revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, shkurt

20
Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, shkurt, 2009 DITURIA E boton QKSH”Migjeni” Borås-Suedi Viti III , Nr. 2 REPUBLIKA E KOSOVËS 17 shkurt 2008

Upload: ngokhanh

Post on 15-Jan-2017

392 views

Category:

Documents


5 download

TRANSCRIPT

Page 1: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, shkurt

Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, shkurt, 2009

DITURIA

E boton QKSH”Migjeni” Borås-SuediViti III , Nr. 2

REPUBLIKA E KOSOVËS 17 shkurt 2008

Page 2: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, shkurt

Në Borås të Suedisë u kremtua Një vjetori i shpalljes së pavarësisë së Kosovës

Në Borås të Suedisë në organizim të Qendres Kulturore shqiptare ”Migjeni” në bashkëpunim më revisten shqipe ”Dituria” e cila del një here në muaj në gjuhën shqipe, ne kete qytet u organizua në menyrë madhësh-tore festimi i një vjetorit të shpalljes së pavarësise së republikës së Kosovës.Manifetimi u mbajt në lokalet e Insititutit të Migracionit i cili është i vendosur në këtë qytet.Në manifestim ishin të prnaishem shumë familje shqiptare, të rinjë, të reja si dhe mysafirë të ftuar me këtë rast. Këtë tubim madhështor e hapi Kryetari i QKSH ”Migjeni” Agron Cela i cili mes tjerash tha se ne sot jemi tubu këtu si nje vit më parë kur në menyrë madhështore pritem shpalljen e pavarësisë së shtetit tonë e sot jemi këtu të festojmë një vjetorin e pavarësisë së shtetit tonë kjo ne na benë më të fortë, më të qen-drushëm në rrugën tonë drejt ndertimit të demokracisë dhe shtetit tonë të ri demokratik. Ne duhet të jemi ata të cilët duhet të ndihmojnë vendin tonë në të gjitha aspektet dhe duhet te jemi sa më afër atdheut tone. Pastaj fjalën e mori poeti, letrari dhe publicisti i njohur shqiptar Ibrahim Abedini, i cili në fjalen e tij u përqendrua në rendësin historike që ka Republika e Kosovës për vetë kosovarët dhe rajonin në pergjithësi. Ai foli për vuajtjet shekullore të shqiptareve nën sundime dhe diktate te ndryshme deri në ditët e pavarësisë së Kosovës. Ibrahim Abedini e ndjeu ne supet e tij peshën e vuajtjes nën thundrën e të huajve në vendin tonë të cilëen vuajtje ai e përshkroi edhe ne veprimtarin e tij letrare. Për të pranishmit në salle ishte organizuar nje spektakel muzikor nga i riu nga Boråsi Rrahim Jashari i cili i argëtoi bashkekombasit e tij për gjatë tërë mbremjes me tinguj muzikor nga vendlindja. Besosjme se ne te ardhmen këtu në këtë qytet ku jetojnë një numer i konsiderushem shqiptaresh jeta kulturorere do të ngjallet dhe shqiptaret të jenë më aktiv.Aktivitete kulturore për festimin e Ditës së Pavarësisë së republikes së Kosovës u mabjten edhe ne Göte-borg, Gisllaved dhe do mbahen edhe ne qytete tjera ku jetojne dhe veprojnë shqiptaret ne Suedi.

Page 3: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, shkurt

Shuquri Sejdijaj RELIEFI LETRAR I NJË MIQËSIE SHEKULLORE

Botuesi “Shota” në Gislaved të Suedisë i dhuron lexuesit shqiptar në fillim të këtij viti edhe një libër të shkrimtarit Hamit Gurguri. Libri mban titullin “Kur takohen flamujt” , përmban 13 novela dhe në 206 faqet e tij vijëzohet me një kolorit të pasur reliefi i një miqësie mes dy popujve.

Reliefi që sjell autori në këtë libër më gëzon dhe më hidhëron njëkohësisht. Unë besoj shumë që lexuesit do të pajtohen me këtë konstatim pasi të kenë lexuar librin. Libri më i ri i shkrimtarit Hamit Gurguri po ashtu e ngacmon kujtesën time dhe tani sapo kam arritur së lexuari në fund të librit dua të flas me disa nga miqtë e mi...Jo rrallë në ndeja shqiptare në Suedi është folur për njerëzit tanë që erdhën në Suedi para shumë vitesh para se të vinte gjenerata e viteve 1990. Në gojë ziheshin emra të paktë të shqiptarëve që ishin ngulitur në këto troje sknadinave para viteve 1960. Megjithëse aty këtu flitej për ndonjë person emri i të cilit ose ishte har-ruar, ose nuk thuhej me saktësi, ose se kishte ndërruar emër e mbiemër, por që ishte shqiptar dhe se kishte qenë ndër shqiptarët e parë në Suedi. Kjo për shkrimtarin Hamit Gurguri nuk luan ndonjë rol aq të rëndësishëm. Për te ka rëndësi roli i atij që u vendos këtu, për kohë të shkurtër ose për jetë të jetëve, që luajti në dukjen e tij si shqiptar. Dhe të jesh shqiptar në mërgim për Hamit Gurgurin do të thot të mos harrosh vendin ku “ gjaku e loti ishin ushqim ditor” dhe vendi i tyre i prejardhjes ishte një vend “ ku u vritej gjuha, kënga dhe gëzimi shqip”.Libri çilet me novelën mjaft simbolike, rreth ngjarjeve nga viti 1909. “Petriti i Konicës në Suedi”, ringjallë edhe njëherë diskutimin rreth Faik Konicës, nëse ai kishte qëndruar një kohë në Suedi apo jo. Disa thonë se

ai kishte qëndruar në Suedi e disa thonë jo, por kjo për këtë rast edhe s´ka aq rëndësi. Unë mendoj se e rëndësishmja është që Hamit Gurguri hap përmbledhjen e novel-ave me një personalitet i cili flamurin e luftës e ngre mu në mes të Evropës...Libri përmban 13 novela. Secila përm-ban personazhe e ngjarje të caktuara nga qindvjetshi i kaluar. Secila periudhë e ardhjes dhe takimit të shqiptarve me Suedinë dhe suedezët përmban

vulën e kohës së vet që kurorëzohet me miqësi të reja. Kurora e kësaj miqësie vie pikrisht në novelën e fundit, e cila sipas mendimit tim shndërrohet në një leksion të artit të miqësisë.Shkrimtari Hamit Gurguri, si edhe në romanet e tij të mëparshëm, përdorë një gjuhë të lehtë por të pasur, të ruajtur me xhelozi nga vendlindja e tij. Edhe kësaj here ai arrin të krijojë tensione shpirtërore që ti si lexues kërkon ti heqësh menjëhrë, por shkrimtari Hamit Gurguri si mjeshtër dhe njohës i mirë i tregimtarisë popul-lore, di të krijojë të papritura dhe nuk të dërgon në cakun e dëshiruar. Çudia është se ti prap do mbetësh i kënaqur.

Page 4: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, shkurt

Shkroi:Bahtir Latifi

Viti i suksesshëm për shqiptarët që jetojnë në Borås të SuediNë Borås të Suedisë jeton një kommunitet i madh nga vendet e ndryshme të botës, cka ne mund ta quajmë këtë qyet bota në miniaturë. Llogaritet se komuna e Boråsit ka diku mbi 100 000 banor e ku në mesin e tyre jeton një numër bukur i madh shqiptarësh diku afër 2.500 shqiptar në bazë të disa stastistikave te bëra nga ne vet. Si cdo popull apo nacionalitet edhe shqiptaret punojnë dhe veprojnë ashtu ne rrethan dhe mundesi dhe kushteve qe u ofrohenn.

Viti 2007 ishte vit i një pasurie për shqiptarët në Borås si dhe për shumë bashkëkombas tanët që jetojnë për rreth Boråsit. Ishte fillimi i punës së Qendrës Kul-turore Shqiptare ”Migjeni”, pas kësaj puna e një reviste në gjuhën shqipe që botohet tash e tutje për cdo muaj nga prilli i vitit 2007. Kjo është një revistë kulturore që u dedikohet fëmijëve, të rinjëve dhe prindërve tanë ne mergim. Kjo është në rugë lidhëse mes vendlindjes Kosovës dhe Suedisë respektivisht qytetit te tyre ku ata jetojnë. Ata gjejnë mundësni që të jenë më afër vendlidjes, të arge-tohen , arsimohen dhe të mësojnë shumë gjëra që dikur si kishin. Revista shpërndahet falas të të gjithë bashkekombasit tonë në keto treva, por përveq kësaj kjo shperndahet edhe ne qytete tjera suedeze ku frymonë gjuha shq-ipe edhe atje gratisë ne menyre qe nxenësit dhe të rinjët të cilët nuk janë të paket ne Suedi sado kudo të kene nje burim njohurie per gjuhen, kulturen dhe traditen shqipe.Kjo ishte nje pasuri qe na solli viti 2007,normalisht me punë perkushtim, pergjegjësi dhe dashuri për vendin, popullin, kulturën, traditen, familjen etj.Por viti 2008 ishte një vit i sukësessh-em në shumë fusha per shqiptarët në Suedi.Ishte viti i pavarësisë, viti i formimit të shtetit tonë të ri ishte viti i realizimit të aspiratave shekullore te popullit tonë. Pra ishte Pavarsia e Kosovës. U festua pra 17 shkurti Pavarsia e

Kosovës e organizuar në mënyrën më të mirë. Mu në vigjlen e kre-mitmit të Ditës së Pavarësisë së shtetit tonë filloj punën radio lokal në gjuhën shqipe, Radio dituria e cila leshon rreze zeri mbi qytetin e Boråsit në gjuhën shqipe cdo të mërkurë në mbrëmje. Kjo u bë me shumë dëshirë dhe po punohet me shumë përkushtim që të jetë një radio shumë e degjueshme nga shqiptarët që jetojnë në qytet dhe rrethinë.Aktivitet e shqiptarëve ne Borås nuk kanë të ndalur gjatë viti 2008. Kjo duket se sikur ata kanë marrë krah me rastine shpalljes së pavarësisë së shtetit të tyre, kështu në muajin Maj pikrisht me daten 9 maj ne Borås u hap ekspozita e Mimoza Veliut shqiptare nga Tetova e cila studion dhe vepron ne Berlin të Gjermanisë. Kjo ek-spozitë u mundesua nga Bibloteka e qytetit dhe nga stafi i ”Radio diturisë ”si dhe stafit të revistes ”Dituria”. Kjo ekspozit me emrin ”Të pathyeshmit” ku për temë kishte fëmijët dhe gratë shqiptare gjatë dhe pas luftës së fundit në Kosovë u pritë mjaft mire nga art-dashesit e qytetit. Tema qendrore e ekspozitës ishin fëmijët dhe gratë e fshait Krushë nga Kosova, jeta e tyre, vuajtjet dhe qendresa e tyre heroike gjate luftes dhe pas saje. Krimet e kryera mbi këte fshat.Puna e Mimozëz u vlersua si nga shqiptarët ashtu edhe nga suedezët .Në kuadër të manifestimit ”Ditët e bibliotkës nordike” që mbahet për cdo vit në javën 46 të vitit, këtë vit fati e deshi që revista

Dituria të ishte bashkëorganizatore e ketij manifestimi. Me këtë rast u organizua Orë letrare ku në të ishin të ftuar qytetar, poet, të rinjë nga të gjitha kombet dhge kombësit që jetojnë ne qytet. Me ketë rast në këtë mbremje benë promovi-min e librave te tyre një shkrimtar kosovare Hamit Gurguri dhe një poet shqiptar Ibrahim Abedini ku kjo ishte një respekt për gjuhën shqipe. Edhe kjo pati një jehonë të madhe, kënaqësi , u mblodhën shkrimtar, poet si shqiptarë edhe suedes për të biseduar letersinë, gjuhën dhe traditat kombetare.Dhe së fundi viti 2008 u përmbyll me ardhmjen e babadimrit duke i gezuar femijët e vegjël shqiptarë që jetojn në këtë qytet dhe disa në rrethin.Në këtë ceremoni kishte muasfir nga Gisllavedi,Göteborg, Ulriceham, Kinna, Svenljunga që kishin shprehë dëshirën të jenë pjesë e organizimit për pritjen e Vitit të Ri për fëmijët shqiptar të organizuar nga programi për fëmijë i radios lokale Radio dituria nga Boråsi.Këto ishin aktivitetet dhe sukseset e arritura me pune dhe ak-tivitet të palodhshëm të aktivistëve dhe kultivuesve të gjuhës, kulturës dhe traditës shqipe në Skandinavi.Shpresojm që viti që sa po kemi hy të jetë vit edhe me i suksesshem për të gjithë shqiptarët që të kemë shëndet, mirëqenje,dashuri dhe punë të palodhshme në mënyrë që të kryejmë obligimet tona që kemi para vetës sepse vetëm me punë mund të arrijmë ate cka ne dëshi-rojmë.

