seria e analizave “Çka shkoi ters”? -...

64

Upload: vuongtruc

Post on 06-Feb-2018

221 views

Category:

Documents


4 download

TRANSCRIPT

Page 1: Seria e analizave “Çka shkoi ters”? - kfos.orgkfos.org/wp-content/uploads/2013/09/Mbi-10-vjet-Parlamentarizem-ne... · kumentet tjera të cilat krijuan bazën ligjore për krijimin
Page 2: Seria e analizave “Çka shkoi ters”? - kfos.orgkfos.org/wp-content/uploads/2013/09/Mbi-10-vjet-Parlamentarizem-ne... · kumentet tjera të cilat krijuan bazën ligjore për krijimin

Seria e analizave “Çka shkoi ters”?

Projekt i Fondacionit të Kosovës për Shoqëri të Hapur Projekat Kosovske Fondacije za Otvoreno Društvo Project of the Kosovo Foundation of Open Society

Mbi 10 vjet parlamentarizëm në Kosovë

Punuar nga Instituti Demokratik i Kosovës

Page 3: Seria e analizave “Çka shkoi ters”? - kfos.orgkfos.org/wp-content/uploads/2013/09/Mbi-10-vjet-Parlamentarizem-ne... · kumentet tjera të cilat krijuan bazën ligjore për krijimin

Copyright © 2013 Forum 2015. Autor: Instituti Demokratik i Kosovës (KDI)Pikëpamjet e shprehura në këtë botim nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Fondacionit të Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS).

Përktheu në gjuhën angleze: Arben Gashi

Përktheu në gjuhën serbe: Qerim Ondozi

Karikatura në ballinë: Jeton Mikullovci

Publikuar nga: Forum 2015 - projekt operacional i KFOSImzot Nikë Prela nr. 13 10 000 Pristina Kosovë

Për më shumë informata: [email protected] www.kfos.org

Page 4: Seria e analizave “Çka shkoi ters”? - kfos.orgkfos.org/wp-content/uploads/2013/09/Mbi-10-vjet-Parlamentarizem-ne... · kumentet tjera të cilat krijuan bazën ligjore për krijimin

PËRMBAJTJA

Hyrje 5

Kuvendi i Kosovës sipas Kornizës Kushtetuese, dhe raporti i tij me PSSP-në 7

Kuvendi si organ mbikëqyrës dhe balancimi mes pushteteve 13

• Kontrolliparlamentarpërmespyetjeveparlamentare.

• Kontrolliparlamentarpërmesinterpelancaveparlamentare

• KomisionetHetimore

• MbikëqyrjaparlamentarengaanaeKomisioneveparlamentare

Kuvendi si organ ligjvënës 19

Kuvendi si organ përfaqësues 23

Komisionet parlamentare dhe funksionimi i tyre 25

Trupat drejtuese të Kuvendit 33

Kuvendi i Hapur dhe Transparent? 37

Veprimet e Kuvendit në relacion me Kushtetutën 39

Zgjedhja e Presidentit “Thembra e Akilit” në Kuvendin në Kosovës 43

Administrata e Kuvendit 47

Asistenca ndërkombëtare për Kuvendin dhe efektet e saj 49

Konkluzionet 51

Rekomandimet 57

Page 5: Seria e analizave “Çka shkoi ters”? - kfos.orgkfos.org/wp-content/uploads/2013/09/Mbi-10-vjet-Parlamentarizem-ne... · kumentet tjera të cilat krijuan bazën ligjore për krijimin

4

Page 6: Seria e analizave “Çka shkoi ters”? - kfos.orgkfos.org/wp-content/uploads/2013/09/Mbi-10-vjet-Parlamentarizem-ne... · kumentet tjera të cilat krijuan bazën ligjore për krijimin

5

Historiku i Kuvendit të Kosovës si një institucion demokratik nuk është i gjatë. Kosova në vitin 1999 ka dal nga lufta duke u ballafaquar me një tranzicion të dyfishtë.Nënjërënanëme tranzicioninstatusordukekërkuarzgjidhjenestatusitfinaldrejtëpavarësisë,dhenë anën tjetër me tranzicionin post komunist, ku për shkak të instalimit të sistemit monist për më shumë se pesë dekada, parlamentarizmi ishte i ndaluar. Bazat e themelimit të tij si një institucion me premisa demokra-tike, janë vendosur pas instalimit të administratës ndërkombëtare në Kosovë, në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS OKB), të miratuar me 10 qershor të vitit 1999. Ad-ministrimi ndërkombëtarë i përcaktuar në bazë të kësaj rezolute ka qenë i karakterit të përkohshëm dhe syn-onte krijimin e kushteve të përshtatshme për zgjidhjen estatusit final tëKosovës.PërveçRezolutës1244,do-kumentet tjera të cilat krijuan bazën ligjore për krijimin dhe funksionalizimin e Kuvendit të Kosovës ishin: Mar-rëveshja e Rambujesë, Korniza Kushtetuese, Rregullorja e Punës së Kuvendit të Kosovës dhe nga prilli i vitit 2008 Kushtetuta e Republikës së Kosovës.

Procesi i administrimit ndërkombëtar në Kosovë mund të ndahet në katër faza kryesore: faza e parë - nga 10 qershori 1999 e deri më themelimin e institucioneve të përkohshme vetëqeverisëse, faza e dytë - ndërtimi dhe funksionimi i institucioneve vetëqeverisëse, faza e tretë -zgjidhjaestatusitfinal,dhefazaekatërt-ngashpalljae pavarësisë me 17 shkurt 2008 deri në përfundimin e

mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë në shtator të vitit 2012.

Kuvendi i Kosovës që nga themelimi në vitin 2001, ishte nën administrim ndërkombëtar, por me shpalljen e pavarësisë dhe miratimit të planit të Ahtisarit, admin-istrimi u shndërrua në mbikëqyrje ndërkombëtare, që zgjati deri në shtator të vitit 2012, kur edhe formalisht është përmbyllur faza e mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës.

Sidoqoftë duhet bërë një dallim mes periudhës së ad-ministrimit të këtij institucioni nga ana e UNMIK-u, prej atij të mbikëqyrjes por edhe me disa kompetenca ekzekutive nga ana e Zyrës Civile Ndërkombëtare e njo-hur më shumë si ICO-së1. Derisa nën administrimin e parë, Kuvendi ka pasur përmbi një autoritet suprem si PSSP-ja, duke mos mundur ta nxjerr asnjë ligj, rezolutë apoakt tjetër legjislativpapëlqimin e shefit të tij, nëkohën e ICO “kontrolli” ka qenë shumë më i butë. Meg-jithatë, gjatë kësaj faze ka pasur një konsultim dhe koor-dinim shumë të gjerë në mes të autoriteteve kosovare dhe ICO-s, në mënyrë që vendimet e marra nga institu-cionet vendore, në asnjë moment mos të bien ndesh me qëndrimet dhe parimet e ICO-s.

Kompetencat dhe mandatet e misioneve ndërkombë-tare në Kosovës (UNMIK dhe ICO), ndikuan që parlam-entarizmi në Kosovë gjatë kësaj periudhe, të cilësohet 1InternationalCivilOffice–ZyraCivileNdërkombëtare

HYRJE

Page 7: Seria e analizave “Çka shkoi ters”? - kfos.orgkfos.org/wp-content/uploads/2013/09/Mbi-10-vjet-Parlamentarizem-ne... · kumentet tjera të cilat krijuan bazën ligjore për krijimin

6

si parlamentarizëm i kontrolluar apo i censuruar, sepse jeta parlamentare më tepër ishte karakterizuar si ush-trim i demokracisë se sa veprim demokratik, duke e pasurmbivetenjëautoritetqënëçdorastdhesituatë,kishte kompetenca që të anulojë vendime apo ligje që miratonte ky institucion2. Ky lloj parlamentarizmi ka qenëmëshumëçështjeelegjitimimittëfaktevetëkry-era, sesa e zgjedhjes dhe përzgjedhjes drejt fakteve të reja3.

Periudha për më shumë se një dekadë të funksionimit të Kuvendit të Kosovës, dëshmon se ky institucion, për-pospërballjesmesfidatekrijimitdhendërtimittëvetëinstitucional, u përballë edhe me nevojën e marrjes së vendimeve shumë të rëndësishme si ajo për shpalljen e pavarësisë,tëpasuarmëvonëmesfidattjeraqëKosovau ballafaqua në rrugën e saj të shtetë-ndërtimit.

Një goditje të rëndë zhvillimi i parlamentarizmit në Kosovë e mori në vitin 2010. Cenimi dhe abuzimi me votat e qytetarëve gjatë procesit elektoral në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të mbajtura në dhjetor 2010, vuri në pikëpyetje legjitimitetin dhe kredibilite-tin e Kuvendit të Kosovës, përfshirë edhe institucionet tjera përfaqësuese. Është evidente që nuk mund të ketë parlamentarizëm të zhvilluar, nëse cenohet elementi qenësorë i demokracisë - zgjedhjet e lira të drejta dhe

2ArsimBajrami–DeputetiKuvendittëKosovësngaPDK,Intervistëpersonale3AlbinKurti–DeputetiKuvendittëKosovës,njëherëshedhekrye-tar i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV). Intervistë personale

të barabarta4.

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) është e vetmja organizatë jo-qeveritare lokale e cila që nga viti 2006 ka monitoruar nga afër punën e Kuvendit të Kosovës, duke nxjerrë me dhjetëra raporte dhe analiza të ndry-shme gjatë kësaj periudhe. Me mbështetje të Fonda-cionit të Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS), në kuad-ër të serisë së analizave “Çka Shkoi Ters” të projektit Forumi2015,KDI ka analizuar sfidat endërtimit dhefunksionimit të Kuvendit të Kosovës, hapësirën në im-plementimin e kompetencave kushtetuese që ka ky in-stitucion, integritetin e tij në sistemin politikë të vendit, dhesfidatepërfaqësimittëinteresavetëqytetarëve.

4ArdianGjini–DeputetiKuvendittëKosovësngaAleancapërArdhmërinë e Kosovës (AAK). Intervistë personale

Page 8: Seria e analizave “Çka shkoi ters”? - kfos.orgkfos.org/wp-content/uploads/2013/09/Mbi-10-vjet-Parlamentarizem-ne... · kumentet tjera të cilat krijuan bazën ligjore për krijimin

7

Administrimi i përkohshëm ndërkombëtar i Kosovë është bërë përmes Misionit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), i cili udhëhiqej nga Përfaqësuesit Special i Sekretarit të Përgjithshëm (PSSP) të OKB-së, që kishte mandat suprem ekzekutiv, legjislativ dhe gjyqësor në Kosovë.

Sipas Rezolutës 1244, UNMIK-u kishte për detyrë t’i ndih-monte përfaqësuesit vendor në krijimin e Institucioneve të Përkohshme Vetëqeverisëse të Kosovës (IPVQ), ku së pari u formua Këshilli i Përkohshëm Administrativ (KPA) në të cilin ishin të përfaqësuara të gjitha grupet politike dhe bashkësitë etnike që jetojnë në Kosovë. Në vitin 2001, PSSP-ja miratoj një nga dokumentet më të rëndësishme të asaj kohe “Kornizën Kushtetuese të Kosovës”, e cila paraqiste aktin më të lartë juridik në vend, pas Rezolutës 1244. Korniza Kushtetuese dallonte nga rregulloret tjera të UNMIK-ut edhe për faktin se në hartimin e saj morën pjesë edhe ekspertët vendor dhe u hodh për miratim for-mal në KPA, para se ajo të nënshkruhej nga ana e PSSP-së. Nëbazëtëkëtijdokumenti,përherëtëparëfillojëprocesii ndërtimit të institucioneve vetëqeverisëse demokratike, nën mbikëqyrjen e pranisë ndërkombëtare në Kosovë. Korniza Kushtetuese ishte bazë e rëndësishme juridike e cila ua njihte popullit të Kosovës, të drejtën për krijimin e institucioneve vetëqeverisëse, në nivel qendror dhe atë lokal, përmes zgjedhjeve të lira dhe të drejta.

Pozita dhe roli i Kuvendit të Kosovës, ishte rregulluar me Kreun 9 të Kornizës Kushtetuese, ku ishte përcak-tuar si institucioni më i lartë përfaqësues dhe ligjvënës i

vetëqeverisjes së përkohshme të Kosovës5. Si i tillë, Kuv-endikishtedisapërgjegjësitëkufizuarangaUNMIK-utëcilat në shumicën e rasteve binin në nivel me kuvendet komunale të Kosovës.

Përkundër që Korniza Kushtetuese, Kuvendin e Kosovës e kishte përcaktuar si institucionin më të lartë ligjvënës në vend, nga ana tjetër po i njëjti dokument, pushtet suprem në të gjitha segmentet e jetës e njihte PSSP-në, madje edhe në sferën e ligjvënies. Autoriteti i PSSP-së që të shpallë ligjet që miratoheshin nga Kuvendi i Kosovës si dhe e drejta për të nxjerrë rregullore pa e pyetur fare Kuvendin e Kosovës, krijuan një situatë të pazakontë në praktikat e ligjbërjes, duke e shndërruar institucionin më të lartë përfaqësues dhe ligjvënës, në një institucion sub-ordinues tek UNMIK-u.

Kjo bëri që sistemi juridik në Kosovë për një periudhë relativisht të gjatë, të përballet me një dualizëm kom-petencash në fushën e ligjbërjes. Për ta bërë edhe më të komplikuar këtë segment, ishte lënia në zbatim edhe e ligjeve që kishin qenë në fuqi deri në suprimimin e au-tonomisë së Kosovës në vitin 1989, si dhe atyre pas kësaj periudhe, por që nuk ishin diskriminuese. Kjo bëri që Kosova de facto dhe de jure të ishte një shembull i pa-precedent, duke lënë në zbatim tri rende juridike në të njëjtën kohë.

5 Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë UNMIK. 15 maj 2001. Korniza Kushtetuese. Neni 9. Publikuar në: http://www.unmikon-line.org/regulations/unmikgazette/03albanian/A2001regs/RA2001_09.pdf

KUVENDI I KOSOVËS SIPAS KORNIZËS KUSHTETUESE, DHE RAPORTI I TIJ ME PSSP-NË

Page 9: Seria e analizave “Çka shkoi ters”? - kfos.orgkfos.org/wp-content/uploads/2013/09/Mbi-10-vjet-Parlamentarizem-ne... · kumentet tjera të cilat krijuan bazën ligjore për krijimin

8

Kompetencat e PSSP-së nuk ndaleshin vetëm në sferën e ligjvënies, por madje edhe në të drejtën për të shpërn-darë Kuvendin dhe për të shpallur zgjedhje të reja në rastet kur konsiderohej se institucionet e përkohshme të vetëqeverisjes, veprojnë në kundërshtim me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ose në mënyrë të papajtueshme me përgjegjësitë e PSSP-së sipas kësaj Rezolute6.

Ende janë të njohura rastet kur Kuvendi i Kosovës miratonte ligje, apo Rezoluta dhe ato vetëm pas disa minutash shfuqizoheshin nga autoriteti i PSSP-së, apo dërgoheshin diku në sirtarë duke mos u nënshkruar dhe shpallur asnjëherë. Rast i tillë ishte, anulimi nga z. Michael Stiener (PSSP), vetëm pas disa minutave pas miratimit të Rezolutës e Kuvendit, e cila kundërshtonte marrëveshjenmes Shkupit dhe Beograditmbi kufirinndërmjet Maqedonisë dhe Jugosllavisë. Anulimi u bë me pretekstin se nuk ishte në kompetencën e Kuvendit të Kosovës ta miratonte një dokument të tillë. As Këshilli i Sigurimit i OKB-së nuk e pranojë rezolutën e Kosovës. Ushtrimi i kompetencave supreme nga ana e PSSP erd-hën në shprehje edhe në mos nënshkrimin e ligjeve që miratoheshin nga Kuvendi i Kosovës. Vetëm gjatë legjis-laturës së dytë të Kuvendit të Kosovës, PSSP-ja kishte refuzuar të nënshkruaj rreth 32 ligje të miratuara. Gjatë kësaj periudhe elani i punës së Kuvendit dhe fushë vep-rimtariaetijishtemjaftikufizuar.Kurse,nëfazënedytë6Kreu8paragrafibiKornizësKushtetuese.Gjendetnë:http://www.unmikonline.org/regulations/unmikgazette/03albanian/A2001regs/RA2001_09.pdf

të administrimit ndërkombëtar, kishim një përfaqësues civilndërkombëtar,iciliedhepseekishtefjalënkrye-sore për interpretimin e ligjeve, mund të themi se nuk i ka shfrytëzuar ato kompetenca që i ka pasur7.

Megjithatëmekalimin e kohës eme theks të veçantëpas shpalljes së pavarësisë, dhe pas miratimit të Kush-tetutëssëRepublikëssëKosovës,kjoçështjeduketsepo i takon së kaluarës. Institucionet e vendit, po bëjnë përpjekje për etablimin e një rendi unik ligjor në tërë territorin e Kosovës, duke e koncentruar gjithë procesin e ligjvënies në institucionin e vetëm që është bartës i pushtetit legjislativ në vend- Kuvendin e Kosovës.

7 Jakup Krasniqi, Kryetar i Kuvendit të Kosovës. Intervistë personale

Page 10: Seria e analizave “Çka shkoi ters”? - kfos.orgkfos.org/wp-content/uploads/2013/09/Mbi-10-vjet-Parlamentarizem-ne... · kumentet tjera të cilat krijuan bazën ligjore për krijimin

9

Struktura politike e katër (4) legjislaturave të Kuvendit të Kosovës

Me Kornizën Kushtetuese, e më pas edhe me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, ishte përcaktuar se Kuvendi është institucion ligjvënës i zgjedhur drejtpërdrejt nga populli8. Kuvendi ka njëqind e njëzet (120) deputetë të zgjedhur me votim të fshehtë bazuar në listat e hapura. Vendet në Kuvend ndahen midis të gjitha partive, koali-cioneve, nismave qytetare dhe kandidatëve të pavarur, nëpërpjesëtimmenumrinevotavetëvlefshme,tëfitu-ara prej tyre, në zgjedhjet për Kuvendin. Në kuadër të kësaj ndarjeje, njëzet (20) prej njëqind e njëzet (120) vendeve janë të garantuara për përfaqësimin e komu-niteteve që nuk janë shumicë në Kosovë.

Legjislatura e I-rë e Kuvendit të Kosovës (2001-2004)

Seanca e parë inauguruese e Kuvendit të Kosovës u mbajt me 10 dhjetor 2001. Përkundër dallimeve të mëdha në rezultatet e zgjedhjeve, për shkak të situatës së tensionuar politike dhe ndikimit të faktorit ndërkom-bëtar, partitë politike vendosen që të krijohej një koali-cion i gjerë, gjithëpërfshirës mes LDK-së, PDK-së, AAK-s, PSHDK-së dhe pakicave.

8 Neni 63 Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Gjendet në http://www.kryeministri-ks.net/repository/docs/Kushtetuta.e.Republikes.se.Kosoves.pdf

Ky koalicion gjithëpërfshirës siguronte një shumicë të kualifikuar në Kuvendme gjithsejtë 83 deputetë, ose69.2% e përbërjes së tërësishme të Kuvendit. Nga ana tjetër subjektet politike opozitare numëronin 37 de-putetë nga 10 parti politike, ose 30.8% të përbërjes së Kuvendit. Numri mjaft i madh i shumicës parlamentare, bëri që roli opozitar të jetë mjaft i vështirë dhe pak i rëndësishëm.

Legjislatura e II-të (2004 -2007)

Më 23 tetor 2004 u mbajtën zgjedhjet e dyta parlamen-tarenëKosovë.Partiaeparëfitueseedhenëkëtozgjed-hje doli Lidhja Demokratike e Kosovës. Partia Demokra-tike e Kosovës doli e dyta duke shënuar një rritje prej 3% nga zgjedhjet e vitit 2001. Ngjashëm ishte edhe me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës e cila doli e treta. Risi në këto zgjedhje ishte Lista qytetare “Ora”, e cila edhe pse u formua vetëm pak më shumë se dy muaj parazgjedhjeve parlamentare,arriti të fitojë6.26%evotave të elektoratit në Kosovë.

Rezultati i zgjedhjeve u pasua me një marrëveshje jo të natyrshme politike për koalicionin qeverisës mes LDK-së së Ibrahim Rugovës dhe AAK-së së Ramush Haradi-najt. Kjo marrëveshje në fakt shënoi edhe një moment të rëndësishëm të sendërtimit të parlamentarizmit, duke krijuar për herë të parë një mundësi për funksion-imin e jetës parlamentare me bllok pozitar dhe opozitar brenda Kuvendit të Kosovës.

