stilet funsionale dhe interpretuese tË komunikimit

191

Click here to load reader

Upload: nguyennhan

Post on 01-Feb-2017

285 views

Category:

Documents


20 download

TRANSCRIPT

Page 1: STILET FUNSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA

DEPARTAMENTI I GJUHËS ANGLEZE

Punim për gradën shkencore ‘Doktor’ në Gjuhësi

Specialiteti: Stilistikë-Komunikim

Punoi: Udhëheqës shkencor: M.A. Albana ÇONI Prof. Dr. Gëzim HADAJ

TIRANË 2013

STILET FUNSIONALE DHE INTERPRETUESE

TË KOMUNIKIMIT PUBLIK NË FUSHËN E EDUKIMIT

Page 2: STILET FUNSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT

I

Mirёnjohje, gjyshit dhe gjyshes time, qё mё rritёn, edukuan dhe mё

bekojnё me dashuri çdo ditё tё jetёs time …

Page 3: STILET FUNSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT

II

Falёnderime

Nёse do tё duhej tё rendisja me emёr tё gjithё profesorёt, miqtё dhe kolegёt qё

mё kanё qёndruar pranё nё kёtё proces jo fort tё lehtё, lista do tё ishte

relativisht e gjatё.

Nga tё gjithё do tё veçoja punёn e pakursyer dhe durimin kalorsiak tё

udhёheqёsit tim nё kёtё punё shkencore, Prof. Dr. Gёzim Hadaj. I jam shumё

mirёnjohёse pёr kёshillat, sugjerimet, mbёshtetjen akademike dhe kohёn qё vuri

nё shёrbimin tim. Shpresoj dhe uroj qё puna e bёrё tё jetё e denjё pёr tё gjithё

besimin dhe investimin qё profesori bёri tek unё.

Njё mirёnjohje e thellё shkon pёr tё gjithё kolegёt e departamentit tё gjuhёs

angleze dhe veçanёrisht mikeshat e mia, qё kanё qenё njё burim pozitiv

frymёzimi edhe nё momente jo tё lehta tё punёs.

Po kёshtu i jam shumё mirёnjohёse familjes time veçanёrisht bashkёshortit tim

Ervinit dhe fёmijve tё mi, Kevin dhe Dea, qё mё mirёkuptuan dhe mbёshtetёn nё

kёtё proces.

Falёnderoj shumё mamin, motrёn time Jonin dhe miken time Rudinёn, qё kanё

qenё njё mbёshtetje e fortё shpirtёrore, pa tё cilёn do ta kisha shumё tё vёshtirё

tё punoja. I jam mirёnjohёse babit tim, qё edhe pse nuk jeton mё, e di qё do ishte

shumё krenar pёr punёn time dhe i vetmi qё do mё shtynte pёr tё kёrkuar mё

shumё.

Nё fund, i jam shumё mirёnjohёse tё gjithё autorёve shqiptarёve qё kanё

investuar njё pjesё tё jetёs sё tyre nё gojёtari, duke na lёnё njё thesar qё edhe

pse krahasimisht i vogёl me kultura tё tjera, mbart vlera tё veçanta pёr letrat

shqipe, vlera pёr tё cilat çdokush duhet tё ndihet krenar.

Page 4: STILET FUNSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT

III

PASQYRA E LËNDËS

faqe

Falënderime……………………………………………………………………………….. II

Pasqyra e lëndës……………………………………………………………………….. III

Hyrje………………………………………………………………………………………. VI

Kreu I Vështrim historik i retorikës………………………………………………..

1

1.1 Retorika në antikitet…………………………………………………………………. 1

1.2 Klasifikime të fjalimeve në lashtësi………………………………………………… 3

1.2.1 Organizimi i fjalimeve………………………………………………………………. 3

1.2.2 Koncepti i stilit në lashtësi………………………………………………………….. 5

1.3 “Rënia e moralit” të gojëtarisë……………………………………………………… 6

1.4 Retorika helenistike dhe edukimi…………………………………………………… 8

1.5 Copëzimi mesjetar…………………………………………………......................... 9

1.5.1 Kontributi i retorikës në Mesjetë…………………………………......................... 12

1.6 Retorika në Rilindje…………………………………………………………………. 12

1.6.1 Poezia dhe proza …………………………………………………………………….. 17

1.6.2 Figurat letrare në Rilindje…………………………………………………………… 17

1.7 Retorika në vitet 1600-1900………………………………………………………... 20

1.8 Retorika në Amerikë në shekullin XIX…………………………………………….. 23

1.9 Retorika e shekullit XIX-XX………………………………………………………... 25

1.9.1 Retorika tradicionale-aktuale……………………………………………………….. 25

1.9.2 Retorika shprehëse…………………………………………………………………… 26

1.9.3 Retorika njohëse……………………………………………………………………… 27

1.9.4 Retorika social-epistemiologjike…………………………………... ...................... 28

1.9.5 Poststrukturalizmi dhe postmodernizmi në retorikë……………………………….. 29

1.9.6 Retorika elektronike dhe kompiuterike…………………………………………….. 29

1.10 Historia e letrave shqipe…………………………………………………………….. 31

Kreu II Stili funksional i gojëtarisë………………………………………………………. 40

2.1 Përkufizime mbi fjalimet………………………………………………………………….. 40

2.2 Klasifikimi i fjalimeve sipas stileve funksionale………………………………………….. 41

2.3 Stili publicistik ose stili i veprimtarisë shoqërore-politike………………………………... 45

2.4 Gojëtaria në stilin publicistik……………………………………………………………… 47

2.5 Klasifikimi i ligjërimeve sipas qëllimit…………………………………………………… 50

2.5.1 Ligjërimi politik, ndikues………………………………………………………………… 50

2.5.2 Ligjërimi informues………………………………………………………………………. 51

2.5.3 Ligjërimi ceremonial………………………………………………………………………. 54

2.6 Tipare të fjalimeve ceremoniale…………………………………………………………... 56

2.6.1 Përkufizimi i fjalimeve ceremoniale përmes elementeve të modeleve komunikimit……... 60

2.6.1.1 Përkufizimi nëpërmjet mesazhit…………………………………………………………... 60

2.6.1.2 Përkufizimi nëpërmjet folësit……………………………………………………………… 61

2.6.2 Funksionet e fjalimeve ceremoniale………………………………………………………. 62

2.6.2.1 Marrëdhënia fjalim-komunitet…………………………………………………………….. 62

2.6.2.2 Funksioni kuptimor………………………………………………………………………... 63

2.6.2.3 Funksioni identifikues.. …………………………………………………………………… 63

2.6.2.4 Funksioni autoritar………………………………………………………………………… 64

2.6.2.5 Funksione të tjera specifike……………………………………………………………….. 64

Kreu III Fjalimi si akt ligjërimi…………………………………………………………... 66

3.1 Koncepti i ligjërimit………………………………………………………………………. 66

3.2 Gjenealogjia e ligjërimit, analiza kritike e ligjërimit……………………………………… 68

3.3 Ligjërimi si sistem kompleks……………………………………………………………… 69

Page 5: STILET FUNSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT

IV

3.4 Përkufizime mbi ligjërimin……………………………………………………………….. 70

3.4.1 Analiza e ligjërimit……………………………………………………………………….. 71

3.4.2 Analiza kritike e ligjërimit………………………………………………………………… 73

3.4.3 Dallime dhe të përbashkëta midis analizës së ligjërimit dhe analizës kritike të ligjërimit... 75

3.5 Analiza mikro dhe makro e ligjërimit……………………………………………………. 79

3.5.1 Raporti ligjërim-pushtet…………………………………………………………………… 80

3.5.2 Analiza kritike e ligjërimit dhe konteksti…………………………………………………. 83

3.5.3 Kontrolli i kontekstit nga grupet dominante………………………………………………. 84

3.5.5 Heshtja si pushtet………………………………………………………………………….. 85

3.6 Ligjërimi politik…………………………………………………………………………… 85

3.6.1 Përkufizimi i ligjërimit politik…………………………………………………………….. 86

3.6.2 Situatat e ligjërimit………………………………………………………………………… 88

3.6.3 Tipare të ligjërimit politik…………………………………………………………………. 89

3.6.4 Leksiku i ligjërimit politik.……………………………………………………………... 91

3.6.5 Sintaksa e ligjërimit politik..……………………………………………………………. 93

Kreu IV Aspekte praktike të analizës së ligjërimit……………………………………….. 95

4.1 Rëndësia e analizës së ligjërimit………………………………………………………….. 95

4.2 Metodat e analizës së ligjërimit…………………………………………………………… 96

4.2.1 Nivelet e analizës së ligjërimit……………………………………………………………. 96

4.2.2 Niveli makro i ligjërimit…………………………………………………………………... 121

4.2.2.1 Kohezioni i ligjërimit……………………………………………………………………… 121

4.2.2.2 Koherenca e ligjërimit…………………………………………………………………….. 122

4.2.2.3 Qasja pragmatike e ligjërimit…………………………………………………………….. 125

4.3 Tipare të gjuhës së fjalimeve……………………………………………………………… 132

4.3.1 Dallimet kryesore midis gjuhës së folur dhe asaj të shkruar……………………………… 132

4.3.2 Tipare të fjalimeve si sisteme komplekse………………………………………………… 133

4.3.3 Tipare të fjalimeve ceremoniale….……………………………………………………… 134

Kreu V Leksionet si fjalime……………………………………………………………… 136

5.1 Faktorët e të mësuarit……………………………………………………………………… 136

5.2 Veçori të leksioneve………………………………………………………………………. 137

5.3 Metodat dhe stilet e ligjërimit të leksioneve……………………………………………… 139

5.3.1 Metodat e ligjërimit………………………………………………………………………. 139

5.3.2 Stilet e ligjërimit………………………………………………………………………….. 140

5.4 Metoda të organizimit të leksioneve……………………………………………………… 142

5.5 Leksioni si model interaktiv i komunikimit………………………………………………. 144

5.5.1 Qëllimi i leksionit…………………………………………………………………………. 144

5.6 Transmetimi i informacionit………………………………………………………………. 146

5.7 Përthithja e informacionit…………………………………………………………………. 147

5.8 Përgjigjja ose reagimi……………………………………………………………………... 148

5.9 Teknika të ndërtimit të leksioneve………………………………………………………… 149

5.10 Teknika të përmirësimit të ligjërimit të leksioneve……………………………………….. 155

5.11 Ndikimi……………………………………………….…………………………………… 157

5.12 Leksionet si marrëdhënie sociale…………………………………………………………. 158

Përfundime……………………………………………….……………………………….. 160

Fjalorth……………………………………………….……………………………………. 166

Bibliografi……………………………………………….………………………………… 171

Page 6: STILET FUNSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT

V

Hyrje

0.1. Pёrligjja e punimit

In the beginning was the Word, and the Word

was with God, and the Word was God…

The Beginning, Bible

Pushteti i fjalёs ёshtё i pamohueshёm. Nё çdo periudhё krize nё historinё e popujve,

kanё spikatur gojёtarё dhe fjalime qё kanё vulosur tё ardhmen e kёtyre popujve. Ata

kanё qenё burim frymёzimi pёr tё luftuar deri nё vetёmohim padrejtёsitё,

diskriminimin dhe diktaturёn. Me anё tё fjalёs autorё tё shquar nё historinё e letrave,

kanё skalitur pёrjetёsisht ngjarje qё kanё shenjuar historinё botёrore. Me pushtetin

qё u ka dhёnё fjala kёta autorё kanё hyrё nё mendjet dhe zemrat e njerёzve dhe kanё

ndryshuar tek ata jo rrallёherё edhe vetё kuptimin mbi jetёn.

Komunitetet ashtu si dhe materia vuajnё nga i njёjti fenomen, ai i çorganizimit dhe i

paqёndrueshmёrisё. Janё vetё anёtarёt e kёtyre komuniteteve qё me anё tё

instrumentave tё ndryshёm, tentojnё t’i mbajnё kёta komunitete sё bashku dhe aktiv.

Ndёr instrumentat mё tё rёndёsishёm dhe tё pazёvendёsueshёm janё fjalimet, tё cilёt i

ndihmojnё komunitetet ose popujt tё tejkalojnё proceset natyrale tё shpёrpёrjes. Ky

kёrcёnim bёhet real kur njё komuniteti i preken vlerat. Njё rol tё rёndёsishёm nё

riafirmimin e tyre e luan politika, por pjesa tjetёr mbulohet tёrёsisht nga fjalimet dhe

kryesisht nga ato ceremoniale.

Gjithsesi do tё ishte fёminore tё mos pёrmendej kёtu dhe njohja dhe pёrdorimi i kёtij

pushteti nga individё dashakeqёs, pёr qёllime negative. Historia njeh shumё raste kur

ky pushtet i pёrdorur nё mёnyrё joetike, ka qenё jo pak i dёmshёm dhe kёrcёnues pёr

fatet e tyre.

Duhet tё theksojmё kёtu qё tё folurit publik nё vetvete ngёrthen njё spektёr shumё tё

gjerё ligjёrimesh. Cilёsia e tё folurit bёn dallimin mes njё ligjёrimi tё thjeshtё dhe

gojёtarisё. Gojёtaria ёshtё shumё mё tepёr sesa e thjeshtё. Ajo mbruhet me pasion,

krijimtari dhe mjeshtёri pёr tё na ofruar njё pёrvojё unike shpirtёrore dhe mendore.

Gojёtaria synon drejt aftёsisё tonё pёr tё ndikuar dhe kontrolluar tё tjerёt.

Pёrmirёsimi i aftёsive komunikuese rrit suksesin nё çdo fushё tё jetёs. Kёto aftёsi

pajisin kёdo me njё nga asetet mё tё çmuara dhe me vlerё, sidomos nё jetёn

universitare dhe akademike, ku aftёsitё pёr tё arsyetuar dhe argumentuar retorikisht,

marrin njё rёndёsi tё veçantё.

Kёto qё u pёrmendёn mё lart, por jo vetёm, janё arsye mёse tё mjaftueshme pёr tё

thelluar studimet nё gojёtari dhe retorikё. Ato si nё shumё vende simbol tё

qytetёrimit dhe demokarcisё, duhet tё jenё objekte studimi dhe pjesё e kurrikulave

shkollore nё shumё nivele tё arsimimit tё brezave tё rinj.

Page 7: STILET FUNSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT

VI

0.2. Objekti dhe hipotezat e punimit

Rёndёsia qё ka sot nё mbarё botёn e qytetёruar gojёtaria, krijimtaria dhe analiza e

fjalimeve, si dhe studimet e pakta shqiptare nё kёtё fushё ishin disa nga arsyet

kryesore pse u ndёrmor ky studim.

Objekt i mirёfilltё i studimit nё kёtё punim ёshtё fjalimi si tekst me tё gjithё pamjen e

tij tё plotё. Fjalimi studiohet nga ana funksionale dhe interpretuese, gjё qё shёrben

pёr ta kuptuar, analizuar dhe pёrdorur atё me mё shumё efektivitet. Njё objekt tjetёr i

rёndёsishёm nё punim ёshtё dhe kёndvёshtrimi pёr qёllime akademike i analizёs sё

fjalimeve dhe pёrdorimi i tyre nё shёrbim tё pedagogёve, studentёve dhe arsimimit nё

pёrgjithёsi.

Me anё tё kёtij punimi synohet edhe ndёrgjegjёsimi pёr egzistencёn e njё fondi tё

vogёl, por tё mrekullueshёm nё gojёtarinё shqiptare. Historia e letrave shqiptare njeh

autorё qё kanё derdhur nёpёrmjet gojёtarisё, shpirtin e tyre atdhedashёs dhe dёshirёn

e zjarrtё pёr njё komb shqiptar tё lirё dhe tё aftё pёr t’u vetёqeverisur nё mёnyrё

demokratike. Ky fond ёshtё pёrdorur pak pёr tё mos thёnё aspak si objekt studimi nё

auditoret tona. Ky fond dallon pёr vlera tё dyfishta si estetike unike nё llojin e vet, po

ashtu edhe kontekstuale, pasi japin njё kёndvёshtrim pёr tё mos u nёnvleftёsuar tё

historisё sё popullit shqiptar.

Nё analizёn funksionale tё fjalimit punimi pёrqendrohet kryesisht nё pozicionin qё

mban nga ana stilistikore fjalimi si tekst nё raport me tekste tё tjerё. Nё analizёn

interpretuese tё tij pёrdoret njё qasje e re, mё bashkёkohore, e cila e sheh fjalimin jo

vetёm si njё fenomen gjuhёsor, por shumё mё tepёr se kaq. Kёndvёshtrimi

interpretues i fjalimeve si tekste qё ndodhin nё kohё reale, e trajton fjalimin si

fenomen social, si tekstin qё lind nga njё kontekst i caktuar dhe qё nё dallim nga

tekstet e tjera, tenton ta ndryshojё kёtё kontekst. Pёr rrjedhim objekt i analizёs

interpretuese ёshtё fjalimi si model linear i komunikimit dhe tё gjithё elementёt

pёrbёrёs dhe faktorёt qё kontribuojnё nё krijimin e tij.

Objekti i punimit do tё ishte i mangёt nёse e gjithё puna e kryer nuk do tё vihej nё

shёrbim tё edukimit nё pёrgjithёsi dhe arsimimit nё veçanti. Pёr rrjedhim vёmendje

merr edhe qasja nё funksion tё auditoreve universitare dhe perspektiva pёr ta zbritur

atё edhe nё nivele studimore mё tё ulёta. Heqja e vijave paralele midis leksioneve si

fjalime dhe fenomene sociale dhe pёrvojёs sё shkёlqyer tё teorisё dhe praktikёs tё

gojёtarisё, ndihmon nё trajtimin e tyre nga njё kёndvёshtrim i ri, mё i lartёsuar.

Leksionet nuk shihen mё si akte tё thjeshta tё tё ligjёruarit, por si fenomene sociale tё

komplikuara me mundёsi reale tё ngritjes sё tyre nё nivel gojёtarie, duke ofruar

kёshtu jo vetёm modelin e shkёlqyer tё pёrvojёs botёrore, por duke synuar edhe

pёrmirёsimin e dukshёm tё cilёsisё sё mёsimdhёnies nё auditor.

Page 8: STILET FUNSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT

VII

0.3. Metodologjia e punimit

Ky punim dallohet pёr qasje teorike dhe praktike. Studimi i literaturёs bashkёkohore

dhe metoda induktive ndihmojnё nё qartёsimin e pozicionit qё zё sot gojёtaria nё

pёrgjithёsi dhe fjalimi si tekst nё raport me tekstet e tjera.

Pjesa e dytё e punimit karakterizohet nga pёrdorimi i metodёs deduktive. Nё kёtё

pjesё punimi pёrqendrohet nё analizёn e fjalimeve mё tё pёrzgjedhura nga fondi

botёror dhe autorё qё kanё shёnuar me gojёtarinё e tyre. Pjesa mё e madhe e

fjalimeve tё pёrzgjedhura ёshtё marrё nga fondi shqiptar i cili edhe pse i limituar nё

sasi mbart vlera unike nё cilёsi.

Pёrmendim kёtu edhe konsultimin e njё spektri tё gjerё autorёsh si tё huaj dhe

shqiptarё. Vёmendje tё veçantё ka marrё gojёtaria Noliane si njё nga trashёgimitё mё

tё pasuara tё letrave shqiptare tё dokumentuara nё kёtё fushё.

Nё njё pjesё tё punimit ёshtё bёrё njё studim vёzhgues i fjalimeve nё auditore, pasi

studimi i thelluar, nuk ishte objekt mirёfilli i punimit. Ky studim dhe pёrvoja

personale shёrbeu pёr tё bёrё qasjen krahasuese midis leksioneve dhe fjalimeve, nё

gjetjen elementёve tё pёrbashkёt dhe tё veçantё mes tyre, si dhe ofrimin e mundёsive

pёr pёrmirёsim tё leksioneve nё auditore.

0.4. Struktura e punimit

Punimi ёshtё i organizuar nё pesё krerё dhe nёndarjet pёrkatёse. Secili nga krerёt

ёshtё njё njёsi e mёvetshme qё plotёson tёrёsinё e punimit. Pjesa e parё e punimit ka

natyrё teorike dhe pjesa e dytё e tij mbёshtetet nё analizёn praktike tё fjalimeve dhe

leksioneve si fenomene sociale tё komunikimit.

Kreu i parё ofron njё kёndvёshtrim gjuhёsor tё historisё sё gojёtarisё nё vite. Ky

kapitull trajton elementёt mё tё veçantё tё gojёtarisё dhe evoluimin e tyre nё vite.

Vёmendje i kushtohet mёnyrёs sesi kёta elementё dhe vetё gojёtaria kanё kaluar nё

periudha tё errёta pёr tё rigjetur vetveten sёrish. Nё pjesёn e dytё tё kёtij kapitulli

rёndёsi merr trajtimi i gojёtarisё shqiptare dhe i autorёve mё tё spikatur qё kanё

mundur t’i bёjnё ballё kohёs.

Kreu i dytё bazohet nё studimin teorik krahasues tё stilit funksional tё fjalimit. Nё tё

janё pёrmbledhur kёndvёshtrimet e disa prej gjuhёtarёve qё kanё ofruar studime nё

kёtё fushё. Bazuar nё studime tё tyre pёrcaktohet njё renditje e fjalimit si tekst nё

raport me tekste tё tjera. Nё tё njёjtin kapitull ofrohet analizё krahasuese e

elementёve stilistikorё tё teksteve tё tjerё dhe fjalimeve.

Kreu i tretё ofron njё koncept tjetёr tё analizёs sё ligjёrimit dhe analizёs kritike tё

ligjёrimit. Nё kёtё kapitull fjalimet trajtohen jo vetёm si fenomene gjuhёsore, por

shumё mё tёpёr se kaq. Pёr tё patur njё analizё sa mё tё saktё tё tyre, shumё autorё

ofrojnё kёndvёshtrime mё tё pёrparuara. Ata shohin fjalimin si fenomen social ku

Page 9: STILET FUNSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT

VIII

gjuhёsorja ёshtё vetёm njёri nga aspektet. Nё kёtё kapitull fjalimi si ligjёrim,

studiohet pёrmes modeleve tё komunikimit dhe tёrёsisё sё elementёve pёrbёrёs tё

kёtyrё modeleve, ku vlen tё veçohet konteksti, marrёsi dhe dhёnёsi i mesazhit.

Kreu i katёrt pёrqendrohet tёrёsisht nё analizёn praktike tё fjalime. Nё tё diskutohet

mbi rёndёsinё qё ka analiza e fjalimeve, metodat mё tё pёrdorura dhe nivelet

pёrkatёse tё analizёs. Tё gjitha kёto shikohen nё praktikё nё fjalime qё kanё shenjuar

nё historinё e popujve dhe veçanёrisht nё fjalime tё autorёve shqiptarё ku vёmendjen

mё tё madhe e zёnё fjalimet e Fan Stilian Nolit si njё nga autorёt mё tё plotёsuar tё

gojёtarisё shqiptare.

Kreu i pestё e shikon tё gjithё teorinё dhe praktikёn e diskutuar nё krerёt e

mёparshёm nё funksion dhe shёrbim tё arsimimit. Ky kre e shikon leksionin si njё

proces ligjёrimi dhe fenomen social. Kreu i fundit propozon trajtimin e leksioneve jo

si fenomene komunikimi tё thjeshta, por nё nivele mё tё lartё tё ligjёrimit. Pёrvoja

bashkёkohore sugjeron se aplikimi i praktikave tё suksesshme tё gojёtarisё dhe

fjalimeve tё suksesshme mund tё pёrmirёsojё dukshёm cilёsinё e mёsimdhёnies,

mёsimnxёnies, marrёdhёnies pedagog-student dhe tё gjithё procesit mёsimor nё

tёrёsi.

Page 10: STILET FUNSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT

STILET FUNKSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT PUBLIK

NË FUSHËN E EDUKIMIT

KREU I

VËSHTRIM HISTORIK MBI RETORIKËN

1.1. Retorika në antikitet

Retorika është studimi i të shkruarit dhe të folurit të efektshëm dhe arti

i ndikimit mbi të tjerët. Në historinë e saj të suksesshme, retorikës i janë

dhënë shumë përkufizime dhe objektiva. Retorika dallohet gjithashtu për një

spektër gjithëpërfshirës të saj , por në pjesën më të madhe atë e dallon

karakteri i saj thelbësor si një disiplinë e rëndësishme për trajnimin e

studentëve. Qëllimet e saj parësore ishin dy; për të krijuar një perceptim sesi

gjuha funksionon në të shkruar dhe të folur dhe për t’u aftësuar në përdorimin

e këtyre aspekteve gjuhësore. Retorika si arti i komunikimit, është kuptuar për

një kohë të gjatë si sistematizimi i gojëtarisë së lindur natyrshëm. Sipas

traditës, autorët e parë të librave vëzhgonin situatat e jetës reale ku gojëtaria

ishte e suksesshme, analizonin burimet që përdornin folësit dhe zhvillonin

metoda mësimi ku përdoreshin këto aftësi. Një nga folësit në dialogun e

Cicero-nit, ‘De Oratore’ e përmbledh doktrinën kryesore të retorikës si më

poshtë:

“Virtyti i të gjitha këtyre rregullave është se oratorët nuk e fituan

reputacionin duke i ndjekur ato, por se disa njerëz i veçuan dhe i mblodhën

aftësitë e gojëtarëve të lindur. Kjo nënkupton se gojëtaria nuk është produkt i

një arti, por është arti vetë.”1

Quintilian-i, autori i traktateve më të plota klasike “De Institutio Oratoria”,

thoshte se “Çdo gjë që arti e ka ngritur në perfeksion e ka burimin tek

natyra.”2

Sipas Cicero-nit, gojëtari është një njeri që ju flet njerëzve dhe pavarësisht

nga stili që përdor, ai nuk duhet të shkëputet nga ajo që ndjen dhe mendon një

njeri i thjeshtë. Ai e shihte gojëtarinë ngushtësisht të lidhur me natyrën dhe

një pasqyrim të plotë të saj.

1 De Oratore, përkthyer nga E.W. Sutton dhe H. Rackham, 2 vëll. ( Londër, 1942; 1948) 2 De institutio oratoria ( 2. 17. 6.) The Institutio Oratoria of Quintilian. With an English translation by

H.E.Butler, London; William Heinemann New York: GP. Putnam’s sons

Page 11: STILET FUNSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT

STILET FUNKSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT PUBLIK NË FUSHËN E EDUKIMIT

2

2

Por që nga lashtësia deri më sot, historia e letrave ka dëshmuar që gojëtari

dhe gojëtaria, nuk i kanë qëndruar besnikë asaj që besonin dhe predikonin

këta mësues të retorikës. Kjo i ka kushtuar asaj dhe historisë së njerëzimit, jo

pak, pasi siç do të shohim edhe më poshtë, retorika është një nga artet që ka

ndikim të drejtpërdrejtë në interpretimin e ngjarjeve si në jetën e përditëshme

ashtu edhe në fenomenet sociale madhore.

Të parët mësues të retorikës datojnë rreth viteve 471 dhe 463 p.e.s. Ata

erdhën si domosdoshmëri e kohës dhe nevojave të reja të shoqërisë. Pas

dëbimit të tiranëve, që me anë të akteve joligjore kishin përvetësuar pasuri,

për të rivënë drejtësinë në vend u organizuan gjykimet e para publike. Në këtë

periudhë spikasin Tisias-i dhe Gorgias-i, ky i fundit një sofist, “me aftësi të

lindura që të shndërronin në ‘skllevër’ njerëzit, vetëm me anë të fjalës dhe jo

të forcës.”3

Fjala ‘Retorikë’ ka ardhur nga fjala greke ‘rhxtorikx’, e cila filloi të përdorej

në rrethin e Socrates-it në shekullin V dhe për herë të parë u shfaq në

dialogun e Plato-sit “Georgias” shkruar rreth 385 p.e.s. ‘Rhxtorikx’ në gjuhën

greke nënkupton artin qytetar të të folurit publik, i cili u zhvillua për qëllime

të asambleve, sallave të gjyqeve dhe rasteve formale në qeverisjen

kushtetuese të qyteteve greke, veçanërisht në Athinën demokratike. Si e tillë,

ajo u pa si një nëndarje kulturore e një koncepti më të gjerë të pushtetit të

fjalëve dhe aftësisë së tyre për të ndikuar mbi situatën në të cilën përdoreshin.

Dëshmi të Aristotle-it tregojnë se librat e hershëm të retorikës i kushtojnë një

vëmendje të veçantë argumentimit dhe debatit, pasi ato ishin domosdoshmëri

për lirinë dhe zhvillimin e çdo athinasi. Nevoja për t’iu drejtuar jurive të

mëdha me rrjedhshmëri, kërkonte organizim të kujdesshëm të fja limeve, që të

mund të preknin anën emocionale të dëgjuesve .4

Edhe sot, përdorimi i kësaj fjale, ka lidhje me instinktin e drejtpërdrejtë të

njerëzimit për të mbijetuar, kontrolluar mjedisin dhe për të ndikuar mbi

veprimet e të tjerëve, në përputhje me interesat më të mira individuale apo të

grupeve shoqërore dhe politike. Koncepte të tilla të retorikës mund të gjenden

në shumë shoqëri të vjetra në cilësime të përafërta. Në Egjipt dhe Kinë janë

shkruar mjaft libra që këshillojnë lexuesit sesi të bëhen oratorë të efektshëm.

Shkrimtarët klasikë për herë të parë në Evropë u përpoqën të përshkruajnë

veçoritë e një fjalimi të efektshëm dhe të mësonin dikë sesi të planifikonte

dhe të prezantonte një fjalim. Qytetet e antikitetit konsideroheshin si qytete

me demokraci dhe për rrjedhojë qytetarët ishin pjesë aktive e debateve

politike dhe duhet të mbronin vetveten në sallat e gjyqit. Teoria e të folurit

publik u zhvillua më tej me zhvillimin e fjalorëve teknikë , që shpjegonin

veçoritë e argumentimit, organizimin, stilin dhe prezantimin. Kjo periudhë

3 Philebus, 58 a-b Philebus by Plato, Translated by Benjamin Jowett. The Electronic Classics Series,

Jim Manis, Editor, PSU-Hazleton 4 Kenedy A. George Classical Rhetoric and its Christian and Secular tradition from ancient to modern

times. The University of North Carolina Press,1980, fq. 26-9, 42

Page 12: STILET FUNSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT

STILET FUNKSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT PUBLIK NË FUSHËN E EDUKIMIT

3

3

shënon dhe lindjen e termit ‘Metaretorikë’, si teori apo art i të folurit publik.

Të parët mësues të retorikës ishin Sofistët.

Shkolla e retorikës filloi me Sokratin në shekullin e IV dhe u bë një shkollë e

rregullt në periudhën greko-romake. Kjo shkollë ishte pjesë e edukimit formal

të shumë djemve të rinj. Fillimisht mësuesit e retorikës vunë re një

marrëdhënie të ngushtë midis letërsisë dhe retorikës dhe përdorën shumë

koncepte të kritikës letrare në funksion të kësaj të fundit. Qëllimin e letërsisë

për të ndikuar tek lexuesi ata e panë edhe tek retorika ‘Të mësosh dhe të

kënaqësh’.

1.2. Klasifikime të fjalimeve në lashtësi

Aristoteli në leksionet e tij “On Rhetoric” , dallon tri lloje të retorikës. “Një

publik - thotë ai- mund të sillet ose jo si gjykatës i asaj që po thuhet .” Me këtë

ai nënkupton se publikut mund t’i kërkohet ose jo , të marrë një vendim të

caktuar mbi një çështje që prezantohet .5

Nëse po, ai sillet si gjykatës dhe mund të gjykojë veprime që kanë ndodhur në

të kaluarën, në një sallë gjyqi dhe në këtë rast fjalimi cilësohet si ‘judicial’

ligjor. Por publiku mund të gjykojë edhe mbi një veprim që do të ndodhë në

të ardhmen dhe në këtë rast fjalimi është ‘deliberative’ bindës. Nëse publikut

nuk i kërkohet të kryejë asgjë nga këto më sipër, Aristot le-i e konsideron

fjalimin ‘epideictic’ ose ceremonial. Këto fjalime janë tipik në rastet

ceremoniale si festimet publike, funeralet, fjalime të cilat mbaheshin për të

lavdëruar ose fajësuar dikë. Këto tri kategori - ligjore, bindëse dhe

ceremoniale - mbetën thelbësorë përgjatë historisë klasike të retorikës dhe

janë të vlefshëm edhe sot për të kategorizuar format e ndryshme të ligjërimit.

Koncepti i retorikës ceremoniale u zgjerua më pas nga studiues të tjerë, të

cilët përfshinë në të edhe prozën dhe poezinë. Kjo formë e retorikës nuk u pa

si një ligjëratë që kishte për qëllim një veprim të caktuar, por që synonte të

ndikonte mbi vlerat dhe besimet e publikut.

1.2.1. Organizimi i fjalimeve

Në shekullin e I p.e.s. Cicero-ni dhe Quintilian-i e prezantuan retorikën në

formën e saj më të plotë. Mësimet klasike të retorikës përbëheshin nga pesë

pjesë, që shkonin paralel me aktin e planifikimit dhe të prezantimit të fjalimit.

5 Kennedy, George A., (trans/ed.) (1991) Aristotle ‘On Rhetoric’; A Theory of Civic Discourse. New

York/Oxford: Oxford University Press

Page 13: STILET FUNSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT

STILET FUNKSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT PUBLIK NË FUSHËN E EDUKIMIT

4

4

Duke patur parasysh nevojat e kohës, retorika që mbizotëronte ishte ajo

ligjore edhe pse dy format e tjera të saj nuk mbeteshin jashtë vëmendjes.

Pjesa e saj e parë është ‘invention’ shpikja ose gjetja.6 Kjo pjesë i kushtohej

gjetjes së një teme, duke identifikuar çështjen që duhej të diskutohej dhe

mjetet që duheshin përdorur për të ndikuar mbi publikun që të pranonte

pikëpamjen e folësit. Mjetet ndikuese përfshinin:

-së pari, provat e drejtpërdrejta, si dëshmitarët apo dokumentat, të

cilat folësi “i përdor” dhe nuk “i shpik”;

-së dyti, mjetet artistike të ndikimit të cilat përfshijnë prezantimin e

karakterit të folësit (ethos) si të besueshëm, argumentin logjik (logos) që

përdoret për të bindur dëgjuesin, si dhe (pathos) apo emocionin që folësi

mund të zgjojë tek publiku i tij.

Pjesa e dytë e retorikës klasike është organizimi.7 Organizimi nënkupton

ndërtimin e një fjalimi të ndarë në pjesë, numri i të cilave vazhdon të jetë një

një çështje e shumëdiskutar. Ndarjet më të përdorura të gjetura në librat e

kohës dhe të përdorura nga oratoria juridike janë:

1. hyrja (Greq. prooimon, Lat. exordium)

2. rrëfimi (Greq. diegesis, Lat. narratio) prezantimi i detajeve faktike të

kontekstit

3. prova (Greq. pistis, Lat. probatio)

4. përfundimi ose mbyllja (Greq. epilogos, Lat. peroratio )

Secila ndarje ka funksionet dhe karakteristikat e saj të qar ta. Hyrja synon të

sigurojë interesin dhe dëshirën e mirë të publikut për të dëgjuar. Për këtë

rrëfimi duhet të jetë i qartë, i përmbledhur dhe ndikues, dëshmia duhet të jetë

e mbështetur në argumenta logjikë në favor të folësit dhe të paraprijë çdo

kundërshti që mund të ngrihet. Mbyllja në vetvete organizohej në dy pjesë që

përbëheshin nga përmbledhja e asaj që shtjellohej dhe në zgjimin e anës

emocionale tek dëgjuesit.

Fjalimet ‘deliberative’ bindëse kishin një strukturë të organizuar në hyrje,

dëshmi dhe mbyllje. Ato shpesh e shmangnin rrëfimin. Fjalimet ‘epideictic’

ceremoniale kishin një strukturë të veçantë, për shembull një fjalim lavdërimi

mund të trajtonte çështje të vendlindjes, të paraardhësve, të arsimimit, të

karakterit dhe të personalitetit të individit si subjekt.

6 Greq. Heuresis, Lat. Inventio Kenedy A.G., (1994) A new history of classical rhetoric Princeton

University Press, Princeton, NJ. 7 Greq. Taxis, Lat. Disposito Kenedy A.G., (1994) A new history of classical rhetoric Princeton

University Press, Princeton, NJ.

Page 14: STILET FUNSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT

STILET FUNKSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT PUBLIK NË FUSHËN E EDUKIMIT

5

5

Pjesa e tretë e retorikës klasike është stili.8 Stili diskutonte çështje të të

shprehurit me mjeshtëri të ideve. Për më tepër koncepti i stilit do të rimerret

më poshtë.

Memorizimi9, fillimisht duhej të ishte pjesë e retorikës që diskutonte

memorjen dhe teknikat që do të ndihmonin gojëtarin të memorizonte fjalimin.

Më pas memorizimi nuk u konsiderua thjesht si akti i të mësuarit përmendësh

të një teksit të caktuar, por si kombinimi i teknikave të improvizimit dhe

gjenerimit të një fjalimi në një kontekst të caktuar. Kjo i jepte gojëtarit

mundësinë të shprehte të njëjtën ide të perifrazuar në mënyra të ndryshme.

Prezantimi,10 si pjesa e pestë dhe e fundit e retorikës, diskutonte më shumë

mënyrën sesi thuhet diçka. Në Greqinë e lashtë prezantimi paralelizohej me

aktrimin dhe vëmendja kryesore përqendrohej tek përdorimi i gjesteve dhe

tonit të zërit.

1.2.2. Koncepti i stilit në lashtësi

Pasi folësi ka përcaktuar se ‘çfarë’ do të thotë dhe rendin, detyra tjetër është

që të vendosë sesi do ta thotë dhe si do ta transmetojë përmbajtjen me anë të

fjalëve dhe fjalive. Kjo përbën atë që quhet ‘stil’.11 Karakteristikë e retorikës

klasike është trajtimi i stilit si proces i qëllimshëm i shprehjes së temës me

anë të gjuhës. Studiuesit e gojëtarisë në atë kohë mendonin se e njëjta ide

mund të shprehet me fjalë të ndryshme, për të arritur efekte të ndryshëm. Ata

e perceptonin stilin të ndarë në dy pjesë: zgjedhja e fjalëve dhe vendosja e

tyre në fjali, të cilat përmbajnë strukturat kohore, ritmin prozaik dhe figurat

letrare.

Diskutimi mbi stilin vërtitej mbi konceptin e katër ‘vityteve’ (Greq. Oretoi)

që për herë të parë u përkufizuan nga studenti i Ar istotle-it, Theofrastus-i.

Këto virtyte ishin: saktësia (gramatika dhe përdorimi), qartësia, zbukurimet,

dhe korrektësia.

Zbukurimet përfshinin tropet apo zëvendësimet e një termi me një tjetër si tek

metafora, figurat letrare apo ndryshimet në tinguj, renditjet e pjesëve të një

fjalie, si ‘anaphora’ apo ‘asidentoni’, si dhe figurat e mendimit, në të cilat

një fjali përdoret për të theksuar apo rritur vëmendjen e publikut, si tek

pyetjet retorike.

8 Greq. Heuresis, Lat. Inventio Kenedy A.G., (1994) A new history of classical rhetoric Princeton

University Press, Princeton, NJ. 9 Po aty,. 10 Po aty,. 11 stili ( Greq. Lexis, Lat. Elocutio ) Kenedy A.G., (1994) A new history of classical rhetoric Princeton

University Press, Princeton, NJ.

Page 15: STILET FUNSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT

STILET FUNKSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT PUBLIK NË FUSHËN E EDUKIMIT

6

6

Stilet kategorizoheshin në tre lloje, i lartë, i mesëm dhe i ulët ose i thjeshtë.

Gjetja, organizimi dhe stili ishin tre pjesët më kryesore të retorikës klasike , të

zbatueshme si në të folurit publik ashtu edhe në hartimet e shkruara. Për herë

të parë njohja e tyre si tre veprime të ndara u bë nga Sokrati në fjalimin

“Against the Sophists”12 (seksioni 16) shkruar rreth 390 para erës së re

Aristoteli e rimerr çështjen në vitet 335 para erës së re, në librin e tij të tretë

“On Rhetoric”13 dhe sygjeron edhe një pjesë të katërt që është prezantimi. Në

shekullin I p.e.s. të folurit publik iu shtuan edhe dy pjesë të tjera. I katërti në

radhë vendosej memorizimi. Pasi një fjalim planifikohej dhe shkruhej mirë, ai

duhej të mësohej përmendësh për t’u prezantuar mirë. Për këtë qëllim u krijua

një sistem për kujtesën me ndihmën e sfondeve dhe imazheve. “Prezantimi” u

rendit i pesti në librin e tretë “Rhetoric for Hereunius” shkruar në shekullin e

I para erës së re. Ashtu siç parashikonte Aristotle-i, i renditur i pesti dhe i

fundit, prezantimi përmblidhte kontrollin e zërit, volumin, frekuencën dhe

gjestet që përfshinin kontrollin e efektshëm të mimikës dhe gjymtyrëve. Në

po të njëjtën kohë del një vepër nga Quintilian-i, “Education of the orator”

libri 11, që merr përsipër të sqarojë çdo diskutim që egzistonte deri atëherë

mbi gojëtarinë.

1.3. “Rënia e moralit” të gojëtarisë

Siç vihet re nga librat greke dhe latine të kohës, nga shekulli i IV p.e.s . deri

në fund të antikitetit, Metaretorika Klasike, ose Retorika e Ngurtë shkenca e

studimit të gojëtarisë, ishte një trup standard njohurish. Pasi mori trajtën e saj

të plotë, ajo mbeti e pandryshuar në karakteristikat thelbësore të saj. Shumë

studiues u përpoqën ta rishikonin, por vetëm e detajuan më shumë në kërkim

të origjinalitetit. Retorika është shoqëruar gjithmonë nga një konotacion

negativ dhe shpesh është cilësuar si zhgënjyese dhe e pathemeltë, dukuri e

cila egziston edhe sot. Ajo u pa me armiqësi dhe dyshim edhe nga disa klasikë

të kohës. Notat kritike për gojëtarinë u shfaqën që në 423 para erës së re, në

komedinë “Clouds”, “Nephelai” të Aristophanes-it. Kjo komedi shënoi

debatin mbi “Just speech” dhe “Injust speech”. Ky i fundit i konsideruar dhe

si ‘i dobëti’ që guxon të vërë në diskutim dhe të fitojë mbi ‘të fortin’ duke

përdorur ‘lojërat gjuhësore’. Kjo rezultoi në akuzë të drejtpërdrejtë mbi

Sokratin, se po i jepte të drejtë ‘të dobëtit’ të vinte në diskutim ‘ të fortin’ apo

‘të pagabueshmin’.14 Më pas Aristotle-i në librin e tij “On rhetoric”

identifikon se “i dobëti mund të sfidojë madje dhe të akuzojë të fortin.”

Marrja e pushtetit nga i dobëti me anë të fjalës zgjoi shumë kundërshti për

kohën, por kjo shënoi dhe një kthesë vendimtare për historinë e njerëzimit.

12 “Against the Sofists” fjalim tek http://english.mansfield.ohio-state.edu/writing 13 Aristotle (2010) On Rhetoric ReadaClassic.com., USA 14 Reckford.J.K (1987) Aristophanes: Old-and- new Comedy- Six essays in perspective. UNC Press.

Page 16: STILET FUNSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT

STILET FUNKSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT PUBLIK NË FUSHËN E EDUKIMIT

7

7

Për herë të parë u pa se me anë të argumentimit logjik, mund të viheshin në

diskutim çështje që deri në atë kohë ishin absolute dhe për rrjedhojë edhe të

padiskutueshme. Për herë të parë u vunë në diskutim të vërteta absolute mbi

tokën, diellin dhe teori të tjera në shumë fusha të jetës shkencore, politike dhe

shoqërore. Që në atë kohë ka egzistuar një lidhje midis gojëtarisë dhe

politikës dhe kjo justifikon pjesërisht edhe konotacionin negativ që egzistonte

për të.

Fjala ‘rhxtër’ në greqishten e vjetër do të thotë gojëtar, por ka edhe një

kuptim të dytë që është ‘politikan’. Kjo përqasje solli trajtimin e ‘Rhxtorikx’

si një teknikë të dyshimtë moralisht, e përdorur nga politikanët që rezultoi të

ishte në kundërshti më të vërtetën. Gojëtarët po akuzoheshin se nëpërmjet

fjalës po korruptonin njerëzit dhe sulmi kryesisht binte mbi Sofistët (njerëzit

e zgjuar), të cilët nëpërmjet gojëtarisë përpiqeshin t’u mësonin njerëzve

teknikat e jetës qytetare.

Sofistët ishin një grup filozofësh relativist, skeptikë mbi mundësinë e njohjes

së të vërtetës universale. Në një traktat titulluar “Protagoras” ata shpreheshin

se: “Njeriu është njohësi i të gjitha gjërave, i të diturave dhe të paditurave deri më

tani.”15

Sipas Gorgias-it, tek “On Nature”, “asgjë nuk egziston dhe në qoftë se

egziston nuk njihet dhe në qoftë se mund të njihet, tërësia e njohurive nuk

mund të komunikohet nga një njeri tek tjetri”.16 Rrjedhimi i drejtpërdrejtë i

këtyre pohimeve është se vlera apo opinioni mbi të vërtetën, të drejtën apo të

duhurën, duhet të gjykohet nga rrethanat dhe sesi perceptohet nga individët,

në një periudhë kohore të caktuar. Kjo hapi një faqe të re për retorikën pasi

shtroi domosdoshmërinë e nevojës për të diskutuar të dyja anët e një çështjeje

në mënyrën më ndikuese të mundshme. Në të njëjtën kohë kjo kërkonte edhe

aftësi të veçanta. Kjo periudhë shënon dhe një përkufizim të qartë të retorikës

dhënë nga Aristotle-i për të sheshuar debatin e lindur. Ai shprehej “se

retorika është një art moralisht neutral, e cila mund të argumentojë mbi të

dyja anët e një çështjeje qoftë pozitive apo negative, por që bazohet tërësisht

në njohuritë e disiplinave të tjera në interes të përcaktimit se çfarë është e

vlefshme, e drejtë apo e ndershme dhe për këtë ajo përdor një metodë të

veçantë të sajën.”

Domosdoshmëria e studimit të retorikës për qëllime qytetarie, si në formën e

gojëtarisë edhe në atë të shkruar, ishte e njohur dhe e pranuar përgjithësisht.

Megjithatë vihet re një tërheqje apo kufizim i njohurive të gojëtarëve.

Gojëtarët kishin njohuri universale, por kërkesat e kohës i kufizuan ata në

sallat e gjygjit. Edhe pse ndaj retorikës pati edhe qëndrime negative duke e

cilësuar atë si lojë fjalësh, fjalë boshe, hollësi pa rëndësi, dyzim moral dhe

dëshirë për të arritur interesat personale me çdo kusht, teoricienët e retorikës

15 Schiappa E., (2003) Protagoras and Logos: A study in Greek Philosophy and Rhetoric, University of

South Carolina Press, Columbia, South Carolina. fq.103-33 16 Plato (1994) Gorgias Agora Publications, INC. MA., USA

Page 17: STILET FUNSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT

STILET FUNKSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT PUBLIK NË FUSHËN E EDUKIMIT

8

8

si Aristotle-i, Cicero-ni dhe Quintilian-i nuk ishin thjesht manipulues të

rëndomtë fjalësh. Përkundrazi retorika ishte një forcë e madhe çliruese e jetës

intelektuale të kohëve antike.

1.4. Retorika helenistike dhe edukimi

Si rezultat i pushtimeve të Aleksandrit të Madh midis 334 dhe 323 para erës

së re dhe themelimit të mbretërive nga pasardhësit e tij në Greqi, Azinë e

Vogël, Siri dhe Egjipt, kultura greke u përhap nga Greqia, Italia e Jugut dhe

Siqilia përgjatë Mesdheut Lindor. Greqishtja u bë gjuha ndërkombëtare e

qeverisjes, tregëtisë dhe arsimit. Shkollat greke të gramatikës dhe retorikës u

hapën në çdo qytet. Aftësia për të drejtuar bizneset dhe për të folur greqisht

në sallat e gjyqit ishte një aftësi e veçantë për një masë të madhe të popullsisë

madje edhe për ata që nuk do të mbanin asnjëherë një fjalim formal. Studimi

i kulturës greke dhe oratorisë solli me vete një kulturë të re dhe sunduese.

Duke qenë se fillimet e studimit sistematik të retorikës në Greqi ishin të

lidhura me nevojat e qeverive demokratike, studimi i retorikës u zvogëlua nën

sundimin e qeverive autokrate. Një pjesë e madhe e debateve politike

zhvillohej larg syve të publikut. Gojëtari kishte si detyrë paraqitjen e

politikave tek publiku, ose të drejtonte opinionin publik në favor të

qeverisësit. Kjo shënoi një mundësi për praktikimin e gojëtarisë ‘epideictic’

ceremoniale, duke përfshirë lavdërimet, ‘encomia’ dhe ligjëratat ceremoniale.

Jeta politike ofronte mundësi për praktikimin e gojëtarisë si në shkëmbimet e

ambasadorëve, në mbledhjet e këshillave të qyteteve etj. Por ajo që vihet re

është mbizotërimi i gojëtarisë juridike.

Ky shekull dallohet gjithashtu për lulëzimin e të nxënit sistematik. Biblioteka

e Madhe dhe Muzeu i Aleksandrisë ishin qendrat më të mirënjohura të të

nxënit dhe një institucion kërkimi i avancuar në shkencë dhe letërsi. Vlera që

mori të nxënit solli zhvillimin e mëtejshëm të teorive të retorikës si një degë e

rëndësishme e edukimit. Kjo mori formën e detajimit të një sistemi që

përshkruante procesin e planifikimit, të të shkruarit dhe prezantimit të

fjalimit. Dy nga cilësitë më të veçanta të këtij procesi ishin krijimi i teorisë së

qëndrueshme (stasis); një metodë sistematike për identifikimin e çështjes në

diskutim në një fjalim dhe përkufizimit me shembuj, një numër të madh

tropesh, figurash dhe mjetesh të tjera stilistikore, që mund të gjendeshin në

tekste apo përdoreshin në hartime. Roli që mori retorika në edukimin formal

ishte thelbësor në mbijetesën dhe zhvillimin e saj. Studimi i retorikës ishte e

drejtë e posaçme e djemve, ndërkohë vajzat specializoheshin në shkollat e

gramatikës. Edhe kjo është dëshmi për rëndësinë që i jepnin retorikës në

edukim. Në moshën 12-14 djemve u jepej një arsimim kryesisht gramatikor.

Në këtë moshë ata fillonin të merrnin mësime të përparuara të retorikës.

Page 18: STILET FUNSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT

STILET FUNKSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT PUBLIK NË FUSHËN E EDUKIMIT

9

9

Shkollat e retorikës përqendroheshin në studimin e shkrimtarëve të prozës dhe

teknikave të argumentimit, përforcimit, zbukurimit duke përfshirë edhe

figurat letrare, por në praktikë fazat e avancuara të gramatikës shpesh

mbivendoseshin me fazat e para të retorikës. Këto ushtrime në greqisht

quheshin “progymnasmata”, ushtrime paraprake për prezantimin e fjalimeve.

Studentët njiheshin me teorinë e retorikës dhe të gjitha pjesët e saj ; gjetja,

organizimi, stili, memorizimi dhe prezantimi. Studentët mbanin fjalime në

klasë si një formë kontrolli për njohuritë që kishin fituar. Nuk raportohen

forma të kontrollit me shkrim.

1.5. Copëzimi mesjetar i retorikës

Gjatë gjithë periudhës së lulëzimit të retorikës, që nga shënimet e para të saj

deri në periudhën Romake, është parë qartë bashkëjetesa e saj me shoqërinë.

Retorika ka patur një rol të pamohueshëm në shoqëritë demokratike, ku

mbizotëronte fjala e lirë dhe të drejtat e njeriut në të gjitha sferat e jetës

përfshi edhe ato ligjore dhe politike. Si në Greqi ku individi duhej të mbrohej

vetë, ashtu edhe në kulturën romake ku mund dhe duhej të përfaqësohej nga

një gojëtar profesionist, vendimet kryesore merreshin pas dëgjimit të të dyja

palëve. Kjo bënte që retorika të ishte një disiplinë thelbësore e jetës

demokratike. Me ndryshimin e sistemeve qeverisëse dhe ardhjen në drejtim t ë

perandorëve ose diktatorëve, roli i retorikës bie.

Fillimi i mesjetës shënoi atë që do të njihej si copëzim i retorikës në tërësi

dhe i veprave të saj në veçanti. Ajo shndërrohet në përshtatje me kërkesat e

shoqërisë dhe bëhet “teknë” ose “ars” apo thënë ndryshe një shërbim.

Vickers-i njeh dy copëzime madhor:

Copëzimi i parë dallohet për zhdukjen ose dëmtimin e rëndë të shumë prej

veprave të retorikës. Veprat e Cicero-nit “Orator” dhe “Brutus” u zhdukën

ndërkohë që “De Oratore” njihej nga shumë pak studiues. “Institutes” i

Quintilian-it mbijetoi i gjymtuar rëndë pasi librat 5-8,9,10 dhe 12 ose

mungonin tërësisht ose pjesërisht. Tekstet e retorikës gjithashtu u copëzuan

rëndë edhe nga qëndrimi pragmatik utilitar që u mbajt ndaj saj. Së jashtmi

tekstet klasike mbijetuan në gjendje të dëmtuar rëndë; në brendësi studiuesit

dhe lexuesit i copëzonin ata për t’i përdorur në përshtatje me qëllimet e tyre

individuale.

Më pas retorika iu nënshtrua edhe transformimeve të tjera, fillimisht si

disiplinë universitare dhe shkollore duke e përfshirë atë në treshen

Gramatikë-Retorikë-Dialektikë. Ndonjëherë këto ndryshime lindnin edhe si

pasojë e rivalitetit midis fakulteteve të quajtura në atë kohë “Battle of Liberal

Page 19: STILET FUNSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT

STILET FUNKSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT PUBLIK NË FUSHËN E EDUKIMIT

10

10

Art”, që më pas rezultoi të ishte pa ndonjë vlerë të veçantë .17 Krijimi i

grupimeve të ndryshme shoqërore solli dhe copëzimin e mëtejshëm të

retorikës, pasi ata filluan ta specializonin atë në funksion të qëllimeve të

tyre, duke dëmtuar egzistencën e saj si një sistem qëndror edukimi. Një pjesë

të funksioneve të saj filloi ta kryente gramatika. Në kohët romake rreth

shekullit IV, mësues të gjuhës dhe poezisë, të quajtur ‘grammatici’, kishin

përshtatur pjesë të disiplinës së retorikës,18 përfshirë edhe njohuritë mbi

skemat, tropet dhe metrikën. Kufiri i paqartë ndarës midis gramatikës dhe

retorikës nënkuptonte që shpjegimi i poezive nga ana e gramaticienëve të

kufizohej vetëm në “pjesët e ligjëratës, saktësinë sintaksore, figurat retorike,

mënyrat e argumentimit dhe metrikën, por nuk përfshinin asnjëherë strukturën

apo planin e poemës” e cila i lihej studiuesve të retorikës .19

Figurat letrare trajtoheshin ndryshe në kontekstin e gramatikës. Të veçuara

nga struktura e përgjithshme e poemës, pa lidhje me subjektin apo

personazhin dhe e shkëputur nga ana emocionale, ato shndërroheshin thjesht

në forma, apo ndërtime strukturash, renditje fjalësh pa funksionin letrar që e

kishin në antikitet. Studimet gramatikore morën rëndësi pas shekullit VII dhe

me emigrimet gjermane dhe mbylljen e shumë shkollave romake në jug të

Evropës, “barra e kulturës u mbeti njerëzve që nuk e kishin latinishten gjuhë

amtare. Gramatika u bë lëndë kryesore deri në shekullin e XIV dhe luajti rolin

që duhet të luante retorika dhe dialektika.”20 Por në të vërtetë gramatika nuk e

përmbushi kurrë rolin e retorikës.

Përveç lulëzimit të gramatikës, retorika vuajti edhe nga lulëzimi i logjikës dhe

teologjisë.21 Shumë studiues dënuan ndarjen e teorisë së retorikës nga

praktika. Curtius-i shkruan se “Në manastire ishte e pamundur të fitoje

aftësinë e artit të të folurit, pasi nuk kishte asnjë mundësi përdorimi për

qëllime praktike.”22 Gojëtaria ishte një art i humbur. Nuk kishte vend për

praktikimin e saj qoftë në ligjin laik, qoftë në atë fetar . Prezantimi iu largua

përballjes me publikun dhe humbi kontekstin e tij ndikues. Kështu teoricienët

e humbën publikun dhe retorika u shndërua nga një sistem i dykahshëm

dhënës-marrës në një sistem të njëkahshëm vetëm dhënës. Ajo i humbi

energjitë e saj krijuese dhe sipas C.S.Baldwin-it humbi funksionin e saj

17 Paetow J. Luis (1910) The Arts Course at Medieval Universities with Special Reference to Grammar

and Rhetoric. 18 Campbell, J. J. ( 1978), "Adaptation of Classical Rhetoric in Old English Literature", in Murphy

(1978), fq. 173-97. 19 Kelly D. ( 1966), "The Scope of the Treatment of Composition in the Twelfth-Century Arts of

Poetry", Speculum, 41, fq 270-4 20 Colish 1968, The Mirror of Language: A Study in the Medieval Theory of Knowledge, New Haven,

Conn. fq 92-7 21 McKeon R. P. ( 1952), Rhetoric in the Middle Ages, rev. repr. in R. S. Crane (ed.), Critics and

Criticism, Chicago, 22 Curtius E. R. ( 1953), European Literature and the Latin Middle Ages, tr. W. R. Trask, New York. fq

76

Page 20: STILET FUNSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT

STILET FUNKSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT PUBLIK NË FUSHËN E EDUKIMIT

11

11

kryesor.23 Shumë autorë mendonin se funksioni i saj ishte thjesht të lustronte,

zbukuronte duke zgjeruar edhe më shumë atë që tashmë ishte thënë. Humbja e

funksionit shoqëror çoi në tkurrjen jo vetëm të publikut, por edhe të folësit.

R.O.Payne-i mendon se në retorikën mesjetare angleze, folësi duket se është

zhdukur tërësisht nga diskutimi dhe nuk egziston psikologjia e përgjigjes apo

reagimit nga publiku.24 Shumë studiues lënë mënjanë marrëdhënien midis

retorikës dhe gojëtarisë dhe në ikonografinë e retorikës kalohet nga

komunikimi me anë të zërit dhe të duarve tek tabelat e dyllit dhe “Stylus” ;

shkopi me majë që përdorej për të shkruar mbi të. Kjo shënoi përparësinë e

formës së shkruar në kulturën letrare.25 Retorika u shndërrua nga një art i

folur, në një art të shkruar.

E megjithatë nuk mund të thuhet se teoria e retorikës nuk egzistonte në

Mesjetë. Shumë libra me natyrë praktike u botuan mbi figurat e retorikës,

nisjen dhe mbylljen e letrave, etj. Por teoria dhe praktika në vend që të

forconin, korrigjonin dhe plotësonin njëra-tjetrën, bënë të kundërtën.

Studiuesit e De Inventione e copëzuan së brendshmi veprën dhe iu larguan

strukturave ‘elocutio’, ‘pronuntiatio’ dhe ‘memoria’. Ata u morën me pjesën

tjetër të sistemit, që rezultoi të ishte më tepër një strukturë intelektuale

terminologjish të çorganizuara.

Në periudhën nga 1150 deri në 1300 retorika copëzohet edhe më tepër duke

larguar nga njëra-tjetra teorinë dhe praktikën të cilat rezultojnë të jenë pjesë e

disiplinave të ndryshme. Në teologji retorika u bë një mjet për të sqaruar

kuptimin dhe qartësuar paqartësitë e shkrimeve të shenjta .26 Sipas

Bonaventur-ës retorika trajtohet si “një nëndarje e teologjisë”.

Retorika është dalluar si një mjet elastik me aftësi përshtatëse ndaj pothuaj

çdo konteksti të njohurive njerëzore. Kjo i bën tekstet e saj të përdorshme

edhe në shkenca të tjera. Vepra e Aristotle-it “Rhetoric” vjen nëpërmjet

përkthimeve në latinisht të Moerbeke-s në më shumë se 100 dorëshkrime.

Shumë studiues treguan interes për të, por pjesa më e madhe e tyre panë

vetëm lidhjen e saj me dialektikën dhe të tjerë i përdorën si burime për çështje

të etikës.27 Siç përmendet edhe më lart vepra e Quintilian-it mbërrin në

Mesjetë e gjymtuar rëndë. Përveç copëzimit të jashtëm shumë shkolla të

kohës e konsideruan atë si një vepër për moralin më shumë se për

arsimimin.28 Faulhaber vë re se veprat e mbërritura të klasikëve përdoreshin

23 Baldwin, Charles S.(1928) Medieval Rhetoric and Poetic (to 1400) Interpreted from Representative

Works. New York: Macmillan, fq 181-2 24 Payne, tek Murphy J. J. ( 1966), Aristotle's Rhetoric in the Middle Age, Quarterly Journal of Speech,

52 fq. 272 25 Kendall (1978), f. 147; Curtius (1953), f39; J.B.Tropp, “Education in the Reinaissance” 26 McKeon R. P. ( 1952), Rhetoric in the Middle Ages, rev. repr. in R. S. Crane (ed.), Critics and

Criticism, Chicago 27 Murphy J. J. ( 1966), Aristotle's Rhetoric in the Middle Age, Quarterly Journal of Speech, fq 55 28 Faulhaber C. B. ( 1972), Latin Rhetorical Theory in Thirteenth and Fourteenth Century Castile,

Berkeley and Los Angeles.fq 14

Page 21: STILET FUNSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT

STILET FUNKSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT PUBLIK NË FUSHËN E EDUKIMIT

12

12

në Mesjetë kryesisht si burime maksimash, shembujsh dhe burimesh

informacioni mbi karakteristikat psikologjike të njerëzve të ndryshëm, në

kushte të ndryshme.29 Kjo është dëshmi e qartë e transferimit të retorikës në

shkenca të tjera.

1.5.1. Kontributi i retorikës në Mesjetë

Retorika dha ndihmën e saj në një numër të madh tekstesh që ndahen në tre

grupe kryesore. Së pari, retorika ndikoi ndjeshëm në krijimin e një metode për

të studiuar ligjet. Së dyti, arti i predikimit, i cili nën traditën e krishterë kishte

marrë një funksion detyrues apo imponues , i shkonte shumë pranë gojëtarisë

së lashtë ‘deliberative’ bindëse. Së fundmi vëmendje iu kushtua edhe artit të

poezisë pas shekullit XII dhe si rrjedhojë edhe një lloj argumentimi apo

ndikimi dhe formave të krijimit të trajtuara në stilin, organizimin dhe figurat

e huazuara nga retorika.30

Specializimi, që ishte edhe natyrë e dytë e Mesjetës “rezultoi në ndarjen e

qartë të shtatë arteve në shekujt XII dhe XIII dhe specializimin e shkollave

vetem në njërin prej tyre.”31 Ky specializim kontribuoi edhe më shumë në

ndarjen e teorisë nga praktika. Kjo retorikë e specializuar, kryesisht drejt

ligjeve, solli daljen e shumë librave, që fatkeqësisht ishin të destinuar për një

numër të kufizuar lexuesish. Akti i shkrimit të letrave është një produkt tipik i

retorikës mesjetare në përpjekje për t’u përshtatur me nevojat e reja

shoqërore, kryesisht si modele komunikimi midis institucioneve të hierarkisë

së shoqërisë mesjetare. Ky lloj komunikimi nuk kontribuonte pozitivisht për

çështje të rëndësishme kulturore dhe as inkurajonte komunikimin personal.

1.6. Rilindja e Retorikës

Pas copëzimit në Mesjetë, detyra e ribashkimit i takoi Rilindjes. Erwin

Panofsky shkruante se pas ndarjes së formës nga përmbajtja “ishte Rilindja

italiane ajo që i bashkoi elementët e ndarë”.32 ‘Ribashkim’ është fjala e duhur

për të përshkruar atë që ndodhi me retorikën në Rilindje. Së pari falë kërkimit

të humanistëve për dorëshkrime të lashta u gjendën një numër i

konsiderueshëm tekstesh klasike .33 U zbuluan vepra të plota të Quintilian-it

29 Po aty fq 1-2, 95 30 McKeon R. P. ( 1952), Rhetoric in the Middle Ages, rev. repr. in R. S. Crane (ed.), Critics and

Criticism, Chicago fq 290-1 31 Colish (1968), The Mirror of Language: A Study in the Medieval Theory of Knowledge, New Haven,

Conn. fq. 101 32 Panofsky E. ( 1960), Renaissance and Renascences in Western Art, Stockholm; repr. London, 1970.

fq 100, 106 33 Pfeiffer, History of Classical Scholarship, Oxford, 1968.

Page 22: STILET FUNSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT

STILET FUNKSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT PUBLIK NË FUSHËN E EDUKIMIT

13

13

dhe komente të Asconius-it mbi fjalime të Cicero-nit si dhe dorëshkrime të

plota të “De Oratore” dhe “Brutus”, vepra që deri në atë kohë njiheshin pak

ose aspak. Këto zbulime u përhapën shpejt dhe falë shpikjes së

shtypshkronjës.

Historia e Rilindjes është pjesërisht historia e asimilimit dhe sintezës të një

numri të madh traktatesh klasike. Richard McKeon-i thekson trajtimin e cekët

të retorikës në Mesjetë, pavarësisht nga njohuritë e mjaftueshme që

egzistonin:

“Përkthimi i “Rhetorica” të Aristotle-it, i “Rhetorica ad Alexandrum” pseudo-

Aristoteliane dhe të “ DemetriusDe Elocutione ” në shekullin e trembëdhjetë,

duket të kenë patur efekt minimal… krahasuar me përkthime të tjera të këtij

shekulli, në stimulimin e interesit drejt subjektit të saj. Kthimi i retorikës në

dominim gjatë Rilindjes, shpjegohet vetëm me hamendësimin se mendja e

njerëzimit u kthye edhe njëherë pas një periudhe të gjatë, kundrejt letërsisë

dhe jetës.”34

Zbulimi i teksteve të humbura i dha mundësinë veprave klasike, të rimerrnin

formën e tyre origjinale për të cilën ishin shkruar, atë të retorikës dhe jo si

vepra të etikës apo të psikologjisë. Kjo ndikoi në dallimin e retorikës si lëndë

më vete dhe pavarësinë e saj nga lëndët e tjera. Numërohen rreth 2000 tituj

mbi retorikën të botuar nga 1400-1700 dhe kjo dëshmon numrin e lartë të

lexuesve në Evropë. Retorika trajtohej si një domosdoshmëri për shtresat e

larta dhe shënonte nivelin më të lartë të studimeve për një nxënës. Klasat më

të larta të shkollimit quheshin “Classe de Rhètorique” .35 Të gjithë këta fakte

dëshmojnë statusin e veçantë që mori retorika. Meqënëse elokuenca ishte një

kërkesë e domosdoshme dhe retorika ishte çelësi i të gjitha letërsive. Djemtë e

shkollave ushtroheshin në çdo fazë të këtij arti. Si gjatë leximit ashtu edhe

gjatë shkrimit atyre u kërkohej të studionin me kujdes procesin e retorikës në

tërësi, pesë ndarjet kryesore të retorikës, tre stilet dhe në disa raste të dinin

emrat, përkufizimet dhe përdorimin e një numri të madh figurash letrare.

Çdo gjë që ishte e mirë për librat e nxënësve të shkollave ishte e mirë edhe

për botim. Botimet e kësaj kohe dallonin pasi autorët tërhiqnin vëmendjen e

lexuesve mbi elemente të retorikës, figurat letrare, skemat etj, duke bërë

shënime në hapësirat bosh të faqeve të librave. Kjo metodë ka zbritur deri sot

dhe përdoret nga shumë studiues në analizat e fjalimeve për qëllime të

arsimit36. Në periudhën elizabetiane studiuesit këshillonin lexuesit t’i gjenin

dhe shënonin figurat letrare në libra vetë. Ata ndërtuan edhe struktura dhe

forma të shkurtuara sesi lexuesit mund të punonin me këto elemente të

34 McKeon R. P. ( 1952), Rhetoric in the Middle Ages, rev. repr. in R. S. Crane (ed.), Critics and

Criticism, Chicago fq 260-1. 35 Baldwin, Charles S. (1928) Medieval Rhetoric and Poetic (to 1400) Interpreted from Representative

Works. New York: Macmillan, fq 118. 36 Lucas L. S. (1998) The art of public speaking Mc-Graw Hill companies

Page 23: STILET FUNSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT

STILET FUNKSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT PUBLIK NË FUSHËN E EDUKIMIT

14

14

retorikës për çdo faqe libri. Një ndihmë për mësuesit ishte edhe një tabelë që

sipas Vives-it ishte përgatitur nga Peter Mosellanus-i, në 1531, mbi “figurat

letrare, e varur mbi mur, që të mund të tërheqë vëmendjen e nxënësve , që

kalojnë pranë dhe të detyrohen t’i shikojnë.”37 Studiuesit nënvizojnë çdo

mënyrë të mundshme për të ndikuar në mendjet e nxënësve.

Nga dokumenta të ndryshme të shoqërisë së lartë vijnë dëshmi interesante që

tregojnë për mënyrën sesi mësuesit udhëzonin nxënësit e tyre. Metoda që

përdornin nxënësit për të përthithur retorikën ishte e ngjashme me atë të

klasikëve. Për të shkruar një hartim me një temë të caktuar fillim isht ata

mblidhnin të gjithë argumentat mbi temën (inventio), renditnin të gjitha

similitudat dhe shembujt që kishin ndërmend të përdornin, më pas e ndanin

materialin në pesë pjesë të përshtatshme për fjalimin ( dispositio) dhe hapi i

fundit ishte organizimi përfundimtar i hartimit pa harruar të gjithë cilësimet e

përdorura. Kjo formë arsimimi ishte e njëjtë për të gjithë si për mbretërit

ashtu edhe për njerëzit e thjeshtë. C.S Lewis-i përshkruan se:

“…duke u rritur nga fëmijëria në një botë plot me “ epanorthosis 38 të bukura,

paronomasis39, isocolon40 dhe krahasime e cadentia.41 Por këto lëndë nuk

ishin, si shumë të tjera të shkollës moderne, të preferuara nga mësuesit, por

aspak të pëlqyera dhe të vëna në lojë nga prindërit. Babai, vëllai më i madh

dhe të gjithë shokët më të mëdhenj të shkollës, të gjithë e pëlqenin retorikën.

Kështu që edhe ti do ta pëlqeje. Ti pëlqeje Tully42-n e ëmbël dhe ishe po aq i

interesuar për asydenton43 dhe chiasmus44, siç është sot i interesuar një djalë

modern për kriketin dhe aeroplanë të llojeve të ndryshëm.”45

Shumë vepra të periudhës së Elizabetës dëshmojnë për besnikërinë dhe

familjarizimin ndaj figurave letrare, treguar kjo edhe nga shumë referenca që

bëheshin për to, duke përdorur emrin e saktë, praktikë kjo që vazhdoi përgjatë

37 Vives J Luis ( 1913), On Education, tr. from De tradendis disciplinis by F. Watson, Cambridge; repr.

Totowa, NJ, 1971., fq. 134 38 epanorthosis- figure letrare që përdoret për zëvendësimin theksues të një fjale. Psh

“mijëra, jo miliona” marrë nga Wikipedia 39 paronomasis- një formë e lojës së fjalëve që sygjeron dy ose më shumë kuptime, duke

shfrytëzuar shumëkuptimësinë e fjalëve, ose shqiptimin e ngjashëm të tyre, për qël lime

humori ose retorike- marrë nga Wikipedia 40 isocolon- figurë letrare ku paralelizmi theksohet me anë të fjalëve të të njëjtës gjatësi. Psh.

