siguria nacionale

252
S S I I G G U U R R I I A A N N A A C C I I O O N N A A L L E E PRISHTINË 2006 FSK/S 05/06 Prof.Dr. Mirsad D. Abazoviq

Upload: nasuf-germizaj

Post on 24-May-2015

7.332 views

Category:

Education


27 download

TRANSCRIPT

SSIIGGUURRIIAANNAACCIIOONNAALLEE

PRISHTINË 2006 FSK/S – 05/06

Prof.Dr. Mirsad D. Abazoviq

Hyrje

Ky tekst i dedikohet edukimit nga fusha e sigurisë kombëtare. E përbëjnë dy pjesë kompatibile, të pandara. Këto pjesë mund të konsultohen edhe veç e veç, por vetëm përmes percepcionit interaktiv mund të arrihet njohuri adekuate për sigurinë kombëtare. Pjesët për të cilat bëhet fjalë janë: Siguria kombëtare dhe Glosari (Fjalori). Ekziston nevoja që pak më shumë, pikërisht në këtë hyrje të thuhet më shumë si mund të përdoret Glosari.

Në Glosar janë paraqitur nocionet themelore (kategoritë) të cilat janë të pashmangshme për studimin dhe të kuptuarit e fenomenit të mbrojtjes së shtetit, dhe që pasqyrohen përmes punës dhe aktivitetit të shërbimeve të zbulimit dhe kundërzbulimit, si dhe të formave të tjera të organizimit dhe të institucioneve të sigurisë, që në mënyrë sintetizuese quhen – siguria kombëtare. Me këtë rast nuk do të ndalem në shpjegimin e këtyre koncepteve nga aspekti i kuptimit të tyre për akceptimin e sigurisë kombëtare, respektivisht mbrojtjes së rendit kushtetues të një shteti sovran. Në të vërtetë, secili nga konceptet e përmendura (kategoritë) është në lidhje të drejtpërdrejt me çdo organizim shtetëror të kohës moderne dhe pa njohjen e tyre nuk do të jetë e mundur të kuptohet esenca dhe logjika e brendshme e veprimtarisë të cilën e emërtojmë si – siguri kombëtare.

Bie fjala, nëse marrim termin – censura, ashtu siç është paraqitur në këtë Glosar, nëse nuk e akceptojmë në mënyrë specifike, do të ishte vetëm një konstatim i zhveshur i etimologjisë dhe shprehjes materiale të këtij nocioni. Por, nëse zhvillohet ndonjë aktivitet informativ kundrejt ndonjë shteti në të cilin për çfarëdo arsye censura është gjendje “normale” e gjërave, atëherë ky fakt i shpie ekspertët dhe specialistët që kundrejt saj të orientojnë veprimtarinë e tyre; respektivisht nuk dot ndërmerren masat e njëjta ndaj atij “objekti” (shteti) si ndaj atij që nuk i nënshtrohet censurës, qoftë në kuptim të ngushtë apo të gjerë. Për shembull ndaj një shteti në cilin ekziston censura, nuk mund të aplikohen parimet e pasimit të informatave dhe dezinformata pa vështirësi të mëdha e kjo ndër të tjera do të thotë se duhet të gjenden modalitetet për të ndikuar në opinionin e atjeshëm publik (por edhe në shërbimet e tij të informimit), gjithsesi do të jenë të ndryshme nga ato që mund të aplikohen po me këtë qëllim ndaj vendit në të cilin nuk ka censurë.

1

Shembull tjetër karakteristik janë marrëdhëniet të të drejtave të njeriu dhe lirive, nga njëra anë dhe punës së shërbimit të sigurimit nga ana tjetër. Sipas kushtetutave të pothuajse të të gjitha shteteve, të drejtat dhe liritë e gjithëpranushme të njeriut janë të garantuara, që përfshijnë edhe të drejtën në fshehtësinë e komunikimit (telefoni, faksi, interneti, letrat, bisedat e drejtpërdrejta etj). Ndërkaq, po më këto kushtetuta (të përpunuara përmes ligjeve dhe akteve nënligjore) legalizohet ekzistimi edhe veprimtaria e organeve të specializuara të sigurisë kombëtare (zbulimi dhe kundërzbulimi) që kanë të drejtë p.sh. përgjimin e fshehtë (të mjeteve të komunikimit, në hapësira të hapura dhe të mbyllura), “kapjen” e fshehtë të fakseve, hakerimin e kompjuterëve, kontrollin e fshehtë të letrave, ndjekjen e fshehtë të dokumentimit fonologjik dhe fotografik etj. Në dukje të parë kjo është inkompatibilitet elementar me dispozitat kushtetuese. Kjo vërtetë do të ishte kështu (që do të thotë se ekziston inkompatibiliteti), sikur ky fenomen të shikohej nga aspekti formal. Mirëpo, esenca është krejt ndryshe. Të drejtat e njeriut dhe liritë janë kategori universale. Por, këto të drejta të ndonjë individi ose grupi, apo të ndonjë organizate, mund të “sulmohen”, madje edhe të pezullohen nëse veprimtaria e tyre është e drejtuar pikërisht tek rrezikimi i të drejtave themelore të njeriut dhe të lirive të shumicës së qytetarëve.

Kjo në mënyrë shembullore është e dukshme në rastet e terrorizmit, shpërndarjes së drogës, proliferimit (tregtimi ilegal me armët atomike dhe biokimike ose me elementet e tyre), tregtia jolegale me armë konvencionale etj. Të gjitha këto janë dukuri që në vazhdimësi kërcënojnë mbarë njerëzimin dhe jetën e tyre të qetë dhe të shëndoshë. Pra ato janë të drejtuara faktikisht kundër lirive dhe të drejtave të qytetarëve në kuptimin më të gjerë të fjalës. Gjithsesi është më mirë të suspendohet (pra jo t’i merret) ndonjë e drejtë individit, sesa që e drejta e tij formale të jetë fatale për një numër të pakufizuar njerëzish. Do ta shpjegoj këtë në rastin e terrorizmit. Ndonjë terrorist ose grup terroristësh e ka si qëllim të ngushtë të bëjë atentat ndaj një personi ose disa personave kundërshtar politik – përdorin mjete me fuqi të madhe shkatërruese (mina, bomba, eksplozive me efekte të mëdha shkatërruese) në mënyrë që të jenë të sigurt se aksioni i tyre do ketë efekt të plotë. Por në këtë aksion, që sipas rregullës është ilegal dhe jolegal, madje jocivilizues, është krejt e mundur ta pësojnë shumë njerëz krejt të pafajshëm. Karakteristik është rasti i aktivizimit i të ashtuquajturave autobomba, në lagjet me dendësi të madhe të popullsisë ose në objekte ku janë të pranishëm shumë njerëz, siç janë shtëpitë e mallrave, stadiumet, metrotë etj. Në raste të këtilla duhet suspenduar madje edhe mohuar liritë dhe të

2

drejtat e individit apo të grupit në mënyrë që eventualisht të parandalohet aktiviteti i tyre i cili rrezikon të drejtat faktike të qytetarëve të pafajshëm, veçmas civilëve. Është e qartë se në këtë rast nuk ekziston ndonjë inkompatibilitet kushtetues apo ligjor.

Nga ana tjetër, shtetet shpesh ndërmarrin kufizime të disa të lirive dhe të drejtave për arsye të sigurisë kombëtare (shtetërore), si njëra nga bazat e klauzolave restriktive me të cilat mundësohen kufizimet fakultative. Ta zëmë, në Austri, ligjet me të cilat ndalohet çfarëdo veprimtarie për riafirmimin e nacionalsocializmit (nacizmit), nga fusha e të drejtës për grupim, mund të konsiderohen kufizime të lejueshme nga aspekti i sigurisë kombëtare (shtetërore).

Edhe mbrojtja sigurisë publike (public safety) është shumë e afërt me mbrojtjen e sigurisë kombëtare (shtetërore) dhe është vështirë të ndahet konceptualisht. Klauzolat restriktive në këtë fushë më së shpeshti definohen si kufizime “për interes të sigurisë kombëtare dhe publike”.

Në parim, edhe siguria kombëtare dhe ajo publike kanë të bëjnë me masat e lejueshme të cilat pushtetet legale mund të ndërmarrin kundrejt lirive dhe të drejtave me qëllim të mbrojtjes së sigurisë shtetërore. Kështu, bie fjala, liria e të shprehurit në Konventën Evropiane, ndër të tjera, mund të kufizohet në interes të “integritetit territorial ose të sigurisë publike”, me çka është vërë e ditur qartë se sa janë të ndërthurura konceptet e sigurisë kombëtare (shtetërore) dhe publike.

Disa liri dhe të drejta (publik orden), në kontekst të kësaj që u tha, mund të kufizohen me qëllim të ruajtjes së rendit kushtetues, me qëllim të funksionimit të çdo shteti bashkëkohor demokratik.

Shpesh do të ndeshemi me konceptet siç janë burokracia, ligji, ligjshmëria, pushteti, ushtrimi i pushtetit, kontrolli shoqëror i pushtetit etj. Të shikohen në mënyrë formale, do të thotë të mos kuptohet esenca e tyre nga aspekti i ndërveprimit dhe kontekstualitetit. Çdo shtet demokratik, ndër të tjera, funksionon mbi parimet e sundimit të së drejtës. Ndërsa sundimi i së drejtës nuk është asgjë tjetër, pos respektimit strikt dhe pa asnjë kushtëzim si dhe zbatimit në praktikë të ligjeve të miratuara në kushte demokratike dhe në kushtet shoqërore të kontrollueshme. Mirëpo, edhe në të ashtuquajturat shtete më demokratike, ekziston tendenca e majorizimit, apo prirja për përvetësimin e privilegjeve të disave ndaj të tjerëve. Me këtë rast le të

3

shërbehemi me kundrim të thjeshtë të ligjit. Sipas këtij vështrimi, ligji është “rrjetë e merimangës, me të cilën kapen mizat e vogla, kurse brumbulli kalon nëpër të pa asnjë vështirësi”. Ose edhe një, “burokratët janë ata që u përkulen pushteteve, kurse “përpushin” popullin”.

Pra, mund të ketë ligje të cilët janë miratuar në kushtet e demokracisë së plotë, por zbatimi i tyre mund të rrënohet dukshëm në kuptim të diferencimit të qytetarëve në ata që i zbatojnë ligjet në mënyrë strikte dhe në ata që (në kushtet e të qenit të barabartë para ligjit), janë “më të barabartë” se të tjerët. Kjo situatë, që zakonisht është pasojë e demokracisë së vetëshpallur dhe të preferencës së voluntarizmit dhe elitizmit, mund të sjellë pasoja të paparashikueshme në një shoqëri ose në një shtet, që, në fund të fundit, si konsekuencë përfundimtare, mund të sjellë parakushtet për destabilizim të brendshëm, të ndasive të ndryshme, mosbesimin tek institucionet etj., kurse si pasojë përfundimtare është e mundur të shfaqet padëgjueshmëria qytetare, rezistenca pasive, turbullirat sociale të përmasave të mëdha, deri te përnbysja eventuale. Shteti, në të cilin janë të pranishme tendencat dhe fenomenet e këtilla nuk është stabil as si subjekt ndërkombëtar.

Për ata që janë më pak të informuar, mund të paraqitet si dilemë përse këtu trajtohen çështje nga fusha e ekologjisë dhe të mbrojtjes së ambientit. Por, nëse nisemi nga ajo se siguria shtetërore respektivisht politika e sigurisë së çdo shteti pa asnjë mëdyshje involvon edhe një faktor të rëndësishëm, e kjo është cilësia jetës së qytetarëve, atëherë përgjigjen e kemi dhënë.

Në të vërtetë, cilësia e jetës së qytetarëve të një shteti është kategori shumështresore, për të cilën do të bëhet fjalë më vonë. Pikë qendrore e vështrimit të cilësisë së jetës së qytetarëve është standardi personal, shoqëror dhe i përgjithshëm. Thënë më thjeshtë, shëndeti i popullsisë është parakusht themelor për jetë të lumtur dhe të qetë të njerëzve. Mirëpo, shëndeti nuk është vetëm mungesa e sëmundjeve dhe nuk mund të trajtohet si fenomen vetëm medicinal. Një ambient i shëndoshë në kuptimin ekologjik është parakusht themelor për zhvillimin e drejtpeshuar psikofizik të njeriut, kurse njësitë e drejtpeshuara psikofizike, në kuptim të ndikimit të jashtëm objektivë, nënkuptojnë shëndetin e krejt popullsisë. Dhe, nëse shteti përmes mekanizmave të tij nuk i kushton kujdes për këta faktorë të jashtëm që ndikojnë në cilësinë e jetës (në këtë rast ambienti i shëndoshë dhe ekosistemi sa më pak i rrënuar), po aq më pak i mbron “vartësit” e vet dhe për ta paraqet një barrë plotësuese dhe rreth armiqësor. E kjo

4

është e mundur të evitohet përmes shfrytëzimit racional të resurseve natyrore, duke pamundësuar importin e prodhimeve dobiprurëse apo të transferit të të ashtuquajturave teknologji të vjetruara, pengimit efikas të degradimit të pyjeve, të tokës bujqësore, të ajrit, të lumenjve, të burimeve dhe të rezervave të ujit të pushëm, dhe të ngjashme.

Fshehtësia

Çdo gjë është fshehtësi dhe asgjë nuk është fshehtësi. Në të vërtetë, çka është fshehtësi në marrëdhëniet shoqërore? Vetë nocioni i fshehtësisë ka kuptim të ngushtë dhe të gjerë. Në kuptim të gjerë, fshehtësi quhet çdo gjë që nuk është e njohur (fshehtësia e gjithësisë, të thellësive të detit, të natyrës etj.). Në kuptim të ngushtë, fshehtësia paraqitet në marrëdhëniet ndërnjerëzore dhe e përbëjnë faktet (të dhënat) të cilat individët, grupet e mëdha ose të vogla apo edhe shtetet i mbajnë për vete, “i fshehin” nga të tjertë, nga opinioni. Ky është edhe kuptimi etimologjik i nocionit – vjen nga fjala fshehje. Fshehja e fakteve dhe të dhënave të caktuara bëhet me qëllim të mbrojtjes së ndonjë interesi dhe me qëllim që të arrihen qëllimet e caktuara. Duhet ruajtur në këtë mënyrë vetëm interesat e veçanta, të kundërta, veçmas ato antagoniste, që domethënë se fshehtësia si fenomen shoqëror është edhe kategori historike. Ajo është instrument i marrëdhënieve ndërnjerëzore vetëm në shoqëritë e diferencuara, të shtresëzuara dhe të ndara. Fshetësia mund të jetë më shumë ose më pak e rëndësishme, varësisht nga rëndësia e fakteve që fshihen, respektivisht nga interesi që mbrohet përmes saj. Prandaj, varësisht nga ajo se interesat e kujt mbrohen, fshehtësitë ndahen në fshehtësi të individit, të grupit, të organizatës, të institucionit, të bashkësisë dhe të shtetit. Sipas natyrës së fakteve që fshihen, fshehtësia mund të jetë personale, private, e punës, ekonomike, ushtarake, zyrtare, shtetërore etj. Ligjësia penale në shtetin e së drejtës mbron ato fshehtësi që kanë rëndësi të veçantë për të, gjë që varet nga sistemi ekonomik dhe shoqëror i çdo vendi. Prandaj në disa shtete fshehtësia e fakteve është më e gjerë, kurse në disa të tjera më e ngushtë. Fshehtësinë ose sekretin shtetëror e përbëjnë ato dokumente ose të dhëna ruajtja e të cilave është me interes politik ose ekonomik të një shteti, ose për sigurinë dhe mbrojtjen e tij. Sekretin ushtarak e përbëjnë të dhënat të cilat me ligj, me urdhër të eprorit ose institucionit ushtarak, ose me ndonjë rregullativë tjetër janë shpallur fshehtësi ushtarake, sikundër edhe të gjitha të dhënat që kanë rëndësi për forcat ushtarake të vendit

5

tonë. Sekret zyrtar konsiderohen ato të dhëna që kanë rëndësi më të madhe për ndonjë shërbim, për funksionimin e tij. Fshehtësinë e punës e përbëjnë të gjitha të dhënat ekonomike, zbulimi i të cilave do të shkaktonte pasoja të rënda për ekonominë. Fshehtësinë profesionale e përbëjnë të dhënat të cilat personat e caktuar (avokatët, mjekët, dadot etj.) i marrin në dijeni nga qytetarët gjatë kryerjes së punëve të tyre, nëse këto të dhëna për qytetarët paraqesin fshehtësi personale dhe nëse ata janë të interesuar që të dhënat e tyre të fshehta të mos zbulohen. Këto të drejta janë mbrojtje nga rreziku që në SHBA i ka përcaktuar sociologu Pakard, në mënyrë që shoqëria moderne industriale dhe konsumit mos të kthehet në “shoqëri të zhveshur”, që domethënë në një ambient të tjetërsuar.

Sentencat Para se të thuhet çfarë do qoftë rreth çështjeve të sigurisë, dhe veçmas të sigurisë kombëtare, është e domosdoshme të theksojmë disa pika rreth asaj që qëndron jashtë trajtimeve teorike, por që përbën në brendi të sigurisë së veprimtari konkrete. Ndoshta lidhur me këtë më indikative është thënia e Hegelit se “Qëllimi i arsyeton mjetet”. Në këtë kuptim mund të kundrojmë edhe mësimin qendror të Makiavelit, i cili konsiston në sa vijon: “Kur vetë siguria e shtetit varet nga vendimi që duhet marrë, nuk guxon të të lejohet që t’ia marrin anën shqyrtimet për të drejtën ose të padrejtën, njerëzores ose jonjerëzores, famës ose turpit. T’i lëmë me një anë të gjitha këto shqyrtime; vetëm një ka rëndësi: Si të shpëtohet jeta dhe liria e vendit?

Këto qëndrime janë bazë për atë veprimtari të padukshme, e cila është ana praktike e aktivitetit të subjekteve që janë të ngarkuara me punën e sigurisë në të gjitha nivelet. Merret vesh, bëhet fjalë për punët e zbulimit dhe të kundërzbulimit në luftë dhe në paqe.

Kështu Winston S.Churchill vëren: “Në sferat e larta të punës zbuluese faktet kanë qenë të barabarta me fiksionet më fantastike të romaneve dhe melodramave. Ngatërresë mbi ngatërresë, tradhti mbi tradhtinë, mashtrim dhe mashtrim i dyfishtë, agjent i vërtetë, agjent i rrejshëm, ari dhe çeliku, bombë, thikë dhe skuadër pushkatimi – të gjitha këto kanë qenë të ngatërruara në mënyrë të pabesueshme, por që kanë ekzistuar me të vërtetë. Shefi dhe oficerët e lartë të shërbimit sekret kanë lëvizur nëpër këto labirinte të nëndheshme dhe e kanë bërë punën e tyre me pasion të heshtur dhe pa asnjë fjalë.”

6

Pothuajse të njëjtën gjë e thotë edhe një historian për Osterin, shefin e Sektorit Z. që domethënë vetë shtabit kryesor të Abvehrit dhe të arkivit kryesor të Abvherit në Gjermaninë naziste. Do të sjell vetëm një insert nga ky rrëfim. “Ka qenë krejt e zakonshme që atje të shohësh gjërat më të çuditshme, rrobat më të larme dhe pamjet më të llojllojshme. Ai që është marrë me punë të tilla, është dashur të ketë shumë fytyra, ose vetëm njërën, por të pakapshme. E djathta kurrë nuk ka guxuar të dijë se çfarë synon e majta. Esenca ka qëndruar në lojën e rrezikshme, rolet kanë qenë jeta dhe vdekja, ndërsa detyrë e përditshme: të kapësh dhe të mos jesh i kapur. Osteri, i cili shpesh është sjellë nëpër cep të humnerës, me vite të tëra ka vepruar në një atmosferë të këtillë joreale. Ai që ka mundur ta shohë, doemos që është dridhur nga kjo shkathtësi, aq më tepër nëse e ka ditur se Osteri punon për të dy anët në të njëjtën kohë – për regjimin dhe opozitën. Ka pasur në dispozicion katër linja të fshehta telefonike, kështu që ka qenë një përjetim fantastik kur e shihje tek fliste me katër agjentë të padukshëm, duke iu dhënë udhëzime krejt të kundërta – pa i lëvizur syri. Dhe të gjitha këto në një atmosferë ku nuk mund të dallohej tradhtia nga spiunimi”.

Siguria kombëtare

Bota bashkëkohore, në rrafsh të përgjithshëm ose konkret, sot funksionon mbi parimet e integrimit dhe dezintegrimit, të bashkimit dhe të ndarjes, të lidhjeve të interesit por edhe të përplasjeve sipas interesit. Asgjë nuk është fikse dhe pothuajse asgjë nuk mund të kundrohet në kuptim statik, por është e domosdoshme të pranohet realiteti i dinamizmit në të gjitha marrëdhëniet në botën bashkëkohore. Kuptohet, edhe integrimet dhe dezintegrimet kalojnë nëpër faza të rëndësishme dhe shkaktojnë ndonjëherë rrethana radikalisht të reja në rregullimin e marrëdhënieve ndërmjet shteteve në nivelin rajonal, kontinental ose botëror. Këto procese janë normale për shkallën e tashme të zhvillimit të civilizimit, duke marrë para sysh shkallën e zhvillimit teknologjik dhe të ekspansionit të kapitalit, i cili nuk duron asnjë shtrëngesë apo inhibicion brenda një rrethi të mbyllur. Sot as që mund të merret me mend që shtetet të sillen sipas parimit të vetëmjaftueshmërisë, robinsonizmit ose të vetëizolimit klasik pothuajse në asnjë sferë të veprimtarive shoqërore. Në kushtet e zhvillimit të nduarduarshmërisë informative, çdo vetëmjaftueshmëri eventuale e ndonjë shteti do ta çonte atë në atrofizim të plotë ose në prapambetje të pakthyeshme, që do të ishte parashenjë e

7

mjaftueshme ose e zhdukjes së tij, ose e rënies në varësi të subjekteve të tjera ndërkombëtare, respektivisht do të humbiste mundësinë që të jetë subjekt i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe përkundër kësaj, do të bëhej objekt manipulimi dhe si i tillë nuk do të ishte kuadër adekuat për interesat e qytetarëve nga aspekti i kërkesave dhe arritjeve të nivelit të tanishëm të civilizimit.

Në këtë kontekst diferencohen disa drejtime të veprimeve të mundshme të çdo shteti veç e veç, që gjithsesi është i kushtëzuar me nivelin e zhvillimit të përgjithshëm, të pozicionimit në në kuptimin gjeopolitik dhe gjeostrategjik, si dhe të tendencave në kuadër të politikës së brendshme dhe të jashtme. Pra, diferencohen strategjia dhe taktika, integrimi ose dezintegrimi, globalizmi ose izolacionizmi si kontrapunkt, ekzistenca dhe koekzistenca, vetëmbajtja, anticpimi i caqeve, sovraniteti i plotë dhe “bashkimi” i disa segmenteve të sovranitetit me subjekte të tjera, predestinimi eventual i caqeve etj. Në të gjitha këto procese, siguria respektivisht siguria e çdo shteti është faktor i patejkalueshëm i qëndrueshmërisë së tij, funksionimit, ekzistimit dhe koekzistimit me shtete të tjera, me institucionet ndërkombëtare, përfshirë edhe lidhjet bilaterale, trilaterale ose të tjera më shtetet përkatëse në nivelin rajonal, kontinental ose global.

Para se të nis përpunimin struktural të elementeve më kryesorë të sigurisë kombëtare, është e nevojshme të theksohen disa standarde dhe pika të njohura rreth sigurisë së një shteti në përgjithësi

Shteti dhe niveli më i lartë rrezikimit

Që të mund të flitet për sigurinë kombëtare, është e nevojshme të dimë se çka është shteti dhe cilat janë rreziqet e sigurisë që asaj i kërcënohen. Në këtë kuptim, kur është puna te rreziqet e sigurisë, do të bëhet fjalë për kërcënimin më të madh, e ky është agresioni. Në kapituj të tjerë do të flitet për modalitete të tjera të rrezikut dhe të kërcënimit.

Shteti është forma bazë dhe më e rëndësishme e organizimit të çdo shoqëria klasore. Në gjuhët sllave fjala shtet (država) vjen nga sllavishtja e vjetër “držati”, që domethënë të mbash diçka, që bën të ditur kuptimin patrimoniak të origjinës së vetë kuptimit: shteti është ai territor me banorët e saj, të cilën sundimtari e mban nën sundimin e vet si një pronë të tij. Në shumicën e gjuhëve të tjera (edhe në shqip) emërtimi për shtetin vjen nga latinishtja status (nga konteksti status rei Romanae). E tillë është rrënja e fjalës frënge etat, italiane stato,

8

angleze state, spanjolle estado, gjermane Staat etj. Është karaktersitike se këto terma që shprehin dallimin e qartë të organizimit shtetëror nga prona feudale apo të shoqërisë në kuptim më të gjerë të fjalës paraqiten relativisht vonë: vetëm nga fillimi i shekullit XVI. Ndarja e qartë e kuptimit të shtetit kohësisht përputhet me periudhën e formimit të organizimeve shtetërore moderne në formën e monarkive absolute. Përgjatë një historie të gjatë të zhvillimit teorik dhe të mendimi filozofik-shkencor për shoqërinë dhe politikën, janë bërë shumë përpjekje të shpjegohet dhe të kuptohet origjina dhe natyra e shtetit. Kanë ekzistuar dhe ekzistojnë shumë teori, të cilat shtetin e shikojnë si shtrirje kuantitative të organizimit fillestar të familjes dhe të fisit; teoritë për origjinën qiellore të pushtetit shtetëror, të cilat veçmas kanë qenë të përhapura në mesjetë; teoritë objektive-idealiste të cilat te shteti shohin sendërtimin e frymës dhe idesë absolute, të shpirtit të popullit dhe njerëzimit, vlerat më të larta morale etj.; teoritë biologjiko-organike e shohin dhe e shpjegojnë shtetin si organizëm të rendit më të lartë, organet e të cilit kanë funksionin dhe marrëdhëniet të ngjashme me organet e njeriut dhe të qenieve të tjera të gjalla; teoritë e marrëveshjes shoqërore, të cilat kanë lulëzuar në shekujt XVII dhe XVIII si kritikë teorisë feudale për origjinën qiellore të shtetit. Teoritë e forcës në variantet e shumta moderne shpjegojnë origjinën dhe natyrën e shtetit me vetë aktet e organizimit të dhunës, pushtimit dhe nënshtrimit: grupet shoqërore të aftësuara më mirë për luftë (të armatosura me cilësi organizative ose luftarake) korrin fitore mbi grupet më të dobëta dhe organizojnë sundimin mbi ata, duke formuar kështu shtetin. Sot teoritë më të përhapura e trajtojnë shtetin si organizim që kryen një funksion të caktuar në kuadër të sistemit social, i cili edhe vetë paraqet një sistem të funksioneve komplementare dhe me varshmëri reciproke. Njërën nga teoritë shkencore për shtetin e ka dhënë edhe teoria marksiste (materializmi historik). Baza prej nga niset marksizmi në këtë fushë qëndron në atë se shteti zë fill dhe zhvillohet si rezultat i kundërthënieve antagoniste shoqërore, të cilat nuk mund të zgjidhen në kuadër të rendit të këtillë shoqëror pa një organizim të veçantë të dhunës në kuadër të shtetit. Shteti është forma themelore e konstituimit të shoqërisë klasore, një organizim i veçantë i pushtetit publik, funksioni kryesor i të cilit është ruajtja dhe zhvillimi i rendit klasor, që domethënë të atyre marrëdhënieve prodhuese në të cilat mbështetet dominimi i klasës sunduese, ndërsa mjet themelor ka përdorimin ose kërcënimin me përdorim të mjeteve legjitime të dhunës fizike.

9

Termi shtet përdoret me kuptime të ndryshme. Në kuptimin e ngushtë, me nocionin shtet nënkuptohet vetë aparati shtetëror – organizmi hierarkik i përbërë prej bartësve individualë dhe kolektivë të pushtetit shtetëror dhe nga të gjithë nëpunësit dhe zyrtarët që hyjnë në përbërje të organeve të ndryshme të tij. Në këtë kuptim, shteti është kundërvënie drejtpërdrejtë shoqërisë mbi të cilën ushtrohet ky pushtet. Por shteti është edhe subjekti themelor i marrëdhënieve ndërkombëtare. Me gjithë që vepron si forcë e jashtme e shoqërisë dhe qëndron mbi të, ai në fund të fundit është vetëm formë e konstituimit të një shoqërie klasore, i pandarë prej saj. Duke marrë parasysh këtë, për shtetin mund të flitet edhe në kuptim më të gjerë. Në një rast të këtillë, me shtet nënkuptojmë shoqërinë e tërë të përfshirë në një organizim shtetëror, pra jo vetëm aparatin shtetëror, por edhe territorin dhe banorët që janë nën pushtetin e shtetit. Shteti është edhe fenomen historik. Ai lind kur zhvillimi i forcave prodhuese të shoqërisë rrënon përfundimisht strukturën homogjene shoqërore të bashkësive të para primitive. Zhvillimi i forcave prodhuese është mbështetur mbi ndarjen e punës e cila gjithashtu, nga ana e saj, ka pasur rëndësi të madhe për zhvillimin e forcave prodhuese dhe për ndryshime afatgjata në strukturën e shoqërisë dhe të organizimit të saj të përgjithshëm. Nga këmbimi sporadik zhvillohen format e përhershme të lidhjeve ndërmjet punëve të ndryshme te fiset e ndryshme, kurse më vonë gjithnjë e më shumë edhe ndërmjet familjeve me lidhje të gjakut. Pikë e nisjes së çdo këmbimi ka qenë, merret vesh, ajo shkallë e punës prodhuese e cila ka mundësuar që disa prodhues të prodhojnë me punën e vet më shumë se ç’ kanë nevojë për t’u mbajtur. Dhe, sapo këmbimi i tepricës së prodhimit është bërë dukuri e përhershme, ka marrë fund edhe regullimi fisnor, i cili ende nuk e ka njohur rregullimin shtetëror. Me tepricën e prodhimit dhe këmbimin nisin fenomenet paraqiten edhe fenomenet dhe marrëdhëniet të papajtueshme me rregullimin e bashkësisë së par fisnore – e këto janë pabarazia në posedimin e të mirave materiale dhe eksploatimi i fuqisë së huaj punëtore, që domethënë përvetësim i tepricës së krijuar me punën e tjetërkujt. Në luftë, pjesëtarët e zënë rob të fiseve të tjera nuk vriten më, sepse shkalla e zhvillimit të prodhimit mundëson që fuqia e tyre punëtore të shfrytëzohet. Nga robërit e luftës bëhen robër të punës, të cilët me tepricën e punës së tyre rrisin pasurinë materiale të atyre që i kanë zënë rob. Eksploatimi i robërve do të ndikojë në mënyrë shkatërruese në marrëdhëniet e bashkësisë fisnore. Në kushtet e pabarazisë materiale dhe të pasionit për pasuri personale, robëria nuk ka mundur të mbetet e kufizuar vetëm në kapjen e personave të fiseve të tjera. Fat i njëjtë i gjen edhe ata përfaqësues të bashkësisë fisnore ngadhënjimtare, të cilët në

10

garën ekonomike janë vënë në pozitë varshmërie materiale. Rreth këtij shndërrimit të barazisë së dikurshme fisnore në diçka krejt të kundërt me të, më së miri flet institucioni i robërisë për shkak të huamarrjes, të cilin e njohin të gjithë shtetet e mesjetës, që nga mbretëria e Kinës e deri te Perandoria romake. Kështu, zhvillimi i forcave prodhuese në kuadër të bashkësisë së parë ka shkaktuar ndryshime radikale të marrëdhënieve prodhuese dhe bashkë me këtë edhe të marrëdhënieve dhe institucioneve të tjera. Pronësia e përbashkët fisnore mbi mjetet e punës u zëvendësua me pronën private, barazia e pjesëtarëve të bashkësive fisnore u zëvendësua me pabarazinë ndërmjet të pasurve dhe të varfërve, solidariteti i njerëzve nga i njëjti fis u zëvendësua me interesat e kundërta ndërmjet zotëriut dhe robërve. Shoqëria u nda në klasa antagoniste të shfrytëzuesve dhe të shfrytëzuarve. Ky është ai momenti kur në zhvillimin e shoqërisë në skenën e historisë, si nevojë objektive, paraqitet shteti. Për nga gjeneza e vet historike dhe për nga funksionet e veta themelore shteti tashmë paraqet sendërtimin e një kundërthënieje të përhershme: ai, nga njëra anë, është përfaqësues formal i unitetit shoqëror, organizim që kryen një numër funksionesh të domosdoshme për jetën shoqërore si një tërësi të organizuar. Nga ana tjetër, ai është organizim i cili me mjetet e detyrimit dhe me instrumente të tjera që ka në dispozicion siguron kushtet e përgjithshme për funksionimin dhe mbajtjen e një rendi të caktuar. Në këtë kuptim, ai është përfaqësues dhe reprezentues i interesave të një pjese të shoqërisë kundër pjesës tjetër, instrument i strukturës udhëheqëse, me të cilin ajo shërbehet për t’i mbrojtur interesat e veta vitale. Këto dy anë kundërshtuese në natyrën e çdo shteti kushtëzojnë njëra-tjetrën dhe gjenden në një tërësi dialektike të pashkëputshme. Ndarja e organizimit të drejtimit me punët e përgjithshme shoqërore në kuptim të një aparati të pushtetit publik – krijimin e shtetit – ka qenë e nevojshme para së gjithash për shkak se ndasitë klasore kanë bërë të pamundur që disa funksione vitale për shoqërinë t’i kryejnë organet e drejtpërdrejta të shoqërisë të pandarë nga struktura e saj unike (siç ishte në bashkësinë e parë). Përveç kësaj, volumi i kërkesave të përgjithshme shoqërore dhe të punëve të përgjithshme është rritur vazhdimisht, sikundër edhe natyra e tyre gjithnjë e më e komplikuar, gjë që ka shtruar para organeve kërkesën për gjithnjë e më shumë kohë dhe dije profesionale. Ndarja shoqërore e punës në fushën e prodhimtarisë materiale sjellë dhe vazhdon të sjellë si pasojë nevojën që udhëheqja me punët e përgjithshme shoqërore të bëhet një degë e veçantë në këtë ndarje. Që këndej vjen edhe tendenca që kryerja e punëve të bëhet profesion i veçantë dhe i përhershëm për një grup njerëzish – të nëpunësve shtetërorë. Bashkë me zhvillimin e shtetit, forcohet edhe

11

burokracia shtetërore. Burokracia si substrat social themelor i shtetit, me pozitën e vet shoqërore dhe me aspiratat e veta politike shpreh kundërthëniet karakteristike për vetë organizimin shtetëror. Ajo synon të ruajë interesat e veçanta të klasës sunduese e kamufluar nën përkujdesjen për të mirën e përgjithshme dhe interesat e larta, si dhe duke e vënë shtetin në shërbim të disa kërkesave të veçanta shoqërore, e shfrytëzon atë që shoqëria t’i nënshtrohet shtetit në tërësi. Në çdo shtet ekziston tendenca që nga instrumentet e krijuara për plotësimin e disa kërkesave të veçanta shoqërore, pra nga shërbëtorë të shtetit të kthehen në zotërinj që qëndrojnë mbi shoqëri dhe mbi çdo klasë sunduese. Se sa do të realizohet kjo praktikë gjithnjë e pranishme në praktikën shoqërore – historike, kjo do të varet nga raporti i fuqive klasore brenda shoqërisë, si dhe nga shkalla në të cilën gjendet një rend i caktuar klasor, i cili rreth çështjeve vitale të saj duhet të mbështetet në forcën dhe autoritetin e dhunës shtetërore. Këto kundërthënie në natyrën e shtetit përcaktojnë edhe pozitën e burokracisë shtetërore: marrëdhëniet e saj më bartësit e drejtpërdrejt të pushtetit politik dhe me klasën sunduese ekonomike, si dhe rolin e saj në jetën politike. Si aparat i veçantë profesional për kryerjen e punëve të përgjithshme shoqërore, organizimi shtetëror paraqet një degë të veçantë dhe të qëndrueshme të veprimtarisë shoqërore me synim që të ndahet dhe të bëhet profesion i përhershëm për një grup njerëzish, sapo të krijohen organet e specializuara për kryerjen e atyre veprimtarive – organizimi i lindur në këtë mënyrë shpalos interesat e veta të ngushta dhe bën interpretimin e vet të interesave dhe nevojave të përgjithshme. Ajo shpalos synimin që kryerjen e disa funksioneve në shërbim të shoqërisë ose të një grupi shoqëror ta kthejë në bazë për forcimin e pozicioneve të veta shoqërore. Të gjitha organizimet e zhvilluara shtetërore manifestojnë këtë tendencë, e veçmas shteti si organizimi më i madh dhe më i fuqishëm mes tyre. Të shërbyerit të shtetit në interes të popullit për nga forma është indirekte dhe jodirekte. Që të mund të mbrojë dhe përforcojë rendin ekzistues, shteti duhet të jetë në gjendje të vendosë rreth asaj se çka është dhe çka nuk është në interes të atij rendi. Me këtë krijohet mundësia që të krijohet papajtueshmëria madje edhe kundërthëniet ndërmjet interpretimit shtetëror dhe interesave të përgjithshme shtetërore (respektivisht të interesave të rendit ekzistues) dhe interesave të ngushta dhe të drejtpërdrejta të klasës sunduese. Me në fund mbarë aktiviteti shtetëror dh vet organizimi shtetëror kanë formë dhe kornizë ligjore. E drejta është instrument i përhershëm dhe i domosdoshëm i politikës shtetërore. Normat ligjore paraqesin rregulla të gjithëpranueshme të sjelljes të cilat shtrihen mbi të gjithë pjesëtarët e një shteti. Me normimin ligjor të marrëdhënieve

12

shoqërore dhe të aktivitetit të vet, shteti vendos kufijtë e keqpërdorimit të forcës shoqërore. Këto norma paraqesin mbështetje të rëndësishme për pavarësinë e organeve të pushtetit shtetëror. Në formën e vet konkrete historike shtetet dallojnë mes veti si për nga rendi institucional, si dhe për nga natyra dhe sasia e funksioneve që kryejnë. Duke marrë parasysh që funksioni themelor i çdo shteti është mbrojtja e kushteve të përgjithshme të një rendi të caktuar, natyra e atij rendi ka një ndikim të caktuar në karakteristikat themelor të organizimit shtetëror. Me fjalë të tjera, kjo do të thotë se lloji i organizimit shtetëror – politik gjithmonë përcaktohet nga lloji klasor i shoqërisë. Mbi këtë bazë dallojmë llojet kryesore të shteteve – skllavopronarë, feudal, kapitalist dhe proletar (socialist). Secili prej tyre i mundëson klasës së caktuar pjesëmarrjen dominuese në kryerjen e punëve të përgjithshme shoqërore dhe në orientimin e vetëdijshëm të zhvillimeve shoqërore. Një klasë është udhëheqëse jo vetëm politikisht por edhe ekonomikisht, kur organizimi shtetëror është i rregulluar në atë formë që asaj t’i sigurojë rol vendimtar në udhëheqjen e punëve të përgjithshme shoqërore përmes shtetit. E para, kjo do të thotë që ekzistojnë kanale të dukshme ose të padukshme të ndikimit të forcave shoqërore mbi shtetin dhe politikën shtetërore, dhe e dyta, se këto kanale janë nën kontroll real të klasës sunduese, kështu që interesat e tjera klasore ose janë përjashtuar ose janë mënjanuar ose kanë hapësirë të kufizuar. Rregullimi politik i çdo shteti ka dy forma. E para ka të bëjë me mënyrën se si organizimi i mekanizmave shtetërore përcakton marrëdhëniet e pushtetit publik dhe shtetit. E dyta ka të bëjë me mënyrën se si pushteti shtetëror është i organizuar institucionalisht ndërmjet organeve të shtetit – bartësve të pushtetit. Mund të konsiderohet demokratik ai rregullim shtetëror në të cilin prerogativat themelore të pushtetit shtetëror i kanë organet të cilat për nga përbërja e vet dhe për nga mënyra e funksionimit shprehin lidhjen e vazhdueshme të shoqërisë dhe organeve të shtetit publik. Të tillë janë organet e ndryshme përfaqësuese në kuadër të organizmit shtetëror, para së gjithash kuvendet apo parlamentet. Me faktin që këto organe qoftë edhe formalisht, janë vendosur mbi organet dhe institucionet e tjera të aparatit shtetëror, theksohet ideja se shteti në esencën e tij është vetëm instrument për realizimin e interesave të caktuara shtetërore dhe për këtë arsye duhet të jenë nën kontrollin e vazhdueshëm dhe demokratik të shoqërisë. Përkundër kësaj në rendet shtetërore autokratike, organet që janë bartëse të pushtetit shtetëror nuk e bazojnë pushtetin e vet mbi mandatin e fituar prej shoqërisë. Ato nuk janë të zgjedhura dhe as i nënshtrohen kontrollit shoqëror. Në formën e monarkisë absolute dhe të sundimeve të tjera despotike, ky tip i

13

rregullimit shtetëror ka dominuar gjatë tërë historisë, gjithnjë deri te revolucionet e mëdha borgjeze, kurse në disa pjesë të botës edhe shumë kohë më vonë. Në çdo sistem të organizmit shtetëror ekziston dallimi ndërmjet organeve politike dhe atyre shtetërore tekniko-profesionale. Organet politike janë bartës të pavarur të disa prerogativave të pushtetit shtetëror. Ato marrin vendime politike, dmth. përcaktojnë orientimet dhe përmbajtjet e politikave shtetërore. Organet profesionale dhe ndihmëse administrative ushtrojnë pushtetin shtetëror vetëm në bazë të autorizimeve që tek ato i bartin organet politike. Ato janë instrumente të zbatimit të një politike të caktuar. Dallimi ndërmjet organeve politike dhe profesionale-administrative, ndërmjet organeve që vendosin politikisht dhe aparatit administrativ që zbaton vendimet e marra, merr kuptim të veçantë në organizimin demokratik të sistemit shtetëror, me ç’rast organet politike janë në përputhje me organet e zgjedhura përfaqësuese. Nga marrëdhëniet e vendosura në praktikë ndërmjet organeve politike dhe aparatit shtetëror, nga pavarësia më e madhe ose me e vogël e burokracisë shtetërore varet së tepërmi shkalla e demokratizimit të rregullimit shoqëror.

Territori shtetëror

Territori shtetëror është hapësira në të cilën shtrihet pushteti i një shteti të caktuar dhe i cili është i shënjuar me kufirin shtetëror. Hapësira mbi dhe nën territorin shtetëror gjithashtu i takon po atij shteti, që dmth se territori shtetëror nuk është vetëm sipërfaqe e tokës, por është tredimensionale. Territori i shtetit përfshin edhe një brez të sipërfaqes detare nga kufiri në drejtim të detit të hapur, e ky brez quhet ujëra territoriale. Gjerësia e ujërave territoriale sot nuk është e përcaktuar në mënyrë unike dhe shtrihet nga tri deri në dymbëdhjetë milja detare. Sovranitet bregdetar i shtetit shtrihet edhe në ujërat territoriale, me përjashtim se ky sovranitet ka disa kufizime, siç janë detyrimi për të lejuar kalimin e lirë të anijeve etj. Territori mandatar është nën pushtetin, “mandatin” e ndonjë shteti tjetër. Territoret mandatare kanë ekzistuar deri në Luftën e Dytë Botërore në kuadër të sistemit të Shoqërisë së Popujve. Territoret nën përkujdesje janë themeluar pas Luftës së Dytë Botërore dhe janë nën përkujdesjen e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, apo të shteteve të veçanta. Territoret nën përkujdesje janë vendosur me kartën e OKB-së, me çka në të vërtetë është bërë mënjanimi i sistemit të territoreve mandatare dhe është vendosur sistemi i territoreve nën përkujdesje, që është një përparim i dukshëm sepse territoret nën përkujdesje në parim janë më të pavarura se sa ato mandatare. Territori nuk është vetëm hapësirë

14

dhe kufi i sovranitetit, apo nën përgjegjësinë e shtetit. Ai është ambient shoqërorë-ekonomik që ushtron ndikim në histori dhe politikën e një vendi. Njëkohësisht ai ka qenë me rëndësi vendimtare për fatin dhe zhvillimin e popujve të ndryshëm. Në këtë drejtim ai ndikon jo vetëm si vend gjeografik dhe si formë (p.sh. ujdhesa), por edhe në marrëdhëniet politiko-gjeografike. Ai është pjesë përbërëse e historisë dhe qenies kombëtare të popujve të veçantë, por ka qenë edhe shkak dhe arsye për ekspansion dhe pësime të shumta. Ai i ka ndarë dhe i ka bashkuar në politike. Roli i tij nuk është determinues, por është një prej kushteve dhe elementeve përcaktuese të politikës shtetërore.

Kufiri shtetëror

Me territorit shtetëror si objekt sigurie në mënyrë organike është i lidhur edhe kufiri shtetëror. Kufiri shtetëror është i rëndësishëm edhe për sigurinë e brendshme dhe të jashtme (pacenueshmëria e kufijve, incidentet kufitare, kontrabanda dhe trafikimi kufitar, migracioni ilegal, futja e bandave etj). Kufiri shtetëror është vija që shënjon se ku përfundon territori i një shteti dhe ku fillon territori i një shteti tjetër. Nëse bëhet fjalë për shtet me kufi detar, kufirin shtetëror në raport me detin e hapur e përbën vija e jashtme e ujërave territoriale. Hapësira e kufizuar në botë dhe teknologjia e shfrytëzimit të saj ka bërë që kufirin shtetëror ta përbëjnë edhe gjërat që bien drejt në tokë apo në sipërfaqen e ujit dhe shkojnë në thellësi të tokës, kështu që kufiri shtetëror ka përkufizuar jo vetëm sipërfaqet tokësore por edhe ato ujore, hapësirën ajrore dhe thellësinë nëntokësore. Në marrëdhëniet ndërkombëtare nocioni kufi lidhet me shtetin dhe ka kuptimin e vijës që ndan territorin e një shteti nga territori i një shteti tjetër. Nga aspekti i të drejtës ndërkombëtare kufijtë paraqesin vijën deri te e cila shtrihet pushteti, respektivisht sovraniteti i një shteti. Nocionin e kufirit shtetëror nuk duhet ngatërruar me nocione të tjera të ngjashme, të cilët nuk është e domosdoshme të përputhen me këtë por mund të jenë të afërta – p.sh. kufiri etnik, kufiri ekonomik, kufiri doganor etj. Që të ketë mbështetje në të drejtën, kufiri shtetëror duhet të ketë njohje ndërkombëtare. Është rregull që për një njohje të tillë mjafton pajtueshmëria e shtetit fqinj në drejtim të të cilit shtrihet kufiri, e është bërë zakon që kufijtë të përcaktohen me marrëveshjen ndërmjet shteteve fqinje. Me rastin e përcaktimit të kufijve me marrëveshje ekzistojnë dy faza: e para është nënshkrimi i vet marrëveshjes, qe përfshin përshkrimin e kufirit bashkangjitur me hartën ku është shënuar vija kufitare, kurse e dyta shënjimi i kufirit përmes komisionit në terren dhe përkufizimi me shenja kufitare. Me

15

qëllim që të mirëmbahet kufiri ngriten të ashtuquajturat komisionet e përziera kufitare të shteteve fqinje. Shënjimi i kufirit bëhet si në tokë ashtu edhe në ujë dhe në ajër, kështu që ekziston kufiri tokësor, ujor dhe ajror. Shkelja e kufirit shtetëror nënkupton cenim të sovranitetit të shtetit përkatës dhe është i ndaluar me të drejtën ndërkombëtare. Kalimi përtej kufirit shtetëror bëhet në përputhje me regjimin kufitar, të cilin shtetet e përcaktojnë me anë të rregullativës së tyre të brendshme, dhe në parim është i lirë me kallëzimin e dokumenteve përkatëse – pasaportës dhe vizës. Në raste të veçanta, shteti mund të ndalojë qarkullimin nëpër kufijtë e vet (mbyllja e kufijve) për një kohë më të gjatë apo më të shkurtër.

Agresioni

Shkalla më e lartë e rrezikut për një shtet është agresioni. Çka është agresioni dhe kush mund të jenë agresorët?

Marrë në përgjithësi agresioni është sulm, shkelje, çdo formë e dhunës. Në rastin tonë agresioni është sulm i paprovokuar i një ose më shumë shteteve mbi sovranitetin dhe integritetit territorial të shtetit tjetër, me qëllim të pushtimit territorial ose të ndërrimit të dhunshëm të rregullimit të brendshëm, ose për të arritur qëllime të tjera politike dhe plane të ngjashme, me të cilat rrezikohet pavarësia dhe sovraniteti ose tërësia territoriale e vendit të sulmuar. Më së shpeshti është sulm i armatosur dhe bëhet me përdorimin e forcës ushtarake, por përfshin edhe çdo aksion të drejtuar kundër tërësisë territoriale dhe pavarësisë së shtetit tjetër, sikundër edhe paqes në botë. Në këtë kuptim bëhet fjalë për agresione ekonomike, politike, subversive dhe të tjera, e shpesh edhe për të ashtuquajturin agresion ideologjik. Për herë të parë është definuar me konventat e Londrës të vitit 1933, nënshkruar ndërmjet dhjetë shteteve, kurse me deklaratën e Londrës dhe marrëveshjen për dënimin kriminelëve të luftës të vitit 1945 është shpallur krim ndërkombëtar kundër paqes. Kuptimi i nocionit është përkufizuar në mënyrë më precize me rezolutën 1134 të Kuvendit të Përgjithshëm të OKB-së më 14 dhjetor 1974, në të cilën si akte të agresionit konsiderohen: a) Sulmi dhe invazioni mbi popullsinë dhe territorin e shtetit, si dhe okupimi dhe aneksimi i pjesëve apo tërësive të territorit të tij si pasojë e aktit paraprak; b) Bombardimi i territorit të një shteti nga forcat e armatosura të shtetit tjetër apo të disa shteteve, sikundër dhe përdorimi i palejueshëm i çfarëdo arme në territorin e tij, veçmas kundër banorëve me qëllim të nënshtrimit të tyre;

16

c) Bllokimi i bregdetit dhe limaneve nga ana e shtetit tjetër ose të shumë shteteve, apo të forcave të tyre të armatosura; d) Sulmi i paprovokuar i forcave të armatosura të një shteti apo të disa shteteve në forca të armatosura tokësore, detare apo ajrore të shtetit tjetër apo të shteteve tjera; e) Përdorimi i forcave të armatosura të një shteti apo disa shteteve në territorin e shtetit tjetër me pajtimin e tij por në kundërshtim me dispozitat e marrëveshjeve ndërkombëtare apo të marrëveshjeve për angazhimin e atyre forcave, si dhe zgjatja e kohës së qëndrimit të tyre në territorin e atij shteti pa pëlqimin e tij dhe jashtë afatit të marrëveshjes; f) Lejimi i përdorimit të territorit të vet të një shteti nga ana e forcave të armatosura të shtetit tjetër apo të disa shteteve, me qëllim të sulmit në popullsi dhe territorin e shtetit të tretë apo shteteve të treta; g) Dërgimi i bandave të armatosura ose të forcave të tjera të parregullta dhe mercenarëve nga ana e një shteti në shtetin tjetër me qëllim të kryerjes së akteve të dhunshme të armatosura.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së, përmes po asaj rezolute, përveç këtyre rasteve, mund të shpall si agresion edhe aktet e ngjashme të një shteti ose të disa shteteve të drejtuara kundër shteteve të tjera, respektivisht kundër pavarësisë dhe integritetit të tyre territorial. Aktet e agresionit, sipas kartës së OKB-së nuk mund të arsyetohen me asnjë shkak ose motiv dhe paraqesin krim kundër lirisë dhe paqes ndërkombëtare. Pushtimi dhe aneksimi i territorit të huaj, sikundër edhe krijimi e çfarëdo epërsie mbi të tjerët përmes mjeteve të dhunës vlerësohet si e palejueshme në aspektin moral dhe ligjor.

Agresori

Agresor është shteti i cili në çfarëdo mënyre rrezikon pavarësinë, sovranitetin ose integritetin territorial të shtetit tjetër, respektivisht forcat e armatosura të të cilit sulmojnë një vend tjetër. Karta e OKB-së i jep të drejtë shtetit të sulmuar dhe bashkësisë ndërkombëtare që kundër agresorit të përdorë mjetet individuale dhe kolektive të vetëmbrojtjes dhe sipas të drejtës ndërkombëtare çdo shtet mund t’i kundërvihet me të gjitha mjetet dhe format e luftës që ka në dispozicion, por që nuk janë të ndaluara me të drejtën ndërkombëtare. E drejta ndërkombëtare mbështet mbrojtjen nga agresori duke i ofruar ndihmë edhe atyre qytetarëve të cilët në mënyrë të paorganizuar apo në çfarëdo forme tjetër i kundërvihen, kurse pjesëtarët e forcave të

17

armatosura i konsideron edhe ata qytetarë, të cilët individualisht apo në grup i janë kundërvënë agresorit në formën e lëvizjes së rezistencës, vetëm nëse i plotësojnë kushtet e caktuara.

Definimi i sigurisë

Sipas një definicioni të reduktuar, siguria është mënjanimi i të gjitha aktiviteteve që synojnë të rrezikojnë personat, rendin kushtetues, objektet apo hapësirën e caktuar. Subjekte dhe organe të ndryshme angazhohen në punë të mbrojtjes së vlerave dhe të mirave të caktuara dhe secili prej tyre aplikon metoda dhe masa specifike (veprimtaria ligjvënëse, masat represive etj). Duke marrë parasysh vlerat dhe të mirat e mbrojtura dallojmë këto lloje të sigurisë:

- Siguria personale, e garantuar me kushtetutë dhe ligje, e cila realizohet si e drejtë personale, liri e qytetarëve dhe e sigurisë së tyre ekonomike;

- Siguria kombëtare, me kushtetutë dhe me ligje përcaktohen vlerat e një rendi, sikundër edhe organet qe duhet t’i kryejnë ato veprime;

- Siguria e komunikacionit në rrugë, në ajër, në lumenj dhe dete, me ligje dhe akte të tjera definohen rregullat e komunikacionit, të cilat përcaktojnë sjelljen e pjesëmarrësve, të organeve qe i rregullojnë dhe kryejnë kontrollin rreth realizmit të sigurisë në këto fusha;

- Siguria e objekteve, me normat e organeve përgjegjëse përcaktohen bazat, mjetet dhe forcat që ruajnë objektet e caktuara (objektet ekonomike dhe të punës, institucionet, godinat, depot, komandat) nga të gjitha format e rrezikimit apo nga disa prej tyre;

- Siguria e hapësirës, me ligj është e përcaktuar se cila pjesë e territorit është me rëndësi të veçantë shoqërore dhe për këtë caktohen organet që e kanë për detyrë t’i mbrojnë;

- Siguria e të dhënave, me ligje dhe akte të tjera të përgjithshme caktohen të dhënat që janë me interes të veçantë shoqëror dhe prandaj u kërkohet organeve përgjegjëse që t’i mbrojnë;

Në pajtim me qëllimin dhe eksplikimin e vështrimeve të përgjithshme mbi sigurinë, duhet theksuar se nocioni i sigurisë mund të kuptohet në tri mënyra:

- Si funksion i sigurisë shtetërore – me ligje dhe me norma të tjera caktohen organet dhe subjektet që i kryejnë ato funksione.

18

- Si gjendje e sigurisë, në mbështetje të dhënave mbi aktivitetin e bartësve të veprimtarisë rrezikuese kundrejt shtetit të caktuar, përcaktohet shkalla e rrezikshmërisë, respektivisht, gjendja e sigurisë, dhe

- Si shërbim i sigurimit – organet detyrë e të cilave është që duke zbatuar masat dhe metodat përkatëse, duke kryer punët nga kompetencat e veta, evitojnë veprimtaritë me të cilat rrezikohet rendi publik apo siguria e strukturave shtetërore.

Siguria në kuptimin më të gjerë politik-juridik përfshin masat dhe aktivitetet e mbrojtjes nga rrezikimi i pavarësisë dhe integritetit të një vendi (shteti, kombi) dhe të rendit të brendshëm kushtetues dhe ligjor. Në rastin e parë flitet për sigurinë e jashtme, kurse në rastin e dytë për atë të brendshme. Sipas objektit të mbrojtjes dallohen: siguria shtetërore, pastaj siguria e përgjithshme (publike), kolektive, personale dhe siguria e pasurisë. Më tej, nocioni i sigurisë së përgjishme përfshin mbrojtjen e të drejtave personale, të pronës, politike dhe të tjera, si dhe të lirive të qytetarëve nga kufizimet kriminalet përdorimit të tyre. Liritë dhe të drejtat personale përfshijnë mbrojtjen e jetës, të integritetit dhe të pacenueshmërisë së personit, pastaj pacënueshmërinë e banesës, fshehtësinë e letrave dhe të mjeteve të tjera të komunikimit, lirinë e lëvizjes dhe të banimit dhe të drejtat e tjera personale dhe politike. Me mbrojtjen e të drejtës e pronës nënkuptohet sigurimi i marrëdhënieve pronësore-juridike, mbrojtja e të drejtave pronësore nga vjedhjet, vandalizmat dhe formave të tjera të përvetësimit të të drejtave pronësore dhe çfarëdo forme tjetër të rrënimit të së drejtës pronësore të individit.

Siguria shtetërore

Kur të definohet siguria shtetërore në kuadër të sigurisë kombëtare, nisemi nga fakti që ajo paraqet veprimtari të veçantë të organeve të veçanta dhe të caktuara në planin e mbrojtjes së rendit të caktuar shoqëror dhe politik. Vëllimi dhe kuadri i veprimtarisë më së shpeshti përcaktohet me kushtetutë dhe me ligje, ndërsa objektet e mbrojtjes janë baza mbi të cilat mbështetet rendi i caktuar shtetëror (p.sh. pronësia mbi mjetet e prodhimit, format e qeverisjes, rendi politik dhe kushtetues, sovraniteti kombëtar, respektivisht mbrojtja e rendit publik në tërësi). Zakonisht bëhet dallimi i sigurisë kombëtare në kuptim të ngushtë dhe në kuptim të gjerë. Me sigurinë kombëtare në kuptim të ngushtë zakonisht nënkuptohet veprimtaria që ka për qëllim të garantojë sigurinë personale dhe pronësore të përcaktuar me kushtetutë dhe ligje. Siguria në kuptim të gjerë përfshin veprimtarinë që ka për qëllim themelor mbrojtjen e bazave mbi të cilat mbështetet një rregullim i caktuar shtetëror. Nga kjo

19

del se detyrë kryesore dhe qëllim i këtyre organeve shtetërore zbulimi dhe pamundësimi i të gjitha aktiviteteve që janë të drejtuara në drejtim të rrezikimit ose të rrëzimit të dhunshëm të bazave të rendit shoqëror-politik dhe shtetëror. Një mënyrë e këtillë e dallimit të sigurisë buron nga mënyra e realizimit të mbrojtjes edhe të objekteve që merren nën mbrojtje, kështu që në këtë mënyrë theksohet vetëm aspekti funksional i nocionit siguri, ndërsa lihet me një anë fakti se shumë rrezikime të sigurisë personale-pronësore përmbajnë në vete edhe elemente të rrezikimit të bazës përkatëse të rendit shoqëror-politik. Që këndej ndarjet e këtilla kanë vetëm vlerë relative. Punët e sigurisë shtetërore në kuadër të sigurisë kombëtare realizohen kryesisht përmes organeve përkatëse dhe shërbimeve siç janë: policia, shërbimi i zbulimit dhe kundërzbulimit dhe disa organe të tjera të drejtësisë dhe të prokurorisë.

Më tej, me sigurinë shtetërore nënkuptohet përdorimi dhe aplikimi i metodave, masave dhe veprimeve nga organet, shërbimet dhe subjektet politike, me të cilët parandalohet, pamundësohet ose bëhet të parrezikshëm bartësit e veprimtarive që rrezikojnë shtetin. Fundja, me ligje dhe normativa të tjera janë caktuar organet, shërbimet dhe organizatat që janë të obliguara me kohë të zbulojnë, pengojnë ose të bëjnë të parrezikshëm personat ose grupet e organizuara në territorin e vet ose në botën e jashtme, të cilët përpiqen të rrezikojnë rendin publik, dmth. sistemin e sigurisë nacionale. Këto aktivitete të organeve përkatëse manifestohen në parandalimin e veprave penale të drejtuara kundër shtetit, zbulimin e përgatitjes së këtyre veprave penale dhe parandalimin e kryerjes së tyre, zbulimin e veprave të kryera penale të kësaj natyre, kapja e kryerësve të tyre dhe dënimi i tyre nga organet e gjyqit. Përveç punës së organeve dhe shërbimeve të përmendura, faktor me rëndësi i sigurisë shtetërore janë masat dhe aktivitetet e organeve të shtetit dhe të sistemit të zbulimit, të cilët me aktivitetin e vet (agjitacionin, propagandën dhe informimi) ngushtojnë hapësirën për veprim bartësëve të veprimtarive të rrezikshme dhe forcojnë rezistencën e shoqërisë duke ngritur kulturën e sigurisë. Në kuptimin e ngushtë organizativ, me siguri shtetërore nënkuptohen organet të cilat në mënyrë direkte angazhohen në punën e mbrojtjes së sigurisë shtetërore, pra janë shërbimet e sigurisë – shërbimi kundërzbulues dhe shërbimi i sigurisë publike. Përkundër dallimeve në organizimin e këtyre shërbimeve në shtete të caktuara, të cilat janë të kushtëzuara prej rregullimit shtetëror, organizimin e qeverisjes shtetërore, traditës dhe arsyeve tjera, përsëri ekzistojnë edhe

20

ngjashmëri. Në shtetet socialiste, ato shërbime janë në përbërje të organeve të punëve të brendshme ose në përbërje të ministrive të drejtësisë. Në punët e sigurimit shtetëror angazhohen edhe drejtoritë e sigurimit ose shërbimet kundërzbuluese, apo edhe drejtoritë e sigurimit ushtarak në ministritë e forcave të armatosura. Kur është fjala për shtetin si i vetmi subjekt i marrëdhënieve ndërkombëtare, kështu edhe në fushën e sigurisë, vendet e përgjithshme të përmendura janë të integruara Brenda vetë bërthamës së funksionit dhe funksionimit të shtetit. Definimi i sigurisë kombëtare Forma, cilësia, organizimi dhe qëllimi i sigurisë së secilit shtet varet nga një numër faktorësh. Siguria e një vendi është para së gjithash veprimtari sistematike. Në thelb, kjo është gjendje në të cilën është siguruar mbijetesa e baraspeshuar fizike, shpirtërore, shoqërore dhe materiale e personit dhe bashkësisë shoqërore në raport me individët dhe bashkësitë tjera shoqërore dhe natyrës. Që të arrihet kjo, gjegjësisht që siguria të funksionojë si element imanent strukturor i shoqërisë, është e domosdoshme që secili shtet të përcaktoja politikën e sigurisë, e cila rrjedh nga gjendja e sigurisë. Gjendja e sigurisë është tërësi e elementeve rrezikuese të cilat ndaras dhe bashkërisht kanë ndikim në gjendjen e sigurisë dhe disponimin e njerëzve në një territor të caktuar, mjedis ose objekt në një kohë të caktuar. Gjendja e sigurisë përbëhet prej:

• gjendja e rendit dhe qetësisë • rrjedhat e kriminalitetit me të cilin sulmohet siguria pronësore dhe

personale qytetarëve dhe pasuria shoqërore • veprimtaria e shteteve të huaja dhe organeve të tyre – sistemet e

zbulimit dhe ato informative-propagandistike • veprimtaria e organizatave ekstremiste • gjendja ndërkombëtare.

Në paraqitjen e veprimtarisë se kërcënimit të jashtëm dhe të brendshëm, është e nevojshme që të njihen dhe njoftohen forcat, vatrat, objektet e sulmit, metodat dhe format e shprehjes të cilat realizohen nga kërcënuesit, si dhe gjendjet e konfliktit dhe krizës në epokat e caktuara, dhe rrethanat të cilat i shkojnë për shtati armiqve për realizimin e veprimtarisë rrezikuese. Në vlerësimin e elementeve të cilët formojnë gjendjen e sigurisë, është e domosdoshme të zbulohen tendencat e qëllimet e bartësve të veprimtarisë kanosëse, veç e veç. Kjo arrihet me krahasimin e shprehjes së rrezikshmërisë në periudhat e mëparshme.

21

Shërbimet e sigurisë ofrojnë elemente për gjendje sigurie shteteve dhe organeve tjera të cilat kryejnë vlerësimin e sigurisë. dhe qëllimet Politika e sigurisë, në mënyrë të përgjithshme, duhet të ketë parasysh:

• ekzistencën e shtetit • ekzistencën kombëtare • vetëruajtjen fizike • integritetin territorial • pavarësinë politike (pavarësinë dhe sovranitetin) dhe • cilësinë e jetës së qytetarëve

Me këtë kuptojmë:

• sigurinë e jashtme • sigurinë e mbrojtjes • sigurinë e jashtme dhe të brendshme ekonomike e financiare • sigurinë e brendshme

Por, kur është fjala për definimin e sigurisë së brendshme, dallohen siguria juridike, siguria publike si substitut i sigurisë personale ose grupore, si dhe siguria sociale. Ndërsa fushat që i përkasin sigurisë, janë ushtarake, politike, ekonomike pronësore, sociologjike dhe ekologjike. Vlerat dhe faktorët e ndikimit E gjithë kjo, në thelb, në thelb rrjedh, në këndvështrimin teorik, nga katër grupe të përgjithshme të vlerave, e ato janë: ekzistenca, integriteti territorial, pavarësia politike dhe cilësia e jetesës (V. Dimitrijeviq, 1973.). Me ekzistencë, sërish në rrafshin teorik, nënkuptohet ekzistenca e shtetit, ekzistenca kombëtare dhe vetëmbrojtja fizike. Shkurt, ekzistenca kuptohet si qëllim logjik dhe tendencë e secilit sistem shoqëror, secilës organizatë politike dhe çdo personi. Kur është fjala për ekzistencën e shtetit, synohet që shteti si sistem i pushtetit të organizuar, si subjekt i pavarur i së drejtës ndërkombëtare, si aktor në marrëdhëniet ndërkombëtare, të mos humbë identitetin dhe mos të bëhet pjesë e një apo më shumë shteteve ose të mos shkatërrohet në shumë shtete të vogla, nga të cilat asnjëri s’do të ishte si ai i deriatëhershmi. Ndërsa kur flasim për ekzistencën kombëtare, një nga kushtet themelore është ekzistenca e njëkohshme e shtetit dhe kombit. Mirëpo, në kornizën e dinamizmit të marrëdhënieve shoqërore nuk mund të ekzistojë një

22

absolutizëm në këtë. Me fjalë tjera, ekzistenca kombëtare nuk lidhet gjithmonë dhe detyrimisht me mbijetesën e shtetit. Është e mundshme (ekzistojnë shembuj konkretë në botën bashkëkohore) situata kur gradualisht humbet identiteti kombëtar në përfitim të ndonjë identiteti tjetër kulturor, e më së shpeshti identiteti tradicional kombëtar humb betejën kundër identitetit ekonomik i cili zëvendëson pikëpamjen tradicionale të kombit (disa këtë, në mënyrë të pabazuar e quajnë nacionalizëm ekonomik). Në këtë kuptim, ekzistojnë edhe situata të çintegrimit kombëtar (në baza fetare, gjuhësore, tradicionale e tjera), që në fund mund të çojë në shkatërrimin apo çintegrimin e shtetit të deriatëhershëm, gjë që dukshëm është në kundërshtim me ekzistencën e tij (shtetit). Dhe aspekti i tretë është vetëmbrojtja fizike. Ky vështrim i ekzistencës nuk ka të bëjë me ekzistimin e mëtejmë të shtetit ose kombit, si organizime, gjegjësisht bashkësisë dhe tiparit të veçantë, por në mbijetesën fizike të grupeve të njerëzve, pa marrë parasysh a janë ata banorë të një vendi ose pjesëtarë të një kombi. Rreziku nga kërcënimi i mbijetesës është i pranishëm në vetëdijen njerëzore që nga koha kur luftërat bëheshin për shfarosjen ose robërimin e të mundurve, e deri tek planet e ndryshme që nënkuptojnë “pastrim” masiv dhe sistematik i territoreve të okupuara me vrasje, degradim të skajshëm fizik dhe psikik apo poshtërim të qenieve njerëzore deri në nivelin e kafshës. Në botën bashkëkohore, kjo është e njohur si “spastrim etnik”, “shpërngulje humane e popujve”, gjenocid (Ruanda 1994, Bosnjë e Hercegovinë 1992-1995, e tjera). Në të vërtetë, as nuk diskutohet që mbijetesa si e kundërta e shfarosjes mbetet e vetmja dhe më e rëndësishmja vlerë dhe postulat për të gjithë pjesëtarët e bashkësisë së rrezikuar. Në grupin e dytë të vlerave bën pjesë edhe integriteti territorial. Territori është, siç kam cekur në studimet e mëparshme, element shumë i rëndësishëm i shtetësisë dhe në lidhje më këtë, integriteti territorial paraqitet si lufta për tërësi (integritet, shteti integral) të shtetit. Qëndresa e suksesshme ndaj pretendimeve të huaja territoriale, është sprovë e vazhdueshme e gatishmërisë mbrojtëse, në përgjithësi i aftësisë të përgjithshme të sigurisë, organizimit dhe përgatitjes së një shteti. Por, është e gabueshme që integriteti territorial të shikohet vetëm nga aspekti i kanosjeve të mundshme nga jashtë, ose lëndimeve të cilësdo bazë. Pra, as mbi integritetin territorial nuk mund të shikohet nga një aspekt i vetëm. Në botën bashkëkohore, është shumë e mundshme që në një shtet të ekzistojnë pjesë të popullatës të cilat, edhe pse nuk aspirojnë copëtimin e tij, insistojnë që disa pjesë të tij mund ose duhet të bëhen pjesë e ndonjë shteti tjetër. Shkaqet për këtë, mund të jenë të

23

shumëfishta – nga emocionale, ekonomike dhe në përgjithësi sociale. Ky “rrezikim” i brendshëm i integritetit territorial flet mjaft qartë mbi rëndësinë e faktorit të sigurisë, e sidomos integritetit territorial. Grupi i tretë i vlerave të cilat duhen mbrojtur, quhet pavarësia politike, e cila është emërtim i përgjithshëm për sovranitet, pavarësi, subjektivitet ndërkombëtar, mënyrë e jetesës e jetë kombëtare (shiko fjalorthin). Dhe në fund, grupi i katërt vlerave të mbrojtura, është cilësia e jetesës. Duke u thirrur në ruajtjen e shtetit, tërësinë territoriale, pavarësinë dhe mbijetesën kombëtare, nuk mund të numërohen gjitha ato vlerat, rrezikimi i të cilave shkakton pasiguri kombëtare (V. Dimitrijeviq, 1973.). Nocionet e mëparshme nuk janë të plota në përmbajtje në qoftë se vihet në pikëpyetje cilësia e vërtetë e qytetarëve, gjegjësisht pjesëtarëve të një shteti (kombi). Këtu, pikësëpari nënkuptohet standardi personal dhe shoqëror i jetës së individit, zhvillimi ekonomik dhe mundësitë e këtij zhvillimi. Në këtë frymë, disa teoricienë të sigurisë (McNamara) madje definojnë sigurinë duke insistuar se “siguria është standard i arsyeshëm, por me kusht që arsyeshmëria në këtë kontekst të ridefinohet vazhdimisht dhe sërish”. Se çfarë do të jetë politika e përgjithshme e sigurisë së një shteti (e jashtme dhe e brendshme), varet nga shumë faktorë, por mund të dallohen veçanërisht disa prej tyre:

• trashëgimia historike • pozita gjeopolitike (para së gjithash nga aspekti i mjedisit përreth) • pozita gjeostrategjike • zhvillimi ekonomik • resurset kadrovike-materiale • potencialet demografike • rregullimi administrativ (shtet i përbërë – konfederatë, federatë, shtet i

thjeshtë apo unitar - i centralizuar apo i decentralizuar, union), • parashikueshmëria e caqeve • rregullimi shoqëror i shtetit (forma e qeverisjes, forma e pushtetit

shtetëror apo forma e ndarjes së pushtetit, forma e sistemit politik dhe forma e regjimit politik). Në lidhje më këta faktorë, ekziston një lidhshmëri e posaçme me fenomenin e kulturës së sigurisë së popullatës së çdo shteti konkret. Kultura e sigurisë, është pjesë e kulturës së përgjithshme të personave, mjedisit ose shtetit të caktuar. Kjo është një tërësi e njohurive nga fusha e sigurisë, gjegjësisht vlerat dhe arritjet të cilat janë objekt i sulmit dhe mbrojtjes, metodat dhe format, si dhe bartësit e rrezikimit, të cilët janë persona, bashkësi dhe shoqëri

24

të afta për zbulimin e metodave, formave dhe veprimeve të rrezikimit, si dhe bartësit e këtyre veprimeve, pa marrë parasysh ku dhe si ato shprehen. Ngritja e kulturës së sigurimit, arrihet me punë në artikulimin e vetëdijes së çdo personi. Me “edukimin” për siguri forcohet vetëdija dhe patriotizmi, si dhe bindja, të cilat formojnë bazën themelore për rezistencë gjegjëse ndaj veprimit të kundërshtarëve dhe armiqve të jashtëm e të brendshëm. Begatimi i vetëdijes së personit, bashkësisë dhe shtresave më të gjera të shoqërisë mbi format, metodat dhe bartësit e veprimtarisë rrezikuese, bëjnë më të aftë që ti kundërvihen konkretisht këtyre veprimtarive. Kuptohet, politika autonome e sigurisë të shteteve të veçabta duhet të ishte edhe në pajtim me Deklaratën e KB, mbi parimet e së drejtës ndërkombëtare dhe marrëdhënieve miqësore dhe bashkëpunimit nga 24 Tetori 1970, në të cilën thuhet se “të gjitha shtetet duhet të përmbahen nga organizimi, ndihma, financimi, inkurajimi ose toleromi i aktiviteteve subversive dhe terroriste, të cilat kanë për qëllim ndërrimin e regjimit në shtetin tjetër”

25

Politika e sigurisë Në frymën e qëndrimeve të më larta, politika e sigurisë duhet të ofrojë përgjigje ndaj pyetjeve të mbrojtjes së interesave dhe prioriteteve të qytetarëve, shoqërisë në fjalë dhe shtetit në përgjithësi, nga cilido lloj i kërcënimeve të jashtme dhe të brendshme, si dhe të parashikojë masa politike, ekonomike e ushtarake në këtë kuptim; ajo politikë duhet të jetë gjithëpërfshirëse në qëndrimin e saj për shkuljen e rrënjëve të konfliktit dhe jostabilitetit. Më këtë nënkuptojmë analizë të vazhdueshme të mjedisit sigurues dhe kërkimit të mënyrës të bashkëpunimit aktiv e të barabartë, duke shmangur konfliktet, kërcënimet dhe aspiratat në kuptimin dyanësh (integrimi, bashkëpunim strategjik e partneritet, tendencat drejt sigurisë kolektive, e tjera). Në zbatimin e politikës së sigurimit, ekzistojnë disa faktorë. Më së pari, mund të dallohet vlerësimi i kërcënimit dhe rrezikut ndaj sigurisë. Kjo nënkupton orientim të vëmendjes kah tendencat (ose fenomenet) e mundshme në sferat si:

• konfliktet e brendshme, të shkaktuara në cilëndo bazë, • ndërrimi i dhunshëm i kufijve të pranuar ndërkombëtarisht, • ekspansioni eventual i ekstremizmit etnik apo fetar, • ndërrimet e dhunshme të rregullimit të përcaktuar me

kushtetutë, • kriminaliteti i organizuar , • proliferimi, • tregtia me njerëz, • migrimet ilegale, • terrorizmi, • zhvillimi dhe bartja e armatimit për shkatërrim në masë, • problemet sociale, • trazirat masive shkatërrimtare, • ndotja e ambientit, e tjera

Në lidhje me këto, grupin e veprimeve mund ta përkufizojmë si masa të sigurisë së një shteti dhe organeve të tij, gjegjësisht institucioneve dhe shërbimeve të sigurimit. Masat e sigurimit janë aktivitete dhe veprime që ndërmerren nga organet shtetërore për realizimin e mbrojtjes së vlerave të cekura shoqërore. Të gjitha masat e sigurisë mund të ndahen në të përgjithshme dhe të veçanta, gjegjësisht speciale. Masat e përgjithshme të sigurisë janë ato që ndërmarrin organet shtetërore, ndërsa në forcat e armatosura komandat dhe shtabet, me të cilat krijojnë kushte të përshtatshme për mbrojtjen efikase të pasurive dhe vlerave shoqërore, dhe angazhimin e të gjithë subjekteve të shoqërisë ose kolektivit në

26

kryerjen e obligimeve në fushën e sigurisë. Masa e sigurimit realizohet me aprovimin e akteve ligjore dhe akteve tjera të përgjithshme, me të cilat rregullohet kjo materie dhe ushtrimi i obligimeve dhe detyrave të cilat përcaktohen në mënyrë normative. Kjo do të thotë, respektimi konsekuent i veprimeve, regjimit, disiplinës dhe rendit në raport me vlerat e mbrojtura. Masat e veçanta - speciale të sigurisë, aplikohen nga shërbimet e sigurimit të cilat, duke u shërbyer me metodat, masat, veprimet dhe mjetet e veta specifike zbulojnë, përcaktojnë, luftojnë, ndërprejnë dhe përcjellin veprimtarinë e bartësve të aktiviteteve kërcënuese, duke kontribuar kështu në mbrojtjen e vlerave dhe pasurive të caktuara të personave, grupeve dhe shoqërisë. Me këto mbrohen vlerat themelore të çdo shoqërie konkrete dhe me këtë edhe më gjerë, në kuptimin e gjendjes rajonale, kontinentale dhe botërore. Interesat themelore të sigurisë janë pandashmërisht të ndërlidhura me vlerat themelore, ndërsa vlerat themelore janë:

• mbrojtja e jetës, të drejtave kushtetuese, lirive dhe sigurisë personale të qytetarëve;

• mbrojtja e pavarësisë dhe integritetit territorial duke u bazuar në barazinë e shteteve dhe popujve;

• mbrojtja e demokracisë dhe te drejtave njerëzore, mbrojtja e të drejtave njerëzore dhe civile, mbrojtja e të drejtave të popujve, grupeve fetare dhe pakicave kombëtare;

• mbrojtja e vlerave familjare dhe morale dhe sigurimi i vazhdueshëm i mjedisit jetësor për krijim të mirëqenies materiale dhe përparimit të përgjithshëm; Mbi këto, gjithsesi bazohen interesat themelore:

• mbrojtja e sistemit kushtetues; • zhvillimi i marrëdhënieve të sigurisë me shtete tjera, duke

udhëhequr politikë proaktive të sigurisë; • parandalimi i konflikteve; • krijimi i sigurisë kooperative dhe ruajtja e paqes botërore; • pjesëmarrje strategjike në ekonominë globale; • forcimi i pozitës ndërkombëtare dhe qasja në sistemet kolektive të

sigurimit dhe mbrojtjes; • përfshirje dhe pjesëmarrje aktive në asociacionet rajonale dhe

organizatat ndërkombëtare, dhe • mbrojta e ambientit, me parandalim të degradimit ekologjike dhe

shfrytëzim racional të resurseve natyrore. Për të pasur një zbatim adekuat dhe të suksesshëm të politikës së e sigurisë, është e domosdoshme që secili shtet të ketë një sistem të

27

ndërtuar dhe efikas të sigurisë kombëtare (shtetërore). Sipas shumicës së autorëve, strukturat e sigurisë, e kështu edhe sistemi i saj, janë specifike për secilin shtet. Megjithatë, një strukturë më konsistente të sistemit të sigurisë kombëtare të një shteti bashkëkohor e ka dhënë Anton Grizold (me bashkëpunëtorë, 1999). Sipas Grizoldit, elementet themelore një sistemi të tillë do të ishin: a) politika e sigurisë, b) struktura e sigurisë dhe c) vetë-organizimi shoqëror i sigurisë. Me politikë të sigurisë nënkuptohet:

• politika e jashtme • politika e mbrojtjes • politika ekonomike • politika sociale • politika ekologjike • politika energjetike • politika arsimore dhe • politika kulturore.

Struktura e sigurisë është e përbërë nga elementet strukturore si : a) politika e jashtme (mbrojtëse) – forcat e armatosura dhe mbrojtja civile (mbrojtja civile, mbrojtja ekonomike, gjegjësisht përgatitja e ekonomisë për kushtet e luftës, masat për veprimin e sistemit politik në kushtet e jashtëzakonshme dhe të luftës, kundërshtimi i paarmatosur ndaj agresionit, veprimtaria informative-komunikative, vëzhgimi dhe zbulimi); b) siguria e brendshme (policia, organet gjyqësore, shërbimet informative dhe të sigurisë, shërbimet e inspektimit, dogana). Por më duhet të përkujtoj që përfundimisht ky sistem varet nga shumë faktorë, ndërsa mund të dallohen trashëgimia historike, pozita gjeopolitike (parësisht nga aspekti i mjedisit të afërt), pozita gjeostrategjike, zhvillimi ekonomik dhe potencialet kadrovike-materiale, potenciali demografik, rregullimi administrativ, parashikimi i qëllimeve dhe rregullimi shoqëror i shtetit. Pra, prej nga vjen ky zhvillim i mendimit mbi sigurinë kombëtare në kohët moderne?

28

Siguria në marrëdhëniet ndërkombëtare Zhvillimi i bashkësisë ndërkombëtare, e cila përbëhet nga subjektet (shtetet), plotësohet në mënyrë interaktive me ndryshime dinamike në fushat politike, materiale, shpirtërore, të sigurisë dhe fusha tjera, gjë që ka fituar dimensione dhe cilësi të reja në zhvillimin e marrëdhënieve ndërkombëtare. Pa marrë parasysh përpjekjet për ndërtimin e marrëdhënieve më të mira mes shteteve të sotme, bota bashkëkohore gjendet në një jostabilitet të caktuar në aspektin e sigurisë. Përkundër të gjitha zhvillimeve pozitive, mund të thuhet se bota bashkëkohore funksionon në kushte dhe kohë të “paqes së armatosur”. Në këtë kuptim, studimi i të gjitha aspekteve të sfidave dhe mënyrës së eliminimit të parakushteve të cilët kërcënojnë sigurinë e shteteve, ka fituar dimensione të reja shkencore, profesionale dhe operative, duke përfshirë edhe ripërcaktimin e doktrinës dhe strategjisë së veprimit të mekanizmave të sigurisë dhe mbrojtjes në ruajtjen e vlerave themelore të shoqërisë, si dhe bashkësisë ndërkombëtare në përgjithësi. Mirëpo, duhet theksuar se një ndërvarshmëri e madhe mes shteteve dhe fleksibiliteti i kufijve shtetëror, kërkon nga organet dhe institucionet e sigurisë një angazhim shumë më të madh operativ në ballafaqimin me format e burimet e ndryshme të kërcënimit të sigurisë kombëtare si dhe sigurisë së bashkësisë ndërkombëtare në përgjithësi. Zhvillimi i vazhdueshëm teknologjik njëkohësisht krijon edhe mundësi për keqpërdorime të ndryshme që mund të shërbejnë për mbikëqyrjen e veprimtarisë njerëzore, gjë e cila paraqet një prej formave të degradimit jodemokratik të personaliteti njerëzor, por edhe grupeve shoqërore, e deri te shoqëritë e tëra dhe bashkësive shtetërore. Siguria në marrëdhëniet ndërkombëtare, dhe sipas kësaj edhe siguria kombëtare e çdo shteti, ende interpretohet në mënyra të ndryshme. Teoricienë të ndryshëm, edhe më tej qëndrojnë pranë asaj se siguria e shtetit është tërësia e rrethanave dhe kushteve faktike, gjendje e përgjithshme në të cilën gjendet shteti, gjendje e cila i ofron dhe garanton siguri nga rreziqet e jashtme, të cilat do të mund të kërcënonin interesat e tij jetësore, tërësinë e tij territoriale, dhe në fund vetë ekzistencën e tij. . Për të tjerët, siguria në përgjithësi është mungesë e rrezikut për vlerat fundamentale, ndërsa siguria kombëtare konsiston në ruajtjen e ekzistencës së vlerave themelore të shteteve dhe kombeve – integriteti territorial, pavarësia politike, cilësia e jetesës, si dhe të ashtuquajturit interesa jetikë kombëtarë. Aktivitetet në kompleksin e sigurisë kombëtare zhvillohen si në planin e brendshëm ashtu edhe atë ndërkombëtar; plani i brendshëm

29

nënkupton stabilitetin shoqëror dhe politik, ndërsa në lidhje me aspektin ndërkombëtar, theksi vihet në përforcimin e sigurisë së vet në një mjedis të caktuar ndërkombëtar, por duke kontribuar në përforcimin e sigurisë së vetë atij mjedisi. Nga kjo, rrjedh se është e domosdoshme të punohet në përforcimin e sigurisë ndërkombëtare. Natyrisht, nuk është fjala për ndërtimin vetëm të sigurisë unike kolektive (aq më tepër jo në kuptimin institucional të sigurisë, ku institucionet do të zëvendësonin shtetet në fushën e sigurisë kombëtare). Këtu bëhet fjalë më së pari për përpjekjet kolektive për krijimin e sigurisë kombëtare dhe ndërkombëtare, gjë që do të thotë së pari zhvillim i demokracisë, kundrejt totalitarizmit dhe çdo lloj shpirtngurtësie. Edhe pse edhe sot zhvillohen debate teorike mbi atë së çka është siguria kombëtare dhe ndërkombëtare dhe cila është marrëdhënia e tyre interaktive, është arritur një pajtueshmëri relativisht e madhe rreth përkufizimit dhe jetësimit praktik të problemeve të sigurisë, si në nivelin shtetëror, ashtu edhe në marrëdhëniet ndërkombëtare. Gjatë dy dekadave të fundit të shekullit XX, e sidomos pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, sistemi i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe sistemi ndërkombëtar i sigurisë kanë pësuar ndërrime të mëdha. Në këtë periudhë relativisht të shkurtër, bota pa përfundimin e rregullimit bipolar, një proces të përshpejtuar të globalizimit, trend të përgjithshëm të de-territorializimit të çështjeve të ndryshme politike, ekonomike, shoqërore dhe të sigurisë, zhvillimin e mjeteve të transportit dhe komunikimit, një qarkullim të rritur ndërkombëtar të financave, të mirave dhe personave. Këto janë vetëm disa prej faktorëve të cilët në masë të madhe kanë ndikuar përgjithësisht në sistemin ndërkombëtar, por edhe në sistemin e sigurisë. Në kushtet e reja pa rivalitetin bipolar, parametrat e sigurisë kanë ndryshuar, kështu që siguria e shteteve sovrane nuk paraqet më vetëm mbrojtje të territoreve nga kërcënimet e jashtme që do të vinin nga shtete tjera sovrane, por edhe kontrollim të kërcënimeve subnacionale dhe transnacionale të cilat vijnë nga aktorë të ndryshëm joshtetërorë. Këto kërcënime, në të vërtetë nuk janë të “reja”, por me humbjen e armiqve tradicionalë, kanë fituar rëndësi. Mënyra se si qeveritë përballen me këto kërcënime do të pasqyrohet gjithsesi në rregullimin e ri të sigurisë.. Kjo, vetëm vërteton që siguria është gjendje dinamike e historike e cila reagon ndaj ndryshimeve në botë dhe në këtë drejtim harton edhe politikat e shteteve. (Kadiq, 2005.). Paralelisht me ndryshimet politike dhe të sigurisë në botë, edhe vetë fusha e studimeve të sigurisë ka ndryshuar.

30

Fusha e studimeve ndërkombëtare të sigurisë është paraqitur gjatë Luftës së Dytë Botërore ose menjëherë pas saj dhe si e tillë është relativisht e re. Në periudhën e hershme të viteve ‘60 dhe fillimet e ‘70-ve, studimet strategjike (pjesërisht për shkak të rezultateve të Luftës së Vietnamit dhe invazionit sovjetik në Afganistan) shënuan rënie, derisa studimet mbi sigurinë si disiplinë më e gjerë zhvilloheshin. Siguria kombëtare ishte tema kryesore gjatë kësaj periudhe, ndërsa problemet politike dhe ushtarake dominonin mbi politikën e sigurisë. Kjo pati si rezultat që shumica e teorive të asaj periudhe t’i përkisnin drejtimit realist. Ishin vendosur lidhje të mira mes atyre që miratonin politikat dhe teoricienëve që i shkruanin ato, derisa shkencëtarët konsideroheshin pjesë e elitës politike. Kjo periudhë, nga Lufta e Dytë Botërore deri te fillimet e viteve 1980, quhet periudha e artë e studimeve strategjike të realizmit të pasluftës. Në periudhën e 1980-ve, realizmi humb nga rëndësia dhe lindin drejtime tjera si sfidë ndaj realizmit. Në të 80-tat e hershme, ende ekzistonin gjurmë të realizmit, por nevoja e shmangies së përqendrimit në shtet ishte zbuluar. E gjithë kjo dekadë dhe pjesa më e madhe të të nëntëdhjetave u karakterizua me debatin nëse është e nevojshme të zgjerohet fusha e sigurisë politike. Ky debat në të vërtetë bëhej mes të ashtuquajturve tradicionalistë në njërën anë, dhe atyre që mbështesnin zgjerimin në anën tjetër. Vështrimet teorike mbi sigurinë kombëtare Çështje kryesore e konfliktit mes tradicionalistëve dhe zgjeruesve ishte pyetja nëse duhej që kufijtë e disiplinës të liheshin brenda problemeve strategjike apo të zgjeroheshin për të përfshirë edhe çështjet që nuk janë vetëm ushtarake (kreu vijues është sistematizuar sipas E. Kadiq, 2005). Tradicionalistët konsideronin që studimet mbi sigurinë nuk guxojnë të zgjerohen në çështje që nuk janë të karakterit shtetëror, apo ushtarak. Ata të cilët përkrahnin zgjerimin e politikës së sigurimit, zhvilluan një koncept gati gjithëpërfshirës të sigurisë. Kur flasim për zgjeruesit, idetë e tyre janë dy-dimensionale: a) në njërën anë qëndronte dimensioni i zgjerimit i cili nënkuptonte zgjerimin e sigurisë edhe në çështje që nuk ishin vetëm të natyrës ushtarake,

31

b) në anën tjetër ishte dimensioni i thellimit, ku hulumtohej nëse lëndë e kërcënimit të sigurisë ishin edhe faktorë të tjerë, përveç shtetit. Kthyer në praktikë, kjo do të thotë se kërcënimet dhe objekti referues i sigurisë ndryshuan. Ky lloj koncepti i sigurisë shpreh më mirë realitetin empirik, duke mundësuar zgjerimin e çështjeve të sigurisë jashtë kornizës ushtarake. Përveç kësaj, një qasje e tillë është e rëndësishme, sepse konsideron që për politikën e sigurisë dallimi mes kërcënimit të jashtëm dhe të brendshëm nuk është gjithmonë i rëndësishëm. Në kulmin e debateve u themelua e ashtuquajtura Shkolla e Kopenhagës, e cila do t’i qasej kësaj çështjeje nga një pikëvështrim më i butë. Shkolla e Kopenhagës në të vërtetë ka të bëj me punën e hulumtuesve dhe teoricienëve pranë Institutit për studimet e paqes në Kopenhagë, i cili ishte themeluar gjatë viteve të tetëdhjeta si reagim ndaj diskutimi të atëhershëm mbi zgjerimin e politikës së sigurimit. Teoritë e zhvilluara nga teoricienët e Kopenhagës paraqesin alternativën më komplete dhe më të pranueshme ndaj realizmit, të përqendruar në shtet, por edhe në një koncept shumë të gjerë të sigurisë. Në kuadër të Shkollës së Kopenhagës u zhvillua një kornizë specifike teorike, e cila bazohet në tri ide kryesore, në kuptimin e përgjithshëm: a) sigurizim (ang. Securitisation), gjë që paraqet proces në të cilin diçka paraqitet si kërcënim dhe kështu bëhet problem i sigurisë, b) sektorët e sigurisë dhe c) komplekset rajonale të sigurisë Kjo kornizë teorike mundëson edhe zgjerimin dhe thellimin e studimeve mbi sigurinë, që do të thotë se siguria është zgjeruar edhe në problemet joushtarake. Njëkohësisht, ky trajtim i sigurisë vërteton faktin se nuk është vetëm shteti ai që mund të jetë objekt i kërcënimit të sigurisë. Sigurizimi përkufizohet si proces me të cilin një çështje merr karakter të sigurisë dhe me këtë paraqitet si kërcënim.. Konceptet e sektorëve dhe kompleksit rajonal të sigurisë i vendosi Barry Buzan. Në vend që të përqendrohet vetëm në çështjet ushtarake, Buzani dallon pesë sektorë të sigurisë, të cilët mund të ndikojnë në sigurinë kolektive:

a) ushtarak, b) ekonomik, c) politik, d) shoqëror dhe

32

e) sektori i mjedisit jetësor Koncepti i komplekseve rajonale thekson rëndësinë e nivelit rajonal në analizën e sigurisë. Kjo kornizë teorike, e cila u vendos nga teoricienët e të ashtuquajturës Shkollë e Kopenhagës, është mjaft e pranuar edhe mes teoricienëve dhe atyre të cilët merren praktikisht me çështjet e sigurisë. Teoria shpreh natyrën ndër-disiplinore dhe mundëson analizën e politikave ekzistuese në fusha të ndryshme. Përfaqësuesit e Shkollës së Kopenhagës, për dallim nga disa teoricienë tjerë të sigurisë, i kushtojnë kujdes të veçantë rëndësisë së sigurisë, gjegjësisht konceptit të sigurisë. Ata pranojnë së siguria është koncept jo edhe aq i zhvilluar dhe marrin parasysh faktin se nocioni i sigurisë ka kuptime te ndryshme në faza të ndryshme historike të zhvillimit të saj, si dhe ka rëndësi të ndryshme në fushat e ndryshme. Përveç qasjes historik, ata gjithashtu vërejnë se as shoqëritë nuk janë të njëjta në kuptimin se çka nënkuptojnë me sigurinë. Domethënë, ata i qasen sigurisë si produkt shoqëror, i cili dallon nga një shoqëri në tjetrën. Siguria, është koncept i cili duhet të studiohet përmes jetësimit të tij në praktikën politike, sepse ekziston një trend unik që kuptimi dhe natyra e sigurisë të adaptohet me dinamikën aktuale të sigurisë. Veprat tyre kryesore lindën në fund të viteve 1980 dhe gjatë 1990-ve, kur koncepti i sigurisë u zgjerua shumë, kështu që nga koncepti i sigurisë nacionale që dominonte në periudhën e Luftës së Dytë Botërore dhe Luftës së Ftohtë, u zgjerua në fusha të reja dhe u fut në jetën e përditshme. Për ketë arsye, për të zhvilluar kornizën teorike e cila do të pasqyronte realitetin, teoricienët e Shkollës së Kopenhagës definojnë sigurinë në kuptimin e saj më të ngushtë, sigurinë si ekzistencë. Në këtë kuptim, dallohen dy entitete: sovraniteti dhe identiteti shoqëror. Sovraniteti është parakusht i ekzistencës së shtetit, ndërsa kriteri më i lartë i sigurisë së shtetit është sovraniteti i tij. Mirëpo, kur është fjala për sigurinë shoqërore, atëherë kriteri më i lartë i sigurisë së shoqërisë është identiteti i saj. Pra, në të dy rastet kemi të bëjmë me ekzistencën. Nëse shteti humb sovranitetin, nuk mund të ekzistojë si shtet. Kur është fjala për identitetin, shoqëria definohet si grup koherent vetëm në raport me dallueshmërinë nga të tjerët. Ajo nga e cila shoqëria frikësohet është që këto dallime të mundin karakteristikat e asaj shoqërie dhe t’i dobësojnë identitetin asaj. Çështjet e sigurisë

33

Sipas teorive bashkëkohore, çdo gjë në shoqëri, shtet apo mes shteteve mund të bëhet çështje e sigurisë gjatë procesit politik dhe në praktikë. Në shpjegimin se si një çështje mund të bëhet çështje apo problem i sigurisë, janë përcaktuar tri mënyra të prezantimit në praktikën politike (Kadić, 2005).

1. Një çështje mund të jetë e depolitizuar, çka do të thotë që shteti/qeveria nuk merret me atë çështje,

2. pastaj mund të jetë e politizuar, çka do të thotë se ajo çështje është me rëndësi për publikun, si dhe kërkon nga qeveria të marrë vendime të caktuara për këtë çështje, si dhe

3. faza e tretë është kur një çështje paraqitet si problem i sigurisë, dmth. Kur është e paraqitur si kërcënim ekzistencial. Definimi i një çështje si çështje e sigurisë në parim arsyeton mundësinë e përdorimit të masave të jashtëzakonshme për t’iu përgjigjur situatës, duke hapur njëkohësisht mundësinë që shteti të përdorë autorizimet e posaçme në pronësinë e tij apo/edhe forcën në mënyrë të ligjshme. Pra, ky është proces politik me të cilin vendoset a do të jetë ndonjë çështje çështje e sigurisë dhe rrugë e cila bëhet për aktivizimin (mobilizimin) e publikut të përgjithshëm dhe elitës politike. Ky është proces i krijimit të kuptimit të përgjithshëm mbi atë se çka është kërcënim i cili kërkon përgjigje kolektive në këtë kërcënim. Me fjalë tjera, siguria nuk është gjendje objektive, por rezultat i procesit shoqëror, kështu që sigurimi mund të hulumtohet me anë të debateve mbi sigurinë, gjegjësisht diskurset. Të kalojë diçka nëpër procesin e sigurizimit do të thotë se është paraqitur dhe është pranuar nga publiku si kërcënim ekzistencial. Në këtë rast, publiku pranon argumentet e sigurizimit dhe toleron përdorimin e masave të jashtëzakonshme, e ndonjëherë edhe shkeljen e rregullave, të cilat në kushte të tjera do të respektoheshin, dhe të gjitha këto për t’u tejkaluar kërcënimi.. Definimi i “një gjëje” si çështje sigurie është proces i cili karakterizohet me ndërveprimin e katër elementeve:

• objektit të referimit • aktorit të sigurisë • “publikut” dhe • sektorëve funksionalë

Objekti i referimit është ai i cili kërcënohet. Aktori i sigurisë, është ai i cili “flet” për sigurinë, do të thotë i cili paraqet argumentet se objekti i referimit është objekt i kërcënuar.