Page 11: Seria e analizave “Çka shkoi ters”? - kfos.orgkfos.org/wp-content/uploads/2013/09/Mbi-10-vjet-Parlamentarizem-ne... · kumentet tjera të cilat krijuan bazën ligjore për krijimin

10

Legjislatura e III-të (2007-2010)

Përbërja e legjislaturës së III-të të Kuvendit të Kosovës, rrodhi si rezultat i zgjedhjeve të 17 nëntorit 2007, ku seanca konstituive u mbajt me 4 janar 2008. Këto zgjed-hje ndryshuan pasqyrën e renditjes së subjekteve poli-tike brenda Kuvendit të Kosovës. Partia Demokratike e Kosovës e cila në dy mandatet e kaluara ishte partia e dytë në Kosovë, doli e para me gjithsejtë 37 deputetë duke u pasuar nga LDK-ja me 25 deputetë. Për shkak të ngritjes së pragut nga 3% në 5%, Lëvizja qytetare ORA, nuk arriti që të futet në Kuvendin e Kosovës. Risi në këtë legjislaturë ishte Aleanca për Kosovën e Re, e cila përkundër faktit që mori pjesë për herë të parë në zgjedhje, arriti që t’i siguroj 13 ulëse në Kuvendin e Ko-sovës.

Për shkak të proceseve politike që po kalonte Kosova nëatëkohë,methekstëveçantëprocesipërzgjidhjenpërfundimtare të statusit politik të Kosovës, përkundër rivalitetit të fuqishëm, subjektet politike përsëri u paj-tuan që ta ndërtojnë një koalicion aspak të natyrshëm mes dy partive më të mëdha rivale politike PDK-së dhe LDK-së, si dhe subjekteve tjera politike nga pakicat. Ky koalicion kishte një shumicë të konsiderueshme në Kuv-endin e Kosovës, me këtë edhe pothuajse e pamundësoi veprimin dhe efektin e veprimit opozitar të subjekteve politike që ishin jashtë koalicionit qeverisës. Megjithatë koalicioni i ndërtuar mbi baza jo shumë parimore dhe programore nuk arriti që ta përfundoj mandatin e rregullt qeverisës. Rrëzimi i Presidentit

Sejdiu nga ana e Gjykatës Kushtetuese me pretekstin se ai kishte shkelur Kushtetutën duke mbajtur edhe pozitën e Presidentit edhe të kryetarit të LDK-së në të njëjtën kohë, krijoi rrethana të reja, ku edhe LDK merr vendimin që të tërhiqet nga koalicioni qeverisës, duke e çuarvendindrejtnjëkrizeinstitucionale.Legjislaturaetretë u mbyll një vit para përfundimit të mandatit, për shkak të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, që u mbajtën me 12 dhjetor 2010.

Legjislatura e IV-të (2011 - vijon)

Legjislatura e IV-të e Kuvendit të Republikës së Kosovës, doli nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 12 dhjetorit 2010 dhe përsëritjes së pjesshme të procesit zgjedhor me 9 dhe 23 janar 2011, për shkak të parreg-ullsive të evidentuara nga Komisioni Qendror i Zgjed-hjeve.

Seanca konstituive e Legjislaturës së IV-të të Kuvendit të Kosovës u mbajt me 21.02.2011. Pas zgjedhjeve të fundit parlamentare, përfaqësimi politik në Kuvendin e Kosovës ka ndërruar relativisht shumë. Subjekti më i madh politik në vend Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka zbehur shkëputjen të cilën e ka pasur në re-zultatin e përgjithshëm të zgjedhjeve të vitit 2007, dhe nga 37 mandate tani ka 34 të tilla. E dyta përsëri doli Lidhja Demokratike e Kosovës me 27 mandate në Kuv-endin e Kosovës.

Page 12: Seria e analizave “Çka shkoi ters”? - kfos.orgkfos.org/wp-content/uploads/2013/09/Mbi-10-vjet-Parlamentarizem-ne... · kumentet tjera të cilat krijuan bazën ligjore për krijimin

11

Lëvizja Vetëvendosje deri në këto zgjedhje ishte një lëvizje jashtë institucionale e cila kryesisht njihej për qëndrime kundërshtuese ndaj rendit juridiko-kush-tetues dhe institucioneve të krijuara në mbështetje të dokumentit gjithë përfshirës të Presidenit Marti Ahtisa-ri. Vendimi për të garuar në zgjedhje duket të ketë qenë i qëlluar për këtë Lëvizje, pasi që i ka siguruar 14 ulëse në Kuvendin e Kosovës.

E njëjta gjë nuk mund të thuhet për AKR-në e cila përkun-drazi që hyri në zgjedhje me një koalicion parazgjedhor me Partinë e Drejtësisë (PD), Partinë Social Demokrate (PSD), grupin e ekspertëve E15, si dhe disa parti tjera të vogla, nuk arriti që marrë më shumë se tetë (8) nga 13 mandate sa i kishte kjo parti në legjislaturën e kaluar.

Struktura përfaqësuese e Kuvendit të Kosovës në legjis-laturën e IV-të, nuk ka ndërruar vetëm në numrat e mandatevetëfituarangasubjektetpolitike,ndryshimimë i madh ka ndodhur me vetë deputetët e legjislaturës paraprake, ku nga 120 deputetë sa ka Kuvendi i Kosovës vetëm37prej tyrekanëarriturtari-fitojnëbesimineelektoratit. Kjo në fakt është ndërrim radikal dhe ka paraqitur vështirësi në funksionimin normal të Kuven-dit, pasi që me 83 deputetë të rinj është vështirësuar vazhdimësia e punës së Kuvendit të Kosovës. Bazuar në praktikat e vendeve me sisteme të konsoliduara parla-mentare ndryshimet zakonisht nuk kalojnë 1/3 e num-rit të përgjithshëm të deputetëve9.

9 Instituti Demokratik i Kosovës (KDI). Data. Vota Ime. Gjendet në http://kdi-kosova.org/publications/votaime_sq.pdf

Marrëveshje për koalicion qeverisës arritën PDK me Koalicionin për Kosovën e Re si dhe subjektet poli-tika nga radhët e komuniteteve jo shumicë në Kosovë. Ndërkohë në krahun opozitar mbetën LDK, VV dhe AAK. Struktura e ndërtimit të koalicionit dhe dallimi relativ në numra mes pozitës dhe opozitës bën që për herë të parë të kemi një koalicion qeverisës me më pak vota të qytetarëve sesa ato që kanë subjektet politike opozi-tare. Në këtë kontekst lideri i Lëvizjes Vetëvendosje shprehet se i vjen shumë keq që partitë parlamentare opozitare e kanë votën popullore me dhjetëra mijëra vota më shumë se partitë e koalicionit qeverisës dhe

Kosova vazhdon të qeveriset nga një qeveri e pakicës10.

10AlbinKurti–DeputetiKuvendittëKosovës,njëherëshedhekrye-tar i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV). Intervistë personale.

Page 13: Seria e analizave “Çka shkoi ters”? - kfos.orgkfos.org/wp-content/uploads/2013/09/Mbi-10-vjet-Parlamentarizem-ne... · kumentet tjera të cilat krijuan bazën ligjore për krijimin

12

Page 14: Seria e analizave “Çka shkoi ters”? - kfos.orgkfos.org/wp-content/uploads/2013/09/Mbi-10-vjet-Parlamentarizem-ne... · kumentet tjera të cilat krijuan bazën ligjore për krijimin

13

Kuvendi orkestër e dirigjuar nga qeveria

Dispozitat e Kushtetutës së Republikës së Kosovës e për-caktojnë Kosovën si një Republikë demokratike e bazuar në parimin e ndarjes së pushteteve dhe kontrollit e balan-cimit në mes tyre. Qeveria e Republikës së Kosovës është përgjegjëse për zbatimin e ligjeve e politikave shtetërore dhe i nënshtrohet kontrollit parlamentar11. Për më tepër, mandati i kontrollit parlamentar të Kuvendit të Kosovës nukkufizohetvetëmnëmbikëqyrjenepunëssëQever-isë, por ai përfshinë edhe institucionet tjera publike, të cilat në bazë të Kushtetutës dhe ligjeve i raportojnë Kuv-endit të Kosovës.

Kontrolli dhe mbikëqyrja parlamentare ndaj ekzeku-tivit, ushtrohet përmes instrumenteve demokratike të mbikëqyrjes. Kjo më së shpeshti bëhet përmes pyetjeve parlamentare, interpelancave, nëpërmjet shqyrtimit të raporteve të qeverive mbi punën e tyre, duke ngritur komisionetëposaçmepërtëorganizuarvizitanëterrenme qëllim kontrollit në praktikë të masave të caktuara të qeverisë, komisioneve hetimore, mocioneve të votëbes-imit etj.

Praktika e gjertanishme ka dëshmuar se Kuvendi i Ko-sovës nuk ka qenë shumë efektiv në ushtrimin e funk-sionit mbikëqyrës. Gjatë ushtrimit të mandatit të legjis-laturës së parë, roli i zbehtë i kontrollit parlamentar ka ndodhur kryesisht për shkak të mungesës së përvojës

11 Kushtetuta e Republikës së Kosovës, Neni 4, pika dhe 1 dhe 4, gjendet në: http://www.kushtetutakosoves.info/repository/docs/Kushtetuta.e.Republikes.se.Kosoves.pdf

parlamentare, si dhe një koalicioni të gjerë qeverisës. Gjatë mandatit të dytë dhe sidomos pas ndryshimit të udhëheqjes dhe inicimit të reformës institucionale, është rritur shfrytëzimi i mekanizmave të mbikëqyrjes nga opozita dhe është fuqizuar deri diku roli mbikëqyrës i Kuvendit12. Mandati i tretë legjislativ nxori një koalicion qeverisës mjaft të fuqishëm i ndërtuar nga dy partitë më të mëdha politike në vend. Numri i mandateve që kishte ky koalicion në Kuvend, përsëri zbehu fuqinë dhe mekan-izmat e mbikëqyrjes parlamentare ndaj qeverisë nga ana e Kuvendit të Kosovës. Struktura politike e legjislaturës së IV-të, ka ndryshuar në aspektin pozitiv në kuadër të fu-qizimit të rolit mbikëqyrës të qeverisë nga ana e Kuvendit të Kosovës. Dallimi shumë relativ në numrat e deputetëve që janë pjesë e koalicionit qeverisës dhe subjekteve poli-tike opozitare, ka bërë që për herë të parë në historinë e re të parlamentit të Kosovës të kemi një pozitë dhe opoz-itë mjaft të konsoliduar. Kjo ka ndikuar dukshëm në di-namizmin e punës së Kuvendit të Kosovës dhe rritjen e rolit mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës.

Raportet e rregullta të vlerësimit që kanë ardhur nga Komisioni Evropian (KE) për Kosovën, në vazhdimësi kanë ngritur shqetësim mbi raportin e Kuvendit me Qeverinë e Kosovës. Në raportin e këtij institucioni për vitin 2008 në këtë kontekst thuhej se “ Sidoqoftë, ka pak oseaspakndërveprimmesQeverisëdheKuvenditpërveçkur e para i dërgon të dytës legjislacionin13.

12 NEW MANDATE, NEW OPPORTUNITIES Evaluation of the work of the Assembly of Kosovo and recommendations for further devel-opment. Botuar me 2008, f,1613 Raporti i Progresit i Komisionit Evropian 2008, gjendet në:

KUVENDI SI ORGAN MBIKËQYRËS DHE BALANCIMI MES PUSHTETEVE

Page 15: Seria e analizave “Çka shkoi ters”? - kfos.orgkfos.org/wp-content/uploads/2013/09/Mbi-10-vjet-Parlamentarizem-ne... · kumentet tjera të cilat krijuan bazën ligjore për krijimin

14

Vlerësim jo më të mirë i është bërë edhe në raportin e KE-së për vitin 2011, ku konstatohet se mbikëqyrja e degës ekzekutive nga Kuvendi duhet përforcuar. “Për-faqësuesit e Qeverisë nuk ndjekin seancat plenare në baza të rregullta. Gjithashtu kërkesat nga Kuvendi për raporte me shkrim nga qeveria nuk plotësohen në masë të mjaftueshme”14 shkruhej më tej në këtë raport.

Studimi i Fizibilitetit për Kosovën i vitit 2012, ishte edhe më i qartë në adresimin e kësaj problematike. Aty thuhej se “Kuvendi ka nevojë të forcoj funksionin e tij mbikëqyrës të ekzekutivit, nëpërmjet shqyrtimit të përmirësuar të legjislacionit dhe monitorimin e zba-timit të politikave dhe ligjeve15.

Ngaanatjetër,edhepërfaqësuesiiposaçëmiBashkimitEvropian, i cili njëkohësisht ishte edhe shef i zyrës së ICO nëKosovëPieterFeith,gjatëfjalimitparaKomitetitpërPunë të Jashtme të Parlamentit Evropian me 12 shkurt 2009, mes tjerash, kishte kritikuar institucionet e Kos-ovës për përparim jo të duhur, duke thënë se Parlamenti iKosovësnukështësaduhetikyçurnëvendimmarrjedhe se shumë vendime ende merren vetëm në Qeveri, pa ndonjë përfshirje të rëndësishme të Parlamentit16.

http://www.scribd.com/doc/16541221/raporti-i-progresit-200814 Raporti i Progresit i Komisionit Evropian 2011, gjendet në: *http://www.eeas.europa.eu/delegations/kosovo/documents/eu_kosovo/20111018_progress_report_sq.pdf15 Studimin i Fizibilitetit për Kosovën 2012, gjendet në: http://www.meiks.net/repository/docs/Dokumenti_punues_i_Komisionit_Evropian_mbi_SF_per_MSA_mes_BE-se_dhe_Kosoves.pdf16 Zijadin Gashi. 13 shkurt 2009. Kritikat e Feithit (s’) befasojnë

Kontrolli i dobët parlamentar nga njëra anë dhe nga ana tjetër tendencat e fuqishme nga ekzekutivi i vendit për ta shndërruar Kuvendin e Kosovës në legjitimues me çdo kusht të vendimeve të saja, ka bërë që Kuv-endi i Kosovës edhe pas përfundimit të mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë, të mos arrijë të fuqizohet bazuar në kompetencat kushtetuese. Ndikimi i qeverisë në punën e Kuvendit në një situatë normale do të mund tëreflektontepërshkakseqeveriaekambështetjen,ika numrat dhe shumicën parlamentare në Kuvend, por nëKosovëkandodhurdiçkandryshe,sepsekashumërastekuredhepseKuvendikavotuardiçkaqëQeveriaeka vlerësuar si jo të drejtë, pastaj Qeveria ka ndikuar tek deputetët që ata ta ndryshojnë qëndrimin17.

Shembull i tillë ishte në seancën e 7 dhjetorit 2011, në të cilën Kuvendin miratoi mocionin e Lëvizjes “Vetëv-endosje”, lidhur me masat e reciprocitetit me Serbinë18, dhe vetëm një muaj më vonë me 20 janar 2012, me kërkesë të grupit parlamentar të PDK-së, miratohet një kundërmocionpërtënjëjtënçështje. Aporasti tjetërkur deputetët e shumicës parlamentare në seancën e 4 tetorit 201219, bën precedentin e pa njohur për prak-Prishtinën. Botuar në , kohajone. Com me 13 shkurt 2009, gjendet në: http://www.kohajone.com/artikull_print.php?idm=3760917AdriatikKelmendi–intervistëpersonale18 Transkripti nga seanca plenare 07.12.2011, gjendet në: http://www.assembly-kosova.org/common/docs/proc/proc_s_2011_12_07_10_3884_al.pdf 19 KDI - Raporti mujor i monitorimit të punës së Kuvendit të Kosovës - shtator 2012. Gjatë kësaj ishin parashtruan dy kërkesa, një qëprezantohejngashefiigrupitmëtëmadhparlamentarPDKdheqë bënte kërkesë për votim të Rezolutës e që ishte në kundërshtim

Page 16: Seria e analizave “Çka shkoi ters”? - kfos.orgkfos.org/wp-content/uploads/2013/09/Mbi-10-vjet-Parlamentarizem-ne... · kumentet tjera të cilat krijuan bazën ligjore për krijimin

15

tikat parlamentare demokratike, edhe pse në maz-horancë ata lëshuan seancën plenare për ta rrezikuar kuorumin për shkak të votimit eventual të mocionit të partive politike opozitare lidhur me procesin e privatiz-imit në Kosovë. Kjo tregon për papjekurinë politike dhe mungesën e integritetit të deputetëve të cilët lejojnë që tu shkelet liria dhe pavarësia e tyre në punën dhe man-datin e tyre, mandat i cili u garantohet me Kushtetutën e Kosovës20.

Të gjeturat e monitorimit që KDI i bën Kuvendit të Ko-sovës,flasinpërpresiontëvazhdueshëmtëekzekutivitmbi deputetët. Rastet kur deputetët votuan amenda-mentet me porosi siç ndodhi në seancën e 20 prillit2012, kur po votoheshin amendamentet për Projektligjin për Hoqën e Madhe21, apo rastet ku deputetët vetëmpaspesëminutashpasvotimitpendohenseçka

me Rregulloren e punës së Kuvendit, dhe tjera që bënte thirrje për respektim të normave procedurale që artikuloheshin nga kryetari i Kuvendit - Jakup Krasniqi. Mospranimi i kryetarit të Kuvendit, që të shkelet Rregullorja e punës duke vënë në votim propozimin e partive në koalicion, ka nxitur deputetët e PDK-së në përjashtim të deputetit Fatmir Limaj, që ta bojkotojnë seancën, duke i nxjerrë jas-htë deputetët tjerë të partive në pushtet, (pos një deputeti të AKR-së, Muhamet Mustafa) si dhe tërë kabinetin qeveritar.20 Neni 70 pika 1 e Kushtetutës së Republikës së Kosovës “De-putetët e Kuvendit janë përfaqësues të popullit dhe nuk i nënshtro-hen asnjë mandate detyrues”.21 Në këtë seancë plenare gjatë votimit të amendamenteve të Pro-jektligjit për Hoqën e Madhe, deputetët e Kuvendit të Kosovës, para vetes kishin një dokument ku pas secilit amendament të propozuar shkruhej pjesëza pohore “PO” ose mohore “JO”, duke ju rekoman-duar se si duhet të votonin.

kanëvotuardhekërkojnëqëvotaetyretëtërhiqet,siçndodhi në seancën e 10 majit kur u votua rekomandimi për kushtëzimin e vazhdimit të dialogut me Serbinë me zbardhjen e fatit të të pagjeturve, tregojnë se Kuvendi i Kosovës është shndërruar në një institucion pa integ-ritet dhe pa pushtet duke e rrezikuar edhe pozicionin e tij në sistemin politik institucional në Kosovë .

Nga ana tjetër hezitimi i ministrave të kabinetit qever-itar për t’iu përgjigjur pyetjeve parlamentare të de-putetëve, prania e rrallë e tyre në seanca plenare kur trajtohençështjeqëdalinngafushëveprimtariaetyre,mos përgjigja ndaj ftesave të komisioneve parlamentare për të raportuar në mbledhjet e tyre e deri tek injorimi i rekomandimeve apo qëndrimeve që dalin nga institu-cioni më i lartë përfaqësues në vend, janë raste të cilat dëshmojnë qartë për pa mundësi të ushtrimit të kompe-tencave kushtetuese të mbikëqyrjes së ekzekutivit nga ana e legjislativit.

Fatkeqësisht kjo dëshmon që edhe më tutje në jetën parlamentare, mungon një sistem i përhershëm dhe i qëndrueshëm i kontrollit parlamentar, i cili po vjen nga moskuptimi i kontrollit parlamentar si funksion kush-tetues pa marrë parasysh pozicionimin politik në pozitë apo opozitë brenda Kuvendit të Kosovës .