Page 5: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, shkurt

RAIMONDA MOJSIU

Raimonda Moisiu (SHBA) është lindur dhe rriturë në qyte-tin juglindor ,të serenatave dhe blireve, të Korcës ,në lagjen ku lartësohet Xhamia e themeluesit të Korcës ,Iljaz Bej Mira-horit , në një familje të thjeshtë qytetare me tradita atdhetare e patriotike. Babai i saj një patriot i lindur e i devotshëm ,trashëgoi te bija e tij patriotizmin, krenarinë e origjinës te të qenit shqiptar dhe ndjenjën e humanizmit. Nëna e Rai-mondës, një nga mësonjëset e para në vitet ‘60 edukoi te vajza e vet ndjenjën e të studiuarit. Ka mbaruar arësimin e herëshëm me rezultate të shkëlqyera, ku si shpërblim merr një të drejtë studimi në gjuhët e huaja, dega anglisht. Pas mbarimit të studimeve, punon mësuese e gjuhës angleze, në

qytetin e Korcës dhe rrethinat e saj. Në vitin ‘99,humbet njeriun më të mirë të jetës së saj në një aksident automobilistik, dhe po këtë vit emigron në SHBA ,si fituese e llotarisë amerikane. Sot ajo jeton në Hartford, shtetin e Connecticut në USA së bashku me fëmijët e saj.

E pasionuar me publicistikën, përk-thimet dhe shenimet e udhëtimit, ajo karakterizohet nga këmbëngulja për të kërkuar në histori dhe në zhvillimet aktuale duke evidentuar vlerat më të mira të atdheut e te njeriut. Ngjarjet e jetuara, proza letrare, përkthimet dhe poezia janë ndërkohë pasione të kahershme e të përhershme të saj. Një ndikim në formimin e saj si krijuese ka patur dajua i saj, inxhinier pyjesh që pa-sionin për letërsinë e kishte një tal-ent të lindurë. Jam e lumtur që eci në rrugën që më drejtoi dajua im, i cili vdiq në një moshë relativisht te re 52 vjecare, por me vjen keq që nuk mundi te lexonte të paktën një krijimin timin -shprehet Raimonda. Punon mësuese me parashkollorët në një shkollë private me emër në Connecticut. Aderon në Partinë Demokratike Amerikane qwëprej viti 2005. Organizon shumë aktiv-itete me taban kombëtar, letraro -artistik, në komunitetin shqiptar në Hartford. Eshtë një figurë e respektuar dhe e admiruesheme ku rrezaton intelektualitet, rrezatim kombëtar,

mencuri dhe urtësi në komunitet. Për kontributin e saj të cmuar në komunitet u nderua me Official Ci-tation me motivacionin si “Gruaja e vitit në komunitet”nga Bashkia e kryeqytetit të Connecticut,Hartford personalisht nga Kryebashkiaku demokrat amerikan,Eddie Perez. Gjithashtu është pjesëmarrëse në shumë lista , website dhe forume bashkatdhetarësh në internetku jep kontributin e saj me shkrime, publicistikë , prozë letrare, poezi dhe ngjarje të jetuara dhe opin-ione të ndryshme për zhvillimin e proceseve demokratike në Shqiperi e në Diasporën shqiptare. Eshtë bashkëpunëtore me statusin e gazetares në disa gazeta të pavarura në shtypin shqiptar si në: Tirana Observer, Ndryshe, Panorama, Gazeta Kritika-ShBA, Albanian Mail-Londwr, “Fjala e Lirw”-Londwr,dhe “Illyria”-SHBA. etj. Si një bijë e lindur dhe e rritur në Korcë,ajo e do shumë qytetin e saj. Në shkrimet e saj spikatin me madhështi intelektualët dhe njerëzit e shquar që kanë bërë historikun e Korcës e të kombit. të letrave shq

ipe, kulturë, sport e në cdo fushë tëjetës. -Fizikisht jam në Hartford, shpirtërisht jam në Korcën time, në erën e blirëve, në tingullin e serenatave ,pranë varreve te të parëve të mij -shprehet Raimon-da, gjithmonë me lot në sy, lote që shprehin sa i mungon Korca dhe Atdheu. Ka botuar librin “Jeta mes dy dashurive “,një liber me prozë, ngjarje të jetu-ara dhe publicistike. Librin me poezi kryesisht lirika dashurie “ Dashuria nuk ka emër”. Eshtë bashkautore ne antollogjine e Fotjonart,”Itaka e Fjalës “dhe në antollogjinë “Zemra Prindërore “,nga forumi virtual”Mëmëdheu”. Botoi romanin “Pafajsi për Evën”,librin tjeter me poezi “ Lirika dashurie! Një libër vetëm me publicistikë , për liderët botërorë që kanë bërë historinë e lënë emër! Një libër me proza letrare kryesisht ngjarje të jetu-ara. Dashamirësia për artin dhe letërsinë e kanë bwrw një autore shumë prodhimtare.

Page 6: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, shkurt

Baki Ymeri (Bukuresht)

JEMI BIJ TË NJË KOMBI QË NA E NDEZË ZEMRËN ME NJË ZJARR TË SHENJTË Visar Dodani dhe kujtimet“Ndjenjat kombëtare të popullit shqiptar u përqafuan me një ngrohtësi të mrekullueshme.Vëllazërimi ndërm-jet shqiptarëve muslimanë dhe të krishterë zuri rrënjë të thella, dhe ngjarjet e jashtme bashkë me tiranitë e halldupeve të brendshme i forcojnë kaq shumë shqiptarët sa zjarri e kaploi Pejën, Gjakovën, Prizrenin, Gucinë, Tetovën, Prishtinën dhe të gjitha anët.”

Porsi gjaku dhe fryma që janë shpirti i njeriut, gazetat dhe ditu-ria janë shpirti i një kombi.Duke i falënderuar birit të një rilindasi korçar (Thanas Kristo Rëmbeci), para ca vitesh na ra në dorë një libër i vjetër dhe i rrallë: “Memorjet e mija” (Kujtime mbi zhvillimet a para të Rilindjes së Kombit Shqiptar në Buku-resht). Kjo vepër e një rëndësie të jashtëzakonshme albanologjike, u botua para 78 vitesh në Shtypsh-kronjën “Albania” të Konstancës (1930). Autori i saj, Visar Dodani, ishte një nga figurat më të shquara historike të atdhetarizmit shqiptar në Rumani. U Lind në Korçë, më 1857, dhe vdiq në Bukuresht, diku nga vitet ’40, pas një periudhe të përbujshme publicistike, letare e kombëtare. Shkollimin fillestar, në gjuhën greke, e kreu në Korçë, në vitin 1878. Qysh si i ri, filloi të merret me tregti: Blente fasule dhe lëkura dhensh, dhe ia dërgon-te Mihal Lakos në Selanik, i cili i shiste për llogari të përbashkët. Sipas tij, “ajo që ia shtyu dëshirën e madhe për të lexuar dhe shkruar shqip, është “Bleta Shqiptare” e Thimi Mitkos”. I frymëzuar nga kryevepra e atëhershme e folklorit shqiptar, Dodani bën përpjekjet e para le-trare, me vargje kushtrimi kundër pushtuesve osmanë e grekë, për dëbimin e të cilëvet kërkon kar-vanë kuajsh: “me fishek’ e me martina”. Në vitin 1882, këto thirrje kryengritëse të botuara, ia sjell nga Korça në Bukuresht

Spiro Markua, duke e qortuar: “Po të na i gjente policia, do të na varnin!”. Përmes Filip Manos, bie në kontakt edhe me vargjet e Hasan Zyko Kamberit, të cilat ia kishte dhënë babait të tij, Baba Shehu i Korçës. Pas shpërnguljes nga Korça në Bukuresht (1878), pati fat t’i lexojë e rilexojë edh poezitë e Nezim Beratit, si dhe dy bibla kishtare: njëra e Pjetër Budit, ndërsa tjetra e shkruar prej priftit katolik gegë, Pjetër Bogdani. Në historiografinë e letërsisë shqiptare Visar Dodani njihet më tepër si emër i cituar se sa si publicist dhe shkrimtar që ka dhënë kontribut të denjë për botime gazetash, librash dhe përkthimesh me vlera të pakon-testueshme letrare. Autori është i njohur si kundërshtar i Naços, të cilin e fyente, por ishte edhe vetë i fyer, madje edhe i etiketuar nga ana e shkencëtarëve të mark-sizëm-leninizmit, gjoja se paska bërë “tradhëti” pse paska pranuar “protektoratin italian mbi ven-din tonë”. Në të vërtetë, Dodani është njëri ndër tre inisiatorët që e shndërruan Bukureshtin në një qendër patriotike të mërgimtarëve shqiptarë. Në kuadrin e kujtimeve të tij, që i boton në moshën 73 vjeçare, Dodani e konsideron vet-veten si “ushtar besnik i paraush-tarëvet që rrëmbyen përsëpari në Stamboll, flamurin e luftës së shenjtë, dhe e ngritën lart për ng-jalljen e letërsisë sonë kombëtare, si dhe për shpëtimin e Atdheut të dashur nga zgjedha e dyfishtë e

Turqve dhe Grekëvet”. Në vitin 1898, boton në Shtypshkronjën e Shqiptarëve në Bukuresht, librin “Mjalt’ e mbletësë”, ndërsa 7 vjet më vonë (më 1905), vëllimin “Tringëllim a sërb e zuzarëvet”, e cila mund të konsiderohet si përmbledhja e parë shqiptare me vjersha satirike. Pesë vjet më vonë, më 1910, nën përkujdesjen, zgjedhjen, shqipërimin dhe komentimin e tij, boton në Bu-kuresht melodramën e Salvatore Kamarines: “Trovatore”. Visar Dodani ishte njëri nga gazetarët më të njohur të Rilindjes, drejtor i të përjavshmes “Shqipëria”, 61 numrat e së cilës dolën në Buku-resht, ndërmjet viteve 1897-99, me artikuj në gjuhën shqipe, rumune dhe frenge”. Faktikisht, “Shqipëria” e tij është “periodiku i parë shqiptar i Rumanisë, që ar-rin të lidhë urat me botën euro-piane, qytetërimin dhe kulturën e saj”. Në kuadrin e artikullit “Shqiptarët dhe gazetat”, Dodani thekson faktin se “porsi gjaku dhe fryma që janë shpirti i njeriut, gazetat dhe dituria janë shpirti i një kombi”.Vepër me vlerë të lartë alban-ologjikeLibri “Memorjet e mija”, pa kurrfarë dyshimi mund të konsid-erohet si kryevepra e epistolarisë shqiptare e periudhës interbelike, edhepse autori i saj nuk defilon këtu vetëm si shkrimtar letrash, por edhe si një krijues që din ti rradhisë kronologjikisht ngjarjet dhe letërkëmbimin, duke e