34

“Publiku” është subjekt i cili duhet të bindet në ekzistimin e kërcënimit. Kur flitet për sigurinë kombëtare në shoqëritë demokratike, “publiku” në të vërtetë janë qytetarët (popullsia) ose grupet e caktuara (elita politike, grupet e caktuara aktiviste, etj). Përveç kësaj, ekzistojnë çështje të sigurisë, për të cilat shpallja si çështje të sigurisë duhet të arsyetohet para shumë “publikeve”, për shembull para atij vendor dhe ndërkombëtar. Vetëm atëherë kur “publiku” është i bindur, procesi i sigurizimit mund të konsiderohet i suksesshëm. Sektorët funksionalë janë aktorët kryesorë në një sektor të caktuar të cilët nuk janë të kyçyr në sigurizim, por kanë ndikim të fuqishëm në atë sektor. Sektorët funksionalë mund të jenë armiqësi historike ndërmjet shteteve, armiqësi retorike, gjendja e objektit referues, e të tjerë. Në sistemin e marrëdhënieve ndërkombëtare, shteti është njësia kryesore e sigurisë, ku fjala është për kuptimin ideologjik, do të thotë qeveritë dhe institucionet, ose themelet e tyre të dyfishta që përbëhen nga territori dhe popullsia. Megjithatë, kjo nuk është edhe aq e thjeshtë, sepse shteti është një objekt me shumë specifika në raport me të cilin siguria mund të aplikohet në mënyra të ndryshme. Siguria shtetërore ka të bëjë me shumë koncepte, gjë që varet nga kushtet dhe gjendja në një shtet. Për shkak të dallimeve ekzistuese mes shteteve nuk ekziston një kuptim i vetëm i sigurisë shtetërore. Dhe, meqenëse pjesët/elementet e ndryshme të një shteti i nënshtrohen kërcënimeve të ndryshme, ekzistojnë shumë objekte referuese të kërcënimeve të mundshme në të të gjitha nivelet e shtetit, prej atyre individuale e deri tek ato ndërkombëtare. Me rritjen e numrit të faktorëve të ndryshëm shtetëror rritet edhe numri i objekteve referues. Por siguria e një objekti referues nuk mund të arrihet në izolim, çka do të thotë se siguria e një objekti referues nuk mund të ndahet nga siguria e objekteve tjera referuese, duke qenë edhe kusht për sigurinë e tyre. Mund të ndodh që në të vërtetë të mos ketë dallim ndërmjet objektit të sigurisë dhe aktorit të sigurisë, sepse shteti mund të konsiderohet edhe objekt i kërcënimit edhe si aktor i sigurisë. Por, nuk mundet gjithkush të veprojë sipas diskursit të sigurisë, dhe jo të gjitha “fjalimet” mbi sigurinë mund të kenë kapacitetin unik për të “sigurizuar” çështjen. Shteti, domethënë shtetarët të cilët mishërojnë shtetin, kanë privilegjin dhe kapacitetin më të madh për të bërë sigurizimin e një çështjeje. Më anë të sigurizimit, shtetarët bartin çështjen në një nivel krejt të ri politik, duke arsyetuar kështu përdorimin e mjeteve të jashtëzakonshme. Pra, suksesi i sigurizimit varet edhe nga niveli prej të cilit veprohet me anë të diskursit

35

të sigurisë. Por, vetë diskursi ose fjalimi nuk është i mjaftueshëm për sigurizimin e suksesshëm, sepse ndikimi i tij formohet në mënyrë intersubjektive, dhe suksesi i tij varet nga shumë faktorë të cilët nuk kontrollohen nga aktori i sigurizimit. Krahas kësaj, shtetari nuk është gjithmonë ai i cili realizon fjalimin ose diskursin e sigurisë dhe i cili ka rolin vendimtar në procesin e sigurizimit. Kur është fjala për atë proces dhe vetë insitucionalizimin e kërcënimit, këtë mund ta bëjnë edhe aktorë tjerë. Teoricienët anashkalojnë çështjen e faktorit të sigurizimit për të njoftuar konceptin e sigurisë shoqërore. Koncepti i sigurisë shoqërore në të vërtetë është paraqitur nga Barry Buzan në librin e tij, Popujt, shtetet dhe frika. Ai thotë se “qëndrueshmëria, brenda kushteve të pranueshme për zhvillimin e modeleve tradicionale të gjuhës, kulturës dhe fesë, identitetit dhe zakoneve kombëtare”. Ky definicion, më vonë është ndryshuar dhe thekson që siguria shoqërore është “aftësia e shoqërive për të mbijetuar në formën e tyre themelore, në kushte të ndryshueshme dhe kërcënime të mundshme apo të vërteta. Konkretisht, këtu kemi të bëjmë me qëndrueshmërinë brenda kushteve të pranueshme për zhvillimin e modeleve tradicionale të gjuhës, kulturës dhe fesë, identitetit dhe zakoneve kombëtare” . Koncepti dualist i sigurisë Njoftimi i sigurisë shoqërore çon kah koncepti dualist i sigurisë (Kadiq, 2005), ku dallohet siguria e shtetit nga siguria e shoqërisë dhe individit si qytetar. Ekzistojnë një mori aktorësh të cilët kanë legjitimitet të flasin mbi sigurinë e shoqërisë, për dallim nga aktorët që mund të flasin në emër të shtetit. Siguria në përgjithësi fiton kuptimin e saj të plotë nëse është plotësuar esenca e saj, dhe kjo është – cilësia e jetës së njeriut në kapacitetin e plotë të kësaj fjale. Në këtë insiston edhe Konventa Evropiane mbi të drejtat dhe liritë e njeriut (shiko Fjalorthin). Në thelb bëhet fjalë me drejtpeshimin, gjegjësisht keqpeshimin e raportit të individit (personit, qytetarit) me shtetin si subjekt i sigurisë. Aktorë të ndryshëm mund t’i kundërvihen njëri tjetrit. Pra, në rastin tonë, është me rëndësi të shikohet dallimi në mes të sigurisë individuale dhe kombëtare.. Shteti është i detyruar që t’i sigurojë individit jetë të qetë dhe me siguri cilësore. Por, shteti mund të paraqesë edhe kërcënim ndaj individëve, dhe këtë në më së paku katër mënyra:

• kërcënime të cilat janë si pasojë e ligjeve vendore dhe zbatimit të tyre,

• kërcënime që rrjedhin si pasojë e veprimtarisë politike të shtetit

36

kundër individëve, • kërcënime që rrjedhin nga lufta për kontrollimin e aparatit

shtetëror, dhe • kërcënime që janë pasojë e politikës së jashtme shtetërore.

Kërcënimet realizohen për shembull përmes kontrollit së tepruar policor, ose përmes zbatimit të politikës shtetërore kundër individëve dhe/ose grupeve të caktuara. Shembuj tjerë kur shteti mund të paraqesë kërcënim për individë janë kur shteti është i gatshëm të flijojë personat për të mirën e përgjithshme, gjë që mund të shndërrohet në dhunë strukturale. Sot, ekziston një numër i madh i shteteve që nuk kanë zhvilluar sistemin e bartjes së pushtetit. Lufta për pushtet është kërcënim i drejtpërdrejtë ndaj individit. Shteti është në gjendje të tejkalojë një numër të madh ndërrimesh pushteti dhe konfliktesh, por në këtë rast popullata është drejtpërdrejtë e kërcënuar. Në anën tjetër, kërcënimi që është rezultat i politikës së shteteve tjera, mund të kalojë shumë lehtë i pavërejtur. Në shtetet bashkëkohore demokratike, ku opinioni publik ka ndikim të madh, ekziston konflikti në mes sigurisë personale dhe kombëtare. Për shkak të interesave të kundërta të shtetit dhe individit, problemi i të drejtave njerëzore ka fituar rëndësi në dekadat e fundit të shekullit XX. Ekziston edhe mundësia që individët të organizohen në grupe me qëllim mbrojtjen e interesave dhe sigurisë së tyre. Këto janë zakonisht grupe të cilat angazhohen për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, mbrojtjen e mjedisit jetësor, të drejtat e pakicave, e tjera, por nganjëherë edhe vetë grupet e këtij lloji mund të bëhen kërcënime serioze. Për shembull, grupet për mbrojtjen e pakicave, të cilat edhe pse fillimisht organizohen me qëllim të mbrojtjes, mund të kalojnë në përdorimin e dhunës në luftën e tyre dhe të bëhen kërcënim për shtetin, por edhe për personat tjerë. Sektorët e sigurisë Siç është cekur më lartë, kuptimi tradicional i sigurisë zgjerohet në pesë sektorë të sigurisë, të cilët ndikojnë në situatën e përgjithshme të sigurisë: ushtarak, politik, ekonomik, sektorin shoqëror dhe sektorin e mjedisit jetësor (Kadiq, 2005).

Në përgjithësi, siguria ushtarake ka të bëjë me kapacitetin e shtetit për sulm, gjegjësisht mbrojtje të armatosur, pastaj mënyra e perceptimit shtetëror të institucioneve të shteteve tjera. Siguria politike, ka të bëj me stabilitetin organizativ të shteteve, sistemin e pushtetit dhe ideologjisë, të cilat si të tilla, i japin legjitimitet. Siguria ekonomike ka të bëj me

37

mundësinë e qasjes ndaj resurseve, mjeteve financiare dhe tregjeve, qasje e cila është e nevojshme për mbajtjen e një niveli të dëshiruar të mirëqenies dhe fuqisë së një shteti. Siguria shoqërore ka të bëjë me qëndrueshmërinë brenda kushteve të pranueshme për zhvillimin e gjuhës, kulturës dhe fesë, identitetit dhe zakoneve kombëtare. Siguria në sektorin e mjedisit, ka të bëjë me gjendjen në biosferë në nivelin lokal dhe planetar, si sistem themelor nga i cili varet veprimtaria e përgjithshme njerëzore.

Këta pesë sektorë të ndarë, por të varur mes vete, mundësojnë përfshirjen e një numri të madh të objekteve referuese dhe aktorëve të sigurizimit. Në themel gjithçka nga individi e deri të shteti mund të bëhen objekte referimi. Gjithashtu, gjithkush mund të jetë aktor në diskursin e sigurimit. Por, me interpretim të lirë, secili kërcënim në cilindo sektor mund të pasqyrohet në sigurinë kombëtare. Por, sektori i sigurisë shoqërore është shumë më specifik, duke u përqendruar në shoqëri dhe identitetin shoqëror, që do të thotë, se objekti referues mund të jetë edhe siguri kolektive. Kur ekzistenca e shoqërisë si bashkësi dhe identitetit të saj janë në rrezik nga një kërcënim i vërtetë ose i dyshuar, fjala është për gjendje të pasigurisë shoqërore. Kjo mund të projektohet në nivelin shtetëror, duke interpretuar pasigurinë shoqërore në mënyrën e cila mund të rrezikojë ekzistencën e shtetit. Secili nga këta pesë aspekte mund të kalojë procesin e sigurizimit pavarësisht nga sektorët tjerë. Por, ekziston nivel i lartë i ndërveprimit mes sektorëve, kështu që sigurizimi në njërin ka implikime në më së paku edhe një sektor. Kur flasim mbi objektet referuese, ata dallojnë nga sektori në sektor, por është e mundshme që sigurimi në më shumë sektorë të ketë vetëm një objekt referimi. Do të varet nga gjendja e brendshme e shtetit dhe rajonit se cili prej sektorëve do të jetë lëndë e sigurizimit, në lëmin e sigurisë. Edhe më tej, në disa shtete është më e rëndësishme siguria ushtarake dhe politike, derisa në anën tjetër ekzistojnë bashkësi në të cilat siguria në sektorët tjerë e ka fituar primatin. Të gjitha kërcënimet analizohen në raport me kërcënimet tjera, kështu që çështjet e ndryshme të sigurisë ndërlidhen. Për këtë arsye, në studimin e sigurizimit, nuk do të thotë se një gjendje e caktuar analizohet në prizmin e vetëm njërit sektor. Që të kuptohet dinamika e gjendjes konkrete, është e nevojshme të bëhet analiza në më shumë sektorë, sepse një fenomen mund të ketë ndikim negativ edhe në aspekte tjera të shoqërisë. Për shembull, migrimi vendoset në kontekst negativ në lidhje me punësimin, kriminalitetin (tregtia me njerëz, krimi i organizuar, kontrabanda) dhe terrorizmin. Meqenëse migrimi ka ndikim në shumë

38

sektorë, është e nevojshme që të merret parasysh dinamika e një problemi në shumë sektorë. Komplekset rajonale të sigurisë Përfundimi i Luftës së Ftohtë pruri ndërrime të mëdha në sistemin ndërkombëtar të sigurisë dhe në mënyrë radikale ndryshoi marrëdhëniet në fushën e sigurisë. Teoria e komplekseve rajonale të sigurisë, shquan rëndësinë e nivelit rajonal në analizat e sigurisë dhe konsiderohet se pas fundit të rivalitetit, varshmëria e ndërsjellë e fushave të sigurisë do të mbetet brenda kufijve kompleksit rajonal të sigurisë. Në fillim, kompleksi rajonal i sigurisë u definua si grup shtetesh, problemet e sigurisë së të cilave janë aq të ndërlidhura sa që siguria e tyre kombëtare nuk mund të vlerësohet pa u marrë parasysh siguria kombëtare e shteteve në rajon. Mirëpo, definicioni i kompleksit të sigurisë rajonale duhet të shprehte dallueshmërinë e aktorëve dhe sektorit të sigurisë dhe të izolohej nga përqendrimi në shtet. Në lidhje me këtë, kompleksi i sigurisë rajonale është ridefinuar si tërësi e njësive, në të cilat proceset kryesore të sigurizimit dhe desigurizimit janë aq shumë të lidhura mes veti sa që problemet e tyre të sigurisë nuk mund të analizohen e as të zgjidhen për çdo njësi veç e veç”. Rezultat i ndryshimeve është se në vend të dy superfuqive të sistemeve të mëparshme, tani ekziston vetëm një superfuqi dhe katër fuqi (EU, Rusia, Kina dhe Japonia) interesat e të cilave për politikën intervencioniste, jashtë rajoneve të tyre, janë zvogëluar në minimum. Kjo teori vendos theksin në ndërvarësinë e ndërsjellë të sigurisë në nivelin rajonal dhe raportin e forcave, kështu që mbindërtohet në teorinë neorealiste, sipas së cilës sistemi global do të varet nga begatia dhe forca materiale, si dhe në teorinë e sigurizimit e cila fokusohet në procesin politik, me të cilin definohen çështjet e sigurisë. Teoria, gjithashtu përfshinë edhe teorinë e globalizimit, sepse globalizimi ka pasur ndikim të madh në ambientin ndërkombëtar të sigurisë. Theksi vihet në tezën që vetë globalizimi është temë e sigurizimit, gjë që vetëm e ka komplikuar politikën e sigurimit. Teoricienët e globalizimit, mendojnë se ajo kontribuon në de-territorializimin e botës, duke zvogëluar rolin e shtetit në politikën botërore dhe duke futur një numër të madhe aktorësh joshtetërorë në fushën e sigurisë, të cilët veprojnë jashtë kufijve të definuar politikë të shtetit. Për këtë shkak, sovraniteti territorial është ndërruar dhe në një mënyrë është tejkaluar me rrjetet të cilat veprojnë në nivele të ndryshme. Shteti mund të jetë pjesë e këtij rrjeti (korporatës, organizatave ndërkombëtare joqeveritare, lëvizjet shoqërore

39

dhe politike, organizatat ndërkombëtare qeveritare, rrjetet e transportit dhe komunikimit), por shumë rrallë mund t’i kontrollojë ato. Procesi zvogëlon mundësinë e aplikimit të politikës me theks ne vetë shtetin, sepse është zvogëluar edhe niveli i kontrollit të cilin e bën shteti, e i cili është baza për strategjinë e fokusuar në ekskluzivisht mbi shtetin. Për shkak të procesit të globalizimit, shtetet janë nën presionin se duhet të bashkëpunojnë në fushën e politikës së sigurisë, veçanërisht në nivelin rajonal, sepse edhe vetë procesi i sigurizimit dhe varësisë së ndërsjellë është më i madh mes shteteve të një rajoni. Me fjalë tjera, kjo teori hulumton strukturën dhe raportet e forcave brenda kompleksit rajonal dhe rrjedhave të globalizimit, kështu që në të vërtetë ekzistojnë dy nivele të analizës, rajonal (raporti brenda rajonit) dhe global (raporti i forcave globale). Komplekset rajonale të sigurisë, munden por nuk janë të detyruara të jenë të lidhura sipas ndonjë problemi tjetër. Ato në të vërtetë, janë konstruksione shoqërore dhe varen nga veprimet e aktorëve brenda rajonit. Varësisht nga ajo se si veprojnë dhe cilët janë problemet e tyre të sigurimit, rajonet mund të ndryshojnë në kuptimin e strukturës së brendshme dhe të jashtme. Ndryshimet e brendshme nënkuptojnë ndryshimet të cilat ndodhin brenda kufijve të vendosur dhe të cilat mund të manifestohen në formën e ndryshimit të raportit të forcave, luftërave, ndërrimin e liderëve, etj. Ndryshimet e jashtme kanë të bëjnë me ndryshimet e kufijve të jashtëm të kompleksit rajonal, çka mund të rezultojë edhe me ndryshimin e anëtarëve në atë rajon, duke ndikuar përsëri edhe në strukturën e saj të brendshme. Strukturën e kompleksit rajonal të sigurisë e karakterizojnë dy lloje të raporteve: raportet e forcave dhe modeli i miqësisë, gjegjësisht armiqësisë. Në kuptimin e forcave brenda rajonit, është e mundur të aplikohet koncepti të baraspeshimit të forcave në sistemin ndërkombëtar. Kështu, rajonet mund të jenë unipolare, bipolare apo edhe multipolare. Megjithatë, duhet të kemi parasysh dallimin mes forcave në nivelin global dhe rajonal. Kur është fjala për marrëdhëniet miqësore, gjegjësisht marrëdhënieve armiqësore, në parim ato shprehin raport të forcave, por mund të jenë të definuara historikisht. Analiza e sigurisë rajonale, duhet të bëhet në katër nivele:

1) dobësitë vendore në nivelin shtetëror 2) marrëdhëniet mes shteteve 3) marrëdhëniet e rajonit me rajonet fqinje dhe 4) roli i fuqive botërore në rajon.

Ndërlidhja e ndërsjellë mes këtyre katër niveleve quhet konstelacion (yjësi) i sigurisë.

40

Çdo rajon mund të klasifikohet në dy grupe, rajon standard ose i centralizuar. Lloji standard i rajonit ka të bëjë me formën vestfaliane të rajonit ose me raportin bipolar ose multipolar të forcave në rajon dhe politikën dominante ushtarake dhe të sigurisë. Lloji standard i rajonit mund të jetë unipolar, por nuk mund të ketë forcën globale. Lloji i centralizuar i kompleksit rajonal të sigurisë dallon dhe mund të klasifikohet edhe më tej në tre nënlloje. Nënlloji i parë është rajoni unipolar, ku forca është e koncentruar në një fuqi të madhe (psh. Rusia) ose superfuqi (psh. SHBA). Kjo fuqi dominon në rajon, ndërsa të tjerat nuk janë aq të fuqishme. Forma e tretë e tipit të centralizuar është rajoni ku nuk ekziston fuqi dominante, por të gjithë anëtarët e rajonit janë të ndërlidhur ose të integruar me institucione në nivelin rajonal. Shembull unik i këtij është BE (Bashkësia Evropiane). Gjithashtu është e mundur që mos të ekzistojë kompleksi rajonal. Kjo më së shpeshti ndodh kur fuqia e madhe dominon në rajon deri në atë masë sa të ndalojë të gjitha proceset rajonale të sigurisë. Ose, është e mundur që rajonet të mos formohen për shkak të nivelit të ulët të projeksionit të fuqisë së tyre, që është pasojë e kushteve gjeografike (psh shtetet-ishuj në Paqësor). Shkurtimisht, teoria e komplekseve rajonale të sigurisë insiston që niveli rajonal rajonal i sigurisë është më i miri. Niveli shtetëror i analizës nuk është i përshtatshëm, sepse nuk mund të përfshij kontekstin sistematik, gjë që është shumë e rëndësishme, sepse siguria në të vërtetë është kuptim relativ. Nga ana tjetër, niveli global është shumë larg nga konteksti real i sigurisë, sepse këtu nuk ka ndërlidhje të ndërsjellë të gjitha shteteve (përveç fuqive të mëdha) në kuptimin e sigurisë. Argumenti kryesor për këtë, është se shumica e proceseve të sigurizimit zhvillohet mu në nivelin e rajoneve. Mirëpo, për të kuptuar zhvillimi i mjedisit së sigurisë, është e nevojshme të kuptohen proceset në të gjitha nivelet, dhe raportet e tyre mes vete. Në këtë mënyrë, teoria e komplekseve rajonale të sigurisë ofron kornizë për hulumtimin empirik të sigurisë rajonale. Kërcënimet e sigurisë Kur është fjala për sigurinë, shtetet mund ose të zvogëlojnë dobësitë ose të pengojnë kërcënimet. Mirëpo, këtu paraqitet problemi i identifikimit të kërcënimit.. Kërcënimet e vërteta nuk mund të maten, por mundet edhe të mos vërehen. Kërcënimet të cilat bazohen në supozime, ndoshta edhe nuk paraqesin kërcënime të vërteta. Gjithashtu, mund të jetë shumë vështirë të dallohet ndryshimi mes kërcënimeve dhe sfidave të vërteta që janë karakteristike për skenën shumë kompetitive ndërkombëtare.

41

Mirëpo, një vendim i gabuar mund të ketë pasoja serioze. Në qoftë se diçka klasifikohet si kërcënim, kur nuk është, mund të pasojë çrregullimi i jetës, derisa nga ana tjetër, nëse një problem nuk kualifikohet si kërcënim, ai mund të dobësojë mundësinë e ndërmarrjes së hapave të nevojshëm dhe përgatitjeve për çrregullimet e mundshme. Është e sigurt, se ekzistojnë edhe kërcënime të dukshme për sigurinë, siç është invazioni, bllokada, e tjera, por ekziston edhe një hapësirë e gjerë ndërmjet kërcënimeve të dukshme dhe vështirësive normale në sistemin ndërkombëtar. Teoricienët dallojnë pesë forma të kërcënimeve të cilat korrespondojnë me sektorët e sigurimit. Kërcënimi ushtarak është rrezik për të gjitha komponentet e shtetit, dhe zë vend të posaçëm në politikën e sigurisë. Të gjitha shtetet mundohen të ruajnë dhe zhvillojnë forcën e vet ushtarake, sepse çdo kërcënim ushtarak nënkupton përdorimin e forcës, gjë që ndërpret marrëdhëniet e zakonshme të sektorit politik, ekonomik dhe shoqëror. Kërcënimet politike kanë për qëllim të shkatërrojnë aftësinë e brendshme organizative, identitetin kombëtar dhe institucionet e shtetit. Duke pasur parasysh natyrën e tyre, mund të jetë e vështirë të dallohet mes kërcënimeve shoqërore dhe politike. Si e para ashtu edhe dyta kanë për cak identitetin kombëtar, i cili materializohet në formë të gjuhës, kulturës, banorëve, bile edhe edhe më i vogli çrregullim në shoqëri mund të bëhet çështje e nxehtë politike. Vetia e dytë e kërcënimit shoqëror, është se në shumicën e rasteve kërcënimi vjen nga brenda vetë shoqërisë. Dy llojet e mbetura të kërcënimeve janë ekonomike dhe kërcënimet ndaj mjedisit jetësor, të cilat është shumë e vështirë të analizohen në aspektin e sigurisë, sepse është shumë vështirë të përcaktohet kush është përgjegjës psh, për rënien ekonomike. A është problemi tek sistemi ekonomik ose dikund tjetër në shoqëri? Ose, kur është fjala për kërcënimet ndaj mjedisit, shteti shpesh nuk mund të kontrolloj shumicën e gjërave në këtë fushë, ose nëse mundet, atëherë angazhohet për parimin e përgjegjësisë kolektive. Shkurtimisht, kërcënimet dallojnë në gjithë këto sektorë. Kërcënimet janë komplekse dhe numër i madh faktorësh ndikojnë në pasoja dhe rezultate dhe kjo posaçërisht vjen në shprehje kur kërcënimet ndikojnë në njëri-tjetrin, por edhe në masat e ndërmarra. Për këtë arsye, parashikimi i pasojave dhe vendimi mbi masat që duhen ndërmarrë është detyrë e vështirë. Nuk ekziston një tërësi e kritereve në bazë të të cilave do të vendosej kur kërcënimi është mjaft serioz për të ndërmarrë masat e caktuara. Përveç kësaj, kërcënimet nuk janë konstante dhe ndryshimi më i vogël i karakteristikave ndikon në politikën e sigurisë. Në thelb, politika e sigurisë është e definuar në mënyrën e reflektimit të gjendjes në terren,

42

do të thotë se pasiguria definohet si raport ndërmjet kërcënimeve dhe pikave të dobëta të shoqërisë (Kadiq, 2005). Bashkimi Evropian dhe siguria Bashkimi Evropian ka strukturë unike të organizimit të brendshëm dhe si i tillë është formë unike e kompleksit rajonal të sigurisë. Është i organizuar mbi institucione në nivel rajonal, të cilat nuk reprodukojnë shtetin, e as nuk zhdukin sovranitetin e shtetit. Për këtë arsye bëhet pyetja nëse Bashkimi Evropian mund të shikohet një fuqi e vetme ose si rajon. Ekzistojnë shumë argumente për të dyja tezat. Nga njëra anë, BE nuk ka politikë të jashtme unike, për të cilën gjë nuk mund të konsiderohet si një fuqi e vetme. Në anën tjetër BE, sigurisht një fuqi unike e madhe ekonomike në botë. Përveç ekonomisë, e cila vepron si forcë integruese, çështja e sigurisë së brendshme gjithashtu është ngritur në nivelin e BE-së. Bashkësia Evropiane është bashkësi e sigurisë ku marrëdhëniet ndërshtetërore kanë fituar një formë të re ashtu që mosmarrëveshjet e vjetra nga e kaluara janë hequr nga rendi i ditës së sigurisë politike (desecuritised). Kjo për pasojë kishte, që politika e sigurisë është fokusuar në çështje jotradicionale të sigurisë, kryesisht duke u fokusuar në sigurinë shoqërore. Politika e re e sigurisë së BE, përfshin një numër të madh kërcënimesh të ndërlidhura mes veti, të cilat kanë të bëjnë jo vetëm me një sektor dhe objekte të shumta referuese. Kërcënimet të cilat janë karakteristike për BE janë të elaboruara në kreun e ardhshëm, por përqendrimi është në migrim, si problem i veçantë që është kërcënim si i tillë, por është në lidhje të ngushtë edhe me kërcënimet tjera të identifikuara. Për shkak të strukturës unike të organizimit politik, BE është edhe mjedis unik i sigurisë. Fjala është për një formë unike të integrimit rajonal, e cila është kombinim i vazhdimësisë së sovranitetit me integrimin institucional të vendeve në rajon. Integrimi rezultoi me krijimin e bashkësisë së sigurisë, e vetme në botë. BE është formë specifike e kompleksit të centralizuar rajonal. Ai është i integruar me institucione dhe në mes të rrugës ndërmjet rajonit, në kuptimin e zhvillimit të lartë të bashkësisë së sigurisë dhe fuqisë së madhe, e cila si e tillë është aktor në nivelin global. Aktorët në BE, gjatë luftës së ftohtë, veçanërisht në periudhën e të 70-ve, ndaluan së shikuari njëri-tjetrin si kërcënim, gjë që nuk është specifike për komplekset tjera rajonale. Madje edhe në qoftë se kemi të bëjmë me ndonjë konflikt, kjo rregullohet në kuadër të politikës, e jo si çështje e sigurisë e cila kërkon përdorimin e masave të jashtëzakonshme. Sipas një specifikimi të shteteve, ekzistojnë shtete paramoderne,

43

moderne dhe postmoderne. Në pajtim me definicionin, të gjitha vendet anëtare të BE janë shtete post-moderne, të cilat i karakterizon qasja e hapur dhe tolerante ndaj ndërveprimit politik, kulturor, ekonomik dhe politik, dhe të cilat besojnë se hapja e ekonomive së tyre dhe në një masë të vogël shoqërive dhe politikave të tyre në forma të ndryshme të ndërveprimit është e mirë për përparimin dhe sigurinë e tyre. Megjithatë, teoricienët, kur është në pyetje Bashkësia Evropiane, kanë identifikuar fushat të cilat duhet të trajtohen nga aspekti i sigurisë kombëtare dhe rajonale. Evropa duhet të vazhdoj procesin e integrimit, sepse kjo është mënyra e vetme që të shmanget kthimi në periudhën e rivaliteteve dhe luftërave të mëdha. Por, integrimi i BE-së mund të jetë kërcënim për identitetin kombëtar, për ç’ arsye kanë lindur një numër i madh aktorësh joshtetëror të cilët kundërshtojnë integrimin. Pastaj pasojnë konfliktet lokale në Evropën Lindore, apo marrëdhëniet e BE me Mesdheun dhe Rusinë. Kërcënimet tjera janë të lidhura ngushtë me tezën e dezintegrimit. Këto janë kërcënimi i globalizimit dhe migrimeve, terrorizmi, krimi i organizuar ndërkombëtar, tregtia me drogë, migrimi ilegal, kërcënimi i degradimit të mjedisit, terrorizmi global, konfliktet rajonale të cilat shpesh ndodhin larg BE, si dhe kërcënimet tradicionale të cilat vijnë nga shtetet tjera. Nga e gjithë kjo, rrjedh, se fenomeni i sigurisë në BE është i komplikuar dhe kompleks. BE për momentin, udhëheq politikë të gjerë të sigurisë. Deri në fund të Luftës së Ftohtë, kërcënimi nga ana e shteteve tjera është margjinalizuar, por janë lajmëruar të tjera kërcënime. Me kalimin e kohës dhe ndërrimin e sistemit ndërkombëtar, çështje të reja dolën nga kuadri i politikës së rëndomtë dhe kaluan në fushën e sigurisë. Kompleksiteti i sistemit të BE dhe ndryshimi i shpejtë i marrëdhënieve ndërkombëtare, rezultoi me një rrjet të kërcënimeve të ndërlidhura mes veti, ku asnjë sektor, objekt referues ose aktor nuk ka monopolin në raport me të tjerët. Kërcënimet në politikën e të sigurisë gjenden në të gjithë sektorët, në të gjitha nivelet me objekte të ndryshme referues. Ndonjë kërcënim, gjithmonë ka ndikim në më shumë se një sektor. Kjo ka krijuar një atmosferë pasigurie, e cila dallon nga ajo luftës së ftohtë, por e cila ka ndikim më të madh në jetën e qytetarëve. Është indikative për BE, se ekziston frika e përhershme për identitetin, sigurinë dhe mirëqenien e saj. Njëra nga çështjet që është identifikuar edhe si kërcënim potencial në rajon, është migrimi. Kjo është paraqitur edhe si kërcënim për shtetin por edhe për shoqërinë (Kadiq, 2005).

44

VEPRIMTARIA INFORMATIVE E SHËRBIMIT Shikim në të kaluarën Veprimtaria informative, si veprimtari shoqërore, është e vjetër gati sa edhe shoqëria njerëzore, apo vetë njerëzimi. Koha e lindjes së veprimtarisë informative, mënyra e ushtrimit dhe organizimi i saj janë çështje të studiuara nga qëndrime të ndryshme teorike. Për këtë do të bëhet fjalë më vonë, ndërsa këtu do të cekim vetëm disa shkrime mbi historinë e gjatë të këtij fenomeni shoqëror. Madje edhe në librat e shenjtë kemi shkrime të qarta dhe deri në fund eksplicite mbi këtë. Kështu në Letrën e Shenjtë, në mënyrë të prerë citohet: “...Dhe perëndia i tha Moisiut duke folur: Dërgo njerëzit të vëzhgojnë tokën e Kanaanit, të cilën do tia dhuroj bijve të Izraelit; nga një njeri nga çdo fis, baballarët e tyre dërgoni, të gjithë krerët ndër ta. Dhe i dërgoj Moisiu nga toka Faraonike....Dhe duke i dërguar Moisiu për të spiunuar tokën Kanaan, iu tha: shkoni këndej në jug, pastaj dilni në bjeshkë; dhe do të shikoni tokën çfarë është dhe çfarë populli jeton në të, është i fortë apo i dobët, i madh apo i vogël; dhe çfarë është toka në të cilën jeton, e mirë apo me gurë; në çfarë vendi jetojnë, nën tenda apo në qytete të forta; dhe çfarë është vetë toka, a është pjellore ose jopjellore, a ka në të drunj apo nuk ka....” Në Librin e Jezuit Navin, flitet mbi atë se si ai, duke e rrethuar Jerikonë, paraprakisht kishte dërguar në qytet dy vëzhgues. “Dhe ata shkuan, dhe arritën në shtëpinë e një lavireje, e cila e kishte emrin Rava, dhe kaluan natën aty”. Mbreti i Jerikosë, me të marr vesh për arritjen e dy njerëzve të dyshimtë, urdhëroi që të arrestohen, por Rava i fshehu informatorët në lirin e papërpunuar të shtrirë mbi kulmin e shtëpisë së vet dhe kështu spiunët shpëtuan. Jerikoja u shkatërrua, sipas legjendës nga zëri i borisë së Jerikosë. Mirëpo, që për rënien e Jerihonit ishte fatale përpunim informativ i qytetit të cilën e bënë spiunët të futur brenda dhe bashkëpunëtori i tyre “lavirja Rava”, është shpjeguar në Letrën e Shenjtë: “Dhe qyteti të jetë i mallkuar Perëndisë dhe gjithçka është në të; vetëm lavirja Rava le të mbesë në jetë, dhe të gjithë ata të cilët janë në shtëpinë e saj, sepse i fshehu përfaqësuesit të cilët ne i dërguam”. Në Letrën e Shenjtë, pastaj thuhet: “Dhe i vranë.... me shpatë të gjithë ata që ishin në qytet, edhe gratë e dhe burrat, edhe fëmijët e pleqtë, dhe qetë e delet dhe gomarët. Ndërsa qytetit i vunë zjarrin me flakadan e dogjën krejt çka ishte në të; vetëm argjendin thesarin dhe enët prej bakri dhe nga hekuri i vendosen në thesaret e shtëpisë së Sundimtarit... Ndërsa lavirja Rava dhe shtëpia e babait të saj dhe gjithçka ishte e saja e lë gjallë Jezusi” Në qoftë se këtë tekst e kthejmë në gjuhën e

45

kategorive bashkëkohore, atëherë qartë hetojmë elementet e përcaktimit të detyrës informative, përgatitjen informative, agjentët, spiunazhin, observimin, paraqitja e raportit, e tjera, dhe të gjitha këto me qëllim të ndërmarrjes së veprimtarive ofensive, udhëheqjes së luftës dhe fitimin e territoreve me sa më pak humbje, dhe të tjera. Punën zbuluese dhe kundërzbuluese shumë qartë e dallojmë edhe në Hadithin e të Dërguarit të Muhamedit as. (sipas Muslimit) ku qëndron: “Ruajuni nga dyshimi, sepse dyshimi është fenomen më i rrejshëm. Mos lejoni që para jush të flitet keq për personat që nuk janë prezent. Mos e përcillni njëri-tjetrin” Në pajtim me temën tonë, diferencohen dy letra: dyshimi dhe përcjellja. Kjo, nga aspekti i kategorive bashkëkohore, tregon qëndrim ta qartë kundërinformativ, parësisht në kuptim të kundërpropagandës si një ndërhyrje me rëndësi të veçantë të shërbimeve informative në shërbim të mbrojtjes së interesave të shtetit, lëvizjes, partisë politike ose ndonjë subjekti tjetër shoqëror i cili ka nevojë për mbrojtje kundërinformative. Fjala është për mbrojtjen e forcës së shoqërisë, bashkësisë shoqërore ose bashkësisë shtetërore. Çdo bashkësi (shtet, lëvizje,etj.) brenda së cilës është dominante ose predominante smira, mosbesimi ndërnjerëzor e tjera “është bashkësi e sëmurë” dhe si e tillë, është pre e lehtë bartësve të kërcënimeve për bashkësinë, kur është fjala për armikun e brendshëm ose për atë të jashtëm, gjegjësisht aktorin. Në sistemet bashkëkohore të sigurisë, shërbimet e sigurisë merren me kontrollimin e fshehtë të komunikimeve, gjegjësisht hulumtimin e korrespondencës së shkruar, komunikimit në internet ose në telefon ndërmjet njerëzve. Se kjo nuk është zbulim i njerëzve bashkëkohorë, flasin shënimet mbi aktivitetet e njërit nga pushtuesit më të mëdhenj në histori, Aleksandrit të Maqedonisë. Në vitin 334 para erës sonë, kur ushtria e Aleksandrit të Maqedonisë kryente marshimin e saj të madh kundër perandorit persian Dar, mes luftëtarëve erdhi tek shprehja e shenjave të pakënaqësisë. Aleksandri vendosi të zbulojë shkaqet e pakënaqësisë dhe të zbuloj organizatorët e revoltës eventuale. Sipas këshillave të shërbimit të vet të sigurisë (jo gardës personale të sigurimit, por shërbimit zbulues dhe kundërzbulues), Aleksandri hoqi ndalesën e letërkëmbimit të luftëtarëve me familjet, e cila ishte vendosur në fillim të fushatës. Pas disa ditësh, korrierët pranuan një sasi të madhe letrash të cilat luftëtarët i dërgonin familjeve të tyre. Sipas këshillave të informatorëve të vet, Aleksandri urdhëroi që korrierët të ndalojnë disa kilometra nga logori dhe me kujdes të studiohet përmbajtja e letrave. Nëpërmjet analizës së përmbajtjeve së letrave u zbuluan shkaqet e pakënaqësisë, si dhe emrat e atyre të cilët në mënyrë më aktive

46

shprehnin pakënaqësinë kundër urdhrave të mbretit maqedonas. Sigurisht fati i tyre ishte i qartë... Në botën bashkëkohore, në kushtet e zhvillimit të luftës, veprimtaritë informative e kundërinformative janë të pazëvendësueshme në lidhje me suksesin apo mossuksesin. Pa marrë parasysh superioritetin ekonomik, kadrovik, numerik, teknik ose superioritet tjetër, suksesi në aksionet ofensive mund të vihet në pyetje, në qoftë se “eshaloni paraprak”, domethënë informatorët nuk e kanë kryer mirë punën e vet. Kështu ka qenë gjatë gjithë historisë, dhe për ketë flet edhe një tregim tjetër mbi pushtimet e Aleksandrit të Maqedonisë. Shërbimi i pazhvilluar informativ i Aleksandrit për pak sa nuk kushtoi me jetën e tij. Në të vërtetë, gjatë kohës së fushatës në Indi, maqedonasit nuk dinin se Indasit në fushën e luftës përdornin elefantë të ushtruar. Vetëm rasti fatlum i rrethanave shpëtoi ushtrinë nga disfata në betejën te Hidaspe. “Lojërat” informative dhe kundërinformative janë të njohura edhe në periudhat tjera historike dhe në kohën e civilizimeve të ndryshme. Në vitin 1321 para erës re, faraoni egjiptas Ramzesi II u përlesh më Hetët tek qyteti Kadesh. Dy dezertorë të rrejshëm të ushtrisë hete (informatorë të stërvitur me identitet të rrejshëm) njoftuan faraonin me shënime të pasakta (dezinformim) mbi armikun. Ramzesi, në bazë të këtyre shënimeve bëri planin e paraqitjes së ushtrisë së tij, sulmoi armikun dhe u rrethua. Egjiptasit mezi mundën të shpërthejnë rreshtat e hetove dhe të shpëtojnë nga disfata dhe shkatërrimi. Hanibali i famshëm, i cili shpesh i mundte trupat romake, në kohën e Luftës së Dytë Pune (shek. III p.e.s.), fitoret e veta duhet t’ia kushtojë përveç tjerash, ndoshta së pari, jo vetëm dhuntisë së tij prej udhëheqësi ushtarak, por edhe shërbimit shumë mirë të organizuar informativ. Kur Hanibali kishte rrethuar një qytet në Sicili, dërgoi brenda një vëzhgues, i cili gjatë natës, nga shtëpia e tij dërgonte sinjale me flakë dhe tym për ushtrinë kartagjenase. Qyteti u pushtua. Para ushtrisë kartagjenase e cila u vendos në Itali, lëviznin me qindra spiunë, të cilët Hanibali i dërgoi për të mbledhur shënime për ushtrinë romake dhe qytetet e fortifikuara. Historianët antikë, Polibi dhe Livi shënojnë se udhëheqësi ushtarak kartagjenas, shpesh vetë me parukë dhe mjekër të rrejshme, futej në taborin romak, Ai përveç kësaj, dinte të maskonte me mjeshtri aksionet e veta (lajthitje). Një herë, sipas urdhrit të Hanibalit, në brirët e qeve ishin vendosur flakadanë, kështu që romakët, lëvizjen e kafshëve e mendonin si lëvizje e trupave kartagjenase.

47

Duke dëshiruar t’i bindë Jonasit për kryengritje kundër mbretit persian, sundimtari i Sirakuzës iu dërgoi të dërguarin e vetë (informatorin). Të dërguarit, paraprakisht iu rrua koka dhe atu u shkrua porosia për grekët, pastaj u prit që flokët të rriten. Kjo mënyrë e dërgimit të porosisë, gjegjësisht (letërkëmbim i fshehtë”, u tregua shumë efikas në këtë rast. Të gjithëve u është e njohur legjenda e mirënjohur mbi Kalin e Trojës. Odiseu i mësoi grekët, të cilët dhjetë vite e mbanin të rrethuar Trojën, si të përdorin dinakërinë dhe mashtrimin. Grekët shtiheshin kinse kanë ndërprerë rrethimin dhe hipën në anije. Në llogorin e braktisur armik, trojanët gjetën në kalë të madh prej druri. Ushtari i zënë rob, Sinopi, duke realizuar planin e Odiseut, i tha trakasve se kali ishte i magjepsur. Sipas parashikimeve të magjistarëve dhe priftit, derisa kali të gjendet në Trojë, ajo të jetë e papushtueshme. Duke besuar në këtë, trakasit e futen kalin në qytet, ndërsa natën pas shenjës së Sinopit, anijet greke sërish u afruan pranë mureve të Trojës. Ushtarët e fshehur në trupin e kalit prej druri, dolën jashtë dhe sulmuan ushtarët e fjetur trojan, pastaj hapën dyert e fortesës. Në qytet depërtoi ushtria greke e cila kishte zbritur nga anijet. Për një natë, sipas legjendës, u realizua detyra të cilën grekët pa sukses tentonin ta realizonin për dhjetë vite. Pra, qysh në kohën e lashtë ishin të njohura shumë metoda të punës, të cilat u bënë të zakonshme për veprimtarinë informative: shifrimi, shfrytëzimi i pëllumbave letërdërgues, por edhe zogj tjerë të ushtruar (duke përfshirë dallëndyshet) për bartjen e porosive. Por, edhe përkundër rolit të madh që kishte spiunazhi në kohën antike, nuk ekzistojnë shënime mbi ekzistencën e organeve ose organizatave të specializuara informative. Kuptimi dhe thelbi i veprimtarisë dhe shërbimit të zbulimit Për të kuptuar rolin dhe detyrat e shërbimit informativ është e nevojshme së pari të përcaktohen kuptimi dhe thelbi i tij. Kjo nuk mund të arrihet vetëm në bazë të studimit të elementeve të saja bashkëkohore, por është e nevojshme të studiohet edhe e kaluara e saj: lindja, zhvillimi dhe roli i saj në periudhat e veçanta kohore. Nëse nuk i qasemi kësaj dukurie në këtë mënyrë, dhe nëse veprimtaria informative nuk shikohet në kontekstin e zhvillimeve të dukurive tjera shoqërore-ekonomike apo politike, me të cilat kushtëzohet dhe përcaktohet, atëherë në mënyrë të pashmangshme arrijmë tek një sipërfaqësi, njëanshmëri dhe fetishizëm, të fenomenit të zbulimit, në të cilat pasqyrohen edhe dobësitë e publicistikës ekzistuese informative.

48

Në lidhje me lindjen dhe zhvillimin e shërbimit informativ është me rëndësi të dallojmë dy kuptime të tij:

• material dhe • formal

Në kuptimin material nënkuptojmë veprimtarinë specifike me qëllim të veçantë, e cila është paraqitur shumë më parë se konstituimi i një organi të posaçëm shtetëror (institucion) me funksion informativ, me çka nënkuptojmë shërbimin informativ ne kuptimin formal. Mirëpo, gjatë tentimit të përgjithësimit të detajeve lidhur me veprimtarinë zbuluese haset në vështirësi për shkak të mungesës së lëndës së nevojshme, gjë që sërish është pasojë e specifikave të shërbimit informativ. Në të vërtetë, përgjithësim mund të bëjmë, kur na është e njohur e veçanta – konkretja. Kështu, për shembull, për të përcaktuar historia e shërbimit informativ në përgjithësi, është e nevojshme të hulumtohen paraprakisht historitë e shërbimeve informative të marra veç e veç (mendohet në shërbimin informativ të secilit shteti). Kjo lëndë është përfshirë me pak a shumë sukses dhe vërtetësi por shumë në mënyrë fragmentare. Nuk ekziston, do të thotë, histori e shkruar e shërbimit informativ. Derisa dukuritë tjera studiohen dhe përpunohen historikisht, shërbimi informativ gjithmonë ishte mbështjellë me vellon e fshehtësisë, duke u ruajtur shumë pak, sidomos ato dokumente të vërteta mbi veprimtarinë zbuluese. Fshehtësitë në këtë veprimtari ishin shkatërruar ose ishin të pakapshme për opinionin e gjerë. Edhe kur ekzistojnë dokumente të caktuara, është e nevojshme t’i qasemi me rezervë, sepse shpesh në to janë prezente tendencat që për kundërshtarin të flitet jo mirë dhe në mënyrë jo të plotë, ndërsa për vete gjithashtu jorealisht në kuptimin pozitiv. Përkundër vështirësive të cekura, është e mundur me pakë ose më shumë sukses, dhe në bazë të asaj se çka dihet, të nxjerrim disa përfundime të caktuara të përgjithshme mbi shërbimin informativ, si kategori specifike shoqërore. Lindja e veprimtarisë informative Ekzistojnë, në teori të ndryshme, dy kuptime themelore mbi lindjen e veprimtarisë informative, e para, se veprimtaria informative është veti natyrore e gjinisë njerëzore dhe ajo e dyta, së veprimtaria njerëzore është kategori historike, dhe sipas kësaj, ka lindur në një shkallë të

49

caktuar të zhvillimit njerëzor, pra për këtë edhe nuk është e përjetshme, por ka lindjen e saj, zhvillimin dhe fundin. Vërtetë, ekziston edhe kuptimi i tretë e cila fitohet nga egzegeza, pra interpretimi i Biblës, por edhe prej librave tjerë të shenjtë dhe letrave tjera fetare. Sipas këtij qëndrimi, edhe siguria është dhuratë hyjnore, gjegjësisht Perëndia, si krijues i gjitha gjërave është krijues i sigurisë, ndërsa njeriut i mbetet që të sillet sipas këtyre kushteve. Nuk do të lëshohem në diskutime për këtë kuptim, por do të ndalem në këto teori profane. Pikëpamja e parë, sipas së cilës veprimtaria informative është tipar i gjinisë njerëzore, dhe sipas kësaj, ekziston që nga lindja e njerëzimit, dhe do të ekzistojë deri sa ekziston shoqëria njerëzore, vështirë së mund të përballojë kritikën, duke marrë parasysh se njerëzit e parë të cilët jetonin në kushtet elementare të ekonomisë grumbulluese, thjeshtë nuk posedonin kurrfarë fshehtësish ne kuptimin shoqëror. Vetëm pas ndarjes së parë në bashkësi të veçanta organizative edhe pse primitive, paraqitet dukuria e fshehtësisë së një bashkësie të cilën duhet ruajtur nga bashkësia tjetër. Sipas kësaj, veprimtaria informative lindi, në kushtet e caktuara, kur u paraqit nevoja objektive për të. Pra, lindi me paraqitjen e interesave të kundërta, pra së gjithash antagoniste midis njerëzve. Shikuar më thellë, shkaqet e lindjes së veprimtarisë informative i gjejmë në marrëdhëniet shoqërore-ekonomike të cilat lindin interesa antagoniste. Sepse, zhvillimi i mëtejmë i prodhimtarisë çon në ndarje të punës, ndërsa kjo ndarje çon në lidhje më të shpeshta dhe më të ngushta mes njerëzve. Paraqitet teprica e prodhimit e cila kushtëzon lindjen e pronës private dhe në këtë është i bazuar eksploatimi i cili i diferencon njerëzit në të pasur dhe të vobektë, në ata që udhëheqin dhe ata të cilët prodhojnë. Heterogjenizmi i bashkësisë pasqyrohet pastaj në ndarjen në të lirë dhe robër, në blegtorë dhe bujq, në tregtarë dhe artizanë, në qytetarë dhe fshatarë. Edhe luftërat ndikojnë në zhvillimin e shërbimit informativ në këto kushte. Ato tani zhvillohen shumë më tepër për shkaqe plaçkitjeje dhe robërish, të cilët mund të përdoren mirë me qëllim eksploatimi, gjegjësisht pasurimi, Luftërat, në një farë mënyre janë një formë e “ekonomizimit”. Përleshjet gradualisht ashpërsohen dhe zgjerohen. Paraqiten ideologji të kundërta, konceptet për botën dhe organizimin e shoqërisë. Mbindërtimi shoqëror-politik duhet të ndjekë objektivisht ndryshimet e bazës shoqërore. Organizimi politik i shoqërisë tani duhet të zgjidhë dy probleme themelore: udhëheqjen me shoqërinë dhe mbrojtjen e interesave të udhëheqësve.

50

Pra, kushtet e kalimit të njerëzve primitivë në bashkësi shoqërore, pastaj në shoqëri klasore, kanë shkaktuar edhe paraqitjen e fshehtësisë, e cila bëhet një kategori e paevitueshme e marrëdhënieve ndërnjerëzore. Përleshjet dhe rezistenca, edhe pse në fillim stihike, më vonë bëhen të organizuara dhe ilegale. Bartësi i fshehtësisë mundohet që ta fshehë sa më mirë sepse aq më shumë ka mundësi suksesi. Udhëheqja e luftërave, që paraqiten përditë e më shpesh, shumë ngushtë është e lidhur me fshehtësinë. Mëtimi është që kundërshtari të njihet sa më mirë, gjendja e tij numerike, armatimi, e tjera, ndërsa gjendja vetanake të sigurohet sa më mirë dhe t’i pamundësohet kundërshtarit njohja e kësaj gjendjeje. Për lindjen e shërbimit informativ, nuk ishin të mjaftueshme vetëm kushtet e përmendura objektive. Përveç kësaj, ishte i nevojshëm edhe një nivel i caktuar i zhvillimit të vetëdijes dhe kulturës njerëzore. Pra, për lindjen e veprimtarisë informative ishin të nevojshme edhe kushtet subjektive, do të thotë minimumi i zhvillimit psikik të njeriut dhe zhvillimit kulturor të shoqërisë. Në mesjetë, deri tek paraqitja e monarkive absolute, nuk ekzistonin kushte të përshtatshme për zhvillimin e veprimtarisë informative për shkak të copëtimit feudal. Mirëpo, copëtimi sjell edhe një kusht të favorshëm për zhvillimin e veprimtarisë informative – luftën e vazhdueshme në mes feudalëve. Pak a shumë, gati të gjithë ata shërbeheshin me spiunazh. Zgjerohen metodat e praktikës informative dhe përgatiten kushtet për lindjen e formave të para të organeve të veçanta shtetërore me funksion informativ. Paraqitja e organeve të veçanta shtetërore me funksion informativ Si mund ta përshkruajmë më së thjeshti shërbimin informativ si organ ose institucion specifik shtetëror? Në kuptimin më të gjerë, shërbimin informativ e përbëjnë veprimtaria informative dhe organizata (aparati) i cili kryen këtë veprimtari. Nocioni i shërbimit informativ, në kuptimin material përfshin veprimtarinë informative dhe qëllimet të cilat arrihen me këtë veprimtari, ndërsa kuptimi në aspektin formal-organizativ – organizata dhe mjetet me të cilat organizata kryen funksionin. Historikisht, shërbimi informativ në kuptimin material, ka lindur më herët se shërbimi informativ si organizatë

51

e specializuar. Si veprimtari më qëllim specifik, ajo ka lindur me paraqitjen e shoqërisë politike klasore, ndërsa si organizate e specializuar ne mesjetën klasore, kryesisht në periudhën e monarkisë absolute dhe në kushtet e kalimit nga feudalizmi në kapitalizëm. Funksioni i shërbimit informativ e bën këtë institucion specifik. Kjo veçanti është e kushtëzuar me detyrat, objektin dhe metodat e veprimtarisë së saj. Detyra më e përgjithshme e shërbimit informativ është të mbledhë shënime dhe të informojë mbi fshehtësitë e kundërshtarit. Për këtë, objekti i shërbimit informativ, është fshehtësia si fenomen specifik shoqëror, i kushtëzuar me përçarje, përleshje dhe luftëra për interesat e shoqërisë. Përleshjet dhe luftërat në shoqërinë klasore detyrojnë që njerëzit, bashkësitë e ngushta e të gjera, si dhe shtetet, disa shënime dhe të dhëna të caktuara me qëllim dhe me kujdes fshihen nga njëri tjetri, sa më të rëndësishme të jenë ato për mbrojtjen e interesave. Kjo ka mundësuar zhvillimin e mjeteve specifike dhe metodave për ruajtjen e fshehtësisë. Mirëpo, përkundër dëshirës për ruajtjen e fshehtësisë, përsëri për shkak të përçarjeve, përleshjeve dhe luftërave për interesa, natyrisht u paraqit tendenca e kundërt që të zbulohen dhe njihen të fshehtat e huaja. Realizimi si të parave ashtu edhe të dytave detyrimisht kërkonte mjete specifike dhe metoda veprimi, të cilat me kohë u zhvilluan dhe u përsosën. Këto mjete dhe metoda, pastaj aparati i cili shërbehet me to, për ruajtjen e fshehtësive të veta dhe zbulimin e fshehtësive të huaja, formojnë shërbimin informativ në kuptimin e saj më të përgjithshëm. Thelbin e shërbimit informativ nuk e ndryshon fakti së ajo kryen edhe një varg detyrash tjera (propagandën, veprimtarinë subversive, e tjera), si dhe thelbin e shtetit si aparat për dhunë në duart e klasës sunduese, nuk e ndryshon fakti që ai kryen edhe punë të interesit të përgjithshëm shoqëror. Në shoqërinë klasore, me shërbimin informativ shërbehen personat, grupet, klasat, partitë dhe shtetet. Kështu për shembull, monopolet më të mëdha kanë shërbimet e veta informative (I. G. Farbenindustrie, njeri nga trustet më të mëdha kimike, mes dy luftërave botërore, kishte shërbimin e vetë informativ. Shërbimet informative të disa monopoleve më të mëdha në SHBA, punësojnë me dhjetëra informatorë, veteranë të shërbimeve shtetërore informative, të cilët kanë edhe shoqatat e veta). Më i rëndësishmi është shërbimi informativ shtetëror. Sot, secili shtet pak a shumë i zhvilluar, ka shërbimin e vet informativ. Organizimi dhe emërimi i shërbimit informativ në shtetet konkrete janë të ndryshme, por pa humbur kuptimin e tij themelor. Në disa shtete, shërbimi informativ ekziston si aparat i specializuar i veçantë, në formën e një ose më shumë organizatave informative, me emra të ndryshëm, siç është rasti në vendet e Perëndimit (SHBA, Britania e Madhe, Franca, etj). Në vendet tjera aparati informativ gjendet në

52

përbërje të një aparati më të gjerë të sigurimit shtetëror. Kështu është rasti me disa shtete socialiste dhe vende tjera. Ishte i gjatë procesi i transformimit të veprimtarisë informative në një organ të veçantë dhe të qëndrueshëm shtetëror. Ky proces filloi në shekullin XIV dhe vazhdon deri në shekullin XIX. Qysh në shekullin e mesëm paraqiten embrionet e marrëdhënieve kapitaliste. Kjo është e kushtëzuar zbulimeve gjeografike dhe pushtimeve të para koloniale në shekujt XV dhe XVI. Zgjerohen lidhjet tregtare dhe forcohen marrëdhëniet mall-para, veçanërisht në brigjet e Atlantikut (Portugalia, Spanja, Holanda, Franca, Anglia). Megjithëse në atë kohë, aristokracia kishte rolin kryesor, me forcimin e marrëdhënieve mall-para forcohet edhe borgjezia, e cila është shumë më tepër e interesuar për tregje të reja dhe koloni. Rrjedha e mëtejshme sjell baraspeshën në mes të aristokracisë dhe borgjezisë, rezultat i së cilës është formimi i monarkive absolute me aparat të fortë të centralizuar. Përveç këtyre, në çdo vend veprojnë kushtet e veçanta për formimin e organeve shtetërore të qëndrueshme me funksion informimi. Natyrisht, këto organe nuk lindën në të njëjtën kohë, as në të njëjtën mënyrë. Për këtë, do të mbështetemi vetëm në disa për këtë periudhë të shërbimeve karakteristike, për nga zhvillimi dhe veprimtaria. Paraqitjen e shërbimit bashkëkohor informativ, e gjejmë kaherë tek qytetet italiane (Venediku, Gjenova, Piza, Milano, Firenca e tjera). Me zhvillimin e marrëdhënieve kapitaliste dhe industrisë së dedikuar për eksport, në këtë qytete zhvillohet borgjezia tregtare dhe bankare. Kjo nga ana e vetë e nxit më shumë zhvillimin e jetës politike i ashpërsimin e luftës klasore në një bazë të re nga ajo në shoqërinë feudale. Qytetet italiane e kishin të zhvilluar tregtinë me Evropën e Mesme dhe Veriore, dhe veçanërisht me Lindjen e Afërt. Sipas kësaj, interesat e borgjezisë tregtare dhe bankare, gjendeshin jashtë Italisë, e cila ishte e pamjaftueshme për këtë temp të zhvillimit ekonomik. Pastaj është e kuptueshme që formonin organe përkatëse të cilët do të mbronin interesat e tyre-jashtë. Karakteristikë e veçantë e politikës së tyre, është në kuptimin se çdo gjë të flijohet për qëllimin. Përveç kësaj është i pranishëm edhe shpirti i mosbesimit dhe fshehtësisë. Përveç tjerave, futi disa elemente të reja në shërbimin informativ. Kështu që shumë degë të bankave italiane në Francë, në të njëjtën kohë ishin edhe ekspozitura informative (përfaqësuesit e familjes Mediçi në Lion, përveç marrjes më punë financiare dhe tregtare, kishin edhe byronë për

53

grumbullimin e informatave të ndryshme politike dhe shënimeve informative). Si një fuqi e re informative, përdoren tregtarët vendës dhe të jashtëm (miqtë besnikë-agjentë). Gjenden persona, nëpërmjet të cilëve më lehtë depërtohet deri tek njohuritë e dëshiruara, në qoftë se nuk mund të arrihet tek ato në mënyrë tjetër (Venedik, priftërinjtë dhe gratë). Shfrytëzohen gjithashtu në numër më të madh edhe intelektualët (mjekët, diplomatët dhe të tillë – Firence, Venedik). I kushtohet kujdes i veçante kodeve, që të sigurohet bartja e informatave të cilat kishin arritur nga vende të ndryshme. Zhvillimi i Anglisë vazhdon në rrugë tjetër nga ai që karakterizon monarkitë absolute kontinentale. Qysh në shekullin e XVII (1640-1660) në Angli u ndërmor revolucioni i parë borgjez. Para kësaj, në shekullin XVI, ajo zhvillon luftë me Spanjën për mbisundimin ne det. Në këtë luftë dallohet shtetari dhe diplomati Uglsingen, të cilin disa autorë e konsiderojnë baba të shërbimit bashkëkohor informativ të Anglisë. Në të vërtetë, shërbimi informativ anglez, në kuptimin final, është edhe shërbimi i parë i tillë në botë, paraqitet më vonë – pas revolucionit borgjez. Anglez. Ky nuk ishte më shërbim i sundimtarit (mbretit, perandorit) si deri atëherë, ashtu si ishte edhe ajo që themeloi Uglsingeni, por shërbim i Parlamentit, do të thotë organ i posaçëm me funksion informimi. Në fillim të revolucionit borgjez, në Angli politikën e udhëhiqte Parlamenti si përfaqësues kompromisi në mes të aristokracisë dhe borgjezisë, ndërsa nga viti 1653, pushteti përqendrohet në duart e Kromvelit, të cilin Marksi e quan Robespier të revolucionit anglez. Borgjezia shpreh interesat e veta në plan të parë, bën ndarjen e tokës dhe pasurisë të “armiqve të revolucionit”. Anglia, në këto kushte kishte nevojë për një shërbim të fuqishëm informativ dhe për këtë arsye borgjezia e ngrit në nivelin të cilin nuk e kishte deri atëherë në asnjë vend. Gjatë kohës së Kromvelit, në krye të këtij shërbimi gjendej Xhon Terlo. Dauningu drejtonte një degë të shërbimit informativ të Terlosë në Holandë, e cila atëherë ishte kundërshtari kryesor (dhe rival në det) i Anglisë. Terlo organizoi edhe shërbimin e brendshëm informativ, e cili mbronte Kromvelin dhe borgjezinë nga forcat e restaurimit. Terlo formoi edhe shërbimin e parë dëshifrues, në krye të së cilit ishte deshifruesi i famshëm Dr. Xhon Uilis nga Oksfordi. Në shekullin e XVIII, Anglia përqendroi politikën e saj për realizimin e sundimit të saj në det dhe në zgjerimin e mbretërisë së saj koloniale. Për këtë, Anglia zhvendos epiqendrën në eliminimin e pengesave tejdetare, ndërsa në Evropë kënaqet me kombinacionet politike të baraspeshimit në

54

dëm të Francës, si pengesë kryesore kontinentale. Më vonë, Bismarku kishte thënë: “Politika e Anglisë ishte gjithmonë është mbështetur në atë që të gjente në Evropë aso budallai i cili ne shpinën e vetë të mbronte interesat e saj”. Themeluesi ideor shërbimit francez të informimit, si organ i posaçëm shtetëror, ishte Luigji XI. Ai i dha një rëndësi të jashtëzakonshme shërbimit informativ. Luigji kishte një numër të madh spiunësh, dhe sado që i donte të vetët, aq edhe i frikohej të huajve. Sipas kësaj, në të njëjtën mënyrë siç tentonte të zhvillonte spiunazhin, hiq më pak nuk i kushtonte kujdes sistemit i cili do të kundërvihej spiunazhit të jashtëm (më vonë u quajt kundërspiunazh, ose shërbimi kundërzbulues). Ja disa nga mendimet e Luigjit XI: “Të dërguarve (mendon në përfaqësuesit e jashtëm) duhet t’iu jepen si përcjellje njerëz të mençur dhe të besueshëm. Për një përfaqësues të cilin e dërgojnë armiqtë, unë do t’ju dërgoja dy. Po të kishim disa përfaqësues në oborret e huaja, ata mund të kujdesen njëri për tjetrin, që asnjëri mos të mundet të bashkëpunoj me personat e huaj. Sundimtari i mençur gjithmonë mundohet që të ketë ndonjë çfarëdo miku tek armiku i vet....” Qysh në shekullin e XIV, Karli V e themeloi institucionin e policisë në Francë. Edhe pse ajo kishte atributin e zyrtarëve të besueshëm të sundimtarit, së shpejti filloj të formohet si organ i pavarur i shtetit absolut. Mirëpo, vetëm në kohën e Luigjit XIV është formua policia politike. Fillon aplikimi i censurës së postës dhe spiunazhit ushtarak. Por, këto ende janë organe të cilat i nënshtrohen personalisht sundimtarit. Nuk duhet të harrohet se ende është koha e feudalizmit – monarkive absolute. Është e njohur nga ajo kohë, thënia e Luigjit XIV si princip themelor i pushtetit: “Shteti jam unë”. Fshehtësitë kryesore të shtetit gjenden në duart e sundimtarit. Nga kjo rrjedhin dy karakteristika themelore të shërbimeve informative të gjitha monarkive absolute: e para, qendra e shërbimit informative gjendet në oborr dhe rreth tij, dhe dyta, udhëheqja me shërbimin informativ gjendet direkt në duart e monarkut, pa marrë parasysh që formohen forma të caktuara të organeve për funksione informative. Qysh atëherë si motiv i dhënies pas spiunazhit, përveç interesimit material-shpërblimi me para për shërbime, paraqitej aventurizmi por edhe patriotizmi. Pas paraqitjes së revolucioneve borgjeze (në Angli, siç është e njohur te ky erdhi më herët) ndodh momenti vendimtar i krijimit të shërbimeve informative në shekullin XIX.

55

Me paraqitjen në skenën botërore, borgjezia së pari dëshiron që me zhvillimin e mëtejmë të marrëdhënieve shoqërore kapitaliste, dhe së bashku me këtë edhe me sigurimin e mëtutjeshëm të interesave të tyre. Për këtë arsye, ajo punon në përforcimin dhe fuqizimin e shërbimit informativ, pozita e të cilit ndryshon pak në kushtet e reja të krijuara. Kjo është diktuar nga nevoja e mbrojtjes së fryteve të revolucionit borgjez, zgjerimi i tregut dhe kolonitë e pushtuara, lufta për dominim ushtarako-politik, ndikimi në marrëdhëniet ndërkombëtare, krijimi i shteteve nacionale, luftërat të cilat bëheshin në lidhje me një varg problemesh të cekura, e të cilat paraqiten në rrugën e marrëdhënieve të reja të krijuara. Policia e fshehtë, ushtarake-politike – ndahet nga monarku dhe oborri, kështu që bëhet mjet i aparatit më të gjerë të pushtetit. Në vend të mercenarëve dhe luftëtarëve të mbledhur ad hoc, ushtria fiton formën e armatave të përhershme dhe popullit të armatosur në krye me organet gjegjëse (ministria, shtabi i përgjithshëm). Politika e jashtme bëhet çështje e organeve shtetërore (ekzekutive), në marrëdhëniet ushtarake dhe politike futen masat e gjera popullore, vendosen marrëdhënie të shumanshme në mes të shteteve të civilizuara e tjera – e gjithë kjo, dikton nevojën për ndryshime në organizimin dhe metodat e punës së shërbimit informativ. Mirëpo, zhvillimi i mëtejshëm i marrëdhënieve shoqërore kapitaliste, marrëdhënieve të punës dhe kundërshtive të saja, dhe njëra prej kundërshtive themelore është kundërshtia e punës dhe kapitalit. Duke marrë parasysh këto kundërshti, dhe në inkuadrimin masiv të popullatës në jetën politike, paraqiten partitë politike dhe organizatat e tjera të cilat zhvillojnë luftë mes veti. Në këto kushte paraqitet edhe shërbimi i sigurimit të shtetit e tipit të ri, e cila dallohet rrënjësisht nga ai nga koha e monarkive absolute. Ta përmbledhim tani. Në procesin e zhvillimit të bashkësisë fillestare – e kushtëzuar nga paraqitja e tepricës së prodhimit dhe përvetësimit të tij, paraqitet diferencimi në shoqëri, me të cilin konstituohen grupacione të njerëzve me interesa të ndryshme dhe të kundërta ekonomike dhe të tjera. Grupime të diferencuara, përleshen, sepse njëra tenton të vendosë pronësinë e pasurisë dhe pushtetin saj mbi shoqërinë, ndërsa tjetra lufton për vendosjen e pronës private dhe pronës shoqërore mbi shoqërinë. Në këto kushte kundërshtarët i kanë shërbimet e veta të fshehta, tentojnë që t’i bëjnë ato të pakapshme për kundërshtarët, dhe tentojnë që t’i

56

mbulojnë qëllimet e veta dhe të arrijnë përparësi mbi kundërshtarin në luftë. Për këtë arsye, pronësia e fshehtësive të kundërshtarit, ofron përparësi ndaj kundërshtarit në konflikt. Kështu që paraqitet veprimtaria me të cilën grumbullohen fshehtësi për kundërshtarët. Veprimtaria më të cilën grumbullohen fshehtësi për kundërshtarin, është veprimtari informative. Lindi dhe mbeti mjet për mbiqëndrim ndaj kundërshtarit në luftën politike. U formua si një funksion klasor, pasi që atë e shfrytëzuan të gjitha klasat, gjegjësisht pjesët e tyre udhëheqëse në luftën për fitimin e pushtetit politik, ose, si klasë sunduese, tentonin të ruajnë pozicionin e vetë në shoqëri. Krijimi i shërbimit informativ modern dhe karakteristikat e tij Shërbimi informativ modern, domethënë, është prodhim i revolucionit borgjez. Ajo çka është e rëndësishme për këtë shërbim të tipit të ri, mund të reduktohet në karakteristikat e mëposhtme: E para, shërbimi informativ paraqitet si organ i përhershëm shtetëror me funksion informativ. Nevojat në rritje në planin informativ, sjellin deri tek themelimi i këtij organi, i cili njëkohësisht edhe profesionalizohet, sepse shërbimi informativ është detyrë e vetme dhe gati ekskluzive (më vonë do të shohim se shërbimi informativ nuk merret vetëm me grumbullimin e njohurive informative-interesante, por edhe ndërmerr edhe disa masa tjera). Deri në themelimin e këtyre organeve, shërbimi informativ nuk është kishte, d.m.th karakter profesional, sepse me problemet e saja merreshin personat, ose faktorë të caktuar (eprorët ushtarakë, sundimtarët, oborri e tj), të cilëve nuk i ishte detyrë e vetme. Sipas kësaj, me themelimin e shërbimit informativ në kuptimin formal, vjen deri tek profesionalizimi i tij (shërbimi informativ bëhet profesion i atyre njerëzve të cilët janë bartës të veprimtarisë së tij). E dyta, me lindjen e kushteve të reja dhe zhvillimin e mëtejmë të marrëdhënieve shoqërore, veprimtaria informative zgjerohet, ndërsa metodat e saj bëhen të shumëllojshme. Spiunazhi, si forma më e përhapur dhe më e rëndësishme e veprimtarisë informative e cila mbështetet në kategoritë e ndryshme të njerëzve, të cilët punojnë për motive të ndryshme. Nuk është më në pyetje vetëm interesimi material (paraja) dhe aventurizmi, por personat pranojnë të bashkëpunojnë për ndjenja kombëtare, përcaktimeve ideologjike, por edhe për shkak se janë të detyruar (shantazh, kërcënim, etj). Domethënë, shërbimi informativ çdoherë e më shumë mbështetet në ndihmën e masave popullore. Konsiderohet se shërbimin e parë informativ të tipit të ri u formua nga ministri i Napoelonit, Fushe, për të cilin Balzaku ka thënë se “ka pasur më shumë pushtet mbi njerëzit se vetë

57

Napoleoni”. Mirëpo, shërbimin e parë të jashtëm informativ e themeloi Shtiberi, i cili gjendej në krye të shërbimit informativ gjerman në kohën e Bismarkut. Është karakteristike masiviteti i agjenturës së shërbimit të tij informativ. Disa të dhëna flasin se Shtiberi në fillim të luftës franko-prusiane, të vitit 1870, kishte në zonat kah Franca, 40 mijë spiunë. E treta, shërbimeve informative nuk u interesojnë vetëm njohuritë ushtarake dhe politike, por sferat e tyre shtrihen edhe në fushat ekonomike dhe të tjera. Nga kjo rrjedh edhe ndarja e shërbimit të jashtëm informativ në spiunazh ushtarak, politik dhe ekonomik (për ndarjen e shërbimit informativ në të brendshëm dhe të jashtëm, edhe për ndarjet tjera do të flasim më vonë). E katërta, krahas metodave, posaçërisht është e madhe rritja e mjeteve e praktikës informative. Shërbimi informativ, tenton që të arriturat më të reja shkencore-teknike, të cilat i shfrytëzon për nevojat veta, në kuptimin defanziv (shërbimi i brendshëm informativ) dhe në kuptimin ofensiv (shërbimi informativ i jashtëm). E pesta, shërbimi informativ fillon të merret edhe me shumë çështje joinfomative siç janë propaganda, terrorizmi, diversioni dhe sabotazhi, grushtshtetet, formimi i organizatave, firmave etj. Sipas kësaj, zgjerimi i punëve të shërbimit informativ në sfera të reja mjegullon thelbin e saj të vërtetë. Në bazat e cekura, por kuptohet, në kushte tjera shoqërore-ekonomike dhe politike, lindën edhe shërbimet informative bashkëkohore. Në kuptimin e kësaj përmbledhjeje të shkurtër, është e nevojshme të shikohet zhvillimi dhe roli i shërbimit informativ në njëqind vjetët e fundit. Gjatë kësaj kohe, përherë e më shumë vinin në shprehje karakteristikat e cekura të shërbimeve bashkëkohore informative. Kjo nuk shprehet vetëm në rritjen e mjeteve dhe metodave të shërbimit informativ, por edhe në madhësinë e shtrirjes së tij. Shërbimi informativ përfshinë të gjitha fushat e jetës shoqërore-ekonomike dhe politike. Paralelisht me këtë, ai merr forma të ndryshme, forcohet në mënyrë organizative dhe fuqizohet si mjet i fuqishëm për realizimin dhe mbrojtjen e interesave të shtetit. Ky fuqizim vjen në shprehje si në brendi ashtu edhe në planin e jashtëm.. Në planin e brendshëm, për shkak të kundërshtive të shumta, ndërsa në të jashtmin për arsye të pushtimit të popujve tjerë, gjatë së cilit vijnë në shprehje ato karakteristika (propaganda, diversioni, organizimi i

58

grushtshteteve etj), që mjegullojnë thelbin e vërtetë të veprimtarisë informative. Asnjë okupim, asnjë veprim më i madh nuk mund të paramendohet pa shërbimin informativ. Shërbimi informativ, pak a shumë është i pranishëm në të gjitha veprimet politike, ushtarake e të tjera veprime të shteteve të cilave iu shërben. Ky, duke përgatitur kushtet gjegjëse, i paraprinë ngjarjeve, duke mundësuar një rrjedhë më të volitshme, merr pjesë në to dhe qëndron prapa tyre, me qëllim të sigurimit të rezultateve të tyre. Sipas kësaj, roli dhe detyrat e shërbimit informativ varen nga rregullimi shoqëror-ekonomik dhe politik i shtetit të cilës i takon, nga politika e brendshme dhe e jashtme të shtetit, nga karakteri i sistemit të cilin e mbron. Nga kjo rrjedh përfundimi logjik: në qoftë se ai rregullim është reaksionar, reaksionare janë edhe pretendimet e tyre të jashtme apo të brendshme, dhe e kundërta. Në rezultatet e shërbimit informativ në “periudhën e paqes” (shërbimi informativ nuk pushon, por intensiteti i aktivitetit të tij dobësohet ose rritet, që varet nga shumë rrethana), bazohet politika ose përgatiten kushtet për realizimin e qëndrimeve politike në çastin e volitshëm (lufta me ndonjë vend tjetër), gjegjësisht në bazë të rezultateve të shërbimit informativ, provohet sinqeriteti (josinqeriteti) i politikës zyrtare të një shteti, d.m.th, shërbimi informativ zbulon prapavijën e vërtetë dhe qëllimet e kësaj politike, kështu që në këtë mënyrë siguron shtetin nga befasia eventuale. Konstatimet e cekura, më së miri i ilustrojnë ngjarjet të cilat i paraprijnë ose që kanë ndodhur gjatë kohës së konflikteve luftarake, dhe veçanërisht gjatë dy luftërave botërore. Vepër e shërbimit informativ, janë shumë luftëra të njohura ose të panjohura, dredhitë dhe intrigat. Sukseset janë zmadhuar, ndërsa mossukseset janë mbuluar ose janë “arsyetuar” duke flijuar të pafajshmit. Për shembull, të kujtojmë aferën e njohur të Drajfusit, e cila inspiroi dhe angazhoi edhe persona shumë të njohur botëror (Zola e të tjerë) në luftën për drejtësi. Derisa masat e shqetësuar reagonin në fajtorin e inskenuar, ku ishte akuzuar kapiteni i pafajshëm francez, me prejardhje hebraike, dhe derisa nga ana e rretheve qeveritare me të madhe nxitej antisemitizmi, gjatë asaj kohe shërbimi informativ gjerman edhe më tej vazhdonte me veprimin e vet të suksesshëm. U përndoqën ata të cilët mundoheshin të merrnin në mbrojtje njeriun e pafajshëm. Drajfusi kaloj disa vite të vështira ne burgun e “Ishullit të Djallit”. Elita politike

59

shtetërore, me vetëdije shkonte në këtë flijim, që të ruante “namin e armatës dhe shtabit të përgjithshëm të mbushur me proteksionistë jezuitë”. Vetëm më vonë, ish-majori i ushtrisë franceze Esterhazi, zbuloi në Angli, duke kthyer në para dorëshkrimin e vet mbi këtë rast, se ai ishte spiun gjerman, e jo Drajfusi. Kjo padrejtësi e bërë ndaj njeriut të pafajshëm, paraqet njëkohësisht edhe sukses të shërbimit informativ gjerman dhe disfatë të shërbimit informativ francez. Shpesh merret si shembull shkollor rasti i kolonelit austriak Redël, shefit të shërbimit informativ, i cili në fillim të shekullit njëzet punonte për shërbimin informativ rus. Dhe, më të vërtetë është sukses i madh të kesh agjentin në vendin e duhur – mu në burimin e njohurive më të ndjeshme nga dora e parë. Ai, në vitin 1903, i dorëzoj rusëve planin mbi veprimin e trupave austriake, në rast të luftës me Rusinë. Me këtë, ushtrisë austriake, iu dha një goditje shumë e rëndë, të cilën e ndjeu qysh në fillim të Luftës së Parë Botërore, në vitin 1914. Gjatë Luftës së Parë Botërore, ekzistonte një plejadë e tërë e informatorëve shumë të suksesshëm, të cilët me punën e tyre, nga një herë më shumë i kontribuonin vendit të cilit i shërbenin, se sa njësitet e armatës në front. Shumë më tepër se viteve të mëparshme, në veprimtarinë informative të shteteve të ndryshme, kanë provuar forcën e tyre dhe shkathtësinë përfaqësues të shërbimeve të ndryshme, shtresave, klasave, racave, e tjera. Gjithashtu, janë të ndryshme dhe të shumta motivet e pranimit për bashkëpunim (lakmia, dashuria për atdheun, ndershmëria, aventurizmi, kureshtia, shantazhi, mashtrimi, etj). Lufta e Dytë Botërore është zhvilluar në kushte krejt tjera, për ndryshim nga e para, dhe fitoi një kthesë në kuptimin e paraqitjes së një numri të madh lëvizjesh çlirimtare, kryengritjesh popullore, lëvizje të rezistencës dhe revolucionesh. Kur është fjala për shërbimin informativ të kësaj kohe, atëherë duhet theksuar se atë e karakterizon një numër më i madh i heroizmave të informatorëve. Shfrytëzohet e ashtuquajtura “kolona e pestë”. Fashistët shfrytëzojnë devizën e vjetër “divide et impera”. Spiunazhi fiton shumë më tepër karakter masiv. Sistemi i “spiunazhit total” (kontrollimi i gjithçkaje dhe i të gjithëve), i cili u instalua me marrjen e pushtetit nga ana e fashistëve në Gjermani, Itali dhe Spanjë, aplikohet shumë e më tepër gjatë Luftës së Dytë Botërore edhe në vendet e okupuara. Nga ana tjetër, me qëllim të luftës kundër regjimeve totalitare, angazhohen edhe më shumë edhe masat e gjera popullore. Ky angazhim përfshinë në vetvete edhe veprimtari më masovike informative, pa të cilën nuk mund të merrej me mend lufta kundër fashizmit. Më në fund, duhet të ceket edhe se shërbimet informative këtë herë ishin shumë më tepër paskrupullta se asnjëherë më parë, duke mos zgjedhur mjete, forma e metoda, kur ishte në pyetje realizimi i qëllimit (shumë krime, pushkatime nëpër llogoret e koncentracionit, etj). Kishte edhe heroizma

60

të informatorëve të paparë deri atëherë. Që atëherë lindi fraza që “personi nuk bën historinë, por nganjëherë duket që fiton luftën”. Po të mos ishte, për shembull, Zorgeja dhe grup i tij, një ndër më të famshmit në gjitha kohet, vërtetë vihet në pyetje a do të kishte Lufta e Dytë Botërore këtë rrjedhë çfarë e pati (të shikohet libri i Mihajlo Mariqit - "Zorge, informatori i shekullit” Në periudhën pas Luftës së Dytë Botërore, shërbimin informativ e karakterizojnë dallueshëm, pranë të tjerave, dy cilësi themelore. E para përbëhet nga rritja e vazhdueshme e mundësive legale për veprimtari informative, dhe varësisht nga kjo, ai evoluon në drejtim të punës kolektive, derisa cilësia e dytë përbëhet nga aplikimi shumë i gjerë i arritjeve teknike dhe shkencore. Këto cilësi paraqiten, si pasojë e zhvillimit të forcave prodhuese dhe integrimit më të madh të vendeve në kuadër të bashkësisë botërore. Mundësitë ligjore krijohen si produkt i komunikacionit të zhvilluar ndërkombëtar, në baza të ndryshme (diplomatik, ekonomiko-tregtar, informativ, kulturor-historik, sportiv, turistik, etj). Shfrytëzimi i mundësive ligjore nuk është metodë e re e punës së shërbimeve informative. I ri është vëllimi i tij, i cili është, siç kemi parë, i varur nga shkalla e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe risi është aplikimi i zbulimeve shkencore-teknike bashkëkohore. Nën ndikimin e pranisë së dukshme të mundësive ligjore, në praktikë shohim ndarjen e veprimtarisë informative në legale dhe ilegale, duke nënkuptuar me këtë të fundit punën agjenturore. Kjo ndarje është e gabuar, sepse në thelb veprimtaria informative është vetë ilegale – e fshehtë. Futja e saj nën mbulesë legale nuk do të thotë se edhe vetë është legale – publike, por vetëm shfrytëzon mundësitë e përshtatshme për kryerjen e punëve të veta. Shikuar në mënyrë metodologjike, shfrytëzimi i mundësive legale, në një farë mënyre i paraprinë punës agjenturore, por në të njëjtën kohë edhe e kushtëzon; i krijon terren të nevojshëm, e drejton dhe i zbulon problemet dhe objektet, të cilat mund të zgjidhen dhe të përfshihen me rrugë agjenturore, por duhet të ndërmerren edhe një seri kombinimesh – të zbulohet dhe “të instalohet” personi gjegjës si agjent në atë vend. Për këtë arsye puna agjenturore emërohet – direkte dhe sipas traditës – klasike). Ndërlikueshmëria e marrëdhënieve shoqërore dhe ndërkombëtare, si dhe përballimi më efikas kundërzbulues, ndaj veprimtarisë informative, kontribuuan që veprimi informativ të zgjerohet (në kuptimin e shfrytëzimit të mundësive legale) dhe gjatë kësaj pesha të bartet në metodat shkencore-hulumtuese. Në të vërtetë, qysh në kohën ndërmjet

61

dy luftërave botërore, shërbimi informativ gjerman shfrytëzon institute të ndryshme (Karlo Haushofer është themelues i ashtuquajturës shkollë gjeopolitike, instituti i tij kishte më shumë se njëmijë bashkëpunëtorësh shkencorë, historianë, statistikanë dhe ekonomistë). Mendohet se Haushoferi, ne bashkëpunim me liderin nazist Rudolf Hes, themeloi bazën shkencore për të ashtuquajturin “spiunazh total). Gjatë Luftës së Dytë Botërore, drejtoria e shërbimit informativ strategjik të SHBA-ve (OSS - Office of strategic Service), shfrytëzoi ekspertët më të njohur për histori, gjeografi, ekonomi dhe politikë nga të gjitha skajet e botës. Kjo edhe më shumë vjen në shprehje pas luftës. Një numër i madh universitetesh kanë themeluar institute të ndryshme (Qendra për studime ruse – në Universitetin e Harvardit, Sektori për shkencë ushtarake – në Princtaun, Instituti Rus – Universiteti Kolumbia), të cilët i shërbejnë agjencisë qendrore të informacionit (CIA - Central Intelligence agency). Përveç kësaj, një numër i madh i institucioneve shkencore në SHBA, hulumton fusha të ndryshme jetësore të vendeve të jashtme, duke mbledhur publikime të shumta, dërgimin e ekipeve hulumtuese dhe të shkencëtarëve jashtë shtetit, për të hulumtuar çështje të ndryshme. Rezultatet e kësaj pune, gjithashtu shfrytëzohen nga shërbimi informativ amerikan. Konsiderohet, se shërbimet informative sot marrin rreth 80 % (e sipas disa mendimeve edhe 90 %) të të gjitha informacioneve me rrugë legale. Është e madhe roli i teknikës në shfrytëzimin e shënimeve të mbledhura në këtë mënyrë. Me ndihmën e kompjuterit i “trurëve të komplikuar elektronikë” bëhet përpunimi i shënimeve dhe formimi gjegjës i informacioneve. Kjo, që dikur kërkonte kohë shumë të gjatë, tani bëhet “çështje minutash”. Elektronika mundëson që objektet me interes për shërbimin informativ që teknikisht të vëzhgohen dhe të kontrollohen (regjistruesit e zërit, aparatet sizmografë). Në këtë mënyrë përcillet lansimi i raketave bërthamore kontinentale, matet puna e tyre dhe kontrollohen provat që bën kundërshtari. Me anë të raketave, satelitëve dhe pajisjeve tele-foto, grumbullon materiale informative shumë interesante. Derisa caqet ushtarake dhe ekonomike, të cilët ofrojnë shenja të ekzistencës, përcillen me pajisje elektronike, ndërsa objektet që nuk tregojnë praninë e tyre, zbulohen me anë të spiunazhit ajror dhe me ndihmën e arritjeve dhe pajisjeve teknike (është i njohur aeroplani amerikan spiun U-2, pastaj “avaksi”, fluturaket tjera pa pilot, satelitët spiunë, etj). Atë që këta aeroplanë xhirojnë nga lartësia prej 25.000

62

metrave, sot arrin sateliti, por nga një lartësi shumë më e madhe – 150.000 metra e më shumë. Mjetet për përgjim, janë të përhapura në atë masë, sa që mendohet se nuk ekziston vendi ku do të shkëmbeheshin mendime e ide pa mundësinë e përgjimit, gjegjësisht, që të jetë i mbrojtur nga përgjimi. Elementi më i ri në praktikën informative është edhe aplikimi i “lajdetektorit” (“detektorit të gënjeshtrës”) dhe hapave ose serumeve (p.sh. Skopalamin) për zbulimin e gënjeshtrës. Pra, në periudhën pas Luftës së Dytë Botërore, takojmë perfeksionim shumë të madh dhe shumëzim si të metodave, ashtu edhe mjeteve për veprimtari informative. Shërbimi informativ i përshtatet kushteve të zhvillimit shoqëror, gjegjësisht i përshtat të arriturat shkencore-teknike e të tjera, për nevojat e veta. Ndarja dhe llojet Siç është siguria si veprimtari shoqërore – dinamike, pra nuk është statike, ashtu edhe kompleksi i tërë i punës informative është plot dinamizëm. Ky dinamizëm ka të bëj edhe me klasifikimin dhe shtresëzimin e ndarjes së shërbimit të sigurimit, dhe, brenda saj, edhe të shërbimeve informative. Domethënë, ekzistojnë shumë ndarje, ndërsa unë do të cek ato më të thjeshtat ose më eklatantet, të cilat funksionojnë në kuadër të sistemeve të sigurisë kombëtare. Ndarja klasike e shërbimit informativ, duke marrë parasysh detyrat e saja, është ndarja në shërbimin informativ në kuptimin e ngushtë, veprimtaria e të cilit është e drejtuar jashtë, si dhe shërbimi kundërzbulues, i cili ka për detyrë të bëjë mbrojtjen nga veprimet e shërbimeve informative të huaja. Në disa shtete kjo ndarje është më e shprehur në shërbime të posaçme informative, ndërsa në të tjerat në njësi të posaçme organizative, në kuadër të organizatës unike. Ndarja e mëtejshme është, në ushtarake dhe civile, gjë që shprehet në organizimin e gati të gjitha shteteve. Meqenëse fshehtësitë në marrëdhëniet bashkëkohore shoqërore ekzistojnë në të gjitha fushat e jetës shoqërore-ekonomike, atëherë edhe veprimtaria e shërbimit informativ bashkëkohor shtrihet në të gjitha fushat më të rëndësishme të jetës shoqërore. Nga kjo, në kuptimin material, ndërsa në disa shtete kapitaliste është e shprehur edhe në mënyrë organizative, përveç atij ushtarak, ekzistojnë edhe shërbimet informative – politike, ekonomike,

63

shkencore, e tjera. Përparimi në shtete të caktuara në këtë drejtim varet nga gjendja e brendshme dhe faktorëve të brendshëm të tyre, pastaj nga karakteri dhe qëllimet e politikës së tyre të jashtme, si dhe nga një varg faktorësh të tjerë të jashtëm. Kështu, disa fuqi perëndimore, parësisht SHBA, kanë më shumë se dhjetë organizata informative, nga të cilat tri ushtarake – armatës tokësore, detarisë dhe aviacionit, si tri gjini themelore të forcave të armatosura. Në raport me rëndësinë dhe fushëveprimin e detyrave dhe qëllimeve, shërbimi informativ ndahet në strategjik, i cili i shërben qëllimeve afatgjata të politikës shtetërore dhe ushtarake, dhe taktik, i cili shërben për qëllimet e përditshme dhe caqeve të afërta. Kjo ndarje bëhet më shumë në aspektin material dhe nuk është aq e institucionalizuar (përveç në njësitet e ulëta ushtarake, të cilat e kanë vetëm këtë të fundit). Në kushtet bashkëkohore, duke pasur parasysh ashpërsimin e marrëdhënieve ndërkombëtare politike dhe të tjera, totalitarizmi i luftës, zhvillimi i shkencës dhe teknikës, armatimi dhe teknika e luftës, terrorizmi si fenomen global, shërbimi informativ bëhet gjithëpërfshirës dhe shumëllojshëm, do të thotë, kalon në shërbim total. Kjo, e ndryshoi në masë të madhe karakterin e tij, rolin e tij, vëllimin, dhe me këtë edhe metodat e tij të punës. Krahas metodave klasike, këto shërbime informative shfrytëzojnë edhe të gjitha mundësitë ligjore për të arritur deri tek të dhënat, pastaj metodat shkencore, të cilët mund të përdoren për këtë arsye, radarë, kamera televizive dhe fotokamera, llogaritës elektronikë, aeroplanët specialë me pilotë dhe pa pilotë, satelitë të tokës, e tjera (mbi të cilat më vonë do të bëhet fjalë). Zyrat e disa shërbimeve informative, shfrytëzojnë me mija shkencëtarë të të gjitha specialiteteve, të cilët grumbullojnë shënime informative, i përpunojnë sipas metodave shkencore. Shërbimet më të njohura informative janë: shërbimi informativ japonez, në mes të dy luftërave botërore, shërbimi informativ i Gjermanisë fashiste, shërbimi amerikan me Agjencinë qendrore të informacionit në krye, shërbimi informativ i BRSS në kohën e Stalinit, e tjerë. Ose, këtë mund ta shikojmë edhe kështu. Shërbimi informativ është veprimtari ose organizatë e organizuar – institucioni, i cili sipas kërkesave dhe qëllimeve të strukturave udhëheqëse politike të lëvizjeve ose shteteve, grumbullon, vlerëson, shpjegon, ofron fshehtësi (të mbrojtura) dhe shënime tjera mbi kundërshtarin ose armikun, mbron strukturat e veta dhe angazhohet në realizimin e aktiviteteve tjera me të cilat realizohen qëllime të caktuara politike. Me nocionin shërbimi informativ nënkuptohet veprimtaria me të cilën grumbullohen shënime të ndryshme, së pari të fshehta, pastaj edhe të veçanta, ose ky është një institut i specializuar, i cili është pjesë e aparatit shtetëror, ose organizatë e një

64

lëvizjeje të caktuar. Ai kryen veprimtarinë e vet, në bazë të kërkesave dhe drejtimeve të shefit shtetëror, qeverisë ose ministrit, varësisht nga pozita e institutit të dhënë në sistemin kombëtar të informacionit, ose nga udhëheqja e lëvizjes. Shërbimi informativ grumbullon shënime mbi kundërshtarin ose armikun, vlerëson vërtetësinë e tyre dhe kohë pas kohë i dërgon shfrytëzuesve të shënimeve informative. Me metodologjinë e vetë, angazhohen në realizimin e veprimeve psikologjike, subversive dhe të grushtshteteve dhe realizimin e operacioneve speciale, me të cilat arrihen disa qëllime politike. Përndryshe, është pjesë e organizatës politike e lëvizjes ose shtetit, ndërsa ishte dhe mbeti instrument i luftës politike. Variacioni tjetër mbi ndarjen e shërbimeve informative, rrjedh nga ajo se është shpejtuar zhvillimi tekniko-teknologjik, degëzimi i aparatit shtetëror dhe intensifikimi i marrëdhënieve ndërkombëtare, të cilat kanë kushtëzuar në gjysmën e parë të shekullit XX nevojën për shënime të llojllojshme mbi kundërshtarin. Kjo detyroi dhe shpejtoi specializimin brenda sistemeve informative kombëtare. Për këtë arsye formohen institucione informative për hulumtime informative të fushave të ndryshme në shoqëri. Përndryshe, shërbimet informative mund të dallojnë sipas karakterit të qëllimeve, sipas llojit të shënimeve të cilat i hulumtojnë dhe sipas pozitës së shërbimit të dhënë në sistemin informativ. Ndarja e shërbimeve sipas karakterit dhe qëllimeve, njeh ato ofensive dhe defensive. Shërbimi ofenziv kryen hulumtime në territorin e kundërshtarit, qoftë mbledhjen e shënimeve mbi masat ose planet e tij ose zbulon aktivitetet e tyre në hapësirat e veta. Ai defanziv është të angazhohet në mbrojtjen e territoreve dhe strukturave të veta. Në ndarjen e shërbimeve sipas fushave të hulumtimit, për kriter shërben lloji i shënimeve të cilat grumbullohen dhe në këtë kuptim, dallohen: zbulimi politik, ushtarak, ekonomik, industria (teknik) dhe të ngjashme. Shërbimi informativ ushtarak, më tej mund të ndahet, varësisht nga shkalla e komandimit ose gjinisë në forcat e armatosura, me të cilat kanë të bëjnë shënimet. Sipas sistemit të komandimit, dallohen: strategjik, operativ dhe taktik. Shërbimet informative të gjinive të forcave të armatosura, janë të ushtrisë tokësore, aviacionit luftarak dhe detarisë luftarake. Ndarja e shërbimeve sipas pozitës në sistemin informativ, dallohet: autonom- qendror, të cilët kanë ndikim vendimtar dhe autoritet më të gjerë në sistemin informativ kombëtar. Drejtpërdrejtë i nënshtrohen shefit inoks ose kolektiv të shtetit ose kryetarit të qeverisë, dhe informojnë për nevojat e tyre. Janë departamente në kuadër të ministrisë së caktuar (ministrisë së jashtme, mbrojtjes, punë të brendshme) dhe kryejnë funksionin e informimit të këtij organi, dhe kanë autorizime të ngushta në sistemin informativ.

