe të ngushta! Tushila kishte edhe tre mullinj, e tash së voni është ngritur mulliri i ri, në vendin ku më parë ishte mulliri i Dibranit, që bluanim drithë edhe ne. E ka ndërtuar Tafili i Dibranit, atëherë kur askujt s’i ra ndër mend ta ndërtojë as pas njëzet vitesh. Peshq të mirë ka këtu, shtoi Baca.

Page 57: uniartpro1.webnode.com · Web viewS’është kulturë t’ia lexosh letrën tjetrit, por ata kishin shkuar nga banesa ime dhe këtë e kishin lënë në dysheme të shkelur si letër

Shikonim sa andej, sa këndej. Sytë u nguliten te shtëpia e të vdekurit, Tahirit, që iu kishte mbetur pronë bijve të tij. Ishte një shtëpi rrëzë qytetit, me mure mbrojtëse. Kishte ndërtuar shumë mure shkallë-shkallë dhe rrafshuar truallin. Thonë se tërë jetën ia kishte kushtuar punës në atë truall dhe kishte ngritur dy shtëpi për dy djem...“Ku e mbajnë të pamen?”, e pyeti Baca njërin që takoi në udhë.“Në odë të Tafilit”, u përgjigj ai, dhe duke shikuar andej, pamë më se pesëmbëdhjetë veta të cilët dolën në pritje.Tushila dukej e qetë, lumi që rridhte thuajse na bënte me dije se së shpejti gjebrat do ta ngrohin tokën? Dielli nxehte sikur në pranverë. Apo, mos vallë, kjo kohë kaq e ngrohtë, pandehnin sa veta, Tahirit i është dhimbsur jeta. E ka dashur jetën, thonë. Po, kush s’e ka dashur këtë jetë? Na la keq?, thonë, por kur ishte i gjallë askush nuk i dëgjonte: “Do të na lë keq, besa!” Të gjallëve nuk u njihen meritat! Pas vdekjes njerëzimi shpalos jetën e të vdekurve! Flasin për jetën dhe të mirat që ka lënë, sa për t’u treguar të tjerëve, se edhe ata duhet të lënë diçka të mirë! Askush në atë botë nuk merr gjë me vete. As Tahiri. La tërë ata gurë e mure, shtëpi që ndërtoi kudo në Drenicë. Çekanët e tij, kush do t’i trashëgoi? Vështirë është të jetosh me çekanë!Hymë në odë dhe u ulëm. Edhe në këtë të pame, sipas traditës, kur u shprehëm ngushëllimet për të vdekurin, na u lutën të flasim dhe të dëgjonin mendimin tonë për ngjarjet që po rrokullisen. Çfarë janë këta katundarë? Duan ta dëgjojnë mendimin e të tjerëve, e kushedi se a e përfillin? Apo, vetëm duan që njeriut t’i vënë karremin, e të thonë: “E piu sherbetin!” Apo, edhe pak më ndryshe: “Ky e ka pirë herët sherbetin!” Çfarë bëjnë ata dhe gjithnjë i vënë të tjerët në sitë e shoshë, e veten e lënë qiri të kulluar! “Deshëm ta dëgjojmë mendimin tuaj! Nipçe, ty s’të kemi parë moti. Besa edhe di të na thuash diçka! Apo, edhe Liti? Nuk do t’u jepnim leje të shkoni pa na lënë ndonjë fjalë!”“Unë s’kam ç’të flas? Liti po i shënon këto fjalët e odave dhe besa shpesh i sheh dofarë ëndrrash, që i them: “Po, lëri ato ëndrra Lito, njerëzit jetojnë në zhgjëndërr e ti do të jetosh me ato ëndrrat tuaja!”Ata nisën të qeshin, e unë heshta. Më duhej të flisja, edhe pse radhën e kishte Baca.“Më duhet të kthehem në atë që kam shënuar në një të pame, kur ishte edhe Baca, dhe e kishin lutur që t’u fliste diçka si ju ne tash. Baca ishte në të pame në vdekje të gruas së Sherif Mariçanit në Klinë. Ishte viti 1985, pranverë. Unë s’kam qenë me Bacën, por më ka treguar djali i dajës Xhemë, Ahmeti. “Kosova është si një lyth! Po e ngacmove lythin e pezmatohet, lëre që ia sheh sherrin vetë, por shohin sherr edhe të tjerët. Këtë lyth e kanë ngacmuar dhe nuk po qetësohet! Edhe ne mbetëm lyth: as s’jemi ata që mund ta shërojmë, as ta qetësojmë! Po, u përhap lythi Kosovë, pëlcet një luftë e madhe! Kemi llogari ta pezmatojmë apo të gjejmë ilaçe për shërim? Po, më duket se këtu jemi”, dhe pas kësaj bisede doli nga e pamja.Ç’u bë pastaj, nipçe, më tregonte Ahmeti i dajës Xhemë. Dajat e mi ia nisën e po thonë: “Auh, po ç’foli Fazliu? Ne menduam se do të na lë ndonjë fjalë të mençme, e ai fliste për lyth! Lythi është lyth e Kosova është Kosovë!”, ngulnin këmbë ata në të veten. “O dajë! Ju, s’e paskeni marrë vesh Fazliun, se ai u kallëzoi shumë mirë se ku jemi ne? Për ju vështirë se ua lë fjala! Tërrnakopi edhe ai s’mund t’ua lë! Për së gjalli, jo. S’e pranoni e arsyetoni fjalën e askujt!”, dhe gjatë u bënë fjalë në atë të pame. Unë po u them, në jetë gjithkush në çastin e pikërishëm i ka hallet e veta dhe kur njerëzit e mençur thonë diçka për natalitetin dhe të ardhmen ia nëpërkëmbin fjalët. “Kosova lyth e çka tjetër? Lyth edhe i madh!, ua përsërita çështjen e një bisede para sa vjetësh. “Po, unë këtë e kam shënuar pasi ka kapërcyer një kohë, dhe kur shoh se ato i shqyrton oda dhe polemizohet për to, kanë vlerë!”, e përfundoi bisedën Liti, dhe pastaj u ngritën në këmbë e morën udhë për në Prishtinë.NËNA ËSHTË NËNË!I nderuari, daja Isë,

Page 58: uniartpro1.webnode.com · Web viewS’është kulturë t’ia lexosh letrën tjetrit, por ata kishin shkuar nga banesa ime dhe këtë e kishin lënë në dysheme të shkelur si letër

Gjatë prita se do të ma kthesh letrën që ta pata dërguar para vitit të ri. Siç po shihet jam mësuar t’i lexoj letrat tuaja nga Kanadaja, dhe shpesh sa herë që vijë në shtëpinë time nga puna, posa të hyjë brenda, e pyes gruan: “Mos ka prurë postieri ndonjë letër?” Dhe, kur më përgjigjet me shprehjen “Jo!” - dëshpërohem. Shpresoj se letrën që ta pata dërguar do ta kesh marrë...Më duhet të them sa herë që shkoj në atë anë të Rakoshit, shikoi nga kodra gjatë dhe mbes duke soditur fshatin tënd, Zhakovën. E di se nëpër atë anë kanë lindur dajat e tim eti, dhe e di që im atë ka lozur nëpër ato bërraka e udhë të ngushta të fshatit bashkë me ju, dajë. Më kujtohen edhe shumë gjëra në atë anë, sepse nuk janë pak gjashtë vjet që i kalova në arsim, pikërisht në shkollën tetëvjeçare të Rakoshit. Aty, o dajë, e di se e kam gjetur Rakoshin shumë të prapambetur, kur në ato pak vite jam përpjekur që nxënësve t’ua falë dritën e mësimit e t’ua shporr terrin e zi. Por, me gjithë mynxyrat që i pata, ajo anë më ka lënë shumë mbresa e kujtime dhe ka mbetur e dashur për mua. Jo, vetëm Rakoshi, por kudo që kam punuar arsimtar, prindërit dhe nxënësit më kanë mbetur thellë në zemër. Që nga viti 1952, kur fillova punën si mësues në Shkollën Fillore të Llaushës, kam kujtime të hidhura, por edhe shumë të mira. Prej andej dy muaj më kanë dërguar mësues të Shkollës Fillore në Rakinicë, më ka mbetur në kujtesë sed si Bali Dajaku erdhi me sëpatë në shkollë dhe kur hyri brenda, sëpatën e la mbas derës së zyrës dhe më pyeti:

68 Kush të ka dërguar ty të japësh mësim në shkollën tonë? – dhe nisi ta shikojë sëpatën, e sikur u trimërua në vete përpiqej ta fshehte një monolog të gabuar.

69 Këshilli i Rrethit të Drenicës më ka emëruar mësues në këtë shkollë – i thashë. Kam vendimin me shkrim. Askush nuk guxon të vijë krye një vete ku të dëshirojë.

Atëherë qesh i ri dhe nuk dija se çfarë e mundonte atë, dhe kur biseduam gjatë me atë fshatar të pashkolluar e pashë se ishte hidhëruar pikërisht se vajza e tij, Kada, ishte e fejuar për fqinjin tim, Zekën. Çfarë mund të thosha unë, kur më patën treguar se ajo ishte futur nën banka të shkollës, dhe fare s’e kisha hetuar. E dija se edhe unë isha i fejuar me një vajzë po nga ajo lagje, dhe askush nuk erdhi prej miqve për të më qortuar. Dhe, Baliu u deklarua para drejtorit të shkollës sonë:“Shok drejtor, ta dish se unë prej sot nuk mund ta dërgoj vajzën time në shkollë!” Po, ç’fat që pata, mu lidhë nyjë ajo dëshirë që pata për t’u dhënë dritën e librave atyre nxënësve, e në veçanti, botës femërore, që gjithnjë e adhuroja se do të zënë vendin e merituar në jetën e përhapjes së arsimit dhe të kulturës. Po them, se më duket se askund nuk nxehë dielli si në ato vende ku pata punuar në Likofc, Llaushë, Runikë, si dhe në Rakosh! Dhe, më duket se çdo gjë është në vendin e vet dhe kur dalë nëpër ato kodrina, them se i mora krahët dhe “jam duke fluturuar” nga gëzimi dhe arrita shpejt sikur atëherë që isha i ri! Tash edhe ajo balta që e shkelja kur mësues i atyre anëve më duket se po i vjen era jo baltë, por mjaltë! Dikur e adhuroja asfaltin dhe e arrita, por balta e fshatit edhe sot e kësaj dite më duket e mirë. Ndodh se kur qesh i ri as atë nuk pata kohë ta shijojë... E di se edhe ti, prej Kanadasë, i adhuron këto anë, udhët, arat, livadhet, bjeshkët mbi Zhakovën tënde dhe çdo gjë këtu, tash nga atje, të duket madhështore. Atëherë as ti nuk ua ke ditur vlerën, tash ndryshe mendon, se pleqëria e ka përmallimin e madh për vendlindje. Për këtë e hetova edhe përmallimin e mixhës Ramë, kur patëm shkuar me të në Zhakovë në të pame për djalë të Ahmetit. Ai m’i kujtoj edhe udhët e gjyshes së tij, kur truponin nëpër lagjen e Haxhijve dhe dilnin në udhë të Rakoshit, kapërcenin Padalishtën, e trup nëpër Leçinë, vinin në Vitakun e thatë, por shumë të dashur! Një anë fliste mixha Ramë për gjyshen, e në anën tjetër fliste për babanë tuaj daja Ahmet. Kur tuboheshim në kullën tonë, i rikujtoj sa biseda me Ahmetin, si vëllezër me Isën, bisedonim për jetën dhe marrëdhëniet tona me njerëz po edhe mes nesh, shkonim shumë larg, sakaq kur grindeshim dhe besa ngriheshim në këmbë dhe shpesh në prani të babait sulmonim njëri-tjetrin me fjalë, babai ngrihej në këmbë dhe me kërrylën e tij që e ngriti kundër nesh, thoshte: “Hej, hej, or bijtë e mi, a po e dini ç’jeni ndërmjet vetes?”

Page 59: uniartpro1.webnode.com · Web viewS’është kulturë t’ia lexosh letrën tjetrit, por ata kishin shkuar nga banesa ime dhe këtë e kishin lënë në dysheme të shkelur si letër

Ne si të ri që ishim, zmbrapseshim dhe tash e mora vesh se çfarë na thoshte babai ynë?Këto fjalë të babait tuaj janë me rrënjë dhe i kam përsëritur shumë herë kudo që kam shkruar dhe kam hetuar se vëllazëria nuk duhet të grinden mes vetes! Vërtet, njeriu prej telasheve të jetës, shpesh e harron veten dhe të vetin, harron gjakun e tij, se nuk duhet ta sulmojë dhe ia merr mendja se mund t’i zë edhe retë e qiellit! Jo, dajë, jeta s’është gjithnjë e një njeriu, por e të gjithëve, të gjithë duan të jetojnë e të hanë bukën që vështirë fitohet në këtë anë. Madje, këto vitet e fundit, fshatarët thonë se jemi zgjuar shumë. Po i gëzohem këtij zgjimi, le të jetë zgjim për të mirën e tyre, le të jetë zgjim normal i udhës së re për arsim dhe mësim, se ne nuk e deshëm aq fort mësimin dhe vuajtëm të kemi libra. Tash po më duket se njerëzit po i shkelin ato? Unë po u them fshatarëve se ende jemi në gjumin më të rëndë! Edhe Kosova jonë është në gjumë! Në gjumë, o dajë, se bota ka shkuar larg, atje ku s’jemi ne? Me shekuj të shkelur nga këmba e huaj, me shekuj të strukur nga pushteti serbë që kurrë nuk na la ta hamë një copë bukë të lirë në shtëpinë tonë...? Çfarë qe kjo Serbi? S’i bëmë kurrë asgjë, s’erdhëm kurrë në troje të saj, por ajo erdhi në trojet tona dhe nuk na lë të marrim frymë lirisht... Besomë dajë, kjo Kosova jonë, sado që mendojmë se është zgjuar, të huajt e nëpërkëmbin dhe s’e lënë të qetë! Dhe, kur duhet të zgjohet nga gjumi shekullor, Serbia ia vë një prag të madh, e hedh në një gjumë tjetër dhe s’e lë të marrë frymë, e shkëputë nga nëna Shqipëri, aq lehtë, sakaq mendojnë se ne jemi jetimë, pa nënë... Ku mund të pranohet një gjë e tillë, kur nëna lind fëmijën e vet, e të themi se nuk i dihet cila nënë e ka lindur? Jetimë pa nënë s’jemi ne, jetimë me nënë jemi, e nëse vdes një nënë, lind dhe përtëritet një nënë tjetër, po me të njëjtin emër NËNË! “Të mjerët ne, moj nëna jonë! Që dy mijë vjet nëna jonë e mjerë Shqipëri jeton dhe lëngon, sepse të tjerët ia prenë këmishën e kuqe... U luan shumë lojëra në llogari të nënës sonë, dhe kam bindjen se ato duhet të kthehen në udhë të mbarë dhe një herë të mendojmë me kokën e tonë. Nëna është nënë dhe nëse ajo ndodh se mund të ketë gabuar, asaj i falen gabimet, njerëzit falën edhe më shumë gjaqe e pse të mos e falësh nënës gabimet, në mënyrë që t’ia lehtësosh vuajtjet shpirtërore! O dajë, të ngarkosh nënën me atë që nuk mund ta bartë barrën e pjellës së vet, s’është mirë. Nëna jonë lodhet ndonjëherë, por mendimin për pjellën e vet e bartë derisa të futet në varr...!”

Të fala nga të gjithë, M. Kripa

UNË S’KAM VDEKUR!

E, dajë, më duhet të tregoj shumë gjëra për anën tënde dhe timen. Sa për të përmalluar pak, po ta përshkruaj një ditë, që udhëtuam me mixhën Ramë për në Zhakovë. Ishte korriku 1991, muaji i të korrave dhe i pemëve. Udhëtuam me autobus deri në Rakosh e hymë luginës së Rakoshit për të dalë në Zhakovë. Mixha Ramë ia nisi t’i kujtojë këto udhë kur ka kapërcyer me gjyshën e tij, e unë me babanë tim. Nuk më linte fare të flisja për babanë, se ai fliste për gjyshën me dashuri të madhe. Kapërcyem kah shtëpia e Ali Beqirit dhe pyetëm se si ishte me shëndet. Na thanë se vetëm sa nuk ka pikur si pema kur i vjen koha të pikë! Ç’të bëjmë, o dajë, ashtu qenka jeta e njeriut, lind, rritet, përhapë pjellën e vet sikur lisi degët, jeton një kohë dhe në fund vdes, por loza nuk vdes kurrë! Ai, na thanë se i ka pesë djem dhe fat që shihej se loza e tij jeton e do të jetojë. Kur po të shkruaj për Ali Beqirin, m’u kujtua një ngjarje që e pata shënuar kur isha gazetar. “Një fatkeqësi të komunikacionit shumë të vdekur mbesin si kungujt nëpër ara dhe kur njëri i sheh e thirrën mjekun që t’i ndaj mos vallë dikush prej tyre ka mbetur i gjallë. Mjeku nisi t’i ndaj në dy anë. Aty qëlloi për fat edhe një polic i popullit dhe kur e vërejti mjekun se ç’po bënte, urdhëroi: “Qiti të gjithë në një anë se janë të vdekur!” Mjeku i bëri të gjithë grumbull dhe desh të raportojë se të gjithë ishin të vdekur. Derisa polici i

Page 60: uniartpro1.webnode.com · Web viewS’është kulturë t’ia lexosh letrën tjetrit, por ata kishin shkuar nga banesa ime dhe këtë e kishin lënë në dysheme të shkelur si letër

ruante të vdekurit, atëherë u ngrit njëri prej tyre se e kishte lëshuar agonia e dha shenja të jetës. Polici e vëru, por nuk desh ta shkel mendimin e tij.“Unë s’kam vdekur!”, u dëgjua sërish zëri i njërit nga grumbulli i të vdekurve. “Hesht, se ti ke vdekur! Mjeku ka raportuar se ke vdekur njëherë!”, i tha polici dhe e ngriti kamxhikun lart.Njeriu heshti. Polici i ra me kamxhik. I gjalli prapë klithi: “S’kam vdekur, ej!”Kur ia tregova këtë mixhës Ramë, pastaj edhe Ahmetit e morën vesh mirë e thanë: “Besa-besë, ruaju se po të thonë hallku se ke vdekur, derisa të çohesh, shkon puna larg...”Me këtë e patëm bisedë edhe punën e Ahmetit, vëllait tënd. Dukej se njerëzit thoshin se ka vdekur, por na merrte mendja se ai prapë do të shtohej, pra do ta linte atë lozën që e përmenda te Ali Beqiri, pastaj e ke edhe ti lozën tënde atje, e kështu presim që të mos na thyhen të gjitha punët në dorë. Ne po na thonë se kemi mbetur jetimë, por nuk po pajtohem me këtë. Jetim mbetet ai që nuk ka as nënë e as baba, e askush s’ka mundësi të lind pa nënë e pa baba. Kur e bëmë këtë bisedë, mixha Ramë na tregoi një rast të Pop Angjellkut. Kur hyn Serbia e Parë e pyetën priftin: “Qysh ta sundojmë këtë popull?”“Nëse je mjeshtër shtypja kokën gjarprit e zogjtë mos ia nguc!”Po, ata i hëngrën krerët e s’u kënaqen me kaq, e pastaj u kthyen e i hëngrën edhe zogjtë. Po shihet se çorba e Beogradit do të na përvëlojë, dajë! Serbët s’na kanë dashur kurrë me shpirt. Ti e di Zhakovën, ke pasur punë me serbë të atij fshati. Nuk po të nxis të flasësh keq për ta, por kurrë nuk na deshën as ne, as të tjerët. Ata duan vetëm shkëlqimin e tyre e gjithnjë rënien tonë. Tërë këtë kohë sa qëndruam kështu, mendoj se e ka fajin vetëm heshtja jonë e gjatë e asgjë tjetër. Më duhet të shkruaj kështu në këtë letër, dhe po i marr shënimet nga fletoret që gjatë i ruaj ato në sirtar. Ja, po shihet se të mëdhenjtë nuk na pyetën kurrë për fatin tonë. Mbetëm pa mbrojtje dhe pre e vrasjeve, e dhunës, e grabitjeve, e shtypjeve. U përpoqën të na shlyejnë nga faqja e dheut, gjëja se jemi popull i degjeneruar? Ata nuk donë të dëgjojnë, shtihen si të shurdhër e s’e dinë se s’kemi gjë tjetër, përveç krahëve tanë... Nuk deshëm të luftojmë kurrë po na detyruan. Sikur edhe armët tona të heshtin përjetë e betohemi se nuk do t’i bëjmë askujt gjë, nuk na besojnë...

GJURMË TË SHPIRTIT SHQIPTARI nderuari dajë,

Prishtinë, më 30 gusht 1995

Gjatë prita se do të ma kthesh letrën që ta pata dërguar para vitit të ri. Besomë, sa herë që shikoj postierin duke kapërcyer udhës time, këtu në Prishtinë, më shkonte mendja se do të më arrinte ndonjë letër prej asaj Amerike! Më kanë mbetur shumë kujtime për atë Amerikë, ku pas luftës së fundit këtej fitoi komunizmi i Rusisë atje u degdisën shumë shqiptarë, se nuk u pajtuan me dredhitë që iu bënë Shqipërisë dhe Kosovës! Mos kujto se mirë e dimë pse shkove edhe ti. Po të mos shkoje në Amerikë, do ta hanin kokën edhe ty, sikur dajës Rrustem! E kanë ditë shokët se kënd e kanë pasur kundërshtar gjatë dhe pas luftës, e kanë ditur se e kishin pasur luftën me dredhi! Po, si të mos i quaj ato dredhi të luftës, kur thoshin se një herë do ta ndjekim fashizmin nga këto troje e pastaj bëjmë si të duam mes vetes! Jo, or dajë, s’ishte dashur të bëjmë luftë fare. Pse të bëjmë luftë kur nuk i fituam kufijtë tanë etnikë...? Lufta bëhet për kufij, pra, për tokë, se ndryshe Gjermania nuk ka mundur të qëndrojë këtu gjatë... Besa-besë, im atë, ndjesë pastë, shpesh kur merrej në gojë lufta, thoshte, tërë ai gjak që derdhëm është spërkatur deri në trojet tona të vjetra. Thoshte edhe një gjë: “Dëgjo, bir, mos harroni se deri në Guri të Shpumë e te Molla e Kuqe gjaku i Luftës së Parë që kanë bërë shqiptarët është i ruajtur në harapesha!” Eu, po shpesh i kujtonte ato harapesha! “Vjen një ditë kur ato flasin vetë, nxirren nga nëntoka jonë...”

Page 61: uniartpro1.webnode.com · Web viewS’është kulturë t’ia lexosh letrën tjetrit, por ata kishin shkuar nga banesa ime dhe këtë e kishin lënë në dysheme të shkelur si letër

pohonte ai.Ç’u bë me ato harapesha? Mos vallë po thyhen? Apo serbët po e lërojnë tokën thellë dhe ua humbin gjurmët!Kur po ta shkruaj këtë letër, po më kujtohen shumë gjëra nga Rakoshi, Zhakova yte, Uça, Padalishta, por edhe shumë katunde të tjera e në veçanti Vitaku im. Dajë i nderuar, besomë me trup jam këtu në Prishtinë, e mendjen e kam atje. E di se ashtu është puna edhe me ty. Prej Kanadaje shpesh e vë Zhakovën si në shuplakë të dorës. Vendlindje më! Atë që i dëshiron vendlindjes nuk i dëshiron asnjë vendi tjetër edhe po të jetë Misir. Adje, ajo anë e Rakoshit më ka mbetur gjatë në kujtesë. Aty i kam kaluar ditët më të ëmbla të arsimit shqiptar! Ajo anë është shumë e dashur për mua, si dhe tre djemtë e mëdhenj! Mjaft nxeh dielli këtu në Kodër të Diellit në Prishtinë, por atje më duket se nxehte më mirë! Apo, mos po gaboj, një diell është për të gjithë dhe gjithkund nxeh njësoj! Mirë që është edhe te ju një diell! Le të nxehë dielli tërë botën, se po të mundej dikush diellin do ta ndalte! Fat që është një fuqi tjetër. Më duhet të pranojë se saherë shkoi në atë anë, më kujtohen shumë gjëra nga jeta ime dhe e babait. Në fakt, ajo anë ka mbetur shumë e dashur për mua. Çdo gjë atje është në vendin e vet dhe shkëlqen, vetëm një gjë më duhet të pranoj se nuk është mirë. Kur isha atje u pat hequr Stacioni i policisë, e tash më thonë se prapë aty është vendosur policia? Eu, edhe kjo polici, deri edhe në zgore lisash po i futë hundët e lëre më nëpër shtëpi? Tash edhe atëherë edhe balta e asaj ane më dukej lehtë, e ëmbël, se nuk më ngjitej aq shumë nëpër këmbë! Thonë se aty ku është balta është edhe buka! Ashtu është! Madje, këtë e pashë edhe kur kapërceva me mixhën Ramë kah shtëpia e Cen Muhaxhirit! Ishte bërë njeriu i botës shtet në vete! Në lamën e tij pamë pesë-gjashtë shtregë me duaj të grurit. Njerëzit ia qanin hallet se s’ka ku ta lërë grurin... Ndoshta përmallohesh kur t’i përmendi ato udhë, ara e livadhe të Zhakovës me pemë të rralla siç ishin dardhat ujace që të shkon lëngu i gojës për to. Ç’të bëj, kështu e ka jeta. E di se askush vendlindjen nuk e braktisë me dëshirë! U mësuam ne, gjithnjë, pas çdo lufte shfaqej dhunë më e madhe se ajo e paraluftës. Dhuna iu paraqit edhe luftëtarëve pasi që nuk u pajtuan me dredhitë e shpatukëve! Këtej prej nesh thuhet e shkruhet më të madhe se Kosova u zgjua nga gjumi, por ka edhe të tillë që dyshojnë se s’është zgjuar! Kosova, thonë, disa, tash është në gjumin më të thellë! E ç’flitet këtu nder ne? Mos të shpalos këtë zemër. Njeriu nuk po e di, a më mirë është të shpalosësh çdo gjë apo të heshtësh. Ne shpesh mund të gabojmë se atë që i kemi në gushë shpejt e qesim në fushë... Besa filozofi i jetës është kjo! Mirë është që të jesh mjeshtër, të dish se kur duhet të shpalosh e kur të mbulosh? Edhe kjo është mençuri. Këto vitet e fundit katundarët thonë se jemi zgjuar shumë. Por, vallë, a na falet ajo kohë e gjumit të thellë? U bënë shumë lojëra me ne, o dajë! Me tradhtinë që ia bënë Kosovës e mbajtën në këmbë qe dyzet vjet shtetin e Serbisë... Me tradhtinë e penguar që ia bënë edhe Shqipërisë, jetuan edhe këlyshët e Rusisë. Ç’u bë kështu me fatin tonë? A sheh se ka vite që e pata lexuar një përmbledhje të poezive botuar këtu në Kosovë. Përmbledhja, më sa mbaj mend titullohej “Dega e pikëlluar”. Vërtet Kosova një kohë të gjatë mbeti një degë e pikëlluar, pa shtet, por vallë, mos edhe Shqipëria mbeti e tillë? A jemi të gjithë shqiptarët të bashkuar nën një flamur? A është bërë mirë që është shpallur pavarësia e Shqipërisë pa Kosovën? A mos ishte vallë kjo dora e huaj, për ta sunduar atë dhe këtë anë me lehtë dhe më gjatë? Kam pas lexuar se një kompromis është i mirë dhe i qëndrueshëm vetëm në rast se me të nuk janë të kënaqur të dy palët. Po, shihet se ne edhe atëherë nuk jemi marrë vesh, apo kështu iu ka pëlqyer krerëve të mbajnë pushtet mbi ne! Nuk di, o dajë, po ma merr mendja shqiptarët në Shqipëri, në Kosovë dhe në vise të tjera nën këmbë të Serbisë, çfarë pavarësie mund t’i thoshim kësaj? Pse ta gënjejmë njëri-tjetrin? Nuk jam që të bëhemi fuqi e madhe, por të jemi një vend etnik, Shqypni e vjetër, siç kemi qenë me shekuj, dhe pa pasur kufij mes vete! Ç’na duhen kufijtë kur të një gjaku jemi. Kemi një gjuhë, një histori, një popull, një traditë të mirë apo të keqe, ata që jemi. U përpoqën të na fajësojnë për çdo luftë që bëmë? Pastaj gjatë mohuan edhe luftën tonë. U përpoqën të na mbajnë gjithnjë tutelë mbi kokë, gjoja se nuk dimë të mbajmë as shtëpi e lëre më

Page 62: uniartpro1.webnode.com · Web viewS’është kulturë t’ia lexosh letrën tjetrit, por ata kishin shkuar nga banesa ime dhe këtë e kishin lënë në dysheme të shkelur si letër

shtet? Ndodh që pazarllëqet e hershme po ngrehin kokë edhe tash. Pra, “de facto” dhe “de jurie” a po sheh ti se dy degë të pikëlluara mbetën pezull? Pastaj, edhe ajo shqiponjë dykrerëshe, njëra shikon andej, tjetra këtej, por të lidhur shpinë për shpine. Si t’ia kthejmë shpinën njëra-tjetrës? Siç po shihet herët na u paska zier qulli i dredhisë. Në kohën e armëve Ahmeti ma kujtoi edhe një fjalë të Isa Boletinit, kur thoshte: “Unë jam mirë, kur është mirë Shqipëria!” Ashtu është, por kjo thënie duhet të përsëritet edhe në Shqipëri: “Unë jam mirë, kur është mirë Kosova!” Paj, mish e thua, o dajë! Si ta ndash një mollë përgjysmë. Po e sheh se kjo puna jonë mbeti kështu, si “një mollë e ndaluar”! Isai i tha Knjaz Nikollës: “Gospodar! Nuk u vramë e nuk u dogjëm kot për të përzënë një mbret e të na hyjë brenda një tjetër!” Besa-besë kështu shkoi një kohë e gjatë dhe fjalët po dalin ndryshe: “Ne do të përzëmë kur jemi të bashkuar Turqinë, jo me armë, por me hunj të gardhit!”. E përzëmë turkun dhe gjermanin, por prapë mbetëm të ndarë? Na lanë në mëdyshje edhe sot e kësaj dite: a më mirë është të kemi një shtet të shqiptarëve, apo dy shtete? Pastaj, a më mirë është të kemi një Republikë apo dy Republika? Edhe kjo punë e Republikave? Ta kesh shtetin tënd, i thuaj si të duash! A më mirë është të bashkohemi apo të jetojmë kështu të spërkatur e të shkapërderdhur nëpër botë? Të jemi në trojet tona e nën velin e shtetit serb? Po dihet, o daja Isë, se as Ismail Qemali me Isanë nuk e kanë ditur se do të bëhej kështu e të lidhej nyjë fati ynë? Sikur të dinin, nuk do të pranonin shpalljen e pavarësisë së atij këndi të Shqipërisë? U premtuan shumë, por kështu mbeti puna jonë nën mëshirë të sllavëve. Besa u vunë edhe kufij me dhunë e më nuk iu kundërvunë me dije e forcë kësaj çështjeje. Por, mbetëm duke i mallkuar plumbat e tradhtisë që i rrëzuan heronjtë kombëtarë e kombi mbeti nën hije të të tjerëve! Nuk e gëzuan as ata që luftuan, por as tradhtarët. Tash po presim që ta gëzojmë të gjithë...? A po, mos vallë nuk erdhi dita jonë? Për mua, po. Kjo është dita ime. Ditë që e prita, kur u shembën idhujt. Dita do t’u vijë edhe të tjerëve, por idhujt të mos sundojnë më! Idhujve gënjeshtarë dhëntë Zoti që të na japë një herë mend e të mos iu këndojmë më këngë. Pastaj jemi në mëdyshje të madhe, o dajë! Të hartojmë Kushtetutën e Kosovës, apo ta përshkruajnë atë të Shqipërisë, çfarëdo që të jetë Kushtetua e Kosovës apo e Shqipërisë shtrohet pyetja, mjafton apo një kushtetutë për të gjithë shqiptarët, sepse jemi një komb, me një histori, një Abtare me një gjuhë, një shtet...E nderuar qoftë nëpër shekuj mësuesja dhe patriotja e shquar Parashqevi Qiriazi që e shkroi Abetaren e parë me alfabetin shqip. Ajo u shtyp në shtypshkronjën “Bashkimi i kombit” në Manastir pas Kongresit të Manastirit, në vitin 1908. Libri kishte 33 faqe.

SOT ËSHTË NJË DITË E RENga valët e Radio Tiranës

E marte, më 15 shkurt 1995

Shkova në Vitak dhe kur arrita në lagjen time, atë të Mulajve, desh të lakoi udhën e të dalë te përroi, por prapë thashë: “Një herë do të shkoj në shtëpi, e pastaj shkoi te përroi!” Hyra në sokakun e vjetër të lagjes dhe pashë se dikush e kishte hapur një kanal për marrjen e ujit me rënie të lirë. Kur iu afrova grykës së sokakut, pashë kanali prej sokakut futej në oborr të Nezir Mahmutit. E dija se Neziri kishte vdekur para katër vjetësh, por kur arrita te dyert e tij, pashë se ai së bashku me të birin e tij, Jasharin, bënin përpjekje ta hapnin kanalin dhe ta fusnin ujët me rënie të lirë në oborr të shtëpisë. Aty i dëgjoja duke punuar zërat e Aliut dhe të Milazimit që ishin futur në një kanal të thellë. Përpiqesha t’i shikoja e të bisedoja me ta, por kot i kërkoja me sy. Me vete thashë: “Po, qysh po punuakan te Neziri, që ka pesëdhjetë vjet që nuk kemi punuar te ai?” Më erdhi shumë mirë që i pashë së bashku në punë, dhe u pata thënë:“Puna e mbarë, e përhair u qoftë prurja e ujit! Tash ia paskëshit nisur punës si duhet!”

Page 63: uniartpro1.webnode.com · Web viewS’është kulturë t’ia lexosh letrën tjetrit, por ata kishin shkuar nga banesa ime dhe këtë e kishin lënë në dysheme të shkelur si letër

“Mbarë paq!”, ma ktheu Neziri dhe më shikoi në fytyrë.“Punoni, dhe u shkoftë puna e mbarë! Tjetër fjalë s’kam ç’tu them!”Edhe kur arrita te dyert e shtëpisë sime, pashë një djalosh që priste aty. Unë me një ngrohtësi i thashë:“Djaloshi i xhaxhait, eja me mua? Të hyjmë brenda në shtëpinë time dhe të kam pru diçka të mirë nga Prishtina!”Djaloshi më iku dhe s’e pashë a u fut në oborr të mixhës Ramë, apo iku andej nga Rexheptë! Hapa dyert e oborrit, dhe kur pashë se shtëpia ishte e mbyllur, deri edhe dritaret, mendoja: “Po, vallë, ku është Nora ime?” Prej dyerve, u ndala te hambari dhe thirra:“Oj, Nora, a je këtu?”Norës ia dëgjova zërin, por atë s’e shihja. Hapi derën e dhomës dhe kur doli në korridor, e pashë dhe s’u durova pa thirr: “Nora, a je gjallë?”“Po, gjallë edhe e fortë!”, m’u përgjigj ajo prej atij korridori, dhe në ato fjalë më doli gjumi.

SOT ËSHTË NJË DITË E RENga valët e Radio Tiranës

As vetë nuk mund të hetoja se si arrita në Bardhë të Madh, emër ky që është autokton dhe i qëlluar. Më vonë ia ndërruan emrin, duke e pagëzuar Bellaçevci i Madh! Tash shqiptarët me të drejtë thonë: “Jam nga Bardhi i Madh!” Ka edhe të tjerë që pranojnë edhe një katund tjetër: “Jam nga Bellaqevci i Vogël!” Kjo çështje është e rëndësishme pasi edhe në Dukagjin emërtimet janë luhatur shpesh. Ja, për shembull, Krushën e Madhe dhe Krushën e Vogël, por që dolën prej një gjiri: “Krushë!” Ndoshta, ka qenë më e madhe se tash, por s’është e rëndësishme: e madhe apo e vogël, është kjo një temë tjetër që duhet të trajtojnë shkencëtarët – brezat e ardhshëm.Në Bardh të Madh isha me Noren, dhe e dija se shkonim në një fejesë apo martesë të bijve të Vehbi Krasniqit, që ka vdekur para sa vitesh. Kur hyra në mëhallën e tij, sikur ia kisha harruar ato dyer të vjetra të oborrit, pyeta njërin që hasa në udhë.“Po, cila është shtëpia e Vehbiut, mik?”“Shtëpia e Vehbiut te varret, e e birit të tij, Idrizit, është ajo përballë nesh!”, ma bëri me gisht të njohur shtëpinë e Idrizit.Hymë në oborr, që nuk i ngjante atij që e mbaja në mendje. Më dukej se hyra në oborr të huaj, dhe pashë se si njerëzit dilnin prej një ode të madhe. Po, çfarë po bëjnë këta njerëz? Mos jemi vonuar, moj Norë? Këta kthehen në shtëpitë e tyre e ne shkojmë në dasmë!? Kur u futëm në një odë të madhe, pamë se si në një kënd të odës prinin raki disa shkie e shkina dhe isha dymendjesh: “T’u flisja apo të mos u flisja!”Ecëm e Nora e mbante në dorë një dhuratë që sipas zakonit, duhej t’ia fatonim fejesën. Shikoja sa andej e sa këndej, as që shihja ndonjë djalë të Vehbiut që të më priste. Isha mbetur me atë dhuratë në dorë dhe shikoja, mos do të shoh dikënd e t’ia lë dikujt të familjes së tij në dorë, e t’i them: “Urime kjo fejesë e djalit! Urime!”Në këto mendime, më doli gjumi...

SOT ËSHTË NJË DITË E RE

E mërkure, më 15 shkurt 1995,

“Kafeja e mëngjesit për mua ishte hudhra!”, desh të them, posa u zgjova nga gjumi, dhe mora një kokërr të hudhrës, me thikë ia hoqa perçen dhe nisa t’i qëroj thelpinjtë, kisha dalë në ballkon, se

Page 64: uniartpro1.webnode.com · Web viewS’është kulturë t’ia lexosh letrën tjetrit, por ata kishin shkuar nga banesa ime dhe këtë e kishin lënë në dysheme të shkelur si letër

erën e hudhrës nuk po mund ta durojnë të rinjtë! Ata le ta jetojnë jetën e tyre, unë timen! Era e hudhrës është e padurueshme në shtëpi, por çfarë të bëj? Edhe nipërit më thonë: “Ja, ky hudraxhiu!” Unë e vë buzën në gaz, dhe u them: “Po, por, hudraxhiu do t’ua lë disa libra të shkruara që ju do t’i lexoni e kërkoni më vonë?” Çfarë t’i bindë nipërit? Punë krijuese është kjo që them: “Sikur ta çelësh një pus të thellë me gjilpërë! Thelpinjtë i bëra thela-thela për t’i përzier me kos e ujë, e pastaj edhe me një lugë miell të misrit, dhe ashtu si ilaç e përpiva, se më thonë: “Kështu më pak po i vjen era hudhrës në shtëpi!”Posa e piva “kafenë” e hudhrës, reja ishte zgjuar dhe si zakonisht, pa më pyetur e vuri xhezven në një ringell të shporetit me rrymë, dhe me padurim prisja që ta pija kafenë dhe ta zbusja këtë erë të hudhrës së mëngjesit. Për një çast, kafeja u bë gati, m’u soll aty ku shpesh pimë me Norën, që nuk u zgjua si zakonisht, sepse i kishte punët e veta, ashtu sikurse i kisha unë të miat. Përpjekjet e mia për t’i bindur anëtarët e familjes se cilat punë ishin më të rëndësishme përfundonin pa sukses, sepse shkrimet letrare i takojnë kohës. Një ditë vajta në Trudë për t’ia dërguar mr. Rexhep Shalës romanin e Arsimit, të birit tim e me të arritur në katund, sapo më pa Rexhepi u gëzua pa masë. Ai dhe Arsimi ka qenë shok i ngushtë në studime, i cili tani gjendet në Gjermani.Rexhepi ndodhej në shtëpi të vjetër, kurse unë hyra në odën e shtëpisë së re. Posa u përshëndet me mua i tregova Rexhepit për arsyen e ardhjes sime. Në regjistrin e Arsimit, nga Gjermania, je ndër të parët për marrjen e romanit “Të vdekurit vallëzojnë” që iu botua Arsimit. Dhe sapo ia dorëzove bashkë me të falat nga Arsimi nxora nga xhepi lapsin dhe shënova këto fjalë:“Sa më shumë që po shkruajmë për emigrimin tonë, ai si për inat, po vazhdon... Uroj se do të përjetojmë ditë më të mira!...”

Me nderime,L. PalajTrudë, më 12 shkurt 1995

Kur ia dhurova librin, ai u gëzua pa masë, dhe u ngrit në këmbë, e duke bredhur në botën e tij studenteske, më tha:“Urime që i është botuar romani i Arsimit! Po, edhe ai do të lë diçka në historinë e artit tonë!”“Faleminderit! Uroj që edhe veprat tuaja dhe të të gjithë atyre që thelb të çështjes i kanë pikëpamjet kombëtare të shohin dritë! Uroj që fjala e lirë shqipe t’i marrë flatrat këtu dhe gjetkë! Pa shkrime ky popull as që mund të ecën përpara!” dhe u ulëm, zhvilluam një bisedë të ngrohtë në familjen e tij.“Së pari po të tregoj, se unë kam ngrënë hudhër dhe më vjen era, o Rexhep, por s’kam ilaç tjetër. Barnat më mundojnë për ulje të trysnisë së gjakut, s’më lënë të shkruaj, kurse hudhra më duket se po më kthjellon! Më kujtohet edhe ai Rexhepi i Hetem Topallit në Vitak, kur shpesh e përdorte një shprehje: “Shoq, po hëngre hudhër në Istog, pa u kthyer në Vitak, të vjen era!”Unë hudhër hëngra në shtëpi, e besa-besë, më duhet të them, se kjo është e shëndetshme!, dhe ku pashë se ata dëgjonin me kureshtje bisedën për hudhër si ilaç, e futa në një çështje intime.“Gjatë pata lënguar një kohë, se më pat dalë diçka në gilzë të këmbës, dhe mezi ecja, e askujt s’i tregoja? Më pyesnin edhe në shtëpi: “Baba, po ç’ke që nuk po mund të ecësh si më parë?”“Po, jam plakur, o bij! Njeriut s’ia kanë dhënë tërë jetën të jetojë! Duhet të jetojnë edhe të tjerët! Kjo toka jonë po të lërohet thellë, shpejtë cekëtinë mund të dalë! Dhe, pse të lërojmë aq thellë, kur mund t’ia prishim koren e bukës kësaj toke! Duan të lërojnë, të hanë e të punojnë edhe të tjerët!”Por, as këto mendime nuk mund t’ua fusja në kokë. Një ditë vendosa të shkoja te mjeku i

Page 65: uniartpro1.webnode.com · Web viewS’është kulturë t’ia lexosh letrën tjetrit, por ata kishin shkuar nga banesa ime dhe këtë e kishin lënë në dysheme të shkelur si letër

lëkurës, dr. Simë Dobreci. Kur arrita në spital, ai më kishte vërejtur dhe posa erdhi në ordinancë, më pyeti: “Po, çfarë të rejash kemi? Po, edhe ti erdhe në duar të mia, a?”“Kam një hall, doktor. Ka ditë që më ka dalë diçka në gilzë të këmbës, dhe nuk e sheh, çfarë është? As që ndiej nevojë ta kruaj, por kur eci, gjatë fërkimit, më pengon shumë!”“Ta shoh! Zhvishu!”, më pat thënë ai.U pata zhveshur para tij dhe gati sa nuk i thashë:“Të lutem, më fal!”Pasi më shikoi, u ul dhe nisi të m’i shkruaj recetat.“Po çfarë është kjo, doktor?” – e pyeta.“Është njëlloj myshku! Ke mësuar ti në biologji se myshqet janë një grup bimësh të ndërlikuara, rriten mbi trungje drush, mbi tjegulla, mbi gurë apo mbi shkëmbinj, e ajo ka gjetur vend edhe në një pjesë të trupit tënd! Ajo s’është punë aq e madhe! Do t’i japë dy lloj barnash dhe kur të shërohet, gjysmat e fitilave do të m’i kthesh këtu e të më gëzosh: “Doktor, ja më është shëruar ajo sëmundja!” Kaq, por edhe mos harro: “Bën kamomil dhe për çdo ditë ta pastrosh me kompresa!”. Dola, dhe i thashë: “Më shpëtove, doktor!” I bëra të gjitha punët siç më kishte këshilluar mjeku i lëkurës, dhe natën ditën, isha i zënë me këtë punë, dhe besa isha bërë nyjë në banjë! “Çfarë po bën gjyshi në banjë?”, pyesnin fëmijët dhe nuk ma dinin hallin.Një muaj u bë, dhe myshku fare nuk më shërohej. Isha dy mendjesh, të shkoj, apo të mos shkoj më te ai mjek! Simë Dobreci, mjek i shquar dhe askush s’më ishte ankuar se nuk i kishte ndihmuar. Dhe, një ditë prapë vendosa që të shkoja te ai. Kur më pa në spital, më pyeti:“Po, ç’kemi me ty? Të është shëruar ai lloj myshku?”“Më vjen keq të them: “Jo, doktor! Të gjitha këshillat që m’i ke dhënë i kam zbatuar në jetë?”“Çuditem, por tash do t’i jap sa barna të tjera, dhe kur të shërohesh, do t’i kthesh ato që të kanë mbetur!”“Ani, profesor!”, i pata thënë.Dhe, prapë më shkroi dy receta. U ndala e mendova në vete: “A të pyes, çfarë është kjo sëmundje? Mos është kanceroze, doktor?” Mirë që heshta dhe fare nuk e pyeta. Mjekun ta pyesësh për çdo gjë, mund të bëhesh merak dhe ta sëmurësh edhe veten! Dola prej atij spitali, dhe vrap në qytet, i bleva barnat! Ia nisa shërimit, por siç më dukej, as këto barna nuk do të më ndihmonin fare. Një muaj i përdora, dhe isha mbetur në shtëpi, pa mundur të dalë askund. Dhe, po e them të drejtën u pata mërzitur shumë dhe dyshoja: “More, mos po zhvillohet diçka më e madhe? Çfarë t’i bëjë këtij myshku?”Vetëm Nora ma dinte hallin dhe nisi të dyshojë edhe ajo.Tri herë në ditë e pastroja gilzën e këmbës me kamomil e kompresa dhe qëndroja më se një orë i shtrirë. Isha bërë edhe i mërzitshëm dhe sikur banjën e pata përvetësuar. Një ditë më thotë Nora: “More, Lit, shko te një mjek tjetër, dhe mos e bën punën asgjë! Kjo sëmundje nuk njeh askënd”.“Në dorë të atij mjeku s’kam pse të shkoj, Nora!”, dhe shpreha një dyshim në vetvete, por edhe në mjekun e nderuar. “Do të bëj diçka tjetër?” – i pata thënë gruas.“Çfarë do të bësh? Po ti mjek i vetvetes s’mund të bëhesh? Mos luaj me vetveten!” dhe kaq e mbyllëm bisedën. Nora udhëtonte për në katund, shkonte në familjen e saj, e unë mbeta në Prishtinë. Isha në punë ato ditë. Një mbrëmje, posa rashë të fle, m’u kujtua se si njëri më kishte porositur që ta bëja një ilaç për kryqëza! Më kujtohen këshillat e tij për përgatitjen e barit shërues me hudhra! “Merr një kg hudhra dhe qëroj thelpinjtë e futi në një enë të mbyllur! Hudhrat ziej në një enë të posaçme me ujë njëzet e katër orë pa ndërprerje. Në enën ku i zien hudhrat, kur të shteret uji, qit

Page 66: uniartpro1.webnode.com · Web viewS’është kulturë t’ia lexosh letrën tjetrit, por ata kishin shkuar nga banesa ime dhe këtë e kishin lënë në dysheme të shkelur si letër

ujë, por të vakët, mos gabo t’i qitësh vetëmujë të ftohtë, sepse ena e hudhra që është e mbyllur mund të pëlcasë! Këtë ilaç pastaj e lë të pushojë një muaj! Ai bëhet si melhem për varrë! Mbetet pak kur të zihet kaq shumë, e mos u çudit! Pastaj lyeje atë vendin në kryqëza! Mund të bëjë ndryshime, të kallë në trup, por duroje” Dhe, çfarë bëmë me Norën, mbasi edhe ajo lëngonte nga kryqëzat. Një mbrëmje vendosëm të qërojmë hudhrat dhe thelpinjtë i futëm në dy gastare nga një kg. Gjetëm një enë për t’i zier ato, dhe shkuam në bodrum. Ia nisëm punës, por të gjithë e ndien erën e hudhrës, dhe çdo kënd i shtëpisë dukej se kishte nga një thelë hudhre! U bë bujë e madhe në shtëpi: “Babai dhe nëna po ziejnë hudhra? Keni dëgjuar këtë? Ata duan të zbulojnë diçka të re në mjekësi!” Shakatë nuk pushonin, e atë natë që të dy ishim kujdestarë të zierjes së hudhrës në atë dhomën në bodrum.Nata kapërcente në rrotat e saj, e ne ndiznim zjarrin me radhë, herë unë, e herë Nora. Ishim bërë një me një, dhe patëm vendosur që deri në fund ta kryejmë punën e zierjes së hudhrës siç i pata marrë këshillat e një shokut tim. Të gjithë flinin në shtëpi, vetëm unë e Nora ishim të zgjuar. Çfarë do të mendojnë këta të mëhallës sonë, kur shohin dritën natën? Çfarë bëjnë ata në këtë kohë? Kur të gjithë flinin, ne luftonim natën me jetën! Hudhrat nisën të zihen dhe gastaret e mbyllura hermetikisht nisën të shterohen. Për çdo orë i shtoja ujë enës ku zihej hurdha. Por, për një moment isha kotur dhe kur u zgjova pashë se uji ishte shterur dhe prapë i shtova ujë enës pa e pyetur Norën. Derisa isha ulur pëlciti ena dhe cpirrat e gastares na ranë nëpër trup. U bë një alarm i madh në shtëpi. Dëgjuan edhe djemtë dhe vajzat, dhe Arsimi vrap erdhi prej katit të dytë në dhomë. “Nënë, ç’kërciti ashtu?”Ajo e strukur dhe tepër e frikësuar shtoi:“Këto ilaçet e babait tënd desh na morën me vete! Ka shtuar ujë të ftohtë, dhe pëlciti ena ku zihej hudhra!”Arsimi serioz nisi të flasë: “E sheh ti baba, çdo këshillë të njerëzve e merr test! Ruaju se nuk bën ashtu!”“More, fat që mbeti njëra enë dhe do ta ziej hudhrën deri në mëngjes!”, i thashë, dhe vazhduam punën tonë me Norën.Frika për pëlcitjen e enës nuk i hiqej dot Norës.Mëngjesi zbardhi, e ne e lamë zjarrin. Atë enë të hudhrës e mora dhe e fsheha në një vend ku nuk mund ta gjenin fëmijët. Atë kur shkoja ta shihja, më dukej shumë pak melhem kishte mbetur në atë fund të enës. Pas një muaji, isha marrë vesh me Noren që ta provonte në kryqëza të saj dhe ta lyej me hudhër...Sa shakatë bëhen në shtëpinë tonë për hudhrën! Edhe sot e kësaj dite, bijtë më thonë: “Babait i ka pëlcitur një bombë në dhomë!” Pastaj qeshnin: “Ky babai ynë di të prodhojë edhe atom!” “Po, po, ua bëja! Ata që prodhojnë atomin çfarë mendojnë për të tjerët, do t’u kthehen atyre! Asgjë s’do të mbetet enigmë në këtë rruzull tokësor! Atom Amerika, atom Rusia, atom Franca, Anglia e pa atom Gjermania, çfarë është kjo? Do të bëjnë botën pishë me atom?” Dhe, kështu përpiqesha t’ua thyeja qëndrimet e fuqive të mëdha me zhvlerësimin e atomit, që është xicë e shkatërrimit të njerëzimit!Derisa më përcillte halli i shërimit të gilzës në këmbë gjithçka mendoja. As natën si natë s’e bëja, e lëre më ditën? Kudo që më kërkonte vendi e koha të shkoja, nuk kisha mundësi t’i arsyetoja askujt! Po të isha i shtrirë, njerëzit do të më besonin? Po, si i tillë, jo! Një mbrëmje të vonë mora baterinë e xhepit dhe shkova në atë vendin ku e kisha fshehur ilaçin me hudhrën! Të gjithë kishin rënë në gjumë. Unë mora gastaren dhe e futa një lugë të vogël të çajit në të. Mora pak melhem

Page 67: uniartpro1.webnode.com · Web viewS’është kulturë t’ia lexosh letrën tjetrit, por ata kishin shkuar nga banesa ime dhe këtë e kishin lënë në dysheme të shkelur si letër

dhe u futa në atë banjën në bodrum. Nisa ta lyej gilzën e këmbës dhe nuk ndieja fare vështirësi. Rashë të fle, dhe mendimet më çonin kah shërimi... Në atë natje, kur isha zgjuar, hyra në banjë dhe më dukej se ecja me lehtësi! Thashë: “Do ta lyej edhe në mbrëmje!” Ditën e kapërceva me shpresë dhe ilçin e pata fshehur. Mbrëmjen e prita me padurim, dhe kur të gjithë ranë, e pastrova vendin në gilcë të këmbës me kamomil dhe kompresa e pas një pushimi të shkurtër, mora një pjesë të pambukut dhe e leva me atë melhem. Rashë të flejë. Mëngjesi më kishte gjetur tërësisht të shëruar. Dy lyerje, a do të besojë ndokush se më shëruan? Dhe, kushdo që më është ankuar se ka ndonjë ekzem në trup, ia kam porositur këtë melhem, dhe më janë paraqitur e falenderuar se kanë pasur sukses në shërim! Kaq, dhe çfarë të them për hudhrën, kur asaj të gjore, i vjen era shumë...

SHKENCA ËSHTË LULË E NJERËZIMIT - SHKENCA ËSHTË EDHE XIXË E SHKATËRRIMIT!

E marte, më 16 shkurt 1995

“Edhe sot lindi një ditë e re”, do t’u thosha në shtëpinë time, por zëri im fare nuk dëgjohej, pos i makinës së shkrimit, që prej tash s’është duke e penguar as Pranverën që më parë flinte në sallon dhe i prishej gjumi i mëngjesit. Dita agoi me diell, dhe rrezet e tij të para nuk mund të futeshin në dhomën ku punoja. Ato dukej se me gëzim po i kaplojnë çatitë e shtëpive të mëhallës. Hija e shtëpisë katëshe të Munishve përsëritej dhe dielli vonë rrezonte shtëpinë time. Ata kishin bërë një shtojcë të shtëpisë, dhe të gjithë ankoheshin në mëhallë, se ua kishin vështirësuar e ngushtuar punët. “Ma kanë ndalë diellin e mëngjesit” dëgjoheshin sa fjalë të fqinjve. Po kështu, edhe unë gjatë një kohe kur planifikoja të bëj shtojcën e shtëpisë së re, shpesh grindeshim, të vetëdijshëm se do ta pengojmë z. Canën dhe ndoshta Nezir Vllasollin. Ende pa i filluar punët tokësore, bisedova së pari me Zekeria Canën e pastaj me Nezirin, dhe më lejuan për të bërë shtimin e shtëpisë në truallin tim. Kështu, pesë vjet rresht e trajtova këtë temë dhe kalimthi nuk mund të hetoja se do të më pengojnë. Pas pastrimit të dheut e nisa së ndërtuari atë pjesë të shtëpisë, e kur arrita te pllaka e parë, një mëngjes erdhi Neziri dhe më tha:“Shiko Lit, po qe se e ngrit në kat atë pjesë të shtëpisë në anën time, unë po shpërngulem prej këtij trualli! Më pengon dhe më thur! Pra, ti e di ç’bën?” dhe rashë në kujtime të thella. “Shiko, fqinji im, më parë i patëm fjalët ndryshe! Tash, siç po shihet e paske ndryshuar shiritin! Nuk prish punë! Unë i ndali punët, por ditën që i fillon punimet mbi garazhin tënd, unë për tri ditë e ngreh katin!” dhe e luta ta pinte një kafe, por ai u largua sikur mori fund tërë ajo punë.Në kohën kur patëm vendosur ta ngrehnim një pjesë të shtëpisë, sipas shtimit që arritëm – 25 anëtarë të familjes, nuk i pranonte as udha e lëre më edhe shtëpia! Pesë djem të martuar, dhe unë me gruan, kishim nga një dhomë e asgjë tjetër. Një sallon ishte i të gjithëve, ku tërë jeta në shtëpi bëhej në të: kuzhina, pritja, radio, televizori dhe katër djepa të fëmijëve. Në shtëpi e patëm hequr tryezën e bukës dhe karriget, sepse me to luanin fëmijët dhe zinin vend shumë. Bukën e shtronim në sofër. Mirë që shtronim sofrën, por më ishte bërë ulja në të e mërzitshme. Kam qejf të ha në tryezë dhe ulur në karrige! Por, çfaj kishim ne? Uleshim në sofër, kurse të tjerët në tavolina lëvizëse. Koha kalonte shpejtë, kur ne me mundim i bëmë parapërgatitjet për fillimin e zgjerimit të shtëpisë. Më thoshin se edhe me z. Canën do të më dalë fjalë, pasi që nuk kisha marrë pëlqimin e tij. As që u besoja këtyre thashethemeve, se me të isha marrë vesh qysh herët. Një ditë se si më dukej se po më brente diçka lidhur me këtë, i trokita në derë dhe posa hyra në shtëpi të tij, i thashë:

70 Z. Zekeria, më duket, më sa mbaj mend, je pajtuar për t’ia filluar ndërtimit të një shtojce të shtëpisë! Ai enjëherë la ato shkrime mbi tavolinë, ndezi një cigare dhe pastaj sikur të gjitha punët e mënjanoi në një anë, më tha:

“Lit Palaj, prej meje s’do të kesh pengesa! Puno dhe për mua ngrite në pesë kate!”, dhe nisi të

Page 68: uniartpro1.webnode.com · Web viewS’është kulturë t’ia lexosh letrën tjetrit, por ata kishin shkuar nga banesa ime dhe këtë e kishin lënë në dysheme të shkelur si letër

shikonte gruan që të na gostiste.“Kafenë të ëmbël, Lit?” – më pyeti Resmia gruaja e z. Canës. “Faleminderit, të lutem më kurse për kafe! Kam trysninë e gjakut të theksuar, dhe po i shmangem kafesë dhe lëngjeve!” dhe z. Cana nisi të thellohej në punët e tij shkencore.Resmija sa çelë e mbyll sytë ma solli një gotë kos.“Kjo është për ty, Lit!” më tha duke e vënë buzën në gaz.“Të lumtë, se po ma dike hujin, dhe çfarë kërkon trysnia e gjakut tim!” e falënderova atë dhe mora leje që të dalë prej shtëpisë.U ndamë me mendime të mira dhe punët fjetën ashtu siç ishte bërë marrëveshja fqinjsore.

PËR KOSOVËN E DOGJI MALLI

I lexova për herë të dytë revistën më të re “Reflekse sportive”, e cila nuk pati jetë të gjatë, përkundër startimit të suksesshëm. E lexova dhe dikush mund të më shpall kundërsportist dhe të më qortojë, pse unë në këtë kohë merrem me këtë temë? Revista në fjalë ishte botuar më 28 dhjetor 1994. Ishte numër festiv i vitit të ri. Në faqen e parë, nën titull, në plan të parë të ballinave të revistës ishin: Vokrri me disa sportistë të tjerë, dhe urimi: “Gëzuar ’95!” Vëmendjen e përqendrova në paralajmërimin e reportazhit me Riza Lushtën nga Mitrovica. “Më djeg malli për Kosovën”. Është botuar edhe fotografia e tij duke u mbathur dhe duke e vënë buzën në gaz. Shikimin e kishte përqendruar në lojë, në Shqipëri, Kosovë apo Itali. Riza Lushta ishte sportist i panjohur për ne. Ai, ndër të parët luajti jashtë trojeve tona. U lind, më 20 shkurt 1916, në Mitrovicë. Rrjedh nga një familje tregtare. Babai, Shabani e dërgoi në Tiranë për t’u shkolluar pasi atëherë në Kosovë nuk kishte shkolla shqipe. Gjatë qëndrimit në Tiranë banonte në konviktin “Naim Frashëri” dhe kreu shkollën fillore, pastaj regjistrohet në shkollën e mesme teknike që ishte shkollë amerikane. Atëherë nuk ishte e mundur të merrej me futboll. Ishte në mëdyshje çfarë profesioni të zgjedh. Një ditë, me keqardhje shkollës i thotë lamtumirë dhe futet në klubin e atëhershëm më të mirë në Shqipëri: Sport Klub – Tirana. Luan në kampionatin e Shqipërisë krahas lojtarëve të mirë.Disa herë e lexova këtë shkrim për Riza Lushtën, dhe më dhimbsej se ishte dërrmuar në lojë, veçanërisht në emigrim në Itali. “Lushta – yll i madh i Juventusit”, ishte i veçuar titulli me mbiemrin e këtij sportisti.“Eh, ishin kohë të mira! Shoqëria ishte e pastër, e padjallëzuar përplot nderim e dashuri. Edhe për futbollin ishin ditë shumë të bukura. Luanim me entuziazëm dhe dashuri të madhe jo sikurse tash që luhet në të shumtën e rasteve vetëm për interesin material. Në Sport Klub Tirana kam pasur suksese të mëdha. Isha ndër lojtarët më të mirë. Në vitin 1937 u bëmë kampion shtetëror. Më kujtohet, shpeshherë luaja edhe për ekipin e Shkodrës si ndihmë kur ata luanin jashtë Shqipërisë. Nuk i harroj dot lojërat e mira në Cetinje dhe në Kotorr. Në mbështetje të shkathtësisë sime njerëzit përkatës të futbollit të atëhershëm shqiptar, pa u hamendur më futën të luaja për ekipin shtetëror të Shqipërisë. Nga Shqipëria bashkë me Miqo Plluckën më 1938 shkova në Bari të Italisë, ku luajta me sukses një vit. Pastaj, presidenti i klubit Bari më tha se për mua interesoheshin tri klube të mëdha të futbollit italian: Fiorentian, Venediku dhe Juventusi. Edhe pse Fiorentina dhe Venediku më ofronin kushte më të mira, vendosa të luaja për Juventusin pasi ishte klub më renome. Në Juventus luaja nga viti 1940 deri në vitin 1945. Arrita të bëhem ndër lojtarët më të mirë jo vetëm të Juventusit, por edhe të mbarë Italisë!

... ËSHTË NJË DITË E RE

ËNDRRA E NORËS

Page 69: uniartpro1.webnode.com · Web viewS’është kulturë t’ia lexosh letrën tjetrit, por ata kishin shkuar nga banesa ime dhe këtë e kishin lënë në dysheme të shkelur si letër

E mërkure, më 17 shkurt 1995

“Nora, atë ëndrrën që e ke parë dua ta shënoj!” – i them në këtë mëngjes të shkurtit gruas sime“Lit, hajt, hiqu tyre! Ëndërr më! Pse thonë: “Bëre Zot ëndërr!”S’di ku isha vetëm në një farë oborri i shihja ata djemtë tanë të Rakinicës: Sadriun, Mehdiun, Avniun dhe Hysin. Sadriun e këqyra më së shumti se ai vetëm qeshte, po më duket se po e shoh. Ishte veshur me këmishë e tlina të bardha. Shtypnin misër në atë farë shtëpie. Ajo shtëpi s’e di e kujt ishte? Unë e kërkoja një shtalb për ta pjekur e s’mundja ta gjeja. Në ë dy anët që shtypej misri, ishin shpërndarë boçat dhe misri. Helvetijes iu kishin rritur flokët deri në shokë. I thashë: “Uh, moj Helvetije, fort t’u paskan rritë ato flokë, a t’i shkurton dada? Mora gërshërët e nisa t’ia shkurtojë ato flokë, por disi keq ia shkurtova. Atë ble të flokëve më duket se po ia shoh kur ia shkurtova! Dhe, u ktheva e i thashë?“Uh, moj Helvetije, po qysh nuk t’i preva pas dasme!”Dada me nënën time zdirgjeshin tatëpjetë atij oborri prej bunarit. Unë iu vërsula pas. Një qershi në oborr, te ai shtegu në arë, e zgjata dorën dhe po i vjel. Dadës dhe nënës ua dëgjoja zërin, por fytyrat nuk ua shihja. Kur më panë duke vjel atë grusht qershi, më thanë:“Moj, Norë, po të sheh Xhyla e Xhemës!”Në ato fjalë më doli gjumi.

ËNDRRA E SADIK ÇELAJT, mikut

E premte, më 17 shkurt 1995

E pashë veten ëndërr në bjeshkë, në Lug të Perslopit. Kur kalova kufirin në Shqipëri, njëzet metra larg kufirit, shikoja me dylbi njerëzit duke punuar në fushë. (Tash atje është borë). U kujtova e pastaj erdhën disa shokë që i pyeta.“Kush jeni ju?”“Prej Luzhe?” (Shqipëri).“Uh – thashë. - E fsheha pushkën për të mos ma marrë ushtria.Shabani erdhi prej andej e kur e pashë i thashë:“O Shaban, shiko pushkën, mos të ma marrin!Kur u ktheva në anën tjetër e pashë Valbonën, duke mbledhur sanë në kufi dhe më doli gjumi.

... ËSHTË NJË DITË E RE

E mërkure, më 17 shkurt 1995

Isha zgjuar me ëndrrën që ma kishte rrëfyer Nora, dhe ngutesha ta pija “ilaçin” e mëngjesit – hudhrën e përzier me kos dhe miell të misrit. Edhe Nora më është bashkëngjitur dhe i bëjmë shoqëri njëri-tjetrit, sepse edhe asaj i është paraqitur njëfarë trysnie e theksuar e gjakut! Ajo nuk e ndiente veten mirë se lëngonte, por një ditë kur kishte shkuar të Ajnishaja dhe vajza e saj, Agimja ia kishte matur trysninë e gjakut, kishte shënuar në letër. Ts: 110 x 150! Kaq. Nora më kishte rrëfyer se e ndiente veten keq.Posa e pimë atë “ilaç” hudhre, Elhemja bëhej gati të na i servonte kafetë se po thonë, se erën e hudhrës kafeja e largon! Në vete thashë: “Po, deri kur ky Lit Palaj ta mbaj trysninë e gjakut me hudhër?”Në tavolinën e punës i kisha mbledhur shënimet e mbrëmjes, kur do të nisja punën në hartimin e temave, që i kisha parashtruar vetes detyrë. Dhe, sa herë që shkruaja, titulli i punës së shkrimeve

Page 70: uniartpro1.webnode.com · Web viewS’është kulturë t’ia lexosh letrën tjetrit, por ata kishin shkuar nga banesa ime dhe këtë e kishin lënë në dysheme të shkelur si letër

“Ora e Shqipërisë” më pëlqente. Xhaviti më kishte qortuar: “Po, pse këtë titull kaq të madh”, kurse Besimi më mbronte: “Hajt, hajt, se mirë e ka babai! Me atë titull le ta lë pagëzimin e veprës”. Nga shënimet që nuk arrita t’i përmbledh gjatë ditës së djeshme, janë edhe ato për sportistët e tjerë. Dhe, sërish ia pata nisur jetës së një sportisti, Riza Lushta, nga Kosova, por që e kishte dhënë ndihmesën e tij në zhvillimin e futbollit në Shqipëri, e tani ka bredhur nëpër botë, në Itali, e deri në Amerikë! Siç më dukej atë mbrëmje, nuk arrita të thellohem në punën e tij, apo dita e djeshme ishte një vakuum për muzat e mia! Varfëri muzash!, mendoja. Po, e lë çështjen e muzave! Këto, për fat tim, nuk po pushojnë, dhe po rrjedhë përditë nga pak dhe me vulën e kohës. Më njohin të gjithë ata që kam kontakte, se kur më pyesin: “Lit, si i ke punët?” “Mirë, si gjithnjë, sillet vallja rrotullo!” iu them shokëve dhe iku nga fërkimet që mund të më thyejnë në punën e filluar.

TË JETOJMË, TË JETOJMË...

Atë mbrëmje prisja se do të vinte dikush, por sikur për inat, askush nuk erdhi. Dëshira ime e kahershme ishte për t’i takuar përnjëherë të tre Mehmetat: Mehmet Begracën, Mehmet Kajtazin dhe Mehmet Hazirin! Mehmet Begracën e pata takuar në udhën e shtëpisë sime, dhe në këmbë biseduam pak me të, Mehmet Kajtazin e pata vizituar në banesë, kurse Mehmet Hazirin në mars të vitit 1993 e pata takuar para RTSh-së në Tiranë dhe më erdhi keq që nuk arrita të shkoja në takimin e caktuar, pasi isha i zënë me punë rreth shërimit të Arsimit! Kur u ktheva në Kosovë, pas një viti, e takova në Prishtinë dhe kërkova ndjesë që nuk arritëm të takohemi në Tiranë. Po, them, se është bërë vështirë t’i takosh tre Mehmetat: njëri mjek, e dy të tjerët gazetarë! Gazetarët i kanë punët e veta, dhe informimi është në vlug të madh, por pse të nguten aq shumë, kur shpesh askush nuk ua vë në pullë fjalët e tyre, se raportet ditore po ndryshojnë sa çelë e mbyllë sytë! Në gazetari të rrallë janë ata njerëz që lënë emër! Gazetaria jonë nuk është aq e re, por ndryshimet e shpejta bëjnë kërdi të mëdha, e gazetarin e hedhin në fund të pusit! Po ndryshojnë njerëzit, regjimet, po shuhet jeta e idhujve, po ngritët diçka e re. Është një ditë e re! Për këtë kur ndahem nga shokët, kudo që jam me ta, u them: “Unë kudo që shkoj po e përsëris një refren të një kënge franceze që kam dëgjuar në Radio Televizionin Shqiptar në Vitak: “Rroftë jeta!” Jeta le të rrojë, e çfarë të bëj unë tjetër! Të gjithë duan jetën!...U kthehem shënimeve të asaj mbrëmjeje të vonë.Tash është mëngjes!Akrepat e orës më dukej se po ecnin me shpejtësi dhe ma vidhnin kohën që për mua dhe të gjithë është ar. Të më kaloj dita pa punuar asgjë, vdekje klinike është për mua! Rroftë puna! Pra, të jetojmë, të jetojmë!Duke pirë çaj të rusit së bashku me Xhavitin, pasi u shteruan disa tema rreth përmbajtjes së brendshme dhe të jashtme të familjes, ika prej kësaj teme, dhe më duhej ta konsultoja diçka rreth asaj temës sportive, që për fat të keq, në atë mbrëmje nuk arrita ta shoshit mirë, e as ta vë në binarët e duhur. Dhe nisa t’i ankohem:“Xhavit, ka ditë që ajo tema me sportistët më është lidhur nyjë e s’mund të shkruaj asgjë. Mbrëmë ia nisa me atë Riza Lushtën që ka krijuar karrierë sportive, së pari në Shqipëri, e tash e ka dëshmuar atë edhe në Itali! Më dhimbsej se si ai futbollist ka emigruar atje!”“Jo, baba, mos humb kohë rreth atij problemi! Edhe sportin duhet ta kuptosh si kulturë! Shkrimtarët përpiqen të krijojnë emër në vendlindje, por edhe më gjerë. Ata që merren me veprimtari të pastër sportive, duan ta dëshmojnë veten edhe në botën e jashtme! Sporti është një kulturë dhe dëshmi e gjallë që i ka adhuruesit e vet në opinion! Sportisti është vepër në vete dhe shpesh më i madh dhe po aq i kërkuar sa edhe një vepër letrare. Bota “e lexojnë” dhe e shijojnë veprën e tij... Me miliona shikues i ke pranë ekranit? S’është kjo kulturë? Prandaj, edhe arsyetohet shitja e sportistit me miliona dollarë! Lushta është shembull, se si duhet të punojnë

Page 71: uniartpro1.webnode.com · Web viewS’është kulturë t’ia lexosh letrën tjetrit, por ata kishin shkuar nga banesa ime dhe këtë e kishin lënë në dysheme të shkelur si letër

sportistët e tjerë. Dhe, kur ai ngrit zërin në lojë, dhe del fitues, mjafton se pyesin:71 Kush është Lushta?72 Shqiptar.73 Ku ka luajtur?74 Në Itali?75 Për kënd?76 Për Juventusin?!77 Po, për Shqipëri?78 Edhe atje ai mendon për Shqipërinë! Pra, po e njeh opinioni se është shqiptar! Kjo është

mjaft për ne!...”Pastaj e vë penën dhe mendoi: çfarë është kjo punë?Të gjithë habiteshin se si unë kisha filluar ta njoh sportin shqiptar, dhe se më parë më kishin vënë në anën e kundër sportit! Këtë shaka nuk ia fal askujt! Kultura është një zog që nuk njeh kufij, por kufijtë shqiptarë shpesh i kapërcyem dhe fluturuam nëpër botë!“Po, s’është i vetmi Lushta që shkoi në emigrim! Kanë shkuar edhe Fadil Vokrri në Francë, Ardian Kozniku nga Gjakova në Francë, në Kanë luan... Kujtim Shala, i Prizrenit në Gjermani, Neshet Zhaveli i Gjakovës në Turqi, si dhe Xhevat Prekazi i Drenicës në Turqi. A sheh, se ata lanë emër në dhe të huaj, por gjithnjë si shqiptarë! Harrova të përmendi yllin e futbollit gjerman Altin Rraklin, i Shqipërisë që luan futboll në Frajburg të Gjermanisë. Vetëm Lah Nimani mbeti këtu, ish-trajneri më i famshëm në Kosovë dhe në ish-Jugosllavi, që bëri jehonë të madhe me klubin e boksit “Prishtina” dhe pastaj bota e njohu atë dhe ne, se këtu po jetuakan shqiptarët! Edhe në Jugosllavi na bëri të njohur, për ç’fat pati ai në atë kohë kur orgjitë komuniste nuk deshën të na njihnin? Ishte kjo një lojë e vjetër me ne. E kishte kuptuar edhe Lah Gashi i Drenicës, por që kurrë s’e ka dashur vetëm Drenicën, por Shqipërinë pa kufij me Kosovën. Vuajtjet e tij as që mund t’i kap pena jonë? Ai jeton dhe punon për një kohë tjetër... Trajneri Lah Gashi ende jeton, është i gjallë, edhe pse në pension... Dhe, më vjen keq të them, baba! Një ditë e takova në udhë të blirëve, dhe meqë kolegu im Musa Alaj kishte bërë një intervistë me të, në vend se asaj t’i jepej një vend i merituar në rubrikën sportive, atë e kishin vënë në faqen e fundit, në një kënd ku kishte mbetur zbrazëtirë nga përkujtimet e të vdekurve. Dhe, kur e pyeta:“Zoti Lah, si je?”“Mirë jam, por më pe fotografinë dhe intervistën time me të vdekur?”“Po, çfarë bëjnë ata? Në vend që intervista me ty të ishte si kryeartikull në faqen e sportit, ata, si po duket e injoruan gazetarin Musa Alaj, si autor të shkrimit, të kanë vënë në atë kënd! Por, çfarë bëhet në gazetari, mos u bëftë në jetë! Ti je i gjallë, dhe ndihmesa që ke dhënë në lëmin e sportit aktiv do të lë gjurmë nëpër shekuj...”, i pata thënë Lah Nimanit, dhe sikur i erdhi një troh gjak në fytyrë, ishte thelluar në jetën e tij, në atë të pleqërisë. “I bën të fala babait tënd! Arsimtarit tim!” më tha dhe u ndamë prej tij.Po e vazhdoj jetën e Riza Lushtës. Në intervistën e tij ai shprehu dashurinë ndaj të gjithë atyre adhuruesve të sportit botëror që shpesh brohorisnin me emrin e tij: “Lushta, Lushta!” dhe korrte fitore pas fitoreje. Për çdo ndeshje isha golashënuesi më i mirë i Juventuesit. Në sezonin e vitit 1945 – 1946, e lexoja rrëfimin e plakut të urët Riza Lushta. Kalova në Napoli, ku luajta një sezon. Nga Napoli shkova në Aleksandri ku luajta në sezonin ’46 - ’47, ’47 - ’48 dhe ’48 - ’49. Prej Aleksandrisë udha më shpie në Kanë të Francës, ku luajta dy vjet, në sezonën e futbollistit ’49 - ’50 dhe ’50 - ’51. Ngado që shkova më pritën aq mirë saqë shpesh mendoja prej nga gjithë ai vullkan ndjenjash të tifozëve të futbollit ndaj mej?. Futbollin e kisha dashurinë më të madhe në botë? Po, më duhet ta pyesja prej këtu: “Po, vallë, mos e harrove Shqipërinë nënë që të rriti dhe të qiti në dritë”. Futbolli më mbante, më ushqente, më lartësonte, thjeshtë, më bënte njeri të hareshëm dhe të lumtur. “I lumtur, Zoti Lushta, i lumtur”, pandehja në vete. Në vitin 1951 lashë futbollin dhe u

Page 72: uniartpro1.webnode.com · Web viewS’është kulturë t’ia lexosh letrën tjetrit, por ata kishin shkuar nga banesa ime dhe këtë e kishin lënë në dysheme të shkelur si letër

ktheva në Torino, ku jetova deri në vitin 1956. Nga Torino shkova në Amerikë deri në vitin 1957. Në Amerikë e dini si jetohet, secili shikon hallin e vet, e mua kjo jetë e ftohtë më pengonte për së tepërmi. Më mungonte aq shumë kujtimi për shoqërinë e vjetër dhe tërë atë ngrohtësi që e kisha në Torino, ndaj nuk mund të mos kthehem. Në Torino u ktheva pikërisht në vitin 1975. Jetoj me kujtime të vjetra. Si në ëndërr shpesh më shfaqen dhe më ngjethin mishtë ato tabllo të vjetra aq të bujshme. Ovacionet, Duartrokitjet, erupcion gëzimi që sjell fitorja edhe sot më kujtohen. Ofshaj thellë për ato kohë të bukura që perënduan një herë e përgjithmonë. Për Torinon më lidhin shumë ngjarje të cilat as në pleqëri s’do t’i harroj. Por, vërtet, është e qëlluar thënia që njerëzit i mbyt malli e jo urrejtja. Kam një mall që kurrë nuk më shuhet, e kam një brengë që aq fuqishëm më mundon, e kam Kosovën vendlindjen time e cila gjatë vuajti dhe vuan nën kthetrat e huaja. Prej këndej lus: “Zot, shpëtoje Kosovën, shpëtoji shqiptarët, falu rehatinë dhe lirinë që e meritojnë!” Mendoja se e shihja duke dhënë këshilla, dhe ia them sa porosi: “Lute zotin: “Zot, falu shqiptarëve atë tokë, sepse të gjitha luftërat i bënë për atë tokë! Zot, falu shqiptarëve Shqipërinë etnike!”. Në Kosovën time për herë të fundit isha në vitin 1963. Provoja të çmallesha sa më pak me familjen time dhe me miq, shokë e dashamirë. Por, me t’u kthyer në Torino malli për Kosovën më dogji më shumë. I dua shqiptarët, e dua Kosovën, e dua Shqipërinë dhe uroj që të mbretërojë paqja dhe lumturia me të gjitha tokat shqiptare. Reporterët e sportit i falënderoj për këtë shkrim që më bëri të shpresoj se një ditë sportistët të kthehen në jetë!“Shikojmë fotografitë e mëdha të kohës 1940 – 1945. Me nostalgji të papërmbajtur lexojmë në analet e klubit emrin e xha Rizës, Riza Lushta. Dolëm dhe jemi duke shëtitur udhëve të tij, krah për krah me plakun – legjendë. E mbajmë për krahu. I kujtohej publiku kur nuk pushonte duke brohoritur emrin e tij për fitore e fitore. “Llustra, Llustra!” Ecnim udhëve të Torinos e ndonjëri nga qytetarët – tifozët e vjetër të futbollit me nderim të madh e përshëndesnin: “Çau Llustra!”, që s’është gabim i emrit Lushta, por aso kohe Rizahun nga adhurimi e quanin: Llustra, që do të thotë i shkëlqyeshëm!...”

