shkarkimi dhe instalimi i programeve linux

Download Shkarkimi dhe instalimi i programeve linux

If you can't read please download the document

Upload: silvia-sadushi

Post on 29-Oct-2014

402 views

Category:

Documents


11 download

DESCRIPTION

Shkarkimi dhe instalimi i programeve linux

TRANSCRIPT

Shkarkimi dhe instalimi i programeve (UBUNTU)Permbajtja: 1) Paketat 2) Menaxhimi i software sources Kanalet e software-ve

3) Instalimi online Nepermjet Ubuntu Software Center Nepermjet Command-Line ( Terminali ) Nepermjet Synaptic Package Manager Nepermjet browser

4) Instalimi offline 5) Menaxhimi i fileve .deb 6) Update dhe fshirja e programeve 7) Keshilla 8) Paralajmerime

Pergatiti : Elson Meco (gr.3) Ilda Shabani(gr.2)

HyrjeShume perdorues te windows qe fillojne te perdorin Ubuntu behen konfuze per sa i perket instalimit te software. Ata shkojne te faqja elektronike e caktuar dhe downlodojne nje file .tar.gz ,e klikojne 2 her dhe nuk shohin tabela ne te cilat duhet te shtypim vetem NEXT dhe ne fund nje Finish.Ne linux kemi metoda te tjera te trajtuara ne vazhdim... (Shpjegime : Nje .tar.gz file eshte nje deng me skedare te paketuar me tar dhe te ngjeshur me gzip. .tar eshte shkurtimi per tape archiving , per ruajtjen e gjithe file system ne nje shirit magnetik .Por nje perdorim me i zakonshem i .tar eshte kombinimi i disa skedareve ne nje skedar te vetem per ruajtje me te thjeshte. .gzip (gnu zip) eshte nje vegel e krijuar per te bere ngjeshjen e skedareve.)

1) Paketat dhe menaxhimi i tyre

Per te kuptuar se me mire paketat duhet te kemi njohuri ne lidhje me cfare eshte nje pakete, kush jane ndryshimet ndermjet paketave te ndryshme dhe si funksion menaxhimi i paketave ne Ubuntu. -Cfare eshte nje pakete ? Software esht nje term i gjere dhe perdoret zakonisht per programet qe ekzekutohen ne nje kompjuter. Gjithsesi, programe te tilla kane nevoje shpesh per burime te tjera qe te funksionojne. Kur instalohet nje program , mijera skedare te tjere mund te jene te nevojshem vetem per te lejuar programin qe te ekzekutohet ! Kur mendon qe te gjithe keta skedare duhet te vendosen ne vendin e pershtatshem dhe disa prej tyre mund te kene nevoje per tua ndryshuar vendin ne varesi te llojit te kompjuterit atehere gjithcka behet shume e veshtire. Fatmiresisht, Ubuntu mund te kujdeset vete per kompleksitetin e ketyre veprimeve. Ubuntu perdor paketat per te ruajtur cdo gje per te cilen nje program ka nevoje per tu ekzkutuar. Me pak fjale, nje pakete eshte nje koleksion skedaresh te permbledhur ne nje skedar te vetem, e cila mund te menaxhohet me lehte. Pervec skedareve qe duhen per te ekzekutuar programin, ka dhe skedare te vecante te quajtur skripte instalimi, te cilet kopjojne skedaret ne vendet ku nevojiten ( midis funksioneve te tjera ). -Burim apo Binar ? Normalisht, kur dikush krijon nje pakete per nje program, si vendos te gjithe kodin burim per ate program ne ate pakete. Kodi burim shkruhet nga programuesit dhe eshte esencialisht nje liste instruksionesh per nje kompjuter te cilat mund ti lexojne dhe shkruajne edhe njerezit. Kompjuterat mund te kuptojne kete kod vetem nese ai interpretohet per ta, ne nje forme qe te mund te perdoret direkte. Nje menyre e tille per te interpretuar kodin burim per nje kompjuter eshte perkthimi ose kompilimi i tij ne forme binare, te cilin kompjuterat e kuptojne. Atehere perse njerezit qe bejne paketa nuk e konvertojne kete kod ne binar qe ne fillim ? Ne fakt, kompjutera te ndryshem perdorin tipe te ndryshme kodesh binare, keshtu qe nese bejme nje pakete per nje lloj kompjuteri si Intel PC, nuk do te funksionoje ne nje tjeter si psh. PowerPC. Paketat burim jane thjesht paketa te cilat perfshijne thjesht kodin burim, dhe mund te perdoren pergjithesisht ne te gjitha llojet e kompjuterave nese kodi kompilohet ne menyren e duhur.

