revista paqja, nr. 100, shtator - tetor 2015

22
1 Nr. 100nSHTATOR/TETOR'15 Viti X. Nr. 19 shtator - 19 tetor 2015. Organ i Shoqatës Kulturore “Zëri Ynë“ RE VISTË PËR AKTUALITET, KULTURË , ARSIM, ETIKË Golgota siriane Përse jemi këtu ku jemi?! Editorial PAKOJA QË S'NA KËNAQ Intervistë me anëtarin e kryesisë të LSDM-së, Edmond Ademi BASHKËSIA NDËRKOMBËTARE PO MONITORON NGA AFËR PROCESIN DHE S'DO TË LEJOJË DEVIJIME

Upload: revista-paqja

Post on 23-Jul-2016

246 views

Category:

Documents


7 download

DESCRIPTION

Revistë mujore për aktualitet, kulturë, arsim, etikë

TRANSCRIPT

Page 1: Revista Paqja, nr. 100, shtator - tetor 2015

1Nr. 100nSHTATOR/TETOR'15

Viti X. Nr. 19 shtator - 19 tetor 2015. Organ i Shoqatës Kulturore “Zëri Ynë“R E V I S T Ë P Ë R A K T U A L I T E T , K U L T U R Ë , A R S I M , E T I K Ë

Golgota siriane

Përse jemi këtu ku jemi?!

Editorial

PAKOJA QË S'NA KËNAQ

Intervistë me anëtarin e kryesisë të LSDM-së, Edmond Ademi

BASHKËSIA NDËRKOMBËTARE PO MONITORON NGA AFËR PROCESIN DHE S'DO TË LEJOJË DEVIJIME

Page 2: Revista Paqja, nr. 100, shtator - tetor 2015

2 SHTATOR/TETOR'15nNr. 100

REVISTË MUJORE PËR AKTUALITET,KULTURË, ARSIM, ETIKË

Viti X / Nr. 10019 shtator - 19 tetor 2015

Botues

O.J.Q. "Zëri Ynë"

DrejtorMuhamed Jusufi - KAJOLLI

[email protected]

Redaktor përgjegjësAvni AVDIU

[email protected]

Redaktor teknik/GrafikaOsman D. GASHI

[email protected]

e-mail:[email protected]

[email protected] /revistapaqja

@revistapaqjahttp://www.zeriyne.com

përmbaj t ja

Lulzim AHMETIIPakoja që s'na kënaq

5 Piramidat u ndërtuan nga argjilae pjekur, jo nga gurët e gdhendur

21

Golgotasiriane

8

Muhamed KajolliFaktorët që zgjuan arabët (2)

18

Page 3: Revista Paqja, nr. 100, shtator - tetor 2015

PAQJA 3Nr. 100nSHTATOR/TETOR'15

Editorial

Përse jemi këtu ku jemi?!Avni AVDIU

Para katër vitesh (saktësisht më 24.02.2011) në shkrimin e titul-luar “A ka kush të na bie në fije?!”

të publikuar në shumë portale e gazeta, pak a shumë e thash atë që kësaj radhe dua ta them pak më gjerësisht, por edhe më konkretisht. Për këtë më nxit e më motivon qasja sa emocionale aq edhe naive e shumë kalemxhinjëve e skri-bomanëve, që nuk lënë ditë pa nxjerrë në opinion diçka provokuese e aspak shkencore. Strumbullari rreth të cilit vërtitet ideja e tyre ‘famoze’ mund të rezymohet me këto pak fjalë: “Fajtor numër një, kryesor dhe i vetëm për gjendjen e keqe të shqiptarëve janë Pe-randoria Osmane dhe Islami i imponu-ar me dhunë përmes saj. Stërgjyshërit tanë ishin të krishterë; ishim shumë mirë, të lidhur me Evropë dhe po të kishim pasur fatin të gjithë të ishim sot të krishterë, Evropa do të na pra-nonte pa komplekse krahëhapur, do të integroheshim në familjen e popujve të qytetëruar, do të ishim më të zhvilluar e më të përparuar; prandaj sot turqit duhet urryer e anatemuar me gjithë fenë që na sollën me të cilën na përçan e na lanë mbrapa”.

Fillimisht duhet thënë se shkencër-isht këto qasje janë joshkencore. Mënyra historiciste e të menduarit, përmes së cilës supozimet e mbarsura me paragjy-kime shndërrohen në gjykime aksioma-tike, e pastaj po të njëjtat shfrytëzohen si fakte për të argumentuar qëndrime të caktuara, është e destinuar pashmang-shmërisht për dështim.

Lufta kundër Perandorisë Osmane në kohën e kulmit të fuqisë së saj, fak-tikisht nuk solli asgjë përpos krenarisë shterpe. Në të vërtetë ajo e solli popul-lin, siç shprehet studiuesi i mirënjohur Dimitrije Tucoviç, “në mes kullës e çeka-nit” dhe më vonë mundësoi dhe lehtësoi pushtimin e viseve shqiptare nga forca të tjera armike përreth. Shkurt e shqip kjo luftë shqiptarëve “u solli zgjedhë të re” dhe asgjë tjetër. Për të qenë më të qartë, ne atëherë luajtëm rolin e taleba-nëve në raport me SHBA-në. Nuk është as urti diplomatike e as strategjike të luftohet superfuqia, e cila të favorizon, të ndihmon dhe përmes së cilës mund të

ngritesh e forcohesh mbi popujt e tjerë përreth. Kur gëzuan ndihmën e SHBA-ve talibanët mposhtën edhe Bashkimin Sovjetik, por kur ia kthyen armët SH-BA-ve u shpartalluan, u copëtuan dhe të dobësuar rrëkuten shpellave të Kanda-harit. Shembuj të tilla ka me qindra në histori, e të mençurit marrin mësim prej shembujve. Pra fjala është për keqori-entimin në momente të caktuara his-torike, keqorientim që kushton shumë shtrenjtë. Mirëpo duket se me kalimin e kohës rilindasit tanë u vetëdijesuan dhe e panë rrezikun e vërtetë. Ata thirrën në vetëdijesim kombëtar dhe taktizuan deri në pjekjen e kushteve për mëvetësi. Po ama rrënjët e problemit ishin më të thella dhe jo aq te robëria 500 vjeçare, siç mëtohet të thuhet, po gjetiu, sepse po në atë të ashtuquajtur robëri, shqiptarët rronin nëpër vilajete të bashkuar e me territore shumë më të gjëra. Po pikër-isht sjellja e popullit “në mes kullës e çekanit” dhe “rënia nën zgjedhë të re”, ishin produkt i një strategjie të gabuar dhe jo vizionare, e që solli copëtimin e tokave shqiptare nga ish-aleatët tanë kundër Perandorisë Osmane. Dhe mirë-filli dihen pasojat. Shqipëria u bë, ama pa Kosovën dhe trojet e tjera përreth saj.

Keqorientimi ishte sindrom që vazh-dimisht u kultivua. Pa hyrë në detaje të kujtojmë këtu përciptas mbretin Ah-met Zogun dhe lidhjet e tij me serbët, riardhjen në pushtet me ndihmën e tyre, orientimin e Fan Nolit me bolshe-vikët rusë, pastaj Esat Pashën me ser-bët e kështu me radhë. Histori përplot tradhti, përçarje e luftash të ndërsjella

ndërshqiptare. Në vend se të zhvillonim diplomaci e vizion mbarëkombëtar, har-moni e koherence dhe bashkim e forcë, përkundrazi kemi kultivuar ndasi të vazhdueshme, kontradikta të panevo-jshme dhe s’kemi ditur më tepër sesa të ngremë armën, madje edhe aty ku nuk e kishte vendin. Robin Hudi kos-ovar Isa Boletini shkoi në Londër dhe për të demonstruar mburrje e trimëri hyri nëpër kancelaritë diplomatike me armë të fshehur në brez. Në kohën kur na duheshin miqtë, simpatia e tyre dhe lipsej një qasje më diplomatik, shkakto-hen raste të papresedan dhe neveri në raport me të huajt; dhe dihen pasojat. Çfarë i hynin në punë dy revole me vete atje, këtë me mendje të sodit askush nuk mund ta kuptojë. Pastaj për këtë gjest atij iu thuren këngë lavdie. Jemi rritur pra me këngë që s’ përmbajnë dhe nuk përcjellin kurrfarë mesazhi.

Vjen pastaj periudha e rëndë e ide-ologjisë komuniste e regjimit enverist, një amalgamë marksiste-leniniste-staliniste e pakuptimtë, përplot tmerr e terror politik e izolim diplomatik. Sër-ish keqorientimi. Ashtu sikurse dikur Fan Noli, tashmë Enver Hoxha tregohet pinjoll edhe më besnik i bolshevizmit rus. Një herë me serbo-sllavët, pastaj me rusët, pastaj me kinezët dhe në fund me bunkerizimin dhe izolimin total të ven-dit nga bota moderne dhe e qytetëruar. Vendi u fut në Paktin e Varshavës, një aleancë kjo më tepër ushtarake pansl-lave, me të cilën shqiptarët nuk i lidhte ama bash kurgjë. Më 2 shtator 1949 En-veri i ankohet me letër njërit sllav (Sta-

Page 4: Revista Paqja, nr. 100, shtator - tetor 2015

PAQJA4 SHTATOR/TETOR'15nNr. 100

linit) kundër sllavit tjetër (Titos). Pozi-cion sa i dhimbshëm, aq edhe qesharak.

Në Kosovën e mbetur nën Jugosl-lavinë e Titos, disa shqiptarë u orientuan me Titon (titistët), të tjerët me Enverin (enveristët) dhe shumë pak me Perën-dimin. Madje enveristët kosovarë në ilegalitet bënin demonstrata përpara ambasadave të huaja, jo aq për senzibi-lizimin e çështjes së Kosovës, sesa për të përçuar agjendën politike të xhaxhit të tyre, pra kundër imperializmit ameri-kan dhe soc-imperializmit hrushovian. Lufta më e madhe në ilegalitet zhvillohej në konspiracion: mes enveristëve dhe titistëve të infiltruar nga UDB-ja.

Keqorintim pas keqorientimi. Të gjitha këto degdisje humbnin rrugën e vërtetë dhe shpienin rrugicave qorrso-kak, nga s’dilej dot asgjëkundi.

Më në fund doli që ish-‘armiqtë’ e supozuar të shqiptarëve të na shpëtojnë kombin nga shfarosja dhe eskapizmi i pafund (intervenimi i Nato-s 1999, armikut të Paktit të Varshavës).

Në pika të shkurta kjo ishte historia jonë shumëvjeçare e keqorientimeve që na kushtuan tepër shtrenjtë.

Dhe pas gjithë kësaj, a ka kuptim të thuhet sot se problemi ynë madhor qën-dron tek Islami dhe identiteti ynë musli-man?! A ka kuptim të anatemohen turqit se sebep tyre kemi mbetur mbrapa?!

Tekefundit,- kush na ka faj që më shumë ditëm të

përdornim armët se mendjen?! - Kush na ka faj për gjithë ato keqorien-

time nëpër kapërcyellin e historisë?! - Kush na ka faj që patëm aq shumë tradhtarë,

të cilët me zell punuan me armikun tonë kundër interesave kombëtare?!

- Kush na ka faj që i ngritëm aq lartë, i duartrokitëm aq shumë dhe i kënduam ata që duheshin poshtëruar?!

- Kush na ka faj që

nuk ditëm t’i vlerësojmë si e sa duhet patriotët e vërtetë e t’i hedhim në ballë për të na prirë në rrugë të mbarë?

Vargu i këtyre pyetjeve është i gjatë dhe pikërisht ky varg duhet të na çojë drejt mendjes së hapur autokritike, për të kuptuar gabimin real dhe për të mos improvizuar armiq të paqenë.

Është për keqardhje e për vajtim derexhja e disa personave me emra muslimanësh, tek i sheh se si mallko-jnë prindërit e tyre që i kanë emërtuar ashtu, se si tallen me identitetin e tyre nga s’mund të zhvishen, se si ofen-dojnë rëndë Zotin, Islamin, Kuranin, Muhamedin a.s dhe gjithë muslima-nët. Tek i lexon shkarravitjet e tyre prej paçavure, përplot helm e vrerë, s’mund të mos ndjesh dhimbje për sëmundjen e tyre psiko-patologjike të Islamofobisë. Për çudi e ironi, këta janë më të zellshmit, sikur të kishin marrë ndonjë mision me pagesë. Këta nuk janë asgjë tjetër përpos vazhdë e keqorientimit, por për fat të mirë individualist e jo kolektivist.

Për fund një krahasim fare i thjeshtë. Shqiptarët me Perandorinë Osmane e kryen ç’patën me të që kur u shkëputën përfundimisht prej saj. Pra bëhet fjalë për një hark kohor prej mbi 100 vjet. Edhe sikur të na kishte bërë pluhur e hi, brenda kësaj periudhe është dashur të ngjiteshim si Feniksi. Forcat aleate e shkrumbuan Gjermani-në nazi-fashiste, po Gjermania u bë li-dere e progresit për më pak se 50 vjet pas përfundimit të luftës. Amerika bëri kërdi në Japoni (Hiroshimë, Nagasaki etj), po tani Japonia është kampione e zhvillimit tekniko-teknologjik dhe ekonomik, edhe pse shpesh ndodhin tërmete e stuhi shkatërrimtare që nuk e lënë rehat.

Për ata që mbështeten në mendje të shëndoshë, shembujt

e qartë hapin dritare mirëkup-timi, kurse ata që priren të

gjykojnë me paragjykime gjithnjë do të t’i shoqërojë keqkuptimi. n

Page 5: Revista Paqja, nr. 100, shtator - tetor 2015

5Nr. 100nSHTATOR/TETOR'15PAQJA

Pakoja e re fiskale si dhe përsh-kallëzimi i Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH), që ka hyrë në fuqi nga data 1 shtator nuk po sjell efektet e pritura. Ky ndryshim i TVSH-së për shumë pak produkte nga 16 në 8 për qind si dhe ngritja e TVSH-së nga 16 në 18 për qind për shumicën e produkteve ka bërë që në përqindje rritja e këtij lloj tatimi të jetë për 12.5 për qind. Me këto ndryshime shtrenjtohet shporta mujore e konsumit

PAKOJA QË S’NA KËNAQLulzim AHMETI

Pakoja e re fiskale që ka hyrë në fuqi në fillim të muajit shtator, nuk ka sjellë të mira për shportën

e konsumatorit ashtu siç është pritur. Pavarësisht se është pritur për ulje të çmimit të produkteve bazë kjo nuk ka ndodhur, përkundër kësaj disa produkte janë shtrenjtuar. Qeveria e Kosovës ka vendosur që TVSH –ja për bukë, krip, vaj, rrymë, ujë, mbeturina të lirohet nga 16 në 8 për qind, por ka vendosur rritjen e TVSH-së për produktet e tjera nga 16 në 18 për qind. Por deri më tani këto ndryshime nuk janë duke u reflektuar në shpenzimet mujore të konsumatorëve.

Kështu konsumatorët për një bukë në Prishtinë kanë paguar nga 0.30 deri në 0.35 euro, edhe pas hyrjes në fuqi të pakos së re fiskale çmimet e bukës, e cila konsumohet tek ne me të madhe nuk kanë ndryshuar. Madje ulje të çmi-meve nuk janë vërejtur edhe te biletat e autobusëve urban, të cilat në kryeqytet janë 0.40 euro për një biletë.

Sipas përllogaritjeve paraprake Qe-veria e Kosovës me institucionet e saj, nga reformat e reja fiskale do të inkasojë 15 milionë euro brenda vitit.

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bi-znesit (AKB), Agim Shahini, ka thënë se vlera e produkteve, për të cilat është përgjysmuar tatimi është tejet e vogël, kurse për mbi 100 mijë produkte të tjera TVSH-ja është rritur për 2 për qind. Kjo, sipas tij, nuk do të ketë ndikime në përmirësimin e kushteve dhe gjendjes socio-ekonomike në vend.

“Rritet vlera e TVSH-së edhe në deri-vate. Derivatet e sigurojnë buxhetin më të madh për shtetin. Derivatet e naftës janë shpenzim ditor, produktet higjienike, produktet e mishit, produktet e tekstilit, amvisërisë, ato të ndërtimtarisë janë sh-trenjtuar. Dhe këto janë kosto shtesë që qytetarët e Republikës së Kosovës do të paguajnë”, - tha Shahini, duke shtuar se nga reformat e reja fiskale do të përfitojë më shumë buxheti i shtetit se sa qytetarët.

