shtresa e qasjejs në rrjetë - amemeti.netlify.com të maturës/shtresa e qasjes ne...

13
Profesori i lëndës Nxënësi ABAZ MEMETI, inxh. dip. el. FATJON DESTANI, IV 8 Qershor, 2012 SHKOLLA E MESME “SEZAI SURROI” BUJANOC PROFILI ARSIMOR: ELEKTROTEKNIK I KOMPJUTERËVE PUNIM MATURE Tema: SHTRESA E QASJES NË RRJETË Lënda: RRJETAT KOMPJUTERIKE DHE KOMUNIKIMI

Upload: others

Post on 11-Feb-2020

4 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Shtresa e qasjejs në rrjetë - amemeti.netlify.com të maturës/Shtresa e qasjes ne rrjete.pdfështë e mundur që përmes këtij tipi të rrjetit të lidhen sistemet e ndryshme operative

Profesori i lëndës NxënësiABAZ MEMETI, inxh. dip. el. FATJON DESTANI, IV8

Qershor, 2012

SHKOLLA E MESME “SEZAI SURROI” BUJANOCPROFILI ARSIMOR: ELEKTROTEKNIK I KOMPJUTERËVE

PUNIM MATURETema: SHTRESA E QASJES NË RRJETË

Lënda: RRJETAT KOMPJUTERIKE DHE KOMUNIKIMI

Page 2: Shtresa e qasjejs në rrjetë - amemeti.netlify.com të maturës/Shtresa e qasjes ne rrjete.pdfështë e mundur që përmes këtij tipi të rrjetit të lidhen sistemet e ndryshme operative

PËRMBAJTJA

SHTRESA E QASJES NË RRJETË ……………………………………………………………………………………….. 2Ethernet-i ………………………………………............................................................................... 4

Standardet e Ethernet-it ………………………………………………………………………………………… 4Kabllot Ethernet …………………………………………………………………………………………………….. 7Topologjitë …………………………………………………………………………………………………………….. 9Procedura CSMA/CD ………………………………………………………………………………………………. 9ARP ………………………………………………………………………………………………………………………… 10

Literatura ………………………………………………………………………………………………………………………. 12

Page 3: Shtresa e qasjejs në rrjetë - amemeti.netlify.com të maturës/Shtresa e qasjes ne rrjete.pdfështë e mundur që përmes këtij tipi të rrjetit të lidhen sistemet e ndryshme operative

PUNIM MATURE SHTRESA E QASJES NË RRJETË

Punoi: FATJON DESTANI

2

SHTRESA E QASJES NË RRJETË

Shtresa e qasjes në rrjetë sipas specifikacionit TCI/IP, praktikisht përbëhet nga dy nënshtresa. Atojanë njëra fizike dhe tjetra niveli i linkut (ang. Data Link Layer), sipas specifikacionit OSI. Niveli fizikparaqet vet mediumin, gjegjësisht kanalin komunikues përmes të cilit barten informacionet dhe mund tëjetë me tel, optik ose pa tel. Te ato me tel informacionet transmetohen në formë të tensionit elektrik, teai optik përmes rrezeve të dritës, ndërsa te ato pa tel informacionet transmetohen përmes valëveelektromagnetike. Vështruar nga niveli fizik, ngjashëm si edhe në shembullin e mëparshëm medispeçerët dhe patrullat, transmetohen impulset elektrike pa hyrje në detaje se çfarë në të vërtetë atoimpulse nënkuptojnë. Në këtë nivel defi-nohen karakteristikat elektrike (përkatësisht elektromagnetikeose optike) të kanalit komunikues siç janë: niveli i tensionit, fuqia e rrymës, dobësimi i lejuar, fuqiatransmetuese e antenës, ose forca dhe gjatësia e rrezes së dritës nëse kemi të bëjmë me optikën, si dhekonektorët të cilët shfrytëzohen për ndërlidhje, nga njëra anë dhe mënyra me të cilën informacionetparaqiten (shifrat binare 0 dhe 1, ose e tj) nga ana tjetër.

