tema 6 - · pdf filetema 6 kontabiliteti i absorbimit, kostot margjinale dhe analizat e...

27
TEMA 6 KONTABILITETI I ABSORBIMIT, KOSTOT MARGJINALE DHE ANALIZAT E PIKES SE NDERPRERJES 6.1 OBJEKTIVAT Ne fund te ketij sesioni ju duhet te jeni ne gjendje te: percaktoni llogaritjen e kostos margjinale dhe te absorbimit kalkuloni llogaritjen e kostos margjinale dhe te absorbimit dhe te spjegoni perdorimin e tyre. Kuptoni efektin dhe vleresoni krahasushmerine e llogaritjes se kostos margjinale dhe te absorbimit. Spjegoni lidhjen fitim volum kosto. Percaktoni dhe kalkuloni piken e nderprerjes. Perdorni llogaritjen e kostos margjinale per te kalkuluar fitimin e parashikuar ne nivele te ndryshme te aktivitetit. Te tregoni te dhenat e pikes se nderprerjes ne menyre grafike. Te pershkruani parimet baze te analizave te pikes se nderprerjessi dhe kufizimet e kesaj teknike. 6.2 LLOGARITJA E KOSTOS SE ABSORBIMIT Llogaritja e kostos se absorbimit perdoret ne rastin kur ju keni nevoje te dini se si gjithe kostot e nje organizate mund ti ngarkohen nje game produktesh. Gjate kalkulimit te kostos se absorbimit per nje produkt ose sherbim, ju keni nevoje per te: Identifikoni gjithe kostot direkte per produktin ose sherbimin Identifikoni kostot indirekte dhe kostot shtese te produktit ose sherbimit. Keto pastaj i allokohen ose perpjesetohen produktit ose sherbimit duke perdorur nje kuote absorbimi te shpenzimeve shtese. Meqenese sherbimet ndihmese jane shpesh reciproke, shpenzimet shtese duhet te perpjestohen per te reflektuar natyren reciproke te sherbimeve. Ka tre metoda qe ju mund te perdorni per te bere kete: 1. urdheri i specifikuar per mbyllje 2. shperndadrje e perseritur 3. ekuacionet e njekoheshme Shikoni prapa ne seksionin 3 nese nukjeni te sigurte se si funksionojne keto metoda Nje kosto njesie percaktohet duke pjesetuar koston totale me numurin e njesive qe do te prodhohen.

Upload: dangnhu

Post on 31-Jan-2018

261 views

Category:

Documents


4 download

TRANSCRIPT

Page 1: TEMA 6 -   · PDF fileTEMA 6 KONTABILITETI I ABSORBIMIT, KOSTOT MARGJINALE DHE ANALIZAT E PIKES SE NDERPRERJES 6.1 OBJEKTIVAT Ne fund

TEMA 6

KONTABILITETI I ABSORBIMIT, KOSTOT MARGJINALE DHEANALIZAT E PIKES SE NDERPRERJES

6.1 OBJEKTIVATNe fund te ketij sesioni ju duhet te jeni ne gjendje te:

percaktoni llogaritjen e kostos margjinale dhe te absorbimit

kalkuloni llogaritjen e kostos margjinale dhe te absorbimit dhe te spjegoni perdorimine tyre.

Kuptoni efektin dhe vleresoni krahasushmerine e llogaritjes se kostos margjinale dhete absorbimit.

Spjegoni lidhjen fitim volum kosto.

Percaktoni dhe kalkuloni piken e nderprerjes.

Perdorni llogaritjen e kostos margjinale per te kalkuluar fitimin e parashikuar nenivele te ndryshme te aktivitetit.

Te tregoni te dhenat e pikes se nderprerjes ne menyre grafike.

Te pershkruani parimet baze te analizave te pikes se nderprerjessi dhe kufizimet ekesaj teknike.

6.2 LLOGARITJA E KOSTOS SE ABSORBIMITLlogaritja e kostos se absorbimit perdoret ne rastin kur ju keni nevoje te dini se si gjithekostot e nje organizate mund ti ngarkohen nje game produktesh. Gjate kalkulimit te kostos seabsorbimit per nje produkt ose sherbim, ju keni nevoje per te:

Identifikoni gjithe kostot direkte per produktin ose sherbimin

Identifikoni kostot indirekte dhe kostot shtese te produktit ose sherbimit. Ketopastaj i allokohen ose perpjesetohen produktit ose sherbimit duke perdorur nje kuoteabsorbimi te shpenzimeve shtese.

Meqenese sherbimet ndihmese jane shpesh reciproke, shpenzimet shtese duhet teperpjestohen per te reflektuar natyren reciproke te sherbimeve. Ka tre metoda qe jumund te perdorni per te bere kete:

1. urdheri i specifikuar per mbyllje

2. shperndadrje e perseritur

3. ekuacionet e njekoheshme

Shikoni prapa ne seksionin 3 nese nukjeni te sigurte se si funksionojne keto metoda

Nje kosto njesie percaktohet duke pjesetuar koston totale me numurin enjesive qe do te prodhohen.

Page 2: TEMA 6 -   · PDF fileTEMA 6 KONTABILITETI I ABSORBIMIT, KOSTOT MARGJINALE DHE ANALIZAT E PIKES SE NDERPRERJES 6.1 OBJEKTIVAT Ne fund

Kalkulimi dhe perdorimi i kuotave te absorbimit te shpenzimeve shtese eshte mbuluar ngaseksioni 3 i ketij teksti. Ju do te kujtoni se kontabiliteti i absorbimit perdoret per nje numurqellimesh duke perfshire dhe kontrollin e kostos, cmimin e shitjes dhe/ose pergatitjen evleresimit dhe vleresimin e stokut. Kostot permblidhen ne qendrat e pergjegjesise dukeperdorur allokimin direkt dhe perpjesetimin, dhe kuota e absorbimit te shpenzimeve shtese(ose kuota e mbulimit te shpenzimeve shtese) kalkulohet pastaj mbi bazen e cila konsiderohetsi me e pershtateshme. Kuotat per ore pune direkte, ore makine ose kuotat e njesise se kostosjane bazat qe perdoren me gjeresisht per absorbimin e shpenzimeve shtese.

Perzgjidhja midis ketyre opsioneve per absorbim duhet te marre ne considerate faktore si :

- nese prodhimi bazohet kryesisht ne punen e stafit apo ne punenintensive te makinerive;

- cfare njesish mund te maten menjehere

- kush e percakton me mire perfitimin qe rjedh nga nje produkt isherbimeve, ne efekt i siguruar nga zera te shpenziimeve shtese.

Ne pergjithesi duhet te konsiderohet cili faktor shkakton zerat e shpenzimeve shtese. Seciliprej tre opsioneve te permendura me siper kerkon nje parashikim per aktivitetet e pritshme(oret makine, oret e punes ose njesite e kostos) ne menyre qe te planifikohen kuotat eabsorbimit te planifikuara per periudhen e ardhshme. Veshtiresia per ta bere kete con shpeshhere ne ate qe shpenzimet shtese do te nen-absorbohen ose mbi-absorbohen nese aktivitetinuk shkon ashtu sic eshte parashikuar.

Nese nuk jeni e familiarizuar me ndonje nga termat qe u perdorten me siper, rishikonimodulet 2 dhe 3.

Metoda e absorbimit te kostos eshte metoda predominante per llogaritjen e kostos perorganizata ne te gjithe sektoret. Megjithate gjate viteve te fundit eshte vene ne dukje ngavezhgues si Cooper, Kaplan dhe Johnson se ne disa rethana ai mund te coje ne nje rezultatshume te gabuar lidhur me koston e produktit, me imlikime te dukshme te vendimeve te tillasi ato lidhur me cmimet gamen e prodhimit dhe zhvillimin. Qendrat kryesore te vezhgimitlidhur me mjetet e zgjedhura per te lidhur shpenzimet shtese, kostot shtese kryesore teprodhimit, me njesite e kostos, percaktojne kuotat e absorbimit te lidhura me volumin, si pshkuota per ore pune.