Paketat binare jane ato qe jane krijuar specifikisht per nje lloj kompjuteri ose arkitekture. Ubuntu suporton keto lloje arkitekturash kompjuteri : x86 ( i386 ose i686 ), AMD dhe PPC. Paketa binare korrekte do te perdoren automatikishit, keshtu qe nuk duhet te behemi merak per te zgjedhur te duhurat. Per te gjetur cfare jemi duke perdorur, hapim Applications Accessories Terminal, dhe shtypim uname m dhe pastaj enter. -Varesite midis paketave Disa programe perdorin skedare te perbashket. Ne vend se te vendosen keto file ne secilen pakete, nje pakete e e vecante mund te instalohet per te bere te mundur qe keto skedare te perdoren nga programet te cilave u nevojiten. Keshtu per te instaluar nje program qe ka nevoje per keto skedare , paketa qe i permban ato duhet te instalohet gjithashtu. Kur nje pakete varet nga nje tjeter kjo gje konsiderohet si varesi midis paketave. Duke specifikuar varesite, paketat mund te behen me te vogla dhe te thjeshtuara, dhe duplikatet e skedareve dhe programeve ne te shumten e rasteve shmangen. Kur instalojme nje program, paketat prej te cilave ai varet instalohen gjithashtu ne te njejten kohe. Zakonisht, shumica e ketyre paketave instalohen automatikisht, edhe pse disa paketa ekstra mund te jene te nevojshme. Pra, kur ne instalojme nje pakete nuk duhet te surprizohemi nese shume paketa te tjera instalohen gjithashtu ato jane thjeshte paketa prej te cilave programi yne varet dhe qe bejne te mundur funksionimin normal te paketes se zgjedhur. Nje shembull i paketave prej te cilave varet programi:

-Menaxheret e paketave (Package Managers) Nje menaxher paketash eshte nje aplikacion i cili meret me shkarkimin dhe instalimin e paketave. Ubuntu perfshin disa menaxher paketash sapo instalohet, dhe cili do te zgjidhet varet nga sa e avancuar eshte detyra menaxhuese qe ne kemi deshire te realizojme. Shumica e njerezve do te kene nevoje vetem per menaxherin e paketave me kryesor qe eshte Add/Remove per vete faktin qe eshte shume i lehte per tu perdorur. 2) Menaxhimi i software sources Ubuntu ofron shum software by default por ndonjehere perdoruesit duan me shume opsione.Nga vete natyra e linuxit perdoruesit e ubuntu kane akses ne disa depo te ndryshme

duke patur opsione te ndryshme per aplikacionet qe perdorin.Tashme Software Center mbeshtet manaxhimin e depove duke perfshire edhe PPA(Personal Package Archives). Per te edituar depot ne te cilat sistemi yne ka akses shkojme ne Edit > Software Sources. Kjo do na coje te dritarja e Software Sources, qe eshte gjithashtu e aksesueshme npm System > Administration > Software Sources.Ketu perdoruesit mund te zgjedhin depot ku ata duan te kene akses dhe cfare PPAs perdorin:

Thjesht zgjedhim depot qe duam qe Software Center te perdore ,mbyllim dritaren dhe lejojme Software Center to refresh.pastaj aplikacionet qe jane te depot qe zgjodhem do shfaqen kur te kerkojme te kategorite ose nmp search bar.

