rilindasi 23 qershor

Upload: kosmaqi

Post on 07-Aug-2018

246 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

  • 8/19/2019 Rilindasi 23 qershor

    1/8

     Viti III - Nr:25 E diel, 23 qershor 2013   Kryeredaktore: Admirina PEÇI

    KUJTIMET E PANJOHURA MBI SHPALLJEN E PAVARESISE SE VLORES DHE DETAJE TE PANJOHURA PER PLAKUN E VLORES

    E-mail: [email protected]

    Na ndiqniedhe

    onlineWWW.SHQIPTARJA.COM

    Suplementi i së dielës te SHQIPTARJA.com

    Cyan magenta yellow black

    Një portret i rrallë për Ismail QemalinSYRJA BEJ VLORA

     Ai ishte dëshmitar i at-mosferës së shpalljes sëPavarësisë, i përpjekejvedhe planeve për të mbërri-

    tur tek ajo ditë, i njihte ngaafër personazhet e ngjarjesme të madhe të historisë sëshqiptarëve. Me disa ndantenjëjtat mendime e ideale, metë tjerë ishte kundështar, endonjë prej tyre e kritikontederi në mohim. Syrja bej Vloranuk ishte një personazh i za-konshëm. Pinjolli i familjessë njohur të Vlorajve, që ikishte dhënë Perandorisë Os-mane, pashallarë e vezirë, ibiri i Mustafa Pashë Vlorësdhe vëllai i Vezirit të Madh,Ferit Pashë Vlorës (1903-1908),kushëri i Ismail Qemalit, pornjëherësh rival i tij politik,babai i Eqrem Bej Vlorës, kuj-timet e të cilit u botuan me bujëdisa vite më parë, kunat i EsatPashë Toptanit, të cilit i kishte

    marrë motrën për grua, drej-

     Akademik Qosja analizon ndikimin që kapërkthimi i letërsisë botërore në letërsinë

    shqipe përmes historishkrimit të përkthyesveqë nga periudha e Letërsisë së vjetër,

    Rilindjes dhe shekullit XX

    Profili i një skulptori kosovar në Vjenë... ngaditët e fëmijërisë në Ziqisht të Rahovecit, kukrijonte figurina të mrekullueshme me baltëderi tek ekspozitat, vlerësimet dhe përhapja e

    veprave të tij në të gjithë botën

    Në vitin 1861 Ita-lia gjendej akomanë kushte ekono-mike, politike dhe sanitareshumë të këqija. Kjo ështëajo që tregohet në komu-nën e vogël San Paolo Alb ane se që në atë vit jetonin 1430 banorë dhenë dekadën në vijim kapasur një rënie prej 7.7%të popullsisë për shkak tëemigrimit dhe epidemisësë kolerës.Më pas shifraulet deri në 23.2% në 1901për shkak të epidemisë sëfundit të lisë në 1870-71,duke prekur komunën eSan Paolo Albanese që ccoi

    në numrin e banorëve në836. Në dekadat vijueseshënohet një tjetër rënietë lartë e popullsisë ku në

    K a një gjysmë shekulli qëkur historianë të letër-sisë europiane ankoheshinse në asnjërën nga letër-sitë kombëtare në Evropënuk kishte “punime fun-damentale nga historia epërkthimeve, megjithëse patrajtimin historiko-letrar tëkëtij tipi ende të pastudi-uar të krijimtarisë letrare,historia e letërsisë mbetete mangët”.

    Çka mund të themi nepër këtë çështje?Mund të themi se gjysmëshekulli pas botimit tëveprës në të cilën është

    theksuar mendimi i cituar,ne nuk kemi fare teori tëpërkthimeve, kemi farepak trajtesa, studime a

    Historia e Giacinto Blumetti, lindurnë Sao Paolo Albanese në vitin 1930,

    i cili tregon se si u arsimua dhe perpjekjetpër të mësuar zanatin e rrobaqepësit emandej emigrimin drejt Amerikës…

    Rexhep Qosja: Nëletrat shqipe mungonhistoria e përkthimit

    Destan Gashi,guri i çmueshëm

    i Kosovës

    Emigrimi iarbëreshve të San

    Paolos për në Amerikë

    vitet 1961-1971, popullsiashënoi një rënie prej 21%.

    Këtë herë shkaku kaqenë emigrimi në Gjerm-ani, Francë, Zvicër dheSHBA. Një fat që bashkoishumë prej banorëve tëSan Paolos ku me ka-limin e viteve u rikthyennë vendin e tyre duke bërëtë mundur që ne të bëhemitë vetëdijshëm për përvo- jën e tyre të emigranti t.Një histori e tillë i takon zGiacinto Blumetti, lindurnë Sao Paolo Albanese nëvitin 1930, i cili tregon seu arsimua deri në moshën14 vjeç, dhe për arsye tëvështirësive ekonomike, aiu detyrua të gjente një punë.Zgjedhja mes dy zanateve

    më të popullarizuara nëatë kohë ishte muratoriapo rrobaqepsi...

    monografi  për përkthimete mëhershme dhe pothuajseaspak vështrime ditore përpërkthimet e shumta qëbëhen sot! Për një histori tëpërkthimeve në gjuhën sh-qipe as nuk është bërë fjalëndonjëherë, as nuk bëhetfjalë sot. E historia e përk-thimeve është një shkencëshumë e rëndësishme dheështëshumë e rëndësishmepër dy arsye: e para, është erëndësishme për studimine gjuhës në të cilën bëhenpërkthimet, për studimine historisë së saj, të zhvil-limit të saj, të pasurimittë saj me fjalë e me trajtamorfologjike të reja dhe, edyta, është e rëndësishmepër studimin e letërsisë

    kombëtare, të procesit tëzhvillimit të saj, të rrymavedhe drejtimeve të saj...

    faqe 22faqe 20-21

    vijon në faqen 14-15

    faqe 18-19

    tor i përgjithshëm i doganaveosmane, deputet në Parlamen-tin Osman pas vitit 1908, am-basador i Shqipërisë në Vjenë

    më 1914, njeri i arsimuar mirëpër kohën, personi në shtëpinëe të cilit, në lagjen Taksim nëStamboll, në janarin e vitit 1912u bë mbledhja e njohur (morënpjesë Ismail Qemali, Hasan BejPrishtina, Myfit Bej Libohova,Esat Pashë Toptani etj....) dhe umor vendimi për të shpërthyernë Shqipëri një kryengritje epërgjithshme antiosmane, ipreferuari i Vjenës në vjeshtëne vitit 1912 për të organizuar edrejtuar procesin e pavarësimittë Shqipërisë, pronar i madh,një nga personat që do të fusninelementë të drejtimit kapitalistnë pronat e tij agrare në vitet20-30 etj. etj. Pikërisht ky per-son me emër në elitën politikee atë ekonomike të kohës, dinteshumë, kishte njohur shumë,

    kishte qenë...

    ROSA BUCCOLO

    faqe 15

    Në personalitetin e IsmailQemal Beut, në sjelljen e tijkishte seriozitet dhe fisnikëri.Për kërkesat ndaj vetes së tij tëdetyronte ta nderoje. Tregonteshumë kujdes të kishte nën kon-

    e tregonte veten të pashpresë dhetë mërzitur. Të ardhurat i shpen-zonte në vende të panevojshme.Në këtë periudhë gjithmonë gjen-dej në vështirësi të tmerrshme.Por i pëlqente ...

    Ismail Qemal Beu, ai mendoi vetëm për dëshirat vetjaketroll dhe të kujtonte secilin. Nëçdo situatë shihej si kryetar dhemund ta ruante vazhdimisht ekui-librin. Rrugën e jetës së tij e kaloime shumë probleme, por nuk tregoidobësi. Nuk ishte i lumtur, por nuk

    NGA PJETER LOGORECI

    FOTO: (Majtas)

    Syrja BejVlora

    (Djathtas)IsmailQemali

    REXHEP QOSJA

  • 8/19/2019 Rilindasi 23 qershor

    2/8

    SUPLEMENT JAVOR I

    RILINDASIwww.shqiptarja.com E diel, 23 qershor 2013

    16  SH.com

    K UJTIME PERSONAZHI

    DORESHKRIMET

    ...i pranishëm në shumëngjarje…

    Ndaj kujtimet e tij kanë njëvlerë të veçantë. Shkruar nëosmanisht në vitet ’20, megjasë në 1921-1925 në Romëdhe në Vlorë ku jetoi në atovite, përkthyer në gjysmëne dytë të viteve’40, përkthimi gjetur në arkivin e Institutittë Historisë me inicialet A.A(mbase Ali Asllani), me njëredaktim shkencor dhe i për-gatitur për botim nga Akad.asoc. Marenglen Verli dhe dr.Ledia Dushku, këto kujtimetë vyera vijnë më në fund nëdorën e lexuesve shqiptarë.Siç mësohet nga botuesi,

    libri i shumëpritur me kuj-timet e Syrja bej Vlorës metitullin “Historia e Shqipërisënga invadimi osman më 1400deri në Luftën e Vlorës dheçlirimin e saj nga okupacioniitalian më 1920” del nesër nëqarkullim.

