revistë mujore për fëmijë, të rinjë, prindër dhe mësues, shtator 2007

20
Revistë mujore për fëmijë, të rinjë, prindër dhe mësues, shtator 2007, nr 4 Dituria E boton QKSH ”Migjeni” Borås-Suedi

Upload: nguyenquynh

Post on 29-Jan-2017

241 views

Category:

Documents


7 download

TRANSCRIPT

Page 1: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë, prindër dhe mësues, shtator 2007

Revistë mujore për fëmijë, të rinjë, prindër dhe mësues, shtator 2007, nr 4

Dituria E boton QKSH ”Migjeni” Borås-Suedi

Page 2: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë, prindër dhe mësues, shtator 2007

Dituria,- Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër, shtator 2007 – faqe 2

Revistë kulturore, letrare, artistike shoqërore e argëtuese për fëmijë, të rinjë, prindër e mësues D I T U R IA

Përmbajtja:

Boton QKSH “Migjeni”

Borås-Suedi

Kryeredaktor :

Sokol Demaku

Këshilli redaktues:

Rrahman Jashari

Lena Liden

Agron Çela

Ramadan Myrtaj

Arsim Daka

Hakif Jashari

Adresa e redaksisë:

Revista Dituria

C/O

Studie främjandet

L. Kyrkogatan 20

503 07 Borås

3. Nga redaksia

4. Shote Galica

5. Migjeni

6,7,8,9. Qemajl Juniku

10. Përallë shqipe – Vajza e zgjuar

11,12. Faqe për fëmijë

13,14. Tregim për fëmijë

15. Alfabeti shqip

16,17. Shëndetësi

18.Tregim – Në çdo gjë ka mirësi

19. Konkurs për fëmijë

20. Fjala e prindit

Page 3: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë, prindër dhe mësues, shtator 2007

Dituria,- Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër , shtator 2007 – faqe 3

Kaluam një verë të nxehtë, kaluam një verë me zhegë dhe vapë të llahtarshme në atdhe, dhe ja prapë jemi këtu në atdheun e dytë ku duhet ta vazhdojmë jetën. Me siguri se secili ka mbresat e veta nga vendlindja. Me siguri se secili nga ne ka dicka që e ka në kujtesë nga vendlindja. Me siguri se po…. Po duhet ta pranojmë se nuk ishte lehtë të marrim serish këtë rrugë pasi u mësuam, pasi u adaptuam me atë jetë në vendlindje, pasi u mësuam me ata njerëz me të gjitha ato peripeti që ata kalojnë në jetën e përditshme e që nuk është e lehtë për ta. Jo, jo nuk është e lehtë, por jeta vazhdon me atë ritmin e saj, e njerëzit duhet ta zenë hapin me kohën, përndryshe… Tani jemi më të freskët, jemi më të disponuar e krejt kjo na mundëson që të jemi ma aktiv në jeton tonë të përditshme, të ndihmojmë njëri tjetrin, të ndihmojmë familjen po edhe shokun e mikun. Besojmë se do jemi me frytëdhënës në të ardhmen. Do të begatojmë jetën kulturore me aktivitete të ndryshme kulturore. Edhe fëmijët, edhe të rinjët tanë do jenë më aktiv me ndihmën tonë. Pse jo kur i kemi kushtet, rrathanat janë e ne duhet hequr dembellakun. Pra duhet ti rrekemi dhe pervishemi punës për një të ardhme më të mirë, për një të ardhme më të lumtur pasi kushtet dhe mundësit egzistojnë. Le ta gëzojnë këtë fëmijët dhe të rinjët tanë. Ne ju premtuam më parë shumë gjëra e ato do i realizojmë që nga ky numër i revistës sonë dhe tuaj. Pra jemi duke ecur një rruge të sigurt për një të ardhme më të mirë, por athua kjo do arrihet vetëm me fjalë? Jo, jo, duhet parë edhe veprat tona, duhet parë në vetveten se ku jemi. Po që nga gushti mund të lexoni revistën tonë dhe tuajën edhe në Internet se bashku me disa lidhje shqiptare dhe atë në këtë web faqe: http://www.immi.se/tidskrifter/dituriaNe filluam me lojën shpërblyese nga ky numër për fëmijët dhe të rinjët tanë e besojmë se me ndihmen tuaj ne do e begatojmë edhe me tej revistën tonë. Na ndihmoni se së bashku më lehtë do realizojmë qëllimin tonë që revista jonë të jetë sa më e pasur dhe më kualitative. Pra ejani bashkohuni me ne se dhe jeta do jetë më e lehtë për ta jetuar Redaksia e revistë ”Dituria” Letër redaksisë: Njohja e parë virtuale me ju dhe punën që keni nisur me revistën „Dituria“ me krijoi një kënaqësi të veçantë. E shfletova dhe pothuaj e lexova të tërën e me shumë kujdes këtë revistë dhe ju përgëzoj për të, posaçërisht për guximin e përkushtimin që të bëni një medium të shkruar për fëmijë, të rinj e prindër. Sigurisht që nuk do të jetë e lehtë që ta gjeni e krijoni atë barapeshë shijesh e interesash kulturore moshash të ndryshme. Por, është ideali kulturor që i referohet edhe kujtesës nacionale dhe domosdosë së ruajtjes dhe zhvillimit të saj dhe ju bën të qëndroni. Pra, eshtë ky një ogur i mirë që dëshmon se shqiptarët ekzistojnë aty kulturalisht. Uroj që në ndërkohë të kenit nxjerrë edhe numra të tjerë. Edhe njëherë URIME! Nuhi Gashi, MASHT e Kosovës (Njësia për Shkollën Shqipe të Mësimit Plotësues në diasporë)

Page 4: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë, prindër dhe mësues, shtator 2007

Dituria,- Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër , shtator 2007 – faqe 4

Qerime Halil Radisheva Shote Galica (1895-1927)

E botojmë këtë material historik në përvjetorin e 80- ët të vdekjes së Heroinës sonë kombëtare Qerime Halil Radishevës - Shotë Galicës

Luftëtare e shquar e cetave kryengritëse kosovare për clirimin dhe bashkimin kombëtar të të gjitha viseve shqiptare dhe për një regjim shtetëror demokratik në Shqipëri, Heroina e Popullit Shotë Galica, pa përfillur terrorin e armikut dhe ligjet e ashpra të fesë e të kanunit luftoi heroikisht për 12 vite me radhë kundër pushtuesve serbë, austrohungarezë e bullgarë.

Shota e Radishevës, ishte motër e gjashtë vëllëzerve. Babi i saj Halili, ngase e kishte të vetmën vajzë, nuk e ndau nga djemtë e tij për asnjë cast. E merrte me vete nëpër kuvende e ndeja burrash, ku Shota pati fatin të shohë me sytë e saj trimat e kohës: Kamer Loshin, Shaqir Smakën, Isa Boletinin, Nak Berishën, Azem Bejtën, Halit Bajramin, Ahmet Delin e shumë emra tjerë të njohur. Nëpër ato kuvende merreshin vendime që të kerciste pushka kundër pushtuesit. Aty edhe këndohej kënga, binte sharkia mbi trimërit e trimave tanë. Shota i binte mirë ciftelisë si dhe lahutës, por edhe këndonte si me qenë zanë mali. Në ato kuvende e ndeja Shota njohu Azem Galicën me të cilin edhe u martua më 1915. Ajo në vend të rrobave të nusërisë veshi rroba burrash e në krah në vend të pajës së nusrisë vuri pushkën dhe u bë nuse malesh. Në dasëm kishin 300 krushq, tridhjet tupana dhe në valle kërcenin 300 malësor në vallën e Kacakëve.

Qe nga ky moment Shota asnjë qast me nuk u nda kurr nga Azemi. Shote Galica mori pjesë në më shumë se 40 aksione të rëndësishme kundër armikut. Kundërshtoi me konsekuencë politikën e dhunës e të

terrorit të regjimit shovensit të Beogradit ndaj popullsisë shqiptare, shpronësimin dhe shpërnguljen e saj dhe kolonizimin sllav të trevave shqiptare.

