universiteti i gjakovËs - edukimi.uni-gjk.org mulliqi... · më tepër se secili aspekt i...

33
U U N N I I V V E E R R S S I I T T E E T T I I I I G G J J A A K K O O V V Ë Ë S S FEHMI AGANIFAKULTETI I EDUKIMIT GJAKOVË Programi: PARASHKOLLOR PUNIM DIPLOME Tema: RËNDËSIA E KËNDIT TË GJUHËS NË FORMIMIN E PERSONALITETIT TË FËMIJËVE NË KOPSHT MENTOR: KANDIDATJA: Prof. asc.dr. XHELADIN ZYMBERAJ BENITA MULLIQI GJAKOVË, 2017

Upload: duonghanh

Post on 19-Aug-2019

233 views

Category:

Documents


1 download

TRANSCRIPT

Page 1: UNIVERSITETI I GJAKOVËS - edukimi.uni-gjk.org Mulliqi... · Më tepër se secili aspekt i zhvillimit, zhvillimi gjuhësor reflekton zhvillimin dhe maturimin e trurit. Pas moshës

UUNNIIVVEERRSSIITTEETTII II GGJJAAKKOOVVËËSS““FFEEHHMMII AAGGAANNII””

FFAAKKUULLTTEETTII II EEDDUUKKIIMMIITT –– GGJJAAKKOOVVËËProgrami: PARASHKOLLOR

PPUUNNIIMM DDIIPPLLOOMMEE

Tema:: RRËËNNDDËËSSIIAA EE KKËËNNDDIITT TTËË GGJJUUHHËËSS NNËË FFOORRMMIIMMIINN EE

PPEERRSSOONNAALLIITTEETTIITT TTËË FFËËMMIIJJËËVVEE NNËË KKOOPPSSHHTT

MMEENNTTOORR:: KKAANNDDIIDDAATTJJAA::Prof. asc.dr.. XXHHEELLAADDIINN ZZYYMMBBEERRAAJJ BBEENNIITTAA MMUULLLLIIQQII

GGJJAAKKOOVVËË,, 22001177

Page 2: UNIVERSITETI I GJAKOVËS - edukimi.uni-gjk.org Mulliqi... · Më tepër se secili aspekt i zhvillimit, zhvillimi gjuhësor reflekton zhvillimin dhe maturimin e trurit. Pas moshës

Punim Diplome

2

Përmbajtja

- Abstrakt---------------------------------------------------------------------------------3

- Hyrje ----------------------------------------------------------------------------- ------4

- Loja dhe aftësitë e të lexuarit dhe shkruarit tek fëmijët ------------------- ------6

- Qëllimet e zhvillimit gjuhësor-komunikues dhe strategjitë e të mësuarit------8

- Zhvillimi nëpërmjet simboleve-----------------------------------------------------13

- Gjuha e folur shprehëse--------------------------------------------------------------14

- Qëllimet e zhvillimit matematikor dhe strategjitë e të mësuarit----------------19

- Gjeometria dhe hapësira -------------------------------------------------------------19

- Numrat dhe veprimet -----------------------------------------------------------------20

- Zgjidhin problema të thjeshta duke përdorur numrat ----------------------------21

- Modelet dhe marrëdhëniet -----------------------------------------------------------25

- Përdorin modelet në një mjedis------------------------------------------------------26

- Krijimi i një mjedisi që nxit të menduarit matematikor--------------------------26

- Fusha e shkencës dhe vëzhgimit----------------------------------------------------27

- Shkencat fizike------------------------------------------------------------------------28

- Shkencat e jetës------------------------------------------------------------------------28

- Toka dhe hapësira --------------------------------------------------------------------29

- Përfundim ----------------------------------------------------------------------- ------31

- Literatura -------------------------------------------------------------------------------32

- Jetëshkrimi-----------------------------------------------------------------------------33

Page 3: UNIVERSITETI I GJAKOVËS - edukimi.uni-gjk.org Mulliqi... · Më tepër se secili aspekt i zhvillimit, zhvillimi gjuhësor reflekton zhvillimin dhe maturimin e trurit. Pas moshës

Punim Diplome

3

Abstrakt

Është kënaqësi që më në fund kam arritur në këtë pikë të studimeve, dhe të kem

rastin të punoj këtë temë të studimeve përfundimtare..

Duke shfrytëzuar një numër të konsiderueshëm të literaturës dhe materialit të

ndryshëm, arrita të përmbledh disa nga elementet kryesore që duhet të ceken në lidhje me

temën e këtij punimi. Padyshim që në një ndihmesë të madhe kam marrë nga librat e

ndryshëm në lidhje me këtë temë.

E di që ka qenë një punë e vështirë, sidomos të merresh me një fushë të cilën nuk

ke njohuri të duhura. Besoj të kem arritur sadopak qëllimit.

Page 4: UNIVERSITETI I GJAKOVËS - edukimi.uni-gjk.org Mulliqi... · Më tepër se secili aspekt i zhvillimit, zhvillimi gjuhësor reflekton zhvillimin dhe maturimin e trurit. Pas moshës

Punim Diplome

4

1. Hyrje

Fëmija gjuhën e mëson jashtëzakonisht shpejt dhe lehtë. Gjuha në mënyrë tejet

dinamike zhvillohet sidomos në pesë vjetët e parë të jetës së çdo individi. Në moshën

katër vjeç fëmija ka, për shembull, një fond prej afro 2.000 fjalësh dhe i zotëron

strukturat elementare gjuhësore. Në moshën parashkollore fëmija ka një fjalor aktiv

(produktiv) prej afro 4.000 fjalësh. Fjalori pasiv (receptiv) i tij është i dyfishtë. Pasuria

leksikore e fëmijës rritet gradualisht.

Shumica e studiuesve përkrahin idenë se vitet prej 0 deri në 5 paraqesin

periudhën më kritike në zhvillimin e aftësive të lexuarit dhe shkruarit tek fëmijët si dhe

aftësitë matematikore. Ne e dimë që fëmijët bëhen të vetëdijshëm për gjuhën gjatë kësaj

kohe dhe i përvetësojnë fjalët shumë shpejt. Gjatë kësaj kohe ne duhet të sigurohemi që

fëmijët sa më tepër të jenë të ekspozuar gjuhës, librave dhe aktiviteteve të tjera

ndërvepruese gjatë kësaj kohe.

Në vendin tonë, me rastin e regjistrimit të fëmijëve në parashkollor, në shumicën e

shkollave nuk ka ndonjë procedurë të mirëfilltë të vlerësimit të fëmijëve, nëse, gjatë

moshës parashkollore kanë arritur të përgatiten qoftë në aspektin social, emocional,

kognitiv apo motorik. Ekziston vetëm kriteri i moshës kronologjike, ku, ligjërisht secili

fëmijë kosovar që ka mbushur 6 vjeç deri në fillim të shtatorit, mund të regjistrohet e të

fillojë klasën e parë. Në vendin tonë, numri i hulumtimeve në lidhje me gatishmërinë e

fëmijëve për shkollë është mjaft i limituar. Mund të thuhet se ndërgjegjësimi i prindërve,

mësuesve, politkëbërësve e komunitetit në përgjithësi, në lidhje me përgatitjen e fëmijëve

për klasë të parë është i një niveli mjaft të ulët, madje mund të jetë edhe i gabuar. Shpesh

ndodhë që në mungesë të informacionit ose të informacionit të gabuar, prindërit vendosin

të dërgojnë fëmijën e tyre në shkollë, sepse ai di të numërojë dhe i njeh disa shkronja.

Duke i krahasuar këto gupe fëmijësh mund të konstatojmë nivelin e gatishmërisë për

shkollë dhe të përcaktojmë formën përshtatshme të edukimit të fëmijëve parashkollor, në

familje, një vit parafillor apo në kopsht. Do të përcaktohet dhe niveli i gatishmërisë për

shkollë duke analizuar edhe ndikimin e faktorëve të tjerë mjedisor, nga të cilët

influencohet kjo gatishmëri, siq janë: niveli i shkollimit të prindërve, vendi ku jetojnë

fëmijët, numri i anëtarëve në familje si dhe rradha e lindjes së fëmijës. Ky studim synon

të ndryshojë qasjen e trajtimit dhe edukimit të fëmjëve gjatë moshës parashkollore, kur

Page 5: UNIVERSITETI I GJAKOVËS - edukimi.uni-gjk.org Mulliqi... · Më tepër se secili aspekt i zhvillimit, zhvillimi gjuhësor reflekton zhvillimin dhe maturimin e trurit. Pas moshës

Punim Diplome

5

dihet që kjo është mosha më e rëndësishme kur krijohet baza për sendërtimin e

mëtejshëm të personalitetit.