    Dy pjesë mjaft ngacmuesekemi përzgjedhur këtë herëpër lexuesit tanë, mbi ngjar- jet që i paraprtinë shpalljessë Pavarësisë dhe pas saj sidhe një portretizim të rrallëqë i bëhet plakut të Vlorësnga Syrja bej Vlora, kundër-shtari më i fortë politik i tij.

    vijon nga faqja 13

    SYRJA BEJ VLORA:Kujtime për pavarësinë,

    flamurin dhe kuvendin e Vlorës

    S YRJA VLORA

    Beratit iu dha urdhër ngaJanina për të kapur dhearrestuar Ismail Qemalin,i cili udhëtonte nga Durrësi nëKavajë e mandej për në Vlorë. Përtë zbatuar urdhrin ishte dërguarnjë kompani ushtarake, por IsmailQemali pa ndeshur në ta dhe papësuar gjë, ishte futur në Vlorë megjithë shokët që e shoqëronin. Atygjeti gati gjithë parinë të ardhurnga çdo vend, të cilën unë e kishaftuar për të ardhur, pa marrëparasysh mijëra ushtarë osmanëqë ndodheshin në Fier e në Berat.Më 28 nëntor, me dëshirën dhepëlqimin e të gjithëve, u vendos tëngrihej flamuri i Shqipërisë dhetë shpallet Pavarësia Kombëtare.

    Pasi atë ditë nuk kishte mundë-

    si të përgatitejfl

    amuri, u mor ngashtëpia jonë një flamur, që djaliim Eqremi (96) që nga viti 1908e ruante me plot nderime. Ai ungrit në mes të manifestimeve e

    brohoritjeve gazmore të popullitdhe atë çast u formua një qeveri simë poshtë:

    Kryetar i qeverisë dhe ministëri Punëve të Jashtme - Ismail Qe-mal Beu;

    Nënkryetar i qeverisë - ImzotDom [Nikollë] Kaçorri nga Durrësi;

    Ministër i Brendshëm - MyfitBeu nga Libohova;

    Ministër i Post-Telegrafëve - LefNosi nga Elbasani;

    Ministër i Financave - Abdi BejToptani nga Tirana;

    Ministër i Drejtësisë - zoti PetroPoga nga Gjirokastra;

    Ministër i Arsimit - zoti LuigjGurakuqi nga Shkodra;

    Ministër i Bujqësisë - zoti Pan-deli Cale nga Korça;

    Ministër i Botores – Mit’hat Beunga Frashëri;

    Ministër i Luftës - Mehmet

    Pashë Deralla nga Kallkandeleni.Gjithashtu u formua një senatme atributet e një Këshilli Shtetiprej 18 vetësh dhe kryetar u zgjodhmyftiu i Dibrës, Vehbi Efendiu,

    kurse nënkryetar Eqrem Bej Vlora.Por, njëzet ditë para se të vinte

    [në Vlorë] Ismail Beu, nën koman-dën e [Spiro] Spiromilos, në Himarëkishin dalë dy batalione hajdutësh,të cilët quheshin xhandarë gjiritas

    (kretas), të cilët populli i kishtepritur mirë. Me përhapjen e këtijlajmi populli i Vlorës u shqetësua.Situata ishte shumë e trazuar,Paria u mblodh në zyrën qeveritaretë vendit. Për të ndaluar zgjerimindhe shkeljen e vendeve të tjera ngahajdutët, Eqremi u ngarkua që tënisej me fuqinë, të cilën ai vetëdo të mund të mblidhte. Eqremishkoi në Velçë dhe në Smokthinëku qëndroi dy ditë në çdo vend dhemblodhi me qindra njerëz. Ditën qëarriti në Kuç i erdhën 200 vetë ngapopulli i Kurveleshit, si edhe rreth200 xhandarë, të cilët u dërguannga Gjirokastra nën komandëne një majori. Fuqia e armikut, ecila u forcua duke u bashkuar meelementin e krishterë të vendit,shkaktonte shqetësim. Megjithatë,përballë guximit dhe trimërisë qëtreguan ushtarët e mbledhur, ajonuk mundi të bënte çap jashtëkufirit të Himarës. U bënë disapërpjekje dhe të dy palët ruajtënpozitat që kishin zënë (97). Në këtëkohë, Eqremit i vjen një letër ngaIsmail Qemal Beu. Në këtë letër,e cila botohet tekstualisht mëposhtë (98), deklarohej se qeveriaprovizore e formuar në Vlorë,duke pritur vendimin e Konfer-encës [së Ambasadorëve] që ishtembledhur në Londër, ruhej ngatë hyrit në armiqësi me shtetet eBallkanit, prandaj ushtarët dhevullnetarët duhej të qëndroninnë pozitë mbrojtëse.

    Mirëpo, siç u shpreh edhe vetëIsmail Qemal Beu, ishte shumë evështirë që të mbaheshin në një

    pozitë mbrojtëse më tepër se 1.000vullnetarë. Aq më tepër që këta,duke keqkuptuar rekomandimete katër vetëve, të cilët erdhën nëqendrën ushtarake si të dërguar

    dhe të ngarkuar nga Vlora përtë këshilluar Eqremin që verbal-isht të vepronte me ngadalësi, ushpërndanë. Pra fuqia e mbledhuru shpërnda dhe mbeti vetëm njëfuqi sa të mund të mbronte disavende të ashpra. Ishulli i Sazanit,që ndodhet në hyrje të limanit të Vlorës, ishte okupuar prej grekëveqë në fillim të luftës dhe rreth epërqark tij vinin vërdallë anijetgreke. Kësisoj të krishterët, tëcilët kishin lidhur shpresën tehelenizmi, ndizeshin çdo ditë emë shumë. Këto anije disa herëhynë në limanin e Vlorës dhe qël-luan me top zyrat që ndodheshinnë skelë, si edhe qytetin. Sado qëkëto të shtëna nuk bënë ndonjëdëm, ato shkaktuan turbullimin epopullsisë. Një ditë kur këto anijehynë në liman për të përsëriturmësymjen, Ismail Beu dërgoi meflamur të bardhë në dorë, pranëkomandantit të anijeve, ministrinGurakuqi dhe nga paria SamiBej Vrionin. Me anën e tyre, ai injoftoi komandantit se Vlora ështëkryeqyteti i Mbretërisë Shqiptare,që shpalli pavarësinë e saj dhe nukndodhet në luftë me MbretëritëBallkanike. Flamurin që ngriti,duke e ringjallur pas pesëqindvjet robërie, në vend që ta për-shëndetnin, ishte për t’u çuditure keqardhur, që e qëllonin me top.

    Komandanti i anijeve, i priti mirëzotin Gurakuqi dhe Sami Beun. Ideklaroi se çka ata i thanë, do t’ianjoftonte qeverisë së tij dhe do tëvepronte sipas urdhrave të reja që

    Ismail BeuPor, njëzet ditëpara se të vinte [nëVlorë] Ismail Beu,nën komandën e[Spiro] Spiromilos, nëHimarë kishin dalë dybatalione hajdutësh,të cilët quheshin xhan-darë gjiritas (kretas), tëcilët populli i kishte pri-tur mirë. Me përhapjene këtij lajmi populli iVlorës u shqetësua

    Fuqia e armikut, e cila uforcua duke u bashkuar

    me elementin e krishterë

    të vendit, shkaktonte

    shqetësim. Megjithatë,

    përballë guximit dhe

    trimërisë që treguan

    ushtarët e mbledhur, ajo

    nuk mundi të bënte çap

     jashtë kufirit të Himarës

  • 8/19/2019 Rilindasi 23 qershor

    3/8

    SUPLEMENT JAVOR I

    RILINDASI  SH.com

    17www.shqiptarja.comE diel, 23 qershor 2013

    DORESHKRIMET

    Në personalitetin e IsmailQemal Beut, në sjelljene tij kishte seriozitet dhefisnikëri. Për kërkesat ndaj vetessë tij të detyronte ta nderoje.Tregonte shumë kujdes të kishtenën kontroll dhe të kujtonte seci-lin. Në çdo situatë shihej si kry-etar dhe mund ta ruante vazh-dimisht ekuilibrin. Rrugën e jetës së tij e kaloi me shumë prob-leme, por nuk tregoi dobësi. Nukishte i lumtur, por nuk e tregonteveten të pashpresë dhe të mër-zitur. Të ardhurat i shpenzontenë vende të panevojshme. Nëkëtë periudhë gjithmonë gjendejnë vështirësi të tmerrshme. Pori pëlqente vetja dhe dashuritëkalimtare. Fuqinë e mendjes ekishte të përkryer, por kishte tëmetë se kishte aftësi të mash-tronte me fjalë. Kur kërkontetë zotëronte situatën, vendosteautoritetin, bëhej tahmaqar dhe i

    shkonte fjala; kundërshtonte, thër-riste, por qëndronte larg nga zënietdhe konfliktet.