Page 7: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, shkurt

në shpirtin e tij“. Duke e ndjerë veten të kënaqur për punën që pat bërë në Bukuresht, “për çështjen shpëtimtare të Kombit tonë”, Dodani jep në pasthënie, qëllimin e kësaj vepre: paraqitja e letërkëm-bimit që pat me “farë-farësh vëllezër atdhetarë, kombëtarë dhe miq të vyer, dashamirës të kombit tonë”. Në kuadrin e parathënies, duke e përkujtuar të madhin Zot, autori bën fjalë për lashtësinë e shqiptarëve, duke shtuar nevojën që përveç trimërisë, duhet edhe dituria: “Po të kishim shkruar gjuhën dhe të dinim istorinë t’onë, se cilët jemi ne, nuku do të armiqë-soheshim vëlla me vëlla”. “Për shumë shkaqe u detyruam të lar-gohemi nga vendi t’onë. Shqipëria mbeti pa burra: mënjanë i hëngri kurbeti, më tjatrë anë luftrat për të huajtë”. Pasi mallkon zgjedhën tiranike të grekëve dhe turqve që mbanin kombin në errësirë, duke mbjellur grindjen midis vëllazërisë, autori shpreh keqardhje “pse kishim mbetur posi evgjitrit: pa dituri, pa literaturë”, ngase kështu “kish dashur i Madhi Zot”.Si u ndezë flaka e shqiptarizmit në qytetin që mban emrin më të bukur të të folurit shqipAutori arrin në Bukuresht më 4 Mars 1880, pas 17 ditë udhëtimi, ku gjeti punë falë korçarëve me të cilët kishte kaluar djalërinë. U vendos në rrugën Smërdan, te ungji i tij Tërpo, ku ish edhe vëllau i tij Pando Dodani. Smërdani kryqëzo-hej me do rrugë tjera fqinje (Stav-ropoles, Lipskani), në kafenetë e të cilavet mblidheshin korçarët dhe vllehët e Arnautllëkut. Të frymëzuar nga profesor Karajani dhe Apostull Margariti, që mbanin letërkëmbim me vëllezërit Frashëri, këta të fundit, kishin filluar të zgjoheshin në pikpamje kombëtare. Vëllezërit Frashëri e përkrahnin çështjen vllahe. Në kuadrin e librit “Shqipëria ç’ka qënë, ç’është e

nxjerrë në pah atdhetarizmin e një varg personalitetesh historike, që nga vëllezërit Frashëri dhe korçarët e Bukureshtit, e deri te shqiptarët e mëdhenj të diasporës: Spiro Dine, Gavril Dara, Mid’hat Frashëri, Fan Noli, Faik Konica, Dervish Hima, etj. Aty shohin dritën e botimit rreth njëqind letra të tij e të rilindasve tanë, si dhe 40 fotografi me nga një mikro/biografi të figurave më të njohura historike, shqiptare dhe filoshqiptare, me të cilat ka bash-këvepruar “për të parë të realizuar, idealin e shenjtë, që nga viti 1881 dhe më pas”. Libri ka gjithsejt 198 faqe dhe i përkushtohet “Shkëlqe-sisë së Tij, Mid’hat Frashërit”, të cilin e konsideron si bashkëluftëtar letrar dhe vlastar i familjes së mad-he, që qe e zonja të zgjojë “ndjen-jat kombëtare ndër kombëtarët e vërtetë që fituan luftën e shenjtë dhe përjetësuan emrin e familjes së Halit Frashërit”.Nga artikujt e botuar në shtyp, si dhe nga letrat e ekspedituara në adresë të rilindasve shqiptarë, Dodani njihet për një varg pseudonimesh letrare: Viskë Dodani, Rivas Naiddo, Aiddon, Naiddo, etj. Ai insistonte që përmes kësaj vepre ta njohë për së afërmi lexuesin shqiptar me periudhën e ndritur të Rilindjes Kombëtare, duke ia zhgjuar kështu atij ndjenjat patriotike për fisnikërimin e shpir-tit dhe lartësimin e dinjitetit. Libri strukturohet në 16 kapituj. Ndërmjet kapitullit të parë (Kujtimet e para nga Korça) e deri te ai i fundit (Një letrë kryeministrit Fan Noli), de-filojnë kujtimet e tij mbi lëvizjet e para në Rumani, ardhjen e Nikolla Naços në Bukuresht, propagandën kombëtare në Korçë, veprimet e shoqërisë “Dituria”, “Përpara Inde-pendencës”, “Si u zvordhën patri-otët”, etj. Janë këto disa nga titujt e kaptinave të veprës së këtij atdhetari të harruar, të cilin Don Gjin Aladro Katsrioti e nderon “për mëmëd-hetarësinë e flaktë, që rritet

ç’do të bëhetë” (Bukuresht, 1899), Samiu i konsideron vllehët si miqët më të mirë të shqiptarëve, parash-tron nevojën që ata të bashkohen me shqiptarët “e të ruajnë gjuhën’ e kombërin’ e tyre kuntrë djallëzivet të Grekër(v)et”, duke shtuar se ”në Rumani është bërë e para shoqëri, se atje është hapurë e para shtypë-tore, se janë shkelurë të paratë livra shqip. Këtë të mirë Shqipëria nukë do t’ia haronjë Rumanisë, edhe do t’ia çpërblenjë duke dashurë e duke mbajturë mirë Vllhet’ e Shq-ipërisë”. Qëllimi i Karajnit dhe Margaritit ishte që t’i zgjojnë nga gjumi letargjik edhe sivëllezërit e tyre në Maqedoni, Shqipëri dhe Greqi. Kështu, në Nëntor të vitit 1880, Karajani vajti në Romë, për t’i afirmuar aspiratat e një koalicioni shqiptaro-vllah, që do t’i bënte ballë persekutimeve greke. Atje njihet me Françesko Krishpin, politikan i kohës që kishte simpati të madhe ndaj shqiptarëve, ngase edhe vetë, përnga gjaku dhe zemra, ishte shqiptar. Krishpi e fton vl-lahun në shtëpi, pastaj e dërgon te i nipi i tij, Anton Krispi, “i cili i foli shqip dhe e pyeti për farefar pu-nësh, në të cilat edhe Karajani i-u përgjigj si ay me mirë, punë që e gëzojti shumë Anton Krishpin. Dua të them se asi kohe, dhe aromenjët lëftonin dorë për dore nën dhe me bejlerët shqiptarë të Konstanti-nopojës, prandaj dhe Sami Frashëri mbante letrë-këmbime me Kara-janë” (f.12). Duke bërë fjalë për Ligën e Prizrenit, Dodani jep fakte relevante lidhur me bashkëpunimin e vëllezërve Frashëri me arumunët dhe shqiptarët e Bukureshtit, njërin prej të cilëvet e sheh vetë në Buku-resht, te daja i tij, Vasil Tërpo, që kish ardhur me lejen e Sulltanit, për të vajtur në Shqipëri e për të bërë Ligën e Prizrenit, për të shpëtuar Plavën, Gusinë, Matin dhe trojet e tjera shqiptare, të cilavet

Page 8: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, shkurt

u kërcënohej rreziku i gllabërimit nga fqinjët. Një konsideratë të veçantë, autori shpreh për Bektash-injtë “dyke truhur fshat më fshat, dhe qytet më qytet, në Toskëri dhe në Gegëri, arinë t’i mbledhin tërë Shqipëtarët me një lehtësirë në këtë “Ligë” (f.12).Atdhetarë të flaktë dhe pasanikë me dituri të lartëDuke shfletuar kronologjikisht faqet e kësaj vepre të çmuar, kuptojmë se tri nga inisiatorët që e ndezën flakën e atdhedashurisë shqiptare në Bukuresht, ishin Thimi Markua, Gjorgji Gjeçua dhe Visar Dodani. Ata mblidheshin shpesh në Rrugën Lipskan, dhe atje, më 1881, vjen një shqiptar nga Stambolli, me një letër të Apostull Margaritit, dhe ia jep Konstantin Belimaçit që mbante restorantit e Gj. Gjeços. Ky ishte Polo Meksi, vëllau i multimilioner-it shqiptar, Vangjel Zhapës. Vjente këtu nga Stambolli për ta kërkuar pasurinë e Zhapës, duke hapur një proces gjyqësor, që zgjati 30 vjet. Polo Meksi vjen të mbledhë lajme lidhur me pasuritë e vëllaut të vet. Me të, takohet një herë Dodani te Belimaçi dhe kur kuptojnë për-pjekjet që bëjnë arumunët për të krijuar literaturë në gjuhën amtare, u krijua një miqësi e ngushtë mes Gjorgji Gjeços dhe Konstantin Belimaçit. Tërë këto biseda, me të vajtur në Stamboll. Polo Meksi ia tregon Naim Frashërit, i cili gëzohet dhe kërkon adresat e shqiptarëve të Bukureshtit që, të inkurajuar nga lëvizja kombëtare vllahe, duke marrë shembullin e tyre, insis-tojnë që edhe ata të organizohen në fushë të shqiptarizmës. Por, meqë Polo Meksi kishte dyshim te shqiptarët myslimanë, Naimi i jep gjithfarë vjershash përmes të cilavet ia bën më dije se s’janë turq, po shqiptarë të fesë islame,

“atdhetarë të flaktë dhe me dituri të lartë”. Një nga vjershat që ia jep Meksit për bashkatdhetarët e krishterë të Bukureshtit, për t’ua nxjerrë frikën nga shqiptarët e një feje tjetër, ishte “Shqipëria” me vargjet si “Pirrua qe nga Shqipëria/ Që po e lëvdon istoria/ Skënder-begu Kastrioti/ Q’u dëftye aq i zoti/ Ishte burr’ i Shqipërisë/ Q’i dha dërmënë Turqisë”.Kështu, dalngadalë, si pasojë e cenzurës dhe represioneve osmane, duke mos patur të drejta totale veprimi në fushë të shqiptarizmit, “Drita” shqiptare e Stambollit, hap de-gën e saj në Bukuresht. “Drita” e Stambollit, faktikisht drejtohej prej një shqiptari të krishterë: Pandeli Sotiri, që do të bëhet më vonë (falë kontributit të shqiptarëve të Buku-reshtit), mësuesi i parë i shkollë së parë shqipe në Korçë. Tani hapet korrespondenca me Naimin dhe Samiun, të cilët kishin interesim t’i botojnë veprat e veta në Bukuresht, ngase “në Stamboll as që mund të punohet, as që mund të niset një punë e tillë” (f.18), ngase Turqia s’i lente të vëllazërohen shqiptarët midis tyre. Kështu, asokohe: në kohën e Dodanit, lind ideja e hapjes së një shoqërie shqiptare, në kryeqendrën mbretërore të Ruman-isë. Autori jep fakte, data, emra, vende:Anastas Avramidhi i dhuroi Sho-qërisë dymijë lejaGjeçua kish të jatin, Vangjo Gjeçon, tregtar i vjetër në Buku-resht, që kish shpëtuar nam shq-iptarësh nga varfëria. Të gjithë i thonin Usta Vangjeli. Dodani kish poashtu katër dajallarë (vëllezërit Tarpo), të ardhur këtu që nga viti 1863, të gjithë tregtarë të pasur e të zellshëm. Thimi Markua poashtu kish miq të shumtë e të ndershëm. Ata kishin pastaj dhe Anastas Lakçen, milionar i përmendur edhe në Historinë e Popullit Shqiptar.