Dyshimet për pakon Drejtori i Qendrës për Hulumtime

Strategjike dhe Sociale “STRAS”, Ibra-him Rexhepi ka thënë se përshkallëzimi i TVSH-së është i mirëseardhur, nëse aplikohet sipas ligjit që do të reflektonte në uljen e çmimeve.

“Dyshoj se kjo mund të arrihet, së paku jo në masën se sa presin qytetarët. Së pari, ata duhet të kenë të qartë se për shumë produkte nuk do të ketë rënie të madhe të çmimit, meqenëse aty ndiko-jnë inputet, të cilat tash janë me normën e TVSH-së 18 për qind, si karburantet. Mund të ketë edhe mosrespektim të ligjit, përkatësisht që pronaret ta mbajnë në nivelin e deritashëm, mirëpo, këtu duhet të reagoj ATK-ja, e cila duhet të insistoj që të zbatohet norma e ulët e TVSH-së për produktet e caktuara”, - thotë ai.

Sipas drejtorit të “STRAS”-it efek-tet nuk mund të jenë të menjëhershme. Rexhepi ka kritikuar institucionet për aplikimin e pakos së re fiskale, tre muaj pas përfundimit të vitit fiskal. “Një prob-lem që do t’i lëndojë më shumë bizneset, është ajo se si kjo pako nisi të imple-mentohet tre muaj para përfundimit të vitit fiskal, ose në kohën kur duhet të përmbushen kontratat e arritura sipas standardeve të mëhershme, përkatësisht sipas normave të vjetra tatimore. Është një praktikë që ndryshimet në ligjet fiskale, respektivisht paketa e re fiskale gjithmonë miratohet së bashku me ligjin për buxhetin. Por, po veprohet në këtë mënyrë, meqenëse kjo qeveri ka nevojë për para - njëkohësisht insiston që të përmbushë disa prej premtimeve elek-torale, përkatësisht ato që janë përfshirë në programin e saj të punës”, - ka thënë drejtori i Qendrës për Hulumtime Strat-egjike dhe Sociale, Ibrahim Rexhepi.

Ndërkaq zyrtarët e Ministrisë së Fi-nancave (MF), kanë thënë se qëllimi i ndryshimit të ligjit të TVSH-së ka qenë përkrahja e ekonomisë së vendit dhe qytetarëve. Sipas tyre, me reformën fiskale, është mundësuar përveç përsh-

kallëzimit të TVSH-së edhe lirimi nga ky lloj tatimi i linjave të prodhimit dhe makineritë që ndërlidhen me linjat e prodhimi, lëndës së parë si dhe lirimi i pajisjeve të Teknologjisë Informative.

“Kjo masë pritet të përmirësoj likui-ditetin e bizneseve prodhuese vendore, kjo e një rëndësie të veçantë, duke marr parasysh koston e lartë dhe vështirësitë për ndërmarrjet në qasje në financa. Gjithashtu presim që këto masa, në periudhën afat-mesme, do të shërbejnë si një stimul shtesë në ngritje të inves-timeve private dhe rrjedhimisht prod-himit vendor dhe krijimin e vendeve të reja të punës”, - kanë thënë nga Zyra për Komunikim me Publikun në Ministrinë e Financave.

Por, sikur në gjithë botë ndryshimet në politikat fiskale kurrë nuk bëhen për të ulur nivelin e grumbullimit të të hy-rave në buxhetin e një shteti. Pra çdo ndryshim i politikave fiskale nuk bëhet për të përfituar qytetarët, por për të për-fituar dhe grumbulluar sa më shumë mjete nga shteti.

Edhe te ne, në Kosovë me ndry-shimin e politikave fiskale Qeveria e Kosovës do të grumbullojë më shumë se sa deri para datës 1 shtator. “Vlerësimet fillestare nga ndryshimi i ligjit të TVSH-së për këtë periudhe tregojnë për një inkasim prej rreth 15 milionë eurosh. Mirëpo, këto janë vetëm vlerësime dhe vlera mund të ndryshoj varësisht nga tendenca e importit të produkteve, të cilat preken me këtë ligj”, - theksohet në përgjigjet e Ministrisë së Financave rreth përshkallëzimit të TVSH-së.

Ndryshe, paga mesatare në Kosovë, në administratën shtetërore, sipas shi-frave zyrtare, arrin në 429 euro, në sek-torin privat 349 euro, derisa konsumi për ekonomi familjare në vit llogaritet të jetë 7611 euro, kurse për kokë banori 1386 euro ose 115 euro në muaj. n

Page 6: Revista Paqja, nr. 100, shtator - tetor 2015

PAQJA6 SHTATOR/TETOR'15nNr. 100

“Të jeshë pjesë e një qeverie të korruptuar të bënë edhe ty të korruptuar. Besoj këtu mundet të gjendet përgjigja pse BDI ende është pjesë e kësaj qeverie”, - u shpreh në mes tjerash në intervistën dhënë re-vistës ‘Paqja’ Edmond Ademi anëtar i kryesisë qendrore opozitare të Maqedonisë LSDM - së

BASHKËSIA NDËRKOMBËTARE PO MONITORON NGA AFËR PROCESIN DHE S’DO TË LEJOJË DEVIJIME

Intervistoi: Avni AVDIU

Me shumicë votash, Parlamenti i Maqedonisë e ka miratuar Ligjin e ri për Prokurori pub-

like. Me procedurë urgjente ligji u para-shtrua nga koordinatorët e katër gru-peve parlamentare. Miratimi i këtij Ligji dhe emri i Katica Janeva nga Gjevgjelia erdhi si rezultat i marrëveshjes të ar-ritur brenda grupit punues pas nego-ciatave maratonë dhe nën presionin e shtuar të ambasadorëve nga SHBA, Xhes Bejli dhe atij të BEsë, Aivo Orav. Katica Janeva, ish-prokurorja publike në Gjevgjeli me marrëveshjen e katër partive politike, do të jetë Prokurore speciale e caktuar për hulumtimin e ras-teve "Puç" dhe "Përgjimet". Ajo rrjedh nga familja e një gjykatësi të njohur, i cili ka qenë edhe kryetari i Gjykatës Themelore në Gjevgjeli. Emërimi i saj është propozim i drejtpërdrejtë i lehtë-suesve të bisedimeve. Ajo ka marrë pjesë në trajnime të ndryshme edhe në Akademi dhe në seminare ndërkom-bëtare. Zëvendësprokuror publik në Gjevgjeli është zgjedhur në vitin 2003, ndërsa vitin e kaluar është rizgjedhur në pozitën Prokuror në Prokurorinë e Gjevgjelisë. Është bija e gjykatësit nga Gjevgjelia, Delexhakov. Kolegët e saj atë

e konsiderojnë si prokurore profesionale dhe me përvojë. 13 vite ajo ka punuar si prokurore dhe 5 vite tjera si sekre-tare e gjykatës në Gjevgjeli. "Prokurorja nuk ka përkatësi politike. E ka kaluar programin Falkone në Sicili, që është shumë domethënëse për luftën kundër kriminalitetit, është edukatore në pro-gramin për Kodin e ri penal, ka qenë udhëtime studimore në SHBA rreth implementimit praktik, edukatore është edhe në programe të caktuara të Akademisë për gjykatës dhe proku-rorë. Lideri i Lidhjes Socialdemokrate (LSDM), Zoran Zaev, u shpreh i kënaqur me Ligjin e ri për Prokurorin publik dhe zgjedhjen e prokurores Katica Janeva në këtë detyrë, për të cilën tha se ka kaluar nëpër disa trajnime jashtë shtetit. Am-basada e Shteteve të Bashkuara përmes një njoftimi për shtyp ka përgëzuar par-titë politike për arritjen e marrëveshjes për themelimin e Prokurorit publik për hetimin e krimeve që dalin dhe kanë të bëjnë me përmbajtjen e komuniki-meve të përgjuara në mënyrë joligjore si dhe për nominimin e Katica Janevës në këtë post. Disa analistë zgjedhjen e prokurores në Maqedoni e kanë kra-hasuar me atë të zgjedhjes me zarf nga jashtë sikurse në rastin e presidents së Kosovës Atifete Jahjagës. Përveç rastit

puç dhe përgjimeve, ajo ka shumë për të bër në veçanti lidhur me korrupcio-nin e shtuar dhe krimin e organizuar e të institucionalizuar. E kur jemi te skandalet e korrupcionit vlen të ceket ai i fundit që jo vetëm ka zgjuar kër-shërinë dhe kurreshtjen e shqiptarëve, por edhe indinjatën e tyre. Para gjykatës së Nju Jorku, Bogoevski në transkriptin e publikuar në 166 faqe, flet për miton e marrë nga partnerët shqiptarë të Qe-verisë së vitit 2005-2006 të drejtuar nga ish-kryeministri Vllado Buçkovski me qëllim të korruptimit të tyre. Kështu, Bogoevski i përmend Buçkovskin dhe personat Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferi se në më shumë raste, më ndërmjetësim të njerëzve të Kondominas, kanë marrë mito në vlerë prej 7.5 milionë euro në kesh. Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferi akuzohen se kanë marrë 5 milionë euro nga "Maxhar Telekom". Zëvendëskryeministri, Musa Xhaferi, i përmendur në aferën korruptive "Max-

Biografia E d m o n d

Ademi ka lin-dur 1975 në

Tetove. Ka diplomuar në sociologji. Ka punuar për organizata ndërkombëtare. Nga muaji janar 2015 është anëtar i Kryesisë Qendrore të LSDM.

Page 7: Revista Paqja, nr. 100, shtator - tetor 2015

PAQJA 7Nr. 100nSHTATOR/TETOR'15

har Telekom", në një prononcim i ka quajtur shpifje akuzat për ryshfet nga ana e ish-shefit të shërbimit sekret, Sllo-bodan Bogoevski. Ai më tej ka theksuar se është në proces të përgatitjes së padisë penale kundër ish kreut të DSK-së.

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti duke folur për aferën e fundit të TELEKOM-it tha se shqifjet për BDI-në do të vazhdojnë deri në ditën e zgjedhjeve. Mirëpo nëse BDI pretendon se nuk është përfshirë në këtë aferë, atëherë PSE nuk kërkon hetim të plotë të këtij rasti, por kërcnon me padi ata që kanë dhënë dëshmi mbi të njëjtin?! Mos të harrojmë se BDI ishte ajo që kërkonte fillimisht publikimin e të gjitha bom-bave të opozitës, madje edhe publikimin e bisedave private të funksionarëve të saj, por pastaj ishte e para që këmbn-gulte të nderpritet me "bombat". Për këto dhe zhvillimet e tjera, në numrin e sotëm morëm opinionin e anëtarit të kryesisë së partisë opozitare LSDM-së Edmond Ademin.

PAQJA: A mendoni se zgjidhja e krizës në Maqedoni po shkon në kahje të duhur ashtu siç janë marrë vesh palët në Përzhino?

Ademi: Hapi i parë në këtë drejtim edhe është bërë me zgjedhjen e proku-rores. Kuptohet ky është hapi i parë, por shpresoj se të gjitha palët, janë të vetëdi-jshme për situatën e rëndë në të cilën gjendet shteti dhe se nuk do të mund të manipulojnë ose pengojnë realizimin e saj. Aq më tepër bashkësia ndërkom-bëtare nga afër po monitoron procesin dhe s’do të lejojë devijime.

PAQJA: Çfarë prisni nga kryeproku-rorja e sapozgjedhur?

Ademi: Presim që të punojë sipas ligjit dhe në kuadër të kompetencave që i ka me ligjin e ri për prokurori speciale. Besojmë se me profesionalitetin dhe au-tonominë që ka, do të bëjë punën për të cilën edhe është e zgjedhur.

PAQJA: A do të vazhdojë LSDM-ja me publikimin e bombave, nëse Jo çfarë do të bëhet me ato përgjimet e tjera të rëndësishme që kanë mbetur, do të proceduojë me to prokuroria apo do të kenë qasje në to edhe mediet dhe opin-ioni i gjerë?

Ademi: Pas zgjedhjes së prokurorit special të gjitha materialet do t’i dorëzo-hen prokurorisë speciale, e cila do t’i

procesojë. Për vendimet e prokurorisë speciale dhe për materialet besoj se opinioni dhe mediet do të informohen me kohë.

PAQJA: Shqiptarëve u ka mbetur hatri në LSDM, të paktën ashtu siç e kanë trumbetuar mediet, për mospub-likimin e përgjimeve për rastin Mon-stra dhe vrasjen e Harun Aliut; Ishte presioni ndërkombëtar apo strategjia e vetë partisë që stopoi publikimin e kë-tyre rasteve?

Ademi: Rasti ‘Monstra” është një ndër ato raste së bashku me të gjitha të tjerat që u publikuan e që nuk u publikuan, po që do të parashtrohen në prokurorinë speciale, e cila do t’i hetojë dhe do t’i verifikojë faktet nga do të dihet se vallë ata që ndodhen në burg kanë a jo faj. Ato të dhëna opinioni do t’i marrë vesh dhe çka është më e rëndësishme të vërtetën do ta dinë edhe familjarët dhe të afërmit e të vrarëve në Liqenin e Smillkovës dhe po ashtu famil-jarët dhe të afërmit e atyre që janë në burg. Këtu s’ka hapësirë për spektakle me fatet njerëzore. Për ne si dhe për gjithë qytetarët e rëndësishme është e vërteta, pavarësisht se a do të publikohej ajo nga foltorja partiake a përmes punës së prokurorisë speciale. Ndërkaq e vër-teta do të dihet.

PAQJA: Një problem në vete janë edhe mediet - megafone të qeverisë Gruevski dhe VMRO-s, jo vetëm ato shtetërore, por edhe disa private, si tv Sitel, kanal 5 etj., a ka LSDM plan për ta sfiduar këtë gjendje?

Ademi: Pjesë e marrëveshjes së 2 qershorit/15 korrikut ose të ashtuquaj-turës marrëveshja "Përzhino" janë edhe mediet. Shpejt priten të fillojnë bisedi-met mes partive rreth ndryshimeve në sferën e medieve dhe aty LSDM do dalë me propozimet e veta

PAQJA: Në përfundim të secilës kon-ferencë ku publikoheshin përgjimet, lideri juaj e përsëriste slloganin: “Dhe kjo Maqedonisë më asnjëherë nuk guxon t’i ndodhë”. Besoni se më nuk do t’i ndodhin gjithë ato që dëgjuam nga përgjimet apo mund të krijohen kushte tjera rrethanore nga akterët politik do të jenë më perfid dhe do të kenë kujdes nga bisedat telefonike, por veprimet do t’i bëjnë të ngjashme?

Ademi: Ajo që gjithnjë e ka thënë z.Zaev, ashtu edhe do jetë. E gjithë kjo mos të përsëritet më..! Pas 25 viteve shtet i pavarur, si shtet dhe si shoqëri, kemi shansin historik njëherë e përgjithmonë t’i japim fund mënyrës se si është ud-hëheq pushteti dhe si është keqpërdorë. Më 24 prill 2016 kjo punë do të kryhet. Do të udhëheqim shtetin në mënyrë transparente. Qeveria do të jetë shër-bëtore e qytetarëve dhe jo e kundërta.

PAQJA: Shqiptarët janë të zhgënjyer nga partitë shqiptare, gjë kjo që refle-ktohet me anëtarësimin e disave në LSDM; brenda tri - katër ditëve pati diku mbi 100 anëtarësime. Si e sqaroni ju këtë dukuri?

Ademi: Janë mbi 1000 anëtarësime, jo 100. LSDM është shpresa e vetme për këtë shtet dhe për këtë shoqëri. Koncepti i LSDM për një shtet qyetar ku të gjithë do jenë të barabartë pa marrë para-sysh përkatësinë etnike e fetare, është baza kyçe për zhvillimin e këtij shteti. Si shqiptari i Tetoves ose Strugës, si maqedonasi i Berovës a i Strumicës bal-lafaqohen me problemet e njëjta. LSDM shumë shpejt do dalë me platformë dhe program me projekte konktrete për të gjitha qyetetet në Maqedoni, me qël-lim të përmirësimit të kualitetit të jetës së qyetatarit, zvogëlimin e papunësisë, zvogëlimin e varfërisë, hapjen e vendeve të reja të punës, etj. Program ky që do të përfshijë të gjithë edhe shqiptarin edhe maqedonasin dhe të gjitha bashkësitë e tjera etnike që jetojnë në Maqedoni.

PAQJA: Si e vlerësoni qëndrimin e BDI-së në qeveri, përse sipas jush Ali Ahmeti vazhdon të qëndrojë në këtë qeveri të korruptuar?

