udhëzues për zbatimin e programeve orientuese të niveleve

39
UDHËZUES PËR ZBATIMIN E PROGRAMEVE ORIENTUESE TË PROVIMEVE PERFUNDIMTARE NË FUND TË NJË NIVELI - për të gjitha drejtimet mësimore 2+2 dhe 2+1+1 - Hyrje Ky udhëzues është hartuar nga Sektori i Vlerësim-certifikimit të nxënësve dhe Akreditimit të ofruesve të AFP-së, pranë Agjencisë Kombëare të Arsimit dhe Formimit Profesional. Udhëzuesi shërben për t’i ardhur në ndihmë shkollave profesionale, gjatë zbatimit nga ana e tyre të programeve orientuese për provimet përfundimtare, në të gjitha drejtimet mësimore 2+2 dhe 2+1+1. A. Për Provimin e Teorisë Profesionale të integruar Në çdo program orientues, janë dhënë udhëzime për zbatimin e kësaj pjese të programit, në formë rekomandimi me qëllim që, shkollat të kenë hapësirë për përshtatje me kushtet aktuale të tyre. E rëndësishme është që mësuesit/instruktorët e një shkolle të punojnë sëbashku dhe të vendosin, po sëbashku, për njësitë e testit dhe specifikimet e vlerësimit që do të aplikojnë. Në vijim, po japim disa udhëzime shtesë për vlerësimin e nxënësve në provimin përfundimtar të teorisë së integruar. Siç edhe theksohet në program, provimi i teorisë do të kryhet me anë të një testi me shkrim, të parapërgatitur nga vetë shkolla. Këshillohet që, shkollat të hartojnë paraprakisht fond njësish testi (pyetjesh) për secilën prej lëndëve të programit orientues dhe të përcaktojnë pikët përkatëse për çdo njësi testi të fondit. Këto pyetje duhet të hartohen duke pasur parasysh qëllimet mësimore (synimet e lëndës dhe objektivat mësimore) dhe duhet të jenë të niveleve të ndryshme të vështirësisë, duke ndjekur skemën me tri nivele (shih programin orientues), si më poshtë: Niveli I: Rikujtimi / Të kuptuarit Niveli II: Zbatimi / Analiza Niveli III: Sinteza/ Vlerësimi Tabela 2 (Ndarja e pikëve sipas peshës së çdo lënde dhe niveleve) e çdo programi, orienton shkollën për shpërndarjen e pikëve sipas peshës së çdo lënde (vertikalisht) dhe, brenda lëndës, sipas shkallës së vështirësisë (horizontalisht). Në vijim, jepet një shembull në

Upload: phamkhuong

Post on 28-Jan-2017

249 views

Category:

Documents


6 download

TRANSCRIPT

Page 1: Udhëzues për zbatimin e programeve orientuese të niveleve

UDHËZUES PËR ZBATIMIN E PROGRAMEVE ORIENTUESE TË PROVIMEVE PERFUNDIMTARE NË FUND TË NJË NIVELI

- për të gjitha drejtimet mësimore 2+2 dhe 2+1+1 -

Hyrje

Ky udhëzues është hartuar nga Sektori i Vlerësim-certifikimit të nxënësve dhe Akreditimit të ofruesve të AFP-së, pranë Agjencisë Kombëare të Arsimit dhe Formimit Profesional. Udhëzuesi shërben për t’i ardhur në ndihmë shkollave profesionale, gjatë zbatimit nga ana e tyre të programeve orientuese për provimet përfundimtare, në të gjitha drejtimet mësimore 2+2 dhe 2+1+1.

A. Për Provimin e Teorisë Profesionale të integruar

Në çdo program orientues, janë dhënë udhëzime për zbatimin e kësaj pjese të programit, në formë rekomandimi me qëllim që, shkollat të kenë hapësirë për përshtatje me kushtet aktuale të tyre. E rëndësishme është që mësuesit/instruktorët e një shkolle të punojnë sëbashku dhe të vendosin, po sëbashku, për njësitë e testit dhe specifikimet e vlerësimit që do të aplikojnë. Në vijim, po japim disa udhëzime shtesë për vlerësimin e nxënësve në provimin përfundimtar të teorisë së integruar.

Siç edhe theksohet në program, provimi i teorisë do të kryhet me anë të një testi me shkrim, të parapërgatitur nga vetë shkolla. Këshillohet që, shkollat të hartojnë paraprakisht fond njësish testi (pyetjesh) për secilën prej lëndëve të programit orientues dhe të përcaktojnë pikët përkatëse për çdo njësi testi të fondit. Këto pyetje duhet të hartohen duke pasur parasysh qëllimet mësimore (synimet e lëndës dhe objektivat mësimore) dhe duhet të jenë të niveleve të ndryshme të vështirësisë, duke ndjekur skemën me tri nivele (shih programin orientues), si më poshtë:

Niveli I: Rikujtimi / Të kuptuaritNiveli II: Zbatimi / AnalizaNiveli III: Sinteza/ Vlerësimi

Tabela 2 (Ndarja e pikëve sipas peshës së çdo lënde dhe niveleve) e çdo programi, orienton shkollën për shpërndarjen e pikëve sipas peshës së çdo lënde (vertikalisht) dhe, brenda lëndës, sipas shkallës së vështirësisë (horizontalisht). Në vijim, jepet një shembull në rastin kur, shkolla vendos që testi të ketë një numër total prej 50 pikësh:

Tabela 2: Shembull - Ndarja e pikëve sipas peshës së çdo lënde dhe niveleve të vështirësisë

Nr

Lënda Peshat e lëndëve në %

Pikët për çdo lëndë

Ndarja e pikëve sipas niveleve të vështirësisë

Niveli I 40% e

Niveli II 40% e

Niveli III 20% e

Page 2: Udhëzues për zbatimin e programeve orientuese të niveleve

pikëve

pikëve pikëve

1 Bazat e elektroteknikës

29 15 6 6 3

2 Bazat e elektronikës

39 18 7 7 4

3 Matje elektrike dhe elektronike

11 7 3 3 1

4 Bazat e telekomunikacionit

21 10 4 4 2

TOTALI 100% 50 pikë

20 pikë

20 pikë

10 pikë

Por, sa do të jetë numri i njësive të testit (pyetjeve)? Kjo do të varet nga pikët që do t’i jepen secilit prej njësive të testit. Ashtu siç edhe përmendet në programin orientues “përcaktimi i pikëve për çdo njësi testi bëhet duke pasur parasysh tipin e njësisë së testit.”

Mund të hartohen njësi testi komplekse me disa kërkesa. Kur themi KERKESA fjala është për ato njësi testi komplekse, që kanë disa kërkesa brenda për brenda tyre dhe kërkesat mund të jenë të niveleve të ndryshme.

Për shembull:- kërkesa e parë, tek një njësi testi komplekse, mund të jetë që nxënësi

vetëm të kujtojë një fakt apo të dallojë një formulë apo skemë të dhënë, duke u përgjigjur me PO ose JO dhe kjo është kërkesë e nivelit I të vështirësisë, pasi nxënësi vetëm rikujton diçka;

- kërkesa e dytë brenda të njëjtës njësi testi, mund t’i kërkojë nxënësit një arsyetim apo argumentim, për shembull, duke i kërkuar nxënësit t’i përgjigjet pyetjes “PSE ...ndodh kjo apo ajo” dhe kjo është kërkesë e nivelit II të vështirësisë;

- e kështu dhe për kërkesën e tretë, që mund të jetë e niveli III të vështirësisë, por mund të jetë edhe e nivelit I apo II – këtë e vendos shkolla kur harton testin.

Në se, secilës prej kërkesave, i caktojmë nga 1 pikë, atëhere do të kemi 1 pikë, që do të përfshihet tek 20 pikëshi i parë, 1 pikë tek 20 pikëshi i dytë dhe 1 pikë te 10 pikëshi (në se kërkesa e tretë do të jetë e Nivelit III, por në se do të jetë, p.sh., e nivelit II, atëhere kjo pikë do të përfshihet tek 20 pikëshi i dytë i tabelës), gjithmonë, kur shkolla vendos që testi të ketë 50 pikë.

Po të vazhdojmë me shembullin kur shkolla ka vendosur, që testi të ketë 50 pikë dhe duke supozuar se gjithsej do të hartohen 15 njësi testi, atëhere një prej situatave mund të jetë si më poshtë:

Njësitë e testit Pikët për njësi testi

Ndarja e pikëve sipas niveleve të vështirësisë

Niveli I 40% e

Niveli II 40% e

Niveli III 20% e

2

Page 3: Udhëzues për zbatimin e programeve orientuese të niveleve

pikëve pikëve pikëveNjësi testi 1: Rendit hapat e çmontimit të ....

1 1 - -

Njësi testi 2: ... 2 - 2 -Njësi testi 3: ... 1 1 - -Njësi testi 4(5 pikë)

Kërkesa I: ...

1 1 - -

Kërkesa II: ...

2 - 2 -

Kërkesa III: ...

2 - - 2

Njësi testi 5: ... 2 - - 2Njësi testi 6: ... 2 - 2 -... ... ... ... ...... ... ... ... ...Njësi testi 15: ...TOTALI 50 pikë 20 pikë 20 pikë 10 pikë

Gjithashtu, në programin orientues të çdo drejtimi, rekomandohet që 50% e njësive të testit të jenë me zgjedhje të shumëfishtë (deri në 4 alternativa) dhe pjesa tjetër të jenë njësi testi në formën e pyetjeve me përgjigje të hapur (nxënësi duhet të japë edhe argumentet për përgjigjen e dhënë nga ana e tij/saj), pyetje me përgjigje të kufizuar, pyetje me plotësim etj.