Më 1919 mori pjesë në Kryengritjen e rrafshit të Dikagjinit, ndërsa më 1922 – 1923 luftoi për mbrojtjen e Zonës Neutrale të Junikut, e cila shërbente si bazë për kryengritjen e Kosovës e të Malësisë.

Në korrik 1924 mori pjesë në mbrotjen e zonës së lirë të Drenicës.

Në korrik 1924 pas vdekjes së të shoqit Azem Galicës, vazhdoi luftimet në krye të cetës së tij. Së bashku me qindra luftëtar të Kosovës në dhjetor të 1924 luftoi kundër ushtrive intervencioniste serbe e bjelogardiste dhe mercenarëve të Ahmet Zogut. Humbi në luftime nga masakrat e shovinistëve 22 anëtar të familjes.

Nga fundi i viti 1926 Shote Galica u vendos në Shqipëri, ku vdiq në Fushë Krujë e braktisur nga regjimi zogist. Qerime Halil Radisheva – Shotë Galica vdiq më 1927.

Page 5: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë, prindër dhe mësues, shtator 2007

Dituria,- Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër , shtator 2007 – faqe 5

Ardhja e Migjenit në letërsin shqipe - Marrë nga libri me të njëjtin titull i Ismail Kadaresë Kur Millosh Gjergj Nikolla, me pseudonimin Migjeni, djali i ri nga Shkodra, i brishtë, elegant dhe serioz... nisi të magjepsej nga arti i të shkruarit, letërsia shqipe kishte katërqind vjet që ekzistonte. Për të kuptuar se ç'përfaqësonin këto vepra, mjafton të përmendim "Rrethimi i Shkodrës", të shkruar nga Marin Barleti, që ndonëse botuar më 1504, lexohet me një frymë edhe sot. Midis shkrimtarëve që u shquan në këtë periudhë ishin Pjetër Budi (1566-1622), Frang Bardhi (1606-1643) dhe Pjetër Bogdani(1625-1689), personalitete të kulturës shqiptare e të asaj evropiane njëkohësisht. Migjeni erdhi në kohën e zhgënjimit të madh Migjeni shkroi dy vepra kryesore, "Vargjet e lira", në poezi, dhe "Novelat e qytetit të veriut", në prozë. Asnjëra prej tyre nuk e pa dritën e botimit në gjallje të tij. Shqipëria sapo kishte dalë nga nata islamiko-osmane. Dalja e saj, përmes një kaosi e anarkie të paparë, kishte qenë një ndër më të dhimbshmet në historinë e shteteve. Kufinjtë e prerësipas një kirurgjie të pamëshirshme dhëmbnin ende. Gati gjysma e shqiptarëve kishte mbetur jashtë tyre. Vendi ishte i varfër, i trishtë, gjysmë i rrënuar. Vjeshtë në natyrë dhe vjeshtë ndër ftyrat tona Me këtë varg ai nis vjershën e famshme "Vjeshta në parakalim". Ngjyrën e verdhë lozin në vallen e fundme (Dëshirë e marrë e gjetheve që një nga një vdesin), Gëzimet, endjet tona, dëshirat e fundme nëpër balta të vjeshtës një nga një po shkelin. Dhe më poshtë: Një lis pasqyrohet në lotin e qiellit, Tundet dhe përgjaket në pasjon të viganit, "Jetë! Jetë unë due! e frymë merr prej fellit, si stuhi shkymë ajrin... por në fund ia nis vajit. Përballë euforisë dhe vetëlavdatave prej të cilave po i merrej fryma artit shqiptar, Migjeni dhe shkrimtarë të tjerë të kohës i parashtruan botës shqiptare një vizion të ri: sensin vetëkritik. Sfida e migjenit ka të bëjë me "malin që s'bëzan", pra me krejt mendësinë shqiptare, me idolet, kanunet, mitet, komplekset e paragjykimet të shtresuara shekull pas shekulli... O si nuk kam një grusht të fortë ti bij mu në zemër malit që s'bëzanë kështu shkruan Migjeni në vjershën "Recital i malësorit".

Dhe fare i vetmuar midis këtij kori, lëshon një thirrje të re. Mali hesht dhe në heshtje qesh e unë vuej e në vuejtje vdes. Kështu Migjeni i Brishtë, djaloshi i krehur me kujdes, kërcënimi i të cilit do t'i bënte të shqyheshin gazit banorët e maleve, goditi i pari atë që ngjante e paprekshme: tradicionalizmin mesjetar. Noli, Poradeci dhe Migjeni ishin të tre, ndonëse në mënyra të ndryshme, shkrimtarë të tipit të ri. Ç'prej kohësh letërsia shqipe kishte nevojë për ta. Letrat shqipe prisnin me ngut ardhjen e shkrimtarëve novatorë, ata që do të thyenin rutinën, që do të zgjeronin venat e saj të ngushtuara, që do të shkatërronin klishetë parazitare, që do u kthenin fjalëve lirinë e humbur. Të tre shkrimtarët e mëdhenj të epokës mund t'i përfytyrojmë si të vendosur në tri zona: në zonën qiellore, Poradecin, në një zonë mërgimi, një farë purgatori, Nolin, dhe në ferrin e ditëve të zakonshme, Migjenin; të tre së bashku përbënin një gjeni të plotë. Ditët e fundit… Në dhjetor 1937, me vaporin që bënte rrugën Durrës-Bari, Migjeni u nis për t'u kuruar e ndoshta pastaj edhe për të studiuar për letërsi në Itali. Nga kjo rrugë, ai nuk do të kthehej më. Në senatoriumin San-Luigji të Torinos kur e ndjen se ditët i ka të numëruara, gjithçka tek ai merr formë testamentiale. Në tre rreshtat e fundit që shkroi, përpara se t'i fillonin krizat e të binte në koma, prej së cilës nuk do përmendej më, për herë të parë në veprën e tij përmend emrin e Skënderbeut. Nuk dëshiron të vdesë pa shkruar diçka për Heroin Kombëtar të popullit të vet. I shkroi, pra, ato tre rreshta në prozë (fjalët e fundit ishin "s'flitet ma"), dhe ndoshta me një lehtësim të fundit nisi të shuhej, gjersa vdiq, fare i qetë, siç dëshmojnë të gjithë, më 26 gusht 1938. Vargu i Poradecit: "Fluturoi dhe shtergu i fundit madhështor me shpirt të gjorë", do t'i shkonte kësaj vdekje tragjike, aq më tepër që, sipas moshës, Migjeni duhej të vdiste vërtet i fundit. Unë djepi juej e ndoshta vorri juej, kishte shkruar vite më parë Migjeni për veprat e tij. Ai e kishte shpërthyer më në fund varrin dhe po vinte t'i sillte letërsisë shqipe kumtin e tij të veçantë, me të gjitha vulat dhe peshën që i jepte rikthimi nga terri.

Page 6: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë, prindër dhe mësues, shtator 2007

Dituria,- Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër , shtator 2007 – faqe 6

Gjithnjë mendohet se me shkrime letrare duhet ekskluzivisht të merren ata të cilët drejtimin profesional e kan ate të letërsisë. Mendoj se ky është një konkludim i gabuar meqë profesioni nuk paraqet kurrfarë kriteri për t`u marrë me shkrimet letrare.” Qemajl Juniku

Shënime për autorin Qemajl Juniku u lind me 23.03.1951, në Gjakovë. Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në vendlindje, ndërsa Fakultetin Juridik në Prishtinë, ku i përfundoi edhe Studimet pasdiplomike dhe mori titullin e Magjistrit të shkencave Juridike. Me shkrimet merret që nga shkolla fillore. Botoj nëpër të gjitha revistat dhe gazetat Kosovare. Në vitin 1994, botoj librin e tij të parë ”Tërbime Djajsh” për të vazhduar me 1996 me përmbledhjen e dytë ”Ora e mallkimeve”, me 2000 përmbledhjen e tretë ”Me vdekjen në krah”, me 2004 përmbledhjen e katërt ”Stuhi ankthi”, me 2006, përmbledhjen e pestë ”Loti në aurorë” që është edhe libri i tij i gjashtë. Pos poezive Juniku, shkruan edhe drama për të rritur dhe fëmijë, disa prej të cilave janë vuar me sukses në skenë dhe janë shpërblyer në festivale teatrore. Jeton dhe punon në Gjakovë, si avokat. Eshtë kryetar i klubit letrar ”Gjon Nikollë Kazazi” (klubi i parë letrar në Kosovë), ka udhëhequr disa vite me rradhë teatrin amator ”Emin Duraku” dhe lidhjen e Organizatave për kulturë fizike në Gjakovë.