Ademi: Është pyetje që besoj duhet të japë përgjigje Ali Ahmeti. Të jeshë pjesë e një qeverie të korruptuar të bënë edhe ty të korruptuar. Besoj këtu mun-det të gjendet përgjigja pse BDI ende është pjesë e kësaj qeverie. n

Page 8: Revista Paqja, nr. 100, shtator - tetor 2015

PAQJA8 SHTATOR/TETOR'15nNr. 100

LUFTA Në Lindjen e Afërt po përsëriten luftërat sektare si dikur në Europë në mes protestantëve

dhe katolikëve, kur të gjithë ishin të bin-dur, se duke vrarë njerëz, po i shërbenin Zotit. Lufta civile në Siri ka pesë vite që po shkakton tragjedi njerëzore të papërshkruara. Skena të llahtarshme krimesh që nga vrasjet mizore, helmi-met masive, madje edhe të fëmijëve e gjer tek ikjet e pafund kanë qarkulluar këtyre pesë viteve nëpër të gjitha me-diet botërore. Pos Asadit, në Sirinë e copëtuar, janë të pranishëm: kalifati, SHBA, Europa, Al Nusra - pasuese e Al Kaidës, Hisbollahu (shiit) i ndihmuar nga Irani, Rusia, Turqia dhe Arabia Sau-dite, që ndihmojnë sunitët. Siria është fushëbeteja, ku përplasen interesat e Perendimit, Rusisë, Turqisë, Kurdista-nit, Iranit, Izaraelit. Është shndërruar thjesht në një garë për arritjen e zonave të ndikimit, kurse pasojat po i vuan po-pulli. Të gjithë po tentojnë t’ia lënë shoqi-shoqit kopilin në derë dhe janë duke dhënë një shfaqje bjerrëse. Lufta kundër Shtetit Islamik në Siri ka shkak-tuar kontradikta edhe më të mëdha me shtetet e Gjirit që dyshohen se mbësh-tesin grupet sunite të lidhur me al Kai-dën - ndërkohë që grupet që janë sh-trirje e al Kaides, si Xhabat al Nusrah, kanë luftuar kundër militantëve të mo-deruar sirianë, të cilët janë stërvitur prej ushtarakëve amerikanë. Irani mbështet Asadin dhe kundërshton konkurrencën e Kalifatit. Irani mbështet edhe Hisbol-lahun. Edhe pse ka njëfarë afrie eko-nomike me Turqinë, Irani nuk pëlqen politikën e Erdoganit në rajon. Rusia - që nuk është ndonjë sekret - prej dh-jetëra vitesh ka trupat e saj në Siri. Qe-

veria në Moskë dhe ajo në Damask janë aleate të vjetra. Pas fillimit të konfliktit në vitin 2011, Rusia e ka dëshmuar shumë herë mbështetjen e regjimit në Damask, me dërgimin e armëve. Qeve-ria ruse e justifikon këtë mbështetje me luftën kundër ISIS-it. Nga fillimi i shta-torit janë shtuar informacionet e medi-ave se Rusia ka zhvendosur trupa në Siri për të mbështetur trupat siriane në luftën kundër ISIS-it. Disa burime i referohen mediave sociale dhe disa self-ieve qe kanë bërë ushtarët rusë në Siri. Në disa raportime të tjera thuhet se Ru-sia ka dërguar në Siri me anije luftarake teknikën e fundit ushtarake dhe do të ndërtojë atje një bazë aviacioni ushtarak. Këto trupa janë prezente në Lindjen e Mesme, prej vitit 1955. Ushtria siriane është e pajisur në tërësi me armë ruse. Në limanin sirian Tartus është baza ruse për rregullimin e pajisjeve. SHBA e ka paralajmëruar Rusinë për përzierje ush-tarake në Siri. Raportet për prezencën ushtarake ruse në Siri vijnë pak javë para fjalimit të paralajmëruar të Putinit në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Që nga gushti spekulohet me “Planin e Putinit”, të cilin ai mbase mund ta bëjë publik në Nju Jork. Deri tani dihet se Rusia synon krijimin e një aleance ndërkombëtare kundër ISIS-it. Një ale-ancë e tillë ekziston dhe udhëhiqet nga SHBA-ja. Por Rusia nuk do t’i bash-këngjitet asaj. Me javë të tëra qeveria në Moskë po zhvillon një ofensivë diplo-matike. Me SHBA-në ende nuk është arritur ndonjë marrëveshje. Rusia po negocion me vendet e Lindjes së Mesme, në radhë të parë me Arabinë Saudite. Deri tani negociatat nuk kanë dhënë rezultate. Rusia do ta mbështesë presi-

dentin Al-Asad ndërkohë që Perëndimi dhe në radhë të parë SHBA mendojnë se ai duhet të japë dorëheqjen për shkak të luftës civile. Mediat ruse spekulojnë edhe me një motiv tjetër të Kremlinit. Putini shpreson se do të lëshohet pe në “çështjen e Ukrainës”, si kundërshpër-blim për luftimin e ISIS-it, shkruan gazeta ruse “Novaja Gazeta”. Moska shpreson “fundin e sanksioneve dhe kthimin e Rusisë në klubin e fuqive perëndimore”, - shkruan gazeta. Men-dohet se Putin do t’i paraqesë këto pro-pozime në Nju Jork. Rusia përkrah Bashar al Asadin dhe e ndihmon ushta-rakisht atë për të luftuar Kalifatin, por ka simpati edhe ndaj Partisë së Punës së Kurdistanit (PKK, e majtë marksiste) që lufton Kalifatin dhe Turqinë. Turqia dëshiron ta rrëzojë Asadin dhe duke u përpjekur për ta arritur atë, ndihmoi konkretisht Kalifatin. Putini armatos Asadin, që lufton Kalifatin, çfarë i pëlqen Perëndimit, por Perëndimit nuk i pëlqen mbijetesa e Asadit. Ish-presi-denti finlandez, Marti Ahtisari, i fam-shëm edhe ndër shqiptarët, ka pohuar së fundmi se Rusia ia kishte propozuar Perëndimit qysh para tri viteve dorëheqjen e presidentit sirian, Bashar Al-Asad, mirëpo fuqitë perëndimore e patën refuzuar atë ofertë. Ahtisari për “Guardian”, tha se ai kishte biseduar me përfaqësuesin rus, Vitali Çurkin. Me këtë të fundit, ai sigurisht se mund të mos ketë qenë dakord në shumë gjëra, por ka mundur të flasë hapur. Në lidhje me gjendjen në Siri, Çurkini i kishte thënë më pas: “Marti, ulu këtu e të të them se çfarë duhet të bëjmë”. Sipas Ahtisarit, Çurkin i kishte thënë konkre-tisht këtë gjë: “Së pari ne nuk duhet të

Golgota siriane

Page 9: Revista Paqja, nr. 100, shtator - tetor 2015

PAQJA 9Nr. 100nSHTATOR/TETOR'15

Golgota sirianefurnizojmë opozitën me armë; së dyti, ne duhet të arrijmë të kemi një dialog mes qeverisë dhe opozitës; së treti, ne duhet të gjejmë një rrugë ‘elegante’ për tërheqjen e Asadit”. Megjithatë tani Ru-sia sërish i është kthyer Sirisë, respektiv-isht përkrahjes së fuqishme dhënë dika-torit Bashar Al Asad. Ajo në këtë aspekt ndihmohet edhe nga Greqia. Qeveria greke plotësoi kërkesën e Rusisë për ka-limin nëpër hapësirën ajrore greke të aeroplanëve rusë, që fluturojnë me ndi-hma në drejtim të Sirisë. SHBA i kishte bërë kërkesë zyrtare qeverisë së Greqisë që të mos hapte korridoret e saj ajrore për kalimin e aeroplanëve rusë të ndih-mave në Siri, por Athina zyrtare e in-joroi. Agjencia ruse “Interfaks” njoftoi se “Ambasada ruse në Athinë konfirmoi marrjen e lejes nga autoritetet greke për fluturimin e avionëve rusë të ndihmës për në Siri. Leja është dhënë me notë nga MPJ e Greqisë”. Në këtë mënyrë Ru-sia po shkallëzon në mënyrë të rrezik-shme ndërhyrjen dhe praninë e drejt-përdrejtë ushtarake të saj në Siri. Ministrat e Jashtëm të SHBA, të Gjer-manisë dhe të Francës paralajmëruan se ndërhyrja ushtarake ruse do ta shtojë dhunën dhe do ta komplikojë situatën në Siri. Duke i ardhur në ndihmë Rusisë dhe regjimit të Asadit, Greqia mori anën e gabuar dhe me vetëdije u fut në lojëra të rrezikshme ushtarake e gjeopolitike të Lindjes së Mesme, duke u orientuar kah Rusia e jo BE si anëtare e NATO-s. Greqia në këtë mënyrë faktikisht bash-kohet me synimet ruse dhe largohet nga politika dhe kursi i NATO-s dhe i BE për Lindjen e Mesme. Është një veprim politik, diplomatik, ushtarak dhe strat-egjik grek, i cili favorizon politikën dhe

strategjinë e rrezikshme ruse në Siri dhe në Lindjen e Mesme. Në datën 10 shta-tor (2015), vetë ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov, pasi kishte siguruar lejekalimet ajrore greke, u detyrua të pranojë se aroplanët rusë, që kalojnë nëpër korridoret ajrore të shteteve ball-kanike, mbajnë ndihma humanitare dhe pajisje ushtarake. Madje ai u bëri thirrje shteteve të botës, që të ndihmojnë me armë ushtrinë e Asadit. Kërkesa ruse për kalimin në hapësirën ajrore greke të aeroplanëve të saj për në Siri, bëhet në një kohë, kur Rusia, sipas të gjitha buri-meve informative perëndimore, ka dër-guar njësi ushtarake dhe avionë gjuajtës në territorin e Sirisë, çka përbën një zhvillim të ri dhe një ndërhyrje tepër të rrezikshme të Moskës në Lindjen e Mesme. Sekretari amerikan i shtetit Xhon Kerri në 9 shtator shprehu shqetësimin amerikan dhe i telefonoi dy herë ministrit të jashtëm rus për t’i paraqitur shqetësimin për pasojat e rritjes së pranisë ushtarake ruse në Siri. Po atë ditë, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në emër të Aleancës Atlantike, u bashkua me këtë shqetësim dhe deklaroi se ndërhyrja në rritje e Rusisë mund të thellojë konflik-tin sirian. Shenja e kuqe e rrezikut po afrohet me shpejtësi deri në atë nivel, saqë tre zyrtarë të Libanit i deklaruan agjencisë “Rojter” se “forcat ruse kanë filluar të marrin pjesë në operacionet ushtarake në Siri në mbështetje të tru-pave qeveritare”. Një prani ushtarake tokësore ruse në territorin e Sirisë dhe një pjesëmarrje e forcave ruse në opera-cionet ndëshkuese të regjimit të Asadit kundër forcave opozitare, e ndryshon komplet hartën e brendshme të luftës

civile në Siri dhe përbën një ndërhyrje të jashtme ushtarake të drejtpërdrejtë në territorin e konfliktit të brendshëm si-rian. Kjo mund të shkaktojë një përmasë të re më tragjike të krizës dhe të luftës civile në Siri dhe mund të shkaktojë situata të rrezikshme të përplasjes së forcave ushtarake ruse me forcat e shteteve të koalicionit ndërkombëtar të luftës kundër terrorizmit, të cilat po go-dasin me inkursionet e tyre ajrore poz-itat e ISIS-it. Ndaj NATO është e shqetë-suar për këtë ofensivë të Rusisë, për dislokimin e forcave ushtarake në Siri. Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar se rritjet ushtarake të Rusisë, në Siri, mund të çojnë në konfrontim me ko-alicionin e udhëhequr nga Amerika, kundër militantëve të grupit të Shtetit Islamik. Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest ka thënë se Uashingtoni është “i shqetësuar nga raportimet se Rusia ka zbarkuar trupa shtesë të per-sonelit dhe anijeve luftarake në Siri. “Nëse ata do të vazhdojnë me mbështetje të tillë, atëherë kjo mund të çojë drejt destabilizimit dhe të ketë kundërefekt për interesat e komunitetit ndërkom-bëtare”, - ka thënë Earnest. Pikërisht në këtë kohë të rreziqeve më të mëdha në Lindjen e Mesme dhe në Mesdhe dhe të sfidës agresive ruse ndaj Perëndimit, një shtet anëtar i NATO-s i jep hapësirën e tij ajrore Rusisë dhe forcave ushtarake ruse, që të shkojnë sa më parë në Siri. Nga ana e saj Bullgaria më 8 shtator njoftoi zyrtarisht se refuzonte të plotë-sonte kërkesën ruse, sepse, siç deklaroi ministri bullgar i mbrojtjes, është thënë se “aeroplanët do të transportojnë ndi-hma humanitare, por Ministria e Jasht-me e Bullgarisë kishte informacione se

Page 10: Revista Paqja, nr. 100, shtator - tetor 2015

PAQJA10 SHTATOR/TETOR'15nNr. 100

nuk është ndihmë humanitare, por disa lloje armatimesh”. Roli amerikan është zbehur me daljen e ISIS-it në skenë. SHBA dëshiron largimin e Asadit, por këtë nuk e sheh të arritshme me forcë. Fakti që regjimi i Asadit lufton Shtetin Islamik, vetëm sa e shton ambivalencën në kryeqytetet perëndimore dhe shpjegon përse ka qenë e vështirë një strategji koherente, mbi të ardhmen e Irakut dhe Sirisë. Kurdët luftojnë për shtetin e tyre, çfarë i pëlqen Izraelit, por jo Turqisë. Kurdët luftojnë Kalifatin, që nuk i pëlqen aq shumë Turqisë, sepse kështu shndërrohen në aleatë të domos-doshëm të Perëndimit. Për arabët e Gjirit, beteja kundër Iranit është po aq e rëndësishme sa edhe ajo kundër Shtetit lslamik - madje edhe më e rëndësishme. Ata kanë dërguar armë dhe para në Siri, në një përpjekje për të dëmtuar më shumë regjimin e Asadit. Në Irak vijat e betejës janë pak a shumë të qarta. Iraku mund të ndahet në tre pjesë: një qeveri e dobët e dominuar nga shiitët në Bag-dad, e cila lufton edhe kundër Shtetit Islamik, edhe kundër korrupsionit të përhapur, dhe që po korr shumë pak sukses në të dyja; ajo mbështetet nga amerikanët, aleatët e tyre dhe sigurisht nga Irani, i cili është një kundërshtar i paepur i Shtetit Islamik; rajoni gjysmë-autonom i Irakut Verior, i dominuar nga kurdët, të cilët janë luftetarët kryesorë dhe më efikasë kundër Shtetit Islamik; pakica sunite, një pjesë e madhe e të cilës ndihet e përjashtuar prej shtetit irakian të dominuar nga shiitët dhe disa prej të cilëve po luftojnë në krah të Shtetit Is-lamik. Siria është krejt ndryshe nga Ir-aku dhe kjo ndodh sepse atje ka dy

luftëra që po zhvillohen dhe jo vetëm një. Në një shkallë të caktuar ka ngjash-mëri me Irakun - avionët e SHBA dhe aleatëve po godasin objektivat e Shtetit Islamik, të mbështetura nga luftëtarët kurdë dhe forcat e tjera në tokë. Por të ashtuquajturat forca të moderuara kundër ISIS-it janë të dobëta e të përçara dhe përpjekjet e amerikanëve për t’i fuqizuar përmes stërvitjeve ushtarake kanë patur rezultate minimale. Aleatët e Amerikës në Gjirin Persik - për shem-bull sauditët dhe Katari - kanë mbështe-tur gjithashtu grupe të ndryshme në Siri, por ata i kanë patur sytë edhe nga një luftë e dytë: beteja kundër ndikimit të Iranit në rajon, që mishërohet prej regjimit sirian të Presidentit Asad, si edhe aleatëve të tij të Hezbollahut në Liban. Tronditja e Irakut dhe kolapsi i mundshëm i Sirisë, rrezikojnë të forco-jnë aspiratat e kurdëve. SHBA mbësh-tesin disa fraksione kurde, të cilët kanë qenë luftëtarë të fortë kundër Shtetit Islamik. Kjo qasje bie ndesh me qëndri-met e qeverisë turke në Ankara, e cila i druhet shpërbërjes së Sirisë, dhe ndosh-ta edhe Irakut, pasi do të inkurajonte edhe kurdët brenda kufijve të Turqisë, që të shkëputeshin. Turqia është pjesë e koalicionit dhe kohët e fundit u dha amerikanëve dritën jeshile për të për-dorur bazën e saj në lnxhirlik, për op-eracione kundër Shtetit Islamik. Turqia iu bashkua gjithashtu fushatës së sul-meve nga ajri, por pjesa më e madhe e sulmeve të saj nuk kanë qenë kundër ISISit, por kundër luftëtarëve kurdë, që janë aleatët e koalicionit në luftë kundër Shtetit Islamik. Kështu që, tre luftërave të sipërpërmendura - mes koalicionit