“Veni,vidi,vici” Jul Cezar. Një nga format më të përdorura të isocolon është tricolon ose I

tri pjesëve parallel.- marrë nga Wikipedia 41 cadentia- ritmi ose modulimi i zërit, kryesisht rënës 42 Marcus Tullius Cicero 43 asydenton-mungesa e lidhëzave midis pjesëve që rezulton në ritëm të shpejtë ose efekt

emocional të forte. 44 chiasmus- figurë retorike ose letrare në të cilën fjalët, ndërtimet gramatikore, ose

konceptet përsëriten në të kundërt, në të njëjtën formë ose të modifikuar. Psh. ‘poezia

ngërthen momentet më të mira dhe të lumtura, të mendjeve më të lumtura e të mira.”-marrë

nga Wikipedia 45 Joseph S M. ( 1947), Shakespeare's Use of the Arts of Language, New York., p.29.

Page 24: STILET FUNSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT

STILET FUNKSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT PUBLIK NË FUSHËN E EDUKIMIT

15

15

shekullit XVIII. Pëlqimi i tyre ishte i dykahshëm, jo vetëm i atyre që i

përdornin, por edhe i atyre që i dëgjonin. Joseph S.M. e përshkruan një

gojëtar si zotërues të plotë të retorikës së tij si edhe të publikut që e ndjek.46

Dëshmi të tij tregojnë se arti i retorikës ishte kthyer sërish ai që ishte në

antikitet, një art performues dhe improvizues.

Nxënësit që vazhdonin studimet në universitete merrnin mësime retorike të

thelluara. Universitetet ishin më të vjetra se shkollat e gramatikës dhe ata

ishin të parët që përjetuan reformat humaniste në mësimdhënie. Oksfordi dhe

Kembrixhi, universitete që datonin që nga mesjeta, dominoheshin nga

skolastika, sistemi teologjik dhe filozofik bazuar në logjikën Aristoteliane dhe

shkrimet e të parëve të Kishës, sistem ky i ndikuar thellësisht nga tradita dhe

dogma. Në fillim të shekullit të XVI humanistët anglezë filluan të vinin në

praktikë idealet e studimit të letërsisë klasike, e cila u zhvillua fillimisht në

Firence në shekullin XV, nën frymëzimin e studiuesve bizantinë. U ndryshuan

edhe kurrikulat e universiteteve dhe aty ku më parë dominonte logjika

Aristoteliane, vendin e zuri retorika dhe gramatika, përfshi edhe studimin e

klasikëve si logjika dhe greqishtja. Nga shënime të kohës kuptojmë rëndësinë

që mori kjo periudhë riformatimi e retorikës.

“Duke reformuar studimin e gramatikës, duke rritur kohën e studimit të

retorikës, duke zbritur retorikën nga kurset e avancuara në ato të përgatitjes

në Bachelor dhe duke zgjeruar fushën e studimit me bibliografi nga letërsia

humane, ata zbutën theksin mbi logjikën dhe lejuan, për të mos thënë

inkurajuan, një shpirt të ri udhërrëfyes në punën e studentëve.”47

Ky shpirt i ri ndaj retorikës u mbështet edhe nga kolegjet. Veprat e klasikëve

të mëdhenj Cicero-nit, Aristotle-it, Quintilian-it ishin pjesë e kurrikulave të

tyre. Koleksioneve të tyre iu shtuan vepra të tjera të Hermogenes -it, Socrates-

it dhe Demosthenes-it dhe autorëve të Rilindjes, Trapezuntius-it dhe

Cassander-it48. Retorika fitoi mjaft vend edhe në dëm të lëndëve të tjera,

madje edhe të matematikës. Aty ku Mesjeta e denigroi retorikën duke e

nënshtruar atë ndaj dialektikës dhe teologjisë, Rilindja e riktheu atë në vendin

e saj. Theksi mbi anën praktike të retorikës është ndoshta elementi më dallues

i rizbulimit të retorikës klasike në Rilindje. Retorika po rishihej si ratio dhe

oratio, arsye dhe ligjërim, si një lidhëz midis anëtarëve të racës njerëzore, të

cilat me anë të proceseve të të nxënit, të mësuarit, të komunikuarit, të

diskutimit dhe të arsyetimit, i shoqërojnë dhe i bashkojnë të gjithë njerëzit në

një lloj vëllazërie natyrore. Në Rilindje të gjitha format e ligjërimit, përfshi

edhe poezinë, vlerësoheshin si forma të komunikimit49. Të gjithë studiuesit e

46 Po aty., f 29. 47 Curtius E. R. ( 1953), European Literature and the Latin Middle Ages, tr. W. R. Trask, New York.f. 94 48 Baldwin, Charles S.(1928) Medieval Rhetoric and Poetic (to 1400) Interpreted from Representative

Works. New York: Macmillan, fq. 103-4 49 Muntèano (1967) tek Vickers B., (1998) In Defence of Rhetoric Clarendon Press, Oxford.

Page 25: STILET FUNSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT

STILET FUNKSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT PUBLIK NË FUSHËN E EDUKIMIT

16

16

Rilindjes ishin kundër heshtjes sidomos për udhëheqësit heshtja konsiderohej

e “turpshme”. Po kështu ata dënonin vetminë dhe izolimin tipar dallues i

manastireve në Mesjetë. Humanistët mendonin se elokuenca ishte natyrale

dhe sociale. Stefano Guazzo në 1574 shkruante:“Vetë natyra i ka dhënë

njeriut pushtetin e fjalës. Por natyrisht, jo që ai të flasë me vetveten… por si

një mjet komunikimi me të tjerët… një mjet me anë të të cilit njerëzit mund të

bashkohen dhe ta duan njëri-tjetrin.”

Ndërsa Poliziano-ja shkruante se gojëtaria ose elokuenca “është e vetmja

mënyrë për të hyrë në mendjet e njerëzve dhe pa ushtruar dhunë, t’i bëjë ata

të ndjekin qëllime të vlefshme për të gjithë.”50

Rilindja i dha një natyrë utilitare retorikës, por ajo u shkëmbye shpesh edhe

me fjalë si caritas dhe philantropia dhe Vives-i në 1913 shkruan se tek e

fundit ky duhet të jetë produkti i të gjitha studimeve dhe ky është qëllimi në

vetvete i retorikës. Pasi të kemi marrë njohuri duhet t’i kthejmë ato në vlera

të dobishme dhe t’i përdorim për të mirën e përbashkët.

Vlera e retorikës buronte nga pushteti që ajo kishte mbi emocionet. Studiuesit

e retorikës në Rilindje i kushtuan vëmendje të veçantë kësaj teme dhe krijuan

ura lidhëse me psikologjinë dhe dëshirën e njeriut si burime të lirisë dhe

përgjegjësisë. Lëvizja retorike u perceptua si mobilizimi i dëshirës drejt

përfundimeve pozitive. Ata mendonin se “njeriu është krijuar prej vullneti të

lirë për të qenë i lirë”51 dhe se natyra njerëzore plotësohet në veprim dhe

komunikim. Shumë figura të tjera të Rilindjes i vendosën një vlerë të veçantë

forcës së vullnetit dhe motoja e tyre ishte se “ … njerëzit mund të arrijnë

gjithçka kur ata duan.” Ata theksojnë rolin e arsimimit në modelimin e

personalitetit dhe forcës së vetvendosjes. E megjithatë duhet të bëjmë një

dallim të qartë midis ‘ndjenjave dhe mendimeve’ pasi shumë kurrikula merren

me të dyja anët e komunikimit. Mjetet e retorikës vënë në lëvizje

ndjeshmërinë e lexuesit, por në të njëjtën kohë ndikojnë edhe mbi gjykimin e

tij. Ato e bëjnë atë të ndjehet më i plotë dhe të ketë dëshirën për të vepruar,

për të kuptuar, për të besuar dhe për të ndryshuar mendim.52

Juan Luis Vives-i shkruan:“…tek njeriu ligji më i lartë dhe qeverisja janë në

dispozicion të vullnetit. Arsyeja dhe gjykimi i qëndrojnë vullnetit si

këshilltarë, dhe emocionet janë udhërrëfyesit e tij. Por emocionet e mendjes

përshkënditen nga fjalimet. Kështu që edhe arsyeja kontrollohet dhe

frymëzohet nga fjalimet. Nga kjo rrjedh që në të gjithë mbretërinë e

50 Cit. Garin E.,1973, ( 1965), Italian Humanism: Philosophy and Civic Life in the Renaissance, tr. P.

Munz, Oxford, from L'Umanesimo italiano: filosofia e vita civile nel Rinascimento, rev. edn., Bari. f.

121 51 Garin E.,1973, ( 1965), Italian Humanism: Philosophy and Civic Life in the Renaissance, tr. P.

Munz, Oxford, from L'Umanesimo italiano: filosofia e vita civile nel Rinascimento, rev. edn., Bari. Fq

29-33 52 Tuve R.,( 1947), Elizabethan and Metaphysical Imagery. Renaissance Poetic and Twentieth-Century

Critics, Chicago, Ill. f. 183

Page 26: STILET FUNSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT

STILET FUNKSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT PUBLIK NË FUSHËN E EDUKIMIT

17

17

veprimtarisë njerëzore, fjalimi është dominant dhe e dëshmon këtë

mbizotërim në vazhdimësi.”53

1.6.1. Poezia dhe proza

Poezia u trajtua në shumë traktate të shkruara gjatë Rilindjes dhe vihet re

përfshirja e saj me prozën dhe gojëtarinë, nën retorikën. Gjatë Rilindjes të

dyja edhe poezia edhe retorika kishin të njëjtin burim. Të gjitha çështjet e

poezisë përmblidheshin nga tre stilet dhe gjuha e përshtatshme për secilin.

Kështu theksi kryesor i këtyre traktateve binte mbi ligjërimin, figurat dhe

stilet dhe mbi temat të cilat natyrshëm u shndërruan në procedura stilistikore.

Kritikët lexonin dhe analizonin poezinë duke ndjekur proceset e retorikës,

inventio, dispositio dhe elocutio54 dhe konsideronin si veçanti të poetit,

aftësinë e tij për të zgjuar pasionet. Antonio Posio-ja shkruante në 1562 se

poetët duhet të zgjojnë zemërim, frikë, shpresë dhe pasione të tjera. Viperano -

ja në 1569 shprehej qartë se historia udhëheq mendjen, poezia zgjon dhe

qetëson pasionet. Giovanni Potano-ja në 1470 mendonte se qëllimi i poetit

ishte të “shpinte larg dëgjuesin” duke zgjuar admirim në shpirtin e tij. Në

Gjermani si pasojë e kontekstit historiko-kulturor, Rilindja e dha efektin e saj

më vonë. Philip Melanchthon-i një studiues gjerman i retorikës bëri dallimin

se “qëllimi i dialektikës është të mësojë, por funksioni i retorikës është të

prekë dhe stimulojë mendjet e individëve.”55

1.6.2. Figurat letrare në Rilindje

Në vitet 1540 dhe 1640 u vu re një rishikim i theksit brenda retorikës, kjo s i

pasojë e rritjes së rolit të pasionit mbi ndikimin. Nga tre qëllimet e retorikës

movere, docere dhe delectare56, movere mori një rëndësi të veçantë; nga pesë

pjesët e procesit të hartimit, elocutio u konsiderua si më i rëndësishmi. Këto

53 Vives J Luis ( 1913), On Education, tr. from De tradendis disciplinis by F. Watson, Cambridge; repr.

Totowa, NJ, 1971., f 180 54 inventio- shpikja, dispositio- parashtrimi, elocutio- prezantimi, ligjërimi 55 Muntèano (1967) tek Vickers B., (1998) In Defence of Rhetoric Clarendon Press, Oxford.

f.145 56 movere- ndikoj, provokoj., marrë nga http://www.latin-dictionary.net

docere- mësoj, tregoj, theksoj., marrë nga http://www.latin-dictionary.net

delectare- kënaq,zbavis,mrekulloj., marrë nga http://www.latin-dictionary.net

Page 27: STILET FUNSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT

STILET FUNKSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT PUBLIK NË FUSHËN E EDUKIMIT

18

18

ndryshime mund të kenë ndodhur pasi burimet e gjuhës u zhvilluan nga

elocutio në shërbim të qëllimeve ndikuese. Faktet dëshmojnë se më shumë

hapësirë mori elocutio se pjesët e tjera dhe kjo mund të ketë ndodhur

pjesërisht edhe sepse duhet më shumë kohë për të përpunuar të gjithë

përkufizimet dhe shembujt. Studiuesit e Rilindjes ishin shumë të pasionuar

pas ligjërimit, elocutio. Susenbrotus-i renditi 140 figura të retorikës,

Shakespeare-i mendohej të zotëronte rreth 200, ndërkohë Bernardi Thesaurus

(1559) rendit afërsisht 5000 mjete të retorikës. Nëse do të konsiderohej

elocutio si thjesht zbukurim atëherë nuk do të mund të shpjegohej zhvillimi i

tij në shekullin XVI dhe ky do të ishte një gabim i rëndë. Për të gjithë

studiuesit dhe mësuesit që kishin objekt studimi retorikën, ajo nuk ishte

thjesht një mjet zbukurimi e pavlerë.

Ashtu si Eduard Suitz-i e përkufizon, elocutio ishte një term i Rilindjes që

përshkruante kryesisht “shprehjen perfekte të ideve.” Për të kuptua r rëndësinë

që morën në Rilindje figurat, duhet të rikujtojmë edhe njëherë kategoritë e

retorikës klasike. Figurat tradicionalisht ndaheshin në tre grupe, të cilat

klasifikoheshin sipas ndikimit të tyre emocional. Në po të njëjtën mënyrë u

renditën edhe tre stilet, bazuar në intensitetin emocional. Stili i lartë lejohej të

përdorte të gjitha figurat për të arritur ndikim maksimal. Dy stilet e tjera ishin

më poshtë për nga forca e përdorimit, duke transmetuar gjithmonë e më pak

forcë drejt dëgjuesit apo lexuesit. Kategoria e parë përbëhej nga figurat

thelbësore, apo “les grandes figures”, siç quheshin nga frengjishtja. Këtu

përfshiheshin figura si; exclamatio, apostrophe, imprecatio, aposiopesis,

prosopopoeia57 dhe të gjitha llojet e prezantimeve pamore. Humanistët kishin

një besim të madh tek pushteti i fjalëve .58 Ky besim i ndërlidhur me natyrën

shoqërore të njeriut, përparësia e gjuhës në shkëmbimet mes njerëzve dhe

aftësia që kishin gojëtarët për të ndikuar mbi njerëzit, dedikimi ndaj të

vërtetës dhe virtytit, të gjitha këto krijuan një sistem që kontribuoi në

vendosjen në qendër të vëmendjes elocutio, ligjërimin, në shërbim të idealeve

më të virtytshme njerëzore dhe figurat e retorikës si mjetet më të mira për t’i

realizuar ato. Përqendrimi tek movere dhe elocutio është dhe një shenjë

prakticiteti që e dallon retorikën e Rilindjes nga ajo e Mesjetës, apo edhe nga

vetë forma klasike e artit. Rënia e ligjërimit për qëllime ligjor dhe bindës, si

dhe kalimi nga retorika parësore (e folur, shpesh ballë për ballë), tek

57 exclamatio- termi latin për ‘ecphonesis’, thirrmor emocional, por ai mund të përdoret edhe si për

theks. Psh. O tempora! O mores!- Cicero Marrë nga Silva Rhetoricae http://rhetoric.byu.edu/

apostrophe- kthimi i ligjërimit nga një publik tek një tjetër. Më së shumti apostrofa ndodh kur i

drejtohemi një abstraksioni, objekti pa jetë ose të munguar. Marrë nga Silva Rhetoricae

http://rhetoric.byu.edu/

imprecatio- thirrje mallkuese, thirrje ndaj hyjnores ose djallëzores Marrë nga Silva Rhetoricae

http://rhetoric.byu.edu/

aposiopesis- ndërprerje e menjëhershme e ligjërimit, zakonisht për të treguar ngarkesë emocionale

Marrë nga Silva Rhetoricae http://rhetoric.byu.edu/

prosopopoeia- sinonim i personifikimit., Marrë nga Silva Rhetoricae http://rhetoric.byu.edu/ 58 Gray H.H., ( 1968), "Renaissance Humanism: The Pursuit of Eloquence", in Renaissance Essays, ed.

P. O. Kristeller and P. P. Wiener , New York; from Journal of the History of Ideas, 24 ( 1963). f. 205

Page 28: STILET FUNSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT

STILET FUNKSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT PUBLIK NË FUSHËN E EDUKIMIT

19

19

dytësorja (e shkruar, me distancë), ia la vendin epideictic, ceremoniales, si

një mënyrë më dominuese dhe theksoi nevojën për të ndikuar mbi publikun.

J.C. Scalinger-i përmbledh se:

“… a nuk ka vetëm një fund dhe vetëm një, në paraqitjet filozofike, në

gojëtari dhe në dramë? Sigurisht që ky është rasti. Të gjitha kanë një të vetëm

dhe të njëjtin përfundim- ndikimin… . Shpirti i ndikimit është e vërteta, e

vërteta relative ose absolute, apo pasiguria e pyetjeve që mund të ngrihen.

Fundi është bindja, apo garancia e kryerjes së diçkaje.”59

Ndërkohë që theksi mbi ndikimin kaloi nga forma e folur në atë të shkruar,

gojëtaria trashëgoi të gjithë forcën dhe energjinë që i dha retorika klasike si

art publik dhe performues. I gjithë pushteti dhe aftësia e gojëtarëve klasikë u

rimor nga shkrimtarët e Rilindjes. Kështu aftësia për të përcjellë ndjenjat

përmes gjuhës, tashmë si formë e shkruar, u bë një veçori thelbësore e

letersisë.

Edhe arti i letërshkrimit u pa si një mjet komunikimi dhe për këtë formë

humanistët e Rilindjes nuk patën pararendës klasikë. E njëjta gjë mund të

thuhet edhe për predikimet. Edhe pse egzistonin shumë modele nga Mesjeta të

dyja palët teoricienët-predikues dhe predikuesit në Rilindje u shkëputën nga e

shkuara. Manualet e predikimit nga Mesjeta, prej të cilëve rreth 300

egzistojnë edhe sot, karakterizoheshin nga homogjeniteti .60 Ata bazoheshin në

tema të marra nga Librat e Shenjtë, që lejonin ndarjen në disa pjesë, secila

prej tyre vërtetohej me citime të autoriteteve dhe me argumenta logjikë.

Theksi vihet mbi docere. Në fund të shekullit të XIV John O’Malley-i vë re se

ligjërimet e shenjta u larguan nga tradita mesjetare e predikimeve dhe u

përdorën metodat e retorikës klasike veçanërisht gjinia ‘epideictic’

ceremoniale. Predikuesit vunë re se predikimet përmbanin teknikat dys he të

lavdërim-fajësimit. Ata përdornin lloje të ndryshme strukturash që përfshinin

të paktën një exordium dhe peroration61 dhe e vendosnin theksin mbi

movere.62 Ky zhvillim e çoi predikimin në të njëjtën linjë me tendencën e

përgjithshme drejt ceremoniales , me qëllimin specifik për t’iu drejtuar

publikut me sjellje etike. Aty ku më parë diskutoheshin doktrina abstrakte,

predikuesit përqendroheshin më qartë në veprimet e Perëndisë, mirëbërjen e

saj, në mënyrë që të mund të zgjonin dëshirën për të imituar. Sti li i këtyre

predikimeve ishte më lirik, me lirshmëri emocionale, që përdor rregullisht

59 Scalinger J. C. ( 1905), Select Translations from Scaliger's Poetics, ed. and tr. F. M. Padelford, New

York. fq 3,5 60 Murphy J. J. ( 1966), Aristotle's Rhetoric in the Middle Age, Quarterly Journal of Speech,, fq 332 61 exordium- hyrje., marrë nga http://www.latin-dictionary.net

peroration- mbyllje., marrë nga http://www.latin-dictionary.net 62 O’Malley J. W. ( 1979), Praise and Blame in Renaissance Rome: Rhetoric, Doctrine, and Reform in

the Sacred Orators of the Papal Court, c. 1450- 1521, Durham, NC.fq 238-52

Page 29: STILET FUNSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT

STILET FUNKSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT PUBLIK NË FUSHËN E EDUKIMIT

20

20

ekphrasis63 dhe elementë pamorë të qartë nga ai ceremonial, me besimin se të

parët është një nga shqisat më të forta. Apeli ndaj emocioneve dhe lavdërimi i

mëshirës dhe bujarisë së Zotit dhe Krishtit, ishin elemente të përbashkët në

teorinë dhe praktikën e shumë prej predikuesve, teologëve të Rilindjes dhe

Reformatorëve që nga Martin Luther-i deri tek Lancelot Andrewes-i dhe John

Donne-i.64 Luther-i ndoqi detyrimet si predikues përfshi edhe praktikën e

retorikës, kategorisë epideictic të vituperatio.65 Kjo periudhë shënon për herë

të parë vendosjen e retorikës si një nga kërkesat kryesore të trajnimit për

prift. Ndikimi i retorikës klasike u zgjerua si në formë ashtu edhe në

përmbajtje në shumë vepra të Rilindjes. Përdorimi i gjerë që mori retorika jo

vetëm në letërsi, por edhe në shkenca provon pretendimin e saj se ishte art i

krijuar për t’u përdorur në çdo aspekt të jetës dhe e aftë për t’u përshtatur me

tema dhe forma të reja.

1.7. Retorika në shekujt XV-XVIII

Fjala retorikë kishte përdorim të gjerë në teorinë e letërsisë, kritikën letrare

dhe në sferën politike, por edhe siç duket më lart, retorika vetë ishte më

shumë një fosil sesa pjesë aktive e ligjërimeve moderne. Edhe pse në gjendje

të ngurtësuar shumë tema të saj u përdorën në periudhën moderne. Një prej

tyre është qartësia. Qartësia e ligjërimit, që në kohët e antikitetit përbënte

kolonën mbajtëse të retorikës, u rijetësua dhe përshtat në ligjërimin modern .66

E megjithatë nga pikëpamja moderne retorika dhe modernizmi janë të ndara

dhe madje edhe të kundërta. Rrymat moderne përparësuan në sfondin që krijoi

retorika dhe antikiteti. Duke patur parasysh marrëdhënien që krijoi

modernizmi me retorikën klasike, termi ‘retorikë moderne’ tingëllon absurd.

Kjo për arsye se perceptimi mbi retorikën klasike ishte relativisht negat iv.

Ajo konsiderohej si një pengesë për progresin. Studiuesit modernë mendojn ë

se retorika klasike i detyronte studentët t’i kthehen dhe rikthehen mënyrave

joproduktive të të menduarit dhe vlerësuarit. Mospërmendja e retorikës,

teorive, strategjive dhe teknikave të saj nuk përbënte shqetësim për studiuesit.

63

ekphrasis = ecphrasis (greqisht) përshkrimi i një vepre arti, mundësisht imagjinare si ushtrim

retorik i cili është zakonisht grafik dhe dramatik. Të thërrasësh ose lavdërosh objekte jofrymore në

emër. 64 Dockhorn 1974 tek Vickers B., (1998) In Defence of Rhetoric Clarendon Press, Oxford. 65 Stolt 1974, tek Vickers B., (1998) In Defence of Rhetoric Clarendon Press, Oxford. f 52 66 Habermas J., tek Vickers B., (1998) In Defence of Rhetoric Clarendon Press, Oxford.

Page 30: STILET FUNSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT

STILET FUNKSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT PUBLIK NË FUSHËN E EDUKIMIT

21

21

Vetëm rreth 1960 shihen përpjekje për ta risjellë në jetë dhe këtu mund të

përmendim autorë si Richard Ohmann-i dhe Gerald Graff-i.67

John Bender-i dhe David E. Wellbery-i shkruajnë se retorika në këtë periudhë

ka tendencën të shohë gjuhën retorike si prodhuese të realitetit dhe jo thjesht

si përfaqësuese të një realiteti që egziston .68 Ky qëndrim poststrukturalist,

mund të konsiderohet modern në faktin se shënon një thyerje apo shkëputje

nga retorika e vjetër, e cila përshkruhej se kishte një teori përfaqësuese shumë

të thjeshtë, që synonte ndikimin mbi publikun me anë të ligjërimit. Qëndrimi

mund të konsiderohet modern edhe për faktin se e tashmja krahasohet me

retorikën e së shkuarës, e cila konsiderohet jashtëmode ose e vjetëruar.

Condillac-u, një studiues i kësaj periudhe pranon largimin e retorikës nga

poezia. Ai prezantoi një koncept më modern për individin dhe çoi në krijimin

e retorikës expressivist-e, belletristic-e.69

James Burnett Monboddo-ja është shumë më kundërshtues. Ai përdor si pikë

referimi retorikën greke dhe mendon se e gjithë shoqëria ka shënuar rënie të

vazhdueshme, që nga Periudha e Artë (Golden Age) në Greqi. Monboddo -ja

njihet sot si themeluesi i gjuhësisë historike krahasuese. Ai është i pari që

përdori të shkuarën, për të kuptuar të ardhmen. Ky teoricien tentoi të

riformulojë koncepte tashmë të pranuara, të asaj ç’ka konsiderohet natyrale

përkundrejt asaj kulturore.

Me interes është edhe këndvështrimi mbi lëvizjen që përfshiu Belle lettres në

mes të shekullit XVII që nisi nga Franca në drejtim të Anglisë. Belle lettres,

që deri në atë kohë kishte detyrime ndaj retorikës, përfshinte forma të

shkruara si historinë, esetë dhe poezinë. Në krijimtari përshkrimi tekstor u bë

gjithmonë e më shumë një mënyrë e rëndësishme veçanërisht në përshkrimin e

peisazheve. Këto ishin drejtpërdrejt të lidhura me vlerat morale dhe shiheshin

si vazhdim i retorikës ceremoniale , një lloj gojëtarie e praktikuar në ceremoni

që nga koha e lashtë.70

Shumë studiues modernë, ndër ta edhe Condillac-u thekson përkthimin e

vizuales në verbale veçanërisht në përshkrimet e peisazheve. Për Monboddo -n

vizioni shpirtëror ishte po aq i rëndësishëm sa ai fizik. Ai besonte se gojëtaria

mund të hyjë në vizionin e publikut përmes mjeteve shpirtërorë dhe fizikë.

Edhe sot kategoritë e trashëguara nga modernizmi janë të mërzitshme deri

diku, limituese dhe kontrolluese në brendinë e tyre. Ndryshe nga sa më sipër

gramatika, logjika dhe retorika në bashkëveprim me studimet letrare, mbetën

67 Habbs L. C., tek Vickers B., (1998) In Defence of Rhetoric Clarendon Press, Oxford. 68 Bender J., Wellbery E.D., (1990) “Rhetoricality”, in the Ends of Rhetoric: History, Theory,

Practice. Stanford Univ. Press 69 Hobbs C., ( 2002) Rhetoric on the Margins of Modernity: Vico, Condillac, Monboddo. SIU Press 70 Clark D. L. ( 1922), Rhetoric and Poetry in the Renaissance. A Study of Rhetorical Terms in English

Renaissance Literary Criticism, New York. ff.184-207

Page 31: STILET FUNSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT

STILET FUNKSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT PUBLIK NË FUSHËN E EDUKIMIT

22

22

si koncepte themelore të sistemeve të edukimit. Edhe pse retorika tradicionale

ishte në rënie të vazhdueshme, në arsim nuk ishte e njëjta situatë. Aty ajo

mbeti në thelb të tij, mbështetur kjo edhe nga qëndresa e fortë e gjuhës dhe

kulturës latine.

Howell-i, një tjetër studiues modernist vë re një paradigmë e cila shënon sipas

tij lindjen e retorikës moderne. Ai shënon një përhapje më të madhe të teorisë

së retorikës, vë theksin mbi provat joemocionale ose ato shkencore dhe dallon

preferenca për induksionin, si formë kryesore e provës së retorikës.

Gjithashtu ai vë re se lindja e modernes në retorikë, shënon dominimin e

provave shkencore më shumë se hamendësimeve dhe probabilitetit, si dhe një

qasje të alternuar të organizimit bazuar në të ashtuquajturat “struktura

natyrore”. Nuk mund të mbetet pa përmendur dhe tendenca e përgjithshme

kundrejt stilit të thjeshtë.71

Howell-i gjykon se nuk ka asgjë për t’u diskutuar apo vënë në pikëpyetje

përsa i përket “zgjimit të modernes”. Ai mbështet fort argument in e ndërtuar

nga gojëtari bazuar në memorjen dhe njohuritë shoqërore, që favorizon mjetet

joartistike të dëshmive dhe ndikimit- faktet e jashtme dhe provat.

Howell-i shprehet:“Retorika është një kulturë që përshkohet nga standardet e

provës shkencore dhe shkollore dhe duhet që edhe vetë të shndërrohet në

shkencore dhe shkollore, duhet të argumentojë përmes fakteve dhe provave

dhe jo përmes hamendësimeve, që mund të përfaqësojnë thjesht keqkuptime

dhe paragjykime popullore.”72

E megjithatë të kuptuarit e opinionit të bashkëbiseduesit, “doxa”, ishte në

thelb të invention, trillimit retorik. Një gojëtar formon një silogjizëm retorik-

një enthymeme73- duke e lënë jashtë hapin logjik, pasi nënkuptohet nga

publiku. Teoria e dykahshme e Aristotle-it mbi logjikën retorike të

enthymeme, silogjizmës deduktive dhe përdorimit të shembullit induktiv ,

ishte tashmë e pafuqishme. Logjika skolastike nuk ishte e njëjtë me logjikën

retorike. Teoria retorike moderne ishte e bindur në mohimin e skolacizmit,

adoptimin e logjikës tërësisht induktive. Duke bërë këtë ata injoronin traditën

e gjatë të artit të retorikës, të argumenteve të përditshme të gojëtarëve dhe

publikut.

71 Howell S. W., (1971) Eighteenth-century British Logic University Press, fq. 441-46 72 po aty., 73 enthymeme = silogjizëm- Mënyrë arsyetimi sipas së cilës, duke u mbështetur mbi dy gjykime të

dhëna si premisa, nxirret një gjykim i tretë si përfundim. (marrë nga Fjalor i Shqipes së sotme,(2002)

Akademia e shkencave e Shqipërisë, Instituti i gjuhësisë dhe i letërsisë

Page 32: STILET FUNSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT

STILET FUNKSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT PUBLIK NË FUSHËN E EDUKIMIT

23

23

1.8. Retorika në Amerikë në shekullin XIX

Retorika e kolegjeve amerikane në fillim të shekullit XIX ishte tërësisht

neoklasike. Ajo ishte një retorikë për qytetarinë e lidhur ngushtë me

ligjërimin publik të ushtruar në bare, kisha dhe senate. Disa nga mësuesit më

njohur të retorikës si John Quincy Adams-i dhe Timothy Dwight-i, të dy

profesorë të universiteteve me emër Harvard dhe Yale, ishin edhe gojëtarë të

mirënjohur në shumë forume të retorikës. Përkushtimi i tyre ndaj praktikimit

të retorikës, në sensin e saj klasik të ligjërimeve për çështje të qytetarisë,

shkonte paralel me teorinë që u mësonin studentëve. Kurset e retorikës edhe

pse të ndikuara nga Hugh Blair-i, i drejtonin studentët drejt përdorimit të artit

‘deliberative’ bindës, ‘forensic’ ligjor, dhe ligjërimit ‘epideictic’ ceremonial,

për t’iu drejtuar çështjeve qytetare.

Në qendër të retorikës neoklasike ishte një version amerikan i idealit

tradicional retorik, “njeriu i mirë, me aftësi të mira të të folurit.” Detyra e tij

qytetare ishte të ligjëronte me zgjuarsi dhe të përqendrohej në çështje të

veçanta. Po ashtu si Cicero-ni dhe Quintilian-i, studiuesit nuk e ndanin jetën

fetare, shpirtërore nga shqetësimet e forumeve publike. J. Witherspoon-i,

president i kolegjit të New Jersey në Princeton nga 1768 në 1794 dhe autor i

veprës së konsideruar si “retorika e parë e plotë nga një amerikan” thotë:

“Politikanët kur janë edhe intelektualë, formësojnë më së miri tiparet e

gojëtarit dhe shkrimtarit, se sa kur ata janë vetëm intelektualë edhe pse me

kapacitete të mëdha.”74

Refuzimi i vazhdueshëm për të ndarë akademikun nga oratori i forumeve

publike përbënte elementin kryesor të oratorit të plotësuar, shembull i marrë

nga Cicero-ni dhe Quintilian-i. Si për klasikët, po ashtu edhe për neoklasikët,

qëllimi kryesor i jetës akademike ishte të ruante dhe artikulonte një

marrëveshje morale për përdorim nga qytetari në forumet publike. Sipas

Witherspoon, një orator i plotësuar nuk duhet të udhëhiqet nga përpjekjet

individuale për të qenë në qendër të vëmendjes. Për të, të ishe një gojëtar i

plotësuar dhe i aftë nuk përbënte arritje personale, por një detyrim qytetar.

Edhe pse interesi i përbashkët ishte komunitar dhe demokratik, pjesëmarrja

ishte e kufizuar vetëm për meshkujt e bardhë e të arsimuar. Gratë në

përgjithësi, burrat e paarsimuar, të varfër apo emigrantë dhe njerëz me ngjyrë,

përjashtoheshin nga përgjegjësia publike dhe mundësia për “qytetari.”

Në mes të shekullit XIX koncepti i ligjërimit qytetar që mësohej dhe

praktikohej nga figura të njohura, filloi të zbardhej si në sferat akademike

74 Woods, D. W., (1996) John Witherspoon Nabu Press

Page 33: STILET FUNSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT

STILET FUNKSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT PUBLIK NË FUSHËN E EDUKIMIT

24

24

edhe jashtë tyre. Amerikanët u bënë më të ndërgjegjshëm për individualitetin

e tyre. Kjo filloi të pasqyrohej edhe në retorikë , e cila mori një natyrë

individualiste. Në fund të shekullit retorika e përshtatur për nivelet e

kolegjeve kishte pak të bënte me forumet retorike tradicionale. Kjo erdhi si

pasojë e dy faktorëve të lidhur me njëri-tjetrin:

1- rritja e individualizmit si vlerë kryesore kulturore

2- rritja e specializimit të njohurive, gjë që çoi në krijimin e një

ligjërimi akademik më të limituar në tema

Mësues dhe praktikues të retorikës arritën në përfundimin se jeta publike ishte

kryesisht një kontekst, që ndihmonte në përkufizimin e individit dhe

veprimeve të tij.

Edhe kultura amerikane u përfshi nga një devijim i moralitetit social nga

komuniteti drejt individit. Mbështetur edhe nga konteksti his torik dhe

ekonomik, (përmendim këtu fillimin dhe zhvillimin e rendit kapitalist, një

rend tërësisht individualist) edhe konceptet amerikane për vetveten u bënë

gjithmonë e më shumë individualiste dhe autonome. Jeta sociale sipas Philip

Fisher-it “u shndërrua në më shumë ekonomike sesa politike, drejt individit

sesa shoqërisë, u përqendrua më shumë tek paraja sesa tek pushteti dhe u

bazua në jetët individuale sesa ato familjare.”75

Në kushtet e lindjes të kapitalizmit individët u tërhoqën edhe më shumë

brenda vetvetes dhe ajo që dikur kishte qenë mbarëpopullore, tani ishte një

skenë ku individi përpiqej të përkufizonte dhe përcaktonte vetveten si qenie

autonome. Ata që fillimisht e shihnin veten si kontribues dhe mirëbërës të

sferës publike, tani e përcaktonin qenien e tyre si autonome, përgjegjës

kryesisht për mbijetesën e tyre. Alasdair MacIntyre-i e përshkruan këtë situatë

si ‘burokraci individuale’.76 Progresi i shekullit të XIX shënoi thellimin e

individualizmit në Amerikë, si brenda dhe jashtë sferave akademike. Retorika

që u zhvillua në këtë periudhë tentoi t’i kthente individët brenda vetvetes,

duke shndërruar ligjërimin publik në një dramë , përmes së cilës spektatorët e

përkufizonin vetveten si një asamble individësh autonomë. Këtë retorika e

arrinte duke mos prezantuar asnjë argument, duke i dhënë ligjërimit funksion

primar zbavitjen.

Fakti që kjo retorikë nuk prezantonte asnjë argument shënoi një ndryshim

domethënës. Mungesa e argumentave nuk i jepte mundësinë publikut të mbajë

një qëndrim qytetar, intelektual, emocional dhe moral. Kjo retorikë ishte

përjashtuese në sferën politike.

75 Fisher P. 1985. Hard Facts: Setting and Form in the American Novel. New York: Oxford University

Press. f.16 76 MacIntyre A., (1984) “After Virtue: A study in Moral Theology” Notre Dame; University of Notre

Dame Press

Page 34: STILET FUNSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT

STILET FUNKSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT PUBLIK NË FUSHËN E EDUKIMIT

25

25

1.9. Retorika e shekullit XIX-XX

1.9.1. Retorika tradicionale-aktuale77

Retorika tradicionale-aktuale ishte retorika mbizotëruese e shekullit XVIII

deri në 1960 kur nisën të shfaqen dhe retorika shprehëse dhe neoklasike , të

cilat u dalluan për sfidat që mbartën. Retorika tradicionale u shfaq me të

gjithë forcën e saj gjatë shekullit të XIX kryesisht në Harvard ku studiues të

retorikës si Adam Sherman Hill-i dhe Barrett Wendell-i prodhuan tekste të

rëndësishëm që kristalizuan metoda të ndryshme. Kjo retorikë i kushtohej

pozitivitetit të shkencave të shekullit të XIX, që supozonte se realiteti

egziston pavarësisht nga gjuha që përdoret për ta shprehur atë. Kjo nënkupton

që gjuha është e dobishme deri në pikën ku është e qartë dhe nuk e

shtrembëron realitetin. Krijimet e mira, mendonin studiuesit, duhet të

funksionojnë si dritare përmes së cilës lexuesi mund të shohë të vërtetën që

prezanton autori. Ata theksonin stilin e thjeshtë, pa zbukurime që

identifikohej më së shumti me shkencat në shoqërinë britanike.

Retorika tradicionale-aktuale ishte një sistem i shkurtuar, që injoronte

tërësisht rregullat kryesore të retorikës Aristoteliane. Në veprën “Rhetori ca”

invention, sistemi i formulave të strukturuara për të ndihmuar gojëtarin të

zbulojë argumentat, ishte thelbësor. Siç përkufizon edhe Aristot le-i “Le të

përballemi me retorikën, si aftësia e zbulimit në një rast specifik se cilat janë

mjetet e mundshme për të ndikuar.”

Gjetja, arti i zbulimit të argumentave që i përshtaten situatës, është në zemër

të retorikës Aristoteliane. Retorika tradicionale aktuale nga ana tjetër,

supozonte se studiuesit autorë, tashmë kishin ide për të komunikuar. Ai që

mungonte ishte sistemi për të organizuar këto ide. Për rrjedhim studiuesit e

retorikës, që i përkasin kësaj shkolle, nënvizuan strategji të ndryshme për të

organizuar idetë në ese dhe pikëpamje që autori sjell në procesin e të

shkruarit. Kështu studiuesit krijuan strategji për të krijuar paragrafë si dhe

organizimin e copëzave të gjata të ligjërimit me mjetet e ligjërimit, të cilat

zakonisht përbëheshin nga disa kombinime të përshkrimit, rrëfimit,

parashtrimit dhe argumentim/ndikimit.

77 Retorika tradicionale – aktuale u konceptua si e papajtueshme ndaj të gjitha metodave krijuese

bazuar në tekste. Ky term u sugjerua fillimisht nga Daniel Fogarty tek “Roots for a New Rhetoric”

(1959) dhe u bë i popullor nga Richard Young (1970).

Page 35: STILET FUNSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT

STILET FUNKSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT PUBLIK NË FUSHËN E EDUKIMIT

26

26

Mbretërimit për një kohë të gjatë të retorikës tradicionale aktuale, i erdhi

fundi me rizgjimin e interesit për traditën retorike veçanërisht për retorikën

klasike. Retorika aktuale tradicionale u dallua për mosinformimin e saj ndaj

praktikave dhe parimeve të retorikës dhe veçanërisht në shmangien e

rregullave të përcaktimit të temës dhe zhvillimit të saj. Në fillim të shekullit

XX retorika mbarti pak ngjashmëri nga paraardhësit e saj dhe retorikën

klasike greke në veçanti. Edhe pse studiuesit vazhduan të studionin tekste

klasike, kjo punë kryhej jashtë auditoreve të universiteteve. Rifutja e retorikës

klasike në arsim78 filloi në fund të 1930 dhe në fillim të 1940, kur studiuesi

Kenneth Burke prezantoi kritikën letrare me parimet e reja Aristoteliane.

Rizbulimi i retorikës klasike në gjysmën e dytë të shekullit dhe rizbulimi i

parimeve Aristoteliane si invention-shpikja apo gjetja, i sigururan mësuesve

të shkrimit një trup tashmë të çertifikuar njohurish si dhe një fjalor të

përshtatshëm i cili mund t’u vinte në ndihmë për të diskutuar çështje të

shkrimeve.

1.9.2. Retorika shprehëse

Sfida e parë kundrejt tradicionales erdhi në formën e retorikës shprehëse.

Retorika shprehëse e mohoi anën shkencore të tradicionalizmit duke e vënë

theksin mbi saktësinë, qartësinë dhe formën dhe mbi shkrimet individuale që

pasqyronin përvojën individuale të autorit, reagimet dhe besimet e tij.

Kuptimi sipas ekspresionistëve ishte rezultat i kërkimeve private për të cil at

autori mbështetej tek intelekti dhe emocioni, për të zbuluar një të vërtetë

domethënëse sipas kritereve individuale. Lloji i tekstit që ekspresionistët

vlerësonin ishte rrëfimi personal , që eksploronte përvojën e një studenti dhe

prezantimin e saj tek publiku. Shumë ekspresionistë të tjerë theksonin

gjithashtu procesin e të shkruarit duke vlerësuar proceset e shkrimit paraprak,

ndërtimit të skeletit dhe redaktimit si faza të rëndësishme në zbulim të

kuptimit të shkruar. Ata vendosnin procesin e zbulimit në thelb të procesit të

të shkruarit. Por ky zbulim ishte shumë i limituar nga përvoja personale.

Kriteret kanë vënë në dukje natyrën romantike, madje egocentriste, të

pedagogjisë shprehëse dhe veçanërisht mohimin e kontekstit shoqëror të

autorit.

Teoricienët e ligjërimit e kanë përcaktuar ekspresionizmin si një lloj të

veçantë ligjërimi. Një nga studiuesit më me ndikim James Britton -i dhe një

numër studiuesish të tjerë si Tony Burgess-i, Nancy Martin-i, Alex Mclead-i,

etj., bënë një studim mbi llojet e shkrimeve që krijonin studentët në 1960 dhe

78 Connors, Robert J., Lisa S. Ede., Andrea A. Lumsford (1984) ‘The revival of Rhetoricin America”

tek Essays on Classical Rhetoric and Modern Discourse, ed Connors: Southern Illinois University

Press.

Page 36: STILET FUNSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT

STILET FUNKSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT PUBLIK NË FUSHËN E EDUKIMIT

27

27

në fillim të 1970. Bazuar në këto studime ata zhvilluan klasifikimin e

ligjërimit bazuar në kategoritë funksionale të marrëveshjes, shprehësisë dhe

poetikës. Pjesa më e madhe e shkrimeve në shkolla u vu re se ishin

funksionale, e cila përfshinte shkrimet informative dhe njohëse, rregulluese

dhe ndikuese. Studentët kishin pak mundësi të prodhonin shkrime shprehëse,

një lloj shkrimi që ishte relativisht i pastrukturar, jo tërësisht i qartë që

dëshmon personalitetin tek publiku. Pikërisht për këto cilësi, shkrimi shprehës

është lloji më i rëndësishëm për studentët. Kështu studiuesit mendonin se

studentët duhet të fillojnë të lexojnë dhe shkruajnë prozë shprehëse dhe më

pas të përparojnë me funksionet transaksionale dhe poetike, bashkë me

përmirësimin e aftësive gjuhësore.

Një teoricien tjetër James Kinneavy-i identifikon ligjërimin shprehës si një

nga katër qëllimet e ligjërimit së bashku me referencën, ndikimin dhe

letërsinë. Ai konsideron ligjërimin shprehës si psikologjikisht përparësor në

raport me të tjerët dhe e sheh atë si element përbërës të të gjitha llojeve të

ligjërimeve.

1.9.3. Retorika njohëse

Ndoshta kontributi më i rëndësishëm i shkencave njohëse në teorinë e hartimit

kanë qenë modelet e të shkruarit të zhvilluar nga Linda Flower-i dhe John R.

Hayes-i në një seri artikujsh dhe nga Carl Bereiter-i dhe Marlene Scadarmalia

në ‘The psychology of written composition’ (1987) si një nga qëndrimet më të

plota. Modelet e tyre shënonin “Procesin njohës të teorisë së të shkruarit”

zhvilluar mbi bazën e skemave të të menduarit me zë të lartë, në të cilat ata

regjistronin shkrimtarët ndërkohë që ata shpjegonin me zë të lartë se çfarë

mendonin gjatë gjithë fazave të punës. Edhe pse u kritikuan për prishje të

procesit të shkrimit, pasi u analizua puna e bërë u vu re se modelet e krijuara

nga këta studiues bazoheshin gjerësisht në parimet e retorikës Aristoteliane,

që theksonin bashkëveprimin e përsëritur midis funksioneve të ndryshme

njohëse në procesin e krijimit të këtij dokumenti. Këto funksione përfshinin

thënien e informacionit, vendosjen e qëllimeve me anë të gjuhës dhe

rishikimin e materialeve të shkruara me anë të leximit dhe me anë të

redaktimit.

Këto modele hasën jo pak kritika mbi metodën e mbledhjes së të dhënave pasi

mendohet se pak njerëz janë të trajnuar të flasin për krijimin gjatë procesit të

vetë krijimit. Po kështu këto metoda u konsideruan të pjesëshme dhe të

copëzuara. Gjithsesi, autorët e mendonin se metodë duhet parë vetëm mundësi

për të kuptuar se çfarë mendojnë shkrimtarët dhe çfarë përjetojnë ata gjatë

gjithë proceseve të të shkruarit. Disa madje e konsiderojnë si përshkrimin e

Page 37: STILET FUNSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT

STILET FUNKSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT PUBLIK NË FUSHËN E EDUKIMIT

28

28

një procesi mendor. Këto modele u kritikuan se supozojnë se proceset

psikologjike ndodhin larg konteksteve sociale dhe politike. Në veprat e saj të

mëvonëshme L. Flower-i pranon se njohuritë shoqërore dhe rregullat e

pranuara të të menduarit ofrojnë në të njëjtën kohë edhe mundësi edhe

kufizime, por brenda këtyre kufizimeve, autorë të ndryshëm prodhojnë vepra

unike dhe këto ndryshime individuale në formësimin e mendimit në të

shkruar, janë arsyeja pse ne lexojmë njëri-tjetrin.

1.9.4. Retorika social-epistemiologjike

Pas lindjes dhe zhvillimit të retorikës aktuale-tradicionale, pasuan disa lloje

të reja. Këtu mund të përmendim retorikën shprehëse, njohëse dhe neo -

Aristoteliane. Në termin ‘Retorikë e re’ u përfshinë të gjitha llojet e

retorikave qoftë praktike apo pedagogjike, që janë të ndryshme nga ajo

tradicionale aktuale. Retorika e re e percepton retorikën si aktin e ndërtimit

dhe modifikimit të realitetit dhe të kushteve dhe marrëdhënieve sociale.

Ndryshe nga retorika klasike, ajo i ul pengesat midis folësit/shkruesit dhe

publikut. Theksi zhvendoset më shumë drejt bashkëpunimit sesa ndikimit. Për

studiuesit e rinj retorika është një akt social dhe James Berlin -i shkon më larg

duke e quajtur atë ‘social-epistemiologjike’ kur argumenton se ajo mund të

quhet epistemiologjike, pasi e ndërton vetë tërësinë e njohurive, por thekson

edhe faktin se ajo ndërton njohuri sociale. Studiuesit e ‘retorikës së re’ janë

përqendruar gjithashtu në çështje të racës, gjinisë dhe ndryshimin që sjellin

faktorë të tillë në praktikën retorike dhe sesi këto ndryshime thellohen

nëpërmjet retorikës. Studiuesit e retorikës feministe, duke punuar mbi parimet

social-epistemiologjike, përpiqen të kuptojnë gjithashtu sesi bota është

formatuar nga ana retorike për të siguruar dominimin mashkullor. Një nga

funksionet e retorikës feministe ishte kritika dhe riformatimi i gjuhës zyrtare

mashkullore dhe përmes saj sjelljet dhe pushteti i mashkullit. ‘Retorika e re’

solli shpresën se retorika mund të përmirësojë padrejtësitë shoqërore. Patrizia

Bell-i79 mendon se ‘retorika e re’ na ofron mundësinë për të bashkëpunuar në

krijimin e një ligjërate më shumë kolektive, pluraliste dhe gjithpërfshirëse.

Ajo shprehet se: “ Unë besoj se, në dritën e të gjitha problemeve politike me

të cilat përballemi; diskriminimi racor, pabarazia ekonomike, shkatërrimi i

mjedisit dhe e ardhmja e luftës bërthamore, na nevojitet një gjuhë e

përbashkët demokratike.”80

79 Bell P.,‘Anti Foundationalism’ f. 259 80 po aty.,

Page 38: STILET FUNSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT

STILET FUNKSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT PUBLIK NË FUSHËN E EDUKIMIT

29

29

1.9.5. Poststrukturalizmi dhe postmodernizmi në retorikë

Kthesa gjuhësore e shekullit të XX u manifestua në mendimin strukturalist

dhe semiotik të gjuhëtarëve si Roman Jacobson-i dhe Ferdinand de Saussure-

i, të cilët mendonin se kultura mund të analizohet si një sistem i organizuar

shenjash. Poststrukturalistët dhe postmodernistët e sfiduan konceptin e

retorikës duke e konsideruar si kryesisht komunikuese në qëllim. Në të vërtetë

ata vunë në pikëpyetje edhe efikasitetin dhe mundësinë e komunikimit. Këto

supozime krijuan një situatë problemore në lidhje me kuptimin tradicional të

gojëtarit, tekstit dhe situatës retorike. Retorika postmoderniste ishte sfidë për

retorikën e re dhe themelet e saj. Shumë studiues preferojnë ta shikojnë

retorikën poststrukturaliste si një “kritikë kulturore” ose “kritikë të

ideologjisë” duke vazhduar kështu traditën e retorikës social -

epistemiologjike. Një postmodernist duhet të sfidonte thellë konceptin e

retorikës si ndikuese dhe epistemiologjike, pasi të dy konceptet lindin nga

besimi në rëndësinë e të folurit dhe njohjes së subjektit. Qëndrimi radikal

postmodernist është kundërshtuar nga shumë, veçanërisht feministë dhe grupe

të përjashtuar si njerëzit me ngjyrë apo tërësia e grupeve të tjera, egzistenca e

të cilëve jo drejtpërdrejt është mohuar për arsye të racës, klasës apo

diskriminimit gjinor. Për më tepër retorika postmoderniste është akuzuar se

është apolitike bazuar në qëndrimin e papëlqyeshëm të saj përkundrejt çdo

programi politik.

1.9.6. Retorika elektronike dhe kompjuterike

Richard Lanham-i në veprën e tij “The electronic World” shprehet me krenari

se ‘mbretërimi i gjatë i të vërtetës së tekstit bardhë e zi ka mbaruar’. Mosha

elektronike ka sfiduar konceptin tradicional të hartimit si ‘marrjen në dorë të

lapsit dhe letrës’ dhe po ashtu edhe sfidën ndaj koncepteve të tekstit dhe

aftësisë për të krijuar dhe kuptuar. Adoptimi i teknologjisë kompjuterike në

artin e të shkruarit në pjesën e fundit të shekull it, duket si një zgjatim i

natyrshëm i teorisë së retorikës. Për shembull zhvendosja e përqendrimit të

retorikës aktuale tradicionale nga produkti tek retorika e re, theksonte

Page 39: STILET FUNSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT

STILET FUNKSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT PUBLIK NË FUSHËN E EDUKIMIT

30

30

procesin. Përdorimet e para të teknologjisë kompjuterike u përqendruan

kryesisht në mënyrat e ndryshme, që mund të ndihmonin shkrimtarin në

procesin e shkrimit. Jo shumë kohë më pas, zhvillimi i mëtejshëm i internetit

dhe i shumë mënyrave të tjera të dobishme si posta elektronike apo faqe

interneti sollën dhe një valë tjetër ndihmëse për mjetet elektronike dhe

kompjuterike në lidhje me hartimin. Studiuesit dhe teoricienët parashikuan se

ky revolucion teknologjik tenton të ndryshojë edhe mënyrën sesi mendojmë.

Sipas Eric Havelock-ut dhe Walter Ong-ut, teknologjitë e komunikimit

ndikojnë mbi ndërgjegjen e përdoruesve. Denis Baron-i shprehet se:

“Historianët e botës së shtypit janë krenarë kur përcaktojnë lindjen e shtypit

në Evropë si revolucionin e dytë njohës… Kompjuterdashësit ofrojnë një botë

të re, të guximshme komunikimi ku çdokush do të përjetojë një përvojë të re

njohëse, të një lartësie të paparë më parë.”81

Mënyrat sesi retorika elektronike do të ndryshojë sjelljet njohëse në të

ardhmen, janë një çështje e shumë debatueshme. Donna Hraway-i në veprën e

saj “A manifesto for Cyborgs” shtron çështjen e luftës së gjuhës dhe luftës

kundër formës së përkryer të komunikimit, kundër një kodi të vetëm që e

përkthen kuptimin në përsosmëri, kundër dogmës kryesore të maskilinitetit.

Shumë mbështetës të elektronikës mendojnë se këto mënyra do të sigurojnë

kundëranalfabetizmin universal si dhe garancinë e hapësirave të lira për të

shkruar, karakterizuar nga barazia për të gjithë pa diskriminim racor, klasor

dhe gjinor. Susan Romano-ja shprehet se:“… rishpërndarje të kontrollit mbi

gjuhën dhe njohuritë përmes rikonfigurimit kohor dhe hapësinor dhe përmes

vetë idiomave. Jo vetëm që studentët në përgjithësi do të përfitojnë nga ky

rikonfigurim, por edhe studentët e lënë në heshtje nga formati tradicional i të

nxënit- ata që konsiderohen të ndëshkuar- do të përfitojnë edhe më shumë”82.

Por nuk duhet për asnjë moment të harrojmë se jo të gjithë kanë mundësi të

barabarta përdorimi të teknologjive. Ndonjëherë kjo mundësi është në

funksion të të ardhurave dhe statusit social të individëve. Po ashtu një çështje

e pazgjidhur ende është çështja e pronësisë intelektuale si dhe të drejtës së

autorit.

Shekulli XX ishte një nga periudhat më të rëndësishme në historinë e

retorikës. Ai nisi me varfërinë e teorisë së retorikës aktuale tradicionale dhe

praktikës që injoronte gjerësisht invention-shpikjen, gjetjen dhe theksonte

formën konvencionale dhe qartësinë e stilit dhe ndërkohë që vitet kalonin,

studiuesit zhvilluan teori dhe zbatime më të sofistikuara. Retorika njohëse me

theksin e saj mbi lidhjen midis shkrimit dhe mendimit, përpunoi pikëpamje

81 Baron D.,(2009) From pencils to pixels: The Stages of literacy technologies.Tek G.E. Hawisher &

C.L. Selfe (Eds.) Passions, pedagogies and 21-st century technologies., fq 15-33. Logan: Utah State

University Press. 82 Romano S.,(1993) ‘The Egalitarianism Narrative; Whose story? Whose yardstick? Computers and

Compositions, f.5

Page 40: STILET FUNSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT

STILET FUNKSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT PUBLIK NË FUSHËN E EDUKIMIT

31

31

më të ndërlikuara të procesit të shkrimit duke theksuar aftësinë e shkrimtarit

për të identifikuar një problem të retorikës dhe të reagojë ndaj tij duke

përdorur strategjitë njohëse. Retorika social-epistemiologjike i shikonte

autorët si subjekte të formësuar përmes proceseve sociale dhe në përputhje me

motivimin ideologjik. Retorika postmoderne për më tepër i shikonte subjektet

e shkrimit si joqendrore, si efekte të gjuhës së ligjërimeve të motivuara nga

ana emocionale.

1.10. Historia e letrave shqipe

Edhe pse gjuha shqipe renditet ndër gjuhët më të lashta të Evropës, nuk mund

të thuhet e njëjta gjë për letrat e shkruara të kulturës shqiptare. Për fat të keq

dokumenti i parë i gjuhës shqipe daton shumë vonë në krahasim me

dokumenta të popujve të tjerë.

Në veprën e tij Gaetano Petrotta shkruan: “Mjerisht, një letërsi kombëtare e

kultivuar në kohët e lashta, nuk ishte aspak e mundur që të lindte në Shqipëri;

pasi, për ta kufizuar diskutimin brenda kufijsh të përcaktuar, ai rajon, nga viti

396 pas Krishtit e në vijim, përshkohet dhe shkretohet pareshtur nga dallgët e

stuhishme të barbarëve që ndiqnin njëri-tjetrin, të fundit e të cilëve ishin

pikërisht turqit, me të egrit dhe më të këqijtë e të gjithëve."83

Pavolini në shkrimin e tij Gjuha dhe letërsia shqipe, të botuar në numrin e

posaçëm të La Voce (20 shkurt 1913) kushtuar Shqipërisë, duke folur për

studimet gjuhësore shqiptare, pasi ka vërejtur se ishte i vështirë zhvillimi i nj ë

letërsie të kultivuar në Shqipëri, e cila jetoi për shekuj nën robërinë e

sunduesve barbarë, thotë: "Vetëm pranë shqiptarëve të Italisë, në kushte

shumë të ndryshme jetese dhe kulture, dhe në kontakt të ngushtë me

qytetërimin tonë, pati një lulëzim letrar të ndjeshëm"

Është relativisht e vështirë të mendosh që kombi Ilir i përmendur për vlera

kulturore dhe kaq pranë vendeve me traditë në letërsi dhe kulturë, të mos

kishte krijime të vetat të denja për të qëndruar në të njëjtin piedestal me ato

të lashtësisë. Krijimtaria që padyshim ka egzistuar, ka qenë pronë e

shkatërrimit të luftrave të parreshtura, që përshkuan territorin e kombit tonë.

Sulmet barbare jo vetëm që kanë patur qëllim shfrytëzimin e begative të

vendit, por edhe zhdukjen fizike të tij. Kjo ka rezultuar në sulm të

drejtpërdrejtë edhe të kulturës, simboleve dhe madje edhe vetë gjuhës së

kombit shqiptar. Kjo vërtetohet edhe nga kërkimet e G.Petrotta -s, një

mbledhës i dokumentave të shkruara nga shqiptarët dhe për shqiptarët,

përgjatë gjithë historisë së tyre. Ai vë re se numri i veprave të shkruara ishte

minimal dhe pjesa më e madhe e tyre ishte shkruar nga shqiptarë që jetonin

jashtë kufijve gjeografikë të kombit shqiptar.

83 Petrotta G., (1932) Popolo, Lingua e Letteratura albanese., Saggio Monografico, tip Pontificia,

Palermo

Page 41: STILET FUNSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT

STILET FUNKSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT PUBLIK NË FUSHËN E EDUKIMIT

32

32

“Letërsia e kultivuar shkrimtarëve shqiptarë: prozatorë dhe poetëhistoria,

gojëtaria, teatri, romani, filozofia, të gjitha fushat ku shfaqet, zhvillohet dhe

rrënjoset veprimtaria intelektuale e popujve, janë pothuaj të panjohura për

shqiptarët, dhe e gjithë letërsia shqiptare mund të përmblidhej në pesë apo

gjashtë vëllime jo shumë të ngjeshur.”84

Kështu është thënë me theks pesimist, në një artikull rreth letërsisë shqipe të

revistës Albania të Brukselit. "Mund të habiteshim - vazhdon artikulli - me

mjaft të drejtë prej kësaj mungese të madhe, kur kemi dhënë forcën dhe

zhdërvjelltësinë e mrekullueshme të gjuhës, nëse nuk do të kishim folur në

artikullin e mëparshëm për përndjekjen e jashtëzakonshme, objekt i së cilës

është kjo gjuhë. Por, nëse pabesia dhe forca brutale mund të mposhtin talentet

individuale, ato janë të pafuqishme përkundër hovit kolektiv dhe anonim të

një populli, i cili do t’u këndojë fatkeqësive të tij apo do të lartësojë lavdinë

dhe gëzimet e tij.”85

1.10.1. Historia e gojëtarisë shqiptare

Historia e letrave shqipe dëshmon se retorika e parë e dokumentuar daton në

epokën e Skënderbeut dhe pikërisht me fjalimin e mbajtur prej tij përpara

popullit të Krujës. Ky fjalim vjen tek ne nëpërmjet Marin Barletit, i cili

shkroi dhe librin e parë për historinë e Skënderbeut. Në po të njëjtin libër

gjenden edhe shumë fjalime të udhëheqësve ushtarakë të ushtrisë së

Skënderbeut. Por Barleti është një autor relativisht i debatuar nga

bashkëkohës të tij.

“E vështruar me mundësitë që jep perspektiva historike gati

pesëshekullore Historia e Barletit u është dukur shumë autorëve pasardhës,

por sidomos atyre modernë si vepër panegjirike e mbushur me zmadhime me

ngjyrime mitike madje me fiksione letrare me anakronizma dhe sidomos me

pasaktësi jo të pakta. Pothuajse bashkëkohes i tij, Paulus Jovius 1483-1552, e

akuzoi i pari Barletin që për shkak të atdhetarisë dhe të urrejtjes ndaj

barbarëve i kishte fryrë fort punët në librin e tij.”

Kjo e përjashton veprën e tij si model origjinal studimi stilistikor, pasi

mendohet të jetë tërësisht subjektive. Ai vjen tek ne si një mbledhës

fjalimesh, por nga studimet e bëra del se ato nuk janë burime nga autorët

origjinal, por përpunime të tyre të bëra nga vetë Barleti. Kjo ofron mundësi

studimi si tekste, por përjashton mundësinë e studimit interpretues si vepra

origjinale të Skënderbeut.

84 Petrotta G., (1932) Popolo, Lingua e Letteratura albanese., Saggio Monografico, tip Pontificia,

Palermo 85 Revista Albania, Bruksel.,Viti I, numri 1 - 25 mars 1897.

Page 42: STILET FUNSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT

STILET FUNKSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT PUBLIK NË FUSHËN E EDUKIMIT

33

33

Mbështetur në pjesën më të madhe në dorëshkrime dhe arkiva të

pashfrytëzuara 1827-1833, baroni Joseph von Hammer, pati vënë në dyshim

veçanërisht autenticitetin e fjalimeve fort të gjata që Barleti riprodhon.

“Ai qas me art lashtësinë te kohët moderne dhe shpalos shumë njohuri klasike

përbri njohurive të politikës e të artit ushtarak të turqve dhe të arbërve,

sidomos i rrëmbyer prej një ngazëllimi të gjallë për fenë lirinë dhe lavdinë e

atdheut të tij. Fjalimet që ai fut me shumicë në veprën e vet janë shpesh të

shkëlqyeshëm për nga gojëtaria. Hera-herës ç’është e vërteta tek oratorët e tij

dhe luftëtarët e tij ndihet me të tepërt imitimi i lashtësisë dhe mezi dallohet

senatori nga ushtari epirot nën togën ose koracën romake me të cilat ai i ka

veshur.”

Gjithsesi vlerat oratorike të veprës janë për t’u shënuar, pasi është ndër vep rat

e para të dokumentuara, që i përkasin gojëtarisë shqiptare. Kjo nuk dëshmon

mosegzistencën e saj më parë, por fatkeqësisht kjo nuk është e dokumentuar.

Nga rrëfimet kuptojmë se gojëtaria ushtrohej në Odat e Burrave që

funksiononin si asambletë në lashtësi. Publiku në këto oda nuk ishte masiv

dhe gojëtarët nuk kishin qëllim parësor bindjen për interesa individuale, por

zbatimin e ligjeve të gjithpranuara nga ‘Burrat’ , që praktikisht funksiononin

si Pleqësi. Në të diskutoheshin kryesisht çështje të mbrojt jes së trojeve nga

pushtuesit e huaj, të organizimit shoqëror , etj. Nisur nga tematika dhe

konteksti mendohet se këto fjalime ishin më shumë të karakterit juridik dhe

ceremonial, por kjo nuk mund të thuhet me siguri, pasi është e bazuar mbi

perceptime totalisht subjektive, të pambështetura nga dokumenta të shkruar.

Dokumente të shkruara vijnë më vonë në kohë dhe e ritheksojmë edhe

njëherë, autorët e këtyre veprave edhe pse shqiptarë, nuk jetonin më në

Shqipëri, por kishin emigruar. Shumë prej tyre edhe ishin shkolluar jashtë

kryesisht për teologji. Kjo lidhet me kontrollin që ushtronte feja mbi

gojëtarinë. Që nga mesjeta gojëtaria nuk është më pronë e shesheve

demokrate të popujve, por ishte ndrydhur brenda mureve të manastireve ku

ushtrohej në formën e gojëtarisë fetare. Rikujtojmë sërish që i frikësuar nga

humbja e pushtetit, kristianizmi e quajti gojëtarinë si ‘mjet të djallit’, për të

pushtuar shpirtrat e njerëzve dhe për të manipuluar mendjet e tyre.

Kjo mund të jetë një arsye e fortë pse të gjithë shqiptarët që kishin kryer

studime fetare, kishin aftësi shumë të mira gojëtarie dhe ishin të vetmit që e

ushtronin atë. Disa nga autorët që mund të përmenden janë Arqipeshkvi Pal

Engjëlli, At Anton Harapi, At Gjergj Fishta, Fan Stilian Noli, të gjithë të

shkolluar në shkolla fetare.

Page 43: STILET FUNSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT

STILET FUNKSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT PUBLIK NË FUSHËN E EDUKIMIT

34

34

ARQIPESHKVI PAL ENGJËLLI (1417 - 1470)

Arqipeshkvi Pal Andrea Engjëlli renditet në historinë e popullit shqiptar

midis humanistëve më të shquar. Ai ishte pasardhës i familjes së

Engjëllorëve, dukë të Drishtit. Pal Engjëlli jetoi dhe punoi në epokën e

Skënderbeut dhe sipas dokumentave të mbërritura deri sot, ai ishte edhe mik i

tij. Në veprën e njohur “De vita et Gestis Scanderbeghi, Epirotarum Principis”

të Marin Barletit, Pal Engjëlli përshkruhet kësh tu.

"Ky kryepeshkop qe epirot, nga kryeqyteti i Drishtit, bir i Andrea

Engjëllit për të cilin folëm më lart, burrë i pajisur me mendje shumë të lartë e

me zotësi të rrallë në të folur (në gojëtari), me dituri si askush dhe i vaditur

në letërsinë e shenjtë dhe në letërsinë humane, si greke ashtu dhe latine,

sidomos i shquar për rreptësi në jetë e zakone... burrë që Skënderbeu e mbajti

mbi krye për maturinë e tij, kulturën epastërtinë e jetës, burrë që e

respektonin dhe e dëgjonin si ndonjë orakull të gjithë epirotët dhe arbërit..."86

Imzot Pal Engjëlli është i njohur sepse prej tij kemi të shkruar në gjuhën

shqipe "Formulën e Pagëzimit", të parin dokument të gjuhës shqipe të shkruar

në vitin 1462.87 Duke gjurmuar në bibliotekën Laurentiana të Firencës,

dijetari rumun Nikolae Jorga e gjeti këtë frazë në gjuhën shqipe dhe e botoi

më 1915 në veprën e tij "Notes et extraites pour servir à l'histoire des

croissades au XV siècle" në Bukuresht, më 1915 . Prej Imzot Pal Engjëllit

kemi vetëm dëshmi të shkruara nga autorë të tjerë se zotëronte mjaft mirë

gojëtarinë, por për fat të keq asnjë fjalim i shkruar nuk ka mbërritur në ditët

tona.

Nga dëshmi të mbërritura deri në ditët tona del se në vitet 60 -të të shekullit

XV, Pal Engjëlli aktivizohet si diplomat dhe këshilltar për punët e jashtme, i

Skënderbeut. Spikat në veçanti gojëtaria e tij në Raguzë ku siç shprehet

Barleti “…fjalimeve mburrëse të udhëheqësve raguzanë për Skënderbeun dhe

popullin e tij, Pal Engjëlli, iu përgjigj paralelisht me një oratori të rrallë:

“Këtu në Raguzë lulëzojnë të gjitha artet e lira, filozofia, teologjia, shkenca e

ligjeve dhe disiplinat e tjera… . Unë ju jap fjalën e zotohem se për të mirat që

na keni bërë, kujtimi juaj, emri juaj dhe i qytetit tuaj do të jenë të nderuar sa

të rrojë Epiri, do të jenë ngulitur thellë në shpirt në mendjet dhe zemrat

tona.”88

Edhe pse shumë studiues mendojnë se dhe në fjalimet e mbërritura nga Pal

Engjëlli në ditët tona ka dorën e tij Marin Barleti, nuk mund të mohohen

vlerat atdhetare dhe kontributi i çmuar që dha ky humanist për kombin

86 Barleti M., (1964) "Historia e Skënderbeut" Tiranë (përktheu Prof. Stefan Prifti), fq. 395, 430 87 Prennushi, M., Phoenix - Bashkimi Katolik I Publicistëve Shqiptarë 88 Barleti M., (1964) "Historia e Skënderbeut" Tiranë (përktheu Prof. Stefan Prifti), fq. 395, 430

Page 44: STILET FUNSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT

STILET FUNKSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT PUBLIK NË FUSHËN E EDUKIMIT

35

35

shqiptar. “Në mesjetë, klerikë, shkencëtarë, shkrimtarë kryenin këto detyra

duke përfituar nga prestigji që gëzonin, gojëtaria dhe mençuria.”89

Kjo dhe shumë dëshmi të tjera tregojnë se edhe populli shqiptar ka patur

kulturën e tij të gojëtarisë, të përfaqësuar nga autorë dhe veprimtarë të shquar.

Ritheksojmë këtu se shumica e tyre i përkisnin një shkollimi fetar, kryesisht

katolik, gjë që provon se në këtë periudhë gojëtaria ishte kryesisht p ronë e

këtij shkollimi dhe kontrollohej nga feja.

AT ANTON HARAPI (1881-1946)

Anton Harapi lindi në Shirokë afër Shkodrës. Pas mësimeve të para në

Shkodër, në kolegjin Saverian, ai kreu mësime të larta në Vjenë të Austrisë,

për teologji dhe filozofi. Shërbeu së pari si famullitar në Grudë të Malit të Zi,

më vonë si drejtor i Kolegjit Françeskan të Shkodrës, edhe si drejtor dhe

profesor i filozofisë në gjimnazin ”Illyricum” . Për shumë vite ai shërbeu në

Famullinë e Malësisë së Madhe dhe kjo i dha atij mundësinë e artë të njihte

nga afër psikologjinë dhe temperamentin shqiptar, për të cilin do të

reflektonte më pas në veprat e tij.