Shembull 6

Mendoni per nje produkt ose sherbim qe prodhohet nga organizata juaj. Perpiloni nje liste tekostove qe jane te perfshira ne te. Kategorizojini ato ne kosto direkte, indirekte dhe kostoshtese.

Pergjigjet tuaja do te varen nga produkti ose sherbimi per te cilin ju keni menduar. Dukefolur ne pergjithesi, ka shume mundesi qe kostot direkte te kene perfshire kostot ematerialeve dhe te punes. Kostot indirekte mund te kene perfshire kostot e punes,menaxhimit dhe te makinerive. Shpenzimet shtese mund te perfshijne financen, kostot epersonelit, kostot e administrimit etj.

Tani plotesoni ushtrimin me poshte per te praktikuar kontabilitetin e absorbimit:

Pyetje 6.1

Page 3: TEMA 6 -   · PDF fileTEMA 6 KONTABILITETI I ABSORBIMIT, KOSTOT MARGJINALE DHE ANALIZAT E PIKES SE NDERPRERJES 6.1 OBJEKTIVAT Ne fund

Nje qender kostoje e nje organizate ka tre produkte, X,Y dhe Z, sebashku me informacionin emeposhtem:

Produkt

X Y Z Totali

Kostot direkte per njesi (£)Oret e punes direkte per njesiOret makine per njesiNjesite e prodhuaraShpenzime shtese

122.0010

640

143.50161650

154.70241460

5036

150£50,000

Pertcaktoni kuoten e absorbimit dhe pastaj koston e njesise per secilin produkt dukeperdorur:

a) Kuoten e absorbimit per ore pune

b) Kuoten e absorbimit per ore makine

c) Kuoten e absorbimit per njesine e kostos

d) kuoten e e absorbimit per koston direkte

Punimet tuajaPergjigjea) Kuota e absorbimit

= $50,000

(10x40)+(16x50)+(24x60)

= $50,000 = 18.94 per ore pune

2,640

=> Kostot e njesiseX£

Kosto direkteShpenzimeshtese

122.00189.40

143.50303.03

154.70454.55

311.40 446.53 609.25

b) Kuota e absorbimit

= $50,000

(6x40)+(16x50)+(14x60)

= $50,000 = 26.60 per ore makine

1,880

Page 4: TEMA 6 -   · PDF fileTEMA 6 KONTABILITETI I ABSORBIMIT, KOSTOT MARGJINALE DHE ANALIZAT E PIKES SE NDERPRERJES 6.1 OBJEKTIVAT Ne fund

=> Njesite e kostosX£

Kostot direkteShpenzimeshtese

122.00159.57

143.50425.53

154.70372.34

281.57 569.03 527.04

c) Kuota e absorbimit

= $ 50,000 = $333.33 per njesi

150

=> Kostot e njesiseX£

Kostot direkteShpenzimeshtese

122.00333.33

143.50333.33

154.70333.33

455.33 476.83 488.03

d) Kuota e absorbimit

= $50,000

(122x40)+(143.50x50)+(154.70x60)

= $50,000 = $2.34 per kosto direkte prej $1

21,337

=> Kostot e njesiseX£

Kostot direkteShpenzime shtese

122.00285.89

143.50336.27

154.70362.52

407.89 479.77 517.22

6.3 KOSTOT MARXHINALELlogaritja e kostos marxhinale ndryshon nga llogaritja e kostos se absorbimit ne ate qe ajonuk duket se absorbon nje pjese te shpenzimeve shtese te prodhimit ne njesine qe eshte gatiper tu shitur. Ajo gjithashtu quhet nganjehere llogaritje e kostos variabel meqenese kosto enje sherbimi ose produkti merr ne konsiderate vetem kostot direkte te prodhimit.

Keto kosto tentojne te jene variabel ne natyren e tyre. Llogaritja e kostos margjinale mund teperdoret per te identifikuar kostot shtese qe shoqerohen me nje nivel te vecante te prodhimit.Kosto margjinale perdoret ne menyre te pandryshueshme per shume vendime meqenese atofokusohen ne ndryshimet e kostove qe shfaqen nga ndryshimet ne nivelet e aktivitetit.

Page 5: TEMA 6 -   · PDF fileTEMA 6 KONTABILITETI I ABSORBIMIT, KOSTOT MARGJINALE DHE ANALIZAT E PIKES SE NDERPRERJES 6.1 OBJEKTIVAT Ne fund

Shembull

Merni ne konsiderate nje aktivitet personal ose biznes ku llogaritja e kostos margjinale do teishte shume e pershtatshme.

SugjerimePerseri, shembujt jane te shumte por me te thjeshtet do te ishin:

Personal: Organizimi i udhetimit te nje grupi per krishtlindje perfshin blerjen e nje bileteteatri (variabel) dhe marrjen me qera te nje autobuzi (kosto fikse).

Biznes: Dhenien, nga ana e nje autoriteti lokal, e pishines te premten ne mbremje, njeorganizate per te organizuar nje mbremje gala notimi.

Kostot margjinale perfshijne:

elementin variabel vetem te kostove te prodhimit

kostot fikse shkruhen ne kete menyre gjate periudhes se kontabilitetit dhe nukabsorbohen nga njesite e prodhuara.

stoku i hapjes dhe mbylljes vleresohen me koston e tyre variabel, dhe jokoston e tyre te plote.

Kosto margjinale e nje njesie te prodhuar mund te perfshije kosto te ndryshueshme nesendryshimi i llogaritur shkakton nje ndryshim ne kostot fikse.

Ju mund te kujtoni nga moduli 4 tek IAS 2, se stoku duhet te vleresohet me kosto te plote.Llogaritja e kostos margjinale mund te mos perdoret ne kete menyre per raportim te jashtem.

Ne rethana me te thjeshta llogaritja e kostos margjinale eshte prezantuar shpesh me njeekuacion te thjeshte si me poshte:

Cmimi i Shitjes se Njesise (S) minus Kostot e Njesise Variabel (v) = Kontributin e njesise(c)

Kontributi i Njesise X Volumin e Shitjeve = Kontributin Total

Kontributi Total(c) = Shpenzimet Fikse (F) + Fitimi(P)

Ose me thjesht:

S-V=C=F+P ( C eshte si njesi dhe volum).

Nga kjo percaktohet pika e nderprerjes (pika ne te cilen nuk ka as fitim as humbje), qe eshteniveli i volumit ne te cilin nuk ka as fitim as humbje. Le te shohim me poshte (seksioni 6.4)se si eshte kalkuluar pika e nderprerjes.

Pyetje 6.2Duke perdorur informacionin e treguar ne piken 6.1 me siper, identifikoni kostot margjinalete produkteve X,Y, dhe Z.

Pergjgje:

Page 6: TEMA 6 -   · PDF fileTEMA 6 KONTABILITETI I ABSORBIMIT, KOSTOT MARGJINALE DHE ANALIZAT E PIKES SE NDERPRERJES 6.1 OBJEKTIVAT Ne fund

Ju duhet te keni identifikuar qe kostot margjinale per produktet X,Y dhe Z lidhen vetem mekostot e tyre direkte. Kjo e con koston margjinale per secilin produkt respektivisht$122.50/njesi, $143.50/njesi dhe $154.70/njesi.

Nje shembull tjeter me poshte ilustron ndryshimin ndermjet llogaritjes se kostos margjinaledhe te absorbimit.

Shifrat jane dhene te thjeshta dhe efekti total per tre muaj eshte mbajtur zero per qellimeilustrimi, megjithese kjo nuk ndodh gjithmone.

Shembulli 2NDG Ltd. Prezanton nje produkt te ri i cili ka strukture kostoje si me poshte:

£

Cmimi i shitjes per njesi 20.00

Kosto variable per njesi 12.50

Kostot fikse per periudhen(prodhimin)

12,000

(Injoroni kostot e tjera fikse jo-prodhuese).