dhe Shtetit Islamik, përpjekjeve të shteteve të Gjirit për të frenuar Iranin dhe luftës civile në Siri - mund t’i shto-het një luftë e katërt: ajo mes Turqisë dhe të paktën disa kurdëve. Perëndimi armatos kurdët. Turqia bombardon kurdët. Turqia është në NATO. NATO pajtohet unanimisht me bombardimin e kurdëve që ka armatosur vetë si aleat jozyrtar në luftë të përbashkët kundër Kalifatit. Turqia ka frikë nga faktorizimi i kurdëve dhe krijimi i shtetit të tyre. Duke parë bashkëpunimin e tyre me Perëndimin, lejoi NATO-n të përdorë bazën në Turqi, për të dobësuar ale-ancën perëndimore me kurdët. Perën-dimi dëshiron t’i ndihmojë kurdët, por jo aq shumë, sa ata të llastohen dhe të ëndërrojnë një shtet kurd dhe kështu të rrezikojnë raportet e NATO-s me Turq-inë. Perëndimi do të pajtohej me ndon-jë autonomi, por kurdët kanë kuptuar se ky është çasti tyre historik. Kurdet kanë aspiratat politike dhe kombëtare të tyret, por ata janë të ndarë mes Turq-isë, Sirisë e Irakut dhe janë të përçarë në disa fraksione. Po të përkrahte Perën-dimi shtetin kurd, do ta humbte Erdo-ganin për të cilin nuk ka mendim të mirë, por i duhet, se i shërben si tram-polinë për ta mbajtur në kontroll Lind-jen e Afërt. Erdogani në vitin 2006 dhe 2007 ishte mik i Asadit, por me një shpresë të madhe se do të bëhej lider i myslimanëve. Mbeti i zhgënjyer me shi-itët dhe iu kthye sunitëve. Në fakt, edhe një luftë e pestë - konflikti më jetëgjatë i rajonit, ai mes Izraelit dhe palestine-zëve, po ndikohet gjithashtu nga ngjitja e ISIS-it. Kolapsi i Sirisë si një aktor ush-tarak, është një bekim i përzier për Iz-raelin. Netanjahut ka deklaruar se Iz-raeli do ta pranonte menjëherë shtetin kurd në Irakun Verior. Perëndimi është angazhuar për t’i plotësuar dëshirat e Izraelit, Arabisë Saudite dhe Turqisë, dëshira këto kontradiktore dhe diame-tralisht të kundërta. Premtimet vazhdo-jnë nga të gjitha anët, ndërsa dëshirat e të gjitha palëve s’mund të realizohen, prandaj gjendja mbetet pezull. Grupe të frymëzuar nga Shteti Islamik janë aktive në kufirin e vet verior, por edhe në Gadi-shullin e Sinait në Egjipt. Ngjitja e ISIS-it i ka afruar më shumë Izraelin dhe shtetet e moderuar arabe. Manifestimi më i dukshëm i kësaj janë fuqizimi i lid-hjeve ushtarake mes Izraelit dhe Jordan-isë. lzraeli ka shitur, ose transferuar, helikopterë sulmi dhe dronë në drejtim

Page 11: Revista Paqja, nr. 100, shtator - tetor 2015

PAQJA 11Nr. 100nSHTATOR/TETOR'15

të Amanit gjatë javëve të fundit. Ka gjithashtu të dhëna se kur avionët ush-tarakë jordanezë dhe izraelite fluturuan në SHBA kohët e fundit për një stërvitje shumëkombëshe, Fl6-at jordanezë shoqëroheshin në tranzitin e tyre nga avionët furnizues izraelite. Arabia Sau-dite është mike e madhe e Perëndimit, por ajo është edhe inkubator i radika-lizmit. Bombardon Kalifatin, domethënë produktin e vet, që financohet edhe nga Arabia Saudite dhe Katari. Lufta kundër Iranit po luhet gjithashtu edhe në Jemen, ku sauditët dhe aleatët e tyre kanë ndërhyrë ushtarakisht dhe mendohet se mbështesin grupe, që Uashingtoni i mendon si terroriste të lidhur me al Kai-den. Në anën tjetër, përveç Izraelit, më shumë janë revoltuar me bombën at-omike të Iranit arabët, se sa Perëndimi.

REFUGJATËT SHBA dhe BE zgjod-hën qëndrimin e gabuar në raport me Asadin, prandaj edhe sot e kësaj dite, Asadi vijon të qëndrojë akoma në fuqi, kurse përfundimi i luftës civile s’duket ndokund në dritë. Si pasojë, ka shpër-thyer edhe kriza më e madhe e refug-jatëve në Europë, qysh nga Lufta e Dytë Botërore. Sot sirianët po ikin, pasi nuk kanë ku të rrinë më. Përndryshe dh-jetëra mijëra refugjatë vijnë në Evropë, shumica e tyre janë nga Siria. Sipas të dhënave të OKBsë, numri i refugjatëve sirianë e ka kaluar shifrën e katër mil-ionëve. Gati dy milionë vetë janë regjis-truar në Turqi, më shumë se një milion në Liban. Që prej fillimit të konfliktit të Sirisë në vitin 2011, mbi 350.000 mijë refugjatë sirianë kanë paraqitur lutje për azil në shtetet evropiane. Evropa po për-ballet me një rrjedhë të pashembullt të qindra mijëra refugjatëve që po ikin nga konfliktet dhe varfëria në Lindje të Mesme, Azi e Afrikë, në kërkim të një jete më të mirë në vendet e BE-së. Blloku 28 vendesh, me muaj të tërë po përpiqet të përballet me trajtimin e më shumë se 332 mijë refugjatëve që kanë arritur gjatë këtij viti. Maqedonia është përballë me valën më të madhe të refugjatëve gjatë muajve të fundit, duke kaluar shifrën mbi 7 mijë emigrantë në ditë nga Lind-ja e Mesme dhe Afrika e Veriut. Auto-ritete maqedonase disa herë kanë mbyl-lur kufirin, ndërsa policia dhe ushtria maqedone ka keqtrajtuar refugjatët. Refugjatët rrugës janë keqtrajtuar edhe nga huliganët maqedonas, kurse ka pa-sur edhe qytetarë, kryesisht shqiptarët muslimanë, që u kanë dalur në ndihmë,

duke ju ofruar veshmbathje dhe ushqim. Greqia nuk ka bërë prej vitesh asgjë për politikën ndaj refugjatëve dhe aty nuk ka as qendra regjistrimi e strehimi dhe as procedura azili. Greqia i dërgon njerëzit për të cilët ajo duhet të jetë në fakt përgjegjëse, në veri dhe i lëshon në rrugën e Ballkanit. Nga Serbia, njerëzit shkojnë drejt Hungarisë, edhe pse ata ishin tashmë në BE, pra në Greqi. Në Hungari, kanë bërë gjithçka të mundur që t’i mbajnë ata jashtë vendit ose t’i ndalojnë të udhëtojnë drejt Gjermanisë dhe vendeve të tjera më të pasura të Bashkimit Evropian. Këto masa kanë përfshirë edhe mbylljen e stacionit krye-sor të trenave në Budapest. Hungaria ka bërë një gardh me tel gjembash 175 km të gjatë në kufirin hungarezo-serb. Agjencitë e mëdha informative botërore kanë transmetuar pamje videoje dhe foto ku shihen prindërit burra e gra të gjakosura nga policia hungareze dhe fëmijë të trishtuar e në vaj me lotë në sy, duke bërtitur në mbrojtje të prindvrve të tyre. Në Hungari, autoritetet po pu-nojnë ndërkohë që të zgjerojnë dhe forcojnë edhe më tej murin kufitar me Serbinë me tela gjemborë. Zyrtarët hun-garez thanë se do të ndjekin çdo migrues që përpiqet të shmangë policinë kufita-re. Videoja me pamjet e kameramanes që pengoi babain dhe djalin e tij të vogël që po largoheshin me vrap nga policia hungareze bëri xhiron e botës, ndërsa gazetarja u pushua nga puna. Në disa filmime, gruaja, shihet sesi godet një vajzë dhe pengon një burrë që mbante në krah një fëmijë, ndërsa qindra refug-jatë, shumë prej të cilëve sirianë, po i largoheshin policisë në kufirin jugor të

Hungarisë me Serbinë. Ajo më pas në një reagim dërguar mediave, u mundua të arsyetohet për veprimin e turpshëm, duke thënë se nuk është raciste e as kse-nofobe, por në atë moment kishte men-duar se po sulmohej nga refugjatët. Pas një udhëtimi prej 12 ditësh, Osama Ab-dul Mohsen dhe djali i tij Zaid, viktima të pengesës që iu bëri kameramania hungareze, arritën në Gjermani. Ekipi spanjoll i futbollit Real Madrid më pas ftoi refugjatin, Osama Abdul Mohsen dhe dy djemtë e tij, të cilët u goditën nga kameramanja hungareze Petra Laszlo, që të shikojnë ndeshjen kundër Grana-das në Santiago Bernabeu. U njoftua se Osama do të nisë punën si trajner në akademinë e Getafes, sikurse edhe dja-li i tij i vogël në akademinë e të rinjve. Mbi 10.000 refugjatë kaluan nëpër Bull-gari në valën e parë të refugjatëve nga vendet arabe. Ata raportojnë për keqtra-jtime nga autoritetet bullgare, por edhe nga njerëzit në përgjithësi. Shumica e bullgarëve janë kundër refugjatëve. Në diskutimet e shumta në mediat sociale ka përplot komente urrejtjeje. Ndërkohë që ka edhe aksione politike dhe demon-strata kundër tyre. Mesazhi është: Bull-garia është e varfër dhe e krishterë, ne nuk ju duam! “Na ka sulmuar një bandë bullgare prej pesë vetash. Unë arrita të largohem, por shoku im nuk ia doli. Bullgarët e rrëzuan atë përtokë. Katër prej tyre i hipën me këmbë sipër, ndër-sa i pesti e shqelmonte duke kërcyer mbi të. Sulmuesit e liruan atë vetëm kur er-dhi një makinë, sepse u trembën nga dritat e gjata të saj. Shokun tim e rrahën shumë keq dhe i thyen shumë kocka. Një refugjat nga Iraku e kanë hedhur

Page 12: Revista Paqja, nr. 100, shtator - tetor 2015

PAQJA12 SHTATOR/TETOR'15nNr. 100

nga një urë dy metra e gjysmë e lartë, pasi e kishin plagosur duke e goditur me thikë. Ai nuk arriti t’i lëvizë më si duhet këmbët”. Këto janë rrëfimet e refug-jatëve, citon organizata Pro Asyl. Fakti që shumica e refugjatëve janë mysli-manë është një argument tjetër për bull-garët. Një pjesë e madhe e identitetit të tyre ndërlidhet edhe me “pushtimin 500 - vjeçar” otoman. Kjo shihet edhe në një sondazh të bërë nga DW në Facebook, ku dhjetëra persona shprehen kundër tyre. “Nuk i duam ata! Myslimanët na kanë prerë si pulat plot 500 vjet. Zhdu-kuni! Mjaft kemi pasur problem me ciganët, romët e turqit, siç e quajnë veten”, - janë vetëm disa nga reagimet. Refugjatët duket se i kanë kuptuar këto mesazhe nga Bullgaria. Edhe në kufirin jugperëndimor me Maqedoninë, Bull-garia po shton praninë ushtarake dhe për shkak të krizës së refugjatëve ka dërguar në zonën kufitare trupa dhe automjete të blinduara. Qeveria bullgare flet për një “masë parandaluese”. Dhe edhe pse nuk ka ndonjë dyndje refug-jatësh, shumë bullgarë janë të inatosur. Në Rumani ministri i brendshëm Ga-briel Oprea njoftoi shtimin e masave të sigurisë në kufirin 546 km të gjatë ru-muno-serb. Edhe pse Rumania nuk gjendet nën “presionin e migratëve” ajo duhet që për shkak të “dinamikës në rritje të rrymave të refugjatëve të ku-fizojë me sa të jetë e mundur rreziqet e sigurisë”, - tha Oprea. Në Shërbimin Federal të Migrimit të Rusisë, kërkesë për azil kanë paraqitur vetëm 3.338 si-rianë. Statusin zyrtar të refugjatit e morën vetëm 1.774 vetë. Numri real i refugjatëve sirianë në Rusi është 10.000 vetë. Në dallim nga vërshimi i refug-jatëve drejt Evropës, ky numër duket gati i parëndësishëm, po të mbash para-sysh sa e madhe është Rusia. Fëmijët e refugjatëve e kanë të vështirë që të pranohen në shkollat ruse. Të rriturve nuk u japin punë. Protesta kundër pra-nimit të refugjatëve u zhvilluan në kryeqytetin e Polonisë, Varshavë. Demonstrata e mijëra vetëve atje synoi të tregonte se emigrantët në këtë vend janë të padëshiruar, e ilustruar më se qartë kjo edhe me parullat antiislame të lëshuara në çdo çast. Pati edhe një tubim paralel të grupeve në favor të mikpritjes për emigrantët, por numri i pjesëmar-rësve atje ishte shumë herë më i ulët se ai i kundërshtarëve. E ngjashme ishte situata edhe në Sllovaki, ku pati

marshime nga të dy kahet. Parullat e nacionalistëve ishin “Sllovakia për sllo-vakët” dhe “i thoni jo diktaturës së Eu-ropës”. Kryeministri sllovak, Robert Fico, shprehu shqetësim se në Europë mund të futen terroristët, në kushtet kur atje hyjnë refugjatë në mënyrë masive. Shumica e emigrantëve përpiqen të ven-dosen në vende të zhvilluara të Europës Perëndimore, si Gjermania dhe Suedia. “Kur terroristët grumbullohen në Siri, si mund t’i dallojmë ne ata nga emi-grantët e tjerë që kalojnë kufirin për në Bashkimin Europian pa patur ndonjë kontroll?”, tha zoti Fico. Ata që janë ar-ratisur nga Hungaria dhe kanë arritur në Vjenë, janë pritur ngrohtë nga zyr-tarët dhe dhjetëra vullnetarë. “Të ikim me këmbë drejt kufirit me Austrinë, si një alternativë që mund të na nxjerrë jashtë Hungarisë, ku nuk do të donim të qëndronim asnjë minute”. Kështu kanë thënë disa prej qindra emigrantëve nga Lindja e Mesme që prej ditësh ishin bllokuar në Budapest e që braktisën zo-nën e transitit dhe u nisën në këmbë drejt kufirit me Austrinë për të vijuar më pas drejt Gjermanisë. Bëhet fjalë për një distancë rreth 150 kilometra. Ndërkaq, mediat austriake njoftuan se rreth 2000 qytetarë austriakë ishin nisur drejt kufirit me Hungarinë për të marrë me vete refugjatët, për të cilët thanë se do të kujdeseshin jo vetëm për trans-portin, por edhe për strehimin e tyre dhe përgatitjen e kushteve normale të trajtimit. “Po organizohemi kundër ven-dimeve të qeverisë së Budapestit”, - tha njëri prej tyre. “Nëse ne nuk ndihmo-jmë, do të ishte katastrofë”, - i ka thënë Radios Evropa e Lirë, Yannis Bitsios, një

pensionist vjenez, 74 vjeç, i cili shpërn-dante makarona për refugjatët. “Në fakt, tashmë është katastrofë. Ne thjesht duhet të bëjmë diçka për t’i ndihmuar refugjatët. Kjo është diçka që duhet të bëjë shteti, por kush është shteti? Ne jemi shteti”, - ka shtuar ai. Kancelari austriak kërcënoi hapur me pasoja fi-nanciare për shkak të mungesës së soli-daritetit të anëtarëve të BE-së, që në fund të fundit, bashkëfinancohen prej paguesve nga Austria. Refugjatët që mbërrijnë në Austri nuk duan të qën-drojnë atje. Ajo që kërkojnë të gjithë është të shkojnë në Gjermani. Austria nuk është mjaftueshëm e mirë për ta. Policia atje mund të përdorë rregulloren e Dublinit e t’i kthejë në Hungari. Gjer-mania, e cila pret të pranojë mbi 800 mijë strehimkërkues u ka bërë thirrje partnerëve evropianë që të marrin një pjesë të barrës, duke pranuar një numër më të madh të refugjatëve. Ministrat e jashtëm të Italisë, Francës e Gjerman-isë, nënshkruan një dokument të për-bashkët duke bërë thirrje për një përgjigje më të fortë ndaj krizës” dhe për një shqyrtim të rregullave aktuale të strehimit në BE si dhe një shpërndarje të “drejtë” të refugjatëve brenda Bash-kimit Evropian. Në dokument thuhet se kriza e refugjatëve ”qartazi ka nxjerrë në shesh kufizimet dhe defektet” e rregullave të strehimit, të cilat duhet të rishqyrtohen. Zëdhënësi i Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për refugjatët, Babar Baloch, i tha Zërit të Amerikës se “të gjitha vendet kanë përgjegjësi që të përballen me krizën”. Drejtori i emergjencave në organizatën për të dre-jtat e njeriut me seli në New York, Hu-