Me 13 shtator 1943 emërohet anëtar i Këshillit të Lartë të Regjencës, ku ka

qëndruar deri në fund të vitit 1944. Ky post qeveritar në kohën e okupacionit

gjerman në Shqipëri vulosi fatin e At Antonit. Pas fitores së Ushtrisë

Nacional-Çlirimtare ai u detyrua të fshihej në pyjet e thella të Dukagjinit, në

katundin Pulth-Plon, dhe prej andej ai bëri përpjekje për të organizuar një

rezistencë nacionaliste kundër pushtetit komunist.

Me vendim të datës 19 shkurt 1946 të Gjykatës speciale në Tiranë, At Anton

Harapi është shpallur kriminel lufte dhe armik i popullit, sabotator i pushtetit.

Ai u dënua me pushkatim dhe u ekzekutua po atë vit. Nuk dihet ku gjendet

varri i tij. Në veprën e tij Ullmar Qvick shprehet:

“Shumë herët në studimet e mia të shqipes, në një libër mësimi të

albanologut të shquar gjerman Maksimilian Lamberc, gjeta një tekst të

përsosur për Shkodrën dhe Korçën, në të cilin Anton Harapi tregon

patriotizmin e tij shqiptar, pa rezerva krahinore apo fetare. Në një fjalim që

mbajti në vitin 1936 në një rast shumë tragjik, kur dy shqiptarë nga jugu,

patriotët Çerçiz Topulli dhe Mustafa Qulli, ishin vrarë nga dora mizore në

Shkodër, Harapi jep qartë mendimet e tij për parakushtet e nevojshme për të

ardhmen e Shqipërisë:

“Por para se të niseni, eni këtu, e mbi këta eshtën, shembllesë ideal i, forcë

dhe bashkimi, t’i shtrijmë dorën shoqishojt, Toskë e Gegë, muhamedanë e të

krishtenë, e me besën e burravet, me besën shqiptare, të lidhemi për t’i a

mbajtë shqiptarit të paprekun nji Zot të vërtetë, nji atdhé të lumtun, për ta

bam Shqipnin e re, të fortë e të madhnueshme, të denjë për Skanderben. T’i

diftojmë, po, botës se shqiptarët janë njimend burra; se mund të jemi Toskë e

89 Prennushi, M., Phoenix - Bashkimi Katolik I Publicistëve Shqiptarë

Page 45: STILET FUNSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT

STILET FUNKSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT PUBLIK NË FUSHËN E EDUKIMIT

36

36

Gegë, muhamedanë e të krishtenë, e njiheri shqiptarë të njimendët.”

Kur situata në Shqipëri në fund të luftës u bë shumë e nderë për nacionalistët,

miqtë e Harapit e këshilluan të mërgojë jashtë vendit, por ai refuzoi:

“Kam punue për Shqipni e ballafaqas. Nuk pres shpërblim, por as

dënimi nuk ka pasë me pret. Bashkatdhetarët e dijnë se kurrë s’i tradhëtova.

Me ta vuejta, për ta punova, me ta qindrova. Me ta edhe do të vdes.”90

At Anton Harapi është shquar veçanërisht për aftësinë analizuese dhe mendjen

e tij inteligjente. Ka dhënë një kontribut të çmuar në letrat shqiptare si me

botimet e tij në revistat e kohës Hylli i Dritës, Zani i Shna Ndout, etj., ashtu

edhe me botimin e disa veprave ku përmenden Urti e Burrni ndër banorë të

Cemit, romanet Andrra e Pretashit, Valë valë dhe një seri konferencash tek

Vlerë Shpirtërore. Në veprën e At Anton Harapit ndjehet mjaft ndikimi i

mendimtarit kristian Shën Agostini.

AT GJERGJ FISHTA (1871-1940)

At Gjergj Fishta është një nga eruditët me të cilin mund të krenohet mbarë

shqiptaria. Ai dallon për një krijimtari artistike mbresëlënëse ku spikatin

Lahuta e Malcis (1904), Anzat e Prnasit (1907), Pika Voëset (1909) dhe Mrizi

i Zanave (1913). Ai shkëlqen në fushën e pedagogjisë, psikologjisë sociale,

gjuhësisë, etj. Qëllimi i tij i vetëm ishte ngritja e nivelit kulturor e arsimor të

bashkëkombasve dhe nxitja e atdhedashurisë. Ai ishte gjuhëtar, pedagog,

filozof, sociolog e diplomat, piktor dhe adhurues i muzikës.

At Gjergj Fishta shfaqet në skenën e letrave shqiptare në dhjetëvjeçarin e parë

të shekullit XX. Fishta prezantohet në kulturën shqiptare në shumë

dimensione, si shkrimtar, kritik, historian i letërsisë dhe estet.

At Gjergj Fishta ka dhënë një kontribut të drejtpërdrejtë në konkretizimin e

jetës artistike të kombit shqiptar bazuar në parimin “sikundër nuk ka art pa

popull, ashtu nuk ka as popull pa art.”91 Ai jep kontributin e tij personal në

organizime teatrore, projekte dhe realizime arkitekturore, deri edhe

pjesëmarrje në ekspozita pikture.92

Duke punuar për t’i dhënë aktit të vlerësimit të veprës letrare (dhe asaj

artistike) eptueshmëri, stërhollësi dhe rreptësi, me shkrimet e tij teorike të

kësaj periudhe ai bëhet shembulldhënës. Simbas normave të retorikës klasike,

me tekstet e tij estetike (dhe kritike) njofton të vërteta thelbësore tanimë në

formula të papritura. Ka mundësi që një aftësi oratorike e l indur, ose e

90 Qvick U., (2004) Mera hjältemod än vete (përkthyer nga Hajdin Abazi) 91 Plasari A., tek Asllani P., Fishta estetikë dhe kritikë, Tiranë 92 Kabashi L., At Gjergj Fishta ndër arte, në “At Gjergj Fishta 1871-1940, nr përkujtimuer botue nëpër

kujdes t’At B.Dema, Tiranë 1943, f 67-69

Page 46: STILET FUNSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT

STILET FUNKSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT PUBLIK NË FUSHËN E EDUKIMIT

37

37

stërvitur prej profesionit të predikatorit, ta ketë prirë atë drejt konstruksionesh

me një rregullsi të përkryer, të përkapshme në nivelin më të thellë, në

komunikimin të ideve.93

Përveç si njeri i letrave, Fishta njihet edhe për kontributin e tij fetar dhe

ndërfetar, atdhetar dhe diplomatik. Ai spikati për qëndrimet që në disa raste

mbajti ndaj “turkut”, siç e quante ai, Perandorinë Osmane, ku nuk hezitoi që

të fliste e të shkruante fjalë miradije për këtë perandori, dhe sidomos foli e

lavdëroi dhe i thuri vargje njërit nga udhëheqësit më të njohur të ushtrisë

osmane - mbrojtësit të Shkodrës - Hasan Riza Pashës.

At Gjergj Fishta, e kishte njohur personalisht dhe kishte mbajtur kontakte të

vazhdueshme me këtë mbrojtës besnik të Shkodrës dhe luftëtar të denjë

kundër pushtimit të saj nga malazeztë. Për më tepër, me rastin e varrimit

madhështor dhe nderimit të fundit që iu dha komandantit Hasan Riza Pasha,

At Fishta mbajti edhe një fjalim mjaft prekës dhe emocionues. Po kështu vlera

pati edhe fjalimi madhështor në Konferencën e Paqes më 1919, ku ai dëshmoi

hapur me një gojëtari të rrallë atdhedashurinë dhe krenarinë për kombin e tij.

Me një gjuhë të admirueshme dhe me një hyrje mbresëlënëse, ky fjalim i

Fishtës shënon padyshim një nga veprat më të bukura të gojëtarisë së

dokumentuar shqiptare. Edhe fjalimi i mbajtur në parlament shfaq hapur

filozofinë e tij arsimdashëse në kushtet e reja të egzistencës së shtetit shqiptar

duke përforcuar edhe njëherë aspiratat e tij për një komb të kulturuar dhe

perëndimor.

FAN STILIAN NOLI (1882-1965)

Fan Stilian Noli si themelues i gojëtarisë shqiptare

Noli njihet si themelues i gojëtarisë moderne shqiptare. Ndryshe nga shumë

bashkëkohës të tij, me veprën e tij ai krijoi individualitet. Ai gjithashtu pati

meritën të organizojë fjalë publike, që nga diskutimet më të thjeshta dhe

spontane deri në ato të niveleve të larta. Në historinë e letrave shqiptare Noli

dallohet për dy merita të veçanta:

- Së pari u dallua për dimensionet që arriti gojëtaria e tij në përhapjen e

ideve patriotike dhe kombëtare, si dhe për forcën e madhe

propaganduese, mobilizuese dhe emancipuese

- Së dyti oratoria e tij shtrihet në një periudhë rreth 60 vjeçare dhe pjesa

më e madhe e saj është e dokumentuar. Ka dhe një numër fjalimesh që

për fat të keq nuk kanë arritur në ditët tona ashtu siç ka edhe një pjesë

të tyre që janë fond i arkivave familjare , të cilat i kanë trashëguar.

93 Plasari A., tek Asllani P., Fishta estetikë dhe kritikë, Tiranë

Page 47: STILET FUNSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT

STILET FUNKSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT PUBLIK NË FUSHËN E EDUKIMIT

38

38

Noli është mjaft i njohur si shkrimtar, politikan, përkthyes i shkëlqyer dhe

predikues. Noli ishte dhe një gojëtar i madh. Ai spikat fuqishëm në gojëtari

duke shpalosur cilësi të rralla si njohës i gjuhëve të huaja, përdorues unik i

gjuhës letrare, stilistikë të veçantë, njohës i kulturës dhe gjuhës shqipe edhe

pse kaloi shumë pak kohë në atdhe. Noli është denjësisht përfaqësuesi i

gojëtarisë moderne shqiptare. Ajo përshkohet nga një forcë e rrallë bindëse

dhe kjo dëshmohet mjaft mirë edhe nga shtypi i kohës.

Gojëtaria Noliane mund të studiohet në dy rrafshe. Nëse i referohemi

studimeve të Prof. Nasho Jorgaqit dhe Prof. Arben Putos do të dallohen dy

rrafshe kryesore studimi, rrafshi kohor dhe rrafshi politik. Ndarja kohore

përkon me zhvillimet historike dhe politike që formësuan oratorinë. Në vitet

1906-1920 dominon gojëtaria me tematikë patriotike, nga 1920 -1930 ajo

politike dhe 1930-1965 gojëtaria fetare, e cila predikonte kryesisht aspekte

kulturore dhe politike të shoqërisë shqiptare.

Periudha e parë nis me një fjalim me temë patriotike të mbajtur më 4 korrik

1906 në Bufalo, kur Noli ishte vetëm 24 vjeç. Edhe pse në moshë të re ai do

të dallohet për gojëtari të veçantë. Mbresë lanë fjalët mbyllëse të fjalimit:

“Lipset të çrrënjosim një lis të madh nga pyjet e Shqipërisë, të vrapojmë, ta

ngjyejmë në zjarr të vullkanit të Vezuvit dhe me këtë penë të perëndishme të

shkruajmë me shkronja të zjarrta: “Rroftë Shqipëria e liruar, iu ngjatë jeta

me nder…”

Me këto fjalë Noli hapi një faqe të lavdishme në gojëtarinë shqiptare. E gjithë

periudha e parë e krijimtarisë së Nolit, përshkohet nga nota të forta poetike,

një gjuhë e zgjedhur me shumë kujdes nga një njohës mjaft i mirë i gjuhëve si

amtare ashtu edhe të huaja, përdorimi i figurave letrare me shumë mjeshtëri

që i japin veprës së tij forcë. Noli dallon për një tipar karakteristik të tijin,

ngjalljen e heronjve dhe veprave të tyre në funksion të çështjes shqiptare. Ai

në shumë fjalime me karakter patriotik i referohet heroit tonë kombëtar

Skënderbeut dhe periudhës së tij të lavdishme të mbretërimit.

Noli e përdor këtë si armë të fuqishme kundër apatisë që ka mbërthyer

shqiptarët dhe ndjenjat e tyre kombëtare. Ai beson fort se Shqipëria që ka

qenë njëherë e aftë të ecë në rrugën e ndritur të lirisë do të mund ta rigjejë

këtë rrugë sërish, sepse heronjtë nuk i mungojnë. Duke rizgjuar këtë pjesë të

shkëlqyer të historisë shqiptare, Noli është i sigurt se mban në duart e tij një

çelës të suksesshëm të gojëtarisë.

Periudha e dytë ka karakter tjetër krahasuar me atë të parë. Siç përmendet

edhe më parë, veprimtaria e tij krijuese shkon paralel me veprimtarinë

politike dhe patriotike të kombit shqiptar. Pas vitit 1920 Noli përfshihet në

jetën politike të kohës. Kjo veprimtari përshkallzohet deri në nivelin e

kryeministrit të Shqipërisë. Kuptueshëm edhe gojëtaria e tij ndryshon nota, në

përshtatje me sfidat e reja përpara të cilave do të gjendet ai. Ajo pasqyron

kryesisht probleme të qeverisjes së vendit, politikën e brendshme dhe të

jashtme si dhe jetën ekonomike. Një pjesë e madhe e fjalimeve politike të

ligjëruara në podiumin e parlamentit shqiptar qëndrojnë në fondin e Kuvendit

të Shqipërisë. Por gojëtaria politike e tij nuk mbeti e kufizuar në këtë sallë,

Page 48: STILET FUNSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT

STILET FUNKSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT PUBLIK NË FUSHËN E EDUKIMIT

39

39

ajo u shpërfaq edhe në sferat më të larta të politikës kombëtare dhe

ndërkombëtare. Zëri i tij kumboi në sallat e kongreseve dhe parlamenteve në

shumë vende të botës nga të cilat spikasin disa fjalime të tij në lidhjen e

kombeve: “Lidhja e kombeve të ketë besim tek shqiptarët”, “Për fitoren e

drejtësisë dhe të paqes” dhe “Kurrë nuk e humbim guximin”.

Sipas Prof. Arben Putos, fjalimet e Nolit në Lidhjen e Kombeve bënë

përshtypje të madhe “si shprehje e një erudicioni dhe oratorie të

jashtëzakonshme, që shkrihej me guximin politik dhe pavarësinë e mendimit,

me origjinalitetin e trajtimit, me ndjenjën e spikatur të dinjitetit që frymëzon

një kauzë të drejtë.”94

Shtypi i huaj do ta klasifikonte pa asnjë hezitim si folës të klasit të parë dhe

gjithashtu do të deklaronin se “mundi kundërshtarët me një mënyrë

mjeshtërore, po kurdoherë me buzëqeshje të mbaruar .”95

Gjithsesi ai u bë pronë edhe e kritikave dhe vërejtjeve në shtypin e kohës, por

këto mbeteshin në kuadrin politik të diskutimeve dhe jo në aspektin e

gojëtarisë dhe përdorimit mjeshtëror të fjalës.

Guximi i tij pati dhe pasojat e veta që shfaqen në periudhën e tretë të

krijimtarisë noliane. Noli nuk ishte më gojëtari i sallave të mëdha të

kongreseve dhe rretheve diplomatike. Ai tërhiqet në kishën e tij dhe e gjith ë

periudha dhjetëvjeçare që pasoi do të karakterizohet kryesisht nga shërbesa

fetare dhe fjalime që edhe pse nën petkun fetar do të shfaqin përsëri frymën

patriotike. Në fjalën e tij Skënderbeu do të jetë ende një figurë së cilës mund

t’i referohesh vazhdimisht pa patur frikë se gabon.96

“…ai predikonte më shumë Skënderbeun se sa Krishtin .”97

Të gjithë fjalimet që i përkasin kësaj periudhe kohore karakterizohen nga

tema që janë pasqyrime të thjeshta të jetës njerëzore dhe gëzimeve të vogla

familjare, të komuniteteve ku Noli kalonte pjesën më të madhe të kohës. Edhe

pse tema është tkurrur mjaft krahasuar me tematikën e dy perudhave të para,

përsëri ato mbartin në vetvete ndjenja të gëzimit për jetën, për mirësitë që i ka

falur Zoti dhe natyra njerëzimit. Ato karakterizohen nga një frymë e qetë, e

gëzueshme dhe shpesh humoristike.

94 Puto A., (1990) Demokracia e rrethuar, Tiranë 95 Manchester Guardian 27 qershor 1924 96 Jorgaqi N., (2002) Ligjërime (1906-1964) Botimet Dudaj 97 Dielli mars 1970

Page 49: STILET FUNSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT

STILET FUNKSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT PUBLIK NË FUSHËN E EDUKIMIT

40

40

KREU II

STILI FUNKSIONAL I GOJËTARISË

2.1. Përkufizime mbi fjalimet

Fjalimi është një ligjëratë verbale mbi një temë , e cila ka një vlerë të

caktuar, e përshtatur për publikun, me qëllim ndikimin mbi dëshirat dhe

mendimet e tij.98

Fjalimet janë arti i tejçimit të mesazhit nga një individ tek një publik, përbërë

zakonisht nga më shumë se 10 individë së bashku. Publiku mund të jetë

fizikisht pranishëm, ose jo. Shumë prej fjalimeve përcillen nëpërmjet

kanaleve elektronike, si radio, televizioni apo kompjuteri, ashtu siç ka dhe një

numër të madh fjalimesh që udhëtojnë në kohë, në formë të shkruar. Të folurit

publik ka lindur së bashku me aftësinë e njerëzve për të komunikuar. Kjo e

bën atë një nga mënyrat e komunikimit më të lashta, që i ka rezistuar kohës

mjaft mirë.

Shumë njerëz kanë lindur me aftësinë e të folurit në publik, shumë të tjerë

duan ta kenë këtë aftësi. Gojëtaria tenton ndikimin, si me forcën e logjikës, të

argumentit e të faktit, me emocionalitetin e shqiptimit edhe me artin e fjalës

tërheqëse, duke orientuar gjendjen shpirtërore të auditorit drejt një qëllimi të

caktuar.99 Gjithkujt mund t’i takojë qoftë edhe njëherë të vetme që t’i

drejtohet publikut. Lajmi i mirë është se këto aftësi mund të fitohen dhe

përmirësohen nga kushdo dhe nuk janë vetëm të lindura.

Sot egziston një shumëllojshmëri e madhe fjalimesh. Për rrjedhim edhe

kategorizimi i tyre është i larmishëm. Nëse do t’i kategorizonim sipas fushave

ku mund të mbahet një fjalim, do të kishim së paku një lloj fjalimi për çdo të

tillë, p.sh. kemi fjalime sipas fushave ekonomike, kur një drejtues shpjegon

buxhetin vjetor të një kompanie, apo fjalime politike, kur një udhëheqës

prezanton politika të caktuara të partisë së tij. Po kështu kemi modele të të

folurit publik në arsim, kur pedagogët i drejtohen studentëve nëpërmjet

leksioneve. Kategorizime më të detajuara mund të bëhen duke patur parasysh

98 Brink, M. C. (1913) The making of an oration, 99 Lloshi,Xh. (2001) Stilistika e gjuhës shqipe dhe pragmatika. SHBLU, Tiranë

Page 50: STILET FUNSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT

STILET FUNKSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT PUBLIK NË FUSHËN E EDUKIMIT

41

41

regjistrin stilistikor të fjalimit, formal ose jo formal, mënyrën e prezantimit të

tyre, si dhe rastin pse mbahet një fjalim i caktuar.

Në të gjitha rastet fjalimet kanë një element të përbashkët. Ata janë tekste të

shkruar ose jo, për t’u mbajtur apo prezantuar përpara publikut. Ndryshe nga

shumë tekste të tjera fjalimet i kanë të dyja format: të shkruar dhe të folur.

Nisur nga funksioni që një fjalim kryen mbi një publik të caktuar sot

egzistojnë tri lloje fjalimesh: informues, bindës dhe ceremonial. Nga këto tri

funksione, ai bindës është më sfiduesi, pasi folësi duhet të ndryshojë

mendimet apo dëshirat e publikut dhe në disa raste ta bëjë atë të veprojë në

përputhje me sygjerimet e tij/saj. Qëllimi mund të jetë të mbrojë apo

kundërshtojë një ide të caktuar, të shesë një program apo të frymëzojë njerëzit

të veprojnë.

2.2. Klasifikimi i fjalimeve sipas stileve funksionalë

Klasifikimi sipas stileve funksionalë është një çështje relativisht e ndërlikuar,

pasi stilet funksionalë ndërthuren dhe ndryshojnë me kalimin e kohës dhe

kanë lidhje të drejtpërdrejtë me gjinitë letrare. Po kështu nuk mund të themi

se stilet egzistojnë të izoluar. Ata janë në komunikim të vazhdueshëm me

njëri-tjetrin dhe kjo vështirëson më shumë përcaktimin kategorik të kufijve të

secilit. Megjithatë brenda secilit stil egzistojnë tipare të veçanta që e bëjnë atë

specifikisht të dallueshëm nga të tjerët.

Në këtë kategorizim, sipas I.R Galperin-it, J Skrebnev-it gojëtaria renditet

nën stilin publicistik së bashku me esetë dhe artikujt e revistave dhe gazetave.

2.2.1. Stilet funksionale sipas I.R.Galperin-it

Profesor I.R.Galperin-i100 ofron këtë klasifikim përsa i përket stilit të

dokumentave të shkruara:

1. stili shkencor

2. stili i dokumentave zyrtarë

3. stili publicistik

4. stili gazetaresk

5. stili letrar(letrave të bukura)

100 Galperin I.R., (2004) Practical Stylistics of English

Page 51: STILET FUNSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT

STILET FUNKSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT PUBLIK NË FUSHËN E EDUKIMIT

42

42

Galperin-i ndryshe nga shumë gjuhëtarë të tjerë lë jashtë klasifikimit variantin

e folur të gjuhës. Ai mendon se ligjërimi bisedor nuk lejon përzgjedhjen e

kujdesshme gjuhësore dhe për rrjedhim folësi nuk shpreh asnjë qëllim

stilistikor.

2.2.2. Klasifikimi sipas J. Skrebnev-it101

Juri Skrebnev-i i klasifikon stilet si më poshtë:

1. Stili letrar ose libror

a. stili publicistik

b. stili shkencor

c. stili i dokumentave zyrtarë

2. Stili i lirë ose bisedor

a. Stili i lirë letrar

b. Stili bisedor i shkujdesur

Profesor Skrebnev-i i referohet stileve funksionale si nëngjuhë, pasi i

konsideron produktet e pafundme të situatave komunikuese si nëngjuhë, pa

lënë jashtë dhe idiolektin e çdo folësi. Ai mendon se çdo akt i të folurit është

nëngjuhë.

2.2.3. Klasifikimi sipas I. Arnold-it102

Irina Arnold-i ishte e para që prezantoi nocionin e stilit neutral . Ajo nuk i jep

atij ndonjë veçori dalluese, por i njeh si funksion kryesor krijimin e sfondit

standard për stilet e tjera, të cilët i ndan në dy grupe. Për këtë klasifikim

Arnold u bazua në shumë faktorë shoqërorë dhe jashtëgjuhësorë që ndikojnë

në zgjedhjen e një gjuhe të caktuar, në funksion të një qëllimi të caktuar

komunikues. Ajo klasifikon si më poshtë:

1. Stili letrar/libror

a. stili shkencor

b. stili i dokumentave zyrtarë

c. stili i veprave të botuara

d. stili i gojëtarisë

e. stili poetik

101 Skrebnev Yu.M. (2003) Fundamentals of English Stylistics., By AST 102 Arnold V. I., (1986) The English word. By Moscow: Vyssaja Skola

Page 52: STILET FUNSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT

STILET FUNKSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT PUBLIK NË FUSHËN E EDUKIMIT

43

43

2. Stili bisedor

a. stili bisedor letrar

b. stili bisedor familjar

c. stili bisedor i shkujdesur

Siç vihet re dhe nga klasifikimi ajo e dallon gojëtarinë si stil të veçantë. Irina

Arnold-i është një studiuese relativisht e kurndërshtuar për këtë klasifikim,

pasi ajo nuk merr parasysh veçoritë karakteristike të stilit gazetaresk si

leksiku, klishetë, etj.

2.2.4. Klasifikimi sipas Prof.Dr. Xhevat Lloshit

Një klasifikim tjetër relativisht i ndryshëm nga ai që ofrojnë gjuhëtarë të tjerë

është ai i Prof. Dr. Xhevat Lloshit. Në klasifikimin e tij ai dallon dy ndarje të

mëdha ku hyjnë stilet ligjërimorë dhe stilet funksionalë. Ai e bazon këtë

ndarje në faktorë jashtëgjuhësorë ku përfshihen kushte t e komunikimit, format

e komunikimit, sferat e veprimtarisë shoqërore dhe faktorët gjuhësorë ku

përfshihen funksioni mbizotërues i komunikimit dhe norma ose

qëndrueshmëria e gjuhës.

Për ligjërimet Profesor Xh.LLoshi merr kriter bazë faktorin gjuhësor, shkallën

e ngulitjes, të përvetësimit dhe të funksionimit të normës standard,

asnjëanëse, mesatare. Për stilet funksionalë kriter bazë është funksioni

gjuhësor dallues për veprimtarinë gjuhësore në një sferë të caktuar. Funksioni

këtu shihet nga pikëpamja stilistike si shfaqje e përshtatjes së strukturimit

ligjërimor sipas nevojave të llojeve të ndryshme të veprimtarive, që është

aktualizimi i funksioneve të gjuhës në një sferë.

Për të shpjeguar sistemin, ai dy kriteret gjuhësorë, normën N dhe funksionin

F i vendos në dy boshte respektivisht vertikal dhe horizontal. Në pjesën

qendrore më të gjerë të boshtit dallohet norma asnjëanëse e gjuhës letrare të

shkruar dhe të folur. Në dy kahjet e saj të kundërta janë ligjërimi libror në

pjesën e sipërme të boshtit si shkalla më e rreptë e zbatimit të normës dhe

ligjërimi bisedor në pjesën e poshtme të boshtit si shkallë e zbatimit elastik të

normës në jetën e përditëshme.

Më poshtë është ligjërimi i shkujdesur që del jashtë normës letrare, sepse e

shkel dhe e shtrembëron atë. Dhe më tej kalojmë tek dialektet, variantet me

interferenca dhe idiolektet.

Në boshtin horizontal ndarja në pesë stile bëhet sipas funksionit mbizotërues.

Page 53: STILET FUNSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT

STILET FUNKSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT PUBLIK NË FUSHËN E EDUKIMIT

44

44

1- Stili i veprimtarisë shkencore –teknike

(ku funksioni mbizotërues është kumtimi)

2- Stili i veprimtarisë shtetërore-administrative

(ku funksioni i kumtimit bashkohet me atë parashkrues)

3- Stili i veprimtarisë shoqërore-politike

(ku funksioni i kumtimit bashkohet me atë ndikues)

4- Stili i veprimtarisë letrare-artistike

(ku funksioni mbizotërues është estetik)

5- Stili i veprimtarisë fetare

(ku funksioni mbizotërues është sugjestiv)

Sipas Profesorit ndërprerja e këtyre dy boshteve sjell mundësi të shumta të

trajtimit të një teme të caktuar si në sfera të ndryshme (boshti horizontal,

funksioni) ashtu edhe në shkallë të ndryshme të normës (boshti vertikal) .103

Grafik 1: Marrëdhenia normë-funksion

103 Lloshi, Xh.,(2001) Stilistika e gjuhës shqipe dhe pragmatika. SHBLU, Tiranë,

Page 54: STILET FUNSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT

STILET FUNKSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT PUBLIK NË FUSHËN E EDUKIMIT

45

45

2.3. Stili publicistik ose stili i veprimtarisë shoqërore e politike

Stili publicistik, u dallua nga stilet e tjera të një gjuhe në mes të shekullit

XVIII. Në lashtësi funksionin e këtij stili e kryente gojëtaria. Tri nëndarjet

kryesore të saj janë gojëtaria, eseja dhe artikujt gazetareskë. Nënstili i

gojëtarisë ndryshe nga të gjithë nënstilet e tjera ka dy variante, atë të shkruar

dhe të folur. Fjala përpara auditorit ka më tej ndarjet e veta, si: ligjëratë,

polemikë, apologji, panegjirik, parashtrim, thirrje, fjalë e përmotshme,

përshëndetje festive, etj.104

Sot zhvillimi i teknologjisë ka sjellë në dukje dhe lindjen e një nënstili të ri,

po ashtu të folur që është ai i radios dhe i televizionit. Ky stil po bëhet

gjithmonë e më shumë objekt studimi, pasi radio dhe televizioni janë dy nga

mjetet e ndikimit masiv më të përhapura në botë. Këtu të folurit publik

shfaqet në formën e fjalimeve, debateve parlamentare, debateve televizive etj.

Ndër zhanret e reja të publicistikës mund të përmendim talk-show-n, reality-

show-n, komentet televizive etj. Radioja për një periudhë të gjatë ka qenë

gazetari e folur. Emisionet përgatiteshin me shkrim dhe lexoheshin, si

rrjedhim, i përkisnin ligjërimit libror .105 Një zhvillim të shpejtë ka marrë edhe

teknologjia kompjuterike duke ofruar një mundësi komunikimi masiv i cili i

ngërthen të trija funksionet e komunikimit si atë kumtues, ndikues dhe

argëtues e estetik. Jo rrallë herë edhe stili i kësaj forme të re komunikimi

është bërë objekt studimi në shumë dimensione.

Në nënstilin e esesë përfshihen eseja politike, filozofike dhe le trare. Në

nënstilin e artikujve gazetareskë përmblidhen artikujt politikë, socialë dhe

ekonomikë. Qëllimi kryesor i stilit publicistik është të bindë lexuesin apo

dëgjuesin se interpretimi i dhënë nga autori është i vetmi i saktë dhe ta

detyrojë atë të pranojë pikëpamjet e shprehura në fjalim, ese apo artikull, jo

vetëm nëpërmjet argumentimit logjik, por edhe nëpërmjet anës emocionale.

Funksioni bindës apo ndikues vjen më i fuqishëm nëpërmjet gojëtarisë, pasi

informacioni përcillet nëpërmjet njërit prej mjeteve më të fuqishme bindëse,

që është zëri i njeriut. Për nga ana emocionale stili publicistik shkon pranë

prozës emocionale kurse për nga logjika sintaksore, nga përdorimi i një

sistemi të zgjeruar lidhëzash dhe paragrafësh ngjason më shumë me prozën

shkencore. Ana emocionale sigurohet nëpërmjet përdorimit të figurave letrare,

fjalive me ngjyrim emocional dhe mjeteve të tjera stilistikore të ngjashme me

prozën letrare. Tipike për këtë stil është dhe individualiteti i tij. Esetë dhe

fjalimet dallohen për stilin e tyre individual më të theksuar se artikujt e

gazetave.

104 Lloshi, Xh., (2001)Stilistika e gjuhës shqipe dhe pragmatika, SHBLU, Tiranë, 105 Po aty.,

Page 55: STILET FUNSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT

STILET FUNKSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT PUBLIK NË FUSHËN E EDUKIMIT

46

46

Kohë më parë funksioni kryesor i stilit publicistik dhe veçanërisht atij të

gojëtarisë konsiderohej manipulues. Kjo është dhe një nga arsyet kryesore pse

pas lulëzimit që gojëtaria pati në qytetërimet e lashta, pasohet nga një zbehje

dhe tkurrje e cila vazhdoi për shekuj me rradhë deri në kohët moderne, kur

studiuesit dëshmuan se sot funksioni kryesor i gojëtarisë është më tepër

ndikues sesa manipulues. I gjithë stili publicistik në tërësi ka për qëllim të

prodhojë ndikim mbi lexuesin dhe publikun në përgjithësi. Funksioni stilistik

i ligjërimit shoqëror e politik është kumtues dhe ndikues. Përgjithësisht

funksionet shoqërore të kësaj veprimtarie janë informues e formues,

organizues e propagandues, njohës dhe edukues.106 Ndër karakteristikat më të

spikatura të stilit publicistik mund të përmenden aftësia për të shkëmbyer

standardin dhe shprehësinë, vlerësimin e hapur me ndjeshmërinë e lartë,

efektet stilistikore unike, formën formale të prezantimit, përgjithësimin,

përdorimin e argumentave etj. Ky stil dallohet për përdorimin e fjalorit libror,

përdorim të gjerë të mjeteve gjuhësore, një numër të madh faktesh, të

dhënash, statistikash, neologjizma, terminologji politiko -shoqërore, fjalë të

huazuara dhe ndërkombëtare si dhe huazime dhe kombinime fjalësh nga stile

të tjera kryesisht bisedore. Toni i tekstit nuk është asnjëanës, por përshkohet

nga qëndrimi i shprehur, emocional dhe shpesh ngacmues, polemizues ose

goditës. Megjithatë është e rëndësishme të vihet në dukje që në fillim, se toni

emocional vetjak në dukje, është i ndërmjetësuar në thelb nga vlerësimet e

qëndrimet shoqërore që mbrohen dhe i nënshtrohen anës logjike, arsyetimore

sipas një orientimi. Me këtë dallohet qartë nga emocionaliteti e shprehësia e

veprës letrare, që mbajnë vulën individuale e artistike .107 Tipike për këtë stil

është përdorimi i gjerë i figurave letrare që ndikojnë drejtpërdrejt në rritjen e

aftësisë shprehëse, ndër të cilat përmendim metaforën, metoniminë,

personifikimin, si dhe përdorimin metaforik të terminologjisë.

Po kështu nga ana gramatikore mund të përmendim përdorimin e numrit njëjës

dhe shumës të emrave si përcaktues të bashkësisë ku bëjnë pjesë apo si

vetpërfshirës në aktivitet. Po kështu dallohen për përdorimin masiv të fjalive

dëftore veçanërisht në ligjërimet më funksion kumtues dhe ndikues. Në

ligjërimet me funksion estetik, emocional dhe argëtues fjalitë ndërthuren me

fjalitë dëshirore, nxitëse dhe thirrmore dhe ndonjëherë edhe pyetëse retorike.

Ndër mjetet shprehëse sintaksore më të përdorura janë inversioni, paralelizmi,

antiteza, struktura kanonike trepjesëshe e teksteve si dhe përdorimi i mjeteve

kompozicionale ndër të cilat pahësimi.

106 Lloshi, Xh. (2001)Stilistika e gjuhës shqipe dhe pragmatika.SHBLU. 107 Po aty.,

Page 56: STILET FUNSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT

STILET FUNKSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT PUBLIK NË FUSHËN E EDUKIMIT

47

47

2.4. Të folurit publik dhe gojëtaria në stilin publicistik

Stili i të folurit publik është një nëndarje e folur e stilit publicistik. Qëllimi

parësor i të folurit publik është bindja e cila kërkon aftësi shprehëse shumë të

mira. Ky stil është mëse i dukshëm në fjalimet e përditshme politike dhe

shoqërore si dhe në ceremoni të ndryshme si përvjetore, funerale etj. Autori

ka kontakt të drejpërdrejtë me folësit dhe kjo lejon mundësinë e kombinimit

të veçorive sintaksore, leksikore dhe fonetike si në formën e shkruar ashtu

edhe në atë të folur.

Ndër tiparet e veçanta të gojëtarisë mund të përmendim formulat

standard të hapjes së fjalimeve si:

Zonja dhe Zotërinj! Të nderuar miq! Të nderuar të ftuar! Shkëlqesia

juaj!

“Vëllezër dhe motra, besnikë të shumtë që merrni pjesë në këtë meshë

sot”108

“Të ndershim delegatë”109

“Zoti kryetar!”110

Këto formula të hapjes shpesh mbartin edhe ngjyrime dhe ngarkesa

emocionale. Shpesh këto formula përsëriten edhe në brendi të fjalimit,

ndonjëherë edhe të shprehura ndryshe. Ashtu siç egzistojnë formulat e hapjes,

egzistojnë edhe ato të mbylljes që kanë qëllim parësor falënderimin e publikut

për vëmendjen. Tipare të tjera të këtij stili janë përdorimi i vetës së parë

shumës dhe vetës së dytë shumës, format e shkurtra.

…e dhashë dorëheqjen që atë minutë, i gëzuar që s’isha i nevojshëm

për plotësimin e kabinetit, …111

“Shteti ynë s’ka fe zyrtare”112

“.. a nuk mund të bëhen abuzime për dëm të popullit e t’Atdheut?”113

108 Fan S. Noli., Ligjërime, Dudaj,.(2002), Mesha në gjuhën shqipe; 109 Fjala e hapjes në kuvendin e7-të të Federatës Panshqiptare “Vatra” 110 Fan S. Noli., Ligjërime, Dudaj,.(2002),Në mbrojtje të Faik Konicës 111 Fan S. Noli., Ligjërime, Dudaj,.(2002),Secili të jetë i përgjegjshëm 112 Fan S. Noli., Ligjërime, Dudaj,.(2002),Debate dhe ndërhyrje në Këshillin Kombëtar 113 po aty.,

Page 57: STILET FUNSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT

STILET FUNKSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT PUBLIK NË FUSHËN E EDUKIMIT

48

48

“..nuk e din se ç’thotë populli i kryeqytetit e s’paska marrë vesh…”114

Tipar tjetër i gojëtarisë është komunikimi me publikun, nëpërmjet pyetjeve

retorike. Kjo siguron kontakt më të drejtpërdrejtë me të.

“ Cili është ai trim i bukur dhe i rrebtë që hidhet i pari në një kala të

Anadollit dhe qëndron flamurin mbi bedena? Cili është ai që në një shesh të

Adrianopojës e çan me gjithë kalë anadollaknë që guxoi t’i dalë përpara? Cili

është ai që kudo vete, mund?...”115

“përse ky trim me aq nder e lavdi, mbyllet i vrerosur në tendë të tij dhe

synë gjithënjë e hedh nga Perëndimi dhe lotët i pikojnë nga sytë? Përse del

natën, fshehur nga të tjerët dhe baret duke revitur?” 116

Stili bisedor i publicistikës ndryshon nga ai i gojëtarisë. Gojëtaria

karakterizohet nga stili formal që mund të zbresë deri në stilin bisedor

familjar të kuruar, duke lënë jashtë zhargonin, vulgaritetet etj, që gjenden

zakonisht sa më shumë zbresim të stilin bisedor. Fjalori i këtij stili është i

përzgjedhur dhe mbetet gjithmonë në shtresat e sipërme të stilit bisedor.

“Sot çiliminjtë e veckël pyesin nënat e tyre: përse, moj nënë, kaq

drithëra dhe kaq zallamahi dhe kaq gëzim në Bufalo?

Dhe ato u përgjigjen: Se sot, si këtë ditë, o bir, u ngrit nga varri një

vashëz e bukur që e quajnë “liri” dhe me krahët e saj të mëdhenj posi të

shqipes mbuloi tërë dhenë e Amerikës dhe këndoi një këngë gazmore, që as

saze s’e lot dot përveç dyfeqeve.”117

Ndikim të drejtpërdrejtë në përzgjedhjen e mjeteve stilistikorë kanë kushtet e

komunikimit. Ato i vijnë në ndihmë folësit të zgjojë kureshtjen e publikut dhe

ta mbajë atë në pikëpyetje. Mjetet stilistikore bashkëpunojnë dhe ndërthuren

me njëri-tjetrin në ndërtimin e veçorive stilistikore specifike. Për të ndjekur

rrjedhën e një fjalimi publikut i duhet të mbështetet vetëm në kujtesën e tij.

Për këtë arsye folësi duhet të përdorë shpesh përsëritjen për të risjellë në

vëmendje të publikut çështje të trajtuara në fjalim.

“ Le të mos bëhemi hiena dhe të rrëmihim varret e të vajtojmë mbi to.

Le të harrojmë për një çast mjerimin që mbretëron në shqipëri dhe le të

gëzohemi në këtë ditë të shënuar, që na kujton kohëra të shkëlqyera. Le të

114 Qeverija e zerove me xhufka, Fan S. Noli., (2002)Ligjërime, Dudaj,. 115 Skënderbeu, Fan S. Noli.(2002), Ligjërime, Dudaj,. 116 po aty., 117 E Shqipes u bëftë! Fan S. Noli., (2002) Ligjërime, Dudaj,.

Page 58: STILET FUNSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT

STILET FUNKSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT PUBLIK NË FUSHËN E EDUKIMIT

49

49

mbushim shpirtart tanë më trimëri e le t’i dalim para mbretit tonë me dafina e

me kurorë e le t’i fshehim lottë, se na shikojnë armiqtë…..

Le t’i biem pas, le të fluturojmë në kohërat e lumtura që patën fatin e

bardhë të kenë në gji të tyre një të këtilë trim.”118

Përsëritja jo vetëm i jep mundësinë dëgjuesve të ndjekin linjën e fjalimit, por

ndihmon edhe folësin të theksojë idetë e tij me qëllimin fina l bindjen e

publikut. Për t’iu shmangur përsëritjes së mërzitshme të të njëjtës shprehje

apo fjali, folësi duhet të përdorë shprehje sinonimike duke i perifrazuar ato

për të krijuar shumëllojshmëri në shprehje.

“Që tani e tutje s’ka gjumë! Luftë! Luftë pa prehje gjer në vdekje;luftë

natën, luftë ditën, luftë ndër brigjet, luftë ndër fushat, luftë ndër përrenjtë,

luftë për Shqipëri, luftë për nder e për liri.”119

Në fjalimet politike mbizotëron dëshira për duartrok itje dhe strukturat

e fjalive ndërtohen në mënyrë që të mund t’i japin publikut mundësinë

maksimale për to. Një nga teknikat më të përdorura për këtë funksion është

lista tre-pjesëshe e trashëguar nga retorika e lashtësisë. Teknika trepjesëshe

formohet nga tre elementë paralelë me gjatësi pothuaj të njëjtë që renditen

njëra pas tjetrës.

“Ja ç’erdha t’ju thom, ja ç’duhet të kuptoni, ja rëndësia e mbledhjes së

sotme këtu në Natik”120

“…dhe ndër brigjet e lartë këngën e mallëngjyer të dashurisë për

vendin tonë, për gjuhën tonë dhe për kombin tonë.” 121

“with malice toward none, with clarity toward all, with firmness in the

right…”

“ we cannot dedicate—we cannot consecrate—we cannot hallow…”122

Kjo renditje e shoqëruar me ritëm të fortë dhe me një intonacion rritës dhe

zbritës, transmeton ndjenjën e pushtetit retorik, kontrollit strukturor dhe

plotësimit kuptimor. Këto struktura përdoren gjerësisht në stilin formal të të

shkruarit dhe janë pjesë e natyrshme e fjalimeve politike, ku pjesa e tretë e

shprehjes çon në pikën më të lartë emocionale, e cila kërkon natyrshëm

duartrokitje.

118 Skënderbeu, Fan S. Noli.,(2002) Ligjërime, Dudaj,. 119 Skënderbeu, Fan S. Noli., (2002)Ligjërime, Dudaj,. 120 Për gjuhën dhe kombin tone, Fan S. Noli., (2002)Ligjërime, Dudaj,. 121 po aty., 122 The Gettysbourgh Address, A. Lincoln

Page 59: STILET FUNSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT

STILET FUNKSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT PUBLIK NË FUSHËN E EDUKIMIT

50

50

2.5. Kategorizimi i ligjërimeve sipas qëllimit

2.5.1. Ligjërimi politik, ndikues (deliberative)

Menjëherë pas epokës së Pericles/Perikliut u shfaq një lloj i ri folësi në arenat

politike. Quhet i ri për disa arsye. Ky folës nuk vinte nga aristokracia dhe nuk

kishte lidhje familjare me ta, ishte i pasur, por si pasojë e punës së tij dhe jo e

trashëgimisë, i drejtohej njerëzve drejtpërsëdrejti dhe nuk kishte patur poste

ushtarake më parë. U quajtën gojëtarë pasi ata mbështeteshin në aftësitë

individuale për t’iu drejtuar kolegëve në asamble dhe synonin t’i bindnin ata

të votonin propozimet e tyre. Me kalimin e kohës termat referues për këta

individë morën kuptim negativ si demagog (demagogos), këshilltar

(politeuomenos, sumboulos). Këta ligjërues ishin edhe përgjegjës për

gjenerimin e një fjalori specifik si philodemos, mik i njerëzve misodemos,

armik i njerëzve, philopolis, mik i qytetit, misopolis, armik qytetit.

Pushteti politik tashmë nuk mbetej i izoluar në zyra, por zhvillohej në

Asamble. Zyrat u bënë më pak tërheqëse dhe arenat u shndërruan në hapësira

ku zhvillohej komunikimi me masat. Lëvizja e Sofistëve dhe ardhja e

Gorgias-it në 427 shënoi një pikë kthese në retorikën politike dhe lindjen e

ligjëruesve si krijime të demokracisë radikale. Më pas Gorgias-it e shndërroi

retorikën në artin e të menduarit dhe të folurit. Ai e shpjegonte retorikën si

mjetin për një qëllim të caktuar, kryesisht aftësinë për të bindur publikun për

një temë, pavarësisht nëse publiku ka njohuri për të se jo. Për këtë ai

sygjeronte mësimin përmendësh të pjesëve të tëra letrare për të zgjuar anën

emocionale të dëgjuesve. Për Gorgias-in puna më e mirë e një njeriu nuk

është njohuria apo moraliteti, por aftësia për të përdorur retorikën për të

bindur të tjerët. Ai e bën të qartë këtë kur i drejtohet Socrates-it.

“-Dua të them Sokrat, çfarë është në të vërtetë bekimi më i

madh, i cili lumturon këdo që e ka atë, duke i dhënë jo vetëm liri, por

edhe pushtetin për të qeverisur bashkëatdhetarët e tij.

-Çfarë nënkupton me këtë?

-Nënkuptoj mundësinë për të bindur më anë të të folurit një juri

në një sallë gjyqi, anëtarët e një Këshilli në një `dhomë, votuesit në një

mbledhje të Asamblesë, dhe çfarëdo grumbullimi qytetarësh, të çfarëdo

lloji. Duke ushtruar këtë aftësi ti do të kesh edhe doktorin dhe trajnerin

skllevër të tutë dhe biznesmenët do të përfundojnë të bëjnë para jo më

për veten po për të tjerë; në fakt për ty, që ke aftësinë për të folur dhe

bindur masat.”13

Page 60: STILET FUNSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT

STILET FUNKSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT PUBLIK NË FUSHËN E EDUKIMIT

51

51

Qëllimi parësor i këtyre gojëtarëve ishte të hynin në jetën e politikës, jo aq

shumë për të mirën e vendit sesa për përfitime të tyre personale. Retorika u

dha atyre mjetet për këtë qëllim dhe ata e përshtatën gjuhën e tyre pikërisht

për arenën politike.

Ligjërimi deliberativ (ndikues) është i lidhur me politikën dhe për rrjedhim

ka orientim kohor të ardhmen dhe kjo gjë e bën atë spekulativ. Përsa i përket

këtij zhanri, Zimmerman-i123 thekson se ‘aktorët’ pjesëmarrës në këtë zhanër,

pra ata që ndikohen dhe ata që synojnë të ndikojnë tek të tjerët, janë

drejtpërdrejt të lidhur me rrethanat historike dhe politike. Kjo nënkupton që

sa më liberal e demokratik të jetë një regjim i caktuar aq më i madh numri i

njerëzve që përfshihen në këtë lloj ligjërimi, krahasuar kjo me një formë

diktatoriale qeverisjeje. Sipas Aristotle-it ligjërimi ndikues (deliberative)

“këshillon gjithmonë mbi diçka që do të ndodhë”. Debati dhe ligjërimi politik

janë kategori të kësaj retorike. Ai gjithashtu mendon se edhe pse kjo lloj

oratorie i takon të ardhmes, synimet e saj mbeten gjithmonë brenda

mundësive reale të njerëzve. Qëllimi përfundimtar i folësit nuk është thjesht

të bëjë publikun të memorizojë pjesë të argumentit, por t’i frymëzojë të

votojnë në favor të tij në momentin e duhur; ‘movere’ më shumë sesa

‘docere’.124

Eugene Garver-i mendon se: “Retorika ndikuese (deliberative) merret

kryesisht me të mundurën dhe të pamundurën…, dhe kështu domosdoshmëria

bëhet kërkesa e saj kryesore. Metoda më karakteristike e këtij lloj fjalimi

është arsyetimi me anë të shembullit dhe për rrjedhim, shqetësimi për pasojat

dhe suksesin dominon.”125

2.5.2. Fjalimi ligjor (forensic)

Edhe pse metoda e gojëtarisë bindëse (deliberative) dhe ligjore (forensic)

është e njëjtë, edhe pse udha e gojëtarisë bindëse është më me vlerë për burrat

e shtetit sesa tjetra, e cila merret me çështje private, studiuesit flasin shumë

pak për të të parën dhe të gjithë tentojnë të krijojnë rregulla për ligjërimin

ligjor (forensic), sepse ka më pak arsye për të folur mbi një çështje jashtë

temës, si në fjalimet bindëse. Gojëtaria bindëse mbart më pak ‘hile’ sesa ajo

ligjore pasi ka natyrë përgjithësuese.

123 Zimmerman, E. “On definition and rhetorical genre” 1994, in A Freedman dhe P. Medway (eds)

Genre and the New Rhetoric, London: Taylor and Francis 124 Huntington, B. Prose Styles: Five primary types. University of Minnesota Press, (1966) 125 Garver, E. Aristotle’s Rhetoric: An art of character: University of Chicago Press, (1994)

Page 61: STILET FUNSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT

STILET FUNKSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT PUBLIK NË FUSHËN E EDUKIMIT

52

52

Sipas Aristotle-it shumë studiues të retorikës kanë preferuar të përqëndrohen

më së shumti në gojëtarinë ligjore për arsye se lejonte më shumë hapësirë për

përdorimin e ‘hileve’ të tregëtisë dhe më shumë terren për të dalë jashtë

temës. Po sipas mendimit të tij gojëtaria bindëse edhe pse i kishte këto

mundësi të kufizuara kishte më shumë vlera. Aristot le-i nuk ishte i vetmi që

ndante këto mendime. Po kështu mendonin edhe Sokrates-i dhe Plato-ja.

Fillimet e gojëtarisë ligjore u vunë re nga Aristotle-i në dokumenta edhe më

të hershëm. Ai shënon fillimin e kësaj gojëtarie në kontekstet private ku

dominonin çështje të mbrojtjes së pronës, pas përfundimit të tiranisë dhe

fillimit të demokracisë. Ajo që tërheq vëmendjen në këto fjalime është raporti

që krijohet midis të vërtetës dhe probabilitetit. Sokrates-i mendon se ai që ka

më shumë forcë bindëse është probabiliteti ose mundësia që diçka të jetë e

vërtetë. Pavarësisht nëse dikush është akuzues apo i akuzuar, folësi duhet të

synojë drejt probabilitetit dhe jo drejt të vërtetës. Në fjalim, prania e

probabilitetit ofron art dhe jo prania e të vërtetës.

Disa studiues të tjerë shkuan dhe më tej në klasifikime. Evenus i i Paros

shpiku mënyra që dallonin në mënyrë indirekte fajësimin dhe lavdërimin. Të

tjerë si Trasimakusi i Kalcedon shkruanin libra që mësonin sesi të zgjoje

ndjenjën e keqardhjes, apo zemërimit etj. Sipas Aristot le-it gjenerimi i këtyre

emocioneve kishte qëllim të vendoste gjykatësin në një pozicion të caktuar.

Termi ‘dicanic’ që nënkupton forensic, ligjor, vjen nga ‘dicast’ që ishte

individi që sillej në sallat athinase të gjyqit, si gjyqtar. Ishte ai që vendoste

mbi ligjin dhe faktet e çështjes, bazuar në dëgjesat e konfl iktuesve, pa marrë

mendimin e gjyqtarit kryesor i cili drejtonte çështjen në mënyrë formale.

Fjalimet e konfliktuesve drejtoheshin drejt këtij gjyqtari dhe po të njëjtit

individ i drejtoheshin edhe librat e retorikës.

Aristotle-i thotë se zhvillimi i demokarcisë diktoi zhvillimin e kësaj oratorie.

Pas reformave të 462-shit ishte një grup qytetarësh të thjeshtë që merrte

vendimet mbi çështje të ndryshme gjyqsore. Nevoja për përfaqësim sa më

dinjitoz përpara bashkëqytetasve solli domosdoshmërinë e njohurive të mira

të gojëtarisë ligjore. Këto njohuri do ta ndihmonin atë të bindte anëtarët e

jurisë të vendosnin në favor të tij. E kundërta nënkuptonte humbje të mëdha

financiare dhe në rastin më të keq edhe vetë vdekjen siç ishte dhe fati i

Sokrates-it. Vëmendje tërheq krijimi i disa pritshmërive nga ana e gjykatësve,

përsa i përket gjuhës së përdorur në këto fjalime. Sokrates-i dallon nivelin e

lartë të përdorimit të idiomave, apo të një gjuhe të kuruar me kujdes më parë,

plot fjalë dhe shprehje elokuente, që rezultonte në një fjalim tërësisht

ndikues. Në rastet më ekstreme i akuzuari mund të përdorte si dëshmitarë

edhe të afërm të tij të pamundur për të bindur dhe prekur gjykatësit. Të gjitha

këto dëshmi tregojnë se në qendër të vëmendjes ishte gjykatësi ‘dicast’, i cili

funksiononte si publiku u këtyre fjalimeve.

Evolucioni i fjalimeve ligjore solli në skenë shkruesit ‘logografët’, të cilët

ishin të aftë të shkruanin fjalime me një cilësi të lartë. Ata bashkëpunonin pak

me klientin, mjaftueshëm për të marrë informacionin e domosdoshëm dhe më

Page 62: STILET FUNSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT

STILET FUNKSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT PUBLIK NË FUSHËN E EDUKIMIT

53

53

pas e ndërtonin fjalimin mbi perceptimet e tyre dhe me sasinë e ngarkesës

emocionale që ata gjykonin të nevojshme. Në sallën e gjyqit i akuzuari duhej

të sillej sa më natyrshëm dhe të ishte origjinal. Kjo kërkonte mësimin

përmendësh të fjalimit dhe recitimin e tij në sallë. Kjo teknikë përbënte një

sfidë të vërtetë. Shpesh kjo bëhej dhe e rrezikshme sepse pamundësia për t’u

shprehur qartë apo harrimi i pjesëve të tëra nga fjalimi, i jepte përshtypjen

gjykatësit se i akuzuari nuk ishte i ndershëm dhe kjo do t’i kushtonte shumë

para ose jetën.

Problem tjetër për ligjëruesit ishte koha në dispozicion. Në çështje me pak

rëndësi, koha e mbajtjes së një fjalimi shkonte nga tridhjetë minuta në nëntë

minuta. Por në çështje më shumë rëndësi një fjalim mund të zgjaste deri në

tetë orë, gjë që përbënte një sfidë të vërtetë. Kjo kohë ndahej me bashkë-

ligjërues, të cilët merrnin përsipër të ligjëronin mbi një argument të caktuar

ose një pjesë të fjalimit për të ndihmuar të akuzuarin. Heshtja juridike nuk

ishte diçka e parapëlqyer nga gjyqtarët, vëmendja e të cilëve duhet të ishte

gjithmonë e përqendruar tek i akuzuari. Juria e quante me vend ta ndërpriste

folësin nëse duhej dhe kjo çonte në shpërqendrim të folësit. Duhej një folës i

sprovuar për t’iu përgjigjur jurisë dhe në të njëtën kohë të ruante ritmin e

ligjërimit në favor të tij.

Në antikitet kjo lloj gojëtarie ishte tepër e përhapur, pasi siç u përmend edhe

më parë, grindjet në gjyqe në Greqinë dhe Romën e lashtë ishin shumë të

zakonshme edhe për qytetarët e thjeshtë. Pothuaj të gjithëve dhe veçanërisht

kryefamiljarëve u takonte të shkonin me dhjetëra herë në sallat e gjyqeve

gjatë gjithë jetës së tyre. Ata ishin të detyruar të bënin avokatin e vetvetes dhe

ky funksion kërkonte aftësi të mira ligjëruese dhe bindëse. Kjo solli lulëzimin

e shkollave të retorikës dhe trajnimin e njerëzve të thjeshtë për të mbrojtur

vetveten në sallat e gjyqit. Retorika ligjore me anë të ligjeve, promovon

drejtësinë dhe identifikon padrejtësinë.

Fjalimi ligjor (forensic), përqendrohet në ngjarjet e së shkuarës dhe përpiqet

të vërtetojë diçka që supozohet të jetë e vërtetë. Sipas Aristot le-it ajo që

njihet ndryshe edhe si ‘judicial rhetoric’ është një nga tri llojet e retorikës që

shfaqet në të dyja format edhe në të shkruar edhe në të folur dhe trajton

çështje të drejtësisë dhe të padrejtësisë mbi një akuzë të caktuar. Sot kjo lloj

gojëtarie është më shumë pjesë e gojëtarisë së avokatëve dhe gjykatave.

“Një fjalim ligjor i pranon si të qena ligjet e qytetarëve, kështu që

retorika ligjore përdor enthymeme, silogjizmin retorik për të sqaruar raste të

veçanta të ligjit në përgjithësi.”126

Aristotle-i tërheq vëmendjen si për palën akuzuese dhe për atë të akuzuar, por

edhe për burimin prej nga merret silogjizmi retorik127. Ai gjithashtu mendonte

se silogjizmi retorik është veçanërisht i domosdoshëm në retorikën ligjore.

126 Olmsted, W. (2006) Rhetoric; An historical introduction, Blackwell.

Page 63: STILET FUNSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT

STILET FUNKSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT PUBLIK NË FUSHËN E EDUKIMIT

54

54

Sot silogjizmi retorik konsiderohet si silogjizëm i shkurtuar, domethënë një

thënie argumentuese që mban një konkluzion dhe një nga mundësitë.

Mundësitë e tjera nënkuptohen. Në një silogjizëm retorik folësi ngre një

argument me një nga elementët e hequr, duke i lënë dëgjuesit t a plotësojnë

vetë.

Shembull

Në 1 Maj, duke folur nga bordi i USS Abraham Lincoln, Presidenti

Bush tha: “Beteja me Irakun është një fitore e luftës kundër terrorizmit që

filloi më 11 shtator 2001, por që ende vazhdon… Me ato sulme terroristët dhe

mbështetësit e tyre i shpallën luftë Shteteve të Bashkuara. Luftë deshën, luftë

morën.”

Ky argument është një enthymeme klasike.

-U sulmuam në 11 shtator, kështu filluam betejën kundër Irakut.

Copëza e munguar e argumentit:

-Sadami është pjesë e sulmeve të 11 shtatorit, por që nuk u tha nga

Presidenti Bush me zë të lartë dhe i mbeti dëgjuesve ta plotësonin mesazhin.

2.5.3.Fjalimi ceremonial (epideictic)

Së fundmi është lloji ceremonial/estetik (epideictic) i cili është tipik për rastet

ceremoniale dhe përqendrohet në çështjet bashkëkohore dhe në faktin se nëse

njerëzit, organizatat ose ngjarjet meritojnë lavdërim apo sharje. Ky lloj

fjalimi njihet edhe si ligjërim ceremonial dhe përmbledh eulogjitë,

panegjirikët etj. Teoria e retorikës dhe studimi i art it të ndikimit dallojnë disa

lloje tekstesh retorike dhe letrare ku qëllimi parësor nuk është ndikimi, për

rrjedhim dhe analiza e tyre vazhdon të jetë e vështirë edhe sot. Për të

kategorizuar fjalime të përmotshme, eulogjitë, panegjirikët etj, Aristot le-i

propozoi një kategori të veçantë që e quajti (epideictic) ceremoniale për të

bërë dallimin nga llojet e tjera. Mungesa e ndikimit mbi publikun i bën që

127 On Rhetoric, 1.10.1368b

Page 64: STILET FUNSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT

STILET FUNKSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT PUBLIK NË FUSHËN E EDUKIMIT

55

55

këto lloj ligjërimesh të konsiderohen edhe pjesë e teksteve letrare.

Karakteristika të tyre janë fjalitë e qarta dhe simetrike. Përdorimi i figurave

letrare për të zbukuruar tekstin, bëhet me qëllim të caktuar. Teksti në

përgjithësi karakterizohet nga stili i ëmbël dhe i rrjedhshëm.

“If we speak in praise… if they do not know him, we shall try to make

them desire to know a man of such excellence since the hearers of our eulogy

to ëin the approval of his deeds from those ëhose approval we desire. The

opposite, if it is censure:… we shall try to make them know him, in order that

they may avoid his wickedness; since our hearers are unlike the subject of our

unsure, we express the hope that they will vigorously disapprove his way of

life.”128

Në kujtim të Spiro Kosturit

Ligjërim panegjirik, mbajtur para shqiptarëve të Bostonit më 23

dhjetor 1906, në kujtim të dëshmorit Spiro Kosturi, vrarë nga shovinistët

grekë

“ E lumtur qoftë udha që barite….”

E lumtur, me dafina e trëndafile të paçmueshme le të jetë shtruar udha

që barite, o shpirtndritur atdhetar, o trim me fletë, o bir i shtrenjtë i nënës

Shqipëri. Në udhën e luftës e të përparimit që barite, që rende, që dole i pari,

atje një trëndafil le të mbijë përmbi shkembinjtë, atje një krua le të burojë

ujë, ujë të ftohtë që të therr dhëmbët, ujë që nuk mund ta pinë dhëmbët e

ndryshkur të dhelprave dhe të lepujve, po dhëmbët e luanëve, ujët për të cilët

na zuri etja ne luftëtarët, ujët e pavdekur të çlirimit .129

Gjithsesi midis llojeve të fjalimeve nuk egzistojnë kufij rreptësisht të ndarë.

Në shumë ligjërime mund të gjenden elemente të më shumë se një lloji.

Boethius mendon se një çështje qytetarie mund të marrë secilën nga format e

retorikës; kur kërkon ndihmën e drejtësisë në sallat e gjyqit ajo bëhet ligjore;

kur i drejtohet një asambleje mbi diçka të dobishme dhe të domosdoshme, ajo

shndërrohet në një akt ndikues dhe kur shpall publikisht ç’ka është e mirë,

çështja qytetare shdërrohet në retorikë demonstrative .130

128 Rhetorica ad Herannium, 90s BC. 129 Fan S. Noli., (2002) Ligjërime, Dudaj,. 130 Boethius, Overview of the structure of Rhetoric, c.520

Page 65: STILET FUNSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT

STILET FUNKSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT PUBLIK NË FUSHËN E EDUKIMIT

56

56

Leach-i131 mendon se hapi i dytë pas përcaktimit të llojit të ligjërimit

është analiza e pesë hapave në ndërtimin dhe analizën e një fjalimi. Këto pesë

hapa janë shpikja, organizimi, stili, memorizimi dhe prezantimi.

2.6. Tipare të fjalimeve ceremoniale

Zhanri i ligjërimit ceremonial, epideictic, u përcaktua nga Aristotle-i në

përpjekje për të analizuar ‘artin’ e retorikës. Sipas Schiappa -s dhe

Timmerman-it, ‘para Aristotle-it, fjala epideixis shërbente për të përshkruar

një cilësi ose karakteristikë të ligjërimit më shumë sesa një zhanër të

ligjërimit’.132

Ai u përpoq të kombinonte tri lloje gojëtarish, në një kategori më të madhe

që të mund t’i përfshinte ato:

- Encomium - fjalimet e lavdërimit dhe fajësimit për një person apo

institucion

- Panegjirikët - festivalet e gojëtarisë

- eulogjitë (epitaphios logos) - fjalimet e funeraleve

Ky kategorizim bëhej bazuar respektivisht në ceremoninë për të cilën

mbaheshin fjalimet apo rastin ceremonial (funeral, festival, martesë), sipas

karakteristikave mjeshtërore që shfaqte folësi si dhe nga tematika e ligjërimit

fajësim dhe/ose lavdërim.133

Territori i veçantë i retorikës ceremoniale (epideictic) për një kohë relativisht

të gjatë është konsideruar vlera më shumë sesa arsyetimi. Që nga antikiteti

deri në shekullin XX, retorika ceremoniale është konsideruar si retorika e

identifikimit dhe e konformizmit, funksioni primar i së cilës është të

konfirmojë dhe promovojë njehsimin në vlera të përbashkëta të komunitetit,

për të arritur homogjenitetin e tij.134

Nga lashtësia vijnë këndvështrime të ndryshme mbi gojëtarinë ceremoniale. Si

fillim, ajo u pa si atribut i Sofistëve dhe në këtë periudhë ajo ka më pak vlera

në raport me dy llojet e tjera të gojëtarisë, atë ndikues -politik dhe ligjor.

Zhvillim i saj ishte i mëvonshëm në kohë pasi edhe rëndësia e saj në raport

131 Leach, J. (2000)Rhetorical analysis, tek M. Bauer dhe G. Gaskell (eds) Qualitative Researching

with text, image and sound, London: Sage 132 Schiappa, E., (1999) Beginnings of Rhetorical Theory in Classical Greece.,Princeton, 133 Aristotle, 1954,1358 b12- 1358 b13 134 Miecznikowski Sh. C.. The public value of epideictic rhetoric

College English. Urbana: Nov 1996.Vol. 58

Page 66: STILET FUNSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT

STILET FUNKSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT PUBLIK NË FUSHËN E EDUKIMIT

57

57

me dy llojet e tjera ishte relatisht më e vogël. Gojëtaria ceremoniale u

konsiderua sipërfaqësore dhe ajo shihej më shumë si një shfaqje e vlerave të

folësit apo ode e talentit të tij .135 Socrates-i ishte i ndërgjegjshëm për

përfshirjen emocionale dhe intelektuale të publikut, nga e cila varej edhe

suksesi i ligjërimit në publik. Ai mendonte se “ata që duan të tërheqin

vëmendjen e dëgjuesve, duhet të heqin dorë nga këshillimi dhe duhet të thonë

ato gjëra që kënaqin më shumë veshët e turmës”.136

Fatkeqësisht kjo kategori e gojëtarisë vuajti nga dyshimet antisofiste, si

ligjërim subjektiv dhe oportunist i folësit, i cili synonte të manipulonte

ndjenjat e publikut në dëm të intersave të komunitetit. Në veprat e tij George

Kennedy përmbledh konceptin e Aristotle-it mbi gojëtarinë epideiktike “Si

fjalime që nuk kërkojnë një veprim të menjëhershëm nga ana e publikut, por

zakonisht lavdërojnë ose shajnë një individ ose ngjarje.” Më tej ai tenton të

zgjerojë edhe më tej spektrin përfshirës të ligjërimit ceremonial duke

përfshirë në të “çdo ligjërim që nuk synon drejtpërdrejt një veprim specifik,

por që ka për qëllim të ndikojë vlerat dhe besimet e publikut”.137

Perceptimi i ligjërimit ceremonial si më shumë shpirtëror, privat sesa

shoqëror dhe qytetar, si dhe roli më tepër pasiv sesa aktiv i publikut, ka

zbritur deri në ditët tona, duke thjeshtëzuar dhe dëmtuar së tepërmi kuptimin

e tij. Ky perceptim gjithashtu ka ndihmuar në zbehjen e rolit të merituar të

gojëtarisë në evoluimin institucional, social, politik dhe kulturor të shoqërisë.

Këndvështrimi kryesor i dhënë nga Aristot le-i, ndaj fjalimit ceremonial është

si një ligjërim i cili ka qëllim kryesor lavdërimin apo fajësimin e një individi,

objekti apo ngjarjeje, ku publiku është një spektator dhe këndvështrimi kohor

është e tashmja. Aristotle-i shton se ashtu si silogjizmi i shërben gojëtarisë

bindëse dhe shembujt asaj ligjore, gojëtaria ceremoniale ndërthuret më së miri

me ndihmën amplifikimeve. Po vetë Aristotle-i sipas Vickers-i zgjeroi

përkufizimin e ligjërimit ceremonial duke e konsideruar atë si ligjërimin që

prek vendimet, opinionet dhe qëndrimet e individëve. Vickers -i gjithashtu

mendon se nën periudhën e lulëzimit të kulturës romake, koncepti i ligjërimit

ceremonial u mblodh së tepërmi, duke iu larguar gjithmonë e më shumë

funksionit politik dhe social dhe duke iu afuar atij estetik.

Nga studime më të thelluar në vite, vihet re se paradigma Aristoteliane e

“lavdërimit dhe fajësimit” është një pallto e ngushtë për të nxënë brenda saj

gjithë spektrin e gjerë të tematikave dhe funksioneve të ligjërimeve

ceremonial. Ky mund të jetë dhe një shpjegim logjik pse vetë Aristoteli

braktisi dallimet mbizotëruese mbi kufijtë midis ligjërimit deliberative

bindëse, epideictic ceremonial dhe u përqendrua kryesisht tek qëllimet

specifike, tematikat dhe marrëdhëniet autor-publik, brenda ligjërimit.

135 Barilli, R. (1989) Rhetoric, Minneapolis, University of Minnesota Press 136 Nicocles I., tek Miecznikowski Sh. C.. The public value of epideictic rhetoric

College English. Urbana: Nov 1996.Vol. 58 137 Kenedy A.G., (1994) A new history of classical rhetoric Princeton University Press, Princeton, NJ

Page 67: STILET FUNSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT

STILET FUNKSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT PUBLIK NË FUSHËN E EDUKIMIT

58

58

Fjalimet ceremoniale u konsideruan për një kohë të gjatë si irracionale,

pasionante që synonin më shumë drejt ndjenjave sesa intelektit dhe gjithmonë

e më pak autentike. Këtij fakti iu shtua edhe zvogëlimi i besimit mbi

kapacitetin e saj për të vërtetën duke kontribuar më shumë në njehsimin e saj

me poezinë. Ky këndvështrim, fatkeqësisht ishte aq dominues sa i mbijetoi

kohës dhe erdhi deri në ditët tona. Sipas Beale-it edhe sot fjalimet

ceremoniale theksohen dhe studiohen për gjuhën figurative, strukturat ri tmike

të fjalive, subjektet fajësim/lavdërim dhe konteksti ceremonial. Po këto

kritere vlejnë edhe për dallimet midis fjalimeve ligjore dhe bindëse.138 Për

autorë të tjerë përkufizimi bëhet nga këndvështrimi i “natyrës së dukshme vet -

shërbyese dhe të tej-gatshme”, si një mënyrë për të përshkruar theksin e saj

mbi normën morale dhe pushtetin karizmatik të folësit mbi publikun .139

Egzistojnë dhe përkufizime që theksojnë më shumë aspektin perfomues dhe

kapacitetin për lojë gjuhësore dhe sintaksore, kënaqësi estetike ose ‘zbavitje’

të fjalimeve ceremoniale duke theksuar edhe më shumë anën emocionale të

tyre.

Ndër ata që e shohin retorikën ceremoniale më pranë poezisë, është edhe

Bernard Duffy-it. Ai shkruan se “gjuha e fjalimeve epideictic ceremoniale

është më pak referenciale dhe më shumë poetike sepse edhe vetë referimi i

fakteve nuk është qëllimi kryesor i këtyre fjalimeve. Ai është edhe më shumë

sesa kaq, është vetë afirmimi i standarteve etike të gjykimit dhe sjelljes që

funksionon si forcë lëvizëse e përdorimit të gjuhës krijuese. … Ndërkohë që

gojëtarët e fjalimeve ligjore dhe bindëse janë thelbësisht të lidhur me faktet

që paraqesin, gojëtari ceremonial nuk ka pse të jetë shumë më i angazhuar

me vërtetësinë e materialeve sesa me propozimet abstrakte që synon të

afirmojë”140.