Sot në vendet e zhvilluara dhe në shumë ambiente të edukimit parashkollorë janë

hartuar kurrikula të veçanta të cilat kanë për qëllim promovimin e aftësive të fëmijëve

parashkollorë për lexim dhe shkrim. Të gjitha këto programe inkorporojnë aktivitete të

ndryshme, lojëra dhe përdorimin e materialeve të ndryshme të cilat ndihmojnë dhe nxisin

zhvillimin e këtyre aftësive.

Sidomos këta faktorë luajnë rol të rëndësishëm:

fëmija që nga lindja ka aftësi gjuhësore,

interaksioni social dhe mjedisi drejtpërdrejt ndikojnë në të mësuarit e gjuhës,

në masë të duhur po ashtu ndikon raporti mes faktorëve gjenetikë e biologjikë,

nga njëra anë, dhe situata individuale e familjare e fëmijës, nga ana tjetër.

Të mësuarit e gjuhës varet prej faktorëve të ndryshëm (si, p.sh., njohja,

interaksioni, motorika, lidhja emocionale etj.). Nëpërmjet kontaktit të fëmijës me individë

dhe me gjësende nga rrethi i drejtpërdrejtë, ai fillon ta zbulojë dhe ta mësojë gjuhën që në

vitet e para të jetës së tij. Kështu fillon të mësuarit e gjuhës: për shembull, thërritja e

prindërve, pyetjet dhe komentet e tyre tashmë nuk paraqesin vetëm “muzikë shoqëruese

dhe përkëdhelëse”, por shndërrohen në fjalë, të cilat përdoren nga personat përreth dhe

kanë domethënie të caktuar.

Institucione parashkollore: mund të përcaktohen objektet apo shtëpitë e

konventuara të cilat janë të ndërtuara në mënyrë speciale për të ofruar programe

parashkollore dhe të cilat plotësojnë nevojat edukative dhe zhvillojnë nevojat e fëmijëve

deri në regjistrimin e tyre në shkollë fillore. Ligji mbi edukimin parashkollor (2006). Në

vendin tonë këto institucione dallohen me dy emërtime sipas moshës së fëmijëve: Çerdhe

për moshën 0-3 vjeç dhe kopshte për moshën 3-6 vjeç.1

1 Zuna- Deva, A. (2003). Edukimi i parashkollorit në familje. Prishtinë, fq.234

Page 6: UNIVERSITETI I GJAKOVËS - edukimi.uni-gjk.org Mulliqi... · Më tepër se secili aspekt i zhvillimit, zhvillimi gjuhësor reflekton zhvillimin dhe maturimin e trurit. Pas moshës

Punim Diplome

6

1.1. Loja dhe aftësitë e të lexuarit dhe shkruarit tek fëmijët

Loja në përgjithësi konsiderohet si konteksti edukativ “par excellence” gjatë viteve

parashkollore. Rëndësia e të mësuarit përmes lojës për herë të parë është përmendur nga

edukatori i parë gjerman Fridrih Froebel (1782 – 1852).

Shumë më vonë, Piazhe e ofron një arsyeshmëri nga aspekti psikologjik ndaj kësaj

doktrine, duke argumentuar se eksplorimi aktiv i fëmijëve me shumëllojshmëri të gjerë të

objekteve është një pararendës thelbësor e të kuptuarit të mëvonshëm verbal dhe

kognitiv. Mohimi i mundësive të fëmijëve për lojë mohon edhe mundësitë e tyre për

zhvillim dhe edukim.

Loja përkrah në mënyrë të padiskutueshme qëllimet e të mësuarit duke ofruar

mundësi për zhvillimin e aftësive e të lexuarit, forcimin e shkathtësive të të shkruarit si

dhe të aftësive vetë-rregulluese. Kur loja aplikohet në ambientet akademike fëmijët mund

ta pëlqejnë më tepër procesin e të mësuarit e cila gjë i ndihmon ata të bëhen vetë-drejtues

dhe nxënës të vetë-motivuar. Në përgjithësi loja paraqet një komponentë thelbësore të

procesit të të mësuarit dhe të kuptuarit e rolit të lojës gjatë këtij procesi është e

domosdoshme nga ana e prindërve dhe edukatorëve.2

Në literaturën e sotme loja e fantazuar përmendet nga ana e shumicës së studiuesve

për rëndësinë e saj në procesin e të mësuarit sidomos tek fëmijët parashkollorë.

Loja e fantazuar përfshin forma të ndryshme të aktiviteteve “bëje dhe beso”

përfshirë sjelljet jashtë kontekstit (p.sh kur fëmijët bëjnë sikur hanë duke mos pasur

ushqim), objektet zëvendësuese (p.sh përdorimi i biberonit lodër për të ushqyer kukullën

lodër). Loja e fantazuar përbën 17% të lojës gjatë viteve parashkollore dhe 33% gjatë

lojës në kopsht.

Psikologu Lev Vigotski ka sugjeruar se loja e pretenduar është aktiviteti më

spontan gjatë fëmijërisë gjatë të cilit fëmija funksionin në një nivel më të lartë intelektual

dhe nivel më të lartë të kompetencës në krahasim me të gjitha aktivitetet e tjera të tij.

Gjatë lojës së fantazuar zhvillohen këto aftësi: kujtesa e punës (prej kur fëmija pretendon

të jetë dikush tjetër ai duhet ta mbajë mend rolin dhe të qëndrojë brenda këtij karakteri),

të menduarin fleksibil ( ata duhet t’iu përshtaten vendimeve që fëmijët e tjerë i sjellin

gjatë lojës) dhe kreativitetin. Studiuesit e ndryshëm kanë identifikuar disa prej

2 Karaj, Theodhori (2005): Psikologjia e zhvillimit të fëmijës, Progres, Tiranë, f. 57

Page 7: UNIVERSITETI I GJAKOVËS - edukimi.uni-gjk.org Mulliqi... · Më tepër se secili aspekt i zhvillimit, zhvillimi gjuhësor reflekton zhvillimin dhe maturimin e trurit. Pas moshës

Punim Diplome

7

përfitimeve akademike të lojës së fantazuar. Një studim ka vërtetuar se kualiteti i lojës së

fantazuar ka parashikuar aftësitë e hershme të të shkruarit - teoritikisht loja e fantazuar

është një formë e mediave simbolike sikurse është edhe të shkruarit, dhe fëmijët të cilët

arrijnë t’i bartin mendimet dhe ndjenjat në fantazi ata kanë shumë mundësi që në të

ardhmen të jenë më të aftë të bartin këto mendime gjatë të shkruarit. Në mënyrë të njëjtë,

fëmijët të cilët i kuptojnë historitë e ndryshme nga perspektiva e lojës së fantazuar do të

jenë më të aftë të kuptojnë përmbajtjet e historive që iu lexohen atyre.3

Duke e njohur rëndësinë e thelbësore të lojës në zhvillimin e fëmijës ekspertët kanë

dizajnuar kurrikula të cilat përdorin lojën për të nxitur dhe zhvilluar zhvillimin kognitiv

të fëmijëve por edhe për t’iu mësuar atyre aftësitë e të lexuarit dhe shkruarit.

P.sh. Bodrova and Leong’s (2001, 2003) kanë hartuar programin “Mjetet e

Mendjes” një program që e dedikohet klasave parashkollore dhe fëmijëve që ndjekin

kopshtin. Ky program i kushton një rëndësi të veçantë aplikimit të lojërave socio-

dramatike në promovimin e aftësive për të shkruar dhe lexuar duke u mbështetur në

parimet e teorisë së Vigotskit dhe punës së nxënësit të tij Elkonit. Këta klasa përfshijnë

hapësira ku zhvillohen lojërat dramatike dhe ku fëmijët kalojnë një pjesë të mire të kohës

duke u përfshirë në mjaft aktivitete dramatike.

Edukatorët mbështetin lojën e fëmijëve duke iu ndihmuar atyre të krijojnë situate

imagjinare duke iu ofruar materiale skenike dhe duke mundësuar zgjatjen e procesit të

luajtjes së lojës. Fëmijët me përkrahjen e edukatores hartojnë skenarët e lojës në të

shkruar ku përfshijnë temën, rolet si dhe rregullat mbi të cilat bazohet loja.

P.sh edukatori e ndihmon pasurimin e fjalorit me fjalë të reja tek fëmijët atëherë

kur ajo prezanton materialet e skenës p.sh: gjatë luajtjes së lojës “ordinance e mjekut”

mësuesi prezanton stetoskopin apo gjilpërën tek fëmijët). Aftësitë para të shkruarit pastaj

zhvillohen kur fëmijët mundohen të përshkruajnë recetat. Po ashtu edhe aftësitë numerike

zhvillohen gjatë kësaj loje. Aftësitë para-matematikore zhvillohen gjithashtu gjatë

lojërave socio-dramatike (p.sh paraqitja e një tabele matëse për gjatësinë dhe peshën në

zyrën e mjekut).