Page 13: Revista Paqja, nr. 100, shtator - tetor 2015

PAQJA 13Nr. 100nSHTATOR/TETOR'15

man Rights Watch, Peter Bouckaert, dënoi atë që ai e quajti “indiferencë” e udhëheqësve evropianë për refugjatët që po përpiqen të ikin nga lufta dhe varfëria. Mijëra refugjatë, që arritën me tren në destinacionin e tyre të ëndër-ruar në Gjermani morën mbështetje të madhe si nga zyrtarët, ashtu edhe nga qytetarët. Afro 3,000 njerëzve, kryesisht nga Siria dhe Afganistani, u është dhënë ushqim dhe ujë, ndërsa fëmijëve lodra, derisa kanë zbarkuar nga trenat në Mynih, më 1 shtator. Refugjatët – shumë prej të cilëve kanë udhëtuar mijëra ki-lometra nëpër Detin Mesdhe, përmes Ballkanit dhe barrierave me tela që ka ngritur Hungaria, i janë gëzuar pritjes së ngrohtë që kanë marrë. Bujaria e qytetarëve bavarezë për refugjatët dhe migrantët ka qenë aq e madhe, saqë policia ka postuar mesazhe nëpër rrjetet sociale, duke u bërë thirrje atyre që të ndalojnë të sjellin ushqime, rroba, lodra dhe gjëra të tjera në stacionin kryesor

të trenave në Mynih. Kryetari i Mynihut, Dieter Reiter, ka thënë se është “krenar” me reagimin e qytetit të tij ndaj krizës. Ai ka thënë se njerëzit kanë ardhur me qese me ushqim dhe se disa dyqane kanë dërguar po ashtu kamionë me mallra. Vala e refugjatëve ka fituar edhe mbështetjen e artistëve gjermanë. Ak-tori Til Schweiger dhe rock-këngëtari Udo Lindenberg u kanë bërë thirrje bashkëvendësve të tyre të jenë tolerantë. Edhe ekipi futbollistik i Bajern Myni-hut, i cili ka fituar Kupën e Botës më 2014, ka lëshuar një video, ku ka dënu-ar sulmet ksenofobike ndaj refugjatëve dhe ka bërë thirrje për “respekt” dhe “integrim” të azilkërkuesve. Sulmuesi i Bajern Mynihut, Thomas Mueller, ka thënë se “detyra jonë, para së gjithash, është të ndihmojmë njerëzit”. Mbështet-ja e madhe nga populli gjerman pasqy-ron qëndrimin e kancelares së vendit, Angela Merkel. “Bota e sheh Gjermani-në si vend të shpresës dhe të mundësive.

Nuk ka qenë gjithmonë kështu”, - ka thënë Merkel, duke iu referuar së kalu-arës naziste të Gjermanisë. Megjithatë, zotimi i Merkelit për të pritur rreth 800,000 azilkërkues dhe refugjatë këtë vit, nuk mbështetet nga të gjithë gjer-manët. Unioni Kristian - Social, partia si motër bavareze e Unionit Kristian-Demokrat të zonjës Merkel në koalicio-nin qeveritar, shtoi kritikat ndaj ven-dimit të udhëheqëses gjermane për të zbutur rregullat për strehimkërkuesit sirianë që duan të vendosen në Gjer-mani. Në një rast të rrallë të kritikave ndaj qeverisë, udhëheqësit e CSU thanë se zonja Merkel po bën një gabim të pashembullt historik. Horst Seehofer, udhëheqës i CSU-së, i tha revistës Spie-gel se ky ishte një gabim që do të na ndjekë për një kohë të gjatë. Dhjetëra protestues e kanë quajtur atë “tradhtare”, derisa ajo vizitonte një strehimore ref-ugjatësh, pranë Drezdenit. Por, e njëjta pikëpamje tolerante ka bërë që Merkel të madhërohet nga sirianët. Ata kanë krijuar disa faqe në Facebook me titujt “Nëna Merkel, nëna e refugjatëve” dhe “Nëna zemërgjerë”. Hashem Alsuki, një refugjat sirian, i ka thënë gazetës The Guardian më 1 shtator se Merkel “është shpëtimtare e fëmijëve sirianë nga ferri i luftës dhe ekstremizmit. Të gjithë si-rianët e duan Merkelin dhe kurajën e saj”. Kudo në vend refugjatët priten me ndihmë dhe ngrohtësi, të cilat u kanë munguar në rrugën e tyre të gjatë. Kudo në vendet e tjera ata i kanë duruar si kalimtarë transit dhe pastaj i kanë për-cjellë me shpejtësi. Kancelaria Federale thotë: “Do t’ia dalim mbanë”. Shumë gjermanë janë krenarë dhe janë me të drejtë. Gati mund të thuhet se ekziston një patriotizëm i ri gjerman. Ai bazohet në faktin që ky vend duke vepruar gati i vetëm dhe kundër kundërshtive të mëdha, është bërë shpëtimtar për qindra mijëra vetë. Kjo është pamja nga bren-da vendit. Pamja nga jashtë shpesh është e ndryshme. Sepse shumë njerëz në pjesën që mbetet të Evropës e shohin sjelljen e gjermanëve jo me admirim, por pa e kuptuar. Gjermania vlerësohet se do të pranojë rreth 40 përqind të të gjithë azilkërkuesve që hyjnë në Evropë. “Vendet e Evropës duhet të ndajnë përgjegjësinë e përkujdesjes për azilkërkuesit”, - ka thënë Merkel. “Dua të falënderoj të gjithë ata që kanë ndi-hmuar në këtë situatë të jashtëzakon-shme: agjencitë e ndryshme federale,

Page 14: Revista Paqja, nr. 100, shtator - tetor 2015

PAQJA14 SHTATOR/TETOR'15nNr. 100

agjencitë shtetërore, shumë vullnetarë, autoritetet komunale, hekurudhat e Gjermanisë, ushtrinë gjermane dhe shumë qytetarë që kanë mirëpritur ref-ugjatët, duke treguar një imazh të Gjer-manisë, i cili mund të na bëjë krenarë për vendin tonë”, - ka thënë Merkel. Nga njëra anë, ajo thotë në intervista, “rregullat e Dublinit” nuk funksionojnë më, në anën tjetër ajo insiston që Hun-garia, Greqia dhe Italia të respektojnë rregullin jofunksional të Dublinit, sipas së cilit, për refugjatët duhet të kujdeset shteti ku ata hyjnë për herë të parë në BE. Berlini, siç e ka bërë të qartë vetë, synon më shume që t’i bindë partnerët e BE-së të jenë pjesë e zgjidhjes së këtij ngërçi, me qëllimin të ruhet uniteti eu-ropian përballë krizës më të ngutshme të momentit, me të cilën përballet kon-tinenti i vjetër. Gjermania, Austria dhe vende të tjera që strehojnë shumicën e azilkërkuesve, po bëjnë thirrje për një zëvendësim të rregullave të Dublinit dhe një shpërndarje të “drejtë” të azilkërkue-sve në të gjitha 28 shtetet anëtare të BE-së. Disa pjesë të Evropës, posaçërisht vendet e Evropës Lindore, fajësojnë Gjermaninë për valën e migrimeve në kontinent. Gjermania ndërkaq është e frustruar me hezitimin e disa vendeve të BE-së për të ndarë barrën e të ard-hurve. Shumë nga refugjatët nuk duan të vendosen kudo. Disa thjeshtë kalojnë nëpër disa vende për të arritur në Gjer-mani. Ministri i Brendshëm gjerman Thomas de Maiziere, tha se njerëzit që kërkojnë mbrojtje nuk mund të zgjedhin vendin e pranimit. Kohëve të fundit shumë është theksuar fakti se popullsia e Gjermanisë është në rënie të shpejtë që do të thotë se vendi po bëhet gjithnjë

e më i varur nga punëtorë nga jashtë. Rritja e numrit të pensionistëve që mar-rin nga shteti dhe nuk i japin atij në Gjermani është shumë më e madhe se ajo në Britani. Në Gjermani, numri i njerëzve me moshë të aftë për punë (20-64 vjeç) është parashikuar të bjerë me rreth 30 për qind deri në vitin 2060. Shefja e formacionit politik të ekstremit të djathtë në Francë, “Fronti Nacional”, Marine Le Pen, e ka përdorur krizën e refugjatëve për të kundërshtuar zërat që lavdërojnë politikën e Gjermanisë për pranimin e tyre, duke bërë një deklaratë shumë provokuese: “Nëpërmjet pra-nimit të refugjatëve, Berlini po përpiqet që “padyshim të rekrutojë skllevër në masë”, - ka thënë Le Pen gjatë një ta-kimi të veçantë të partisë së saj në qyte-tin jugor të Francës, Marsejë. Ekstremi i djathtë francez ka dënuar “një mbytje të vërtetë imigrimi”. “Falënderit Bash-kimit Europian, falënderit Shengenit!”, - tha Presidentja e Frontit Kombëtar, Marine Le Pen. Presidenti i Komision-it Europian, Jean-Claude Juncker fjali-min e tij, e nisi me shprehjen: “Nuk është koha të kemi frikë. “Bashkimi Europian duhet të ndërmarrë veprime të guximshme për t’i dhënë zgjidhje krizës së refugjatëve. Ne europianët duhet të kujtojmë se, Europa është një kontinent, ku pothuajse të gjithë, në një moment të caktuar, kanë qenë refugjatë. Ne europianet duhet ta dimë e të mos e harrojmë kurrë se, e drejta e azilit është një prej të drejtave themelore dhe më të rëndësishme të njeriut. Kurrë nuk duhet ta harrojmë një gjë të tillë. Është e vër-tetë se Europa nuk ofron dot strehë për të gjithë mjerimin në botë. Por, të paktën mund të bëjmë diçka”, - tha Jean-Claude

Juncker, kryetar i KE-së. 120 mijë azilkërkues do të shpërndahen mes vendeve anëtare të bllokut me kuota të detyrueshme. Edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës pritet të hapin dyert për refugjatët nga Siria. SHBA do të prano-jnë një numër të madh emigrantësh, edhe pse Europa bëri të njohur një plan kuotash të detyrueshme për vendet eu-ropiane, që ata të marrin nga 160 mijë emigrantë. Pas takimit me ligjvënësit në Kongres, Sekretari i Shtetit John Kerry tha se janë duke shqyrtuar me kujdes shifrën e refugjatëve të cilët mund t’i marrim, në kushtet e krizës në Siri dhe në Europë. Senzibilizimi i opinionit botëror me krizën e refugjatëve u arrit më së shumti pas vdekjes tragjike të dy fëmijëve sirianë në brigjet e Turqisë. Ata me prindërit e tyre u larguan nga qyte-ti sirian i rrethuar nga Isisi. Në Kobani nuk ka plazhe, vetëm bomba. Për tre vjet të shkurtër të jetës së tij, Aylan Kurdi kishte njohur vetëm frikë. Evropa ishte qëllimi i familjes së Aylanit. I veshur me një fanelë të kuqë dhe pantallona të shkurtër, Aylani e mori udhën nëpër këtë det bashkë me familjen e tij. Shumë shpejt anija ku ndodheshin ata u përm-bys dhe të paktën 12 persona mbetën të vdekur, duke përfshirë pesë fëmijë. Aylan 3 vjeçar, vëllai i tij Galip pesë vjeçar dhe nëna e tij, Rihan 35 vjeçare kurrë nuk arritën në Evropë. Trupat e tyre u gjetën mes valëve, të cilat po lëkundnin kokat e tyre. Aylan është gje-tur nga autoritetet e atjeshme pasi valët e kishin sjell në breg, me kokën poshtë detit. Trupi i tij u kap përfundimisht nga një oficer turk. Mijëra persona po ud-hëtojnë nga Turqia në ishujt lindor të Greqisë çdo ditë. Shumica janë sirianë,

Page 15: Revista Paqja, nr. 100, shtator - tetor 2015

PAQJA 15Nr. 100nSHTATOR/TETOR'15

të cilët po largohen nga atdheu i tyre për shkak të luftës. Të tjerët janë nga Af-ganistani dhe Iraku. Distancat e shkur-tra në Detin Egje janë shpeshherë më të sigurta se kalimi vdekjeprurës nga Lib-ia për në Itali. Sipas UNHCR, më shumë se 2500 njerëz kanë vdekur duke u për-pjekur për të kaluar Mesdheun këtë vit. Për shumëkënd, këto imazhe simbolizo-jnë dështimin e Evropës për të adre-suar krizën e refugjatëve në brigjet e saj. Mbytja e 3-vjeçarit sirian Aylan Kurdi ka shkaktuar mjaft reaksion në mbarë botën. Vogëlushi kishte lindur në një vend të pushtuar nga lufta dhe për këtë arsye prindërit e tij kishin menduar të largoheshin nga vendi për t’u gjetur kushte më të mira jete e pa rreziqe. Në një rrëfim mjaft prekës dhe rrëqethës për mediat britanike babai i tij tregoi përpjekjet për të shpëtuar atë, vëllain i tij më të madh dhe nënën e tyre. “Gjithç-ka që kisha ëndërruar u zhduk. E vet-mja gjë që dua është të varros fëmijët e mi dhe të qëndroj me ta derisa të ndër-rojë jetë me ta. Fëmijët e mi më rrëshq-itën nga duart”- është shprehur Abdul-lah Kurdi, babai i vogëlushit. I tronditur ai vijon fjalën e tij duke treguar momen-tin sesi varka u mbyt. “Kishim veshur jelekë shpëtimi, por papritmas barka u përmbys, për shkak se disa njerëz u ngritën në këmbë. Kam mbajtur dorën e gruas sime Rehana, ndërsa fëmijët më rrëshqitën. Në Kanada më kanë ofruar azil, por pas asaj që ndodhi unë nuk dua të shkoj atje. Dua të të çoj trupat e famil-jarëve të mi në Saruc, qyteti turk në kufi me Sirinë dhe të kalojë gjithë pranë tyre. I shtrëngova fort kur barka u përmbys, por një dallgë e madhe goditi në fillim djalin tim të madh, Galip, e më pas mori

edhe të voglin. Vogëlushët e mi ishin më të bukurit më të mrekullueshmit. Ata më zgjonin çdo mëngjes për të luajtur me ta, ndërsa tani nuk janë më,”-për-fundon mes lotëve fjalën e tij. Babai i vogëlushit të ndjerë shprehet se tashmë nuk i intereson azili në Kanada pas fat-keqësisë së rëndë që i ndodhi. Ai ka vendosur që trupat e pajetë të gruas dhe dy djemve të tij, t’i kthejë sërish për var-rim në rajonin kurd të Sirisë, raporton AP. Një konvoj me automjete ka hyrë në qytetin Kobani të Sirisë, nga kufiri me Turqinë. Ligjvënësit turq kanë shoqëru-ar Abdullah Kurdin për Kobani, përderisa gazetarët janë ndaluar në një pikë kontrolli, tre kilometra larg kufirit. Derisa Ajlan Kurdi po bënte lajmin në gazetat e ndryshme botërore dhe fëmija sirian u bë simboli i krizës së refugjatëve, revista satirike franceze Charlie Hebdo u tall me këto vdekje. “Për pak nuk ja doli…” vizatimi i parë iu dedikua Ajlanit të shtrirë me fytyrë në rërë, afër një tabloje reklame në të cilën shkruhet: “Merr dy meny fëmijësh, paguaj një”. E dyta është e titulluar: “Argumenti se Evropa është e krishterë”. Ajo tregon përmbytjen e fëmijës në ujë. Në anën e majtë, një njeri, që supozohet të jetë Je-zui, qëndron pezull mbi ujë duke thënë: “Të krishterët ecin mbi ujë…Fëmijët myslimanë përmbyten”. Charlie Hebdo u kritikua furishëm në mediat sociale për këto karikatura ofenduese. Përveç protestave kundër pranimit të refug-jatëve në gjithë Europën, janë zhvilluar protesta edhe në mbështetje të tyre. Dh-jetëra mijë njerëz u grumbulluan në qendër të Londrës për të protestuar ndaj qëndrimit të qeverisë britanike mbi krizën e përshkallëzuar të refugjatëve.