Edhe sipas J. Richard Chase-it në fjalimet ceremoniale “nuk ka një çështje të

nxehtë që kërkon marrjen e një vendimi. Për rrjedhim dëgjuesi i lënë jashtë

konfliktit të ideve, e ka më thjeshtë të vlerësojë përpjekjet artistike të folësit”.

Chase-i gjithashtu shton se “përpjekjet e folësit shkojnë më tepër drejt

shfaqjes së përmbajtjes sesa drejt shfaqjes së vetvetes apo aftësive retorike

individuale”. Ky konstatim është relativisht i guximshëm duke patur parasysh

perceptimin që egzistonte për fjalimet ceremoniale. Ato vazhdimisht

shiheshin si mundësi e gojëtarit për të shfaqur vetveten sesa përmbajtjen e

fjalimit. Ndërsa Vickers-i konstaton se edhe në teorinë klasike fjalimet

138 Beale, Walter H. "Rhetorical Performative Discourse: A New Theory of Epideictic." Philosophy and

Rhetoric 11 139 Duffy, Bernard KY (1983)"The Platonic Functions of Epideictic Rhetoric." Philosophy and Rhetoric

16 140 Duffy, Bernard KY (1983) "The Platonic Functions of Epideictic Rhetoric." Philosophy and

Rhetoric 16 : tek Miecznikowski Sh. C.. The public value of epideictic rhetoric

College English. Urbana: Nov 1996.Vol. 58

Page 68: STILET FUNSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT

STILET FUNKSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT PUBLIK NË FUSHËN E EDUKIMIT

59

59

ceremoniale herë shiheshin me karakter funksional dhe herë me konceptin

thjesht zbukurues.141

Dale L. Sullivan-i e zbërthen retorikën në raport me treshen logos, pathos,

ethos që janë respektivisht arsyeja, ndjenja dhe morali . Ai thotë se ndërsa

retorika bindëse lidhet me logos, arsyen dhe ethos, moralin dhe ajo ligjore me

logos,arsyen dhe pathos, ndjenjën, retorika ceremoniale lidhet me ethos,

moralin dhe pathos, ndjenjën. Në këto fjalime e para thekson prezantimin e

oratorit dhe e dyta vjen si karakteristikë e reagimit të publikut. Fakti që ethos

ka një rol domethënës si në ceremoniale dhe bindëse, shpjegon arsyen pse

shpesh është e vështirë cili prej tyre mbizotëron.142

Grafik 2: Raporti logos, pathos, ethos ne retorike

Carter-i ofron një këndvështrim të ri midis fjalimeve ceremoniale publik, ku

përfshin fjalimet në ceremoni të ndryshme, panegjirikët, ngjarjet fetare e të

tjerë dhe fjalimet ceremoniale privat. Këta të fundit dallojnë pasi qëllimi i

tyre është të shpjegojnë se “cilët jemi sot dhe çfarë mund të bëhemi në të

ardhmen”. Ai e quan fjalimin ceremonial si mundësinë për të reflektuar

vetveten.143

141 Vickers, B.(1988) In Defense of Rhetoric. Oxford: Clarendon P, 142 Sullivan, D. L. (1993)"A Closer Look at Education as Epideictic Rhetoric." Rhetoric Society

Quarterly 143 Carter, M. F.,(1991)"The Ritual Functions of Epideictic Rhetoric: The Case of Socrates' Funeral

Oration." Rhetorica 9

Page 69: STILET FUNSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT

STILET FUNKSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT PUBLIK NË FUSHËN E EDUKIMIT

60

60

Beale-i 1978 u përpoq ta dallonte nga zhanret e tjera tradicionale duke

ndriçuar karakterin e saj performues. Ndërsa ligjërimi ligjor forensic dhe

bindës, deliberative i referohen apo thonë diçka rreth botës së veprimit social

fjalimi ceremonial merr pjesë vetë në një veprim social të rëndësishëm.

Rosenfield-i 1980 hedh dritë mbi anën etimologjike të fjalës dhe kujton se

epidectic, ceremoniale vjen nga fjala epideixis që përkthehet ‘me shkëlqy ose

me tregu’ ajo që në të kundërt do të mbetej e padukshme. Funksioni kryesor i

fjalimeve ceremoniale është të vërë në dukje ose të shpalosë diçka, të

pasqyrojë një të vërtetë, ndryshe nga sa besojnë Perelman -i dhe Olbrecht-

Tyteca si thjesht përforcues të ideve që tashmë egzistojnë. Rosenfield-i e

krahason performancën origjinale ceremoniale me një shfaqje hyjnore. Jo të

gjitha rastet janë autentike të gojëtarisë ceremoniale, shumë prej tyre edhe pse

janë pjesë e kësaj kategorie janë veç jehonë e saj. Ceremonialja e vërtetë

është një fenomen e rrallë.

Dhe autorë të tjerë e shohin fjalimin ceremonial si fjalimin që mbron të

drejtat dhe vlerat e shoqërisë, vlera tashmë të pranuara nga të gjithë. Këto

vlera janë objekt edukimi dhe jo objekt polemike dhe veçimi në komunite t. Po

ashtu fjalimet ceremoniale janë parë edhe si instrument për riorganizimin dhe

rinovimin e ideve. Këto qasje dhe të tjera të ngjashme me to theksojnë cilësitë

estetike të saj ose pathosin dhe ato didaktike logosin. Ato po ashtu janë

reflektim i supozimit të gjithpranuar se publiku është më shumë pasiv sesa

aktiv. Fjalimet ceremoniale shihen thjeshtë si transmetues të vlerave estetike

ose morale.144

Ajo që bie në sy tek këta autorë është pamundësia për të dhënë një përkufizim

shumëfunksional, një tipar ky i retorikës bashkëkohore. Sot vihet re që një

pjesë e retorikës ceremoniale ka lidhje të drejtpërdrejtë me ritualet shoqërore

dhe akademike dhe merr përsipër zgjidhjen e një problemi egzistues, apo

ndryshimin e një situate të caktuar. Kjo pikëpamje e konsideron fjalimin

ceremonial si pararendës të fjalimeve (forensic) ligjore dhe (deliberative)

bindëse. Ky këndvështrim e bën atë të domosdoshëm dhe aspak inferior në

raport me dy të tjerët.

2.6.1. Përkufizimi i fjalimeve ceremoniale përmes elementëve të

modelit të komunikimit

2.6.1.1. Përkufizimi nëpërmjet mesazhit

Sipas Chase-it, përkufizimi i kohëve të lashta mbi fjalimet ceremoniale në

kohë përmblidhej në fajësimin dhe lavdërimin. Ky përkufizim i fjalimeve

144 I, Nicocles tek Miecznikowski Sh. C.. The public value of epideictic rhetoric

College English. Urbana: Nov 1996.Vol. 58

Page 70: STILET FUNSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT

STILET FUNKSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT PUBLIK NË FUSHËN E EDUKIMIT

61

61

cermonial mbështetej në orientimin e mesazhit në retorikë. Mjaft që mesazhi

të përmbante fajësim dhe lavdërim mbi një ngjarje apo individ të caktuar dhe

ai klasifikohej si ceremonial. Sipas Michale McGee-së kjo ishte e

pamjaftueshme, sepse çdo lloj fjalimi mbante në një formë apo tjetër fajësim

apo lavdërim. Dallim bënte vetëm sasia e paradigmës së fajësimit apo

lavdërimit që gjendej në çdo njërin prej tyre. Përcaktimi i një njësie matëse

mbi sasinë është praktikisht e pamundur. Edhe pse orientimi i mesazhit në

këto ligjërime është mjaft i dukshëm, ai shpesh nuk është i mjaftueshëm për të

treguar të gjitha aspektet e një zhanri. Shpesh na duhet të mbajmë parasysh si

funksionin edhe formën për të qenë më të saktë në interpretimin e

përmbajtjes.

2.6.1.2. Përkufizimi përmes folësit

Dy orientimet kryesore të ligjërimit ceremonial, me orientim folësin, kanë në

qendër teorinë argumentuese, perspektive dhe performuese. Sipas Perelman -it

dhe Olbrecht-Tyteca-s këndvështrimi që ka në qendër argumentin mund të

jetë edhe sot mbizotërues.145 Ata përkufizuan që edhe pse argumenti

ceremonial nuk synon të kërkojë një veprim specifik, ky ligjërim në vetvete

përgatit publikun për një veprim. Ata e përcaktonin funksionin e ligjërimeve

ceremonial si shumëfishues të vlerave, tek të cilat më vonë do të

mbështeteshin argumentat legjislativë dhe juridik. Kjo sillte automatikisht

përqendrimin mbi qëllimet afatgjatë të folësit sesa në ato afatshkurtër të një

publiku të limituar në numër. Duke ecur me logjikën e teorisë së

argumentimit, fjalimet ceremoniale mbahen vetëm nga udhëheqësit. Kjo

analizë nuk mund të quhet e plotë, pasi fjalimet ceremoniale nuk mbahen

vetëm nga udhëheqës, por edhe nga individë të tjerë që mund të mos bëhen

kurrë të tillë.

Një qasje tjetër por nga i njëjti këndvështrim, ai me në qendër folësin, u ofrua

nga Beale-i, i cili vuri në zbatim teorinë e aktit të të folurit. Ai dalloi si

element dallues natyrën performuese të ligjërimit. Ai thekson se nëse dy llo jet

e tjera të fjalimeve kërkojnë zgjidhje nga jashtë, fjalimet ceremoniale janë

vetë zgjidhja.

2.7.1.2. Përkufizimi përmes publikut

Në përpjekje për të plotësuar pamjen e funksioneve të ligjërimit ceremonial,

egzistojnë dy këndvështrime që kanë në qendër publikun. Christine Oravec-u

mendon se përkufizimi kryesor i ligjërimit ceremonial, rrjedh nga roli i

145 Crable,R.E. dhe Vibert, S. L. (1983). Mobil’s epideictic advocacy: “Observations” of Prometheus-

bound. Communication Monographs, 50, 380-394

Page 71: STILET FUNSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT

STILET FUNKSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT PUBLIK NË FUSHËN E EDUKIMIT

62

62

rëndësishëm që luan publiku. Duke vijuar logjikën e Aristot le-it ajo thekson

se publiku e mbart funksionin kryesor të këtij ligjërimi, pasi ishte publiku ai

që ose informohej ose edukohej nëpërmjet fjalimit. Sipas Oravec -ut, gjykimi i

publikut kishte qëllim kryesor aftësitë intelektuale të folësit dhe aftësitë e tij

për të prezantuar objekte apo ide që kishin vlera qoftë pozitive, qoftë

negative. Publiku merr rëndësi vetëm si gjykatës i folësit, i cili vazhdon të

mbetet në qendër të vëmendjes. Kriteret mbi të cilat publiku gjykon, janë pak

të rëndësishme dhe për rrjedhim nuk përmenden fare.

2.6.2. Funksionet e fjalimeve ceremoniale

2.6.2.1. Marrëdhënia fjalim-komunitet

Një mënyrë për të diskutuar mbi funksionet e fjalimeve ceremoniale është

nëpërmjet dy niveleve të ndryshme të abstraksionit ose përgjithësimit. Sipas

Condit-it ‘familja’ e fjalimeve ceremoniale ka si funksion kryesor të

gjenerojë, ruajë apo modifikojë egzistencën e komuniteti t. Fjalimi ceremonial

përfshihet në përkufizimin e komunitetit. Ai është kontribues i mirëfilltë në

unifikimin e komuniteteve që nga ato mikro deri tek ato të mëdha, si shtete,

kombe etj.

Qeniet njerëzore janë krijues të simboleve dhe ata janë gjithmonë në kërkim

të simboleve të përbashkëta. Anëtarët e një komuniteti të caktuar e

identifikojnë veten si mbartës të disa vlerave dhe karakteristikave të caktuara.

Përkufizime të përbashkëta mbi ngjarje madhore kontribuojnë në krijimin e

identitetit të një komuniteti, qoftë ky një familje apo një komb. Për t’u

identifikuar me këtë komunitet individi duhet të ndajë të njëjtat përkufizime,

simbole, vlera, mite apo trashëgimi të komunitetit. Ky identitet i përbashkët

mund të vihet në diskutim herë pas here. Atëherë komunitetit i duhet t’i

referohet koncepteve të së shkuarës për të ripërkufizuar ato të së tashmes. Në

të tilla raste për të rivendosur ekuilibrin e prishur ndërhyjnë fjalimet

ceremoniale. Nëpërmjet tyre ‘ne’ identifikohemi si individët e mirë kundër

atyre të këqinj.146 Kështu krijohet një identitet i komunitetit, përmes procesit

të përjashtimit, duke krijuar stereotipin e ‘tjetrit’ apo ‘armikut’. Kjo ndihmon

në lartësimin e vlerave të komunitetit. Ky cikël përsëritet në mënyrë periodike

si në periudhë lufte, në raste vdekjesh, lamtumirash , etj.Ndjesia e përkatësisë

në një komunitet të caktuar krijohet dhe përforcohet në pjesën më të madhe

përmes të folurit publik dhe dëgjesave të trashëgimisë dhe identitetit të

komunitetit. Një rol të veçantë ka edhe ligjërimi ceremonial.

Komunitetet preken nga i njëjti fenomen që prek edhe materien fizike -

çorganizimi, paqëndrueshmëria. Materiali me kalimin e kohës tenton të

146 Condit C.M. (1985) The function of epideictic: The Boston Massacre Orations as Exemplar;

Communication Quarterly Fall

Page 72: STILET FUNSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT

STILET FUNKSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT PUBLIK NË FUSHËN E EDUKIMIT

63

63

shpërbëhet. Komunitetet i nënshtrohen të njëjtës veti. Detyra e mbajtjes së

komunitetit në unitet i takon anëtarëve të saj. Ndonjëherë veprimet janë

thjesht instrumentale, financiare, anëtarësime të reja etj. Unitet of rojnë edhe

fjalimet ceremoniale, si një ndihmë ndaj komunitetit për të tejkaluar proceset

natyrore të shpërbërjes.Një nga kërkesat më kryesore apo domosdoshmëria më

e madhe e një komuniteti janë vlerat. Një komunitet përballet me shumë

probleme kur vlerat e tyre vihen në diskutim. Një pjesë e këtyre problemeve

përballohet nga politka, por pjesa tjetër, ajo që ka të bëjë me riafirmimin e

vlerave kryesore, mbulohet nga fjalimet ceremoniale.

Ky përshkrim mbart edhe problematikën e vet sepse sado i përkryer,

përkufizimi mbi komunitetin, lë jashtë një numër anëtarësh të këtij komunteti

edhe pse territorialisht ata janë pjesë e tij. Folësi duke marrë përsipër

përkufizimin e komunitetit, njëkohësisht merr përsipër edhe përzgjedhjen e

vlerave, historive dhe individëve, pjesë e këtij komuniteti. Kjo i klasifikon ata

si superiorë mbi ‘të përjashtuarit’. Kjo përzgjedhje nënkupton përjashtim. Mbi

ata që ndjejnë kundërshti mbi vlera të fjalimit ose një grup fjalimesh, bie një

hije përjashtimi nga komuniteti. Funksioni kryesor i fjalimeve ceremoniale

është formësimi dhe njëtrajtësimi i komunitetit. Ky funksion edhe pse në

dukje është pozitiv, nuk është tërësisht i tillë.

2.6.2.2. Funksioni i kuptimit dhe të kuptuarit

Shumë komunitete ndajnë një pikëpamje të përbashkët mbi ngjarjet që

ndodhin sot në botë. Ky qëndrim i ndihmon anëtarët e tij të kuptojnë më

shumë nga këto ngjarje. Pikëpamjet mund të jenë fetare, ateiste ose një

kombinim i të dyjave. Edhe ideologjia politike mund të jetë një faktor

thelbësor në formësimin e pikëpamjeve të një komuniteti të caktuar.

Fenomenet shqetësuese ndodhin çdo ditë në botë. Kur këto fenomene nuk

kanë një shpjegim llogjik që përputhet me pikëpamjet që mbretërojnë në

shoqëri, ato ose mohohen ose rikonfigurohen në mënyrë që të përshtaten me

pikëpamjet egzistuese të shoqërisë. Ky proces, procesi i mohim/rikonfigurimit

shpesh ndodh nëpërmjet ligjërimit ceremonial. Në raste të caktuara anëtarët e

një komuniteti mund të identifikohen edhe si përgjegjës për një ngjarje të

rëndë. Ligjërimi ceremonial, duke riafirmuar pikëpamjet botërore, ndodh që të

vetflijohet, sidomos kur mohim/rikonfigurimi nuk janë strategjia e duhur. Kjo

sjell që pikëpamjet të vihen në dyshim.

Disa nga ligjërimet që mbartin këtë funksion parësor janë fjalimet e pranimit

të çmimeve, apo marrjes së një titulli, deklaratat e luftës, eulogjitë, dhe

prezantimet.147

147 Jamieson, K.H. (1978). Critical anthology of public speeches. Chicago: Science Research

associates.

Page 73: STILET FUNSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT

STILET FUNKSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT PUBLIK NË FUSHËN E EDUKIMIT

64

64

2.6.2.3. Funksioni autoritar

Sipas Burke-s 1984, hierarkia është pjesë e egzistencës shoqërore njerëzore.

Pavarësisht nga pretendimi për barazi totale mes të gjithë anëtarëve, shoqëritë

dhe komunitetet kanë një lloj strukture shoqërore, që i ndan dhe i kategorizon

anëtarët e tyre. Individët që renditen në majë të saj konsiderohen si autoritete

dhe fjalët e tyre mbartin më shumë forcë midis anëtarëve të komunitetit

(parimi tradicional i ethos-it). Gjithsesi hierarkitë nuk janë të përjetshme. Ato

janë fluide dhe objekt ndryshimi i vazhdueshëm. Kur hierarkia sociale është e

qëndrueshme, problemi i autoritetit nuk egziston. Njerëzit e dinë kë duhet të

dëgjojnë dhe fjalët e kujt duhet të respektojnë. Që autoriteti shoqëror të

krijohet, një rol të rëndësishëm merr ligjërimi ceremonial. Përmes këtij

ligjërimi komuniteti mëson kë të dëgjojë, respektojë dhe konsiderojë si model

dhe për rrjedhim ta imitojë.

2.6.2.4. Funksione të tjera specifike

Condit-i 1985 identifikoi edhe nivele të tjera në të cilin funksionon ligjërimi

ceremonial. Përmes sintezës së letërsisë ajo dallon edhe tre funksione më

specifike të ligjërimit ceremonial. Përmes këtyre funksioneve specifike arrihet

përmbushja e kërkesave të komunitetit deri në funksionin më madhor që është

përkufizimi i komunitetit. Condit-i i përshkruan këto funksione nga

këndvështrimi i folësit dhe publikut.

Funksioni i parë sipas Condit është ‘kodim/çkodim’; avokatët e

ligjërimit ceremonial tentojnë të kodojnë ose përkufizojnë dhe publiku

kërkon në mënyrë aktive të çkodojë, mirëpresë ose kuptojë, fjalime që

kanë këtë funksion. Kjo ndodh kur një ngjarje, individ, grup ose objekt

është konfuz dhe shqetësues. Ky funksion specifik ceremonial ka lidhje

të drejtpërdrejt me problemet e komunitetit dhe identitetit. Condit-i

shprehet se ky funksion i atribuon edhe ‘autoritetin përkufizues’

folësit, duke ofruar dhe një lidhje të dytë me problemin e autoritetit.

Funksioni i dytë specifik është ‘formësimi dhe ndarja.’ Ligjëruesit

ceremonial tentojnë të formësojnë vlerat komunitare , të cilat më pas

ndahen me një publik të caktuar. Përmes këtij funksioni ‘komuniteti

rinovon konceptin e tij për vetveten dhe për atë që është pozitive. Ky

funksion specifik lidhet drejtpërsëdrejti me problemin komunitar të

vlerës, pasi ky funksion është i ndërlidhur me funksioni e parë

përkufizim-kuptim.

Funksioni i tretë specifik është ‘shfaqja dhe zbavitja’. Fjalimi

ceremonial tenton t’u shfaqë ‘rrjedhshmëri’ dhe ‘publiku zbavitet’ nga

këto fjalime. Rrjedhshmëria e kombinuar me të vertetën, bukurinë dhe

pushtetin është një aftësi unike e qenieve njerëzore. Ky funksion ka

Page 74: STILET FUNSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT

STILET FUNKSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT PUBLIK NË FUSHËN E EDUKIMIT

65

65

lidhje të drejtpërdrejtë me problemin shoqëror të autoritetit. Përmes

shfaqjes së rrjedhshmërisë një ligjërues e pozicionon veten si njeriu që

duhet dëgjuar nga komuniteti dhe publiku e konsideron aftësinë për të

ligjëruar si shenjë tënjë udhëheqësi. Një individ që arrin të kuptojë të

vërtetën, dallojë dhe lartësojë bukuritë e vlerave pozitive dhe ka

aftësinë të administrojë pushtetin, ka një mundësi të madhe të pranohet

si udhëheqës i komunitetit.148

Fjalimet ceremoniale pavarësisht nga niveli i formalitetit, duhet të kenë një

qëllim, që është relativisht i qartë si për folësin po ashtu edhe për anëtarët e

publikut. Një fjalim ceremonial mund të kryejë një numër funksionesh si t’i

referohet një ngjarjeje të caktuar, të përkujtojë një person të caktuar, të

zbavisë publikun, apo thjesht t’i frymëzojë ata.149 Çdo fjalim ceremonial ka

tipare karakteristike individuale dhe çdo fjalim duhet t’i përshtatet një

publiku të caktuar, një figure të nderuar, një konteksti shoqëror dhe një

ngjarjeje.

148 Condit C.M. (1985) The function of epideictic: The Boston Massacre Orations as Exemplar;

Communication Quarterly Fall 149 O’Hair D., Stewart A.A., Rubenstein H., (2001) A speakers Guidebook bot. Melinda M Villagran

Page 75: STILET FUNSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT

STILET FUNKSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT PUBLIK NË FUSHËN E EDUKIMIT

66

66

KREU III

FJALIMI SI AKT LIGJËRIMI

3.1. Koncepti i ligjëri

Koncepti i ligjërimit dhe roli i tij gjithmonë në rritje në shkencat sociale

bashkëkohore, e ka origjinën e vet në disiplina si linguistika dhe semiotika.

Shumë studiues të disiplinave të ndryshme si antropologji, histori , studime

kulturore, gjinore, shkenca politike dhe shumë fusha të tjera përdorin

konceptin e ligjërimit për të përkufizuar dhe analizuar probleme të fushave

respektive. Shpesh studimi i gjuhës, tekstit ose ligjërimit nga shumë

dimensione, nuk rezultonte në analizën e strukturave të ligjërimit. Një

kontribut të çmuar në gjuhësinë kritike dhe semiotike shoqërore e ofruan

studiues që i përkisnin shkollës angleze. Ata ofruan një analizë më të detajuar

të strukturës së tekstit.

Lulëzimi i konceptit të ligjërimit, përpos shumë faktorëve të tjerë që patën

ndikim mbi të, vjen edhe si produkt i ndikimit të vonuar të të ashtuquajturit

“linguistic turn”, “koncepti gjuhësor” në shkencat sociale. Ky koncept i ri i

ligjërimit solli këndvështrime të reja si ai i hermeneutikës, teorisë kritike të

post-strukturalizmit e të tjerë.150Në të njëjtën kohë edhe lindja dhe zhvillimi i

fushave të ndryshme të analizës së ligjërimit në fushën e gjuhësisë gjatë

viteve 1970, në fusha si studimet kulturore dhe teoria e letërsisë, çuan në një

koncept të ri të ligjërimit dhe në një mënyrë të re të analizës së tij .151

Studimet kanë treguar se kuptimi, qëllimi dhe zbatimi i ligjërimit është relativ

dhe i ndryshëm në sisteme teorike të ndryshme, siç ndodh rëndom me

koncepte komplekse dhe të debatueshme të shkencave sociale. Këto sisteme

teorike mbartin supozimin mbi natyrën sociale të botës dhe mënyrën sesi

përfitojmë njohuri prej saj.Sipas pozitivistëve dhe empiricistëve ligjërimet

janë ‘korniza’ ose ‘skema njohëse’. Ata i identifikojnë ato si ‘përpjekje të

ndërgjegjshme strategjike të grupimeve të ndryshme për të strukturuar një

kuptim të përbashkët të botës dhe vetvetes, që motivon dhe legjitimon një

tërësi veprimesh’.152

Nëse konsiderohen si korniza, ligjërimet janë fillimisht mjete instrumentale

që forcojnë perceptimet e përbashkëta për qëllime të veçanta dhe detyra e

150 Rabonow P., William M. Sullivan (1979) Interpretive Social Science, A Reader University of

California Press 151 Fairclough N, (1989) Language and power. London: Longman. 152 Jaworki A., Coupland N., (2002) The discourse reader Routledge

Page 76: STILET FUNSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT

STILET FUNKSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT PUBLIK NË FUSHËN E EDUKIMIT

67

67

analizës së ligjërimit është të masë sesa të efektshme janë ligjërimet dhe sa

ndikojnë në përfundime të caktuara .153

Përkundrejt pozitivistëve dhe empiricistëve, realistët theksojnë dimensionin

ontologjik të teorisë së ligjërimit dhe analizës. Sipas tyre thelbësore është

idea se bota sociale përbëhet nga egzistenca e pavarur e një tërësie objektesh

me veçori dhe pushtet të caktuar. Bashkëveprimi i këtyre objekteve me

‘mekanizmat gjenerativë’ shkakton ngjarjet dhe proceset në jetën e

përditshme.154

Nga kjo pikëpamje ligjërimet konsiderohen si objekte të veçanta me veti dhe

pushtet që shërbejnë për t’u përqendruar mbi gjuhën si sistem i vetstrukturuar,

dhe detyra e ligjërimit është të qartësojë konfuzionin dhe të mbushë hapësirat

boshe thelbësore, pushtet të cilin e zotëron gjuha’ .155

Për të kuptuar më qartë, këto objekte duhet të vendosen në marrëdhënie me

objekte të tjera sociale, ku hyn edhe gjendja fizike, proceset ekonomike e të

tjerë. Kjo qasje thekson më së shumti burimet materiale që kontribuojnë në

egzistencën e ligjërimeve. I gjithë ky argument çon në përfundimin se

‘studimi i dinamikave që strukturojnë tekstet duhet të përqendrohet në

mënyrën sesi ligjërimi riprodhon dhe transformon botën reale.’ Nga ky

këndvështrim, ligjërimet konsiderohen si sisteme ideologjike të kuptimit që

fshehin dhe natyralizojnë shpërndarjen e padrejtë të pushtetit dhe burimeve të

tij. Për rrjedhim detyra e analizës së ligjërimit është kritike në qartësimin e

mekanizmave me anë të të cilave ky mosbarazim funksionon dhe p ropozon

alternativa emancipuese.156

Analiza kritike e ligjërimit lindi nga shkolla e Norman Fairclough -it dhe puna

e studiuesve të tjerë si Antonio Gramsci-t, Anthony Giddens-it, Mikhail

Bakhtin-it, Laus Althusser-it, Michel Foucault-it dhe Jürgen Habermas-it.157

Edhe pse këta studiues përdorin qasje të ndryshme për t’iu afruar analizës

kritike të ligjërimit, përmendim këtu Teorinë e Strukturimit të Giddens -it

1984, apo Dualitetin e Strukturave Shoqërore dhe Marrëdhënies midis

Ligjërimeve dhe Sistemeve Sociale të Faiclough-it, të gjithë këta studiues

arrijnë në përfundimin e përbashkët, se detyra e analizës kritike të ligjërimit

është të organizojë këtë marrëdhënie dialektike dhe të ekspozojë mënyrën në

të cilën gjuha dhe kuptimi përdoren nga të pushtetshmit për të sunduar dhe

dominuar.158

Konceptet më të qarta mbi ligjërimin, i shpërfaqin post -strukturalistët dhe

post-marksistët si Jacque Derrida, Michel Foucault, Ernesto Laclau dhe

Chantal Mouffe. Ata shkojnë më tutje se këndvështrimi i hermeneutikëve mbi

kuptimin social. Për ta, strukturat shoqërore janë tërësisht të paqarta, të

153 Snow dhe Benford, (1988) tek Johnston Hauk, John A. Noakes Frames of Protest: Social

movements and the framing Perspective 2005 Rowman and Littlefield Publishers. USA 154 Bhaskar R., (2007) Realist theory of science. Radical thinkers. Routledge 155 Parker I., (1992) Discourse dynamics: critical analysis for social and individual psychology,

Routledge 156 Althusser, L. (1971) Lenin and Philosophy and Other Essays. New York: Monthly Review Press 157 Gee P.J., (2005) How to do discourse analyses: Theory and method. 2005 Routledge. 158 Po aty.,

Page 77: STILET FUNSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT

STILET FUNKSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT PUBLIK NË FUSHËN E EDUKIMIT

68

68

paplota dhe sisteme të ndryshueshme kuptimore. Derrida e koncepton

ligjërimin si një tekst, qoftë ky edhe i shkruar, në të cilin e gjithë përvoja

njerëzorë dhe sociale është strukturuar sipas logjikës së të “ndryshmes”. 159

Ndërkohë analiza ligjërimore e Foucault tenton të dëshmojë lidhjen që

egziston midis “praktikave ligjërimore dhe një tërësie më të gjerë të

aktiviteteve dhe institucioneve jo-ligjërimore.160

3.2. Gjenealogjia e ligjërimit

Tradicionalisht analiza e ligjërimit është përqendruar mbi studimin e ‘gjuhës

së përdorur’ dhe vëmendjen kryesore e ka marrë analiza e ‘tekstit të folur dhe

të shkruar në një kontekst të caktuar’.161 Nga kjo pikëpamje analiza e

ligjërimit shihet ngushtësisht e përqendruar mbi rregullat që zbatohen te

njësitë e ligjëratës në të folur apo të shkruar.

Sipas teorisë së aktit të të ligjëruarit kur themi diçka në të njëjtën kohë kemi

bërë diçka. Analistët e ligjërimeve që kanë ndjekur këtë traditë kanë

përpunuar lloje të ndryshme të aktit të të folurit dhe janë përpjekur të

shpjegojnë aspekte të ndryshme të komunikimit, në përpjekje për të

identifikuar kuptimin e synuar të folësit dhe përgjigjes së dëgjuesit.162

Një pjesë e analizës së ligjërimit që vjen si kontribut i Foucault dhe Derrida 163

e zgjeron edhe më shumë qëllimin e analizës së ligjërimit duke përfshirë në të

edhe praktika dhe elementë jo-ligjërimorë. Foucault e zgjeron edhe më shumë

këndvështrimin e teorisë së tij të ligjërimit duke përfshirë në të edhe analizën

e teksteve dhe fjalimeve politike si dhe kontekstin në të cilin ato prodhohen.

Ligjërimet ende shihen si dimension semiotik i praktikës shoqërore, duke

mbetur kështu një nivel i veçantë i sistemit shoqëror.

159 Derrida J,. (1978) Writing and difference. The University of Chicago Press. 160 Foucault, M.,The Archeology of Knowledge and the Discourse on Language: ( New York,

Pantheon, 1972) fq. 32 161 Van Dijk,T., A., (2001) Critical discourse analysis. tek D. Schiffrin, D. Tannen, & H. E. Hamilton

(eds.), The handbook of discourse analysis (fq. 352–71). Oxford: Blackwell. 162 Labov, W. (1972) The transformation of experience in narrative syntax. tek W. Labov, Language in

the inner city: studies in the Black English vernacular (fq. 354–96). Philadelphia: University of

Pennsylvania Press. 163 Foucault, M.,The Archeology of Knowledge and the Discourse on Language: ( New York,

Pantheon, 1972)

Derrida J,. (1978) Writing and difference. The University of Chicago Press

Page 78: STILET FUNSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT

STILET FUNKSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT PUBLIK NË FUSHËN E EDUKIMIT

69

69

3.3.Ligjërimi si sistem kompleks

Në themel të teorisë së ligjërimit është supozimi se të gjithë objektet dhe

veprimet kanë një kuptim dhe se kuptimi i tyre është produkt historik

sistemesh e rregullash. Kjo ndriçon mënyrën sesi praktikat sociale ndërtojnë

dhe zbërthejnë ligjërimet që përbëjnë realitetin shoqëror. Për të zbërthyer dhe

përpunuar këtë sistem kompleks nevojiten tri kategori kryesore; ligjërata,

ligjërimi dhe analiza. Analistët i referohen një spektri të gjerë materialesh

gjuhësore dhe jo-gjuhësore në procesin e analizës së ligjërimit. Kjo u lejon

teoricienëve të ligjërimit të zhvillojnë një numër konceptesh dhe metodash

gjuhësore ku përfshihen edhe metoda dekonstruktionaliste e Derrida-ës, qasja

gjenealogjike e Foucault-it, teoria e tropeve dhe e retorikës, dallimet

gjuhësore të Saussure-it, etj.164

Tradita e ligjërimit fillon me traditën strukturaliste të mendimit si një nga

ndikimet kryesore në zhvillimin e teorisë së ligjërimit. Strukturalistët si

Ferdinant de Saussure-i, Roman Jakobson-i dhe Louis Hjelmslev-i,

përqendrohen në mënyrën sesi kuptimi dhe domethënia janë produkt i një

sistemi shenjash. Në kundërshti me teoritë e gjuhës , që theksojnë se fjalët dhe

gjuha i referohen një bote objektesh, strukturalistët argumentojnë se kuptimi

varet nga marrëdhëniet midis elementëve të ndryshëm të një sistemi.165

Këtë teori e thelluan më tej Clude Levi-Strauss-i, Jacques Lacon-i, Roland

Barthes-i etj. Ata përdorën modelin strukturor të gjuhës për të ndriçuar një

spektër më të gjerë të fenomeneve shoqërore. Kjo shpjegonte rolin e miteve

në shoqëri, formimin e subjektivitetit njerëzor në gjuhë, eksplorimin e kodeve

të ndryshme simbolike si sporti, të gatuarit etj ., që i jepnin kuptim jetës së

përditshme në shoqëri.166

Sa më shumë zgjerohej modeli fillestar aq më shumë viheshin re dobësi në

supozimet kryesore të strukturalistëve. U vunë në pikëpyetje ndërtimi historik

i sistemeve, marrëdhëniet midis elementeve të sistemit dhe përjashtimi i

subjektivitetit njerëzor. Për këtë arsye studiues si Derrida, Foucault -i, Laclau,

dhe Mouffe gjeneruan mënyrën post-strukturaliste të të menduarit, rrymë që

duhet t’u jepte përgjigje pyetjeve të ngritura .167

164 Stavrakakis, Y., & Laclau, E. (eds.) Discourse theory and political analysis. Manchester:

Manchester University Press. 2000 Fq. 57-59 165 Laclau, E. (1993) Discourse, in R. E. Goodin and P. Pettit (eds), A Companion to Contemporary

Political Philosophy, Oxford: Blackwell. Fq. 432 166 Barthes, R. (1973) Mythologies, London: Paladin Books. 167 Foucault, M., The Archeology of Knowledge and the Discourse on Language: ( New York,

Pantheon, 1972)

Page 79: STILET FUNSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT

STILET FUNKSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT PUBLIK NË FUSHËN E EDUKIMIT

70

70

3.4. Përkufizime mbi ligjërimin

Natyra e objektit që quhet ‘ligjërim’, është problem i shumëdiskutueshëm

midis gjuhëtarëve dhe veçanërisht midis analistëve. Një çështje tjetër e

diskutueshme ka të bëjë me mënyrën e duhur për ta studiuar ligjërimin. Mbi

përkufizimin e ligjërimit shumë studiues bien dakord ta shohin si një tërësi të

organizuar ligjëratash, që reflekton ose ka lidhje me një tërësi mendimesh të

organizuara.

Rrjedhim i këtij supozimi është një ide e thjeshtë; një ligjërim është më

shumë se ligjëratat që e ndërtojnë, përbëjnë atë. Kjo ide nuk mbështetet nga

pragmatistët radikalë. Ata kanë një këndvështrim tjetër për ligjërimin. Në

teoritë e ligjërimit, veçoritë që ligjërimi mbart janë thellësisht të lidhura me

nocionet e qartësisë, kohezionit dhe strukturës dhe me ndonjë koncept tjetër

që ka lidhje me organizimin e brendshëm.

Sipas Chafe-s, ligjërimi shpjegohet më mirë si një proces që shpaloset në

kohë. Por duhet të jemi gjithmonë të ndërgjegjshëm se termi ‘ligjërim’ në

vetevete është konfuz. Ky term mund të nënkuptojë një tërësi ligjëratash,

tekstesh, ose nga pikëpamja postmoderniste ‘mendime dhe ideologji’. Ajo që

njerëzit konsiderojnë ‘ligjërim’ është e barasvlefshme me komunikimin

verbal.

Fjala ‘ligjërim’ në latinisht ‘discursus’ nënkuptonte ‘bashkëbisedim, fjalim’.

Sipas Crystal-it168, ligjërimi është një copëz e gjuhës, ( kryesisht e folur),

shpesh më e gjatë se një fjali, që funksionon si njësi e llogjikshme, si

argumenti, shakaja, rrëfimi ose predikimi. Por Cook -u169 mendon se edhe njësi

të gjata si romanet, por edhe bashkëbisedimet, apo edhe një rënkim i vetëm

mund të quhet ligjërim.

Saussure-i170 e ndan kuptimin e gjuhës në langue si sistemin që u mundëson

njerëzve të flasin dhe parole një tërësi të veçantë fjalish. Sipas këtij

klasifikimi ligjërimi i qëndron më pranë parole pasi ai ndodh në kohë dhe

është i karakterizuar së brendshmi nga zhvillimi në progres, ku kuptimi i

njësisë së parë ndikon tek e dyta dhe kështu me rradhë.

Pra ligjërimin mund ta përkufizojmë si një strukturë të vazhdueshme

gjuhësore më të madhe se fjalia, që përbën një njësi koherente. Kjo pjesë e

gjuhës shikohet si kuptimplote, e unifikuar dhe e qëllimshme; gjuhë në

përdorim, e parë si praktikë sociale dhe e përcaktuar nga strukturat sociale.

168 Crystal D., (1987) Introduction to language Pathology, Brookes Publishing Co., Fq.25 169 Cook, G. 1990 Discourse, Oxford:OUP

170 Saussure, F. de (1983) Course in General Linguistics, London: Duckworth.

Page 80: STILET FUNSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT

STILET FUNKSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT PUBLIK NË FUSHËN E EDUKIMIT

71

71

Në kuptimin e ngushtë të fjalës ligjërimi është një tekst i folur ose i shkruar, i

mediatizuar apo vizual dhe në kuptimin e gjerë, ligjërimi është një praktikë

sociale.

3.4.1. Analiza e ligjërimit

Analiza e ligjërimit mund të konsiderohet si studimi i gjuhës i parë nga ana e

komunikimit dhe i komunikimit i parë nga ana gjuhësore. Një përcaktim më i

detajuar i këtij përkufizimi përfshin referimin kundrejt koncepteve të gjuhës

në përdorim, të gjuhës mbi dhe përtej fjalisë, të gjuhës si kuptim në

bashkëveprim, dhe të gjuhës në kontekst kulturor. Në vartësi të bindjeve dhe

lidhjeve, funksionalizmit, strukturalizmit, bashkëveprimit social etj, gjuhëtari

tenton të theksojë njërën ose disa prej tyre.

Le të marrim një shembull të thjeshtë dhe të shohim sesi katër studiues të

ndryshëm e analizojnë ligjërimin .

Ky është një dialog i përditshëm midis dy nxënësve/ nxënëseve në mjediset

shkollore.

A- Ma lëvize dorën, më shkoi lapsi keq!

B- Ti më ngacmove, do t’i them mësueses!

Studiuesi i parë sheh një tekst, me të dhënat verbale të aktit të të

folurit, ajo pjesë e dukshme dhe e prekshme e përbërë nga pjesë të

ligjëratës ( fjalë, pjesëza etj). Ky studiues merret me marrëdhënien që

ndërtojnë këto copëza me njëra-tjetrën për të krijuar njësi kuptimore.

Studiuesi i dytë sheh përtej tekstit në ngjarjen e ofruar nga të dhënat

verbale. Gjuhëtari i dytë është ai që mbledh disa të dhëna mbi situatën

në të cilën ndodh dialogu. (Në një klasë të një shkolle fillore, dy

nxënës/nxënëse mosha 6-9 vjeç, njëri/a i ka lëvizur dorën tjetrit/trës) .

Studiuesi është i interesuar në marrëdhënien që krijojnë faktorë të

ndryshëm në këtë ngjarje, pjesëmarrësit, sfondi kulturor, skenën, çf arë

po ndodh si dhe zgjedhjet e ndryshme gjuhësore etj.

Studiuesi i tretë sheh tekstin dhe ngjarjen, por pastaj sheh përtej këtyre

performancën që po zhvillohet, dramën midis dy nxënësve/nxënëseve.

Çfarë ka ndodhur, kush është përgjegjës dhe cili është qëndrimi i

djemve/ vajzave për këtë gjë, si reagojnë ata/o ndaj ngjarjes dhe çfarë

po përpiqet secili/a të arrijë dhe cilat strategji po përdor. Kjo e bën

studiuesin e tretë kryesisht i interesuar në dinamikën e procesit që bën

të ndodhë një ngjarje e caktuar.

Page 81: STILET FUNSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT

STILET FUNKSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT PUBLIK NË FUSHËN E EDUKIMIT

72

72

Studiuesi i katërt shkon edhe më larg pasi ai përtej tekstit, ngjarjes dhe

dramës, shikon kornizën e njohurive dhe pushtetit, i cili nëse kuptohet

drejt, shpjegon se si është e mundur që dy fëmijë në bashkëpunim me

njëri-tjetrin apo edhe individualisht , aktrojnë, interpretojnë dramën e

tyre në mënyrën që shpërfaqet.

Edhe pse studiuesit nuk kanë të njëjtin projektim mbi analizën ata nuk

përjashtojnë njëri-tjetrin dhe nuk janë në kundërshti të njëri-tjetrit.

Përkundrazi këndvështrimet e tyre janë bashkëplotësuese dhe për të patur një

pamje të plotësuar të tablosë të gjithë këndvështrimet duhen marrë parasysh.

Kjo analizë mund të na ndihmojë të gjenerojmë përkufizime nisur nga

këndvështrimet e secilit studiues.

Sipas studiuesit të parë produkt i kësaj ngjarjeje është

një formë e dukshme teksti, qoftë e folur dhe e

transkriptuar më pas apo dhe e shkruar.

Sipas studiuesit të dytë ligjërimi është një ngjarje e

veçantë nga e cila këto procese nisin.

Ligjërim sipas studiuesit të tretë është procesi gjuhësor,

njohës social ku kuptimet shprehen dhe qëllimet

interpretohen në bashkëveprimin njerëzor.

Sipas studiuesit te katërt ligjërimi është njësi historike

dhe kulturore që përbëjnë dhe rregullojnë këto procese.

Për të qenë i plotë ligjërimi duhet të ketë veçori të e mëposhtme:

Kohezion- marrëdhënie gramatikore midis pjesëve të një

fjalie. Kohezioni është mjaft i rëndësishëm për

interpretimin.

Koherencë- renditja e fjalive apo e pjesëve duhet të jetë

logjike.

Qëllim- mesazhi duhet të përcillet lirshëm dhe të jetë i

ndërgjegjshëm.

Pranueshmëri- tregon se produkti komunikues duhet të

jetë mjaftueshmërisht i kënaqshëm, që nënkupton se

publiku e aprovon atë.

Informim- ligjërimi duhet të mbartë patjetër një

minimum informacioni të ri.

Situata- rrethanat në të cilat ndodh ligjërata.

Ndërtekstualiteti- referenca ndaj botës jashtë tekstit.

Page 82: STILET FUNSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT

STILET FUNKSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT PUBLIK NË FUSHËN E EDUKIMIT

73

73

3.4.2. Analiza kritike e ligjërimit

Analiza kritike e ligjërimit është një lloj kërkimi analitik i ligjërimit që

kryesisht studion mënyrën sesi abuzimi me pushtetin social dhe pabarazia

ushtrohen, riprodhohen dhe kundërshtohen nga teksti dhe të folurit në

kontekste sociale dhe politike. Tipike për këtë lloj kërkimi është pozicionimi i

qartë i analistit, i cili ka për qëllim të kuptojë, ekspozojë dhe kundërshtojë

pabarazinë sociale të krijuar në këtë mënyrë.

Disa tipare të analizës kritike të ligjërimit janë gjendur në teorinë kritike të

shkollës së Frankfurtit para Luftës së Dytë Botërore .171 Natyra kritike që ka

kjo rrymë mbi gjuhësinë dhe ligjërimin lindi nga ‘linguistët kritikë’ që ishin

të përqendruar kryesisht në Britani dhe Australi, në fund të viteve 70 172.

Analiza kritike e ligjërimit ka paralele me zhvillimet kritike në

sociolinguistikë, psikologji dhe shkenca sociale.173

Më shumë se një drejtim, shkollë apo specializim, analiza kritike e ligjërimit

është një ‘mënyrë’ ose ‘perspektivë’ e teorisë së analizës dhe zbatimit në të

gjitha fushat. Është krejt e natyrshme aplikimi i pak a shumë të njëjtës

prespektivë kritike në fusha të ndryshme si pragmatika, analiza e

bashkëbisedimit, retorika, stilistika, sociolinguistika, etnografia apo edhe

media. Roli dhe ndërgjegjia e analistëve në shoqëri janë mjaft thelbësorë.

Studiuesit kritikë argumentojnë se shkenca dhe veçanërisht ligjërimi shkollor,

janë pjesë e strukturave sociale dhe ndikohen prej tyre. Studiuesit mendojnë

se marrëdhënia midis arsimimit dhe shoqërisë, nuk duhet shmangur, por

përkundrazi ajo duhet të jetë objekt studimi dhe të vlerësohen për atë që

sjellin. Praktikat studiuese duhet t’i marrin parasysh dhe të bazohen mbi to.174

Teoria e formimit, përshkrimit dhe interpretimit edhe në ligjërimin analitik

është pozicionuar sociopolitikisht, pavarësisht nëse pranohet ose jo.

Reflektimi mbi rolin e studiuesve në shoqëri dhe qeverisje bëhet pjesë

përbërëse e ndërmarrjes së analizës së ligjërimit. Kjo nënkupton se analistët e

ligjërimit e kryejnë analizën në solidaritet dhe bashkëpunim me grupet

shoqërore të dominuara.

Studiuesit kanë shumë pika të përbashkëta për analizën kritike të ligjërimit,

por në të njëjtën kohë kanë edhe shumë kundërshti. Kundërshtitë janë

zakonisht për procedurat analitike, të cilat varen drejtpërdrejt nga përkufizimi

i ‘kritikës’ dhe ‘ligjërimit’ që ka zgjedhur analisti, si dhe qëllimi specifik për

të zhvilluar analizën. Metodat e analizës janë pak a shumë tekstore. Disa prej

tyre janë më pak të orientuara drejt gjuhësisë dhe më shumë drejt kontekstit

171 Agger, B. (1992a). Cultural Studies as Critical Theory. London: Falmer Press. 172 Mey, J. L. (1985). Whose Language. A Study in Linguistic Pragmatics. Amsterdam: Benjamins. 173 Birnbaum, N. (1971). Toward a Critical Sociology. New York: Oxford University Press. 174 Teun A. Van Dijk, Handbook of Discourse Analysis: Discourse and dialogue, 1985 Academic

Press, Inc London

Page 83: STILET FUNSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT

STILET FUNKSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT PUBLIK NË FUSHËN E EDUKIMIT

74

74

në të cilin ndodh ligjërimi. Metoda të tjera theksojnë më shumë mar rëdhënien

e ligjërimit me konceptet historike dhe politike. Ka dhe një numër metodash

që përpiqen të vendosin në barazpeshë aspektin gjuhësor dhe atë social të

analizës.

Një nga metodat më të përdorshme është ajo e Fairclough 1992 .175 Ai e

ndërton analizën mbi tri shtylla përkatësisht përshkrimin, interpretimin dhe

shpjegimin e marrëdhënieve ligjërimore dhe praktikave sociale në mjedisin

lokal, institucional dhe shoqëror të analizës. Ambienti lokal përfshin një tekst

që mund të jetë një fjalim politik, artikull gazete etj. Ambienti institucional

është niveli pasardhës i abstraksionit dhe përfshin institucionet sociale që

rregullojnë mjedisin lokal, siç mund të jenë qasjet apo tendencat politike të

gazetës apo të institucionit. Ambienti social është niveli që përfshin politikat

që janë formësuar dhe formësojnë atë institucional dhe lokal. Të gjitha këto

ambiente janë në marrëdhënie të përhershme me njeri -tjetrin. Chouliaraki së

bashku me Fairclough-un 1999 e zhvilluan edhe më tej këtë skemë analitike

duke përfshirë në të edhe elementë funksional të gjuhës. Ata i konsideruan

gjininë, ligjërimin dhe stilin si tri veçori të gjuhës, që operojnë brenda dhe

përmes mjediseve lokalë, institucionalë dhe shoqërorë. Në këtë mënyrë

analisti kritik i një ligjërimi ka mundësi të lëvizë nga analiza mikro në atë

makro të tekstit dhe anasjelltas. Kjo lëvizje e analizës midis gjuhësores dhe

sociales e bën atë një metodë sistematike për studimin e marrëdhënieve midis

ligjërimit dhe pushtetit.

Për t’u konsideruar e suksesshme analiza kritike e ligjërimit duhet të

përmbushë një numër kërkesash për të realizuar qëllimin e saj. Që të jetë e

pranueshme analiza kritike e ligjërimit duhet të konsiderohet më e mirë se

kërkimet e tjera të ngjashme. Gjithashtu analiza kritike e ligjërimit duhet të

përqendrohet kryesisht në problemet sociale dhe ato politike më shumë sesa

në paradigma dhe tendenca. Nga ana empirike për të qenë sa më e saktë,

analiza e çështjeve politike është zakonisht shumëdisiplinore.

Më shumë sesa thjesht përshkrimin e strukturave të ligjërimit, ajo përpiqet t’i

shpjegojë ato në raport me veçoritë e bashkëbisedimit social dhe veçanërisht

të strukturës sociale. Analiza kritike e ligjërimit përqendrohet më specifikisht

në mënyrën sesi strukturat e ligjërimit veprojnë, konfirmojnë, legjitimojnë,

riprodhojnë apo sfidojnë marrëdhëniet e pushtetit dhe dominimit në shoqëri.

Fairclough dhe Wodak,176 përmbledhin çështjet kryesore të analizës kritike të

ligjërimit si më poshtë:

1. analiza kritike e ligjërimit u drejtohet problemeve shoqërore

2. marrëdhëniet e pushtetit janë ligjërimore

3. ligjërimi përbën shoqërinë dhe kulturën

4. ligjërimi bën punë ideologjike

5. ligjërimi është interpretues dhe shpjegues

175 Fairclough, N. L. (ed.) (1992b). Critical Language Awareness. London: Longman. 176 Fairclough, N. L. dhe Wodak, R. (1997). Critical discourse analysis. Tek T. A. van Dijk (ed.),

Discourse Studies. A Multidisciplinary Introduction, Vol. 2. Discourse as Social Interaction

(fq. 271-80).

Page 84: STILET FUNSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT

STILET FUNKSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT PUBLIK NË FUSHËN E EDUKIMIT

75

75

6. ligjërimi është një formë e veprimit social

Gee ka një këndvështrim paksa të ndryshëm nga Fairclough. Në procedurat

analitike të tij ai përfshin përshkrimin, interpretimin dhe shpjegimin e

marrëdhënieve midis njësive gjuhësore të ‘ligjërimit’ dhe modeleve kulturore,

identiteteve të caktuara dhe kuptimeve të caktuara të ‘Ligjërimit’. ( vini re

dallimin midis ligjërimit me shkronjë të vogël dhe atij me shkronjë të madhe.)

Gee-ja dallon gjashtë aktivitete.177Ato janë;

1. ndërtimi shenjues

2. ndërtimi i fjalëve

3. ndërtimi i aktiviteteve

4. ndërtimi i identiteteve socialkulturore

5. ndërtimi politik

6. krijimi i lidhjeve midis tyre

Kjo nënkupton që analiza kritike e ligjërimit është një analizë e jo vetëm asaj

që thuhet, por edhe asaj që nënkuptohet, jo vetëm e asaj që është konkrete por

edhe e asaj që mungon.

Nuk egzistojnë formula të paracaktuara për analizën kritike të ligjërimit.

Përcaktimi i një tërësie të caktuar procedurash varet nga kërkimi praktik në

tekstin mbi të cilin po punohet. Ajo që ka një rëndësi të veçantë për analizën

kritike të ligjërimit, është përfshirja e të tri komponentëve të saj ; kritikës,

ligjërimit dhe analizës, në metodologji.

3.4.3. Dallime dhe të përbashkëta midis analizës së ligjërimit

dhe analizës kritike të ligjërimit

Dy nga studiuesit kryesorë të analizës kritike të ligjërimit Fairclough dhe

Gee janë ndikuar kryesisht nga mendimi post-strukturalist i Foucault,

Bourdieu, Bakhtin, dhe teoria kritike Neo-Marksiste e Althusser, Gramsci, etj.

Qasja gramatikore e këtyre studiuesve bazohet mbi modelin garmatikor dhe

atë të analizës së tekstit të Halliday 1994, model ky më i përhapur në shkollën

anglo-saksone.178

Forma të analizave të ligjërimit që shmangin modele të analizës gramatikore

dhe tekstore nga teoritë sociopolitike dhe kritike të shoqërisë dhe

institucioneve të saj, nuk konsiderohen si forma të analizës kritike të

ligjërimit. Në të njëjtën kohë egzistojnë shumë analiza, kjo edhe në arsim, ku

177 Gee P.J., How to do discourse analyses: Theory and method. 2005 Routledge. 178 Howarth, D., (2000) Discourse Analysis. Open University Press.

Page 85: STILET FUNSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT

STILET FUNKSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT PUBLIK NË FUSHËN E EDUKIMIT

76

76

aspekte të teorisë sociopolitike kombinohen me analizën gjuhësore për të

dhënë një analizë kritike të ligjërimit.

Midis analizës së thjeshtë të ligjërimit dhe asaj kritike egzistojnë edhe

ndryshime. Dallimi i parë është midis potencialit real kuptimor dhe kuptimit

konkret në një kontekst të caktuar.

Kur interpretojmë një pjesëz të gjuhës egziston një supozim apo pritshmëri

sesi kjo gjuhë përdoret. Thënë ndryshe çdo fjalë apo strukturë në gjuhë ka një

potencial të mundshëm kuptimor. Ky potencial është numri i mundshëm i

kuptimeve, që një fjalë apo strukturë mund të marrë në kontekste të ndryshme

përdorimi. Këto quhen kuptime sipas llojeve të ligjëratave. Këto lloj

kuptimesh janë kuptime të përgjithshme, jo të specifikuara sipas situatave. Në

situata të caktuara përdorimi, fjalët dhe strukturat marrin kuptime më

konkrete, brenda spektrit potencial të kuptimeve. Këto quhen kuptim

konkrete, sipas llojit të ligjëratës ose kuptime në një situatë të caktuar.179

Dallimi i dytë është midis idiolekteve dhe joidiolekteve. Labov -i argumenton

se në shumicën e rasteve çdo njeri mëson një gjuhë amtare në vitet e para të

jetës.180 Shumë gjuhëtarë besojnë se procesi i mësimit të gjuhës është

pjesërisht i kontrolluar biologjikisht. Kjo nënkupton se gjuha është

instinktive.

Në momentin që një fëmijë përballet me një informacion specifik të një gjuhe

njerëzore, ai ndërton një gjuhë bazuar mbi këto burime. Nga ana sipërfaqësore

kjo gjuhë është e ndryshme nga të tjerat, por në thelb është e ngjashme me to.

Në këtë nivel askush nuk e mëson fëmijën. Ky argument nënkupton se gjuhët

amtare dhe idiolektet janë të ‘njëjtë’ në kuptimin që qeverisen nga rregullat,

janë komplekse dhe kanë qëllim komunikimin .181 Nga kjo ne kuptojmë se të

gjitha gjuhët dhe dialektet në nivelin gramatikor janë të barasvlefshme dhe

për rrjedhim nuk ndihmojnë shumë nëse analiza ligjërimore mbetet në nivelin

gjuhësor. Njerëzit përdorin gjuhën amtare në fillim dhe gjatë gjithë jetës për

të folur në idiolekt, stil gjuhe ky që përdoret kur ata janë në jetën e

përditshme dhe jo si specialistë të një fushe të caktuar. Nga kjo pikëpamje

çdo stil, i çdo individi është i barazvlefshëm me të tjerët. Natyrshëm, çdo

shoqëri konsideron një stil të caktuar si standard dhe të tjerët si jo -standard,

bazuar kjo gjithmonë mbi dallime sociale dhe politike .182 Por duhet të themi

këtu që nga pikëpamja gjuhësore kjo nuk përbën dallim, pasi gjuhësisht

dialektet e një gjuhe janë të barasvlefshëm.

Me kalimin e kohës të gjithë mësojmë stile për qëllime specifike të lidhura me

profesionin, besimin fetar, politik etj. Gee-ja183 këto i quan gjuhë sociale.

Gee-ja mendon se kushdo mund të mësoje një gjuhë sociale, një dialekt i

ndryshëm për grupe të ndryshme njerëzish. Por kjo ndodh gjithmonë në lidhje

179 Gee P.J., How to do discourse analyses: Theory and method. 2005 Routledge. 180 Labov, W. (1972b). Sociolinguistic patterns. Philadelphia: University of Pennsylvania Press 181 Chomsky, N., (2002) On nature and language Cambridge University Press. 182 Milroy, J., & Milroy, L. (1991). Authority in language: Investigating language prescription and

standardisation (2nd ed.). London: Routledge. 183 Gee, J. P. (1999). An introduction to discourse analysis: Theory and method. London: Routledge.

Page 86: STILET FUNSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT

STILET FUNKSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT PUBLIK NË FUSHËN E EDUKIMIT

77

77

me gjuhën amtare. Thamë pak më parë se procesi i mësimit të një forme

dialektore përcaktohet biologjikisht, po kështu çdo gjuhë sociale ndërtohet

mbi themele të dialektit të mëparshëm. Mësimi i gjuhëve sociale jodialektore

nuk është një proces biologjikisht i kontrolluar .184

Evolucioni kontribuon pozitivisht në përmirësimin e kapaciteteve njerëzore të

gjuhës dialektore, por është neutral për gjuhët sociale.

Shembull

1-Mos përdorni acid hidroklorik! Do t’ju shpoj tubat!

2-Efikasiteti i acidit hidroklorik është i padiskutueshëm, por efekti gërryes i

tij e bën të papërshtatshëm për materialet metalikë.

Fjalia e parë është në stil dialektor të gjuhës. Çdokush që ka

njohuritë thelbësore të saj, mund të shqiptojë një variant të

barazvlefshëm me të.

Fjalia e dytë i përket një gjuhe sociale akademike (inxhinierisë

kimike). Edhe pse çdo përdorues i gjuhës i ka të gjitha strukturat

gramatikore që mbart kjo fjali, jo çdo folës di t’i kombinojë këto

struktura në këtë mënyrë. Ata po ashtu nuk janë të ndërgjegjshëm që

kombinimi i tyre quhet nga disa praktika sociale, ‘ligjërim i

akademikëve’. Kjo njohuri nuk fitohet mbi bazën e ndonjë aftësie

biologjike gjuhësore, por mund të mësohet. Në shkollë studentët

përpiqen të nxënë fjali të modelit të dytë dhe askush të modelit të parë.

Për të ndërtuar këto lloj fjalish përveç zotërimit të rregullave

gramatikore, duhen ditur edhe veçoritë gjuhësore që bëjnë të mundur

kombinimin e tyre .

Por edhe kjo pikëpamje është e diskutueshme për shumë

studiues. Ata mendojnë se gjuha e folur është mbështetur biologjikisht

dhe për rrjedhim nuk kërkon nxënie specifike. Por gjuha e shkruar ka

lindur kohë më vonë se e folura. Kjo e bën atë më pak të mbështetur

biologjikisht dhe të pamundur të fitohet pa mësime specifike të kodeve

të të shkruarit dhe natyrën e tyre. Fjalia e tipit të dytë i ka gjithmonë të

dyja format, të shkruar dhe të folur, ndryshe nga e para që ka kryesisht

vetëm formën e folur.

Përveç potencialit real kuptimor, analiza e ligjërimit qoftë kjo e thjeshtë qoftë

kritike, merr përsipër të studiojë edhe atë që quhet kuptim konkret Në fazën e

parë të analizës së potencialit real kuptimor, studiuesi merret me disa pjesë të

ligjëratës (fjalët, shprehjet dhe struktura të tjera) dhe shoqërimin e tyre me

184 Gee, J. P. (2001). Progressivism, critique, and socially situated minds. Tek C. Dudley-Marling & C.

Edelsky (Eds.), The fate of progressive language policies and practices (fq. 31–58). Urbana, IL:

NCTE.

Page 87: STILET FUNSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT

STILET FUNKSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT PUBLIK NË FUSHËN E EDUKIMIT

78

78

disa lloj funksionesh që quhen potenciale kuptimore. Sidoqoftë në një fjali të

ligjëruar egzistojnë të dyja llojet e kuptimeve, si ai potencial po ashtu edhe ai

real. Këto dy lloj kuptimesh egzistojnë, sepse forma specifike gjuhësore

marrin kuptime specifike, sipas konteksteve ku lindin.185

Konteksti i referohet një tërësie gjithmonë në rritje faktorësh që shoqërojnë

përdorimin e gjuhës. Për këtë arsye ky koncept vjen gjithmonë në shumës.

Këtu përfshihen skena e ngjarjes, njerëzit e pranishëm, njohuritë dhe besimet

respektive të tyre, gjuha që shoqëron para dhe pas ligjëratës, marrëdhëniet

sociale midis njerëzve të përfshirë, identitetet gjinore, seksuale, etnike,

kulturore dhe historike. Qasja më bashkëkohore e analizës së ligjërimit

përmbledh një pikëpamje reflektive midis gjuhës dhe kontekstit. Reflektive

quhet pasi ligjërata ndikon mbi kontekstin dhe konteksti ndikon mbi

ligjëratën.

Vlera e analizës së kuptimit real dhe kuptimit potencial , është e ndryshme.

Vlera e analizës së kësaj të fundit konkretizohet në përzgjedhjen dhe zbatimin

e një teorie gramatikore të caktuar mbi marrëdhënien formë-funksion të

gjuhës, si dhe interpretimin korrekt të të dhënave gramatike dhe semantike.

Por në rastin e dytë problemi është më i komplikuar. Ai mbart një problem që

quhet problemi ‘kornizë’.

Çdo aspekt i kontekstit mund të ndikojë mbi kuptimin e një ligjërate qoftë të

shkruar apo të folur. Gjithësia kontekstuale është e pafundme dhe përfshin që

nga elementët lokalë si pozicioni i trupit dhe vështrimi deri tek qëndrimi i

njerëzve ndaj ambienteve historike, institucionale dhe kulturore. Pavarësisht

sa kontekst mund të marrim parasysh në interpretimin e një ligjërate të

caktuar, egziston gjithmonë mundësia për të gjetur aspekte të tjera shtesë të

kontekstit, që mund të merren parasysh. Këto informacione të reja mund të

ndryshojnë mënyrën sesi interpretojmë ligjëratën. Atëherë natyrshëm lind

pyetja: Kur ndalojmë me konturimin e kontekstit? Si mund ta kuptojmë që

interpretimi që po bëjmë është i duhuri nëse marrja në konsideratë e

aspekteve të reja të kontekstit mund ta ndryshojë këtë interpretim?

Përgjigjia e kësaj pyetjeje dhe problemi që ajo mbart, janë thikë më dy presa.

Analistët mund t’i ndryshojnë kornizat kontekstuale të ligjërimit për të sjellë

kuptime të reja, gjë që do të ndryshonte edhe këndvështrimin mbi çështje të

caktuara.

Kjo ndodh edhe në jetën e përditshme, kur përpiqemi të analizojmë ligjërimet

e jetës së përditshme dhe të përcaktojmë kufijtë e konteksteve të përdorshëm.

I vetmi ndryshim është se kjo ndodh në mënyrë të pandërgjegjshme dhe

bazohet në standarde kryesisht kulturore. Por gjithsesi kjo kornizë diku

përcaktohet nëse njerëzit duhet të përparojnë me jetën e tyre të përditshme.

Në aspektin shkencor mënyra më e mirë për të kontrolluar këtë problem është

duke dhënë argumenta të mjaftueshëm se tërësia kontekstuale e përdorur në

185 Gee, J. P. (1996). Social linguistics and literacies: Ideology in discourses (2nd ed.). London: Taylor

& Francis.

Page 88: STILET FUNSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT

STILET FUNKSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT PUBLIK NË FUSHËN E EDUKIMIT

79

79

një copëz të caktuar kërkimi është e rëndësishme dhe në përputhje me gjuhën

e përdorur ngaata njerëz të cilët janë marrë si objekt studimi. Por nuk

përjashtohet edhe thellimi i studimit nën dritën e elementëve kontekstualë si

dhe krahasimi i produkteve për të kuptuar nëse ka ndryshime ose jo. E

megjithatë e gjithë tërësia e konteksteve është i pafundme dhe kjo e bën

problemin edhe më aktual. Për rrjedhim analiza në këtë nivel është e

pashtershme dhe gjithmonë e hapur për çdo element të kontekstit që përdoret.

Analiza kritike e ligjërimit e mbart analizën e thjeshtë të ligjërimit. Kjo do të

thotë që përveç çështjeve të diskutuara më lart, kjo analizë kërkon të studiojë

mënyrën sesi secila apo të dyja, gjuha dhe forma, (që përbën çështjen e parë)

dhe kuptimi lokal (kuptimi kontekstual) shoqërizohen me praktikat sociale, që

përbën edhe detyrën kryesore të analizës kritike të ligjërimit. Autorë si

Couliaraki dhe Fairclough, Gee, Luke, van Dijk, i trajtojnë praktikat sociale

jo vetëm nga pikëpamja e marrëdhënieve, por dhe e rrjedhimeve që lindin mbi

statusin, solidaritetin, shpërndarjen e të mirave materiale dhe pushtetit.186

3.5. Analiza mikro dhe makro e ligjërimit

Përdorimi i gjuhës, ligjërimi, bashkëbisedimi verbal dhe komunikimi janë

pjesë e nivelit mikro të analizës ndërsa terma si ‘pushteti’, ‘mbizotërimi’ dhe

‘pabarazia’ midis grupeve sociale, i përkasin nivelit makro të analizës.

Teorikisht analiza kritike e ligjërimit ka për detyrë të mbushë hapësirën midis

niveleve mikro dhe makro.187 Në bashkëbisedimet e përditshme nivelet makro

dhe mikro sillen si një njësi e vetme. Egzistojnë shumë qasje për të analizuar

dhe lidhur këto nivele në një analizë të unifikuar kritike. Në vartësi të qasjes

që parapëlqen studiuesi ato mund të jenë si më poshtë:

1. Anëtarët e grupeve: Përdoruesit e gjuhës që hyjnë në ligjërim si anëtarë

të shumë grupimeve sociale, organizatave ose institucioneve ose edhe

anasjelltas. Grupet mund të veprojnë nëpërmjet anëtarëve.

2. Aksion-proces: Aktet sociale të aktorëve individualë janë kështu pjesë

përbërëse e një grupi aksionesh dhe procesesh sociale siç është krijimi

i legjislacionit, lajm-bërja ose dhe nxitja e racizmit

3. Struktura kontekst-shoqëri: situatat e bashkëveprimeve ligjërimore janë

pjesë përbërëse e strukturave sociale; psh një konferencë shtypi mund

të jetë një praktikë tipike e mediave apo organizmave të ndryshëm. Kjo

186 Gee, J. P. (1999). An introduction to discourse analysis: Theory and method. London: Routledge.

Luke, A. (1995). Text and discourse in education: An introduction to critical discourse analysis. Tek

M. W. Apple (Ed.), Review of research in education 21 (fq. 3–48). Washington, DC: AERA.

van Dijk, T. A. (Ed.). (1997a). Discourse as structure and process: Discourses studies 1: A

multidisciplinary introduction. London: Sage. van Dijk, T. A. (Ed.). (1997b). Discourse as social

interaction: Discourse studies 2: A multidisciplinary introduction. London: Sage. 187 Knorr–Cetina, K. and Cicourel, A. V. (eds). (1981). Advances in Social Theory and Methodology.

Towards an Integration of Micro- and Macrosociologies. London: Routledge and Kegan Paul

Page 89: STILET FUNSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT

STILET FUNKSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT PUBLIK NË FUSHËN E EDUKIMIT

80

80

nënkupton që kontekstet ‘lokale’ ose ‘globale’ kanë marrëdhënie të

ngushtë me njëri-tjetrin dhe që të dy ushtrojnë kufizime mbi ligjërimin.

4. Njohuria personale dhe sociale. Përdoruesit e gjuhës si aktorë socialë,

kanë njohuri personale dhe sociale, ku hyjnë kujtimet individuale,

njohuritë dhe opinionet qofshin këto të ndara në anëtarët e një grupi

apo si një kulturë e përbashkët. Të dyja llojet e njohjeve ndikojnë në

bashkëveprimin dhe ligjërimin e anëtarëve.

3.5.1. Raporti Ligjërim-Pushtet

Një kuptim thelbësor në pjesën më të madhe të punës kritike mbi ligjërimin, e

përbën kuptimi që merr pushteti dhe më specifikisht pushteti social i grupeve

dominuese ose institucioneve. Konceptit të pushtetit i referohemi edhe me

termin ‘kontroll’. Kështu themi se grupet kanë (pak ose shumë) pushtet, nëse

ata janë të aftë të ushtrojnë (pak ose shumë) kontroll mbi veprimet ose

mendjet e anëtarëve të grupeve të tjera. Kjo përbën një pushtet fillestar të

grupeve të privilegjuara, përkundrejt burimeve sociale të forcës, parave,

statusit, famës, njohurive, informacionit, kulturës ose edhe vet formave të

ndryshme të ligjërimit publik dhe komunikimit .188

Lloje të ndryshme pushtetesh dallohen në varësi të burimit që ushtron atë lloj

pushteti. Për shembull pushteti ndëshkues i ushtrisë dhe i njerëzve të

dhunshëm bazohet mbi forcën, të pasurit ushtrojnë pushtet të bazuar mbi

paratë që zotërojnë, ndërkohë pushteti ndikues i prindërve, profesorëve ose

gazetarëve mund të bazohet mbi njohuritë, informacionin ose autoritetin që

këto grupe zotërojnë. Pushteti rrallëherë është absolut. Asnjë grup nuk mund

të kontrollojë tërësisht një grup tjetër. Për më tepër grupet e dominuara mund

t’i rezistojnë kontrollit, ta pranojnë, të bashkëjetojnë ose ta legjitimojnë

kontrollin dhe ndonjëherë edhe ta natyralizojnë atë.