Një mundësi tjetër e promovimit të aftësive të para për shkrim dhe lexim bëhet

atëherë kur edukatorët kërkojnë nga fëmijët të eksplorojnë ambientin jashtë klasave dhe

3 Mato, Erlehta. (1995), Disa veçori psikologjike dhe sociale të parashkollorit, Tiranë, f. 36

Page 8: UNIVERSITETI I GJAKOVËS - edukimi.uni-gjk.org Mulliqi... · Më tepër se secili aspekt i zhvillimit, zhvillimi gjuhësor reflekton zhvillimin dhe maturimin e trurit. Pas moshës

Punim Diplome

8

të shënojnë në tabelë se cilat bimë i kanë vëzhguar jashtë. Ndërsa më vonë ata mund ta

përdorin edhe enciklopedinë me figura të bimëve për t’i identifikuar ato me tej me

fotografi. Ata po ashtu mund të krijojnë lista dhe grafikone për t’i organizuar observimet

e veta të cilat aktivitete njëkohësisht promovojnë shkathtësitë para matematikore.4

Zhvillimi gjuhësor: Deri në moshën pesë vjeçare, shumica e fëmijëve, arrijnë të zotërojnë

tingujt e gjuhës së tyre amtare, por mund të kenë mbetur edhe disa tinguj të pazotëruar

tërësisht.5 Zhvillimi gjuhësor është procesi me të cilin fëmija mund të kuptojë dhe

komunikojë gjuhën gjatë fëmijërisë së hershme. Nga lindja deri në moshën pesë vjeçare,

fëmijët zhvillojnë gjuhën në një ritëm shumë të shpejtë. Fazat e zhvillimit gjuhësor janë

universale për të gjithë njërëzit. Megjithatë, mosha dhe ritmi me të cilin një fëmijë arrin

të mësojë gjuhën dallojnë tek fëmijët.Për këtë, zhvillimi gjuhësor tek një fëmijë duhet të

krahasohet me normat dhe jo me një fëmijë tjetër. Në përgjithësi, vajzat zhvillohen në

aspektin gjuhësor më shpejt se djemtë. Më tepër se secili aspekt i zhvillimit, zhvillimi

gjuhësor reflekton zhvillimin dhe maturimin e trurit. Pas moshës pesë vjeçare bëhet më e

vështirë për shumicën e fëmijëve të mësojnë një gjuhë Encyclopedia of Children’s

Health, (2014).

1.2. Qëllimet e zhvillimit gjuhësor-komunikues dhe strategjitë e tëmësuarit

Fillimi i mësimit të shkronjave dhe i leximit e shkrimit është një hap i madh - ani pse

i fëmijëve të vegjël - drejt së ardhmes për dije e dritë.

Prandaj është detyrë dhe përgjegjësi e të gjithë subjekteve dhe institucioneve

relevante që këtë fillim të njohjes dhe të përvetësimit të shkathtësive akademike,

pavarësisht nga vështirësitë, ta ndërmarrin me kënaqësi të veçantë. Në këtë rrugëtim

drejtë përvetësimit të këtyre shkathtësive mund të arrijmë sukses, në qoftë se të gjithë

faktorët edukativë vetëdijesohen për rëndësinë dhe mënyrën e përgatitjes së fëmijëve për

përvetësimin e parë të shkronjave, të leximit dhe të shkrimit.

Roli i edukimit parashkollor të institucionalizuar në përgatitjen e fëmijëve në

përvetësimin e shkronjave, të leximit dhe të shkrimit duhet kuptuar e shtruar në drejtim të

4 Po aty, f. 375 Woolfolk, A. (2011). Botimi i njëmbëdhjetë. CDE. Tiranë

Page 9: UNIVERSITETI I GJAKOVËS - edukimi.uni-gjk.org Mulliqi... · Më tepër se secili aspekt i zhvillimit, zhvillimi gjuhësor reflekton zhvillimin dhe maturimin e trurit. Pas moshës

Punim Diplome

9

përgatitjes së përgjithshme të fëmijës parashkollor, që përshin, ndër të tjera, edukimin në

aspektin senso-motorik, psiko-social e intelektual.6

Përgatitja e parashkollorëve për njohjen dhe mësimin e shkronjave, të leximit dhe të

shkrimit nuk duhet kuptuar si përgatitje e veçantë e “kandidatëve” për shkollë. Një trajtim

i tillë i fëmijës do ta tjetërsonte; do ta shkëpuste atë nga gëzimi dhe përjetimet jetësore

parashkollore. Sot akoma ka qëndrime nga prindër, por edhe nga disa institucione

parashkollore, që synojnë të zbatojnë praktika të mësimit të leximit dhe të shkrimit te

fëmijë parashkollorë me mënyra dhe metoda të njëjta a të ngjashme me ato të të nxënit

tradicional në shkollë.

Këto pikëpamje i kanë rrënjët në: shkallën e pamjaftueshme të ngritjes

psikopedagogjike të familjes, në informimin e papërshtatshëm për metodologjitë e të

nxënit në fëmijërinë e hershme, që nuk merr parasysh karakteristikat e veçanta të

zhvillimit të fëmijës në moshën parashkollore, në komunikimin e pamjaftueshëm dhe në

mosrealizimin e partneritetit midis subjekteve relevante brenda dhe jashtë institucionit

parashkollor për veprimtaritë edukative dhe përmbajtjen e kurrikulës së institucionit

parashkollor etj.

Rolin edukativ të institucionit parashkollor duhet ta vështrojmë në kontekstin e

ndikimeve të përbashkëta e të bashkërenditura në drejtim të realizimit të qëllimeve dhe

objektivave të përcaktuara në kurrikulën e edukimit parashkollor.7

Ndërkaq, sot shtrohet si imperativ që institucionet parashkollore të jenë të hapura dhe

të gatshme që veprimtarinë edukative ta mbështetin mbi parimet pedagogjike, të cilat

krijojnë një klimë të favorshme në shfaqjen dhe manifestimin maksimal të nevojave dhe

interesave njohëse në përgjithësi si dhe të njohjes së shkronjave, të leximit dhe të

shkrimit në veçanti.

Institucioni parashkollor, si shkallë e parë e sistemit unik të arsimit, veprimtarinë e saj

e qendërzon dhe e mbështetë në filozofinë e edukimit me “fëmijën në qendër”, që

afirmon ide të ndryshme nga ato të edukimit tradicional.

6 Mulla, Afërdita (2012), Roli i institucioneve parashkollore në zhvillimin dhe përgatitjen e fëmijërisë sëhershme për përvetësimin e parë të shkronjave, të leximit dhe të shkrimit, Revista “Buletini” nr.12, Tiranë,f. 527 Kurrikula e Edukimit Parashkollor në Kosovë, Prishtinë, 2006.

Page 10: UNIVERSITETI I GJAKOVËS - edukimi.uni-gjk.org Mulliqi... · Më tepër se secili aspekt i zhvillimit, zhvillimi gjuhësor reflekton zhvillimin dhe maturimin e trurit. Pas moshës

Punim Diplome

10

Nëpërmjet veprimtarive të organizuara në të gjitha fushat e aktiviteteve të parapara në

kurrikulë, institucioni parashkollor me mjedisin e saj të strukturuar në harmoni me

qëllimet e objektivat konkretë ofron mundësi të shumëfishta për zhvillimin e aftësive të

përgjithshme të fëmijës, të cilat krijojnë kushte të volitshme për përgatitjen dhe

gatishmërinë optimale për mësimin e shkathtësive të leximit e të shkrimit. Aktivitetet, që

po trajtojmë dhe që synojnë realizimin e këtij objektivi konkret, burojnë dhe mbështeten

në kontekstin jetësor të fëmijës në përputhje me përmbushjen dhe inkurajimin e

interesave njohëse për zhvillimin dhe thellimin e njohurive për shkronjat, leximin dhe

shkrimin. Në këtë aspekt fëmijëve nuk duhet imponuar apo ndaluar interesimin që ata

shfaqin për njohjen e shkronjave, leximin dhe shkrimin. Puna për njohjen dhe mësimin e

shkronjave me fëmijët e kësaj moshe nuk nënkupton detyrim programor, sepse kjo është

detyrë e shkollës e jo e institucionit parashkollor. Detyrimet shkaktojnë pasoja të

padëshirueshme, të cilat gjenerojnë çrregullime të natyrave të ndryshme psiko-neurotike.