Në nivel të linkut me protokoll është definuar se si nëpër mediumin elektrik, optik ose elektro-magnetik përcillen porosi të plota në formë të grupeve të zerove dhe njësive binare prej një pike nëpikën tjetër. Në këtë nivel porositë të cilat shkëmbehen quhen frejme (eng. Frame – kornizë, ram,kornizuar). Në përkthimin e fjalëpërfjalshëm frejm do të thotë kornizë, gjegjësisht të dhënat ekornizuara. Në figurën vijuese është shfaqur pamja e një kornize:

Starti Caku Burimi Tipi Të dhënat CRC

Figura 3.3. Pamja tipike e kornizës

Në këtë nivel, para dërgimit të të dhënave, ana burimore duhet patjetër të dërgoj sinjal për fillim,pra duhet theksuar se kujt i destinohen të dhënat (caku, vendi), duhet ta theksoj identifikimin (burimin)ashtu që caku ta dijë se kujt duhet t'i përgjigjet, duhet ta theksoj tipin e porosisë, dhe vetëm atëherëmund të filloj me transmetimin e të dhënave. Pas transmetimit të të dhënave burimi shtoninformacionin special e cila shfrytëzohet në anën e cakut për verifikim se a ka ardhur deri te gabimi merastin e transmetimit. Këtë e emërtojmë si format i porosisë krahas formatit protokolli e definon edherenditjen e dërgimit të porosisë.

Në nivel të linkut më të njohura janë protokolet Ethernet dhe PPP. Krahas këtyre dy proto-kolleve,janë edhe protokollet TokenRing, AppleTalk, SLIP, dhe të tjerë.

Për dallim nga modelet OSI, modelet TCP/IP i unifikon nivelin fizik dhe nivlin e linkut në një niveldhe i quan me një emër unik shtresa e qasjes në rrjet. Kjo është kështu pikërisht për atë se rëndom këtody nivele implementohen në mënyrë harduerike në një kartelë. Që kompjuteri t'i qaset ndonjë rrjetiduhet të jetë i pajisur me kartelën gjegjëse për atë rrjet. Në varësi nga tipi i kompjuterit në të cilininstalohet kartela dallojmë kartela për kompjuterë desktop PCI dhe kartela për laptop PCMCIA, ndërsavarësisht nga tipi i rrjetit në të cilin duam të qasemi dallojmë:

kartela Ethernet – për qasje në rrjetet lokale;

Page 4: Shtresa e qasjejs në rrjetë - amemeti.netlify.com të maturës/Shtresa e qasjes ne rrjete.pdfështë e mundur që përmes këtij tipi të rrjetit të lidhen sistemet e ndryshme operative

PUNIM MATURE SHTRESA E QASJES NË RRJETË

Punoi: FATJON DESTANI

3

kartelat Wireless – për qasje në rrjetet pa tel; Modeme dhe pajisje ISDN – për qasje në rrjet përmes kyçjeve telefonike; ADSL – për qasje në rrjet përmes ADSL-it; Kabllore – për qasje në rrjetin kabllorë.

Në foton vijuese janë shfaqur dy variante të kartelave: PCI dhe PCMCIA dhe mënyra e instalimit nëkompjuter.

Figura 3.4. Kartelat PCI dhe PCMCIA

Në figurën vijuese janë shfaqur kartelat Ethernet dhe Wireless në të dy variantet.

Slika 3.5. Kartelat Ethernet dhe Wireless në variantat PCI dhe PCMCIA

Page 5: Shtresa e qasjejs në rrjetë - amemeti.netlify.com të maturës/Shtresa e qasjes ne rrjete.pdfështë e mundur që përmes këtij tipi të rrjetit të lidhen sistemet e ndryshme operative

PUNIM MATURE SHTRESA E QASJES NË RRJETË

Punoi: FATJON DESTANI

4

Sot shumica e prodhuesve të kartelave të rrjetit, Ethernet instalohet në pllakën amëz tëkompjuterit.