65

Skema organizative Skema organizative e këtyre institucioneve është e lidhur në mënyrë organike me ndarjen e shërbimit të sigurisë, fillimisht zbulues dhe kundërzbulues. Por, në mënyrë të përgjithshme, strukturën e shërbimit informativ e përbëjnë: centralet, qendrat, nënqendrat, pikat, grupet e informatorëve dhe informatorët e instaluar. Centrali paraqet majën e piramidës së strukturës së shërbimit. Ai planifikon, organizon, udhëheq, drejton hulumtimin informativ dhe i prezanton shënimet informative udhëheqjes politike të lëvizjes apo shtetit. Është përgjegjës aktivitetin politik dhe profesional i të gjitha strukturave të shërbimit. E përbëjnë udhëheqësia inokse ose kolegjiale, siç është drejtori, kryeshefi dhe ngjashëm, ose komiteti, kolegjiumi, pastaj njësitë organizative si sektorë pune për planifikimin dhe organizimin e hulumtimit informativ; punët analitike, ku nga shënimet e grumbulluara krijohen dokumente njoftuese për prezantim shfrytëzuesve dhe përcjell angazhimin e shërbimit, punët teknike, punët e ndërlidhjes, kuadrot dhe arsimimi profesional dhe trezori i shënimeve. Qendrat, nënqendrat, punktet, grupet e informatorëve dhe informatorët e instaluar, direkt angazhohen për grumbullimin e shënimeve të caktuara dhe kryejnë edhe detyra tjera me metodat e shërbimit informativ. Në kushtet bashkëkohore, në hulumtime informative përfshihen, përveç atyre tradicionale, ato ushtarake, shënimet politike dhe ekonomike, dhe të gjitha lëmitë tjera të krijimit njerëzor dhe potencialit material të një shteti të caktuar. Maksimalisht shfrytëzohen të arriturat e shkencës dhe teknikës për grumbullimin, përpunimin dhe dërgimin e shënimeve informative. Vendosen kërkesa konkrete hulumtuese-teknike ndaj institucioneve të ndryshme prodhuese për prodhimin e mjeteve gjegjëse për grumbullimin dhe përpunimin e shënimeve. Vendoset bashkëpunimi me institutet shkencore dhe entet, dhe bëjnë porositë, që për nevojat e tyre të hulumtohen problemet në shtetin e caktuar. Shfrytëzohen specialistët më të shquar, ekspertët dhe shkencëtarët nga universitetet dhe entet shkencore si bashkëpunëtor të jashtëm dhe kosultantë (shiko më vonë në kreun mbi llojet e agjentëve). Në detyrat konkrete informative, angazhohen tipat e veçantë të informatorëve dhe specialistëve. Bëhet centralizimi i përpunimit dhe analizës së shënimeve, dhe nga një vend, shënimet informative ju dërgohen shfrytëzuesve. Relativisht shpejtë ndërrohet struktura kadrovike me qëllim që të angazhohen kuadro me kualifikim të lartë dhe ekspertë me tituj shkencor. Siç kemi parë më lartë, varësisht se nga cili aspekt shikohet, është e mundur që në disa mënyra të bëhet ndarja e shërbimeve informative. Por, ajo që e thjeshtëson tërë këtë, dhe në kuptimin gjeneral ka së paku disa elemente

66

mbi sistemet e sigurisë të shteteve të botës bashkëkohore, shërbimet informative, nga ana organizative dhe strukturore, mund t’ i ndajmë në: 1. shërbimin informativ në kuptimin material dhe formal, 2. shërbimin informativ dhe kundërinformativ, dhe 3. shërbimin informativ civil dhe shërbimin informativ ushtarak. Kjo ndarje, në shërbim informativ në kuptimin material dhe formal, bëhet në bazë të dallimit të veprimtarisë informative dhe organeve si bartëse të këtij aktiviteti. Me shërbimin informativ në kuptimin material, nënkuptohet, pra, vetëm veprimtaria informative si e tillë. Kjo veprimtari lindi kur u shfaqën fshehtësitë dhe marrëdhënieve antagoniste mes njerëzve. Në krahasim me këtë të parën, shërbimi informativ në kuptimin formal, është i ri. Ky lind me paraqitjen e revolucioneve borgjeze. Me këtë shërbim nënkuptohet, organ i përhershëm, i ndarë profesional shtetëror me funksion të informimit. Deri me paraqitjen e këtyre organeve të veprimtarisë informative, ajo është kryer “përciptazi” (pranë punëve tjera të udhëheqësit ushtarak, mbretit, perandorit, oborrit, etj), për këtë arsye nuk duhet që ti zvogëlojmë rëndësinë, për kushtet nën të cilat zhvillohet. Shërbimi informativ ndahet më tej, në shërbimin informativ (në kuptimin e ngushtë) dhe në shërbimin kundërzbulues. Ngjashëm me këtë, është edhe ndarja themelore, prandaj në këtë, do të ndalemi më shumë. Siç duket edhe nga vetë titulli, kjo ndarje është e kushtëzuar me qëllimin e caktuar, duke marrë parasysh fshehtësinë (vetanake ose të huajën). Me shërbimin (e jashtëm) informativ nënkuptohet aktiviteti në planin e jashtëm, i cili ka për qëllim zbulimin dhe njohja e fshehtësive të palës së kundërt. Mirëpo, shërbimi kundërzbulues (i brendshëm) merret me sigurimin dhe ruajtjen e fshehtësive të vendit të vet, gjegjësisht i kundërvihet veprimtarive të shërbimeve të huaja informative në planin e brendshëm. Në lidhje me këtë ndarje, duhet kuptuar fshehtësinë në mënyrë relative, do të thotë, nga secili shënim i marrur, i cili paraqet interes për bashkësinë, e deri tek vargu i shënimeve në sistemin e tërësisë shoqërore-ekonomike dhe rregullimit politik si tërësi. Veprimtaria informative e drejtuar jashtëm është permanente, me intensitet të fortë ose më të dobët, çka varet nga motivet e ndryshme. Mundësitë objektive për këtë veprimtari, janë aq më të mëdha, sa më të zhvilluara të jenë marrëdhëniet e zhvilluara në mes të shteteve, derisa

67

mundësitë subjektive, potencojnë aq më tepër, nëse interesat me shteteve janë të kundërta. Njëra nga detyrat themelore të shërbimit informativ, është siguria e jashtme e vendit. Krahas kësaj, ai pretendon për realizimin e qëllimeve të ndryshme, të cilat mund të jenë të kushtëzuara nga interesa ekonomiko-politike, aspiratat ushtarako-territoriale, dhe mundimeve për të arritur deri tek zbulimet shkencore-teknike, e tjera. Në qoftë se këto motive i shikojmë në lidhje me shtetin të cilit i takon shërbimi informativ, atëherë ato mund të jenë progresive dhe reaksionare. Veprimtaria e shërbimeve informative të shteteve progresive, mund të jetë e motivuar nga lufta për përparim, ndihmesa e forcave përparimtare dhe lëvizjeve, shkatërrimin e qëllimeve reaksionare, pretendimet për paqe, dhe ngjashëm. E kundërta e kësaj, veprimtaria e shërbimeve informative mund të jetë e motivuar nga qëllime reaksionare: ndihmesa e forcave prapanike, shkatërrimin e lëvizjeve përparimtare, inkurajimin dhe ndihmën e tendencave të nxitësve të luftës, e tjera. Prandaj, motivet, format dhe metodat e veprimtarisë informative janë të kushtëzuara nga qëllime të ndryshme, të cilat ndryshojnë, varësisht nga nevojat konkrete në momentin e dhënë. Siç pamë më lartë, vendosja organizative e shërbimeve informative mund të jetë e ndryshme. Kryesisht, veprimtaria e saj zhvillohet nga qendra në vendin i cili mund të jetë civil, ushtarak, partiak, e tjera, pastaj nëpërmes qendrave të degëzuara – punkteve (në territorin e huaj) dhe përmes qendrave jashtë (shembull tipik janë ambasadat dhe përfaqësitë e ndryshme). Qendrat – punktet, janë natyrisht të fshehura me formën zyrtare të institucionit në kuadër të së cilës gjenden. Kushtëzimi objektiv i veprimtarisë informative varet nga të gjitha ato fakte të cilat i shkojnë për shtati ose jo. Varësisht, pra, pavarësisht nga ajo së a janë normale marrëdhëniet ndërshtetërore, miqësore ose kundërshtare, a ekzistojnë marrëdhënie diplomatike-konsullare, dhe nga shkalla e lidhshmërisë ekonomiko-tregtare dhe nga marrëdhënie tjera. Krahas kësaj, mbështetjet për veprimtari informative jashtë, mund të jenë pak a shumë të përshtatshme, çka gjithashtu varet nga rrethana të ndryshme. Në qoftë se, pra, nisemi nga spiunazhi, si formë më e përhapur e veprimtarisë informative (krahas propagandës armiqësore, organizimi dhe ndihma e rebelimit, terrorizmit dhe lëvizjeve puçiste dhe diversionet) atëherë në kuadër të shërbimit informativ (të jashtme) dallojmë këto koncepte të spiunazhit: politik, ushtarak, ekonomik, shkencore-teknik, gjeografik, ajror, etj. Objekte sulmi të spiunazhit politik janë: aparati

68

shtetëror, shërbimet shtetërore, gjegjësisht siguria kombëtare dhe ministria e punëve të brendshme, partitë në pushtet dhe ato opozitare, ministria e punëve të jashtme dhe marrëdhëniet me shtetet tjera, pastaj institucionet e ndryshme shkencore, kulturore-arsimore, artistike dhe të tjera. Spiunazhi ushtarak ka si objekte të interesimit: ministrinë e mbrojtjes, shtabin e përgjithshëm, këshillin luftarak, gjinitë ushtarake, territoret ushtarake, shkollat dhe mësonjëtoret ushtarake, industrinë ushtarake, institutet, depot dhe objektet e fortifikuara. Fushat e interesimit të spiunazhit ekonomik janë: institucionet dhe objektet nëpërmjet të cilave mund të arrihet deri tek fshehtësisë ekonomike, institucionet kryesore (ministritë, këshillat, komisionet) nga të cilat udhëhiqet ekonomia në tërësi ose në sektorët e veçantë, institucionet e tregtisë së jashtme dhe firmave, entet e ndryshme ku studiohen rrjedhat ekonomike, bankat, objektet e rëndësishme ekonomike, minierat, komunikacioni, etj. Spiunazhi shkencor-teknik, i cili, në kohën e fundit vjen shumë në shprehje, është i interesuar për të fshehtat lidhur me zbulimet e ndryshme shkencore (energjia atomike, teknika raketore, satelitët, lënda djegëse me forcë të madhe, etj), gjegjësisht institutet shkencore, qendrat eksperimentale dhe qendrat e bazat ku kryhen eksperimente dhe hulumtime për këto zbulime. E tërë veprimtaria e shërbimit informativ mund të zhvillohet në rrugë ilegale (klasike) dhe duke shfrytëzuar mundësitë legale. Nga ana tjetër, shërbimi kundërzbulues, me të cilin i kundërvihet veprimtarisë së shërbimeve informative të huaja, mund ta dallojmë në kuptimin të ngushtë dhe të gjerë. Shikuar nga kuptimi i ngushtë, ky sistem përfshinë vetëm shërbimin informativ e veçantë (në kuadër të punëve të brendshme – policisë, armatës, etj; detyra e tij është veprimtaria e fshehtë armiqësore e shërbimeve informative të huaja). Sistemi kundërzbulues në kuptim të gjerë, krahas shërbimit të specializuar, përfshin edhe shërbime të tjera, organe, ente dhe organizata. Sipas kësaj, sistemi kundërzbulues në tërësi përfshin organet themelore kundërzbuluese të cilat kyçen në veprimtarinë kundërzbuluese (policia në tërësi) dhe organe ndihmëse (institucione të ndryshme shoqërore). Detyrat përbëhen nga kundërvënia e saj ndaj të gjitha formave të veprimtarive informative ose armiqësore, për të cilat bëmë fjalë më lartë. Gjithashtu edhe shërbimi kundërzbulues, mund të ketë

69

qendrat (punktet) e veta jashtë, të kamufluara në përbërje të ndonjë institucioni zyrtar (për shembull përfaqësitë diplomatike etj). Ekzistenca e jashtme e tyre arsyetohet me mundësitë e zbulimit të veprimtarisë informative e drejtuar nga shteti i vet, në vetë burimin. Objektet e interesimit të shërbimit kundërzbulues janë ato qendra në vend dhe jashtë nga të cilat zhvillohet veprimtaria informative.. Është e nevojshme të theksohet se, ndarja e shërbimeve informative të një vendi në zbuluese (e jashtme) dhe kundërzbuluese (të brendshme) duhet të kuptohet në mënyrë relative, sepse ato pak a shumë paraqesin unitet dhe lidhshmëri mes veti.. Më në fund, ndarja e shërbimit informativ (të jashtëm dhe të brendshëm) bëhet në civile dhe ushtarake. Bëhet duke u bazuar në organet themelore si bartës dhe në objektin e interesimit të tij. Është themelore, se bartësit e shërbimit informativ ushtarak janë organet ushtarake, ndërsa objekti i interesimit të tij janë të dhënat ushtarake të vendit të huaj (kjo posaçërisht arrihet me anë të përfaqësive ushtarake, është e njohur fjala se përfaqësuesit ushtarak janë “spiunë publikë”). Karakteristikë e kësaj ndarje, si dhe shumë të tjerave të cilat kryhen, janë relativiteti, posaçërisht e shquar në kushtet bashkëkohore, sepse është shumë e vështirë të përcaktohet deri ku arrin njëra, dhe nga fillon shërbimi tjetër informativ.. Parimet dhe metodat e punës informative dhe punës së shërbimit informativ Ekzistojnë shumë definicione të cilat kanë të bëjnë me atë se çka është puna informative dhe çka janë shërbimet informative. Sipas enciklopedisë amerikane “me kërkesë të këshillit politik të një shteti, shërbimi informativ kryen veprimtari të grumbullimit të informatave mbi mundësinë dhe qëllimet e qeverive të huaja, ose merret me grumbullimin e çfarëdo llojeve të informatave” Enciklopedia Britanika insiston që “shërbimi informativ shtetëror vazhdimisht grumbullon dhe vlerëson njoftime mbi qëndrimin, mundësitë ose vendimet e mundshme politike të vendeve tjera.”

70

Sipas një numri autorësh, “shërbimi informativ është organ shtetëror i cili e ka si detyrë themelore që të informon mbi fshehtësitë e kundërshtarit. Për këtë qëllim, ai zhvillon veprimtari të caktuar, e cila është, nëse shikohet nga afër, e shumëllojshme, e përbërë nga një varg veprimtarish konkrete dhe të veçanta”, gjegjësisht “nën shërbimin informativ nënkuptojmë institucionin relativisht të pavarur dhe të specializuar të aparatit shtetëror, e autorizuar që me mjete dhe metoda të fshehta, për qeverinë e vetë, të grumbulloj shënime të rëndësishme për shtetet tjera dhe kundërshtarëve të mundshëm të brendshëm dhe të jashtëm të shtetit, si dhe me veprimtari të fshehtë të kontribuojë në suksesin e vendit të tij”. Më pastaj, “ai është aparat i shtetit cili ka qëllim prioritar grumbullimin, analizimin dhe vlerësimin e shënimeve informative mbi shtetet tjera, potencialin e tyre ushtarak dhe ekonomik, qëllimet e tyre dhe të arriturave”. Ramo Maslesha, shërbimin informativ e definon si “institucion specifik, të specializuar, shumë profesional dhe relativisht të pavarur të shtetit, i cili në pajtim me ligjin dhe autorizimeve të dhëna, duke shfrytëzuar metoda dhe mjete legale, në mënyrë sistematike grumbullon njoftime relevante dhe informative mbi planet dhe qëllimet e shteteve tjera dhe institucioneve të tyre të posaçme, të cilat janë të nevojshme për formësimin, dhe krijimin e politikave, veçanërisht në planin e politikës së jashtme. Njëkohësisht, është obligim i shërbimit informativ është që të mbroj interesat jetësore të shtetit të vet, kështu që përcjellë, zbulon, hulumton, pamundëson veprimtarinë e shërbimeve të huaja informative, pastaj strukturave të tjera, të cilat në këtë mënyrë merren më format e ndryshme të veprimtari të ndaluar”. Parimet (principet) e punës informative dhe punës së shërbimeve informative Në veprimtarinë e vet, shërbimet informative, i përmbahen parimeve dhe principeve, të cilat janë specifike në raport me parimet e punës së organeve dhe institucioneve tjera shtetërore. Ekzistojnë shumë tipologji të këtyre parime (Maslesha, Milosheviq, A.Saviq, etj), por parimet e mëposhtme janë padyshim të padiskutueshme në punën e të gjitha shërbimeve informative të botës bashkëkohore. Gjithëpërfshirja Në veprimtarinë informative, parimi i gjithëpërfshirjes do të thotë hulumtim zbulues i numrit të madh të shënimeve dhe informatave nga të gjitha lëmitë jetësore dhe të punës të shteteve tjera. Në këtë, posaçërisht dallohen, shërbimet informative të fuqive të mëdha, të cilat përfshijnë sipërfaqe të mëdha, kontinentale, oqeanike, ajrore dhe kozmike, dhe sipas kësaj, parimi i gjithpërfshirjes ka të bëjë me qëllimet e interesit

71

informativ dhe në sipërfaqe të mëdha. Vijueshmëria në punë Me këtë princip nënkuptojmë se puna informative nuk ndërpritet pa marr parasysh se, a gjendet vendi në kushtet e paqes ose të luftës, ose në ndonjë krizë. Në kushtet e paqes, përqendrimi i punës në grumbullimit të shënimeve mbi gjendjen, pozitën dhe mundësitë e vendeve të ndryshme në marrëdhëniet ndërkombëtare, ndërsa në kushtet e luftës, të shënimeve mbi të gjithë faktorët dhe elementet e luftës së armatosur. Në situatat e krizave, me qëllimin kryesor që kriza të përcillet dhe të tentohet që të ndikohet në rrjedhën e saj. Vrazhdësia Kjo cilësi rrjedhë nga parimi të cilin shërbimet informative e aplikojnë, e kjo është së qëllimi arsyeton mjetin. Në situata e caktuara, ato ndërmarrin veprime shumë të vrazhda, shantazhime, mashtrime, gënjeshtra, kidnapime, likuidime fizike të personave, përhapjen e terrorizmit dhe aplikimi i aksioneve të ndryshme terroriste. Infiltrimi Infiltrimi, si parim i punës, aplikohet vazhdimisht, dhe përbëhet nga ajo se shërbimet informative tentojnë që me anë agjenturave ose forcave të ndryshme të specializuara, në mjediset e caktuara ose në territorin e vendeve në të cilat punojnë, në mënyrë që të ndikohet në gjendjen e tyre. Në kushtet e luftës, përqendrimi i infiltrimit është në njësitet e kundërshtarit dhe në zonat e veprimeve ushtarake. Objektiviteti dhe verifikimi Këto dy kërkesa principiele janë të rëndësishme, duke pasur parasysh së në punën informative kërkohen shënime sa më të sakta dhe paraqitja objektive e tyre. Verifikimi i çdo shënimi, është praktikë e vazhdueshme, sepse njëanshmëria në punën informative është e dëmshme, dhe nganjëherë e rrezikshme. Saktësia kohore Në punën praktike informative, saktësia në kohë do të thotë që çdo ditë, dhe në punë në çdo çast, të dish gjendjen e situatës. Meqenëse kemi të bëjmë me një numër të madh çështjesh me interes për shërbimin informativ, kështu që aplikimi i përkushtuar i këtij parimi, kërkon përsosmëri të vazhdueshme të organizimit të punës informative. Fshehtësia e punës Ky parim është baza e veprimtarisë informative. Puna informative, në

72

princip, zhvillohet fshehtas, deri edhe atëherë kur disa nga veprimet informative manifestohen publikisht. Për këtë arsye, shërbimet informative mundohen që të aplikojnë veprime sa më origjinale, duke kombinuar mase të shumëllojshme të sigurisë në punën e vetë, por shërbehen edhe me mashtrime dhe dezinformata e sjellje të ngjashme. Planifikimi i detyrave Qasja e planifikuar ndaj punës, me punët e precizuara qartë sipas kohës dhe hapësirës, është një faktor shumë i rëndësishëm për sukses të shërbimit informativ. Planifikohet në bazë të vendimeve, urdhëresave, gjegjësisht urdhrave të organeve përgjegjëse, komandave ushtarake, si dhe në bazë të vlerësimit të gjendjes. Në situatat e komplikuara, planifikimit i nënshtrohen edhe detajet më të imëta në qasjen për realizimin e detyrave. Centralizimi i punës dhe udhëheqjes Kjo është kusht shumë i nevojshëm për realizimin e suksesshëm të detyrave informuese. Rezultate të rëndësishme dhe të mëdha, mund të realizohen vetëm në atë mënyrë, në qoftë se të gjitha punët e ngjashme bashkohen nën udhëheqjen e një organi të caktuar. Pavarësia relative Kjo nuk është e kundërt me parimin e mëparshëm (centralizimi i punës dhe udhëheqjes). Pavarësia relative në punë, parashihet, para së gjithash, për organet informative-ushtarake dhe disa resorë tjera të organizatës informative. Aplikimi i principit të pavarësisë relative, veçanërisht vjen në shprehje në kushtet e luftës dhe kjo, posaçërisht tek ato organe, të cilat janë të angazhuara ne luftë. Specializimi Specializimin në punë e shkakton, para së gjithash, kërkesat gjithëpërfshirëse informative dhe vëllimi i punëve të cilët i kryejnë shërbimet bashkëkohore informative kërkojnë ndarje të detajuar të punës në kuadër organizatave të tyre. Nga ana tjetër, karakteri i disa detyrave konkrete informative, shkakton nevojën për qasje specialistike. Me aplikimin e këtij principi, i tërë veprimi informativ dhe rezultatet e tij përmirësojnë kualitetin. Puna ekipore Puna ekipore është e paevitueshme, pikërisht për shkak se shumë punë informative janë mjaft të komplikuara dhe kërkojnë punë kolektive të një numri më të madh të specialistëve të profileve të ndryshme – ekipeve. Në këtë aspekt, puna në shërbimet informative nuk dallon nga puna në

73

disiplinat tjera shkencore, dhe përfundimisht ne veprimtarinë shkencore-hulumtuese, me natyrë interdisiplinare. Puna ekipore aplikohet edhe në luftë edhe në paqe. Në këto kushte, institucionet informative në rangjeve të larta, përforcojnë organet e veta të nënshtruara për një kohë të caktuar, më një numër të nevojshëm specialistësh, për realizimin e shpejt dhe të kualifikuar të detyrave. Në kohët më të reja, në kushtet e ekzistencës së aleancave (ushtarake), konstituohet një princip i ri, si veprimi i koordinuar i organizatave informative kombëtare, i cili vjen në shprehje të plotë, sepse edhe në koordinimin e veprimtarisë informative shihet uniteti i aleancave. Rrjedha e veprimtarisë informative Veprimtaria informative zhvillohet përmes procedurës informativ, qarkut informativ ose ciklit informativ. Në këtë procedurë përfshihen:

1) përcaktimi i detyrave informative dhe planifikimi i veprimtarisë informative;

2) grumbullimi i shënimeve të caktuara, duke angazhuar forca informuese dhe vëzhguese dhe përdorimi i mjeteve për destinime informative informative-vëzhguese;

3) studimi, verifikimi dhe analiza e shënimeve të mbledhura dhe përcaktimi i vlefshmërisë dhe vërtetësisë së tyre;

4) vlerësimi i shënimeve informative dhe ndarja e kryesores nga dytësorja, dhe njëkohësisht duke vlerësuar e parashikuar zhvillimin e mëtejmë të ngjarjeve;

5) dërgimi i shënimeve për shfrytëzim faktorëve të interesuar dhe përgjegjës (shteteve, organeve policore ose komandave ushtarake). Nga kjo vërehet se ekzistojnë pesë faza të punës gjatë kryerjes së veprimit informativ. Mirëpo, në thelb, të gjitha varen nga grumbullimi dhe përpunimi i shënimeve. Me planin për grumbullimin e shënimeve të shërbimit informativ përfshihen informatat dhe të dhënat të cilat janë me interes politik, ushtarak, ekonomik ose ndonjë tjetër, për shtetet e tyre. Sepse, shërbimet informative:

1) grumbullojnë shënime, përcjellin dhe studiojnë politikën e brendshme dhe të jashtme të shteteve, ndaj të cilave ekzistojnë interesa dhe pretendime;

2) mbledh të dhëna dhe studion mundësitë mbrojtëse të vendeve të caktuara, posaçërisht nga pikëvështrimi i zhvillimit eventual të një lufte;

3) grumbullojnë të dhëna mbi të arriturat shkencore-hulumtuese në

74

shtetet tjera, posaçërisht të atyre të cilat mund të jenë me ndikim në udhëheqjen e politikës dhe të luftës;

4) mbledh shënime mbi potencialet ekonomike dhe pasurore dhe mundësitë e vendeve tjera, pastaj vlerësojnë aftësitë e tyre për udhëheqjen e luftës dhe ndikimin ekonomik në fushat tjera;

5) studiojnë rrethanat shoqërore në vendet tjera dhe ndikimin e tyre në zhvillimin e mëtejmë të vendit;

6) përpunojnë pozitën gjeostrategjike te vendeve tjera dhe studiojnë infrastrukturën e tyre mbrojtëse;

7) grumbullojnë të dhëna dhe studiojnë strukturën kadrovike të shteteve të caktuara dhe rregullojnë materialet për persona të caktuar;

8) grumbullojnë shënime dhe i studiojnë sistemet informative dhe mbrojtëse të vendeve, duke vlerësuar efikasitetin e tyre në mbrojtjen e vendeve të tyre.. Për të realizuar me sukses të gjitha punët e cekura më lartë, është i nevojshëm hulumtimi i vazhdueshëm informativ. Hulumtimi informativ është në thelb, zbulimi i pandërprerë, përcjellja dhe studimi i të gjitha vlerave të vendit të huaj, posaçërisht forcave të saja ushtarake dhe sistemit informativ të sigurimit. Organizohet dhe zhvillohet në mënyrë të planifikuar për një periudhë të gjatë, ndërsa e realizojnë pjesët më vitale të shërbimeve informative, duke aplikuar metodat më bashkëkohore të hulumtimeve shkencore. Shkalla e suksesit të realizimit të hulumtimeve informative, vlerësohet në bazë të kualitetit të shënimeve të grumbulluara dhe të përpunuara dhe nga burimet e krijuara për këto shënime. Vetë puna hulumtuese informative konkrete emërohet si veprim i hulumtimit operativ. Veprimi i hulumtimit operativ, është aplikimi i sinkronizuar dhe shfrytëzimi metodave operative-teknike, masave, veprimeve dhe mjeteve të shërbimit të sigurimit, për të zbuluar, përcaktimit, përcjelljes, ndalimin dhe pengimin e veprimtarive të personave, grupimeve të organizuar, enteve ose organizatave në vend ose jashtë saj, veprimtaria e të cilave në rrënimin ose shkatërrimin të sistemit kushtetutar të një shteti. Shërbimi i sigurimit realizon nëpërmjet veprimit operativ të hulumtimit, autorizimet e veta dhe kryen punët si subjekt i sistemit të sigurisë të një shteti. Veprimi i hulumtimit operativ bazohet në kodet ligjore dhe aktet tjera nënligjore. Ky veprim buron nga baza shoqërore-ekonomike dhe sistemit politik të çdo shteti konkret. Metodat e punës të shërbimeve informative

75

Çka është metoda e punës së shërbimeve informative ? Në themel, metoda (nga fjala greke methodus – do të thotë rrugë, mënyrë) përcakton mënyrën e të menduarit dhe veprimit të hulumtimit të realitetit i cili garanton fitimin e diturive sa me të vërteta dhe objektive. Më konkretisht, metoda është rrugë e vetëdijshme, e planifikuar dhe e organizuar deri tek njohuritë gjegjëse. Në pajtim me këtë, me metodën e punës së shërbimit informativ do të nënkuptohej grumbulli i veprimeve të posaçme me të cilat grumbullohen të dhëna informative, si dhe mënyra e përdorimit të forcave dhe mjeteve të tyre. në kryerjen e veprimtarive themelore. Qëllim themelor dhe parësor i çdo shërbimi informativ është mbrojtja e sigurisë së brendshme dhe të jashtme të shtetit të vet. Çdo shërbim informativ udhëhiqet nga ambiciet dhe qëllimet politike të qeverisë së vet. Në qoftë se ai, është shtet me ambicie të nivelit planetar, atëherë ai posedon shërbimin shumë të fortë informativ, i cili kryen mbulimin e plotë informativ dhe me spiunazh të shteteve tjera. Në lidhje me këtë, shërbimi informativ në çdo rast konkret, edhe nëse kemi të bëjmë mbi grumbullimin e njoftimeve ose pengimin e veprimeve të shërbimeve të huaja informative, përcaktohet për atë metodë e cila do ti shërbej më së miri kësaj detyre, dhe në pajtim me ligjin dhe parimet në fuqi. Gjithashtu, aplikimi i çdo metode konkrete, varet edhe nga lloji i detyrës e cila kryhet, koja e kryerjes së kësaj detyre (shumica e metodave që aplikohen në paqe nuk mund të aplikohen në luftë, dhe gjithashtu ndonjë metodë mund të aplikohet vetëm ditën, e disa të tjera natën), si dhe vendet ku kryhet detyra (tjera metoda shfrytëzohen në territoret e veta e tjera në territoret e një vendin aleat, dhe e treta në territorin e kundërshtarit të mundshëm). Ndarja e metodave të punës të shërbimit informativ Në teori, takojmë ndarje të ndryshme të metodave të punës të shërbimeve informative, edhe pse ato në themel nuk dallojnë shumë. Sipas disa kuptimeve, aktiviteti i shërbimeve informative është i ndarë në veprimtarinë informative dhe veprime joinformative. Veprimtaria informative, sipas kësaj, kryhet: a) me metoda të fshehta të shërbimeve informative

76

• metoda e instalimit të fshehtë të pjesëtarit të shërbimit në strukturën e kundërshtarit,

• metoda agjenturore • metoda e shfrytëzimit të fshehtë të sendeve teknike

b) me metoda të mbuluara të shërbimeve informative

• metoda e anketimit të kamufluar, • metoda e observimit të kamufluar dhe • metoda e hulumtimit shkencor të kamufluar

c) me metoda legale të shërbimeve informative

• metoda e grumbullimit të shënimeve duke pyetur refugjatët dhe dezertorët,

• metoda e grumbullimit të shënimeve me pyetjet e robërve të luftës,

• metoda e grumbullimit të shënimeve duke vëzhguar dhe • mbledhja e shënimeve nga mjetet e informimit publik

Në veprime informative, sipas këtyre kuptimeve bien:

a) veprimet psikologjike dhe propaganda, b) veprimet subversive • spiunazhi, • diversioni, • sabotazhi, • provokimi i situatave të krizës, • terrorizmi dhe • futjen e grupeve të armatosura c) operacionet speciale

Duhet të theksojmë se shumica e autorëve, metodat e punës të shërbimit informativ i ndanë në ato të cilat janë të lejuara me parimet ligjore pozitive dhe ne ato të cilat nuk janë të lejuara. Në bazë të kësaj, metodat e punës së shërbimeve informative ndahen në legale dhe ilegale. Krahas kësaj që theksuam, ndarja e metodave të punës bëhet sipas qëllimeve në metoda për grumbullimin e shënimeve dhe metoda e veprimeve subversive (përmbysëse). Vend të posaçëm në punën e shërbimit informativ, zë konspiracioni i tij, domethënë, fshehtësia, e cila kushti themelor i ekzistencës dhe veprimit të shërbimit informativ, dhe i cili paraqet bazë të interesimit dhe njohjes së shërbimit informativ.

77

Konspiracioni në punë nënkupton, përdorimin e metodave dhe mjeteve të fshehta në punën e shërbimit informativ, i cili njëherësh ruhet në fshehtësinë më të madhe nga shërbimet tjera informative. Në të vërtetë, shërbimi i informativ është i autorizuar me ligj, që në veprimtarinë e vetë të praktikon metoda dhe mjete të fshehta, përdorimi i të cilave në vendet tjera është e ndaluar dhe sanksionuar si spiunazh. Në lidhje me konspiracionin, bëhet ndarja e punës në metoda legale dhe ilegale. Sipas përcaktimit të përgjithshëm “spiunazhi legal” do të ishte grumbullimi i shënimeve nga burimet e hapura të informacioneve, me metoda dhe mjete të cilat nuk janë të sanksionuara me legjislacioni penal pozitiv të shtetit, ndaj të cilit kryhet veprimtaria informative. Kështu, që në metoda legale do të klasifikohej grumbullimi i shënimeve nga mjetet e informimit publik, grumbullimi i të dhënave nga pyetjet e robërit e luftës, dezertorëve, e tjera. Për këto metoda në paraqitjen e mëposhtme, do të bëhet më shumë fjalë. Në metoda ilegale (me ilegale, në këtë rast, nuk nënkuptohet edhe jolegale, gjegjësisht jashtëligjore) do të binte grumbullimi i shënimeve me natyrë të fshehtë në një vend, në mënyrë dhe mjete të cilat nuk janë të lejuara dhe të cilat nuk janë të njohura për pushtetin e atij vendi. Shumica e autorëve, mendojnë se veprimi i fshehtë paraqet veprimtari informative në kuptimin e plotë të fjalës, derisa grumbullimi i të dhënave me rrugë legale, paraqet vetëm plotësim i kësaj. Mirëpo, këtu kurrsesi nuk mund të lihet pas dore rëndësia e metodës legale të punës, kur të kemi parasysh, se në këtë mënyrë grumbullohen më shumë gjysma e shënimeve informative. Gjithashtu, suksesi i spiunazhit “legal” shumë varet nga ajo se, sa do të jetë suksesi i arritjes deri tek shënimet e dëshiruara me mjetet e spiunazhit “legal”, sepse nganjëherë për disa vende është mjaftueshme ajo çka fitohet nga me rrugë legale. Qëllimi i spiunazhit “legal” nuk është vetëm të grumbulloj shënime të cilat shpallen publikisht, por ky shërben edhe si bazë për përcaktimin e detyrave të spiunazhit “ilegal”. Kjo tregon se, spiunazhi legal vetëm i paraprinë atij ilegal, dmth. Spiunazhit klasik, për këtë arsye metodat duhet të mundësojnë drejtimin e spiunazhit klasik për arritjen e qëllimeve të cilat nuk mund të arrihen me mjete legale.

78

Këtu, gjithashtu mund të bëhet pyetja, çka mund të konsiderohet “legale” në shërbimin informativ, nga shkaku çka çahtë në legjislacionin e shumicës së. endeve të botës, spiunazh gjegjësisht grumbullim i shënimeve mbi çështjet që kanë të bëjnë me një shtet e sanksionuar penalisht, kështu që, grumbullimi i çfarëdo shënimi paraqet veprimtari ilegale Nga ana tjetër, a mund të thuhet se çdo veprimtari informative ilegale, kur të kemi parasysh. Se për shembull, metoda agjenturore është ilegale kur të aplikohet jashtë por nga ana tjetër shumë legale kur shërbimet informative aplikojnë në territorin e shtetit të vet, me qëllim të mbrojtjes së interesave jetësore. Disa modalitete të vëzhgimit janë legale (satelite) derisa disa nuk janë (vëzhgimi nga ajri). Gjithashtu në drejtësinë ndërkombëtare spiunazhi në kohë lufte është i lejuar, derisa në paqe nuk është.. Metodat e grumbullimit të shënimeve informative Grumbullimi i shënimeve, tradicionalisht ka qenë funksioni kryesor i shërbimit informativ, kjo ishte ekskluzivisht veprimtaria e saj themelore. Ndryshime të rëndësishme në lidhje me këtë, kanë ndodhur ne mes të dy luftërave botërore, kur në pajtim me situatën e sapokrijuar, këtij shërbimi iu dhanë edhe disa funksione tjera. Funksionet më të rëndësishme të dhëna ishin veprimtaria psikologjiko-propagandistike dhe veprimtari të ndryshme subversive, siç janë kabotazhi, terrorizmi, diversionet, etj. Mirëpo edhe sot kjo metodë mund të konsiderohet më thelbësore në tërë punën informative. Në të vërtetë, veprimtaria themelore e këtij shërbimi është grumbullimi i shënimeve të cilat paraqesin fshehtësi shtetërore dhe fshehtësi të vlerës së lartë. Që kanë të bëjnë me sigurinë dhe interesat jetësore të shtetit përkatës. Për këtë arsye, të dhënat paraqesin për shërbimin informativ, por edhe për vetë shtetin, për të cilin ky institucion është me rëndësi të madhe, sepse në bazë të tyre dhe caktohet politika e jashtme ndaj shtetit përkatës. Nga këto arsye, shërbimi informativ është specializuar, edhe në aspektin e mundësive personale dhe teknike, për grumbullimin e këtyre të dhënave dhe dërgimin e tyre shfrytëzuesve. Në metodat themelore të grumbullimit të shënimeve numërojë:

• Metoda agjenturore (klasike) e mbledhjes së shënimeve

• Metoda e infiltrimit (futjen e fshehtë të informatorit) në strukturat e kundërshtarit

79

• Metoda e shfrytëzimit të fshehtë të mjeteve teknike

• Metoda e grumbullimit të fshehtë të shënimeve

• Shfrytëzim i burimeve të hapura të informacioneve (metoda legale) Metoda e infiltrimit Tek kjo metodë, është shumë e rëndësishme që metoda e infiltrimit të mos identifikohet me metodën agjenturore të grumbullimit të shënimeve. Në të vërtetë, këtu bëhet fjalë për futjen e informatorit, ose ndonjë personi tjetër me aftësi të njëjta në rreshtat e kundërshtarit, dhe ky person është i punësuar profesionist në shërbimin informativ, derisa të puna agjenturore, shërbimi informativ shërbehet me persona varësisht nga rasti dhe mundësitë që ky person të vjen deri tek shënimet e caktuara. Pastaj, tek metoda e infiltrimit, rezultatet janë gati gjithmonë kulminante. Kjo metodë kruhet në atë mënyrë që informatori (pjesëtar i shërbimit informativ), futet në strukturat gjegjëse të kundërshtarit dhe në ato vende, ku objektivisht pritet që të arrihen rezultatet më të mira. Kryesisht, për këto punë caktohen kuadro të arsimim shumë të lartë dhe të besueshëm. Metoda e infiltrimit është karakteristike për shërbimin informativ ofensiv, për shkakun se, me rezultatet e tija mund të pengohen befasitë për vendin e vetë. Të dhënat, të cilat me këtë rrugë grumbullohen, paraqesin të dhëna me rëndësi strategjike, sepse personi, rregullisht futet në ato vende ku ekziston mundësia reale për të arritur deri tek shënimet strategjike të kundërshtarit. Metoda e infiltrimit, paraqet punë shumë të rrezikshme, posaçërisht për personin i cili futet në strukturën e kundërshtarit. Për këtë, janë të nevojshme shumë veprime paraprake dhe sjellje, që të krijohen kushtet sa më optimale për punën e këtij personi. Për këtë arsye, ky proces kërkon shumë kohe, nganjëherë edhe disa vite. Infiltruesi duhet të jetë person me koeficiente të lartë të inteligjencës, guximtar dhe gjendshim, me aftësi të zhvilluar për përshtatje me mjedisin. Gjatë gjithë kohës, së punës së vet, duhet të bind kundërshtarin për lojalitetin ndaj tij dhe ideve politike ose sistemeve në të cilat gjendet. Gjithsesi, që shumica e punëve dhe përgjegjësive i përballon shërbimi informativ paraprakisht, duke formuar identitetin e infiltruesit, legjendën mbi jetën e tij, që të përcjell proceset dhe dukuritë të cilat zhvillohen në mjedisin e infiltruesit, në mënyrë që të mundet që me kohë të tërheq infiltruesin nga rreziku. Pra, kjo për shërbimin informativ paraqet njërin nga provokimet më të mëdha, në fushën e aktivitetit të vet. Metoda e shfrytëzimit të fshehtë të mjeteve teknike

80

Për dallim të metodës agjenturore dhe metodës së infiltrimit, kjo metodë filloi të përdoret, vetëm pas zhvillimit të hovshëm të shkencës dhe teknologjisë. Pajisje të ndryshme teknike, aparate të specializuara dhe miniaturale, për shkak të karakteristikave në grumbullimin e shënimeve, paraqesin pajisje të pashmangshme të shërbimeve informative, të informatorëve dhe agjentëve. Sa është rëndësia e këtyre mjeteve tregon edhe fakti që për nevoja të shërbimit informativ krijohen aparate teknike të cilat për nevojat e publikut paraqiten pas 20 viteve. Me metodën e shfrytëzimit të fshehtë të mjeteve teknike, nënkuptohet instalimi i tyre me anë të informatorëve ose agjentëve në strukturat e kundërshtarit me qëllim të grumbullimit të shënimeve të caktuar, në kushtet e fshehtësisë së plotë. Në aplikimin e mjeteve teknike për grumbullimin e shënimeve informative janë të mundshme dy variante: 1) veprimi informativ me metodën e shfrytëzimit të fshehtë të pajisjeve teknike kur informatori ose agjenti marrin informacionet dhe shënimet e regjistruara, ndërsa shërbimi informativ i merr me anë të personave të njëjtë (indirekt). 2) veprimi informativ me “metodën teknike”, kur shërbimi informativ shfrytëzon mjete informative pavarësisht nga informatori ose agjenti, dhe me këtë drejtpërdrejt vjen deri tek shënimet e regjistruara dhe informacionet.. Këto mjete, gjithashtu shfrytëzohen për mbajtjen e lidhjes në procesin e punës agjenturore. Mund t’i ndajmë në mjete teknike elektronike dhe mjete foto-teknike nga njëra, dhe mjete teknike kimike, nga ana tjetër. Mjetet teknike elektronike përdoren për përgjimin e bisedës në lokalet e caktuara, dhe deri diku në automjete dhe hapësira të hapura. Njëkohësisht, këto mjete përdoren edhe për dokumentim (xhirim) të këtyre bisedave. Këto instalohen në afërsi të kundërshtarit, për këtë arsye është shumë e vështirë dhe e rrezikshme operimi, por vetëm kjo afërsi garanton regjistrimin e shënimeve të rëndësishme. Për këtë arsye, mjetet duhet të jenë të adaptuara bukur, të fshehura mirë, të ndjeshme në mënyrë vizuale dhe akustike, për të realizuar qëllimin e shërbimit informativ dhe për të ruajtur fshehtësinë e tërë operacionit. Nga mjete elektronike në përdorim të kësaj metode, më shpesh përdoren: radio-stacionet miniaturale, lloje të ndryshme mikrofonash shumë modern, kamerat, diktafonët, etj. Masovikisht përdoren edhe TV kamera speciale, me qëllim të dokumentimit të një ngjarjeje të caktuar ose një objekti interesant nga ana informative. Këto kamera si dhe mjetet tjera mund të instalohen në një vend të përshtatshëm (zyrat, banesat, restorantet, e tjera) dhe në këtë mënyrë të regjistrohen të gjitha ngjarjet. Në kohët më të reja, kompjuterët dhe teknika kompjuterike kanë gjetur aplikim shumë

81

të madh në dokumentimin, transmetimin dhe analizimin e shënimeve. Mjetet teknike kimike, përdoren si aplikim i disa substancave të caktuara kimike dhe veprimeve gjatë grumbullimit të shënimeve informative me metodën agjenturore, ose si përdorim i këtyre substancave dhe veprimeve në funksion të mbajtjes së lidhjes me agjentin. Ndarja më e shpeshtë e këtyre mjeteve, është: në mjete të shkrimit të fshehtë të padukshëm; mjete fotografike për letërkëmbim të fshehtë, dhe mjete foto-teknike. Nga mjetet për mjetet e shkrimit të padukshëm të fshehtë, më shpesh përdoret ngjyra e shkrimit dhe indigot për lidhjet e fshehta me shkrim. Ngjyrat e shkrimit të fshehtë, të vëna në letër nuk lënë gjurmë të dallueshme, por me ndihmën e reagensëve kimikë e bëjnë të dallueshme. Mjetet indigo janë relativisht mjete të reja për shkrim të fshehtë dhe paraqesin letër të preparuar në rrugë kimike, i cili e ka pamjen e letrës së thjeshtë. Teksti i fituar në indigo nën këtë letër është i padukshëm, ndërsa shihet me anë të reagensit kimik. Në mjetet foto të letërkëmbimit të fshehtë dhe veprimet kripto-fotografike. Mjetet e kopjimit të fshehtë të dokumenteve, paraqesin mjete shumë të rëndësishme, sepse me anën e tyre mundet fshehtas dhe padukshëm të dërgohen fotografitë e xhiruara. Me ndihmën e mjeteve kripto-fotografike, në sipërfaqen e fotografive të mëparshme shtypen raportet e fshehta. Ato raporte bëhen të pavërejtshme, ku më vonë në kushte të caktuara mund të shikohen. Metoda e grumbullimit të fshehtë të shënimeve Kjo metodë nënkupton grumbullimin e shënimeve me veprime të kamufluara e cila është e lejuar. Grumbullimin i këtyre shënimeve e bëjnë persona profesionist nga lëmia e dhënë ose personat të cilët janë të përgatitur për grumbullimin e shënimeve të llojeve të ndryshme. Të dhënat të cilat grumbullohen në këtë mënyrë mund të arrihen nga çdokush, që ka njohuri për vlerën e tyre, dhe në qoftë se ruhen, atëherë kjo rojë nuk është e plotë dhe e rigoroze, por personat që grumbullojnë këto shënime mund të dënohen për spiunazh në qoftë se zbulohen. Në praktikë, kjo metodë përdoret shumë, sepse në shërbimin informativ sundon qëndrimi se për të gjitha që mund të grumbullohet nga burimet e hapura nuk duhet të përdoren metodat konspirative. Tek kjo mënyrë e grumbullimit të shënimeve, veçanërisht është e leverdishme nga bashkëpunimi ndërkombëtar dhe komunikimi e kontaktet mes njerëzve (konferencat ndërkombëtare, turizmi, manifestimet e ndryshme, etj). Për këtë qëllim angazhohen numër i madh shkencëtarësh, ekspertësh nga fushat e ndryshme dhe njerëz të përgatitur posaçërisht që të përcaktojnë, vlerësojnë dhe sistematizojnë faktet nga fushat e caktuara. Me të cilën arrihet përdorueshmëria më e madhe e shënimeve informative. Kjo metodë realizohet nëpërmjet: observimit të mbuluar, hulumtim shkencor i

82

mbuluar. Observimi i fshehtë është aktivitet sistematik i planifikuar i personit të caktuar, i cili në bazë të shqisave të veta dhe mjeteve teknike bën grumbullimin e shënimeve mbi objektet e caktuara, veprimeve dhe personave. Në këtë mënyrë plotësohen njohuritë e shërbimit informativ mbi objektet interesante dhe dukuritë, dhe për këtë arsye kjo metodë është shumë e rëndësishme. Observatorët duhet të jenë persona të aftësuar nga ana profesionale, që të mund të dallojnë objektet e interesimit nga të ngjashmit dhe të rrejshëm, të kenë aftësi të mirë vrenjturit dhe mbamendjes i të gjitha detajeve në objektin e interesuar për informacion si dhe të përgatitur për përdorimin e mjeteve të ndryshme teknike, me të cilat kryhet observimi. Për detyrat e observimit zakonisht shfrytëzohen informatorët dhe agjenturat ushtarake, por mund të shfrytëzohen edhe të gjithë personat tjerë të përshtatshëm. Për observuesin, kryesisht përgatitet legjenda, si psh. Vizata e të afërme, aranzhmani turistik, e tjera, në bazë të së cilës ai mundet i papenguar dhe nga afër të kryen observimin. Anketimi i fshehtë nënkupton anketimi i fakteve për një rast. Anketa më së shpeshti caktohet si teknike e grumbullimit të shënimeve duke anketuar, gjatë së vilës nuk vihet deri tek komunikimi personal direkt në mes të anketuesve dhe të anketuesit, por anketimi bëhet duke shfrytëzuar mjete të ndryshme teknike. Qëllimi themelor i anketës është që të arrihet deri tek njohuritë mbi mendimin mbisundues ose përcaktimin e ndonjë mjedisi ose grupi të banorëve, ose që të vërtetohet ndonjë qëndrim mbi ngjarjet aktuale politike ose problemet e ndryshme shoqërore. Anketim i fshehtë dallon nga asaj të rëndomtës sipas mënyrës së realizimit të saj, sepse pyetja e drejtuar fshihet dhe maskohet, kështu që të anketuarit nuk e kuptojnë që mendimet e veta i dhënë për llogari të shërbimit informativ. Tek anketimi i fshehtë mund të angazhohen informatorë të pensionuar, diplomatët të cilët dikur kanë punuar në shtetin ku kryhen anketimet, politikanët, gazetarët, punëtorët socialë, studentët dhe personat tjerë. Çdo anketues, krahas dijes së vet mbi procesin e anketimit, duhet të jetë i pajisur me lejen për anketim nga shteti në të cilin bëhet anketimi., për të mos qenë i zbuluar dhe me këtë të komprometoj shtetin për të cilin punon. Hulumtimi i fshehtë shkencor nënkupton angazhim i planifikuar i shkencëtarëve dhe institucioneve shkencore, të cilat sipas urdhëresës dhe në llogari të shërbimit informativ, dhe në kuadër të hulumtimeve shkencore, të cilat i ka lejuar shteti kundërshtar, fshehtas realizojnë hulumtime shkencore në bazë të cilave grumbullojnë shënime të natyrës informative. Me këtë metodë arrihet para së gjithash deri tek të dhënat e rëndësohem nga fusha të politikës, ekonomisë, sociologjisë, gjeologjisë, shënimet mbi bashkësitë fetare dhe kombëtare, mbi funksionimin e pushtetit, e tjera.

83

Shfrytëzimi i burimeve të hapura të informacionet Kjo metodë, në kushtet bashkëkohore bëhet njëra nga metodat më të rëndësishme të shërbimit informativ, nga shkaku sepse mundësitë e aplikimit të saj janë të mëdha, kështu që në këtë mënyrë sipas disa vlerësimeve, grumbullohen mbi gjysma e shënimeve informative, si dhe nga shkaku ai nuk bartë atributin e ilegalitetit, kështu që shtetet me këtë metodë nuk komprometohen para opinionit botëror. Gati të gjitha shërbimet informative të shteteve të zhvilluara kanë në kuadrin e tyre sistemit organizativ edhe organe të cilat merren me grumbullimin dhe analizën e burimeve të hapura të informacionit. Në burime të hapura (legale)të informacioneve, bëjnë pjesë: - grumbullimi i shënimeve nga mjetet e informimit publik; - grumbullimi i shënimeve duke anketuar robërit e luftës; - grumbullimi i shënimeve duke anketuar dezertorët dhe emigrantët; - grumbullimi i shënimeve me anë të përfaqësive diplomatike-konsulare; - grumbullimi i shënimeve me anën e përfaqësive ushtarako-diplomatike dhe jodiplomatike; - grumbullimi i shënimeve me metodën e bashkëpunimit; - grumbullimi i shënimeve duke përcjellë tubimet shkencore, konferencat, simpoziumet, etj; - grumbullimi shënimeve duke analizuar publikimet, revistat, almanakët, etj. Nga lëmia shkencore; Duke pasur parasysh ngushtimin e temës së e punës, do të ndalem në shpjegimet e vetëm disa prej mënyrave të grumbullimit të shënimeve me rrugë legale. Mjetet e informimit publik (TV, internet, filmi-sidomos filmi dokumentar) janë burim i një numri shumë të madh faktesh të cilat kanë kualitete të dëshirueshme, jo vetëm në lidhje me nga vërtetësia dhe profesionalizmi të problemeve të përpunuara, por edhe për nga shpejtësia e njoftimit, kështu që me analizën e kujdesshme të tyre, mund të fitohen shumë njohuri dhe shikim në shumë lëmi. Shërbimi informativ i pranon shënimet në mënyrë selektive ose të tëra, si të dhëna me të cilat thellohet dhe shikohen njoftimet e deriatëhershme informative, ose si vërtetim i fakteve të cilat janë grumbulluar me hulumtime informative, ose me metoda tjera të punës informative. Në literaturën informative është i përfaqësuar qëndrimi se me anë të mjeteve të informimit mund të grumbullohen 90% të shënimeve të nevojshme për shërbimet informative, dhe me këtë zvogëlohet nevoja për përdorimin e burimeve tjera të njohurive informative. Në punët e analizës së mjeteve të informimit, shërbimet

84

informative angazhojnë një numër të madh ekspertësh nga lëmitë e ndryshme, ose edhe brenda strukturës organizative formohen sektorë të veçantë për këto analiza. Do të paraqes edhe disa observime mbi atë se çka do të thotë shfrytëzimi i burimeve të hapura dhe legale për grumbullimin e njohurive dhe shënimeve. Grumbullimi i shënimeve me metoda të cilat për nga karakteri nuk janë fshehtësi, gjegjësisht shfrytëzimi i mundësive për grumbullimin publik të shënimeve, që më vonë, këto shënime të përdoren për veprimtari të caktuar, politike, por edhe subversive, kundër një shteti, shpesh emërtohet, siç është e cekur më lartë: “spiunazh legal”. Sipas kësaj, me “spiunazh legal” kuptojmë, veprimtarinë informative për grumbullimin e shënimeve informative interesante nga lëmi i ekonomisë, ushtarako-mbrojtës, kulturor e tjera, të cilat janë në disponim të opinionit të ngushtë apo të gjerë, me qëllim që këto shënime të përdoren për udhëheqjen e politikës ndaj një shteti të caktuar, duke futur këtu edhe presionin ushtarak, ekonomik ose politik, ose agresionin e hapët. Edhe pse sot veprimtaria e shërbimeve informative bazohet në punën agjenturore, shfrytëzimi i mundësive legale për arritjen deri tek shënimet interesant interesante informative, fiton çdo ditë e më shumë forma të shumëllojshme dhe sipas vëllimit të saj të kontributit, paraqet komponentë të rëndësishme e praktikës së tyre të përditshme. Kjo metodë është ngritur në nivel shkencor-institucional të veprimtarisë, program të planifikuar detajisht të hulumtimit, për një periudhë të gjatë kohore dhe zbatohet në mënyrë shumë të rafinuar.. Grumbullimi legal i shënimeve nuk është vetëm qasje metodologjike për grumbullimin e njohurive parciale për analizimin e problemit me rëndësi të vogël, por këtu kemi të bëjmë me një orientim permanent në hulumtimin e gjendjes në fushat më të gjera të jetës. Për këtë, është e nevojshme një mori e shënimeve nga burimet e ndryshme. Përveç kësaj, vetëm me këtë rrugë mund të arrihet deri tek vlerësimet e dëshiruara dhe njëkohësisht të sigurta për çështjet rrjedhëse globale të shumënduarshme, nevojat dhe qëllimet. Sot, shërbimet informative janë për çdo ditë e më pakë vetëm furnizues të qeverive të veta me shënime të besueshme, dhe për çdo ditë e më shumë faktor ndikues dhe kreatorë në jetësimin e masave dhe aksioneve të rëndësishme ndërkombëtare. Grumbullimi legal i shënimeve nuk është risi në punën informative, ndërsa në botën bashkëkohore paraqet realitet të kushtëzuar nga hapja më e vogël ose më e madhe e shoqërisë, komunikimin masiv dhe kontaktet, zhvillimin e

85

mjeteve të informimit, ndarjen ndërkombëtare të punës, mënyrat e ndryshme të bashkëpunimit të shumanshëm ndërkombëtar, shkëmbimin tregtar dhe turistik, e tjera. Mundësitë e arritjes deri tek shënimet me rrugë legale, janë çdo ditë e më të shumta në shoqërinë e cila është më e hapur si jashtë dhe brenda saj. Hapja e vendit nuk do të thotë vetëm qasja e lirë të personave të paautorizuar ndaj informatave të caktuara dhe shënimeve, por edhe qarkullimi i lirë i ideve, mendimeve, botëkuptimeve të ndryshme etj. Kjo në njëfarë mënyra paraqet përshtatshmëri për veprimin e shërbimeve informative të huaja. Në kushtet e hapjes së shoqërisë, disa masa administrative, posaçërisht nëse janë mjete kryesore, ose më keq të vetme, mjeti për shkatërrimin e veprimtarisë informative ose subversive, do të frenonin zhvillimin e shoqërisë dhe do të shkaktonin në shoqëri efekte të kundërta nga ato që një shoqëri në demokraci dëshiron. Shërbimet informative që një kohë të gjatë, një numër të madh të shënimeve informative i mbledh me rrugë legale, gjegjësisht nga burimet e hapura. Më grumbullimin e këtyre shënimeve nga të ashtuquajturit burime legale, merren jashtë shtetit, misione të ndryshme (ekonomike, kulturore, shkencore, bamirëse, bile edhe fetare), por pa dyshim, pjesa më e madhe e punës bie mbi përfaqësitë e ndryshme,e diplomatiko-konsulare dhe të tjera. Përdorimi i mundësive legale për njohjen e shënimeve, paraqet formë të punës informativo-zbuluese të misioneve diplomatiko-konsulare. Në këtë punë gërshetohen e lejueshmja me të palejueshmen, veprimet që janë në pajtim me të drejtën ndërkombëtare dhe ato që nuk janë, kështu që në rrethanat e sotme, është e pamundur të bëhet diferencimi i qartë dhe ndarjen e plotë të tyre. Sipas rregullit, informatorët janë “më të lirë” në paraqitje, kur te qytetarët e një vendi interesohen për informacionet politike, pak me më kujdes kur kemi të bëjmë me informacionet ekonomike, derisa dozën më të madhe të kujdesit e shprehin kur është fjala për shënimet ushtarake. Në rastet e caktuara, kur të vlerësojnë se raporti i tyre me bashkëbiseduesin është i motivuar nga një moment personal, material, politik, afarist ose të ngjash, atëherë janë më të hapur, dhe mundohen këtë kontakt ta reduktojnë në pyetje dhe përgjigje. Në rastet tjera, me forma të ndryshme të afrimit, dëshirojnë që kontaktit sipas karakteristika të jashtme, ti japin elemente të thjeshta (pak a shumë), ose si dialog i thjeshtë, dhe nga kjo, më shumë nga rekcionet e bashkëbiseduesit se sa nga shënimet reale të ofruara, të nxjerrin konkluzionet e caktuara. Nëse

86

tema e interesimit nuk është ndonjë ngjarje e caktuar, por ndonjë aspekt i gjerë i ndonjë dukurie shoqërore ose gjendjes, shkojnë me sistemin e pyetjeve, të kompozuara me mjeshtri në formë të pyetësorit, të cilët të shikuar nga jashtë, janë ashtu të formuluar që nuk japin ndjenjën e formës së mbledhjes së shënimeve, të cilat do të duhej të mos i jepte. Për pyetje të caktuara, kanë burime të krijuara më parë, kanë edhe njoftime, dhe këtu, kryesisht, çdo gjë zhvillohet në mënyrë rutinore. Metodat e grumbullimit të shënimeve informative me rrugë agjenturore dhe me shfrytëzimin e mundësive legale, për këtë arsye, në praktikë janë ashtu të gërshetuara, sa që është e pamundur të përcaktohet kufiri i saktë në mes tyre dhe ti ndajmë qartas. Në këto raporte përzihen edhe interesimet për aspekte të caktuara të jetës politike dhe shoqërore, të cilat janë normale botën bashkëkohore dhe në njëfarë mënyrë të dëshirueshme. Si metodë e punës informative, këto interesime manifestohen zakonisht duke grumbulluar shënime, duke shfrytëzuar shtypin dhe mjete tjera të informimit publik, të objekteve dhe rajoneve, vizitave në institucione dhe ndërmarrje, me anketa dhe me kontakte me qytetarë. Shtypin dhe mjetet tjera të informimit publik, informatorët i shfrytëzojnë në masë të madhe, për të arritur deri tek shënimet të cilët në momentin e dhënë iu interesojnë, por edhe për përcjelljen e vazhdueshme dhe analizimin e dukurive të caktuara në shoqërinë konkrete. Për të arritur deri tek shënimet, shfrytëzohen si shtypi ditor, mediumet elektronike, ashtu edhe gazetat lokale, revistat interne dhe profesionale dhe publikimet. Në të vërtetë, ekziston sistemi i përpunuar i përcjelljes dhe studimit të gjithë mediumeve në një shtet. Shënimet nga mediumet, informatorët i përdorin për të kuptuar vështirësitë ekonomike me të cilat ballafaqohet një vend, për përllogaritjen dhe vlerësimin e kapaciteteve dhe potencialit të degëve të caktuara ekonomike, për gjetjen e personave të përshtatshëm me të cilët mund të vendoset kontakti, që drejtpërdrejt të përdoren për burime të informacionit, për verifikimin e shënimeve tek të cilat kanë arritur me ndonjë rrugë tjetër, dhe në fund, për njoftimin e gjendjes së tërësishme shoqërore-politike dhe ekonomike në vend, dhe marrëdhëniet e tij me jashtë, që të mund të ndërmerren aksionet përkatëse. Mediumet cytin interesin e tyre për probleme të veçanta, të cilat më vonë, ata mundohen ti shpjegojnë dhe në lidhje me to ata informohen edhe me mënyra tjera. Informatorët nisen nga ajo, se një pjesë e mass-mediumeve kryesisht shpreh qëndrimin zyrtar, dhe për këtë në biseda me gazetarë gjithmonë tentojnë të vijnë tek konkluzioni a janë disa qëndrime, të shprehura psh. Në shtyp zyrtare, ose janë frytë i bindjes së gazetarit.

87

Burmim ë i gjerë i shënimeve, paraqesin publikimet profesionale, të cilat, krahas një numri të shënimeve, rregullisht përmbajnë edhe fshehtësi të lidhura me prodhimtarinë e tërë degës ekonomike në tërësi. Përcjellja e këtyre publikimeve, informatorët i kushtojnë kujdes të madh. Shërbimet informative, si mjet për arritjen deri tek informatat përdorin anketimet dhe pyetësorët. Anketohen ose personat, ose institucionet, të zgjedhura sipas sistemit të mostrës reprezentative. Midis shumë pyetjeve (nganjëherë 50 deri 100) vendosen në pamjet parë, edhe të parëndësishme, por të cilat në fakt, paraqesin përgjigje kyçe për informatën e cila në momentin e caktuar iu intereson. Anketat, zakonisht motivohen nga shkaqe të hulumtimeve shkencore, me dëshirën që partneri afarist të njoftohet më mirë (në qoftë se bëhet fjalë për aranzhmanin ekonomik) gjegjësisht që të fitohen shënime sa më të plota mbi personin i cili është bashkëpunëtor në ndonjë projekt bilateral, dhe të cilit i mundësojnë specializimin, udhëtim studimor e tjera. Sistemi i pyetësorit, mjaft shpesh përdorin edhe ambasadat si mjet për mbledhjen e informatave në rrugë legale. Numri i pyetjeve zakonisht varet nga rëndësia që shteti i caktuar i jep këtij objekti, dhe nga ajo se çak dihet për të. Sipas karakterit të vet, pyetjet janë të ndryshme, të drejtuara drejtpërdrejtë dhe në mënyrë profesionale, kështu që shpesh është e pamundur të mos epet përgjigje e plotë dhe e saktë. Edhe institucionin konsular, është praktikë e rregullt që të bëhen pyetje të detajuara të personave të cilët arrijnë për viza. Këso lloj pyetjesh, nganjëherë marrin format e hetime të vërteta policore. Drejtohen pyetje të cilat nuk kanë asnjë lidhje me atë për çka ka ardhur qytetari i vendit domicil: mbi firmën ose entin ku punon, mbi numrin e të punësuarve, të ardhurat, mbi situatën politike në terrenin ku jeton, mbi organizatat politike, e ngjashme. Sjellja e qytetarëve në këto situata është e ndryshme, dhe kjo sillet nga të qiturit në shesh e të gjitha njohurive që personi i ka në dijeni, pastaj të atyre që me qëllimin që të lënë përshtypje sa më të mirë, për qëllime të veta personale (psh.specializimi) i zbulojnë shënimet e kërkuara, deri tek ata të cilët refuzojnë që në këtë bazë të bisedojnë ose evitojnë që shënimet e kërkuara ti shpallin. Grumbullimi i shënimeve duke anketuar robërit e luftës, përbëhet nga pyetja e personave të cilët sipas të drejtës ndërkombëtare, konsiderohen-robër të luftës. Ata, sipas rregullit paraqesin burim njoftimesh me natyrë ushtarake, ku kuptohen shënime me rëndësi operative dhe taktike. Burimet e shënimeve informative me këtë metodë, janë para së gjithash njerëz-robër të luftës, por janë njëkohësisht edhe dokumentet, raportet, hartat ushtarake dhe dokumentet tjera të cilat zbulohen tek personi i

88

robëruar ose personi i vrarë. Me rastin e pyetjeve të robërve të luftës, ndaj tyre nuk guxon të ushtrohet torturë, as nuk guxon të përdoret forca fizike ose ndonjë sjellje johumane, që të arrihet deri tek njoftimet. Tek ky rast, posaçërisht duhet të merret parasysh se mos robi i luftës është i dërguar nga ana e shërbimit informativ kundërshtar me qëllim të plasimit të informacioneve të pasakta. Grumbullimi i shënimeve duke pyetur dezertorët dhe emigrantët, kur këta persona gjenden në territorin e vetë nga ata mund të mblidhen shënime të rëndësishme, me vlera të ndryshme, sepse këta persona rrjedhin nga lëmi të ndryshme të jetës shoqërore. Për të mbledhur shënime me anë të emigrantëve, shërbimet informative bashkëkohore organizojnë qendra grumbulluese për këta persona, në të cilat zhvillohet procesi i grumbullimit të shënimeve. Këtë, gjithashtu është shumë e rëndësishme të gjitha rrethanat, sepse ekziston mundësia e futjes së agjenturës dhe infiltrimit të informatorëve shërbimeve të huaja informative, duke legjendar emigrantët. Posaçërisht janë të vlefshëm emigrantët politikë, sepse ata janë persona të cilët posedojnë kuantitet dhe kualitet të madh të shënimeve informative interesante. Dezertorët janë persona të cilët, të udhëhequr nga motive të ndryshme, me vetëdëshirë braktisin shërbimin e vetë, ndërsa rrjedhin nga përbërja e njësiteve ushtarake, dhe në një afat të caktuar, nuk kthehen në shërbimin e vetë. A ekziston një motivacion të caktuar për dorëzimin e njoftimeve të veta, shërbimit të huaj informativ. Dezertorët më të vlefshëm janë pjesëtarët e shërbimeve informative të cilët ikin në anën kundërshtare, sepse shkaktojnë pasojat më të rënda për shtetin, nga shkaku se kualiteti i informatave të cilat i posedojnë. Metodat e veprimit subversiv (përmbysës) Më subversion kuptohet aktivitet i hapur ose i fshehtë, direkt apo indirekt, i organizuar nga jashtë, ndërsa e drejtuar kundër regjimit ekzistues, rregullimit juridik, politik dhe shoqëror të një shteti ose rregullimit të brendshëm dhe punës së një organizate. Në aspektin politik, si mjet i luftës politike, subversion është çdo aktivitet i cili në kushtet e paqes kundër një shteti ose organizate, ndërmerr shteti tjetër, organizata politike ose grupi i organizuar, që të shkakton përmbysje, ndërrim pushteti ose në pozitat udhëheqëse, dhe që në pushtet ose pozita udhëheqësi të sjellë forca të cilat atij i përgjigjen dhe pranojnë ideologjinë e tij. Në këtë kuptim, termi subversion, për herë të parë është përdorur në preambulën e Aleancës, të nënshkruar më 20 Nëntor 1815, ne mes të Austrisë, Britanisë së Madhe, Prusisë dhe Rusisë. Në tekstin e preambulës së cekur, është shënuar se çdo tentim që kthehet në pushtet Napoleon

89

Bonaparti është shënuar si akt “subverti”, gjegjësisht si veprim i drejtuar në kthim, dmth. Kundër regjimit ekzistues dhe rregullimit shoqëror-politik të vendeve nënshkruese të Aleancës. Format e subversionit dhe aktiviteteve subversive mund të jenë shumë të ndryshme, duke filluar nga shpërndarja e materialit propagandues dhe dezinformatave për shkaktimin e hutisë deri tek hedhja edhe e materialit ushtarak për aksione të armatosura të grupeve terroriste subversive. Në shoqëritë totalitare, veprimtaria subversive paraqet formë të veprimit revolucionar, me të cilin persona ose grupe tentojnë të dobësojnë ose rrëzojnë regjimin në fuqi. Në shoqëritë demokratike, subversive konsiderohet edhe dhuna me të cilën dëmtohet rendit publik. Është e nevojshme, që gjerësisht të sqarohet se çka është veprimtaria subversive, dhe çka janë veprimet subversive. Shërbimet informative në punën e vetë veprojnë në mënyrë subversive ndaj vendeve tjera. Duke marr parasysh këtë, në thelb ajo i kontribuon ndërrimit të regjimit ekzistues në vendin e caktuar, kësaj i kushtohet kujdes i madh. Me anën e veprimtarisë subversive shërbimet informative tentojnë të: formojnë dhe sigurojnë pozita politike dhe të tjera në shtetet, strukturat shoqërore-politike dhe të tjera struktura në vendet, ndaj të cilave zhvillohet subversioni, duke u përpjekur që në këtë mënyrë të ndikohet në rrethanat politike dhe të tjera në ato shtetet; organizojnë dhe orientojnë emigracionin politik dhe emigracionet tjera për të vepruar në pajtim qëllimet politike të qeverive të veta, organizojnë dhe ndërmarrin diversione dhe kabotazhe të ndryshme, të përllogaritura për futjen e pasigurisë dhe të tjera dhe në dobësimin e potencialeve të ndryshme mbrojtëse të palës kundërshtare, gjegjësisht vendeve tjera. Nga kjo, rrjedh se veprimet subversive, janë aktivitetet e shteteve, grupeve-organizatave, të paramenduara dhe të përgatitura me plan, direkte dhe indirekte, në luftë dhe në paqe, për të rrezikuar shtetet e caktuara ose lëvizjet, dhe rrëzimin e tyre, apo eliminim e tyre. Janë formë e luftës speciale. Format: spiunazhi, diversioni, kabotazhi, shkaktimi i situatave të krizës, terrorizëm dhe futja e grupeve të armatosura, paraqet formë të rëndë të rrezikimit të shtetit të caktuar ose lëvizjes. Rrezikshmëria e tyre shoqërore qëndron në atë se, objektet e sulmit janë jetërat njerëzore, të mirat materiale, e tjera. çdo formë e veprimit subversiv përmban elemente të efektit psikologjik dhe e kundërta. Raporti në mes të veprime psikologjike dhe subversive mund të shprehet si kalim nga fjalët në vepra. Aktivitetet psikologjike kanë për qëllim që të krijojnë kushte të favorshme për veprime subversive dhe të shumëzojnë efektet. I planifikon dhe realizon shërbimi informativ me metodologjinë mjetet dhe forcat e veta.

90

Në kuadër të metodave të veprimit subversiv (përmbysës) bëjnë pjesë: propaganda; terrorizmi, diversionet, përdorimi i forcave speciale, ndërrimi me dhunë i pushtetit (grushtshteti). Mbi këto metoda është e nevojshme të thuhet diç më tepër. Ekzistojnë mendime se veprimi më i përhapur dhe “më vdekjeprurës” në botën bashkëkohore ku janë shërbimet informative të instaluara deri në fund, është pikërisht propaganda. Në kuptimin më të gjerë të fjalës, me propagandë (nga lat. Propaganda-përhapja e ndikimit) nënkuptohen veprimtaria e paramenduar, e organizuar, dhe vetë teknika e veprimit dhe ndikimit në mendimin publik, grupe dhe persona për t’i përfituar ata për botëkuptime, ide dhe programe të një organizate shoqërore-politike, për realizimin e një pune, për plasmanin dhe shitjen e një malli të caktuar, për realizmin e një aksioni, e tjera. Propaganda dallon nga agjitacioni për nga përfshirja shumë më e gjerë e ndikimit të një ideologjie të caktuar, politikës afatgjate, sistemit të vlerave, etj. Sipas qëllimit kryesor, për realizimin e të cilit duhet vepruar dhe përfituar një rreth sa më të gjerë njerëzish, propaganda mund të jetë:

• politike, • ekonomike, • kulturore, • turistike, • propaganda e ndonjë organizate, e tjera.

Qëllimet dhe detyrat e veta, propaganda i realizon me fjalë goje dhe të shkruar, përmes tubimeve, aksioneve të organizuara dhe fushatave, shtypit dhe publikimeve, radios, televizionit, internetit, filmit dhe muzikës. Në kuptimin neutral, si përhapje teknike të qëndrimeve dhe përfitim të njerëzve, propaganda mund të shërben për qëllime dhe vlera të ndryshme. Ajo në vetvete nuk është e vërtetë, por as gënjeshtër. A është propaganda progresive ose e vërtetë, ose reaksionare dhe e rrejshme – varet nga bartësit e propagandës, nga interesat e tyre, planeve, pretendimeve, nga përcaktimet e tyre dhe raportet në sistemin e vlerave progresive apo reaksionare. Format e veta burimore, dhe padyshim edhe aplikimin më të gjerë, propaganda e fitoi në planin politik, ku me këtë, nënkuptohen metodat dhe teknikat e përhapjes së popullaritetit të pikëpamjeve për botën, ideologjitë dhe programet e organizatave shoqërore ose politike,

91

shpjegimin dhe komentimin e qëllimeve dhe detyrave të tyre për të përfituar opinionin publik dhe mobilizimin e masave më të gjera. Gjithashtu, si term politik paraqitet më vonë, propaganda dhe veprimi propagandistik të cilat janë të njohura që nga kohët më të lashta. Kështu, në muret e Pompeut të lashtë, gjenden parullat origjinale dhe shpalljet në dobi të një njërit apo kundër kandidatit tjetër potencial. Është e njohur se p.sh. Napoleoni e financonte botimin e një gazete në Londër, e cila duhej të popullarizonte politikën e tij dhe të krijonte disponimin në dobi të tij. Meterniku dhe Bizmarku, gjithashtu kanë pasur rrjetat e veta të propagandistëve për popullarizimin e qëllimeve të tija politike, dhe veprimeve të tij. Në kohën më të re, propaganda bëhet një armë shumë e fuqishme dhe shumë e përdorur e luftës për qëllime politike, dhe në pajtim me këtë zhvillim të saj, kanë lindur organizata të mëdha propagandistike, ministri dhe institucione shtetërore për propagandë dhe aparatet gjegjëse propagandistike në kuadër të partive politike dhe organizatave të ndryshme. Keqpërdorimi nga ana e fashizmit të Musolinit dhe nazizmit të Hitlerit, në përgjithësi nga lëvizjet fashiste apo të ngjashme, fjala propagandë fitoi edhe kuptimin negativ – gati identik me kuptimet e reja “indoktrinimi” ose “pastrimi i trurit” (brain washing). Në luftën dhe zhvillimin e lëvizjeve revolucionare në botë, propaganda, në fillim të këtij shekulli ka fituar një rëndësi të veçantë.. Qysh nga fillimet e saja, propaganda ishte teknikë dhe mjet i cili është përdorur për formimin e grupeve të ngushta të interesit dhe të personave, për luftë të forcave konzervative dhe reaksionare kundër lëvizjeve të reja dhe progresive shoqërore, dhe për futjen e “opiumit të verbërisë dhe budallallëkut” në popull. Këso propagande përdoret për paraqitjen e fakteve të rreme, llogarit në prapambetjen e vetëdijes, dhe në dobësitë njerëzore dhe përdor të gjitha mjetet për dezinformimin, mjegullimin e problemeve reale dhe mashtrimet demagogjike. Në këtë linjë lindin edhe format e veprimit propagandistik për tu përzier në punët e brendshme të shteteve të ndryshme. Në këtë linjë lindin format e veprimeve propagandistike më përzierje në punët e brendshme, propagandës subversive për minimin e themelit të një shoqërie. Fashizmi, këtë propagandë e solli deri tek kulminacioni me “mbjelljen” e gënjeshtrave, provokimin e dhunës dhe mjeteve për thellimin dhe përhapjen e luftës. Periudhën e luftës së Dytë Botërore, dhe veçanërisht pas saj, propaganda u bë mjet i fuqishëm për mbisundim dhe sferës së ndikimit. Veprimtaria propagandistike, është veprimtari e paramenduar dhe e organizuar, dhe teknikë e përhapjes së mendimeve, ideve dhe disponimeve që njerëzit t’i përvetësojnë dhe në të ardhmen të veprojnë në pajtim me to. Zhvillimi i mjeteve të komunikimit masiv (shtypi, radio,

92

televizioni, interneti) bënë që sistemi kombëtar informativ-propagandistik të paraqesë një faktor të rëndësishëm për formimin e mendimit njerëzor, përhapjen e ideve dhe realizimin e ndikimit në përparimin e tërësishëm të shoqërisë. Për shkak të këtyre mundësive, veprimtaria propagandistike është një mjet i rëndësishëm i mbrojtjes dhe sigurisë së vendit. Veprimtaria propagandistike, si mjet i luftës politike, shërben për realizimin e qëllimeve progresive dhe kundërrevolucionare. A është veprimtaria propagandistike në funksion të tendencave progresive ose reaksionare, varet nga ajo se, cilat qëllimeve i shërben dhe kush janë bartësit e saj. Nëse i është nënshtruar tendencave të robërimit të popujve, provokimit të luftërave mes shteteve, ose niset nga pozicioni i forcës dhe shërbehet me gënjeshtra, kemi të bëjmë me veprimtarinë reaksionare propagandistike. Mirëpo, në qoftë se ajo kontribuon mbisundimin e botëkuptimeve përparimtare të njerëzve dhe ndikon pozitivisht në vetëdijen e popullit që të ruajnë lirinë dhe pavarësinë, kontribuon për zhvillimin e bashkëpunimit të popujve, angazhohet për marrëdhënie të barabarta mes vendeve, lufton për paqe në botë dhe kontribuon në zgjidhjen e problemeve me marrëveshje, atëherë kemi të bëjmë me veprimtarinë propagandistike progresive. Sipas përmbajtjes, veprimtaritë propagandistike mund të jenë: politike, ekonomike, kulturore,komerciale, turistike, sportive. Format e propagandës janë: të shkruara – veprimtaritë propagandistike realizohen me fjalën e shkruar, ose shenjave të cilat i kuptojnë ata për të cilët janë të dedikuara, dhe me fotografi – përmbajtja njoftohet në televizion, internet, film, pikturës artistike, fotografisë, karikaturës, vizatimit dhe pllakatit. Metodat e propagandës janë të shumta. Me metodën propagandistike nënkuptohet mënyra se si realitet aktiviteti propagandistik dhe manipulimi me fakte për realizimin e qëllimit të dëshiruar. Metodat e propagandës janë: përhapja e fjalëve, manipulimi me madhësinë dhe shumicën, provokimi i përleshjeve midis grupeve të ndryshme të banorëve, falsifikimi i dokumenteve, zbulimin e atyre që janë në pushtet, shantazhimi, kërcënimi dhe frikësimi dhe thirrja e hapur për dorëzim Dallimin e veprimtarisë propagandistike sipas burimit dhe karakterit : e bardhë - e realizojnë organet e njohura shtetërore ose të lëvizjes të cilët zyrtarisht shpallin njoftimet, qëndrimet dhe mendimet që të arsyetohen masa të caktuara ose aktivitete. Këtë e bëjnë me anë të shpalljeve, deklaratave të funksionarëve përgjegjës ose komentimeve të agjencive gazetare dhe mjeteve të komunikimit masiv. Në këtë kuptim botohet “Libri i bardhë”, me anë të të cilit qeveria e shtetit përkatës shpall qëndrimet e veta para publikut ndërkombëtar. E zezë – aktivitetet propagandistike, të cilat burimin e kanë të panjohur dhe nuk mund të vërtetohen. Gri – zhvillohet me natë burimeve të fshehta, të cilat nuk

93

mund të identifikohen me rrugë ndërmjetëse. Me analizën e përmbajtjes dhe qëllimeve, zbulohet burimi i veprimtarisë propagandistike. Përdorimit të forcave speciale, nën udhëheqjen e shërbimit informativ, i kthehet atëherë kur të krijohen kushtet e volitshme ndërkombëtare, dhe posaçërisht kushtet e brendshme, në vendin i cili sulmohet. Kjo paraqet metodë më të theksuar të veprimtarisë minuese, kjo ka edhe elemente të intervenimit ushtarak. Deri tek përdorimi i këtyre forcave vjen kur gjendja e brendshme e vendit është bërë deri në fund e dobët (pakënaqësia masovike me gjendjen ekzistuese, kryengritjet e armatosura dhe ekzistimi i lëvizjes “guerile’). Pjesëtarët e forcave speciale futen në shtetin e sulmuar në cilësinë e “instruktorëve ushtarakë”, ndërsa ata praktikisht bëhen organizatorët, udhëheqësit dhe pjesëmarrësit aktivë të luftës së armatosur. Këto forca i organizon shërbimi informativ dhe ato i janë të nënshtruara atij në mënyrë ekskluzive. Ato mund të jenë ato njësi ushtarake ekzistuese të cilat përgatiten për këtë qëllim , ose formohen njësite për këto operacione. Realizimit të aplikimit të këtyre forcave, i paraprinë aktiviteti i gjithanshëm informativ dhe realizimi i aktiviteteve psikologjiko-propagandistike. Mbi aplikimin dhe kryerjen e këtyre operacioneve ndaj shteteve tjera vendos organi më i lartë shtetëror i cili realizon këtë aktivitet, sepse me këtë rrugë jetësohen qëllimet strategjike. Si shembull të këtyre operacioneve, mund të marrim invazionin në Gjirin e Derrave, në prill të vitit 1961, i cili është realizuar nën udhëheqjen e drejtpërdrejtë të CIA-s. Ky shërbim, paraprakisht në territorin e Nikaraguas, organizoi, armatosi dhe përgatiti disa mijëra emigrantë kubanez, të cilët morën pjesë në mënyrë aktive në invazion, për realizmin e të cilit përveç tyre, ishin angazhuar edhe njësite speciale parashutiste me aeroplan pa kurrfarë shenjash. Njëkohësisht, në territorin e vet Kubës vepronte kolona e pestë, do të thotë kundërshtarët e brendshëm të Fidel Kastros, si rrjet agjenturor i CIA-s. Ata, duhej të ofrojnë mbështetje të fortë forcave të invazionit, derisa për mbështetjen nga ajri ishin angazhuar 6 batalione të furnizuara me aeroplan-bombardues. Edhe pse ishte përgatitur me kujdes dhe në fshehtësi, invazioni pësoi mossukses.. Sabotazhi është veprimtari e paramenduar dhe e fshehtë, me qëllim që ndaj pasurive ekonomike t’ i shkaktohen dëme materiale, organizatës ekonomike ose ekonomisë nga persona ose grupe-organizata të cilat punojnë në objektet në të cilën kryhen dëmet. Është karakteristike për sabotatorë, që me punën ose mospunën e tyre të shkaktojnë sa më shumë dëme, dhe njëkohësisht të fitohet përshtypja se dëmi erdhi nga rasti, pakujdesia, avashllëku ose për shkak të materialit të keq, të teknologjisë ose konstruksionit të pajisjes. Mënyra të veçanta të

94

sabotazhit janë provokimi i epidemive të sëmundjeve ngjitëse tek njerëzit, kafshët apo bimët. Nocioni i sabotazhit lindi në praktikën e luftës së lëvizjes punëtore dhe kishte të bënte me strategjinë e obstruksionit dhe pengimin dhe paralizimin e paramenduar të punës në procesin e prodhimit industrial (prishja e veglave, makinave dhe pjesëve të makinave) me qëllim që të zvogëlohet fitimi i punëdhënësit dhe me këtë të detyrohen të lëshojnë pe para kërkesave të punëtorëve. Në fillim, parësisht, sabotazhi ishte formë e aksionit të drejtpërdrejtë në luftën për të drejtat e punëtorëve, dhe me kohë, në zhvillimin e saj, fitoj shumë forma duke filluar nga kundërshtimi i qetë i punës – “le të shkoj gjithçka ngadalë” – dhe deri tek paralizimi i makinave dhe deri tek rrënimi i fabrikave dhe pajisjeve. Vetë shprehja kabotazh – ka prejardhjen nga aksioni i njohur i një punëtori francez, i cili i zbathi këpucët e veta prej druri (nga fr. Les saboto), dhe i futi në makinë, me qëllim që ta dëmtoj dhe me këtë mënyrë të detyroj punëdhënësin që ti plotësoj kërkesat e tij. Në të vërtetë, si formë e pranuar e luftës së punëtorëve për të drejtat e tyre ekonomike, kabotazhi, për herë të parë u zyrtarizua në Kongresin e Konferencës Gjenerale Franceze të Punës, në vitin 1897, në Tuluz. Që nga atëherë kabotazhi, në një formë apo tjetër është aplikuar në luftën e punëtorëve, veçanërisht në Francë, Itali dhe Spanjë, derisa disa forma të tij janë përdorur në Angli dhe SHBA. Në periudhën e mëtejshme, paralelisht me zhvillimin e lëvizjes sindikaliste dhe fuqizimit të aksioneve politike të klasës punëtore, sabotazhi, si formë e luftës fillon të paraqitet si formë e aksioneve të dhunshme të drejtpërdrejta, për minimin dhe shkaktimin e dëmeve të ndryshme, dhe në pamundësimin (sabotimin) e realizimit të interesave dhe qëllimeve të zhvillimit të saj (sabotimi i masave ekonomike, sabotazhi ushtarak, forma të ndryshme të kabotazhit politik, etj). Gjithashtu, kabotazhi aplikohet gjerësisht ne periudhën e luftërave në formë të zhvillimit të aksioneve të ndryshme në prapavijë të frontit për të penguar veprimtarinë efikase të armikut (palëve ndërluftuese). Diversioni është, përgjithësisht shkaktimi i dëmeve ndaj interesave të ndonjë grupi ose shoqërisë në tërësi. Në të drejtën ndërkombëtare, çdo sulm i papritur i një vendi mbi tjetrin, në qoftë se është fjala për aksion të armatosur ose për një grup të vogël të armatosur, të përgatitur në mënyrë speciale, i cili realizohet duke zhdukur, djegur ose prishjen e objekteve të rëndësishme, ekonomike, të transportit, objekteve politike ose kulturore, me qëllim të minimit ose rrëzimit të pushtetit, krijimit t panikut mes popullatës, e tjera. Në legjislacionet kombëtare, është vepër kundër sigurisë së shtetit, rendit e qetësisë publike të cilën e kryejnë organizatat terroriste ose në rastet e caktuara grupet politike opozitare. Edhe pse diversioni, si formë e rezistencës politike nda regjimit totalitar

95

mund të ndjellë simpati në opinion, në të shikohet si një akt terrorist me të cilin veprimi politik shndërrohet në shkatërrime. Diversioni ka rëndësinë e vet politike, ushtarake dhe penalo-juridike. Në kuptimin politik, diversion nënkupton largimin e vëmendjes së kundërshtarit, fshehjen e gjurmëve dhe të qëllimit, akt, pas të cilit fshihet akti i vërtetë i cili përgatitet, dhe për të cilin i pari, shërben si kamuflazh. Sipas kuptimit të përgjithshëm, është shpikur edhe shprehja “diversion moral” për emërtimin e propagandës së drejtuar për të larguar ose evituar kundërshtarin, ose për të drejtuar në minimin premisave morale, politike dhe ideologjike të një shoqërie ose lëvizjeje. Me shprehjen “diversion ideologjik”, sot, në disa shtete socialiste quhen tentime të vërteta ose të supozuara që me propagandë të ndikohet në njerëzit e atij vendi, që në mënyrë kritike të sillen dhe opozitare, ndaj vlerave ideologjike që sundojnë, ose që ato të tëhollohen, apo të zvogëlohet ndikimi i tyre, me anë të koncepteve të ndryshme humaniste apo liberale, dhe qëndrime siç janë socializmi me fytyrë njeriu, socializmi human, procesi i dealianizimit, e të tjera. Shprehja diversion, në terminologjinë ushtarake përdoret për emërtimin e sulmit nga prapa, sulmi anësor, si dhe për shënimin e aktiviteteve të drejtuara në eliminimin ose dëmtimin e objekteve, ose rezervave materiale, me qëllim të minimit të sistemit, potenciali ekonomik ose aftësisë mbrojtëse të vendit, ndaj të cilit kryhet diversioni. Diversioni në aspektin ushtarak, konkretisht mund të përbëhet nga shkatërrimi, djegia, dëmtimi, demontimi etj, të pajisjeve industriale, komunikimet e transportit e të tjera (hekurudhave, urave, rrugëve, linjave telefonike ose telegrafike, aparaturave), ujësjellësit, digave, largpërçuesve, depove, materialeve të grumbulluara dhe deponuara, ushqimit, e tjera. Në marrëdhëniet ndërkombëtare, çdo futje e grupeve të vogla të armatosura nga një vend në territorin e tjetrit, konsiderohet si diversion. Diversioni në ligjet e disa shteteve është i caktuar si vepër kriminale eliminimi i objekteve me rëndësi të ekonomisë popullore. Veprimi i veprës kriminale përbëhet nga eliminimi ose dëmtimi, ndërsa objekti mund të jetë, parasë gjithash pasuri shoqërore, por edhe private, e cila ka rëndësi më të madhe për ekonominë popullore. Kryesi i diversionit, quhet diversant. Diversioni kualifikohet vepër penale kundër popullit dhe shtetit, por për kualifikimin e veprës, kërkohet edhe qëllimi subjektiv i kryesit së minimit të pushtetit ose ekonomisë. Për këtë arsye, është e nevojshme që shkatërrimi të jetë asi lloji, që të jetë i përshtatshëm të minoj pushtetin ose ekonominë, ndërsa vepra është kryer me paraqitjen e pasojave. Në qoftë se ato nuk janë paraqitur, ose janë penguar, kemi tentim të veprës penale. Veprimet diversante, janë formë specifike dhe e veçantë e veprimeve luftarake kundër forcave, mjeteve dhe objekteve të armikut, duke aplikuar diversionet. Karakterizohen me ofensivitet, befasi, shpejtësi të veprimit, fshehtësi, përgatitjeve të detajuara dhe me efekte të mëdha

96

të cilat tejkalojnë tepër forcat e angazhuara dhe mjetet. Organizohen dhe realizohen në tokë, det, liqene dhe lumenj – gjithkund ku gjendet forcat dhe mjetet e agresorit. I realizojnë, para së gjithash, diversantët dhe njësitet diversante, dhe mund të angazhohen për këto punë edhe popullata. Qëllimi i veprimeve diversante është shkaktimi i sa më shumë dëmeve në njerëz, dhe mjete teknike e tjera të agresorit, krijimin e pasigurisë së vazhdueshme, pengimin e konsolidimit të tij në territorin e zënë përkohësisht, e tjera. Veprimet e suksesshme diversante, përveç efekteve materiale, kanë edhe efekt të fuqishëm negativ psikologjik në armikun, ndërsa pozitiv për forcat vetanake dhe popullatën. Terrori dhe terrorizmi – janë metoda pune të shërbimeve informative, posaçërisht në kuadër të Terrorizmit Shtetëror. Për këtë arsye këto fenomene është e nevojshme të shpjegohen më gjerësisht.. Terrori- në kuptimin politik, me terror nënkuptohet aksion i dhunshëm i cili ndërmerret me qëllime politike, për të frikësuar dhe thyer pa mëshirë rezistencën e atij, ndaj të cilit ndërmerret. Dukuritë e terrorit në shoqërinë e sotme paraqiten në kushtet e ashpërsimit të skajshëm të luftës klasore, kur është e vështirësuar vendosja dhe ruajtja e ligjshmërisë të një sistemi të caktuar klasor dhe mbrojtja e fryteve të saj. Në këtë aspekt, terrori mund të jetë revolucionar ose kundërrevolucionar, çka varet nga forcat të janë bartës të tij dhe nga qëllimet për të cilat shërben. Si emërtim i aksioneve të caktuara dhe masave të dhunës, shprehja terror, për herë të parë paraqitet në kohën e revolucionit francez, kur me këtë term i quajtën disa veprime të diktaturës së jakobinëve. N pajtim me këtë dallim paraqiten më vonë, në periudhën e Revolucionit të Tetorit në Rusi, termi terrori i kuq dhe terrori i bardhë, gjatë së cilës terrori i bardhë përcaktonte aksionet e dhunshme të forcave kundërrevolucionare të drejtuara për pengimin e fitores së revolucionit socialist. Forcat konzervative dhe reaksionare, kanë shfrytëzuar shumë shpesh masat e terrorit për të ruajtur pozitat e tyre dhe privilegjet dhe për të penguar ndërrime progresive dhe revolucionare në shoqëri. Forma të ndryshme të terrorit, janë aplikuar gjerësisht në kushtet e regjimit fashist, gjatë së cilit na aplikimin e masave të dhunës, shtypjes dhe represalieve, u përdorën mjetet më bashkëkohore për eliminimin dhe deformimin e njerëzve. Në periudhën e stalinizmit, edhe tek aplikimi i terrorit të këtij lloji në përmasa të mëdha. Shprehja terror, sot ka aplikim të gjerë, duke nënkuptuar jo vetëm mënyrën terroriste të pushtetit, e ashtuquajtura tirani, por edhe çdo formë të detyrimit dhe dominimit duke prodhuar frikë ose dëgjueshmëri të verbër të njeriut. Forcat demokratike, gjithmonë kanë dënuar terrorin si mjet të luftës politike por edhe personat dhe grupet (madje e dhe pjesëtarët e lëvizjeve progresive) kanë tendencë të aksionit të shpejtë, aventurizmit, anarkizmit ose situatave në

97

të cilat është e vështirë të përmbahesh, ata i qaseshin të ashtuquajturit terrorit individual dhe masave terroriste (atentate etj). Terrorizmi është doktrinë dhe metodë e luftës për qëllime të caktuara, duke përdorur sistematikisht dhunën. Motivet për aksione terroriste mund të jenë shumë të ndryshme: revanshizmi reaksionar, tentimet reaksionare për restaurimin e regjimit të vjetër, të dëshpërimit pa rrugëdalje ose shpresa e grupacioneve njerëzore, mbi të cilët zakonisht bëhet terrori, demonstrimi i forcës, etj. Në fillime t veta, lëvizja anarkiste shërbehej me terror, kryesisht individual (vrasje, vendosja e dinamitit, etj). Edhe pse, dhuna ka ekzistuar që nga historia e hershme, vetë termat “terror” dhe “terrorizëm” paraqiten për herë të parë në kohën e diktaturës së jakobinëve, në revolucionin francez. Në përdorim është edhe sintagma “terrori i bardhë”. Borgjezia reaksionare shërbehej me “terrorin e bardhë” si mjet sulmi të vrazhdë dhe kriminal në punëtorët revolucionarë (në Francë, pas shuarjes së kryengritjes së qershorit të proletariati parisien-1848, pas shuarjes së Komunës së Parisit, në Hungari pas shuarjes së revolucionit proletar të Bela Kunit-1919, në Revolucionin e Tetorit, nga ana e bartësve të kundërrevolucionit, por edha nga bartësit e revolucionit, etj.). Terrorizmi, me paraqitjen e fashizmit gjerman, merr përmasa monstruoze dhe bëhet parim themelor dhe metodë e lëvizjes naziste. Manifestimet e tij ishin denoncimet masovike, burgosje të pabazuara dhe tortura kriminale, llogoret e koncentracionit, puna e detyrueshme, vrasja e grave dhe fëmijëve, dhe hakmarrjet masive, pushkatimi i pengjeve, eksperimentet medicinale në njerëz të gjallë, djegie të pështira të njerëzve, e tjera. Terrorizmi bashkëkohor, paraqitet si i brendshëm ose si ndërkombëtar. I brendshëm mund të jetë i lidhur me aksionet terroriste të grupeve të veçanta, të drejtuara kundër sistemit ekzistues shoqëror ose për realizimin të disa interesave të ngushta të grupeve ose individëve. Terrorizmi ndërkombëtar ka dy aspekte themelore. Njëri, i cili është mjet i luftës për realizimin e të drejtës ndërkombëtare (vetëmbrojtja dhe vetëpërcaktimi) dhe tjetri është i kundërt për nga qëllimet kryesore të rregullimit ndërkombëtar (i drejtuar kundër të drejtave dhe barazisë së shteteve, pavarësisë politike, integritetit territorial, zhvillimit të brendshëm të pavarur, etj). Terrorizmi bashkëkohor ka forma dhe metoda të ndryshme; në kohën e fundit manifestohet me ndërhyrje të “komandosëve” gjegjësisht grupeve terroriste në territoret e shteteve për të kryer vrasje, dhunë e akte kriminale, si dhe marrjen me dhunë të aeroplanëve në fluturim, etj. Ndërrimi me dhunë i pushtetit (grushtshteti, puçi), kryhet kur është e nevojshme që një garniturë në pushtet të zëvendësohet me një tjetër, e cila i përshtatet më shumë politikës së vendit i cili është organizator i ndërrimit. Më së shpeshti paraqitet si rezultat i aplikimit sistematik të

98

metodave të cekura, por kjo nuk do të thotë gjithsesi. Është e njohur se puçi apo grushtshteti, me ndihmën e “miqve politikë” realizohet papritur dhe shumë shpejtë. Grushtshteti paraqet marrjen e pushtetit me dhunë, që realizohet shumë shpejt. Rregullisht kryhet nga forca ushtarake ose policore ose me mbështetjen e tyre, me marrjen e qendrave strategjike dhe jetësore (komunikimet, institucionet e drejtimit, mjetet e informimit) të vendit. Pushtetin e marrin pjesëtarët majave politike dhe ushtarake, të klasës qeverisëse ekzistuese, pa pjesëmarrjen e masave popullore. Grushtshteti, rregullisht, nuk sjell ndonjë ndryshim më të thellë shoqëror-ekonomik, nuk ndërron natyrën klasore të pushtetit, por mundet të sjell ndryshime politike. Në mesin e shekullit njëzet, grushtshtetet fillojnë të shërbejnë si mjet për ndryshimin orientimit themelor shoqëror-ekonomik dhe politik, kryesisht në vendet e pazhvilluara, në të cilat institucionet ekzistuese nuk ndonjë traditë të gjatë. Sipas rregullit, kryhet në kushtet e krizës shoqërore. Mund të jetë i inspiruar dhe i organizuar me pjesëmarrje ose mbështetje të fshehtë të vendit tjetër, e cila ka interesa që të mbështesë komplotin, me çka thyen principet themelore ndërkombëtare të sjelljes dhe marrëveshjet. Me grushtshtet mund të rrëzohet despotizmi, tirania dhe diktatura, dhe mund të jetë edhe mjet i kundërrevolucionit, që sipas rregullit është hyrje në periudhën e involvimit shoqëror (p.sh. puçi ushtarak në Kil 1973). Pastaj, grushtshteti shënon aktin e ndërrimit të papritur (ose tentimit) të pushtetit të vendosur, i kryer nga ata të cilët kana, paraprakisht ndonjë funksion ushtarak ose politik në atë sistem të pushtetit. Grushtshteti, është akt i cili kryhet “nga lartë” dhe në sferat e larta të pushtetit, e më këtë dallon nga revolucioni e cila, përveç ndërrimit thelbësor të sistemit, pandeh lëvizjen “nga lartë” dhe pjesëmarrjen e masave. Grushtshteti, sipas rregullit do të thotë vetëm ndërrimi i personelit, dhe më së shumti sjell ndërrime në orientimin e përgjithshëm politik dhe disa institucione politike. Grushtshteti nuk do të thotë ndërrime të thella shoqërore. Ai, ndonjëherë mund të jete edhe dalje nga despotizmi dhe tirania, por rregullisht, është shenjë dhe përcjellës i krizave politike kundërshtive shoqërore-politike dhe stabilitetit të brendshëm të paqëndrueshëm. Ai mundet të jetë i inspiruar edhe nga faktorët dhe forcat e jashtme, gjë që nuk është rast i rrallë, veçanërisht në historinë politike bashkëkohore dhe në praktikë. Zakonisht, citohen si shembuj klasik të grushtshteteve marrja e pushtetit nga ana e Napoelonit III 1852, “marshimi në Romë” i Musolinit-1925, marrja e plotë e pushtetit nga ana e Pilsudskit në Poloni-1828. Heqja e kushtetutës së Jugosllavisë së vjetër nga ana e mbretit Aleksandër-1929 dhe instalimi i të ashtuquajturit regjimit të gjashtë janarit, është gjithashtu, grushtshtet. Ndryshe, janë bërë një mori grushtshtetesh në shumë vende në botë, e

99

veçanërisht në vendet Lindjes së Mesme dhe në Amerikën e Jugut. Metodat klasike me të cilat kryhet grushtshteti janë: pushtimi i qendrave strategjike të pushtetit në fuqi (shefi i shtetit, qeveria, ndërtesat e qeverisë, stacionet e radios dhe TV, hekurudha dhe komunikacioni), dhe veçanërisht përdorimi i njësiteve të caktuara ushtarake ose pengimi i veprimit të tyre nga njësitet e shpejta dhe të vendosura ushtarake ose policore. Si forma të veçanta të grushtshtetit, citohen “goditje ne oborr ose komploti i oborrit”, pronunciamento, sistem i juntës ushtarake, e tjera. Në kuptimin bukval, goditjen në oborr e kanë kryer farefisi i monarkut në pushtet, pretendentët ose përgjithësisht “oborrtarët”, dhe kjo përcjell historinë e gati të gjitha monarkive në botë. Me këtë shprehje në formë eufemike emërtohet aso ndërrimi i pushtetit ose bartësit të tij, të cilin e bëjnë ata dhe grupet më të larta politike e të tjera, të cilave ky bartës i takonte. Pronunciamento është formë klasike e marrjes së pushtetit nga ana e armatës, ndërsa sistemi i juntës është grushtshtet të cilën e bën një grup i organizuar i pakicës së oficerëve më të lartë, rregullisht, nga shefat e gjinive të veçanta të armatës. Këto aspekte të grushtshtetit, sot nuk përdoren dhe në praktikë kanë një mori karakteristikash dhe taktikash të posaçme, të cilat varen nga shumë kushte në jetën shoqërore, politike dhe publike. Por, thelbi dhe teknika themelore i të gjitha këtyre formave është përgatitja e fshehtë, shpejtësia e realizmit dhe vendosja e pushtetit dhe publikut para aktit të kryer, vendosmëria dhe organizimi i pakicës dhe bartja e pushtetit në organizatorët të cilët arritën këtë.. Puçi ushtarak është ndërrim i papritur, jolegal dhe i dhunshëm i bartësit të pushtetit në shtet. Për ndryshim nga grushtshteti, puçi paraqet formë e marrjes së pushtetit suprem të atyre grupeve shoqërore të cilat nuk rrjedhin nga maja e aparatit shtetëror. Puçet paraqiten në vendet me sisteme jo të qëndrueshme shoqërore-ekonomike, dhe politike, ndonjëherë të inkurajuara nga forca jashtë shtetit. Janë karakteristike për vendet me regjime ushtarake, të cilat nuk kanë përkrahjen e shumicës së popullatës ose të grupeve më ndikuese. Bartësit e puçit (puçistët) më së shpeshti dëshirojnë që të marrin pushtetin, në mënyrë që të realizojnë disa interesa të veta të ngushta, pra nuk kanë program politiko-social (të caktuar). Për këtë shkak, shumë shpesh pushteti i tyre është shumë i shkurtë. Puçistët zakonisht rrjedhin nga grupet ushtarake, për shkakun se kanë në disponim forcën e organizuar për largimin nga pushteti bartësit e pushtetit. Pas kryerjes së puçit ushtarak, vendoset regjimi ushtarak. Atëherë vendoset rregullimi politik në të cilën, bazën e strukturës së organizuar e formojnë, eprorët ushtarakë, të organizuar në organe të ndryshme shtetërore dhe shtabe, në këto sisteme, eprorët ushtarakë gjenden në të gjitha vendet kyçe në shoqëri –politikë, ekonomi, arsim,

100

mjetet e informimi publik, etj. Duke futur kute ushtarake në jetën shoqërore, eprorët ushtarakë në regjimet ushtarake mundohen që gradualisht të militarizojnë tërë jetën shoqërore, eprorët ushtarakë gjenden edhe udhëheqjet e partive politike dhe organizatave masovike, duke tentuar që mënyrën e tyre të punës ti përshtatin funksionimit të organizatës ushtarake (Ejub Kan: “Dëshira ime është që të shoh vendin ashtu të organizuar siç është armata ime”). Në regjimet ushtarake, në jetën politike hyhet mbi karrierën ushtarake, ndërrimet shoqërore bëhen duke përdorur forcën ushtarake, dhe në pajtim me këtë, pa asnjë përgatitje paraprake politike – “me një mësymje”. Metoda agjenturore (klasike) e punës së shërbimit informativ. Metoda agjenturore është mënyrë e fshehtë e grumbullimit të shënimeve të caktuara. Është e pazëvendësueshme metoda e hulumtimit informativ për fitimin e shënimeve nga strukturat udhëheqëse të shtetit të huaj ose lëvizjes armiqësore, në zbulimin dhe ballafaqimin me veprimet e shërbimeve informative dhe për hulumtim informativ dhe operativ të grupacioneve ilegale armiqësore. Metoda agjenturore përbëhet nga ajo së agjenti i futur, gjegjësisht personi i instaluar në strukturat e armikut, pastaj personat e rekrutuar nga strukturat armiqësore ose ata që sillen në rrethet e personave të cilët udhëheqin me shënime të fshehta – obligohen që të grumbullojnë informativisht shënime të mbrojtura dhe të tjera, dhe të kryejnë detyra tjera informative. Agjentët Agjentët janë persona të udhëhequr nga motive të ndryshme, të cilët, fshehtas, në mënyrë joprofesionale, të organizuar, sipas kërkesës ose për llogari të shërbimit informativ të shtetit përkatës ose lëvizjes, grumbullon në strukturat e kundërshtarit ose armikut shënime të mbrojtura (të fshehta) dhe, në këtë mënyrë i dorëzojnë informatorit, ose kryejnë edhe detyra tjera të cilat iu ngarkohen si obligim. Agjenti mund të jetë i motivuar për punën e vet nga përcaktimi ideor, bindja patriotike, simpatitë politike, interesimi material, ose që të largojë rrezikun i cili i kanoset (dëshmi komprometuese). Për dallim nga agjenti në disa shtete tjera ose në institucionet (tregti, ndërmjetësim, banka, etj) i cili kryen punë juridike dhe i cili ka këtë profesion, agjenti i shërbimit informativ i cili punon në detyrat informative këtë e bënë në mënyrë joprofesionale, ndërsa punësimi është burim i të ardhurave për ekzistencë ose mbulesë të veprimtarisë së vërtetë.

