scan magazine - bursa e parë shqiptare, një hap larg

5
FAQE 13 FAQE 24 FAQE 30 FAQE 34 REVISTË MUJORE PËR FINANCË DHE KULTURË / QERSHOR 2016 / NR 28 / 400 LEKË Bursa e parë private, vetëm një hap larg Kompanitë celulare, rënie drastike e fitimeve Aeroportet, hapja e tregut pa ide të qarta Arredimi, ekstravagancat e pasanikëve shqiptarë Potencialet e pashfrytëzuara të turizmit kurativ FAQE 18

Upload: artan-gjergji

Post on 12-Feb-2017

29 views

Category:

Documents


2 download

TRANSCRIPT

Page 1: SCAN Magazine - Bursa e parë shqiptare, një hap larg

90

FAQE 1 3

FAQE 24

FAQE 30

FAQE 34

REV

ISTË

MU

JORE

PËR F

INAN

DH

E K

ULT

URË

/ Q

ERSH

OR 2

016

/ N

R 2

8 /

400

LEK

Ë

Bursa e parë private, vetëm një hap largKompanitë celulare, rënie drastike e fitimeveAeroportet, hapja e tregut pa ide të qartaArredimi, ekstravagancat e pasanikëve shqiptarëPotencialet e pashfrytëzuara të turizmit kurativ

FAQE 18

Page 2: SCAN Magazine - Bursa e parë shqiptare, një hap larg

13SCAN MAGAZINE QERSHOR 2016

TREGU FINANCIAR

Që nga origjina e siste-mit ekonomik kapital-ist, Shqipëria vuan një

sistem financiar të cunguar. Sistemit fi-nanciar i mungon ajo që është ndoshta pjesa më e rëndësishme dhe më din-amike në ekonomitë e zhvilluara: një treg kapitali. Pas eksperiencës së dësh-tuar të Bursës së Tiranës, një nismë e re është drejt zyrtarizimit, nismë që, këtë herë vjen nga sektori privat. Ky fakt në vetvete është një sinjal se Shq-ipëria mund të jetë më pranë se kurrë të të pasurit një bursë funksionale. Drejtori i “Albania Exchange Project”, Artan Gjergji prezanton për herë të parë në “Scan Magazine” projektin, që shumë shpejt pritet të shndërrohet në një bursë të licencuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare. Zoti Gjergji shprehet se tashmë një pjesë e mirë e sipërmarrjes shqiptare ka pjekurinë dhe njohuritë e duhura për të hyrë në tregun e kapitalit, si një mundësi alternative financimi. Sot, momenti mund të jetë më i favorshëm se kurrë, po të kemi para-sysh se tregu financiar është tejet likuid dhe normat e in-teresit janë në m i n i m u m e t historike. Në këto kushte, in-vestitorët kanë nevojë për alternativa investimi më fitimprurëse se depozitat bankare apo bonot e thesarit.

A ka arritur momenti për të pasur një treg kapitali në Shqipëri?

Absolutisht po, madje jemi të vonuar. Tregu i kapitaleve është ajo

Bursa e parë shqiptare, një hap largIntervistë me Artan Gjergji, drejtor i “Albania Exchange Project”

pjesë e tregut financiar që ka mun-guar prej vitesh dhe patjetër që duhet të ishte zhvilluar me kohë. Është një element i rëndësishëm komplementar për zhvillimin ekonomik e financiar të vendit, sepse është një alternativë shumë kompetitive e sektorit bankar, duke ulur kostot e ndërmjetësimit

për bizneset dhe për gjithë operatorët ekonomikë, përmes mundësimit të al-ternativave më të lira për të financuar aktivitetin. Sot sistemi bankar pothu-ajse i ka ezauruar mundësitë për të qenë promotor i financimit të biznesit, gjykoj që është koha më e artë për të zhvilluar tregun e kapitalit.

Ne besojmë se, në vitet e para të funksionimit të bursës, instrumentet kryesore që do të tregtohen do të jenë obligacionet e koorporatave dhe dëftesat tregtare, sepse ato përfaqësojnë një kalim të natyrshëm nga kredia bankare te produktet më të avancuara financiare

Page 3: SCAN Magazine - Bursa e parë shqiptare, një hap larg

14 SCAN MAGAZINE QERSHOR 2016

Ju keni një projekt konkret për të ngritur të parën bursë me kapital privat në Shqipëri. Cilët janë palët e përfshira në këtë projekt?