-Kanalet e software-ve Ubuntu ruan te gjitha paketat e tij ne vende te quajtura kanale software. Nje kanal software eshte thjesht nje vend i cili ruan paketa te tipit te njejte, te cilat mund te shkarkohen dhe instalohen duke perdorur menaxheret e paketave. Nje menaxher paketash permban nje index te gjithe paketave te pranishme ne nje kanal software. Ndonjeher ky index rindertohet per te qene te sigurte qe eshte I rinovuar dhe qe njeh paketat qe jane permiresuar dhe qe jane shtuar ne kete kanal qe nga hera e fundit qe eshte kryer kontrolli. Pervec kanaleve zyrtare te Ubuntu, eshte e mundur te perdoren kanale te krijuara nga nje i trete. Duhet te tregohemi te kujdesshem gjithsesi sepse disa nga keto kanale nuk jane te pershtatshme per tu perdorur me Ubuntu dhe perdorimi i tyre mund te shkaktoj qe programet te ndalojne se funksionuari ose edhe me keq te shkaktojne deme te medha ne instalimin tone .

3) Instalimi online Nepermjet Ubuntu software center

Ne vend qe tja leje ne dore perdoruesit te kerkoje per instalimin e fileve dhe te beje updates te aplikacioneve, ubuntu (si shume shperndares te tjere te linux) ka nje pakete menaxhimi te software-ve qe mundeson nje lloj kerkimi per aplikacionet e instalueshme ( si puna e nje dyqani online por ku produktet jane falas)qe do te downlodoje dhe instaloje per ju vetem me pak klikime. Ubuntu Software Center Menyra me e mire per te filluar me perdorimin e kesaj pakete eshte te perdoret nje interface per te qe quhet Ubuntu Software Center. Cfare eshte Ubuntu Software Center ? Ubuntu Software Center eshte dizenjuar si nje onestop-shop per perdoruesit per te menaxhuar softwaren ne sistemin e tyre. Software Center perfshihet by default nga Ubuntu ne menyre qe perdoruesit ta kene gati per te marre programet qe u duhen menjehere Ne rastin tone kete e gjejme te Applications ku zgjedhim Ubuntu Software Center. Do na shfaqet nje tabele e tille : Tani do shpjegojme pak fushat e kesaj tabele ne baze te numrave te vene ne figure : 1. Kjo eshte fusha kryesore e Software center. Kur lancohet ne fillim shfaqen kategorite e ndryshme te aplikacioneve.Perdoruesit thjesht mund te klikojne nje nga keto ikona dhe do shfaqet nje liste e gjithe aplikacioneve ne ate kategori.Ne kete fushe na jepen aplikacionet me te zakonshme ne ubuntu ,dhe ketu ndodh bashkeveprimi me i madh. 2. Ne fushen e majte ndodhen burimet e ndryshme te softwareve. Nqs shtojme cfaredo PPAs (Personal Package Archives),ata do te paraqiten ketu. Opsioni Installed Software paraqet gjithe aplikacionet tashme te instaluara ne sistem,duke bere me te thjeshte kalimin ne to ose dhe heqjen e tyre nqs nuk na nevojiten me. 3. Kjo fushe e siperme perdoret per te naviguar ne Software Center. Shigjetat majtas dhe djathtas funksionojne si ne web browser: shigjeta e majte do shfaqe pamjen e meparshme dhe e djathta pamjen e ardhshme. Afer shigjetave eshte nje fushe qe ,nderkohe qe ne navigojme do na lejoje te nderrojme sektoret me shpejt se me shigjeta . Pjesa e search bar na lejon te gjejme nje aplikacion me shpejt.

4. Se fundmi , ne filim fare ndodhen menute standarte: File, Edit, View, dhe Help.

Per te perdorur Software Center per qellimin e tij kryesor si fillim duhet te gjejme aplikacionin qe duam te instalojme. Nqs nuk e dime emrin e sakte te programit kerkojme te ketegorite e dhena per te gjetur cfare kerkojme.Per ta bere kete me lehte ketegorite kane nenkategori. Psh kategoria Graphics ka keto nenkategori sic jane treguar ne figure djathtas. Duke klikuar te nenkategoria do na dalin aplikacionet e ndryshme qe i perkasin asaj. Megjithate nqs dime emrin e programit mund ta shkruajme te search box dhe ai do shaqet: kur del lista e programeve per te cilat ne shkruam emrin, nqs programi nuk esht instaluar ende do na dalin dy butona :More Info dhe Install. Duke klikuar te More Infodo na dale nje dritare qe na jep nje pershkrim te detajuar te aplikacionit zakonisht e shoqeruar me nje screen-shot. Ne kete rast po marrim si shembull nje pro gram per regjistirmin dhe editimin e audios te quajtur Audacity. Pasi u gjet klikojme install dhe do japim vertetimin duke shkruar passwordin tone.