101

E tërë puna e agjentit është e fshehtë – si raporti me shërbimin informativ, ashtu edhe në grumbullimin e shënimeve dhe kryerjen e detyrave tjera. Marrëdhëniet e organizuara ndërmjet agjentit dhe shërbimit informativ qëndrojnë atë, se ai siguron vetëm ato shënime të cilat kërkohen nga ai dhe për punën e vet i raporton informatorit. Në disa organizata informative, ndërmjet agjentit dhe shërbimit informativ bëhet kontrata dhe precizohen obligimet e palëve të kontraktuara. Agjenti shënimet i siguron nga strukturat e kundërshtarit ose armikut, pasi që atje është gjendur, instaluar apo infiltruar në një rreth të caktuar. Shënimet e siguruara i përcjell informatorit në kontakt direkt ose me korrespodencë (duke përdorur shkrimin e fshehtë ose kodet), me radio-mjete (dydrejtimëshe, njëdrejtimëshe, arkës postare) dhe në mënyra tjera. Shërbimi informativ me anë të agjentit grumbullon, kryesisht shënime të fshehta (të mbyllura dhe të mbrojtura), ose i vë në obligim që të kryen edhe detyra tjera (diversione, kabotazhe, akte terrori, organizmi i tubimeve ilegale, përhapje të fjalëve dhe tjera). Ekzistojnë shumë lloje të agjentëve, dhe sipas kësaj ekzistojnë edhe shumë tipologjizime të bashkëpunëtorëve të shërbimit informativ. Tipologjizimi është i zakonshëm, sipas llojit të dedikimit të bashkëpunëtorit-agjentit:

- Informatori (bashkëpunëtor i përgjithshëm) - sozia - provokatori - përfaqësuesi (rezident) - konsultanti - baza - stand bay (i ngrirë, gjumash, i konservuar) - haker - lidhës

Informator është lloji më i shpeshtë i bashkëpunëtorit. Ai jep informacione të përgjithshme për nevojat e sigurisë. Të gjithë bashkëpunëtorët

102

(agjentët) kanë detyra të komplikuara ose specifike dhe punë të cilat iu besojnë shërbimet e sigurimit, posaçërisht shërbime informative. Agjenti sozi (binjak) është agjenti i cili njëkohësisht punon për dy ose më shumë shërbime informative, informativo-ushtarake dhe kundërzbuluese. Angazhohet pas zbulimit të punës së tij në një shërbim tjetër ushtarako-informativ, informativ ose kundërzbuluese ose duke plasuar në shërbimin e kundërt. Është i njohur edhe me emrin “loja e dyfishtë” ose “kombinacioni” Agjent provokator është shprehje me të cilën përcaktohet personi i dërguar në radhët e kundërshtarit ose i rekrutuar nga ata. Ky person mundohet të jetë jo vetëm i pavërejtur por edhe i maskuar në ithtar, që të mundet më lehtë të provokojë disa reaksione të cilat i shërbejnë kundërshtarit, duke pasur qëllimin që të zbulohen planet e veprimit dhe emrat e anëtarëve të organizatës në të cilën përgatitet provokacioni ose kryhet. Për këtë arsye, agjenti provokator është një person i dështuar moralisht, kështu të termi ka një kuptim shumë pezhorativ. Mu për këtë, për të diskualifikuar moralisht, në luftërat politike, roli i agjentit është provokator, i përshkruhej edhe personave në veprimtarinë e të cilit nuk kishte kurrfarë baze ë vërtetë për këtë akuzë. Kjo shprehje është përdorur së pari në Francë, gjatë kohës së revolucionit dhe më vonë, dhe rregullisht për të shënuar armikun ose informatorin policor i cili ka arritur të futet në lëvizjen revolucionare ose lëvizjen përparimtare. Më vonë, agjenti-provokator është përdorur në luftën në mes të qeverisë dhe lëvizjes revolucionare të punëtorëve. Në marrëdhëniet ndërkombëtare, veçanërisht në përgatitjen e ndonjë aventure luftarake, agjentët provokatorë janë shfrytëzuar që të shpikin shkakun për intervenim e përgatitur dhe luftën, duke provokuar të ashtuquajturat “incidente” dh kinse dëmtimet e “interesave” ose “të drejtave” e atij vendi i cili dërgon provokatorin. Para sulmit në një numër shtetesh evropiane, Hitleri dërgonte ose i angazhonte nga kolona e pestë agjentët e vetë provokatorë, të cilët duhet të “arsyetonin” kinse “dëmtime të rënda”” të shkaktuara popullit gjerman.” Rezidenti i takon grupit më të aftësuar të agjentëve dhe aftësimi i tij jo shumë rrallë është në nivel të informatorit profesionist. Ai udhëheq me rezidenturën (nga kjo emërtimi rezident), ndërsa rezidentura është rrjet i bashkëpunëtorëve i cili organizohet vetëm në vend të huaj. Rezidenturën e përbëjnë së paku tre agjentë, të cilët nuk njihen mes veti, por të gjithë njohin rezidentin, dhe rezidenti i njeh ata. Shërbimi informativ nuk mbanë kontakte me pjesëtarët e rezidenturës, por kryesisht me rezidenturën dhe këto kontakte mbahen, sipas rregullit, në territorin e vendit të tretë, do të

103

thotë as në territorin ku vepron rezidentura, as në territorin e vendit domicil të shërbimit informativ konkret. Konsultanti është agjent i cili shërben për konsultime shumë specifike (nga kjo vjen edhe shprehja) nga fusha shumë pak të njohura dhe të sofistikuara (programet bërthamore, ekonomia e ndërlikuar, politike, etnike dhe situata tjera ose situata shoqërore, etj). Agjenti bazë është lloj i bashkëpunëtorit i cili i siguron informatorëve dhe agjentëve, që të munden të strehohen në një vend të sigurt, gjatë zhvillimit të aktivitetit të tyre ose pas ndonjë aksioni konkret, njëkohësit duke larguar mjetet materialo-teknike. Ky lloj i bashkëpunëtorëve shfrytëzohet edhe stacionimin e njerëzve dhe mjeteve materialo-teknike, të cilat shfrytëzohen shërbimet informative dhe shërbimet tjera të sigurimit në një fushë të caktuar. Agjenti-ndërlidhës është agjent me anë të të cilit mbahet lidhja direkte në mes të agjentit dhe rezidentit. Ky person duhet të jetë jashtëzakonisht i besueshëm dhe i aftë, sepse ai bartë të gjitha informacionet të mbledhura nga agjenti dhe i dorëzon informatorit ose rezidentit. Dorëzimi mund të jetë personal ose duke përdorur punkte të caktuara posaçërisht për mbajtjen e lidhjes (“lajmërimi vdekur”). Shfrytëzohet posaçërisht në luftë, kur kushtet për mbajtjen normale të lidhjes në mes të organeve informative dhe agjentit janë shumë të vështirësuara. Agjenët Stand bay për të cilët përdoret edhe emërtimi “i ngrirë”ose “i konservuar”, janë persona të cilët gjenden në fazën e pushimit dhe kohë pas kohe aktivizohen në situata të caktuara. Sipas rregullit, ata janë burim i shënimeve strategjike për shërbimet informative, dhe vetëm në raste të jashtëzakonshme, bëhen aktiv (gjendje lufte ose situata tjera të krizës). Në kohën më të re shfrytëzohen shërbimet e llojit të veçantë të agjentëve të cilët do ti emërtojmë me emrin hakerë. Ata janë specialistë për teknikën kompjuterike dhe informatike, dhe shërbejnë për tu futur në sistemet e huaja kompjuterike, njëkohësisht duke ofruar shërbime mbrojtëse nga hakerimi i sistemeve të tilla të shteteve, për cilat haberi punon. Kam akcentuar se ekzistojnë mënyra të ndryshme të tipologjizimit të agjentëve-bashkëpunëtorë në shërbimet e sigurimit.

104

Kështu teoricieni i njohur kinez nga shekulli III per, Sun Cu Vu, i ndante në agjentë: vendorë, të brendshëm, të kthyer, të flijuar dhe të mbetur gjallë. Me agjent vendor mendohet për shtetasin e vendit amë i cili përdoret dhe merr pjesë me vetëdije në grumbullimin e shënimeve informative. Burim i kthyer, është ai person pjesëtar i vendit i cili hulumtohet në formë zbuluese (rob, i ikur, eth) dhe i cili me metoda të posaçme është i përpunuar (i kthyer) dhe i cili ka dhënë pëlqimin të punojë për shërbimin e huaj informativ. Burim i flijuar, është ai i cili me qëllim i dorëzohet armikut (ndërrim, shpërngulje, kalim me qëllime të ndryshme në territorin e armikut) dhe i cili për këtë punë është i përgatitur në mënyrë adekuate, që me deklaratën e tij (me vetëdije apo pa të) të sjellë në hamendje. Burimi i mbetur gjallë është grup ushtarësh i cili bien lajme nga rreshtat e armatës agresore, nga territori i agresorit, nga llogoret në të cilat ka arritur me plan, ose e kanë zënë rob. Sun Cu Vu konsideronte, se nëse të gjitha pesë llojet e spiunëve gjenden në terren,këtë sistem nuk mundet askush ta zbuloj. Më tej, nga aspekti i tipologjizimit të ndryshëm, në praktikën informative kujdes i veçantë i kushtohet klasifikimit të agjentëve, për të sjellë hulumtimin informativ në gjendje sa më racionale, sistematike dhe të organizuar. Kriteret për ndarjen e agjentëve është destinimi, karakteri, shtetësia, shkalla e angazhimit momental dhe shkalla e besueshmërisë. Krahas kësaj ekziston edhe ndarja sipas besnikërisë ndaj shërbimit informativ. Në këtë kuptim është e njohur agjentura e specializuar, qëllimi i së cilës është kryerja e punëve të ndryshme speciale në një lëmi të ngushtë, ose për realizimin e aktiviteteve të fshehta (me përmbajtje subversive). Kështu sipas fushës së agjenturave të specializuara mund të jetë psh. Ushtarake, ekonomike, shkencore dhe agjentura për veprime subversive.. Sipas rëndësisë së detyrës të cilën e kryejnë, agjentët mund të klasifikohen në agjentë strategjik (kulmor), agjentë me qëllime operative dhe agjentë me qëllime taktike. Agjentët me qëllime strategjike gjenden në aso vendi që shërbimit informativ mund t’ i sigurojnë shënimet më të ruajtura dhe të fshehta të shtetit tjetër dhe të kryen edhe detyra tjera me rëndësi (realizimin e aksioneve të mëdha politike e tjera).

105

Agjentët për qëllime operative përdoren për grumbullimin e shënimeve të rëndësisë operative në kushtet e luftës, një pjesë e tyre mund të përdoren edhe në paqe, për të përcaktuar gjendjen në drejtime të ndryshme operative. Agjentët e qëllimeve taktike shfrytëzohen për grumbullimin e shënimeve të rëndësisë taktike. Lloj i veçantë i ndërlidhësve është agjenti radio-telegrafist. Ky është person i angazhuar për të mbajtur lidhjet, posaçërisht është i aftësuar për përdorimin e radio-stacioneve dhe shifrave. Ai detyrat e pranuara nga agjenti ose rezidenti, me sistemin e radio-lidhjes i dërgon deri te centrali ose të qendra e shërbimit informativ. Me anë të këtij agjenti, centralit të shërbimit informativ i dërgohen raportet e shumë agjentëve. Ky agjent shënimet nga agjenti sipas rregullit i pranon me sistemin e “kutisë postare” ose “paraqitjes së vdekur” Agjenti- rekrutues ose agjenti për rekrutim të agjentëve ka për detyrë që të marrë pjesë në fazën e afrimit pranë agjentit potencial si dhe vet aktit të rekrutimit. Ky lloj i agjentëve është i dedikuar për kryerjen e punës përfundimtare të krijimit të rrjetit agjenturor dhe për këtë arsye duhet të jetë një person shumë i kualifikuar. Agjenti- tiper ka detyrë parësore të grumbullojë shënime për personat. Natyra e punës është bazë për rekrutimin e këtij agjenti. Tiperë, janë më së shpeshti nëpunës të byrove turistike, bankave, zyrave për të huaj, etj. Ai është çdo ditë në kontakt me një numër të madh njerëzish kështu që ka mundësi të mbledhë shënime mbi personat dhe kështu të bëjë përzgjedhjen e kandidatëve, sipas detyrës të cilën dëshiron ta kryejë. Agjenti-kapërcyes është personi i cili bën bartjen jashtë kufirit të personave të cilët janë burim informatash me shumë rëndësi. Në raport me shërbimin e huaj informativ, agjentët mund të jenë agjentë besnikë, ata janë të gatshëm që të flijohen për nevojat e shërbimit informativ, pastaj agjentët sozi (binjak), të cilët njëkohësisht punojnë për disa shërbime informative, por me sinqeritet vetëm për njërën. Në raport me shërbimin e huaj informativ agjentët mund të jenë agjentë besnikë, ata janë të gatshëm që të flijohen për nevojat e shërbimit informativ, dhe agjentët stërshitës të cilët punojnë sipas regjisë së vet sipas principit “kush jep më shumë).

106

Sipas shkallës së angazhimit momental agjentët ndahen në aktivë dhe agjentët në pushim. Agjentët aktivë, janë vazhdimisht të angazhuar dhe gjenden në lidhje të vazhdueshme me shërbimin informativ ose me informatorin. Dhe në fund, agjentët mund të jenë agjentë në objekt dhe agjentë jashtë objektit. Kjo është ndarje sipas vendit në të cilin gjenden në kushtet për punë informative. Në lidhje me agjentët, njëra nga punët themelore është vetë akti i angazhimit të tyre për punë dhe për nevoja të shërbimit të sigurimit. Ky veprim është i njohur si rekrutim. Ekzistojnë mënyra të ndryshme dhe forma të rekrutimit, ndërsa unë do të ndalem në shpjegime më të thjeshta. Thjeshtësuar, rekrutimi është tërheqja, bindja ose përfitimi i nj personi të caktuar që të pranoj kryerjen e një pune apo aktiviteti të lejuar apo të palejuar. Personi i cili bën rekrutimin, vepron në atë mënyrë që me forcën e bindjes, duke shfrytëzuar fakte të cilat ndihmojnë për këtë, mundohet që ta përfitoj të lekturuarin që të vendos dhe të pranoj punën, të cilën gjë sipas dëshirës së tij nuk do ta bënte. Rekrutohen individët që të hyjnë në ushtrinë armike, të bëhen anëtar të grupacionit të organizuar ilegal, të bëhen anëtar i bandës kriminale ose të pranojnë për të punuar sipas detyrave të shërbimit informativ ose kundërzulues. Rekrutimi mund të bëhet në një moment ose të rrjedh në proces. Format e rekrutimit janë të ndryshme, por më e shpeshta është me anë të komprometimit. Në bazë të materialit komprometues, bëhet bindja dhe përfitimi i personit të caktuar që ti rreket një aktiviteti të caktuar, dhe në qoftë se nuk e pranon, do të pasojnë për atë pasoja të dëmshme, për shkak të moskryerjes apo të mosrealizimit (të aktivizohej padia penale për veprën e kryer ose do të njoftohej opinioni mbi veprimin e tij amoral, etj). Përfitimi transformohet në shantazh, tek e cila i ofrohet një e keqe më e vogël, e kjo është që të pranon atë për çka është i lutur. Dhe në fund, të bëjë dallimin në mes të agjentit dhe informatorit (edhe pse në disa shtete nuk ka dallim kuptimi). Agjenti ose bashkëpunëtori i shërbimit informativ është gjithmonë profesionist. Informatori është pjesëtar profesionist i shërbimit të sigurimit. Ky është një person i cili posedon arsimim të përgjithshëm dhe profesional të fituar me shkollim dhe përgatitje. Është i angazhuar pra, si punëtor profesionist, në punët informative. Profesioni i tij është që të punojë në grumbullimin e shënimeve të caktuara me anë të agjentëve, informatorëve, bashkëpunëtorëve të shërbimit sigurimit dhe njerëzve të besuar, të cilët këtë punë e bëjnë në mënyrë

107

joprofesionale, të motivuar me shkaqe të ndryshme. Gjatë rekrutimit ë këtyre kuadrove aplikohen të gjitha metodat e njohura që të përzgjidhen njerëzit me kualitete dhe tipare të caktuara. Përgjithësisht është e pranuar tek të gjitha shërbimet informative se për informator përzgjidhen personat, të cilët janë të gatshëm për flijimet më të mëdha. Informator konsiderohet edhe personi i cili është i motivuar fuqishëm nga ana ideo-politike, i ngarkuar në lëvizje që të angazhohet dhe të punoj në punët informative, gjegjësisht që me anë të burimeve njerëzore, mbledh shënime të caktuara dhe të kryej detyra tjera nga programi i punë së shërbimit informativ. Fazat e punës informative Çdo aktivitet informativ, dhe sipas kësaj edhe puna informative, zhvillohet sipas një metodologjie dhe dinamike të përcaktuar më parë. Renditja e punëve dhe veprimeve duhet të jenë të logjikshme dhe të koordinuara. Në këtë kuptim, ekzistojnë shumë faza të punës informative. Në rend të parë, fjala është për planifikim. Planifikimi bazohet në shënimet e disponueshme dhe nevojat e institucionit. Planifikimi, sipas vëllimit dhe karakterit duhet të shpreh përparësitë dhe detyrat reale dhe të jetë në pajtim me forcat dhe kohën e disponueshme. Faza e dytë është grumbullimi i shënimeve. Ky është një proces i vazhdueshëm dhe i komplikuar, ndërsa burimet e shënimeve klasifikohen në mënyra të ndryshme, por në themeloret bien: njerëzit, dokumentet dhe mjetet materialo-teknike. Metodat e grumbullimit të shënimeve janë të ndërduarshme, ndërsa më standardet janë veprimi agjenturor (në shumë variante dhe kombinacione), observimi i objekteve me interes dhe analiza e të gjitha llojeve të mas-mediumeve. E treta është përpunimi i shënimeve, që njëkohësisht është edhe faza më e komplikuar. Përpunimi i shënimeve përfshinë ndarjen analizën dhe krahasimin e shënimeve dhe aprovimin e vendimeve dhe përfundimeve gjegjëse. Gjatë kësaj veçanërisht vlerësohet besueshmëria e burimeve dhe përcaktohet shkalla e vërtetësisë së tyre. Sipas përmbajtjes dhe kohës, shënimet mund të jenë të plota ose jo të plota, të përkohshme ose të vjetruara, ndërsa në aspektin e saktësisë – të vërteta, të mundshëm, të dyshueshme ose të rrejshme. Për përpunimin e shënimeve përdoren sistemet si për përpunime mekanike ashtu edhe ato më të sofistikuara elektronike , të konstruktuar dhe të programuar në principin e teorive të informacionit, mundësitë, statistike, logjike, teoria e lojërave, etj. Shfrytëzimi i shënimeve është faza e fundit e punës informative në të cilën, në bazë të shënimeve të grumbulluara dhe analizuara, bëhet vlerësimi se si dhe cilat aktivitete do të ndërmerren sipas qëllimit të diferencuar paraprakisht (shtetit, pjesëve të politikës së saj, ekonomike, ushtarake, policore, popullatave dhe infrastruktura tjera). Kam folur mbi atë se puna

108

informative në kushtet bashkëkohore fitoi një pamje tjetër kualitative, e fjala është për që grumbullimi sistematik dhe legal i shënimeve, pa aplikimin e mjeteve dhe metodave jolegale të palejueshme. Siç është e cekur më lartë, kjo mënyrë e grumbullimit bëhet nga të ashtuquajturit burime të hapura (analiza, intervista, analiza televizive dhe radio-programe, interneti, anketim i popullatës, kuestionarë etj), çka nuk ka karakter të veprimeve të ndaluara. Kjo degë quhet veprimtari informative-njoftuese, për ndryshim nga veprimtaritë jolegale të cilat rezultojnë me kryerjen e spiunazhit he delikteve tjera. Ky lloj i veprimtarive të shërbimeve bashkëkohore informative rrezikon zigurin e shtetit, kundër të cilit është drejtuar dhe kërkon nevojën e kundërvënies (shërbimi kundërzbulues) në baza shumë më të gjera. Dhe kështu imponohet nevoja që të njoftohemi edhe me veprimtarinë kundërzbuluese. Puna kundërzbuluese Shërbimet informative veprojnë edhe në mënyrë kundërzbuluese, qoftë pavarësisht ose në bashkëpunim me organe të caktuara në vendin e vet. Ato marrin pjesë ose organizojnë mbrojtjen e vendit nga veprimi dhe ndikimi i shërbimeve informative tuaja, dhe nga organizatat tjera armiqësore. Veprimtaria kundërzbuluese përfshin:

• organizimin e mbrojtjes së fshehtësive vitale shtetërore (partiake) me bashkëveprim me subjektet tjera në vend;

• zbulimin, përcjelljen, studimin dhe pamundësimin e aktiviteteve subversive të shërbimeve të huaja informative drejtuar shtetit të vet, në bashkëpunim më institucionet e shtetit dhe shoqërisë;

• studimin e kushteve dhe sigurimin e fshehtësisë së veprimtarisë vetanake informative, e cila vepron në vendet tjera. Veprimtaria kundërzbuluese, në themelet e saj duhet të jetë edhe ofensive, dhe duke pasur parasysh këtë, kryhet në territorin nacional ose jashtënacional. Në këtë rastin e dytë, tentohet të depërtohet në institucionet informative të vendeve tjera dhe në këtë mënyrë të sigurohet territori i vet nga aktiviteti informativ i jashtëm, gjithashtu edhe aktiviteti jashtë shtetit.. Me veprimtarinë kundërzbuluese merren shërbimet kundërzubuluese, Shërbimi kundërzbulues janë- veprimtaria, organizimi dhe organet të cilët, në kuadër të shërbimit informativ, grumbullojnë, rregullojnë, përpunojnë dhe në mënyrë gjegjëse i përdorin këto shënime mbi

109

shërbimet informative, qëllimeve dhe aksioneve të shteteve tjera dhe veçanërisht të atyre vendeve të cilat nuk janë mike, të cilat paraqesin armikun e vërtetë ose të mundshëm. Shërbimi kundërzbulues ka rolin e vet shumë të madh në përgatitjet luftarake, por edhe në paqe, duke organizuar aksione dhe kundëraksione ndaj shërbimeve të huaja informative, aksioneve të tyre dhe pjesëtarëve. Ose, me fjalë tjera, shërbimi kundërzbulues është shërbim i specializuar i aparatit shtetëror për lufte kundër organizatorëve dhe bartësve të veprimtarisë informative dhe informative-ushtarake, diversioneve dhe veprimtarive tjera informative dhe diversive. Është e autorizuar që me aplikimin e metodave dhe mjeteve të veta të luftojë kundër organizatorëve dhe bartësve të veprimtarisë informative dhe ndonjë veprimtarie tjetër armiqësore dhe rrezikuese. Përqëndrimi i punës së shërbimit kundërzbulues qëndron në fushat në të cilat kundërshtari aplikon metoda dhe mjete legale, të fshehta, gjegjësisht të palejueshme. Organizimi i shërbimit kundërzbulues është i kushtëzuar nga sistemi juridik i çdo shteti. Udhëheqja mund të jetë e centralizuar (unike për shërbimin kundërzbulues civil dhe ushtarak). Veprimtaria kundërzbuluese quhet edhe kundërspiunazh. Veprimtaria kundërzbuluese (kundërspiunazhi) shpesh përzihet me mbrojtjen kundërzbuluese. Mbrojtja kundërzbuluese është vetëm një segment i veprimtarisë kundërzbuluese. Fjala është për një sërë masash, veprimesh dhe sjelljesh nga ana e organeve të sigurimit të një shteti, të cilat ndërmerren për mbrojtjen e shënimeve të fshehta, dokumenteve, objekteve zonave dhe rajoneve. Realizohet me aplikimin e metodave dhe mjeteve të organeve të sigurimit në bashkëpunim me institucionet tjera. Edhe shërbimet kundërzbuluese ndërmarrin aksione konkrete, dhe që aksionet të jenë të suksesshme, gjithmonë nisen nga vlerësimi kundërzbulues. Vlerësimi kundërzbulues është proces me të cilin organet kundërzbuluese dhe organet e sigurisë, në bazë të shënimeve konkrete të njohura, analizave dhe aplikimit të metodave të punës dhe nga burime të tjera informative, nxjerrin përfundime gjegjëse dhe vlerësojnë zhvillim e ardhshëm të ngjarjeve, marrëdhëniet dhe sjelljet. Vlerësimi kundërzbulues përfshinë:

• shikimin e veprimtarisë së shërbimeve të huaja informative, ushtarako-informative dhe kundërzbuluese, pastaj

• përfundimin mbi masat e ndërmarra pastaj propozimin për masat e reja për kundërvënie veprimtarive informative ose formave tjera të veprimtarisë. Aksioni kundërzbulues është aplikimi i kombinuar i metodave dhe mjeteve të punës së shërbimeve kundërzbuluese dhe organeve të sigurisë, për sjelljen e një detyre të caktuar kundërzbuluese dhe arritjen e qëllimit të

110

planifikuar në aktivitetin kundërzbulues. Mund të jetë i pavarur ose në kuadër të aktiviteteve më të gjera. Për kryerjen e aksionit kundërzbulues, bëhet plani i cili në parim përfshin:

• qëllimin e aksionit, • shënimet mbi objektin e aksionit, • përmbajtjen e shënimeve të mbledhura paraprakisht, • kohën dhe vendin e kryerjes, • udhëheqësinë, • bashkëpunimin me shërbimet simotra, • masat mbrojtëse dhe • emërtimin e fshehtë të aksionit

E dhëna (shënimi) informative është lloj i shënimit i vlerësuar dhe shpjeguar ashtu që të mund të përdoret si element për sjelljen e vendimit me të cilin realizohen qëllimet politike të lëvizjes ose të shtetit. Shënimet vlerësohen nga pikëpamja e saktësisë dhe precizitetit si dhe besueshmëria e burimit. Me shpjegim komentohet domethënia e fakteve të grumbulluara në kuptimin e nevojave konkrete për realizimin e qëllimeve politike. Shënimi informativ nuk është i njëjtë me informacionin. Ndryshimet janë të shumta. Shënimi informativ është i dedikuar subjekteve të caktuara për marrjen e vendimeve vetëm politike, me të cilën udhëhiqet lufta politike. Është i siguruar me metodologjinë e shërbimit informativ, dhe është i vërtetuar me një mënyrë të caktuar, çka e bën element të besueshëm në strukturën e fakteve, mbi të cilën vendoset mbi aksionin politik. Në teori, bëhen shumë lloje të ndarjeve të shënimeve informative, por do të ceki disa më themeloret. Sipas përmbajtjes dhe formës shënimet informative ndahen në të plota dhe jo të plota, ndërsa për nga koha e sigurimit në të shpejta dhe të vonuara. I shpejtë është vetëm ai shënim i cili është i përdorshëm nga aspekti operativ, ndërsa ai i vonuari mund të jetë i përdorshëm për zbardhjen e disa çështjeve. Nga aspekti i fakteve që i konstatojnë,mund të ndahen në politike (shënime që kanë të bëjnë me politikën e brendshme dhe të jashtme, ideologjinë, traditën, institucionet, personat politikë dhe diplomatikë) ushtarake (planet luftarake, doktrinat ushtarake, armatimi, gjendja numerike, etj); gjeografike, dhe shënime nga fusha e ekonomisë, kulturës, infrastrukturës, shënimet biografike etj. Siç është thënë, nuk ka fushë të jetës shoqërore ku nuk ka interesim të shërbimit informativ. Rëndësia e këtij shënimi vlerësohet duke pasur parasysh qëllimin që duhet të arrihet. Pra, krahas njeriut vend tejet të rëndësishëm në punën informative zë shënimi. Për këtë arsye, është e rëndësisë së veçantë e ashtuquajtura vlerësimi shënimit. Ky vlerësim, është punë intelektuale të cilën e kryen

111

pjesëtari i shërbimit informativ ose ndonjë shërbimi tjetër të sigurisë, me shënimin e siguruar i cili përmban fakte të reja. Qëllimi është që të analizohen elementet e nduarnduarshme të cilët, vetëm ose në tërësi, ndikojnë në vërtetësinë e shënimit. Besueshmëria e burimit vlerësohet në bazë të besnikërisë së tij, sistemit të sigurisë. Duhet shikuar edhe mundësitë objektive dhe aftësitë personale të burimit. Domethënë, të vërtetohet në mënyrë kritike, se sa është burimi në kontakt me ngjarjen, nga aspekti real dhe hapësinor, a ka aftësi personale që objektivisht të vërejë dhe kuptojë faktet dhe t’ i tregoëj në mënyrë të drejtë dhe precize. Është e papranueshme dhe e dëmshme të menduarit formal-logjik mbi vlerësimin e shënimit. Mirëpo, menjëherë pasi që një shënim identik është i pranuar nga dy burime, do të thotë se burimet janë të besueshme. Është e mundur që burimi i shënimeve të jetë i vetëm, dhe vetëm ka kaluar nëpër dy kanale derisa ka arritur deri tek shërbimi informativ. Çdo burim dhe besueshmërinë e tij, duhet që në mënyrë përgjegjëse dhe me ndërgjegjshmëri të studjohet. Vërteti i saktësisë së përmbajtjes së shënimeve qëndron në analizën e fakteve nga e cila është formua shënimi duke përdorur logjikën dialektike dhe metodën komparative (krahasuese). Nga vlerësimi objektiv dhe preciz i shënimit, besueshmërinë e burimit, saktësinë dhe precizitetin e përmbajtjes së saj, varet përdorshmëria dhe arsyetimi i vendimit i cili bazohet në të. Çka është atëherë burim i shënimeve informative? Burim informativ është çdo burim i cili, strukturave të ndryshme informative, vëzhguese ose të tjera strukturave, organeve dhe personave i jep shënime mbi kundërshtarin, gjegjësisht mbi të gjitha çka është objekt i veprimtarisë informative. Burimet më të rëndësishme janë spiunët, robërit e luftës, personat e arratisur ushtarakë dhe informativë, popullata, aero-fotot dhe video xhirimet. Dokumentet personale dhe zyrtare, mediumet masive, procesverbalet nga mbledhjet e ndryshme, publikimet profesionale dhe shkencore, anketat etj. Mirëpo, burim absolut i shënimeve informative është njeriu. Ai dhe veprimtaria e tij, paraqesin kurrizin e interesimin informativ, veçanërisht aktiviteti i tij i fshehtë dhe masave që i ndërmerr për të mbuluar aktivitetin. Njeriu, si burimi më i shpeshtë i shënimeve nga radhët e kundërshtarit, paraqitet si agjent ose i infiltruar, ose si burim mund të paraqitet edhe në format e refugjatit, robit të luftës, dezertorit, etj, nga ai grup nga i cili nuk pritet kualitet i shënimeve të pranuara, siç është rasti tek agjenti dhe ai i infiltruari. Krahas njeriut, si burim absolut janë edhe sendet me të gjitha karakteristikat e veta, të cilat mund të jenë dhe janë burime të rëndësishme të shënimeve informative. Dokumentet, publike ose të

112

fshehta, kanë rëndësi të madhe informative, nëse janë të përpunuara në mënyrë profesionale dhe të shikuara format dhe metodat e veprimit të kundërshtarit, potencialet e tij ushtarake, ekonomike dhe të tjera. Shënimet e fituara drejtpërdrejtë nga burimi, paraqesin njoftime të papërpunuara, të cilat pastaj përpunohen në organet e posaçme analitike të shërbimit informativ dhe në fund i dërgohen shfrytëzuesve të fundit të këtyre shënimeve. Metoda agjenturore e punës është në lidhje të ngushtë edhe me metodat tjera të punës së shërbimit informativ, veçanërisht me metodën e shfrytëzimit të fshehtë të mjeteve teknike. Agjentët, në punën e tyre aplikojnë lloje të ndryshme të mjeteve teknike, pa të cilat nuk do të kishin mundësi t’ i kryejnë me sukses detyrat që iu kanë caktuar. Përdorimi i ngjyrave të fshehta të shkrimit, indigove të fshehta dhe mjetet tjera të nevojshme për mbajtjen në mënyrë optimale të lidhjes së agjentit me shërbimin informativ. Përdorimi i fotoaparateve miniaturale, diktafonave dhe pajisjeve tjera, mundëson që të grumbullohen dhe barten një numër i madh informacionesh. Gjithashtu, agjenti nuk është i detyruar që vetëm të grumbullojë shënime të cilat paraqesin fshehtësi të kundërshtarit. Ai mund të angazhohet në vendin e huaj për grumbullimin e shënimeve nga burimet e hapura (legale). Këtu, edhe pse ai punon fshehtas për llogari të shërbimit informativ, kryen veprimtarinë e cila është legale. Disa shërbime informative shfrytëzojnë edhe agjenturën e vet në ndërmarrjen e aksioneve të ndryshme me përmbajtje subversive, veçanërisht tek aplikimi i aktit të kabotazhit, kur agjenti gjendet në strukturën e organizatës drejt së cilës kryhet kabotazhi.

* * * Dhe në fund, duhet të thuhet, se krahas të gjitha llojeve të luftërave, ekziston edhe një tjetër, e veçantë, e vazhdueshme dhe gjithkund e pranishme, larg nga ne, por gjithmonë pranë nesh. Kjo është LUFTA INFORMATIVE. Lufta informative është konflikt i fortë i shërbimeve informative dhe kundërzbuluese ose blloqeve ushtarake-politike, ndërmjet të cilëve ashpërsohen marrëdhëniet politike. Lufta informative paraqet formë të veprimit subversiv dhe është pjesë e luftës së ftohtë. Paraqitet si pasojë e konflikteve politike mes shteteve, ose fillimit të veprimeve agresive të shtetit i cili bën presion në shtetin-“viktimë”. Për të bërë përgatitjet për realizimin e qëllime robëruese, shteti agresor ka nevoja të rritura për shënime informative nga shteti viktimë, dhe për këtë arsye e

113

përforcon punën agjenturore. Vrapi për shënime, shtyn agjenturën në angazhim të shtuar, dhe për këtë arsye lë pasdore masat e mbrojtjes. Kjo krijon kushtet që shërbimi kundërzbulues i shtetit viktimë të zbulohet sa më shpejt dhe të eliminohet. Në këtë situatë, shërbimi kudërzbulues eliminon agjenturën e shtetit, të cilën paraprakisht vetëm e kishte vëzhguar. Paralelisht me forcimin e punës agjenturore, politika e shërbimeve informative ngjallet dhe e drejton veprimtarinë e agjenturës politike në shtetin viktimë dhe e vendos në funksion të nevojave të veta politike. Për këtë shkak, në kohën e luftës informative, paraqitet i zmadhuar zbulimi dhe eliminimi i agjentëve dhe agjenturave politike të shtetit agresor. Mbi rastet e zbuluara të agjenturave të huaja, informohet opinioni i brendshëm dhe ndërkombëtar për të demaskuar agresorin dhe përforcuar vigjilencën e shoqërisë vetanake.

114

FJALORTH

Në përgatitjen e fjalorthit janë marrë shpjegime nga një numër fjalorësh dhe burimesh tjera të vlefshme, bashkë me sintezën, korrigjimin, rregullimin dhe përshtatjen e nevojshme për qëllimin themelor.

115

RRJETI I AGJENTURËS: Tre apo më shumë agjentë me të cilët udhëheq në mënyrë operacionale një qendër apo pikë zbuluese, respektivisht gjithë agjentët e një shërbimi zbulues, ushtarak-zbulues apo kundër-zbulues të cilët veprojnë brenda apo ndaj një vendi të huaj apo forcave të armatosura të atij vendi, respektivisht në përgjithësi ndaj pozitave të rëndësishme strategjike dhe operacionale. AGJITACIONI: Përgjithësisht, secila ndërprerje e gjendjes së qetësisë. Realizohet me fjalime të hapura, ligjërime, biseda e debate, emisione televizive apo radiofonike, shpërndarjen e trakteve dhe materialeve të tjera të shtypura, etj. Në shtetet me regjime komuniste, sidomos në dekadat e para pas Luftës së dytë Botërore, agjitacioni ka qenë një nga metodat kryesore me të cilat ka disponuar Partia Komuniste për të ndikuar në ideologjinë e klasës punëtore. Në ditët e sotme, ai përdoret si pjesë e iniciativave civile. Organizatat joqeveritare përdorin agjitacionin apo lotimin për të fituar vëmendjen e publikut në zgjidhjen e problemeve shoqërore siç janë shkelja e të drejtave njerëzore, diskriminimi, korrupsioni, dëmtimi i mjedisit, varfëria, uria, etj. AMBASADA: Misioni diplomatik i nivelit më të lartë. Më herët, vetëm fuqitë e mëdha kanë mundur të kenë ambasada. Sot, është rregull që ambasadat të hapen nga shtetet sovrane pa marrë parasysh madhësinë. Nuk është e nevojshme të hapen ambasadat në gjitha shtetet me të cilat mbahen marrëdhënie diplomatike, duke marrë parasysh shpenzimet; gjithçka varet nga shkalla dhe nevoja e marrëdhënieve të afërta. Me hapësirë ambasade nënkuptohen ndërtesat, apo pjesët e ndërtesave dhe sipërfaqja rrethuese, të cilat, pa marrë parasysh pronarin e tyre, shfrytëzohen për nevoja të ambasadës, duke përfshirë edhe rezidencën e shefit të misionit. Ndërtesa dhe hapësirat në të cilat është vendosur ambasada nuk janë të lejuara për qasje të organeve të shtetit në të cilin është vendosur ambasada, dhe nuk është i mundur ushtrimi i pushtetit në to. Praktikat e reja diplomatike kanë zgjeruar kuptimin e hapësirave diplomatike edhe mbi hapësirat e organizatave të ndryshme të cilat nuk hyjnë në veprimtarinë e rregullt të ambasadës. Kuptimi i mos-nënshtrimit nënkupton përkushtimin e shtetit territorial që në çdo rast të mbrojë hapësirat e ambasadës nga secili dëmtim. Megjithatë, kjo rregull nuk është absolute, sepse shefi i misionit mund të thërrasë vetë organet lokale të pushtetit në ndihmë (në rast të veprave penale, zjarrit, etj). AMNISTIA: Akt me të cilin i jepet një numri të pacaktuar personash liri nga ndjekja, lirim i plotë apo i pjesshëm nga vuajtja e dënimit, zëvendësohet dënimi i caktuar me një më të vogël, urdhërohet heqja e padisë apo hiqen pasojat ligjore të dënimit. Me amnisti përcaktohen ose

116

veprat penale, autorët e të cilave amnistohen (p.sh. urdhërohet që t’i jepet amnistia gjithë personave që kanë bërë vepra të caktuara penale), ose personat të cilëve amnistia iu jepet sipas dënimit të dhënë (p.sh. amnistia i jepet gjithë personave të dënuar me vite burg), ose persona të amnistuar përcaktohen sipas veprës së kryer dhe dënimit të dhënë. Amnistia mund të mbulojë autorët e gjitha veprave penale, pa marrë parasysh natyrën dhe peshën e veprës dhe dënimin e dhënë, ndërsa mund të zbatohen edhe kufizime në aspektin e kategorive të caktuara të dënuarve. Sipas përmbajtjes, amnistia mund të jetë lirim nga ndjekja penale, lirim i plotë apo i pjesshëm nga vuajtja e dënimit, zëvendësim i dënimit të dhënë me një më të vogël, heqje e akuzës apo heqje e pasojave ligjore nga akuza. Lirimi nga ndjekja penale është formë e veçantë e amnistisë. Veprimi penal kundër personit të liruar me amnisti nuk mund të bëhet, ndërsa nëse është i filluar, duhet të ndërpritet. Lirimi i plotë nga vuajtja e dënimit përbëhet nga falja e gjitha dënimeve të dhëna, kryesore apo anësore. Lirimi i pjesshëm nga vuajtja e dënimit mund të mbulojë lirimet nga disa dënime të dhëna apo zvogëlim të dënimit kryesor apo atyre anësore. Më së shpeshti zbatohet në dënimet me heqje të lirisë. Në këtë aspekt nuk ekzistojnë kufizime. Secili lloj i dënimit, në parim mund të zëvendësohet me një lloj më të butë të dënimit. Amnistia nuk përfshin masat edukative dhe masat e sigurisë, përveç në rastin e anulimit, kur praktikisht nuk ekzistojnë mundësitë për marrjen e këtyre masave. Të drejtat e palës së tretë nuk mund të dëmtohen me amnisti: personat e dëmtuar nga vepra penale mund të realizojnë të drejtat e tyre qytetare edhe pse për atë vepër është dhënë amnistia. Me amnisti nuk preket në plotfuqishmërinë e gjykimit penal, e as në ekzistimin e veprës penale. ANALIZA E PËRMBAJTJES: Veprim metodologjik si formë e veçantë e karakterit sasior, i cili parësisht përdoret për zbulimin e aspekteve shoqërore të komunikimit njerëzor. Thënë më së thjeshti, veprimi i analizës së përmbajtjes është: në bazë të formulimit të lëndës, përcaktimit të hipotezës, grupit dhe mostrës themelore, shënohet shpeshtësia e shfaqjes së një njësie të caktuar në një përmbajtje më të gjerë të natyrës komunikatave. Pas përpunimit të shënimeve, merren përfundimet e caktuara. Në mjetet e komunikimit publik, sipas kategorive mund të vëzhgohen fjalët, fjalitë, artikujt, temat, kohët e botimit apo emetimit, hapësira dhe renditja e dhënë, si njësi të vëzhgimit, ndërsa si kategori mund të paraqiten lloje të zhanreve, fushat e programeve, ose grupi themelor mund të kufizohet në një fushë më të ngushtë. Në luftën e Dytë Botërore, metodën e analizës e kanë zhvilluar Aleatët duke analizuar propagandën naziste gjermane, në bazë të së cilës nxirrnin përfundime mbi qëllimet luftarake të Gjermanisë naziste. Me përfundime të caktuara, është e mundur të mbulohen edhe publiku

117

(auditoriumi) dhe komunikuesit (ndërtuesit e porosisë) me analizë të përmbajtjes. ANARKIZMI: Lëvizje shoqërore dhe politike e cila përfaqëson nevojën për shkatërrim të shtetit, ashtu që pas asnjë rend, mbikëqyrje, urdhra dhe pushtet të vendosen liritë individuale dhe grupore. Anarkistët jo rrallë mundohen t’i arrijnë caqet e tyre politike përmes terrorizmit. ANEKSIMI: Bashkim i dhunshëm i një pjese apo një rajoni të plotë i cili gjendet nën sovranitetin e një shteti me një shtet tjetër. Aneksimi është i kundërt me të drejtën e popujve për sovranitetin e përhershëm mbi burimet e tij, të drejtën e popujve për vetëvendosje, si dhe postulatet e pavarësisë politike të shteteve dhe patundshmërisë së kufijve shtetërorë, të mbrojtura me Kartën e KB dhe dy deklaratat: “Deklarata mbi sovranitetin e përhershëm mbi resurset natyrore” të vitit 1962, dhe “Deklarata mbi ndalimin e veprimeve dhe përzierjes në punët e brendshme të shtetit” të vitit 1981. “Deklarata mbi sovranitetin e përhershëm mbi resurset natyrore” thotë që dëmtimi i të drejtave të popujve dhe kombeve mbi sovranitetin mbi pasuritë dhe resurset natyrore të tyre është në kundërshtim me frymën e “Kartës së KB” dhe që ajo vështirëson vendosjen e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe mbajtjen e paqes. Nga shtetet anëtare kërkohet që të përmbahen nga secila formë e ndërhyrjes së dukshme apo të fshehur apo përzierjes në punë të brendshme të shteteve tjera, duke përfshirë përdorimin e dhunës dhe marrjen e territorit të huaj. Edhe “Akti përfundimtar i Helsinkit” i Organizatës për Siguri e Bashkëpunim në Evropë nga viti 1974 bazohet në të njëjtat parime, Akt ky i cili rregullon marrëdhëniet mes shteteve evropiane. ANTAGONIZMI: Gjendje mes dy fuqive të ballafaquara e cila zakonisht çon në ndryshimin e marrëdhënieve ekzistuese. Kënaqësia apo pakënaqësia me ndryshimin varet nga mënyra e zgjidhjes së antagonizmit. Në teorinë dhe praktikën e zgjidhjes paqësore të konflikteve ekzistojnë dy forma dominuese të zgjidhjes së antagonizmit: fitorja e njërës anë apo fitorja e të dyja anëve. Nëse me bisedime apo dialog arrihet deri tek zgjidhja, që do të thotë se anët në konflikt kanë mundur të përcaktojnë cakun përfundimtar dhe janë pajtuar të arrijnë interesat individuale përmes realizimit të cakut të përbashkët, antagonizmi zgjidhet me fitore të dyja anëve. Përkundër kësaj, nëse të dyja anët e shohin zgjidhjen vetëm në plotësimin e interesave të veta, që do të thotë se nuk zgjedhin mjete për të përforcuar të vetën dhe për të dobësuar pozitën e kundërshtarit, antagonizmi nuk zgjidhet po vazhdon me fitoren e njërës dhe humbjen e anës tjetër.

118

ANTIKLERICIZMI: Përpjekje apo qëndrim me të cilin dobësohet ndikimi i fesë në politikë, ndërsa në komunizëm edhe ndikimi i saj në jetën shoqërore, duke kërkuar kështu ndarjen e fesë nga shteti. Në kuptimin e ngushtë përbëhet vetëm nga kritika dhe përjashtime të ndikimit të fesë mbi vendimet politike të nivelit lokal, shtetëror dhe ndërkombëtar. Fesë njëkohësisht i lihet liria që të veprojë në aspektin e nevojave dhe veprimeve private të qytetarëve. Edhe pse komunizmi ka filluar një radikalizëm luftarak, themeli i komunizmit është ateizmi. Për dallim nga antiklerikët qytetarë, komunistët nuk janë vetëm kundër ndikimit të fesë në politikë, por janë kundër religjionit si të tillë. ANTIKOMUNIZMI: Kundërshtim i ideve, politikës dhe praktikës së komunizmit. Forma më e fundit e antikomunizmit është regjistruar në vitet e pesëdhjeta të shekullit XX në SHBA, gjatë të cilave Senatori MekKarthi, pasi mori mbështetjen gati të parezervë nga qarqet konzervative, filloi të ballafaqohet pa mëshirë me majtistët amerikanë në gjitha aspektet e jetës, prej arsimit, shkencës e kulturës e deri te ekonomia e udhëheqësia shtetërore, duke bërë që koha e tij të quhet “epoka e panikut së kuqe”. Në fjalorin politik, “makartinizmi” ka hyrë në kuptimin e “gjuetisë së shtrigave” të pamëshirshme, që do të thotë gjueti ndaj kundërshtarëve politikë të cilët akuzoheshin dhe ndiqeshin për veprimtari subversive kundër shtetit, që në fund çonte në shkatërrim të karrierës, imazhit në shoqëri, familjes e edhe jetës. ANTISEMITIZMI: Përpjekje, qëndrim apo sjellje e karakterizuar me urrejtje apo diskriminim të hebrenjve si grupe fetare apo racore. Edhe pse termi është shfaqur në gjysmën e dytë të shekullit XIX, fillimet e antisemitizmit janë vërejtur qysh në kohën kur hebrenjtë nuk pranuar të pranojnë fenë zyrtare të Romës. Me forcimin e krishterimit, antisemitizmi mbetet i motivuar me religjionin, por tani lidhet edhe me paragjykimin që hebrenjtë janë vrasësit e Krishtit dhe kundërshtarë të Kishës, gabime për të cilat janë dënuar me sorollatje nëpër botë. Gjatë mesjetës hebrenjve iu është ndaluar përzierja me banorë tjerë dhe hyrja në shërbimet shtetërore apo ushtarake. Zhvillimi i tregtisë dhe bankave në atë kohë, me të cilat kanë dominuar hebrenjtë, kanë nxitur një valë të re të antisemitizmit, që në disa vende ka prurë deri tek përzënia masive e hebrenjve, p.sh. prej Spanjës, në të cilën kohë ata janë shpërngulur edhe deri tek hapësirat e Bosnjës dhe Hercegovinës. Në fillim të shekullit XX, antisemitizmi në Evropë është ruajtur vetëm në Rusi, por në vitet e tridhjeta ka lindur përsëri në Gjermani, prej nga është zgjeruar në shtete tjera të Evropës. Në Gjermaninë naziste antisemitizmi radikal është

119

shpallur si politikë zyrtare shtetërore, politikë e cila ka prurë deri tek tmerret e Holokaustit. Pas Luftës së Dytë Botërore antisemitizmi politik dhe fetar është shfaqur në Lindjen e Afërt si përgjigje arabe ndaj themelimit të shtetit të Izraelit. Në vitet e fundit, problemi i antisemitizmit përmendet në kontekstin e rritjes së padurueshmërisë mes feve dhe etnive në Evropë. “Deklarata e Vjenës” dhe “Plani i Veprimit” të miratuara më 1993 në takimin e udhëheqësve të shteteve dhe qeverive anëtare të Këshillit të Evropës, është propozuar përcaktimi i masave për ndalimin e racizmit, ksenofobisë, antisemitizmit dhe padurueshmërisë. APARTEIDI: Doktrinë dhe politikë e superioritetit racor të së bardhës në dëm të racës së zezë dhe racave të tjera. Me politikë të tillë shkelen të drejtat themelore njerëzore, kufizohen ligjet e të drejtave (të fitimit) të pronësisë, zgjedhjes së profesionit dhe vendit të banimit, e deri tek vendosja e rezervateve në të cilat me dhunë shpërngulet një grup i caktuar për shkak të ndarjes së tij. Duke pranuar që politika e tillë nënkupton jo vetëm dhunim të drejtave themelore njerëzore, por edhe kërcënim ndaj paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, OKB-ja i ka urdhëruar shteteve anëtare ndërprerjen e marrëdhënieve etnike dhe ekonomike me shtetet të cilat praktikojnë aparteidin, së bashku me bojkotimin e prodhimeve të atyre shteteve. APATRIDË: Persona të cilat nuk kanë shtetësi nga asnjëri shtet ekzistues (person pa shtetësi, apolid, heimatloss). Gjendja e tillë ndodh në momentin e lindjes apo pas lindjes. Apatridët prej lindjes ndodhin për shkak se shtetet e ndryshme kanë mënyra të ndryshme themelore për fitimin e nënshtetësisë. Kështu, një person do të jetë apatrid qysh prej lindjes nëse është lindur në një shtet i cili si mënyrë e fitimit të nënshtetësisë përcakton shtetësinë e fëmijës sipas nënshtetësisë së prindit apo babait, ndërsa prindërit apo babai i fëmijës janë shtetas të shtetit i cili i je shtetësinë personave që janë të lindur në territorin e saj. Apatridët pas lindjes bëhen për shkak se në disa mënyra të ndalimit të shtetësisë nuk kërkohet që personi i cili nuk ka shtetësi të vërtetojë se ka marrë, apo do të marrë nënshtetësi të huaj. Kështu, një person do të bëhet apatrid pas lindjes nëse i është marrë shtetësia, apo i është dhënë anulim i shtetësisë, nëse shteti prej të cilit ka pasur nënshtetësi nuk ka kërkuar vërtetim të shtetësisë së këtij personi që e ka marrë, apo që do të marrë, nga një shtet tjetër. Apatridët janë fenomen i padëshiruar i një vendi dhe në marrëdhëniet ndërkombëtare. Ata nuk mund të drejtohen në asnjërën përfaqësi diplomatike, apo konsullata me synim mbrojtjeje, nuk mund të thirren në rregullat e marrëveshjes ndërkombëtare (përveç nëse me Konventën e OKB-së mbi statusin e personave pa shtetësi të datës 28.09.1954, nuk iu është rregulluar pozita e tyre), nuk mund të thirren në

120

ekzistimin e parimit të ndërsjellë, kur ajo është kusht për ushtrimin e disa të drejtave, nuk kanë gjyqe kombëtare, e as ligje kombëtare të cilët do të zbatoheshin mbi marrëdhëniet e tyre ligjore, etj. Përveç një pozite të tillë ligjore të tyre, e cila sipas asaj që u tha, është shumë më e keqe se ajo e personave që kanë një shtetësi të huaj, ekziston tendenca për kufizimin e fenomenit të apatridëve; ajo shprehet edhe në ligjvënien e brendshme të shteteve të caktuara dhe në marrëveshjet e caktuara bilaterale dhe ndërkombëtare. Kështu, në Preambulën e Konventës së datës 12.04.1930, të përfunduar në Hagë, është përcaktuar edhe si në vijim: “Ideali drejt të cilit njerëzimi duhet të orientohen në këtë fushë, në materien e shtetësisë, është zhdukja e plotë e rasteve të apatridëve”. Një tendencë e tillë ka pasur shprehjen e saj praktike edhe në Konventën mbi shtetësinë e gruas së martuar, e cila nga OKB-ja është shpallur më 28.08.1961, ndërsa është shprehur më plotësisht në Konventën e KB-së mbi zvogëlimin e rasteve të apatridëve më 28.08.1961. Në këtë Konventë, tendenca e kufizimit të shfaqjes së apatridëve mbulon jo vetëm apatridët e lindur, por edhe ata pas lindjes. Më së shpeshti, shprehja e kësaj tendence në ligjvënien e brendshme është pranimi, si mënyrë e veçantë e fitimit të shtetësisë në shtete të caktuara, i shtetësisë së fëmijëve apatridë apo të fëmijëve me prindër të panjohur kur ata gjenden apo linden në territorin vendës. Ekziston edhe një kategori speciale e personave pa shtetësi, e cila vërtetë nuk ka shtetësi të ndonjë shteti ekzistues, por janë banorë të territoreve nën protektorat. Pozita e tyre ligjore është në një masë e garantuar me Kartën e KB-së dhe marrëveshje të ndryshme të shteteve protektuese. Banorëve të këtyre territoreve iu pranohet e drejta që të paraqesin peticione ndaj OKB-së, ndërsa sipas marrëveshjeve të shtetit protektues, iu pranohet edhe e drejta të kërkojnë mbrojtje tek përfaqësuesit diplomatikë dhe konsullorë të shtetit protektues. Tendenca e kufizimit të këtij fenomeni të apatridit ekziston brenda vetë organizimit të protektoratit, i cili ka karakter të përkohshëm. ARBITRARITETI: Në drejtësinë ndërkombëtare ky term përdoret si shenjë për dhunim të vazhdueshëm të drejtave themelore dhe lirive të individëve nga ana e shtetit dhe institucioneve të tij, apo organeve të tij. Sipas shumë dokumenteve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare, shteteve nënshkruese të atyre marrëveshjeve i ndalohet në mënyrë decidive secila formë e arrestimeve, ndalimeve apo burgosjeve të vazhdueshme dhe të paargumentuara, ndalimeve të hyrjes apo daljes e edhe përzënies nga shteti, marrjes apo ndalimit të ndërrimit të shtetësisë, përzierjes në intimitet, familje, shtëpi, marrjes së pronës, nënshtrimit ndaj eksperimenteve shkencore dhe të tjera, kufizimit të lirive qytetare si liria e fjalës dhe shprehjes, liria e lëvizjes dhe bashkimit, etj.

121

ARBITRIMI: Mënyrë e zgjidhjes paqësore të konflikteve që bazohet në “palën e tretë”, pra në vendimin e ndërmjetësuesve të pavarur, arbitrave. Ata zgjedhen mes individëve apo grupeve për të cilët me të drejtë besohet se janë në gjendje të gjejnë një zgjidhje të paanshme pasi të dëgjojnë të dyja anët në konflikt. Arbitrimi është veprim që shpesh përdoret nga bashkësia ndërkombëtare në rastet kur dy apo më shumë vende nuk mund të zgjidhin çështje të kufijve, pronësisë, apo të tjera, por mund të paraqitet edhe si mënyrë e zgjidhjes së konflikteve mes individëve, grupeve, organizatave, organeve, etj. ASIMILIMI: Proces, gjatë të cilit një fenomen shoqëror në kontakt me një fenomen tjetër të atij lloji humb veçoritë e tij, ndërsa karakteristika humb në fenomenin e dytë, zhytet në të. Është e mundur të dallohen shkallët në procesin e asimilimit në varësi nga shkalla e humbjes së karakteristikave të cilat përcaktojnë atë fenomen të caktuar shoqëror, ndërsa lindin e shfaqen në tjetrin. Në sociologji, shpjegimi i asimilimit ka kuptim special në lidhje me kontaktet mes grupeve kombëtare, fetare, gjuhësore dhe të tjera, ku gjatë historisë dhe kohërave të tashme, ka ardhur deri tek shfaqja e asimilimit të një grupi nga ana e tjetrit. Një fenomen i tillë nuk është përcjellur sistematikisht, e as është studiuar shkencërisht aq shumë derisa antropologjia sociale nuk ka tërhequr vëmendjen mbi të. Në këtë shkencë, asimilimi në një masë të caktuar është studiuar në mënyrë eufemiste dhe jokritike, si formë e kulturimit dhe kontaktit kulturor mes grupeve, ndërsa disa autorë e kanë barazuar asimilimin me disa terme e shpjegime ekzistuese. Në SHBA asimilimi është hulumtuar sidomos në lidhje me procesin e integrimit të grupeve të ndryshme të emigrantëve, si proces i “amerikanizimit”, me të cilin Amerika është kuptuar si “poçe shkrirëse” e specifikave të grupeve nacionale të emigrantëve. Megjithatë, është vërtetuar që një proces i tillë nuk është një-drejtimësh dhe ka kufijtë e vet. Prej atëherë rrjedh definicioni i asimilimit si “proces i ndërveprimit dhe fuzionimit në të cilin individët dhe grupet marrin kujtimet, qëndrimet dhe ndjenjat e individëve dhe grupeve tjera, dhe duke ndarë përvojën dhe historinë me ta, dalin të ndërthurur brenda kornizës së një kulture të përbashkët”. Janë hulumtuar edhe faktorët që çojnë deri në asimilim si fenomene tejet të shpërndara: dallohet rëndësia e nivelit të kulturës teknike, në kuptimin që grupi me kulturë më të ultë asimilohet e para. Vëmendje i kushtohet edhe momenteve ekologjike dhe faktorëve demografikë: madhësisë relative të secilit grup në kontakt, ku si tendencë duket që grupi më i vogël asimilohet. Edhe pse në përgjithësi merret një numër më i madh i faktorëve parasysh për shpjegimin e fenomenit të asimilimit, mund të konstatohet se nënshtrimi dhe udhëheqësia klasore dhe politike nuk ka

122

marrë vëmendjen e duhur (përkundër lëvizshmërisë shoqërore, rëndësia e së cilës është theksuar shpesh), si dhe forca e dhuna të cilat përdoren për shkatërrimin e grupeve individuale, në të cilin kuptim nuk duhet harruar që një pjesë e madhe e procesit të asimilimit përsëri bëhet në mënyrë stihike. Në botën moderne, asimilimi është i shkaktuar nga një numër faktorësh ekonomikë, politikë e kulturorë, edhe pse ekziston lëvizja e kundërt që kundërshton këtë proces, si afirmim i grupeve etnike dhe kulturore të cilat luftojnë për identitetin e tyre ekonomik, politik dhe kulturor. Përpos këtyre, në shkencat natyrore termi i asimilimit përdoret për shpjegimin e procesit të homogjenizimit, i cili sipas teorive të ndryshme, lind mes grupeve dominuese dhe pakicave. Edhe pse asimilimi kuptohet si proces parësisht individual, shkencat natyrore në vitet e shtatëdhjeta të shekullit XX u morën më shumë me pyetjen e dallimit mes grupeve pakicë në shkallën e asimilimit në kulturën dominonte dhe faktorët që kushtëzojnë dallimet e tilla, ndërsa rezultatet e hulumtimeve të tyre ndikojnë në politikat e emigrimit (p.sh. përcaktimi i kuotave emigrante në SHBA). Parimisht synohet të kufizohet emigrimi i pjesëtarëve të atyre grupeve që gjenden në shkallën e ultë të asimilimit. AUTOKRACIA: Vetë-pushtet, absolutizëm, pushtet i pakufizuar të cilin pushtet-mbajtësi e ushtron pa marrë parasysh ligjet, organet përfaqësuese dhe entitetet tjera shtetërore të cilat ekzistojnë vetëm për të ushtruar vullnetin e pushtet-mbajtësit pa kundërshtim. Autokracia është karakteristikë e rëndësishme e regjimeve totalitare, si diktaturat, tiranitë dhe despotitë. AUTONOMIA: Në kuptimin politik shpreh të drejtën e banorëve në një hapësirë, gjegjësisht bashkësisë kombëtare, etnike, grupit social apo (nën)kulturor, që të zgjedhin pavarësisht gjërat në udhëheqjen e brendshme (vetëqeverisje) të atij organizimi dhe veprimtarie të jetës, gjegjësisht për të vendosur mbi vendimet dhe ligjet në bazë të të cilave veprohet pavarësisht në jetën politike, ekonomike, shoqërore dhe kulturore. Më së shpeshti dallohen autonomitë territoriale dhe kulturore. Derisa autonomia territoriale nënkupton krijimin e njësive territoriale të niveleve të ndryshme të pavarësisë me akte dhe organe të pushtetit ligjvënës dhe/ose ekzekutiv, autonomia kulturore nënkupton realizimin e të drejtave mbi përdorimin publik të gjuhës së tyre, duke përfshirë kujdesin dhe afirmimin e traditave të veta etnike, nacionale, fetare, (nën)kulturore, jetës dhe qëndrimeve jetësore, përmes institucioneve arsimore-edukative, informative e të tjera, që në ditët e sotme më së shpeshti shfaqet në kontekstin e sigurimit të drejtave të pakicave.

123

AZILI: Në të drejtën ndërkombëtare, mbrojtja që një shtet i garanton një personi të huaj. Ushtrimi i të drejtës në azil plotësisht varet nga vendimi i shtetit, kështu që e drejta mbi azilin thuhet të jetë në të vërtetë e drejtë e shtetit që e garanton, e jo e individit që e kërkon. Shteti mund t’i refuzojë dhënien e strehimit individit apo grupit për arsye, p.sh. të mbrojtjes së interesave shtetërore apo ndalimit të hyrjes masive të huajve. Azili më së shpeshti i garantohet personave të ndjekur për shkak të besimeve dhe veprimeve të tyre politike. Ai nuk mund t’i sigurohet personave për të cilët ekziston një dyshim i vërtetuar që kanë bërë të keqe kundër paqes, krime të luftës apo kundër njerëzimit. Dallohen tre lloje të azilit: a) territorial – nënkupton mbrojtjen e personit të ndjekur në territoret e shtetit tjetër; b) jashtë-territorial – sigurimi i strehimit personit të ndjekur brenda vendit, por në hapësirë të një shteti tjetër, siç është ambasada, konsullata, përfaqësia tregtare, etj., dhe c) neutral – mbrojtja e të huajve në hapësirën e shtetit që nuk është i përfshirë në konflikt dhe i cili për shkak të neutralitetit të saj mund të ofrojë strehim për të gjitha anët në konflikt. LUFTA BAKTERIOLOGJIKE: Luftimet me anë të mikro-organizmave të gjallë apo toksikeve të tyre, gjegjësisht përhapja e agjentëve biologjikë në territorin armik për të shkaktuar sëmundje ngjitëse dhe helmime në njerëz, kafshë dhe bimë. Përdorimi i mjeteve bakteriologjike në luftë është ndaluar për herë të parë nga drejtësia ndërkombëtare me Protokollin e Gjenevës më 1925, të miratuar në konferencën ndërkombëtare për kontrollimin e tregtisë ndërkombëtare me armë, municion dhe materiale luftarake. Në doktrinë, është e paqartë nëse ndalimi i obligon vetëm shtetet që kanë ratifikuar protokollin e Gjenevës, apo ajo është zbatuar në një rregull të zakonshme të drejtësisë luftarake. Para gjyqit Ushtarak në Habarovsk (BRSS) në kohën prej 25-30.12.1949 janë paraqitur 12 mjekë ushtarakë dhe shkencëtarë japonezë të gjykuar për përgatitjen dhe përdorimin e armëve bakteriologjike. Gjatë procesit është vërtetuar që Japonia deri më 1931 deri në hyrjen e saj në Luftën e Dytë Botërore ka bërë përgatitje me synim të përdorimit të armëve bakteriologjike. Procesi ka vërtetuar që Japonia ka përdorur armët bakteriologjike në Kinë më 1940 (në zonën Hahkou mikrobet janë përhapur nga aeroplani, rezultat i së cilave ka qenë epidemia e kuqe, ndërsa më 1941 është bërë një aksion tjetër në zonën Tchante). Pas Luftës së Dytë Botërore shkruhet mbi lloje të reja të baktereve dhe këpurdhave të cilat përgatiten në laboratorë për luftimet e reja bakteriologjike, të cilat janë më mijëra herë më virulente. Kështu, edhe në periudhën e pasluftës kanë ekzistuar akuza individuale për luftime bakteriologjike. Pas luftës izraelito-arabe më 1948, përfaqësuesi egjiptian në KB ka akuzuar Izraelin para Këshillit të Sigurimit që Izraeli në Egjipt ka

124

helmuar ujin e pijes me bacile të tifos së stomakut dhe dizenterisë. Në Luftën e Koreve, Kina dhe Koreja e Veriut akuzonin SHBA-të për luftime bakteriologjike. SHBA-të kërkonin që akuzën ta hulumtojë një komision i përbërë nga vende neutrale, por nuk pajtoheshin me këtë edhe Kina e Koreja Veriore. Kështu përsëri, Vietnami Verior në disa raste akuzonte qeverinë e SHBA-ve për luftë bakteriologjike kundër banorëve të Vietnamit Jugor në zonat e liruara. Gjitha këto akuza bazoheshin në shfaqjen e disa sëmundjeve ngjitëse shkaktarët e të cilave nuk mund të vërtetoheshin. Janë të pakta të dhënat mbi luftime efektive bakteriologjike. Në bazë të rezolutës së OKB më 1968, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së emëroi një grup ekspertësh me detyrë për hartimin e një raporti mbi armët kimike dhe biologjike. Ky raport u hartua më 1969 dhe iu dorëzuar Kuvendit të Përgjithshëm, Këshillit të Sigurimit, Komitetit të OKB-së për çarmatim dhe gjitha qeverive të shteteve anëtare. Në bazë të këtij raporti, komiteti i OKB-së për çarmatim në Gjenevë i dha vend qendror armëve kimike dhe biologjike. Marrëveshja u përfunduar më 1971 (Konventa mbi ndalimin e zhvillimit, prodhimit dhe depozitimit të armëve bakteriologjike/biologjike/toksike dhe mbi shkatërrimin e tyre). Konventa mbulon vetëm ndalimin e armëve biologjike, e jo kimike, por përmban jo vetëm ndalimin e përdorimit të armëve biologjike, por edhe ndalimin e prodhimit, sistemimit dhe hulumtimet shkencore në atë fushë. Konventa përmban edhe një sistem institucional kontrollesh dhe sanksionesh, në rastet e shkeljes së ndalimit. Ekzistojnë edhe disa mendime, por të pavërtuara, që AIDS (Sida) dhe Ebola (të dyja të shkaktuara me virus), janë produkt i eksperimenteve të fshehta. BANDA: 1. Një grup kundërvajtësish të mitur, gjegjësisht delikuentë, kultura e të cilit dallohet ose është në kundërshtim me kulturën e përgjithshme të shoqërisë (nën-kulturë apo kundër-kulturë e bandës delikuente). 2. Grup kriminel i kundërvajtësve të rritur. BILATERALITETI: Në drejtësinë ndërkombëtare do të thotë marrëveshje e nënshkruar mes dy shteteve në bazë të vullnetit të tyre të lirë, i cili i obligon të dyja anët, për dallim nga multilateraliteti i cili nënkupton marrëdhënie dhe marrëveshje në mes më shumë shteteve. Më së shpeshti, marrëveshjet bilaterale mes shteteve bëhen në sektorët e tregtisë, sigurisë, bashkëpunimit kulturor dhe arsimit, sidomos në arsimin e pakicave. ARMËT BIOLOGJIKE: Të përgatitur për qëllime luftarake, mikrobe patogjene apo toksinet e tyre, së bashku me mjetet për përdorim. Elementet themelore të armës biologjike janë agjentë biologjikë të

125

shkatërrimit në masë dhe virulencës, të përdorur për shkatërrimin apo paaftësimin e njerëzve, kafshëve dhe bimëve, duke shkaktuar sëmundje të ndryshme. Për sulme të hapura biologjike përdoren bomba speciale fluturuese biologjike, paketa kimike (shpërndahen nga hapësira ajrore), raketat, municioni artilerik, shpërndarësit me bartje, etj. Për sulme të fshehta biologjike (diversante) përdoren mjete miniaturale: ampulat, mjete të helmuara për përdorim të përditshëm, dërgesat postare apo shpërndarësit në formë spreji, etj. Përdorimi i hapur i armëve biologjike nuk është vërtetuar zyrtarisht, mirëpo përdorimet e fshehta dhe të kufizuara janë vërtetuar në shumë raste. BUROKRACIA: Termi rrjedh nga fjala franceze "bureau" – zyrë dhe fjalës greke “kratos” – pushtet apo udhëheqje; pra pushteti i zyrave, aparateve dhe njerëzve në to – “burokratëve”. Burokracia bie në ato termet apo shpjegimet që në kohët e sotme përdoren shpesh edhe si terme të kundërta – liria e demokracia. Në kuptimin e saj më të gjerë, burokracia do të thotë një renditje e caktuar burokratike apo një kategori e caktuar shoqërore-politike. Kategoria shoqërore-politike kuptohet dhe definohet lehtë. Megjithatë, për shpjegimin modern të burokracisë është shumë me rëndësi pozita dhe funksioni i saj brenda pushtetit, gjegjësisht në pushtet. Kështu, burokracia nënkupton një forcë apo pushtet në shoqëri. Kjo forcë mund të ketë forma të ndryshme (transmetimi i pushtetit apo vetë pushteti) dhe fuqi të ndryshme; “totalitare” apo “kushtetuese”. Sipas kësaj, me burokraci nënkuptohen si zyrtarët më të lartë shtetërore, ashtu edhe organizatorët, funksionet e larta, drejtorët e përgjithshëm, kryetarët dhe sekretarët, të cilët kanë rol të rëndësishëm jo vetëm në fushën politike apo ekonomike, por edhe në fusha tjera të shoqërisë. BUROKRATIZMI: Burokratizmi është rrjedhojë e “burokracisë” që nënkupton aparatin e funksioneve brenda një institucioni social dhe politik, prej ndërmarrjeve e deri tek shteti. Në këtë kuptim, burokratizmi nënkupton rolin vendimtar dhe plotfuqishmërinë e aparatit funksionar në udhëheqjen me shtetin, gjegjësisht institucionin apo organizatën, që më së shumti ndeshet në vendet e centralizuara kapitaliste dhe komuniste. Në anën tjetër, burokratizmi nënkupton formën e perfeksionuar dhe të theksuar të pushtetit burokratik, kështu edhe punën skematike, rituale pa ndonjë kuptim dhe arsye të veçantë, të cilën më së shpeshti e shohim në shërbime. Burokratizmi gjithashtu nënkupton vetëdijen specifike të funksionarit dhe kuptimin e vrazhdë të detyrës, me të cilat përgjegjësitë, funksionet, të drejtat, urdhrat dhe mundësitë e ndikimit nuk ndërmerren prej shtjellimit kritik të fakteve dhe marrëdhënieve reale shoqërore, por nga pozita e vetë funksionarit në hierarkinë e statusit. Pra, është fjala mbi një mënyrë formale të udhëheqjes dhe vendim-marrjes duke mos marrë

126

parasysh interesat realë të njerëzve, por duke i shërbyer ekskluzivisht interesave të shtresës udhëheqëse shoqërore. BLLOK: Aleancë, grup i individëve, grup, i partive politike, shteteve, etj, të cilat bashkohen për arritjen e një caku të përbashkët. Blloqet zakonisht lindin si pasojë e nevojës për mbrojtjen e interesave politike, shtetërore, të sigurisë apo ushtrisë. Aleancat dhe ndarjet ad hoc janë pjesë përbërëse e veprimit të grupeve të interesit në nivelin nacional, rajonal dhe ndërkombëtar. BOJKOTI: Në kuptimin e përgjithshëm, solidarizim apo përbashkim me synim të shmangies së veprimit apo marrëdhënieve me persona, grupime apo organizata, me qëllim të dënimit të tyre apo sforcimit për një çështje të caktuar. Më së shpeshti shfaqet në kundërshtimin e blerjes së një malli të caktuar apo të një malli të një origjine të caktuar. Në luftë apo në konflikt të armatosur ka kuptim të veçantë në kuptimin e bojkotimit të mallrave, shërbimeve dhe veprimtarive të tjera nga armiku apo propagandës së origjinës armiqësore, sidomos në territorin që është okupuar nga armiku (p.sh. manifestimet kulturore apo veprimet me qëllim të organizimit të jetës politike dhe ekonomike në një territor të tillë). SHËRBIMET QENDRORE ZBULUESE: Organizata të pavarura zbuluese, të organizuara si agjenci apo drejtori të ndryshme, diku civile e diku ushtarake. Detyra e tyre është të hulumtojnë me zbulime vendet tjera dhe të ndërmarrin operacione dhe veprime të tjera të fshehta në nivelin më të lartë. Shërbimet zbuluese qendrore të fuqive të mëdha veprojnë në gjitha anët botërore, d.m.th. globalisht. Në aspektin organizativ, shërbimet qendrore zbuluese në përbërjen e tyre kanë organe udhëheqëse dhe ekzekutive, agjenturën dhe forcat speciale. CENSURA: Censurë është secili kufizim apo ndalim autoritar (nga ana e institucioneve politike, shtetërore, fetare apo të tjera) i çfarëdo shprehjeje publike, sepse ato konsiderohen të rrezikshme për qeverinë, rendin shoqëror apo moral. Në kuptimin e gjerë, censurë mund të jetë edhe kufizimi që vetvetes i caktojmë nga frika e konfliktit me rregullat e pranuara të sjelljes, apo nën ndikimin e opinionit dhe presionit publik (auto-censurë). Censura ka lindur me bashkësitë më të hershme politike dhe teokratike, por ka lulëzuar në kohën e lindjes së shtypshkronjave moderne. Shoqëritë autoritare dhe totalitare gjithsesi kthehen kah censura si mjet me të cilin në mënyrë efikase shtypet secila liri e krijimit, kundërshtimit politik, secila shprehje e pavarur e mendimit dhe kritikës shoqërore. Më tej, censura është instrument i mbikëqyrjes shoqërore, i

127

drejtuar sidomos kah ata që dëshirojnë ndryshime në kuptimin e caktuar shoqëror. Përkundër faktit që në shoqëritë demokratike garantohen me kushtetutë liritë e shtypit, shkrimit, mbledhjes, krijimit artistik, besimit politik e fetar, intimitetit, etj., edhe në këto shoqëri ekzistojnë kufizime në formën e censurës. CESIONIMI: Dhënia e hapësirës së një shteti tek një shtet tjetër, ashtu që ajo hapësirë të ndërrojë sovranitet. Zakonisht, cesionimi është pasojë e luftës, por mund të jetë edhe marrëveshje (shitblerje, ndërrim i hapësirave, dhuratë). Një aspekt i veçantë i cesionimit paraqitet kur në një kohë të caktuar ushtrimi i të drejtave sovrane në pjesën e hapësirës së një shteti tjetër dhe bartja e autoritetit udhëheqës tek shteti tjetër, duke mbajtur mend që sovraniteti në këtë rast nuk ndryshon. SIONIZMI: Lëvizja nacionaliste hebreje ka lindur në shekullin e XIX si reagim ndaj zhvillimit të antisemitizmit në Evropë, sidomos në Rusi. Synimi kryesor i saj ka qenë emancipimi politik dhe integrimi kulturor i hebrenjve të shpërngulur në kthimin e tyre në Palestinë dhe me themelimin e shtetit të pavarur hebre në hapësirën që dikur ishte pjesë e Mbretërisë së Izraelit. Ithtarët e sionizmit praktik kërkonin kolonizim të plotë të Palestinës, derisa sionistët politikë kërkonin zgjidhje të pashlyeshme dhe të plotë politike. Pas pranimit ndërkombëtar të lëvizjes sioniste dhe pranimit të “Deklaratës së Balfourit” më 1917, me të cilën Britanikët mbështetnin themelimin e “shtëpisë nacionale hebrenje”, erdhi deri te kolonizimi masiv i hebrenjve në Palestinë, por edhe deri tek konflikti me arabë. Pasi që pushteti britanik ia besoi zgjidhjen e problemit palestinez KB-së më 1947, KB-a vendosi mbi ndarjen e Palestinës në shtetin hebrenj dhe arab, në bazë të së cilit vendim një vit më vonë Këshilli Nacional Hebrenj dhe Këshilli gjithëkombëtar Sionist shpallën themelimin e shtetit të pavarur të Izraelit. Për shkak të luftës me Jordaninë, pushtimi i Bregut Perëndimor të Gazës dhe përzënies së arabëve nga Izraeli, KB më 1975 gjykoi sionistët për racizëm dhe diskriminim racor. MBROJTJA CIVILE: Aktivitet i organizuar i banorëve civilë për të zvogëluar ndikimin e veprimeve armiqësore nga hapësirat ajrore, tokësore dhe detare, dhe mbajtjes apo renovimit të pajisjeve dhe shërbimeve të rëndësishme dhe të nevojshme për jetën e njerëzve dhe mirëmbajtjen e përpjekjeve luftarake. Detyrat më të qarta të mbrojtjes civile janë kufizimi i befasive: zvogëlimi i humbjeve, humbjes morale dhe dëmeve materiale; ofrimi i ndihmës dhe mundësimi i heqjes së shpejtë të pasojave nga veprimet armiqësore. Bashkëpunon ngushtë me njësitë e

128

forcave të armatosura. Në disa vende, bashkohet me mbrojtjen dhe fiton karakter ushtarak. MBROJTJA CIVILE: Veprimtari e organizuar e banorëve civilë, organizatave shoqërore dhe organeve shtetërore me qëllim të ruajtjes së banorëve, të mirave materiale, kulturore dhe tjera nga shkatërrimet e luftës, ndërsa në paqe për ruajtje nga fatkeqësitë elementare apo fatkeqësi tjera të masave të mëdha. Në disa vende ka të njëjtën apo detyrë të ngjashme me mbrojtjen civile. Si organizatë e veçantë është paraqitur për herë të parë në Luftën e Parë Botërore. Në Luftën e Dytë Botërore është zhvilluar mjaft edhe në vende evropiane (Britani e Madhe, Gjermani, Belgjikë, Holandë) dhe ka pasur një rol të rëndësishëm. Ruajtja civile si organizatë humanitare ka mbrojtje ndërkombëtare ligjore. Në këtë aspektin, me qëllim të identifikimit të organizimit, personelit, ndërtesave dhe materialeve të saj, është parashikuar edhe një shenjë ndërkombëtare e dallimit (trekëndësh barabrinjës i kaltër në fushë të portokalltë) dhe letërnjoftimi i pjesëtarëve të ruajtjes civile. Me këtë shenjë shënjohen edhe strehimoret civile. TREGU I ZI: Tregti me mall të importuar ilegalisht për konsum të gjerë. Tregu i zi paraqet një formë të ekonomisë së hirtë, përmes së cilës blerësi vjen deri tek prodhimet e caktuara që mungojnë në tregun e ligjshëm, ose janë të paarritshme për shkak të çmimeve të larta. Ekzistimi i tregut të zi është problem kronik i vendeve në të cilat ekonomia gjendet nën kontrollin e shtetit, si dhe në shtetet në zhvillim të cilat kanë shkallë të ultë të rritjes ekonomike, si dhe vendeve në tranzicion. DECENTRALIZIMI: Bartja e pushtetit dhe funksioneve udhëheqëse prej niveleve të larta në ato më të ulta, si pjesë e një procesi më të ndërlikuar të demokratizimit të shoqërisë. Në politikë, decentralizimi nënkupton bartjen e funksioneve shtetërore tek njësitë e udhëheqjes dhe vetëqeverisjes lokale (komuna, qyteti, krahina), gjegjësisht rritja e ndikimit të drejtpërdrejtë të qytetarëve në udhëheqjen e bashkësisë shoqërore. Decentralizimi është motor i demokracisë, kështu që është në pyetje përfshirja aktive dhe përgjegjësia e qytetarëve për të marrë vendime me të cilat përforcohet sistemi i decentralizimit, që është thelbësore për zhvillimin e demokracisë dhe shoqërisë civile. DEFETIZMI: Shpirtulëti, mosbesim në suksesin e një veprimi, pajtimi me fuqinë dhe kapitullimi para armikut. Defetizmi mund të shfaqet si marrëdhënie pasive dhe shprehje e apatisë dhe shpirtulëtisë, por edhe si ligjërim aktiv i ideve defetiste dhe përhapje e mosbesimit dhe koncepteve demobilizuese. Megjithatë, pa marrë parasysh formën apo shkallën në të

129

cilën shfaqet, defetizmi parimisht paraqet reaksion negativ dhe të padëshirueshëm të individëve apo grupeve në kushte të caktuara shoqërore. DELIKUENCA: Sjellje e vetëdijshme, e vullnetshme, e cila është në kundërshtim me rregulluat shoqërore të cilat paraqiten si fenomene pak a shumë prezentë në shoqëri. Pasi që në shoqëri mund të ekzistojnë lloje të ndryshme të rregullave shoqërore (që në shoqëritë e përbëra është rasti më i shpeshtë), p.sh. ligjore, morale, tradicionale, fetare, etj., kusht edhe llojet e delikuencës mund të dallohen sipas llojit të rregullës e cila thyhet. Në shoqëritë e përbëra, të diferencuara, interesat më të rëndësishëm të shoqërisë mbrohen parimisht në mënyrën që sjelljet e caktuara ndalohen me rregullime penale, me të cilat definohen në mënyrë precize cilat janë ato sjellje, e edhe dënimet e parashikuara për to. Llojet e delikuencës mund të dallohen edhe sipas të mirës që mbrohet: prona, integriteti fizik i personalitetit, rregulli shtetëror, morali në fuqi, etj. Një zgjerim i madh i delikuencës në një shoqëri është shenjë e çorganizimit të saj dhe anemisë. Secila shoqëri lufton kundër delikuencës me masa represive dhe të tjera, edhe pse ajo është prezente në gjitha shoqëritë e përbëra, të diferencuara. DEMILITARIZIMI: Ndalim i plotë apo i pjesshëm i ndërtimit apo organizimit të ushtrisë, duke përfshirë demobilizimin, dorëzimin e armëve dhe largimi nga objektet ushtarake, të cilat nën mbikëqyrjen e bashkësisë ndërkombëtare dhe në pajtim me vendimin e Këshillit të Sigurimit të KB zbatohet në konflikte të armatosura apo në luftëra në një territor të zënë, më së shpeshti pas nënshkrimit të marrëveshjes mbi ndërprerjen e konfliktit. Demilitarizimi është pjesë e rëndësishme e procesit të paqes, sidomos programit të ndërtimit dhe ruajtjes së paqes mes palëve në luftë apo në konflikt në hapësirën e cila përkohësisht mbikëqyret nga forcat paqeruajtëse ndërkombëtare. ZONË E DEMILITARIZUAR: Pjesë të hapësirës shtetërore, në të cilat shtetit të cilit i përket ajo hapësirë, i ndalohet me marrëveshje ndërkombëtare për një kohë të caktuar apo të pacaktuar, ngritja e objekteve ushtarake (kalatë, fortifikimet, bazat, etj.) dhe stacionimi i njësive ushtarake. Rregullat mbi zonën e demilitarizuar vlejnë deri në kohën kur shteti, i cili ka marrë një obligim të tillë, të jetë në paqe. Me hyrjen në fuqi, rregullat mbi zonat e demilitarizuara nuk vlejnë. DEMONSTRIMI: Formë e shfaqjes masive, publike dhe të theksuar, sidomos të disponimin politik apo fuqisë ushtarake. Si formë e shprehjes së pakënaqësisë me një masë konkrete politike apo gjendje politike në

130

përgjithësi, demonstrimi shpesh paraqet shenjë të një krize më të thellë shoqërore dhe një parathënie ndaj krizave shoqërore me dimensione më të mëdha dhe me tendenca revolucionare. Si dalja masive në rrugë, demonstrimi është veprim i organizuar – megjithatë ka spontanitetin karakteristikë. DENACIONALIZIMI: Humbje e vetëdijes kombëtare dhe identitetit kombëtar nga ana e një grupi shoqëror, shpesh tek migruesit, por edhe tek popujt e shtypur apo pakicat kombëtare të cilat asimilohen në kombin e sapokrijuar apo kombin udhëheqës të shtetit. DESTABILIZIMI: Çrregullimi i drejtpeshimit social, ekonomik apo politik në shoqëri, që sjell gjendje të krizës si konflikte dhe tensione politike e shoqërore, gjegjësisht stagnim ekonomik dhe krizë, duke rezultuar vijimisht në zvogëlim të prodhimtarisë, rritje të papunësisë dhe rënie të standardit jetësor, të cilat janë parakushte të krizave sociale të karaktereve dhe pasojave të ndryshme. Në shoqëritë politike, shkaqet e destabilizimit politik dhe ekonomik hiqen me rënien e qeverisë, dhe vijimisht me zgjedhje të rregullta apo të parakohshme, me të cilat zgjidhet qeveria e re nga qarqet e atyre forcave politike të cilat kanë sukses në bindjen e zgjedhësve që do të rivendosin drejtpeshimin shoqëror dhe do të nxisin rritjen dhe zhvillimin ekonomik. Në shoqëritë autoritare dhe totalitare fajësohen zakonisht shtresat e paramenduara të pabindura, armiqtë e brendshëm dhe të jashtëm. DETANT: Çlirim, zbutje e marrëdhënieve të tensionuara mes dy apo më shumë shteteve. DEZINFORMIMI: Veprime të planifikuara, të menduara dhe të organizuara në paqe dhe luftë, përhapje dhe shtyrje e dezinformatave për të lajthitur kundërshtarin apo armikun nga situata reale, ose mbi të dhënën e caktuar për të sjellë përfundime të gabueshme dhe për të marrë veprime të caktuara, apo për t’u përmbajtur nga ato. Strukturat udhëheqëse të shtetit vendosin mbi zbatimin e metodave të dezinformimit, ndërsa në forcat e armatosura vendosin organet e udhëheqjes dhe komandimit. Dezinformimi zbatohet me anë të gjitha mjeteve në dispozicion: sistemi informativ-propagandistik, metodat dhe punët e shërbimit zbulues dhe shërbimit të sigurimit, etj. Në veprimet luftarake, dezinformomi si masë operative-taktike vihet në veprim përmes formave të ndryshme të lajthitjes së armikut për të arritur befasinë. Në shërbimet zbuluese dhe kundërzbuluese ekzistojnë sektorë të veçantë të punës të cilët merren me përgatitjen dhe zbatimin e dezinformimit.