Ethernet-iVarësisht nga tipi i rrjetit në të cilin lidhet kompjuteri varet cili data link (protokolli nivelit të dytë

të modelit OSI) protokoll të shfrytëzohet. Rrjetet lokale, ose shkurtimisht LAN, në kohën e sotme thuajase pa përjashtim shfrytëzojnë Ethernet si protokoll për qasje në rrjet. Protokolli tjetër i këtij niveli, i ciligjithashtu është shumë i përhapur për qasje në rrjetet WLAN dhe inte-rnet përmes modemeve, ISDN-sëdhe pajisjeve të ngjashme është Protokolli PPP dhe për të do të flitet më vonë.

Etherneti është protokolli i cili është zhvilluar për rrjetet lokale me dy ose me më shumë kompju-terë te të cilët kompjuterët qasen mediumit ndarës për përcjelljen e informacioneve. Rrjetet lokaleEthernet e kanë një medium të përbashkët ndarës përmes të cilit komunikojnë pajisjet.

Shtresa ethernet për qasje në rrjet, në terminologjinë TCP, përbënë grupin e elementeve ndërtuestë cilat i mundësojnë kompjuterit qasje në rrjetin lokal. Elementet ndërtues të ethernetit janëspecifikacioni i tipit të kabllove dhe konektorëve të cilët shfrytëzohen, kufizimet në pikëpamje tëkabllimit në formë të gjatësisë së mundshme maksimale të kabllove, mënyra në të cilën kompju-terëtkomunkikojnë mes veti dhe të ngjashme.

Pa marrë parasysh se sot Etherneti dominon në rrjetet lokale, para dhjetë–njëzet vjetësh nërrjetet lokale ka qenë e mundur ka qenë e mundur të gjenden protokolle siç janë TokenRing dheARCNet. TokenRing është standard i IBM-së i cili sot kryesisht shfrytëzohet në organizatat e mëdha te tëcilat ekziston «kompjuteri kryesor» (eng. mainframe) i IBM-së me më shumë terminale të cilat i qasen .ARCNet sot gjen aplikim në rrjetet industriale, siç është për shembull rrjeti në të cilin janë të lidhurarobotët industrial në shiritin prodhues. Sot, si u tha tani, dominon Ethernet-i. Kartelat Ethernet janëshumë lehtë për t'u blerë në cilën do qoftë shitore të specializuar, me çmime shumë të ulëta.

Kur flitet për Ethernetin, para së gjithash mendohet në një grup standardesh të cilat definojnërrjetin lokal me protokollin Ethernet në nivel të dytë të modelit OSI. Të gjitha sistemet e njohuraoperative (Windowa, NetWare, Linux, Unix, MacOS, Symbian e tj.) kanë përkrahje për Ethernet dheështë e mundur që përmes këtij tipi të rrjetit të lidhen sistemet e ndryshme operative në një rrjet.

Standardet e Ethernet-it

Ethernetin në mënyrë origjinale e ka zhvilluar kompania Xerox PARC në vitet 1973-1975. Në vitin1975 Xerox e ka publikuar patentet duke theksuar emrat e Robert Metcalfes, David Bouggsit, ChuckThackerit dhe Butler Llampsonit si shpikësit të sistemit për komunikim me më shumë pika qasje medetektim të kolizionit. Etherneti eksperimental ka punuar në shpejtësinë prej 3 Mbps dhe ka mundur tëpërkrahë 255 kompjutera në rrjetë. Metcalfe e ka lëshuar Xerox-in në vitin 1979 dhe ka themeluarfirmën 3Com, e cila në bashkëpunim me firmën DEC, Intel-in dhe Xerox-in në vitin 1980 ka standardizuar

Page 6: Shtresa e qasjejs në rrjetë - amemeti.netlify.com të maturës/Shtresa e qasjes ne rrjete.pdfështë e mundur që përmes këtij tipi të rrjetit të lidhen sistemet e ndryshme operative