Pas disa sekondash shkarkuar dhe instaluar.

Audacity

eshte

Pasi mbaroi instalimi eshte gati per tu perdorur.(figura majtas). Nqs duam te

instalojme disa programe njekohesisht ,ne mund ti zgjedhim te gjithe se bashku dhe ato do vendosen ne nje rradhe dhe menjehere sa te mbaroje instalimi me suxes i njerit , Software Center do kaloje automatikisht ne instalimin e programit te rradhes. -Plane per te ardhmen Software Center eshte tashme nje vegel shum e rendesishme, por shperndaresit kane plane ta bejne edhe me te dobishme.Me poshte jepen disa nga atributet qe planifikohen te shtohen ne te ardhmen te versionet e reja te Software Center: Ratings and reviews Blerja e software-ve Sektori i History qe tregon cfare veprimesh jane performuar ne Software Center Animacione per dritaren kryesore Nje buton Cancel per veprime qe jane ne progres Dhe shume te tjera :)

Nepermjet Command-line (Terminali)

-Nepermjet command line instalimi i nje programi apo pakete behet ne kete menyre... 1. Hapim terminalin ose cfaredo command line /bash shell interface tjeter. 2. Shtypim sudo apt-get install emri (sudo si ne superuser do dhe emri eshte emri I programit qe duam ) 3. Shkruajme passwordin nqs na kerkohet. 4. Pastaj do na shfaqet nje shkrim qe na pyet nese duam te vazhdojme Do you want to continue [y/n]: 5. shtypim y per te vazhduar me instalimin dhe n per te mos vazhduar. 6. Nqs shtypem y do presim sa te behet instalimi dhe pastaj mbyllim terminalin. Programin mund ta gjejme ne menune kryesore,nese nuk eshte aty duhet te bejme restart. 7. Nqs nuk jemi te sigurte per emrin e programit qe duam te instalojme mund te perdorim butonin tab per te kerkuar. Thjesht shtypim disa nga shkronjat e para te paketes qe do instalojme ,dhe shtypim tab nje ose dy here.psh shtypim fire dhe pastaj tab ,do na dalin te gjitha paketat qe fillojne me fire ku nje prej tyre do jete dhe firefox.

-Aptitude metoda e bazuar ne text :

Aptitude eshte nje menaxher paketash i bazuar ne tekst, i cili duhet te startohet nga Terminali. -apt-get metoda teknike : Programi apt-get eshte nje menaxher paketash command-line, qe eshte i keshillueshem te perdoret nese ndeshen probleme me Add/Remove ose Synaptic dhe ofron nje interface te avancuar te APT, qe eshte sistemi i menaxhimit i paketave qe perdoret nga Ubuntu, por eshte me i lehte ne perdorim. Perdorues te pergatitur mund te gjejn te apt-get nje metode me te lehte dhe me te fuqishme ne krahasim me opsionet grafike te mesiperme. Nepermjet Synaptic Package Manger

Synaptic Synaptic Package Manager ofron nje menyre te avancuar per instalimin e paketave. Nese ndeshim problem me gjetjen e paketve nepermjet Add/Remove, mund te perdorim kerkimin ne Synaptic. Ne kete menyre kerkohen te gjitha paketat ne cdo kanal te aksesueshem, perfshire ato qe nuk permbajne programe.