Puna e tepruar dhe mbingarkesa e fëmijëve të kësaj moshe zvogëlon ose humb besimin e

fëmijëve në mundësitë e përballimit të vështirësive në mësimin e shkronjave, të leximit e

të shkrimit fillestar. Po ashtu, dobëson dhe humb interesat e tyre për vijimin e shkollës e

të mësimit. Prandaj, për t’i parandaluar këto pasoja negative, shtrohet si e domosdoshme

kërkesa e një parapërgatitjeje të përgjithshme, e cila fëmijës i ofron mundësi të

transferimit dhe gjenerimit të shkathtësive në fusha dhe përmbajtje të caktuara.8

Strategjia më e përshtatshme për përgatitjen dhe gatishmërinë e fëmijëve për njohjen

e shkronjave dhe përvetësimin e leximit e të shkrimit është padyshim aktiviteti përmes

lojës, që në këtë rast paraqet një paradigmë për organizimin e aktiviteteve në fushat e

integruara edukative në institucione parashkollore.

Loja në funksion të edukimit për njohjen dhe mësimin e shkathtësive të shkrimit dhe

leximit krijon kushte të volitshme për një përgatitje të natyrshme në përputhje me

karakteristikat e veçanta të zhvillimit psiko-fizik, socioemocional dhe intelektual të

fëmijëve parashkollorë. Mjediset e strukturuara didaktike në fusha të ndryshme edukative

krijojnë rrethana e kushte të favorshme për zhvillimin dhe edukimin e interesave njohëse,

shkathtësive dhe shprehive në këtë moshë.

8 Vasta, Ross & Haith, Marshall M. Scott. Miller: Psikologjia e fëmijës, Tiranë, 2007

Page 11: UNIVERSITETI I GJAKOVËS - edukimi.uni-gjk.org Mulliqi... · Më tepër se secili aspekt i zhvillimit, zhvillimi gjuhësor reflekton zhvillimin dhe maturimin e trurit. Pas moshës

Punim Diplome

11

Fushat e ndryshme të aktiviteteve në institucione parashkollore janë të shumta, si:

edukimi fizik e shëndetësor, edukimi gjuhësor, matematik, artistik, njohjes, i vetes dhe i

botës etj.

Nëpërmes aktiviteteve të ndryshme e të llojllojshme në fushën e edukimit fizik e

shëndetësor, fëmijët gjatë ushtrimeve sistematike stërviten për lëvizje të koordinuara të

dorës dhe të syrit, por edhe të gjithë trupit. Këndet e pajisura në mjediset e strukturuara të

institucioneve parashkollore janë mjedise stimuluese për manipulime me mjete e

materiale, si: letra, plastelina, glina, teli i lakueshëm, shkopitë, fara etj. Në këto mjedise

fëmijët jo vetëm që provojnë emocione pozitive, por njëherit ata zhvillojnë dhe ushtrojnë

muskujt e dorës dhe të gishtërinjve.

Lojërat me elemente sportive ndihmojnë gjithashtu zhvillimin e grupeve të ndryshme

të muskujve, si atyre të mëdha ashtu edhe të atyre më të imta, të cilat i aftësojnë fëmijët

për saktësi, për lëvizje të koordinuar e harmonike me ritëm e tempo të caktuar. Puna e

organizuar dhe e përgatitur me mjetet bashkëkohëse, që i ofron mjedisi pozitiv i

institucionit, ndikojnë në krijimin e mundësive të një zhvillimi motorik edhe më

kompleks. Fëmijët aftësohen për aktivitete të vetëdijshme motorike, të cilat me kohë

fitojnë karakter volutiv; përkatësisht, fëmijët aftësohen për krijimin e planit të

paramenduar të punës, nëpërmjet të cilit do t’i renditin e t’i koordinojnë lëvizjet. Këto

aftësi psiko-motore zhvillohen e fuqizohen nëpërmjet organizimit të lojërave funksionale,

të ushtrimeve ritmike dhe të lojërave tematike deri tek ato me elemente sportive etj.9

Hulumtimet kanë treguar se fëmijët me përgatitje të institucionalizuar parashkollore

jo vetëm që i njohin shkronjat më mirë, por edhe manifestojnë shkathtësi gjatë të

shkruarit të shkronjave. (Shih diagramin nr.1.)

9 Mulla, Afërdita, vep.cit., f. 53

Page 12: UNIVERSITETI I GJAKOVËS - edukimi.uni-gjk.org Mulliqi... · Më tepër se secili aspekt i zhvillimit, zhvillimi gjuhësor reflekton zhvillimin dhe maturimin e trurit. Pas moshës

Punim Diplome

12

Diagrami nr.1. Njeh dhe di t’i shkruajë shkronjat e shtypit10

Nga paraqitja grafike kuptojmë se fëmijët me përgatitje institucionale parashkollore i

njohin dhe dinë t’i shkruajnë shkronjat në masën 73,1% në krahasim me 37,79% të

fëmijëve, të cilëve iu mungon përgatitja institucionale parashkollore.

Në fushën e zhvillimit gjuhësor-komunikues mësuesit dhe prindërit duhet të punojnë

duke u mbështetur në disa komponentë: zhvillimi nëpërmjet simboleve, gjuha e folur,

gjuha e dëgjuar, gjuha e shkruar, njohuritë rreth librave dhe shenjave, tingulli i gjuhës

dhe strategjitë e të mësuarit. Në faqet e mëposhtme ju do të gjeni procesin e përmbushjes

së standardeve të paraqitur përmes treguesve dhe shembujve, shoqëruar me secilin nga

këta komponentë të përmbajtjes. Së bashku, përmbajtja dhe proceset e treguesve

reflektojnë dimensione të ndryshme të zhvillimit gjuhësor-komunikues për fëmijët e

moshës 4-5 vjeç.

10 Po aty, f. 54

Page 13: UNIVERSITETI I GJAKOVËS - edukimi.uni-gjk.org Mulliqi... · Më tepër se secili aspekt i zhvillimit, zhvillimi gjuhësor reflekton zhvillimin dhe maturimin e trurit. Pas moshës

Punim Diplome

13

2. Zhvillimi nëpërmjet simboleve

Prezanton ndjenjat dhe idetë nëpërmjet lojës së pretenduar;

Prezanton ndjenjat dhe idetë nëpërmjet lëvizjeve;

Prezanton ndjenjat dhe idetë nëpërmjet muzikës;

Prezanton ndjenjat dhe idetë nëpërmjet artit dhe ndërtimit.

Prezantojnë idetë dhe ndjenjat në mënyra të larmishme. Arritja i referohet aftësisë së

fëmijëve për të interpretuar, krijuar dhe përdorur simbole në paraqitjen e diçkaje (një

ideje, një ndjenje apo një objekti). Katër janë treguesit e vlerësimit të zhvillimit

nëpërmjet simboleve tek fëmijët:

Zhvillimi matematikor dhe dituritë mbi numrat përfshijnë aftësi të ndryshme, siç

janë: Njohja e numrave dhe emërtimi i tyre, numërimi, korrespondimi një për një, njohja

dhe krijimi i modeleve, formave, si dhe kategorizimi e klasifikimi. Operacionalizimi: Kjo

fushë e zhvillimit është matur përmes treguesve të drejtëpërdrejtë si: numërimi,

identifikimi i numrave, llogaritje me numratore, krahasim i bashkësive, krahasim i

madhësive të trupave, krahasim i lartësisë, gjerësisë, emërtimi i formave gjeometrike etj.

Strategjitë e mësuesit për të promovuar zhvillimin nëpërmjet simboleve

Page 14: UNIVERSITETI I GJAKOVËS - edukimi.uni-gjk.org Mulliqi... · Më tepër se secili aspekt i zhvillimit, zhvillimi gjuhësor reflekton zhvillimin dhe maturimin e trurit. Pas moshës

Punim Diplome

14

Të lejojë kohë dhe hapësira të mjaftueshme për të zhvilluar një lojë të thjeshtë.

Të sigurojë objekte teatrale për lojërat me role.

Të tregojë ose aktrojë histori të cilat janë të njohura për fëmijët e grupit, në

mënyrë që fëmijët ta “ritregojnë” vetë historinë.

Të sigurojë kukulla, kafshë pelushi dhe figura njerëzish prej kartoni pranë këndit

të blloqeve.

Të mbajë në kopsht mbetje të lejueshme riciklimi, në mënyrë që fëmijët të

krijojnë vetë mjetet apo objektet teatrale.

Të bashkëngjisë veprimtari lëvizëse në planin dhe veprimtaritë ditore.

Të bashkëngjisë muzikën dhe këngën në planin dhe veprimtaritë ditore.

Të sigurojë vegla dhe instrumente të ndryshme që fëmijët të luajnë.

Të sigurojë materialet me të cilat fëmijët të mund të krijojnë veglat dhe

instrumentet e tyre.

Të luajë lojëra ritmike (p.sh. duke trokitur duart ose duke përplasur këmbët).