PUNIM MATURE SHTRESA E QASJES NË RRJETË

Punoi: FATJON DESTANI

5

Ethernet-in 10Mbps. Shoqata ndërkombëtare IEEE ka standardizuar Ethernet-in edhe me shenjën IEEEdhe mbanë emërtimin 802.3 (standardin tetëqind e dy pikë tre). Ethernet nga viti 1980 ka pësuar shumëPËRPARIME ASHTU QË Ethernet-i i sotëm përkrah rrjete lokale prej 1 Gbps dhe 10 Gbps. Në tabelën emëposhtme janë përmendur disa nga standardet Ethernet të cilat janë zhvilluar nga vitet 80-ta e deri mësot.

Standardi Shpejtësia MediumiGjatësia

maksimalee segmentit

Topologjia Konektori

10BASE2 10 Mbps 50 Ohm koaksial (i hollë) 185m Magjistralja BNC10BASE5 10 Mbps 50 Ohm koaksial (i trashë) 500m Magijstralja AUI

10BASE-T 10 MbpsUTP kategoritë 3, 4 ose 5,tetëtelëshi, shfrytëzohen dyçiftëzuese

100m Ylli RJ-45

100BASE-TX 100 MbpsUTP kategoria 3, 4 ose 5, tetëtelëshi,shfrytëzohen dy çiftëzuese

100mYlli

RJ-45

100BASE-FX 100 Mbps Fibra optike 62.5/50 400m Ylli ST ili SC

1000BASE-CX 1000 Mbps Kablloja e pshtjellur UTP – STP 25m Ylli RJ-45

1000BASE-T 1000 MbpsKategoritë UTP 5, tetëtelëshi,shfrytëzohen katër çiftore

100m Ylli RJ-45

Sot konektori Ethernet më i përhapur është RJ-45, i cili është shfaqur në foto:

Ethernet është i projektuar në mënyrë origjinale për komunikim të më shumë kompjuterëvepërmes kabllos koaksiale (10BASE2 dhe 10BASE5). Kartela e rrjetit Ethernet 10BASE2 dhe kabllojakoaksiale me konektor BNC janë shfaqur në figurë.

Page 7: Shtresa e qasjejs në rrjetë - amemeti.netlify.com të maturës/Shtresa e qasjes ne rrjete.pdfështë e mundur që përmes këtij tipi të rrjetit të lidhen sistemet e ndryshme operative

PUNIM MATURE SHTRESA E QASJES NË RRJETË

Punoi: FATJON DESTANI

6

Figura 3.6. kartela dhe kablloja BNC

Përçuesi koaksial ka veti të ngjashme si edhe radio sistemet. Kablloja e përbashkët në tëcilin janë të lidhur të gjithë kompjuterët (figura) e kanë rolin e eterit për komunikim (eng. ether,prej ku nxirret fjala Ethernet)

Nga ky koncept i njësuar, Ethernet-i ka evoluar në një sistem shumë të ndërlikuar i cili i inkuadronlinqet nga kompjuteri deri te qendra e telëzimit, hub-it, ose switch-it dhe përkrahë shpejtësi edhe 1.000herë më të mëdha se ato origjinale. Kablloja koaksiale është zëvendësuar me kabllon UTP, me kabllonme çiftore të përdredhur, i cili ka karakteristika më të mira se sa kablloja koaksiale në pikëpamje tëndjeshmërisë ndaj pengesave dhe besueshmërisë. Gjithashtu, UTP (angl. Unshilded twisted pair) ështëmë me çmim më të ulët dhe më i thjeshtë për instalim se sa kablloja koaksiale. Krahas përparësive tëtheksuara të kabllos UTP, duhet theksuar edhe mirëmbajtjen e thjeshtë të rrjeteve UTP. Në të vërtetë,te rrjeti 10BASE2 prishja e pjesës së rrjetit shkakton prishjen e tërë rrjetit, andaj është e vështirë talokalizosh prishjen, deri sa te UTP-ja prishja e një pjese të rrjetit në të cilin është kompjuteri është ilokalizuar dhe është lehtë të gjendet përmes përcjelljes së thjeshtë të diodës LED në hub ose në switch.