Periudha e aktivitetit 2,000 units

Nuk kishte stok hapje ne momentin e fillimit te Periudhes 1 dhe as stok mbyllje ne fund tePeriudhes 3, Dhe kostot qe u shfaqen aktualisht ishin te njejtat si ato qe u buxhetuan.Aktiviteti ne secilen periudhe ishte si me poshte:

Njesite eProdhimit

Njesite eshitjes

Periodha 1 2,500 1,900

2 2,100 2,300

3 1,400 1,800

6,000 6,000

Tregoni fitim/humbje per periudhen ne:

(i) mbi bazen e llogaritjes se kostos se absorbimit

(ii)mbi bazen e llogaritjes se kostove margjinale

Punimet Tuaja

Page 7: TEMA 6 -   · PDF fileTEMA 6 KONTABILITETI I ABSORBIMIT, KOSTOT MARGJINALE DHE ANALIZAT E PIKES SE NDERPRERJES 6.1 OBJEKTIVAT Ne fund

Pergjgje per Shembullin 2(i) mbi bazen e llogaritjes se kostos se absorbimit:Vleresimi i stokut per njesi:

$

Kosto variabel 12.50

Kostot fikse ($12,000 – 2,000) 6.00

18.50

Stoku i mbylljes:

$

Periudha 1(2,500 – 1,900)x$18.50 11,100

2(600 + 2,100-2,300)x$18.50 7,400

3(400+1,400-1,800)x$18.50 zero

Periudha Periudha Periudha TotaliPeriudhave1-3

1 2 3

£ £ £ £

Shitjet 38,000 46,000 36,000 120,000

Kosoto e shitjeve:

Stoku i hapjes - 11,100 7,400 -

Kostot e prodhimit (prodhimi x £12.50 +£12,000)

43,250 38,250 29,500 111,000

Stoku i mbylljes (11,100) (7,400) - -

32,150 41,950 36,900 111,000

Fitim/(humbje) 5,850 4,050 (900) 9,000

(ii) mbi bazen e llogaritjes se kstos margjinale:$

Vleresimi stokut per njesi 12.50

$

Stoku i mbylljes

Periudha 1 600x$12.50 7,500

2 400x$12.50 5,000

3 zero

Periudha Periudha Periudha TotaliPeriudhave1-3

Page 8: TEMA 6 -   · PDF fileTEMA 6 KONTABILITETI I ABSORBIMIT, KOSTOT MARGJINALE DHE ANALIZAT E PIKES SE NDERPRERJES 6.1 OBJEKTIVAT Ne fund

1 2 3

£ £ £ £

Shitjet 38,000 46,000 36,000 120,000

Kosto shitjeve

Stoku hapjes - 7,500 5,000 -

Kostot e prodhimit

(prodhimi x £12.50)

31,250 26,250 17,500 75,000

Stoku mbylljes (7,500) (5,000) - -

23,750 28,750 22,500 75,000

Kontributi 14,250 17,250 13,500 45,000

Kostot Fikse (12,000) (12,000) (12,000) (36,000)

Fitim/(Humbje) 2,250 5,250 1,500 9,000

Ju do te vimni re se fitimi total eshte i njejte (meqe stoku i hapjes dhe mbylljes jane te njejte,zero), por fitimi sipas periudhave ndryshon. Pika e nderprerjes jane shitjet e1,600njesi[$12,000 + ($20.00 - $12.50)] (pikat e nderprerjes diskutohen me vone neseksionin 6.4 me poshte)

TEMA 7ANALIZA KOSTO VELLIM FITIM

KALKULIMI I PIKES KRITIKENe seksionin 6.2 me siper eshte identifikuar se si llogaritja e kostos margjinale mund tepercaktohet si:

Cmimi i shitjes – Kostot variabel = Kontributin = Kostot fikse + Fitimi (C eshte njesi dhevolum)

Nga kjo del pika e nderprerjes, qe eshte niveli i volumit ne te cilin nuk ka as fitim as humbje.

Analizat e pikes se nderprerjes ne kete menyre jate te lidhura me menyren e percaktimit tefitimit nga :

Volumi (njesite e shitura)

Cmimi i shitjes

Shpenzimet variabel

Kostot fikseZakonisht perdoren tre menyra per te percaktuar piken e nderprerjes.

Metoda e Ekuacionit

Metoda e fitimit shtese per njesi??????

Metoda e kuotes se fitimit shtese per njesi.????????

Page 9: TEMA 6 -   · PDF fileTEMA 6 KONTABILITETI I ABSORBIMIT, KOSTOT MARGJINALE DHE ANALIZAT E PIKES SE NDERPRERJES 6.1 OBJEKTIVAT Ne fund

Secila prej ketyre metodave diskutohet me poshte:

7.1 KALKULIMI I PIKES KRITIKE ME METODEN E EKUACIONITPika e nisjes per kalkulimin e pikes kritike duke perdorur metoden e ekuacionit eshteanalizimi i kostove totale te produktit. Ju duhet te jeni ne gjendje te identifikoni elementetfiks dhe variabel te kostos totale. Ju ju eshte thene qarte kjo. Nese ju nuk e keni plotesisht teqarte se cilet elemente te kostos jane fiks dhe cilet jane variabel ju duhet ti vleresoni ato dukeperdorur analizat sasiore. Metodat qe mund te perdorni per te bere kete diskutohen me tej netekst.

Pasi kostot totale te jene ndare ne elemente fikse dhe variabel, ne mund te percaktojmefitimin duke perdorur ekuacionin e meposhtem:

Te Ardhurat nga Shitjet-Kostot Variabel-Kostot Fikse = Fitimin ose

Te Ardhurat nga Shitjet = Kostot Variabel+Kostot Fikse + Fitimin

Shembulli i meposhtem e ilustron kete:

Shembull: Ace CoAce Co po merr ne shqyrtim prodhimin e nje thike industriale. Cmimi i vleresuar i shitjeseshte $4 per thike. Shpenzimet fikse per prodhimin edhe shperndarjen e thikes jane vleresuarte jene $30,000. Shpenzimi variabel per thike eshte vleresuar te jete $3.

Nese pranojme qe X perfaqeson numurin e thikave qe Ace Co parashikon te shese, fitimimund te kalkulohet si me poshte:

Te Ardhurat nga Shitjet – Kostot Variabel – Kostot Fikse = Fitimin

4X - 3X - 30,000 = Fitimin

Ju do te vini re se vetem te ardhurat e shitjeve dhe kostot variabel ndryshojne ne varesi tevolumit te njesive te shitura. Kostot fikse qendrojne konstante pavaresisht se sa njesi janeshitur.

Ne piken e nderprerjes ne do te perpiqemi te arrijme piken ku fitimi eshte zero. Per tekalkuluar piken e nderprerjes ne do te perpiqemi te zgjidhim ekuacionin e meposhtem:

4x - 3x - 30,000 = 0

Ne mund ta zgjidhim ekuacionin sime poshte:

4x - 3x - 30,000 = 0

1x - 30,000 = 0

1x = 30,000

Pra per te arritur piken e nderprerjes Ace Co duhet te shese 30,000 njesiNe mund te percaktojme ne kete menyre se qe Ace Co te arrije piken e nderprerjes duhet tegjeneroje te ardhura prej $120,000 ($4 x 30,000). Tani provoni ushtrimin me poshte :

PyetjeCloggs Shoes prodhon nje tip te vecante cizmesh. Informacioni i meposhtem eshte i vlefshemper prodhimin e tyre te ri te cizmeve.

Cmimi i vleresuar i shitjes = $5 per njesi

Shpenzimet variabel =$2.50 per njesi

Page 10: TEMA 6 -   · PDF fileTEMA 6 KONTABILITETI I ABSORBIMIT, KOSTOT MARGJINALE DHE ANALIZAT E PIKES SE NDERPRERJES 6.1 OBJEKTIVAT Ne fund

Shpenzimet shtese =$2,000 ne vit

Duke perdorur metoden e ekuacionit kalkuloni numurin e njesive te shitura per te arriturpiken e ekuilibrit.

Punimet tuajaPergjigje:E ardhura nga Shitjet – Kostot Variabel – Shpenzimet Fikse = Fitimin

5X - 2.5X - 2,000 = 0

2.5X = 2,000

X = 800

800 njesi nevoiten per te arritur piken e ekuilibrit.