131

DIASPORA: Shfaqet si kategori sociale për përshkrimin e ndjekjeve dhe shpërndarjes së hebrenjve nëpër botë, por pastaj është zgjeruar edhe tek grupet tjera nacionale dhe etnike. Ajo shpreh zhvendosjen e dhunshme të banorëve dhe humbjen e territorit shtetëror, përcjellë me ëndrrën kolektive mbi kthimin. Sot, ky term përdoret më shumë në kuptimin e bashkësisë transnacionale etnike me një rrjet ekonomik, shoqëror dhe politik jashtë shtetit të origjinës, që ligjërisht janë të orientuar kah pjesëtarët e pakicave etnike apo nacionale, duke përfshirë migruesit dhe punëtorët stinorë në vendet tjera. Autorët me qëndrime konzervative shohin kërcënim të stabilitetit të shtetit dhe burim të mundshëm të terrorizmit ndërkombëtar në këto bashkësi transnacionale, sidomos kur janë të lidhura me lëvizjet për çlirimin kombëtar dhe pavarësinë. DISKRIMINIMI: Pak a shumë mbajtje reale dhe formale e grupeve të caktuara shoqërore në pozita të paracaktuara që konsiderohen “më të ulta” në raport me shtresat udhëheqëse. Diskriminimi shfaqet në ndalimin e banimit në hapësira apo vendbanime të caktuara, në ndalimin e qasjes ndaj vendeve të caktuara (hotele, kafene, ndërtesa dhe institucione publike), ndalimin e shfrytëzimit të mjeteve transportuese të llojeve të caktuara, ndalimit të shkollimit, profesioneve të ndryshme, etj. Baza e diskriminimit mund të jetë raca, kombësia, feja, shoqëria, etj. Në drejtësinë ndërkombëtare, e edhe atë luftarake, diskriminimi paraqet dallueshmëri në veprime ndaj subjekteve të së drejtës ndërkombëtare apo edhe shtetasve të tyre, gjegjësisht anëtarëve. Shprehet në mospranimin, moszbatimin apo kufizimin e të drejtave të disave, njëkohësisht duke pranuar dhe zbatuar të njëjtat të drejta disa tjerëve. Në parim, dallojmë diskriminimin shoqëror – sjellje e papranueshme ndaj një individi apo një grupi të caktuar në kuptimin e qëndrimeve përfundimisht arbitrare; diskriminimin racor – kufizimi apo kundërshtimi i të drejtave, privilegjeve apo zgjedhjeve në bazë të përkatësisë racore; diskriminimin etnik – zvogëlim apo kundërshtim i të drejtave, privilegjeve apo zgjedhjeve në bazë të prejardhjes etnike; diskriminimin fetar – kundërshtim vetjak apo sistematik i të drejtave të tjerëve në bazë të përkatësisë fetare; diskriminimin gjinor – kufizimi i lirive dhe të drejtave në bazë të dallimeve gjinore, duke përfshirë diskriminimin e gjeneratave – karakteristikë e bashkësisë patriarkale, paternaliste, ku të rinjve iu kufizohen shumë të drejta e liri. Diskriminimi duhet dalluar nga paragjykimi, i cili shfaqet në dallimin e qëndrimeve, derisa diskriminimi dallohet si veprim aktiv. Derisa paragjykimi është paraardhës i diskriminimit, jo secili paragjykim çon në diskriminim. DOMINIMI: Ka të bëjë me mbizotërimin e një shteti, populli, grupi apo institucioni mbi të tjerët në politikë, ekonomi, kulturë, etj. Dominimi

132

manifestohet me mbizotërimin në numër, në cilësi, si dhe me mbizotërim shoqëror e politik. Nënkupton kontrollin mbi resurset shoqërore dhe mundësitë e përcaktimit të vlerave dhe interesave të caktuara përmes bindjes, manipulimit të publikut apo dhunës. MBIKËQYRJA SHOQËRORE: Sistem i normave, rregullave, masave dhe veprimeve përmes të cilave orientohet sjellja e individëve dhe grupeve në drejtimin e dëshiruar shoqëror. Shfaqet në dy forma themelore: a) mbikëqyrja represive e cila mbështetet në mundësinë e përdorimit të dhunës (policia dhe ushtria) dhe b) mbikëqyrja e fshehtë, e cila bazohet në prodhimin e ideve, vlerave dhe qëndrimeve (mediat). Mungesa e një pajtueshmërie normative, ndarja e pabarabartë e fuqisë shoqërore dhe tendenca e pushtetit drejt formave represive të mbikëqyrjes, çon në përfundimin që mbikëqyrja shërben si mjet i ruajtjes së rendit shoqëror në interes të grupeve të caktuara, e jo shoqërisë në përgjithësi. LËVIZJA SHOQËRORE: Grupe të organizuara, por jo institucionale, të njerëzve të cilët mblidhen me qëllim të realizimit të disa interesave të përbashkët (ndryshimi i statusit shoqëror, mbrojtja e stilit të jetës, mbrojtja e ideologjisë apo politikës, etj.), ndërsa me veprimet e tyre kundërshtojnë elitën shoqërore apo politike, gjegjësisht lëvizjet apo organizatat dominuese. Në kohët moderne, dominon qëndrimi që me lëvizjet e tilla shoqërore rregullohen parregullsi të caktuara shoqërore (studentore, anti-luftë, ekologjike, feministe, lëvizjet për të drejtat njerëzore, etj.). Megjithatë, shfaqja e vonshme e lëvizjeve raciste, neofashiste dhe fundamentaliste në vendet e zhvilluara ka vënë seriozisht në pikëpyetje qëndrimet e tilla. SHTETASI: Secili person fizik i cili ligjërisht është i lidhur me një shtet në mënyrën që, përkundër gjitha obligimeve gjegjëse, të gjitha të drejtat politike, qytetare dhe ekonomike-sociale në atë shtet sigurohen për të, pa marrë parasysh vendndodhjen e personit, brenda territorit apo jashtë tij. Sa i përket vërtetësisë së atyre të drejtave dhe masës në të cilin i sigurohen ato, kjo varet nga shteti i caktuar, sidomos nga rregullimi i tij shoqëror-ekonomik, kushtet konkrete, marrëdhëniet e forcave politike, e kështu me radhë. SHTETËSIA: Mund të kuptohet si tërësi ligjore apo si marrëdhënie ligjore. Shtetësia si tërësi ligjore paraqet një grupim të normave ligjore me të cilat rregullohen marrëdhëniet e shtetësisë. Shtetësia si relacion ligjor është marrëdhënie e karakterit ligjor publik mes personit fizik dhe shtetit sovran në bazë të statusit të atij personi, në bazë të së cilës, përkundër obligimeve gjegjëse, edhe zyrtarisht e ligjërisht garantohen të

133

drejtat qytetare, politike dhe ekonomiko-sociale në atë shtet, pa marrë parasysh vendndodhjen e atij personi, brenda apo jashtë shtetit. Shtetësia si tërësi ligjore kufizohet në autoritet ekskluziv të një shteti. Secili shtet, pas përcaktimit të shtetësisë së personit, dhe e kundërta, në bazë të rregulloreve ligjore mbi shtetësinë shteti nuk mund të përcaktojë lidhjen shtetërore mes një personi fizik dhe shtetit të huaj. Shtetësia si marrëdhënie ligjore mes një personi fizik dhe shtetit sovran mund të ekzistojnë mes personit fizik dhe shtetit unitar, si dhe mes personit fizik dhe shtetit të përbërë. Nëse është rasti i shtetit të përbërë, duhet të dallohet nëse janë në pyetje shtetësitë e unionit personal dhe real, apo shtetësitë e një shteti federativ. Në unionet personale apo reale (p.sh. Austro-Hungaria prej 1867-1918, ose në Suedi e Norvegji 1815-1905) nuk ekziston ndonjë shtetësi e vetme, por secili shtetas ka shtetësi të veçantë nga njëri shtet brenda unionit. Në shtetet federative ekziston shtetësia e federatës dhe shtetësia e secilit anëtar të federatës, ndërsa tek këto gjithmonë njëra është primare e tjetra sekondare. Kështu, në Zvicër primare është përkatësia ndaj një Kantoni, ndërsa në SHBA primare është shtetësia e shtetit federativ. E ngjashme është situata edhe në Unionin e Popujve të Britanisë, në të cilën parim kryesor është që secili entitet sipas ligjeve të tij përcakton kush do të jetë shtetas i tij, nëse shtetasi i tij do të jetë njëkohësisht edhe shtetas britanik dhe nëse në territorin e vet do t’i pranojë si shtetas të gjithë shtetasit e entiteteve britanike. Shtetësia si marrëdhënie ligjore mes personit fizik dhe shtetit sovran themelohet në bazë të mënyrave të caktuara të fitimit të shtetësisë dhe ndërpritet në bazë të mënyrave të caktuara të ndërprerjes së shtetësisë. Mënyrat e fitimit të shtetësisë mund të jenë dy: themelore dhe plotësuese. Mënyrat themelore të fitimit të shtetësisë janë gjitha ato në bazë të së cilës shtetësia fitohet qysh në momentin e lindjes, dhe kjo për një shumicë të banorëve të një shteti. Mënyrat e tilla janë në shtete të caktuara: fitimi i shtetësisë sipas shtetësisë së babait (mënyra klasike ius sanguinis), ndërsa në shtete tjera sipas shtetësisë së dy prindërve (lloj i ri i ius sanguinis), ndërsa një tjetër mënyrë është fitimi i shtetësisë nga secili person që është i lindur në territorin e shtetit të tillë (ius soli). Mënyrat plotësuese të fitimit të shtetësisë janë ato që merren parasysh vetëm nëse nuk ka mundësi të fitimit të shtetësisë me mënyrën themelore. Me këtë mënyrë, shtetësia parimisht jepet pas lindjes për një numër më të vogël të banorëve të një shtetësie. Këto mënyra mund të jenë të ndryshme në shtete të ndryshme, dhe ekziston mundësia e ekzistimit të disa mënyrave të ndryshme brenda një shteti të vetëm. Mënyrat e tilla përfshijnë: 1) natyralizimi; 2) në bazë të marrëveshjes ndërkombëtare; dhe 3) nëse prindërit e fëmijës nuk janë të njohur apo janë apatridë. Në vendet ku vlen parimi i pabarazisë së meshkujve dhe femrave dhe pabarazisë mes fëmijës martesor dhe jashtë-martesor,

134

shfaqen si mënyra plotësuese të fitimit të shtetësisë edhe martesa, përligjja, etj. Mënyrat e ndërprerjes së shtetësisë mund të ndahen në tre grupe: 1) për shkak të mosushtrimit të detyrimeve shtetërore (heqja e shtetësisë dhe ndërprerja e shtetësisë në mungesë); 2) për shkak të pabarazisë themelore të meshkujve dhe femrave dhe pabarazisë së fëmijëve martesorë dhe jashtë-martesorë (ndërprerje e shtetësisë sipas martesës, ndarjes nga martesa, përligjja, etj.); 3) mënyrat tek të cilat relevante është edhe deklarimi i vullnetit të personit të cilit i duhet ndërprerë shtetësia (lirimi nga shtetësia dhe braktisja e shtetësisë). Shtetësia si marrëdhënie e një personi fizik dhe një shteti sovran bëhet lëndë e rregullimit detaj vetëm në fund të shekullit XVIII dhe fillimit të shekullit XIX. Normat mbi shtetësinë deri atëherë kanë qenë zakonisht të përfshira në kodet qytetare të shteteve të caktuara, ndërsa më vonë janë mbuluar me ligje të veçanta mbi shtetësinë. Përveç ligjit mbi shtetësinë, normat mbi rregullimin e shtetësisë përfshihen edhe në marrëveshjet e dyanshme dhe shumanshme ndërkombëtare. Mekëto marrëveshje zgjidhen çështjet e paqarta mes shteteve nënshkruese në lidhje me rregullimin e shtetësisë, sidomos çështjet e njerëzve me shtetësi të dyfishtë, ose rregullohet shtetësia e personave në hapësirat e bashkangjitura (zakonisht në marrëveshjet paqësore), ose me marrëveshje të tilla bëhet një unifikim i caktuar i rregulloreve mbi shtetësinë. Marrëveshje të tilla janë p.sh. Konventa e Hagës nga viti 1930, Kodi i Bustamate më 1928., konventat e vendosura në Montevideo më 1933, Konventa mbi shtetësinë e gruas së martuar më 1957, etj). SHTETËSIA (e dyfishtë): Bipatridia, posedim i njëkohshëm i shtetësisë nga dy shtete sovrane, e cila realizohet në mënyra të ndryshme: sipas lindjes, vendqëndrimit, nacionalitetit, martesës, etj. Shtetasve të dyfishtë iu pranohet vetëm shtetësia e atij shteti në territorin e vet, ndërsa në shtetet e treta ata mund të përdorin secilën shtetësi. EKOLOGJIA: Ekologjia fillimisht u zhvillua në mesin e shekullit XIX, derisa biologjia ka qenë disiplinë shumë më ndryshe nga ajo që është sot. Definicioni origjinal vie nga Haeckel, i cili ka definuar ekologjinë si studim i marrëdhënieve të organizmave me rrethinën e tyre. Në shekullin vijues janë shfaqur shumë definicione tjera mbi ekologjinë, duke shënuar kështu një ekspansion të kësaj disipline. Ekzistojnë tre lloje të ekologjisë që deri sot janë studiuar. I pari bazohet kryesisht në ndikimin Hekelian të studimit të marrëdhënieve të organizmave me rrethinën. Grupi i dytë i definicioneve konsideron ekologjinë disiplinë e cila studion shpërndarjen dhe zgjerimin e organizmave (Andrewarth dhe Birch, 1954). Grupi i tretë i definicioneve është ai sipas së cilit ekologjia është e përqendruar në studimin e ekosistemeve (Odum, 1971). Ajo që sot në zhargonin legjitim

135

quhet ekologji nënkupton raportin e ndërvarësisë së pjesëve të gjalla dhe jo të gjalla të biosferës, dhe sidomos ndërvarësisë së njeriut me natyrën rrethuese. Zhvillimi teknik nuk merr parasysh pamjaftueshmërinë e natyrës, dhe ky është një nga problemet më themelore me të cilët ballafaqohet ekologjia. Ekologët thonë që ekonomia moderne kapitaliste e kupton mjedisin si plotësim për ekonominë. Rritja e shpejtuar e fuqisë teknologjike dhe shfrytëzimit instrumental-racional të resurseve natyrore, si karakteristikë e rëndësishme e epokës sonë, për herë të parë në histori ka prurë deri te një krizë universale e natyrës. Vetëdija mbi rrezikimin e përgjithshëm të jetës apo së paku për rrezikimin e jetës së njeriut po ngritet për çdo ditë e më shumë. Ekologjia tërheq vëmendjen kah çrregullimet e numërta të natyrës dhe mjedisit natyror-urban njerëzor. Çrregullimet më serioze të studiuara nga ekologjia janë: a) shkatërrimi i jetës së egër, llojeve bimore dhe shtazore në gjitha biotopet (detra, lumenj, pyje, këneta, male, etj), e sidomos shkatërrimin e pyjeve tropike në të cilat gjendet pjesa më e madhe e diversitetit botëror biologjik, gjenetik dhe në specie; b) rrezikimi i diversitetit biologjik përmes ndryshimit artificial të jetës përmes rritjes selektive dhe manipulimit përditë e më të gjerë gjenetik të organizmave bimorë e shtazorë – që mund të jetë vetëm hapi i parë drejt veprimeve të njëjta me llojin njerëzor, c) dëmtimet serioze kimike dhe fizike të gjitha pjesëve të planetës – deteve dhe lumenjve, atmosferës, lirimit të madh të CO2 dhe gazrave tjerë), ndryshimet e kushteve lokale dhe globale klimatike – temperaturës, lëvizjeve ajrore, reshjeve dhe kushteve tjera të mbijetesës së biotopeve dhe formave ekzistuese të jetës; e) shfrytëzimi i paarsyeshëm i të mirave dhe materialeve natyrore – ujit, drunjve, naftës, metaleve, hapësirës jetësore, etj, në një sistem ekonomik vlerash ku pakrahasimisht sundojnë interesat e përfitimit dhe konsumit afatshkurtër; f) rritja ekologjikisht e papranueshme e popullsisë botërore, që është në të vërtetë shkaku kryesor material i aspekteve të përmendura të rrezikimit të natyrës, e sidomos stagnimit të shpejtë të burimeve jetësore në Tokë, që njëkohësisht shkakton edhe vështirësi të mëdha strukturore për vendbanimet njerëzore, si dhe tek ekosistemet e veçanta kulturore. LUFTA EKOLOGJIKE: Shkatërrimi dhe ndotja e natyrës dhe mjedisit jetësor të njerëzve (uji, ajri, flora dhe fauna) me qëllim të krijimit të kushteve sa më të pafavorshme për jetën e banorëve në një zonë të caktuar. Shfrytëzohen mjete të ndryshme kimike, biologjike dhe mjete tjera vrasëse, siç janë helmet luftarake, herbicidet, materiet e ndezshme, mjetet eksplozive me veprim kohor, duke përfshirë edhe të ashtuquajturat armët meteorologjike. Lufta ekologjike zbatohet edhe në luftrat lokale. Në një luftë eventuale bërthamore, lufta ekologjike do të merrte përmasa edhe më të mëdha me pasoja katastrofike.

136

EKSPANZIONIZMI: Politika e zgjerimit të territorit shtetëror, por edhe etnik e kombëtar, gjegjësisht zgjerimi i sferës së ndikimit politik, kulturor ose ekonomik të një vendi drejt vendeve tjera apo edhe hapësirave të caktuara të tyre. Ekspanzionizmi përhapet me presione politike, ekonomike por edhe ushtarake të cilat jo rrallë rriten deri në agresione të armatosura, ashtu që realizohet me nënshtrim ushtarak dhe okupim të pjesëve apo të gjithë vendit tjetër, gjë që mund të përcillet edhe me gjenocid dhe kulturocid, gjegjësisht zhvendosje të popullsisë së tij me qëllim të ndryshimit të situatës etnike të hapësirës së pushtuar dhe mbajtjes së përhershme të pjesës së pushtuar në pronësi. Kolonializmi, neokolonializmi dhe imperializmi janë forma historike të ekspanzionizmit, ndërsa ekspanzionizmi britanik, italian, gjerman, rus, serbomadh janë shembuj historikë të tij. EKSTREMIZMI: Term i cili shpreh përfaqësimin e mendimeve, qëndrimeve, ideve dhe ideologjive të skajshme dhe përjashtuese shoqërore dhe politike. Në aspektin social, ekstremizmi më së shpeshti shpreh formën e skajshme të padurueshmërisë ndaj grupeve të ndryshme shoqërore, duke dalluar kështu ekstremizmin fetar, racist, nacionalist e të tjerë, ndërsa në aspektin politik ai shprehet përmes përfaqësimit të mundësive të skajshme radikale politike (ekstremizmi i majtë dhe i djathtë). Pa marrë parasysh kontekstin politik apo social, ekstremizmi dallohet për përfaqësimin fanatik dhe jokritik të ideve vetjake, duke përfshirë edhe përjashtimin dhe padurueshmërina ndaj mësimeve, qëndrimeve, grupeve, lëvizjeve apo partive tjera që janë ndryshe. Me gjithë ngjashmërinë kuptimore me radikalizmin, përsëri ekziston një dallim i theksuar. Derisa radikalizmi politik mëton që idetë e veta të skajshme dhe përjashtuese t’i realizojë brenda kornizës së kushtetuës dhe ligjeve, ekstremizmi shfrytëzon të gjitha mjetet, e edhe mjetet e dhunës për realizimin e synimeve të tij, duke mos respektuar as kushtetutën e asj institucionet e një shteti ligjor. Kështu, në realizimin e tij, ekstremizmi shpesh kalon në terrorizëm. ELITA: Elita është grup udhëheqës, me pushtet apo në disa elemente grup shoqëror mbizotërues i cili ka ndikim, kontroll apo pushtet mbi fusha të caktuara të jetës shoqërore, në gjithë shoqërinë apo në shtet. Fuqinë dhe ndikimin e saj elita e bazon në pronësi, pushtet, njohuri, traditë dhe simbolizim të vlerave të caktuara. Në bazë të kësaj, ekziston elita politike, shoqërore, burokratike, oligarkike, financiare, ideologjike, karizmatike, akademike, teknologjike, fetare e të tjera. Sipas një ndarjeje të gjerë, është e mundur të dallohet elita udhëheqëse dhe jo-udhëheqëse. E para dominon në politikë, pra në shtet, ndërsa tjetra në shoqëri. Në shoqëritë e

137

zhvilluara ekzistojnë më shumë elita të cilat mes vete garojnë në luftë për fuqi shoqërore dhe pozitë pushtetare në shoqëri; përveç strukturave politike, ekzistojnë institucionet ekonomike, sindikaliste, ushtarake, kulturore, shkencore, arsimore, e të tjera. EMBARGO: Në kuptimin e ngushtë nënkupton ndalimin e nisjes së anijeve, aeroplanëve apo eksportimit të një malli të caktuar nga vendi, gjegjësisht konfiskimin e tyre. Imponohet si masë mbrojtëse për tregun kombëtar apo si dënim kundër një shteti tjetër para konfliktit të armatosur, në renditjen prej bllokimit të gjitha marrëdhënieve tregtare deri tek ndalimi i importit/eksportit të mallrave dhe vlerave të caktuara. Përveç një shteti individual, vendimi mbi embargo mund të merret edhe prej bashkësisë ndërkombëtare. KB shfrytëzon embargon sipas arsyeve ekonomike, politike dhe strategjike, si paralajmërim apo si sanksione kundër atyre shteteve në të cilat pushteti shkel vrazhdësisht të drejtat dhe liritë njerëzore, gjegjësisht ndërmerr veprime të njëanshme kundër shteteve tjera në kundërshtim me dispozitat e drejtësisë ndërkombëtare, siç janë veprimet luftarake, konfliktet e armatosura apo destabilizimi i një shteti tjetër. Kështu, KB-të kanë vendosur sanksione kundër Rodezisë dhe Afrikës së Jugut për shkak të politikave raciste, ndërsa në kohët moderne edhe kundër Jugosllavisë për shkak të agresionit mbi Bosnjën e Hercegovinën. ETATIZMI: Trend e praktikë e përforcimit të shtetit dhe rregullimit të saj, mbajtje dhe mbikëqyrje e rrjedhave dhe marrëdhënieve shoqërore dhe ekonomike. Etatizmi, me përzierjen e tij në gjitha aspektet e jetës shoqërore dhe individuale të qytetarëve ndrydh lirinë e individëve dhe iniciativat private, duke prodhuar kështu një shtet të dobët dhe pasiv burokratik, duke çuar në totalitarizëm dhe diktaturë. Në këtë kuptim, etatizmi bëhet edhe shkak e pasojë e “diktaturës së proletariatit” komunist, në vendet socialiste të ashtuquajtura, ndërsa në anën tjetër, në fashizëm e nacizëm etatizmi shfaqet përmes konceptit konzervativ të shtetit të fuqishëm i cili i jep frymë konceptit racor dhe kombëtar të gjakut dhe trupit. SPASTRIMI ETNIK: Dëbimi i banorëve me qëllim të ndërrimit të strukturës etnike të ndonjë hapësire. Edhe pse mund të përcillet prej së kaluarës së largët, spastrimi etnik është bërë pjesë përbërëse e strategjive ushtarake vetë në fund të Luftës së Parë Botërore pas nënshkrimit të marrëveshjes së Versajës, kur ka ardhur deri tek migrimet masovike të banorëve në Evropën Lindore dhe Qendrore. Më 1948, kjo vazhdoi me dëbimin e arabëve nga Izraeli, në vitet e gjashtëdhjeta të shekullit XX me “spastrimin” e aziatikëve nga Uganda, ndërsa në kohët

138

moderne ky term ka përshkuar agresionin e RS të Jugosllavisë kundër Kroacisë dhe Bosnjës e Hercegovinës (agresionit të Kroacisë kundër BeH). Më së shpeshti përcillet me shkatërrime, vrasje, masakra masive, dhunime, mundime. Spastrimi etnik ka karakteristika të ngjajshme me zhvendosjen e popullsisë dhe ndjekjet lëvizjeve refugjate në vendet tjera apo brenda vetë atij shteti, të cilat lindin para apo gjatë konflikteve të armatosura. ETNOCIDI: Një term relativisht i vonshëm (etnologjik) i cili ka lindur në etnologjinë dhe antropologjinë perëndimore. Ky është proces i akulturimit i shkaktuar prej së jashtmi, i imponuar mbi popujt dhe grupet etnike të nënshtruar. Me arsyetimin e përhapjes së civilizimit dhe teknologjisë, etnocidi në thelb paraqet së pari nënshtrimin dhe mohimin e kulturës së përgjithshme “më të ultë” të shoqërive tradicionale dhe në fund edhe shkatërrimin e tyre. Sipas kuptimeve më të reja, me etnocid nënkuptoheh përfshirja e dhunshme e popullit të vjetër në procesin e modernizimit sipas modelit të botës perëndimore, me të cilën vie deri tek shkëputja e lidhjeve tradicionale shoqërore, vlerave kulturore dhe zakoneve të atij populli. Shprehja etnicid në etimologji ka të njëjtin kuptim me gjenocidin, mirëpo në dallim prej gjenocidit i cili përbëhet prej nënshtrimit fizik të një populli, etnocidi manifestohet si shkatërrim i mënyrës së jetesës, pra deri diku mund të krahasohet me kulturocidin, por kulturocidi është shprehje më e ngushtë. Edhe pse të dy fenomenet paraqesin vepra të këqija, etnocidi si i tillë nuk sanksionohet as në ligjvënien shtetërore e as në drejtësinë ndërkombëtare. Ekspertët që kërkojnë që edhe etnocidi të përcaktohet si krim, thirren në tekstin e “Konventës mbi parandalimin dhe dënimin e krimit të gjenocidit”, në të cilën gjenocidi, mes tjerash, përcaktohet si rrezikim i qëllimshëm i kushteve të jetës së një grupi, duke përfshirë shkatërrimin e mjedisit të tij natyror dhe shpenzimit të resurseve të tij natyrore, me të cilat shprehje pasqyrohet edhe krimi i etnocidit. KONVENTA EVROPIANE MBI MBROJTJEN E TË DREJTAVE NJERËZORE DHE LIRIVE THEMELORE (fragmente) : 1. Teksti i Konventës është ndryshuar në pajtim me rregullat e Protokollit 3 (ETS, nr. 45) i cili ka hyrë në fuqi më 21 shtator 1970, Protokollit 5 (ETS, nr 55) i cili ka hyrë në fuqi më 20 dhjetor 1971, Protokollit 8 (ETS, nr. 118) i cili ka hyrë në fuqi më 1 janar 1990. Përmban gjithashtu edhe tekstin e Protokollit 2 (ETS, nr.44) i cili është në pajtim me Nenin 5, Alineja 3, të Protokollit të përmendur që është bërë pjesë përbërëse e Konventës pas 21 shtatorit 1970, kur ka hyrë në fuqi. Të gjitha dispozitat që janë ndërruar apo i janë shtuar me këto protokolle janë ndryshuar me Protokollin nr. 11 (ETS, nr.155) prej datës së hyrjes në fuqi më 1 nëntor

139

1988. Prej asaj date, Protokolli 9 (ETS, nr.140), i cili ka hyrë në fuqi më 1 tetor 1994, është anuluar./Sekretaria e Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut, nëntor 1998./ 2. Qeveritë nënshkruese, anëtare të Këshillit të Evropës, duke marrë parasysh Deklaratën e Përgjithshme mbi të Drejtat Njerëzore të cilën e ka shpallur Kuvendi i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara më 10 dhjetor 1948; duke marrë parasysh që ajo deklaratë synon të sigurojë pranimin dhe respektimin e përgjithshëm dhe të plotfuqishëm të të drejtave të shpallura me të; duke marrë parasysh që qëllimi i Këshillit Evropian arritja e një barazie më të madhe të anëtarëve të tij, dhe që një nga mënyrat për këtë arritje është ruajtja dhe realizimi i mëtejmë i të drejtave njerëzore dhe lirive themelore; duke përforcuar përkushtimin e tij të thellë ndaj këtyre lirive themelore që janë themel i drejtësisë dhe paqes në botë dhe që më së miri mbrohen me demokraci të vërtetë politike në një anë, dhe me mirëkuptim të përbashkët dhe respektim të të drejtave njerëzore mbi të cilat këto liri varen nga ana tjetër; janë të vendosur, si qeveri të shteteve evropiane të cilat janë të udhëhequra me një frymë të vërtetë të idealeve politike dhe traditë të respektimit të lirive dhe sundimit të ligjit, të cilat janë pasuri e përbashkët e tyre, të marrin hapat fillestarë për t’u siguruar bashkarisht që realizimi i të drejtave të caktuara të theksuara me Deklaratën e Përgjithshme; janë marrë vesh si vijon: Neni 1. – Obligimi për respektimin e të drejtave njerëzore/ Palët e larta të marrëveshjes do t’i sigurojnë secilit person nën juridiksionin e tyre të drejta dhe liri të përcaktuara në pjesën I të kësaj Konvente./ PJESA I. – Të drejtat dhe liritë/ Neni 2. – E drejta për të jetuar 1. E drejta të gjithëve për të jetuar është e mbrojtur me ligj. Askush nuk duhet të privohet qëllimisht nga jeta, përveç në zbatim të dënimit gjyqësor me vdekje për për vepra të dënueshme për të cilat ai dënim është i parashikuar me ligj. 2. Nuk është në kundërshtim me dispozitat e këtij Neni privimi nga jeta që është rezultat i nevojës për përdorim të dhunës që ka qenë e pashmangshme: a) në mbrojtje ndaj cilitdo personi nga dhuna e paligjshme; b) në arrestimin e ligjshëm apo në ndalim të ikjes së ndonjë personi që ligjërisht i është privuar liria; c) në shtypjen e rebelimeve apo kryengritjeve në pajtim me ligjin. Neni 3. – Ndalimi i torturës Askush nuk guxon t’i nënshtrohet torturave apo veprimeve apo dënimeve jonjerëzore dhe poshtëruese. Neni 4. – Ndalimi i robërimit dhe punës së dhunshme 1. Askush nuk guxon të mbahet rob apo në gjendje të ngjajshme me robërinë. 2. Askush nuk guxon të detyrohet të punojë në mënyrë të dhunshme apo obligative. 3. me qëllim të interpretimit të këtij Neni, termi “punë e dhunshme apo obligative” nuk përfshin: a) secilën punë që është në pajtim me Nenin 5 të kësaj Konvente në vuajtjen e rregullt të dënimit apo për kohën e lirimit me kusht; b) secilin shërbim ushtarak, ose në vendet ku lejohet kundërshtimi i mbajtjes së shërbimit ushtarak për shkak të kundërshtimit

140

të ndërgjegjes, shërbime tjera në vend të shërbimit obligativ ushtarak; c) secilin shërbim që kërkohet në rast të fatkeqësisë apo krizës të cilat rrezikojnë jetën dhe mirëqenien e bashkësisë; d) secilën punë apo shërbim të cilat janë pjesë e obligimeve të zakonshme qytetare. Neni 5. – E drejta për liri dhe siguri 1. Secili ka të drejtë mbi lirinë dhe sigurinë personale. Askush nuk mund të privohet nga liria, përveç në rastet në vijim dhe në veprim sipas rregullave të përcaktuara me ligj: a) nëse është i/e burgosur në pajtim me ligjin pas gjykimit nga gjykata përgjegjëse; b) nëse është i arrestuar apo i burgosur për shkak të mosrespektimit të vendimit të gjykatës me qëllim të sigurimit të ekzekutimit të një obligimi të përcaktuar me ligj; c) nëse është arrestuar apo burgosur sipas ligjit me qëllim të bartjes deri tek gjykata përgjegjëse kur ekziston një dyshim i bazuar që ka kryer një vepër të dënueshme ose ka arsye për të besuar se është gjë e nevojshme për shkak të parandalimit të kryerjes së veprës së dënueshme apo ikjes pas kryerjes së asaj vepre; d) nëse ka të bëjë me mbylljen e ligjshme të të miturve me qëllim të caktimit të masës korrigjuese të mbikëqyrjes apo të arrestimit ligjor të atij të mituri për bartje tek organi përgjegjës gjyqësor; e) nëse bëhet fjalë për privimin e ligjshëm të lirisë së personit për shkak të parandalimit të përhapjes së sëmundjeve ngjitëse, për ndalimin e të sëmurëve mendorë, alkoholistëve, vartësve nga drogat apo endacakëve; f) nëse bëhet fjalë mbi arrestimin apo burgosjen e ligjshme të një personi për të ndaluar hyrjen e tij të paautorizuar në shtet apo personit kundër të cilit është në fuqi akti i dëbimit apo ekstradimit. 2. secili që është i arrestuar duhet të njoftohet në periudhën më të shkurtë, në gjuhën që e kupton, mbi arsyet e atij arrestimi dhe mbi secilën akuzë mbi të. 3. Secili i arrestuar apo i burgosur në kushtet e parashikuara me paragrafin 1.c) të këtij Neni duhet të paraqitet në periudhën më të shkurtë kohore para gjykatës, dhe ka të drejtë që të gjykohet apo të lirohet deri në gjykim brenda një periudhe të arsyeshme kohore. 4. Secili që është i privuar nga liria me arrestim apo ndalim ka të drejtë të inicojë procedurë gjyqësore me të cilën do të vendoset shpejt mbi ligjshmërinë e ndalimit të tij apo mbi lirimin e tij nëse ndalimi ka qenë i paligjshëm. 5. Secili që është viktimë e ndalimit apo arrestimit në kundërshtim me dispozitat e këtij neni ka të drejtë të ekzekutueshme në shpërblim. Neni 6. – E drejta mbi gjykimin e drejtë 1. Me qëllim të përforcimit të të drejtave të tij dhe obligimeve qytetare ose në rast të ngritjes së akuzës për vepër të dënueshme kundër tij, secili ka të drejtë që gjykata e pavarur dhe e paanshme e vendosur me ligj brenda një afati të arsyeshëm dhe publikisht të hulumtojë rastin e tij. Gjykimi duhet të shpallet publikisht, mirëpo mjetet e shpalljes dhe publiku mund të përjashtohen nga i gjithë kontesti apo vepra e tij për arsye të rëndësishme që janë të nevojshme në shoqëri demokratike për shkakun e moralit, rendit publik apo sigurisë së shtetit, kur kërkohet kjo

141

nga interesat e të miturve apo jetës private të palëve, ose në aspektin në të cilin sipas mendimit të gjykatës gjithsesi është e nevojshme një gjë e tillë, në rastet kur publikimi do të ishte i dëmshëm për interes të drejtësisë. 2. Secili i akuzuar për vepër të dënueshme do të konsiderohet i pafajshëm deri sa të mos provohet faji në pajtim me ligjin. 3 secili i akuzuar për një vepër të dënueshme ka së paku këto të drejta: a) që në afatin më të shkurtër të njoftohet, në mënyrë të qartë dhe në gjuhën që e kupton, mbi natyrën dhe arsyet e akuzës e cila është ngritur kundër tij; b) të ketë kohën dhe mundësinë gjegjëse për përgatitjen e mbrojtjes së tij; c) të mbrohet vetë apo me mbrojtës sipas zgjedhjes, si dhe nëse nuk ka mjete të mjaftueshme për të paguar mbrojtësin, të ketë të drejtë për mbrojtës pa pagesë, kur këtë e kërkojnë interesat e drejtësisë; d) të marrë në pyetje ose të ketë të drejtë të marrë në pyetje dëshmitarët e akuzës dhe që të sigurohet prania dhe marrja në pyetje e dëshmitarëve të mbrojtjes sipas kushteve të njëjta me ato të dëshmitarit të akuzës; e) ndihmën pa pagesë të përkthyesit nëse nuk kupton apo nuk e flet gjuhën që përdoret në gjykatë. Neni 7. – Nuk ka dënim pa ligj 1. Askush nuk mund të shpallet fajtor për një vepër të dënueshme të kryer me një akt apo lëshim, i cili në momentin e kryerjes, nuk është parashikuar si vepër e dënueshme sipas të drejtës së brendshme apo ndërkombëtare. Njëkohësisht, nuk mund të caktohet një dënim më i rëndë se ai që ka qenë i zbatueshëm në kohën kur vepra e dënueshme është kryer. 2. Ky nen nuk parandalon gjykimin apo dënimin e cilitdo person për një akt apo lëshim i cili në momentin e kryerjes ka paraqitur vepër të dënueshme në pajtim me parimet e përgjithshme të drejtësisë, të pranuara nga popujt e civilizuar. Neni 8. – E drejta për respektimin e jetës private dhe familjare 1. Secili ka të drejtë për respektim të jetës së tij/saj private dhe familjare, shtëpisë dhe korrespondencës me ta. 2. Pushteti publik nuk do të përzihet në realizimin e asaj të drejte, përveç në pajtim me ligjin, si dhe nëse në shoqërinë demokratike është e nevojshme për shkak të interesave të sigurisë shtetërore, rendit dhe qetësisë publike, apo mirëqenies pronësore të vendit, si dhe për ndalimin e tensioneve apo krimeve, për mbrojtjen e shëndetit apo moralit, apo edhe për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të të tjerëve. Neni 9. – Liria e mendimit, ndërgjegjës dhe konfesionit 1. Secili ka të drejtë në liri mendimi, ndërgjegje dhe konfesioni; kjo e drejtë përfshin lirinë për ndryshimin e konfesionit apo besimit dhe lirinë që individualisht apo në bashkësi me të tjerët, publikisht apo privatisht, të shprehë konfesionin apo besimin e tij përmes shërbimeve fetare, ligjërimeve, zbatimit praktik dhe meshave. 2. Liria e shprehjes së konfesionit apo besimit do t’i nënshtrohet vetëm atyre kufizimeve të cilat janë të përshkruara me ligj dhe që në shoqërinë demokratike të nevojshme për shkak të interesave së rendit dhe qetësisë publike, mbrojtjes së rendit publik, shëndetit apo moralit apo për

142

mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të të tjerëve. Neni 10. – Liria e shprehjes 1. Secili ka të drejtën e shprehjes së lirë. Kjo e drejtë përfshin të drejtën e mendimit dhe lirinë e pranimit dhe përhapjes së informatave dhe ideve pa përzierjen e pushtetit publik dhe pa marrë parasysh kufijtë. Ky Nen nuk parandalon shtetet që të mos imponojnë regjimin e lejeve për institucionet të cilat kryejnë veprimtari të radios apo televizionit, apo edhe veprimtari kinematografike. 2. duke pranuar që realizimi i atyre lirive nënkupton obligime dhe përgjegjesi, ajo mund t’i nënshtrohet formaliteteve, kushteve, kufizimeve apo dënimeve sipas ligjit, të cilat në shoqërinë demokratike janë të nevojshme për interesat e sigurisë së shtetit, plotësisë territoriale apo rendit e qetësisë publike, për të ndaluar tensionet apo krimet, për të mbrojtur shëndetin apo moralin, për mbrojtjen e imazhit dhe të drejtave të të tjerëve, për shkak të ndalimit të përhapjes së informatave konfidenciale apo për shkak të ruajtjes së autoritetit dhe paanshmërisë së pushtetit gjyqësor. Neni 11. – Liria e mbledhjes dhe shoqërimit 1. Secili ka të drejtë të mbledhjes së qetë dhe lirinë e shoqërimit me të tjerë, duke përfshirë të drejtat për themelimin e sindikatave apo anëtarësimin në to për të mbrojtur interesat e tij. 2. Nuk mund të vendosen kurrfarë kufizimesh në realizimin e këtyre të drejtave, përveç atyre të përshkruara me ligj dhe të cilat në shoqërinë demokratike janë të nevojshme për shkak të interesave të sigurisë shtetërore apo rendit e qetësisë publike, për ndalimin e tensioneve apo krimeve, për mbrojtjen e shëndetit apo moralit apo për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të tjetrit. Ky Nen nuk ndalon vendosjen e kufizimeve ligjore në realizimin e këtyre të drejtave për pjesëtarët e forcave të armatosura, policisë apo administratës shtetërore. Neni 12. – E drejta për martesë Meshkujt dhe femrat në moshën për hyrjen në bashkësinë martesore kanë të drejtë të martohen dhe të themelojnë familje, në pajtim me ligjet vendore të cilat rregullojnë realizimin e asaj të drejte. Neni 13. – E drejta në zgjidhjen e plotfuqishme ligjore Secili, të drejtat dhe liritë e të cilit janë të pranuara me këtë Konventë janë shkelur, ka të drejtë në mjete të plotfuqishme ligjore para organit vendor shtetëror, bile edhe në rastet kur shkelja është bërë nga persona në detyrë zyrtare. Neni 14. – Ndalimi i diskriminimit ushtrimi i të drejtave dhe lirive të pranuara me këtë Konventë do të sigurohet pa diskriminim në asnjë bazë, siç janë gjinia, raca, ngjyra e lëkurës, gjuha, feja, mendimi politik apo të tjerë, prejardhja kombëtare apo shoqërore, përkatësia ndaj pakicës kombëtare, lindja apo rrethana të tjera. Neni 15. – Derogimi në kohë të gjendjes së jashtëzakonshme 1. Në kohë lufte apo gjendjeje tjetër të jashtëzakonshme, e cila rrezikon ekzistencën e popullit, secila palë e lartë e marrëveshjes, në masën e cila është fuqimisht e përcaktuar për nevojat e atyre rrethanave të jashtëzakonshme, mund të marrë masa të cilat derogojnë obligimet e saj

143

nga kjo Konventë, me kusht që ato masa të mos jenë në kundërshtim me obligimet tjera sipas drejtësisë ndërkombëtare. 2. Në bazë të kësaj dispozite nuk mund të derogohet Neni 2, përveç në rastet e vdekjes së shkaktuar me vepra të ligjshme luftarake, e as nenet 3, 4 (pika 1) dhe 7. 3. Secila palë e lartë nënshkruese e cila shërbehet me këtë të drejtë derogimi të obligimeve të saj, duhet të njoftojë Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës plotësisht mbi masat që ka ndërmarrë dhe mbi arsyet për të cilat i ka ndërmarrë ato. Ajo palë gjithashtu do të njoftojë Sekretarin e Përgjithshëm mbi përfundimin e veprimit të atyre masave dhe mbi kthimin e zbatimit të plotë të gjitha dispozitave të kësaj Konvente. Neni 16. – Kufizimet e veprimtarisë politike të të huajve. Asgjë në nenet 10, 11. dhe 14 nuk do të konsiderohen si parandalime të palëve të larta të marrëveshjes në imponimin e kufizimeve ndaj veprimtarisë politike të të huajve. Neni 17. – Ndalimi i keqpërdorimit të të drejtave Asgjë në këtë Konventë nuk mund të interpretohet, për asnjë shtet, grup apo individ, që përfshin ndonjë të drejtë të merret me ndonjë veprimtari apo të ndërmarrë një vepër të cilat do të synonin shkatërrimin e të drejtave apo lirive të pranuara me këtë Konventë apo në kufizimin e tyre në një masë më të madhe se sa ajo e parashikuar në të. Neni 18. – Kufijtë e zbatimit të kufizimit të së drejtës Kufizimi i të drejtave dhe lirive të dhëna me këtë Konventë nuk do të zbatohet për qëllime tjera përveç atyre të përshkruara këtu. /Protokolli përcjellës i Konventës për mbrojtjen e të drejtave njerëzore dhe lirive themelore Qeveritë nënshkruese të këtij Protokolli, anëtare të Këshillit Evropian, të vendosura të ndërmarrin masat e nevojshme që të mund të sigurojnë bashkërisht realizimin e të drejtave dhe lirive të caktuara përveç atyre të përfshira në Pjesën I të Konventës për mbrojtjen e të drejtave njerëzore dhe lirive themelore, të nënshkruar në Romë, më 4 nëntor 1950 (më tej: “Konventa”, janë marrë vesh me sa vijon: Neni 1. – Mbrojtja e pronësisë Secili person fizik apo juridik ka të drejtë të shfrytëzimit të lirë të pronësisë së tij. Askush nuk mund të privohet nga pronësia e tij, përveç për shkak të interesave të përgjithshme, dhe atë vetëm sipas kushteve të parashikuara me ligj dhe parimet e përgjithshme të drejtësisë ndërkombëtare. Dispozitat paraprake, megjithatë, nuk zvogëlojnë në asnjë mënyrë të drejtën e shtetit që të zbatojë ligjet të cilat i konsideron të rëndësishme për rregullimin e shfrytëzimit të pronësisë në pajtim me interesat e përgjithshme apo për sigurimin e pagesës së tatimeve apo obligimeve tjera apo dënimeve. Neni 2. – E drejta për arsim Askujt nuk do t’i shkurtohet e drejta për arsim. Në realizimin e funksioneve të tij në lidhje me edukimin dhe mësimin, shteti do të respektojë të drejtën e prindit që të sigurojë edukimin dhe mësimin në pajtim me qëndrimet e tij fetare dhe filozofike. Neni 3. – E drejta për zgjedhjen e lirë Palët e larta në marrëveshje obligohen që në periudha të caktuara të organizojnë

144

zgjedhje të lira me votim të fshehtë, në kushte të cilat sigurojnë shprehjen e lirë të popujve në zgjedhjen e organeve ligjvënëse. Neni 4. – Zbatimi territorial Secila palë e lartë nënshkruese, me rastin e nënshkrimit apo ratifikimit, apo në cilindo moment të mëvonshëm, mund t’i dorëzojë Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit Evropian deklaratën mbi atë se në cilën masë obligohet që dispozitat e këtij Protokolli t’i zbatojnë në hapësirat e dhëna me atë deklaratë, për të cilat është përgjegjëse në marrëdhëniet ndërkombëtare. Secila palë e lartë në marrëveshje e cila ka dorëzuar deklaratën në kuptimin e pikës së mëparshme mund të ofrojë përkohësisht një deklaratë të re me të cilën ndryshon kushtet e cilësdo deklarate të mëhershme apo me të cilën deklaron që ndalon së zbatuari dispozitat e këtij Protokolli në cilëndo hapësirë. Deklarata e dhënë në pajtim me këtë nen vlen si të ishte e dhënë në pajtim me pikën 1 të nenit 56.2 të Konventës. Neni 5. – Raporti me Konventën Palët e larta në marrëveshje konsiderojnë dispozitat e Neneve 1, 2, 3 dhe 4 të këtij Protokolli si nene plotësuese të Konventës dhe që të gjitha dispozitat e Konventës do të zbatohen në pajtim me to. Neni 6. – Nënshkrimi dhe ratifikimi Ky Protokoll do të jetë i hapur për nënshkrim të anëtarëve të Këshillit Evropian të cilët janë nënshkrues të Konventës. Protokolli i nënshtrohet ratifikimit me rastin, apo pas ratifikimit të Konventës. Hyn në fuqi pas paraqitjes së dhjetë dokumenteve mbi ratifikimin. Për secilin nënshkrues që e ratifikojnë pas, Protokolli hyn në fuqi në ditën e paraqitjes së dokumentit të tij mbi ratifikimin. Dokumentet mbi ratifikimin paraqiten tek Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, i cili do të njoftojë të gjithë anëtarët me emrat e shteteve që kanë ratifikuar Protokollin. Hartuar në Paris më 20 mars 1952, në gjuhën angleze dhe franceze, duke u pajtuar që të dy tekstet janë mbizotëruese në nivelin e njëjtë, me njërin version që do të ruhet në arkivin e Këshillit Evropian. Sekretari i Përgjithshëm do t’i dërgojë procesverbalet e vërtetuara secilës qeveri nënshkruese. /Protokoli 4 mbi sigurimin e të drejtave dhe lirive të caktuara përveç atyre të përfshira në Konventë dhe Protokollin e Parë Qeveritë nënshkruese të këtij Protokolli, anëtare të Këshillit Evropian, të vendosura të ndërmarrin masat e nevojshme për të siguruar bashkërisht realizimin e të drejtave dhe lirive të caktuara përveç atyre që janë tanimë të përfshira në pjesën I të Konventës për mbrojtjen e të drejtave njerëzore dhe lirive themelore, të nënshkruar në Romë më 4 nëntor 1950 (më tej: “Konventa”) dhe në nenet 1 deri në 3 të Protokollit të Parë me Konventën, të nënshkruar në Paris më 20 mars 1952, janë marrë vesh me sa vijon: Neni. – Ndalimi i burgosjes për obligime Askush nuk mund të privohet nga liria vetëm në bazë të paaftësisë për të plotësuar obligimin me kontratë. Neni 2. – Liria e lëvizjes 1. Secili që ligjërisht gjendet në hapësirën e një shteti ka të drejtë në liri të lëvizjes dhe zgjedhje të lirë të vendqëndrimit të tij në atë hapësirë. 2. Secili është

145

i lirë të lëshojë secilin vend, duke përfshirë edhe vendin e tij. 3. Nuk mund të vendosen kurrfarë kufizimesh në realizimin e atyre të drejtave, përveç atyre që janë në pajtim me ligjin dhe që në shoqëri demokratike janë të nevojshme për shkak të interesave të sigurisë shtetërore apo rendit dhe qetësisë publike, për mbajtjen e rendit publik, për ndalimin e krimit, për mbrojtjen e shëndetit apo moralit ose për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të tjetrit. 4. të drejtat e përcaktuara në pikën 1 gjithashtu mund t’i nënshtrohen, në hapësira të caktuara, kufizimeve të përcaktuara në pajtim me ligjin dhe të arsyetueshme për shkak të mbrojtjes së interesave të përgjithshëm në shoqërinë demokratike. Neni 3. – Ndalimi i dëbimit të shtetasve të vet 1. Askush nuk mund të dëbohet me masa individuale apo kolektive, nga hapësira e shtetit në të cilin është nënshtetas. 2. Askush nuk mund të privohet nga e drejta e hyrjes në shtetin nënshtetas i të cilit është. Neni 4. – Ndalimi i dëbimit kolektiv të të huajve Dëbimi kolektiv i të huajve është i ndaluar. Neni 5. – Zbatimi territorial 1. Secila palë e lartë nënshkruese mund t’i dorëzojë, me rastin e nënshkrimit apo ratifikimit, apo në një kohë më të vonshme, Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit Evropian deklaratën mbi masën në të cilën obligohet të zbatojë dispozitat e këtij Protokolli në hapësirat e dhëna në deklaratë, për të cilat është përgjegjëse në marrëdhënie ndërkombëtare. 2. Secila palë e lartë nënshkruese e cila ka dorëzuar deklaratën në kuptimin e pikës paraprake mund të dorëzojë një deklaratë të re me të cilën ndryshon kushtet e deklaratës së mëparshme apo deklaron që ndalon zbatimin e dispozitave të këtij Protokolli në raport me cilëndo hapësirë. 3. Deklarata e dhënë në pajtim me këtë Nen vlen si të ishte e dhënë me pikën 1 të Nenit 56 të Konventës. 4. Hapësira e cilitdo shtet në të cilët zbatohet ky Protokoll në bazë të ratifikimit apo pranimit të atij shteti, dhe secila hapësirë në të cilën zbatohet ky Protokoll në bazë të deklaratës së atij shteti të dhënë në bazë të këtij Neni mund të konsiderohet e mbuluar me qëllim të mbulimit të hapësirës së ndonjë shteti në nenet 2, 3 dhe 5. Secili shtet që ka dhënë deklaratën në pajtim me pikën 1 ose 2 të këtij Neni mundet, në çfarëdo kohe të mëvonshme, në emër të një apo më shumë hapësira me të cilat merret deklarata, të deklarojë që pranon autoritetin e Gjykatës për të pranuar kërkesat e individëve, organizatave joqeveritare apo grupeve të individëve, siç është parashikuar me nenin 34 të Konventës në aspektin e gjithë neneve prej 1 deri në 4 të atij Protokolli. Neni 6. – Raporti me Konventën 1. Palët e larta nënshkruese konsiderojnë dispozitat e neneve 1 deri në 5 të këtij Protokolli si nene plotësuese të Konventës dhe të gjitha dispozitat e Konventës do të zbatohen në pajtim me to. 2. Megjithatë, e drejta e individit për ngritjen e akuzave individuale është e pranuar me deklaratën në bazë të nenit 25 të Konventës apo pranimit të ligjshmërisë obligative të Gjykatës me deklaratën në bazë të Nenit 46 të Konventës nuk ka të

146

bëjë me këtë Protokoll, përveç nëse pala e lartë nënshkruese në fjalë ka dhënë deklaratën që pranon të drejtën e këtillë apo ligjshmërinë e tillë, për të gjitha nenet prej 1 deri në 4 të këtij Protokolli, apo për disa prej tyre. Neni 7. – Nënshkrimi dhe ratifikimi 1. Ky Protokoll do të jetë i hapur për nënshkrim të anëtarëve të Këshillit Evropian të cilët janë nënshkrues të Konventës. Protokolli i nënshtrohet ratifikimit me rastin, apo pas ratifikimit të Konventës. Hyn në fuqi pas paraqitjes së pesë dokumenteve mbi ratifikimin. Për secilin nënshkrues që e ratifikojnë pas, Protokolli hyn në fuqi në ditën e paraqitjes së dokumentit të tij mbi ratifikimin. 2. Dokumentet mbi ratifikimin paraqiten tek Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, i cili do të njoftojë të gjithë anëtarët me emrat e shteteve që kanë ratifikuar Protokollin. Duke vërtetuar që nënshkruesit, të autorizuar, kanë nënshkruar këtë Protokoll. Hartuar në Strasburg më 16 shtator 1963, në gjuhën angleze dhe franceze, duke u pajtuar që të dy tekstet janë mbizotëruese në nivelin e njëjtë, me njërin version që do të ruhet në arkivin e Këshillit Evropian. Sekretati i Përgjithshëm do t’i dërgojë procesverbalet e vërtetuara secilës qeveri nënshkruese. /Protokolli 6 mbi heqjen e dënimit me vdekje. Shtetet anëtare të Këshillit Evropian, nënshkruese të këtij Protokolli me Konventën mbi Mbrojtjen e të Drejtave Njerëzore dhe lirive themelore të nënshkruar në Romë më 4 nëntor 1950 (më tej: Konventa), duke marrë parasysh që ndryshimet që kanë ndodhur në shumë shtete anëtare të Këshillit Evropian shprehin një tendencë të përgjithshme drejt heqjes së dënimit me vdekje, janë pajtuar me sa vijon: Neni 1. – Heqja e dënimit me vdekje. Hiqet dënimi me vdekje. Askush nuk mund të dënohet apo të ekzekutohet me këtë dënim. Neni 2. – Dënimi me vdekje në kohë lufte Ndonjë shtet mund të parashikojë me ligj dënimin me vdekje për veprat e kryera në kohë lufte apo në rrezik të drejtpërdrejtë të luftës; një dënim i tillë mund të jipet vetëm në raste të parashikuara me ligj dhe në pajtim me dispozitat e atij ligji. Shteti duhet të njoftojë Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës me dispozitat relevante të atij ligji. Neni 3. – Ndalimi i heqjes Dispozitat e këtij Protokolli nuk mund të derogohen në bazë të nenit 15 të Konventës. Neni 4. – Ndalimi i rezervave Rezervat në bazë të nenit 57 të Konventës nuk mund të bëhen në dispozitat të këtij Protokolli. Neni 5. – Zbatimi territorial 1. Secili shtet, në rastin e nënshkrimit apo paraqitjes së dokumentit për ratifikim, pranim apo miratim, mund të njoftojë mbi hapësirën apo hapësirat në të cilat do të zbatohet ky Protokoll. 2. Secili shtet mundet, në një moment të mëvonshëm, me deklaratë për Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, të zgjerojë zbatimin e këtij Protokolli për të përfshirë cilëndo hapësirë të theksuar në atë deklarim. Në raport me atë hapësirë, ky Protokoll hyn në fuqi në ditën e parë të muajit vijues pas ditës kur Sekretari i Përgjithshëm ka pranuar një deklarim të tillë. 3. Secila

147

deklaratë e dhënë në bazë të dy pikave paraprake në aspektin e cilësdo hapësirë të theksuar në atë lloj deklarate mund të tërhiqet me një njoftim të dhënë para Sekretarit të Përgjithshëm. Tërheqja hyn në fuqi në ditën e parë të muajit vijues pas ditës kur Sekretari i Përgjithshëm ka pranuar një njoftim të tillë. Neni 6. – Raporti ndaj Konventës Shtetet anëtare i kuptojnë dispozitat e Neneve 1 deri në 5 të Protokollit si nene plotësuese të Konventës, si dhe që gjitha dispozitat e Konventës do të zbatohen në pajtim me të. Neni 7. – Nënshkrimi dhe ratifikimi Ky Protokoll do të jetë i hapur për nënshkrim të shteteve anëtare të Këshillit të Evropës, nënshkrues të Konventës. Protokolli i nënshtrohet ratifikimit, pranimit apo miratimit. Shtetet anëtare të Këshillit të Evropës nuk mund të ratifikojnë, pranojnë apo miratojnë këtë Protokoll nëse njëkohësisht nuk ratifikojnë Konventën. Dokumentet mbi ratifikimin, pranimin apo miratimin paraqiten tek Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës. Neni 8. – Hyrja në fuqi 1. Ky Protokoll hyn në fuqi ditën e parë të muajit vijues prej datës kur pesë shtete anëtare të Këshillit të Evropës kanë shprehur pajtimin e tyre që të jenë të lidhur me këtë Protokoll në pajtim me dispozitat e nenit 7. 2. Për secilin shtet anëtar i cili në plotësim shpreh pajtimin e tij që të lidhet me këtë Protokoll, Protokolli hyn në fuqi në ditën e parë të muajit vijues pas ditës së paraqitjes së dokumenteve mbi ratifikimin, pranimin apo miratimin. Neni 9. – Funksionet e depozituesit Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës do t’i njoftojë shteteve anëtare të Këshillit: a) secilin nënshkrim; b) secilin dokument të paraqitur mbi ratifikimin, pranimin apo miratimin; c) secilën datë të hyrjes në fuqi të këtij Protokolli në pajtim me nenet 5 dhe 8; d) çfarëdo akti, njoftimi apo lajmërimi që ka të bëjë me këtë Protokoll. Hartuar në Strasburg më 28 prill 1983, në gjuhën angleze dhe frënge, duke pranuar që të dyja versionet janë mbizotëruese, në një ekzemplar që do të ruhet në arkivin e Këshillit të Evropës. Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit Evropian do t’i paraqesë kopjet e vërtetuara të këtij Protokolli secilit shtet anëtar të Këshillit Evropian. /Protokolli 7 me Konventën për mbrojtjen e të drejtave njerëzore dhe lirive themelore Shtetet anëtare të Këshillit Evropian, nënshkrues të këtij Protokolli, të vendosura që të ndërmarrin masa të mëtutjeshme për të siguruar bashkërisht realizimin e të drejtave dhe lirive të caktuara me anë të Konventës për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore njerëzore, të nënshkruar në Romë më 4 nëntor 1950 (më tutje: Konventa), janë pajtuar me sa vijon: Neni 1. – Garancitë procedurale në aspektin e dëbimit të të huajve 1. I huaji i cili qëndron ligjërisht në hapësirat e një shteti nuk mund të dëbohet nga ai shtet, përveç për shkak të zbatimit të një vendimi të marrur në pajtim me ligjin, si dhe në këtë rast ai duhet të ketë mundësi të: a) paraqesë arsyet kundër dëbimit të tij; b) të kërkojë shqyrtim të sërishëm të rastit të tij; dhe c) në këtë qëllim të jetë i përfaqësuar para organit të autorizuar, ose

148

para personit apo personave të emëruar nga ai organ. 2. I huaji mund të dëbohet edhe para realizimit të të drejtave nga pikat 1 a), b) dhe c) të këtij neni kur dëbimi është bërë i domosdoshëm për shkak të rendit publik apo i bazuar në arsye të sigurisë shtetërore. Neni 2. – E drejta ndaj ankesës në lëndët penale 1. Secili i dënuar nga gjykata për vepra penale ka të drejtë të kërkojë shqyrtim të sërishëm nga një instancë më e lartë e gjykatës për gjykimin apo dënimin e tij. Realizimi i asaj të drejte, si dhe arsyet për të cilat mund të ushtrohet një e drejtë e tillë, rregullohen me ligj. 2. Nga kjo e drejtë, mund të përcaktohen me ligj edhe përjashtimet për vepra më të lehta penale, apo në raste kur një personi në shkallën e parë i është gjykuar para gjykatës më të lartë apo është dënuar me rastin e ankesës kundër vendimit lirues. Neni 3. – Dëmshpërblimi për gjykimin e gabueshëm Kur një person dënohet me një gjykim të plotfuqishëm për një vepër penale, dhe vijimisht kur gjykimi i tillë është anuluar, apo ai person është zhdënuar në bazë të fakteve të reja apo të gjetura më vonë të cilat vërtetojnë një vendim të gabueshëm, personi që ka vuajtur dënimin si pasojë e atij gjykimi do të dëmshpërblehet në pajtim me ligjin apo praktikën e shtetit në fjalë, përveç nëse vërtetohet që vetë personi është pjesërisht apo plotësisht përgjegjës për një vërtetim të tillë të vonuar të fakteve të panjohura deri atëherë. Neni 4. – E drejta për të mos u dënuar apo gjykuar dy herë për të njëjtën gjë 1. Askush nuk mund të gjykohet e as të dënohet me procedurë penale të të njëjtit shtet për një vepër penale për të cilën personi është i liruar po tanimë i dënuar në pajtim me ligjin dhe procedurën penale të atij shteti. 2. Dispozitat e pikës paraprake nuk parandalojnë shqyrtimin e sërishëm të rastit në pajtim me ligjin dhe procedurën penale të shtetit në fjalë nëse ekzistojnë fakte të reja apo të gjetura rishtas, ose nëse në procedurën e mëhershme ka pasur shkelje të rëndësishme që kanë mundur të ndikojnë në zgjidhjen e rastit. 3. Ky Nen nuk mund të derogohet në bazë të Nenit 15 të Konventës. Neni 5. – Barazia mes bashkëshortëve Bashkëshortët, mes vete dhe në raport me fëmijët e tyre, gëzojnë të drejta dhe obligime të barabarta të natyrës së të drejtës private me rastin e hyrjes në martese, gjatë martesës dhe në rast të ndarjes. Ky nen nuk parandalon shtetet nga ndërmarrja e masave që janë të nevojshme në interes të fëmijëve. Neni 6. – Zbatimi territorial 1. Secili shtet, me rastin e nënshkrimit apo paraqitjes së dokumenteve mbi ratifikimin, pranimin apo miratimin, mund të përcaktojë hapësirën apo hapësirat në të cilat do të zbatohet ky Protokoll dhe të deklarojë masën deri në të cilën obligohet që të zbatojë dispozitat e këtij Protokolli në atë hapësirë apo hapësira. 2. Secili shtet, në cilindo moment të mëvonshëm, me deklaratë të dhënë para Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, mund të zgjerojë zbatimin e këtij Protokolli në cilëndo hapësirë tjetër të dhënë me deklaratë. Në raport me këtë hapësirë,

149

Protokolli hyn në fuqi në ditën e parë të muajit vijues pas kalimit të afatit prej dy muajsh nga dita kur Sekretari i Përgjithshëm ka pranuar deklaratën e tillë. 3. Secila deklaratë e dhënë në bazë të dy pikave paraprake në aspektin e cilësdo hapësirë të dhënë me atë deklaratë, mund të tërhiqet apo ndryshohet me një njoftim para Sekretarit të Përgjithshëm. Tërheqja apo ndryshimi hyjnë në fuqi ditën e parë të muajit vijues pas kalimit të afatit prej dy muajsh pas datës kur Sekretari i Përgjithshëm ka marrë një njoftim të tillë. 4 Deklarata e dhënë në pajtim me këtë Nen vlen si të ishte dhënë në pajtim me Pikën 1 të Nenit 56 të Konventës. 5. Hapësirat e cilitdo shtet në të cilat zbatohet ky Protokoll në bazë të ratifikimit, pranimit apo miratimit të atij shteti, si dhe secila hapësirë në të cilën zbatohen ky Protokoll në bazë të deklaratës së dhënë nga shteti në bazë të këtij neni, mund të konsiderohen hapësira të veçanta me qëllim të zbatimit në hapësirat e një shteti në Nenin 1. 6. Secili shtet që ka dhënë deklaratën në pajtim me pikën 1 ose 2 të këtij Neni mundet, në një moment të mëvonshëm, në emër të një apo më huma hapësirave të mbuluar me atë deklaratë, të deklarojë që pranon autoritetin e Gjykatës për pranimin e kërkesave të individëve, organizatave joqeveritare apo grupeve të individëve siç është parashikuar me Nenin 34 të Konventës në pikëvështrimin e neneve 1 deri në 5 të këtij Protokolli. Neni 7. – Raporti me Konventën 1. Shtetet anëtarë i kuptojnë dispozitat e neneve 1 deri në 6 të këtij protokolli si nene plotësuese të Konventës, si dhe që gjitha dispozitat e Konventës do të zbatohen në pajtim me to. Neni 8. – Nënshkrimi dhe ratifikimi 1. Ky Protokoll do të jetë i hapur për nënshkrim të shteteve anëtare të Këshillit të Evropës, nënshkrues të Konventës. Protokolli i nënshtrohet ratifikimit, pranimit apo miratimit. Shtetet anëtare të Këshillit të Evropës nuk mund të ratifikojnë, pranojnë apo miratojnë këtë Protokoll nëse njëkohësisht nuk ratifikojnë Konventën. Dokumentet mbi ratifikimin, pranimin apo miratimin paraqiten tek Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës. Neni 9. – Hyrja në fuqi 1. Ky Protokoll hyn në fuqi ditën e parë të muajit vijues prej datës kur shtatë shtete anëtare të Këshillit të Evropës kanë shprehur pajtimin e tyre që të jenë të lidhur me këtë Protokoll në pajtim me dispozitat e nenit 8. 2. Për secilin shtet anëtar i cili në plotësim shpreh pajtimin e tij që të lidhet me këtë Protokoll, Protokolli hyn në fuqi në ditën e parë të muajit vijues pas ditës së paraqitjes së dokumenteve mbi ratifikimin, pranimin apo miratimin. Neni 10. - Funksionet e depozituesit Sekretari i Pëgjithshëm i Këshillit të Evropës do t’i njoftojë shteteve anëtare të Këshillit: a) secilin nënshkrim; b) secilin dokument të paraqitur mbi ratifikimin, pranimin apo miratimin; c) secilën datë të hyrjes në fuqi të këtij Protokolli në pajtim me nenet 6 dhe 9; d) çfarëdo akti, njoftimi apo lajmërimi që ka të bëjë me këtë Protokoll. Hartuar në Strasburg më 22 nëntor 1984, në gjuhën angleze dhe frënge, duke

150

pranuar që të dyja versionet janë mbizotëruese, në një ekzemplar që do të ruhet në arkivin e Këshillit të Evropës. Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit Evropian do t’i paraqesë kopjet e vërtetuara të këtij Protokolli secilit shtet anëtar të Këshillit Evropian. FUNDAMENTALIZMI: Përgjithësisht shpreh qëndrim konzervativ mbi botën dhe mbi të lëvizjet militante fetare të cilat, duke kundërshtuar reformat liberale fetare dhe shoqërore, si dhe ndikimit të ideve rivale religjioze dhe botërore – kërkojnë kthimin e vlerave dhe dogmave të vjetra fetare, dhe mbi to përpiqen të themelojnë gjithë jetën shoqërore dhe politike. Fundamentalizmi në burim paraqitet në kornizën e protestanizmit amerikan në fund të shekullit XIX si reagim ndaj zbulimeve natyrore-shkencore dhe mbi to, idetë e arsimit liberal, ndërsa emri rrjedh prej 12 broshurave të autorëve anonimë, të botuar në vitet 1910-1915, me titullin “Fundamentet” (The Fundamentals). Duke përfaqësuar moralin e fortë patriarkal dhe një qëndrim të bazuar në interpretimin tekstual të Biblës, fundamentalizmi krishtëror përdor mediat informative moderne (ligjëratat televizive – i ashtuquajturi televangjelizëm), dhe organizohet në lëvizjen e të djathtës së re fetare. Fundamentalizmi gjithashtu paraqitet në kulturat dhe religjionet tjera, sidomos në shekullin e XX, ku dallohen fundamentalizmi islamik, hindus dhe hebrenj. Më i përhapuri ndër ta, fundamentalizmi islam, është paraqitur si reagim ndaj dominimit global të civilizimit euro-perëndimor, i cili së pari me kolonizim, e më pas me fitoret izraelite në luftrat kundër arabëve kanë lënduar gjithë botën muslimane. GJENOCIDI: "Shkelja e të drejtave në ekzistencë grupeve të tëra të njerëzve, përmes vrasjeve (homocid), shkurtimin e të drejtave në jetë qenieve të veçanta njerëzore” (Rezoluta e Kuvendit të Përgjithshëm të KB, e shpallur në seancën e I të 11 dhjetorit 1946). Origjina e fjalës gjenocid rrjedh prej fjalës greke “genos” (lindje, popull) dhe asaj latine “occidere” (të vrasësh); termi është miratuar në seancën e përmendur të Kuvendit të Përgjithshëm të KB. Me këtë rast, është deklaruar që gjenocidi “dridh ndërgjegjen njerëzore, i shkakton dëme të mëdha njerëzimit, i cili pas tij është i proviar nga dobitë kulturore dhe të tjera nga këto grupe njerëzore, dhe kundërshton kodet morale si dhe frymën e qëllimet e KB”. Për këtë, qysh në fillim të punës së OKB-së “është vërtetuar që gjenocidi është krim sipas drejtësisë ndërkombëtare, të cilën e gjykon bota e civilizuar”, që dënimi i krimit të gjenocidit është çështje e interesit ndërkombëtar, që “kryesit kryesorë, e ashtu edhe pjesëmarrësit në atë krim duhet të dënohen, pa marrë parasysh a janë persona privatë, zyrtarë publikë apo shtetërore, dhe pa marrë parasysh nëse krimi është kryer për arsye fetare, racore, politike apo çfarëdo arsye tjetër”. Shtetet

151

anëtare ftohen që të ndërmarrin masa ligjvënëse me qëllim të parandalimit dhe dënimit të krimit të gjenocidit, dhe në këtë drejtim rekomandohet organizimi i bashkëpunimit mes shteteve. Pas dy viteve të përgatitjes, në seancën e tretë të Kuvendit të Përgjithshëm të KB është miratuar Konventa e datës 9 dhjetor 1948 mbi parandalimin dhe dënimin e krimit të gjenocidit. Me këtë rast, është dhënë definicioni i ri i gjenocidit, i cili trajton edhe veprat që përbëjnë gjenocid: “me qëllim që plotësisht apo pjesërisht të shkatërrohet ndonjë grup kombëtar, etnik apo religjioz si i tillë, lëndim i rëndë i integritetit fizik apo psikik i anëtarëve të atij grupi; nënshtrim i qëllimshëm i grupit ndaj kushteve të jetës që synojnë shkatërrimin e tij të plotë apo të pjesshëm fizik; masat me qëllim që të parandalojnë lindjet e reja brenda grupit; kalim i dhunshëm i fëmijëve prej një grupi në një tjetër”. Me këtë definicion shpjegohet më qartësisht termi i gjenocidit, gjë që mundëson një luftë më efikase ndërkombëtare kundër gjenocidit, por njëkohësisht duke përmbajtur gjitha rreziqet që kanë definicionet me numërim taksativ të veprave, duke lënë anash ndonjë vepër prej mbulimit apo parashikimit. Ajo që mungon në Konventë është që nuk pranon qartësisht dispozitat e dhëna me parimet e Nyrnbergut, që veprimi në bazë të rregulloreve ligjore të brendshme apo të urdhrave të mbikëqyrësve nuk liron kënd prej fajit. Përveç nxjerrjes së fajtorëve para gjykatave shtetërore, parashikohet edhe procedura në Gjykatën Ndërkombëtare në Hagë (pjesërisht) sepse një instancë e tillë e përgjithshme për gjithë botën nuk mund të ekzistojë. Është me rëndësi dispozita që për kryesin e veprës së gjenocidit nuk mund të refuzohet ekstradimi me motivin që në rastin konkret është në pyetje krimi politik, si dhe dispozita mbi të drejtën e secilës palë në marrëveshje që të lajmërojë organet përgjegjëse të KB-së me qëllim të parandalimit dhe luftimit të gjenocidit. Kuptimi i vërtetë i Konventës është kufizuar me futjen e klauzolës koloniale, pra që nuk ka nevojë të zbatohet në koloni dhe rezervate të shteteve të caktuara sipas dispozitës që “kontestet mes palëve kontraktuese në aspektin e interpretimit, zbatimit apo ekzekutimit të kësaj Konvente, duke nënkuptuar këtu edhe ato që kanë të bëjnë me përgjegjësinë e një shteti për gjenocid, do të paraqiten para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë me kërkesën e njërës nga anët në konflikt”. Pra, gjenocidi është veprim që ka për qëllim shkatërrimin e plotë apo të pjesshëm të një grupi kombëtar, etnik, racor apo fetar, me vrasje dhe shpërngulje, apo ballafaqim me kushte të tilla jetësore që çojnë në dobësimin dhe zhdukjen e bazave të tij politike, shoqërore dhe kulturore, dhe siç u tha, Kuvendi i Përgjithshëm i KB ka përdorur për herë të parë këtë term në rezolutën e tij të 11 dhjetorit 1946, duke shpallur gjenocidin krim ndërkombëtar.

152

GJEOPOLITIKA: Gjeopolitika është disiplinë e cila thekson që toka në të cilën jeton një popull dhe në të cilën është i organizuar shteti ka një rol vendimtar në organizimin e formës politike të shoqërisë dhe udhëheqjes së politikës shtetërore. Ky kuptim shfaqet në mendimin antik, ndërsa më vonë në periudhat e reja të historisë, kur disa mendimtarë kanë shpjeguar historinë, shtetin dhe politikën në bazë të gjeografisë dhe “mësimit mbi tokën”. Ky përcaktim gjeografik i shtetit dhe politikës fiton karakter të mësimit sistematik dhe të plotë vetëm në fillim të kohës sonë në veprat e antropo-gjeografit gjerman Racel dhe atij suedez Kjelen, i cili ka themeluar gjeopolitikën në bazë të kuptimit mbi “vartshmërinë e ngjarjeve politike nga baza tokësore”. Në frymën e kuptimeve gjeopolitike mes shtetit dhe tokës së tij, ekziston një tërësi organike në të cilën forca vendimmarrëse i përket hapësirës si rend themelor i shpjegimit të “ri” të shtetit. Përmes organizimit politik të shoqërisë dhe politikës shtetërore, toka dhe hapësira përcaktojnë edhe fenomene tjera: kulturën nacionale, karakterin nacional dhe në përgjithësi psikologjinë e popullit, kufijtë racorë dhe nacionalë, frymën militante dhe pesimiste të popujve, kështu me radhë. Ndër elementet e tokës të cilat përcaktojnë shtetin dhe politikën, gjeopolitika paraqet përveç hapësirës edhe vendin e tokës dhe kufijtë e saj si vlera gjeopolitike themelore. Sa më shumë që politika kujdeset për këto elemente, aq më “territoriale” është ajo, gjegjësisht më efikase dhe më reale. Përkundër kësaj, mosnjohja e vlerës politike të tokës çon në thyerje të politikës shtetërore. Ndër to, rol i veçantë i jipet hapësirës, për të cilën konsiderohet që priret përherë drejt rritjes së vet dhe kështu përcakton edhe thelbin e lëvizjeve të shtetit dhe udhëheqjes së politikës shtetërore. Zhvillimi i shtetit është fakt hapësinor. Sa më i fuqishëm të jetë organizimi i një shteti, gjeopolitikanët konsiderojnë që aq më shumë duhet të priret drejt rritjes së hapësirës së tij, si “rritje të natyrshme e të nevojshme për vetë ekzistencën e tij”. Veprimit të kodeve hapësinorë i nënshtrohen edhe kufijtë shtetërorë. Shteti duhet të priret të sigurojë një hapësirë në të cilën do të ketë karakterin e hapësirës së kufizuar në mënyrë të natyrshme (“individuum gjeografik”). Aty ku nuk është kështu, duhet të ndodhë lëvizja e kufijve dhe orientimi i politikës në drejtimin e plotësimit të kësaj kërkese. 2. Kuptimi gjeopolitik mbi ndërlidhjen e shtetit me tokën, mbi trajtimin e tokës si burim fuqie dhe përcaktimit të shtetit dhe politikës ka marrë formë përfundimisht absurde në teoritë gjeopolitike mes dy Luftërave Botërore në Gjermani, kur gjeopolitika është bërë teoria zyrtare militariste e nacizmit. Gjeopolitikanët gjermanë i kanë vënë vetes qëllimin që të “bëjnë ringjalljen e shtetit gjerman në bazën e gjeopolitikës” dhe përgatitjen e realizimit të dominimit gjerman mbi botën. Në versionin gjerman, gjeopolitika është “gjeografi e aplikuar politike”, e cila ofron zgjidhje të gatshme dhe praktike mbi të cilat duhet të mbështetet politika shtetërore

153

për organizimin dhe zgjerimin e pushtetit në hapësirë. Gjermania vërtet e ka bazuar ekspansionin e saj mbi kuptimet gjeopolitike dhe vlerësimeve të zgjerimit territorial gjatë luftës së dytë botërore. Gjeopolitika është ngushtë e lidhur edhe me teorinë e racave. Kuptimi i lidhjes së hapësirës dhe popullit ka çuar në gjeopolitikë, dhe kështu drejt të ashtuquajturës hapësirë racore. Gjeopolitikanët gjermanë në këtë kuptim insistonin në hulumtimin e “sintezës së gjakut dhe dheut”, duke theksuar moton "Blut und Boden", e cila frymëzonte gjermanët me superioritetin racor. Gjeopolitika është mbështetur edhe në vende tjera, sidomos në Itali dhe Japoni. Në Itali ajo shërbente për arsyetimin e dominimit mbi hapësirat përreth detit Adriatik. Gjeopolitikanët japonezë theksonin që kombi japonez paraqet “shembullin më të mirë të doktrinës së gjeopolitikës”, e cila synonte dominimin japonez mbi Azi dhe gjithë botën. Gjeopolitika në kuptimin e saj politik paraqet një teori spekulative gjeografike-fataliste, e cila i shërbente qëllimeve ekspansioniste dhe militariste të Rajhut gjerman dhe shteteve tjera imperialiste. Shkencërisht, një teori e tillë është e gabueshme, sepse është anti-historike, e përcaktuar në mënyrë abstrake dhe përfundimisht “idealiste”. GUERILA: Paraqet një mënyrë të veçantë të luftës së armatosur kundër një armiku zakonisht mbizotërues në numër apo teknikë. Guerila përbëhet nga mbetjet e ushtrisë së rregullt në territorin e okupuar apo luftëtarët që rekrutohen mes banorëve civilë në një territor të okupuar. Luftë guerile bëjnë njësi të vogla, shumë të lëvizshme. Parimisht, nuk llogaritet me zënien e territorit apo ruajtjen e tij, por sulmojnë befasisht kundërshtarin, duke synuar që të shkatërrojnë forcën e tij të ashtuquajtur të gjallë, komunikimet, rezervat materiale etj., duke synuar që të shkaktojnë shqetësim dhe pasiguri në strukturat e tij. Në luftrat moderne, guerila bëhet mënyrë gati e pashmangshme e luftimit për atë anë e cila lufton në tokën e saj, në kushte të pabarabarta. Mbështetja aktive e banorëve është vendimtare për suksesin e gueriles. Një luftë e suksesshme guerile me kohë mund të zgjerohet në një luftë të hapur frontale. THASHETHEMET: Formë ndërpersonale e informimit të njerëzve, në situata të cilat janë të pasigurta, të papërcaktuara, të dykuptimshme dhe njëkohësisht shumë të rëndësishme për interesat e shoqërisë dhe individëve. Thashethemet lindin kur në këto situata mungojnë njoftimet e plota dhe me kohë nga burimet të cilat janë të besueshme për njerëzit. Thashethemet dalin prej burimeve të panjohura dhe barten përmes kanaleve të njoftimit ndërpersonal. Përhapen shumë shpejt dh mund të shkaktojnë pasoja shumë të dëmshme (shqetësim, psikozë mase, panikë, furnizime të paarsyeshme dhe të panevojshme, tërheqje të depozitave në kursime, etj.). Thashethemet mund të jenë të rrejshme dhe të vërteta,

154

ndërsa më së shpeshti janë pjesërisht të vërteta – sepse zëvendësojnë apo plotësojnë njoftimin fillestar të saktë, i cili nuk ka qenë i plotë apo ka pasur mungesa tjera. Thashethemet përdoren edhe si mjete në të ashtuquajturën luftë psikologjike, për të shkaktuar në mënyrë të paramenduar dhe të planifikuar shqetësimin e masave dhe mosbesimin në institucionet zyrtare të shoqërisë dhe politikës. Për këtë, ato duhen ndaluar dhe luftuar, ndërsa kjo është e mundur vetëm përmes informimit të plotë, të vërtetë dhe me kohë. QYTETARI: Qytetari i shtetit është titulli i personit me status politik dhe ligjor të shtetasit, që ka të bëjë me të drejtën e barabartë të pjesëmarrjes në udhëheqjen e shtetit, ndërsa në demokracitë moderne përfaqësuese një e drejtë e tillë shfrytëzohet në mënyrë pasive, duke votuar në zgjedhjet e organeve të pushtetit, dhe në mënyrë aktive, me të drejtën e paraqitjes së kandidaturës në zgjedhje për organe pushteti. PADËGJUESHMËRIA QYTETARE: Formë e veprimit paqësor të qytetarëve me qëllim të ndërrimit të pushtetit, politikës, ligjit, etj., Padëgjueshmëria qytetare mund të manifestohet në mënyrë të hapur, për shembull kur shkelet me vetëdije ligji që konsiderohet i padrejtë, dhe në mënyrë anësore, kur për shembull bllokohen rrugët në shenjë proteste kundër një programi apo veprimi nga pushteti (zvogëlimin e buxhetit për mbrojtjen sociale, arsim; imponimin e cenzurës e kështu me radhë). Kundërshtuesi më i njohur që ka vepruar politikisht përmes padëgjueshmërisë qytetare ka qenë Mahatma Gandi, sipas të cilit stili i tillë i luftës është quajtur gandizëm. LUFTA QYTETARE: Luftë e brendshme brenda një shteti mes dy kundërshtarëve – armiqve qartësisht të përcaktuar dhe të organizuar. Sipas një organizimi të tillë dhe forcës së luftës, si dhe sipas fuqisë së anëve në luftime, lufta civile dallohet prej luftrave tjera të ngjashme të brendshme, siç janë kryengritjet, demonstratat, etj. Këto luftra më të vogla mund të kalojnë në luftë qytetare apo të ndërpriten. Në luftën qytetare, që të dyja (apo më shumë) anët anojnë kah ndërtimi pak a shumë i plotë i një shteti të organizuar. Zakonisht, lufta qytetare bëhet mes organizimit ekzistues shtetëror dhe anës së rebeluar (ana), e cila është tanimë aq e fuqishme dhe e organizuar sa që pak a shumë i ngjan shtetit sepse disponon me një pjesë të territorit në të cilën praktikisht ushtron pushtetin shtetëror dhe organizon një aparat gati plotësisht efikas shtetëror. Mund të ndodhë që lufta qytetare të bëhet mes dy kundërshtarëve të cilët kanë rrëzuar organizimin e mëparshëm shtetëror dhe ku secila anë organizon formën e vet shtetërore. Varësisht nga interesat dhe fuqitë e atyre që udhëheqin luftën qytetare kundër shtetit

155

ekzistues, shtetet tjera “pranojnë” anën e rebeluar si anë “luftuese”, që do të thotë se ajo anë më nuk është vetëm rebel i thjeshtë i jashtëligjshëm, por subjekt i cili ka të drejtë të njihet edhe nga vetë shteti kundër të cilit lufton si anë në luftime dhe të zbatojë në të rregullat ndërkombëtare të luftës të cilat mbrojnë interesat e asaj ane. Lufta qytetare është pasojë e konflikteve të ashpra të interesave të forcave të fuqishme shoqërore, apo grupeve të tilla. Konflikti i interesave mund të jetë me bazë klasore (revolucion në formë të luftës civile) si dhe në atë nacionale (luftë e kombit të nënshtruar kundër atij në pushtet), fetare, politike, ekonomike dhe baza tjera. Lufta qytetare përfundon me fitoren e njërës anë, pas së cilës përsëri vendoset qenësia e shtetit, ose përfundon me ndarjen e shtetit në dy apo më shumë pjesë. Shpesh ndodh edhe ndërhyrja nga jashtë në luftën qytetare, duke i ndihmuar njërës anë në të, gjë që mund të çojë në bashkimin e një pjesë apo gjithë shtetit me shtetin i cili ka ndërhyrë prej së jashtmi ose mund të çojë në nënshtrimin e kësaj pjese në një mënyrë tjetër. Luftrat qytetare janë shpesh shumë më të përgjakshme dhe të paturpshme sesa luftrat mes shteteve, përveç që i shmangen nënshtrimit ndaj drejtësisë luftarake dhe lënë pasoja të rënda pas tyre. Megjithatë, në raste të caktuara, përveç anëve negative, luftrat civile mund të kenë edhe anë të mira – kur një komb aq dukshëm i nënshtruar lirohet dhe më në fund themelon shtetin e vet. TRIBUNALI I HAGËS (Gjykata Ndërkombëtare për shkeljet e rënda të së drejtës humanitare ndërkombëtare në hapësirat e Ish-Jugosllavisë prej vitit 1991): 1) Me Rezolutën 808 (1993) me datë 22.II 1993, Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ka parashikuar “themelimin e tribunalit ndërkombëtar për ndjekjen e personave përgjegjës për shkeljet e rënda të së drejtës humanitare ndërkombëtare, të kryera në hapësirat e Ish-Jugosllavisë, prej vitit 1991 e tutje". Sekretari i Përgjithshëm i KB-së është përgjegjës për përgatitjen gjegjëse të propozimeve për zbatimin e kësaj rezolute. Duke vepruar në pajtim me këtë kërkesë, Sekretari i Përgjithshëm i ka paraqitur Këshillit raportin e datës 3 maj 1993, të hartuar në bazë të propozimeve të ndryshme të mbledhura ndërkohë dhe mendimeve të shteteve të ndryshme të anëtarëve të Këshillit. Bashkë me raportin, është paraqitur edhe Draft Statuti i një Gjykate të tillë, të cilin e ka hartuar komisioni ekspert. Këshilli i Sigurimit, me Rezolutën 827 (1993) më 25.05.1993, pranoi raportin dhe Statutin e Gjykatës, dhe vendosi të themelojë gjykatën e cila mori titullin zyrtar "Tribunali Ndërkombëtar për ndjekjen e personave që janë përgjegjës për shkeljet e rënda të së drejtës humanitare ndërkombëtare në hapësirën e Ish-Jugosllavisë mes datës 1 janar 1991 dhe ditës të cilën do ta përcaktojë Këshilli i Sigurimit pas vendosjes së paqes së sërishme" - International Tribunal for the Prosecution of Persons

156

Responsible for Serious Violations of International Humanitarian Law Committed in the Territory of Former Yugoslavia since 1991. Titullin "tribunal" e ka marrë prej traditës ligjore franceze, sipas së cilës, organet gjyqësore të vendosura në një objekt të cilat përfshijnë organe gjykuese (adjukative) – cour-gjykatore, si dhe zyrën e Prokurorit publik (procureur de la Republique). Mirëpo, për kuptimin tonë, termi “gjykatë” përgjigjet më shumë. Kështu, Rezoluta 827 e Këshillit të Sigurimit, ka vendosur për herë të parë, pas gjykimeve të njohura kundër keqbërësve të luftës së dytë botërore, të ashtuquajtur proceset e Nirnbergut apo edhe Tokios, bazën ligjore për veprimin e një gjykate ndërkombëtare. Me këtë është bërë një hap shumë i madh ligjor. Funksioni i gjykatës, sidomos në drejtësinë penale e cila është forma më e theksuar e monopolit shtetëror të dhunës, është një ndër elementet themelore të sovranitetit shtetëror. Kështu, një sipërmarrje e tillë në kuptimin qenësor është kufizim i sovranitetit të shtetit, dhe në vijën e skajshme, nënshtrim i pushtetit shtetëror ndaj vullnetit të jashtëm politik. * * * Teksti i Rezolutës 827, të miratuar nga Këshilli i Sigurimit në seancën e tij të 3217 më 25 maj 1993. /"Këshilli i Sigurimit, duke vërtetuar sërisht Rezolutën e tij 713 (1991) dhe gjitha rezolutat tjera relevante të mëvonshme, duke shqyrtuar raportin e Sekretarit të Përgjithshëm (S/25704 dhe shtojca 1) në pajtim me paragrafin 2 të Rezolutës 808 (1993), edhe një herë duke theksuar shqetësimin e këtij Këshilli për shkak të njoftimeve të vazhdueshme mbi shkeljet e gjera dhe flagrante të së drejtës humanitare ndërkombëtare që zënë vend në territorin e Ish-Jugosllavisë, e sidomos në Republikën e Bosnjës e Hercegovinës, duke përfshirë raportet mbi vrasjet masive, mbylljen dhe dhunimin e organizuar dhe sistematik masiv të femrave, mbi vazhdimësinë e “spastrimit etnik”, duke përfshirë edhe atë me qëllim të furnizimit dhe mbajtjes së territoreve, duke theksuar që një situatë e tillë vazhdon të paraqesë kërcënim për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare, i vendosur që t’i dalë përpara këtyre krimeve dhe të ndërmarrë masa të plotfuqishme për nxjerrjen e personave përgjegjës për këto krime para drejtësisë, i bindur që në rrethanat e tashme në ish-Jugosllavi, themelimi i Tribunalit ndërkombëtar si masë ad hoc e Këshillit, dhe ndjekja penale e personave përgjegjës për shkeljet serioze të së drejtës humanitare ndërkombëtare, do të mundësojë arritjen e këtij caku dhe të kontribuojë në vendosjen e sërishme dhe mbajtjen e paqes; duke besuar që themelimi i Tribunalit Ndëkombëtar dhe ndjekja penale e personave përgjegjës për shkeljet e lartpërmendura të së drejtës humanitare ndërkombëtare do të kontribuojë që të sigurohet ndalimi dhe kufizimi i plotfuqishëm i këtyre shkeljeve, duke përshëndetur përpjekjet e deritanishme, i rekomandon Nën-

157

Presidentit të Komitetit Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë themelimin e këtij Tribunali (S/25221), përsëri duke vërtetuar në këtë kuptim vendimin e tij nga Rezoluta 808 (1993) që të themelohet tribunali ndërkombëtar për ndjekjen penale të personave përgjegjës për shkelje serioze të së drejtës humanitare ndërkombëtare të kryera në territorin e ish-Jugosllavisë prej 1991, duke mbajtur qëndrimin që me emërimin e Prokurorit të Tribunalit Ndërkombëtar, Komisioni Profesional i themeluar në pajtim me Rezolutën 780 (1992) duhet të vazhdojë urgjentisht mbledhjen e informatave në lidhje me faktet mbi shkeljet e rënda të Konventës së Gjenevës dhe shkeljeve tjera të së drejtës humanitare ndërkombëtare siç është propozuar në raportin e tij të përkohshëm (S/25274), duke vepruar sipas Kapitullit të VII të Kartës së Kombeve të Bashkuara, miraton raportin e sekretarit të përgjithshëm; vendos sipas kësaj që të themelojë Tribunalin Ndërkombëtar me qëllim të veçantë ndjekjen penale të personave përgjegjës për shkeljet serioze të së drejtës humanitare ndërkombëtare të kryera në territorin e ish-Jugosllavisë mes 1 janarit 1991 dhe datës të cilën e përcakton Këshilli i sigurimit pas vendosjes së sërishme të paqes, si dhe në këtë kuptim, vendos të miratojë Statutin e Tribunalit Ndërkombëtar të bashkangjitur me raportin e lartpërmendur; kërkon që sekretari i përgjithshëm pas emërimit të tyre, t’i paraqesë para gjyqtarëve të Tribunalit Ndërkombëtar të gjitha propozimet e shteteve anëtare mbi rregullat e veprimit dhe procedurës së dëshmimit të kërkuar në Nenin 15 të Statutit të Tribunalit Ndërkombëtar; vendos që gjitha shtetet duhet të bashkëpunojnë plotësisht me Tribunalin Ndërkombëtar dhe organet e tij në pajtim me Rezolutën e sotme dhe Statutin e Tribunalit Ndërkombëtar, dhe si pasojë, të gjitha shtetet duhet të ndërmarrin gjitha masat e nevojshme sipas ligjeve të tyre shtetërore me qëllim të zbatimit të dispozitave të kësaj Rezolute dhe Statutit, duke përfshirë obligimin e shteteve që t’i nënshtrohen kërkesave për mbështetje apo mandateve të lëshuara nga Dhoma e Gjykatës sipas nenit 29 të Statutit; inkurajon shtetet dhe organizatat ndër-qeveritare dhe joqeveritare që të kontribuojnë me mjete financiare, pajisje dhe shërbime në Tribunalin Ndërkombëtar, duke përfshirë edhe dhënien në dispozicion të personelit profesional për Tribunalin; vendos që vendndodhja e selisë së Tribunalit si lëndë e marrëveshjes gjegjëse mes Kombeve të bashkuara dhe Holandës është e pranueshme për Këshillin, dhe që Tribunali Ndërkombëtar mund të mbajë punimet e tij në vende tjera nëse kjo konsiderohet si e nevojshme për ekzekutimin e funksioneve të tij; vendos, gjithashtu, që puna e Tribunalit Ndërkombëtar duhet të vazhdojë pa paragjykime ndaj viktimave që kërkojnë, përmes mjeteve gjegjëse, kompensimin e dëmeve që kanë ndodhur si pasojë e shkeljeve të së drejtës humanitare ndërkombëtare; kërkon që Sekretari i Përgjithshëm të zbatojë urgjentisht këtë Rezolutë dhe që të hartojë rregullimet praktike për aktivitetin e plotfuqishëm të Tribunalit Ndërkombëtar në një periudhë sa më të shkurtë, si dhe ta informojë

158

Këshillin kohë pas kohe; vendos që të mbetet i angazhuar aktivisht në lidhje me këtë". HEGJEMONIA: Raport mbizotërues politik apo shoqëror i një grupi shoqëror, organizate politike apo institucioni, kombi apo shteti në raport me të tjerat, që mund të jetë i vendosur ligjërisht apo fizikisht, në situatën në të cilën proklamohet qenësia dhe barazia formale e të gjithëve. Për dallim nga termet tjera të fuqisë dhe pushtetit të institucionalizuar, hegjemonia është formë më difuze dhe më pak specifike e mbizotërimit, që përshtatet me situatat e ndryshme sociale dhe politike. Në këtë masë ajo është shpesh shprehje e kërkesës me ton ideologjik për udhëheqje për shkak të rrezikut prej taborit kundërshtar armik. LUFTA E FTOHTË: Gjendje në marrëdhënie mes shteteve apo grupeve të shteteve, të cilat karakterizohen me prekje minimale të ndërsjellë, mosbesim, tensione dhe armiqësi, por edhe me mbajtje të lidhjeve diplomatike dhe mungesë të konfliktit direkt të armatosur. Nuk është e qartë nëse lufta e ftohtë është tanimë term gjenerik apo qëndron vetëm për marrëdhëniet mes dy blloqeve të shteteve, të udhëhequra nga BRSS-ja dhe SHBA-të, në periudhën mes 1947 e 1962. Në këtë kuptim, lufta e ftohtë ka qenë pasojë e konfliktit të interesave mes ish-anëtarëve kryesorë të koalicionit antihitlerian, të theksuar me arsye ideologjike. Përveç incidenteve individuale, kundërshtarët kryesorë asnjëherë nuk kanë hyrë në konflikt ushtarak, por megjithatë kanë zhvilluar dhe perfeksionuar metodat e kundërshtimit përmes forcave që kanë sforcuar në vende tjera, ose përmes propagandës dhe veprimtarisë subversive (e quajtur luftë speciale). Konsiderohet që arsyeja kryesore për qëndrimin e konfliktit brenda kufijve të luftës së ftohtë ka qenë frika nga lufta bërthamore. Krizat e mëdha kanë treguar që këta kufij janë të pasigurtë dhe të rrezikshëm, dhe kështu gjatë dekadës së shtatë të shekullit XX fillon procesi i sprapsjes (“detant”). Me rënien e Murit të Berlinit, e para saj edhe me copëtimin e BRSS-së formalisht nuk kishte më nevojë për politikën e luftës së ftohtë, nuk është ndalur “nevoja” për luftën e tillë, thjesht për shkak se ende ekzistojnë shtete me rregullime të ndryshme politike, shpesh të kundërshtueshme (Koreja Veriore dhe Jugore, psh.), me nivele të ndryshme të zhvillimit ekonomik, me pretendime të ndryshme për dominim në një rajon, në një kontinent apo në gjithë njerëzimin. JUNTA: Organi më i lartë i pushtetit pas grushtshtetit apo puçit. Duke marrë parasysh strukturën, juntat mund të jenë civile, ushtarake apo të kombinuara, të përbëra prej civilëve dhe personaliteteve ushtarake. Më së

159

shpeshti përbëhen prej oficerëve të lartë. Juntat marrin pushtetin me dhunë në shtetet e munduara nga krizat shoqërore-ekonomike dhe politike, pa tradita demokratike. Nëse nuk ndërmerren masa efikase për zgjidhjen e problemeve sociale të grumbulluara, këto junta bëhen viktima të juntave të reja apo edhe kryengritjes së përgjithshme të popullit. IMIGRIMI: Vendosje e një numri më të madh të të huajve në një shtet. Sipas rasteve, dallojmë imigrimin politik, ekonomik dhe imigrimin që shkaktohet nga një numër faktorësh, duke përfshirë jostabilitetin shoqëror të shkaktuar nga lufta, katastrofat natyrore dhe rrethana tjera të jashtëzakonshme. Në aspektin e kohëzgjatjes së vendosjes, dallojmë atë të përkohshëm, i cili zakonisht është i lidhur me mundësitë e punësimit dhe nuk përfshin ndërrimin e shtetësisë, dhe imigrimin e përhershëm, i cili përcillet me kërkesën e imigrantëve për qëndrim të zgjatur dhe ndërrim të shtetësisë. Numri i madh i imigrantëve ilegalë në vendet e zhvilluara është një prej shkaqeve kryesore të vënies së politikave restriktive imigruese dhe mbikëqyrjes së përforcuar në kufij. IMUNITETI: E drejta, gjegjësisht privilegji i individëve që të jenë të përjashtuar nga zbatimi i rregullave të caktuara ligjore të cilat zbatohen rregullisht në personat tjerë. Historikisht, imuniteti ka lindur prej formës së papërgjegjësisë së monarkëve, gjegjësisht shefave të shteteve tash. Papërgjegjësia ka qenë edhe politike edhe penale. Sot, në kohët parlamentare, shefi i shtetit është përsëri politikisht i papërgjegjshëm: për veprat e tij mbajnë përgjegjësinë politike ministrat përgjegjës, në parim, ministra të cilët nënshkruajnë aktet e tij. Sot, papërgjegjësia e shefit të shtetit në republikën e sotme parimisht ekziston vetëm për veprat minore penale, derisa nuk ekziston në lidhje me vepra më të mëdha (p.sh. tradhtia). Forma më e rëndësishme e imunitetit është imuniteti parlamentar. INDOKTRINIMI: Përpjekje e organizuar pak a shumë intensive që individi apo popullata e gjerë të përvetësojë formatin e mendimit dhe standardet ideologjike (vlerat, besimet, normat) të një organizate formale, më së shpeshti politike ose fetare. Indoktrinimi është element i rëndësishëm i pushtetit dhe luftës për pushtet apo autoritet shpirtëror, ndërsa në anën tjetër është formë shumë efikase e përkushtimit apo orientimit të një njeriu prej një subjekti të pavarur në një njësi me të cilën manipulohet në drejtimin e dëshiruar. Indoktrinimi përfshin teknikat e bindjes dhe imobilizimit të raportit kritik, ndërsa zbatohet me një kombinim teknikash mësimi, sugjestionimi, presioni grupor dhe përzgjedhjes së informatave.