Kështu, njësitë e testit me zgjedhje të shumëfishtë marrin 1 (një) pikë përkundrejt përgjigjes së paracaktuar të saktë, por mund të marrin edhe 2 (dy) pikë në se përmbajnë jo thjesht rikujtim por edhe analizë dhe llogaritje; njësitë me përgjigje të hapur marrin aq pikë sa kërkesa kanë brenda për brenda tyre (duke mbajtur parasysh edhe argumentimin nga nxënësi); njësitë me përgjigje të kufizuar dhe llojet e tjera të njësive të përfshira në test, marrin aq pikë sa gjykohet nga grupi hartues dhe kjo lidhet me kërkesat që parashtrohen në pyetje dhe niveli i vështirësisë.

Krahas testit, shkolla duhet të hartojë dhe testin “çelës”, ku jepen përgjigjet e sakta (për njësitë me zgjedhje të shumëfishtë) dhe udhëzuesat për llojet e tjera të njësive të testit (me përgjigje të hapur, me përgjigje të kufizuar, me përgjigje të strukturuar etj.). Nuk rekomandohen njësi testi me plotësim të vendit bosh, pasi rrisin ndjeshëm vështirësinë e testit. Testi “çelës” garanton korigjimin e saktë të përgjigjeve të nxënësve duke shmangur në një masë të konsiderueshme subjektivitetin gjatë vlerësimit. Testi “çelës” mbahet në drejtorinë e shkollës deri në përfundim të provimit.

Së fundi, skema e vendosjes së notës kundrejt pikëve të fituara rekomandohet të jetë si më poshtë:

Pikët e fituara Notat0 - 20 421 - 25 5

3

Page 4: Udhëzues për zbatimin e programeve orientuese të niveleve

26 - 30 631 – 35 736 - 40 841 - 45 946 - 50 10

Por, në se shkollat e shikojnë si më të arsyeshme, mund të përdorin këtë skemë të vendosjes së notës:

Pikët e fituara Notat0 - 10 411 - 20 521 - 30 631 – 35 736 - 40 841 - 45 946 - 50 10

Gjatë hartimit të testit me shkrim, rekomandohet që të veçohen njësitë e testit (pyejtet) për çdo lëndë më vete (shih Formatin e testit) në mënyrë që nxënësit të orientohen më me lehtësi.

(Në Aneksin 1 do të gjeni model testi të provimit të teorisë profesionale. Ndërsa, në Aneksin 3 do të gjeni edhe një material mbështetës për mënyrën e hartimit të njësive të testit me zgjedhje të shumëfishtë).

B. Për Provimin e Teorisë Profesionale të integruar

Provimi i praktikës profesionale të integruar i referohet moduleve të detyruara të praktikës profesionale, të trajtuara në Nivelin përkatës. Ky provim do të zhvillohet në mjediset e praktikës profesionale.

Më tej, po japim disa udhëzime më të hollësishme për sa i takon:o mënyrës si do të zbërthehen kompetencat, që do të testohen, në

elemente të veçanta, si edhe pikëzimin e tyre; o mënyrës së hartimit të instrumenteve të vlerësimit praktik;o udhëzimeve të zbatimit të provimit praktik;o formateve, që mund të përdoren gjatë provimit praktik.

Zbërthimi i kompetencave

Për zbërthimin e Kompetencave në nënkompetenca (elemente) që do të vlerësohen dhe i “peshave” të tyre në vlerësim, në rastin kur është parashikuar vlerësimi me ”poste pune” (në ndonjë rast ”sektorë”) apo ”detyra”, po japim një shembull:

4

Page 5: Udhëzues për zbatimin e programeve orientuese të niveleve

Kompetencat Pesha

Pikët Nën/kompetencat Pikët

Kompetenca 1(ose Posti i punës 1)

(ose Detyra 1)

30% 30Nënkompetenca 1.1 6Nënkompetenca 1.2 10Nënkompetenca 1.3 10Bashkëbisedim profesional

4

Kompetenca 2(ose Posti i punës 2)

(ose Detyra 2)

15% 15Nënkompetenca 2.1 3Nënkompetenca 2.2 4Nënkompetenca 2.3 5Bashkëbisedim profesional

3

Kompetenca 3(ose Posti i punës 3)

(ose Detyra 3)

35% 35Nënkompetenca 3.1 7Nënkompetenca 3.2 5Nënkompetenca 3.3 10Nënkompetenca 3.4 10Bashkëbisedim profesional

3

TOTALI 100% 100 100

Në këtë shembull, është parashikuar edhe bashkëbisedimi profesional me nxënësin që vlerësohet.

Në shumicën e programeve orientuese, te lista e kompetencave që do të testohen, janë parashikuar 2-3 kompetenca të përbashkëta (zakonisht, 2-3 kompetencat e para), pikët e të cilave mund të shpërndahen te secili post pune/ detyrë, ose mund të jepen në total duke vëzhguar nxënësin se si i përmbush në çdo post pune/detyrë.

Në vijim jepet një shembull i formulimit të përmbajtjes së Detyrave praktike vlerësuese, të kushteve të nevojshme për realizimin e provimit, të mënyrës se si do të punojnë nxënësit (individualisht apo në grup), mënyrës se si do të vëzhgohen ata nga vlerësuesit, të caktimit të kohëzgjatjes së çdo detyre, të mënyrës së vlerësimit nga komisioni vlerësues, të udhëzimeve të nevojshme etj.

SHEMBULL

Drejtimi mësimor .... ku janë planifikuar 3 detyra për t’u përmbushur nga nxënësit.

Për detyrën 1: Në një automjet në gjendje pune, Komisioni vlerësues simulon një parregullsi në njërin nga sistemet e motorit të (p.sh., në sistemin e ndezjes, në sistemin e ushqimit, etj.). Nxënësi duhet të veprojë individualisht (në mënyrë të pavarur) për të përcaktuar shkakun e parregullsisë në motorin e automjetit.

Për detyrën 2: Komisioni vlerësues i kërkon nxënësit që të zëvendësojë një pjesë “të dëmtuar” në motorin e një automjeti në gjendje pune (p.sh., të zëvendësojë pompën e ujit ose pompën e naftës, etj.). Nxënësi duhet të veprojë individualisht (në mënyrë të pavarur) për të zëvendësuar pjesën e “dëmtuar” dhe për të kryer provën e funksionimit të pjesës së re.

5

Page 6: Udhëzues për zbatimin e programeve orientuese të niveleve

Për detyrën 3: Komisioni vlerësues i kërkon nxënësit që të zëvendësojë një pjesë “të dëmtuar” në një element të transmisionit të një automjeti në gjendje pune (p.sh., të zëvendësojë diskun e friksionit ose rrotat e dhëmbëzuara të kutisë së shpejtësisë, etj.). Nxënësi duhet të veprojë individualisht (në mënyrë të pavarur) për të zëvendësuar pjesën e “dëmtuar” dhe për të kryer provën e funksionimit të pjesës së re.

Kushtet e nevojshme për realizimin e provimit:- Mjedise pune për riparimin e automjeteve (reaparti i punës i shkollës ose

servis automjetesh).- Pajisje pune për riparimin e automjeteve (lift, pajisje çmontim-montimi,

kontrolluese, etj).- Vegla pune (çelësa, pinca, kaçavida, çekiçë............. etj.).- Instrumente matëse (mikrometër, kalibër.... etj.).- Materiale pune ( ..... etj....).- Pjesë këmbimi për automjete (......... )- Katalogë të automjeteve përkatëse dhe dokumentacion tjetër teknik i

nevojshëm.

Nxënësit, do të veprojnë individualisht për planifikimin dhe për kryerjen e proceseve të punës që kërkon realizimi i detyrave praktike për vlerësim, dhe gjatë kësaj kohe, ata do të vëzhgohen dhe vlerësohen nga antarët e komisionit vlerësues, si për proceset e që ata kryejnë, ashtu edhe për produktet që realizojnë (në Aneksin 3 do të gjeni material mbështetës për vlerësimin e produkteve apo proceseve të punës). Në momente të caktuara të realizimit të detyrave praktike (pa ndikuar në ecurinë e përmbushjes së tyre), antarët e komisionit vlerësues, me anë të pyetjeve gojore, mund të kërkojnë sqarime nga nxënësi, për të qartësuar shkallën e përvetësimit të kompetencave të punës nga ana e tij. Për të njëjtin qëllim, në përfundim të përmbushjes së detyrave praktike, anëtarët e komisionit organizojnë një bashkëbisedim profesional me nxënësin që po vlerësohet.

Vlerësimi i nxënësve do të jetë individual dhe për të mundësuar një vlerësim sa më objektiv, nxënësit duhet të nxiten nga antarët e komisionit që të angazhohen në role dhe në detyra të ndryshme, që i kërkon realizimi i detyrave praktike.

Në shembullin tonë, kohëzgjatja maksimale e provimit për realizimin e 3 detyrave është përcaktuar 6 orë (360 minuta), me ndarjet kohore të rekomanduara si më poshtë:

Për Detyrën 1: Diagnostikimi i një difekti të simuluar në motorin e automjetit – Rreth 60 min.Për Detyrën 2: Zëvendësimi i një pjese të dëmtuar në motorin e automjetit – Rreth 150 minPër Detyrën 3: Zëvendësimi i pjesës së dëmtuar në transmision të automjetit - Rreth 150 min.

