universiteti i gjakovËs “fehmi agani” · 2019. 10. 16. · tema: “efekti i lojës dhe...

45
UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI PARASHKOLLOR PUNIM DIPLOME Efekti i lojës dhe raporti i saj në procesin mësimor Mentori: Kandidatja: Prof. Ass. Dr. Ilir Muharremi Mimoza Arifaj Gjakovë, qershor, 2019

Upload: others

Post on 31-Mar-2021

96 views

Category:

Documents


2 download

TRANSCRIPT

Page 1: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019. 10. 16. · Tema: “Efekti i lojës dhe raporti i saj në procesin mësimor”, ka për qëllim vënien në pah efektin e lojës

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”

FAKULTETI I EDUKIMIT

PROGRAMI PARASHKOLLOR

PUNIM DIPLOME Efekti i lojës dhe raporti i saj në procesin mësimor

Mentori: Kandidatja:

Prof. Ass. Dr. Ilir Muharremi Mimoza Arifaj

Gjakovë, qershor, 2019

Page 2: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019. 10. 16. · Tema: “Efekti i lojës dhe raporti i saj në procesin mësimor”, ka për qëllim vënien në pah efektin e lojës

Punim Diplome Efekti i lojës dhe raporti i saj në procesin mësimor

2

Page 3: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019. 10. 16. · Tema: “Efekti i lojës dhe raporti i saj në procesin mësimor”, ka për qëllim vënien në pah efektin e lojës

Punim Diplome Efekti i lojës dhe raporti i saj në procesin mësimor

3

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”

FAKULTETI I EDUKIMIT

PROGRAMI PARASHKOLLOR

Efekti i lojës dhe raporti i saj në procesin mësimor

Mentori: Kandidatja:

Prof. Ass. Dr. Ilir Muharremi Mimoza Arifaj

Gjakovë, qershor 2019

Page 4: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019. 10. 16. · Tema: “Efekti i lojës dhe raporti i saj në procesin mësimor”, ka për qëllim vënien në pah efektin e lojës

Punim Diplome Efekti i lojës dhe raporti i saj në procesin mësimor

4

Ky punim diplome u mbrojt me _______________ para Komisionit vlerësues në përbërje:

1.__________________________ Kryetar

2. __________________________ Anëtar

3. __________________________Anëtar

Komisioni vlerësues e vlerësoi punimin me notën __________ ( )

Page 5: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019. 10. 16. · Tema: “Efekti i lojës dhe raporti i saj në procesin mësimor”, ka për qëllim vënien në pah efektin e lojës

Punim Diplome Efekti i lojës dhe raporti i saj në procesin mësimor

5

© [ 2019 ] - [ Mimoza Arifaj ] Të gjitha të drejtat të rezervuara.

Page 6: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019. 10. 16. · Tema: “Efekti i lojës dhe raporti i saj në procesin mësimor”, ka për qëllim vënien në pah efektin e lojës

Punim Diplome Efekti i lojës dhe raporti i saj në procesin mësimor

6

PËRMBAJTJA

Abstrakti...........................................................................................................................................9

Hyrje..............................................................................................................................................10

Kapitulli I

1.SHQYRTIMI I LITERATURËS............................................................................................11

1.1. Definicioni i lojës……………………………………………………………….................11

1.2. Llojet e lojës…………………………………………………………………….....…........13

1.3. Rëndësia e lojës....................................................................................................................15

Kapitulli II

2. ZHVILLIMI I PERSONALITETIT TË FËMIJËVE..........................................................16

2.1. Zhvillimi i personalitetit të fëmijëve në periudha të ndryshme.............................................16

2.2. Ndikimi i lojës në zhvillimin psiko-fizik të fëmijëve…………………….....…....................18

2.3. Ndikimi i lojës në zhvillimin social emocional......................................................................19

2.4. Ndikimi i lojës në zhvillimin intelektual dhe gjuhësor...........................................................20

Kapitulli III

3. MËSIMDHËNIA PËRMES LOJËS.....................................................................................21

3.1. Loja në klasë……………………………………………………………….....…...............22

3.2. Roli i mësimdhënësit………………………...……………………………......……..........23

3.3. Zhvillimi i lojës në orën mësimore......................................................................................24

3.4. Siguria e fëmijëve nga rreziku i lojërave dhe lodrave.........................................................25

Page 7: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019. 10. 16. · Tema: “Efekti i lojës dhe raporti i saj në procesin mësimor”, ka për qëllim vënien në pah efektin e lojës

Punim Diplome Efekti i lojës dhe raporti i saj në procesin mësimor

7

Kapitulli IV

4.1.Qëllimi dhe detyrat e hulumtimit........................................................................................ 27

4.2. Hipotezat e hulumtimit............................................................................................................27

4.3.Metodologjia e hulumtimit.......................................................................................................27

4.4. Popullata dhe mostrat e hulumtimit………………....……………………......……..….........28

4.5. Instrumentet dhe teknika e hulumtimit………………….…………….........…......................28

4.6. Procedura e hulumtimit...........................................................................................................29

4.7. Metodat e hulumtimit..............................................................................................................29

Kapitulli V

5. ANALIZA DHE INTERPRETIMI I REZULTATEVE TË HULUMTIMIT…….....…...30

5.1.Analiza e rezultateve të hulumtimit dhe diskutimet..................................................................30

5.2. Rezultatet nga pyetsori me mësimdhënës................................................................................31

5.3.Rezultatet nga pyetsori me nxënës............................................................................................34

Analiza e Hipotezave......................................................................................................................38

Kapitulli VI

6. KONKLUDIME DHE REKOMANDIME............................................................................39

Referencat biblografike.....……………………………...........………….……….……....……....41

SHTOJCA A: Pyetësori për nxënës .............................................................................................. 42

SHTOJCA B: Pyetësori për mësimdhënës....................................................................................43

SHTOJCA C: Modeli i planifikimit të një aktiviteti për klasën përgatitore..................................44

Page 8: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019. 10. 16. · Tema: “Efekti i lojës dhe raporti i saj në procesin mësimor”, ka për qëllim vënien në pah efektin e lojës

Punim Diplome Efekti i lojës dhe raporti i saj në procesin mësimor

8

MIRËNJOHJE

Në jetë është shumë e rëndësishme që të vendosen qëllimet, por më e rëndësishme është që ato

qëllime të arrihen dhe të përmbushen. Njëra ndër qëllimet e mia ka qenë të arrij këtu ku jam sot.

Në radhë të parë falënderoj Zotin që më dha shëndet dhe mundësi për finalizimin e studimëve pra

t’i finalizoj katër vitet e studimeve me diplomim, që kanë qenë vite me mund, sakrificë e përkushtim.

Po ashtu ndjej obligim të veçantë të falënderoj familjën time të dashu e cila më përkrahu

moralisht dhe financiarisht dhe më dha guximin që gjithmonë edhe në momente mjaftë të vështira

të vazhdojë tutje.

Me respekt dhe dashamirësi falënderoj profesorit Prof. Ass. Dr. Ilir Muharremi, për

mbështetjën profesionale që më ofroi gjatë realizimit të temës së diplomës si dhe për mundin që

ka dhënë në arritjet tona profesionale, si dhe falëndëroj shumë nxënësit dhe mësimdhënësit e

shkollës “Bajram Curri” në Istog.

Në përgjithësi jam shumë falënderuese shoqërisë dhe të gjithë atyre që kam pasur rastin t’i

njoh dhe në një formë apo në ndonjë formë tjetër kanë kontribuar dhe vazhdojnë ende të

kontribojnë në përkufizimin e karakterit dhe personaliteti tim.

Dedikiuar familjës sime të shenjtë!

Page 9: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019. 10. 16. · Tema: “Efekti i lojës dhe raporti i saj në procesin mësimor”, ka për qëllim vënien në pah efektin e lojës

Punim Diplome Efekti i lojës dhe raporti i saj në procesin mësimor

9

ABSTRAKTI

Në kuadër të këtij punimi të diplomës do të trajtohet çështja e ndikimit dhe rëndësia e lojës në

klasë dhe në të nxënit e njohurive të nxënësve. Rëndësia e lojërave në klasë është një çështje që ka

nevojë të analizohet, të kuptohet dhe të interpretohet qartë.

Brenda klasës, barra kryesore në organizimin e orëve bie mbi mësimdhënësin. Mësimdhënësi

është faktori kryesor, i cili patjetër ka për qëllim planifikimin dhe menaxhimin e klasës në

përgjithësi. Kështu, në këtë punim do të trajtohen çështjet që kanë të bëjnë me njohjën e rëndësisë

dhe ndikimit të lojërave në klasë, ndikimin e tyre në të nxënit e njohurive të nxënësve si dhe

ndikimi e tyre në zhvillimin e personalitetit, duke përfshirë: njohjen e gjenezës së lojërave,

këndvështrimin e teorive si dhe shpjegimin e saj rreth lojës në përgjithësi, pastaj punimi merret

edhe me mënyrën se si duhet krijuar një ambient i përshtatshëm për ndikimin e lojërave në të

nxënit dhe në zhvillimin e nxënsëve etj.

Qëllimi i këtij punimi është që të tregojmë se rëndësia dhe ndikimi i lojërave krijohet duke

ngjallur ndjenjën e kënaqësisë tek nxënësit, por ajo arrihet edhe përmes mësimdhënies cilësore,

nga mënyra e organizimit të veprimtarive që ngjallin interesimin, vëmendjen e nxënësit për mësim

dhe nga gjithëpërfshirja e tyre në këto aktivitete. Poashtu, përcaktimi i rregullave dhe qëllimeve e

bënë më të lehtë zhvillimin e lojërave të ndryshme në klasë. Duke marrë për bazë këtë, mendohet

që do të ishte shumë me vend të hulumtohet se si dhe sa, një nga shkollat tona në Kosovë,

përkatësisht mësuesit tanë janë të angazhuar në përdorimin e lojës në procesin mësimor.

Në këtë hulumtim janë nxjerrë edhe rezultatet përfundimtare sipas të cilave mund të

konkludojmë se: rëndësia e lojës në klasë zë një vend të rëndësishëm të nxënësve në të nxënit e

njohurive të ndryshme. Rolin kryesor për zhvillimin e tyre në klasë e posedon mësimdhënësi si

drejtues, organizues e planifikues i procesit mësimor.

Fjalët kyçe: lojërat, rëndësia, nxënësit, mësimdhënësit, klasë

Page 10: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019. 10. 16. · Tema: “Efekti i lojës dhe raporti i saj në procesin mësimor”, ka për qëllim vënien në pah efektin e lojës

Punim Diplome Efekti i lojës dhe raporti i saj në procesin mësimor

10

HYRJE

Duke u nisur nga fakti se po jetojmë në kohën kur ka ndryshime në shumë fusha të jetës, duke

përfshirë edhe arsimin, interesi për reformat në arsim ka arritur majat. Sfida e re tani është zgjidhja

e problemit për arritjen e një reforme të gjerë, gjetjën e mënyrës më të përshtatshme që do të sjellin

një mësim-nxënie efektive. Mirëpo, të arrish një sukses nuk është fare e lehtë, sepse të kërkon

kohë, mundim e shumëçka tjetër. Si pjesë kreative e cila mund të shfrytëzohet gjatë procesit

mësimor, është edhe loja. Tema: “Efekti i lojës dhe raporti i saj në procesin mësimor” , ka për

qëllim vënien në pah efektin e lojës gjatë procesit mësimor, sesa mësimdhënësit angazhohen në

përdorimin e kreativitetit të tyre në mësimdhënie. Duke marrë parasysh faktin se deri më tani

“pothuajse” kemi qenë nën ndikimin e elementeve të shkollës së vjetër, ku mësimdhënësit ishin

faktorët dhe burimi i vetëm i informacionit dhe duke mos i përdorur lojrat gjatë mësimdhënies,

pastaj a është ajo efektive a jo. Mirëpo, tani sa e përdorin mësimdhënësit lojën në procesin

mësimor? Sa janë ata kreativ? Vërtet, duke bërë hulumtime të tilla dhe të shihet se sa përdorën

lojrat gjatë procesit mësimor në vendin tonë dhe të bëhët krahasimi me shkollat evropiane e të cilat

janë në nivel shumë më të lartë sesa shkollat tona, mirëpo hulumtime të tilla do të sillnin një

pozitivitet shumë të madh, e që do të ndikonin në përmirësimet e ardhshme dhe përmes kësaj,

duke parë gjendjen në shkollat tona të përpiqemi në ndryshime, sepse ndryshimi fillon nga

vetëdijesimi i individit, për të arritur deri të vetëdijesimin i shoqërisë sonë.

