universiteti i gjakovËs “fehmi agani” · 2020. 12. 28. · 2 informata rreth punimit ......

26
UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I MJEKËSISË DREJTIMI INFERMIERI PUNIM DIPLOME ROLI I ASISTENCES INFERMIERORE TE PACIENTËT ME VARSHMËRI NGA HIPNOTIKËT Kandidatet: Mentori Dorentina Agaj- Ukshini Prof. Asoc. Dr. Idriz Berisha Sidorela Nokaj Gjakovë, 2020

Upload: others

Post on 29-Jan-2021

3 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

  • UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”

    FAKULTETI I MJEKËSISË

    DREJTIMI INFERMIERI

    PUNIM DIPLOME

    ROLI I ASISTENCES INFERMIERORE TE PACIENTËT

    ME VARSHMËRI NGA HIPNOTIKËT

    Kandidatet: Mentori

    Dorentina Agaj- Ukshini Prof. Asoc. Dr. Idriz Berisha

    Sidorela Nokaj

    Gjakovë, 2020

  • 2

    INFORMATA RRETH PUNIMIT

    Punimi i diplomës “ROLI I ASISTENCES INFERMIERORE TE PACIENTËT

    ME VARSHMËRI NGA HIPNOTIKËT” është i llojit rishikim literature dhe

    hulumtim.

    Mentori i temës është Prof.Asoc.Dr. Idriz Berisha

    Punimi përmban: 26 faqe.

  • 3

    DEKLARATA STUDENTORE

    Unë Dorentina Agaj- Ukshini dhe bashkautorija dhe mikja ime Sidorela Nokaj

    deklarojm se ky punim “ROLI I ASISTENCES INFERMIERORE TE

    PACIENTËT ME VARSHMËRI NGA HIPNOTIKËT” është punimi ynë

    original. E gjithë literatura është e cituar dhe e referuar më poshtë në listen e

    referencave.

    Në mbështjetje të Rregullores për studime themelore të Fakultetit të Mjekësisë neni

    46 dhe të vendimit të Këshillit të Fakultetit të Mjekësisë të datës 02.10.2017 nr.

    ref.005/ 368 deklarojmë se:

    ➢ Pjesa e temes së diplomes “ROLI I ASISTENCES INFERMIERORE TE

    PACIENTËT ME VARSHMËRI NGA HIPNOTIKËT” duke përfshirë

    pjesën nga hyrja, qëllimin dhe metoden e punës janë punuar nga unë Sidorela

    Nokaj, ndërsa

    ➢ Pjesa temes “ROLI I ASISTENCES INFERMIERORE TE PACIENTËT

    ME VARSHMËRI NGA HIPNOTIKËT” duke përfshirë menaxhimin e

    pacienteve hipnotik, kujdesin dhe asistencen infermierore janë punuar nga unë

    Dorentina Agaj- Ukshini.

  • 4

    FALENDERIMET

    Unë Dorentina Agaj- Ukshini, dhe unë Sidorela Nokaj falenderojm të gjithë që na

    mbeshtetën.

    Fillimisht falenderimet më të përzemerta janë për mentorin tonë, Prof.Asoc.Dr.

    Idriz Berisha, ishte knaqësi qe punimin final e përmbyllem me ju i nderuar.

    Falenderojm stafin akademik të Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani” në

    Fakultetin e Mjekësisë të cilët plot tre vite treguan korrektësi, gadishmeri dhe energji

    për ne studentët.

    Në fund por jo të fundit falenderojmë familjen tonë për përkrahjen e pa kursyer gjatë

    gjithë shkollimit.

  • 5

    PËRMBAJTJA

    ABSTRAKTI ................................................................................................................................. 6

    HYRJA ........................................................................................................................................... 7

    QËLLIMI I PUNIMIT ................................................................................................................. 8

    METODOLOGJIA E PUNËS ..................................................................................................... 9

    KAPITULLI I.............................................................................................................................. 10

    1.1. Hipnoza ......................................................................................................................... 10

    1.2. Hipnotikët ..................................................................................................................... 11

    1.3. Llojet e hipnotikëve ...................................................................................................... 13

    1.3.1. Barbituratet ........................................................................................................... 13

    1.3.2. Quinazolinonet ...................................................................................................... 13

    1.3.3. Benzodiazepinet..................................................................................................... 14

    1.3.4. Nonbenzodiazepinet .............................................................................................. 16

    KAPITULLI II ............................................................................................................................ 17

    2.1. Hipnoterapia ................................................................................................................. 17

    2.2. Menaxhimi i pacientit përmes seancave ..................................................................... 18

    2.3. Kujdesi Infermieror ..................................................................................................... 19

    2.3.1. Menaxhimi i pagjumësisë ..................................................................................... 19

    2.3.2. Kategoritë e pagjumësisë ...................................................................................... 20

    2.4. Menaxhimi i pacientëve pas trajtimit afatgjatë me hipnotikë ................................. 22

    ABSTRACT ................................................................................................................................. 23

    REFERENCAT ........................................................................................................................... 24

    CV E KANDIDATEVE .............................................................................................................. 25

  • 6

    ABSTRAKTI

    Hipnoza ka të bëjë me krijimin e një gjendjeje ëndërrore tek njerëzit nëpërmjet përdorimit të

    sugjestionit gojor. Termi i hipnozës vjen nga Hipnoza (nga greq. "ipno-s" - gjumë, dhe perëndia

    greke e gjumit Hipnos) është një gjëndje e hamendësuar e ndërgjegjes së ndryshuar dhe

    karakterizohet nga një sugjestionimshmëri të lartë. Hipnotikët apo depresantët (nga greqishtja

    hipnozë, gjumë ), zakonisht të njohura si pilula gjumi, janë një klasë e barnave psikoaktive,

    funksioni primar i të cilit është të nxisë gjumin dhe të përdoret në trajtimin e pagjumësisë, ose

    anestezisë kirurgjikale.