6

Page 7: Udhëzues për zbatimin e programeve orientuese të niveleve

Nëse shkolla i ka mjediset dhe bazën materiale të nevojshme, gjatë provimit nxënësit mund të punojnë njëkohësisht, por për poste pune/detyra praktike të ndryshme, por që duhet të vëzhgohen vazhdimisht nga komisioni vlerësues. Për këtë, hartohet një grafik për kalimin e nxënësve nga një post pune/detyrë në tjetrën.

Në rast se gjatë kryerjes së Detyrave praktike, nxënësit kryejnë veprime në kundërshtim me rregullat e sigurisë, që mund të sjellin pasoja të dëmshme, anëtarët e komisionit duhet të ndërhyjnë menjëherë për mënjanimin e rrezikut.

Anëtarët e komisionit duhet të vëzhgojnë gjatë gjithë kohës realizimin e detyrave praktike nga nxënësi dhe të regjistrojnë në listat e kontrollit përkatëse nivelin e përmbushjes së tyre.

Hartimi i ”instrumenteve” të vlerësimit praktik:

Kompetencat Instrumentet e vlerësimit

Shembull i një liste kontrolli:

Emërtimi i detyrës

Pikët totale

Nën/kompetenca (n/k) Pikët për n/k

Detyra 1:Diagnostikimi i një difekti të simuluar në motorin e automjetit

30

Analiza e të dhënave/Kuptimi detyrës/Përcaktimi i hapave të punës

5

Organizimi i vendit të punës 3Përzgjedhja e veglave, pajisjeve, materialeve të punës

3

Procedura e përcaktimit të difektit 7Përdorimi i veglave dhe pajisjeve të punës

4

Zbatimi i rregullave të sigurisë dhe mjedisore

4

Etj ...... ...Bashkëbisedim profesional 3

7

Kompetenca 1

Kompetenca 2

Bashkëbisedimi profesional Vëzhgim gjatë bashkëbisedimit

Vëzhgim me Listë kontrolli 2

Vëzhgim me Listë kontrolli 1

Page 8: Udhëzues për zbatimin e programeve orientuese të niveleve

Në përfundim të provimit, komisioni vlerësues – pasi ka mbledhur pikët që ka fituar nxënësi - vendos notën në bazë të skemës së vlerësimit të dhënë në programin orientues përkatës.

Komisioni i vlerësimit duhet t’u shpërndajë nxënësve në provim fletët me udhëzime për kryerjen e Detyrave praktike, të sigurohet që nxënësit i kanë kuptuar udhëzimet që përmban kjo fletë, si edhe të japë shpjegime të tjera plotësuese, nëse e sheh të nevojshme.

Hartimi i udhëzimeve për qartësimin dhe zbatimin e provimit praktik

Shkolla duhet të përgatisë edhe udhëzime të veçanta për të qartësuar mënyrën e zhvillimit të provimit praktik, ku të përfshihen:- shpjegime dhe udhëzime për kërkesat e posteve të punës /detyrave;- shpjegime dhe udhëzime për bashkëbisedimin profesional;- shpjegime dhe udhëzime për kohëzgjatjen e provimit (totale: 1, ose 1,5 ditë);- shpjegime dhe udhëzime të tjera të domosdoshme.

Dokumentacioni

Në Aneksin 2 do të gjeni, në formë rekomandimi, dy formate: - Formatin për nxënësin që do të vlerësohet (pra, që i jepet nxënësit)- Formatin për komisionin vlerësues (pra, që përdoret nga komisioni)

ANEKS 1TESTI

Për provimin përfundimtar tëTeorisë profesionale të integruar (drejtimi “.....”, Niveli ...)

Emri i nxënësit: ....................................................................., Klasa 11......

Përpara se të filloni të plotësoni me shkrim përgjigjet e testit, lexoni me vëmendje udhëzimet e mëposhtme:- Kohëzgjatja e provimit është 120 minuta.- Përgjigjet e testit plotësohen me shkrim (me stilolaps). - Testi përmban 20 pyetje.- Përgjigjet e pyetjeve të testit plotësohen vetëm një herë dhe çfarëdo korigjimi

e bën përgjigjen të pavlefshme.- Testi përmban një maksimum prej 50 pikësh.- Skema e vendosjes së notës, sipas pikëve që do të fitoni është si në tabelën e

mëposhtme:

Pikët e fituara Notat0 - 20 421 - 25 526 - 30 631 – 35 7

8

Page 9: Udhëzues për zbatimin e programeve orientuese të niveleve

36 - 40 841 - 45 946 - 50 10

- Mos harroni të shkruani emrin dhe mbiemrin tuaj në vendin e caktuar më sipër.

- Mos bëni asnjë shënim në ndarjen e mëposhtme të rezervuar vetëm për vlerësuesit

---------------------------------------------------------------------------------------------------------------Për përdorim vetëm nga vlerësuesi Dt...............2011

Njësia e testit

1 2 3 4 5 6 7 8 9a 9b

PikëtNjësia e testit

9c 9d 9e 10a 10b 10c 11 12 13 ...

PikëtNjësia e testit

.... 20a 20b 20c 20d

Pikët

Totali i pikëve Nota:

Vlerësuesit Kryetar Anëtar Anëtar

( ) ( ) ( ) Plotëso përgjigjet e sakta të pyetjeve të mëposhtme:

A. Njësi testi nga lënda “ ......... ”, kl. 10.

Rretho përgjigjet e sakta në pyetjet e mëposhtme:

1. Nëse në një qark rritet tensioni, a rritet njëkohësisht edhe rryma? (1 pikë)

PO JO

2. A është rotori pjesë e transformatorit?

9

___

( )

Page 10: Udhëzues për zbatimin e programeve orientuese të niveleve

(1 pikë) PO JO

3. .................................

Plotëso pjesët që mungojnë në pohimet e mëposhtme:

4. Pjesa e palëvizëshme e motorit elektrik është ...........................................(1 pikë)

5. Rryma alternative drejtohet nëpërmjet ...............................................(1 pikë)

Rretho shkronjën përpara përgjigjes së saktë në pyetjet e mëposhtme:

6. Çfarë sjell rritja e rezistencës në një qark elektrik?(1 pikë)

A. Rritjen e tensionitB. Pakësimin e tensionitC. Rritjen e rrymësD. Pakësimin e rrymës

7. Çfarë shndrrimesh energjie ndodhin në motorin elektrik?(1 pikë)

A. Energjia mekanike shndrrohet në energji termikeB. Energjia mekanike shndrrohet në energji elektrikeC. Energjia elektrike shndrrohet në energji mekanike D. Energjia elektrike shndrrohet në energji termike

8. Si funksionon ..................................... ?........................

9. Emërto pjesët e motorit elektrik të paraqitur në figurën e mëposhtme:(5 pikë)

a. ..............................................

b. ..............................................

c. ..............................................

d. .............................................

10

Skema e motorit elektrik

1

2 3 4 5

Page 11: Udhëzues për zbatimin e programeve orientuese të niveleve

e. ............................................

10. Rendit 3 parametrat kryesore kryesore të një qarku elektrik(3 pikë)

a. ..............................................b. ..............................................c. ..............................................

11. Shkruaj 5 elemente ................................................

B. Njësi testi nga lënda “......”, kl. 10 dhe 11.

Rretho përgjigjet e sakta në pyetjet e mëposhtme:

12. Si do të ishte ................................................? (1 pikë)

PO JO

13. Çfarë ............................. ?....................

20. Rendit 4 metodat kryesore .............................

ÇELËSI I PËRGJIGJEVE TË SAKTA TË TESTITPër provimin përfundimtar të

Teorisë profesionale të integruar (drejtimi “.......”, Niveli ...)

Drejtimi mësimor: ......

11

Page 12: Udhëzues për zbatimin e programeve orientuese të niveleve

Niveli I (Klasa 11)Viti shkollor: 2010-2011

1. PO (1 pikë)

2. JO (1 pikë)

3. .................................

4. Statori (1 pikë)

5. Radrizatorit (1 pikë)

6. D (1 pikë)

7. C (1 pikë)

8. Udhëzim: Përgjigjia duhet të jetë e shkurtër dhe të përmbajë vetëm mënyrën e funksionimit të .... pa shpjegime të zgjatura.

9. (5 pikë)1. Statori.2. Rotori.3. ..............................................4. .............................................5. ............................................

Nxënësi fiton 1 pikë për secilën nga përgjigjet e sakta.

10. (3 pikë)1. Tensioni i rrymës.2. Intensiteti i rrymës3. Rezistenca

Nxënësi fiton 1 pikë për secilën nga përgjigjet e sakta.

11. Shkruaj 5 elemente .............................

19. PO (1 pikë)

20. ........................... (4 pikë).......................................

ANEKS 2

FORMAT - PËR NXËNËSIN QË VLERËSOHET

12

Page 13: Udhëzues për zbatimin e programeve orientuese të niveleve

UDHEZIMEPër kryerjen e Detyrave Praktike të Provimit Përfundimtar të

Praktikës Profesionale

Drejtimi mësimor: ....Niveli: I (Kl. 11)Viti shkollor: 2010-2011

Më parë se të filloni të realizoni 3 Detyrat praktike të vlerësimit tuaj, lexoni me vëmendje udhëzimet dhe të dhënat e mëposhtme. Nëse vëreni parregullsi ose keni paqartësi në lidhje me Detyrat praktike që do të kryeni, kontaktoni antarët e komisionit për sqarime.

