shqip.docx · web viewofrimin e një trajnimi që synon drejt praktikave më përparimtare të...

26
HYRJE Krijimi i Shkollës së Magjistraturës së Shqipërisë ishte një ngjarje e rëndësishme që erdhi si rezultat i bashkëpunimit të shtetit shqiptar me Këshillin e Evropës dhe me Komisionin Evropian, i cili ndryshoi thelbin e rekrutimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Shkolla e Magjistraturës e Republikës së Shqipërisë u krijua si një institucion publik, me autonomi administrative, akademike dhe financiare. Buxheti i përafërt i saj është 430.000 euro në vit. Për realizimin e qëllimeve dhe detyrave të caktuara nga Ligji nr. 8136, datë 31.7.1996 “Për Shkollën e Magjistraturës së Republikës së Shqipërisë, (i ndryshuar me Ligjin Nr.9414, datë 20.05.2005 dhe Ligjin nr. 97/2014), ajo filloi veprimtarinë e saj mësimore shkencore në Tetor të vitit 1997, dhe është e vendosur në Tiranë, kryeqyteti i Shqipërisë. Shkolla e Magjistraturës e Republikës së Shqipërisë realizon aktivitetin e saj në këto drejtime: 1. Formimi Fillestar për gjyqtarë dhe prokurorë të rinj; 2. Formimi i Vazhduar për gjyqtarët dhe prokurorët në detyrë si dhe Formimi i Vazhduar i profesioneve të tjera juridike; 3. Publikime, studime shkencore. I. OBJEKTIVAT E SHKOLLËS SË MAGJISTRATURËS Programi i Formimit Fillestar Rritja e shprehive teorike, në komentimin dhe interpretimin e ligjeve në nivele më të avancuara dhe më të thelluara se ato të programit mësimor të përmbushur në fakultetet e drejtësisë. Njohja me përmbajtjen e ligjeve të reja të aprovuara rishtazi, me mënyrën e zbatimit dhe të analizimit të tyre,

Upload: dinhphuc

Post on 08-Jun-2018

217 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

HYRJE

Krijimi i Shkollës së Magjistraturës së Shqipërisë ishte një ngjarje e rëndësishme që erdhi si rezultat i bashkëpunimit të shtetit shqiptar me Këshillin e Evropës dhe me Komisionin Evropian, i cili ndryshoi thelbin e rekrutimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Shkolla e Magjistraturës e Republikës së Shqipërisë u krijua si një institucion publik, me autonomi administrative, akademike dhe financiare. Buxheti i përafërt i saj është 430.000 euro në vit. Për realizimin e qëllimeve dhe të detyrave të caktuara nga Ligji nr. 8136, datë 31.7.1996 “Për Shkollën e Magjistraturës së Republikës së Shqipërisë, (i ndryshuar me Ligjin Nr.9414, datë 20.05.2005 dhe Ligjin nr. 97/2014), ajo filloi veprimtarinë e saj mësimore shkencore në Tetor të vitit 1997, dhe është e vendosur në Tiranë, kryeqyteti i Shqipërisë.

Shkolla e Magjistraturës e Republikës së Shqipërisë realizon aktivitetin e saj në këto drejtime:1. Formimi Fillestar për gjyqtarë dhe prokurorë të rinj;2. Formimi i Vazhduar për gjyqtarët dhe prokurorët në detyrë si dhe Formimi i Vazhduar i

profesioneve të tjera juridike;3. Publikime, studime shkencore.

I. OBJEKTIVAT E SHKOLLËS SË MAGJISTRATURËS

Programi i Formimit Fillestar

Rritja e shprehive teorike, në komentimin dhe interpretimin e ligjeve në nivele më të avancuara dhe më të thelluara se ato të programit mësimor të përmbushur në fakultetet e drejtësisë.

Njohja me përmbajtjen e ligjeve të reja të aprovuara rishtazi, me mënyrën e zbatimit dhe të analizimit të tyre, si dhe me mënyrën e ndërthurjes së tyre me kornizën ligjore ekzistuese.

Rritja e shprehive praktike të magjistratëve në drejtim të zbatimit të ligjeve në zgjidhjen e rasteve konkrete të praktikës gjyqësore.

Rritja e aftësive intelektuale, shkencore në drejtim të argumentimit logjik dhe analitik të praktikës gjyqësore, drejt bazueshmërisë së vendimeve gjyqësore dhe akteve të tjera procedurale në prova dhe në ligj.

Rritja e shprehive në nivele bashkëkohore në drejtim të shkrimit dhe arsyetimit ligjor. Unifikimi i zgjidhjeve ligjore të rasteve praktike, me qëllim mënjanimin e zgjidhjeve

paralele apo të kundërta, për rastet që janë të ngjashme. Rritja e shkallës së komunikimit dhe të sjelljes së magjistratëve të ardhshëm brenda

normave të etikës profesionale. Edukimi i magjistratëve me shprehitë e nevojshme për zbatimin në punën e tyre të

parimeve të: pavarësisë, paanësisë,

ndershmërisë profesionale në dhënien e vendimeve dhe shqyrtimin e çështjeve penale e civile.

Organizimi i praktikave pasive dhe vëzhguese në vitin e dytë pranë gjykatave dhe prokurorive.

Organizimi i praktikës aktive si gjyqtarë dhe prokurorë në vitin e tretë të Shkollës së Magjistraturës.

Programi i Formimit Vazhdues

Programi i formimit vazhdues me të gjithë indikatorët e cilësisë dhe të larmishmërisë nga këndvështrimi tematik është bërë edhe më operativ përmes kalendarit të aktiviteteve trajnuese të detajuara në këtë dokument.Programi dhe Kalendari i Formimit Vazhdues synon: Të trajtojë një tematikë të një natyre gjithëpërfshirëse, ashtu siç është gama e çështjeve

që paraqiten përpara sistemit të drejtësisë. Të trajtojë një tematikë të një natyre më të specializuar në fusha të veçanta ashtu siç

kërkohet ndërhyrja e sistemit në një rast konkret duke respektuar parimet e unitetit dhe të diversitetit.

Të fokusohet më shumë tek aspektet sociale duke i sjellë këto në vëmendje në çdo aktivitet.