DRAMË NË TRI AKTE: KUSH PRISH MIQËSI DËNOHET PËR TRADHTI. Personazhet: Buci mburravec, Macja , Pula, Këndezi, Ujku, Dhelpra, Dhia e egër , Lepurushi , Ariu, Korbi dhe Arta

PARASKENA (Referuesi i pjesës u tregon të pranishmëve për një qen të quajtur Buc, i cili mendonte se ishte tejet i fuqishëm dhe duke i nënçmuar shokët e tij Këndezin, Macjen e Pulën, nuk dëshironte të luajë me ta. Tregimi rrëfehet në vargjet vijuese). Në një shtëpi fshati skaj një mali Jetonte qeni Buc Tuku Mendonte se është më i fuqishëm se djalli Dhe më i zhdërvjellet se ujku. Dëshironte për t´i urdhëruar egërsirat Ujkun ta bënte shërbëtor Tí hajë mishërat e ëmbëlsirat Të jetojë si në pallat mbretëror.

Kur shkoi për të jetuar me egërsirat Dhëmbët ia theu dhia e egër I mbeten vetëm dëshirat Buc Tukut që deshi ta kafshojë në mjekërr.

PAMJA E PARË: (Oborri i një shtëpie në fshat. Një kotec i pulave, afër tij macja, pula e këndezi loznin së bashku). MACJA: Eja o Buc Tuku Të kemi shok të mirë Mos u bëj sikur ujku Do të thërrasin egërsirë BUCI: Ju nuk jeni shokët e mi Unë jam më i mençur se djalli

Nuk më frikon asnjë egërsirë Do të bëhem mbret i atij mali KËNDEZI: Mos u lavdëro, o Buz Tuku Tërë kohën e kalon në gjumë Kur të vien një ditë ujku Ka për të të ngrënë si një llokum

Page 7: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë, prindër dhe mësues, shtator 2007

Dituria,- Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër ,shtator 2007 – faqe 7

BUCI: Shukat ore llafazan Në mëngjes ti ma prish gjumin Do të këpus një ditë kokën Për ta ngrënë sikur tollumin MACJA: Shiko këtë mburravec Jeton duke ëndërruar Se do të bëhet një ditë mbret Egërsirat për t´i sunduar BUCI: Me ju nuk do të shoqërohem Se ju jeni frikacakë Do të shkoj në mal te ujku Për t´ia futur frikën në bark KËNDEZI: Ujku ty do të coptojë Me ëndje do të futë në gojë. PULA: Ka për ti thyer dhëmbët E do ti shkurtojë këmbët BUCI: Do ta urdhëroj unë ujkun, për t`ju copëtuar E unë do të kënaqem duke kënduar PULA: Po pse na tradhëton ore budallë Me vezët e mia të kam mbajtur gjallë KËNDEZI: Unë ta kam pastruar shtëpizën duke kënduar Vetëm të jesh çdo ditë i disponuar MACJA: Unë t`i kam larguar minjtë të të mos trazojnë E ti kërkon ujkun që të na coptojë

BUCI: Ju nga unë gjithnjë jeni frikësuar Për këtë patjetër më keni ndihmuar Prej meje frikësohen, ujku, ariu e luani Unë jam më i fortë se Tarzani PULA: Endërron i shkreti Buc Tuku Do ta bëjnë egërsirat më të butë se pambuku

MACJA: Mjau ,mjau, nëse në mal has në ndonjë Laureshë Do të lejë pa bisht, pa dhëmbë e pa vesh

BUCI: Heshtni ore frigacakë, ujkun unë do ta kërkoj Me dhëmbët e mi të mpreftë të tërin do ta coptoj

Kur të kthehem unë nga mali Ty Këndez do të ngordh më së pari Pastaj Pulën do ta pres Macjen e lë për mëngjes KËNDEZI: Ik ore i shkreti Buc, na ke dalë mbi kapuç. PULA: Ik ore i gjorë, në mal të mërdhiftë e bardha borë. MACJA: Ik ore djall, nga mesi i jonë je i mallkuar përgjithmonë. BUCI: Lamtumirë more dangalla, do të kthehem trim nga mali. Ju më nuk do të flisni kopalla, do t`ju ha për së gjalli.

PAMJA E DYTË

( Në skenë paraqitet një pamje mali ) ZOGU II: Ku shkon ti more i gjorë Ujkonjat po ulërojnë Po të takojë ujku plak Posi qengjin do të coptojë. BUCI: Unë jam Buc Tuku, trim mbi trima Nuk kam frigë nga askush Po të më dali kush përpara Kam për ta ngrënë si kalavesh rrush Po më tregoni ku gjenden ariu, dhelpra e ujku T`iu tregoj se kush është Buc Tuku

ZOGU I: Rrugë e mbarë ty të qoftë Zoti ty të ndihmoftë Rrëzë atij mali, në atë bri Do të tregojë ty korbi i zi

ZOGU II: Mos pi ujë në atë krua Gjarpërinjtë e kanë helmuar

(Vazhdon rrugën dhe takon lepurushin).

Page 8: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë, prindër dhe mësues, shtator 2007

Dituria,- Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër ,shtator 2007 – faqe 8

LEPURUSHI: Kush je ti nga po vjen Mos shko andej se sherri të nxen BUCI: Unë jam Buc Tuku, kërkoj të më tregoni ku janë Ariu, Dhelpra dhe Ujku. LEPURUSHI: Kthehu nga ke ardhë, ore i gjorë Do të ngrihesh në dëborë Po të zuri ty ujku plak Ka për të ngrënë për merak. BUCI: Ti na qenke frigacak Unë s`i frikësohem Ujkut plak LEPURUSHI: Mirë pra nisu andej nga është lugu Aty janë Ariu, Dhelpra e Ujku. (BUCI ec më tej dhe takohet me një Korb) KORBI: Ku shkon ti pa më pyet Do ta fus ty sqepin në fyt. BUCI: Unë jam Buc Tuku Dua ta takoj mikun tim Ujkun. KORBI: Ti don të shkosh te Ujku plak Ka për të ngrënë ai për merak. BUCI: Miku mikun nuk e hanë Se të dy na kemi dhëmbë KORBI: Mirë pra të tregoj o Buc Tuku Te ajo shpellë jeton Ujku Kur të shkosh te ajo shpellë Zonja Dhelpër do të delë E Ariu i uritur Do të gëzohet për mikun e papritur. BUCI: Lamtumirë o llafazan Ti na qenke një lazdran (Buci vazhdon rrugën, te shpella takohet me Dhelprën) DHELPRA: Ndal ku shkon ore picirruk Ujku plak është duke fjetur Po të zgjohet i tërbuar S`ka me të lënë pa të copëtuar BUCI: Jo, jo ai është nga familja ime (Ariu del nga shpella) ARIU: Kush është ky picirruk Qenka i mirë ta bëjmë suxhuk. BUCI: Unë jam Buc Tuku, trim posi ujku

