sistemi bankar

24
Sistemi Bankar Permbajtja Kuptimi. definicioni dhe funksioni i bankave…………………….2 Zhvillimi historik i bankave………………………………………..2 Karakteristikat e bankave kapitaliste……………………………..3 Llojet e bankave…………………………………………………….3 Banka qendrore ose emetuese……………………………………...4 Bankat depozitare ose komerciale…………………………………4 Bankat afariste……………………………………………………...5 Bankat investive…………………………………………………….5 Bankat e specializuara ose të degëve………………………………5 Bankat universale…………………………………………………...5 Bankat hipotekare…………………………………………………..6 Bankat regjionale dhe bankat për zhvillim ………………………6 Monobanka………………………………………………………….6 Bankat multinacionale……………………………………………...6 Arka e kursimit (kursimorja)…………………………………...…7 Parimet afariste të bankave………………………………………..7 a) Parimi i likuiditetit……………………………………………..7 b) Parimi i sigurimit……………………………………………….8 c) Parimi i rentabilietit…………………………………………….8 Sistemi i bankave disa vende kapitaliste………………………9 Organizatat financiare ndërkombëtare…………………………..11 a) Organizatat kredituese ndërkombëtare…………………………..11 1. Fondi Monetar Ndërkombëtar....................................... ....12 2. Banka Ndërkombëtare për Zhvillim dhe Rindërtim………….12 3. Korporata Financiare Ndërkombëtar………………………...12 2

Upload: gimionline

Post on 07-Apr-2015

4.010 views

Category:

Documents


1 download

TRANSCRIPT

Page 1: SISTEMI  BANKAR

Sistemi Bankar

Permbajtja

Kuptimi. definicioni dhe funksioni i bankave…………………….2Zhvillimi historik i bankave………………………………………..2Karakteristikat e bankave kapitaliste……………………………..3Llojet e bankave…………………………………………………….3Banka qendrore ose emetuese……………………………………...4Bankat depozitare ose komerciale…………………………………4Bankat afariste……………………………………………………...5Bankat investive…………………………………………………….5Bankat e specializuara ose të degëve………………………………5Bankat universale…………………………………………………...5Bankat hipotekare…………………………………………………..6Bankat regjionale dhe bankat për zhvillim ………………………6Monobanka………………………………………………………….6Bankat multinacionale……………………………………………...6Arka e kursimit (kursimorja)…………………………………...…7Parimet afariste të bankave………………………………………..7 a) Parimi i likuiditetit……………………………………………..7 b) Parimi i sigurimit……………………………………………….8 c) Parimi i rentabilietit…………………………………………….8Sistemi i bankave në disa vende kapitaliste………………………9Organizatat financiare ndërkombëtare…………………………..11 a) Organizatat kredituese ndërkombëtare…………………………..11

1. Fondi Monetar Ndërkombëtar...........................................12 2. Banka Ndërkombëtare për Zhvillim dhe Rindërtim………….12 3. Korporata Financiare Ndërkombëtar………………………...12 4. Shoqata (unioni) Ndërkombëtar për Zhvillim………………..12

b) Organizatat kredituese regjionale………………………………..131. Banka për Likuidimin e Llogarive Ndërkombëtare………..….132. Banka Ndërkombëtare për Bashkëpunim Ekonomik……..…..133. Unioni i Pagesve Evropiane…………………………………..144. Banka Investive Evropiane……………………………………145. Banka Ndërkombëtare Investive……………………………...146. Banka Interamerikane për Zhvillim…………………………..147. Banka Afrikane për Zhvillim………………………………....158. Banka Islamike për Zhvillim………………………………….159. Banka Arabe për Zhvillim Ekonomik………………………...15

10. Banka Aziatike për Zhvillim……………………………..……15

2

Page 2: SISTEMI  BANKAR

Sistemi Bankar

SISTEMI BANKAR

1. KUPTIMI, DEFINICIONI DHE FUNKSIONI I BANKAVE

Fjala bankë rrjedh prej fjalës italiane “ banco” që d.m.th. tezgë. Bankat kanë lindur në bazë të punëve në lidhje me kënbimin e parasë dhe punëve. Si të tilla kanë kryer detyrën e arkëtimit, të ruajtësit dhe të ndërmjetësuesit, kështu që punët e ndërmjetësuesit, punët depozitare si dhe punët kreditore konsiderohen si funksionet kryesore të bankave.

1. Pjesëmarrja e saj në elementet e politikës monetaro-kreditore të vendit, d.m.th. se a ndikon ai institucion me punët e saja në krijimin e parave, në lartësinë dhe shpërndarjen e tyre.

2. Se a është veprimtaria themelore, profesionale e saj marrja dhe dhënja e kredisë, nëpërmies të cilës ndikon në stimulimin e akumulimit monetar dhe të kursimit në ofertën dhe kërkesën e mjeteve financiare dhe në shpërndarjen ekonomike të tyre.

3. Pjesëmarrja e saj në realizimin e qëllimeve dhe të detyrave kryesore në politikën ekonomike vijuese të vendit.

4. Mundësia e saj që të zhvilloj dhe të përparoj qarkullimin e pagesave dhe të shpejtësoj qarkullimin e parasë.

Banka si institucion financiar kryesisht mund të thuhet se është i vetmi kreditor i likuiditetit, bartës i funksionit depozitar, si dhe me ndërmjetësimin në qarkullimin e pagesave të komitenteve.

Esenca e kuptimit të bankës është marrja dhe dhënja e kredisë e që paraqet veprimtarinë kryesore të saj. Në pikëpamje teorike dhe funksionale punët financiare të bankës rreth krijimit të parave si dhe të ndërmjetësimit financiar janë funksionet themelore të bankës.

Funksioni ndërmjetësues i bankës ka të bëjë me mbledhjen e mjeteve monetare me të cilat disponojnë organizatat punuese, institucionet, popullsia si dhe subjektet tjera, për të cilat mjete për një kohë pronarët e tyre nuk kanë nevojë në një anë dhe bartjen e tyre në ato subjekte të cilat kanë nevojë për ato para.