    Nuk e prishte qetësinë nëse nukishte i detyruar; nuk kërkonte tëngatërrohej me fjalë; ishte i pasurnë ndjenjat e tij; ishte i ditur dhenuk i shikonte gjërat në mënyrësipërfaqësore. Rrallë kalontenë situata të padëshirueshme.Me asnjë nuk zuri marrëdhëniemiqësore. Në marrëdhëniet për-ballë dy personave gjatë bisedësdonte të tregonte epërsinë e tij.Dukej se i donte Atdheun dhepatriotët. Pas fitores së serbëvedhe bullgarëve u largua ngaStambolli për në Vjenë. Dukeqenë i sigurt në ndihmën e Aus-trisë prej andej u drejtua për në Vlorë. Nga Shqipëria iku i vogëldhe u kthye në moshë të pjekur.

    Prej fëmijërisë në mendjen e tijkishte krijuar një imazh tjetërpër Shqipërinë. Ndryshimet emëdha që vuri re me kthimin nëShqipëri, e bënë atë të vendostetë prishte imazhin e krijuar nëmendje, të merrej me politikë e tëpunonte sa të kishte fuqi.

    Mund të themi se rrethishoqëror që gjeti ishte më i për-paruar. Në ballafaqim me secilinshpjegonte elementin (e admin-istrimit publik) “kanton” dhe tëmirat e tij. Mirëpo bashkimi i pro-nës nuk siguronte mbështetje nëformë të prerë. I kishin tërhequrvëmendjen se forma e ndarjes sështetit në kantone do të kërkontendarje administrative. Ai e dintesa e rrezikshme dhe sa shumë enevojshme ishte të merrej ende nëvëmendje pjesa e punës së policit,

    pasi ende brenda nesh adminis-trimi i shoqërive (komuniteteveqë i bashkojnë zakonet dhe tra-ditat), nuk kishte arritur niveline duhur. Prandaj kërkimet dhe

    ISMAIL QEMAL BEU

    do të merrte. Anijet në fjalë, nukerdhën më të përsëritnin mësym- jen dhe nga kjo kuptohej se qeveriagreke do t’u kishte dhënë urdhër tëmos qëllonin më në Vlorë. Ndoshtaajo u druajt edhe nga Italia dhekështu e ndryshoi sjelljen e saj.

    Ushtarët shqiptarë që ndod-heshin në vende të fortifikuara nëJaninë, arratiseshin aq shumë saishte për të ardhur keq. Qeveria[e Vlorës] nën shtytjen morale tënjerëzve me mend dhe patriotë,nga drejtimi i Përmetit e Gjirokas-trës nisi për në Janinë ministrinMit’hat Bej Frashërin, me detyrëqë të këshillonte ushtarët. Por ainuk pati sukses t’i bindte, as ataqë ishin arratisur që të ktheheshin,as ata që kishin mbetur, të mbaninvendet ku ishin. Qeveria provizorepër shpëtimin e Janinës, jo vetëmqë nuk e dha ndihmën e saj të plotë,por siç dihej edhe, vetë Ismail Qe-mali, për këtë çështje nuk u përpoqdhe nuk insistoi.

    Një pjesë e të arratisurve, përshembull ata që ishin nga Çamëria,u ngjitën pas familjeve të tyre, qëishin sulmuar nga banditë grekëe rumë. Pjesa tjetër e kishin hum-bur shpresën se lufta do të fitohejdhe kishte lidhur shpresën meShqipërinë e re, të sotmen dhe tëardhmen e së cilës populli e shihtetë sigurt. Veç kësaj, ishin shumë të

    varur nga sihariqet që vinin nga Vlora. Sipas mendimit të ushtrisë[osmane] dhe të parisë, këto ar-ratisje medoemos u shkaktuan nganxitjet e Vlorës.

     Ai mendoi vetëm për dëshirat vetjake

    vëzhgimet ishin tepër të nevo- jshme. Qeveria në vite ishte civi-lizuar. Përparimi, civilizimi dhebashkimi në një vend konsidero-hej dhe pranohej si i shenjtë. Por,gjuha dhe civilizimi nuk ishinpranuar në popull. Kjo nuk do tëishte e mundur të përvetësohejnga secili menjëherë.

    Mund të themi se Ismail Beume këtë zhvillim të inteligjencës,i parapriu Esat Pashës. Në emërtë ”Shqipëria me dy qeveri” EsatPasha mori guximin të kalontesituatën dhe të formonte qeverinëe dytë, duke hapur kështu njëderë të shkatërruar. Sidoqoftë

    Ismail Qemal Beu nuk pati frikëdhe e kuptoi nevojën e vendittonë që programet politike tëlëvizjes duhet të bashkoheshindhe të merreshin masa të cilat

    do t’i shërbenin shoqërisë sonë.Por ligjet e vëna nuk e garan-tonin këtë. Ismail Qemal Beuishte një nga ata që e njihte mëmirë Kushtetutën Osmane. Qëprej kohës së Mit’hat Pashës ai ekishte treguar këtë me zgjuarsinëe të kuptuarit të situatave. Vendiushqente shpresa të mëdha.Rreth 14-15 muaj që ishte nëdrejtim e kaloi gjithë kohën nëudhëtim. Ai ishte një udhëheqësqë nuk pati një vdekje të lumtur.Si kryetar asnjëherë nuk përfitoinga posti që kishte.

    Në një situatë ku ai lehtësoi re-alizimin e qëllimit të udhëtarëve,

    që lëviznin nga Stambolli mevaporin “Meran”, me dhënien enjoftimit se rrezikonin të shkak-tonin gjendje kaotike në Shqipëri,u bë objekt i marrjes së fajit.

      Nëse duhet të analizojmëpersonalitetin e tij mund të themse Ismail Qemal Beu asnjëherënuk ndoqi një qëllim serioz nëpolitikë. Profesionin e tij, poli-tikën, mikun dhe familjen e tijnuk i mendoi më tepër se veten.Mendoi vetëm për veten e tij. Vazhdimisht jetoi në luftë dhekënaqësinë më të madhe të jetëse gjeti në sigurimin e dëshiravevetjake. Më së fundi them seShpallja e Pavarësisë nga IsmailQemal Beu është shërbimi për tëçuar në vend detyrën. Fitorja e sajishte e drejtë për historinë e kom-bit tonë dhe e rregullt. Mëshira e

    Zotit qoftë mbi të!Përgatitja dheredaktimi shkencor:

     Akad. Asoc. Marenglen Verli dhe Dr.Ledia Dushku

    NË FOTO: Syrja Bej Vlora

    Ismail Qemali

    S YRJA VLORA

  • 8/19/2019 Rilindasi 23 qershor

    4/8

    SUPLEMENT JAVOR I

    RILINDASIwww.shqiptarja.com E diel, 23 qershor 2013

    18  SH.com

    ANALIZA

     VEPRAT K RITIKA

    K a një gjysmë shekulli që kur historianëtë letërsisë europiane ankoheshin senë asnjërën nga letërsitë kombëtarenë Evropë nuk kishte “punime fundamentalenga historia e përkthimeve, megjithëse patrajtimin historiko-letrar të këtij tipi ende tëpastudiuar të krijimtarisë letrare, historia eletërsisë mbetet e mangët”.

    ÇKA MUND TË THEMINE PËR KËTË ÇËSHTJE?

    Mund të themi se gjysmë shekulli pasbotimit të veprës në të cilën është theksuarmendimi i cituar, ne nuk kemi fare teori tëpërkthimeve, kemi fare pak trajtesa, studimea monografi për përkthimet e mëhershme dhepothuajse aspak vështrime ditore për përk-thimet e shumta që bëhen sot! Për një historitë përkthimeve në gjuhën shqipe as nuk ështëbërë fjalë ndonjëherë, as nuk bëhet fjalë sot.E historia e përkthimeve është një shkencëshumë e rëndësishme dhe ështëshumë erëndësishme për dy arsye: e para, është erëndësishme për studimin e gjuhës në të cilënbëhen përkthimet, për studimin e historisësë saj, të zhvillimit të saj, të pasurimit të sajme fjalë e me trajta morfologjike të reja dhe,e dyta, është e rëndësishme për studimin eletërsisë kombëtare, të procesit të zhvillimit tësaj, të rrymave dhe drejtimeve të saj, të stileve

    dhe teknikave të saj krijuese. Përkthimet, si ethonë historianë të tyre, herët më të shpeshta janë faktor i evolucionit në letërsinë dhe nëkulturën në të cilën bëhen. “Nga aspekti i çdoletërsie të veçantë kombëtare të shikuara,përkthimet janë faktorë që sjellin llojllojsh-mëri më të madhe; përkthimet sjellin në stiletdhe në mënyrën e mendimit të letërsisë e tëkulturës në të cilën bëhen impulse që vijnë, tathemi, prej Hemingueit, Foknerit ose Joneskosdhe kështu i kontribuojnë diferencimit tëbrendshëm të letërsisë kombëtare.