7.2 KALKULIMI I PIKES SE EKUILIBRIT (kritike) ME ANE TE METODESFITIMIT SHTESE PER NJESI.Fitimi Shtese per Njesi eshte sasia ne kesh qe shitja e nje njesie kontribon per mbulimin eshpenzimeve fikse. Pasi mbulohen shpenzimet fikse, kontributi i diferences midis fitimit dheshpenzimeve per njesi perfaqeson ritjen ne fitim per cdo njesi shtese te shitur..

Fitimi Shtese per njesi kalkulohet si diference ndermjet shpenzimeve variabel pernjesicmimit te shitjes per njesi.

Fitimi Shtese per Njesi = Cmimi i Shitjes per Njesi – Koston Variabel per Njesi

Shembulli i meposhtem tregon se si mund te kalkulohet pika e ekuilibrit per Ace Co dukeperdorur metoden e fitimit shtese per njesi.

Shembull: Ace CoAce Co po planifikon prodhimin e nje thike industriale. Cmimi i vleresuar i shitjes eshte $4per thike. Shpenzimet fikse per prodhimin dhe shperndarjene thikes jane vleresuar te jene$30,000. Shpenzimi variabel per thike eshte vleresuar te jete $3.

Ne mund te percaktojme fitimin shtese per njesi si me poshte:

Fitimi shtese per njesi = Cmimi i Shitjes per Njesi – Kostot Variable per Njesi

= $3 - $2

= $1

Fitimi shtese prej $1 eshte sasia qe qe shitja e nje njesie kontribon per mbulimin eshpenzimeve fikse.

Per te percaktuar numurin e njesive qe Ace Co duhet te shese ne menyre qe te arije piken eekuilibrit ne mund te pjesetojme shpenzimet fikse ($30,000) me fitimin shtese per njesi.

Pika e Ekuilibrit = Shpenzimet Fikse/ Shpenzimet Fikse per Njesi

Page 11: TEMA 6 -   · PDF fileTEMA 6 KONTABILITETI I ABSORBIMIT, KOSTOT MARGJINALE DHE ANALIZAT E PIKES SE NDERPRERJES 6.1 OBJEKTIVAT Ne fund

= $ 30,000/$1

= 30,000 njesi

Ju do te vini re se duke perdorur metoden e fitimit shtese per njesi arrihet i njejti rezultat sikur perdoret metoda ekuacionit te pikes se ekuilibrit.

Fitimi shtese per njesi mund te perdoret edhe per te kalkuluar fitimin. Pasi eshte arritur pika eekuilibrit, cdo njesi shtese e shitur do te kontriboje per fitimin me ane te fitimit shtese pernjesi. Ne shembullin tone fitimi shtese per njesi ishte $1per njesi dhe oiak e ekuilibrit ishte30,000 njesi. Nese ne shesim 30,100 njesi kush mendoni se do te jete fitimi total?

Punimet tuaja

Page 12: TEMA 6 -   · PDF fileTEMA 6 KONTABILITETI I ABSORBIMIT, KOSTOT MARGJINALE DHE ANALIZAT E PIKES SE NDERPRERJES 6.1 OBJEKTIVAT Ne fund

PergjigjeCdo njesi e shitur gjeneron $1 mbi kostot e saj variabel. Meqenese ne e kemi arritur piken eekuilibrit me 30,000 njesi,fitimi shtese per cdo njesi shtese kontribon direkt tek fitimi. Fitimieshte 100 x $1 = $100.

Tani provoni shembullin me poshte:

Shembull:Duke u bazuar ne informacionin e meposhtem kalkuloni fitimin shtese per njesi dhe fitiminnese shiten 20,000 njesi.

Cmimi i Shitjes i Vlersuar = $15 per njesi

Shpenzimet Shtese = $10 per njesi

Shpenzimet Fikse = $ 75,000 ne vit

Punimet tuajaPergjigjeFitimi Shtese = Cmimi Shitjes – Kostot Variabel = $5 per njesi

Pika Ekuilibrit = $75,000/$5 = 15,000 njesi

Me shitjen e 20,000 njesive, 5,000 njesi kontribojne per fitimin.

5,000 x $5 = $ 25,000 Fitim

7.4 KALKULIMI I PIKES SE EKUILIBRIT DUKE PERDORUR METODEN EKUOTES SE FITIMIT SHTESEVolumi i shitjeve nuk matet gjithnje me nejsi prodhimi. Disa firma pordhojne sherbime sirezultat te punes se tyre dhe jo nje produkt. Per shembull, firmat e konsulences permenaxhimin prodhojne sherbime dhe i masin shitjet e tyre me ore te faturueshme. Ne situatate tjera mund te jete me e pershtateshme te matet volumi i shitjeve ne terma te vleres seshitjes. Per shembull, nese nje kompani prodhin nje numur produktesh me kosto dhe teardhura te ndryshme, do te ishte me vend qe te shprehej pika e ekuilibrit ne terma te teardhurave ne kesh te gjeneruara me mire se ne njesi te shitura.

Shembull Ace Co.Ace Co po planifikon prodhimin e nje thike industriale. Cmimi i shitjes i vleresuar eshte $4per thike. Shpenzimet fikse per prodhimin dhe shperndarjen e thikes jane vleresuar te

jene $30,000. Shpenzimi variabel per thike eshte vleresuar $3. Per te ilustruar llogaritjetKosto – Volum – Fitim duke perdoruru Paundin si mates te Volumit te Shitjeve, le te shohimshembullin e Ace Co.

Per njesi KuotaCmimi Shitjes 100%

Kosto Variabel 75%

Fitimi shtese 25%

Page 13: TEMA 6 -   · PDF fileTEMA 6 KONTABILITETI I ABSORBIMIT, KOSTOT MARGJINALE DHE ANALIZAT E PIKES SE NDERPRERJES 6.1 OBJEKTIVAT Ne fund

Shpenzimet fikse per vitin = $30,000

Kolona e pare ne te dhenat e mesiperme tregon fitimin shtese ne paund per njesi. Kolona edyte shpreh Shpenzimet Variabel dhe Fitimin Shtese si raport i Cmimit te Shitjes.

Kjo eshte: Shpenzimi Variabel si raport i Cmimit te Shitjes eshte 3/4=75%

Fitimi Shtese si raport i Cmimit te Shitjes eshte ¼ = 25%

Lidhja midis fitimit shtese dhe cmimit te shitjes njhet si Raport i Cmimit Shtese. Aiperfaqeson perqindjen e cdo paundi te shitjeve qe eshte i mundshem per te mbuluarshpenzimet fikse dhe pastaj fitimet. Ekuacioni per te kalkuluar piken e ekuilibrit dukeperdorur Perqindjen e Fitimit Shtese eshte si me poshte:

E ardhura nga shitjet e pikesse ekuilibrit =

Shpenzimet fiksePerqindja e fitimit shtese

E ardhura nga shitjet e pikes se ekuilibrit mund te percaktohet si: $30,000/25% = $120,000.

Provoni shembullin e meposhtem per tu praktikuar:

Shembull:Duke perdorur informacionin e meposhtem kalkuloni piken e ekuilibrit shitje te ardhura meane te metodes se perqindjes se fitimit shtese:

Cmimi i shitjes per njesi i kalkuluar = $12

Shpenzimet variabel per njesi = $ 6

Shpenzimet fikse = $40,000

Punimet tuaja:PergjigjaFitimi shtese per njesi= $12 - $6 = $6

Perqindja e kontributit e percaktuar si: $12/$6 = 50%

Pika e ekuilibrit e te ardhurave= $40,000/50% = $80,000

7.4 KALKULIMI I FITIMIT TE PARASHIKUARKur nje organizate investon burime ne nje projekt pritet nje nivel i caktua fitimi. Fitimi ipritshem referohet si fitim i parashikuar. Analizat e fitimit te kostos se volumit mund teperdoret per te kalkuluar numurin e njesive te cilat duhet te shiten per te arritur fitimin epritshem. Ne do te peredorim shembullin e meposhtem per te ilustruar kete:

Shembull:

Cmimi i shitjes per njesi = $4

Shpenzimet shtese per njesi = $3

Shpenzimet fikse = $30,000

Page 14: TEMA 6 -   · PDF fileTEMA 6 KONTABILITETI I ABSORBIMIT, KOSTOT MARGJINALE DHE ANALIZAT E PIKES SE NDERPRERJES 6.1 OBJEKTIVAT Ne fund

Fitimi i pritshem = $24,000

Sa njesi duhet te shiten per te realizuar fitimin e pritshem?