ARIU: Ha, ha, ha ore Buc Tuku, trimërinë ta tregon Ujku. (Ujku dëgjon dhe del nga shpella) Ujku: Kush bën zhurmë kaq shumë Nuk më lë të qetë në gjumë DHELPRA: Ja ka ardhë ky Buc Tuku Thotë se është më i fortë se Ujku. Ujku: kush je ti, ore Buc Tuku Që qenke më i fortë se Ujku (Buci kur e shef Ujkun fillon të

frikësohet) Buci: Jo nuk kam thënë se jam më i fortë se Ujku Kërkoj të bëhen rojtar Ta ruaj Ujkun tonë sugar. Ujku: Ja të shofim sa trim je Sulmo dhinë ja ku po vjen DHELPRA: Afrohu njëherë si mik i vjetër Ta kafshosh atë në mjekërr ARIU: Jo, jo, hip mbi dhi Ta kafshosh mu në bri. ( Buci mashtrohet dhe e sulmon Dhinë duke e kafshuar në mjekërr, ndërsa Dhia e shqelmon, ia then dhëmbët dhe ia këput bishtin). BUCI: o ç`më bëre mori katile, unë të kam ditur ty për mike e kam ruajtur fisin tënd, në livadhe duke ngrënë. DHELPRA: Shif si duket ky Buc Tuku, dhëmbë të thyer e bishtin këputur. Ujku: Kthehu në fshat ore Buc Tuku dhe trego se ke parë Ujkun Delet le të më presin mua Së shpejti kam për t`i vizituar. BUCI: Si urdhëro trim mbi trima, kur të vish në grigjat tona Do të tingëllojnë qindëra këmbana. Lepurushi: Për mua lakrat bëni gati, do të vie edhe Ari trimi Të na pritni e gostitni Mjaltë nga zgjojet të na bini. BUCI: Si urdhëro e dashura dhelpër, të mos kesh ti brengë tjetër.

Page 9: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë, prindër dhe mësues, shtator 2007

Dituria,- Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër ,shtator 2007 – faqe 9

(Ujku ulëron dhe qeshët) Ariu: Kur të shkoj unë në fshat, kam për të ngrënë vetëm mjaltë. DHELPRA: unë fatbardha në kotec, Do të copëtoj pula e këndez. Të gjithë: Lamtumirë ore Buc Tuku, Të përshëndesin Ariu, Dhelpra e Ujku.

Dhia: Lamtumirë të thotë edhe Dhia, Të fala shoqeve të mia.

PAMJA E TRETË

Arta: (Duke kënduar) Këndez ore miku im , pse s`këndove në agim? Këndezi: Mbrëmë e kam parë ëndërr Ujkun. E copëtonte ai Buc Tukun. Arta: Ti moj Pulë sa e dashur je, sot pse s`bëre ve? PULA: Edhe unë kam ëndërruar, egërsirat Bucin duke e coptuar Arta: Po ti Macje çka po mendon, miu nga goja të kalon. MACJA: Diç në zemër po më therr, Buci a do të kthehet ndonjëherë? ( Hyn Buci, memzi ec i lodhur) BUCI: Mirë se ju gjeta miqtë e mi, ja u ktheva përsëri. MACJA: Po kush je ti i dërmuar, dhëmbëthyer e bishtkafshuar? BUCI: Unë jam Buci shoku i juaj, si s`më njihni ore të uruar. PULA: Nuk je Buci, je duke gënjyer, nuk ke bisht e je dhëmbëthyer. Këndezi: Ti nuk je Buc tuku, ai ishte më i fortë se Ujku. BUCI: Unë jam për besë, më kafshoj një Dhi e Egër, Desha ta kafshoj në mjekërr. PULA: Nuk të lëmë më në mesin tonë, Na ke tradhëtuar përgjithmonë. Këndezi: Nuk të lëmë më të na mashtrosh,

Miqësinë tonë ta harrosh. MACJA: Do të jetojmë me një qen tjetër, që e kemi mik të vjetër BUCI: Ju lutem për pak mëshirë, unë jam Buci i juaj i mirë. Ti Këndez vetëm më thuaj, Do të bëhem shërbëtori i juaj. Arta: Miqtë e mi të mirë, do ta falim Bucin këtë herë, Na trego ore trim, çka të ka ndodhur në udhëtim? MACJA: Do ta falim gabimin e parë, na trego se çka të ka ngjarë? PULA: Edhe unë mendoj se Buci ma nuk do të gabojë. Këndezi: Mirë, mirë ore Buc Tuku, na trego çka të tha Ujku? BUCI: Për besë më nuk do të gaboj, Ju lutem më leni të pushoj, Kur të zgjohem do t`ju tregoj Për Dhelprën; Ariun, për Ujkun e vjetër Dhe Dhinë e Egër me mjekërr. Besomni se kush mashtron shokët e tij, dënohet rëndë për tradhti. PULA: mirë tani miku ynë fli, Do ta vejmë një bisht të ri MACJA: Dhëmbët t`i rregullon stomatologu, T´i bën më të mirë se t´maçokut, Të gjithë: tra la la e tri li li; Do të jetojmë ne në miqësi Kush e prishë këtë miqësi, Dënohet për tradhëti.

FUND

Page 10: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë, prindër dhe mësues, shtator 2007

Dituria,- Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër , shtator 2007–faqe 10

Përralla të zgjedhura shqiptare VAJZA E ZGJUAR Një herë një mbret thirri një djalë dhe i tha:- Na këtë lirë, me këtë lirë të blesh një dash, prej leshit të dashit dua mbulesë leshi, po dashin të ma sjellësh të paqethur dhe lirën të ma japësh po lirë. Djali doli në të gjitha anët për të pyetur se si mund të përmbushte kërkesën e mbretit. Rrugës takoi një plak të vjetër. - O plak, - I tha djali qemë një, u bemë dy. Do të mbajmë shoku – shokun. -Ç`thotë ky, - mendoi plaku, - unë mezi mbaj veten time, jo të mbaj edhe këtë. Vazhduan rrugën të dy dhe qëndruan te ca varre. E pyeti djali plakun: - Në këto varre a ka shumë të vdekur që jetojnë apo të gjithë kanë vdekur? Çuditet plaku me këto fjalë dhe mendon se djali është i çmendur. Mbasi ecën dhe një copë rrugë, kaluan afër një are të mbjellë me grurë. Ky djali, sa e pa grurin i tha plakut: - Qenka shumë i mirë ky gruri, po nuk e di në e ka ngrënë i zoti apo do ta hajë. Plaku nuk u përgjigj fare. Si u përshendet me djalin, u kthye në shtëpi. Plaku kishte një vajzë shumë të mençur. -Erdhe baba? E pyeti vajza. -Erdha po më mërziti shumë një djalë që takova rrugës. -Pse ç`të tha?- Sa u përshendetëm, më tha: ”Hë, sa mirë që u takuam, se do të mbajmë shoku-shokun”. – Ti baba, i tha vajza, - se ke marrë vesh se ç`të ka thënë ”, sa mirë që u takuam bashkë, se do të kalojmë rrugën pa mërzitje”. – Kur shkuam te varrezat,- vazhdoi plaku, më tha:”Në këto varre a ka shumë të vdekur që jetojnë, apo të gjithë kanë vdekur?” -Baba, po tì se paske marrë vesh. Ai të ka thënë:”A ka në këto varre njerëz që kanë qenë të përmendur për zgjuarësi ose burrëri e që kujtohen edhe sot, apo të gjithë kanë vdekur dhe nuk përmenden më?”- Kur u afruam pranë një are me grurë, më tha: ”Qenka shumë i mirë ky gruri, por nuk e di në e ka ngrënë i zoti apo do ta hajë?” -Baba , ai të ka thënë se ai që e kishte atë grurë a e ka të tijin apo e ka borxh për ta dhënë. Po ç`u bë ai djali? Shkoi qoji diçka për të ngrënë. Vajza bëri bukë, zjeu dhe gjashtë kokrra vezë dhe plaku u nis. Duke shkuar rrugës mendon plaku me veten e tij: “Çì do ky një bukë të tërë dhe gjashtë vezë? Po i ha gjysmën”. E pret bukën përgjysmë, ha dhe tri vezë dhe shkon e takon me djalin dhe i jep gjysmën e bukës dhe tri vezët. I mori djali bukën dhe vezët dhe, kur filloi të hajë, i tha plakut:-”Thuaj vajzës sate se hënëza është përgjysmë dhe në qiell duken vetëm tre yje. U kthye plaku në shtëpi dhe i tregoi vajzës çì tha djali.- Po baba, ia paske quar ushqimet të përgjysmuara? I tha vajza.- Po,- i tha plaku, ia qova gjysmën e bukës me tri vezë përsipër. – Ky djali qenka shumë i mençur tha vajza.- Po do të ketë ndonjë hall të madh. Shko merre e sille këtu. Shkoi plaku e mori djalin dhe e solli në shtëpi. Vajza sa e pa, i tha:- Ti do të kesh ndonjë hall të madh,po ma trego mua, se ndoshta mund të të ndihmoj. – Po i tha djali. Dhe i tregoi të gjitha sa i kish kërkuar mbreti. -Mirë, tha vajza. Me lirën që ke shko bleje një dash të paqethur dhe sille këtu. Shkoi në Pazar, bleu një dash të madh të paqethur dhe e solli. E mori vajza dashin, e qethi në kurriz dhe ia la leshin të paprekur në pjesën e barkut. E punoi leshin, bëri dy mbulesa të bukura dhe njërën ia dha djalit ta shiste në Pazar për një lirë. Shkoi djali në Pazar, e shiti mbulesën një lirë dhe u kthye te vajza. Pastaj mori dashin e paqethur, mbulesën, lirën dhe ia shpuri mbretit. Mbreti u kënaq dhe djali u martua me vajzën e mençur.