     Arsyet pse nuk kemi as teori të përkthi-meve, as histori të përkthimeve dhe pse stu-dimet e përkthimeve në gjuhën tonë janë tëpakta e të vona, pa dyshim, janë të ndryshme,por arsyeja kryesore është kjo: deri në Luftëne Dytë Botërore është jashtëzakonisht i vogëlnumri i përkthimeve në gjuhën shqipe. Përkëtë arsye kur flitet për rolin e përkthimevenë procesin e zhvillimit historik të letërsisëshqipe deri në Luftën e Dytë Botërore duhet

    të njihen, jo vetëm ato pak përkthime që janëbërë, por njëkohësisht duhet të dihen edheemrat e shkrimtarëve të huaj, që shkrimtarëttanë kanë lexuar, kanë cituar apo vetëm kanëpërmendur në krijimtarinë e tyre. Leximi iletërsive të mëdha evropiane në gjuhët në tëcilat janë krijuar ato luan rolin që në krijim-tarinë e tyre do të luanin përkthimet.

    LETËRSIA E VJETËR DHE PËRKTHIMETSiç dihet, që nga dokumentet e para të

    shkrimit të gjuhës shqipe e deri te epoka eRilindjes Kombëtare, domethënë për më tepërse katër shekuj kemi fare pak përkthime nëgjuhën shqipe. Dhe, ato janë përkthime tëlibrave fetare të bëra për nevoja fetare, krye-sisht nën ndikimin apo me kërkesën e institu-cioneve fetare të Reformacionit në Vatikan.Disa prej këtyre përkthimeve, sidomos atoqë janë bërë prej autorësh me prirje letrare,sikundër ishin, fjala vjen, Pjetër Budi dhePjetër Bogdani, Muhamet Kyçyku dhe DalipFrashëri, nuk janë pa vlerë, disa më të paktëe disa më të dukshme letrare. Por, megjithatë,nuk mund të thuhet se këto përkthime kanëluajtur ndonjë rol në zhvillimin historik të

    letërsisë shqipe, as që kanë frymëzuar rrymae drejtime, as që e kanë shpejtuar procesine zhvillimit historik, as që e kanë çuar nëdrejtim të letërsisë evropiane letërsinë shqipe. Ato ishin përkthime, mbi të gjitha, me rëndësihistorike shkrimore në kulturën e popullitshqiptar.

    LETËRSIA E RILINDJESKOMBËTARE DHE PËRKTHIMET

    Edhe në epokën e Rilindjes Kombëtare,

    sidomos në etapën e saj të parë, deri te LidhjaShqiptare e Prizrenit, vazhdon përkthimi ilibrave fetare në gjuhën shqipe, por, tani, nëradhë të parë përkthimi i librave të shenjtë: i

    Biblës dhe i Kur’anit. Vetëm nga fundi i epokës së Rilindjes,

    në gazetat dhe revistat e pakta në gjuhënshqipe dhe në përmbledhjet e rilindësve boto-hen disa përkthime a përshtatje vjershash,fabulash dhe prozash, kryesisht nga letërsiaantike greke e romake, letërsia italiane dheletërsia franceze. Botimi i ndonjë përkthimisi libër është tejet i rrallë. Veprimtaria përk-thyese si një veprimtari e organizuar dhee përhershme,edhe në epokën e Rilindjes

    Kombëtare, mbetet institucion kultu-ror i panjohur në letërsinë shqipe.

    Si atëherë mund të flasim për roline letërsisë evropiane në procesin e zh-villimit të letërsisë shqipe? Si mundtë flasim për rolin e përkthimeve nëletërsinë e Rilindjes sonë Kombëtare?

    Shkrimtarët e Rilindjes sonë Kom-bëtare kanë ditur më shumë gjuhë tëhuaja. Dhe, kanë ditur gjuhë të huajaqoftë pse numri më i madh i tyre kanë jetuar jashtë atdheut – në kolonitëshqiptare në Itali, në Stamboll, nëBukuresht, në Kairo, në Sofje, nëSelanik, qoftë pse të gjithë ata janëshkolluar në gjuhë të huaja. Njohjae gjuhëve të huaja, para së gjithash,e italishtes, e frëngjishtes, prej dis-ave nga ata edhe e gjermanishtes aanglishtes, do t’u bëjë të mundshmeatyre t’i lexojnë letërsitë e mëdhakombëtare evropiane dhe, ashtu, tëmos e ndjejnë mungesën e përkthi-meve. Shkrimtarët që kanë çmuarmë së shumti ata, prandaj, edhe ikanë cituar apo vetëm përmendurnë shkrimet e tyre të ndryshme – nëpoezi, në prozë, në shkrime kritike

    e në publicistikë, janë: Homeri,Sapfo, Anakreonti, Pindari, Plauti,Lukreci, Katuli, Virgjili, Horaci,

    Tibuli, Ovidi, Lukani, Juvenali, Taciti,Plutarku, Dante, Petrarka, Ariosto, Shekspiri,La Fonteni, Molieri, Volteri, Ruso, Metastazi,Gëte, Lesingu, Shileri, Uhlandi, Shatobriani,Lamartini, Alfred de Myse, Parini, Gjusti,

    Monti, Manconi, Peliko, Porfiri, Edmondo de Amiçis, Bajroni, Mistrali, Foskolo, Leopardi, Viktor Hygo, e disa të tjerë më pak të rëndë-sishëm, bashkëkohës të të sipërmendurëve.Emrat e shkrimtarëve evropianë, të përmen-dur më shpesh se të cituar në shkrimet e tyre,

    dëshmojnë se shkrimtarët e Rilindjes sonëKombëtare më së shumti kanë çmuar, prandajedhe kanë lexuar, letërsitë e këtyre epokavee periudhave në historinë e letërsisë evropi-ane: letërsinë antike greke, letërsinë romake,letërsinë e Renesansës italiane, Klasicizmin,Iluminizmin dhe Romantizmin. Mos do tëthotë kjo se letërsia e shekujve të shkuar jovetëm se ishte pjesë e kulturës së përgjithshmetë shkrimtarëve të Rilindjes sonë Kombëtare,por edhe letërsia që ndikonte fort në prirjet etyre, në ndjeshmërinë e tyre, prandaj edhe nëstrukturën e formacionit letrar që do të ndërto- jnë ata? Pa dyshim-po. Nuk mund të dyshohetse prej këtyre letërsive do të përzgjidheshinedhe veprat që do t’i

    përkthenin ata po t’i kishin kushtet që tëmerreshin edhe me veprimtari përkthyese.

    LETËRSIA SHQIPE MIDIS DY LUFTËRAVEBOTËRORE DHE PËRKTHIMET

    Është plotësisht e kuptueshme që në pe-

    riudhën vijuese, pasromantike të letërsisëshqipe, të shtohet numri i përkthimeve nëgjuhën shqipe, numri i shkrimtarëve të letër-sive të ndryshme kombëtare që do t’i lexojnëdhe numri i shkrimtarëve që do t’i përmendinnë shkrimet e tyre shkrimtarët tanë. Shqipëriaështë bërë e pavarur. Shumica e shkrimtarëve janë kthyer në atdhe. Është shtuar shumënumri i gazetave dhe i revistave në gjuhën sh-qipe. Janë themeluar shtëpi botuese, sidomos,në vitet e tridhjeta të shekullit njëzet. Zhvil-lohet jetë shumë gjallëruese mendore sidomosnë kryeqytetin e shtetit të ri në Tiranë. Idetë reja dhe rryma mendore depërtojnë nëpublicistikën shqiptare gjithnjë e më të zhvil-luar. Ballafaqohen mendësi të kundërta, tëdjathta dhe të majta, që nxisin shkrimtarëtdhe publicistët për leximin apo, madje, përpërkthimin e veprave në të cilat janë trajtuarato mendësi. Mund të vërehet se edhe në këtëperiudhë të letërsisë shqipe para së gjithashlexohen dhe përkthehen pak a shumë letërsitëe epokave dhe periudhave që janë lexuar edheprej shkrimtarëve të Rilindjes Kombëtare. Por,mund të vërehet se lexohen apo, madje, përk-thehen edhe vepra të shkrimtarëve,filozofëve,