Në vendet e Lindjes, promotori i zhvillimit të bursës ka qenë shteti. Ka qenë shteti që i ka krijuar fillimisht këto institucione, ka krijuar kuadrin ligjor e rregullativ, ka krijuar institu-cionet mbikëqyrëse dhe, në një farë mënyre ka nxitur edhe kërkesën dhe ofertën për tituj në tregun sekondar. Në vendet e rajonit, një pjesë e konsi-derueshme e procesit të privatizimeve është kryer edhe nëpërmjet bursës. Kjo ka bërë që, në fazën e parë, bur-sat të funksionojnë me shtysën dhe mbështetjen e shtetit. Më tej, kur bi-znesi është maturuar dhe e ka kuptuar rëndësinë e bursës, e ka përdorur atë si alternativë. Fatkeqësisht, në Shqipëri kjo nuk ka ndodhur. Ne jemi i vetmi vend në rajon, përjashtuar Kosovën, që nuk ka një bursë funksionale. Një nga arsyet kryesore ka qenë mospër-dorimi i bursës në privatizime dhe moskrijimi i kërkesës dhe ofertës nga ana e shtetit. Rrjedhimisht, Bursa e Tiranës nuk funksionoi asnjëherë. Kjo ka qenë shtysa për projektin e bursës së parë shqiptare me kapital privat. Në këtë projekt janë përfshirë një grup ekspertësh shqiptarë, me mbështetjen e disa institucioneve financiare. Është

një projekt i nisur prej më shumë se një viti, në bashkëpunim ligjor dhe teknik edhe me institucionet rregulla-tore, si Banka e Shqipërisë dhe Auto-riteti i Mbikëqyrjes Financiare. Është një projekt shumë ambicioz dhe që patjetër duhet të përshtatet me arki-tekturën aktuale të tregut financiar në Shqipëri. Përveçse kemi zhvilluar projektin, me të gjitha detajet teknike, që nga sistemi elektronik i tregtimit, identifikimi, testimi, transferimi, tek dokumentacioni ligjor i kërkuar e deri

tek proceset e back-office, që lidhen me shlyerjen dhe klerimin e titujve, etj.

Siç e thatë edhe ju, në Shqipëri ka ekzistuar një bursë me kapital shtetëror, që qeveria e ngriti dhe e mbajti për 17 vjet, por që nuk u bë asnjëherë funksionale. Pse ju besoni që mund të jeni të suksesshëm dhe si mund të funksionojë tregu i kapitalit në një mjedis ekonomik si ai shqiptar?

Duhet të kemi parasysh se ne tashmë kemi 25 vjet që kemi hyrë në ekonominë e tregut dhe ka biznese që janë zhvilluar dhe janë maturuar, që tashmë kanë partnerë strategjikë edhe jashtë vendit. Pra, kemi arritur në një fazë pjekurie të komunitetit të biznesit, i cili po kërkon alternativa të financimit të aktivitetit, gjithmonë në kushtet kur sektori bankar i ka ezau-ruar mundësitë financuese, për arsye qoftë sasiore, rregullatore, etj. Për t’u kthyer te pyetja juaj, edhe si ish-pu-nonjës i Bursës së Tiranës, mund të them se ajo bursë ka pasur mungesa të mbështetjes politike, financiare, të burimeve njerëzore, të mjeteve për

Normat e interesit, qoftë për depozitat bankare, qoftë për titujt e qeverisë kanë arritur në nivele shumë të ulët dhe nuk janë aspak atraktive për investitorët individualë, kështu që edhe ata po kërkojnë alternativa më të mira investimi. Ne besojmë bursa do të sjellë një alternativë që individët të mund t’i investojnë kursimet në aksionet apo titujt e tjerë të kompanive që do të jenë të interesuara për të tregtuar në bursën tonë

Page 4: SCAN Magazine - Bursa e parë shqiptare, një hap larg

15SCAN MAGAZINE QERSHOR 2016

të bërë një marketing efi kas, etj. Ne mendojmë se projekti ynë e ka të gjithë mbështetjen e nevojshme për secilën nga elementët e mësipërm. Ne kemi një sistem modern elektronik të tregtimit, që i mungonte Bursës së Tiranës. Ne kemi mbështetje fi nanci-are të mjaft ueshme, falë partnerëve që kanë pranuar të bëhen pjesë e struk-turës aksionere. Kemi gjithashtu edhe mbështetjen mediatike, për ta mar-ketuar një projekt të tillë ambicioz. Pra, projekti ynë i ka ata elementë që i kanë munguar Bursës së Tiranës. Këtu duhet shtuar edhe momenti në të cilin ka arritur ekonomia shqiptare. Bizneset nuk mund t’i plotësojnë të gjitha nevojat e fi nancimit përmes sistemit bankar, ndërsa, nga ana tjetër, janë edhe individët, që në këtë mo-ment nuk kanë shumë alternativa për të investuar kursimet e tyre. Tashmë, normat e interesit, qoft ë për depozi-tat bankare, qoft ë për titujt e qeverisë kanë arritur në nivele shumë të ulët dhe nuk janë aspak atraktive për in-vestitorët individualë, kështu që edhe