Kontrolli parlamentar përmes pyetjeve parlamentare Pyetjet parlamentare si instrument të kontrollit parla-mentar, në Kuvendin e Kosovës nuk po arrijnë qëllimin

Page 17: Seria e analizave “Çka shkoi ters”? - kfos.orgkfos.org/wp-content/uploads/2013/09/Mbi-10-vjet-Parlamentarizem-ne... · kumentet tjera të cilat krijuan bazën ligjore për krijimin

16

dhe efektin e tyre. Numri jo edhe aq i madh i pyetjeve parlamentare të parashtruara nga deputetët e Kuven-dit të Kosovës, si dhe injorimi i tyre i vazhdueshëm nga kabineti qeveritar, duke i ofruar përgjigje krejtësisht periferike apo edhe duke mos qenë të pranishëm fare në seanca plenare, ka dëshmuar se ky lloj kontrolli nuk ka qenë shembulli i mirë i ushtrimit të kompetencave kushtetuese që kanë institucionet tona përfaqësuese. Shpeshherë pyetjet parlamentare shfrytëzohen nga de-putetët e partive në pushtet, për t’ju mundësuar minis-trave të kabinetit qeveritar që të promovojnë punën e tyreapoplanifikimetqëatakanëpërtëardhmen.Njëkarakteristikë tjetër e pyetjeve parlamentare është që ka edhe një dallim brenda deputetëve të pozitës se cilit ministër i bëjnë pyetje, zakonisht ata i pyesin ministrat nga partnerët e koalicionit, e i kursejnë ministrat nga partia e tyre.

Kontrolli parlamentar përmes interpelancave parlamentare

Procedurat për interpelancë parlamentare janë të rreg-ulluara me Rregulloren e Punës së Kuvendit. Ngjashëm me pyetjet parlamentare, edhe interpelanca si mekan-izëm i mbikëqyrjes së degës ekzekutive është përdorur shumë pak në Kuvendin e Kosovës. Duhet theksuar se gjatë legjislaturës së parë 2001-2004 dhe deri në qer-shor të vitit 2006, në Kuvendin e Kosovës është mbajtur vetëm një interpelancë parlamentare. Në legjislaturën aktuale, është rritur dukshëm numri i interpelancave

parlamentare dhe iniciativave tjera për kontroll parla-mentar ndaj qeverisë. Sidoqoftë, partitë e koalicionit qeverisës në shumicën e rasteve kanë arritur që në fund të debatit, me votat e tyre kundër, të mos miratojnë mo-cionet e ngritura nga parashtruesit ose iniciuesit e in-terpelancave,meçkaedheiakanëhumburrëndësinëekëtij instrumenti demokratik.

Komisionet Hetimore

Në spektrin e gjerë të mekanizmave të cilat Kuvendi i Kosovës i ka në dispozicion për të ushtruar mbikëqyrje ndaj degës ekzekutive apo për t’u informuar në lidhje meçështjetëndryshmemerëndësijanëedhekomisio-nethetimore.Dëshmienjërolijoefikasnëushtriminekontrollit parlamentar, është edhe numri shumë mod-est i komisioneve hetimore të krijuara nga ana e Kuven-dit të Kosovës që nga themelimi i tij.

Përkundër asaj që ligji për hetim parlamentar është miratuar tek në vitin 2010, Kuvendi i Kosovës edhe në të kaluarën ka pasur bazë legale për krijimin e komi-sionevehetimorepërçështjetëveçanta.Kjoishterreg-ulluar me Rregulloren e Punës së Kuvendit të Kosovës e miratuar në vitin 2005. Megjithatë, për më shumë se një dekadë të funksionimit të Kuvendit të Kosovës, ky instrument është shfrytëzuar vetëm në tri raste.

Komisioni i parë hetimor parlamentar, ishte themeluar për t’i hetuar trazirat e marsit 2004. Edhe pse ky komi-

Page 18: Seria e analizave “Çka shkoi ters”? - kfos.orgkfos.org/wp-content/uploads/2013/09/Mbi-10-vjet-Parlamentarizem-ne... · kumentet tjera të cilat krijuan bazën ligjore për krijimin

17

sionzhvilloidisatakimeradhazi,natyraeçështjesnënhetim, situata politike dhe rrethanat e krijuara ndikuan që komisioni të mos arrijë të përfundojë hetimin e rastit dhe përpilimin e një raporti për Kuvendin e Ko-sovës. Rasti i dytë ishte kur Kuvendi i Kosovës themeloi komision hetimor22 në lidhje me gjetjet faktike të Au-ditorit të Përgjithshëm për vitin 2005 që shpalosnin një sërë keqpërdorimesh të rënda financiare nga ud-hëheqja e atëhershme e Kuvendit. Me nivel të mirë të bashkëpunimit në mes të anëtarëve të komisionit që vinin nga partitë opozitare dhe ato në pushtet, komi-sionikaarriturtëpërpilojëraportinfinaliciliudorë-zua në Kuvend bashkë me rekomandimet konkrete për shqyrtim dhe miratim23. Komisioni i fundit i themeluar është komisioni hetimor parlamentar lidhur me fatur-imin e shpenzimit të rrymës elektrike për muajin janar 2013, të themeluar me vendim të Kuvendit të Kosovës me 28.03.2013.

22 Komisioni hetimor, për të gjeturat faktike të auditorit gjeneral në Kuvendin e Kosovës (Raporti i auditorit gjeneral i datës 3 korrik 2006) , është themeluar me vendim të Kuvendit të Kosovës, më 03.11.2006. Komisioni duhej ta hetojë periudhën 1 korrik 2004-31mars 2006.23 Raporti i komisionit hetimor ishte shqyrtuar dhe miratuar në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës ta mbajtur me 22.02.2007

Mbikëqyrja parlamentare nga ana e Komision-eve parlamentare

Një element shumë i rëndësishëm në procesin e mbikëqyrjes së degës ekzekutive janë edhe komisionet parlamentaresiorganekompetentenëçështjetqëkanëtë bëjnë me një dikaster të caktuar qeveritar. Ministrat e Qeverive të Kosovës jo rrallë herë deri më tani, nuk kanë shprehur gatishmërinë për t’ju përgjigjur ftesave të komisioneveparlamentarepërtëraportuarpërçështjetë ndryshme. Pikërisht si pasojë e papërgjegjësisë dhe mosgatishmërisë së ministrave për të raportuar, puna e komisioneve parlamentare shumë shpesh ka hasur në vështirësi dhe puna e tyre nuk ka mundur të kryhet në mënyrën më të mirë.

Mbikëqyrja e pamjaftueshme parlamentare nuk vjen vetëm si rezultat i neglizhencës apo injorimit që minis-trat e kabinetit qeveritar i bëjnë këtyre trupave të rëndë-sishme të Kuvendit, por janë edhe faktorët tjerë që kanë ndikim në këtë kontekst. Shumë nga komisionet parla-mentare janë të stërngarkuara, duke marrë parasysh se disa prej tyre mbulojnë aktivitetet e tri ministrive të ndryshme. Shqyrtimi i një numri të madh të projek-tligjeve që vijnë nga ministritë sponzoruese, organizimi i dëgjimeve publike, monitorimi i zbatimit të ligjeve, vizitat në terren dhe shumë aktivitete të tjera kërkojnë mbështetje të fortë nga ana e personelit dhe koordinim adekuat të aktiviteteve. Situatën e vështirëson edhe më shumë fakti se personeli që mbështet punën e komi-sioneveështëikufizuarnënumërdhekapacitete.Komi-

Page 19: Seria e analizave “Çka shkoi ters”? - kfos.orgkfos.org/wp-content/uploads/2013/09/Mbi-10-vjet-Parlamentarizem-ne... · kumentet tjera të cilat krijuan bazën ligjore për krijimin

18

sionet kanë në dispozicion një ekip të vogël të zyrtarëve të cilët duhet të përkujdesen për organizimin dhe me-naxhimin e të gjitha aktiviteteve të komisionit. Andaj, duke marrë parasysh ngarkesën e madhe të komision-eve dhe mbështetjen e vogël me personel profesional, shkalla dhe kualiteti i mbikëqyrjes së degës ekzekutive nga ana e komisioneve nuk është i kënaqshëm. Ndikim në këtë kontekst po ashtu kanë edhe grupet parlam-entare të cilat nuk po i kushtojnë rëndësi delegimit të deputetëve nëpër komisionet parlamentare bazuar në përgatitjen e tyre profesionale. Delegimi i deputetëve bazuar vetëm në kriterin e përfaqësimit politik, po pen-gon punën e komisioneve parlamentare në ushtrimin e kompetencave të tyre.

Page 20: Seria e analizave “Çka shkoi ters”? - kfos.orgkfos.org/wp-content/uploads/2013/09/Mbi-10-vjet-Parlamentarizem-ne... · kumentet tjera të cilat krijuan bazën ligjore për krijimin

19

Ligje pa debat - sa për sy e faqe;

Nuk ka asnjë dyshim që ligjvënia, është ndër funksionet kryesore që ka Kuvendi i Kosovës. Procedura e nxjerrjes së akteve legjislative fillimisht ishte rregulluarme Ko-rnizën Kushtetuese ku ishin përcaktuar disa procedura të komplikuara të miratimit dhe shpalljes së ligjeve, mirëpo më vonë me hyrjen në fuqi të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe bartjen e kompetencave tek institucionet vendore kjo kompetencë e rëndësishme u qartësua.

Praktika e gjertanishme parlamentare ka dëshmuar se rreth 99% e projektligjeve që vijnë për miratim në Ku-vend, vijnë nga Qeveria e Kosovës. Përkundër që Kush-tetuta dhe ligjet e aplikueshme në Kosovë, të drejtën për nismë legjislative ua njohin edhe Presidentit të Re-publikës nga fushë-veprimtaria e saj/tij, deputetëve të Kuvendit, ose më së paku dhjetëmijë qytetarëve24. Kjo e drejtë kushtetuese për 12 vjet të jetës parlamentare, ësh-të shfrytëzuar vetëm minimalisht (pesë herë) nga komi-sionet parlamentare dhe vetëm një herë nga mbi 10 mijë qytetarë të Kosovës25.

24 Kushtetuta e Republikës së Kosovës, Neni 79, gjendet në: http://www.kushtetutakosoves.info/?cid=1,25525 Nisma qytetare për plotësim ndryshim të Ligjit për Vetëqever-isjen Lokale, ishte ndërmarrë me iniciativën e KDI-se dhe disa organizata joqeveritare. Përkundër që kjo nismë ishte bërë në për-puthje me Kushtetutën e Kosovës, ku ishin mbledh edhe mbi 10 mijë nënshkrime të qytetarëve, Kuvendi i Kosovës (Kryesia) vendosi që këtë nismë mos ta procedojë fare me arsyetimin se ende nuk është nxjerrë ligji i cili përcakton procedurat se si duhet të procedohet një nismë e qytetarëve brenda Kuvendit të Kosovës.

Meqë shumica e projektligjeve vijnë të sponsorizuara nga qeveria e Kosovës, atëherë pjesa më e madhe e përgjegjësisë për përmbajtjen e tyre bie mbi këtë in-stitucion, pa e përjashtuar Kuvendin i cili në fund ven-dos për miratimin apo mos miratimin e tyre. Amenda-mentet e paraqitura nga komisionet parlamentare gjatë periudhës së amendamentimit të projektligjeve, në të shumtën e rasteve bëhen për të sqaruar kuptimësinë e neneve, për të rregulluar teknikën juridike të shkrimit tëligjeve,apoedhezëvendësimittëfjalëvetëcilatjanëjo adekuate në këto projektligje. Në këtë mënyrë, amen-damentimet më shumë i ngjajnë një korrekture gjuhë-sore se sa një ndryshim apo plotësim përmbajtjesor i ligjeve. Pa aftësia e komisioneve parlamentare për të bërë amendamentim më të mirë dhe më profesional të ligjeve është rezultat i dy arsyeve: stafi jo profesionalmbështetës i komisioneve dhe mos profesionalizmi i vetë deputetëve.

Kualiteti i ligjeve të miratuara nga ana e Kuvendit të Kosovës, po ashtu ka qenë objekt i kritikës së shumë akterëve dhe raporteve vendore dhe ndërkombëtare. Pjesa më e madhe e ligjeve, janë ligje të përkthyera nga vendet fqinje, me tendenca për t’ia adaptuar nevojave dherealitetitvendor.Këtëekonfirmonedhenjëringadeputetët e Kuvendit të Kosovës i cili thotë se ligjet janë të mira për sa kohë përkthyesit janë të mirë, sepse ato përkthehen prej Bashkimit Evropian, standardizo-hen, harmonizohen dhe propozohet ndonjë amenda-ment vetëm kur ka ndonjë interes të bizneseve të de-

KUVENDI SI ORGAN LIGJVËNËS

Page 21: Seria e analizave “Çka shkoi ters”? - kfos.orgkfos.org/wp-content/uploads/2013/09/Mbi-10-vjet-Parlamentarizem-ne... · kumentet tjera të cilat krijuan bazën ligjore për krijimin

20

putetëve26. Gjithashtu kualitetit jo të mirë të ligjeve i ka ndihmuar edhe mungesa e elaborimit të nevojës për draftimin dhe miratimin e një ligji të caktuar. Origjina e ligjit është pak si në errësirë. Më shumë është si një çështjerutinore,sesanjënevojëeanalizuarmirë27.

Gjithashtu, mos përfshirja e qytetarëve, shoqërisë civile dhegrupevetjeratëinteresitqyshnëfazatefillestaretëdraftimit të projektligjeve në kuadër të qeverisë, ka de-rivuar në vazhdimësi legjislacion me defekte të mëdha në përmbajtjen e tyre dhe në disa raste dhe të pa imple-mentueshëm në praktikë. Për kualitetin tejet të dobët të ligjeve që po miratohen nga ana e institucioneve të vendit, na tregon edhe fakti se nga 98 projektligjet sa janëplanifikuarpërmiratimnëprograminepunëssëKuvendit për vitin 201328, 65 prej tyre apo mbi 60%, janë proceduar për ndryshim-plotësim të ligjeve ekz-istuese, madje disa nga to janë miratuar jo më larg se në vitin 2011 apo 2012, apo edhe disa herë tanimë të ndryshuara.

Në krahasim me qeverinë e Kosovës, Kuvendi është in-stitucion më i hapur për mundësinë e dhënies së kon-tributit nga ata të cilët preken nga një projektligj i cak-tuar, por fatkeqësisht në shumicën e rasteve edhe pse dera është e hapur, është shumë vonë mundësia për të 26BeratBuzhala–DeputetiKuvendittëKosovësngaPDK.Interv-istë personale27AlbinKurti–DeputetiKuvendittëKosovës,njëherëshedhekrye-tar i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV). Intervistë personale.28 Programi i Punës së Kuvendit për vitin 2013

ndryshuar përmbajtësisht një projektligj të caktuar29.

Procesi i hartimit dhe diskutimit të ligjeve nuk është i mjaftueshëm vetëm përbrenda një komisioni apo vetë deputetëve. Andaj dëgjimet publike janë mekanizëm i Kuvendit që u mundësojnë atyre të marrin informata dhe ekspertizë nga grupet e shoqërisë civile, organi-zatave sektoriale, grupeve të caktuara të interesit apo edhe vetë qytetarët lidhur me projektligjet të cilat janë në hartim. Edhe pse shoqëria civile në vazhdimësi, ka kërkuar nga deputetët e Kuvendit që organizimi i dëgji-meve publike të bëhet për të gjitha projektligjet, pasi që kjo mundëson pjesëmarrjen më të madhe, qoftë të shoqërisë civile, grupeve të interesit, apo edhe të vet qytetarëve, e që nënkupton pjesëmarrje më të gjerë në vendimmarrje, fatkeqësisht kjo po ndodh në raste shumë të rralla. Pos tjerash, dëgjimet publike nuk nënkuptojnë se domosdoshmërisht duhet të mbahen në ndërtesën e Kuvendit apo vetëm për ta plotësuar atë si detyrim të cilin e kanë komisionet, por për to duhet zgjedhuredhevendi imbajtjesvarësishtprej çështjesme të cilën ka të bëj projektligji.

Mungesa e pjesëmarrjes së shoqërisë civile në procesin draftimit të legjislacionit brenda Kuvendit të Kosovës ishte potencuar edhe në raportin e progresit të Komi-sionit Evropian për Kosovën në vitin 2008, ku në mes tjerash thuhej që “deputetët kanë lidhje të dobëta me zonat e tyre zgjedhore dhe ka mungesë të pjesëmarrjes

29 Rinor Beka, NDI, intervistë personale

Page 22: Seria e analizave “Çka shkoi ters”? - kfos.orgkfos.org/wp-content/uploads/2013/09/Mbi-10-vjet-Parlamentarizem-ne... · kumentet tjera të cilat krijuan bazën ligjore për krijimin

21

efektive të shoqërisë civile në procesin legjislativ”30.

Shqetësime të ngjashme ky institucion kishte konstatu-ar edhe në raportin e tij për Kosovën për vitin 2011, i cili në këtë kontekst theksonte se: “Dëgjimet publike mbesin sporadike, derisa shoqëria civile efektivisht nuk është e përfshirë në asnjë debat parlamentar. Nuk ka platformë institucionale që do të mundësonte dialog të rregullt mes kuvendit dhe organizatave të shoqërisë civile”31. Më pas në po të njëjtin raport, kritika adresohen edhe në kapacitetet e Kuvendit në procesin e ligjbërjes dhe harmonizimit me legjislacionin evropian. “Kapaciteti i Kuvendit për monitorim dhe hulumtime mbetet ende i dobët. Procedura legjislative duhet përforcuar për të siguruarnjëekspertizëndër-sektorale.Zyrapër çësh-tje ligjore, standardizim dhe harmonizim ka mungesë personeli, duke dobësuar kështu shqyrtimin e efekt-shëm dhe të hollësishëm të legjislacionit. Kapaciteti i Kuvendit për sigurimin e përputhshmërisë me normat evropiane duhet të avancohet në mënyrë efektive32”, thuhej më tej në këtë raport.

Edhe përkundër vërejtjeve të vazhdueshme që vinin nga Komisioni Evropian, Kuvendi i Kosovës nuk arriti që këto çështje ti adresonte si duhet, dhe të zgjidhte30 Raporti i Progresit i Komisionit Evropian 2008, gjendet në: http://www.scribd.com/doc/16541221/raporti-i-progresit-200831 Raporti i Progresit i Komisionit Evropian 2011, gjendet në:*http://www.eeas.europa.eu/delegations/kosovo/documents/eu_kosovo/20111018_progress_report_sq.pdf32 Raporti i Progresit i Komisionit Evropian 2011, gjendet në: *http://www.eeas.europa.eu/delegations/kosovo/documents/eu_kosovo/20111018_progress_report_sq.pdf

problemin me kapacitetet dhe gatishmërinë e Kuven-dit që të miratojë legjislacion në përputhje të plotë me asquis communitaire. Kjo u adresua dhe në Studimin e Fizibilitetit për Kosovën për vitin 2012, ku kërkohej që kapaciteti legjislativ i Kuvendit duhet të rritet më tej, sidomos Departamenti i Kuvendit për Çështje Ligjore dhe Procedurale. Procedura legjislative duhet të forco-het për të siguruar ekspertizë ndër-sektoriale dhe për-puthshmëri me acquis33.

33Studimin i Fizibilitetit i Komisionit Evropian - për Kosovën 2012.,gjendet në:http://www.meiks.net/repository/docs/Doku-menti_punues_i_Komisionit_Evropian_mbi_SF_per_MSA_mes_BE-se_dhe_Kosoves.pdf

Page 23: Seria e analizave “Çka shkoi ters”? - kfos.orgkfos.org/wp-content/uploads/2013/09/Mbi-10-vjet-Parlamentarizem-ne... · kumentet tjera të cilat krijuan bazën ligjore për krijimin

22

Page 24: Seria e analizave “Çka shkoi ters”? - kfos.orgkfos.org/wp-content/uploads/2013/09/Mbi-10-vjet-Parlamentarizem-ne... · kumentet tjera të cilat krijuan bazën ligjore për krijimin

23

Qytetarët pa zë - deputetët për veten e tyre

Kriteri themelor i një parlamenti demokratik është të jetë përfaqësues i popullit. Para së gjithash kjo do të thotë që parlamenti duhet të mishërojë vullnetin pop-ullor të shprehur nga zgjedhësit në momentin kur ata kanë zgjedhur përfaqësuesit e tyre, bashkë me partitë politike, në emër të të cilave, të zgjedhurit veprojnë. Zgjedhja e drejtpërdrejtë, popullore e një ligjvënësi ësh-të parim fundamental i një demokracie përfaqësuese dhe forcon legjitimitetin e legjislaturës.

Sa është përfaqësues Kuvendi i Kosovës?