Harmonizimin e programit me procesin e reformës ligjore, si dhe në sistemin e drejtësisë, zbatimin e standardeve ndërkombëtare dhe proceset e përqasjes me instrumentet e BE, në kuadrin e zbatimit të Planit Kombëtar për Integrimin Evropian.

Plotësimin e kërkesave dhe nevojave të seksioneve të reja ose të gjyqtarëve që kanë lëvizur në këto seksione.

Plotësimin e kërkesave dhe nevojave, parë edhe në këndvështrimin e një tematike rajonale. Ofrimin e një trajnimi që synon drejt praktikave më përparimtare të azhurnuara edhe me

standardet e evidentuara nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut edhe nga praktika e vendeve të tjera apo e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë.

Thellimin dhe specializimin në fusha të veçanta. Seleksionimin e ekspertizës më të mirë të brendshme dhe ndërkombëtare në fusha të

veçanta. Ballafaqimin me sfidat dhe eksperiencat më pozitive, etj.

Publikimet dhe Puna Kërkimore Shkencore

Shkolla e Magjistraturës ka për qëllim të shtojë numrin e botimeve dhe të punës kërkimore dhe shkencore, si pjesë e rëndësishme për edukimin dhe trajnimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Do të vazhdojë të botojë: Revistën shkencore “Jeta Juridike” – katër numra në vit; Revistën “Magjistrati” – dy numra në vit; Botime të teksteve juridike, manualeve dhe komentarëve nga fusha të ndryshme të së

drejtës; Studime të ndryshme kërkimore dhe shkencore.

II. ORGANET DREJTUESE TË SHKOLLËS SË MAGJISTRATURËS

Këshilli DrejtuesOrgani i saj më i lartë vendim marrës është Këshilli Drejtues, i përbërë nga 16 (gjashtëmbëdhjetë) anëtarë i cili ka këto kompetenca: Drejton dhe kontrollon të gjithë aktivitetin akademik, administrativ dhe financiar të

Shkollës së Magjistraturës, në lidhje me punën e të gjitha qëllimeve dhe detyrave të ngarkuara me ligj.

Miraton Programin e Formimit Fillestar, Planin Mësimor, listën e ekspertëve, pedagogët e brendshëm dhe të jashtëm, metodologjinë, kriteret dhe përzgjedhjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve të rinj, Programin e Formimit Vazhdues, duke vlerësuar nevojat për të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët, përzgjedhjen e temave, etj.

Drejtori i Shkollës

Drejtori i Shkollës së Magjistraturës emërohet nga Këshilli Drejtues i Shkollës së Magjistraturës, nga radhët e gjyqtarëve dhe prokurorëve me vjetërsi jo më pak se 10 vjet ose nga radhët e juristëve të shquar, që e kanë ushtruar profesionin e juristit jo më pak se 15 vjet, si dhe të ketë jo më pak se 10 vjet mësimdhënie në Shkollën e Magjistraturës nga marrja e gradës shkencore “Doktor” ose jo më pak se 5 vjet mësimdhënie në Shkollën e Magjistraturës nga marrja e titullit shkencor “Profesor” ose jo më pak se 15 vjet mësimdhënie si pedagog i brendshëm apo pedagog i jashtëm në Shkollën e Magjistraturës.

Këshilli PedagogjikKëshilli pedagogjik kryesohet nga Drejtori i Shkollës dhe ka në përbërje: Personelin mësimdhënës të brendshëm dhe titullarët e lëndëve kryesore, me karakter

formues e profesional, përcaktuar nga Këshilli Drejtues; Një gjyqtar dhe një prokuror, të caktuar nga Këshilli Drejtues ndërmjet anëtarëve të këtij

këshilli.

Komisioni DisiplinorKomisioni disiplinor kryesohet nga Drejtori i Shkollës dhe ka në përbërje: një gjyqtar dhe një prokuror, të caktuar nga Këshilli Drejtues i Shkollës, që nuk janë

anëtarë të Këshillit Pedagogjik; dy pedagogë efektivë të shkollës, të caktuar nga Këshilli Pedagogjik; dy prej kandidatëve për magjistratë, të zgjedhur çdo vit, me votim të fshehtë, nga

Asambleja e kandidatëve për magjistratë.”

III. FORMIMI FILLESTAR

Rekrutimi i Kandidatëve për Magjistratë

Drejtori i shkollës, në përputhje me numrin e vendeve vakante, të përcaktuar nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, për gjyqtarët dhe Prokurori i Përgjithshëm për prokurorët, shpall: njoftimin për dorëzimin e kërkesave nga kandidatët për regjistrimin në provimin e

pranimit si dhe dokumentet që duhet të dorëzohen dhe periudhën që ato do të dorëzohen;

bën publike datën e provimit;

si dhe listën e kritereve, të cilat janë bazë për testimin e kandidatëve.

2877

270

Konkurentet dhe fituesit ne vite

KonkuruarFituar

Kriteret e pranimit1. Të drejtën për regjistrimin si kandidat për Programin e Formimit Fillestar, e gëzojnë të

gjithë personat e diplomuar në Fakultetet e Drejtësisë në vend, si dhe personat e diplomuar në Fakultetet e Drejtësisë jashtë shtetit, të cilët kanë ekuivalentuar diplomën e tyre në drejtësi;

2. Të ketë notë mesatare mbi 8 (tetë) me kushtin që të mos bien nën këtë notë lëndët kryesore, ku përfshihen: E Drejta Civile dhe e Detyrimeve, E Drejta Penale, (Pjesa e Përgjithshme dhe Pjesa e Posaçme), Procedura Civile, Procedura Penale, E drejta administrative dhe e Drejta Kushtetuese. Për të diplomuarit si "Jurist" në programe universitare në gjuhë të huaj, parashikohet një koefiçient vështirësie të barabartë me 1.2 i cili do të ponterojë mesataren e tyre faktike;

3. Të mos jetë i dënuar;4. E drejta për të konkurruar në Shkollën e Magjistraturës i takon çdo studenti deri në tre

herë duke filluar nga viti akademik 2011-2012;5. Nuk lejohen të konkurrojnë në Shkollën e Magjistraturës stafi i brendshëm i saj, si dhe

familjarë apo persona të lidhur me ta, për një periudhë deri në një vit nga koha e ndërprerjes së marrëdhënies së punës së tyre me Shkollën e Magjistraturës.