2. ZHVILLIMI HISTORIK I BANKAVE

Nga pikpamjet historike paraqitja dhe zhvillimi i punëve bankiere është lidhur ngusht me rendin skllavopronar në shekullin VII para epokës sonë.

Prej shekullit VII e deri në shekullin V para epokës sonë në Babiloni punonin shtëpitë private bankiere (Igibi, Murashi) të cilat janë quajtur tezaurët. Shprehja “Tezaurim” rrjedh nga emri i këtyre shtëpive dhe paraqet tërheqjen dhe deponimin e parave ose të ndonjë lloj malli në qarkullim.Në Greqinë antike zhvillimi i tregtisë ka ndikuar në zhvillimin e punëve bankiere.Punët rreth këmbimit të parave i kanë kryer bankieret e kohës antike të cilët janë të njohur me emrin trapezitët.

Zhvillimi i punëve bankiere në Romë është bërë në bazë të përvojave të Greqisë antike. Bankierët romak janë quajtur orgentarius (argjentarë) të cilët i kanë

3

Page 3: SISTEMI  BANKAR

Sistemi Bankar

marrë depozitat, kanë lejuar huanë me kamatë fajde dhe i kanë kryer punët e qarkullimit të pagesave në vend dhe në boten e jashtme.Me rëndësi është themelimi i bankës në Gjenovë në vitin 1407 me emrin “Kaza di Sant Gjorgja” (Casa di Sant Georgio) e cila në kuptimin e plotë ishte bankë.

Shekulli XVII ka rëndësi shumë të madhe për zhvillimin e bankave pasi që organizimi dhe afarizmi i tyre është shumë i ngjajshëm me tipin e bankave bashkëkohore.

Në vitin 1716 në Francë u themelua banka e parë “Banque Generale “ të cilen e ka themeluar Xhon Lou (John Loo).

Banka e Amsterdamit është themeluar në vitin 1609. Banka Angleze u themelua në vitin 1694 e cila konsiderohet si bankë

emisionare. Në vitin 1800 në Francë themelohet banka Franceze si bankë qendrore

të cilen e themeloi Napoleoni. Bankat emetuese të Anglisë dhe të Francës kanë bërë ndikim shumë të

madhë në themelimin e bankave të tjera emetuese në shekullin XVIII dhe XIX në të gjitha vendet e botës.

3. KARAKTERISTIKAT E BANKAVE KAPITALISTE

Motivi kryesor i bankave kapitaliste është profiti.Krakteristikat më me rëndësi janë koncentrimi i bankave, afarizmi universal i

bankave, bashkimi i kapitalit bankier me atë industrial dhe krijimi i monopoleve financiare.

Koncentrimi i bankave është karakteristikë e bankave në shtetet kapitaliste që ka të bëjë me krijimin e numrit sa më të vogël të bankave të mëdha.

Afarizmi universal i bankave është karakteristikë e bankave të shteteve kapitaliste. Afarizem universal i bankave do të thotë zgjerim i veprimtarisë së bankës në të gjitha llojet e punëve bankiere.

Bashkimi i kapitalit bankier me kapitalin industrial është një cilësi bashkëkohore e zhvillimit të bankave private në shtetet e zhvilluara kapitaliste. Bankat duke disponuar me mjete të mëdha financiare, të deponuara në vendet kapitaliste bëhen zotërinjë të ndërmarrjeve industriale.

Krijimi i monopoleve financiare në vendet e zhvilluara kapitaliste është si pasojë e koncentrimit të bankave si dhe bashkimit të tyre me kapitalin industrial.Karakteristikë e bankave kapitaliste është se mbizotëron prona private, sidomos te bankat komerciale dhe depozitare.

Pra koncentrimi maksimal i bankave me rrjet të degëzuar të filjaleve, lidhja e bankave me prodhimin, qarkullimin dhe sigurimin, përforcimi i depozitave dhe i kapitalit vetjak, rritja e ndikimit të shtetit në mbikqyrjen dhe në orientimin e aktivitetit të bankave, janë karaktistikat kryesore të zhvillimit të bankave bashkëkohore kapitaliste në baza monopolistike.

4. LLOJET E BANKAVE

Ndarja e bankave sipas kritereve të ndryshme është: 1. kriteri sipas sferave ekonomike , 2. kriteri sipas parimit terriorial, 3. kriteri sipas afatit të punëve, 4. kriteri sipas mënyrës së krijimit të mjeteve etj.

4

Page 4: SISTEMI  BANKAR

Sistemi Bankar

Kriteri më i përhapur për ndarjen e bankave në lloje të ndryshme është kriteri se në ç’mënyrë banka vjen deri te mjetet monetare të nevojshme për kërkesat afariste, sepse ajo e përcakton mënyrën e afarizmit të tyre. Pra në bazë të kriterit se si banka i siguron mjetet dhe në ç’mënyrë ato i shfrytëzon, bankat i ndajmë në: banka emetuese ose qendrore, banka depozitare ose komerciale, banka të specializuara dhe të degëve, banka universale, banka investive, banka afariste, banka për zhvillim, banka regjionale, monobanka, arkat e kursimit dhe bankat multinacionale

5. BANKA QENDRORE OSE EMETUESE

Banka qendrore ose emetuese është banka kryesore në sistemin financiar të vendit e cila i rregullon marrëdhëniet monetare dhe kreditore të një vendi.

Karakteristikë e veqantë e bankave emetuese është se qëllimi i veprimtarisë së tyre nuk është fitimi, gjë që dallohet prej bankave dhe institucioneve të tjera. Bankat emetuese në të shumtën e rasteve e mbajnë emrin e shtetit të vet, p.sh.”Bank of England”, “Banque de France”.etj.

Banka qendrore ose emetuese i kryen këto punë më rëndësi, të cilat rrjedhin prej këtyre funksioneve: 1. E drejta e emisionit të parave (kartmonedhave dhe monedhave) dhe të kredisë.