ata po kërkojnë alternativa më të mira investimi. Ne besojmë bursa do të sjel-lë një alternativë që individët të mund t’i investojnë kursimet në aksionet apo titujt e tjerë të kompanive që do të jenë të interesuara për të tregtuar në bursën tonë.

Ju me të drejtë evidentoni se parakushtet sot janë të favorshme për të pasur një bursë funksionale. Megjithatë, kur ndërmerret një nismë kaq e rëndësishme, është e nevo-jshme të kuptohet nëse ka tashmë biznese apo institucione fi nanciare të gatshme për të punuar me bursën. Keni identifi kuar deri tani biznese që janë të gatshme të hyjnë në bursë për të tregtuar tituj të tyre?

Tre janë komponentët thelbësorë për të bërë një treg kapitali funksional: janë institucionet, kuadri ligjor dhe rregullativ dhe, mbi të gjitha, kërkesë-oferta për produktet e bursës. Ne in-stitucionet dhe kuadrin i kemi prej vitesh: kemi fi rma brokerimi të licen-cuara, kemi kujdestarë titujsh të lic-encuar, regjistrarë titujsh të licencuar, kemi titujt që mund të tregtohen në bursë, si bono dhe obligacione qeveri-tare, kemi madje edhe tituj të kompa-nive private, si obligacione apo dëft -esa tregtare, kemi një treg joformal të

aksioneve private, etj. Në këtë mjedis, ne vlerësojmë se ekziston patjetër një kërkesë dhe ofertë për tituj, që është edhe komponenti më i rëndësishëm për të pasur një bursë funksionale. Siç e thamë, kërkesa e tregut për instru-mente alternative të investimit fi nan-ciar është e padiskutueshme. Nivelit të lartë të depozitave bankare i shtohen edhe fondet e kanalizuara në insti-tucionet e tjera, si fondet e investimit apo ato të pensioneve private. Tregu ka shumë likuiditete të lira dhe kjo situatë është theksuar më shumë pasi qeveria shqiptare e zhvendosi një pjesë të kon-siderueshme të huamarrjes në tregun e jashtëm. Kjo gjendje likuide e tre-gut thekson nevojën për të pasur më shumë alternativa investimi fi nanciar, në varësi të rrezikut që secili dëshi-ron të marrë përsipër. Për këtë arsye, ne jemi të bindur se, nga momenti që Bursa do të funksionojë dhe do të ketë kompani të gatshme të tregtojnë titujt e tyre, kërkesa për to nga tregu do të jetë e padiskutueshme. Nëse vlerëso-jmë krahun e ofertës, qeveria është aktori kryesor në treg dhe gjithnjë do të ketë nevojë për tregtuar tituj për të fi nancuar borxhin. Për t’ju përgjigjur më ddrejtpërdrejt pyetjes suaj, në lid-hje me subjektet private: unë besoj që

HISTORIKU

Historia e varfër e Bursës së TiranësBursa e Tiranës u krijua në vitin 1997, si

një departament në Bankën e Shqipërisë. Vetëm për pak muaj, në të u kryen ankandet e bonove dhe obligacioneve të qeverisë shqiptare. Pas vitit 1998, në të nuk u krye asnjë operacion dhe kjo gjendje vazhdoi edhe pas vitit 2002, kur Bursa e Tiranës u nda nga Banka e Shqipërisë dhe nisi të funksiononte si shoqëri aksionere e veçantë, në pronësi të qeverisë shqiptare. Megjithëse Bursa e

Tiranës u mbajt formalisht e hapur deri në fund të vitit 2014, ajo nuk arriti asnjëherë të kryente funksionin e një tregu të kapitalit dhe qeveria vendosi më në fund ta mbyllë.