Është me rëndësi të theksohet faktin se secili kompjuter në rrjetin Ethernet ka një adresë unike ecila emërtohet adresa MAC (eng. Media Access Control – menaxhimi me qasjen ndaj mediumit). Kjoadresë është 48 bitëshe, ashtu që në një rrjet lokal është e mundur të adresohen 248 pajisje.

Page 8: Shtresa e qasjejs në rrjetë - amemeti.netlify.com të maturës/Shtresa e qasjes ne rrjete.pdfështë e mundur që përmes këtij tipi të rrjetit të lidhen sistemet e ndryshme operative

PUNIM MATURE SHTRESA E QASJES NË RRJETË

Punoi: FATJON DESTANI

7

Adresa MAC paraqitet me shifra heksadecimale (shifrat janë: 0,1,2,3,...,9,A,B,C,D,E i F), me ç'rastme një heksa-shifër zëvendësohen 4 bit.

Shembull i adresës MAC: 00-1C-AA-05-11-FA.

Adresa MAC gjendet në kontrollorin Ethernet në kartelën e rrjetit dhe nuk mund të ndërrohet.Uniciteti i adresës arrihet në atë mënyrë ashtu që secili prodhues e ka kodin e vet të cilin e shënon nëpjesën e parë të adresës MAC, deri sa gjysma tjetër paraqet numrin serik të kartelës.

Vërejtje: Adresa MAC e kontrollorit Ethernet mund të njihet nga command prompt-i i Windows-itme komandën ipconfig/all. Në bazë të adresës MAC është e mundur të caktohet prodhuesin e kartelës

(http://www.techzoom.net/lookup/check-mac.en).

Pa marrë parasysh në ndryshimin e dukshëm të nivelit fizik të Ethernetit nga ai koaksial deri në 1Gbps dhe të rrjeteve të shpejta UTP, formati i frejmit Ethernet ka mbetur i pandryshuar:

Starti Caku i MAC Burimi MAC Tipi Të dhënat CRC

Figura 3.7. Frejmi Ethernet

Pas sinjalit startues kompjuteri i cili e dërgon frejmin e dërgon adresën MAC të vendit të cilit iështë destinuar frejmi, pas së cilës e dërgon edhe adresën MAC, ashtu që vendi ta dije kujt t'ia kthejpërgjigjen. Për fushën e cila shenjon tipin dërgohen të dhënat. Fusha e të dhënave nuk guxon të jetë se1.500B (1.5kB), sikur që është definuar me standard. Arsyeja për kufizimin e gjatësisë maksimale tëfrejmit është futja e barabarësisë me rastin e dërgimit, përndryshe kur një kompjuter fillon tëtransmetoj sasi të mëdha të të dhënave çfarëdo komunikimi tjetër në rrjet do të ishte i pamundur.

Vërejtje: Nëse kompjuteri transmeton më shumë se 1.5 kB të dhënash, ato të dhëna i ndanë nëpjesë me nga 1.5kB dhe dërgo pjesët një nga një (frejm). P.sh. 150kB i të dhënave duhet patjetër të jetë indarë në 100 frejme.

Kabllot Ethernet

Organizata ndërkombëtare për standardizim, EIA-TIA, ka standardizuar dukjen e kabllos ethernetnë këtë mënyrë:

për konektorin e kabllit ethernet shfrytëzohet konektori RJ-45 me tetë pina (konektoripër telefon është me 54 pina dhe RJ-11);

Kablloja ethernet përbëhet me katër çiftëzime (4x2=8 tela), të cilat janë të radhituranë mënyrë të caktuar ashtu që niveli i shushuritjes është minimal;