160

INKRIMINIMI: Inkriminimi përgjithësisht nënkupton akuzimin për një vepër penale apo për një faj. Në të drejtën penale, inkriminimi është përcaktimi me ligj i veprave të rrezikshme për shoqërinë të cilat dënohen si vepra penale. Llojet e veprave të rrezikshme për shoqërinë që do të jenë lëndë e inkriminimit janë çështje e politikës penale shtetërore. Duke marrë parasysh që disa vepra të rrezikshme në realitet shfaqen me karakteristika të ndryshme konkrete (në pikëvështrimin e mënyrës së kryerjes, pasojave, etj.) me rastin e inkriminimit bëhet përgjithësimi i tyre, kështu që vepra gjegjëse penale e parashikuar me ligj paraqet një abstraktim me të cilin në rastin e akuzimit, gjegjësisht shpalljes së vendimit mund të trajtohen rastet konkrete. Me rastin e inkriminimit, përcaktohet edhe sanksioni penal që do të ushtrohet ndaj kryesit, dhe atë në masën që sipas vlerësimit të ligjvënësit i përgjigjet dënimit. IRREDENTIZMI: Qëndrimi që shteti i cili ka një pakicë kombëtare në shtetin tjetër ka të drejtë t’ia bashkojë vetës atë, bile edhe me dhunë. Në kushtet e sotme, irredentizmi mund të çojë në luftëra dhe për këtë me të drejtën ndërkombëtare rekomandohet që kundërshtitë e tilla të zgjidhen me mënyra paqësore, e jo me dhunë. SHPËRLARJA E TRURIT: Teknikë monstruoze e “riedukimit” të dhunshëm të të burgosurve, më së shpeshti kundërshtarëve politikë dhe intelektualëve me orientime liberale, që është karakteristike për regjimet totalitare. Quhet edhe terror i ideve, budallallosje politike, etj. Në komunizëm është zbatuar në dy variante: a) nxjerrjen e dhunshme të pranimit nga personi i pafajshëm për krimin kundër popullit ose shtetit dhe b) bindje e dhunshme e personit që të pranojë idetë dhe qëndrimet komuniste. Regjimet komuniste evropiane kanë qenë të prirur kah pranimi i dhunshëm përmes indoktrinimit marksist, ndërsa ato kineze kah transformimi ideologjik që çon në pranim. Mëtej, në Evropë këto vepra zbatoheshin në individë, në persona të akuzuat për vepra të ashtuquajtura të rënda politike, ndërsa në Kinë është zbatuar në grupe të vogla të “vullnetarëve” që kanë pasur emrin zyrtar “studentë”. Masat e zakonshme që janë zbatuar në të dyja rastet kanë qenë: a) kontrollimi i plotë i sjelljes, b) kufizimi i informimit mbi arsyet e mbylljes, c) izolim i rreptë prej botës së jashtme, me informata të parregullta dhe jo të plota mbi familjen, d) keqtrajtime ditore fizike dhe psikike, e) lodhje fizike, f) poshtërimi dhe g) nxjerrja e dhunshme e pranimit të fajit. Qëllimi i teknikës së shpërlarjes së trurit është shlyerja e dallimit mes fajit dhe pafajësisë, gjegjësisht mes fakteve dhe imagjinatës. Individi, në një moment të caktuar “sinqerisht” pranon fajin, ose sepse nuk është më në gjendje të gjykojë në mënyrë racionale dhe t’i kundërshtojë akuzat e rrejshme, ose sepse dëshiron të lirohet nga vuajtjet. Pjesë përbërëse të

161

këtij ndryshimi janë: a) identifikimi me një hetues më pak brutal të burgut si pasojë e izolimit nga bota e jashtme, b) zvogëlimi i aftësive intelektuale si pasojë e lodhjes fizike dhe mentale, c) zvogëlimi i aftësisë së gjetjes në hapësirë e kohë si pasojë e privimit të ndjenjave, d) rritje e sugjestionimit si pasojë e imponimit të përhershëm të fajit, e) shkatërrimi i vetëbesimit dhe paraqitje e ndjenjës së fajit, f) shprehje të pakontrolluara të emocioneve si pasojë e dhimbjes, frikës apo hidhërimit, si dhe g) ndjenja e frikës nga vdekja dhe shpresa e njëkohshme për ndërprerjen e dhimbjes (metoda e shkopit dhe karrotës). Ekspozimi ndaj vuajtjes trupore dhe mendore, humbja e vetëbesimit dhe vartshmëria ndaj aparatit represiv kanë lënë gjurmë të thella dhe të gjata në gjithë të burgosurit, shumë prej të cilëve kanë parë daljen vetëm në vetëvrasje. Edhe pse kjo metodë është parësisht e lidhur me regjimet totalitare, edhe në sistemet tjera më liberale shtetërore ka raste kur janë prirur ndaj saj, por kjo kryesisht është lidhur me keqpërdorimin e të drejtave policore dhe të strukturave në burgje. INTEGRITETI: Integriteti është shprehje e cila parësisht ka të bëjë me sferën fizike dhe morale të personalitetit njerëzor. Ai karakterizon ekzistencën dhe nevojën për ruajtjen e tërësisë fizike dhe morale dhe pacenueshmërisë së njeriut si qenie njerëzore. Parimi i integritetit fizik ka dhënë bazën për mbrojtjen e personalitetit fizik njerëzor nga lëndimet dhe dhimbjet fizike të cilat mund të shkaktohen nga të tjerët, e sidomos nga pushteti. Prej kësaj, janë shfaqur të drejtat e caktuara mbi të ashtuquajturën liri personale, për jetën dhe mbrojtjen e integritetit njerëzor, si dhe fizik. Integriteti do të thotë nevojë për të respektuar dhe ruajtur tërësinë morale dhe pacenueshmërisë së njeriut si qenie e ndjeshme, që ndjen dhe mendon – qenie morale njerëzore apo pronësi njerëzore, gjegjësisht grup i veçorive të tij morale apo karakteri i njerëzve që vepron në pajtim me ruajtjen e integritetit të tij moral. Integriteti moral është bazë e lirive dhe të drejtave tjera themelore personale, politike dhe sociale të njeriut. Integriteti njerëzor, pandashmëria dhe tërësia e personalitetit, paraqet qenësinë dhe kushtin e njeriut si qenie sociale dhe njerëzore. Kuptimi prej kësaj është bartur edhe në drejtësinë shtetërore dhe sferën politike. Me “integritetin e mbretërisë”, e më vonë edhe të shtetit, nënkuptohet gjendja e plotësisë dhe pandashmërisë së territorit dhe sovranitetit të një vendi. Me të njëjtin kuptim – tërësi – kjo shprehje përdoret edhe për lëndë të tjera (p.sh. integriteti i pronës, etj.) INTERREGNUM (mesqeverisje): Gjendje në të cilën kalohet nga një pushtet shtetëror në tjetrin, dhe në të cilën pushteti është jostabil apo gati plotësisht i paqenë, kështu që pak a shumë vie tek anarkia me gjitha pasojat tjera të dëmshme. Interregnum është pra gjendja prej pushimit

162

të pushtetit të një monarku deri në fillimin e udhëheqjes së tjetrit. Kjo gjendje është sidomos e gjatë kur është fjala për pushimin e pushtetit të një dinastie dhe ardhjes së tjetrës, sidomos nëse përcillet me konflikte dhe luftë. Megjithatë, interregnum është edhe gjendja e cila lind me ndërrimin revolucionar të një pushteti shtetëror me tjetrin, gjegjësisht një klase udhëheqëse me tjetrën. Për këtë, edhe lufta qytetare mund të jetë një lloj i interregnumit. INVAZIONI: Në këndvështrimin ushtarak depërtim, pushtim apo hyrje e forcave të armatosura në një territor të huaj, parimisht armiqësor e më rrallë neutral (ndërsa në luftërat e koalicioneve edhe hyrje në territorin aleat apo të vetin të cilin e mban armiku) për të kryer një detyrë konkrete ushtarake apo për të marrë atë territor, për të futur nën kontroll forcat që kryejnë invazionin dhe për të okupuar atë. Sipas rregullave të drejtësisë luftarake ndërkombëtare, invazioni i vërtetë është gjendje që dallon nga okupimi. Nëse hapësira e pushtuar me invazion kalon në duart e njësive armike dhe nëse ekziston synimi që ajo hapësirë të mbahet, ndërsa në të njëjtën vendoset pushteti dhe mundësia për të bërë këtë, atëherë invazioni zgjerohet për të qenë okupim. Gjatë invazionit ekzistojnë rregullat e së drejtës luftarake mbi armiqësitë, pra për të drejtat dhe obligimet e palëve në luftë për kohëzgjatjen e operacioneve luftarake. Megjithatë, edhe në fazën e invazionit zbatohen disa rregulla të okupimit, siç janë rregullat e së drejtës luftarake mbi rekuizimin. Gjatë invazionit, banorët me të drejtën luftarake ndërkombëtare kanë të drejtë të ngriten me armë dhe të kundërshtojnë invaduesin. Personat që me atë rast marrin pjesë në luftime kundër invaduesve konsiderohen – sipas Rregullores së Hagës mbi luftimet në tokë të vitit 1907 (neni 2) dhe Konventës së III të Gjenevës mbi trajtimin e të burgosurve të luftës të vitit 1949 (neni 4 sipas 1, pika 6) – pjesëtarë të forcave të armatosura, me kusht që të mbajnë armët haptas dhe t’i përmbahen rregullave të së drejtës luftarake; në rast se bijnë në duar të armiqeve, kanë pozitën e të burgosurit të luftës. Ligjet luftarake ndërkombëtare i pranojnë popujve, edhe pas kryerjes së okupimit, të drejtën e rezistencës së armatosur kundër invaduesit i cili ka okupuar territorin, duke kërkuar plotësimin e kushteve të caktuara. Baza e këtij rregullimi është vendosur me pranimin e të drejtës së secilit njeri që të luftojë për pavarësinë e vendit të vet. ZGJEDHJET: Tërësi parimesh, masash dhe procesesh politike, të cilat në pajtim me rregullat, sigurojnë dhe realizojnë pjesëmarrjen e organizuar të qytetarëve, apo zgjedhësve, në zgjedhjen e përfaqësuesve politikë. Si mënyrë e ndihmës me të cilën shqyrtohen vlerat themelore dhe mekanizmat e një sistemi politik, zgjedhjet janë të përcaktuar nga natyra e marrëdhënieve shoqërore në një shtet. Shfaqja e tyre kryesisht lidhet

163

me lindjen e shtetit modern shumëpartiak në të cili janë paraqitur edhe parimet e para zgjedhore: e drejta e përgjithshme dhe unike e zgjedhjes dhe e drejta e përfaqësuesve që të shprehin “vullnetin dhe interesin e përgjithshëm”. IZOLACIONIZMI: Politikë shtetërore e cila qëndron me autarki apo vetë-kënaqësi (robinsonizëm) në gjithë sektorët vitalë të jetës, shtet i cili është plotësisht i preokupuar me problemet e brendshme dhe i cili shmang e edhe ndërpren marrëdhëniet me shtetet tjera dhe bashkësinë ndërkombëtare në tërësi. DORËZIMI (EKSTRADIMI): Dorëzimi i një personi të akuzuar apo të dënuar nga ana e shërbimeve përgjegjëse shtetërore tek shteti tjetër në hapësirën e të cilit ai person ka kryer një vepër të dënueshme për të cilën është dënuar me ligj, dhe kur për këtë ekzistojnë edhe marrëveshjet bilaterale apo multilaterale që parashikojnë masën e dorëzimit. Parimi i ndalimit të ekstradimit zbatohet në refugjatë dhe persona me status të azilantit politik, të cilët në vendin e tyre janë të akuzuar për veprime politike, duke përfshirë edhe deliktet verbale. Të njëjtën masë e zbatojnë edhe ato vende që kanë hequr dënimin me vdekje nëse ekziston dyshimi i bazuar që shteti që kërkon dorëzimin do ta dënojë me vdekje personin e dorëzuar. Parimi i mosdorëzimit nuk zbatohet tek personat që janë të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. GJENDJA E JASHTËZAKONSHME: Gjendje e cila paraqet kërcënim ndaj ekzistimit të shtetit, kombit apo rajonit, në rastin e luftës, kërcënimit të luftës, rrethimit, katastrofës natyrore, etj., gjendje kjo e cila shpallet nga organet përgjegjëse shtetërore për gjithë territorin apo një pjesë të tij. Përbëhet nga kufizimi i të drejtave kushtetuese dhe bartjen e pushtetit në disa organe të caktuara që marrin përgjegjësi të jashtëzakonhsme. Sipas dokumenteve batarembëtare, shteti ka të drejtë të heqë dorë nga disa obligime sipas marrëveshjes ndërkombëtare vetëm nëse kjo heqje dorë ka të bëjë direkt me gjendjen e jashtëzakonshme, nëse lajmërohet me kohë dhe përcaktohet kohëzgjatja e saj dhe nëse me të nuk rrezikohen të drejtat dhe liritë themelore të qytetarëve, në të cilat nuk mund të zbatohet parimi i derogimit. Secili shtet është i obliguar që a) me kushtetutë dhe ligje të përcaktojë kushtet në të cilat mund të shpallet gjendja e jashtëzakonshme, b) të njoftojë publikun vendor dhe ndërkombëtar mbi vendosjen e masave të jashtëzakonshme, sidomos mbi ato masa me të cilat kufizohen të drejtat e përgjithshme të qytetarëve, c) të përputhë masat e jashtëzakonshme me kërkesat e vërteta të vetë gjendjes dhe nevojat e hapësirës në të cilën ato zbatohen d) me ligj të përcaktojë të drejtat të cilat në ato rrethana mund të kufizohen dhe ato të

164

drejta të cilat duhen garantuar në çfarëdo situate, e) të sigurojë mekanizmat e mbikëqyrjes së zbatimit të atyre kufizimeve dhe f) të garantojë kompensimin për personat që dëmtohen me vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme. HENDEKU (I VDEKUR): Një vend i fshehtë, i marrë vesh paraprakisht, në të cilën agjenti apo spiuni lë raportet dhe merr detyrat për punët e ardhshme. Raportet apo detyrat që lihen apo merren në këto vende, rregullisht janë të shifruara, që në rast të zbulimit të mos bijnë pre e rrjetit agjenturor dhe ndërprerjes së punës në zbulim. Hendeqet sidomos shfrytëzohen në gjendjet e krizës, rrezikut të drejtpërdrejtë të luftës dhe në luftë, si brenda vendit ashtu edhe jashtë tij. SIGURIA PUBLIKE: Siguria publike është term i cili shpreh sigurinë e bashkësisë shoqërore dhe anëtarëve të saj kundër shkatërrimit të formës dhe vazhdimësisë së rregullimit shtetëror dhe shoqëror, të drejtave dhe lirive kushtetuese, obligimeve për sjellje dhe rrjedhës normale të jetës. Sinonime të kësaj shprehjeje janë edhe “siguria e përgjithshme” dhe siguria publike. Siguria publike përfshin sigurinë e shtetit (sigurimi shtetëror), siguria e institucioneve shoqërore dhe qytetarëve kundër veprave të veçanta të rrezikshme, si dhe siguria e rendit publik. Siguria publike është gjendje në të cilën përjashtohen aktet jashtëligjore, sidomos ato me përdorimin e forcës fizike, me të cilat shkelen të drejtat themelore të qytetarëve dhe elementet themelore të rendit publik, apo rendit shoqëror, ose nëse akte të tilla ekzistojnë, ato janë relativisht të rrallë dhe kundër tyre ndërmerren sanksione energjike. Prej këtij këndvështrimi, siguria publike është e kushtëzuar prej realizimit të ligjshmërisë në masë të plotë në një shoqëri të caktuar. Në disa raste dhe gjuhë, barazohet siguria publike dhe shtetërore. Kuptimi i ngushtë i shprehjes së sigurisë publike nënkupton sigurinë e brendshme dhe pacenueshmërinë e rendit publik. Aktet e sulmeve ndaj sigurisë publike janë veprimtari e kundërligjshme. RENDI DHE QETËSIA PUBLIKE: Rendi dhe qetësia publike është emër i zakonshëm i një sistemi të caktuar të sjelljes dhe disiplinës së shoqërisë në komunikacionin dhe marrëdhëniet publike, të themeluara mbi standarde normative dhe vlera të veprimit dhe qëndrimit, me të cilat mbrohet jeta normale, puna, paqja dhe të drejta e liri të tjera të qytetarëve, ndërsa përmes tyre mundësohet zhvillimi normal dhe i pajtueshëm i jetës publike dhe marrëdhënieve mes njerëzve. Për dallim prej rrezikimit të sigurisë shtetërore dhe rendit publik, rrezikimi i rendit dhe qetësisë publike është formë më e butë e pengimit të zhvillimit normal të jetës shoqërore. Rregullimi normativ i rendit dhe qetësisë

165

publike kërkon nga secili qytetar një sjellje të tillë (veprim apo përmbajtje) e cila nuk do të pengojë lëvizjen e lirë dhe komunikacionin e papenguar në rrugë dhe vende tjera publike, nuk do të prishë apo lëndojë moralin publik gjerësisht të pranuar, nuk do të shkaktojë shqetësime dhe tensione mes qytetarëve, nuk do të pengojë shfrytëzimin normal dhe të lirë të ndërtesave banesore dhe publike në pajtim me destinimin e tyre, nuk do të pengojë pushimin dhe argëtimin e qytetarëve, etj. Një prej formave më të shpeshta të prishjes së rendit dhe qetësisë publike janë format e ndryshme të huliganizmit dhe dhunës. Prishja e rendit dhe qetësisë pubike në disa shtete ka karakter kundërvajtës. Mbrojtja është e rregulluar me rregullat mbi kundërvajtjen. Sipas rregullave pozitive, kundërvajtjet ndaj rendit dhe qetësisë publike janë më të shpeshtat: rrahjet, grindjet, bërtimat dhe sjelljet tjera të pahijshme në vende publike, bartje e lajmeve alarmuese, thashethemeve, interpretimi i ëndrrave dhe lajthitje tjera, anim kah alkoholizmi, prostitucioni, bixhozi, lëmosha, papunësia, endacakët, etj. Organet e mbrojtjes së rendit dhe qetësisë publike janë organet e caktuara të punëve të brendshme (policia) dhe gjykatësit e kundërvajtjes, të cilët janë të thirrut për të intervenuar kundër kundërvajtësve. Në kuptimin e gjerë, edhe institucione dhe faktorë tjerë shoqërorë e politikë veprojnë në mënyrë preventive dhe edukative në zhvillimin e disiplinës dhe përgjegjësisë shoqërore në sjelljet dhe veprimet në komunikacionin publik (shërbimi i kujdesit social, organizatat shoqërore, shkollat e kështu me radhë). OPINIONI PUBLIK: Formë e monitorimit të mendimit të publikut politik mbi situatat politike të cilat kanë rëndësi të veçantë për zhvillimin e bashkësive shoqërore dhe sistemit të tyre social e politik. Opinioni publik paraqet një formë shpjegimi dhe objektivizimi të qëndrimeve shoqërore të publikut politik mbi situatat relevantë shoqërore, si dhe mbi këto është themeluar edhe funksioni i tij; opinioni publik është bërë pjesë e praktikës politike në stimulimin e sjelles politike të publikut politik dhe bartësve të funksioneve publike në procesin e ushtrimit të pushtetit politik në shoqëri. Në lidhje me këtë, opinioni publik bëhet determinues i rëndësishëm i proceseve politike dhe atë pa marrë parasysh natyrën e sistemit politik në kornizat e të cilit është ai proces. Opinioni publik është një nga levat me të cilat paracaktohet drejtimi i procesit politik në secilin rast, kështu edhe kur është fjala mbi sistemet politike me mundësi më të kufizuara për shprehjen demokratike e publike të mendimit politik mbi ngjarjet aktuale shoqërore. Pashmangshmëria e ndikimit të opinionit publik në veprimet e subjekteve të praktikës politike bazohet edhe në faktin që opinioni publik është formë e ndërgjegjes kolektive masovike e cila formohet kryesisht në bazë të komunikimit ndërpersonal apo grupor, komunikim i cili karakterizohet me marrëdhënie joformale mes individëve dhe grupeve. Ky

166

lloj komunikimi, sipas natyrës së materies, nuk është e mundur t’i nënshtrohet plotësisht kontrollit të institucioneve të sistemit politik apo aparateve të tjera të themeluara për atë qëllim, edhe pse në këtë vështrim ekzistojnë tendenca të fuqishme për të bërë këtë. Në këtë bazë, rrjedhat e formuara të opinionit publik nuk janë të lehta për t’u kontrolluar, sepse mbështeten në një lloj komunikimi që lind nga reagimet spontane të pjesëtarëve të opinionit publik në raport me një gjendje të caktuar shoqërore. Për këtë, rrjedhat e opinionit publik të formuara në këtë bazë mund të kundërshtojnë fuqimisht opinionin e bartësve zyrtarë të funksioneve publike – qeverisë apo qarqeve më të gjera udhëheqëse. Më tej, në situata dramatike shoqërore, opinion publik me frymëzim spontan bëhen më së shpeshti rrymat dominuese të cilat në praktikë nënshtrohen, por edhe qeveria e qeverisësit, pa marrë parasysh që me qëndrimet e publikut politik është akuzuar mu ajo politikë e atyre personaliteteve apo grupeve udhëheqëse. Kështu, rrymat e bazuara në proceset spontane të formimit të opinionit publik shpesh konfrontohen me opinionin e institucioneve, të cilat me fuqinë e pozitës së tyre në kornizën e sistemit politik disponojnë me mediat dhe mundësinë e fabrikimit të mendimit publik. Kjo shpjegohet me faktin që opinionet publike të fabrikuara frymëzohen me interesa kryesisht të pjesshme, gjë për të cilën gjithsesi vijnë në konflikt me qëndrimet e publikut politik të theksuara në komunikimin shoqëror i cili bartet nga masat e ndodhive shoqërore. Sipas kësaj, rrugët e formimit institucional të mendimit publik shumë shpesh përfaqësojnë një formë të zgjimit tendencioz të publikut politik, me qëllim që të tërhiqet vëmendja e tij prej problemeve të vërteta në ato të rrejshme shoqërore. Problemet e rrejshme sociale, megjithatë nuk mund të tërheqin vëmendjen e publikut që ka mbi reagimet spontane kritike. Kështu, edhe në raste të këtyre situatave, opinioni i krijuar publik shumë shpejt ngarkon edhe numrin e qytetarëve të interesuar për politikën dhe pashmangshmërisht depërton si rrymë dominuese, dhe këtë edhe atëherë kur qarqet udhëheqëse mundohen me gjitha forcat që të nënshtrojnë një rrymë të tillë. Mu për shkak të fuqisë së ndikimit me të cilin opinioni publik stimulon sjelljet e publikut të gjerë politik, ai bëhet edhe një prej përcaktuesve të ngjarjeve politike në shoqëritë moderne, pra edhe atëherë kur qarqet udhëheqëse dëshirojnë shumë të lirohen nga një ndikim i tillë. Natyrisht, kur është fjala për një fenomen të origjinës jashtë-institucionale duke bërë që ndikimi i tij të mos preket prej asnjë intervenimi forma, ato qeveri, të aftësuara me përvojën historike, shpesh as nuk mundohen të kundërshtojnë opinionin publik, pra qëndrimeve të publikut politik. Për këtë, shpesh vendimet merren në pajtim me qëndrimet e theksuara në rrymën dominuese të opinionit, sepse përvojat tregojnë që vetëm vendimet e tilla fitojnë mbështetjen e masës dhe zbatohen pa nevojën e intervenimit të imponuar, gjë që është ideal i

167

secilës shoqëri demokratike. Mund të flitet edhe për opinionin e prapambetur dhe konzervativ, bile edhe kur është i formuar spontanisht. Në situatat e thyera shoqërore, shpesh vie deri tek shprehja dhe opinioni i pjesës konzervative të publikut politik, e edhe kundër bindjeve të reja dhe progresive. Këto opinione janë zakonisht shprehje e tendencës për ruajtjen e vlerave sociale, kulturore dhe politike që ekzistojnë në një hapësirë. Megjithatë, pasi është fjala për opinionin i cili më së shpeshti karakterizohet me besime dhe qëndrime themelore të forcave të cilat mbrojnë sisteme të tejkaluara sociale dhe ideologjike, ato me forcën e inercionit ngadalësojnë rrjedhat revolucionare, ndërsa mund të thehen vetëm me praktikat e forcave që ndryshojnë këto raporte. Sepse, me thellimin e ndryshimeve revolucionare, ndërrohen edhe format e vetëdijes, e kështu edhe opinionet kyçe të pjesëtarëve të bashkësisë shoqërore, e me ta edhe ato vlera tradicionale dhe konzervative në besimin e forcave sociale që i përkasin të kaluarës. Me ndërrimin e opinioneve dhe besimeve kyçe, ndryshojnë edhe vetë strukturat e publikut politik në kornizën e së cilit ndryshim fillojnë të dominojnë shtresat e qytetarëve të orientuar kah përparimi, ndërsa opinionet e këtij publiku bëhen faktor i praktikës revolucionare. Ndryshimet në strukturën e publikut politik shumë qartë vijnë në shprehje në periudhën e transformimit të shoqërisë nëpër revolucionin social. Opinioni publik për shkak të ndryshimeve që ndodhin në strukturën e publikit politik nuk është më formë e vetëdijes së bazuar në mendimin e një qarku të ngushtë të individëve të ekspozuar politikisht, por formë e gjykimit masovik të publikut politik. Kjo situatë e re politike tash strukturohet prej pjesëtarëve të klasës punëtore dhe shtresave sociale të lidhur me të, të cilët me përcaktimet e tyre politike dhe në praktikë përforcojnë pozitën udhëheqëse të klasës punëtore në shoqëri. Edhe në socializëm lindin tendenca të fuqishme të kontrollit, nënshtrimit dhe manipulimit me opinionin publik, si shprehje e burokratizimit dhe pavarësimit të aparatit udhëheqës. Proceset e formimit të opinionit publik përfaqësojnë përmbajtje shumë të ndërlikuara sociale-psikologjike, në kornizat e së cilave zgjidhet problemi i pajtueshmërisë së qëndrimeve të individëve apo grupeve sociale mbi çështjet relevante shoqërore. Këto janë procese komplekse mu për atë që opinioni publik formohet si sintezë e mendimeve të shprehura publikisht nga subjektet e praktikës politike, qëndrimet dhe sjelljet e të cilave janë të kushtëzuar me interesa të pjesshme. Kështu, opinionet shprehin qëndrimet e individëve dhe grupeve, që do të thotë komplekse të ndërlikuara të përmbajtjeve mendore afektive-të vullnetshme, me ndikimin e të cilave definohen raportet e individëve përballë situatave aktuale shoqërore. Vetëm opinione të tilla të pjesëtarëve të publikut politik mund të nxisin njerëzit të kenë qëndrim veprues ndaj ngjarjeve shoqërore, situatave problematike. Masa e privuar

168

nga një dimension i tillë i interesave-vlerave do të mbesë e parëndësishme për praktikën shoqërore të individëve dhe grupeve shoqërore. Proceset e formimit të opinionit janë aq më të ndërlikuar nëse mirret parasysh rrethana që opinioni publik është sintezë e mendimeve të shprehura publikisht, e jo mozaik i mendimeve individuale apo mendimeve të grupeve të ngushta mbi situatat e caktuar shoqërore. Komunikimi është mekanizëm qendror i këtij procesi, ndërsa modalitetet e komunikimit njerëzor nuk janë asgjë tjetër përveç mekanizmave të transformimit të opinioneve individuale apo të grupeve të ngushta brenda popullsisë së përbashkët në opinione publike. Prej këtu, rrjedhat e formimit të opinionit publik mund t’i ndajmë në rrjedha të inicuara spontanisht dhe të drejtuara institucionalisht. Rrjedhat, shtresën e të cilave e përbëjnë veprat e komunikimit ndërkopersonal në procesin e shkëmbimit të opinioneve dhe qëndrimeve, i quajmë spontane, ndërsa rrjedhat, shtresën komunikative të së cilave e formojnë komunikimet mediatike apo masovike i konsiderojmë institucionale. Kjo do të ishte kriteri themelor i diferencimit mbi bazën e të cilit në rastin e parë formohen rrymat spontane të formimit të opinionit, ndërsa në rastin e dytë opinionet e grupuara institucionale. Proceset e ndryshimit të opinionit paraqesin ngjarjet më elementare sociale-psikologjike pa të cilat akti i përputhjes së opinionit të pjesëtarëve të publikut politik nuk do të mund të arrihej. Kjo do të thotë që vetë ndryshimi i opinionit është mekanizëm qendror psikologjik i secilës prej rrjedhave të formimit të opinionit publik. Pra, tërësia e këtyre fakteve, përbërja e të cilave është kryesisht ndryshimi i opinionit të individëve apo grupeve paraqet atë mekanizëm themelor zhvillimor, pa të cilin rrjedha e përgjithshme e formimit të opinionit publik do të mbetej pa bërthamën e saj apo pa bazën e saj më të thellë. Opinionet pra në këtë aspekt ndryshojnë për t’u përputhur mes vete dhe ashtu të përputhura të themelojnë qëndrimin e përbashkët mbi të cilin drejtohet sjellja kolektive e një mase të panumërt të individëve – publikut politik. Themeli i thellë i procesit të pajtueshmërisë së opinioneve mes pjesëtarëve të publikut politik gjithsesi është mekanizmi i përputhshmërisë së qëndrimeve sociale si shtresa më të thella mendore-psikologjike prej të cilave në mënyrën më direkte lindin tendencat drejt veprimit të individëve apo grupeve sociale. Opinionet ndryshojnë sipas disa ligjeve të caktuara të cilat janë zbuluar përmes hulumtimeve shkencore-teorike. Ligji qendror i ndryshimit të opinioni thotë: opinionet ndryshojnë ashtu siç ndryshojnë edhe qëndrimet e individëve apo grupeve mbi çështjet relevante të jetës shoqërore; ato pyetje janë njëkohësisht edhe subjekti i opinionit publik. Opinionet kyçe ndryshojnë varësisht nga problemet në strukturën e qëndrimeve bazike të individëve dhe grupeve, ndërsa opinionet ad hoc mbi çësthejt aktuale shoqërore apo ngjarjeve të tilla ndryshojonë në procesin e ndërveprimit

169

social, ashtu siç ndërrojnë edhe vetë qëndrimet në vetë strukturimin e tyre. 1. Opinionet mund të ndryshojnë më lehtë apo më vështirë, varësisht nga vetë natyra e lëndës së opinionit; ndryshojnë më lehtë kur flitet mbi problemet periferike të mjedisit shoqëror, që nuk është rasti me problemet kyçe, gjegjësisht ndryshojnë më lehtë opinionet margjinale se sa ato kyçe të individëve dhe grupeve. 2. Më vështirë ndryshojnë opinionet e individëve ose grupeve të mirë-informuara mbi çështje të caktuara të jetës shoqërore, ndërsa më lehtë ndryshohen opinionet e atyre janë bazuar në një themel të informatave të pakta. Individët e informuar ndërtojnë opinione definitive më shpejt, ndërsa është më vështirë t’i ndryshojnë ato, ndërsa ata të painformuar shpesh lëkundën dhe për këtë opinionet e tyre shpesh i nënshtrohen ndryshimeve, derisa këta individë shpesh bijnë pre e ndikimeve propagandistike. 3. Me rëndësi për proceset e ndryshimit të opinionit janë me rëndësi edhe veprimtaritë tjera në procesin e formimit të opinionit publik, siç janë procesi i informimit gjegjësisht praktika e propaganduesve, qëllimi i të cilëve është përfitimi i masave për veprim të sugjestionuar me porosi propagandistike. Megjithatë, pasi që sjellja e masave më së shpeshti është e kushtëzuar me opinionet që mbretërojnë në shoqëri, propaganda është shpesh e detyruar që të shkaktojë sfida me paramendim brenda një sistemi tanimë të formuar të qëndrimeve dhe opinioneve, për të ndryshuar orientimet praktike-politike të atyre që ia vlejnë të ndryshojnë qëndrim për qëllime propagandistike. Me aktivitet informativ gjithashtu sigurohet kuota gjegjëse e informatave, ashtu që në shtresën e gjerë informative të dnryshojnë opinionet e ndërtuara mbi një material të pamjaftueshëm të fakteve, e shpesh edhe mbi dezinformatat e shpërndara qëllimisht. Funksionet e opinionit publik janë - a) shpjegimi i qëndrimeve të pjesëtarëve të publikut politik, pa të cilin do të ishte i pamundur komunikimi, përbërja e të cilit është përputhja e qëndrimeve dhe opinioneve të publikut politik mbi problemet relevante shoqërore; b) stimulimi i sjelljeve të publikut politik, gjegjësisht bartësve të funksioneve publike në procesin e zgjiedhjes së problemeve relevante për shoqërinë. Funksioni i dytë i siguron opinionit publik statusin e një prej formave të vetëdijes kolektive e cila, si edhe format tjera të vetëdijes ideologjike, përcakton sjelljet njerëzore në sektorin e praktikës politike, për të cilën gjë opinioni publik edhe kuptohet si fenomen i praktikës politike. Në këtë kuptim, ai për shumë aspekte ngjan me fenomenet tjera të afërta me të, si ideologjia, e drejta, morali politik, traditat dhe faktorët tjerë prej rendit të atyre që fuqimisht përcaktojnë sjelljet politike të subjekteve të praktikës shoqërore. JURIDIKSIONI: Fushëveprimi (territori, personat, lëndët) mbi të cilin shteti ushtron pushtetin e vet, gjegjësisht ku organet e caktuara

170

shtetërore, më së shpeshti gjykatat, ushtrojnë autoritetin dhe pushtetin e tyre. Në drejtësinë ndërkombëtare, ky term do të thotë fushëveprimin brenda të cilit organet e caktuara të qeverisë, gjegjësisht organizatat joqeveritare apo shoqatat ushtrojnë përgjegjësitë, apo autoritetin e vet. Ngjashëm, ky term përdoret për të shprehur autoritetin e një lloji të caktuar të gjyqit (p.sh. juridiksioni i gjykatës ekonomike) apo një kategori e caktuar e lëndëve ligjore që janë subjekt i autoritetit gjyqësor (p.sh. juridiksioni penal). Çështja e juridiksionit më së shpeshti paraqitet në rastet e arbitrimit të marrëdhënieve ligjore me elementet e jashtme, kur duhet të zgjidhet se cilit shtet i përket juridiksioni më tepër në një gjë kontestuese. KAPITULLIMI: Marrëveshje e bërë mes komandantëve të anëve në luftë mbi kushtet e dorëzimit të njësisë ushtarake, pozitës, vendit të mbrojtur, anijes, aeroplanit apo një pjese të hapësirës ushtarake. Dallohet prej dorëzimit de fakto, e cila paraqet dorëzim të njëanshëm të luftës nga ana e një individi apo një apo më shumë njësive pa ndonjë marrëveshje. Kapitullimi është ekskluzivisht marrëveshje ushtarake; nëse përmban rregulla politike ato kanë efekt vetëm në rastin e pajtueshmërisë mes qeverive të anëve në luftë. Me aktin e kapitullimit rregullohen zakonisht çështjet e armëpushimit, tërheqjes së trupave, dorëzimit të armëve, etj. Një formë e veçantë e kapitullimit është edhe i ashtuquajturi kapitullim i pakusht. Me të, komandanti i cili ofron kapitullimin obligohet të ndalojë rezistencën dhe paraprakisht deklaron që pranon kushtet të cilat mund të paraqiten nga fituesi. Në drejtësinë ndërkombëtare megjithatë konsiderohet që pas kapitullimit pa kushte forcat e kapitulluara nuk mund të vihen në një pozitë më të keqe se ajo në të cilën do të viheshin pa marrëveshje për kapitullim. Në praktikën ndërkombëtare dhe disa legjislacione shtetërore ekziston dallimi mes kapitullimit të ndershëm dhe të pandershëm. Kapitullimi konsiderohet të jetë i ndershëm nëse komandanti ka ofruar dorëzimin vetëm kur rezistenca e mëtejshme është bërë e pamundshme dhe e panevojshme në aspektin ushtarak. Përgjegjësia e komandantit që ka kapitulluar vlerësohet sipas ligjvënies brenda vendit të tij. LUFTA E KOALICIONIT: Konflikt i armatosur në anët e të cilit marrin pjesë bashkërisht më shumë shtete, me forcat e tyre ushtarake dhe potencialet tjera. Në raste të caktuara, mund të formohen shtabe të përbashkëta (deri në nivelin e komandës supreme) dhe të përputhen veprimet sipas planeve të përbashkëta luftarake dhe operative. Sipas drejtësisë ndërkombëtare, hyrja në luftë e një anëtari të koalicionit nuk obligon hyrjen e anëtarëve tjerë.

171

KOLABORACIONIZMI NË LUFTË: Bashkëpunimi vullnetar me okupatorin e një vendi – shteti. Kolaborimi (bashkëpunimi) luftarak mund të fillojë edhe para okupimit të vendit, pra në kohën e përgatitjes dhe luftës në okupim. Bashkëpunimi me okupatorin mund të bëhet në shumë forma: bashkëpunimi në vendosjen e sistemit okupator, pjesëmarrje në organet udhëheqëse të okupatorit, ndihma për okupatorin në materiale luftarake, shërbimi në ushtrinë e tij, propagimi i ideologjisë së okupatorit, etj. Kolaboratorët më së shpeshti janë individë apo grupe të disponuara armiqësisht ndaj rregullimit ekzistues shoqëror, dhe në këtë rast janë të gatshëm të bashkëpunojnë me ata pushtues që do t’ju mundësojnë realizimin e interesave të tyre brenda sistemit të okupimit apo në periudhën pas okupimit. SIGURIA KOLEKTIVE: Sistem i masave të imponuara kolektive të një grupi të organizuar shtetesh në raste të kërcënimit të paqes, lëndimit të paqes dhe në rast të agresionit. Siguria kolektive është koncepti më i pjekur i sigurisë ndërkombëtare dhe është e kundërt me konceptimin e politikës së blloqeve nga pikëvështrimi i fuqive. Shtetet e ngërthyera në një sistem të sigurisë kolektive obligohen që kontestet e tyre t’ i zgjidhin në mënyrë paqësore, ndërsa të veprojnë bashkërisht (edhe me armë nëse nevojitet) për të ndalur përdorimin e dhunës ndaj ndonjërës prej tyre. Kuptimi i sigurisë kolektive, sipas Kartës së KB, është në atë që ekzistenca e një shteti nuk varet nga forcat e veta të vetme dhe lidhjet e marrëdhëniet bilaterale, por edhe prej garancive, vullnetit dhe fuqisë së bashkësisë së gjerë e universale ndërkombëtare, siç është edhe KB. Siguria kolektive bazohet në reciprocitet. Secili shtet është i mbrojtur, por i ofron mbrojtje edhe tjerëve. KAMP KONCENTRIMI: 1. Kampi i koncentrimit është institucion politik-i vuajtjes së dënimit me ndihmën e të cilit regjimet totalitare dhe të tjera represive “rregullojnë” kundërshtarët politikë dhe individët e grupet tjera të padëshirueshme. Baza e përndjekjes mund të jetë politike, nacionale, fetare dhe racore. Dallimi mes kampeve të koncentrimit dhe burgjeve është që në kampet e koncentrimit nuk arrihet vetëm përmes gjykimeve, por edhe në bazë të vendimeve të policië, ushtrisë dhe organeve tjera ekzekutive të pushtetit, të cilat kanë të bëjnë me individët, grupet por edhe në bashkësi të tëra etnike. Dallimi i dytë i rëndësishëm është që kampet e koncentrimit janë të destinuar për pranimin dhe likuidimin e një mase shumë të madhe të të burgosurve. Themelohen vetëm atëherë kur numri i të përndjekurve tejkalon shumë “kapacitetet strehuese” të burgjeve. Kushtet e jetës në kampet e koncentrimit janë gjithmonë shumë më të vështira dhe më të këqia se sa në burgjet e zakonshme. Të burgosurit në kampe koncentrimit janë zakonisht të privuar nga të drejtat

172

elementare njerëzore. Regjimet që shfrytëzojnë këtë formë të represionit rregullisht theksojnë që këto janë institucione në të cilat “izolohen” nga shoqëria keqbërësit politikë apo personat tjerë të përndjekut të cilët do të “ri-edukohen përmes punës”. 2. Kampet e para të koncentrimit janë paraqitur në Gjermaninë naciste shumë shpejt pas arritjes së Hitlerit në pushtet, ndërsa qëllimi i tyre ka qenë mbyllja dhe shkatërrimi i kundërshtarëve të regjimit fashist dhe Hebrenjve (Dahau). Gjatë Luftës së Dytë Botërore numri i këtyre kampeve vinte duke u rritur vazhdimisht, në Gjermani dhe në vende tjera të cilat pushtoheshin nga Gjermania apo bashkoheshin si vasale. Këto kampe kanë qenë llogore të vdekjes në të vërtetë, ku bëhej shfarosja sistematike e masive e anti-fashistëve dhe viktimave tjera të terrorit fashist përmes odave të gazit, krematorëve, laboratorëve në të cilët njerëzit e gjallë i nënshtroheshin eksperimenteve “mjekësore” vdekjeprurëse dhe formave tjera të vrasjeve. Tribunali ndërkombëtar, i cili gjykonte udhëheqësit nacistë në Nyrnberg, vërtetoi që në kampet gjermane të koncentrimit, gjatë luftës së Dytë Botërore, vetëm hebrenj kanë qenë 6 milionë të vrarë (kryesisht në kampet e Aushvicit, Buhenvaldit, Mathauzenit, Treblinkës, Jasenovcit, e të tjerë). Në ish BRSS, në vitet e pushtetit stalinist, gjithashtu u themeluan kampe koncentrimi, të ashtuquajtura kampe pune, në të cilat dërgoheshin, përveç kriminelëve, edhe njerëz tjerë që “vepronin kundër ligjeve pozitive”, ku kanë vuajtur shumë viktima të pafajshme të represionit stalinist. Kampet e koncentrimit kanë ekzistuar edhe në Ish Republikën Jugafrikane (Rodezi), pastaj në Vietnamin Jugor, Kamboxhë dhe vendet tjera me regjime raciste apo absolutisht totalitare. Në kohët moderne (1992-1995) kampe koncentrimi ngritën edhe udhëheqësit e të ashtuquajturës Republika Serpska dhe HZ/HR “Herceg Bosna” në Republikën e Bosnjës dhe Hercegovinës, ku kryesisht janë mbyllur, munduar dhe likuiduar banorët boshnjakë-muslimanë (pa marrë parasysh gjininë e moshën). KONSPIRACIONI (KOMPLOTI): Komplot, fshehtësi, planifikim dhe veprim i jashtëligjshëm më së shpeshti kundër pushtetit shtetëror, me anë të organizimit të atentateve, aktiviteteve terroriste, por edhe kryengritjeve e rezistencës kundër diktaturës apo fuqisë okupatore. Megjithatë, shpesh manipulohet me “faktin” e planifikimit të komplotit, ashtu që plasimi i “fakteve” mbi komplotin dhe komplotistët mund të përdoret si arsyetim për përndjekje politike apo edhe për politikën agresive të vetë shtetit (p.sh. dokumenti i falsifikuar i “Protokollit të të mençurve sionistë” është përdorur për përndjekje të hebrenjve dhe Holokausti, apo ankthi brenda teorisë serbomadhe mbi komplotin vatikano-komintern-fundamentalist kundër popullit serb).

173

KUNDËRREVOLUCIONI: E kundërta e revolucionit, rrëzimi i klasës revolucionare nga pushteti dhe ardhja në pushtet e klasës së mëparme pushtetare. Shembuj të till ka pak në histori – kështu pushtetin socialist të Bela Kunit në Hungari e ka rrëzuar burzhoazia në krye me Hortin. Zakonisht, përpjekjet kundërrevolucionare janë të pasuksesshme. Por edhe kur arrijnë sukses, si në rastin e Restaurimit francez, në të vërtetë ndërron vetëm regjimi politik, e jo baza ekonomike. Kështu, duhet të dallojmë kundërrevolucionin politik dhe atë ekonomik. I pari është rrëzim i klasës revolucionare politike nga pushteti, ndërsa i dyti është rrëzimi i saj nga pushteti ekonomik – ndërrimi i pronarit të mjeteve të prodhimit, e edhe mënyrës së prodhimit. Kundërrevolucioni politik mund të kryhet relativisht lehtë dhe shpejt, derisa ai ekonomik kërkon më shumë kohë e përpjekje, nëse është e mundur të bëhet një gjë e tillë. Kundërrevolucioni mund të ketë sukses vetëm nëse revolucioni fillestar ka qenë shumë i hershëm apo nëse forcat e jashtme kundërrevolucionare janë më të fuqishme nga ato të brendshme revolucionare. Kështu, suksesi i kundërrevolucionit është vetëm i përkohshëm. Kështu, është e qartë që suksesi i kundërrevolucionit, si edhe ai i revolucionit, përcakton në të vërtetë raportin e forcave klasore në luftë, derisa ky raport është i varur shumë nga mënyra e caktuar e prodhimit, apo me forcën dhe aftësinë e tij për të plotësuar më mirë nevojat shoqërore. Koha kur kundërrevolucioni mund të ketë sukses është e kufizuar – derisa klasa kundërrevolucionare të jetë ende e fuqishme; më vonë nuk do të ketë forcë shoqërore e cila mund të prodhojë një gjë të tillë. Ndryshimet shoqërore në fillim të viteve të 90-ta të shekullit të kaluar, të cilat sipas ideologjisë komuniste fillimisht janë parashikuar si kundërrevolucion, kanë çuar në thyerje të vetë komunizmit, e kështu edhe te pakuptimësia e vetë termit kundërrevolucion. KORRUPSIONI: Shthurje, ryshfetmarrje, kryesisht ryshfetdhënie, korruptim i njerëzve me ndikim në pozita përgjegjëse në politikë, ekonomi e administratë, me qëllim të realizimit të përfitimeve të ndryshme, gjegjësisht dobi të kundërligjshme dhe të padrejtë. Korrupsioni politik dhe ekonomik dallohen në atë që keqpërdorimi i pozitës mund të jetë pasojë e realizimit të dobisë personale në sferën politike ose ekonomike. Format më të shpeshta të korrupsionit janë mito-ja, shantazhimi dhe tregtimi me informata si sekretet shtetërore, ekonomike dhe ushtarake. Korrupsioni mund të ushtrohet me pagesat direkte korruptive të zyrtarëve publikë, por edhe në formën e “ryshfetit jodirekt”, p.sh. premtimit për punësim, dhënie të provizionit për arritjen e kontratës afariste, gjegjësisht kontraktimit të punëve qeveritare tek miqtë apo anëtarët e familjes, etj. Korrupsioni është problem serioz social dhe politik, si në shtete individuale ashtu edhe në botë në përgjithësi.

174

KRIPTOLOGJIA: Shkencë që merret me studimin dhe definimin e metodave për mbrojtjen e gjitha formave të informatave dhe zbulimit të informatave nga porositë e koduara, pa njohur procedurën e shifrimit të tyre. Sipas llojeve të informatave, kriptologjia ndahet në kriptografi, kriptofoni dhe kriptovizion. Ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin e kriptologjisë në disiplinë shkencore kanë disiplinat matematikore – teoria e probabilitetit, statistikat matematikore, teoria e infomatave, algjebra, etj. Shfaqja e shifrimit të të folurit, fotografive dhe shënimeve, bën të domosdoshëm shfrytëzimin e arritjeve në linguistikë, fizikë, teknikë e disiplina tjera. Me kriptologji merren sidomos strukturat ushtarake, organet civile të sigurisë dhe organet e punëve të brendshme, shërbimet diplomatike, ekonomia etj.. KRIPTIMI: Veprimtari specifike e organeve ushtarake, shtetërore, diplomatike, të sigurisë, ekonomike dhe organeve e organizatave tjera, funksioni themelor i të cilave është sigurimi i fshehtësisë së përmbajtjes së porosisë gjatë bartjes në kanalet e ndërlidhjes. Përfshin një veprimtari shkencore-hulumtuese të orientuar në gjetjen e proceseve dhe mjeteve kriptologjike, organizimin gjegjës të kriptimit dhe zbatimit të saj në praktikë. Për shkak të rolit që ka brenda sistemit të mbrojtjes së fshehtësisë në bartjen e informatave dhe për pasojat e mundshme, gjitha degët e veprimtarisë së kriptimit janë vendosur në nivelin më të lartë të sekretit. KRIZA: Çrregullim, gjendje e rëndë në një proces natyror, shoqëror, jetësor apo mendor, e cila përcillet me ngadalësim të zhvillimit, në prapambetje dhe pamjaftueshmëri. Kriza politike shfaqet si pasojë e humbjes së legjitimitetit të pushtetit politik, apo për shkak të prishjes së koalicionit në pushtet, me të cilën pushteti ekzekutiv humb mbështetjen parlamentare, ndërsa gjendja e tillë quhet krizë parlamentare. Kriza politike, gjegjësisht parlamentare, mund të tejkalohet në mënyrë demokratike, me zgjedhje të parakohshme e të jashtëzakonshme, por edhe në mënyrë jodemokratike – me revolucion, juntë ushtarake, grushtshtet, gjegjësisht me shpërndarjen e parlamentit dhe futjen e diktaturës. KSENOFOBIA: Në kuptimin burimor, ka të bëjë me frikën apo neverinë që ndjen një person ndaj një personi apo grupi të huaj. Në kohët moderne, ky term më së shpeshti përdoret për përshkrimin e marrëdhënieve të papranueshme në aspektin shoqëror përballë grupeve migrante e punëtorëve stinorë dhe familjeve të tyre në Evropën Perëndimore. Edhe pse në dokumentet ndërkombëtare ksenofobia i

175

përgjigjet gati krejtësisht racizmit, duhet pasur parasysh që fjala është për dy fenomene krejtësisht të ndryshme. Racizmi mbështetet në idenë e inferioritetit, apo superioritetit racor, ndërsa ksenofobia bazoheet në idenë e dallimeve të pakalueshme, gati të lindura, mes kulturave që jo domosdoshmërisht përcaktohen në bazë racash. KULTI I PERSONALITETIT: Idealizim i personaliteteve të caktuara, zmadhim i tepërt i meritave të tyre, nderim deri në adhurim. Termi përdoret shpesh në kuptimin negativ për të shprehur një formë të veçantë të autokracisë, tiranisë dhe pushtetit personal në stalinizëm. Është me rëndësi të dihet që një pushtet i tillë ka si parakusht dëgjueshmërinë deri në besim të verbër që personi i caktuar ka aftësi mbinjerëzore dhe është i pagabueshëm. Kulti i personalitetit njëkohësisht përfaqëson mohimin e rolit të popullit, njerëzve punëtorë në drejtimin e zhvillimit shoqëror, nxitjes së iniciativave të tyre dhe motivit për angazhim. Kulti i personalitetit në thelb paraqet një keqpërdorim të pushtetit nga një individ, që mund të fitojë karakteristikë të tiranisë dhe diktaturës së udhëheqësisë më të lartë shtetërore-partiake. Në kohën e Stalinit, në ish-BRSS, erdhi deri te kundërshtimi dhe mohimi i iniciativave krijuese të masave, deri në prurjen e tyre në nivel të zbatuesit të verbër e të shurdhër. Secila padëgjueshmëri, mospërputhje me urdhrat, dënoheshin rreptë me arsyetimin që një sjellje e tillë është e kundërt me interesat e klasës punëtore, socializmit. Njerëzit detyroheshin të besojnë verbësisht në pagabueshmërinë e “udhëheqësit”. I gjithë sistemi shoqëror e politik ndërtohej në përputhje me këtë kërkesë, ndërsa institucionet shoqërore, e pikë së pari aparati shtetëror e partiak kishin për qëllim të nxisin, forcojnë dhe zhvillojnë këtë kult. Hrushqovi, në Kongresin e XX të PK SS (1956) në referatin mbi gabimet personale dhe keqpërdorimeve të kryera nga Stalini gjatë udhëheqjes së tij shtetërore e politike, përdori termin e kultit të personalitetit për të shpjeguar karakterin e pushtetit të Stalinit, raportin e tij me lëvizjen punëtore, ndaj revolucionit, edhe pse nuk ka bërë një analizë më të thellë të raporteve sociale dhe sistemeve prej të cilave ka lindur stalinizmi në ish-BRSS. Kulti i personalitetit dallohet shumë nga autoriteti i vërtetë. LEGALITETI: Ligjshmëri, gjegjësisht veprim në pajtim me ligjin. Pikat thelbësore të parimit të ligjshmërisë janë kushtetuta dhe ligjet e vendosura në mënyrë demokratike, të cilët zbatohen në mënyrë të barabartë për të gjithë qytetarët. Parimi i ligjshmërisë është bazë e ndërtimit dhe veprimit të shtetit ligjor dhe ndarjes së pushtetit të tij në tri pjesë të pavarura: ekzekutiv, ligjvënës dhe gjyqësor. Sipas parimit të ligjshmërisë, gjitha veprimet duhen bazuar në ligj dhe në kornizën e kufizimeve që vendos ligji, e kështu gjitha obligimet dhe përgjegjësitë e

176

qytetarëve mund të përcaktohen ekskluzivisht me ligj. Parimi i legjitimitetit pra ligjëron nënshtrim ndaj ligjit, për qytetarët por edhe për ushtruesit e pushtetit, ndërsa kundër sjelljeve të paligjshme nga ata duhen siguruar mjete të mbrojtjes ligjore, në rend të parë drejtësia e pavarur. LEGJITIMITETI: Për dallim nga parimi i legalitetit, në të cilin theksi vihet në respektimin e ligjeve, parimi i legjitimitetit shënon vlefshmërinë e pushtetit apo rendit politik, gjegjësisht pranimi, vërtetimi apo njohja e një pushteti të caktuar si të vlefshme dhe ligjërisht të padiskutueshëm. Legjitimiteti i rendit politik ndërtohet mbi pajtimin e qytetarëve të cilët e pranojnë pushtetin politik jo prej të mësuarit me të, frikës apo interesit të tyre, por në bazë të besimit në vlefshmërinë dhe qëndrueshmërinë e tij. Pra, parimi i pranimit dhe respektimit të institucioneve (bartësve) të caktuar të pushteit nga ana e pjesëtarëve të organeve politike apo shoqërisë në përgjithësi. Ndërtohet në disa parime të larta po edhe rregulla proceduralë në ushtrimin e pushtetit. Ka lindur nga të drejtat trashëguese të dinastive mbretërore në fron, deri në vdekjen e tyre pa marrë parasysh vullnetin e popullit. Realizimi i këtij parimi varet nga pranueshmëria, gjegjësisht bindja e qytetarëve me atë nëse institucionet e caktuara janë të vlefshme (legjitime), a janë të ligjshme jo vetëm në kuptimin e respektimit të ligjit nga pushteti i caktuar, por edhe në një “kuptim më të lartë” të vlerave (filozofike, politike, etike, e tjera). Termi i legjitimitetit përdoret qysh prej kohës së revolucionit francez në diskutimet politike dhe teorike mes përfaqësuesve të mendimit tradicional dhe demokratik të politikës (Ruso - Rousseau në Marrëveshjen Shoqërore, etj). Në aspektin sociologjik, është i veçantë klasifikimi i rëndësishëm i legjitimitetit nga Maks Ueber (Weber) të cilën ai, sipas motiveve të atyre që iu nënshtrohen pushtetit, e ka ndarë në tri lloje: (1) në atë racional, ligjor nëse ai shtrihet mbi rregullat e përgjithshme që vlejnë për gjithë anëtarët e bashkësisë; (2) në tradicional, i cili themelohet mbi besimin në vlerat e një rendi të caktuar dhe pushtetit më të lartë dhe (3) në atë karizmatik, i cili nuk ka ndonjë rregull dhe shfaqet në periudha të krizave politike, ndërsa ndërtohet mbi përuljen ndaj udhëheqësit dhe veçorive të tij qiellore. Në kohët moderne, legjitimiteti më së shpeshti shprehet me qëndrimet pozitive të opinionit publik ndaj institucioneve të pushtetit dhe shtresës udhëheqëse. Koncepti marksist i legjitimitetit zë fill prej lidhjes së kushteve historike dhe ligjshmërisë shoqërore me elementet morale e demokratike të pushtetit (klasor) dhe rolit të saj në shoqëri. LOJALITETI: Përulje, besim, respektim politik, përmbushje e obligimeve, nënshtrim ndaj ligjeve, zbatim sipas një ideologjie, lëvizjeje politike,

177

strukture apo organizate dhe mbështetje e përhershme e qëndrimeve, interesave dhe veprave të tyre. MANIPULIMI: Në kuptimin shoqëror, manipulim do të thotë mashtrim i mençur, me të cilin idetë, njerëzit apo ngjarjet instrumentalizohen, përdoren si mjet për arritjen e caqeve dhe qëllimeve të caktuara të fshehta, shpesh të pandershme dhe të pamoralshme. Zbatimin më të gjerë manipulimi e gjen në politikë: prej manipulimit të zgjedhësve të cilëve politikanët iu japin premtime të rrejshme, e deri te manipulimi i informatave, mediave, ngjarjeve, veprimeve të cilat interpretohen ndryshe në dobi të një politike të caktuar. Njëkohësisht, mënyra e veprimit me të cilin synohet të bëhet tjetri të besojë dhe respektojë interesat dhe dëshirat e asaj mënyre të veprimit (manipuluesi), ndërsa ana tjetër në këtë marrëdhënie (i manipuluari) nuk është i vetëdijshëm mbi faktin që është bërë të besojë, apo edhe të sillet në pajtim me qëndrime dhe interesa të tjetrit. Manipulimi është karakteristikë e shoqërisë moderne, sidomos kur marrim parasysh ndikimin e madh të mjeteve të informimit. Ndërt kushtet tjera që i shërbejnë shfaqjes së manipulimit në marrëdhëniet shoqërore duhet të përmendet edhe pamundësia e njohjes së gjitha problemeve për të cilat njeriu i kësaj kohe është i interesuar – pasiguria e ndarja e personalitetit të njeriut modern, karakteri masovik i shoqërisë moderne, mungesa e pajtueshmërisë mbi shumë probleme shoqërore e tjera. Manipulimi sidomos shfaqet në shoqëritë moderne në të cilat është e zhvilluar demokracia ndërmjetëse me anketim të zhvilluar të opinionit publik, shoqëri konsumuese të lidhur me reklamën dhe krijimit të kërkesës artificiale, etj. Manipulimit i qasen shumë edhe shtetet me rregullim shoqëror të ashtuquajtur socialist. REGJIMI MARIONETË: Pushteti i një shteti formalisht të pavarur me të cilin në të vërtetë udhëheq qeveria e një shteti tjetër. Regjimi marionetë kryesisht vendoset nga fuqitë imperialiste, rajonale apo botërore në shtetet e nënshtruara në të cilat realizojnë interesat e veta politike, ushtarake, territoriale, ekonomike, etj. Regjimet marionetë zakonisht themelohen gjatë luftërave rajonale apo botërore (në Luftën e dytë Botërore regjime të tilla u vendosën në Francë, Norvegji, Kroaci-NDH, Serbi, ndërsa në kohën e luftës së ftohtë fuqitë neokolonialiste dhe fuqitë e mëdha botërore vendosnin regjime marionetë në Vietnam, Afganistan, Amerikë Latine, Evropën Lindore, etj.) Pas përvojave traumatike të fuqive të mëdha me regjimet e tyre marionetë në luftërat e Vietnamit dhe Afganistanit, si dhe pas rënies së BRSS-së me thyerjen e komunizmit, është dobësuar shumë interesimi për vendosjen e regjimeve marionetë. BASHKËSIA NDËRKOMBËTARE: Në kuptimin më të gjerë është tërësia e lidhjeve dhe marrëdhënieve globale politike, ekonomike, ligjore e shoqërore

178

mes individëve, institucioneve dhe shteteve në botë. Përmbajtja e këtij termi nuk është e përcaktuar plotësisht për shkak të çështjes së pazgjidhur të lojalitetit ndaj asaj bashkësie, e pjesërisht edhe për shkak të ekzistencës së interesave të kundërta, konflikteve dhe zhvillimit të pabarabartë, për të cilat shkaqe shumë autorë i shmangen përdorimit të kësaj shprehjeje. GJYKATA PENALE NDËRKOMBËTARE (ICC-International Criminal Court): Ideja e themelimit të një gjykate penale ndërkombëtare, për të cilën flitej në qarqet ligjore ndërkombëtare qysh prej gjyqit të Nyrnbergut, përfundimisht u materializua në prill të vitit 2002 në Nju-Jork, kur seanca solemne shënoi themelimin e kësaj Gjykate. Juridiksioni i Gjykatës është në fuqi prej 1 korrikut 2002, ndërsa gjykatësit dhe prokurorët e zgjedhur do ta zbatojnë atë prej Hagës, ku do të jetë edhe selia e Gjykatës. Procesi i themelimit të ICC-së zyrtarisht ka filluar në një konferencë në Romë, në verën e vitit 1998 kur përfaqësuesit e 130 vendeve miratuan Statutin për Gjykatën e përhershme Penale Ndërkombëtare, të quajtur Statuti i Romës, me të cilin u hap rruga për themelimin e Gjykatës (ICC). Statuti i miratuar theksonte që për fillimin e punës së Gjykatës është e nevojshme që 60 shtete të ratifikojnë marrëveshjen e nënshkruar në Romë. Në krahasim me marrëveshjet tjera të ngjashme të nënshkruara ndërkombëtare, procesi i ratifikimit shkoi shumë shpejt, dhe për më pak se katër vite, kjo marrëveshje u ratifikuar nga 66 shtete. ICC-ja mbështetet në traditën e tribunalit ad hoc për krimet e luftës (Nyrnberg dhe Hagë) dhe ka juridiksion mbi krimet kundër njerëzimit, gjenocidit dhe krimeve të luftës. Pritet që në një kohë të shkurtë të fitojë juridiksionin edhe mbi krimin e agresionit si dhe terrorizmit. GJYKATA NDËRKOMBËTARE E DREJTËSISË (International Court of Justice): Organi kryesor gjyqësor i KB-së, me seli në Hagë, Holandë. Karta kërkon që gjykatësit të kenë veçori të larta morale dhe të plotësojnë gjitha kushtet e nevojshme në vendet e tyre për emërim në nivelet më të larta gjyqësore apo që të jenë juristë të njohur për profesionizmin e tyre në të drejtën ndërkombëtare. Përpjekjet për krijimin e gjykatës ndërkombëtare lidhen me Konferencën e Parë të Paqes në Hagë (1899), në të cilën është krijuar Gjykata e Përhershme e Arbitrimit. Vetëm pas Luftës së Parë Botërore ka ardhur (1921) themelimi i Gjykatës së Përhershme të Drejtësisë Ndërkombëtare, e cila ka pushuar funksionimin e saj me fillimin e luftës së Dytë Botërore. Në Konferencën e KB-së në San Fransisko është themeluar edhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë. Statuti i gjykatës është pjesë përbërëse e Kartës së KB-së. Gjithë anëtarët e OKB-së janë ipso facto palë nënshkruese të Statutit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Shtetet që nuk janë anëtarë të OKB-së mund të jenë palë nënshkruese me kushte që në secilin rast

179

përcaktohen nga Kuvendi i Përgjithshëm me rekomandim të Këshillit të Sigurimit (Zvicër 1948, Lihtenshtajn 1950, San Marino 1954). Gjykata përbëhet prej 15 gjykatësve të pavarur, prej të cilëve vetëm një mund të vijë nga një shtet. Çdo tri vjet plotësohen tri vende të liruara. Për të siguruar pavarësinë e tyre, ata zgjedhen si personalitete, e jo si përfaqësues shtetesh; shteti, shtetas të së cilit janë, nuk ka të drejtë t’i emërojë; ata nuk mund të kenë funksion politik apo administrativ, nuk mund të punojnë si nëpunës, këshilltarë ligjore apo avokatë në asnjë lëndë; ata duhet të gëzojnë privilegje diplomatike dhe imunitet, dhe paguhen nga PKB. Anëtarët e Gjykatës zgjedhen nga Kuvendi i Përgjithshëm dhe Këshilli i Sigurimit me anë të votimit të fshehtë nga lista e personave të propozuar nga grupet nacionale të Gjykatës së Përhershme të Arbitrimit. Nëse në këtë mënyrë nuk zgjedhen gjithë gjykatësit, atëherë vendet e gjykatësve plotësohen nga gjykatësit e zgjedhur deri atëherë prej rendit të kandidatëve të votuar, me të cilën gjë hiqet rreziku që gjykata të mos plotësohet. Gjykatësit zgjedhen për mandate 9-vjeçare dhe mund të ri-zgjidhen. Secili anëtar i OKB-së ka obligim që sipas Kartës të veprojë sipas vendimit të Gjykatës në secilën lëndë në të cilën ai anëtar është palë në kontest. Nëse cilado palë në kontest nuk zbaton obligimet të cilat bijnë mbi të sipas gjykimit, pala tjetër mund t’i ankohet Këshillit të Sigurimit, i cili mund të rekomandojë ose të vendosë mbi masat të cilat zbatohen për të ekzekutuar vendimin e dhënë (Neni 94 i Kartës). Gjykata nuk ka juridiksion obligativ, kështu që kontestet mund t’i besohen edhe gjykatave tjera në kuptimin e marrëveshjeve të cilat ekzistojnë apo mund të ekzistojnë në të ardhmen (Neni 95). Gjykata ka autoritet për të gjitha lëndët që paraqiten nga palët në kundërshtim dhe për të gjitha rastet të cilat janë përcaktuar në mënyrë eksplicite me marrëveshjet ndërkombëtare në fuqi. Kështu, gjykata ka autoritet vetëm për ato raste për të cilat të dyja palët në kundërshtim e pranojnë autoritetin e saj. Klauzola fakultative në Statutin e gjykatës Ndërkombëtare parashikon që palët mund të deklarojnë që pranojnë juridiksionin obligativ të Gjykatës në mënyrë paraprake, “si obligim ipso facto dhe pa kurrgarë marrëveshjesh të veçanta para shteteve tjera që pranojnë të njëjtin obligim” në kontestet që kanë të bëjnë me: a) interpretimin e marrëveshjeve; b) çfarëdo çështje të së drejtës ndërkombëtare; c) ekzistimin e fakteve, të cilat nëse do të vërtetoheshin, përbëjnë shkelje të ndonjë obligimi ndërkombëtar; dhe d) natyrën apo gamën e dëmshpërblimit të nevojshëm për shkeljen e atij obligimi ndërkombëtar (Neni 36, Pjesa 2 e Statutit). Këto deklarata mund të bëhen pa kushte apo për një kohë të caktuar. Gjykata gjykon në bazë të marrëveshjes ndërkombëtare, zakoneve ndërkombëtare dhe rregullave të përgjithshme të drejtësisë “të pranuara nga kombet e civilizuara”, ndërsa vepron jashtë këtyre rregullave vetëm nëse kjo pranohet nga palët

180

në kundërshtim (Neni 38). Edhe përkundër rekomandimit të Kuvendit të Përgjithshëm të 14 nëntorit 1947, shtetet shfrytëzojnë relativisht pak gjykatën Ndërkombëtare për zgjidhjen e konflikteve ndërkombëtare. Rastet që janë vendosur nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë mbulojnë një sferë të gjerë të çështjeve: të drejtat territoriale; nga fusha e të drejtës detare ndërkombëtare; përcaktimi i kufijve të ujërave territorialë; përcaktimi i ndarjes kontinentale; të drejtat e azilit; zbatimi i Konventës mbi Përkujdesjen, etj. Gjykata është e autorizuar të ofrojë mendime këshilldhënëse “mbi çfarëdo çështjeje ligjore të secilit institucion i cili sipas Kartës së KB është i autorizuar të kërkojë një mendim të tillë (Neni 65 i Statutit). Kuvendi i Përgjithshëm dhe Këshilli i Sigurimit kërkojnë mendime të tilla mbi secilën çështje ligjore, ndërsa organet tjera të OKB-së dhe agjencitë e specializuara të autorizuara nga Kuvendi i Përgjithshëm kërkojnë mendime ligjore brenda kornizës së autorizimeve të tyre (Neni 96 i Kartës). E DREJTA NDËRKOMBËTARE: E drejta ndërkombëtare paraqet një tërësi të rregullave ligjore të cilat rregullojnë marrëdhëniet mes shteteve, organizatave ndërkombëtare (dhe subjektet tjera të së drejtës ndërkombëtare) si dhe jetën e bashkësisë ndërkombëtare në tërësi. Duke marrë parasysh mosekzistimin e një pushteti mbi-shtetëror dhe nevojën e respektimit të sovranitetit dhe barazisë së shteteve, në të drejtën ndërkombëtare, në kuptimin e përgjithshëm, nuk ekzistojnë sanksionet si element detyrues për sigurimin e zbatimit të saj, në teori është theksuar shpesh që duke u nisur nga postulati që detyrimi është kusht i rëndësishëm i zbatimit të çfarëdo të drejte, që drejtësia ndërkombëtare nuk është e plotë dhe kështu nuk paraqet të drejtë në kuptimin e plotë të fjalës. Megjithatë, mund të thuhet që sot kuptimet e tilla përjashtohen, pasi që shtetet nuk i kanë hequr të drejtës ndërkombëtare karakterin e saj obligativ, dhe në kushtet e kohës së sotme, mendimi mbizotërues është që e drejta ndërkombëtare, pa marrë parasysh mungesën e sanksioneve, paraqet një të drejtë pozitive përgjithësisht obligative. Thelbi i rëndësisë së saj gjendet në karakterin specifik të raporteve ndërkombëtare dhe balansit të forcave, gjegjësisht marrëveshjet mes shteteve. Pajtueshmëria e shteteve që të respektojnë rregullat e caktuara paraqet bazën e obligueshmërisë ndaj së drejtës ndërkombëtare, dhe vijimisht edhe bazën e natyrës së saj ligjore. Në kuptimin e relacionit mes së drejtës ndërkombëtare dhe asaj të brendshme ekzistojnë dy anë: sipas të parës, e drejta e brendshme i nënshtrohet rregullave të së drejtës ndërkombëtare (teoria mbi primatin e së drejtës ndërkombëtare); përkundër kësaj kuptimi i dytë niset prej qëndrimit që shteti obligohet me të drejtën ndërkombëtare vetëm për shkak se e ka pranuar atë me një akt sovran (teoria e vetë-kufizimit të sovranitetit shtetëror). Pa marrë

181

parasysh kundërshtitë teorike, padyshim që obligimet ndërkombëtare të pranuara në mënyrë të lirë duhet të respektohen nga shtetet. Si mjet i rregullimit të relacioneve mes shteteve, e drejta ndërkombëtare ekziston prej kohëve të vjetra, dhe deri tani ka kaluar një rrugë të gjatë dhe graduale të zhvillimit. Monumentet historike të popujve lindore flasin mbi fillimet e institucioneve të caktuara të drejtësisë ndërkombëtare (marrëveshjet, mbrojtja e përfaqësuesve diplomatikë, arbitrimi, aleancat, etj.). Paralelisht me ius civile, e cila kishte të bënte vetëm me qytetarët e Romës, në Romën e vjetër zhvillohej edhe ius gentium, me qëllim të rregullimit të raporteve me të huajt dhe banorët e hapësirave të pushtuara, mes vetë atyre dhe në raport me shtetin romak. Prej këtij termi rrjedh edhe shprehja e së drejtës ndërkombëtare (ius gentium – e drejta e popullit). Në luftrat e shpeshta të mesjetës janë krijuar një tërësi e zakoneve luftarake – rregullave riteriane. Zhvillimi i tregtisë ndërkombëtare detare ndikon në krijimin e së drejtës zakonore detare (Gonsolato del mare, shek. XII-XIV). Nevojat e tregtisë ndërkombëtare prunë në krijimin e institucionit të konsullit, më së pari në vendet jo-kristiane ku tregtarët e huaj fitonin pozitë të veçantë të autorizimee. Në qytetet italiane u shfaqën shenjat e para të diplomacisë, institucione të cilat në Francë në kohën e Luit XI (shek. XV) fituan një zbatim të gjerë. Mesjeta njeh shumë raste të zgjidhjes paqësore të kundërshtive ndërkombëtare, para se gjithash me arbitrazhë, në të cilat shpesh Papa ishte arbitër. Paqja e Vestfalisë 1648, e cila merret si ngjarje me të cilën fillon zhvillimi i së drejtës ndër-shtetërore evropiane (droit des gens europeen) në kornizat e së cilës më vonë është zhvilluar edhe e drejta moderne ndërkombëtare, ka vërtetuar parimin e barazisë së shteteve në Evropë. Ky parim më vonë ka zbutur ndikimin e fuqive të mëdha dhe kufizoi rolin dhe tendencën e tyre për mbizotërim në marrëdhënie ndërkombëtare. Shfaqet dhe gradualisht fiton në praktikë edhe teoria mbi lirinë detare e Hugo Grotius. Me ekspansionin e marrëdhënieve kapitaliste shoqërore, sidomos kur kapitalizmi hyri në stadin e tij më të larë, e drejta ndërkombëtare filloi të zhvillohet më shpejt dhe më gjerë. Shekulli i nëntëmbëdhjetë shënon krijimin e institucioneve të arbitrimit dhe diplomacisë së përhershme; vie deri tek kodifikimi i parë i drejtësisë ndërkombëtare në Kongresin e Vjenës (1815). Në gjysmën e dytë të shekullit XIX dhe në fillim të shekullit XX vie deri tek kodifikimi intensiv i së drejtës ndërkombëtare, së pari në fushën e doktrinës, e pastaj edhe në rrafshin ndër-shtetëror, ku me anë të një serie konferencash diplomatike krijohen rregullat e përgjithshme në kornizën e procesit të unifikimit dhe kodifikimit të së drejtës ndërkombëtare. Përforcohet kështu edhe parimi i lundrimit të lirë në lumenjtë ndërkombëtarë, ndalimi i piraterisë dhe rregullat mbi neutralitet në luftrat detare (kongresi i Parisit më 1856), rregullat mbi okupimin kolonial të botës së pandarë (Akti i Berlinit 1885),

182

si dhe rregullat e zakonet mbi luftën (Konfrencat paqësore të Hagës 1899 dhe 1907). Pas Luftës së Parë Botërore vie deri tek krijimi i Lidhjes së Popujve, Pakti i së cilës rregullon parimet mbi ndalimin e pjesshëm të hyrjes në luftë, zgjidhjes paqësore të konflikteve ndërkombëtare dhe sanksionet ndërkombëtare mbi parimin e sigurisë kolektive. Me rëndësi për zhvillimin e së drejtës ndërkombëtare është edhe themelimi i gjykatës së Përhershme të Drejtësisë Ndërkombëtare në Hagë, themelimi i mandateve ndërkombëtare si aspekt i sistemit ndërkombëtar të kujdesit ndaj mbrojtjes së pakicave, dhe nënshkrimi i një numri marrëveshjesh multilaterale tëcilat plotësojnë dhe zhvillojnë këto institucione të drejtësisë (Akti i përgjithshëm i gjenevës mbi zgjidhjen paqësore të konflikteve ndërkombëtare /1928/, Pakti Brijan-Kelog mbi ndalimin e plotë të luftës si mjet i politikës nacionale /1928/ apo rezolutës së BRSS-së dhe një numri vendesh tjera mbi definimin e agresorëve /1933/). Pas Luftës së Dytë Botërore me miratimin e Kartës së KB krijohen kushtet për forcimin e mëtutjeshëm të së dretës ndërkombëtare në jetën e bashkësisë ndërkombëtare. Në një anë, vie deri tek një kodifikim më i suksesshëm i fushave të ndryshme të së drejtës ndërkombëtare (p.sh. detare 1958, diplomatike 1961, konsullore 1961, marrëveshjeve 1969, e tjera.) duke ju falënderuar përpjekjeve të Komisionit mbi të drejtën ndërkombëtare dhe Kuvendit të Përgjithshëm të KB, ndërsa në anën tjetër, me ndikimin e nevojave të reja rregullohen në bazë universale edhe të drejtat humanitare ndërkombëtare (Konventat e Gjenevës më 1949), të drejtat e njeriut dhe mbrojtja e tyre, shfrytëzimin paqësor të kozmosit dhe fusha tjera, që janë rezultat i zhvillimit politik dhe shoqëror të shoqërisë njerëzore, e veçanërisht revolucionit shkencor e teknologjik. Në fund, brenda veprimeve për zbutjen e garës për armatosje, fuqitë e mëdha – BRSS-ja dhe SHBA-të, para të gjithave, ndërsa vendet tjera në bashkëngjitje, kufizojnë ushtrimin e provave bërthamore, arrihet ndalimi i përhapjes së armëve nukleare, etj. Nëse këtyre i shtohen edhe marrëveshje tjera të numërta me të cilat rregullohen çështje mes dy palëve apo përgjithësisht ndërkombëtare, mund të thuhet që në gjysmën e dytë të shekullit XX kemi qenë dëshmitarë të një zhvillimi të fuqishëm të së drejtës ndërkombëtare e cila bëhet përditë e më shumë faktor i rëndësishëm i integrimit të bashkësisë ndërkombëtare, pavarësisht nga kundërthëniet në marrëdhënie shoqërore dhe dallimet në rregullimet shoqërore të shteteve individuale. E drejta moderne ndërkombëtare, zhvillimi i së cilës njëkohësisht është edhe pasojë e tendencave të përmendura integruese, duhet të shërbejë si element i stabilitetit të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe ruajtjes së paqes dhe sigurisë ndërkombëtare. Ajo vërtetë e luan këtë rol, sidomos kur merret parasysh drejtimi më i vonshëm i saj i zhvillimit të saj, me të cilin gradualisht dhe fuqimisht afirmohen parimet e reja demokratike, të cilat i përgjigjen një

183

shumice dërmuese të bashkësisë ndërkombëtare, pa marrë parasysh nëse ka të bëjë me shtetet e reja apo të vjetra, siç janë parimet e bashkë-ekzistencës paqësore dhe aktive dhe barazisë së plotë mes gjitha shteteve, të drejtat e popujve për vetëvendosje, obligimet e shteteve për bashkëpunim, e shumë të tjera. LUFTA METEOROLOGJIKE: Shkaktim apo veprim artificial në procese e fenomene atmosferike të cilat përcaktojnë kohën dhe klimën në Tokë, me qëllim të shkaktimit të humbjeve një fuqie të gjallë dhe dëme në potencialet materiale, vështirësimit të ndikimit luftarak të kundërshtarëve, gjegjësisht lehtësimit të ndikimit të forcave të veta. Veprimet e luftës meteorologjike shpesh zbatohen në mënyrë të fshehtë dhe pa agresion të hapur, për të cilën gjë lufta meteorologjike mund të konsiderohet si mjet i luftës speciale. Me luftë meteorologjike mund të ndikohet me sukses në krijimin dhe shpërndarjen e mjegullës dhe sistemeve të reve; intensitetin, llojin dhe shpërndarjen e të reshurave; shkaktimin e periudhave katastrofave të thata; frekuencën e zbrazjeve elektrike atmosferike (që shkakton shkatërrimin e pajisjeve telekomunikativ dhe zjarr në objektet e caktuara), ndryshim i intensitetit dhe drejtimit të erërave të stuhisë; ndryshimin sistematik të elementeve të klimës, shkatërrimin e shtresës së ozonit në atmosferë, e të tjera. Lufta meteorologjike përfshin edhe largimin artificial të disa elementeve dhe fenomeneve natyrore meteorologjike që kanë ndikim negativ në punën dhe veprimet e forcave të armatosura. MILITARIZMI: Në kuptimin e ngushtë, organizimi shtetëror e burokratik i veprimtarisë ushtarake, ekzistenca e monopolit ekskluziv të shtetit mbi veprimtarinë ushtarake. Në kuptimin e gjerë, militarizmi është relacion shoqëror mes organizimit ushtarak të shtetit në njërën anë, ndërsa në anën tjetër i cili manifestohet në strukturimin e sistemit politik, shoqërisë globale dhe bashkësisë ndërkombëtare mbi parimet e organizimit ushtarak të shtetit. Lindja dhe ekzistenca e militarizmit janë të kushtëzuara me ndarjen e shoqërisë në klasa dhe luftën e klasave. Në bashkësinë origjinale pa klasa, nuk ekziston as shteti e as organizimi i tij ushtarak. Në shoqërinë klasore, në anën tjetër nuk mund të ekzistojë një organizim autonom i ushtrisë. Në të vërtetë, veprimtaria ushtarake fiton rëndësi të madhe në ruajtjen e rendit klasor. Kështu, klasa në pushtet monopolizon veprimtarinë ushtarake, ndërsa interesat e asaj klase bëhen faktor vendimtar në organizimin e forcave të armatosura. Në kushtet kur vetëm anëtarët e klasës në pushtet janë pjesëtarë të forcave të armatosura, klasa në pushtet nuk ka nevojë të shprehë atë fuqi ushtarake në formën e shtetit. Në kushte tjera, më të shpeshta në histori, ajo klasë është e detyruar që për të ruajtur rendin shoqëror dhe interesat e saj të

184

mbështetet në klasat e shfrytëzuara dhe të shpronësuara. Për këtë, krijon një organizim heterogjen në aspektin klasor të ushtrisë, roli primar i së cilit është mbrojtja dhe interesat e klasës në pushtet. Për të realizuar një rol të tillë, ajo duhet të organizohet në mënyrë shtetërore e burokratike, që do të thotë të militarizohet. Kështu pamundësohet ndikimi i klasave të nënshtruara me përdorimin e forcës së armatosur, ndërsa njëkohësisht duke i renditur (me përdorim apo kërcënim të përdorimit të dhunës fizike si dhe me manipulim ideologjik) në anën e shërbimit të interesave të klasës në pushtet. Roli vendimtar i faktorit klasor nuk shprehet vetëm në militarizimin e veprimtarisë ushtarake, por edhe në militarizimin (të shprehur pak a shumë) e shoqërive globale dhe ndërkombëtare, në kushtet e ekzistimit të antagonizmave me baza të ndryshme, kur parimet e organizimit dhe sistemet e vlerave të organizimit ushtarak të shtetit barten në sferat politike, ekonomike dhe sfera tjera të shoqërisë globale. Militarizmi, sidomos në kohën tonë, është bërë realitet edhe në marrëdhëniet ndërkombëtare. Ndërsa militarizimi i marrëdhënieve ndërkombëtare, i cili manifestohet me ekzistencën e organizatave supra-nacionale ushtarake, është i lidhur direkt me rolin e theksuar të shtetit jo vetëm brenda shoqërive globale, por edhe tek marrëdhëniet mes popujve të botës moderne. Një rol i tillë i shtetit është i kushtëzuar me marrëdhënie të brendshme, por edhe me kundërshtitë ndërkombëtare. Vetëm ekzistimi i organizimit ushtarak të shtetit dhe militarizimit të sferave të caktuara shoqërore si i tillë nuk mund të paraqesë tëhuajsim të organizimit ushtarak, por ai ofron mundësitë për lindjen e një procesi të tillë. Sepse, shpesh edhe mbështetja e theksuar në organizimin ushtarak të shtetit në marrëdhëniet dhe proceset politike zakonisht çon në situata ku burokracia shtetërore tenton të mbajë format militariste të shoqërisë edhe në kushtet kur nuk ka nevojë objektive për një gjë të tillë. Mbajtja dhe zhvillimi i formave të tilla atëherë është në interes të burokracisë së tëhuajsuar shtetërore ushtarake apo civle (apo që të dyjave), ose së paku në interes të grupimeve apo qendrave tjera të fuqisë. Militarizimi i veprimtarisë ushtarake, si dhe relacioneve politike, ekonomike e raporteve tjera shoqërore është zakonisht fenomen reaksionar. Në kushtet kur militarizmi lidhej me politikën e jashtme ekspansioniste (Gjermani dhe Japonia), ka çuar në luftra katastrofave botërore dhe shkatërrim të miliona njerëzve. Megjithatë, fuqia ushtarake në histori ka qenë dhe mund të jetë edhe sot instrument i forcave përparimtare shoqërore. Militarizmi është gjithsesi i lidhur me ekzistimin e shtetit, gjegjësisht organizimit shtetëror ushtarak. PAQJA: Gjendje në raportet e shteteve në të cilën nuk ka detyrim. Zgjidhja e konflikteve dhe kontesteve, si dhe përshtatja me ndryshimet e lindura, arrihen përmes mënyrave të padetyrueshme. Në kuptimin e

185

gjerë, paqja është mungesë e konflikteve të ashpra dhe sjelljeve të dhunshme në shoqëri (“Paqja sociale”). Paqja për një kohë të gjatë është definuar negativisht, si mungesë e luftës. Përveç kësaj, Hobsi ka vërejtur që mes luftës e paqes nuk ekziston një kufi i prerë, si dhe duke zgjeruar kuptimin e luftës e cila “nuk përbëhet vetëm prej betejës, e as vetëm prej aktit të luftimit... por edhe tendencës kah ato veprime” (Leviathan), përkufizoi kuptimin e paqes. Vetëm në mes të shekullit XX paqja, përkundër konflikteve dhe luftrave, filloi të bëhet lëndë e studimeve më të gjera dhe më të thella, duke krijuar edhe disiplina të veçanta shkencore, të cilat, varësisht nga mjedisi, quheshin “hulumtimi i paqes”, “polemologji”, apo “irenologji”. Në shoqëritë kombëtare dhe ndërkombëtare u mboldhën politikologë, juristë, sociologë, historianë, psikologë dhe njerëz tjerë që merreshin me shkenca natyrore. Përveç përpjekjes për ndriçimin e shkaqeve të luftës, kërkoheshin gjitha mënyrat për zgjidhjen e konflikteve, duke përqendruar kështu studimet e paqes në kërkimin e përmbajtjes pozitive të kuptimit të paqes. Në këtë vështrim, një përparim u arrit me dallimin prej dhunës së hapur dhe asaj strukturore (Galtung). Popujt dhe shtetet që janë në pozitë të nënshtrimit dhe eksploatimit nuk mund të durojnë dhunën strukturore në emër të paqes, të kuptuar si shmangie prej dhunës së hapur. As kjo mënyrë e mendimit nuk ka liruar definicionin e paqes nga referimi tek lufta; është zgjeruar vetëm kuptimi i luftës, apo jo-paqes. Në përpjekjet për përparim, hulumtuesit e paqes kanë filluar të krahasojnë paqen me një gjendje të dëshirueshme (për ta) në shoqëri, por atëherë është supozuar që gjithsesi do të vijë deri tek mospajtimet ideologjike, deri tek shprehjet që karakterizohen me interpretime të ndryshme (“drejtësia shoqërore”, “demokracia e vërtetë”) apo deri tek plotësimi i paqes me përmbajtje të pazakonshme, kryesisht të lidhura me tëhuajsimin e personalitetit (p.sh. çlirimi seksual). Zgjidhjet radikale kanë shkuar deri aty që të pranojnë luftë, edhe atë nukleare, për arritjen e caqeve të tilla (paqja si revolucion). Ato megjithatë luftonin me faktin që armët për shkatërrimin masiv mund të çojnë deri në zhdukjen e njerëzimit, e kështu edhe të atyre që do të gëzonin ato vlera më pastaj. Në dilemën mes ndryshimeve të dhunshme dhe mbajtjes së pakusht të gjendjes ekzistuese, zgjidhja është që paqja të mos kuptohet si vlerë thelbësore, por si instrumentale (modale), si ekzistencë e kushteve në të cilat është e mundur të arrihen vlera thelbësore të ndryshme, njëkohësisht të bazuara në ideologji të ndryshme. Një gjendje e tillë nënkupton mospajtimet, konfliktet, e ndoshta edhe luftën, por jo edhe detyrimin në marrëdhënie ndërkombëtare. Ajo mund të realizohet dhe mbahet nëse ekzistojnë mekanizmat për ndryshim dhe adaptim. Të tillë mekanizma kërkohen në organizatat dhe të drejtën ndërkombëtare. E kuptuar kështu, paqja mund të ekzistojë edhe atëherë kur ekzistojnë konflikte të armatosura brenda

186

shtetit. Anash vështirësive teorike, një ndarje e tillë e politikës së brendshme prej asaj të jashtme është e dobishme për tendencën tanimë të fuqishme që konfliktet ndërkombëtare të maskohen si të brendshme. STRATEGJIA PAQËSORE E BASHKËSISË NDËRKOMBËTARE: Shprehje e cila përdoret në politikën ndërkombëtare për masat që KB dhe organizatat tjera ndër-qeveritare zbatojnë si reagim ndaj kërcënimeve potenciale apo të vërteta ndaj paqes dhe sigurisë ndërkombëtare. Zbatimi i një strategjie të caktuar varet nga natyra dhe kohëzgjatja e krizës, e cila mund të lindë për shkak të: a) mbledhjes dhe/ose prodhimit të stërmadhuar të armëve, sidomos atyre që kanë qëllim shkatërrimin masiv, rritjes së shpejtë të popullsisë në kushte të mjedisit të shkatërruar; b) kundërshtive mes shteteve apo brenda një shteti mes territoreve, shfrytëzimit të resurseve natyrore, rrugëve tokësore dhe ujore, çështjeve ideologjike, etj.; c) konflikteve të armatosura mes shteteve apo brenda një shteti, duke përfshirë intervenimin ushtarak, konfliktet mbi kufijtë, etj; si dhe d) faktorëve të tjera, si shkelja masive e të drejtave njerëzore, papunësia, uria, etj. Strategjitë paqësore ndërkombëtare janë ndarë në katër grupe: strategjitë e ndërtimit të paqes, strategjitë e ruajtjes së paqes, strategjitë e rindërtimit të paqes dhe strategjitë e përforcimit të paqes. FORCAT PAQËSORE TË KB: forcat ndërkombëtare në përbërje të KB-së janë themeluar më 1948 si instrument i mbikëqyrjes dhe ruajtjes së paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, kur është kuptuar që mjetet diplomatike të parashikuara me “Kartën e KB” nuk janë të mjaftueshme për zgjidhjen paqësore të konflikteve ndërkombëtare. Mandati i forcave paqeruajtëse ka ndryshuar varësisht nga madhësia dhe karakteri i konfliktit. Me përfundimin e luftës së ftohtë, përfundon edhe veprimtaria e gjeneratës së parë të forcave paqeruajtëse, e cila në përmbajtje dhe qëllim ka qenë ushtarake (zbutje e konfliktit, mbikëqyrje e armëpushimit, mbikëqyrje e hapësirave të demilitarizuara, sigurimi i njerëzve në tampon-zona, etj.). Gjenerata e dytë e forcave paqësore, e cila vepron prej vitit 1988, është me natyre civile-ushtarake (ndërtimi dhe forcimi i institucioneve demokratike, zbutja e konflikteve etnike, organizimi i jetës në hapësirat e goditura nga katastrofat). Pa publikimit të “Agjendës për Paqe” të Sekretarit të Përgjithshëm të KB më 1992, mandati i forcave paqeruajtëse bazohet në ndërtimin e besimit, mbledhjen e fakteve dhe renditjen preventive të personelit apo ndërtimin e zonave të demilitarizuara në hapësirat e konfliktit të mundshëm. Tre vjet më vonë, janë futur edhe ndryshimet në lidhje me përforcimin e sistemit të komandës unike. Deri në mes të viteve të njëzeta të shekullit XX, KB ndërmori më shumë se 30 operacione paqësore, në të cilat kanë marrë

187

pjesë rreth një milion ushtarë dhe civilë. Disa ndër operacionet që ende vazhdojnë janë: UNMOGIP (grupi i KB për mbikëqyrje në Indi dhe Pakistan, i themeluar më 1949.), UNFICYP (forcat e KB për ruajtjen e paqes në Qipro, të vendosura më 1964), UNIKOM (Misioni vëzhgues i KB në Irak-Kuvajt, i themeluar më 1991), UNOMUR (Misioni vëzhgues i KB në Ugandë-Ruandë, themeluar më 1993), UNPROFOR (Forcat mbrojtëse të KB në hapësirat e ish-Jugosllavisë), SFOR (Bosnjë e Hercegovinë) dhe KFOR (Kosovë). Për “shërbim të kërkuar dhe të rrezikshëm paqësor”, forcat paqeruajtëse të KB kanë fituar shpërblimin Nobel për paqe më 1998. MULTILATERALITETI: Nënkupton marrëdhëniet në bashkësinë ndërkombëtare që përfshijnë më shumë subjekte, qytete, krahina, e më së shpeshti shtete, të cilat mes vete bashkëpunojnë në nivelin rajonal, kontinental apo global. Derisa marrëdhëniet tradicionale ndërkombëtare më së shpeshti vepronin në bilateralitet, mes dy shteteve, në shekullin e fundit, diplomacia multilaterale ka ngritur rëndësinë e saj përditë e më shumë, sidomos pas Luftës së Parë Botërore (Lidhja e Popujve), gjegjësisht pas Luftës së Dytë Botërore (KB). Trilateraliteti dhe kuadrilateraliteti janë nën-lloje të marrëdhënieve multilaterale. NACIONALIZMI: Lëvizje e hegjemonisë dhe përjashtueshmërisë nacionale, ku një komb vlerësohet pozitivisht në mënyrë jokritike në raport me të tjerët. Nacionalizmi, në histori, varësisht prej caqeve dhe bartësve të lëvizjeve ideologjike, ka pasur kuptime dhe rëndësi të ndryshme. Së pari është paraqitur si lëvizje politike dhe kulturore e klasës së re qytetare në luftën e saj kundër feudalizmit, deri në mbizotërimin e partikularizmit feudal dhe krijimin e një shteti unik (nacional). Më vonë, me zhvillimin e kapitalizmit, nacionalizmi u bë doktrinë e cila ligjëron përjashtimin dhe ndarjen nacionale prej popujve tjerë. Në botën moderne, nacionalizmi mund të shprehë një lëvizje shoqërore-politike apo tendencë për pavarësinë kombëtare dhe bashkëpunimin e barabartë mes popujve, por gati rregullisht është i ngarkuar me gjendje retrospektive. Pa marrë parasysh kuptimet e ndryshme, sot me përmbajtje të nacionalizmit nënkuptohen tendenca të ndryshme me qëllim të realizimit të interesave të vërtetë apo të supozuar të një kombi në llogari të interesave të një apo më shumë kombeve. Gjithashtu, në kohët moderne, nacionalizmi ka fituar kuptim dhe rëndësi negative kur është profilizuar në ideologji, e cila absolutizon vlerat dhe interesat e kombit dhe mundohet t’i realizojë ato në llogari të popujve dhe kombeve tjera. Në këto raste, fiton formë të imperializmit, ndërsa nëse është i mbushur me urrejtje ndaj popujve dhe kombeve tjerë kalon në shovinizëm.

188

NATO: (North Atlantic Treaty Organisation – Organizata e Paktit Veri-Atlantik). Organizatë ushtarake-politike me seli në Bruksel, e përbërë prej 19 vendeve anëtare. Është themeluar më 1949 në Vashington me nënshkrimin e paktit Veri-Atlantik. Si përgjigje ndaj “Paktit Atlantik” shtetet komuniste të Evropës Lindore nënshkruan më 1955 “Paktin e Varshavës”, gjë që do të çonte Evropën dhe botën në epokën e luftës së ftohtë, të përcjellë me tensione të përhershme mes këtyre dy blloqeve. Teksti i “Paktit Atlantik” përforcon qëllimin dhe parimet e Kartës së KB, dhe obligon shtetet anëtare të zgjidhin paqësisht kundërshtitë ndërkombëtare, të përforcojnë paqen, sigurinë dhe drejtësinë në botë, dhe veçanërisht respektimin e parimeve të mbrojtjes së ndërsjellë në rast të sulmit të armatosur kundër një apo më shumë shteteve anëtare, duke përfshirë bashkëpunimin në përforcimin e kapaciteteve individuale dhe kolektive të mbrojtjes, bashkëpunimin ekonomik si dhe sigurimit të ndihmës së ndërsjellë politike e sociale. Organizata është e nderuat nga pjesët civile, ushtarake dhe ushtarako-administrative. Secili shtet në Aleancë ka përfaqësuesin e tij të përhershëm, këshilltarët dhe zyrtarët që veprojnë në punën e komiteteve të ndryshme. Organi më i lartë udhëheqës është Këshilli i përbërë prej përfaqësuesve të vendeve anëtare, në të cilin vendimet merren me konsensus, për të cilin është përgjegjës Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës. PAVARËSIA: Në kontekstin shoqëror dhe politik, pavarësia është veçoria dhe statusi i individit apo medias, të cilët veprojnë përjashtimisht në emrin e tyre, nuk janë pjesëtarë e as nën ndikimin e asnjë grupi, institucioni, partie politike, etj., të cilët do të mundoheshin të realizonin interesat përmes tyre. Në marrëdhëniet politike ndërkombëtare shteti sovran i cili udhëheq politikën e tij sipas interesave të vet, përpiqet të realizojë dhe mbajë pavarësinë politike, ushtarake dhe ekonomike të tij. Vendet, popujt dhe grupet etnike, të cilat për arsye të ndryshme janë nën pushtetin e huaj, përpiqen të realizojnë pavarësinë politike. Megjithatë, proceset bashkëkohore të integrimeve rajonale supra-nacionale në rrafshin politik vënë në pikëpyetje pavarësinë e plotë të shteteve sovrane, duke e vërtetuar atë si izolacionizëm joproduktiv. NEPOTIZMI: Dhënie përparësi, në rastin e ndarjes së funksioneve të rëndësishme shtetërore, pjesëtarëve të familjes apo personave tjerë të afërt, ose fitim i privilegjeve dhe përfitimeve të ndryshme politike e ekonomike me anë të afërsisë familjare me personat që bartin funksione të rëndësishme shoqërore dhe posedojnë fuqi të madhe shoqërore. Në shoqëritë moderne të cilat janë të pazhvilluara dhe ku strukturat familjare kanë ndikim të madh në sferën politike, shfaqja e nepotizmit është shumë e shpeshtë, e sidomos në regjimet totalitare.