Njesite e duhura per shitje mund te kalkulohen si me poshte:

Njesite per tu shitur= Shpenzimet fikse = Fitimi I pritshemFitimi shtese

Ne kete shembull llogaritjet jane:

Njesite per tu shitur = $30,000 + $24,000 = 54,000 njesi

1

Beni vete shembullin e meposhtem:

Shembull:Nga informacioni i meposhtem kalkuloni numurin e njesive te cilat duhet te shiten per terealizuar fitimin e pritshem:

Shpenzimet fikse = $ 60,000

Fitimi i pritshem = $ 48,000

Fitimi shtese = $1 per njesi

Punimet tuajaPergjigje

Njesite e shitura= Shpenzimet fikse = Fitimi i pritshemFitimi shtese

= $60,000 + $48,000 = 108,000 njesi

$1

7.6 ANALIZAT E KOSTOS SE VOLUMIT TE FITIMITSic kemi pare me siper elementet qe perfshihen ne analizat e pikes se ekuilibrit jane volumi ishitjeve, cmimi i shitjes dhe shpenzimet fikse dhe variabel. Cdo ndryshim ne keto elementedo te ndikoje ne volumin e keuilibrit dhe shitjet e nevojshme per te realizuar fitimin epritshem.

Ndryshimet ne Cmimin e ShitjesNje vendim me te cilin perballen drejtuesit shpesh here eshte nese duhet te rrisin cmimin eshitjes. Shqetesimi kryesor ne kete rast eshte kush do ishte reagimi i konsumatorit. Analizat eKostos se Volumit te Fitimit mund te ndihmojne drejtuesin per te vendosur se sa mund teulen shitjet dhe akoma te arrihet fitimi i pritshem. Shembulli i meposhtem tregon se si arrihetkjo.

Page 15: TEMA 6 -   · PDF fileTEMA 6 KONTABILITETI I ABSORBIMIT, KOSTOT MARGJINALE DHE ANALIZAT E PIKES SE NDERPRERJES 6.1 OBJEKTIVAT Ne fund

Shembull :Ace Co ka te dhenat e meposhteme ne dispozicion lidhur me thiken industriale :

Cmimi i shitjes = $4

Shpenzimet shtese per njesi = $3

Shpenzimet fikse = $ 30,000

Fitimi i pritshem = $ 24,000

Eshte propozuar qe cmimi i shitjes te jete $4.25. Para se te marrrim vendimin per tendryshuar ose jo cmimin e shitjes, Drejtimi duhet te dije se sa njesi duhet te shiten per tearritur piken e ekuilibrit dhe per te arritur fitimin e pritshem per secilin cmim shitje.Punimet

Cmimi fillestar(£4/ unit)

Cmimi Irivendosur(£4.25/ unit)

Cmimi i shitjes per njesi £4 £4.25

Shpenzimet variable per njesi £3 £3

Fitimi shtese per njesi £1 £1.25

Shpenzimet fikse £30,000 £30,000

Fitimi i pritshem £24,000 £24,000

Njesite e ekuilibrit 30,000 24,000

Njesite per te arritur fitimin epritshem

54,000 43,200

Rritja e cmimit te shitjes ka reduktuar piken e ekuilibrit nga 30,000 njesi ne 24,000 njesi.Volumi i shitjeve per nje fitim prej $24,000 ka rene nga 54,000 njesi ne 43,000 njesi. Mecmimin e rritur te shitjes, shitjet mund te ulen me 10,800 njesi dhe akoma te kemi nje fitimprej $ 24,000.

Beni shembullin e meposhtem per tu praktikuar akoma:

ShembullDuke u bazuar ne informacionin e meposhtem kalkuloni piken e ekuilibrit te volumit teshitjeve dhe volumin e shitjeve per te arritur ne $50,000 fitim:

Cmimi i shitjes: $5

Shpenzimet variabel per njesi $3

Shpenzimet fikse $35,000

Fitimi i pritshem $50,000

Eshte propozuar qe cmimi I shitjes te rritet deri ne $ 5,50. Kalkuloni njesite e nevojeshme perte arritur piken e ekuilibrit dhe per te arritur fitimin e pritshem per secilin cmim shitje.

Punimet tuajaPergjigje

Cmimifillestar

Cmimi irivendosur

Page 16: TEMA 6 -   · PDF fileTEMA 6 KONTABILITETI I ABSORBIMIT, KOSTOT MARGJINALE DHE ANALIZAT E PIKES SE NDERPRERJES 6.1 OBJEKTIVAT Ne fund

(£5/ unit) (£5.50/ unit)Cmimi I shitjes per njesi £5 £5.50

Shpenzimet variable per njesi £3 £3

Fitimi shtese per njesi £2 £2.50

Shpenzimet fikse £35,000 £35,000

Fitimi i pritshem £50,000 £50,000

Njesite e pikes se ekuilibrit 17,500 14,000

Njesite per te arritur fitimin epritshem

42,500 34,000

Ndryshimet ne Shpenzimet VariabelDisa here, forcat konkuruese ne treg mund ta bejne te veshtire rritjen e e cmimit. Per tembajtur ose rritur fitimin drejtuesit mund te zgjedhin te reduktojne shpenzimet variabel nevend qe te rrisin cmimin e shitjes. Kjo mund te arrihet duke perdorur materiale me te lira oseduke modifikuar procesin e prodhimit per te reduktuar shpenzimet direkte te punes. Analizate kostos se volumit te fitimit mund te perdoren per parashikuar impaktin qe ka kjo nenumutin e njesive qe duhet te shiten per per te arritur piken e ekuilibrit. Shembulli me poshtee ilustron kete:

Shembull:Detajet e meposhteme jane marre nga te dhenat e Ace Co per prodhimin e thikes industriale:

Cmimi i shitjes = $4

Shpenzimet variabel per njesi = $3

Shpenzimet fiks = $30,000

Fitimi i pritshem = $24,000

Ace Co ka zbuluar se mund te bleje metalin e perdorur per thikat industriale me nje cmimme te lire duke blere ate ne sasi me te madhe dhe te papaketuar. Kjo do te rezultoje qeshpenzimet variabel te ulen ne $2.80 per njesi.Kalkuloni numurin e njesive qe duhet te shitenper te arritur piken e ekuilibrit dhe per te arritur fitimin e pritshem me te dy kostot variabel.

Punimet

Te dhenatorigjinale

Te dhenat erishikuara

Cmimi I shitjes per njesi £4 £4

Shpenzimet variable per njesi £3 £2.80

Fitimi shtese per njesi £1 £1.20

Shpenzimet fikse £30,000 £30,000

Fitimi I pritshem £24,000 £24,000

Njesite e pikes ekuilibrit 30,000 25,000

Numuri I njesive per te arriturfitimin e pritshem

54,000 45,000

Page 17: TEMA 6 -   · PDF fileTEMA 6 KONTABILITETI I ABSORBIMIT, KOSTOT MARGJINALE DHE ANALIZAT E PIKES SE NDERPRERJES 6.1 OBJEKTIVAT Ne fund

Ulja e shpenzimeve variabel per njesi redukton piken e ekuilibrit nga 30,000 ne 25,000 njesi.

Per te pasur nje fitim prej $24,000 duhet te shiten vetem 45,000 njesi duke pasur parasyshshpenzimet variabel me te uleta.