T’u krijojë kohë dhe hapësirë të mjaftueshme fëmijëve për të ndërtuar me

materiale të ndryshme si dhe për të bërë punime artistike.

T’i lejojë fëmijët të eksplorojnë dhe krijojnë me materialet artistike si dhe t’i

angazhojë ata në projekte për të hartuar dhe për të finalizuar produkte jo identike.

Të sigurojë një sasi letrash, tabelash, pajisjesh artistike, të cilat të jenë të

mjaftueshme dhe të arritshme për fëmijët.

Të sigurojë një sasi të bollshme lodrash, kubesh etj. në mënyrë që të jetë e

mundur të përdoren nga një numër i madh fëmijësh.

Të sigurojë mjete ndihmëse dhe pajisje që ndihmojnë fëmijët me aftësi të

kufizuara dhe fëmijët e pakicave etnike, të cilët mund të kenë vështirësi në të

kuptuarin e mesazheve lidhur me përfshirjen në aktivitete të ndryshme.11

2.1. Gjuha e folur shprehëse

Është me vlerë të theksohet se gjatë punës sistematike e të përgatitur me qëllim dhe

me objektiva specifikë, fëmijët gradualisht dhe natyrshëm zhvillojnë aftësitë e nevojshme

11 Orhani, Zenel (1999), Psikologjia Kognitive, Shblu, Tiranë, f. 57

Page 15: UNIVERSITETI I GJAKOVËS - edukimi.uni-gjk.org Mulliqi... · Më tepër se secili aspekt i zhvillimit, zhvillimi gjuhësor reflekton zhvillimin dhe maturimin e trurit. Pas moshës

Punim Diplome

15

senzo-motore, aftësi këto që kondicionojnë edhe zhvillimin e aftësive të tjera njohëse për

përvetësimin e leximit e shkrimit.

Lojërat sociale, në të cilat zhvillohen bashkëbisedime dhe ndërveprime midis

fëmijëve dhe të rriturve, janë të dobishme jo vetëm për përvetësimin e aftësive të

nevojshme për njohjen e shkronjave, të leximit dhe të shkrimit, por ndihmojnë edhe në

nxitjen dhe motivimin e fëmijës për të zhvilluar aftësitë e komunikimit.

Gjuha orale – Lojërat socio-dramatike ndodhin atëherë kur një grup i fëmijëve

përpiqen të ndajnë rolet dhe të performojnë ngjarje dhe situate të imagjinuara.

Hulumtuesit kanë dokumentuar një ndërlidhje të ngushtë mes këtyre lojërave dhe aftësive

gjuhësore. Edhe lojëra e fantazuar edhe gjuha përmbajnë përfaqësime simbolike. Në

gjuhë tingujt përfaqësojnë objektet, veprimet, qëndrimet dhe situatat. Në lojë fëmijët

përdorin objektet dhe veprimet sikurse edhe gjuhën për të përfaqësuar pamjet e tyre

mentale. Prandaj është edhe mjaft e pranueshme edhe ndërlidhja mes gjuhës dhe lojës.

Bazuar në këtë fakt rezultatet e shumë hulumtimeve flasin se fëmijët të cilët një pjesë të

kohës gjatë qëndrimit në klasat parashkollore e kanë kaluar në aktivitetet sociodramatike

kanë treguar aftësi më të larta gjuhësore në krahasim me fëmijët e tjerë.

Shumë studime kanë vërtetuar se fëmijët me aftësi më pak të zhvilluara për lexim dhe

shkrim kanë qenë fëmijët të cilët kanë ardhur prej familjeve të varfra, fëmijët të racës të

bardhë, fëmijët për të cilët gjuha e institucionit parashkollorë nuk është gjuhë e tyre

primare, fëmijët me dëmtime në shqisat e të dëgjuarit, dhe fëmijët prindërit e të cilëve

nuk e kanë aplikuar të lexuarin së bashku.

Komunikimi verbal hap rrugë për ndërveprime sociale, të cilat krijojnë situata të

favorshme për të edukuar dëgjimin aktiv dhe pranimin e mesazheve në mënyrë të drejtë.

Në këtë drejtim, përzgjedhja e përmbajtjeve në fusha të ndryshme të aktiviteteve, që kanë

për synim zhvillimin e të folurit dhe pasurimin e fjalorit, po ashtu krijojnë rrethana

atraktive për një të nxënë të drejtë të kuptimit të strukturës së tërësishme të fjalisë, fjalës

dhe të shqiptimit të drejtë e të qartë të tingullit. Po për këtë qëllim, e për rastet e

shmangieve më karakteristike nga norma shqiptimore, ndihmojnë veçanërisht lojërat

fonetike si dhe leximi i teksteve të ngjeshura me përdorimin e drejtë të tingujve, të cilët

ushtrojnë shqiptimin e drejtë dhe të normuar të të gjithë tingujve. Kjo është vërtetuar

Page 16: UNIVERSITETI I GJAKOVËS - edukimi.uni-gjk.org Mulliqi... · Më tepër se secili aspekt i zhvillimit, zhvillimi gjuhësor reflekton zhvillimin dhe maturimin e trurit. Pas moshës

Punim Diplome

16

edhe nga opinionet e prindërve, mësuesve dhe nga rezultatet e testimit.( Shih diagramin

nr. 2.)12

Teoritë e zhvillimit të fëmijëve ndryshojnë shumë nga qëllimi dhe përmbajtja që

kanë. Kështu, teoria psikoanalitike fokusohet në aspektet emocionale dhe motivuese të

zhvillimit, ndërsa teoritë e të nxënit fokusohen kryesisht në efektet që ka mjedisi në

sjelljen e fëmijës dhe, në veçanti, në atë se si të rriturrit duhet të sillen dhe të kontrollojnë

veprimet e tyre. Teoria e Piazhesë fokusohet në zhvillimin e funksioneve intelektuale: në

zgjidhjen e problemeve dhe formimin e koncepteve. Teoria e përpunimit të informacionit

fokusohet kryesisht në vëmendjen, kujtesën dhe aftësitë për të zgjidhur problemet. Edhe

pse në përmbajtje teoritë nuk ndryshojnë shumë, ato dallohen ndërmjet tyre në

shpjegimin e çështjeve themelore, të natyrës së zhvillimit të fëmijës (Kamani, 2004).

Disa nga teoritë e paraqesin fëmijën krejt pasiv ndaj zhvillimit. Sipas tyre, fëmijët vetëm

kundërveprojnë ndaj stimujve të mjedisit, por nuk inicojnë sjellje të caktuara. Shumë

teoricienë e shikojnë zhvilimin si grumbull të asocimeve të mësuara, që janë rezultat i

mjedisit, stimulit dhe përgjigjes.

Diagrami nr.2. E njohin dhe kuptojnë më mirë tingullin e shkronjës, i shkruajnë dhe i lexojnë më lehtë

fjalët dhe fjalitë

Ndërkaq, recitimet, tregimet, fabulat, gjëegjëzat e ushtruara e të realizuara

sistematikisht në edukimin e institucionalizuar parashkollor, krijojnë kushtet që fëmijët e

kësaj grupmoshe parashkollore të aftësohen për një të shprehur të ndërlidhur e me

12 Mulla, Afërdita vep.cit., f. 55

Page 17: UNIVERSITETI I GJAKOVËS - edukimi.uni-gjk.org Mulliqi... · Më tepër se secili aspekt i zhvillimit, zhvillimi gjuhësor reflekton zhvillimin dhe maturimin e trurit. Pas moshës

Punim Diplome

17

shqiptim logjik e të drejtë të fjalës. Recitimet me emocione dhe të përjetuarit e ngjarjeve

gjatë të lexuarit, gjatë rrëfimit të përrallave dhe të tregimeve janë raste të natyrshme e

tejet të përshtatshme për të edukuar fëmijët, në shqiptimin e qartë të tingujve në

strukturën e fjalës. Këto aktivitete ndihmojnë dhe lehtësojnë shmangien e lokalizmave

dhe edukojnë shqiptimin e normuar letrar.

Komunikon në familje dhe është i kuptueshëm nga të tjerët;

Përdor gjuhën për të pretenduar dhe krijuar;

Përgjigjet në bashkëbisedimet dhe diskutimet me të rriturit dhe bashkëmoshatarët;

Përdor fjali të plota, të shkurtra ose me gjatësi mesatare.13

13 Po aty, f. 56

Page 18: UNIVERSITETI I GJAKOVËS - edukimi.uni-gjk.org Mulliqi... · Më tepër se secili aspekt i zhvillimit, zhvillimi gjuhësor reflekton zhvillimin dhe maturimin e trurit. Pas moshës

Punim Diplome

18

Përdorin gjuhën për të komunikuar idetë, ndjenjat, pyetjet apo edhe për të zgjidhur

problemet

Arritja i referohet aftësisë së fëmijës për të shprehur veten duke përdorur gjuhën.