Gjatë provimit të praktikës profesionale, ju do të realizoni 3 Detyra praktike, si më poshtë:

Detyra 1: Diagnostikimi i një difekti të simuluar në motorin e automjetit.Detyra 2: Zëvendësimi i një pjese të dëmtuar në motorin e automjetit.Detyra 3: Zëvendësimi i një pjese të dëmtuar në transmisionin e automjetit.

Në vijim jepen të dhëna për përmbajtjen e secilës prej Detyrave praktike vlerësuese:Kohëzgjatja maksimale e provimit për realizimin e 3 Detyrave është 6 orë (360 minuta), me ndarjet kohore të rekomanduara si më poshtë:Për Detyrën 1: Një automjet në gjendje pune, ka një parregullsi në njërin nga sistemet e motorit të (p.sh., në sistemin e ndezjes, në sistemin e ushqimit, etj.). Ju do të veproni individualisht (në mënyrë të pavarur) për të përcaktuar shkakun e parregullsisë në motorin e automjetit. Mund të konsultoheni me katallogun e motorit të automjetit. Koha që keni në dispozicion për përmbushjen e kësaj detyre është rreth 60 min.Për Detyrën 2: Në një automjet në gjendje pune, një detal/pjesë e motorit është e “dëmtuar”. Ju do të veproni individualisht (në mënyrë të pavarur) për të zëvendësuar pjesën e “dëmtuar” në motorin automjetit dhe për të kryer provën e funksionimit të pjesës së re. Mund të konsultoheni me katallogun e motorit të automjetit. Koha që keni në dispozicion për përmbushjen e kësaj detyre është rreth 140 min.Për Detyrën 3: Në një automjet në gjendje pune, një detal/pjesë e transmisionit është e “dëmtuar” (p.sh., disku i friksionit ose rrotat e dhëmbëzuara të kutisë së shpejtësisë, etj.). Ju do të veproni individualisht (në mënyrë të pavarur) për të zëvendësuar pjesën e “dëmtuar” në transmisionin e automjetit dhe për të kryer provën e funksionimit të pjesës së re. Mund të konsultoheni me katallogun e transmisionit të automjetit. Koha që keni në dispozicion për përmbushjen e kësaj detyre është rreth 140 min.

Të dhëna të tjera:- ...... - .......

13

Page 14: Udhëzues për zbatimin e programeve orientuese të niveleve

Në përfundim të çdo Detyre praktike, Komisioni do të organizojë me ju një bashkëbisedim profesional për sqarimin e shkallës së përvetësimit të kompetencave të punës nga ana juaj. Vendosja e notës do të bëhet sipas skemës së mëposhtme:

Pikët e fituara Notat0 - 40 441 - 50 551 - 60 661 - 70 771 - 80 881 - 90 9

91 - 100 10

Gjatë realizimit të Detyrave praktike, ju do të vlerësoheni me pikë për proceset e punës që do të kryeni dhe për produktet e punës që do të realizoni, sipas tabelës së mëposhtme:

Proceset/Produktet

Pikët

max

Aspektet/elementet e kompetencave që vlerësohen

Pikëtmax

Detyra 1:Diagnostikimi i një difekti të simuluar në motorin e automjetit

30

Analiza e të dhënave/Kuptimi detyrës/Përcaktimi i hapave të punës

5

Organizimi i vendit të punës 3Përzgjedhja e veglave, pajisjeve, materialeve të punës

3

Procedura e përcaktimit të difektit 7Përdorimi i veglave dhe pajisjeve të punës 4Zbatimi i rregullave të sigurisë dhe mjedisore

4

Etj ...... ...Bashkëbisedim profesional 3

Detyra 2:Zëvendësimi i një pjese të dëmtuar në motorin e automjetit

30

Analiza e të dhënave/Kuptimi detyrës/Përcaktimi i hapave të punës

3

Organizimi i vendit të punës 3Përzgjedhja e veglave, pajisjeve, materialeve të punës

3

Procedura e zmontimit të pjesës së dëmtuar

4

Procedura e montimit të pjesës së re 4Prova e funksionimit pas montimit 3Etj ...... ...Bashkëbisedim profesional 3

Detyra 3:Zëvendësimi i një pjese të dëmtuar në

30Analiza e të dhënave/Kuptimi detyrës/Përcaktimi i hapave të punës

2

Organizimi i vendit të punës 2Përzgjedhja e veglave, pajisjeve, materialeve të punës

3

14

Page 15: Udhëzues për zbatimin e programeve orientuese të niveleve

transmisionin e automjetit

Procedura e zmontimit të pjesës së dëmtuar

5

Procedura e montimit të pjesës së re 5Prova e funksionimit pas montimit 3Etj ...... ...Bashkëbisedim profesional 3

TOTALI 100 100

Udhëzime të tjera .................

FORMAT - PËR KOMISIONIN VLERËSUES

LISTA E KONTROLLITPër vlerësimin e nxënësit në Provimin e Praktikës Profesionale

Drejtimi mësimor: ...Niveli I (Klasa 11)Viti shkollor: 2010-2011

Shkolla ............................................................................, Tiranë

Emri i nxënësit: .....................................................................

Proceset/Produktet

Pikët

max

Aspektet që vlerësohen Pikët

max

Pikët e

fituara

Detyra 1:Diagnostikimi i një difekti të simuluar në motorin e automjetit

30

Analiza e të dhënave/Kuptimi detyrës/Përcaktimi i hapave të punës

5

Organizimi i vendit të punës 3Përzgjedhja e veglave, pajisjeve, materialeve të punës

3

Procedura e përcaktimit të difektit 7Përdorimi i veglave dhe pajisjeve të punës

4

Zbatimi i rregullave të sigurisë dhe mjedisore

4

Etj ...... ...Bashkëbisedim profesional 3

15

Page 16: Udhëzues për zbatimin e programeve orientuese të niveleve

Detyra 2:Zëvendësimi i një pjese të dëmtuar në motorin e automjetit

30

Analiza e të dhënave/Kuptimi detyrës/Përcaktimi i hapave të punës

3

Organizimi i vendit të punës 3Përzgjedhja e veglave, pajisjeve, materialeve të punës

3

Procedura e zmontimit të pjesës së dëmtuar

4

Procedura e montimit të pjesës së re 4Prova e funksionimit pas montimit 3Përdorimi i veglave dhe pajisjeve të punës

3

Zbatimi i rregullave të sigurisë dhe mjedisore

4

Etj ...... ...Bashkëbisedim profesional 3

Detyra 3:Zëvendësimi i një pjese të dëmtuar në transmisionin e automjetit

30Analiza e të dhënave/Kuptimi detyrës/Përcaktimi i hapave të punës

2

Organizimi i vendit të punës 2Përzgjedhja e veglave, pajisjeve, materialeve të punës

3

Procedura e zmontimit të pjesës së dëmtuar

5

Procedura e montimit të pjesës së re 5Prova e funksionimit pas montimit 3Përdorimi i veglave dhe pajisjeve të punës

3

Zbatimi i rregullave të sigurisë dhe mjedisore

4

Etj ...... ...Bashkëbisedim profesional 3

TOTALI 100 100

VLERESIMI (plotësohet vetëm nga vlerësuesit) Dt...............2011

Pikët e fituara ............. (...........................................) pikë

Nota e fituar ................ (............................)

Komisioni Vlerësues

Kryetar Antar Antar

16

Page 17: Udhëzues për zbatimin e programeve orientuese të niveleve

1........................................ 2................................................ 3...............................................

( ) ( ) ( )

ANEKS 3

NDËRTIMI I TESTEVE ME PYETJE ME ZGJEDHJE TË SHUMËFISHTË

PËR VLERËSIMIN E NXËNËSVE NË AFP

Alqi MUSTAFAIAgjencia Kombëtare

e Arsimit dhe e Formimit Profesional

17

Page 18: Udhëzues për zbatimin e programeve orientuese të niveleve

Ç’është testi me pyetje me zgjedhje të shumëfishtëNjë nga tipat më të përdorshëm të instrumenteve të vlerësimit të nxënësve

është dhe testi i përbërë nga njësi testi që emërtohen si “pyetje me zgjedhje të shumëfishtë”. Ka raste kur këto emërtohen shkurt si njësi testi “me zgjedhje të shumëfishtë” ose “me alternativa”. Ndonjëherë quhen dhe “teste me përzgjedhje të përgjigjeve”. Thelbi i këtyre njësive të testit është që nxënësit i ofrohen një seri (3-5) zgjidhjesh për një pyetje/kërkesë të bërë dhe ai duhet të përcaktojë atë zgjidhje që ai e konsideron si zgjidhje të saktë (ose që i afrohet më tepër zgjidhjes së saktë).