Çiftëzimet janë të ngjyrave të ndryshme, ndërsa secili çiftëzim ka një lidhje mengjyrë, ndëra lidhja tjetër është kombinimi i ngjyrës themelore dhe i ngjyrës sëbardhë; çiftëzimet janë: gjelbërt + gjelbërt-bardhë, portokalltë + portokall – bardhë, ekaltër + kaltër-bardhë dhe kafe+kafe-bardhë;

Page 9: Shtresa e qasjejs në rrjetë - amemeti.netlify.com të maturës/Shtresa e qasjes ne rrjete.pdfështë e mundur që përmes këtij tipi të rrjetit të lidhen sistemet e ndryshme operative

PUNIM MATURE SHTRESA E QASJES NË RRJETË

Punoi: FATJON DESTANI

8

Ekzistojnë dy mundësi të lidhjes së çiftëzimeve në konektor dhe që të dyja janëshfaqur në tabelë (T568A dhe T568B);

Për lidhjen e aparaturës me kabllo ethernet shfrytëzohen tri tipe të kabllove:

1. Straight through

2. Crossover

3. Rollover

Meqë emri Straight through nëse përkthehet fjalë për fjalë nga anglishtja donë të thotë tëlidhura drejtpërdrejtë, ashtu që edhe ky tip i kabllos bëhet me lidhjen direkte të çiftëzimevepërkatëse. Kjo don të thotë se radhitja e pinëve në konektorin RJ-45 të kabllos së këtillë është osenë të dy anët është T568A, ose në të dy anët është T568A. Ky tip i kabllos shfrytëzohet me rastine lidhjes së aparateve të tipave të ndryshme: të kompjuterëve në switch ose hub dhe në hub ose switch në ruter.

Crossover, ose në përkthim etherneti krahasues fitohet me ndërrimin e vendeve të çiftëzimit tëgjelbër dhe portokalltë nga skaji në skaj të kabllos. Kështu, ky tip i kabllos fitohet kur në njërën anëaplikohet radhitja T568A, ndërsa në anën tjetër radhitja T568B. Ky tip i kabllos shfrytëzohet kur lidhenaparaturat të të njëjtit tip:

PC me PC, Hub ose switch në hub ose switch dhe Ruteri në ruter.

Gjithashtu, kjo lidhje shfrytëzohet edhe me rastin e lidhjes direkte të PC-së në ruter.

Pin T568A T568B Radhitja e pinëve në konektor

1e bardhë/e gjelbërt

e bardhë/eportokalltë

2e gjelbërt e portokalltë

3 e bardhë/eportokalltë

e bardhë/e kaltërt

Page 10: Shtresa e qasjejs në rrjetë - amemeti.netlify.com të maturës/Shtresa e qasjes ne rrjete.pdfështë e mundur që përmes këtij tipi të rrjetit të lidhen sistemet e ndryshme operative

PUNIM MATURE SHTRESA E QASJES NË RRJETË

Punoi: FATJON DESTANI

9

4e kaltërt e kaltërt

5e bardhë/e kaltërt e bardhë/e kaltërt

6e portokalltë e gjelbërt

7e bardhë/braun e bardhë/braun

8braun braun

Sot një numër i madh i kartelave të rrjetit dhe të aparaturave janë të ashtuquajtura auto-sense(eng. detekto-automatikisht, përkatësisht ndjejë në përkthimin e fjalëpërfjalshëm). Kjo don të thotë sekartela ka mundësi që vet ta njohe nëse është shfrytëzuar tip i gabuar i kabllos dhe që automatikisht tërikonfiguroj veten ashtu që ta zëvendësoj vendin me çiftëzimet përkatëse. Kështu, dy kompjuter mekartela auto-sense mund të lidhen e çfarëdo tipi të kabllos.

Vërejtje: nëse shfrytëzohet tipi i gabuar i kabllos, aparaturat e lidhura nuk mund të komunikojnë.Kjo nuk mund të sjellë deri te dëmtimi de te djegia e kartelës! Shfrytëzimi i tipit të gabuar të kabllosmund të njihet me atë se nuk ndriçojnë diodat LED nuk ndriçojnë në kartelat e aparaturës.