Page 11: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë, prindër dhe mësues, shtator 2007

Dituria,- Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër , shtator 2007–faqe 11

Insektet

1.karkaleci

2.marimanga

3.miza

4.flutura

5.bleta

6.krimbi

7. akrepi

8.mollëkuqe

9. mickoja

10. thnegla(bubrreci)

Page 12: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë, prindër dhe mësues, shtator 2007

Dituria,- Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër , shtator 2007–faqe 12

SHËNO ME X PËRGJIGJEN E SAKTË

Liridona zgjohet __Kur e thërret mamaja __Kur lindë dielli __Kur këndon zogu Liridona pushon __Sepse nuk e gjen shtëpinë e saj __Sepse është e lodhur __Sepse ka pirë shumë Mamaja i ve kapelë Liridonës __Sepse bënë ftohtë __Sepse është e lodhur __Sepse dielli është shumë i fortë

Liridona nuk mund të kthehet në shtëpi __Sepse erdhi papagalli __Sepse nuk i kujtohet ku është shtëpia __Sepse do të vrapojë akoma

VEPRIMET E KUNDËRTA

Me një shok apo shoqe mund të luash lojën e veprimeve të kundërta. Ti thua një veprim (ose folje) dhe shoku apo shoqja dot ë përgjigjet me të kundërtën e tij. Larg Afër Ndez Qesh Ngjtem Dal Vishem Mbuloj Mbush Hap Ulem

Page 13: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë, prindër dhe mësues, shtator 2007

Dituria,- Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër , shtator 2007–faqe 13

Nga Viron KONA Tregim humoristik Më qartë se kaq, s`kam se si t`i shpjegoj gjërat -Bubulino, fillo mësimet dhe bëj detyrat se, kështu siç e ke nisur, mësuesi ka për të t`i futur “të dyja këmbët në një këpucë”, - i tha i ati. -Në të majtën apo në të djathtën, o ba? -Bubulino! - i thirri me zë qortues babai dhe shtoi:- Kam thënë unë, “budallai s`ka brirë”. -Po të mençurit, kanë brirë? -Bubulino, mos m`u hiq sikur nuk më kupton se ç`po të them, se këto “i di edhe bufi”. -Pse, kush ia ka mësuar, o ba? -Dëgjo këtu ti, mistrec. Mos më bëj numra mua, se t`i jap veshët në dorë! - Dhe, duke iu kthyer mamit të Bubulinos, ai i tha: - Kam kaq ditë që po i kërkoj ata të zyrës së kthimit të pronave, “derr jam bërë”... -I egër, o ba? -Bubulino! - bërtiti babai i nervozuar, dhe si heshti një çast iu drejtua përsëri së shoqes: - Sot mora vesh se më në fund ata “i kanë sjellë kokat në zyrë”. -Pse, pa koka qëndronin ata? - pyeti i habitur Bubulinoja. -Po më ngre nervat, Bubulino! – thërriti përsëri i ati, por duke menduar për taktin dhe durimin me të vegjlit, vijoi me zë më të qetë: - Me që ti Bubulino je kureshtar për çdo gjë që dëgjon, po përpiqem të t`i shpjegoj gjërat thjesht dhe qartë. Ja, dëgjomë: Ai burokrati i zyrës së kthimit të pronave, që është një ujk i vërtetë dhe ajo teknokratja, që është një dhelpër dinake, premtuan se do të na ndihmonin që të merrnim pronën që na takon, por “i hëngrën fjalët”. -Pse, i kishte marrë uria? -Jo mor, jo! Akoma s`po më kupton. Dua të them se unë po punoj dhe po lodhem shumë, po hyjë e dalë sa nga njëra zyrë në tjetrën, por nuk po fitoj gjë. “Unë djeg duart, të tjerët i hanë gështenjat”. -Po ty, nuk të japin asnjë kokërr? -Bubulino, më plase! -Si tullumbace, o ba ? Babai mbajti me vështirësi veten dhe nisi të lëviz i nervozuar poshtë e lart nëpër shtëpi. -Po hë, o burrë ç`merresh me Bubulinon! Më thuaj, i shkove në zyrë kryetarit, që t`i ankoheshe për sorollatjet që po të bëjnë? -Po, shkova te kryetari, por sapo hyra në zyrë, ai “më priti me këmbët e para.” -Pse, ka dhe këmbë të prapme kryetari yt, o ba? -E di ç`ke ti Bubulino, merru me detyrat dhe “mos i fut hundët” në punët tona, - e kërcënoi i ati dhe, duke iu kthyer përsëri së shoqes, vijoi: - Sot me kryetarin nuk flitej, “ishte bërë xhind” dhe “i nxirrte koka tym”. -Nga veshët, o babi? -Ore, llafazan, do ta mbyllësh gojën apo jo?

Page 14: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë, prindër dhe mësues, shtator 2007

Dituria,- Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër , shtator 2007–faqe 14