Banka qendrore ose emetuese është e vetmja bankë e cila ka të drejtë të bëjë emisionin e parave, të cilat paraqesin mjetin ligjor të pagesës në një vend. Banka qendrore ose emetuese me të drejtën e autorizuar të emisionit të parave bënë furnizimin e bankave të tjera dhe të shtetit me mjete të nevojshme monetare.

2. Zbaton politikën kreditore monetare, 3. Zbaton dhe kujdeset për politikën e likuiditetit ndërkombëtar, 4. Kryen punët në llogari të shtetit. Banka qendrore si obligim e ka që të bëjë kreditimin e shtetit duke i lejuar kredi të përkohëshme ose të përherëshme. Si komitent i drejtëpërdrejtë dhe i bankës emetuese është shteti.

6. BANKAT DEPOZITARE OSE KOMERCIALE

Bankat depozitare ose komerciale mjetet e veta i krijojnë prej depozitave afatshkurtëra të organizatave ekonomike dhe prej depozitave të kursimit të popullsisë, andaj quhen banka depozitare. Njëkohësisht janë banka, të cilat sipas afateve të burimeve të mjeteve të cilat kryesisht janë afatshkurta japin kredi me afat të shkurtër për qarkullimin e mallrave dhe për veprimtari të tjera. Së këndejmi këto banka quhen edhe banka komerciale. Bankat depozitare janë lloj i bankave më të përhapura dhe më të shumta në botë.

Karakteristikë e këtyre bankave ëshë se kanë shumë komitentë dhe shumë filiale të organizuara sipas parimit territorial. Prandaj me rëndësi është edhe funksioni monetar i bankave depozitare, përkatësishtë komerciale, sepse ato për çdo ditë në mënyrë aktive duke bërë kreditimin me afat të shkurtër bëjmë emisionin e parave, në ç’rast shumë ndikojnë në rritjen, d.m.th. ndryshimin e sasisë monetare dhe ne likuiditetin e nje vendi.

Ky lloj i bankave pothuaj në të gjitha vendet ka rol kryesor në punët bankiere depozitare dhe kreditore, andaj janë bërë kanal kryesor i krijimit të parave dhe të likuiditetit dhe të ndikimit të shtetit dhe të organeve monetare në realizimin e politikës monetare-kreditore.

5

Page 5: SISTEMI  BANKAR

Sistemi Bankar

Në grupin e bankave depozitare bëjnë pjesë edhe arkat e kursimit të cilat merren me grombullimin e depozitave të kursimit të popullsisë dhe në bazë të tyre u lejojnë kredinë komitentëve.

7. BANKAT AFARISTE

Bankat afariste janë institucione financiare të cilat paraqiten në kapitalizmin e zhvilluar dhe atë në shtetet më të zhvilluara kapitaliste.

Këto banka dallojnë prej bankave të tjera disponojnë me kapitale vetjake të mëdha, andaj edhe qëllimi afarist i tyre është kreditimi dhe financimi i ndermarrjeve gjigante industriale dhe të shoqatave të tyre.

Në këto banka vjen në shprehje lidhja shumë e ngushtë e interesit të kapitalit bankier dhe të kapitalit industrial.

Bankat afariste paraqesin bashkimin e mjeteve të kapitalit bankier dhe industrial.

Bankat afariste mjetet i sigurojnë edhe me bashkimin e kapitaleve industriale të ndryshme të koncernit, kartelave, trusteve etj.

Ky tip i bankave afariste është shumë i përhapur në Francë, SHBA, Gjermani, Japoni etj.

8. BANKAT INVESTIVE

Bankat investive janë organizata bankiere të specializuara për kreditimin e investimeve, d.m.th. për kreditimin me afat të gjatë. Këto banka punojnë me emra të ndryshëm si banka internacionale, banka financiare, kompani investive, banka hipotekare, banka për zhvillim etj.

Këto banka lejojnë kredinë për investime për zhvillimin dhe modernizimin e infrastrukturës, industrisë, komunikacionit, energjetikës, ndertimit të objekteve komunale-ndërtimore etj.

Zakonisht kredit investive jepen në afat prej 5 deri në 50 vjet të cilat kthehen dhe paguhen në formë të anuiteteve gjashtëmujore.

9. BANKAT E SPECIALIZUARA OSE TË DEGËVE

Bankat e specializuara themelohen me qëllim të financimit dhe të kryerjes së punëve tjera bankiere në dobi të veprimtarive dhe degëve të ndryshme ekonomike siç janë: industria, bujqësia, zejtaria, tregtia e jashtme, tregtia e brendshme etj.

Si banka të specializuara kanë mundësi më mirë t’i shikojnë kërkesat dhe mundësit e ekonomisë të cilën e kreditojnë, t’i lidhin partnerët afaristë në mës veti, të organizojnë punët dhe në këtë mënyrë të ndikojn në zhvillimin e atyre veprimtarive.

10. BAKAT UNIVERSALE

Bankat universale janë banka të tipit të përzier të cilat merren me afarizmin afatshkurtër dhe afatgjatë, që do të thotë se merren me të gjitha punët bankiere. Së këndejmi banka universale i kryen të gjitha punët dhe shërbimet bankiere, në sferën e parave dhe të kredisë së ekonomisë dhe të popullsisë. Në esencë bankat universale

6

Page 6: SISTEMI  BANKAR

Sistemi Bankar

janë banka depozitare në të cilat deponojnë depozitat afatshkurtëra. Pra, bankat universale i sigurojnë mjetet prej të gjitha burimeve, por edhe plasmanin e tyre e bëjnë në proceset e ndryshme.

11. BANKAT HIPOTEKARE

Bankat hipotekare janë organizata bankiere për kreditimin afatgjatë si kategori e veçantë e bankave investive. Karakteristikë e këtyre bankave është akumulimi i mjeteve financiare me afat të gjatë dhe plasmani i tyre duke i dhënë kredi në afate të gjata.