Karakteristikë e këtyre lloje testesh është se ato përdoren gjerësisht dhe me mjaft efektivitet për “vlerësimin e njohurive” të nxënësve, sidomos të njohurive të niveleve të ulëta, që kanë të bëjnë me të mbajturit mend (dallimin, renditjen, rikujtimin, emërtimin, vendndodhjen dhe gjetjen). Këto njësi testi përdoren më pak për të kuptuarit e njohurive (interpretimin, riformulimin, dhënien e shembujve, përmbledhjen, klasifikimin, përzgjedhjen dhe krahasimin) dhe zbatimin e njohurive (ilustrimin, llogaritjen, zgjidhjen, përpilimin dhe ndryshimin). Është shumë e vështirë që pyetjet me zgjedhje të shumëfishtë të përdoren për vlerësimin e njohurive të nivelit të lartë, si analizimi, vlerësimi dhe krijimi, të cilat kërkojnë zakonisht pyetje me përgjigje të hapura.

Shembulli 1, për njësi testi që ka të bëjë thjesht me rikujtimin e një fakti:Rrethoni germën që i përgjigjet zgjidhjes korrekte për kërkesën e

mëposhtme:E skuqura është një lloj gatimi që kryhet në kontakt me:A. nxehtësi të drejtpёrdrejtë; B. flakë;C. vaj të nxehtë;D. avull.

Sa më sipër është një njësi testi me zgjedhje të shumëfishtë, që përdoret për të verifikuar nëse nxënësi zotëron një njohuri që ka të bëjë me gatimin, pra nëse ai e di ose jo që “e skuqura” kryhet në kontakt me “vaj të nxehtë”.

Shembulli 2, për njësi testi që ka të bëjë me zbatimin e një koncepti:Sa litra naftë mund të hidhen në një enë me përmasa: 20 cm x 40 cm x 30

cm?A. 12 litra,B. 24 litra,C. 36 litra,D. 48 litra.Në këtë rast nxënësi duhet të kryejë një llogaritje në zbatim të formulës së

vëllimit të një trupi (V = 20 x 40 x 30 = 24000 cm3) dhe, gjithashtu, të konvertojë njësitë, nga cm3 në litra.

Ndërtimi i testit me pyetje me zgjedhje të shumëfishtë

18

Page 19: Udhëzues për zbatimin e programeve orientuese të niveleve

Është mjaft e rëndësishme të analizohet ndërtimi i njësive të testit me zgjedhje të shumëfishtë (NJTZSH), si dhe i terminologjisë që lidhet me to.

Një NJTZSH përbëhet nga dy pjesë kryesore: (a) trungu dhe (b) një seri përgjigjesh të mundshme (zakonisht 4 ose 5 të tilla).

Trungu (apo rrënja) parashtron pyetjen ose çështjen për të cilën nxënësi do të verifikohet nëse e zotëron ose jo. Ai përmban informacionin fillestar dhe mund të jetë në formën e një pyetjeje të plotë dhe të drejtpërdrejtë ose në formën e një pohimi jo të plotë (shih shembujt e mësipërm).

Përgjigjet e mundshme (alternativat) pasojnë trungun dhe përbëhen nga një përgjigje korrekte (çelësi) dhe përgjigjet e tjera të gabuara (çorientuesit).

Shembulli 3:Cili nga detalet e mëposhtme ndodhet në motorin e automobilit?

(trungu)A. gjysmëboshti; (çorientues)B. boshti me gunga; (çelësi)C. boshti i ndërmjetëm; (çorientues)D. boshti pasiv. (çorientues)

Ka raste kur trungu ndahet në dy pjesë, njëra që jep informacion dhe tjetra që formulon kërkesën (pyetjen):

Shembulli 4:Një drejtues automjeti aksidenton një person në rrugë (pjesa e parë,

informuese). Cili është veprimi që ai duhet të bëjë menjëherë pas këtij aksidenti? (pjesa e dytë, pyetëse).

A. Të njoftojë policinë.B. Të njoftojë ndihmën e shpejtë.C. T’i japë ndihmën e parë të aksidentuarit.D. Të lirojë rrugën për automjetet e tjera.E. Nuk e di.Për të frenuar (mënjanuar) hamendësimin (përzgjedhjen e një përgjigjeje

në mënyrë të rastësishme), disa teste përmbajnë dhe një alternativë që formulohet: Nuk e di (si në shembullin 4). Në këtë rast, përgjigjet korrekte vlerësohen me pikë pozitive, përgjigjet e gabuara penalizohen (vlerësohen me pikë negative), kurse alternativa “nuk e di” nuk vlerësohet me pikë.

Llojet e testeve me pyetje me zgjedhje të shumëfishtë

Testet me pyetje me zgjedhje të shumëfishtë, në varësi të përgjigjes, janë disa llojesh:

Me përgjigje korrekte të vetme: të gjitha përgjigjet janë të gabuara (çorientuese), me përjashtim të vetëm njërës prej tyre (çelësit), si në rastin e shembullit 3, përgjigjja b).

Me përgjigjen më të mirë: përgjigjet dallohen për nga shkalla e korrektësisë, disa janë të gabuara dhe disa janë korrekte. Megjithatë, njëra është

19

Page 20: Udhëzues për zbatimin e programeve orientuese të niveleve

qartësisht më korrekte se të tjerat dhe kjo është përgjigja më e mirë, si në rastin e shembullit 4, përgjigjja C.

Me përgjigjen e gabuar: nxënësit i kërkohet që të përzgjedhë përgjigjen që është e gabuar ose atë që është përgjigja më e keqe (më e gabuar).

Shembulli 5:Gjatë saldimit me hark duhet të kryhen veprimet e mëposhtme. Cili prej

tyre është veprim i gabuar?A. Lëvizet dora në drejtim të tegelit të saldimit.B. Hiqet maska mbrojtëse për të parë më mirë tegelin e saldimit.C. Kryhen lëvizje zigzage për të mbushur më mirë saldimin.D. Zëvendësohet elektroda, kur shkurtohet deri në gjatësinë 3-4 cm. Me disa përgjigje korrekte: në këtë rast dy ose më shumë përgjigje janë

korrekte.

Shembulli 6: Cilat janë veprimet korrekte që kryhen gjatë saldimit me hark?A. Lëvizet dora në drejtim të tegelit të saldimit.B. Hiqet maska mbrojtëse për të parë më mirë tegelin e saldimit.C. Kryhen lëvizje zigzage për të mbushur më mirë saldimin.D. Zëvendësohet elektroda, kur shkurtohet deri në gjatësinë 3-4 cm.

Epërsitë dhe mangësitë e përdorimit të testeve me pyetje me zgjedhje të shumëfishtë

Epërsitë MangësitëMundëson vlerësimin e një game të gjerë objektivash mësimorë, që nga riprodhimi i fakteve, deri te nivelet e larta të të kuptuarit.

Testet cilësore janë të vështira dhe kërkojnë shumë kohë dhe ekspertizë për t’u ndërtuar.

Mund të ofrojë dhe informacion diagnostikues, nëpërmjet analizimit të karakteristikave të përgjigjeve të gabuara.

Ka prirje që të fokusohen në objektiva mësimorë të niveleve të ulëta.

Mundëson përfshirjen e fushave të gjera të përmbajtjeve, nëpërmjet përdorimit të një shumëllojshmërie pyetjesh.

Rezultatet e vlerësimit mund të hamendësohen nga nxënësit që kanë aftësi për të “nuhatur” përgjigjet e sakta, duke shfrytëzuar dobësitë e testit.

Lejon krahasimin dhe vlerësimin e ideve, të koncepteve apo të teorive të ndryshme.

Mund të mbivlerësojë të nxënit e atyre nxënësve që kanë aftësi të përdorin procesin e eliminimit për të përzgjedhur përgjigjen e saktë.

Mundëson rregullimin e nivelit të vështirësisë, nëpërmjet përshtatjes së ngjashmërisë midis përgjigjeve

Nuk vlerëson aftësitë për të organizuar dhe për të shprehur idetë.

20

Page 21: Udhëzues për zbatimin e programeve orientuese të niveleve

alternativave.

Pranon analizën e njësisë së testit.Përgjithësisht nuk jep fidbekun e duhur për të korrigjuar mungesat në procesin e të kuptuarit.

Rrit paanshmërinë në vlerësim, në saje të natyrës objektive.

 Nxënësit nuk kanë mundësi të argumentojnë pse kanë përzgjedhur përgjigjet e gabuara.

Administrohet me lehtësi edhe për numër të madh nxënësish, në një kohë të shkurtër.

 

Korrigjohet lehtë, si me dorë, ashtu edhe me metoda të automatizuara.  

Pakëson vlerësimin e ndikuar (me opinion) nga shkrimi i keq.  

Ka më pak ndikim hamendësimi, sesa në rastin e përdorimit të tipave të tjerë të njësive të testeve (p.sh., me Po ose Jo).

 

Krijon kushte për besueshmëri dhe objektivitet.Krijon mundësi për analiza statistikore të rezultateve të vlerësimit.

Çfarë duhet pasur parasysh kur hartohet një test me pyetje me zgjedhje të shumëfishtë

Testet me pyetje me zgjedhje të shumëfishtë duhet të vlerësojnë objektiva mësimorë “të vlefshëm“, pra duhet të synojnë fakte ose koncepte kuptimplote (domethënëse) dhe jo dytësore ose hollësira të parëndësishme.

Duhet të përdoret gjuhë e qartë, e thjeshtë dhe korrekte, që të mos ndikojë në aftësinë e nxënësit për të demonstruar atë që di.

Të përjashtohen njësitë e testit që kanë të bëjnë me opinionet, për të cilat përgjigjet korrekte janë të diskutueshme (të dyshimta).