Katër treguesit e vlerësimit të gjuhës së folur ekspresive të fëmijëve janë:

Strategjitë e mësuesit për të promovuar gjuhën e folur të fëmijës

Të planifikojë për fëmijët kohën e nevojshme për të realizuar bashkëbisedime

rreth çështjeve të rëndësishme për ta.

Të inkurajojë ndërveprimin me fëmijët përgjatë gjithë ditës.

Të zhvillojë vazhdimisht tema të ndryshme për të inkurajuar pjesëmarrjen gojore

të fëmijëve.

Të organizojë takime në grup për të zgjidhur konfliktet, për të bërë listën e

përgjegjësive, për të votuar etj.

Të shërbejë për fëmijët si shembull për sa u përket formave me të cilat ata duhet

të pyesin dhe të përgjigjen.

Page 19: UNIVERSITETI I GJAKOVËS - edukimi.uni-gjk.org Mulliqi... · Më tepër se secili aspekt i zhvillimit, zhvillimi gjuhësor reflekton zhvillimin dhe maturimin e trurit. Pas moshës

Punim Diplome

19

Të lexojë dhe të diskutojë histori në grupe të vogla (2-3 fëmijë për grup).

Të sigurojë mundësi dhe materiale për të prezantuar fjalë të reja të kuptueshme

për fëmijët (p.sh. “Po, kjo është lodër dhe quhet lodër konstruktive”).

Të nxisë fëmijët me aftësi të kufizuara dhe ata të pakicave etnike që, nëse e kanë

të vështirë të përdorin gjuhën e folur, të komunikojnë përmes simboleve,

vizatimeve, gjesteve etj.14

2.2. Qëllimet e zhvillimit matematikor dhe strategjitë e të mësuarit

Në fushën e zhvillimit matematikor, janë gjashtë komponentët lidhur me të cilët

mësuesit dhe prindërit duhet të bashkëveprojnë: numrat dhe veprimet, gjeometria dhe

hapësira, modelet dhe marrëdhëniet, matjet, eksplorimi i të dhënave dhe strategjitë e të

mësuarit. Në faqet e mëposhtme, kemi paraqitur procesin e përmbushjes së standardeve,

përmes treguesve dhe shembujve, shoqëruar me secilin nga këta komponentë të

përmbajtjes. Së bashku, përmbajtja dhe proceset e treguesve reflektojnë dimensione të

ndryshme të zhvillimit matematikor për fëmijët e moshës 4-5 vjeçare.

Numrat dhe veprimet

përdor numrat për të treguar sasitë;

përdor fjalë për të treguar numrin e objekteve;

zgjidh probleme duke përdorur numrat;

përdor treguesit numerikë.

2.3. Gjeometria dhe hapësira

vëzhgon pozicionet dhe vendndodhjet;

eksploron format në një mjedis.

Modelet dhe marrëdhëniet

njeh marrëdhëniet në një mjedis të caktuar;

përdor modelet në një mjedis.

Matjet

14 Vidovic, V. V. (2001). Zhvillimi normal dhe programet e zakonshme të fëmijëve, Tiranë: Shoqata përNdihmë Psikosociale, f. 35

Page 20: UNIVERSITETI I GJAKOVËS - edukimi.uni-gjk.org Mulliqi... · Më tepër se secili aspekt i zhvillimit, zhvillimi gjuhësor reflekton zhvillimin dhe maturimin e trurit. Pas moshës

Punim Diplome

20

bën krahasime;

përdor matës.

Investigimi i të dhënave

mbledh, organizon dhe përdor informacionin.

2.4. Numrat dhe veprimet

Përdorin numrat për të treguar sasitë

Arritja i referohet aftësisë së fëmijëve për të kuptuar numrin, i cili përfaqëson një sasi të

caktuar. Tre treguesit kryesorë për të vlerësuar aftësitë e fëmijës në njohjen e numrave

dhe bërjen e veprimeve janë:

Strategjitë e mësuesit për të ndihmuar fëmijët të fitojnë aftësinë e numërimit dhe

të tregojnë sasitë.

Të nxisë fëmijët për të eksperimentuar me numërimin në mënyrë të kuptimshme

për ta;

Të angazhojë fëmijët të këndojnë këngë me numra;

Të lexojë libra të formatit të madh që përmbajnë renditjen e numrave;

Të japë shembuj të numërimit të objekteve ose njerëzve në situata të kuptueshme

për fëmijët (p.sh. të përcaktojë sa fëmijë ndodhen në tryezë ose sa fëmijë kanë

ardhur në kopsht, sa mungojnë etj.);

Të sigurojë sa më shumë mundësi për numërimin e objekteve;

Të japë shembuj të fjalëve që përdoren për numërimin e çdo objekti;

Page 21: UNIVERSITETI I GJAKOVËS - edukimi.uni-gjk.org Mulliqi... · Më tepër se secili aspekt i zhvillimit, zhvillimi gjuhësor reflekton zhvillimin dhe maturimin e trurit. Pas moshës

Punim Diplome

21

Të bëjë pyetjen “Sa..?”;

Të tregojë tabelën me numra e cila duhet të jetë vendosur në nivelin e syve të

fëmijëve;

Të organizojë lojëra me numërime.15

2.5. Zgjidhin problema të thjeshta duke përdorur numrat

Arritja i referohet aftësisë së fëmijës për të identifikuar dhe për të zgjidhur

personalisht probleme të kuptueshme nëpërmjet numrave. Katër treguesit kryesorë për të

vlerësuar këtë aftësi të fëmijës janë:

Strategjitë e mësuesit për të ndihmuar fëmijët të zgjidhin problema të thjeshta

duke përdorur numrat

Të përdorë situatat reale gjatë ditës për të nxitur zgjidhjen e problemave me

numra;

15 Vadahi, Fatamir (2002). Pedagogji parashkollore, Camaj-Pipa, Shkodër, f.77

Page 22: UNIVERSITETI I GJAKOVËS - edukimi.uni-gjk.org Mulliqi... · Më tepër se secili aspekt i zhvillimit, zhvillimi gjuhësor reflekton zhvillimin dhe maturimin e trurit. Pas moshës

Punim Diplome

22

T’u tregojë fëmijëve një grup të vogël objektesh dhe t’u kërkojë të gjejnë me një

shikim se sa janë gjithsej;

Të pajisë qendrën e matematikës me një llojshmëri lojërash matematikore me

qëllimin që fëmijët të eksplorojnë vetë;

Të angazhojë fëmijët në të gjitha llojet e lojërave matematikore në grup;

Të nxisë fëmijët të organizojnë vetë lojën e tyre.16

Vëzhgojnë pozicionet dhe vendndodhjet

Arritja i referohet zhvillimit të aftësisë së fëmijëve për të kuptuar marrëdhëniet

dhe relacionet ndërmjet objekteve në botën fizike sipas ndërgjegjësimit të tyre hapësinor:

perceptimin se ku ndodhet ai/ajo në lidhje me të tjerët dhe objektet. Tre treguesit kryesorë

të kësaj aftësie janë:

Strategjitë e mësuesit që ndihmojnë fëmijët të hetojnë pozicionet dhe

vendndodhjet.

Të manipulojë me lodra formuese, si p.sh. bashkimi i pjesëzave të një figure etj.,

të pranueshme për moshën e fëmijëve dhe sa më të larmishme;

Të nxisë fëmijët të luajnë me objekte që ndahen dhe bashkohen lehtësisht;

Të pasurojë mjedisin e klasës me një shumëllojshmëri lodrash manipuluese (kuba

me ngjyra dhe forma të ndryshme që bashkohen dhe ndahen lehtë);

16 Po aty, f. 80

Page 23: UNIVERSITETI I GJAKOVËS - edukimi.uni-gjk.org Mulliqi... · Më tepër se secili aspekt i zhvillimit, zhvillimi gjuhësor reflekton zhvillimin dhe maturimin e trurit. Pas moshës

Punim Diplome

23

Të sigurojë një hapësirë të mjaftueshme për blloqet e të gjitha formave dhe

madhësive si edhe kohën e duhur që fëmijët të luajnë me to dhe të diskutojnë për

veprimet dhe krijimet e tyre;

Të modelojë fjalorin e fëmijëve duke e shoqëruar me tregimin e pozicionit dhe

vendndodhjes;

Të lexojë me zë të lartë tekste që tregojnë për pozicione dhe vendndodhje dhe që i

angazhojnë fëmijët në bashkëbisedime lidhur me këto koncepte;

Të organizojë fëmijët në lëvizje dhe lojëra që përfshijnë pozicionet dhe

vendndodhjet si për shembull “ku ka fsheh”.17

Vëzhgojnë format në mjedis

Arritja i referohet zhvillimit të aftësisë së fëmijëve për të identifikuar format dhe

madhësitë në një mjedis. Katër treguesit kryesorë për vlerësimin e kësaj aftësie janë si më

poshtë:

17 Mato, Erlehta, Kamani, Pranvera, Sina, Edlira (2010), Një botë për t’u zbuluar, Save the Children,Tiranë, f. 24

Page 24: UNIVERSITETI I GJAKOVËS - edukimi.uni-gjk.org Mulliqi... · Më tepër se secili aspekt i zhvillimit, zhvillimi gjuhësor reflekton zhvillimin dhe maturimin e trurit. Pas moshës

Punim Diplome

24

Page 25: UNIVERSITETI I GJAKOVËS - edukimi.uni-gjk.org Mulliqi... · Më tepër se secili aspekt i zhvillimit, zhvillimi gjuhësor reflekton zhvillimin dhe maturimin e trurit. Pas moshës

Punim Diplome

25

3. Modelet dhe marrëdhëniet

Njohin marrëdhëniet në një mjedis të caktuar.