Kosova aktualisht në sistemin e saj zgjedhor përdor sis-temin proporcional me lista të hapura, me një zonë të vetme zgjedhore. Qytetarët e Kosovës mund të votojnë një parti politike apo një koalicion të caktuar me mun-dësi të rrumbullakimit të 5 emrave brenda të njëjtës parti politike.

Zgjedhësi në këtë rast nuk zgjedh drejtpërdrejt për-faqësuesin e zonës ku ai banon dhe që do të mbronte interesat apo paraqiste shqetësimet në lidhje me prob-lemet e asaj zone, por ai zgjedh subjektin politik dhe nëse rastësisht ky qytetar jeton në një komunë më të vogël apo ku partitë politike janë më pak politikisht aktive, atëherë komuna e tij mund të mbetet edhe pa përfaqësues. Nga ana tjetër ky sistem ka derivuar edhe

raste të mbi përfaqësimit, ku disa nga komunat edhe pseshumëtëvoglamebanorëdhehapësirëgjeografike,kanë pasur më shumë përfaqësues në krahasim me komunat tjera të cilat janë më mëdha si për nga numri ashtuedhepërngahapësiragjeografike.

Kosova si një zonë e vetme zgjedhore ku deputetët nuk e kanë një adresë të elektoratit të tyre por mund të mar-rin vota anekënd Kosovës, ka penguar një komunikim real dhe të sinqertë në mes të zgjedhësve dhe të zgjed-hurve (elektorat-deputetë)34.

Se mungon komunikimi mes përfaqësuesve të zgjedhur dhe zgjedhësve të tyre, kjo ishte konfirmuar edhe nëRaportin e Progresit të Komisionit Evropian për vitin 2008, ku shprehimisht thuhej se “Anëtarët e Kuvendit kanë lidhje të dobëta me zonat e tyre zgjedhore”35. Po ashtu ky shqetësim ishte adresuar edhe në raportin e Grupit Ndërkombëtar të Krizave (ICG), ku vlerësohej se “Papërgjegjshmëria e deputetëve para elektoratit dëmtohet nga ekzistenca e një liste të vetme të përfaqë-sisëproporcionale,çkadotëthotësenukmundtëketëpërgjegjësi të drejtpërdrejtë para zgjedhësve”36.

34 Zyret e deputetëve - Mundësi për përfaqësim më të mirë të qytetarëve. Botim i KDI-së 2010, gjendet në http://kdi-kosova.org/publications/zyraedeputetevel.pdf35 Raporti i Progresit i Komisionit Evropian 2008, gjendet në: http://www.scribd.com/doc/16541221/raporti-i-progresit-200836 International Crisis Group. Udhëzime për Kosovën (II): Stand-arde të brendshme. Raporti nr. 125 i ICG për Ballkanin. 1 mars 2002.

KUVENDI SI ORGAN PËRFAQËSUES

Page 25: Seria e analizave “Çka shkoi ters”? - kfos.orgkfos.org/wp-content/uploads/2013/09/Mbi-10-vjet-Parlamentarizem-ne... · kumentet tjera të cilat krijuan bazën ligjore për krijimin

24

Në rolin e zbehtë përfaqësues të Kuvendit të Kosovës, vend të rëndësishëm ka edhe vetë kompozimi i këtij institucioni i përcaktuar fillimishtmeKornizënKush-tetuese më pas edhe me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ligjet tjera në fuqi. Kosova sipas dokumen-tit të Presidentit Ahtisari të inkorporuar në Kushtetutën e Kosovës, ka aplikuar masën e diskriminimit pozitiv për pakicat që jetojnë në Kosovë. Edhe pse komunitetet jo shumicë në Kosovë përbëjnë vetëm 5-7% e numrit të përgjithshëm të popullsisë, ata deri më tani pothua-jse në secilën legjislaturë, pavarësisht numrit të votave të fituara kanëmarrë gati 20% apo¼ enumrit tëpërgjithshëm të ulëseve sa ka Kuvendi i Kosovës. Nëse kësaj ja shtojmë edhe faktin se Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme në Kosovë, obligon partitë politike që në listat e kandidatëve së paku tridhjetë (30 %) për qind të jenë femra37,atëherëkjonëpraktikë,garënemirëfill-të mes subjekteve politike e bën vetëm për 60 apo 70 ul-ëse në Kuvendin e Kosovës. Vendet e rezervuara, kuota gjinore, mungesa e demokracisë brenda partive politike si dhe abuzimi me votat e qytetarëve në zgjedhje, janë elemente themelore që e tkurrin rolin përfaqësues dhe paraqesindeficitdemokratikdhestruktural38.

Ky sistem i aplikuar në Kosovë, krahasuar me parlamen-tarizmin rajonal dhe atë evropian ka nxjerrë tipare dal-luese të parlamentarizmit, duke derivuar një demokraci

37 Neni 27 i Ligjit për Zgjedhje të përgjithshme në Republikën e Kosovës, gjendet në: http://kuvendikosoves.org/common/docs/ligjet/2008_03-L073_al.pdf38 Ardian Gjini, Deputet i Kuvendit të Kosovës (AAK), intervistë personale

parazitore, ku deputetët marrin fuqinë politike jashtë rezultatit të zgjedhjeve. Edhe pse kjo është bërë si kom-promis dhe koncesion politik për shkak të rrethanave politike që ka kaluar Kosova, megjithatë kjo ka dëmtuar demokracinë dhe konceptin e parlamentarizmit39.

Gjithashtu ndikim që Kuvendi i Kosovës mos të ketë fuqinë përfaqësuese kanë pasur edhe dy faktorë tjerë të rëndësishëm: diktati i madh i shefave të partive në kombinimet që bëhen në listat e partisë, që nga fazat e përgatitjes së listave në garën për deputetë40, dhe e dyta manipulimi i votave i shprehur në zgjedhjet e fun-dit parlamentare, që le të kuptohet se një numër i de-putetëve janë aty pa të drejtë, dhe mbi votat e abuzuara të elektoratit. Po të krahasohej përbërja e legjislaturës së fundit të Kuvendit me legjislaturat e mëparshme, mund të konstatojmë se kemi një rënie të cilësisë edhe në aspektin e ngritjes politike, rritjes intelektuale, po ndoshta edhe në aspektin e ngritjes profesionale41. Ky është edhe një element shtesë që i bënë ata t’i ikin llog-aridhënies për përgjegjësinë që e kanë ndaj elektoratit dhe qytetarëve në përgjithësi.

39ArsimBajramin–DeputetiKuvendittëKosovës(PDK),Intervistëpersonale 40 Jakup Krasniqi- Kryetar i Kuvendit të Kosovës, Intervistë person-ale41 Jakup Krasniqi- Kryetar i Kuvendit të Kosovës, Intervistë person-ale

Page 26: Seria e analizave “Çka shkoi ters”? - kfos.orgkfos.org/wp-content/uploads/2013/09/Mbi-10-vjet-Parlamentarizem-ne... · kumentet tjera të cilat krijuan bazën ligjore për krijimin

25

Mundësi për mëditje shtesë

Si mekanizma qenësorë në kuadër të parlamenteve, komisionet parlamentare, kryejnë funksione shumë të rëndësishme në procesin legjislativ, në kontrollin e pushtetit ekzekutiv si dhe në transparencën e qeverisjes dhe të proceseve tjera politike. Sikurse edhe mekaniz-mat tjerë brenda Kuvendit, edhe komisionet parlamen-tarebazënlegaletëthemelimitdhefunksionimit,fillim-isht e kishin të rregulluar me Kornizën Kushtetuese dhe Rregulloren e Kuvendit, më pas dhe me aktin më të lartë juridik dhe politik të vendit Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Kuvendi i Kosovës në legjislaturën e IV-të, sipas propozimit të kryesisë mori vendim për zvogëlim-in e numrit të komisioneve parlamentare nga 16 (gjas-htëmbëdhjetë) sa ishin më parë në 13 (trembëdhjetë). Nga këto komisione, 4 (katër) janë të përhershme, dhe 9 (nëntë) komisione funksionale.

Dinamika e punës së këtyre komisioneve, varet nga fusha të cilën e mbulojnë ato. Është evident fakti se komisionet parlamentare në Kuvendin e Kosovës janë të mbingarkuara, duke marrë parasysh se disa prej tyre mbulojnë aktivitetet e tri dikastereve të ndryshme qe-veritare. Nga ana tjetër agjendat e ngjeshura legjislative kanë ndikuar që komisionet parlamentare funksionet tjera t’i neglizhojnë deri në mos ushtrimin e tyre apo dukeimprovizuarmeqëllimtëjustifikimitpërmosre-alizimin e mandatit të ligjor dhe kushtetues. Trajtimi i të gjitha projektligjeve që vijnë nga ministritë spon-zoruese, organizimi i dëgjimeve publike, monitorimi i

zbatimit të ligjeve, vizitat në terren dhe shumë aktiv-itete të tjera kërkojnë mbështetje të fortë nga ana e per-sonelit dhe koordinim adekuat të aktiviteteve. Një ekip të vogël prej dy-tre zyrtarëve që komisionet parlamen-tare i kanë në dispozicion për asistencë në organizimin dhe menaxhimin e të gjitha aktiviteteve të komisionit, nuk ka garantuar implementim të mandatit që kanë këto trupa shumë të rëndësishëm të Kuvendit të Kos-ovës.

Roli i komisioneve në mbikëqyrjen e degës ekzekutive nuk përfundon në momentin e miratimit të ligjit, por vazhdon gjatë tërë mandatit të komisionit në forma të tjera. Komisionet parlamentare duhet të sigurohen që ligjet e miratuara nga parlamenti janë duke u zbatuar si duhet dhe se ministritë apo departamentet që mbulon komisioni mbahen përgjegjëse duke raportuar rreth ak-tiviteteve dhe progresit të arritur. Kuvendi i Kosovës, deri më tani ka aprovuar në të dy leximet 497 projektligje. Një numër i konsiderueshëm i tyre, janë miratuar si ligje të cilat për herë të parë kanë normuar rregulla të caktuara shoqërore, kurse pjesa tjetër ka zëvendësuar rregulloret dhe aktet tjera admin-istrative të miratuara nga Administrata e UNMIK-ut, në Kosovë. Megjithatë përkundër që struktura legjislative në Kosovë, gjithnjë emë tepër po kompletohet, sfidëjashtëzakonisht e madhe po paraqitet implementimi në praktikë i këtij legjislacionit të aprovuar. Institucionet ekzekutive në nivel qendror dhe atë lokal, akoma nuk po dëshmojnë gatishmëri të plotë, për të implementu-

KOMISIONET PARLAMENTARE DHE FUNKSIONIMI I TYRE

Page 27: Seria e analizave “Çka shkoi ters”? - kfos.orgkfos.org/wp-content/uploads/2013/09/Mbi-10-vjet-Parlamentarizem-ne... · kumentet tjera të cilat krijuan bazën ligjore për krijimin

26

ar të gjitha dispozitat ligjore, që dalin nga legjislacioni i aprovuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës. Kjo shpeshherë po vjen si rezultat i mungesës së vullnetit dhe përkushtimit të bartësve të institucioneve të cak-tuara për t’i implementuar, por jo rrallë herë edhe nga mungesa e kapaciteteve profesionale për interpretim dhezbatimtëçdodispoziteligjore.

Në mungesë të një strategjie gjithëpërfshirëse për sun-dimin e ligjit, por dhe vullnetit politik, të gjitha institu-cionet e Republikës së Kosovës përfshirë edhe Kuven-din e Kosovës, në vazhdimësi po dëshmojnë se e kanë injoruar procesin e zbatimit në praktikë të ligjeve të miratuara. Ideja e nxjerrjes së një numri sa më të madh të ligjeve pa u preokupuar mbi fazat e implementimit të tyre, gjithnjë e më tepër po kuptohet si një qasje e gabuar dhe që sjell probleme shumë të mëdha në fuqiz-imin e sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës42.

Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2008, kishte konstatuar se “Kuvendi ka mungesë të ka-pacitetit për të siguruar mbikëqyrje efektive të imple-mentimit të ligjeve”43 . E njëjta gjë pothuajse u përsërit edhe në raportet për vitet 2009 dhe 2010 dhe 201144 ,

42 Roli i Kuvendit në procesin e monitorimit të zbatimit të ligjeve- Botim i KDI-së, gjendet në: http://kdi-kosova.org/publications 43 Raporti i Progresit i Komisionit Evropian 2008 , gjendet në: http://www.scribd.com/doc/16541221/raporti-i-progresit-200844 Raporti i Progresit i Komisionit Evropian 2011, gjendet në: *http://www.eeas.europa.eu/delegations/kosovo/documents/eu_kosovo/20111018_progress_report_sq.pdf

Page 28: Seria e analizave “Çka shkoi ters”? - kfos.orgkfos.org/wp-content/uploads/2013/09/Mbi-10-vjet-Parlamentarizem-ne... · kumentet tjera të cilat krijuan bazën ligjore për krijimin

27

portanimëdukekonstatuarsfidate implementimittëligjeve në shumë nga sektorët qendror të shtetit si në: administratën e shtetit, në luftën kundër korrupsionit e deri tek mos zbatimi i legjislacionit që prekin liritë dhe të drejtat e njeriut.

Gjithashtu vështirësi për komisionet parlamentare në procesin e monitorimit të zbatimit të ligjeve paraqet mos bashkëpunimin mbi baza të rregullta me ministritë e linjës që bien nën fushë veprimtarinë e tyre. Deri më tani nuk ka ekzistuar praktika e dorëzimit të akteve nën-ligjore të ekzekutivit në departamentin ligjor të Ku-vendit të Kosovës. Për të pasur nën kontroll këtë dukuri, Kuvendi i Kosovës duhet që të obligoj ekzekutivin që përçdoaktnën-ligjortënxjerrë,tëinformojKuvendineposaçërishtkomisionetfunksionale.Nëmënyrëqëtëfuqizohet sundimi i ligjitdhemonitorimiefikas i zba-timit të tij, është e nevojshme vendosja e kontakteve të rregullta dhe të shpeshta në mes zyrave ligjore të min-istrive, zyrës ligjore të kryeministrit dhe departamentit ligjor të Kuvendit të Kosovës45.

Puna jo edhe aq e mirë e komisioneve parlamentare, gjithashtu po vie edhe si rezultat se këto trupa po vazh-dojnë të jenë viktimë e agjendave partiake. Janë të njo-hura shumë raste kur një komision parlamentar është udhëhequr nga një parti opozitare, atëherë ka sjell më shumë ministra për raportim pranë këtij komisioni. Shpeshherë kjo ka dëshmuar se kemi të bëjmë me ori-

45 Rinor Beka NDI, intervistë personale

entim partiak të komisioneve, duke pamundësuar që në kuptimin tipik të kryejnë mandatin dhe funksionin e një komisioni funksional46.

GjithashtunëmosefikasitetinepunëssëKomisioneveparlamentare ka ndikuar edhe numri i madh i komision-eve parlamentare që funksionojnë në kuadër të Kuven-dit, si dhe numri i vogël i anëtarëve që ka një komision parlamentar. Në legjislaturat e kaluara ishin 16 komi-sione parlamentare kurse në legjislaturën e fundit kjo u reduktua në 13, por pa pasur ndonjë ndikim në rritjen eefikasitetittëpunëssëtyre.Shpërndarjeedeputetëvenë disa komisione dhe numri i anëtarëve të secilit komi-sion pothuajse nuk e kalon numrin11, e që i bie që një komision parlamentar mund të shqyrtojë projektligje dhe të marrë vendime edhe me vetëm 6 anëtarë të pran-ishëm47. Shqyrtimi dhe marrja e vendimeve me vetëm 6 anëtarë, dëshmon për kualitetin e ligjeve dhe vendi-meve që dalin nga këto trupa shumë të rëndësishme të Kuvendit. Kuvendi i Kosovës duhet të shikoj praktika dhe forma të zvogëlimit të numrit të komisioneve, e nga ana tjetër të rrit numrin e anëtarëve brenda një komi-sioni, e që pragu mund të jetë me më së paku 20 anë-tarë për secilin komision. Kjo do të ndikonte në rritjen e cilësisë së debatit dhe kualitetin e projektligjeve dhe akteve tjera që rekomandohen për miratim nga komi-sionet parlamentare. 46AvniZogiani–DrejtorEkzekutiviOrganizatës“Çohu”–Intervistëpersonale47IsmetKrasniqi–SekretariKuvendittëKosovës,Intervistëpersonale

Page 29: Seria e analizave “Çka shkoi ters”? - kfos.orgkfos.org/wp-content/uploads/2013/09/Mbi-10-vjet-Parlamentarizem-ne... · kumentet tjera të cilat krijuan bazën ligjore për krijimin

28

Page 30: Seria e analizave “Çka shkoi ters”? - kfos.orgkfos.org/wp-content/uploads/2013/09/Mbi-10-vjet-Parlamentarizem-ne... · kumentet tjera të cilat krijuan bazën ligjore për krijimin

29

Flirtet opozitë-pozitë dhe opozita nga rruga

Grupet parlamentare përbëjnë shprehjen e organizuar të partive dhe formacioneve politike brenda parlamen-teve. Rregulloret e parlamenteve përcaktojnë rregulla të formimit dhe të organizimit autonom të tyre, përkun-drejt ekzistencës dhe regjimit juridik të partive politike. Grupet partiake parlamentare janë një mjet kryesor për shndërrimin e politikave partiake politike dhe premti-meve të fushatës në realitet legjislativ48.

Si rezultat i rrethanave politike dhe shpeshherë inter-esave afatshkurtra të subjekteve politike, si dhe nga mungesa e demokracisë së brendshme partiake, ka bërë që roli i grupeve parlamentare në 12 vjet të jetës plurale në Kosovë, të mos mund të krijoj themele të fuqishme në ndërtimin e një institucioni të lartë për-faqësues, ligjvënës dhe mbikëqyrës. Koalicionet e pa natyrshme mes partive politike, mungesa e kulturës së debatit parlamentar, mungesa e instalimit të kulturës së opozitarizmit dhe respektimit të mendimit ndryshe, mos gatishmëria e ofrimit të alternativave për zgjidhjen e problemeve, trajtimi i çështjeve për konsum politikditor, janë disa nga elementet që i kanë karakterizuar rolin e grupeve parlamentare në zhvillimin e parlam-entarizmit në Kosovë.

48 Drejt Zhvillimit të Standardeve Ndërkombëtare Për Legjislaturat Demokratike–NDI2007

Në mungesë të shumicës parlamentare për zgjedhjen e presidentit të Kosovës dhe Qeverisë së Kosovës, pas zgjedhjeve parlamentare në vitin 2001, për dy muaj pothuajse u provokua një krizë parlamentare, e cila u evitua pas marrëveshjes së liderëve të subjekteve politike kryesore, për ndërtimin e një koalicioni të gjerë. Koalicioni i gjerë siguroi një sistem të gjerë të bashkëqeverisjes duke ndarë postet ministrore dhe duke siguruar një konsensus të gjerë politik. Kjo kishte një ndikim jo shumë pozitiv në vendosjen e bazave të ndërtimit të institucioneve mbi parimin e ndarjes së pushteteve dhe kontrollit mes tyre. Koalicioni i gjerë ndikoj që në Kuvendin e Kosovës të mos ketë grupe të fuqishme parlamentare që do të bënin opozitë, dhe kjo bëri që ky institucion të shndërrohet vetëm në institu-cion ligjvënës, duke përjashtuar funksionin e kontrollit politik të qeverisë.

Zgjedhjet e dyta parlamentare, rezultuan me ndërtimin e një koalicioni, që në fakt krijoi kushte dhe mundësi për funksionimin e opozitës parlamentare. Gjatë këtij mandati debati dhe shfrytëzimi i instrumenteve të kon-trollitparlamentar filluantëzënëvendnëKuvendineKosovës. Mbetja në opozitë e Partisë Demokratike të Kosovës ishte e shëndetshme për kultivimin e frymës opozitare, edhe pse bisedimet e Vjenës për zgjidhjen e statusitfinaltëKosovës,nënjëmasëepengoninzhvil-limin e parlamentarizmit49. Grupi i unitetit i themelu-

49 Jakup Krasniqi- Kryetar i Kuvendit të Kosovës, Intervistë person-ale

ROLI I GRUPEVE PARLAMENTARE NË KUVENDIN E KOSOVËS

Page 31: Seria e analizave “Çka shkoi ters”? - kfos.orgkfos.org/wp-content/uploads/2013/09/Mbi-10-vjet-Parlamentarizem-ne... · kumentet tjera të cilat krijuan bazën ligjore për krijimin

30

ar për udhëheqjen e këtyre bisedimeve, i përbërë nga liderët e subjekteve politike në pozitë dhe opozitë, e margjinalizoj rolin e Kuvendit jo vetëm në këtë proces, duke e zbehur edhe fuqinë dhe rëndësinë e grupeve parlamentare brenda tij.