    REXHEPQOSJA

    Në letrat shqipemungon historiae përkthimit

    Përkthimi luan rol në zhvillimin historik tëletërsisë Shqipe. Sot përkthime të dobëta,

     mungon teoria e përkthimit

    REXHEP QOSJA

  • 8/19/2019 Rilindasi 23 qershor

    5/8

    SUPLEMENT JAVOR I

    RILINDASI  SH.com

    19www.shqiptarja.comE diel, 23 qershor 2013

    ANALIZA

    shkencëtarëve, publicistëve tëpjesës së dytë të shekullit nëntëmbëdhjetë

    apo të dhjetëvjetëshave të parë të shekul-lit njëzet: trajtesa dhe sprova të Frojdit,Dyrkemit, Niçes dhe jetëshkrime politikesi jetëshkrimi i Ataturkut dhe jetëshkrimi

    i Benito Musolinit me parathënie të ErnestKoliqit! Përpos poezisë së poetëve antikëgrekë e romakë, të Renesansës, të Klasicimite të Romantizmit, tani do të përkthehen edhevjersha të Bodlerit, të Vërlenit, të XhoshueKarduçit, por edhe proza të Prosper Merimesë, Aleksandër Dymas, Selma Lagerlefit, MarkTvenit, Gy de Mopasanit, Luigji Pirandelos,Oskar Vajldit, shkrimtarëve amerikane PerlBak dhe Hariet Biçer Stou, Blasko Ibanezit,Ivan Turgenievit, Çehovit, Rabindranat Tago-res, Emilio Salgarit, madje edhe të MaksimGorkit. E të tjerëve. Megjithëse botohen vepratë shkrimtarëve evropianë që kanë jetuar nëkohë më të afërme apo, madje, edhe në kohënmidis dy luftërave botërore, bie në sy se, mepërjashtim të poezisë së Bodlerit e Verlenit,nuk përkthehen vepra dhe, madje, nuk për-menden emra të shkrimtarve modernë.Poezia e Rembos, Stefan Malarmesë, Pol Valerysë, Rainer Maria Rilkes, Tomas SternEliotit, Federiko Garsia Lorkës, Sent Xhon

    Persit, Pol Elyarit, Gyjom Apolinerit, Ra-mon Himenezit, Rafael Albertit dhe proza eMarsel Prustit, Franc Kafkës, Xhems Xhojsitdhe Virxhinia Vulfit mbesin plotësisht jashtinteresimeve letrare të shkrimtarëve tanëmidis dy luftërash botërore. Pothuaj e kup-tueshme. Zhvillimi shoqëror dhe kulturor,prandaj edhe zhvillimi letrar shqiptar nukishin bashkëkohësuar aq sa të pranoheshinlehtë e shpejtë idetë, temat, pamjet dhendjeshmëria që paraqiteshin në poezinë e nëprozën moderne. Mendësia dhe ndjeshmëriafolklorike, tradicionale dhe romantike, ishinedhe më tej mendësi dhe ndjeshmëri mbi-zotëruese në jetën kombëtare shqiptare. Por,megjithatë, veprat që përkthehen dhe vepratqë lexohen në vitet ndërmjet dy luftëravebotërore dhe, sidomos, gjatë Luftës së DytëBotërore mund të supozohet se, pak a shumë,ndikojnë në shpejtimin e procesit të zhvillimittë letërsisë shqipe, duke ia afruar atë sadopakmë shumë se letërsia e Rilindjes Kombëtareprocesit të zhvillimit të letërsisë evropiane,domethënë procesit të zhvillimit të letërsive tëmëdha evropiane – franceze, italiane, angleze,gjermane dhe spanjolle.

    LETËRSIA E SOTME DHE PËRKTHIMETPas Luftës së Dytë Botërore do të bëhen

    shumë përkthime në gjuhën shqipe. Vepritma-ria përkthyese, tani, është veprimtari kultu-rore e organizuar dhe e institucionalizuar, qëfinancohet prej institucioneve shtetërore. Në

    këtë kohë bëhen përkthime jo vetëm prej letër-sive të mëdha evropiane – prej letërsisë antikegreke e romake, prej letërsisë së Renesansës,prej letërsisë së Klasicizmit e të Ilumnizmit,prej Letërsisë së Romantizmit e të Realizmit,por edhe prej letërsive të popujve të vegjëlevropianë dhe prej letërsive të kontinenteve tëtjera. Meqenëse letërsisë botërore i kushtohetshumë kujdes në plan-programet e gjuhës etë letërsisë, shtëpitë botuese, të cilat janë tëfinancuara prej shtetit, janë të obliguara t’ikushtojnë kujdes përkthimit dhe botimit të

    veprave që janë në ato plan-programe. Si nëShqipërinë shtetërore, ashtu edhe në Kosovë,politika dhe ideologjia sunduese do të ndikojnëshumë, në Shqipëri pothuaj përcaktueshëm,në politikën e përkthimeve. Me kritere, që nukmund të quhen se janë në kundërshtim meideologjinë e doktrinës së realizmit socialist,në shtëpitë botuese në Shqipërinë shtetëroredo të përzgjidhen veprat që do të përkthehen.Këto kritere nuk do të bëhen pengesë që tëbotohen vepra të shkrimtarëve të mëdhenjbotërorë – të Eskilit, Sofokliut, Euripidit,Lukrecit, Ovidit, Virgjilit, Dantes, Petrarkës, Ariostos, Shekspirit, Servantesit, Volterit,Rusoit, Rasinit, Kornejt, Molierit, Rablesë, Viktor Hygosë, Lamartinit,

    Shatobrianit, Pushkinit, Balzakut, Flo-

    berit, Mopasanit, Emil Zolas, Tolstojt, Turg-enievit, Gogolit, Gëtes, Shilerit, Çarls Dik-ensit, Teodor Drajzerit e shumë e shumë tëtjerëve. Përkthyes të tyre do të jenë poetë,prozatorë, publicistë e gjuhëtarë të njohur, të

    shkolluar në botën e huaj, kryesisht, në Itali,në Austri, në Francë, që njihnin për mrekulli jo vetëm gjuhën amëtare në të cilën bëheshinpërkthimet, por edhe gjuhët prej të cilave ibënin përkthimet. Nuk është e çuditshme,prandaj, psepërkthimet e tyre do të mbesinshembull i përkthimit në historinë e përk-thimeve në gjuhën shqipe deri sot. Kriteret edoktrinës së realizmit socialist, ndërkaq, dotë bëhen pengesë që në shtëpitë botuese nëShqipërinë shtetërore të përkthehet letërsiamoderne. Përkthimi i veprave të kësaj letër-sie pengohej për shkaqe politike, ideologjikedhe si, thuhej, pedagogjike. Në të vërtetëajo zhvlerësohej ideologjikisht dhe gjoja te-orikisht si letërsi dekadente, e sunduar prejsubjektivizmit, racionalizmit, pesimizmit,psikologjizmit, kundërhumanizmit, formal-izmit, në përgjithësi prej karakterit reaksio-nar! Veprat e Bodlerit, Marsel Prustit, FrancKafkës, Xhems Xhojsit, Viljem Foknerit, AlberKamysë, Zhan-Pol Sartrit, Alen Rob Grijesë,

    Mishel Bytorit, Natali Sarotit, dhe shumë eshumë shkrimtarëve të tjerë bashkëkohorë,që quheshin modernistë, ishin të ndaluara jo vetëm për përkthim, por edhe për lexim. Ato nuk mund të importoheshin dhe ato po tëgjendeshin në biblioteka, nuk mund t’u jepeshin

    lexuesve! Në Kosovë, realizmi socialistnuk ishte doktrinë sunduese në krijimtarinëartistike dhe shkencore, por edhe në Kos-ovë politika zyrtare, kur më pak e kur mëshumë, ndikonte në politikën e përkthimevetë shtëpive botuese. Prej tyre kërkohej që të

    botojnë sa më shumë vepra letrare e shkencoretë kombeve e të kombësive të Jugosllavisë, poredhe të letërsive të vendeve të painkuadruarame të cilat Jugosllavia përbënte një si bllokpolitik. Në Kosovë do të botohen po thuaj tëgjitha përkthimet e shkrimtarëve botërore qëishin botuar në Shqipërinë shtetërore plus njënumër përkthimesh që në shtëpitë botuese nëTiranë nuk ishin botuar. Por, letërsia mod-erne nuk do të jetë e përkthyer sa do të ishtee nevojshme as në Kosovë megjithëse arsyete përkthimit të paktë të veprave moderne

    dhe avangarde në Kosovë nuk ishin atoarsyet që në Shqipëri e pengonin plotësishtpërkthimin dhe botimin e tyre. Arsyet këtuishin të tjera. E para, mjetet e lejuara prejinstitucioneve shtetërore për veprimtarinë

    përkthyese në masë të madhe do të shpen-zohen për përkthimin dhe botimin e vepravenga letërsitë e kombeve e të kombësive tëJugosllavisë dhe, e dyta, letërsia modernenuk ishte e njohur mirë as në Kosovë. Përpos

    prej republikave të Jugosllavisë, në Kosovëinstitucionalisht nuk importoheshinlibra, gaze-ta e revista prej shteteve të tjera, përpos, me njësërë kufizimesh, prej Shqipërisë. Megjithësekjo letërsi nuk ishte as e përkthyer sa do tëduhej dhe as e njohur mirë në rrethet krijuese,sot mund të flasim për një ndikim të letërsisëmoderne në letërsinë shqipe në Kosovë, nëmënyrë të veçantë në poezinë shqipe në Ko-sovë. Dhe, ky ndikim i letërsisë moderne nëletërsinë shqipe në Kosovë do të vijë përmesletërsive kombëtare, para së gjithash serbe,kroate dhe boshnjake, në të cilat ishte i fortëndikimi i letërsisë moderne, dhe avangarde,evropiane. Në sajë të këtij ndikimi të drejt-përdrejtë dhe të ndërmjetuar të letërsisëmoderne evropiane në letërsinë shqipe nëKosovë, sidomos, pas viteve të ’70 të shekul-lit të kaluar, shpejtohet procesi i zhvillimittë letërsisë shqipe, sillen në të rryma, stiledhe teknika të reja krijuese, që më pak a mëshumë e përshpejtojnë procesin e zhvillimit

    dhe të europeizimit të saj. 