    Qëllimi kryesor i punimit ishte: Të paraqitet asistenca infermierore apo kujdesi infermieror te

    pacientet të cilët kanë varshmëri nga hipontikët, si dhe të tregohet menaxhimi dhe trajtimi i

    pacientëve vartës në këto preparate.

    Lloji i punimit është Rishikim literature. Për punim janë përdorur literature të ndryshme nga

    biblioteka e Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Gjakovës Fehmi Agani dhe biblioteka

    kombëtare e qytetit të Gjakovës Ibrahim Rugova.

    Pacientet që kanë marrë hipnotik për shumë muaj ose vite paraqesin një problem të veçantë. Ne

    pacientet që përdorin hipnotik me gjysmejete të shkurtër, është më e lehtë të zëvendesohet

    fillimisht ky bar me një hipnotik me gjysmejete me të gjatë dhe me pas të pakësohet doza.

    Pagjumësia është një prej ankesave më të zakonshme gjatë praktikës së përgjithshme mjekësore

    dhe trajtimi bazohet në diagnozen e duhur. Ndonëse funksioni ekzakt i gjumit nuk njihet gjatë te

    cilave qëndrojme zgjuar, për këtë arsye hipnotikët duhen përdorur me maturi për të evituar

    pengimin e tij. Për trajtimin e pagjumësisë kemi në dispozicion një numër të madh agjentesh

    farmakologjike. Aktiviteti i rregullt, i moderuar fizik i ploteson këto kritere, por shpesh vetem ai

    nuk mjafton ti kryejne këto ushtrime. Megjithatë, edhe sasi te vogla ushtrimesh janë shpesh efikase

    në promovimin e gjumit.

    Fjalët kyçe: hipnoza, hipnotikët, kujdesi infermieror, asistenca infermierore dhe menaxhimi.

    https://sq.wikipedia.org/wiki/Greqishtjahttps://sq.wikipedia.org/wiki/Gjumihttps://sq.wikipedia.org/w/index.php?title=Hipnosi&action=edit&redlink=1https://sq.wikipedia.org/wiki/Nd%C3%ABrgjegjahttps://sq.wikipedia.org/wiki/Gjumi

  • 7

    HYRJA

    Punim i temes “ROLI I ASISTENCES INFERMIERORE TE PACIENTËT ME

    VARSHMËRI NGA HIPNOTIKËT” është zgjedhur me një vullnet të plotë timin dhe kandidatës

    apo bashkautores time. Duke e parë se varshmëria për sedative dhe hipnotikë dita e ditës po

    atakohet nga të gjitha moshat e po janë shkak mjaft i madh i frekuentimin të spitalet psikiatrike

    tona lindi interesimin edhe tek ne për ta studiuar më thellë këtë dukuri.

    Termi i hipnozës vjen nga Hipnoza (nga greq. "ipno-s" - gjumë, dhe perëndia greke e

    gjumit Hipnos) është një gjëndje e hamendësuar e ndërgjegjes së ndryshuar dhe karakterizohet nga

    një sugjestionimshmëri të lartë. Hipnoza ka të bëjë me krijimin e një gjendjeje ëndërrore tek

    njerëzit nëpërmjet përdorimit të sugjestionit gojor.

    Hipnotikët apo depresantët (nga greqishtja hipnozë, gjumë ), zakonisht të njohura si pilula gjumi,

    janë një klasë e barnave psikoaktive, funksioni primar i të cilit është të nxisë gjumin dhe të përdoret

    në trajtimin e pagjumësisë, ose anestezisë kirurgjikale.

    https://sq.wikipedia.org/wiki/Greqishtjahttps://sq.wikipedia.org/wiki/Gjumihttps://sq.wikipedia.org/w/index.php?title=Hipnosi&action=edit&redlink=1https://sq.wikipedia.org/wiki/Nd%C3%ABrgjegjahttps://sq.wikipedia.org/wiki/Gjumi

  • 8

    QËLLIMI I PUNIMIT

    Qëllimi kryesor i punimit ishte:

    ➢ Të paraqitet asistenca infermierore apo kujdesi infermieror te pacientet të cilët kanë

    varshmëri nga hipontikët, si dhe

    ➢ Të tregohet menaxhimi dhe trajtimi i pacientëve vartës në këto preparate.

  • 9

    METODOLOGJIA E PUNËS

    Lloji i punimit është Rishikim literature. Për punim janë përdorur literature të ndryshme të cilat

    janë huazuar nga biblioteka e Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Gjakovës Fehmi Agani si

    dhe po ashtu biblioteka kombëtare e qytetit të Gjakovës Ibrahim Rugova. Në kuadër të punimit

    janë shfrytëzuar web faqet e internetit si: pub med, google scholar, medline etj.

  • 10

    KAPITULLI I

    1.1. Hipnoza

    Hipnoza (nga greq. "ipno-s" - gjumë, dhe perëndia greke e gjumit Hipnos) është një gjëndje e

    hamendësuar e ndërgjegjes së ndryshuar dhe karakterizohet nga një sugjestionimshmëri të lartë.

    Hipnoza ka të bëjë me krijimin e një gjendjeje ëndërrore tek njerëzit nëpërmjet përdorimit të

    sugjestionit gojor. Me ndikime kuptohet një mendim (ide) apo komunikim bartës i një mendimi që

    nxjerr një përgjigje të fshehur ose të njohur nga personi pa ndërmjetësinë e aftësive të larta kritike.

    Hipnoza nuk është e zbatueshme tek të gjithë njerzit, megjithëse disa njerëz përjetojnë nën hipnozë

    një rritje të të ndikuarit dhe ndjenjës nënshtruese të një gjendjeje të tjetërsuar të ndërgjegjes.

    Nën gjëndjen e hipnozës njeriu është pasiv, dhe krejtësisht nën ndikimin e kërkesave të mjedisit të

    jashtme. Ndryshimi i mënyrës se të sjellurit, vepruarit, shijuarit, ndijuarit dhe menduarit,

    realizohen nga personi vetëm nën komandën e hipnotizuesit.