Pushteti i grupeve dominante mund të ligjërohet dhe integrohet nëpërmjet

ligjeve, rregullave, normave, zakoneve dhe nga një konsensus i përgjithshëm i

heshtur që mund të marrë një formë që Gramsci e quan ‘hegjemoni’ .189

Dominimi klasor, seksizmi dhe racizmi janë shembujt karakteristikë të një

hegjemonie. Në të njëjtën kohë duhet të jemi të ndërgjegjshëm që jo çdo

formë pushteti ushtrohet haptas dhe dhunshëm nga anëtarët e grupeve

dominante. Një formë e fshehtë kontrolli është dhe tërësia e veprimeve ‘të

konsideruara të mirëqëna’ në jetën e përditshme, siç është rasti i shumë

formave të përditshme të seksizmit ose racizmit .190

188 Wrong, D. H. (1979). Power: Its Forms, Bases and Uses. Oxford: Blackwell. 189 Gramsci, A. (1971). Prison Notebooks. New York: International Publishers. 190 Essed, P. J. M. (1991). Understanding Everyday Racism: An Interdisciplinary Theory. Newbury

Park, CA: Sage.

Page 90: STILET FUNSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT

STILET FUNKSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT PUBLIK NË FUSHËN E EDUKIMIT

81

81

Qëllimi i analizës tonë është studimi i marrëdhënies që krijohet midis

ligjërimit dhe pushtetit. Po ashtu vëmë re se mundësia për të përdorur forma

të ndryshme të ligjërimit si ai politik, mediatik apo shkencor etj, është në

vetvete një burim pushteti. Por në të njëjtën kohë veprimet kontrollohen nga

mendja. Pra nëse jemi të aftë të ndikojmë në mendjet e njerëzve, respektivisht

në njohuritë apo opinionet e tyre, në mënyrë indirekte ne mund të

kontrollojmë edhe disa prej veprimeve të tyre. Pra sa më të mëdha të jenë

mundësitë e dominimit nëpërmjet ligjërimit, aq më të mëdha do të jenë edhe

mundësitë e kontrollit.

Duke patur parasysh këto forma të kontrollit, analiza kritike e ligjërimit

përpiqet t’i japë përgjigje pyetjeve të mëposhtme.

Si mundet grupet e pushtetshme të kontrollojnë ligjërimin publik?

Si mundet që një ligjërim të kontrollojë mendjet dhe veprimet e

grupeve më pak të pushtetshme dhe cilat janë pasojat sociale të një

kontrolli të tillë?

Kontrolli i ligjërimit është një nga format kryesore të pushtetit. Por edhe

kontrolli i mendjes së njerëzve është një mënyrë tjetër thelbësore për të

riprodhuar mbizotërim dhe hegjemoni. Pranimi i pushtetit nga grupet e

mbizotëruara ndodh në mënyra të ndryshme.

Kategoria e parë e grupeve të mbizotëruara është ajo kategori që

ka një tendencë pozitive për të pranuar besimet, njohuritë dhe

opinionet e grupeve mbizotëruese përveç kur janë në

mospërputhje të plotë me besimet dhe përvojën personale.

Grupet autoritare konsiderohen si të besueshëm dhe zakonisht

përbëhen nga studiues, ekspertë, profesionistë apo media që

gëzon besim në grupet e dominuara.191

Kategoria e dytë janë pjesëmarrësit që janë pasivë në një

ligjërim. Kontekste të tilla janë tipikë në arsim ose punë.

Mësimet, leksionet, instruksionet në punë dhe lloje të tjera

ligjërimi tipikë në situata të tilla, thjesht mund të ndiqen

pasivisht, interpretohen dhe mësohen (learn) ashtu siç e

kërkojnë autoritetet institucionale dhe organizative.

Rasti i tretë i sundimit ndodh kur grupeve të mbizotëruara, në

situata të caktuara ligjërimore, i mungon informacion i

mjaftueshëm për të gjeneruar besime alternative të

konkurueshme me ato që ofrohen.192

Dhe rasti i katërt i sundimit, ndodh kur grupet e mbizotëruara

nuk kanë njohuritë dhe besimet e domosdoshme për të sfiduar

ligjërimin apo informacionin ndaj të cilit janë ekspozuar .193

191 Nesler, M. S., Aguinis, H., Quigley, B. M., Tedeschi, J. T. (1993). The effect of credibility on

perceived power. Journal of Applied Social Psychology 192 Downing, J. (1984). Radical Media: The Political Experience of Alternative Communication.

Boston: South End Press. 193 Wodak, R. (1987). "And where is the Lebanon?" A socio—psycholinguistic investigation of

Page 91: STILET FUNSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT

STILET FUNKSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT PUBLIK NË FUSHËN E EDUKIMIT

82

82

Kushtet e përmendura më lartë janë kryesisht kontekstuale pasi i referohen të

dhënave mbi pjesëmarrësit në ngjarjen komunikative. Në të njëjtën kohë

egzistojnë edhe kushte të tjera ligjërimore pasi kanë të bëjnë me funksione të

ndryshme të strukturave dhe strategjive të tekstit të shkruar apo të folur.

Thënë ndryshe në vartësi të një konteksti të caktuar, disa kuptime apo forma

të ligjërimit, kanë më shumë ndikim mbi mendjen e njerëzve, disa të tjera

kanë më pak.

Tashmë kemi siguruar disa parime fillestare të strukturave të të menduarit dhe

sesi mund ta kontrollojmë atë. Por ajo që përbën interes mirëfilli për studimin

është zbulimi i aftësive të ligjërimit dhe strukturave të tij, për të ushtruar

kontroll.

Kontrolli i bazuar në kontekst buron nga fakti se njerëzit analizojnë dhe

kuptojnë jo vetëm tekstin e folur apo të shkruar, por të gjithë situatën

komunikative në tërësi. Analiza kritike e ligjërimit studion tiparet

kontekstuale dhe veçoritë e përdoruesve të gjuhës së grupeve dominuese dhe

mënyrën se si ato ndikojnë mbi anëtarët e grupeve të dominuara si dhe

përkufizojnë situatat komunikative në ‘modele kontekstore të preferuara’ .194

Analiza kritike e ligjërimit gjithashtu përqendrohet në mënyrën se si

strukturat e ligjërimit ndikojnë në modelet mendore. Në nivelin ‘global të

ligjërimit’, temat mund të ndikojnë mbi ato që njerëzit i konsiderojnë si

pjesën më të rëndësishme të informacionit. Kjo pjesë korrespondon me pjesë

më të rëndësishme të modeleve mendore. Për shembull përdorimi i një teme të

caktuar si titull kryesor i një gazete mund të ndikojë drejtpërdrejt në mënyrën

sesi një ngjarje përkufizohet në termat e modelit mendor ‘të preferuar ose

jo’.195

Në të njëjtën kohë informacioni mund të jetë ndikues edhe për arsye të

opinioneve sociale ‘të fshehura’ dhe për arsye të informacionit që perceptohet

si i mirëqenë nga ata që marrin informacionin. Po kështu në mënyrë që të

perceptojnë kuptimin dhe koherencën ligjërimore, në nivel lokal, njerëzit vetë

mund të kërkojnë modele të besimit që mbeten të hamendësuara në ligjërim.

Një tipar tipik i manipulimit të publikut është komunikimi i fshehtë i

besimeve, pa i bërë ato të qarta, duke minimizuar kështu mundësinë që të

diskutohen dhe kundërshtohen. Struktura e ligjërimit ka ndikim të

drejtpërdrejtë në formimin apo ndryshimin e modeleve mendore dhe

përfaqësimeve sociale. Nëse grupet dominante dhe veçanërisht elitat e tyre,

kontrollojnë masivisht ligjërimin publik dhe strukturat e tij, ata do të kenë në

të njëjtën kohë edhe kontroll mbi mendjet e tyre. E megjithatë ky kontroll ka

kufij. Kompleksiteti i të kuptuarit si dhe formimi dhe ndryshimi i besimeve,

janë të tilla, që nuk i mundësojnë dikujt të hamendësojë se cilat veçori të një

comprehension and intelligibility of news. Text, 7(4), fq. 377— 410. 194 Martin Rojo, L. dhe van Dijk, T. A. (1997). "There was a problem, and it was solved!" Legitimating

the expulsion of "illegal" immigrants in Spanish parliamentary discourse. Discourse and

Society, 8(4), fq 523-67 195 van Dijk, T. A. (Ed.). (1997a). Discourse as structure and process: Discourses studies 1: A

multidisciplinary introduction. London: Sage. van Dijk, T. A. (Ed.). (1997b). Discourse as social

interaction: Discourse studies 2: A multidisciplinary introduction. London: Sage

Page 92: STILET FUNSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT

STILET FUNKSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT PUBLIK NË FUSHËN E EDUKIMIT

83

83

teksti të caktuar, qoftë ky i folur apo i shkruar, do të ndikojnë në mendjet e

njerëzve dhe si do të ndikojnë ato në marrës të ndryshëm të informacionit.

3.5.2. Konteksti dhe analiza kritike e ligjërimit

Konteksti përkufizohet si një strukturë e përbërë nga veçori të situatave

sociale, që kanë lidhje me përdorimin dhe kuptimin e ligjërimit. 196 Ai

përbëhet nga kategori të tilla si përkufizimi i situatës, skenës ku hyn koha dhe

vendi, veprimet pasuese, ku përfshihen ligjërimet dhe llojet e ligjërimeve,

pjesëmarrësit në role të ndryshme komunikuese, sociale, institucionale si dhe

qëllimet, njohuritë, opinionet, qëndrimet dhe ideologjitë përkatëse. Kontrolli

mbi kontekstin nënkupton kontrollin mbi një ose më shumë prej këtyre

kategorive.

Për të shpjeguar marrëdhënien kontekst-ligjërim studiuesit shpesh janë

përfshirë në debate që datojnë herët në historinë e analizës gjuhësore. Sipas

analistëve të bashkëbisedimit, kontekst konsiderohet tërësia më e afërt në

kohë e pjesëmarrësve në dialog ose thënë ndryshe ajo që ndodh pak para dhe

pas dialogut. Për rrjedhim konteksti që përbën rëndësi studimore parësore si

për pjesëmarrësit po ashtu edhe për gjuhëtarët, është konteksti gjuhësor ose

thënë ndryshe ajo që është thënë menjëherë para dhe pas bashkëbisedimit.

Ndërtimi i këtij konteksti të menjëhershëm është i barasvlefshëm me

ndërtimin e kuptimit të një ligjërate të dhënë. Kontekstet e mëdha socio -

kulturore janë shmangur për arsye metodologjike. Kjo tregon se edhe pse

bashkëbisedimet ndodhin në kontekste sociale dhe politike, analiza e

bashkëbisedimit ka parësore analizën gjuhësore ose mikro.197

Shumë analistë mendojnë se analiza e kontekstit ka ndikim të drejtpërdrejtë

në analizën e gjuhës së përdorur. Sipas Gee-së, një nga studiesit kryesorë të

teorisë së analizës kritike të ligjërimit, ajo që përbën sfidën kryesore për

analistët, është përcaktimi i qartë i kontekstit që duhet përzgjedhur, ose

quajtur ndryshe nga ai ‘problemi përcaktuesi kornizës’. Eshtë e kuptueshme

që asnjë lloj analize dhe po ashtu as ajo kritike nuk mund të ndjekë dot të

gjitha kontekstet në të njëjtën kohë.

196 Duranti, A. and Goodwin, C. (eds). (1992).Rethinking Context: Language as an Interactive

Phenomenon. Cambridge: Cambridge University Press.

van Dijk, T. A. (Ed.). (1997a). Discourse as structure and process: Discourses studies 1: A

multidisciplinary introduction. London: Sage. van Dijk, T. A. (Ed.). (1997b). Discourse as social

interaction: Discourse studies 2: A multidisciplinary introduction. London: Sage. 197 Blommaert, J. (2003). Discourse analysis: A critical introduction. Cambridge: Cambridge

University Press.

Page 93: STILET FUNSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT

STILET FUNKSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT PUBLIK NË FUSHËN E EDUKIMIT

84

84

Analiza kritike e ligjërimit bazohet në supozimin se përdorimi i gjuhës

ndërtohet ngakontekste sociale, kulturore, politike dhe ekonomike dhe në të

njëjtën kohë ndërton kontekste sociale, kulturore, politike dhe ekonomike.

Fairclogh-u 1995, dallon tre lloj kontekstesh të rëndësishëm për analizën

kritike të ligjërimit: lokale, institucionale dhe shoqërore. Këto kontekste u

vijnë në ndihmë studiuesve në fushën e arsimit kur vëzhgojnë marrëdhëniet

mësues –nxënës, në studimin e dokumentacionit të programeve si dhe në

mbledhjet institucionale.

3.5.3. Kontrolli i kontekstit nga grupet dominante

Thelbësore për ushtrimin e pushtetit nga grupet dominante, është kontrolli jo

vetëm mbi përmbajtjen, por edhe mbi strukturat e tekstit dhe të të folurit. Për

sa i përket vartësisë së tekstit ndaj kontekstin u vu re se anëtarët e grupeve

mbizotërues kishin mundësinë e përzgjedhjes së llojeve të ligjërimeve në një

rast të caktuar.198

Me rëndësi jetësore për të gjithë ligjërimet është identifikimi i atij që

kontrollon temën e çështjes si makrostrukturë semantike. Për shembull

botuesit kanë mundësinë të kontrollojnë çështjet që do të diskutohen në

media,199 profesorët vendosin cilat tema do të trajtohen në klasë, prindërit se

çfarë duhet të lexojnë apo shikojnë fëmijët në shtëpi etj.

Pjesa më e madhe e kontrollit të ligjërimit është kontekstuale dhe globale. Por

kjo nuk do të thotë se detajet lokale të kuptimit, formës dhe stilit nuk mund të

kontrollohen. Përmendim këtu detajet e një përgjigjeje në klasë, përzgjedhja e

njësive leksikore të caktuara, lejimi ose jo i zhargonit etj. 200

Po kështu në shumë situata edhe volumi i zërit mund të kontrollohet duke e

detyruar folësin ta mbajë zërin të ulët dhe në disa raste edhe të mos flasë fare,

kontroll ky i ushtruar në mënyra të ndryshme. Në disa kontekste kulturore

mërmëritja është e ndaluar si formë e mungesës së respektit. 201

Virtualisht të gjitha nivelet dhe strukturat e kontekstit të tekstit qoftë ky i

folur apo i shkruar, në parim mund të kontrollohen në nivele të ndryshme nga

198 Wodak, R. (1985).(1997) The interaction between Gender and Discourse.

judge and defendant. Tek T. A. van Dijk (ed.), Handbook of Discourse Analysis. Vol. 4. Discourse

Analysis in Society (fq. 181-91). London: Academic Press. 199 Gans, H. (1979). Deciding What's News. New York: Pantheon Books. 200 Martin Rojo, L. (1994). Jargon of delinquents and the study of conversational dynamics. Journal of

Pragmatics, 201 Albert, E. M. (1972). Culture patterning of speech behavior in Burundi. Tek J. J. Gumperz dhe D.

Hymes (eds), Directions in Sociolinguistics: The Ethnography of Communication

(fq. 72-105). New York:

Page 94: STILET FUNSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT

STILET FUNKSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT PUBLIK NË FUSHËN E EDUKIMIT

85

85

grupet dominante duke ushtruar pushtet mbi grupet e dominuara. Edhe pse kjo

është shumë e vërtetë, teksti në tërësinë e vet nuk mund të ngërthejë tërësisht

marrëdhëniet e pushtetshme që krijohen midis grupeve. Është gjithmonë

konteksti ai që ndërhyn duke forcuar ose transferuar këto marrëdhënie.

3.5.4. Heshtja si pushtet

Retorika ka si qëllim parësor skalitjen e pushtetit nëpërmjet gjuhës në një

moment të caktuar, duke theksuar kush është ligjëruesi, kush është dëgjuesi,

kush duhet të heshtë dhe çfarë duhet të thuhet ose jo. Vetëm përpara një

publiku të caktuar mundet që nëpërmjet ligjërimit të folur ose jo, të bëhet

progres drejt qëllimit të përcaktuar më parë.

Përshtypja e parë pas studimit të historisë së retorikës është se përfaqësuesit

më të denjë të saj kanë qenë meshkuj edhe pse teoritë e retorikës janë shkruar

nga pozicion gjinor asnjëanës. Studimet e fundit sygjerojnë një traditë

gjuhësore që përjashton femrat si të papërshtatshme me retorikën. Kjo ka

ardhur kryesisht jo sepse femrat nuk e praktikonin atë, por se tradita refuzoi

të njohë format, strategjitë dhe qëllimet e përdorura nga gratë. Qëllimi nuk

është ripërkufizimi i retorikës, por njohja e heshtjes si strategji retorike.

Vetëm në vitet e fundit është zgjuar ndërgjegjia për dhënien e krediteve të

merituara edhe pjesës ‘tjetër’, femrave, të cilat deri më sot kanë qenë ‘të

padukshme’ ose ‘të heshtura’. Duke cituar Anne Phillips-i202 dhe Nancy

Fraser-i, 203 femrat më së shumti kanë munguar ose nuk janë pranuar nga

teoria dhe historia e retorikës. Ka mjaft studime sot që përpiqen të

demonstrojnë se femrat janë pjesëmarrëse aktive të jetës intelektuale

perëndimore dhe për rrjedhim të përshtatshme si objekt studimi akademik.

Mund të përmendim këtu Aspasinë që mësoi Perikliun të ligjëronte, apo

Hortensian dhe argumentin e saj të suksesshëm tek Triumvirati Romaki vitit 42

p.e.r, që rezultoi në uljen e taksave për gratë, apo Margery Kempe-s, një

argumentuese e shkëlqyer e shekullit XIV dhe Queen Elizabeth I-rë dhe gojëtarinë e

saj spikatëse.

Një nga problemet kryesore me të cilat është përballur retorika feministe

është heshtja ose të heshturit. Padyshim që e shkuara fatkeqësisht ka lënë në

heshtje një pjesë të konsiderueshmë të retorikës si gjestet, ligjërimet dhe

dorëshkrimet origjinale.

Edhe pse ligjërimi mirëfilli është sfidues, për t’u konsideruar ë shtë edhe

pushteti i heshtjes si pjesë e ligjërimit. Ajo shpesh është përdorur si strategji e

nënkuptuar. Heshtja, si strategji retorike, jo gjithmonë ia arrin qëllimit. Për

rrjedhim heshtja është lidhur gjithmonë me thelbin e feminilitetit; të dobësisë,

202Phillips A., (1996) The Politics of Presence (Oxford: Oxford University Press, ). 203 Fraser N., (1995): “From Redistribution to Recognition? Dilemmas of Justice in a ‘Post-Socialist’

Age”, New Left Review 212 fq 68-93

Page 95: STILET FUNSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT

STILET FUNKSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT PUBLIK NË FUSHËN E EDUKIMIT

86

86

pasivitetit, budallallëkut dhe nënshtrimit. Në të kundërt të folurit është

konsideruar gjithmonë si simbol i maskulinitetit, forcës, lirisë, autoritetit në

një kulturë perëndimore ku mbizotëron tendenca e mbivlerësimit të aktit të të

folurit.

Për të qenë të paanshëm duhet të përmendim se në historinë e retorikës,

heshtja është një ndërthurje strategjish simbolike, që po ashtu si gjuha e folur

ka shumë funksione dhe interpretime. Retorika e heshtjes është përgjigja pa

fjalë. Funksionon si mjet komunikimi si për ligjëruesin po ashtu edhe për

publikun. Retorika klasike ka qenë gjithmonë e lidhur me të folurit dhe

ligjërimin ndikues. Kjo nënkupton marrjen e vendimeve nën efektin e saj.

Edhe heshtja është ndikuese sepse edhe nëpërmjet saj publiku duhet të marrë

vendime.

Sipas filozofisë së Langer, gjuha nuk shërben thjesht për të komunikuar.

Gjuha krijon simbole që ndërtojnë realitetin. Edhe heshtja shërben si mjet për

të konceptuar objekte dhe ide. Ajo komunikon simbolikisht mendime dhe

koncepte, si thellësinë e dashurisë për dikë tjetër, lirinë, bukurinë. Heshtja

mund të zëvendësojë simbole të ligjëratës së folur.

Studimet hedhin dritë mbi dy aspekte të heshtjes respektivisht pushteti i

përdorimit të heshtjes dhe inferioriteti i shkaktuar nga pamundësia për t’u

shprehur, pra të lënit në heshtje. Sot është fenomen i njohur edhe në sferat

akademike, ushtrimi i ndërgjegjshëm i pushtetit përmes heshtjes.

3.6. Ligjërimi politik

Pjesa më e madhe e analizës së ligjërimit politik është kryer kryesisht nga

gjuhëtarët dhe analistët e ligjërimit, pasi shkenca politike është ndër ato

shkenca, të pakta në numër, ku analiza e ligjërimit ka mbetur virtualisht e

panjohur edhe pse ka pak ndikim nga rrymat postmoderniste të ligjërimit. 204

Shumë studime të komunikimit politik dhe retorikës mbivendosen me qasje të

analizës ligjërimore. Edhe më pranë analizës së ligjërimit politik është

koncepti i “kornizës” në analizën e tekstit politik.205

Sipas Wilson, duke patur parasysh rolin e ligjërimit në krijimin, riprodhimin

dhe legjitimizimin e pushtetit dhe dominimit, priten shumë studime të

analizës kritike të teksteve politike

204 Derian, J., & Shapiro, J.M., (1989) International / intrtextual relations; Postmodern Readings of

World Politics. Lexington Books (Lexington, Mass)

Fox J.Ch.,& Miller T.H., (1995) Postmodern public Administration: Toward Discourse. Sage

Publications 205 Nimmo D.D., & Sanders, R.K., (1981) Handbook of Political Communication

Gamson A. W., (1992) Talking Politics., Cambridge University Press.

Page 96: STILET FUNSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT

STILET FUNKSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT PUBLIK NË FUSHËN E EDUKIMIT

87

87

3.6.1. Përkufizimi i ligjërimit politik

Një nga detyrat më të rëndësishme të analizës së ligjërimit politik, është

përkufizimi i objektit të studimit. Çfarë është saktësisht ‘ligjërimi politik’?

Mënyra më e thjeshtë e cila mund të konsiderohet jo tërësisht e gabuar, është

identifikimi i ligjërimit politik nga aktorët apo autorët politikanë. Pjesa më e

madhe e studimeve të ligjërimeve politike i referohet teksteve të politikanëve

ose institucioneve të politikës, si presidentët, kryeministrat, anëtarët e

qeverisë, parlamentit apo partive politike, qoftë në nivel lokal, kombëtar dhe

ndërkombëtar.

Disa studime të politikanëve kanë një qasje që shkon më pranë analizës

kritike të ligjërimit.206

Nga ky këndvështrim politikanët janë një grup njerëzish që paguhen për

aktivitetet e tyre dhe që janë zgjedhur apo caktuar si aktorë t kryesorë në

politikë. Kjo mënyrë përkufizimi është e njëjtë me mënyrën sesi përkufizojmë

ligjërimin mjekësor, legal dhe arsimor, në lidhje të drejtëpërdrejtë me

pjesëmarrësit në këto fusha.

Kjo është pjesa më e thjeshtë nëse gjejmë mirëkuptim mbi përkufizimin e

ligjërimit politik. Edhe pse politikanët dhe aktorët e tjerë politikëbërës, janë

thelbësorë në shkencat e politikës, politikanët nuk janë të vetmit pjesëmarrës

në fushën e politikës. Nga pikëpamja ‘komunikuese’ e analizës së ligjërimit

duhet të përfshijmë edhe marrës të ndryshëm të ngjarjeve polititke si

publikun, qytetarët, masat dhe grupet e kategoritë e tyre. Pasi lokalizojmë

politikën dhe ligjërimet në sferën politike edhe më shumë pjesëmarrës

shfaqen në skenën e komunikimit politik. E megjithatë, ndryshe nga shumë

fusha të tjera kufizimi i ligjërimit politik si art i vetëm politikanëve dhe

publikut aktiv nuk është i mjaftueshëm. Gjendet edhe një kategori marrësish,

e cila edhe pse pasive duhet marrë parasysh për të patur të plotë pikturën e

ligjërimit politik. Ata janë kryesisht marrës në modelin më të thjeshtë të

komunikimit, atë linear. Quhet linear sepse mungon pjesërisht ose tërësisht

përgjigjia ose reagimi i publikut.

Piktura e ligjërimit politik bëhet edhe më e plotë kur në procesin politik

përfshihen edhe qytetarët, votuesit, grupimet, kundërshtarët, demonstruesit

etj. Të gjitha këto grupime apo individë, si dhe organizatat dhe institucionet,

mund të jenë pjesë aktive e proceseve politike dhe për rrjedhim të përfshirë

po aktivisht në ligjërimet politike.

Një mënyrë tjetër për të zgjeruar objektin e studimit të ligjërimit është

përqendrimi tek natyra e aktiviteteve, që kryhen nga tekstet politike më

shumë sesa nga vetëm natyra e pjesëmarrësve të saj.

206 Carbo M., (1984) Reading Style Inventory Research Manual, Learning Research Associates

Dillon J., (1990) The Practice of Questioning, Routldge,.

Page 97: STILET FUNSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT

STILET FUNKSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT PUBLIK NË FUSHËN E EDUKIMIT

88

88

Pavarësisht nga shumë mënyra që egzistojnë për të përkufizuar ligjërimin

politik, ndër më të rëndësishmin mund të përmendim kontekstin, si një faktor

tepër të rëndësishëm në kategorizimin e ligjërimit si politik ose jo.

Pjesëmarrësit dhe veprimet janë thelbi i këtyre konteksteve dhe ne mund të

analizojmë kontekste të tilla gjerësisht në terrenin e ngjarjeve politike dhe

komunikuese së bashku me terrenin, kohën, vendin, rrethanat, rastin qëllimin,

funksionin, qëllimet dhe pasojat ligjore ose politike. Edhe pse pjesa më e

madhe e ligjërimeve politike ndodh në ngjarje komunikuese si mbledhje,

sesione parlamentare, fushata elektorale, protesta, mitingje, etj përsëri teksti

dhe konteksti përkufizojnë reciprokisht njëri-tjetrin.

3.6.2. Situatat e ligjërimit

Një nga çështjet më të rëndësishme në këtë pikë është egzistenca e veçorive

që bëjnë dallimin midis ligjërimit politik dhe formave të tjera të ligjërimit në

fusha të tjera si ekonomi, edukim etj. Një çështje tjetër është studimi i

veçorive të ligjërimit dhe strukturave të tekstit qoftë ky i shkruar apo i folur

dhe nëse këto veçori dhe struktura shfaqen kryesisht në ligjërimin politik dhe

sinjalizojnë ekzistencën e natyrës politike të këtij ligjërimi. Strukturat

ligjëruese mund të kenë shumë funksione, në kontekste të ndryshme dhe në

gjini të ndryshme. Përjashtim bën zhargoni leksikor politik. Kështu strukturat

ligjërimore kanë shumë funksione dhe nuk mund të kufizohen vetëm në

kontekstet dhe zhanret politike. Pasi janë dalluar veçoritë individuale, tipike

të konteksteve politike, analiza e ligjërimeve politike në pjesën tjetër të saj do

të jetë e ngjashme me atë të çdo lloj analize ligjërimore. Kështu dallimet në

analizën ligjërimore politike duhen kërkuar në marrëdhëniet midis strukturave

ligjërimore dhe strukturave të kontekstit. Kështu nëse metafora në klasë ka

funksion arsimues, metafora në ligjërim politik merr funksionin e kontekstit

politik. Analiza e strukturave dhe strategjive të fonetikës, grafikës, sintaksës,

kuptimit, akteve të ligjërimit, stilit, retorikës etj, midis veçorive të tjera të

tekstit, bëhen pjesë e analizës së ligjërimit politik nëse ato do të

kontekstualizohen politikisht.

Tashmë dihet se “gjuha zyrtare” e vendimeve qeveritare, apo terminologjia

ligjore është e detyrueshme si nga ana ligjërimore edhe nga ana politike,

ligjore. Po kështu edhe debatet politike duhet të jenë në stilin formal. Kjo

nënkupton se format zyrtare, publike të teksteve politike si të shkuara dhe të

folura, kanë një numër limitimesh stilistikore që edhe pse jo ekskluzive të

ligjërimit politik, ai i ndan ato në forma të tjera të ligjërimit publik.

Egzistojnë gjithashtu shprehje formulë, forma të të adresuarit apo fjalimeve

politike që i përkasin veçanërisht këtij ligjërimi.

“Members of the Senate and of the House of Representatives of the United

States, I feel gratefully honoured that you should have thus invited me to

Page 98: STILET FUNSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT

STILET FUNKSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT PUBLIK NË FUSHËN E EDUKIMIT

89

89

enter the United State Senate chamber and address the representatives of

both branches of Congress…”207

“We meet here for a simple purpose. We have come to find a basis for

accommodation which will make life safer and happier not only for the nation

we represent but for the people elsewhere.. .”208

“Z. Kryetar!

Si përfaqësues i punëtorëve e bujqve shqiptar t’Amerikës, jam i mendjes të

bëhen reforma agrare. Po me këtë më duket nuk mund t’i bëjmë me nji

projektligjë me 2 a 3 nene; çështja është e komplikuar e do një studim të

thellë…”209

Përveç normës së ligjërimit zyrtar, strukturat e ligjërimit mund të plotësojnë

edhe kriterin e efektivitetit dhe ndikimit. Njësitë leksikore nuk përzgjidhen

vetëm për estetikën politike, por edhe sepse ato vazhdimisht theksojnë ose jo

qëndrimet politike dhe opinionet, ‘manipulojnë’ opinionin publik, prodhojnë

marrëveshje politike ose legjitimojnë pushtetin politik. E njëjta gjë mund të

thuhet edhe për përzgjedhjen e temave, për përdorimin e figurave retorike,

menaxhimin pragmatik të akteve të ligjërimit, vet-prezantimet etj. Ndoshta

strukturat e ligjërimit politik rrallëherë janë ekskluzive, por ligjërimi politik

tipik dhe i efektshëm në kontekste politike ka strukturat dhe strategjitë e veta

të preferuara, të cilat janë funksionale në përmbushjen e aksioneve politike.

3.6.3. Tipare të ligjërimit politik

3.6.3.1. Tematika e ligjërimit politik

Në parim ligjërimi politik mund të jetë virtualisht për çfarë do lloj teme. Por

nëse i referohemi kufizimeve të konteksteve politike të diskutuara më lart ne

mund të supozojmë se ligjërimi politik ka një tematikë të përcaktuar. Së pari

ligjërimi politik do të diskutojë çështje me tematikë politike. Pra ajo që pritet

nga kuptimi i përgjithshëm është marrëdhënia e tij me sistemet politike,

ideologjike, institucionet, proceset dhe aktorët politikë si dhe ngjarjet

politike. Pjesa më e madhe e ligjërimeve polit ike është refleksive (flasin për

vetveten).

“We are here in response to universal urge, recognized by Premier Bulganin

in his speech of July 15, that the political leaders of our great countries fimd

a path to peace.

We cannot expect here, in the few hours of a few days, to solve all the

problems of all the world that need to be solved. Indeed, the four of us

207 Churchill W., (1941)Address before United States Congress Dhjetor 26, 208 Eisenhower D.D., The Spirit of Geneva,. Geneva conference of the Big Four, on July 18, 1955. 209 Noli F.S., (1923)Përsëri debate dhe ndërhyrje në Këshillin Kombëtar

Page 99: STILET FUNSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT

STILET FUNKSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT PUBLIK NË FUSHËN E EDUKIMIT

90

90

meeting here have no authority from others that could justify us even in

attempting that.”210

“We do not envisage an end to this war save victory. We are determined not

only to win the war but to win the peace. Plans must be prepared in advance.

Action must be taken now if the end of the war is not to find us

unprepared…”211

Kjo veçori nuk është tipike për ligjërimin arsimor, ligjor dhe edukativ.

Megjithatë një pjesë e tematikës politike, kombinohet edhe me ato shoqërore.

Psh. debati për minoritetet mund të jetë një temë politike, por në të njëjtën

kohë i takon edhe sferës sociale. Ky model dhe shumë të tjerë të ngjashëm me

këtë na bëjnë të mendojmë që limitimi i një tematike si vetëm politike është

praktikisht i pamundur.

Në të njëjtën kohë foljet janë në kohën e ardhme dhe i referohen veprimeve që

do të ndodhin në të ardhmen. Po kështu tipike për ligjërimet politike është

negativiteti i shprehur në kohën e tashme dhe pozitiviteti i shprehur në të

ardhmen. Kjo justifikon edhe qëllimin kryesor mbi të cilin ndërtohen

ligjërimet politike. ‘E tashmja do përmirësuar dhe kjo i takon të ardhmes.’

Ndërkohë që referencat ndaj të shkuarës në përgjithësi, janë të mjegullta dhe

të dyshimta.

Tematika mund të reflektojë edhe vlerësime, përshkrime dhe referenca për

politikanët, figurat politike, organizatat dhe veprimet e tyre që janë pa dyshim

një funksion i opinioneve dhe qëndrimeve të bazuara politikisht dhe

ideologjikisht. Tipar kryesor i këtyre vlerësimeve është polarizimi semantik

dhe ideologjik.

Një nga tiparet e përgjithëshme të këtyre skemave është dhënia e një rëndësie

të dorës së dytë kuptimit për qëllime të njërës palë. Pavarësisht nëse

informacioni është përmendur në titull ose jo, përmbledhja ose përfundimi

varen nga mënyra sesi kuptimi shpërndahet në përmbajtjen e ligjërimit. Në të

kundërt detaje të parëndësishme mund të ndriçohen, për të shmangur vënien

në dukje të informacioneve të rëndësishme. Mbi bazën e këtyreskemave janë

ndërtuar edhe parimet e (primacy) ‘në filim idetë më pak të debatueshme’ dhe

(recency) ‘publiku mban mend më mirë atë që dëgjon të fundit ’. Në raste

ekstreme kjo mund të çojë deri në eleminimin e kategorive të caktuara siç

mund të jëtë informacioni mbështetës në intervista politike, propaganda,

intervista etj. 212

Në të njëjtën mënyrë çdo zhanër politik mund të shfaqë skemat e tij

strukturore, siç mund të jetë në debatet parlamentare, fjalimet politike,

programet partiake etj. Disa prej këtyre kategorive janë të detyrueshme, si

210 Eisenhower D.D., The Spirit of Geneva,. Geneva conference of the Big Four, Korrik 18, 1955. 211 Attlee R.C., Kryeminister i Anglisë, The Atlantic Charter Tetor 29, 1941 212 Chomsky N., dhe Herman S. E., Manufacturing Consent; The political Economy of the Mass

Media, 1988.

Page 100: STILET FUNSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT

STILET FUNKSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT PUBLIK NË FUSHËN E EDUKIMIT

91

91

hapja dhe mbyllja e sesioneve zyrtare parlamentare, ndërkohë që struktura të

tjera janë thjesht mirëkuptim si në fjalimet politike etj. Strukturat dhe

strategjitë argumentuese janë më të përhapurat në tekstet politike, të cilat

gjenden në forma të shprehura qartë ose të supozuara. Shpesh ndikimi

nëpërmjet argumentimit është shpesh përshkruar si hallka kryesore e

demokracisë.

3.6.3.2. Leksiku i fjalimit politik

Ajo që është e vërtetë për kuptimin lokal dhe global është natyrshëm e vërtetë

edhe për kuptimet e fjalëve dhe po kështu edhe për përzgjedhjen leksikore dhe

variantet. Në të vërtetë shumë studime të ‘gjuhës politike’ përqendrohen në

përdorimin e fjalëve të veçanta në politikë.Po kështu vëmendje tërheqin edhe

përdorimi i eufemizmave në përshkrimin e elementëve, ngjarjeve dhe

objekteve negativë. Kështu mund të gjejmë përshkrimin ironik të ‘bombave’

si ‘paqeruajtës’ apo vrasjen e civilëve të pafajshëm si dëme anësore.

Gjuha e polarizuar së tepërmi është një nga elementët që tërheq më së shumti

vëmëndjen, leksik që ndryshe njihet edhe me termin ‘e duhura dhe e gabuara’.

Në një nga fjalimet e tij George Bush-it shprehet si më poshtë mbi përdorimin

e gjuhës së polarizuar në fjalimet e tij sidomos pas sulmeve terroriste të 11

shtatorit:

‘Some worry that it is somehow undiplomatic or impolite to

speak the language of right and wrong. I disagree. Different

circumstances require different methods, but not different

moralities. Moral truth is the same in every culture, in every

time, and in every place. Targeting innocent civilians for

murder is always and everywhere wrong. Brutality against

women is always and everywhere wrong. There can be no

neutrality between justice and cruelty, between the innocent

and the guilty. We are in a conflict between good and evil, and

America will call evil by its name. By confronting evil and

lawless regimes, we do not create a problem, we reveal a

problem. And we will lead the world in opposing it.’

(Bush, June 1, 2002, Graduation exercise of the United States

Military Academy, West Point, New York)

Page 101: STILET FUNSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT

STILET FUNKSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT PUBLIK NË FUSHËN E EDUKIMIT

92

92

Në analizën e tyre të fjalimeve politiketë Bush-it, Collet-i dhe Najem-i213

dallojnë dy karakteristika kryesore. Njëra është leksiko -gramatikore dhe tjetra

është tërësisht leksikore.

Në karakteristikën e parë elementi dominues është mungesa pothuaj tërësore e

foljeve ndihmëse could, would, might, etj. Përdorimi i tyre ngjyros thëniet dhe

ofron mundësi për keqkuptime dhe keqinterpretime. Butt-i e quan mungesën e

foljeve ndihmëse si krijimin e efektit të kategorikes.214 Kjo sygjeron siguri të

plotë, egzistencën e të vërtetave të padiskutueshme, apo fakteve që janë

shumë të qarta për t’u diskutuar apo dyshuar, si për shembull:

Kush mund të kundërshtojë faktin se “vrasja është gjithmonë dhe kudo vrasje”

apo “dhuna kundër grave është gjithmonë dhe kudo e gabuar”.

Tipari tjetër leksikor është përdorimi i çifteve të antonimeve ku elementi

pozitiv cilëson “ne” dhe ai negativ “ata”

Right-Wrong

Justice- Cruelty

Innocent- Guilty

Good- Evil

Përdorimi i çifteve antonimike shënon jo vetëm pikëpamjen e Presidentit

Bush, por edhe synimet e tij për të ardhmen.

Martin-i215 thotë se:

“(…) identiteti drejt të cilit rrëfimi orienton emocionet politike,

tenton të nxisë përpjekjet për balancimin e pushtetit; ai

transformon perceptimet e së shkuarës dhe së të tashmes;

ndryshon dhe krijon organizime njerëzore; riformëson kulturat

duke theksuar tipare të reja dhe gjen pikëprerje të kuptimit dhe

logjikës së tyre. Identiteti që rrëfimi shpërfaq është një

interpretim i ri i botës dhe synon modifikimin e saj.”

Përcaktimi i Amerikës dhe popullit amerikan si ‘a great people’, ‘a great

nation’, ‘brightest beacon’, shteti që mbron ‘all that is good and just’ dhe

vlera si ‘peace’, ‘justice’, ‘secirity’, ‘freedom’, ‘opportunity’, përkundrejt

213 Collet, T., dhe Najem, T., Word Choices in post -9/11 Speeches and the Identity Construction of the

Other 214 Butt, D.G., (2004) Grammar- the first covert operation of war, Discourse & Society fq.267-290 215 Martin, D.C. (1995) The Choices of Identity Social Identities fq. 5-20

Page 102: STILET FUNSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT

STILET FUNKSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT PUBLIK NË FUSHËN E EDUKIMIT

93

93

terroristëve që kanë dështuar, që janë ‘evil’, ‘despicable’, dhe përfaqësues të

‘the very worst of human nature’.

‘Thousads of lives were suddenly ended by evil, despicable acts of terror (…)

Today, our nation saw evil, the very worst of human nature.’

Shpesh nëpërmjet leksikut të tyre politikanët ofrojnë vetëm një këndvështrim

të mundshëm të botës ‘o me ne, o kundër nesh’ si në thënien e cituar të Bush:

“either you are with us or you are with the terrorists”.

3.6.3.3. Sintaksa e fjalimit politik

Diçka më pak i dukshëm se leksiku është manipulimi i stilit sintaksor siç

është përdorimi i përemrave, ndryshimi i rendit të fjalëve në fjali, përdorimi i

kategorive sintaksore të veçanta, përdorimi i fjalive veprore dhe pësore,

emërzimet, kompleksiteti i fjalive dhe mënyra të tjera për të shprehur kuptime

të fshehta në strukturat e fjalive.

Ndër më të mirënjohurat në kufijtë e sintaksës, semantikës dhe pragmatikës,

është përdorimi i njëanshëm i përemrave dëftorë kuptimi i të cilave varet nga

konteksti, siç duket qartë edhe në çiftin paradigmatik që dëshmon polaritet

politik ‘ne’ kundër ‘atyre’.216

Kështu përdorimi i përemrit vetor ne dhe pronorit respektiv (tonë, tona, tanë,

jonë, ynë, sonë) ka shumë implikime për pozicionin politik, aleancat,

solidaritetin dhe pozicionin socio-politik të folësit dhe kontekstit aktual. Psh

ne njerëzit, ne presidentët, ne demokratët, ne qeveritarët etj. nga kjo

pikëpamje, përemrat politik janë dëftues tipikë për kontekstet politik dhe

kategoritë e tyre. Gjatë fjalimeve politike, këto vet-referime përemërore mund

të ndryshojnë në vartësi të grupit të referencës që dominon në çdo argument.

Parimet e përfshirjes apo përjashtimit dalin në pah dhe reflektojnë strategjitë

njëpalëshe në procesin politik.

(…) We are confronted with another theme. It is not a new theme; it leaps out

upon us from the Dark ages- racial persecution, religious intolerance,

deprivation of free speech, the conception of the citizen as a mere soulless

fraction of the State.217

Variacione të tjera, si për shembull, rendi i fjalëve, kanë dy funksione

politike, atë të theksimit përmes vendosjes së fjalëve dhe shprehjeve, në

vende më të dukshme ose jo. Vendosja e një fjale në një rend jonormal

sintaksor mund të tërheqë vëmendjen ndaj kësaj fjale. Fjalitë veprore mund të

përdoren simbolikisht për të shoqëruar agjentin kryesor. Fjalitë pësore

përqendrohen kryesisht në agjentin dytësor apo viktimën, duke lënë agjentin

216 Wilson. J. (2001) Political discourse tek D.Schiffrin The Handbook of discourse Analyses, Oxford:

Blackwell Publishers Ltd 398-415. 217 Churchill, W., (1938) Into Battle London: Cassell

Page 103: STILET FUNSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT

STILET FUNKSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT PUBLIK NË FUSHËN E EDUKIMIT

94

94

përgjegjës jashtë vëmendjes, duke e renditur të fundit apo duke e supozuar

atë.

(…) China is being torn to pieces by a military clique in japan: the poor,

tormented Chinese people there are making a brave and stubborn defence.

The ancient empire of Ethiopia has been overrun. The Ethiopians were taught

to look to the sanctity of public law, to the tribunal of many nations gathered

in majestic union.218

Po ashtu si strukturat semantike edhe strukturat sintaksore kanë aftësinë të

theksojnë ose jo fjalë të caktuara, shprehje apo pjesë fjalie duke kontribuar në

mënyrë indirekte në theksimin e caktuar kuptimor, një funksion ky politik

dhe i aleancave të folësit apo shkrimtarit.219

218 Wilson. J. (2001) Political discourse tek D.Schiffrin The Handbook of discourse Analyses, Oxford:

Blackwell Publishers Ltd 398-415. 219 Fowler, R., Hodge, B., Kress, G. and Trew, T. (1979) Language and Control. London:

Routledge & Kegan Paul.

Page 104: STILET FUNSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT

STILET FUNKSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT PUBLIK NË FUSHËN E EDUKIMIT

95

95

KREU IV

ASPEKTE PRAKTIKE TË ANALIZËS SË LIGJËRIMIT

4.1. Rëndësia e analizës së ligjërimit

Qëllimi i këtij kapitulli është analiza praktike e ligjërimit dhe për rrjedhim do

të ishte me interes të ripërkufizonim edhe njëherë konceptin e ligjërimit.

Sipas Brown-it dhe Yule-s ligjërimi mund të përkufizohet si “ një proces

dinamik në të cilin gjuha përdoret si një instrument komunikimi në një

kontekst, nga një folës/ shkrues, për të shprehur kuptimin dhe për të arritur

qëllimet.”220 I njëjti përshkrim mund të gjendet dhe tek Cook , i cili e

përkufizon ligjërimin si gjuha që “është përdorur për të komunikuar diçka dhe

është koherente” përkundër gjuhës që “përdoret për të mësuar një gjuhë ose

letërsi, ose për të studiuar sesi funksionojnë rregullat e gjuhës”. 221 Kështu

ligjërim mund të quhet çdo copëz gjuhe që është përdorur për të komunikuar

diçka dhe tregon vazhdimësi dhe koherencë. Mund të jetë një ligjërim formal,

një artikull shkencor, dialogu mes dy njerëzve apo dhe një shënim i thjeshtë

mbi një copëz letre. Cook specifikon se ligjërimi jo domosdoshmërisht duhet

të jetë korrekt gramatikisht. Ajo që ka më shumë vlerë është vlera

komunikative e tij.

Në fushën e mësimit të gjuhës, analiza e ligjërimit ka një rëndësi të

padiskutueshme. Kjo jo vetëm u jep mundësinë studentëve të njihen me

shqiptimin, gramatikën dhe fjalorin e një gjuhe të huaj, por u mundëson atyre

të fitojnë njohuri mbi përshtatjen e njohurive me një kontekst të caktuar në

mënyrë që të mund të përcjellin mesazhin e tyre sa më qartë. 222 Rezultatet e

analizave të ligjërimit ndihmojnë në zbulimin e veçorive natyrale të

komunikimit dhe kur vihen në zbatim ndihmojnë përdoruesit e tyre të jen ë të

suksesshëm në komunikim.

Analiza e ligjërimit sipas shpjegimit që ofron Cook, na jep mundësinë të

kuptojmë sesi “copëza të ligjërimit, të studiuara në kontekstin e tyre të plotë

social dhe psikologjik, marrin kuptim dhe shndërrohen në copëza unike për

përdoruesit e tyre.”223 Për të analiza ligjërimit është “kërkimi i asaj çka e bën

gjuhën koherente.” Kjo pikëpamje përkon me atë të Brown dhe Yule si

“analiza e gjuhës në përdorim.”224 Nga këto dy përkufizime kuptohet qartë se

220 Brown, G., dhe Yule, Y., (1983)Discourse analysis. Cambridge: CUP, . Fq. 26 221 Cook, G., (1989) Discourse. Oxford: fq. 6 222 po aty. Fq.1 223 po aty 224 Brown, G., dhe Yule, Y., (1983)Discourse analysis. Cambridge: CUP, Fq.1

Page 105: STILET FUNSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT

STILET FUNKSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT PUBLIK NË FUSHËN E EDUKIMIT

96

96

analiza e ligjërimit shkon përtej përshkrimit gjuhësor formal të sintaksës dhe

semantikës; ajo merr përsipër të studiojë gjuhën në një kontekst më të gjerë

duke përdorur fusha të ndryshme studimi të gjuhës. Brown dhe Yule kryesisht

përqendrohen në rëndësinë e pragmatikës kur analizojnë ligjërimin. “Analiza

e ligjërimit padyshim përmbledh analizën sintaksore dhe semantike, por

fillimisht konsiston në pragmatikë.”225

4.2. Metoda e analizës së ligjërimit

Analiza e ligjërimit ka zënë një vend domethënës në studimin e gjuhëve në

dhjetëvjeçarin e fundit dhe po zgjerohet gjithmonë e më shumë. Egzistojnë

disa mënyra për analizuar ligjërimin. Brown-i dhe Yule përqendrohen në

nivelin e ligjërimit dhe në pragmatikën e tekstit. Në këto fusha ato

përshkruajnë rolin e kontekstit në interpretim, temat e ligjërimit, tematikën

dhe strukturën e informacionit, kohezionin dhe koherencën. Për arsye

thjeshtësie në një nga studimet e tyre, Crystal-i dhe Davy-i e ndajnë analizën

e ligjërimit në disa nivele të cilët përfshijnë: nivelin fonetik/grafik ,

fonologjik/grafologjik, gramatik, leksikor dhe semantik.226 Por ata nuk

përjashtojnë mundësinë e detajimit të niveleve të më lart përmendura dhe

shtimin e niveleve të reja, nëse analiza e tekstit e kërkon atë. Por në të njëjtën

kohë edhe nivele të pa aplikueshme mund të përjashtohen, si në rastin e

nivelit fonologjik në rastin e teksteve që mbërrijnë vetëm në formë të

shkruar.227

Duke ndjekur sygjerimet e Crystal-it dhe Davy-it për një analizë më të qartë

fillohet me analizën e një niveli në mënyrë të pavarur duke përdorur teknikat

e zhvilluara në gjuhësi për secilin prej tyre. Nëse një analizë përqasëse midis

niveleve është e domosdoshme, ajo mund të shfaqet në formën e përmbledhjes

në fund të informacionit.

225 Brown, G., dhe Yule, Y., Discourse analysis. Cambridge: CUP, 1983. Fq.26 226 Crystal,D., dhe Davy, D., Investigating English style. London: Longman, 1969. 227 Kredàtusovà. M., (2009) Diploma thesis Queen’s Speeches 1952-2007: Discourse Analyses

Masaryk University

Page 106: STILET FUNSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT

STILET FUNKSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT PUBLIK NË FUSHËN E EDUKIMIT

97

97

4.2.1. Nivelet e analizës së ligjërimit

4.2.1.1. Niveli grafik

Siç thekson edhe Urbanova, aspekti grafik i një ligjërimi të shkruar ka të

njëjtën vlerë me imazhet e tingujve në një ligjërim të folur. 228 Elementet

grafikë janë të parët që hasen kur i qasesh një teksti për ta analizuar. Efekti

vizual i elementeve grafikë kontribuon në perceptimin e tekstit dhe krijon

pritshmëri për të. Niveli grafik konsiston në përdorimin e grafikës, të çdo

figure apo fotografie që shoqëron tekstin, përdorimi i ngjyrave, shkronjave

apo përmasave të tyre. “Paraqitja dhe grafika janë mjetet më të rëndësishme

që ndihmojnë në shprehjen e kuptimeve specifike dhe nuancave të tyre në një

tekst të shkruar”229 Crystal shprehet se “ zgjedhjet e masës apo ngjyrave në

tekst janë tërësisht jogjuhësore, por ato kanë qartësisht implikime gjuhësore

në lidhje me strukturën semantike të ligjëratave, ose edhe te vetë strukturat

gramatikore.”230 Kjo dëshmon se niveli grafik ka ndikim në nivelin kuptimor

të tekstit. Për shembull në tekstet formale, formati i preferuar është Times

New Roman231, 12, apo dhe shkrime të tjera si Calibri, Cambria etj, por

asnjëherë një tekst formal nuk shkruhet me shkronja Lucida Calligraphy apo

Lucida Handwriting. Ky format i përket stilit më të shkujdesur që është stil i i

letrave personale, etj.

Shembull

The American people have, it seems to me, formed a true judgement upon the

disaster which has befallen Europe. They realise, perhaps more clearly than

the French and British publics have yet done, the far-reaching consequences

of the abandoned and ruin of the Czechoslovak Republic. I hold to the

conviction I expressed some months ago, that if in April, may or June, Great

Britain, France, and Russia had jointly declared that they would act together

upon Nazi Germany if Herr Hitler committed an act of unprovoked aggression

against this small state, and if they had hold Poland, Yugoslavia, and

Rumania what they meant to do in good time, and invited them to join the

combination of peace-defending Powers, I hold that the German Dictator

would have been confronted with such a formidable array that he would have

been deterred from his purpose.(…)

Ky është formati i përzgjedhur nga burimi për fjalimin e mbajtur në 1941 nga

Churchill-i, për një temë delikate, ajo e Luftës së Dytë Botërore. Në qoftë se

228 Urbanova. L., dhe Oakland. A., ( 2002) Ùvod do anglickè stylistiky Barrister&Principal., tek

Kredàtusovà. M., (2009) Diploma thesis Queen’s Speeches 1952-2007: Discourse Analyses Masaryk

University 229 Urbanova. L., dhe Oakland. A., ( 2002) Ùvod do anglickè stylistiky Barrister&Principal., tek

Kredàtusovà. M., (2009) Diploma thesis Queen’s Speeches 1952-2007: Discourse Analyses Masaryk

University 230 Crystal,D., dhe Davy, D., (1969) Investigating English style. London: Longman,. 231 Lloje shkrimesh tek Microsoft Word

Page 107: STILET FUNSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT

STILET FUNKSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT PUBLIK NË FUSHËN E EDUKIMIT

98

98

një format tjetër do të ishte përzgjedhur, teksti nuk do të përcillte të njëjtin

nivel formaliteti si më lart.

The American people have, it seems to me, formed a true judgement upon the

disaster which has befallen Europe. They realise, perhaps more clearly than the

French and British publics have yet done, the far-reaching consequences of the

abandoned and ruin of the Czechoslovak Republic. I hold to the conviction I

expressed some months ago, that if in April, may or June, Great Britain, France,

and Russia had jointly declared that they would act together upon Nazi Germany

if Herr Hitler committed an act of unprovoked aggression against this small state,

and if they had hold Poland, Yugoslavia, and Rumania what they meant to do in

good time, and invited them to join the combination of peace-defending Powers, I

hold that the German Dictator would have been confronted with such a

formidable array that he would have been deterred from his purpose.(…)

Natyrisht egzistojnë disa lloje tekstesh që kanë kërkesa specifike në

përdorimin e mjeteve grafike dhe egzistojnë disa zhanre, që kanë një nivel

grafik të parapërcaktuar, si gazetat, revistat apo letrat.

Po kështu kur flasim për organizim të një teksti, paraqitja e tij ka vlerë

gjithashtu. Një tekst mund të ndahet në paragrafë, kapituj ose dhe të krijojë

forma me vargje, si në rastin e poezive moderne. Kjo ndikon drejtpërsëdrejti

në mënyrën sesi ky tekst përpunohet apo në kuptimin e përgjithshëm të tij.

Por një tekst mund të mbartë edhe shënime jashtë formatit, pyetje udhëzuese,

një shtojcë terminologjie, që i referohen tekstit bazë dhe ndikojnë kështu në

mënyrën sesi lexohet një tekst.

Sidoqoftë një fjalim është shkruar për t’u lexuar me zë të lartë dhe për

Page 108: STILET FUNSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT

STILET FUNKSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT PUBLIK NË FUSHËN E EDUKIMIT

99

99

rrjedhim organizimi i shkronjave për shtyp ka vlerë dytësore në këtë rast. Në

fund të fundit ai që bie në kontakt me tekstin është vetëm folësi.

Shembull i kaligrafisë së Nolit

Tekstet e studiuara janë marrë nga autorë të ndryshëm dhe janë kategorizuar

në fjalime ceremoniale dhe bindëse në vartësi të tipareve dominuese të secilit

prej tyre. Pjesa më e madhe e tyre është marrë nga fondi i Fan Nolit , pasi ai

ishte njëri nga autorët më prodhimtarë të kohës jo vetëm në gojëtari, por dhe

në shumë zhanre të tjera.

Në analizën grafike të fjalimeve i shmangemi analizës së madhësisë së

shkronjave apo llojit të shkrimit, pasi fjalimet nuk janë në formën origjinale

të dorëshkrimeve të autorëve, por kanë udhëtuar në kohë dhe i janë nënshtruar

shumë botimeve, gjë që nuk përjashton subjektivitetin e botuesit. Fjalimet

ceremoniale të Nolit janë kryesisht të shkurtër me disa përjashtime.

Fjalimi “E shqipes u bëftë!” Ka rreth 1230 fjalë. Fjalimi është i

organizuar në 16 paragrafë me gjatësi të ndryshme. Çdo paragraph i

qëndron besnik temës kryesore të gojëtarisë Noliane, temës patriotike

dhe shtjellon një nëntemë në funksion të temës kryesore. Ky është një

tipar që karakterizon në tërësi ligjëratën e tij.

Page 109: STILET FUNSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT

STILET FUNKSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT PUBLIK NË FUSHËN E EDUKIMIT

100

100

Shembull :

“Vëllezër të dashur,

Përse dëfrejnë sot tërë bota? Përse gazi derdhet nëpër udhërat posi

rrëke që zbret nga mali? Përse gjithë bota, të ndërruar e të stolisur,

baresën me zemër të hapur dhe me faqe të ndritur? Përse trokëllejnë

në tërë anët dyfegjet?”

Paragrafi i parë i ligjërimit “E shqipes u bëftë!” ndërtohet nëformën e

pyetjeve dhe trajton temën e festimeve të 4 korrikut Ditës së Pavarësisë

së popullit Amerikan. Noli e përzgjedh këtë ngjarje si shkas për të

hequr vija paralele me historinë e popullit shqiptar i cili fatkeqësisht

nuk kishte një festë pavarësie, deri më atë ditë të 1906 -tës, kur Noli

shkroi dhe mbajti ligjërimin.

“Qamë, lebetitëm, ulëritëm ndër kishërat e xhamirat po kurrën e

kurrës s’na u përgjegjën muret e thatë, atje vetëm korbat, galat dhe

kukumjaçkat dinë t’ia thonë. Kujt i luteshim atje? I lutesim atij që

kurrë do mos na e kthente fjalën. Po krahëve tona, vete sonë, timërisë

sonë, shpatës dhe kordhës sonë kurrë s’iu lutmë.”

Tema e këtij paragrafi, në vazhdim të temës së përgjithshme të

patriotizmit, dëshmon për përpjekjet minimale dhe të paorganizuara të

shqiptarëve në luftën për pavarësi dhe shtet shqiptar.

Fjalimi “Në kujtim të Spiro Kosturit” , një ligjërim panegjirik, ka rreth

1240 fjalë. Ky ligjërim është i organizuar në 14 paragrafë me gjatësi të

ndryshme.

Shembull:

“E lumtur qoftë udha që barite…”

“E lumtur. Me dafina e trëndafile të paçmueshme le të jetë shturar

udha që barite, o shpirtndritur atdhetar, o trim me fletë, o bir i

shtrenjtë i nënës Shqipëri. Në udhën e luftës e të përparimit që barite,

që rende, që dole i pari me flamurin e kuq dhe re i pari, atje një

trëndafil le të mbijë përmbi shkëmbinjtë, atje një krua le të burojë ujë,

ujë të ftohtë që të therr dhëmbët, ujë që nuk mund ta pinë dhëmbët e

ndryshkur të dhelprave dhe të lepujve, po dhëmbët e luanëve, ujët për

të cilët na zuri etja ne luftëtarët, ujët e pavdekur të çlirimit.”

Tema e këtij paragrafi është lavdërimi i përpjekjeve patriotike të Spiro

Kosturit për çlirimin e kombit shqiptar nga pushtuesit e huaj. Noli i

referohet shpesh vlerave morale të atdhetarëve për të zgjuar ndjenjën

kombëtare të popullit shqiptar.

Page 110: STILET FUNSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT

STILET FUNKSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT PUBLIK NË FUSHËN E EDUKIMIT

101

101

“Në krahëror të këtij trimi pesë plumba të pabesë e përmbysën, pesë

plumba që prapëza, pesë plumba të çndershëm, pesë plumba prej

njerëzish, të cilët nuk kishin mjaft guxim që të lëftonin gjoks më gjoks

si burra. Nuk ishte faj i tij që nuk mori plagët nga përpara, këtë faj e

kanë grekët, të cilët veten e tyre s’dinë ta vrasin me nder dhe të

shpëtojnë. Kështu vdesin trimat dhe kështu duhet të mësojmë edhe ne të

vdesim. Të rrojmë me dobi dhe të vdesim me dobi. Rrojtja dhe vdekja

jonë janë gjëra shumë të vlejtura dhe nuk duhet me asnjë mënyrë t’i

humbasim, duke dremitur, sa rrojmë dhe duke fjetur, posa vdesim. Të

mos e bëjmë rrojtjen tonë gur varri, po ta bëjmë statujë përmbi të cilën

të vihet kurorë e vdekjes. Të mos e bëjmë rrojtjen tonë vdekje të

përditshme, po ta bëjmë luftë e punë dhe me gjakun tonë ta mbjellim

Shqipërinë me lule dhe ta bëjmë kopësht.”

Ky paragraf ka si temë kryesore temën e pabesisë së armiqve të

Shqipërisë. Po kështu del edhe një tipar simbolik shqiptar mbi

trimërinë e heronjve që i marrin plumbat në kraharor dhe jo në shpinë,

si tradhëtarët. Ky simbol vjen që nga kohët e vjetra dhe konsiderohej

edhe si një fenomen ndëshkueshmërie për ata që kishin kryer një

tradhëti. Vendi ku kishin marrë plumbat ishte ose simbol lavdie ose

turpi.

Fjalimi “Skënderbeu” edhe ky një ligjërim panegjirik, ka rreth 470

fjalë të organizuara në 17 paragrafë, që variojnë për nga gjatësia.

“Po trimit nuk i pëlqejnë vajtimet dhe e kremtja do faqe gazmore. Le të

mos bëhemi hiena dhe të rrëmihim varret e të vajtojmë mbi to. Le të

harrojmë për një çast mjerimin që mbretëron në shqipëri dhe le të

gëzohemi në këtë ditë të shënuar, që na kujton kohëra të shkëlqyera. Le

të mbushim shpirtrat tanë me trimëri e le t’i dalim para mbretit tonë

me dafina e me kurorë e le t’i fshehim lottë, se na shikojnë armiqtë.

Shqipëri! O nënë e dhimbshëruar, hiqe zinë sot, se shkon hieja e

mbretit tënd kaluar mbi malet e fushat tënde. Shpirti i tij s’është

larguar kurrë nga ato vise që lëftoi për to. Kali hingëllin, duke njohur

fushat dhe brigjet që kanë qenë dëshmitarë të trimërisë së tij.”

Ky paragraf karakterizohet nga tema e rizgjimit të atdhedashurisë dhe

ndërgjegjësimit kombëtar.

Fjalimi “Uratesë funerale për at Vasil Stiliadin nga Negovani” është

një ligjërim i gjatë panegjirik, i ndarë në 17 paragrafe. Gjashtë

paragrafët e parë janë më të gjatë se të tjerët, me afërsish me 290 -320

fjalë për paragraf, paragrafet e tjerë janë më të shkurtër sepse edhe

ritmi i ligjërimit është më i shpejtë, nxitës dhe thirrës për

bashkëatdhetarët.

Page 111: STILET FUNSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT

STILET FUNKSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT PUBLIK NË FUSHËN E EDUKIMIT

102

102

4.2.1.2. Niveli fonetik i fjalimeve

Studimet fonetike japin mundësinë e studimit të karakteristikave dhe

mundësive të përdorimit të zërit të njeriut. Si për format e shkruara ashtu edhe

për tingujt e zërit mund të thuhet e njëjta gjë. Ata mund të kenë vlerë esteti ke

dhe mund të interpretohen në realitet, si onomatopia, apo të përcjellin një

kuptim të caktuar që qëndron pas veçorive të formës së shkruar apo të folur.

Në këtë nivel përdorimi i rimës, loja me fjalët, aliteracioni, përdorimi i

mjeteve letrare poetike, apo edhe theksi janë shembuj mjetesh fonetike që

kontribuojnë në efektin stilistikor të një teksti. Me interes në këtë nivel është

studimi i diksionit apo dhe i tonit të zërit.232

Shembull

(…)Even though large tracts of Europe and many old and famous States have

fallen or may fall into the grip of the Gestapo and all the odious apparatus of

Nazi rule, we shall not flag or fail. We shall go on to the end, we shall fight in

France, we shall fight on the seas and oceans, we shall fight with growing

confidence and growing strength in the air, we shall defend our Island,

whatever the cost may be, we shall fight on the beaches, we shall fight on the

landing grounds, we shall fight in the fields and in the streets, we shall fight

in the hills; we shall never surrender, and even if, which I do not for a

moment believe, this Island or a large part of it were subjugated and starving,

then our Empire beyond the seas, armed and guarded by the British Fleet,

would carry on struggle, until, in God’s good time the New World, with all its

power and might, steps forth to the rescue and the liberation of the old. 233

Shembulli i përzgjedhur më lart është një nga simbolet e përdorimit të

tingujve në funksion të kuptimit. Nga shumë autorë dhe në shumë materiale

mësimorë, kjo pjesë e fjalimit interpretohet fonetikisht si marshimi i ushtrive

angleze për në luftë. Churchill është një nga autorët më të spikatur të

fjalimeve i cili përdor me shumë mençuri këtë veçori të tingujve.

Një element tjetër, që mund të përmendet për efektet e tij fonetike është dhe

‘thirrmori’.

Shembull

… O mëngjes i bekuar, o mëngjez i buzëqeshur…

…O Zot, Perëndi e shpëtimit tim…

…O dit e mallkuar, o ditë faqezezë…

232 Kredàtusovà. M., (2009) Diploma thesis Queen’s Speeches 1952-2007: Discourse Analyses

Masaryk University 233 Churchill.W., (1940) We shall Fight on the Beaches., House of Commons

Page 112: STILET FUNSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT

STILET FUNKSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT PUBLIK NË FUSHËN E EDUKIMIT

103

103

Përveç veçorive estetike të veçanta, thirrmori ka dhe efektin e tërheqjes së

vëmendjes së publikut, kur në momente të caktuar gjatë fjalimit, ai bëhet

pasiv.

4.2.1.3. Niveli leksikor i fjalimeve

Ky nivel merr përsipër të studiojë zgjedhjen e njësive leksikore në një tekst të

caktuar dhe shpërndarjen e tyre në raport me njëra-tjetrën dhe kuptimin e tyre.

Kjo përfshin edhe shpërndarjen e fjalorit formal dhe informal, përdorimin e

fjalëve të huaja dhe terminologjisë nga folësi. Tipare të ligjërimit formal janë

përdorimi i dendur i fjalëve më shumë rrokje, fjalori klasik dhe gjithmonë e

më pranë kuptimit të parë, përkufizues të fjalës, përkundër ligjërimit të

thjeshtë me pak ose një rrokje dhe përdorimin e fjalëve sipas ngjyrimit të tyre

kuptimor.

Fjalori i ligjërimeve të shkruara dallon për saktësinë e zgjedhjen e fjalëve

ndryshe nga ai i folur ku përzgjedhja e tyre i mbetet momentit të ngjarjes.

Fjalët kyç të përdorura në këto ligjërime janë:

Tek fjalimi ‘Skënderbeu’

trim, vdekja, flamuri, lufta, njeriu, Shqipëri, turq, komb

Tek fjalimi “Në kujtim Të Spiro Kosturit”

udha, trim, Shqipëri, rrojtje, vdekje, plumba, shpirt, trëndafil

Tek fjalimi “Për gjuhën dhe kombin tonë”

Shqipëri, qerthull,foshnjë,shqiponjë, patriotizmë, trimërore, fajkua

Tek fjalimi “Uratesë funerale për At Stiliadin nga Negovani”

apostull, Krishti, prifti, martir Shqipëria, negovan, i vdekur, perëndi, liri

Tipar i veçantë i fjalorit të Fan Stilin Nolit është përdorimi i fjalëve të

lidhura me temën e patriotizmit, fjalëve fetare, që shpjegohet natyrshëm

me faktin se Noli ishte prift ortodoks. Ndër shpendët më të preferuar të

Nolit janë shqiponja dhe fajkoi që përdoren si personifikim i trimërisë dhe

lirisë që karakterizon këta shpendë. Ndër lulet e preferuara dhe që

përmendet më së shumti është trëndafili dhe dafina. Ndër pemët

personifikuese të qëndrueshmërisë, është lisi.

Page 113: STILET FUNSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT

STILET FUNKSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT PUBLIK NË FUSHËN E EDUKIMIT

104

104

Shembull

“E lumtur, me dafina e trëndafile të paçmueshme le të jetë shtruar udha

që barite…”

“.. atje një trëndafil le të mbijë përmbi shkëmbinjë…”

“… nuk t’i puthi buzët e trëndaffilta, o i vrarë dhe i varrosur…”

“… si të fluturojnë degë mbi degë, lis mbi lis?”

“..boshti me pe të kuq e të zi mbulohet me dafina.”

“..mbi male e mbi fusha si skifter e u jep aratinë…”

“… të bëhi shqiponja të trimërisë.”

Noli sheh marrëdhënie midis ngjyrës së trëndafilit dhe flamurit shqiptar apo

gjakut të derdhur nga heronjtë e vendit. Dafina përmendet si simbol i paqes

dhe nderimit për të rënët. Po kështu për t’u përmendur është spektri i gjerë i

fjalorit të përdorur prej tij, ku përfshihen edhe fjalë të gjuhës angleze, ndikuar

kjo nga fakti se Noli pjesën më të madhe të jetës e kaloi në SHBA-ës dhe

ishte njohës i shkëlqyer i gjuhës angleze.

Shembuj

“..janë të mjaftë për missionin më të zorshim.”

“..prej syresh të mutiluara.”

“… dhe bejlerëve feudalistë që oprimojn popullin shqiptar.”

“..aqë i varfër sa dhe simple”

“…fjalën e tij historike Chairmani ynë,…”

“Po në prill Hamidi bëri effortin e funtmë…”

“… dhe mitinget enorme të Korçës dhe t’Elbasanit…”

“… tani falirë dhe shëtitin e kërkojnë hua.”

“…le të përpiqemi të survivojmë nga debakl’ I saj.”

“.. të fitojë amiratën e gjithë shqiptarëve kombëtarë…”

“… plot me posibilitete, urdhërohej prift…”

“E devinoni cilët armatisnë krahun e asasinit.”

Page 114: STILET FUNSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT

STILET FUNKSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT PUBLIK NË FUSHËN E EDUKIMIT

105

105

I gjithë fjalori i Nolit dhe i ligjëruesve të kësaj periudhe në ligjërimet

ceremoniale dallon për fjalor të thjeshtë dhe të kuptueshëm nga një masë e

madhe popullore. Kjo padyshim është në funksion të temës që përshkon

tërësinë e ligjërimeve të kësaj periudhe. Fjalët janë të thjeshta, por mbartin

ngarkesa të forta emocionale dhe simbolika që shkrimtarët i përdorin në

funksion të qëllimit të tyre.

Përdorimi i fjalëve me origjinë të huaj, si nga latinishtja apo greqishtja e

lashtë, si gjuhë të kulturës klasike dhe anglishtja në rastin e Nolit, janë

dëshmi e shkollimit të ligjëruesve në shkolla jashtë vendit. Përmendim këtu

që Shqipëria në këtë periudhë vazhdonte të ishte nën sundimin e gjatë

otoman, i cili nuk lejonte asnjë lloj arsimimi tjetër përveç kulturës arabe.

4.2.1.4. Niveli gramatikor

Nga pikëpamja gramatikore qëllimi kryesor është analiza e strukturave të

brendshme e fjalive dhe mënyra sesi këto njësi funksionojnë. Për këtë qëllim

duhet zbritur deri në nivelin e pjesëve të fjalive, emrave, foljeve etj. Në këtë

analizë do të përqendrohemi kryesisht në analizën sintaksore të mjeteve të

përdorura, kohët e foljeve që përdoren më shumë dhe të formave të fjalëve.

Midis morfologjisë dhe sintaksës më shumë do të marrë vëmendje sintaksa

ose studimi i marrëdhënieve të jashtme të fjalëve ose klasave të fjalëve.

Sintaksa ka lidhje të drejtpërdrejtë me nivelin e stilistikës. Një arsye tjetër pse

në këtë nivel do të përqendrohemi kryesisht në aspektin sintaksor, është se ai

morfologjik nuk shfaq ndryshime të shenjueshme stilistikore.