Përhapet fjala se ishin ndërmarrë hapat e parë të bashkëveprimit me vëllezërit Frashëri në Stamboll. Të gjithëve u doli frika dhe kështu, thirrin një mbledhje në shtëpi të Vasil Tërpos, në të cilën u vunë bazat për themelimin e një shoqë-rie të vogël, për të shtypur libra në gjuhën shqipe, dhe ia vunë emrin “Deg’ e shoqërisë së Stambollit për vivlla shqipe”. Në kuadrin e kapit-ullit “Krijimi i Shoqërisë “Drita” në Bukuresht, përmendet Konstan-tin Eftimiu, një tregtar i madh dhe i njohur në qarqet qeveritare, të cilit i dëgjohej fjala kudo. Ai kish dhe një nip, Spiro Eftimiun, i cili poashtu pranoi të hyjë në shoqëri. Shoqëria filloi të forcohet dita-ditës, me shqiptarë të shumtë, e me njerëz me rëndësi. Më 1844, mbahet një mbledhje e shoqërisë së vogël, dhe pagëzohet tani me emrin “Drita”, me statut të ri dhe me kryetar Anastas Avramidh Lakçen, me nënkryetar, arkëtar dhe këshilltar, njëri ndër ta duke qenë edhe Visar Dodani. Me këtë rast u hap një listë për të mbledhur fondin e parë. Me këtë rast grum-bullohen të hollat prej 3.725 leja, prej të cilavet më i pasuri, plaku milionar Anastas Avramidhi, i dhu-roi shoqërisë dymijë leja. Çështja shqiptare, sipas autorit, merr nga e mbara, duke patur si mbështetje, pos tregtarëve shqiptarë të mëdhenj e të pafrikshëm, edhe përkrahjen, dashamirësinë dhe zemërgjerësinë e qeverisë rumune. Përmes Jani Vretos, Pandeli Sotirit etj. krijohen lidhjet mes atdhetarëve të Buku-reshtit dhe atyre të Stambollit. Shoqëria i dha Vretos 20 napo-lona të shkojë në Egjypt e të hapë edhe atje një shoqëri për qëllime kulturore, letrare e kombëtare. Në kaptinën e tretë, autori bën fjalë për ardhjen e Naços në Bukuresht, ndaj të cilit shpreh antipati pse u ndërlidh me qeveritarët e këtush

Page 9: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, shkurt

ëm, e sulmoi Konstantin Eftimiun dhe krijoi një gjendje konfuze në rradhët e shoqërisë, si pasojë e së cilës do të vijë deri te shpërbërja e saj dhe lindja e dy shoqërive të reja: “Drita” e N. Naços dhe “Diturija”. Dodani e fshikullon Naçon dhe bashkëmendimtarët e tij nga pozita opozicioniste, duke kaluar nga tabori i “Dritës” në atë të “Diturisë”. Naçua megjithë fshi-kullimet alegorike që pat përjetuar nga Dodani, edhe në broshurën “Tringëllim(ë) e zuzarëve”, do të mbetet fugura qëndrore dhe apos-tull i shqiptarizmit në Rumani. Ai nuk hynte as në kategorinë e shqiptarëve që ëndërrojnë “të hanë, të pinë dhe pa punë të rrinë”, as në atë që atyre që presin një fjalë: “që bakshishi të dalë”, dhe as në atë të atyre “që s’kanë frikë fare,/ dhe janë bërë kaq të liq,/ sa kur duan të bëjnë pare,/ hyjnë në çdo rrezik.Naimi i ftonte shqiptarët në fe të shqiptarizmitNga rradha e bashkatdhetarëve që kanë dhënë kontribut të shenjtë për realizimin e idealeve të larta të kësaj periudhe, Dodani i prezenton me fotografi dhe vlerësime karak-teristike: Abdyl Frashërin (“Shpirt-ndrituri që në rininë e tij ish falur ndë çështjen e madhe të përlindjes së Shqipërisë”); Naim Frashërin, (“që e mbushi Shqipërinë me vivlla shqipe”, “bir i zgjedhur i Shqipërisë”, që i ftonte shqiptarët: “në fe të shqiptarismës”); Sami Frashërin (“i pari që mbajti letrë-këmbim me kombëtarët nisjatorë të Bukureshtit”); Louis Benloew (“Një nga më të mëdhenjtë filologë të Francës. Filoshqiptar i ndezur. Si doktor filolog ka folur shumë për gjuhën shqipe me anë të së cilës ka zhgjidhur gjërëra të hershme për dituri të larta”); Luigj Gurakuqi (“Atdhetar i dëgjuar me famë për kombëtarësinë e tij, luftëtar i madh dhe mik i pandarë i të ma

dhit burrë Ismail Qemal Vlorës”). Në kuadrin e kësaj vepre, autori i nderon me nga një medalion dhe fotografi, edhe shqiptarët e Bukureshtit. Po i citojmë vetëm disa: Anastas Avramidh Lakçja (“Mirëbërësi i Korçës, i pari plak milionar që inkurajoi idea-let e inisiatorëve të çështjes së shenjtë”); Thimi Markua (“një nga tri nisjatorët e lëvizjes kom-bëtare në Bukuresht më 1881”, “i nderuar dhe i dashur nga gjithë atdhetarët, këtu dhe në atdhe”, një nga shqiptarët “më të pasur, më të pashitur dhe më të pafajshëm”); Vasil Tërpua (“shpirtndrituri, direku i çelniktë dhe promotori i lëvizjes kombëtare për ngjalljen e letraturës shqipëtare.”); Thanas Harito (“direk i fortë i idhesë së shenjtë”, në shtëpinë e të cilit pat banuar edhe Asdreni, para se të shkojë në botën e hijeve); Dia-mandi Tarpo (mirëbërës i shquar që la me testament krejt pasurinë për çështjen e Atdheut. Atdhetari që dha shtëpinë në Korçë për hapjen e Shkollës së parë shqipe (1887); Pandeli Evangjeli (“kara-kter i urtë, i duruar, i ndershëm, kujdestar i madh për përparimin e çështjes së shenjtë. Kombëtar i zgjedhur, i mësuar, i matur, që këtu në Bukuresht, nuku bëri dot asnjë armik”.).Letrat e para, drejtuar nga Stambolli në adresë të Dodanit në Bukuresht, që i paraqet kjo vepër, janë ato të Sami dhe Naim Frashërit. Pos tjerash, në to bëhet fjalë për Pandeli Sotirin “i cili u nis për në Korçë të bëhet mësonjëtor”, për porosinë e “vivllave” me postë, nga 20 a 30 për çdo javë, dhe atë në adresë të Selanikut, prej nga do ti marrë njeriu i Sotirit, e do t’ia dërgojë atij në Korçë; për përpjekjet e poshtra të pushtetit osman, i cili do që të shkruajnë e të këndojnë shqip të krishterët, po nuku do që

të përzjehen edhe musullmanët, të cilët i kanë për tyrq e s’duanë t’u ndahenë”(10 shkurt 1887). Pa-sojnë letrat e Efthim Markos me një parathënie mbi mbledhjen e parë të shqiptarëve të Bukureshtit (1884), ku plaku Anastas Avr-amidhi Lakçe, për të parën herë shikon bashkatdhetarë mbled-hur tok për një qëllim të lartë e të shenjtë, “gjithë plot gëzim e entusiasmë, dyke përshëndoshur e uruar njëri-jatrin, e dyke sjellë nderë të mëdha plakut milionar”.Nami i shqiptarëve të Buku-reshtit arriti deri në AmerikëKaptinës së gjashtë të kësaj vepre, i paraprin teksti “Nga arësimi në kryengritje”, me një varg kompli-mentesh në adresë të shqiptarëve të Bukureshtit, nami i të cilëvet arriti në krejt qytetet ku rrojnë shqiptarët, në Shqipëri, Evropë, Amerikë e gjetiu. Ndjenjat kom-bëtare të popullit shqiptar, u përqafuan me një ngrohtësi të mrekullueshme. “Vëllazërimi ndërmjet shqiptarëve muslimanë dhe të krishterë zuri rrënjë të thella, dhe ngjarjet e jashtme bashkë me tiranitë e halldupeve të brendshme, i forcojnë kaq shumë shqiptarët, sa zjarri e kaploi Pejën, Gjakovën, Prizrenin, Gucinë, Tetovën, Prishtinën dhe të gjitha anët. Klubet dhe shoqëritë për literaturë në Shqipëri, u kthyen në shoqëri të fshehta revolucionare. Në të gjitha anët, lëvizje kry-engritëse. Guverna otomane dër-gonte njerëz shumë me premtime të reformave(…). Riza bej Gja-kova shpall një proklamatë, duke dëftuar (të vërtetën) se “turku na ve të vritemi vetëm për te, por ndonjë mirësi për Shqipërinë s’i kujtohet (ta bëjë)”. Shtypi i Ev-ropës po kallzonte si shqiptarët po ngriten kundër qeverisë osmane. “La nazione albanese” dëften të këqiat që heq kombi shqiptar nga

Page 10: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, shkurt

turqit. De Rada, Anselmo Lore-chio, ngrehin zërin, duke treguar vuajtjet e pambarueshme të popullit”(f.58-59). Shtypi shqiptar dhe çështja kombëtare; Mid’hat Frashëri dhe çështja e shkro-njave; Zjarri u ndez në të katër anët; Shqiptarët e Italisë në valle; Letërkëmbime me Gavril Darën, Spiro Dinen, Jashar Erebarën, Faik Konicën; Don Gjin Aladro Kastriotin, Pandele Evangjelin, Dervish Himën, Gjergj Qiriazin, Fan Nolin dhe patriotë të tjerë, janë kaptina të veçanta, të kësaj monografie të shkëlqyer me kara-kter epistolar.Jemi bij të një kombi të pam-poshturGavril Dara (më 19 Maj 1898), ia përkujton faktin se jemi bij të një kombi të pamundur, të një kombi që na e përkujton atdheun që na e ndez zemrën, me një zjarr të shenjtëruar. Spiro Dine (14 mars 1898) shpreh keqardhje për fatin se “në mëmëdheun tonë, gjendemi në një rrezik të madh”. Midf’hat Frashëri ia zë për të madhe pse nuk e ze në gojë emrin e Kristo-foridhit midis fotografive që do të vejë në këtë vepër, dhe ka frikë “mos harrohet ky mëmëdhetar që na ka bërë aq shërbime të mëdha për gjuhën”. Për Ali Pashën thot se “ia ngjeth mishtë”, se “ky njeri është fytyr’ e pabesisë dhe e ligë-sisë”. Murat Toptani i shkruan se “Ëndërr e italianëve është të kenë Adriatikun e lirë, se po qe të jetë në dorë t’Austrisë, s’u punon më tregtia” (f.81). Faik Konica e kon-sideron si “vëlla dhe mëmëdhetar i ndershëm”. Njësoj si me Naçon, pothuajse në të njëjtën periudhë, Faiku me Dodanin këmbejnë pesë letra (1897-1901). Edhe ky, shpreh keqardhje për të pasurit që s’ndihmojnë dhe për të papasurit që s’punojnë. Dodani e kritikon “Albaninë” e Konicës duke e py-etur: “Ç’do me thënë :”Ca zotërinj

hapin udhën e orthodhoksisë ruse”, duke ia përkujtuar më tej dëshprimin që e bëri të largohet nga Shqipëria e të kërkojë trashë-gime nga pushtetet fqinje, duke i shkruar pastaj se “diplomacia është shtatë hile dhe një trimëri” dhe se “Shqipëria (duhet) të jetë për Shqipëtarët”(9 Maj 1899). Faiku megjithatë, nuk zemërohet nga një ton i ashpër i Dodanit, duke i admiruar letrat e tij për hirë të faktit se janë të shkruara pa hipokrizi. Në një letër (11 Qer-shor 1898), Konica shpreh dys-him ndaj Pandeli Evangjelit “mos është i paguar prej grekërve, për të ndaluar përparimin e vetëndjesës kombëtare të Shq-ipëtarëve. Prandaj ky zot-thonë mëmëdhetarët, as ndih nonjë punë për shqipen, as përkujdeset të mirësohet shkolla e Korçës, as shtyp shpejt bibllat q’i dërgojnë, të cilat i mban muaj e vjet pa çpallur” (f.88). Më 16 Qershor, Konica shprehet: “Kemi qindëra mijë shqipëtarë fanatikë: Si të bëjmë: duhet një ditëtore(gazetë) që të punojnë me të tillë mënyrë që t’u pëlqejë këtyre njerësve”, ndërsa Dodani ia kthen përgjigjen se Pandeliu nuk është i shitur, se intrigat e tilla i kurdisin “shokët e Naços apo ndonjë grekoman”. Në letrat tjera, Faiku proteston kundër njëfarë italiani, i quajtur Baldaci, që paska shkruar gjoja se “shqiptarët janë egërsira dhe egërsira”. I fshikullon pastaj “këmbë-lëpirësit e Sulltanit”, ndërsa Dodani shpreh keqardhje për ata shqiptarë që hahen si qenj mes vedi, duke ngritur lart karak-terin e shqiptarëve të Italisë, “që janë të paqmë”.Zoti ju shpërbleftë me njëmijë të mira!Në kuadrin e kaptinës së IX-të, mes letrave të ndryshme, figuron edhe një letër e Çajupit (4 tetor 1898), që ia dërgon nga Kajroja. I