-Po vazhdo o burrë, mos u nervozo, Bubulinoja aq di ai. Më thuaj pse ishte i zemëruar kryetari? -Po ja, gjeti disa parregullsi në dosjet tona dhe bëri namin. Por unë shpëtova, “nuk më hyri asnjë gjemb në këmbë.” -Pse, ka gjemba atje në zyrat tuaja, o babi? - s`ju durua pa pyetur vogëlushit. -Bubulino, më lodhe! - bërtiti babai akoma më i nervozuar dhe vazhdoi: - I vajta përsëri pasdite kryetarit, në mbarim të orarit zyrtar. Ia shpjegova hallin tonë dhe të gjitha sorollatjet. Ai i thirri të dy ata të zyrës së kthimit të pronave dhe “i bëri të kërcenin me nga një këmbë”. -Po daulles, kush i binte, o babi? -Jo po gërnetës! Më çmende Bubulino! - ulëriti babai, - Po them se kryetari “jua ndreqi samarin” atyre burokratëve, “ua shkuli dhëmbët një e nga një dhe ua dha në dorë”. -Me darë ua shkuli dhëmbët, o babi? -Ore, je në vete ti apo jo? Unë po them se pas kritikave të kryetarit, ai zotëria u kthye në një ujk pa dhëmb dhe nuk kafshon dot më, kurse ajo dhelpra dinake u bë pulë e lagur dhe nuk guxon të mashtrojë më njeri, kështu që edhe halli ynë do të zgjidhet së shpejti. Më qartë se kaq, s`kam se si t`i shpjegoj gjërat, kështu që besoj se më kuptove tani. -Po, o babi, tani të kuptova shumë mirë. -Uf, më në fund! - psherëtiu babai i lehtësuar dhe, që të sigurohej nëse Bubulinoja e kishte kuptuar vërtet, e pyeti: - Pa hë, më thuaj, çfarë kuptove ? -Po ja, o babi, unë kuptova se atje në zyrat tuaja paska njerëz me kokë dhe pa kokë, njerëz që hanë fjalë dhe gështenja të pjekura, atje paska ferra dhe gjemba, paska njerëz me këmbë të parme dhe të prapme, paska nga ata që kërcejnë me një këmbë. Mësova se kryetari juaj është xhind dhe i nxjerrë koka tym, se ai ndreq samarë, u shkul njerëzve dhëmbët me darë një e nga një dhe ua jep në dorë; por mësova edhe se atje ku punon ti, o ba, qenka si kopsht zoologjik me ujq me dhëmb dhe pa dhëmb, me dhelpra dinake që mashtrojnë njerëz, atje ka edhe pula të lagura... -Bubulino! Me ty s`u markam dot vesh. Ti më luajte nga mendtë. Më mirë po dal dhe po piqem me ndonjë shok. -Ku do piqeni, o ba, në fu..rrë? - tha Bubulinoja dhe, pa e mbaruar mirë fjalën, ia mbathi me vrap shkallëve të shtëpisë, sepse e dinte ç`e priste.

Page 15: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë, prindër dhe mësues, shtator 2007

A L F A B E T I

A a B b C c

Dh dh

Ç ç D d

E e Ë ë F f

G g H h Gj gj

K k I i J j

L l M m Ll ll

Page 16: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë, prindër dhe mësues, shtator 2007

Dituria,- Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër ,shtator 2007– faqe 16

Mjekësi: Gjakderdhja dhe hemostaza Gjakderdhja (haemorrhagia) është rrjedhja e gjakut nga lëndimi ose nga proceset patologjike që i ka demtuar entët e gjakut. Gjakëderdhjet e mëdha e rrezikojnë jetën e të lënduarit ose të sëmuarit duke shkaktuar shokun hemoragjik. Parimisht çdo gjakderdhje kërkon intervenim urgjent. Personat që gjakderdhin biejn në rendin te parë të urgjencës. Efekti i humbjes së gjakut të njeriut mvaret nga sasia e humbjës së gjakut, shpejtësia e humbjes dhe gjendjes së përgjithëshme të personit. Te të rriturit që janë të shëndosh mund të humbin 0,5 liter gjak për një kohë të shkurtër pa pasur pasoja të dëmshme. Sasia e gjakut te të rriturit është 7.9% ose 1/11 e peshës së trupit(rreth 5 lit). Humbjet e mëdha të gjakut me vështirësi e mbartin fëmija, nëse humbin mbi 250 ml.ku zhvillohet shoku hemoragjik. Llojët e gjakderdhjes. Gjakderdhjet ndahen në arteriale, venoze dhe kapilare. Gjakderdhja arteriale është kur gjaku që shpërthen ka dritë të kuqe, rrjedhë në fiskajë sinkron me punën e zemrës (pulsin). Gjakderdhja venoze është ngjyrë e kuqe e mbyllur dhe rrjedh ngadal e barabartë. Gjakderdhja kapilare është kur nga plaga rrjedh gjak në formë pika nga enët kapilare. Sipas shkakut gjakderdhja ndahet në:

1. Traumatike që shkaktohen nga lëndimet e enëve të gjakut. 2. Operative që shkaktohen gjatë ndërhyrjeve kirurgjikale 3. Morbide (patologjike) spontane që shkaktohen si rezultat i proceseve patologjike që e ka

përfshirë enën e gjakut ( ulcera. TBC e mushkërive). 4. Sëmundjet e gjakut (hemofilia, leuçemia, trombocitopnia...)ose sëmundjet e enëve të

gjakut. Sipas lokalizimit gjakderdhjet ndahen në: A. Gjakderdhjet e jashtme, kur është lënduar lëkura, mukoza dhe gjaku rrjedh drejtpërdrejt ose indirekt nëpër burimin natyral e që janë të dukshme. Këto janë gjakderdhjet nga plaga, frakturat e hapura, nga lukthi dhe zorrët, nga të vjellurat, nga masat fekale, prej urinës, nga mushkërit, prej mitres. Gjakderdhjet e brendshme janë më të rrezikshme, pasi që më pak vërehen. Këto shkaktohen nga lëndimet e organeve të brendshme dhe rrjedhjet e gjakut në hapësirat e mëdha të kokës, në nyje etj. Gjakderdhjet e brendshme shkaktohen nga traumat (traumat e mëlçis, shpretka, veshkëve, hematotoraksi traumatik etj, si dhe nga çrregullimi dhe mungesa e faktorëve të koagulimit, hemofilia mungesa e vitamines K dhe trombocitopenia. Shenjat e gjakderdhjes: Vetë pamja e gjakderdhjes është shenjë drastike, si për vetë përsonin që gjakos, ashtu edhe për rrethin. Ka njerëz që si ta shohin gjakun në trupin e vet bien në kollaps, që praktikisht nuk ka lidhje me humbjen e gjakut, por paraqesin reaksion neurogjen vaskular. Tablloja klinike sipas shenjeva që manifestohen janë: 1. Shenjat subjektive ku të sëmurit vetë i tregojnë ankesat e veta se kanë plogështi, dobësim, ndjenjën e frikësimit, në kokë sikur po i rrokulliset, marramendje, kur e ngritë kokën sheh errësirë para syve, zhurmë në vesh etj. 2. Shenjat objektive ku gjatë shikimit vërehet zbehja e theksuar e lëkurës dhe mukozave të dukshme më vonë me ngjyrë të përhimt, duar dhe kembë të ftohura, marramendje, fytyrë dhe trup të mbushur me djersë të ftohtë dhe të ngjitura. Pulsi është i përshpejtuar, i butë, mesi preket, tonet e zemres të dobëta, bebëzat e syve të zgjeruara. Frymëmarrja e përshpejtuar sipërfaqësore e që më vështirësi ngopet me ajrë. Shtypja e gjakut është e ulët e nese vazhdon më tejë me këtë tempo gjakderdhja vazhdon tutje. Në fillim pacienti është i shqetësuar, më vonë bëhet i qetë. Te gjakderdhjet e mëdha vetëdija është e turbullt deri te humbja e vetëdijes. 3. Shenjat lokale, për rreth plagës gjejmë senzibilitet të zvogëluar të enjtur. Prezenca e koagulimit të gjakut në plagë dhe në gjak rritet. Te gjakderdhjet në zgavër trupore gjejmë shenjat e rrjedhes së gjakut. 4. Ekzaminimet laboratorike ku bëhet hemogrami caktohet vlera e hematokritit. Ndërprerja e gjakderdhjes-hemostaza. Në rend të parë dhe sa më shpejt duhet ndërprerë gjakderdhjen dhe ta zvogëlojmë në masën e mundshme dhe të ndërprejmë çdo nisje tjetër të gjakderdhjes. Metodat e ndërprerjes së gjakderdhjes janë të ndryshme, por që kanë të njëjtin qëllim ndërprerjen e gjakderdhjes,

Page 17: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë, prindër dhe mësues, shtator 2007