    I pari i cili në shekullin e XIX shfrytëzoi hipnozën për qëllime terapeutike ishte mjeku francez Jean

    Charcot, nxënës i të cilit ishte edhe Froidi.1

    Hulumtimet rreth përdorimit të ilaçeve për trajtimin e pagjumësisë evoluan gjatë gjysmës së fundit

    të shekullit të 20-të. Trajtimi për pagjumësi në psikiatri daton nga 1869 kur hidrat klorali u përdor

    për herë të parë si sopoforik. Barbituratet u shfaqën si klasa e parë e barnave në fillim të viteve

    1900, pas së cilës zëvendësimi kimik lejoi komponimet derivative. Edhe pse familja më e mirë e

    barnave në atë kohë (më pak toksike dhe me më pak efekte anësore) ata ishin të rrezikshëm në

    mbidozim.2

    1 Mendels, J. (September 1991). "Criteria for selection of appropriate benzodiazepine hypnotic therapy". J Clin

    Psychiatry. 52. Suppl: 42–6. PMID 1680126

    2 Whitlock, F. A. (June 14, 1975). "Suicide in Brisbane, 1956 to 1973: the drug-death epidemic". Med J Aust. 1 (24):

    737–43. PMID 239307

    https://sq.wikipedia.org/wiki/Greqishtjahttps://sq.wikipedia.org/wiki/Gjumihttps://sq.wikipedia.org/w/index.php?title=Hipnosi&action=edit&redlink=1https://sq.wikipedia.org/wiki/Nd%C3%ABrgjegjahttps://sq.wikipedia.org/wiki/Sjelljahttps://sq.wikipedia.org/w/index.php?title=Veprimi&action=edit&redlink=1https://sq.wikipedia.org/w/index.php?title=Shijimi&action=edit&redlink=1https://sq.wikipedia.org/wiki/Ndijimihttps://sq.wikipedia.org/wiki/Mendimihttps://sq.wikipedia.org/w/index.php?title=Jean_Charcot&action=edit&redlink=1https://sq.wikipedia.org/w/index.php?title=Jean_Charcot&action=edit&redlink=1https://sq.wikipedia.org/wiki/Zigmund_Froidhttps://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/1680126?dopt=Abstracthttps://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/239307?dopt=Abstract

  • 11

    Gjatë viteve 1970, quinazolinonat dhe benzodiazepinat u prezantuan si alternativat më të sigurta

    për të zëvendësuar barbituratet; nga fundi i viteve 1970 benzodiazepinat u shfaqën si bari më i

    sigurt.

    1.2. Hipnotikët

    Hipnotikët apo depresantët (nga greqishtja hipnozë, gjumë ), zakonisht të njohura si pilula gjumi,

    janë një klasë e barnave psikoaktive, funksioni primar i të cilit është të nxisë gjumin dhe të përdoret

    në trajtim in e pagjumësisë, ose anestezisë kirurgjikale.3

    Ky grup është i lidhur me sedativët.Përderisa termi sedativ përshkruan barna që shërbejnë për të

    qetësuar ose për të lehtësuar ankthin, termi hipnotik përgjithësisht përshkruan barna, qëllimi

    kryesor i të cilave është të inicojë, të mbështesë ose zgjat gjumin. Për shkak se këto dy funksione

    shpesh mbivendosen njëra mbi tjetrën, dhe për shkak se barnat në këtë klasë në përgjithësi

    prodhojnë efekte të varura nga doza (duke filluar nga anksioliza në humbjen e ndërgjegjes), ato

    shpesh përmenden kolektivisht si barëra qetësuese-hipnotike.4

    Barnat hipnozike përshkruhen rregullisht për pagjumësi dhe çrregullime të tjera të gjumit, me mbi

    95% të pacientëve të pagjumësisë që përshkruajnë hipnotikë në disa vende. Shumë droga hipnotike

    ndikojnë në formimin e disa shprehive dhe për shkak të një numri të madh faktorësh të njohur për

    të shqetësuar modelin e gjumit të njeriut, një mjek mund të rekomandojë ndryshime në mjedis para

    dhe gjatë gjumit, higjienë më të mirë të gjumit, shmangie të kafeinës ose substancave të tjera

    stimuluese, ose ndërhyrje në sjellje të tilla si terapia e sjelljes kognitive për insomni (CBT-I) para

    se të përshkruajnë ilaçe për gjumë. Kur përshkruhet, mjekimi me hipnotikë duhet të bëhet në

    periudhën sa më të shkurtër të mundshme.5 Klasët e hershme të barnave, të tilla si barbituratet,

    3 https://web.archive.org/web/20081211091401/http://www.mercksource.com/

    4 Brunton, Laurence L.; Lazo, John S.; Lazo Parker, Keith L. (2006). "17: Hypnotics and Sedatives" 5 Mendels, J. (September 1991). "Criteria for selection of appropriate benzodiazepine hypnotic therapy". J Clin

    Psychiatry. 52. Suppl: 42–6. PMID 1680126

    https://sq.wikipedia.org/wiki/Gjumihttps://sq.wikipedia.org/wiki/Sedativ%C3%ABthttps://web.archive.org/web/20081211091401/http:/www.mercksource.com/pp/us/cns/cns_hl_dorlands_split.jsp?pg=%2Fppdocs%2Fus%2Fcommon%2Fdorlands%2Fdorland%2Ffour%2F000051451.htmhttps://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/1680126?dopt=Abstract

  • 12

    kanë rënë jashtë përdorimit në shumicën e praktikave por janë ende të përshkruara për disa

    pacientë.

    Tek fëmijët, përshkrimi i hipnotikut nuk është akoma i pranueshëm nëse nuk përdoret për të trajtuar

    tmerret e natës ose somnambulizmin. Njerëzit e moshuar janë më të ndjeshëm ndaj efekteve

    anësore të mundshme të lodhjes ditore dhe dëmtimeve njohëse.