Kandidati, për regjistrim, duhet të paraqesë këto dokumente:1. Dokumentin e ekuivalentimit të diplomës në rast se ka mbaruar studimet jashtë;2. Fotokopje e noterizuar e diplomës dhe certifikatës së notave;3. Kopje të noterizuar të vendimit të akreditimit të Fakultetit të Drejtësisë, nëse është

diplomuar në një nga Fakultetet e Drejtësisë jo publike brenda vendit;4. Dëshmi/certifikata të mbrojtjes së gjuhës angleze të lëshuar sipas Udhëzimit të Ministrisë

së Arsimit dhe Shkencës;5. Raport mjeko-ligjor për aftësi për punë;6. Kopje të noterizuar të kartës së identitetit i bashkëngjitet formularit të vetëdeklarimit të

gjendjes gjyqësore (i padënuar);7. Një certifikatë familjare;8. Dy fotografi;9. Të dhëna personale (CV);10. Dëshmi, vërtetime dhe rekomandime nga persona dhe institucione ku ata kanë jetuar dhe

punuar pesë vitet e fundit të jetës së tyre.11. Mandat pagese për regjistrimin në vlerën 10.000 lekë;

Zhvillimi i provimit: Provimi i pranimit në Shkollën e Magjistraturës, zhvillohet me shkrim dhe nën monitorim, i organizuar me dy faza në ditë të ndryshme, nga të cilat: (i) Faza e parë me natyrë kualifikuese, me vlerësim elektronik, organizohet në një ditë; kandidatët që kualifikohen në fazën e parë kalojnë në një testim që lidhet me shëndetin mendor dhe psikologjik, që organizohet në disa ditë, në varësi të numrit të kandidatëve; ii) Pas kalimit të këtij testimi, kandidatët futen në fazën e dytë të konkurrimit, si testim profesional që zhvillohet me shkrim në një ditë.

Faza e parë është fazë seleksionuese.  Modeli i tezës së provimit në fazën e parë është i organizuar në formë pyetjesh me

alternativa, ku përgjigjet jepen në mënyrë skematike pa fjalë sipas teknikës “skan-tron”. Pyetjet gjatë fazës së parë testojnë njohuri të karakterit të përgjithshëm dhe profesional. Provimi zhvillohet në të njëjtën sallë dhe vlerësohet elektronikisht po aty, në prani të

pjesëmarrësve. Komisioni i vlerësimit elektronik, përcaktohet nga Këshilli Drejtues dhe në përbërje të tij

është Drejtori i Shkollës, një përfaqësues i Këshillit Drejtues dhe një ose dy ekspert teknik, për leximin e rezultateve të scan tronit.

Në fazën e dytë kalojnë ata kandidatë të cilët kanë mbledhur jo më pak se 60 % të pikëve.

Teza e provimit vlerësohet maksimalisht me 100 pikë. Teza do të ketë maksimalisht 100 pyetje/ 100 pikë dhe do të jetë e strukturuar në 9 rubrika, nga të cilat 8 me nga 10 pikë secila, dhe gjuha shqipe që do të ketë 20 pyetje/1 pikë secila.

Teza e fazës së parë do të përbëhet:1) Test Inteligjence (logjikë, gjeografi etj), 2) Marrëdhënie Ndërkombëtare - BE - Histori – E Drejtë e Krahasuar, 3) Gjuhë Shqipe, 4) Psikologji – Komunikim, 5) Etikë e sjellje qytetare, 6) E Drejtë Kushtetuese –Të drejtat e njeriut – E Drejtë Administrative, 7) E Drejtë Familjare – E Drejtë pune - Tregtare, 8) Civile – Procedurë Civile, 9) Penale – Procedurë Penale.

Kandidatët që kualifikohen në fazën e pare kalojnë në një testim të lidhur me shëndetin mendor dhe psikologjik, të kryer nga një komision i ngritur nga Këshilli Drejtues i Shkollës së Magjistraturës në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë. Ky komision, aspektet teknike të të cilit përcaktohen në rregulloren e shkollës, përbëhet nga dy mjekë psikiatër, dy psikologë dhe një pedagog i brendshëm i Shkollës së Magjistraturës

Natyra e testimit të shëndetit mendor e psikologjik, në të cilin futen kandidatët që kualifikohen nga faza e parë me scan tron, do të jetë në formën e intervistimeve në grup dhe individuale.Vleresimi i komisionit të shëndetit mendor dhe psikologjik do të jetë: kalon apo nuk kalon në fazën tjetër të konkurimit. Faza e dytë - Testi Profesional, i cili përmban pjesën teorike nga fushat e së drejtës, të

parashikuara në programin e provimit të pranimit dhe pjesën praktike me dy raste nga praktika gjyqësore. Pyetjet e provimit janë të njëjta për të gjithë konkurruesit dhe caktohen me short të hedhur nga një ose disa konkurrues, për secilin grup pyetjesh të ndara sipas fushave. Testi profesional vlerësohet maksimalisht me 350 pikë nga të cilat me 250 pikë vlerësohet pjesa teorike e cila ndahet; 50 pikë për pjesën teorike të së drejtës civile, të drejtës penale, procedurës civile dhe procedurës penale dhe me 50 pikë vlerësohet pjesa teorike e degëve të tjera të së drejtës si; e drejta kushtetuese, dhe e drejta administrative, familjare, pune. Pjesa e rasteve praktike vlerësohet me 100 pikë, nga 50 pikë për secilin rast praktik.

Komisioni i provimit: Për vlerësimin e rezultateve të provimit për çdo kandidat, ngrihet me vendim të Këshillit Drejtues një komision, i përbërë nga 5-7 veta, të caktuar nga

Këshilli Drejtues, nga të cilët 2-3 pedagogë të brendshëm dhe 3-4 pedagogë të jashtëm me eksperiencë mësimdhënie në Shkollën e Magjistraturës mbi pesë vjet.

Shpallja e rezultateve dhe fituesve: Pas përfundimit të konkursit, shpallet rezultati përfundimtar i provimit me shkrim si dhe numrat fitues të tij. Hapja e zarfeve dhe shpallja e rezultateve të secilit kandidat, duke bashkuar emrin me numrin e sekretimit të tij, bëhet në prani të kandidatëve në orën dhe vendin e njoftuar paraprakisht nga administrata e Shkollës. Fitues shpallen kandidatët që kanë fituar numrin më të madh të pikëve në rend zbritës, por jo më pak se 60 % të totalit të pikëve maksimale deri në plotësimin e numrit.