Rekomandohet që njësitë e testit të kenë vetëm një përgjigje “korrekte“ ose vetëm një përgjigje “më të mirë“.

Të renditen përgjigjet e mundshme sipas një rregulli logjik (kohor, numerik etj.), nëse ka. Kjo renditje ndihmon leximin dhe kuptimin e alternativave për të bërë përzgjedhjen.

Për të pakësuar hamendësimin e përgjigjes së saktë, ajo vendoset në mënyrë të rastësishme kundrejt çorientuesve dhe jo shpesh në të njëjtin pozicion.

Të bëhet kujdes që njësitë e testit të mos jenë të ndërvarura, pra informacioni i njërës të mos orientojë për përgjigjen e saktë të tjetrës.

Të mënjanohen njësitë e testit që përmbajnë alternativa që nuk kanë lidhje me objektivin që po vlerësohet.

21

Page 22: Udhëzues për zbatimin e programeve orientuese të niveleve

Të hartohen njësi testi me 3 deri 5 përgjigje; më pak se 3 përgjigje rrisin mundësinë për hamendësim, kurse më shumë se 5 prej tyre rrisin mundësinë për përgjigje që nuk kanë lidhje me objektivin.

Të renditen alternativat vertikalisht, poshtë trungut. Të renditen njësitë e testit duke rritur gradualisht nivelin e objektivave që

ato vlerësojnë.

Udhëzime për formulimin e trungut: Trungu duhet të formulohet ose si një pyetje e drejtpërdrejtë, ose si një fjali

e paplotësuar (mundësisht të përdoret rasti i parë). Trungu duhet të shprehë një mendim të plotë, të formuluar si një fjali

koherente, e cila synon një objektiv të vetëm dhe të pavarur. Trungu duhet të përmbajë thelbin e asaj që kërkohet dhe jo të lihet kjo tek

alternativat. Trungu duhet të përmbajë edhe atë pjesë të formulimit që përsëritet te të

gjitha alternativat, në mënyrë që të pakësohet mbingarkesa e testit. Trungu duhet të përmbajë aq informacion sa të bëhet e qartë kërkesa.

Mund të përdoren 2-3 fjali hyrëse, nëse këto e rrisin qartësinë e trungut. Kur përdoren trungje me fjali të paplota, të vendosen vendet bosh në fund

të trungut. Të mënjanohen citime të drejtpërdrejta nga tekstet dhe terminologjia e

sofistikuar shkencore. Të mënjanohet përdorimi i formulimeve mohuese në trung, sepse ato sjellin

paqartësi dhe ndërlikim të gjykimit. Kur mohimet janë të domosdoshme, ato bëhen të dukshme (me germa të mëdha, me nënvizime ose me germa të ndezura).

Udhëzime për formulimin e përgjigjeve të mundshme: Të përdoren terma të qartë dhe të drejtpërdrejtë në përgjigjet; të kuptuarit

e tyre nuk duhet të ndikojë në gjetjen e përgjigjes së saktë. Të përzgjidhen çorientues të arsyeshëm dhe me tërheqje të barabartë të

vëmendjes së nxënësve që nuk dinë përgjigjen e saktë. Për këtë:o shkruhen çorientues që përmbajnë terma që lidhen me përgjigjen e

saktë.o përcaktohet nivel objektivi i njëjtë, si për përgjigjen e saktë, ashtu dhe

për çorientuesit.o përcaktohen çorientues që janë të vërtetë, por që nuk kanë të bëjnë me

kërkesën. Nëse është e mundur, mënjanohen alternativa të tilla, si: “të gjitha të

mësipërmet” ose ”asnjë nga të mësipërmet“, pasi lehtësohet hamendësimi nga nxënësit që zotërojnë vetëm një pjesë të informacionit. Po kështu, këto nuk duhet të përfshihen nëse trungu kërkon “përgjigjen më të mirë“, pasi këto alternativa bien në kundërshtim me kërkesën.

Ndërtohen përgjigje të tilla, që formati i tyre të mos japë orientime për hamendësimin e përgjigjes së saktë. Për këtë duhet:

o përgjigjet të jenë gramatikisht të pajtueshme me trungun;o të gjitha përgjigjet të jenë ekuivalente nga pikëpamja e gjatësisë, e stilit

dhe e strukturës;

22

Page 23: Udhëzues për zbatimin e programeve orientuese të niveleve

o të mënjanohet përdorimi te përgjigjja e saktë e fjalëve “kyçe“ nga trungu;

o të përpunohen fjalitë dhe të mos citohen drejtpërdrejt nga teksti.o të mënjanohet përdorimi i fjalëve “absolute“, të tilla si: kurrë, asnjëherë,

gjithmonë.

Nga sa më sipër, rezulton se “biznesi” i testeve me pyetje me zgjedhje të shumëfishtë nuk është dhe aq i lehtë dhe mësuesi duhet të përgatitet mirë në përdorimin e tyre; në të kundërt komprometon gjithë procesin e vlerësimit të nxënësve.

VLERËSIMI I PRODUKTIT TË PUNËS SË NXËNËSVE NË AFP

23

Page 24: Udhëzues për zbatimin e programeve orientuese të niveleve

Lindita DHIMAAgjencia Kombëtare e Arsimit

dhe e Formimit Profesional

Hyrje

Ndryshimi kryesor ndërmjet arsimit të përgjithshëm dhe atij profesional është roli që luan përmbushja (realizimi/kryerja) në vlerësimin e nxënësve/kursantëve. Në arsimin e përgjithshëm, njohuritë janë më të rëndësishme dhe testimi i njohurive është tipik. Në arsimin dhe formimin profesional njohuritë janë të rëndësishme dhe ato, gjithashtu, testohen, por, për sa kohë që fokusi (synimi) janë shprehitë praktike (kompetencat), atëherë testimi i përmbushjes (performancës) është më i rëndësishëm. Testimi i përmbushjes tregon nëse nxënësi e ka fituar shprehinë (kompetencën) dhe nëse mund ta ushtrojë (përmbushë) atë (kompetencën) me efektivitet (me rezultat) dhe pa rrezik (me siguri). Me fjalë të tjera, testimi i duhur i përmbushjes tregon nëse nxënësi është aq kompetent sa ta përmbushë të njëjtën kompetencë në jetën reale.

Çfarë kuptojmë me përmbushje?Përmbushja është një proces i vëzhgueshëm, i cili kërkon njohuri,

shkathtësi/shprehi dhe qëndrime për të kryer diçka, brenda një standardi të pranueshëm përmbushjeje dhe që çon në nxjerrjen e një produkti, në kryerjen e një shërbimi ose në marrjen e një vendimi.

Produkti përfundimtar

Ka plot raste gjatë procesit të të nxënit të shkathtësive/shprehive, kur mësuesi/instruktori ka nevojë të shikojë vetëm produktin e mbaruar, për të gjykuar mbi cilësinë e përmbushjes nga nxënësi. Për shumë detyra, produkti është më i rëndësishëm se procesi. Vlerësimi i një produkti kryhet ndryshe nga vlerësimi i procesit. Me gjithë ngjashmërinë me udhëzuesin e përmbushjes, instrumenti i shkallëzuar i vlerësimit të produktit ka dallime thelbësore.

Le të fillojmë me përkufizimin e fjalës produkt:Produkti është një objekt i krijuar ose një shërbim i realizuar gjatë

përmbushjes së një detyre.Produkti mund të jetë një objekt që mund ta shohim, një ushqim që mund

t’i provojmë shijen dhe ta nuhasim, një veshje që mund ta prekim ose një muzikë që mund ta dëgjojmë. Produkti mund të jetë edhe shërbim. Mjeku bën një kontroll fizik. Mekaniku inspekton një motor. Këtu nuk kemi ndonjë produkt konkret, po vetëm një shërbim. Por, qoftë kur është një objekt, qoftë kur është një shërbim, produkti mund të matet me objektivitet (me paanësi). Ne, si instruktorë dhe ekspertë të një fushe profesionale, shpesh, edhe me një hedhje të syrit, mund të themi nëse një objekt është në rregull ose jo. Kjo, për shkak të përvojës shumëvjeçare që kemi. Nxënësit tanë nuk e kanë këtë përvojë. Prandaj, ne duhet t’i ndihmojmë ata të kuptojnë dhe të mësojnë se si mund të vlerësohet një produkt me anën e kritereve specifike (të veçanta).

24

Page 25: Udhëzues për zbatimin e programeve orientuese të niveleve

Kur përdoret dhe si kryhet vlerësimi i një produkti

Vlerësimi i një produkti bëhet nëse: rezultati është më vendimtar se procesi; ka më shumë se një proces; procesi nuk mund të vëzhgohet lehtë (për shembull: zhvillimi i një filmi në dhomën e errët).

Për vlerësimin e një produkti ndiqet kjo procedurë: 1. Përcaktohet qartë shkathtësia praktike. Shprehia duhet të shkruhet që në

fillim të instrumentit të vlerësimit dhe duke përdorur të njëjtat fjalë, me të cilat ajo është përshkruar në programin mësimor. 2. Përcaktohen kushtet e testit. Informohen nxënësit se çfarë (mjetesh, pajisjesh, veglash, burimesh energjie etj.) do të lejohen ose nuk do të lejohen të përdorin. A do të zhvillohet testi në laborator apo në një vend aktual pune? A do të lejohet përdorimi i veglave të dorës apo i atyre të mekanizuara? A do të jenë gati për punë mjetet dhe pajisjet, apo mbledhja dhe përgatitja për punë e tyre do t’i kërkohet nxënësit si pjesë e testit? Të gjitha këto pyetje duhet të marrin përgjigje të shkurtër në fillim të instrumentit të vlerësimit. 3. Listohen kriteret e rëndësishme për produktin. Kriteret përkufizohen si karakteristika ose veti specifike të një objekti - i cili mund të vëzhgohet ose të matet -, që kanë të bëjnë me cilësinë dhe që ndihmojnë në ndarjen e objekteve në “të mira” dhe në “jo të mira”.