    LETËRSIA SHQIPE PAS RËNIES SËKOMUNIZMIT DHE PËRKTHIMET

    Pas rënies së komunizmit në Shqipërinështetërore, në Kosovë dhe në Maqedoni shto-het shumë numri i shtëpive botuese. Shtohetnumri i gazetave dhe i revistave. Shtohetnumri i radiove dhe i televizioneve. Mar-rëveshja politike, letrare, artistike dhe shken-core me botën është e liruar prej pengesave,që i viheshin në kohën e komunizmit. Është ekuptueshme, prandaj, pse në këtë kohë shtohet jashtëzakonisht shumë numri i përkthimevenga letërsitë evropiane, nga letërsia amerikanedhe nga letërsitë latinoamerikane. Ribotohenpërkthimet e veprave klasike të letërsisëbotërore dhe bëhen përkthime të reja të traditësletrare evropiane dhe, pak a shumë, amerikane.Letërsia moderne, ndërkaq, nuk do të jetë mëshumë e përkthyer se sa në gjysmën e dytë tëshekullit të kaluar në Kosovë. Me përkthimin edisa prozave të Kafkës, të Xhojsit, të Virxhinia Vulfit, të Samuel Beketit, të Markesit, të GynterGrasit, të Umberto Ekos, të Natali Sarotit eMishel Bytorit nuk mund të thuhet se plotësohetnevoja letrare për njohjen e letërsisë moderne në jetën tonë mendore. Arsyet kryesore pse shtëpitëtona botuese sadopak ngurrojnë për botimine veprave moderne dhe, tani, postmoderne,është interesimi edhe më tej i vogël i lexuesvepër këta tipa të letërsisë. Pavarësisht psekomercializmi në masë të madhe po ndikonnë politikën tonë botuese, dhe, rrjedhimisht,në politikën e përkthimeve, mund të thuhetse roli i përkthimeve dhe i marrëveshjeve tëpapenguara me botën sot është më i madhdhe më i gjithanshëm se kurrë në historinë eletërsisë shqipe. Në sajë të këtyre përkthimevedhe në sajë të këtyre marrëveshjeve po rritetpërvoja jonë krijuese, po qarkullojnë ide të rejanë jetën tonë mendore, po përvetësohen prirje,stile, teknika të reja krijuese, po përshpejtohet

    ritmi i zhvillimit të letërsisë shqipe dhe i artitshqiptar në përgjithësi. Bota është gjithnjëe më e pranishme në jetën tonë shpirtërore.Por, cili do të jetë fati i Vatrës sonë në Botëne sotme mbetet për t’u parë.

     Akademik Qosja analizonndikimin që ka përkthimi i letërsisëbotërore në letërsinë shqipe përmeshistorishkrimit të përkthyesve qënga periudha e Letërsisë së vjetër,

    Rilindjes dhe shekullit XX

  • 8/19/2019 Rilindasi 23 qershor

    6/8

    SUPLEMENT JAVOR I

    RILINDASIwww.shqiptarja.com E diel, 23 qershor 2013

    20  SH.com

    SKULPTORI

    NË STUDIO

    Guri i çmueshëm i Kosovës

    DESTAN GASHIProfili i një skulptori kosovar në Vjenë... nga ditët e fëmijërisë në Ziqisht

    të Rahovecit, ku krijonte figurina të mrekullueshme me baltë deri tekekspozitat, vlerësimet dhe përhapja e veprave të tij nga Amerika, Italia, Austria, Gjermania, Zvicra, Spania, Lichtensteini, Belgjika, Hollande...

    NGA PJETER LOGORECI

    Me Destan Gashin u njohëmnë një galeri arti në Vjenë,ku të dy u gjendëm përtë shijuar punimet e piktorit Ko-sovar Gazmend Freitag. Destanine kisha parë një herë, në verë, nëkoloninë e artit në Velipojë të cilëne drejton mjeshtri shkodran, skulp-tori Skënder Kraja. Pas njohjes ebisedave të para, ai më ftoi që tëvizitoja studion e tij, e cila gjendet(në Himberg) në periferi të Vjenës.Sapo ishte mbyllur një ekspozitë e tijnë Vjenë të cilën nuk pata mundësita shoh, kështu që e prita meshumë kënaqësi ftesën pasi do tëshihja veprat, të gjithë punën e tij.

    Është shumë interesante tëkundrosh një skulptor gjatë pro-cesit të punës në atelie, prandajmora me vete edhe aparatin foto-grafik që të mund të fiksoj mbresate mija. Sapo hyra në atelienë e tiju përballa së pari me flamurinkombëtar që varej në krahun e një“burri – gurë” shtatlartë që të kri- jonte përshtypjen se sapo kërkonte

    ta ngrinte diku lart... Pas pesëminutash u ndjeva lirshëm, poredhe në një ambient ” të njohur e tëkëndshëm” për mua, mbasi shumëobjekte më “flisnin” shqip... Në

    vendin ku isha ulur për të shijuarkafen që më ofroi mikpritësi, ishai rrethuar nga legjenda e figura qëi njihja që fëmijë....

    Gjëja që më çuditi shumë ishte

    se përpara gurëve –fi

    gura që popunoheshin nuk kishte asnjë modeltë gjalle, vizatim apo maket, pasiDestani punonte direkt me sy tëlirë në gurë. Destani është ndër

    të paktët artistë bashkohorë qëushtrojnë në Vjenë artin e vjetërtë skulpturës. Për të shuar kurioz-itetin tim, ai filloi të më tregojë mepasion origjinën e karakteristikat e

    gurëve të tij.....ja mermeri i bardhëme vjen nga Carrara e Italisë..., por unë nuk po dëgjoja mbasiinstinktivisht isha afruar pranëfëmijës - gurë që pi qumështin e

    gjiut të Rozafës....Po po atje kudhemb dhëmbi vete gjuha .....më përmendi ai nga kujtimet emalli që më kishte mbërthyer....po ..Shkodra (kështu më quan ai

    mua – Shkodra)...ky është gurii bardhë i Carrarës që ngjanëme gurët e lagur nga qumështi ibardhë i nënës Rozafa....

     Vazhduam të bisedonim rreth

     jetës së tij private dhe artistike. Aimë tregoi se vinte nga një familjee varfër nga Zoqishti / Rahoveci iKosovës ku kishte mbaruar shkollënfillore duke treguar shenjat të veçantatë talentit të tij në krijimin e figuravetë vogla nga balta amtare, të cilatmësuesit ja pëlqenin shumë. Më vonëpas shumë vështirësish ekonomikedhe familjare kishte frekuentuarshkollën e mesme të artit figurativnë Pejë. Në shpirtin rebel të Destanitdigjej dëshira për të prekur me dorërrugët e artit. Kështu me punë këm-bëngulëse arrin tëfitojë konkursin epranimit në Akademinë Mbretëroretë Arteve të Bukura në Bruksel e ciladrejtohej nga Profesoresha e njohur Vanserv enbergen, ku me 1978diplomohet për pikturë. Më paskthehet në Kosovë ku punon për dyvjet si mësues vizatimi i shkollësZoqishtë. Gjatë kohës në fshat,i ringjallet dëshira e vjetër përskulpturën dhe vendosë të plotëso- jë njohuritë e tija në fakultetin eskulpturës të Akademisë së Artevetë Bukura të Brukselit që drejtohejnga Profesori Martin Guyaux, kume 1985 merr titullin e diplomëne Skulptorit profesionist. Më pasvendoset në Vjenë, pasi në vitin 1981kishte njohur shoqen e tij të jetës,Barbaren, vajzën nga Vjena.

    Pas viteve me impenjim të plotëpër formimin e tij, fillon periudha ekrijimtarisë ku pat prodhimtari tëbollshme. Në punën e tij ai frymë-zohet me tema nga folklori shqiptar,por edhe bukuria e femrës prekshpirtin e tij artistik. Figurat e fem-rës të skalitura në gurë zënë njëvend të madh në krijimtarinë e tij.