Dituria,- Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër ,shtator 2007– faqe 17

kompenzimin e gjakderdhjes dhe marrjen e masave për reanimim. Metodat e hemostazës janë. a)mekanike, b) spontane, c)medikamentoze, d) biologjike. Metoda mekanike mund të jetë e përkohshme dhe definitive. Ndërprerja e gjakderdhjes ekzekutohet në vendin e lëndimit, në atë moment kur shpetimtari vie në kontakt me të lënduarin. Kjo realizohet me mjete doracake. 1. Fiksimi i gjymtyrëve në pozitë të detyruar. Kjo masë e hemostazës së përkohshme në pjesët e lakuara të nyjeve sipërfaqësore. Nëse ka frakturë kockash kjo mënyrë nuk guxon të përdoret. Kjo metodë duhet të përdoret kur nuk ka mundësi tjera të hemostazës. 2. Shtypja me gishtërinjë- kompromimi digjital Kjo metodë e hemostazës së përkohshme përdoret në aksidente në rrugë, në fushë, mal dhe në çdo hapësirë tjetër. Përdoret si masë themelore që të ndërpriten gjakderdhjet e mëdha në mungesë të mjeteve doracake. Me gishtërinjë bëhet kompromimi mbi vendin e lënduar pranë kockës. Kompromimi bëhet me gisht ose me grusht duke puthitur enën e gjakut për kockë. Pasi që gishtërinjtë dhe grushti shpejt lodhen për këtë duhet pasur më shume persona në menyrë që ata të ndërrohen. Nëse janë të lenduara në të njejtën kohë arteria dhe vena, atëherë komprimimi bëhet mbi dhe nën vendin e lëndimit. Vendet më tipike për kompromim me gishëtrinjë janë: art. temporalis, art. supeficialis, art.carotis comunis, art. subclavia, art. brachialis, art. femoralis, art. tibialis etj. 3. Fasha kompresive – para se të vihet fasha kompresive duhet bërë shtypjen me gishtrinjë në enën e gjakut, që është e lënduar mbi vendin e lëndimit. Në plagë vehet gaza sterile, mbi te shtresa e trashë e mbështjellë dhe vata. E gjithë kjo mbështjellet me lidhëse dhe shtrëngohet fortë. Nëse gjymtyra është e mavijosur dhe e ftohtë duhet menjëherë të lirohet fasha kompresive, sepse nëse mbetet e shtrënguar pas dy orësh shifen shenjat e dëmtimeve të indeve iskemia dhe nekroza. 4. Fasha elastike sipas Esmarch-it – kjo është një brez elastik prej gome i gjatë 40-60 cm dhe i gjërë 10 cm e që mbyllet me ndihmen e një suste në vrimën e brezit. Kjo fashë nuk guxon të mbahet më tepër se dy orë nga momenti i vuarjes. Në kushtet e terenit dhe rrethanat e ndryshme mund të bëhet improvizimi me mjete rrethanore për të zavendsuar këtë fashë siç janë: pjesë të këmishës, faculeta, rrypi, pjesë të litarit, spanga e trashë etj. Procedura e mëtejme e ndaljes së gjakdershjes së përkohshme shkon në mënyrën si vijon: a) ngritja e gjymtyrëve ashtu që gjaku të futet në organet më të rëndësishme, thjeshtë të bëhet autotransportimi. b) për qetësimin e dhembjeve duhet dhënë analgjetik. c) nëse i lënduari nuk ka lëndime të trupit dhe abdomenit mund ti jipet çaj kohë pas kohe me lugë e jo me gotë. d) personi që transportohet duhet të ketë pozitë të shtrirë me kokë ulët dhe këmbë lartë. Ndërprerja definitive e gjakderdhjes bëhet në Entet përkatëse shëndetsore. Hemostaza spontane mund të bëhet te lendimet e vogla të enëve të gjakut ku formohet koagulimi, që si tampon ai mbyllë enën e gjakut që gjakos. Metoda tjera të nderprerjes së gjakderdhjes janë si: medikamentoze dhe biologjike e bëhen në entet adekuate shëndetsore. Gjakderdhja nga hapësirat natyrore të organizmit janë: hunda, veshi,këlbazi me gjak, me vjellje, me të dalur jashtë, me urinë, me të nxjerrurit të dhëmbit etj. Gjakderdhja nga hunda (epistaksis) shkaktohet nga zgjerimi i enëve të gjakut në mukozën e hundës ose nga lëndimi. Personi që gjakderdhë nga hunda duhet të rrijë në pozitë ulur me kokë përulur përpara. Me gishtin e madh dhe gishtin tregues me i mbyllë vrimat e hundës. Mos me marrë frymë me hundë, mos me e zbrazë hundën me faculetë. Inspirimi i ujit është i ndaluar. Tamponadën e hundës e bëjnë expertet-mjekët. Gjakderdhja nga veshi (otorrhagia) shkaktohet nga fraktura e fundit e kafkës, lendimi i kanalit të jashtëm të veshit, nga ruptura e membranës timpanike, sëmurjet e veshit. Dhënja e ndihmës së parë është të vehet gaza sterile ose faculeta e hekurosur në veshë. Veshi që gjakon nuk guxon të inspirohet ose shpërlahet me ujë pasi mund të infektohet. Gjakderdhjet tjera bien në domenin e lëmive të expertëve përkatës, pasi që me dhënjen e ndihmës së parë nuk mund të bëhet asgjë dhe se nuk duhet humbur kohë, por sa më parë dhe më shpejtë të lënduarit të transportohen në Entet adekuate shëndetsore.

Page 18: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë, prindër dhe mësues, shtator 2007

Dituria,- Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër ,shtator 2007– faqe 18

Harun Jahja NË ÇDO GJË KA MIRËSI

Aliu është një nxënës i mirë. Ai vazhdon shkollën fillore. Mësuesi dhe shokët e duan shumë. Ai është gjithmonë i rregullt, e respekton nënën dhe babain e tij dhe më të vjetrit. Por, Aliu mërzitet tej mase për gjërat që i ndodhin dhe shqetësohet për ato gjëra që nuk kanë ndodhur ende. Për shembull, kur pret që të ketë teste në shkollë, ai ka frikë se mos merrë ndonjë notë të keqe dhe, ndonëse, studion shumë për to, ai sëmuret nga shqetësimi. Kjo e bën shpesh atë të papërqendruar dhe ndonjëherë ka dhënë edhe përgjigje të gabuara për pyetje që ai i di shumë mirë. Kur ka diçka që ai nuk e bën dot, ose gjërat nuk vijnë siç dëshiron, ai mbushet me një dëshpërim të pashpresë. Inatoset me veten kur mendon se përse nuk mundi të bënte diçka, ose përse diçka nuk ndodhi ashtu siç dëshironte. Një ditë, kur po kthehej nga shkolla, Aliu ishte shumë i gëzuar dhe i emocionuar, si gjithnjë. Kur arriti në shtëpi, nëna po bënte gati drekën në kuzhinë. Sapo e përshëndeti, ai filloi t'i tregonte si ia kishte kaluar në shkollë. -“Mami, -tha ai i entuziazmuar, -ne do të shkojmë piknik me shkollën këtë fundjavë. Do të marrim me vete ushqime, do të luajmë me top, do të shëtisim, do të këndojmë këngë, do të luajmë. A nuk është e mrekullueshme?” -“Po, Ali, më dhe një lajm shumë të mirë, -buzëqeshi nëna,- eja tani, laj duart dhe fillo të bësh detyrat.” Bëri siç i tha e ëma. Lau duart dhe fytyrën dhe nisi të bënte detyrat, por ishte ende shumë i emocionuar. Po mendonte se sa shumë do të kënaqeshin në piknik. Papritur, një mendim i rrufeshëm ia përshkoi mendjen. -“Po sikur të sëmurem në fundjavë?! Atëherë nuk do të mundem të shkoj në piknik. Do të më duhet të qëndroj në shtëpi, ndërsa të gjithë shokët e mi do të kënaqen duke luajtur me top.” Menjëherë u mërzit tej mase. Gjithë gëzimi u tret. Ndërsa bënte detyrat, vazhdonte të mendonte. Në mbrëmje, erdhi babai. Më pas, nëna i thirri për të ngrënë darkë. U ulën për të ngrënë. Aliu qëndronte i heshtur dhe i ngrysur për shkak të mendimeve të këqija që i vërtiteshin në mendje. E ëma u habit kur vuri re se ai kishte ndryshuar në fytyrë. Po ashtu, edhe babai e vuri re dhe filluan të bisedonin. -“Çfarë bëre sot në shkollë?”- e pyeti babai. -“Ne mësuam plot gjëra të reja, babi.- u përgjigj Aliu. Në matematikë u ngrita në dërrasë dhe i zgjidha problemet që na i dha mësuesi.” -“A nuk do t'ia tregosh babit lajmin e mirë që more sot, Ali?”- e pyeti nëna. -“Babi, ne do të shkojmë në piknik këtë fundjavë.” -“Oh, ky është lajm i mirë, Ali, -buzëqeshi babai,- po, ti nuk dukesh shumë i gëzuar për këtë.” Nëna e tij shtoi: -“Ti ishe me të vërtetë i gëzuar kur erdhe nga shkolla, por tani dukesh i mërzitur.” -“Po, unë isha i gëzuar, por pastaj më erdhi një mendim që më mërziti.” -“Pse je i mërzitur, Ali?”- e pyeti babai. Aliu filloi t'i tregonte shkakun e mërzisë: -“Po sikur të sëmurem në fundjavë dhe të mos shkoj në piknik? Do të mërzitem shumë.” E ëma u përpoq ta qetësonte: -“Ali, ti nuk je i sëmurë tani dhe ne nuk mund ta dimë çfarë do të na ndodhë më vonë. A është e drejtë që ti të mërzitesh për diçka që nuk është e sigurt nëse ndodh apo jo?”