189

NEUTRALITETI: Paanshmëria, gjegjësisht paafërsi e vetëdijshme e individëve, grupeve apo shteteve me interesat, qëllimet, qëndrimet apo politikat e palëve në kundërshtim. Shteti neutral mban marrëdhënie ekonomike dhe të tjera me palët në konflikt, duke mos mbështetur e as afruar me njërën prej tyre. Neutraliteti i vërtetë dhe i fuqishëm është themel i besueshmërisë ndërkombëtare, dhe kështu përfaqësuesit e atyre shteteve shpesh zgjedhen si arbitër apo ndërmjetës në zgjidhjen paqësore të konflikteve ndërkombëtare, ose së paku hapësirat e tyre shfrytëzohen si vend i bisedimeve paqësore. Zvicra është shtet me traditë të gjatë të neutralitetit. Ajo me shekuj nuk ka marrë pjesë në luftra dhe nuk i përket aleancave ushtarake dhe politike. Nuk është anëtare e NATO-s, KB e as BE-së, por njëkohësisht, për shkak të pozitës së saj neutrale, është seli e shumë organizatave e organeve ndërkombëtare, duke përfshirë edhe KB-të. FAMILJA BËRTHAMORE: Ka të bëjë me pesë shtetet që haptas posedojnë armët bërthamore – SHBA, Rusia, Britania e Madhe, Franca dhe Kina (klubi nuklear) dhe të cilët punojnë së bashku në vendosjen e masave ndërkombëtare mbikëqyrëse mbi prodhimin e armëve bërthamore. India, Pakistani dhe Izraeli gjithashtu posedojnë armë nukleare, por këtë nuk e kanë shpallur zyrtarisht, ndërsa dyshohet që Libia, Irani dhe Koreja fshehtazi prodhojnë armë të tillë, duke paraqitur kështu rrezik për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare. KOMBINIMI ZBULUES: Aktivitet i planifikuar me të cilin zbuluesi krijon një burim të dhënash në strukturën e armikut apo agresorit potencial. Për ndërmarrjen e kombinimit zbulues hartohet një plan i cili përmban: gjetjen, studimin, përgatitjen, ardhjen deri tek personi dhe bindja e tij për të punuar me shërbimin zbulues në cilëndo bazë. TEKNIKAT OPERATIVE TË ZBULIMIT: Mjete teknike që përdoren në veprimtarinë zbuluese, sidomos në mbledhjen e shënimeve dhe mbajtjen e lidhjeve. Në teknika operative të zbulimit bëjnë pjesë pajisjet e përgjimit, fono-, foto-, dhe video-teknikat, radio-stacionet, pajisjet dhe dokumentet e shifrimit, ngjyrat dhe reagensët tjerë të fshehtë për pranimin e porosive dhe dërgimin e raporteve. Përdorimi i fshehtë dhe i mbuluar i shumë mjeteve teknike për veprimtarinë zbuluese kërkon miniaturizimin e tyre, si dhe dhënien e formave të veçanta. PUNKTI INFORMATIV: Organ informativ i cili mban një numër gjegjës të lidhjeve zbuluese-operative dhe përmes tyre mbledh shënime zbulimi për kundërshtarin. Në një territor eventualisht të pushtuar përkohësisht

190

parashikohet formimi i punktit informativ për mbulimin informativ të rajoneve të caktuara, objekteve dhe drejtimeve me rëndësi operative-taktike dhe taktike. MBROJTJA: Aspekt i luftës së armatosur, mënyrë e reagimit të planifikuar të shoqërisë (apo më shpesh forcave të saj të armatosura) ndaj përpjekjeve të sulmuesve që të pushtojë territorin e saj përkohësisht apo përgjithmonë, për shkatërrimin e apo paaftësimin e forcave të tij të armatosura dhe përmes kësaj realizimin e caqeve shoqërore dhe ushtarake të saj. Për mbrojtjen zakonisht vendoset në mënyrë të numërimit, pala që ekonomikisht apo ushtarakisht është më e dobët në konfliktin mes shteteve, i cili më së shpeshti është ai shtet që është i detyruar të hyjë në konflikt total sepse është sulmuar, dhe në këtë rast nuk është në gjendje të zgjedhë një formë tjetër (më të favorshme) të luftës së armatosur. Duke marrë parasysh situatën konkrete, mbrojtja mund të ketë caqe të ndryshme, duke filluar prej përballimit të forcave të armatosura të kundërshtarit, tërheqjes së tyre, dobësimit dhe paaftësimit për zgjerim të veprimeve aktive luftarake e deri tek mbajtja e pozitave të caktuara për përgatitje më të mirë të një aspekti më aktiv të luftës apo përgatitje të njësive më të mëdha për sulm. Në lidhje me këtë, mbrojtja mund të jetë më e fortë dhe më e vrullshme apo më e dobët, e organizuar thellësisht apo sipërfaqësisht, e pajisur me forca më të fuqishme apo më të dobëta. Në histori, mbrojtja është organizuar kryesisht në mbrojtje të vendbanimeve të rëndësishme strategjike, ndërsa mund të përcillet prej mbrojtjes së zinxhirit të Termopileve në luftën greko-persiane, përmes mbrojtjes së Moskës dhe Leningradit në Luftën e Dytë Botërore deri në mbrojtjen e Sarajevës në kohën e agresionit ndaj Bosnjës e Hercegovinës në vitet 1992-1995. MJEDISI (MBROJTJA): Masa që merren me qëllim të ndalimit të shkatërrimit të mëtutjeshëm apo riparimit të resurseve tashmë të shkatërruara. Më parë, këto kanë qenë masa teknike dhe dënime me para, ndërsa sot shkohet më tepër drejt zbatimit të orientimeve të vlerave. Ndër masat e proklamuara në kohët e sotme për mbrojtjen e mjedisit janë: a) mbledhja dhe përhapja e informatave mbi gjendjen e mjedisit; b) përcjellja dhe mbikëqyrja, e pastaj edhe rregullimi i veprimtarive dhe prodhimeve që janë të dëmshme për mjedisin; c) pjesëmarrja e publikut në vendim-marrje për ruajtjen e mjedisit; d) vendosja e masave administrative dhe ligjore me të cilat sigurohet dëmshpërblimi për shkatërrimin e mjedisit; e) mbikëqyrja, administrimi dhe shfrytëzimi racional i resurseve natyrore; f) zvogëlimi i sasisë së mbeturinave në prodhim dhe konsum; g) thirrja e korporatave transnacionale për përgjegjësinë mbi mbrojtjen e mjedisit; si dhe h)

191

përforcimi i përgjegjësisë së organizatave ndërkombëtare për mbrojtjen e mjedisit. OPERATIVA: Punë konkrete dhe direkte e individëve, grupeve punëtore apo organeve që kryejnë një veprimtari të caktuar me qëllim të realizimit të një caku të dhënë. Varësisht nga fusha e veprimtarisë, me operativë ndërtohen dhe realizohen caqet e paracaktuara. Ajo bëhet sipas një procesi dhe një procedure të përcaktuar, në të cilat me punë direkte jetësohet programi i caktuar në një trup të dëshiruar. Shërbimi i sigurimit ekzekuton detyra operative në bazë të autorizimit të tij: zbulon, vërteton, ndërpren, paaftëson apo përcjell veprimtarinë e individëve apo grupeve të organizuara të cilat me aktivitetin e tyre nxisin apo përpiqen të shaktërrojnë sistemin kushtetues të vendit. Këto detyra, shërbimi i sigurisë i realizon brenda rregullave të hulumtimeve operative. AKSIONI OPERATIV: Përdorim dhe shfrytëzim i planifikuar, i kombinuar dhe i përputhur i metodave, masave, punëve, mjeteve dhe forcave operative-taktike, me pajtueshmërinë e arritur të udhëheqësit të njësisë organizative apo lejen e kryesuesit të organit të shërbimit kundër-zbulues, zbulues apo sigurues, me qëllim të kryerjes së një detyre operative me të cilën arrihen programet dhe caqet e atij shërbimi të caktuar. Për kryerjen e aksionit operativ duhet të hartohet plani i cili përmban cakun, situatën operative dhe mjetet e punës me të cilat mund të realizohet aksioni operativ. DISIPLINA OPERATIVE: Ndërmarrje e përgjegjshme, e saktë dhe precize e detyrave të dhëna apo të pranuara nga punëtorët apo organet operative, të cilat përfaqësojnë një pjesë të detyrës nga studimi operativ i një lënde konkrete apo pjesëmarrjes në një aksion më të gjerë operativ i cili ndërmerret nga shërbimi kundër-zbulues apo i sigurimit. Disiplina operative lind nga plani i studimit operativ i lëndës konkrete apo aksionit operativ. Në aksionet operative, disiplina lind prej detyrave të pranuara nga puna e përbashkët e dy apo më shumë organeve, apo prej bashkëpunimit të shërbimeve. Në rastin e parë, obligimet dalin prej marrëveshjes, ndërsa në të dytin bartësi i punës operative paraqet kërkesën me të cilën definohen detyrat sipas metodës, sferës dhe kohës. Në praktikën operative është definuar përfundimi që realizimi i detyrave konkrete dhe arritja e caqeve të hulumtimit operativ varet nga realizimi i saktë dhe me kohë i disiplinës operative. KOMBINATORIKA OPERATIVE: Zbatimi dhe shfrytëzimi i paramenduar, i planifikuar dhe i përputhur i metodave zbuluese dhe mjeteve me ndërmarrjen e masave dhe punëve operative e të tjera, me qëllim të

192

ekzekutimit më efikas të cakut të dhënë për studimin operativ. Në të vërtetë, operativi i shërbimit të sigurisë përpiqet që të vështrojë intensivisht dhe pandërprerë rrjedhën e studimit operativ dhe në bazë të zhvillimit të situatave operative angazhon forca të reja, mjete të reja, drejton burimet ekzistuese të zbulimit, apo angazhon forca të reja, ndërmerr masa operative dhe punë me qëllim të zbatimit më të shpejtë dhe më të mirë të detyrës së dhënë. Atij i qëndrojnë në dispozicion shumë mundësi të kombinatorikës operative (krijimi i burimeve paralele të shënimeve, dezinformomi dhe ndalimi i bartësve të veprimtarisë nxitëse, etj). MASA OPERATIVE: Tërësi punësh dhe aktivitetesh operative me të cilat realizohet një cak i vënë paraprakisht në studimin operativ. Si masë operative dallohen: përcjellja e fshehtë, dezinformimi apo demoralizimi i armikut, etj. Me masa operative njihen edhe masat politike – agjitacioni, propaganda, informimi, abolicioni, amnistia; masat e ligjit – dënimet penale apo kundërvajtëse. PUNËT OPERATIVE: Tërësi e operacioneve karakteristike të ndryshme, të lidhura mes vete, të cilat kontribuojnë në realizimin e cakut të vënë dhe veprimin në hulumtimin operativ. Një punë operative krijon kushte për zbatimin e tjetrës. Ato plotësohen dhe ndërlidhen me masat operative. Punët operative janë: kontrollimi, fotografimi i fshehtë dhe video-xhirimi, vëzhgimi, etj. SITUATA OPERATIVE: Tërësi shënimesh mbi armikun dhe veprimtarinë e tij, si dhe renditja e forcave dhe mjeteve të shërbimit të sigurisë veprimtaria e rrezikshme e të cilave zbulohet dhe vërtetohet në një moment të caktuar. Në paraqitjen e situatës operative, shënimet mbi bartësin apo bartësit e veprimtarisë së rrezikshme dhe mënyrat e zbatimit të atyre aktiviteteve shprehen në mënyrë kronologjike. Pjesa e dytë përbëhet nga shënimet mbi armikun (të vërtetuara apo të njohura) dhe ato të paverifikuara (që shënjohen). Pjesa e tretë është shfaqja e metodave dhe mjeteve me shfrytëzimin e të cilave shërbimi i sigurisë zbulon dhe vërteton veprimtarinë armiqësore me dobësi apo avantazhe të shprehura. Paraqiten vetëm shënimet që njihen në atë moment. Situata operative është pjesë e planit i cili hartohet brenda hulumtimit operativ dhe shërben si bazë për vlerësimin e situatës operative dhe planifikimit të forcave dhe mjeteve për një hulumtim më efikas operativ. METODA OPERATIVE: Mënyrë e paramenduar dhe e planifikuar e zbatimit të masave operative, punëve operative dhe mjeteve operative nga shërbimi i sigurisë në hulumtimin operativ, në varësi ndaj lëndës së

193

hulumtimit. Nëse hulumtohet një veprimtari ilegale e rrezikshme, ajo mund të hulumtohet vetëm me zbatimin dhe përdorimin e një metode të fshehtë, gjegjësisht që masat, punët dhe mjetet operative të përdoren vetëm në mënyrë të fshehtë. MJETI OPERATIV: Pajisje apo aparat me përdorimin e të cilit mblidhen faktet dhe shënimet në hulumtimin operativ. Me mjete operative zbulohet, vërtetohet apo dokumentohet veprimtaria kërcënuese e individëve, grupeve apo organizatave ilegale. MJETET OPERATIVO-TEKNIKE: Pajisje teknike, aparate dhe vegla që përdoren nga shërbimet e zbulimit dhe kundër-zbulimit për mbledhjen e shënimeve dhe dokumentimin e veprimtarisë së personave që janë objekt i interesimit të tyre (MOT ofanzive) dhe për mbrojtjen e veprimtarisë së vetë shërbimit (MOT defanzive). Sipas ndërtimit dhe mënyrës së zbatimit, ato ndahen në: foto (fotokamera dhe aparate të dimensioneve të ndryshme), kino (kino-kamera), televizive (kamera televizive dhe manjetoskopë), infra të kuqe (pajisje aktive dhe pasive), optike (syzet, dylbitë, teleskopët, periskopët, endoskopët, reflektorët, pasqyrat dhe llupat), laserike, me tela (amplifikatorë me frekuencë të ultë dhe të lartë dhe mikrofonë për bartjen e informatave dhe manjetofonë e disketa për regjistrimin dhe riprodhimin e zërit – në madhësi të ndryshme), mjete radio- dhe kimike. OPOZITA: Në të folurën e përditshme, opozita nënkupton përgjithësisht kundërshtinë, kundërvënien, përballimin, kundërshtimin. Prej këtyre, kuptimi i opozitës fiton kuptimin e saj, në të vërtetë atë më të përdorurin, në politikë, sidomos kur legalizohet opozita me themelimin e demokracisë. Në të vërtetë, në kuptimin e gjerë politik, opozita është kundërshtim si i pushtetit politik në përgjithësi, ashtu edhe ideologjisë në pushtet, politikës, qëndrimeve, mendimit, planeve dhe veprimeve të saj. Në kuptimin e ngushtë politik, opozitë do të thotë kundërshtim i organizuar i pushtetit politik përmes partive politike opozitare, të cilat themelohen me qëllim të përfitimit të mbështetjes politike të zgjedhësve dhe ngritjes në pushtet. Në demokracinë shumëpartiake opozita ndahet në parlamentare – e përbërë nga partitë të cilat në zgjedhje kanë fituar së paku një mandat përfaqësues në parlament; si dhe jashtëparlamentare – partitë që nuk kanë arritur as këtë. Në kuptimin e dhënë, të dyja këto përbëjnë opozitë të ligjshme, duke pranuar që përpiqen të vijnë në pushtet përmes mënyrave të ligjshme, përmes fitores në zgjedhje, për dallim nga opozita revolucionare e cila dëshiron që pushtetin ta marrë përmes transformimit politik, grushtshtet apo revolucion, gjegjësisht me shkatërrim të dhunshëm të organeve ligjërisht të zgjedhur dhe organeve

194

të pushtetit. Përndryshe, relacioni i pushtetit dhe opozitës në shoqëritë e rregullta demokratike paraqet vetë thelbin e dinamikës së jetës politike të sistemit shumëpartiak të demokracisë parlamentare, duke ditur që kritika sistemore dhe sistematike ndaj pushtetit nga ana e opozitës garanton kontroll dhe ndërrueshmëri të pushtetit, i cili për të ruajtur besimin e zgjedhësve, duhet të organizojë jetën politike dhe ekonomike në mënyrën më racionale dhe të suksesshme. FORCAT E ARMATOSURA: Organizatë e armatosur e shtetit me qëllim të udhëheqjes së luftës së armatosur. Si segment në strukturën e shtetit, forcat e armatosura kanë rol të rëndësishëm në ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit. Struktura dhe madhësia e forcave të armatosura varet nga rregullimi shoqëror-politik, pozita gjeostrategjike e secilit shtet, mundësitë e tij demografike dhe resurset materiale. Parimisht, forcat e armatosura përbëhen prej ushtrisë operative dhe forcat territoriale. Në përbërjen e tyre, ato më së shpeshti kanë forma, gjini dhe shërbime. Format më të zakonshme janë ushtria tokësore, flota detare dhe forcat ajtore. ZBULIMI I TË DHËNAVE TË FSHEHTA: Bartje e shënimeve me domethënie të fshehtë jashtë mjedisit të mbrojtur, shpallje e këtyre shënimeve para individëve të paautorizuar; mundësim i botimit të shënimeve të mbrojtura në mjetet informimit publik. Zbulimi i shënimeve të fshehta konsiderohet zbulimi para personave të paautorizuar i fakteve të caktuara të cilat paraqesin element të të dhënave të përcaktuara si sekret shtetëror, zyrtar, ushtarak dhe afarist. PACIFIZMI: Kundërshtim i pakusht i luftës, lëvizje për gjykimin e luftës dhe shmangie nga lufta si mjet i politikës së jashtme. Pacifizmi rrjedh prej kuptimit që lufta është e keqe që absolutisht duhet shkatërruar, duke qenë kështu më shumë përcaktim emocional, e shumë më pak shkencor. PAKTI: Marrëveshje e arritur mes dy apo më shumë shteteve në fushat e tregtisë, paqes, sigurisë, aleancës ushtarake, kufizimit të armatimit bërthamor, sigurimit të stabilitetit në ndonjë rajon, etj. PAKTI I STABILITETIT PËR EVROPËN JUGLINDORE: (Stability Pact for the Southeast Europe) Dokument i cili me iniciativën e Gjermanisë në Keln u nënshkruar nga përfaqësuesit e shteteve anëtare të BE-së, organizatave ndërkombëtare, iniciativave rajonale, institucioneve financiare dhe vendeve të rajonit, me qëllim të vendosjes së paqes së përhershme, stabilitetit dhe bashkëpunimit në Evropën Juglindore, me respektimin e standardeve evropiane dhe ndërkombëtare të zhvillimit të

195

demokracisë, mbrojtjes së të drejtave njerëzore dhe ekonomisë. Dokumenti thirret në: a) parandalimin e krizave të reja dhe zgjidhjen e atyre ekzistuese dhe tensioneve në rajon duke përforcuar bashkëpunimin bilateral dhe multilateral, b) përforcimin e proceseve demokratike të themeluar mbi zgjedhjet e lira dhe të ndershme, me respektim të plotë të të drejtave njerëzore, duke përfshirë këtu të drejtat e pakicave, c) avancim të marrëdhënieve paqësore dhe të fqinjësisë së mirë mes shteteve në pajtim me Standardet e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, d) ruajtjen e diversitetit nacional dhe etnik të rajonit dhe mbrojtjen e pakicave, e) përforcimin e ekonomisë në parimet e tregut të hapur dhe bashkëpunimit ndër-rajonal e brenda-rajonal, f) nxitje të marrëdhënieve të lira mes qytetarëve, g) luftën kundër kriminalitetit të organizuar, korrupsionit e terrorizmit si dhe formave të tjera të veprimtarisë së kundërligjshme, h) mbrojtjen e popullsisë nga shpërnguljet e dhunshme të shkaktuar prej luftrave, konflikteve apo varfërisë, i) sigurimin e kthimit të lirë të të ndjekurve e refugjatëve, si dhe j) krijimin e kushteve për integrimin e plotë të vendeve të rajonit në strukturat politike, ekonomike e të sigurisë sipas interesave të veta. Zbatimin e Paktit e mbikëqyr Grupi Rajonal për Evropën Juglindore i cili punon në tri tryeza: Tryeza punuese mbi demokratizimin dhe të drejtat njerëzore, tryeza mbi rindërtimin ekonomik, zhvillimin dhe bashkëpunimin, si dhe Tryeza mbi Sigurinë (kjo tryezë është e orientuar drejt krijimit të kushteve të nevojshme për kthimin e refugjatëve dhe të ndjekurve, luftimin e kriminalitetit të organizuar, mbrojtjen e mjedisit). PARTIKULARIZMI: Term në jetën politike me të cilin shprehet veçoria e një veprimi apo qëndrimi, në të cilin mbizotërojnë të veçantit dhe individët, në gjitha rastet të pjesshëm mbi interesat tjerë, tendencë për pavarësi dhe ndarje më të madhe të pjesëve të caktuara në shoqëri. Partikularizmi nënkupton edhe tendencën për arritjen e përparësive të caktuara në llogari të tërësisë apo disa pjesëve të saj. PLEBISHITI (REFERENDUMI): Votim gjithëpopullor, vendosje direkte e popullit, do të thotë të tërë trupit zgjedhës mbi çështjet me rëndësi të posaçme shoqërore ose shtetërore. Edhe pse konsiderohet si forma më demokratike e shprehjes së vullnetit, më së shpeshti duke aplikuar demokracinë më të pastër, kështu që rastet specifike të caktuara, plebishiti organizohet nganjëherë përdoret mjet manipulimi, kur disa vendime politike, jo rrallë odioze të regjimeve autoritative, që publikut të gjerë dëshirohet ti tregohet vullneti i tyre si vullnet i popullit. Në njërën anë, qytetarët me plebishit mund të vendosin mbi sovranitetin shtetëror, pavarësisë, vetëpërcaktimin, por edhe në anën tjetër, mun dt pajtohen edhe me politikën pushtuese, dhe agresuese të qeverive të veta.

196

KRYENGRITJA:: Aktivitet masiv i grupimeve shoqërore me qëllim të kundërvënies ndaj sistemit ekzistues, detyrimin për ndryshime ose rrëzimin e sistemit ekzistues shoqëror-ekonomik, politik ose kulturor. Sikur edhe format tjera të rrjedhave të shoqërisë, kryengritja e ka shkakun në kundërshtitë e ashpërsuara shoqërore, në përleshjet e grupeve shoqërore me bazë ekonomike, politike, kombëtare, fetare, kulturore ose ndonjë baze tjetër. Dallohet nga revolucioni ose kundërevolucionit për nga motivet, gjerësisë, përmbajtjes, kohëzgjatjes dhe mjeteve. Kryengritja paraqitet si reakcion spontan i rekacioneve të organizuara të grupeve shoqërore e drejtuar në realizimin të ndonjë qëllimi të kufizuar, pa kërkesa radikale. Sipas asaj se është i kufizuar në një segment të vogël të shoqërisë, kryesisht në grupe të vogla shoqërore, kryengritja është ndryshim i pjesërishëm shoqëror. Sipas llojit të grupacioneve shoqërore dhe përmbajtjes së kërkesave të tyre, kryengritjes mund të jenë ekonomike, politike, kombëtare, racore, fetare etj. Kryengritje nuk zgjasin shumë. Në qoftë se paraqesin hyrje në ndërrime të gjera shoqërore, psh. Revolucione, përfundojnë me sukses ose me shuarje. Kryengritësit shërbehen me mjete të ndryshme për realizimin e qëllimeve të veta, duke filluar nga rezistencës paqësore të shprehjes së rebelimit qytetar, shprehjen e pakënaqësive, protestave publike, demonstratave në vendet publike deri tek përdorimi i armëve.. SHËNIMI FILLESTAR; Shënimi fillestar i pranuar nga vetëmbrojtja shoqërore ose i siguruar nga shërbimi informativ, i cili tregon për veprimtarinë e shprehur ose të mundshme të personave ose grupeve të organizuara, të drejtuar kah rrezikimi i sistemit kushtetutar të vendit, dhe i cili kërkon, detyron, inicion, angazhimin e shërbimit informativ për të vërtetuar gjendjen faktike dhe ndërmarrjen e masave të gjegjëse. Në teori dhe praktikë, me shënimin fillestar emërtohet edhe informacioni i parë, sinjali, njoftimi indikativ, etj. KORRUPTIMI: Nxitje për veprime jashtëligjore të funksionarëve, përfaqësuesve, personave privatë, duke iu dhënë përfitime materiale, e tj. Si korruptimi ashtu edhe marrja e mitos janë vepra penale, por shumë vështirë dëshmohen. Dukuria e korrupsionit është shumë e përhapur veçanërisht në periudhat e krizave në një shoqëri, krahas me rënien e moralit dhe normave tjera shoqërore. POLICIA: Shërbim dhe organizatë në kuadër të aparatit shtetëror, e ngarkuar të përkujdeset për rendin publik dhe rregullimin. Detyrat e rregullta të policisë janë parandalimi dhe mposhtjen e kriminalitetit dhe

197

delikuencës (kapja dhe arrestimi i kryesve të veprave kriminale, grumbullimi i dëshmive kundër tyre, etj. Përkujdesja për respektimin e ligjit të cilët kanë të bëjnë me rendin publik, mbajtja e evidencës mbi kundërvajtësit, mbi të ashtuquajturit persona të dyshimtë, etj, lëshimin e legjitimacioneve dhe dokumentave tjera qytetarëve dhe kontrollimi në këtë bazë, rregullimi i komunikacionit në rrugët publike dhe në qytete, etj. Krahas këtyre të rregullta, policia kryen në disa shtete edhe punë tjera. Kështu përshembull, grumbullon shënime mbi kundërshtarët e rretheve qeveritare, dhe i pengon ata, prapa perdes ose publikisht, në veprimtarinë e tyre – pa marr parasysh se a është veprimtarie tyre legale – kryen punët e inspektimit sanitar ose financiar, etj. Ndonjëherë për kryerjen e këtyre punëve organizohet policia e fshehtë – politike, financiare, etj. Pjesëtarët e policisë, rregullisht janë të uniformuar dhe të armatosur lehtë, janë të përgatitur për aplikimin e detyrimit në masë të vogël, sepse detyra e tyre themelore është përdorimi i detyrimit mbi individin ose kundërvajtësit e veçantë. Mirëpo policia është në të njëjtën kohë pararojë e sistemit, dhe ajo në kohën e zvogëlimit të stabilitetit shoqëror, përgatitet posaçërisht ashtu që të mundet ti kundërvihet edhe protestave masovike në rrugë, trazirave dhe demonstratave. Policia në disa vende është e organizuar në forma të ndryshme. Më së shpeshti është e centralizuar dhe i nënshtrohet një drejtorie unike të departamentit gjegjës të qeverisë. Atje ku është më shumë e decentralizuar dhe e nënshtruar organeve lokale. Ekzistojnë forca policore dhe kuazipolicore me të cilat disponon pushteti qendror. Organizimi i forcave policore, deri diku është i ngjashëm me organizimin e armatës, por në të, pavarësia e njësiteve periferike në kryerjen e detyrave të përditshme, është rregullisht shëm më e madhe. Shërbimi policor, është njëra nga më të vjetrat në shtet, dhe në njëfarë kuptimi, si formë elementare e kontrollit shoqëror, është më e vjetër se vetë shteti. Si organizatë e veçantë paraqitet tek në qytetet e shekullit të mesëm, dheveçanërisht në monarkinë absolute të feudalizmit të vonshëm. Në të, policia është armë kryesore e pushtetit absolut dhe përfshin gati tërë udhëheqjen e brendshme. Për këtë arsye, dhe për shkak të autorizimeve të kufizuara të policisë në raport me nënshtetasit, këto shtete më së pari janë quajtur policore. Shteti demokrat borgjez, e redukton policinë në kuadër bashkëkohor dhe e nënshtron, si shtet juridik, kontrollit të ligjit. Nën kushtet e stabilitetit shoqëror dhe traditave të forta demokratike dhe liberale, policia në këtë vende është kryesisht e kufizuar në ruajtjen e rendit publik dhe rregullimit, në përgjithësi, sigurisë personale dhe të pasurisë, dhe qytetari është i mbrojtur në mënyrë efikase nga tekat policore. Pra, kur regjimi është i rrezikuar, policia shtie në dorë më tepër punë se sa autorizimet e saja direkte të mbrojtjes së drejtpërdrejtë, me të cilat disponon vazhdimisht, ato bëhen shumë më të gjera dhe të

198

pakontrolluara. Si mbrojtës kokëfortë i sistemit të prapambetur, policia – përkundër elementeve të saja racionale, - di të jetë e komprometuar në sytë e masave të gjera. Kjo është arsye e ndërrimit të emrit të këtij shërbimi në vendet socialiste, në të cilat, në pajtim me ndërtimin e sistemit të ri shoqëror dhe politik, ndryshon edhe karakteri i saj. SHËRBIMI INFORMATIV POLITIK: Veprimtari e organizuar ose organizatë – institucion i cili, sipas kërkesës dhe intencave të strukturave udhëheqëse politike të lëvizjes ose i shtetit, me metodat e dhe mjetet e veta grumbullon, vlerëson, shpjegon dhe prezanton të fshehtat dhe shënimet tjera politike mbi kundërshtarin dhe angazhohet në realizimin e qëllimeve të ndryshme politike. Si shërbim me karakter ofensic, depërton në strukturat politike të shoqërisë së dhënë dhe në to krijon burime të shënimeve dhe qerdhe tjera, me anë të të cilave i realizon detyrat e pranuara. Aktiviteti i tij, zhvillohet në shumë drejtime: siguron të fshehta dhe shënime tjera nga themeltat politike dhe organizatat e shtetit të dhënë, për të zbuluar qëllimet dhe drejtimet e aktivitetit politik në planin e brendshëm dhe të jashtë, dhe veçanërisht në raport me shtetin e vet, përcjell zhvillimin dhe intensitetin e marrëdhënieve politike, ekonomike dhe të tjera, me vendet e treta; në mënyrë informative, hulumton aktivitetin e strukturave tjera politike në vendin e dhëne – grupet opozitare e të thera, partitë, shoqatat dhe organizatat; infiltrohet me naë të burimeve të veta, në strukturat opozitare, varësisht nga karakteri i marrëdhënieve me vendin ndaj së cilës veprohet, drejton aktivitetin vet dhe tenton që në atë mjedis të realizoj ndikimin, të ofrojë ndihmën dhe mbështetjen. Këto struktura i fut në proces në funksion të nevojave të veta dhe gradualisht i transformon në agjenturë të vetën politike. Nëse acarohen marrëdhëniet ndërkombëtare, shërbimi informativ politik i rreket formimit të organizatave ilegale dhe grupeve, me anë të të cilave inicion kryerjen e aksioneve subversive dhe psikologjike, ndërlidh dhe harmonizon dhe drejton veprimin e grupeve emigrante dhe organizatave n territorin e vetë me grupacionet armiqësore dhe opozitare, ilegale të organizuara ose jo, dhe me persona në hapësirën e shtetit viktimë, drejton aktivitetin në bazë të shënimeve të siguruara dhe ndikon ne përmbajtjen e sistemit të vet informativo-propagandistik që të vepron në realizimin e qëllimeve politike në pajtim me aktivitetin e vet. POLICIA POLITIKE: Themelatë e specializuar ose punët që kryen organe të caktuara në aparatin udhëheqës të shtetit (në ministritë e drejtësisë, të punëve të brendshme ose sigurimit shtetëror), ose organizatë në lëvizje e cila zbulon qëllimet dhe pamundëson (ndërpret ose ndalon) bartësit e veprimtarisë rrezikuese (të cilat i sankcionojnë legjislatura penale ose vendimet e trupit më të lartë politik të lëvizjes)

199

kundërshtarit politik të klasës sunduese, njofton organet gjegjëse kompetente dhe kryen sigurimin e personave të caktuar nga strukturat shtetërore dhe politike. Specialiteti është në aplikimin e metodave karakteristike, masave dhe aftësive të kuadrove. Lindi si aktivitet me të cilin klasa sunduese, në shtetet e të gjitha formacioneve shoqërore-ekonomike, mundohet të pamundësoj veprimtarinë rrezikuese të klasë së shtypur dhe të siguroj pozitën e vet si bartës të pushtetit politik. Varësisht nga zhvillimi i brendshëm i kundërshtarit, traditave dhe rrethanave tjera, janë organizuar kryerja e punëve e policisë politike. Në këtë kuptim, ato punë i kryejnë entet e posaçme, organet e punëve të brendshme, gjegjësisht organet e ministrisë së drejtësisë ose janë pjesë e shërbimit informativ. Krahas kësaj, organet ose shërbimet të cilat kryejnë punët e policisë politike, quhen policia e sigurimit, policia shtetërore, policia e fshehtë politike, policia speciale, etj. Policia politike, kryesisht me metodologjinë e shërbimit informativ, duke aplikuar metoda dhe masa të fshehta grumbullon shënime mbi kundërshtarët e brendshëm politikë,duke zbuluar qëllimet e tyre dhe veprimtarinë me të cilat rrezikohet sistemi aktual kushtetutar ose tentojnë të rrëzojnë nga pozita bartësit e pushtetit politik. Cilat veprimtari konsiderohen rrezikuese, këtë e përcakton çdo klasë sunduese me ligj, dhe në lëvizje, me vendime të trupit politik udhëheqës. Policia politike njofton organet e caktuara shtetërore dhe trupat politike mbi qëllimet dhe veprimtaritë ekzistuese të rrezikimit, nga ana e kundërshtarëve politikë dhe armiqve, për të sjellur vendime politike, me të cilat udhëhiqet aksioni politik dhe orientohen organet të cilat kryejnë punët e policisë politike. Ajo angazhohet në sigurimin e njerëzve të caktuar nga aparati shtetëror dhe strukturave politike për sigurinë e tyre personale. Lindja dhe zhvillimi: Në procesin e zhvillimit të shoqërisë, është konstatuar ligjshmëria se sa më shumë që interesat e klasës sunduese vijnë në kundërshtim me interesat e popullit, forcohet aktiviteti dhe autorizohet më shumë policia politike, ndërsa masat që ajo i ndërmerr ndaj kundërshtarëve politikë, bëhen drastike. Në shoqërinë skllavopronare, bartësit e punëve të policisë politike janë të angazhuar ndaj robërve për të parandaluar kryengritjet dhe revoltat e tyre. Në shtetin feudal, kisha paraqitet si feudali më i madh, kështu, për të mbrojtur pozitën e vet në shoqëri, në mënyrë të organizuar i kundërvihet kundërshtarëve politikë të klasës sunduese feudale. Për këtë arsye më 1536 krijon rende të posaçme të cilët bëhen “sy e veshë”, dhe me anë të inkuizicionit, në mënyrë drastike qërojnë hesapet më personat të cilët rrezikojnë pozitat e feudalëve. Në epokën e shekullit të mesëm të hershëm, në Japoni ishte formuar sistemi i mbikëqyrjes së fshehtë mbi të gjithë popullatën dhe mbi tërë aparatin e udhëheqjes shtetërore dhe vendose. Organizatorët e këtij sistemi ishin sjogunët (ushtarakët) të cilët,

200

faktikisht, deri më 1868, bënin tërë pushtetin në shtet. Omecuke vëzhgonin aktivitetin e feudalëve, ndërsa mecuke pjesën tjetër të strukturës së shoqërisë feudale. Në Angli, më 1530 është themelohet Komisioni i Lartë, ndërsa në Venedik Kolegji i Të treve i zgjedhur më 1593, i angazhuar për të mbikëqyrur personat e dyshimtë. Në Francë, qysh në shekullin e XII, është themeluar P, dhe krijua kushtetuta eparë policore i ashtuquajturi Premier livre de matiers. Gjatë kohës së sundimit të Luigjit XIV, absolutizmi ishte në kulminacion, ndërsa pakënaqësia e popullit dhe tërë strukturës shoqërore arrinte përmasa të gjera. Për këtë arsye, kardinali Rishelie e centralizoi policinë politike dhe dukshëm e zgjeroi aparatin e saj. Në shekullin e XIX, dhe veçanërisht në gjysmën e dytë, formohen institucionet e veçanta policore të cilat kryejnë punët kryesisht të policisë ushtarake dhe shërbimit kundërzbulues. Në Luftën qytetare amerikane 1861-1866, është formuar Servisi i Fshehtë, kompetent për të mbrojtur strukturat udhëheqëse politike. Në Rusi, gjithashtu më 1866, është formuar Sektori për mbrojtjen e sigurisë shtetërore dhe rregullimit – Orhana, organet e së cilës formohen në të gjitha qytetet e mëdha në një njëzet vitet e ardhshme, dh të cilat punojnë në punët e policisë politike. Në Londër, në vitin 1886 formohet Skotland-Yardi, i cili krahas punëve kundërzbuluese, kryern edhe ato të policisë ushtarake. Në atë kohë, në Turqi është formuar Policia e fshehtë politike. Në shekullin XX në të gjitha shtetet e zhvilluar u formuar ente të posaçme, si pjesë të aparatit shtetëror. Ato kryesisht angazhohen si polici politike ose ato punë i kryejnë entet të cilat janë kompetente edhe për shërbimin kundërzbulues. Veçanërisht, janë të shprehura autorizimet e policisë politike në shtetet fashiste dhe diktatoriale, në të cilat ato u bënë institucionet më të urryera dhe më të komprometuara të atyre regjimeve. Në ato shtete, policisë politike iu dhanë autorizime, përveç punëve ekzekutive edhe punët gjyqësore, dhe iu dhanë shumë autorizime në shkatërrimin e të gjitha formave të veprimit të kundërshtarëve politikë. Në këtë kuptim janë të njohur Gestapo në Gjermaninë naziste, Organi i syçelësisë kundër veprimtarisë së antifashistëve _OVRA në Italinë fashiste, Pida në Spanjën falangiste, Savaku gjatë kohës së mbretërisë në Iran, etj, por edhe Shërbimi i sigurisë shtetërore (OZNA, UDBA, sSDB) në RFS të Jugosllavisë ishte një polici politike e llojit të vet. Masat e policisë politike: paralajmërimi (policor) i hapur i kundërshtarit politik që të përmbahet nga aktiviteti, paralajmërimi anësor dhe ndikimi në kundërshtarin që të përmbahet nga veprimtaria minuese, paraqitja në polici, përcakton masat e kontrollit dhe presionit ndaj kundërshtarit politik me kërkesë për tu paraqitur çdo ditë apo kohë pas kohe i kufizon lëvizjen dhe detyrimin që nj person i caktuar të mos largohet nga vendbanimi, i ndalon udhëtimet jashtë shtetit dhe iu merr pasaportat, konfinon kundërshtarët politik dhe i dërgon për qëndrim në vende të përcaktuara

201

më parë i iu ndalon lëvizjen jashtë atij vendi, ose i dërgon nëpër llogore (masa të kufizimit tëlëvizjes pa vendim të gjyqit kompetent). POLITIZIMI: Dhënie e rëndësisë dhe karakteristikave politike ndonjë teme ose fenomeni, i cili burimisht nuk bie në politikë, p.sh. Ndarja e pjesëmarrësve në debatin për shoqatat sportive sipas përkatësisë partiake, e jo sipas shkaqeve shoqërore dhe profesionale. Politizimi gjithashtu, nënkupton edhe inkuadrimin e politikanëve në organizatat jopolitike dhe shoqëritë e ndryshëm të shoqërisë civile me qëllim që ti nënshtrohen kontrollit politik. Politizimi në kuptimin e cekur më lartë, është fenomen shteteve totalitare, autoritative dhe jodemokratike, por edhe në shoqëritë në tranzicion, dhe shoqërive tërësisht demokratike. FSHEHTËSIA AFARISTE: Shënimet të shpallura me ligj të shtetit, me ndonjë parim tjetër, me akt të përgjithshëm ose me vendim të organit kompetent, si dhe shënimet të cilat, si të tilla, nuk janë të përcaktuara, por zbulimi i të cilave mund të shkaktoj pasoja pasojë të rënda për ekonominë. Masat e nevojshme që të dhënat e fshehta si vlera të posaçme të ruhen, janë: përcaktimi i shkallës së fshehtësisë dhe regjimi i ruajtjes së shënimeve të fshehta si dhe mënyra e kontrollit që aplikohet për të shikuar se si bëhet ruajtja e tyre. Me rastin e dorëzimit në përdorim të shënimeve të fshehta, personat duhet njoftuar dhe shpjeguar rëndësinë e ruajtjes së fshehtësisë afariste dhe pasojat e zbulimit të tyre njerëzve të panjohur. "ARKA POSTARE”: Vend i paracaktuar në hapësirë të hapur ose të mbyllur, mes të informatorit dhe burimit të shënimeve (agjentit, informatorit, bashkëpunëtorit) i cili shërben për komunikim mes tyre – lënia e porosive.”Arka postare” duhet të jetë në vend të arritshëm lehtë, dhe në të njëjtën kohë të jetë i pavërejtshëm (druri ose ulësja në park, taraba, korridori i banesave, shporta për mbeturina, ndërtesë publike, përmendore, plehërishtë etj). Në praktikën informative “arka postare” shfrytëzohet si mënyrë e mbajtjes së lidhjes me burimin e informatave, i cili ndodhet në një vend shumë të ndjeshëm dhe shënimet e të cilit kanë rëndësi të madhe informative. Në qendrën informative ekziston edhe plani i shfrytëzimit të çdo “arke postare”. Është i përpunuar edhe sistemi i sinjalizimit në lidhje me shfrytëzimin e “arkës postare” me të cilin shfrytëzuesit njoftojnë – shënojnë: a është zbuluar “arka postare”, mos është në vëzhgim, a është e plotë ose e zbrazët. DOKUMENTI I KOMBEVE TË BASHKUARA (fragmente): Qëllimet e Kombeve të Bashkuara: 1. Ruajtja e paqes ndërkombëtare dhe sigurisë, dhe për këtë qëllim të ndërmerren masa kolektive për të parandaluar dhe

202

eliminuar kërcënimin e paqes, dhe për të shkatërruar aktet e agresionit ose prishjet tjera të paqes, dhe të arrihet me mjete paqësore dhe në pajtim me parimet e së drejtës në së drejtës ndërkombëtare, rregullimi dhe zgjidhja e problemeve ndërkombëtare, të cilat mund të bien deri tek prishja e paqe; 2. Zhvillimi i marrëdhënieve miqësore mes popujve, të bazuara në barazi dhe vetëpërcaktim dhe ndërmarrja e masave të përshtatshme për forcimin e paqes botërore; 3. Realizimi i bashkëpunimit ndërkombëtar duke zgjidhur problemet ndërkombëtare të natyrës ekonomike, sociale, kulturore ose humanitare dhe zhvillimi dhe inkurajimi i respektimi të drejtave të njeriut dhe lirive themelore për të gjithë, pa dallim race, gjinie, gjuhe dhe besimi; 4. Të shërbej si qendër për harmonizimin e këtyre qëllimeve. Definicioni i agresionit: (......) Çdo akt i shënuar më poshtë, pa marr parasysh shpalljen e luftës...., bën aktin e agresionit; a) invazioni ose sulmi me forca të armatosura të ndonjë shteti në territorin e shtetit tjetër, ose çdo okupim ushtarak, madje edhe e përkohshme, e cila rrjedh nga ky invazion ose sulm, ose çdo territor i bashkangjitur ose pjesëve të territorit të ndonjë shteti tjetër, të kryer me përdorimin e forcës; b) bombardimi nga ana e forcave të armatosura të ndonjë shteti, të territoreve të shtetit tjetër, ose shfrytëzimin nga forcat e armatosura të ndonjë shteti tjetër të territorit tëhuaj, ose përdorimi çfarëdo lloji armësh të ndonjë shteti kundër territoreve të shtetit tjetër; c) bllokada e porteve dhe brigjeve të ndonjë shteti nga ana e forcave të armatosura të shtetit tjetër; d) sulmi nga ana e forcave të armatosura të ndonjë shteti mbi forcat tokësore, detare ose ajrore ose mbi detarinë dhe banorëve civil të shtetit tjetër; e) përdorimi i forcave të armatosura të një shteti të cilat janë të stacionuara në territorin e një shteti tjetër me pëlqim të shtetit pranues, në kundërshtim me kushtet që janë të parapara me marrëveshje, ose çdo zgjatje e prezencë të tyre në atë territor pas skadimit të marrëveshjes; f) veprimi i ndonjë shteti, me të cilin i lejon, që territori i vet, të cilin e ka lënë në disponim të shtetit tjetër, të përdoret për kryerjen e aktit të agresionit kundër ndonjë shteti të tretë; g) dërgimi nga ana ose në emër të një shteti, të njësiteve të armatosura ose grupeve të armatosura ose mercenarëve, të cilët ndërmarrin kundër ndonjë shteti tjetër, bëjnë aso serizoitete që të barazohen me aktet e cekura më lartë, ose me përmbajtje mund të përfshihen me to (....). Asnjë shkak i çfarëdo natyre, politike, ekonomike, ushtarake ose ndonjë tjetër, nuk mund të arsyetojë agresionin. Lufta agresive është krim kundër paqes ndërkombëtare. SHTETI JURIDIK: Shteti i rregulluar demokratik dhe parlamentar, në të cilin pushteti zgjedhet në votimet shumë partiake. Për ndryshim nga shtete totalitare, diktaturave absolutiste, të majta apo të djathta ose despotate, në të cilat personi ose ndonjë grup shoqërore merr pushtetin

203

mbi personat dhe shoqërinë në tërësi, shteti juridik është pushteti i së drejtës. Kjo do të thotë, se është rregulluar në baza të ndarjes tripjesëshe të pushteteve ndërvarëse: ligjvënëse, ekzekutive dhe gjyqësore, në të cilën të gjithë njerëzit janë të barabartë para ligjit, në të cilën, jo vetëm në bazë kushtetutare, por edhe faktikisht, nga ana institucioneve të sistemit, janë të mbrojtura të drejtat njerëzore, qytetare, të pakicave dhe të tjera, si dhe të drejtave pë shprehjen e lirë. Ekzistimi i shtetit juridik, nënkupton edhe ekzistencën e sferës autonome të shoqërisë qytetare (civile), në të cilën qytetarët, pavarësisht nga shteti rregullojnë marëdhëniet e veta. PËRMBYSJA: Ndërrim i shpejtë shoqëror i shprehur në formë të revolucioneve, kundërrevolucioneve, grushtshteteve, puçeve, dhe kryengritjeve. Emërtohet përmbysje, edhe për shkak së vihet në lëvizje struktura globale ose elementet e veçanta të strukturës shoqërore, ndërrohet marrëdhëniet, sitetmi ezksitues, sistemi i vlerave, botëkuptimeve dhe sjelljeve njerëzore. PREZANTIMI I SHËNIMEVE INFORMATIVE: Veprimi me të cilin shënimet informative bëhen të kapshme për shfrytëzuesi, për t’ i përdorur ato si një element gjatë vlerësimit të gjendjes dhe marrjen e vendimeve politike. Bëhet me dërgimin e dokumenteve informative të cilat mund të jenë një nga një, të cilat kanë të bëjn me një ngjarje të caktuar në një kohë të caktuar, njoftime të mbledhura, përmbajnë shënime informative mbi hapësirën e dhënë ose burimin e rrezikimit, biltenin kohor, mund të jetë pasqyrë ditore, javore, pesëmbëdhjetëditore, gjysmëvjetore ose vjetore e njohurive të grumbulluara 0 kronologji faktike e ngjarjeve dhe raporti mbi gjendjen e sigurisë. Shënimet informative, janë të përdorshme nësë janë të sakta dhe të vërteta, të dhëna me kohë, dhe nëse burimet e tyre janë të ruajtura, për çka përkujdesen shfrytëzuesit dhe shërbimet informative. VËREJTJA VETËDIJES: Refuzim me vetëdije i shërbimit ushtarak, për shkaqe të mbajtjes së bindjeve të caktuara morale dhe fetare ose qëndrimeve të cilat janë në kundërshtim me mbajtjen e armës, aksioneve ushtarake, etj. Diskutimet mbi njohjen e kësaj të drejte, viteve të fundit bëhen në mes të respektimit të së drejtës për jetë, gjegjësisht botëkuptimit se vrasja, madje edhe kur buron nga nevoja për vetëmbrojtje, juridikisht nuk mund të arsyetohet dhe botëkuptimeve se obligim parësor i çdo qytetari është mbrojtja e vendit. Vërejtja vetëdijes nuk është futur në të drejtat e përgjithshme njerëzore.

204

PUNA E DETYRUAR: Çdo punë që kryhet me përdorim force, kërcënimi dhe dënimi, me të cilën lëndohet dinjiteti dhe kufizohet liria e njeriut, por edhe në lirinë e zgjedhjes së punësimit. Në dokumentet e KB, gjegjësisht studimit të posaçëm që i kushtohet këtij fenomeni, veçanërisht përmenden dy kategori të punës së detyruar: a) si mjet i detyrimit politik – “riedukimi ideologjik” ose “përmirësimi i sjelljes” dhe b) si mjet përfitimi të personave, çka rregullisht është e lidhur me diskriminim. PËRGJIMI: 1. Grumbullimi i shënimeve me përgjim të fshehtë të përmbajtjeve të cilat barten me mjetet e ndërlidhjes. Është i mundur përgjimi i lidhjeve me tela dhe pa tela. Shënimet e grumbulluara me përgjim të sistemit të ndërlidhjeve të armikut, dërgohen organeve të caktuara,komandave dhe shtabeve.. 2. Përgjimi i fshehtë i bisedave telefonike të personit të caktuar, si masë e jashtëzakonshme, është i lejuar kur këtë e detyrojnë shkaqet e mbrojtjes dhe sigurisë së shtetit. Për këtë, është e nevojshme leja paraprake e institucionit kompetent shtetëror (kjo është e rregulluar në forma të ndryshme në shtetet e veçanta) ose eprorët e organeve kompetente. VLERËSIMI I SITUATËS SË SIGURISË: Analiza e faktorëve të caktuar të cilët, veçmas ose së bashku, ndikojnë në shkallën e sigurisë në një mjedis të caktuar, kolektiv ose shoqëri, si dhe disponimi i qytetarëve dhe organizimi dhe gatishmëria e tyre që ti kundërvihen veprimtarive rrezikuese. Praktikisht, krahas kësaj, vëzhgohen bartësit e veprimtarive rrezikuese, forcat e tyre, ndikimi, qendrat e formuara, faktori negativ me elemente pozitive – forcat subjektive dhe aftësia e tyre që të kundërvihen. Gjatë shqyrtimit të situatës së sigurisë, vlerësohet gjendje të ndryshme latente ose konfliktuoze momentale, shembujt e tyre dhe zhvillimi i mundshëm. Në pjesën përmbyllëse të vlerësimit të situatës së sigurisë, është e nevojshme që të tregohet parashikimi i sjelljeve të ardhshme dhe aktivitetet e bartësve të veprimtarive rrezikuese dhe detyrat e tërë sistemit të sigurisë në kundërvënien ndaj veprimtarisë armiqësore, eliminimin e shkaqeve të cilat i shkojnë për shtati armikut dhe ngushtojnë hapësirën për veprimin e tij. Situata e sigurisë përcillet dhe vlerësohet, që të përcaktohet ndërmarrja e masave me të cilat, organet kompetente, do ti shkatërronin bartësit e veprimtarisë rrezikuese dhe ndikimin e tyre në disponimin e qytetarëve dhe realizimin e përkeqësimit të gjendjes së sigurisë. VLERËSIMI I GJENDJES OPERATIVE: Analiza e fakteve dhe shënimeve mbi armikun dhe format e shprehjes së veprimtarisë së tij, më të cilat disponon shërbimi i sigurisë, si dhe mbi renditjen e forcave dhe mjeteve vetanake dhe mundësitë e tyre. Bëhet në procesin e hulumtimeve

205

operative gjithmonë kur të sigurohen fakte të reja dhe shënime (relevante në kuptimin e njoftimeve) të cilët diktojnë rishikimin e gjendjes operative për shkaqe të ridrejtimit dhe angazhimit të shtuar të metodave dhe mjeteve, që në mënyrë efikase të realizohet qëllimi i përcaktuar operativ. Vlerësimet kërkojnë edhe pozicionet e rikrijuara operative instalimi më i mirë i atyre ekzistuese. Kjo qasje kontribuon në ngjalljen e dinamikës së hulumtimeve, përdorimit më ekonomik të mjeteve, sepse në mënyrë më precize drejtohen frcat e angazhuara. Në të kundërtën, humbet kohë e vlefshme, forcat angazhohen pa nevojë, ndërsa faktet she rrethanat, relevante për hulumtimin operativ, mbeten të paevidentuara dhe të pa dokumentura me kohë. FSHEHTËSIA PROFESINALE: Faktet, të cilat personat e profesioneve të caktuara i kanë të njohura gjatë kryerjes së profesionit të vet (avokat, punëtor shëndetësor, rrëfyes fetar) paraqesin fshehtësi profesionale dhe të mbrojtura me ligj. Me ligjet e përcaktuara është e mbrojtur ruajtja e fshehtësisë profesionale. Lirohet nga përgjegjësia ai i cili zbulon fshehtësinë në dobi ose për interes të personit tjetër i cili është më i rëndësishëm nga interesi i ruajtjes së fshehtësisë. Me ligj është përcaktuar që avokatai është detyruar të ruan si fshehtësi, ato shënime të cilat ia ka besuar pala; punëtorët shëndetësorë dhe punëtorët tjerë në organizatat shëndetësore janë të obliguar të ruajnë fshehtësinë profesionale. Nuk ishte e mundur të lirohesh vetëm në kushtet e parapara me ligj. Edhe rrëfyesi fetar është i obliguar të ruan fshehtësinë të cilën, besimtari ia ka shprehur gjatë rrëfimit. PROVOKACIONI: Provokacioni në kuptimin e përgjithshëm do të thotë provokim, “ngucje”, ndërsimi, sugjerim për të kryer ndonjë vepër kundërligjore, i cili nuk do të kruhej normalisht, ose jo në formën në të cilën janë kryer dhe në vendin ku janë shkaktuar. Provokacioni është formë e luftës së policisë në sistemet diktatoriale dhe reaksionare. Përbëhet nga:: 1) angazhimi i agjentëve provokatorë, detyra e të cilëve është që të paraqiten si bashkëmendimtarë, të futen në organizata të ndryshme dhe grupe dhe të ndërsejnë anëtarët e tyre për veprime politike ose terroriste, për të cilat i paraqesin në polici dhe i komprometojnë organizatat ose shkaktojnë përzënien e anëtarëve të tyre. 2) në masat e policisë të cilat provokojnë, provokojnë aksionin e përkohshëm, më së shpeshti revoltën ose ndonjë veprim tjetër politik, në çastin kur policia është në përparësi dhe kur mundet, që lëvizjen qysh në lindje ta shkatërroj më terror (p.sh. Provokimi i demonstratave të dhunshme, për shkak të cilave policia hap zjarr), 3) në vendosjen e materialit propagandistik organizatave ose personave, armëve ose dokumenteve të fabrikuara programore ose të tjera, të cilat nuk i takojnë këtyre, por të

206

cilat regjimi në fuqi i përdor për propagandë dhe luftimin e këtyre organizatave. 4) në organizimin e gjykimeve e elementeve të caktuar kriminal dhe terroristë, të cilët në gjyq “pranojnë” përkatësinë e tyre në organizatat të cilat dëshirohet të komprometohen edhe pse këto nuk kanë lidhje me këta persona, 5) në atentatet e kurdisura ndaj shtetarëve të shquar dhe perona politikë, të cilat shërbejnë si shkak për përndjekjen e kinse kryesve, në të vërtetë si shkak i shpifur për masat ndaj pjesëtarëve të organizatave të caktuara. Pas këtyre provokacioneve dhe masave, policia, në të shumtën e rasteve, arrin që lëvizjen për një kohë ta shkatërron (periudha e paraqitjes së reaksionit) dhe duke shfrytëzuar atmosferën e krijuar, të qëroj hesapet me personat udhëheqës dhe organizatat. Në marrëdhëniet ndërkombëtare, provokacioni është shkaktimi i incidenteve kufitare ose të tjera, të cilat, për propagandë, paraqiten si vepra të palës tjetër ose kruhen për shkaqe të ndryshme politike (për përkeqësimin e marrëdhënieve) she shpesh e ka qëllimin arritjen e një përshtypjeje tek vendet e treta dhe organizatat. Provokacioni në formën e atentateve në personat e njohur ose incidentet dhe provokimet ndaj përfaqësive diplomatike, ndonjëherë të shtetit të caktuar, e ndonjëherë kundër shtetit të caktuar, kundër organizatës politike ose nacionale, kryhen në territorin e vendit tjetër, dhe kundër përfaqësuesit të vendit të tretë, kështu që të shkaktohet konflikti. Për shkak të gjitha këtyre shkaqeve, shprehja provokacion, në mënyrë pezhorative kualifikon veprimin e atij që provokacionin e kryen, edhe zakonisht askush nuk e pranon se po bën provokacion, të provokon, dhe për këtë akuzon palën tjetër. Metoda e provokacionit është e kundërt me elementet e principeve demokratike të politikës së brendshme dhe të jashtme. Atë e përdorin, në politikën e brendshme, regjimet e skajshme rekacionare, dhe forcat e verbuara në mënyrë dogmatike si mjet i politikës së jashtme. Provokacioni ishte “mjet politik” i rregullt i fashizmit dhe regjimeve autokratike. PSEUDODIPLOMACIA: Aktiviteti i institucioneve joshtetërore jashtë, detyra e të cilave është të zhvillojnë marrëdhënie ekonomike, kulturore dhe te tjera. Institucionet e pseudo diplomacisë, më së shpeshti organizohen si: përfaqësi gazetareske, qendra informative, qendra kulturore, tregtare, turistike dhe përfaqësi tjera. Ato nuk kanë karakter diplomatik, por gëzojnë, në bazë të reciprocitetit, përparësi të posaçme për shkëmbimin e gjerë të infomacioneve dhe komunikime. Përfaqësuesit e këtyre institucioneve janë të obliguar t’ i përmbahen ligjeve të vendit – nikoqir dhe të veprojnë në pajtim me rregullat e së drejtë ndërkombëtare. Përfaqësia diplomatike, bashkon punën e të gjitha përfaqësive të shtetit të vet në shtetin mikpritës. Institucionet e pseudo diplomacisëi janë të nënshtruara. Ky raport hierarkik nuk duhet të kuptohet ngurrtësisht.

207

Misioni diplomatik gjendet në majë të shkallës, sepse ajo është qendra ku bëhet grumbullimi dhe ndërrimi i të gjitha informacioneve. Roli i tij është në drejtimin e interesimit dhe në koordinimin e punës së institucioneve të pseudo diplomacisë. Kualiteti i informatave të marra nga institucionet e ndryshme, është në nivelin shumë të lartë për shkak të specializimit të tyre të ngushtë në hulumtimin e fushave jetësore dhe punës së shtetit – nikoqir. Mbajtja e kontakteve ndërmjet përfaqësuesve diplomatik dhe institucioneve pseudo diplomatike të shteteve të treta, sipas rregullit, duhej që të zhvillohej nëpërmjet përfaqësive diplomatike të atyre shteteve, duke pasur parasysh, se kjo fushë nuk është e rregulluar në mënyrë të prerë me principet e së drejtës ndërkombëtare, sepse vjen deri tek takimet direkte ndërmjet misioneve diplomatike nga njëra anë, dhe misioneve pseudo diplomatike të vendeve të ndryshme, nga ana tjetër. Mbikëqyrja e institucioneve informative dhe përfaqësive pseudo diplomatikem bëhet nga ana e organeve të autorizuara të shtetit territorial. PSEUDONIMI: Emër i rrejshëm, ofiq, ose emër konspirativ të cilin e përdorin pjesëtarët e organizatave ilegale dhe grupeve, në komunikimin ndërmjet tyre. Pseudonimi shërben si masë e sigurisë, që të pamundësohet identifikimi i personave, gjatë zbulimit dhe ndërprerjes së veprimtarisë armiqësore nga ana e shërbimit të sigurimit. Me pseudonim shpesh shërbehen edhe shkrimtarët dhe veprat e tyre i botojnë me emër të huaj. LUFTA PSIKOLOGJIKE: Tërësi e masave të organizuara dhe veprimeve të cilat një shtet ose shumë sosh ndërmarrin ndaj popullatës së shtetit tjetër që të ndikohet në vetëdijen, mendimin, sjelljet, botëkuptimet she ndjenjat e njerëzve në luftë dhe në paqe, dhe me këtë të kontribuojnë, gjegjësisht lehtësojnë jetësimin e qëllimeve të veta politike, ushtarake e të tjera. Në thelb, kjo është shfrytëzim i planifikuar i propagandës, me të cilën dëshirohet të rrënohet stabiliteti i brendshëm dhe kohezioni e vendit ndaj të cilit ekzistojnë qëllime të caktuara. Krahas mjeteve informative-propagandistike, me luftën psikologjike nënkuptohet edhe njoftimet nga fushat e tjera të veprimtarisë: shkencës, teknikës, argëtimit, sportit etj. Lufta psikologjike jo rrallë ka shenja të ndërhyrjes së vrazhdë ne politikën e brendshme të vendeve tjera me anë të mashtrimeve, dezinformatave, spiunazhit, presioneve ekonomike, shkaktimin e demonstratave, etj. RADIKALIZMI: Rrënjësorja, mungesa e kompromist, themelësia dhe konsekuenca në shprehjen e një mendimi, veprimi, teorisë ose ideologjisë, gjegjësisht e vendosur në realizimin rrënjësor të një pozicioni politik deri në kufinjtë e fundit, deri tek rrënja e problemit. Në kuptimin

208

politik, fjala rdikalizëm, është e ngjashme me ekstremizmin. Por, për dallim nga ekstremizmi, i cili në realizimin e qëllimeve të veta, shërbehet më metoda dhune, kështu që kalon në terrorizëm, radikalizmi në princip, me veprimin e tij mbetet në kornizat e kushtetutës dhe ligjit. RACIZMI: Pikëpamje dhe sjellje e cila bazohet në tezën se gjinia njerëzore ndahet në grupe të cilat dallojnë gjenetikisht sipas inteligjencës, kreativitetit, qëndrueshmërisë etj, për këtë shkak nuk mund të kenë të njëjtat të drejta në shfrytëzimin e resurseve shoqërore dhe pasurive. Edhe pse rrënjët e racizmit, arrijnë thellë në të kaluarën, racizmi bashkëkohor lind në shekullin 19, kur mësimi i Darvinit mbi evolucionin e qenieve të gjalla, në mënyrë mekanike bartet në shpjegimin e raporteve shoqërore dhe mbështetet në rezultatet e hulumtimeve antropomorfike të popujve joperëndimor. Në këtë aspekt, A. De Gobineau shkruan mbi superioritetin e aristokracisë gjermane dhe të drejtëne saj natyrore që të sundoj mbi Francën, çka ishte fillim i racizmit shkencor. Çdo ideologji raciste përfshin referimin e disa vetive trupore, miteve mbi lidhjet e këtyre vetive dhe vijave të personit, dhe besimi mitologjik në “forcën e gjakut”. Shumë autorë, sidomos mes antropologëve, e cekin se racizmi nuk është fenomen universal njerëzor. Ekzistojnë kultura në të cilat nuk është i njohur kuptimi në të cilët sot paraqitet në Perëndim. Racizmi, në format e tija më të fuqishme paraqitet në Perëndim si mjet robërimi, kolonializmi dhe pabarazisë shoqërore. Racizmi evropian prodhoj antisemitizmin dhe aparteidin. Largimi i racizmit supozon veprim në dsa drejtime: rivlerësimi kritik i teorive biologjike të pabarazisë, ndryshimin e strukturave shoqërore të cilat inkurajonë paragjykimet racore, parandalimi dhe dënimi i paraqitjeve raciste, etj. Në këtë proces, rol të rëndësihëm kanë arsimi, edukimi, mediat, ligjet dhe gjyqet, por edhe programet politike, me të cilat eliminohen bazat strukturore dhe institucionale të pabarazisë dhe diskriminimit. URREJTJA RACORE: Në formën e vet origjinale, përcakton formën e skajshme të intolerancës ndërkombëtare, e cila në të shumtën e rasteve bazohet në bashkimin e racizmit dhe ndjenjave të rrezikimit, plotësohet nga paragjykimet dhe stereotipet, dhe nga jashtë shikohet si diskriminim. N kuptimin më të gjerë që takohet në dekadën e fundit, shprehja përdoret edhe për emërimin e urrejtjes etnike, kombëtare, e ndonjëherë edhe fetare. Me urrejtje racore shpjegohet antisemitizmi, por edhe antikatolicizmi, antiislamizmi, etj. DISKRIMINIMI RACOR: Sistem i masave dhe sjelljeve represive, me të cilat pengohet përzierja e pjesëtarëve të racave të ndryshme (në kuptimin

209

e banimit, martesave, shkollimit, përdorimin e transportit publik dhe lokaleve publike). Bazohet në racizëm i cili në dallime shikon arsyetimin për ndarjen hierarkike të racave. Diskriminimi racor, ndonjëherë është produkt i paragjykimeve negative. Por, ekzistojnë edhe forma tjera të diskriminimit të cilat shprehen në vlerësimin e ndryshëm të grupeve njerëzore në aspektin social (kushtet e jetesës) dhe izolimin e tyre në marrëdhëniet e tyre. Krahas, d.m.th. racore, baza kryesore e diskriminimit janë dallimet mes njerëzve si: klasore, kombëtare dhe fetare. RATIFIKIMI: Akt i vërtetimit të marrëveshjes ose kontratës, konventave ose ndonjë dokument tjetër ndërkombëtar në shkallën e së drejtës ndërkombëtar, nga ana e organit më të lartë ligjvënës (parlamentit) të një shteti, i cili paraprakisht e ka pranuar këtë dokument me nënshkrimin e kryetarit të vet. Më ratifikim shteti obligohet që do të instaloj në sistemin e vetë juridik, në periudhën e caktuar, dispozitat nga ky dokument, dhe ato do të jenë, për nga fuqia, mbi ligjet kombëtare. DOKTRINA E LUFTËS: Tërësi e qëndrimeve teorike, masave praktike dhe zgjidhje të një shteti të caktuar, shoqërie apo lëvizjeje politike mbi përgatitjen dhe zhvillimin e luftës. Doktrina ushtarake është nocion i ngushtë, rrjedh nga doktrina e luftës, dhe përfshin qëndrimet dhe masat për përgatitjen dhe zhvillimin e luftës, si përmbajtje e sajë kryesore. Më doktrinën luftarake përcaktohen qëllimet politike dhe ushtarake, mënyrat, dhe format e përgatitjeve dhe zhvillimit, vlerësohen agresorët potencialë dhe aleatët e mundshëm. Doktrina e luftës varet nga rregullimi shoqëror, politikës së brendshme dhe të jashtme, ideologjisë, shkallës së zhvillimit të faktorit njerëzor hde material-teknik, pozitës gjeostrategjike, traditës, marrëdhënieve ushtarake-politike, et. N raport me konceptin, i cili është ideja më e përgjithshme, doktrina e luftës është grumbull i qëndrimeve të përcaktuara, masave dhe zgjidhjeve, dhe paraqet përpunim të konceptit, dhe pjesërisht edhe normimin e tij, edhe pse për shkak të mundësisë së ndryshimit të kushteve, doktrina nuk guxon të reduktohet në normë dhe doktrinizëm.. ROBËRIT E LUFTËS: Robërit e luftës janë persona të cilët kanë rënë nën pushtetin e armikut dhe i takojnë njërës nga këto kategori: 1) pjesëtarët e forcave të armatosura dhe njësiteve ndihmëse të një pale në konflikt, të cilët hyjnë përbërje të forcave të armatosura; 2) pjesëtarët e milicive dhe njësiteve vullnetare, duke nënkuptuar këtu edhe pjesëtarët e lëvizjeve të organizuara të rezistencës (“partizanët”), të cilët i takojnë njërës palë në konflikte në qoftë se plotësojnë kushtet e përcaktuara; 3) pjesëtarët e trupave të rregullta forcave të armatosura, të cilët deklarojnë se i takojnë

210

një qeverie, të cilën nuk e pranuar fuqia nën pushtetin e së cilës gjenden; 4) personat të cilët përcjellin forcat e armatosura, edhe pse drejtpërdrejtë nuk hyjnë në përbërjen e tyre, siç janë anëtarët civil të ekuipazhit të aeroplanëve ushtarakë, reporterët e luftës, furnizuesit, anëtarët e njësiteve punuese ose shërbimeve, që kanë për detyrë të kujdesen për komoditetin e forcave ushtarake, në përcjelljen e të cilëve gjenden, deri sa këtë janë të detyruara që të ju lëshojnë letërnjoftimin; 5) anëtarët e ekuipazheve, duke nënkuptuar këtu edhe komandantët, pilotët dhe nxënësit e marinën tregtare dhe ekuipazhet e aviacionit civil, pala në konflikt, të cilët nuk gëzojnë trajtim më të volitshëm në bazë të dispozitave tjera të së drejtës ndërkombëtare; 6) popullata e territorit që nuk është okupuar, e cila nga shkaku i afrimit të armikut, vullnetarisht i rrokin armët që të bëjnë rezistencë sulmit armik, dhe e cila nuk kishte patus kohë që të organizohet si ushtri e rregullt, nëse ajo haptas mban armë dhe nëse respekton ligjet e luftës dhe shprehitë (neni 4 i Konventës së Gjenevës mbi trajtimin e robërve të luftës, nga 12 Gushti 1949). Gjithnjë, deri në fund të shekullit të mesëm, robërit e luftës kanë qenë të lënë në mëshirën dhe pamëshirën e atij i cili i ka robëruar. Në shekullin XX, fillon të forcohet rregulli se trajtimi i robërve të luftës duhet të jetë i ngjashëm me trajtimin e përgjithshëm të pjesëtarëve vetanakë (neni 4 deri 20 e rregullave të Hagës mbi luftën dhe gjyqin). Meqenëse përvoja nga Lufta e Parë Botërore ka tregua se Konventa e IV e Hagës është jo e plotë, në korrik të vitit 1929, erdhi deri tek Konferenca në Gjenevë, në të cilën morën pjesë 47 shtete. Në këtë konferencë, janë aprovuar konventat mbi trajtimin dhe procedurën ndaj të sëmurëve dhe të plagosurve si dhe sjelljen ndaj robërve të luftës. Kjo konventë, në mënyrë të detajuar, parasheh procedurën ndaj robërve të luftës, të cilët internohen në llogore të posaçme për robër dhe kanë një varg të drejtash të cilat është i detyruar ti respektoj fuqia e cila i manë në robëri. Posaçërisht i caktuar shteti neutral, e ashtuquajtura mbrojtësja, kujdeset për respektimin e këtyre të drejtave. Shkelja e Konventës së Gjenevës dhe lëndimi i robërve të luftës paraqet shkelje e Principit të Nyrnbergut dhe krim lufte. KRIMI I LUTËS: Vepër e dënueshme me të cilën shkelen dispozitat e se drejtës ndërkombëtare në konfliktin e armatosur ose në luftë. Pas luftës së dytë botërore krimet e luftës janë renditur në tri kategori: a) krim kundër paqes (planifikimi, përgatitja dhe nxitja e luftës agresive); b) krim lufte konvencional (shkelja e pranimit të ligjeve dhe zakoneve të luftës, duke përfshirë vrasjen e civilëve dhe të burgosurve gjatë operacioneve luftarake dhe shkatërrimi i qëllimshëm i objekteve civile dhe vendbanimeve, çka nuk mund të arsyetohet me nevojat strategjike-ushtarake) dhe c) krim kundër njerëzimit (vrasje masive, tortura,

211

depërtime, shndërrimin e civilëve dhe robërve të luftës në skllevër). Krimet e luftës përcaktohen, procedohen dhe dënohen sipas dispozitave të “Dokumeniti të tribunalit ushtarak në Nirnberg” nga viti 1945 dhe “Konventës mbi parandalimin e dënimit të krimit gjenocidale” nga viti 1948 dhe “konventës mbi mosaplikimin e kufizimeve statusore për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit” nga viti 1968, por edhe sipas “Principeve të bashkëpunimit ndërkombëtar për zbulimin, arrestimin, dorëzimin dhe dënimin e personave të akuzuar për krime lufte dhekrime kundër njerëzimit” nga viti 1973. Në këto dokumente, në mënyrë të prerë kërkohet bashkëpunim ndërkombëtar në zbulimin dhe arrestimin e kriminelëve të luftës, për ç’ arsye në fillimet viteve të tetëdhjeta të shekullit 20, u arrit zgjerimi i qasjes ndaj dokumenteve të cilat i posedon komisioni i KB për krime lufte dhe në vendet të cilat nuk janë natar të kësaj organizate. Ngritja e aktakuzës, procedimi dhe dënimi i krimeve të luftës është në kompetencën e tribunalit ndërkombëtar për krime lufte, organit të pavarur ndërkombëtar, të cilën e formon KB sipas nevojës. Tribunali i parë u aktivizua në vitin 1945 në Nyrnberg për gjykimin e udhëheqësve nazistë, ndërsa më 1946 i njëjti u themelua në Tokio. Në mesin e viteve të nëntëdhjeta të shekullit 20, në Hagë, filloj punën tribunali për procedimin e personave të akuzuar për krime luftë në hapësirën e ish-Jugosllavisë dhe Tuandës. GJENDJA E LUFTËS: 1. Gjendja e luftës është pozita e vendit, e cila me shpalljen e luftës ose pa të, hyri në raporte armiqësore më një shtet ose më shumë. Lind nga shpallja që e bën organi i autorizuar me kushtetutë ose për situatën e caktuar me akt të komandantit kompetent kur armiku depërton papritur në hapësirën e njësitit të vetë, në bazën e tij, kështjellën ose pozitën ushtarake. Gjatë gjendjes së luftës, e cila mund të përfshij territore të caktuara ose tërë shtetin, një numër funksionesh të pushtetit civil, kalon në organet ushtarake, të drejtat administrative të pushtetit ushtarak zgjerohen dukshëm, si dhe autoriteti i gjyqeve ushtarake, dhe tërë jeta paqësore i përshtatet gjendjes së luftës: ekonomia orientohet në nevoja ushtarake, bëhet mobilizimi, evakuim i popullatës dhe masa të tjera të ndryshme. . 2. Gjendja e luftës prodhon një numër të madh pasojash ndërkombëtare-juridike dhe të brendshme juridike. Sipas dispozitave të Konventës mbi fillin e armiqësive, e cila është aprovuar në Konferencën e Dytë të Hagës (1907) duhet të paraprin shpallja e luftës. Ajo është mundur të shprehet edhe në formën e ultimatumit, kur në rastin e mosplotësimit të ultimatumit do të duhej të vinte të shpallja e luftës (ultimatumi nuk konsiderohej shpallje automatike e luftës). Shtete ishin të obliguara që vendimin për fillimin e gjendjes së luftës, ti shpallin shteteve neutrale. Në praktikë, veçanërisht gjatë Luftës së Dytë Botërore, gjendja e luftës fillonte dhe armiqësitë fillonin pa shpalljen e luftës. Sot, gjithashtu është praktikë e

212

shteteve, sepse lufta nga aspekti ndërkombëtar-juridik është i ndaluar (Dokumenti i Kombeve të Bashkuara), kështu që ti ikin përgjegjësisë, nuk pranojnë se kanë filluar armiqësitë por përgjegjësinë dhe vet aktin e fillimit ia hedhin palës tjetër. Me fillimin e gjendjes së luftë vjen deri tek ndërprerja e marrëdhënieve diplomatike-konsulare, përfundon vlera e shumë marrëveshjeve dhe obligime ndërkombëtare-juridikes, dhe fillojnë të vlejnë të tjera (rregullat e së drejtës së luftës). Në raportet e brendshme të vendit e cila gjendet në gjendje lufte, gjithashtu paraqiten shumë ndryshime. Ligje të caktuara dhe dispozita të cilat kanë të bëjnë me liritë dhe të drejtat e qytetarëve, në parim suspendohen ose ngushtohen. Organet më të larta ekzekutive fitojnë autorizime për të aprovuar vendime ose urdhëresa të ndryshme të cilat kanë fuqinë ligjore. LUFTA TOTALE: Shprehja e cila u paraqit në shekullin 19 për luftën e cila rrezikon ekzistencën e një populli dhe në të cilin janë mobilizuara të gjitha mjetet e disponueshme njerëzore dhe materiale. Gjithashtu ka të bëj me të dy luftërat botërore. Lufta totale në kohën tonë do të nënkuptonte shkatërrimin global, për shkak të fuqisë së armës bërthamore, e cila sot ekziston në botë. SHKËMBIMI I SPIUNËVE: Në marrëdhëniet ndërkombëtare, përgjithësisht është e pranuar që të shkëmbehen spiunët në bazë të marrëveshjes gjentëlmene të përfaqësuesve të shteteve të interesuara. Iniciativa për shkëmbim fillon me anë të kanaleve diplomatike, avokatëve ose punëtorit të njohur publik. Pasi të vendoset kontakti, fillojnë takimet e fshehta të dy shteteve të interesuara, të cilët gjatë negociatave, arrijnë marrëveshjen. Gjatë negociatave vlerësohet rëndësia e spiunëve të caktuar, dhe në bazë të këtyre kritereve shkëmbehet një për tre ose katër spiunë nga pala tjetër. Më aktin e shkëmbimit, qeveritë e interesuara, pranojnë para opinionit ndërkombëtar veprimtarinë e vet të spiunazhit, por gjatë aprovimit të vendimit për shkëmbim, mbisundon tendenca për ndërtimin e raporteve pozitive ndërkombëtare, si dhe motivet humanitare sigurisë të interesave vetanake. RAJONALIZMI: Politika e cila përfaqëson nevojën e ndarjes së një tërësie të caktuar në më shumë ose më pak pjesë autonome ose rajone duke pranuar të veçantat dhe dallimet e tyre. Përfaqësimi i rajonalizmit në një shtet do të thotë të propagandosh politikën dhe/ose autonominë kulturore të krahinës, do të thotë të bësh decentralizimin, parësisht administrative, ligjvënëse dhe fiskale, gjegjësisht zhvillim të vetëqeverisjes brenda rajoneve të caktuara duke respektuar dhe kultivuar karakteristikat e tija kulturore, etnike, gjuhësore dhe të tjera, në pajtim me dëshirat e dhe nevojat e qytetarëve. Rajonalizmi ose qasja rajonale në

213

kontekstin ndërkombëtar dhe global shumë aspekte kanë karakter tjetër, dhe këtë sa ajo përcakton ndarjen e një kontinenti në rajone, gjegjësisht tërë botës në rajone, ndërsa rajonet në subrajone (ose nënrajone, sipas principit territorial, kulturor, fetar, politik dhe të tjerë). Nga ky kuptim rajonalizmi global, përfshinë ndërlidhjen e qarkullimit, tregtisë, komunikacionit, nganjëherë edhe ndërlidhje politike të shteteve në rajon, paraqitjen e tyre të përbashkët në institucionet ndërkombëtare dhe në të kundërtën – qasje unike e vendeve të veçanta ose institucioneve ndërkombëtare në rajonin e caktuar, çështje e rëndësisë së veçantë kombëtare, interesit dhe vlerës. REPRESIONI: Nënkupton presionin në sjelljen individuale në kuptimin psikologjik dhe psikanalitik, gjegjësisht, shtypje ose shkelje e një grupi shoqëror nga ana e tjetrës, në kuptimin sociologjik. Në kontekstin më të gjerë shoqëror, represioni paraqitet në formën etnike, kombëtare, klasore, gjinore dhe dominantëve tjera të shtypjes, të grupit sundues mbi atë të nënshtruar. Represioni mund të paraqitet edhe në gjerësi, në përmasa ndërkombëtare madje ndërcivilizuese, si për shembull neokolonializmi, pastaj sjellja e qendrës ndaj periferisë. SHËRBIMET INFORMATIVE TË DIKASTEREVE: Organizatat informative të një organi shtetëror – ministrisë. Ato punojnë për dikasterin të cilit i takojnë. Kanë lindur shumë më herët nga shërbimet informative qendrore dhe atëherë kishin një pjesë të rolit, të cilin e kanë në kohën e sotme, shërbimet informative qendrore. Në shtete e veçanta edhe sot disa prej shërbimeve të dikastereve kanë rol të njejtë. Pa marr parasysh ekzistencën e shërbimeve qendrore, dikasteret e caktuara kanë organizatën e vet informative: shërbimi informativ ushtarak, shërbimi informativ i Ministrisë së Punëve të Jashtme, e ashtuquajtura shërbimi informativ bërthamor, shërbimet informative ekonomike, etj. Në sistemet informative-siguruese të shteteve të veçanta mund të ekzistojnë e shërbimet informative të dikastereve të ministrisë së punë të brendshme, ministrisë së drejtësisë, ministrisë së financave etj. Shumë organizata politike, parti dhe lëvizje të ndryshme, pastaj organizata të emigrantëve e tjera, formojnë shërbimin e vet informativ dhe kundërzbulues (në qoftë se partia politike ose lëvizja është e konfrontuar direkt me sistemin kushtetutar në vend, shërbimi i saj informativ është i dedikuar për sigurimin e qëllimeve informative dhe kundërzbuluese të lëvizjes. VETËMBROJTJA: Në marrëdhëniet ndërkombëtare me vetëmbrojtje mendohet në politikën, masat dhe mekanizmat e vetëmbrojtjes së territorit, popullatës dhe të mirave materiale të një shteti ose të bashkësisë së shteteve (p.sh. NATO) i cili aktivizohet atëherë kur është i

214

rrezikuar sovraniteti i tij (ose i tyre nëse kemi të bëjmë me një bashkësi shtetesh të lidhura me një aleancë ushtarake) nga ana e një shteti tjetër ose bashkësisë së shteteve (kërcënimi me forcë ose sulm i armatosur). Sistemi i vetëmbrojtjes ndërlidh edhe armatën, (vetë)mbrojtjen dhe diplomacinë. Zhvillim i luftës mbrojtëse, veçanërisht pasi që diplomacia preventive të mos ketë sukses të zgjidh konfliktin me negociata, atëherë arsyetohet si e drejtë, por kjo nuk do të thotë se forcat mbrojtëse janë të liruara nga detyrimi që del nga marrëveshja ndërkombëtare mbi sjelljen në kushtet e luftës, siç është mbrojtja e jetës së civilëve, të robëruarve dhe/ose të plagosurve. SHTETI SATELIT: Shteti i pavarur kushtetutar-juridik e cila me të vërtetë është e varur nga shteti tjetër. Deri në fundin e viteve tetëdhjeta të shekullit 20, të gjitha vendet komuniste të Evropës Lindore dhe Qendrore (përveç RSFJ) ishin në pozitë satelitore ndaj BRSS, në kuptimin se nuk kishin mundësi të bien vendime të pavarura në lidhje me çështjet ekonomike, shoqërore, mbrojtëse, duke marr parasysh që zgjidhjen e këtyre problemeve ishte e nënshtruar ideologjisë së përbashkët të partive komuniste të cilat i mbikëqyrte Moska. Në këtë pozitë, gjatë kohës së luftës së ftohtë ishin disa vende të Amerikës Latine ndaj SHBA-ve. SECESIONIZMI: Shkëputja e pjesëve të territorit nga shteti me qëllim të themelimit të shtetit të pavarur ose bashkimit tjetrës (fqinje). SEGREGACIONI: Ndarjet e njerëzve sipas kritereve të cilët janë në kundërshtim pe parimet e të drejtave njerëzore dhe lirive. Ndarja e njerëzve sipas kritereve të kundërta të neneve për të drejtat dhe liritë e njeriut, nga të cilat është ndarja nga përkatësia racore, etnike ose kombëtare, në shkollë, në vend pune dhe vendet tjera publike më së shpeshti. Ekzistojnë dy forma themelore të segregacionit: a) segregacioni i vërtetë (de facto) dhe b) segregacioni juridik (de jure). Segregacioni i vërtetë është i pranishëm në marrëdhëniet e përditshme mes njerëzve dhe është shprehje e mosbesimit dhe mosdurimit të cilat zakonisht rrjedhin nga paragjykimet. Segregacioni juridik është i natyrës strukturore. Është e instaluar në sistemin kushtetutar, dhe e përforcuar me masa ndëshkuese, dhe e realizojnë institucionet shoqërore, duke përfshirë edhe shkollën. Segregacioni i vërtetë shpesh është plotësim i segregacionit juridik, por mund të ekziston edhe pa mbulesë ligjore-juridike, nën ndikimin e traditës dhe zakoneve. Spastrimi etkik dhe e ashtuquajtura shpërngulja Humane e popullit, gjithashtu janë forma të segregacionit.

215

SEPARATIZMI: Separatizmi është lëvizje shoqërore për ndarjen e një grupi të bashkësisë së gjerë, qoftë me qëllim të bashkimit me bashkësinë tjetër ose pavarësimit të plotë. Edhe pse separatizmi, si lëvizje shoqërore, gjithmonë shpreh një përbërje politike të caktuar, ai duhet të i ngjyrosur politikisht (p.sh. lëvizjet fetare të shizamtikët, etj). Më i rëndësishmi dhe sot formë tipike është separatizmi i cili paraqitet si lëvizje politike të një grupi të caktuar social (nacional, etnik, gjuhësor, etj) për të arritur një shkallë të caktuar të autonomisë ose ndarje të plotë nga shteti ekzistues. Në zhvillimin e deritashëm, separatizmi më së shpeshti u takua në shtetet shumë nacionale, dhe kjo si lëvizje e kombeve të veçanta ose pakicave kombëtare. Varësisht nga kushtet konkrete, janë zgjedhur formë dhe mjete për realizimin e qëllimit separatist. Në krye të këtyre lëvizjeve ishte, n kapitalizmin e hershëm, shumë shpesh borgjezia lokale. Identifikimi i të gjitha lëvizjeve për çlirim me separatizmin, pa marr parasysh motivet të cilat i inicojnë, është në kundërshtim me principin e të drejtës së popullit për vetëvendosje, e cila është e garantuar me marrëveshje ndërkombëtare. MEDIAT E LIRA: Liria e mediave (të shtypura, elektronike) nënkupton të drejtën për botim dhe emetim të mendimeve, qëndrimeve dhe pikëpamjeve të shprehura dukshëm. Më lirinë e mediave, nënkuptohet edhe drejta e njeriut që në të gjitha mjeteve të informimit ti shpreh mendimet, pikëpamjet dhe qëndrimet e veta. LUFTA SPECIALE: Tërësi e aksioneve, veprimeve dhe masave të organizuara dhe të koordinuara politike, ekonomike, psikologjike-propagandistike, informative-subversive, terroriste dhe shpesh ushtarake të cilat i ndërmerr një ose më shumë shtete, kundër një shteti tjetër (ose grup shtetesh), lëvizjeve nacional-çlirimtare dhe revolucionare, ose për të imponuar hegjemoninë, përzierja në marrëdhëniet ekzistuese politike, ekonomike dhe shoqërore, realizimi i qëllimeve të caktuara dhe interesave, minimin e sistemit të brendshëm të sistemit politik dhe ekonomik, shkaktimin e krizave dhe trazirave dhe cytjen për e mosdurimit fetar dhe të tjerë, dobësimin e stabilitetit të përgjithshëm dhe krijimin e kushteve për aksion të armatosur. Qëllimet strategjike të luftës speciale, si komponentë bazë e strategjisë së veprimit indirekt, janë, që disa qëllime dhe interesa të realizohen pa intervenim të armatosur, ose që të bëhen përgatitjet për agresion ose realizimin e lehtë të tij. Objekti i sulmit të luftës speciale janë vlerat themelore të shoqërisë, ideologjia, politika, ekonomia, kultura, arsimimi, forcat e armatosura dhe sistemi informativ. Në aspektin taktik, lufta speciale zhvillohet në proces. Është e mundur që të zhvillohet në tri faza. Faza e parë, kryhet me metoda dhe mjete suptile. Kryesisht angazhohet shërbimi informativ, i cili, me metoda të

216

fshehta dhe indirekte, zhvillon disa forma të luftës speciale. Nga ana kohore, kjo mund të zgjasë shumë vite. Në fazën e dytë, krahas shërbimit informativ, angazhohen edhe organet dhe institucionet tjera të shtetit-agresor. Në fazën e tretë, vjen eskalimin taktik i formës së luftës speciale. Paraqiten me aktivitetin e shumë organeve shtetërore të agresorit, dhe qeverive të tyre. Në të vërtetë, lufta speciale nuk do të rrjedh gjithmonë sipas fazave të paraqitura. Janë të mundshme kalimet nga faza e parë në të tretën dhe atëherë do të vie në shprehje taktika nxehtë-ftohtë dhe ftohë-nxehtë. Shërbimi informativ, në fazat e veta të luftës speciale, përveç që realizon format e tij të veçanta, përcjell, me ndihmën e aktivitetit të saj efektet formave të caktuara të luftës speciale, dhe me anë të hulumtimeve informative hap hapësirë për aplikimin e formave tjera të veprimit. Forcat, në të cilat mbështeten shërbimet informative gjatë luftës speciale, gjenden në shtetin e sulmuar dhe jashtë. Forcat e brendshme armiqësore në shoqërinë e dhënë, janë forca kryesore, në të cilën agresori llogarit. Këto janë organizatat të cilat paraqesin kolonën e pestë të agresorit, grupet opozitare të cilat bëjnë rezervën e saj, si dhe personat tjerë, të pakënaqur, të pavendosur ose të tjerë të cilët në procesin e ndërrimet të marrëdhënieve në shoqërinë e rrezikuar, vendosen në shërbim të agresorit. Agjentura klasike në shtet, shërben për stimulimin, ndërlidhjen dhe drejtimin e armikut të brendshëm. Forcat jashtë shtetit me të cilat disponon shërbimi informativ i agresorit, janë njësitet për veprime speciale, personat, grupet dhe organizatat që rrjedhin nga shteti-viktimë si irredentiste, secesioniste dhe emigrante. Doktrina e çdo lufte, por edhe e luftës speciale, bazohet në disa faktorë të rëndësishëm, mes të cilëve janë forcat dhe shoqëria, format dhe metodat, hapësira dhe koha. Duke u nisur nga këta faktorë dhe njëkohësisht duke i lidhur me qëllimet, lufta speciale, kryesisht bazohet në parimet kryesore të ardhshme: E para, lufta speciale është e mundur të udhëhiqet vetëm me përdorimin e forcave të caktuam të cilat për nevojat e këso lufte, organizohen, furnizohen dhe përgatiten. Duke pasur parasysh se në luftën speciale, aplikohen shumë forma dhe metoda, gjithashtu edhe forca për këso lufte, në aspektin organizativ, financiar dhe kadrovik, nuk mund të jenë të unifikuara, në të gjitha kushtet. Organizimi i formës së forcave për zhvillimin e luftës speciale, pa marr parasysh sa janë të militarizuara disa pjesë të saj, parimisht i nënshtrohen standardeve ushtarake të zakonshme të organizimit. Fizionominë e tyre e përcakton, në rend të parë, rrethanat në të cilat duhet të jenë të përdorura. E dyta, lufta speciale nënkupton, shumëllojshmëria, gjithë përfshirja dhe origjinaliteti në aksion, ofensiviteti, informimi maksimal mbi kundërshtarin, fshehtësia dhe siguria e veprimeve dhe detyrave, dhe aftësimi kulminante i forcave që kryejnë veprime speciale. E treta, lufta speciale, sipas hapësirës, zhvillohet në territoret kombëtare të shteteve tjera dhe globalisht në

217

hapësirat kontinentale, ndërsa në disa forma të veta, edhe në përmasa botërore. E katërta, lufta speciale, parimisht, zhvillohet në kohën kur nuk zhvillohet asnjë lloj i luftës. Ndaj sia vendeve, ai në disa forma të veta,mund të jetë shumë afatgjatë, veçanërisht kur ndërmerren aktivitete psikologjike-propagandistike. Gjatë kohës kur zhvillohet ndonjë lloj tjetër i luftës, e madhësisë lokale ose të kufizuar, aplikimi i formës së luftës speciale, gjithashtu vjen në shprehje, por atëherë ato nuk janë dominante, por kryhen si veprime ndihmëse. Shteti i rrezikuar, ndaj të cilit ndërmerren aktivitete të luftës speciale, vështirë ose me vonesë zbulon fillimin e aksioneve, mund të ekzistojnë edhe aso rastesh që, thelbi dhe përmbajtja e ndonjë aksioni vërehet në vigjilje të tyre ose pasi që ato të kryhen. POLITIKA E JASHTME: Me politikë të jashtme nënkuptohet veprimi i shtetit në fushën ndërkombëtare, me marrëdhëniet e tij me shtetet tjera, gjegjësisht me organizata ndërkombëtare. Ajo në themel, është e pandashme nga politika e brendshme, dhe paraqet pasqyrim të strukturës politike, ekonomike dhen përgjithësi shoqërore, në shtetit të veçantë. Por, ajo është edhe pasqyrim i kushteve të përgjithshme në të cilat ekziston dhe zhvillohet bashkësia ndërkombëtare dhe i përgjigjet strukturës së kësaj bashkësie. Shpesh, në vend të shprehjes “politika e jashtme” përdoret shprehja “politika ndërkombëtare”, me të cilën sërish mendohet në veprimtarinë ndërkombëtare të shteteve, kështu që ndërmjet ty shprehjeve, parimisht nuk behët dallim, edhe pse shprehja eparë më shumë i përgjigjet politikës së një shteti ndaj botës së jashtme. Për shkak të rëndësisë që ka për shtetin, zhvillimi i politikës së jashtme është në kompetencë të organeve supreme, parimisht vendimet themelore i takojnë parlamentit. Funksionet e përfaqësimit të shtetit, janë të përqendruara në duart e shefit të shtetit, ndërsa udhëheqja operative e politikës së jashtme, i është besuar organeve supreme ekzekutive (qeverive) të cilat veprojnë me anë të organeve të posaçme, detyra e të cilëve është të mbajnë marrëdhënie diplomatike me shtetet tjera dhe realizimin e aksioneve politike ndërkombëtare. Ky, është i ashtuquajturi modeli demokratik. Nuk ekziston uniformizmi në emërtimet e organeve, të obliguara për zhvillimin e politikës së jashtme, edhe pse ata në shumicën e vendeve quhen ministri të punëve të brendshme ose sekretariate të punëve të jashtme. Vetë ndarja e autorizimeve ndërmjet këtyre organeve dhe organeve tjera shtetërore udhëheqëse, është e ndryshme, dhe varet nga sistemi kushtetutar, i cili sundon ne vendet e veçanta. Në parim, veprimi i shteteve në planin ndërkombëtar është i centralizuar, në kohën e fundit vërehet tendenca e besimit të lënies së mbajtjes të lidhjeve ndërkombëtare, në sektorë të ndryshëm, dikastere ministrore dhe agjencive tjera qendrore (nga fusha e punës,

218

shëndetësisë, energjisë bërthamore etj). Kontrollin themelor mbi politikën e jashtme, në tërësi e bëjnë organet përfaqësuese supreme në kuadër të të cilit ekzistojnë, parimisht këshillat special për problemet e politikës së jashtme. I HUAJI: Sipas standardeve kombëtare dhe ndërkombëtare, banori i një shteti, i cili nuk është i lindur aty dhe i cili nuk ka fituar statusin e shtetasit, të trashëguar ose me natyralizim. Edhe pse deri më sit, në nivelin ndërkombëtar, nuk është arritur pajtimi mbi përmbajtjen dhe vëllimin e të drejtave të të huajve, është arritur marrëveshja për minimumin e të drejtave, të cilat shteti, si palë e e kontratave ndërkombëtare është i detyruar ti respektoj. Përveç në rastet e diskriminimit, trajtimit jonjerëzor she rrezikut jetësor, “Pakti ndërkombëtar mbi të drejtat qytetare dhe politike”, i lejon shtetit vendimin mbi hyrjen ose mbetjen e të huajit në territorin e saj. Por, kur një i huaj, hyn legalisht në ndonjë shtet, atij i takojnë të gjitha të drejtat e përcaktuara. Me pakt nënkuptohen, të drejtat siç janë: e drejta për jetë, siguri dhe dinjitet personal, e drejta për lëvizje të lirë dhe dalje nga shteti, e drejta në liri nga tortura dhe sjellje tjera mizore, e drejta për pacenueshmërinë e pronës, e drejta për gjykim të drejtë dhe trajtim efektiv gjyqësor, e drejta për lirinë e mendimit, shprehjes, fesë dhe besimit, bashkimit, etj. “Deklarata mbi të drejtat njerëzore të personave të cilët nuk janë shtetas në vendin ku jetojnë” eshët aprovuar më 1985 në Kuvendin e përgjithshëm të KB, dokumenti i cili vazhdimisht trajton të drejtat e përgjithshme të të huajve. STRATEGJIA: Edhe pse mund të aplikohet në çdo plan i cili përmban qëllime të qarta dhe metoda të veprimit, shprehja, zakonisht mund të përdoret për të përcaktuar drejtimin e zhvillimit të shoqërisë në tërësi (ndërkombëtare, kombëtare ose strategji lokale të zhvillimit) pse ndonjë pjese të tyre (ndërkombëtare, kombëtare ose strategji lokale e zhvillimit të kulturës, ekonomisë, shkollimit, mbrojtjes sociale, mbrojta e ambientit) N pajtim me këtë, flitet për makrosistemet dhe mikrosistemet ndërkombëtare të bashkësisë lokale, organizatës ose institucionit, grupit shoqëror etj. Çdo strategji e definuar qartë, përfshin: a) analizën e gjendjes ekzistuese, b) qëllimet e përcaktuara qartë, c) përmbajtjet, metodat dhe veprimet në realizimin e qëllimeve të përcaktuara, d) kryesit e dhe bartësit e përgjegjësisë, e) afatet, f) bartësit dhe instrumentet e vlerësimit të rezultatit, g) shpenzimet dhe resurset ekzistuese, dhe h) vështirësitë e mundshme dhe mënyrat për tejkalimin e tyre. Strategjia mund të përmban edhe qëllime afatshkurta dhe afatgjate, të jetë më pak ose më shumë e përpunuar, ose të ketë më shumë ose më pak kryes. Rëndësi të veçantë kanë makrostrategjitë e zhvillimit të përgjithshëm

219

shoqëror, të cilat i aprovojnë qeveritë në bashkëpunim me ekspertët dhe organizatat joqeveritare, dhe të cilat aplikohen, pas diskutimit të gjerë publik, në të cilin marrin pjesë të gjithë qytetarët e interesuar. Aspak më të vlefshme nuk janë strategjitë e zhvillimit, me të cilat kandidati për kryetar dhe partitë kryesore politike paraqiten në zgjedhje, duke patur parasysh se kualiteti i propozimeve të tyre ndikon në përcaktimin e qytetarëve. Në teorinë ushtarake, me strategji mendohet në disciplinën e veçantë, e cila merret me zhvillimin e operacioneve ushtarake në sulm dhe mbrojtje, duke kyqur edhe forcat civile të mbrijtjes, dhe mbrojtjen e qytetarëve në territorin e rrezikuar nga lufta. SUBVERSIONI: Me subversion nënkuptohet aktiviteti i drejtpërdrejt ose jo i drejtpërdrejtë, i organizuar nga jashtë, dhe i drejtuar kundër regjimit ekzistues, rregullimit juridik, politik ose shoqëror të një shteti ose regjimit sistemit të brendshëm dhe punës së një organizate. Në aspektin politik, si mjet i luftës politike, subversioni është çdo aktivitet i këtij lloji, i cili në kushtet e paqes kundër një shteti ose një organizate, ndërmerr shteti tjetër, organizata politike ose grupi i organizuar, që të shkaktoj përmbysje, ndërrim në pushtet ose në pozita udhëheqëse dhe që në pushtet dhe vendet udhëheqëse të sjell forcat të cilat i konvenojnë atij, dhe pranojnë ideologjinë e tij. Në këtë kuptim, termi subversion, për herë të parë është përdorur në preambulën e Aleancë, e përfunduar më 20 Nëntor 1815, në mes të Austrisë, Britanisë së Madhe, Prusisë dhe Rusisë. Në tekst të preambulës së cekur, : çdo tentim i sjelljes së Napoleon Bonapartit në pushtet, është shënuar si akt “subverti”, gjegjësisht si aksion për përmbysje, gjegjësisht kundër regjimeve ekzistuese dhe rregullimit shoqëror-politik të shteteve të Alenacës. Format e subversionit dhe aktiviteteve subversive mund të jenë të shumëllojshme, duke filluar nga shpërndarja e materialeve propagandistike dhe dezinformatave për shkaktimin e turbullirave deri tek futja në vend e armëve dhe materialit ushtarak për aksione subversive të grupeve terroriste. Në shoqëritë totalitare, veprimtaria subversive paraqet formë të shpeshtë të veprimit revolucionar, me të cilin personat dhe grupet mundohen të dobësojnë ose rrëzojnë regjimin e vendosur. Në shoqëritë demokratike, subversion konsiderohet edhe dhuna me të cilën shkaktohet dëm në rendin publik dhe paqen. VEPRIMET SUBVERSIVE: Aktivitet i planifikuar dhe i organizuar i shtetit, lëvizjes ose grupit-organizatës, në paqe dhe luftë, e cila kryhet fshehtas, drejtpërdrejtë, ose indirekt, për të rrezikuar shtetet e caktuara ose lëvizjet dhe rrëzimin ose shfarosjen. Formë e luftës speciale. Format: spiunazhi, kabotazhi, diversioni, shkaktimi i situatës së krizës, terrorizmi dhe futja e grupeve të armatosura, paraqesin forma më të rënda të

220

rrezikimit të shtetit gjegjës ose lëvizjes. Rrezikshmëria shoqërore e tyre, qëndron në atë, se objekte të sulmit janë jetërat e njerëzve, të mirat materiale, etj. Çdo formë e veprimit subversiv, përmban edhe elemente të efekteve psikologjike dhe anasjelltas. Raporti në mes të veprimeve psikologjike dhe subversive,mund të shprehen si kalim nga fjalët në vepra. Aktivitete psikologjike kanë për qëllim të krijojnë kushte të favorshme për nisjen e veprimeve subversive dhe të shumëzojnë efektet e tyre. I planifikon, organizon dhe drejtpërdrejtë i realizon shërbimi i nformativ me metodologjinë e vetë, mjetet dhe forcat. VEPRIMTARIA SUBVERSIVE: Shërbimet informative në punën e vet veprojnë në mënyrë subversive ndaj shteteve tjera. Duke marr parasysh atë, se, subversioni në thelb, kontribuon ndërrimin e gjendjes ekzistuese në një vend të caktuar, asaj i kushtohet kujdes i madh. Me anë të veprimtarisë subversive, shërbimet informative tentojnë të: krijojnë dhe sigurojnë pozita politike dhe të tjera, në strukturat shtetërore, shoqërore-politike dhe të tjera të vendeve ndaj të cilave zhvillohet subversioni, duke u munduar që me këtë mënyrë të ndikohet në rrethanat politike dhe të tjera në ato shtete; organizojnë dhe orientojnë politikën dhe emigracionin e vendeve tjera në një veprimtari në pajtim me qëllimet politike të qeverive të veta, organizojë dhe kryejnë diversione te shumëllojshme dhe kabotazhe, të përllogaritura për të futur shqetësime dhe pasiguri në vendet tjera, dhe në dobësimin e potencialeve mbrojtëse dhe të tjera. Të palës tjetër, gjegjësisht shteteve tjera. KONFLIKTI I CIVILIZIMEVE: Paradigma teorike e zhvillimit global shoqëror dhe politik, të cilën e zhvilloi në vitet e njëzeta të shekullit 20 teoricieni amerikan Samuel P. Hungtington. Rënia historike e komunizmit, me të cilën përfundoi i ashtuquajtura Lufta e Ftohtë, sipas Haungtintonit, nuk do të sjell fundin e historisë. Konflikti i ideologjive, që është mbizotërues në shekullin njëzet. Nuk është as i pari as i fundit konflikt në histori. Ai nisi me Revolucionin e Tetorit rus, në vitin 1917, dhe përfundoj me rënie e “perdes së hekurt”, gjegjësisht me shpartallimin e komunizmit. Ndeshjes së ideologjive, gjegjësisht Sistemeve botërore të pikëpamjeve rregulluese, i paraprin përleshjet ndërnacionale, si konflikte kryesore globale në shekullin 19, dhe pas tyre luftërat në mes të mbretërve, perandorëve, carëve dhe bujarëve feudalë. Burimet e konflikteve në shekullin 21. sipas Haungtintonit, nuk do të jenë ideologjike, as ekonomike, por parësisht të natyrës kulturore, gjegjësisht Konflikte ndërmjet popujve dhe grupeve të cilat i takojnë civilizimeve tjera. Civilizimin, Haungtintoni e përcakton si entitet shumë të gjerë kulturor, në të cilin personi mond të bazon identitetin e vet. Dallimet fundamentale ndërmjet civilizimeve, të cilat rrjedhin nga historia e

221

gjuhës, kulturës dhe çak është më e rëndsihme nga – feja. Ngritja e kulturës, nivelit arsimor dhe teknologjik të pjesëtarëve të civilizimeve jashtë evropiane, forcon vetëdijen e tyre civilizuese, për këtë shkak ata i kundërvihen dominimit të Perëndimit. Rivalin më të fortë të Perëndimit në planin teknologjik, Haungtintoni e shef civilizimin e Lindjes së Largët (Japonia, Kina) ndërsa në planin politik në civilizimin islamik. Teoria e ndeshjes së civilizimeve has në kritika të fuqishme, parësisht të përfaqësuesve të globalizmit dhe multikulturalizmit, të cilët Haungtintonit e akuzojnë për propagimin e hegjemonisë properëndimore. Autorët të cilët pranojnë tezat e tij, deklarojnë ndryshe, gjegjësisht se ai, është kritiku i pakompromis i hegjemonizmit perëndimor dhe bartës i idesë rregullimi multikulturor të sistemit botëror, në principet e barazisë së të gjitha civilizimeve, të cilat në Këshillin e Sigurimit të KB, do të kishin nga një përfaqësues, dhe kështu do të krijoheshin premisat për evitimin e kalimit tëkonflikteve civilizuese në luftë globale të armatosur, gjegjësisht në Luftën e Tretë Botërore. BASHKËJETESA: Model i marrëdhënieve ndërmjet dy ose më shumë entiteteve të ndryshme etnike, kombëtare, racore, kulturore, ideologjike, dhe rregullimeve tjera shoqërore, të cilët jetojnë në një territor të njëjtë, i bazuar në principet e barazisë, tolerancës dhe respektimit të ndërsjellë. Në fillim në shekullit 20, është aprovuar, politika e detantit dhe koekzistencës paqësore të dy superfuqive ideologjike dhe blloqeve ushtarake-politike, që janë kundërvënë njëri-tjetrit, çka ka sjellë deri te ndalimi i luftës së ftohtë – konfliktit dominant në pjesën e dytë të shekullit të shekullit të kaluar. Sot, ideja e bashkëjetesës është pjesë e idesë multikulturalizmit, e cila përfaqëson koekzistencën e pjesëtarëve të gjitha kulturave në një shoqëri duke u bazuar në respektimin e ndërsjellë të të vlerave kulturore partikulariste. Teoria e Hungtingtonit mbi konfliktin e civilizimeve, gjithashtu përfaqëson parimin e bashkëjetesës e civilizimeve të ndryshme në nivelin global, i bazuar në principet e barazisë së përbashkët. SHOVINIZMI: Termi shovinizëm, ka prejardhjen nga emri ushtarak Shoven, përfaqësuesit të politikës okupuese të Napoelonit I, dhe cakton: 1) formë ekstreme të nacionalizmit, i cili karakterizohet me ekskluzivitetin nacional, 2) botëkuptime mbi superioritetin e kombit të vet ndaj kombeve tjera, 3) predikimi i izolimit kombëtar, urrejtjes dhe armiqësisë ndaj vendeve dhe popujve tjerë. Si ideologji dhe politikë, shovinizmi lindi në kushtet e kapitalizmit. Duke shfrytëzuar paragjykimet e trashëguara mbi vlerat e popujve të veçantë, duke keqpërdorur ndjenjat patriotike dhe duke ashpërsuar kundërthënie të caktuara në interesat ndërmjet popujve të ndryshëm, të cilat në themel janë rezultat i pozitës së tyre të ndryshme

222

në ndarjen botërore të punës – qarqet sunduese të vendeve të ndryshme kanë inkurajuar urrejtjen e popujve ndaj të tjerëve, duke përdorur këtë për arritjen e qëllimeve të veta. Shovinizmi paraqet, dukuri të komplikuar shoqërore. Bazën e tij ideore e përbëjnë konceptet raciste mbi racat “e larta”dhe “të ulëta” dhe superioritetin e disa popujve mbi të tjerët (Gobino, Gumplovic, H. St. Qembrlen i tjerë) ose pretendimi se një komb ka një mision më të lartë historik, merita më të mëdha dhe të drejta. Pas ardhjes së nazistëve në pushtet në Gjermani, në vitin 1933, shovinizmi i zhvillua veçanërisht, ndërsa gjatë Luftës ë Dytë Botëror, arriti përmasa monstruoze. Nazistët ripërtërinë konceptet e e vjetra raciste dhe mitet mbi racën ariane, parapërcaktimin e gjermanëve për misionin botëror të formimit të “rendit të ri botëror” etj, duke mbjellë urrejtje ndaj popujve tjerë, veçanërisht ndaj hebrenjve dhe sllavëve. Përcjellësit e shovinizmit janë revanshizmi, ngufatja e të drejtave të popujve të vegjël, pamundësimi i zhvillimit kulturor të pakicave kombëtare dhe diskriminimi i tyre politik dhe ekonomik. Tejkalimi i shovinizmit realizohet në bazë të ndërtimit të bashkësive të lira dhe të barabarta mbi principet demokratike, duke respektuar të drejtat e kombeve për vetëpërcaktim dhe pranimin e drejtave të plota pakicave kombëtare. Rol i madh, në tejkalimin e shovinizmit, i takon përhapjes së kulturës dhe arsimit, ideve të vëllazërimit (parulla e revolucionit francez: barazi, liri, vëllazëri) dhe solidaritetit, etj. SPIUNAZHI: 1. Shprehja burimore e spiunazhit kishte në kuptim më të ngushtë se sa që ka zot, sepse mjetet dhe mënyrat e arritjes deri tek shënimet e besueshme ishin më të ngushta, më të vogla. Spiunazhi ësh reduktuar në përcjelljen agjenturore, denoncim. Zhvillimi i gjithmbarshëm i shoqërisë, veçanërisht shkencës dhe teknikës, i rriti edhe mundësitë (zhvilloi mjetet dhe metodat) e arritjes deri tek shënimet e besueshme të kundërshtarit, me çka edhe e zgjeroi kuptimin e spiunazhit. Spiunazhi, sot ka kuptimin – politik, i cili është më i gjerë, dhe juridik i cili është më i ngushtë. Në kuptimin politik, me spiunazh emërtohet çdo veprimtari me të cilën dëshirohet të arrihet deri tek shënimet dhe faktet, të cilat dikush i fsheh (personi, institucioni, organizata, shteti, etj). Gjatë kësaj, nuk është e rëndësishme së në çfarë mënyre dhe me cilat mjete bëhet kjo. Në kuptimin penal-juridik, spiunazhin e bën vetëm veprimtaria e cila në të drejtën ndërkombëtare dhe vendore (legjislaturës së vendeve të ndryshme) është e ndaluar. Gjegjësisht e përcaktuar si vepër penale e spiunazhit. Spiunazhi nuk mund të identifikohet me veprimtarinë informative. Spiunazhi është më i ngushtë së veprimtaria informative, është vetëm pjesë dhe formë të kësaj të dytës, gjegjësisht spiunazhi është ajo formë e shërbimit informativ, e cila në të drejtën ndërkombëtare mundet, ndërsa sipas legjislacionit të brendshëm, disa

223

shtete e kualifikojnë si vepër penale të spiunazhit. Jashtë kësaj, ekzistojnë shumë veprimtari të shërbimit informativ, të cilat nuk ndalohen në formë të prerë, gjegjësisht nuk mund të përfshihet si vepër penale e spiunazhit.. 2. Legjislacioni penal, kryesisht i të gjitha vendeve, e rregullon si vepër penale të spiunazhit. Në disa vende, kuptimi i veprës penale të spiunazhit, rregullohet në aspektin e gjerë në disa, dhe të ngushtë në disa tjera. E drejta ndërkombëtare, kuptimin e spiunazhit e përcakton në kuptimin negativ, gjegjësisht, përcakton punët dhe kushtet në të cilat kryhen verimi informativ dhe nuk mund të inkriminohen si spiunazh, ndërsa inkriminimi i spiunazhit jashtë kësaj, i lihet legjislacionit të brendshëm të shteteve. Në disa shtete, si vepër penale e spiunazhit përcaktohet edhe shpallja dhe dorëzimi i shënimeve dhe dokumenteve të besueshme ushtarake, ekonomike ose zyrtare, shtetit tjetër, organizatës së huaj ose personit i cili i shërben këtyre. Këtu, është i rëndësishëm elementi i jashtëm, dhe nëse ai nuk ekziston, nuk as vepër penale të spiunazhit, por vetëm mund të behët fjalë për ndonjë vepër kriminale të zbulimit të fshehtësisë. Me shpalljen, nënkuptohet çdo veprim me të cilin subjekti i jashtëm njoftohet me shënimet e besueshme vendore, derisa dorëzimi, kupton dorëzimin e gjërave (dokumenteve-raporteve, planeve, elaborateve, etj) në të cilat janë të inkorporuar shënime të besueshme. Nuk është e rëndësishme, se a janë dorëzuar dokumente origjinale ose kopje, por fakti se shteti i jashtëm, me anët të tyre vjen deri tek shënimet e besueshme. Ligji penal ndalon edhe disa veprimtari të cilat paraqiten si punë përgatitore për spiunazh, si: sigurimi i shënimeve të besueshme ose dokumenteve me qëllim që ato të shpallen ose të dorëzohen jashtë, krijimin e rrjetit informativ për llogari të shtetit, ose inkuadrimi në këtë rrjet, grumbullimi i shënimeve për llogari të shërbimit të huaj informativ. Në jetën politike, me spiunazh emërtohet tentimi ose dukuria e zbulimit të aksioneve, vendimeve ose fakteve tjera të një organizate, të cilat ajo nuk dëshiron ti bëj të njohura dhe ky qëndrim i është i njohur për të gjithë ata, të cilët nga motive të ndryshme, të kundërta me interesat e kësaj organizate ose grupi, dëshirojnë që ti marrin ato – pa marr parasysh se a do të publikohen. Në spiunazh, ka gjithmonë elemente armiqësore, të tradhtisë dhe amoraliteti. Spiunazh, është sigurimi, shpallja dhe dorëzimi i shënimeve dhe dokumenteve të besueshme ushtarake, politike, shkencore, zyrtare dhe të tjera, shtetit të huaj ose organizatës, gjegjësisht personit i cili iu shërben, si dhe formimin e rrjetit informativ i cili punon për shtetin e huaj, gjegjësisht organizatës, anëtarësimi në të, ose ndihmesa në punën e saj. Spiunimi, në të gjitha legjislacionet penale është vepër e inkriminuar, mirëpo kur është në pyetje lufta, e drejta ndërkombëtare e luftës, veprimtarinë e spiunazhit nuk e ndalon. “rregullorja e Hagës mbi ligjet dhe shprehitë e luftës në tokë” nga viti 1907, e sanksionon se “përdorimi i mjeteve të nevojshme për sigurimin e

224

njoftimeve mbi armikun dhe territorin konsiderohen të lejueshme....". Në këtë kuptim, si “spiunë në konsiderohen vëzhguesit, patrullat, komandosët, parashutistët, etj, të cilët në uniformë, depërtojnë në territorin e armikut, për të grumbulluar shënime, dhe të cilët, ato shënime do ti dërgojnë, direkt ose indirekt, komandës së vet ushtarake..., vëzhguesit nuk janë spiunë as atëherë kur shërbehen me rrjetin agjenturor, të krijuar në prapavinë e armikut....”.Mirëpo, rregullat e së drejtës ndërkombëtare të luftës, të cilat rregullojnë spiunazhin në luftë, kanë të bëjnë jo vetëm më spiunazh, të cilën e kryejnë shtetasit e armikut, personat ushtarak ose civil, dhe të cilët kanë ardhur në territorin e armikut për të grumbulluar shënime. E drejta ndërkombëtare e luftës, nuk rregullon spiunazhin të cilin e kryejnë shtetasit vetanak, madje këta persona nuk gëzojnë kurrfarë mbrojtje, gjegjësisht, dënohen sipas legjislacionit kombëtare penale. Edhe spiunët e armikut të kapur, mund të jenë të dënuar, por sipas dispozitave tjera ligjore (shërbimi në armatën armike, rrëzmi me dhunë i sistemit të vendosur etj). SHËNIMET E FSHEHTA: Shënimet e fshehta, paraqesin vlera të veçanta të shoqërisë konkrete. Për këtë janë të përcaktuara me ligj, vendim ose aktin normativ të organizatës punëtore apo ndonjë tjetër. Subjektet përgjegjëse për mbrojtjen e e tyre, ndërmarrin masat e nevojshme që armiku ose persona të panjohur të mos i marrin vesh. Këto kryesisht janë shënime të rëndësisë politike, ushtarake dhe ekonomike, dhe të rëndësishme për mbrojtjen, sigurinë dhe ekonomikë e vendit. Në praktikë, janë të pranishme dy mënyra të rregullimit të kësaj fushe. Sipas njërës, me ligj përcaktohet dhe citohen të gjitha shënimet të cilat paraqesin shënime të fshehta. Mënyrën e dytë e kanë pranuar ato shtete të cilat me ligj përcaktojnë kornizat, kriteret për përcaktimin se cilat shënime konsiderohen të fshehta, dhe me aktet tjera të organeve kompetente konkretisht përcaktohet se cilat shënime ashtu edhe konsiderohet. Varësisht nga lëmi i mbrojtjes, shënimet e fshehta janë të shënuara si: fshehtësi ushtarake, fshehtësi zyrtare dhe fshehtësi shtetërore. ZËRIMI I FSHEHTË: Metodë me të cilën fitohen shënime për nevojat e shërbimit informativ ose shërbimit të sigurimit. Në hapësirën e mbyllur ose të hapur, vendosen mjetet gjegjëse teknike me të cilat dëgjohet, regjistrohet dhe barten zëri, shushurimat dhe biseda. Si masë e jashtëzakonshme e lejuar, është aplikimi i zorimit të fshehtë, kur këtë e kërkojnë shkaqet e mbrojtjes dhe sigurisë së shtetit, por paraprakisht është e nevojshme leja nga organi kompetent.