Nga këndvështrimi i parë fjalimet e shkruara nga Noli nisur nga gjatësia dhe

struktura e fjalive të japin përshtypjen e fjalimeve të shkruara dhe të lexuara

më pas. Kjo përshtypje u lëkund pas dëgjimit në formë audio të të paktave

fjalime të regjistruara në diasporë. Qetësia , rrjedhshmëria, ngrohtësia e zërit,

intonacioni i ëmbël dhe kontrolli që ka Noli jo vetëm mbi tekstin me anë të

pauzave dhe pasthirrmave, por edhe mbi publikun, tregon që ligjërimet nuk

lexohen, por improvizohen në momentin e mbajtjes. Këto dëshmi tregojnë

mbi thellësinë e mendimit dhe eruditizmin Nolian dhe padyshim aftësitë e

përkryera oratorike të tij. Gjithsesi këto mbeten perceptime subjektive dhe në

dritën e zbulimeve të reja ato mund të marrin një interpretim tjetër.

- Lloji dhe gjatësia e fjalive

Karakteristikë e fjalimeve ceremoniale janë përdorimi kryesisht i fjalive të

gjata me shumë gjymtyrë. Në ligjërimin e folur kufijtë e fjalive janë

relativisht të vështira për t’u dalluar dhe shpesh ligjëruesi tenton t’i copëzojë

ato. Në ligjërimin e shkruar ky problem nuk egziston, pasi lexuesi mund t’i

rikthehet materialit sa herë të dojë për të lexuar një fjali të gjatë. Përdorimi i

Page 115: STILET FUNSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT

STILET FUNKSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT PUBLIK NË FUSHËN E EDUKIMIT

106

106

pjesëzave lidhëse ndihmon në organizimin e kuptueshëm të fjalive dhe

siguronorientim më të mirë në tekst.

Karakteristikë e ligjërimi është përdorimi i një larmie fjalish të thjeshta, të

përbëra me bashkërenditje dhe me nënrenditje. Gjithashtu ai përdor teknika

të ndryshme të fjalive si inversionin, mënyra të ndryshme të foljeve si

dëftore, lidhore, urdhërore, si dhe format veprore dhe joveprore. Është për t’u

theksuar se përdorimi me mjeshtëri i ligjëratës së drejtë dhe të zhdrejtë e lëviz

dëgjuesin në kohë, si në rastin e fjalimeve për Skënderbeun, ku publiku

udhëton 500 vjet pas, duke e bërë më të gjallë dhe më të prekshme situatën

dhe madhështinë e Skënderbeut.

“Ati më vdiq, vëllezërit m’i helmoi turku, Shqipëria po jep shpirt, ç’e dua

rrojtjen unë?” si dhe “ Qatip i sulltanit, nëm një urdhër me myhyrë e Muratit,

që të më ipet mua fortesa e Krujës.”-“Kush më urdhëron që të ta jap?”-

“Palla ime…” dhe “ Dhe tani o shokë, bëni krahë dhe fluturoni në

Shqipëri….”

Mjetet sintaksore të përdorura janë tepër efektive në arritjen e qëllimit të

autorit, ngritjen e vlerave të Skënderbeut dhe kohës së tij të lavdishme. Ai

përsërit të njëjtën ligjëratë të drejtë në faqen 36, por me ndryshim…

“Shqipëria vdiq, ç’e duam rrojtjen ne? “

Fjalimet dallojnë për përdorimin e një shumëllojshmërie fjalish, si dëftore,

pyetëse dhe urdhërore. Përdorimi i fjalive të përbëra mundëson dhënien e

informacionit të duhur, karakterizimin e heroit tonë nëpërmjet një gjuhe t ë

rrjedhshme që thekson dhe vë në dukje tiparet më të dukshme të tij.

“ Cili është ai trim i bukur dhe i rrebtë që hidhet i pari në një kala të

Anadollit dhe qëndron flamur mbi bedena? Cili është ai që në një shesh të

Adrianopojës e çan me gjithë kalë anadollaknë që guxoi t’i dalë përpara?

Cili është ai që kudo vete, mund?”

“Ju o engjëjt e Zotit, jepmëni krahë t’i bie pas mbretit që fluturon mbi

malembi fusha si skifter e u jep arratinë armiqve të atdheut tonë, atje ku kuajt

hingëllijnë dhe shigjetat vërshëllejnë, atje ku përzihen klithmat e atyre që

vrasin dhe atyre që vriten, atje ku njeriu bënet tjetër njeri nga muzika

orgjastike e luftës, atje ku shpirti marrësohet me një shdëfrim Shturnal e

Bakhanal.”

Fjalia e mësipërme është një fjali e gjatë me 68 fjalë dhe me nëntë fjali

të varura. Fjalitë e varura shkallë-shkallë tregojnë vështirësitë ku ‘fluturon

dhe lufton mbreti’, duke sjellë në vëmendje, jo vetëm aftësitë e

jashtëzakonshme të heroit, por edhe vështirësitë dhe sakrificat që kërkon

ardhja e lirisë.

Në ligjërimin “Uratesë funerale për At Vasil Stiliadin nga Negovani”,

përdorimi i fjalive dëftore e bën më bindëse ligjëratën. Fjalitë urdhërore

Page 116: STILET FUNSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT

STILET FUNKSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT PUBLIK NË FUSHËN E EDUKIMIT

107

107

bëjnë thirrje dhe i nxitin dëgjuesit për të vazhuar luftën, duke njehsuar Nolin

me atdhetarët që sëbashku të vazhdojnë punën e nisur.

Ato janë ose një thirrje e hapur si: “ Renti popuj, eni të shikoni një imitator

të thjeshtë të Krishtit, të Shën Paulit, të Apostujve dhe të martirëve, si u

tregua plotërisht dhe prifti, të cilin sot po vajtojmë.”,

ose ftesë si fjalia e fundit; ‘ Le të vëmë, pra dhe ne të vdesim bashkë me të .’

Fjalitë pyetëse janë kryesisht pyetje retorike, që e theksojnë më shum ë

mendimin dhe ftojnë publikun të ndjehet pjesë e vetë fjalimit dhe të kuptojë

dhe përjetojë sa më qartë idetë e ligjëruesit.

Shembuj:

“Kur nuk u gënjye turma nga ajo që duket? Po dhe kur mungoi koha e

pastajme të njohë atë që fshihej në zemrë?”

“E vërteta nuk u quajt rrejtje në gojë të tij? Kush e njohu ahere atë që

i falet gjithë bota tani? I vdekur dhe i vdekur në kryq, nuk rron në

zemrë të njerëzisë? Jeta e tij plot me antithesë nuk na tregoi të

munduar, të thyer nën barrën e kryqit, mirëpo jo të vrarë, jo të

lodhur,- nuk e panë nxënësit të qajë me lot të gjakta, kur zemra e tij

lulëzonte trëndafije gazi, nuk e panë të varfër që s’kish gjë atë që i

përqafonte të gjitha dhe që pasuroi botën?”

“Cili pandehni ish prifti shqiptar, i pari dhe i fundit, që na kërkoi

librat kishëtare dhe që i përdori në një alltar të Shqipërisë? Cili tjatër

veç At Vasilit dhe ku gjetkë veç në Negovan?”

“Ndër varret një kurorë për jetën? Ç’duan të thonë këto fjalë

enigmatike? A po mos mendimtari i shkëlqyer që na i thotë në Këngën

e Varreve deshi të lozë me fjalët? Po a ka provë më të madhe se vdekja

e shkëlqyer është jetë dhelavdërim jete nga ajo që na jep Shën Pauli:

“Të vdekur, po ja ku rrojmë?”

Përdorimi i pyetjeve retorike në fillim të fjalimit është një teknikat e retorikës

për të tërhequr dhe përfshirë publikun në fjali. Tek Noli këtë teknikë e shohim

të përsëritet herë pas here sidomos në fjalime të gjata, ku përqendrimi është

më i vështirë. Fjalitë e thjeshta janë të pakta në krahasim me ato të përbëra.

Page 117: STILET FUNSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT

STILET FUNKSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT PUBLIK NË FUSHËN E EDUKIMIT

108

108

- struktura e fjalive

Struktura e fjalive është e larmishme në ligjërimet e Nolit. Të gjitha llojet e

gjymtyrëve mund të gjenden. Zakonisht fjalët në fjali ndjekin rendin e tyre

normal, por shpesh Noli përdor edhe inversionin apo dhe fjalitë mungesore.

“Ndër varret një kurorë për jetën?”

“Armiqtë e tij, kur panë se Ungji u ngjall te Nipi, i dhanë funt ta çfushërojnë

me methuden e njohur, dhe një ditë tek bariste i çkujdesur në Manstir pesë

plumba pisqolle i ranë në kraharor.” Fjali e ndërkallur

- koha e foljeve

Koha bazë e ligjërimit ceremonial është e tashmja, siç kemi përmendur edhe

më lart nga teoria bazë e retorikës. Koha e tashme është një nga tiparet

kryesore dalluese midis fjalimeve bindëse dhe atyre juridike që kanë

përkatësisht të ardhmen dhe të shkuarën si kohë bazë. Në fjalimet ceremoniale

veprimet ndodhin në të tashmen. Në ligjërime vërehen edhe elemente të

fjalimeve të tjerë, për rrjedhim edhe përdorimi i kohëve të tjera të foljeve

është i mundshëm. Po kështu ky tipar përligjet edhe në rastet kur autori lëviz

kronologjikisht në histori për të dëshmuar fakte që kanë ndodhur në kohë të

ndryshme.

Shembull

“Janë ata që besojnë se me sopata dhe me plumba mund të mbyllet goja e

së vërtetës a të lidhet fjala e Perëndisë.”

“Mos më thoni që më shkollë duhet të presim vite gjer sa të bëjmë gjë”

“Dhe tani lëshomëni, se do vete më këmbë në Lesh”

“Klithi e përpoqi krakët shqiponja e fluturoi lart te dielli t’i shpjerë

lajmin e zi, u unj flamuri i nderuar në mes të shtizës, pyjet pushojnë së

oshëtituri dhe burimet e lumenjtë kullojnë gjak.”

- veta e përdorur

Ligjërimi është organizuar kryesisht në vetën e parë njëjës ose shumës, si

tipar i përfshirjes së vetë autorit ose dëgjuesve në ligjërim. Kjo e bën fjalimin

më emocional dhe tregon drejtpërdrejt pse publiku duhet të jetë i interesuar në

të. Shpesh ligjëruesi përdor edhe vetën e tretë njëjës kur i referohet heroit që

ka zgjedhur të lartësojë në ligjërimin e tij.

Page 118: STILET FUNSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT

STILET FUNKSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT PUBLIK NË FUSHËN E EDUKIMIT

109

109

“Ky mejtim plot dhembje na bie plot herë ndër mend, kur godit shpirti ynë

të qëndrojë gjunjazi përpara kujtimit tënd të shenjtë, o mbreti ynë i

dëgjuar, o trim mbi trimat, Gjergj Kastrioti.”

“ Le të mos bëhemi hiena dhe të rrëmihim varret e të vajtojmë mbi to le të

harrojmë për një çast mjerimin që mbretëron në Shqipëri dhe le të

gëzohemi në këtë ditë të shënuar, që na kujton kohëra të shkëlqyera.”

“Ngremëni lart në një breg të shikoj shqiponjën mundëse, të ngarkuar me

kurorë e me lavdi në Shqipëri, në Maqedoni, në Thesali e në Itali.”

“Shkollat i mbyllë se përdorin abecenë latine dhe se punojnë të premten.

Klubet i mbyllë se s’kanë pleqësira me rëndësi.”

“Po nën atë fytyrë të ëmbël fshihej një karakter i fortë dhe i hekurtë, një

vullnet që nuk njeh ndalime, një patriotism e heshtur që priste rsjen të

kërcasë si oshëtim trumpete dhe zgjimi.”

4.2.1.5. Niveli stilistikor

Stilistika përqendrohet në disa aspekte të ndryshimit gjuhësor, që nënkuptojn ë

analizën e tipareve gjuhësore që spikasin në një tekst të caktuar në raport me

tipare të tjera gjuhësore duke i ofruar kështu veçori një teksti të caktuar. Këto

tipare mund të shprehen me çdo mjet letrar apo stilistikor, përzgjedhjen midis

formales dhe informales, stilit bisedor të mirësjellë përkundrejt atij vulgar,

apo përzgjedhjen e dialekteve të ndryshme të gjuhës. Kur një tipar ka një

denduri të caktuar në tekstet sociale të ngjashme atëherë thuhet se ky tipar

përbën një veçori stilistikore për këtë lloj teksti. Qëllimi i këtij niveli është të

masë dendësinë e disa tipareve më spikatës dhe si janë shpërndarë ata në

tekst.

Këtu do të diskutohen disa nga shumë lloje të fjalimeve ceremoniale: fjalimet

e prezantimit, fjalime dollish, dhënie çmimi, fjalime pranim/falënderimi,

fjalimet hapës dhe përmbledhës, fjalime përkujtimore , etj. Disa nga mjetet

stilistikore më të përdorura në këto tekste janë anamnesis234 encomium, pa

lënë pa përmendur mjete e tingullit dhe përsëritjes që ndikojnë te publiku.

(anaphora235, apostrophy236, polyptoton237, disjunction238, aliteracioni239, dhe

234 Anamnesis- rikujtesa e ngjarjeve apo individëve 235 Anaphora- përsëritja e një fjale në shprehjet pasardhëse

236 Epistrophe- përsëritja e një apo disa fjalëve në fund të shprehjeve, pjesëve apo fjalive me

qëllim theksimin e tyre.

237 Polyptoton- skemë stilistikore ku fjalë me të njëjtën temë përsëriten njëra pas tjetrës

Page 119: STILET FUNSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT

STILET FUNKSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT PUBLIK NË FUSHËN E EDUKIMIT

110

110

asonanca240.) Këto fjalime janë tepër të rëndësishme si për figurat që janë

lehtësisht të dukshme po ashtu edhe për ato të supozuara.

Anamnesis është një figurë letrare e cila përdoret për të rikujtuar ngjarje të së

shkuarës apo dhe autorë që nuk jetojnë më, por që me veprën e tyre kanë lënë

mbresa në letërsinë e njerëzimit. Kjo figurë shërben në vendosjen e ethosit,

pasi dëshmon se autori i fjalimit ka njohuri nga thesari i njohurive të së

shkuarës dhe di t’i përdorë ato me mjeshtëri .

Në shumë fjalime të Nolit dallon përdorimi i anamnesis. Ajo ç’ka të tërheq

vëmendjen në përdorimin e kësaj figure është glorifikimi i ngjarjeve apo heronjve që

më së shumti nuk i përkasin historisë dhe kulturës shqiptare. Noli rikthen në vëmendje

më shumë Shakespeare-in, Dante-n, Jul Qesarin duke iu referuar veprave të tyre si

modele. Ai po ashtu i referohet shumë shpesh Skënderbeut, Faik Konicës, At Vasil

Stiliadit, por mungesa e ngjarjeve dhe heronjve pozitive në historinë e shqiptarëve, e

detyron atë t’i kërkojë këto simbole mes popujve të tjerë. Kjo mund të lexohet edhe si

produkt i një njeriu erudit, me kulturë të gjithanëshme.

“Nessun maggior dolore che ricordarsi del tempo felice

nella miseria… (Dante inf.C.V.v. 121-123)

“S’ka më të madh hidhërim se sa të kujtosh kohën e

bardhë në mjerësi…”241

Skënderbeu,

I pari ligjërim panegjirik për Skënderbeun, që u mbajt

më 6 maj 1908 në Kishën e Shën Gjergjit të Bostonit.

Ku gjetkë, veç në shpirtin e tij prej idealisti të ashpër e

të fortë që refuzon të bëjë kompromise me njerëzit e ditës

dhe me faktet e pamëshirtë! Faiku ka patur edhe ka atë

fuqi prej shpirtit që e përshkruan aq bukur Shekspirir në

tragjedinë e Jul Qesarit:

M’atë, o Perëndi e bën të dobëtin luan!

M’atë, o perëndi, po i dërrmon tiranët!

Se as kull e gurtë, as muret prej bakëri,

238 Disjunction- shkëputje, mungesa e lidhjes midis dy ose më shumë pjesëve 239 Aliteracioni- Përsëritja e bashkëtingëlloreve ose e rrokjeve të njëjta në vargje për të rritur

fuqinë shprehëse të tyre 240 Asonance- Rimë jo e plotë e dy a më shumë vargjeve, që kanë të njëjta vetëm zanoret e

theksuara dhe zanore të tjera të fjalëve fundore. 241 F.S.Noli, (2002)Ligjërime , përzgjedhur nga Prof N. Jorgaqi, Botimet Dudaj .

Page 120: STILET FUNSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT

STILET FUNKSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT PUBLIK NË FUSHËN E EDUKIMIT

111

111

As burgu i errët, as vargonj prej hekuri.

Nuk e përmbajnë dot fuqin’ e shpirtit.

Dhe është e tepërt t’ju them që, po të mos kishim patur

burra idealistë si Faiku, Shqipëria nuk do të ishte e lirë

sot.242

Në mbrojtje të Faik Konicës

Në janar 1923 në Parlament u zhvillua një debat për

Faik Konicën, asokohe kryetar i “Vatrës”, dhe F. Noli

doli në mbrojtje të tij.

Winston Churchill-i, kryeministër i Britanisë dhe fitues i çmimit Nobel në

letërsi më 1953, në fjalimin e tij më 26 dhjetor 1941, në Kongresin Amerikan

në Uashington përfshin në hyrjen e fjalimit një anamnesis. Disa nga

funksionet e hyrjes së një fjalimi janë; zgjimi i interesit dhe vëmendjes së

publikut, prezantimi i temës, qëshërbejnë si dëshmi për besueshmërinë e

autorit të fjalimit. Nga hyrja nëpërmjet lidhorëve kalohet në trupin e

fjalimit.243 Përfshirja e një figure stilistikore si anamnesisnë hyrje, që në

vetvete ka qëllim të forcojë besueshmërinë dhe dëshmojë njohuritë e autorit të

fjalimit, thekson edhe me shumë funksionet e hyrjes.

Disraeli once said “The world was for the few and for

the very few.” Therefore, I have been in full harmony

with the tides which have flowed on both sides of the

Atlantic against privileges and monopoly and I have

steered confidently towards the Gettysburg ideal of

government of the people for the people.

Winston Churchill244

Një shembull tjetër i anamnesis i përdorur nga Martin Luter King-u në

fjalimin e tij historik “I have a dream “ mbajtur më 28 gusht 1963 në

Uashington D.C., përpara 200 000 njerëzve të mbledhur në një demonstrim

paqësor për të drejtat e Afro-Amerikanëve. Përfshirja e anamnesis në hyrje

është sërish dëshmi dhe funksion i tërheqjes së vëmendjes së publikut me anë

të njohurisë dhe besueshmërisë së autorit. Në këtë rast ai nuk citon një autor

të famshëm, por i referohet një ngjarjeje të rëndësishme në historinë e

242 F.S.Noli, (2002) Ligjërime përzgjedhur nga Prof N. Jorgaqi, Botimet Dudaj . Fq 164 243 Lucas E. S., (1998) The Art of Public Speaking, 6th ed. (The McGraw-Hill Companies fq .222 244 Ahuja B.N. (2006) The World’s great Speeches. (Goodwill Publishing House )fq.410-411

Page 121: STILET FUNSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT

STILET FUNKSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT PUBLIK NË FUSHËN E EDUKIMIT

112

112

Amerikës, nënshkrimit të Deklaratës së Barazisë më 1863, nga L incoln-i, një

nga presidentët më të suksesshëm të SHBA-së.

I am happy to join with you today in what will go down

in history as the greatest demonstration for freedom in

the history of our nation.

Five score years ago, a great American, in whose

symbolic shadow we stand today, signed the

Emancipation proclamation. This momentous decree

came as a great beacon light of hope to millions of

Negro slaves, who had been seared in the flames of

withering injustice. It came as a joyous daybreak to end

the long night of their captivity.245

M.L.King,Jr. Uashington, gusht 1960

Një tipar tjetër stilistikor i fjalimeve dhe veçanërisht atyre cermoniale është përdorimi

i epiteteve. Noli dallon për përdorimin mjeshtëror të fjalës. Ai di të lozë bukur me

argumentin, emocionin dhe logjikën. Gjuha noliane spikat për përdorimin e shumë

figurave stilistikore dhe të tingullit.Noli është mjeshtër në përzgjedhjen e epiteteve që

ngacmojnë imagjinatën e publikut.

- ‘ Këngë trimërore’, ‘kënga e padëgjuar’, ‘faqja e vrerët’, ‘faqe gazmore’,

‘kohëra të shkëlqyera’, ‘nënë e dhimbshëruar’, ‘kohërat e lumura’,’fatin e

bardhë’, ‘djepin princëror’, ‘trim i bukur dhe i rrebtë’:

Mes këtyre epiteteve dominon përdorimi mbiemrave cilësorë me kuptim pozitiv.

Një nga tiparet kryesore të fjalimeve ceremoniale është përdorimi i mjeteve

letrare.

- metaforë- përdorimi i një fjale a i një shprehjeje me kuptim të

figurshëm në bazë të krahasimit sipas ngjashmërisë246

“ … dhe luanët e Shqipërisë që s’kishin ngrënë gjer ahere një gjellë kaq të

shijshme, nisën lëpinin buzët.”

“… e përqafove vdekjen me mall e me dëshirë…”

245 Stephen E. Lucas, (1998) The Art of Public Speaking, 6th ed. (The McGraw-Hill Companies A7-8 246

Page 122: STILET FUNSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT

STILET FUNKSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT PUBLIK NË FUSHËN E EDUKIMIT

113

113

“… ujë , ujë të ftohtë që të therr dhëmbët, ujë që nuk mund ta pinë dhëmbët e

ndryshkur të dhelprave dhe të lepujve, po dhëmbët e luanëve, ujët për të cilët

na zuri etja ne luftëtarët, ujët e pavdekur të çlirimit.”

“…shkoj të korrët e vdekjes që skuqi c’do shpellë e c’do grykë dhe tani

dëborë e bardhë po mbulon fushat e gjakosura në të cilat shqiptari u -përpoq

të qëndrojë dhe ra.”

“…tri prostitutat e famëshme të Revolutjes frënge “Liria, Njësia dhe

Vëllazëria” të veshura me ferexhe.”

“Tani Gegët s’duhet të qahen, se dhe Toskët, muarrë piesën e tyre nga lakror’

i Lirisë.”

“…vishet me “armët e dritës”…”

-Krahasimi - Figurë stilistike që përdoret për ta bërë më të gjallë e më të

qartë mendimin e shprehur, duke krahasuar diçka më pak të njohur me diçka

tjetër të ngjashme me të dhe më të njohur.

“që të lëftonin gjoks më gjoks si burra.”

“…dhe guverna turke na ep goditjen e hirit dyke mbyllur shtutat, që

mbeteshin si kështjellat e një zgjimi të pastajmë.”

“… dhe abecenë arabishte e dogjnë si një autodafe Beratasit dhe mitinget

enorme të Korçës dhe t’Elbasanit…”

“… i rrethuar rrotull prej armiqsh, si një fole shqiponjash, buzë shkëmbit.”

“…kujtim i të cilit ruhet si një gur i çmuar në zemra të çdo shqiptari.”

-Personifikimi - Figurë që krijohet kur i veshim një kafshe, një sendi etj.

vetitë e njeriut

Personifikim i një objekti ose ideje pranë tipareve njerëzore, është një nga

figurat me të fuqishme letrare të përdorura.

“… të çlironim të Bukurën e Dheut nga thonjtë e robërisë dhe ta ngjitnim lart

majë fronit që i kishte hije, një çudi për tërë botën.”

“…Saloma kostitucionale turke dolli, lojti një valle marroke dhe si çpërblim

mori kokën e Shqipërisë. Kindat e fustanit të saj janë ngjyer dhe kalbur me

gjak shqiptarësh, Armenësh, Arabësh dhe Drusësh. Dhe komedia s’është

mbaruar edhe.”

“ Si t’ju pikturoj zinë me të cilën vishet sot Kisha Kombëtare, e veja e

dhempshëruar, e cila humbi birin e saj të vetëm lindur në Shqipëri?”

Page 123: STILET FUNSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT

STILET FUNKSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT PUBLIK NË FUSHËN E EDUKIMIT

114

114

“…dhe Toskëria flente dhe priste cpështjelljet.”

-Paralelizmi - Krahasim i zgjeruar ndërmjet dy a më shumë sendesh,

dukurish etj. me anë ndërtimesh sintaksore të ngjashme, që vihen njëri pas

tjetrit. Paralelizmi ndodh kur një shprehje ose fjali përsërit formën e një

shprehje ose fjalie tjetër. Kjo figurë ka efekt të fortë emocional.

Me një synim të qartë përsëritja e të njëjtës gjë disa herë ndihmon që

dëgjuesi ta kujtojë atë fjalë ose ide, ajo të bëhet mbizotëruese në kujtesën e tij

dhe idetë ose konceptet të kuptohen më mirë.

“ lindi për…, lindi t’u apë… ky krahasim dhe përdorimi i strukturave

paralele, pra i njëjti ndërtim sintaksor, krijon një ritëm të caktuar në këtë

ligjëratë, për të theksuar se lindja e tij ishte një ngjarje e shënuar per vendin.

-Përsëritja - Figurë stilistike që krijohet duke përsëritur të njëjtën fjalë ose

frazë për të shprehur diçka me forcë të veçantë.

Është përdorur shumë përsëritja për të theksuar idenë, për të sqaruar për të

mëshuar fort atë që ai dëshiron të kujtohet dhe të mos harrohet nga dëgjuesit.

Kemi përsëritje të strukturave si :

Dhe atje tej…

Dhe kënga….

Përse ky trim…

Përse ky trim…?

Përsëritje e fjalive lidhore , 8 herë, Le të...

Përsëritje e pyetjeve retorike, 3 herë, Cili është....? ( faqe 34)

Përsëritje e të njëjtës fjalë për të rritur shkallën emocionale. Fjala ‘Luftë’

është përdorur 9 herë rresht, duke filluar me Luftë! dhe në përshkallëzim

duke dhënë mënyrën, kohën, vendin e luftës, kalon deri te qëllimi final i kësaj

lufte për Shqipëri, luftë për nder dhe liri.

“Eni tani, ju anadollakë, ta zbrisni flamurin që ngriti flamurtari i Shqipërisë,

Që tani e tutje s’ka gjumë! Luftë! Luftë pa prehje gjer në vdekje; luftë natën,

luftë ditën, luftë ndër brigjet, luftë ndër fushat, luftë ndërr përrenj të, luftë për

Shqipëri, luftë për nder e për liri.”

Page 124: STILET FUNSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT

STILET FUNKSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT PUBLIK NË FUSHËN E EDUKIMIT

115

115

Me këtë mjet Noli e bën fjalinë më të fuqishme dhe më të gjallë. Fjala e

përsëritur është si një thirrje e fortë për një luftë, për një ideal shumë të lartë.

Fjala të lë përshtypje në formë dhe ka ritëm në dëgjim.

Një përsëritje e fuqishme është dhe rimarrja dhe vendosja në gojën e tij e të

njëjtës strukturë treshe, me disa ndryshime jo të rastësishme kuptimore, që

Skënderbeu e shpreh në fillim të ligjërimit.

“Ati më vdiq, vëllezërit m’i helmoi turku, Shqipëria po jep shpirt, ç’e dua

rrojtjen unë?”

“Ati më vdiq, vëllezërit po m’i helmoi turku, Kruja u shkel, Shqipëria vdiq,

ç’e duam rrojtjen ne?”

Përveç kënaqësisë estetike të pamohueshme të fjalisë ajo ka edhe ngarkesë

kuptimore të fuqishme. Shqipëria ndodhet në të njëjtën situatë si 500 vjet më

parë ku në mbrojtje të interesave të saj u shfaq Skënderbeu, heroi kombëtar.

Tani historia po përsëritet dhe kërkon heronj të rinj , të cilët do t’i dalin

atdheut zot dhe do të nderojnë figurën e tij.

-citimet dhe aluzionet247

“Nessun maggior dolore che ricordarsi del tempo felice nella miseria…”

dante Inf.C.V.v. 121-123

“Si rrejtës dhe të vërtetë, sit ë panjohur dhe të njohur pas; si të vdekur

dhe ja kurrojmë, si të mundur dhe jo të vrarë; si të helmuar dhe gjithnjë të

gëzuar; si të varfër, dhe shumë duke pasuruar; si pa patur gjë dhe të gjitha

duke i patur.” II Kor. VI, 9-10

“Forcohuni, o duar frikacake dhe gjunjë të paralysuar. Kini kurajë dhe

mos kini frikë, se ja Perëndia jonë do t’jua çpaguajë, ay vetë do të vijë dhe do

t’ju çpëtojë. Ahere do të hapen sytë e të verbërve dhe veshët e të shurdhëve do

të dëgjojnë. Ahere do të kërcejë i çali si dre dhe goja e memecit do të këndojë

këngë mundëse. Që të dalë e drejtë fjala e Shën Palit: “Të mundur, por jo të

vrarë.” Profeti Isaia

“Tani përlëshoe shërbëtorin tënt, o Zot, pas fjalës sate me paqe, s’e panë

syt’ e mi shpëtimin tënt që pregatite përpara faqes së gjithë popujve; dritë për

ndriçim paganësh dhe lavdi të popullit tënt Izrael.” Mat. XXIV, 6.

“Eja ti o shpirt’ i Bossuetit, o shkab e shkëlqyer e Ambonit, huamë fjalët

e tua dhe forcën tënde vogoroshe që të këlthas:” Aeschyli, Agamemnon V.

1489-1490

“ Kur të jap shpirt dhe rreth’ e rrotull meje vajtojnë njerëzit e mi, burra, gra

e fëmije, nuk vdiqa. Dhe kur më bëjnë përshpirtje dhe thonë: “Ndje, zot

shpirtin e tij”, nuk vdiqa. Dhe kur rrinë në shtëpinë time rreth vatrës dhe më

247 Aluzionet janë fjalë që i referohen Biblës dhe jetës së Krishtit. Te Noli ky është një tipar individual

pasi ai ka qenë prift ortodoks.

Page 125: STILET FUNSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT

STILET FUNKSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT PUBLIK NË FUSHËN E EDUKIMIT

116

116

kujtojnë nuk vdiqa. Por kur të më harrojnë fare, atëherë vdiqa, vdiqa për

herën e fundit.” Vjershëtor anonim

Tipar dallues i Nolit është dhe përfshirja e vargjeve poetike në ligjërim.

Shpesh ato i përkasin fondit të folklorit popullor dhe kjo tregon se Noli është

një njohës i shkëlqyer i tyre. Vargjet kanë vlerë të dyfishtë si estetike dhe

funksionale në ligjërim, pasi mbajnë publikun të vëmendshëm gjatë gjithë

kohës dhe ndihmojnë ligjëruesin të arrijë qëllimin final: rizgjimin e vlerave

shpirtërore dhe patriotike të fjetura prej kohësh.

“Hajde, mor Rrapo Hekali

Kur thërret sa tundet mali…

Në u vra nga trimëria

Namn’ e mori Shqipëria.

Ziafet’ i Psmanllisë

Është helm’ i Shqipërisë”kënga e Rrapo Hekalit, populli

“Nga kështjella shpejt ka rënë

Flamuri me gjysmë-hënë,

Edhe populli shikon

Që në vend të tij valon

Flamuri i Skënderbeut n’erë,

Shkab e zezë me dy krerë.

Dhe një thirrje lart u ngrit, Se çdo zemër e çdo shpirt

U mërzit nga turku i lik, Që e bëri atë Krujë

Zi, murtajë dhe rrëmujë.

Ay zë me gaz, me bujë

Q’oshëtin nga brek në brek

Marrë nga “Rrofsh o Skënderbeg.” Henri Uasdorf Longfellou “Tregimet e një

hani anës rrugës”

“Një herë, Edmond Burka thirri në Dhomën e Komuneve:

Ej, koha e kavalerisë kaloi! (Alas the age of chivalry is gone!)

Kur këtu dje Shqipëria u pranua në Lidhjen e Kombeve u binda se Burka e

kishte gabim.”

Page 126: STILET FUNSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT

STILET FUNKSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT PUBLIK NË FUSHËN E EDUKIMIT

117

117

“Edhe nëse flamurtari bie,

flamuri le të ngrihet lart!” poet norvegjez

“M’atë, o Perëndi e bën të dobëtin luan!

M’atë, o perëndi, po i dërmon tiranët!

Se as kull e gurtë, as muret prej bakëri,

As burgu i errët, as vargonj prej hekuri.

Nuk e përmbajnë dot fuqin’ e shpirtit.” Shekspiri Tragjedia e Jul Qesarit

“Verweile doch, Du bist so schon!” (“Oh, megjithatë qëndro, ti je kaq e

bukur!”) Fjalë të Faustit, Gëte

Përveç vargjeve të shkëputura nga folklori shqiptar, vëmendje tërheqin

edhe pjesë të autorëve të mirënjohur botërorë, si Shakespeare-i, Goethe,

Burka etj. Kjo dëshmon se Noli ishte njeri me njohuri të thella të veprave

botërore, një erudit i gjithanshëm. Përveç kënaqësisë estetike të

pamohueshme, këto materiale kanë edhe vlera kulturore të veçanta.

- Metonimi- Përdorimi i një fjale a i një shprehjeje në vend të një tjetre,

duke u mbështetur në afrinë që kanë sendet dhe dukuritë në hapësirë a

në kohë, në lidhjet e tyre sipas lëndës sipas funksionit, etj.248

‘Dibra i hap krahët’ , ‘burimet dhe lumenjtë kullojnë gjak’.

Pyetjet retorike

Pyetjet retorike janë pyetje që nuk kërkojnë përgjigje, por kanë si qëllim

tërheqjen e vëmendjes në një pikë të caktuar të ligjëratës. Pyetjet retorike janë

përdorur në mënyrë të dendur nga Noli. Qëllimi parësor i këtyre pyetjeve

është të mbajë të mbërthyer vëmendjen e publikut. Më lart kemi shpjeguar se

fjalimet janë tekste ku reagimi i publikut është minimal si pasojë e formatit të

prezantimit. Me anë të pyetjeve retorike autori siguron komunikimin e

vazhdueshëm me publikun.

Karakteristikë e stilit të tij është përdorimi në grupe me dy ose tre

pyetje, me të njëjtin fillim. Duke përdorur përsëritjen, aliteracionin dhe

pyetjen retorike Noli i bën ato më të fuqishme emocionalisht dhe e mban lart

interesin e dëgjuesve në ligjëratat e tij duke skalitur në kujtesën e tyre iden ë e

synuar.

248 Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, (2002) Fjalor i

Shqipes së Sotme, Botimet Toena

Page 127: STILET FUNSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT

STILET FUNKSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT PUBLIK NË FUSHËN E EDUKIMIT

118

118

Kështu pyetjet

“Kur nuk u gënjye turma nga ajo që duket? Po dhe kur mungoi koha e

pastajme të njohë atë që fshihej në zemrë? …. E vërteta nuk u quajt rrejtje në

gojë të tij? Kush e njohu ahere atë që i falet gjithë bota tani? I vdekur dhe i

vdekur në kryq, nuk rron në zemrë të njerëzisë? …”

“Prapë Shqiptarët, prapë Gegët, prapë Toskët, ku vini more derëzinj?

“Ku të vejë tani? Të ikë, t’i hedhë armët?”

“Ku të gjej fjalët e përketme që të nis vajin e këti trimi? Si t’ju pikturoj zinë

me të cilën vishet sot Kisha Kombëtare, e veja e dhempshëruar, e cila humbi

birin e saj të vetëmlindur në Shqipëri? (paralelizëm më Krishtin, birin e

vetëmlindur të Perëndisë) Bir o bir, Vasil,Vasil si të të qaj?”

“Cili prej nesh s’u plagos nga kjo goditke, po sikur t ’i ngjiste një e keqe

tragjike në shtëpi të tij?... Si? Ish e shkruar të shkonte kaqë shpejt?”

Te tre pyetjet retorike synojnë të paraqesin madhështinë e Krishtit pas

vdekjes dhe paralelizmin me jetën e pavdekshme të At Vasil Stliadit.

Pyetja -Kujtoni se forca e shpirtit të tij u thye? -në fakt ravijëzon forcën e At

Vasilit

“Cili pandehni ish prifti shqiptar, i pari dhe i fundit, që na kërkoi librat

kishëtare dhe që i përdori në një alltar të Shqipërisë? Cili tjatër veç At Vasilit

dhe ku gjetkë veç në Negovan?”

Këto pyetje arrijnë të vënë në pah dy thënie të vërteta për prift in, duke dhënë

njohuri të qarta si drita e diellit dhe llogjikisht të shpjegueshme për këdo.

“Po dhe në rron, a o të kthehet vallë nonjë herë? Vallë a mban mend

t’ëmën,t’anë, Krujën, Shqipërinë se qe çilimi kur ia rrëmbyen nga krahët?”

“Ç’u bë ai djalë, ku është ai trim? Gjer kur do të valojë mbi fortesën e Krujës

ai flamur i urryer i tiranit të huaj? Gjer kur do ta presë nëna të birin, Kruja

të zotin, Shqipëria t’anë, bota trimin që s’ka shok?”

Një tipar tjetër karakteristik i fjalimeve të Nolit është ndërtimi i strukturave

që të japin idenë e bashkëbisedimit, apo dialogut edhe pse nuk i përmbahen

tërësisht rregullave të drejtshkrimit.

‘Cili është ai që në një shesh të Adrianopojës e çan me gjithë kalë

anadollaknë që guxoi t’i dalë përpara? Cili është ai që kudo vete, mund?

Është Aleksandri i madh, që u ngjall prej varri, thonë të gjithë ushtarët turq.’

Page 128: STILET FUNSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT

STILET FUNKSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT PUBLIK NË FUSHËN E EDUKIMIT

119

119

‘Qatip i sulltanit, nëm një urdhër më myhyrë e Muratit, që të më ipet mua

fortesa e Krujës.’-‘Kush më urdhëron që të ta jap?’-‘Palla ime…’

Këto struktura relativisht të pazakonta për një fjalim i takojnë më shumë

rrëfimit të historive apo përrallave pasi e afrojnë ligjërimin më pranë stilit

bisedor familjar. Ky është një tipar që vihet re kryesisht në fjalimet

ceremoniale të Nolit, të cilat ai i ka përshtatur për publikun bashkëatdhetar të

Amerikës.

Në fillim të shekullit të 20-të në bashkësinë e vogël të emigrantëve

shqiptarë në Amerikë filluan të veprojnë pion ierët e rilindjes kulturore

shqiptare…. Duhet të kemi parasysh se në atë kohë në Amerikë ishin rreth

5 000 shqiptarë, nga të cilët vetëm afro njëzet prej tyre dinin të lexonin. 249

-Ogzimoroni- Figurë letrare në të cilën dy fjalë apo shprehje dukshëm të

kundërta me njëra tjetrën vihen në lidhje me njëra tjetrën.

“….varri i të cilit është burim jete për tërë kombin.”

“Varri yt do sjellë ngjalljen e kombit.”

Noli përdor ogzimoron për të dëshmuar, fuqishëm se mbi kujtimin e

lavdishëm të heroit tonë kombëtar do të mbështetet lufta për pavarësi dhe

dinjitet e shqiptarëve.

-Ironia- Figurë stilistike, me anë të së cilës shkrimtari, duke u dhënë fjalëve,

shprehjeve etj. një kuptim të kundërt nga ai që kanë në të vërtetë ose duke

bërë sikur pranon të kundërtën e asaj që mendon, përqesh e vë në lojë dikë a

diçka.

“Kjo na tha me një mënyrë të ashpër që jemi të lirë, por jo gjer në pikën që të

kemi paturpësinë ta quajmë veten tonë shqiptarë dhe të punojmë me një

program kombëtar.”

-Sarkazma-

Në qoftë se do të veçonim ndonjë tipar të Nolit, sidomos kur në ligjërimet e

tij me natyrë politike, ky do të ishte sarkazma. Noli godet me sarkazëm

therëse të gjithë fenomenet politikë kombëtarë dhe ndërkombëtarë që

nëpërkëmbin të drejtat e popullit shqiptar apo e keqqeverisin atë. Sarkazma

është përdorur më së shumti nga Noli kur ai u drejtohet politikanëve dhe është

tipar i jetës politike të tij.

Megjithatë, kur Komisioni i Gjashtë do ta ketë paraqitur raportin e tij, secili

prej nesh do të ketë rastin të shprehë këtu opinionin e vet, dhe atëherë do të

249 The Adriatic Review, korrik 1919, I 458, tek Silajxhic H., ‘Shqipëria dhe SHBA në arkivat e

Washingtonit’ Shtëpia botuese Dituria

Page 129: STILET FUNSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT

STILET FUNKSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT PUBLIK NË FUSHËN E EDUKIMIT

120

120

mund të bëheshin komplimentet homerike reciproke që është bërë zakon të

shkëmbehen.250

Ajo që është bërë këta 5 vjet të shkuar pushon qetë-qetë në paqen e

përjetëshme, mbyllur fort, varrosur në dosjet e vdekura të Sekretariatit, të

ruajtura me kujdes prej atij fort të ndershmit e të shquarit xhentëllmen, që

është Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes së Kombeve. 251

-Apostrofa- Figurë që ndërtohet duke iu drejtuar me thirrje një njeriu ose një

sendi të personifikuar.

“Ju o engjëjt e Zotit, jepmëni krahë t’i bie pas mbretit që fluturon mbi male e

mbi fusha si skifter e u jep arratinë armiqve të atdheut tonë…”

“Shqipëri! O nënë e dhimbëshuar, hiqe zinë sot, se shkon hieja e mbretit tënd

kaluar mbi mallet e fushat tënde.”

“O mëngjez i bekuar, o mëngjez buzëqeshur, kur oshëtijtin këmbanat më një

brek me tingëllim prej kripe me lajmërim të ri At Vasili sot meshon, At Vasili

meshoi shqip.”

“O Zot, Perëndi e shpëtimit tim, ditë e natë thirra përpara teje; le të vijë

përpara teje të falurit tim; ul veshnë tënt më klithmën time.”

“O dit e mallkuar, o ditë faqezezë, kur oshëtiu menjëherë, posi gjëmim

rrufeje, lajma e papritur…”

-Antitezë- Vënia përballë e dy nocioneve a e dy mendimeve si mjet stlistik

për t’i dhënë shprehjes forcë e qartësi.

“Kështu dhe prifti ynë, i përmbysur po jo i mundur, i thyer nga trupi, po i

fortë nga zemra del nga spitali më i shëndoshë…”

“Të vdekur, po ja ku rrojmë?”

-mbyllja e fjalimit-

Noli ka struktura unike të mbylljes së fjalimeve. Ato janë kryesisht thirrmore

dhe me tone të forta fetare. Natyra thirrmore e tyre është tërësisht e

kuptueshme pasi shkon në përputhje të plotë edhe me temën e fjalimeve. Për

natyrën fetare mund të ofrojmë dy interpretime:

-së pari, ne dimë që Noli ishte prift dhe tipari fetar është tërësisht mbizotërues

në pothuaj të gjitha ligjërimet e tijedhe pse ligjëronte për patriotizmin.

250 F.S.Noli, (2002) Ligjërime përzgjedhur nga Prof N. Jorgaqi, Botimet Dudaj “Për fitoren e

drejtësisë dhe të paqes” 251 F.S.Noli, (2002) Ligjërime përzgjedhur nga Prof N. Jorgaqi, Botimet Dudaj “Fjalimi në Asamblenë

e Lidhjes së Kombeve

Page 130: STILET FUNSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT

STILET FUNKSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT PUBLIK NË FUSHËN E EDUKIMIT

121

121

-së dyti, besimi fetar ishte mjaft i fortë mes shqiptarëve në atë periudhë dhe

përdorimi i thirrjeve me natyrë fetare ishte një element më shumë për t’i

afruar ata me ligjëruesin.

“Në qiell të Shqipërisë. E Shqipes u bëftë!”

“Pritna, pas teje do të vimë të gjithë, pas teje, pas teje…”

“Në Boston Linda dhe që andej vij, po në Natik mësova të fluturoj. Ashtu

qoftë!”

“Dhe kini shpresë ne Zoti, se Shqipëria e ka barkun të gjerë dhe do mos

mënojë të na falë një Skënderbe të ri. Ashtu qoftë!”

“Dhe t’u tregojmë Zhon-Turqve që ne rezuam kullat dhe kështjellat e

Gegërisë ka këtu dhe kështjëllat e Gegërisë ka këtu kulla dhe kështjella që s’i

arrin top’ i tyre, në muret e të cilëve do të shkruajmë dhe nga maj’e së cilës,

do të thërresim: mos harroni këto”

“Le të vemë, pra dhe ne të vdesim bashkë me të.”

4.2.2. Niveli makro i ligjërimit

Ky nivel ka për qëllim të studiojë strukturën e ligjërimit, të analizojë,

kohezionin dhe koherencën e tekstit dhe detajimin e tyre.

4.2.2.1. Kohezioni i ligjërimit

Sipas Halliday-it dhe Hasan-it kohezioni përcakton kufijtë e një teksti,

nëpërmjet paragrafeve/pjesëve qoftë të shkruara apo të folura, të çfarëdo

gjatësie, që formojnë një tërësi të unifikuar. Ata mendojnë se kjo njësi

egziston mbi një marrëdhënie kohezive, që e quajnë tekst. “Kohezioni ndodh

në një tekst kur interpretimi i një elementi në këtë tekst varet nga interpretimi

i një elementi pararendës.”252 Marrëdhënia kohezive nuk varet nga kufijtë e

fjalive. Vendvendosja e njësive nuk përcaktohet apo kushtëzohet nga rregullat

gramatikore dhe kohezioni mund të shtrihet edhe në paragrafë të tërë.

Kohezioni është një marrëdhënie semantike dhe teksti konsiderohet si njësi

semantike. “ …teksti nuk përbëhet nga fjalitë; ai konkretizohet apo kodohet

në fjali.”253

Kohezioni mund të jetë gramatikor kur realizohet nëpërmjet mjeteve

gramatikore dhe leksikore si dhe kur realizohet nëpërmjet fjalorit.

252 Halliday, M.A.K. dhe Ruqaiya, H., (1976) Cohesion in English Essex: Longman, 253 Po aty.,

Page 131: STILET FUNSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT

STILET FUNKSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT PUBLIK NË FUSHËN E EDUKIMIT

122

122

- kohezioni leksikor

kohezioni leksikor sigurohet me anë të përsëritjes së njësive leksikore

dhe marrëdhënies së tyre. Këto mund të jenë marrëdhënie sinonimie,

antonimie, hiponimie etj.

Shembull:

“Në krye të prendverës më patë pranë këti Zoti, pas këti miku të flas

përpara jush kundër atyre shtazave, kundër atyre armiqve të deklaruar

të kombësisë s’onë, kundër atyre majmunëve që affektojnë qytetëri

evropiane dhe mënyra napoloniane.”

4.2.2.2. Koherenca e ligjërimit

Një nga shembujt e koncepteve pragmatike është koherenca. Kjo dëshmon se

folësi ose shkruesi ka diçka në mendje kur i qaset tekstit. Koherenca ndihmon

në perceptimin e tekstit si të kuptueshëm. Cook e përkufizon koherencën si

cilësinë e të qenit e kuptueshme dhe e unifikuar. 254

Koherenca mund të shihet edhe si eksperienca normale e përdoruesit të

gjuhës. Për shembull një shqiptar nuk ka vështirësi në kuptimin e fjalëve që i

përkasin një stili të caktuar ligjërimor të gjuhës shqipe, por një i huaj po. Nga

kjo kuptojmë se përdorues të ndryshëm kanë përvojë të ndryshme gjuhësore.

Kuptohet që autori ka për qëllim që të krijojë tekste të kuptueshëm nga të

gjithë, nëse është e mundur. Këto njësi të kuptueshme përbëjnë koherencën.

“…përpjekjet për t’i dhënë kuptim ligjëratave brenda një konteksti të caktuar

kulturor dhe social janë marrëdhënie që përpiqen të vendosin koherencë

pragmatike.” 255

Nga sa u tha më lart një përdorues gjuhe duhet t’i bindet dy par imeve

për të krijuar tekste me kuptim:

teksti duhet të jetë koheziv

teksti duhet të jetë koherent.

Kohezioni si forma të mirorganizuara ndërmjet pjesëve dhe

fjalive kontribuon në kuptimin më të natyrshëm të një teksti, por

çka i jep tekstit unitet dhe kuptim është koherenca.

“Kohezioni semantik lidh fjalën me fjalën, kohezioni pragmatik

lidh folësin me folësin në një kontekst më të gjerë kulturor

komunikimi.”256

Në këtë nivel kryesisht vërehet mënyra sesi teksti është strukturuar dhe

kryesisht si idetë lidhen së bashku për të krijuar një tekst koheziv.

254 Cook, G., (1989) Discourse.,Oxford:OUP. Fq 4 255 Kramsch, C., (1998) Language and Culture. Oxford : OUP fq 28 256 po aty.,

Page 132: STILET FUNSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT

STILET FUNKSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT PUBLIK NË FUSHËN E EDUKIMIT

123

123

- Referenca

Njësitë e referencës janë njësi që i referohen si pas dhe para, një njësie tjetër

për interpretim. Meqenëse referenca ka lidhje të ngushtë me situatën, ajo

ndodh më së shumti në bashkëbisedim, por gjithsesi referenca mund të

gjendet edhe në ligjërime formale. Kjo bëhet kryesisht për të unifikuar tekstin

dhe për të ndjekur maksimën e sasisë.

Egzistojnë tri lloje referncash:

Personale- kur lidhja kohezive bëhet nëpërmjet referimit ndaj

një personi,

Demonstrative- referencë me anë të vendit,

Krahasuese- një referencë jo e drejtpërdrejtë me mjete të

identitetit ose të ngjashmërisë.257

Shembuj referencash personale:

“Ky mejtim plot dhembje na bie plot herë ndër mend, kur godit shpirti

ynë të qëndrojë më gjunjazi përpara kujtimit tënd të shenjtë, o mbret i

dëgjuar, o trim mbi trimat, Gjergj Kastriot.”

“E lumtur qoftë udha që barite…

E lumtur, me dafina e trëndafile të paçmueshme le të jetë shtruar udha

që barite, o shpirtndritur atdhetar, o trim me fletë, o bir i shtrenjtë i

nënës Shqipëri…”

“Më ndjeni që ikënj ca pak nga fjala që mbaj, po më ra ndërmend një

gjë që më rrëfente një nga mëmëdhetarët e pakë dhe të rrallë që kemi

njohur. Ky njeri i flaktë aq sa s’bëhet më, kur na qe në Abisini na

paske zënë një këlysh luani dhe e ushqente me qumësht sa ishte i vogël

dhe e mbante jashtë të lëshuar. Porsa i rrit pak dhe u madhua ky

ushqim s’i pëlqente më. Dhe Z. e tij u mejtua t’i apë mish. Porsa e pa

mishin luanthi iu hoth me vrap… e zuri tjetrën ditë dhe e mbylli në

kafast.”

Noli e përdor shumë shpesh referencën ndaj individëve. Shpesh kjo refe rencë

bëhet edhe në formën e historive ose anekdotave, të cilat i japin ligjërimit një

ton të ngrohtë bisedor dhe të afrueshëm.

Këto referime janë dëshmi e njohurive të folklorit popullor nga Noli.

Referenca ndaj vendit

“Cili tjatër veç At Vasilit dhe ku gjetkë veç në Negovan?”

- Zëvendësimi

257 Halliday, M.A.K. dhe Ruqaiya, H., (1976) Cohesion in English Essex: Longman,

Page 133: STILET FUNSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT

STILET FUNKSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT PUBLIK NË FUSHËN E EDUKIMIT

124

124

“Dallimi midis zëvendësimit dhe referencës është se zëvendësimi është

një marrëdhënie në rend fjalie më shumë sesa në kuptim.” 258 Kjo

nënkupton që një shprehje është zëvendësuar nga një tjetër, më e

përgjithshme dhe me kuptim më të paqartë. Zëvendësimi është më i

zakonshëm në ligjërimin e folur si mjet për të vendosur kontaktin

social.259

-Fjalitë e paplota- eliptike

Fjalitë e paplota janë struktura që ndodhin kryesisht në gjuhën e folur, por

mund të përdoren edhe në formën e shkruar për t’i dhënë më shumë gjallëri

dhe rrjedhshmëri tekstit. Pjesëza e munguar mund të kuptohet gjithmonë nga

teksti.

Shembuj fjali eliptike:

“Palla ime…”

“Vdekja”

“Luftë!”

- Lidhëzat

Lidhëzat janë pjesët më kohezive të gjetura në tekst. Lidhëzat koordinuese,

bashkërenditëse, lidhëzat që lidhin dy ose më shumë gjymtyrë të njëvlefshme,

janë karakteristike të gjuhës së folur, ndërkohë që ato nënrenditëse janë më të

përdorura në formën e shkruar të gjuhës. Fjalimi është një lloj teksti që mund

të gjendet në të dyja format, për rrjedhim i përmban të dyja llojet e lidhëzave.

Gjithsesi fjalimi respekton rregullin e formalitetit të lidhëzave.

Në ligjërimin e Nolit mbizotërojnë lidhëzat bashkërenditëse nisur edhe nga

stili bisedor i ligjërimit që ai ka zgjedhur për fjalimet e tij ceremoniale.

Shembull:

“Sot përsëri, -unë i mieri- dhe nënë rasje jo më pak tragjike…”

“Heshti, pushoj trumpet’ e luftës dhe një paqie funerale mbretëron

kudo.”

“A mbani mend kur foshnja lë të bariturit këmbaduarza dhe nis pak së

paku të qëndrojë e të kthehet e t’i forcojë dalëngadalë këmbët e tij të

dobëta dhe të mund pastaj të baresë e të rendë si burrë.”

Po kështu Noli është edhe mjeshtër i përdorimit të fjalive të përbëra me

shumë pjesë të nënrenditura dhe të bashkërenditura.

Shembull:

“Shoqëria jonë që është ndër shpërginjtë, këtu do të vishet me rroba

trimërore dhe që këtej do fluturojë me krahë të rreptë që të përhapë

lajmën e re dhe të këndojë ndër lisat e gjatë dhe ndër brigjet e lartë

këngën e mallëngjyer të dashurisë për vendin tonë, për gjuhën tonë dhe

për kombin tonë.”

258 Halliday, M.A.K. dhe Ruqaiya, H., (1976) Cohesion in English Essex: Longman, 259 Urbanova. L., dhe Oakland. A., ( 2002) Ùvod do anglickè stylistiky Barrister&Principal., tek

Kredàtusovà. M., (2009) Diploma thesis Queen’s Speeches 1952-2007: Discourse Analyses Masaryk

University fq 62

Page 134: STILET FUNSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT

STILET FUNKSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT PUBLIK NË FUSHËN E EDUKIMIT

125

125

“Të nesërmen e deklaratës së kostutës një atdhetar shqiptar i njohur

hidhej në burk dhe pak mbeti të lyncohej prej turmës Zhon -Turke, se

guxoj në një darkë ta quaj veten e tij shqiptar dhe të çfaqë me

ç’program do të punojnë Shqiptarët kombëtarë pas kanuneve të

shtetit.”

4.2.2.3. Qasja pragmatike e ligjërimit

Siç thamë edhe në fillim analiza e ligjërimit patjetër përfshin edhe

pragmatikën. 260

Së pari ka rëndësi të theksohet këtu se analiza bazohet në studimin e gjuhës

në një kontekst të caktuar. Kjo sjell interes edhe për studimin e marrëdhënies

midis folësit dhe tekstit në një rast të caktuar përdorimi dhe jo thjesht të

marrëdhënies midis fjalive. Kjo marrëdhënie pragmatike përkufizohet nga

termat pragmatikë të referencës, presupozimit, implikimit dhe ndërhyrjes.

Së dyti sipas Yule-ja qasja pragmatiste e studimit të ligjërimit është më e

specializuar pasi përqendrohet kryesisht në elementë të pathënë apo të

pashkruar, por të komunikuar.261

Pragmatika e ligjërimit shkon përtej shqetësimit social për komunikim dhe

analizë bashkëbisedimi, përtej formave dhe strukturave të pranishme në tekst

dhe përqendrohet tek konceptet psikologjike si informacioni, besimi dhe

pritshmëria në sfond.

- Pragmatika, qëllimi i autorit dhe perceptimi i lexuesit

Konteksti dhe njohuria për të ka një efekt të padiskutueshëm në

perceptimin e lexuesit apo dëgjuesit, mbi atë që po thuhet. Në këtë

pjesë vëmendja do të përqendrohet në përshkrimin e kontekstit në të

cilin fjalimet ndodhin dhe në nivelin e njohurive, personale ose

kulturore, që zotërojnë dëgjuesit e supozuar të këtyre fjalimeve.

- Konteksti

Për qëllimin e përshkrimit të konteksit janë zgjedhur tri nga pikat më të

rëndësishme në përkufizimin e tij: fusha, mënyra dhe toni i tekstit. Sa

më shumë të detajojmë kontekstin e situatës, aq më shumë mund të

parashikojmë cilësitë e një teksti në atë situatë. 262

260 Brown, G., dhe Yule G., (1983) Dicourse Analyses. Cambridge: CUP. 261 Brown, G., dhe Yule G., (1983) Dicourse Analyses. Cambridge: CUP. 262 Halliday, M.A.K. dhe Ruqaiya, H., (1976) Cohesion in English Essex: Longman, fq 22

Page 135: STILET FUNSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT

STILET FUNKSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT PUBLIK NË FUSHËN E EDUKIMIT

126

126

- Skena

Skena është totali ngjarjes në të cilin funksionon teksti, së bashku me

aktivitetin e qëllimshëm të një folësi ose shkrimtari.

Skena e ngjarjes Noliane të fjalimeve ceremoniale është më së shumti e

vendosur në SHBA-së aty ku jetonte një numër shqiptarësh të

emigruar, të cilët ende aspironin të kontribuonin për çështjen e

Shqipërisë. Historia më vonë do të tregojë se zgjimi i ndërgjegjes

kombëtare, patriotizmit dhe atdhedashurisë edhe pse rrënjët i kishte në

Amerikë, u përcoll deri në Shqipëri tek populli shqiptar. Kjo provohet

edhe nga ngjarjet historike që karakterizuan këtë periudhë , e cila për

nga rëndësia mund të renditet e dyta pas periudhës së lavdishme të

Skënderbeut.

- Mënyra

Mënyra përshkruan funksionin e tekstit në ngjarje. Përfshin si kanalin e

zgjedhur nga gjuha dhe zhanrin apo klasifikimin retorik të tij. 263

Fjalimet e Nolit klasifikohen si ceremoniale dhe bindëse politike. Ato

janë kryesisht monologje, por herë pas here shndërrohen edhe në

bashkëbisedime imagjinare edhe konkrete me publikun. Ky stil

karakteristik i fjalimeve cermoniale i afron ata më afër me publikun.

Ndryshe nga fjalimet ceremoniale , fjalimet politike të Nolit janë më të

largët, tallës dhe ironikë ndaj publikut të synuar. Noli shpërfaqet

sarkastik dhe kritik ndaj qëndrimit indiferent ose armiqësor, kundrejt

Shqipërisë dhe shqiptarëve.

- Toni

Toni përcakton llojin e bashkëveprimit, njësinë e dukshme të

marrëdhënieve sociale, të përkohëshme ose të përhershme, midis

pjesëmarrësve të përfshirë. 264

Toni i fjalimeve ceremoniale është kryesisht i ngrohtë dhe i lirshëm.

Toni i fjalimeve bindëse, politike është i ashpër, tallës, ironizues ,

sarkastik dhe shpesh goditës, tipar për të cilin Noli është dalluar mes

gojëtarëve të tjerë shqiptarë.

Shembull:

“Se sot, si këtë ditë, o bir, u ngrit nga varri një vashëz e bukur që e

quajnë ‘liri’ dhe me krahët e saj të mëdhenj posi të shqipes mbuloi

dhenë e Amerikës dhe këndoi një këngë gazmore, që as saze s’e lot dot

përvec dyfeqeve.”

“Por, ju lutem, zoti Sekretar i Përgjithshëm, përse refuzoni t’i jepni

Shqipërisë një hua që do t’i lejonte të ecte vetë? Ne nuk na duhen më

tepër se 300 milione fr.ar. Apo më shumë? Atëherë po bëj gjestin

elegant të zbres në shumën modeste prej 200 milionësh. Ju tundni

kokën. E po jam gati të hyj në bisedime për një shumë më të vogël…”

263 po aty, 264 Halliday, M.A.K. dhe Ruqaiya, H., (1976) Cohesion in English Essex: Longman,

Page 136: STILET FUNSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT

STILET FUNKSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT PUBLIK NË FUSHËN E EDUKIMIT

127

127

- Niveli i formalitetit

Niveli i formalitetit varet nga marrëdhënia e ndërtuar mes

pjesëmarrësve, statusi social i tyre dhe roli. Marrëdhënia mes

pjesëmarrësve padyshim që ndikon mbi mënyrën e komunikimit- nëse

do të jetë miqësore apo e largët. Rëndësi ka edhe qëndrimi i folësit -

zgjedhja e fjalorit, e strukturave gramatikore, etj.

Fjalimet ceremoniale të Nolit dallojnë për nivel gjysmëformal. Ai

vendos një nivel familjar bashkëbisedimi me publikun e tij.Publiku në

fjalimet e Nolit është kryesisht vullnetar përkundrejt atij rastësor që

është në fjalimet bindëse. Niveli në këto fjalime është tërësisht formal

dhe i largët, dhe qëndrimi i Nolit nuk është miqësor.

- Fakti përkundrejt emocionalitetit

Çështjet e faktit reflektojnë përpjekjet e folësit për të prodhuar thënie

sa më objektive. Kjo është tipike për prozën shkencore, e cila bazohet

tërësisht në kërkime dhe vërtetime shkencore, përkundër

emocionialitetit që bazohet në praninë e pikëpamjeve subjektive të

folësit. Niveli i emocionalitetit shënon përfshirjen e folësit në

bashkëbisedim, avokatinë ndaj çështjes dhe qëndrim të njëanshëm.

Fjalimet ceremoniale të Nolit shënojnë një nivel të lartë subjektiviteti

dhe avokatie në krah të çështjes shqiptare dhe heronjve shqiptarë. Ai

është tërësisht i përfshirë dhe për këtë është i ndërgjegjshëm.

- Qëllimi i autorit

Kur një autor nis të shkruajë një fjalim ka gjithmonë një qëllim të

synuar të përgjithshëm dhe specifik, të cilin kërkon ta realizojë

nëpërmjet tij.

Qëllimi i fjalimeve të Nolit është rizgjimi i vlerave dhe krenarisë

kombëtare, patriotizmit, atdhedashurisë mes shqiptarëve, që deri në atë

kohë shfaqnin qartë pamundësinë dhe paaftësinë për të krijuar shtet.

Gjatë gjithë fjalimeve të tij ceremoniale në qendër të temave që ai

përzgjedh janë heronj, ngjarje apo aktivitete që kanë kontribuar në

ringritjen e shtetit shqiptar.

- Perceptimi i dëgjuesit

Fjalimet e tij janë shkruar dhe mbajtur kryesisht përpara

bashkëatdhetarëve të emigruar në Amerikë, por mund të qëndrojnë

shumë mirë edhe për shqiptarët në trojet shqiptare. Thjeshtësia e

gjuhës, qëndrimi pozitiv dhe dashamirës, informaliteti i ligjërimit i bën

ato të kuptueshme nga individë të të gjitha shtresave. Madje edhe sot

Page 137: STILET FUNSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT

STILET FUNKSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT PUBLIK NË FUSHËN E EDUKIMIT

128

128

ka shumë prej fjalimeve që mbeten aktualë dhe japin jo vetëm kënaqësi

emocionale dhe estetike, por edhe njohuri intelektuale.

Në pjesën më të madhe të gojëtarisë së tij, Noli ka kontakt të drejtpërdrejtë

më publikun. Kjo ndoshta është dhe një nga arsyet e suksesit të Nolit si

orator. Në fillimet e tij Noli i drejtohet diasporës shqiptare në Amerikë, e cila

ishte e organizuar në shoqëri modeste, me veprimtari kryesisht patriotike.

Oratoria e Nolit natyrshëm u formësua nga kërkesat që shtronte koha. Synimi

i Nolit ishte i gjithë popullit shqiptar: zgjimi i ndjenjave atdhetare në të

gjithë kombin.

Pjesë e publikut të Nolit bëhen edhe atdhetarët e kolonive të Rusisë,

Bullgarisë, Rumanisë. Më 1911 Noli ndërmori një turne në disa vende të

Evropës dhe zëri i tij u dëgjua fuqishëm në të gjitha vendet ku shqiptarët

aspironin për liri dhe pavarësi. Në vitet 1920-1930 Noli u drejtohet

podiumeve dhe sallave të kongreseve dhe asambleve. Publiku i tij do të jenë

delegatë të kongreseve dhe politikanë përfaqësues të vendeve të tjera, të cilët

në një mënyrë ose tjetër kishin në dorë fatin e Shqipërisë.

Fjala e Nolit edhe pse politikisht inferiore, merrte duartrokitje të fuqishme.

Komentet e bëra në shtypin e kohës lavdëronin me superlativa aftësitë e tij

oratorike. Dëshmi tjetër e suksesit Nolian janë dhe komentet dhe citimet e

bëra nga bashkëkohës të tij.

Rënia e qeverisë së Nolit solli dhe tërheqjen e Nolit nga sallat e mëdha dhe

publiku elitar. Noli rikthehet edhe njëherë tek publiku që e mbështeti dhe i

dha kurajë në hapat e parë të tij. Noli humbi përgjithmonë patosin dhe

entuziazmin e fjalimeve drejtuar politikanëve të botës. Ky patos u këmbye me

gëzimet e vogla të jetës së përditshme.

Page 138: STILET FUNSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT

STILET FUNKSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT PUBLIK NË FUSHËN E EDUKIMIT

129

129

-Funksionet gjuhësore

Klasifikimi i funksioneve gjuhësore të ofruara nga Cook-u, Jakobson-i dhe

Hymes-i265 ndjek këtë renditje:

A -Funksioni emocional

Funksioni emocional komunikon gjendjen e brendshme dhe anën

emocionale të folësit. Funksioni emocional i Nolit në gojëtarinë e tij

shkon përkrah me tematikën e tij.

Në periudhën e parë, kur ai synonte zgjimin e vlerave të atdhedashurisë

dhe patriotizmit, vihet re entuziazëm dhe shpresë në fjalën e tij. Të

gjitha ligjërimet janë thirrje ose ftesë që i bën bashkëatdhetarëve që të

gjithë të bashkohen, (përfshin edhe veten) në shërbim të shqiptarizmës.

Pjesa e dytë e gojëtarisë Noliane është thellësisht politike dhe

emocionalisht e ngarkuar me tone të ashpra ironie, akuzash dhe

kërkesash të formuluara me më shumë guxim dhe qartësi për kombin

dhe të drejtat e tij.

Pjesa e tretë, ndikuar edhe nga zhgënjimi që pati pas rënies së qeverisë,

solli edhe zbehjen e forcës kërkuese dhe akuzuese. Kjo pjesë shenjohet

si emocionalisht më e qetë dhe e qendrueshme.

B - Funksioni i qëllimit

Funksioni i qëllimit shpreh përpjekjet për të ndikuar sjelljen e publikut.

Siç është përmendur edhe më parë, qëllimi parësor i Nolit është zgjimi

i atdhedashurisë dhe bindja e publikut për të kontribuar për Shqipërinë.

Vihet re që Noli është më shumë ftues dhe thirrës dhe jo urdhërues dhe

konturet e kërkesave të tij janë relativisht të paqarta ndikuar kjo edhe

nga fenomenet shoqërore të periudhës.

Në pjesën e dytë, pas themelimit të shtetit shqiptar këto konture

përcaktohen më qartë dhe kërkesat e Nolit janë më të qarta dhe

konkrete.

Pjesa e tretë rikthehet në funksionet e pjesës së parë, ku në mënyrë të

papërcaktuar Noli i kërkon publikut të vlerësojë bukuritë dhe vlerat e

jetës.

C – Funksioni i përcaktimit të kanalit të komunikimit

Ky funksion përdoret për të vendosur kontaktin mes pjesëmarrësve.

Ka për qëllim hapjen e kanalit dhe verifikimin e funksionalitetit të tij,

si për qëllime sociale po ashtu edhe për praktike. Përshendetjet

265 Hymes, D. (1972). Models of the interaction of language and social life. In J. Gumperz & D.

Hymes (Eds.), Directions in Sociolinguistics: The Ethnography of Communication. New York: Holt,

Rinehart, Winston.

Page 139: STILET FUNSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT

STILET FUNKSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT PUBLIK NË FUSHËN E EDUKIMIT

130

130

fillestare dhe përfundimtare mund të konsiderohen si forma të këtij

funksioni.

Noli dallohet për hapjet e tij karakteristike të fjalimeve, me anekdoda, thënie

të personave apo autorëve të mirënjohur, apo citime nga bibla.

“E lumtur qoftë udha që barite…”

“Zotërinj, nuk duhen shumë fjalë për djema të urtë të Natikut dhe të

Çoçutuatit..”

“Nessun maggior dolore che ricordarsi del tempo felice nella miseria…”

(Dante Inf.C.V.v. 121-123)

“Si rrejtës dhe të vërtetë, si të panjohur dhe të njohur pas; sit ë vdekur dhe ja

ku rrojmë, sit ë munduar dhe jot ë vrarë; sit ë helmuar dhe gjithnjë të gëzuar;

sit ë varfër, dhe shumë duke u pasuruar; si pa patur gjë dhe të gjitha duke I

patur.” (II Kor. VI, 9-10)

“Ku jinni mbledhur dy veta më emrin tim atje jam edhe unë mes tuaj”

“Shqiptarë!”

“Vëllezër dhe motra, besnikë të shumtë që merrni pjesë në këtë mëshë sot.”

“Si anija e Apostujve në liqenin e Tiberias që po përmbysej prej valëve sa

kohë që po flinte Krishti, ashtu dhe cështja jonë s’dëgjohej fare gjer në kohën

që u ngrit Kapedani, i cili e mbajti timonin e anijes 26 vjet me radhë dhe e

shpuri, me gjithë rreptësinë e valëve, në liman të bukur, duke I dhënë anijes

famën kryesore të asaj kohe”

“Kam frikë se më i nxehti paqedashës, po t’i hedhë një sy veprës së kryer nga

Lidhja e Kombeve gjatë këtyre 5 vjetëve, do t’i ngrejë duart drejt qiellit nga

dëshpërimi do të bërtasë: “Oh! Më mirë luftë sesa të gjitha këto llomotitje të

mërzitshme për paqen!”

D -Funksioni poetik

Në rastin e funksionit poetik forma e zgjedhur përbën pjesën kryesore

të mesazhit. Një nga tiparet themelore të Nolit është gjuha e tij poetike

e ngarkuar me figura letrare.

E- Funksioni referues

Funksioni referues së bashku me informacionin dhe me funksionin

poetik, përbëjnë bazën e funksioneve të fjalimeve. Gjuha që i referohet

funksionit referues mbart informacionin.266

F- Funksioni kontekstual

Funksioni kontekstual krijon një formë komunikimi. Funksioni

kontekstual i aktit të ligjërimit, i shoqëruar me elementet e skenës ku

ndodh ngjarja, reflektohet në mesazhet që dëshmojnë për vendin,

kohën apo individët e përfshirë në bashkëveprim. Shumë forma

gjuhësore që kanë lidhje me sa më lart, nuk mund të interpretohen pa

iu referuar vetë aktit të ligjërimit, pasi kuptimi i tyre nuk është absolut,

266 Cook, G., (1989) Discourse. Oxford: fq 26

Page 140: STILET FUNSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT

STILET FUNKSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT PUBLIK NË FUSHËN E EDUKIMIT

131

131

por relativ. Për shembull kuptimi i fjalive: ‘Mua!’, ‘Ti!’, ‘Këtu!’,

‘Tani!’, ‘Ndodhi dje!’, etj. Në disa raste funksioni parësor i ligjërimit

në tërësi është kontekstual. 267

E- Ndryshimet diakronike

Oratoria Noliane mund të studiohet në shumë plane.