Page 5: SCAN Magazine - Bursa e parë shqiptare, një hap larg

16 SCAN MAGAZINE QERSHOR 2016

bizneset gjithmonë kanë nevojë për fi-nancime. Shpeshherë, bizneset anko-het për burokracitë apo shtrëngimet e bankave në dhënien e kredive dhe për mungesën e alternativave të tjera. Pra, sipërmarrja private gjithnjë ka nevojë për fonde, por, duhet të kemi parasysh një aspekt të rëndësishëm: edukimin financiar të publikut, duke filluar nga vetë operatorët ekonomikë mbi alter-nativat që ofron tregu financiar.

Ne po punojmë dhe kemi iden-tifikuar tashmë disa biznese që kanë nevojë për financime, përmes emeti-mit të titujve në Bursë, por, sigurisht që nuk do të mjaftohemi me kaq, sepse potencialet e tregut janë shumë të mëdha. Ne po punojmë me bankat e nivelit të dytë, për njëfarë edukimi të bizneseve, klientëve të tyre, drejt emetimit të obligacioneve koorpora-tive. Kjo është një formë e huamarrjes, njëlloj si kredia bankare me të cilat bi-

zneset janë më familjare dhe që mund të jetë një alternativë e mirë për çdo biznes që ka nevojë për financim. Sig-urisht që edhe bankat kanë një interes në zhvillimin e bursës. Ato e kanë kup-tuar se tregu ka nevojë për shërbime të reja, përtej bankingut tradicional, shërbime që lidhen me bankingun e investimeve, me nënshkrimin e titu-jve. Shpeshherë, kreditimi i klientëve të veçantë është i vështirë, për shkak të kufizime rregullatore. Ndaj bankat mund t’i edukojnë klientët të shesin obligacione koorporative, të cilat mund t’i blejnë, t’i nënshkruajnë vetë dhe më pas t’i tregtojnë në tregun sekondar, në bursë.

Ndaj, ne po përpiqemi t’i bindim bankat që, ata klientë që nuk duan t’i humbasin, por që e kanë të pamun-dur t’i financojnë me kredi klasike, t’i orientojnë drejt emetimit të kë-tyre produkteve financiare alterna-

tive. Ne besojmë se, në vitet e para të funksionimit të bursës, instrumentet kryesore që do të tregtohen do të jenë obligacionet e koorporatave dhe dëft-esat tregtare, sepse ato përfaqësojnë një kalim të natyrshëm nga kredia bankare te produktet më të avancu-ara financiare.

Bursa mund të jetë një mundësi për t’i dhënë më në fund zhvillim tre-gut dytësor të titujve qeveritarë.

Absolutisht po. Aktualisht, tregu sekondar i titujve qeveriatrë sot është i copëzuar, mund të bëhet në sport-elet e bankave. Në këtë formë, ky treg është krejtësisht i pazhvilluar, për shkak të mungesës së informacionit të klientëve, kostove shumë të larta të ndërmjetësimit dhe, mbi të gjitha për shkak të mungesës së një platforme të centralizuar. Pikërisht, rolin e një tregu të vetëm për titujt qeveritarë do ta luajë bursa, me çmime ndërm-jetësimi shumë më të ulëta se aktu-alisht. Kushdo që, në një moment të caktuar, do të dojë të mbyllë një pozi-cion investimi para kohe, do të shesë bonot apo obligacionet para ma-turimit, mund ta bëjë këtë në bursë.

Në çfarë faze është projekti juaj dhe kur prisni që ta konkretizoni?

Kemi adoptuar sistemin elek-tronik dhe jemi në fazën e testimit, sepse çdo sistem ka nevojë të përshta-tet me kuadrin ligjor dhe rregullativ të vendit ku operohet. Për këtë qël-lim, po bëjmë të gjitha modifikimet e nevojshme për ta harmonizuar me legjislacionin shqiptar. Kjo për sa i përket pjesës teknike. Për sa i takon pjesës ligjore, ne kemi për-funduar dosjen me të gjitha kërke-sat e nevojshme dhe kemi aplikuar pranë Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, për të marrë licencën si i pari treg titujsh me kapital privat i regjistruar në Republikën e Shq-ipërisë.

Bankat e kanë kuptuar se tregu ka nevojë për shërbime të reja, përtej bankingut tradicional, shërbime që lidhen me bankingun e investimeve, me nënshkrimin e titujve. Shpeshherë, kreditimi i klientëve të veçantë është i vështirë, për shkak të kufizime rregullatore

[email protected]

KREDI PËR PUSHIME

Ju shihni ëndrra me pushime,ne ju mundësojmë pushimet e ëndrrave.Shuma e financimit - Deri në 500.000 lekë.Afati maksimal i shlyerjes - 24 muaj.Normë interesi fikse 4.8%.3 muaj pa pagesë principali.