Pas zgjedhjeve të treta parlamentare, për shkak të pro-ceseve politike që po kalonte Kosova në atë kohë, me thekstëveçantëofrimiifundittëprocesitpërzgjidhjenpërfundimtare të statusit politik të Kosovës, përkundër rivalitetit të fuqishëm partitë më të mëdha në vend, u pajtuan që ta ndërtojnë një koalicion qeverisës aspak të natyrshëm. Numrat që kishte ky koalicion në Kuven-din e Kosovës, pothuajse e pamundësoi veprimin dhe efektin e veprimit opozitar të grupeve parlamentare që ishin jashtë koalicionit qeverisës.

Legjislatura e katërt, nxori një koalicion qeverisës mes PDK-së dhe Koalicionit për Kosovën e Re si dhe subjek-tet politike nga radhët e komuniteteve jo shumicë në Kosovë. Ndërkohë që krahun opozitar mbetën LDK, VV dhe AAK. Struktura e ndërtimit të koalicionit dhe dal-limi relativ në numra mes pozitës dhe opozitës bën që për herë të parë në historinë e parlamentarizmit në Ko-sovë, që për nga numrat e ulëseve në Kuvend të kemi një pozitë dhe opozitë mjaft të fuqishme.

Megjithatë, përkundër numrave, grupet parlamentare të subjekteve politike opozitare u ballafaquan me një hendikep serioz para se gjithash për shkak të heter-ogjenitetit të partive në sensin e programeve dhe in-

teresave që kanë. Ata në përjashtim të ndonjë rasti të caktuar, asnjëherë nuk arritën ta krijojnë një bllok të fuqishëm opozitar. LDK si një subjekt i cili për një kohë të gjatë ka qenë në qeverisje të vendit, nuk po arrin të adaptohet si subjekt opozitar. Lëvizja Vetëvendosje e cila ka një agjendë që e ka distancuar atë tërësisht nga mundësia për të motivuar një bllok opozitar për shkak të qëndrimeve politike që janë të njohura, e që konsisto-jnë në kontestimin e dokumenteve bazë për rregullimin e Kosovës, gjë të cilën natyrisht nuk mund ta përqafo-jnë dy partitë tjera LDK dhe AAK, për shkak se ato kanë qenë pjesëmarrëse në sjelljen e këtyre dokumenteve, siçështëDokumentiiAhtisarit.Dhe,ngaanatjetërkeminjë AAK e cila në vazhdimësi ka krijuar pritshmëri se do të futet në kombinime në qeveri 50. Kjo në masë të mad-he ka ndikuar që të kemi një opozitë të fragmentarizuar dhe të hendikepuar dhe gati të pafuqishme për të marrë iniciativa të rëndësishme deri në thirrje në votëbesim qeverinë e Kosovës .

Gjatë këtyre viteve të funksionimit të grupeve parlam-entare, ka pasur raste kur brenda një grupi parlamentar të një partie më të madhe janë përfshirë edhe deputet të partive më të vogla të cilat nuk kanë pasur numrin e mjaftueshëm që të formojnë grup parlamentar. Megjith-atënjëveçoriqëekakarakterizuarlegjislaturëneIII-tëe që nuk ka qenë praktikë në asnjërën nga legjislaturat e tjera, ishte se diku rreth 11 deputetë të forcave të ndry-shme politike kanë ndërruar petkun e tyre partiak apo

50AvniZogiani–DrejtorEkzekutiviOrganizatës“Çohu”–Intervistëpersonale

Page 32: Seria e analizave “Çka shkoi ters”? - kfos.orgkfos.org/wp-content/uploads/2013/09/Mbi-10-vjet-Parlamentarizem-ne... · kumentet tjera të cilat krijuan bazën ligjore për krijimin

31

kanë ndërruar grupet parlamentare. Disa nga ta kanë zgjedhur që të kthehen tek partitë nga ishin larguar më herët, disa kanë vendosur që ta ndërrojnë përkatësinë partiake me një parti tjetër, ndërsa disa të tjerë kanë vendosur që mandatin e deputetit në vazhdim ta ush-trojnë si deputetë të pavarur51.

Në mos fuqizimin e rolit të grupeve parlamentare ka ndikuar edhe mungesa e asistencës së mjaftueshme profesionale në ofrimin e këshillave për deputetët që e përfaqësojnë grupin e tyre në komisionet parlamen-tare. Shumë nga deputetët punën e parë profesionale e ka si deputetë i Kuvendit të Kosovës, dhe atë e gjen të ulur në një komision parlamentar pa asnjë lloj mbësh-tetje profesionale. Gjithashtu, problem paraqet mënyra e funksionimit të grupeve parlamentare. Ato zakonisht takimet imbajnë vetëm pesë apo 10minuta para fil-limit të seancave plenare, ku merren instruksionet se si duhet votuar. Aty mungon debati i brendshëm, mungon ekspertiza e brendshme 52.

Mbi një dekadë të jetës politike dhe plurale në Kosovë, në legjislaturën e IV-të, është sjellë edhe një element i ri i formës së aktivizmit dhe reagimit opozitar të sub-jekteve parlamentare, përmes organizimit të protestave dhe demonstratave. Këtë formë të reagimit e ka sjellë Lëvizja Vetëvendosje, Lëvizje e cila që nga themelimi i saj, protestat dhe demonstratat i sheh si formë e rëndë-51 Fletënotimi janar-korrik 2010- Publikim i KDI-së, f.15,gjendet në: http://kdi-kosova.org/publications/Parlamenti2010_Final.pdf52RinorBeka–NDI,Intervistëpersonale

sishme e reagimit për të kundërshtuar formën e qever-isjes në vend. Nga ana tjetër subjektet dhe grupet tjera parlamentare kanë zgjedhur vetëm mekanizmat brenda institucional për të shprehur qëndrimet dhe reagimet ndaj vendimeve dhe formës së qeverisjes.

Page 33: Seria e analizave “Çka shkoi ters”? - kfos.orgkfos.org/wp-content/uploads/2013/09/Mbi-10-vjet-Parlamentarizem-ne... · kumentet tjera të cilat krijuan bazën ligjore për krijimin

32

Page 34: Seria e analizave “Çka shkoi ters”? - kfos.orgkfos.org/wp-content/uploads/2013/09/Mbi-10-vjet-Parlamentarizem-ne... · kumentet tjera të cilat krijuan bazën ligjore për krijimin

33

Roli i Kryesisë dhe Kryetarëve të Kuvendit në proceset vendimmarrëse brenda këtij institucioni

Kryesia e Kuvendit të Kosovës është organ ndihmës i punës së Kuvendit të Kosovës i cili përcakton agjendën e seancave plenare të Kuvendit të Kosovës. Kryesia e Kuv-enditështënjëkompozimpolitikdheetnikqëreflektonkompozimin e Kuvendit, përmes diskriminimit pozitiv për pakicat53.

Kryesia e Kuvendit luan rol të rëndësishëm në përcak-timin e agjendës së seancave plenare me qëllim që pa-kënaqësitë eventuale të ndonjë subjekti politik të har-monizohenpara se të filloj seancaplenare. Edhe vetëekzistenca e këtij organi kolegjial mund të shihet si e tillë–harmonizues iqëndrimevetëpartivetëcilatnërealitet kanë dallime në qëndrime. Andaj, amendamen-timi shumë i lehtë i Kornizës Kushtetuese është bërë meqëllimqëçdozëopozitartëpërfaqësohetnëKryes-inëeKuvendittëKosovës.Vetëmkjomundtëjustifikojamendamentimin e Kornizës Kushtetuese, e cila ndodhi dyherëpërtënjëjtënçështje.

Kryesia e Kuvendit edhe pse si një institucion ndihmës i punës së Kuvendit, gjithnjë është parë me shumë rëndë-si nga subjektet politike, madje duke shkaktuar edhe probleme mes subjekteve politike parlamentare.

53ArbenGashi–DeputetiKuvendittë Kosovës nga LDK. Intervistë personale

Në seancën e parë konstituive të Kuvendit të Kosovës më 10 dhjetor 2001, Kuvendi kishte arritur t’i zgjedhë vetëm pesë anëtarët e kryesisë54, kurse PDK kishte emëruar dy anëtarët nga radhët e saj, tek pas tre mua-jve, në seancën e 4 marsit 200255. Pas kërkesës së AAK-së që edhe ajo të përfaqësohet në këtë institucion, si partia e katërt në vend, bëri që të amendamentohet Ko-rniza Kushtetuese, duke e rrit numrin nga shtatë në tetë anëtarë në Kryesinë e Kuvendit të Kosovës.

Në legjislaturën e dytë, e cila seancën inauguruese e mbajti me 3 dhjetor 200456, u zgjodhën shtatë anëtarët e kryesisë, kurse partitë që përfaqësonin komunitetin serb nuk kishin emëruar ndonjë deputet nga radhët e saj për ta përfaqësuar në Kryesinë e Kuvendit.

Në seancën e 9 janarit 2008, legjislatura e tretë zgjodhi kryesinë me përbërje të re. Grupi parlamentar i AAK-së, duke u nisur nga fakti se nga zgjedhjet doli e pesta për nga madhësia, ashtu sikur në mandatin e parë, kërkoj që Korniza Kushtetuese të amendamentohej dhe numri i anëtarëve të Kryesisë të rritej nga tetë në nëntë anëtarë dhe t’i lejohej subjektit të pestë politik për nga madhë-sia e përfaqësimit në parlament që të ketë të drejtën e përfaqësimit edhe në Kryesinë e Kuvendit. Një kërkesë

54 Dy nga LDK, dy nga partia serbe “Kthimi”, dhe një nga komunite-tet tjera55Procesverbaliiseancësplenare–4mars2002,gjendetnë:http://www.kuvendikosoves.org/56Procesverbaliiseancësplenare–3dhjetor2004,gjendetnë:http://www.kuvendikosoves.org/

TRUPAT DREJTUESE TË KUVENDIT

Page 35: Seria e analizave “Çka shkoi ters”? - kfos.orgkfos.org/wp-content/uploads/2013/09/Mbi-10-vjet-Parlamentarizem-ne... · kumentet tjera të cilat krijuan bazën ligjore për krijimin

34

e tillë u pranua nga partitë tjera politike dhe nga PSSP-ja e atëhershme Joachim Ryker, dhe Kryesia e Kuvendit të Kosovës u plotësua edhe me anëtarin nga radhët e AAK-së.

Problemet me zgjedhjen e Kryesisë së Kuvendit, u ndalën tek pas shpalljes së pavarësisë dhe hyrjes në fuqi të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Ky dokument kishte dizajnuar një përbërje të re të kryesisë së Kuv-endit me gjithsejtë gjashtë anëtarë, kryetari dhe pesë nënkryetarë. Përbërja dhe zgjedhja ishte përcaktuar sipas këtij parimi: Kryetari i Kuvendit propozohet nga grupi më i madh parlamentar; tre nënkryetarët të pro-pozuar nga tri grupet më të mëdha parlamentare; dhe dy nënkryetar përfaqësojnë komunitetet që nuk janë shumicë, një nga komuniteti serb dhe një nga komunite-tet tjera57. Zgjedhja e tyre bëhet me shumicën e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit.

Zgjedhja dhe shkarkimi i kryetarëve të Kuvendit

Legjislaturat e Kuvendit të Kosovës nuk u ballafaquan vetëm me problemin e përbërjes së kryesisë së saj, por jo rrallë herë “mollë sherri” ishte edhe vetë pozita e kryetarit të Kuvendit, i cili pothuajse në të gjitha legjis-laturat ishte pjesë e pazareve politike mes partnerëve të koalicionit qeverisës. Kuvendi i Kosovës deri më tani ka ndërruar tre kryetarë. Kryetar i parë i Kuvendit të

57Kushtetuta e Republikës së Kosovës, neni 67, gjendet në: http://www.kushtetutakosoves.info/?cid=1,255

Kosovës ishte zgjedhur Nexhat Daci nga LDK në dhjetor 2001, për t’u rizgjedhur përsëri për mandat të dytë në dhjetor 2004. Udhëheqja e z.Daci ishte kritikuar për mos respektim të procedurave demokratike. Shkeljet procedurale që ishin bërë gjatë udhëheqjes së tij janë evidentuar edhe në raportet e rregullta periodike që bëheshin asokohe nga organizatat monitoruese dhe mbështetëse vendore dhe ndërkombëtare.

Më 10 mars 2006, pas presioneve nga zyrat ndërkom-bëtare në Kosovës, z.Daci u zëvendësua nga z.Kolë Berisha, po ashtu nga radhët e LDK. Gjatë mandatit të z.Berisha, Kuvendi i Kosovës ndërmori disa ndryshime në Rregulloren e punës si dhe iu hap rruga debatit par-lamentar. Edhe pse kryetari Berisha ishte e kundërta e kryetarit Daci, ai gjatë mandatit të tij disa herë dështoi që të kanalizonte debatin sipas agjendës së seancës par-lamentare. Pas zgjedhjeve të treta parlamentare, krye-tar i ri i Kuvendit zgjidhet z.Jakup Krasniqi nga radhët e PDK-së. Që në muajin e parë të kryesimit të seancës nga z.Krasniqi, Kuvendi i Kosovës u përball me zhvil-lime të mëdha politike, si miratimi i ligjeve nga “Pakoja e Ahtisarit”, shpallja e Deklaratës së Pavarësisë, aplikimi i simboleve të reja shtetërore, etj. Z. Krasniqi u rizgjodh kryetar i Kuvendit edhe në legjislaturën katërt e cila u konstituua në shkurt 2011. Gjatë udhëheqjes së Kuv-endit, z Krasniqi dëshmoi gatishmëri në respektimin e rregullave që ka përcaktuar rregullorja e Kuvendit dhe mundësia për debat parlamentar u etablua në këtë in-stitucion. Mirëpo, edhe pse z. Krasniqi vinte nga rad-

Page 36: Seria e analizave “Çka shkoi ters”? - kfos.orgkfos.org/wp-content/uploads/2013/09/Mbi-10-vjet-Parlamentarizem-ne... · kumentet tjera të cilat krijuan bazën ligjore për krijimin

35

hët e PDK-së (partia më e madhe politike në Kuvend), divergjencat dhe qasja kritike e tij karshi politikave tëqeverisëfilluantëparaqitenqyshnëditëteparatëlegjislaturës së katërt për tu shtuar edhe më shumë gjatë vitit 2012. Mos gatishmëria e partisë së tij (PDK) që z. Krasniqi ta kandidojë për postin e presidentit të vendit, post të cilin e preferonte shumë z. Krasniqi, si duket qe hapi i parë drejt acarimit të raporteve mes tij dhe lidershipit të partisë së tij dhe grupit parlamentar të PDK-së. Kjo u vërejt edhe disa herë gjatë zhvillimeve tëseancaveplenare,kukishtekonflikteverbalemestijdheshefit tëgrupitparlamentar,ngavinteedhevetz.Krasniqi.

Kritika në adresë së kryesisë së Kuvendit për punën dhe qasjen e saj, ka pasur në të gjitha legjislaturat si nga or-ganizatat vendore po ashtu edhe ato ndërkombëtare. Mbyllja për publikun e mbledhjeve të kryesisë, ambiciet për lidership, keqkuptimi i rolit të këtij trupi drejtues të Kuvendit nga vetë anëtarët e kryesisë, ka bërë që Kryesia e Kuvendit që nga legjislatura e parë të jetë or-gani me burokratik brenda Kuvendit të Kosovës58.

Faktorizimi i postit të kryetarit të Kuvendit ka ardhur si pasojë e konceptimit të gabueshëm të rolit të kryetarit të Kuvendit nga ata që kanë ushtruar dhe po e ushtrojnë këtë funksion. Kjo ka bërë që në Kosovë të ketë një garë për lidership me kryetarin e shtetit dhe kryeministrin59. 58 Agron Halitaj, gazetar. Intervistë personale59 Arsim Bajrami, deputet i Kuvendit të Kosovës nga Partia Demokratike e Kosovës. Intervistë personale.

Ky faktorizim po ashtu ka ardhur edhe nga ambiciet personale, egoiste dhe egocentrike të atyre që e kanë udhëhequr këtë institucion që nga legjislatura e parë60. Kjo ka ndikuar që roli i kryesisë dhe i kryetarit të Kuv-endit shpeshherë të devijoj nga mandati administrativ që ka.

60 Eqerem Kryeziu, deputet i Kuvendit të Kosovës nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Intervistë personale

Page 37: Seria e analizave “Çka shkoi ters”? - kfos.orgkfos.org/wp-content/uploads/2013/09/Mbi-10-vjet-Parlamentarizem-ne... · kumentet tjera të cilat krijuan bazën ligjore për krijimin

36

Page 38: Seria e analizave “Çka shkoi ters”? - kfos.orgkfos.org/wp-content/uploads/2013/09/Mbi-10-vjet-Parlamentarizem-ne... · kumentet tjera të cilat krijuan bazën ligjore për krijimin

37

Qytetarët pak shohin çka po zihet

Kuvendi i Kosovës ka bërë përparime në aspekt të transparencëssëkëtij institucioni,megjithatë,sfida tëmëdha mbesin akoma përpara. Fillimi i publikimit të votaveelektronike,qëkafilluar3vjetmëparë,kaqenënjë ndër të arriturat më të mëdha në aspekt të transpar-encës. Publikimi i transkripteve dhe procesverbaleve të seancave plenare si dhe pjesëmarrja e organizatave të caktuara në monitorimin e seancave apo mbledhjet e komisioneve të Kuvendit kanë qenë probleme të cilat ka kohë që janë evidentuar. Madje, kohëve të fundit, edhe pse akoma në fazë fillestare, Kuvendi i Kosovësdërgon paraprakisht email informues për mbledhjet e komisioneve parlamentare tek të gjitha organizatat dhe individët që paraprakisht abonohen për të pasur një in-formatë të tillë. Publikimi i projektligjeve gjatë fazës së shqyrtimit në Kuvend ka qenë një e arritur tjetër e Kuv-endit të Kosovës, por që në praktikë ka hasur vështirësi të shumta pasi që projektligjet nuk janë përditësuar në vazhdimësi varësisht se në cilën fazë të ndryshimit kanë qenë ato.

Megjithatë, përkundër këtyre arritjeve, Kuvendi i Kos-ovës ka edhe shumë për të bërë në mënyrë që të jetë tërësisht transparent ndaj qytetarëve. Më poshtë do të radhisimdisangaçështjetnëtëcilatkangecurKuvendii Kosovës sa i përket transparencës.

Transparenca financiare. Përkundër asaj që është mjaft e mirëmbajtur me informata themelore, faqja ele-

ktronike e Kuvendit të Kosovës nuk përmban asnjë rap-ortfinanciartëpërgatiturngaAdministrataeKuvendittë Kosovës.

Mbledhjet e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës. Edhe pse ka vite që organizatat e shoqërisë civile kanë bërë kërkesë që t’u lejohet pjesëmarrja në mbledhjet e kryesisë së Kuvendit, një gjë e tillë vazhdon t’u mohohet atyre. Duke e ditur që në mbledhjet e Kryesisë së Kuvendit diskutohen dhemerren vendime për çështjemjaft tërëndësishme, është thelbësore që organizatave të sho-qërisë civile t’u lejohet pjesëmarrja në këto mbledhje.

Transmetimi jo i plotë i seancave të Kuvendit. Seancat e Kuvendit të Kosovës transmetohen vetëm deri në ora 17:00 nga Radio Televizioni Publik i Kosovës (RTK). Pas kësaj kohe, transmetimi ndërpritet dhe qytetarët mbe-sin të painformuar për zhvillimet që ndodhin në Kuv-end. Është shumë e rëndësishme që RTK të bëjë trans-metimin e plotë të seancave të Kuvendit të Kosovës deri në gjetjen e një zgjidhje tjetër për transmetim. Është kërkesë e kamotshme e shoqërisë civile që Kuvendi i Kosovës ta ketë kanalin e vetë të transmetimit, kanal i cilipërveçtransmetimittëseancavedotëtransmeton-te edhe mbledhjet e komisioneve. Hapja e së paku një ueb kanali të Kuvendit të Kosovës do të përmirësonte informimin e qytetarëve për punën që ndodhë në Kuv-endin e Kosovës, por në të njëjtën kohë do të ndikonte në ngritjen e performancës së deputetëve të Kosovës.