a bën me dije se i dërgon 25 franga parapagim për gazetën ”Shqipëria”, dhe e lut Dodanin t’ia dërgojë dy vëllime të Historisë së Skënderbeut, të Naim Frashërit, “të cilin pata ras-tin t’a njoh personalisht në Stam-boll, ku kam një xhaxha avukat të qojtur Gjorgjes Tchako”(109). Një vit para shpalljes së Pavarësisë, Fan Noli e përkujton nga Bostoni Doda-nin me një përzemërsi të veçantë: “ I nderçim Zoti Dodani! Ju përhironj nxehtësisht për pritjen e mirë që më bëtë në Bukuresht, për simpathinë që më dëftyet, për natën e pahar-ruarëshme që shkuam bashkë dyke kënduar “Serben e Zuzarëve”, dhe për ndihmën fisnike që më dhatë për librën fetare. Zoti Ju shpërbleftë me njëmijë të mira. Dyke ju uruar motin e ri të mbarë, mbetem Juaji me besë, F. S. Noli”. Një rëndësi specifike ka edhe korrespondenca e Dodanit Me Luigj Gurakuqin, në një kohë kur bëheshin përpjekje madhore për lirinë dhe pavarësinë e popullit shqiptar, atëherë kur dita-ditës shkrepëtinin dritat e një lëvizjeje të organizuar, për ta zgjuar trimërinë e tij, nga letargjia e robërisë. Letrat që bashkatdhetarët ia dërgojnë Dodanit në Bukuresht, janë të larmishme, emocionuese, mbresëlënëse dhe me kulminacione të shumta të atdhedashurisë. “Me gëzim të madh, shkruan Gur-akuqi, munt të ju them, të gjithë Shqipëtarët, si brenda dhe si jasht Shqipnies, janë me një mendim që lipset bërë një çap i përbashkët për të kërkuar ato të drejta për të cilat sot ka nevojë kombi shqipëtar e janë: njohtja e kombësies s’onë ndë një mënyrë zyrtare si nga Turqia si nga Europa, liri për popullin t’onë të ketë shkollat e tija e të munt të mësohet e të qytetërohet në gjuhën e vete” (Nicë, 98 Kollozhek 1912).

Page 11: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, shkurt

Arqile Gjata

VARRI I PESHKATARIT Thellë në mesokanal,nën algat dhe guaskat,mbretëria e peshqve, ka hapur një varrpër peshkatarin . Varr me rërë dhe ujë të kripur . Peshq me sy të pëloturshoqërojnë kortezhin nënujortë peshkatarit . Delfin veshur në zikëndojnë këngë vajtimitë riteve detare . Tufa pulëbardhash, lidhur krah për krah,qajnë me ligje për mikun e tyrepeshkatar . Arkivoli mbi spirancëgodet pllakën e funddetit,rëra kristal arimbulon varrin e peshkatarit!

Sokol Demaku

Mbrëmja në mergim

Mbrëmja ka renë në qytetPor ky qytet është i zymtEdhe dritat janë të zymtaEdhe njerëzit janë të tjerëNuk është si në qytetin tim.Nata nuk është si natëPo dita është më e shkurtëNata i ngjanë kulshedrësQe përbin cdo gjë.Kështu është kur jeAtje ku nuk duhet të jeshëKështu është aty ku nuk je Dhe nuk e di pse je????Kjo është mbrëmje me fladin e lehtëPor jo nuk ështëSepse ketu ka tjetër jetë.

Bahtir Latifi Dashurija Gjithcka që na rrethon është dashuri pse nuk po e perjetojmë.Kurrë nuk do të ndihem mirë pa dashuriprandaj dashuroni,duani nese doni ta përjetoni.Kurrë nuk do të kemi jetë nëse se duam atëkurr nuk do të kemi dashuri nëse nuk e duam atëtë dashuroshë ,të ndiesh ,të përje-tosh do të thot të duash mos ta humbim dashurin por ta kultivojm ate sepse ajo na ushqen si buka që hamë , sepse ajo na mban gjallëdashuroni sepse dashurija është pasuri.

Puntorie Ziba Lozonjarja Hidhet e përdridhet për një akullore, lozonjarja mamit shpejt në ëmbëltore. Shpesh i rropat këmbët nuk do t’i laj dhëmbët, kur qanë lozonjarja çohet në këmbë lagja. Sonte kjo vogëlushe lidhi një shami shkollën nuk e do shkon vërdallë në shtëpi. Eja,eja thirrin shoqet në dritare mos e harro shkollën shoqe lozonjare. Si princeshë e fjetur fërkon sy e duar lozonjarja mamit duket e hutuar. Njishat në librezë si degë i radhiti, u harlis e gjora as këtë s’e priti. Macën mjau-mjau e kapi për bishti ia shkuli ca qime, ajo e gërvishti.

Jusuf Zenunaj STUHIADegët e lisave i theu stuhia në mesnatë,po rrjedhën s’ia ndërroi lumit të gjatë,veç shtratin ia rriti nê fushat e pafund,kur nënat fëmijët i vënin në gjumë.Gurgullima e lumit u shndërrua në oshëtimë,vajet në djepa u përtrinë,e një nënë lutej për fëmijënt’i presë pranverat që do të vijnë.Shiu e ndiqte mbrapa vetëtimën,as ariu s’e dinte në ishte verë apo dimër.I ishin ngatërruar mali e fusha,bariu vëzhgonte nga i vajti tufa.Stuhia zgjati, zgjati, pas saj doli dielli,mes varreve këngës ia tha bilbili.Ata që mbetën thanë:”Erdhi pran-vera,as gurin s’e rrëzojnë stuhitë e tjera.”Bruksel, 6 shtatot 2001

Arsim HaliliNË UDHTIMIN E SHKRONJAVEUdhëtoje bashkë me shkronjatNëpër kohëI buzëqeshur në klasë Pranonte ngrohtësisht përshënde-tjetShpirti yt nuk ishte i qetëGjeografia jote ishte rrudhur Fëmijët pyesninPse mësues?Ti qetësisht përgjigjeshDo të rriteni do ta kuptoniPse shkronjat tona i penguan të tjerëtFëmijët pyesninPse luftuan heronjtë tanë?Edhe ju do të jeni pasardhës të tyre Erdhi koha Fëmijët e kuptuan Në male me mësuesin Ata u bashkuanMësuesi i la shkronjat në mes Ju bashkëngjit tri shkronjave të U.Ç.K-ës

Page 12: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, shkurt

Trendafili i bashkimit Shen Valentini ishte duke degjuar nje dite, teksa ziheshin dy te rinj te fejuar, te cilet po kalonin pertej kopshtit te tij. Valentini iu doli perpara sakaq, me nje trendafil te bukur ne dore. Me nje fytyre te qete, e te shndritshme qe rreza-tonte plaku i mire dhe trendafilin e mbajtur lart e dhuroi per ciftin. Ky veprim pati fuqine magjike qe te bente paqe mes dy te rinjve te dashuruar. Kur ai u dhuroi te dyve lulen e purpurt, iu kerkoi te dyve te shrengonin bishtin e lules me kujdes per te mos u shpuar dhe shpjegoi lidhjen e dy personave te martuar. Paskesaj, dashuria e tyre ishte kthyer si me pare. Te dy te rinjte u kthyen menjehere tek ai. Me deshiren e tij dhe vullnetin e te rinjve, ishte pikerisht Shen Valen-tini, i cili bekoi martesen e tyre te lumtur. Me tu bere e njohur kjo gje u be nje proces ndaj Valentinos. Por prifti kishte dhe preokupime te tjera, me te cilat duhej patjeter te merrej, prandaj percaktoi per ate bekim daten katermbedhjete te muajit. Dhe katermbedhjetë te muajit mbeti, por u ngushtua ne ate te shkurtit, sepse ne ate dite ai vajti te celebronte dasmen ne parajse. Femijet Shen Valentini mbante dhe ku-jdesej per nje kopesht shume te bukur prane nja lugine. Ne kete livadh, ai lejonte qe te luanin te gjithe femijet. Ai here pas here dilte ne dritaren e kishes per ti pare, e per te ndjere pak nga gezimi dhe hareja e tyre feminore. Kishte te njejtat virtyte si Jezusi, i cili thoshte; “Sinite parvulos venire da me”. Kur behej nate ai zbriste

ne kopesht dhe te gjithe femijet e Zotit lodronin rreth tij. Atehere ai i bekonte te gjithe. Pastaj i jepte secilit nga nje lule me keshillen, qe t’ia conin nenes, duke bere keshtu qe te ktheheshin ne shtepi heret dhe te rritej dashuria dhe respekti per prinderit. Ne kete kegjende kupto-het mjaft mire origjina e dhuratave te vogla, te cilat sot iu jepen perso-nave te dashur. Dashuria sublime Ishte nje vajze e bukur me emrin Serapia, e cila jetonte ne sheshin Terni, aktualisht sheshi Clai. Andej kalonte shpesh nje djale i ri. me emrin Sabino. Syte e tij nuk shq-iteshin nga ato te Serapias. Kjo beri qe djaloshi te na dashurohej dhe i kerkoi te behej gruaja e tij. Por prinderit e saj nuk donin sepse Sabino ishte pagan , ndersa ata ishin kristiane. Atehere, vajza, i sugjeroi te shkonin tek prifti i tyre, te mesonin e te bekoheshin prej tij. Gje, te cilen Sabino, per dashurine e te dashures se tij e beri. Por, kur kjo pengese u kapercye, doli nje tjeter me e madhe. U zbulua se Serapi vuante nga nje semundje e rende. Deshperimi i prinderve dhe i te riut ishte shume i madh. Menje-here familjaret sollen ne shtratin e vajzes priftin. Sabino iu lut njeriut te shenjte qe ai mos ta ndante nga e dashura e tij. Valentino ngriti duart dhe zerin ndaj babait te te gjitheve. Dhe nje gjume bamiresie bashkoi perjetesisht dy zemra me rrahje te sinkronizuara, ndersa shtrengo-heshin ne perjetesi. Pellumbat Na ishte nje here ne Terni nje prift i madh, por edhe shume i mire dhe i zoti. Ai kishte nje kopesht te madh,

te cilin ne kohen e lire e ujiste dhe kultivonte lule. Prifti, te cilin te gjithe e therrisnin njeriu i mire, kishte me te vertete nje zemer te bardhe. Nje dite te bukur ate erdhen disa ushtare dhe e futen ne burg Priftin e mire. Me pas e cuan tek mbreti i asaj kohe, i cili ishte shume i keq. Kuptohet se ai e de-noi me burgim te perjetshem. Dhe prifti i madh qe quhej Valentin, duke qendruar ne burg mendonte per femijet, te cilet i donte shume e qe nuk do te kishin me nje vend te sigurte per te luajtur. Cfare te bente? Atehere, iu lut Zotit dhe ai i dergoi dy nga pellumbat e tij. Pel-lumat te udhehequr nga nje instikt misterioz gjeten burgun ku ishte Valentini. Ne qafen e njerit prej pellumbave ishte i varur nje celes. Ishte pikerisht celesi i kopshtit. Valentini shkroi nje leter, brenda se ciles vendosi dhe celesin. Eshte e lehte te imagjinosh ate cfare ishte shkruar. !”Te gjithe femijeve qe dua... nga Valentini juaj”. Per Shen Valentinin flet dhe Shekspiri Shen Valintini eshte cituar edhe nga Ofelia tek Hamleti i Uilliam Shekspirit. Ky fakt permendet kur gruaja e re, kur ajo eshte ne prezencen e nenes se Hamle-tit, Gertruda. Shen Valentino ne Amerike dhe jo vetem ... Kulti i Shen Valentinit ne Amerike nis ne vitet 1800, kur zhvillohej lufta civile. Ne Shtetet e Bashkuara dhe ne Kanada, ne 14 shkurt, te rinjte shkembenin “valentinet”, karto-lina te lezetshme ne te cilat jane te shkruara mesazhe dashurie.

Shen Valentini - dita e të dashuruarëveShen Valentini njihet ne te gjithe boten si “Padroni i te dashuruarve”. Ky percaktim lindi nga nje sere legjen-dash, te cilat jane shtuar me kalimin e kohes. Trendafili i bashkimit, femijet, pellumbat, dashuria sublime, te gjitha gjerat qe e kane bere ate nje feste model per te dashurit. Qe te dashuruarit te duhen per te gjithe jeten, dhe me shume ne kete dite, nuk mjafton vetem dita e “Shen Valentinit”. Jane disa elemente, qe na vine nga shekujt e kaluar dhe jane shtuar ne kohe, qe e bejne kete feste kaq te madhe dhe kaq popullore ne te githe boten.