Studimi në vazhdim do të shtjelloj edhe disa pika siç janë, përkufizimi i lojës, ndikimin e saj në

procesin mësimor, ndikimi i saj në zhvillimin e aftësive psiko-fizike të nxënësve, rolin e

mësimdhënësit etj. Mirëpo, fokusimi kryesor i këtij punimi është puna hulumtuese që është bërë

në shkollën fillore “Bajram Curri”, përkatësisht me mësimdhënësit e klasës së parë dhe dytë si dhe

me nxënësit e klasën e dytë për të parë më afër sesa mësimdhënësit në këtë klasë përdorin lojën

gjatë procesit mësimor. Gjitashtu, përmes grupit reprezantiv kam nxjerr disa të dhëna, lidhur me

shfrytëzimin e lojës në klasë, sesa nxënësit e pëlqejnë përdorimin e lojës, sa i tërheq ajo gjatë

nxënies së mësimit dhe kështu kam arritur në përfundime dhe mendime të ndryshme nga ana e

tyre.

Page 11: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019. 10. 16. · Tema: “Efekti i lojës dhe raporti i saj në procesin mësimor”, ka për qëllim vënien në pah efektin e lojës

Punim Diplome Efekti i lojës dhe raporti i saj në procesin mësimor

11

Kapitulli I

1.Shqyrtimi i literaturës

1.1. Definicioni i lojës së fëmijëve

Asnjë definicion për lojën nuk mund të përfshijë të gjitha pikëpamjet, përvojat, perceptimet dhe

pritjet që janë të lidhura me të. Megjithatë, duket se ekziston një pajtueshmëri në mesin e

teoricienëve që vijnë nga një sërë fushash të ndryshme disiplinore për lojën dhe kontributin e saj

të pazëvendësueshëm në zhvillimin e gjithmbarshëm të fëmijëve.

Ludwig Wittgenstein ishte ndoshta filozofi i parë akademik qe ka trajtuar përkufizimin e fjalës

lojë. Në hulumtimet e tij filozofike Wittgenstein ka argumentuar se elementet e lojërave, siç janë:

rregullat, dhe konkurrenca, të gjitha dështojnë për të përcaktuar në mënyrë adekuate se çfarë

lojërash janë (Ludwig, 2001). Nga kjo, Wittgenstein arriti në përfundimin se njerëzit në lojë

aplikojnë për një sërë aktivitetesh të ndryshme njerëzore, që mbajnë njëri-tjetrin në atë që mund të

quhet ngjashmëri familjare. Ky përfundim qe nxori Wittgenstein nuk ishte përfundimtar dhe sot

shumë filozofë, si Thomas Hurka, mendojnë se Wittgenstein ishte gabim dhe se Bernard Suits

është një përgjigje e mirë për këtë problem (Warburton, 2007). Loja është një formë e veçantë e të

mësuarit, fëmija ka nevojë që ta kuptojë botën që e rrethon dhe që të udhëheqë me të. Ekzistojnë

mendime nga më të ndryshmet sa i përket lojës dhe ndikimit të saj në të nxënit e njohurive. Edhe

teoritë e ndryshme japin shpjegime të ndryshme lidhur me lojën duke shpjeguar rëndësinë e saj në

zhvillimin e fëmijëve.

Loja është një mënyrë me anë të së cilës fëmija krijon lidhje me botën e jashtme. Ajo promovon

mirëqenien e tyre dhe kontribuon në zhvillimin e gjithmbarshëm të tyre.

Sot, nuk ekziston një definicion universal për lojën. Sidoqoftë, shumica e autorëve pajtohen se loja

paraqet një aktivitet vetë iniciues i cili nxitet prej motiveve të brendshme dhe që ka për qëllim

argëtimin dhe kënaqësinë. (Schaefer, 1993)

Loja më parë paraqet një proces sesa një produkt. Brenda definicionit të lojës përmenden edhe

këto karaktaristika:

-Afekti pozitiv

-Angazhimi aktiv

Page 12: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019. 10. 16. · Tema: “Efekti i lojës dhe raporti i saj në procesin mësimor”, ka për qëllim vënien në pah efektin e lojës

Punim Diplome Efekti i lojës dhe raporti i saj në procesin mësimor

12

-Motivimi i brendshëm

-Liria nga rregullat e jashtme

Afekti pozitiv i referohet kënaqësisë dhe gëzimit të fëmijëve gjatë lojës, i cili shprehet përmes

qeshjes, të kënduarit dhe shprehjes së gëzimit gjatë lojës. Sikurse të rriturit edhe fëmijët kërkojnë

vazhdimisht të përjetojnë përvoja pozitive dhe punojnë për t’i përjetuar ato.

Angazhimi aktiv i fëmijës ndërlidhet edhe me kënaqësinë e fëmijës gjatë lojës. (Schaefer,

1993).Angazhimi aktiv paraqet involvimin e thellë të fëmijës në lojë dhe përqendrimin e plotë.

Edhe pse kjo karakteristikë është mjaft e dukshme prapëseprapë është një atribut i rëndësishëm,

sepse pikërisht loja tërheq interesimin e fëmijëve.

Aspekti i motivimit të brendshëm të fëmijëve. Krahas angazhimit aktiv të fëmijës dhe kënaqësisë,

njëri ndër aspektet e lojës më të pranuara nga të gjithë autorët është aspekti i motivimit të

brendshëm të fëmijëve. Faktorë të ndryshëm mund ta motivojnë fëmijën për të luajtur, për të

përfituar një perspektivë të re familjare, për të fituar zotërim ndaj objekteve të reja, nevoja për të

punuar me ndjenjat, për të fituar një kënd të ri për një përvojë të njohur, duke arritur zotërim me

objekte të njohura, që kanë nevojë për të punuar me ndjenjat.

Edhe pse motivimi vjen nga fëmijët, të rriturit duhet të krijojnë një mjedis të sigurt të mbështesin

dhe ndihmojnë fëmijën gjatë lojës.

Liria gjatë lojës nga rregullat e jashtme nuk nënkupton mungesën absolute të këtyre rregullave.

Fëmijët gjatë lojës vendosin rregulla, udhëheqin rolet, marrëdhëniet, vendosin rregullat e kyçës

në lojë dhe të sjelljeve të pranueshme sociale. Lojtarët pajtohen dhe hyjnë në lojë në bazë të

rregullave të cilat nënkuptohen në mënyrë implicite. (Schaefer, 1993).

Page 13: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019. 10. 16. · Tema: “Efekti i lojës dhe raporti i saj në procesin mësimor”, ka për qëllim vënien në pah efektin e lojës

Punim Diplome Efekti i lojës dhe raporti i saj në procesin mësimor

13

1.2. Llojet e lojës

Loja është një aktivitet i këndshëm dhe intrigues, sepse kënaqë nxitjen eksploratore që ka çdo

individ. Ekzistojnë disa lloje të lojërave të cilat kontribuojnë në mënyra të ndryshme në zhvillimin e

aftësive të te mësuarit dhe zhvillimit të gjithmbarshëm të fëmijëve.

Lojërat eksplorative/shqisore- fëmijët mjaft të vegjël arrijnë të eksplorojnë ambientin dhe

objektet e ndryshme përmes prekjes, duke i futur në gojë, duke i goditur, shtrënguar etj. Në moshë

më të rritur, materialet si plastelina, ngjyrat, pikturimi shërbejnë si përvoja të lojës shqisore. Në

përgjithësi kjo lojë, mundëson për fëmijët përdorimin shkathtësive fizike dhe shqisore në të

mësuarin e materialeve të lodrave të tyre, si duken ato dhe për çfarë mund të shërbejnë.

Loja funksionale- ndryshe njihen edhe si lojëra praktike. Është një ndër lojërat më të zakonshme

për foshnjat dhe fëmijët e vegjël. Veprimet gjatë kësaj loje janë të karakterit përsëritës dhe

kontribuojnë në arritjen e vetëbesimit dhe aftësive fizike. Një shembull i lojës funksionale mund

të jetë kur foshnja futë objektet në një kuti dhe pastaj e zbraz kutinë. Kështu e përsërit veprimin e

njëjtë disa here.

Lojërat manipulative- Fëmijët zhvillojnë dhe kontrollojnë forcën në gishtërinjtë dhe duart e tyre

përmes lojës manipulative. Lojërat manipulative përfshijnë prerjen me gërshërë, veshja e

kukullave, lojërat e tjera ndërtuese, blloqet etj. Këto lloje të lojërave i ndihmojnë fëmijëve të

zhvillojnë aftësitë precize motorike sidomos duke përdorur kontrollin gjatë manipulimit të

objekteve, vizualizimin e objekteve, si dhe përdorimin e shqisave të te parit dhe të shikuarit.

Loja simbolike- I referohen llojeve të lojërave spontane dhe zakonisht përfshijnë përdorimin e

lojërave apo objekteve të tjera të cilat përfaqësojnë diçka, ndonjë objekt tjetër. P.sh fëmijët e

përdorimin brushën e flokëve si telefon apo në një rast tjetër mund ta përdorin si veturë, nëse me

të ecin në dysheme. Lojërat simbolike më tej përfshin dy kategori tjera: lojën konstruktive dhe

13lojën imagjinare (dramatike.)

Loja konstruktive- Ka të bëjë me shfrytëzimin e materialeve nga ana e fëmijës për të krijuar

diçka. Kjo ndihmon në zhvillimin e të menduarit kreativ dhe aftësive bazë të zhvillimit. Shembull

mund të jetë përdorimi i kutive nga fëmijët për të krijuar një fortesë.

Page 14: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019. 10. 16. · Tema: “Efekti i lojës dhe raporti i saj në procesin mësimor”, ka për qëllim vënien në pah efektin e lojës

Punim Diplome Efekti i lojës dhe raporti i saj në procesin mësimor

14

Loja konstruktive është e ngjashme me lojën funksionale, mirëpo përmban më tepër detaje. Ajo

fillon që në foshnjëri dhe bëhet më e ndërlikuar me rritjen e fëmijëve.

Gjithashtu, kjo lojë u lejon fëmijëve të eksplorojnë objektet dhe të zbulojnë se çfarë mund të bëhet

dhe çfarë nuk mund të bëhet. Fëmijët të cilët fitojnë vetëbesim gjatë manipulimit të objekteve

bëhen të zotë në krijimin e ideve dhe janë njohës më të mire të koncepteve matematikore. Fëmijët

e moshave më të mëdha punojnë edhe në grupe gjatë lojërave konstruktive.

Lojërat imagjinare- I referohen kryesisht lojërave të karakterit dramatik. Këtu hyjnë lojërat

dramatike, loja e pretenduar. Gjatë këtyre lojërave, fëmijët përdorin imagjinatën e tyre në

pretendimin e roleve, objekteve dhe situatave. Gjithashtu, gjatë rritjes së fëmijëve, këto lojërave

bëhen më komplekse, ku pikërisht këto lojëra ndihmojnë në zhvillimin e gjuhës dhe fjalorit, rrit

aftësitë e kujtesës, zhvillon të menduarin fleksibil dhe zbulues etj (Isenberg & Jalongo, 1997).

Lojërat e bazuara në rregulla- Janë mjaft të zakonshëm për fëmijët shkollor. Ato njihen si lojëra

të cilat i krijojnë fëmijët dhe përfshijnë të menduarit e tyre logjik dhe aftësitë e tyre sociale. P.sh

kur një grup i fëmijëve luajnë kukafshehtas.

Lojërat socio-dramatike– Konsiderohen atëherë kur në lojë marrin pjesë dy apo më tepër

fëmijë. Shembull mund të jetë kur fëmijët luajnë shkollash ku njëri bëhet mësuesi e tjetri

nxënësi. Kjo loje i mundëson fëmijëve të eksperimentojnë me aftësitë sociale dhe përdorimin e

tyre në situata reale jetësore ne te ardhmen. Sipas Piazhesë lojërat socio- dramatike zhvillojnë të

menduarin abstrakt, rafinojnë të kuptuarit e fëmijëve për botën si dhe mësojnë t’i zgjidhin

problemet në një ambient të sigurt.