Programi i Formimit Fillestar

Strategjia e Shkollës së Magjistraturës për formimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të rinj është orientuar drejt formimit të tyre në praktikë. Të gjitha kurset dhe lëndët e zhvilluara në Shkollë kanë të ndërthurura së bashku teorinë dhe studimin praktik të rasteve.

Në Shkollën e Magjistraturës metodologjia e mësimdhënies është interaktive dhe ajo synon: Trajtimin e elementeve teorike në një formë të re konceptimi ligjor ose juridik duke shmangur ripërsëritjet nga Fakulteti Juridik; Organizimi i debateve juridike lidhur me diskutimet e dispozitave apo vakume ligjore; Diskutimi i rasteve nga praktika dhe zgjidhjen e tyre nga kandidatët e ndarë në grupe pune apo klasë.

Programi i Formimit Fillestar i kandidatëve përfshin një periudhë tre vjeçare që përbëhet nga:

Viti i parë është një vit teorik me 18 (tetëmbëdhjete) lëndë të ndryshme të së drejtës; Vlerësimi i kandidatëve për magjistratë gjatë vitit të parë teorik-praktik bëhet sipas skemës: Vlerësimi i vazhdueshëm gjatë gjithë vitit akademik, dhe provimit përfundimtar.

Gjatë vlerësimit të vazhdueshëm, analizohen komponentët e mëposhtëm: Puna gjatë zhvillimit të detyrave, eseve/projekteve, të cilat janë të përgatitura me shkrim;

Të qënit aktiv në oratori gjatë zhvillimit të orës së mësimit në klasë ose arsyetimit në diskutime interaktive;

Mënyra e diskutimit dhe zgjidhjes së rasteve nga praktika gjyqësore; Mënyra e organizimit dhe realizimit të gjyqeve imituese etj.

Një vlerësim përfundimtar bëhet në fund të vitit akademik ose semestri me anë të një provimi përfundimtar, kur përfundon dhe zhvillimi i lëndës.

Viti i dytë është organizuar si një vit praktik nën kujdesin e një pedagogu të shkollës dhe nën drejtimin e një gjyqtari apo prokurori, si dhe teorik, ku zhvillohen gjithsej 20 kurse teorike. Caktimi i kandidatëve në vendet e stazhit bëhet nga Drejtori i Shkollës, dhe i komunikon kandidatëve gjyqtarin ose prokurorin përgjegjës për stazhin.

Gjatë kryerjes së stazhit paraprofesional në vitin e dytë, kandidati duhet të ndjekë dy ditë në javë kurset teorike, sesionet e diskutimeve dhe gjyqet imituese, të cilat zhvillohen në shkollë dhe tre ditë në javë praktike në gjykatë, prokurori, ose në institucione të tjera të lidhura me to siç parashikohet në programin e shkollës.

Gjatë vitit të dytë, vlerësohen në mënyrë vazhduese disa komponentë:

Pjesa Teorike (kurset)

Mënyra e vlerësimit të kurseve të vitit të dytë me pikë në varësi të specifikës së kursit, me provim ose me forma të tjera vlerësimi.

Rezultatet i bashkëngjiten lëndëve të grupit të dytë dhe vlerësimit përfundimtar.

Pjesa Praktike Mënyra e realizimit të gjyqeve imituese gjatë vitit dhe diskutimeve të çështjeve në

sesionet interaktive. Përgatitja e një dosje penale apo civile nga kandidatët Gjyqi imitues final Rezultati i vlerësimeve pasqyrohet në një procesverbal për mënyrën e ndjekjes së praktikës të përgatitur nga Pedagogët e Brendshëm të Shkollës që drejtojnë këtë praktikë. Vlerësimi i të gjithë komponentëve bëhet në një proçesverbal përfundimtar të nënshkruar nga pedagogët e brendshëm të ngarkuar me drejtimin e praktikës së vitit të dytë. Mbrojtja e TemësPërgatitja dhe mbrojtja e një teme të miratuar nga Drejtoria e Shkollës në fillim të çdo viti akademik. Tema përgatitet nën udhëheqjen e Shkollës së Magjistraturës, e cila zgjedh një drejtues me eksperiencë praktike e shkencore.

Vlerësimi total i të gjithë komponentëve të vitit të dytë bëhet me vendim të Këshillit Pedagogjik në fund të çdo viti akademik.

Pedagogët e brendshëm në takim për kurikulat.

Viti i tretë është periudha e stazhit profesional; kandidatët realizojnë një praktikë aktive pas emërimit provizor të marrë nga KLD-ja dhe Prokuroria e Përgjithshme. Gjatë këtij viti analizohen dhe vlerësohen dosjet e përgatitura prej tyre në praktikën gjyqësore.

Vlerësimi i vitit të tretë bazohet në: punën e bërë nga ana e kandidatëve gjatë praktikes profesionale dhe vlerësimit nga

kryetari i gjykatës apo prokurorit të rrethit, ku kandidati bën stazhin profesional; prezantimin e kandidatëve të një vendimi civil apo penal, para Këshillit Pedagogjik. vlerësimin e cilësisë së hartimit të vendimeve gjyqësore shpejtësisë dhe saktësisë në punë,

si dhe mënyrën e zgjidhjes së rasteve, arsyetimi ligjor  dhe të shkruarit, dhe argumentet ligjore.

Rezultatet e të tre viteve grumbullohen në një tabelë përfundimtare që miratohet me vendim të Këshillit Pedagogjik, si mesatare e pikëve të grumbulluara nga çdo kandidat në tre vite. Tabela finale i përcillet KLD-së dhe Prokurorisë së Përgjithshme, së bashku me vlerësimet e

kandidatëve nga institucionet ku ata kanë kryer praktikën dhe një karakteristikë të përgatitur nga Shkolla e Magjistraturës për emërimin e tyre përfundimtar.Programi i Formimit Fillestar zgjat 3 vjet, që nga fillimi i saj në vitin 1997 e deri me tani janë diplomuar: 269 magjistratë nga këta: 159 gjyqtarë dhe 110 prokurorë.