    Kushdo që përballet me punën e tij,kupton botën e madhe shpirtërore tëDestanit, temperamentin rebel e poashtu shpirtin e butë të tij. Figuratsi Rozafa, Dy Vajzat, Nëna me Bin-

    NË FOTO: (majtas)

    SkulptoriDestan Gashinë Atelien e tij

    (djathtas)Legjendae Rozafës

    e gdhendurnë gur nga

    Destan Gashi

    NË FOTO:(Majtas)Gruja

    nga Hasi,mermer ngaBummerner,

    2010(djathtas) Gjergj

    Kastrioti –Skenderbeu,

    gurë zalli,2009

  • 8/19/2019 Rilindasi 23 qershor

    7/8

    SUPLEMENT JAVOR I

    RILINDASI  SH.com

    21www.shqiptarja.comE diel, 23 qershor 2013

    BIBLIOTEKE

    Faik Ballanca,“Nomeja e largët”

    një roman ndrysheRomani i vetëm i autorit ribotohet i plotë. Shtohen pjesët

    që u censuruan në kohën e diktaturës. Mesazhet e veprës

     jaket, Aurora, Vajza Afrikane, Vajzanë Plazh, Nymphe, po ti kundrosh,të mbushin me dhembshuri, poredhe me dashuri njerëzore. Ngaenergjia e eleganca e fantazisë sëDestanit, janë krijuarfigura që “fla-sin” vetë si: Kërcimtarja, Balancë,Lisa, Kërmilli. Artisti Gashi në tëshumtën e rasteve viziton person-alisht guroret (minierat e gurit)nga ku vendosë për bllokun e guritnë masën e ngjyrën e parashikuar.Nganjëherë, aty në minierë frymë-zohet dhe i lindin idetë e reja përkrijesa të reja artistike. Zakonisht,për punët e tij ai përdorë materialeguri nga “Sölker, Krastaler, Mermer

    nga Wachau, Arlburger, Gum-merner, Mermer nga Südtirol, gurëItalian nga Carrara, gurë Brasilianapo të Salzburgut”. Kombinimi ingjyrës dhe linjave (strukturës) tëgurit ka ndikimin e vet në fantazinëdhe kreativitetin e Destanit. Mëtërhoqi vëmendjen punimi Gruaja

    e Hasit ku struktura dhe ngjyrate gurit ishin të larmishme e tëngjashme me veshjen kombëtare tëasaj zone, pra gjetja ishte e përsosursi vetë bukuria e gruas së gdhendur

    në atë mermer. Destan Gashi kapunime të cilat gjinden në të gjithëanët e botës që nga Amerika, Italia, Austria, Gjermania, Zvicra, Spa-nia, Lichtensteini, Belgjika, Hol-lande...të cilat janë të vendosuranë sheshet kryesore të qyteteve (eqë janë pronë e shtetit - Bashkisë)apo i përkasin ndonjë koleksionistiprivat. Ai është nderuar për punëne krijimet e tija me shumë çmimendërkombëtare. Qysh student aiu nderua nga Bashkia e Brukselitpër punimin në gurë të Dona Bar-bantia, e cila është e vendosur nëqendër të qytetit.Bustin e GjergjKastriotit – Skënderbeut, një punë

    krejt e veçantë nga sane jemi mësuar tashohim në Shqipëri,ai e ka të shitur teknjë koleksionist pri-vat në Dibër.

    G jatë karr i -erës së tij artistikeDestani së bashkume Barbaran, gruane tij austriake, kanëorganizuar shumëekspozita, në Aus-tri e në shumëvende të Europës.Suksesi i tyre kaqenë i padiskutu-eshëm, gjë që është

    pasqyruar gjerësisht në shtypine kohës.Skulptori Destan Gashiështë një figurë e njohur edhe përpushuesit dhe turistët në Italidhe Austri, nga figurat e tij tëpunuara në rërë gjate bregdetitItalian, apo në figurat e krijuaranë dëborë në bjeshkët e Austrisë.

    Në muajin e ardhshëm në Vjenëdo të hapet ekspozita e verës kumarrin pjesë shumë artistë nga Austria e nder to edhe skulptoriynë Destan Gashi.

    Skulptori DestanGashi në punë e

    sipër në atelien e tij

    RIKTHIMI I  VEPRËS

    SPIRO GJONI

    Faik Ballanca (1945-1977)

    Lindi dhe vdiq në Tiranë në një familje intelektuale tëardhur nga Dibra e Madhe. Pasi kreu gjimnazin dhembaroi Fakultetin Histori-Filologji (dega e gazetarisë),punoi gazetar e redaktor në gazetën “Zëri i Rinisë”dhe nërevistën letrare “Nëntori” të LSHASH-së.

    Që nga viti 1962 nisi të botonte tregimet e para dhe tëpërkthente e të botonte prozë nga gjermanishtja, italishtjae frëngjishtja. Edhe pse e ndërpreu krijimtarinë letrare në

    moshë të re, F. Ballanca arriti të krijonte individualitetine veçantë si shkrimtar i vërtetë i mirënjohur, në sajë tëkulturës së gjerë, intuitës së hollë artistike dhe skrupu-lozitetit krijues.

    Pasi je njohur me tregimet,novelat dhe reportazhet eFaik Ballancës, natyrisht qëke krijuar një opinion të përgjith-shëm për këtë shkrimtar dhe njëvlerësim të caktuar, si për të,ashtu dhe për krijimtarinë e tij.Por a është kjo e mjaftueshme dhee plotë? Sigurisht që jo kur dihet qëFaiku ka shkruar dhe një roman.Në ç’masë kjo vepër i shton vlerat ekrijimtarisë letrare të këtij autori,ç’vend zë ajo në kuadrin e gjithëveprës së Ballancës, cila është ereja që shkrimtari sjell nëpërmjetkëtij romani, krahasuar me kri-

     jimtarinë e tij por, dhe më gjerë,me krijimtarinë letrare të kohëskur jetoi e krijoi: këto dhe shumëpyetje të tjera prej kohësh kanëngacmuar e tërhequr vëmendjentonë, duke na çuar drejt përp- jekjeve për t’u dhënë një përgjigjetë argumentuar, në kuadër tëqasjes dhe vlerësimit tërësor tëveprës së këtij shkrimtari. Ashtusi autori edhe vepra e tij e, nërastin konkret, romani “Nomejae largët” nuk janë të panjohurpër lexuesin tonë, i cili tashmëe njeh dhe Ballancën, peripecitëdhe kuadrin e tij tragjik, por dhetregimet e novelën që, më pas çoinë daljen në dritë të romanit, meatë mori ngjarjesh e personazhesh,të njohur e anonimë, me realitetehistorike e bashkëkohore dhe metë “njohurin” e “të panjohurin”Bendo. Megjithatë është shumëpak për një roman të tillë, tëmjaftohesh me përcaktimet emësipërme. Është shumë pakpasi edhe me një lexim të vetëm,bindesh se ke të bësh me një romanndryshe. Është i tillë jo në kuadërtë krijimtarisë së Ballancës, sepseai nuk shkroi romane të tjerë metë cilët të krahasohej, por dhe nëkuadrin e krijimtarisë në planmë të gjerë. Nuk gabojmë nëseromanin do ta vlerësonim si njërisi origjinale në fushën e prozës sëgjatë, jo vetëm për periudhën kuru shkrua. Argumentimi tërësori këtij përfundimi, sigurisht qënuk është objekt i shkrimit tonë.Megjithatë të qenit risi ose romanndryshe ne do ta mbështesnim nëtri elemente:

    1.Autori në romanin e tij naofron një material faktik jetësorqë, me pak përjashtime, është nëfunksion të plotë të idesë që aikërkon t’i transmetojë lexuesit

    2.Nëpërmjet një përzgjedhjejetë përcaktuar saktë e qartë tëmaterialit jetësor, nga dy peri-udha kohore të ndryshme dhendërthurjes së tyre në mënyrëorigjinale, ai ia ka arritur të real-izojë me sukses një kohezion ideormes së shkuarës e të tashmes.3.Nëprocesin përzgjedhës autori nukmund të mos qe i vëmendshëm e ikujdesshëm ndaj personazheve sibartës e shprehës të karakterevetë caktuar, por dhe në funksion tëplotë me synimet ideoartistike tëromanit. Në këtë pikë do të mjafto-

    heshim duke sjellë në vëmendjene lexuesit personazhin e Bendos,i cili përfaqëson një karakter jovetëm origjinal, por edhe unik nëletrat shqipe.