Lojërat në natyrë- Lojërat në natyrë dhe ajër të pastër janë pa fund, sepse duke lozur në natyrë

fëmija rritet në mënyrë harmonike duke mbështetur aktivizimin e tij dhe në të njëjtën kohë duke

zhvilluar anën intelektuale, emocionale, shpirtërore, shëndetësorë dhe fizike, në përgjithësi lojërat

në natyrë ndihmojnë në mirëqenien e fëmijës. Kur një fëmijë është jashtë në natyrë, të gjitha shqisat

e tij aktivizohen. Ai përfshihet në diçka që është shumë më e madhe se vetë fëmija. Fëmija në

natyrë dëgjon, shikon, prek, nuhatë, madje edhe shijon. Të gjitha lojërat që organizohen kanë si

qëllim zhvillimin e fëmijës në disa aspekte si në atë të zhvillimit emocional, psikologjik dhe moral

të tyre. (Smilansky & Shefatya, 1990).

Page 15: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019. 10. 16. · Tema: “Efekti i lojës dhe raporti i saj në procesin mësimor”, ka për qëllim vënien në pah efektin e lojës

Punim Diplome Efekti i lojës dhe raporti i saj në procesin mësimor

15

1.3. Rëndësia e lojës

“Lojë” mund të quhet çdo aktivitet spontan, i cili është argëtues dhe përmes së cilës fëmijët

përfitojnë njohuri. Loja për fëmijën është po aq e rëndësishme sa puna për të rriturin.

Gjatë lojës, fëmijët eksplorojnë mjedisin rreth tyre, mësojnë duke punuar dhe krijojnë lidhje me

të. Ata mund të shprehin ndjenjat dhe emocionet e tyre më lehtë sesa me fjalë. Nëpërmjet lojës

fëmijët mund të jenë dikush, në çdo vend dhe në çdo kohë. Loja është e rëndësishme, sepse:

- I ndihmon fëmijët të rriten shëndetshëm – I jep hapat e para në jetën e fëmijës, për në botën e

imagjinatës. Kur fëmijët vrapojnë, kapërcejnë, rrotullohen, gjuajnë, notojnë, ata janë duke forcuar

muskujt. Ata shpenzojnë energji dhe kjo i bënë të ndihen të lodhur dhe të uritur. Fizikisht, loja

zhvillon forcën, durimin dhe aftësinë për të luajtur.

- I njeh fëmijët me botën që i rrethon - Lodrat i ndihmojnë fëmijët të mësojnë kuptimin e fjalëve

në përgjithësi, nëpërmjet përdorimit të komandave të ndryshme, si: ”ndalo”!, “shko”!, “eja”!,

“këndo”, “kërce”, “qëndro në radhë”, etj.

- I ndihmon fëmijët të mësojnë rreth njerëzve - Ndërsa luajnë, fëmijët mësojnë të zbatojnë

rregullat e lojës, radhën dhe shprehi të tjera të lojës me të tjerët. Kur ata aktrojnë, luajnë në mes

ndjenjave të tyre dhe personalisht imitojnë veprime dhe gjeste të shokëve të tyre. Gjatë lojës

fëmijët mund të udhëheqin, ose të udhëhiqen nga të tjerët, të kuptojnë më mire vetveten dhe të

tjerët.

- I ndihmon fëmijët të ndihen mirë - Fëmijët loja i kënaqë, pavarësisht nga rezultati i saj. Kur loja

është e vështirë dhe fëmijët ia dalin mbanë, ata ndihen të gjallëruar dhe mund të shfaqin shenja

kënaqësie.

- Përcjell te fëmijët vlera humane - Fëmijët mësojnë të tregohen të kujdesshëm, të durueshëm në

zhvillimin e lojës. Ata mësojnë të zgjidhin lojëra gjuhësore, fjale kyçe, gjëegjëza dhe situata të

thjeshta problemore. Në lojë fëmijët mësojnë çfarë është e drejtë dhe çfarë është e gabuar, mësohen

të jenë sportiv, të ndershëm dhe të mos “mashtrojnë”, zhvillojnë më tej fantazinë, mësojnë të

dëgjojnë të tjerët, të ndjekin udhëzime dhe të respektojnë rregullat e lojës. Këto aftësi do të jenë të

rëndësishme për fëmijën kur të rritet. (https://www.familjadheshendeti.com/rendesia-e-lojes-ne-promovimin-e-

zhvillimit-te-shendetshem-te-femijeve/2019).

Page 16: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019. 10. 16. · Tema: “Efekti i lojës dhe raporti i saj në procesin mësimor”, ka për qëllim vënien në pah efektin e lojës

Punim Diplome Efekti i lojës dhe raporti i saj në procesin mësimor

16

Kapitulli II

2. ZHVILLIMI I PERSONALITETIT TË FËMIJËVE

2.1. Zhvillimi i personalitetit të fëmijëve në periudha të ndryshme

Rruga e zhvillimit dhe formimit të personalitetit është e gjatë dhe komplekse. Ky zhvillim

nënkupton procesin e vazhdueshëm të ndryshimeve cilësore, në tiparet, strukturën, organizimin

dhe lidhjen e tyre në personalitet të caktuar. Mbi të gjitha procesi i zhvillimit nënkupton një varg

ndryshimesh të individit që zënë vend të caktuar në një kontinum kohor. Jemi mësuar të dëgjojmë

vazhdimisht nga prindërit tanë se njeriu formohet dhe krijon personalitetin e tij kur është i ri, kur

fillon punë për herë të parë dhe shembuj të ndryshëm. Por të dashur prindër, personaliteti i fëmijës

fillon formimin e tij që në momentin kur ai vjen në këtë botë dhe ky proces vazhdon gjatë gjithë

jetës. Formimi i personalitetit është krijimi i disa vlerave, qëndrimeve dhe besimeve me të cilat

njeriu reagon ndaj situatave dhe njerëzve. Mund ta përfytyrojmë formimin e personalitet si një

provim me shumë detyra. Çdo kush nga ne në momente të caktuara gjendet përballë disa dilemave

ose ‘‘detyrave’’, ku duhet të zgjedhë midis dy alternativave. Në varësi të zgjidhjes që secili i bënë

kësaj dileme, varet edhe ecuria apo suksesi i tij në ‘‘provimin’’ në vazhdim. Gjashtë vitet e para

të jetës janë shumë të rëndësishëm dhe vendimtarë në formimin e personalitetit, pasi janë pikërisht

gurët e themelit mbi të cilat do ngrihen më pas ‘‘muret’’. Gjatë kësaj periudhe fëmija mëson të

ketë shpresë dhe besim në botën që e rrethon ose të kundërte, mëson të dyshojë dhe të mos

shpresojë tek askush pranë tij. Por çfarë do të thotë të formosh besimin? Të formosh besimin do të

thotë të lidhesh dhe të shkëputesh nga të tjerët dhe mjedisi për të krijuar pavarësinë personale,

duke pasur sigurinë se do t’i rigjeshë sërish njerëzit dhe objektet e mjedisit rrethues. Nëse fëmija

nuk arrin të ketë besim tek të afërmit apo tek ambienti që e rrethon, ai reagon me tërheqje, pasivitet

dhe mungesë bashkëveprimi me të tjerët. Fëmijët që nuk e kanë formuar besimin gjatë kësaj faze

bëhen të rritur dyshues, të tërhequr dhe që preferojnë të rrinë të mos ‘‘ngatërrohen’’ me të tjerët.

Ky besim tek të tjerët sigurisht që duhet të ketë një masë. Pra duhet t’u mësojmë fëmijëve se jo

gjithmonë mund dhe duhet të kesh besim tek të tjerët, në mënyrë që ata të mos bëhen të varur prej

Page 17: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019. 10. 16. · Tema: “Efekti i lojës dhe raporti i saj në procesin mësimor”, ka për qëllim vënien në pah efektin e lojës

Punim Diplome Efekti i lojës dhe raporti i saj në procesin mësimor

17

të tjerëve apo të mos bëhen naivë. Fëmija ka nevojë të ndjehet mirë, sepse besimi do të thotë rehati

dhe kënaqësi. (Woolfolk, 2011).

Zhvillimi kognitiv bëhet sa më i avancuar kur fëmija i afrohet fundit të periudhës së fëmijërisë.

Nga aspekti moral fëmija përgatitet për t`iu adaptuar botës së të rriturve, normave të shoqërisë,

religjionit, kulturës etj. Nga aspekti social fëmija bëhet më pak i varur nga prindërit dhe më shumë

i ndjeshëm ndaj moshatarëve të tij.

Periudha Parashkollore: Zhvillimi në moshën parashkollore përfaqëson bazën e formimit të

personalitetit të mëvonshëm. Në këtë moshë fëmija pranon lehtë ndikimet edukative ngase sistemi

nervor i tij është tejet elastik. Ai përvetëson dhe përjeton një mori përshtypjesh e përjetimesh, fiton

shprehi, aftësi dhe veti të ndryshme psikike, zhvillon veti fizike e intelektuale. Karakteristikë e

kësaj periudhe janë dhe ndryshimet në proporcionin fizik dhe mental të tij.

Periudha e fëmijërisë shkollore: - vajtja në shkollë është diçka që vetvetiu të tërheq: çanta e re,

tesha të reja, shokë të ri etj. Por gjithë kjo do të thotë edhe detyra të reja, obligime dhe vështirësi.

Shkuarja në klasë të parë nënkupton një zhvillim optimal të aftësive të caktuara të fëmijës. Rëndësi

bazike për t`ju përshtatur kërkesave të shkollës kanë shkathtësitë motorike të fëmijës. Në saje të

tyre ai mund të përdor mjete të ndryshme p.sh.: lapsin, gërshërët, të vizatojë, të luajë me fëmijë të

tjerë. Tani ai e ka të zgjeruar rrethin e kontakteve sociale, pritet të bashkëpunojë përgjatë

aktiviteteve të përbashkëta brenda grupit, ka shokë që i parapëlqen, i mbron më të vegjlit.

Rëndom procesi i zhvillimit përfshin ndryshimet fizike, psikologjike dhe sociale të individit që

kanë një shtrirje kohore gjatë tërë jetës.

Në fund duhet theksuar dhe faktorët e zhvillimit sepse zhvillimi i personalitetit bëhet nën ndikimin

e njeriut. Këta faktorë qëndrojnë në lidhje dhe ndërlidhje reciproke dhe si të tillë ushtrojnë ndikim

në zhvillimin e personalitetit. (Woolfolk, 2011).

Page 18: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019. 10. 16. · Tema: “Efekti i lojës dhe raporti i saj në procesin mësimor”, ka për qëllim vënien në pah efektin e lojës

Punim Diplome Efekti i lojës dhe raporti i saj në procesin mësimor

18

2.2. Ndikimi lojës në zhvillimin psiko-fizik të fëmijëve

Shumica e studiuesve, pajtohen me faktin se loja ka një rëndësi esenciale në zhvillimin kognitiv,

emocional, social dhe fizik të tyre. Loja është mënyra kryesore e të nxënit në fëmijërinë e hershme.

Loja, në të gjitha format e saj, paraqet mundësi të pafundme për ndërveprimin e fëmijëve me

njerëzit dhe objektet, në situate reale dhe imagjinare. Nëpërmjet lojës, fëmijët kanë mundësi t’i

zbukurojnë pikat e forta dhe dobësitë e tyre.