Diplomimi, meritokracia, siguria e emërimit

Klasifikimi i kandidatëve për magjistratë bëhet në bazë të rezultateve teorike e praktike të fituara me meritë gjatë tre viteve të studimit në këtë Shkollë, të cilat shpallen publikisht në ambjentet e saj, mbas përgatitjes së tyre, me vendim të Këshillit Pedagogjik.

Drejtoria e shkollës dërgon të dhënat e procesit të vlerësimit për të bërë emërimin përfundimtar të tyre në vendet vakante, në përputhje me shkallën e vlerësimit të tyre nga shkolla, pas propozimeve të bëra më parë kandidatëve për magjistrat për të marrë edhe pëlqimin e tyre, përkatësisht, nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, për gjyqtarët, dhe nga Prokurori i Përgjithshëm, për prokurorët.

269

159

110

Numri i gjyqtarëve dhe prokurorëve të diplomuar në vite

Magjistratë të Diplomuar Gjyqtarë

Prokurorë

Kantidatët për magjistratë të diplomuar në vitin akademik 2013-2014

IV. FORMIMI VAZHDUES

Objektivi kryesor i Programit të Formimit Vazhdues në Shkollën e Magjistraturës është rritja e profesionalizmit të gjyqtarëve dhe prokurorëve me qëllim forcimin e pavarësisë dhe paanshmërisë së sistemit të drejtësisë dhe në këtë mënyrë rritja e aksesit në drejtësi. Programi i Formimit Vazhdues synon përmirësimin e kapaciteteve të tyre profesionale kryesisht në drejtim të:  etikës dhe deontologjisë, standardeve të BE-së dhe instrumenteve të Këshillit të Evropës dhe jurisprudencës përkatëse, në shkrimin dhe arsyetimin ligjor, në forcimin e njohurive për legjislacionin e brendshëm dhe atë ndërkombëtar, etj.

Përmes këtij programi, Shkolla e Magjistraturës realizon një numër mesatar aktivitetesh trajnuese nga 70-90 për çdo vit akademik. E përkthyer në aktivitete javore, mund të themi se realizohen rreth 2-3 aktivitete dy ditore në çdo javë. Kështu Shkolla e Magjistraturës pret e përcjell disa herë në vit gjyqtarë të gjykatave të rretheve gjyqësore dhe të apeleve numri i të cilëve shkon deri në 370 gjyqtarë. Gjithashtu, Shkolla frekuentohet disa herë në vit edhe nga prokurorët e këtyre niveleve, numri i të cilëve në total shkon deri në 320 prokurorë. Ka edhe pjesëmarrës të tjerë që bëjnë pjesë në sistemin e drejtësisë duke luajtur role të ndryshme në të si avokatë, psikologë e punonjës social, përmbarues, mjek ligjorë dhe ekspertë, pedagogë të fakulteteve të drejtësisë, administratë gjyqësore, etj.

200200

200200

200200

200200

200201

201201

2010

20

40

60

80

100

120

32

34

38

55

5945

57 64

83

88

104

89

107

AKTIVITETE TË SHKOLLËS SË MAGJISTRATURËS.[vitet akademike 2001-2014]

Aktivitete [total]

2001-2002

2002-2003

2003-2004

2004-2005

2005-2006

2006-2007

2007-2008

2008-2009

2009-2010

2010-2011

2011-2012

2012-2013

2013-20140

5001000150020002500

638 791

781 11

60 1423

784

1389

1330 16

33 1790 22

6219

66 2183

Pjesëmarrja në aktivitetet e zhvilluara në vite akademik për periudhën 2001-2014.

Pjesëmarrja në aktivitete [total]

0

100

200

300

400

500

600

700

2001-

2002

2002-

2003

2003-

2004

2004-

2005

2005-

2006

2006-

2007

2007-

2008

2008-

2009

2009-

2010

2010-

2011

2011-

2012

2012-

2013

2013-

2014

14 2984

4691 116

168 188

302

384

553

676

284Of.policisë gjyqësore, avokatë,juristë,psikologë, sociologë etj.

Sipas ligjit, gjyqtarët dhe prokurorët e gjykatave dhe prokurorive të shkallës së parë dhe të apelit, frekuentojnë Programin e Formimit Vazhdues sipas rregullës që periudha e formimit vazhdues nuk duhet të kalojë më shumë se 20 ditë në vit dhe jo më shumë se 60 ditë gjatë pesë vjetëve akademike. Gjyqtarët dhe prokurorët, që marrin pjesë rregullisht në formimin vazhdues, pajisen me certifikatën përkatëse sipas modelit të certifikatës së miratuar nga Shkolla e Magjistraturës.

Programi i Formimit Vazhdues hartohet mbi bazën e një procesi adekuat e gjithëpërfshirës të vlerësimit të nevojave për trajnim të gjyqtarëve e prokurorëve për një periudhë 3 vjeçare. Programi miratohet nga Këshilli Drejtues pasi të jetë marrë, paraprakisht, mendimi i Kryetarit të Gjykatës së Lartë, Prokurorit të Përgjithshëm, Ministrisë së Drejtësisë, Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe Këshillit Pedagogjik të Shkollës. Propozimet për pjesëmarrjen e secilit gjyqtar dhe prokuror në veprimtaritë konkrete të formimit vazhdues i bëhen Drejtorit të Shkollës së Magjistraturës, përkatësisht, nga kryetari i Gjykatës së Shkallës së Parë ose Gjykatës së Apelit dhe nga drejtuesi i Prokurorive pranë këtyre Gjykatave. Programi tri vjeçar detajohet në kalendarin e aktiviteteve për çdo vit akademik. Sipas kërkesave të

gjyqtarëve dhe prokurorëve, planifikohet edhe numri i aktiviteteve për çdo temë trajnimi.

2001

...

2002

...

2003

...

2004

...

2005

...

2006

...

2007

...

2008

...

2009

...

2010

...

2011

...

2012

...

2013

...

0

200

400

600

800

1000

1200

1400

510 475 455

880986

554

1039

880 844 905

1313

878

1230

114

287 242 234346

114182

262

487 501396

323

519

Gjyqtarë

Prokurorë

Pjesëmarrja në aktivitetet trajnuese gjyqtarë/prokurorë.[vitet akademike 2001-2014]

0

100

200

300

400

500

600

700

2001-

2002

2002-

2003

2003-

2004

2004-

2005

2005-

2006

2006-

2007

2007-

2008

2008-

2009

2009-

2010

2010-

2011

2011-

2012

2012-

2013

2013-

2014

14 2984

4691 116

168 188

302

384

553

676

284Of.policisë gjyqësore, avokatë,juristë,psikologë, sociologë etj.