Periudha e parë nis me një fjalim me temë patriotike mbajtur më 4

korrik 1906 në Bufalo kur Noli ishte vetëm 24 vjeç. E gjithë periudha e

parë e krijimtarisë së Nolit, përshkohet nga nota të forta poetike, me

gjuhë të zgjedhur me shumë kujdes nga një njohës mjaft i mirë i

gjuhëve të huaja, mjeshtër i figurave retorike. Në pjesën e parë të

fjalimeve dominojnë fjalimet ceremoniale. Tipari kryesor i tyre është

ringjallja e vlerave positive të heronjve shqiptarë dhe glorifikimi i

kohës kur ata jetuan dhe luftuan.

Periudha e dytë ka tjetër karakter krahasuar me të parën. Vepra e tij

është pasqyrë e veprimtarisë polotike dhe patriotike të kombit shqiptar.

Ngjarjet politike në Shqipëri shërbejnë edhe si kufij përcaktues të

gojëtarisë Noliane. Pas vitit 1920, Nolin is jetën e një politikani dhe

veprimtaria e tij përshkallëzohet deri në nivelin e kryeministrit.

Oratoria e tij gjatë kësaj periudhe karakterizohet nga tema që prekin

problemet themelore të qeverisjes së vendit, politikën e brendshme dhe

të jashtme si dhe jetën ekonomike të vendit. Fjalimet marrin natyrë

bindëse dhe më konkrete. Ai kërkon të ndikojë me fjalën e tij në

vendimmarrje, që ka të bëjë me të ardhmen politike të Shqipërisë.

Përmendim këtu fjalime si:

“Kurrë nuk e humbim guximin”

“…kur këtu dje Shqipëria u pranua në Lidhjen e Kombeve i binda se Burka e

kishte gabim. U çudita kur dje pashë përkrahës nga të katër anët e botës që u

ngritën në këmbë, në mbrojtje të asaj fëmije të braktisur e të persekutuar të

Evropës….”

“Lidhja e kombeve të ketë besim tek shqiptarët”

“ ..Në këtë çast Shqipëria ka mosmarrëveshje kufijsh me fqinjët e vet. Ajo ka

kërkuar që të merret vesh me të mirë me ta, por pa rezultat. Kështu kjo vjen

sipas rrugës normale që u ofrohet gjithë anëtarëve të Lidhjes së Kombeve, të

kërkojë prej saj ndërhyrjen për një arbitrazh”

267 Hymes, D., (1974)Foundations of Sociolinguistics: An Ethnographic Approach. Philadelphia: U of

Pennsylvania

Page 141: STILET FUNSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT

STILET FUNKSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT PUBLIK NË FUSHËN E EDUKIMIT

132

132

-Konteksti i situatës

Sot shumë gjuhëtarë bien dakord që analiza e ligjërimit nënkupton

edhe analizën e kontekstit të situatës gjithashtu. Elementët minimalë të

një situate ligjërimore janë ligjëruesi, qëllimi dhe publiku. Studiuesit

sot përqendrohen në dy kontekste kryesore:

-konteksti verbal- tërësia e fjalëve, fjalive, akteve të ligjërimit që

ndodh para dhe pas tekstit që është objekt parësor studimi. Studiuesit

përqendrohen në analizën e kontekstit verbal, pasi ai ndikon

drejtpërsëdrejti në mënyrën sesi do të kuptohet teksti.

-konteksti social- përfshin elementë socialë si klasa, gjinia,

raca,etniciteti, etj. Konteksti social tenton të përkufizohet sipas

identitetit social të ndërtuar dhe shfaqur në tekst nga përdoruesit e tij.

Ai gjithashtu ndikohet nga hapësira.

4.2.3. Tipare të gjuhës së fjalimeve

Crystal D. në enciklopedinë e Gjuhës angleze prezanton konceptin e mediumit

të përzierë.268 Kjo sjell implikimin se nuk egziston një vijë e qartë ndarëse

midis ligjërimeve të shkruara dhe të folura. Egzistojnë tekste që janë kryesisht

të shkruara apo të folura, por me futjen e medias në jetën e përditshme, ka një

tendencë në rritje për një media të përzierë. Fjalimet janë shembuj të një

mediumi të tillë dhe janë shkruar për t’u lexuar me zë të lartë. Kjo nënkupton

se që të dyja aspektet si ai i folur dhe ai i shkruar ndikojnë në përzgjedhjen e

gjuhës në fjalime. Si pasojë e kësaj dikotomie është më llogjike që të shihen

të dyja aspektet gjuhësore si të shkruara dhe të folura, si dhe aplikimin e tyre

në gjuhën e fjalimeve formale.

4.2.3.1. Dallimet kryesore midis gjuhës së folur dhe të shkruar.

Nga aspektet me të dukshme të gjuhës së folur janë tingujt dhe tiparet

paragjuhësore tek të cilat folësi mbështetet shpesh. Efektet e tingujve

përfshijnë jo vetëm tiparet paragjuhësore si theksi, ritmi dhe intonacioni por

edhe një fenomen më të gjerë si timbri, intensiteti i zërit, pauzat dhe ritmi. 269

Një tipar tjetër i gjuhës së folur është dhe ana emocionale e saj. Folësi mund

të shprehë emocionet e tij /saj shpesh në mënyrë të pandërgjegjshme me anë

të intensitetit të zërit, intonacionit, ndryshimit të frekuencës si edhe të timbrit.

268 Crystal, D., Navy D., (1969) Investigating english style London: Longman 269 Urbanova. L., dhe Oakland. A., ( 2002) Ùvod do anglickè stylistiky Barrister&Principal., tek

Kredàtusovà. M., (2009) Diploma thesis Queen’s Speeches 1952-2007: Discourse Analyses Masaryk

University

Page 142: STILET FUNSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT

STILET FUNKSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT PUBLIK NË FUSHËN E EDUKIMIT

133

133

Një folës me përvojë mund t’i përdorë këto veçori gjerësisht për të siguruar

theks.

Tiparet paragjuhësore të gjuhës të njohura si gjuha e trupit përmbledhin

gjestet, mimikën, të qeshurën, lotët dhe shprehje të tjera joverbale. Këto

veçori konsiderohen si plotësuese.

Një tipar tjetër, i cili është gjerësisht i përdorur është retiçenca , e cila

zakonisht realizohet nëpërmjet figurave apo pjesëve të munguara. Ky tipar

nuk përdoret në stilin formal të fjalimeve .

Mënyra e të shprehurit në formë të shkruar është më shumë një çështje fakti,

tërësisht objektive dhe shpesh më abstrakte se gjuha e folur. 270 Duke qenë se

autori ka mundësi t’i përzgjedhë mjetet gjuhësore më parë dhe ka lirinë për të

modifikuar tekstin, fjalorin dhe strukturat e përdorura, tregon më shumë

qëndrueshmëri sesa ligjërimi i folur.

Fjalitë janë kompakte që nënkupton se kuptimi shprehet në mënyrë më

ekonomike, tipar që Vachek e quan “përmbledhje e kondensuar” Vachek tek

Urbanova.

Më poshtë përmenden disa veçori të fjalimeve të shkruara.

- shkrimi promovon zhvillimin e një organizimi të kujdesshëm dhe të

përmbledhur të të shprehurit,

- pjesëmarrësit nuk mund të mbështeten në kontekst për të bërë të qartë

kuptimin, dhe nuk ka reagim të menjëhershëm. Shumë fjalime

shmangin kështu përdorimin e shprehjeve kuptimi i të cilave varet nga

konteksti dhe janë relativisht të shumkuptimta.

- Shumë pjesë të nënrenditura në të njëjtën fjali, veçori të balancuara

sintaktikisht dhe fjalitë e gjata janë tipar i shk rimit.

- Gabimet dhe pasaktësitë e tjera në të shkruar eliminohen në draftet e

mëvonshme dhe lexuesi nuk është kurrë i ndërgjegjshëm për

egzistencën e tyre. Po kështu edhe ndërprerjet në procesin e të

shkruarit nuk janë të dukshme në sytë e lexuesit.

4.2.3.2. Tipare të fjalimeve si sisteme komplekse

Kur flasim për fjalimet publike është e rëndësishme të kuptojmë se fjalimi

nuk është vetëm një strukturë komplekse fjalish dhe fjalësh, por realizohet

nga sisteme të tjera semiotike si mimika, gjuha e trupit ose tingujt. “Një

fjalim është një formë komplekse që krijohet nga bashkëveprimi i shumë

270 Urbanova. L., dhe Oakland. A., ( 2002) Ùvod do anglickè stylistiky Barrister&Principal., tek

Kredàtusovà. M., (2009) Diploma thesis Queen’s Speeches 1952-2007: Discourse Analyses Masaryk

University., fq. 31

Page 143: STILET FUNSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT

STILET FUNKSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT PUBLIK NË FUSHËN E EDUKIMIT

134

134

sistemeve semiotike. Sistemi semiotik është një sistem shenjash i përdorur për

komunikim si alfabeti, notat muzikore, dritat e teatrit etj.” 271

Struktura kryesore e çdo fjalimi ndërtohet nga gjuha në formë të folur;

megjithatë duhet përmendur edhe prania e disa sistemeve të tjera semiotike

në mënyrë që fjalimi të jetë sygjestiv dhe efektiv. Pjesë e këtyre sistemeve

është semiotika kinetike, mimika dhe gjuha e trupit, paraqitja e e folësit dhe

po ashtu edhe paraqitja skenike. Të gjitha këto kanë një impakt të veçantë në

mënyrën sesi dëgjuesit perceptojnë perfomancën e folësit.

4.2.3.3. Tipare të fjalimeve ceremoniale

Fjalimet ceremoniale dominohen nga gjuha poetike. Ndoshta sepse rastet e

veçanta për të cilat ato krijohen kërkojnë një gjuhë poetike dhe metaforë.

Është normale që të gjenden në brendësi të tyre vargje, citime, dhe madje të

formësohen në formën e një poeme. Këto fjalime dallohen për një stil të

ngrohtë dhe të butë.

Përsa i përket sistemit semiotik “gjestet dhe mimika e tepruar vijnë në

kundërshtim me organizimin poetik të fjalimeve ceremoniale dhe për rrjedhim

nuk janë të mirëpritura.”272

Folësi duhet të jetë shumë i disiplinuar dhe ekonomik në fjalimet

ceremoniale- gjatësia e fjalimeve ceremoniale matet me minuta- zakonisht

fjalimet ceremoniale zgjatin nga 5-15 minuta. Ka disa autorë madje që

preferojnë t’i lexojnë fjalimet më shumë se t’i prezantojnë.

Përbërja e fjalimeve ceremoniale është relativisht më e thjeshtë krahasuar me

llojet e tjera të fjalimeve. Një arsye është se këto lloj fjalimesh duhet të jenë

sa më të kuptueshëm për masën e gjerë të popullit. Edhe në fjali të gjata,

kufijtë e tyre janë lehtësisht të dallueshëm nga përdorimi i lidhësave dhe

shprehjeve lidhëse. Niveli i kuptimit lehtësohet edhe nga përdorimi i rregullt i

ritmit dhe intonacionit të qëndrueshëm kur prezanton një fjalim. 273

Mjetet gjuhësore ndryshojnë në vartësi të llojit të fjalimit në të cilin përdoren -

disa autorë përzgjedhin vetëm mjetet gjuhësore kryesore dhe disa të tjerë

përdorin figura retorike klasike. Prania e mjeteve gjuhësore nuk ka lidhje me

përdorimin e veçorive paragjuhësore si gjuha e trupit.

Në raste të tjera, zhanri i leksioneve popullore përdor jo vetëm mjetet

gjuhësore kryesore, por edhe një sasi të madhe të elementëve paragjuhësore.

Mistrik thekson rëndësinë e dallimit midis shprehjeve emocionale dhe

kuptimore në procesin e ndërtimit të tekstit retorik. Ai i konsideron shprehjet

271 Misrtik, J., (1976) Retorika Martin: SPN; fq 35 272 Misrtik, J., (1976) Retorika Martin: SPN; fq 180 273 Po aty., fq 181

Page 144: STILET FUNSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT

STILET FUNKSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT PUBLIK NË FUSHËN E EDUKIMIT

135

135

emocionale si personale, subjektive, përkundrejt atyre kuptimore që janë

jopersonale dhe faktike. Shprehjet emocionale mbartin më shumë se një

kuptim. Këto shprehje zakonizht nuk janë pjesë e fjalorit të fjalimeve. Këtu

mund të përmenden thjeshtëzimet, shprehjet me kuptim përkeqësues e

zvogëlues, shoqërizimit me tipare kafshësh, etj., konsiderohen si të shenjuara

stilistikisht.274

Jo vetëm shprehjet, por edhe frazat mund të kategorizohen në shprehëse apo

kuptimore. Frazat shprehëse me rend fjalësh të ndryshuar, përdoren për të

theksuar një fjalë të caktuar brenda shprehjes. Ndryshe nga shprehjet

emocionale frazat emocionale mund të përdoren në krijimin e një fjalimi, por

në çdo rast autori duhet të jetë i ndërgjegjshëm që ato janë ta shenjuara.

Në gjuhën shqipe pjesa më e rëndësishme e informacionit qendron tek

kundrinori i fjalës, i cili mbart edhe theksin e fjalisë. Kjo formë ritmi është

klasike dhe shenjon drejt fundit të fjalisë. Për rrjedhim ato konsiderohen të

pashenjuara pasi shumica e fjalive ka këtë shenjim

Por në të njëjtën kohë egziston edhe mundësia që pjesa e theksuar të lëvizë

në pozicione të ndryshme në fjali. Kjo çon në prishje të rendit të rregullt

gramatikor dhe për rrjedhim e shenjon fjalinë. Një gojëtar e bën këtë

qëllimisht për të dalluar elemente të caktuar në fjali. Ka disa mënyra sesi

njësia e theksuar brenda një fjalie lëviz në pozicione të ndryshme.

Një nga shqetësimet kryesore të autorit është përshtatshmëria kuptimore me

publikun. Për t’ia arritur kësaj është e rëndësishme përzgjedhja e duhur e

fjalorit dhe terminologjisë. Sa më heterogjen dhe masiv të jetë publiku aq më

i thjeshtë dhe larg terminologjisë duhet të qendrojë autori. Në të tilla raste

autori duhet të zgjedhë atëfjalor që kuptohet nga njerëzit e thjeshtë

274 Misrtik, J., (1976) Retorika Martin: SPN; fq 41

Page 145: STILET FUNSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT

STILET FUNKSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT PUBLIK NË FUSHËN E EDUKIMIT

136

136

KREU V

LEKSIONI DHE FJALIMI: NGJASHMËRI DHE DALLIME

Metodat e të mësuarit në universitete janë të një spektri të gjerë. Ato variojnë

që nga më klasiket, si leksionet tradicionale, deri tek ato më modernet, si të

mësuarit dhe të nxënit në bashkëpunim nëpërmjet praktikave në terren, apo

dhe nëpërmjet krijimit të situatave problemore dhe imagjinare. 275

Veçoritë janë më lehtësisht të dallueshme në qoftë se vrojton strategji të

ndryshme, sesa duke i kërkuar ato brenda të njëjtës strategji të të mësuarit, të

përdorur nga individë të ndryshëm. Kjo vështirësi thellohet si pasojë e

mungesës së një baze teorike, që të japë ndihmesën e saj fillimisht në dallimin

dhe më pas në listimin e faktorëve, që ndikojnë në këtë llojshmëri. Disa nga

faktorët më të përmendur janë filozofia dhe besimi, që ka çdo individ mbi

procesin e të mësuarit, mbi parimet pedagogjike të përfshira në këto strategji,

burimet dhe konteksti që egziston përreth këtyre strategjive.

5.1. Faktorët e të mësuarit

Një ndër faktorët që ndikon më shumë mbi të mësuarit është këndvështr imi

apo perceptimi që një instruktor ka për të mësuarit. Teoritë mbi përcaktimin

e faktorëve janë të shumllojshëm. Leinhard-i dhe Ramsden-i ofrojnë dy

këndvështrime për këtë çështje.

Në të parin ata e shohin pedagogun lektor si një vazhdimësi, në ekstremet e të

cilit gjenden përkatësisht pedagogu si instruktor didaktik, udhëheqës apo

shpërndarës njohurish dhe në kahun tjetër pedagogu si instruktor pasiv, në

funksion të kërkesave të studentëve. Diku në mes të dy skajeve gjendet

pedagogu si organizues i ambientit të mësuarit e të nxënit dhe lehtësues i tërë

procesit.276

Në të dytin, i cili është më aktual në kontekstet universitare, pedagogët

përshkruhen nëpërmjet tri teorive relativisht të komplikuara. Sipas këtyre tri

teorive pedagogu merr karakteristikat e n jë rrëfimtari, organizuesi aktivitetesh

mësimore, dhe lehtësuesi të procesit mësimor.277

Në të gjitha këto këndvështrime situata ku pedagogu është në qendër të

vëmendjes konsiderohet si më e thjeshta dhe ajo që ka në qendër të vëmendjes

studentin si më e komplikuara. Për rrjedhim nivelet e larta të ndërgjegjes ndaj

275 Johnson, D. and Johnson, R. (1974). Learning Together and Alone. Englewood Cliffs, NJ:Prentice-

Hall. 276 Leinhardt, G. (1993). 'On teaching', in Glaser, R. (ed.), Advances in Instructional Psychology: Vol.

4. Hillsdale, NJ: Erlbaum, fq. 1–54. 277 Ramsden, P. (1992). Learning to Teach in Higher Education. London: Routledge.

Page 146: STILET FUNSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT

STILET FUNKSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT PUBLIK NË FUSHËN E EDUKIMIT

137

137

kërkesave të studentëve tregojnë edhe nivele të larta të kompetencës

pedagogjike.

Gjithashtu egzistojnë edhe perceptime të të mësuarit, që lidhen edhe me

koncepte si tejçimi i kulturës, aftësive edukuese, etj. Për disa pedagogë, të

mësuarit është një kombinim i këtyre koncepteve. Për disa të tjerë, të mësuarit

është i orientuar vetëm në një drejtim.

5.2. Veçori të leksioneve

Leksioni renditet ndër metodat më të përdorura në klasat universitare dhe në

disa prej tyre, si në shkencat natyrore, biologjike dhe mjekësore, leksioni

është metoda mbizotëruese.278 Për rrjedhim leksioni është bërë objekt

kritikash edhe lavdërimesh për të njëjtat arsye.

Leksioni konsiderohet si metodë ekonomike sepse mund të mbahet në salla

me numër të madh studentësh, ofron mundësinë e transmetimit të njësive të

mëdha të informacionit, si dhe mundësinë e përshtatshmërisë së lartë me

publikun, në këtë rast studentët.279Leksionet janë thelbësorë, veçanërisht në

tema të vështira dhe të gjata, kur lektori dëshiron të ofrojë një këndvështrim

të ri të një çështjeje të caktuar, një përmbledhje të përditësuar të kërkimeve,

apo dëshiron të ndajë me studentët përvojën personale. Leksioni ka vlera pasi

ndihmon në ofrimin e ideve të reja, të thellojë nivelin e të kuptuarit dhe të

mendimit shkencor dhe kritik. Ata gjithashtu ofrojnë të dhëna dhe njohuri sesi

mund të studiohet një çështje. Fatkeqësisht mund të ndodh edhe e kundërta.

Leksioni shpesh është bërë edhe objekt kritikash, sidomos për kufizimin e të

nxënit apo nxitjen e zgjidhjeve në mënyrë të pavarur të problemeve. 280

Leksionet jo rrallë mund të jenë të mërzitshëm dhe pa vlerë. Në qoftë se ata

përfundojnë thjesht si recitime të teksteve standarte, atëherë ata janë larg

qëllimit parësor të zhvillimit të të kuptuarit të studentëve dhe motivimit të

tyre për të nxënë. Nëse leksioni ka funksion thjesht ofrimin e fakteve, atëherë

një libër do të funksiononte shumë më mirë. Por edhe në qoftë se leksioni do

të përdorej si e vetmja metodë e mësimdhënies, atëherë do të kishim studentë

jo krijues në të ardhmen. Megjithatë vetëm në leksione është relativisht e

pamundur të masësh se sa kuptojnë dhe përfitojnë studentët. Ky informacion

është më i qartë dhe i matshëm në seminare, kurse praktikash dhe detyra

kontrolli.

278 Gibbs, G., Habeshaw, S., Habeshaw, T. (1987). 'Improving student learning during

lectures', Medical Teacher 9 (1), 11–20. 279 Gage, N., Berliner, D. (1991). Educational Psychology. Dallas: Houghton-Mifflin. 280 Kimmel, P. (1992). 'Abandoning the lecture: Curriculum reform in the introduction to clinical

medicine', The Pharos 55 (2), 36–38.

Page 147: STILET FUNSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT

STILET FUNKSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT PUBLIK NË FUSHËN E EDUKIMIT

138

138

Ndonjëherë ndodh që leksionet të favorizojnë pasivitetin dhe nënshtrimin

edhe pse në fillimet e tyre ata nuk përmenden për tipare pasiviteti dhe

autoriteti të të mësuarit/nxënit. Pasiviteti dhe autoritarizmi nuk varen shumë

nga lloji i metodës që lektori zgjedh, por nga mënyra sesi ai e përdor këtë

metodë.

Për leksionet egzistojnë këndvështrime të ndryshme, në lidhje me përparësitë

dhe mangësitë që ata ofrojnë. Në të njëjtën kohë egzistenca e një

shumllojshmërie tiparesh individuale në ligjërimin e leksioneve, sjellin në

vëmendje krijimin e një baze teorike, e cila do të krijonte mundësinë e

gjenerimit të një përkufizimi funksional për leksionet klasike. 281

Gjithsesi leksionet mbartin padyshim edhe tipare pozitive të të mësuarit.

Përshtatja e strategjisë së mësimdhënies me të nxënit e efektshëm si produkt

final, është një nga njësitë matëse më të mira. Leksioni konsiderohet mjaft

produktiv kur qëllimi parësor është marrja e njohurive.

Kërkime të studiuesve të ndryshëm, të shtrira në një hapësirë kohore

relativisht të gjatë, kanë dëshmuar me siguri se leksionet kanë të paktën të

njëjtin nivel efektiviteti si dhe metoda të tjera të mësimdhënies, përsa i përket

prezantimit të informacionit apo dhënies së shpjegimeve. 282

Është e qartë që aftësitë praktike mësohen më mirë në seminare dhe

laboratorë dhe leksionet nuk tentojnë t’i zëvendësojnë ata. Por në të njëjtën

kohë egziston edhe një masë e madhe e metodologjisë dhe teorisë në

përgjithësi, që mund të mësohet mjaft mirë nëpërmjet leksioneve. Kjo kërkon

një krahasim realist të leksioneve me metoda të tjera të mësimdhënies. Kur

krahasojmë leksionin me metoda të tjera më moderne të mësimdhënies, si të

mësuarit përmes përdorimit të kompjuterave apo videove dhe metoda të tjera,

vëmë re se leksioni nuk është më inferior. Edhe pse këto metoda moderne

dallojnë për nivele të larta planifikimi dhe përditësimi edhe leksioni gëzon

mundësinë e përdorimit të një spektri mjaft të gjerë qasjesh të prezantimit.

Kjo larmi metodash të prezantimit ofron për të gjitha kategoritë e studentëve,

një potencial të mjaftueshëm për të nxënë.

Koncepti i të mësuarit, si gjenerues i ndryshimit të koncepteve, sugjeron se

problemi thelbësor qëndron në lidhjen që duhet krijuar në aftësinë e të

kuptuarit të studentëve, veçanërisht në klasat e mëdha dhe heterogjene. Në të

tilla raste, organizimi merr një rol vendimtar në krijimin e urave të

komunikimit me studentët. Organizimi është një veçori tjetër e rëndësishme ,

e cila në leksion vlerëson në të njëjtën kohë si strukturën e njohurive që do të

prezantohet në një fushë të caktuar, ashtu edhe strukturat njohëse të

studentëve në këtë kontekst.283

281 Schonwetter, D. (1993). 'Attributes of effective lecturing in the college classroom', The Canadian

Journal of Higher Education XXIII (2), 1–18. 282 Spence R. B. (1928). ‘Lecture and Class Dicussion in Teaching Educational Psychology’. Journal

of Educational Psychology 19: fq.454-62

Bligh D. A. (2000). What’s the Use of Lectures? (San Francisco, Jossey-Bass). 283 McKeachie, W. (1994). Teaching Tips (9th ed.). Lexington, MA: D.C. Heath and Co.

Page 148: STILET FUNSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT

STILET FUNKSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT PUBLIK NË FUSHËN E EDUKIMIT

139

139

5.3. Metodat dhe stilet e ligjërimit të leksioneve

5.3.1. Metodat e ligjërimit

Sot njihen katër metoda të ligjërimit të fjalimeve. Ato janë metoda

dorëshkrim, metoda e memorizimit, e improvizimit dhe metoda e zhvillimit të

fjalimit përmes një projekti. Përveç metodës së improvizimit të gjitha metodat

e tjera në përqindje të ndryshme në varësi të kontekstit dhe individit, janë

tërësisht të përdorshme nga lektorët. Metoda e ligjërimit përmes një projekti

të mirëpërgatitur më parë nga lektori është një nga mënyrat më të preferuara

pasi fjalimi krijohet në momentin e ligjërimit duke ndjekur hapat e një drafti

të krijuar më parë dhe në përshtatshmëri maksimale me publikun/studentët.

Kjo metodë konsiderohet e suksesshme pasi mundësia për t’u përshtatur me

publikun dhe për të vendosur kanale komunikimi është maksimale. Kjo sjell

edhe mundësinë unike të krijimit të marrëdhënieve sociale në auditore.

Për fat të keq sot mund të gjenden shpesh shembuj të prezantimit të

leksioneve në auditore me metodën e parë të ligjërimit, atë të dorëshkrimit.

Lektori lexon leksionin me intonacion monoton dhe të mërzitshëm, i cili

ndërron pak ose aspak gjatë vijueshmërisë së prezantimit. Pamundësia për të

vendosur kontakt pamor më studentët, (sytë duhet të jenë vazhdimisht mbi

dorëshkrim), e shndërron modelin e komunikimit nga bashkëveprim të

njëkohshëm, në linear të thjeshtë, me mungesë të plotë të reagimit nga ana e

studentëve. Kjo e largon lektorin nga prezantimi me një organizim logjik dhe

intonativ të leksionit, duke krijuar vështirësi dhe çorientim tek studentët.

Pasojë e drejtpërdrejtë e kësaj metode është humbja e marrëdhënies sociale që

synohet të krijohet mes lektorit dhe studentëve, marrëdhënie që siguron

suksesin e leksionit dhe kursit në përgjithësi.

Leksionet ashtu si edhe fjalimet janë tekste të krijuara për t’u ligjëruar në

kohë reale dhe jo për t’u lexuar, për rrjedhim edhe medota e l igjërimit dhe

tingujt kanë një rol të rëndësishëm në suksesin e tyre.

5.3.2. Stilet e ligjërimit

Çdo lektor dallohet të paktën për një stil të ligjërimit të leksionit, ashtu siç ka

edhe raste kur lektori përdor disa stile bazuar në perceptimet që ka mbi lëndën

dhe publikun/studentët. Stilet mund të përfytyrohen edhe si një segment i cili

ka në pikën fillestare stilin e të lexuarit me zë të lartë çdo fjalë nga një tekst i

parapërgatitur dhe në pikën tjetër fundore lektori që përdor ‘ligjërimin gojor’

ku lektori thotë çdo gjë që i vjen ndër mend pavarësisht nëse ka lidhje më

temën ose jo. Asnjë nga këto ekstreme nuk është i rekomandueshëm. Midis

tyre gjenden stile si ‘mendo me zë të lartë’, ku lektori argumenton mendimet

e tij/saj dhe stili problem-zgjidhje, që është stili karakteristik për shkencat e

natyrës, inxhinjerisë, mjekësisë, etj.

Page 149: STILET FUNSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT

STILET FUNKSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT PUBLIK NË FUSHËN E EDUKIMIT

140

140

Studentët arrijnë të dallojnë dhe të shprehen për ndryshimet mes stileve të

tejmbushura me informacion dhe pak organizim, apo për përdorimin e fjalive

të gjata dhe të vështira për t’u mbajtur shënim, stilin kaotik , i cili i vërtit

studentët në literaturë pa ndonjë qëllim të qartë; stilin e organizuar, i cili

dallon për sistematizim të lartë të ideve, por që nuk është aspak interesant si

dhe stilin ku lektori përdor çdo metodë të mundshme për të transmetuar

informacionin.284

Pasi u sistemuan më mirë, perceptimet e studentëve rezultuan në pesë stile

kryesore të të ligjëruarit të leksioneve .285

a- Ligjërimi i folur

Ky stil dallon për përdorimin e ligjërimit të folur në prezantimin e leksionit.

Shumë rrallë mund të përdoret ndonjë mënyrë tjetër komunikimi. Në këtë stil

nuk përdoren mjetet pamore, tabelat, projektorët, posterat, ekranet, diagramat

etj, duke i mohuar studentëve kështu mundësinë për të krijuar marrëdhënie

midis ideve të reja dhe atyre egzistuese, apo për të krijuar struktura për të

mbajtur shënim. Studentët në këtë lloj ligjërimi arrijnë të mbajnë mend vetëm

titujt dhe nëntitujt e çështjeve që diskutohen.

b- Ligjërimi me mjete pamore

Lektorët që përdorin këtë stil i besojnë më së shumti mjeteve pamore si

tabelat, projektorët, diapozitivët, diagramat dhe u japin studentëve

mjaftueshëm kohë për të mbajtur shënim. Lektorët kanë tendencën të

përgatisin leksione me shënime të gjata, të plota dhe jo vetëm me tituj,

nëntituj dhe shënime të shkurtra.

284 Brown G. A. (1979). Learning From Lectures. (London, Nuffield Foundation and Nottingham,

University of Nottingham). 285 Brown G A dhe Bakhtar M (1987) Styles of Lecturing: A study and its implications. Research

Papers in Education 3; 131-53

Page 150: STILET FUNSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT

STILET FUNKSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT PUBLIK NË FUSHËN E EDUKIMIT

141

141

c- Ligjërimi me shembuj

Lektorët që zgjedhin këtë stil prezantimi janë të mirëorganizuar kanë

vetbesim dhe aftësi të mira për të përdorur shumllojshmëri mjetesh të

ligjërimit të folur dhe të mjeteve pamore. Në përgatitjen e leksioneve, ata

organizohen më mirë me anë të projekt leksioneve ku mbizotërojnë titujt dhe

nëntitujt dhe shënimet e shkurtra. Lektorët nuk shfaqin ndonjë vështirësi të

dukshme në përzgjedhjen dhe organizimin e materialeve për leksionin e tyre.

Ata kanë aftësi të shprehin qartë objektivat e çdo leksioni dhe i

paralajmërojnë studentët për çështje të leksionit. Ky lloj ligjërimi dallon edhe

sepse ndërtohet kryesisht mbi pyetje. Dallohen për shënime të shkurtra si dhe

për shpërndarjen e fletëpalosjeve.

d- Ligjërimi i përzier

Ky stil përdor një shumëllojshmëri teknikash përfshirë edhe humorin, por

dallohet për pasiguri që e shfaq gjatë gjithë ligjërimit dhe priret shpejt drejt

çorganizimit. Lektorët që përdorin këtë stil hasin vështirësi në fazën e

përgatitjes së leksionit dhe organizimit të tij. Ata përdorin më shumë se një

burim informacioni dhe kanë tendencën e organizimit të projekt leksionit

vetëm me tema dhe nëntema. Lektorët që kanë këtë stil mund të dalin

lehtësisht nga tema në krahasim me lektorët që përdorin stilet e tjera.

Page 151: STILET FUNSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT

STILET FUNKSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT PUBLIK NË FUSHËN E EDUKIMIT

142

142

e- Ligjërimi amorf

Ky lloj ligjërimi dallohet për nivele të larta vetbesimi, por gjithashtu

pasqyron përgatitje të mjegullt. Lektorët rrallëherë mendojnë dhe shprehin

objektivat e leksioneve. Temat që do të studiohen nuk janë të qarta dhe nuk

paralajmërohen. Ata qëndrojnë larg strategjive kryesore të prezantimit të

leksionit.

5.4. Metoda të organizimit të leksioneve

Sot praktika njeh disa forma të organizimit të leksioneve. Ndër to mund të

përmendim format hierarkike, zinxhir apo kombinime të tyre. 286

Forma hierarkike grupon së bashku njësi të ndryshme informacioni që kanë

lidhje me një temë të vetme. Forma zinxhir kërkon organizim kohor ose logjik

të ngjarjeve ose proceseve. Kombinimi i tyre mund të përfshijë prezantimin

me anë të krahasimeve, sipas rëndësisë së temave, dyzimit logjik etj. Bligh

thekson se organizimi ka rëndësi të veçantë, pasi forcon të kuptuarit e

studentëve, i mundëson atyre të krijojnë lidhje midis koncepteve të

prezantuara dhe atyre egzistuese dhe të krijojnë marrëdhënie midis tyre.

Përfshirja në to e pjesëve përbërëse si hyrja, shpjegimi i qartë i mënyrës së

organizimit të leksionit përmes parashtrimeve, ofrimi i përmbledhjeve të

herëpasherëshme dhe përfundimeve, përmirësojnë dukshëm efektivitetin e një

leksioni.287 Edhe përfshirja e lidhorëve për t’u treguar studentëve çfarë vijon,

apo përdorimi i fjalëve të ndërmjetme kur kalohet nga një temë në tjetrën,

ofron lidhje të qarta mes materialeve të reja dhe njohurive egzistuese, si dhe

përmirëson dukshëm cilësinë e organizimit. Kështu leksioni bëhet më i

rrjedhshëm dhe më i kuptueshëm nga studentët.

McKeachie dallon disa nga metodat më të përdorura nga lektorët. Ato janë

respektivisht organizimi kohor, shkak-pasojë, problem-zgjidhje, pro/kundër

zgjidhjes së ofruar, nga e njohura drejt të panjohurës, ndërtimi hap pas hapi

dhe në formë spiraleje apo rrjeti.

Studiues të tjerë si Bligh, Brown dhe Bakhtar identifikuan përmes

vëzhgimeve të kujdesshme të leksioneve dhe raportimeve të studentëve, pesë

metoda kryesore të strukturimit të leksioneve.

286 Bligh, D. (1972). What's the Use of Lectures ? Middlesex, England: Penguin Education. 287 McKeachie, W. (1994). Teaching Tips (9th ed.). Lexington, MA: D.C. Heath and Co.

Page 152: STILET FUNSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT

STILET FUNKSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT PUBLIK NË FUSHËN E EDUKIMIT

143

143

a- Metoda klasike

Në këtë metodë leksionet oragnizohen në pjesë kryesore dhe më pas

nënndahen. Kjo është një nga metodat më të thjeshta dhe më të mirënjohura të

leksioneve, por fatkeqësisht edhe më e mërzitshmja. Si pjesë e kësaj metode

vjen edhe ‘përsëritja klasike’ ku një numër i caktuar procedurash përsëritet në

çdo çështje.

b- Metoda problem-zgjidhje

Ashtu siç edhe titulli sugjeron, në këtë metodë nënvizohet qartë një problem

për të cilin ofrohen zgjidhje të ndryshme. Kur kjo metodë administrohet mirë,

mund të zgjojë kuriozitetin dhe interesin e studentëve.

c- Metoda e zinxhir

Në këtë metodë paraqitet një problem ose një pyetje dhe pasohet nga një

zinxhir arsyetimi, që çon në një zgjidhje ose një përfundim. Aspekti negativ i

kësaj metode është mundësia për të humbur lehtësisht vëmendjen e

studentëve. Për rrjedhim rekomandohet përdorimi i përmbledhjeve të

herëpasherëshme.

d- Metoda krahasuese

Në këtë metodë dy ose më shumë këndvështrime, metoda ose modele

krahasohen. Kjo metodë ka më shumë rezultat e prezantuar me ndihmën e

mjeteve pamore sesa ato të të folurit. Një nga anët negative është

hamendësimi se publiku/studentët tashmë i njohin me hollësi perspektivën

apo metodat nën shqyrtim.

e- Metoda me nëntema

Në këtë metodë fillimisht hidhet një hipotezë dhe më pas ajo vërtetohet ose jo

nëpërmjet një tërësie argumentash dhe spekulimesh. Si rrjedhë ligjërimi kjo

metodë shfaq interes sepse paraqet rrjedhshmëri, por ndonjëherë bëhet e

vështirë për t’u ndjekur logjikisht pasi ka shumë copëzim.

Page 153: STILET FUNSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT

STILET FUNKSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT PUBLIK NË FUSHËN E EDUKIMIT

144

144

5.5. Leksioni si model interaktiv i komunikimit

Studentët nxënë përmes leksioneve duke dëgjuar, vëzhguar, përmbledhur dhe

nëpërmjet shënimeve. Procesi i të kuptuarit fillon gjatë leksionit, por

rrallëherë përmbyllet aty. Në më të shumtën e rasteve studentët arrijnë ta

përmbyllin procesin pas leximit dhe rileximit të shënimeve pas leksionit.

Modeli i mëposhtëm është gjeneruar nga mënyra sesi njerëzit përpunojnë

informacionin dhe përkon me modelin e dytë të komunikimit. Elementët

kryesorë janë qëllimi i leksionit, transmetimi, marrja e informacionit dhe

reagimi ose përgjigjia nga studentët.

Grafik 3: Modeli i komunikimit në leksion

5.5.1. Qëllimi i leksionit

Qëllimi i leksionit mund të jetë të ofrojë mbulim sa më të gjerë të një teme, të

ofrojë nivel të lartë kuptimi si dhe të motivojë studentët. Këto qëllime mund

të artikulohen, por edhe mund të perceptohen nëpërmjet veprimeve gjatë

leksionit.

Qëllimi i studentëve mund të kufizohet në mbajtjen e shënimeve, marrjen e

informacionit, zgjerimin e njohurive, rritjen e spektrit të këndvështrimeve etj.

Nuk përjashtohet që studentët të mund t’i ndjekin leksionet edhe për qëllime

të tjera. Kjo arsye mund të jetë e mjaftueshme për të zhvilluar studime të

mëtejshme për këtë çështje për të arritur përshtatshmëri të lartë me studentët.

Qëllimi varion edhe në kohë. Studentët e vitit të parë janë relativisht të

paqartë për funksionin e leksionit dhe çfarë duhet të bëjnë gjatë orës së tij.

Ata tentojnë të shënojnë çdo fjalë që del nga goja e lektorit, pavarës isht nga

rëndësia që mbart ajo. Shumë prej tyre e kuptojnë si domosdoshmëri për të

qëndruar në klasë fizikisht, por jo mendërisht, për t’i shpëtuar kështu ndonjë

penalizimi të mundshëm nga ana e pedagogut për mosinteresim. Në disa raste

studentët ulen në rreshtat e parë thjesht për servilizëm.

Page 154: STILET FUNSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT

STILET FUNKSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT PUBLIK NË FUSHËN E EDUKIMIT

145

145

Është e çuditshme të mendosh që pavarësisht numrit të madh të leksioneve

me të cilat përballen studentët, rrallëherë ndonjëri prej tyre merr përsipër të

diskutojë se çfarë duhet bërë gjatë një ore leksioni, ose sesi mund të

përfitojmë sa më shumë prej tyre.

Ndër tri kategoritë e njohura të fjalimeve, informuese, bindëse dhe

ceremoniale, leksionet bëjnë pjesë në të parën. Edhe pse leksionet janë një

formë e të folurit në publik, ata nuk i plotësojnë tërësisht kriteret dhe

karakteristikat e fjalimeve. Një fjalim mund të ketë një plan të organizuar nga

autori në përshtatje më temën, publikun dhe njohuritë e tij. Në një leksion

autori (pedagogu) nuk ka pavarësi të pakushtëzuar në krijimin e tekstit.

Leksionet janë tekste që varen nga informacioni që duhet të përcjellin dhe për

rrjedhim edhe drafti i tyre ndjek rendin që kushtëzon informacioni. Nëse

fjalimet mund të mbështeten në teknikate bindjes apo gjuhë letrare dhe të

figurshme, tek leksionet këto mundësi janë më të kontrolluara. Nëse një lektor

ndan me publikun (studentët) njohuritë në mënyrë asnjëanëse, një folës

zakonisht ligjëron për të ndarë bindjet. Ai sillet si udhëheqës dhe natyrshëm

mban anë. Qëllimi kryesor i një fjalimi është të bindë publikun në zgjedhjen e

një alternative të caktuar, ndërsa qëllimi i një leksioni është të qartësojë të

gjitha mundësitë. Fjalimet dallohen për krijimin e lidhjeve emocionale mes

folësit dhe publikut, kurse leksionet inkurajojnë zhvillimin intelektual. Nëse

në fund të një fjalimi publiku mund të vlerësojë folësin dhe të identifikohet

me bindjet e tij, në fund të leksionit studentët vlerësojnë kryesisht

këndvështrimin e ri të ofruar nga lektori.

Qëllimi kryesor i një leksioni është transmetimi i informacionit në mënyrë të

paanshme. Ky është një nga tiparet që e afron më së shumti me fjalimet

informuese. Për të transmetuar informacion të vlefshëm tek studentët, një

lektor duhet të ketë njohuri paraprake mbi nivelin e dijeve të studentëve. Kjo

arrihet pas një analize të kujdesshme, e cila është mjaft e vlefshme në

procesin e ligjërimit. Nëpërmjet saj ligjëruesi / pedagogu vendos bazat mbi të

cilat do të zhvillojë dhe thellojë njohuritë e reja të studentëve.

Qëllimi i një leksioni natyrshëm mund të shprehet në formën e objektivave

ose të rezultateve të pritshme në fund të leksionit. Ato u bëhen të ditura

studentëve në fillim të leksionit. Shpesh detajimi i tepërt i objektivave mund

të kufizojë më tepër sesa duhet fushën e ligjërimit duke iu shmangur

funksionit parësor të udhëheqjes së studentëve në leksion.

Edhe mungesa e qëllimeve të qarta dhe paraqitja kaotike e ideve është po aq

e rrezikshme. Një nga teknikat më të rëndësishme është përdorimi i pyetjeve

retorike që në hyrjen e leksionit. Pyetjet retorike kanë funksione të

shumëfishta pasi vendosin kanale komunikimi me studentët , të cilët edhe pse

nuk i thonë përgjigjet më zë të lartë, i mendojnë ato. Pyetjet retorike zgjojnë

kuriozitet, interes dhe sfidojnë studentët të vërtetojnë nëse përgjigjet që ata

hamendësuan do të provohen të vërteta gjatë leksionit.

Të njëjtin efekt kanë edhe teknikat e mirënjohura të prezantimit të fjalimeve

si rrëfimi i një historie të përjetuar vetë, rrëfimi i gjysmës së historisë për ta

vazhduar gjysmën tjetër në mbyllje të leksionit etj. Teknikat që i shërbejnë

Page 155: STILET FUNSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT

STILET FUNKSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT PUBLIK NË FUSHËN E EDUKIMIT

146

146

qëllimit të leksionit janë të panumërta dhe ato ndryshojnë dhe përditësohen

vazhdimisht. E rëndësishme është që ato të jenë në përshtatshmëri të plotë më

temën dhe studentët.

Detyra për të përzgjedhur përmbajtjen e duhur që përshtatet me qëllimet e

leksioneve nuk është e thjeshtë. Kjo është një nga arsyet fatkeqe pse lektorët

zakonisht përzgjedhin leksionin nga një burim i vetëm. Të dhëna nga studimet

tregojnë se studentët rikujtojnë dhe kuptojnë më shumë prezantime të bazuara

në parimet kryesore dhe e kundërta ndodh me ato që detajohen në mënyrë të

panevojshme. Rezulton të jetë më e dobishme të shpjegohen idetë për të

arritur nivele të larta kuptimi, sesa thjesht të raportohen gjetje të detajuara.

5.6. Transmetimi i informacionit

Një lektor dërgon mesazhe verbale, joverbale, paragjuhësore dhe me anë të

përdorimit të mjeteve dëgjimor-pamore. Mesazhet verbale mund të

përmbledhin përcaktimin e objektivave, përkufizimeve, përshkrimeve,

shembujve, përjashtimeve ose komenteve.

Përbërësit paragjuhësorë përmbledhin cilësitë zanore, hezitimin, pushimet,

gabimet në shqiptim etj. Hezitimi dhe ngatërresat janë tregues të paqartësisë

dhe mospërgatitjes apo nervozizmit. Elementët joverbalë dallojnë nga

kontakti pamor, gjestet dhe lëvizjet e trupit të cilat mund të përdoren me

qëllim në vendosjen e raportit të komunikimit me studentët, për të vëzhguar

reagimet e tyre, për të transmetuar një ide të caktuar apo për të theksuar një

një pikë të rëndësishme.

Mesazhet audio-vizuale transmetohen me ndihmën e tabelave, projektorëve,

prezantimeve me power-point dhe regjistrimeve zanore të ndryshme.

Nëpërmjet këtyre formave të komunikimit, lektori nuk transmeton vetëm

informacion pra sasi. Komunikimi joverbal, përdorimi i mjeteve dëgjimore-

pamore dhe elementëve paragjuhësorë transmetojnë kuptim dhe qëndrim ndaj

një çështjeje, pra cilësi. Kjo mund të theksojë, cilësojë apo dhe shtrembërojë

mesazhin kryesor.

Page 156: STILET FUNSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT

STILET FUNKSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT PUBLIK NË FUSHËN E EDUKIMIT

147

147

5.7. Përthithja e informacionit

Sasi e madhe informacioni që ofrohet, mund të përthithet ose jo nga studentët.

Ata mund të filtrojnë, ruajnë apo të përmbledhin dhe shënojnë atë që ata e

konsiderojnë si mesazh të rëndësishëm. Sasia e informacionit që mund të

përthithet prej tyre varet pjesërisht nga njohuritë që tashmë ata zotërojnë,

interesat individuale, niveli i përqendrimit dhe interesi.

Niveli përqendrimit tenton të luhatet gjatë një ore mësimi. Nëse niveli i

përqendrimit do të paraqitej nga një diagramë, ajo do të kishte pamjen e një

kurbe që ka pikën e saj më të lartë në 15-20 minutat e para të orës së leksionit

dhe pastaj fillon të bjerë gradualisht deri në afërsi të fundit të leksionit ku

studentët bëjnë edhe një sforcim të fundit për të rikthyer vëmendjen. Këtu kjo

kurbë njeh edhe një rritje tjetër jo fort të konsiderueshme.288

Rënia e nivelit të përqendrimit është objekt studimi më vete. Për këtë arsye

studiuesit kanë studiuar metoda dhe strategji për të përmirësuar nivelin e

përqendrimit. Ata kanë vënë re se përfshirja në orën e leksioneve të

aktiviteteve të vogla për studentët si diskutimi në grup, strategji që kanë në

themel zgjidhjen e problemeve dhe arsyetimin, ndihmojnë mjaft. Çdo

ndryshim aktiviteti është në fakt një mundësi mjaft e mirë për të rizgjuar

interesin dhe përmirësuar nivelin e vëmendjes.

Teknika të thjeshta si përdorimi i diapozotivëve dhe organizimi i tyre në

mënyra sa më tërheqëse, përdorimi i anekdotave dhe humorit në përgjithësi

apo qoftë edhe thjesht dy minuta pushim ndihmojnë mjaft në rikthimin e

vëmendjes.

Grafik 4: Grafiku i përqendrimit

288 Biggs J. (1999) Teaching for Quality Learning at University (Buckingham, Open University Press).

Bligh D A (2000). What’s the use of lectures? (San Francisco, Jossey-Bass)

Page 157: STILET FUNSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT

STILET FUNKSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT PUBLIK NË FUSHËN E EDUKIMIT

148

148

Infromacioni përthithet nga studentët, përzgjidhet dhe ruhet në kujtesën

afatshkurtër. Kjo memorje është mjaft e limituar në kohëzgjatje dhe

informacioni nëse nuk kalohet në memorjen afatgjatë ose nuk mbahet shënim,

ka shumë mundësi që pas 30-60 sekondash të harrohet.

Në memorjen afatgjatë ruhen më lehtësisht ato informacione që janë të

njohura më parë dhe që përkojnë me rrjetin e koncepteve dhe fakteve që

tashmë egzistojnë. Ky shoqërizim i informacionit të ri me atë të vjetër, mund

të riformatojë tërësisht rrjetin egzistues të informacionit. Për rrjedhim edhe

një leksion i vetëm mund të ndryshojë tërësisht perceptimet mbi një temë apo

çështje. Faktet dhe konceptet që janë të pakuptueshme ka shumë mundësi që

të harrohen, por në memorjen afatgjatë të mbeten mesazhe të reja, të cilat

përqasen lehtësisht me fakte dhe ide egzistuese. Çdo fakt apo ide e re dhe e

pakuptueshme zakonisht fshihet nga kujtesa tërësisht. Po kështu midis

mesazheve verbale dhe atyre dëgjimore-pamore betejën e memories e fitojnë

këto të fundit.

5.8. Përgjigjia ose reagimi

Reagimi i studentëve nuk duhet të jetë thjesht një sasi shënimesh që duhet

kuptuar, ristrukturuar dhe nxënë; ajo gjithashtu përfshin edhe qendrimin që

studenti ka ndaj leksionit dhe lektorit.

Si reagim i menjëhershëm vijnë sinjalet joverbale , të cilat mund të përthithen,

interpretohen dhe ndonjëherë të jenë objekt për reagimin e lektorit. Këto

sinjale ndihmojnë lektorin të kuptojë përgjigjet e publikut/studentëve dhe të

përshtatet ndaj tij. Pikërisht këtu qëndron dallimi kryesor midis leksioneve të

regjistruara më parë dhe atyre që ligjërohen në çast.

Vëzhgimi i kujdesshëm i reagimeve të studentëve në një leksion ndihmon në

kuptimin dhe parashikimin e qëndrimeve që prekin studentët në periudha

afatgjata. Këto ndryshime janë pak a shumë të ngjashme në çdo lëndë, por

egziston një mundësi e madhe që pëlqyeshmëria e një studenti kundrejt një

teme, lënde apo metode ligjërimi të ndikohet thellësisht nga cilësia e mbajtjes

së një leksioni si dhe nga karakteristikat individuale të studentit.

Suksesi i leksionit varet nga ndërveprimi që lind midis pedagogut dhe

studentëve. Një nga mangësitë më të diskutuara të leksioneve është mungesa

pothuaj totale e reagimit nga studentët. Kjo i shndërron ata në publik pasiv

dhe të painteresuar.

Ndërveprimi i bazuar mbi komunikimin e njëkohshëm e të dykahshëm e

shmang këtë mangësi. Ndërkohë që pedagogu komunikon me studentët me anë

të mesazheve verbale dhe joverbale, ai/ajo mund të marrin nga studentët

reagime të njëkohshme joverbale. Me anë të këtyre mesazheve pedagogu

përshtat elementët paragjuhësorë të komunikimit me studentët duke siguruar

kështu ndërveprim të vazhdueshëm dhe produktiv.

Page 158: STILET FUNSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT

STILET FUNKSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT PUBLIK NË FUSHËN E EDUKIMIT

149

149

5.9. Teknika të ndërtimit të leksioneve

Modele të ndryshme të krijimit dhe ligjërimit të leksioneve krijojnë bazën për

një tërësi teknikash që i vijnë në ndihmë lektorit, që të mund të ofrojë një

leksion më cilësi të lartë. Këto modele janë të njëjta më ato të fjalimeve dhe

për rrjedhim janë një garanci më shumë për suksesin e leksionit. E

rëndësishme për një lektor është të kuptojë se përmirësimi i çdo njërës prej

teknikave rrit efektivitetin e leksionit.

-Përgatitja e leksionit

Për fat të keq numri i studimeve që tregojnë sesi një lektor përgatit një

leksion, është minimal për të mos thënë që nuk egziston fare. Studimet mbi

mësimdhënien dëshmojnë lidhjen që egziston midis nivelit të njohurive mbi

temën dhe kompetencën e të mësuarit.289

Sipas Calderhead-it, një pedagog i kujdesshëm planifikon jo vetëm duke

deduktuar metoda nga objektivat, por edhe duke mbajtur në vëmendje nivelin

e të kuptuarit të studentëve, karakteristika të tjera të kontekstit si dhe

egzistencën e burimeve të tjera.

Në mungesë të kërkimeve mbi përgatitjen e leksioneve, lektorët duhet të

bazohen në përvojën personale dhe modelet që ata kanë hasur gjatë jetës

studentore. Elementët kryesorë të përgatitjes së leksionit janë të ngjashme me

ato të fjalimeve informuese të kohëve moderne dhe mbartin elementët

kryesorë të ligjërimeve të përcaktuara që në lashtësi nga Aristoteli. Këta

elementë janë përkatësisht; qëllimi kryesor, përmbajtja, organizimi dhe

prezantimi.

5.9.4. Organizimi i leksioneve

5.9.4.1. Pjesët përbërëse të leksionit

Ashtu si edhe fjalimet informuese leksionet kanë struktura të qarta zhvillimi.

Të bazuara në teoritë e të nxënit dhe të retorikës këto struktura sigurojnë

organizim të qartë në përgatitjen sa më efektiv të leksionit.

Tre përbërësit kryesorë janë: Hyrja, Trupi, Mbyllja

289 Bennet N. dhe Carre C. G. (1993). Learning to Teach. (Routledge, London).

Page 159: STILET FUNSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT

STILET FUNKSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT PUBLIK NË FUSHËN E EDUKIMIT

150

150

5.9.4.2.Hyrja

Hyrja zakonisht zë minutat e para të leksionit, kohë kjo e rëndësishme për t’u

ofruar studentëve një strukturë paraprake të përmbledhur të ideve dhe

çështjeve që do të trajtohen në leksion. Kjo u jep mundësinë atyre ta kenë më

të lehtë ta ndjekin leksionin në mënyra logjike dhe të krijojnë sisteme

shënimesh për t’i përdorur më pas.

Hyrja është momenti kur midis lektorit dhe studentëve ndërtohet marrëdhënia

sociale e leksionit. Kjo marrëdhënie bazohet në ndërveprimin dypalësh duke

siguruar një mjedis miqësor midis pedagogut dhe studentëve. Pedagogu

kështu fiton vëmendjen dhe besueshmërinë e studentëve si dhe i motivon ata

të ndjekin leksionin. Për të rritur motivimin e studentëve leksioni duhet të

ketë lidhje të drejtpërdrejtë me interesat, qëllimet e studentëve dhe të lëndës

që zhvillohet.

Brenda minutave të para të leksionit pedagogu duhet me qartësi të deklarojë

objektivat e tij. Qartësimi i temës së leksionit, idesë kryesore dhe ideve të

tjera, që do të diskutohen në të janë pjesë e hyrjes së leksionit.

Një teknikë tjetër e përdorur me sukses si pjesë e hyrjes janë anekdodat dhe

humori. Ato kanë efekt të padiskutueshëm përsa i përket tërheqjes së

vëmendjes dhe vendosjes së raportit miqësor dhe të ngrohtë të komunikimit.

Për sa kohë përdorimi i humorit dhe anekdodave nuk cënon cilësinë dhe

sasinë e informacionit, përdorimi i tyre konsiderohet mjaft i efektshëm .

5.9.4.3 Trupi i leksionit

Trupi i leksionit zë pjesën më të madhe të tij, kërkon më shumë kohë dhe

duhet të jetë i organizuar mbështetur në strategji të të mësuarit.

Materiali i leksionit është një kombinim logjik i fakteve, koncepteve,

parimeve dhe përgjithësimeve. Konceptet përfaqësojnë një kategori temash,

ose idesh të shprehura në fjalë dhe parimet komunikojnë marrëdhënie midis

koncepteve.

Tendenca në leksione dhe në fjalime informuese në përgjithësi është të

prezantojë faktet njëri pas tjetrit. Megjithatë praktika tregon se kur

përkufizimi i një ideje shoqërohet me shembuj konkretë, leksioni ka

efektivitet më të lartë tek studentët. Krijimi i marrëdhenieve zinxhir nisur

nga konceptet e reja tek parimet dhe më pas tek përgjithësimet, të mbështetura

në shembuj dhe në gjuhë konkrete, shton interesin dhe vëmendjen e

studentëve.

Ashtu si fjalimet informues edhe në leksione është i domosdoshëm organizimi

i ideve të prezantuara. Nga parimet organizuese më të përdorura janë:

Page 160: STILET FUNSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT

STILET FUNKSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT PUBLIK NË FUSHËN E EDUKIMIT

151

151

- marrëdhënia e një njësie me të tërën- ky organizim tregon sesi një ide

përbëhet nga disa të tjera plotësuese.

- marrëdhënia kohore ose shkak-pasojë. Ky organizim kërkon

marrëdhënie kohore të informacionit dhe është i përshtashëm në

trajtimin e ideve që shtrihen në një periudhë kohore të cakuar.

o Marrëdhënia shkak-pasojë mund të përdoret edhe në rastin e

ideve që kanë një marrëdhënie kohore. Si organizim është më i

pranueshëm dhe më llogjik për studentët dhe për rrjedhim

rezulton të jetë më efektiv.

-marrëdhënia krahasuese- ky organizim fton për krahasimin e dy ose më

shumë koncepteve/ ideve mbi një bazë të qartë të përbashkët.

a- Teknika për organizimin e brendisë së leksionit

Edhe pse flitet kaq shumë për të folurin publik, kurset përgatitore për këtë

sfidë janë të pakta dhe shpesh nuk egzistojnë fare. Pjesa më e madhe e

lektorëve i drejtohet për herë të parë foltores me modelin e pedagogut me të

mirë lektor, në mendje. Shumë e krijojnë përvojën e tyre duke gabuar dhe

korrigjuar në prezantimin pasardhës. Nëse për të gjithë lektorët e rinj të të

gjitha fushave do të ishte e qartë se gojëtaria është arti që mund të mësohet,

rruga drejt perfeksionit do të ishte me më pak probleme dhe më e shkurtër.

b- Prezantimi me ide të thjeshta

Qëllimi kryesor i leksioneve, si fjalime informuese është të prezantojë sa më

qartë idetë tek publiku dhe jo të prezantojë një numër të pafundëm idesh të

paqarta. Studentët mbajnë mend më shumë idetë e qarta dhe të shpjeguara dhe

organizuara mirë.

c- Ndarja në njësi të barabarta e informacionit

Leksionet rezultojnë të jenë më të kuptueshëm kur informacioni ndahet në

njësi të barabarta përgjatë rrjedhës së prezantimit, duke shmangur

mbingarkesat në fillim ose në fund të tij. Përpunimi i informacionit të ri

kërkon një kohë të caktuar për rrjedhim në rrjedhën e prezantimit duhet të

llogaritet kohë e mjaftueshme në dispozicion të ideve që hasen për herë të

parë.

d- Prezantimi i ideve të reja përmes atyre familjare

Një nga parimet e të nxënit është ndërtimi mbi njësi tashmë të ngritura.

Individët e ndërtojnë botën rreth tyre duke përqasur të renë me të vjetrën, të

panjohurën me të njohurën.290

Për rrjedhim në prezantimin e ideve të reja, lektorët inkurajohen të përdorin

analogjinë. Kjo teknikë ndihmon studentët të kuptojnë marrëdhënien që

egziston midis informacionit të ri dhe atij të përpunuar më parë në kohë. Kjo

siguron vëmendje dhe efektivitet gjatë prezantimit. Si strategji e ofruar nga

290 Beebe, A.,S., Beebe, J.,S., Ivy, K., D., (2001).Communication: principles for a lifetime.

Massachusetts,. Fq 399

Page 161: STILET FUNSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT

STILET FUNKSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT PUBLIK NË FUSHËN E EDUKIMIT

152

152

teoria e retorikës vjen krijimi i marrëdhënieve midis informacionit egzistues

dhe atij të ri. Kjo shënon hapin e parë në përpunimin e informacionit njohës.

e- Përdorimi i përsëritjes

Një nga dallimet kryesore midis teksteve të shkruara dhe atyre të folura është

përsëritja. Përsëritja e ideve kryesore nuk është e nevojshme në tekstet e

shkruara pasi lexuesi mund ta rilexojë tekstin sa herë të dojë.

Në tekstet e folura mundësia për ta dëgjuar atë është vetëm një. Nëse publiku

e humbet atë për çfarëdo arsye, e humbet përgjithmonë. Kështu ligjëruesi ka

për detyrë të përsërisë herë pas here në formë përmbledhëse idetë e

prezantuara, në mënyrë që t’i japë mundësinë publikut t’i ridëgjojë ato për

një efektivitet më të lartë. Parimi i artë i Aristotelit në ndërtimin e fjalimeve

është një nga teknika më të suksesshme sot:

1- Thuaj publikut, çfarë do t’u thuash!

2- Thuaja!

3- Thuaj publikut, çfarë u the!291

Përveç elementëve tashmë të përmendura më lart janë edhe disa elementë të

tjerë, që mbartin rëndësi dhe duhen diskutuar.

5.9.4.4. Mbyllja e leksionit.

Mbyllja rezulton të jetë pjesa më e neglizhuar e leksionit edhe pse ka një nga

funksionet më të rëndësishme për studentët: atë të përmbledhjes dhe

përforcimit të ideve kryesore të diskutuara në leksion. Përsëritja dhe theksimi

i ideve kryesore i sinjalizon studentëve fundin e leksionit dhe u jep atyre

mundësinë të ridëgjojnë edhe njëherë konceptet kryesore. Ndërveprimi në

këtë pikë mund të sigurohet me anë të pyetjeve nga ana e studentëve.

5.9.5 Përshtatshmëria me publikun/studentët

Një nga elementët kryesorë në çdo hap të organizimit dhe prezantimit të një

leksioni është përshtatshmëria maksimale me studentët si publik. Për të patur

përshtatshmëri maksimale me publikun student, studiuesit sugjerojnë njohjen

e tij nëpërmjet disa niveleve.292

Një nga gjërat më të rëndësishme që një pedagog duhet të kuptojë është se

studentët i takojnë publikut jovullnetar. Ata nuk kanë zgjedhur të dëgjojnë

leksionet, por janë aty si pasojë e rregullave që paracakton një strukturë

studimesh të caktuara. Publiku jovullnetar është heterogjen dhe ka

291 po aty,. Fq 407 292 Pearson J. C., dhe Nelson P. E., (1997). An introduction to Human Communication; Understanding

and Sharing Brown &Bebchmark Publishers

Page 162: STILET FUNSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT

STILET FUNKSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT PUBLIK NË FUSHËN E EDUKIMIT

153

153

karakteristika të ndryshme individuale. Fillimisht studentët nuk kanë asnjë

nivel pëlqyeshmërie mbi lektorin, leksionin apo lëndën në përgjithësi. Të

gjitha këto varen drejtpërsëdrejti nga prezantimi që do të bëjë lektori.

Niveli i dytë është analiza demografike e tyre. Analiza demografike konsiston

në mbledhjen dhe interpretimin e të dhënave ku përfshihen: emri, mosha,

gjinia, vendlindja, shkollimi i kryer, raca, temat kryesore që parapëlqejnë,

besimi fetar, pjesëmarrja në grupe të ndryshme.

Sot në fakultetet tona po studiojnë studentë me të dhëna demografike mjaft të

larmishme. Hamendësimi se ata i përkasin pothuaj të njëjtit brez, të njëjtës

kulturë dhe etnicitet, mund të çojë në përgjithësime që krijojnë zhurmë

emocionale mes studentëve dhe të ulin nivelin e pëlqyeshmërisë si për

lektorin ashtu dhe për leksionin dhe vetë lëndën .

Niveli i tretë i analizës përqëndrohet në matjen e interesit dhe njohur ive që

studentët kanë për temën që do të diskutohet.

Matja e nivelit të interesit për temat që do të diskutohen në një lëndë nuk

përbën ndonjë vështirësi të veçantë. Shpesh lektorit i duhet të përballet me

faktin që disa lëndë dhe disa çështje nuk përbëjnë interes për studentët dhe

kjo do të ulë nivelin e motivimit për ta. Më pas është detyrë e lektorit të

zgjedhë këndvështrimin dhe materialin e duhur, që të rikthejë motivimin tek

studentët edhe pse ndonjëherë kjo është mjaft e vështirë, sidomos kur në të

kundërt punojnë edhe faktorë të tjerë të lidhur me kontekstin.

Edhe matja e nivelit të njohurive egzistuese tek studentët ka rëndësi n ë

përshtatjen e leksionit të ri. Studentët nuk janë enë bosh që mbushen në

auditoret e fakulteteve. Kjo njohuri egzistuese duhet matur, pasi shërben si

njësia mbi të cilat do të vendosen njohuritë e reja. Nëse lektori nuk arrin dot

të krijojë ura lidhëse midis njohurive egzistuese dhe atyre të reja, këto të

fundit janë të destinuara të harrohen.

Niveli i katërt dhe i fundit i analizës së publikut ka të bëjë me qëndrimin që

kanë studentët ndaj leksionit, besimin dhe vlerat në përgjithësi. Nisur nga

natyra akademike e leksioneve, temat e diskutuara në to prekin kryesisht

qëndrimin dhe më pak besimin dhe vlerat. Për rrjedhim edhe në ato tema ku

studentët shfaqin nivele pëlqyeshmërie të ulët, mbetet detyrë e lektorit të rrisë

atë.

Ndër metodat e analizës së publikut, më të njohurat deri më sot janë tri.293 Ato

bazohen në vëzhgimin, nxjerrjen e përfundimeve bazuar në vëzhgime dhe

krijimin e pyetësorëve.

Ndër këto tri metoda dy të parat përdoren gjerësisht nga lektorët edhe gjatë

prezantimit të leksionit. Nëpërmjet vëzhgimit të studentëve dhe reagimeve të

tyre në orën e leksionit ata arrijnë të kuptojnë nëse studentët po i ndjekin apo

293 Pearson J. C., dhe Nelson P. E., (1997). An introduction to Human Communication; Understanding

and Sharing Brown &Bebchmark Publishers

Page 163: STILET FUNSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT

STILET FUNKSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT PUBLIK NË FUSHËN E EDUKIMIT

154

154

jo, nëse e gjejnë temë interesante, nëse koha e mbajtjes së leksionit nuk është

e përshtatshme dhe informacione të tjera të ngjashme me këto.

Metoda e tretë, ajo e pyetësorëve, përdoret pak. Kjo ndoshta sepse përpunimi

i të dhënave ka një kosto më të lartë si materiale ashtu edhe fizike, kohore dhe

mendore, kosto për të cilën shpesh pedagogët nuk janë të gatshëm të

sakrifikojnë.

Këndvështrimi i ri ndaj studentëve si publik që duhet studiuar, është një temë

së cilës i janë përkushtuar dhe do t’i përkushtohen shumë studime, pasi nga

kjo çështje varet suksesi dhe dështimi i leksionit dhe lëndës në tërësi.

5.9.6.2. Teknika e të shpjeguarit në leksione

Element tjetër që ndihmon mjaft në organizimin e një leksioni është

tëshpjeguarit. Të shpjeguarit bashkë më të pyeturit përbëjnë dy teknikat më të

rëndësishmë në mësimdhënie.

Metodistët njohin tri lloje kryesore të tëshpjeguarit, atë interpretues,

përshkrues dhe argumentues. Këto lloje korrespondojnë përkatësisht me

pyetjet ‘Çfarë?,’ ‘Si?’, ‘Pse?’. Bashkuar këto me pyetjet ‘Kur?’ dhe ‘Ku?’

krijojnë skeletin e leksionit qoftë si shpjegim apo si rrëfim.

Të shpjeguarit është përpjekja për të qartësuar një ide të caktuar dhe kjo çon

drejtpërsëdrejti në krijimin e lidhjeve midis informacionit egzistues dhe atij të

ri në mendjet e studentëve. Këto lidhje mund të krijohen me ndihmën e

fakteve, ideve dhe vlerave. Procesi i të shpjeguarit përbëhet nga tri faza:

1. Detajimi i një problemi për t’u shpjeguar

2. Një seri thëniesh tashmë të kuptuara nga studentët

3. Një këndvështrim mbi problemin dhe mundësisht edhe një zgjidhje për

Për një nivel sa më të mirë të të shpjeguarit, lektori duhet të jetë gjithmonë,

siç përmendëm dhe më lartë, në dijeni të problemeve, njohurive, përvojës së

studentëve dhe të kontekstit.

Disa veçori të tëshpjeguarit janë përdorimi i emrave kryesisht konkretë dhe

etiketimeve të qarta, përkundrejt përemrave, përdorimi i shpjegimeve të qarta

të diagramave, emërtimin e qartë të pjesëve përbërëse, përdorimin e

përkufizimeve të thjeshta, theksimin e çështjeve kryesore, shembujve,

imazheve udhëzuese, metaforave, analogjive, përsëritjeve dhe perifrazimin e

herëpashershëm të çështjeve më kryesore.

Ndër elementët më të rëndësishëm në organizimin e trupit të leksionit janë

lidhorët ose fjalët ndërmjetëse. Ata përdoren për të lidhur idetë me njëra-

tjetrën dhe për ta bërë prezantimin më të këndshëm për studentët. Këtu mund

të renditim edhe organizatorët verbalë dhe joverbalë ose paragjuhësorë, që i

Page 164: STILET FUNSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT

STILET FUNKSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT PUBLIK NË FUSHËN E EDUKIMIT

155

155

ndihmojnë studentët të ndjekin llogjikshëm rrjedhën e leksionit. Disa nga këto

shprehje janë:

- Vini re më poshtë….

- Kjo pjesë ka një rëndësi të veçantë…

- Do t’ju tërhiqja vëmendjen tek kjo ide….ky autor…. Kjo ngjarje…

Shpjegimet dallojnë për përdorim të gjerë të fjalëve të ndërmjetme, të cilët

ndihmojnë studentët të kalojnë nga një pikë në tjetrën me lehtësi. Lidhorët

mund të shfaqen në formën e lidhorëve të bashkërenditur dhe të nënrenditur,

lidhorë që tregojnë fillimin dhe fundin e një nënçështjeje. Këta lidhorë marrin

rëndësi të veçantë sidomos kur trajtohen çështje relativisht komplekse që

kërkojnë ndarje me nëntema. Lidhorët mund të shfaqen dhe në formë

numërorësh apo shprehjesh që lidhin pjesë të ndryshme me njëra-tjetrën.

5.10. Teknika të përmirësimit të ligjërimit të leksioneve

Nga sa u vu re gjatë këtij kapitulli, leksioni është mirëfilli një fjalim. Ai

gëzon të gjitha vetitë që kanë edhe fjalime të tjera. Edhe pse qëllimi parësor i

leksioneve është të informojë, në të mund të vihen re qartësisht edhe elementë

të ndikimit, pa të cilat do të ishte e pamundur të arrihej qëllimi kryesor i

leksioneve.

5.10.1 Prezantimi i leksionit

Aristoteli nënvizon se ashtu si përmbajtja edhe prezantimi ka rëndësinë e vet

të padiskutueshme. Këta dy elementë shkojnë në simbiozë me njëri -tjetrin për

të plotësuar të tërën dhe qëllimin final, ligjërimin e suksesshëm.

Në leksione ashtu si gjuhësorja edhe paragjuhësorja është shumë e

rëndësishme. Në kategorinë e paragjuhësores përmblidhen zëri, mimika,

gjestet si dhe përdorimi i hapësirës.