Ai mund të zgjedhë të përmirësoj një aftësi të caktuar. Gjithashtu, zhvillimi dhe pasurimi i jetës së

fëmijëve me përvoja të ndryshme bëhet në mënyrë të natyrshme nëpërmjet lojës me anë të cilës

fëmijët mësojnë për vete dhe ambientin që i rrethon, duke mësuar gjithashtu për gjëra negative e

pozitive, gjëra që janë të lejuara apo të ndaluara. Të tilla njohuri mund të jenë më të ndryshme siç

janë: Njohja e koncepteve te ndryshme si familja , grupe të ndryshme të banorëve , rregullat

elementare të marrëdhënieve dhe të bashkëjetesës , respektin ndaj gjinive dhe racave, njohja e

llojeve të ushqimeve, , njohja e kafshëve shtëpiake, kafshëve të egra, insekteve etj. Ndër të tjerash

loja mund të ndikojë edhe në aspekte të tjera. Kur fëmijët vrapojnë, luajnë me top ata zhvillojnë

aftësitë e tyre fizike, lojërat të cilat përfshijnë marrjen e radhës, ndarjen, të dëgjuarin dhe

bashkëpunimin me të tjerët zhvillojnë aftësitë e rëndësishme sociale, të cilat i shërbejnë fëmijëve

për të krijuar marrëdhënie të mira me të tjerët. Fëmijët përmes lojës e konstruktojnë dijen e tyre

për botën në të cilën jetojnë. Ata mund të angazhohen në zgjidhjen e problemeve sapo të mësojnë

aftësitë dhe konceptet. Poashtu, loja veçanërisht ndikon në zhvillimin kognitiv të fëmijëve dhe sa

më të angazhuar që ata të jenë në lojë mund të arrijnë që shumë shpejt të mësojnë elementet

gjuhësore, të njohurit fonologjik, ju shtohet një dashuri ndaj librave, pastaj arrijnë t’i njohin

konceptet e para matematikore siç janë numrat, sasia, hapësira, gjatësia, gjerësia.

Sipas studimeve që janë bërë, është ardhur në përfundim se fëmijët të cilët qysh herët kanë pasur

qasje të vazhdueshme me lojën kanë arritur rezultat më të larta në mësim, ku ndryshe nga këta, ata

të cilët nuk kanë pasur një qasje të tillë, p.sh fëmijët e familjeve të varfra, fëmijëve jo të bardhë që

kanë qenë më të diferencuar nga loja me fëmijët e tjerë, kanë treguar pastaj rezultate më të ulëta

në mësim. (https://www.fab.com/498495060170229/posts/593038607382540/.2019).

Page 19: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019. 10. 16. · Tema: “Efekti i lojës dhe raporti i saj në procesin mësimor”, ka për qëllim vënien në pah efektin e lojës

Punim Diplome Efekti i lojës dhe raporti i saj në procesin mësimor

19

2.3. Ndikimi i lojës në zhvillimin social-emocional

Loja shoqërore nënkupton ndërveprimin mes fëmijëve. Mënyra si fëmijët krijojnë lidhje me njerëz

të ndryshëm quhet zhvillim social. Studimet tregojnë se fëmijët lidhen me njerëz në mosha të

ndryshme dhe mënyra të ndryshme, ata janë të lirë të krijojnë sipas fantazisë së tyre. Duke luajtur

me të tjerët fëmijët mësojnë shpejt nevojën e bashkëpunimit dhe të ndarit të diçkaje me shokët.

Bashkëpunimi me fëmijët e tjerë u mëson atyre aftësitë e nevojshme sociale për të jetuar në

shoqëri, prandaj mund të themi se loja i ndihmon fëmijët të kuptojnë më mirë emocionet e të

tjerëve, të fitojnë përvoja të reja si dhe zhvillim të aftësive të te menduarit, të zhvillojë imagjinatën,

sigurinë si dhe bashkëpunimin me të tjerët, të jetë i pavarur, kreativ, të veprojë me përgjegjësi, të

zhvillojë aftësi të te menduarit kritik, t’i definojë dhe t’i shprehë nevojat e tij. Përmes lojës dhe me

anë të saj, fëmija shpreh ndjenjat ashtu si janë në vetvete, pa trillime dhe gënjeshtra si p.sh. një

vajzë duke luajtur me kukullën e saj, ajo i fal ndjenjat ashtu si janë, gjithçka e jep me gjithë shpirt,

e rregullon karrocën e saj, palos mbulesat, bisedon me të, e vë në gjumë etj. Kjo lojë i lejon fëmijës

t’i shprehë të gjitha ndjenjat, mjafton të shohësh shprehjen e saj derisa e përqafon, e përkëdhelë

me fjalë të bukura, në anën tjetër, në raste inati me kukullën e saj, ajo përdorë edhe fjalë të rënda,

ashtu si i ka dëgjuar prej nënës ose te dy prindërve. Zhvillimi social dhe emocional i fëmijës është

një fushë e veçantë e zhvillimit dhe të mësuarit në fëmijërinë e hershme e cila se bashku me fushat

e tjera të zhvillimit luan rol të rëndësishëm në procesin e formimit të personalitetit të fëmijës dhe

të përgatitjes së tij/saj për procesin e shkollimit. Zhvillimi social dhe emocional i fëmijës zhvillon

vetëdijen për identitetin personal dhe rrit përgjegjësinë për vetën dhe të tjerët. (Lleshi, 2003)

Page 20: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019. 10. 16. · Tema: “Efekti i lojës dhe raporti i saj në procesin mësimor”, ka për qëllim vënien në pah efektin e lojës

Punim Diplome Efekti i lojës dhe raporti i saj në procesin mësimor

20

2.4 Ndikimi i lojës në zhvillimin intelektual dhe gjuhësor

Gjatë lojës fëmijët zhvillojnë dukshëm edhe të folurit dhe komunikimin, si dhe gjuha iu mundëson

fëmijëve të marrin pjesë me anën kognitive dhe atë emocionale të programit edukativ. Nëpërmjet

lojës fëmijët mësojnë të numërojnë, të flasin, të lexojnë, të shijojnë, të prekin dhe të shohin. Ata

fitojnë eksperienca për të bashkëpunuar me të tjerët, për të bashkëvepruar, për të shprehur

mendimet, ndjenjat me të tjerët, të gjitha këto arrihen duke luajtur fëmijët së bashku. Aktivitete e

ndryshme si dhe lojërat e ndryshme i përfshijnë fëmijët në zhvillimin e kapaciteteve të tyre

intelektuale dhe gjuhësore, ku përfshihen aftësitë për t’u koncentruar, vëzhguar, parashikuar,

menduar, për të marr vendime, etj.

Kur fëmijët aktrojnë dhe luajnë role sipas zgjedhjes së tyre, ata zhvillojnë gjuhën, të folurit dhe të

shprehurit. Imagjinatën dhe fantazinë e fëmijëve e zhvillojnë lojërat me rërë, me ujë, ngjyrosjet

me bojëra uji etj. Aftësinë e të menduarit dhe të krijuarit, e zhvillon më së shumti loja-fjala p.sh.

ora, dora ,dielli, që zëvendësohen duke i vizatuar figurat ne vend të shkronjës.

Mendimet, ilustrimet dhe gjetjet e fëmijëve janë të paparashikueshme dhe janë rrjedhojë e

fantazisë dhe krijueshmerisë së tyre, çdo fëmijë do dëgjuar dhe respektuar për mendimin dhe idetë

që shfaq. Mësuesit gjithmonë e kanë vlerësuar shumë aftësinë e fëmijëve për të mësuar përmes

lojës, pjesërisht ky është reflektim i rëndësisë së saj që ata e cilësojnë mësim përmes përvojave të

drejtpërdrejta.

Nga e gjithë ajo që u potencua lidhur me rëndësinë dhe qëllimet e lojërave, shohim se lëvizjet që

fëmija i bënë përderisa luan, ndikojnë në zhvillimin e aftësive fizike të tij, pastaj, loja ndikon edhe

në zhvillimin e aftësive psikosociale të fëmijës, gjithashtu loja e përfshin fëmijën në zhvillimin e

kapacitetit intelektual të tij, pra loja i mundëson fëmijës unitetin e zhvillimit fizik, social dhe

intelektual. (Smilansky& Shefatya. 1990).

Page 21: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019. 10. 16. · Tema: “Efekti i lojës dhe raporti i saj në procesin mësimor”, ka për qëllim vënien në pah efektin e lojës

Punim Diplome Efekti i lojës dhe raporti i saj në procesin mësimor

21

Kapitulli III

1. MËSIMDHËNIA PËRMES LOJËS

Mësimdhënia bashkëkohore është para sfidave të përditshme për përmirësimin dhe ndryshimin

e procesit të te nxënit të njohurive duke ofruar teknika të përshtatshme dhe strategji të te nxënit,

të cilat i referohen udhëzimeve dhe aktiviteteve të ndryshme që përdoren për të nxënë ide të reja

dhe koncepte. E përveç kësaj, një mësimdhënie bashkëkohore dhe efektive nuk mund të

realizohet pa përdorimin e këtyre metodave të reja të cilat do të nxisin një nxënie shumë më të

përsosur. (Ismajli, 2012).

Komenski:“Profesioni i mësuesit është i madhërishëm si asnjë profesion tjetër nën qiell”

(Koliqi, 1997).

Ndër elemente të reja të cilat po konsiderohen shumë efektive gjatë procesit të nxënies, është edhe

përdorimi i lojës, përkatësisht mësimdhënia përmes lojës. Në lojë të gjithë fëmijët janë të barabartë,

vendosin bashkërisht, por, ajo që është më e rëndësishme, patjetër duhet respektojë të drejtat e të

tjerëve, po qe se dëshirojnë që edhe vetë të marrin pjesë. Nëpërmjet lojës, fëmijët realitetin e

kthejnë në imagjinatë dhe në atë mënyrë në një ambient të sigurt mësojnë që të ballafaqohen me

sfidat reale. Për fëmijët loja është edhe përvojë, edhe trajnim. Disa studime kanë treguar se

përdorimi i lojërave akademike gjatë mësimdhënies ka ndikuar në arritjen e nxënësve në mësime.

Mësimdhënia përmes lojës paraqet një kreativitet e njëkohësisht një atraktivitet për nxënësit, e cila

bënë që ata të marrin njohuri të reja, e në këtë rast në qoftëse marrja e këtyre njohurive te reja

bëhet në mënyrë atraktive (përmes lojës) ,atëherë njohuritë e përfituara do të jenë më afatgjatë

dhe më të qëndrueshme në kujtesën e nxënësve. Për këtë, shkollat janë çdo herë e më të

preokupuara në futjen e lojërave akademike në procesin e mësimdhënies. (Furlan, 2001)

Page 22: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019. 10. 16. · Tema: “Efekti i lojës dhe raporti i saj në procesin mësimor”, ka për qëllim vënien në pah efektin e lojës

Punim Diplome Efekti i lojës dhe raporti i saj në procesin mësimor

22

3.1. Loja në klasë

Klasa është vendi ku realizohet procesi i të nxënit i planifikuar nga mësimdhënësi. Klasa

organizohet, planifikohet, dhe pajiset, duke e pasur parasysh fëmijën. Fëmijët e vegjël kanë qejf

të luajnë dhe të flasin për lojën. Loja luan rol të rëndësishëm në procesin e të nxënit. Ajo është

interaktive dhe shoqërore, e cila bëhet pa presion. Loja është simbolike përmes së cilës, fëmijët

iniciojnë ide dhe situata, marrin vendime, planifikojnë, gjejnë alternativa, zgjidhin probleme,

hulumtojnë, dhe i shpjegojnë idetë e veta.

Fëmijët i konstruktojnë njohuritë e veta dhe të kuptuarit e botës me anë të këtyre proceseve. Ka

pikëpamje të ndryshme për lojën në klasë. Disa mësimdhënës ofrojnë një kontekst për aktivitetet

e lojës, të bindur se loja është më kuptimplotë kur fëmijët e lidhin me diçka. Të tjerët mund të

ofrojnë aktivitete të lojës jashtë kontekstit, duke besuar se fëmijët duhet të zhvillojnë ide dhe tema

të veta gjatë lojës.

Loja mund të përfshijë një varg aktivitetesh, si vijon më poshtë:

• Loja imagjinative/ loja me role, p.sh. brenda shtëpisë, apo në një dyqan

• Arte dhe zeje, p.sh. vizatim, kolazh, apo vizatim me shkumës

• Konstruksion, qoftë në përmasa të mëdha apo të vogla

• Hulumtim, p.sh. me ujë dhe me dhe

• Aktivitete nëpër tavolina, p.sh. kombinime pjesëzash

• Aktivitete leximi dhe shkrimi që mund të përfshijnë zhanre të ndryshme letrare

dhe materiale të ndryshme shkrimi

• Matematikë, p.sh. aktivitete me trajta të ndryshme apo me koncepte kohore

• Aktivitete muzikore, p.sh. duke përfshirë instrumente me goditje dhe një kasetofon

• Aktivitete me kompjuter duke përdorur programe të përshtatshme.