    Një rishikim i literaturës në lidhje me hipnotikën e benzodiazepines dhe drogat Z-së arriti në

    përfundimin se këto barna mund të kenë efekte negative, si varësia dhe aksidentet, dhe se trajtimi

    optimal përdor dozën më të ulët efektive për periudhën më të shkurtër terapeutike, me ndërprerje

    graduale me qëllim përmirësimin shëndetin pa përkeqësim të gjumit.6

    Figura 1. Stilnoct tableta, lloj i Hipnotikëve

    6 Gelder, M.; Mayou, R.; Geddes, J. (2005). Psychiatry (3rd ed.). New York: Oxford. p. 238

  • 13

    1.3. Llojet e hipnotikëve

    1.3.1. Barbituratet

    Barbituratet janë ilaçe që veprojnë si depresorë të sistemit nervor qendror, dhe për këtë arsye mund

    të prodhojnë një spektër të gjerë të efekteve, nga sedimi i butë në anestezi totale. Ato janë

    gjithashtu efektiv si anxiolitikë, hipnotikë dhe antikonvulsiv; megjithatë, këto efekte janë disi të

    dobëta, duke mos lejuar që barbituratet të përdoren në kirurgji në mungesë të analgjezikëve të tjerë.

    Ato kanë përgjegjësi të varësisë, fizike dhe psikologjike. Barbituratet tani janë zëvendësuar

    kryesisht nga benzodiazepinat në praktikën rutinore mjekësore - për shembull, në trajtimin e

    ankthit dhe pagjumësisë - kryesisht për shkak se benzodiazepinat janë dukshëm më pak të

    rrezikshëm në mbidozim. Megjithatë, barbituratet përdoren ende në anestezi të përgjithshme, për

    epilepsi dhe vetëvrasje. Barbituratet janë derivate të acidit barbiturik.Mekanizmi kryesor i veprimit

    të barbituratëve besohet të jetë modulimi pozitiv i receptorëve të GABAA. Shembujt përfshijnë

    amobarbital, pentobarbital, fenobarbital, secobarbital, dhe thiopental natriumi.7

    1.3.2. Quinazolinonet

    Quinazolinones janë gjithashtu një klasë e barnave të cilat funksionojnë si hipnotikë / sedativë që

    përmbajnë një bërthamë 4-kinazolinone. Përdorimi i tyre është propozuar edhe në trajtimin e

    kancerit. Shembuj të kinazolinoneve përfshijnë kloroqualone, diproqualone, etaqualone (Aolan,

    Athinazone, Ethinazone), mebroqualone, mecloqualone (Nubarene, Casfen) dhe methaqualone

    (Quaalude).8

    7 Löscher, W.; Rogawski, M. A. (2012). "How theories evolved concerning the mechanism of action of barbiturates".

    Epilepsia. 53: 12–25. doi:10.1111/epi.12025. PMID 23205959

    8 http://mct.aacrjournals.org/cgi/pmidlookup?view=long&pmid=17172404

    https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/23205959?dopt=Abstracthttp://mct.aacrjournals.org/cgi/pmidlookup?view=long&pmid=17172404

  • 14

    1.3.3. Benzodiazepinet

    Benzodiazepinat mund të jenë të dobishme për trajtimin afatshkurtër të pagjumsisë. Përdorimi i

    tyre përtej 2 deri në 4 javë nuk rekomandohet për shkak të rrezikut të varësisë. Preferohet që

    benzodiazepinat të merren në mënyrë të përsëritur dhe në dozën më të ulët efektive. Ato

    përmirësojnë problemet e lidhura me gjumin duke shkurtuar kohën e kaluar në shtrat para se të

    bjerë në gjumë, duke zgjatur kohën e fjetjes dhe, në përgjithësi, duke zvogëluar zgjimin. 9 Ashtu

    si alkooli, benzodiazepinat zakonisht përdoren për të trajtuar pagjumësinë në një afat të shkurtër

    (të përshkruara dhe të vetë-mjekuara), por përkeqësojnë gjumin në një afat të gjatë. Ndërkohë që

    benzodiazepinët mund t'i bëjnë njerëzit të flejnë (dmth. Pengojnë stadin 1 dhe 2 të gjumit NREM),

    ndërsa në gjumë, barnat pengojnë arkitekturën e gjumit: uljen e kohës së gjumit, vonimin e kohës

    për të fjetur REM dhe uljen e gjumit të thellë të ngadalshëm (pjesa më restauruese e gjumit për

    energjinë dhe humorin).10

    Të meta të tjera të hipnotikave, duke përfshirë benzodiazepinat, janë toleranca e mundshme ndaj

    efekteve të tyre, pagjumsia e kthyer dhe gjum i reduktuar ngadaltë-valë dhe një periudhë tërheqje

    tipike nga pagjumësia dhe një periudhë e zgjatur ankthi dhe agjitacion. 11Lista e benzodiazepineve

    të miratuara për trajtimin e pagjumsisë është mjaft e ngjashme në shumicën e vendeve, por cilat

    benzodiazepina janë zyrtarisht të përcaktuara si hipnotikë të linjës së parë të përshkruar për

    trajtimin e pagjumsisë mund të ndryshojnë dukshëm midis vendeve. Benzodiazepine me veprim

    të gjatë si nitratepam dhe diazepam kanë efekte të mbetura që mund të vazhdojnë në ditën e

    ardhshme dhe nuk janë përgjithësisht të rekomanduara. 12

    9 https://www.aafp.org/afp/2007/0815/p517.html

    10 Ashton, Heather (2005-05-01). "The diagnosis and management of benzodiazepine dependence". Current Opinion

    in Psychiatry. 18 (3): 249–255.

    11 D. Maiuro, Roland (13 December 2009). Handbook of Integrative Clinical Psychology, Psychiatry, and Behavioral

    Medicine: Perspectives, Practices, and Research. Springer Publishing Company. pp. 128–30. ISBN 0-8261-1094-0.