Aktivistë të të drejtave të njeriut, poli-tikanë dhe artistë, marshuan në Sheshin e Parlamentit në solidaritet me refug-jatët, të cilët janë duke u përpjekur për t’i shpëtuar konflikteve të armatosura, sidomos në Lindjen e Mesme. Pro-testuesit mbanin pankarta ku shkruhej: “Hapni Kufijtë” dhe “Me Refugjatët kundër Torëve” një referencë për parti-në e kryeministrit David Cameron. Një turmë prej rreth 30 mijë personash u mblodhën në Kopenhagën të Dani-markës, në favor të marrjes së mijëra refugjatëve që kërkojnë një jetë më të mirë në Europë. Media lokale njoftoi se demonstruesit mbanin pankarta ku shkruhej: “Europa është lagjja më e af-ërt me Sirinë” dhe “Mirë se vini refug-jatë”. Në Stokholm të Suedisë, rreth një mijë njerëz u mblodhën në mbështetje për një politikë më bujare të qeverisë për të mirëpritur refugjatët. Mirëpo krahas kësaj, në mediat sociale ose në qarqet diplomatike është ngritur edhe një çështje e rëndësishme: “Ku kanë qenë shtetet e pasura arabe gjatë katër vjetëve të fundit, kur lufta në Siri është tërbuar dhe miliona refugjatë që kanë ikur në vendet fqinje? Vendet e vetme arabe që kanë pranuar refugjatë sirianë, janë Jordania dhe Libani, dy ekonomi të dobëta me mjete shumë të kufizuara. Për të qenë më të saktë, vendet e pasura arabe kanë dërguar ca ndihmë për ref-ugjatët në Turqi, Jordani dhe Liban, por nuk është ofruar asnjë plan i madh që do të bënte ndryshime serioze. Konsid-eroni mjetet financiare në dispozicion të pesë vendeve të pasura arabe: Arabisë Saudite, Kuvajtit, Emirateve të Bash-kuara Arabe, Katarit dhe Bahrejnit! GDP-ja e tyre e bashkuar është rreth 2

Page 16: Revista Paqja, nr. 100, shtator - tetor 2015

PAQJA16 SHTATOR/TETOR'15nNr. 100

trilionë dollarë në vit, ndërsa popullsia e tyre është nën 55 milionë banorë. Kjo do të thotë se të ardhurat vjetore për kokë banori në vendin më të varfër të këtij grupi, Bahrejn, janë mbi 21,000 dollarë, ndërsa në vendin më të pasur, Katar, mbi 90,000 dollarë. Nuk është vështirë të imagjinohet se çfarë do të bënte 5 përqind e GDB-së së tyre vje-tore, që do të thotë rreth 100 miliardë dollarë, për të shmangur më të keqen e krizës. Vendet arabe do të mund të ofro-nin streha të sigurta, të financuara mirë, në hapësirat e mëdha të tokës që kon-trollojnë. Po ashtu do të mund të ofronin stimuj të mëdhenj financiarë për vendet e tjera që presin refugjatë. Por, me sa duket, pritjet kanë qenë të vogla qysh në fillim. Për një sirian, irakian, libanez ose qytetar të ndonjë vendi tjetër mesatar arab, është gati e pamundshme që të marrë edhe vizë të përkohshme nga ndonjëri prej këtyre vendeve të pasura. Njëjtë ose më keq është situata me lejet e punës. Megjithatë, shumë njerëz janë të përgatitur për të kritikuar vendet perëndimore për mosofrimin e strehave të sigurta për refugjatët e Lindjes së Mesme. Pasi mijëra sirianë dhe refugjatë të tjerë kanë vërshuar Austrinë, është interesant krahasimi i këtij vendi me Emiratet e Bashkuara Arabe për shkak të popullsisë së ngjashme (rreth 10 mil-ionë) dhe GDPsë (të dyja mbi 400 mil-iardë dollarë). Të ardhurat për kokë banori janë po ashtu të përafërta – 50,000 dollarë në Austri dhe 43,000 në Emiratet e Bashkuara Arabe. Megjithatë, asnjë vend i pasur arab nuk ka lejuar refugjatët sirianë të kalojnë kufijtë e tyre. Lënë mënjanë politikat qeveritare, është po ashtu interesant të shihet re-agimi i popullsisë ndaj kësaj drame. Derisa shumë OJQ dhe një numër i madh i perëndimorëve u kanë bërë thirrje qeverive të tyre që të veprojnë për të ndihmuar ose pranuar refugjatët, përgjigjja publike ka qenë shumë më e heshtur në vendet e pasura arabe. Atje nuk është raportuar për protesta, për t’iu bërë presion qeverive që të pranojnë refugjatë ose të gjejnë zgjidhje tjetër. Një pjesë e shpjegimit mund të qëndrojë në frikën që vendet e tilla kanë sa i përket migrimit të arabëve “të tjerë” në tokat e tyre. Ato janë përpjekur me xhelozi që të ruajnë pasurinë e tyre nga dobësimi i mundshëm. Ato po ashtu kanë shfaqur shqetësim për paqëndrueshmërinë e mundshme politike, nëse arabët e

vendeve të tjera arrijnë dhe fundosin popullsinë e tyre relativisht të vogël. Pu-nëtorët indianë ose pakistanezë do të mbeten gjithmonë të huaj për shkak të dallimeve në gjuhë me arabët, por mi-grantët arabë flasin të njëjtën gjuhë dhe mund të komunikojnë dhe ndikojnë popullatën lokale, sidomos në shoqëritë e paqëndrueshme si Arabia Saudite. Edhe nëse kuptohen të gjitha këto shqetësime, mbetet mister se përse pesë vendet me të ardhura të bashkuara kom-bëtare në vlerë prej 2 trilionë dollarësh, nuk kanë ofruar ndihmë të besueshme për të zgjidhur krizën aktuale me refug-jatë. Për më tepër, të gjitha ato, më shumë ose më pak, direkt ose jodirekt, kanë qenë të përfshira në luftën civile të Sirisë, duke inkurajuar ose armatosur grupe të ndryshme. Dhe nga ky tunel i errët më në fund u duk një dritë e vogël: një arab i pasur doli me një ofertë të madhe të ndihmës për refugjatët e Lindjes së Mesme. Naguib Sawiris, miliarder egjiptian, ka shkruar në Twit-ter, më 1 shtator, se është i gatshëm të blejë një ishull nga Greqia ose Italia për të strehuar migrantët. Ai, madje, ka sugjeruar se ishulli mund të bëhet një shtet i r i, me emrin “Shpresa”. Por, ka thënë po ashtu se ai mund të shërbejë edhe përkohësisht derisa migrantët të mund të kthehen në shtëpitë e tyre. Re-agimi në mediat sociale për ofertën bu-jare të tij ka qenë kryesisht positive. Krahas këtij pasaniku filantropist, një tablo tjetër vjen nga filantropisti George Soros, i cili dyshohet të jetë i përfshirë në trafikimin e emigrantëve, nga ven-det e Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut, drejt shteteve të Bashkimit Ev-ropian. Janë shërbimet sekrete austriake ato që kanë dhënë alarmin se shoqatat

amerikane po kontribuojnë në trafik. Lajmi është bërë i ditur nga revista aus-triake “InfoDirekt”, e cila i referohet informacioneve të marra nga Shërbimi Informativ Ushtarak i Vjenës, i cili ka zbuluar të gjithë skemën që përdoret. Kjo ka bërë bujë edhe në mediat italiane dhe në mjaft media të tjera, ku përmen-det dhe emri i George Sorosit, i njohur për rrjetin e organizatave të cilësuara humanitare në shumë shtete të botës. Sipas një dokumenti të shërbimit sekret, këto shoqata janë duke financuar trafi-kantët për të bërë trafikimin ilegal të emigrantëve përmes Mesdheut, krye-sisht nga Libia drejt Italisë. Sipas medi-ave, trafikantët në të shumtën e rasteve marrin nga 7-14 mijë euro për person me qëllim trafikimin e personave drejt BE. Por pyetja që ato ngrenë është se ku i gjejnë këta persona, që janë kryesisht nga Siria e Libia, kaq shuma të mëdha parash? Përgjigjja është dhënë nga shër-bimi sekret ushtarak austriak, i cili ka zbuluar se janë Soros dhe kolegë të tij që financojnë trafikimin e këtyre perso-nave, një pjesë e madhe e të cilëve kanë humbur jetën, ose përballen me prob-leme dhe vuajtje të shumta. “Nga shër-bimet “është e kuptueshme se organi-zatat e SHBA kanë krijuar një model të përbashkët financimi dhe kontribuojnë në një masë të madhe në trafikimin e personave duke mbuluar kostot e trafi-kantëve. Janë të njëjtat organizata që me anë të punës së tyre çuan drejt kaosit Ukrainën një vit më parë. Revista aus-triake “InfoDirekt”, në artikullin e saj me titull “SHBA paguan trafikantët e Evropës”, shprehet se shumë zyrtarë të lartë në mjaft shtete janë në dijeni të përfshirjes së shoqatave amerikane dhe Soros, por që asnjë nuk preferon të pro-

Page 17: Revista Paqja, nr. 100, shtator - tetor 2015

PAQJA 17Nr. 100nSHTATOR/TETOR'15

noncohet dhe të publikojë të dhëna. Revista më tej është shprehur se situata e krijuar nga trafikimi i emigrantëve ka dalë jashtë kontrollit dhe është bërë tepër e rrezikshme, e për këtë arsye u ka bërë thirrje shërbimeve të inteligjencës, policisë dhe institucioneve të tjera që të nxjerrin informacione mbi përfshirjen e SHBA në këtë proces. Trafikimi me emigrantë ka shkaktuar madje edhe tragjedi të përmasave rrëqethëse. Nga kamioni i gjetur afër Vjenës janë nxjer-rë shumë të vdekur. Vdekja e 71 refug-jatëve në një kamion në Austri dëshmon tërë brutalitetin e paskrupullt të trafi-kantëve. Një ngjarje e tmerrshme. Komisioni i BE-së kumtoi se kriminelët duhet të evitohen me të gjitha mjetet, që gjërat e tilla të mos përsëriten kurrë. Lufta kundër kontrabanduesve është shumë lart në axhendën europiane. Por kjo ka mbetur vetëm në letër. Dhe më në fund Ballkani: prej nga vijnë edhe kamionët e vdekjeve së tmerrshme. Ballkani prej vitesh është vendstrehim i grupeve kriminale. Qeveritë e dobëta dhe të korruptuara, strukturat mafioze në polici e drejtësi dhe ekonomia e dobët janë një tokë shumë pjellore për bandat kriminale, të cilat kaherë kanë krijuar rrjetet e tyre në të gjithë Europën. “Kri-za e emigrantëve dhe e refugjatëve nga Siria dhe Afrika e Veriut drejt Europës “është një emergjencë shumë e madhe dhe një krizë reale”. Kështu është shpre-hur gjenerali Martin Dempsey, shef i Shtabeve të Bashkuara të Forcave të Armatosura të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe një nga zyrtarët më të lartë të Pentagonit. Në një intervistë ekskluzive për rrjetin TV amerikan,

ABC, Dempsey tha se është i “shqetë-suar” dhe ka theksuar se ndjehet nevoja e angazhimit të plotë dhe kërkohet “re-agim jo vetëm i njëanshëm, por edhe ndërveprim mes aleatëve”. Kjo që po ndodh për gjeneralin është një “problem brezash” dhe duhet marrë masa të duhu-ra për të përballuar krizën për të paktën 20 vjet. Lidhur me foton dramatike të fëmijës sirian trevjeçar, i cili u gjet i pa-jetë në brigjet e Turqisë, Dempsey tha se ajo foto “ka të njëjtin efekt si ajo e 1995-s, të sulmit me predha në sheshin e tregut në Sarajevë, që shtyu NATO-n të ndërhyjë në Bosnjë”. Pra, ajo shtyu komunitetin ndërkombëtar të gjejë një zgjidhje me një emergjencë dramatike. Sidoqoftë, Uashingtoni zyrtar, veç disa deklaratave e apeleve të mëparshme drejt Brukselit zyrtar për ta trajtuar në mënyrë më solidare krizën e refugjatëve, nuk është shprehur më në lidhje me zh-villimet shumë dinamike të ditëve të fundit dhe deklarata e zyrtarit të lartë amerikan është trajtuar nga analistët si një alarm nga Uashingtoni. Në një anal-izë të kohëve të fundit, publicisti Ron-cagliolo shprehet se dikur kishte njohur një fëmijë me sindromën Asperger. Fëmija ishte i urtë dhe i zgjuar, por i kushtonte të krijonte marrëdhënie me individët e tjerë. Kur takonte dikë, ndon-jëherë mbyllej në vetvete dhe herë të tjera, nga frustrimi, fillonte të gjuante me shkelma të tjerët përreth, pa kup-tuar dëmin që po shkaktonte. Pra, nuk ishte i aftë të perceptonte dhembjen që veprimet e tij shkaktonin te të tjerët. Sipas tij, diçka e tillë ndodh edhe me Europën sot. Ishin pikërisht ndërhyrjet ushtarake perëndimore ato të cilat po

shkaktojnë sot këtëvalë migrimi. In-dustritë e mëdha luftarake, si SHBA-ja, Gjermania, Britania e Madhe dhe Fran-ca u shesin armë grupeve rivale për të shkatërruar qytetërime dhe për të vrarë bashkëqytetarët e tyre. Dhe kur popul-lata civile ik nga tmerret e luftës, atëherë Perëndimi i pret buzë detit, sepse, për fat, gjysma e tyre mbyten si Ajlani e Galipi. Më pas i lë në mëshirë të fatit, duke e ndjekur si reality show atë rrugëtim ekso-dik nëpër Ballkan, Hungari, Gjermani. Pamjet e ndalesave të trenit në Shkup, Budapest e Çeki bëjnë me turp pikërisht këtë dorë udhëheqësish, të cilët kanë humbur në lapsin e llogarive. Nuk duan refugjatë, por nuk duan as të ndërhyjnë ushtarakisht, aty ku vetë e çelën konflik-tin. Nuk duan të shpenzojnë asnjë pare për mirëpritje, por duan të përfitojnë nga nafta e luftës, shitblerja e armëve, paqja e minuar. Deri kur kështu?!.... n

Përmblodhi: A.A

Page 18: Revista Paqja, nr. 100, shtator - tetor 2015

PAQJA18 SHTATOR/TETOR'15nNr. 100

FAKTORËT QË ZGJUAN ARABËT (2)I frikësuar për ekzistencën e Republikës Islamike, personalisht mendoj se ky ka qenë momenti vendimtar i kthesës kur Irani ka filluar të ndryshojë strategji në raport me rajonin dhe me shtetet tjera jo islame në botë. Si rrjedhojë e tërë kësaj, ai u fokusua në ngritjen e marrëdhënieve me grupet ‘radikale’ që vepronin në jug të Libanit dhe në Gaza

Muhamed KAJOLLI

Nuk vonoi shumë, dy vjet pas lar-gimit nga Afganistani, BRSS-ja shpalli shpërbërjen e Paktit të

Varshavës. Kështu, shteteve perëndi-more iu dha rasti që pa rezistencë të madhe t’i zbarkojnë ushtritë e tyre në tokat, të cilat konsideroheshin sferë e interesit të Paktit Lindor. Me këtë ve-prim Perëndimi tregoi se hegjemonia ruse kishte marrë fund. Pa u hamen-dur fare, Perëndimi, në krye me SHBA-të, brenda një periudhe kohore u mor edhe me Jugosllavinë edhe me Lindjen e Mesme (1991-1999). Mbase për shkak të pozicionit gjeostrategjik, problemi Ju-gosllavisë si duket doli të jetë më i rëndë-sishëm se sa Lindja e Mesme. Mirëpo, popujt muslimanë në përgjithësi pas përfundimit të luftës Irak-Iran dhe BRSS-Afganistan kishin filluar ndry-shimet radiale në shoqëritë e tyre si në fushën ideologjike, ekonomike, sociale dhe teknologjike.