Prej mjeteve të mobilizuara në këtë mënyrë këto banka japin kredi afatgjatë për industri, bujqësi dhe për objektet komunale-ndërtimore.

Për sigurimin e kthimit të këtyre kredive, përkatsisht për mbrojtjen prej rreziqeve të ndryshme bankave u shërben lënia peng e pasurisë së paluhatshme, e ashtuquajtura hipoteka ose e drejta e disponimit me pasurinë e paluhatshme. Këto janë garancione të forta se kredia do të kthehet me siguri.

12. BANKAT REGJIONALE DHE BANKAT PËR ZHVILLIM

Bankat regjionale janë organizata bankiere, të cilat veprimtarinë e vet e ushtrojnë saktësisht në një krahinë territoriale të caktuar, me një qëllim të financimit të investimeve të ndryshme në ekonomi dhe infraksurturë. Këto banka mund të punojnë në territorin e caktuar në kufinjtë e një vendi ose puna e tyre mund të shtrihet në shumë shtete.

Bankat për zhvillim i themelojnë vendet për zhvillim me ndihmën e shtetit me qëllim të financimit të programeve të zhvillimit të tyre ekonomik. Këto banka mjetet i mobilizojnë prej subjekteve private dhe shoqërore, si dhe prej bankave të huaja si forma plotësuese të financimit të programeve të zhvillimit të vendit.

13. MONOBANKA

Monabanka është banka e vetme (unike) e një vendi e cila i kryen të gjitha punët bankiere siç janë: emisioni i parave, kreditimi afatshkurtër dhe afatgjatë, qarkullimi i pagesave në vend dhe në botën e jashtme. Bankat e këtilla janë rast i rrallë në sistemin bashkëkohor të bankave sot në botë, por janë edhe karaktistikë e vendeve në zhvillim.

14. BANKAT MULTINACIONALE

Bankat multinacionale janë organizata bankiere të cilat mjetet e veta i mobilizojnë në bashkimin e kapitaleve të bankave të njohura botërore . Këto banka i lejojnë të gjitha llojet e kredisë pa marrë parasyshë afatin e tyre, kryejnë punë të ndryshme në lidhje me letrat me vlerë u japin informata të ndryshme organizatave monopolistike ndërkombëtare etj.

7

Page 7: SISTEMI  BANKAR

Sistemi Bankar

15. ARKA E KURSIMIT ( KURSIMORJA)

Arka e kursimit ose kursimorja është një formë e veçantë e organizatave bankiere, e cila ka për detyrë që të bëjë zhvillimin e kursimit dhe të akumulojë depozitat e kursimit, prej shtresave më të gjëra të popullsisë, të mbajë llogarinë rrjedhëse dhe xhirollogaritë e qytetarëve si dhe të bëjë kreditimin e sektorit të popullsisë .

Funksioni kreditor i kursimores ishte që t’i japë kredi popullsisë për qëllime konsumuese, për ndihma të jashtëzakonshme ekonomike shtëpiake, për ndërtimin e ndërtesave familjare etj.

16. PARIMET AFARISTE TË BANKAVE

Banka si institucion specifik me interes të gjërë shoqëror i ka parimet afariste, të cilat duhet t’i zbatojë në mënyrë që të sigurojë stabilitetin dhe efikasitetin e afarizmit bankier, dhe të ekonomisë ndërkombëtare në terësi.

Parimet e afarizmit bankier të cilat janë realizuar dhe respektuar, prej të gjitha bankave janë këto:

a) parimi i likuiditetitb) parimi i sigurimit dhec) parimi i rentabilitetit

a) PARIMI I LIKUIDITETIT

Me parimin e likuiditetit të bankave duhet nënkuptuar aftësinë e bankave që në afatë të caktuar t ‘i kryejë të gjitha obligimet e veta.Ndryshe likuiditetin e bankës duhet përkufizuar si aftësi të saj që në afat t’i kryejë të gjitha obligimet e arritura.Në obligimet më të rëndësishme nëpërmes të të cilave shikohet likuiditeti i bankës janë:

Obligimi i bankës që në afat t’i kryejë urdhëresat e komitentëve, të cilat dispunojnë me mjete të deponuara në llogaritë e bankës.

Obligimi i bankës që t’i lëshojë në qarkullim kreditë e lejuara komitenteve në afate dhe në kiste kreditore të caktuara, d.m.th. obligimi ndaj shfrytëzuesve të kredisë.

Obligimi i bankës që t’i kthejë në afate të caktuara kreditë e marra prej bankave tjera në vend, bankës qendrore ose në botën e jashtme.

Banka mund të ruaj likuiditetin nëse e arrin që të harmonizojë afatin e plasmanit të mjeteve me afatin e obligimeve të arritura.

Banka duhet të tentojë që të arrijë likuiditetin optimal, d.m.th. të ketë në llogari te banka qendrore, mjete të mjaftueshme të rezervës së likuiditetit e cila kishte

8

Page 8: SISTEMI  BANKAR

Sistemi Bankar

për t’u shfrytëzuar në situatat kur hyrja e mjeteve është e paharmonizuar me plasmanin e mjeteve në bankë.

Likuiditeti optimal më tepër është kategori teorike, kurse në praktikë banka gjatë zbatimit të politikës së likuiditetit disponon ose me tepricë ose me mungesë të mjeteve likuide.

Në lartësin e reserves së likuiditetit, të cilën bankat e ndajnë në formë te normës (përqindjes) sipas politikës afariste të saj, ndikim kanë:

1. transaksionet monetare të komitenteve2. politika e likuiditetit të bankave3. politika monetare e bankës qendrore.

1. Transaksionet monetare të komitenteve ndikojnë në likuiditetin sipas rastit se a kemi të bëjmë me daljen e depozitave të komitenteve të bankës në dobi te depozitave të komitenteve të ndonjë bankë tjeter, në ç’rast bëhet hyrja e depozitave, andaj edhe të likuiditetit.