Tani perpiquni te kompletoni shembullin e meposhtem:

Shembull:Nga informacioni i meposhtem kalkuloni volumin e shitjeve te pikes se ekuilibrit dhevolumin e shitjeve per te pasur nje fitim $ 30,000.

Cmimi shitjes $5

Kosto variabel $3

Kosto fikse $35,000

Fitimi i pritshem $30,000

Kush eshte impakti ne volumin e shitjeve te pikes se ekuilibrit dhe ne volumin e shitjeve perte patur nje fitim prej $30,000 nese kosto variabel bie ne $2.50 per njesi?

Punimet tuaja

Pergjigje

Te dhenatorigjinale

Te dhenat erishikuara

Cmimi shitjes per njesi £5 £5

Shpenzimet variable per njesi £3 £2.50

Fitimi shtese per njesi. £2 £2.50

Shpenzimet fikse £35,000 £35,000

Fitimi I pritshem £30,000 £30,000

Njesite e pikes ekuilibrit 17,500 14,000

Njesite per te arritur fitimin epritshem.

32,500 26,000

Ndryshimet ne Shpenzimet FikseShpenzimet fikse mund te mos jene konstante cdo vit. Drejtimi mund te konsideroje rritje teshpemnzimeve fikse psh reklama, duke pritur qe si rezultat me pas te rritet volumi i shitjeve.

Nje ritje e shpenzimeve fikse mund te ndryshoje volumin e pikes se ekuilibrit dhe volumin epagave te nevojshme per te arritur fitimin e pritshem. Shembuj te shpenzimeve fikse qe mundte jene subjekt ndryshimi nga viti ne vit jane kerkimi dhe zhvillimi, numuri i punonjesve mepage etj. Analiza e kostos se volumit te fitimit mund te perdoret per te percaktuar si do tendikoje nje ndryshim ne kostot fikse ne numurin e njesive te duhura per te arritur piken eekuilibrit dhe te gjeneroje fitimin e pritshem. Kjo ilustrohet ne shembullin me poshte.

Page 18: TEMA 6 -   · PDF fileTEMA 6 KONTABILITETI I ABSORBIMIT, KOSTOT MARGJINALE DHE ANALIZAT E PIKES SE NDERPRERJES 6.1 OBJEKTIVAT Ne fund

Shembull: Ace CoAce Co arrin ne perfundimin se duhet te rrise nivelet e sigurise ne magazinat e saj net e cilatmagazinon thikat industriale per te plotesuar normat e shendetit dhe sigurise. Te dhenat perkostot egzistuese dhe kostot e rishikuara jepen me poshte:

Cmimi shitjes = $4

Shpenzimet variable per njesi = $3

Shpenzimet fikse egzistuese = 30,000

Shpenzimet fikse te rishikuara = $35,000

Fitimi i pritshem = $24,000

Punimet

Te dhenategzistuese

Te dhenat erishikuara

Cmimi i shitjes per njesi. £4 £4

Cmimi i ndryshueshem pernjesi.

£3 £3

Fitimi shtese per njesi £1 £1

Shpenzimet fikse £30,000 £33,000

Fitimi i pritshem £24,000 £24,000

Njesite e pikes se ekuilibrit 30,000 33,000

Njesite per te arritur fitimin epritshem.

54,000 57,000

Rritja ne shpenzimet fikse (10%) rrit volumin e shitjeve per te arritur piken e ekuilibrit me3000 njesi (10%). Volumi i shitjeve i nevojshem per te arritur nje fitim prej $24000 eshterritur me 57000 njesi.

Tani beni vete shembullin me poshte:

Shembull:Bazuar ne informacionin e meposhtem kalkuloni volumin e shitjeve te pikes se ekuilibrit dhevolumin e shitjeve per te pasur nje fitim prej $43,750.

Cmimi i shitjes per njesi: $3.25

Cmimet variabel per njesi: $1.50

Kostot fikse: $35,000

Fitimi i pritshem: $43,750

Page 19: TEMA 6 -   · PDF fileTEMA 6 KONTABILITETI I ABSORBIMIT, KOSTOT MARGJINALE DHE ANALIZAT E PIKES SE NDERPRERJES 6.1 OBJEKTIVAT Ne fund

Drejtimi po investigon nese duhet te investojne per prodhimine nje makine te re. Kjo do teshtoje kostot fikse me nje ekstra-kosto prej $5250. Ju duhet te kalkuloni impaktin e kesajekstra-kosto fikse ne volumin e shitjeve te pikes se ekuilibrit dhe ne volumin e shitjeve tenevojshem per te arritur fitimin e pritshem.

Punimet tuaja:Pergjigje

Te dhenategzistuese

Te dhenat erishikuara

Cmimi I shitjes per njesi £3.25 £3.25

Cmimi variable per njesi £1.50 £1.50

Fitimi shtese per njesi £1.75 £1.75

Shpenzimet fikse £35,000 £40,250

Fitimi i pritshem £43,570 £43,570

Njesite e pikes se ekuilibrit 20,000 23,000

Njesite per te arritur fitimin epritshem.

45,000 48,000

Te rrisesh kostot fikse ne $ 40,250 do te thote qe duhet te shiten 3,000 njesi shtese per te arritur pikene ekuilibrit dhe per arritur nivelin e fitimit te pritshem. Kini parasysh qe ndryshimi ne numurin enjesive te nevojshme ka ndikim vetem lidhur me arritjen e pikes se ekuilibrit. Kjo ndodh sepsendryshimi I niveleve te kontributit nuk ndryshon dhe pasi te jete aritur pika e ekuilibrit, nivelet ekontributeve automatikisht kthehen shifra te fitimit.

Marrja e vendimit se si te arrihet fitimi i pritshem.Tabela me poshte tregon pese strategji te ndryshme qe ne kemi egzaminuar per Ace Co, secila prejtyre ka per qellim nje fitim prej $24,000.

Tedhenategzistuese

Ndryshimine cmimine shitjes

Ulja ekostovevariabel

Rritjaekostovefikse

Ndryshimete tjera

Cmimi I shitjes £4 £4.25 £4 £4 £4.25

Shpenzimet variabel pernjesi

£3 £3 £2.80 £3 £3

Fitimi shtese per njesi £1 £1.25 £1.20 £1 £1.25

Shpenzimet fikse £30,000 £30,000 £30,000 £33,000 £33,000

Fitimi i pritshem £24,000 £24,000 £24,000 £24,000 £24,000

Njesite e pikes seekuilibrit

30,000 24,000 25,000 33,000 26,400

Page 20: TEMA 6 -   · PDF fileTEMA 6 KONTABILITETI I ABSORBIMIT, KOSTOT MARGJINALE DHE ANALIZAT E PIKES SE NDERPRERJES 6.1 OBJEKTIVAT Ne fund

Njesite per te arriturfitimin e pritshem.

54,000 43,200 45,000 57,000 45,600

Strategjia e zgjedhur nga drejtuesi per te rritur/ruajtur fitimin do te varet nga:

1. Situata e konkurrences

2. Reaksioni I pritshem nga klienti

3. Rritja e planifikuar ne shitje qe rezulton nga nje rritje e shpenzimeve fikse.

4. Mundesia per per uljen e shpenzimeve variabel

5. Kombinim i mundshem i ketyre 3 situatave.

Sic e keni pare analizat e kostos se volumit te fitimit mund te ndihmoje drejtimin ne procesine vendim-marrjes.

Diferenca e SiguriseDiferenca e sigurise eshte diferenca midis shitjeve te buxhetuara dhe shitjeve te pikes seekuilibrit, e shprehur si perqindje e shitjeve te buxhetuara. Ajo tregon nivelin e sigurise tenevojshem per te arritur piken e ekuilibrit, ose sa larg mund te jete performanca e buxhetuarnga e prishmja dhe akoma te arrijme piken e ekuilibrit. Ajo sherben per te ofruar nje masesigurie qe i bashkanjgjitet pikes se ekuilibrit. Supozimi me i thjeshte eshte qe sa me e madhediferenca e sigurise aq me i ulet eshte rreziku.