Gjithashtu, duke përdorur lojën në klasë gjatë zhvillimit të mësimit, kjo e fundit mund të ndikoj

në zhvillimin e bashkëpunimit mes nxënësve, ata shprehin gatishmëri t’i ndihmojnë njëri-tjetrin,

t’i ndajnë gjërat me të tjerët, krijojnë raporte sociale etj. Ata mësojnë ide dhe koncepte të reja, të

eksperimentojnë me opsione të ndryshme. Sa i përket gjuhës, nxënësit zhvillojnë aftësitë

gjuhësore, pasurojnë fjalorin, zhvillojnë të menduarit kritik, krijimtarinë, korrektësinë, formojnë

kujtime pozitive, përjetojnë argëtim, momente interesante etj.(Dragoti, 2005).

Page 23: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019. 10. 16. · Tema: “Efekti i lojës dhe raporti i saj në procesin mësimor”, ka për qëllim vënien në pah efektin e lojës

Punim Diplome Efekti i lojës dhe raporti i saj në procesin mësimor

23

3.2 Roli i mësimdhënësit

Që nxënësit dhe të rinjtë t’i zhvillojnë njohuritë, shkathtësitë dhe aftësitë të cilat u duhen për të

pasur sukses në shekullin XXI, është e domosdoshme një metodologji bashkëkohore e punës

dhe ndoshta në këtë mënyrë të arrihet deri të një sukses i shumëkërkuar. Gjatë kohës kur

Kosova ka qenë e izoluar, mësimdhënësit kanë qenë shumë pak të ekspozuar ndaj ndryshimeve

thelbësore të kurrikulës dhe nga risitë profesionale, janë metodologjitë me nxënësin në qendër

dhe ato ndërvepruese. Mirëpo tashmë më shumë sesa kurrë, ka ardhur koha e ndryshimit. Por,

në këtë rast lind pyetja nga kush fillon ndryshimi ?! Deri më sot jemi mësuar me arsyetim se

mungojnë kushtet ! Por a janë kushtet fajtorët e vetëm në një mësimdhënies joefektive?

Sigurisht që jo, ndryshimi fillon edhe atëherë kur mbizotëron vullneti e dëshira e individit, e në

procesin mësimor kush më shumë sesa mësimdhënësi e ka këtë barrë?! (Ministria e Shkencës dhe

teknologjisë ,2002).

Fillimisht mësimdhënësi është ai cili ushtron mësimdhënien, i autorizuar dhe i certifikuar për

përgatitje profesionale si dhe i angazhuar për realizimin e programit mësimor. Boshti dhe

themeli i një mësimdhënie efektive është mësimdhënësi i cili mbi të gjitha duhet të këtë cilësitë

njerëzore, cilësitë që kanë të bëjnë me qëndrimet korrekte dhe disiplinën punuese, cilësitë fizike

etj. Ndër të tjerash mësimdhënësi është ai i cili planifikon, organizon, rregullon, realizon tërë

punën mësimore me nxënës si dhe mundëson krijimin e kushteve elementare për kryerjen e

suksesshme të punës mësimore (Musai, 2003). Duke pasur mbi të gjitha dëshirën dhe vullnetin

personal , pastaj duke qenë kreativ, duke përdorur ide të ndryshme artistike si dhe duke u

mbështetur në planprograme bashkëkohore mësimore, mësimdhënësi zbaton lojën në procesin

mësimor si një element mjaft i rëndësishëm e efektiv. Nëse mësimdhënësit e përdorin lojën në

kontekst të kurikulumit, kjo mund ta shtojë suksesin në mënyrë të konsiderueshme dhe mësuesi

mund të vendosë se çfarë është më e përshtatshme për një kohë të caktuar.

E në këtë rast, loja akademike nuk përdoret e thjeshtë e spontane por mësimdhënësi e përgatit

ambientin se ku do të zhvillohet loja, planifikon dhe fillon procesin e lojës. Me fjalë të tjera, roli i

mësimdhënësit gjatë lojës është të :

Page 24: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019. 10. 16. · Tema: “Efekti i lojës dhe raporti i saj në procesin mësimor”, ka për qëllim vënien në pah efektin e lojës

Punim Diplome Efekti i lojës dhe raporti i saj në procesin mësimor

24

- Planifikojë kurikulin, duke e paraparë strukturën e aktiviteteve

- Zbatojë kurikulin, duke e paraparë ndërhyrjen e mësuesit, që nënkupton pjesëmarrjen,

modelimin, pyetjet, nxitjet, përfshirjen, dhe vëzhgimin

- T’i stimulojë nxënësit për të luajtur

- Vlerësojë dhe regjistrojë të nxënit

- Vlerësojë efikasitetin e nxënies përmes lojës

3.3. Zhvillimi i lojës në orën mësimore

Zhvillimi i lojës në orën mësimore, mund të thuhet se është edhe si një test vlerësues, sepse

përmes saj edhe mund ta kuptosh se sa është kuptuar njësia mësimore e cila është realizuar. Për

të zhvilluar një lojë në klasë duhet pasur edhe materiale te ndryshme sepse nxënësit duke i parë

objektet nga afër duke i përdorur ato atëherë njohuritë e fituara lidhur me atë temë do të kenë

mundësinë shumë të vogël për tu harruar. Lojërat janë hapat e para në jetën e fëmijës, për në

botën e imagjinatës. Loja i nevojitet fëmijës që ta zhvillojë trupin, intelektin dhe veçantitë e tij,

ashtu si ushqimi, shtëpia, ajri i freskët, ushtrimet dhe pushimi. Lojërat në klasë mund të përdoren

edhe në fund të një njësie mësimore, atëherë kur është siguruar ekzistenca e informacioneve të

argumentuara rreth një temë të caktuar. Shokët në lojë janë të domosdoshëm dhe të nevojshëm

në të gjitha etapat e zhvillimit.

Pra, loja është mënyra më e mirë për t’i zhvilluar ata dhe për ti shtyrë në një rrugë të mbarë në

procesin e vështirë dhe të gjatë të te nxënit, andaj ajo nuk duhet neglizhuar e aq më pak

mënjanuar. Lojërat duhet të jenë të orientuara për nga problemi apo ngecja e të kuptuarit. Pra

loja mund të përdoret në përgjithësi atje, ku duhen bërë të qarta pengesat, ku duhen bërë

transparente varësitë e nxënësve si dhe duhen sqaruar pozicionimet në lidhje me interesat. (Furlan

,2001).

Page 25: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019. 10. 16. · Tema: “Efekti i lojës dhe raporti i saj në procesin mësimor”, ka për qëllim vënien në pah efektin e lojës

Punim Diplome Efekti i lojës dhe raporti i saj në procesin mësimor

25

3.4. Siguria e fëmijëve nga rreziku i lojërave dhe lodrave Lojërat e preferuara të fëmijëve janë ato lojëra ku luhet roli i nënës apo babait, mësuesit apo

doktorit, shitësit apo policit, ose njerëzve të tjerë të famshëm, të gjitha këto më së shpeshti fëmijët

dhe moshatarët e tyre i marrin si modele. Fëmija nëpërmjet praktikës sociale (në aktivitetet e

përbashkëta praktike dhe format tjera të interaksionit) i përvetëson modelet e sjelljes të cilat i sheh

në realitetin social. Këtu një rol shumë të madh e luan televizioni dhe lojërat elektronike, sepse në

mënyrë të gjallë dhe të ilustruar i fut te fëmijët këto modele.

Ekspertët pajtohen se lojërat e programuara elektronike monopolizojnë trurin, sepse fëmijët i

përgjigjen skenarëve që janë të përgatitura nga dikush tjetër dhe kjo mund të ndikojë në

kreativitetin e tyre (Harris, 2006). Ekspertja amerikane për zhvillim të fëmijëve, prof. Kathy Hirsh-

Pasek, mendon se të rinjtë shpenzojnë shumë kohë para televizionit dhe ekraneve kompjuterike,

në atë kohë kur ata është dashur të luajnë me lodrat e tyre. Në librin e saj “Einstein Never Used

Flash Cards”, ajo tregon se të ashtuquajturat “lojërat e mençura” dështojnë kur është fjala për

zhvillimin e fëmijëve. Përkundrazi, blloqet prej druri, lapsat, pikturat dhe topat u ndihmojnë atyre

të zhvillojnë shkathtësi vendimtare, si zgjidhja e problemeve, etj. Gjithashtu, edhe aktiviteti i

lojërave të kontrolluara mund të ketë pasoja negative në zhvillimin social dhe emocional të fëmijës,

sepse ato janë tepër të organizuara sa që bllokojnë iniciativën e fëmijës për zgjedhje të lirë.

Përkundrazi, forma e lirë e lojës nxit kreativitet dhe zhvillim te fëmijët. Lojërat indirekte (jo

udhëheqëse) iu lejojnë fëmijëve të mësojnë si të punojnë në grupe, të negociojnë, të zgjedhin

konflikte dhe të mësojnë shkathtësi vetë-advokuese. Përveç mesazhit pozitiv që loja bart, ajo

ngërthen në vete edhe një mesazh negativ. Loja ndikon në agresivitetin e fëmijës kryesisht përmes

lojërave dhe lodrave të dhunshme. Mund të shtrohet pyetja se ku i marrin fëmijët, e sidomos

djemtë, temat me përmbajtje agresive për lojëra. Ajo që ndikon më së shumti këtu është televizioni

dhe programet televizive të cilët i shohin fëmijët. Bandura zbuloi se fëmijët sillen më agresivë pasi

kanë parë një dhunë televizive. Gjithashtu ajo e zvogëlon sensitivitetin dhe ndjeshmërinë fëmijëve

ndaj dhunës reale në jetë, dhe mund ta çrregullojë perceptimin e tyre real për botën (Dragoti, 2004)

Në programet televizive në një masë të madhe mbretërojnë filma “kaubojsh”, “luftëtarësh”, filma

të cilët djemtë i preferojnë shumë. Një analizë sistematike e filmave të vizatuar që emetohen në

programe televizive për fëmijë, tregon se një pjesë e madhe e tyre janë me përmbajtje agresive.

Page 26: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019. 10. 16. · Tema: “Efekti i lojës dhe raporti i saj në procesin mësimor”, ka për qëllim vënien në pah efektin e lojës

Punim Diplome Efekti i lojës dhe raporti i saj në procesin mësimor

26

Fuqia dhe agresiviteti në to janë të lidhura me rolet e meshkujve që janë më të fuqishme se rolet e

femrave.

Mendohet se këto janë argumente të mjaftueshme që të përfundojmë se programet televizive

ndikojnë fuqishëm në përmbajtjet agresive në lojërat me role tek meshkujt. Hulumtimet që janë

bërë gjatë pesëdhjetë viteve të fundit sa i përket filmave të dhunshëm, kanë treguar se shikimi i

tyre ka disa efekte negative. Studimet e kryera nga psikologët Douglas Gentile dhe Craig

Anderson, tregojnë që lojërat e dhunshme mund të kenë efekt të madh në agresivitetin e fëmijëve,

sepse lojërat janë joshëse dhe ndërvepruese.

Viteve të fundit studimet kanë potencuar ndikimin e pamohuar të lojërave të dhunshme tek fëmijët.

Anderson dhe kolegët tregojnë se luajtja e lojërave të dhunshme ndërlidhet me mendimet agresive.

Sipas tyre, fëmijët të cilët luajnë lojëra të tilla kanë mendime, ndjenja dhe sjellje më agresive. Veç

kësaj, luajtja e lojërave të dhunshme ndërlidhet edhe me atë që fëmijët të jenë më pak të gatshëm

t’i ndihmojnë shokët e tyre Një çështje tjetër sa i përket mbrojtjes së fëmijëve nga rreziku i lodrave,

është rëndësia që duhet t’u kushtohet lodrës në mënyrë që të mos jetë e dëmshme për shëndetin

psikofizik të fëmijës. Për këtë, në disa vende evropiane janë sjellë rregulla ligjore të cilat nga 15

nëntori 1977 i kushtëzojnë vendet evropiane që t’u përmbahen kushteve të sigurisë për fëmijën.

Ndalohet prodhimi i sendeve që mund të presin, shtrëngojnë, shpojnë, pickojnë, rrëzojnë ose

shkaktojnë ngulfatje, kur është fjala për fëmijët shumë të vegjël. Testet e përflakshmërisë janë

rigorozisht specifike, sidomos për lodrat e mëndafshit dhe llojeve të ndryshme të maskave.