KUVENDI I HAPUR DHE TRANSPARENT?

Page 39: Seria e analizave “Çka shkoi ters”? - kfos.orgkfos.org/wp-content/uploads/2013/09/Mbi-10-vjet-Parlamentarizem-ne... · kumentet tjera të cilat krijuan bazën ligjore për krijimin

38

Mungesa e transkripteve të mbledhjeve të komisioneve. Përderisa transkriptet dhe proseverbalet e mbledhjeve të seancave plenare publikohen me kohë, për mbledhjet e komisioneve nuk përgatiten fare transkripto, ndërsa në shumë raste publikimi i procesverbaleve bëhet më shumë vonesë. Natyrisht që mungesa e transkripteve dhe proces-verbaleve ndikon në mos informimin e plotë të qytetarëve për zhvillimet në Kuvend.

Page 40: Seria e analizave “Çka shkoi ters”? - kfos.orgkfos.org/wp-content/uploads/2013/09/Mbi-10-vjet-Parlamentarizem-ne... · kumentet tjera të cilat krijuan bazën ligjore për krijimin

39

Kuvendi herë shkel herë ecë mbi Kushtetutë

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës brenda 8 muajsh, mori dy vendime tejet të rëndësishme për sistemin politik dhe juridik të vendit, duke rrëzuar dy president të shtetit. Kjo ka bërë që Kosova të jetë një precedent edhe në rrafshin e mbrojtjes së kushtetutsh-mërisë dhe ligjshmërisë në vend.

Rasti i parë kishte të bënte me Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese e Republikës, me 22 shtator 2010, ku kon-statoi se z. Fatmir Sejdiu kishte shkelur seriozisht Kush-tetutën duke mbajtur postin e presidentit dhe atë të kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ky vendim i Gjykatës Kushtetuese kishte ardhur pas inicimit të një procedure për në Gjykatën Kushtetuese nga dy deputetë të Kuvendit të Kosovës Driton Tali dhe Naim Rrustemi të mbështetur edhe nga deputetë tjerë, me pretendimin se Presidenti ka shkelur Kushtetutën, pasi që i mban dy poste politike njëkohësisht: President i Shtetit dhe Krye-tar i Partisë (LDK). Ky vendim, u pasua me dorëheqjen e z. Sejdiu nga posti i Presidentit të vendit, dhe më pas edhe me daljen e partisë së tij nga koalicioni qeverisës, duke shkaktuar krizë institucionale dhe duke quar ven-din në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Rasti i dytë kur Gjykata Kushtetuese rrëzoi presiden-tin e sapo zgjedhur të Kosovës z. Behxhet Pacolli, ishte Aktgjykimi i datës 30 mars 2011, ku gjykata kishte vlerësuar si antikushtetues vendimin e Kuvendit për zgjedhjen e Behgjet Pacollit President të Kosovës. Ky

vendim i Gjykatës Kushtetuese ishte marrë, pasi që 34 deputetëve nga LDK dhe AAK, kishin kërkuar opinionin e gjykatës rreth procedurës së zgjedhjes së presidentit të Kosovës. Kjo Gjykatë kishte vendosur se: “Vendimi i Parlamentit të Kosovës lidhur me zgjedhjen e Presiden-tit të Republikës së Kosovës me datë 22 shkurt 2011 është jo kushtetues, pasi që është në kundërshtim me kërkesat e nenit 86 të Kushtetutës së Republikës së Ko-sovës dhe parimet demokratike të mishëruara aty.61” Ky vendimbëriqëinstitucioninmëtëlartëtëvendit–Kuv-endin,takonfirmojsishkelësiKushtetutëssëKosovës.Vendimi i tillë e la pa alternativë z. Pacollin, i cili u de-tyrua të ofrojë dorëheqjen, duke rrezikuar përsëri një krizë të mundshme institucionale, krizë e cila u evitua falëmarrëveshjessëtreliderëvepolitikThaçi-Mustafa–Pacolli,përzgjedhjenepresidentitdhezotiminpërre-formën kushtetuese dhe legjislacionit zgjedhor.

Raporti kushtetues i Kuvendit të Kosovës me Gjykatën Kushtetuese, nuk ndalet vetëm në vendimet e kësaj të fundit për vlerësimin e kushtetutshmërisë së pozitës së presidentit të vendit dhe procedurave të zgjedhjes së tij, por ato zgjerohen edhe në vlerësimin e kushtetutsh-mërisë së legjislacionit që Kuvendi i Kosovës i miraton.

Këtë më së miri e dëshmon fakti se për një periudhë një vjeçare,GjykataKushtetuesekakonstatuarpërtriligjese përmbajtja e tyre është kundër-kushtetuese. Ligji

61 Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, gjendet në: http://www.gjk-ks.org/repository/docs/ko_29_11_agj_om_shq.pdf

VEPRIMET E KUVENDIT NË RELACION ME KUSHTETUTËN

Page 41: Seria e analizave “Çka shkoi ters”? - kfos.orgkfos.org/wp-content/uploads/2013/09/Mbi-10-vjet-Parlamentarizem-ne... · kumentet tjera të cilat krijuan bazën ligjore për krijimin

40

për të Drejtat dhe Përgjegjësitë e Deputetëve62, Ligji për Banka, InstitucioneMikrofinanciare63 dhe Institucione Financiare Jobankare, dhe Ligjin për Shëndetësinë64, janë ligjet të cilat Gjykata Kushtetuese brenda një viti i ka trajtuar dhe ka nxjerrë aktgjykime ku ka vërtetuar kundër- kushtetutshmërinë e tyre.

Kjo nxjerrë në pah mungesën e kapaciteteve profesion-ale dhe hulumtuese brenda Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovëssidheme theks tëveçantëdobësitëekapac-itetevetëKomisionitfunksional–KomisionitpërLegjis-lacion dhe Gjyqësi, i cili ka mandat për të vlerësuar kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë e ligjeve që mira-tohen në Kuvendin e Kosovës. Numri i ligjeve që janë në kundërshtim me frymën kushtetuese, ndoshta mund të jetë edhe më i madh, sikur subjektet e ndryshme do t’i ngrisnin për interpretim pranë Gjykatës Kushtetuese.

62 Gjykata Kushtetuese e Kosovës me 8 dhjetor 2011, ka marrë vendim në të mirë të kërkesës së Avokatit të Popullit të Repub-likës së Kosovës, kërkesë e cila ishte iniciuar nga 11 Organizata Jo-Qeveritare, ku kërkohej anulimi i neneve të Ligjit për të Drejtat dhe Përgjegjësitë e Deputetit. Në kërkesë pretendohej se Ligji për të Drejtat dhe Përgjegjësitë e Deputetit përmban dispozita që “u mundësojnë deputetëve të Kuvendit të Kosovës të realizojnë pensioneqëjanëmëtëfavorshmeseçdopërfitimtjetërpensionalpër qytetarët e tjerë, dhe se ato dispozita nuk janë në përputhje me parimet kushtetuese të barazisë, sundimit të ligjit, mos diskrim-inimit dhe drejtësisë sociale”. http://gjk-ks.org/repository/docs/gjk_ko_119_10_shq.pdf.63 Gjendet në: http://gjk-ks.org/repository/docs/gjkk_ko_97_12_shq_.pdf64 Gjendet në http://gjk-ks.org/repository/docs/KO131_12_Akt-gjykim_SHQ.pdf

Kuvendi i Kosovës në bashkëpunim me grupet parla-mentare duhet të merr masa urgjente në ngritjen e ka-paciteteve profesionale në draftimin dhe amendamen-timin e projektligjeve, në mënyrë që institucioni më i lartë përfaqësues në vend të mos miratoj akte kundër-kushtetuese dhe që cenojnë rëndë të drejtat dhe liritë themelore të qytetarëve të Kosovës. Gjithashtu institu-cionet e vendit duhet të dëshmojnë integritet në draft-imin e normave ligjore, me qëllim që të mos bien pre e presioneve të grupeve të caktuara të interesit, apo edhe qarqeve të caktuara politike, për interesa krejtësisht të ngushta, dhe në dëm të qytetarëve të Kosovës.

Gjykata Kushtetuese në kuadër të kompetencave të saj, kishte trajtuar edhe një çështje delikate që lidhetmemandatinedeputetitmethekstëveçantëimunite-tin e tij. Gjykata Kushtetuese e Kosovës, me aktgjykim kishte sqaruar se deputetët e Parlamentit të Kosovës nuk kanë imunitet për veprimet jashtë fushëveprimit të tyre. Gjykata kishte dhëne verdiktin e saj në bazë të një kërkesë të qeverisë së Kosovës të bërë më 20 kor-rik lidhur me imunitetin e deputetëve të Parlamentit, presidentit dhe anëtarëve të qeverisë së Kosovës. Ky vendimpasoidebatetqënxitiçështjaeimunitetittëde-putetit Fatmir Limaj, i cili akuzohej tashmë për krime lufte. Në aktgjykimin e publikuar, Gjykata shpjegon se të gjithë këta gëzojnë imunitet funksional për veprimet dhe vendimet e ndërmarra brenda fushëveprimit të përgjegjësive të tyre përkatëse. Në vendim thuhet mes tjerash se “deputetët nuk gëzojnë imunitet nga ndjekja

Page 42: Seria e analizave “Çka shkoi ters”? - kfos.orgkfos.org/wp-content/uploads/2013/09/Mbi-10-vjet-Parlamentarizem-ne... · kumentet tjera të cilat krijuan bazën ligjore për krijimin

41

penale për veprimet dhe vendimet e ndërmarra jashtë fushëveprimit të përgjegjësive të tyre. Kjo ka të bëjë me ndjekjen penale për veprat penale të cilat pretendohen tëjenëkryerparafillimittëmandatittëtyredhegjatërrjedhës së mandatit të tyre si deputetë”65.

65 Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, 20 shtator 2011, Lidhur me imunitetin e deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Presidentit të Republikës së Kosovës, dhe anëtarëve të Qeverisë së Republikës së Kosovës. http://www.gjk-ks.org/repository/docs/KO98-11_SHQ_AKTGJYKIM.pdf

Page 43: Seria e analizave “Çka shkoi ters”? - kfos.orgkfos.org/wp-content/uploads/2013/09/Mbi-10-vjet-Parlamentarizem-ne... · kumentet tjera të cilat krijuan bazën ligjore për krijimin

42

Page 44: Seria e analizave “Çka shkoi ters”? - kfos.orgkfos.org/wp-content/uploads/2013/09/Mbi-10-vjet-Parlamentarizem-ne... · kumentet tjera të cilat krijuan bazën ligjore për krijimin

43

Që nga konstituimi i legjislaturës së parë të Kuvendit të Kosovës, zgjedhja e presidentit (kryetarit) të vendit kaqenënjërangaçështjetqëekasfiduarfuqishëmin-tegritetin e Kuvendit të Kosovës. Historiku i parlamen-tarizmit në Kosovë na dëshmon se në gjashtë votimet që Kuvendi i Kosovës ka bërë për zgjedhjen e Kryetarit të vendit, me përjashtim të rastit të fundit kur u zgjedh presidente Atifete Jahjaga, në të gjitha rastet tjera asn-jëri kandidat nuk ishte zgjedhur në raundin e parë të vo-timeve, por në të gjitha rastet ishte dashur që të shkohet deri ne votimin e tretë. Zgjedhja e parë e Fatmir Sejdiut për Kryetar më 10 shkurt 2006 kishte arritur numrin prej 80 votash apo 2/3, mirëpo kjo shifër nuk ishte arritur në dy votimet e para edhe pse opozita kishte mbështetur në parim kandidaturën e z. Sejdiu.

Votimi i parë për kryetar të Kosovës është bërë në dhjetor 2001, me të vetmin kandidat, kryetarin e LDK-së Ibrahim Rugova, subjekti i të cilit kishte siguruar 47 ulëse në legjislaturën e parë të Kuvendit të Kosovës. Pas dështimit që kryetari i Kosovës të zgjidhet në raundin e parë, meqë nuk u arrit që t’i merr votat e 2/3 të de-putetëve, votimi i dytë u realizua pas një muaji me 10 janar 2002, ku i njëjti përsëri nuk arriti që të zgjidhej. Duke parë se kryetari i Kosovës nuk mund të zgjidhej as në votimin tretë, edhe pse nevojiteshin vetëm shumica e votave të deputetëve, LDK hyri në koalicion me PDK-në dhe AAK-në, duke ruajtur për vete postin e kryetarit të vendit. Më 4 mars 2002 Kuvendi i Kosovës zgjodhi Ibrahim Rugovën për Kryetar të Kosovës, votimi për të

cilin u bë në pako me Kryeministrin dhe kabinetin qe-veritar. Votimi në pako për kryetarin dhe kryeministrin ishte shkelje e rregullave të zgjedhjes së kryetarit, por kjo mënyrë e votimit kaloi pa kritika ngase nuk kishte kundër kandidat për kryetar dhe ishte krijuar një koali-cion i gjerë parlamentar66.

Pas zgjedhjeve të dyta parlamentare, Kuvendi i Kosovës në seancën konstituive të mbajtur më 3 dhjetor 2004 zgjodhi për herë të dytë Ibrahim Rugovën për Kryetar të Kosovës. Kësaj radhe Ibrahim Rugova nuk ishte kan-didat i vetëm për kryetar, por edhe PDK kishte propo-zuar kandidatin e saj - Ramë Bujën. Meqë gara bëhej me kundër kandidatë, kryetari i atëhershëm i Kuvendit Nexhat Daci propozoi që përsëri të thyheshin rregullat e zgjedhjes së Kryetarit dhe pas votimit të parë të zgjid-hej kryetar i vendit ai i cili ka marr më shumë vota. Ky propozim u kundërshtua nga subjektet politike opozi-tare dhe u vendos që të procedohej sipas rregullave në fuqi.Kësajradhenukvotohej“nëpaketë”ashtusiçishtevepruar herën e parë kur është zgjedhur Kryetari i Ko-sovës. Kryetari i Kosovës u zgjodh në raundin e tretë të votimeve.

Mandati i dytë i z. Rugova mbeti në gjysmë për shkak të vdekjes së tij me 21 janar 2006. Sipas rregullave të kornizës kushtetuese, atë e zëvendësonte kryetari i Kuvendit të Kosovës deri në zgjedhjen e kryetarit të ri. 66 Agron Demi, Drejtor Ekzekutiv i Institutit GAP. Roli i Kuvendit në Qeverisje - Kuvendi i Kosovës me Kornizë Kushtetuese dhe Pako të Ahtisaarit, 2007

ZGJEDHJA E PRESIDENTIT “THEMBRA E AKILIT” PËR KUVENDIN NË KOSOVËS

Page 45: Seria e analizave “Çka shkoi ters”? - kfos.orgkfos.org/wp-content/uploads/2013/09/Mbi-10-vjet-Parlamentarizem-ne... · kumentet tjera të cilat krijuan bazën ligjore për krijimin

44

Me 10 shkurt 2006, Kuvendi zgjodhi Fatmir Sejdiun nga radhët e LDK-së, kryetar të ri të vendit. Edhe Fat-mir Sejdiu u zgjodh pas raundit të tretë të votimeve dhe atëherë kur i nevojiteshin 61 vota të deputetëve të pran-ishëm, ai mori 80 vota.

Edhe pse atë kohë baza ligjore nuk ishte shumë e qartë, rreth asaj se z. Sejdiu a duhet ta vazhdonte mandatin e lënënëgjysmëngaz.Rugovaapodotafillontenjëman-dat të plotë, mirëpo, në bazë të marrëveshjes për koali-cion në mes PDK dhe LDK ishte vendosur që edhe posti i Kryetarit të Kuvendit të hidhej në votim. Në seancën embajturmë9janar2008,fillimishtFatmirSejdiujepdorëheqje nga posti i kryetarit të vendit, për t’u kandid-uar përsëri për mandat të ri. Kundër kandidat i Fatmir Sejdiut ishte deputeti i AAK-së Naim Maloku, subjekti i të cilit kishte siguruar 25 nënshkrimet e nevojshme për të paraqitur kandidatin e tyre. Paraqitja e kundër kandidatit u dha fund zërave të cilët kërkonin votim në paket për kryetarin, kryeministrin dhe kabinetin qever-itar. Kryetari i Kosovës u zgjodh pas raundit të tretë të votimit ku mori votën e 68 deputetëve.

Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese ku u konfirmua sez. Sejdiu si kryetar i shtetit, kishte shkelur kushtetutën duke mbajtur njëkohësisht edhe postin e kreut të LDK-së, ai ofroi dorëheqjen me 27 shtator 2010. Ky vendim i tij u pasua edhe me daljen e partisë së tij LDK, nga koali-cioni qeverisës dhe me këtë u rrëzuar qeveria dhe vendi shkoi në zgjedhje të parakohshme me 12 dhjetor 2010.

Legjislatura e IV-të e dalë nga zgjedhjet e 12 dhjetorit, qysh në fillim të mandatit ishte ballafaquar me njëproces të ndërlikuar, ku Gjykata Kushtetuese mënyrën e zgjedhjes së Presidentit nga ana e Kuvendit, e vlerësoi kundër kushtetuese. E gjithë kjo situatë kishte ndod-hur pas vendimit të partive në koalicion që kandidati vetëm për postin e presidentit ishte z. Behxhet Pacolli i cili në dy raundet e para, nuk arriti të siguronte votat e mjaftueshme për të zgjedhur Presidentin.

Duke parë këtë situatë PDK kërkoi mocion procedural përkatësisht pauzë për tu konsultuar brenda grupit të vetë parlamentar, ndërkohë që partitë politike opozi-tare e kishin braktisur seancën. Edhe pse ata kërkuan këtëmocion,deputetëtfilluantëdalinmeiniciativënekryetarittëPDK-sëHashimThaçidukemospriturfaremendimin e kryetarit të Kuvendit apo hedhjen në votim të propozimit. Në këtë rast kryetari konstatoi se po shkelet Kushtetuta dhe Rregullorja e punës, pasi që kjo pauzë po bëhej për të ushtruar presion mbi deputetët e PDK-së67. Pas kësaj pauze, ishte raundi përfundimtar i tretë për të votuar dhe pauza kishte bërë që skeptikët të bindeshin se duhej votuar pro Behxhet Pacollit për President. Në këtë raund Pacolli u zgjedh me 62 vota për, 4 kundër dhe 1 abstenim.

Megjithatë jo më shumë se 35 ditë nga zgjedhja e z. Pacol-li, President i Republikës së Kosovës, Gjykata Kushtetuese 67 Transkripti seancës plenare 22 shkurt 2011, gjendet në: http://kuvendikosoves.org/common/docs/proc/trans_s_2011_02_22_15_al.pdf

Page 46: Seria e analizave “Çka shkoi ters”? - kfos.orgkfos.org/wp-content/uploads/2013/09/Mbi-10-vjet-Parlamentarizem-ne... · kumentet tjera të cilat krijuan bazën ligjore për krijimin

45

e rrëzoi atë duke e konsideruar mënyrën e zgjedhjes së tij nga ana e Kuvendit, si antikushtetuese. Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Kuvendi i Kosovës në një seancë të jashtëzakonshme, më 7 prill zgjodhi Presidentin e ri të Kosovës. Ish-zëvendësdrejtoresha e përgjithshme e Policisë së Kosovës, Atifete Jahjaga për herë të parë në historikun e parlamentarizmit në Kosovës arriti qysh në raundin e parë t’i merr 80 votat e nevojshme nga parla-mentarëteKuvendit.Dihetmirëfillisekëtovotausigu-ruan pas marrëveshjes paraprake të arritur ndërmjet tri partive politike: PDK-së, LDK-së dhe AKR-së68, me qël-lim të evitimit të një krize institucionale dhe mbajtjen e sërishme të zgjedhjeve parlamentare.

Këto subjekte politike po ashtu ishin marrë vesh që menjëherëtafillojnënjëprocestëndryshimittëkush-tetutës dhe legjislacionit zgjedhor duke e ndryshuar e formën e zgjedhjes së presidentit të vendit, pra që ai të zgjidhet nga vota e drejtpërdrejtë e qytetarëve. Përkundër që kanë kaluar më shumë se dy vjet që kur janëthemeluarkomisionetëveçantanëadresiminekë-tyreçështjeve,punae tyrepaasnjëkuptim logjikdhepraktikë, ka mbetur peng i tekeve personale dhe poli-tike të lidershipit politik në vend. Kjo shton gjasat që situatave të kaluara në Kuvendin e Kosovës, të mos ju vijë fundi.