Page 13: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, shkurt

në xhepat e tyre, gjejnë sponsor të ndryshëm, turr e vrap vrapojnë tek disa shtëpi botuese në se mund t’i quajmë se janë “Shtëpi botuese” dhe nxjerrin në dritë vepra letrare pa asnjë element letrar…,pa asnjë kriter botimi…,nxirren në shitje dhe i afrohen lexuesit…!Dhe në se shikojmë dhe analizojmë se çfarë kemi në atë libër…!?Mund të kemi kopertina shumë të bukura, me një kolorit të mrekullueshëm dhe plastifikim të shumë tërheqës për syrin, por çfarë kemi brenda atyre kopertinave në brendi…!? Këtë e bëjnë vetëmata njerëz që nuk dinë fare se ç’është arti dhe çfarë vlere ka ai. Kemi individ që këtë e bëjnë me vetëdije apo pa të ose dikush i manipulon duke shikuar vetëm anën materialokomerciale, mbushin xhepat e tyre ose thjesht dëshirojnë të reklamohen duke u fotografuar në ndonjë promovim pompoz në ndonjë restorant luksoz dhe…,kështu lejohet të manipulo-het me artin tonë kombëtar. Kësaj nuk mund t’i themi asgjë tjetër…?! Vetëm, absurd…! Mbi absur-din…!?A jeni të inkuadruar në ndonjë shoqatë shqiptare, qoftë në-Maqedoni osedikutjetër?Sa i përket inkuadrimit tim në klube letrare, redaksi etj. mund të them, po kam qenë në kryesi klubesh letrare, redaksi revistash, kështuqë edhe sot jam tek disa prej tyre. Që nga themelimi gjer më sot jam anëtar i Shoqatës se Shkrimtarëve Shqiptarë te Maqe-donisë. Cili është bashkëpunimi juaj me krijues tëjhapësirave shqiptare?Bashkëpunimi im me krijues të hapësirës shqiptare ka qenë dhe mbetet njëra ndër shtyllat më krye-sore të krijimtarisë sime letrare. Kam një bashkëpunim të f r y t shëm, të nduarnduart, të ndërsjellët në lëmin e letërsisë dhe të artit në tërësi me shumë krijues nga Maqe-donia, Kosova, Lugina dhe shteti

amë Shqipëria dhe nga diaspora shqiptare.LidhjetPome ndonjë shkrimtarnga Lugina a njiheni?Me Luginën më lidhin shumë gjëra. Pos asaj të gjakut dhe të rrënjëve …, por mund të them më lidhin edhe shumë kujtime të pahar-ruara dhe që kanë mbetur të pash-lyera në shpirtin tim. Janë kujtimet e shkollimit te mesëm 4vjeçar në Preshevë. Kujtime…! Kujtime… që kurrë nuk do të harrohen. Fizikisht jam njohur shumë herët me poetin e ndjerë Qerim Arifi, njihem me Mexhid Memetin, Jonuz Fetahaj dhe shpirtërishtme Sevdail Hyseni, Demush Berisha, Arsim Halilin etj.Në shoqërinë tonë shqiptare kemi mjaft krijues, por a kemi edhe mjaft lexues?Me kënaqësinë më të madhe do e potencoj dhe do krenohem si shq-iptar se kemi mjaft krijues dhe atë nuk janë në numër te vogël.Kemi emra temëdhenj të letërsisë sonë. por edhe më gjerë. Sa i përket lex-uesve me keqardhje do e them dhe nuk kambesuar asnjëherë se kaq pak do të ketë lexues në shoqërinë tonë shqiptare. Me të vërtet është për keqardhje …!?Është për t’u habitur…!?!? Dikur më herët tho-shim dhe ankoheshim se nuk kemi vepra të mjaftueshme për të lexuar në gjuhën tonë amtare, thoshim se pushteti dhe pushtetarët i kanë fajet. E dimë se pushteti që kemi pasur dhe që e kemi edhe sot në ca hapësira tonat shqiptare, nuk është interesuar kurrë për të botuar librin shqip. Jo që nuk u botuan, por edhe ato që ishin botuar u sakatosën me censurime të papara, shumë vepra letrare u nxorën nga bibliotekat dhe librarit në mënyrën më çnjerëzore dhe vetëm e vetëm pse ishin të shkruara shqip dhe ishin të shkruara nga krijues shqiptar, u dogjën , dhe sot e kësaj dite nuk dihet fati i tyre, kurse autorët e këtyre veprave u maltretuan, u burgosën dhe u kalbën kazamateve…,disa për të përfundu-

ar edhe me vdekjen e tyre…E sot në këtë kohë kush na është fajtor…!? Mos vallë dikush na pengon që mos të lexojmë kur kemi vepra të botu-ara në gjuhën tonë me bollëk…!Sa i lexojmë ato!? Si duket në kohën e fundit jemi larguar aq larg dhe jemi bërë imun, ndaj librave, revistave as që na bie ndërmend, bile, bile, kemi edhe një numër të madh që e kanë pagëzuar veten “Intelektual” dhe kurrë nuk u kemi parë një libër në dorë! Mallkim…! Mallkim…!(Pa)përkujdesja institucionaleSa ndihmohet në mënyrë institu-cionale krijimtaria artistike në Maqedoni?Krijimtaria në mënyrë institucionale ndihmohet shumë pak. Për tëmos thënë aspak. Edhe ajo ndihme që ofrohet është shumë, shumë sim-bolike.Kur e potencoj këtë konk-retisht them për krijimtarinë tonë shqiptare dhe jo për atë maqedo-nase. Por edhe ajo pak krijimtari artistike qëmbështetet financiarisht nga institucionet e këtushme në gjuhën shqipe në shumë raste është për tu habitur, sepse një numër veprash dhe autorë të mirëfilltë anashkalohen, ndërsa veprat me au-torë të pavlerë stimulohen. E gjithë kjo bëhet me atë fjalën popullore: ”Kush është ndër dardha i han ato”, “Kush është pranë kroit pinë ujë”, Kush është aty dhe afër tij…! Dhek-ështumeradhë…!ApeliJu si një krijues me përvojë artis-tike çka do t’i sugjeroni penat e reja?Sa do i sugjeroj, porositja apo këshilloja penat e reja. Krijuesit e rinj nuk duhet të shkruajnë sot për nesër. Duhet të krijojnë art të mirë-filltë. Dhe besoj dhe kam bindjen se një numër i madh këtë janë duke e bërë dhe do e bëjnë edhe në të ardh-men. Lexuesit nuk duhet t’i afro-het vepër artistike, në se nuk e ka estetikën e vet. Çdo vepër artistike të bukurën të përsosur në vetvete që ka njëfarë vlefte e që na

Page 14: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, shkurt

Raimonda Moisiu Endem......Endem neper qytet me kembet e mpira,nga lodhja. E di qediku ne nje cep te ketij qyteti,prehesh perjete !“Mekatove” ne dashuri,Me tradhetove perhere te pare,U martove me perjetesine---Nder duart e mija - plot lule kara-filash,dhe nje qiri....Karafilat do t’i vadit me lotet e mi,qiriundo e ndez me flaken e dashurise tende,Qe nuk eshte shuar ende te une!“.....mbi varrin tend ku flene :Kujtimet me te embela,Te brishta ,si enderra qe zhgenje-jne,Te mbetura si gjysme hije ,Si mjegullat e vjeshtes,Si te ftohtet e dimrit,Si zbraztesite e trishtimeve ,ngatrupi im....Lulet e oborrit tone qe aq shume ,I kam dashur me pare, tanii shikoj me indiference... Te mjeratnuk ma dridhin me zemren siatehere....Me sy te kerkoj rrugeve te ketij qyteti,Edhe pse e di ku fle dite-nate...A thua do te shoh nje dite??!Me syte e mij te lotuar,mefytyren time te zbehte si mermeri, melotet si shiu qe rreshqasin, ngasyte e mij, mete qarat si te nje femije,te zene ne faj..!E mberthyer jam prej mekatit ,qenuk te shoh me..!Edhe sa kohe...sa kohe ,doqe te kthehesh ?? Apotimepretmuuuaaame nje tufetrendafilash e nje qiri......

Gjevahire Izmaku

TI USHTAR LIRIE PA NJË DORË

(Në një manifestim përkujtimor takova një ushtar pa një dorë)

Unë nuk e di emrin tëndAs nga vjen as ku ishe Kam vetëm të dhënat se ishe Udhëtar lirieSytë që shkrepin shkëndija driteVizatojnëBrenda mejeUnë mendoj se ti je JetaPo tiÇfarë ti mendon për veteTi ushtar - udhëtar lirieLiria të fle mbi trupin e përgjysmuarNdërgjegja ime Për atdhedashurinëJe loti im Që brenda rri Kur qesh e qajUshtar lirie je tiO zemra ime e KosovësQë trete ëndrrat Kur more rrugë E s’të ndali as vaji i fëmijës As gjëma e nënësKur ata dhe Unë bënim gjumëPo ejani ne që flemëTë ngrihemiSot kur gjysma jote Na zë frymëVallë Ta ruaje edhe ti dorën Ku do të ishinAta dhe unëUshtar O dhimbja ime prej vllai e shpirtiHarroje këtë orë ogurzezëNëse ata dhe unë Ta harrojmë vlerënKosovë Mbetësh gjithë jetënE pafrymë

Gentiana Maxhuni , Mitrovicë ,

17 SHKURTI Me 17 Shkurt u ngritë Flamuri në Prishtinë Të gjithë dolën Ta kremtojmë lirinë. Sa e bukurë kjo ditë plot gezim e hare, Erdhi liria atë që E merituam ne. U derdh shumë gjak Për këtë ditë të shenjtë Për te fituar lirinë Për të pas paqë dhe siguri. Me vite e shekuj E pritëm këtë ditëTa dëgjojmë fjalën e embël e te bukurëKOSOVA REPUBLIKË.

Arqile Gjata Një vajzë

Një vajzë e heshturkërkonte të thoshte një fjalë,por nuk e thoshte dot .

Ajo si e shushatur, vajtonte fatin e lakuriqsisëme duarë të njomaxhepave të natës .

Vajza e mbërdhirë,si natë me shindihej e burgosur,dalëngadal I rrudhej fytyra .

Lagur, e thurrur me lotë nga frika e viz-itorve nuk mundëte t’i hapte krahëttë shijonte bukurin e shpirtit të sajderdhur nëpër ajër .

Page 15: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, shkurt

Intervistë e huazuar nga revista Perspektiva Bujanoc ME POEZINË U MISHËROVA QË HERËTBisedoi: Arsim HaliliNë vend të letërnjoftimit Nehat Jahiu, lindi më 10 tetor të vitit 1951, në fshatin Orizare të Komunës së Likovës (Maqedoni). Shkollën fillore e ka të kryer në vendlindje, të mesmen në Preshevë, ndërsa shkollën e Lartë Pedagogjike-Dega eGjuhës dhe Letërsisë shqipe e nëGjakovë. Punon në Shkollën Fillore “Faik Konica” të fshatit Slupçan, Ko-muna e Likovës. Jetondhevepron në vendlindjen e tij nëOrizare. Gjer me tani kamtë botuara këto vepra: “Ne sytë e tu”- 1982; “Ura prej zemrave”- 1985; “Fluturimi pëllumbave”- 1990; “Te pret malli që na treti”- 1993; “Hidhe vallen Laro…!”- 1994; “Kukuvajka”- 1995; “Hape derën shkolla ime” -1998; “Epitaf Lirie” 2000; “Rrënjët i ke në këtë toke Ilire-“2005; “Huti mbi çati”- 2005; “Brez pas brezi në luftëpër shkolla shqipe” 2008Poezinë për fëmijë e krijoj, sepse ajo përbën një univers apo ylber shumë ngjyrësh, siç është vet bota e fëmijëve. Magjia e kësaj bote është vërtet dhe befasuese dhe të depërtosh në te ke arritur një bukuri dhe njëkohësisht ke përballuar një përgjegjësi të madhe. Unë jam munduar që me krijimtarinë time t’i afrohem kësaj bote, duke ngulmuar që kjo botë të përcillet në rrethana sa më autentike, pa artifice e stërhollime le-trareske.