Megjithatë ende nuk ka ligj komplet të normave në prodhimin e lodrave. Punohet në përpunimin

e normave në aspektin e helmueshmërisë së materialit, ngjyrave, sintetikes dhe lodrave kimike.

Kohët e fundit punohet në normat për caktimin e lodrave me rrymë etj. (American Psychological

Association, 2004).

Page 27: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019. 10. 16. · Tema: “Efekti i lojës dhe raporti i saj në procesin mësimor”, ka për qëllim vënien në pah efektin e lojës

Punim Diplome Efekti i lojës dhe raporti i saj në procesin mësimor

27

Kapitulli IV

4.1. Qëllimi dhe detyrat e hulumtimit

Qëllimi i hulumtimit, është të vëjë në pahë efektin e lojës gjatë procesit mësimor, pra sa ndikon

loja në njohurit tek nxënësit përaktësisht tek nxënësit e klasës së dytë, po ashtu sa e aplikojnë lojën

mësimdhënësit në shkollat tona.

Duke pasur parasysh cilësinë e punës mësimore në klasat e ulëta të shkollës fillore, detyrat e

hulumtimit janë:

Të verifikohet shkalla e zbatimit të lojës mësimore në klasë

Të përcaktohet pozita e mësimdhënësit dhe nxënësit gjatë përdorimit të lojës

Të paraqiten anët pozitive të përdorimit të lojës

Të përpunohen dhe të interpretohen në mënyrë statistikore të dhënat e fituara gjatë

hulumtimit

Të nxirren përfundimet dhe rekomandimet lidhur me ndikimin e lojës në të nxënit e

njohurive të nxënësve në klasën e dytë

4.2. Hipotezat e hulumtimit

Hipoteza 1.Supozojmë që loja të nxënësit e klasës së dytë nuk ndikon në mësimnxënie efektive

për përfitimin e njohurive të reja.

Hipoteza 2. Supozojmë që mësimdhënësit muk e aplikojnë shumë lojën si mundësi më tepër për

një mësimnxënie efektive.

4.3. Metodologjia e hulumtimit

Metodologjia e përdorur në trajtimin e kësaj teme është realizuar përmes metodës së analizës

cilësore dhe sasiore, ku do të shërbejë për grumbullimin dhe përpunimin e të dhënave.

Page 28: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019. 10. 16. · Tema: “Efekti i lojës dhe raporti i saj në procesin mësimor”, ka për qëllim vënien në pah efektin e lojës

Punim Diplome Efekti i lojës dhe raporti i saj në procesin mësimor

28

4.4. Popullata dhe mostra e hulumtimit

Grupi reprezantativ

Grupin reprezentativ të këtij hulumtimi e përbëjnë mësueset dhe nxënësit e shkollës së mesme të

ulët “Bajram Curri” Istog. Gjithsej, mësueset e përfshira në hulumtim janë 11 subjekte (gjashtë

mësimdhënëse të klasës së parë dhe pesë mësimdhënës të klasës së dytë) dhe 73 nxënës të klasës

së dytë të po këtij mjedisi.

Tabela 1. Karakteristikat përshkruese të mostrës apo pjesëmarrësve mësimdhënës dhe nxënës

Gjinia Klasa Gjina Klasa

Grupet Mësim. F M I II Nxënës F M I II

SHFMU

“Bajram

Curri’’-Istog

11 11 - 6 5 73 42 31 - 73

4.5. Instrumentet dhe teknika e hulumtimit

Për të realizuar me sukses anketimin, kam përdorur instrumentin: fletëpyetësinë për nxënës dhe

mësimdhënës. Në fletëpyetësin për nxënës kam parashtruar 6 pyetje dhe për mësimdhënës 9 pyetje

të tipit të mbyllur, ku nxënësit dhe mësimdhëniet rrumbullakojnë përgjigjen të cilën e mendojnë si

më të përshtatshme dhe më reale.

Teknika

Për mbledhjen e të dhënave gjatë këtij punimi kam shfrytëzuar teknikën e anketimit, si një teknikë

shumë e përshtatshme për të mbledhur të dhënat përkatëse. Pyetjet janë të formuluara në atë

mënyrë që të mos krijojnë konfuzion të nxënësit, ndërsa nxënësit dhe mësimdhënësit kanë

mundësi të shprehin mendimet e tyre duke u përgjigjur në mënyrë anonime

Page 29: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019. 10. 16. · Tema: “Efekti i lojës dhe raporti i saj në procesin mësimor”, ka për qëllim vënien në pah efektin e lojës

Punim Diplome Efekti i lojës dhe raporti i saj në procesin mësimor

29

4.6. Procedura e hulumtimit

Për hulumtimin e këtij punimi, fillimisht është njoftuar drejtori i shkollës, rreth detyrës së

caktuar, duke marrë leje nga ai, janë njoftuar mësimdhënëset edhe nxënësit. Mandej

mësimdhëneset i kanë verifikuar pyetjet se sa janë të duhura, që nxënësit mund t’i kuptojnë dhe

të përgjigjen, po ashtu të dhënat e pjesëmarrësëve kanë mbetur anonim. Gjatë shpërndarjës së

pyetësorëve janë dhënë sqarime shetsë për të gjitha pyetjët për arsye që nxënësit mos të kenë

vështirësi. Shpërndarja e pyetësorëve është bërë nga hulumtuesi. Koha për plotësimin e

pyetësorëve ka zgjatur pesë deri në dhjetë minuta. Pasi që janë plotësuar të gjithë pyetsorët nga

nxënësit. Për plotësimin e pyetësorëve për mësimdhënës është pritur koha e pushimt të gjatë, ku i

është dorzuar pyetësori, koha e plotësimit ka zgjatur tre minuta. Pyetësorët janë mbledhur nga

hulumtuesi në bashkpunim më mësimdhënëset.

4.7. Metodat e hulumtimit

Për përfundimin e suksesshëm të këtij hulumtimi duhet përdorur metoda të ndryshme në mënyrë

që hulumtimi të jetë më real dhe më i kuptueshëm. Në këtë hulumtim janë përdorur këto metoda:

1. Metoda e analizës teorike

2. Metoda krahasuese

3. Metoda statistikore ( përqindja %)

1.Metoda e analizës teorike-Përdorimi i kësaj metode mundëson analizimin e problemit nga

aspekti teorik. Janë marrë informacione në materiale e libra të ndryshëm në përkufizimin teorik të

temës në fjalë, për rëndësinë e saj në të nxënit e njohurive, etj.

2.Metoda krahasuese-Metoda krahasuese ka për qëllim një krahasim mes përdorimit të lojës si

një aktivitet efektiv në procesin mësimor.Pra më shumë përdorin lojë mësuesët e klasëve të para

apo klasëve të dyta.

3.Metoda statistikore-Metoda statistikore është shfrytëzuar me rastin e përpunimit të te dhënave

gjatë së cilës janë fituar rezultat përfundimtare. Kjo metodë na ofron mundësi që të dhënat e

përfituara nga hulumtimi, të përpunohen analizohen dhe interpretohen me anën e përqindjes

statistikore.

Page 30: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019. 10. 16. · Tema: “Efekti i lojës dhe raporti i saj në procesin mësimor”, ka për qëllim vënien në pah efektin e lojës

Punim Diplome Efekti i lojës dhe raporti i saj në procesin mësimor

30

Kapitulli V

5. ANALIZA DHE INTERPRETIMI I REZULTATEVE

5.1. Analiza e rezultateve të hulumtimit dhe diskutimet

Nga hulumtimi i bërë është pasqyruar mënyrën se sa përdoret metoda e lojës gjatë procesit

mësimor, sa ndikon ajo në të nxënit e njohurive. Gjatë zhvillimit të hulumtimit kanë marrë pjesë

mësimdhënësit e klasës së parë dhe të dytë të shkollës fillore ‘‘Bajram Curri’’-Istog. Qëllimi i

hulumtimit ishte se më shumë përdorin lojë mësimdhënsit e klasëve të para apo klasëve të dyta.

Në anketë janë përfshirë gjithsej nëntë pyetje me tre opcione që duhet përzgjedhur njërën për t’u

përgjigjur, ato janë: shumëherë, nganjëherë, asnjëherë. Mësimdhënësit e kl.I janë përgjigjur:.Në

pyetjen 1, A e përdorni lojën në klasë? 84% janë përgjigjur me opcionin, shumëherë, 16% nganjëherë.

Pyetja 2. A ju pëlqen nxënësve të luajnë në klasë? Me, 60% shumëherë, 40% nganjëherë. Në pyetjen 3.

Gjatë zhvillimit të lojës, a janë të gjithë nxënësitë aktiv? Përgjigjiet: 80% shumëherë, 20% nganjëherë.

Pyetja 4. A mendoni që nxënësit përfitojnë njohuri të reja, gjatë lojës? Mësimdhënësit janë shprehur se,

100% shumëherë. Pyetja 5. A është ambienti i përshtatshëm për zhvillimin e lojës? Sipas mendimit të tyre,

40% shumëherë, 60% nganjëherë. Pyetja 6. A janë mjetet adekuate për zhvillimin e lojës në klasë? 20%

shumëherë, 80% nganjëherë. Pyetja 7. Bashkëpunoj me mësimdhënës për ide të ndryshme në lidhje me

zhvillimin e lojërave. 60% shumëherë, 40% nganjëherë. Pyetja 8. A ndodhë që nxënësitë të shprehin

pakënaqësi gjatë lojës? 20% shumëherë, 80% nganjëherë. Peytja 9. Shfrytëzoj burime interneti për

zhvillimin e lojërave të ndryshme. 66% shumëherë, 34% nganjëherë.

Mësimdhënësit e kl.II janë përgjigjur:.Në pyetjen 1, A e përdorni lojën në klasë? 80% janë përgjigjur me

opcionin, shumëherë, 20% nganjëherë. Pyetja 2. A ju pëlqen nxënësve të luajnë në klasë? Me, 60%

shumëherë, 40% nganjëherë. Në pyetjen 3. Gjatë zhvillimit të lojës, a janë të gjithë nxënësitë aktiv?

Përgjigjiet: 80% shumëherë, 20% nganjëherë. Pyetja 4. A mendoni që nxënësit përfitojnë njohuri të reja,

gjatë lojës? Mësimdhënësit janë shprehur se, 100% shumëherë. Pyetja 5. A është ambienti i përshtatshëm

për zhvillimin e lojës? Sipas mendimit të tyre, 40% shumëherë, 60% nganjëherë. Pyetja 6. A janë mjetet

adekuate për zhvillimin e lojës në klasë? 20% shumëherë, 80% nganjëherë. Pyetja 7. Bashkëpunoj me

mësimdhënës për ide të ndryshme në lidhje me zhvillimin e lojërave. 60% shumëherë, 40% nganjëherë.

Pyetja 8. A ndodhë që nxënësitë të shprehin pakënaqësi gjatë lojës? 20% shumëherë, 80% nganjëherë.

Peytja 9. Shfrytëzoj burime interneti për zhvillimin e lojërave të ndryshme. 20% shumëherë, 40%

nganjëherë, 20% asnjëherë.

Page 31: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019. 10. 16. · Tema: “Efekti i lojës dhe raporti i saj në procesin mësimor”, ka për qëllim vënien në pah efektin e lojës

Punim Diplome Efekti i lojës dhe raporti i saj në procesin mësimor

31

5.2. .Rezultatet nga pyetësori më mësimdhënës

Rezultatet e hulumtimit nga pyetësori më mësimdhënësit e klasës së parë

Tabela1.2. Rezultatet e hulumtimit nga pyetësori më mësimdhënësit e klasës së pare

Pyetjet a) Shumëherë b) Nganjëherë c) Asnjëherë %

1. A e përdorni lojën në klasë? 84 % 16%

2. A iu pëlqen nxënësve të luajnë

në klasë?

60% 40%

3. Gjatë zhvillimit të lojës, a janë të

gjithë nxënësitë aktiv?

80% 20%

4. A mendoni që nxënësit

përfitojnë njohuri të reja, gjatë

lojës?

100%

5. A është ambienti i përshtatshëm

për zhvillimin e lojës?

40% 60%

6. A janë mjetet adekuate për

zhvillimin e lojës në klasë?

20% 80%

7. Bashkëpunoj me mësimdhënës

për ide të ndryshme në lidhje me

zhvillimin e lojërave.