PS: Xhavitit ia dhashë materialin e ruajtur që të shkruaj për in memoarin për Riza Lushtën, i cili vdiq dhe u varros në Torino (Itali), pra jashtë atdheut...

Tregimi për Riza Lushtën. Legjendë e futbollit shqiptar që vdiq, më 15 janar në Torino të Italisë

PËR KOSOVËN E DOGJI MALLI...

“Në Kosovën time për herë të fundit isha në vitin 1963. Provova të çmallesha me familjen time dhe me miq, shokë e dashamirë. Por, me t’u kthyer në Torino malli për Kosovën zuri të më digjte më vrullshëm. I dua shqiptarët, e dua Kosovën, e dua Shqipërinë dhe uroj që paqja të mbretërojë lulëzimi dhe lumturia në çdo pëllëmbë të tokës shqiptare...”Është i jashtëzakonshëm fillimi i këtij tregimi. Që në fillim të tij bëhet e ditur se më 25 janar, në Torino të Italisë, vdiq legjenda e futbollit shqiptar në moshën 81-vjeçare Riza Lushta, ndërkohë që për vdekjen e tij mësojmë pas pesë ditësh. Edhe varrimi i tij u bë po në Torino, në Piemontin italian. Sikur është bërë e rëndomtë që njerëzit tanë të mëdhenj të vdesin e të varrosen syrgjyn! Këtë fat e përjetoi edhe personazhi i këtij tregimi, Riza Lushta, larg familjes, larg vendlindjes... Sidoqoftë, edhe ky është një realitet që u takon figurave të shquara, siç ishte dhe mbeti Riza Lushta...Riza me vete mori mbiemrin e lumit të vendlindjes, Lushtës, të cilin, sa herë që do t’i shqiptohej në udhë, në stadium anekënd Evropës, do ta ndiente thellë dhe do ta kishte si një copë Kosove në

Page 73: uniartpro1.webnode.com · Web viewS’është kulturë t’ia lexosh letrën tjetrit, por ata kishin shkuar nga banesa ime dhe këtë e kishin lënë në dysheme të shkelur si letër

shpirt. Kështu dhe ishte. Edhe shkëlqimin e Lushtës italianët e personifikuan me Llustrën, pra me shkëlqimin...Vitin e kaluar e dogji malli të vinte për ta marrë vetë mirënjohjen më të lartë të futbollit kosovar, që siç e patëm pagëzuar shkrimin nga ky solemnitet i jashtëzakonshëm “Ora e Naimit”, sot do të mund ta pagëzonim me dëshirën që patëm për ta pagëzuar dje: “Ora e Naimit dhe e Rizës...”. Naimi, legjendë e futbollit dhe mik i ngushtë i Rizës, pati premtuar se do t’ia dërgojë në Torino, ku ishte i sëmurë Riza, ku kishte humbur të parit...Riza Lushta u lind më 20 shkurt 1916, në Mitrovicë. Babai i tij Shabani tregtar i njohur e dërgoi në Tiranë për t’u shkolluar, ngase atëbotë nuk kishte shkolla shqipe në Kosovë. Aty kreu filloren, shkollën e mesme teknike amerikane. Futbolli bëri që t’i thotë lamtumirë shkollimit të mëtutjeshëm. U regjistrua në skuadrën që atëbotë ishte më e mira në Shqipëri, në SK Tirana.- Në Tiranë kam pasur sukses të mëdha. Isha ndër lojtarët më të mirë. Në vitin 1937 u bëmë kampion shtetëror. Më kujtohet, shpeshherë luaja edhe për ekipin e Shkodrës si ndihmë kur ata luanin jashtë Shqipërisë. Nuk i harroj dot lojërat e mira në Cetinë dhe në Kotorr. Në mbështetje të shkathtësisë sime, njerëzit përkatës të futbollit të atëhershëm shqiptar, pa u hamendur më futën të luaja për ekipin shtetëror të Shqipërisë, - do të rrëfente gjatë bisedave të pakta xha Riza për të përkujtuar se do ta braktiste Shqipërinë së bashku me Miqo Plluckën në vitin 1938, për të shkuar në Bari të Italisë, ku luajti me sukses një vit. Ndërkohë shprushte kujtimet atëbotë Riza, për mua u interesuan Fiorentina, Venediku dhe Juventusi.Shkëlqimin e plotë e përjetoi pikërisht në “Zonjën e vjetër” të Torinos, në Juventus, skuadër kjo ndër më të suksesshmet në historinë e “kallos”. Këtu qëndroi pesë vjet prej viti 1940, e deri më 1945. Këtu, madje ia doli të bëhet jo vetëm futbollisti më i mirë i Juventusit, por edhe i mbarë Italisë. Kujtimi i ëmbël për Rizën do të mbetej finalja e kupës së Italisë, kur në takimin e kthimit shembi me gola Milanin 4:2, ndërkaq vetë pati shënuar madje tri herë. Zaten nuk është rastësi që Riza të llogaritet ndër njëzet futbollistët më të mirë të të gjitha kohëve të Juventusit.

79 Për çdo ndeshje isha golashënuesi më i mirë i Juventusit. Në stinorin 1945-’46 kalova në Napoli, ku luajta një sinor. Nga Napoli shkova në Aleksandri (’46-’47, ’47-’48 dhe ’48-’49. Prej Aleksandrisë udha më shpie në Francë, (’49-’50 dhe ’50-’51). Ngado që shkoja më pritën aq mirë saqë shpesh mendoja prej nga gjithë ai vullkan ndjenjash të tifozëve të futbollit ndaj meje? Futbollin e kisha dashurinë më të madhe në botë?

Futbolli më mbante, më ushqente, më lartësonte, thjeshtë më bënte njeri të hareshëm dhe të lumtur. Nga Torino shkova në Amerikë deri në vitin 1957. Në Amerikë e dini si jetohet, secili shikon hallin e vet, e mua kjo jetë e ftohtë më pengonte për së tepërmi. Më mundonte aq shumë kujtimi për shoqërinë e vjetër dhe tërë atë ngrohtësi që e kisha në Torino, ndaj nuk munda të mos kthehem. Në Torino u ktheva pikërisht në vitin 1975.Pas përfundimit të karrierës vepruese, Riza nisi të jetojë me kujtime të vjetra të cilat siç do të shprehet edhe vetë i shfaqën si në ëndërr... Ofshaj thellë për ato kohë të bukura që perënduan njëherë e përgjithmonë. Por, vërtet është e qëlluar thënia se njerëzit i mbyt malli e jo urrejtja. Kam një mall që kurrë nuk më shuhet, e kam një brengë që aq fuqishëm më mundon, e kam Kosovën, vendlindjen time, e cila gjatë vuajti dhe vuan nën kthetrat e huaja. Prej këndej lus: “Zot, shpëtoje Kosovën, shpëtoji shqiptarët, falu rehatinë dhe lirinë që e meritojnë!”. Në Kosovën time për herë të fundit isha në vitin 1963. Provova të çmallesha sa më shumë me familjen time dhe me miq, shokë e dashamirë. Por, me t’u kthyer në Torino malli për Kosovën zuri të më digjte më vrullshëm. I dua shqiptarët, e dua Kosovën e dua Shqipërinë dhe uroj paqja të mbretërojë, lulëzimi dhe lumturia në çdo pëllëmbë të tokës shqiptare...Tregimi për xha Rizën, megjithatë, mbetet i papërfunduar. Ai vdiq dhe u varros në Torino, ku prore ishte i madh, siç ishte Juventusi, të cilit ia fali rininë, madje dhe tërë jetën. Tifozëve do tu mungojë tashmë edhe përshëndetja “Çao Llustra!”. Llustra ishte personifikim i njeriut të shkëlqyeshëm dhe shkëlqyes, siç ishte Riza Lushta.

Page 74: uniartpro1.webnode.com · Web viewS’është kulturë t’ia lexosh letrën tjetrit, por ata kishin shkuar nga banesa ime dhe këtë e kishin lënë në dysheme të shkelur si letër

Ne na mbetet që në vazhdën e zhvarrimeve të mëdha të presim edhe zhvarrimin e eshtrave të xha Rizës, për t’u prehur qetë në vendlindjen e tij.Marr nga gaeta “Bujku” 1.21957, autor Xhavit Kajtazi)

VJEN NJË I TRETË!...E mërkure, më 17 shkurt 1995

U zgjova dhe posa hyra në banjë, u pastrova, mora briskun tim të kuq dhe dola në ballkon e nisa t’i bëj gati ata thelpinj hudhre që t’i pija në vend të kafesë. “Hudhra është mbretëreshë e të gjitha bimëve”, desh t’i them Norës. Asaj nuk i dukej se hudhra do t’i bënte mirë, dhe e pinte me droje. Meqë shpesh bëjmë bisedë për bimët mjekuese, u përpoqa ta bind atë, duke ia lexuar një pjesë ku shkruante për hudhrën, si perime dhe ilaç. “Hudhra e ka prejardhjen me siguri nga Azia e Mesme. Përdorimi i hudhrës në mënyrë masive paraqitet në kohën e fundit, kurse ajo nga popuj të ndryshëm është përdorur qysh në kohët e lashta. Është besuar se hudhra në vete, pos të tjerash, përmban edhe thermi që i japin fuqi trupit të njeriut, për çka faraoni Keops për ngritjen e piramidës madhështore shpenzoi shumë të holla për blerjen dhe konsumimin e hudhrës. Në Tibet qysh para 4 – 5 mijë viteve e kanë përdorur për shërimin e sëmundjes të zemrës dhe të enëve të gjakut. Indusët para 25 shekujsh hudhrën e kanë porositur për zë të mirë dhe memorie të shëndoshë, kurse kinezët si bar kundër sëmundjeve të lëkurës, të organeve të frymëmarrjes, të shterjes së fuqisë trupore si dhe të sëmundjeve të organeve të tretjes së ushqimit. Spanjollët dhe italianët hudhrën e përdorin kundër kolerës, ndërsa Persianët e porosisin për përmirësimin e qarkullimit të gjakut dhe mënjanimin e sëmundjeve të tij” dhe nuk e zgjata shumë, por Nora nisi t’u besoj shkrimeve që ia lexoja për hudhrën si perime dhe ilaç.Tash edhe një herë po i kthehem sëmundjes time, dhe shërimit të myshkut që më ishte paraqitur në gilzë të këmbës, para dhjetë vitesh. Isha në shtëpi të Zenun Çelajt, dhe atë mbrëmje erdhi mysafiri i tij, dr. Simë Dobreci, mjek specialist i sëmundjeve të lëkurës, dhe më erdhi shumë keq që u pata takuar me të. Ai, kur doli Zenuni nga dhoma për punë të tij, më pyeti:“Po, a tu pat shëruar ajo sëmundje e lëkurës?”“Po, doktor, por më vjen keq të them: “Ato barnat tuaja nuk më shëruan?”“Po, mirë, në ç’mënyrë e shërove?”“Me anë të barnave që i bën mjekësia popullore?”“Po, çfarë janë ato?” dhe u bë shumë kureshtar.Zenun Çelaj u fut në dhomë dhe unë nisa t’ia rrëfej mjekut se si e kisha përgatitur atë bar.“Zoti doktor, para një viti, njëri më kishte porositur që ta bëja një bar prej hudhre, dhe mora thelpinjtë e saj, i qërova dhe i futa në një gastare të mbyllur, i zjeva 24 orë rresh. Pastaj e ladh të pushojë dhe e përdora si ilaç për lyerje. Shkurt, për tri ditë plaga u shërua tërësisht. “Është për të besuar!” më tha mjeku, dhe desh ta zgjas edhe më historinë e hudhrës.

E premte, më 18 shkurt 1995

Kthehesha për në shtëpi. Isha me Drinin dhe kisha blerë ca artikuj ushqimorë: dy kg zogj të pulës nga Bullgaria, tambël dhe kur u futa në dyqanin nën “Jeta” blera një trangull. Ngjitesha përpjetë dhe në udhë, para shtëpisë së tij, takova Gani Lubotenin, me të cilën shpesh ndalesha e bisedoja për çështjet shqiptare. Ia nisëm me luftën e dytë, që shumë pak na solli fitore, patëm humbje në njerëz, dhe më në fund, e vetmja e mirë e pasluftës, ishte arsimi fillor, ai i mesëm si dhe i lartë. Por, edhe këtu, siç pandehte Ganiu, planet dhe programet kanë qenë të Serbisë, dhe shumë pak është mësuar për historinë kombëtare. Historia kombëtare është shikuar me sy të këqij nga

Page 75: uniartpro1.webnode.com · Web viewS’është kulturë t’ia lexosh letrën tjetrit, por ata kishin shkuar nga banesa ime dhe këtë e kishin lënë në dysheme të shkelur si letër

fqinjët, ajo është mësuar vetëm aty-këtu ku është ndesh me historinë e letërsisë shqipe! Kur flisnim për periudhën e kapërcyer, në mendjen time përpiqesha ta gjej veten dhe babanë tim që kishte marrë pjesë në luftën e fundit, sepse po të mos merrte pjesë, do të vritej, si pjesëtar i regjimentit të Xhafer Devës në Shqipëri. Kur hetoi se duhet t’ia lëshonin krahun Partisë Komuniste të Shqipërisë, u kthye në vendlindje. “Njerëzit vinin për ta vizituar, më kujtohet isha i vogël, babai më mbante në odë, e kur e pyeti një njeri:

80 Veli, çka kishte në atë Shqipëri dell?”Im atë qeshi me cinizëm dhe shtoi: “Luftë, po çka tjetër?” – u përgjigj ai.“Po, pse u ktheve ti?”“U ktheva se fituan komunistët! Ua lëshuam krahun atyre!” dhe u këput biseda si një pe i ligsht.Gani më dëgjoi me kureshtje. Ishte dalë me do pantallona e këpucë të vjetra, dhe rrinte në shkallë të hyrjes së shtëpisë, duke biseduar. Ai u fut në një bisedë, që kur ishte i ri, fill pas Luftës së Dytë Botërore, kur flitej me të madhe se fituam lirinë, një plak i vjetër, i farefisit të tij, që quhej Nuri Llausha i Prizrenit kishte thënë:“Kjo lufta e fundit asgjë nuk na solli, mbasi kufijtë e luftës së parë nuk u ndryshuan. Ne mbetëm keq dhe të ndarë prej Shqipërisë! Të gjithë bënë diçka më shumë se ne, e ne po mendojmë se korrëm fitore!”“Po, ndal ta dëgjoj edhe një herë atë mendim të atij plaku?” dhe desh të ma përsëriste.Ai ishte një plak i urtë, dhe mendjehollë. Mendimet i shprehte në mënyrë të qetë, kurse ne mendonim se nuk po thotë asgjë. Tek më vonë, fjalët e tij më binin ndërmend! Me serbët gjithmonë u ndamë keq, kurse mendonim se do të mbesim të vëllazëruar e të bashkuar. Edhe sa fjalë të atij plaku i mbaj sot në kujtesë.“Tre gjermanë e mbajnë një front. Tre italianë e ndërtojnë një pallat, tre anglezë e sjellin tërë botën në gisht, tre serbë e formojnë një shtet? Po, tre shqiptarë, ç’bëjnë?” pyeste shpesh plaku dhe ne e dëgjonim në atë kohë dhe fare s’e kuptonim se ç’domethënie kishte mendimi i tij.Kur më fliste Gani Luboteni për këtë kohë, seç m’u kujtua një bisedë që e kishte rrëfyer, Shaqir Berani, në të pame të Demë Mariçanit:“Kishte shkuar veprimtari i LDK-së z. Zekeria Cana disa herë në Shqipëri, dhe kushedi se me kënd rrinte, e një ditë takohet me disa profesorë të Tiranës, të cilët e pyesin për Ganiun:“Po, si është Gani Luboteni, atje?”“Mirë është! Por, Ganiu është burrë i keq!”“Po, ç’thua ashtu? Ne e njohim si njeri shumë të mirë?”“Njeri i keq është ai!”“Po, kemi dëshirë të dimë, pse është i keq?”“Pse, mbasi e pi kafenë, pi ujë të ftohtë!”Ata ia nisën të meditojnë çfarë ishte kjo përgjigje e z. Zekeria Canës, dhe heshtën.Heshtën të gjithë edhe në atë të pame, e unë në mendjen time e kisha ruajtur këtë lloj të anekdotës bashkëkohore që është krijuar pasi inteligjencia shqiptare nisi të bëjë lëvizjet e saj në raportin: Shqipëri – Kosovë, po edhe më gjerë.Ishte i gatshëm që Ganiu të futej edhe në gjëra të tjera, por Liti si gjithnjë, edhe pse e kishte pasur atë fqinj dhe profesor, e këshillonte: “Shiko, Gani, duhet të shkruash ti. Njerëzit në kohën kur pensionohen, bëjnë punë të mëdha në shkrim. Tërë atë përvojën tënde që e ke thithur nga librat e lexuara dhe nga jeta, mund ta shprehësh me shkrim. Ajo botë dikur do të jetë e nderuar prej breznive. Dhe, mos u përpiq të shkruash diçka të madhe e të bësh: bum! Bumet s’janë asgjë! Shkrimet mesatare janë të pranueshme në çdo kohë! Ato mund të mbesin në historinë e kulturës sonë? S’është e thënë që gjithnjë vetëm të lexosh, por edhe të japësh diçka nga koka jote. Mendimet tuaja pastaj e çojnë apo e zgjojnë tjetrin të shpie mendimin më larg...”Ai luajti pak nga ato shkallë dhe zbriti deri në udhë. M’u afrua, dhe nisi të vë buzën në gaz, dhe

Page 76: uniartpro1.webnode.com · Web viewS’është kulturë t’ia lexosh letrën tjetrit, por ata kishin shkuar nga banesa ime dhe këtë e kishin lënë në dysheme të shkelur si letër

me një anekdotë, që s’e kisha dëgjuar, ia nisi:Dy veta, njëri ishte i fisit Thaç, e tjetri i fisit Berishës, u grindën gjatë mes vetes: “Jo Thaçi janë më të mençur dhe më trima se Berisha”, kurse ai i Berishës ngulte këmbë: “Jo, Berisha janë më të mençur dhe shumë më trima!” Dhe, nuk mund të pajtoheshin mes vete. Në ato çaste panë një plakë që ishte kërrusur dhe mezi i bënin këmbët punë për të kapërcyer atë udhë. Ishte plaka asht e lëkurë! Që të dy e ndalën plakën dhe e pyetën:

81 Oj, nënë, a po na ndanë një pleqëri?”“Po, kur ka qenë që plaka të ndajë pleqëri? A shihni, një grusht plakë, çfarë di unë? Jam kërrusur e mezi po eci e të ndaj pleqëri!”“Nëna jonë, jemi grindur për këtë punë: cili jemi më i mençur dhe më trim?”Plaka e mori një shkop në dorë dhe kur pa një bajgë në udhë, i ra me atë shkop bajgës përgjysmë e tha:“Qe Thaçi, qe Berisha, si ta ndajmë këtë bajgë përgjysmë dhe ata u shpërndanë.Në mendje përpiqeshin për t’i ndërprerë grindjet mes vete.Kjo anekdotë e Ganiut më ktheu në një bisedë që kisha bërë para disa vitesh me Bajram Berishën nga Vojniku, që një kohë të gjatë ishte ndihmës i drejtori të BVI-së udhëve të Kosovës, dhe gjithnjë e ndërtonte punën. Një kohë bënte shumë punë, dhe mosha e tij kishte arritur që të pensionohej. Kishte marrë për detyrë ta hartojë raportin financiar të veprimtarisë së BVI-si gjatë vitit 1984. Isha në zyrën e Idriz Pirevës nga Lupçi, që e shpesh e përdorte një shprehje: “Bagël në gardh Pireva!” Më kujtohej ajo shprehje e tij, dhe kur erdhi Bajrami në zyrën e tij dhe kërkonte disa shënime, dhe nuk deshi të ulej për të pirë kafen e porositur, i thashë: “Po, ç’ke kështu që ngutesh, z. Bajram! Po, ngadalë he burrë, se njeriu rrëzohet prej dardhës, e thyen këmbën dhe pushon pak! E ti, çfarë po bën në këtë moshë të pleqërisë? Mjaft je duke punuar, dhe askush nuk mund të thotë për ty: “Bajrami është i papunëtor!”“Po, mirë e k..e, Lit! Po, nëse nuk punojmë ne këtu, vjen një i tretë, dhe na bën ish mua dhe ty! I futi hundët këtu, atëherë ku mbesim ne?”“Cake dorën, Bajram, prej sot më ke mundur dhe s’kam çfarë t’i shtojë më kësaj bisede!”Prej atij çasti kur përfundoj kjo bisedë me Bajram Berishën, e nderoja më shumë. Kur erdhi koha dhe na larguan të gjithë punëtorët shqiptarë nga BVI-ja e udhëve të Kosovës, shpesh ia kemi përmendur atë shprehje e mendim të tij, që për fatin tonë të keq u shpreh kudo ndaj shqiptarëve. Po këtë mendim të tij, kur vdiq në janar të vitit 1955, ua pata përmendur edhe në të pame të tij, në prani të vëllezërve dhe të farefisit të tij. Ata dëgjonin me kureshtje.“Dhe, vërtet, burra kur grinden dy veta, fiton një i tretë! Ta bëjmë punën që të mos grindën tre shqiptarë, ta bëjmë punën që të mos jemi: tre shqiptarë, tri parti! Tre shqiptarë, që të tretë mësues, dhe asnjëri s’ia pranon tjetrin se është më i ditur se tjetri! Të bëjmë një monolog kombëtar dhe tërë ato monologë që i bëmë nëpër shekuj kundër vetvetes dhe kundër njëri-tjetrit, po edhe kundër shtetit shqiptar, t’i kthejmë në vijë të drejtë. Ta rrahim të gjithë të njëjtin tel të kitarës më këngë të kohës...” dhe sikur çdo gjë merrte udhën vet, e pamja vazhdonte...

MBROJTJA - MENÇURIE premte, më 18 shkurt 1995

Atë mbrëmje të vonë të dimrit që dukej se ishte mbrëmje e pranverës, dola prej shtëpisë dhe ngjitesha lagjes “Kodra e Diellit” përpjetë. Duke ecur, nëpër atë dritën elektrike pashë Xhavitin me gruan që po zhdirgjeshin teposhtë, në fillim nuk më vërejti. Por, rrallëherë më ka ndodhur që të kapërceja pa i vërejtur njerëzit që i njihja, edhe atij i dhashë shenjë. “Xhavit, në shtëpi, shkon, a?”“Po, baba!”, m’u përgjigj ai.“Pritëm matanë udhës” dola dhe u takova me të e gruan e tij.

Page 77: uniartpro1.webnode.com · Web viewS’është kulturë t’ia lexosh letrën tjetrit, por ata kishin shkuar nga banesa ime dhe këtë e kishin lënë në dysheme të shkelur si letër

“E ti, ku po shkon baba, je nisur tek unë?”Po shkoj për t’i marrë ato vjersha të Rizah Strellcit. Më thotë Asdreni se i ka radhitur, dhe më duhet t’ua bëj korrekturën?”“E kam kryer unë korrekturën”, më tha. “Asdrenit ia dhashë që ta bëjë përmirësimin e tyre”. “Mirë, bir. Ti shko në shtëpi e unë po shkoj në të pame për vdekjen e nënës së Ahmet Kelmendit. Dhe u ndamë. Unë duke ecur, mendoja në atë përmbajtjen e këngës së patriotit të shquar prishtinas Nazmi Gafurrit dhe e krahasoja me jetën e Rizah Strellcit. Riza e kishte shënuar dhe shumë herë e kishte kënduar atë këngë, ashtu që në disa vargje përshkruhej se si shokët e burgut kishin hetuar se do ta helmonin Nazmiun, dhe i kishin thënë: “Nazmi, kanë vendosur të helmojnë, por ti mos ha asgjë vetëm vezë të ziera pa cikërruar”. Dhe, vërtet, shokët e burgut e kishin mbajtur një kohë të gjatë Nazmi Gafurrin me vezë e bukë që nuk lejonin të futej helmi. Po, vallë, çfarë u bë me Rizanë? Mos edhe atë e helmuan në burg të Nishit? Mos, edhe ai pati shokë që e ruajtën nga helmimi? Apo, çfarë u bë në atë vit, më 1947. Sa thonë kështu e sa ashtu, por kisha dëgjuar se kur kishte vdekur të gjithë të burgosurit derdhin lot si shi, ashtu që edhe çeremidhet e kulmit të burgut dukej se po derdhin lot e dhembje. Kur arrita në të pame, takova zotin Ahmet Kelmendin me të vëllanë Shefqetin, i ngushëllova për vdekjen nënës dhe filluam bisedën. Por e pamja duhet të kthehet në të mirë. Të gjitha ato biseda i përqendroja rreth jetës së nënës së Ahmetit. Më thoshin se ajo kishte bërë një jetë të mirë me burrin e saj, se vërtet e kishin nderuar njëri-tjetrin dhe se shembullin e tyre, duhet ta ndjekin edhe të tjerët. Aty erdhi edhe një anas imi, i Drenicës, dhe nisi biseda rreth ngjarjeve që po rrjedhin sipas së njëjtës moto: sillet vallja rrotullo!”Anasi Naim Dervishi, i Gradicës, që kishte ardhur në të pame me gruan e tij, më tha, se sipas asaj që kam dëgjuar prej babait tim, kur erdhën Brigadat shqiptare në Çirez, e ngulën atë flamur kuq e zi në fushë të Çirezit; ai u kishte thënë ushtarakëve: “U gëzova që së pari e pashë flamurin tonë kuq e zi të ngulur në këto fusha, por druaj se pas luftës që po bëni ju, nuk do ta shoh më!”. “Ata, siç pohonte im atë, ngulën këmbë se kjo luftë e përbashkët do të na sjellë lirinë e plotë dhe që ne me serbë e malazezë jemi vëllazëruar. Pas luftës, gjithkush do të jetë zot shtëpie! Im atë, më thoshte se bënte me kokë prej tyre, duke e dredhur e duke thënë: “Po, po!”. Por, ato “po, po-të” e tij, a sheh se dolën “jo – jo”. Serbia i mashtroi ata edhe ne. Nisëm të flasim edhe për luftën e Azem Bejtës, dhe pikërisht u fol shumë edhe për 100-vjetorin e Shotë Galicës që në gazetën “Bujku” botohej fejtoni historik i Mehmet Kajtazit. Ata folën shumë e unë nuk desha t’i detyroja që ta lexonin, vetëm u thashë: “Ka bërë fort mirë që së pari shkroi për një femër, siç është Shotë Galica në ato kohë, që krah për krah me burrin e saj dhe me çetën e Azemit, luftoi për t’i mbrojtur këto troje! Ai ka hapur një hulli dhe të tjerët mund të bëjnë kërkime të reja.“Fejtoni i M. Kajtazit është nën hijen e vepër së Ajet Haxhiut, “Azem Bejtë – Galica” dhe se fytyra e Shotës, po më duket se ka mbetur e pandriçuar. Uroj se do të kemi diçka të re edhe për atë Shotën tonë, dhe ai duke e vënë buzën në gaz, shtoi:“E kam lexuar fragmentarisht fejtonin në vazhdim dhe nuk dita si ta pagëzoj: fejton kronikë apo roman. Fillet e romanit ishin, e dhëntë Zoti që ta kemi një roman për një femër, siç dikur përmendej Teuta, mbretëreshë e Ilirisë. Edhe Shota, pas sa vjetësh, po del se ishte një mbretëreshë që jetoi e luftoi nën kushte shumë të vështira dhe pastaj vdiq në mjerim në Shqipërinë e Ahmet Zogu. Vdiq pa e parë Drenicën dhe Kosovën të lirë! Nuk munda ta lexojë deri në fund se kisha të pame, por më thotë mendja se mirë po bëhet që po gjurmohen sa tema të tilla. Lufta e femrave ka qenë dhe do të mbetet ndër luftërat më të qëlluara në histori. Ai stil i shkrimit më dukej tepër bashkëkohor, apo mos vallë nuk jam mësuar të lexoj gjëra të reja? Intermexot më pengonin shumë, është njëlloj stili që më lodhte. Sa kam të drejtë, është e rëndësishme se pa shkruar diçka, asnjëherë nuk hapen çështjet. Po, them, përsëritja e intermexove në çdo kapitull tek unë krijonte apati, çka uroj që të mos përsëriten më që thonë se

Page 78: uniartpro1.webnode.com · Web viewS’është kulturë t’ia lexosh letrën tjetrit, por ata kishin shkuar nga banesa ime dhe këtë e kishin lënë në dysheme të shkelur si letër

fejtonin do ta shndërrojë në roman. Për Azem Bejtën kam dëgjuar shumë gjëra qysh nga vegjëlia, në veçanti nga daja im, që ishte xhandar në stacionin e Runikut të Drenicës. Shotë Galica për ne ishte tabu temë. Të shohim, sa po ngritet dhe përvetësohet ajo në masën e gjerë?”E pamja shpesh shndërrohet edhe në ngjarje historike dhe kushdo që vjen, ia thotë ndonjë kujtim njëri-tjetrit. Flitej edhe për luftën e fundit në Drenicë që e bën Shaban Polluzha.Sikur t’i dilnin në ndihmë viset e tjera të Kosovës lufta e Drenicës, do t’i ndryshonte disa raporte kanonike që u lidhën nyjë për Shqipërinë! Po, çfarë të bënte mixha Shaban në atë kohë, të futej në Serbi, apo të kthehej dhe në Drenicë e të bëhej hi e pluhur! Kaq!”Ahmet Kelmendi u mërdhez në fytyrë dhe papritur e shprehu mendimin e tij. “Kur u ngrit në luftë Drenica, çështja e luftës kishte marrë fund në Jaltë, dhe ç’prej asaj konference, ne mbetëm si zonë e interesit të Lindjes, dhe po të kishin brirë sa lagraça, shqiptarët sikur të ngriheshin të gjithë kundër, do të bëheshin hi e pluhur dhe nuk do të fitonin asgjë. Lufta mori fund, me një klauzolë: që kufijtë e luftës së parë të mos ndryshohen dhe të gjitha shtetet të mbesin në kufijtë e mëparshëm. Ka pasur pakënaqësi edhe nga të tjerët, por tresha në Konferencën e Jaltës, u dha vulën e vet. Ky mendim imi, uroj të shoh dritë. Lufta e Drenicës, vetëm sa i ka pezmatuar serbët dhe malazezët për të ardhur më lirshëm në Drenicë dhe gjetkë dhe t’i vazhdojnë krimet e tyre. Më thotë mendja se luftën e paguam më shtrenjtë se të tjerët. Pastaj desha ta dëgjoj edhe ndonjë mendim lidhur me bashkimin e Kosovës me Shqipërinë që në fillim të luftës ishte shumë afër realizimit, por serbët dhe malazezët me përhapjen e idesë së tyre, se pas Luftës së Dytë do t’i zgjidhnin të gjitha çështjet kundërthënëse me Serbi – Shqipëri, u futëm në luftë. Premtimet mbetën fjalë, sikur në kohën kur shqiptarëve në Turqi u premtonin se do të merrnin toka të pëlleshme, kurse ata bridhnin poshtë e lartë.“Bujaji, për mua, ishte karrem i Serbisë për të parë se kush ishte për bashkimin e Kosovës me Shqipëri?, më duhej të futem edhe në këtë kohë, dhe të shpalos një pjesë të kujtimeve të të tjerëve. “Po, ashtu do të duhej të ishte, por të shohim! Bujaj mbeti në histori, si datë e madhe! Por, varet, a do të jetësohet ajo rezolutë”, tha Ahmeti, dhe u fut në çështje të tjera që të ndriçojë një periudhë mjaft delikate për ne shqiptarët. “Ajo që na u premtua ne prej komunistëve serbo-malazezë, nuk u realizua. Ata na mashtruan dhe ju lumtë! Kanë prirje, e ne asnjëherë, në asnjë kohë, me politikë nuk mundem t’ua kalojmë sllavëve. Është çështje e kohës, sa duhet të ngrihemi ne në këtë pikëpamje. Por, çdo luftë që e bëmë deri më sot, për ne përfundoi tradhtisht! Mendoni kur në Shqipëri kuadrot më të afta serbo-malazez e boshnjake e mbikëqyrnin atë dhe jepnin raporte të ndryshme për zhvillimin e luftës? Po, çfarë bënë ata eprorë ushtarakë të Shqipërisë? Hapnin parullën e sllavëve se luftojmë së bashku, se jemi vëllezër, e në fund, vëllezërit, jo vetëm që i mashtruan, por edhe i lanë pa fytyrë. E ç’bëmë pastaj? As prej pësimeve të luftës dhe të tradhtive sllave, nuk mësuam asgjë! Çdo gjë me vonesë arriti te ne. Por, mjafton se arritëm deri këtu, por çka pastaj? Në çdo hap, edhe tash e kemi po atë karrem të nënës Rusi me Serbinë? Po ditëm t’i shmangemi atij karremi, dhe të mbrohemi para botës me mençuri ka gjasë se lufta jonë do të ndriçohet, apo edhe le të jetë tërë kjo si një nismë e mbarë...” përfundova bisedën në atë të pame. Ishte vonë, dhe kur pyeta për orën, Naimi hoq palën e xhemperit dhe shtoi: “Është ora 22:00”. “Më falni, kërkoj leje që të dalë, mos e paskam tepruar?”, dhe u ngrita në këmbë, dola nga ai sallon me shumë mbresa, që mezi prisja të ulesha e t’i shtjelloja ashtu siç rrodhën temat në atë të pame. Tash në shtëpinë time u futa në një kështjellë të madhe mendimesh. Duke u kthyer udhës teposhtë, ma merrte mendja se nuk do t’i harroja ato biseda. Shkrimet e kanë natyrën e vet – ato mund të ngritën ngadalë.

TRAGJIKA E DEBIMIT TË MUHAXHIRËVEE hëne, më 20 shkurt 1995

Page 79: uniartpro1.webnode.com · Web viewS’është kulturë t’ia lexosh letrën tjetrit, por ata kishin shkuar nga banesa ime dhe këtë e kishin lënë në dysheme të shkelur si letër

Lexoi një gazetë beogradase një in memoriam për zotin dr. Vaso Çubriloviqin, dhe pa u përpjekur ta shpreh mllefin tim ndaj punës së tij kundër nesh, artikullshkruesi pandehte:“Vaso Çubrilloviq ishte rreth 90 vjet kundërthënës dhe hulumtuesit e opusit të tij nuk do ta kenë lehtë. Njëri që nga viti 1937 – 1944 ka hartuar elaboratet për shpërnguljen e shqiptarëve nga Jugosllavia – Serbia. Shqiptarët përherë i ka konsideruar serbë dhe si etnik kulturore – sllav të jugut.Në Akademinë e Shkencës në Mal të Zi kishte folur më 1984.Para vetes i kam vëllimet e botuara të zotit dr. Sabit Uka. Në vëllimin e parë shkruante: “Dëbimi i shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit”, kurse në dy vëllimet e tjera: “Vendosja dhe pozita e shqiptarëve në Kosovë (në periudhat 1877 – 1878 dhe 1878 – 1912). Hapa ballinën e vëllimit të parë dhe i lexova fjalët që shkroi në shtëpinë e tij: “Zotëri Lit Palajt për kujtim e nderim nga kolegu – Sabit Uka. Prishtinë, 16 shkurt 1995.Së pari, kur e gjeta shtëpinë e këtij historiani plak, trokita në një hyrje të shtëpisë së tij dhe doli një grua e më tha: “Shtëpia e Sabitit është në atë hyrjen tjetër”. Kapërceva njëfarë rrjete të telit dhe dola matanë dhe i rashë ziles, por si duket prapë nuk qëllova në shtëpinë e tij. Kur pashë emrin e Sabit Ukës në hyrje, trusa zilen, atëherë doli nga ballkoni në katin e tretë dhe nga ëndja për mysafirë foli:“Hë, urdhëroni!”“Baca Sabit, nga të vijë atje?”, e pyeta.“Ngjitu shkallëve dhe eja në katin III. Në korridor të pres!Hapa derën dhe u futa brenda në shtëpi. Ishin disa shkallë të punuara nga druri, të pashme dhe të përshtatshme. Ngjitesha ngadalë në ato shkallë, dhe gjithnjë mendja më shkonte tek ajo ëndrra që kisha parë me atë profesorin e historisë, në Shkollën Normale të Prishtinës, dhe më dukej se ngjitesha nëpër ato shkallë, por që ishin prej betonit të vrazhdë dhe aspak nuk u ngjasonin këtyre shkallëve të lëmuara të shtëpisë. Historiani plak, kollitej dhe priste në atë korridor të shtëpisë së tij, që tërë jetën ia kishte kushtuar një periudhe të tragjikes më të madhe kombëtare – asaj të shpërnguljes së muhaxhirëve shqiptarë nga trojet etnike. I kthehem asaj kohës kur ishte bërë promovimi i veprës së parë, dhe se e kishin qortuar në vënien e titullit: “Jo edhe aq të qëlluar: “Shpërngulja e shqiptarëve nga Serbia jugore (1877 – 1887) në Rrafshin e Kosovës”. Autori i librit i pranoi me gjakftohtësi këto qortime, dhe dukej se në bllokun e tij, kur ishte kthyer në shtëpi, kishte shënuar porositë e të tjerëve, që enkas ia duanin të mirën dr. Sabit Ukës, por dukej se vënia e titullit ishte temë e doktoratës, pa të cilën ndodh se nuk do të ketë mundur ta dëshmoi veten se e meritonte prirjen dhe aftësinë e tij për ta ndriçuar periudhën me tragjike të dhunës së Serbisë që kishte bërë ndaj shqiptarëve për t’i shpërngulur nga trojet e tyre. “Ndoshta kur do të shkruhet ajo histori nuk do të përsëritet lajthitja se ata janë shpërngulur nga “Serbia jugore, siç iu ka përvjedhur Ukajt, por do të emërtohet saktësisht trualli etnik shqiptar”, theksohej në komentin që kishte bërë Arsim Kajtazi, me rastin e promovimit të veprës se dr. Sabit Ukaj, që ishte botuar në “Zëri”. Por, më thotë mendja, kjo lajthitje ishte substrat i dr. Ali Hadrit, sepse ai si mentor shpesh propozonte tema të tilla të doktoranturës dhe i miratonte me tituj shkencor! “Por, kjo vetëm është thënë, është sugjeruar se çfarë na duhet...” dhe fat që dolën në dritë vëllimet e korrigjuara dhe të përmirësuara të zotit Sabit Uka.I premtova që dr. Sabit Uka, në shenjë nderimi të botimit të këtyre veprave, do t’ia dhuroja një roman, në të cilin biri im Arsimi një kohë të gjatë është marrë me temën shumë të ndërlikuar të shpërnguljes me dhunë të shqiptarëve nga trojet etnike. Në brendi të ballinës ia shënova këtë fjali:“Baca Sabit! Tragjikja jonë më e madhe kombëtare është pa mëdyshje – kjo e dëbimit me dhunë të muhaxhirëve shqiptarë nga trojet etnike. Ju e ndriçuat një pjesë të kësaj tragjike dhe lus të

Page 80: uniartpro1.webnode.com · Web viewS’është kulturë t’ia lexosh letrën tjetrit, por ata kishin shkuar nga banesa ime dhe këtë e kishin lënë në dysheme të shkelur si letër

madhin Zot: “Që të mos përsëritet më!...”Edhe kjo “Vallja e të vdekurve” është një lojë që na kushtoi shtrenjtë! Uroj që valët e jetës së tillë ndaj nesh të pushojnë...Prishtinë, më 20 janar 1995Me nderime të mia dhe të djalit L. P.

GJENEZA E ABETARESE diele, më 19 shkurt 1995

Për mua ngjarje e madhe ishte edhe 50-vjetori i kremtimit të daljes së gazetës “Rilindja” në gjuhën shqipe, kurse tani jemi pa të, pra jemi me një gazetë tjetër simotër “Bujku”. Botimi i “Rilindjes” si gazetë e përditshme u ndal pikërisht nga regjimi aktual serb, dhe për fat tonin, kur në Shqipëri depërtoi demokracia, këtu si për inat çdo gjë që dyshohej se kishte bërë jehonë në zgjimin e Rilindjes sonë kombëtare, u shua! Ishte fat i madh përhapja e demokracisë në Shqipëri që filloi edhe në Kosovë, dhe ajo erë e ngrohtë do të marrë edhe Evropën e re! Uroja që gazetarët të shkruajnë vetëm një fjali: “Këto janë udhët tona!”. Çfarë do të bënin gazetarët sikur të ma shihnin edhe fotografinë time! Larg gazeta prej fotografisë time! Mjaft kam dalë në atë gazetë me fotografi. Tri herë në jetën time: Një herë kur më vitin 1970 botova veprën popullore me mjete të mia: “Proza popullore e Drenicës I”, herën e dytë në GEP me një shënim që më ishte lutur t’ia bëja Zenullah Halili. “Shkronjat në rrasë të oxhakut”.Me Lit Palajn, shkrimtar dhe mbledhës i pasionuar i folklorit shqiptar, ndalemi një ditë dhe bisedojmë për jetën e tij, kur ishte i vogël, kur kalonte një jetë që ndryshon shumë nga kjo e fëmijëve të fëmijëve të sotëm. Ai si gjithnjë me atë shqetësimin e tij të brendshëm, ngadalë dhe i thelluar në mendime, na rrëfen.- Gjithkush fëmijërinë e ka të pasur. Mos u çuditni! Nëse doni, ja po ua fal një pjesë të qiellit kaltërosh me pëllumba të fëmijërisë sime, që fluturonin mbi çati të shtëpive të ndërtuara prej gurësh të bardhë ku linda. Vitaku im gjithnjë rrinte afër xhadesë së vjetër, që tash është asfaltuar. Mbaj mend se nëpër atë xhade kapërcyen shumë ushtri, por unë i kam parë dy: atë gjermane që e prishi xhadenë me tanke dhe ushtrinë tjetër – atë të re, me yll në ballë, partizane. Xhadeja ishte masë për të gjitha ngjarjet e asaj kohe.Në shtëpinë e madhe, me tridhjetë anëtarë të familjes, më caktuan për detyrë t’i ruaja dhitë. Ato merrnin krye, vrapoja pas tyre me shokët e mëhallës, me të cilët i kullosnim dhitë nëpër male të Vitakut e të Çubrelit e deri te malet e Kotorrit e të Radishevës.Kur na arriti Abetarja e parë në shtëpinë tonë, që vonë e morëm vesh se nga e kishte prurë mixha Ramë, e një tjetër edhe vëllai im, i lamë bisedat për lopë, dhen e dhi dhe filluam të flisnim për shkronjat e Abetares. Asnjëri prej nesh, sa ishim në atë shtëpi, nuk dinim shkrim-lexim, pos Bacit që mësoi në medresenë e ulët në gjuhën arabishte dhe mixha Ramë, që kishte mësuar te shkruajë në ushtrinë serbe. Ai shkronjat që i kishte mësuar në serbishte të vjetër i krahasonte me ato të Abetares, dhe ngadalë na i mësonte shkronjat shqipe. Gjatë tërë atij dimri, shkronjat e para të Abetares i mësonim katër fëmijë të shtëpisë sonë në mbrëmje. Shkronjat i shkruanim me thëngjij edhe në rrasë të oxhakut të odës sonë po edhe në derën e saj që ishte nxirë nga bloza e tymi. Të gjithë në xhepa mbanim gur të mellës që i kishim gdhendur si tebeshirë dhe, kudo që shkonim shkruanim germa të shkrimit dhe të shtypit. Madje edhe në ato dërrasat e hambarit të vjetër dhe të dyerve të oborreve. Letra ishte qesat! Kalimtarët çuditeshin me ne, por nuk na qortonin...Tregimet dhe këngët më pëlqenin shumë. Çdo dasmë që bëhej në mëhallë, dasmorët tuboheshin në odën tonë të vjetër, që i kishte dy çerga dhe një parmak të madh. Më kujtohet, kur Ajet Paliqi, lahutar i çmueshëm e anës dhe i kohës sonë, këndonte këngë kreshnike, e ne, të gjithë fëmijët

Page 81: uniartpro1.webnode.com · Web viewS’është kulturë t’ia lexosh letrën tjetrit, por ata kishin shkuar nga banesa ime dhe këtë e kishin lënë në dysheme të shkelur si letër

tuboheshim dhe e dëgjonim me ëndje. Madje, kur nxehej tepër, lahutari në këngë dhe në fjalë, ngrihej pip në këmbë, e duke kënduar me sa zë që kishte, thirrte: “Ou, çile derën, se erdhi Muja me Halilin! Po, vjen, po vjen!...”Ne mendonim se vërtet arriti Muaj dhe Halili dhe na dukej se po zbrisnin Bjeshkëve të Kotorrit. Llamba shuhej dhe prisnim kur do të ndizej? Do t’i shohim kuajt e Mujës dhe Halilit duke u zhdjergur prej bjeshkëve të larta të Klladushës! Kur ndizej llamba, qeshnim të gjithë e këngët kreshnike nuk pushonin... Buzëqeshin edhe burrat, e ndodh se edhe vajzat e gratë dëgjonin në derë të odës... Ç’prej atëherë mbaj mend shumë këngë. Legjendat, përrallat si dhe tregimet e tjera më pëlqenin shumë. Kur mësova shkrim-lexim, fillova t’i shënojë. Shumë sosh i kam ruajtur, por më dhimbsen ato këngë kreshnike të mixhës Ajet që më kanë humbur? Dyshoj se ato m’i kanë hëngër dhitë e mia, se ahuri i tyre ishte ngjitas me odë, dhe shpesh kur vriteshin mes vetes hapej dera e odës dhe i gjeja me letra në gojë duke shkumëzuar e jargët u shkonin rrëke!Në këtë rrëfim që pashë të botuar pas njëzetepesë vjetësh m’u desh t’ia bëjë edhe sa shtojca: Gjeneza e Abetares. Abetaren e parë shqipe në odën tonë e solli mixha Ramë që ia kishin falur dajallarët e tij në Rakinicë, e ata të Rakinicës e kishin marrë të dajallarët e tyre në Bellopojë, te Adem Cultë! Kështu, dorë pas dore, ajo ishte bërë mjeti më i adhuruar në familjen tonë! Kjo Abetare nuk na mjaftonte, se ishim katër veta, dhe shpesh grindeshim mes vetes: “Është jona”, thoshin shpesh që të dy bijtë e mixhës Ramë, Islami dhe Musliu, e unë me Haxhiun shpesh mbeteshim me gishtërinj në gojë! Abetaren e dytë e solli vëllai im, Baca, prej Shqipërisë më 1943, kur kishte qenë në vizitë të babait, i cili kishte shkuar atje me regjimentin e Kosovës, dhe pastaj ishte kthyer me lajmin më të ri: “Në Shqipëri ua lëshuam krahun komunistëve, se desh të bëhej një luftë vëllavrasëse!”Herën e tretë isha i pranishëm në fund të faqes së “Rilindjes”, jo në in memoriam, se atëherë nuk shpalleshin të vdekurit në gazetë, por ishte një rubrikë e pagëzuar: “Galeria artistike”, dhe kisha deklaruar se isha duke e përgatitur vëllimin e dytë “Proza popullore e Drenicës II”, por vështirë do të hasja në mirëkuptim për botimin e saj, mbase konkurenca jo që ishte e madhe, por emri im ishte futur në kronikë të zezë të organeve shtetërore dhe partiake!Historia e gazetës “Rilindja” është e gjatë. Dihet se gazetarët fillestarë këtu te ne patën peripeci të mëdha derisa arritën të dalin me gazetë dhe me shkrime të tyre para popullit, që dikur ishte tërësisht analfabetë! Krahas mësimit të shkrimë-leximit përditë lulëzonte nga diçka e re. Zëri i “Rilindjes” ishte zëri i Kosovës, por jo edhe i Shqipërisë. “Zëri i popullit” që nxirrej në Tiranë, nuk ishte edhe zëri i popullit! Të gjitha redaksitë rrihnin telin e tangoja luhej ndryshe. Mjafton se krenoheshim se kishim gazeta dhe revista këtu dhe në Shqipëri! Edhe ato bënë efektin e vet. Edhe të lëmosh regjimin, është filozofi e jetës. Çfarë mund t’i bësh atij regjimi që është drakonik, pos ta ngrehësh lart e të lëmosh nga nuk i lëndohet qimja! Ishin ditët e tilla, ishte politika ditore e tillë! Ata që duhet të shkëlqenin e kishin vijën e caktuar: “Jam ushtar i partisë dhe pikë!” Dyert e jetës kështu hapeshin...Më duhet t’i kthehem një jete jo edhe aq të largët, në Runikë, kur isha arsimtar i gjuhës shqipe, dhe në një tubim bëhej fjalë se të bëhej parapagimi në shtyp.Sa për përhapjen e “Rilindjes” në kohën tonë kur unë isha arsimtar në Runikë e Selim Spahiu mësues në Vitak, patëm arritur që t’i parapaguajmë të gjitha shtëpitë në Vitak, pra ishin pesëdhjetë shtëpi, pesëdhjetë gazeta vinin me postë dhe shpërndaheshin në katundin tim. Vallë, çfarë arritëm me këtë? Mjafton se tash, kur shpesh kapërcen nëpër atë luginë të Vitakut, i sheh njerëzit që vijnë nga qyteti dhe e blejnë gazetën “Bujku”. Një kohë të gjatë Sokol Zena i Kllodernicës, e ka shpërndarë gazetën “Rilindja” nëpër shumë katunde të kësaj ane. Dymbëdhjetë katunde nuk ka ditë që s’i ka shkelë me këmbë të tij, dhe e ka dërguar gazetën në dorë të lexuesit! Çfarë historie i la vetes, ai e di, po edhe koha do ta dëshmojë! Sokol Zena e adhuronte fjalën e shkruar, edhe pse vetë nuk kishte kryer kurrfarë shkolle! Mbas një pune

Page 82: uniartpro1.webnode.com · Web viewS’është kulturë t’ia lexosh letrën tjetrit, por ata kishin shkuar nga banesa ime dhe këtë e kishin lënë në dysheme të shkelur si letër

shumëvjeçare, ai la katundin e tij - Kllodernicën me lugje e bërraka, dhe u shpërngul në Mitrovicë. Aty jeton, por mendjen e ka në vendlindjen e tij, sikurse të gjithë njerëzit e tjerë...

E premte, më 24 shkurt 1995

Në mëngjes u bëra gati për të shkuar në kontroll te mjeku Xhemajl Kozmaqi, dhe të bëja një EKG-e të zemrës. As që më mundonin se çfarë të rrahura të zemrës do të jenë këto? A janë përmirësuar të rrahurat e zemrës apo janë keqësuar? Një jetë ka njeriu! Jetë është edhe kjo, jetë krijuese. E ëmbël, dhe kur je në valët e saj nuk ndjen asgjë! Po të ngritën të gjithë në shtëpinë time dhe të më thonë: “Ndale punën, se je i sëmurë nga zemra” nuk pranoj se jam i sëmurë! Për mua armiq janë ata që më këshillojnë të mos shkruaj! Pa shkrime asnjë popull nuk përparon. Të shkruajmë dhe t’i mbushim edhe lumenjtë me shkrime e libra të botuara.! Të bëjmë atë që popujt e tjerë e bënë me shekuj para nesh! Mjafton se tash jemi në disa rrjedha! Me mendje kthehme te trysina e gjakut: “A më është ulur trysnia e gjakut? Edhe këta mjekë, çfarë të them për ta? Fjala e mirë e tyre shpesh është ilaç, por ka të tillë që të demoralizojnë? Vallë, çfarë është kjo jetë? Të jetosh apo të mos jetosh? Të jetosh, e të thuash: “Përpjekja për jetë, është edhe përojekje për punë!” Dyshimet se vuaj apo jo nga ajo sëmundje i largoj me përpjekje për punë dhe jetë. Pleqëria e ka huqet e veta! Ajo arriti edhe tek unë, siç do të përjetojnë edhe të tjerët. Pleqëria s’më erdhi me daulle në shpinë, por me daulle të punës, e të shkrimeve të librave! Ankimet për dhembje të pjesëve të trupit - janë sihariqe të pleqërisë! Sot e piva kafenë e mëngjesit, dhe era e saj më kënaqi, dhe sikur ma heq erën e hudhrës – ilaçin tim të uljes së trysnisë së gjakut. Kafeja më dukej se gjithnjë më stimulon dhe ma zgjon zekthin krijues. Të shohim edhe sot?...Zhdirgjem udhës tatëpjetë, dhe me librezë të shëndetësisë në xhep, arrita në Stacionin IV Shëndetësor. Atje më thoshin se ishte mjeku dhe prisja se do të takohesha së pari me një mjek të ri...

ËNDRRA ME MUAHMET PIRRAKUN

Takoi Muhamet Pirrakun dhe një djalosh me buzë të kuqe, i shtrirë në prehër të tij, e pastaj e pyeta:

82 Muhamet, si është Ahmet Balaj?83 Është i sëmurë!84 Ku gjendet?85 Në spital.86 Djaloshi me buzë të kuqe më dukej si biri im Veliu kur ishte i vogël.

FAZLI BERISHA - PERA!E marte, më 22 shkurt 1995

Isha ulur në bankën pranë portës së burgut të Dubravës, në afërsi të Istogut dhe shikoja atë ndërtesë në atë rrafshinë, sa sytë më shkonin rreth kurorës së Bjeshkëve të Nemuna, që dukej se do të na binin mbi kokë! Por, jo ato s’i ranë në kokë as Istogut, as banorëve të këtushëm, e as mua. Por, se si u ndërtua burgu këtu, ajo është çështje e kohës! Burgje në Kosovë gjithnjë ka pasur por thonë se ky është burgu më modern i Serbisë, por në zemër të Kosovës, apo edhe të Dukagjinit. Atëherë m’u kujtua më 1957 kisha shkruar reportazhin për çeljen e maleve të Dubravës, se ato male ishin vdekjeprurëse, se duke kapërcyer shqiptarët nëpër udhë , shpesh malaziasit i thernin me thika dhe i vrisnin. Të gjithë ishin gëzuar atëherë, se po prehej mali i Dubravës, e me ta isha gëzuar edhe vetë. Kisha shkuar disa herë dhe i shikoja bolduzherët duke i nxjerrë trungjet e vishkujve, që dilnin mbi sipërfaqe të tokës, sikur njerëzit qeshnin me rrënjët e

Page 83: uniartpro1.webnode.com · Web viewS’është kulturë t’ia lexosh letrën tjetrit, por ata kishin shkuar nga banesa ime dhe këtë e kishin lënë në dysheme të shkelur si letër

tyre. Kisha shkruar reportazhin në gazetën “Rilindja” dhe mezi arrita ta merrja makinën e shkrimit të Zyrës së vendit në Rakosh e ta dërgoja të shkruar me makinë e jo me dorë. Ma kishte dhënë makinën e shkrimit njëfarë Stanoja, që ishte shef i zyrës, me besë se nuk do t’i tregoja askujt për këtë, dhe t’ia kthej, por pa e parë askush, e sa për policë, më thoshte ai, ata nuk kanë se si të marrin vesh. Gjatë një nate isha rropatur me atë makinë të shkrimit, dhe fat që punoja me dashuri, dhe më në fund, doli reportazhi i botuar në gazetën “Rilindja” me titullin “Dubrava e re”. Ishte vërtet për mua dhe për të gjithë, një Dubravë e re, pa male. Kjo tokë, siç pandehnin ata të Komunës së Istogut do të shndërrohet në pemishte, do të jetë tokë bukanike, do të bëhen shumë punë të mëdha këtu, dhe do të ujitet. Edhe atëherë botohej gazeta “Rilindja” dhe për fat tim, reportazhi nuk priti shumë, siç prisnin për shembull tregimet e mia, me javë, muaj e vjet dhe nuk botoheshin? Asnjëherë nuk ankoheshin njerëzit atëherë se kishte censurë e as që dinim çarë ishte ajo? Fjalë e panjohur për ne ishte atëherë. Botohej apo s’botohej, nuk bëhej çështje! “Rilindja” dilte dy herë në muaj dhe vështirësi të mëdha e përcillnin atë si gjatë mbledhjes së materialeve, përpunimit, redaktimit dhe të shtypjes, e po ashtu edhe kishte vështirësi rreth shpërndarjes së saj në Kosovë. Pa mjete, një autobus në ditë qarkullonte nëpër Kosovë, e kështu, bëhej diçka, e gazeta lexohej. Por, Dubrava, s’u bë siç premtonin ata të komunës, e as si e përshkruaja unë në reportazhin tim. Dubrava mbeti Dubravë, dhe në vend të malit, mbiu burgu për shqiptarët. U mbyllën burgjet e shqiptarëve në Serbi e gjetkë e u hapën në zemër të tokës sonë.Isha ulur në atë karrige dhe përballë ishin të ulur dy veta, dhe kushedi për çka prisnim, mua më brente më shumë kureshtja se sa ata! Shikoja me kureshtje malet e larta dhe u përpoqa ta shihja kreun e arushës, të asaj cope mali, në Bjeshkë të Nemuna, që duket prej katundit, por një kreshtë e vogël mali, sikur ia kishte zënë udhën, dhe nuk shihej dot nga Dubrava. Burgu përballë nesh, e rrezet e diellit të natjes ishin ngjitur atyre majave të bjeshkëve, i kafshonin edhe ato pak balusha të borës, dhe i ktheheshin burgut të zi të shqiptarëve. Dikur kjo tokë mbillej me terrfojë, grurë e misër, e tash, pritej se do të bëhej një ugar pranveror! Ugar i dobët, i thonë këtij. Toka ka ajam kur bëhet ugari i vjeshtës! Por, lëre këtë punë. Mua më interesonte pse vallë prisnin këta dy veta të hynin në rrethin e burgut? Isha shprehur në vete:“Kurrë nuk do të besoja se në jetën time do të arrija ta shoh në mjedis të kësaj toke se do të ndërtohej burgu famëkeq i shqiptarëve! Por, çka s’e mendon e s’e planifikon vetëm të tjerët herët ia prenë vinë! Atëherë u patëm gëzuar se u çelën malet, e tash kush po gëzohet se po çelen burgjet? Edhe kjo demokracia e Serbisë, po rrjedh, po rrjedh si në cirk! Thonë se edhe toka e Dubravës sivjet nuk është mbjellë. Shqiptarët janë larguar nga puna. Kanë mbetur vetëm sa traktoristë që i hanë lima edhe ndonjë ditë”Ata që prisnin në bankën tjetër nuk e dinin se çfarë hallesh kisha unë, e megjithatë, dëshira ime ishte që të futesha në bisedë me ta. Dhe s’u durova e të mos i pyesja:“Në cilën ndërmarrje punoni?”“Në organizatën punuese “Dubrava”, më tha njëri që ishte më i moshuar se tjetri.“Po, nga sa dinarë u paguajnë në muaj?”“Nga 100 dinarë! Pak, besa!, - tha djaloshi më i ri.“Po, kush po u grah në punë?”“Gjithkush i grah vetes” më tha ai i moshuari dhe e shikonte djaloshin se çfarë mendonte ai në vete.“Po, prej nga je ti?”“Jam i Uçës”.“Uçali, po?”“Po”.“Po, ty djalosh, nga të patëm?”“Jam i Belicës”, foli ai një shqipe të pastër dhe sytë i qepi nga unë.

Page 84: uniartpro1.webnode.com · Web viewS’është kulturë t’ia lexosh letrën tjetrit, por ata kishin shkuar nga banesa ime dhe këtë e kishin lënë në dysheme të shkelur si letër

“Po, kush po u grah në punë?”“Malaziasit, axhë, gjithnjë!”, m’u përgjigj ai.“Po, ti je malazias, apo rajë?”“Rajë jemi, por malaziasit janë të lindur të udhëheqin. Ne as që mendojmë se do të vijmë në ato vende!”“Po, ti, or uçali, pse nuk kallëzon drejt? Unë di se në këtë Kosovën tonë ç’prej se kanë ardhur kolonistët malazias nga Mali i Zi, ata sundojnë, e ata e kanë pushtetin, e ne shqiptarët me rajë gjithnjë sillemi rreth mullarit të tyre! Jo, se janë të lindur dhe burokratë malaziasit, por dinë të bëhen marionetë e çdo pushteti serbë! Dinë të urdhërojnë, dhe me trimërinë e unin që kanë krijuar ndaj nesh, sundojnë! Pushtetin e nderojnë e sa për të tjera, dinë ata ç’bëjnë!”“Po, ti, or mik, deri kur do të gënjesh veten dhe të tjerët. Erdhi koha që ta themi shtruar se çfarë i bëmë njëri-tjetrit, e çfarë nuk duhet t’i bëjmë? Nuk ishte lehtë ta mbajmë atë barrë të rëndë këtu në Kosovë. Kosova është e të gjithëve, por edhe e atyre që vijnë nga anembanë e krijojnë pushtet mbi ne? A s’është kështu? Kur djaloshi nga Belica pranon atë që është e pranishme edhe sot e kësaj dite, pse të mos pranosh edhe ti?”U ula dhe shikova prej anës së burgut. Desha të flas, e t’i them atij uçaliut se gabova, se ai kishte të drejtë, se frika që i ka hyrë në asht përjetë, vështirë shërohej, por vazhdova drejtimin tim. M’u desh ta kthej bisedën aty ku ishte nisur. “Qysh më 1945, më sa di unë, në vende kyçe, ishim të emëruar malaziasit. Po e ilustroj me pak fjalë: Miladin Popoviq, Predrag Ajtiq, Pavle Joviçeviq, Dushan Mugosha, e po ashtu edhe në Istog, ata ishin gjithnjë në vende kryesore. Vonë ka arritur të bëhej një kryetar vendës i shkive të Lugut të Istogut, Radamir Vuliqi. Them këtë, se Istogun e kam njohur edhe më parë. Madje edhe atë Radomirin e dërguan në funksione më të larta e Istogu ishte në duar të Milan Petrushiqit, Roksandiqëve, Kovaçeviqëve, e të tjerë! Po, ku janë ata tash? Gjenden këtu? Po, Vuko Bojaniq, ku gjendet? I kanë dhënë provimet e tyre ata! Të gjithë janë në pozita më të larta”Kur fola për këtë punë se kush erdhi në pushtet në Kosovë mori poena duke bërë trysninë e shqiptarëve dhe të rajës, m’u kujtua një bisedë e Bislim Bajramit, ish-arkëtarit të BVI-së së udhëve të Kosovës, kur i pata thënë inxhinierit, Milan Rakiqit të Mitrovicës:“A sheh se çfarë na bëtë ju? Na shporrët nga puna ne shqiptarëve!”“Jo, ne s’u shporrëm nga puna, por malaziasit!”I kthehem edhe një bisede me Fazli Berishën (Fazli Pera), i thoshin.Më 1981 isha në zyrën e tij, në “Avallë”, dhe Fazliun e kishin shkarkuar nga detyra e drejtorit të ushqimit shoqëror, dhe prej asaj dite ishte në dispozicion si kuadër udhëheqës. Derisa po pinim kafe, e pyeta:“Po, si po kapërceni pas këtyre valëve të kësaj kohe?”“Lit, s’është kjo fjalë që t’ia them gjithkujt, por mbaje mend e shkruaje diku: “Që sherrin më të madh në këtë kohë e pamë malaziasve! Kaq. Ti je njeri që më kupton!...Kështu po të thotë ky Fazli Pera i keq!”, më pat thënë edhe kur u ndamë prej tij.Ai e kishte zakon se kudo që futej në zyrë, dhe shihte kohën kur shqiptarët shkëlqenin më të madhe, posa fuste kokën në zyrë, përshëndeste:“Zdravo, Pero!”“O, zdravo, Pero!”, ia kthenin të gjithë si në shaka, e s’e dinin aluzionin e tij, se herët kishte dhënë shenjë se do të vijë koha e Peros, kur do t’i shporr shqiptarët nga administrata, që me shumë mund erdhën deri te ato vende të punës.Fazli Berisha i vdekur e unë i gjallë, por fat i keq se vonë po zgjohemi nga gjumi. Edhe të vdekurit do të flasin, por të mos i harrojmë të gjallët? Pro, edhe Peros këtu nuk po i dihet. Kështu jemi mësuar në Kosovë, sa shkëlqejnë shqiptarët, sa malaziasit me serbë, e sa edhe romët e të tjerë? Të gjithëve u shihet shkëlqimi, por vonë rënia e tyre! Raja me shqiptarë të dresuar si turq, vështirë i afrohen pushtetit dhe e dinë se nuk u del asnjë periudhë si në skenar të filmit? Çka pas

Page 85: uniartpro1.webnode.com · Web viewS’është kulturë t’ia lexosh letrën tjetrit, por ata kishin shkuar nga banesa ime dhe këtë e kishin lënë në dysheme të shkelur si letër

filmit, ajo është temë që i brenë gjatë?ËNDRRA E KATËRT NË PRISHTINË

E mërkure, më 22 shkurt 1995

Kur dola në oborr të shtëpisë pash Lubinkon se njëherë iku kur e pa flamurin kombëtar në ballkonin tim, se për pesë dasma gjithnjë ai valonte aty më se një javë. Njëherë e dija se më kishte thënë: “Me fat, fqinj!”Pashë se edhe Lubinko bënte dasmë apo kanagjeq, se djem nuk ka ai! Më ankohej se nuk po merrnin pjesë në atë dasmë shqiptarët. Kur dola në një kënd tjetër të oborrit tim pashë se dasmorët e tij u shpërndanë e ai u kthye me kokë të ulur. Me pa dhe ia prita:“Urime, fqinji im, urime!”Dasmorët jo edhe aq të gëzueshëm shpejtë humbën nëpër atë udhë të Kodrës së Diellit që shpinte për në qendër të qytetit.Në ato fjalë më doli gjumi.

ËNDRRA ME MUSTAFË RUSHITIN

Takova Mustafë Rushitin në sheshin kryesor të qytetit të Prishtinës, që ikte në anën tjetër, andej nga xhamia, sikur deshi të përvidhej nëpër ato udhë që vështirë kapërcehej andejpari. Ai duke kapërcyer andej, e luta:

87 Mustafë, të lutem mos le pa m’i shkruar kujtimet e babait tënd në ndërmarrjen e udhëve “Udha” të Kosovës?

88 Po, çfarë të duhen? – më pyeste ai dhe ikte prej meje.89 Jeta është jetë në kujtime... Ti m’i shkruaj ato kujtime se vjen koha kur më duhen mua

dhe të tjerëve! Njerëzit e një kohe të ardhshme do të kërkojnë diçka edhe prej nesh, ani të shkruar?!...

90 Çfarë janë edhe këto ëndërrimet e mia?!...Pesëdhjetëvjetori i “Rilindjes” – pa “Rilindje”

E premte, më 23 shkurt 1995

Dy lapsat që i kam para vetës, ky që jam duke shkruar është pagëzuar me emrin e KF “Besëlidhja” dhe tjetri emrin e ish-gazetës “Rilindja”, si dhe është shënuar edhe selia e gazetës – Prishtinë, nr. i telefonit 38 24 859 dhe 038 26 605 fax. 182 – Lapsi “Besëlidhja” në atë pjesën ku nuk shtrëngohet me gishtërinj, firma “Besëlidhja” është shkruar me shkronja të kuqe, mbi atë ngjyrën e lapsit të verdhë. Në katundin tim kësaj ngjyre i thonë e verdhë, kurse në veprimtarinë e udhëve, ngjyrë rojtarësh të udhëve! Pjesa tjetër e lapsit është e zezë, kurse vegën për të vjerr lapsin në xhep prapë e ka të verdhë! Lapsi “Rilindja” pjesën më të madhe e ka të bardhë, kurse mbi fysht është me do rrathë: i gjelbër, i verdhë, i kuq, dhe një ngjyrë tjetër që nuk di ta dallojë. Titulli “Rilindja” është shkruar me shkronja të gjelbra dhe të shtypit: “RILINDJA”. Po ky titull gjendet i shtypur edhe sot e kësaj dite në Pallatin e shtypit me gazetat e tjera “simotra” “Jedinstvo” dhe “TAN” në gjuhën turqishte. I tërë Pallati i shtypit që ka 16 kate. Prej të gjitha lokaleve të administratës, ish-“Rilindja” në kohën e saj i ka pasur në dispozicion 12 kate të pallatit, kurse 3 kate i kanë pasur serbët, 1 kat gazeta “Komunisti” që nxirrej në të dy gjuhët, shqip dhe serbisht, dhe 1 kat e ka pasur gazeta “TAN” në gjuhën turqishte. “Rilindja” si gazetë është shuar, kurse emërtimi i saj ka mbetur në hyrje të pallatit. Tash është bërë ndarja jetër.