Nepermjet browser

Nepermjet browser-it te rrjetit Shpesh here ne Dokumentacioni e Ubuntu mund te gjenden fjali te tilla si : " To install this software in Ubuntu, install the following package: supertux. " Klikojme ne emrin e paketes ( supertux ne rastin tone ) dhe nese protokolli apturl eshte i pranishem ne kompjutein tone ateher do te na kerkohet te instalojme paketes dhe duke pranuar do te vazhdoj instalimi i paketes.

4) Instalimi offline

Ne disa raste nje lidhje interneti nuk eshte e pranishme per te instaluar programet. Megjithate ka dhe disa menyra qe mund te bejne dhe pa te qe nunkuptojne perdorimin e CD ose DVD. Por kjo gje mund te kryhet dhe pa ndihmen e CD ose DVD duke perdorur nje USB te thjeshte per te transferuar vetem paketat per te cilat ne kemi nevoje. Ja dy menyra per ta bere kete gje : -Perdorimi i Keryx Keryx eshte nje platforme portabel e menaxhimit te paketave e bazuar ne sistemin APT.Ne kete menyre ofrohet nje menyre per te mbledhur update, paketa dhe paketa prej te cilave aplikacioni jone varet ne kompjuter offline. Keryx eshte falas dhe nje burimi i hapur. -Perdorimi i skriptit te paketes Instruksione te shkurtra : Hapim Synaptic ne kompjuterin offline.Launch Selektojme paketat qe duam te instalojme Zgjedhim File->Generate package download script Ruajme skriptin ne USB-n tone E vendosim USB-n tone ne nje kompjuter Linux online dhe ekzkekutojme skriptin atje. Do te shkarkohen vetem paketat e domosdoshme nga kompjuteri offline ne USB-n tone Fusim USB ne kompjuterin offline Hapim Synaptic dhe klikojme ne File->Add downloaded packages Zgjedhim direktorine ne USB-n tone qe permban paketen *.deb dhe shtypim Open. Paketat do te instalohen 5) Menaxhimi i fileve .deb

-Perdorimi i GDebi per te instaluar paketat Gdebi eshte nje aplikacion grafike per te instaluar paketat .deb. Ne fillim mund te na duhet te instalojme Gdebi thjesht duke istaluar paketen gdebi me nje nga menaxheret e paketave te listuar me siper ose duke hapur terminalin dhe duke shtypur sudo apt-get install gdebi. Dhe mbasi mbarojme me instalimin e Gdebi, perdorim File Browser per te gjetur paketen qe duam te instalojme. Paketat kane nje pamje te tille : Klikojme dy here te paketa per ta hapur ate me Gdebi. Nese te gjitha paketat prej te cilave ajo varet gjenden, thjesht klikojme butonin 'Install package' per ta instaluar ate. Gdebi do te na paralajmeroj nese disa nga paketat e nevojshme nuk jane gjetur, e cila nenkupton qe ka disa prej tyre te cilat nuk munden te aksesoheshin ne kanalet te cilat ne jemi duke perdorur. -Perdorimi i dpkg per te instaluar paketat dpkg eshte nje menyre command-line qe perdoret per te instaluar paketat . Per te instaluar nje pakete nepermje dpkg, hapim terminalin dhe shtypim : cd directory