Fëmijët kanë një kuriozitet natyral për të eksploruar botën përreth tyre dhe në

hetimet e tyre fillojnë bëhen të gjitha llojet e relacioneve, të cilat janë një reflektim i të

menduarit matematikor. Dy treguesit kryesorë që vlerësojnë aftësinë e fëmijës 4-5 vjeçar

për njohjen e marrëdhënieve në një mjedis të caktuar janë:

Strategjitë e mësuesit që ndihmojnë zhvillimin e njohjes së marrëdhënieve në një

mjedis të caktuar.

Të pasurojë mjedisin me sa më shumë materiale të cilat fëmijët mund t’i

klasifikojnë dhe ndajnë lehtësisht. (Këto mund të jenë produkte komerciale të

riciklueshme ose të gjetura e të mbledhura, si: guriçka, boça pishe, guaska etj.).

T’u krijojë sa më shumë mundësi fëmijëve për të ndarë e klasifikuar objekte dhe

për të bërë koleksione të vogla me to;

Të angazhojë fëmijët sa më shumë në bashkëbisedime se si ndahen dhe

klasifikohen objektet;

Të organizojë lojëra dhe veprimtari të cilat përfshijnë fëmijët në klasifikimin dhe

në identifikimin e modeleve.18

18 Krasniqi, Islam (1997), Mësimi i leximit dhe i shkrimit fillestar, Prishtinë, f. 46.

Page 26: UNIVERSITETI I GJAKOVËS - edukimi.uni-gjk.org Mulliqi... · Më tepër se secili aspekt i zhvillimit, zhvillimi gjuhësor reflekton zhvillimin dhe maturimin e trurit. Pas moshës

Punim Diplome

26

3.1. Përdorin modelet në një mjedis

Arritja reflekton në rritjen e aftësisë së fëmijës për të identifikuar modelin. Tre

treguesit kryesorë të vlerësimit të aftësisë së fëmijës për të përdorur modelet janë:

3.2. Krijimi i një mjedisi që nxit të menduarit matematikor

Kur mendojmë krijimin e një mjedisi që mbështet të menduarin matematikor

është e rëndësishme të kujtojmë që matematika zhvillohet dhe zgjerohet edhe nëpërmjet

fushave të tjera kurrikulare. Pikërisht ashtu sikurse gjuha dhe komunikimi që mund të

zhvillohet në shumë qendra aktiviteti, mund të zhvillohet edhe matematika.

Në qendrën e leximit duhet të ketë dhe libra me përmbajtje matematikore. Në

qendrën e shkrimit duhet të përfshihen edhe mjete të thjeshta si vizore, fletore

matematike, peshore, të cilat ngjallin dhe nxisin te fëmijët e vegjël të menduarin

matematikor.

Duhet pasur kujdes që demonstrimi i tabelave me numra dhe figura të ndryshme

të jenë në nivelin e syve të fëmijëve. Shumë i rëndësishëm është dhe pasurimi i klasës me

sa më shumë materiale të ndryshme për fëmijë që të hetojnë dhe të mbështesin të

menduarin dhe zhvillimin matematikor dhe t'i ftojnë ata hap pas hapi në eksplorime dhe

zgjidhjen e problemeve. Qendra e matematikës duhet të ofrojë një shumëllojshmëri

Page 27: UNIVERSITETI I GJAKOVËS - edukimi.uni-gjk.org Mulliqi... · Më tepër se secili aspekt i zhvillimit, zhvillimi gjuhësor reflekton zhvillimin dhe maturimin e trurit. Pas moshës

Punim Diplome

27

materialesh dhe lojërash matematikore, p.sh. blloqet u japin mundësi fëmijëve të

zgjerojnë njohuritë e tyre matematikore.

Sigurimi i materialeve bazë (gurë, guaska, boça pishe etj.) shërbejnë që të bëhen

koleksione të vogla, të përdorshme në situata të ndryshme duke marrë parasysh

avantazhin që matematika është e kudondodhur.19

3.3. Fusha e shkencës dhe vëzhgimit

Qëllimet e zhvillimit shkencor dhe strategjitë e të mësuarit

Në fushën e zhvillimit shkencor mësuesit dhe prindërit duhet të dinë se janë katër

komponentë në të cilat duhet të investojnë me fëmijët e tyre: shkenca fizike, shkenca e

jetës, Toka dhe hapësira dhe strategjitë e të mësuarit. Në faqet e mëposhtme ju do të gjeni

procesin e përmbushjes së standardeve, përmes treguesve dhe shembujve, të shoqëruar

me secilin nga këto komponentë të përmbajtjes. Së bashku përmbajtja dhe proceset e

treguesve reflektojnë dimensione të ndryshme të zhvillimit shkencor të fëmijëve.

Shkenca fizike:

Eksploron vetitë fizike të objekteve dhe materialeve;

Heton vetitë fizike të objekteve dhe materialeve;

Zgjidh problema duke përfshirë vetitë fizike të objekteve dhe materialeve;

Prezanton vëzhgimin në forma të ndryshme.

Shkenca e jetës:

Eksploron karakteristikat e gjallesave

Heton karakteristikave e gjallesave

Zgjidh problema lidhur me gjallesat

Prezanton vëzhgimin rreth gjallesave në mënyra të ndryshme

Toka dhe hapësira

Eksploron karakteristikat e tokës dhe të hapësirës

Heton karakteristikat e tokës dhe të hapësirës

Zgjidh problema duke përfshirë tokën dhe hapësirën

Prezanton vëzhgimin rreth tokës dhe hapësirës në mënyra të ndryshme

Strategjitë e të mësuarit

19 Koytak,Necla (2007), Inkubatori i Shoqërisë, Botim i shoqatës kulturore “Gruaja”, f.27

Page 28: UNIVERSITETI I GJAKOVËS - edukimi.uni-gjk.org Mulliqi... · Më tepër se secili aspekt i zhvillimit, zhvillimi gjuhësor reflekton zhvillimin dhe maturimin e trurit. Pas moshës

Punim Diplome

28

Tregon kuriozitet për natyrën dhe objektet e saj në mjedise të ndryshme

Ndërmerr iniciativa vëzhgimi dhe zbulimi

Shfaq shpirt veprimi

Tregon dashuri dhe interes për natyrë.20

3.4. Shkencat fizike

Eksplorojnë vetitë fizike të objekteve dhe materialeve

Fëmijët nga natyra janë të interesuar për objektet dhe materialet që i rrethojnë; si

objektet dhe materialet manipulohen dhe ndryshohen. Sapo fëmijët fillojnë të eksplorojnë

këto veti, ata njëkohësisht ndërtojnë edhe njohuritë për shkencën fizike. Tre treguesit

kryesorë për të vlerësuar njohuritë rreth objekteve dhe materialeve janë:

3.5. Shkenca e jetës

Eksplorojnë karakteristikat e gjallesave

Arritja i referohet zhvillimit të fëmijëve në të kuptuarit e ndryshimit midis

gjallesave dhe sendeve, si edhe se si rriten dhe ndryshojnë gjallesat. Dy treguesit kryesorë

të vlerësimit për aftësinë e zbulimit të karakteristikave të gjallesave janë:

20 Nikoliq, Stanisha (2005), Bota e Psikikës Fëmijërore, Furkan ISM, Shkup, f. 67

Page 29: UNIVERSITETI I GJAKOVËS - edukimi.uni-gjk.org Mulliqi... · Më tepër se secili aspekt i zhvillimit, zhvillimi gjuhësor reflekton zhvillimin dhe maturimin e trurit. Pas moshës

Punim Diplome

29

3.6. Toka dhe hapësira

Eksplorojnë karakteristikat e tokës dhe të hapësirës

Tre treguesit kryesorë të vlerësimit për këtë aftësi të fëmijëve janë:21

21 Po aty, f. 70

Page 30: UNIVERSITETI I GJAKOVËS - edukimi.uni-gjk.org Mulliqi... · Më tepër se secili aspekt i zhvillimit, zhvillimi gjuhësor reflekton zhvillimin dhe maturimin e trurit. Pas moshës

Punim Diplome

30

Krijimi i një mjedisi stimulues për të nxitur të menduarin shkencor.