225

PËRCJELLJA E FSHEHTË: Masë operative-taktike të cilën e ndërmarrin organet e ndjekjes të kryesve të veprave kriminale. Kjo masë përbëhet nga veprimi i përcjelljes së vazhdueshme të personit i cili përcillet, vërejtja dhe evidentimi i çdo fakti dhe rrethane nga aktiviteti i sjelljes së të përcjellurit dhe ndërmarrjen e veprimeve tjera operative, të cilat janë të urdhëruara me kërkesën për përcjellje. Ndërmerret për shkak të: zbulimit dhe vërtetimit të bashkëpunëtorëve të kryesit të veprës kriminale, kapjen e kryesit në momentin e kryerjes së veprës së caktuar kriminale; zbulimin e vendeve (strehimet dhe shtrofkat) që i shërbejnë për fshehjen e gjërave për kryerjen dhe kryesve të veprave; pamundësimi ose ndërprerja e kryerjes së veprës të caktuara kriminale;grumbullimi i dëshmive dhe dokumentimi i vendit dhe mënyrës së kryerjes, si dhe grumbullimin e shënimeve të ndryshme identifikuese dhe të tjera mbi kryesit e veprës, bashkëpunëtorëve dhe ndihmësve. Varësisht nga situata e dhënë, mund të kryhet në këmbë ose me mjete bartëse, dhe e kushtëzuar me qëllimin e përcjelljes së fshehtë konkrete. E kryejnë punëtorët e organeve të ndjekjes, por mundet edhe person i besueshëm. Të angazhuarit në përcjellje duhet të kenë mjete teknike: fotoaparat, TV –kamerë, dylbi, etj. SHKRIMI I FSHEHTË: Mjet për komunikim të fshehtë (mbajtje e lidhjes) ndërmjet informatorit dhe agjentit ose ndërmjet kriminelëve, për të zbuluar përmbajtjen e porosisë. Shkrimi i fshehtë e bën tekstin të pavërejtshëm. Është në përdorim qysh nga koha e komunikacionit postar. Në këtë mënyrë mbahen lidhjet ndërmjet informatorit dhe agjentit edhe në praktikën bashkëkohore informative. Që ti iket censurës së letrës, përdoret shkrimi i fshehtë, i krijuar me mjete vetanake ose në laboratorët kimikë. Në fillim, si shkrim i fshehtë përdoreshin thartira të ndryshme natyrale – lëngu i limonit, uji i sheqerosur, urina, lëngu i barishteve të ndryshme, etj. Mjetet e shkrimit të fshehtë janë përkryer për nevojat e shërbimit informativ dhe sot posedohet me shumë preparate të ndryshme kemike të përdorshme për shkrim të fshehtë. Në praktikën informative, si shkrim i fshehtë janë përdorim: Ngjyra e fshehtë e shkrimit, indigoja e fshehtë dhe lapsi i fshehtë. Ngjyra e fshehtë e shkrimit – bashkëdyzim kimik me të cilin shkruhet teksti i porosive të fshehta, kështu që në sipërfaqen e letrës lënë gjurmë të pavërejtshme. Pranuesi mund të zbuloj (të hap) tekstin e fshehtë duke përdorur reagensin kimik me një procedurë të caktuar. Indigoja e fshehtë – është mënyrë e ngjashme e përdorimit si indigoja e zyrës. Përdoret, ashtu që mbi indigon e fshehtë shkruhet me dorë ose me makinë shkrimi, por nuk lën gjurmë të shkueshme. Teksti i fshehtë bëhet i shikueshëm duke përdorur reagensin me procedurë të caktuar. Lapsi i fshehtë – substancë për shkrim që ka vetinë që gjatë shkrimit në

226

sipërfaqen e letrës nuk lë gjurmë të shkueshme. Pranuesi i porosisë së fshehtë, duke përdorur reagensë në menyrën e përcaktuar e bën tekstin e shikueshëm. PENGU: Person i cili jepet ose merret si garanci për realizimin e ndonjë marrëveshje, kontrate, premtimi ose shantazhi. Nga koha antike deri në fund të shekullit 18, pengmarrja ishte pjesë përbërëse e lidhjes së marrëveshjes ndërkombëtare, ndërsa për pengjet merren persona të rëndësishëm, fëmijë ose farefisi me i afërt i sundimtarit, përfaqësuesit e aristokracisë së lartë ose zyrtar të lartë shtetëror, me të cilët, përkundër parimit paprekshmërisë, sillet varësisht nga respektimi i marrëveshjes të palës e cila i përfaqëson ata. Që nga lufta frankopruse, pengjet filluan të merren me forcë, masovikisht, kuturu, mes qytetarëve të thjeshtë, veçanërisht, gra dhe pleq. Në Luftën e Dytë Botërore, ushtria gjermane përdor pengjet si “mur i gjallë” gjatë tërheqjes ose pushtimit të territorit ose, mbi kryen hakmarrje për shkak të disfatave të veta ushtarake, humbjeve në njerëz ose për kabotazh (çka ishte praktikë e agresorit edhe gjatë agresionit në BeH 1992-1995).Sot, përveç rrëmbimeve të personave të njohur ose të pasur dhe fëmijëve të tyre, të afërme e tj, është bërë një. Në kohën e re përveç pengmarrjes së njerëzve të njohur dhe të fuqishëm dhe të fëmijëve të tyre, marrja e pengjeve mes kalimtarëve të rastit, udhëtarëve etj, është bërë pjesë e rëndësishme e veprimtarisë së organizatave terroriste, të cilat në rrafshin ndërkombëtar dhe kombëtare merren me kriminalitet të organizuar, tregtinë me njerëz dhe narkotikë, kërcënim dhe pastrimin e parave etj. Me statutin e Gjyqit Ndërkombëtar ushtarak nga viti 1945, vrasja e pengjeve është shpallur krim lufte. Ndalesa e marrjes së pengjeve rrjedh nga dispozitat e “Deklaratës së përgjithshme mbi të drejtat e njeriut”, në të cilën, çdo personi i garantohet e drejta për jetë, liri dhe siguri personale, duke përfshirë edhe lirinë e lëvizjes dhe lirinë nga arrestimi arbitrar, torturimit dhe formave tjera të trajtimit jonjerëzor dhe nënçmues ose dënimeve, çka në mënyrë të prerë vërtetohet me “Konventën e katërt të Gjenevës mbi mbrojtjen e personave civilë gjatë luftës” nga viti 1949 dhe “Konventës ndërkombëtare kundër marrjes së pengjeve” të cilën e aprovoi OKB në vitin 1977. TEKNIKA “GËNJESHTRAT E MËDHA”: Emërtim për shumë veprime dhe metoda politike-propagandistike me të cilat ndonjë gënjeshtër e rëndësishme, dhe më vonë e plotësuar me gënjeshtra të reja, të cilat së bashku funksionojnë si sistem i përkrahjes së “gënjeshtrës së madhe”. Shprehja u paraqit për herë të parë në përshkrimet e propagandës fashiste, e cila e përdorte t’ i bënte të vërteta tezat mbi gjermanët si popull i zgjedhur, hebrenjve si racë inferiore dhe Hitlerit si udhëheqës, për

227

të cilin është e pamundur të aplikohen kriteret e zakonshme të mendimit moral. Veprimi më i shpeshtë, me të cilin publiku mundohej të bindej mbi vërtetësinë e gënjeshtrave, ishte përsëritja e pafundme e porosive të thjeshta, sloganeve, simboleve vizuale, etj, çka do të paraqitet ne variantin e përcaktuar edhe tek vendet komuniste, ndërsa në kohën e fundit në agresionin serbo-malazez në Republikën e e Kroacisë dhe në Bosnjë e Hecegovinë. Metodat e posaçme të cilat përdoren për pasimin e gënjeshtrave, janë pastrim i trurit, fjalimet demagogjike, përhapja e miteve, fjalori i urrejtjes, etj. TIRANIA: Formë e shëmtuar e sundimit. Edhe pse shpesh parazohet me despotizmin, tirania dallon shumë, para së gjithash nga kohëzgjatja, por për nga mënyra e uzurpimit të pushtetit, ndërsa despotizmi, me uzurpimin e pushtetit sovran. Në këtë kuptim Rusoi, tiraninë e mban për si uzurpim i pushtetit ligjvënës, ndërsa despotizmin –uzurpim të pushtetit sovran. Në shoqërinë bashkëkohore, tirania tani më nuk takohet si një formë e pushtetit, por shpesh përdoret si metaforë për mënyrën jodemokratike të sundimit dhe përgjithësisht për stilin autokratik të sjelljes. TORTURA: Mundim, sfilitje dhe mundime fizike e psikike, që të nxjerret pranimi i të akuzuarit. Është e njohur aplikimi mjeteve më të nduarnduarshme për mundime, dhe për këtë dedikim të punuara posaçërisht, siç është rrota për zgjatje, posaçërisht në sjelljet në inkuizicionin e shekullit të mesëm. Tortura ka qenë e rregulluar me ligj në procesin penal. Nga ligjet të cilat kufizonin aplikimin e torturës, mund të konstatohet se nuk ishte e paramenduar si mjet irracional i tërë, por si eksperiment jonjerëzor me fajtorin. Kusht për aplikimin e torturës ishte vërtetimi i indiceve, shpesh shuam të forta, kundër të akuzuarve ndërsa pranimi detyrohej të vërtetohej me mjete tjera. Si metodë, veçanërisht është aplikuar në shekullin e mesëm, kur sjellja humane në proces ishte e rezervuar vetëm për pjesëtarët e klasës sunduese të shoqërisë – për aristokratët dhe disa kategori joaristokratësh, të cilët ishin të përjashtuar nga aplikimi i torturës. Në aplikimin praktik, tortura megjithatë, u bë mjet irracional për nxjerrjen e fakteve, sepse thyheshin ligjet mbi kufizimin torturës. Tortura është anuluar në shumicën e vendeve. Përkundër kësaj, në shumë vende tortura edhe më tej përdoret. Shfrytëzohen mjete të posaçme dhe mënyra në hetuesi, veçanërisht ndaj pjesëtarëve e atyre lëvizjeve, të cilat janë vlerësuar si subversivë. Qysh nga 1789, Deklarata mbi të drejtat e njeriut dhe qytetarëve, proklamoj së “askush nuk guxon ti nënshtrohet mundimeve ose veprimeve denigruese, nënçmuese dhe jonjerëzore ose dënimeve”. Kjo, dhe çdo sjellje tjetër e egër dhe nënçmuese e ndalon edhe Deklarata e përgjithshme e KB nga 1948, dhe

228

të njëjtin mendim përsërit edhe Konventa evropiane për mbrojtjen e të drejtave njerëzore dhe lirive themelore nga vitit 1950. dhe Pakti ndërkombëtar mbi të drejtat qytetare dhe politike të cilët ndalojnë (1966) dhe nënshtrimi i ndonjë personi testeve medicinave ose shëndetësore pa pëlqimin e tyre”. Veçanërisht dënohet tortura, të cilën, përveç policisë, e bëjnë edhe ekspertë të ndryshëm, siç janë juristët, mjekët e të tjerë, të cilën vendosen në shërbim të regjimeve totalitare, për të kryer torturë. Në shumë vende anglo-saksone, është i njohur nocioni i ”shkallës së tretë” (anglisht «third degree») me të cilin shënohen shumë metoda të dhunës mbi personin e akuzuar, që të nxirret pranimi i tij, (ky nocion lindi në SHBA). Kuvendi i KB me rezolutën e vet nga 12.12 1997 vendosi të shpall 26 Qershorin si”ditën ndërkombëtare të KB në përkrahje të viktimave të torturës, me detyrë për eliminimin tërë – 1rrënjosjen e torturës dhe funksionimin efektiv të konventës kundër torturës dhe tretmanëve tjera johumane , të vrazhda dhe sjelljeve tjera të përçmimit ose dënimeve (neni 1) “tortura shënon mundimin shpirtëror dhe trupor që të nxirret nga ky person pranimi i fajit, të cilat hyjnë në fushën e torturës sipas definimit të torturës. Ndërsa definicioni i torturës sipas Konventës së KB kundër torturës dhe trajtimeve tjera të vrazhda, jonjerëzore dhe poshtëruese ose dënimit (neni 1) “tortura është çdo akt me të cilin një personi me qëllim i shkaktohet vuajtje shpirtërore ose fizike, që nga ky person të nxirret njoftime dhe pranime ose që ai person të dënohet për veprën që e ka kryer ai ose ndonjë person tjetër ose për kryerjen e së cilës është akuzuar, që ai person të frikësohet ose që mbi të bëhet presion, ose për shkak të ndonjë arsyeje tjetër të bazuar në çfarëdo forme të diskriminimit, nëse këtë dhembje ose vuajtje e shkakton personi zyrtar ose çfarëdo personi tjetër e cila vepron në cilësinë zyrtare ose përkrahet me kërkesë apo pranim.

TORTURA – DISA TEKNIKA TË PËRGJITHSHME TË MUNDIMIT: Këto teknika të policisë sekrete të shteteve të veçanta, përdoren gjatë formave më të vrazhda të hetimeve dhe represioneve. Informatat për këtë tekst janë marrë nga rezultatet e anketës të bëra me ish të burgosurit nga periudha e viteve shtatëdhjeta dhe fillimet e tetëdhjetave, por në disa vende edhe sot aplikohen dhe përdoren, ndërsa mënyrat e ndryshme, të përshkruara, të mundimeve të aplikuara në llogoret dhe vendet tjera të burgosjeve gjatë agresionit në Bosnje e Hercegovinë (1992-1995). Torturat anale: Instrumente të ndryshme vendosen në anus që të prodhohet dhembje intensive dhe ndjenja e poshtërimit tek viktima. Instrumente të cilat janë përdorur për këtë qëllim janë: shishja e thyer, gjilpëra e thyer, tubi i nxehtë metalik, shkopi. Në viktimën futet gypi

229

nëpër të cilin rrjedh uji me presion të lartë. Uji mund të jetë në shkallën e vlimit. Teknikat e rrahjes: Variacione (zhargonet e cituara i kanë përdorur munduesit dhe të munduarit): Duart dhe këmbët e të burgosurit janë të lidhura, pastaj copë e fortë druri ose gyp i gjatë prej metali vendoset më gjunjëve, kështu që i burgosuri nuk mund të kthehet as majtas as djathtas. Në këtë pozitë, në të cilën nuk mund të lëviz – rrahet. “The Jap Method” (“metoda japoneze”): Duart dhe këmbët e të burgosurit janë të lidhura dhe kunji është i vendosur ndërmjet nyejve. Rojet, në këtë pozitë e ngritin për huni, ose të dy skajet e hunit i vendosin në tavolinë kështu që i burgosuri varet ndërmjet tavolinave si skelet. Për efekt më të fortë, në hunj mund të shtohet rrotka dhe në drejtim të treguesve të orës, sinkronizohet rrahja; i burgosuri do të lëkundet si lavjerrës nga një mundues kah tjetri, së pari duke marr serinë e goditjeve me kondak, e më pastaj të rrihet fort me kamxhik, derisa goditjet të bëhen të sinkronizuara çmendurisht, sikur rrahjet e orës. “Palm Torture”: Gjithashtu e njohur edhe si el telephoni (telefon) ose golles de sampana (kumbimi); shuplakët e të burgosurit përdoren si çinele për goditje në veshët e viktimës. Goditjet fillojnë lehtë, e më vonë intensiteti dhe numri do të rritet. Në momentin më të keq, veshën goditet me aso fuqie që fillojnë të derdhin gjak. Shurdhimi është shumë shpesh pasojë e kësaj teknike të mundimit, si dhe humbja e balancit dhe tundje kronike e kokës, në qoftë se për shkak të tronditjeve të pësuara është dëmtuar kanali i veshit. “The San Juanico Bridge”: Viktimës i urdhërohet që të shtrihet në pozicionin më të çuditshëm – me këmbë në një shtrat ndërsa me kokë në shtratin tjetër, kështu që trupi i varet ndërmjet shtretërve në ajër. Pastaj, sa herë ti ndodh që trupi ti bie ose të lakohet, dënohet shumë rëndë, me shpulla dhe me goditje këmbësh. Në Filipine, për shembull, këtë teknikë e ka inspiruar ura, të cilën e ka ndërtuar junta, dhe e cila lidh ishujt Samar dhe Leyte. “Čajanka”: Grupi i rojeve hyn në çeli dhe rrah të burgosurit duke përdorur grushtet dhe shkopinjtë. Në versionin tjetër të kësaj teknike, të burgosurit vëzhgohen dhe janë të urdhëruar të qëndrojnë në këmbë në këmbë, kryesisht në qelitë e tyre, ndonjëherë në një këmbë. Në këtë pozitë i burgosuri rrahet. Tortura me cigare: Cigarja e ndezur i vendoset në ndonjë pjesë të trupit të viktimës – duar, gjoksit, fytyrës etj. Varjacionet: Me shkrepës cigaresh (ose me flakë gazi) preken pjesë të ndryshme të trupit, veçanërisht këmbëve (eventualisht i vihet zjarri).Flaka e shkrepëses përdoret që të digjen gjenitalet dhe leshin rreth tyre. Torturat e ftohta: Viktimat janë të vendosura në dhoma shumë të ftohta, të cilat të burgosurit nga ,barë bota i kanë përshkruar si (çeli të ftohta”, “dhoma të ftohta” “dhoma të freskuara”, “çelitë frigorifer” etj. Disa të burgosur përmendin, se për ftohjen e dhomave janë përdorur pajisjet ftohëse. Variacionet: Shumë lehtë të veshur, të burgosurin e merr në pyetje, në një dhomë shumë të

230

ftohtë. I burgosuri pa veshje, në temperaturë nën zero, është detyruar të ulet në blloqet e akullit. Të burgosurin lakuriq e lagin me ujë në temperaturë nën zero. Burgu: Përveç të pamohueshmeve – mbyllja në qelinë shumë të ngushtë dhe të stërmbushur – të burgosurit e përshkruajnë se kanë qenë të detyruar të hyjnë në dhoma të vogla ekstremist, të përdorura posaçërisht për tortura, ose që të kacavaren nëpër qeli sikur kutiza, të cilat janë aq, sa aty mundesh vetëm të ulesh në to. Variacione: Përdoren “kabinat speciale”, të cilat janë më të vogla se kabinat e telefonit – mezi e lartë sa të ulet një i burgosur. I burgosuri lihet pa kurrfarë ushqimi, ndonjëherë nga disa ditë. Të burgosurit tregojnë se kutizat nuk janë të mjaftueshme që në to të qëndrohet në këmbë ose që të kryhet ndonjë lëvizje. Në klimat tropikale, kabinat janë të groposura deri në gjysmë në tokë, kështu që nxehtësia e tokës kalon në kabinë, dhe ato, praktikisht bëhen të nxehta si rerne. I burgosuri vendoset në “kutizën e drurit”, aq e madhe sa për një trup njeriu, pastaj vendoset në atë pozitë, nën një kënd i cili shkakton kalamendje, munduesit atëherë e godasin kutizën me shkopinj, kështu që kutia e drurit bëhet daulle. Kjo torturë nuk lë vragë të vërejtshme fizike, por shurdhimi është pasoja më e shpeshtë. Pengimi i gjumit: Të burgosurve iu pamundësohet gjumi nga numri i caktuar i orëve deri në pesëmbëdhjetë ditë, e ndonjëherë edhe më shumë.. Variacionet: Dritat mbahet të ndezura në qelinë e të burgosurve gjatë natës, kështu që të pengohet i burgosuri që të flenë. Në viktimën derdhet uji i ftohtë që të pengohet të bëj gjumë. Torture me qenë: Qentë përdoren për të frikësuar dhe sulmuar viktimën. Nganjëherë qentë përdoren për të kryer akte seksuale mbi viktimën. Sipas raportit të Kombeve të Bashkuara, në një vend latinoamerikan, ekziston qendra për tortura, në të cilën qentë stërviten vetëm për këtë aktivitet. Një e burgosur dëshmoj, se e ngitnin për flokësh, derisa këmbët ti vareshin në ajër. Atëherë rojet lironin qentë nga kafazet. Fillonin të hetonin përfund saj duke u kërcënuar. Ajo kishte humbur vetëdijen, por ata e kishin kthjellur. Shumë shpejtë pas kësaj, rojet e kishin lëshuar në dysheme, aty qentë e kishin sulmuar. Torturat me drogë: Për tortura, më shpesh përdoren droga të fuqishme, qetësuese dhe neuroleptike.. Ato të cilat më së shumti përdoren janë: aminazin, haloperidol, triftazin, inzulin i sulfazin. Drogat tjera të cilat janë përdorur mbi të burgosurit politikë janë tizertsin, sanapax, etaperazin, phrenolong, trisedil, mazjeptil, seduksin, i motiden-depo. Këto droga jepen në forma të ndryshme: shiringa për inzheksione, tretje të ndryshme për tu pirë, dhe në formë tabletash. Këto droga përdoren në mënyrë legjitime në trajtimin e personave të cilët vuajnë nga probleme psikiatrike, dhe përdorimi i tyre duhet të rregullohet me kujdes. Këta trankuilizztorë janë të disenjuar që të trajtojnë çrregullimet specifike dhe kur i përdorin personat të cilët nuk vuajnë nga çrregullimet specifike,

231

mund të shkaktojnë dëmtime të mëdha. Disa pasoja të përdorimit jo të rregullt të këtyre drogave, janë sëmundjet e lëkurës, gjakut, çrregullimi i pigmentacionit, ndjeshmëri e tepruar e syve në dritë, humbje ose fitim i madhe në peshë trupore, tharja e gojës, ulja e shtypjes së gjakut dhe verdhëza. Pasojë drastike është e ashtuquajtura Sëmundja e Parkinsonit, e përfshinë rigjiditetin e muskulaturës, mungesë dhe ngadalësim të lëvizjeve trupore, dhe dëshirën konstante për ndërrimin e pozitës trupore. Derisa sulphazini dikur është përdorur, në disa shtete për trajtimin e skizofrenisë dhe çrregullime tjera shpirtërore, ne shumicën e vendeve është ndaluar – përveç në duart e policisë sekrete, sepse është vërejtur së shkakton aso lloj ethesh intensive, sa që pacienti për tre ditë është i paaftësuar, pas vetëm një inzheksioni.. Terapia me shok insuline: nënkupton rritjen e dozës së insulinës gjatë disa ditëve, derisa pacienti nuk arrin në gjendje shoku “agoni hipoglikemike”.Narkotikët tjerë janë përdorur që të detyrohen për të pranuar akuza të ndryshme, si morfiumi dhe sodiumi pentotal. Këtë të fundit, pacientët e përshkruajnë si “serum i së vërtetës”. Morfiumi përdoret ashtu që simptomat e abstinencës së “pacientit” e sjellin në preanim. Shoku elektrik: Shoku elektrik është njëra nga teknikat e torturës që është përdorur më së shumti nga ana e policisë sekrete në shumë vende të botës. Shoku elektrik është i thjeshtë për tu përdorur dhe shpesh prodhon rezultate momentale (psh. Dhembje akute i cili rezulton me pranim). Disa lloje të pajisjeve për elektroshok janë të paketimit miniatural dhe mund të barten në shtëpinë e viktimës ose në vendin e saj të punës. Kështu, derisa u dyshuari rri ulur në sofë, hetuesi thjeshtë lidh telin e aparatit në spinën elektrike.. Variacione: Cranker dynamo (gjeneratori i paparashikueshëm): elektrodat janë të vendosura në vende të ndryshme të trupit. Për të burgosur meshkujt, një elektrodë zakonisht është e vendosur në penis, ndërsa tjetra në gishtin tregues. Kur të ndizet gjeneratori i paparashikueshëm, goditjet e rrymës trandin trupin, ndërsa rryma lëshohet nga dozat e ulëta prej pakë voltëve deri te 9o voltë. Doza e zakonshme: pesë dridhje njëra pas tjetrës, të cilat zgjasin nga një minutë. “Dragon Chair”(Karrigia e dragoit): lloj i pllakës metalike e cila përdoret për udhëheqje me shokun elektrik. “The Machine” (Makina): të burgosurit nga një vend latinoamerikan, e kanë përshkruar si një lloj i “pelenave”. Një në rast, dyshemenë përfundi të burgosurve – të cilat kanë qenë të varur në litarë të përforcuar “me pelena”t i lagur dhe mbuluar me kokrra të trasha kripe, kështu që kur viktima tentonte të lëshonte këmbët në dysheme, rryma është e tokëzuar dhe elektroshoku i aktivizuar. “Parillla”: “Vajza”, ashtu siç emri i kësaj metode, e cila prodhon shok elektrik në këtë mënyrë: i burgosuri është i lidhur për shtratin metalik dhe rryma aplikohet në trupin e tij gjatë sesioneve të cilat vazhdojnë edhe disa orë. Një sesion të elektroshokut, i burgosuri ishte i fundosur një fuçi metalike me vajë shumë të nxehur, e

232

më pastaj është shtrirë në shtrat që të pranonte elektroshok, pasi të humbte vetëdijen, vendosen në kaden me ujë të ftohtë që të vinte në vete. Falanga: Teknikë shumë e përhapur e torturës, “falanga” është rrahje e zgjatur me shkopinj dhe mjete tjera të forta, e ndonjëherë vetëm me duar. Tortura e gishtërinjve: Variacione: Vrapimi me këmbë të zbathura nëpër barishte me ferra. I burgosuri detyrohet të zbath këpucët që agjentët pastaj ti mbushnin me zhavorr. I burgosuri pastaj është i detyruar të vesh përsëri këpucët dhe të qëndron me duar në kokë, ashtu që zalli shpon mishin në thembra. Qëndrimi me këmbë të zbathura në skajet e shkëmbinjve me orë të tëra. Ngritja peshave në lartësinë mbi kokë për një periudhë të gjatë, ndonjëherë me këpucë të mbushura me zhavorr. Ngulja e kunjave nën thonj të këmbëve. Ujtia e rrafshët dhe e nxehtë e mbështetur mbi shputa. Shputat në vajin values. Vozitja me makinë mbi duart dhe këmbët e të burgosurve, duke shkaktuar fraktura të shumta. Teknika e zënies së frymës: Variacione: Kapela e ndotur ndonjëherë e lagur me urinë, zhytet në fytin e viktimës. Gjatë këtij procesi, ardhja e ajrit në grykë është ndërprerë, kështu që shkakton zënie të dhunshme të frymës. Lecka të bëra me jashtëqitje, gjithashtu përdoren në këtë teknikë. Nafta dhe/ose speci djegës me dhunë futet në gojë.. Teknika e varjes: Variacione: “Çerdhja e papagallit” – gjithashtu e njohur si “pëllumbi” dhe “sistemi i kolovajzës”. I burgosuri është i lidhur, zakonisht për nyje të duarve dhe këmbëve. Shkopi metalik vendoset përfund gjunjëve dhe i tërë trupi lëshohet të varet. Në këtë pozitë viktima zakonisht pranon edhe elektroshokë. Në variantin tjetër, i burgosuri është i lidhur në këtë mënyrë në kade ose basen, dhe rryma lëshohet në ujë. Një viktimë deklaron se, derisa qëndronte i varur nga “çerdhja e papagallit” maja e kallamit i është vendosur në anus dhe copë pambuku i lagur me benzinë është ndezur në skajin tjetër të kallamit. Teknikat tjera të varjes: Në një vend afrikan, prangat e ndara janë vënë në nyejt e duarve të viktimës, dhe çdo prangë është lidhur me litar për një dru, dhe viktima është lënë i varur në këtë pozitë. “Stili i lidhjes së babasë”: Emër i teknikës i cili nënkupton varjen e viktimës dhe lidhjen e duarve dhe këmbëve pas shpinës, pastaj rrahja në këtë pozitë. Thjeshtë, varja e duarve dhe këmbëve për tavan. Torturat me ndihmën e kapuçit”: Kapuçat që i vendosen viktimës në kokë mund të jenë të prerë nga materiale të ndryshme, gomës, leckës së zezë, jastëkut të zi ose nga thesi i sheqerit. Janë shënuar rastet, kur kapuç në kokën e viktimës është mbajtur nëntëdhjetë ditë, katër muaj, dhe më gjatë. Variacione: Kapuçi nga goma, në të cilin është futur me prej insekticidi. Kapuçi prej lëkure vendoset në kokën e të burgosurit dhe mbështetet në fytyrën e me ngjitës kimik. Të munduarit me shkulje thonjsh: Tortura më e shpeshtë është ndarja e thonjve nga gishtat e duarve dhe këmbëve – me dara ose instrumente tjera. Tortura psikike: Krahas teknikave të

233

sofistikuara të torturës me anën e narkotikëve për turbullimin e mendjes dhe instrumenteve për torturë fizike, ekzistojnë edhe disa tortura psikologjike shumë të thjeshta, të cilat janë të disejnuara vetëm për qëllime që i burgosuri të humb vetërespektin. Shembuj: I burgosuri lakuriqohet i tëri dhe detyrohet të zvarritet në dysheme dhe të leh si qen, i burgosuri njëkohësisht rrahet. I burgosuri lakuriqohet tërësisht dhe detyrohet të ulet si lepur. I burgosuri gjatë rrahjes detyrohet kë kërcej sikur bretkosë. “Shëtitja e patës”: duart me pranga janë vendosur përfundi këmbëve, derisa është një hapësirë të dendur, detyrohet të ecën derisa munduesi e rrahë. Kërcënimet: Kërcënimet me vrasje dhe atentat. Në disa raste, gryka e revoles është vendosur në gojën e viktimës, dhe është kërcënuar me vdekje. Kërcënimet me sakatim. Kërcënimi me përdhunim. Kërcënimi me elektroshok. Kërcënim me injeksion të dhunshëm dhe dhënien e dhunshme të narkotikëve të ndryshëm.. Frikësimi: të burgosurve politikë iu ndahet batanija të cilat kanë shenjën e kryqit, kryqi do të thotë se i burgosuri paraprak i cili e ka përdorur batanijen ishte lebrën ose tuberkulozin. Frikësimi me atë, që i burgosuri detyrohet të dëgjoj klithmat e të burgosurve tjerë. Ose transferimi i të burgosurve në qelitë të cilat janë afër qelive në të cilat të burgosurit në mënyrën më të vrazhdë hetohen. Vendosja e të burgosurve politikë në qelitë me pacientë mentalisht të sëmurë. Torura tjera psikike: “Cerrojos”: Bukvalisht e përkthyer do të thotë “dryni”. Kjo teknikë nënkupton shtrëngimin ose lirimin e rezes së derës, kështu që i burgosuri të mbahet zgjuar, dha nga frika e sesionit të ri të torturës në cilën do kohë. “Zafrranchos” (nga spanjolishtja, folja “zafarse” – vrapim, ose ikje): Praktikë e mbajtjes së rregullt të manovrave të cilat përbëhen nga mbrojtja e simuluar e llogoreve nga armiqtë e supozuar. Beteja e rrejshme fillon me të shtëna, dhe në atë moment të burgosurit janë të detyruar të qëndrojnë tërësisht të qetë, kudo që të gjenden dhe sado që të jetë e nevojshme, duke e ditur që në lëvizjen më të vogël, mitralozat do të fillonin të fillonin zjarrin; dritat fiken dhe ushtarët vrapojnë përreth me armë të repetuara dhe të drejtuara kah të burgosurve. Një të burgosuri, nën kërcënimin e armës, i është urdhëruar që të vret të burgosurit tjerë duke i goditur në kokë me çekan, sëpatë ose me bosht metalik nga rruga. Kjo, ndonjëherë është aplikuar në grupin e të burgosurve të qëndrojnë në rresht. Ai të i cili i mbyt të burgosurit, në fund pushkatohet. Eliminimi i shqisave: Viktima detyrohet të qëndroj zgjuar deri në gjashtë ditë, ndonjëherë edhe më shumë, i kthyer kah muri i bardhë. Pas dy ditësh, kjo metodë shkakton halucinacione. Disa ish të burgosur, dëshmuan se kanë qenë të vendosur ne qeli të cilat ishin të tëra të ngjyrosura me ngjyrë të bardhë, dhe vetëm një pjesë e orendive ishte i veshur me pëlhurë të zezë. Në dhomë lëshoheshin zëra me frekuencë të lartë të cilët shkaktojnë shkallë të lartë irritimi. Torturat

234

seksuale: Forma më e shpeshtë e torturës seksuale është përdhunimi, i cili përdoret edhe të burgosur meshkuj dhe femra. Nganjëherë bëhet fjalë vetëm për kërcënime përdhunimi, e ndonjë herë edhe realizohen. Variacionet: Një i burgosur ka dëshmua se si të lakuriqur e kanë përdhunuar tre roje, dhe pas sulmit, policia,kopjen e manifestit politik të organizatës së tij, ia ka futur në anus. Përdhunim me pendrek ose objekte tjera të futura në anus ose vagonë. Kërcënimet seksuale: Kërcënimi me kastrim (tredhje): Lidhet gajtani rreth testiseve derisa i burgosuri qëndron i shtrirë në shpinë. Gajtani pastaj tërhiqet, duke e detyrohet të ngritet. Kërcënimi me sterilizim. Kërcënimi nga të burgosurit, se do t’i përdhunohet bashkëshortja ose ndonjë person femër nga farefisi i afërt. Detyrimi i grave që të ngritin fustani para rojeve të burgut. Pushkatimi i simuluar: Kjo arrihet me ndihmën e trekëndëshit për varje ose njësitit për pushkatim. I burgosuri sillet para njësitit për pushkatim me sy të lidhur, pastaj hapet zjarr, por i rrejshëm. Ndonjëherë, revolja vendoset në kokën e viktimës dhe hapet zjarr i rrejshëm. Torturat me qëndrim ulur: Ulja në karrigen e paramenduar derisa muskujt e të burgosurit nuk kolapsojnë. Qëndrimi galuc me duar të ngritura për një periudhë të gjatë kohore. Ulja në skajin e karriges, me duar të zgjatura dhe të ngarkuara me diçka të rëndë. Të burgosurit i urdhërohet që të mbaj këtë qëndrim me peshën në thembra. Në këtë pozitë detyrohet të qëndroj, ndonjëherë edhe dy orë. Kur duart dhe këmbët e tij dobësohen, dhe këmbët fillojnë ta tradhtojnë, pranon goditje shumë të fortë në nyell të këmbës. Torturat me qëndrim në këmbë: Viktima detyrohet të qëndroj në këmbë, për një kohë të gjatë, ndonjë herë edhe me ditë të tëra. Variacione: Viktima e detyruar të qëndroj ulur me këmbë të mbledhura dhe duar të shtrira, pa mundësi mbështetjeje; në këtë pozite i burgosuri është detyruar të pijë pesë cigare pa ndërprerje dhe nuk i është lejuar të largoj cigaren, derisa goja nuk i është djegur. Ndonjëherë viktima është detyruar, që me duar të zgjatura të qëndron i kthyer kah muri për një kohë shumë të gjatë, derisa të humbë balancën. Teknikat e zhytjes në ujë: Teknika më e shpeshtë me zhytje në ujë, që nënkupton futjen e kokës së viktimës nën ujë Lëshohen në ujë shumë të ndotur) derisa ai ose ajo të jetë në kufirin e mbytjes. Kjo përsëritet disa herë, dhe kohëzgjatja e çdo zhytje përcaktohet në bazë të pulsit të viktimës. “The pileta”: kur i burgosuri mbahet nën ujë të mbushur me jashtëqitje njerëzore. Katër ose pesë policë e detyrojnë të përpin sasi të mëdha të ujit, deri sa mushkëritë të vijnë në kufirin e plasjes. Procesi përsëritet në periudhën e disa orëve. Zhytja në ujë me kokën e mbuluar me kapulanë nga pëlhura, është edhe njëra nga variacionet. Kur kapulaqa laget, ngjitet për hundë dhe gojë, kështu që viktima e nxjerr kokën nga uji, frymëmarrja praktikisht është e pamundur. Zhytja totale: . Viktima lidhet për disk. Guri i rëndë varet në këmbët e tija dhe pastaj zhytet në ujë. Disa minuta më vonë, viktima

235

ngritet. Në qoftë se nuk është mbytur, ia kthejnë vetëdijen, e hetojnë dhe përsëri e zhysin. Kadja septike e mbushur me ndyrësira njerëzore dhe gjak, në këtë teknikë mund të përdoren, ashtu që viktima mbulohet me këto substanca nga koka deri tek këmbët. Variacione: Në një rast, viktimës i janë vënë prangat, është hedhur në basen dhe gati është mbytur. Të burgosurit nga disa shtete kanë dëshmuar, se kanë qenë deri në gjysmë të futur në fëlliqësira (i cili nuk ishte i përzier me ujë). Torturat me ujë: . Uji ose ndonjë lëng tjetër me dhunë injektohet në flegrat hundore të viktimës. Disa lloje të lëngjeve mund të përdoren: Uji, Nafta, Lëngjet e gazuara – të cilat, disa të burgosur i quajnë “tretmani 7-Up”. Një ish-oficer nga vendi aziatik se si munduesi e tundte shishen me 7-Up, e hapte dhe në intervale përmbajtjen e derdhte në hundë. Variacione: Një ish-mundues ka pranuar: ”Që të nxirren informacionet nga viktima, ishte i urdhëruar të shtrihej në bankë të ngushtë, me duar të lidhura me lecka të lagështa, kështu që nuk lënë kurrfarë shenjash të torturës. Atëherë copa tjetër e rrobës së lagësht vendoset mbi gojë dhe hundë. Me vetëm tri lugë ujë, në leckat paraprakisht të lagur, njeriu mund të mbytet. Kur të humbë vetëdijen. E kthejmë në gjendje vetëdije duke i pompuar ujin nga mushkëritë e tij...dhe hetimet vazhdojnë”. Torturat me lojëra: Kuptimi i torturës me lojëra, është që viktima (ndoshta edhe munduesi) të njoftohet me idenë se tortura do të ndodhë. Gjithashtu, besohet se, nëse aplikohen së pari torturat e intensitetit të ulët, kjo mund të jetë intimizim i mjaftueshëm që të nxirret pranimi, dhe tortura mund të ndërpritet. Në një shtet, kjo torturë quhet “lojë”. Rrahja me grushte, kondakë dhe doreza të revoleve. “El Telephono” ( goditja e me pëllëmbë mbi veshët e viktimës. Ashtu që të pëlcasin veshët). Ekspozimit të dehidrimit në diell. Tretmani “7-Up”. Goditjet karate ose goditjet me shkop të shkurtër. Torturat e përziera: Shkaktimi i djegieve në sy me thartira, në testise, vaginë ose pjesë tjera të trupit. Gjithashtu, shkaktimi i djegieve me vaj ose ujë. Ushqimi i dhunshëm me ushqim të vjellët, lyerja me të vjellat e tij. Nxjerrja e dhëmbit me dara. Plasja e lotsjellësit në qelitë e të burgosurve. Shkulja e vetullave ose qimeve në vendet intime. Derdhja e ujit të valë në viktimën, dhe menjëherë pas kësaj derdhja e ujit të ftohtë. Në një rast, ky proces është përsëritur një ore ë gjysmë. Vendosja e gypit të nxehtë metalik në hundë ose në sy të viktimës. “Tortura me rreth”- skaji i rrethit goditet me gyp metalit, derisa koka e viktimës gjendet brenda. Kerozini derdhet pasta ndizet ne vagjinën e gruas. Viktima detyrohet të thithë çili pluhur. Viktimës i shtrëngohen sytë derisa varen nga gropa e syve. Vrasje e ngadalshme, njeriut goditet me armë zjarri në dore, këmbë ose mushkëri dhe lihet që të humbë gjakun deri në vdekje. Viktimës i prehet mishi i tij dhe detyrohet që ta haj mishin e vet të gjallë, derisa nuk humb të gjithë gjakun, duke jetuar nga mishi i vet, viktimës i prehet mishi, piqet, dhe viktima ushqehet deri sa

236

nuk vdes. “Çmobilizimi”: Në formën e vetë më të thjeshtë të kësaj teknike – pacienti lidhet fort për shtratin e vet dhe aty lihet.. Variacione: I burgosuri lidhet fortë në çarçafë të lagur. çarçafët tkurren gjatë tharjes, duke shkaktuar dhembje të madhe. Në disa raste, personeli medicinal e ka përsëritur disa herë këtë në të njëjtin pacient. Lidhja për gyp me anë të prangave. Torturat me etje: Shtimi i sapunit në ujin e të burgosurit, ose viktima detyrohet për të ngrënë një pako të kripës, që më pastaj mos ti lejohet uji.. Fërkimi me spec djegës nëpër vendet e ndjeshme siç janë gjenitalet, hunda ose nënsqetulla. Instrumentet për torturë: “shok shkopi”: ky është një instrument në formë të shkopit, 38 centimetra i gjatë dhe 750 gramë i rëndë. Në dorezë gjendet gjeneratori, të cilën e lëvizin tri bateri prej 1,5 voltë. N fund të shkopit gjenden dy elektroda metalike të larguara 7 milimetra. Çdo elektrodë ka diametrin10 milimetra dhe 2 milimetra e lartë. Dy qarqe metalike të rrymës me gjerësi 1 milimetër, vendosen në dorezë. Shkopi aktivizohet me shtypjen e pullës. Intensiteti i stimulimit kontrollohet me matësin e voltazhit i cili është i vendosur ndërmjet shkopit dhe elektrodave stimulative, të cilat janë kopje e elektrodave në dorezë. Sipas Amnesty International ky “shok shkop” prodhohet në Minesota (SHBA). Rrotëzat e drurit: . Të burgosurit e quajnë “tretmani me rrotëza” rrotëzat përdoren kur i burgosuri detyrohet të shtrihet në bangë, për të cilën i janë të lidhura duart dhe këmbët; rrotëza të rënda prej druri janë të vendosura mbi kofshët e tij dhe polici në to kalon mbi të burgosurin. “Tavolina e nxehtë”: Kornizë prej metali, sikurse korniza e shtratit, është i mbuluar më rrjetë metalike e cila ngrohet me rrymë, sikurse tosteri. I burgosuri shtyhet në tavolinë e cila skuqet nga nxehtësia. Frushkullim: . Materiale të ndryshme mund të përdoren për punimin e kamxhikëve për mundime. Ja disa materiale, të cilat janë shfrytëzuar deri më tani: Nervat e lopëve, Lëkura e terur e kalit të ujit, rripat prej lëkure, tela të lidhur, kamxhiku nga rinoqeronti. Instrumente tjera që janë përdorur për rrahje: Shishja e madhe. Korja e drurit të kokosit, Revolja, çekani i drurit, gypi plastik ose prej gome, bishti me therra, peshqit tropikal që quhen “pari fish”, Fije e fortë qendrore “malakani”, llojet e palmave. Shkopi i drurit ose “letva”. Shkopinjtë prej gome - të mbështjellë me lëkurë, të mbështjellë me rrathë metalikë. Pendrek i preferuar, një seksion i policisë sekrete në Amerikën Latine e quante: “kushtetuta kombëtare”. Gypat: Gypi më i gjatë se një metër dhe i gjerë diçka më shumë se një centimetër (ndonjëherë, kur ky gyp përdoret, i burgosuri vendoset në bazamentin e vendosur, që të evitohen lëndimet eventuale të kurrizit; në këtë pozicion, i burgosuri rrahet). Shkopi nga kallami spanjoll, me gjatësi një jard dhe gjerësi “si dora njerëzore”, sipas dëshmisë së një të burgosuri, përdoret për torturën falangën. Instrumentet tjera të torturës: Kabllot të cilët përdoren në torturën me elektro-shok.

237

(Informacionet për këtë tekst janë nxjerr nga raportet US State Department, Amnesty International, Komisioni ndërkombëtar i juristëve, Ligës Ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe dëshmitë gjyqësore.)

TRANZICIONI: Përgjithësisht do të thotë kalim prej një gjendjeje në tjetrën. Ky neologjizëm, tek në kontekstin shoqëror dhe politik përdoret nga fillimi i shekullit 20. deri tek thyerja historike e komunizmit. Në kuptim të ngushtë, tranzicioni përcakton procesin e transformimit pronave tregtare dhe jotregtare, të cilat arritën si pasojë e thyerjes së komunizmit. Në aspektin më të gjerë, tranzicioni nënkupton kalimin nga shoqëria jodemokratike, totalitare dhe komuniste në ato parashtetërore dhe shtetërore të pronës, në shoqërinë qytetare të marrëdhënieve të tregtisë së lirë dhe sistemin politik, të shumëpartiak, të demokracisë liberale. Duke patur parasysh se kalimi nga sistemi autoritativ në demokratik, është e nevojshme modernizimi industrial dhe ekonomik, procesi i Tranzicionit nënkupton riorganizimin radikal të jetës shoqërore, politike dhe ekonomike në të gjitha nivelet, e udhëhequr në drejtim të sinkronizmit të arriturave të shteteve të zhvilluara dhe nevojave të zhvillimit bashkëkohor shkencor-politk. Kjo nënkupton, pranimin e standardeve qytetare si në prodhimtarinë materiale, gjithashtu e jetës shpirtërore të një shoqëri. Në këtë kuptim, vëllimi dhe kualiteti i Tranzicionit të vendeve postkomuniste, bëhet masë e integrimit në rreshtat e botës së zhvilluar, dhe me këtë edhe parakushti themelor për pranim në rrjedhat integruese dhe në organizatat e të vendeve më të zhvilluara evropiane, sikurse që është Unioni Evropian dhe NATO.

DEKLARATA UNIVERSALE MBI TË DREJTAT E NJERIUT: Meqenëse, pranimi i rrezikimit të dinjitetit dhe të drejtave të patjetërsueshme të të gjithë anëtarëve të familjes njerëzore, është themeli e lirisë. Meqenëse, mosrespektimi dhe urrejtja e të drejtave njerëzore, dërgonte në sjellje barbare, të cilat ofendonin vetëdijen e njerëzimit, dhe meqenëse krijimi i botës, në të cilën do të jenë të lira qeniet njerëzore të gëzojnë të drejtën e fjalës dhe bindjeve dhe të jetë i liruar nga frika dhe mungesa, është shpallur si qëllimi më i lartë i çdo njeriu. Meqenëse është e rëndësishme që të drejtat njerëzore të jenë të mbrojtura me rregullim shtetëror, ashtu që njeriu nuk do të ishte i detyruar, që si zgjidhje të fundit të bën kryengritjen kundër tiranisë dhe robërimit; Meqenëse është e rëndësishme që të inkurajohet zhvillimi i marrëdhënieve miqësore mes popujve; Meqenëse, popujt e Kombeve të Bashkuara në Deklaratë, sërish e shpallën besimin e vetë në të drejtat themelore njerëzore, në dinjitet dhe vlerën e personazhit të njeriut dhe barazinë e mashkullit dhe femrës, dhe

238

meqenëse kanë vendosur të inkurajojnë përparimin njerëzor dhe përmirësojnë kushtet jetësore në lirinë më të madhe; Meqenëse, shtete anëtare janë obliguar që në bashkëpunim më Kombet e Bashkuara, të sigurojnë respektimin dhe aplikimin e përgjithshëm të drejtave njerëzore dhe lirive themelore; Meqenëse, kuptimi i përgjithshëm i këtyre të drejtave i rëndësisë së veçantë për realizimin e plotë të këtij detyrimi; Kuvendi i Përgjithshëm shpallë këtë Deklaratë universale mbi të drejtat njerëzore si standard i përbashkët, i cili duhet të arrijnë të gjithë popujt dhe të gjitha kombet, kështu që çdo person dhe çdo organ i shoqërisë, duke patur parasysh vazhdimisht këtë Deklaratë, kështu që duke mësuar dhe edukuar, të kontribuon në respektimin e këtyre të drejtave, dhe që me masa të rregullta të brendshme dhe ndërkombëtare, të siguroj pranimin dhe respektimin si ndërmjet popujve brenda shteteve anëtarëve ashtu edhe ndërmjet popujve të atyre territoreve të cilat janë nën pushtetin e tyre. Neni 1. të gjitha qeniet njerëzore lindin të lira dhe të barabarta në dinjitet dhe të drejta. Ata janë të dhuruar me mendje dhe vetëdije, dhe duhet që njëri ndaj tjetrit të sillen në frymën e vëllazërimit. Neni 2. Çdokujt i takojnë të gjitha të drejtat dhe liritë të shpallura me këtë Deklaratë, pa kurrfarë dallimi në aspektin e racës, ngjyrës, gjinisë, gjuhës, besimit fetar, mendimit politik ose ndonjë tjetër, prejardhjes kombëtare apo shoqërore, pasurisë, lindjes ose rrethanave tjera. Më tej, nuk do të bëhet kurrfarë dallimi në bazë të statusit politik, juridik ose ndërkombëtar të vendit apo territorit, të cilës personi i takon,qoftë ajo e pavarur, nën mbikëqyrje, jovetëqeverisëse, ose që i është kufizuar sovraniteti në cilën do mënyrë; Neni 3. Çdo kush ka të drejtë në jetë, liri dhe siguri personale. Neni 4. Askush nuk guxon të mbahet në robëri ose i nënshtruar, dhe tregtia me robër është e ndaluar ne të gjitha format. Neni 5. Askush nuk guxon ti nënshtrohet torturës dhe trajtimit të vrazhdë, jonjerëzor dhe denigrues ose dënimit; Neni 6. Çdo kush ka të drejtë të jetë i pranuar si subjekt. Neni 7. Të gjithë, para ligjit janë të barabartë dhe kanë të drejtë, pa kurrfarë dallimi në mbrojtje të barabartë nga ana e ligjit. Të gjithë kanë të drejtë në mbrojtje kundër çfarëdo diskriminimi, me të cilën thyhet Deklarata dhe kundër çdo inkurajimi në këtë lloj diskriminimi. Neni 8. Çdo kush ka të drejtë, që, organet gjyqësore kompetente, ta mbrojnë në mënyrë efikase nga shkeljet e atyre të drejtave themelore, të cilat i janë garantuar me kushtetutë ose me ligj. Neni 9. Askush nuk guxon të arrestohet arbitrarisht, i paraburgosur ose i përzënë. Neni 10. Çdo kush të drejtë të plotë në gjykim të drejtë para gjyqit të pavarur dhe të paanshëm, i cili do të vendos për akuzat kundër tij. Neni 11. 1.) Çdo kush që është i akuzuar për vepër penale, ka të drejtë që të konsiderohet i pafajshëm derisa, në bazë të ligjit, fajësia të dëshmohet, në seancën publike, në të cilën i është sigurua të gjitha garancitë për mbrojtjen e tij. 2.) Askush nuk mund të gjykohet për vepra

239

ose lëshime të cilat nuk konsideroheshin krime, në aspektin e brendshëm juridik ose ndërkombëtar, në kohën kur kjo vepër është kryer. Neni 12. Askush nuk guxon të jetë i eksponuar përzierjes në jetën e tij private, familje, banesë ose letërkëmbim, dhe as të sulmohet ne nder dhe renome, Çdo kush ka të drejtë ne mbrojtjen ligjore, kundër ndërhyrjeve të këtilla ose sulmeve. Neni 13. 1.) Çdo kush e ka të drejtën e lëvizjes dhe zgjedhjen banimit në kufijtë e shtetit të vet.. 2.)Çdo kush ka të drejtë të lëshon çdo vend, duke përfshirë eshë vendin e vet, dhe të kthehet në vendin e vet. Neni 14. 1.) Çdo kush ka të drejtë të kërkon dhe shfrytëzon azil në shtetet tjera, për shkak të përndjekjes. 2.) Në këtë të drejtë, askush nuk mund të thirret në rastin e përndjekjes e cila është e bazuar në vepër kriminale të natyrës jopolitike ose procesit të kundërt me qëllimet dhe dispozitat e Kombeve të Bashkuara.. Neni 15. 1.) Çdo kush ka të drejtë në shtetësi.. 2.) Askush nuk guxon të jetë i privuar shtetësisë së vet, dhe as të drejtave për të ndërruar shtetësinë. Neni 16. 1) Meshkujt dhe femrat madhore, pa kurrfarë kufizimesh nga aspekti i racës, shtetësisë ose besimit fetar, kanë të drejtë lidhin bashkëshortësinë dhe të themelojnë familjen. Ata janë të barabartë gjatë hyrjen në bashkëshortësi, gjatë kohës së tij dhe gjatë divorcit.. 2.) Kurora mund të lidhet vetëm me dëshirë të lirë dhe pranim të personit i cili martohet.. 3.) Familja, është qeli natyrore e shoqërisë dhe ka të drejtë në mbrojtjen nga ana e shoqërisë dhe shtetit.. Neni 17. 1.) Çdo kush ka të drejtë që të posedoj pasuri, vetëm ose në bashkësi me të tjerët. 2.) Askush nuk guxon në mënyrë arbitrare ti merret pasuria. Neni 18. Çdo kush ka të drejtë në lirinë e mendimit, ndërgjegjes dhe besimit fetar, kjo e drejtë përfshin edhe lirinë e ndërrimit të besimit detar, publikisht ose privatisht, me dikë ose vetëm të manifeston besimin e vet ose bindjet e veta me ligjërime, rrëfime fetare dhe kryerjen e riteve. Neni 19. Çdo kush ka të drejtë në lirinë e mendimit dhe të shprehjes, 1ka përfshinë edhe të drejtën që mos të ngacmohet për shkak të bindjeve të veta, si dhe e drejta për të kërkuar, pranon dhe përhap njoftime dhe ide me çfarëdo mjeti dhe pa marr parasysh kufijtë. Neni 20. 1.) Çdo kush ka të drejtë në lirinë e grumbullimit paqësor dhe anëtarësimin. 2.) Neni 21. 1.) Çdo kush ka të drejtë të merr pjesë në drejtimin e punëve publike të vendit të vet. Drejtpërdrejt ose nëpërmjet përfaqësuesve të vet të zgjedhur lirisht. 2.) Çdo kush ka të drejtë që në baza të barabarta të hyn në shërbim publik në vendin e vet. 3.) Vullneti i vet është baza e pushtetit shtetëror: ky vullnet duhet të shprehet në zgjedhjet e lira, të cilat do të realizohen me të drejtë të përgjithshme të barabartë të votës, me votë të fshehtë ose me mënyrë gjegjëse, me të cilën sigurohet liria e votës. Neni 22. Çdo kush si anëtar i shoqërisë, ka të drejtë në sigurim social dhe të drejtë që realizon të drejtat e veta shoqërore dhe kulturore, në domosdoshme për dinjitetin e vet dhe për zhvillim të lirshëm të personalitetit të vet. Me

240

ndihmën e shtetit dhe me anë të bashkëpunimit ndërkombëtar, dhe në pajtim me organizatën dhe mjetet e çdo shteti.. Neni 23. 1.) Çdo kush ka të drejtë në zgjedhjen e punësimit, në kushte të kënaqshme dhe të drejta të punës dhe mbrojtjes nga mos inkuadrimi.. 2.) Çdo kush, pa kurrfarë dallimi, ka të drejtë në rrogë të njëjtë për punë të njëjtë. 3.) Çdo kush ka të drejtë në kompensim të drejtë dhe të kënaqshëm, e cila atij dhe familjes së tij i siguron ekzistencën e cila i përgjigjet dinjitetit njerëzor dhe i cili, nëse bëhet e nevojshme, do të jetë e plotësuar me mjete tjera të mbrojtjes sociale. 4.) Çdo kush ka të drejtë të formon dhe të anëtarësohet ne sindikata për mbrojtjen e interesave të veta. Neni 24. Çdo kush ka të drejtë në pushim dhe argëtim, duke përfshirë kufizimin normal të orarit të punës dhe pushimin e pagua. Neni 25. 1.) Çdo kush ka të drejtë në standard jetësor i cili siguron shëndet dhe mirëqenie, të tij dhe familjes së tij, duke përfshirë ushqimin, veshjen, banesën dhe shërbimin mjekësor dhe shërbimet e nevojshme sociale, si dhe të drejtën në sigurim në rast të papunësisë, të qenët vejan, pleqërisë dhe rastet tjera të humbjes së mjeteve për mbijetesë, për shkak të rrethanave, që nuk varen vullneti i tij. 2.) Nënat dhe fëmijët kanë të drejtë në kujdes të posaçëm dhe ndihmë. Të gjithë fëmijët të lindur në martesë ose jashtë saj, gëzojnë mbrojtje të njëjtë sociale. Neni 26. 1.) Çdo kush ka te drejtë në shkollim. Shkollimi duhet të jetë pa pagesë, së paku në shkollën fillore, Arsimimi fillor është i detyrueshëm. Mësimi teknik dhe profesional duhet të jetë i mundshëm për të gjithë, në bazë të aftësive të tyre. 2) Shkollimi duhet të jetë i drejtuar kah zhvillimi i plotë i personit dhe përforcimi i respektit të drejtave njerëzore dhe lirive themelore. Kjo duhet të ndihmoj mirëkuptimin, tolerancë dhe miqësi ndërmjet të gjithë popujve, grupacioneve të ndryshme fetare dhe racore, si dhe veprimtaria e Kombeve të Bashkuara për ruajtjen e paqes. 3) Prindërit kanë parësisht të drejtën për të zgjidhur formën e shkollimit për fëmijët e vet. Neni 27. Çdo kush kanë të drejtë që lirisht të merr pjesë në jetën kulturore të bashkësisë, që ta shijoj kulturën dhe të merr pjesë në zhvillimin shkencor dhe të mirën, që pasojnë nga kjo. Të gjithë kanë të drejtë në mbrojtjen e interesave morale dhe materiale të cilët rrjedhin nga çdo vepër shkencore, letrare ose artistike, autor i së cilës është ai. Neni 28. Çdo kush ka të drejtë në rregullimin shoqëror dhe ndërkombëtar, në të cilin të drejtat dhe liritë e shpallura në këtë deklaratë, mund të jenë të realizuara. Neni 29. 1) Çdo kush ka obligim ndaj bashkësisë, e cila e vetme mundëson zhvillimin e plotë të personit të tij. 2) Në kryerjen e të drejtave të veta dhe lirive, çdokush, mund të privohet vetëm nga ato të drejta të cilat janë të parapara me ligj, me qëllim të sigurimit të pranimit dhe respektimit të drejtave dhe lirive të të tjerëve dhe mirëqenies së përgjithshme ne shoqërinë demokratike. Këto të drejta, në asnjë mënyrë nuk mund të realizohen në kundërshtim me

241

principet e vendosura paraprakisht të Kombeve të Bashkuara. Neni 30. Asnjëra nga këto dispozita të kësaj Deklarate nuk mund të komentohet si e drejtë për çfarëdo shteti, grupi ose personi që të kryen çfarëdo veprimtarie ose kryen çfarëdo veprimi të drejtuar në shkatërrimin e te drejtave dhe lirive të cilat janë përmbajtje e kësaj.

KUSHTETUTA: Kuptimi i kushtetutës në kuptimin bashkëkohor të fjalës është i ri, edhe pse shprehjet me të njëjtin kuptim përdoren qysh nga koha antike. Edhe pse shprehjen gjegjëse për kushtetutë e përdor edhe Aristoteli (është e njohur Kushtetuta athinase e tij, dhe koleksioni i kushtetutave greke të ciline grumbulloi së bashku me nxënësit e tij), vetë shprehja kushtetutë, tek të gjithë popujt është nxjerr nga fjala latine consttutio. Konstitucionet (constitutio) në shoqërinë romake ishin ediktet perandorake me të cilët rregullohej çështjet politike me rëndësi tëveçantë ose çështje të organizimit të shtetit. Në vërshimin e ideve të konstitucionalizmit në luturat politike për të drejtat qytetare dhe kufizimin e pushtetit absolut, në shekullin XVIII zhvillohet mendimi mbi vendosjen e njëfarë “konstitucioni”, dokumentit të shkruar dhe të fortë për organizmin e pushtetit shtetëror. Në kuptimin bashkëkohor të kushtetutat hyjnë në përdorim gjatë gjysmës së dytë të shekullit XVIII dhe gjysmës së parë të shekullit XIX, “shekulli i konstitucionalizmit” dhe paraqesin forca të shkruara të drejtësisë dhe janë të aprovuara me një procedurë të veçantë, zakonisht me inaugurim solemn në jetë. Por ideja që organet e pushtetit në kryerjen e tyre, të kufizohen me rregulla të shkruara dhe të garantohen disa të drejta të qytetarëve, gjegjësisht pjesëtarëve, si dhe rregullimi i luftës politike dhe marrëdhënieve ndërmjet grupeve të ndryshme shoqërore dhe klasave dhe në përgjithësi subjekteve politike ishte e vjetër si dhe praktika e këtyre tentimeve dhe “konstitucioni” i vërtetë politik, gjegjësisht përbërja dhe raporti i forcave politike të një shoqërie. Nga kjo dyllojshmëri – kushtetutës si rregullim normativ dhe kushtetutës si realitet i raporteve politike – dhe lindi njëri nga klasifikimi më i rëndësishëm i termit të kushtetutës. Ky është një klasifikim në kuptimin juridik dhe sociologjik të kushtetutës. Kushtetuta në kuptimin juridik, sërish, ka dy kuptime, në formale-juridike është akt juridik me forcën më të madhe juridike (më i lartë se ligji ose ndonjë akti tjetër juridik), i cili aprovohet, sipas procedurës së posaçme, organi ligjvënës ose organi i posaçëm i themeluar për këtë qëllim, e dyta materiale-juridike, është akt juridik me të cilën përcaktohet rregullimi shoqëror-ekonomik dhe politik dhe organizimi shtetëror, veçanërisht organizatave, autorizimet dhe veprimtaria e organeve më të larta.. Për ndryshim nga kuptimi juridik, kuptimi sociologjik i kushtetutës paraqet marrëdhëniet

242

reale shoqërore-politike she funksionimin real të organizatave të pushtetit shtetëror dhe pozitën e tij ndaj qytetarëve si dhe marrëdhëniet e vërteta midis degëve të ndryshme të pushtetit shtetëror, ashtu si ndahen ato tradicionalisht. Deri tek shquarja e theksuar e kuptimit sociologjik të kushtetutës erdhi për shkak të theksueshmërisë së shpeshtë dhe më të madhe dhe papajtueshmërisë ndërmjet kushtetutës së deklaruar, në të vërtetë fasadave kushtetutare dhe marrëdhënieve të vërteta. Kjo imponon pyetjen se a duhet që kushtetuta të jetë program dhe deklaratë ose pasqyrë e vërtetë e marrëdhënieve dhe çfarë raporti në me të këtyre dy elementeve duhet që të përfshin në vetvete kushtetuta. Në kuptim të ngjashëm flitet edhe për kuptimin politik të kushtetutës si dhe për marrëdhëniet reale të subjekteve politike dhe forcave, por edhe vendosjen, konstituimin e kufijve në të cilët pushteti duhet të kryej dhe në të cilat bartësit e tij duhet të mbetet në atë kufi. Pra, në kushtetuta futen edhe deklaratat e posaçme mbi të drejtat njerëzore, si pjesë kushtetutës ose në formë të amendamenteve në kushtetutë. Shumë më e gjerë është kuptimi filozofik i kushtetutës, i bazuar në idenë “e rendit dhe rregullimit”, arsyetimi filozofik i të cilit shpesh vendoset në lidhje me “rendin kozmik” ose barem i kundërvihet idesë së “kaosi”. Me tretman të ngjashëm të aspekteve të fushave të marrëdhënieve, lindën disa tentime që kuptimi i kushtetutës ose, së paku kushtetuta të interpretohet në kuptimet ekonomike dhe kategoritë. SUPERFUQITË: Shteti, të cilit, resurset e veta ekonomike dhe ushtarake, i sigurojnë për një kohë të gjatë pozitë kryesore në botë, duke përfshirë ndikim të rëndësishëm në politikën ndërkombëtare në pajtim me interesave e veta. Kriteret për përcaktimin e ndonjë vendi, nuk janë të vetme. Qasja dominante niset nga fuqia ekonomike dhe ushtarake, posaçërisht sasisë së armatimit bërthamor, pastaj nga madhësia e hapësirës mbi të cilën ushtron kontroll, ndërsa ndonjëherë si kriter përmendet edhe numri i banorëve. Pas Luftës së Dytë Botërore, statusin e superfuqisë e fituan SHBA dhe BRSS, të cilat botine ndajnë në dy sfera interesi. Me shkatërrimin e komunizmit, kur SHBA mbetet superfuqi e vetme në kuptimin klasik, për ç’ arsye marrin emrin “polic botëror”, vjen deri tek ridefinimi i doktrinës mbi gjithëfuqishmërinë dhe prezencën-gjithkund të superfuqive. Periudha e gjatë e bipolaritetit, veçanërisht për shkak të integrimit të Evropës dhe forcimit të vendeve aziatike, zëvendësohet me parimin e multipolaritetit, kështu që në superfuqi fillojnë të numërohen edhe Kina dhe Japonia. Mungesa e “palës tjetër” e solli SHBA-në në situatë, që të gjitha problemet ndërkombëtare, për ditë e më shumë ti zgjidh në bashkëpunim me shtetet tjera, çka vërehet në luftën e Gjirit Persik, në Kroaci, Bosnje e Hercegovinë, Kosovë, por edhe

243

në sulmin mbi Afganistanin, si përgjigje për sulmin terrorist mbi Amerikën të 11 Shtatorit 2001. VETO: E drejtë e bartësit të funksionit më të lartë në ndërmarrje, udhëheqjes lokale ose në shtet, gjegjësisht shtetit anëtar të organizatës ndërkombëtare, që në kushte të caktuara të pengon aprovimin e një vendimi, votimin e ligjit, etj. Nëse vlerëson se ky vendim nuk është në interes të tij ose të interesit të përgjithshëm. Në disa shtete me sistem presidencial të pushtetit, presidenti ka të drejtën e vetos në disa vendime, gjegjësisht propozimet ligjore të parlamentit. Në SHBA psh. Presidenti ka të drejtë të vendos veton në vendimet e Kongresit, përveç në pjesët e ligjit dhe amendamenteve kushtetutare, por vetoja e tij shfuqizohet nëse e kundërshtojnë dy të tretat e kongresmenëve. Pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të sigurimit të KB (SHBA, Britania e Madhe, Franca, Rusia dhe Kina) kanë të drejtën e vetos në të gjitha vendimet, programet ose aksionet e Këshillit të sigurimit, për këtë arsye, vendimet e këtij organe aprovohen me konsensus. LIDHJET E PERSONAVE: Bazë e ndryshme ose motive shkaktojnë lidhshmëri e personave të caktuar me bartësit e veprimtarive kriminale ose rrezikuese të rendit publik, çka mund të jetë me rëndësi për zbulimin dhe shkatërrimin e aktiviteteve të rrezikshme për shoqërinë. Në jetën e përditshme, njerëzit, nga dëshira që të jetojnë në mënyrë intensive dhe realizojnë komunikim të gjerë, hyjnë me njerëz tjerë në marrëdhënie të ndryshme. Marrëdhëniet e vendosura me persona të caktuar, lindën nga tentimet e personave, ndërsa të tjerat ekzistojnë pavarësisht nga vullneti e tyre. Lidhshmëria ndërmjet personave mund të jetë e fortë dhe më e dobët, varësisht nga shkaqet të cilat kanë shkaktuar lindjen e afërsisë dhe besimit mes tyre. Gjatë përpilimit të listës së lidhjeve përcaktohet intensiteti i komunikimit dhe shkalla e besueshmërisë. Më shpesh, njëherë e themeluar njëherë ndërmjet dy personave, pa marr parasysh se e çfarë intensiteti është në një moment të caktuar, mundet të përtërihet, varësisht nga nga rasti i nevojave operative, dhe të bëhet më intensive dhe të përdorshme operativisht. Varësisht nga baza dhe motivi, lidhjet mund të jenë: Farefisnore – baza është ngjasimi nga ana e gjakut e personit të dhënë, nga i cili dallohet nga vija e drejtë ose anësore. Lidhja sipas vijës së drejtë – nëna dhe babai, prindërit e babai dhe nënës, fëmijët, nipërit dhe stërnipërit. Sipas vijës anësore të gjinisë i përkasin vëllezërit dhe motrat, vëllezërit dhe motrat e prindërve, fëmijët e tyre, etj. Në mjediset patriarkale, këto lidhje janë më të forta dhe me shkallë të lartë besimi. Lidhjet familjare – bazë është përkatësia në vëllazëri, familjes e cila i takon familja e personit të dhënë. Në mjedisin patriarkal, mund të jetë pazë e besimit.. Lidhjet miqësore – bazë e të cilave dhe

244

motive mund të jenë të ndryshme. Bëhet fjalë për marrëdhënie psikologjike ndërmjet personave, në bazë të së cilit zhvillohet një shkallë e caktuar anshmërie dhe besimi ndërmjet tyre. Varësisht nga intensiteti i komunikimit dhe besimit të ndërsjellë, aq edhe është shkalla e besimit dhe fuqia e këtyre lidhjeve. Shkaqet e lindjes janë të shumtë: janë shoqëruar bashkë si nxënës dhe djelmosha, kanë qenë në luftë ose në aksion rinor, kanë shërbyer ushtrinë, kanë vuajtur dënimin dhe kanë kryer bashkë, vepra kriminale. Lidhjet e njohtësisë – bazë është njoftësia pa ekzistencën e komunikimit në ndërsjellë. Nuk ekziston lidhje e fortë e ndërsjellë, por njoftësi nga takimet dhe me anë të personave tjerë (fqinjë nga i njëjti fshat, kanë shkuar në shkollë njëkohësisht, banojnë në të njëjtën ndërtesë etj). Natyra e kësaj lidhjeje, duke ditur rrethanat, mund të thellohet dhe të shndërrohet në miqësi. Lidhjet dashurore – ndërtohen mbi lidhshmërinë motive dhe seksuale të personave të gjinisë së ndryshme, ose të gjinisë së njëjtë (homoseksualizmi, lesbizmi). Më shpesh paraqet lidhje të fortë të personave me shkallë të lartë besimi. Lidhjet politike – kanë për bazë përcaktimin e përbashkët politik dhe përkatësisë një lëvizjeje të caktuar, organizatës ose grupi politik. Lidhjet profesionale – janë të bazuara në lidhshmërinë e personave nga një degë, shërbim ose fushë të veprimtarisë shoqërore. Vetëdija e personave mbi përkatësinë një profesioni, mund të jetë motiv i fuqishëm, deri në atë masë, sa të mund të paraqitet solidaritet profesional, i cili anashkalon motivet dhe shkaqet tjera. Komunikimi ndërmjet tyre mundëson që personat mund të ofrojnë mbi të tjerët shënime relevante. Lidhjet zyrtare – bazë është raporti i krijuar përmes kryerjes së punëve zyrtare. Shkalla e lidhshmërisë dhe besimit të ndërsjellë, varet nga afinitetet e përbashkëta të personave që komunikojnë. Përveç këtyre të cekura, është e mundur edhe klasifikimi i lidhjeve në baza tjera (informative, bashkëfajësuese, emigrante, etj). KËSHILLI I EVROPËS: (Council of Europe) Organizatë regjionale ndërqeveritare, e cila sot grumbullon mbi 40 shtete evropiane. Është themeluar më nënshkrimin e “Marrëveshjes së Londrës” dhe pranimin e “Statutit të Këshillit të Evropës” nga ana e Belgjikës, Danimarkës, Francës, Islandës, Italisë, Luksemburgut, Holandës, Norvegjisë, Suedisë dhe Britanisë së Madhe, me destinimin e zhvillimit të demokracisë. Mbrojtjen e të drejtave njerëzore, forcimin e sistemeve juridike dhe bashkërenditjen e zhvillimit ekonomik dhe shoqëror të vendeve evropiane. Selia e organizatës ndodhet në Strazbur. Këshillin e Evropës duhet dalluar nga Këshilli Evropian (European Council), të cilën e formojnë udhëheqësit e shteteve të Unionit Evropian ose kryeministrat e 15 vendeve anëtare të Unionit Evropian. Duke u nisur nga teksti i “Statutit” dhe “konventës evropiane mbi mbrojtjen e të drejtave njerëzore

245

dhe lirive themelore”, organizata përcakton fushat prioritarë të veprimit, siç janë: afirmimi dhe mbrojtja e të drejtave njerëzore, veçanërisht të pakicave, barazisë dhe drejtësisë sociale, zhvillimi i teknologjive informative dhe lirive të mediumeve, afirmimi i edukimit dhe arsimimit për ndryshime demokratike, mbrojtja e trashëgimisë kulturore evropiane dhe zhvillimi i identitetit të hapur evropian; afirmimi i sportit, zhvillimi i rinisë, standardeve unike shëndetësore dhe mjedisit të shëndetshëm, forcimin e pushtetit lokal dhe regjional dhe vetëqeverisjes; ofrimi i mbështetjes vendeve në tranzicion të Evropës Qendrore je Lindore (midis të cilave është e dhe Bosnja e Hercegovina). Organet qendrore të organizatës janë: Këshilli i ministrave, Asambleja parlamentare dhe Kongresi i pushteteve lokale dhe regjionale pastaj sekretariati. Këshillin i ministrave e bëjnë ministrat e vendeve anëtare, të cilët, në marrëveshje me organet tjera të organizatës, përcaktojnë prioritetet, planin e veprimit dhe përllogaritjes. Vendimet e Këshillit i dërgohen qeverive të vendeve në formë të rekomandimeve, deklaratave dhe konventave ose marrëveshjeve. Asamblenë parlamentare e bëjnë përfaqësuesit e parlamenteve kombëtare, të cilët i takojnë partive të ndryshme politike. Asamblenë parlamentare të Këshillit Evropian duhet dalluar nga Parlamenti Evropian të Unionit Evropian. Kongresi i pushteteve lokale dhe regjionale të shteteve evropiane. Destinimi i punës së Kongresit është inkurajimi i demokracisë lokale dhe regjionale, veçanërisht ofrimi i ndihmës demokracive të reja evropiane dhe forcimi i bashkëpunimit ndërregjional me qëllim të ndërtimit të unitetit evropian. Sekretariati ndërkombëtar ofron shërbime administrative dhe teknike. Për punën e vet, është përgjegjës sekretari gjeneral i cili zgjidhet në afatin kohor prej pesë viteve. Në punën e Këshillit të Evropës marrin pjesë edhe shumë organe, institucione, këshilla dhe/ose grupe projektuese dhe komisione, mes të cilave komisioni për të drejtat njerëzore dhe Gjyqi unik për të drejtat e njeriut, si dhe përfaqësuesit e 350 organizatave joqeveritare me status këshillëdhënës. JUNTA USHTARAKE: Grup oficerësh i cili me mjete dhune dhe jolegale, pa vullnetin e popullit, fitoi pushtetin dhe instalon diktaturën. Juntat ushtarake vijnë në pushtet më së shpeshti në situata krize dhe vendet kapitaliste të pazhvilluara, të cilat nuk kanë traditë demokratike, të cilat janë të ekspozuara presioneve të jashtme dhe në të cilat, sipas traditës, ushtria ose “faktori ushtarak” luan rol të rëndësishëm në shoqëri. VOLUNTARIZMI: Voluntarizmi ekonomik dhe politik vjen në shprehje në të gjitha format e totalitarizmit, duke u shprehur si botëkuptim mbi gjithëfuqinë e pushtetit e cila mundet arbitrarisht të drejtoj dhe ndërroj

246

marrëdhëniet shoqërore dhe ekonomike, pa marr parasysh kushtet objektive. LIGJI: Organi më i lartë juridik pas kushtetutës, i cili përmban normat më të rëndësishme juridike, të përpunohen me aktet më të ulëta se ligji – dispozitave, vendimeve etj. Ligjin e aprovon organi më i larë – ligjvënës, i cili sipas rregullit është organ i madh i tubuar (kuvendi, parlamenti). Ligji ka rolin shumë të rëndësishëm – ai siguron, unitet për parime juridike dhe fortësinë e sistemit juridik, sepse relativisht ndryshohet ngadalë, dhe me këtë edhe barazia e qytetarëve të nënshtruar ndaj ligjit dhe sigurisë juridike, sepse qytetarët e dinë paraprakisht dhe me siguri se çfarë pasojash do të kenë, nga sjelljet e veta. KRIMI: Në kuptimin e gjerë, çdo vepër penale, ndërsa në kuptimin e ngushtë vetëm veprat e rënda penale, për dallim nga kundërvajtjet. Përcaktohet sipas dënimit të përcaktuar (burg i rreptë, burgim i përjetshëm, dënimi me vdekje) dhe më shpesh vendoset para kompetencave të gjyqeve me porotë. Pjesë e sistemit juridik, të cilin e kanë braktisur ndarjen e veprave penale sipas peshës, kuptimin e kanë ruajtur shpesh në sintagmën “krim lufte” dhe “Organizatë kriminale”. Sipas teksteve të KB, veçanërisht “Projektit të aktit mbi krimet kundër paqes dhe sigurisë së njerëzimit”, të cilin e ka aprovuar Asambleja e Përgjithshme: a) agresioni, gjegjësisht çdo formë e përdorimit të forcës nga ana e një shteti kundër shtetit tjetër; b) kërcënimi me agresion me anë të shpalljes ose demonstrimit të forcës etj; c) përzierja në punët e brendshme ose të jashtme ndaj shtetit tjetër dhe rrezikimi i sovranitetit të tij me aksione subversive dhe terroriste ose duke i mbështetur këto aksione; d) dominimin kolonial ose të formave tjera të vendosura me dhunë, në kundërshtim me parimit e së drejtës së popujve për vetëpërcaktim. Vend të veçantë në kategorizimin e krimit kanë krimet të cilët i administrojnë tribunalet ushtarake. Përfshijnë krimet kundër paqes,krimet konvencionale të luftës dhe krimet kundër njerëzimit. KRIMI I ORGANIZUAR: Vepër e rëndë penale, e cila është rezultat i veprimit të planifikuar dhe të udhëhequr, të një numri të madh njerëzish të bashkuar në grupe të fshehta, banda dhe organizata terroriste, më shpesh të lidhura me persona në strukturat e pushtetit. Përfshin sulme terroriste, futjen kundërligjore të drogës, shantazhi, vjedhja e fshehtësive afariste, tregtinë jo të ligjshme të parasë, prodhimin jolegal dhe tregtinë e armëve, drogave dhe pijeve alkoolike,tregtinë me fëmijë dhe të rritur, prostitucionin etj. Dhuna, e cila është përcjellës i krimit të organizuar, nuk është vetëm pasojë e metodës

247

së posaçme të veprimit, por edhe luftës së vazhdueshme, të cilën organizata kriminale e zhvillojnë mes veti, në mënyrë që të sigurojnë monopol të plotë mbi fushën të cilën e kontrollojnë. Sot mendohet, se në botë veprojnë më dhjetëra organizata të mëdha kriminale. KRIMI KUNDËR NJERËZIMIT: Vepër penale, e cila sipas dispozitave në drejtësisë ndërkombëtare përfshinë vrasjet masive, masakrat, shndërrimin e civilëve në robër lufte, depërtimin dhe sjelljet tjera jonjerëzore dhe dënimet kundër banorëve civilë, të lëmuarve e të pamundurve, ose përndjekjet politike, racore ose fetare, kur këto përndjekje janë të lidhura me cilin do krim kundër paqes ose cilit do krim të luftës. KRIM KUNDËR PAQES: Vepra, të cilat sipas drejtësisë ndërkombëtare i takojnë veprave penale veçanërisht të rënda, dhe përfshijnë:: a) planifikimi, aplikimi dhe shtytja ne luftë agresive, gjegjësisht në luftë me të cilën thyhen marrëveshjet dhe garancitë ndërkombëtare, pastaj b) pjesëmarrja në planifikim, përgatitje dhe ndërsimin e kësaj lufte. KEQPËRDORIMI I PUSHTETIT: 1. Keqpërdorimi i pushtetit është një lloj i veçantë i përdorimit joligjor të pushtetit shtetëror ose ndonjë tjetër. Kjo përbëhet nga ajo se bartësi i pushtetit përdor për qëllime të veta ose të dikujt tjetër, e jo në interes të asaj për çka e kryen këtë pushtet (shtetit, popullit). Keqpërdorimi i pushtetit konsiderohet i kryer menjëherë, kur autorizimi është përdorur për ndonjë qëllim tjetër, e jo për atë që e përcakton interesi i shërbimit, pa marr parasysh, se ndoshta mund të jetë në pajtim me këtë interes. Kështu, veçanërisht, të gjitha aktet juridike anulohen në qoftë se janë kryer për interesa personale ose për të keqtrajtuar qytetarët. Për shembull, nëse organi ka të drejtë që ndërmjet shumë kandidatëve, cakton të gjithë ata që i plotësojnë kushtet, dhe e emëron njërin nga ata, jo për atë se konsiderohet se ai është më i miri, por për atë se ai është mik i tij personal, atëherë ekziston keqpërdorimi i pushtetit, dhe ky akt anulohet për arsye të keqpërdorimit të pushtetit. Akti i cili do të ishte ligjor, që mos të ketë keqpërdorim pushteti, sepse organi i caktuar me të vërtetë ka të drejtë të emëroj personin e caktuar për zyrtar, sepse edhe i plotëson të gjitha kushtet (do të ishte akt jashtëligjor nëse emërohet personi i cili nuk i plotëson kushtet). Çështja e keqpërdorimit të pushtetit konstatohet, veçanërisht në rastin e ashtuquajturës pushtet diskret, d.m.th. autorizimeve në të cilin organi ka të drejtën që vetë t’ i sjellë vendimet, sipas vlerësimeve te veta të lira për interesat e shërbimit. Siç po shihet, keqpërdorimi i pushtetit ka natyrë kryesisht subjektive, sepse, shikuar objektivisht, ky është akt i cili në të vërtetë është i lejuar për bartësin e pushtetit. Është jashtëligjor

248

motivi i aktit të tij, e jo vetë veprimi në aspektin objektiv. Për këtë arsye është e vështirë të arsyetohet a ekziston keqpërdorim i pushtetit, sepse duhet të futemi në motivet e bartësit të pushtetit, ndërsa motivet, si dukuri subjektive, është e vështirë të përcaktohen. Por, në bazë të një varg rrethanash objektive, është e mundur që me siguri të madhe të përcaktohen motivet e aktit, dhe në bazë të një vargu rrethanash objektive, është e mundur të përcaktohen motivet e aktit, pra të keqpërdorimit të pushtetit. 2. Keqpërdorimi i pushtetit, si institucion i veçantë juridik, veçanërisht i lidhur me pushtetin udhëheqës, e para së gjithash me pushtetin diskret, duhet, pra të bëhet dallimi nga të gjitha kryerjet tjera të pushtetit. Të cilat paraqesin delikte të qarat, sepse në ta, aktet të cilat kryhen, objektivisht janë të ndryshëm nga ata që lejohen. Bash për këtë arsye, është e vështirë të zbulohet keqpërdorimi i pushtetit, kjo shumë shpesh ndodh dhe bartësi, zakonisht e bën atë, duke shpresuar s nuk do të zbulohet. Për veçimin e kuptimit të keqpërdorimit të pushtetit dhe përcaktimin e saktë të tij, si dhe për mënyrat e zbulimit të tij në praktikë, shumë ka kontribuar Këshilli Shtetëror i Francës dhe shkenca juridike franceze. E cila e ka përpunuar praktikën e saj. Keqpërdorimi i pushtetit tërheq përgjegjësi disiplinore, dhe në kushte të caktuara edhe penale. LITERATURA DHE BURIMET

1. Abazović D. Mirsad, Lufta Kadrovike për BeH (Kadrovski rat za BiH), CID-Savez logoraša BiH i AID BiH, Sarajevo 1999.

2. Barry Buzan, Siguria: Kornizë e re për analiza (Sigurnost: Novi okvir za analize); Lynne Rienner Publishers, USA, 1997. godine

3. Beridan Izet, Tomić M. Ivo, Kreso Muharem, Leksikoni profesional i fjalëve themelore ushtarake dhe luftarake politike-ligjore(Stručni leksikon osnovnih vojnih i ratnih političko-pravnih pojmova), GŠ Armije RBiH, Sarajevo, 1996. godine

4. Černjak Efim Borisovič, Pesë shekuj spiunazh (Pet vekova špijunaže I i II), Izdateljstvo "Nauka", Moskva, 1966. i "Narodna knjiga", Beograd, 1969. godine

5. Dimitrijević Vojin, Kuptimi i sigurisë në marrëdhëniet ndërkombëtare (Pojam bezbednosti u međunarodnim odnosima), Savez udruženja pravnika Jugoslavije, Beograd, 1973. godine

6. Đorđević Obren, Leksikoni i Sigurisë (Leksikon bezbednosti), "Partizanska knjiga", Beograd, 1986. godine

7. Enlou Sintija, Ushtria, policia, etnia (Vojska, policija, etnicitet), "Globus", Zagreb, 1990. godine

8. Grizold Anton, Tatalović Siniša, Cvrtila Vlatko, Sistemet

249

bashkëkohore të sigurisë kombëtare (Suvremeni sistemi nacionalne sigurnosti), Sveučilište u Zagrebu – FPZ, Zagreb, 1999.

9. Hangtington Samjuel, Koflikti i civilizimeve (Sukob civilizcija), CID Podgorica – Romanov Banja Luka, Podgorica, 2000. godine

10. Hegel, Vijat themelore të filozofisë së drejtës (Osnovne crte filozofije prava), “Veselin Masleša” – “Svjetlost”, Sarajevo, 1989. godine

11. Kadić Elma, Migrimi dhe agjenda e re e Sigurisë (tezë magjistrature) (Migration and New Security Agenda), Centar za interdisciplinarne postdiplomske studije US, Sarajevo, 2005.

12. Ktzenstein J. Peter, Kultura dhe siguria kombëtare – normat dhe identiteti në politikën botërore (drejtime të reja në politikën botërore) (Kultura i nacionalna sigurnost - norme i identitet u svjetskoj politici (novi pravci u svjetskoj politici), Columbia Univ. Pub., USA, 1996. godine

13. Masleša Ramo, Teoritë dhe sistemet e sigurisë (Teorije i sistemi sigurnosti), Magistrat, sarajevo, 2001. godine

14. Milošević Milan, Sistemi i sigurisë shtetërore (Sistem državne bezbednosti), Politička enciklopedija, Beograd 2001

15. Modly Duško i Korajlić Nedžad, Fjalori Kriminalistik (Kriminalistčki rječnik), Centar za kulturu i obrazovanje, Tešanj, 2002. godine

16. Spaić Vedrana-Vrkaš, Kukoč Mislav, Bašić Slavica, Fjalor ndërdisiplinor (Arsimor për të drejtat e njeriut dhe demokracinë) – (Interdisciplinarni rječnik (Obrazovanje za ljudska prava i demokraciju), Hrvatsko povjerenstvo za UNESCO, Zagreb, 2001. godine

17. Sun Tzu, Arti i Luftës (Umeće ratovanja), Global book, Beograd, 1995. godine

18. Enciklopedia e përgjithshme e entit leksikografik Jugosllav (Opća enciklopedija Jugoslovenskog leksigografskog zavoda), Zagreb, 1982. godine

19. Bazat e punës informative në ushtri (Osnovi obavještajnog rada u vojsci), GŠ ARBiH – Obavještajna uprava, Sarajevo, 1995. godine

20. Enciklopedia politike (Politička enciklopedija), "Savremena administracija", Beograd, 1975. godine

21. Enciklopedia ligjore (Pravna enciklopedija), "Savremena administracija", Beograd, 1979. godine

22. Leksikoni sociologjik (Sociološki leksikon), Savremena administracija, Beograd, 1982. godine

250

Biografia

Mirsad D. Abazoviq është lindur më 1948 në fshatin Bistricë, BeH.

Përfundoi Fakultetin e Shkencave Politike, Degën e Sociologjisë në Sarajevë më 1970. Është doktor i shkencave sociologjike. Është profesor inordinar në Fakultetin e Shkencave Kriminalistike dhe Fakultetin e Shkencave Politike në Universitetin e Sarajevës në fushën e “Sigurisë”. Është redaktor i gazetës “Temat kriminalistike – gazetë për kriminalistikë, kriminologji dhe studime të sigurisë (“Kriminalističke teme – časopis za kriminalistiku, kriminologiju i sigurnosne studije”. Ka botuar shumë vepra, ndërsa mund të theksohen prej librave edhe “Lufta kadrovike për BeH-në”, Siguria shtetërore – hyrje dhe terma themelorë”, “Pa iluzioni”, “Mjegulla dhe qartësitë”, “Aspekti nacional i kuadrave në institucionet shtetërore dhe shoqërore në BeH 1945-1991” (“Kadrovski rat ua BiH”, “Državna bezbjednost – uvod i temeljni pojmovi”, “Bez iluzija”, “Sumaglice i jasnoće”, “Nacionalni aspekt kadrova u državnim i društvenim institucijama BiH 1945-1991”). Është autor i shumë teksteve të botuara në gazetat dhe botimet relevante. Përveç punës shkencore, merret edhe me gazetari analitike.