60% 40%

8. A ndodhë që nxënësitë të

shprehin pakënaqësi gjatë lojës?

20% 80%

9. Shfrytëzoj burime interneti për

zhvillimin e lojërave të

ndryshme.

66% 34%

100%

Page 32: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019. 10. 16. · Tema: “Efekti i lojës dhe raporti i saj në procesin mësimor”, ka për qëllim vënien në pah efektin e lojës

Punim Diplome Efekti i lojës dhe raporti i saj në procesin mësimor

32

Rezultatet e hulumtimit nga pyetësori me mësimdhënësit e klasës së dytë

Tabela1.3. Rezultatet e hulumtimit nga pyetësori më mësimdhënësit e klasës së dytë

Pyetjet a) Shumëherë b) Nganjëherë c) Asnjëherë %

1. A e përdorni lojën në klasë? 80% 20%

2. A iu pëlqen nxënësve të luajnë në

klasë?

60% 40%

3. Gjatë zhvillimit të lojës, a janë të

gjithë nxënësitë aktiv?

80% 20%

4. A mendoni që nxënësit përfitojnë

njohuri të reja, gjatë lojës?

100%

5. A është ambienti i përshtatshëm

për zhvillimin e lojës?

40% 60%

6. A janë mjetet adekuate për

zhvillimin e lojës në klasë?

20% 80%

7. Bashkëpunoj me mësimdhënës për

ide të ndryshme në lidhje me

zhvillimin e lojërave.

60% 40%

8. A ndodhë që nxënësitë të shprehin

pakënaqësi gjatë lojës?

100%

9. Shfrytëzoj burime interneti për

zhvillimin e lojërave të ndryshme.

20% 40% 20%

100%

Page 33: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019. 10. 16. · Tema: “Efekti i lojës dhe raporti i saj në procesin mësimor”, ka për qëllim vënien në pah efektin e lojës

Punim Diplome Efekti i lojës dhe raporti i saj në procesin mësimor

33

Nga këto rezultate të fituara, ajo që duhet theksuar është se, pyetësorët e plotësuar nga mësueset e

klasës së parë është vërejtur më qartë se janë më shumë ithtare të përdorimit të lojës se sa mësueset

e klasës së dytë. Kjo ndoshta është edhe më e nevojshme për arsye se fëmijët në klasë të parë në

fillim kanë vështirësi në shkrim dhe lexim, ku loja është një mundësi shumë e mirë, që fëmijët

përmes saj të arrijnë t’i kuptojnë gjërat duke filluar nga më të thjeshtat e deri të ato më të përbëra.

Pra, edhe sipas bisedës që është bërë së bashku me mësuesët u kuptua edhe më qartë rëndësinë e

lojës e sidomos ndikimin e saj në të nxënit e njohurive tek fëmijët e klasës së parë pasiqë edhe ata

sapo e kanë përfunduar parashkollimin ku më shumë kanë mësuar gjëra të reja në bazë të lojërave

dhe aktiviteteve të ndryshme të realizuara nga edukatoret e tyre. Pasi edhe rezultatet janë pozitive

poashtu u vërejtë që edhe pse mësuseset ishin disa në moshë më të vjetër ato kishin një vullnet të

madh për zhvillimin e lojërave të tilla dhe ishin shumë kreative në përgjigjthsi.

Rezultatet e këtij hulumtimi ishin të kënaqshme, pasi që përqindja më e madhe ishte pozitive sa i

përket aplikimit të lojërave në klasë dhe ndikimit të tyre në të nxënit e njohurive të nxënësit. Po

ashtu edhe përqindja e përgjigjeve të nxënësve dhe mësimdhënësve ishin të përafërta shumë, gjë

që bënë të kuptohet se të dy palët ishin korrekt në plotësimin e pyetësorëve.

Page 34: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019. 10. 16. · Tema: “Efekti i lojës dhe raporti i saj në procesin mësimor”, ka për qëllim vënien në pah efektin e lojës

Punim Diplome Efekti i lojës dhe raporti i saj në procesin mësimor

34

5.2 Rezultatet e hulumtimit nga pyetësori me nxënës

Histogrami nr. 1: Mësuesja e përdor lojën në klasë

Nga rezultatet e marra nga 73 nxënës konstatojmë se 73% e nxënësve janë përgjigjur që shumë

herë mësuesja e përdor lojën në klasë përmes secilës bëhët të nxënit e njohurive, 27% nganjëherë,

0% asnjëherë. Nga këto rezultate mund të vërejmë se nxënësit në përgjithësi janë të vëmendshëm

dhe të interesuar ndaj mësimit që zhvillohet. Shpresoj që këto përgjigje të jenë të sinqerta dhe që

mësimdhënësit po punojnë dhe zhvillojnë aktivitete që mbajnë çdo herë vëmendjen e nxënësit.

0% 10% 20% 30% 40% 50% 60% 70% 80%

Shumëherë

Nganjëherë

Asnjëherë

73%

27%

0%

Shumëherë Nganjëherë Asnjëherë

Përgjigjet e shprehura në përqindje(%)

73% 27% 0%

1. A e përdor mësuesja lojën në klasë?

0% 10% 20% 30% 40% 50% 60% 70%

Shumëherë

Nganjëherë

Asnjëherë

62%

37%

1%

Shumëherë Nganjëherë Asnjëherë

Përgjigjet e shprehura në përqindje(%)

62% 37% 1%

2. A iu Pëlqen të luani në klasë?

Page 35: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019. 10. 16. · Tema: “Efekti i lojës dhe raporti i saj në procesin mësimor”, ka për qëllim vënien në pah efektin e lojës

Punim Diplome Efekti i lojës dhe raporti i saj në procesin mësimor

35

Histogrami nr. 2: Ju pëlqen të luajnë lojëra në klasë

Nga rezultatet e fituara, 62% janë përgjigjur për opsionin shumëherë, 37% nganjëherë, 1%

asnjëherë.

Është detyrë e mësuesit që çdoherë të bëjë interesante zhvillimin e lojërave në mënyrë që fëmijëve

mos të iu humb interesimi për mësim.

Histogrami nr. 3: Ndikimi i lojës në përvetësimin e mësimit

Nxënësit janë pyetur se sa i ndihmon loja në përvetësimin e mësimit, kështu sipas tyre, me 96%

rezultojnë se loja ka ndikimi shumë, 4% pak, dhe 0% as pak.

Në bazë të këtyre rezultateve, mendohet që nxënësit e kanë kuptuar esencën e lojës e cila përveç

kënaqësisë që sjell ajo edhe iu ndihmon në përvetësimin e mësimit.

0% 20% 40% 60% 80% 100%

Shumë

Pak

Aspak

96%

4%

0%

Shumë Pak Aspak

Përgjigjet e shprehura në përqindje(%)

96% 4% 0%

3. Sa iu ndihmon loja në përvetësimin e mësimit?

Page 36: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019. 10. 16. · Tema: “Efekti i lojës dhe raporti i saj në procesin mësimor”, ka për qëllim vënien në pah efektin e lojës

Punim Diplome Efekti i lojës dhe raporti i saj në procesin mësimor

36

Histogrami nr. 4: Përfitimi i njihurive të reja gjatë lojës

Nga rezultatet e marra nga 73 nxënës konstatohet se 77% janë përgjigjur me alternativen po, 20%

mesatarisht dhe 3% jo.

Me këto rezultate është arritur qëllimi sepse ky është edhe thelbi i gjithë këtij hulumtimi, për të

kuptuar se sa ndikon loja në procesin mësimor ku nxënësit paisën me njohuri të reja.

0% 10% 20% 30% 40% 50% 60% 70% 80%

Po

Mesatarisht

Jo

77%

20%

3%

Po Mesatarisht Jo

Përgjigjet e shprehura në përqindje(%)

77% 20% 3%

4. A mendoni që gjatë lojës përfitoni njohuri të reja?

0% 10% 20% 30% 40% 50% 60%

Shumë

Mesatarisht

Pak

60%

38%

2%

Shumë Mesatarisht Pak

Përgjigjet e shprehura në përqindje(%)

60% 38% 2%

5. Gjatë zhvillimit të lojës, a jeni ju aktiv?

Page 37: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019. 10. 16. · Tema: “Efekti i lojës dhe raporti i saj në procesin mësimor”, ka për qëllim vënien në pah efektin e lojës

Punim Diplome Efekti i lojës dhe raporti i saj në procesin mësimor

37

Histogrami nr. 5: Pjesëmarrja e nxënësve gjatë zhvillimit të lojë

Nga rezultati i fituar shohim se 60% janë shumë herë aktiv, 38% mesatarisht dhe 2% pak.

Këtu vërehet se mësuesit kanë arritur të krijojnë një bindje të tillë të nxënësit që të mos hezitojnë

qe të marrin pjesë në aktivitete të tilla, ku duke u krijuar ndjenjën e kënaqësisë ata të përfitojnë

edhe njohuri.

Histogrami nr. 6: Dëshira për përdorimin e lojës në çdo lëndë mësimore

Nga rezultatet e fituara konkludojmë se 79 % e nxënësve janë përgjigjur për opsionin po, 17%

ndoshta dhe 2% jo.

Nga këto rezultate mund të vërejmë që pothuajse të gjithë nxënësit pjesëmarrës në hulumtim

pohojnë se dëshirojnë që në çdo lëndë mësimore të zhvillojnë lojëra të cilat do të iu ndihmojnë në

përvetësimin e mësimeve të mësuara paraprakisht, por mbi të gjitha u ndihmon në të nxënit e

njohurive të reja prandaj dhe shprehin dëshirën që të përdorin në të gjitha lëndët mësimore.

0% 10% 20% 30% 40% 50% 60% 70% 80%

Po

Ndoshta

Jo

79%

17%

4%

Po Ndoshta Jo

Përgjigjet e shprehura në përqindje(%)

79% 17% 4%

6. A do t'iu pëlqente që gjatë çdo lëndë mësimore të përdorni lojën?

Page 38: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019. 10. 16. · Tema: “Efekti i lojës dhe raporti i saj në procesin mësimor”, ka për qëllim vënien në pah efektin e lojës

Punim Diplome Efekti i lojës dhe raporti i saj në procesin mësimor

38

Analiza e Hipotezave

Hipoteza 1. Gjatë hulumtimit tim kam ardhur në përfundim se loja ndikon të nxënësit e klasës së

dytë në mësimnxënie më efektive duke përfituar njohuri të reja.

Hipoteza 2. Hipoteza u vërtetua se mësmidhënësit e aplikojnë shumë lojën si mundësi më tepër

për një mësimnxënie më efektive.

.

Page 39: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019. 10. 16. · Tema: “Efekti i lojës dhe raporti i saj në procesin mësimor”, ka për qëllim vënien në pah efektin e lojës

Punim Diplome Efekti i lojës dhe raporti i saj në procesin mësimor

39

Kapitulli VI

KONKLUDIMET DHE REKOMANDIME

Duke u mbështetur në të gjitha hulumtimet dhe të dhënat që janë grumbulluar gjatë kësaj

përiudhe hulumtuese, është ardh në përfundim se prezenca e lojës gjatë procesit mësimor është

një komponentë shumë e rëndësishme për një mësim më efektiv, ku nxitë nxënësit në çdo aspekt,

për zhvillimin e aftësive të ndryshme, qoftë intelektuale, fizike, emocionale, sociale etj.

Përmes lojës nxënësit janë aktiv dhe të lirë në shprehje. Në këtë rast, vëmendja e nxënësve

është shumë më e përqendruar. Brënda tyre zgjohet ndenja e bashkëpunimit me të tjerët si dhe

dëshira për të grumbulluar sa më shumë njohuri, në mënyrë që ata të arrijnë rezultatin më të lartë

gjatë lojës së tyre. Nxënësit gjatë lojës që realizojnë në klasë fitojn hapësirë dhe mundësi, të

mendojnë, të krahasonjë, të parashtrojnë pyetje, të transformojë, të përformoj, të prezantojë. Të

gjitha këto ndodhin nëpërmjet aktiviteteve të përbashkëta me mësuesin dhe nxënësit. Nga analiza

teorike e temës dhe rezultatet e hulumtimit nxorëm këto përfundime:

Loja është e rëndësishme sepse përmes lojës arrihet një mësimdhënie dhe

mësimnxënie efektive.