Moska zyrtare në vitin 1992 mbase për t’ia vështirësuar barrën kundërshtarëve serbë në Jugosllavi, kishte thirrur një takim ndërkombëtar sa për të tërhequr vëmendjen e opinionit perëndimor për ‘zgjidhjen’ e problemeve në Lindjen e Mesme. Kësaj ftese iu përgjigjën shtetet më të zhvilluara të botës perëndimore dhe shtetet e Lindjes së Mesme. Në të morën pjesë 43 shtete, nga të cilat pesëmbëdhjetë ishin nga rajoni i Lindjes së Mesme. “Ne-gociatat multilaterale synonin ndërtimin e të ardhmes së Lindjes së Mesme. Kjo linjë, që u hap në Moskë në janar 1992, u fokusua në çështjen kryesore që shqetë-sonin Lindjen e Mesme.”

Për habinë e shumë analistëve poli-tikë, në këtë takim shumë të ‘rëndë-

sishëm’ për Lindjen e Mesme diplomacia ndërkombëtare nuk e kishte ftuar Ira-nin! Arsyeja e mosthirrjes sipas diplo-matit amerikan Dennis Ross, i cili ishte koordinatori i marrëveshjes për paqe midis Izraelit e Palestinës ishte: “... Ne nuk shohim ndonjë gatishmëri që të kenë shfaqur ata për procesin e paqes me Izraelin”. Kjo lë të kuptohet se di-plomacia amerikane nuk dëshironte të dëgjonte mendimin ndryshe për zgjid-hjen e problemit të Palestinës.

Ndërsa Bert Scowcroft, Këshilltar i Sigurisë Kombëtare të SHBA-ve në ko-hën e Geoge Bush, argumentonte se: “ Irani thjeshtë nuk kishte asnjë mundësi për të kontribuar. Ai nuk kishte ndikim mbi arabët, kështu që si mund të ndih-monte ai në procesin e paqes...”. Në atë kohë ne nuk ishim gati të përfshinim Iranin...”.

Pra, në kohën kur Irani pas mbari-mit të luftës Irak-Iran mendonte se roli i tij në Lindjen e Mesme ishte në rritje e sipër, dhe se prezenca e tij ishte e domosdoshme për të dhënë kontribu-tin në takime rajonale, ai neglizhohet nga shtetet perëndimore me në krye SHBA-të. Si duket Irani nuk ishte ftuar për shkak se në atë kohë Rafsanxhani haptazi kishte deklaruar se: “Irani do të binte dakord për çdo zgjidhje të pran-ueshme nga palestinezët”.

Nga e tërë kjo nënkuptohej se Irani ishte problem në vete dhe se Perëndimi do të duhej një ditë të ballafaqohej me të, mirëpo në kondita tjera. Mosmarrja pjesë e Iranit në këtë takim rezulton të ketë këto arsye: a. SHBA-të i kishin të ngrira marrëd-

hëniet diplomatike me Iranin dhe meqë ishte ky raport mes tyre, ata nuk dëshironin që të kishin prezent

një shtet, i cili do të mund t’ju shkak-tonte probleme në atë konferencë multilaterale.

b. Nëse do të ftohej Irani, konsiderohej se takimi midis SHBA-ve dhe Ira-nit do të ishte në fokusin e medieve botërore më shumë se sa vetë thelbi i konferencës për Lindjen e Mesme...

c. Nëse do të ishte prezent Irani në këtë mbledhje dhe nëse do të dështonte konferenca, atëherë me të drejtë do të fajësohej Izraeli dhe SHBA-ja se pse kishin lejuar që Irani të ishte prezent në atë konferencë.

I frikësuar për ekzistencën e Repub-likës Islamike, personalisht mendoj se ky ka qenë momenti vendimtar i kthesës kur Irani ka filluar të ndryshojë strategji në raport me rajonin dhe me shtetet e tjera jo islame në botë. Si rrjedhojë e tërë kësaj, ai do të fokusohet në ngritjen e marrëdhënieve me grupet ‘radikale’ që vepronin në jug të Libanit dhe në Gaza.

Kampi Merexhu el Zuhur (Livadhet me lule)

Izraelitët që nga viti 1987 po për-balleshin me intifadën palestineze. Për-pjekjet e policisë dhe ushtrisë izraelite për ta ndaluar këtë lloj rezistence të re palestineze ishin shumë të vështira. Të rinjtë adoleshentë, po godisnin policinë me gurë nga çdo cep i rrugës. Të lodhur me këtë përditshmëri, autoritetet izrael-ite vendosin që një grup intelektualësh, aktivistë të intifadës t’i largonin nga vendi. Katërqind e gjashtëmbëdhjetë intelektualë aktivistë, më të njohurit e vendit, hoxhallarë, mjekë, inxhinierë, juristë, tregtarë etj, i nxorën nga shtëpitë e tyre, i futën në kamionët e policisë dhe i zbarkuar jashtë kufirit zyrtarë të shtetit të Izraelit.

Page 19: Revista Paqja, nr. 100, shtator - tetor 2015

PAQJA 19Nr. 100nSHTATOR/TETOR'15

Si duket, autoritetet izraelite nuk e kishin parashikuar se qeveria libaneze nuk do t’i strehonte në shtetin e tyre. Thënë më saktë, ishin vetë intelektualët palestinezë që nuk dëshironin të hynin në Liban. Prej autoriteteve libaneze kishin kërkuar që të mos ndërhynin në problemet e tyre me Izraelin. Qëllimi tyre ishte ndërkombëtarizimi i proble-mit të tyre.

Ky grup intelektualësh ngeli bren-da zonës neutrale midis dy kufijve. Të ndodhur në situatë të tillë, u detyruan me mjete rrethanore të krijojë kushte për mbijetesë. Grupi ishte i madh, shumica e tyre ishin intelektualë shumë të njohur edhe për opinionin ndërkombëtar, pran-daj, pa vonuar shumë, vërshuan mediet. Menjëherë pas tyre vërshuan edhe shoqa-tat humanitare për t’ju dhënë ndihmën e parë emergjente. Ishte kohë e dimrit, ndërsa në atë zonë bënte ftohtë i madh.

Kaluan disa ditë dhe asnjëra palë kufitare nuk i hapi dyert për këta in-telektualë. Pala izraelite si gjithnjë ar-rogante, thoshte se vendimi është i prerë dhe si i tillë do të duhej të zbatohej, në anën tjetër pala libaneze nuk i pranonte pa pasaporta dhe pa viza hyrëse. Kur ju shteruan shanset e largimit nga ky vend, grupi vendosi të ngrisë kampe qëndrimi për të zhvilluar një jetë të rëndomtë. Kështu, ky grup, në këtë zonë neutrale qëndroi nga dt. 17. Dhjetor 1992 deri në 17 dhjetorë të vitit 1993.1

Intelektualët kur e panë se qëndrimi i tyre do të jetë shumë më i gjatë se sa parashikimet e secilit njeri, vendosën që me mjete rrethanore të krijonin zyra op-erative që do të bëheshin edhe vendta-kime edhe shërbime për vetë pjesëtarët e kampit dhe reporterëve të shumë që tani më ishin aty. Secila zyrë caktoi stafin e vet veprues dhe kështu filloi normal-izimi i jetës së këtyre të pastrehëve. Ata themeluan zyrat e poshtë shënuar: 1. Zyra politike dhe e informimit (zëd-

hënësit):a. Për gjuhën arabe përgjegjës ishte

Dr. Abdulaziz el Rentisib. Për gjuhën angleze përgjegjës ishte

Aziz Dauik, pasta uj themeluan:2. Zyra e thesarit ose buxhetit3. Zyra për problem sociale4. Zyra e sportit5. Zyra e kthimit6. U themelua gjithashtu edhe Univer-

siteti “Ibën Tejmije”7. U themeluan edhe disa zyra të tjera

me veprimtari të përkohshme

Kujton prof. Husni el Burini atë kohë, dhe thotë: “Qeveria izraelite mendoi se duke na dëbuar nga shteti do ta ndalonte rezistencën tonë, ndryshe thënë do t’i dobësonte lëvizjet islame, mirëpo vull-neti i Allahut xh.sh. qëlloi të ishte mbi qëndrimin e izraelit dhe kështu ndryshoi gjendjen. Doli që nga një lëvizje e pastër islame palestineze, rezultoi një lëvizje panislame, sepse në atë kamp hynë viz-itorë (gazetarë) me renome botërore. Sjelljet e mira, mikpritja dhe organizimi ynë brenda kapit mahniste të gjithë viz-itorët. Ata, prej ne mësuan shkakun e largimit tonë dhe mësuan arsyen e kthimit tonë. Pra, qindra përfaqësues (shumica dërmuese ishin gazetarë dhe diplomatë) nga më shumë se 100 shtete të botës mësuan mbi Islamin tonë dhe për Lëvizjen tonë islame. Ata, për çdo ditë raportonin në vendet e tyre, ndërsa idetë tona përhapeshin aq shumë, saqë as ne nuk besonim për suksesin e ar-ritur. Bota e cila për decenie me radhë ishte informuar nga lajmet izraelite për mbrojtjen dhe të drejtat e njeriut, për një kohë të shkurtër kuptoi mbi gjenocidin sionist ndaj palestinezëve”.2

Për këtë veprim të Izraelit, pas disa muajsh kemi ndërhyrjen ose më mirë të thuhet reagimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, i cili lëshoi një deklaratë të njohur sipas rezolutës 799-të. Këtë ve-prim izraelit KS i OKB-së e quajti akt të mjerueshëm. Ndërsa prej autoriteteve izraelite kërkoi rikthimin dhe riatdhesi-min e tyre duke ju ofruar kushte të mira për jetesë. Sipas Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Izraeli kishte shkelur dety-rimet e tij sipas Konventës së Gjenevës së vitit 1948-të.

Pas kësaj rezolute filloi kthimi, ndërsa mediet botërore tërhoqën kor-respodentët e tyre. Me t’u larguar me-diet ndërkombëtare dhe me t’u zbehur opinioni i përgjithshëm ndryshoi edhe politika sioniste. Izraeli po i kthente dalëngadalë të vendosurit në këtë kamp, mirëpo në të ngelën shumë prej tyre. Për disa muaj me radhë ngelën edhe

dyqind e katërmbëdhjetë intelektualë. Por, ajo që habiti opinionin e thjeshtë të shteteve islame ishte largimi i men-jëhershëm i shoqatave bamirëse arabe. Dyqind e katërmbëdhjetë intelektualë ngelën për disa muaj të tjerë pa ndihmat e shoqatave arabe!

Largimin e tyre e kujtonte me shumë keqardhje Dr. Abdulaziz el Rentisi, mirë-po në të njëjtën kohë përgëzoi shoqatat bamirëse iraniane, të cilat iu qëndruan besnike deri në fund të qëndrimit të tyre. Telefoni ngeli mjeti i vetëm për t’u informuar me familjet e tyre dhe më gjerë. Nëpërmjet tij jepeshin lajmet dhe qëndrimet e tyre dhe me të ushtronin influencën e tyre në mediet botërore. Si duket ikja e shoqatave arabe dhe ngelja për disa muaj e shoqatave iraniane ka bërë që grupi i intelektualëve palesti-nezë të forcojë marrëdhëniet e veta me Iranin. Pas kthimit në vendlindje dhe katapultimit të tyre në organet më të larta të Organizatës Hamas, ky grup, këtë organizatë e orientoi kah Persia.

Hizbullahi dhe Hamasi tronditën diplomacinë botërore

Hizbullahi dhe Hamasi janë dy or-ganizata, të cilat lindën shumë vonë në Lindjen e Mesme. Këto shumë shpejt hynë në aksion dhe tronditën diplo-macinë botërore. Këto dy organizata janë radhitur si frymëzuesit e fundit për këtë temë, mirëpo këto nuk janë më pak të parëndësishme sesa ato të parat. Lufta midis Hizbullahit dhe Izraelit në Libanin Jugor pritej nga ana e Izraelit. Ishte çështje dite kur do të fillonte kjo luftë. Luftën e filloi Hizbullahi kur sul-moi kufirin zyrtar të Izraelit. “Pavarësisht se Izraeli nuk e priste sulmin kufitar të Hezbullahut të 12 korrikut (të vitin 2006-të, shën.im), dhe grabitjet e ushtarëve të tij, shteti sionist e kishte planifikuar dhe ishte i përgatitur për luftë kundër Hezbullahut për më shumë se dy vjet”.3

Ishte rasti i volitshëm që kjo datë të ishte dita e shumëpritur e Izraelit për të qëruar hesapet me Hizbullahin, mirëpo

Page 20: Revista Paqja, nr. 100, shtator - tetor 2015

PAQJA20 SHTATOR/TETOR'15nNr. 100

lufta filloi vetëm atëherë kur izraelitët morën bekimin nga SHBA-ve. “Në fil-lim, çdo gjë shkonte sipas planit. Sapo Uashingtoni i dha luftës së Izraelit be-kimin dhe mbështetjen e tij-Sekretarja e Shtetit Kondoleza Rais ju referua lufti-meve si “Dhimbjet e një Lindje të Re të Mesme...”4

Lufta e Hizbullahit ishte një mësim për të gjithë qytetarët e shteteve arabe. Kjo tregoi se ata ishin në gjendje t’i qën-drojnë dhe t’i bëjnë ballë fuqishëm ush-trisë Izraelite. Pas tridhjetë e tri ditëve luftë të ashpër, midis këtij grupi mili-tant dhe ushtrisë izraelite, kjo e fundit vendosi të tërhiqej para se të shpallte humbjen e detyruar përkundër shumë shkatërrimeve që u kishte shkaktuar po-pullit civil libanez në Bejrut.5

Pamjet e dhëna nga televizionet arabe dhe jo arabe, portalet elektronike dhe gazetat ditore shfaqën entuziaz-min dhe manifestimet festive duke fil-luar nga Mauritania deri në Irak. Kjo luftë frymëzoi pa masë arabët, sepse në mendësinë e tyre ishte futur ideja se shteti izraelit kishte një ushtri shumë të sofistikuar dhe të pamposhtur,6 pran-daj as që ia vlente të merreshin me ta. Por ‘fitorja’ e Hizbullahit u bë njëri prej shkaqeve kryesore dhe shumë të rëndësishme për vitet e ardhshme në mendësinë e qytetarëve arabë, të cilët vetëm pas këtyre ngjarjeve do të marrin guximin e të dilnin në protesta kundër regjimeve diktatoriale të vendeve të tyre.

Edhe pse lëvizjet islamike kishin shtrirje të mjaftueshme për të përmby-sur regjimet e tyre, shumica dërmuese e popujve arabë ishin të frikësuar. In-ferioriteti i tyre kishte shkuar aq larg saqë çdo tentim të përmbysjes së dik-tatorëve, sipas tyre, do të rezultonte me

masakra të mëdha. Ata kishin bindje se pushtetarët e tyre do të ndihmoheshin edhe nga perëndimi dhe nuk ia vlente të bëheshin shkaktarë të atyre masakrave në përmasa të mëdha.