2. Politika e likuiditetit të bankës ndikon në lartësin e rezervës se likuiditetit.3. Politika monetare e bankës qendrore ndikon në rezerven e likuiditetit të

bankave, me anë te mekanizimit te kredisë.Paraqiten tri shkallë te likuiditetit të bankës : likuiditeti primar, sekondar, dhe tercial.

Likuiditeti primar i bankës përfshinë paratë e gatshme, mjete në llogari te banka qendrore, kërkesat prej bankave të tjera si dhe njetet tjera të gatshme.

Likuiditeti sekondar i bankës përbëhet prej mjeteve te likuiditetit primar si dhe prej aktives së saj më likuide siç janë: kambialet dhe letrat me vlerë, të tjera me afat të skadimit deri në një vit, nëse në kohë të shkurtër mund të shndërrohën në para.

Likuiditeti tercial përbëhet prej atyre mjeteve likuide të cilat nuk mund të shndërrohën në para përpara se t’iu skadojë afati. Në njetet e likuiditetit tercil hyjnë: kambialet të cilat nuk mund të eskontohen, fletobligacionet, transhat e pashfrytëzuara të kredisë afatshkurtër të marra prej bankave në vend dhe në boten e jashtme etj.

b) PARIMI I SIGURIMIT

Në afarizmin bankier përbëhet në mundësinë e pagesës ose të arkëtimit të të gjitha obligimeve ose të kërkesave në afat të caktuar. Ky parim banken duhet ta siguroj ose ta garantojë se komitentet e saj në afat të caktuar do t’i kryejnë obligimet ndaj bankës dhe se do ta kthejnë kredinë.

Parimi i sigurimit e obligon bankën që të ketë parasysh që kredit t’i lejojnë në vende të sigurta, përkatësisht ta shqyrtojnë aftësinë kreditore të debitorit duke kërkuar garancione të sigurta se kredia do të kthehet në rregull. Së këndejmi, zbatimi konsekuent i parimit të sigurimit duhet t’i siguroj prej rreziqeve të mundshme antarët e bankës, të gjithë deponuesit dhe kreditorët.

c) PARIMI I RENTABILITERTIT

Parimi i rentabilitetit paraqet fitimin, i cili realizohet në ndryshimin në mes të të hyrave dhe të dalave. Parimi i rentabilitetit në bankat kapitaliste ishte dhe ka ngelur parim primar i afarizmit të bankave.

9

Page 9: SISTEMI  BANKAR

Sistemi Bankar

17. SISTEMI I BANKAVE NË DISAVENDE KAPITALISTE

Duke marrë parasysh se vendi ynë ka marrëdhënie ekonomike me shumë vende të botës, atëherë është shumë e nevojshme që t’i paraqesim shkurtimisht llojet e bankave të disa vendeve me rëndësi ekonomike ndërkombëtare.

1. Sistemi bankar në Angli-Sistemi bankar i Anglisë karakterizohet me koncentrimin e afarizmit bankier

në një numer te vogël të bankaqve te cilat kanë numer shumë te madhë te filialeve.

a. bankat depozitare, b. bankat eskonte(bill brokeri),c. bankat efektive(stok brokeri), ç. bankat për qarkullimin ndërkombëtar dhed. entet për financim afatgjatë të industrisë.

a) Bankat depozitare ose komerciale janë grupi me i njohur i bankave te cilat disponojnë me depozita të mëdha dhe kapitale vetjake, andaj nukë janë të varura prej kredisë të bankës Angleze.

b) Bankat eskonte(bill brokeri) janë banka të specializuara për eskontimin e kambialeve dhe të letrave me vlerë. Për kryerjen e kësaj punë mjetet i sigurojnë duke marrë kredi të banka emetuse ose te bankat tjera dhe prej depozitave të ndryshme.

c) Bankat efektive(stok brokeri) janë banka të specializuara për spekulim me letra me vlerë. Këto banka merren me punë të burses në llogari të vet dhe në llogari të huaj.

ç) Bankat për qarkullimin ndërkombëtar(bankat akceptuese) janë banka të specializuara për ndërmjetësimin në pagësat ndërkombëtare.

d) Entet për financimin afatëgjatë të industrisë janë institucione të specializuara për financimin e industrisë me afatë të gjatë me qëllim të afarizmit të vazhdueshem të tyre.

2.Sistemi bankar në Francë-Në Francë egzistojnë numer i madhë i bankave, çka do të thotë se nukë është

kryer koncentrimi. Përveç bankës qëndrore-emetuese (Banque de France). Në sistemin bankar francez dallojmë këto lloje të bankave:

a) Bankat depozitare,b) Bankat afariste,c) Bankat kredituese për financimin me afatë të mesem dhe të gjatë.

a) Bankat depozitare janë institucione financiare të cilat i marrin depozitat në të parë ose në afat të caktuar prëej popullsisë dhe organizatave të ndryshme.

b)Bankat afariste janë banka të cilat merren me financimin e ndërmarrjeve industriale të cilat ose i kanë themeluar vetë ose marrin pjesë drejtëpërdrejt në kapitalet e tyre.

c) Bankat kredituese për financimin me afat të mesëm dhe me afat të gjatë janë banka me interes nacional të veçantë si dhe me status special për dhënien e kredisë me afat të mesëm dhe të gjatë.

10

Page 10: SISTEMI  BANKAR

Sistemi Bankar

3. Sistemi bankar në Republikën Federale të Gjermanisë-

Sistemi bankar në RF të Gjermanisë përbëhet prej sistemit të bankave qendrore, përkatësisht përveç bankës qendrore emetuese (Deutsche Bundesbank) si bankë e shkallës së parë, veprojnë edhe njëmbëdhjetë banka provinciale si banka të shkallës së dytë.

Bankat provinciale i kryejnë punët e bankës qendrore ndaj bankave të tjera, kryejnë qarkullimin e pagesave me çeqe dhe virman si dhe punët financiare dhe të arkës në dobi të vendeve federale.