Rolin kryesor, por jo të tërësishëm në ndikimin e lojës e ka mësimdhënësi si drejtues,

organizues dhe planifikues i procesit mësimor.

Përcaktimi i procedurave dhe i rregulllave në lojë ndikojnë të nxënësitë në nxëniën

efektive të njohurive të ndryshme.

Metodat/strategjitë për zhvillimin e lojës në klasë janë nga më të ndryshmet dhe varen

nga mjeshtëritë individuale të mësimdhënësit.

Page 40: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019. 10. 16. · Tema: “Efekti i lojës dhe raporti i saj në procesin mësimor”, ka për qëllim vënien në pah efektin e lojës

Punim Diplome Efekti i lojës dhe raporti i saj në procesin mësimor

40

REKOMANDIMET

Rekomandime për mësimdhënës:

Duhet të krijojnë atmosferë punë gjatë orës mësimore që nxënësit të përfitojnë më

shumë njohuri dhe të socializohen në mes veti.

Mësimdhënësit të shfrytëzojnë udhëzime apo burime të ndryshme të

informacioneve për organizimin e lojës në klasë.

Loja duhet të jetë pjesë e pandashme e procesit mësimor dhe ne si shoqëri se bashku

duhet të përpiqemi të reformojmë gjendjen e arsimit në vendin tonë e për këtë

barrën kryesore e ka mësimdhënësi.

Nxënësit të njihen paraprakisht mbi rregullat e lojës në mënyrë që të mos inatosen

apo të evidentohen problemet e ndryshme

Mësimdhënësi, duhet të ketë vullnet, dëshirë e kreativitet që çdoherë të sjellë ide

të reja në mësimdhënie, që t’i nxitë nxënësit në mësim e jo ata të lodhen e të

mërziten nga ecuria e njëjtë e procesit mësimor.

Të bashkëpunojnë me mësimdhënës të tjerë lidhur me aplikimi e lojërave të

ndryshme në klasë.

Page 41: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019. 10. 16. · Tema: “Efekti i lojës dhe raporti i saj në procesin mësimor”, ka për qëllim vënien në pah efektin e lojës

Punim Diplome Efekti i lojës dhe raporti i saj në procesin mësimor

41

REFERENCAT BIBLOGRAFIKE

American Psychological Association. (2004). Violent Video Games: Psychologist Help Protect Children

from Harmful Effects

Boeree, G. (2004). Teoritë e personalitetit.Tiranë:ISBN.

Dragoti, E. (2004). Psikologjia Sociale.Tiranë:Libri Universitar.

Fromberg (2006). Play from birth to twelve. New York:Taylor & Francis.

.Fullan.M. (2001) Kuptimi i ri i ndryshimit në arsim, Tiranë,:IBSN

Isenberg & Jalongo.(1997).Creative Expression and Play in Early Childhood, New Jersey, Prentice Hall.

Ismajli, H. (2012). Teknologjia mësimore dhe të mënduarit kritik. Prishtinë: Libri shkollor.

Kant. I.(1960).Education. New York:University of Michigan Press.

Koliqi. H.(1997) Hsitoria e Pedagogjisë Botërore I. Prishtinë:Universiteti i Prishtinës.

Lleshi, X. (2003). Shenjtëria e tij-Fëmija. Tiranë: Uegen.

Ministria e Shkencës dhe teknologjisë (2002). Udhëzues për përmirësimin e praktikave në klasë.

Prishtinë:Timegate.

Murtezani, L. (2006). Psikologjia e Zhvillimit.Tetovë: Çabej.

.Musai, B. (1999). Psikologji Edukimt.Tiranë: Pegi.

Musai, B. (2003). Metodologji e mësimdhënies. Tiranë: Albgraf.

Woolfolk, A. (2011). Psikologji Edukimi. Tiranë: Qendra për Arsim Demokratik (CDE).

Warburton, N. (2007). Was Wittgenstein Wrong About Games.

Shaefer, Ch.(1993). Causes and Therapy.NY: Jason Aronsomn.

Burimet nga interneti:

Marrur nga: (https://www.familjadheshendeti.com/rendesia-e-lojes-ne-promovimin-e-zhvillimit-te-shendetshem-

te-femijeve/.2019).

Marrur nga: (https://www.fab.com/498495060170229/posts/593038607382540/.2019).

Page 42: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019. 10. 16. · Tema: “Efekti i lojës dhe raporti i saj në procesin mësimor”, ka për qëllim vënien në pah efektin e lojës

Punim Diplome Efekti i lojës dhe raporti i saj në procesin mësimor

42

SHTOJCAT

A. Pyetësor për nxënës

Të dashur nxënës, ky pyetësor ju drejtohet juve lidhur me një hulumtim të cilin do ta realizoj për

punimin e temës së diplomës. Andaj ju lus përzemërsisht që të jeni të sinqertë në përgjigjet tuaja!

Pyetësori është anonim. më poshtë lexoni me kujdes pyetjet dhe rrumbullaksoni njërën nga

opsionet.

Gjinia: a)Femër b) Mashkull

Shkolla fillore : ____________________________________ Klasa________

Vendi: Istog

1. A e përdor mësuesja lojën në klasë?

a) Shumëherë

b) Nganjëherë

c) Asnjëherë

2. A iu pëlqen të luani lojëra në klasë?

a) Shumëherë

b) Nganjëherë

c) Asnjëherë

3. Sa iu ndihmon loja në të në përvetësimin e mësimit?

a) Shumë

b) Pak

c) Aspak

4. A mendoni që gjatë lojës përfitoni njohuri të reja?

a) Po

b) Jo

c) Mesatarisht

5. Gjatë zhvillimit të lojës ju a jeni aktiv?

a) Shumë

b) Mesatarisht

c) Pak

6. A do t’iu pëlqente që gjatë çdo lëndë mësimore të përdorni lojën?

a) Po

b) Jo

d) Ndoshta

Ju faleminderit për bashkëpunim!

Page 43: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019. 10. 16. · Tema: “Efekti i lojës dhe raporti i saj në procesin mësimor”, ka për qëllim vënien në pah efektin e lojës

Punim Diplome Efekti i lojës dhe raporti i saj në procesin mësimor

43

B. Pyetësor për mësimdhënës

Të nderuar mësimdhënës, ky pyetësor ju drejtohet juve lidhur me një hulumtim të cilin do ta realizojë për

punimin e temës së diplomës. Pyetësori është anonim. Më poshtë lexoni me kujdes pyetjet dhe

rrumbullaksoni njërën nga opsionet që ju mendoni që i përshtatet gjendjes suaj.

Gjinia: a)Femër b) Mashkull Vendi: Istog

Shkolla fillore : ____________________________________ Klasa________

1.A e përdorni lojën në klasë?

a) Shumëherë b)Nganjëherë c) Rrallëherë d)Asnjëherë

2.A iu pëlqen nxënësve të luajnë në klasë?

a) Shumëherë b)Nganjëherë c) Rrallëherë d)Asnjëherë

3. Gjatë zhvillimit të lojës, a janë të gjithë nxënësitë aktiv?

a) Shumëherë b)Nganjëherë c) Rrallëherë d)Asnjëherë

4. A mendoni që nxënësit përfitojnë njohuri të reja, gjatë lojës?

a) Shumëherë b)Nganjëherë c) Rrallëherë d)Asnjëherë

5. A është ambienti i përshtatshëm për zhvillimin e lojës?

a) Shumëherë b)Nganjëherë c) Rrallëherë d)Asnjëherë

6. A janë mjetet adekuate për zhvillimin e lojës në klasë?

a) Shumëherë b)Nganjëherë c) Rrallëherë d)Asnjëherë

7. Bashkëpunoj me mësimdhënës për ide të ndryshme në lidhje me zhvillimin e lojërave.

a) Shumëherë b)Nganjëherë c) Rrallëherë d)Asnjëherë

8. A ndodhë që nxënësitë të shprehin pakënaqësi gjatë lojës?

a) Shumëherë b)Nganjëherë c) Rrallëherë d)Asnjëherë

9. Shfrytëzoj burime interneti për zhvillimin e lojërave të ndryshme

a) Shumëherë b)Nganjëherë c) Rrallëherë d)Asnjëherë

Ju faleminderit për bashkëpunim!

Page 44: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019. 10. 16. · Tema: “Efekti i lojës dhe raporti i saj në procesin mësimor”, ka për qëllim vënien në pah efektin e lojës

Punim Diplome Efekti i lojës dhe raporti i saj në procesin mësimor

44

Shtojca C. Modeli i planifikimit të një ore mësimore sipas Kurrikulës bërthamë për klasën përgatitore.

ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË AKTIVITETIT

Fusha kurrikulare: Matematikë_/Lënda: Matematikë Shkalla e kurrikulës: _I_ / Klasa: Përgatitore____

Tema(Nga plani dymujor):

Semafori

Rezultati i të nxënit të temës (Nga plani dymujor):

Përvetëson njohuritë themelore rreth formave të

figurave gjeometrike.

Kontributi në rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës: II.1, II.4, III.2

Kontributi në rezultatet e fushës së kurrikulës : 1.1, 3.4

ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË AKTIVITETIT

Njësia mësimore: Figurta gjeometrike

Fjalët kyçe: rrethi, drejtkëndëshi, e kuqe, e verdhë, e gjelbërt

Rezultatet e të nxënit të aktivitetit:

Njohin format e figurave gjeometrike

Kuptojnë dallimin e ngjyrave

Kuptojnë rëndësinë e semaforit

Kriteret e suksesit:

Formojnë semaforin me copëzat e letrës

Mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: Fletë të bardhë, laps, gomë, fletë me ngjyra, gërrshër, ngjitës.

Lidhja me lëndët tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situatat jetësore:

Gjuhë shqipe- Përdorë fjalët që tregojnë vendndodhjen e ngjyrave të semaforit

Edukatë figurative – Vizato dhe ngjyros semaforin

Çështjet ndërkurrikulare: Zhvillim personal dhe shkathtësi për jetë

PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME FËMIJË GJATË AKTIVITETIT

Në këtë fazë do ta zhvillojë aktivitetin Semafori. Fillimisht bisedojë më fëmijët rreth semaforit, ngjyrave të semaforit

Duke iu shtrua pyetje se prej sa ngjyrave përbëhet semafori, a keni parë ndonjëherë semafor, si e ka formën të gjatë apo

të shkurtë. Nese ndezet drita e kuqe, ne a duhet të levizim apo ndalemi, nese ndezet drita e verdhë ne a duhet të levizim

apo ndalemi, nese ndezet drita e gjelbert ne a duhët të levizim apo ndalemi. Shumica nga fëmijët kishin njohuri rreth

semaforit duke dhënë përgjigje të saktë. Së bashku më fëmijët fletat A4 me ngjyra i ndamë me anë të gërrshërëve ne

Page 45: UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” · 2019. 10. 16. · Tema: “Efekti i lojës dhe raporti i saj në procesin mësimor”, ka për qëllim vënien në pah efektin e lojës

Punim Diplome Efekti i lojës dhe raporti i saj në procesin mësimor

45

copëza të vogla, pastaj në fletat që kishin vizatuar semaforin i ngjitem copzat e fletave me ngjyra duke bashkëbiseduar

me fëmijët ata kuptuan së në rrethin e parë vendoset ngjyra e kuqe, në rrethin e dytë vendoset ngjyra e verdhë dhe në

rrethin e tretë vendoset ngjyra e gjebërt, po ashtu semafori ka formën e drejtëkëndëshit.

Më pas fëmijët përshkruajnë punimin e vizatuar dhe ngjyrosur duke përdorur fjalët ngjyra ekuqe, e verdhë , ngjyra e

gjelbërt, rrethi, drejtkëndëshi.

VLERËSIMI I FËMIJËVE

Gjatë zhvillimi të lojës të gjithë fëmijët ishin kureshtar të mësonin format, dhe të kuptonin rëndësinë e semaforit.

DETYRAT DHE PUNA E PAVARUR

Fëmijët udhëzohen që në shtëpitë e tyre të vizatojnë dhe ngjyrosin semaforin.

Reflektimi për rrjedhën e aktivitetit

Aktiviteti u realizua me sukses, ku të gjithë fëmjët në mënyrë të barabartë u përfshinë në aktivitet. Po ashtu angazhimi i

fëmjëve ishte në nivel të kënaqshëm.