Page 86: uniartpro1.webnode.com · Web viewS’është kulturë t’ia lexosh letrën tjetrit, por ata kishin shkuar nga banesa ime dhe këtë e kishin lënë në dysheme të shkelur si letër

Gazetarët e “Rilindjes” mbajnë vetëm gjysmë kati të pallatit të shtypit dhe atë me qira, që i paguhet Ndërmarrjes serbe “Panorama”. Panorama vërtet ishte dhe mbeti “Panoramë”, dhe “Rilindja” mbeti në gazetë miniaturale! Gazeta “Bujku” po shkon udhës së vet, por në çfarë kushtesh? “Zërin” e kanë larguar nga Pallati i shtypit dikur edhe ajo redaksi ka pasur një kat të vetin! Çfarë është jeta? “Zëri” është lokalizuar në një kënd të vogël të Pallatit të shtypit ku as dreqi nuk do të kërkonte të bëjë vezë! Edhe ata gazetarë të “Zërit” jetojnë dhe punojnë sa për t’i mbuluar shpenzimet e qirasë që ua paguajnë serbëve, nga shitja e revistës. Shtrohet pyetja: “Për kënd u ndërtua Pallati i shtypit?” Po më kujtohen bisedat që i kisha bërë më 1954, kur isha duke e ndërtuar shtëpinë time këtu në lagjen “Kodra e Diellit”, dhe kur i pyesja punëtorët e ndërmarrjes ndërtimore “Ramiz Sadiku” për kënd jeni duke i ndërtuar soliterët, më thoshin: “Po i ndërtojmë për serbë dhe malazezë!” Atëherë nuk përmendej kolonizimi, por format e kolonizimit ishin të pranishme kudo. Dhe, vërtetë ashtu u bë. Mbaj mend, kur serbët vinin në Prishtinë në ditët e tregut dhe me ballona shisnin raki, verë e pije të tjera, dhe kur i kthenin shportat e tyre me tren për në Serbi, ata gjenin punë në Obiliq, dhe më nuk u merreshin fare me prodhimin e rakisë. Obiliqi ishte atëherë në investime; dhe kudo dëgjohej zëri i pagave të larta dhe i shtesave që ia kapërcenin rrogës mujore! Redaksia e gazetës “Bujku” i ka mjerushët e saj! Ajo ende nuk është liruar nga bagazhi i ish-gazetarëve që u përpoqën të bëjnë emër në këtë gazetë, por që mbetën më pak si hiqërra! Gazetarët e ri, që arritën dhe u rritën nën krah të tyre, ende nuk janë të lirë, sepse elita e këshillit redaktues ka lënë larvë, që vështirë mund të kapërcehen. Gazetarët janë tkurrë në ato zyra, dhe mezi gjejnë ndonjë kënd të mendojnë si gazetarë e lëre më të shkruajnë apo t’i përcjellin ngjarjet e ditës dhe ato më të rëndësishme! Aty nuk kanë as makina të shkrimit. Një makinë e gjuhën disa veta, dhe presin në rend se kush i pari do të marrë? As që i dhemb koka dikujt për këtë gjendje të vështirë të gazetës. Disa më ftonin: “Eja në 50-vjetorin e festimit të ish-gazetës “Rilindja” dhe do ta marrësh një laps dhe një bllok! Po, çfarë më duhet lapsi e blloku, kur gazetarët shpesh nuk janë të furnizuar me material të tillë shpenzues? Ata janë ngushtë t’u dërgojnë të tjerët lapsa dhe blloqe të shënimeve, e unë t’u marrë atyre! Jo, dhe pikë – vizë! Jo, dhe trepikëshi le të plotësohet nga ata biznesmenë që po rrahin gjoks se po e ndihmojnë veprimtarinë e shtypit dhe të botimeve! Madje një pjesë e tregtarëve po krenohen se po punojnë për të mirën e kombit shqiptar, por ka edhe të tillë, që vetëm me fjalë po e ngrohin hamamin, kurse për çdo lëvdatë janë ata që gjejnë forma dhe mënyra për financim dhe s’u dëgjohet fare zëri! Të lavdërosh veten, kësaj i thonë vdekje klinike! Por, çfarë po dihet sot? Kush është duke punuar për të mirën e kombit e kush jo? Të gjithë e kanë për vete, por kjo vija jonë - për vete – pak e dyshimtë! Me Besimin shpesh bisedojmë dhe ia qajmë hallet asaj gazeta, dhe e pyes: “Çka jeni duke bërë?” “Gjithçka, por për komb më së paku!”, më përgjigjet ai me keqardhje. “Po, pse, baba?” “Të gjithë rrahin gjoks se janë kombëtarë, por puna kombëtare nuk po u shihet? Apo, mos puna e tyre do të dalë në dritë më vonë?” Çfarë janë edhe këta gazetarë? Askush s’ia pranon njëri -tjetrit, sikurse më parë hoxhallarët dhe mësuesit e pakualifikuar, që kudo që shkonin i nënçmonin shokët e tyre të të njëjtit rang! Kush është duke punuar për komb, pra?”, e pyes. Policia serbe!” më thotë ai. Po, çfarë është duke punuar Lidhja e Gazetarëve të Kosovës? Po, çfarë po punon edhe ajo Lidhja e Gazetarëve të Shqipërisë? Vallë, a po i bien një teli, apo ende të përçarë? Ju jeni ju, e ne jemi ne! Po, kush jemi ne e kush qnekan ata? Ne jemi ne, dhe të mos ngarkojmë gjeneratat me gabime të reja!? Cila Qeveri të përfillet? Ajo e Shqipërisë, apo e Kosovës! Zëri i Shqipërisë, apo zëri i Kosovës! Zëri i të gjitha gazetave, një çekan me një kullë! Kush nuk dëshiron të çlirohet prej ish-çekanëve të Serbisë, çfarë të bëjmë me të? Kush nuk pranon të futet nën çekan të Shqipërisë, çfarë të bëjmë me të? Gjithkush në vend të vet dhe çdo nderim atyre që jetojnë të përzier dhe nuk ia turbullojnë ujët njëri-tjetrit. Sikurse Turqit e mbajtën pushtetin me shqiptarë një kohë të gjatë, edhe serbët bënë një punë të tillë. Shqiptarët ishin shtylla të forta të Serbisë, edhe me shtyp, dhe shumë pak përfituan në kohë për çështjen kombëtare! Lapsi “Rilindja” – pesëdhjetë vjet me “Rilindje”, e tash pa “Rilindje”, por me

Page 87: uniartpro1.webnode.com · Web viewS’është kulturë t’ia lexosh letrën tjetrit, por ata kishin shkuar nga banesa ime dhe këtë e kishin lënë në dysheme të shkelur si letër

“Bujkun”. Ndodh se pagëzimi i ish-gazetës “Bujku” fill pas luftës paska qenë më i qëlluar, se ai “Rilindja”. Rilindja kombëtare dhe gazeta, janë dy pole jetësore! Në Drenicë më thoshte një plak: “Çdo tri vjet duhet të varfërohesh?” “Po, pse?” – e pyesja unë. “Pa u varfëruar nuk e sheh veten ku je dhe ku ke qenë, se prej pasurisë mund të fluturosh dhe kushedi ku bjen?” Më duhej t’i kundërshtoja: “Jo, nuk dua të varfërohem! Shqiptarët uroj të jenë të pasur. Vjen koha kur edhe mallin e tyre mund ta shkrijnë për të mirën e kombit! Na duhen shqiptarë të pasur, që e luajnë paranë! Paraja e bardhë për ditë të zezë! Por, çfarë të bëjmë kur pasurinë tonë nuk e mbron Serbia kështu që me ligjet e saj që i ndryshon brenda natës, bën shpronësimin e pronës dhe të le me gishtërinj në gojë! Çdo tri vjet të sillet vallja rrotullo-o! E kur ishim të pasur ne?... Të bëjmë kërkime se çfarë shtypi na duhet? “Bujku” del në Kosovë, kurse “Rilindja” del në Zvicër dhe Tiranë! Mirë është edhe kjo punë. Shtypi po hap udhën e vet, po ne? Çfarë udhësh kemi këtu? Tre lapsa mendoja t’ia dhuroja, por isha në mëdyshje, ish-gazetës “Rilindja”, apo kësaj të resë “Bujku”. Tre lapsa janë pak! Gazetarët do të më përqeshin, e do të thoshin: “E po, çfarë janë ata lapsa të Lit Palajt! Na lodhi me ta! Kemi punë më të mençme dhe bile edhe shumë më të rëndësishme se sa te tre lapsave që kushedi çfarë përsiat ai?” As fjalët e tyre fare nuk më shqetësojnë, unë kam vijën time, atë të tre lapsave: “Kur grinden lapsat e mi, fiton një i tretë! Kjo është një e vërtetë! Tre lapsa të mos grinden dhe të fitojnë në të njëjtën kohë – tre lapsat e mi. Ju mund të pandehni çfarë t’u dëshiroj zemra! Keni të drejtë, por pa arsye. Mendimi juaj, është sihariq se do të bëjmë përpjekje që lapsat të gjurmojnë atë pjesë të historisë sonë që mbeti nëpër shekuj e pandriçuar! Histori në korniza të të tjerëve? Dihet çfarë pazarllëqesh bënë me lapsat tonë? Çfarë do të thoshin gazetarët sikur ta lexonin romanin tim të pabotuar “Ora letrare”, që bën fjalë për grindjet e tre lapsave! Apo, çfarë do të shkruanin ata në gazetë, sikur të kishin parë lapsin tim të kacavjerrë në kosishte nën trup të dardhës sheqere? U përpoqën edhe ata të mëhallës, për ta zbuluar një pjesë të këtij meditimi, por s’arritën dot? Ata që më qortuan, nuk patën arsye e ata që më përkrahën, ju lumtë, se kanë menduar me kokë të tyre! Po, çfarë do të bënin sikur një gazetar do të ngrihej i pari dhe me një kosë në supe e lapsin të kacavjerrë në dorëz të kosës, ta vënin në hyrje – pikërisht aty ku është skalitur titulli i gazetës komuniste “Rilindja” - jonë!

DERI KËTU E LEXOVA ËNDRRA ME DESTANIN

E shtune, më 24 shkurt 1995

Isha në shtëpinë e Destan Bajraktarit afër ishin ulur të gjithë anëtarët e familjes së tij, atëherë i thashë: - Destan, kërkoj ndjesë që nuk arrita t’i shes ato libra tuaja. Veprat e reja: “Përmendore – së kaluarës, dhe “Lule me gjemba” nuk janë duke u kërkuar sikurse kërkohej vepra kapitale: “Fjalë të urta e thënie popullore”. Besomë se as romanin e birit tim, Arsimit nuk po e kërkojnë, dhe s’e kam shitur asnjë ekzemplar.Në këto fjalë më doli gjumi.

NËNË ROBËRI!...

E shtune, më 24 shkurt 1995Kaluan dy muaj që dita e udhëtimit për në emigrim me fëmijët e Arsimit assesi të më hiqet nga mendja kujtimi i nëntorit të hidhur. E kisha bindjen time të thellë, se do të kapërceja kufirin Tivar – Bari të Italisë, e kisha parandjenjën se edhe lundrimi me anije nëpër bregdetin e

Page 88: uniartpro1.webnode.com · Web viewS’është kulturë t’ia lexosh letrën tjetrit, por ata kishin shkuar nga banesa ime dhe këtë e kishin lënë në dysheme të shkelur si letër

Adriatikut do të ishte pa vështirësi, dhe fare nuk parandieja kurrfarë rreziku nga valët që shpesh mund të jenë të trazuara në atë det. Isha zgjuar dhe së pari, me brisk në dorë i qërova ata thelpinj hudhrash dhe e pyeta Norën se a dëshiron ta përdor hudhrën si ilaç?”“Po” më tha ajo. “Por, unë do ta përpij me një kafshatë buke, dhe kështu më vjen era më pak!” Hudhra më ishte ngjitur në gishtërinj dhe mezi ia hoqa atë lëvore të hollë. “Po më ngjitet hudhra për gishtërinj sikur të jetë e ëmbël!”, më dëgjoi Nora e ma ktheu: “Edhe hudhra e ka yndyrën e vet”. Mbase kryem punën tonë me përpirjen e hudhrës, ishim zotuar në punët tona: unë duke shkruar e Nora siti miellin për gatimin e bukëve. Pa bukë të shtëpisë nuk ka jetë!”, thanë një ditë vajzat Lumnija dhe Pranvera, kurse një ditë tjetër u ankuan: “Kjo buka e blerë, sikur të hash gomë! Dhe, çfarë po bëjnë këta furraxhinj me bukën që shesin?” Derisa Nora i përziente bukët, shikoja tavolinën time të punës. Në një kënd të saj gjendej makina qepëse e Lumnijes, në këndin tjetër janë vënë dy vazo me lule dhe mezi që gjeta një copë vend të saj sa për ta vënë makinën e shkrimit, e letrat i vura mbi shporetin elektrik. Ishte ditë me vranësira. Çudi, edhe me këta zogj? Derisa shkurti mori me diell, për çdo ditë, posa hapja dritaren ata i dëgjoja duke cicëruar në majë të pishave, dhe fluturonin sa andej sa këtej. Nga këtu, më thoshte mendja t’u tregoj katundarëve të mi: “Mos mendoni që edhe ne, këtu, në qytet nuk kemi zogj. Ejani tek unë, apo të vëllai kur të zgjoheni do të dëgjoni cicërimën e zgjove”. Edhe çfarë shakash bëjnë ata në llogari të qytetarëve? Fat që pasqyrat janë shtrenjtuar dhe nuk po e shohin veten! Edhe çfarë janë edhe qytetarët, ata të vjetrit dhe këta që erdhën prej katundit në qytet? Cilët janë më të përshtatshëm, një Zot e di? Flasin katundarët zi e terr për katundarë, e bishtat e katundit i kanë marrë me vete, flasin qytetarët e vjetër për katundarë, por gjithnjë ua hanë të mirat e tyre ushqimore, ua blejnë me pak para! Tash thonë se edhe majmuni i ka çelë sytë! Mirë është që edhe katundari t’i çelë sytë, mirë është që edhe qytetari po i çelë sytë, por çfarë të bëjmë, kur të gjithë u bëmë si dhëmbëzit e një sharre? U bë kjo punë, si në katund, si në qytet. Vetëm prapë kur të shkosh në katund, pa ta thënë një fjalë me bisht nuk shpëton: “Po, a po keni të hani atje?” pyesin. “Po, po kemi, bukë hamë edhe në qytet?” “Po, po, ju hani bukën e kandarit e ne atë të hambarit? S’është krejt një të hash bukë me masë!” “U mësuam me këto fjalë: “Dikush thumbit e tjetri patkoit, e Doriu mbetet pa u mbathur!” Përpiqem të mos merrem me fjalë të tilla, sepse katundarët i shoshitin shumë, mund t’u japin kahe të gabuara! Ah, sikur të kisha fuqi që mendimet e mira të njerëzve t’i bluajë në makinë sikur drithin në mulli për t’i përhapur gjithandej. Ndryshe, gjithkush i ka udhët e hallet e veta. Një çast kur dikujt i flet për të mirën e tij, fare nuk ua vë veshin atyre fjalëve sikur është i zënë me ndonjë punë me apo pa vlerë dhe ashtu mashtrohen. Po të mos ishte mashtrimi, bota do të qëndronte në një shtyllë, e jo në tri. Është fat që ato shtylla të botës, ne nuk i shohim kush i mban e kush i luan ato? Po ashtu nuk i shohim edhe shumë shtylla e njerëz që e mbajnë njëri-tjetrin? Po të mundja ta bëjë botën gjithkund të rrafshët, them, po edhe sikur ta bëja do të gaboja. Do të ankoheshin ata të kodrinave të larta se nuk po mund t’i qëndrojnë klimës së ulët, pastaj edhe këta të rrafshit, se ua bëmë me hile, se u përzien bjeshkët me rrafshina. Edhe shkrimtarët do të reagonin, sepse do të shuhej zekthi krijues i tyre, e çfarë do të thoshin prozatorët, ajo është një çështje tjetër? Prozatorët i duan shenjat e vjetra, si të qytetit, ashtu edhe të katundit. Por, edhe këto shenja po ndryshojnë, po ndërrojnë me kohën dhe njerëzimin? Është shtuar popullata, thonë dhe se në disa katunde ka vite që s’ke ku të ndërtosh një kacule shtëpi, e lëre më të kesh tokë të bukës. Një mbrëmje kishim llogaritur në familjen tonë, por të ishim të gjithë në katund, çfarë do të bëhej me ne? Secilit do t’i binte nga një truall prej 8 arësh dhe pikë. Po, edhe ku i bien 8 arë në mal, atje ku s’mund të ndërtojë shtëpi, pa udhë, pa rrymë, pa ujë, pa jetë!Më kujtohet një vizitë që ia pata bërë Mustafë Bicajt në Vrellë, në vitin 1987, kur më pat thënë:

Page 89: uniartpro1.webnode.com · Web viewS’është kulturë t’ia lexosh letrën tjetrit, por ata kishin shkuar nga banesa ime dhe këtë e kishin lënë në dysheme të shkelur si letër

“Këtu në Vrellën tonë, ka njëzet vite që s’ke vend ku ta ndërtosh një kacule shtëpi? “Kur më kishte njohur për këtë, ia pata përkujtuar se në një shënim që kisha lexuar diku në gazetat tona, shkruante: “Në Kosovë për çdo kokë të banorit i takojnë vetëm 14 arë tokë!”. Tash mendoj se ka ndryshuar raporti, por më thotë mendja se për kokë të banorit nuk i takon hiq më shumë se dhjetë arë tokë! Dhjetë arë, po ku i bien ata dhjetë arë? Në bjeshkë, apo në rrafshinë? Edhe kjo punë e Kosovës si është? Mirë e pat thënë një mendim të tij më 1987, Mustafë Çelaj i Vuthajve:“Ah, kjo Kosova është një gropë e madhe!”Vërtet gropë e madhe, por edhe hambar i madh”, do të pandehja unë. “Kosovarët e kanë shpëtuar veten vetëm duke u dhënë bukë të gjithë atyre që erdhën dhe u strehuan këtu! Buka e Kosovës është e madhe! Jep dhe ka ushqim Kosova edhe për vete, por edhe për të tjerët. Kishte edhe fabrika, kishte “Trepçën”, kishte edhe udhë të asfaltuara, çdo gjë e kishte Kosova, por tokën e vet që i rriti desh ta harrojnë punëtoria dhe rinia?Pasi e lashë një pjesë të shkrimit të këtij ditari mbi tavolinë m’u desh ta mbyllë në këllëfin e makinës, për të mos e prekur fëmijët e Besimit, u vesha dhe mora udhë për në lagjen “Kodra e Diellit”. Norës i thashë që të vijë te Xhaviti për të vizituar nipin, Adriatikun, që ka tri ditë që është i sëmurë. Por, u nisa vetëm, pasi Nora nuk mund të ecte. Në torbë mora gjashtë libra të Arsimit “Të vdekurit vallëzojnë” për t’i shitur në dyqanet përreth mëhallës sonë, por si duket pak veta ka që i duan librat! Duke u ngjitur udhës përpjetë u ktheva në shtëpinë e Dalip Ukës, për t’i marrë pesë komplete të librave të dr. Sabit Ukës, dhe t’ua dërgojë atyre që interesoheshin për t’i blerë. Hapa derën e oborrit dhe me kujdes u futa brenda. Kur trokita në derë, doli një grua e asaj shtëpie dhe e pyeta:“A kanë arritur librat e Bacës Sabit, këtu?” dhe mendoja sa larg janë, dhe se si dje nuk mundi për të m’i dërguar për ndokënd, apo edhe të shkonin bijtë e Dalipit dhe t’i binin deri këtu? “Larg jemi prej botës së librave!”, thashë në vete.A është Baca Dalip në shtëpi? A i ka sjellë ato libra të Sabitit, se njerëzit i kërkojnë, duan t’i lexojnë ato?”“Jo, nuk i ka sjellë! I kemi thënë me telefon! Eja pas ditës, ndoshta do t’i sjellë?”, më tha gruaja dhe heshta. U nisa dhe duke zbritur nëpër ato shkallë, në vete thashë: “Po, çfarë të bëjë? Në këtë moshën time gjashtëdhjetëvjeçar të përpiqem t’i zgjojë njerëzit nga gjumi? Apo çfarë dëshirojnë ata? Unë nuk kam me çka t’i lus, e as t’u jap gjë tjetër, pos librave të botuara?” “Do të kthehem më vonë”, i thashë asaj gruaje. “Më falni, që u trazova! Ne që merremi me botën e librave, shpesh bëhemi të mërzitshëm!” Nxora regjistrin e atyre që kishin shpreh deshrën ta blinin librin, por çfarë t’u thosha kur libri nuk kishte arritur? Librin me duhej t’ua dërgoja: 1. Visar Nushit, mjek në ambulancën “Nëna Terezë” në lagjen “Kodra e Diellit”, 2. Skënder Haxhiut, ndihmës i rojtarit, 3 Izjadin Havollit, tregtar i një butiku, 4. Murat Sadiku, tregtar i një kioske dhe 5 Haxhi Birinxhiku, i papunë, që është adhurues i librit.Kisha paraparë që të shkoja edhe në drejtim të shtëpisë së Ismail Fejzullahut, se aty janë sa djelmosha që e duan librin dhe kështu kjo ditë, si dukej do të më gëzonte shumë.Kur u pata folur në pika të shkurtra për tri vëllimet e botuara të Sabit Ukës, si dhe për tragjikën tonë kombëtare që ndodhi me dëbimin e muhaxhirëve me dhunë nga trojet etnike, djelmoshat më përcillnin me kureshtje, e njëri prej tyre më tha:“Edhe ne jemi të asaj ane, kanë treguar pleqtë tanë! Jemi të fisit krasniqe! Erdhëm këtu në Kosovë, por mbetëm këtu dhe fat që nuk shkuam në Anadoll. Librin po e blej pikërisht për atë, dhe të shoh se ku jemi stërpikur ne muhaxhirët?” I lashë ata djelmosha duke menduar se kjo temë së pari është trajtuar nga Sabit Uka që e ka vënë një gurthemel me shkrim në trojet etnike shqiptare? Se ai ka bërë një punë të madhe, kjo as që mund t’ua futësh në kokë disa vetave, por pyesin: “Po, sa para fiton ai me këtë libër?” “Po, çfarë ka të fitojë ai, kur shëndetin e ka rrezikuar disa herë, dhe kudo që i kanë mbërri ato këmbë, edhe në pleqërinë e tij ka bredhur për të marrë shënime për dëbimin e muhaxhirëve të

Page 90: uniartpro1.webnode.com · Web viewS’është kulturë t’ia lexosh letrën tjetrit, por ata kishin shkuar nga banesa ime dhe këtë e kishin lënë në dysheme të shkelur si letër

mjerë që tash po i këndojnë këngët e tyre më lirisht!Po ngjitesha udhës përpjetë me ato gjashtë vepra të Arsimit “Të vdekurit vallëzojnë”, duke menduar se kush do të paraqitej i pari për t’i blerë. U ktheva dhe hyra në rrojtoren e Skënderit i thashë: “Librat së shpejti do t’i kesh në dorë!”.Kur shkova në banesë të Xhavitit, pyeta se a është Adriatiku më mirë, posa hyra, piva një kafe, dhe nisa të mendoja: çfarë do të shkruaj dhe kënd do ta takoja në udhën që shpesh e shkeli me këmbë të mia. Tiku më luti që të rrija edhe më, por kërkova ndjesë, se isha duke punuar dhe mora udhën për në shtëpi. Te kiosku e gazetave dhe e revistave takova Tahir Berishën, autorin e librit të tij të parë: “Trojet që nuk shuhen”, dhe u ndala në bisedë me të. I tregova se një ditë me zë ma lexoi Lumnia librin tënd, kur lëngoja nga trysnia e gjakut, dhe më pëlqeu shumë kur flitej për Lisat e Verbanit, ashtu që më motivoi për të shkruar edhe vet për Lisat e Vitakut, në Lug të Keq, që i kishte prerë Salih Kajtazi me të vëllanë Sylejmanin? Po kishte edhe lisa të tjerë Vitakui? Ka pasur edhe njerëz që i kanë dashur lisat? Por, lisat në Fushë, ka kohë që i kanë prerë? Ata u prenë në kohën e mixhës Ramë, dhe siç pandeh ai, në një dimër të vështirë, kur s’mund të shkonim më larg, është prerë lisi i qarrit që u bartë me shtatë saje? Janë prerë edhe shumë lisa në Lug të Keq. Ka mbetur pa u prerë edhe ai lisi te udha, si dhe dardha kulaçe në Fushë. Rrënjët e saj janë mbi tokë, por kurrë s’është tharë. Në kohën e fëmijërisë sonë e gjuanim me gurë atë dardhë, por gjithnjë bënte dardha kulaçe, të rrumbullakëta, që rrallëkush i kishte shartuar në atë kohë. Thonë që pema prodhuese rrahet pa ia nda! Dhe, vërtet, çuditem se si mundi t’iu përballojë aq shumë gurëve e shkopinjve të fëmijëve të kësaj mëhalle? Edhe ne bënim më zi se fëmijët e sotëm? Edhe ne gjuanim me gurë dhe i shkundnim dardhat e papjekura? Kurrë s’e lamë të piqej ajo dardhë! Asnjëherë s’i harroj ato fjalë të këshilluese të pleqve: “Po, çfarë u ka bërë dardha kulaçe që e rrihni me gurë? Po, pse s’po e leni të piqet? Ajo është juaja!” Ka mbëltuar mixha Ramë edhe disa qershi, disa janë zënë e të tjerat janë tharë! Bën çmos plaku 97-vjeçar dhe me një gjym shkon dhe i ujit ato qershi, e ankohet se po i dëmtojnë fëmijët, po ua luajnë rrënjët, dhe ato po thahen? Pesë fidanë të rinj janë tharë, e katër sosh janë zënë? Po, kur do t’i pres mixha Ramë? E di ai këtë se nuk do t’i pres, por mbjell për të tjerë? Fletëza të kujtesës janë edhe këto, që më kthyen në Vitak, atë ditë të shkurtit, kur së pari u zdorgja sokakut pashë se edhe Muhameti e kishte prerë atë qershinë bojëlije, që kushedi sa herë jam rrëzuar nga degët e kërtavta, dhe kushedi sa herë e kam njomur kafshatën e bukës së misrit me qershi. Hipja në majë të saj dhe i mblidhja qershitë e pjekura dhe ulur në degë të saj, haja bukën me to. Fëmijët e kanë mjaltin nën gjuhë, më thoshin atëherë, dhe njëmend ashtu ishte. Kurrë në jetë nuk kërkonim asgjë me bukë, kur piqeshin qershitë? Kurrë në jetë nuk hanim bukë më me shije se me ato qershi që piqeshin herët. I shikonim gjithnjë kur lulëzonin dhe prisnim se do të kishim qershia? Lulëzonin qershitë tona! Në Ograxhë, tashmë u prenë të gjitha qershitë! Bali Hajriz e kishte prerë atë të veten sa ishte gjallë, Rushiti po ashtu. Në fund, mbeti vetëm kjo që u pre gjatë këtij dimri jo aq të vështirë, siç paralajmëronte Besimi në shkrimet e tij. Ka kohë, por shkurti, po duket se po dorëzohet me rreze të diellit, e marsi, po vjen, po vjen... Presim ditë të ngrohta.. Dy dimra me ditë të ngrohta, ai i vjemi dhe ky i sivjetmi? Dy vjeshta në pikë të dimrit! Edhe kjo u prit në Kosovë! Udhëtojnë njerëzit në të katër anët e botës. Evropa ua ka hapur dyert edhe shqiptarëve të mjerë që ishin miniaturë në kornizë! Shqiptarët morën botën në sy, dhe kudo i ke. Kur zbret në çfarëdo stacioni hekurudhor, të duket se askënd nuk e dëgjon duke folur ndryshe, por vetëm shqip! “Via-Italia!” lexoja edhe artikullin e botuar në gazetën “Bujku” që doli në shitje sot. Via! Via për shqiptarë që ishin paraparë të emigrojnë përpara se të rrëzohej sistemi evrokomunist! Via - Vita!, ishte botuar edhe një novelë në revistën “Jehona” të Shkupit! Ballkani nga Milano më dukej se po trazohej. Arrita në veri dhe prapë trazirat e Ballkanit, sikur i mora me vete. Ballkani dhe ballkanasit asgjë nuk dëshirojnë, pos përmirësimit të mentalitetit të njerëzve. Kështu të rinjtë e shteteve ballkanike e morën botën në sy, ashtu që i hasë kudo, në Itali, Zvicër, Gjermani, Holandë, Suedi, e një pjesë të tyre edhe më larg, arritën deri edhe në Amerikën që fat i madh për

Page 91: uniartpro1.webnode.com · Web viewS’është kulturë t’ia lexosh letrën tjetrit, por ata kishin shkuar nga banesa ime dhe këtë e kishin lënë në dysheme të shkelur si letër

ne që e zbuloi Kristofor Kolombo! Kolombo qëmoti kishte menduar atëherë se Amerika do të bëhej nënë e evropianëve, apo nënë e shumë të tjerëve, deri edhe e zezakëve që kanë krijuar emër në Amerikë?Të rinjtë shqiptarë filluan të emigrojnë nga skela e Durrësit më 6 mars 1991 nga ajo rrëmujë e madhe, kur para ambasadave kishte trysni për lejimin e pasaportave! Evropa i hapi dyert edhe për shqiptarë, ashtu që ata morën udhët e jetës, kapërcyen detin Adriatik dhe u futën në Itali, e prej andej kushedi se ku do të ndalen? Kërkojnë punë që të fitojnë sa më shumë për t’i gëzuar prindërit e tyre, dhe ashtu t’ua sigurojnë ekzistencën, sepse lavdëroheshin shumë nga mjedisi për kujdesin ndaj familjes, dhe prapë do të kthehen në vendlindjen e tyre të dashur - Shqipëri! Nga tre milionë banorë sa ka Shqipëria më se gjysma janë të gatshëm të shkojnë në emigrim në shtete të jashtme. Po, vallë, për kënd ekziston Shqipëria? Çfarë do të bëjnë ato male e fusha pa njerëz? Shqipërinë e duam të gjithë, pandehin të rinjtë kudo që janë. Shqipërinë e duan jo edhe sipas vargjeve të Dritëro Agollit, që ishin reklamuar tepër nëpër udhë dhe vende të tjera publike: “Nënë Shqipëri”. Më thoshin me arsye edhe një shprehje: “Ke dëgjuar poemën tonë më të re: “Nënë varfëri?” A të pëlqen që ndonjë penë e re ta shkruaj poemën tjetër: “Nënë robëri!”“Jo, s’e kam dëgjuar, por kjo më therë në loçkë të zemrës!”, i them zotit të asaj shtëpie. Gjëja e parë duhet të jetë një minutë punë, një minutë jetë! Të rinjtë ikën nga shtëpitë e tyre. Ka të tillë që trashëguan raporte të këqija në familje dhe asgjë s’mund të arrinin që familjet të përmirësoheshin ekonomikisht. Lanë familjet me pak apo me shumë anëtarë, mjafton që marrëdhëniet e krijuara gjatë këtyre pesëdhjetë viteve nuk ishin gjithmonë në dobi të shumicës! Familjet me tradita u thyen, kurse u ngritën ato proletare që mbetën pastaj si bajgë në gardh, marioneta të ish-regjimeve. Në kohën e përhapjes së demokracisë, familjet që mund të shkëlqenin morën botën në sy. U ngritën të tjerët, zëri i tyre përparimtarë ngushtohej në mënyrë të paskrupullt, u ngritën të gjithë pa dallim. Kaq për ato familje që jetuan nën trysni!... Dëgjoj zërin e një të riu në RTSH, kushedi nga e kishin marrë, një grup të rinjsh, në bisedë për emigracionin, deklaronin: “Genti: menaxher i artit në Tiranë thotë: “Është kryesore që në Ballkanin tonë të trazuar të jetojmë në paqe, por ajo po depërton ngadalë nga perëndimi”.Një studente dhe gazetare: “Çdo luhatje në Shqipëri duhet ta kapërcejmë me punë, - e punë është edhe mësimi! Çdo njeri duhet t’i kthehet vendlindjes së tij”.Arianiti: “Paratë që i fitova me disa shokë në Itali, do t’i investojë në Shqipëri. Katër vjet punova në Itali. Tani s’jam ortak me të huajin. Dhjetori ishte muaj më i shqetësuar për mua. Stinët ia lëshojnë vendin njëra-tjetrës dhe na mbetet një shpresë!...”Çfarë ëndërrojnë të rinjtë, i dëgjova edhe ata në Maqedoni dhe në Turqi. “Kemi mospajtime në familjet tona, dhe vështirë arrijmë të përmirësohemi në relacionin: prindër – fëmijë!, tha një maqedonas. Tjetri ia priti: “Ne të rinjtë nuk jemi duke u pajtuar me disa mendime të të vjetërve. Na bëjnë që të mos largohemi nga ky vend, por ku të jetojmë? Fabrikat u shkatërruan, regjimi i demokracisë vështirë po i merr këmbët e veta? E po ku jemi? Çfarë të bëjmë? Maqedonia s’ishte aq shtet i pasur. Ka tokë, por toka do mjete e punë!” Çfarë dëgjova edhe për kërkesat e të rinjve turq: “Frika nga një e ardhshme më e mirë, ndoshta pikërisht, na detyroi që të marrim botën në sy? Por, luftë nuk dëshirojmë të ketë, dëshirojmë paqe me fqinjët. Na brengosin marrëdhëniet jo të mira të Greqisë me Shqipërinë! Nënat tona na lanë porosi: “Kudo nëpër botë, por vetëm luftë të mos ketë më! Ekzodi që u nis nuk është duke u ndalur! Kaq!...”Pas shumë përplasjeve shpirtërore gjatë natës, më dukej se shtrati më çonte peshë. M’u desh të zgjohem dhe u futa në sallon, pastaj, për fat tim, hapa revistën “Lidhja”, botim i shqiptarëve arbëreshë të Italisë, dhe kur lexova letrën e Uran Tartanit, hasa në urtinë që shpesh përsëritet: “Bukë, kripë dhe zemërtë bardhë...” Nisa të përmallohem e nuk dija ta shpreh në mënyrë poetike.

Page 92: uniartpro1.webnode.com · Web viewS’është kulturë t’ia lexosh letrën tjetrit, por ata kishin shkuar nga banesa ime dhe këtë e kishin lënë në dysheme të shkelur si letër

Shpalosa faqet e revistë fhe gjeta poezinë më të freskët të Rifat Avdiut nga Ferizaj(Kosovë).

BIJAT E NËNËS SHQIPËRI

Dy motra jemi në BallkanNga nëna të ndara jemi:KOSOVË DHE ÇAMËRIKështu emrat i kemi.

Ka shumë kohë të ndaraShumë herët më parëMezi ruajmë të ngratatKomb, gjuhë dhe farë.

Jetojmë në mjerimPa dritë dhe liriKërkojmë bashkimMe Nënën Shqipëri.

Oj, KOSOVË dhe ÇAMËRI,S’ju lenë Nëna jetimeDo t’ju marr prap në gji.

Në gji ju merr Nëna ShqipëriMe ju dhënë dritë e Liri;Dritë e t’mira t’kemë çdoherëTë rrojmë të lirë e me nderë.Rifat Avdiu Ferizaj(Kosovë), 25.6.1991

Sa e rëndësishme është fryma e Nënës. Ajo ka një forcë vepruese që ta shndërrojë mendjen e njeriut, me qëllim që nisë t’i ngjajë mendjes së Zotit, e për fatin e të gjithë shqiptarëve rrjedhin vargjet e poetit Namer Seferi:

OJ KOSOVË, NËNA IME

Oj Kosovë, Nëna ime, Jam larg në mërgimepunoj shumë me mendimepër lirinë e ata jetima.

Oj Kosovë, oj Nëna ime,je e lashtë, je shëmbullorëje e shtrenjët me gjak paguar

Oj Kosovë, oj Nëna ime,Ëndërra dhe shpresa është republikëPër ty, Kosovë, që s’ke frikë.

Sllobodan, qen i tërbuar,

Page 93: uniartpro1.webnode.com · Web viewS’është kulturë t’ia lexosh letrën tjetrit, por ata kishin shkuar nga banesa ime dhe këtë e kishin lënë në dysheme të shkelur si letër

Hiqi duart nga Kosova!Se ka trima si pëtritaDalin ballë dita, dita.

Oj Kosovë, Nëna ime,Ç’janë këto ditë të egërsuara?Gjëmon qielli, gjëmon trualli.Japim besën, japim jetën;Ty, o Nënë Kosovë, nuk të lëmë vetëm.

Maribourne (Australi), 13.7.1991

TROJET QË NUK SHUHEN...

Iu ktheva bisedës që bëra me Tahir Berisha, autorin e librit: “Trojet që nuk shuhen”. E takova para kioskut në lagjen “Kodra e Diellit, duke biseduar për librin më të ri që kishte botuar dr. Muhamet Pirrakui: “Mulla Idrizi i Gjilanit” që kishte mbi shtatëqind faqe. Më erdhi keq që u ndala, se thonë: “Ku janë dy veta – s’duhet të përzihet një i tretë”. U ndala, dhe i dëgjoja duke biseduar për librin më të ri që doli nga shtypi dhe lidhej me atë anë të Gjilanit! Kjo ishte temë e mirë, por siç pandehen ata, libri po shitej me çmim të lartë 40 marka! Vështirë t’i jepesh 40 marka për një libër në kushtet kosovare!, pandehnin ata.Kur Tahir Berisha u nda prej shokut të tij, ia nisa bisedës, që ai nuk e kishte dëgjuar, dhe një ditë desh ta thirr e të porosisë: “Shiko këndej Tahir! Një mbrëmje ma lexoi vajza ime pjesën e parë për Lisat e Vërbanit. Më ka pëlqyer shumë, por atë temë e ke filluar, e duhet të marrësh shënime të reja, për ta hartuar një roman. A di çfarë janë legjendat për ata dymbëdhjetë lisa? A e di se dikush pati dorë në motivimin e katundarëve për t’i prerë lisat e për ta ndërtuar xhaminë? Po, çfarë bënë ata katundarët tuaj? Kësaj i thonë te ne në Drenicë: “Shplo shtëpi e mlo hajat!” Lisat janë shenjë i vjetër i katundit, e besa edhe hije të atyre të vdekurve! Po, çfarë bënë ata? A ishin në mend, apo ua piu sorra? O Zot, edhe këta katundarët tanë? Nuk po dihet, se kënd e adhurojnë, fenë apo kombin? Nuk dihet se çfarë duhet të ndërtojnë e çfarë të rrënojnë? Vonë do t’u bie në mend atyre se si vepruan në ato ditë? Kush mund të presë që të mbillen e rriten ata lisa që kishin më se treqind vjet?Dola në ballkon dhe së bashku me Norën shikonim një pjesë të Prishtinës, por edhe kopshtin tonë. Beni dhe Drini luanin para shtëpisë sonë, e në këto ditë të mira me diell, ishim mësuar t’i shihnim katër parë fëmijë duke luajtur. Norës iu kujtuan lojërat me saja, dhe ofshani: “Humbën ata fëmijë. Shkuan ata te Fitimit dhe të Arsimit në Gjermani! Doli edhe Xhaviti në banesë e mbetëm me tre fëmijë të Besimit? Edhe këta, mos po vjen dita për t’i kërkuar këtu, sepse nuk ua ditëm vlerën, ishin rojë e shtëpisë sonë!...” Kah fundi i shkurtit, dardhat nisën të bulëzojnë. Sivjet pritet se do të ketë pemë si në qytet, po ashtu edhe në katund.U futën brenda. Nora nisë të thurë një xhemper të leshtë, kurse unë fillova ta lexoja gazetën “Bujku” të kësaj dite.

KRYQI I PALIQIT

E diele, më 25 shkurt 1995

U zgjova si rëndom, por gjatë natës hetova se nuk isha i qetë. Kushedi si është kjo puna krijuese? Më thoshte kjo mendje se pehatesha sikur atëherë në mulli të Çallakut në Koshtovë, kur shkoja të

Page 94: uniartpro1.webnode.com · Web viewS’është kulturë t’ia lexosh letrën tjetrit, por ata kishin shkuar nga banesa ime dhe këtë e kishin lënë në dysheme të shkelur si letër

bluaja së bashku me babanë tim. Më dukej se e kapërceja njëfarë lumi të madh, ai ishte Ibri i Bardhë, apo Drini i Bardhë dhe më dukej se do të mbytesha në atë lumë?! Im atë më bëhej se po kapërcente lumin me qerre e me qe të ngarkuar me ata drithë që mezi ia morën asaj vere të thatë. Të bluajmë drithin dhe morëm udhë të largët – të bluajmë në Ibër. Nga Mitrovica me qerre e me qe jo edhe aq të fortë, nuk arritëm të bluajmë as në Zhabar, por na u desh të shkojmë në atë mullirin, ku thoshin se ishte në mjedis të ujit në dyreq dhe luhatej sikur të ishte në erë, por bloja në të ishte e sigurt. Nuk e dija se ku gjendesha në këtë natë? U ngrita, i lodhur, sikur këmbët s’më bënin punë, por dukej se do të më printe fati edhe në këtë ditë të shkurtit, që sapo ka nisur të kthjellohet. Së pari, para se t’ia filloja punës, mendoja çfarë shënimesh do t’i marrë në shënjestër sot, e pastaj e piva ilaçin tim të ditës, hudhrën me kos e miell misri të përzier. Hëngra dy-tri kafshatë bukë me djathë, dhe sipas porosisë së mjekut ia nisa t’i pijë barnat. Jo që unë e pata zgjedhur mjekun, por të tjerët më preferuan të shkoja tek ai – internisti Xhemajl Kozmaçi, që ishte duke punuar në Shtëpinë e Shëndetit nën Shtëpinë e Mallrave. Dhe, vërtet, së pari kisha dëgjuar nga dr. Sabit Uka,historian e pastaj edhe nga dr. Hamdi Çelaj, rëntgenolog. Që në ditën e parë të vizitës ai më bëri një EKG të zemrës, dhe hetoi se të rrahurat e saj nuk ishin të një natyre aq të rëndë, kështu që më pyeti: “Ke lënguar ndonjëherë nga zemra?” “Po”. “Qysh, dhe prej kur?” “Që nga viti 1953 e këndej e di se zemra ime nuk i ka pasur të rrahurat normale. Një mjek i hershëm i Mitrovicës më kishte thënë se duhej të ruhesha e të mos shkoja shpesh në det!” “Po, edhe tani duhet të keni kujdes!”, më tha ai.Pasi ma mati trysninë e gjakut, më tha: “Këtë trysninë të gjakut të zemrës e ke pak më të theksuar se atë tjetrën. Për moshë që ke, s’është për t’u brengosur për këtë trysni? Çfarë punon?” “Shkruaj”. “Po, çfarë shkruan ti, shkruaj edhe unë?” “Unë shkruaj në kohë të fundit ditarët e jetës. Po që se marrë ndonjë mendim të mirë nga ju, kur të kthehem në shtëpi, e vë në letër. Po ndodhi e të pres, po e zë këtu në korridor, nxjerr bllokum e shënimeve e lapsin dhe ia nisi të shkruaj”. “Të pengon zemra në shkrime?” “Nuk e dëgjoj shumë zemrën?” “Si nuk e dëgjon?” “Paj, e dua zemrën time, por çfarë të bëj kur e dua edhe shkrimin e librit?” “More, një ditë do ta paguash shtrenjtë këtë!” “E di, zoti mjek, por një ditë punë - një minut jetë. Apo një ditë punë – një ditë jetë! Edhe jeta ime është si e tillë, e shkruar... Ku të vete pa punë? Puna është kriter i të gjitha të arriturave njerëzore? Të rri e të bredhë nëpër udhë të Prishtinës, apo të asaj Drenicës sime me vera të thata e dimra të ashper? Jo, zoti mjek!” Më thonë edhe djemtë nga gjermania: “Baba, kujdes dhe mos puno shumë! E di veten se në çfarë gjendje ke ardhur. Sa për para ne të dërgojmë prej këndej, por kujdes!” “Mirë e kanë edhe ata që brengosen për shëndetin tim, por mirë e kam edhe unë që punën e kam shart të parë. Me punë arrij çdo gjë, me punë mposhtë armiqtë që s’ma merrte kjo mendje se do t’i krijoja edhe duke shkruar, me punë erdha deri këtu, e prej këtu, ku pos në atë tokë të zezë, që s’do të jam as i pari e as i fundit?” Trysnia e gjakut tim më 21 shkurt 1995 është: Ta: 24/13Trysnia e gjakut pas përdorimit të barnave më 24 shkurt ishte: Ta: 20/12, 5 kpa.Ekg: ritmi sinusal, fr. 75/min. The, identike. Kontrolli pas dy javësh.

Page 95: uniartpro1.webnode.com · Web viewS’është kulturë t’ia lexosh letrën tjetrit, por ata kishin shkuar nga banesa ime dhe këtë e kishin lënë në dysheme të shkelur si letër

Qetësimi i trysnisë së gjakut ishte arritur prej këtyre barnave: Verapamil 80, 3 x 1, Zorkaptil 2 x 1. Dilacor 1 x 1 dhe Lometazid 1 x 1 / 2.“Si dukej zoti Kozmaçi kishte qëlluar në barnat që i do kjo zemra ime krijuese, thashë në vete, kur e bëra kontrollin e parë. Kapërcyese janë edhe këto ditë të rrahjeve të shpeshta të zemrës, kapërcyese edhe trysnia e gjakut, por krijimtaria s’është kapërcyese. Kjo i ka ritmet e veta, dhe s’është kur ti dëshiron, por kur ajo të hip në kokë ty, dhe të bën të ladrosh fantazinë tënde aq të bujshme, apo të them edhe mashtruese!”Prisja që të dëgjoja zilen e orës kineze që është kacavjerrë në korridor të shtëpisë, por akrepat e saj ishin ndalë pikërisht në orën 9:40 minuta. Nora më thotë shpesh: “Merre një ditë këtë orë dhe shko te ndonjë orëndreqës dhe ta kemi orën me zile. Jam mësuar gjatë me cinëgrimën e kësaj ore, sepse gjithnjë jam zgjuar sipas saj. Orë e madhe, por edhe e mirë. Shko te ai miku i Gazmendit, Hysen Daci, se ai e pat ndrequr atëherë!” më lutet shpesh gruaja.“Po, ai s’është duke punuar më, moj Nora ime! Është në pension dhe një herë e pat lënë atë zeje. As bijtë e tij një kohë nuk punuan zejen e babait. Iu kthyen shkollës dhe fakultetit. Tashmë thonë se kanë hapur dyqan diku. Punojnë edhe ata dhe i lëmë rehat, se e kemi këtë orën e Gjermanisë, që na dërgoi Fitimi prej andej. Edhe ajo është e mirë, vetëm zilja i mungon. Mjaft më me atë zile! Më dukej se shtëpia ime ishte shndërruar në kishë! Po, të isha i kishës, mirë, por mbeta as me kishë e as me xhami! Shpesh kam thënë: “Bytyçi e Krasniqi, herët kanë dalë prej kryqi, por prapë do të kthehen te kryqi. Kryqi është yni? Prej aty morëm në thua ne. U bëmë qysh u bëmë tri fe, një komb! Ilirët në pikëpamje fetare s’ishin të përcaktuar. Ishin të pa fe! U bë mirë apo keq, që e morëm fenë, u pa ku na çuan ato shtrëngata të jetës e të luftërave me romakë?” Dhe, kur flisja për këtë me Norën, u ndala dhe hapa bllokun tim, dhe prej tij nxora këto shënime:Kryqi i Paliqit, është kryqëzimi i udhëve: Vitak, Çurbel dhe Rakinicë! Kush janë Paliqtë? Një shtëpi deri vonë dhe nga erdhën ata? Kapërcyen nëpër këtë udhë, dhe kur arritën në atë udhëkryq, ndodh se e gjuajtën kryqin dhe nuk shkuan më larg, u vendosën në një kodrinë të Çubrelit. Disa vjet një shtëpi, dhe fare nuk shtoheshin, e pas sa vjetësh, ajo shtëpi është shtuar, tash janë bërë tri shtëpi.Më 23 shkurt 1995 në udhën Pejë – Mitrovicë takova të birin e Tahir Paliqit, dhe e pyeta:“Po, nga erdhët ju Paliqtë këtu?”“Nuk e di”.“Po, a di diçka për Vorret e Thmive?”“Im atë më thotë se dy fëmijë të moshës, njëri 8 e tjetri 12 vjeç kanë kapërcyer nëpër udhëkryq me do bagëti dhe pastaj janë grindur mes vete, kthehen dhe e therin njëri-tjetrin me thikë. Thonë se atë natë kishin bujtur te stërgjyshi im, Tahir Paliqi, dhe kur kanë marrë udhë i kanë përcjellë deri te Kryqi i Paliqit. U varrosën në vendin ku u gjetën të therur me thika. Më vonë, thonë se aty ka mbi një lis dhe stërgjyshi im kishte thënë: “Mos ma preni këtë lis? Kur të rritet u bën hije këtyre fëmijëve”. Vërtet e kanë ruajtur derisa u rrit. Kështu atij vendi i thonë: “Vorret e Thmive”. Është një varr me nga dy gurë të vegjël te koka dhe te këmbët. Gojëdhëna tjetër thotë se Vorret e Thmive janë të moçme, të dy fëmijëve njëvjeçarë, që kishin vdekur prej sëmundjes së murtajës. Një banor i ka marrë dy qe të zi bineq dhe me parmendë e ka rrëthuar me shpore katundin, që të mos hyjë murtaja në katund. “Mbetën ato shenja të vjetra. Tash po i kërkojnë, por çfarë duan të arrijnë me këtë?”, më bënte pyetje djaloshi, e unë shikoja udhën nëpër të cilën po qarkullonin automjete, prisja të kthehem në Prishtinë.“Po, çfarë është ai lis? Më dukej se kishte nisur të dergjet?”, ia bëra edhe një pyetje.“Po, po, ashtu është. Por, ti e njeh mirë Nebihin e Rrustemit, ai ishte i lazdruar, dhe për një maj mblodhi shumë krënde rreth atij lisi dhe kur ua shtini flakën desh të kallej edhe lisi. Kur shohim këta të shtëpisë sonë mezi arritën ta shpëtojnë nga zjarri. Që atëherë lisi te “Vorret e Thmive” nisi të dergjej. Çfarë ishte edhe ai Nebih? Shenjë e vjetër, por ne nuk dallojmë se çka duhet

Page 96: uniartpro1.webnode.com · Web viewS’është kulturë t’ia lexosh letrën tjetrit, por ata kishin shkuar nga banesa ime dhe këtë e kishin lënë në dysheme të shkelur si letër

ruajtur e çka duhet prerë?Ishte ditë me diell, prisja të udhëtoj. Por, prita shumë në udhë të Vitakut, derisa erdhi autobusi i Istogut. Hipa në të dhe e lashë Vitakun e Çurelin nën ato përpjekje e me shpresë se mund t’i shërojë edukata dhe arsimi.Mbeten nxënësit që vinin varg e vij në atë shkollë fillore, ku që katër vjet punojnë edhe paralelet e shkollave të mesme. Më thonë se nuk janë duke i lejuar që shqiptarët të mësojnë në ndërtesat që janë destinuar pikërisht për shkolla. Ata të Serbisë po bëjnë punë të mbrapshta, më kishte thënë një mësues në Vitak. Godasin pikën më neurologjike shqiptare – arsimin! Çfarë u bëjmë ne? Ata arsimin e tyre, ne atë tonin? Jemi bërë halë në sytë tyre!...I lashë akrepat e orës 8:30, dhe dola nga salloni, duke pritur për të pirë kafenë e mëngjesit. Askush në shtëpi nuk ishte zgjuar dhe posa dola në udhë, para shtëpisë sime, pashë Hajzerin me një rrjetë në dorë që vinte nga tregu. Posa u përshëndeta me të, hymë në shtëpi të tij, dhe pimë kafenë së bashku, e pastaj u shtrua edhe mëngjesi. Kaluam një kohë të gjatë duke biseduar për romanin e ardhshëm të M. Kajtazit, si dhe për hapjen apo moshapjen e xhamisë në Klladernicë. Për këtë temë nuk desh të ndalëm aq shumë, pasi gjërat ishin në proces. Ata më pyetnin për arsyen pse merrem me këto punë të xhamisë, kur as unë e as bijtë e mi nuk luten në të? Por, pas një bisede të gjatë lidhur me problemet në katunde përreth Kllodernicës, e dhashë mendimin tim.“Po, mos dyshoni në këtë punë të hapjes së xhamisë. Unë e kam marrë këtë punë mbi vete, pa më motivuar askush dhe pa pasur mendime të asnjërës palë, të kësaj hierarkie që i mbanë frerët e fesë islame në Kosovë e as qarqeve të LDK-së atje. Xhamia patjetër duhet të hapet, pa ndikimin e të huajve, për të vendosur lidhur me fatin e dymbëdhjetë katundeve. E pashë të udhës të merrem me këtë problematikë, jo për çështjen time personale, por për atë se tërësia e katundit ku është ngritur xhamia para sa e sa vjetësh është duke u grindur pa nevojë: “Kush do të bëhet imam i xhamisë?”Ata nuk qajnë kokën fare e të pyesin njëherë: “Çfarë idesh kombëtare janë përhapur pikërisht në atë xhami? Po, edhe çfarë idesh kombëtare përhapen edhe në xhamitë e tjera në Kosovë dhe gjetkë? Janë këto tema që i kam trajtuar në shkrimet e mia dhe se si e çfarë udhe do të marrin ato ngjarje, varet nga forcat përparimtare. Kam dëgjuar prej një mësuesi këtë: “More, kishte ardhur njëri i Prishtinës dhe po kërkonte që me çdo kusht të hapej xhamia jonë, po vallë, a po dëshironte të hap atë me hoxhë, apo pa hoxhë?” “Atë që ke dëgjuar ti, së pari, unë jam ai që s’jam nga Prishtina, por nga Vitaku, i kësaj balte që je edhe ti. Jetoj në Prishtinë, por bishtat e katundit s’më lënë të qetë as në Prishtinë. Në atë xhami njëherë në jetën time e kam falur një Bajram, dhe kam në kujtesë shumë gjëra nga ligjërimet e Muhamet Efendi Dedës nga Mitrovica. Ai më kujtohet se si e shpjegonte formimin e tokës, ashtu siç kisha mësuar edhe në gjeografi. Pranonte se toka ishte e rrumbullakët dhe kurrë në jetë nuk i harroj ato fjalë të tij, por edhe “xhematin” që erdhën në atë ditë Bajrami nga të gjitha katundet e kësaj ane. Dymbëdhjetë katunde, nga të katër anët, njerëzit kishin vërshuar kush në këmbë e kush me kuaj, të veshur e të mbathur në kostume kombëtare, u jepnin hijeshi atyre udhëve të Klladërnicës. Ishte ditë e madhe kjo për mua!Sa ka qenë e madhe edhe për të tjerë, nuk dua të hyj andej. Kjo më ka shtyrë që vërtet të bëj kërkime, pse njerëzit ia kthyen shpinën kësaj xhamie? Apo, mos vallë deshën ta ndërrojnë hoxhën që rrjedh prej një shtëpie qe 250 vjet me radhë e patën në dorë atë xhami, dhe të gjithë ishin në profesion, por që kur erdhi demokracia, ua mori xhaminë prej duarsh regjimi i ri? Hoxhës iu ndalua të ketë me vete atë popullatë dhe kështu, në llogari të kësaj lindën përçarje të mëdha!”“Po, vërtetë, se kam shkuar në shtëpi të hoxhës dhe ia kam hëngër bukën, por me atë pritje që më ka bërë, kurrë në jetë nuk e harroj! Ata që hanë bukën e tjetrit, dhe kthehen dhe ia përmbysin kupën, nuk i adhuroj. Bukë me interes nuk kërkova deri më sot? As që më bëhet vonë se si do të përfundojë kjo punë? Unë, për veten time, nuk kam kohë të merrem me këto punë, por kam thënë: “E nisa çështjen e hapjes së xhamisë në Kllodernicë, e ju vendosni çfarë do të bëni? Sa për

Page 97: uniartpro1.webnode.com · Web viewS’është kulturë t’ia lexosh letrën tjetrit, por ata kishin shkuar nga banesa ime dhe këtë e kishin lënë në dysheme të shkelur si letër

katunde të tjera, ato kanë besim të plotë në ju! Kam pasur kohë e durim sa t’i ndaja ato pak zotime të mia për xhaminë, e jo për mulla Fetahun, që më thua se ka ngul këmbë: “Nuk lejoj askënd që të bëhet imam i kësaj xhamie, kur unë s’kam gabuar asgjë në jetë. Po, edhe nëse kam gabuar, xhemati dua të më thotë, e pastaj tërhiqem tërësisht nga “sëmundja” ime, se dua të emërohem imam i xhamisë!”

FITORJA JONË?!E hëne, më 26 shkurt 1995

Edhe këtë mëngjes u zgjova dhe disa herë u rrotullova në shtratin tim, e Norës nuk desha t’ia prishi gjumin. Kush dëshiron të fle le të fle, pandeh në vete. Isha zgjuar dhe po meditoja se ku gjenden ato fletore të shënimeve të mia? Janë nën shtratin tim apo në atë dhomën e bodrumit, siç i themi shpesh. Më janë përzier edhe shënimet. S’e pata lehtë as vetë! Fut në një dhomë, e hiq prej saj e fut në tjetrën. Tërë kjo u bë me rastin e martesave të djemve. Pikërisht martesat janë gëzim për shtëpi, por edhe çrregullim i asaj që kishe më parë në familje të ngushtë. Martesat ta bëjnë shpesh shtëpinë si të huajën! Vijnë miq e shokë, dhe shpesh nuk ke mundësi që në familje ta shqyrtosh një çështje vitale. Por, bota s’është shtua pa u martuar, them! Martesa – shtesa! Martesa – ngatërresa, por prapë shtesa! Martesa e mirë e djalit, është punë e madhe! Martesa, sa një bashtinë tokë... Por, s’e kisha pas ditur se çfarë bëjnë vjehërria dhe si përpiqen t’i mbajnë frenat e shtëpisë në duar të tyre.Tri ditë më parë, kur erdhi gruaja e vëllait tim me nuse, ishin edhe katër nuse të shtëpisë sime dhe në shenjë të nderimit dhe të çlirimit të tyre, posa e hapa bllokun e shënimeve, gjeta në një kënd të tij shënimin: “Edhe mali ka reshë mjaltë e punët do të shkojnë mbarë – eksik vjehrra! Në jetë dëshiroj të kam një bletë të bardhë, që nuk lëshon (nuk shumëzohet, nuk ndahet prej koshiqes), se ajo dobësohet e një ditë ose vdes, ose mbytet kllum e në lumë!” Ua lexoj këtë që po e shkruaj, dhe gruaja e vëllait, siç pandeh shpesh, më tha: “Mos ua nxjerr gjuhën nuseve!” Qeshën të gjithë. Hapa bllokun dhe prapë i luta: “Kush keni dëshirë të futeni në ditarët e mi të jetës, flisni se do ta gjeni veten dikur. Veten do ta gjej edhe unë? Po, çfarë të bëjmë? Gjuhë vjehrre deri më sot askush prej nuseve nuk ka kërkuar të hajë! As nusja s’e bënë atë punë, të hajë gjuhën e vjehrrës!“Vjehrrën askush nuk po e do sot?”, më thotë Nora.“Po, moj Norë, po kur e kanë dashur?”“Dhjetë herë isha bërë nuse, e një herë s’isha bërë vjehërr”, përsëriti Nora.“Më e mirë kjo thënie për vjehërr se era e hudhrës”, më tha gruaja e vëllait Vezirja.“Ju lutem, mos u largoni nga tema. Për vjehrri mirë e keq, çka të dini. Tefterin e kam hapur. Folni, se kjo gruaja ime nuk është duke marrë vesh. I them: “Po, a sheh, moj Nora, se ke mbetur si ai televizori në shtëpi të mallrave në Gjakovë! Të kujtohet ajo barcoleta e Nebil Durakut të ndjerë? Ne qeshnim me të, e s’e dinim çfarë erërash frynin për ne? Edhe ky humori ynë i zi apo i bardhë, shpesh është i mirë! Kur është i qëlluar aty për aty, dikush theret e dikush më vonë përpiqet të nxirret! Humori është çlirim i gjendjes së vështirë shpirtërore! Pse të mos bëjmë humor në llogari të vjehrrës, e sa për nuse, edhe me to pastaj dikush do të bëjë humor? Vijnë ditët për secilin, ditët e rinisë dhe të pleqërisë s’janë lidhur nyjë!”Çaji bëhej gati, prisja të bëhej atmosfera pak më e këndshme. Në vete thosha: “Mos vallë, sot s’po do të më bie asgjë në sqep?” M’u kujtua një fjalë e nuses së BVI-së, Igballe Mehmetit, kur më thoshte: “Nënë e bijë, sheqer në tepsi, re e vjehërr, sheqer e zeher!” Prej këtu më dukej se po ia dëgjoja atë zë, por ç’djall nuse, kur ajo s’ishte bërë vjehërr? Kishte marrë vesh, se martesat e vëllezërve të saj bën ndryshime të mëdha në shtëpinë e babait dhe të nënës. “Vjehërr të mirë s’ka! Kështu e gjeta një fjalë dhe besoni se fare s’e kam përmirësuar”, thashë dhe qesha sa për të

Page 98: uniartpro1.webnode.com · Web viewS’është kulturë t’ia lexosh letrën tjetrit, por ata kishin shkuar nga banesa ime dhe këtë e kishin lënë në dysheme të shkelur si letër

nxjerrë ndonjë mendim të ri.“Një – të dytën: “Shtrigë i thonë vjehrrës!” më thotë Nora.“Çka të përbuzësh, s’e ke më!” tha Vezirja.“Pesë herë jam bërë vjehërr në këtë shtëpi, e të gjashtën, kur të më martohen vajzat!”“Nuset dalëngadalë do të bëhen vjehrra, por prapë mbesin vjehrra!” “Pyka e qet pykën! Dhe, ju lutem, urdhëroni e flisni çfarë t’u dëshirojë zemra? Unë me këtë mendjen time, po them, jam njëfarë demokrati. Por, po e them mendimin tim shtruar: “Po të kisha fuqi e mundësi që tërë ajo energji që është akumuluar kundër vjehrrës e që me botën femërore ta ktheja në energji kundër Serbisë, do të pandehja para botës: “Eh, kjo është fitorja jonë?!” Por, ndash fol mirë, ndash keq për vjehrri, është njësoj si të flasësh edhe për Serbinë. Vjehërria do të jetojnë, po edhe Serbia është Serbi!Nisën nuset të thellohen në mendime. Çfarë është kjo punë? Kur ke nge, vë kokrra të fasules në pe! Kështu mendojnë e shpesh ndodh se kështu do të më thoshin edhe mua. Unë them: “Martojeni vëllanë, e kur të shkoni te nëna e babai juaj, do të shihni çfarë nuse keni në shtëpi. Shtëpia s’është më e babait, por edhe dikush tjetër është bërë pjesëtar? Madje, a po e shihni këtë Norën time. Jetojmë së bashku me të qe 40 vjet, por ka ardhur nuse në Vitak, asgjë s’më ka sjellë nga Rakinica, pos këtë trup? Të gjitha i kam blerë vetë! E po ku jemi tash? Po ndryshojnë punët sa çel e mbyll sytë, po ndryshon jeta, dhe mirë që janë kundërthëniet? Po to, as nuk ke vjehërri, as shtëpi!Ngritëm në këmbë dhe mendja më shkoi te Destan Bajraktari dhe vepra e tij, që kur isha duke e bërë korrigjimin e saj, gjatë kohës kur ishte në shtyp, fjalët që më pëlqenin, i kisha shënuar në bllokum tim.Vjehrra është nënë e zorit, e jo nëna e zemrës.Vjehrra e keqe e prish edhe renë më të mirë.Vjehrra e keqe ia nxjerr gjuhën edhe resë më të mirë.Vjehrra i grin qepët, e rejat i fërkojnë sytë.Vjehrrën e thërras nënë, për hatër të burrit, se po të më lënë do t’ia ktheja ndryshe: “Çizme e kaurrit”. Vjehrra, sado e keqe të jetë, duhet t’i themi nënë.I kërkova fjalët e urta sipas rendit të alfabetit dhe i gjej të shënuara edhe ato për nuset. Nuses tri ditë i këqyret hunda e treqind vjet i këqyret puna. Nuses ku i shkelshin këmbët i rëndshin edhe dhëmbët!Nuses nuk i pranohet fjala për së drejti, e vjehrrës i pranohet fjala edhe për së shtrembëri.Nusja deri në një vit është qengj, pas një viti bëhet dhelpër, e në dy vjet e tutje bëhet ujk.Nusja e bardhë e nderon shtëpinë nga ka ardhur.Nusja e djalit, si dukati i ballit.Nusja e hijshme dhe e vyeshme ta zdritë shtëpinë edhe avllinë.Nusja e keqe e lyp veshën e shtrenjtë.Nusja e mirë, po syrin e ka qorr.Nusja e mirë ta ha kryet.Nusja e plakut, gazi i sokakut.Nusja, kur vjen, dy sende i bien: ndasinë dhe korinë.Nusja pa soj e bën shtëpinë karaboj.Nusja që s’ka vjehërr, as kunatë, është e ngratë.

* * *Në Padalishtë në vitin 1981, kisha shënuar anekdotën e Islam Fetahajt, dhe patëm qeshur gjatë me të në odën e Latifit.U çova herët dhe pash djalin tim, Azemin duke e rrotulluar me bel vendin ku mbillja speca dhe u

Page 99: uniartpro1.webnode.com · Web viewS’është kulturë t’ia lexosh letrën tjetrit, por ata kishin shkuar nga banesa ime dhe këtë e kishin lënë në dysheme të shkelur si letër

gëzova. E pyeta: “Ç’po bën aty?” “Po e rrotulloi, baba” më tha. “Çka do të mbjellësh aty?”“Boston, baba?”I thashë: “O biri im, mos e prish dorë atë vendi të specave”.Djali prapë punonte në të veten, dhe nuk desh të më dëgjonte fare. “Çka të bëj, do të ma prish atë vend të specave?” thosha në vete. Kur e pashë se s’po ia le fjala ime, e thirra renë:

91 Oj, Razë, eja e foli Azemit në gjuhën tënde, se do të na lë pa speca!”Kur hyra në odë, e pashë renë se shkoi te Azemi, dhe i bënë do fjalë. Ndeja edhe pak dhe kur dola, s’e pashë djalin tim më duke e prishur atë vend të mirë për speca!Sado që përpiqem ta përfundoj këtë temë, ajo mbetet një fushë e gjerë, e pakufishme. Dhe, fatet e vjehrrës e të nusërisë le të vazhdojnë...

LIBRAT E JETËS...

E marte, më 28 shkurt 1995

Sot u zgjova pak më vonë se sa ditëve të tjera, dhe nuk arrita të shkruajë asgjë në orët e paradrekes. Mëngjesin e kësaj dite nuk e përjetova me rreze të ngrohta të diellit. Edhe sikur të përpiqesha që një troh diell të futej në dhomën time, qielli i mrrolshëm jepte të kuptoja se vonë do të më përkëdhelnin ato rreze të dimrit! Ishte një ditë me vranësira dhe gjethet e pishave të shtëpisë së vëllait i shihja se i luhaste era që frynte. Më dukej se iku shkurti, dhe se vërtet pati ngjarje të mëdha historike, si për kombin tim, po ashtu edhe për kombe të tjera. Ngjarjet sikur kishin bërë trysni edhe në mua, më dukej se e ndieja veten të lodhur në këtë ditë të re, përkundër asaj se ende isha duke e përdorur terapinë e barnave që m’i kishte porositur mjeku Xhemajl Kozmaqi. Para tri ditësh qesh në kontroll dhe më duhej të paraqitesha edhe një herë, por pas dy javësh. Pata takuar në ordinancë edhe një mjek tjetër, shok të mjekut Xhemajl dhe me gjasë, nga biseda që bëmë, që në fillim hetova se ishte i Strugës, sepse e fliste një gjuhë të shpejtë dhe më të theksuar se ne këtu. Duke u veshur pas kontrollit dhe shikimit të fotografisë së EKG-së të zemrës, kushedi se çfarë mendimi apo shprehje ia zgjoi zekthin që të futej në atë farë bisede aq të ngrohtë me mua. Sikur gjatë kishim jetuar e biseduar së bashku më të. Më dukej se ishim shumë të afërm me mendime. Vetëm që s’e dëgjoja të më pyeste: “Si je?” “Ja, siç po më sheh, mirë jam...” “Po me shëndet, si je?” Do t’i thosha haptas: “Diçka kjo trysnia e gjakut më nguc, por edhe unë po e nguc atë!” E di se çdokush nuk mund të kuptojë sharmin e bisedës sime! Edhe sikur t’u them shokëve të jetës, se ngjarjet që nuk mund t’i përcjellë dhe t’i shkruajë, më mundojnë shumë; kam shënuar mjaft sosh, por jeta qenka plot e përplot ngjarje, nuk do të kuptonim. Ato zhvillohen dhe s’më lënë fare të qetë! Nuk ka qetësi shpirtërore në asnjë kohë, e as në këtë që jetoj unë!, them shpesh. Qetësi shpirtërore, pandehin sa të tjerë, s’ka as në atë botën tjetër? Po, çfarë është ajo botë tjetër? Një botë e pranova, një nënë e pranova, një grua e pranova, e më ç’më duhet ajo botë? Bota ime është kjo – një! Bota ime është – vdekja! Bota ime janë – librat e jetës! E çfarë të pandeh tjetër për botën? Po, vallë, njerëzimin?Ngjarje e vogël është kjo e sotmja ime. Zdirgjesha udhës së lagjes “Kodra e Diellit” për në qytet, dhe duke kapërcyer andej pari hyra në dyqan të Vjollcës. Aty takova nënën e saj Veziren, burrin e saj, Jusufin dhe ndërkohë pesë minuta pa dymbëdhjetë arriti edhe Pranvera.“Mendova se nuk do të vish me kohë, Pranverë”, i thashë vajzës sime.“Nuk më ka ndodhur asnjëherë baba të mos vij me kohë në punë”.

Page 100: uniartpro1.webnode.com · Web viewS’është kulturë t’ia lexosh letrën tjetrit, por ata kishin shkuar nga banesa ime dhe këtë e kishin lënë në dysheme të shkelur si letër

“Ty, sheficë, sot në mëngjes nuk të gjeta në dyqan. Vonë po zgjoheshe?”“Po, axhë, ashtu është. Mbrëmë u lodha duke i larë fëmijët dhe mezi u zgjova nga gjumi!”Ajo pa e kryer fjalën, ia prita.“Nderim i madh është sikur të vish me kohë në punë. A s’është kështu?”“Po, ashtu, është, por ne femrat kemi edhe punë të shtëpisë, e ju burrat flisni më lehtë!”Jusufi ia nisi ta vë buzën në gaz.“Të falem nderit që ma kishe dhuruar librin e Arsimit. Do ta lexoj” më tha Vjollca, e më dha shenjë të ulem në karrige. “Kam dëshirë të ma lexosh atë që kam shkruar”, i thashë asaj. Ajo mori librin dhe ia nisi ta lexojë atë që pata shkruar në atë mëngjes.“Në shenjë nderimi e kujtimi, ua dhurojmë këtë libër të Arsimit dhe shpresojmë që tragjikja e dëbimit të shqiptarëve nga trojet e tyre etnike të mos përsëritet në asnjë periudhë historike”.“Edhe unë dëshiroj një gjë të tillë, axhë!”, shprehu pajtimin e saj. “Ditën e mirë”, dhe kur do të kesh kohë, do ta lexosh librin”, ia bëra dhe dola nga dyqani. Udhës shkoja për ta marrë pensionin e këtij muaji. Paguhej gjysma e pensionit mujor. Kur arrita në hotelin e pensionistëve, u ula dhe pas një kohe të shkurtër, postieri nxori paratë dhe m’i dha. Për vete mora 140, për Prozën 19 dinarë, për kunatën 45 dinarë, dhe për vëllain 240 dinarë. Atje takova shumë shokë, por nuk pata kohë të ndalesha në bisedë. Shaqir Berani më ankohej se kishte qenë i sëmurë, dhe më luti që një ditë të shkoja tek ai në shtëpi. I premtova se do të vijë. U ktheva në shtëpi. Duke kapërcyer para derës së dyqanit të Vjollcës hyra dhe Pranverës ia lashë 10 dinarë.

FLETËZA KUJTESE

“Vdiq i ri për të jetuar edhe sot”, lexoja titullin e portretit (Në kujtim të Hilmi (Sali) Gojanit (1931 – 1954), të cilin e pata lexuar në dorëshkrim të Rexhep Abdullahut, kryetarit të Lëvizjes Nacional Demokratike Shqiptare, e që disa herë e kisha pyetur Besimin: “Për ç’arsye nuk pa dritën?” Besimi më ishte përgjigjur: “M’u desh të intervenoja te Sylejman Aliu, redaktor që të botohej, sepse ishte një përvjetor i këtij patrioti dhe mezi arrita ta bind. Do të botohet në numrin e ardhshëm të gazetës”, më gëzoi ai. Për këtë të ri pata shënuar në një kapitull, dhe atëherë nuk arrita dot ta fusja jetëshkrimin në ditarët e jetës. Besimi ngutej ta dërgonte në Redaksi, e shkrimi kishte pritur më se një muaj! Çfarë janë redaktorët? Po të shkruaja unë, nuk do të priste kaq shumë, më tha Besimi, se në gazetë luan rol edhe emri i ri.Në Gjakovë, më 1931 lindi Hilmi (Sali) Gojani, veprimtar i shquar i lëvizjes kombëtare shqiptare. Koha në të cilën lindi Hilmiu, ishte një periudhë e rëndë për shqiptarët. Si i ri përjetoi fatkeqësinë kombëtare, e cila ndodhi në prag të Luftës së Dytë Botërore dhe sidomos me përfundimin e saj. Ai nuk jetoi shumë, por tërë jetën ishte në shërbim të kombit, ashtu që në vitet e pesëdhjeta si veprimtar i shquar i Lëvizjes Nacionale – Demokratike Shqiptare, likuidohet nga shërbimi sekret i ish-armatës jugosllave.Hilmiu ishte nxënës i Normales së Gjakovës, por për shkak të qëndrimeve të tij kombëtare e përjashtojnë nga shkolla. Ky veprimtar demokrat shqiptar iu takonte atyre figurave atdhetare që një kohë të gjatë mbetën anash historisë sonë të anatemuar. Në vitet 1949 – 1950, punoi si mësues në Bllacë të Gorës së Dragashit, ndërsa më pas transferohet me detyrë në Lupç të Poshtëm të Podujevës. Koha në të cilën veproi Hilmiu në popull njihet si kohë e Rankoviqit. Atdhetarizmi i mirëfilltë në atë kohë paguhej me shumë vjet burgim, por edhe me kokë. Sa më të arsimuar do të jemi, theksonte shpesh mësuesi i ri shqiptar, aq më mirë do të dimë që ta edukojmë në frymën kombëtare brezin e ri shqiptar. Qysh në moshën e rinisë ai nuk u pajtua që gjysma e kombit dhe e atdheut të mbetet nën robërinë jugosllave dhe greke, duke luftuar kundër mashtrimeve ideologjike të popullit shqiptar. Si mësues i ri ra në kontakt me veprimtarët e

Page 101: uniartpro1.webnode.com · Web viewS’është kulturë t’ia lexosh letrën tjetrit, por ata kishin shkuar nga banesa ime dhe këtë e kishin lënë në dysheme të shkelur si letër

LNDSh-së në gjimnazin “Sami Frashëri” në Prishtinë me Nysret Novokazin dhe me të tjerë që atëherë gjimnazi ishte bastion i lëvizjes dhe qëndresës kombëtare kundër politikës së okupatorit dhe shërbëtorëve komunistë shqiptarë. Ai qysh në rini u përcaktua që të marrë detyrë aktive për lirinë e kombit dhe e kuptoi qëllimin e serbëve në Kosovë. Si njohës i mirë i historisë kombëtare, në takimet e shumta fliste për Lidhjen e Prizrenit dhe qëllimet e saj, si dhe për figurat e ndritshme të historisë sonë kombëtare, për Abdyl Frashërin, për Sylejman Vokshin dhe për Ymer Prizrenin e të tjerët, sikurse edhe për Mit’hat Frashërin, Hasan Dostin, Fuat Dibrën e Vasil Andonin, prijësit e lëvizjes kombëtare shqiptare të këtij shekulli. Veproi sipas programit të kësaj lëvizjeje, sikurse edhe veprimtarët e tjerë të flijuar për atdhe si Marije Shllaku, Ymer Berisha, Gjon Serreçi e të tjerë.Hilmiu përveç që ishte i ngritur kombëtarisht, kishte edhe talent për muzikë. I binte kitarës për mrekulli, kompozonte këngë patriotike dhe me një zë të bukur bilbili i këndonte ato. Merrej edhe me shkrime. Shumë poezi të tij ishin frymëzim për ne. Ishte i mprehtë në mendime dhe kishte një respekt të veçantë në mjedisin ku veproi.Në vitin 1953 e thërrasin në ushtri. Për veprimtarinë e tij patriotike do të ndiqej hap pas hapi. Kundërshtoi edhe padrejtësitë që i bëheshin rinisë shqiptare në ish-ushtrinë jugosllave. Do të burgoset në ushtri dhe do t’u nënshtrohet torturave shtazarake. Këtu do të dënohet me një vit burg, mirëpo nga torturat e egra u desh të qëndrojë në spital. Kur familja priste që biri i tyre të kthehej në shtëpi, arriti telegrami në familje se ai ka vdekur në spital! Shërbimi sekret i sigurimit të ushtrisë (KOS) e likuidoi në mënyrë misterioze. Kështu u shua një jetë e të riut 24-vjeçar, i cili sa jetoi veproi me një shpirt të pathyeshëm prej revolucionari për idealin e shenjtë – bashkimin kombëtar.