Distanca fizike dhe psikologjike kontribuojnë në atmosferën formale. Për të

krijuar një atmosferë më informale, këto barriera duhen zvogëluar. Foltorja

është një nga këto pengesa. Në vartësi të pritshmërisë së studentëve dhe të

kuturës së publikut/studentëve, shumë lektorë zgjedhin të mos qëndrojnë pas

saj duke ofruar një atmosferë më informale dhe natyrisht më të ngrohtë.

Lëvizja pranë studentëve inkurajon ndërveprimin dhe shoqërizimin mes

pedagogut dhe studentëve.

Page 165: STILET FUNSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT

STILET FUNKSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT PUBLIK NË FUSHËN E EDUKIMIT

156

156

5.10.2 Lëvizja e trupit dhe qëndrimi

Lëvizja e trupit dhe qëndrimi komunikojnë shumë mesazhe, sidomos kur

distancat janë të mëdha. Mungesa e dëshirës dhe e entuziazmit mund të

transmetohen tek studentët, të cilët për rrjedhim do të kenë të njëjtin qëndrim

ndaj leksionit.

Në rast të kundërt, kur e gjithë pamja fizike e pedagogut komunikon

entuziazëm dhe interes, kjo do të reflektohet tek studentët dhe ata do të jenë

më të prirur për të ndjekur leksionin me më shumë interes.

Një sasi të konsiderueshme informacioni e mbartin edhe mimika dhe kontakti

pamor. Shprehjet e fytyrës jo vetëm transmetojnë emocione tek studentët, por

u japin atyre të dhëna sesi të interpretojnë përmbajtjen e mesazhit. Kontakti

pamor ndihmon në vendosjen e besueshmërisë, por shërben edhe si shenjë

respekti. Duke ruajtur të njëjtën sasi kontakti pamor me të gjithë studentët,

pedagogu u transmeton atyre të njëjtën sasi vlerësimi dhe respekti. Kjo

siguron ndërveprim gjithpërfshirës, të barabartë dhe jodiskriminues nga ana e

pedagogut dhe dërgon sinjale pozitive tek studentët.

Gjestet, zëri, karakteristikat e tij në raport me theksin, pauzat, volumin,

shqiptimin e saktë dhe me entuziazëm të fjalëve, shpejtësinë e prezantimit dhe

të tjerë elementë të ngjashëm kanë ndikim të drejtpërdrejtë në cilësinë e

prezantimit dhe efektivitetin e tij.

5.11. Ndikimi

Ndikimi është baza e ndryshimit të qëndrimit mbi një çështje apo ide të

caktuar. Ai vepron nëpërmjet organizimit dhe cilësisë së prezantimit. Kjo e

bën përdorimin e shpjegimeve ndikuese të domosdoshëm.

Në leksione suksesi i ndikimit varet dretpërsëdrejti nga përdorimi i retorikës.

Siç u dëshmua edhe më parë mundësitë e përdorimit të retorikës janë të

panumërta. Mund të risjellim në vëmendje përdorimin e çifteve të kundërta,

pyetjeve retorike të ndjekura nga pushimet si përforcuese, përdorimin e

teknikave treshe, pushimet përpara çështjeve me rëndësi të veçantë,

përmbledhjet me fjali mbresëlënëse, si dhe përdorimi i metaforave dhe

analogjive të fuqishme. Këto të fundit rezultojnë mjaft të dobishme kur

lektori shpjegon ide të reja.

5.11.1. Interesi

Për të arritur ndikimin tek studentët, ata duhet të jenë të interesuar të ndjekin

leksionin. Mënyra më e mirë për ta arritur atë është përdorimi i shprehësisë

së mbështetur me shembuj, ndërthurur me mënyrën rrëfyese të të shpjeguarit

dhe ngjalljen e kuriozitetit. Studimet tregojnë se përqindja e interesit ndikon

drejtpërsëdrejti në nivelin e pëlqyeshmërisë, që do të shfaqë studenti ndaj

lëndës. Kjo padyshim do të sjellë ndikim edhe në rezultatet përfundimtare.

Page 166: STILET FUNSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT

STILET FUNKSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT PUBLIK NË FUSHËN E EDUKIMIT

157

157

Disa teknika të thjeshta të përmirësimit të shprehësisë janë përdorimi i

entuziazmit, ndjenjave miqësore, humorit, stilit bisedor përkundrejt atij

formal, dinamizmit dhe karizmës. Suksesi i saj bazohet në kontaktin pamor

maksimal, në gjestet dhe lëvizjet e trupit, shprehësinë e fytyrës, variacionet

zanore dhe përzgjedhjen e fjalorit.

Shembujt dhe analogjitë zgjojnë interes dhe rrisin nivelin e kuptimit. Ato

sigurojnë lidhjen midis strukturës së temës dhe strukturave njohëse të ngritura

në mendjen e studentëve.

Shpesh krijimi i kontrasteve pro/kundër, krijojnë mundësi shpjegimi

funksional më të qartë. Ofrimi i shembujve të kundërt, apo i asaj që objekti

apo ideja nuk është, thyen kufijtë e ngushtë të përkufizimit dhe zgjon

kuriozitetin e studentëve.

Edhe rradha e prezantimit të shembujve ka rëndësinë e saj. Sipas Brown -it

dhe Armstrong-ut, kur idetë janë të padiskutuara më parë, rezulton të jetë më

e efektshme të fillohet me shpjegimin e tyre dhe të vijohet me gjenerimin e

përkufizimeve ose përgjithësimeve nëpërmjet shembujve induktivë. Kur

prezantohen ide të reja sygjerohet aktivizimi i shembujve, që tashmë njihen

në mënyrë që të krijohet lidhja midis informacionit të ri dhe atij egzistues.

Kur idetë janë tashmë të njohura përdorimi i metodave deduktive shoqëruar

me shembuj rezulton të jetë më efektiv.

Një mënyrë tjetër efektive është dhe përzgjedhja e metodës së duhur të të

shpjeguarit. Ndër mënyrat më të përdorura janë ajo rrëfyese, humoristike dhe

konceptuale.

Mënyra rrëfyese ngjan me rrëfimin e një historie personale. Nëpërmjet saj

lektori shpjegon një zinxhir gjetjesh.

Mënyra humoristike dallohet për përdorimin masiv të anekdodave apo

historive me humor, në funksion të çështjeve kryesore.

Mënyra konceptuale ofron një seri faktesh apo parimesh të renditura në një

rend logjik.

Metoda e parë, ajo rrëfyese, tërheq mjaftueshëm vëmendjen, por mund të mos

ofrojë njohuri të qarta dhe të sakta. Metoda humoristike mund t’i zbavi së

studentët përtej përcjelljes së informacionit tësaktë dhe në sasinë e duhur.

Metoda konceptuale rezulton të jetë më e qarta, më e organizuara nga ana

akademike, por që fatkeqësisht edhe më pak interesantja.

Për një efektivitet maksimal këshillohet kombinimi i të trija metodave.

Kombinimi i tyre varet nga tema e leksionit, konteksti kohor dhe shumë

faktorë të tjerë, të cilat përcaktojnë cila nga metodat qëndron më mirë si

hyrje, trup apo mbyllje e leksionit.

Page 167: STILET FUNSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT

STILET FUNKSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT PUBLIK NË FUSHËN E EDUKIMIT

158

158

5.12 Leksionet si marrëdhënie sociale

Leksionet janë konsideruar gjithmonë si metoda më e mirë e mësimdhënies

edhe pse me lindjen dhe zhvillimin e teknologjisë, duhet të pranojmë se numri

i atyre që mendojnë se leksionet duhet të zëvendësohen me metoda të tjera

është rritur mjaft. Megjithatë efektiviteti i leksioneve në eksplorimin e

aftësive njerëzore për komunikimin e folur më shumë sesa të shkruar, është i

pamohueshëm. Leksionet janë fjalime informuese dhe si të tilla janë edhe

ngjarje sociale që ndodhin në kohë reale. Kjo është forma më natyrale e

shkëmbimit të informacionit. Shkrimi dhe teknologjia mund ta lehtësojnë

komunikimin, por gjithmonë mbeten artificiale.

Një nga arsyet kryesore pse leksionet janë metoda të suksesshme është

forma e folur e komunikimit. Leksionet ashtu si edhe fjalimet prezantohen

përpara një publiku (studentët) nga një person i pranishëm (pedagogu). Një

leksion konsiderohet si një ngjarje sociale e strukturuar formalisht në

përshtatje me natyrën njerëzore , me qëllim ndikimin e psikologjisë njerëzore

në funksion të përmirësimit të nivelit të të nxënit.

Një karakteristikë thelbësore e leksioneve mësimore është vazhdimësia e tyre

për një numër të caktuar dhe jo vetëm një herë. Kjo mundëson krijimin e një

marrëdhënie sociale, krijimin e besimit midis lektorit dhe studentit.

Kujtojmë këtu se njerëzit shumë kohë më parë se të shpikej shkrimi,

komunikonin nëpërmjet gjuhës së folur dhe nuk ishin kurrë vetëm. Kjo

kontribuonte në krijimin marrëdhënieve shoqërore, gjë që duket gjithmonë e

më e vështirë sot në epokën e teknologjisë. Njerëzit komunikojnë më shpejt

dhe më me lehtësi, por kjo jo domosdoshmërisht do të thotë cilësi më e mirë

komunikimi dhe marrëdhëniesh.

Leksionet si veprimtari që ndodhin mes individësh të pranishëm në kontekst,

krijojnë situata sociale të cilat zhvillohen në kohë reale në po të njëjtin

kontekst. Leksionet shpjegohen sipas modelit të shkëmbimit të njëkohshëm të

mesazheve midis dërguesit (lektorit) dhe marrësit (studentëve). Kjo formë

komunikimi siguron efektshmëri në auditor, pasi pedagogu arrin të

komunikojë me studentët në disa kanale, respektivisht atë dëgjimor dhe

pamor.

Kjo formë komunikimi sfidohet kur auditoret janë projektuar për të

komunikuar me një numër shumë të madh studentësh. Në disa raste

arkitektura e këtyre auditoreve nuk lejon komunikimin efektiv midis

pedagogut dhe studentëve. Edhe ndërhyrja e teknologjisë nuk e përmirëson

situatën. Kjo situatë ka të paktën dy pasoja negative për procesin: së pari

shkëputja e kontaktit pamor midis lektorit dhe studentëve nuk i krijon atij

mundësinë të monitorojë reagimin ndaj fjalëve të tij në auditor dhe së dyti

fundet apo cepat e auditorit janë të ‘lëna pas dore’ dhe ata në mënyrë jo të

drejtpërdrejtë, marrin sinjalin se janë lënë jashtë vëmendjes së pedagogut

Page 168: STILET FUNSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT

STILET FUNKSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT PUBLIK NË FUSHËN E EDUKIMIT

159

159

lektor. Këta studentë nuk janë më pjesë e ngjarjes sociale dhe për rrjedhim

ndjehen të përjashtuar nga situata e leksionit.

Një leksion që i përmbahet rregullave standarte të formatimit të tij pasqyron

edhe një predispozitë spontane psikologjike: atë të vlerësimit të individëve

me një autoritet të caktuar. Një leksion formal ka përfitime të dykahshme si

për studentët, po ashtu edhe për lektorin. Situata e krijuar në një leksion ka në

qendër të vëmendjes pedagogun. Kjo krijon në mënyrë artificiale autoritetin e

pedagogut. Ky autoritet vendoset në mënyrë jo të drejtpërdrejt nga heshtja që

vendoset në auditor. Kjo është dhe një mënyrë shpërblimi për autoritetin e

përkohshëm të pedagogut ( që normalisht e kënaq atë) dhe nga ana tjetër kjo

siguron motivimin e tij dhe rritjen e cilësisë së prezantimit, që rezulton

pozitive dhe përfituese për studentët, duke përmbushur kështu dhe qëllimin

parësor të leksionit.

Kjo është një nga arsyet pse mendohet se kalimi i masës së ndërveprimit të

studentëve do të prishë strukturën autoritare dhe po ashtu edhe procesin e

mësimit.

Përvoja akademike tregon se leksionet duhet të ngrihen mbi cikle dhe jo si

ngjarje të izoluara. Ato duhet të mbahen nga një pedagog i vetëm dhe jo nga

skuadra. Kjo është e domosdoshme, pasi një marrëdhënie besueshmërie

ndërtohet mbi një numër të caktuar komunikimesh të vazhdueshme. Vetëm

kur kjo marrëdhënie vendoset midis pedagogut dhe studentit, këta të fundit

kanë prirje të nxënë në mënyrë të efektshme.

Struktura autoritare formale, që siguron leksioni është një mjet i fuqishëm për

të nxënë. Shpesh kjo strukturë mund të përdoret në mënyrë abuzive edhe për

qëllime propoganduese. Bazuar në psikologjinë njerëzore, leksionet janë

forma të ndikimit të një individi mbi shumë të tjerë, për rrjedhim egziston

mundësia e përdorimit për qëllime manipulative.

Page 169: STILET FUNSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT

STILET FUNKSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT PUBLIK NË FUSHËN E EDUKIMIT

160

160

PËRFUNDIME

U bë më shumë se 2500 vjet që herë pas here njerëzit sfidojnë motin, pengesat

fizike, kushtet sociale për t’u mbledhur dhe dëgjuar fjalë me shpresën për një

ndryshim të shumëpritur!

U bë më shumë se 2500 vjet që fjalët shënojnë ndryshimin në shpresën e mbarë

njerëzimit!

U bë më shumë se 2500 vjet që vetëm më anë të fjalëve janë ngritur kombe, kanë

ndryshuar fatet e tyre, janë skalitur vlera dhe njerëzimi është sot, ende në shpresë të

fjalëve për një të ardhme më të mirë!

Duke kërkuar në të tashmen për të kuptuar më shumë se si fjalët formësojnë fatet e

popujve, shumë pikëpyetjeve u përgjigjej e shkuara. Pas një udhëtimi retrospektiv në

kohë u bënë më të qartë funksioni, objektivat dhe përkufizimi i gojëtarisë dhe

retorikës, që nga konceptimi i saj deri në ditët e sotme. Shumë herët në kohë filozofët

qartësuan se retorika si arti i komunikimit, ishte sistematizimi i gojëtarisë së lindur

natyrshëm. Të krijuara si domosdoshmëri të kohës retorika dhe gojëtaria ndikuan

drejtpërsëdrejti në interpretimin e ngjarjeve dhe fenomeneve shoqërore. Fakti që

gojëtaria dhe retorika morën një rëndësi kaq të veçantë bëri që shumë filozofë të

ofronin sistematizim të saj. Ata krijuan skema teorike, funksioni i të cilave nuk është

zbehur edhe sot. Merita e përcaktimit të tri kategorive bazë të ligjërimit bazuar së pari

në sjelljen e publikut dhe synimin e folësit, i takon Aristotelit. Këto kategori janë

respektivisht ligjore, bindëse dhe ceremoniale. Nën kontributin e filozofëve të tjerë si

Cicero-nit dhe Quintilian-it, retorika u organizua në pesë struktura të cilat ishin të

njëjta me strukturat e organizimit të fjalimeve: shpikja/ gjetja, organizimi, stili,

memorizimi, prezantimi.

Që të pesta pjesët e retorikës mbartin rëndësinë e tyre, por ndër to dallojnë stili dhe

prezantimi. Stili mbështetet tek gramatika dhe përdorimi i saj, qartësia, zbukurimet

(figurat stilistikore) dhe korrektësia. Që nga kjo periudhë deri në ditët e sotme

organizimi dhe strukturimi i retorikës në thelb ka mbetur i pandryshuar. Studiuesit i

rikthehen shpesh teorisë së antikitetit, shpesh vetëm për të detajuar atë që Aristotle-i,

Quintilian-i, Cicero-ni dhe Socrates-i krijuan.

Qartësia dhe demokracia që ofronte fjala e organizuar sipas teorisë së retorikës,

përbënte kërcënim për forma të reja të qeverisjes që filluan të lulëzonin në fillim të

erës së re. Retorika dhe gojëtaria filluan të bëheshin “pronë” e udhëheqësve autokratë

duke iu larguar kështu qëllimeve të pastra për të cilat ishin krijuar. Kjo periudhë së

bashku me mesjetën përfaqësojnë momentet më të vështira për retorikën, e cila u vu

në shërbim të formave qeverisëse perandorake, diktatoriale dhe krishtërimit. Mesjeta

shënon copëzimin më të madh të retorikës së brendshmi dhe së jashtmi. Lulëzimi i

logjikës dhe teologjisë shënoi goditjen përfundimtare për retorikën. Që nga ky

moment retorika do të quhej ‘Art i humbur’. Bashkë me të humbi edhe marrëdhënia

publik-ligjërues.

Page 170: STILET FUNSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT

STILET FUNKSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT PUBLIK NË FUSHËN E EDUKIMIT

161

161

Periudha e copëzimit mesjetar shënon fundin e saj me ardhjen e rilindjes. Shumë

tekste rimorën formën originale atë të retorikës dhe jo si tekste të etikës, psikologjisë

apo teologjisë. Retorika rifiton prestigjin e saj duke u vendosur si lëndë studimi në

nivelet më elitare të arsimimit. Ajo u rikthye sërish si art performues dhe improvizues.

Shekujt që pasojnë do të ofrojnë këndvështrime të ndryshme mbi retorikën, bazuar

këto edhe në kontekstet e ndryshme ku buronin. Vitet 60-të dallojnë për qëndrim

post-strukturalist i cili e shikon gjuhën retorike si prodhuese të realitetit dhe jo thjesht

si përshkruese të një realiteti që egziston.

Studiues amerikanë të shekullit XIX ofrojnë një këndvështrim tjetër. Për ta qëllimi

kryesor i jetës akademike ishte të ruante dhe artikulonte një marrëveshje morale për

përdorim nga qytetari në forumet publike. Por nuk mund të lëmë pa përmendur që

edhe pse gojëtaria konsiderohej simbol i demokracisë shoqërore, ajo nuk ishte

tërësisht e tillë. Pamundësia e disa shtresave ku veçojmë njerëzit më ngjyrë dhe gratë

për të ligjëruar dëshmojnë për një demokraci të kufizuar të saj. Këtë konstatim e

thellon më shumë retorika social-epistemiologjike. Bazuar në parimet e kësaj retorike,

studiues të retorikës feministe përpiqen të kuptojnë sesi bota është formatuar nga ana

retorike për të siguruar dominim mashkullor. Po të njëjtën frymë barazie duhet të

ofrojë edhe retorika elektronike dhe kompjuterike. Mundësia e një mase më të madhe

njerëzish për të shprehur publikisht mendimet e tyre nëpërmjet teknologjisë ofron më

tepër garanci për barazi shoqërore.

Një pamje krejt të ndryshme ka trashëgimia e gojëtarisë shqiptare. Kushtet historike të

popullit shqiptar nuk favorizuan kulturën letrare në përgjithësi dhe retorikën në

veçanti. Format jodemokratike të qeverisjes nuk favorizonin ligjërimin në publik. Të

vetmit autorë që spikatën në gojëtari janë ata që kishin shkollim fetar dhe ishin

arsimuar jashtë trojeve shqiptare. Veçojmë këtu Arqipeshkvin Pal Engjëlli, At Anton

Harapin, At Gjergj Fishtën dhe kolosin e gojëtarisë shqiptare, Fan Stilian Nolin.

Edhe pse mundësia e ligjërimit në kulturën shqiptare ka qenë e limituar, nuk mund të

thuhet e njëtjta gjë për studimet stilistikore në këtë fushë. Në pjesën më të madhe të

teorisë fjalimi konsiderohet si tekst dhe studimet përqendrohen kryesisht në analizën

tekstore dhe të figurave retorike të përdorura në to. Teksi i një fjalimi kategorizohet

nën stilin publicistik. Një këndvështrim tjetër mbi klasifikimin e tekstit të fjalimit e

ofron Prof. Xhevat Lloshi. Ai e bazon këtë organizim në faktorë gjuhësorë dhe

jashtëgjuhësorë, ku përfshihen funksioni mbizotërues i komunikimit dhe norma ose

qëndrueshmëria e gjuhës.

Nisur nga ky organizim funksioni gjuhësor i fjalimeve është shoqëror-politik, ku

funksioni i kumtimit bashkohet me atë ndikues. Stili i gojëtarisë karakterizohet nga

stili formal që mund të zbresë deri në ligjërimin bisedor të kuruar. Ai dallon për

fjalorin e zgjedhur me kujdes, ku ndikim të drejtpërdrejtë kanë kushtet e komunikimit.

Një tipar unik i të folurit në publik është përsëritja, me anë të së cilës folësi risjell në

vëmendje të publikut çështje të trajtuara në fjalim.

Kategorizimi nëpërmjet qëllimit të folësit dhe sjelljes së publikut ofron tri ndarje që

janë respektivisht ndikues, ligjor dhe ceremonial. Në secilin prej tyre elementët

gjuhësorë dhe stilistikorë janë të dallueshëm qartë. Ndër tri llojet e fjalimeve ai që

spikat më shumë është fjalimi ceremonial. Territori i gojëtarisë ceremoniale është

konsideruar vlera. Funksioni parësor i ligjërimit ceremonial është konfirmimi dhe

Page 171: STILET FUNSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT

STILET FUNKSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT PUBLIK NË FUSHËN E EDUKIMIT

162

162

promovimi i vlerave të përbashkëta të komunitetit, për të arritur homogjenitetin e tij.

Këndvështrimet mbi fjalimet ceremoniale janë nga më të ndryshmit. Ndryshe nga dy

llojet e tjerë që i referohen një ngjarjeje të botës sociale, fjalimi ceremoial merr pjesë

vetë në veprimtari sociale. Shumë studiues mendojnë që gojëtaria e vërtetë është një

fenomen shumë i rrallë. Ata e paralelizojnë atë me hyjnoren.

Me kalimin e kohës dhe zhvillimin e shoqërisë studiuesit vunë re se këndvështrimi

funksional i fjalimit si tekst gjuhësor ishte i pamjaftueshëm. Shumë elementë të tij

mbeteshin të patrajtuar, për rrjedhim ata ofruan një analizë më të plotë të tij, atë

interpretuese. Ata e konsideronin fjalimin jo më si një tekst me kufij arbitrar të

mirëpërcaktuar, por si akt ligjërimi kufijtë e së cilit ndryshojnë në vartësi të kornizës

që përcakton studiuesi gjatë analizës. Përkufizimi i ligjërimit vazhdon të përbëjë sfidë

për shumë studiues. Pavarësisht nga këndvështrimi që zgjedhin, për të gjithë

studiuesit ligjërimi konsiderohet një praktikë sociale. Përmes këtij përkufizimi mund

të studiohet gjuhësorja përmes komunikimit. Kjo nënkupton që fjalimet studiohen si

tekste, por të vendosura në një kontekst kulturor ato janë akte ligjërimi. Bazuar mbi

këtë këndvështrim të përgjithshëm çdo gjuhëtar mund të nënvizojë aspektin social,

funksional, struktural, etj. Të gjithë këndvështrimet janë bashkegzistues dhe jo

përjashtues të njëri-tjetrit. Kështu analizës gjuhësore të tekstit i bashkohen edhe

analiza e veçorive të ligjërimit si kohezioni, koherenca, qëllimi, pranueshmëria,

informimi, situata dhe ndërkontekstualiteti.

Shumë studiues kërkojnë edhe më shumë nga analiza e ligjërimit. Ata ofrojnë një

këndvështrim kritik të saj. Ky këndvështrim shtrihet në shumë fusha si pragmatika,

stilistika, sociolonguistika, retorika etj. Studiuesit janë të bindur se formimi,

përshkrimi dhe interpretimi në ligjërimin analitik janë të pozicionuar sociopolitikisht.

Kështu mund të thuhet se gjuhësorja vepron brenda dhe përmes mjediseve lokalë,

institucionalë dhe shoqërorë. Kjo mundëson lëvizjen nga analiza mikro në atë makro

dhe anasjelltas. Kjo lëvizje e analizës midis gjuhësores dhe sociales e bën atë një

metode sistematike në studimin e marrëdhënieve midis ligjërimit dhe pushtetit.

Pushteti dallon në vartësi të burimit që e ushtron atë. Ai mund të jetë hegjemoni si

shohim rëndom sot dominimin klasor, racizmin dhe seksizmin, forma të cilat shpesh

ushtrohen edhe në mënyrë të fshehtë. Kjo është një arsye më tepër për të analizuar

ligjërimin qoftë politik, mediatik apo edhe shkencor si burim pushteti. Nëse ligjërimi

ka aftësinë të ndikojë në mendjet e njerëzve, njohuritë dhe opinionet e tyre, në mënyrë

indirekte kontrollohen edhe veprimet e tyre. Kjo sjell që dominimi përmes ligjërimit

dhe mundësitë e kontrollit apo pushtetit janë në përpjesëtim të drejtë me njëri-tjetrin.

Për të kuptuar më mirë sesi analiza mikro dhe makro e ligjërimeve funksionon, teoria

e diskutuar u pa e zbatuar në ligjërime politikë ose bindës dhe ceremonialë të autorëve

më të spikatur në historinë e gojëtarisë dhe veçanërisht në ligjërimet e Fan Nolit si

përfaqësuesi më i denjë i gojëtarisë shqiptare. Noli është i vetmi autor gojëtaria e të

cilit ka mundur të mbijetojë në formë dorëshkrimesh dhe regjistrimesh zanorë dhe ka

mbërritur sot në gjendje relativisht të mirë duke ofruar mundësi studimi në shumë

nivele.

Disa nga fjalimet e tij kanë mbërritur të plotë së bashku me regjistrimet zanorë. Ritmi

i ligjërimit, toni, frekuenca dhe shumë elementë fonetikë të japin përshtypjen se pjesa

më të madhe e fjalimeve, sidomos ata ceremonialë janë gjeneruar në momentin e

Page 172: STILET FUNSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT

STILET FUNKSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT PUBLIK NË FUSHËN E EDUKIMIT

163

163

ligjërimit. Ndryshe nga sa më sipër fjalimet politike kanë patur edhe dorëshkrimet e

tyre pasi temat delikate që diskutonin nuk mund t’i liheshin rastësisë së momentit.

Publiku i tyre i përkiste elitave politike botërore dhe saktësia ligjërimore duhej për

rrjedhim të ishte e lartë.

Noli dallon edhe për përdorim të mjeteve fonetikë që kontibuojnë në efektin stilistikor

të një teksti si p.sh. rima, aliteracioni, onomatopia, etj. Noli është mjeshtër i

përdorimit të thirrmorëve. Ata shfaqin efekt të dyfishtë, estetik dhe mbi vëmendjen e

publikut pasiv. Niveli leksikor i ligjërimeve të Nolit dallon për përdorimin e fjalëve të

lidhura me temën e patriotizmit, fjalëve fetare dhe leksik të stilit bisedor që i afrohet

më pranë publikut shqiptar të paarsimuar të asaj kohe. Në fjalimet e tij dallon

simbolika e trëndafilit, shqiponjës, skifterit, dafinës, lisit, etj., si përshkruese të

bukurisë, trimërisë, qëndresës shqiptare. Një tipar i veçantë leksikor i Nolit është

përdorimi apo përfshirja e fjalëve të gjuhës angleze në ligjërimet e tij. Kjo mund të

interpretohet si leksik i natyrshëm i njeriut që pjesën më të madhe të jetës e kaloi në

Amerikë. Noli përmes veprave të tij ka dëshmuar që është njohës i shkëlqyer i gjuhës

shqipe dhe përkthyes po kaq i mirë i gjuhës angleze. Përdorimi i fjalëve të gjuhës

angleze mund të jetë i qëllimshëm nisur nga fakti se publiku i tij përbëhet nga

shqiptarë të emigruar kohë më parë në Amerikë. Ky leksik i përzierë mund të ketë

afruar më pranë Nolit shqiptarët që në jetën e përditshme luhateshin midis dy gjuhëve.

Noli erudit dallon edhe për përdorim fjalësh nga gjuhë të huaja si greqisht dhe

latinisht që janë gjuhët e transmetimit të kulturës botërore në vite.

Sintaksa e ligjërimeve është komplekse. Fjalitë janë të gjatësive të ndryshme, të

thjeshta, të përbëra me bashkërenditje dhe nënrenditje. Noli përdor shumë inversionin,

ligjëratën e drejtë dhe të zhdrejtë, pyetjet sidomos ato retorike dhe veçanërisht fjalitë

nxitëse dhe urdhërore. Dy llojet kryesore të ligjërimeve në oratorinë e Nolit janë ata

politikë dhe ceremonialë. Nëse do të veçojmë ndonjë tipar që të karakterizonte Nolin

si gojëtar, ai do të ishte padyshim përdorimi i figurave stilistikore. Përdorimi i tyre

është i tejzakontë veçanërisht në fjalimet ceremoniale. Ndër figurat e përdorura

spikatin metafora, hiperbola, epitetet, krahasimi, paralelizmi dhe shumë të tjera në

funksion të lavdërimit të ngjarjeve të shënuara dhe të heronjve të popullit shqiptar, ku

spikat koha e Skënderbeut dhe figura e tij historike.

Një tipar tjetër i Nolit janë referimet ndaj folklorit shqiptar si dëshmi historike e një

populli luftëtar dhe liridashës. Vargjet e folklorit dallojnë për vlera estetike unike nën

interpretimin e vetë Nolit gjatë ligjërimit. Përveç folklorit shqiptar Noli erudit përdor

edhe thënie të autorëve të shquar të letërsisë botërore dhe të politikanëve të shquar.

Një tipar tjetër i Nolit janë hyrjet dhe mbylljet me natyrë fetare. Kjo është mëse e

kuptueshme pasi ligjërimet dalin nga goja e një prift ortodoks. Konteksti i një populli

që ushtronte masivisht besimin fetar, i mirëpriste këto struktura. Fjalimet politike

përshkohen nga ironia e thellë dhe sarkazma therëse kundrejt politikanëve indiferentë

dhe dashakeqës ndaj fateve të popullit shqiptar.

Ligjërimet e Nolit lexohen dhe dëgjohen me ëndje dhe lehtësi nga fillimi deri në fund.

Kjo dëshmon për kohezion të tyre. Koherenca e tekstit realizohet nëpërmjet

marrëdhënieve që krijon teksti me kontekstin. Për këtë qëllim Noli përdor referenca

personale, demonstrative dhe krahasuese. Gjykuar nga tërësia e informacionit që

ofron analiza mikro dhe makro e ligjërimit Nolian, kuptohet se koha kur këto

ligjërime janë mbajtur ka qenë një periudhë e vështirë për popullin shqiptar. Ai ishte

Page 173: STILET FUNSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT

STILET FUNKSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT PUBLIK NË FUSHËN E EDUKIMIT

164

164

në kërkim të identitetit të tij kombëtar. Format e latuara gjuhësore dëshmojnë për

pamundësi organizimi të shqiptarëve dhe paaftësi në marrjen e fateve të kombit në

dorë. Nisur nga ky kontekst shoqëror, Noli rizgjon vlera dhe heronj kombëtarë që të

mund t’i shërbejnë si udhërrëfyes popullit të stërmunduar në shekuj. Toni i fjalimeve

ndryshon dukshëm kur politikisht Shqipëria njihet si shtet dhe Noli politikan duhet të

luftojë për të drejtat e shtetit të ri. Gjuha është më thërëse, sarkastike dhe goditëse.

Referenca është kryesisht ndaj padrejtësive që luheshin në kurriz të shqiptarëve dhe

goditja përmes fjalëve është e drejtpërdrejtë dhe e fortë.

Edhe pse tërësia e tipareve të fjalimeve të Nolit është e veçantë dhe mbart shumë

vlera, ajo është e pamjaftueshme për të përgjithësuar tiparet e retorikës shqiptare.

Mungesa e studimeve të thelluara në këtë fushë ka krijuar mangësi në krijimin e

modeleve dhe strukturave retorike shqiptare. Kjo ka sjellë që ligjërimet të studiohen

relativisht përciptas përmes modeleve të kulturave kryesisht evropiane dhe amerikane.

Mospërfshirja e fjalimeve të suksesshme të autorëve shqiptarë në tekstet dhe

kurrikulat shkollore për qëllime studimore, është një indiferencë e pafalshme për

arsimin dhe hartuesit e programeve.

Një tjetër qasje për qëllime akademike është trajtimi i leksionit si akt ligjërimi.

Leksioni është ndër metodat më të përdorura në procesin e mësimdhënies. Si formë e

pastër komunikimi në publik, leksioni mbart shumë sfida si në kontekstin gjuhësor

ashtu edhe në atë social. Lektorët e rinj në kushtet e mungesës së një teorie të

mirëfilltë për krijimin, organizimin dhe prezantimin e leksioneve, shpesh ecin sipas

modeleve të krijuara nga pedagogët pararendës. Jo gjithmonë këta modele janë më të

mirët. Shpesh lektori zgjedh një metodë që e largon atë nga marrëdhënia sociale që

lind në procesin e ligjërimit.

Çdo lektor ka një stil ligjërimi individual. Stilet variojnë nga thjesht të lexuarit me zë

të lartë të çdo fjale nga një tekst i parapërgatitur, deri tek ligjërimi gojor, ku lektori e

ndërton fjalimin në momentin e prezantimit. Shpesh lektorët në mënyrë të

pandërgjegjshme refuzojnë të pranojnë se leksioni është një model interaktiv

komunikimi. Procesi i shkëmbimit të informacionit nuk mund të jetë i njëkahshëm.

Ky proces kërkon përshtatshmëri të vazhdueshme midis lektorit dhe studentëve.

Leksionet kategorizohen si fjalime informues, por bartin edhe elementë bindës. Ata

janë ngjarje sociale që ndodhin në kohë reale. Për këtë arsye zhvillimi i teknologjisë

dhe prezantimi nëpërmjet saj nuk mund të zëvendësojnë asnjëherë komunikimin

njerëzor. Komunikimi midis lektorit dhe studentëve përmes kanaleve dëgjimorë dhe

pamorë siguron efektshmëri në proces dhe përshtatshmëri të lartë. Kjo formë

komunikimi shërben edhe në vendosjen e strukturës autoritare. Leksioni ofron

përfitime të dykahshme. Fillimisht ai përcakton autoritetin e përkohshëm të

pedagogut, i cili i motivuar rrit cilësinë e prezantimit. Përfituesit e drejtpërdrejtëtë

janë studentët. E përdorur për qëllime pozitive kjo strukturë autoritare formale

shndërron leksionin në një mjet fuqishëm për të nxënë, duke përmbushur kështu

kushtin bazë të egzistencës së arsimit.

Page 174: STILET FUNSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT

STILET FUNKSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT PUBLIK NË FUSHËN E EDUKIMIT

165

165

FJALORTH

Ad hominem- Latinisht për “kundër njeriut”.Kur një autor sulmon drejtpërsëdrejti

kudërshtarët e tij/saj,dhe jo argumentin e tyre

Aforizma-thënie e një parimi të përgjithshëm, e shprehur në mënyrë të paharrueshme

duke përmbledhur shumë mencuri në pak fjalë

Alegori- Një histori ose një imazh pamor, me një kuptim të dallueshëm zakonisht të

fshehur pas kuptimit të tij të parë ose të dukshëm.

Aliteracioni-Përsëritja e të njëjtit tingull-zakonisht bashkëtingëlloret e fillimit të

fjalës

Aluzioni- një reference jo e drejtpërdrejtë ose e tërthortë e një ngjarjeje, personi,

vendi, ose vepre artistike, natyra dhe referenca e të cilit/cilës nuk shpjegohet nga

autori por bazohet në familiaritetin e lexuesit me atë që është përmendur

Anadiplosis-përsërit fjalën e fundit të një shprehjeje, fraze, ose fjalie në fillim ose

pranë fillimit të fjalisë pasardhëse. Mund të gjenerohen në seri për hir të bukurisë

estetike ose për të dhënë një vazhdim logjik të kuptimit; përdorur për theksim të

fjalës ose idesë së përsëritur, duke qenë se përsëritja ka një efekt përforcues.

Anafora- një figurë retorike epërsëritjes, në të cilën e njëjta fjalë e shprehjes

përsëritet zakonisht nëfillim të fjalisë, rreshtit ose fjalisë pasardhëse

Anakronia- një term i përmendur në rrëfimtarinë moderne për të treguar

papajtueshmërinë midis rendit në të cilin ngjarjet ndodhin në histori dhe rendit në të

cilin prezantohen tek publiku në skenar

Analepsis-kthim mbrapa

Analogji-ilustrimi i një ideje me anë të një ideje më familiare ose paralele me të në

disa tipare domethënëse.

Anamnesis- rikujtesa engjarjeve apo individëve

Anaphora- përsëritja e një fjale në shprehjet pasardhëse

Antimetabola- përmbysja e rendit të fjalëve ose shprehjeve për të përforcuar

formulimin final, alternativat prezente ose për të treguar kontrast

Apologji- në sensin letrar, një justifikim ose mbrojtje e mendimit ose sjelljes së

shkrimtarit, që zakonisht nuk pranon ndonjë shenjë faji

Aporia-shpreh dyshimin për një ide apo përfundim;

Aposiopesis- ndërprerje e menjëhershme e ligjërimitduke e lënë fjalinë të

papërfunduar, zakonisht për të treguar ngarkesë emocionale

Page 175: STILET FUNSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT

STILET FUNKSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT PUBLIK NË FUSHËN E EDUKIMIT

166

166

Apostrofa- një figurë retorike në të cilën një folës i drejtohet një personi të vdekur, që

nuk është i pranishëm, një abstraksioni apo objekti në mungesë.

Asindetoni-një formë ngjeshjeje fjalësh e cila mbizotërohet nga mungesa e pjesëzave

lidhëse midis pjesëve. Forma më e përdorur është mungesa e lidhëzës ‘dhe’ duke lënë

një sekuancë të ndarë me presje

Asonance- Rimë jo e plotë e dy a më shumë vargjeve, që kanë të njëjta vetëm

zanoret e theksuara dhe zanore të tjera të fjalëve fundore.

Belletristic- kur komunikimi i folur dhe i shkruar u konsideruan si forma arti dhe u

vunë në shërbim të zhvillimit të kriticizmit

Cadentia- ritmi ose modulimi i zërit, kryesisht rënës

Caritas- bamirësi, dashuri, çmim i lartë

Chiasmus- figurë retorike ose letrare në të cilën fjalët, ndërtimet gramatikore,

ose konceptet përsëriten në të kundërt, në të njëjtën formë ose të modifikuar

Conduplicatio- ngjan me anadiplosis në përsëritjen e fjalës pararendëse, por përsërit

një fjalë kyç nga shprehja pararendëse ose fjalia në fillim të tekstit

Delectare- kënaq,zbavis,mrekulloj

Deliberative- një nga tri llojet e gojëtarisë

Delivery- prezantimi

Demagogos- udhëheqës politik që kërkon të ndikojë mbi emocionet dhe

paragjykimet e publikut

Denotativ-përkufizimi në fjalor

Diacope- përsëritja e një fjale ose shprehjeje pas një shprehjeje ose fjale ndërhyrëse

Dicast- ishte një zyrë ligjore në Greqinë e lashtë e cila nënkuptonte në një

kuptim më të gjerë një gjykatës

Disjunction- shkëputje, mungesa e lidhjes midis dy ose më shumë pjesëve

Dispositio- parashtrim

Docere- mësoj, tregoj, theksoj

Doxa- opinion

Ekphrasis- përshkrimi i një vepre arti, mundësisht imagjinare si ushtrim retorik i cili

është zakonisht grafik dhe dramatik. Të thërrasësh ose lavdërosh objekte jofrymore

në emër

Elocutio- prezantimi, ligjërimi

Encomia- lavdërimi i një personi apo objekti

Page 176: STILET FUNSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT

STILET FUNKSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT PUBLIK NË FUSHËN E EDUKIMIT

167

167

Enthymeme- silogjizëm, mënyrë arsyetimi sipas së cilës, duke u mbështetur mbi dy

gjykime të dhëna si premisa, nxirret një gjykim i tretë si përfundim.

Epanalepsis- përsërit fjalën e parë të një shprehjeje ose fjalie në fund. Fillimi dhe

fundi janë dy pozicionet më të forta të theksit në një fjali, kështu vendosja e të njëjtës

fjalë në fillim dhe në fund siguron vëmendje të veçantë të saj.

Epanorthosis- figure letrare që përdoret për zëvendësimin theksues të një fjale

Epideictic- një nga tri llojet e gojëtarisë

Epideixis-gojëtaria ceremoniale

Epistrophe- përsëritja e një apo disa fjalëve në fund të shprehjeve, pjesëve

apo fjalive me qëllim theksimin e tyre.

Epistrophe- një figurë retorike me anë të së cilës e njëjta fjalë ose shprehje, përsëritet

në fund të fjalisë pasardhëse

Ethos- thirrje ndikuese e një individi, kryesisht nëpërmjet mjeteve të ligjërimit

Excalamatio- termi latin për ‘ecphonesis’, thirrmor emocional, por ai mund të

përdoret edhe për theks

Exordium- hyrje

Hiperbole- tepri ekstreme

Hipofora- nënkupton ngritjen e një ose disa pyetjeve dhe pastaj përgjigjen e tyre në

vazhdimësi në një gjatësi të caktuar. Përdorimi më i zakonshëm është bërja e pyetjes

në fillim të paragrafit dhe dhënia përgjigje në paragrafin që vijon

Imprecatio- thirrje mallkuese, thirrje ndaj hyjnores ose djallëzores

Inventio- shpikja

Isocolon- figurë letrare ku paralelizmi theksohet me anë të fjalëve të të njëjtës

gjatësi

Litotes- një figurë letrare me anë të së cilës miratimi bëhet në mënyrë indirekte duke

mohuar të kundërtën e saj

Judicial- një nga tri llojet e gojëtarisë

Konotativ- spektri i kuptimeve që një fjalë ose shprehje mbart përveç kuptimit të parë

të drejtpërdrejt

Konsonance- përsëritja e tingujve të njëjtë ose të ngjashëm në fjalë të njëpasnjëshme,

tingujt zanorë të të cilave janë të ndryshëm

Logos- thirrje kundrejt arsyes

Meiosis- një figurë retorike me anë të së cilës i drejtohet diçkaje në raport më inferior

se zakonisht meriton

Page 177: STILET FUNSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT

STILET FUNKSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT PUBLIK NË FUSHËN E EDUKIMIT

168

168

Memoria- një nga pesë elementët e organizimit të fjalimeve, ka të bëjë kryesisht me

kujtesën.

Metaphora- krahasim i fshehur midis dy gjërave jo të ngjashme

Metonimi- një figurë letrare që zëvendëson emrin e dickaje me emrin e dickaje tjetër

që ka lidhje të afërt me të

Movere- ndikoj, provokoj

Onomatopia- përdorimi i fjalëve që duket se imitojnë zhurmën e atyre që shprehin

Oratio- ligjërim, lutje

Paradoks- një thënie kontradiktore që rezulton të jetë e vërtete;kjo figurë retorike

zakonisht përdoret për të theksuar diçka ose thjesht për të tërhequr vëmendjen

Parallelism- pranëvendosja e pjesëve ose fjalive me ndërtim të ngjashëm duke

sygjeruar një lidhje midis tyre

Paronomasis- një formë e lojës së fjalëve që sygjeron dy ose më shumë

kuptime, duke shfrytëzuar shumëkuptimësinë e fjalëve, ose shqiptimin e

ngjashëm të tyre, për qëllime humori ose retorike

Pathos- thirrje kundrejt emocioneve

Peroration- mbyllje

Personifikim-një figurë letrare me atë të së cilës objekteve pa jetë u jepen

karakteristika njerëore

Politeuomenos- udhëheqës politik

Polyptoton- skemë stilistikore ku fjalë me të njëjtën temë përsëriten njëra pas

tjetrës

Progymnasmata- ese, ushtrime gramatikore

Prolepsis- lëvizje përpara

Pronuntiatio- prezantim

Prosopopoeia- sinonim i personifikimit

Pan- në retorikë, përdorimi I një fjale më dy kuptime; zakonisht përdorur për humor

Ratio- metodë plan

Retorik- përdorimi i gojëtarisë për efektin ndikues maksimal ndaj publikut në të

shkruar ose në të folur

Pyetje retorike- një pyetje e bërë më shumë për qëllime ndikuese sesa për të kërkuar

informacion

Page 178: STILET FUNSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT

STILET FUNKSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT PUBLIK NË FUSHËN E EDUKIMIT

169

169

Satira- një mënyrë të shkruari që ekspozon dështimet e individëve institucioneve ose

shoqërisë në mënyre tallëse

Similituda- një krahasim midis dy gjërave jo të ngjashme duke përdorur fjalët ‘si’,

‘sikur’

Stasis- procedurë e cila përdor pyetje të njëpasnjëshme për të arritur diku

Stylus- laps druri ose metali, kolonë

Sumboulos- këshilltar

silogjizëm- një form argumenti logjik që mbyllet me një përfundim nga dy

propozime, që ndajnë të njëjtin term, zakonisht në këtë formë; të gjitha X janë Y, Z

është X si rrjedhim Z është Y

Simbol- çdo gjë që qëndron për për dicka tjetër përtej asaj, zakonisht një ide e

shoqëruar konvencionalisht me të.

Toni- qëndrimi i autorit rreth temës e treguar nëpërmjet regjistrit, gjuhës së figurshme

dhe organizimit të fjalisë në tërësi

Vituperatio- fajësim, censurë, kritikë negative

Page 179: STILET FUNSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT

STILET FUNKSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT PUBLIK NË FUSHËN E EDUKIMIT

170

170

Bibliografi

Agger, B. (1992a). Cultural Studies as Critical Theory. London: Falmer Press.

Ahuja B.N., the World’s great Speeches. (Goodwill Publishing House )

Albert, E. M. (1972). Culture patterning of speech behavior in Burundi. Tek J. J.

Gumperz dhe D. Hymes (eds), Directions in Sociolinguistics: The Ethnography of

Communication New York.

Althusser, L. (1971) Lenin and Philosophy and Other Essays. New York: Monthly

Review Press

Ansolabehere,S.,Iyengar,S., (1995) Going Negative, New York, Free press.

Apter, D. (1997) ed. The Legitimization of Violence, London: Macmillan.

Aristotle (2010) On Rhetoric ReadaClassic.com., USA

Arnold V. I., (1986) The English word. By Moscow: Vyssaja Skola

Asllani P., Fishta estetikë dhe kritikë, Tiranë

Attlee R.C., Kryeminister i Anglisë,The Atlantic Charter Tetor 29, 1941

Austin, J. L. (1975) How to Do Things with Words, Oxford: Oxford University Press.

Baldwin, Charles S. (1928) Medieval Rhetoric and Poetic (to 1400) Interpreted from

Representative Works. New York: Macmillan.

Barilli, R. (1989) Rhetoric, Minneapolis, University of Minnesota Press

Barleti M., (1964) "Historia e Skënderbeut" Tiranë (përktheu Prof. Stefan Prifti),

fq. 395, 430

Baron D.,(2009) From pencils to pixels: The Stages of literacy technologies.Tek G.E.

Hawisher & C.L. Selfe (Eds.) Passions, pedagogies and 21-st century technologies.,

fq 15-33. Logan: Utah State University Press

Beale, Walter H. "Rhetorical Performative Discourse: A New Theory of Epideictic."

Philosophy and Rhetoric 11

Beebe, A.,S., Beebe, J.,S., Ivy, K., D.,(2001) Communication: principles for a

lifetime. Massachusetts.

Page 180: STILET FUNSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT

STILET FUNKSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT PUBLIK NË FUSHËN E EDUKIMIT

171

171

Bell, P.,‘Anti Foundationalism’

Bender J., Wellbery E.D., (1990) “Rhetoricality”, in the Ends of Rhetoric: History,

Theory, Practice. Stanford Univ. Press

Bennet N. dhe Carre C. G. (1993). Learning to Teach. (Routledge, London).

Benveniste, E. (1971) Problems in General Linguistics, Miami, FL: University of

Miami Press.

Bhaskar R., (2007) Realist theory of science. Radical thinkers, 2007. Routledge

Biggs J. (1999) Teaching for Quality Learning at University (Buckingham, Open

University Press).

Biko, S. (1978) I Write What I Like, Harmondsworth: Penguin. 1978.

Birnbaum, N. (1971). Toward a Critical Sociology. New York: Oxford University

Press.

Blackwell. Labov, W. (1972) The transformation

of experience in narrative syntax. tek W. Labov, Language in the inner city: studies in

the Black English vernacular (fq. 354–96). Philadelphia: University of Pennsylvania

Press

Bligh D. A. (2000). What’s the Use of Lectures? (San Francisco, Jossey-Bass).

Blommaert, J. (2003). Discourse analysis: A critical introduction. Cambridge:

Cambridge University Press.

Boethius, Overview of the structure of Rhetoric, c.520

Booth, W. (1988). The vocation of a teacher: Rhetorical occasions 1967–1988.

Chicago: University of Chicago Press.

Brink M. C., (1913) The making of an oration.

Brown G. A.(1979). Learning From Lectures. (London, Nuffield Foundation and

Nottingham, University of Nottingham).

Brown G. A. dhe Bakhtar M., (1987) Styles of Lecturing: A study and its

implications. Research Papers in Education 3; 131-53

Brown, G., dhe Yule, Y., (1983) Discourse analysis. Cambridge: CUP

Burman, E. dhe Parker, I. (eds) (1993) Discourse Analytic Research, London:

Routledge.

Page 181: STILET FUNSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT

STILET FUNKSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT PUBLIK NË FUSHËN E EDUKIMIT

172

172

Butt, D.G., (2004) Grammar- the first covert operation of war, Discourse & Society

fq.267-290

Campbell, J. J. ( 1978), "Adaptation of Classical Rhetoric in Old English Literature",

in Murphy 1978,

Carbo M., (1984) Reading Style Inventory Research Manual, Learning Research

Associates

Carter, M. F., "The Ritual Functions of Epideictic Rhetoric: The Case of Socrates'

Funeral Oration." Rhetorica 9. 1991.

Clegg, S. R. (1989) Frameworks of Power, London: Sage.

Chomsky, N., (2002) On nature and language Cambridge University Press.

Chomsky N., dhe Herman S. E., (1988) Manufacturing Consent; The political

Economy of the Mass Media.

Churchill W., Address before United States Congress Dhjetor 26, 1941

Churchill, W., (1938) Into Battle London: Cassell

Churchill.W., (1940) We shall Fight on the Beaches., House of Commons

ClarkD. L. ( 1922), Rhetoric and Poetry in the Renaissance. A Study of Rhetorical

Terms in English Renaissance Literary Criticism, New York.

Collet, T., dhe Najem, T., Word Choices in post -9/11 Speeches and the Identity

Construction of the Other

Colish (1968), The Mirror of Language: A Study in the Medieval Theory of

Knowledge, New Haven, Conn.

Condit C.M. (1985) The function of epideictic: The Boston Massacre Orations as

Exemplar; Communication Quarterly Fall

Connolly, W. E. (1993) The Terms of Political Discourse, 3rd edn. Oxford: Basil

Blackwell.

Connors, Robert J., Lisa S. Ede., Andrea A. Lumsford (1984) ‘The revival of

Rhetoricin America” tek Essays on Classical Rhetoric and Modern Discourse, ed

Connors: Southern Illinois University Press.

Cook, G., (1989) Discourse. Oxford:

Page 182: STILET FUNSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT

STILET FUNKSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT PUBLIK NË FUSHËN E EDUKIMIT

173

173

Coulthard, M. (1977) An Introduction to Discourse Analysis, London: Longman.

Crable,R.E. dhe Vibert, S. L. (1983). Mobil’s epideictic advocacy: “Observations”

of Prometheus-bound. Communication Monographs

Crystal, D., dhe Davy, D., (1969) Investigating English style. London: Longman,

Culler, J. (1983) On Deconstruction: Theory and Criticism after Structuralism,

London: Routledge & Kegan Paul. 1983.

CurtiusE. R. ( 1953),European Literature and the Latin Middle Ages, tr. W. R. Trask,

New York.

Curran, J., Seaton, J., (1997) Power Without Responsibility, 5th edition, London,

Routledge,

Dallmayr, F (1989) Margins of Political Discourse, Albany: State University of New

York Press.

De Oratore, përkthyer nga E.W. Sutton dhe H. Rackham, 2 vëll. ( Londër, 1942;

1948)

De institutio oratoria ( 2. 17. 6.) The Institutio Oratoria of Quintilian. Perkthyer ne

anglisht nga H.E.Butler, London; William Heinemann New York: GP. Putnam’s

sons

Derian, J., &Shapiro, J.M., (1989) International / intrtextual relations; Postmodern

Readings of World Politics. Lexington Books (Lexington, Mass)

Derrida, J.(1978) Writing and Difference, London: Routledge.

Dillon J., (1990) The Practice of Questioning, Routldge,.

Dockhorn (1974) tek Vickers B., (1998) In Defence of Rhetoric Clarendon Press,

Oxford.

Downing, J. (1984). Radical Media: The Political Experience of Alternative

Communication. Boston: South End Press.

Duffy, B KY (1983) "The Platonic Functions of Epideictic Rhetoric." Philosophy and

Rhetoric 16

Duranti, A., Goodwin, C. (eds). (1992). Rethinking Context: Language as an

Interactive Phenomenon. Cambridge: Cambridge University Press.

Eberly, R. (2000). Citizen critics: Literary public spheres.Urbana: University of

Illinois Press

Eisenhower D.D., The Spirit of Geneva,. Geneva conference of the Big Four, on July

Page 183: STILET FUNSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT

STILET FUNKSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT PUBLIK NË FUSHËN E EDUKIMIT

174

174

18, 1955.

Eldidge,J., (1993) ed Getting the message: News, truth and power, London

Routledge,

Ennet,W. Lance Entman, Robert M., eds, (1988) Mediated Politics: Communication

in the Future of Democracy, Cambridge, Cambridge University Press,

Essed, P. J. M. (1991). Understanding Everyday Racism: An Interdisciplinary

Theory. Newbury Park, CA: Sage

Fairclough N, (1989) Language and power. London: Longman

Fallows, J., Breaking the Nws, New York, Pantheon Books, 1996

FaulhaberC. B. ( 1972), Latin Rhetorical Theory in Thirteenth and Fourteenth

Century Castile, Berkeley and Los Angeles.

Fisher P. (1985) Hard Facts: Setting and Form in the American Novel. New York:

Oxford University Press

Foucault, M. (1972) The Archaeology of Knowledge, London: Tavistock.

Fowler, R., Hodge, B., Kress, G. and Trew, T. (1979) Language and Control.

London: Routledge & Kegan Paul.

Fox J.Ch.,&Miller T.H., (1995) Postmodern public Administration: Toward

Discourse. Sage Publications

Fraser N., (1995)“From Redistribution to Recognition? Dilemmas of Justice in a

‘Post-Socialist’ Age”, New Left Review 212

Fuga A., (2005) Lexime ne komunikim. Botime ORA

Gage, N., Berliner, D. (1991). Educational Psychology. Dallas: Houghton-Mifflin.

Galperin I.R., (2004) Practical Stylistics of English

Gamson A. W., (1992) Talking Politics., Cambridge University Press.

Gans, H. (1979). Deciding What's News. New York: Pantheon Books

Garin E.,1973, ( 1965), Italian Humanism: Philosophy and Civic Life in the

Renaissance, tr. P. Munz, Oxford, from L'Umanesimo italiano: filosofia e vita civile

nel Rinascimento, rev. edn., Bari.

Garver, E. Aristotle’s Rhetoric: (1994) An art of character: University of Chicago

Press,

Gee, J. P. (1996). Social linguistics and literacies: Ideology in discourses (2nd ed.).

London: Taylor & Francis.

Page 184: STILET FUNSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT

STILET FUNKSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT PUBLIK NË FUSHËN E EDUKIMIT

175

175

Gee J.P., (2005) How to do discourse analyses: Theory and method. Routledge.

Gee, J. P. (2001). Progressivism, critique, and socially situated minds. Tek C.

Dudley-Marling& C. Edelsky (Eds.), The fate of progressive language policies and

practices (fq. 31–58). Urbana, IL: NCTE

George, J. (1994) Discourses of Global Politics, Boulder, CO: Lynne Riener. .

Gibbons, M. (1987) 'Interpreting politics' tek M. Gibbons, Interpreting Politics,

New York: New York University Press.

Gibbs, G., Habeshaw, S., Habeshaw, T. (1987). 'Improving student learning during

lectures', Medical Teacher 9 (1), 11–20.

George A. K. (1980) Classical Rhetoric and its Christian and Secular tradition from

ancientto modern times. The University of North Carolina Press,

Gibbs G., Habeshaw S., Habeshaw T., (1987). 'Improving student learning during

lectures', Medical Teacher 9 (1), 11–20.

Graber , D. A., (1981) Political Language, tek Nimmo dhe Sanders, eds, Handbook

of Political Communication, Beverly Hills, Sage.

Gramsci, A. (1971). Prison Notebooks. New York: International Publishers.

Gray H.H., ( 1968), "Renaissance Humanism: The Pursuit of Eloquence", in

Renaissance Essays, ed. P. O. Kristeller and P. P. Wiener , New York; from Journal of

the History of Ideas, 24 ( 1963).

Greq. Heuresis, Lat. Inventio Kenedy A.G., (1994) A new history of classical rhetoric

Princeton University Press, Princeton, NJ.

Greq. Taxis, Lat. Disposito Kenedy A.G., (1994) A new history of classical rhetoric

Princeton University Press, Princeton, NJ

( Greq. Lexis, Lat. Elocutio ) Kenedy A.G., (1994) A new history of classical

rhetoric Princeton University Press, Princeton, NJ

Habermas, J., (1989) The Structural Transformation of the Public Sfere, Cambridge,

Polity Press .

Hall, S., Encoding/decoding, tek Hall et al., eds,( 1980) Culture, Media language,

London, Hutchinson,

Hall, P. (1998) Cultures of Inquiry: From Epistemology to Discourse in

Sociohistorical Research, Berkeley: University of California Press.

Halliday, M.A.K. dhe Hasan R., (1976) Cohesion in English. Essex. Longman

Page 185: STILET FUNSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT

STILET FUNKSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT PUBLIK NË FUSHËN E EDUKIMIT

176

176

Halliday, M.A.K. dhe Ruqaiya, H., (1976) Cohesion in English Essex: Longman, fq

22

Hart, R. P. (1993). Why communication? Why education? Toward a politics of

teaching. Communication Education,

Haskins, E. (2006). Choosing between Isocrates and Aristotle: Disciplinary

assumptions and pedagogical implications.Rhetoric Society Quarterly

Hobbs C., ( 2002) Rhetoric on the Margins of Modernity: Vico, Condillac,

Monboddo. SIU Press

Howell S. W., (1971) Eighteenth-century British Logic University Press, fq. 441-46

Huntington, B. (1966) Prose Styles: Five primary types. University of Minnesota

Press,

Hymes, D., (1974)Foundations of Sociolinguistics: An Ethnographic Approach.

Philadelphia: U of Pennsylvania

Hymes, D. (1972). Models of the interaction of language and social life. In J.

Gumperz & D. Hymes (Eds.), Directions in Sociolinguistics: The Ethnography of

Communication. New York: Holt, Rinehart, Winston.

Jakobson, R. (1990) On Language, Cambridge, MA: Harvard University Press.

Jaworki A., Coupland N., (2002) The discourse reader Routledge

Jamieson, K.H. (1978). Critical anthology of public speeches. Chicago: Science

Research associates.

Johnson, D. dhe Johnson, R. (1974). Learning Together and Alone. Englewood

Cliffs, NJ:Prentice-Hall.

JosephS M. ( 1947), Shakespeare's Use of the Arts of Language, New York.,

Kabashi L., At Gjergj Fishta ndër arte, në “At Gjergj Fishta 1871-1940, nr

përkujtimuer botue nëpër kujdes t’At B.Dema, Tiranë 1943, f 67-69

Kelley, S., (1956) Professional Public Relations and Political Power, Baltimore,

Johns Hopkins University Press,.

KellyD. ( 1966), "The Scope of the Treatment of Composition in the Twelfth-Century

Arts of Poetry", Speculum, 41

Kendall (1978), Curtius 1953, f39; J.B.Tropp, “Education in the Reinaissance”

Page 186: STILET FUNSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT

STILET FUNKSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT PUBLIK NË FUSHËN E EDUKIMIT

177

177

Kenedy, George A., (1994) A new history of classical rhetoric Princeton University

Press, Princeton, NJ.

Kennedy, George A., (trans/ed.) (1991) Aristotle ‘On Rhetoric’; A Theory of Civic

Discourse. New York/Oxford: Oxford University Press

King, A., (1987) Power and Communication, Illinois, Wave Press,

Kimmel, P. (1992). 'Abandoning the lecture: Curriculum reform in the introduction to

clinical medicine', The Pharos 55 (2), 36–38.

Knorr–Cetina, K. dhe Cicourel, A. V. (eds). (1981). Advances in Social Theory and

Methodology. Towards an Integration of Micro- and Macrosociologies. London:

Routledge and Kegan Paul

Kramsch, C., (1998) Language and Culture. Oxford : OUP

Kredàtusovà. M., (2009) Diploma thesis Queen’s Speeches 1952-2007: Discourse

Analyses Masaryk University

Johnson, D. and Johnson, R. (1974). Learning Together and Alone. Englewood

Cliffs, NJ:Prentice-Hall.

Jorgaqi N., (2002) Ligjërime (1906-1964) Botimet Dudaj

Labov, W. (1972b). Sociolinguistic patterns.Philadelphia: University of Pennsylvania

Press

Larrain, J. (1979) The Concept of Ideology, London: Hutchinson.

Leach, J. (2000) Rhetorical analysis, tek M. Bauer dhe G. Gaskell (eds) Qualitative

Researching with text, image and sound, London: Sage

Leinhardt, G. (1993). 'On teaching', in Glaser, R. (ed.), Advances in Instructional

Psychology: Vol. 4. Hillsdale, NJ: Erlbaum, fq. 1–54.

Lloshi, Xh. (2001) Stilistika e gjuhës shqipe dhe pragmatika. SHBLU, Tiranë

Lucas, L. S. (1998) The art of public speaking Mc-Graw Hill Companies

Lucas, S. E., (1998) The Art of Public Speaking, 6th ed. (The McGraw-Hill

Companies .

Martin, D.C. (1995) The Choices of Identity Social Identities fq. 5-20

Martin, Rojo, L. dhe van Dijk, T. A. (1997). "There was a problem, and it was

solved!" Legitimating the expulsion of "illegal" immigrants in Spanish parliamentary

discourse. Discourse andSociety, 8(4),

MacIntyre A., (1984) “After Virtue: A study in Moral Theology” Notre Dame;

University of Notre Dame Press

Page 187: STILET FUNSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT

STILET FUNKSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT PUBLIK NË FUSHËN E EDUKIMIT

178

178

McKeachie, W. (1994). Teaching Tips (9th ed.). Lexington, MA: D.C. Heath and Co.

McKeon,R. P. ( 1952), Rhetoric in the Middle Ages, rev. repr. in R. S. Crane (ed.),

Critics and Criticism, Chicago,

Mc Nair, B., (2009) Hyrje ne komunikimin politik UET Press,.

McQuail, D., (1987) Mass Communication Theory, London Sage,

Mey, J. L. (1985). Whose Language. A Study in Linguistic Pragmatics. Amsterdam:

Miecznikowski Sh. C.. The public value of epideictic rhetoric

College English. Urbana: Nov 1996.Vol. 58

Miller, T. P. (2004). How rhetorical are English and communications

majors?Rhetoric Society Quarterly,

Mistrik, J., (1976) Retorika. Martin:SPN.

Murphy,J. J. ( 1966), Aristotle's Rhetoric in the Middle Age, Quarterly Journal of

Speech

Munslow, A. (1992) Discourse and Culture, London: Routledge.

Muntèano, (1967) tek Vickers B., In defense of rhetoric

Nesler, M. S., Aguinis, H., Quigley, B. M., Tedeschi, J. T. (1993). The effect of

credibility on perceived power. Journal of Applied Social Psychology

Nimmo, D.D., &Sanders, R.K., (1981) Handbook of Political Communication

Noli F.S., (2002)Ligjërime, Dudaj

Noli F.S., Përsëri debate dhe ndërhyrje në Këshillin Kombëtar 1923

O’Hair D., Stewart A.A., Rubenstein H., (2001) A speakers Guidebook bot.

Melinda M Villagran

Olmsted, W. (2006) Rhetoric;An historical introduction, Blackwell.

O’MalleyJ. W. ( 1979), Praise and Blame in Renaissance Rome: Rhetoric, Doctrine,

and Reform in the Sacred Orators of the Papal Court, c. 1450- 1521, Durham, NC

On Rhetoric, 1.10.1368b

Paetow J. Luis (1910) The Arts Course at Medieval Universities with Special

Reference to Grammar and Rhetoric.

Page 188: STILET FUNSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT

STILET FUNKSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT PUBLIK NË FUSHËN E EDUKIMIT

179

179

Parker I., (1992) Discourse dynamics: critical analysis for social and individual

psychology, Routledge

PanofskyE. ( 1960), Renaissance and Renascences in Western Art, Stockholm; repr.

London, 1970.

Payne, tek MurphyJ. J. ( 1966), Aristotle's Rhetoric in the Middle Age, Quarterly

Journal of Speech, 52

Pearson J. C., dhe Nelson P. E., (1997). An introduction to Human Communication;

Understanding and Sharing Brown &Bebchmark Publishers

Pêcheux, M. (1982) Language, Semantics and Ideology, London: Macmillan.

Pettijohn F.T., (1996) Psikologjia; nje hyrje koncize Shtepia botuese LILO

Petrotta G., (1932) Popolo, Lingua e Letteratura albanese., Saggio Monografico, tip

Pontificia, Palermo

Pfeiffer, (1968) History of Classical Scholarship, Oxford,

Philebus, 58 a-b Philebus by Plato, Translated by Benjamin Jowett. The Electronic

Classics Series, Jim Manis, Editor, PSU-Hazleton

Phillips A., (1996) The Politics of Presence (Oxford: Oxford University Press.

Plasari A., tek Asllani P., Fishta estetikë dhe kritikë, Tiranë

Plato (1994) Gorgias Agora Publications, INC. MA., USA

Piaget, J. (1971) Structuralism, London: Routledge & Kegan Paul.

Prennushi, M., Phoenix - Bashkimi Katolik i Publicistëve Shqiptarë

Puto A., (1990) Demokracia e rrethuar, Tiranë

Quality to Definition, the American Heritage Dictionary (Second College Edition)

Houghton Mifflin Company, Boston, New york

Qvick U., (2004) Mera hjältemod än vete (përkthyer nga Hajdin Abazi)

Rabonow P., William M. Sullivan (1979) Interpretive Social Science, A Reader

University of California Press

Ramsden, P. (1992). Learning to Teach in Higher Education. London: Routledge.

Page 189: STILET FUNSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT

STILET FUNKSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT PUBLIK NË FUSHËN E EDUKIMIT

180

180

Reckford.J.K (1987) Aristophanes: Old-and- new Comedy- Six essays in perspective.

UNC Press.

Rhetorica ad Herannium, 90s BC

Romano S.,(1993) ‘The Egalitarianism Narrative; Whose story? Whose yardstick?

Computers and Compositions, f.5

ScalingerJ. C. ( 1905), Select Translations from Scaliger's Poetics, ed. and tr. F. M.

Padelford, New York.

Schiappa, E., (1999) Beginnings of Rhetorical Theory in Classical Greece.,Princeton,

Schiappa E., (2003) Protagoras and Logos: A study in Greek Philosophy and

Rhetoric, University of South Carolina Press, Columbia, South Carolina. fq.103-33

Schmid, A., de Graaf, J., (1982) Violence as Communication, London, Sage.

Schonwetter, D. (1993). 'Attributes of effective lecturing in the college

classroom', The Canadian Journal of Higher Education XXIII (2), 1–18.

Slembrouck, S. (2001). Explanation, interpretation and critique in the analysis of

discourse. Critique of Anthropology, 21, 33–57.

Skrebnev Yu.M. (2003) Fundamentals of English Stylistics., By AST

Snow dhe Benford, (1988) tek Johnston Hauk, John A. Noakes Frames of Protest:

Social movements and the framing Perspective 2005 Rowman and Littlefield

Publishers. USA

Spence R. B. (1928). ‘Lecture and class dicussion in teaching educational

psychology’. Journal of Educational Psychology 19: fq.454-62

Stavrakakis, Y., & Laclau, E. (eds.) (2000) Discourse theory and political analysis.

Manchester: Manchester University Press.

Stolt (1974), tek Vickers B., (1998) In Defence of Rhetoric Clarendon Press, Oxford.

Steinberg, C., (1958) The Mass Communicatiors, West-port, Greenwoods Press.

Sullivan, Dale L. (1993) A Closer Look at Education as Epideictic Rhetoric.

Rhetoric Society Quarterly 23

Tannen D., (1982) Spoken and Written language: exploring orality and literacy.

ABLEX. Pub. Corp.

The Adriatic Review, korrik (1919), I 458, tek Silajxhic H., ‘Shqipëria dhe SHBA në

arkivat e Washingtonit’ Shtëpia botuese Dituria

Page 190: STILET FUNSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT

STILET FUNKSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT PUBLIK NË FUSHËN E EDUKIMIT

181

181

Tuve R.,( 1947), Elizabethan and Metaphysical Imagery. Renaissance Poetic and

Twentieth-Century Critics, Chicago, Ill.

Urbanova. L., dhe Oakland. A., ( 2002) Ùvod do anglickè stylistiky

Barrister&Principal., tek Kredàtusovà. M., (2009) Diploma thesis Queen’s Speeches

1952-2007: Discourse Analyses Masaryk University

Van Dijk, T. A., (2001) Critical discourse analysis. tek D. Schiffrin, D. Tannen, & H.

E. Hamilton (eds.), The handbook of discourse analysis (fq. 352–71). Oxford:

Blackwell.

Vickers, Brian. (1988) In Defense of Rhetoric. Oxford: Clarendon P,

Vives J Luis (1913), On Education, tr. from De tradendis disciplinis by F. Watson,

1971 Cambridge; repr. Totowa, NJ.

Walker, J. (2006). What a difference a definition makes, or, William Dean Howells

and the Sophist’s shoes. Rhetoric Society Quarterly,

Watts, D., (1997) Political Communication Today, Manchester, Manchester

University Press.

Wilson. J. (2001) Political discourse tek D.Schiffrin The Handbook of discourse

Analyses, Oxford: Blackwell Publishers Ltd 398-415.

Wrong, D. H. (1979). Power: Its Forms, Bases and Uses. Oxford: Blackwell

Wodak, R. (1985).(1997) The interaction between Gender and Discourse.

judge and defendant. Tek T. A. van Dijk (ed.), Handbook of Discourse Analysis. Vol.

4. Discourse Analysis in Society (fq. 181-91). London: Academic Press.

Wodak, R. (1987) "And where is the Lebanon?" A socio—psycholinguistic

investigation of comprehension and intelligibility of news. Text, 7(4)

Woods, D. W., (1996) John Witherspoon Nabu Press

Wolton D., (2009).Te shpetojme komunikimin Shtepia botuese Papirus.

Yule, G.( 1996) Pragmatics. Cambridge, CUP

Zimmerman, E. “On definition and rhetorical genre” 1994, in A Freedman dhe P.

Medway (eds) Genre and the New Rhetoric, London: Taylor and Francis

------------------

Page 191: STILET FUNSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT

STILET FUNKSIONALE DHE INTERPRETUESE TË KOMUNIKIMIT PUBLIK NË FUSHËN E EDUKIMIT

182

182