Aktivitet i zhvilluar në datat 2-4 Korrik 2014 me mbështetjen e Fondacionit IRZ me temë: "E drejta administrative".

Aktivitet i zhvilluar në datën 17 Janar 2014 me mbështetjen e Komisionit Evropian me temë: "Rëndesia e Reformës në sistemin gjyqësor dhe integrimi i Shqipërisë në BE".

Programi i Formimit Vazhdues aktualisht gjendet në variant elektronik. Veç temave konkrete në të gjen vend me rëndësi elaborimi i teknikave dhe metodave të trajnimit përmes aktiviteteve të formatit "Trajnim trajnerësh". Çdo gjyqtar e prokuror pajiset me kopjen e kalendarit të aktiviteteve për çdo vit akademik, si dhe me formularin e regjistrimit.

Programi realizohet nga ekipi i ekspertëve, lehtësuesve dhe moderatorëve. Përzgjedhja e tyre bëhet nga Këshilli Drejtues sipas kritereve të përcaktuara. Shkolla e Magjistraturës ka përgatitur termat e referencës për gjithë këtë ekip si dhe përmbajtjen e marrëveshjes së bashkëpunimit.

V. KRITERET E PËRZGJEDHJES SË PEDAGOGËVE TË JASHTËM DHE EKSPERTËVE TË SHKOLLËS SË MAGJISTRATURËS

Caktimi i pedagogëve dhe ekspertëve të Shkollës së Magjistraturës bëhet në bazë të Ligji nr. 8136, datë 31.7.1996 “Për Shkollën e Magjistraturës së Republikës së Shqipërisë, (i ndryshuar) dhe Rregullores së Brendshme të Shkollës së Magjistraturës. Kriteret e përzgjedhjes, faza në të cilat kalon ky proces dhe mënyra e vlerësimit të vazhdueshëm dhe periodik të veprimtarisë mësimdhënëse të pedagogëve përcaktohen në Rregulloren e Brendshme e sipër përmendur. Ato bëhen me propozim të Drejtorit të Shkollës dhe me miratim të Këshillit Pedagogjik dhe më pas të Këshillit Drejtues, pas shpalljes publike të vendeve dhe nevojave të Formimit Fillestar apo Vazhdues në fillim apo vijim të çdo viti akademik.

Përzgjedhja e pedagogëve/ekspertëve ka si bazë: eksperiencën në detyrë, eksperiencë mësimdhënëse universitare apo në Shkollën e Magjistraturës, integriteti moral dhe reputacioni i mirë, përvoja dhe aftësitë pedagogjike, përvoja profesionale e specifikuar në lëndën për të cilën do të jenë eksperte apo do të japin mësim; aktiviteti Shkencor në formën e botimeve; njohja e një gjuhe të huaj të Bashkimit Evropian ose më gjerë; aftësitë për përdorimin e kompjuterit etj.

Listat e pedagogëve/ ekspertëve pasi të miratohen nga Këshilli Drejtues i njoftohen çdo aplikuesit për të filluar përgatitjet. Në Programin e Formimit Vazhdues të gjyqtarëve dhe prokurorëve do të aktivizohen ekspertë, moderatorë dhe lehtësues.

Shkolla në bashkëpunim me pedagogët/ekspertët përgatit marrëveshje për mbarëvajtjen e lëndëve mësimore/sesioneve trajnuese me të drejtat dhe detyrimet reciproke.

Shkolla organizon sesione për trajnimin e trajnerëve në fillim dhe gjatë çdo viti akademik, këto kryesisht për trajnuesit më eksperiencë të kufizuar pedagogjike. Çdo grup trajnerësh apo ekspertët e aktivizuar në një seminar do të realizojnë edhe moderimin e aktivitetit.

VI. PARTNERE DHE MIQ TË SHKOLLËS SË MAGJISTRATURËS

Partnerët e huaj financiarë të Shkollës së Magjistraturës: Këshilli i Evropës, Delegacioni i Bashkimit Evropian, PAMECA, Universiteti i Dytë i Napolit, OSBE, ODHIR, EURALIUS, UNICEF, UNIFEM/UNWOMEN, UNDP, UNFPA, Fondacioni gjerman Hans Seidel, Fondacioni gjerman IRZ, GIZ, Fondacioni gjerman Friedrich Ebert, Banka Botërore,

Gjithashtu Shkolla e Magjistraturës ka bashkëpunim të vazhdueshëm me Akademinë e Drejtësisë të Turqisë, Shkollën e Drejtësisë e Francës, Fondacioni Soros, UNHCR, Programi Danida i Qeverisë së Danimarkës/ Ambasada e Danimarkës, USAID, Ambasada Amerikane, Instituti i Menaxhimit Lindje Perëndim, ABA/CEELI, Projekti JuST, OPDAT, ICITAP, Chemonics/USAID, Organizata Ndërkombëtare e Punës/ILO, AECID/Ambasada e Spanjës, CASALS/USAID, SIDA, Ambasada e Francës, Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar.

Projekti Assist Impact/USAID, EIPA/Luksemburg, IOM, Universiteti i Utrecht Holandë, Ambasada e Mbretërisë së Holandës, Fondacioni Britanik SLYNN, BERZh/Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Kolegji Britanik i Policisë, World Learning/USAID, Projekti i BE për "Zhvillimin e Sistemit të të Drejtave të Pronësisë Industriale në Shqipëri", Instituti Evropian i Tiranës, Projekti i Binjakëzimit i BE “Mbështetje për Autoritetin e Konkurrencës dhe Sektorin e Ndihmës Shtetërore”, Projekti i Binjakëzimit me Prokurorinë e Përgjithëshme “Mbështetje për Strukturat e Hetimit për Krimet Financiare dhe të Pastrimit të Parave” me financim të BE-së, Projekti i BE-së i Asistencës Teknike dhe Mbështetjes për Zyrën Shqiptare për Mbrojtjen e të Drejtave të Autorit, Projekti i Këshillit të Evropës për Krimin Kibernetik IPA, Organizata Terre des Hommes, UNICRI, Këshilli i Lartë i Magjistraturës Italiane, Projekti i Binjakëzimit me Austrinë për Shoqëritë Tregtare, TAIEX, FMN , DPK/USAID, Projekti i binjakëzimit me Shërbimin e Provës, Projekti PACA i Këshillit të Evropës.