Ne formen e nje ekuacioni:

Diferenca e Sigurise = Shitjet e Parashikuara – Shitjet e Pikes se Ekuilibrit x 100%

Shitjet e Parashikuara

= 45,000 – 30,000 x 100% = 33%

45,000

Tani beni shembujt me poshte:

ShembullDuke u bazuar ne informacionin e meposhtem kalkuloni diferencen e sigurise:

Volumi i shitjeve te parashikuara 50,000 njesi

Volumi i shitjeve te pikes se ekuilibrit 40,000 njesi

ShembullKalkuloni shitjet e parashikuara te nevojeshme per te arritur nje diference sigurie prej 40%duke u bazuar ne informacionin e meposhtem:

Cmimi shitjes = $50 per njesi

Shpenzimet variabel = $25 per njesi

Shpenzimet fikse = $30,000

Page 21: TEMA 6 -   · PDF fileTEMA 6 KONTABILITETI I ABSORBIMIT, KOSTOT MARGJINALE DHE ANALIZAT E PIKES SE NDERPRERJES 6.1 OBJEKTIVAT Ne fund

Diferenca e sigurise = 40%

Punimet tuajaShembull

Shembull

PergjigjeShembull

Diferenca e Sigurise = shitjet e parashikuara – shitjet e pikes se ekuilibrit x 100%

Shitjet e Parashikuara

= 50,000 – 40,000 x 100% = 20%

50,000

ShembullIdentifikoni nivelin e shitjeve te pikes se ekuilibrit:

Fitimi shtese per njesi = Cmiim i shitjes per njesi – Kostot variabel per njesi

= $50 - $25 = $25

Niveli i shitjeve te pikes se ekuilibrit = $30,000/$25 = 1,200 njesi

2. Identifikoni nivelin e shitjeve te nevojshem per te pasur nje diference sigurie prej 40%.

Diferenca e sigurise = Shitjet e parashikuara – Shitjet e pikes se ekuilibrit x 100%

Shitjet e parashikuara

40% =Shitjet e parashikuara – 1,200x100%

Shitjet e parashikuara

40 = 100xShitjet e parashikuara – 1200

Shitjet e parashikuara

Page 22: TEMA 6 -   · PDF fileTEMA 6 KONTABILITETI I ABSORBIMIT, KOSTOT MARGJINALE DHE ANALIZAT E PIKES SE NDERPRERJES 6.1 OBJEKTIVAT Ne fund

40 x Shitjet e parashikuara = 100x shitjet e parashikuara – 120,000

= 60 x shitjet e parashikuara – 120,000

Shitjet e parashikuara = 200,000/100

Shitjet e parashikuara = 2,000

6.5.2 RASTET E PRODUKTEVE TE SHUMELLOJESHMEDeri ne kete moment ne kemi kalkuluar piken e ekuilibrit ne rastin kur kemi vetem njeprodukt . Ne realitet nje biznes ka shume mundesi te prodhoje nje game produktesh aposherbimesh. Ndersa eshte e nevojshme qe te kemi detaje te nivelit te pikes se ekuilibrit dhe tediferences se sigurise per produkt, ka mundesi qe drejtimi ka nevoje te dije kuadrin epergjithshem meqe kur nje firme prodhon nje game produktesh, fitimi i pergjithshem varetnga:

1. Shpenzimet totale fikse

2. Volumi i shitjeve, cmimi & shpenzimet variabel per cdo produkt

3. Shumellojshmeria e shitjeve.

Kur shitet me teper se nje produkt ne duhet te gjejme kontributin mesatar per njesi.

7.7 PERDORIMI I METODES GRAFIKE PER TE PERCAKTUAR PIKEN EEKUILIBRITDeri tani ne kemi shqyrtuar menyrat e kalkulimit te pikes se ekuilibrit duke perdorur formulate ndryshme matematike. Pika e ekuilibrit mund te percaktohet gjithashtu duke perdorurgrafiket.

Menyra grafike e analizes se kostos se volumit te fitimit eshte bazuar ne raportimin e teardhures ttale te shitjeve dhe shpenzimeve totale si funksion i volumit te shitjeve. Grafiku dote tregoje:

Si varion e ardhura e shitjeve sipas volumit te shitjeve

Si variojne shpenzimet totale sipas volumit te njesise se shitjeve.

Qe shpenzimet fikse nuk variojne sipas volumit te shitjeve

Si rritet fitimi mbi piken e ekuilibrit sipas volumit te njesise se shitjeve.Me poshte jepet nje shembull per te ilustruar si funksionon kjo:

Shembull:Te dhenat e meposhteme jane te vlefshme per prodhimin e thikes industriale nga Ace Co :

Cmimi i shitjes = $4 per njesi

Shpenzimet variabel = $3 per njesi

Shpenzimet fikse = $30,000

Per ta paraqitur kete informacion ne forme grafike ne do te ndjekim hapat e meposhtem:

1. Percaktimi i vijes se shpenzimeve fikse totale

2. Percaktimi i vijes se shpenzimeve totale (Shpenzimet fikse plus ato variabel)

Page 23: TEMA 6 -   · PDF fileTEMA 6 KONTABILITETI I ABSORBIMIT, KOSTOT MARGJINALE DHE ANALIZAT E PIKES SE NDERPRERJES 6.1 OBJEKTIVAT Ne fund

3. Percaktimi i vijes se te ardhurave totale nga shitjet

Percaktimi i vijes se shpenzimeve fikse

Kostot fikse te Ace Co

0

50.000

100.000

150.000

200.000

1 6 11 16 21 26 31 36 41 46 51 56

Njesite e shitura (ne 1,000s)

Cos

ts a

nd R

even

ue

Fixed costs

Vini re se shpenzimet fikse totale paraqiten me nje vije horizontale. Eshte pranuar seshpenzimet fikse qendrojne te pandryshueshme gjate gjithe periudhes ne te cilen kryhet njeaktivitet i caktuar.

Percaktimi i vijes se shpnezimeve totale

Tani qe kemi percaktuat vijen e kostove fikse ne mund te vazhdojme me tej dhe tepercaktojme vijen e shpenzimeve totale ne kete grafik. Per te percaktuar vijen e shpenzimevetotale, u shtohen shpenzimeve fikse shpenzimet variabel ne nje kuote prej $3 per njesi. Meqevija e shpenzimeve totale eshte nje funksion linear, nevoiten vetem dy pika per ta ndertuarate.

Tabela e meposhteme tregon dy pika te vijes se shpenzimeve totale.

Niveli i aktivitetit 0 njesi 30,000 njesi

Kostot fikse £30,000 £30,000

Kostot variable 0 x £3 = £0 30,000 x £3 = £90,000

Kostot totale £30,000 £120,000

Page 24: TEMA 6 -   · PDF fileTEMA 6 KONTABILITETI I ABSORBIMIT, KOSTOT MARGJINALE DHE ANALIZAT E PIKES SE NDERPRERJES 6.1 OBJEKTIVAT Ne fund

Grafiku

ACE co fixed costs and total costs

0

50,000

100,000

150,000

200,000

250,000

1 11 21 31 41 51

Units sold (in 1,000s)

Tota

l cos

ts

Fixed costsTotal costs

Percaktimi i te ardhurave te shitjeve

Tani qe kemi percaktuar kostot totale te prodhimit ne kemi nevoje te percaktojme ne grafikvijen e te ardhurave nga shitjet. Vija e te ardhurave totale nga shitjet ndertohet dukeshumezuar cmimin e shitjes prej $4 per njesi me volumin e njesive te shitura. Meqe eshtepranuar qe cmimi i shitjes te jete konstant, vija e te ardhurave totale do te jete nje vije e drejtedhe nevoiten te kalkulohen vetem dy pika per ta ndertuar ate. Tabela e meposhteme tregon dypika te vijes se te ardhurave totale.