68 Fletënotimi janar-korrik 2011 f. 5/ Botimi I KDI-së, gjendet në: http://kdi-kosova.org/publications/FletnotimiCL012011.pdf

Page 47: Seria e analizave “Çka shkoi ters”? - kfos.orgkfos.org/wp-content/uploads/2013/09/Mbi-10-vjet-Parlamentarizem-ne... · kumentet tjera të cilat krijuan bazën ligjore për krijimin

46

Page 48: Seria e analizave “Çka shkoi ters”? - kfos.orgkfos.org/wp-content/uploads/2013/09/Mbi-10-vjet-Parlamentarizem-ne... · kumentet tjera të cilat krijuan bazën ligjore për krijimin

47

RregullorjaeKuvendittëRepublikëssëKosovësepërkufi-zon rolin e Administratës së Kuvendit si një trup e cila ofron mbështetje profesionale, administrative dhe teknike për nevoja të Kuvendit, të Kryesisë, të Komisioneve, të grupeve parlamentare dhe të deputetëve të Kuvendit69. Mbi këtë bazë administrata duhet të jetë forca shtytëse e proceseve dhe punëve administrative.

Duhet kuptuar se edhe administrata e Kuvendit, krahas zhvillimit të këtij institucioni në përgjithësi, ka pasur një proces evolutiv të zhvillimit. Kjo administratë në hapat e parë të ndërtimit të saj, në krye të sekretariatit udhëheqës kishte një shtetas të huaj (francez) të emëruar nga admin-istrata e UNMIK-ut, e që për mision kishte ndërtimin e një administrate funksionale në mbështetje të trupave tjerë të Kuvendit.Mekaliminekohëssekretariatidhestafiuko-sovarizua,porsfidatmendërtiminekapacitetevedhemetheks tëveçantërekrutimi i stafitmbibazameritokraciembetisfidamëemadheekëtijinstitucioni.

Raporti i Progresit i Komisionit Evropian për vitin 2010 në Kapitullinedytë–KriteretPolitike,DemokraciadheSundi-mi i ligjit, ka paraqitur pasqyrën e saj për gjendjen aktuale të të gjitha institucioneve më të larta shtetërore në Kosovë. Kuvendi i Kosovës është institucioni i cili është renditur i pari për nga rëndësia e trajtimit të tij, nga ana e këtij institu-cioni Evropian.

69 Rregullorja e Kuvendit të Kosovës, neni 80 pika 1, gjendet në: http://www.assembly-kosova.org/common/docs/Rr_K_RK_29_04_2010_shqip.pdf

Nga gjashtë vërejtjet dhe sugjerimet që Komisioni Evropian ka ngritur për Kuvendin e Kosovës, tri nga to kanë të bëjnë ekskluzivisht me Administratën e Kuvendit.

Menaxhimi i burimeve njerëzore nga sekretariati i Kuven-dit, transparenca e bazuar në meritat gjatë rekrutimit të stafitsidhelëvizjetepersonelittëkualifikuarmetëcilatvlerësohet se janë dëmtuar përpjekjet për ndërtimin e ka-paciteteve në mënyrë efektive për harmonizimin e legjisla-cionit vendor me atë të Bashkimit Evropian70, janë vërejtjet konkrete që Komisioni Evropian ka shprehur përmes këtij Raporti.

Ndikimiipolitikësnërekrutiminestafittëadministratëssë Kuvendit ka ndikuar negativisht në punën ekipore, mos - bashkëpunimin mes njësive organizative, dhe ka ndikuar në marrëdhëniet jo të mira kolegiale. Rekrutimi i stafitpërmes porosive nga qarqet politike, duke injoruar meri-tokracinë bazuar në përgatitjet profesionale, i kanë dër-guar sinjal edhe Komisionit Evropian, ku shprehet qartazi se ekziston shqetësimi për menaxhimin e burimeve njerë-zore nga sekretariati i Kuvendit, si dhe për transparencën e bazuarnëmeritatgjatërekrutimittëstafit.

Kjo në kontinuitet ka dëshmuar se mungesa e kapaciteteve profesionale të nevojshme dhe të domosdoshme për mbështetje të komisioneve parlamentare dhe trupave tjerë brenda Kuvendit të Kosovës, ka ndikuar në masë të madhe që ky institucion të mos arrijë të kryej me kompetencë mandatin e tij kushtetuese.

70 Raporti i Progresit i Komisionit Evropian 2010, f.10 dhe 11.

ADMINISTRATA E KUVENDIT

Page 49: Seria e analizave “Çka shkoi ters”? - kfos.orgkfos.org/wp-content/uploads/2013/09/Mbi-10-vjet-Parlamentarizem-ne... · kumentet tjera të cilat krijuan bazën ligjore për krijimin

48

Page 50: Seria e analizave “Çka shkoi ters”? - kfos.orgkfos.org/wp-content/uploads/2013/09/Mbi-10-vjet-Parlamentarizem-ne... · kumentet tjera të cilat krijuan bazën ligjore për krijimin

49

Asistenca e organizatave ndërkombëtare për Kuven-din e Kosovës, ka filluar qysh se është themeluar kyinstitucion demokratik në vitin 2001. Për shkak të tra-ditës jo të begatë parlamentare që kishte Kosova, ndi-hma e institucioneve dhe organizatave ndërkombëtare ishte koncentruar në shumë dimensione, si në fushën e ndërtimit të rregullave dhe procedurave parlamen-tare po ashtu edhe në ngritjen e kapaciteteve të admin-istratës së Kuvendit. Mirëpo në mungesë të përvojës, Kuvendi i Kosovës në disa raste ka lejuar që organizatat ndërkombëtaretëmarrëprimatinnëçështjetëcaktu-ara, duke lejuar që të bëhet një përzierje e procedurave dhe praktikave parlamentare71. Në fazat fillestare roltë madh në asistencë ka pasur OSBE si shtylla e tretë në mandatin e UNMIK-ut, më pas është përfshirë NDI, konsorcimi prej katër parlamenteve (Gjerman, Francez, Belg dhe Slloven) i sponsorizuar nga BE, UNDP, si dhe më vonë edhe organizata gjermane GIZ dhe projekti i binjakëzimit i mbështetur nga Komisioni Evropian dhe implementuar nga Kuvendi Kombëtar i Hungarisë.

Praktikat parlamentare të Kongresit Amerikan dhe sis-temit parlamentar Kanadez të ofruara nga NDI, e nga ana tjetër praktikat e ofruara nga OSBE si dhe nga kon-sorciumi i katër parlamenteve që brenda tyre kishte dallime të mëdha, ka krijuar në Kuvendin e Kosovës një sistem të përzier, duke penguar që Kuvendi i Kosovë të ndërtoj një model unik dhe të përshtatshëm për

71 Rinor Beka NDI, intervistë personale.

Kosovën. Kjo gjithashtu ka ndodhur edhe për shkak të mungesës së vullnetit të kryesisë së Kuvendit të të gjitha legjislaturave, për ta përcaktuar vizionin e qartë se çfarë modeli dëshiron të ndjekë. Mungesa e këtijvizioni ka bërë që organizatat mbështetëse shpeshherë të imponojnë agjendat sipas programeve dhe projek-teve të tyre.

Problem që e ka përcjellë gati për dymbëdhjetë vite Kuvendin e Kosovës në kontekstin e mbështetjes ndërkombëtare, ka qenë dhe vazhdon të jetë koordin-imi i donatorëve në ofrimin e asistencës. Kjo ka bërë që shpeshherë i njëjti zyrtarë i Kuvendit, të trajnohet për tënjëjtënçështjedyherëmemodeledheqasjetëndry-shme, duke shkaktuar më tepër konfuzion sesa asist-encë në ngritje të kapaciteteve. Një konstatim të tillë e ka dhënë edhe kryetari i Kuvendit Jakup Krasniqi, i cili shton se është dashur të jetë një harmonizim më i ku-jdesshëm i projekteve, përkundër që mund të themi se mekanizmat si: USAID nëpërmjet NDI-së, OSBE-ja dhe UNDP-ja, pastaj ka qenë fondacioni i Qeverisë gjermane dhe asaj britanike, e kanë ndihmuar shumë punën e Ku-vendit72.

Viteve të fundit kjo qasje ka filluar të ndryshojë dhetanimësecilidonatorkafilluartakanalizojëasistencëne tij. Gjithashtu duhet vlerësuar po ashtu se viteve të funditkafilluarnjëpërfshirjenëasistencëtëKuvenditedhe nga ana e organizatave jo qeveritare vendore. 72 Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit të Kosovës, Intervistë person-ale

ASISTENCA NDËRKOMBËTARE PËR KUVENDIN DHE EFEKTET E SAJ

Page 51: Seria e analizave “Çka shkoi ters”? - kfos.orgkfos.org/wp-content/uploads/2013/09/Mbi-10-vjet-Parlamentarizem-ne... · kumentet tjera të cilat krijuan bazën ligjore për krijimin

50

Page 52: Seria e analizave “Çka shkoi ters”? - kfos.orgkfos.org/wp-content/uploads/2013/09/Mbi-10-vjet-Parlamentarizem-ne... · kumentet tjera të cilat krijuan bazën ligjore për krijimin

51

Bazat e themelimit të Kuvendit të Kosovës si një institu-cion me premisa demokratike, janë vendosur pas in-stalimit të administratës ndërkombëtare në Kosovë, në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS OKB), të miratuar me 10 qershor të vitit 1999.

Kompetencat dhe mandatet e misioneve ndërkombë-tare në Kosovës (UNMIK dhe më vonë ICO), ndikuan që parlamentarizmi në Kosovë gjatë kësaj periudhe, të cilë-sohet si parlamentarizëm i kontrolluar apo i censuruar, sepse jeta parlamentare ma tepër ishte karakterizuar si ushtrim i demokracisë se sa veprim demokratik, duke epasurmbivetenjëautoritetqënëçdorastdhesitu-atë, kishte kompetenca që të anulojë vendime apo ligje që miratonte ky institucion. Ky lloj parlamentarizmi ka qenëmëshumëçështjeelegjitimimittëfaktevetëkry-era, sesa e zgjedhjes dhe përzgjedhjes drejt fakteve të reja.

Autoriteti i PSSP-së që të shpallë ligjet që miratohesh-in nga Kuvendi i Kosovës si dhe e drejta për të nxjerrë rregullore pa e pyetur fare Kuvendin e Kosovës, krijuan një situatë të pazakontë në praktikat e ligjbërjes, duke e shndërruar institucionin më të lartë përfaqësues dhe ligjvënës, në një institucion subordinues tek UNMIK-u.

Periudha për më shumë se një dekadë të funksionimit të Kuvendit të Kosovës, dëshmon se ky institucion, për-pospërballjesmesfidatekrijimitdhendërtimittëvetë

institucional, u përballë edhe me nevojën e marrjes së vendimeve shumë të rëndësishme si ajo për shpalljen e pavarësisë,tëpasuarmëvonëmesfidattjeraqëKosovau ballafaqua në rrugën e saj të shtetë-ndërtimit.

Megjithatë, edhe pas shpalljes së pavarësisë dhe pas përfundimit të mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarë-sisë së Kosovës, Kuvendi i Kosovës edhe më tutje është në kërkim të identitetit, në ushtrimin e kompetencave kushtetuese që ka. Me një kontroll sipërfaqësor parla-mentar, me një proces ligjbërës pa konsultime të nevo-jshme me publikun, me një rol jo edhe aq përfaqësues të interesave të qytetarëve, e nga ana tjetër tendencat e fuqishme nga ekzekutivi i vendit për ta shndërruar Kuvendin e Kosovës në legjitimues me çdo kusht tëvendimeve të saja, ka bërë që Kuvendi i Kosovës edhe pas përfundimit të mbikëqyrjes ndërkombëtare të pa-varësisë, të mos arrijë të etablohet si institucioni më i lartë përfaqësues në vend.

Mbikëqyrja e dobët parlamentare

Hezitimi i ministrave të kabinetit qeveritar për t’iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve, hezitimi i tyre për të qenëprezentnëseancaplenarekurtrajtohençështjeqëdalin nga fushë veprimtaria e tyre, mos përgjigja ndaj ftesave të komisioneve parlamentare për të raportuar në mbledhjet e tyre e deri tek injorimi i rekomandimeve apo qëndrimeve që dalin nga Kuvendi, janë raste të cilat dëshmojnë qartë për pa mundësinë e ushtrimit të kom-

KONKLUZIONE

Page 53: Seria e analizave “Çka shkoi ters”? - kfos.orgkfos.org/wp-content/uploads/2013/09/Mbi-10-vjet-Parlamentarizem-ne... · kumentet tjera të cilat krijuan bazën ligjore për krijimin

52

petencave kushtetuese të mbikëqyrjes së ekzekutivit nga ana e legjislativit.

Numri i interpelancave parlamentare edhe pse është rritur në legjislaturën e fundit, partitë e koalicionit qeverisës në shumicën e rasteve kanë arritur që në fund të debatit, me votat e tyre kundër, të mos miratojnë mo-cionet e ngritura nga parashtruesit ose iniciuesit e in-terpelancave,meçkaedheiakanëhumburrëndësinëekëtij instrumenti demokratik.

Jetës parlamentare në Kosovë, edhe më tutje po i mungon një sistem i përhershëm dhe i qëndrueshëm i kontrollit parlamentar, i cili po vjen nga moskuptimi i kontrollit parlamentar si funksion kushtetues pa marrë parasysh pozicionimin politik në pozitë apo opozitë brenda Kuvendit të Kosovës.

Ligjvënia

Kualiteti i ligjeve të miratuara nga ana e Kuvendit të Ko-sovës, vazhdon të mbetet objekt i kritikës nga shumë aktor vendor dhe ndërkombëtar. Pjesa më e madhe e ligjeve, janë ligje të përkthyera nga vendet fqinje, me tendenca për t’ia adaptuar nevojave dhe realitetit ven-dor. Kualitetit jo të mirë të ligjeve i ka ndihmuar edhe mungesa e elaborimit të nevojës për draftimin dhe mi-ratimin e një ligji të caktuar. Institucionet vendore këtë proces po e shohinmë shumë si një çështje rutinore,sesa një nevojë e analizuar mirë.

Mos përfshirja e qytetarëve, shoqërisë civile dhe grupe-vetjeratëinteresitqyshnëfazatefillestaretëdraftimittë projektligjeve në kuadër të qeverisë, po derivon në vazhdimësi legjislacion me defekte të mëdha në përm-bajtjen e tyre dhe në disa raste dhe të pa implemen-tueshëm në praktikë. Për këtë na dëshmon edhe fakti senga98projektligjetsajanëplanifikuarpërmiratimnë programin e punës së Kuvendit për vitin 2013, 65 prej tyre apo mbi 60%, janë proceduar për ndryshim-plotësim të ligjeve ekzistuese, madje disa nga to janë miratuar jo më larg se në vitin 2011 apo 2012, apo edhe disa herë tanimë të ndryshuara.

Monitorimi i ligjeve

Ideja e nxjerrjes së një numri sa më të madh të ligjeve pa u preokupuar mbi fazat e implementimit të tyre, gjith-një e më tepër po kuptohet si një qasje e gabuar dhe që sjell probleme shumë të mëdha në fuqizimin e sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës.

Qasja jo serioze ndaj këtij procesi nga ana e komision-eve parlamentare si dhe mungesa e resurseve mbësh-tetëse profesionale, ka ndikuar që monitorimi i zbatimit të ligjeve të neglizhohet në masë shumë të madhe. Edhe në ato raste kur komisionet kanë realizuar aktivitete për monitorimin e një ligji të caktuar, puna dhe raporti përfundimtar kanë qenë tejet sipërfaqësor.

Page 54: Seria e analizave “Çka shkoi ters”? - kfos.orgkfos.org/wp-content/uploads/2013/09/Mbi-10-vjet-Parlamentarizem-ne... · kumentet tjera të cilat krijuan bazën ligjore për krijimin

53

Kuvendi (JO) Përfaqësues

Aplikimi i sistemit proporcional me lista të hapura, me një zonë të vetme zgjedhore, ku qytetarët nuk zgjedhin drejtpërdrejt përfaqësuesin e zonës ku ai banon, ka derivuar një Kuvend, ku disa komuna nuk janë të për-faqësuara fare e disa tjera janë të mbi përfaqësuara.

Kosova si një zonë e vetme zgjedhore ku deputetët nuk e kanë një adresë të elektoratit të tyre, por mund të marrin vota anekënd Kosovës, gjithashtu ka penguar një komunikim real dhe të sinqert në mes të zgjedhësve dhe të zgjedhurve (elektorat-deputet).

Në rolin “përfaqësues” të Kuvendit, vend të rëndësishëm ka pasur edhe vetë kompozimi i këtij institucioni i për-caktuar me akte ligjore dhe kushtetuese. Kosova sipas dokumentit të Presidentit Ahtisari, ka aplikuar masën e diskriminimit pozitiv për pakicat që jetojnë në Kosovë. Edhe pse komunitetet jo shumicë në Kosovë përbëjnë vetëm 5-7% e numrit të përgjithshëm të popullsisë, ata deri më tani pothuajse në secilën legjislaturë, pavarë-sishtnumrittëvotavetëfituarakanëmarrëgati20%apo¼enumrittëpërgjithshëmtëulësevesakaKuv-endi i Kosovës. Nëse kësaj ja shtojmë edhe faktin se Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme në Kosovë, obligon par-titë politike që në listat e kandidatëve së paku tridhjetë (30 %) për qind të jenë femra, atëherë kjo në praktikë, garënemirëfilltëmessubjektevepolitikeebënvetëmpër 60 apo 70 ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Vendet e rezervuara, kuota gjinore, mungesa e demokra-cisë brenda partive politike si dhe abuzimi me votat e qytetarëve në zgjedhje, janë elemente themelore që e kanë tkurrur rolin përfaqësues të Kuvendit të Kosovës.

Komisionet parlamentare

Komisionet parlamentare në Kuvendin e Kosovës janë të mbingarkuara, duke marrë parasysh se disa prej tyre mbulojnë aktivitetet dy apo tri dikastereve qeveritare. Nga ana tjetër agjendat tejet e ngjeshura legjislative ka ndikuar që komisionet parlamentare funksionet tjera t’i neglizhojnë deri në mos ushtrimin e tyre apo duke im-provizuarmeqëllimtëjustifikimitpërmosrealiziminemandatit të ligjor dhe kushtetues.

Situatën e vështirëson edhe më shumë fakti se persone-li që mbështet punën e komisioneve është shumë i ku-fizuarnënumër.Njëekiptëvogëlprejdy-trezyrtarëveqë komisionet parlamentare i kanë në dispozicion për asistencë në organizimin dhe menaxhimin e të gjitha ak-tiviteteve të komisionit, nuk ka garantuar implementim të mandatit që kanë këto trupa shumë të rëndësishëm të Kuvendit të Kosovës.

GjithashtunëmosefikasitetinepunëssëKomisioneveparlamentare ka ndikuar edhe numri i madh i komi-sioneve parlamentare që funksionojnë në kuadër të Kuvendit, si dhe numri i vogël i anëtarëve që ka një komision parlamentar. Shpërndarje e deputetëve në

Page 55: Seria e analizave “Çka shkoi ters”? - kfos.orgkfos.org/wp-content/uploads/2013/09/Mbi-10-vjet-Parlamentarizem-ne... · kumentet tjera të cilat krijuan bazën ligjore për krijimin

54

disa komisione dhe numri anëtarëve të secilit komision pothuajse nuk e kalon numrin11, e që i bie që një komi-sion parlamentar mund të shqyrtojë projektligje dhe të marrë vendime edhe me vetëm 6 anëtarë të pranishëm. Shqyrtimi dhe marrja e vendimeve me vetëm 6 anëtarë, dëshmon për kualitetin e ligjeve dhe vendimeve që da-lin nga këto trupa shumë të rëndësishme të Kuvendit.

Grupet parlamentare

Si rezultat i rrethanave politike dhe shpeshherë inter-esave afatshkurtra të subjekteve politike, si dhe nga mungesa e demokracisë së brendshme partiake, ka ndikuar që roli i grupeve parlamentare në 12 vjet të jetës plurale në Kosovë, të mos mund të krijoj themele të fuqishme në ndërtimin e një institucioni të lartë për-faqësues, ligjvënës dhe mbikëqyrës. Koalicionet e pa natyrshme mes partive politike, mungesa e kulturës së debatit parlamentar, mungesa e instalimit të kulturës së opozitarizmit dhe respektimit të mendimit ndryshe, mos gatishmëria e ofrimit të alternativave për zgjidhjen e problemeve, trajtimi i çështjeve për konsum politikditor, janë disa nga elementet që i kanë karakterizuar rolin e grupeve parlamentare në zhvillimin e parlam-entarizmit në Kosovë.