Ps: Më 24 shkurt 1995 në Prishtinë, u mbaj tribuna përkujtimore ku pos veprimtarëve që dhanë jetën për bashkimin e kombit, u lexuan edhe dy trajtesa për jetën e Hilmi Gojanit dhe të Ahmet Malishevës. U shprehën edhe mendime të shumta lidhur me ndriçimin e kësaj periudhe të kombit që kishte krijuar rezistencë ndaj rrymave sllave që ishin futur në përmbajtje të përkrahësve shqiptarë të sllavokomunizmit.

50 - VJETORI I LUFTËS KUNDËR ANTIFASHIZMIT

E marte, më 28 shkurt 1995

Më ikën ditët e këtij shkurti dhe mendoja, vallë ku do të gjendem kah fundi i shkurtit të ardhshëm? Më shpëtuan edhe sa shënime që nuk arrita t’i përfshija në ditarët jetësorë, dhe se pati aq shumë ngjarje, sa vështirë e pata t’i vë të gjitha dhe të mbesin gjurmë të jetës së kapërcyer, të mynxyrave që sapo jepnin shenjë se do të pushonin. Kur i dëgjoja lajmet se çfarë po ndodhte në botë, thosha në vete: “Vallë, po asnjëherë lufta nuk pushoi? Kur do të pushojë? Është jeta luftë, është njeriu për njeriun ujk apo dhelpër? “Më shpëtuan edhe sa shënime që i kisha marrë dhe i shikoja në bllokun e shënimeve, kur mes të tjerash kisha shënuar një titull të punës bukur të qëlluar: “Udhët e mia!” Po, çfarë është kjo puna ime, askënd nuk mund ta bindi? Pse ta bindi, kur ende s’pata mundësi të dalë me shkrime të lira? Bëj punë që askush nuk e financon, e po të nxjerrë ndonjë libër të gjithë duan të kenë. Herët i kam provuar këto punë, s’është hera e parë. Më 1970, së pari, e pata botuar veprën: “Proza popullore e Drenicës I”, dhe fat i madh është që pas njëzet e pesë vjetësh arrita ta botoj një vepër me shpenzime të mia. Libri doli nga shtypi, por më se një vit më është dashur t’i paguaja borxhet, sepse fare pak shitej libri privat në atë kohë! Ditët kalonin, por shënimet mbetën. Ndër të tjera, më dhimbset koha që kaloi shkurti, ishte plot ngjarje që nuk arrita t’i përfshijë. Tani po i vë në plan ato që në kapitujt e mëvonshëm, nëse nuk

Page 102: uniartpro1.webnode.com · Web viewS’është kulturë t’ia lexosh letrën tjetrit, por ata kishin shkuar nga banesa ime dhe këtë e kishin lënë në dysheme të shkelur si letër

më heshtin këto muza, patjetër do t’i përfshij. Shkurti që kaloi solli ato ngjarje:92 Pesëdhjetëvjetori i Luftës kundër antifashizmit që ishte i pranishëm dhe i këndoheshin

himne, pa frikësimin e njerëzimit apo nxitjen e tij për luftë.93 Pesëdhjetëvjetori i Luftës së Drenicës, në kohën e Shaban Polluzhës dhe pikërisht ky

përvjetor u organizua në Tiranë.94 Pesëdhjetëvjetori i LNÇ-së dhe i lulëzimit të Shqipërisë dhe Kosovës!95 Pesëdhjetëvjetori i të vetmes gazetë në gjuhën shqipe në Kosovë “Rilindja” dhe pa

rilindje kombëtare.96 Pesëdhjetëvjetori i Konferencës së Bujajt dhe pa Bujaj! Sivjet nuk u mbajt asnjë tribunë.

Lexova vetëm një përkujtim të martirëve të kombit Ahmet Malisheva e Hilmi Gojani, të cilët çlirimin e bashkimin e kombit e kishin ideal. Gazeta “Bujku” si vazhdimësi e asaj të ish-gazetës “Rilindja”, më 28 shkurt 1995, shënonte një përvjetor të rënies së martirëve, dhe i veçonte udhëheqësit e shquar të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, si profesor Imer Berisha, Gjon Sereçi, Ibrahim Lutfiu, Bedri Gjinaj, Kolë Parubi, Halim Spahiu e të tjerë, që u likuiduan për veprimtarinë e tyre kombëtare. Në Lëvizjen Nacional Demokratike Shqiptare u shquan Ahmet Malisheva dhe Hilmi Gojani që luftuan për të njëjtin ideal - çlirimin dhe bashkimin e troje shqiptare. Përpjekjet e tyre atdhetare dhe lufta antikomuniste u shuan nga terrori sllavo-komunist. Hilmiu ishte dëshmitar i shumë ngjarjeve historike që ndodhën në Rrafshin e Dukagjinit, kurse Ahmeti në Anamoravë, ndërsa pikëpjekja e tyre ishte Prishtina, ku në vitet ‘45-’50 në Gjimnazin Real Shqiptar “Sami Frashëri” vepronte lëvizja e fortë demokratike shqiptare. Ahmeti pas luftërave të vazhdueshme kundër brigadave serbe dhe të luftës së Gjilanit, iu desh të strehohet në Prishtinë, kurse Hilmiu iku nga përndjekjet e pushtetit të ri komunist, dhe u vendos në vendlindjen e tij. Mirëpo, dhunës dhe terrorit, sikurse edhe shumë shqiptarë të tjerë patriotë nuk i shpëtuan dot. Ahmeti burgoset tok me shokët e tij të penës dhe të idealit në mars të vitit 1948 dhe më vonë do të vdes në burgun e Nishit. Hilmiu, më vonë, pas torturave çnjerëzore likuidohet nga ushtria jugosllave. Ishin kundër mashtrimeve ideologjike komuniste, që iu bënë popullit shqiptar, mashtrime këto që u kulmuan në Konferencën e Bujajt më 1944, pas së cilës u likuiduan dhe masakruan mbi 50 mijë shqiptarë në Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi. Në tribunë, në vazhdim Jashar Bajraktari ndriçoi disa pikëpamje të mashtrimit ideologjik komunist që u kurorëzuan me kurthin e Konferencës së Bujajt...”

TË NDALET DHUNAE mërkure, më 1 mars 1995

Njëzet e katër orë në botë, është emisioni televiziv i Beogradit, që e shikoj në ditën e parë të muajit mars. Ishte një ditë me diell, që posa nisa të shkruaj, rrezet e diellit më jepnin shpresë që ta hartoja një pjesë të ditarëve të jetës sime, ashtu siç parashikoja sapo u zgjova. Isha ulur pranë ekranit televiziv, kurse në anën tjetër Nora thurte ende atë xhemper të Sebahates që gjendej në Gjermani. Lajmi më i ri është se Serbia bëri marrëveshje ushtarake me Rusinë! Kjo më bëri kureshtar, pse të proklamonin këtë kur unë fare mirë e di se Serbia e Rusia janë aleatë të vjetër, dhe gjithmonë i kanë ndihmuar njëra-tjetrës. Janë të një loze, u tregoja në familje, por vështirë se do të më kuptonin, e prej andej, ata vijnë për të mësuar nga serbët se si të veprojnë ndaj popujve të tjerë, që i kanë pagëzuar si pakicë kombëtare? Në këtë aspekt bëjmë pjesë edhe ne shqiptarët. Në lajmet e orës 9:00, gjeneralët e Serbisë premtonin duke u ndarë me buzëqeshje nga rusët. Rusia ishte e pranishme edhe me programe kulturore, dhe pikërisht madhërohej puna e tyre si gjithnjë: sillej vallja rrotullo! Konfliktet në Çeçeni, sipas lajmeve 24 orë në botë, vazhdojnë dhe RTS-ja përsërit që konflikti është i Dudajevit e jo i çeçenëve, sepse atë duan ta izolojnë nga populli i vet, për ta zhvleftësuar luftën e tij për pavarësi të çeçenëve, e cila gjatë e kishte tutelë Rusinë e Madhe, me të gjitha traumat e saj ndaj popujve që duan të jetojnë në liri dhe pavarësi.

Page 103: uniartpro1.webnode.com · Web viewS’është kulturë t’ia lexosh letrën tjetrit, por ata kishin shkuar nga banesa ime dhe këtë e kishin lënë në dysheme të shkelur si letër

“Çobani çeçen s’mund ta durojë dhunën e Dudajevit! Edhe qengjat po ankohen në këtë dhunë. Ushtarë çeçenë janë dëbuar nga qyteti Grozni! Grozni është në shkatërrim e sipër. Shumë njerëz s’e duan Dudajevin, por nuk po guxojnë ta kundërshtojnë haptas. Shumica e njerëzve e duan paqen dhe po ftojnë: “Le të ndalet lufta!” Një grua flet në televizor të një agjencie, që kushedi se ku e kishin kurdisur atë si të tillë? Ajo protestonte kundër luftës në Çeçeni dhe më dukej se frikësohej ta thoshte mendimin e saj të çiltër, edhe kundër luftës që po bën Armata Ruse. Shumë gra nuk dinë ku gjenden burrat e tyre. Pse të luftojnë? Dhe, po të ishte kështu, që femrat ruse të ngrehnin zërin kundër luftës në Çeçeni, do të bëhej një thyerje e madhe, dhe bota do ta përkrahte paqen e përgjithshme botërore! Por, më thoshte mendja, ky zë i femrave ruse është një formalizëm, se edhe në to është mbjellë tradita e shëmtuar që e kanë bartur gjatë në shpirt dhe jetë – atë që e kanë në gjak – pushtimin e tokave të huaja.Lufta në Çeçeni (Rusi), nuk është duke u ndalur.Lufta në Bosnjë-Hercegovinë, s’është duke u ndalur.Lufta në Kroaci me Knin, s’është duke u ndalur.Lufta në Somali, s’është duke u ndalur.Lufta në Kosovë, është në shuarje e sipër.Për luftën në mes të Izraelit dhe Palestinës, po ashtu, nuk është arritur marrëveshje e plotë, e shumë e shumë luftëra të tjera që po t’i përmend, do të më çonin mall të kësaj luftës fetare këtu në Kosovë. Dhuna e Izraelit në tokat e pushtuara arabe po vazhdon, kurse OKB-ja bën sehir! Ajo është imune ndaj çdo lufte, edhe pse e ngrit zërin, dhe siç po shihet, është bërë trampulinë e vërtetë e konflikteve në botë? Çfarë do të më gjykojnë gjeneratat që vijnë, nuk do të pres, sikur edhe shkrimet e tyre dhe jehonën që bëjnë ato s’e ka pritur e hetuar askush deri më sot...

* * *Më 1 mars, në dy romane të Arsimit, shënova:

“Do të vallëzojmë prapë, posi, do të vallëzojmë, por pa dorashka!...”, përsiaste shpesh Arsimi. Në shenjë nderimi, ia dhurojmë dr. Arif Birinxhikut! Atëherë m’u kujtua emri i Arifit që kishte

dalë në fejtonin e Muhamet Kajtazit kur kishte shkruar për Shotë Galicën dhe pikërisht nga emra të tillë të dorës së dytë, kisha shprehur mendimin se duhej të shporreshin nga romani i ardhshëm që së shpejti do ta kem në dorë. Librin tjetër ia dhurova të vëllait të tij, Haxhi Birinxhikut, dhe i

shënova këto mendime: “Përpjekjet tona i gjejmë diku të shkruara!” Me nderime, L. Palaj

TURQIA DHE KURDISTANI ME IRANIN

Fillimi i marsit të vitit 1995, nis me pushtimin e Turqisë në Iran, dhe trysni të madhe në Kurdistan, që me shekuj lufton për çlirimin kombëtar e Turqia e mban me dhunë nën këmbë të saj. Unioni Evropian akuzon sulmet e Turqisë, dhe bën thirrje që të mbrohen pakicat kombëtare. Po vallë, çfarë pakice kombëtare janë kurdët në Turqi? Po, kush ngrit zë në mbrojtjen e tyre si pakicë, ai përpiqet që t’i mbajë nën këmbë edhe shumicën kinse të pakicave kombëtare. Keqtrajtimi i pakicave etnike në Evropë është plagë e vjetër. Ndonëse bën thirrje që të mbrohen principet themelore të legalitetit dhe të mbrojtjes së pakicave e meritojnë të trajtohen si masë e madhe. Kufijtë e tyre janë të pambrojtur, lufta që bëhet për çlirimin e tyre, është vetëm farsë e lojë e të mëdhenjve. Invazioni turk në Irak kushtëzon që ata t’i nënshtrohen dhunës dhe të deklarohen se do të bëhen gjithçka, por vetëm kurdiskan dhe iranianë jo. Pra, dëshirë dhe përpjekje e tyre janë që të shuhen, dhe të pranojnë tutelën e Turqisë: “Edhe ne jemi turq, dhe të gjithë do të shkatërrohemi vetëm të bëhem turq. Do ta bëjmë Turqinë vetëm Turqi, dhe mjaft më na u sollën nëpër kokë këto re të zeza: “Jemi apo s’jemi turq! Turq do të bëhem! Dëshirë e turqve, apo e pushtetmbajtësve turq? Kjo gjendje e shtetësisë në Turqi, jep shenjë se duhet maturi. Identiteti i myslimanëve të Turqisë, fundamentalizmi dhe përhapja e islamizmit, kjo është nëmë politike e jo fetare. Azia dhe Turqia duhet të bëjnë çmos që t’i afrohen Evropës.

Page 104: uniartpro1.webnode.com · Web viewS’është kulturë t’ia lexosh letrën tjetrit, por ata kishin shkuar nga banesa ime dhe këtë e kishin lënë në dysheme të shkelur si letër

Invazioni i Irakut nga ushtria turke. Amerika përkrah Turqinë, kurse Arabia Saudike mendon se kjo është marionetë e ShBA-së.

E mërkure, më 1 mars 1995

Disa herë mendoja të shkojë te dr. Muhamet Mustafa, i biri i Mulla Sylë Mustafës, sepse një kohë ishte drejtor i BVI-së, po siç kishin dëshirë t’u thoshim atëherë: “Ishte drejtori im!” Në kohën kur erdhi ai, ishin ngjarjet e vitit 1981, ishe kohë e vlimeve rinore dhe e punëtorisë, por edhe kohë e vlimeve të mëdha të ushtrisë dhe të policisë serbe, nën rogozin e vjetër të lëkurës së tigrit – të ashtuquajtur Jugosllavi (Rusi). Ato ditë ai më caktoi si detyrë për t’i raportuar për gjendjen e udhëve magjistrale dhe rajonale në Kosovë. Në fillim desha ta refuzojë këtë detyrë, sepse nuk përkonte me punën që bëja, por tre muaj vazhdimisht zbatova urdhrin e tij, dhe aty kah fundi i muajit të tretë, si në shaka, ia përkujtova se kjo punë do të ishte mirë të kryhej nga ndonjë organ mbikëqyrës të udhëve. Ishin pesë inxhinierë të ndërtimtarisë së ulët dhe pesë teknikë që ishin të pajisur me makina luksoze! Ishte vështirë të përcillej gjendja e udhëve në ato ditë pranvere, kur tanket i vërshonin ato, duke i shkatërruar pa mëshirë, por askush nuk guxonte të jepte urdhër për ndalimin e qarkullimit nëpër ato udhë. Fundja, atëherë e vërejta se udhët e Kosovës nuk ishin në duar tona, askush nuk e pyeste BVI-në tonë, por primatin e kishte marrë pushteti serb. Rreth orës 16:35 arrita para dyerve të shtëpisë së Muhametit dhe për të mos trokitur në dyer të huaja, e pyeta një vajzë: “Cila është shtëpia e Muhametit?”“Trokit në atë derën me ngjyrë të zezë!” më tha ajo.Trusa zilen, doli një djalosh, më dukej se ishte çubardhak, dhe dyshova se ishte i Muhametit. E pyeta:“Është Muhameti në shtëpi?”“Po”.“I thuaj se të kërkon një shok!”Djaloshi hyri në shtëpi dhe nuk zgjati shumë e Muhameti doli në dyer të oborrit. Pash se ishin minutat e fundit të iftarit, se diçka nuk doli i disponuar. Në vete thosha: “Mund të jetë ky ramazanli? Drejtori im, dikur komunist e tash...?” Posa u përshëndet me mua, i kërkova falje që kisha arritur në kohë të papërshtatshme kur të gjithë besimtarët myslimanë prisnin iftarin dhe luteshin, por çfarë të bëja?“Eja të hyjmë brenda!” më tha.Unë heshta. Pastaj desha ta zbus çastin e takimit.“Mos po u bëj telashe?”“Po, hyjmë në zyrë” bëri me dorë prej një zyre në hyrje të shtëpisë, ku pashë disa libra me vlerë.“Çfarë zyre, po mendon? Unë kam ikur prej zyrës që pesë vjet, e ti do të më fusësh në zyrë!” dhe ai qeshi.Hymë në odën e tij dhe pashë sofrën e shtruar, ku ishte ulur me tepsi në dorë babai i tij, Mulla Syla, një fqinj i tij dhe nipi. Ai më prezantoi, duke treguar që kishim punuar së bashku, por pastaj m’u desh të them diçka. Më ftuan që të ulem për ta pritur iftarin së bashku, e pastaj kur erdhën minutat, në sofër ishin të shtruara shumë gjellëra, si dhe llokume e hurme. Unë mora një llokum me ujë dhe ata ma shtrinë edhe një hurme. Më thanë: “Merre edhe një këso!” “Jo, unë hëngra mjaft!” thashë dhe pastaj hëngra edhe dy petulla dhe u ngrita: “Faleminderit, Zoti ua pranoftë këtë ramazan! Faleminderit që më nderuat dhe më ulët së bashku me juve!” U ngrita në këmbë e Mulla Syla kundërshtoi: “Po, pa bukë, çfarë bëre?” “Ju lutëm, më kurseni mua, se unë kam hëngër drekë. Mjafton kaq për mua dhe u bëftë mirë!”

Page 105: uniartpro1.webnode.com · Web viewS’është kulturë t’ia lexosh letrën tjetrit, por ata kishin shkuar nga banesa ime dhe këtë e kishin lënë në dysheme të shkelur si letër

Ata hanin iftarin e unë u ula në një skaj të kanapesë. Prisja që të hanin dhe të pija një çaj rusi e pastaj të tregoja: për ç’arsye kisha shkuar. Kur u ngrit sofra, ata u ulën secili në vend të vet, kurse unë pyeta: “Ku ulet Mulla Syla, që të mos ulem në vend të tij”. Muhameti më tregoi vendin e tij dhe u ula në vendin e mysafirëve! Kur i shpërlau hoxha duart, u ul në vendin e tij dhe nisëm të bisedojmë.“Po, ju, nga jeni?” më pyeti Mulla Syla.“Unë jam i Drenicës, hoxhë, por jetoi këtu në Prishtinë! Atje nuk kemi shumë xhamia!”“Po, në Palac e di se thoshin gjithnjë ka pasur hoxhallarë të aftë? Keni larg atë katund?”“Jo, edhe aq larg!”, i thashë.Erdhi çaji me limon dhe posa nisëm të pimë, nisa t’i tregoj Muhametit qëllimin e vizitës.“Muhamet, të kujtohet viti i vlimeve tona më 1981. Kur pate ardhur ti, më pate dhënë detyrë për t’i mbledhur shënimet ditore për gjendjen e udhëve në Kosovë gjatë atyre ngjarjeve. Informatat i merrja nga të gjitha komunat e Kosovës, kështu që bëja një raport të përgjithshëm për to, dhe t’i dërgoja ty. I ke diku ato shënime, me të cilat mund të shkruhet një libër voluminoz?”“Më kujtohet ajo kohë, por unë kur më kanë shkarkuar nga detyra, asgjë s’kam marrë me vete. Aty kanë mbetur të gjitha shënimet!”“Fat i keq, a sheh, se asgjë s’kemi ruajtur. Tash po shihet niveli ynë i ulët kulturor?”Muhamet Mustafa nuk foli. Babai i tij dëgjonte bisedën time.“Dhe, po më vjen keq që unë të flas para hoxhës. Por, këto punë na dolën duarsh, por po t’i kishim shënimet, ato do të flisnin se si ishte atëherë, dhe se si çdo lëvizje e demonstrantëve nëpër udhë këtu në Kosovë shtypej me tanke, ushtri e polici! Dhe, që atëherë, na u fut një frikë në asht, të cilën me vështirësi do ta harrojmë. Sikur të kishim nga një mikrofon për secilin njeri dhe t’ua këndonim ato këngë të trimërisë vështirë se do të merrte ndokush pushkën në krah dhe të vdes për atdhe! I dua shumë ato këngë, por të gjitha mbetën metafora të kohëve. Dhëntë Zoti dhe na ardhtë një kohë tjetër!” Hoxha nuk foli asnjë fjalë. Pastaj heshta dhe dëgjova mendimin e Muhametit për disa njerëz që vinin shpesh në BVI për të na ndihmuar, por më tepër vinin për gjëra tjera. “Të kujtohet kur erdhi Emin Kolshi, në emër të aktivistit?” më pyeti ai.“Po, mirë”.“Më pyeti për Bajram Berishën? Më tha se ky njeri ka bërë malverzime në Skënderaj! Ruaju prej tij!”“Po, po e njoh unë atë!” i thashë.Bajramin e njihja si njeri të ndershëm, që e respektonte shumë orarin e punës, dhe çdo punë e bënte me përkushtimin më të madh. Në jetën time kurrë s’kisha parë punëtor më të përpiktë dhe nuk ma merrte mendja se kishte bërë ndonjë gabim.Pas pak u ngritën në faljen e namazit, duke u kthyer kah kibla, kurse unë u largova në një kënd të kanapesë me mbulesa të kuqe. Shikoja odën dhe shumë fotografi që ishin varë në korniza: Çabeja, xhami e monumente të tjera fetare. Asgjë në ato odë nuk vërejta kombëtare, pashë edhe disa libra fetarë, që ishin radhitur mbi një orman. Hoxha sikur nuk desh të flas asgjë, kurse unë prisja që do të fliste.Kur u kthyen kah kibla ftoi edhe nipin për t’iu bashkuar.U rënduan të gjithë, kurse Mulla Syla i pari ia nisi ta falë akshamin. Edhe Muhameti, biri i tij, hyri në saf. Vazhdonte të falurit e unë mendoja në vete: “Po, çfarë komunisti paskam pasur në krye të BVI-së? Po, ky edhe atëherë paska qenë fetar? Po kur dërdëlliste për partinë më shumë se unë? O, Zot, sa kthesa të mëdha u bënë! Mirë që jam thyerjet, dhe shihet shkëlqimi dhe rënia e njerëzve! Edhe shkëlqimi i rrejshëm është i mirë! Kështu siç pandehin shpesh gratë: “Gjithkujt i del tambli mbi përshesh!”

DEMOKRACIA NË HAP TË BRESHKËS

Page 106: uniartpro1.webnode.com · Web viewS’është kulturë t’ia lexosh letrën tjetrit, por ata kishin shkuar nga banesa ime dhe këtë e kishin lënë në dysheme të shkelur si letër

E enjte, më 2 mars 1995

U zgjova herët, i trazuar pak shpirtërisht dhe besa edhe i shqetësuar: “Pse sot falet Dita e Bajramit në Shqipëri?, kurse në Kosovë është caktuar më 3 mars, të premten?” Çdo përpjekje për të më bindur për këto data të ndryshme të festës së besimtarëve islamë, ishte e kotë. Kur u zgjova trusa sustën e digitronit dhe hasa në RTSh të Tiranës. Asgjë nuk shihej ne pasqyrë, por zëri i këngëve të Kosovës që kishte marrë përmasa dhe besa për ta zgjuar Norën, ia lëshova zërin, dhe i thashë:“Nora, zgjohu dhe shiko faljen e Bajramit në Shqipëri. Para Bajramit po i këndojnë këngët kosovare, e nesër, te ne falet Bajrami! A sheh, se dy Bajrama i kemi ne? Një të Shqipërisë e një këtu në Kosovë? Do të bëjmë Bajram...?”Nora u zgjua dhe zëri i këngëve kosovare nuk pushonte. Edhe pesë minuta dhe duhej të falej Bajrami. Dhe, kur u ndalën këngët, doli masa e tubuar para xhamisë kryesore të Tiranës. Kohë e mirë; njerëzit shiheshin duke qëndruar në oborrin e xhamisë. Hoxha ia nisi faljes. Unë dhe Nora dëgjonim. Bllokun dhe lapsin e mbaja para vetes. Dëshiroja ta kapja ndonjë cak të jetës, për ta shënuar në Ditarin e jetës...Nora si zakonisht u ul në vendin e caktuar për të thurë xhemperin, sapo e hetova i thashë se sot s’do të punojnë asnjeri! Makinën e shkrimit nuk do ta dëgjosh sot, se jam bërë i mërzitshëm me të, po edhe kërrabëzat tuaja lëri diku!” Ajo vuri buzën në gaz, dhe kur nisa t’i shpalos shkrimet më tha: “U morëm vesh, Lit, që të mos punojmë asnjëri!” “Po, Norë, por unë thashë makina e shkrimit nuk do të kërcasë!” Dhe, me laps në dorë i shënoja sa mendime të mia, që tash po i përshkruaj, pasi kishte kapërcyer edhe Bajrami i Shqipërisë, po edhe ky i Kosovës! Tashmë më dukej vetja më i lirë, dhe nuk vuaja nga ato mospajtime që i pata para se të merrnin fund këta dy Bajrama, dhe që të dy ishin të mëdhenj për mua! Apo, s’është edhe në dobi të askujt që të bëhet fjalë, se cili ishte ë madhi për ata në Shqipëri, apo ky i vogli këtu në Kosovë? Këto çështje të shkrimeve më kthyen pak prapa, më dukej se isha në odën e Muhamet Mustafës, ku u falë Mulla Syla, vetë i katërti, dhe kur u zgjua, gati të harroja ta përfshija bisedën, që tash po e vë.“Unë, Zoti hoxhë, shpesh shoh ëndrra! Ëndrra shoh shumë, por i harroj shpejt, por ato që më duken më të rëndësishme i shënoj për të mos i harruar. Edhe po të them se shumë i marr parasysh, sepse më dalin në jetë, por pak me vonesë!”“He, hairi qoftë!”, luajti nga vendi Mulla Syla, e Muhameti në anën tjetër e vuri buzën në gaz, dhe e pashë duke e lëvizur atë këmbën e tij të çalë.“Tash së voni pash një ëndërr duke e ngritur një kufomë shkallëve përpjetë të Shkollës Normale. Dhe, më gjasë ajo kufomë ishte e një profesori tim. Po, vallë, i bëja vetes, pyetje: “Është profesori i historisë apo i gjeografisë, nuk mund t’ia qëlloja?” Dëshiroja që profesori të na fliste diçka, por kur u ktheva pashë se ai ishte i ngrirë në gjips, dhe kështu nëpër atë mjegull më vinte një zë pas: “Ora e Shqipërisë do të na prijë... Ora e Shqipërisë...!” Po, çfarë të bëjmë, o hoxhë, kjo ora e Shqipërisë deri kur do të cingërojë për të gjithë shqiptarët njësoj?”Me këtë rast askush nuk dha mendim. Hoxha u përpi disa herë ta shprehte mendimin e tij, rreth ëndrrave, por prapë shihej se matej. “Kush është i pastër, i dalin ëndrrat!”, e dëgjova këtë zë të Mulla Sylës, dhe luajti nga vendi. “Edhe në kohë të vjetra shumë kanë punuar me ëndrra!”“Po, kjo e Bajramit, si mbeti hoxhë, një grusht shqiptarë në Ballkan, dy Bajrama? Po a s’mund të bëheshim një për të gjithë? Po, ajo orë fetare pse të mos cingërojë me orën e Shqipërisë, apo të Arabisë Sadike? Apo, mos hoxhë e kemi humbur udhën në oborr?” Mulla Syla heshti dhe nuk bëri cik me gojë. Muhameti ia priti: “Për shtatë minuta ndryshim, ne s’mund ta bënim faljen e Bajramit me Shqipëri! Jemi në një vijë tjetër gjeografike!”, më tha dhe

Page 107: uniartpro1.webnode.com · Web viewS’është kulturë t’ia lexosh letrën tjetrit, por ata kishin shkuar nga banesa ime dhe këtë e kishin lënë në dysheme të shkelur si letër

e vuri buzën në gaz. “Kosova është në një hapësirë tjetër gjeografike?”U pajtova apo s’u pajtova, sa pata të drejtë të hedh dritë në këtë vazhdë, as vetë s’po mund të masë jetën, por dhëntë Zoti e ajo ora ime cingëroftë ashtu siç e kam paraparë. Të gjitha orët nuk cingërojnë njëkohësisht, por le të dihet se ora ime po se po...”Ngjitesha lagjes së “Kodrës së Diellit” për të blerë diçka, udhës takova Astrit Rrëzniqin, duke bërë riparimin e automjeteve, posa e përshëndeta, ia bëra: “Uroj Bajramin me orë të Shqipërisë!” Ai ma ktheu këndshëm: “Urime, edhe ty Xha Lit!” Nora e pashë se u mërrol dhe shtoi: “Po, lëre këtë punë Lit! Po të dëgjoj ndokush, çfarë do të thotë? Ajo ora jote le të cingërojë e lëri edhe orët e të tjerëve le të cingërojnë...?” “Mirë thua, moj Norë! Po, çfarë të bëj unë? Ç’po mendon ti kështu? I kam shkruar mbi dymijë faqe prozë me një titull shumë të përgjithësuar: “Ora e Shqipërisë...” e tash ta ndryshojë, a? Jo, moj, Norë, jo! Ashtu ma ndien kjo zemër, ashtu rrah kjo dhe assesi ndryshe! Ç’thonë të tjerët për mua, s’do t’ua vë veshin? Të jemi të qartë, këtu pati gisht të madh dikush. Lëre që mbetëm të ndarë si komb me kufij të Luftës së Parë, por pse të mbesim tash e tutje? Kufijtë që u vunë mes nesh vetëm ne i përfillëm si të tillë, duke menduar se kjo gjendje nuk do të zgjas shumë! Çfarë mendon ti për këtë? Është mirë që unë të kam kufij me vëllain tim? Apo, është mirë sikur unë të shkoja së pari te z. Cana e të pyesja: “A do të më lejosh që sot të shkoj te vëllai im?” Apo, sikur të isha unë më i fuqishëm e të vinte z. Cana te unë e të më pyeste: “Lit, kam një punë shumë të rëndësishme, ti ke dorë këtu, a do të më lejosh të shkoj te Mazllomi, vëllai im?”. Çfarë i thua ti kësaj? S’është kjo një tragjike që po përsëritet për ne? Të duket mirë kjo? Pastaj, s’është e udhës të fus në këto punë kaq të thella? Po, vallë, ku jemi? Mirë, po themi, se kufijtë do t’i bashkojmë me demokraci? Mos kjo demokracia ka hipur në hapin e breshkës, apo mos po vonohemi? S’jemi të parët ne që e vëmë demokracinë në jetë! Veprimi i demokracisë ende nuk ka arritur cakun kombëtar?”.Kur i qasem kësaj teme të demokracisë, që padyshim edhe vetë jam ithtar i saj, shpesh i kujtoj disa shkrime të Arsimit në “Zëri” kur shkruante për shembjen e idhujve, por edhe romanet që i kisha lexuar në këtë temë. Shembja e idhujve të demokracisë nuk po dëshiroj të bëhet, e as të ngritën lapidarë si më parë për së gjalli? O Zot, na ishte mbushur çdo shesh me idhuj dhe me emrat e tyre futeshim në shkollë, në fabrikë e në punë të tjera. Idhujt për së gjalli, e idhujt për së vdekuri! Çfarë ishte ajo kohë e tyre? Apo, mos vallë jemi popull që jetojmë gjithnjë me eufori për të vdekurit, e mendojmë se do të shkojnë në udhën e tyre edhe të gjallët? Mos janë këto dy koncepte, apo udhë? Çfarë po bëjmë? E pyes veteranen e arsimit nga Gjakova: “Zyliha, ka arritur demokracia në Gjakovë?” Ishte mbrëmje dhe s’e shihja mirë, por zërin e saj kurrë nuk e harroj: “Jo, xha Lit, ende nuk ka arritur!””Çfarë është kjo Gjakovë? Po, pse s’më pyet ajo për Drenicën time? Çfarë do t’i thosha: “Po në Drenicë, kur do të arrijë demokracia?” Nga anë të ndryshme më thonë: “Drenicës ende i vjen era barut ç’prej luftës së parë dhe të dytë?” E madhërojnë Drenicën time, e mua s’më pëlqejnë këto lëvdata. Të tjerët më thonë: “Ku jeni ju të Drenicës? Si e keni atë Halit Tërrnafcin? Është gjallë?”. Më duhet t’u shmangem fërkimeve që bëjnë jehonë të zezë. Vallë ç’është kjo jetë për ne? I kthehem pyetjes tjetër, kur isha në të pame të gruas së Zenun Çelajt, kur e pyeta Rrustemin të vëllain e Idriz Ulajt për Vuthaj:“Po, si i kam ata miq atje?”“Mirë janë!” më tha ai.“Ka mbërri demokracia te ju?”“Po, presim të na bini ju nga Kosova!”, më tha ai duke e vënë buzën në gaz.

Page 108: uniartpro1.webnode.com · Web viewS’është kulturë t’ia lexosh letrën tjetrit, por ata kishin shkuar nga banesa ime dhe këtë e kishin lënë në dysheme të shkelur si letër

“Eh, ëh, po edhe ju pritni nga ne, a?”“Presim nga këta bijtë tanë që janë shkolluar e rritur këtu!”, më tha ai.Më futi në një botë të thellë të kujtimeve. I mata sa gjëra dhe mendja më shkoi te bijtë e mi, që të gjithë të shkolluar e të rritur këtu në Prishtinë. Çfarë do të bëjnë ata? Si ta përçojnë demokracinë në katundin tim? Çfarë mund të bëjnë ata në Vitak? Ku të punojnë dhe ç’mund të bëjnë? Së pari, mësues dhe arsimtarë thonë se atje nuk kërkon asnjë katund e asnjë shkollë. Ka mjaftë! Ka e fat që po thonë se ka! Inxhinierë nuk kërkojnë se një fabrikë apo dy fabrika politike që ishin në Skënderaj u shuan, dhe katundarët tash po thonë: “Edhe inxhinierë ka mjaft! Mjaft, të gjitha! Profesorë mjaft! Mjekë mjaft! Po, vallë, a s’është kjo udhë e demokracisë, kur ka mjaft? S’është punë me njerëz të shkolluar, më thonë. Dalin dhe bëjnë biseda udhëve të Skënderajt, dhe nuk hartojnë kurrfarë planesh se si ta zhvillojnë katundin e tyre më të madh në Drenicë, tash Skënderajn? Skënderaj duhet të zgjërohet, të bëhet qendër e madhe, por edhe mendime të njëjta! Të gjithë për një Skënderaj, sikurse gjakovarët që janë të gjithë si një për një Gjakovë demokratike, e jo si më parë Gjakovë të kuqe! As unë nuk dëshiroj që Drenica të pagëzohet me ish-emrat martire apo Drenica e kuqe! Pse të quhet e kuqe? Ta skuq borën me gjak të njerëzve për ta mbrojtur atë troh tokë. Drenica nuk do të zgjohet më në luftë e para! Pse ishte ashtu më parë? Kush është zgjuar i pari, i kanë rënë në kokë! Gjakova e kuqe, me burra e gra u zgjua për LNÇ-në? Po, vallë, çfarë doli ajo LNÇ-ja. LNÇ-ja shoi shumëçka për të mbuluar edhe shumëçka! LNÇ-ja jonë! Gjakova ishte shpallur martire! Drenica akuzohej se ishte ngritur në luftë! Flitej e shkruhej me të madhe kundër Luftës së Drenicës: “Drenica tradhtoi!”. Kur shkoja në Drenicë, dhe nuk dëshiroja të dëgjoja fjalë të këqija për Gjakovën: “Gjakova është varri i Kosovës”. Në dreq të mallkuar edhe këto shprehje? Janë burimore këto, apo të futura nga sllavët? Apo, mos vallë ende në shpirtin tonë kemi bacile të sllavëve? Marr shënime. Me apo pa arsye, më tingëllon fjala e të tjerëve, në një katund të rrethinës së Gjakovës: “Ju të Drenicës, e mbillni grurin me kohë, por e korrni para se të piqet!” Edhe këta njerëz, çfarë janë? Mos po gaboi që po i fus këto shprehje? Apo, mos do të më qortojnë gjeneratat e reja? Edhe këto gjenerata çfarë janë? Vonë po merren vesh mes vete? Apo, mos e kanë për të krijuar emër dhe pastaj t’i kthehen jetës dhe të përmirësojnë atë që kanë vjellë para kohës për gjeneratën që ishte në fuqi? Gjithçka i ndodh e mund t’i ndodh të gjallit, por jo edhe intelektualit të pjekur?Rreth orës 14:00 Nora nxori brumin e bukëve prej vangllës dhe nisi t’i tëhollojë në kuleç. Sot do të hamë bukë të mirë!”, thashë në vete. Ajo duke e ngjeshur brumin me duar, ua zinte kërthizën dhe i vente në tepsi, e pastaj seç iu kujtua një fjalë e nënës së saj, as vetë s’e hetova. “Thoshte ime ëmë: “Pa të ngreh ngrehci e pa të rrahur rrehci, mos thuaj se jam e vyeshme!” Ndërsa Lumnia paloste disa tesha të lara, ajo fshani edhe një herë: “Eh, moj loke, me fjalë të nënës po jetuaka njeriu derisa dheu ta mbulojë!”Rreth orës 16:00, u nisa së bashku me Norën për një telefonatë me Fitimin në Gjermani. Kur arritëm në banesë të Xhavitit, pasi e shtroi drekën dhe hëngrëm pite me spinaq, kos e djathë, nuk zgjati shumë kohë dhe telefoni cingëroi thekshëm. Xhaviti mori dëgjuesen dhe e njohu se ishte zëri i të vëllait:“Fitim, si je?”“Mirë jemi? Po, si jeni ju? Është nëna e babai ty?”“Po, cilin po e dëshiron më parë?”“Mos po hidhërohet babai? Nënën e dua!”Nora mori dëgjuesen e telefonit dhe nisi të flas me birin e saj.“Urime Bajramin, nënë! Uroj të gjithëve!”, e dëgjova zërin e Fitimit, dhe më dëshirë pash se ai ishte me mendimin tim.Dëgjoja zërin e Fitimit në telefon. Nora nisi të vë buzën në gaz dhe ia priti me gëzim. “Urime Bajrami edhe ty bir! Edhe me Litin bëmë Bajram sot, edhe nesër kemi Bajram këtu në

Page 109: uniartpro1.webnode.com · Web viewS’është kulturë t’ia lexosh letrën tjetrit, por ata kishin shkuar nga banesa ime dhe këtë e kishin lënë në dysheme të shkelur si letër

Kosovë! Liti po thotë: “Një Bajram e kemi të gjithë myslimanët” Posa e mora dëgjuesen, ia prita Fitimit zëshëm:“Urime Bajrami, Fito! Urime e unë sipas orës së Shqipërisë! Sot kemi Bajram në Kosovë, por edhe nesër do të jetë Bajram për ne! Sot u fal Bajrami në Tiranë, e nesër do të falet edhe në Prishtinë. E ti duhet t’i marrësh vesh këto punë të fesë?”“Urime ty, dhe të gjithëve, me fat u qoftë Bajrami!Edhe gjatë udhëtimit nëpër dyqane shihja parrulla në dyer e vitrina xhamish: “Urime Bajrami!” Ka për këtë Bajramin tonë!”Pastaj e pyeta për shëndetin e tij e të gruas dhe të fëmijëve, si dhe për Arsimin dhe për banesën e re që do ta fitojë atje. Më tha se pritet se do të marrë banesë të re, por jo këtu afër meje, por afër shtatë km larg këtej qytetit. Ka telashe derisa të vendoset ai, por do të bëhet mirë!Ishte një ditë interesante kjo. Me Fitimin biseduam edhe për çështje materiali të shtëpisë sonë dhe për blerjen e një trualli këtu në Prishtinë. U pajtuam se duhej ta gjenim një truall me leje dhe të mos ketë kokëçarje me ata të urbanizimit, se ndodh se kush ndërton pa leje, lëre që po i marrin shumë para, por në fund kthehen dhe prapë ia rrënojnë shtëpinë e porsandërtuar. Është bërë problem i madh të ndërtosh në Prishtinë! Për serbë dhe malazias, siç lajmërojnë në Radio Prishtinë, ka troje gratis, kurse shqiptarët duhet t’i blejnë me çmime shumë të larta, qoftë prej serbëve apo malaziasve, qoftë edhe prej stërshitësve shqiptarë! Ka ndër të tjerë që dikur kanë blerë tokë me çmime shumë të volitshme, e pastaj e ndajnë në troje dhe kështu korrin fitime të majme, e ka të tillë që vuajnë me vite për të blerë sadopak 3 apo 4 arë sa për të ngritur shtëpi për jetë! Edhe kjo lojë me troje do të pushojë! Do të pushojnë dhe fjalët dhe kundërshtitë e ndryshme, do të përfundojnë gjithçka që është në kundërthënie me demokracinë që lulëzon ngadalë, por sigurt. Ajo po lulëzon në përmbajtje, dhe qoftë me jetë të gjatë, sepse vështirë do ta kemi, që një monolog që është bërë nëpër shekuj i gabuar dhe antikombëtar e antifetar, ta vëmë në vijë të kombit...Mirë që nuk kisha harruar të pyesja Fitimin:“Kanë arritur librat që ia kam dërguar Arsimit në emër të Sebahatit?“Jo, baba”, më tha ai.“Ka më se dy javë që i kam dërguar me postë rekomande! Çfarë do të bëhet, s’e di, tash shoh se si po i përmbahet marrëveshjes Serbia në kulturë, sport dhe komunikacion ajror?”, dhe mbylla bisedën me shpresë se një ditë do të merrte vesh bota se çfarë intrigon kjo Serbi?As që desha t’i ankohem për borxhet që kam dhe pamundësinë për t’i paguar nga fitimi që realizojmë këtu. Së pari, vetëm njëmijë e pesëqind marka gjermane ia kam borxh Gërgurit, e më askujt s’i kam asnjë metelik! Çfarë të bëj? Të shes diçka atje në katund, as që mund të bëj diçka?” Ishte paraqitur në telefon Sebahati, dhe ajo nguli këmbë: “Jo, baba, mos gabo të shesësh asgjë atje! Ne t’i dërgojmë markat brenda një jave! Kujdes, dhe kaq kemi...”“Faleminderit!”, ia bëra. Ne këtu jetojmë mirë, por fitimi nuk mund të bëjmë se jemi përcaktuar të themi diçka me penë! E pena e tregtia nuk po u lidhkan njëra me tjetrën!”Folëm edhe me fëmijët: Yllkën, Korabin, e presim që një ditë të flisnim edhe me Arsimin dhe fëmijët e gruan e tij. U ndamë të kënaqur në bisedë dhe u kthyem udhës teposhtë prej lagjes “Kodra e Diellit” për në shtëpi. Udhës me Norën dhe Prozën, duke u zhdaravitur, mendonim se si do t’u prijë fati atyre të Arsimit dhe të vendosën në banesë të re në Gjermani.

ËNDRRA NË LUG TË KEQ

E premte, më 3 mars 1995

Ish në Lug të Keq së bashku me Norën, shikoja nga një thellësi e madhe një dritëz sikur hapej qielli. Ndërkohë arritën shumë njerëz dhe qielli ishte hapur, e ata nisën të më sulmojnë me

Page 110: uniartpro1.webnode.com · Web viewS’është kulturë t’ia lexosh letrën tjetrit, por ata kishin shkuar nga banesa ime dhe këtë e kishin lënë në dysheme të shkelur si letër

shkopinj. Disa të tjerë përpiqeshin të më mbrojnë, kurse të tjerët u turnin me ata shkopinj drejt në mua. O Zot, çfarë u kam bërë këtyre njerëzve?”, thosha në ete dhe fare nuk ikja prej tyre. Nora frikësohej dhe kërkonte ndihmë! Mos ke frikë, moj Norë derisa jemi që të dy së bashku. Ata ishin shumë veta dhe përpiqesha që në mënyrë spontane të pushojë arroganca e tyre ndaj meje! Kur më doli gjumi pash veten se isha në shtratin tim, këtu në Prishtinë. Në derë të ormanit të rrobave shikoja një këmishë të bardhë në ballkon që e barte era.

ËNDRRA NË KLLODERNICË

E premte, më 3 mars 1995

Pashë ëndërr se isha në udhë të Kllodernicës që shtrihej para ndërtesës së shkollës, kurse futej andej nga xhamia. Isha me disa shokë të vjetër të shkollës, ndër të cilët ishte edhe Rrustem Sefa i Kalladërnicës, i veshur në kostume të reja dhe e pyeta:“Po, dy herë të kam kërkuar në shtëpi e më thoshin se ke shkuar në Shqipëri te djali!? Po, si kapërceve atje? Po, djalin si e le?”“Mirë kapërceva, si në Shqipëri më!”, më tha ai. “Djali ishte mirë!” “Dëshiroja ta pyesja se a i kishte rënë në dorë një letër që ia kisha lënë Xhemës, të vëllait të tij, mësues në Klladërnicë, dhe sipas mendjes sime, i pata caktuar detyrë shoqërore për të marrë nëpër liq e shpatë punën e mbylljes dhe hapjes së xhamisë në katundin e tij. Edhe si nëpër mjegull më kujtoheshin fjalët që i kishte dëgjuar Xhema prej disa vetave dhe që i trillonin secili sipas mendjes së tij. “Kishte ardhur njëri nga Prishtina, që agjitonte për hapjen e xhamisë tonë? Po, a ta hap me hoxhë, a pa të”. Së pari, në atë farë bisede më doli gjumi dhe nisa të mendoja: “Vallë, çfarë bënë ata në Kllodërnicë? A e falen Bajramin në xhami apo diku tjetër?”

E premte, 3 mars 1995

Këtë të premte të marsit u zgjova me disa ide shkrimesh të dobishme, por meqë nuk arrita për t’i kapur në atë mëngjes, sikur çdo gjë treti. Në vete thashë: “Dje ishte Dita e Bajramit të Madh në Shqipëri, po sot? Sot falet Bajrami në Kosovë! Cilët e festuam Bajramin e vërtetë, ne apo ata!? Ata jo, ne po!, pandehin njerëzit që duan të shpijnë përpara kapricin e unit të vet. Pastaj edhe pse shumë shokë më këshilluan që të mos e aktualizoja këtë punë, prapë nuk u durova pa thënë diçka. Vallë, ndodh që s’mund t’ia qëllojë, pasi që për fenë islame nuk kam lexuar shumë, por shihja se ishte koha të lë diçka të shkruar. E patën o s’e patën mirë fetarët që na ndanë në ditë të Bajramit? E patën a po s’e patën mirë edhe kjo Bashkësia e Fesë Islame këtu në Kosovë që para një viti miratuan Kushtetutën e fesë islame? Mos vallë, ajo kushtetutë ishte substrat i ish-kushtetutave jugosllave, apo mos edhe asaj i vinte era përkthim! Amen!U ngritën anëtarët e familjes sime dhe mendonin se si t’ia fatonin Ditën e Bajramit njëri-tjetrit. Nora kishte dalë në ballkon të shtëpisë dhe i kishte parë njerëzit duke u kthyer nga xhamia pas faljes së Bajramit, e sapo hyri në sallon, më tha:“Lit, urime, Bajrami!”“Urime edhe për ty, Nora?” dhe qesha. “Ti Nora po do të hash me dy lugë! Dje pate Bajram, e sot Bajram? Po cilin Bajram ma urove!?”“Që të dy! Më mirë dy Bajrama, se asnjë!”. Elhemja qeshi.“Unë dhe Elhemja patëm Bajram dje, e ju sot!”Qeshi edhe Veliu dhe posa hyri në sallon, më përqafoi.“Urime baba, urime Bajrami im!”“Urime, edhe imi!”

Page 111: uniartpro1.webnode.com · Web viewS’është kulturë t’ia lexosh letrën tjetrit, por ata kishin shkuar nga banesa ime dhe këtë e kishin lënë në dysheme të shkelur si letër

Qeshën të gjithë.“Rezultati i Bajramave thashë: “Llulla – llulla!”Se a do të ishte mirë të falej Bajrami sipas orës së Shqipërisë, apo të Kosovës, le t’u shërbejë për nder krerëve fetarë që ishin meritor për këto punë! Por, me këtë mendjen time dhe siç po ma ndie kjo zemër dyshoj, mos vallë kësaj po i vjen era tradhti dhe largim nga Shqipëria! Po në këtë Ditë të Bajramit gazeta “Bujku” e Prishtinës kishte botuar intervistën me dr. Rexhep Bojën, kryetar i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës. E shikova fotografinë e tij të madhe dhe fare nuk munda ta lexoja. Shihej shkëlqimi i tij, por pritej edhe rënia! Kjo ma kujtoi edhe romanin që kisha lexuar më herët, atë të zotit Dritëro Agolli: “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo?” Kemi edhe këtu Zylo shkrimtar apo fetar? Kaq!... Pajtohem të më qortojnë ata që punojnë me mish e me shpirt për komb dhe fe!

E shtune, më 4 mars 1995

Në mbrëmje isha në banesë të Xhavitit dhe bisedonim se si ta titulloja përmbledhjen me vjersha të Rizah Strellcit. Biseduam dhe si zakonisht, mora lapsin dhe i shënova disa tituj të vjershave, kur ia propozova Xhavitit, asnjë prej tyre nuk i pëlqeu. Ai përkujtoi librin e botuar në Mitrovicë, redaktor i të cilit ishte prof. Latif Berisha dhe “Degë me sytha”, është titull artistik. Shpalosi Fjalorin e Gjuhës Shqipe. Lexoi kuptimin e fjalës degë! “Degë të këputura, e ngrit zërin ai? Të pëlqen ky titull, baba?”U ndala dhe gjatë bredha në jetën dhe psikologjinë po edhe përpjekjet e Riza Strellcit, e pastaj desha ta peshoj mendimin.“Degë të këputura, thua, Xhavit? Mirë është... Titull shumë i qëlluar!”Dhe vendosëm që përmbledhja të botohet me atë titull.Gjatë kësaj dite kisha shënuar edhe disa mendime të Norës:“Ka ardhur koha për t’i marrë lakmi të vdekurit! Apo edhe siç thoshte shpesh Fetija, motra ime: “Mos prek në zemër të hidhëruar!”

E hëne, më 6 mars 1995

U zgjova dhe dëgjoja këngë nga radioja. Kur hyra në atë dhomë, pyesja veten: “Ku është duke u dëgjuar ajo këngë”. E dija kënga dëgjohej nga radioja, përsëri pyeta: “O Zot, ku po dëgjohet kjo radio?” As vetë s’e dija se në çfarë shtëpie isha? “O Zot, ishalla hair!”, thosha. Kërkoja ku ishte dera e të futesha në atë dhomë. Duke bredhur, kudo që preka me dorë më futeshin duart në baltë, në atë mur të paterur. Edhe ajo baltë më ngjitej nëpër duar! Kur hyra në atë dhomë, shikova: “Që Arsimi, në këmbë dridhej si thupra në ujë!“Arsim, Arsim, a po frikohesh, a? Qe, ku e ke nënën! Nëna të pastë!”Kur më doli gjumi, jallah u zgjova e në vete thashë: “O Zot, hair ishalla, shyqyr që është ëndërr!...”.

E diele, më 5 mars 1995

Dola në ballkonin e shtëpisë sime këtu në Prishtinë, duke e përcjellë Bacën. Kur u ktheva, shikova portën e oborrit, pash Fitimin dhe e dija se ishte në Gjermani e desh t’i flas përpara, por ai ma priti nga shkallët, duke ardhur në hyrje të shtëpisë: “Baba, a te Baca po shkon, a?”“Jo. Fitim, Bacën po e përcjell!”, i thashë.Fitimi u ngjit shkallëve përpjetë, e Baca e mori ngryk. Mendoja në vete: “Po, qysh e mori ngryk tërë atë djalë?” Kur u ktheva prej tij desha ta përshëndes, m’u duk se ishte zvogëluar, ishte bërë

Page 112: uniartpro1.webnode.com · Web viewS’është kulturë t’ia lexosh letrën tjetrit, por ata kishin shkuar nga banesa ime dhe këtë e kishin lënë në dysheme të shkelur si letër

si fëmijë i bukur. Në ato çaste më doli gjumi.

VDIQ HALIT SEFERI – KLEÇKA

Javën që kaloi Kosova mbeti më e varfër edhe për një pleqnar të plejadës së vjetër që nuk kursyen kurrë mund e dije për të shëruar një nga plagët më të rënda të popullit shqiptar – hakmarrjen dhe gjakmarrjen. Në Magurë të Goleshit vdiq dhe u varros pleqnari Halit Sefer Kleçka, i cili gjatë moshës së vet 85-vjeçare arriti të pajtojë mbi 200 gjaqe anembanë Kosovës. Për atë se me çfarë zelli veproi xha Haliti për të këputur zinxhirin tragjik të hakmarrjes dhe për të mos lejuar që shumë e shumë shtëpi shqitare të shndërrohen në burgje, jo vetëm të të moshuarve, por edhe të të rinjve dhe të fëmijëve, flet qartë edhe fakti se që brenda një viti ngjante të pajtonte edhe nga 20 gjaqe. Kur i hynte zgjidhjes së çfarëdo konflikti, atëherë çdo njeri e kishte të qartë se pajtimi do të arrihej me siguri. Njerëzit e dinin se xha Haliti punon i prirë nga idealet më të larta njerëzore për mbrojtjen e jetës së tyre, për forcimin e unitetit, pra edhe për atë që gjithnjë qe me interes për çdo komb – për afirmimin e mirëkuptimit dhe të tolerancës të këtyre virtyteve të çdo populli të qytetëruar.Për të nuk pati konflikte të pazgjidhshme, sepse me urti e mençuri, por edhe me vendosmëri, vazhdimisht ua dha krahun të drejtës, njerëzore.Udhën e rëndë, por shumë njerëzore, të pajtimit të gjaqeve sikur ia kishte trasuar i ati – Seferi. Në “Rilindjen” e 26 tetorit të vitit 1987 lexojmë se edhe Anton Çetta në “Prozën popullore”, duke bërë fjalë për mjeshtërinë e pajtimit të gjaqeve të babait të Halitit Sefer Kleçkës shkruan: “Duke parë se pajtimi mes dorasit Zenun Hoti dhe Hamit Sylë Salihu, vështirë arrihet, pleqnari Sefër Kleçka e lidh dorasin dhe ashtu të lidhur e shpie te hasmi duke i thënë: “Ja ku e ke, vraje”, në çka Hasimi i përgjigjet: “Jo, sot e një mijë vjet”.Në të njëjtën gazetë kronisti shënon se Halit Sefer Kleçka më 1986, në Dumnicë të Vuçitërnës pas 16 vrasjeve të njëpasnjëshme, arriti të pajtojë familjet farefisnore të Rrahim e të Dush Halitit. Edhe kjo flet për respektin dhe besimin që gëzonte xha Haliti kudo që paraqitej.Vepra e madhe e këtij pleqnari të palodhshëm është porosi me vlerë të përhershme për secilin që, vërtet, ia do të mirën popullit të vet.

(Marrë nga gazeta “Rilindja”)

ËNDRRA E NORËS

E diele, më 5 mars 1995

Ishim si në Toplik, te Obritë, po ishim me Valbonën e Besimit dhe me fëmijë. Donim të shkonim të pimë ujë në atë Kronin e Toplikut në fund të arës sonë. Pashë se një plak nxirrte ujë nga një bunar. Plaku qeshte duke nxjerrë ujë prej atij bunari. Lypa ujë.

97 A ke ndonjë enë të mbushësh ujë?” më pyeti ai.98 “S’kam kurrfarë ene me vete!”

Edhe doja ta pyesja:99 Çka e keni pasur atë obrisin që e vranë në Prishtinë?”, po s’munda t’ia thosha asnjë fjalë.

Tentonim t’i mbërrijmë disa dardha me fëmijët. Hymë në një farë ode me dyshekë dhe e pamë një mbulesë të verdhë. Drini e kapi gotën me ujë dhe e derdhi në mbulesë. Po i them Valbonës:“Marrja e Zotit, moj Valbonë, edhe na la brenda, edhe ia lagëm dyshekun!”Në atë anën e Obrive ishin ndërtuar shtëpi të reja. Kurrë në jetë s’ma merrte mendja se mund të ndërtoheshin aq shumë shtëpi.E shihja Valbonën se si i kishte hequr ato tufat e kuqe dhe i kishte lënë të shtrira në atë dyshek shpuzë. Dëshiroja t’i tregoja Valbonës: “Të gjitha këto ara kanë qenë tonat, por ua shitën të

Page 113: uniartpro1.webnode.com · Web viewS’është kulturë t’ia lexosh letrën tjetrit, por ata kishin shkuar nga banesa ime dhe këtë e kishin lënë në dysheme të shkelur si letër

Obriasve! A sheh çfarë vendi, më mirë do të ishte sikur t’i kishim shtëpitë tona këtu, se atje në atë mëhallën e vjetër?” Në ato fjalë më doli gjumi.

ËNDRRAPas orës 24

E enjte, më 9 mars 1995

Pashë ëndërr se isha në udhë të Prishtinës. Kapërceja përballë ish-konviktit të Gjimnazit Real të Prishtinës, dhe ecja në anën e Xhamisë së Madhe. Isha me disa shokë. Kishte ra një shi, e udhët I kishte shpërlarë, por duke ecur rashë në një puqillë të ujit, dhe u përbalta. Lashë prapa sahat-kullën dhe ecja, e kur arrita te ajo xhamia tjetër, njëri duke dalë nga xhamia, e hodhi një boçë të misrit duke u përtypur. Kur na pa ne, i thashë:

100 Ngadalë, o burrë, se gati na qëllove me atë boçë!Ai qeshi e ne u futëm brenda në xhami. Unë kapërceva nëpër atë korridor të madh të xhamisë, e shokët e tjerë mbetën aty. Kur më pa ai që e hodhi boçën e misrit në udhë, po e dëgjoja se pyeti për mua:- Kush qe ai njeri që shkoi andejpari?- O mos dysho në mua, se s’jam shpirt filistini, jo! – thashë për të më dëgjuar edhe të tjerët kur dola në anën tjetër të udhës.Në ato fjalë më doli gjumi.

E enjte, më 9 mars 1995

Ka ditë që e mbaj në bllokun e shënimeve e ruajta një listë të shpalljes së shitjes së trojeve në Prishtinë, të cilën ma ka dhënë Veliu. Një ditë duhet të vendosim se ku t’ia gjejmë një truall për ndërtim të shtëpisë së Fitimit. Këtu në Prishtinë ka troje mjaft, pro njeriu është në hall, se në cilën anë të blejë? Ka njerëz që kanë blerë herët tokë për të fituar, dhe tash ka ngecur shitja e trojeve, e ka të tillë, që duke e bërë atë tokë troje, mendojnë se do të fitojnë shumë! Njerëzit gjithnjë mendojnë dhe punojnë se si të fitojnë. Kjo është uvertura e jetës!Më duhej të bëja çmos për t’ia gjetur një truall të përshtatshëm Fitimit, që më kishte porositur nga Gjermania. Marrë gazetën dhe gjej të shënuar: “Shes dy shtëpi, njëra e re (260m², tjetra 120m², afër tregut të perimeve, ish-udha “Vuk Karaxhiq”, nr. 36, Prishtinë. Informatat në tel. 038 33 403 (11-94). Shes shtëpinë njëkatëshe me garazh në ish-udhën “Milladin Popoviq”, nr. 50. Informatat në tel. 23 309. Kur i mora adresat e këtyre shtëpive që ishin në shitje, mendova: “Po, vallë, pse për shtëpitë që i shesin shqiptarët nuk po shkruan gazeta më e re “Naša borba”, që po i dëgjoj shqiptarët se po e popullarizojnë shumë, se është duke e luftuar pushtetin aktual serb! Asgjë të re për mua s’ka në atë gazetë. Gazeta serbe, është e vjetër apo re, erën gazetë e ka! Qepa, është e vjetër apo e re, erën qepë e ka! Thonë se kjo është thënie e Can Çitakut? E kanë thënë edhe shumë Cana të tjerë gjatë shekujve!

E enjte, më 9 mars 1995

Në udhën për në lagjen “Kodra e Diellit”, takova dr. Masar Kodrën, të cilin e njohja qysh kur ishte gazetar në “Flaka e vëllazërimit” të Shkupit, kur kishte ardhur në vizitë në Obiliq. Tash e sa vjet Masar Kodra është historian, ligjëronte në Fakultetin Filozofik të Prishtinës, e tash në atë që është hapur në Tetovë. Atë e takova dhe më erdhi keq që ndërhyra, se ishin tre veta, duke

Page 114: uniartpro1.webnode.com · Web viewS’është kulturë t’ia lexosh letrën tjetrit, por ata kishin shkuar nga banesa ime dhe këtë e kishin lënë në dysheme të shkelur si letër

biseduar. “Mirëdita, profesor! Po të pres mbasi të kryeni bisedën me shokë!” i thashë, dhe ai më ofroi një ngrohtësi shpirtërore.“Mirëdita, urdhëro se miq të mi janë dhe asgjë s’kemi sekrete!” U përshëndetëm ngrohtësisht, pasi nuk ishim parë një kohë të gjatë, qysh para luftës, pastaj u përshëndeta edhe me shokët e tij dhe pyeta:“Po, a është duke u qetësuar ajo Republika e Maqedonisë pas hapjes së Universitetit shqiptar në Tetovë?”“Ka nisur të qetësohet!”“Po, Kiro Gligorovi, si po sillet ndaj jush?”“Ai është një titist i përbetuar, i gjallë dhe shumë i rafinuar, që s’i shihen këmbët mësa të gjarprit”, m’u përgjigj ai.“I shihen, i shihen, se kjo demokracia po lëron ndryshe!”, ia bëra, kurse Masari qeshi.E pyeta se a kishte dëgjuar për botimin më të ri të librit: “Historia e popullit shqiptar”, e ai më tha, se teksti i botuar ka dalë prej shtypit në shpejtësi dhe u dedikohet nxënësve të shkollave të mesme. Kjo nguti e këtij teksti nuk më pëlqen”. “A shkoni në Shqipëri kurdo që dëshironi?”“Po, shpesh shkoj atje. Isha edhe në ato ditë kur mbaheshin mitingje në Shqipëri për miratimin e Kushtetutës. Madje, pata qëlluar në miting në Tiranë. Aty dolën zoti dr. Ibrahim Rugova dhe zoti Adem Demaçi. Më duket se në mënyrë të ftohtë e shikuan miratimin e Kushtetutës dhe kështu, tiranasit së pari ia dhanë grushtin më të madh miratimit të kësaj kushtetute. Bënë mirë apo keq liderët kosovarë, kjo le të mbetet për një të ardhme, por ajo ishte edhe Kushtetuta jonë. “Po, çfarë mendon tash, si do të miratohet Kushtetuta?”“Presidenti Sali Berisha do të bie ndesh me miratimin e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, dhe druaj se do të pësojmë edhe ne shqiptarët në diasporë!”“Po, mos e tradhtuan presidentin shokët e tij të ngushtë?”“Jo, por ai nuk pati taktikë! Veten mund ta ketë tradhtuar, se nuk i dolën llogaritë e gabuara! Sali Berisha duhet të bie!” më tha pa fije dyshimi.Nuk qesh i kënaqur me këtë mendim paraprak të tij, dhe as që munda të parashoh. Duke u ndarë nga ai ia ktheva:“Paj në shtet të tyre janë, po qe se nuk dinë ta mbajnë atë troh Shqipëri edhe në këtë kohë të demokracisë, çfarë mund t’u ndihmojmë ne?”Një shok i tij shprehu dëshirë të shkonte në Institutin Albanologjisë dhe u nisëm “Kodrës së Diellit”, përpjetë. Ai hyri në atë shtëpi private ku është vendosur Instituti, e Masari i futi disa libra në xhepa të vindjakës së tij. U ndamë dhe në fund ia bëra Masarit:“Kur do të vish në Prishtinë, të zë puna këtu, kërkoje shtëpinë time. Mos harro: “Udha e Dibrës”, nr. 27. Mbasi je dibran, e di se emri i Dibrës është ruajtur edhe në udhën time.Ai qeshi, pastaj u ndamë.

INKOGNITO

E premte, më 10 mars 1995

Herët, kur përdorimi i fjalorëve ishte enigmë, isha kureshtar, pse Anton Çetta e kishte titulluar një tregim popullor: “Inkognito”! Pse të përdorej kështu? Çfarë INKOGNITO në Drenicë? Kur do të dalë në shesh një shprehje e tillë? I PANJOHUR! Njëri që fshihet nën emër të huaj, duke kërkuar të jetë i panjohur! Po, pse A. Çetta të jetë INKOGNITO!Lexoi në kuriozitete të ish-“Rilindjes” lajmin më të ri: “Lopa polli tre viça!”Këto ditë në kopenë e Shaqir Halilajt nga Çikatova e Re e Komunës së Gllogocit , një lopë e

Page 115: uniartpro1.webnode.com · Web viewS’është kulturë t’ia lexosh letrën tjetrit, por ata kishin shkuar nga banesa ime dhe këtë e kishin lënë në dysheme të shkelur si letër

racës “Busha” polli tre viça, që të gjitha femra. Viçat janë të shëndetshëm dhe njësoj nga madhësia. Ky fenomen i rrallë befasoi shumëkënd, por më së shumti veterinarin që ishte aty, i cili kur lopa polli dy viça u largua me paramendim se kreu punën, por nuk ngjau ashtu, ngase po ajo lopë pas një ore polli edhe viçin e tretë! Lajmi është shoqëruar edhe me legjendën: lopa dhe viçat duke thithur sisët e “nënës”!E dimë dhe lexojmë çfarë botohet në gazetë, por shpesh gjërat me vlerë mbesin të pabotuara! Ja një shënim që s’dëshiroj të mbes anonim. “Në nëntor të vitit 1993, shkuam në Gjakovë për t’i marrë disa ndihma humanitare për shkollat e Drenicës, që i kishin grumbulluar atje. Ishim anëtaret e Forumit të gruas së Skënderajt dhe kur arritëm në Gjakovë, dorën në zemër, pritja ishte e organizuar në nivel të duhur, dhe s’kam vërejtje. Gratë e Gjakovës, lëre që na pritën mirë, por na morën edhe nëpër shtëpitë e tyre, dhe e ndienim veten se u bëmë të një familjeje. Hanim e pinim atë që kurrë në shtëpitë tona nuk përjetonim diçka kështu: gjellëza, pemë e perime, çaj, kafe. Pastaj, dolëm në shëtitje në qytet. Gjakova më dukej se ishte si një qytet i madh, ishte Tiranë e dytë, sikur në Shqipëri. Kudo flitej gjuha shqipe, dhe shkruhej shqip. Ka këtu njerëz që shkruanin atë serbishte? Gjakova ishe lule që duhej t’i marrë erë Kosova! Në sheshin e madh të Gjakovës na treguan gratë se ku kishin rënë tre djem të ri dëshmorë të kombit. Kishte Gjakova edhe shumë përmendore. Atë të Hajdar Dushit, të Emin Durakut! Kishte edhe shumë luftëtarë e patriotë të tjerë, siç ishte tribuni ynë Bajram Curri. Më kujtoheshin edhe ato vargje të këngëve që i dëgjoja në Drenicë: “Bajram Curri, o Bajram Curr, emri yt s’harrohet kurrë!” Pastaj, na mori një grua tjetër dhe shkuam së bashku në shtëpi të saj. Mbetëm të mahnitura çfarë jete? Shtëpi të bukur, që vetëm mund ta vizatosh e jo edhe të ngrihje një shtëpi të tillë. Mobilie të shtrenjta dhe të vendosura në vende ku hijeshonin çdo kënd të shtëpisë! Asnjë vërejtje s’mund t’i bëjë asaj shtëpie. Ishim shumë gra, por zëri i zonjës së shtëpisë, ishte një: vetëm të shikonte nusen me sy, e kaq! Punët shkonin vetë! Dolëm edhe prej asaj shtëpie e pa fije dyshimi, sytë na mbetën andej. Oborri, thuajse ishte shtruar në jana të Drenicës me bar dhe lloj-lloj lulesh! Ujë, kroi, të gjitha në vendin e vet. Arritëm te ajo shtëpia ku do t’i merrnim ndihmat humanitare. O, edhe kjo Drenica jonë, të jetojë prej ndihmave! Po, prapë, thosha në timen, më mirë të jetojmë kështu, se edhe Drenica dikur do t’ia kthejë Gjakovës të mirat! Në mos pastë mundësi të tjera, mjafton që të mos i mendoj e bëj keq! Morëm një njeri me një karrocë dore për t’i afruar ndihmat deri te autobusi. Tërë atë udhë që e bëmë na u duk shumë e shkurtër, dhe kur i ngarkuam ndihmat në bagazh të autobusit, pashë se si një grua mbante qeskën në dorë. Më vinte keq ta pyesja: “Ç’ke në atë qeskë, moj?” Gjakovaret shikonin njëra-tjetrën dhe duke u përshëndetur, në çastin e ndarjes sonë, ajo gruaja e zgjati qeskënn e më tha: “Urdhëroni, zonjë, edhe këtë dhuratë!”“Çfarë është kjo?” e pyeta duke e vënë buzën në gaz.“Është dhuratë me bar të zhugës!” më tha ajo.“Jo, s’e marrë këtë!” kundërshtova, dhe gratë që ishim me to nisën të qortojnë:“Emine, mos ua shkel nderin grave të Gjakovës! Merre atë bar të zhugës, dhe hesht!” më qortonin shoqet e mia.“Jo, s’e marrë!”Dhe, nuk desha ta marr, por gratë e morën dhe kështu u nis autobusi. Mbetën gratë e Gjakovës, duke bërë me dorë prej nesh, e ne prej tyre: “Papa, mirupafshim!”Bisedoja me Eminën në shtëpi të saj, dhe duke e vënë buzën në gaz, ajo bënte shaka në emër të dhuratave që i kishin marrë në Gjakovë. I them: “Dhurata më e mirë ka qenë ajo me bar të zhugës!” Po, pse të hidhërohemi për atë epitet që vështirë se mund të na shlyhet! “Zhuga e Drenicës!” ka emër... Dhëntë Zoti, e mos ardhtë asnjë kohë, se po t’i kruhet zhuga drenicasit, ai me gjysmë opinge ia mësynë prej këtu e deri në Tunë! Madje, edhe më gjysmë shpute në këmbë, mund të nisën e të mbërijnë në hënë!...”

Page 116: uniartpro1.webnode.com · Web viewS’është kulturë t’ia lexosh letrën tjetrit, por ata kishin shkuar nga banesa ime dhe këtë e kishin lënë në dysheme të shkelur si letër

“Të them të drejtën, kjo qeskë me bar të zhugës më ka munduar gjatë!” më tha Emine Birinxhiku, duke e kujtuar atë vit që së pari këmba e saj me shoqe kishin shkelur në Gjakovë!Kthehem në shënimet e tjera.Më 17.1.1989, është shënimi që ishte ngjitur në njërin krah të ormanit brenda në zyrë, ku vetëm unë e lexoja dhe ua lexoja atyre që kishin ndonjë lëngatë të ngjashme.

HITHRI SI ILAÇ

Përdoren gjethet dhe rrënjët. Koha e vjeljes: rrënjët vilen në vjeshtë dhe herët në pranverë. Tharja e gjetheve bëhet në diell për disa orë ose në dhoma të ajrosura, në trina apo dysheme të shtruara me beze ose me letër ambalazhi (kartoni).Hithra shëron këto sëmundje: kollen e vjetër dhe ngërçet, stomakun (çliron stomakun dhe rregullon metabolizmin (tretjen), rregullon trysninë e lartë të gjakut, mjekon pezmatimin e thellë në mushkëri, ndihmon të të gjitha dhembjet në nyje, rregullon aparatin urinor, shëron reumatizmin, rërën në veshkë, shëron hemorroidet (sëmundjet që vështirësojnë jashtëqitjen).Përgatitja: Hithra përdoret si çaj, 30 – 60 gramë gjethe apo rrënjë, mund të zihen në një litër ujë disa minuta. Çajin e lëmë të ftohet një çerek ore, pastaj e kullojmë dhe e pimë disa ditë, ose si infuzion, një grusht gjethe e përvëlojmë në një litër ujë të valë, e kullojmë e pas dhjetë minutash e pimë nga një gotë çaji pas bukës. I sëmuri mund të provojë, po qe se i bën më mirë ta pijë para bukës, në natje. Hithra përdoret edhe kundër rënies së flokëve. (Marrë nga libri “Bimët mjekësore të Shqipërisë” dhe nga revista “Shëndeti” – Kosovë).Kur pata biseduar për hithrat si ilaç te miku i Fitimit, Bahri Rashti, më dukej se dëgjonte me interesim të madh, dhe më tha: “Po, kjo qenka një punë e thjeshtë? Kemi hithra atje te ne. Bradashi ka shumë hithra!” “Vetëm kujdes, duhet t’i nxjerrësh dhe rrënjët e tyre i pastron në disa ujëra, e pastaj i grimcon me sëpatë, dhe kështu pastaj i vë të thahen!” Por, ai kujtoi edhe një shprehje të babait të tij: “Bahri, qykën lëre në shtëpi!” dhe atë që shpesh e përdorte: “Grykësi e ha të pasurin!”Në listën që e mbaja në orman kisha shënuar edhe disa numra të telefonave që më duheshin shpesh. Në asnjë bisedë telefonike nuk munda të bëjë asnjë intervenim!

E shtune, më 11 mars 1995

Isha në Zabel te Pusi duke e muruar atë pus që e kisha çelë përballë pusit të Muhametit, në atë pjesën e tokës sonë që s’e kemi ndarë me vëllezër. Kur e përfundova murimin e pusit me gurë të Lugut të Hasanit, uji ngjitej përpjetë me shpejtësi. Ngutesha dhe i gëzueshëm që do të ketë mjaft ujë, shikoja Noren që po shkonte teposhtë zabelit, dhe e thirra:

101 Oj Norë, eja të shohësh ujin duke gufuar. Pusi u mbush me ujë e po do të ecë nëpër Zabel. Do ta çojmë ujin në oborr të asaj shtëpisë së vjetër e jo në truall të ri, në Fushë!