Page 19: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë, prindër dhe mësues, shtator 2007

Dituria,- Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër , shtator 2007–faqe 19

Konkurs diturie për fëmijë dhe të rinjë!

Revista jonë dhe juaja ”Dituria” që nga ky numër do të filloj me konkursin e diturisë për fëmijë dhe të rinjë. Në cdo numër të revistës do kemi nga dy pyetje, në të cilat duhet të përgjigjeni saktësisht. Redaksia ka siguruar për fituesit edhe shpërblime. Dy lexues një nga fëmijët dhe një nga të rinjët do të shpërblehen me nga një film në DVD. Përgjigjet e sakta duhet të na i dergoni më së voni deri më datën 1 të çdo muaji. Përgjigjet e sakta na i dërgoni në postën tonë elektronike (e-mail). [email protected] ose në adresën tonë postale: Revista ”Dituria” C/O Studiefrämjandet Lilla Kyrkogatan 20 50370 Borås

Në këtë numër botojmë dy pyetjet e para në cilat do t´i gjeni pergjigjet e sakta dhe t´i dërgoni në ndonjërën nga adresat e lartpërmendura.

Pyetja e parë: Kush shkon por nuk vrapon?

Pyetja e dytë: Kush ka katër këmbë, por është pa kurriz?

Në numrin e ardhshëm të revistës do ti publikojmë emrat e fituesve.

Page 20: Revistë mujore për fëmijë, të rinjë, prindër dhe mësues, shtator 2007

Dituria,- Revistë mujore për fëmijë, të rinjë dhe prindër ,shtator 2007– faqe 20

FJALA E PRINDIT

Disiplina është një fjalë gjashtëgërmëshe ... D-A-SH-U-R-I Nga Karolin C. Waterbury –Tieman Disiplina është ndoshta përgjegjësia më e rëndë që hasin prindërit. Po çfarë është disiplina? Çfarë nuk është ajo? Ç’do të thotë shumë? Ç’do të thotë mjaftueshëm? Pjesa më e madhe e prindërve luftojnë me këto pyetje, po ashtu si dhe unë. Në radhë të parë, disiplina nuk mund të barazohet me të qënit prind. Ajo është vetëm një aspekt i tij. Me qëllim që të jetë sa më efektive, ajo duhet të harmonizohet në kontekstin e marrëdhënies së dashurisë, mirërritjes dhe procesit të ndërtimit të vetëvlerësimit. Disiplinë nuk do të thotë dënim. Dënimi është diçka që ne e ushtrojmë tek fëmijët tanë si pasojë e vetëfrustrimit tonë, duke mos ditur se çfarë të bëjmë tjetër. Dënimi për sjelljet jo të përshtatshme që janë lejuar të vazhdojnë për një kohë të gjatë i përngjet goditjes së gjurit me çekiç. Disiplina është projektuar për të ndihmuar dhe jo për të lënduar. Ajo është diçka që ne bëjmë për fëmijët tanë për t’i mësuar vetëdisiplinën. Disiplina është një shprehje e dashurisë që ndiejmë për fëmijët tanë. Për shkak se i duam, kujdesemi aq sa t’i themi: “Jo, nuk të lejoj ta bësh këtë. Do të më duhet të të ndaloj unë ta bësh atë derisa të mësosh vetë si të ndalësh vetveten.” Disiplina ndryshon me kalimin e kohës, në mënyrë që ajo të përmbushë nevojat në ndryshim të fëmijës që zhvillohet. Disiplina është një aksion i menduar mirë, që u mëson fëmijëve se cila sjellje është e pranueshme, si të korrigjojnë gabimet, si të bëjnë zgjedhjen e duhur dhe si të shmangin problemet në të ardhmen. Disiplina i pranon gabimet si një mundësi për të mësuar prej tyre. Disiplina është më e efektshme atëherë kur jepet nga të rriturit të cilët janë model i asaj sjelljeje të mirë që presin tek fëmijët e tyre. Disiplina merr shumë forma. Këtu përfshihen vendosja e kufijve, njohja dhe shprehja e vlerësimit për sjelljen e mirë, por edhe lëniet e fëmijës për pak minuta vetëm, moskushtim vëmendje apo injorim të një sjellje të caktuar, rrjedhoja logjike dhe natyrore, zgjedhje të kufizuara dhe shpërblime të planifikuara (Ju - koha juaj, vëmendja dhe aprovimi juaj janë shpërblimet më të mira). Kam dëgjuar njëherë Rosie O'Donnell-in tek pyeste Sherri Lewis-in: “Me kë u pëlqen më tepër fëmijëve të luajnë?” Ajo u përgjigj: “Me prindërit e tyre”. Sa më tepër vegla që të keni në kutinë tuaj të punës si prind, aq më i mirëpajisur do të jeni. Disiplina kërkon një cilësi të lartë vetëdisipline. Disiplina e mirë kërkon që ju të ruani qetësinë dhe të shmangni ngatërrimin e vlerës së fëmijës si person me sjelljen e tij. Ndonjëherë disiplina kërkon përdorimin e një zëri të vendosur, serioz, por të kontrolluar. Kur prindit i del vetja nga kontrolli, edhe fëmija del nga kontrolli, edhe situata po ashtu dhe rezultati është zakonisht ndëshkimi, jo disiplina. Me kalimin e kohës kjo shkakton erozion të marrëdhënies prind-fëmijë. Disiplina frutdhënëse ka më shumë të ngjarë të vendoset kur ka një dashuri të pakushtëzuar, kur prindi i kushton vëmendje dhe dëgjon ato që thotë fëmija (të dëgjoni nuk do të thotë që ju t’i aprovoni ato që thotë ai apo ajo), kur ka mirëkuptim, kufij të arsyeshëm, kërkesa realiste, pranim të emocioneve (të gjitha ndjenjat janë të pranueshme, por jo sjelljet), komunikim të hapur dhe barazi ndërmjet fëmijëve në privilegje dhe përgjegjësi. Disiplina e mirë nxit tek fëmija mbështetjen në forcat e tij dhe përgjegjësi personale. Disiplina ka lidhje jo vetëm me të tashmen, por edhe me të ardhmen. Sigurohuni që disiplina juaj është e qëndrueshme dhe pajtohet me qëllimet që keni për fëmijët tuaj. Duke marrë kohën sot dhe duke u përpjekjekur për një disiplinë të menduar mirë dhe të planifikuar, ju po bëni një investim afatgjatë në të rriturit e ardhshëm, të cilët do të bëhen të vetëdisiplinuar. Disiplina frutdhënëse ndërton individë të aftë dhe marrëdhënie që zgjasin.