Përveç bankës emetuese sistemin bankar të RF të Gjermanisë përbëjnë:

a) Bankat private, b) Bankat private hipotekare,c) Bankat publike dheç)Organizatat e kursimit dhe kredituese.

a) Bankat private janë banka afariste (depozitare, regjionale, lokale, private) të cilat janë banka kryesore në RF të Gjermanisë. Bankat me të njohura janë të ashtuquajturat tri “D” bankat-Deuche Bank (Frankfurt), Dresdener Bank dhe Commerz Bank (Diseldorf).

b) Bankat private hipotekare janë institucione hipotekare të cilat japin kredi në bazë të lënjës peng të tokës.

Më të njohura janë Banka e përgjithshme hipotekare në Keln dhe Banka hipotekare qëndrore Gjermane në Berlin.

c) Bankat publike janë banka afariste të cilat merren me të gjitha llojet e punëve bankare dhe mund të jenë shtetërore, regjionale, lokale, të cilat veprojnë në një territor më të vogël. Bankat private, publike dhe hipotekare quhën edhe bankat e shkalllës së tretë.

ç) Organizatat e kursimit dhe kredituese janë institucione financiare të cilat merren me mobilizimin e depozitave të kursimit dhe me dhënjën e kredisë qytetare. Këtu hyjnë arkat e kursimit, koperativat kredituese dhe entet për kredi hipotekare.

4. Sistemi bankar në Itali-

Sistemi bankar i Italisë përbëhet prej bankës qëndrore ose emetuese (Banca d’Italia) si dhe prej këtyre bankave:

a) Bankat e të derjtes publike, b) Bankat me interes nacional, c) Bankat për kredi te zakonshme,ç) Arkat e kursimit,d) Institucionet speciale për kreditimin me afat të mesëm dhe afat të gjatë.

5. Sistemi bankar në Zvicër

Sistemi bankar në Zvicër është i zvilluar mirë i organizuar dhe i degëzuar. Në Zvicër egzistojnë edhe këto lloje të bankave:

a) Bankat e kantoneve,b) Bankat e specializuara,c) Bankat lokale,ç) Arkat e kursimit,

11

Page 11: SISTEMI  BANKAR

Sistemi Bankar

d) Koperativat kreditore fshatare dhe e) Bankat private.

6.Sistemi bankar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës-

Sistemi bankar në SHBA përbëhët prej 12 bankave emetuese-monetare-federal Reserve Banks- (Bankat reserve federale) aq banka në sa është i ndarë i tërë territori SHBA, d.m.th. të cilat veprojnë në 12 regjione.

Në SHBA egziston sistemi i bankës qëndrore i cili e udhëheq politikën monetare të vendit, kryen të gjitha punët bankiere në dobi të qeverisë si dhe kontrollon afarizmin e bankave anëtare të sistemit.

Përveç sistemit të bankës qëndrore në SHBA veprojnë edhe këto banka:a) Banka komerciale-nacionale dhe shtetërore, b) Bankat efektuese, c) Bankat e bashkuara të kursimit,ç) Bankat truste dhe d) Bankat për eksport dhe import.

a) Bankat komerciale janë bankat me të shumta në SHBA përtej 13 000 të cilat merren me mobilizimin e depozitave, me dhënjën e kredisë afatë shkurtër, me qarkullimin e pagesave dhe me punët bankiere idiferente.

b) Bankat efektuese (Investiment Bank) janë banka afariste të cilat janë bankat më të forta në pikëpamje financiare dhe si të tilla merren me financimin e indusrisë.

c) Bankat e bashkuara të kursimit (matual Savinks Banks) janë institucione financiare të cilat merren kryesishtë me depozitat e afatizuara.

ç) Bankat truste janë institucione financiare të cilat merren me të gjitha punët bankare, sepse disponojnë me depozita të mëdha.

d) Bankat për eksport dhe import ose Eksim banka është bankë shtetërore e SHBA-së, e cila është themeluar pas krizës së madhe ekonomike për stabilizimin e bankave dhe të ekonomisë amerikane.

18. ORGANIZATAT FINANCIARE NDËRKOMBËTARE

Duke theksuar se sot asjë institucion financiar ndërkombëtar në realitet nuk është botëror. Organizatat ndërkombëtare financiare edhe pse quhen kështu, nuk i përfshijnë në gjirin e tryre të gjitha shtetet e botës.

Organizata financiare ndërkombëtare do ti ndajmë në dy grupe:a) Grupi i organizatave kredituese ndërkombëtare dhe b) Grupi i organizatave kredituese regjionale.

a) Organizatat kredituese ndërkombëtare

Organizata kredituese ndërkombëtare përfshijnë shumicën e shteteve antare të Kombeve të Bashkuara. Në grupin e organiatave financire ndërkombëtare hyjnë:

1. Fondi Monetar Ndërkombëtar 2. Banka Ndërkombëtare për Zhvillim dhe Rindërtim3. Korporata Financiare Ndërkombëtar4. Shoqata (unioni) Ndërkombëtar për Zhvillim.

12

Page 12: SISTEMI  BANKAR

Sistemi Bankar

1. Fondi Monetar Ndërkombëtar

Qëllimi i themelimit të Fondi Monetar Ndërkombëtar ishte stabilizimi dhe zhvillimi i bashkëpunimit monetar ndërkombëtar pas Luftës se Dytë Botërore. Në realitet me Statutin e Fondit Monetar Ndërkombëtar janë rregulluar të drejtat dhe obligimet formale të shteteve anëtare, njëkohësisht ky institucion ka shërbyer edhe si bazë për rregullimin e rëndit dhe të sistemit monetar ndërkombëtar në botë.

Qëllimet e këtij institucioni ndërkombëtar ishin që të zhvilloj bashkëpunimin monetar ndërkombëtar, të zgjëroj mundësit e zhvillimit të tregetisë botërore, të ndihmoj në stabilizimin e kurseve devizore, të zhvilloj sistemin multilateral te pagesave dhe të eliminoj kufizimet devizore, të ndihmoj shtete anëtare për tejkalimin e vështirësive të përkohshme në bilancin e pageasave duke u dhënë kredi.