Në mos fuqizimin e rolit të grupeve parlamentare ka ndikuar edhe mungesa e asistencës së mjaftueshme profesionale në ofrimin e këshillave për deputetët që

e përfaqësojnë grupin e tyre në komisionet parlamen-tare. Shumë nga deputetët punën e parë profesionale e ka si deputetë i Kuvendit të Kosovës, dhe ate e gjenë të ulur në një komision parlamentar pa asnjë lloj mbësh-tetje profesionale. Gjithashtu problem paraqet mënyra e funksionimit të grupeve parlamentare. Ato zakonisht takimet imbajnë vetëm pesë apo 10minuta para fil-limit të seancave plenare, ku merren instruksionet se si duhet votuar. Aty mungon debati i brendshëm, mungon ekspertiza e brendshme

Kryesia e Kuvendit

Kryesia e Kuvendit edhe pse si një institucion ndih-mës i punës së Kuvendit, gjithnjë është parë me shumë rëndësi nga subjektet politike, madje duke shkaktuar edhe probleme mes subjekteve politike parlamentare. Mbyllja për publikun e mbledhjeve të kryesisë, ambiciet për lidership, keqkuptimi i rolit të këtij trupi drejtues të Kuvendit nga vetë anëtarët e kryesisë, ka bërë Kryesia e Kuvendit që nga legjislatura e parë të jetë organi me burokratik brenda Kuvendit të Kosovës.

Faktorizimi i postit të kryetarit të Kuvendit si pasojë e konceptimit të gabueshëm të rolit të kryetarit të Kuv-endit nga ata që kanë ushtruar dhe po e ushtrojnë këtë funksion, ka bërë që në Kosovë të ketë një garë për lid-ership me kryetarin e shtetit dhe kryeministrin. Kjo ka ndikuar që roli i kryesisë dhe i kryetarit të Kuvendit shpeshherë të devijoj nga mandati administrativ që ka.

Page 56: Seria e analizave “Çka shkoi ters”? - kfos.orgkfos.org/wp-content/uploads/2013/09/Mbi-10-vjet-Parlamentarizem-ne... · kumentet tjera të cilat krijuan bazën ligjore për krijimin

55

Transparenca

Kuvendi i Kosovës ka bërë përparime në aspekt të trans-parencëssëkëtijinstitucioni,megjithatë,sfidatëmëdhambesin akoma përpara. Përkundër asaj që është mjaft mirë e mirëmbajtur me informata themelore, faqja ele-ktronike e Kuvendit të Kosovës nuk përmban asnjë rap-ortfinanciartëpërgatiturngaAdministrataeKuvendittë Kosovës. Edhe në ato raste kur kërkohet sipas ligjit për qasje në dokumentet publike, raporti që të vihet në dispozicion nuk përmban të dhëna të detajshme.

Mbledhjet e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, edhe më tutje janë të mbyllura për publikun. Edhe pse ka vite që organizatat e shoqërisë civile kanë bërë kërkesë që t’u lejohet pjesëmarrja në mbledhjet e kryesisë së Kuven-dit, një gjë e tillë vazhdon t’u mohohet atyre.

Transmetimi i seancave plenare nga nga Radio Tel-evizioni Publik i Kosovës (RTK) bëhet vetëm deri në ora 17:00. Është shumë e rëndësishme që RTK të bëjë trans-metimin e plotë të seancave të Kuvendit të Kosovës deri në gjetjen e një zgjidhje tjetër për transmetim. Është kërkesë e kamotshme e shoqërisë civile që Kuvendi i Kosovës ta ketë kanalin e vetë të transmetimit, kanal i cilipërveçtransmetimittëseancavedotëtransmeton-te edhe mbledhjet e komisioneve. Hapja e së paku një ueb kanali të Kuvendit të Kosovës do të përmirësonte informimin e qytetarëve për punën që ndodhë në Kuv-endin e Kosovës.

Mungesa e transkripteve të mbledhjeve të komision-eve, ndërsa në shumë raste publikimi i procesverba-leve bëhet më shumë vonesë. Natyrisht që mungesa e transkripteve dhe procesverbaleve ndikon në mos in-formimin e plotë të qytetarëve për zhvillimet në Kuv-end.

Administrata

Ndikimi i politikës në rekrutimin e stafit të adminis-tratëssëKuvenditkandikuarnegativishtnëefikasitetine punës së administratës dhe në bashkëpunimin mes njësiveorganizative.Rekrutimiistafitpërmesporosivenga qarqet politike, duke injoruar meritokracinë bazuar në përgatitjet profesionale, i kanë dërguar sinjal edhe Komisionit Evropian, ku disa herë ka ngritur shqetësim për menaxhimin e burimeve njerëzore nga sekretariati i Kuvendit, si dhe për transparencën e bazuar në meritat gjatërekrutimittëstafit.

Kjo në kontinuitet ka dëshmuar se mungesa e kapac-iteteve profesionale të nevojshme dhe të domosdoshme për mbështetje të komisioneve parlamentare dhe trupave tjerë brenda Kuvendit të Kosovës, ka ndikuar në masë të madhe që ky institucion të mos arrijë të kryej me kompetencë mandatin e tij kushtetuese.

Page 57: Seria e analizave “Çka shkoi ters”? - kfos.orgkfos.org/wp-content/uploads/2013/09/Mbi-10-vjet-Parlamentarizem-ne... · kumentet tjera të cilat krijuan bazën ligjore për krijimin

56

Asistenca ndërkombëtare për Kuvendin

Për shkak të traditës jo të begatë parlamentare që kishte Kosova, ndihma e institucioneve dhe organiza-tave ndërkombëtare ishte koncentruar në shumë di-mensione, si në fushën e ndërtimit të rregullave dhe procedurave parlamentare po ashtu edhe në ngritjen e kapaciteteve të administratës së Kuvendit. Mirëpo në mungesë të përvojës, Kuvendi i Kosovës në disa raste ka lejuar që organizatat ndërkombëtare me marrë pri-matinnëçështjetëcaktuara,dukelejuarqëtëbëhetnjëpërzierje e procedurave dhe praktikave parlamentare.

Praktikat parlamentare të Kongresit Amerikan dhe sis-temit parlamentar Kanadez të ofruara nga NDI, e nga ana tjetër praktikat e ofruara nga OSBE si dhe nga kon-sorciumi i katër parlamenteve që brenda tyre kishte dallime të mëdha, ka krijuar në Kuvendin e Kosovës një sistem të përzier, duke penguar që Kuvendi i Kos-ovës të ndërtoj një model unik dhe të përshtatshëm për Kosovën. Kjo gjithashtu ka ndodhur edhe për shkak të mungesës së vullnetit të kryesisë së Kuvendit të të gjitha legjislaturave, për ta përcaktuar vizionin e qartë se çfarë modeli dëshiron të ndjekë. Mungesa e këtijvizioni ka bërë që organizatat mbështetëse shpeshherë të imponojnë agjendat sipas programeve dhe projek-teve të tyre.

Page 58: Seria e analizave “Çka shkoi ters”? - kfos.orgkfos.org/wp-content/uploads/2013/09/Mbi-10-vjet-Parlamentarizem-ne... · kumentet tjera të cilat krijuan bazën ligjore për krijimin

57

Mbikëqyrja:

• Kuvendi i Kosovës duhet të zhvillojë debate përm-bajtësorepërçështjevitaletëvenditdhetëmerrvendime konform kompetencave kushtetuese që ka;

• Kabineti Qeveritar duhet të rrisë shkallën e përgjegjësisë për t’iu përgjigjur pyetjeve parlam-entare;

• Ministrat duhet t’i përgjigjen ftesave për raportim të komisioneve parlamentare;

• Deputetët duhet të kërkojnë informacione nga qeveria jo vetëm përmes pyetjeve parlamentare, por edhe përmes kërkesave për raporte të shkru-ara;

• Deputetët dhe Grupet parlamentare duhet të shfrytëzojnë më shpesh instrumentin e mbikëqyrjes parlamentare ndaj Qeverisë, përmes Interpelancave parlamentare.

• Kuvendi duhet të rrisë rolin mbikëqyrës edhe ndaj Agjensioneve të Pavarura që i raportojnë këtij in-stitucioni.

Ligjbërja:

• Kuvendi i Kosovës duhet të ngrit kapacitetet profesionale në mbështetje të deputetëve gjatë fazave të draftimit dhe amendamentimit të pro-jektligjeve;

• Kuvendi duhet të destinoj një shumë të konsideru-

ar të buxhetit të vet për angazhim të ekspertëve për ndihmë komisioneve parlamentare për aman-damentimin e projektligjeve;

• Komisionet parlamentare duhet që për secilin projektligj që bie në fushë veprimtarinë e tyre, të organizojnë dëgjime publike me qëllim të përf-shirjes dhe konsultimit të një numri sa më të madh të akterëve në procesin ligjbërës.

• Kuvendi në procesin e draftimit të legjislacionit, duhet të realizojë kosulltime më të gjera me or-ganizatat e shoqërisë civile, grupet e interesit dhe qytetarët.

• Kuvendi i Kosovës duhet të jetë më aktiv në mar-rjen e nismave legjislative;

Monitorimi i zbatimit të ligjeve:

• Kuvendi i Kosovës përmes trupave të tij, duhet të dëshmojë vullnet dhe gatishmëri në monitorimin e zbatimit të ligjeve dhe thirrjes në përgjegjësi për institucionet që kanë kompetencë për t’i imple-mentuar ligjet.

• Duhet të rritet mbështetja materiale dhe profe-sionale për komisionet parlamentare në fushën e monitorimit të zbatimit të ligjeve.

• Komisionet parlamentare, procesin e monitorimit të zbatimit të ligjeve duhet ta ushtrojnë në mënyrë më gjithëpërfshirëse, duke u angazhuar edhe në terren për të parë nga afër sfidat objektive, qëligjet e caktuara hasin gjatë implementimit në

REKOMANDIM:

Page 59: Seria e analizave “Çka shkoi ters”? - kfos.orgkfos.org/wp-content/uploads/2013/09/Mbi-10-vjet-Parlamentarizem-ne... · kumentet tjera të cilat krijuan bazën ligjore për krijimin

58

praktikë.• Të vendosen baza të rregullta të komunikimit mes

komisioneve parlamentare dhe ministrive të lin-jës që bien nën fushë veprimtarinë e tyre, me qël-limqëekzekutivipërçdoaktnën-ligjortënxjer-rë,tëinformojKuvendineposaçërishtkomisionetfunksionale.

Përfaqësimi:

• Me qëllim të përfaqësimit më të drejtë të qytetarëve të Kosovës në institucionet përfaqësuese, Kosova nga një zonë e vetme (unike) zgjedhore, duhet të ndahet në disa zona zgjedhore;

• Kuvendi me qëllim që të mos derivoj demokraci parazitore, ku deputetët marrin fuqinë politike jashtë rezultatit të zgjedhjeve, vendet e rezervuara për komunitetet jo-shumicë në Kosovë, ashtu siç parashihetme dispozita kushtetuese tanimëduhet të transformohen në vende të garantuara;

• Me qëllim të avancimit të komunikimit mes de-putetëve dhe elektoratit dhe me qëllim të rritjes së nivelit të përfaqësimit si dhe pjesëmarrjes së publikut në jetën politike të vendit, Kuvendi i Ko-sovës duhet të hartoj një plan për hapjen e zyreve për deputetë në të gjitha regjionet prej nga vijnë deputetët.

Komisionet parlamentare:

• Të shtohet asistenca profesionale në fushën e ligjbërjes për komisionet parlamentare;

• Me qëllim të rritjes së cilësisë së debatit dhe kual-itetit të projektligjeve si dhe akteve tjera që reko-mandohen për miratim nga komisionet parlam-entare, Kuvendi i Kosovës duhet të shikoj praktika dhe forma të zvogëlimit të numrit të komisioneve e nga ana tjetër të rrit numrin e anëtarëve brenda një komisioni, e që pragu mund të jetë me më së paku 20 anëtarë për secilin komision;

• Grupet parlamentare të dërgojnë deputetët e tyre në komisione parlamentare sipas përgatitjes së tyre profesionale.

Grupet parlamentare

• Rritja e asistencës profesionale për grupet parla-mentare;

• Të shtohen mbledhjet e grupeve parlamentare dhe të zhvillohen debate dhe konsulta paraprake.

Page 60: Seria e analizave “Çka shkoi ters”? - kfos.orgkfos.org/wp-content/uploads/2013/09/Mbi-10-vjet-Parlamentarizem-ne... · kumentet tjera të cilat krijuan bazën ligjore për krijimin

59

Transparenca

• Duhet të transmetohen mbledhjet e seancave plenare edhe pas orës 17:00. Një mundësi është që të krijohet një kanal televiziv i Kuvendit të Republikës së Kosovës, ku do transmetoheshin seancat plenare dhe mbledhjet e komisioneve. Ky program do të mund të transmetonte punimet e Kuvendit edhe përmes internetit;

• Tëpublikohenraportetfinanciaretëshpenzimevetë Kuvendit të Kosovës (me të dhëna të deta-jshme);

• Mbledhjet e Kryesisë së Kuvendit të hapen edhe për pjesëmarrje të organizatave të shoqërisë civ-ile vendore. Për më tepër Kryesia e Kuvendit të Kosovës duhet që të publikoj edhe transkriptet nga mbledhjet e saj;

• Të përgatiten dhe publikohen transkriptet nga mbledhjet e komisioneve parlamentare;

• Të publikohen me kohë procesverbalet nga mbledhjet e komisioneve parlamentare.

Kryesia e Kuvendit

• Roli i Kryesisë së Kuvendit duhet të kufizohetvetëm në ushtrimin e kompetencave të përcaktu-ara me Rregulloren e Kuvendit.

• Të fuqizohet roli i kryetarëve të grupeve parlam-entare në përcaktimin e agjendave parlamentare.

Zgjedhja e Presidentit

• Duke u nisur nga fakti se stabiliteti i pozitës së presidentittëvenditkareflektuarfuqishëmedhenë stabilitetin institucional në tërësi, dhe me qël-lim që ky post të mos jetë pjesë e “pazareve” poli-tike të subjekteve politike parlamentare, zgjed-hja e presidentit me vota të drejtpërdrejta nga qytetarët ka mbetur alternativa e vetme.

Page 61: Seria e analizave “Çka shkoi ters”? - kfos.orgkfos.org/wp-content/uploads/2013/09/Mbi-10-vjet-Parlamentarizem-ne... · kumentet tjera të cilat krijuan bazën ligjore për krijimin

60

LISTA E TË INTERVISTUARVE:

AdriatikKelmendi–Koha-visionArbenGashi–DeputetiKuvendit,GPLDKAgronDemi–DrejtorekzekutiviInstitutitGAPAgronHalitaj–Gazetar,TribunaAlbinKurti–KryetariLëvizjesVetëvendosjeArdianGjini–Deputet,shefiGPAAKArsimBajrami–Deputet,GPPDKAvniZogiani–DrejtorEkzekutiviOrganizatësÇohuBeratBuzhala–DeputetiKuvendittëKosovësGoranMarinkovic–DeputetiKuvendittëKosovës,GPArdhmëria e Përbashkët EqremKryeziu–DeputetiKuvendittëKosovësJakupKrasniqi–KryetariKuvendittëKosovësNexhatDaci–ishkryetariKuvenditRamushHaradinaj–KryetariAleancëspërArdhmërinëe Kosovës RamushTahiri–KëshilltarpolitikiPresidentessëKo-sovës RinorBeka–MenaxheriProgramitParlamentar,NDI

Page 62: Seria e analizave “Çka shkoi ters”? - kfos.orgkfos.org/wp-content/uploads/2013/09/Mbi-10-vjet-Parlamentarizem-ne... · kumentet tjera të cilat krijuan bazën ligjore për krijimin

61

BIBLIOGRAFIA

Korniza Kushtetuese, gjendet në: http://www.un-mikonline.org/regulations/unmikgazette/03albanian/A2001regs/RA2001_09.pdfKushtetuta e Republikës së Kosovës, gjendet në: http://www.kryeministriks.net/repository/docs/Kushtetuta.e.Republikes.se.Kosoves.pdfInstituti Demokratik i Kosovës (KDI). Doracak “Vota Ime”, gjendet në http://kdikosova.org/publications/votaime_sq.pdfNew Mandate, New Opportunities, Evaluation of the work of the Assembly of Kosovo and recommendations for further development. Botuar me 2008, f,16

Raporti i Progresit për Kosovën i Komisionit Ev-ropian 2008 , gjendet në: http://www.scribd.com/doc/16541221/raporti-i-progresit-2008 Raporti i Progresit i Komisionit Evropian 2010, f.10 dhe 11Raporti i Progresit për Kosovën i Komisionit Evropian 2011 http://www.eeas.europa.eu/delegations/kos-ovo/documents/eu_kosovo/20111018_progress_re-port_sq.pdfStudimin i Fizibilitetit për Kosovën 2012, gjendet në:http://www.meiks.net/repository/docs/Dokumenti_punues_i_Komisionit_Evropian_mbi_SF_per_MSA_mes_BE-se_dhe_Kosoves.pdf

Zijadin Gashi. 13 shkurt 2009. Kritikat e Feithit (s’)befasojne Prishtinen. Botuar në kohajonë.com me 13

shkurt 2009, gjendet në: http://www.kohajone.com/artikull_print.php?idm=37609Transkripti nga seanca plenare 07.12.2011, gjendet në: http://www.assemblykosova.org/common/docs/proc/proc_s_2011_12_07_10_3884_al.pdf KDI - Raporti mujor i monitorimit të punës së Kuvendit të Kosovës - shtator 2012, gjendet në: http://kdi-koso-va.org/al/publikime.php#2010pub Programi i Punës së Kuvendit për vitin 2013

Studimin i Fizibilitetit për Kosovën i Komisionit Evropi-an 2012, gjendet në:http://www.meiks.net/repository/docs/Dokumenti_punues_i_Komisionit_Evropian_mbi_SF_per_MSA_mes_BE-se_dhe_Kosoves.pdf

“Zyret e deputetëve - Mundësi për përfaqësim më të mirë të qytetarëve”, botim i KDI-së 2010, gjendet në: http://kdi-kosova.org/publications/zyraedeputetevel.pdf

International Crisis Group. Udhëzime për Kosovën (II): Standarde të brendshme. Raporti nr.125 i ICG për Bal-lkanin. 1 mars 2002. Ligjit për Zgjedhje të përgjithshme në Republikën e Kos-ovës, gjendet në: http://kuvendikosoves.org/common/docs/ligjet/2008_03-L073_al.pdf

Roli i Kuvendit në procesin e monitorimit të zbatimit të

Page 63: Seria e analizave “Çka shkoi ters”? - kfos.orgkfos.org/wp-content/uploads/2013/09/Mbi-10-vjet-Parlamentarizem-ne... · kumentet tjera të cilat krijuan bazën ligjore për krijimin

62

ligjeve- botim i KDI-së, gjendet në: http://kdi-kosova.org/publications

Drejt Zhvillimit të Standardeve Ndërkombëtare Për LegjislaturatDemokratike–NDI2007Procesverbalet e seancave plenare , gjenden në: http://www.kuvendikosoves.org/

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, gjendet në: http://www.gjk-ks.org/repository/docs/ko_29_11_agj_om_shq.pdf

Agron Demi, Roli i Kuvendit në Qeverisje - Kuvendi i Ko-sovës me Kornizë Kushtetuese dhe Pako të Ahtisaarit, 2007

Fletënotimi janar-korrik 2011 f. 5/ Botimi I KDI-së, gjendet në: http://kdi-kosova.org/publications/Fletnotimi-CL012011.pdf

Rregullorja e Kuvendit të Kosovës, neni 80 pika 1, gjen-det në:http://www.assembly-kosova.org/common/docs/Rr_K_RK_29_04_2010_shqip.pdf

Page 64: Seria e analizave “Çka shkoi ters”? - kfos.orgkfos.org/wp-content/uploads/2013/09/Mbi-10-vjet-Parlamentarizem-ne... · kumentet tjera të cilat krijuan bazën ligjore për krijimin

63