    12 Poyares, Dalva; Guilleminault, Christian; Ohayon, Maurice M.; Tufik, Sergio (2004-06-01). "Chronic

    benzodiazepine usage and withdrawal in insomnia patients". Journal of Psychiatric Research. 38 (3): 327–334.

    https://www.aafp.org/afp/2007/0815/p517.htmlhttps://sq.wikipedia.org/wiki/Speciale:BurimeteLibrave/0826110940

  • 15

    Nuk është e qartë nëse hipnotikët e rinj të nonbenzodiazepines (Z-droga) janë më të mira se

    benzodiazepinët me veprim të shkurtër. Efikasiteti i këtyre dy grupeve të medikamenteve është i

    ngjashëm. Sipas Agjencisë Amerikane për Hulumtime dhe Cilësi të Kujdesit Shëndetësor,

    krahasimi i tërthortë tregon se efektet anësore nga benzodiazepinat mund të jenë rreth dy herë më

    të shpeshta nga ato të nonbenzodiazepines 13 Disa ekspertë sugjerojnë përdorimin e

    nonbenzodiazepineve në mënyrë të parapëlqyer si një trajtim afatgjatë i linjës së parë të

    pagjumësisë. Megjithatë, Instituti Kombëtar i Mbretërisë së Bashkuar për Shëndetësi dhe

    Përsosmëri Klinike (NICE) nuk ka gjetur dëshmi bindëse në favor të Z-drogës. Një rishikim NICE

    vuri në dukje se Z-droga me veprim të shkurtër ishin krahasuar në mënyrë të papërshtatshme në

    sprovat klinike me benzodiazepina që vepronin gjatë. Nuk ka pasur prova që krahasojnë Z-droga

    me veprim të shkurtër me doza të përshtatshme të benzodiazepinave me veprim të shkurtër. Bazuar

    në këtë, NICE rekomandoi zgjedhjen e hipnozës bazuar në koston dhe preferencën e pacientit. 14Të

    rriturit e moshuar nuk duhet të përdorin benzodiazepine për të trajtuar pagjumësinë, përveç nëse

    trajtimet e tjera kanë dështuar së qeni efektive. Kur përdoren benzodiazepinat, pacientët,

    kujdestarët e tyre dhe mjeku i tyre duhet të diskutojnë rritjen e rrezikut të dëmtimeve, duke

    përfshirë dëshmi që tregojnë dyfishin e rasteve të përplasjeve të trafikut në mesin e vozitjes së

    pacientëve, si dhe frakturën e kofshës për të gjithë pacientët më të vjetër. Mekanizmi i veprimit të

    tyre është kryesisht tek receptorët GABAA. 15

    13 https://www.ahrq.gov/professionals/clinicians-providers/guidelines-recommendations/index.html

    14 https://www.aafp.org/afp/2007/0815/p517.html

    15 Olsen, R. W.; Betz, H. (2006). "GABA and glycine". In Siegel, G. J.; Albers, R. W.; Brady, S.; Price, D. D. Basic

    Neurochemistry: Molecular, Cellular and Medical Aspects (7th ed.). Elsevier. pp. 291–302. ISBN 0-12-088397-X

    https://www.ahrq.gov/professionals/clinicians-providers/guidelines-recommendations/index.htmlhttps://www.aafp.org/afp/2007/0815/p517.htmlhttps://sq.wikipedia.org/wiki/Speciale:BurimeteLibrave/012088397X

  • 16

    1.3.4. Nonbenzodiazepinet

    Nonbenzodiazepinet janë një klasë e barnave psikoaktive që janë shumë të ngjashëm me

    benzodiazepinat në natyrë. Fenikodinamika jo-benzodiazepinë është pothuajse krejtësisht e njëjtë

    me medikamentet benzodiazepinë dhe prandaj sjell përfitime të ngjashme, efekte anësore dhe

    rreziqe. Megjithatë, nonbenzodiazepinet kanë struktura kimike të ndryshme ose krejtësisht të

    ndryshme dhe prandaj nuk kanë lidhje me benzodiazepinët në një nivel molekular. 16 Shembujt

    përfshijnë zopiklon (Imovane, Zimovane), eszopiklon (Lunesta), zaleplon (Sonata) dhe zolpidem

    (Ambien, Stilnox, Stilnoct).

    Hulumtimet për nonbenzodiazepine janë të reja dhe kontradiktore. Një rishikim nga një ekip

    hulumtues sugjeron përdorimin e këtyre barnave për njerëzit që kanë vështirësi të bien në gjumë

    por që nuk qëndrojnë në gjumë, pasi dëmtimet e ditëve të ardhshme ishin minimale. 17 Ekipi vuri

    në dukje se siguria e këtyre barnave ishte vendosur, por kërkoi më shumë kërkime për efektivitetin

    e tyre afatgjatë në trajtimin e pagjumësisë. Prova të tjera sugjerojnë se toleranca ndaj

    nonbenzodiazepines mund të jetë më e ngadalshme për të zhvilluar se sa me benzodiazepinat. 18

    Një ekip tjetër ishte më skeptik, duke gjetur dobi të vogël për benzodiazepinat.

    16 http://journals.sagepub.com/doi/10.1345/aph.17111 17 https://ps.psychiatryonline.org/cgi/content/full/56/3/332 18 Wagner, J.; Wagner, M. L.; Hening, W. A. (June 1998). "Beyond benzodiazepines: alternative pharmacologic agents

    for the treatment of insomnia". Ann Pharmacother. 32 (6): 680–91. doi:10.1345/aph.17111. PMID 9640488

    http://journals.sagepub.com/doi/10.1345/aph.17111https://ps.psychiatryonline.org/cgi/content/full/56/3/332https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/9640488?dopt=Abstract

  • 17

    KAPITULLI II

    2.1. Hipnoterapia

    Fjala hipnoze vjen nga greqishtja "hypnos", qe do të thotë "gjumë" - një emërtim orientues, pasi

    hipnoza është një gjëndje e të qënet i mprehtë, teper i përqendruar e zgjuar. 90% e njerëzve janë

    të hipnotizueshem, 20% e tyre vlejne si "teper të hipnotizueshem". Vendimtare është se sa shumë

    njeriu i lejon përbrenda vetës sugjerimet e hipnotizuesit: çdo hipnotizim është në fund të fundit një

    "vetë hipnotizim". Gjendja e hipnotizuar quhet edhe "trance" (shqip. trens). Hipnoza mund të vihet

    në përdorim të shumanshëm; Përveç se në "shfaqjet hipnotizuese" që kanë marrë pak si nam të keq

    hipnoza mund të përdoret për luftimin e dhimbjeve, si për shembull për të shkulur një dhemballë

    të pjekurisë, ose në rastin e dhimbjeve kronike të kurrizit. Ndërkohë mjekët përdorin gjëndjen

    "trance" në shumë fusha: Para se gjithash dentistet e përdorin hipnozën për ndërhyrje operuese.