Mjete financiare të Fondit Monetar Ndërkombëtar i ka krijuar me anë te pjesmarrjes së vendeve anëtare në formë të kuotave, lartësia e te cilave është varur prej vëllimit te tregëtis së jashtme, të ardhurave nacionale dhe prej lartësis së rezervave monetare.

2. Banka Ndërkombëtare për Zhvillim dhe Rindërtim

Banka Ndërkombëtare për Zhvillim dhe Rindërtim (Banka Botërore) është themeluar në të njejtën kohë me fondin monetar ndërkombëtar, me qëllim qe të ndihmoj rindërtimin dhe zhvillimin e shteteve anëtare te shkatërruara gjatë Luftës së Dytë Botërore, kurse më vonë që t’iu ndihmojë vendeve ekonomikisht të pazhvilluara.

Banka boyërore u lejon kredi shteteve, organizatave ose ndërmarrjeve dhe atë me garancionin e qeverisë së shtetit anëtar të cilit i lejohet kredia.

Organi udhëheqës më i lartë i Bankës Botërore është Pleqënia e guvernatorëve e cila përbëhet prej përfaqësuesve te të gjitha shteteve anëtare.

3. Korporata Financiare Ndërkombëtare

Korporata Financiare Ndërkombëtare (IFC) është institucion i specializuar i OKB-së, e cila është organizuar si degë e Bankes Ndërkombëtare. Është themeluar në vitin 1956 me seli të përhershme në Uashington. Si anëtar të Korporates mund të jenë vetëm shtetet anëtare të Bankes Ndërkombëtare për Rindertim dhe Zhvillim.

Qëllimi i themelimit të Korporatës Financiare Ndërkombëtare është që të ndihmojë organizatat ekonomike private. Këtë e arrijnë duke bërë investime në organizatat ekonomike prodhuese private së bashku me investitoret tjerë dhe pa e kushtëzuar huamarrësin nën dhënien e garancioneve shtetërore siç është rasti me Bankën Ndërkombëtare. Esenca e saj është që kapitali privat më shumë të angazhohet për zhvillimin ekonomik të vendeve në zhvillim. Duhet theksuar se korporata nuk u jep kredi organizatave ekonomike shtetërore. Pra, qëllimi ishte që me aktivitetin e vet të plotësojë punën e Bankës, duke investuar në formë të aksioneve dhe të huave pa garancione qeveritare ose të shtetit.

4. Unioni Ndërkombëtar për zhvillim

13

Page 13: SISTEMI  BANKAR

Sistemi Bankar

Qëllimi i Unionit Ndërkombëtar për zhvillim është që vendeve më të pa zhvilluara t’iu shërbejë si burim për financimin e programeve kryesore të zhvillimit të tyre siç janë: energjia, infrastruktura, bujqësia, arsimi,shëndetësia etj. Këto kredi jepen me kushte shumë më të volitshme dhe për qëllime më të gjera se që i japin Bankat dhe Korporatat pa kamatë me provision të vogël e me afat pagese deri në 50 vjet etj. Por mjetet e Unionit janë shumë të vogla, kurse kërkesat e vendeve më të pa zhvilluara janë shumë të mëdha. Pra gjithnjë kërkohet që vendet e zhvilluara t’i rrisin mjetet eUnionit.

b) Organizatat Kredituese Regjionale

Karakteristikë e organizatave kredituese regjionale është se aktivitetin e tyre e kryejnë në një vend të caktuar, por për një grup të shteteve të cilat në pikëpamje ekonomike ose politike janë të lidhura me interes reciprok. Në grupin e organizatave kredituese regjionale do t’i numërojmë:

1. Banka për Likuidimin e Llogarive Ndërkombëtare,2. Banka Ndërkombëtare për Bashkëpunim Ekonomik,3. Unioni i Pagesve Evropiane,4. Banka Investive Evropiane,5. Banka Ndërkombëtare Investive,6. Banka Interamerikane për Zhvillim,7. Banka Afrikane për Zhvillim,8. Banka Islamike për Zhvillim,9. Banka Arabe për Zhvillim Ekonomik,10. Banka Aziatike për Zhvillim

1. Banka për Likuidimin e Llogarive Ndërkombëtare

Qëllimi fillestar i Bankës për Likuidimin e Llogarive Ndërkombëtare ishte që të realizoj planin për pagesen e reparacioneve (dëmshperblimit të luftës) Gjermane nga Lufta e Parë Botërore, e që kishte për detyrë te pranojë t’i shperndajë dhe të bejë bartjen e pagesave Gjermane. Detyra e bankës ishte që të përparojë bashkëpunimin në mes të bankave qëndrore, të lejij kredit afatëshkurta bankave qëndrore në bazë të mbulese se arit dhe letrave me vlerë, të marrë hua prej bankave qëndrore dhe të bejë rieskontimin e letrave me vlerë.

2. Banka Ndërkombëtare për Bashkëpunim Ekonomik

Detyra kryesore e Bankës Ndërkombëtare për Bashkëpunim Ekonomik është ëq të kryej kalkulimin multirateral në rubla transferabile në mes të shteteve-anëtareve, nëpërmes llogarisë kliringe. Andaj, borxhet dhe kërkesat e përkohshme likuidohen me ndermjetsimin e Bankës. Detyrat tjera të Bankës janë: lejimi i kredisë afatëshkurtër për likuidimin e borxhit në llogarinë kliringe të Bankës kryerja e punëve në lidhje me qrkullimin e pagesve në mes të shteteve-anëtare si dhe të vendeve konvertibile, kreditimi i qarkullimit tregtar te jashtëm dhe i operacioneve financiare të vendeve anëtare, mobilizimi dhe ruajtja e mjeteve të paangazhuara të rublave transferabile, valutat konvertibile dhe ari.