Kur keni filluar t mer-reni me krijim-tari le-trare?Fillimi i kri-

jimtarisë sime letrare është diku herët në bankat e shkollës fillore. Atëherë kur i takoja grupit letrar të shkollës, aty ku për herë të parë i publikova krijimet e mia letrare në fletushkën e sesionit letrar dhe në gazetën e murit. Që atëherë krijimtaria ime letrare ishte ngu-litur thellë në shpirtin tim poetik për të vazhduar në të ardhmenaty ku gjendemsot.MishërimiNë cilin zhanër jeni të fokusuar të krijoni dhe pse?Fokusimi im ishte dhe mbeti poe-zia, pa i lënë të paprekura nga pak edhe zhanret e tjera. Por si duket me poezinë u mishërova që herët dhe ajo u ngulit thellë në zemrën time, i lëshoj thellë rrënjët sa që shumë vështir do të jetë për t’i shkulur ndokush… Mësë tepërmi e krijoj poezinë për fëmijë dhe atë satirike. Poezinë për fëmijë e krijoj, sepse ajo përbën një univ-ers apo ylber shumëngjyrësh, siç

është vet bota e fëmijëve. Magjia e kësaj bote është vërtet dhe befa-suese dhe të depërtosh në të ke ar-ritur një bukuri dhe njëkohësisht ke përballuar një përgjegjësi të madhe. Unë jam munduar që me krijim-tarinë time t’i afrohem kësaj bote, duke ngulmuar që kjo botë të për-cillet në rrethana sa më autentike, pa artifice e stërhollime letrareske. Puna ime për një kohë të gjatë si mësues më ka dhënë shanset për t’i njohur nga afër fëmijët, me tërë atë mal gëzimesh e ëndrrash të tyre të mrekullueshme, kredoja ime ishte dhe mbeti që fëmijëve tua përcjell drejt këngën time që më buron nga shpirti im poetik. Sa i përket krijimit të poezisë satirike…Lajtmotivi i kësaj poezie është lufta kundër gënjeshtrës, mbretëreshës së ligësive, servilit dhe brutalit karrieristit dhe demagogut kundër vanitetit dhe snobit temjerë. Me anë të poezisë satirike dua që ta vë në pah stigmatizimin e veseve te ulëta, revoltën ndaj së ulëtës, e të shëmtu-arës, revoltën e njeriut të ndershëm që s’i duron dot shtirjet e poshtër-sitë, të cilat po i lëmë në qetësi, shumohen dhe bëjnë skëterrë jetën e njeriut dhe të shoqërisë.AbsurdiAmendoni se krijimetë shpeshta, po krijohen me tepër për të qenë në qendër të vëmendjes për efekte

komerciale se sa për të krijuar art të mirëfilltë? Po, ndaj mendimin me ju se një pjesë mund ta kenë edhe ndoshta e kanë. Por një gjë është e ditur dhe më se e vërtet është se do të jenë shumë jetë shkurtër dhe do të ngrihen si kërpudha pas shiut, por edhe shumë shpejt do të digjen si l u l e t nga br yma në stinën e vjeshtës…Veprat artistike kryen një shërbim të rëndësishëm në jetën shoqërore, duke zgjuar tek njerëzit ato synime, ideale dhe nevoja shpirtërore, stërhollojnë shijen e tij ndaj të bukurës dhe ushtrojnë ndikim të fuqishëm edukativ në formimin e personalitetit të tij. Për tu shijuar një vepër artistike si duhet, lypset të ketë shije artis-tike te njeriu, ndërsa e gjithë ajo mund të arrihet duke u pajisur me njohurit elementare të artit për-katës, kështu atëherë ato na duken më të kuptueshme, më të afërta, më të bukura, më të dashura, dhe e kënaqim lexuesin dhe dëgjuesin. Nuk mund të ikim nga pyetja e juaj e parashtruar dhe tëmos e themi se kemi individ krijues që me të vërtetë dëshirojnë të jenë në qendër të vëmendjes në opinionin publik për shumë qëllime të tyre personale, përfshirë këtu edhe atë komerciale. Bëjnë ca krijime të tyre që fare nuk duhet dhënë këtë emër. Kështu që në se kanë para

Page 16: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, shkurt

pëlqen fortë. Pra, krijuesi është ai i cili duhet të di dhe të vërej më së miri se ç’është e rëndësishme dhe e vlefshme, duke i dhënë trajtë të pasur e përmbajtje të zgjedhur veprës së tij..Për këtë shkak pe-nat e reja duhet të kenë kujdes dhe të kultivojnë art të mirëfilltë letrar, sepse jemi dëshmitar çdo na ndodh viteve të fundit me artin tonë dhe kësaj nuk mund t’i themi asgjë tjetër pos vetëm një bas-tardim i paparë dhe i tmerrshëm i artit shqiptar… Apeloj tek penat e reja të artit letrar dhe tek arti në përgjithësi të krijojnë dhe të kul-tivojnë art të mirëfilltë dhe mos të bien preh individëve që janë virus i të keqes së artit tonë kombëtare për qëllime profiterike…!Ndërsa tek lexuesi shqiptar do te kisha apeluar që te jemi shumë më afër veprave artistike, t’i lexojmë me vëmendje ato, të çmojmë vlerat e tyre, ta ruajmë, ta kultivojmë atë që është e jona burimore dhe tradicio-nale. Të ruajmë dhe të krijojmë art të mirëfilltë kombëtare, ta ruajmë, ta kultivojmë dhe ta përcjellim tek brezat e ardhshëm atë që është e jona…!Të mbjellim dashuri tek gjeneratat e reja ndaj librit…!Të jenë shumë më pranë tij…!Të punojmë shumë më tepër qe ta duan te mirën dhe të jemi sa më larg asaj të keqes…! Të kultivojmë dhe të krijojmë vepra të mira për në dhe për gjeneratat e ardhme, sepse gjenerata e re trashëgojnë të vjetrën brez pas brezi dhe ajo është ardh-mëria e kombit tonë.Mesazhi Juaj për lexuesit e re-vistës sonë?Një mesazh të veçantë do e kisha përcjell edhe deri tek redaksia e revistës “Perspektiva”, t’i dëshi-roj suksese dhe vetëm suksese në mbarëvajtjen e punës së tyre të pal-odhshme. Viti 2009 të jetë i mbarë, vit i suksese shumë më të mëdha meatë të vitit që tani e lame pas!”

LULE E SHKURTIT

(Pavaresise se Kosoves)

Ne muajin shkurt,data 17vitit 2008,Lule e shumepriturdole ne jete.Ne kopshtin tend,shekuj me radhenuk pati diell,veç erera e acar.Ne bukurite qe kedo te thehen stuhite.Ferrat qe s’te kane lenete mbije deri sot,aromen e bukur nuk ta zbehin dot. Jusuf Zenunaj 20 shkurt 2008,botuar ne revisten”LES ELYTRES DU HANNETON” Nr.290

Arsim Halili

SOT EDHE NJË MUNGON

Sot në shkollë mungon Jehona Pyes ku është Egzona?Shokët me vaj përgjigjen :Ka shkuar! Vendi i saj i zbrazur, qan duke thënë:Ky nuk është fundiNesër Jetmiri po bëhet gati Për të shkuar nga fshati Kështu qenka fati Çdo ditë po mungojnë një nga një po shkojnëNë klasë mbretëron qetësia ka mbetur vetëm e gjora Liria.

Baki Ymeri

ZOTI Jetoja pranë një shtëpie Të mbushur me mëkate Ku vetëm nëna e vajzat I besonin Zotit. Zotin e përmend sot Çdo vjedhës, çdo tradhëtar Çdo idiot. Shenjtërinë e gjen Edhe kur lan enët në kuzhinë Edhe kur në raft I rradhit librat Pasi ua ke vjedhur diturinë. Edhe kur e përforcon Peshën e fjalës me fjalë Dhe kur fjalën e mësueses E përsërit. Edhe kur krijon Edhe kur mendon Se Zoti është Një jehonë Që mbretëron Në memorjen E trurit tonë.

Ibrahim Abedini

Gurbetçi

Fatin e kalit të munduarTë dhanë perënditë,Ditën e bukur që linde.Hijen e rëndë të kohësTa mveshën pas kurrizit,Për të mos i ikur besnikërisë së fatit.Dhuratë nga vendlindja të dhanëVetminë, armikun e shpirtit.Ndërsa vdekjen!Po, ku do ta kesh vdekjen?Nuk ta llogaritën.Atë e ke hak, vetëm të thanë.

Page 17: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, shkurt

NGUTJA DHE DURIMI

U takuan nje here Ngutja dhe Durimi! Te dy per te njejtin hall; Ngutja kishte blere dy metra basme te bukur per te qepur nje fustan.Ajo e shtriu basmen ne tryeze dhe pa menduar gjate, mori gersheret e filloj te priste.Prit ketej e prit andej e fap fap fap ,gerr gerr gerr, e beri copa-copa gjithe basmen. Pasi beri kete pune ,u mendua pakez,morri dy copa dhe i vuri per se gjati trupit,dhe per te zezen e saj vuri re qe kish bere dem gjith copen.Qyqja c’bera ! tha me vehte Ngutja.As nje vajze e vogel nuk do ta kishte bere kete e jo une qe jam goxha cupe!Ngutja perplaste duart dhe thoshte ”korba une”, “korba une” por pa dobi.Pasi u qetesua pak mendoi ; Po vete te shikoj pak Durimin,valle dhe ai e ka prishur copen e pantallonave?.Dhe me nje fryme vajti te Durimi. E gjeti me meter ne dore, duke matur me kujdes dhe duke shenuar me nje copë sapuni .Pastaj shtriu mbi te nje pale pantallona te mbajtura te cilat mbuluan cip me cip vizatimin.Duket sikur cdo gje eshte ne rregull -tha Durimi-po ky cepi ketu sikur nuk ma mbush syrin. Pa ta kontrolloj, per bese bera mire qe nuk e preva, duhet kor-rigjuar.Dhe vazhdonte te korigjonte rrethin e mesit....edhe kete mire e kam shenuar duke vazhduar akoma me kujdes matjet dhe shenimet ne fund tha;Tani nuk me mbetet gje tjeter vetem te marr gersheren e te pres copen.ja ti mbajme me shendet dhe fer fer e preu copen.Ngutja e habitur shume nga Durimi e pyetiKush te ka mesuar te presesh kaq bukur ,more Durim?Me ka mesuar gjyshja,-tha Durimi. --Po si? -vazhdoi kureshtare NgutjaJa me ka ngulur ne mendje gjashte fjale”MAT SHTATE HERE DHE PRIT NJE HERE”!Populli

Këto dite doli nga shtypi libri i autorit suedez , GORAN WASSENIUS, me titull: “DEN MYSTSKA SJUKDOMEN” ( “SËMUNDJA MISTERIOZE” )

Historiani dhe shkenctari suedez WASSENIUS, publikoj këtë libër pas 10 vitesh pune të pa lodhur shken-core lidhur me helmimet e rinisë shqiptare që u bënë në pranverën e vitit 1990 në Kosovë, në kohën e okupi-mit të egër serb.Libri doli në shitje në Suedi dhe ka zgjuar interesim jashtëzakonisht të madh, sidomos te bashkatdhetarët tanë që ndodhen atje.