Si shembull, le të supozojmë se shkathtësia është “vendosja e prizave dhe çelsave në një dhomë". Cilat janë kriteret për një “vendosjen e prizave dhe çelsave në një dhomë?” Ja disa prej tyre: lidhja e përcjellsave në priza dhe çelsa, montimi i prizave dhe çelsave, funskionimi, paraqitja.

Për çdo shkathtësi, në program përdoren të njëjtat kritere që përdoren në botën profesionale reale.

Ku gjenden këto kritere? Përvoja e instruktorit është fillimi më i mirë. Pyeten instruktorët e tjerë për të kontrolluar listën e kritereve. Tekstet shkollore mund të vijnë në ndihmë, gjithashtu. Mund të gjendet informacion nga një analizë detyre (DACUM, analizë profesioni etj.). Instruktori pyet veten: "A kam vendosur në listë çdo gjë, që mund të përdoret për të dalluar një objekt të mirë nga një jo i mirë?" 4. Formulohet sa më qartë të jetë e mundur secili prej kritereve. Ndiqen udhëzimet e mëposhtme për çdo kriter: Shkruhet çdo kriter qartë dhe thjeshtë, duke përdorur terma të botës së punës. Normalisht, një ose dy fjalë janë të mjaftueshme. Listohen të gjitha kriteret në një renditje logjike. Renditja, në rastin e shembullit tonë të vendosjes së prizave dhe çelsave, mund të jetë ajo, me të cilën klienti do të vlerësonte produktin e realizuar. 5. Bëhet një listë me gjatësi të arsyeshme. Për një produkt duhet të ketë një minimum prej 4 ose 5 kriteresh dhe jo më shumë se 10-15, nëse është e mundur. 6. Vendoset një shkallëzim për vlerësimin. Instrumenti i shkallëzuar i vlerësimit të produktit ka një hapësirë për vlerësimin e çdo kriteri. Ekzistojnë

25

Page 26: Udhëzues për zbatimin e programeve orientuese të niveleve

shumë lloje shkallëzimesh që mund të përdoren nga një instruktor. Shkalla numerike është forma më e thjeshtë.

5 - Shkëlqyeshëm, përmbush të gjitha standardet.4 - Shumë mirë, përmbush shumicën e standardeve.3 - Mirë, përmbush disa standarde.2 - Mjaftueshëm, përmbush pak standarde.1 - Dobët, nuk përmbush asnjë standard.

Ekspertët thonë se shumica e shkallëzimeve për vlerësim duhet të përmbajnë vetëm pesë nivele të ndryshme të cilësisë. Nëse vendosen më shumë se pesë nivele, vështirësohet përdorimi i shkallëzimit.

Shkallëzimi grafik është, gjithashtu, i përhapur (shih figurën 1).Për gjatë grafikut, vendoset një kuti për plotësim, për të treguar nivelin e

përmbushjes.Shkallëzimi më i ndërlikuar dhe më objektiv (i paanshëm) është shkallëzimi grafik përshkrues (shih figurën 2). Duke iu referuar shembullit tonë, “vendosja e prizave dhe çelsave në një dhomë”, kemi (Figura 2):

Ky lloj shkallëzimi, megjithëse kërkon mjaft kohë për t’u hartuar, u jep nxënësve një pasqyrë të qartë se çfarë pritet prej tyre. Me këtë shkallëzim, nxënësi mund të vlerësojë produktin e tij fare lehtë.

Te figura 2 ka një hapësirë për "Komente." Aty, instruktori mund të shkruajë vërejtjet dhe sugjerimet e tij, të cilat mund ta ndihmojnë nxënësin të përmirësohet gjatë përmbushjes tjetër.

Nëse instruktori lejon toleranca, përdoret një shkallëzim grafik përshkrues. Toleranca përkufizohet si: shkalla, brenda së cilës nxënësi mund të shmanget nga standardi dhe akoma të quhet i suksesshëm.

Nuk mund të pritet që një produkt të jetë i përsosur. Instruktori i mirë duhet të informojë nxënësin për tolerancat e lejuara. Këto toleranca duhet të përputhen me ato të lejuara në botën e biznesit ose të industrisë. Figura 3 tregon një shembull, duke përdorur aftësinë e përzgjedhur nga ne, "vendosja e prizave dhe çelsave në një dhomë ". Përsëri, ky shkallëzim lejon shumë pak hapësira për keqkuptime. 7. Formatohet instrumenti i shkallëzuar. Instrumenti i shkallëzuar, normalisht përmban këto hapësira për informacion: Emri i nxënësit, Data e testit.8. Jepen udhëzime të qarta për përdorimin e testit . Shembulli në vijim:

Udhëzime: Shkallëzo përmbushjen, duke përdorur kriteret e listuara në vijim. Për çdo kriter, vendos shenjë tek ajo shkallë që përshkruan më mirë përmbushjen.

9. Përcaktohet niveli minimal i pranueshëm që kërkohet për përmbushjen . Çdo test, madje edhe testi i përmbushjes, ka një minimum të pranueshëm pikësh. Për një instrument të shkallëzuar, nëse çdo kriter shoqërohet me maksimumi 5 pikë, atëherë niveli normal minimal i përmbushjes mund të jetë 4 pikë shumëzuar me numrin e kritereve (ekuivalent me 80%). Në këtë rast, bëhet fjalë për një nivel

26

Page 27: Udhëzues për zbatimin e programeve orientuese të niveleve

minimal të përmbushjes në total dhe jo për çdo kriter më vete. Kështu, për 10 kritere niveli minimal i përmbushjes do të jetë 40 pikë. Për 8 kritere, niveli minimal i përmbushjes do të jetë 32 pikë, e kështu me radhë. Por, ka raste që kërkohet të vendoset një nivel minimal përmbushjeje (zakonisht 2 pikë) për çdo kriter. Nëse nxënësi merr 1 pikë në ndonjë kriter, kërkohet që ai të praktikohet më shumë, që do të thotë se ai duhet të rivlerësohet gjatë një përpjekjeje tjetër, në mënyrë që të sigurojë nivelin minimal të pranueshëm për çdo kriter më vete. Ja një shembull:

Niveli minimal i pranueshëm i përmbushjes: Çdo kriter shoqërohet me 5 pikë maksimumi. Të gjitha kriteret duhet të marrin 2 pikë e sipër dhe pikët totale minimale janë 2 shumëzuar për numrin e kritereve, me kusht që, për çdo kriter nxënësi të marrë të paktën 2 pikë.

Figura 1. Shkallëzimi grafik

!---------!---------!----------!---------!Dobët Mirë Shkëlqyeshëm__________________________________________________________________________

Figura 2. Shkallëzimi grafik përshkrues

Kriteri: Lidhja e përcjellsave në priza dhe çelsa1 2 3 4 5!---------------!---------------!----------------!---------------!Lidhje e gabuar Lidhje e saktë Lidhje e saktëe përcjellsave. e përcjellsave. e përcjellsave.Shtrëngim i Shtrëngim i Shtrëngim i pamjaftueshëm. pamjaftueshëm. mjaftueshëm

Komente:

__________________________________________________________________________

Figura 3. Tolerancat

Kriteri: Gjatësia e përcjellsave (Centimetra)

1 2 3 4 5!---------------!---------------!-----------------!---------------!Nën 12 Nën 13 15cm cm cm

27

Page 28: Udhëzues për zbatimin e programeve orientuese të niveleve

10. Rishikohet periodikisht instrumenti i shkallëzuar. Vëzhgohet përshtatshmëria e instrumentit. Nëse nxënësit kanë vazhdimisht vështirësi me pjesë të caktuara të instrumentit, së pari shqyrtohen metodat mësimore të përdorura, për t’u siguruar që po përdoren teknikat e duhura. Së fundi, shqyrtohen fjalët e përdorura për hartimin e kriterit dhe përshkrimet për çdo shkallëzim.

Përfundim

Përmbushja përfshin si procesin, ashtu edhe produktin. Secili prej tyre është i ndryshëm. Ata duhet të vlerësohen me instrumentet e duhura. Për vlerësimin e produkteve, më i përshtatshëm është instrumenti i shkallëzuar i vlerësimit. Ky lloj testi kërkon kohë për t’u hartuar, por ai i jep mundësi nxënësit të vlerësojë përmbushjen e tij.