Në këto fjalë më doli gjumi.Punimi i lexuar në Shoqatën Letrare “Elena Gjika” në Suharekë, me rastin e promovimit të veprave të Destan Bajraktarit: “Fjalë të urta e thënie popullore shqipe”, si dhe përmbledhjet: “Përmendore e së kaluarës” dhe “Lule dhe gjemba”, që u organizua në një odë të mëhallës së Bajraktarëve më 11 mars 1995.Botimi i tashëm “Fjalë të urta dhe thënie popullore shqipe” doli në dritë pas shumë pengesash e peripecish. Një kohë të gjatë “pushoi” në Institutin Albanologjik të Prishtinës, edhe pse, me disa vërejtje ishte vlerësuar pozitivisht nga ana e dy recensentëve. I njëjti fat e gjeti këtë vepër edhe në Redaksinë e botimeve “Rilindja”. Ky fat e ndoqi edhe në ditët e sotme, por kur njerëzit e ish-

Page 117: uniartpro1.webnode.com · Web viewS’është kulturë t’ia lexosh letrën tjetrit, por ata kishin shkuar nga banesa ime dhe këtë e kishin lënë në dysheme të shkelur si letër

regjimit monist menduan se kjo vepër do të varroset, ajo doli në dritë, dhe si e tillë, i mori krahët e vet. Më vjen keq që nuk e kam ruajtur recesionin tim, të cilin ia kam shkruar Destan Bajraktarit për botimin e parë, por më kujtohet, ndër të tjera, pata shkruar edhe për këtë: “Ky recesion vlen për çdo redaksi”, por librin e tij nuk e botoi asnjë redaksi! Nuk e botoi ngase aso kohe ekzistonin lista të posaçme për disa intelektualë të anatemuar të cilët nuk mund t’i botonin veprat e tyre me vlerë. Bredhjet e Destanit prej redaksisë në redaksi, nuk kishin qëllim pasurimin e tij me libër, por përhapjen e librit në masën e gjerë popullore. Fati i librit të Destanit që sot e kemi në dorë është edhe fati i popullit tonë. Çdoherë kur botohen veprat e popullit, historikisht gjendemi para krizave të thella kombëtare...Në nëntor të vitit të kaluar, në kufirin Itali – Zvicër, në Komo e hapa librin e Destanit, të cilin ia dhurova birit të një shoku të vjetër, mësues nga Mojstiri. Aty e shënova edhe fjalinë: “Këto fjalë të urta që janë përfshirë në këtë libër le të mbesin margaritarë dhe dëshmi e çdo kohe, se në Kosovë e gjetkë ka jetuar dhe jeton populli ynë, që pas shumë mynxyrave po e shkruan historinë e tij...” E shpalosëm librin shqip në restorantin italian të Komos, dhe gjatë biseduam me Arsimin për fatin e këtij libri dhe për shëndetin e Destanit. Ai me mund dhe punë të vazhdueshme këto ditë na i dhuroi edhe dy përmbledhje të botuara me poezi. “Përmendore-së kaluarës” (100 tingëllima), dhe “Lule dhe gjemba”) Këtë energji që ia fali Zoti e populli Destanit, po shihet se u kurorëzua në çastet më të mira, por edhe të vështira të jetës së tij, dhe të mbarë popullit.Destani në këtë vepër dëshmoi se mund të arrihen rezultate të mëdha në shënimin e folklorit edhe me punë individuale, përkundër vështirësive të shumta financiare. Financimi i folklorit dhe botimi i tij me mjete personale, jep të kuptosh se këto janë kriza të thella kombëtare. Edhe vepra e Thimi Mitkos, kur doli në dritë: “Bleta shqiptare” – popullit i kanosej një rrezik i madh. Dhjetë vjet më parë Mitko kishte paraparë se do të bëhej copëtimi i Shqipërisë, siç edhe ndodhi fatkeqësisht. Vepra e Destanit i ka paraprirë tridhjetë vjet më parë bashkimit të tokave shqiptare, dhe se ky libër është dëshmi, se çdo luftë që është proklamuar që bëhet për liri dhe barazi, jep të kuptojmë se lufta bëhet pikërisht për tokë. Prandaj, të shpresojmë se edhe vepra folklorike e Destanit do t’i paraprijë këtij bashkimi kombëtar.

(Marrë nga “Ditari im jetësor”) H. Kajtazi

Prishtinë, më 3 janar 1995

KUAJT E BARDHË – DHURATË TITOS!

E hëne, më 12 mars 1995

Isha zgjuar me kujtime të mbrëmjes së asaj nate, pas përfundimit të veprës së Rizah Strellcit të ndjerë, “Degë e këputur”, përmbledhje me disa vjersha të tij dhe me tri këngë popullore. Kështu, kur mendoja për fatin e tij, hapa gazetën “Bujku” të datës 27 shkurt 1995, dhe përsërita disa pjesë që më duheshin për punën time krijuese e të cilat i theksoja me shigjeta. Në këtë numër të gazetës që në fillim vërejta tri shigjeta që ishin orientimi i punës sime krijuese, por edhe kombëtare! Shpesh më pyesin edhe bijtë: “Nga i ke drejtuar shigjetat sot, baba?” “Dihet për ato shigjeta të mia! Ato gjithnjë i drejtoj larg Shqipërisë! Ato gjithnjë i drejtoi kundër atyre që s’ia duan të mirën Shqipërisë? Po, ç’faj ka ajo troh Shqipëri që të tjerët nuk i sendërtuan qëllimet e tyre? Po, të mundej edhe Shqipëria do t’i sendërtonte qëllimet e saj? Jeta ishte e tillë. Luftërat qenë të tilla? Ah, çfarë të bëjë Kosova? Kosova jonë që në çdo luftë u ngrit e para, dhe ende jeton në robëri? Pati arsye të ngrihej në luftë edhe Skënderbeu? Lufta u bë pre jona, e të tjerët fituan? Lufta jonë u shënua, ose jo, ne mbetëm shqiptarë, por të dëmtuar dhe të larguar nga trojet tona. Lexoi këtë numër të gazetës dhe ja se ç’kishte botuar në fillim dhe cilët artikuj i

Page 118: uniartpro1.webnode.com · Web viewS’është kulturë t’ia lexosh letrën tjetrit, por ata kishin shkuar nga banesa ime dhe këtë e kishin lënë në dysheme të shkelur si letër

kishte vënë në spikamë që të lexoheshin.Sot në gazetën tonë “Bujku” do të lexoni:“Gjendja e tendosur në Maqedoni: “Me vigjilencë dhe pa përkulje”, ku botohej letra e prorektorit të Universitetit të Tetovës dërguar OSBE-së! Në letër pasqyrohej zëri “mëkatar” i një shteti që pjesa dërrmuese janë shqiptarë, por që është pagëzuar me emrin famoz – Maqedoni! Shqiptarët e hapën Universitetin e Tetovës, por presidenti Kiro Gligorov me elitën e tij udhëheqëse ka vënë gisht të madh, që të mos hapet Universiteti për shqiptarë! Shqiptarëve në sy të opinionit ai u premton se i gëzojnë të gjitha të drejtat si minoritete, e minoritet janë edhe Maqedonët! O, Zot, çfarë është ai Gligorov? I vjen era titist i rafinuar dhe i përbetuar? Premton, dhe pastaj e ndrydh sustën me organe, dhe bën: stop!Ish-Republika e Maqedonisë, e krijuar para 50 vjetësh si shtet në kuadër të Jugosllavisë moniste në dëm të shqiptarëve, u përkrah jo vetëm nga regjimi totalitar jugosllav, por edhe nga faktori ndërkombëtar, i cili më ditët e sotme mbron kufijtë e Maqedonisë nga sulmet eventuale dhe i ndihmon të konsolidohet si shtet i pavarur. Kjo u dëshmua edhe në ditët historike, më 17 dhjetor të vitit të kaluar në tubimin solidarizues, në të cilin u përkrah publikisht hapja e Universitetit në Gjuhën Shqipe në Tetovë. Gjatë kësaj dite, aty ku u tubua masa, ishin edhe përfaqësuesit e UNPROFOR-it dhe të OSBE-së. Prania e tyre në këto çaste ishte sinjalizim kundër përdorimit të dhunës ndaj popullit që synon dritën e arsimit. Edhe gjatë këtyre ditëve të atmosferës së tendosur politike, kur në mbrojtje të Universitetit të Tetovës u flijua nga plumbat e policisë maqedonase i riu 33-vjeçar Abdylselam Emini, - faktori ndërkombëtar orvatet të mbrojë paqen. Mirpo, ky faktor i jashtëm nuk ka shfaqur përkrahje të duhur që meriton populli ynë në truallin e vet etnik. Ai është më tepër vëzhgues pasiv i gjendjes politike dhe shoqërore në këtë Republikë. Gert Arensi, ndërmjetësues i Konferencës së Gjenevës, përfaqësuesve të partive tona politike u thoshte më parë që shqiptarët të dalin në zgjedhje në regjistrim, edhe pse ligjet e atij vendi ishin diskriminuese për popullin tonë. Po ky Arens, kur u aktualizua çështja e Universitetit të Tetovës, u thotë shqiptarëve pranoni fakultetet pedagogjik! Duke mos iu shmangur politikës “hap pas hapi”, dhe në këtë kontekst thekson: “Ne do të ecim përpara, por me shpejtësi të nevojshme për të mos pasur reaksione politike, që do t’i shkaktonin dëm këtij procesi”. Edhe Va nder Shtul, komisar i lartë i OSBE-së për pakica kombëtare në nëntor të vitit të kaluar, insistoi që çështja e arsimit superior në gjuhën shqipe në Maqedoni të zgjidhet në kuadër të Akademisë Pedagogjike. Siç po shihet që të dy këta përfaqësues ndërkombëtarë, duke i konsideruar shqiptarët pakicë, përkrahin pikëpamjet politike që shkojnë në favor të politikës diskriminuese maqedonase.Përkundër atmosferës së tendosur, e cila u shkaktua me hapjen e Universitetit të Tetovës, Va nder Shtul, gjatë vizitës që i bëri Maqedonisë i tregoi Kiro Gligorovit dokumentin e KSBE-së të OSBE-së nga Kopenhaga të vitit 1990, kur ndër të tjera shkruan se “pjesëtarët e pakicave kombëtare kanë të drejtë të formojnë institucionet e tyre arsimore, kulturore dhe religjioze, organizatat dhe asociacionet, të cilat mund të kërkojnë ndihmë financiare dhe të tjera, e gjithashtu edhe ndihmë publike. Kjo është në pajtim me legjislacionin nacional”. Disa ditë para fillimit të mësimit në Universitetin e Tetovës, Va nder Shtul dhe përfaqësues të tjerë të OBSE-së, ju tërhoqën vërejtjen subjekteve politike shqiptare dhe përfaqësuesve të Universitetit se pushteti maqedonas ka në plan të përdor të gjitha mjetet për pengimin e hapjes së Universitetit në gjuhën shqipe. Në këtë rast ata preknin pulsin e përfaqësuesve të popullit tonë, të lidhur me këtë çështje. Në vend se t’i tërhiqet vërejtja pushtetit represiv që ai të nderojë Kushtetutën e vet dhe konventat ndërkombëtare, u bëhet vërejtje shqiptarëve, të cilët kërkojnë të arsimohen në gjuhën amtare.Siç vërehet lehtë sistemi policor maqedonas, me metodat e njëjta të terrorit, të dhunës dhe të kërcënimeve që i përdor Serbia orvatet të gjunjëzojë popullin shqiptar edhe atje. Qëllimi i masave të tilla është diskriminimi i mëtutjeshëm i shqiptarëve. Mirëpo, këtë populli ynë nuk do

Page 119: uniartpro1.webnode.com · Web viewS’është kulturë t’ia lexosh letrën tjetrit, por ata kishin shkuar nga banesa ime dhe këtë e kishin lënë në dysheme të shkelur si letër

ta lejojë në asnjë mënyrë.Pushteti maqedonas, njëherë e përgjithmonë duhet ta heq kompleksin e nacionalofobisë, të frikës gjoja se shqiptarëve po t’u jepen të drejtat që i gëzojnë maqedonasit, do ta rrezikojnë sovranitetin e Maqedonisë si shtet. Këto nuk janë gjë tjetër, përpos iluzione të një natyre të kompleksuar dhe jocivilizuese. “Po, vallë, ç’bëri Shqipëria që ndër shtetet e para ia pranoi shpalljen e shtetit të Maqedonisë sovrane me maqedonas, me bullgarë e me shqiptarë, e shqiptarët dhunohen?”Pesëdhjetë vjet pushteti dhe populli maqedonas po ndërton jetën e lumtur mbi të drejtat tona të shkelura! Një diskriminim i tillë nuk do të lejohet më. Në këto çast vendimtare për fatin e popullit tonë, udhë tjetër nuk ka. Universiteti i Tetovës, që lejohet me Kushtetutën e re të Maqedonisë dhe me konventat ndërkombëtare, duhet të jetësohet. Pranimi i çdo alternative tjetër, do të ishte shkelje e synimeve dhe e idealeve kombëtare. (Marrë nga gazeta “Bujku” më 24 shkurt 1995, shkruar nga i nderuari dr. Hysni Hoxha).Ky shkrim protestues më futi në një botë jo aq të largët. Ishte një kohë e volitshme për ish-Jugosllavinë, kur punonin komisionet shtetërore kundër shqiptarëve. Komisioni Shtetëror i Jugosllavisë ishte formuar qysh në vitin 1951, me në krye me Aleksandër Rankoviqin, i cili kishte për qëllim shpërnguljen e shqiptarëve nga trojet e tyre. Vendimi për këtë komision u nënshkrua zyrtarisht më 16 mars 1953, atëherë kur Tito nënshkroi “Marrëveshjen xhentlemene” me Turqinë që s’ishte gjë tjetër veç se vazhdimi i Konventës turko-jugosllave të vitit 1938 për shpërnguljen e mijërave shqiptarëve nga Jugosllavia dhe vendosjen e tyre në Anadoll. Prandaj, që nga formimi i komisionit, por edhe më parë u organizua diktatura e ashpër partiake, policore dhe ushtarake kundër shqiptarëve. Konventa më famëkeqe, si vazhdimësi e asaj të para luftës, u nënshkruan nga dy mjerushë që vdiqën: Xhelal Bajari, ish-kryetar i Turqisë, dhe Josip Broz Tito, ish-kryetar i Jugosllavisë. Si trofe që ishte përsëritur apo përtëritur konventa Xhelal Bajari ia dhuroi dhe dërgoi Titos dy kuaj të bardhë nga Turqia. Thonë se shumë kohë i kishin parë ata dy kuaj në kopshtin zoologjik në Beograd. Kësaj politike enigmatike përfide vështirë i kundërviheshin shtetet e tjera, e as OKB-ja, si mbrojtës e të drejtave të njeriut. Urrej të gjithë ata që u besojnë nënshkrimeve sllave, urrej edhe ata shqiptarë që menduan se bashkërisht me ta do t’i gëzojnë të mirat që ua fal natyra. Nënshkrimi i konventës për shpërnguljen e shqiptarëve në asnjë kohë s’është ratifikuar. Elementi i shkencëtarëve serbë në mënyrë këmbëngulëse gjithnjë punon për zhdukjen e shqiptarëve nga trojet etnike. Këtë e dëshmuan edhe me Memorandumin e Akademisë së Shkencave të Serbisë. Është kohë e memorandumeve. Nxitës të aktiviteteve të tilla janë mentorët e dikurshëm serbë, në radhë të parë “babai i kombit”, Dobrica Qosiq, krahu ekstrem i Kishës Ortodokse Serbe, disa akademikë dhe intelektualë ekstremistë serbë, kujdestarë të “kauzës kombëtare” të kohës së ish-kralëve serbë, të cilët janë të zhgënjyer me dështimin e projekteve të tyre hegjemoniste të trasuar në Memorandumin e ASShA të vitit 1986.Çfarë bënë inteligjencia shqiptare që jeton në Republikën e Malit të Zi, por edhe ata që jetuan dhe u afirmuan në Kosovë. Sa u përpoqën që të hapin Universitetin në gjuhën shqipe në Podgoricë? Po, Baca Esat, çfarë do të na thoshte në këto kushte të demokracisë? Po, Hasan Mekuli, që ishte i njohur dhe specialist i të gjitha gjellëve, çfarë bënë tash? Jeton në Kosovë, jo larg mëhallës sime, me mendje e trup është në vendlindje, por vallë, a e mundon çështja e arsimit atje? Po intelektuali i pavarur zoti Rexhep Qosja? Siç shihet shumë veta nga ajo anë kanë rënë në gjumë të përjetshëm dhe pak bëjnë përpjekje për demokratizimin e shqiptarëve në Mal të Zi, apo edhe këtu në Kosovë? Mos vallë frikësohen se do të bëjnë trazira në atë anë? Kaq...!Kur isha duke shkruar, Nora më tha se sot e ka ditëlindjen Pranvera, vajza ime. U afrua dhe më dëshirë u ngrita në këmbë, duke e përqafuar:“Urime, çika ime! Hajt, se çdo gjë do të bëhet mirë për Ty!”“Po, baba, po!” pandehu ajo gëzueshëm.Edhe Nora, duke i përzier bukët, me brumë në duar ia uroi ditëlindjen vajzës. Një ditë gëzimi,

Page 120: uniartpro1.webnode.com · Web viewS’është kulturë t’ia lexosh letrën tjetrit, por ata kishin shkuar nga banesa ime dhe këtë e kishin lënë në dysheme të shkelur si letër

thashë dhe kapërceva në gjendje shpirtërore tjetër...

Ps:Radiotelevizioni i Beogradit jepte programin kulturor dhe në spikamë kishte 20-vjetorin e vdekjes së shkrimtarit serb apo boshnjak, Ivo Andriqi. Ivo Andriqi, dërdëlliste një kritik letrar serb, ka qenë dhe mbeti, por edhe vdiq si shkrimtar i madh jugosllav. Ai ishte njeri i monologut, duke iu shmangur gjithmonë dialogut. Ai fliste për jetëshkrimin e Ivo Andriqit, po edhe për veprën më të re “Pisac govori svojom delom” (Shkrimtari flet me veprën e vet”), të hartuar nga një autor serb. Në spikamë i vë të gjitha veprat e botuara të Ivo Andriqit, siç janë: “Ura e Drinës”, “Oborri i mallkuar”, që është aluzion në “Goli-otokun” tonë! Ivo Andriqi përkundër asaj se shkroi shumë vepra, dhe mori shpërblimin “Nobel” për letërsi, lëre që mbeti laureatë në letërsinë botërore, por ai do të mbes edhe substrat i Serbisë dhe i Akademisë së Shkencave të Serbisë, i cili edhe gjatë LNÇ-së i shkroi një letër të hapur komandantit suprem të Armatës Popullore Jugosllave – Titos, në të cilën bënte thirrje se si të formoheshin celula të posaçme partiake, kudo të shkoqiteshin format dhe metodat e shpërnguljes së shqiptarëve nga Kosova për në vende të tjera. Ai me këmbëngulje propozonte që kjo trevë të popullzohej me elementin serbë dhe me malazezë. Bënte thirrje për pengimin e natalitetit të shqiptarëve, se ata kanë pirje të shumëzohen si hidra. Por sado që bëheshin përpjekje për dëbimin e këtij populli të pambrojtur me ligje të Serbisë dhe me premtime të Evropës lavire ata nuk ia arritën. Dhe, më në fund, në këto çaste të vështira, arriti Proza në sallon, duke e sulmuar Besimin, për çka u trazuam të gjithë anëtarët e familjes. Ajo mezi u tërhoq nga qëndrimet e saj, dhe përkundër kafesë që iu serua me kohë, qante dhe kërcënohej që sa më parë Besimi me fëmijë të dalë prej dhomës në kat, e të banojë në bodrum!Isha në gjendje të vështirë. Dielli nxehte. As që e shihja se po futej në dhomën time, as që më bënte ndonjë përshtypje, sakaq vetes do t’i kërkoja një ilaç po edhe për Prozën! Më thonë se ilaçi i saj është vetëm kazma, e asgjë tjetër? Kjo më bën përshtypje dhe siç po shihet po ma zbeh punën time krijuese!Mendoja se si një kohë të gjatë emrin e Titos shumë veta e thadronin në zemrat e tyre, kurse unë e quaja Shpatuk! Po, më erdhi radha që ta quaj Shpatuk dhe Kiro Gligorovin e Maqedonisë! Apo, mos vallë patën arsye këngëtarët shqiptarë që i kënduan: “Mareshall Tita në kali të bardhë”. Mos, vallë ai i kishte hipur kalit të bardhë, apo njërit prej atyre që ia kishte dhuruar Xhelal Bajari, apo ndoshta kalit të bardhë të Rusisë cariste, ose ndonjë mjeti tjetër satelitor të Amerikës? Çfarë bënte ai, kjo është një çështje e thellë? Çfarë ishte, rus, serb apo kroat, edhe kjo do të mbes pikësynim i brezave, por ishte Tito!

* * *Në fillim të pranverës së vitit 1991, me anë të shpalljes në BVI të udhëve magjistrale dhe regjionale të Kosovës, u informova për ndërprerjen e marrëdhënies së punës, duke u udhëzuar që të dërgoj dokumentet në Entin e Sigurimit Social për fitimin e së drejtës në pension. Ato ditë kur po ndërtohej udha Runik – Banjë e Suhogërllë arrita në Banjë, bashkë me zotin Skënder Muçolli, inxhinier i ndërtimtarisë. Ishte muaji i Ramazanit, dhe kisha dëshirë ta vizitojë shtëpinë e mixhës Can Çitaku, që është në mjedis të katundit serb, Banjë. Këtu janë edhe tri shtëpi të tjera. Dhe, thirrëm në dyer të atij oborri. Një grua nxirrte ujë me kovë prej një bunari. Ishim të etshëm! Unë mendoja se edhe Skënderi nuk po agjëronte, por gabova. Udha e re kalonte mu para shtëpisë së tij. Me gjasë biri i Bekës na dha shenjë se mund të hynim në odë. Një shkinë vështronte me kureshtje lëvizjet tona, kurse ne u futëm në atë odë të vjetër. E pyeta të birin:“Ku e ke babanë?”“Është shkuar në mal për të tharë dru!” më tha ai.“A do të vonohet?”“Jo, tash duhet të vijë!”

Page 121: uniartpro1.webnode.com · Web viewS’është kulturë t’ia lexosh letrën tjetrit, por ata kishin shkuar nga banesa ime dhe këtë e kishin lënë në dysheme të shkelur si letër

“E po, mirë, pata dëshirë të takohem me të. Unë jam i Vitakut, por ka vite që jetoj në Prishtinë. Emrin e kam Lit Palaj, i biri i Veliut?”“Kemi dëgjuar për ty? Po, Fazliun vëlla e ke, po Rushtin?”“Po, vëllezër jemi!”Mustafë më dukej e kishte emrin dhe u gëzua kur dolëm të njohur. “Po, ne ju kemi dajallarë juve? Jemi nipa të Vitakut!”“E di, por herët i këputëm lidhjet, s’e di e me fajin tonë, apo të juajin?”“Njerëzit që duhen, takohen rrallë e për mall!” me tha ai e Skënderi, i anës së Llapit, ia nisi ta vë buzën në gaz.Hymë në atë odë, ku dikur ishe rritur edhe Ramadan Çitaku, si dhe Osman Çitaku, e shumë të tjerë, dhe kur pashë fotografinë e Titos të varur në atë mur, mbi kokën time, u ktheva dhe e shikova gjatë.“Po, ajo fotografi mbi kokën time, druaj mos po rrëshqet e më bie në kokë!” u shpreha e Skënderi e vu buzën në gaz.“Jo, mos ke frikë, pa këtë fotografi do të më hanin çetnikët e Banjës, besa ky edhe na i dha krahët, na i çeli shkollat, na i dha të drejtat, e të shohim tash çfarë po bën Millosheviqi? Lulë e dritë kishte qenë ai ndaj këtij? Ky do të na qes fare shqiptarët! A sheh, e ka marrë me hu në krah?“More, të njëjtë janë, si ai, si ky!”, thashë.Mustafa u mërdhez në fytyrë dhe desh të më fyej, por fat që kapërceu prej një gjendje të ashpër shpirtërore në gjendje të butë. Dhe, m’u desh të kërkojë një lloj ndjesë nën thonjëza.“Mua më ka pasur rënë fotografia e tij njëherë në kokë, dhe pasha bukën e kripën e Drenicës, kam marrë tiskë! I frikësohem asaj fotografie? Ndodh se Osmani juaj iu ka rrëfyer për këtë, kur ishim në gjumë në Prishtinë, dhe ajo kishte rrëshqitur prej murit të banesës së vëllait dhe më kishte rënë në kokë. Ende e kam kokën shpellë prej hëzit të saj. Po, pse të më bie edhe tash? Nuk mund ta duroj më? I kam disa vite? Atëherë isha i ri, e kisha kokën çimento, e tash? Më falni, barrën e huaj mjaft e barta mbi këto supe!”Ndërkohë arriti edhe Bekë Çitaku. Ai më kishte njohur edhe më parë. U përshëndet me mua dhe me Skënderin. Pastaj shikoi në dritare të odës dhe me dëshirë të madhe u fut në bisedën që s’e patëm kryer.“Ky miku juaj frikësohet prej asaj fotografisë që është vënë në mur!” ia bëri Skënderi dhe uli kokën sikur dëshironte të pandehte diçka me peshë më të madhe. Por, llapjani flet pak e ther shumë! U ndal. “Besa po të mund ta ngjallnim Titon edhe ndonjë vit, do të bëhej edhe më mirë për ne shqiptarët!” ndërhyri plaku Bekë.U step për atij muri. Heshta një kohë. U bëra vetë i dhjeti: të hesht apo të flasë?“Tito është renegati më i përbetuar ndaj shqiptarëve! Ai i ka tradhtuar shqiptarët, si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë! Po, të mos ishin dredhitë e atij shpatuku, shqiptarët do të ishin në një shtet të përbashkët! Loja e Titos, është në vijë të Jaltës, që na i lidhi prangat e robërisë pas Luftës së Dytë? Po, çfarë bëmë ne? Për kënd luftuam? Për morra? Për toka të huaja apo tokën tonë? Po, çfarë bëmë? Po, viktimat? Po gjaku i shqiptarëve me të cilin u stërpikën trojet tona?!...

E hëne, më 12 mars 1995

Isha në Përronin e Keq, e duke kapërcyer atypari shikoja dy varret e të dy luftëtarëve të kohës së Shaban Polluzhës, i Shaban Hajdarajt dhe i Ilaz Hajdarjat, vëllezër, që duke u kthyer nga lufta ishin vrarë dhe varrosur po në ato vende. Zdirgjesha tatëpjetë, por se si më dukej një kodrinë e rrëpirë, me gur dhe me drojë e shikoja përroin, frikësohesha mos po rrëzohem. Kur dola në fund të Përronit të Keq, në anën e varrezave pashë shumë veta, ndër ta shumica ishin nxënës të shkollave, madje vërejta edhe flamuj. Pastaj shikova në anën e lindjes dhe pashë një kolonë

Page 122: uniartpro1.webnode.com · Web viewS’është kulturë t’ia lexosh letrën tjetrit, por ata kishin shkuar nga banesa ime dhe këtë e kishin lënë në dysheme të shkelur si letër

nxënësish me flamur. Isha dy mendjesh, t’u dalë përpara atyre njerëzve t’i pyesja apo çfarë të bëja. Kur erdhi ai që mbante flamurin në dorë e karvani i njerëzve ecte pas tij, e ndala dhe e pyeta:

102 Pse po tuboheni në këtë Përrua të Keq?103 Vijnë të gjitha shkollat e Drenicës, se duan të bëjnë nderimin e dy vëllezërve që

kanë rënë në luftën e Shaban Polluzhës – m’u përgjigj ai që mbante flamurin në dorë.Prisja se ku do ta ngul flamurin, e prej anës së Kotorrit zhdirgjeshin shumë njerëz.Kur ia rrëfeja ëndrrën Norës, ajo më tha:

104 Ëndrrën nuk duhet ta gënjesh, por ta tregosh ashtu siç e ke parë!105 Jo, moj Norë, jam përbetuar që të mos e gënjej as ëndrrën!

JALTA – ROBËRIA JONË!

E marte, më 13 mars 1995

Çka u vendos në Jaltë, as që bëhej fjalë në atë kohë të armëpushimit të Luftës së Dytë Botërore!? Dikush e dinte e dikush as që mendonte se vendimet e Jaltës, për botën e re ishin varr! Sqarime lidhur me vendimet që morën Ruzvelti, Çerçili dhe Stalini në atë konferencë që u mbajt mu në mbarim të Luftës së Dytë Botërore, u mbulua me velin e zi dhe ngulfatjen e demokracisë së premtuar gjatë të gjitha luftërave të popujve për çlirim kombëtar. Josif Stalini mbizotëroi në Jaltën e tij legjendare. Mirëpo, në saje të Stalinit, pandehnin disa shokë të tij, ai kishte pranuar se “Jalta” ka mbetur sinonim i tradhtisë? Atëherë çfarë të themi për konferencat e tjera që u mbajtën në Pezë, në Bujaj, në Prizren e gjetkë? Kush e ngriti zërin se ato mbetën sinonim i tradhtive sllave dhe që shqiptarët e mjerë që e pranuan pushtetin e huaj, e patën atë troh shpirt peng në duar të sllavëve? Tre të mëdhenjtë vendosën ashtu!, pandehnin dhe as që dëshironin të futeshin në fatin e popullit që dhanë viktima të mëdha lufte? – Po, vallë, çfarë do të bëhej sikur të mos ndodhte lufta e fundit? Patëm apo s’patëm llogari të futeshim në luftë? Do të bëhej më mirë apo më keq? Do të mbushej apo nuk do të mbushej bota me viktima që shumë pak sollën ndryshime! U mbill frika se tendencat për t’u përgjysmuar popullata pushuan për pesëdhjetë vjet!Fat i madh që në çdo përvjetor, pra edhe në këtë të Jaltës tragjikomike, njerëzit i kthehen retrospektivës?Shkurti vërtet mbeti sinonim dhe cungim i të gjitha të drejtave të shqiptarëve! Këtë javë do të bëhen 50 vjet që kur u takua “treshja e madhe” buzë Detit të Zi të Bashkimit Sovjetik të rrënuar: tirani buzagaz i Moskës, kryetari amerikan që ishte duke vdekur, dhe kryeministri i Britanisë së civilizuar. Ata ishin në prag të fitores kolosale mbi nazizmin!Franklin D. Ruzvelti, i cili kishte udhëtuar gjashtë orë nga aeroporti e deri në pushimoren e Krimesë – Jalta, mbeti gojëhapur, kur pa nëpër dritaret e veturës se sa ishte shkretuar fronti rus. Kolegët e tij në Konferencë kishin mbetur gojëhapur pak më vonë nga pamja e Ruzveltit: një njeri i dobësuar, i zbehtë që venitej. Vdiq pas dy muajve! Por, i sëmurë Ruzvelti dhe të tjerët me ndihmën e afro njëqind ndihmësve që bashkëpunonin në çdo kohë, në darka dhe në pritje, në korridor – morën vendime arbitrare:

106 Rusia do të hynte në luftë me Japoninë për të marrë në këmbim ishujt që i mbanin japonezët në Lindjen e Largët.

107 Gjermania do të ndahet për të mbetur e dobët për sulme të serishme mbi fqinjët.108 Pjesa më e madhe e Polonisë do të vihej nën kontrollin rus, ndërsa një pjesë e

Gjermanisë Lindore nën kontrollin polak.109 Në Evropën Lindore do të zhvilloheshin “zgjedhjet e lira”. Për Ruzveltin ishte e

domosdoshme ndihma ushtarake ruse për t’i dhënë fund Hitlerit dhe siç besonte,

Page 123: uniartpro1.webnode.com · Web viewS’është kulturë t’ia lexosh letrën tjetrit, por ata kishin shkuar nga banesa ime dhe këtë e kishin lënë në dysheme të shkelur si letër

japonezëve. Stalini shpresonte ndihmë nga Uashingtoni pas luftës.Ruzvelti dhe Çerçili e njohën Evropën Lindore si një sferë sovjetike të ndikimit. Ata u orvatën për dështimin e planit të Stalinit për “decentralizimin” e Gjermaninë. Stalini ua plotësoi dëshirën për shkak të rolit francez në pushtimin e Gjermanisë. Më në fund “treshja e madhe” deklaroi se konferenca e tyre “kompromise” realizoi një sukses të madh. Stalini i vazhdoi dhe zgjeroi apitetet gllabëruese të Rusisë cariste, dhe të Leninit të madh. Brenda një kohe të shkurtër ai ua realizoi premtimin komunistëve për formimin e shteteve njëpartiake në Evropën Lindore! Ky përdegëzim arriti edhe te shqiptarët! Shqipëria mbeti një zonë e interesit, pa zonë! Stalini para Jaltës kishte hequr dorë nga ideja e një revolucioni komunist botëror dhe ishte i gatshëm për të marrë shtete demokratike në kufijtë e vet perëndimorë “gjithnjë derisa të mos i kundërvihen Bashkimit Sovjetik”. Pas shumë kohësh u shkruan memoare “Në anën e Stalinit”, por Evropa prapë mbeti e trazuar!...

EVROPA E TRAZUARE marte, më 13 mars 1995

Udhëtoja me Hajdin Ramën nga Çubreli, ish-kryetar dhe ish-sekretar shumëvjeçarë i Komitetit të Lidhjes së Komunistëve të Komunës së Skënderajt dhe sa më dukej në udhën Prishtinë – Pejë. Por, udha më dukej jo e rrafshët, kurse pjesa tjetër ishte përpjeta, e diku ishte shtruar me çakëll. Çfarë ishte ky udhëtim as vetë nuk e dija ta përshkruaja. Di se ishte tërësisht i gëzueshëm përkundër asaj se Hajdini voziste me një shpejtësi të madhe, si thosha asgjë. Me gjasë i thosha:“Ah, more Hajdin, sikur ta kishe Hatën gjallë, do të na bënte një drekë të mirë në Ilixhe të Pejës!”Udhëtimi vazhdonte dhe unë mendoja të kaloja një natë në Ilixhe të Pejës, në shtëpi të Hajdin Ramës. Por, ç’u bë pastaj?!...Isha në afërsi të udhës në Prishtinë, diku afër ish-mullirit të Bankoviqe në Prishtinë dhe përballë nesh ishte një xhami. Aty erdhën shumë veta, që bëheshin gati për të hyrë në atë xhami, kurse unë me Hajdinin çuditeshim se si disa shokë tanë hynë brenda për t’u lutur. Unë me shokë vetëm dëgjoja dhe shikoja. Dikur i thashë Hajdinit:“E more, Hajdin Rama! S’e paskam pas ditur se paskemi pasur komunistë të përbetuar? A po i sheh ata që po shkojnë në xhami? Çfarë po bëjmë unë dhe ti?”Hajdini ia nisi të qeshë, dhe më përqafoi ëndshëm.“Po, vetëm ne ia dimë punët e idetë njëri-tjetrit çfarë jemi? Madje, ty Lit që të njoh mirë çfarë njeriu je? I tillë, si gjithnjë, Lit!”Dhe grupi i shokëve në anën time më dukej se u shpërndanë pa hyrë në atë xhami.

PESËDHJETËJVETORI I RËNIES SË SHABAN POLLUZHËS

E mërkure, më 13 mars 1995

Një kohë të gjatë u përpoqa që sadopak të shkruaj për pesëdhjetëvjetorin e rënies së Shaban Polluzhës, por sapo filloja, Proza trazohej dhe bënte ndonjë sulm në fëmijë të Besimit, ashtu që më duhej të largohesha temës. Çfarë janë teket e krijuesit, pakkush i di edhe pse unë shpesh luaj me fatin tim si dhe të personazheve, dhe askush nuk mund të futet në atë botën time. Për këtë, shpesh shprehem: “Mos flisni keq për krijues, se mund t’u qortojë koha? Hakun e krijuesit mos ia moho!” Edhe veten e frenoj për të mos folur keq e për atë që i shprehi mendimet e mia me shkrim, koha do të flasë. Për bindjen time ndaj rrethit krijues, flasin edhe ditarët e jetës. Po, le të rrjedhin kështu. Ndoshta, dikur do të zgjojnë interesim? Apo, përkundrazi, nuk do të zgjojnë kurrfarë interesimi? Asgjë nuk është e sigurt, ndoshta do të na shajnë apo lavdërojnë. Me rëndësi

Page 124: uniartpro1.webnode.com · Web viewS’është kulturë t’ia lexosh letrën tjetrit, por ata kishin shkuar nga banesa ime dhe këtë e kishin lënë në dysheme të shkelur si letër

është se shkruaj dhe i uroj vetes që të mos ngarkohem tepër, ose barrën time mos t’ua ngarkojë të tjerëve. Pesëdhjetë vjet qyshkur shpërtheu lufta e mixhës Shaban, nuk janë pak! Pesëdhjetë vjet heshti Drenica, dhe barrën e saj, na shkarkuan neve, gjeneratës sonë, me përndjekje, sakaq askush nuk e kishte të sigurt punën në Drenicë, po edhe gjetkë. Gjithnjë ishim të anatemuar, me disa përjashtime të një grupi të vogël politikanësh që mendonin se e kishin zhdukur luftën e Drenicës me komunizmin e tyre të mashtruar? Po, siç pandehnin disa veta, lëmshat e Drenicës, gjithmonë na i dërgonin edhe këndej?Pesëdhjetëvjetori i luftës, i shkëlqimit dhe i rënies së Shaban Polluzhës u përkujtua edhe në Shqipëri, në kryeqytetin tonë – Tiranën demokratike, që atëherë thonë se ishte bërë komuniste e socialiste dhe s’deshi të dëgjojë fare, përse kërcitën ato pushkët e Drenicës? Në ato ditë të flakës së luftës me komunistëve çetniko-shqiptar, asnjë lajm të mirë s’e patëm dëgjuar prej andej? Apo, mos vallë u frikësuan se Lufta e Drenicës, që u bë në dimrin e vitit 1945, ua humbi imixhin si komunist që u përcaktuan si atje në Shqipëri, po ashtu edhe në Kosovë, pra i patën rënë të njëjtit tel! Nuk më është e qartë, mos iu frikësuan Drenicës që dashkan tua prishë marrëveshjen e tradhtisë që u lidh në Jaltën tragjike për Shqipërinë? Apo, mos iu frikësuan komunizmit që deshi ta gllabërojë Shqipërinë dhe duke e akuzuar Drenicën, mbeti në këmbë ajo troh Shqipëri? Apo, mos vallë, ishte ndonjë lojë më e rrezikshme e ne s’e dinim se çfarë valësh po vinin nga Lindja apo Perëndimi? Në valët e Radio Tiranës transmetohen lajme ku lavdërohet Drenica që nuk më bëjnë fare përshtypje. Jam mësuar që me rezerva i marrë lëvdatat për Drenicën, sepse sa herë që e kanë lavdëruar ia kanë thyer qafën? Mos, po gabojnë e po ngritën në luftë të parët edhe tash? Mos po ua pi sorra mendtë, se i pari gjithmonë i ka hëngër grushtet më të mëdhenj! Dhe, po i kthehem një bisede në Institutin Albanologjik të Prishtinës, ku më ngacmoi Emin Kabashi, i Podrimës.“Ku jeni ju trimat e Drenicës? Ç’po pritni më?”“Ju, lutem, kush dëshiron të rrahë gjoks për trimëri, le të ngritët në luftë. Drenica nuk do të ngritët më! Kur u ngrit ajo askush nuk ia dha krahun e ndihmës, e tash çfarë po pritni prej saj?”Ata duke e vënë buzën në gaz, e lavdëruan pushkën e Tahir Mehës të Prekazit të Drenicës, e unë ua dhashë një detaj: “Po, po, por ju nuk e dini se në çfarë mjerimi jetojnë fëmijët e tij? Ne jemi për atë që dikush ta thyejë kokën në luftë, e sa për familje që i shkatërrohet nuk çajnë kokën fare. Shkoni dhe pyetni në Pejë, në çfarë gjendje të mjerueshme jeton gruaja e Tahir Mehës, me fëmijë? Kaq!”Pesëdhjetë vjet u prit të shkruajë dikush për Luftën e Drenicës, e po ashtu njëqind vjet të shkruhet për Shotë Galicën, e të mos përmendet emri i Azem Galicës? Edhe kjo ndodh, por do të ndodhin edhe shumë gjëra të tjera! Edhe kur u botuan fejtonet për Shotë Galicën si dhe ai për Shaban Polluzhën, pati të tillë që me ëndje i përcillnin dhe i përhapnin shkrimet e tilla, por pati edhe asi që u frikësuan, mos ajo Drenica e kuqe, po bën ndonjë kryengritje, se lufta e saj është me të leme e jo me të bleme! Më thonë se së shpejti do të kemi rast ta lexojmë edhe romanin më të ri, pjesë të atij fejtonit në gazetën “Bujku” që e kishte ripunuar dhe po e pres me padurim! Mos të mendojnë se Drenica do të zgjohet në luftë! I matë punët e veta ajo? I matin punët edhe të tjerët, se luftat krahinore nuk na sollën asgjë! Kur isha duke shkruar mendoja, çfarë do të përkujtohej Ahmet Delia, pastaj çfarë Tahir Meha, e çfarë do të përkujtohej Ganimete Tërbeshi, gjakovarja që ishte vrarë në sheshin e Gjakovës së kuqe? I kënduam këngë Ahmet Delisë, Azem Galicës, më vonë edhe Shotës, i kënduam këngë edhe Ganimetes, Ylfetes nga Lupçi e tash kush e ka radhën të futet në këngë.Në bllokun tim, pas një bisede të shkurtër para dyqanit të Visokëve me Shemsi Mehmetin ish-gazetar dhe redaktor shumëvjeçar i gazetës “Rilindja” lidhur me fejtonin e botuar për Shotë Galicën, më pyeti:“Lit, unë nuk njoh as luftën e Azemit e as të Shotës, po më vjen keq të them. Dje, kur dola në

Page 125: uniartpro1.webnode.com · Web viewS’është kulturë t’ia lexosh letrën tjetrit, por ata kishin shkuar nga banesa ime dhe këtë e kishin lënë në dysheme të shkelur si letër

lagjen “Kodra e Diellit” për ta blerë gazetën, njëri shante me zë: “Azem Galica e ka shitur Drenicën për një kullë që ia pat ndërtuar krali serb! Azem Galica ka qenë hajn i pulave. Azem Galicës ia ka parë sherrin krej Drenica. Po, kush është edhe ajo pshurrajkë Shotë Galica që po shkruajnë romane për të? I njohim ne ata mirë, i njohim edhe këta që po shkruajnë, he nënën e nënës atyre...!”“Po, nga ishte ai njeri? E ke pyetur?”“Jo, por më thanë se është i Drenicës”“Po, mos mendo se shtabet e posaçme serbe si më parë po edhe tash lansojnë lajme të tilla. Njerëzit janë të paguar të përhapin dezinformata të tilla. Jemi mësuar me ta! Ka njerëz që ende i kanë rrënjët në pushtetin e vjetër dhe nuk dinë të punojnë me kokë të tyre!” iu përgjigja gazetarit veteran në pension.Pastaj fola edhe për një roman që dikur e kishte botuar në faqet e gazetës “Rilindja” në vazhdime, të cilin e pata lexuar me përkushtim. Atij ia përkujtova bisedën lidhur me atë se si e kishte trajtuar LNÇ-ja dhe se nuk isha pajtuar që i kishte futur personazhet serbe që atëherë i hante lima dhe klima, por që për sot veprat e tilla mbesin pa vlerë!“Po, më kujtohet. Më patën thënë që ta paraqitja një personazh serb, dhe e paraqita si Radoman në vend si Ramadan. M’u desh, ndryshe, më patën thënë romani nuk mund të botohet! Ai, lëre që u botua në vazhdime, por pastaj Redaksia e botimeve e botoi edhe si roman: “Sokolat”, dhe vërtet, sokolat e Shemsi Mehmetit, mbetën vetëm sokola të luftës së përbashkët?“Lehtë e ke pasur ti!”, më tha Shemsiu atë ditë. “Unë nuk kam mundur të bëj ndryshe atëherë? Tash mund të flasësh ndryshe!”, pandeh ai.“More, unë isha i tillë edhe atëherë, por mjerisht që s’ke dashur të më kuptosh! Atë që ia kam thënë njeriut ndër sy, ia thosha edhe botërisht! Ty do ta them edhe me shkrim. Dikur do të shohim, çfarë bëmë?” Ajo Drenica “kundërrevolucionare” kur u ngrit në luftë, dihet se me pushkët e mixhës Shaban, u rrëzuan vendimet e Konferencës së Bujajt, pastaj vendimet e AVNOJ-it, si dhe vendimet e Jaltës! Ishte një luftë, që s’desh të marrë vesh bota, e as Shqipëria? Se si do të bëhej për shqiptarët askush nuk dinte. Njerëzit e viseve të ndryshme pandehnin se po të ngrihej në futë tërë Shqipëria, do të bëhej hi e pluhur! Po, vallë, çfarë bënë serbo-malazezët në atë luftë dhe pas saj?Drenica mund të krenohet për librin e Muhamet Mjekut: “Lufta e Shaban Polluzhës?” Ajo po ashtu krenohet edhe me fejtonin e gazetarit Riza Grajçeficit që u botua në vazhdime. Apo, edhe një shkrim i dr. Mehmet Rrukiqit? Të fitojmë poenë me njerëz të vdekur? T’i ringjallim apo t’u vëmë kurora lulesh? Të ngrehim lapidarë? Në Prishtinë, kur kremtohej ky përvjetor mora lajmin më të ri se si nga dora e një polici civil, ishte vrarë Ali Obria i Drenicës! O Zot, çfarë është kjo Drenicë? Viktimë e çdo kohe?...Lexoja shkrimin e dr. Mehmet Rukiqit: “Qëndresa – metaforë e jetës” shkruar dhe botuar me rastin e pesëdhjetëvjetorit të vdekjes së “Shaban Polluzhës, komandantit legjendar të Luftës së Drenicës kundër bandave partizano-çetnike. Ai mes të tjerash shkroi: “Shaban Poluzha ishte komandant i luftëtarëve shqiptare për mbrojtjen e Sanxhakut, të Jeni Pazarit, të Rozhajës e të kufijve etnik nga sulmet çetnike të Drazha Mihajloviqit, më 1943 – 1944. Liderët komunistë serbë e malazez, në këtë periudhë, si Miladin Popoviqi, Dushan Mugosha, Svetozar Vukmanoviqi propagandonin, këndej e andej kufirit, për luftë të përbashkët kundër fashizmit. Lexonin rezoluta nga Konferenca V e PKJ-së më 1940, nga Karta e Atlantikut më 1942, nga ajo e Teheranit më 1943 etj, se “Pas LNÇ-së shqiptarët do të gëzojnë të drejtë vetëvendosjeje deri në shkëputje”. “Shqiptarët hyjnë në LANÇ si popull e jo si minoritet”. Megjithatë, “gënjeshtrat e ujqve të veshur më lëkurë qengjash”,demaskohen shpejt. Falsifikohen vendimet e Pezës, të Mukjës e të Bujajt. Shaban Polluzha ndër të parët në Kosovë, e kupton tradhtinë sllavo-komuniste, ndaj shpall luftë”, thotë Ymer Xh. Metaj.Tregimi “Si besa me t’pabesin” është e një kohë të luftës për kthimin e Brigadës së Drenicës nga

Page 126: uniartpro1.webnode.com · Web viewS’është kulturë t’ia lexosh letrën tjetrit, por ata kishin shkuar nga banesa ime dhe këtë e kishin lënë në dysheme të shkelur si letër

Podujeva, pas nisjes për në Srem. Në fjalimin që mban në Kodër të Bajmofcit, më 21 janar 1945, Shabani thotë: “Vëllazër, sot e nisëm luftën me pesë ballkane e me Rusinë e madhe. Edhe pse të zhveshur e të zbathur, me javë pa ngrënë, me kallamboq të thatë nëpër xhepa e pa armë, do të qëndrojmë deri në fund”. Po në këto çaste në drejtim të Llapit, kërcitnin mitralozat e parëtë partizano-çetnikëve. Pat të vrarë e të plagosur. Kjo ishte dita e parë e luftës.“Më 21 – 22 shkurt 1945, në kulla të Dvoranëve në Tërstenik, dhjeta luftëtarë qëndrojnë kundër një divizioni ushtarak jugosllav, me armatim modern, të komanduar nga gjenerali Petar Brajeviq. “Shaban Polluzha e Mehmet Gradica vendosin të vdesin si Oso Kuka në Kullë të Barutit në Vraninë, më 1862. Fjalët e fundit të Shaban Polluzhës ishin: “Sa t’i bjen dielli tokës, besë me shka nuk ka”, përfundonte shkrimi i të nderuarit folklorist Mehmet Rukiqit.

E hëne, më 12 mars 1995

Isha në shtëpinë time dhe erdhi Muhamet Pirrku për të shkruar në makinën time. Ishte vonë dhe isha shumë i lodhur e më vinte keq që nuk mund t’i ndihmoja asgjë. Ai bënte përpjekje që sa më shumë të shkruaj, e unë i thashë:

110 O Muhamet, dita është për të ecur e nata është për të fjetur!Ai vazhdonte të shkruajë e më vinte keq që flija. Në ato fjalë u zgjova nga gjumi.

ZHUGA E DRENICËSE enjte, më 16 mars 1995

Kur më takoi Baci në udhën kryesore të Prishtinës, u ndal e m’i dha paratë e pensionit tim, u nisa për në treg. Isha së bashku me Prozën, kur m’u kujtua vdekja e dr. Gazmend Zajmit, akademiku ynë i nderuar, vendosa të shkoja në të pame. Prozën mendoja se do ta lë te banesa e Karaman Celinës, por kur u fut në atë hyrje, pashë se e pamja ishte pikërisht në banesë të tij. U ndala dhe posa u zbatha hymë së bashku me Prozën. Aty pashë një pritje të mirë. Në një kanape të bukur përballë atyre që prisnin e përcillnin, ishte ulur Fadil Hoxha. Pasi u përshëndeta me të gjithë, posa u ula, u shpreha ngushëllimet e mia:“Gjithë familjes Zajmi dhe farefisit, si dhe atyre që janë për kryeshëndoshë, u shpreh ngushëllimet e mia për Gazmend Zajmin! Fati i tij paska qenë i tillë!”. Në atë moment vërejta se të gjithë e ngritën dorën te zemra.Në pritje ishin: vëllezërit e Gazmendit, Yll Zajmi, profesor i Shkollës së Lartë Pedagogjike në Prizren si dhe Xhavit Nimani, sepse e kishte pasur nip.“Ju, e patët nip, Gazmendin”, e pyeta Xhavit Nimanin.“Po”. “Ngushëllime edhe juve për nipin! Nipi është i dhembshëm!”“Po, po”, u përgjigj ai. Ndeja aq sa Proza e piu një cigare. Në mes të tjerash në bisedë e sipër e pyetën Fadil Hoxhën për shëndetin. Ai ankohej se lëngonte nga mushkëritë, ashtu që nuk ka mundur të bëjë as kitjen e pemëve në kopshtin e tij. “Përvjet punoja në kopsht, por tash klima po më pengon shumë!” Ndërkohë erdhi Ali Podrimja me një shok të tij dhe u ul në atë kanapenë ku ishte ulur Fadil Hoxha. Fadili sapo e pa, luajti nga vendi u afrua dhe e përqafoi, duke e pyetur:“Po, ku je ti që nuk të kam parë kaherë? A je duke shkruar poezi?”“Isha do ditë në Gjermani dhe tash erdha këtu. Po, po shkruaj...”“Po e lexoj gazetën “Bujku” dhe po i shoh disa vjersha tuajat! Mirë që nuk po harron të shkruash!” i tha Ali Podrimjës, e unë mendoja: “Po, vallë, sikur të isha unë gjakovarë, a do të më

Page 127: uniartpro1.webnode.com · Web viewS’është kulturë t’ia lexosh letrën tjetrit, por ata kishin shkuar nga banesa ime dhe këtë e kishin lënë në dysheme të shkelur si letër

përqafonte Fadil Hoxha sikur të shkruaj për Drenicën? Apo, edhe po të hetonte, se jam nga Drenica: A do të më quante: “Ja, zhugani i Drenicës!” Kushedi se çfarë mendoja në atë të pame, por vështirë e pata të hyja në bisedë. “Do të ishte mirë sikur t’i kisha ato pemë se u ndalet hovi që të mos lulëzojnë herët. Në vitin e kaluar, në prill ra një borë, dhe i gjeti pemët në hovin e lulëzimit, e ftonjtë m’i pat prishur ajo ngricë. Tre ftoj, s’e bëmë asnjë kokërr! Ranë ato lule e gjethe përtokë, sikur të përzhitura!”, qante ai hallin e pranverës së hershme, por që bora ia kishte prishur frutat e pemëve.Ali Podrimja, kur ua shëndoshi kryet, ndër të tjera tha: “U pa puna e Gazmend Zajmit me varrimin e tij madhështor që ia bëri populli! Pati shumë veta në varrim nga të gjitha anët e Kosovës. Vdekja na e mori herët atë... Çfarë fati patëm edhe ne, në kohën e lulëzimit më të madh, kur ai mund të kontribuonte shumë për komb dhe familje!”U krijua një qetësi, dhe askush nuk fliste. Pastaj m’u desh të hyjë në bisedë. “Më vjen mirë që i ndjeri Gazmend u la kujtime të mira. Uroj që familjarisht mendimet dhe punët e mira të tij të ngritën e të bëhen vepra! Njerëzit e mençëm jetojnë e ecin përpara me punë të nderuara...”Proza e fiku cigaren dhe unë prisja të dalë prej asaj dhome, ku bëhej e pamja. Një përshëndetje ime: “Uroj që prej tash, familja të kthehet në ditë të gëzueshme!” dhe dola e mora udhë tjetër.Ecja së bashku me Prozën për të shkuar në treg, për të blerë diçka për të ngrënë. Bleva 43 copë vezë që më kushtuan 10 dinarë, një boks cigare “Partner” ia bleva Prozës, që më kushtuan 20 dinarë, bleva edhe një kamomil 2 dinarë, dhe një kg portokaj për fëmijë.Duke u kthyer nga tregu, u ndala në dyqan të Ilirit, ku punon Pranvera, posa u ula, ajo më luti të pija një kafe. Më erdhi keq që t’ia kthej nderin dhe i thashë:“Mirë, po e pi një kafe me ty dhe Prozën!”Ajo poqi tri kafe dhe posa i pimë, në tryezë ia lashë 10 dinarë në shenjë të pensionit që kisha marrë atë ditë. Pastaj u ngjitëm së bashku me Prozën dhe erdhëm në shtëpi.

50 - VJETORI I ORGANIZATËS SË KOMBEVE TË BASHKUARA

E premte, më 17 mars 1995

Më së tepërmi më mundojnë përvjetorët, sepse më duhet të bëjë ndonjë rezyme të tyre. Kur të shkruaj rezymenë, mund të mohoj apo edhe të rrëzoi përtokë ndonjë përvjetor, siç është edhe ky pesëdhjetëvjetori i themelimit të Kombeve të Bashkuara! Dhe, tash gjendem para një meditimi të thellë, që më duhet të bëjë ndonjë analizë më precize për të dalë shkrimet më bindëse. Thonë edhe pleqtë: “Fol dhe mbushma mendjen”. Unë, po shkruaj e fare nuk po flas. Kush mund të flasë më mirë se sa që shkruan, mund të më ndihmojë dhe ndihmesa e tij në përvjetorin e Kombeve të Bashkuara është e mirëseardhur. Kërkoj, pra që në këtë përvjetor të arsyetojmë organizatën në universale botërore, ashtu që emri i saj që në fillim ishte i qëlluar, dhe mbronte të drejtat e të gjitha kombeve të mëdha, kurse bënte trysni në pakicat kombëtare!Pesëdhjetë vjet me Organizatën e Kombeve të Bashkuara, kurse kombet edhe sot e kësaj dite fare nuk arritën për t’u bashkuar me fjalime e rezoluta të shumta! Pesëdhjetë vjet shtetet e botës bënë sehir, duke ngritur flamujt e tyre se janë të përfaqësuara në Kombet e Bashkuara, dhe që nuk bëjnë betimin para flamujve botërorë se do të bashkohen të gjitha kombet, e çfarë do të thoshin edhe për atë parullën e hershme: “Proletarë të të gjitha vendeve bashkohuni!” Po, vallë, çfarë janë pakicat kombëtare, që janë spërkatur gjithkund nëpër botë, dhe lanë trojet e tyre shkret, sepse trashëguan marrëdhënie të pazgjidhura mes tyre, dhe premtimet për bashkimin e tyre, mbetën të natyrës: “Prit në muaj e prit një vit, prit me vjet e prit me shekuj!” Shekujt kapërcejnë e kombet e vogla edhe pse përsiatën për bashkim, mbetën nën mëshirën e atyre të mëdhave që

Page 128: uniartpro1.webnode.com · Web viewS’është kulturë t’ia lexosh letrën tjetrit, por ata kishin shkuar nga banesa ime dhe këtë e kishin lënë në dysheme të shkelur si letër

nuk lejojnë bashkimin e tyre! Lejojnë vetëm shumëzimin dhe konsolidimin e kombeve të mëdha të tyre! Pesëdhjetë vjet me fjalime e rezoluta, duke u propaguar që miratimi i Kartës së Kombeve të Bashkuara për vetëvendosje dhe shkëputje nga shtete të huaja, si dhe bashkimi me shtetin etnik, janë detyrë e kahershme, që fare nuk u arrit marrëveshje për bashkimin e tyre për një qëllim, për një ide... Karta e Kombeve të Bashkuara mbi të drejtat e njeriut për vetëvendosje, pa përzierjen e faktorit të tretë, pra të atij të jashtëm, as që ka nisë të sendërtohet, dhe një zvarritje e tillë, siç po shihet, hasi në reagime të mëdha, pikërisht në fund të shekullit njëzet, kur nisën të fryjnë erërat demokratike të Evropës tradicionale dhe konservative. Faktori i tretë dhe loja që bëjnë fuqitë e mëdha me popujt e botës, u reflektua edhe ndër shqiptarët. Shqipëria është anëtare e Kombeve të Bashkuara! Shqipëria është e pranishme edhe me flamurin e saj kuq e zi, që shpesh e kemi parë edhe në televizor, çka jemi gëzuar kur e shihnim se si shteti ynë ishte i pranishëm me shtete të tjera, dhe që i dëgjohej fjala. Por, çfarë t’i bëhej vetos së Amerikës, apo të Rusisë, se gishti i vëllait të madh gjithnjë e ka trazuar shtëpinë!Në këtë pesëdhjetëvjetor të OKB-së në krye me Butros Butros Galin, bota do të kremtojë pa Jugosllavinë, që ajo prej se ia nisi luftës, me Kroaci dhe me Bosnjë, nuk e ka vendin e saj legjitim në Kombet e Bashkuara! Ajo, siç po shihet, ka qenë me kombet për bashkim kur gjërat i kanë shkuar nëpër vijë të saj, e tash mbas embargos që ia bëri kjo organizatë, nuk është duke u përfaqësuar në këtë organizatë botërore! Ka Jugosllavia ende emrin e Serbisë dhe nën velin e gjoja të Jugosllavisë, Serbia e vjetër, e rrah telin e dredhive, sikurse edhe e rrahu një kohë të gjatë derisa ishte në krye të Jugosllavisë Shpatuku Tito! Jugosllavia, pandehnin agjencitë e saj, patjetër do të fitojnë vendin legjitim në Kombet e Bashkuara, sepse ka dhënë ndihmesën e saj që nga themelimi i OKB-së, e pse të mos jetë e përfaqësuar, shkruajnë gazetarët serbë, duke u përpjekur që t’i thyejnë masat – sanksionet që ua ka vënë bota e re!Pesëdhjetë vjet Evropa vuajti nga trysnia që iu bë nga ish-shtetet sllavo-komuniste, dhe vështirë është duke e kapërcyer atë fazë, që me çdo kusht bie ndesh me të drejtat e kombeve dhe mohimin e kapicave kombëtare! Asnjë pakicë kombëtare me zërin e kësaj organizate nuk iu bashkëngjit shtetit etnik, por mbeti jashtë kufijve, e vuajtur dhe e nëpërkëmbur nga ato kombe që krijuan tutelë mbi to! Shqiptarët dhe OKB-ja janë shumë larg qëllimeve të tyre, apo mos kjo organizatë edhe më tutje do ta vazhdojë misionin e saj të njëjtë! Tangoja që luan OKB-ja është relativisht e re. Edhe para saj dikush tjetër e ka luajtur tango, por që kjo organizatë me emër e mbiemër të madh, është vernik që s’e gjejnë dot pakicat kombëtare! Vernik i rrallë, dhe dhëntë zoti që ata flamuj kombëtarë të valojnë në ndërtesën e OKB-së në Uashington dhe kudo që mbahen seancat e caktuara. Edhe kjo bota jonë qenka si ajo tenxherja me kapak! Kapak do edhe goja, por kapak por gojë s’u gjet. Kapaku i OKB-së, një veto, dhe të gjithë përfaqësuesit e shteteve anëtare të kësaj organizate dridhen në këmbë. Ka të tillë edhe që nuk dridhen, se e dinë që asgjë s’do të bëhet me shtetin që e përfaqëson? Dridhen ta themi shqiptarët dhe në çdo epokë historike, vijnë me detyrë të caktuar të mbjellin frikë në popullin e vet. “Heshtni, se i kemi punët shumë ngushtë! Ne jemi gjithnjë me ata të mëdhenjtë dhe e dimë çfarë na gjen, po qe se e ngrehim zërin kundër tyre! Gishti i madh do puthur. S’kemi çka të bëjmë, pos të lëmojmë e të lakojmë...? Po të mundeshin edhe të parët tonë do të bënin më shumë se ne. Aq sa patën mundësi, nën rrethanat që jetuam, aq edhe bëmë! Nuk mund të dëgjohet vetëm fjala jonë. Ka edhe popuj të tjerë që luftojnë për liri, por që lirinë s’e fituan. Ne, në mos asgjë, e kemi një troh shtet të lirë! Shqipëria jonë është ajo. Flamurin tonë e shpalosim në OKB-në. Të gjithë e dinë se diku në një kënd të Ballkanit është një Shqipëri, të gjithë e dinë se si asaj iu shkëputën nga vetvetja Kosova, Çamëria, Plava e Gucia, pastaj edhe Sanxhaku i Nishit. Lufta është bërë, vërtet, për tokë, dhe tokën tonë e morën fqinjët, me luftë e pa të! Ku do të shkojmë ne shqiptarët? Po të ngritët i tërë Ballkani kundër nesh, është drojë se do të na kapin e na bëjnë rrungajë, na hedhin në Detin Adriatik. Ç’kemi të bëjmë më? Të fortit t’i shtimë krye, të fortit t’ia ngërdhucim dhëmbët, e po kur qe kështu? I forti mbetet i fortë, dhe të gjithë po lutemi: “O Zot, jepja të fortit!” I forti është i

Page 129: uniartpro1.webnode.com · Web viewS’është kulturë t’ia lexosh letrën tjetrit, por ata kishin shkuar nga banesa ime dhe këtë e kishin lënë në dysheme të shkelur si letër

fortë me shekuj e i ligu duhet të jetojë nën krahun e tij. Kështu një ditë edhe në krah të të fortit, do të forcohemi! Të ligun e bëjnë urë kapërcyese, dhe po të mos ketë ura, çfarë do të bëhej në botë? Urë mbi urë, gur mbi gurë, bëhet mur! Muret që janë ngritur me krah të të ligjve rrënohet nga vetë ata! Askush nuk guxon t’ua rrënojë muret e tyre. Nuk dëshirojnë të ngarkohen me mundin e të tjerëve. Djersë derdhën ata për ato mure, kurse djersa e tyre, mund t’i rrënojë! OKB-ja po krijon mure të reja, sosh që mund t’i thurin edhe të mëdhenjtë!Pesëdhjetë vjet me OKB-në apo pa të! Çfarë do të bëhej sikur ajo të zgjërohej ose të shuhej? Nuk mund të bëhem më i mençëm se të tjerët, por kam vetëm një kërkesë: “OKB-ja të kthehet me fytyrë nga Evropa. Ajo është lyth i tërë botës. Po të ngacmohet Evropa, vështirë se mund të qetësohet bota? Kaq për këtë pesëdhjetëvjetor të OKB-së! Në 51-vjetorin kushedi se ku do të takohemi? Kaq edhe për këtë. Por, prapë siç po shihet shkrimet e mia nuk po pushojnë. Kaq për botën! Bota në duar të kujt është? Ajo bota e parë, e dytë, apo deshën të bëjnë edhe një botë të tretë! Bota është e rrumbullakët dhe nuk mund të shndërrohet në botë picigjate! Asnjë shtet s’është i rrumbullakët, por OKB-ja le ta mbrojë veten dhe ato shtete që e shkatërrojnë botën e lirë... Kaq. Edhe pak fjalë: OKB-ja ka flamurin e vet, apo cilët flamuj i adhuron ajo? Ngjyra të shumta kanë flamujt e botës? Kushedi edhe ai Butros Gali cilën ngjyrë e adhuron? Ka nënë dhe baba ai? Ka shije t’i dallojë ngjyrat? Kaq. B. Gali e do ngjyrën e vet, por edhe ai ndjek një filozofi, pra atë: vernik, vernik, vernik!Ishte mbrëmje, kur po shkruaja për pesëdhjetëvjetorin e OKB-së, dhe prisja se në televizor do të dalë Butros Gali me ndonjë vështrim të dendur, por askush nuk doli me fjalim për të dhënë ndonjë mendim për këtë organizatë. Për këtë mendova në vete: “Po, vallë, sikur t’i kisha të gjitha ato referate që u mbajtën në selinë e OKB-së, çfarë romanësh do të shkruaja? Apo, mos vallë, ato i ka përvetësuar ndonjë agjenci turistike për nevoja të tregut të lirë? Dhe, më mundonte edhe një punë tjetër, vallë ç’u bë me ato shkallë të OKB-së për riparimin e të cilave kërkoheshin mjete të mëdha. Po, sa herë ka kapërcyer nëpër to delegati shqiptar i OKB-së Reis Malile, që një kohë të gjatë mbajti fjalime para botës për Shqipërinë? Lëre atë, po U. Tanti ç’bën tash, ai vetëm heshti, kështu që gjatë mandatit të tij nuk u zgjidh asnjë çështje. Siç duket Gali i ka vënë majë kësaj OKB-së, duke i marrë të gjitha punët e botës me tapi? Po Markezi çfarë do të thoshte për ato rezoluta të miratuara që nuk u jetësuan fare për të mirën e njerëzimit? Fat që e kemi në Paris edhe shkrimtarin tonë të nderuar Ismail Kadare, i cili me siguri do të inspirohet që sadopak të zotohet që edhe nga kjo lëmi e diplomacisë ta thotë fjalën e tij të fundit. Sa për dr. Rexhep Qosjen nuk di çfarë të them? Ai, më sa po shihet, është i zënë me punë të tjera rreth miratimit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe pret që dr. Sali Berisha të përmirësojë veten ndaj shkrimeve dhe veprave të tij, apo mos vallë pret rënien e tij dhe zgjedhjen personale të akademikut të nderuar Rexhep Qosja për president në çastin kur Kosova do të bashkohet me Shqipëri? Çfarë janë apetitet e politikanëve as vetë nuk di t’i masë e as që vrapoj pas tyre, por e di se në një stol me tri këmbë mund të ulet vetëm një njeri, e jo dy e tre, siç mendojnë shqiptarët që janë larg botës së civilizuar, apo atë e kanë marrë me hu në supe!OKB-ja është organizatë ndërkombëtare që ndoshta çmohet më së shumti në qarqet shqiptare. Dhëntë Zoti e asaj organizate iu zgjatë jeta dhe tërë kohën të shënohen rezolutat e saj, në mos në shtypin botëror, mjafton vetëm në atë shqiptar. Vjen koha kur edhe disa gjëra të tjera do të merren vesh. Më në fund, para se të flija, shënova edhe një thënie:“Në qofsh bektesh e merr vesh!...” Kaq, dhe natën e mirë, Butros Butros Gali! Nesër pres që do të thuash diçka për OKB-në në krye të së cilës nuk do të jesh gjithnjë, se as ti s’je i pari e as i sprasmi... Vijnë të tjerët dhe më të aftë se ti, që dinë edhe më shumë gjuhë... Kjo që më mundon mua, ndoshta s’është temë e akredituar e as e qëlluar, por çfarë të bëj? Le të mbetet kjo si nismë që nga OKB-ja të rritet ndonjë shkrimtar i cili do të përshkruaj shkëlqimin dhe rënien e kryetarëve të nderuar dhe tepër të latuar. Adhuroj që OKB-ja të transformojë përmbajtjen e saj, ose të shuhet tërësisht dhe të formohet një organizatë tjetër, por jo vetëm në letër, po edhe në

Page 130: uniartpro1.webnode.com · Web viewS’është kulturë t’ia lexosh letrën tjetrit, por ata kishin shkuar nga banesa ime dhe këtë e kishin lënë në dysheme të shkelur si letër

vepër! Pagëzimi i OKB-së edhe në fillim s’ka qenë i qëlluar... O Zot, paçim njerëz të mençëm që nuk pranojnë se gjithnjë ishin të mashtruar, apo të tillë që në emër të tyre, gishti i madh luajti me fatin e popujve të vegjël? Ju lutem nga zemra: mos bëni amen!Në kërkim të këtij përvjetori mezi arrita të gjejë diçka të shkruar dhe të mbështes edhe unë një pjesë të pikëpamjeve të mia. Për fat, duke e shpalosur gazetën e 17 marsit, rastësisht në faqen e parë, që rrallëherë e lexoj atë, hasa në një lajm të zgjeruar se si fëmijët e Prishtinës shënuan pesëdhjetëvjetorin e veprimtarisë së OKB-së.“Me moton e veprimtarisë së grupit kosovar të postpesimistëve e “bëhuni optimistë”, pra postpesimistë”, dje në Gjimnazin “Xhevdet Doda” në Prishtinë u shënua pesëdhjetëvjetori i OKB-së. Nxënësve, përfaqësues të shkollave fillore dhe të mesme të Prishtinës, arsimtarëve e mysafirëve, në mesin e të cilëve ishte edhe përfaqësuesi holandez, u uroj mirëseardhje nxënësit Petrit Selimi, udhëheqës i postpesimistëve. Me këtë rast, mysafiri, profesori i të Drejtës ndërkombëtare publike Zejnullah Gruda, mbajti një ligjëratë, duke ftuar të rinjtë që t’i kultivojnë, popullarizojnë e t’i proklamojnë parimet e OKB-së: paqe, barazi, drejtësi. Pas kësaj, nxënësit e vërshuan me pyetje që kishin të bënin rreth legjislaturës ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të fëmijës, paqembajtjen, financimin e OKB-së, UNESCO-a, etj. Lajmëtari i nderuar L. Mjeku, mjafton se i këshillonte lexuesit dhe të tjerët: “Bëhuni optimistë, pra postpesimistë!”Çfarë manifestimesh do të bëhen në këtë pesëdhjetëvjetor të OKB-së si dhe në përvjetorët e ardhshëm, është çështje në vete? Do të shohim? Por, çfarë do të shkruante për këtë përvjetor i nderuari Zoti Avdi Baleta, që një kohë të shkurtër apo të gjatë bënte sehir në atë seli të OKB-së?

ËNDRRA NË MILLOSHEVËE shtune, më 18 mars 1995

Isha në një qytezë të vogël apo katund dhe ushtria jonë bënte përforcime të mëdha, duke i zënë pusinë ushtrisë serbe. U bënë shumë ushtarë, dhe bëhej përgatitja e tyre në disa shtëpi që ishin të rrethuara me mure të larta dhe beton. Edhe unë isha mes ushtarëve që përziheshin herë andej e herë këndej. Ata hynë brenda në ato shtëpi, e unë mbeta kalli vetëm jashtë. U largova prej nga ai vend dhe zdirgjesha si nëpër atë Udhën e Varreve të Sejdiajt e Vitakut, shikoja anash arat se ku do të fshihem nga ushtria serbe. Nuk mund të shpresoja se do të gjeja strehim nga ushtria që thoshin se do të vinte në atë pusi. Ecja duke i shikuar arat e Topallajve matanë mëhallës, dhe mendoja që të fshihem në misër apo në mal të Zahë Tarakës, se thosha:“Ata të ushtrisë serbe më gjejnë edhe me helikopter”. Duke u zdirgjur tatëpjetë arave, u ktheva dhe shikova disa herë atë vend ku ishte lokalizuar ushtria serbe në atë pusi, por ushtarë nuk pashë. Dëshiroja ta shihja dikënd e ta pyesja:“Ç’u bë me ata ushtarë serbë në pusi?”Në ato fjalë më doli gjumi.

E shtune, më 18 mars 1995

Isha si te Sejdiajt apo te Topallajt e Vitakut, duke shikuar truallin e të bijve të Ferat Isufit. Më interesonte t’ia shihja shtëpinë e Brahush Feratit, por askund s’e shihja atë e as vëllezërit e tij. Më dukeshin se ato shtëpi kishin filluar të rrënohen, e sa të tjera të ndërtoheshin, duke u larguar nga ato troje ngjitesha arave tatëpjetë, matanë Topallajve dhe shikoja në drejtim të shtëpisë time në mëhallën e Mulajve. Kështu më doli gjumi.

E diele, më 19 mars 1995

Pashë Prozën, vajzën time, në prehër të Norës, duke u dridhur, jepte shenjë se do të vdes. Ajo më

Page 131: uniartpro1.webnode.com · Web viewS’është kulturë t’ia lexosh letrën tjetrit, por ata kishin shkuar nga banesa ime dhe këtë e kishin lënë në dysheme të shkelur si letër

shikoi njëherë në fytyrë dhe pastaj uli kokën nën këmbë, e unë ia kapa të dy ato duar të ftohta akull. Edhe një herë ia pashë atë brushën e kthyer mbi ballë, dhe nisa t’ia fërkoja duart për t’ia lehtësuar vdekjen. Nora e shikonte dhe fare nuk mund t’i ndihmonte, kurse Proza vinte duke u molisur, derisa i thashë:

111 Oj, çika e babit, ku po na lë ne? Oj, Proza ime, shikoje babanë edhe një herë. Jetove me ne e na ngarkove për jetë!

Kam qarë shumë e Nora fare s’më dëgjonte. Kushedi në çfarë gjendje shpirtërore ishte ajo? Në atë vaj më doli gjumi.

FADILI: DRENICËS I MBETA BORXH SA JETOVA!

E diele, më 19 mars 1995

Pashë ëndërr duke biseduar me Fadil Hoxhën në Drenicë. Ai më zemër të hapur më porositi:“Kam dëgjuar se merresh me shkrime. Historia e Drenicës fillon me Luftën e Azem Bejtës dhe mbaron me Luftën e mixhës Shaban! Drenicës i mbeta borxh sa jetova! “Baca Fadil, ne drenicasit nuk i pranojmë lëvdatat ndër sy. Të lutem, po na lavdërove, ne asaj i themi: më shave! Sharja ndër sy në Drenicë është më e pranueshme se lëvdata! Por, Drenica ty s’të ka njohur kurrë!”Ai uli kokën dhe deshi të bisedoja edhe më gjatë me të për luftën e mbramë, por edhe ajo ëndërr, e gjora, nuk zgjati shumë dhe më doli gjumi.