Një mjedis që u nxit fëmijëve interesin për shkencën, është ai që stimulon

kërkimin dhe eksperimentin. Për fëmijët e vegjël, procesi i të menduarit shkencor fillon

me kuriozitetin dhe pyetjet (pse-të).

Në këndin e shkencës, në klasë,vendosen punime interesante nga bota e natyrës

fizike bashkë me instrumente e mjete shkencore si llupa, matës, vazo të formave të

ndryshme, tuba, rërë, ujë, magnete, bulona, rondele, litarë. Në këtë mënyrë fëmijët duke u

tërhequr nga kurioziteti i japin përgjigje pyetjeve që parashtrojnë duke eksperimentuar e

manipuluar vetë.

Kërkohet sigurimi i materialeve bazë (p.sh. gurë, guaska, boça pishe) për të

ndihmuar fëmijët të vetë eksplorojnë.

Në mënyrë periodike prezantohen mjetet e reja duke zhvendosur ato të

mëparshmet dhe duke rritur në këtë mënyrë interesin e fëmijëve. Një gjë që duhet të

mbahet parasysh është që interesi shkencor i fëmijëve rritet në mënyrë të vazhdueshme

veçanërisht kur njohuritë dhe aftësitë shkencore janë të përfshira edhe në fushat e tjera

kurrikulare. Për shembull, fusha e artit i jep mundësi fëmijëve të eksperimentojnë me

ngjyrat në mënyrë të natyrshme duke pikturuar, duke luajtur me plastelinë, rërë, brumë

(miell+ujë).

Një shumëllojshmëri librash me figura dhe tekste për natyrën, tokën e hapësirën,

botën fizike, të vendosura në qendrën e leximit do të mbështeste fuqishëm të menduarin

shkencor të fëmijëve.

Pajisjet për kërkimin shkencor duhet të jenë sa më të thjeshta që të kuptohen nga

fëmijët: një enë e vogël plastike mund të shërbejë për të bërë eksperimentet me ujë;

materialet bazë dhe të riciklueshëm.22

22 www.psikologjia.com

Page 31: UNIVERSITETI I GJAKOVËS - edukimi.uni-gjk.org Mulliqi... · Më tepër se secili aspekt i zhvillimit, zhvillimi gjuhësor reflekton zhvillimin dhe maturimin e trurit. Pas moshës

Punim Diplome

31

Përfundim

Në fund, mund të themi se qytetarë të vlefshëm janë ata, që jo vetëm

bashkëpunojnë dhe e ndërtojnë jetën e tyre në harmoni me rendin shoqëror, por tek të

cilët mund të kesh besim, se do të dinë t’i interpretojnë ndryshimet e situatave me kalimin

e kohës dhe do të marrin vendime të mençura sesi duhet të sillen në këto rrethana, në

përputhje me të mirën e përbashkët. Për më tepër, ata duhet të jenë të gatshëm t’u

përmbahen vendimeve, që kanë marrë për mënyrën sesi jetojnë në bashkësitë e tyre.

Studiuesit thonë se, për t’u bërë qytetarë të vlefshëm, nxënësit duhet të zhvillojnë këto

tipare:

- ndjenjën e vënies së vetes në vendin e tjetrit, që në thelb ka të bëjë me

këndvështrimet: të kuptosh sesi mund t’i përjetojë dikush tjetër ngjarjet dhe, me

kalimin e kohës, të jesh në gjendje të përcaktosh disa synime të përbashkëta me të

tjerët si dhe të punosh me ta për përmbushjen e tyre;

- ndjenjën e efikasitetit, ndjenjën se pjesëmarrja në punët e bashkësisë (klasës,

qytetit, kombit) është e vlefshme, sepse veprimet tona do të sjellin diçka të

vlefshme;

- ndjenjën e lidhjes së jetës vetjake me një tërësi më të madhe: pra ndërgjegjësimi

për vlerat dhe qëllimet e veprimeve tona në një kontekst më të madh se vetja jonë,

qoftë kjo lufta për ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit, puna për begatinë dhe të

mirën reciproke në bashkësi ose futjen në këtë apo atë kozmologji fetare;

- ndjenjën e integritetit midis bindjeve dhe veprimeve tona: për shembull, në qoftë

se dikush ka bindje të forta, se izolimi i të moshuarve është diçka mizore dhe e

gabuar, atëherë ky person duhet të jetë i gatishëm t’ia kushtojë një pjesë të kohës

së vet shoqërizimit me të moshuarit.

Page 32: UNIVERSITETI I GJAKOVËS - edukimi.uni-gjk.org Mulliqi... · Më tepër se secili aspekt i zhvillimit, zhvillimi gjuhësor reflekton zhvillimin dhe maturimin e trurit. Pas moshës

Punim Diplome

32

Bibliografi

- Karaj, Theodhori., (2005), Psikologjia e zhvillimit të fëmijës, Progres, Tiranë.

- Krasniqi, Islam., (1997), Mësimi i leximit dhe i shkrimit fillestar, Prishtinë.

- Kincher, Johni., Psikologji për fëmijët, Logos, Shkup, 2005.

- Koytak, Necla., Inkubatori i Shoqërisë, Botim i shoqatës kulturore,“Gruaja” 2007.

- MASHT, (2006), Kurriikula e Edukimit Parashkollor në Kosovë, Prishtinë.

- Mulla, Afërdita., (2012), Roli i institucioneve parashkollore në zhvillimin dhe

përgatitjen e fëmijërisë së hershme për përvetësimin e parë të shkronjave, të

leximit dhe të shkrimit, Revista “Buletini” nr.12, Tiranë

- Mato, Erlehta, Kamani, Pranvera, Sina, Edlira., (2010), Një botë për t’u zbuluar,

Save the Children, Tiranë.

- Mato, Erlehta., (1995), Disa veçori psikologjike dhe sociale të parashkollorit,

Tiranë.

- Nikoliq, Stanisha., Bota e Psikikës Fëmijërore, Furkan ISM, Shkup, 2005.

- Orhani, Zenel., (1999), Psikologjia Kognitive, Shblu, Tiranë.

- Väestöliitto, Kotipuu. Roli i prindërve në edukimin e fëmijëve, Helsinki, 2003.

- Pettijohn, Terry F., Psikologjia – një hyrje koncize, Dukagjini, Pejë, 1997.

- Vidovic, V. V., Zhvillimi normal dhe programet e zakonshme të fëmijëve,

Shoqata për Ndihmë Psikosociale, Tiranë, 2001.

- Vasta Ross & Haith, Marshall M., Miller Scott., (2007), Psikologjia e fëmijës,

Tiranë.

- Vadahi, Fatmir., Pedagogjia Parashkollor, Camak-Pipa, Shkoder, 2002.

- www.psikologjia.com.

Page 33: UNIVERSITETI I GJAKOVËS - edukimi.uni-gjk.org Mulliqi... · Më tepër se secili aspekt i zhvillimit, zhvillimi gjuhësor reflekton zhvillimin dhe maturimin e trurit. Pas moshës

Punim Diplome

33

- Jetëshkrimi

Jam Benita Mulliqi. Kam lindur më 20. 3. 1992, në Pejë. Nga prindërit Daut dhe

Zoje Mulliqi. Shkollën Fillore “Vaso Pash Shkodrani” dhe të Mesmen “Shaban

Spahija” kam të kryer në Pejë.

Në vitin 2012 jam martuar me Visarin, me të cilin kam dy vajza të

mrekullueshme, Suela dhe Ema. Dashurinë që kam për fëmijët, më shtyri të zgjodhi

profesionin e edukatores. Gjatë vitit akademik 2013 – 2014 kam regjistruar Fakultetin e

Edukimit “Fehmi Agani”, në Gjakovë, programi parafillor.

Provimet dhe ligjëratat i kam kryer si studente e rregullt me suksese të

dallueshme. Gjatë kësaj kohe sa kam studiuar kam punuar dhe mbrojtur me suksese të

kënaqshme, shumë punime seminarike dhe profesionale. Idetë dhe praktikat e

mësimdhënies i kam gërshetuar në mësimnxënien praktike.

Falënderoj familjen dhe mësimdhënësit në mbështetje të pakursyer.