    Hulumtuesit e trurit kanë zbuluar se si hipnoza menjanon dhimbjen.

    Me ndihmë shëmbëllimesh rezonance magnetike janë zbuluar dy rajone të trurit të cilat vendosin

    se sa të pakëndshme e ndjejmë dhimbjen: Së pari një rajon me emrin "Korja e përparme rripore"

    simbolikisht (ACC). Ajo përpunon ndjenjat dhe sjell si pasoje atë që ne e ndjejmë dhimbjen si

    "vuajtje" ose "sfilitje". Rajoni i dytë, i ashtuquajturi "Bërthama bajameje" (shkc. amygdala),

    prodhon friken.

  • 18

    2.2. Menaxhimi i pacientit përmes seancave

    Një seancë hipnoze kalon përmes tre hapash:

    1. Hapja. Hipnotizuesit e shfaqjeve parapelqejne te flasin pikesepari ne menyre urdheruese

    ("Une do te numeroj tani deri me tre: Syte e tu po rendohen, ti ndjehesh i lodhur").

    Terapistet parapelqejne te punojne pike së pari ëmbelsisht në mënyrë shtendosëse ("Ti

    ndjen frymen tende, hap pas hapi shtendosen muskujt e tu, ti ecen permes nje peizazhi te

    bukur sa s'ka"). Te dyja metodat sherbejne për të menjanuar kritiken, për t'i folur

    nënvetedijes dhe për ta bërë dikë të ndikohet lehte nga sugjerimet e metejshme.

    2. Gjendja trance. Përkunder pikepamjes së përhapur ne nuk fleme gjatë hipnozës, por jemi

    të zgjuar dhe të përqendruar. Nëse maten rrymat e trurit (EEG) gjatë gjëndjes trance atehere

    do te verehen vale alfa te perforcuara - nje shenje per perqendrim të madh. I hipnotizuari

    ndjek tash sugjerimet e hipnotizuesit, sikur këto të ishin realiteti. Për të vërifikuar që kemi

    të bëjme me një gjëndje trance futet në punë testi i ngritjes në ajer: dora ngrihet në mënyrë

    të pavullnetshme. Përveç kësaj pulsi, shtypja e gjakut dhe frymemarrja bien, po ashtu edhe

    hormonet e stresit. Ne trance vihet tek dukuria e "shkeputjes": Ndarja e vetedijes nga trupi.

    Njeriu si te thuash leshon trupin dhe kundron vetveten nga siper. Meqenese njeriu nuk e

    njejteson me veten me trupin dhe ndjenjat atehere ai nuk ndjen me as dhimbje.

    3. Kthimi ne gjendjen fillestare. Tani i hipnotizuari do te merret serish mbrapa ne realitet -

    tek hipnozat e shfaqjeve shpesh me cokitje gishtash, tek hipnoza terapiste me ngadale dhe

    me fjale te matura. Kjo pasi qarkullimi i gjakut bien kaq shume gjate gjendjes trance saqe

    shpesh ka nevoje per minuta te tera per t'u normalizuar serish.

  • 19

    2.3. Kujdesi Infermieror

    2.3.1. Menaxhimi i pagjumësisë

    Pagjumësia eshte nje prej ankesave me te zakonshme gjate praktikes se pergjithshme mjekesore

    dhe trajtimi bazohet ne diagnozen e duhur. Ndonese funksioni ekzakt i gjumit nuk njihet gjate te

    cilave qendrojme zgjuar, per kete arsye hipnotiket duhen perdorur me maturi per te evituar

    pengimin e tij. Për trajtimin e pagjumsise kemi në dispozicion një numer të madh agjentesh

    farmakologjike. Hipnotiku "përfekt" do te lejonte që struktura e gjumit të ishte normale, pa sjelle

    ndryshime farmakologjike në karakteristikat e gjumit. Ai nuk duhet te bashkeveproje me mjekime

    të tjera, nuk duhet të ketë efekte gjatë ditës pasëardhëse dhe as rikthim të ankthit ose qetësim të

    vazhduar. Ai mund të përdoret kronikisht pa shkaktuar varesi ose kthim të pagjumsise pas

    ndërprerjes.

    Aktiviteti i rregullt, i moderuar fizik i ploteson këto kriter, por shpesh vetem ai nuk mjafton ti

    kryejne këto ushtrime. Megjithatë, edhe sasi të vogla ushtrimesh janë shpesh efikase në

    promovimin e gjumit.

    Debatet lidhur me menaxhimin e pagjumësisë qëndrojnë rreth dy çështjeve: trajtimi farmakologjik

    përball trajtimit jofarmakologjik dhe përdorimi i hipnotikëve me veprim të shkurtër përball atyre

    me veprim të zgjatur. Efektet anësore të mjekimit me hipnotikë vihen përball vazhdimit të

    pagjumsisë kronike, e cila përfshin një rritje në nivel katerfish të aksidenteve serioze (Baiter dhe

    Uhlenhuth, 1992).

    Dy aspekte te menaxhimit te pagjumesise, tradicionalisht nënvleresohen: kerkimi per shkaqet

    specifike mjekesore dhe perdorimi i trajtimit jofarmakologjik. Krahas trajtimit te duhur

    farmakologjik, menaxhimi i pagjumesise duhet te korrigjoje shkaqet e identifikuara, te plotesoje

    papershtatshmerite ne higjienen e gjumit, te eliminoje ankthin e performances te lidhur me renien

    ne gjume, te mbaje ne aktivitet oren biologjike, në mënyrë që përgjumja maksimale të përputhet

    me orët e rënies në shtrat dhe ta ndali perdorimin e alkoolit apo mjekimeve te OTC-se të gjumit

    (Nino-Murcia, 1992).