E diele, më 19 mars 1995

Trysnia e ëndrrës që kisha parë për vdekjen e Prozës në prehër të Norës, më kishte zgjuar shumë të shqetësuar. Ishte ditë me diell dhe duke shënuar ëndrrën që kisha parë, më rrëshqitën disa lot, në letrën e bardhë nga të cilat gati u shqye dhe mendoja: “Fat që ato pika loti nuk ranë në qilim, por i përpiva shpejt dhe u përmbajta, sepse para vetes e kisha Tringën vogëlushen njëvjeçare, që dëshironte të luante me makinën e shkrimit”. U ndala dhe e mora ngryk, pastaj e përqafova dhe ato duar të vockla ia qita mbi shkronjat e makinës. U pata thënë: “Kjo është shkrimtarja e gjyshit!”Çfarë do të bëhet, dhe a do të lind ndonjë shkrimtare në shtëpinë time, është çështje e kohës! Thonë se femra të bëhet shkrimtare, në kushtet tona, është punë e mundimshme. Shtëpia ka shumë çivia!Isha zgjuar edhe me një trysni të ëndrrës që kisha parë me Fadil Hoxhën. Pata biseduar me Besimin se u takuam me Fadil Hoxhën në të pame të të ndjerit dr. Gazmend Zajmi. Dhe, se takimin me të e kisha pritur, por jo edhe në raste të vdekjes së Gazmendit! Gjithnjë kam menduar se një ditë do ta vizitoja dhe do të bëja një bisedë të qetë lidhur me luftën e tij dhe atë Luftën e Drenicës, që ai sigurisht, për këtë i ka hëngër sa kunja! Lëre që Drenicës ia futën kunjin, por këtë ua futën të gjithë shqiptarëve dhe Evropa me trysninë e sllavo-komunistëve, dërdëlliste se Shqipëria me shqiptarë ishte në anën e okupatorit, e udhëheqësit e saj mbanin fjalime para popullit të vet se shkojmë krah për krah me shtetet komuniste. Edhe ato fjalime e bënë të vetën. Pesëdhjetë vjet duke e lëmuar dhe duke e lavdëruar dhe më në fund ai regjim i komunistëve u rrëzua vetvetiu, sikur askush të mos likuidohej. Idhujt e rënë, edhe përmendoret e tyre falimentuan, por që shkruante shtypi? “Pse po rrënohen përmendoret e së kaluarës?” Çfarë pyetjesh bënin, çfarë akuzash e s’e dinin se askujt Zoti s’ia ka dhënë që tërë jetën të jetë sundimtar i përjetshëm...Edhe pse nga ëndrra që pashë nuk arrita t’i sqaroja çështjet me Fadil Hoxhën dhe ndodh se po të

Page 132: uniartpro1.webnode.com · Web viewS’është kulturë t’ia lexosh letrën tjetrit, por ata kishin shkuar nga banesa ime dhe këtë e kishin lënë në dysheme të shkelur si letër

më njihte se jam i Drenicës, çfarë dyshimi do të ndillte ai te njerëzit që me padurim pritën ndonjë mendim tim, si dhe pritën, pikërisht se pjesa më e madhe e tyre fare nuk më njihnin. Edhe vetvetja më dukej se isha i pambrojtur, pikërisht se isha me Prozën, vajzën time, që fare nuk fliste, por ishte ulur pranë meje dhe pinte atë cigare duhani që ia dhanë, kur dhashë shenjë se kjo e pi duhanin. Disa herë e shikoja Fadilin, kurse ai rrallëherë përqendrohej në fjalët e mia. Po t’u thosha se e njoh herët në ditarin e pagëzuar Dyl Tahiri, çfarë do të më thoshin ata të Gjakovës, që i prisnin njerëzit në të pame. Në vete thosha: “Eh, ku je Dyl Tahiri, he Dyl Tahir! Po, vallë a të kujtohen ato fjalë të mixhës Tahir? Po, vallë, ato të mixhës Shaban, kur iu desh ta kallë luftën kundër serbëve çetniko-komunistë? Po, vallë, pse u ndanë me mixhën Shaban, dhe më në fund serbët tërë jetën të akuzuan se ti ishte bashkëpunëtor i mixhës Shaban? A bën të deklarohesh njëherë para këtij populli, apo të pohosh një të vërtetë që është duke e brejtur Kosovën e mjerë.? Të mjerët heshtin, thuajse se duan ta marrin fajin me vete dhe ta mbjellin në parajsë apo ferr? Parajsa dhe ferri i Kosovës, mbetën enigmë shekujsh, mbetën edhe enigma të tjera në Shqipërinë tragjike të asaj lufte. Përmende, në atë të pame, se atëherë ishe gjimnazist në Shkodër. Pashë se atje je shkolluar, por në Jugosllavi ke shitur mend se ishe ndër komunistët shqiptarë që bëre shumë për Kosovën. Asgjë nuk bëre, as ti e as Enver Hoxha, mbasi Kosova mbeti larg nga Shqipëria, e mbeti e ndarë, siç ishte në Luftën e parë, të përçarë... Mjafton se kur më kujtohen fjalimet tuaja se ne kemi më shumë shporeta se tërë Shqipëria, më vjen të vjellë? O Zot, çfarë janë ata shporeta, po ne ishim të ndarë jo për hir të shporetave, por për interesa të fqinjve, që të mos jemi një me një, në një shtet – Shqipëri. Ishim të ndarë, jo se ata deshen liri tjetër, por që e deshëm të gjithë këtë tokën tonë, ashtu siç ishte e përbashkët. Jemi të një trungu ilir dhe deshem që të mos mbesim degë të këputura të një peme, por është vështirë t’i shartosh pemët me piptha të ri. Së paku ishim shqiptarë, e kur ia dhamë vërvishtën Shqipërisë, në çaste të pikërishme, mbetëm tradhtarë? Çfarë ishim e çfarë do të bëhemi, mjafton t’i paraprijmë një vije të njëjtë dhe të gjithë përnjëherë ta shkruajmë me penë në dorë: “Kjo është ora e Shqipërisë!”Pse nuk arritëm të flasim më lirisht me Fadilin, kjo s’është e qartë, mirëpo siç pandehte dr. Tahir Abdyli shihej se ai ende e kishte kokën çimento, me vështirësi mund të thyhet në këtë shekull. Dëshiroja të pyesja: “Po, vallë, ç’u bë me atë librin që e kishte përfunduar pikërisht në atë mbrëmje kur gratë serbo-malazeze u ngritën kundër tij dhe ato lëre që ia thurën këmbë e duar, por edhe Kosovën e kthyen prapa dhe shekujt këtë nuk do ta harrojnë. Po, vallë, a s’u gjend ndonjë femër gjakovare që vesh fustan, apo edhe në tesha të burrave e të ngrit zërin kundër atyre grave që dolën në udhë të Prishtinës, dhe që erdhën edhe para shtëpisë së tij, duke e fyer, e ai as që kishte thënë ndonjë fjalë fyese për femrat me të cilat edhe në luftë kishin ndarë të mirën dhe të keqen? Çfarë ishte edhe ai Azem Vllasi, kur e qortuan: “Pse nuk u ngrite ta mbrosh Fadil Hoxhën?” Ai, vallë, a kishte menduar me kokë apo me bothë, këtë do ta dëshmojë koha, por tekstualisht e pata lexuar në gazetë, kur tha: “Fadil Hoxhën nuk mund ta mbroj unë, se ai është hero i popullit. Ai duhet ta mbrojë veten!”. Mirë, po e zëmë se klani i Gjilanit me mësimet e Sinan Hasanit paska qenë për ta rrëzuar si njeri i madh dhe hero i gjallë i këtij populli, po vallë, pse s’u ngrit klani gjakovarë e të thotë mendimin e prerë për të, apo edhe gratë e Gjakovës së kuqe, që më parë ishin për fitoren e komunizmit? Sikur ato të thoshin: “Ndal, se me Fadil Hoxhën e kemi yll, çfarë do të bëhej? Në mos asgjë, zëri i grave të Gjakovës do të dëgjohej deri në Tiranë apo në Beograd! Dorën në zemër, luftetarët e Gjakovës e ngriten zërin dhe e mbrojten aq sa munden ish-komandantin e UNÇ! Ka qenë kjo udhë e mirë, apo çfarë do të fitohej, është një çështje që atëherë nuk dihej, por mjafton se do të mbesin gjurmë të një jete, kur rënien e tij do ta arsyetonin, apo do të thoshin: “Shkëlqimi dhe rënia e Fadil Hoxhës, ishte caktuar herët, qysh në kohën, kur në Kuvendin e Prizrenit, më 1945, me apo pa dëshirë, shqiptarët e Kosovës dhe të Metohisë iu bashkëngjitën Republikës Federale të Serbisë, deri në vetëvendosje e shkëputje apo bashkëngjitje me Shqipërinë! Çfarë pazarllëqesh u bënë, dhe të gjitha u rrëzuan, asnjë marrëveshje për shqiptarët nuk u vu në jetë, Serbia shkeli çdo marrëveshje si gjithnjë në

Page 133: uniartpro1.webnode.com · Web viewS’është kulturë t’ia lexosh letrën tjetrit, por ata kishin shkuar nga banesa ime dhe këtë e kishin lënë në dysheme të shkelur si letër

dëm të shqiptarëve, por mbetën vetëm zbulime të sensit të njerëzve që adhuronin Shqipërinë dhe shkallë-shkallë... Disa veta u likuiduan e sa të tjerë mbetën vasal të Serbisë, që me vite të tëra e patën shpirtin e tyre peng, dhe çdo përpjekje e tyre për komb shuhej me një kërcënim: “Hesht, se ne të njohim për çfarë je deklaruar në Bujaj, në Prizren, dhe të kemi në grusht!” Edhe s’është keq për të shënuar ato ditë, se çfarë ishin për luftëtarët shqiptarë?Fadil Hoxha, më sa i kam shikuar ato dokumente të Konferencës së Bujajit, ishte nënshkrues, por në atë dokumentin e fundit të Kuvendit të Prizrenit, emrin dhe mbiemrin e tij ia pashë, por nënshkrimin jo! Çfarë është kjo mençuri apo dredhi e tij, le t’ia lëmë për një kohe tjetër. Në bisedë me dr. Canën për Bujajn, dhe për Fadilin, po e përsëris edhe një herë se ç’më tha:“Fadil Hoxha hoqi dorë nga Rezoluta e Bujajt”“Po, pse Zeqë hoqi dorë? Është më mirë, apo më keq?”“Është shumë keq, se për shqiptarët, Bujaj ka peshë të madhe historike. Bujaj është bazë për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë tonë! Bujaj pikërisht u mbajt në kohë të fillimit të luftës, po qe nuk sendërtohen ato vendime të saj, shqiptarët gjithmonë do të jenë të shkapërderdhur...”. Nuk isha pajtuar me këto mendime të Canës dhe tash po shoh, se Fadil Hoxha, sipas meje, ka bërë mirë që ka hequr dorë nga Konferenca e Bujait, se ajo, sipas mendjes time, gjithnjë po vie duke u zbeh e cilësuar se ishte tradhti e madhe! Fadil Hoxha, siç po shihet, do të heq dorë edhe nga vendimet e Konferencës së Pezës, si dhe nga Konferenca e Mukjes. Çfarë qenë ato konferenca, dhe pse të pezmatohej lythi – Shqipëri – Kosovë?Sërish kujtoj se kam arsye t’i kthehem botës dhe ta qortoj, apo ta pagëzoj se ajo, vërtet, qenka një botë e larme. Pse ta quaj kështu, kur s’është për herë të parë, kur fillimi dhe mbarimi i çdo lufte doli i larmë! Shpesh futem në ato rrethana dhe e pyes veten:”A kam kaçik të bëj diçka për Shqipërinë, mjafton se edhe po qe se s’mund t’i bëjë një të mirë, asaj të mos ia mendoj asnjë të keqe!”Ishte mbrëmje kur arrita në katundin Milloshevë. Thonë se ky katund ka tokë të pasur, dhe që në fillim, siç pandehu plaku Adem Kurshumliu, prej këtij katundi janë shpërngulur më se treqind shtëpi me familje shqiptare. Këtu erdhën të ikurit nga lufta e dytë, dhe i gjetën të ikurit edhe nga lufta e parë. Këtu erdhën edhe muhaxhirët të ndjekur nga trojet tona shqiptare të nahijes së Sanxhakut të Nishit. Këtu gjetëm shqiptarë, dhe në fillim ua dhanë krahun, por kur i patëm serbët dhe malaziasit fqinj, lanë çdo gjë të vjetër, dhe u pajtuam të jetojmë në këtë katund. “S’e kemi ndër mend ne muhaxhirët që të ikim dhe të na këndojë gjeli në karrocë, s’e kemi ndër mend që këtë tokë t’ua lëshojmë edhe të ikurve të kësaj lufte që po bëhet në Kroaci dhe në Bosnjë. Ka Kosova miq që ia dëshirojnë të mirën? Ka. Së pari, miq të saj jemi ne? Pra, t’ia duam të mirat e këtij vendi, ta duam çdo pëllëmbë të kësaj toke. Dhe, fat i madh që buka është shumë e lirë! Kosova është kopsht me lule e drithëra gjithfarëshe! Kosova është e jona dhe do të mbetet përgjithmonë nëse e duam atë. U bënë shumë luftëra për këtë tokë. Serbia gjithnjë e ka trazuar Kosovën dhe ajo nuk pa ngopet as me tokë e as me gjakun tonë. Një familje e kam në Gjermani? Prej kujt ikën ata? Ikën prej luftës, ikën prej armatimit të Serbisë që pesëdhjetë vjet menduam se e harroi luftën, por ajo e kalli jo vetëm Ballkanin dhe Evropën, por edhe tërë botën. Për Evropën Serbia është bërë më e rrezikshme se sa Rusia. Apo mos vallë, edhe tërë kjo luftë është ruse? Ajo s’mundi ta shërojë lëngatën e vjetër – për toka të huaja! Nënën e kanë këta nga Rusia? I mëson apo i sharron, nënë e kanë, e çfarë mund t’i bëjnë asaj?”Ishte një pasdite me diell sapo dola në udhë, para shtëpisë time, takova Lubinko Vukashinoviqin, dhe një auto-teknik të cilin e njohin si mjeshtër të mirë, ku njerëzit vinin përditë tek ai për riparimin e automjeteve të tyre, sepse ishte mjeshtër në zë që ua kalonte shumë të tjerëve në Prishtinë. Ai na përshëndeti shqip, kurse nipçja im Drini hyn në lokalin ku ai punonte pareshtur. I them: “Drini, mos ia prek veglat xhaxhit, se ai nuk ka me çka të bëjë riparimin e automjeteve”. “Jo, thotë, ai Drini është ndër fëmijët më të mirë? Dhe e foli një shqipe jo edhe aq të

Page 134: uniartpro1.webnode.com · Web viewS’është kulturë t’ia lexosh letrën tjetrit, por ata kishin shkuar nga banesa ime dhe këtë e kishin lënë në dysheme të shkelur si letër

mundimshme. Lubinko Vukashinoviq ishte veshur me do rroba katrore, dhe kravatë me vija të kuqe, e nisi të bisedojë me mua, pastaj u ndal.“More, Lubinko, unë kam dëgjuar prej jush, se çdo kohë e bartë barrën e vet, por në jetë po më del ndryshe: “Çdo kohë po e bart barrën e huaj? Kjo barrë që na është ngarkuar ne, e kujt është s’po e di, por do të na kërrus me shekuj! Ne s’po kemi forcë ta bartim barrën tonë, e jo më të ngarkojmë edhe bagazhin e huaj!”“Kjo është bërë e Rusisë!” më thotë ai. “Dhe, sa do të kuptojmë e sa do t’i qëndrojmë kësaj barre, ajo është një çështje që ne duhet ta dimë. Gjithkush le ta bartë barrën e vet. Amerika e Rusia grinden mes vetes, e ne i rrimë si nuset nën duvak. Deri kur do të marrë vesh ky popull dhe tërë bota?” dhe pastaj dyshoja mos kishte për qëllim që të më provokonte.Nuk ma merrte mendja se e kishte përnjëmend, sepse jemi mësuar me serbët, ata shpesh na qitën karremin dhe u pajtuam me ta, por më në fund dolëm të tradhtuar prej tyre.“Unë po e di se barrë e kujt është kjo, por zëri im nuk po dëgjohet! Koha do të na shkarkojë nga barrët e huaja. Ne, vërtet, në këtë moshë të bartim barrën e huaj, s’është punë e lehtë. Edhe ndonjë ditë po mundemi, por kur s’do të mundemi, të shohim se kujt do t’ia ngarkojnë barrën tonë?”Pastaj u thelluam në kohën kur ne nën kushte shumë të vështira ndërtuam shtëpitë tona në këto ara të muhaxhirëve të mjerë, që me dhunë ushtria serbe i dëboi nga trojet e veta, folëm edhe për atë ish-Komunën e Prishtinës, e cila ua ka shpronësuar tokën dhe ua dhanë për troje, por kur kam dëgjuar, se kjo tokë u ishte falë muhaxhirëve sa për të ekzistuar, më hiqet nga mendja miti i krijuar në vete: “Jemi fajtorë që ndërtuam shtëpi në tokë të huaj!”Radio-Prishtina jepte lajme në gjuhën serbe dhe spikeri lajmëronte se zonja Bratisllava Morina është duke bërë përpjekje të mëdha për t’i strehuar të ikurit nga lufta e Kroacisë dhe të Bosnjës. Këtu në Kosovë janë ndërtuar më se pesëqind banesa të reja dhe po ndërtohen edhe shumë sosh për të ikurit. Këtyre iu jepen banesa apo shtëpi, madje iu lejohen edhe nga tre hektarë tokë. Kjo s’është gjë absurde për Serbinë. Kolonizimi i tretë i themi kësaj kohe. Kolonizimi vazhdonte edhe në kohën e çetniko-komunizmit, por ai ishte i heshtur. As që guxonte ta përmend Fadil Hoxha, e as Xhavit Nimani, sepse do ta kishin kokën ndër gërshërë të njëri-tjetrit. Cili do t’ia hante kokën shokut, kjo ishte një temë në vete, por më thotë kjo mendje, se politika gjakovareske i ka dëmtuar shumë serbët dhe malazezët! Disa herë dëgjoja edhe Bata Ivançeviqin:“Kjo është politikë gjakovareske dhe ia dimë rrënjët asaj? Do t’ia shpalosim deri në palcë!” Dhe, dyshoja, mos vallë kjo politikë gjakovareske do të na dëmtonte edhe ne shqiptarët? Gjatë e lëmuan gjakovarët sistemin në fuqi, dhe gjatë edhe e shkrryen dhe e gërryen edhe veten, por edhe ne. Gjatë ditën ata të bëhen se i përkrahin idetë shtetomëdha serbe, por e përparuan Gjakovën e kuqe! Gjatë bartën në shpirt luftën e dytë, dhe gjatë thanë se Gjakova martire është e para që nuk lejojë bashkimin e Kosovës me Shqipërinë dhe edhe Llapi i pari që nuk lejojë bashkimin e Llapit me Kosovë dhe të Kosovës me Shqipëri! Çfarë profkash bëheshin në kohën tonë? Po të flasësh me gjakovarë, më thoshin: “Ju, malokët e katundit nuk dini asgjë” e po të dëgjosh llapjanët më thoshin: “Burri burrë lakon!”. Kjo fjalë është e qëlluar, por i pyes ata: “Kur ditëm ne shqiptarët që për çështje vitale të kombit të lakojmë dhe të fitojmë? Kur u mësuam të lakojmë ne, ata të tjerët dolën fitues, e çfarë të bëjmë? Në Drenicë shpesh dëgjon shprehjen: “Gjakova është varri i Kosovës”. Si mund të jetë Gjakova varr për ne? Po, vallë, i përfshinë këto fjalë edhe katundet e rrethinës së Gjakovës, apo vetëm atë qytezë ku është trashëguar e shtresuar instinkti i tradhtisë, apo edhe ai i hakmarrjes?

DUSHAN MUGOSHA – DUQI

Ishte verë. Udhëtoja me autobus së bashku me Norën dhe shumë udhtarë të tjerë.Para me një

Page 135: uniartpro1.webnode.com · Web viewS’është kulturë t’ia lexosh letrën tjetrit, por ata kishin shkuar nga banesa ime dhe këtë e kishin lënë në dysheme të shkelur si letër

një ulëse ishin ulur dy veta që nisen të bisedojnë sikur të ishin ulur në cergë të burrave. Pse të gënjej? Paraqitesha që fare nuk më interesonte biseda e tyre, por isha shumë kureshtar. Heshta për një kohë. Autobusi ecte, ecja edhe unë me mendje e jo me këmbë. Ata i rrëfeheshin njër-tjetrit.

1 Ku keni punuar Ju? - pyeti bashkëbiseduesi një burrë të zeshkët, i veahur me tesha ngjyrë kafeje, me kravatë të bukur.

2 - Në UDB-e! - iu përgjigj troç bashkëbisduesi.3 Ata nisen t’ia hapin zemrat njëri-tjetrit. Sërish i dëgjoja me një kureshtje tjetër.4 - Unë jam i nahijes së Deçanit - foli fshatari.5 - Po, ç’kemi andej, ej? – pyeti bashkëbiseduesi në mënyrë të qetë.6 - Po, mirë jemi. Halle kemi më shumë gra! - u përgjigj ai.7 - Po, edhe ju qenkeni ngusht prej grave, a? – u fut në bisedën spontanisht Liti.8 - Po, kush s’është ngusht prej grave, miko! E zgjati zërin ai duke e vënë buzën në gaz.9 - Ju të Deçanit e keni një zanat shumë të mirë, sepse kur folni për gra, rrotllat i çkepni

larg. Me fjalë të grave, ua nxjerrni gjuhën të tjerëve. Jeni të aftë, se e çoni njeriun të pij ujë e e ktheni pa pi ujë – tha Liti. – Besa jini të hollë prej mendjes e të trashë prej takati.

10 - Ju drenicak, po? – pyeti deçanasi me kureshtje.11 - Po, si në kufi – iu përgjigj Liti.12 - Po, edhe ne atje jemi si në kufi – tha ai dhe desh të mos i ndesh bisedat.13 Vetëm sa nuk e shprehja mendimin se: “Ty po të njoh, o Misin Muhaxheri, e ti mirë që

s’po më njeh! A je ti ai Misini që ishit shokë me Hamzë Llugiqin, dhe kur i ladronit kuajt nëpër Drenicë e s’lini fshat pa shkuar e pa e shkelur me këmbë? Mendoj ti thosha: “O, ti njoh “rrajë e gërdhajë!” A je, po ai që u bëre mik me Rrecajt e Llaushës?’ Hetoja se nuk fitoja asgjë po ta pezmatoja bisedën. Uroja që ajo të marrë kahe të mirë!”

14 Misini nuk duohej dot po të mos më pyeste.15 - Po, ju ku jeni në punë tash? – u kthye me atë fytyrë të vrgugët prej Litit. – E di se ke

pasë punuar pak ditë në shkollë të Llaushës, e kah ia there pastaj, nuk e di. Më kanë thënë se punon në gazetë? Mos e kam gabim? Në gazetë, po? – pyeti sërish.

16 - Po, po, aty jam.17 - Besa mirë që më tregove, se ti që po shitëshe gazeta, mund të na qitësh edhe në gazetë -

tha ai.18 Autobusi ecte nëpër Fushë të Kosovës, i afrohej Vushtrrisë dhe për pak minuta duhej të

arrinte në Mitrovicë. Biseda vazhdonte sipas stilit të asaj kohe, por gjithnjë jo edhe aq e lirë! Paraqitesha se nuk i njihja udbashin Misin Muhaxheri, por edhe ai e luante të njëjtin rol.

19 Fshatari nga Deçani, që kishte veshur një setër të murrmë, kapelë të verdhë, rrëfej në mënyrë të vet:

20 - Jam fshatar, njeri i tokës, i shatit dhe i tarrakopit. Kam shumë tokë, po ma patën marrë malazeztë. Nuk kam krah pune. Udhëtoj kështu, poshtë e lartë.

21 - Mirë që ke tokë dhe ecën, por uroj të mendosh e punosh me krye tënd se ku do të shkelësh – i tha Lit Palaj dhe heshti.

22 - Po, në tokë, po ku të shkeli? – sikur përgjigej ai. – Toka është jona. Na micërrojnë ngapak malazeztë, por ata s’e duan tokën tonë si ne.

23 Misini u ndal së foluri.Ai priste që t’ia qes dokrrat e kokrrat në lendinë deçanasi. Ishte shumë i zgjuar, mendjeprehtë dhe e shpalosi një pjesë të botës së tij të brendshme.

24 - Besa me ju të Drenicës mbetem pak si të thyer. Ajo lufta që plasi te ju, herët na largoi. Ia kthyet pushkën të fortit, ore! Paj te ne thonë: “Një dorë që s’mund ta lakosh, puthe!” Shkuat dhe ia qitet brirët ndër gërshërë të fortit, aty ku lehtë t’i shkurton. A jeni në mend? E, zhuga e Drenicës!

Page 136: uniartpro1.webnode.com · Web viewS’është kulturë t’ia lexosh letrën tjetrit, por ata kishin shkuar nga banesa ime dhe këtë e kishin lënë në dysheme të shkelur si letër

25 - Po, po mirë flet, por kur në Koleshin në luftën kundër çetnikëve sulmonin drenicakët – ndërhyri Lit Palaj, ata që frikësoheshin, pritnin që mësyjnë drenicakët. Dhe, kur e çanin frontin, nga gëzimi, sa veta u thoshin: “Ah, ku jini Drenicë, bre jau hangsha zhugën” Mos po vjen edhe njëherë ajo ditë? Mos hyni në hak të Drenicës, se ju zë ahti i saj! Sepse, zhugën e kruajmë vetë!...”

26 Liti qeshi, e Misini sërish heshtte. Zhurma e autobusit nuk e pengonte afshin e bisedës.27 - Më thirri njëherë në Komitet, atje në Prishtinë, Dushan Mugosha – e shpalosi atë setër

të tij dhe fliste deçanasi me afsh. – Kishte qenë burrë se jo mahi, njëfarë vetulloshi, që kurrë në jetë s’kisha menduar se me sy të mi shoh një burrë të tillë. Ishte i trashë, sy të mëdhenj, vetulltrashë dhe kur hyra në zyrë të tij, ia nisi të flasë shqipen sikur të ishte bilbil shqiptari. Taf cigaren, taf edhe kafenë, sa çel e mëshel sytë. Më patën dërguar këta të Komitetit tonë dhe e hetova se kishte besim të madh në ta. Më pyeti për të gjithë, i njihte si paren e kuq. I kallëzova dhe ia lavdërova të gjithë. E kisha zakon që për të mitë të mos fflisja keq. Prisja se ç’do të më pjellë? Pasi i pimë kafetë, Dushani më pyeti:

28 - Ke shumë meshkuj në shtëpi?29 - Jo, edhe aq shumë.30 - Sa meshkuj, e sa femra?31 - Tre meshkuj e pesë femra – iu përgjigja Dushanit.32 - Ke kryer ushtrinë?33 - Po.34 - Çfarë gjinie ke pasur?35 - Polici ushtarake.36 - Shiko këtej! Komiteti juaj ka besim në ty, e edhe unë të besoj. A pranon të shkosh në

Turqi dhe të ma kryejsh një detyrë? Rri e shëtit nëpër ato vende ku ka shqiptarë. Ke për detyrë që kudo të shkosh nëpër akraballëk, të marrësh hetime, se kush e ç’po flasin për Titon? Ti mos mabj shënime në prani të tyre, por mbaj mend, e kur të kthehesh, ne i gjejmë njerëzit që ato kujtime tuaja i shkruajnë. Por, mos i harro njerëzit, me emër e mbiemer, pastaj edhe të cilës anë janë? Mos të mirret vesh pse ke shkuar atje. Këto janë punë të fshehta. Ruaju e mos fol as në fshat, e as në komunë...

37 - Unë u pata gëzuar që pata rastin të bisedoja me atë burrë të Komitetit, e mendoja se e mira e tij do të më përqafojë. Dhe, kështu mund të krijoja lidhje që të më përkrah e ta mirrja tokën që kolonistët ia kishin përvetësuar babait tim.

38 - E, pra, a po pranon të shkosh? – më pyeti edhe njëherë Dushani. – Po, më tepër do të kesh kujdes që emë Ali Pozharin, ta njohësh mirë, si dhe me kënd i ka pipthat këtu e atje. I takon edhe sa njerëz tonë që i kemi atje e punojnë për ne. Lidh punë edhe me ta. Kontaktet me njerëz mos i këput.

39 - Kur ma përmendi Demë Ali Pozharin, më hyri një drojë e madhe. Nuk guxoja të tërhiqesha. U thura me këto fjalë e biseda. Dhe, më në fund, mora udhë për në Turqi – nisi të flas deçanasi, sakaq Misini dukej se nuk luante kurrfarë roli. “Heshtak! Këtë nëndhejtë e nëntë herë po ta ziejsh në mjaltë apo sheqer, Misin është dhe Misin vdes!” mendoja.

40 - Para me vete ke, të gjitha i ke – më tha Dushani. – Kujdes dhe mos harro me kënd ke pasur punë.

41 - Dhe, detyrën e mora, mora edhe udhën për në Turqi. Gjatë kisha menduar në shtëpinë time për këto punë, por askujt nuk guxoja t’i flisja. Mendoja në vete: “Kujt po i shërbej? Ç’po i duhen këto punë Dushanit? Po, për Titon, kush guxon të flasë keq atje!? Tita ynë, Zot për ne! Pasaporta më pat ardhur në shtëpi dhe mezi prisja ntë mirrja atë udhë. Arrita në Turqi. Një javë fjeta në hotelin më të mirë në Stanboll. Ngadalë vura kontakte me kosovarë që kishin ikur nga terrori i Serbisë për në Turqi që nga Lufta e Parë boërore. Fat

Page 137: uniartpro1.webnode.com · Web viewS’është kulturë t’ia lexosh letrën tjetrit, por ata kishin shkuar nga banesa ime dhe këtë e kishin lënë në dysheme të shkelur si letër

i madh që atje gjeta njerëz edhe t anës sime. Ata më merrnin në konaqe, më pritnin mirë e më bënin muhabet dhe bisedonim të lirë. M’u dha rasti të udhëtoja nëpër shumë qytete të Turqis, si në Ankara, Adapazr, Brusë e vende të tjera ku kishte më shumë shqiptarë. Çdo herë, aty ku më ftonin për mysafir të nderuar, tuboheshin shumë njerëz. Nuk kishte asnjë rast ku të mos vinin së paku deri në tridhjetë veta. Të shkretit, të përmalluar për këtë Kosov ë të mjerë! Ishin shumë të etshëm të dëgjonin për ne, për vendlindjen e tyre, për shkolla e fabrika që ishin haour këtu dhe pyesnin për çdo ngjarje n e njeri. Takova atje një mësues që kishte punuar në Rakosh të Istogut. Thirrej Musa Qeranaj. Ai kishte qenë arsimtar i artit figurativ në Shkollën Tetëvjeçare në Rakosh e pastaj edhe në atë të Istogut. Më pyeti: “Kënd e njeh në Istog?” “Rexhë Muratin”, i thashë. E pyeta: “Ke ndonjëe kujtim nga ana jonë?” “Po, kam shumë kujtime, por mbresë më të madhe më ka lënë një refren i një shoku të punës në Rakosh. Ai e jipte gjuhën shqipe në atë shkollë, shpërndante revista dhe gaztea dhe lexonte shumë. Shumë vonë e hetova se e kishte lexuar një libër “Tregtarë flamujsh” Kur grindeshim në koilektivin tonë për çështje thelbësore dhe unë e ngrisja zërin, më thoshte: “Ja, dëgjonie Musanë. Ai e ka fjalën!” Flisja unë deri në fund ashtu si mendoja vetë. Ai sërish e kthentë bisedën nga unë. “Ja, ky është tregtar flamujsh!” E pyesja: “Pse unë tregtar flamujsh. Ma lë këtë emër Litë...” Ka edhe të tjerë...” Tash shpesh mendoj për atë shoqërinë tonë atje, për kohën, jetën, farefisin. Tash punoj në një shoqëri ku çështjen komëbare e kemi në plan të parë. Aty jam gjithnjë dhe më gjeni në çdo kohë, por tregtar flamujsh nuk do të bëhem këtu! Ishte sarkastik ai arsimtari i gjuhës shqipe, shpesh na gjuante me ato mesele të Drenicës.

42 Mirë që nuk këputej biseda jonë në autobus, mendoja në vete e s’ua shprehja bashkëbiseduesve. Njeriu edhe gjatë udhëtimit mund të shkruaj në mendje romanin. Oh, si nuk kemi aftësi krijuese t’i kapim këto tema, që për kohën mund të mbesin të përjetshme. Dhe, vazhdon biseda, por frikësohesha, mos do të arrimë shpejt në Vitak, e po ndalet shiriti i kujtimeve të atij burri nga Deçani. Dhe, kështu, sërish i dukej se nuk i kishte zbrazur të gjithë fisheshekët.

43 - U mërzita në Turqi, llaf e muhabet sa të duash, por kur kujtoja se duhej të shkoja e të raportoja kundër atyre që ma dhanë bukën, mendt më luanin. Isha mes dy zjarreve: të kthehem, po si të kthehem? Askujt në ato muhabate nuk ia shprehja detyrën që më kishte caktuar Dushan Mugosha. Një ditë vendosa t’u tregojë se do të kthehesha në Kosovë. Po si e ku të kthehem? Diçka më ishte ftohur jeta këtu dhe atje te ne. T’ia bëj edhe unë si ata të moçmit: “Bluaj e gatuaj e në punë të shtetit mos luaj!’ Morën vesh se do të udhëtoja për në vendlindje. Sa shpejt u përhap lajmi në ato anë ku qesh e ku hëngra bukë pa hile. Më thirren në një vend, e kur shkova në mbarëmje, pashë se ishin tubuar mbi pesëdhjetë burra, zemra m’u bë mal. Hëngrem e pimë, folem e volem, e nga fundi më pyeti njëri:

44 - Allahile, tregomë, për këto ditë që shëtite këtej, çka të pëlqeu?45 Frikësohesha mos po bie në grep të tyre. Edhe një boshnjak më pyeti:46 - Fol diçka për ne që jemi këtu, a të pëlqyem në muhabet?47 U ndala pak dhe me mendje u ktheva në Deçanin tim. Vendosa t’ua pështjell kryet me

njëfarë mëzati të një zingjini atje te ne.48 - Një zingjin i Deçanit kishte mylqe të mëdha dhe përvjet i qitte bagëtinë në bjeshkë. Por,

çka i ndodhi? Kushedi, u çaprashit diçka me meshkuj e femra, dhe atë verë nuk arriti t’i qes bëgtinë në bjeshkë. Meshkujt e tij gjithë verën u sollën dhe pështollen me ato bagëti, dhe nuk kishin ku t’i kullosnin. I bezariten edhe fshatrat përreth. Kur i ngujonte bagëtinë, një mëzat i tij byrytej në ahër që krejt ato fshatra i çonte peshë. Taraku i zingjinit ishte mësuar të dal në bjeshskë. Morën vesh të gjithë se zingjinit i kishte hyr hilja në shtëpi. Besa lëre femrat që ishin bërë furka-furka, po edhe meshkujt. Eh, ç’janë fshatarët? Çohen tre hajna e vendosin që të shkojnë e t’ia vjedhin tarakun. Fjala fjalë e hajnat ia mësynë

Page 138: uniartpro1.webnode.com · Web viewS’është kulturë t’ia lexosh letrën tjetrit, por ata kishin shkuar nga banesa ime dhe këtë e kishin lënë në dysheme të shkelur si letër

asaj shtëpie. Kur mbërrin te dyert e oborrit, panë se nuk mund t’i çilnin. Halaktuan rreth e rrotull duvarit dhe nuk gjenin vend ku mund të futeshin brenda në oborr. Njeri nga ata, kur shkoj te do llobushtra, pa se ishte nevojtorja dhe mendoj të futej brenda. Po u thotë shokëve:

49 - Çomni hop përpjetë, se unë po kërcej, e ju ejani pas meje!50 Shokët e ngritën në duar halamrukas dhe e ai ra në gropë të mutit deri në fyt, por heshti.

Ata e pyetën:51 - A është mirë?52 - Po, po, mirë, kërceni edhe ju e unë po u pres para duarve.53 Kërceu njeri dhe ra në gropë, po kur e pa shokun, nisi t’i flas, po ai ia shkurtoi trrak!

Kërceu edhe i treti dhe që të tre ranë në atë gropë të mutit deri në fyt. Ia nisën t’i cakërrojnë fjalët. U ngatërraun mes vetes dhe nisën ta qortojnë shokun që kërceu i pari: “Pse s’më kallëzovë?” “Jo, të kallëzova së ishte butë, po ti s’more vesh!” Qentë i hetuan hajnat dhe lehnin. Meshkujt e asaj shtëpie i kapën armët dhe mësynë nga dyert e oborrit, e tre hajnat dolën prej asaj grope të mutit e ikën arave e livadheve. Zingjinit i shpëtoj taraku. Pushkët që kërcitën atë natë i zgjuan të gjithë fshatarët. Unë duke u treguar atyre çka kishte ndodhur te ne, më bëhej ta rrah kryet...

54 Ai boshnjaku në atë muhabet pyeti:55 - Po, çka tha ky shoku për ne këtu?56 Njeri iu përgjigj:57 - Hajt, se të tregojmë ne çka na tha ai?!58 Dhe të nesërmen mora udhë për në Kosovën e mjerë.

ËNDRRA E NORËSE hëne, më 20 mars 1995

Zoti e bëftë hair! Nëna ime me gjithë dadën dolën jashtë, e unë prisja se kur do të ktheheshin, e as që e dija se ku isha. Kur dola them, të zdirgjem ku mbetën ato, i pashë se kishin hyrë në atë shtëpinë tonë të vjetër. Të gjitha bijat tona i pashë ratë nëpër tokë, si në shtrat, kurse nëna jote, atë e dëgjova se tha:

112 Eh, qe i poqa bukët!113 Po, më duket se i paske lënë pak të bardha. Allahile, i kuq edhe pak, se krejt të

bardha paskan mbetur!Mora unë gjoja po e ngarkoj atë zjarr me dru, që as s’kishte tym, as zjarr e as flakë. Duke e ngarkuar oxhakun me dru, më doli gjumi.Në vete thashë:“Eh, as ajo dada ime, as djali i saj e as unë s’jemi mirë! Edhe atij Fetahu, i vdiq gruaja e s’ia diti vlerën, tash është martuar, po çfarë t’u bëjë atyre dy jetimëve? Grua gjen, por nënë të fëmijëve s’mund të gjejë!”

KRASITJA E PEMËVE TË FADIL HOXHËS!

E hëne, më 20 mars 1995

Dje i pashë dy ëndrra dhe posa u zgjova ia rrëfeva Norës dhe i shënova në ditarët e mi jetësor. Ëndrrën që e kisha parë për vdekjen e Prozës, edhe pse i derdha sa lot, ende s’e kisha harruar por, edhe atë me Fadil Hoxhën nuk do ta harroj kurrë. Pse sot nuk pashë asnjë ëndërr, kjo është diçka e pabesueshme për mua? Por, prapë po them: “Fat që mbrëmë nuk pashë asnjë ëndërr të llahtarshme! Ato shpesh po më mundojnë gjatë, po ma

Page 139: uniartpro1.webnode.com · Web viewS’është kulturë t’ia lexosh letrën tjetrit, por ata kishin shkuar nga banesa ime dhe këtë e kishin lënë në dysheme të shkelur si letër

dërrmojnë këtë trup që shpresoj të jetojë pikërisht vetëm për të krijuar”.Dje, kur isha në valët e zekthit krijues, oborret e fqinjve vlonin nga njerëzit dhe jepnin shenjë se erdhi pranvera. Nora më luti që t’i krasis pemët, kurse unë kisha hallet e krasitjes së pemëve të kopshtit të Fadil Hoxhës! Dje, isha zgjuar herët, dhe prej dritares pashë dy sorra që i ndihmonin njëra-tjetrës për t’i shpalosur pendlat dhe pastaj kushedi nga fluturuan! Dje, i pashë edhe rrezet e diellit në majë të ftoit, e sot ishte kohë me vranësira të pakta, e dielli ende nuk i kishte puthë ato degë të ftoit. Sot, në ftoin tim, kur u zgjova pashë një pëllumb që ishte strukur në degë, dhe nuk bënte asnjë lëvizje. Në vete thashë: “Mos po vijnë ata pëllumbat me krih të shkruar të Rizah Strellcit, që na u kujtuan vonë, prej kah i rrapëlluan në kokë edhe historianit dr. Sabit Uka, i cili në revistën “Plejada” e kishte përfshirë vjershën e Rizës: “Ore. pëllumb krihtë e shkruem”. Kështu në librin e ardhshëm të Sabit Ukës, lexuesit, pos këngëve të muhaxhirëve që patën rastin t’i lexojnë në librat e mëparshëm, do t’i kenë edhe në vëllimet e ardhshme, që pritet se do të botohen. Në pesë vëllime, ai do ta përfshijë përdegëzimin e muhaxhirëve. Meqë unë ia kisha bërë një shërbim të vogël rreth përhapjes së këtyre tri vëllimeve mjafton se më dukej se muhaxhirët e ndienin veten pak më të lirë ndaj nesh, apo siç na quajnë shpesh ata jermi, e jo vendës! E kuptojnë ata çfarë është shprehja e vjetër jermi, e çfarë ajo muhaxhirë! Mirë që nisën të sqarohen çështjet historike, se thuajse ishim të gatshëm të pohojmë se këtu në Kosovë të gjithë jemi muhaxhirë!Dje më kishin mbetur pa i përfshirë disa fjalë e shprehje të Besimit. Ishin ato fjalë të tij që përherë të parë i dëgjova, dhe m’u dukën shumë interesante, se ai rrallë flet.“Hajde, ngutuni, apo na bini atë çaj se na shkoi dita huq!”Kjo shprehje ishte sihariq për mua.Ai duke e vër buzën në gaz, tha:“Mbajeni në mendje këtë fjalë. Do të bëhem edhe unë shtëpi”.“Po, babai atë e dëshiron, or bir!” i thashë, dhe e vazhdova punën time.Dje në bllokun tim pata shkruar edhe përkushtimin e Destan Bajraktarit në veprën e botuar “Fjalë të urta dhe thënie popullore shqiptare”. Çfarë më kishte shkruar Destani në veprën që ma kishte dhuruar: “Li Palajt, vlerësuesit të kësaj vepre madhore të kulturës sonë shpirtërore e kombëtare, ia dhuroj këtë libër në shenjë nderimi dhe kujtimi...”Autori,D. Bajraktari’

Prishtinë, më 24 qershor 1994

Pastaj përkushtimin:

“Këtë thesar të kulturës sonë shpirtërore e mblodha në popull, si bleta nektarin e luleve dhe, tani, të tubuar dhe të mbarështuar, po ia kthej përsëri atij, duke ia përkushtuar nga zemra”. Pason falënderimi:“Shfrytëzoj rastin t’i falënderoj të gjithë tregimtarët recensentët, disajnerin e kopertinës dhe të gjithë dashamirët, që më ndihmuan për daljen në dritë të këtij libri.Veçanërisht falënderoj ndërmarrjet “Comtrade” dhe “Infortrade” për radhitjen e tekstit falas, si dhe të ndjerin Muhamet Lepajën, i cili u zotua pa lodhje në radhitjen e një pjese të madhe të tekstit”.Botuesi (autori) shkruante:“Të gjitha të drejtat për ribotim i gëzon autori dhe familja e tij”.Sa për njohje po theksoj se libri i Destanit ka 4.525 fjalë të urta, dhe është radhitur sipas rendit alfabetik. Në fillim ka parathënien të shkruar nga dr. Enver Mehmeti, dhe pastaj pasojnë fjalët e urta në tekst. Në fund të librit është shënimi i jetëshkrimor i Destanit dhe me një fotografi.

Page 140: uniartpro1.webnode.com · Web viewS’është kulturë t’ia lexosh letrën tjetrit, por ata kishin shkuar nga banesa ime dhe këtë e kishin lënë në dysheme të shkelur si letër

Destan Bajraktari lindi në Suharekë, më 17.IV.1930. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, Gjimnazin e Ulët në Prizren, Shkollën Normale (dy klasë) në Gjakovë, ndërsa të tretën dhe diplomën e mësuesisë në Kursin e Lartë Pedagogjik në Pejë dhe Fakultetin Filozofik – Degën Gjuhë dhe Letërsi Shqipe – në Prishtinë.Me shënimin e folklorit tonë burimor ka filluar të merret që nga viti 1950, si mësues i Gjimnazit të Ulët të Suharekës.Puna e palodhshme në lëmin e arsimit dhe të kulturës, veprimtaria e tij në shënimin e folklorit burimor, vlerësimi dhe gjykimi i drejtë i ngjarjeve shoqërore, sidomos mbrojtja e interesave kombëtare, iu bie në sy organeve partiake dhe të sigurimit shtetëror, kështu që, më 1959, e arrestojnë këtë së bashku me katër mësues të tjerë të shkollës së Suharekës. Me këtë rast këtij ia marrin të gjitha librat në gjuhën shqipe, disa shkrime origjinale dhe të gjitha materialet folklorike, që i kishte shënuar me mund të madh, gati gjatë një dekade të tërë. Regjimi totalitar dhe kundërshqiptar i ish-Jugosllavisë e ngarkoi penalisht këtë grup mësuesish me padinë “kundër popullit dhe shtetit”, duke i dënuar me 27 vjet burg të rëndë, ndërsa Destanin veçmas katër vjet e gjysmë. Pas vuajtjes së dënimit në burgun famëkeq të Mitrovicës së Sremit, ky doli në “liri”, ndërsa thesari i kulturës sonë shpirtërore, që ia patën marrë atëherë, edhe sot e kësaj dite, dergjet diku në kthinat e errëta të organeve të sigurimit, nëse nuk është zhdukur në zjarrin e inkuizicionit bolshevik jugosllav.Pas daljes nga burgu, ia rifilloi punës në shënimin e folklorit burimor në trevën e Suharekës dhe më me zell e më me pasion. Këtë veprimtari e fillon edhe në rrethin e Shkupit, ku punoi si mësues dhe brenda një kohe të shkurtër tuboi një sasi të madhe materialesh nga të gjitha gjinitë e folklorit shqiptar. Për dy përmbledhjet e tij: “Tregime popullore – shënue në rrethinën e Suharekës” dhe “Këngë popullore femrash – shënue në Karshijakë” të Rrethit të Shkupit, ka marrë shpërblimin e dytë në Konkursin e Institutit të Folklorit të Maqedonisë në Shkup, më 1965, me ç’rast patën shkruar: “Nova Makedonija, “Flaka e Vllaznimit” dhe “Rilindja”. Mirëpo, ky Institut në vend që t’i botojë përmbledhjet e shpërblyera, e njoftojnë autorin se “dy përmbledhjet dhe shtesat kanë humbur!” Çfarë ironie dhe çfarë hipokrizie?! (Po theksojmë: Përmbledhja “Kângë popullore femrash” ka pasur 615 këngë, kurse shtesa 180, pra gjithsej 795 këngë, kurse numrin e tregimeve nuk e mban mend autori, meqë kanë qenë edhe në fletore. Ne dyshojmë në sinqeritetin e Institutit të Folklorit të Maqedonisë në Shkup për këto “humbje”!Destani është i familjes së Bajraktarëve të Suharekës, dhe në regjistrin e veprës së tij i vë emrat e shkollarëve të tij, prej të cilëve gjashtë vajza me Fakultet të kryer dhe një djalë, Lulëzimin, i cili ia ka bërë të mundshëm financimin e veprës, e po ashtu në fund i fton dashamirët e folklorit për të dërguar fjalë të urta e thënie popullore të pabotuara. Kush i dërgon më tepër se dhjetë njësi folklorike, i shënohet emri, mbiemri dhe fshati ose qyteti i tij. Ai jep adresën: Destan Bajraktari, “Taukbahçe”, nr. 53, Prishtinë. Tel. 038 39 865.Duke u përpjekur që t’ia japë hakun këtij shënuesi të folklorit shqiptar, mendja më shkoi te materialet e mia, të cilat shumë herët ia kisha dërguar ish-Institutit Albanologjik të Prishtinës, dhe se një pjesë e tyre, edhe mua më kishte humbur! Çfarë është kjo? Po, tash po shoh, se duke propaguar për të mirën e kombit, kemi grumbulluar lëndë të pasur, por atë e ka marrë pa kurrfarë ligjesh Serbia, në mënyrë që të mos kemi libra të këtij populli. Institucionet, pra, ato që i patëm ishin pre e të tjerëve, dhe ndodh se do të pësojmë shpesh në këtë lëmi! Kaq, dhe për Destanin, një ditë tjetër do të shkruaj për promovimin e veprave të tij në mëhallën e Bajraktarëve në Suharekë, kur u gjirua filmi i parë në jetën time për libër...Në bllokun tjetër, e kisha shënuar edhe një ngjarje që më kishte rënë në sy në televizor. “Gratë ndërkombëtare të qeshjeve”, dhe të gjithë ata që iu kishin përkushtuar qeshjeve dolën para kamerës televizive, dhe i shihja me mikrofona në dorë, duke qeshur: “Ha, ha, ha, Hi, hi, hi, ho, ho, Ka, ka, ka! Më dukej se të qeshurat ishin të qëlluara dhe të zgjedhura, por çfarë të bëjmë që njëherë të qeshim edhe në shtëpinë time? Edhe të qeshurat më të mira në familje më duhen, në

Page 141: uniartpro1.webnode.com · Web viewS’është kulturë t’ia lexosh letrën tjetrit, por ata kishin shkuar nga banesa ime dhe këtë e kishin lënë në dysheme të shkelur si letër

mos gjithnjë, një herë në vit! Pikërisht për këtë m’u kujtuan kohët, kur shpesh i thosha Prozës:“Proza, hajt të shohim se si qesh daja Sadri!”Ajo ulte kokën dhe me drojë ia niste:“Phihihi!” dhe shprehte pendimin e saj: “Turp, e kam dajë!”Lumnija shpesh i ka të qeshurat e saj dhe dëgjohet edhe jashtë shtëpisë. Çfarë janë të qeshurat?... Më pysnin shpesh në punë:“Lit, si je, si jeton...”“Mirë jam, mirë po mendoj e shumë e shumë më mirë po jetoj, por më ranë dhëmbët duke qeshur me zor!” përgjigjesha.“Qikjo e funndit, me zor, Lit s’po na pëlqen!”“Paj, tërë jeta më kaloi duke qeshur! Qeshi babait, qeshi nënës, qeshi djalit, qeshi vajzës, qeshi gruas e qeshi njerkës! Shokët e punës nuk di a më kuptojnë...?”Ata ia nisinin të qeshnin, qeshja edhe unë së bashku me ta.Më 17 mars 1995, prej të birit të Rizah Strellcit më Milloshevë gjeta të shënuar:“Në vitin 1990, i vdiq babai një shokut tim nga Ujmiri dhe aty gjeta njërin që kishte ardhur nga Shqipëria. Pasi biseduam me të një kohë të gjatë, m’u desh t’i thosha: “Çka po e ruani bustin e Stalinit në sheshin e Tiranës? Më mirë do të ishte të hiqet busti i tij e të ruani atë të Enver Hoxhës?” Ai dhe të gjithë më duket se ma panë për të madhe, por tash kam dëgjuar se e kanë hequr së pari bustin e Enver Hoxhës e pastaj e hoqën edhe atë të Josip V. Stalinit?!”As që dëshiroja të flisja për këto ngjarje në Shqipëri, por një mendim të shkruar do ta lexoni dikur:“Çdo reformë i ka humbësit dhe fituesit e saj; por edhe çdo luftë i ka humbësit dhe fituesit ke saj – vetëm për aq kohë sa gjenden në pushtetin dhunues... Pastaj, çdo kohë i dha urtakët e vet, por edhe mjerushët e asaj kohe! Mjerushët e luftërave mashtruese e manipuluese rrallëherë paraqiten. Mjerushë e kamuflues ka kudo e do të lindin në çdo kohë, edhe para kohës! Ka, pra, mjerushë, në bujqësi, në ushtri, në arsim dhe kulturë, pra edhe pa ta “Mos na lashtë i Madhi Zot!” Po qe se nuk përzihen mjerushët me të mençurit, asnjë punë nuk shkon përpara, e as këto punët e mia...”M’u desh të ikja nga leximi i romanit “Të mjerët” i Viktor Ygos. I ikja, si gjithnjë, gënjeshtrës dhe tradhëtisë!... Për një kohë e ndëpreva punën, për ta dërguar Drinin për marrjen e injeksionit që ia kishte porositur mjeku në ditën e djeshme. Ndërsa ai po bëhej gati, mbylla makinën në këllëf dhe të gjitha shënimet i palova në një kënd të dhomës së fjetjes. Pastaj u vesha e u mbatha dhe dola në oborr të shtëpisë. Udhës, duke kapërcyer frynte një erë e madhe, që mezi ma lente kapelën në kokë. Atë më duhej ta shtrënoja me duar. Në vete bluaja mendimin: “E, ç’janë këto erëra që s’po pushojnë?” Ecja së bashku me Drinin dhe mezi arritëm në Stacionin shëndetësor, në lagjen “Kodra e Diellit”. Duke pritur në ordinancë, pashë se shumë gra e fëmijë e kishin humbur durimin. Radha e njerëzve që pritnin ishte aq e gjatë saqë asnjëherë nuk kisha parë. Thonë që gripi i përhapur shumë veta i ka shtrirë përtokë. Një grua, që mbante një fëmijë në prehër dhe qante me ngashërim, e mezi arrinte ta pajtojë, u dëgjua duke folur thekshëm.“Këto janë pasojat e shpërthimit të Centralit atomik të Çernobilit të Rusisë. Centraleve atomike po iu paguajmë haraçin edhe ne këtu. Rusët janë të tillë! Shpërthimet e tyre janë projektuar qëllimthi për të dëmtuar më shumë popujt e tjerë në largësi, se sa veten. Pra, rusët po luajnë me fatin e njerëzimit!”Dhe, fjalitë e saj më bindnin gjithnjë e më shumë, se këto janë barrë të Rusisë që po i bartim, por pyesja veten: “Deri kur më?”. Po të isha shkrimtar që ka zë, do të përhapja edhe veprat e mia në këtë temë, por kur do të dalin veprat që trajtoja një peshë të tillë që na ka rënduar nëpër shekuj, ajo është çështje e kohës... Kur mendova se e përfundova kapitullin, këto mendime të gruas që i dëgjova, ia rrëfeva Lumnijes, dhe posa u ndal pak nisi të më rrëfejë.

Page 142: uniartpro1.webnode.com · Web viewS’është kulturë t’ia lexosh letrën tjetrit, por ata kishin shkuar nga banesa ime dhe këtë e kishin lënë në dysheme të shkelur si letër

“Po, baba, kam lexuar edhe në gazetën “Bujku” se si pasojat e Çernobilit kanë bërë kërdi edhe në shpezë!”“Të lutem ma gjejë atë numër të gazetës”, e luta dhe nisa t’i shpalos numrat që i ruaja në sirtar të mi. Më bëhej se e ngrita zërin në dhomën të punës: “Dëshmi, ju lutem!”Për fatin tim dhe të lexuesve, hapa gazetën dhe hasa pikërisht në rubrikën kuriozitete, ku shënohej:

Një gjel me nëntë zemra

Një kuzhiniere e një shkolle të mesme në Ukrainë u habit pa masë kur po ia hiqte të brendshmet një gjeli të therur. Ajo gjeti nëntë zemra dhe tri mëlçi! Organet e tjera ishin normale. Gjelin e rrallë shkolla ua dha shkencëtarëve, të cilët u habitën më shumë se kuzhinierja.Edhe më parë dihej që njerëz ose kafshë kishin dy zemra, por nga to vetëm njëra funksiononte normalisht, kurse tjetra gjithnjë ishte e atrofizuar. Por, gjeli në fjalë gëzonte shëndet të plotë me nëntë zemra e tri mëlçitë e tij, kuptohet ndërsa përfundoi në kuzhinë.Hë për hë s’dihet nëse kjo është pasojë e Çernobilit,, por mbetet të hetohet nga studiuesit. Askush nuk mund të sqarojë nëse një gjel me nëntë zemra po të qëllohet me njërën prej tyre, a do të mund të këndojë apo jo?

Edhe dy kuriozitete të tjera

Burgu më i madh në botë është burgu i Harkovit në ish-Bashkimin Sovjetik. Kapaciteti i tij arrin deri në 40.000 të burgosur.

Kuriozitet francez

Kulla “Ajfel”, e cila u ndërtua në vitin 1889 nga inxhinieri Ejfel, u planifikua të prishej njëzet vjet pas ndërtimit të saj, pasi sipas mendimit të artistëve dhe të shkrimtarëve parisienë, nuk i përshtatej qytetit të Francës. Shpëtoi nga shkatërrimi, sepse kulla i shërbente ushtrisë për marrjen dhe dërgimin e sinjaleve të ndryshme.Para pak vjetëve godina më e madhe në botë ka qenë Kulla e Ajfelit në Paris (300 metra e lartë! Kjo përmendore nuk e ka më vendin e parë, sepse në vitin 1930 në Nju-Jork u ndërtua një e pastaj rrokaqielli i dytë, “Krajsler Bilding” dhe “Empajeir Stejt Bilding”. I pari është i lartë 313 metra, ndërsa i dyti 380 metra. Ky i dyti tash për tash është godina më e lartë në botë: ka 104 kate, 6400 dritare dhe nën kulmin e tij mund të qëndrojnë 20.000 njerëz.Fundin e kapitullit po e përfundoj:E nderoj zotin Bledar Myftarin dhe redaksinë e gazetës “Bujku” që i shënoi këto kuriozitete. Kaq për sot...

Letra e Fitimit nga Gjermania

Të nderuar prindër dhe mbarë familja, së bashku me këto kostume që po ua dërgoj në këtë pako, po ua shkruaj edhe këtë letër, pasi që bisedat me telefon, t’u them të drejtën, po kushtojnë mjaft shtrenjtë. (Një bisedë pak më e gjatë dikur 40 – 50 DM., dhe nuk po mundemi t’i themi njëri-tjetrit atë që po dëshirojmë).Ne jemi mirë me shëndet dhe mirë po kalojmë, edhe këta të Arsimit gjithashtu janë mirë me shëndet dhe po presin që edhe ata të stabilizohen. Ditët këtu janë shumë të vështira dhe koha kalon shumë ngadalë, mërzia vetëm sa vjen dhe shtohet. Koha vazhdimisht është e ngarkuar dhe vazhdimisht jemi në përpjekje që bile diçka të kursejmë për ta arsyetuar qëndrimin tonë këtu.

Page 143: uniartpro1.webnode.com · Web viewS’është kulturë t’ia lexosh letrën tjetrit, por ata kishin shkuar nga banesa ime dhe këtë e kishin lënë në dysheme të shkelur si letër

Sebaheti është tepër e ngarkuar e besa edhe unë gjithashtu. Fëmijët po kalojnë disi. Yllka në shkollë e Korabi po thotë: “Babai i zoti i shtëpisë, nëna zonja e shtëpisë, Yllka zonja që shkon në shkollë e unë i zoti që rri në shtëpi”.Unë personalisht jam munduar që prej këtu si vëzhgues e herë pas here edhe me ndihma materiale në momentet e duhura që t’u ndihmoj, në mënyrë që t’i tejkaloni disa procese të natyrshme në zhvillimin dhe përdegëzimin e familjes, kuptohet vazhdimisht me sakrifica të çdo natyre. Edhe Arsimi, gjithashtu, në atë mënyrën e vet sa ka pasur mundësi, është përpjekur t’u ndihmojë në këto proceset tuaja, por ai ka qenë më shumë i ngarkuar rreth vetvetes dhe familjes së tij.Disa gjëra i kam të qarta e besa edhe disa janë të paqarta, por ato të paqartat janë më shumë gjërat rreth jush dhe si i keni kanalizuar të gjitha mjetet që i kemi dërguar atje. Edhe këto vjen koha kur do t’i kristalizojmë dhe e dimë pozicionin tonë, është kryesore të mos i kemi borxh dikujt jashtë familjes e ne merremi vesh si është më mirë.Nëse sado-kudo jeni përpjekur të analizoni pozicionin komplet të familjes time, mund të kuptoni se për ne kthim prapa nuk ka, për gjërat që janë shkuar dhe mënyra se si janë zgjedhur ato më nuk kanë rëndësi. Është e rëndësishme se si do të veprojmë në të ardhmen, në mënyrë që të mos ketë trandje në familje (trandje të padëshirueshme!)Besimit i uroj sukses në të ardhmen, në jetën e pavarur familjare e juve u këshilloj që të mos mërziteni aq shumë për gjëra të natyrshme. Ndihmën time modeste dhe fillestare ia kam komunikuar edhe atij me telefonatë.Ju përshëndes përzemërsisht të gjithëve unë dhe mbarë familja ime.

Të fala Fitimi Bad Dürkheim, më 3 mars 1995E marte, më 21 mars 1995

I nderuari Fitim,

Sot është e martë me kalendarin e Kosovës, e besoj se ky përkon edhe me atë të Evropës. U zgjova herët dhe pashë se bora i kishte zbardhuar çatitë e shtëpive të Prishtinës. Ditë e tregut është sot në Prishtinë. Më dukej se po i shoh katundarët duke ardhur në qytet për të shitur diçka apo për të blerë për nevoja familjare. Por, kur nisa të shkruaj ty, më dukej se jam në ato valë kur të shihja me ato gazeta që i dërgoje në treg me karrocë për të fituar kafshatën e gojës! Por, ti s’ishe i pari. Jeta është e tillë. Kur isha në Vitak më ra të pres në udhë autobusin, takova Dibran Misirajn nga Runiku, dhe pasi u përshëndeta me të më pyeti:“Si i ke djemtë?”“Djemtë janë mirë dhe ia fala Gjermanisë”, i thashë.Ai më shikoi gjatë dhe unë desha t’ia sqarojë punën e emigrimit tuaj.“Dhjetë anëtarë të familjes i dërgova në Gjermani?”, i thashë. “Unë arrita që me shumë vështirësi t’i shkolloja, i shkollova të gjithë kryen edhe fakultetet dhe hynë në punë, por disi çdo gjë këtu u thye si një gastare, dhe mori fund perspektiva e tyre. Lëre këtë, por edhe nevoja e shërimit të Arsimit e bëri një lakim, dhe m’u desh t’ia nis emigrimit të dy familjeve në përendim. Ai u nis me ty, sepse i duhej përkujdesje, dhe pastaj i morët edhe gratë me fëmijë. Jemi mbetur këtu në Prishtinë mjaft. Jemi edhe 15 anëtarë të familjes, e ndodh se ndonjë është për udhë! Çfarë pata të bëj unë tjetër? Kuptomë, se bukur moti nuk jemi takuar që të shfryhemi deri në fund. Unë, siç po sheh, kur po shkruaj po më duket se po gjejë formë dhe mënyrë njëkohësisht edhe të shfryhem. Kjo po më ndihmon shumë, edhe pse pastaj po ndiej lodhje të madhe. A s’është kështu? Shkrimi është kënaqësi, por edhe punë mjaft e mundimshme. Megjithatë, mendoj

Page 144: uniartpro1.webnode.com · Web viewS’është kulturë t’ia lexosh letrën tjetrit, por ata kishin shkuar nga banesa ime dhe këtë e kishin lënë në dysheme të shkelur si letër

se do të mbesin gjurmët e mia, dhe se këto përdegëzime janë edhe të familjes, e cila u ngrit pas shumë përpjekjesh. Më vonë, kur të vini në moshën time, do të futeni nëpër ata purgatorë të jetës, pra fati u priftë, dhe ju mos rënçi në ta sikurse unë?... Më duhet të pranoj një të vërtetë: “Asgjë të sigurt nuk gjeta në këtë jetë, e as mos mendoni se edhe ju do të shkoni në gjëra të sigurta. Tjetërkush i paska punët në dorë, dhe ne bëjmë plane për vete, por edhe të tjerët bëjnë plane të kundërta. Çdo gjë në jetë qenka ligj me të kundërtën. Patëm apo s’patëm mundësi të bëjmë atë që planifikojmë, planifikimi është udhërrëfyes i jetës. Ata që nuk planifikojnë nuk dinë të jetojnë, apo edhe nuk kanë kokë. Mendo ti se sa përpjekjet e prindërve kanë mbetur vetëm përpjekje, dhe fat që ato edhe si të tilla, e kanë peshën e vet.Kaq për sot.Të fala nga L.V.

E mërkure, më 22 mars 1995

Isha vetë i treti duke kapërcyer udhës përpjetë që futej në semaforët kryesore të qytetit, kurse tatëpjetë në drejtim përballë nesh zdirgjej Ibrahim Rugova, presidenti i parë legjitim i Republikës së Kosovës, që me vota të fituara e zuri këtë post. E kisha parë larg dhe bëhesha gati që ta përshëndesja e besa edhe ta ndalja, se më dukej moti s’ishim parë, por dyshoja mos më kishte harruar. Dëshiroja ta pyesja:“Po, pse s’pranove të bëheshe anëtar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës? Të patën propozuar me disa të tjerë, apo mos kjo ishte provokim? Apo, çfarë mendon ti me pranimin e Anton Pashkut anëtar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës? Autorin e romanit “Oh”? Është vallë kjo lojë e Serbisë, apo e Rusisë? Mos është edhe një lojë më aktive?”Ai kapërcente udhës, dhe më gjasë bëhej se nuk më shihte, kurse unë isha bërë gati ta përshëndesja, dhe të krijohej një klimë e përshtatshme për bisedime, mendoja në vete. Në çastin kur u bëra gati t’i flisja, më dukej se i ndërroi çehrja dhe flokët më bënë të dyshoja: “Mos vallë, sytë më mashtruan, se ky s’qenka dr. Ibrahim Rugova?”“Po, çfarë mendon ti për këtë Akademinë tonë të Kosovës? A më mirë do të jetë sikur ta kemi, apo edhe ajo të fuzionohet në atë Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Shqipërisë?” e mbaja në gji këtë pyetje, dhe në ato çaste më doli gjumi.

E enjte, më 23 mars 1995

Mëngjesi më gjeti të zgjuar, por me probleme të mëdha të trysnisë së gjakut. Këtë e hetoja se qepallat e syve mezi i mbyllja, dhe më dukej se ato m’i vranin sytë. Isha dy mendjesh çfarë të bëja? Pikë vullneti për shkrim nuk kisha. Përpiqesha ta xigëloja zekthin tim me ndonjë shënim, por asgjë nuk më “ra në sqep”. Posa e piva kafenë e mëngjesit, dhe besa edhe atë me drojë dhe më erdhi keq ta refuzoja e t’u thosha: “Ju, lutëm prej sot kemi kujdes dhe më kurseni nga kafeja! Ma kënda, por po ma keqëson trysninë e gjakut, e pastaj nuk mund të shkruaj asgjë!”. Por, shkurt, kafenë e piva dhe hetova se po më dridheshin duart. Kur e mora lapsin ta shënoja ëndrrën që kisha parë me Ibrahim Rugovën, njërin prej recensentëve të parë të romanit tim “I treti” seç m’u kujtua ajo kohë e bisedës që kisha bërë me të. Më kishte thënë që t’i shporri nga romani disa fjalë e shprehje, siç e quante ai, krahinarizma, dhe më kishte lehtësuar punë, se unë ato i zëvendësoja me fjalë e shprehje më të qëlluara, pra sosh të gjuhës letrare. Isha me drojë të madhe, se çfarë mendimi do të merrja nga recensentët tjerë. Asnjë libër në jetën time s’më ishte botuar pa tre recensentë, e kur do t’i gjeja tre veta të një mendimi, apo të kundërshtoheshin ata për punë të mia krijuese. Ndodhte edhe kjo? Njerëzit bënin plane, kujt i takon ky apo ai shkrimtar, me kënd është, me Tiranë apo me Beograd! Këto ishin moto të asaj kohe. Pastaj edhe është me Kosovën, dhe cilën

Page 145: uniartpro1.webnode.com · Web viewS’është kulturë t’ia lexosh letrën tjetrit, por ata kishin shkuar nga banesa ime dhe këtë e kishin lënë në dysheme të shkelur si letër

vijë e ndjekë, atë të bashkimit të Kosovës me Shqipëri, apo atë që Kosova jonë të jetë shtet i pavarur dhe sovran. Ishim shumë parti formale dhe asnjëra nuk i mëshonte me çekan. Ishim shumë parti formale dhe asnjëra nuk i mëshonte me çekan të njëjtit thumb. Çekanët e Serbisë na goditnin pa mëshirë. Kushdo që ngrihej i pari ishte parim: “Godite shqiptarin!”. Rrymat e elitës politike ishin futur kudo në arsim, shkencë e kulturë. Çdo klan i formuar apo i legalizuar vetëm se nuk e tregonte sekretarin e vet, se diheshin dhe i matnin të gjitha thashethemet! Unë, çfarë të bëja dhe ku të futesha? Më thotë mendja se ana e Drenicës, askënd s’e kishte në mbrojtje! Në kohën time, nga ana e Drenicës, nisi të botojë me shumësi vetëm Rifat Kukaj. Pastaj herë pas here, por më shumë vështirësi edhe Nebil Duraku, pastaj nis edhe Daut Demaku e të tjerë. Drenica të ketë shkrimtarë, kjo ishte utopi për ata që mendonin se aty është vend i gjahut dhe i pushkës. Ta lësh pushkën, apo edhe ta fshehësh atë, nuk ishte punë e lehtë. Gjeneratë e mallkuar, çfarë të bëjë, dhe se si të përpiqen që të shkruajnë? Për Drenicën, as që mund të shkruhej. Madje, për luftën e fundit, asnjë shkronjë! Halle të mëdha ishin këto dhe vetëm po ta bëje Drenicën të tërë partizane me shkrime, askush nuk na besonte. Ajo ishte zonë e kuqe në hartat ushtarake të Serbisë, zonë e ballistëve, siç ishte vlerësuar nga elita në fuqi, ajo ishte zonë nën mbikëqyrjen e njerëzve të regjimit. Flitej me të madhe edhe për përhapjen e drenicizmit, të gjakovarizmit, të llapjanizmit, dhe kështu, në llogari të kësaj, bëheshin edhe plane se si t’u ulej hunda atyre që mbronin kundërrevolucionin në Drenicë! Drenica i prishi punët pas luftës, sepse u ngrit në luftë! Si të ngritët në luftë? Të luftojë kundër Jaltës? Si dhe çfarë bëri ai Shaban Polluzha? Po, ajo Drenica e Azem Bejtës edhe atëherë ishte zgjuar në luftë? Drenica të luftojë me një Serbi aq të madhe dhe të fortë ushtarakisht! Kush mundi t’i shti krye Serbisë? Ajo me shekuj ka traditë të luftës, e ne, kush jemi? Të shkonim të gjithë në luftë pas drenicakëve, çfarë do të bëhej me ne? Gjithkund flitej me mllef, dhe fare nuk zgjidheshin mjete se si çdo përpjekje kombëtare, të futej në lugun që çonte ujë kah luftërat për një Shqipëri, me tokë të lirë! Të përmendej emri i Shqipërisë, sikur edhe mendohej se bëhej një skandal i madh politik. Politika kishte hyrë në çdo skutë, politika edhe me gur, dhe e ndau përgjysmë! Si të çliroheshim nga kllapat, kjo ishte pyetja e parë e inteligjencës, që mendohej se po jepnin provime në matematikë”. Tjetërkush mendonte, si të pasurohej, të zë ndonjë vend të rëndësishëm në politikë. Çfarë kohësh përjetuam? Deri edhe në të pame ishin njerëzit e caktuar që lansonin lajme nga shtabet sekrete të Serbisë? Dhe, lansoheshin me njerëz shumë të besueshëm shqiptarë për të mos dyshuar fare në ta masa e gjerë. Më thonë se dr. Fehmi Pushkolli, historian, në një të pame, kur Sylë Metaj, i kishte vdekur baballëku, Fetah Sedllari, që kishte jetuar 35 vjet në Shqipëri, e pastaj ishte kthyer në vendlindje, kishte folur për Azem Bejtën.“Historia nuk ua fal gabimet Drenicës, se ata duhet të dinë se Azem Bejta ishte hajn. Si bëhet që hajnit të pulave t’i këndohen këngë, e ta ngritin. Drenica ka bërë luftë të mbrapshtë! Ajo deshi të fus në luftë Kosovën dhe të na kthejë mbrapa me shekuj!”Heshtnin njerëzit dhe mendonin: “Si t’i shtimë krye një historiani siç ishte në atë kohë Fehmi Pushkolli? Vajtimi i së kaluarës ishte i rrezikshëm, e kaluara duhet të nxihej, të zhvishej, se ajo, sipas një elite historianësh, nuk i bie asgjë popullit! E kaluara jonë, është kjo e sotme. Duhet t’i kapemi jetës, punës e shkollimit. Dikur do të ulemi e t’i shqyrtojmë punët tona: çfarë bëmë e çfarë do të bëjmë?“Isha dy mendjesh, thotë Sylë Metaj, si t’i përgjigjesha Fehmi Pushkollit apo ta përpija atë mendim të tij për Azem Bejtën, isha në të pame, dhe në shtëpinë time, por gjaku më vlonte. Të flisja apo të mos flisja? Ata që vinë në të pame janë të lirë të flasin çfarë të duan, më thoshte një mendje. Dhe, zakon i mirë është ky yni, por a mundja ta përpija këtë thënie: “Azem Bejta i Drenicës ka qenë hajn” “T’ia vë drynin gojës!” mendoja. Mu desh të ndërhyja në bisedë, edhe pse isha në shtëpinë time. “Ne të anës së Drenicës, shumë herë nëpër odat tona kemi dëgjuar për ngjarje të ndryshme gjatë shekujve. Kemi dëgjuar edhe pleqtë çfarë thoshin për Azem Bejtën, por ai ishte luftëtarë i pastër.