Niveli i aktivitetit 0 njesi 30,000 njesi

Te ardhurat nga shitjet 0 x £4 = £0 30,000 x £4 = £120,000

Page 25: TEMA 6 -   · PDF fileTEMA 6 KONTABILITETI I ABSORBIMIT, KOSTOT MARGJINALE DHE ANALIZAT E PIKES SE NDERPRERJES 6.1 OBJEKTIVAT Ne fund

ACE co: Total costs and sales revenue

0

50,000

100,000

150,000

200,000

250,000

1 6 11 16 21 26 31 36 41 46 51 56

Units sold (in 1,000s)

Cos

ts a

nd re

venu

e

Fixed costsTotal costsSales revenue

Nga grafiku yne veme re se ku ndodhet pika e ekuilibrit e cila ndodhet aty ku kryqezohenvijat e te ardhurave totale dhe shpenzimeve totale. Ne mund te dallojme gjithashtu fitimindhe humbjen ne cdo nivel te shitjeve te njesive dhe diferencen midis vijave te te ardhuravenga shitjet totale dhe te shpenzimeve totale.

7.8 PARIMET QE PERCAKTOJNE ANALIZAT E PIKES SE EKUILIBRIT

Per te perdorur analizat e pikes se ekuilibrit me efektshmeri sa me te madhe eshte erendesishme qe ju te kuptoni parimet qe percaktojne ato dhe kufizimet e tyre.

Parimet qe percaktojne analizat e pikes se ekuilibrit

1. Te ardhurat totale te nje firme ndryshojne ne porporcion te drejte me ndryshimet nevolumin e njesive te shitura. (kjo eshte e njejte si te pranosh qe cmimi mesatar i shitjes eshtekonstant)2. Shpenzimet totale mund te ndahen ne fikse dhe variabel per vit.3. Shpenzimet totale variabel ndryshojne ne porporcion te drejte me ndryshimin ne volumin eshitjeve. (Kjo eshte e njejte si te pranosh qe shpenzimet variabel per njesi eshte njekonstante).4. Shpenzimet totale fikse per vit, per nje volum te caktuar , nuk ndryshon me volumin eshitjeve.5. Per nje firme qe prodhon nje game produktesh, shumellojshmeria e shitjeve mbetetkonstante per te gjithe nivelet e volumeve qe shqyrtohen.6. Volumi i prodhimit dhe volumi i shitjeve jane te njejte, me fjale te tjera ndryshimi i stokutnuk ndikon ne fitimin nga absorbimi i kostove fikse. ( Nese ky parim nuk permbushet,atehere analizat e fitimit per kosto-volum-fitim duhet te axhustohen me fitim per llogari meane te rregullimit te stokut).

Page 26: TEMA 6 -   · PDF fileTEMA 6 KONTABILITETI I ABSORBIMIT, KOSTOT MARGJINALE DHE ANALIZAT E PIKES SE NDERPRERJES 6.1 OBJEKTIVAT Ne fund

Kufizimet e Analizave te Pikes se EkuilibritKufizimet me te medha te analizave te pikes se ekuilibrit rrjedhin prej parimeve percaktuese.1. Nuk ka shume te ngjare qe funksioni kosto& e ardhur te jete linear. (Lidhjet jo-lineare janeme te zakonshme dhe jane me te veshtira per tu paraqitur nenje grafik tradicional te pikes seekuilibrit)2. Parimet lineare aplikohen vetem per nje game relevante – psh nje brenda nje shkalle tecaktuar te aktivitetit. Eshte e rrezikshme te besh parashikime jashte kesaj shkalle aktivitetit.3. Shumllojshmeria e shitjeve nuk ka te ngjare te qendroje statike ne realitet.4. Grafiku i pikes se ekuilibrit nuk tregon automatikisht fitim ose humbje. Kjo duhet tenxirret nga te ardhurat totale dhe kostot totale.Shume nga keto kufizime mund te tejkalohen duke marre ne shqyrtim nje shkalle te duhurrelevante dhe ne kete rast mesatarja do te jete aq e perafert sa qe parimet percaktuese jane tejustifikuara mbi bazat e perfitimit te kostos.

7.9 PERCAKTIMET E KONTRIBUTIT

Ju duhet te keni vene re se ndersa ju perfundoni kete modul analizat e pikes se ekuilibritfokusojne vemendjen ne fitimin shtese si celes i vendimeve te biznesit. Dhe kjo avancohetme tej nga perdorimi i shpeshte llogaritjes se kostos direkte (variabel) per pergatitjen epercaktimeve te te ardhures.

Percaktimi tradicional i te ardhures (Llogaritja e kostos se absorbuar) fokuson vemendjen nefitimin bruto. Per shembull :Shitjet £100,000

Kosto e shitjeve (fikse dhe variable) £50,000

Fitimi bruto £50,000

Kostot e shitjes dhe administrimit (fikse dhe variable) £15,000

Fitimi neto £35,000

Megjithese fitimi bruto eshte sinjifikant deri ne nje fare shkalle, nuk ka rendesi te madhe pervendim-marrjen. Nje percaktim i te ardhurave nga kontributet, duke fokusuar vemendjen nefitimin shtese, lidhet direkt me procesin e vendim-marrjes. Ne kete menyre ai mund te jete inje rendesie me te madhe per drejtimin se sa percaktimi i te ardhures. Per shembull:

Shitjet £100,000

Kostot variable £25,000

Fitimi shtese £75,000

Kostot fikse £40,000

Fitimi neto £35,000

Page 27: TEMA 6 -   · PDF fileTEMA 6 KONTABILITETI I ABSORBIMIT, KOSTOT MARGJINALE DHE ANALIZAT E PIKES SE NDERPRERJES 6.1 OBJEKTIVAT Ne fund

Avantazhet e llogaritjes se kostos se absorbuar(i) Thekson rendesine e te gjithe kostove , si variabel dhe fikse.(ii) (i) me siper do te thote se drejtuesit kane nevoje te kontrollojne te gjithe kostot, dukeperfshire dhe ato fikse.(iii) Shmang raportimin e humbjeve fiktive ne muajt kur ka prodhim te larte dhe shitje teuleta. Kjo eshte vecanerisht e rendesishme per nje biznes sezonal; nje shembull i kesaj do teishte nje prodhues lodrash, i cili tenton te prodhoje dhe te shese shumicen e lodrave tamampara krishtlindjeve.(iv) Ka vlere konceptuale me te madhe me qe kostot fikse te prodhimit meren ne konsideratepo ashtu si kostot variabel te prodhimit.

Avantazhet e llogaritjes se kostos marxhinale:

(i) Informacioni eshte me i perdorshem dhe me i vlefshem per vendim – marrjen afat-shkurter.(ii) Kur percaktimi i fitimit deklarohet shpesh (psh ne llogarite mujore te drejtimit), nivelet endryshueshme te stokut ka te ngjare te jene sinjifikante dhe llogaritja e kostos marxhinale kame pak te ngjare te kete pasaktesi.(iii) Shmang mbartjen e shpenzimeve qe tashme jane perfshire ne vleren e stokut. Kjo eshtevecanerisht e rendesishme ne nje kompani ku kerkesa per shitje eshte ne renie, sepsellogaritja e kostos se absorbuar mund te coje vleren e stokut ne nje kosto qe tejkalon cmiminnormal te shitjes.

SHEMBULLSugjeroni nje aktivitet per nje organizate te cilen ju e njhni dhe konsideroni rrethanat ne tecilat fitimi shtese do te ishte i pershtatshem per kete aktivitet. Shpjegoni aresyet per menyrate ndryshme te llogaritjes se kostos.

KomentShembujt perseri jane te pakufizuar dhe do te variojne sipas rethanave por do te perfshinin:

Rregjistrimi i pacienteve ne nje spital te financuar nga shteti:

Llogaritja e kostos se absorbimit per te caktuar cmimin per nje biznes normal (psh cmimin eplote per krevat dite). Llogaritja e kostos marzhinale per vendimin e hapjes/mbylljes, ose perperdorimin e kapacitetit rezerve te paplanifikuar te pambuluar nga kosto e plote e kontrates.Ngarkesat per pishinen e bashkise:

Llogaritja e e kostos per nivelin publik te pagesave. Llogaritja e kostos marxhinale perqerane e nje organizate bamiresie nese ka kapacitet rezerve.