Populli arab nuk frikësohej pa bazë. Shembulli më i mirë për ta ishin ng-jarjet e vitit 1991-të në Algjeri. Fronti Islamik për Shpëtim, i regjistruar në mënyrë demokratike nga algjeriani Abbas el Medeni (1931-.....) i cili i fitoi bindshëm zgjedhjet e lira që në rundin e parë vitin 1991-të, u zhgënjye nga ve-primet e ushtrisë, e cila qe e ndihmuar nga Franca. Ushtria e udhëhequr nga gjenerali Teufik Medin iu kundërvu kësaj Partie duke e burgosur liderin e tyre me pëlqimin e presidentit të shtetit. Kjo ngjarje qe shkaktare e vrasjes së mbi njëqind (100) mijë qytetarëve, shumica e të cilëve ishin civilë algjerian.7

Fitorja e Hizbillahut e vitit 2006-të, dhe më pas qëndrimi stoik i Hamasit në Gazë më 2008-të,8 për njëzet e dy ditë me radhë, bëri që diktatorëve të shumë shteteve arabe t’u lëkundej froni nga vendi. Në asnjë mënyrë nuk besohej se Hamasi do t’i qëndronte ushtarak-isht sulmit të egër të ushtrisë izraelite. Kjo lëvizje ushtarako-politike kishte treguar se është faktor i rëndësishëm për zgjidhjen e problemit palestinez. Në vitin 2006-të kur palestinezët dolën në votime parlamentare, kjo lëvizje fitoi bindshëm që në rundin e parë të zgjed-hjeve. Mirëpo nuk qëndroi shumë në pushtet. E si të qëndronin kur u thyen të gjitha parimet demokratike. Admini-starta e Hamasit nuk ishte në gjendje të përballonte pasojat e embargos dhe presionit të madh politiko-ekonomik që iu vendosën nga shtetet perëndimore, diplomacia ndërkombëtare, Izraeli dhe

shumica e shteteve arabe...!!! n

1 Njeriu i parë i cili u riatdhesu ishte një djalosh më 7.01.1993. Meqenëse nuk pranoi pendimin edhe pse i ri u burgos. Pastaj pasuan edhe disa të tjerë më 21.06. 1993/ pastaj më 9.09.1993 / pastaj më 17.12. 1993 ishte grupi i i fundit i mbetur prej 214 intelektualësh. 2 https://ar.wikipedia.org/wiki/%D9%85%D8%A8%D8%B9%D8%AF%D9%88_%D9%85%D8%B1%D8%AC_%D8%A7%D9%84%D8%B2%D9%87%D9%88%D8%B13 PARSI, Trita, “60 vjet diplomaci në Lindjen e Mesme”, b.Helga’s secret. ISBN: 978-9928-09-017-1, f. 479.4 Po aty, f. 479.5 Për humbjet e ushtrisë izraelite nuk është dhënë ndonjë raport zyrtar i konfirmuar, por flitet për shumë humbje të mëdha ushtarake. 6 Izraeli detyrohej të pranonte numrin e ush-tarëve të vrarë, përkundër mohimit të shpeshtë. “Në këtë formë audienca arabe njihej me emrat e të dëmtuarve dhe të vrarëve izraelitë që kishin vdekur; madje para se shteti sionist të lajmëronte familjet e viktimave izraelite. Impakti psikologjik i këtij veprimi nga ana e Teheranit mbi izraelitët që ishte rritur me ndjenjën e superioritetit ndaj ushtrive të fqinjëve arabë-ishte shkatërrues”. (PARSI, Trita, f. 482)7 Të dhënat e kësaj shifre bazohen në të dhënat e statistikës zyrtare. Numri prej 100 mijë të vrarëve është nxjerrë nga Wikipedia, ndërsa nëpër libra të ndryshëm numri i të vrarëve është shumë më i madh.8 Kjo lëvizje nuk e pranon shtetin e Izraelit. Ish-presidenti i SHBA-ve, Jimmy Carter, në prill të 2008-s, kishte kërkuar që edhe Hamasi të përfshihej në negociata për paqe. Mirëpo izraelitët e refuzuan kategorikisht këtë propozim dhe kështu nuk arriti t’i ulë në tryezë izraelitët me Hamasin. Menjëherë, pas këtij mossuksesi u zhvillua një konflikt i arma-tosur 22 ditëshe. Përkundër shkatërrimit në objekte civile (100 ton bomba që rrënuan 22 mijë shtëpi) u vranë 1417 (shumica e të cilëve ishin gra, fëmijë dhe pleq), numri i të plagosurve arrinte mbi 10 mijë. Ndërsa nga ana e izraelitëve të vrarë ishin 13-të, prej tyre 3 civilë dhe 10 ushtarë dhe 84 të plagosur. Sipas OKB-së dëmi vlerësohet të jetë mbi 2 miliardë dollarë. (Për më shumë lexo: BILALI, Lutfi, “Konflikti izraelito-palestinez dhe shanset për paqe në Lindjen e Mesme”).

Page 21: Revista Paqja, nr. 100, shtator - tetor 2015

PAQJA 21Nr. 100nSHTATOR/TETOR'15

Shumë shkencëtarë kanë zbuluar sekretin e ndërtimit të piramidave dhe kanë faktuar se gurët e për-

dorur në ndërtimin e piramidave qenë bërë prej pjekjes së argjilës.

Në fakt, kjo është saktësisht siç ka thënë Allahu para 1400 viteve më parë kur i Gjithëfuqishmi thotë: E Faraoni tha: “O ju pari, unë nuk njoh zot tjetër për ju pos meje, andaj ti o Haman, m’i pjek (tullat) nga dheu e më ndërto një kullë të lartë ndoshta do të arrijë ta shoh zotin e Musait, sepse unë mendoj se vërtet ai është gënjeshtar” (Kasas, 28: 38). Nga këtu është e kuptueshme se ky libër është i çiltër dhe çdo fjalë e tij është e vërtetë.

Piramidat janë në mesin e mrekul-live të botës, por asnjëri gjatë kohës së Pejgamberit Muhameda.s. nuk e ka ditur se Faraoni ka përdorur argjilën e pjekur për të ndërtuar piramidat përpos Alla-hut. Kjo përmendet në Kuran, pra Al-lahu ka zbritur ajetin që u cek më lartë.

Shkenca moderne konfirmon Kura-nin se Faraoni ka përdorur argjile të pjekur (sikur çimentoja moderne, jo gur të gdhendur) për të ndërtuar shtëpitë e tyre të larta. Kjo u zbulua më 2006.

1. Shkencëtarët zbuluan në dhje-tor të 2006-tës me udhëheqës të ekipit MichelBarsoum, profesor i inxhinierisë material në Universitetin e Drexel-it, që tregoi se disa struktura që janë përdorur për të ndërtuar piramidat ishin blloqe betoni, duke demonstruar kështu se egjiptianët kishin zhvilluar teknologji-në që bënte beton dhe e përdornin për ndërtime. Ky përfundim erdhi pas anal-izimit dhe kompozimit të mineraleve në pjesë të ndryshme të piramidës Khufu dhe duke gjetur gjurmë minerale që normalisht s’mund të gjenden në bllo-qet e gurëve (shkëmbinjve), por që janë prezentë në rërë, argjile dhe gëlqere që u përdorën për të bërë beton. Shumë arkeologë ende besojnë se piramidat janë ndër-

tuar duke i prerë blloqet e gurëve. Ro-makëve zakonisht u jepen meritat për zbulimin e betonit rreth vitit 100 P.E.S.

2. Libri i njohur i Davidovitsit i titulluar “Ilsont bati lespyramides” (Ata kanë ndërtuar piramidat) i publi-kuar në Francë më 2002, ka zgjidhur të gjitha problemet dhe enigmat që ishin thënë për mënyrën se si piramidat qenë ndërtuar. Për më tepër, ai vendosi një mekanizëm të thjeshtë gjeometrik ndër-timi nga balta. Kjo ishte shumë bindëse për shumë shkencëtarë në këtë fushë të shkencës. Disa shkencëtar e kanë thek-suar se kaldajat ose furrat u përdorën në kohët antike për të bërë qeramikë dhe statuja. Përdorimi i gjerë i zjar-rit u bë për të ndërtuar statuja argjile, të kombinuara me metal dhe mate-rial natyror. Pas kësaj, ata ndiznin një zjarr derisa statuja të bashkohej dhe të merrte formën e gurëve të vërtetë. Shumë qytetërime e përdornin argjilën e pjekur për të bërë gurë, statuja dhe vegla. Të gjitha kërkimet e konfirmojnë se kjo metodë është përdorur nga faraonët në ndërtesat e larta siç janë piramidat.

Ai gjithashtu thotë: “Pas shumë vitesh kërkimi dhe studimi, tani së fun-di jam bindur se piramidat në Egjipt u ndërtuan me argjilë”. Zbuluar nga pro-fesori francez Joseph Davidovits.

3. Një prej blloqeve të granitit të pi-ramidës së madhe të Keopsit, që peshon sa 70 tonë, si dhe blloqet e shkëmbinjve, që peshojnë deri në 15 tonë nga Tura, u përdorën në ndërtim. Besohet plotësisht se pjerrtësia e bër nga r rënojat , u ndërtua përreth p i -rami-

dave, ashtu që blloqet mund të trans-portoheshin lartë në piramidë. Lehner-i ka zbuluar se blloqet e gurëve të kësaj madhësie mund të ngriheshin lartë, duke përdorur argjile dhe ujë si një lu-brifikues, nga më pas se njëzet njerëz.

Sekretet e PiramidavePër shekuj, egjiptologët dhe gje-

ologët menduan se piramidat egjip-tiane qenë ndërtuar nga blloqet e gurëve (deri në 70 tonë) që qenë nxjerrë duke gdhendur shkëmbinjtë. Punëtorët më pas i kanë bartur këto blloqe lartë në piramida përmes pjerrtësisë. Kjo pro-cedurë ndërtimi është menduar të jetë aq mbinjerëzore saqë i ka bërë pirami-dat të jenë një prej shtatë mrekullive të botës. Sidoqoftë sot, mikroskopët e elek-troneve kanë zbuluar se blloqet në majë kanë përbërje kimike që nuk gjenden askund në natyrë. Këto blloqe në majë me gjasë janë pjekur dhe më pas janë hedhur sikur çimentoja moderne (jo të gdhendura prej shkëmbinjve ekzistues).

Sido që të jetë, 1400 vjet më parë Kurani tha se Faraoni përdori argjilën e pjekur (sikur çimentoja moderene, jo gur të gdhendur) për të ndërtuar ndërte-sat e tij të larta:

E Faraoni tha: “O ju pari, unë nuk njoh zot tjetër për ju pos meje, andaj ti o Haman, m’i pjek (tullat) nga dheu e më ndërto një kullë të lartë ndoshta do të arrijë ta shoh zotin e Musait, sepse unë mendoj se vërtet ai është gënjeshtar”. (Kasas, 28: 38)

Si mundet një njeri analfabet, i cili ka jetuar 1400 vjet më parë të ketë

ditur se këto blloqe të larta qenë bërë nga argjila e pjekur më

pas e hedhur sikur çimento moderne? n

PIRAMIDAT U NDËRTUAN NGA ARGJILA E PJEKUR, JO NGA GURËT E GDHENDUR

Page 22: Revista Paqja, nr. 100, shtator - tetor 2015

PAQJA22 SHTATOR/TETOR'15nNr. 100

Musa LAMALLARI 

Para dy ditëve kërkova një përgjigje si fillon dhe si mbaron “namazi”, lidhja-kontakti (salati) mes indi-

vidit me Zotin e Universeve?Përgjigje nuk kam marrë prej askujt,

as prej atyre që trumbetojnë me davet çdo ditë, namazi, namazi, qe mbyten duke transmetuar hadithe dhe thënie dijetarësh rreth namazit, por si pasojë e “shirkave” idhujtarisë, lakmisë dhe egos së tyre kanë humbur busullën.

Përgjigjia ime është: Namazi, lidhja - kontakti (salati) mes individit me Zotin e Universeve fillon me Ujë dhe mbaron me Ujë.

ArgumentetAbdesi përmendet në Kuran, preke

fytyrën me ujë, kokën, krahët dhe këm-bët para se të lidhesh në kontakt me Zo-tin e Universeve.

Abdesi është çelësi i namazit (salatit), lidhjes së kontaktit me Zotin e Univer-seve. (Hadith)

Mos harxho ujë tepër kur merr ab-des, sikur uji të të rrjedhë nën kembë dhe mbi kokë. Mundohu të perdorni teknikën e urtësisë hyjnore, shkollës së profetit tonë të fundit Muhamedit (shpëtimi dhe paqa qoftë mbi Të).

Ndryshe abdesi është një metodologji e urtësisë hyjnore për përgatitjen e ud-hëtimit tënd shpirtëror për t’u afruar te NURI, drita e Zotit të Universeve në përfundim të kaptines “El Fatiha”, pas një udhëtim me 7 versete sa 7 qiejtë, universe ose paralel universe tjera, që sot disi mund të kuptohen në bazë të fotografive të teleskopit “Hubble” nga qielli i parë, ku ligjet e astro-fizikës përfundojnë në “sin-gularity” në vrimat e zezë në universin tonë, ku gravitacioni i tyre është shumë i fuqishëm dhe pastrojnë universin nga de-brit (mbeturinat e eksplodimit të ndonjë ylli).

Pejgamberi ka thënë: “Sala-ti, namazi, 5 herë në ditë është miraxhi i besimtarit”. Ndërkaq fjalën miraxh e kuptojmë në bazë të hadithit (Muslim dhe Buhari), kurse Isran, udhëti-min e tij prej në Mekë deri në Jerusalem brenda një nate e

kemi në Kuran. Ku prej “dome of the rock” me Burakun ka bërë udhëtimin e natës tjetër mbi shtatë universe, deri në Sidre, ku ka parë madhështinë e Arshit të Zotit.

Në Kuran kemi versetin 7 në kapi-nën Hud, ku Zoti i Universeve na tregon ku ka qenë Arshi i tij para krijimit të tokës dhe qiejve dhe gjithëçka tjetër: “Ai është i cili krijoi qiejt e tokën brenda gjashtë dite (fazave), e Arshi (Froni) i Tij kishte qenë (më parë) mbi ujë, që t’ju sprovojë, se cili prej jush është më vepërmirë. Nëse ti u thua: “Ju do të ringjalleni pas vdekjes!” Ata që nuk besuan thonë: “Kjo (çka na thua) nuk është tjetër vetën se magji e hapur.”

Pra, namazi (salati) 5 herë në ditë fillon dhe mbaron me ujë, fillon nga dimensioni material H2O që e njohim ujin dhe përfundon në dimensionin shpirtëror me ujë në Arshin e Zotit, ku duam të marrim një shuk dritë prej Tij në zemrat tona.

Uji në tokë ka zbritur nga qielli. Kështu na mëson edhe shkenca, kur na flet për rënien e asteroidave në tokë. Kurse Kurani na tregon se uji na vjen me urdhrin e Zotit nga qielli. Nuk dua të ju them se uji mbulon 71% të sipërfaqes së Tokës, që është me rëndësi jetike për të gjitha format e njohura të jetës.

Në Tokë, 96.5% e ujit të planetit gjendet në dete dhe oqeane, 1.7% në ujërat nëntokësore, 1.7% në akullna-jat e Antarktidës dhe Grenlandës, një pjesë e vogël në organet e tjera të mëdha të ujit, dhe 0.001% në ajër si avull dhe reshje. Vetëm 2.5% e ujit të Tokës është i ujërave të ëmbla,  98.8% e ujit është në akull (akull me përjashtim në retë) dhe

ujërave nëntokësore. Më pak se 0.3% e të gjithë ujërave të ëmbla është në lumenj, liqene dhe atmosferë, një sasi tjetër më e vogël e ujërave të ëmbla të Tokës (0.003%) gjendet brenda organeve biologjike dhe produkteve të prodhuara.

Zoti në Kuran thotë:”Nga uji bëmë gjithçka të gjallë”

Mund të shkruaj me ditë e netë në lidhje me shembujt, artin e bukur të Zotit të Universeve, që e shohim në planetin e tokës dhe nuk i kushtojmë rëndësi, njëjtë sikur nuk i kushtojmë rëndësi ujit kur marrim abdest, ose kur e vendosim ballin në sexhde, ose kur duam të përjetojmë uljen në salat (namaz). Apo kur recitojmë kaptinën El Fatiha, që është shërim për gjithçka.

Keni kujdes kur disa ua permendin namazin, e kur u thonë namaz, e vetëm namaz, pasi një pjesë e tyre e përdorin për “shirk” idhujtari, njëjtë sikur par-titë që i përdorin librezat partiake, që ju të bëheni konsumatorë të predikue-sve të teokracisë, religjionit të korrup-tuar të shejtanit me turban, çallma që nuk shohin asgjë më shumë se interesit të tyre personale të jetës tokësore për gjakun dhe sorrollakun e tyre.

Para se ta përmbylli, mbrëmë u futa në “Kamus-ul-Meani”, që të shoh sa herë përmendet uji në Kuran. Sa munda të numëroj, të mos gaboj, më doli një numër simbolik. Kështu e lë këtë si të hapur të pyetni hoxhallarët, imamët e juaj, që ju ua puthni duart, i thirrni në çdo mbledhi, t’ua japin përgjigjen, para se të mirren me interpretimet e mia nga pozitat e “shirkut” idhujtarisë.

Zoti i Universeve e Di më së miri!E pëmbylli: A ju kujtohet abdesi me

bakall, ibrik dhe kujdesi i ple-qve të mos harxhojnë ujin? A i shihni shadervanat tonë sot me çeshme të sofistikuara si harx-hohet uji? Logjikoni pakëz, para se të mirreni me mua se sa jam teolog! Kjo shkollë është teknikë tjetër, pasi dritën, nurin nuk ta jep diploma, nuk ta jep as posti, as emri akademik!

Prandaj, nuk më bëjnë për-shtypje qendrimet dhe sjelljet e mushrikëve (idhujtarëve) dhe zullumqarëve që na e kanë zaptuar politikën, ekonominë dhe fenë. n

NAMAZI, LIDHJA - KONTAKTI (SALATI) MES INDIVIDIT ME ZOTIN E UNIVERSEVE FILLON ME UJË DHE MBARON ME UJË