Page 146: uniartpro1.webnode.com · Web viewS’është kulturë t’ia lexosh letrën tjetrit, por ata kishin shkuar nga banesa ime dhe këtë e kishin lënë në dysheme të shkelur si letër

Ta zëmë se atij dhe çetës së tij i duhej ndihma, buka dhe kripa e katundarëve, se pa bukë a mund të mbronte dikënd? Ai shkonte, ta zëmë në konak dhe kur tërhiqej, u thoshte: “Bërtitni, qani, bëni alarm e thoni: “Iku Azem Bejta, por na mori gjithçka, edhe bukën!” dhe, ashtu tërhiqej, e hasmit të mendonin se ashtu ishte. Po, ai kishte një taktikë luftarake, kaçake. Mëngjesi i hershëm nuk i gjente në atë vend ku buante me shokë të çetës së tij”.U bë një rrëmujë në atë të pame. S’ishte kjo e pamja e parë e tillë. Çdo e pame ishte të thuash e sinkronizuar, të jenë të pranishëm njerëzit që kishin emër të zëshëm, e kur ndokush bënte përpjekje që me bisht, t’i bie kokës, ishte punë tjetër. U këputën bisedat për Azemin si ndonjë pe i ligshtë. Jemi fqinjë me Fehmiun, por herët desh i thyem arrat për të keq? Asgjë të përbashkët s’kemi me të, mësa që kemi me serbët! Lufta jonë me penë ishte e vështirë, dikujt i punonte goja, e dikujt edhe pena, por çfarë të shkruanim? Ishin këto ditë që duhej pasur shumë përvojë dhe t’i qaseshim jetës së popullit. Mynxyrat e tij duhej të fsheheshin, nën pretekstin e kaluar, qoftë ajo kohë harruar! Tash, ne të shkollave do ta ndreqim jetën, do ta hapim udhën e re, atë të edukatës, të arsimit që popujt tjerë e arritën para nesh. Çdo gjë duhet të bëjmë, por kokat t’i ftohim, se nuk jemi për luftë! Edhe këtë me penë, nuk duhet ta cilësojmë si luftë, por përpjekje që t’u futemi serbëve nën krih, të kemi përkrahës edhe serbët, po edhe malazezët! Pa përkrahjen e tyre as që mund të mendojmë se do të futemi në anale të kohës. Mjafton se duhet të jemi gjithkund me ta, dhe të mësojmë prej tyre. Dinë ata se kur jemi pjekur ne, e pastaj do të bëjmë më lehtë!...Kosova ishte një klithmë e vetmuar në shkretëtirë! Çfarë të thoshim, e çfarë të shkruanim për te, dhe çfarë do të thoshin jugosllavët. Dhe, më kujtohen mirë ato fjalë të një hekurudhori në Zagreb, më 1971. Ishte pranverë e hershme, dhe duke u zdirgjur prej maleve Sleme, me pyeti:“Po, nga jeni ju?”“Nga Kosova!” i them.“Po, çfarë po bën ajo Shqipëri e nemun? A e di se Jugosllavia mund të përpijë si një gërçamë ujë!”“Shqipëria s’po bën asgjë. Ajo është Shqipëri, dhe jeton!”“Jeton pa ne! Çfarë dëshiron ajo? Na tradhtoi gjatë luftës, u bë herë me Rusi, e herë me Kinë, çfarë është ajo? Ne dimë se ç’është Rusia e ç’është Kina? Do t’ia këpusim edhe ato lidhje, do ta lëmë Shqipërinë që të gjunjëzohet para nesh! Dhe, s’e ka larg...!”Isha edhe vetë dy mendjesh. Të bëja dialog me hekurudhorin, nuk e vlente barra qiranë. Ku, në Zagreb? Çfarë efekti ka fjala ime këtu? Heshta sikur toka...

E enjte, më 23 mars 1995

Të nderuar dhe të paharruar

Letrën tuaj e fillova ta shkruaj pardje, dhe kur isha ngritur, çatitë e qytetit ishin zbardhur me borën që kishte rënë në fund të këtij marsi. Atë e lashë gjysmë, dhe tash, pas tri ditësh, ia fillova të shkruaj në shtëpi te Sadik Çelajt. Pra, isha i zënë dhe nuk arrita ta vazhdojë. Atë e lashë si pjesë të ditarit tim jetësor, e këtë që po e shkruaj do të përpiqem ta mbaj mend dhe ta shënoj tekstualisht në ditar të ditës se re. Jemi të gjithë mirë. Të falëm nderit që pate mirësinë dhe m’i dërgove ato 15000 DM gjermane, dhe ia pagova borxhin Gërgurit. Më vinte shumë vështirë të kapërceja para dyerve të shtëpisë së tij, dhe tash, siç po shihet, jam më i lirë. Kanë thënë se borxhliu gjithnjë rri me kokë të ulur, e ai që ka e ngrit kokën si norkë! Pra të kemi para, se ata që kanë dinë të jetojnë dhe të gëzojnë kurse ata që s’kanë, çfarë mund të bëjnë pos të jetojnë dhe të mos varen në lak? Ndoshta po e teproj se gabime të mëdha kemi bërë në jetë, por ç’të bëjmë? Njerëzit që i janë përkushtuar arsimit dhe penës lindin të varfër dhe vdesin të varfër. Pak veta kanë pasur bazë të fortë materiale, për t’i përhapur idetë e tyre. Të tillë ka këtu në Kosovë, por edhe në Shqipëri. Tash, kur erdhi koha e njëfarë lirie të fjalës së shkruar shqipe, edhe pse po

Page 147: uniartpro1.webnode.com · Web viewS’është kulturë t’ia lexosh letrën tjetrit, por ata kishin shkuar nga banesa ime dhe këtë e kishin lënë në dysheme të shkelur si letër

themi se jemi të okupuar, po botohen vepra që dikur do të shënojnë një periudhë të caktuar të historisë sonë. Kur po i kthehem së kaluarës, në kohën kur Shqipëria ishte e okupuar nga Italia, edhe atëherë botoheshin vepra me vlerë ideo-artistike. Po botohen edhe tash atje, po edhe këtu, por shpesh vlerat e mirëfillta ngecin, se ata që me përkushtim punojnë në këto fusha të jetës, kanë ngecur pa mjete ekzistenciale, dhe mezi arrijnë që të sigurojnë kafshatën e gojës! Jemi apo s’jemi në këtë gjendje edhe ne, dihet se aty diku bëjmë pjesë? Por, të mos ankohemi, se ka edhe më keq se ne. Të jetojmë me nder, ajo është jetë, të jetojmë e të krijojmë se vijnë ditë të mira edhe për ne. Thuaj atij Ardianit le të lutet edhe për ne: “O Zot, Zot i vërtetë, na jep edhe në, që t’i japim atë që mundem popullit tonë?!. Tash, siç po shihet të gjithë i kemi sytë nga Gjermania. Kudo që shkon nëpër katunde, po edhe në qytet njerëzit pyesin:“Ke dikë në Gjermani?”“Po”.“E për ty s’paska krizë”Dhe, kur po marrin vesh se ju jeni atje, dhe dy veta, me fëmijë, njerëzit këtu as që po ma qajnë hallin tim dhe të familjes. Ka gjasë se ashtu është! Unë s’e kam zakon të ankohem. Jetojmë dhe do të jetojmë. Shpresat që përpiqen të na i thyejnë të tjerët, nuk do të pinë ujë në Kosovë.Fitimi, librat që ia pata dërguar Arsimit në Gjermani më janë kthyer, me pretekst, se Sebehatja nuk i ka kërkuar. Ato, as që kishin hyrë në gjermani, e ata të postës, kur më thirrën, më thanë kështu.“Mirë, u thashë, po çfarë të bëj? Si t’i dërgojë në Gjermani?”“Paketoji më mirë dhe nisi për atje. Do të arrijnë patjetër!”Vetëm që s’u thashë: “Grahni vëllezër serbë e malazezë deri në fund, dhe arrini atje ku duhet sa më parë!”. Por më mirë që fare nuk u futa në dialog me ta. Sonte erdhi këtu te Sadik Çelaj, dhe po ua dërgojë për Badën. Kam drojë se do t’ia ndalin në kufirin Kosovë - Maqedoni, por çka të bëjë? Ajo më patë thënë, se unë mund t’i kalojë pa farë vështirësish! Të shohim, ajo udhëton nesër...Arsim, për librin që ke përgatitur me poezi, mund të ma dërgosh, dhe këtu mund ta botojmë me shpenzime më të lira se atje. Etja për botim te ne nuk duhet të shuhet, se për këto troje do të përsiasim edhe me penë, por libri është duke u blerë shumë pak. Duhet shumë kohë të punojmë në këtë fushë, e pastaj vështirësitë hapin udhë të reja. Unë, po të them, se ato vjersha dhe këngë të Rizah Strellcit, me vështrimin për veprimtarinë e vjershëtarit, i dërgova në radhitje te Azdreni, i biri i Ahmet Kelmendit. Për këtë punë më motivoi ta bëjë deri në paus Ramadan Rexha dhe kur arrita deri aty, shkova dhe i thashë:“Çka të bëjë? Unë librin e përgatita për shtyp, a i kemi pasur fjalët që do ta botosh pa para, për hir të emrit të Rizah Strellcit”.“Lëre një herë, se kam rënë në dërrasë. Unë ua kam shtypur revistën sportive “Reflekse” dhe ata nuk më kanë paguar mbi njëzetë mijë marka. Pastaj, ç’është më keq, edhe Luani më është sëmurë, ka marrë ndezjen e mushkërive dhe është në shërim”...“Unë të kam thënë në shtëpinë time, se po të kisha para do t’i botoja veprat e mia, por për të ringjallur veprën e Rizës nuk kam kurrfarë mundësish. Ti e di këtë?”Ramadani i rrudhi supet, dhe kaq. Premtimet që m’i dha nuk më dolën. Me kaq mori fund ajo punë, dhe tash kërkova të birin e Rizah Strellcit në Milloshevë, e kur i tregova se kam përgatitur librin e babait të tij, sikur u gëzua e më tha: “More do ta shes edhe lopën për ta nxjerrë nga shtypi!”. Po, ai më premtoi se do të vijë te unë brenda 2 – 3 ditësh, e fare nuk erdhi. Më tha se do të paraqitet më herët, por nuk u duk fare, edhe pse e kishte djalin në Gjermani.Fitim, letra jote më gëzoi, por edhe më preku. Po e di se çfarë bën ti atje? Po e di edhe Arsimi si jeton atje? E di, se malli për vendlindjen është i pashuar. E di, se edhe fëmijët tuaj kanë vështirësi me atë jetë në perëndim. Gjithçka ka atje, po edhe te ne. Kur të vijnë ditët tona, po

Page 148: uniartpro1.webnode.com · Web viewS’është kulturë t’ia lexosh letrën tjetrit, por ata kishin shkuar nga banesa ime dhe këtë e kishin lënë në dysheme të shkelur si letër

druaj se po na cofë gomari. Kjo Kosova jonë gati u shpall zonë multinacionale! Kushdo që pranon të jetojë këtu, i ka dyert e hapura, e më së paku po hapen dyert për ne. Patëm apo s’patëm, të kuptojmë se si shqiptarët e po ashtu edhe shkiet rajë, vërtet rajë jemi që të dy palët. Pushtet kurrë në Kosovë s’patën as raja jonë, e as e tyre. Çfarë do të bëhet, një Zot e di. Malazezët kanë pasur këtu pushtet ç’prej se dihet? Për këtë, këtu në pushtet nuk janë afruar shkiet, ( fjala është për serbët që jetojnë në Kosovë), se e kanë ditur se s’pyeten, dhe i prishin marrëdhëniet me shqiptarë, kështu duhet të marrin udhë me ndërrimin e pushtetit tjetër. Në pushtet nuk janë afruar as esnafët e vjetër shqiptarë, si dhe nëse ka pasur turq, edhe ata kanë qëndruar anash. Kush e çka ka në dorë këtu, po shihet. Kosova është e të gjithëve, e më së paku, siç thonë nacionalistët serbë e malazezë, ajo fare s’është e shqiptarëve. Ja, për shembull, këto ditë dolën nga shtypi tri vepra të dr. Sabit Ukës: “Dëbimi i shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit”, dhe dy vëllime të tjera: “Pozita e muhaxhirëve në Kosovë e vende të tjera”. Ai, siç po shihet nga njerëzit që po i blejnë librat ua ka zbuluar rrënjët muhaxhirëve shqiptarë, dhe se kanë nis të marrin udhë e guxim të flasin se si janë dëbuar me dhunë nga trojet etnike shqiptare. Kjo temë është trajtuar edhe në romanin tënd “Të vdekurit vallëzojnë”. Për këtë tragjikë të muhaxhirëve është duke u shkruar shumë, por tokat tona mbetën atje. Tokën askush s’e mori me vete prej andej e ta sjellë në Kosovë? Kosova, vërtet, është dhe mbeti një zonë neutrale. Tash me të madhe po i vijnë këtu të ikurit nga lufta e Kroacisë dhe e Bosnjës, dhe kjo udhë po përsëritet. Edhe më parë erdhën banorë nga ato anë. Ndërtojnë shtëpi, u japin nga tre hektarë tokë gratis, etj. Kushte të mira ka këtu për ta, dhe interesant është se gjithkund punojnë sikur me shekuj do të jetojnë këtu.Besimi po bën përpjekje ta krijojë këndin e tij familjar. Po, mirë po i shkojnë punët. Ka blerë televizor, shporet elektrik, makinë të larjes së rrobave dhe ujti. Të gjitha i kushtuan rreth 17000 marka. Pesëqind marka ia dha Gërgurit në dorë e të tjerat ia jep për çdo muaj. Edhe kjo është një lehtësi. Puna bëhet vetëm kështu, dhe të shohim çfarë po lëviz në dobi tonën?Unë po shkruaj. Deri tash që nga 24 nëntori kur udhëtova nga Prishtina, për në Itali, e deri më 24 mars, i kam hartuar rreth 7000 faqe në prozë. Janë ditarë të jetës sime, ka edhe ngjarje në disa kapituj, ka edhe jetë reale dhe nuk e kam kursyer as veten e as të tjerët. Kam shkuar me emra, le ta shoh veten më vonë secili, po edhe unë. I kam në plan t’i përpunoj edhe ata ditarët e xehetarëve që i kam pas nisur në Kombinat. Çdo shënim përpiqem ta ngriti dhe ta vë në letër, nëse prej kësaj pune mbetet diçka.Keni të fala, ju, fëmijët, gratë. Keni shumë të fala prej të gjithë miqve e dashamirëve, dhe shpesh pyesin për fatin tuaj. Kaq.

Të fala, L. P.

SHQIPËRIA VJEN!E premte, më 24 mars 1995

(Ëndrra e Norës)

Tri herë e pashë ëndërr Xhemën tim, e të tretën herë në natje, atë s’e harrova. Isha në një shtëpi që ishe lyer veç me dorën e parë të malltarit, aty rrinim e ishim si lart. Kur disa fëmijë i tërhiqnin disa karroca, duke e ngritur kokën, shikonin duke pyetur:

114 A është Shqipëria këtu?Në ato fjalë e pashë Xhemën duke dalë nga shtëpia ngërmushëm.

115 S’është Shqipëria këtu, po do të na vjen Shqipëria!”Edhe në ato fjalë më doli gjumi.Ishte natë.

Page 149: uniartpro1.webnode.com · Web viewS’është kulturë t’ia lexosh letrën tjetrit, por ata kishin shkuar nga banesa ime dhe këtë e kishin lënë në dysheme të shkelur si letër

Ëndrrat e natjes thonë se dalin shpejtë...Junik, më 27 mars 1995

UDHA PËR NË JUNIK

Para disa muajsh planifikoja të shkoji në Junik. Besimi kishte vendosur të udhëtojë për në Gjakovë, edhe unë u nisa së bashku deri atje. Ai shkonte me gruan e vet për ta vizituar vjehrrën që ishte bërë operacion në spitalin e Gjakovës. Kaherë që nuk kisha qenë në atë qytet. Prej andej, mendoja të shkoja në Junik, për të marrë disa shënime për t’i trajtuar në ditarët e mi jetësor. Mustafës, birit të Rizah Strellcit, i kisha premtuar se do ta pritja në shtëpi rreth orës 10:00, prandaj ia shkrova një copë letër në derë, duke i treguar arsyen.“Mustafë!” (Mustafa përkund, e askund!”.Më vjen keq që nuk pata mundësi të pres në shtëpi. Dy javë të prita kot, e ti fare s’u lodhe të vish. Premtimet tuaja më dolën vetëm degë të thata, e asgjë tjetër. E kam fjalën për botimin e librit të babait tënd: “Degë e këputur”, që është në fazën e fundit të botimit. Ti as që m’i solle ato vjersha për t’i bartur dhe siç po duket ti i paske: “Fjalët si Demushi e punët si askushi!”. Se bëhesh i tillë, s’e kisha besuar. A e di çfarë fjalësh të mëdha fole edhe para Haxhi Ademit? Ku je, çfarë po mendon? Është në pyetje libri i babait tënd, dhe një herë botohet libri, e pastaj? Çmimi është 10.000 DM me tirazh 10.000 copë, kurse 500 copë kushtojnë 700 DM. Do të shikojmë po qe se gjejmë ndokënd për ta botuar me çmim më të lirë. Unë të prita deri në orën 9:30 minuta dhe pastaj mora udhë për në Junik. Kërkoj ndjesë!Vjershat që i ke, lej këtu, në shtëpinë time...

Të fala,L. P.

Ps:Pas tri ditësh u ktheva nga vizita që ia bëra katundit Junik, dhe as që ishte paraqitur i gjori Mustafë Strellci! U përpoqa ta bëjë një telefonatë me të, por nuk arrita dot. Ka gjasë, siç më thotë Pranvera se telefoni i tij është i prishur, apo nuk gjendet askush në shtëpi.

“KY ËSHTË FATI!...”E mërkure, më 29 mars 1995

Pashë ëndërr se isha në Vitak, duke kapërcyer nëpër arë të Nezir Mahmutit, në Lugë të Keq. Pak para se të arrija te vojsa, pashë se Tarakët kapërcenin me një limuzinë të ngarkuar me disa tesha edhe mbi bagazh. Ata e ndalën limuzinën ndërmjet arave, në udhë dhe më thirrën:“O Lit, na duhesh diçka”.Unë mendoja se e kërkonin pompën e dorës, dhe u thosha:“O djelmosha, pompa e dorës më është prishur!”Duke kapërcyer nëpër oborr të Aliut, pashë se në anën e Milazimit e kishte thurur gardhin dhe mezi kapërceva nëpër atë oborr të ngushtë. Kur dola në arë të Nezirit, shikova se një pjesë e gardhit tim që e kisha thur herët, ishte thyer. Shikoja atë truall timin prej 8 arësh dhe kur arrita te shtëpia e Milazimit, pashë se rreth e rrotull saj ishin shënimet e mia të shkapërderdhura deri edhe në fushë. Isha me Prozën dhe duke kapërcyer rreth shtëpisë së Milazimit, pashë një jorgan timin që ishte mbuluar me do letra. I thashë Prozës: “Nxirre atë jorgan se na duhet!” Ajo e nxori jorganin dhe unë i mblodha shënimet e mia duke e qortuar Milazimin: “Pse m’i qite këto shënime në fushë? A sheh se me vite të tëra i kam mbledhur, e tash jam duke i përpunuar?”. Në këto fjalë, edhe pse Milazimin fare s’e pashë, më doli gjumi.

Page 150: uniartpro1.webnode.com · Web viewS’është kulturë t’ia lexosh letrën tjetrit, por ata kishin shkuar nga banesa ime dhe këtë e kishin lënë në dysheme të shkelur si letër

E mërkure, më 29 mars 1995

Ishte ditë me diell, përkundër ditës së djeshme kishte rënë një borë e madhe. Ndërsa rrezet e diellit që në orët e para të mëngjesit pranveror jepnin shenjë se bora nuk do të mund të ngul më, se ajo as që mund të krenohet, se unë do t’ua bëjë kështu apo ashtu në këtë fund të marsit! Besa tash është kthyer koha ndryshe, rrallëherë ka ndodhur që në këtë kohë të shihet një borë kaq e madhe. Por, këtë e kapërcenim duke bërë shaka se këto janë ditët e plakave, dhe në llogari të tyre shpesh e lakojmë mendimin, se këto janë ditët e pelave të trenta! Ec e bjeru në fije këtyre thashethemeve popullore? Është e rëndësishme se tërë ato rreze të diellit të këtij mëngjesi vërtet ishin futur gjithkund. Që në orët e para, nisi të bjerë bora nga gjethet e pishave në kopshtin e vëllait, për t’u zhveshur edhe ato nga bora e madhe. Pastaj u vinte radha pemëve në oborrin tim, e të mos flasim se çfarë do t’u bëjë bora drurëve me pyje të larta.Mbrëmja e kaluar më gjeti të lodhur, por mendja më shkonte në disa shënime, që i kisha lexuar para sa ditësh, dhe për fat tim, edhe pse kisha menduar gjatë për to, dhe më kujtohej një kohë shumë e vështirë e burgjeve në ish-Jugosllavi, enkas për burgun në Idrizovë të Shkupit, nga biri i vëllait Hajzeri, gjeta të shënuar:“Fazli Hoti, i Tushilës, i vëllai i Ramë Hotit, profesor i Gjuhës dhe Letërsisë në Gjimnazin e Skënderajt, kurrë në jetën e tij nuk është lodhur për çështje të burgosjes dhe të çmendurisë së të vëllait. Për këtë vëllai i tij, Fazliun, ia kanë dërguan në burgun e Idrizovës. Atë rrallëkush e ka vizituar, dhe se historia e tij me pak fjalë, është, se ai gjatë shkollimit të mesëm kishte dëshirë të madhe për lexim. Thonë se lexonte shumë, ashtu që hartimet e tij në shkollë të mesme normale, në atë kohë, dalloheshin nga ato të nxënësve të tjerë. Profesorët e lavdëronin punën e tij dhe kudo që shkonin nëpër klasë me emrin e Fazliut, krenoheshin dhe u jepnin shpresë edhe nxënësve të tjerë që të lexonin dhe kultivonin fjalën e shkruar shqipe. Hartimet e tij lexoheshin prej klasës në klasë, dhe kështu që Fazliu ishte i pranishëm në mendje të të gjithë profesorëve dhe të nxënësve. Thonë se ai ishte shtangur me libër në dorë, duke lexuar te lumi dhe prej atëherë kishte kaluar në gjendje të çmendurisë dhe s’ishte shëruar kurrë më. “M’u dha rasti ta vizitoja atë burg famëkeq të Idrizovës, dhe nergut kisha dëshirë ta takoja Fazliun, dhe u takuam. Më pyeti për të gjithë ata njerëz që i kishte njohur dikur, si dhe për të vëllain e tij, Ramën, po edhe për vëllezërit e tjerë. Dhe, më porositi:“Më falni, nëse keni mundësi t’ua përcillni këto fjalë vëllezërve të mi. Thuaju le të vijnë të më marrin nga ky burg i zi, se e ndiej veten tërësisht të shëndoshë!”.“Do t’ua përcjell këtë porosi”, i kishte premtuar Hajzeri dhe duke u përshëndetur me të, ai nuk la pa e përcjellë deri aty ku kishte leje të dalë.“Zakonet tona janë të tilla, mysafirin duhet përcjellë deri te dyert. Po e zë se të përcolla nga dyert e oborrit tim, atje në Tushilë. Të fala të gjithëve!”Edhe gjatë natës më kishte munduar kjo bisedë që ma kishte rrëfyer Hajzer Kajtazi, dhe në atë mëngjes të fundit të marsit nisa të merrem me atë vizitë shoqërore, që për fat të ditarëve të mi jetësor do të ma pasurojnë përmbajtjen e tyre.

* * *Në gazetën “Bujku” të datës 28 mars 1995 isha duke e lexuar lajmin më të ri, të gazetares Diana Toska, nga e cila kisha shënuar: “Forcat maqedonase ndërhyn në burgun e Idrizovës”. Pastaj titullin në kursiv të zi: “Grevistët u mposhtën”. Po vallë, pyes gazetaren: “Kur arritën që grevistët të mos mposhten?” Tragjikja e burgjeve të Maqedonisë dhe të Serbisë e përcolli gjatë popullin shqiptar, po tragjikja e burgjeve të Shqipërisë, vallë a ka pushuar?”“Sot në shtëpinë ndëshkuese përmirësuese Idrizovë të Shkupit e kishin rrethuar qindra policë me tanke dhe autoblinda, ku ishin të pranishëm përfaqësues diplomatikë nga Shqipëria, Bullgaria dhe Turqia, disa ekipe mjekësore, gazetarë të shumtë, funksionarë të lartë të MPB të

Page 151: uniartpro1.webnode.com · Web viewS’është kulturë t’ia lexosh letrën tjetrit, por ata kishin shkuar nga banesa ime dhe këtë e kishin lënë në dysheme të shkelur si letër

Maqedonisë, ndërsa mbi kulm të burgut qëndronin rreth 500 të burgosur grevistë.Gjatë orëve të pasdites, në drejtorinë e burgut u zhvilluan bisedime me përfaqësuesit diplomatikë nga Shqipëria, Bullgaria dhe Turqia. Qëllimi i këtyre bisedave që u bënë me kërkesën e drejtorisë së burgut, ishte që këta përfaqësues të bëjnë thirrje te shtetasit e tyre që janë të burgosur, të ndërpresin kryengritjen. Përfaqësuesi i Ambasadës së Shqipërisë në Shkup, njoftoi se në këtë shtëpi ndëshkuese ka 17 shtetas nga Shqipëria. Ai tha se kjo që po ndodh në burg nuk mund të cilësohet si kryengritje, por si grevë, meqë kërkohet përmirësimi i kushteve. Ndërsa ambasadori bullgar njoftoi se në Idrizovo po vuajnë dënimin 19 shtetas bullgarë. Siç pandeh ai, ende është herët të japë vlerësime se ç’po ndodh brenda mureve të burgut, por tha se është mirë që të dallohen të dënuarit, se nuk mund të qëndrojnë së bashkudhe ata që kanë bërë vepra më të lehta penale me kriminelët më të rëndë.Pas orës 12:00 kur skadonte afati i ultimatumit dhënë nga ministri i Drejtorisë Vllado Popovski, për tërheqjen e të burgosurve grevistë, u hapën dyert e burgut për qindra policë me pajisje speciale. Me të hyrë, larg dëgjoheshin parullat që vinin nga turma e grevistëve. “Edhe të sëmurët janë në grevë!”. Pasojnë parullat: “Edhe të sëmurët janë në grevë, amnisti, e duam të vërtetën”. Të gjitha këto kërkesa ishin të shkruara edhe në çarçafët e shtretërve të të burgosurve. Pak pas orës 12:00 grevistëve iu drejtua drejtori i burgut Stojan Ristov. Ai tha se për herë të fundit ua tërhoqi vërejtjen dhe se pason vënia e rendit dhe e qetësisë me ç’rast të burgosurit iu përgjigjën me fjalët: “Duam të vërtetën, nuk kemi armë, jemi duarthatë, le të vijnë gazetarët dhe le të binden vetë...”. Por, as këto kërkesa fare nuk u përfillën. Pas tyre pasoi aksioni i vërtetë i njësive të forcave speciale, dëgjoheshin të shtëna dhe krisma të mëdha të armëve. Rreth orës 14:00 filloi ngadalë të pakësohet numri i grevistëve në kulm, “specialcat” filluan t’i nxjerrin jashtë me pranga në duar dhe të përkulur gati dyfish me qëllim që të fshihej identiteti i të burgosurve. Ata kapërcenin me pranga që u kishin vënë prapa në duar. Për shpartallimin e grevistëve të burgosur ishte përdorur dhunë e madhe fizike dhe ashpërsi e paparë. Çdo grevist që dilte i përcjellë nga policët, ishte i përgjakur në fytyrë, sepse nga goja e hunda u rridhte gjaku. Meqë gazetarët e kishin të ndaluar të hynin brenda, në hyrje të burgut, ku zhvillohej aksioni mes policisë dhe të burgosurve, dëgjoheshin fishkëllima të mëdha, të goditura të ashpra me shkopinj të gomës.Nënsekretari i MPB-së të Maqedonisë, Dine Gjurev, i cili përcolli tërë ngjarjen, nga fundi i aksionit policor u deklaroi gazetarëve se tash policia ka vënë kontroll të plotë mbi burgun. Në pyetjen e gazetarëve se a ka të lënduar dhe pse u ushtrua dhunë kaq e madhe nga polica, ai u përgjigj se të lënduar nuk ka dhe kjo që u parashtrua nga ana e policisë për shpartallimin e “kryengritësve”, nuk kishte brutalitet. Pos parullave të tjera, ishte edhe një parullë: “VMRO – ne jemi fëmijët tuaj!”Duke dëshiruar që t’i përfundoja kujtimet e mia gjatë natës dhe në orët e mëngjesit, diku rreth orës 12:00, mendoja se çfarë arritën grevistët në Idrizovë? Parulla e tyre: “VMRO – ne jemi fëmijët tuaj”, vallë a do të ishte e ngjashme me atë, sikur të përhapej: “Republikë e Shqipërisë, ne jemi fëmijët tuaj”. Apo, nëse ajo nuk mund t’u ndihmojë, të deklarohet haptazi para botës: “Vëllezër, Shqipëria juaj nuk mund t’u ndihmojë asgjë! Fajtorë janë ata që herët vunë laurën. Dëgjojmë fjalime pompoze: “Ne jemi për atë që të mos ndryshohen kufijtë tanë!” Edhe sikur të mos ishin fare ata përfaqësues diplomatikë që në prani të tyre u rrahën të burgosurit, çfarë do të thoshin ata kur do të shkojnë në shtetet e tyre? Po, vallë, ajo Turqi, ç’bëri për qytetarët e vet? Mos vallë ata të burgosur janë kurdë, apo shqiptarë? Çfarë mëshire do të ketë ajo ndaj tyre? Po, bullgarët, çfarë do të deklarojnë? Mos vallë edhe atyre u është përzier gjaku i bullgarit me atë të maqedonit, apo duan ta bëjnë një shtet të vetëm, me emër e mbiemër tjetër?Po, vallë, çfarë u bë me atë Fazli Hotin? Po, me hartimet e tij? Mos vallë, ndonjëri prej profesorëve apo vëllai ia kanë ruajtur ndonjë hartimi me shkrim dhe presim se do të jetë i pranishëm në këtë fazën e parë të kësaj trampoline kah demokracia e vërtetë?”Dielli po nxehte, djersët më shkonin nëpër rrudha të ballit. “Çfarë u bëmë, ne shqiptarët që

Page 152: uniartpro1.webnode.com · Web viewS’është kulturë t’ia lexosh letrën tjetrit, por ata kishin shkuar nga banesa ime dhe këtë e kishin lënë në dysheme të shkelur si letër

gjithnjë u desh t’u gjunjëzohen serbëve dhe malazezëve? Po, vallë, çfarë do të bëjmë kështu? Çfarë do të bëjë shteti shqiptar me ne, apo do të krenohet pa ne?...”, e mendoja veten me këto pyetje pa përgjigje. Pastaj sërish e kapa veten në dorë: “Ky është fati ynë! O Zot, i Madhi Zot!... Si dhe kur do të mbyllen burgjet për shqiptarë të mjerë? Burgje në Shqipëri, burgje në Serbi, vetëm që nuk janë pagëzuar me një emër të përbashkët që të marrë vesh bota, se burgjet më shumë janë ndërtuar për shqiptarë! Do të ketë burgje derisa do të ketë shqiptarë!” Sa është i qëlluar shënimi nga bibla:“Gomarit, derrit stupc dhe barrë, e robit bukë, shtrëngesë dhe punë. Jepi shërbëtorit të punojë, pastaj do ta gjesh nënshtrues. Me robin sillu si me vëlla. Ik prej ngatërrese se do të kalosh më lehtë”. Çfarë janë këto porosi të biblës? Po, çfarë do të gjeja të shkruar në kuran? Uroj që po të më pyesnin mua për pagëzimin e burgjeve të shqiptarëve, edhe shprehjen burgje ta shporrja nga fjalori i gjuhës sonë. Në vend të saj do ta shënoj fjalën më të kërkuar: jetë! Shprehjet më të qëlluara në gjuhën shqipe: “Tungjatëjeta! Faleminderit! Durim dhe durim!”... Pra, le të bëjmë njerëzit pagëzimin: “Jetë!...”

IDRIZOVA – BURRELI

Shënimet e mia për Idrizovën do të ishin më të qëlluara, sikur në kohën time do të më jipej mundësia për ta vizituar këtë burg të shqiptarëve. Po ashtu edhe shënimet për burgun e Burrelit do të jenë të mangëta, sepse as atje nuk pata mundësi e fuqi për të shkuar. Thuhet se burgu është burg dhe asnjëherë nuk kam dëgjuar se ka burg të mirë! Edhe burgut të Nishit i vinte era burg i shqiptarëve, por atje nuk bëra përpjekje për të shkuar, por shfrytëzova shënimet dhe bisedat e të tjerëve, ashtu që sadopak e realizova planin tim.Kah fundi i marsit të vitit 1993 në një mbrëmje kur qëndroja në shtëpi te Gjizos në Tiranë, ai më rrëfeu jetëshkrimin në prani të disa vetave, nga i cili kuptova se kishte qenë xhirues i filmit shqiptar. Xhiruesit janë shumë njerëz kreativ dhe futën në çdo pore të jetës. Dhe, përveç të tjerash shprehin mospajtimin me regjimin në fuqi. Kur bisedova me të për burgjet dhe të burgosurit që shpesh i kam parë vetëm në filma, ai shpalosi kujtimin e tij enkas për mua.

116 Më 1991, në Burrel i pamë punëtorët duke ngrënë bukë misri si tullë. E pyeta një shok, që ishte duke e vajtur burgun:

117 Rifat, ore, ç’është kjo?118 Ushqim për derra.119 Pse kështu?120 Bëjnë eksperimente për të mirë!121 Unë e kam lexuar një libër te ne, para 20 vjetësh njerëzit kanë ngrënë bukë të tillë

misri edhe në Suedi – tha njëri prej xhiruesve që së bashku me të e patëm xhiruar një film nga burgu i Burrelit, por që nuk pa dritë... Unë s’i fola asgjë kolegut tim

E enjte, më 30 mars 1995

ËNDRRA PËR LIBRIN E BOTUAR

Isha në një shtypshkronjë, ku botoja një libër timin. Gëzohesha që isha mësuar ta përdor kompjuterin, por edhe makinën për shtypjen e librave. Në vete krenohesha, duke thënë:“Që tani nuk do të paguaj para, pasi që librat do t’i shtypë vetë”.Sa gëzim të madh ndjeja, më dukej se po i merrja krahët dhe fluturoja, kur i shihja faqet e para të librit të botuar, që ishin shtypur për mrekulli. Ndërkohë u ndal makina e shtypit, dhe nuk dija ta lëshoja në prodhim: dyshoja mos do të më mbes libri përgjysmë, dhe një pjesë të letrave i pashë

Page 153: uniartpro1.webnode.com · Web viewS’është kulturë t’ia lexosh letrën tjetrit, por ata kishin shkuar nga banesa ime dhe këtë e kishin lënë në dysheme të shkelur si letër

të shtruara në dysheme të shtypshkronjës. Banush Gashin e shihja në atë anën tjetër dhe fare s’e hetoja se kishte vdekur para sa vitesh, Mendoja ta ftojë për ndihmë. Ai erdhi dhe ia nisi punës. Makina e shtypjes së librave u vu në prodhim. Kujdesej për shtypjen e librit tim, e posa m’i solli disa tabakë të shtypur, pashë se libri ishte me “Fjalë të urta shqipe”. Ato ishin lidhur si në ndonjë varg gjerdanësh dhe i thashë:“Banush, kujdesu të mos përzihen shkronjat e fjalëve të urta, se do të kemi telashe! Ato janë sipas rendit të alfabetit të gjuhës shqipe”. Në ato fjalë më doli gjumi.

E premte, më 31 mars 1995

Duke i kapërcyer semaforët kryesorë të qytetit, kur dola në udhën që shpie në lagjen “Kodra e Diellit”, pashë se kishte rënë një borë e madhe. Udhës nga lartë kapërcenin shumë automjete, sakaq mezi kisha mundësi të ecja prej tyre. Kalova në pjesën tjetër të udhës, si në trotuar. Andejpari kishte kapërcyer një traktor, por vija e ujit që kullohej s’më linte të ecja. M’u desh të dalë prapë në udhën kryesore. Aty takova Idriz Pirevën, së bashku hymë në një kiosk. Posa u ula, mora lapsin në dorë dhe desha ta shënoja ndonjë urti nga ai, i thashë:

122 Shiko, Idriz Pireva, atje në Llap kam shënuar fjalën e urtë: “Burri – burrë – lakon”, por në Junik këtë e dëgjova pak më ndryshe: “Burri burrë – lakon, kapërcen dhe sqaron”.

Idriz Pireva kërceu si zorra në prush.123 Jo, s’është mirë. Lëre vetëm atë fjalën që ke shënuar në Llap, se është më e

fuqishme se kjo në Junik.Isha dymendjesh dhe dolëm nga kiosku. U ndamë dhe më doli gjumi.

E premte, më 31 mars 1995MISTRIA

Sapo hyra në shtëpinë e Fadil Hoxhës pashë se disa fëmijë duke u munduar për t’ia pjekur një kafe. Por, si duket nuk dinin ta përgatitnin kurse, unë u thashë:

124 Uluni, se unë do t’ia pjekë kafenë!Fëmijët u ulën, kurse Fadili më shikonte, por asgjë s’më foli. Ai rrinte ulur në kanape dhe më priste mua t’ia servoja kafenë.

125 - Urdhëroni kafenë! – i thashë, por fare nuk më falënderoi, e as që më pyeti se kush jam e nga jam.

Ulur këmbëkryq në dysheme prisja rrëfimin e tij para meje, për t’ia treguar pastaj qëllimin e vizitës sime. U ndala dhe mendova: “Po, ky as që më pyeti nga jam e kush jam, çfarë shënimesh do të marrë prej tij?”. Fëmijët nuk i pashë më në atë vend, kurse unë e ngrita zërin: “Pih, edhe ato tregime të luftës që m’i jep ai?!” Në ato mendime më doli gjumi.Ishte ditë e ftohtë dhe binte borë. Posa nisa të shkruaj ëndrrën që pashë, hasa në një anekdotë që e kisha shënuar nga Latif Krasniqi lumjan, që i vetmi prej shqiptarëve ka mbetur i punësuar në BVI-në e udhëve të Kosovës.E pyetën një hasjan:- Si po e çon me lumjanë?- Paj, mistrin me vete e kam, e nga po shkoj, vetëm po lëmoj – iu kishte përgjigjur hasjani.

Page 154: uniartpro1.webnode.com · Web viewS’është kulturë t’ia lexosh letrën tjetrit, por ata kishin shkuar nga banesa ime dhe këtë e kishin lënë në dysheme të shkelur si letër

E shtune, më 1 prill 1995

Një kohë të gjatë jam duke menduar se ku do të më gjejë 31 marsi i këtij viti, dhe ku isha më 31 mars 1993? Çfarë më ishin bërë ato kujtime që më zgjonin, apo kisha drojë se do të më sharronin në ndonjë humbetirë më të madhe. Më 31 mars 1993, në mbrëmje isha në Tiranë, në banesën e Gjizos, e tash në shtëpinë time. Ishin shumë veta në atë mbrëmje të vonë, ndër të tjerë ishte biri im, Arsimi dhe Verdat Kolonja, inxhinier nga Lodorishta (Strugë) që së bashku e patëm vizatuar hartën e Shqipërisë së vjetër! E di se i zoti i asaj shtëpie, nuk arriti të na gjejë hartën, për çka e qortova.“Kur do të vijë në Tiranë, ruaje këtë hartën që do ta lëmë në sirtar”.Ai frikshëm më kishte thënë:

126 More, Lit Palaj, mos po do të më futësh në burg?”127 Unë jo, as biri im, e as ky inxhinieri strugan. Për këta të tre, me gur në supe e

marrë, se jo! E sa për grua, çfarë bënë ajo për ty, është punë jotja!128 Unë jam dibrane, Lit – u ngrit në këmbët dibrania krenare. - Asnjëherë s’e kam

dërguar në burg burrin tim, kurse tani pasi u bë Shqipëria demokratike!?... Bëra shaka në llogari të gruas sime dhe gjendja në dhomë sikur u qetësua. Gjizo e ngriti një gotë dhe u bë fort mirë që me mendime mbetëm me rezultatin një me një.Atë mbrëmje edhe atje kisha ra të flejë pak më herët, kurse Arsimi me atë inxhinierin biseduan gjatë tërë natës. Ishte një natë e këndshme dhe me biseda të sinqerta. Harta e Shqipërisë ishte bërë temë bisedimesh. Jo, ne në Kosovë jemi flijuar më shumë për Shqipërinë etnike, jo ne këtu në Shqipëri ishim përballë rreziqeve më të mëdha, dhe kështu, bëhej një vlerësim që nuk ishte shkruar në letrat tona, por duke u përfolur, ka gjasë se gjërat do të formohen e të gjurmohen.Kur krahasoja atë mbrëmje me këtë në Prishtinë, Veliu e mori çiftelinë dhe sikur ta porosisja, e këndonte një këngë të trimërisë. Shpesh në veshë më tingëllonin vargjet që prisja të zgjohem, dhe të shkruaj diçka me vlerë.“Se shqiptari asht i fortë si guri.Nuk lufton pa e pshtet për muri!”Ishte kënga për Hasn Fazliun dhe ai e këndonte me afsh, që kurrë në jetë nuk do të thosha se pikërisht në këtë mbrëmje do t’i dëgjoja vargjet e kësaj kënge. Dhe, kur e përfundoi, e vari çiftelinë në mur, i thashë atij për të dëgjuar edhe të tjerët.

129 Kot e ke, o bir! Edhe sikur fëmijët në djep të ngritën dhe të këndojnë këngë të trimërisë, madje bretkosat nga lumi të ngritën, populli ynë nuk do të ngritët më në luftë! Kur të ha gjarpri, frikësohesh prej hardhucës! A sheh, se çdo luftë që bëmë, nuk e gëzuam, pos këngëve që po i këndojmë?! Na ishte kështu, apo do të duhej të ishte kështu, apo duhej të ishte ndryshe, ne mbetëm në të njëjten pikë, një popull që jeton vetëm në këngë! Ku është harta jonë? Për hartën e Shqipërisë etnike u flijuam, e për çka tjetër? Po, Serbia, për kënd po lufton? Për hartë, dhe atë kërkon ta bëjë më të madhe! Të marrë toka nga Kroacia, nga Bosnja, besa edhe nga Shqipëria! Sa për toka shqiptare, Serbinë nuk ka kush që e konetë! Ajo sytë, mendjen dhe të gjitha fuqitë i ka të orientuar pikërisht për ta mbajtur nën këmbë tokën shqiptare. Dhe, një tokë që ka shkelur e hëngër nëpër shekuj, është bukur vështirë të heq dorë prej saj, - dhe pastaj u fut Liti në botën e tij të shkrimeve. “Por, dëshira është dëshirë, e mëshira është mëshirë? Çfarë do të bëhet? Ngjarjet janë duke u zhvilluar sipas rrymave të reja, dhe presim që Evropën ta marrin në dorë njerëzit më përparimtarë dhe ata vetë, me marrëveshje, mund t’i rregullojnë çështjet vitale që çojnë ujë në mullirin e vërtet të demokracisë. Por, edhe kjo demokracia, mos vallë, po mbetet për dikënd nënë e për dikë njerkë? Mos prapë njerka po bën sehir në dëm të shqiptarëve, apo mos, nëna si nënë, ia bën qejfin njerkës? Edhe kjo jetë e tillë? Të mos i besosh as njerkës, e as nënës? Po, kujt t’i besosh atëherë?...

Page 155: uniartpro1.webnode.com · Web viewS’është kulturë t’ia lexosh letrën tjetrit, por ata kishin shkuar nga banesa ime dhe këtë e kishin lënë në dysheme të shkelur si letër

E shtunë, më 1 prill 1995

Isha në udhën automobilistike që kapërcen prej Pejës në Mitrovicë, pikërisht u ndala në Gjyrakofc dhe e shikoja ish-dyqanin e shtetit në të cilin punonte një burrë bukur i vjetër, që më parë e njihja, pra ai ishte Dauti. Aty isha ulur në një automobil ngjyrë vishnje dhe shkruaja me makinë të shkrimit. Udhëtoja në drejtim të Pejës. Një udhëtar kapërceu me automobil pranë meje dhe pa më pyetur fare ma hodhi një djalosh të ri mbi bagazh të automobilit e më tha:

130 Këtë djalë të sëmurë duhet ta dërgosh në shërim!131 Po, ndal, të lutem, a sheh se nuk kam kohë? A sheh se nuk jam duke udhëtuar për

në Mitrovicë, por për në Pejë.132 As që po të pyes, ti e di çfarë bën - më tha ai dhe kur desh të nisej, rishtas e luta.133 Po, ke durim të më dëgjosh, të lutem! Unë jam duke bredhur nëpër ato udhët e

mia të jetës! - dhe as që desh të më arsyetonte. Pashë se u ndamë pa bërë zhurmë të madhe. Kështu më doli gjumi.

E dielë, 2 prill 1995

Për lakmi, këtë ditë nuk u zgjova herët, dhe Nora më kishte rrëfyer se ishte zgjuar para meje. Degë të ftoit, edhe pse prillin e përjetuam me borë, një zog gjatë kishte kënduar. “Unë s’e kam dëgjuar”, i thashë Norës, dhe pastaj me dëshirë u zgjova, por në degë të ftoit, pashë se era luante me ato gjethe të thara që kishin mbetur që nga ditët e vjeshtës. Duke u veshur shikoja çatitë e shtëpive që ishin me borë, si dhe balushat e mbetura të borës aty-këtu. Në çastin kur bëhesha gati të shkruaja, nuk desh t’ua përsërisja një shkrim që kisha lexuar në ish-gazetën “Rilindja”, në faqen e parë, ku ishte shënuar lajmi: “Prilli me borë!”. Edhe ky prill i këtij viti ishte me borë. S’është kjo befasi e madhe për mua, kur kam dëgjuar rrëfime se shpesh borë kishte rënë edhe gjatë muajve maj dhe qershor. Duke biseduar lidhur me dimrat e vështirë, Nora përsëriti një fjalë të urtë:“Edhe murtaja, murtajë ka rënë në kohë të ligë, por dikënd e ka falë”. “Por, pandehte ajo, tash dimri s’ka qëndresë. Moti kanë hyrë gjebrat në tokë!”Isha ulur në tavolinën e punës dhe kur i pashë duçat e cigareve në taketuke, më bëhej që t’ua ruaja atyre që kishin pirë duhan, e t’u thosha: “Hapnie gojën, ja po u japë duça të cigareve pa pagesë!” Atëherë mendja më shkoi se si një kohë të gjatë kisha punuar në BVI-në e udhëve të Kosovës së bashku me Bajram Berishën, e Vojnikut të Drenicës. Ai, lëre që pinte shumë duhan, por edhe i ruante duçat e cigareve në taketuke, dhe dikur rreth orës 15:00, kur duhej të shkonte prej punës në shtëpi, llogariste sa copë cigare i kishte pirë gjatë ditës. As që tregonte, por i mbante në mendje, dhe të nesërmen para shokëve të zyrës ankohej apo krenohej: “Dje i kam pirë dy pako duhan! Shumë, shumë jam duke pirë?”, fliste ai, dhe askush nuk guxonte t’ia shkund taketuken, se bënte llogari. Unë i kisha thënë një ditë: “Baca Bajram, do të ishte mirë që për çdo ditë të shënoje në letër se sa para e duhan je duke shpenzuar në ditë”.

E dielë, më 2 prill 1995

E di se kur u zgjova nga gjumi, së pari kisha qenë në ëndërr dhe lëshova një ofshamë:- Oh, nënë!Pastaj u zgjova shumë i lodhur.

E dielë, më 2 prill 1995

Page 156: uniartpro1.webnode.com · Web viewS’është kulturë t’ia lexosh letrën tjetrit, por ata kishin shkuar nga banesa ime dhe këtë e kishin lënë në dysheme të shkelur si letër

Pashë ëndërr se isha në Obri dhe kur u nisa për udhë, binte borë e madhe. Isha vetëm dhe kapërceja udhëve të katundit. Kur arrita te Demakët e Obrisë, kisha një çantë me libra dhe mezi e mbaja atë peshë aq të rëndë. Kur dola te një shtëpi, u ula të pushojë, pashë një njeri që kapërceu asaj udhës sime. Ai u ndal dhe pastaj u nisa së bashku me të, dola në kodër. Por, kur u ktheva, pashë se i kisha harruar çantën me libra, dhe i thashë atij njeriut:

134 Po, pse nuk më tregove, a sheh se i kam harruar çantën me libra!Mbeta i shtrënguar në udhë dhe mendoja se si të kthehesha edhe njëherë dhe t’i merrja ato libra që i kisha harruar në udhë. Në këto mendime më doli gjumi.

E hënë, më 3 prill 1995

FATIN E PASKE PASUR TË TILLË!

Pashë veten se ecja krah për krah me njërin nga shokët më të ngushtë të jetës, dhe me gjasë, edhe pse njiheshim moti me të, nuk kisha guxim t’ia përmendja emrin. Ishte shtatgjatë dhe me flokë të thinjura – Januz Islami – Bajraktari i Plluzhinës. Ecja së bashku me të, por e kishin shpallur se kishte vdekur. I afroheshim atij varri të çelë dhe mendoja çfarë t’i thosha, shokut tim të jetës, që për një fjalë fyese nuk ia kishte falur mësuesit nga Plluzhina dhe kishte shtënë me armë zjarri në të.

135 Mos u mërzit, fatin e paske pasur të tillë! – i thosha dhe që të dy s’ia ndanim sytë atij varri të çelë në atë rrafshinë. – Sot ti, e nesër unë...

Nisa të flas edhe vetmevete “Po, ai para meje, apo unë?”. Dhe, nuk qaja. Kështu duke ecur e menduar më doli gjumi.

* * *Edhe një herë në ëndërr, më gjasë më kishte dëgjuar edhe Nora, se kam lëshuar ofshamën e dytë:

136 Oh, nënë!* * *

Pashë ëndërr se shkova në Vitak dhe posa hyra në shtëpi të vëllait e pyeta kunatën:138 A ma ka mbjellë tërshërën Rexhepi i Bilallit?139 Po – m’u përgjigj ajo.

Duke u përpjekur ta shihja Arën e Cenës të mbjellë me tërshërë dhe ato mollë, më doli gjumi.

LETËR E HAPUR FADIL HOXHËSE martë, më 4 prill 1995

Më në fund ëndrra ime për pikëtakimin me Fadil Hoxhën u bë realitet! Me gjasë do të më shkojë edhe kësaj radhe lypa mbarë! Ëndrrat bëhen pjesë e jetës tënde, më thoshte Mehmet Kajtazi një mbrëmje të vonë. Ato janë pikërisht tuajat dhe sa di t’i avancosh ato, është çështje në vete. Pastaj, herët gjeta të shkruar një humoreskë, që e kisha botuar në një gazetë të kolektivit punonjës “Kosovatrans”. Ishte kjo një temë e kaluar, por që më zgjoi zekthin pikërisht dhe të lutem: “O Zot, sikur të isha gazetar sot, çfarë interviste do të bëja me Fadil Hoxhën?” Kam biseduar me sa veta duke shprehur dëshirën që një ditë të bëhem mysafir i shtëpisë së Fadil Hoxhës, por më thoshin se ai s’është duke e pranuar askënd në vizitë. Mund të ketë arsye që nuk pranon vizita, mund të më pyeste edhe tash: “Po, në cilën gazetë je duke punuar?” Pastaj çfarë t’i them unë atij? “Në asnjërën!”

Page 157: uniartpro1.webnode.com · Web viewS’është kulturë t’ia lexosh letrën tjetrit, por ata kishin shkuar nga banesa ime dhe këtë e kishin lënë në dysheme të shkelur si letër

“Po, çfarë të duhen këto shënime? Lëre atë punë se qenke njeri në moshë!” “E ç’fat që pata, mbeta i tillë, as me gazetë, e as me revistë, as me qarqe letrare e as me ato politike! Por, më thonë se te ëndrra s’ka imagjinim. Qoftë ashtu! Por, lus që të mos mendoni e të dyshoni në mua se jam duke i trilluar ëndrrat. Do të betohem se deri në fund edhe për to do të jam realist dhe bëj çmos që ato t’i shënojë, ashtu siç i shënoja tregimet dhe këngët popullore nga goja e popullit. Në ëndrrën që kam parë, me ty, shoku Fadil, por mos ma shih për të madhe, se rashë në pikë të hallit, a të them shok, mik, bacë, zoti, apo xha Fadil? Nuk do të më hidhërohesh edhe nëse nuk ia qëlloj për ty, shpesh mund t’ia qëllojnë të tjerët për mua, më mirë se unë e fat që këto shkrimet e mia, me mban shpresa se një ditë do të shohin dritë... Kam qenë njëherë te ti, dhe të gjeta duke pritur kafenë e mëngjesit. Pastaj unë ta poqa kafenëe dhe isha ulur këmbëkryq për të dëgjuar diçka nga ajo periudhë e bujshme e luftës tënde dhe fat që asgjë nuk më pate thënë, andaj shpreha revoltën time: “Pih, çfarë shënimesh do të më japësh ti?” Mos ma shih për të madhe, më thonë historianët e këtij shekullit tonë, se ju e dini dhe e njihnin fort mirë historinë kombëtare, në veçanti atë të periudhës prej Kongresit të Berlinit e këndej. Fat i madh është që je njohës i historisë, e për atë që nuk ke shkruar, të falet, se nuk është njësoj, historia me atë të shkruar? Ashtu siç nuk është njësoj ta dish letërsinë popullore, e të mos shënosh asgjë! Në botën e qytetëruar, asgjë nuk pranohet në formën gojore, por vetëm kur ajo materializohet me shkrim, i hap hullitë. Më në fund, e ndiej veten fajtor që nuk kam ardhur te ti, por druaj se do të më pranoje e shkoje në bisedë, sikur një Shaban Polluzha i atyre ditëve të luftës. E ku jam unë, ti, Shabani, e ku është sot gazetaria jonë? Sikur të isha më parë gazetar, apo të isha i “akredituar” nga nahija së Gjakovës, ndodh se do të vija në terezi me Ty! Por, ja, ç’fat pata? Edhe kështu është mirë! Mund të ndodh se në gazetari do të punoja gjatë dhe s’do të lë gjurmë, apo edhe pagëzimet në kulturë dhe ato në politikë, më- vonë do të shqyrtohen. E them shtruar se një popull që nuk shkruan, mund të shuhet! Ne, siç po sheh, nuk u shuam, edhe pse gjatë e patëm atë korbin tonë të zi dhe të të tjerëve mbi kokë. As që është fjala se do të shuhemi!... Përditë po dalin vepra letrare dhe sosh historike dhe po shihet, se me shkrim po shënohen trojet tona! Trojet që nuk shuhen, po u themi tash, e jo trojet që po shuhen. Por, diçka po shuhet, e diçka e re do të ringjallet! Tash mund të dalin edhe tituj më të qëlluar: “Trojet që po ringjallen”.Mëngjesi pranveror ishte me diell. Nga dritarja ime shikoj qershinë, që ka nisur të thumbojë. Them, fat që u ndanë dimri e pranvera, pemët fare nuk i shkatërroi bora e mbramë e prillit. Para vetes i shoh edhe dardhat e zotit Zekeria Cana, si dhe ato fidanë të reja që i ka mbëltuar afër atyre, kanë nisur të marrin hov. Ishte dimër me borë e lagështi dhe pemët e mia kanë marrë hov. Besoj, se edhe ato tuajat, posi, se një ditë më të pame të dr. Gazmend Zajmi, më ankoheshe, se nuk ke mundur t’i krasitësh! Më vonë, mora vesh, se këtë problem e kishe zgjidhur, sepse në bisedë e sipër me Sylë Sylanin, pahetueshëm edhe pse fare nuk patëm nergut bisedën për ty, më pyeti: “Si përparuan ato mollët tuaja në katund pas krasitjes?” “Mirë” i thashë, por ti asnjëherë s’u duke më, dhe të vish mysafir, në mos asgjë, ta vë shportën me mollë të katundit para jush!”. Por, ishim edhe një herë në krasitje të kopshtit tim, pikërisht me Sylën Sylanin, inxhinierin e bujqësisë dhe nga Prishtina, enkas shkuam në Vitakun tim, që ka një histori që vështirë do t’i besosh. Më thonë se katundi i vogël është, por e kanë pagëzuar edhe me burra. Por, çfarë është edhe në interesante, u thonë edhe “Këta janë plismëdhenjtë e Vitakut”. Thonë edhe një shprehje tjetër: “Misrin e Vitakut s’ka gur mulliri që e bluan. Vitaksit kah shkojnë udhëve të katundit me brisk në dorë gdhendin kungja!” Ndodh se ia kanë qëlluar të tjerët për ne. Thashethemet ka edhe për Gjakovën: “Gjakovarët janë bythpambuk!” Po, çfarë bythpambukësh kur aty as që kultivohet pambuku? Çfarë bëjnë njerëzit tanë? Mos këto janë pansllavizma, apo fjalë e shprehje që u futën me vullnet në fjalorët tanë? Apo ka fjalë e shprehje që futen me dhunë? Vullneti e dhuna, çfarë janë ato? Dhuna në luftë e përzier me vullnet? Dhuna në politikë, e dhuna në letërsi? Kemi politikë të dhunuar apo politikanë të dhunuar? Po, vallë, me poltronë si janë dhe ku mund ta

Page 158: uniartpro1.webnode.com · Web viewS’është kulturë t’ia lexosh letrën tjetrit, por ata kishin shkuar nga banesa ime dhe këtë e kishin lënë në dysheme të shkelur si letër

takohemi? Do të lodh me pyetje të tilla, që ndodh se nuk çojnë peshë. Do të zbraz këtë vokabularë fjalësh qoftë edhe pa apo me lidhje! Pih, çfarë shkrimesh janë këto, shoh se do të më thotë dikush. Lëre atë punë, kur edhe koha jote ishte e tillë. Më duhej që të shkoja shpesh në Gjakovë dhe të jepja provim atje, e pastaj t’i botoja librat e mi. Ndodh që ti nuk ke pyetur kush jam unë e nga jam, por kanë pyetur të tjerët dhe ta kanë futur veprimtarinë time në vesh. “Është nga ajo Drenica e Shabanit! Është nga ajo që shpesh ia kemi parë sherrin. Është zhugan i Drenicës. Po, ç’fajtor jam unë që Drenicën shpesh e kaplonte zhuga? Po, çfarë zhuge ishte ajo? Zhugë e luftës o zoti Fadil Hoxha? Zhugë që ishte shumë e lezetshme! Na kruhej, dhe po të na shëronte dikush në ato ditë, do të pandehnim: “Ih, po pse s’më le të kruhem edhe sa ditë?”Kohë e zhugës ishte atëherë dhe na qortonin, por çfarë mund të bënim ne? Edhe ne mund ta qortojmë dikënd pa ose me arsye. Erdhën ditë të tilla, kur ia vëmë ndonjë bisht dikujt, të bëjmë përpjekje që t’ia heqim? Apo, kohë e bishtave ishte atëherë e tash? Në bisedë e sipër për përhapjen e epidemisë së gripit në këtë pranverë, Besimi lëshoi një nëmë sa bjeshka për Serbinë: “Ishalla s’u hiqet gripi kurrë!” Nuk u pajtova me këtë nëmë, dhe i thashë: “Ka ardhur koha, fjalën e ligë tërhiqe mbrapa!”. Po, çfarë do të më thoshe ti? Të flasësh keq për Serbi, tash është lehtë, por ku ishim më parë? Fjala e ligë të mos mbes mes nesh? Apo, mos vallë, jemi mashtruar herët me serbët, apo edhe jemi lidhur mish e thua, e s’ka histori që na ndanë apo edhe na bashkon! Pra, të kemi kujdes, edhe në këtë kohë të demokracisë. Të shkruajmë e të flasim, por mure s’kemi mundësi të ndërtojmë? As mur të Berlinit, as mur kinez, as me asnjë popull të mos grindem për kufij, se ata u vunë vetëm njëherë, pra, në atë Luftën e parë, dhe asgjë më shumë. Çdo përpjekje për t’u luajtur ato mezhde është absurd! Absurd do të ishte edhe Lufta e Dytë Botërore! Pse atëherë u ngritëm në luftë? Ajo ishte ndër luftërat më fatale për shqiptarë! Dolëm prej saj të tradhtuar, dhe të mjerë! Dolëm. Vuajtëm me shumë pasi lufta pushoi se sa kur ajo ishte në hovin më të madh. Na morën e na masakruan kudo që ishim spërkatur. Tradhti pas tradhtie, e fat, ja ku arritëm. Erdhëm deri këtu, të lagur, por thonë se i laguri s’e ka dert për shi! Shi është duke rënë edhe tash? Posi, po bie shi, edhe çarshia jonë shpesh është me shi, dhe fati ynë po lidhet shpesh me atë të çarshiasë jonë shpesh është me shi, dhe fati ynë po lidhet shpesh me atë të çarshisë. “Çka ka shtëpia e di çarshia!”. Fjalët e çarshisë i ke qortuar edhe vetë në fjalimet që i mbaje, por ato po dalin, dhe fare nuk mendoje se edhe çarshia jonë kishte të drejtë! Më thoshin se fjalimin e parë, pas Luftës së Dytë e mbajte në Prishtinë dhe kur të dëgjuan: “Larg prej nesh ata që i kanë përlyer duart me gjak”, njerëzit u mllefosën në ty. Filluan pushkatimet e lufta thoshin se kishte pushuar. Përditë vriteshin shqiptarët nga dora e hakmarrësve të luftës, që kurrë nuk pushoi te ne. Dora e huaj vriste shqiptarë këtu dhe gjetkë. Dora e huaj edhe në Shqipëri, apo është fshehur dora e vendit? Çfarë qe ky fati ynë? Gjithnjë me qefin në gji, me drojë se jo do të vrasin sot, jo shpëtova edhe një ditë, e pastaj rishtas nuk mund t’i iknim rrjetës së merimangës.Shpesh kam kapërcyer nëpër atë udhë të maleve të Gërmisë, dhe kam shikuar në oborr të shtëpisë tënde, asnjëherë nuk të kam parë. Ndodh se ke pasur punë të mëdha, sepse jetën e pate të programuar, me politikë, apo edhe me ndonjë punë shumë më të mençur se politika. Ehu, punë të vështira janë këto, t’i hysh njeriut në zemër, as që është njerëzore. Njerëzorja sot është në bisht të pelës. Ishte ajo kohë kur kërkohej njerëzorja, tash erdhën ditë të tjera. Jeta dhe gjendja e tashme e bënë të veten. Erdhën deri këtu me punë, dhe besa besë një kohë i patëm thyer digat e kapitalizmit me flamur të proletariatit. Por, edhe ai proletariat, siç po shihet, nuk pati jetë të gjatë. Ishte premtues, por edhe falimentues. Çfarë të them për atë kohë, mund të gaboj? Pse? Ju, jeni më të aftë të veçoni dhe vlerësoni atë periudhë? Bëmë çfarë bëmë me proletariatin, ia dhamë dorën, por mos po ndodh se ajo thënia: “Dikujt ia jep gishtin e ta kapë dorën! Ose e çon me një gisht e s’mund ta ulësh me pëllëmbë!” Çfarë janë këto urtit tona? Herë të qëlluara, e herë po të kisha mundësi do t’i fshija për t’i trajtuar ndryshe. Edhe fjalët e urta duhet të transformohen,

Page 159: uniartpro1.webnode.com · Web viewS’është kulturë t’ia lexosh letrën tjetrit, por ata kishin shkuar nga banesa ime dhe këtë e kishin lënë në dysheme të shkelur si letër

apo? Pa transferime s’ka jetë, jeta shkon përpara me ata njerëz që i pranojnë ndryshimet. Të tillë që kërkojnë të bëhen ndryshime të shpejta mund të pësojnë, se më thotë kjo mendje ndërrimet duhet të bëhen shkallë-shkallë, vetëm si të tilla ato janë të pranueshme.Kam kapërcyer atë udhë shumë herë në këmbë, e më pak me automobil. Kam takuar edhe shumë veta duke u zhdjergur prej asaj kodrine që dikur ishte me vreshta ashtu që kur i shihja ato shtëpi katërshe zemra më bëhej mal. Thosha në vete:“Po, pse shoku Fadil nuk e zgjodhi një truall me kokallë dhe të ndërtoi shtëpi? Çfarë bën ai? Është futur në një furrik banesë? Po, ç’është banesa? Asgjë”. Ndodh se e pata gabim, se atë e pate si shtëpinë tënde, dhe fare s’e ke munduar veten që të humbësh kohë rreth ndërtimit të shtëpisë. Shtëpia të merr me vete, është fat që njerëzit nuk e dinë sa punë e vështirë është të ndërtosh shtëpi, sepse nuk do të provonin që kurrë në jetë të ndërtonin. Nuk po t’i përshkruaj vuajtjet e mia, se më besojnë vetëm ata që kanë ndërtuar dhe mendojnë të ndërtojnë. Por, prapë e mbaj në vete atë ditën time, që duhet të ndërtojmë se pa punë s’ka asgjë. Shtëpi ndërtuan edhe të parët tanë, kulm mbi kokë të kesh është detyrë mbi detyrë e çdo breznie. Kam dëshiruar të ndalëm e të shikoj shpesh atë kopshtin e shtëpisë tënde, sidomos në ato ditët e lulëzimit tënd, por çfarë mund të bëja, kur karikolla e policisë ishte në hyrje të kopshtit. As që guxoja të ndalesha, se mund të dyshonin në mua. Mjafton se shikoja gjatë, por prej së largu që të mos hetohesha. Hetimet ishin model. Ishte kohë e drynit! Drynin gojës po qe se mendon të jesh rehat! Shtëpitë tuaja atëherë ishin të parat që ngriteshin në qiell, por më vonë, u ngritën edhe shtëpi të tjera, dhe ato tashmë mbetën nën hijen e tyre. A s’është kështu? Njerëzit bën para, fitimet i derdhnin në ndërtime të shtëpive. Po, vallë, si do të zgjërohej qyteti ynë? Ndryshe, jo, vetëm me ndërtime. Erdhën këtu nga shumë anë, se hapja e Universitetit e bëri të veten. Njerëzit bënin çmos për t’u vendosur në Prishtinë. Prishtina qytet me emër të madh, e besa arriti të bëhet edhe qytet hero! Hero i popullit ishe shpallur edhe ti. Fadil Hoxha është hero i popullit!, thoshin ata që fare nuk të adhuronin, por përpiqeshin që duke e ngritur zërin tënd, të rrëzonin. Heronjtë e popullit ishin kudo. Krijoheshin këngë dhe thirreshin në ahengje shtetërore, e besa edhe në rrethe të ngushta familjare.Kur po e ndërtoja shtëpinë time, shpesh thosha: “Kur do të vinë ditët e ta mbëltoj kopshtin tim me pemë e drurë siç i ka Fadil Hoxha? Por, po shoh, se ajo që ëndërroja nuk mund ta arrija. Dhe, mirë u bë që arrita të vija këtu prej katundit në qytet, dhe për fat iu afrova bazës së shkollimit. Për këtë shkollim kam pasur dëshirë të flakët. Dhe, me arsye, se gjatë vuajtëm me shkollim të mesëm, sa poshtë sa lart, sa në Gjakovë, në Prizren, në Pejë, në Prishtinë, dhe kurrë dy bukë së bashku nuk arritëm t’i hamë. Mirë ishte, por edhe më mirë u bë që bijve dhe bijave të mi u erdhën ditë më të mira të shkollimit. Shkollë e fakultet në derë të shtëpisë, kur ishte kjo për katundarët? Arritën edhe ata që e deshën shkollën, dhe besa besë, hapja e Universitetit ua çeli udhët e jetës.Kur kapërceja nëpër atë udhë të Gërmisë si normalist, më kujtohet edhe ajo shtëpia e zotit Hivzi Sylejmani, që thoshin se e kishte ndërtuar me para të romanit “Njerëzit”, por që honorarin ia kishin paguar, e romanin nuk ia kishin botuar! Thoshin se ishte njeri që ia kishin dhënë grushtin dërrmonjës si politikan, dhe tash me shkrime, ai bënte çmos që t’i njolloste politikanët e të dallohej prej tyre. Ishte larg qendrës ajo shtëpi, por aty shpesh e kam parë shkrimtarin e nderuar edhe në kopshtin e tij duke punuar, e në ndonjë kënd edhe duke lexuar. Edhe ai Hivzi, çfarë bënte? Më thoshin se shkruante serbisht, e pastaj librat e tij ia përkthejnë shqiptarisht! Ndodh se është e vërtetë kjo, dhe fat që edhe atëherë patëm përkthyes të cilët e ngritën letërsinë shqipe. Kohë e lulëzimit të Hivzi Sylejmanit! Thonë se pjesa e parë e këtij romani edhe sot e kësaj dite ka mbetur e pabotuar? Çfarë janë këto thashetheme, apo mos vallë, mbetëm në to, sillet vallja rrotullo! Më kanë thënë se zoti Hasan Mekuli ishte recensent i romanit “Njerëzit”, dhe se ai kishte vënë gisht – ia kishte ndërruar gishtërinjtë atij kavallit të politikanëve. Jo, e po, por shkurt

Page 160: uniartpro1.webnode.com · Web viewS’është kulturë t’ia lexosh letrën tjetrit, por ata kishin shkuar nga banesa ime dhe këtë e kishin lënë në dysheme të shkelur si letër

romani i tij mbet nën hije. Apo, vallë, mos nuk ishte përkthyer në gjuhën shqipe e Hasani nuk do ta ketë lexuar? Kushedi, në çfarë gjuhe mund ta kuptonte ai më mirë? Poliglot i të dy gjuhëve ishte? I njihte në të folur, por edhe në të shkruar. Fol për gjuhë e fol edhe për censurë! Por, censurë kishte edhe ai. Njeri me censurë është edhe me kulturë! Por, edhe sot nuk më është e qartë kjo punë e Hasanit dhe e Bacës Hivzi? Po, vallë, ç’bëri Baca Esat, që nuk e zbuti sensin e Hasanit dhe t’i botohej romani shokut të tij të luftës, Hivziut? Kishin një lidhje familjare, ashtu që puna mund të rregullohej pa vështirësi. Një hop i vogël duhej, e asgjë tjetër. Apo, mos edhe ata i frikësoheshin njëri-tjetrit? Edhe këtyre punëve të shkrimeve, as që ka kush t’iu bie në fije? Ide fikse, apo fiks ide! Romansirët e pas luftës shkruanin romane, apo jeta shkruan romane. Lufta që bëmë, a s’ishte roman në vete? Po, vallë edhe përtëritja e Kongresit të Berlinit, a s’qe edhe për përtëritjen e fatit tonë, në Pezë, në Mukje, në Bujaj, dhe pastaj ajo finalja në Prizrenin legjendar, që u nënshkrua tradhtia më 1945! Mos vallë po gabojmë dhe po i harrojmë ato data historike dhe tragjike për ne? Mos vallë, ende mendojmë se premtimet e thata për bashkim me Shqipërinë po i ha lima e klima edhe sot e kësaj dite? Mos, vallë, Serbia është e gatshme që t’i vë në jetë gjithë ato rezoluta? Apo, mos vallë, po gabojmë, çfarë marrëveshjesh ishin ato? Marrëveshje që ishin të destinuara të shuhen që në fillim? Çfarë ishte ajo kohë, e çfarë është kjo? Për asnjë rezolutë të miratuar që solli Evropa për Serbinë as që desh të dëgjojë Serbia për ta jetësuar. Rezolutë pas rezolute e fati ynë mbeti nën mëshirën e dorës së huaj? Edhe kjo dorë e huaj, po vallë ku ishim ne që s’e pamë? Dorë mbi dorë, e puthadorë të të tjerëve, po vallë deri kur më? Duro, duro, duro. Deri kur? Fadil Hoxhën e kam menduar gjithnjë si plak, ashtu që më dukej se asnjëherë në jetë s’e kisha parë të ri, përveç në fotografi kur ishte pjesëmarrës i luftës së mbramë? Në fotografi me rroba ushtarake, po çfarë ishin ato? Rroba të ushtrisë serbe, apo të ushtrisë shqiptare? Po, Enver Hoxha, çfarë rrobash kishe veshur atëherë? Vallë, ç’është kjo kohë, që mbasi kapërceu, ndalëm dhe përpiqem ta dëshmojmë e të themi: “E po, ku ishim e nga do të vemi? Valë të jetës janë këto, por dëshirë imja është që të kapërcejnë me lehtësi? Apo, mos vallë ato erëra të luftës fryjnë vetëm për të tjerët, kurse ne u mashtruam se do të na sjellin pak ngrohtësi e liri, apo një troh tokë më shumë, apo në mos asgjë, të na kthenin atë tokën tonë, mëmë? Po, nëna jonë, thonë se ishte e varfër dhe nuk arriti t’i bashkojë tokat e copëtuara? Apo, mos frika nga se po bëhej shtet i madh dhe do t’ia shoh sherrin Evropa, e lanë të tillë, si një trofe të Rusisë e të Serbisë? Edhe ajo troh Shqipëri dhe këngët që u krijuan e u kënduan për të? Dhe mbeti, vërtet, kështjellë, por çfarë ka në këtë kështjellë? Kështjellë e papushtuar, apo e pushtuar? E pushtuar apo e papushtuar mbeti Kosova? Kosova – degë e pikëllimit. Po, vallë, a mund të pandeh, se edhe Shqipëria mbeti e tillë? Po, ç’u bë me çamët? Çamëria jonë, mbeti jashtë kufijve, Shqipëria jonë me kufij, e me ushtri e polici? Po, vallë, ç’mund të bënim në ato ditë të luftës, e bëmë edhe një Kongres të Berlinit në miniaturë (Kuvendi i Prizrenit), mbeti vulë e pashlyeshme, që kur deshëm të bashkohemi, por na kushtojë me jetë, e shumë njerëz i hëngri furra...Të kam parë shpesh në “mercedes” kur udhëtoje me Palokën dhe ia veje dorën rreth qafës, e thosha në këtë timen: “Të lumtë, se vërtet i ke mundur malazezët me politikë! Të lumtë se me durim e ke mundur edhe Rankoviqin! Sa për Titon, s’mund të thosha asgjë! Ai ishte një shpatuk i kohës së tij, vështirë se mund t’ia kapja huqet e tij. Paloka, emër përkëdhelës, mbeti vërtet Palokë!Paloka në besë hyri në shtëpitë e shqiptarëve kudo, krijoi besim te gjakovarët, duke e adhuruar Fadilin. Në familje shqiptare ai si Palokë, me ty, i kishte dyert e hapura! Çfarë ishte ajo kohë? Me malazez u lidhën mish e thua, si me grua! Me ta bëmë luftë më parë, e pastaj heshti lufta, heshtën armët kundër tyre! Kundër nesh, vallë, a heshti lufta? Lufta jonë fare nuk heshti, e as që kishte pushuar ndonjëherë? Asnjëherë nuk pamë asgjë, se mbas çdo lufte u shkapërderdhëm dhe të regjur nga jeta, gjithkush kërkonte strehimin apo mbrojtjen që se kishte? Dhe përsëri do të luftojmë me kohën...Dëshira ime është t’i kthehem jetës dhe punës, siç pandehje edhe ti fill pas luftës. Po, është kjo

Page 161: uniartpro1.webnode.com · Web viewS’është kulturë t’ia lexosh letrën tjetrit, por ata kishin shkuar nga banesa ime dhe këtë e kishin lënë në dysheme të shkelur si letër

kohë e luftës, apo e pasluftës, apo edhe një luftë e re? Luftës as emrin mos ia dëgjofshim se asgjë nuk fituan prej saj. Lëre atë punë, mund të bëjmë dhe të ngrehim metafora të reja dhe madhështore, por siç po duket, çdo luftë solli gverra më të mëdha. Ishin ato vazhdimësi e proceseve të hakmarrjes mes nesh, si dhe mes fqinjve? Patëm apo s’patëm llogari që të futeshim në to, apo ishim të verbuar, apo një pëlhurë terri na kaploi, kjo është çështje më shumë e të tjerëve, sesa jona! Kush i pari e piu sherbetin e Serbisë, e pa çfarë e gjeti dhe çfarë mbeti? Sherbeti i mirë, por mbetëm nën këmbë të atij që na trazoi atë sherbet me lugë të vet. Mendojmë apo nuk mendojmë se ishte një lugë e shtrigës Rusi? Vallë, çfarë është kjo lugë? Luga e thatë t’i thyen dhëmbët? Po, çfarë e patëm në lugën tonë? Po, me të huajën, ç’mund të bënim? Kur luga jonë mezi arrinte te goja, po e tjetrit? Dhe, njëmend, mbetëm të tillë, që kudo që shkonim, edhe pse e dinim udhën tonë, na duhej të pyesnim: “Nga është udha jonë?” Dëshira për të qenë në udhë të sigurt shpesh na shpinte në atë të pasigurt? Udhët tona u mbyllën edhe pas kësaj luftës së mbramë? U mbyll Shqipëria, që as mizat nuk mund të pajtoheshin se duhej të fluturonin këndej, e as këta tanët andej. Andej dhe këndej, mbetëm të tillë, me sehire të Serbisë! Andej dhe këndej u bëmë pishë për njëri-tjetrin, dhe as që shihnim çfarë loje bëhej me fatin tonë? Gjithnjë duke u përpjekur për t’ia vinë hijen e zezë njëri-tjetrit, pa pasur arsye, se ishim një me një, një regjim, që ishte përqafuar nga të gjithë! Të pandehnim: “Poshtë Shqipëria!”, sikur edhe ata të lithnin: “Poshtë Kosova!”, ishte njësoj, por helmuese ishin këto shprehje! Shprehje që fitore korrnin të tjerët! Të thuash: “Poshtë Shqipëria!” ajo do të rrojë. Të thuash: “Poshtë Kosova!”, ajo do të rrojë. Të thuash: “Poshtë Serbia!”, ajo do të rrojë. Njësoj është edhe sikur të klithnim: “Poshtë Rusia!”. Ajo rusi është dhe jeton. Të thoshim: “Poshtë Enver Hoxha!” ai jetonte, dhe deri në vdekje ishte në postin e burrit të shtetit shqiptar. Kemi thënë edhe për ty, shok Fadil: “Rroftë Fadil Hoxha, e tash prapë po rron! Deshëm ta zgjasim jetën, por çfarë t’i bëjmë pleqërisë? Pas Titos - Tito!” thoshim, por çfarë u bë?! Ai vdiq njëherë!... Zoti na ndihmoftë!...