Topologjitë

Kur flitet mbi rrjetet lokale dhe ato Ethernet është e domosdoshme të thuhet se cilat tipologji tërrjeteve janë të mundshme. Përgjithësisht, ekzistojnë tri lloj të topologjisë:

Magjistralja (eng. Bus)

Unazë (eng. Ring)

Ylli (eng. Star)

Page 11: Shtresa e qasjejs në rrjetë - amemeti.netlify.com të maturës/Shtresa e qasjes ne rrjete.pdfështë e mundur që përmes këtij tipi të rrjetit të lidhen sistemet e ndryshme operative

PUNIM MATURE SHTRESA E QASJES NË RRJETË

Punoi: FATJON DESTANI

10

Te Etherneti hasen topologjitë e magjistraleve dhe topologjitë e yjeve. Topologjia e unazësështë karakteristike për rrjetin TokenRing. Në tabelën ku janë theksuar standardet Ethernet, janëtheksuar edhe topologjitë të cilat i shfrytëzon standardi. Kështu Etherneti 10BASE2 dhe10BASE5në përçuesit koaksial e shfrytëzon topologjinë magjistrale, deri sa standardet Ethernettë cilat shfrytëzojnë kabllot UTP kanë topologjinë e yllit. Në qendër të yllit gjendet hub oseswitch-i të cilat e kanë rolin e përmbledhësit-ndarësit dhe për to do të flasim më tepër.

Procedura CSMA/CD

Sistemi për komunikim me më shumë pika qasëse me detektimin e kolizionit e ka patentuarMetcalfe (eng. Carrier Sense Multiple Access with Collision Detect), shkurtimishtë procedura CSMA/CD,paraqet thelbin e Ethernetit. Procedura për dërgimin e frejmëve përmes Ethernet-it është si në vijim:

1. krijohet frejmi, në fushat gjegjëse shënohet adresa MAC e vendit dhe adresa MAC ekompjuterit i cili dërgon frejme;

2. dëgjohet kanali dhe verifikohet se a është mediumi i lirë për dërgimin ose jo; nëse nëmedium ndonjë transmetim është në rrjedhë e sipër pritet në kryerjen e transmetimit;

3. kur mediumi është i lire fillon me transmetimin e frejmit;4. pa ndërprerje gjatë dërgimit verifikohet se a ka ardhur deri te kolizioni (dërgimi i

njëkohshëm nga ana e dy kompjuterëve); nëse detektohet kolizioni kalohet në procedurënpër mënjanimin e kolizionit;

5. fundi i transmetimit.Procedura për mënjanimin e kolizionit është si në vijim:

1. vazhdohet me dërgimin e paketit ashtu që rrjeti të ngulfatet dhe të gjithë kompjuterët nërrjetë do të mundin të detektojnë se ka ardhur deri te kolizioni;

2. të shtohet ngjyrësi i kolizionit për një;

3. a është i barabartë numëruesi i kolizioneve i barabartë me maksimumin e lejuar (16), nësepo ndërprite me tentimet që frejmi të dërgohet dhe lajmëroi nivelet më të larta se dërgimiështë i pasuksesshëm;

Page 12: Shtresa e qasjejs në rrjetë - amemeti.netlify.com të maturës/Shtresa e qasjes ne rrjete.pdfështë e mundur që përmes këtij tipi të rrjetit të lidhen sistemet e ndryshme operative

PUNIM MATURE SHTRESA E QASJES NË RRJETË

Punoi: FATJON DESTANI

11

4. Merre numrin e rastit dhe prit aq milisekonda deri te transmetimi tjetër;

5. kalo në pozicionin 2 në procedurën kryesore.