VLERËSIMI I PROCEDURËS SË PUNËS SË NXËNËSVE NË AFP

Detyra, produkti dhe procedura e punës

“Kompetenca njerëzore është mundësia për të punuar. Dituria është vetëm një vlerë e vogël”. (William Blank). Produkti përfundimtar i shkollës është performanca e nxënësit. Në AFP kompetencat e nxënësit ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë në përshtatjen e tij ndaj tregut të punës. Si rrjedhim, arritja e objektivave të parashikuar në kurikul (sidomos kur ata janë në përputhje me standardet e punës), merr rëndësi të veçantë. Në procesin mësimor realizohet ajo që është parashikuar në kurikul dhe në fund nxënësi vlerësohet si i ka përmbushur objektivat e parashikuar. Veçanërisht në lëndët praktike, merr

28

Page 29: Udhëzues për zbatimin e programeve orientuese të niveleve

një rëndësi të posaçme vlerësimi i performancës që përfshin njohuri, shprehi dhe qëndrime për të kryer një detyrë sipas një standardi, që shpie në prodhimin e një produkti. Produkti është objekti i krijuar pas demonstrimit të një detyre ose shërbimi i kryer gjatë tij.

Shembuj detyrash janë:- riparo gomën e automobilit;- gatuaj pasta “flora”;- përgatit faturën e klientit;- mat tensionin e gjakut etj.

Në cilat raste mësuesi do të vlerësojë produktin dhe kur ai do të vlerësojë procedurën e punës?

Vlerësimi vetëm i produktit të punës kryhet:- kur produkti i punës është më kritik se procedura;- kur ekziston më shumë se një procedurë e pranueshme;- kur procedura është vështirë të vëzhgohet (p.sh. zhvillimi i filmit në

dhomën e errët).Për shumë shprehi procedura e përdorur është më e rëndësishme se

produkti përfundimtar. Kjo merr rëndësi të veçantë në ato raste kur nxënësi për herë të parë mëson një shprehi komplekse ose kryen një procedurë të rrezikshme.

Procedura është një seri hapash që kryhen sipas një radhe të duhur për përmbushjen e një detyre.

Një hap është një pjesë e vogël e përcaktuar e shprehisë.Shembull: nëse shprehia është “mat tensionin e gjakut”, disa hapa do të

jenë:- Identifiko pacientin;- Shpjegoi procedurën pacientit;- Poziciono pacientin;- Liro nga rrobat krahun e pacientit;- Vendos aparatin matës të tensionit etj.

Procedurat e punës janë dy llojesh: a) Procedura vijuese apo lineare, kur hapat janë të dallueshëm dhe të

përcaktuar qartë, në mënyrë që gjithmonë hapi i dytë ndjek të parin, i treti ndjek të dytin etj., p.sh. formatimi i disketës.

b) Procedura vendimi, e cila përbëhet nga disa procedura vijuese, të cilat bashkohen në një pikë, sipas një ose më shumë vendimesh. Shembuj të këtyre procedurave janë ato që kanë të bëjnë me gjetjen e defekteve në makina, në të cilat për diagnostikimin e defektit përdoren dy a më shumë procedura vijuese.

Procedura e punës vlerësohet:1. Kur duam të sigurohemi se nxënësit mund të përdorin mjetet dhe pajisjet

në mënyrën e duhur.2. Kur koha e demonstrimit të shprehisë është e rëndësishme.3. Kur rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes në punë janë të përfshira

në procedurë;4. Kur nxënësi punon me materiale të shtrenjta, të cilat mund të prishen nëse

nuk zbatohet si duhet procedura.

29

Page 30: Udhëzues për zbatimin e programeve orientuese të niveleve

Rëndësia e vëzhgimit në vlerësimin e nxënësit

1. Vëzhgimi i vazhdueshëm i nxënësit (dhe i shprehive të punës) gjatë punës mund të sjellë një kontroll të përparimit të tij. Mësuesi është në kohë të korrigjojë probleme apo gabime që mund të vihen re.

2. Vlerësimi i nxënësit nëpërmjet vëzhgimit është më i përdorshëm, kur nuk mund të kryejmë test me shkrim.

3. Ky lloj vlerësimi nuk kërkon një kohë të përcaktuar, pra mund të realizohet kurdoherë në mënyrë formale dhe informale.

4. Për vlerësimin e një detyre apo sjelljeje të nxënësit, kjo lloj metode vlerësimi është më e përdorshme.

Gjatë vlerësimit të procedurës së punës ka rëndësi, gjithashtu, të përcaktohet natyra e shprehisë që vlerësohet, e cila mund të jetë:a) Psikomotore (lëvizore). Procedurat janë të thjeshta, pasi nxënësi ndjek hapat në vijueshmëri (nga hapi i parë kalon tek i dyti,…….), mjafton që ai të kryejë procedurën sipas radhës së përcaktuar. Këto janë lehtësisht të vëzhgueshme dhe të vlerësueshme.b) Konjitive (njohjeje). Procedurat ndonjëherë janë komplekse, me shumë pika ku duhet të merren vendime dhe nxënësit i duhet të zgjidhë situata problemore. Këto kanë vështirësi të vëzhgohen dhe vlerësohen.

Kërkesat për vlerësimin e procedurës së punës

Për vlerësimin e procedurës së punës kanë rëndësi disa elemente: 1. Specifikimi i detyrës për kryerjen e së cilës do të vlerësohet procedura e

punës. 2. Përcaktimi i detyrës, nëse është psiko-motore apo konjitive.3. Instrumenti matës i përzgjedhur të përputhet me objektivin që do të

vlerësohet.4. Përzgjedhja sa më e drejtë e instrumenteve matëse.5. Zhvillimi i instrumenteve të përzgjedhura; në rastin e procedurës së punës

hartohet lista e hapave të demonstrimit të shprehisë.6. Komunikimi i detyrës që do të vlerësohet te nxënësit.7. Duhet punuar paraprakisht që nxënësit të jenë familjarizuar me

instrumentin e vlerësimit.8. Komunikimi i kushteve të vlerësimit (koha, vendi, pajisjet, mjetet e punës,

kohëzgjatja etj.)9. Për vlerësimin e një shprehie praktike duhet pasur kujdes që nxënësit të

kenë zhvilluar praktikën e mjaftueshme gjatë procesit mësimor.

Etapat për vlerësimin e procedurës së punës

Në vlerësimin e procedurës së punës ka rëndësi përcaktimi korrekt i hapave për kryerjen e saj. Nëse është kryer analiza e detyrës, lista e hapave është në dispozicion dhe do të jetë e nevojshme të kryhet vetëm verifikimi i saj, duke u konsultuar me libra apo artikuj si dhe me ekspertë nga tregu i punës.

30

Page 31: Udhëzues për zbatimin e programeve orientuese të niveleve

Hapat për vlerësimin e procedurës përfshijnë tri etapa: para, gjatë dhe pas vlerësimit.

Para vlerësimit të procedurës së punës:1. Përcaktohet detyra, procedura e së cilës do të vlerësohet. Emri i detyrës

duhet të jetë në krye të udhëzuesit të përmbushjes, i njëjtë me atë që është përdorur në mësim.

2. Përcaktohen hapat dhe vijueshmëria e tyre. Hapat shkruhen qartë dhe thjeshtë, me terma të njëjtë me ata të industrisë. Vendosen në çdo hap termat e performancës që vëzhgohet. Hapat nuk duhet të mbulojnë njohuri teorike. Çdo hap duhet të fillojë me folje vepruese dhe të kompletojë fjalinë: “ A e kreu nxënësi………”

3. Shënohen hapat kritikë. Në udhëzues tregohet në cilin hap do të ndërpritet demonstrimi nëse nxënësi nuk e kryen mirë.

4. Përgatitet një listë hapash të mjaftueshëm për vlerësimin e procedurës (jo shumë të shkurtër, si, p.sh., 3-4 hapa, por as shumë të gjatë, si, p.sh., mbi një faqe).

5. Bashkëngjitet shpjegimi për mënyrën e vlerësimit. Kjo mund të jetë e përcaktuar si listë kontrolli Po, Jo, ose me shkallëzim vlerësimi nga 1-5.

6. Përgatitet dhe kontrollohet udhëzuesi i zbatimit, i cili përmban emrin e nxënësit dhe datën.

7. Paraqiten qartë udhëzimet për përdorimin udhëzuesit të zbatimit.8. Vendoset niveli minimal i pranueshëm për performancën e kërkuar nga

nxënësi.9. Rishikohet udhëzuesi i përmbushjes në mënyrë periodike. Nëse janë

paraqitur vazhdimisht probleme, duhet të rishikohen metodat e mësimdhënies, mënyra e demonstrimit si dhe mënyra se si janë shkruar hapat.

Gjatë vlerësimit të procedurës së punës:1. Kontrollohet nëse nxënësit kanë bërë gati të gjitha mjetet për vlerësim.2. Kontrollohet nëse nxënësi ndjek të gjitha hapat në vazhdimësi.3. Kontrollohet nëse nxënësi është i kujdesshëm në hapat kritikë.4. Kontrollohet nëse nxënësi përmbush të gjithë hapat sipas udhëzuesit të

përmbushjes.5. Kontrollohet e gjithë përmbushja e detyrës nga nxënësi.

Pas vlerësimit të procedurës së punës:1. Informohet nxënësi për rezultatet e vlerësimit.2. Jepet një fidbek nëse ka.3. Përshëndeten pjesëmarrësit në vlerësim.

Udhëzuesi i përmbushjes i jepet nxënësit gjatë procesit mësimor, para kryerjes së demonstrimit nga instruktori. Ai e përdor atë gjatë të praktikuarit dhe në fund ajo përdoret për vlerësim.

Një nga detyrat e instruktorit është të ndjekë nxënësit nëse përdorin saktë procedurën; për këtë është mirë të përdoret lista e kontrollit.

31