Autori përshkruan këtë tragjedi të ndodhur në Kosovë me gjuhën dhe forcën e argumenteve shkencore, të ilustruar me shumë foto autentike.Autori WASSENIUS, në këtë libër gjithashtu rëndesi të veçant i jep dhe simposiumit që u mbajt në Zagreb, në qërshor të vitit 1990, enkas për këte çëllim me titull: “ Kosova, sprovë e ndergjegjes mjekesore “.Shpresojmë që kësaj radhe edhe kompetentët nga Qeveria e Kosovës do të tregojnë interesim dhe do të ndi-hmojnë që kjo vepër kapitale të botohet sa më pare edhe në gjuhën angleze dhe shqipe.Pas kësaj libre, shpresojmë që bota do ta ketë më të çartë pse Kosova e ka merituar pavarësinë.Kjo vepër kapitale me interes kombëtar është një thesar për historinë e re të shtetit të ri të Kosovës, një shkencëtar,një humanist, një historian i ndershëm i huaj, thellë i prekur me atë çka ndodhi në Kosovë, u mundua me argumente shkencore dhe shumë të dhëna autentike të ndriçoj një periudhë shumë të errët dhe të dhembshme të historisë sonë të re.Shikoni në youtube, video materiale per helmimet. www.youtube.com/user/newbornstates

Page 18: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, shkurt

JULIA JANKU nga Athina Fringe Festival ndër me te njohurit në botë

Fringe Festival eshte Festivali me i njohur ne mbare boten dhe organizohet prej 50-vjetesh diteve te veres ne Edinburg.Kete vit Fringe Festival udheton ne qytetin e Lashte te Athines prej dates 15 – 21 Qershor 2009, dhe ka per qellim te vere ne pah talentet e reja, ne fushen e Artit dhe te Kultures.

Kompania “SINTHESIS”, do te jete ORGANIZATORJA kryesore e ketij Festivali.Duhet te behet e njohur se vitin e kaluar kishte 2.6 milion vizitore, dhe eshte nje nga Festivalet me te promovuara nga Mediat. Te gjithe Artistet qe marrin pjese ne kete Festival, promovojne punen e tyre ne baze te nje programi te paraper-caktuar. Gjithashtu, dhe Ju miq te Artit, Aktiviste qe deshironi te jep-ni nje NOTE te ndryshme ne kete fillim Vere ne Athinen e zhurm-shme plot jete…….mund te jepni dhe JU nje pjese nga Shpirti Juaj duke pergatitur per kete Festival dicka te vecante: p.sh. nje perfor-mance, nje pjese teatrale ( e cila do te luhet ne rruget e Athines), nje pjese muzikore, dhe gjithacka tjeter qe Ju mendoni qe do te preke boten shpirterore te cdo kalimtari, dhe qe Juve do t’ju beje te ndiheni te lumtur, duke percjelle mesazhe nepermjet ARTIT tua.“Per te gjithe qe deshirojne te marrin pjese ne PUNE VULLNETARE , ku do te sherbejne per promovimin e Athens Fringe Festival duke dhene informacione ne kalimtaret e rastit, ne pika te ndryshme te Athines, qofte dhe ne vende te caktuara psh ne Teatro, Galeri, etj……pikerisht Vullnetareve do t’u jepet munde-sia te hyjne falas ne aktivitetet qe deshirojne te ndjekin sipas pref-erences. Per 7(shtate) dite do te zhvillohet Athens Fringe Festival dhe per 7(shtate) dite Artiste ne te 7(shtate ) Fushat e Artit do te kene mundesi te ndjekin hap pas hapi seminarin me teme “Qyteti I Athines” duke krijuar konceptin

sipas menyres qe Artiste e e shohin Athinen e sotme dhe te ardhme, ne bashkepunim me Artiste Profesion-iste.Artistet do te fillojne punen per kete Projekt nje jave para duke parapergatiur publikun me punen e tyre, ne rruget e Athines.Duke kenduar, kercyer, pikturuar, fo-tografuar, filmuar, jeten e Athines por duke e gershetuar me idene tuaj ne lidhje si e shihni Ju – Athin-en, e gjithe kjo pune do te shfaqet diten e 7 (shtate) ne nje EVENT te perqendruar, ne te cilen do te jepen dhe cmime dhe do te festohet duke e karakterizuar si nje Mbyllje te Festivalit.Eshte kusht per te gjithe Artistet, te kene bere te ditur zyrtarisht ne Organet perkatese per pjesemarrjen e tyre. Gjithashtu duhet te paraqesin paraprakisht ne Organet perkatese gjithe idene dhe menyren e zhvillimit gjate gjithe punes per te arritur Finalen. Per te gjithe artistet e rinj do te jepet ndihmesa nga Artiste Profesion-iste. Ne kete Festival, do te mund te marrin pjese dhe femijet tuaj, Talentet e Vegjel, duke ndjekur te njejten menyre zhvillimi te ketij aktiviteti, ashtu si dhe te Artistet e rinj, dhe ne fund do te jete Shfaqja e Madhe ku te cilet do te tregojne Talentin e tyre.Gjithashtu do te shperblehen me cmime per gjithe punen e kryer.Para se te zhvillohet Festivali, do te jete per te gjithe JU nje Site ne 15 – Shtete te Europes.Artistet te cilet deshirojne te marrin pjese ne Festival, te gjithe dashamiresit te marrin informa-cione per programin qe do te zhvil

lohet, te blejne bileta per event qe deshirojne te ndjekin mund te hyjne ne kete Site dhe te konfirmojne pjesemarrjen sipas deshires.Gjate diteve qe do te zhvillohet Festivali, do te kete ne Sitin kryesor dhe nje blog apostafat te krijuar, ku te gjithe do te ndjekin live, video, dhe pjese te ndryshme nga Festivali.Ju do te mund te dergoni ne kete blog, pjese te filmuara me kameren tuaj, me telefonin (celualar) tuajin, dicka qe Ju ben pershtypje, ose dicka qe Ju e pelqeni. Gjithashtu Qendra e Festivalit do te promovoje pjese nga Festivali, dhe Ju do te keni mundesi ti kaloni ne telefonat tuaj me Bluetooth ose 3G.Do te vendosen Touch – Screens, ne pika te ndryshme ne qendren e Athines, dhe me kete menyre do t’ju jepet mundesia te merrni informacione mbi programin e Festivalit, do te keni mundesi te shkruani mendimet tuaja, dhe do te keni mundesi te dergoni pjese qe JU do te filmoni etj, etj……Informacione Informacione Siti yne eshte : www.sinthesis.grActivistet : [email protected] : [email protected] : [email protected]

Ne shpresojme se së shpejti Julia me piktuart e saj do jete ne qytetin Borås me një ekspozitë.

Page 19: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, shkurt

ANEKDOTA POPULLORE SHQIPTAREAnekdotat, këto thënie të mençura, këto tregime të shkurtra shpotitëse e satirike, përmes së cilave interpre-tohen dukurit e ndryshme shoqërore, ndodhi të personaliteteve të njohura etj., japin një pasqyrim metaforik por edhe alegorik të realitetit tonë me të cilinë përballemi çdo ditë. Këto tregime të zgjuara, që ishin karakteristik komunikimi tek shumë popuj ballkanas në të kaluarën, e në veçanti në disa treva shqiptare (ku akoma janë prezent, edhe pse të zbehura nga evoluimi kohorë), arrijnë që përmes mesazheve të japin aspekte nga jeta, në dukje të vogla, por me vlerë përgjithësuese, duke i vënë në lojë klasat sunduese, pushtuesit, tradhtarët, qeveritarët, personalitetet publike etj., por duke mos lënë pa atakuar as problemet e ndjeshme sociale, ekonomike, politike etj. Shkathtësia e këtij komunikimi të drejtpërdrejt me dëgjuesin dhe roli si mburojë a si shtizë ndaj kundërsh-tarit, i kanë siguruar anekdotave, por edhe aforizmave, fjalëve të urta etj. një vend të rëndësishëm në thesarin e kulturës shqiptare, por edhe një jetë të gjallë e aktive, me një humor të hollë e satirë therëse, edhe sot e kësaj dite.Pjesa dërmuese e anekdotave që janë të vendosura më poshtë janë të marra nga librat: “Anekdota 1 dhe 2” i botuar nga Instituti albanologjik i Prishtinës, dhe “Tregime shqiptare” shkruar nga Daut Dema-kut . SHQIPTARËT JAN SI SHQIPET Në një ndejë në Mal të Zi, Mark Milnai i thotë Ali pashë Gucisë: - Ju shqiptarët jini sikur dhitë e egra. A i ke parë dhitë e egra, njëra në atë rrëpirë, tjetra në rrëpirën përball thërasin e bërtasin se nuk u rrihet vetëm, por kur bëhën bashkë, të parën punë që bëjnë, godasin njëra-tjetrën në lule të ballit, veç në këmbë të prapme për të bërë belanë... Ali pashë Gucia buzëqeshi e tha: - E more Mark Milani, sa di unë, edhe ti prejardhjen e ke shqiptare, por pasi u bërë malazez “të koftë me sherr kombi i ri...” E për dhitë e egra, po them, e ke gabim! - Pse e kam gabim? - Sepse shqiptarët nuk janë sikur dhitë e egra, por janë shqiponja. I ke parë buburrecat? Ata janë të vegjël, qyqar, rrinë bashkë e punojnë bashkë se vetëm nuk ua mban dhe s’ia dalin dot. E shqiptarët sillen sikur shqiponjat. I ke parë shqiponjat në fluturim, i bien qiellit trup e tërthor e askënd se mbajnë afër vetes, sepse ato janë sundimtare të plota të qiellit e nuk ia kanë nevojën kujt për ndihmë. - Hollë ke qitur Ali pashë Gucia!... - Jo, s’thashë gjë të re, o Mark Milani! Shqiptarët prej shqipeve e kanë marrë emrin, e mjerë ata që s’kanë ndenjur me shqipe, po janë bërë bashkë me buburrecat! NJË PITE TË KEQE PËR MYSAFIRIN E MIRË! Një natë dimri Ramadan Shabani shkon mysafir te Xhemajl Abria. Te dy pleqnar të njohur që i kishte Kosova. Të gëzuar për takimin, te dy pleqtë në kullë harrohen në bisedë. Dikur, nëna e Xhemajlit, që e dinte se në kullë është një mysafir i mirë, shkon dhe troket në derë. Del Xhemajli në der të kullës: Hë nënë, ç’e mirë të solli këtu? Më thanë se të ka ardhë një mysafirë i mirë bre loke?! Po, bre nënë, pasha zotin, mysafirë më të mirë kjo kullë nuk pret! Ani lokes, çka po ta do zemra të të gatuaj nana për darkë? I kemi, shyqyr zotit tana të mirat e, për mysafirin e mirë - diçka ma të mirë! Gatuaja nënë një pite të keqe! Qysh loke, pite të keqe për mysafirin e mirë? Oj nënë, ruaje bulmetin për llaskuçë që vijë për bark, ata ta marrin për gojë konakun, se ky ka ardhur për llaf e muhabet - tybe e treqind tybe as mendja nuk i shkon se çka i qet në sofër!...

Page 20: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, shkurt

JEHONAProgramet në gjuhën shqipe në Sveriges Radio datojnë që nga 4 janari i 1994. Emisioni i lajmeve ”Ditari” vazhdoi deri më 13 janar 2006. Ndërkaq nga 16 janari 2006 programi në gjuhën shqipe transformohet në format të magazinës dhe merr emrin e ri ”Jehona”.Që nga 16 janari i 2006 ndrron formati i ”Ditarit” dhe shndërrohet në program të aktualiteteve. Me këtë pason edhe ndrrimi i emrit të programit. Që nga 16 janari 2006 ”Ditari” bëhet ”JEHONA”.Orari i transmetimeveTransmestimet e ”Jehonës” bëhen nëpërmjet kanalit P2 të SR në gjithë vendin.Orari i transmetimeve shqip:E hënë: 14:30-15:00 dhe E martë: 14:30 -15:00“Jehona” me arkiv 30 ditëshDhe në internet www.sr.se/albanskaNëse ju ka ikur ndonjë program i “Jehonës”, ose ndonjë program tjetåer që do të dëshironit ta dëgjoni prap, atëhere ju informojmë se redaksia”Jehona” ruan për 30 ditë me radhë këto programe dhe këto mund ti gjeni në internet kur të doni dhe ju vetëm duhet të hyni në adresën www.sr.se/lyssnaigen.

Dituria-Revistë mujore për fëmijë,të rinjë dhe prindër, shkurt, 2009

Albanska -- ShqipNyheter och program på albanska

Revista “Dituria”Kryeredaktor: Sokol Demaku [email protected] redaktues:Rrahmon Jashari [email protected]; Lena Liden [email protected];Hakif Jashari [email protected] ; Arsim Daka [email protected];AgronCela [email protected];Bahtir Latifi; [email protected] e redaksisë,[email protected];Revista dituria,Studiefrämjandet,L.Kyrkogatan nr20,503 07 Borås,Suedi