sudo dpkg -i package_name.deb zevendesojme directory me direktorine ne te cilen paketa esht ruajtur dhe package_name me emrim e vete paketes. Per te kuptuar funksionimin sa me mire te dpkg duhet te hapim manualet per kete metode, per vete faktin se nje perdorim i papershtatshem do te demtonte database e menaxherit te paketave. Per te pare kete manual duhet te hapim terminalin dhe te klikojme man dpkg. -Downloadimi manual .deb Ubuntu preferon nqs eshte e mundur dowloadimin e paketave te software-ve qe kane file .deb. Nje pakete .deb (debian) permban skedare te lidhur me nje program te vecante si dhe nje skedar kontrolli qe ka nje liste te paketave te tjera debian qe duhen per ta bere programin aktiv. Pasi shkarkojme .deb file duhet te hapet me Ubuntu Software Center by default. Pastaj per instalimin do kerkohet perseri vendosja e passwordit tone si ne insatilim e mesiperm. Me vone programi duhet te jete gati per tu perdorur. .rpm Thame qe .deb file eshte i preferuari i Ubuntu por kur nuk gjejme nje te tille mund te provojme me .rpm file ,por keto jane zakonisht paketa per shperndares te tjere te linuxit (psh fedora) .Megjithate ekziston nje program qe quhet alien(qe instalohet duke perdorur Synaptic) dhe qe bent e mundur konvertimin e .rpm ne .deb qe pastaj eshte e gatshme te instalohet ne Ubuntu. Perdorimi i alien tregohet me poshte : Instalimi i alien Mund te instalojme alien nga Ubuntu Universe duke e shtuar kete depo te lista e burimeve : $sudo apt-get update $sudo apt-get install alien Instalimi i .rpm file Per ta instaluar .rpm file duhet si fillim te konvertohet ne .deb file, dhe pastaj mund te instalohet ne Ubuntu.Po marrim si shembull qe kemi shkarkuar paketen ne Desktop,pra direktoria eshte desktop. Perdorim komandat e meposhtme per konvertimin : $cd ~/Desktop kjo do na coje te desktop qe eshte direktoria ku ndodhet .rpm file. $sudo alien -k name-of-rpm-file.rpm behet konvertimi nga .rpm ne .deb - -k do te mbaje nr e versionit perndryshe alien i jep vleren 1 numrit te versionit. $sudo dpkg -i name-of-deb-file.deb behet instalimi i .deb file qe u mor nga konvertimi nga .rpm .tar.gz

Si burim te fundit per Ubuntu kemi .tar.gz file. Ata mund te jene file te ngjeshura qe kane skedare binare te prikompiluar ose file te ngjeshura qe kane burimin e kodit qe lejon te behet kompilimi i aplikacionit nga burimi i vet. 6) Update dhe fshirja e programeve -Update automatic :update manager Ubuntu do te na njoftoje automatikisht nese update ne lidhje me sigurine e sistemit dhe rinovime te software jane te mundshem. Ubuntu Update Manager eshte nje menyre e thjeshte dhe e lehte e perdorimit te aplikacioneve qe ben te mundur mbajtjen e software sa me te rinovuar. Thjesht klikojme ikonen per update ( qe shfaqet ne zonen e lajmerimit ), fusim superuser/administrator password dhe ndjekim instruksionet qe shqaqen ne ekran per te shkarkuar dhe instaluar update. -Heqja e nje software Nqs ne nuk na duhet me nje program Software Center ben te lehte heqjen e tij nga sistemi.Duke klikuar te Installed Softwarene anen e majte do na dalin software tashme te instaluar.Do klikojme ate qe duam te heqim ku do na dale nje buton Remove .Thjesht klikojme kete buton , shkruajme passwordin dhe aplikacioni do hiqet. Nqs duam te fshijme disa programme njekohesisht do veprohet njesoj si me rastin e instalimit te disa programeve njekohesisht.Pra do zgjidhen te gjithe ne nje kohe dhe do klikohet Remove,dhe programet e zgjedhura do vendosen ne nje rradhe.Sapo hiqet njeri me sukses kalohet te heqja e tjetrit. Per te bere heqjen e nje programi nepermjet terminalit veprohet pothuajse njesoj si me instalimin ne terminal, por do shkruajme sudo apt-get remove emri(ku emri eshte emri I paketes ose programit qe duam te heqim).pastaj vazhdon e njejta situate ku na kerkohet te shtypim y ose n per te konfirmuar. Me kaq hiqet nje program qe nuk duam. 7) Keshilla Instaloni vetem paketa qe do perdorni. Apdetoni paketat qe keni duke shtypur : sudo aptitude update pastaj sudo aptitude safe-upgrade ose sudo aptitude distupgrade Nqs vendosni te hiqni nje pakete mund te shtypni dhe : sudo aptitude remove package(ku ne vend te package do vendoset emri i paketes per tu hequr). 8) Paralajmerime Mos ekzekutoni programme qe mund te shkaktojne crash te sistemit. Sigurohuni qe keni gjetur programin e duhur qe doni te instaloni. Sigurohuni qe i besoni faqes nga e cila do shkarkoni.