  • 20

    2.3.2. Kategoritë e pagjumësisë

    Konferenca Konsensuale e Instituteve Kombëtare të Shëndetit Mendor (1984) e ka ndarë

    pagjumësinë në tre kategori:

    1. Pagjumesia kalimtare zgjat me pak se 3 ditë dhe zakonisht shkaktohet nga një faktor i

    shkurtër stresues, i ambientit ose situate. Kjo gjendje mund të përgjigjet pozitivisht ndaj

    kujdesit për rregullat e higjenës së gjumit. Nëqoftëse hipnotikët këshillohen, ata duhen

    përdorur në doza të ulëta, vetëm prej 2 deri ne 3 netë.

    2. Pagjumesia shoqëruese e sëmundjeve te tjera mjekesore. Ne rastin e pagjumesise afat-

    gjatë si pasojë e sëmundjeve të tjera mjekësore, trajtimi i përshtatshem i çrregullimeve që

    në bazë të tyre, si p.sh pamjaftueshmeria kongjestive kardiake, astma ose COPD mund te

    sjellë shërimin e pagjumësisë.

    Menaxhimi i pershtatshem i dhimbjeve ne kushtet e dhimbjev kronike, duke përfshire

    dhimbjet e kancerit terminal, do të trajtonte njëkohësisht dhimbjën dhe pagjumësinë, duke

    i bërë hipnotiket të panevojshëm.

    Shume pacientë administrojne keq gjumin e tyre. Kujdesi i përshtatshem ndaj higjenës së

    gjumit, duke përfshirë reduktimin e kafeines, shmangien e alkoolit, aktivitetin e duhur fizik

    dhe rregullsia në kohën e rënies dhe zgjimit nga gjumi, shpesh çon në përmirësimin e

    pagjumësisë.

    3. Pagjumesia e kushtezuar (e mesuar). Te pacientet qe nuk vuajne nga psikozat dhe

    semundje te tjera mjekesore dhe ku kujdesi per higjienen e gjumit rezulton joefikas,

    vemendja duhet drejtuar te pagjumesia e kushtezuar (e mesuar). Keta paciente e lidhin

    konceptin e dhomes se gjumit me shume me aktivitete qe kerkojne qendrimin zgjuar sesa

    me vete gjumin. Ne keta persona, duhet lejuar perdorimi i shtratit vetem per gjume ose per

    kryerjen e marredhenieve seksuale. Te gjitha aktivitetet e tjera te lidhura me qenien zgjuar,

    perfshire edhe veprimet me levizshmeri te ulet si p.sh leximi ose shikimi i televizorit, duhen

    realizuar jashte dhomes te gjumit.

    4. Keqperceptimi i gjendjes se gjumit. Disa paciente ankohen per gjume te keq por analizat

    mjekesore nuk kane treguar te dhena objektive polisomnografike te pagjumesise. Ata

    paraqesin veshtiresi per t'u trajtuar.

  • 21

    5. Pagjumesia afatgjatë. Trajtimet jofarmakologjike jane te rendesishme te te gjithe

    pacientet me pagjumesi afatgjate. Ketu perfshihet edukimi per higjienen e gjumit, aktiviteti

    fizik i pershtatshem (kur eshte e mundur), trajnime mbi relaksimin si dhe afrimi ndaj

    modifikimeve te sjelljes, si per shembull kufizimi i gjumit dhe terapite e kontrollit te

    stimujve. Ne terapine kufizuese te gjumit, pacienti mban nje ditar me sasine e kohes se

    kaluar ne shtrat dhe me pas vendos per te qendruar ne shtrat per nje kohe me shkurter,

    zakonisht 30 deri ne 60 minuta me pak se koha paraardhese. Ne kete menyre krijohet nje

    mungese e lehte gjumi, e cila ndihmon me pas fillimin e tij. Ne terapine e kontrollit te

    stimujve, pacienti udhezohet për të shkuar në shtrat vetëm kur është i përgjumur, të përdori

    dhomën e gjumit vetëm për gjumë ose aktivitet seksualë, të ngrihet dhe largohet nga dhoma

    nëse nuk e zë gjumi brenda 15-20 minutave, të rikthehet në shtrat vetëm kur është sërisht

    i përgjumur, të zgjohet çdo mëngjes në të njejtën orë pavarësisht të cilsisë së gjumit gjatë

    natës paraardhëse dhe të evitojë dremitjet gjatë ditës. Trajtimet jofarmakologjike janë

    treguar veçanërisht efikase në reduktimin e vonesës së gjumit dhe zgjatjen e kohës së

    zgjimit pas fillimit të tij (Morin dhe të tjerë.1994).

  • 22

    2.4. Menaxhimi i pacientëve pas trajtimit afatgjatë me hipnotikë

    Pacientet që kanë marrë hipnotikë për shumë muaj ose vite paraqesin një problem të veçantë

    (Fleming, 1993). Nëse një benzodiazepine përdoret rregullimisht për më teper se 2 jave, ajo duhet

    pakesuar me kujdes, ne vend që të ndërpritet menjëherë. Në pacientet që përdorin hipnotikë me

    gjysmëjete të shkurtër, është më e lehtë të zëvendesohet fillimisht ky bar me një hipnotik me

    gjysmëjete më të gjatë dhe me pas të pakësohet doza. Në një studim ku agjenti jobenzodiazepinik

    zopikloni zëvendesoi menjëherë një agjent benzodiazepinik, u përdor për rreth 1 muaj dhe me pas

    u ndërpre menjëherë, gjatë trajtimit me zopiklon vihej re përmiresim i gjumit dhe në momentin e

    ndërprerjes se tij nuk u shfaqen efektet karakteristike të ndërprerjes se trajtimit (Shapiro dhe te

    tjere, 1993). Fillimi i shfaqjes se simptomave të ndërprerjes së barnave me gjysmëjete të gjatë

    mund të vonohet. Rrjedhimisht pacientet duhen të njoftohen paraprakisht për simptomat e lidhura

    me efektet e lënies së një bari.