Buxheti financiar i shkollës (mijëra lekë)

0

10000

20000

30000

40000

50000

60000

70000

1680

0 2477

8

2500

0 3283

4

2947

1

3357

8

4856

8 5855

0 6700

053

000

5300

0

5275

0 5690

0

5270

0

5500

0

5559

4

5610

059

724

6050

0

0

1773

6

2354

0

2453

6

2595

1222

703 67

51

4129

1640

2817

3814

3000

3000 80

70

5025

3938

0 0

Buxheti shtetit (lek)

Kontribut donatoret (leke)

Ndër vite Shkolla ka nënshkruar memorandume bashkëpunimi si me partnerë kombëtar dhe ata ndërkombëtar :

Memorandum Bashkëpunimi me Ministrinë e Drejtësisë për Trajnimin e Administratës Gjyqësore, 4.11.2003;

Memorandum Bashkëpunimi me Akademinë e Drejtësisë të Maqedonisë për përmirësimin reciprok të profesionit ligjor si dhe çështje të funksionimit të të dy institucioneve, 7.04.2010;

Memorandum Bashkëpunimi me Institutin Gjyqësor të Kosovës për aspekte të ndryshme të zhvillimit të profesioneve ligjore dhe aktivitetit të të dy institucioneve, 28.06.2010

Memorandum Mirëkuptimi me UNICEF për zbatimin e programit të trajnimit për drejtësinë për të miturit për profesionistët e drejtësisë, 2.11.2010

Protokoll Bashkëpunimi me Shkollën Kombëtare Franceze të Magjistraturës për bashkëpunimin në aspekte të ndryshme të funksionimit akademik ndërmjet dy shkollave, 9.02.2011

Marrëveshje Bashkëpunimi me Qendrën Rajonale të Mjedisit në Shqipëri për organizimin e kurseve të trajnimit për zbatimin e Konventës së Arhusit dhe Krimin Mjedisor me kandidatët për magjistratë në Shkollën e Magjistraturës, 10.2.2011

Marrëveshje me Ambasadën e Mbretërisë së Holandës për mbështetjen e “Ngritjes së Klinikës Ligjore dhe Kërkimore në Shkollën e Magjistraturës, 16.11.2011

Memorandum Mirëkuptimi me Universitetin e Utrecht-it në Holandë për ngritjen e Klinikës Ligjore dhe Kërkimore në Shkollën e Magjistraturës, 29.11.2011

Marrëveshje Bashkëpunimi me Gjykatën Kushtetuese, Gjykatën e Lartë dhe Prokurorinë e Përgjithshme për ngritjen e Klinikës Ligjore dhe Kërkimore në Shkollën e Magjistraturës, respektivisht në datat 2.12.2011, 05.12.2011, 10.12.2011.

Marrëveshje me Agjencinë e Kombeve të Bashkuara UNWOMEN për Zbatimin e Projektit për Rritjen e Kapaciteteve në drejtim të Barazisë Gjinore, 9.5.2012

Marrëveshje Bashkëpunimi me Ministrinë e Brendshme dhe Prokurorinë e Përgjithshme për Trajnimin Vazhdues të Oficerëve dhe Agjentëve të Policisë Gjyqësore, 2011-2012

Memorandum Mirëkuptimi me Projektin e Assist Impact/USAID për zbatimin e programit të trajnimeve me tematikë “Falimentimin”, 21.01.2013

Memorandum Bashkëpunimi ndërmjet Akademisë së Drejtësisë së Turqisë për bashkëpunimin në aspekte të ndryshme të aktivitetit akademik dhe administrativ të dy shkollave, Mars 2013

Memorandum Mirëkuptimi me Dhomën Kombëtare të Përmbaruesve Gjyqësorë për trajnimin e vazhduar të përmbaruesve gjyqësorë, 11.03.2013

Memorandum Bashkëpunimi ndërmjet Institucioneve të Trajnimit Gjyqësor në rajon për Funksionimin e një Qendre Rajonale për Trajnimin Gjyqësor për Krimin Kibernetikë, 30 Prill 2013

Memorandum Bashkëpunimi me Qendrën AIRE, Ministrisë së Drejtësisë, Zyrës së Avokatit të Shtetit, dhe Unionit të Gjyqtarëve të Shqipërisë për forcimin e zbatimit të praktikës gjyqësore të GJEDNJ-së përpara gjykatave të brendshme në Shqipëri, 24.05.2013.

Memorandum bashkëpunimi me grupin Shqiptar të të Drejtave të Njeriu 26.11.2013.

VII. PUBLIKIMET DHE PUNA KËRKIMORE SHKENCORE

Publikimet Periodike

Shkolla e Magjistraturës publikon nën emrin dhe kujdesin e saj dy revista periodike shkencore, “Jeta Juridike” dhe “Magjistrati”,

Publikime tekstesh, monografi, komentarëShkolla e Magjistraturës publikon nën emrin dhe kujdesin e saj dhe tekste, monografi dhe

libra të cilët trajtojnë probleme ligjore të lidhura ngushtë me programet e lëndëve dhe kurseve të trajnimit fillestar e vazhdues të gjyqtarëve dhe prokurorëve, duke synuar në unifikimin dhe analizimin e praktikës gjyqësore dhe juridike kombëtare dhe ndërkombëtare.

Projekti i Bankës Botërore për botimin e këtij cikli me 6 libra është një kontribut i rëndësishëm në këtë drejtim. Secili libër ka tre autorë të cilët janë përzgjedhur me kujdes, një ekspert ndërkombëtar i njohur në fushën përkatëse, një pedagog i lëndës në Shkollën e Magjistraturës, një ekspert shqiptar nga praktika.

Botimet e Shkollës së Magjistraturës janë botime shkencore dhe botohen nën drejtimin dhe kujdesin e këtij institucioni. Ato miratohen nga Bordi Editorial i Shkollës së Magjistraturës me oponentë pedagogë të kësaj Shkolle.