NË TRUALL TË RIE hëne, më 10 prill 1995

I shpalosa kujtimet se si erdhëm nga Vitaku në Prishtinë, çfarë vështirësish patëm për të arritur këtë që e kemi. Një kohë as që mendonte dikush se do të ndërtonim shtëpi në Prishtinë, ishte kjo një befasi edhe për ne, por edhe për miq dhe farefisin tim në tërësi. Thoshin, se Liti do të humbë, dhe do ta bëjë atë tokë të babait rrush e kumbulla, dhe se do t’i vijnë ditët nënës së tij që të dalë në katund për të kërkuar duaj gruri apo misri sikurse Shabanurka në kohën e saj. Çfarë flitej në katundin e Litit, o Zot ruana, se të dëgjoheshin e stërmadhoheshin thashethemet. Ato mund ta ftohnin edhe ujët e hamamit, se po të bëhej ashtu siç pandehnin ata që fare s’e lodhnin trurin për punë të tyre, do të fundosej edhe i tërë katundi Vitak në një humnerë! Humnera këtu nuk kishte, por ishin disa përrenj që kurrë në jetë nuk kapërcehej asnjë hap e të mos përmenden. Përrenjtë ishin nyjë, udhët që kapërcenin nëpër to ndeshnin kudo, dhe natën-ditën, ato kujtime për to, fare nuk pushonin. Kështu, arritëm me shumë peripeci në Prishtinë. Vështirësi të mëdha! Këtu, në lagjen “Kodra e Deillit” mungonte ujë, mungonte udha e asfaltuar, mungonin edhe njerëzit, se vetëm tri shtëpi të para arritëm këtu. Shtëpia ime, e Zekeria Canës, dhe ajo e Zhovotës. Zhivota ishte pak më lart prej nesh, kurse pritej se rreth nesh do të ndërtoheshin edhe shtëpi të tjera. Ishte kohë kur gati të gjithë mendonin se vetëm duke ndërtuar shtëpi, mund t’i përqendronin forcat për të jetuar në këtë qytet, dhe t’i bënin hapat e parë të shkollimit. Por, ujët ishte një temë e ditës. Nora më ishte ankuar se në ato bunarin e fqinjit, ku nxjerrte ujë me kovë, e kishin pyetur: “A po merr ujë për të pi, apo edhe për të larë rroba?” Ajo ishte shtangur, dhe nuk iu kishte përgjigjur, se si do të gjendej, ishin ato ditë të vështira. “Mbeta as andej as këndej, dhe kur shkova ditën tjetër, e pashë se bunarit ia kishin ngjitur drynin.

Page 162: uniartpro1.webnode.com · Web viewS’është kulturë t’ia lexosh letrën tjetrit, por ata kishin shkuar nga banesa ime dhe këtë e kishin lënë në dysheme të shkelur si letër

Ec e çele bunarin e huaj!” Erdha në shtëpi, kurse fëmijët kërkonin ujë, unë duhej të gatuaja, e çfarë të bëja, ku t’i laja rrobat? Isha bërë vetë e tridhjeta, dhe mezi prisja që Liti të vinte nga puna. E di se posa erdhi, nisa të ankohem.“Lit, kthem nga kam ardhur, se ta dish mirë se këtu s’kam jetë! Pa ujë, çka të bëjmë këtu? Në atë bunarin që më ke thënë të marrë ujë, dje më thanë se nuk bën të marrë më! Kur u zgjova, pashë se ia kishin ngjitur drynin. Tash, po them, ti e di se ç’bën?”

140 Po, ne as atje nuk patëm bunar, moj Norë. Kemi marrë ujë në atë bunarin e bashkësisë, por që i kishte ra hise mixhës Ramë. Bunar s’patëm as atje, e as këtu. Do të bëjmë diçka së fundi duhet ta çelim bunarin edhe këtu.

Tërë natën mendova se si ta çeli bunarin. Për ndërtimin e shtëpisë bëra shpenzime të mëdha, si dhe bartjen e rrobave nga Vitaku për në Prishtinë. Paratë që i kurseja më duheshin për ushqim. Një ditë vendosa t’i huazojë nga shokët, se pari bleva gurët për murimin e bunarit, e pastaj të kërkojë njeriun që di të çelë bunar. Ditën e parë e gjeta njeriun që do të m’i sillte gjashtë metra gurë për të cilët sigurova paratë. Dola prej shtëpisë dhe i pyesja njerëzit e pastaj kërkoja njeriun për çeljen e bunarit. Më thanë se duhet të shkoja në mëhallën e romve. Atje shkova tri ditë rresht. Një të dielë, trokita në dyer të një romi, kur doli një femer dhe m’u drejtua me ton të ashpër:

141 Hup, pse e çel derën e huaj ashtu!? I poshtër, hup!U stepa, për një kohë të gjatë nuk dija se çfarë t’i thosha.- Ngadalë, motër, se më thanë se këtu në këtë shtëpi është një njeri që di të çelë bunar. I kam hallet e mia dhe të një familje që kemi mbetur pa ujë!Ajo nuk desh të më dëgjoi e sa të arsyetoj gjë.

142 Hup, ta humbët zoti farën, se s’ka njeri që di të çelë bunar këtu. Disa ditë me radhë isha i shqetësuar, sepse kudo që shkoja më duhej të pyesja për njeriun që di të çelë bunar. Një ditë posa dola në mëhallë të romve, më thanë se në lagjen “Kodra e Diellit” është Qaza që Bajram Berishës, ia ka marrë t’ia çelë bunarin. U gëzova pa masë, mezi prisja që të shkoj për ta gjetur atë njeri. Ishte verë e thatë, verë që picërraku mund të pëlciste pa ujë. Unë arrita në shtëpi, tregova se këtu afër ishte njeriu që do të bëja çmos ta godisja për hapjen e bunarit. Dhe, kur arrita, ai kishte qenë duke e rrëmihur bunarin e fqinjit.

143 Puna e mbarë! - u thashë.144 Mbarë paq! – më thanë punëtorët që e ngrehnin çekërrkun.145 Ka gjasë të ujit?146 Po - e dëgjova zërin e një punëtori që rrëmihte poshtë në thellësinë prej 7 metrash.147 Dhëntë Zoti që të mos ua humb mundin, dhe u gëzon! – i urova. – Po, a mund të

vish prej këtu tek unë dhe të çelësh një bunar? – e luta mjeshtrin kryesor.Ai e ngriti kokën dhe më shikoi prej asaj thellësie. Pastaj e ndali kazmën dhe shtoi:

148 Po, si mos të vijë. Unë këtë e kam, punë. Dhe, me emër të Zotit, ku kam çelë bunar unë, Zoti e ka gëzuar atë vend me ujë – më tha mjeshtri dhe prapë ia nisi të rrëmihë.

149 Unë do të vijë këtu – i thashë, dhe u ndava.Erdhën ditët kur edhe mjeshtri erdhi në truallin tim. Bëhej plani se ku do t’ia fillojmë çeljes se bunarit. Ishte kohë e nxehtë, ujë ishte temë e madhe për këto troje. Ujësjellësi i qytetit as që kishim shpresë se do të vinte në këtë kodër. Të gjithë ishim mbetur në të njëjtin hall, ose të çelim bunar ose të ikim prej këtij vendi. Kur ia nisa çeljes së bunarit, u gëzuam të gjithë, e në veçanti Nora. Ajo priste me padurim që ky truall të bëhej me ujë, pastaj jeta do të vazhdonte mirë.Kujtimet për ujin në këtë truall i shpalosëm një ditë të pranverës, kur rrezet e diellit futeshin në sallonin tim, dhe kur po bënim bisedë se si edhe në Vitak, pas katërdhjetë vjetësh të kthimit tonë në katund, na u desh ta çelim bunarin në truall të vjetër.Isha në shtëpi, duke e bërë drekën gati, dhe mjeshtri i bunarit e kishte dërguar Xhavitin apo Arsimijn, e më tha:

Page 163: uniartpro1.webnode.com · Web viewS’është kulturë t’ia lexosh letrën tjetrit, por ata kishin shkuar nga banesa ime dhe këtë e kishin lënë në dysheme të shkelur si letër

“Thuaj nënës tënde, merre një kafshatë bukë, një kokërr kripë e shtien në kafshatë e shtien në grusht, e mos e çel grushtin, dhe eja ku po çelet bunari”. Mora atë kafshatë bukë dhe kripën dhe u nisa shkallëve teposhtë, isha e gëzueshme, por edhe shpesh mendoja: çfarë do të lind? U afrova te bunari e shikoja poshtë. Mjeshtëri më pa dhe më pyeti:

150 Çka po sheh?151 Ujë – i thashë.152 Kurrë – më tha – përjetë ky bunar s’ka për t’u shterë. – Qitma bukën në kovë e

lëshoma poshtë.Mora kovën dhe ia qita atë kafshatë të bukës në kovë. E pashë se e çeli një vrimë në mur të bunarit, matanë lugajës, po më duket po ia shoh atë çekan në dorë, kur e çeli atë vrimë, dhe kur e futi bukën në të, edhe njëherë tha: “Kurrë ky bunar s’ka për të shterë!”. U gëzova shumë dhe po më duket se sot e dëgjoj atë zë të atij njeriu që fati i tij shpëtoi veten dhe familjen tonë.Mjeshtri vet i treti për gjashtë ditë punë, arriti ta kryej bunarin. Ditën e fundit, kur u bë murimi, ai posa doli nga bunari, i fërkoi duart dhe tha:

153 Ia pafsh hairin, puna e bunarit u krye!154 Po, ata gurë që kanë rënë në fund të bunarit, kush do t’i dëlirë? – e pyeta.155 Ajo s’është punë imja – më tha.156 Po, ju lutem, unë s’kam pasur mundësi të shtrojë sixhade e të mos bijnë gurët në

fund – iu ankova Bacës Qazë. - Po, si të dëlirë unë? – pyeta sërish mjeshtrin.157 Ajo është punë jotja – më tha. 158 U hidhërova dhe duke mos pranuar se kjo ishte punë imja, ia zgjata paratë në

dorë, dhe e di se i pata thënë:159 Ja, paratë, dhe gjithmonë bunarë çelësh!

U ndamë që të dy, ishte fat që më nuk bëmë fjalë.

Kllodernicë, më 7 prill 1995

Arrita në katundin Kllodernicë, që dallohet me përrenj, ku kryqëzohen dy lumenj, njëri që buron mbi bjeshkë të Runikut, kurse tjetri që formohet prej kodrinave të Radishevës dhe Vitakut. Ky lum pastaj derdhet në Drinin e Bardhë e me vete merr edhe shumë degë të tjera. Isha pikërisht para ndërtesës së re të shkollës fillore, por çuditesha pse nuk pashë asnjë nxënës, duke kapërcyer nëpër atë udhë. U futa në dyqan përballë shkollës dhe e pyeta shitësin:“Po, vallë, ku janë mësuesit dhe nxënësit e kësaj shkolle?”“Ndërresa e parë dolën prej mësimit. Në orën 13:00 fillon ndërresa e dytë!”, m’u përgjigj Florin Hasanaj, duke më shikuar një kohë të gjatë.Dy djelmosha i gjeta në dyqan, ata me gjasë nuk blinin asgjë, por më shikonin me kureshtje.Florini më pyeti:“Mos jeni ju shkrimtar?”“Bëj përpjekje të bëhem shkrimtar”, iu përgjigja.“Po, më sa di unë, jeni nga Vitaku e jetoni në Prishtinë?”“Ashtu është!”“Desh të futem në shkollë, por mbasi arsimtarët nuk qenkan, çfarë të them?”“Tash do të vijnë. Para orës 13:00, aty i ke. Kanë mësim”. U ndala në atë dyqan dhe e pyeta djaloshin:“Po, si jetoni këtu? A janë përmirësuar populli mes vetes? Çfarë ka ndryshuar katundi në përmbajtje?”Djaloshi uli kokën. Në shenjë të përgjigjes mori një lëngë dhe me dëshirë ma dha për t’u freskuar.“Urdhëroni një lëng!” dhe ma shtriu, kurse unë e mora dhe fillova ta pijë me fytëzen!

Page 164: uniartpro1.webnode.com · Web viewS’është kulturë t’ia lexosh letrën tjetrit, por ata kishin shkuar nga banesa ime dhe këtë e kishin lënë në dysheme të shkelur si letër

Ishte ditë e premte, shikoja nëpër atë dritare të madhe të dyqanit, kisha drejtuar shikimin kah xhamia për të parë se a shkojnë njerëzit në të për t’u lutur pasi që katundarët e Kllodërnicës nuk ishin marrë vesh mes vetes për çështje të hapjes së xhamisë, si dhe për zgjedhjen e hoxhës.Shkolla e vjetër dukej se ishte në shkatërrim e sipër. Çatia e saj dukej si një gërmadhë, shiheshin vetëm ato mure prej gurësh të bardhë, që i kishin nxjerrë në Vitak. Banorët e katundeve i kishin bartur gurët vullnetarisht për shkollë dhe shtëpi të kooperativës.- Po, puna e xhamisë si u bë?”, pyeta Agim Hasanaj, nisi të më tregojë se si kishin qenë disa anëtarë të LDK-së te hoxha dhe kishin biseduar për çështjet që janë lidhur punë nyjë. Ai më tha se i kishin qortuar disa anëtarë të LDK-së, sepse kishin shkuar në shtëpi të hoxhës dhe kishin mbajtur mbledhje, ku shumica kishin marrë qëndrim: “Nuk duam asnjë dialog me hoxhën!”. Nga kjo hetova se punët rreth hapjes së xhamisë nuk ishin shqyrtuar në mënyrë të drejtë, dhe se LDK-ja e kishte marrë primatin gati si të ish-LKJ-së. Në fund ua bëra me dije: “Ne në LKJ, shpesh kemi marrë vendime shumë të ashpra, që pastaj na janë hakmarrë. Ju, në LDK, uroj që të jeni më të matur, më tolerantë ndaj anëtarëve dhe katundarëve dhe vetëm kështu mund të arrini suksese më të mëdha, dhe të bëni transformimin personal, i cili dukshëm ndikon edhe në atë të përgjithshëm.Pashë se arsimtarët nuk ishin të gatshëm të futeshin në këtë temë, me vetë faktin se një pjesë e tyre ishin thelluar në lojën e shahut, kurse pjesa tjetër shkuan në orë të mësimit. Sa për fund, iu thashë: “Sot s’qenkeni të disponuar për bisedë. Madje, aty ku luhet shahu, nuk kam dëshirë të rri, e sa të flas”. Ata sikur nuk hetuan se çfarë u thashë. “Edhe në shkollë të Vitakut, më besoni se nuk kam shkuar një kohë të gjatë dhe kur morën vesh pse kapërceja andej pari dhe fare nuk futesha brenda, i kishin rrëfyer Haxhi Birinxhikut, se Lit Palaj është hidhëruar diçka. “Jo, s’është hidhëruar, por prej tij kam dëgjuar se aty ku duhet të zhvillohet procesi mësimor sheh duke luajtur me shah, nuk dëshiron të qëllojë!”. Një ditë drejtori i shkollës fillore të Vitakut, më takoi duke e pritur autobusin për udhëtim në Prishtinë. Pas përshëndetjes më luti:“Eja në shkollën tonë, se ka muaj që nuk jemi duke luajtur më shah!”Ky lajm i tij më gëzoi pamasë. Ia bëra duke e vënë buzën në gaz.“Do të vijë!” dhe u ndamë.Po i kthehem edhe udhëtimit tim nëpër atë luginë të Kllodërnicës, ku rrëshqita udhën duke kthyer në shtëpi të hoxhës, e pyeta për hoxhën se a është në shtëpi.“Jo, ka shkuar në një të pame në mëhallën tonë!”“I bën të fala nga unë. I thuaj se Lit Palaj e kërkon atë parashtresën tënde që ia ke bërë LDK-së? Mos harro, le të ma dërgojë për atë vajzën e vet!”“Mirë, i them” – më tha i biri i hoxhës, dhe u ndamë.Duke ecur nëpër atë luginë më duhej të hipja në kodrën e Kllodernicës për të arritur në Rakinicë. Kur dola në majë të Kodrës pashë se njerëzit kishin nxjerrë gur, ashtu që kishte filluar sezona e re e ndërtimit në katund. U ndala në kik dhe duke e shikuar katundin e Kllodernëcës, sytë m’u ndeshën në shtëpi të Rifat Latifajt, mjek në SHBA, që bëri emër atje, kurse në Kosovë do të mbetej nën kornizat e një katundari të Kllodernicës, siç mbetën edhe shumë të tjerë. Ai këtu ka lënë nënën, babanë, vëllanë dhe motrat e martuara. Se kur do të kthehet ky mjek i shquar mbetet të shihet në të ardhmen, ashtu siç është enigmë e jetës edhe kthimi i bijve të mi me familje nga Gjermania në vendlindje.

Rakinicë, më 8 prill 1995

Pashë Lumnijen që hyri në shtëpi duke qarë, ashtu që kur desha ta pyes:

Page 165: uniartpro1.webnode.com · Web viewS’është kulturë t’ia lexosh letrën tjetrit, por ata kishin shkuar nga banesa ime dhe këtë e kishin lënë në dysheme të shkelur si letër

Ç’ke, moj kukulla ime? – dhe befas më doli gjumi.* * *

Pashë babanë tim në një dhomë, që më dukej shumë i vogël, me një “bic” zhiletë në dorë, dhe kur hyri me të në dorë, ma shtriu dorën. S’e di ç’më tha, por ia mora atë zhiletë apo jo? Në atë mundim më doli gjumi.

Rakinicë, më 8 prill 1995

U zgjova më herët se të gjithë nga gjumi që kisha bërë në odën e mikut, ku rrezet e diellit, edhe pse ishte muaj prill, nuk shiheshin fare. Ishte mot i vrënjtur. Sorrat krrokatnin sikur paralajmëronin se do të binte borë, a po ndonjë rrebesh shiu. Dhe, vërtet, para disa ditësh me krrokamën e tyre ia qëlluan dhe ra borë, thashë me vete. Po, tani, edhe ky prill me borë, o Zot, çfarë të kemi bërë? Apo, mos jemi verbuar e nuk po i shohim mëkatet e vjetra? Dola në oborr të mikut dhe shikova pllakën me betonarme të asaj shtëpie të re, si dhe tjegullat që i kishte vënë mbi të për të vazhduar punën e murimit. Kur u ktheva në odë, nisa të shkruaj. Mehdiu dhe Avniu flinin ende. Sidomos Avniu që mbahej demokrat i madh, andaj iu drejtova me zë.- Zgjohu Avni demokrati, zgjohu! Pranvera po troket në dyer tona! A ka mbërri demokracia në katund, apo jo? – dhe u ula, prisja se do të ndizej stufa. Avni Dajaku qeshi, por heshti.- Kudo që kam shkuar, së pari kam pyetur: “A ka mbërri demokracia te ju?”. Më janë përgjigjur: “Po, ç’është ajo?” “Po cacitet?” “Po, i bën hapat e parë të një fëmije”, më përgjigjeshin. Pastaj i them mikut, djaloshit të ri, që ende nuk e ka shijuar demokracinë.- Mos mendo dhe mos u mashtro, se të gjithë njerëzit jetojnë me çështje të tyre. Askush s’i kemi punët e njëjta, as qëllimet për të arritur në cakun e fundit të jetës. Pastaj, as që mund t’i masim të gjithë njerëzit në të njëjtën peshojë. Fat që kudo ka peshoja, dhe orë që e masin njeriun dhe kohën. Heq apo nuk heq rënd në peshojë, aty ku gjendesh duhet të krijosh frymë e mendim demokratik. Demokracia s’është kur përpiqesh që t’ua detyrosh njerëzve vetëm mendimin tënd, por t’i dëgjosh edhe mendimet e qortimet e të tjerëve. Demokrati në shpirt e ka pajtimin e zemrave të thyera dhe përherë përmirësimin e tij shpirtëror. Pastaj, mos mendo se njeriu për qëllime të të tjerëve, nuk i prish raportet personale e familjare, por ato i krijon në atë mënyrë që të mos prish sinkronizimin e familjeve. Familja i përngjanë një sistemi ritmik të prodhimit të një fabrike. Avniu vishej dhe pastaj m’u kujtuan disa thënie të tij, që kushedi ku më janë përvjedhur dhe një ditë s’munda t’i gjeja. E pyeta. - Po, tregomë, çfarë thanë atë katolikët e Gjakovës për Drenicën tonë?Ai qeshi.

161 Ju të Drenicës e korrni grurin para se të piqet – më pat thënë një plak, si në shaka.162 Po, si iu përgjigje ti?163 S’munda t’i përgjigjem.164 Ajo që është në interes të popullit ju nuk e njihni, kurse atë që nuk është me

interes e njihni.Ai u fut edhe më thellë. Nisi ta lavdërojë inteligjencën e Gjakovës.

165 Inteligjenca e Gjakovës është më largpamëse - gjë që e futi edhe Halit Tërnavcin aty, një politikan i zoti, e inteligjencia që ka marrë këtë drejtim është e shartuar dhe e tharë!

Page 166: uniartpro1.webnode.com · Web viewS’është kulturë t’ia lexosh letrën tjetrit, por ata kishin shkuar nga banesa ime dhe këtë e kishin lënë në dysheme të shkelur si letër

Kur pimë kafenë e mëngjesit, i bëra me dije se do të udhëtoja për në Prishtinë, por me këmbënguljen e tyre, m’u desh të ndalesha derisa të bëhej kaftjalli. Pastaj më përcollën për t’u nisur për në Prishtinë. Në Llaze takova Sadri Hajrën, që më ftoi në makinën e tij për të udhëtuar deri në Prishtinë.

E enjte, më 13 prill 1995

ARRITA NË SHTËPINË E BARDHË!

Pashë ëndërr ku së bashku me Norën dhe Prozën, shkova në Uashington. U shëtitem shumë kohë nëpër atë qytet të ShBA-së, për të arritur në një shtëpi, kur kërkonim ilaçe për shërimin e Prozës. Pas shumë premtimeve që morëm nga një grup i mjekëve, dolëm jashtë ku binte borë. Ata që më premtuan ilaçet, ecnin në njëfarë tatëpjete, kurse Nora në Prozën shkonin pas tyre. Kur i pashë se po iknin iu drejtova Norës:“Ktheu, moj Norë! A sheh se ata nuk po duan të na ndihmojnë!Nora u ndal, kurse Proza ecte së bashku me ta. Unë u ndava prej tyre dhe kur pashë veten se isha në Uashington, shpejt hyra në Shtëpi të Bardhë! Në korridore të asaj shtëpia takova ish-profesorin tim Sali Kolgecaj, të veshur me kostume evropiane, me këmishë dhe kravatë kuqezi. U gëzova shumë, sepse nuk e dija ëndërr kishte vdekur.Binte borë, kurse unë kisha hipur në katin më të lartë dhe shikoja me kureshtje. Isha në një zyrë ku të gjithë nëpunësit ishin shqiptarë, ndër ta, njëri përshkruante disa vargje të lirikës popullore. Kur e pashë, iu afrova dhe nisa t’i lexojë. I thashë:

166 Po, ç’bën ti këtu në Amerikë, mirresh me lirikë?”167 Ai qeshi dhe heshti. Lexonte me zë dhe i përmirësonte vargjet.168 Kam edhe unë disa këngë të tilla me lirikë, të shënuara në Drenicë.

Bisedoja me të, e shokët e zyrës më dëgjonin. Ju thashë se kam ardhur në Amerikë me grua dhe me vajzën për të kërkuar shërimin e saj. Norën nuk e pashë aty, e as Prozën. Kisha frikë mos nuk po di të gjendem në atë ndërtesë shumëkatëshe dhe u thashë:

169 Kur të kryeni orarin e punës, më shoqëroni të dalë në atë anën tjetër të ndërtesës.170 Po – më thanë ata.

Edhe një herë e shikova qytetin prej atij kati të sipërm që shihja duke rënë borë.171 Më ndihmoni ta shikoj qytetin nga lart, se po më pengon trysnia e gjakut! – i luta

me gjakftohtësi.Shikimin e drejtoja vetëm nga njëra anë e qytetit, kurse anët tjera nuk mund t’i shihja. Isha i gatshëm të shkoja në ndonjë zyrë tjetër. Ecja së bashku me dy përcjellës që fare s’i kisha pyetur nga janë. Më dërguan në një zyrë tjetër, ku prisja gruan me vajzën time. Duke kapërcyer nëpër ato korridore të ngushta, rishtas takova ish-profesorin e gjuhës shqipe dhe më dukej se u gjenda në banka të Gjimnazit të Prishtinës, para zotit Sali Kolegecaj. Më dukej se shumë pak i përngjante atij, por kur fliste në zë, e largoja dyshimin. E pyeta.

172 A jeni ju Sali Kolgecaj, apo më bëjnë sytë?”173 Po, vetë, unë jam”.174 - A po më njihni ju mua?}175 Jo, ku të njoh ty, mund të ndodhë se të kam njohur, por kam harruar. A sheh, se

në ç’gjendje kam ardhur? – heq republikën dhe si dëshmi, pashë se i kishin rënë flokët, kurse bleri që e lëmonte shpesh me dorë të djathtë nuk i shihej fare.

176 Jam Lit Palaj, i Drenicës. Ai nxënësi yt i gjimnazit të Prishtinës, të kujtohet një cikël këngësh nga lirika e Drenicës që t’i pata treguar, dhe u pate gëzuar shumë kur pe se unë shënoja këngë të tilla?

177 E po, tash po më kujtohesh.

Page 167: uniartpro1.webnode.com · Web viewS’është kulturë t’ia lexosh letrën tjetrit, por ata kishin shkuar nga banesa ime dhe këtë e kishin lënë në dysheme të shkelur si letër

178 Dëshiroj të bëj një intervistë me ju, profesor, po jo për gazetë. Unë intervistat do t’i përfshijë në ditar të jetës time. Mjaft u mora me gazetari, dhe aty s’mund të lë emër. Edhe në libra, do të shoh, çfarë do të bëj? A do të më pranoje si gazetar apo si krijues?

Profesori nisi të qeshë. Ecja së bashku me të dhe kur hymë në një zyrë të madhe, të pashme, gjeta Zuvdi Aksaliqin të ulur në tryezë të punës, duke i shpalosur disa projekte të udhëve të Kosovës. Ai duke më shikuar, ia ktheva.

179 Do të bëj një intervistë me profesorin tim në atë zyrën tjetër.U futa në atë zyrë, por pashë se nuk ishte e ndriçuar sa duhet, provova ta ndez dritën, kurse dritë elektrike fare nuk pashë. Dola edhe nga ajo zyrë, duke kërkuar një tjetër. Në udhëtim pashë se i kisha harruar syzet me këllëf, m’u desh sërish të kthehem brenda. Zuvdi Aksaliqin prapë e gjeta mu aty, dhe i kërkova ndjesë. - Erdha t’i marr syzet, pasi i harrova! – ato i gjeta në një skaj të dritares, i futa në xhep, dhe u nisa përjashtë. Në korridor takova shumë veta, që më njihnin.- Ky është profesori im, prandaj ju lutem, keni mirësi dhe ma gjeni një zyrë të lirë për ta bërë një bisedë me të.Profesori qeshi. Me ato rroba që i mora në atë zyrë ecja korridorit të Shtëpisë së Bardhë, dhe kudo takoja shqiptarë të shtrirë, në dofarë qilimash të lagur, duke u çuditur se si mund të flinin mbi ta. Kishte shumë meshkuj dhe femra që dilnin nga ajo sallë e madhe. Kështu pa e pyetur askënd m’u drejtua një vajzë e re.

180 Ishim në protestë për të kërkuar nga Shtëpia e Bardhë që të na mbrojnë nga politika ruse, duke kërkuar edhe nga Evropa që të shqyrtojnë çështjen shqiptare pa ndikimin e gishtit të Rusisë cariste! Ishte edhe Nora me Prozën, po ti ku ishe?

181 Oh, të lutem, bëre nder që më tregove për Norën dhe Prozën. Po, ku shkoi, pastaj ajo?

182 Më sa di unë, shkoi në banesë – më tha vajza, duke e vënë buzën në gaz.183 Kapërceja nëpër atë korridor, ku shikoja shumë gra e fëmijë të shtrirë duke pritur

e llafosur mes vete. Ecja vetëm nëpër atë korridor dhe iu drejtova profesorit, duke i thënë:184 Kam një roman të shkruar me temën e kësaj Shtëpie të Bardhë! Edhe romani

mbanë titullin meditativ: “Në Shtëpinë e Bardhë”. Dhëntë Zoti e fati i shqiptarëve të vendoset në atë Shtëpi, por jo me dredhi! -u luta unë. – Dëshiroj që ta botojë këtë titull, dhe është një parandjenjë imja e kamotshme që fati ynë do të jetë vetëm se si do të vendosë Senati i asaj Shtëpie të Bardhë!

185 Po, ti Lit, paske shkruar roman të tillë, a? – më tha profesori im. – Unë kam menduar se ke lënë emër vetëm në folklor.

Ecja dhe kërkoja zyrë të përshtatshme të bisedoja me profesorin e gjuhës shqipe. Por, se si më humbi, as vetë s’e di. Në atë përpëlitje më doli gjumi.U zgjova dhe i zhigmuar nisa të shkruaj...

E shtune, më 15 prill 1995

Pashë ëndërr që udhëtoja së bashku me Bacën tim me një automobil “Kikirez” të kuq, dhe kur arritëm në Klinë të Epërme në Kodër të Baranve, ai u ndal. E pyeta Bacën:

186 “Ç’u bë, Bacë? Mos nuk ka benzinë?187 Ka benzinë, po diçka s’është në rregull makina. Motori është në pyetje.

Ajo pjesë ku ishim ndalë me automobil ishte në mes të udhës, ashtu që e pengonim qarkullimin e automjeteve të tjera. Prisnim mos do të na ndihmojë ndokush, por kur u kthyem në anën tjetër të udhës, pashë Zenun Rexhepin, fqinjin tim të Prishtinës, që kapërcente me një automobil “Opel kadet”, por fare s’u ndal e as që na përshëndeti. Mbetëm në atë Kodër të Baranve, dhe pas një kohe, afër nesh po kapërcenin dy veta me një tufë bagëtish që i kishin blerë në Istog dhe u

Page 168: uniartpro1.webnode.com · Web viewS’është kulturë t’ia lexosh letrën tjetrit, por ata kishin shkuar nga banesa ime dhe këtë e kishin lënë në dysheme të shkelur si letër

grahnin për në Mitrovicë. Çudi, sa shumë bagëti kishin blerë? Karvani i tyre ishte i gjatë, prej Përronit të Keq e deri në Kodër të Baranve. Mbetëm me Bacën në udhë dhe mendonim se nga t’ia mbajmë? Në ato mendime më doli gjumi.

KUSH HAN ME DY LUGË?E shtune, më 15 prill 1995

Duke qëndruar i shtrirë në shtrat mendoja se si bora e prilli të këtij viti ua ndali hovin lulëzimit dhe gjelbërimit të pemëve edhe në kopshtin tim, më mundonin disa pikëpamje lidhur me përmbajtjen e jetës sonë. Mendoja se çfarë do të bëhet me fatin tonë? Po, edhe të familjes? Dhjetë anëtarë të familjes gjenden në kurbet në Gjermani, dhe pesëmbëdhjetë mbetëm këtu në Kosovë, po vallë kur do të kthehen gjithë ata njerëz që morën botën në sy? U vesha, dhe kur hapa dritaren e sallonit pashë se rezhdat e lajthive të buta kishin nisë të rriten, pritej që ato ta lironin lajthinë e të bënte fruta. Në anën tjetër, qershia kishte lulëzuar. Dukej një bardhësi në lindje, kurse dielli ende nuk shihej. Aty kah ora 9:00 dola në ballkon, shikova një pjesë të Prishtinës, pashë se dardhat kishin nisur të lulëzojnë, kurse ftoi që e kam përballë dritares dukej se do të lulëzojë me vonesë. Presim që sivjet të kemi pemë, por si gjithnjë me droje, mos po i shkatërron ngrica e borës. Kësaj pranvere dimri me vështirësi po ndahet nga pranvera, ose pranvera nuk po ia rrëmben ditët dimrit e lëre që nuk po ka frikë, por si nuk po turpërohet që nuk po u del digë përpara erërave e t’u thotë: “Mjaft më, dhe mos na sillni borën, duam mot të nxehtë që na jep shpresë për jetë”.Mendoja se që një ditë apo më shumë ditë të shkojë nga qyteti në katund për të mbjellë kopshtin me qepë dhe hudhra, si dhe atë pjesë tjetër të tokës me misër e fasule. Por, çfarë të bëjë? Më thanë se qepujkat që i kisha blerë para një muaj kishin mbirë dhe se me çdo kusht duhej të udhëtonim për në katund. O, edhe ky katund? Më thonë se një kohë të gjatë ke hequr dorë nga bujqësia e tani në pleqëri do të merresh me punimin e tokës? Çfarë është dhe kjo jetë që asnjëherë nuk më lë të qetë? Më kujtohen edhe ato ditë të vjeshtës, kur u selita prej Vitakut në Prishtinë, dhe me të gjithë anëtarët e familjes erdha në shtëpi të re. Atëherë i pata lënë dardhët vjeshtore pa i vjelë, e më patën thënë: “Rri, o Lit Palaj, vjeli edhe këto dardha vjeshtore se ke shumë, e pastaj merr udhë për në Prishtinë!” “Jo, u pata përgjigjur, më duhet të marrë udhë për në Prishtinë, se shtatori filloi dhe dy fëmijë më duhet t’i regjistroj në shkollë! Tash do t’ia nisim jetës në qytet!”Çfarë ishin ato ditë të selitjes sonë, as vetë nuk i hetoja, por e di se gjatë e patëm pritur një kamion nga Prishtina, dhe nuk pat ardhur, derisa në Pejë gjetëm një tjetër. Ishte vjeshtë e thatë, dhe kamioni mezi arriti të futej deri në sokak të mëhallës time. Mbeti shumë larg prej oborrit tim, te dyert e Baliut dhe duhej t’i ngarkonim ato plaçka të vjetra, por na ndihmuan fqinjët. Përjetë s’e harroj ndihmën e Balit Hajriz dhe të Xhemës së Rexhepëve! Edhe kur dolëm prej mëhallës sonë, me këta veshë i pata dëgjuar se thoshin: “Liti shkoi, e besa e lëshoi traullin e babait, por tash të gjithë do të shkojnë mbas tij. Edhe vëllai i tij Rushiti s’ka jetë këtu! Ai do të shkojë te i vëllai në Prishtinë! Atje do të jetojnë...Më kujtohet fort mirë se ndarja nga mëhalla ime nuk u bë aq tragjike, sepse s’ishin mësuar të përcillnin njerëz të tyre, e aq më tepër arsimtarë, që një kohë të gjatë isha përpjekur për t’ua kultivuar dashurinë ndaj shkollës dhe librit. Sa herë më kishin hidhëruar ata të mëhallës sime, por çfarë t’u thosha? Isha përcaktuar që udhën e shkollës t’ua hapja të gjithëve, dhe me shpresë se do t’u sjellë dobi të gjithëve, mora udhë tjetër, këtë për në qytet. Pranverë është tash në Prishtinë. Erdhi edhe kjo pranverë. Zogjtë cicëronin në pisha të vëllait tim, ishte pranverë e vërtet, edhe pse dielli ende nuk rrëzonte. Prania e rrezeve të tij është diku tjetër, apo mos vallë edhe ai diell na harroi sivjet? U them këtu të familje në qytet:

188 Zgjohuni dhe dëgjojeni cicërimin e zogjve në pranverë!Çfarë janë edhe këto cicërima të zogjve në pranverë? Fat i madh është që zgjimi dhe cicërima e

Page 169: uniartpro1.webnode.com · Web viewS’është kulturë t’ia lexosh letrën tjetrit, por ata kishin shkuar nga banesa ime dhe këtë e kishin lënë në dysheme të shkelur si letër

tyre u jepnin të gjithëve vullnet dhe shpresë për jetë, madje edhe mua. Nga këtu, kur mendoj se çfarë më thoshin në katund, dhe e përqeshnin jetën tonë në qytet, më duhet t’ua përkujtoj jetën time me shkrime dhe e ngreh zërin:“Ju, po mendoni se ne të qytetit nuk kemi zogj atje! Mund të vini dhe të dëgjoni cicërimin e tyre. Kemi edhe pëllumba, kemi edhe shpezë të tjera! Në mos besofshi, mund të vini. Një buletë tash është e shtrenjtë, por mund të gjeni para sa për të ardhur një herë te ne!” Ata e di se do të më thoshin: “Shite këtë tokën tënde, se nuk bën të hash me dy lugë, një në qytet e tjetrën në katund!”. Pastaj më kujtohen edhe fjalët e hallës Hanife, që kur shkoja në vendlindjen time me Norën dhe me fëmijë përdore, kur kapërcenim nëpër atë Udhën e Kungullarit, na dilte përpara e na thoshte:

189 Çka po lypni ju të shehrit në këtë baltë të katundit! Keni shkuar atje, dhe mbasi e keni më mirë, pse të vini këtu!”

Sa të rënda më dukeshin këto fjalë të hallës Hanife që përpiqej të më ftoh nga vendlindja ime.190 Po, është vendi ku kam lindur, oj halla Hanife? – ia bëja e Nora ime nuk fliste.

Mezi prisja që të kapërceja shkallën e Balit Hajriz në Ograxhë, dhe ta shihja shtëpinë time prej kodrës për të hyrë pastaj në te. Tokë gratçore them është kjo imja. Edhe pse nuk e punoj, mjafton se do të vijë një ditë kur ajo më duhet! Kjo tokë bën pak drithë, por bukën e ka të ëmbël!Shtëpia ime ua nisi punëve të ditës. Unë ende isha thelluar në punë të shkrimeve, dhe më duhej të shkoja në stacionin shëndetësor për të marrë Nora një injeksion, në mënyrë që t’i lehtësoheshin pasojat që ia kishte lënë gripi i sivjetmë...

E diele, më 16 prill 1995

Pashë ëndërr që kapërceja kah Faqja e Lëmuat me një valixhe në dorë dhe me një tra të madh në krah të djathtë. Zdirgjesha tatëpjetë me atë tra në krah, dhe mezi kapërceja nëpër një rrehe nga bora e parë ku nuk kishin kapërcyer mbi tre-katër veta. Me gjasë shkoja në treg për të blerë vezë, dhe kur arrita në atë luginë, pashë se asnjë njeri nuk kishte ardhur në ditën e tregut. U ktheva nëpër atë rrehe me atë tra në krah përpjetëzës, dhe me valixhe në dorë duke menduar:“Po, qysh s’e gjuajta këtë tra? Po ç’më duhet ky tra?”Ecja dhe papritmas u gjenda në Livadhe të Likoshanit, te dajallarët e mi. Kur shkova mbi tantë të ish-mullirit të dajallarëve, e desh të kapërcej në shkallë, pashë disa peshq në lum, dhe ua dhashë lajmin atyre që ishin me mua.

191 Shikoni peshqit në lum? Janë të ngordhur, a bën t’i marrim?192 Po – më thanë ata dhe ia nisa t’i nxjerrë peshqit nga lumi. Ishin peshq të mëdhenj

dhe më bardhë se bora. As vetë s’e di se si më doli gjumi.

E marte, më 18 prill 1995

Pashë veten se gjendesha në një stacion hekurudhor, me gjasë isha në Fushë-Kosovë dhe prisja trenin të udhëtoja për në Pejë apo Prizren. Ishin shumë veta dhe kishim ndezur një zjarr mes binarëve të trenit. Pritnim për t’u nisur treni, kurse unë i lutja bashkudhëtarët që t’i zinin vendet në tren, por ata ngurronin në vete. Andaj u thashë:

193 Ejani te hipim në tren, se po të niset me shpejtësi, mbesim pa udhëtuar.Ndërkohë treni u nis me shpejtësi, e ne u vardisëm pas tij për ta zënë, por nuk arritëm dot. Kur i pashë kujdestarët e trenit se jepnin shenjë për udhëtim, thirra:

194 O hej, o kujdestarë të trenit, ju lutem, ndaleni trenin se mbetëm në udhë!As që deshën të na dëgjonin. Mbetëm duke e shikuar trenin me neveri, ndërsa ai përshkonte udhën e tij.

Page 170: uniartpro1.webnode.com · Web viewS’është kulturë t’ia lexosh letrën tjetrit, por ata kishin shkuar nga banesa ime dhe këtë e kishin lënë në dysheme të shkelur si letër

LOTËT E MIE marte, më 18 prill 1995

Isha në oborr të ndërmarrjes së udhëve “Udha” të Kosovës dhe posa desha të futëm në zyrë, pashë Shaban Kukajn duke biseduar me një grup punëtorësh para lokaleve të zyrave. Në shkallë të zyrave pashë edhe Hajzer Kajtazin, birin e vëllait, ku së pari u përshëndeta me të e pastaj me Shabanin. Pashë edhe një nëpunës që më kujtohej fare mirë, por emrin ia kisha harruar. Ai më tha:

195 Lit, po fort qenke plakur!196 Po, më mirë të plakem se sa të vdes i ri – i thashë, e Hajzeri duke vënë buzën në

gaz, më kapi për krahu, e lutej.197 Eja të shkojmë në zyrën time?198 Po, ku e ke zyrën ti?199 Eja me mua, dhe të tregoj.

Shaban Kukaj më shikonte dhenë prani të punëtorëve i thashë:200 O Shaban Kukaj, a keni mbledhur mend apo jo?

Hajzeri nuk fliste, por qeshte me cinizëm, alias hajzerçe.201 Këtu në Prishtinë e kam dëgjuar një fjalë të urtë nga esnafët e vjetër të qytetit?

“Një mendje, hiq mendje, dy mendje, gjysmë mendje, e tri mendje, mendje!” Pashë se Hajzeri përpihej e deshi të thoshte: “Mendje, he zarar!”

Ecja dhe para zyrave ishte një pllakë e shtruar me betonarme, ku pashë se binte një shi. Në vete thosha: “Po çfarë simboli është shiu për mua? Ata janë lotët e mi...” Gjatë përsiata në vete, dhe fat që më doli gjumi.

KRONI I CARANITE mërkure, më 19 prill 1995

Isha në fund të Mellinës në Vitak, aty ishte formuar një pus i madh me ujë. Shikoja anash dhe me sy e kërkoja dardhën e egër, në krye të Mellinës. Në atë pus të madh të ujit laheshin shumë veta. U zhvesha edhe unë dhe u futa lakuriq në pus e nisa të notoj. Në fillim të pusit ishte njëfarë motori, e në vete thosha: “Po, kush e solli këtë motor këtu? A sheh se ia paska prishur bukurinë pusit?”Më thoshin se pusi ishte i thellë, dhe duhej të ruhesha prej do gropave që mund të më përpinin. Ndërkohë, dola nga ai pus dhe kur u vesha, shkova afër Kronit të Caranit dhe nisa t’i mbathë çorapët dhe këpucët. Aty pashë se ishte ndërtuar një shtëpi e re, duke mos e ditur se e kujt ishte. Duke u kërrusur me ranë syzet në vijë të ujit dhe posa u ktheva t’i marrë, pashë vajzën e Nazmi Rrahmanit, Dritën se më ndihmoi. Ajo i mori syzet dhe i pastroi, kurse unë mendoja se si të shkoja në Arë te Sykut, e pastaj kur do të kthehesha nëpër Mellinë, nuk do ta gjeja pusin me ujë.Në ato farë mendimesh më doli gjumi.

E enjte, më 20 prill 1995

Pashë ëndërr se unë, Nora dhe Xhaviti, ishim duke shkokëluar fasule në atë shtëpinë e vjetër, ku ishte njëfarë si hajat, dhe e kishim vënë atë fasule në një kënd, por me dukej se po e shihja, një tubë e madhe. Thanë:

202 O, erdhi Ajshja e Ukës me Mehiqen!U mundoja për të hipur nëpër ato shkallë të vjetra të shtëpisë, kurse nëna jote më çonte përpjetë,

Page 171: uniartpro1.webnode.com · Web viewS’është kulturë t’ia lexosh letrën tjetrit, por ata kishin shkuar nga banesa ime dhe këtë e kishin lënë në dysheme të shkelur si letër

por s’mundja të hip. Kur u ngjita lart në odë e fola me to, po iu them:- Vallahi, ne po vijmë për së shpejti, e po ngutemi të punojmë. Ajo disi kishte ardhur te Lumnija për t’ia prerë disa kostume. Kur nisa ta përcjellë nga shtëpia, pashë se avllia kishte mbetur pa asnjë hu e ferrë, e i thashë:

203 Shiko, moj Ajshe, a po shihni çka i keni bërë kësaj avllie? Kund gardh s’keni lënë.

204 Vallahi, - tha - fëmijët, oj Norë.205 Uh, ajo dorë që e ka thyer kështu avllinë tonë, u thaftë në burg!

Shaha e Manit ishte mbështetur te dyert e mixhës Sahit, e një dritë të madhe na drejtonte në sy, herë andej e herë këndej, nuk fliste me ne, vetëm na shikonte. As vetë s’i fola, dhe më doli gjumiU bëra merak se çka do të më dalë kjo ëndërr?...

E premte, më 21 prill 1995

U zgjova pak më herët se ditëve të tjera. Është mëngjes i pranverës, dhe si po duket tash u ndanë mes vetes pranvera e dimri, e fat që dimri lëshoi udhë, se deshi të na ngrinte! Pemët në kopshtin tim kanë çelë, po edhe në kopshtin e vëllait, dhe të fqinjit Zekeria Canës. Shoh Zekeria Canën se kishte dalë në kopshtin e tij dhe me kënaqësi i shikonte fidanët e rinj, që i kishte mbëltuar në pranverën e kaluar. Unë ende po i mbajë ato fidanë të vjetër, të cilët qysh para tridhjetë vjetësh m’i kishte sjellë këtu Selim Koshtova nga Mitrovica. Sivjet ua kam bërë një “krasitje të ashpër”, siç pandehte Fadil Hoxha, kur dy inxhinierë të bujqësisë ia kishin krasitur pemët në kopshtin e tij. Në bllokun tim shënova diçka për kromën. Llojet e kromës: dikujt i kruhet truri, tjetrit prapanica, shpina, barku. Kisha shënuar edhe pyetjen: “Kujt i kruhet më shumë?”. Sikur të më dëgjonin këta të shtëpisë sime, do t’ua ktheja përgjigjen shkurt: “Krijuesit i kruhet më së shumti?” Duke e kërkuar fjalën e urtë që kisha shënuar në mbrëmje nga Veliu, hasa në një fjalë tjetër, pak u duket banale, por është reale: “Kush hanë kaça, i kruhet birbiraça”. Edhe pse s’kam ngrënë kaça, diçka s’është puna mirë! Edhe pa ngrënë kaça, po u kruaka biraça! Gjej fjalinë tjetër, që e pata shënuar në një skaj të gazetës, e pastaj po e fus në këtë ditar të ditës së sotme: “Më i madh është sherri i njeriut se sa i dreqit?... Hapi gazetën “Bujku” dhe në faqen sportive lexoj shënimin: “Majk Tajson u bë MALIK ABDYL AZIS!” E shikoj edhe fotografinë e tij me pëllumb të bardhë në të dy duart. Më thonë se është gëzuar se e kanë liruar nga burgu.Ish-kampioni absolut i botës në boksin profesionist, Majk Tajson, siç kemi njoftuar edhe më parë, gjatë qëndrimit në burg për shkak të dhunimit të bukuroshes Dezire Uashington, vendosi ta përqafojë islamizmin, mu sikur paraardhësi i tij, Muhamed Ali. Në ndërkohë, Majk Tajsoni ndërroi edhe emrin, kështu që tash e tutje do të quhet Malik Abdyl Azis.Nëpër kuluare flitet se Azisi qenka martuar derisa qëndroi në burg. Mirëpo, këshilltari i tij fetar, Muhamed Sadik, këtë “lajm” e përgënjeshtroi, duke bërë të ditur se martesa është planifikuar, por do të bëhet me ritualin mysliman.Ndërkaq, sa i përket boksit Malik Abdyl Azis pritet të paraqitet në ring gjatë muajit korrik në stadiumin e futbollit Uembli të Londrës, në duel me Frank Braunin (Angli), duel ky që do të jetë kualifikues për kampionin e botës për të pasur të drejtë më vonë të luftojë për titullin botëror sipas versionit VBC.

LETRA E NAZËSE shtune, më 22 prill 1995

Çuditem se si vetëm dy herë në jetë, kur hasa në dy letra të hedhura, i pata marrë dhe shikoja

Page 172: uniartpro1.webnode.com · Web viewS’është kulturë t’ia lexosh letrën tjetrit, por ata kishin shkuar nga banesa ime dhe këtë e kishin lënë në dysheme të shkelur si letër

çfarë kishte të shkruar në to. Njërën e pata gjetur si ballinë të një libri në gjuhën serbishte në Përrue të Keq, ende pa dalë në Kodër të Baranve, dhe lexoja titullin: “Pse Kosova nuk mund të bëhet republikë”, autor i së cilës ishte Millan Vuçiniq, kurse letrën tjetër e gjeta të palosur në udhën që kapërcen afër shtëpisë së Xhafer Karahodës, në Prishtinë. Dhe, ballinën e librit të gjetur e ruaja edhe sot e kësaj dite, kurse në libër ende nuk kam hasur, e sikur ta lexoja do të merrja vesh se çfarë parasheh hartuesi për Kosovën dhe kosovarët. Kjo mendje më thotë se ai mohon çdo gjë. Letrën e gjetur, të dashurisë, e ruajta, dhe në tërësi po e përfshij.“Megjithatë, e varrosa dashurinë time të shtrenjtë!”“Në çastin e fundit të ndarjes së përjetshme s’kërkoj as ndjesë, ç’fajësim, as mirëkuptim. Fare e pavetëdijshme u lëshova në aventurat e një dashurie pa qëllim, pa cak e pa kuptim. Vendosa ta harroj një njeri, në shpirtin e të cilit gjeta vetëm xhelozi e asgjë tjetër. Sa shpirt i mjerë dhe i varfër është ai që dashuron, po s’e di dashurinë, se si dhe sa e madhe dhe e shenjtë është ajo. E kaluara shndërrohet vetëm në gërmadha kujtimesh, qoftë e varrosur në një varr të vogël apo të madh. E kaluara, për fat të keq, nuk pranon më, kurse e tashmja larg teje.Nuk dua... ta lidh fatin tim me një njeri të kotë, përplot kotësi, siç je ti. Ti vazhdo e jeto me famën dhe bujën e së kaluarës së vdekur, e unë vendosa t’i kthehem jetës me zemër e shpirt, prandaj kurrë mos më kërko se nuk do të më gjesh. Ne u shëmbëlluam mes dy kodrave që as nuk bashkohen e as nuk shihen.Natyrisht se do të jetojë me plagë, sepse trualli dhe zemra kanë vend për varreza. Ah, edhe vetë dashuria qenka një lojë gënjeshtare të cilës mundohesh t’i besosh, por edhe dyshon në këtë besim. Secila lule e ka aromën e vet dhe secili njeri fatin e vet, prandaj... ti vazhdo të gjurmosh lumturinë nëpër iluzione, e unë nëpër fletët e romanit të jetës sime. Dua të jam deri në fund e sinqertë. Ndonjëherë të kam dashur, ndonjëherë të kam urrejtur – prej tyre ndoshta është i helmuar muri i jetës.E nisem si nëpër një lojë mashtruese, si nëpër do lodra fëmijësh dashurinë tonë dhe e përfunduam me lotët e mi.Tani kur po shkruaj jam më shumë në ankth e më pak zemër, prandaj plagën e harresës, ndoshta sa më shpejtë ma shëron zemrën.... Beso se më e lumtur do të isha sikur të vdisja apo të bëja vetëvrasje fatale se sa të takohesha edhe një herë me ty.Kjo letër ka shkronja të vdekura, por gjithnjë është zëri im i gjallë që të dënon dhe të mallkon. Nuk dua të di as për jetën e as për varrin tënd. Merre sikur që një ëndërr dhe kaloi së ëndërr e tërë ajo.Dashuria jonë është dritë e jetës, por ecën bregut të një nate të zezë... Prapa kurrë s’do të kthehem e as lot nuk do të derdhi më. Vetëm plagët le të flasin për kotësinë tonë.Mos u anko se përjetë ngushëllim nuk do të gjesh.Nëse jeton shumë, dëshiroj të hanë plagët, nëse jeton pak, dëshiroj të të hajë dheu, por as në këtë jetë e as në tjetrën s’dëshiroj të takohem me ty.Le të jetë kjo ditë e bekuar - fundi i fundeve tona.

TRI SHIGJETA PËR VRASJEN E AZEM BEJTËS

Më 14 prill 1994, në fund të kapitullit për vrasjen e Azem Bejtës gjeta të shënuar me një ps: “Punën e filluar më 24 dhjetor 1993, e lashë të shënuar me tri shigjeta, më 15 prill 1994. Siç po shihet në fund të dorëshkrimit u drejtuan vetëm tri shigjeta? Ngado të shpojnë ato, do të pasqyrohet në shkrimet e mia”. Në vjeshtë të vitit 1994, në të pame të nënës së Sadik Çelajt në Prishtinë, takova Ramë Morinën, i cili në atë kohë kishte qenë sekretar i Komitetit të Lidhjes së Komunistëve të Komunës së

Page 173: uniartpro1.webnode.com · Web viewS’është kulturë t’ia lexosh letrën tjetrit, por ata kishin shkuar nga banesa ime dhe këtë e kishin lënë në dysheme të shkelur si letër

Klinës, dhe ndër të tjera emrin e tij e kisha të shënuar në blloeun tim, që të bëja një bisedë të lirë. Në mbrëmje, posa u shpërndanë shumica e atyre që kishin ardhur në të pame, u ndala dhe së bashku me të, e bëra një bisedë spontane, aty kah viti 1969 dhe ajo që i kishte mbetur në kujtesë për eshtrat e Azem Bejtës, është:

206 Këtë punë e kishte bërë arsimtari Abdyl Krasniqi. I kishin ndihmuar edhe personeli përgjegjës i Komunës së Klinës, kurse bashkëluftëtarët e Azemit, i kishin treguar se ku i kishin varrosur kufomën e Azemit në ato kohë. Ishte viti 1969, ato ditë flitej me të madhe për Azemin, po edhe për një zgjim kombëtar, që edhe neve të komitetit na jepte zemër.

207 Po, si e ke parë ti varrimin e eshtrave të Azem Bejtës? Është bërë mirë apo keq? – e pyeta si në shaka.

Ai i qetë, duke u thelluar në ato mendime që tash dukej se i kishte matur si duhet, më tha:- Mirë është bërë që janë zhvarrosur eshtrat e Azemit, sepse është ditur që në shpellën e Përçevës kanë qëndruar mbi 47 vjet. Zhvarrimi dhe varrimi i eshtrave është bërë në mënyrë legale, por edhe me frikë të madhe. Ishte një punë dhe kohë shumë e vështirë dhe e ndërlikuar. Në ato ditë marrja me një aktivitet të tillë, ishte shpatë me dy teha. Kur dëgjuam për nxjerrjen e eshtrave të Azem Bejtës nga shpella detyrën ia caktuam Bozho Gariqit, kryetar i Lidhjes Socialiste, Osman Krasniqit kryetar i Komunës. Ata e kryen punën më të madhe, duke organizuar varrimin e eshtrave të Azemit në vendlindjen e tij. Pas varrimit, organet e sigurimit i morën në pyetje funksionarët e komunës, si dhe disa të tjerë. U përpoqëm që të mos dramatizohet kjo punë e të gjithë atyre që u zotuan në zhvarrimin e eshtrave, kur qe më rend puna dhe jeta e Azemit. Eshtrat e Azemit u përcollën me dy “Gazika” (ruse) nga Komuna e Klinës në Vushtrri, dhe nuk kanë kapërcyer nëpër Drenicë. Kanë pushuar para shtëpisë së kulturës “Hasan Prishtina” në Vushtrri, nga andej janë nisur për në Galicë, ku i është bërë varrimi i eshtrave të Azem Bejtës, në truall të tij, aty ku më parë ishte ndërtuar kulla, por jo edhe “Arbëria e Vogël”. Selim Spahiu, i Vitakut, mësues në Shkollën Fillore të Tërrnacit të Drenicës, thotë:- Kufomën e Azem Bejtës s’e kanë lejuar të kapërcejë nëpër Skënderaj udhëheqësit komunalë, sepse janë frikësuar se mos po i qortojnë se pritej se do të zgjohej populli i Drenicës kundër regjimit në fuqi. Ata kanë dhënë urdhër:“Azem Bejta të mos kalojë nëpër Skënderaj”. “Gazika” ruse ka kapërcyer nëpër Drenicë, dhe populli e rinia kanë dalë nëpër udhën Gllogoc – Polac, Polac – Galicë, duke duartrokitur, por ato ishin kamuflime të regjimit. Vonë morën vesh njerëzit se asaj “Gazike” i kishin duartrokitur në të thatë!Më 22 prill 1995, në dhomën time i shtrova shënimet. Jashtë dëgjohej një zë gjeli, dhe zhurma e fëmijëve. Të gjitha pemët e kopshtit tim kishin marrë ngjyrë të bardhë. Ngadalë erdhi pranvera e sivjetme, por më mirë ngadalë se sa kurrë. Shpalosa zemrën, ashtu si pranvera që shpaloset para nesh dhe hapa bllokun e shënimeve.“Nuk u besoj syve, nuk i besoj as këmishës së trupit, nuk kam besim as te njeriu më i afërt. Nuk e kam zakon të flas për atë që s’është i pranishëm. Çdo gjë që përflitet e ka peshën e vet, dhe mirë që gjërat përfliten, se pastaj ato shkallë-shkallë edhe formohen, ngriten, ashtu që njerëzit pastaj besojnë! Çdo gjë që përflitet prej njerëzve zë vend, dhe pastaj ajo ngritët dhe bëhet një letërsi që me pak mund e punë, po të shënohet, do të vijë koha kur ngritët në shkallën e një letërsie të shkruar dhe të pranuar. Dihet se edhe te shqiptarët të folurit është aq i lashtë, sa edhe vetë bota. Vallë, kush mundi të na ndalë të folurit dhe a ishte e ndaluar ndonjëherë të flasësh? Heshtja e gjatë është shenjë se pritet ajo më e mira, dhe qëllimisht njerëzit i ikën fërkimit më të keqen...Shkrimin e sotëm e përfundova me një sentencë filozofike të Karol Irzhikovskit: “Kur një mijë njerëz e flasin të njëjtën gjë, atëherë kjo është ose Vox Del (Zëri i Zotit) ose marri e madhe!”Kaq për sot.

Page 174: uniartpro1.webnode.com · Web viewS’është kulturë t’ia lexosh letrën tjetrit, por ata kishin shkuar nga banesa ime dhe këtë e kishin lënë në dysheme të shkelur si letër

Më duhej të drekoja dhe të shkoja te Asdren Kelmendi, për të shikuar se si do të shtypej ballina e veprës “Degë e këputur” të Rizah Strellcit, shpresoj që shoqëria kulturo artistike “Rizah Strellci” në Milloshevë do të tubojë të holla për ta botuar veprën me vjersha të shkruara rreth viteve 1937 – 1946!

GJARPINJTË NË TRUALL

“Të jetosh dyzet vjet larg trualli tënd e të mos kthehesh për të jetuar në të më, do të lëshojë nëmë, ashtu që kurrë ditë të bardha nuk do të shohësh”, pandehte shpesh Arsimi kur shtronim çështjen e truallit dhe të shtëpisë sonë në katund, që na u desh të kthehem në Vitak pas njëzetë vitesh. Pastaj m’u sillnin nëpër kokë edhe fjalët e urta që i shënova në kohë të vështira, kur bëhej fjalë për truall dhe për jetën që duhej bërë aty për të fituar kafshatën e gojës.“Buka ta luan truallin” më thoshte shpesh im atë dhe më kujtohet që ai në vitin 1944 kishte bërë një bisedë spontane me njeriun që i premtonte për ta lëshuar këtë truall dhe për t’u shpërngulur në Shqipëri. Më thoshin se babai ishte shumë i vendosur, por nën ndikimin e nënës plakë, filloi ta marrë me rezervë këtë shpërngulje. Ajo ngulte këmbë se unë edhe pse e kam një bimë djalë, do të bëhem hi e pluhur për këtë truall, dhe se pikërisht për atë e kishte venitur nusërinë e saj, ndryshe do të martohej si gratë e tjera. “Hija e madhe gjithmonë nuk të mbanë!” thoshte edhe im atë, dhe kurdoherë që bëhej fjalë për truall, ai çdo pëllëmbë të tokës tonë e pranonte për truall.Kur m’u zgjuan muzat për të shkruar për truall, më kujtoheshin disa fjalë e shprehje të të ndjerit Rushit Broboniqit, i cili më rrëfente për një truall në katundin e tij dhe për përjetimet e një familjeje.“S’është mirë të dalin gjarpinjtë në truall. Shtatë gjarpinj përnjëherë, kishin dalë te oxhaku i shtëpisë në tokë, dhe ishin bërë kutullaçë. Kadriut iu prishën djemtë, i mbetën mezhnuna. Babai e pyeti:

208 Kallëzomë diçka?209 Tri shtëpi s’kanë bërë përma (byhryde) kurrë. Musliu e ka qitë shtëpinë në udhë.

Kadri Aliu rritet prej meshkujve shumë, por të gjithë i bëhen mezhnuna se e ka ndërtuar shtëpinë ku kthehet parmenda.

Aty kishe therra, dhe meshkujt i çmendeshin. Kadri Sinani i pat gjashtë djem, prej të gjithëve vetëm një i ka mbetur. Kishte pas thënë në kohën e tij:“S’kam ku mbaroj troje!”Kurrë pa u pakë prej asaj shtëpie, pa dalë kufoma s’bëhet. Ka edhe gjarpinj. Po të mos kenë pula, nuk do të mund të jetonin në atë vend. Ata të familjes së tyre, thoshin:

210 A e keni parë gjarprin? Gjarpër cub është! Del në pikë të verës dhe hyn prapë në vrimë të vet. Kur e prishëm odën gjarpri sillje nëpër atë truall, ishte i bardhë si brevë. E kishte edhe ai shtëpinë e vet diku, dhe derisa e mbaroi strofullin, shihej më shpesh. Brevë kishte qenë! E shohin gratë se kishte dalë në pikë të verës, dhe ia nisën të bërtasin, duke e mbytur me tërfurq.

“S’keni bërë mirë që e keni mbytë!” u kishin thënë burrat grave. Kur ka vdekur nëna e Kadriut është shfaqur ajo brevë, kurse gjarpër nuk kishte qenë. Edhe ajo brevë kishte bërë strofullin aty. Themeli i gjarpinjve është në atë truall. Breva thonë se brenda rri e çka ha, askush s’e di. Aty ka jetuar vetëm një plak, dhe thoshin:“Rojtari i tij ka qenë gjarpri besnik!”

HARTA E SHQIPËRISË

“E VËRTETË ËSHTË SI DIELLI, ATË NUK MUND TA KAPLOSH ME DUAR”

Page 175: uniartpro1.webnode.com · Web viewS’është kulturë t’ia lexosh letrën tjetrit, por ata kishin shkuar nga banesa ime dhe këtë e kishin lënë në dysheme të shkelur si letër

Më kujtohen shumë shokë të klasës në Skënderaj, por ndër ata që më kanë lënë mbresë jetësore, është Ibrahim Ferizi i Mikushnicës. Ai ishte trupshkurtër, zeshkan, dhe sa herë që fliste, ishte ndër shokët që në mënyrë konkrete i parashtronte çështjet thelbësore të kombit. Jetën dhe vendlindjen e dashti aq sa edhe unë. Por, fati i tij dhe imi janë të ndryshëm! Ai që atëherë kishte rënë ndesh me regjimin komunist këtu, dhe mbasi kishte shkuar në Shqipëri, edhe atje fare s’ishte pajtuar me atë regjim! Ishte i zgjuar, dhe me ambicie të mëdha. Kishte arritur shkallën e arsimit të lartë, të profesorit të historisë, dhe gjatë orëve të mësimit të historisë, përsiaste për tërësinë tokësore të shtetit etnik shqiptar. Ibrahim Ferizi ishte nga Mikushnica dhe në kohën e tij kishte dëgjuar shumë ngjarje e rrëfime për luftën e Azem Bejtës, si dhe luftën e fundit. Në shenjë të vijës së luftës, kishte formuar gjykimin e tij të shëndosh për shtetin shqiptar.Më vjen shumë keq që nuk u takova me te, kur ishte në Kosovë. Ky s’është lëshim imi, por i farefisit të tij që nuk u kujtuan ta takojnë me mua. Mos vallë, i kanë thënë se gjoja e kam harruar, apo ishte e udhës që unë të shkoja tek ai. Por, njeriu edhe pse nuk ka rast të rri me shokun e shkollës, shpesh të tjerët e përcjellin kontaktin me të dhe gjatë bisedave i shpalosin zemrat. Pra, edhe unë, tash jam thellësisht i futur në idenë e jetës së Ibrahim Ferizit. Historiani kishte punuar arsimtar i historisë në Shkollën Tetëvjeçare në Lezhë, dhe aty kishte bërë një jetë të re të një arsimtari. Në orën e historisë i kishte pyetur nxënësit:

211 A e dini ju nxënës, se kjo s’është Shqipëria jonë tërësi?Gjysma e popullit shqiptar ka mbetur jashtë kufijve etnikë të Shqipërisë: Kosova, Çamëria, Maqedonia Perëndimore, Hoti e Gruda, si dhe Plava e Gucia?Nxënësit e asaj shkolle dëgjonin me kureshtje ligjërimin e tij, dhe pastaj kur shkonin nëpër shtëpitë e tyre, i kishin pyetur prindërit. Sa prej tyre e kishin mbuluar dhe kishin kapërcyer pa përfillur nëpër këtë temë, kurse një vajzë e një udhëheqësi të lartë, kur kishte shkuar në shtëpi e kishte pyetur babanë:

212 Baba, pse keni luftuar ju? Ku janë viset e tjera të Shqipërisë? Profesori i historisë na thotë se gjysma e popullatës shqiptare ka mbetur jashtë kufijve të Shqipërisë.

213 Jo, moj bija ime, po cili është ai profesor?214 Është nga Kosova – iu kishte përgjigjur vajza babait të saj, dhe përpiqej që ta

fuste atë në shpjegimin e pyetjeve që ia kishte bërë. Prindi pas kësaj bisede me vajzën e vet kishte shkuar te drejtori i shkollës dhe posa kishte hyrë në zyrë, e pyeti:

215 Kush jep histori këtu?216 Jep një kosovar, drenicak.217 Thirre! – e urdhëroi ai drejtori.

Drejtori e kishte thirrur profesorin e historisë, dhe në prani të tij, prindi e pyeti:218 Çfarë u thua ti nxënësve? Kemi edhe një Shqipëri jashtë kufijve? 219 Ibrahim Hoxha, si gjithnjë me atë konsekuencën e tij të historianit, përgjigjet.220 Po, ashtu është. Kosova, Çamëria, Hoti, Gruda, Plava e Gucia, si dhe një pjesë e

Maqedonisë Perëndimore, ato janë toka shqiptare, që u copëtuan nga trungu i kësaj Shqipërie.

Ata ishin përpjekur që ta frikësojnë Ibrahim Hoxhën, por ai e mbajti qëndrimin e vet të paluhatshëm për tërësinë e shtetit shqiptar.Më thonë sa shokë të mi se gjatë vizitës që i ka bërë Ibrahim Hoxha vendlindjes së tij, kishte shkuar edhe në truall të Azem Bejtës, aty ku ia kanë ngritur përmendoren, dhe ishte gëzuar shumë. Në ato ditë trualli i Azme Bejtës kishte qenë e mbjellë me grurë, e sa për gur të kullës së tij që kishte ngritur dhe pagëzuar “Arbëria e Vogël” nuk dihej se nga e kush i kishte marrur. Në fakt, të afërmit e tij ia kishin lejuar truallin që t’i ngritej përmendorja. O Zot, sa mirë bëre që e bëre atë truall me zot, dhe në mos me bijë dhe bija të Azemit, mjafton se eshtrat e tij një ditë për

Page 176: uniartpro1.webnode.com · Web viewS’është kulturë t’ia lexosh letrën tjetrit, por ata kishin shkuar nga banesa ime dhe këtë e kishin lënë në dysheme të shkelur si letër

Kosovën do të flasin shumë...I vetmi luftëtar që pas shpalljes së Shqipërisë demokratike ka ardhur në Kosovë, është major Enver Dajçi, që udhëheqte Brigadën plotësuese, që kishte marrë udhë për në Stari Beçej, në Vojvodinë. - Na ra tifoja në Stari Beçej - më thotë Jahja Çorroj i Leçinës. Mbase dy muajve udhë dhe luftë nisën të vdesin njerëzit tanë, dhe nuk kishim kurrfarë ndihme mjekësore. Pastaj kishte ardhur Enver Dajçi, majori i brigadës dhe Adem Grushti ishte komisar politik. Ishte edhe Xhemajli prej Gjakove dhe i biri i Banush Sedllarit, toger. Ata dhanë urdhrin: “As në ushtrime, as në qytet nuk bën të shkojnë ushtarët, por vetëm në pastrim”. Ai lajmëroi se ushtarët po thonë njëzërit: “Më të mirë e kemi pasur jetën në mal, se sa këtu”.

221 Morën barna, sollën tesha dhe nisën të bëjnë luftë kundër morrave. I ndanë të sëmurët dhe i dërguan nëpër spitale. Për një muaj dergja u hoq. Morën dhe i shënuan emrat e atyre që kishin vdekur. Regjistri ishte i madh, dhe së fundi na dërguan te varret në Stari Beçej. Aty e kishin ngritur një përmendore dhe i kishin shënuar emrat e të gjithë atyre ushtarëve që kishin vdekur. Enver Dajçi kishte mbajtur një fjalim të zjarrtë:

222 Ne e dimë kush ju solli këtu, si u kanë rrahur dhe mbytur. Po, ne erdhëm t’u ndihmojmë vëllezërve serbë se Kosovën e lamë të liruar. Këtu u bënë përshtypje gjuha serbe. Kur do të kthehemi në vendin tonë, e kemi gjuhën tonë. Kjo ushtri që ka vdekur këtu ka për t’i gëzuar të drejtat gjithkund. Ju që keni mbetur të gjallë nesër duhet të niseni në luftë. Derisa të arrini atje, Gjermania po shkatërrohet. Kemi marrë lajme se ushtria serbe është futur në Kosovë e po bën maskara të mëdha në popull. Mbasi u larguam ne, aty u futën brigadat serbe e malazeze. Ne zbatuam urdhrin dhe erdhëm këtu në Serbi, por u mashtruam. U kanë thënë se duhet të ktheheni në luftën e Drenicës, por krahët sikur t’i kishit, nuk do të mund të fluturoni nëpër Serbi e të shkoni atje. Janë nisë sa ushtarë e kanë arritur deri në Ali Bunar, e aty ishte një pritë. Çetnikët kishin bërë marrëveshje me Gjermaninë për të shkelur komunizmin. Historia nuk falet, e as gabimet që i kemi bërë vështirë se do të na i falë populli ynë. Gjatë tërë luftës kundër Gjermanisë në Serbi, pushkën e patën në rruzë të shpinës. Kush fliste shqip, serbët thoshin: “Vraje”. Morrat desh na lanë në atë tokë të huaj. Serbët me shqiptarë na tradhtuan, dhe kur për fat shpëtuan nga pushkatimi në pritën që ua kishin bërë në Ali bunar, i kthyen dhe mbasi i pushkatuan 12 veta, ne mendonim se si do të kthehemi në Kosovë?

U ndala dhe mendova në vete: “Në pranverë gjithçka gjallëron e vjeshta gjithçka shuan”.

AFERIM, AVNI, O DJALË!

Sa herë që zgjohesha nga gjumi, lutesha në vete: “O Zot, ZOTI I MADH, ti je NJË e NE jemi për TY, ndihmona njëherë të lirojmë Kosovën e mjerë nga traktatet e fshehta dhe robëria shekullore, nga bartësit e shovinistët serbo-malazezë si dhe fqinjët e tjerë!...”Kisha shënuar një proverb afrikan që thotë: “E vërteta është si dielli – atë nuk mund ta kaplosh me duar”. Prandaj, drita e diellit duhet ta shpërndajë mjegullinë që herët është ngulitur në krye të shqiptarëve, kur pas çdo lufte ata u detyruan t’i braktisin trojet e tyre që i dogji armiku...Avni Rrustemi (1895 – 1924), atdhetar dhe demokrat i shquar, hero i popullit, që vrau Esat Pashë Toptanin, ia falën këngën e përjetshme:

Aferim! Avni, o djalë,Ç’e ngordhe Esat lugatnëDuall policët e thanë- Kush e vrau Esat Pashanë?- Unë e vrava qerratanë,

Page 177: uniartpro1.webnode.com · Web viewS’është kulturë t’ia lexosh letrën tjetrit, por ata kishin shkuar nga banesa ime dhe këtë e kishin lënë në dysheme të shkelur si letër

Se punoi propagandë,Me Serbi e me Junanë,Me thes e mori paranëQë të na shesë vatanë

Lepenicë - Vlorë, 1954.………………………………………………………………………………

Përgatiti; df/1332450