  • 23

    ABSTRACT

    Hypnosis is about creating a dream state in humans through the use of oral suggestion. The term

    hypnosis comes from Hypnosis (from the Greek "ipno" - sleep, and the Greek god of Hipnos sleep)

    is a supposed state of changed consciousness and characterized by a high sugestion. Hypnotics or

    depressants (from hypnosis, sleep), commonly known as sleeping pills, are a class of psychoactive

    drugs whose primary function is to stimulate sleep and be used in treating insomnia or surgical

    anesthesia.

    The main purpose of the paper was to provide nursing or nursing care for patients who are

    hypoplasia dependent and to show the management and treatment of subordinate patients in these

    preparations.

    The type of paperwork is Literature Review. Different literature was used for the literature from

    the Faculty of Medicine at the University of Gjakova Fehmi Agani and the national library of the

    city of Gjakova Ibrahim Rugova.

    Patients who have been hypnotic for many months or years are a particular problem. In hypnotic

    patients with short half-lives, it is easiest to first replace this hypoglycemic half-life bar and then

    reduce the dose. Insomnia is one of the most common complaints during general medical practice

    and treatment is based on proper diagnosis. Although the exact sleep function is not known during

    which we stay awake, therefore the hypnotists should be used with caution to avoid its obstruction.

    For treating sleep disorders we have a large number of pharmacological agents available. Regular

    physical activity meets these criteria, but often is not enough to carry out these exercises. However,

    even small amounts of exercise are often effective in boosting sleep.

    Key words: hypnosis, hypnotics, nursing care, nursing assistance and management.

  • 24

    REFERENCAT

    1. Mendels, J. (September 1991). "Criteria for selection of appropriate benzodiazepine

    hypnotic therapy". J Clin Psychiatry. 52. Suppl: 42–6. PMID 1680126

    2. Whitlock, F. A. (June 14, 1975). "Suicide in Brisbane, 1956 to 1973: the drug-death

    epidemic". Med J Aust. 1 (24): 737–43. PMID 239307

    3. Brunton, Laurence L.; Lazo, John S.; Lazo Parker, Keith L. (2006). "17: Hypnotics and

    Sedatives"

    4. Mendels, J. (September 1991). "Criteria for selection of appropriate benzodiazepine

    hypnotic therapy". J Clin Psychiatry. 52. Suppl: 42–6. PMID 1680126

    5. Gelder, M.; Mayou, R.; Geddes, J. (2005). Psychiatry (3rd ed.). New York: Oxford. p. 238

    6. Löscher, W.; Rogawski, M. A. (2012). "How theories evolved concerning the mechanism

    of action of barbiturates". Epilepsia. 53: 12–25. doi:10.1111/epi.12025. PMID 23205959

    7. Ashton, Heather (2005-05-01). "The diagnosis and management of benzodiazepine

    dependence". Current Opinion in Psychiatry. 18 (3): 249–255.

    8. D. Maiuro, Roland (13 December 2009). Handbook of Integrative Clinical Psychology,

    Psychiatry, and Behavioral Medicine: Perspectives, Practices, and Research. Springer

    Publishing Company. pp. 128–30. ISBN 0-8261-1094-0.

    9. Poyares, Dalva; Guilleminault, Christian; Ohayon, Maurice M.; Tufik, Sergio (2004-06-

    01). "Chronic benzodiazepine usage and withdrawal in insomnia patients". Journal of

    Psychiatric Research. 38 (3): 327–334.

    10. Olsen, R. W.; Betz, H. (2006). "GABA and glycine". In Siegel, G. J.; Albers, R. W.; Brady,

    S.; Price, D. D. Basic Neurochemistry: Molecular, Cellular and Medical Aspects (7th ed.).

    Elsevier. pp. 291–302. ISBN 0-12-088397-X

    11. Wagner, J.; Wagner, M. L.; Hening, W. A. (June 1998). "Beyond benzodiazepines:

    alternative pharmacologic agents for the treatment of insomnia". Ann Pharmacother. 32

    (6): 680–91. doi:10.1345/aph.17111. PMID 9640488 .

  • 25

    CV E KANDIDATEVE

    Të dhëna personale

    1.Mbiemri Ukshini

    2.Emri Dorentina

    3.Nacionaliteti Shqiptare

    4.Shtetësia Kosovare

    5.Data e lindjës 03.03.1994

    6. Gjinia Femër

    7.Numri Personal 1234366595

    Të dhënat kontaktuese

    Telefoni: +383 46 135 105

    Adresa: Morinë, Gjakovë

    Emaili: [email protected]

    Të dhënat e kualifikimit

    Shkolla e Mesme e Lartë Shkolla e Mesme e Mjekësisë Hysni Zajmi

    Gjakovë

    Dega: Asistent i Infermierisë/

    Universiteti Universiteti i Gjakovës "Fehmi Agani"

    Fakulteti Fakulteti i Mjekësisë

    Programi Infermieri

    Statusi E rregullt

    Nr.ID- së 140306008

    mailto:[email protected]

  • 26

    Të dhëna personale

    1.Mbiemri Nokaj

    2.Emri Sidorela

    3.Nacionaliteti Shqiptare

    4.Shtetësia Kosovare

    5.Data e lindjës 28.05.1994

    6. Gjinia Femër

    7.Numri Personal 1232943587

    Të dhënat kontaktuese

    Telefoni: +383 49 130 612

    Adresa: Bishtazhin, Gjakovë

    Emaili: [email protected]

    Të dhënat e kualifikimit

    Shkolla e Mesme e Lartë Shkolla e Mesme e Mjekësisë Hysni Zajmi

    Gjakovë

    Dega: Asistente e Mamisë/2013

    Universiteti Universiteti i Gjakovës "Fehmi Agani"

    Fakulteti Fakulteti i Mjekësisë

    Programi Infermieri

    Statusi E rregullt

    Nr.ID- së 140306054

    mailto:[email protected]