Botimi i teksteve synon të

plotësojë literaturën juridike me njohuri praktike dhe teorike në ndihmë të gjyqtarëve, prokurorëve që përgatiten rishtas nga Shkolla e Magjistraturës, si dhe në ndihmë të gjyqtarëve e prokurorëve në detyrë, të avokatëve e të përfaqësuesve të tjerë të profesioneve ligjore në procesin e Formimit Vazhdues. Të drejtën për botim e kanë të gjithë pedagogët e brendshëm dhe të jashtëm të shkollës, ekspertët dhe trajnerët e saj si dhe në raste përjashtimore gjyqtarët, prokurorët e kandidatët për magjistratë, autorë nga profesione të tjera në shërbim të sistemit të drejtësisë, kur botimi ka interes për praktikën gjyqësore dhe trajnimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Shkolla do të vazhdojë të publikojë revistat dhe botimet e librave dhe të ndërmarrë hapa për ta përmirësuar atë duke nxitur juristët me përvojë (jo vetëm gjyqtarë dhe prokurorë) për të dhënë kontributin e tyre, tekstet dhe librat të cilët trajtojnë probleme ligjore të lidhura ngushtë me programet e lëndëve dhe kurseve të formimit fillestar e vazhdues të gjyqtarëve dhe prokurorëve, duke synuar në unifikimin dhe analizimin e praktikës gjyqësore dhe juridike kombëtare dhe ndërkombëtare. Kjo do të thotë, që tekstet me karakter publicistik, historik dhe tërësisht teorikë, të pa ilustruar me praktikë gjyqësore nuk janë në objektin dhe qëllimin e botimeve të Shkollës.

Një prioritet në këtë drejtim mbetet dhe rishikimi i teksteve ligjore ekzistuese dhe bërja e një plani për botimin e leksioneve, manualeve, përgatitjen e teksteve më thelbësore që mungojnë, azhornimin e atyre që ekzistojnë dhe krijimin e një liste të teksteve të huaja që konsiderohen të dobishme. Pjesë e rëndësishme e aktivitetit të departamentit të botimeve do

të jetë edhe botimi i temave të trajtuara në kuadër të programit të formimit vazhdues. Një nga synimet e Shkollës në këtë fushë është botimi i 6 librave me praktikë gjyqësore (Case study) për Formimin Fillestar.

Puna kërkimore shkencore

Klinika Ligjore dhe ShkencorePuna kërkimore shkencore mbetet një sfidë për aktivitetin e Shkollës së Magjistraturës dhe në këtë kuadër me mbështetjen e partnerëve tanë ndërkombëtarë dhe për herë të parë në bashkëpunim me Universitetin e Utrecht- in, Holandë është ngritur Programi i Klinikës Ligjore. Qëllimi i saj është që t’i ofrojë Gjykatës së Lartë Shqiptare, Gjykatës Kushtetuese dhe Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm, këshilla ligjore, për raste konkrete të ndërlikuara, të cilat kërkojnë hulumtime krahasuese ligjore.

Produkt i Programit Klinik të zhvilluar në bashkëpunim me Shkollën e Magjistraturës, janë memorandume ligjore të cilat i janë ofruar institucioneve partnere, të cilat kanë kërkuar këshilla ligjore. Cilësia e memorandumeve dhe e kërkimeve të kryera nga ana e kandidatëve për magjistratë është e garantuar nga mbikëqyrësit e tyre akademikë. Mbikëqyrësit e aktivizuar në këtë program janë një grup lektorësh nga Shkolla e Magjistraturës, Universiteti i Utrecht- in, si dhe mbikëqyrës të jashtëm nga Universiteti i Tiranës. Të gjithë mbikëqyrësit kanë një përvojë të gjerë në çështjet ligjore të përfshira në hulumtimet e kryera.

Në kuadër të këtij bashkëpunimi, Shkolla e Magjistraturës ka nënshkruar një memorandum mirëkuptimi me institucionet partnere, si dhe me Universitetin e Utrecht-it. Në këtë mënyrë, bashkëpunimi midis të gjithë aktorëve të përfshirë në këtë projekt ka fituar një profil institucional.

Projekti ka realizuar një seri trajnimesh për mbikëqyrësit, të cilët do të marrin pjesë në Programin Klinik në vitet e ardhshëm dhe në këtë mënyrë vazhdimësia e programit është e siguruar.

Studime dhe puna kërkimore shkencore

Shkolla e Magjistratures në bashkëpunim me Misionin Euralius II të Bashkimit Evropian ka realizuar një CD ROM, i cili përmban instrumentet kombëtare dhe ndërkombëtare në fushën e marrëdhënieve juridiksionale me jashtë në çështjet civile dhe penale. Instrumentet ndërkombëtare përfshijnë të gjitha marrëveshjet dy dhe shumë palësh të lidhura nga Republika e Shqipërisë që prej vitit 1912 dhe që janë akoma në fuqi. Ky CD ROM është përgatitur me qëllim ardhjen në ndihmë të gjyqtarëve, prokurorëve, avokatëve dhe aktorëve të tjerë që punojnë në këtë fushë

Në bashkëpunim me Misionin Euralius III të Bashkimit Evropian ka përgatitur një Indeks për të gjitha direktivat dhe aktet e Bashkimit Evropian të ndara sipas fushave, në një CD dhe botim.

Në bashkëpunim me UNWOMEN u përgatit hartimi i një indeksi për instrumentet ndërkombëtare të barazisë gjinore dhe të drejtave ndërkombëtare të njeriut, si dhe bërja e disponueshme në shqip e shumë vendimeve të GJED dhe GJEDNJ që lidhen me barazinë gjinore.

Në bashkëpunim me projektin “JuST”, kandidatë për magjistratë dhe stafi pedagogjik dhe administrativ i Shkollës kanë punuar për indeksimin e vendimeve unifikuese të Gjykatës së Lartë dhe Kolegjeve të Bashkuara, dhe hedhjen e tyre në një portal të posaçëm, bashkangjitur faqes zyrtare të Shkollës së Magjistraturës.

Në bashkëpunim me UNFPA u realizua një program elektronik, i cili ofron njoftime, informacione trajnimi për formimin fillestar dhe të vazhduar, për botimet e shkollës, dhe forum ku mund të shkëmbehen mendime të ndryshme për temat e trajnuara ose studentet për leksionet e marra. Këte portal mund të aksesohet në adresën e mëposhtme: www.portal.magjistratura.edu.al