Përparësia kryesore e këtij algoritmi është rezistenca në “ndeshjet” e frejmëve në mediumderi te të cilët vije, thënë thjeshtë, nëse dy kompjuterë njëkohësisht fillojnë me dërgimin efrejmit. Kjo rezistencë ndaj kolizioneve është fituar me pikën 4. të procedurës për mënjanimin ekolizionit. Supozohet se dy kompjuter të cilët kanë shkaktuar kolizionin nuk do të kenë kohën ezgjedhur të njëjtë të pritjes andaj njëri do të filloj ritransmisionin para të dytit. Kështu që i dyti, icili më vonë fillon të ritransmisionin do të ketë rastin ta përgjojë kanalin dhe ta kuptoj se dikushtashmë është duke e dërguar dhe me këtë të prêt deri sa dërgimi nuk përfundon dërgimi.

Algoritmi CSMA/CD mund të paraqes edhe në analogjinë e grupit të njerëzve ku të gjithë nukflasin njëkohësisht (përmes mediumit të përbashkët – ajri) dhe nuk ndërhyjnë në fjalë njëri tjetrit. Nësedy njerëz fillojnë të flasin njëkohësisht, të dy e ndërpresin rrëfimin dhe presin për pak kohë (secili ngapjesëmarrësit arbitrarisht, rastësisht të zgjatjes së pauzës). Me supozimin se kohërat e zgjedhurarastësisht dallojnë, të dy njerëzit nuk do të fillojnë të flasin në të njëjtën kohë, porse njëri nga ata do tëfilloj të flasë më herët, kështu që me këtë është shmangur kolizioni. Të gjithë të pranishmit presinpërfundimin e të folurit (i cili është i kufizuar në kohëzgjatje) dhe vetëm atëherë mund të fillojnë tëflasin, mirëpo sipas rregullave të njëjta.

ARP

Sa i përket adresimit, secili kompjuter në rrjetin lokal mund të komunikojë me kompjuterin tjetër,me kushtin që ta dije adresën e tij MAC. Inicialisht, kompjuteri nuk e di se sa kompjuter janë tëpranishëm në rrjet. Më saktësisht, nuk e di për asnjërin.

Në kuadër të Ethernetit është zhvilluar mekanizmi i cili quhet ARP (eng. Address ResolutionProtocol – protokolli për shkarkimin e adresave) i cili i zgjidh problemin e përmendur. Me standard ështëparaparë që secili kompjuter «përgjigjet» në adresën e vet MAC, mirëpo gjithashtu ehde në adresën e«përbashkët» (eng. broadcast). Kjo adresë është adresa MAC te e cila në të cilën janë të gjitha 48 bitët enjësisë binare.

Nëse kompjuteri dëshiron ta dije se kush e sa janë të pranishëm në rrjetin lokal, do ta përgatisfrejmin me adresën broadcast në fushën e adresës së caktuar MAC. Ky frejm, e ashtuquajtura kërkesaARP, do ta pranojnë të gjithë kompjuterët, ndërsa do të përgjigjet ai i cili e njeh adresën e vet medërgimin e përgjigjes ARP.

Vërejtje: Secili kompjuter e ruan tabelën ARP në të cilën gjenden adresat MAC të kompjuterëveme të cilat ka komunikuar në disa minutat e fundit, varësisht nga sistemi operativ. Në kompjuterëtWindows kjo tabelë mundë të shfletohet nga linja komanduese me urdhëresën e ARP-së.

Page 13: Shtresa e qasjejs në rrjetë - amemeti.netlify.com të maturës/Shtresa e qasjes ne rrjete.pdfështë e mundur që përmes këtij tipi të rrjetit të lidhen sistemet e ndryshme operative

PUNIM MATURE SHTRESA E QASJES NË RRJETË

Punoi: FATJON DESTANI

12

LITERATURA

1. Zoran Urošević: RAČUNARSKE MREŽE I KOMUNIKACIJE, Zavod, Beograd 2008.

2. Shënime nga lënda RRJETAT KOMPJUTERIKE DHE KOMUNIKACIONI, Bujanoc2011/2012

3. Faqe Interneti:http://www.efmo.ba/public/down/pred04.pdf

http://en.wikipedia.org/wiki/MAC_address

http://www.pdis.org.rs/forum/index.php?topic=13.0