14

Page 14: SISTEMI  BANKAR

Sistemi Bankar

3. Unioni i Pagesve Evropiane

Unioni i Pagesve Evropiane është themeluar në qershorë te vitit 1950 në mes të 17 vendeve evropiane anëtare të Organizates për Bashkëpunimin Ekonomik Evropian (OECE). Detryra e Unionit ishtë që te lehtësojë pagest e saldove debitore, përkatësisht kreditore të krijuara nga marëdhenjët tregtare dhe të pagesave ndërkombëtare në mes të shteteve të Evropës Perëndimore.Pagest në mes te shteteve-anëtare nukë janë bërë veç e veç, por me ndernjetsimin e Unionit Evropian te Pagesave është zbatuar kliringu multirateral, ku saldoja e një vendi anëtar është likuiduar se bashku me saldot e të gjitha vendeve anëtare.

4. Banka Investive Evropiane

Banka Investive Evropiane ne vitin 1958 e kanë themeluar vendet anëtare të Bashkësis Ekonomike Evropiane me seli në Bruksel.Qëllimi i Bankës Evropiane Investive është financimi i zhvillimit te regjioneve të pazhvilluara, te ngritjes se industrisë se re ose për financimin e projekteve të ndryshme me interes të përbashkët të Bashkësis Ekinomike.

5. Banka Ndërkombëtare Investive

Banka Ndërkombëtare Investive është themeluar në vitin 1970 me seli në Moskë. Anëtar të kësaj banke janë shtetet-anëtare të KNER-it, por mund të hyjnë edhe vendet tjera po që se i pranojn qëllimet dhe parimet e afarizmit të Bankës Ndërkombëtare Investive.

Qëllimi kryesor i Bankës Ndërkombëtare Investive është që të lejojë kredi investive prej mjeteve të saja të krijuara nga potenciali investiv i saj. Kryesisht kredinë e lejon për ngritjen e objekteve të reja ose për modernizimin e objekteve të reja ose për modenizimin e objekteve ekzistuese dhe atë në rend të parë atyre objektive, përkatësisht projekteve të cilat me punën e tyre do të kontribuojnë në specializim si dhe kooperim.

6. Banka Interamerikane për Zhvillim

Banka Interamerikane për Zhvillim ka filluar të punojë në fillim të vitit 1960 me seli në Uashington. Kjo bankë është themeluar sipas idesë së SHBA-ve si bankë e shteteve anerikane në të cilën si anëtare janë Kuba, SHBA dhe shtetet e Amerikës së Mesme dhe të Jugut.

Qëllimi i themelimit të Bankës Interamerikane për Zhvillim është që në Amerikën Latine të bëjë financimin e zhvillimit si dhe të dhënies së ndihmes teknike për realizimin e projekteve për zhvillim në këtë pjesë të botës. Dhënia e kredive, garancioneve, financimi i venseve anëtare si dhe nxitja e investimeve të kapitalit publik dhe privat janë gjithashtu qëllimet e kësaj bankie.

15

Page 15: SISTEMI  BANKAR

Sistemi Bankar

7. Banka Afrikane për Zhvillim Banka Afrikane për Zhvillim është themeluar në vitin 1963 me seli në

Abigjan, kurse punën e vet e ka filluar në vitin 1964. Në mbledhjen e ministrave të financave të shteteve Afrikane e cila është mbajtur në Gusht të vitit 1963 në Hartum është nxjerrë vendimi për themelimin e Bankës Afrikane për Zhvillim të cilën marrëveshje e kanë nënshkruar 23 vende Afrikane.

Detyra dhe qëllimi i Bankës është që të shpejtësojë zhvillimin e vendeve afrikane si dhe të ndikojë në integrimin ekonomik në mes të tyre. Kjo duhet të arrihet duke iu dhënë hua, garancione për financimin e zhvillimit ekonomik, përparimit të këmbimit ndërkombëtar dhe ndihma tjera teknike.

8. Banka Islamike për Zhvillim

Banka Islamike për Zhvillim ëhtë themeluar në vitin 1974 me seli në Xhed të Arabisë Saudite. Në fillim ishin 24 shtete arabe dhe islamike anëtare, kurse sot numri i anëtarëve është mbi 30 shtete.

Detyra dhe qëllimi i Bankës Islamike për Zhvillim është dhënia e huave për financimin e projekteve si dhe të programeve të zhvillimit të shteteve anëtare. Huatë u jepen qeverive të shteteve anëtare ose institucioneve publike. Banka ka dhënë hua për financimin e shumë projekteve në shtetet anëtare.

9. Banka Arabe për Zhvillim Ekonomik

Banka Arabe për Zhvillim Ekonomik (BADEA) është themeluar në vitin 1973 me seli në Hartunf të Sudanit. Detyra dhe qëllimi i Bankës është që të ndihmojë zhvillimin ekonomik të vendeve afrikane, duke i financuar objektet e ndryshme të shteteve anëtare, sidomos me interes të posaqëm për zhvillimin regjional të shumë shteteve afrikane në drejtim të krijimit të një tërsie ekonomike në këtë regjion arab.

Themelues të Bankës arabe për zhvillimin ekonomik janë shtetet e Ligës Arabe, kurse mjetet e saj mund t’i shfrytëzojnë të gjitha shtetet e Afrikës të cilat nuk janë anëtare të Ligës Arabe.

10. Banka Aziatike për Zhvillim

Banka Aziatike për Zhvillim është themeluar në vitin 1965 me seli në Manile. Anëtar të kësaj banke janë 22 shtete të Azisë dhe të Lindjes së Largët, por mund të jenë anëtarë vetëm shtetet e zhvilluara të cilat u takojnë regjioneve të tjera.

Detyra dhe qëllimi kryesor i Bankës Aziatike për Zhvillim është që të nxisë hyrjen e kapitaleve për zhvillim, të nxisë investimet në këtë regjion, të bëjë kreditimin e zhvillimit të shteteve të pazhvilluara. Banka u lejon kredi shteteve të pazhvilluara, organizatave ekonomike si dhe institucioneve regjionale për zhvillim.

16