    Mund të vendosim dhe shumëfakte e elemente të tjera, si në pla-

    nin e përmbajtjes, ashtu dhe atë tëformës që na e përforcojmë përherëe më shumë bindjen se kemi tëbëjmë me një roman ndryshe. Etillë është struktura kompozicion-ale e tij (me alternim kapitujshklasikë dhe historish anonime)ndërthurja e të tashmes me tëshkuarën (jo përmes digresioneve),mëvetësia, por dhe korrelacionii ngjarjeve, futja si një elementtepër i rëndësishëm kompozicionali një personazhi të vogël në moshë,por “të madh” në detyra e veprime,“çelës” i zbërthimit e kuptimit tëveprës. Sigurisht, të gjitha këto,por edhe të tjera të pranishmenë vepër janë fakte domethënëse

    që e mbështesin mendimin tonë.Por, në këtë kuadër, kurrsesi nukmund të lemë pa përmendur fak-torin kryesor, atë që i dha jetë evlera të veçanta artistike ngjarjeveqë pa, dëgjoi e jetoi mes banorëve eblegtorëve të atij fshati të krahinëssë Rrëzës në rrethin e Tepelenës,shkrimtarit Faik Ballanca. IshteFaiku që me talentin, artin dhepunën e tij nxori në dritë një vepërtejet mbresëlënëse me mesazhe tëfuqishme për të djeshmen, të sot-men e të ardhmen, por dhe me cilësitë spikatura artistike. Ishte FaikBallanca që për aq kohë sa shkroie krijoi (dhe pse jeta e tij u ndërpreshumë shpejt) na dha vetëm art,pa rënë në asnjë rast “viktimë” eizmave e standardeve frenuese eshkatërruese të realizmit socialist.Ishte Faiku, që siç shprehet në një

    shkrim të tij shkrimtari Nasi Lera,... “kishte thënë që në tregimin e tijtë parë diçka që nuk ishte thënë,diçka që përmbyste, trondiste dheshkundte nga qelizat e trurit trajtëne pluhurosur të trajtimit uniform tënjë teme apo personazhi”.

    Faik Ballanca

  • 8/19/2019 Rilindasi 23 qershor

    8/8

    SUPLEMENT JAVOR I

    RILINDASIwww.shqiptarja.com E diel, 23 qershor 2013

    22  SH.com

    SPECIALE

    TRADITA  VLERA

    Në 1961 në ‘Taljet ish njëmizerje e fort e ashtu edheShën Palj: nd’atë mot kish 1430njeriz e, dhjetë viet pas, buar 7,7% i populacjunës me epideminëkolerje e 1865/67, e njëra -23%në të jetrën e 1870/71 pas tëçiljës, në 1901,katundi u vokr-rua me 836 kishterë. Në vitrat çëshkuan situacjuna nëk u ndruashumë njera në 1961/71 kur buargjindë për 21%; po, këtë herë,më se pesta ftesi migracjuna nëMerket e në Xhermanjet. Shumëshënpaljotë van e ata çë u pru-artin na rrefiejtin çë pësuan e si

    e shkuan.Një ndër këta është JaçindiMarjes Jaçindit (Giacinto Blu-metti): Ai ljeu Shën Palj në1930 ena tha se pas çë bëri skollën njëra

    Emigrimi iarbëreshve të

    San Paolos

    për në AmerikëHistoria e Giacinto Blumetti, lindur në Sao Paolo

     Albanese në vitin 1930, i cili tregon se si u arsimua dheperpjekjet për të mësuar zanatin e rrobaqepësit

    e mandej emigrimin drejt Amerikës…

    ROSA BUCCOLO

    N

    ë vitin 1861 Italia gjendejakoma në kushte ekono-mike, politike dhe sanitare

    shumë të këqija. Kjo është ajo qëtregohet në komunën e vogël SanPaolo Albanese që në atë vit jetonin1430 banorë dhe në dekadën në vi- jim ka pasur një rënie prej 7.7% tëpopullsisë për shkak të emigrimitdhe epidemisë së kolerës.

    Më pas shifra ulet deri në23.2% në 1901 për shkak të epi-demisë së fundit të lisë në 1870-71, duke prekur komunën e SanPaolo Albanese që ccoi në numrine banorëve në 836.

    Në dekadat vijuese shënohet njëtjetër rënie të lartë e popullsisëku në vitet 1961-1971, popullsiashënoi një rënie prej 21%.

    Këtë herë shkaku ka qenë emi-grimi në Gjermani, Francë, Zvicërdhe SHBA. Një fat që bashkoishumë prej banorëve të San Paolosku me kalimin e viteve u rikthyen

    në vendin e tyre duke bërë të mun-dur që ne të bëhemi të vetëdijshëmpër përvojën e tyre të emigrantit.

    Një histori e tillë i takon zGiacinto Blumetti, lindur në SaoPaolo Albanese në vitin 1930, i

    cili tregon se u arsimua deri nëmoshën 14 vjeç, dhe për arsyetë vështirësive ekonomike, ai udetyrua të gjente një punë.

    Zgjedhja mes dy zanateve më të

    popullarizuara në atë kohë ishtemuratori apo rrobaqepsi.

    I vetëdijshëm që smund të bëntepunë të rënda, ai vendosi për të

     Aljbëreshët e Ahën Paljit e e dyta migracjunë: Merka

    14 vjeçe për të kish bukën pat tëzgjidh të xëj një mistier. Ahiena tëshumët bëhshin muratur ose sart

    e mbazi se ai s’dihej trim i fort zg- jodh artën e të qepurit: sartin. Tëparin mjeshtër çë pat klje NdoniSirenës (Antonio Abitante) i çiljitek pak mot ia mësoj gjithë trukete mëstjerit. Ashtu zu fil e bënej tëparët ljivere po fëtiga mangonej es’dij si kish te bënej. Një ditë diu-vasi tek nje xhurnal se një fabrëkemerikane kërkonej artixhane e tëqepurit. Merka i dukej të gjithevesi parrajsi! E ashtu edhe Jaçinditçë u nis e vate Napulj bëri provëne i thanë “OK”. U pruar në katundi skutist pse nëk kish kapirtur seçë vinej me thënë “OK” e ia pyejti

    mjeshtrit tij çë i tha se ish gjithënë rregull e të vej të pripararnejvalixhën. Pas disa ditë Jaçindiu nis nj’atër herë për Napuljin emuar navën për Merkën. Ish në

    1960 e kur arrivoj, së pari, jeta ju duk e ljigë: atje gjet një gljuhëe një kulturë ndryshe po atë çekapirti tundu klje se ai vend kishrispjet për njërzit të drejtë e s’ebuar fare vethenin për fëmiljën,për të biljën. Zu fil e shërbeutek një fabrëkë ku bëjin vetëmkëmisha e mënga ljivereshë memakinare: “më kishin vënë e bënjasulu mënga” thot Jaçindi e ai nëkndihej pljot tek mistjeri tij pse ailjiveret i bënej çë në kryet njeranë fund. Sa mono bëri çika turres,hapi vet një këmishëri tek njëudhë më të bukura e Novajorkës

    i thirri edhe të shoqes e të biljësçë e ndihtin njera në 1992, kur përmotive familjare pat të prirshinnë ‘Taljet.

    Pietro Abitante

    Edhe atje ku vota juaj është

    e fshehur, ju siguroj që tran

    sparencën e bëjnë të tjerët.

    Siguri sht duke e modifikuar

    Edhe aoj që tran sparencën e

    bëjnë të tjerët. Siguri sht duk

    Në vitrat çë shkuan situacju-

    na nëk u ndrua shumë njera

    në 1961/71 kur buar gjindë

    për 21%; po, këtë herë, më

    se pesta ftesi migracjuna

    në Merket e në Xhermanjet.

    Shumë shënpaljotë van e

    ata çë u pruartin na rrefiej-

    tin çë pësuan e si e shkuan.

    mësuar artin e rrobaqepësisë!Mësuesi i tij i parë ishte

    pikërisht një bashkatdhetar i tij Antonio Abitante i cili, në pakvite, i mësoi atij të gjitha trukete zanatit.

    Kështu filloi të realizonte qepjete tij të para por kërkesat ishin aqsporadike sa nuk përmbushninnevojat e tij ekonomike.

    Një ditë,deshi fati që ai tëlexontë në një artikull gazetenjë njoftim për vende pune përrrobaqepës në një fabrikë të njohuramerikane.

    Ishin vitet në të cilat ishte e za-konshme të flitej për Amerikën sinjë parajsë dhe pak ditë më vonë, aiu nis me një anije me destinacion Amerikën.

    Ishte viti 1960, dhe vështirësitënuk mungonin. Aty ai gjeti njëgjuhë dhe një kulturë të ndryshmedhe të largët nga vendi i tij porkuptoi menjëherë se vendi që epriti i ofroi të drejta dhe detyrime

    dhe se sakrificat e tij do të ishin tëfrytshme për të ardhmen e tij dhefamiljes së tij.

    Në fillim ai punoi në një fabrikëkëmishash. Me dollarët e kursyerai hapi një rrobaqepsi të tijin përkëmisha (dukej si një ëndërr) në

    një nga rrugët më të njohura tëNju Jorkut.

    Më pas ai u bashkua me vajzëndhe gruan të cilat e ndihmuan derinë vitin 1992, vit në të cilin familjaBlumetti u kthye definitivisht nëItali.

    Në dekadat vijuese shënohet një tjetër rënietë lartë e popullsisë ku në vitet 1961-1971,popullsia shënoi një rënie prej 21%

    PërvojaNë fillim ai punoi nënjë fabrikë këmishash.Me dollarët e kursyerai hapi një rrobaqepsi

    të tijin për këmisha(dukej si një ëndërr) nënjë nga rrugët më tënjohura të Nju Jorkut.Më pas ai u bashkuame vajzën dhe gruantë cilat e ndihmuanderi në vitin 1992,vit në të cilin familjaBlumetti u kthye defini-tivisht në Itali.

    Giacinto Blumetti