universiteti i gjakovËs “fehmi agani” abrashi_punim diplome.pdfmetoda sociologjike dhe...

44
UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I FILOLOGJISË DEGA: LETËRSI SHQIPE PUNIM DIPLOME Vendi dhe kontributi i Faik Konicës në letërsinë dhe kritikën shqiptare MENTORJA: KANDIDATJA: Dr. Rovena Vata Suzana Abrashi Gjakovë, 2018

Upload: others

Post on 29-Dec-2019

27 views

Category:

Documents


2 download

TRANSCRIPT

  • UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”

    FAKULTETI I FILOLOGJISË

    DEGA: LETËRSI SHQIPE

    PUNIM DIPLOME

    Vendi dhe kontributi i Faik Konicës në letërsinë dhe

    kritikën shqiptare

    MENTORJA: KANDIDATJA:

    Dr. Rovena Vata Suzana Abrashi

    Gjakovë, 2018

  • UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”

    FAKULTETI I FILOLOGJISË

    DEGA: LETËRSI SHQIPE

    PUNIM DIPLOME

    Vendi dhe kontributi i Faik Konicës në letërsinë dhe

    kritikën shqiptare

    Komisioni:

    Kryetar____________________________

    Anëtar____________________________

    Anëtar_____________________________

    MENTORJA: KANDIDATJA:

    Dr. Rovena Vata Suzana Abrashi

    Gjakovë, 2018

  • 3

    FALËNDERIMET

    Falënderim të posaçëm i shpreh:

    Dr. Rovena Vata e cila është edhe mentorja e këtij punimi si dhe anëtarët e komisionit për

    mbrojtjen e kësaj teme për të gjitha vërejtjet dhe sugjerimet e dhëna gjatë punës dhe mundit

    tim për përfundimin e këtij punimi diplome.

    Gjithashtu falënderoj edhe të gjithë stafin pranë Fakultetit Filologjik, dega Letërsi Shqipe, të

    Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë të cilët kontribuon në ngritjen time profesionale.

    Gjithashtu dua të falënderoj edhe familjen time e cila nuk kursej asgjë për të më dal në

    përkrahje gjatë gjithë këtij rrugëtimi.

    Gjithashtu falënderoj edhe kolegët për të gjithë përkrahjen morale gjatë tërë kësaj kohe.

  • ABSTRAKT:

    Interesimi për studimin e formës letrare të prozës poetike, vjen si prirje kureshtare për të

    hulumtuar këtë formë të ndërmjetme letrare, që shquhet për ndër komunikimin e shtresave

    lirike dhe epike të tekstit, raport ky që nuk e shpie këtë zhanër, as kah format lirike, po as nga

    format epike të pastra.

    Synimi i këtij kërkimi ka qenë që të fokusohemi në strukturën, funksionin dhe tipologjinë e

    këtyre figurave.

    Duke nxjerr në pah se kemi të bëjmë me një formë të veçantë letrare e së kaluari nëpër një

    fushë të gjerë mendimesh teorike e kritike, zgjodhëm të studiojmë edhe aplikimin e saj në

    letërsinë shqipe, gjë që nënkupton dialogun me disa nga autorët dhe veprat më të njohura të

    letërsisë moderne shqipe të këtij zhanri.

    Ky studim, pra vjen, si një dëshirë për të krijuar një marrëdhënie të veçantë me autorët -

    nismëtarë dhe vijues të modernitetit në letërsinë shqipe, si dhe me veprat, të cilat i takojnë njërit

    nga zhanret - prozës poetike, që është shqyrtuar më pak nga kritika jonë letrare.

    Interesi thelbësor i yni, ishte që të identifikonim rrafshin ndërtimor në shkrimtarin Faik Konica,

    duke e ilustruar me shembuj përkatës çdo tipologji të evidentuar. Në lidhje me intensitetin e

    përdorimit të figurave kemi paraqitur një vjelje të sekuencave konstruktive, të cilën e kemi

    dhënë në shtojcat gjegjëse.

    Fjalë kyçe: sekuencë, poemë, epikë, gjurmë krahasimi, etj.

  • 5

    PASQYRA E LËNDËS

    HYRJE .................................................................................................................................. 6

    1. Objekti dhe motivimi i temës ................................................................................... 6

    2. Metodologjia dhe metodat e punës ......................................................................... 6

    3. Baza teorike e punimit ............................................................................................ 7

    4. Synimi i temës ........................................................................................................ 8

    KREU I

    Faik Konica, jeta dhe vepra .............................................................................................. 10

    1.1. Jetëshkrimi dhe rrethanat e jetës së Faik Konicës ................................................ 10

    1.2. Faik Konica në raport me Naim Frashërin ............................................................. 12

    1.3. Gjuha dhe stili i veprës së Faik Konicës ................................................................ 13

    KREU II

    Proza e gjatë satirike “Doktor Gjilpëra” .......................................................................... 17

    2.1 Roli i Konicës në zhvillimin e prozës së gjatë satirike................................................. 17

    2.2 Analiza e personazhit “Doktor Gjilpëra” ..................................................................... 19

    2.3 Raportet e “Doktor Gjilpërës” me shtresat shoqërore të shoqërisë ............................ 21

    2.4 Shfaqja e realitetit shqiptar përmes satirës te “Doktor Gjilpërës” ............................... 23

    KREU III

    Shqipëria: Kopshti shkëmbor i Evropës Juglindore ...................................................... 34

    3.1. Evidentimi i problemeve etnografike ......................................................................... 34

    3.2 Tekstet pa kontekste ................................................................................................. 35

    3.4 Veprat e autorëve ...................................................................................................... 38

    PËRFUNDIME: ................................................................................................................... 39

    BIBLIOGRAFIA: ................................................................................................................. 43

  • 6

    HYRJE

    1. Objekti dhe motivimi i temës

    Studimi i prozës satirike, përbrenda së cilës mund të vërehet një ndër komunikim i shtresave

    lirike dhe epike të tekstit një dhënie-marrje e elementeve dhe tipareve të veçanta, që nuk e

    shpien këtë zhanër as kah format lirike, as epike të pastra, përtej vlerësimit dhe interpretimit që

    pritet të arrihet, kërkon, veç tjerash, edhe të plotësojë prirjet për një studim më sistematik dhe

    më insistues të këtij zhanri, i cili, nga ana tjetër, tashmë ka krijuar një traditë të pasur në

    letërsinë shqipe.

    Zgjedhja për t’u marrë me këtë fushë të studimit, vjen pas shqyrtimit paraprak të vështirësive,

    sfidave, kufizimeve, por edhe vlerësimit që do të kishte një studim, i cili do të merrej me prozën

    poetike në letërsinë shqipe.

    Që të kuptohet si del në pah proza satirike nga format burimore letrare – lirika, epika dhe

    dramatikës, jemi marrë me studimet teorike mbi historikun dhe transformimin e zhanreve e

    tipeve letrare, duke paralajmëruar, nëpërmjet një seleksionimi të mendimit për ato, lidhjen dhe

    kontinuitetin e transformimit të zhanreve, deri në nxjerrjen në pah të prozës poetike.

    Këtë e kemi parë si të nevojshëm për të shqyrtuar dhe kuptuar thellësisht se si ka ardhur deri te

    ky model ndër tekstor, që e lëviz letërsinë më tej në trajta të avancuara shprehëse të gjuhës.

    Ndërsa në pjesën e dytë do të merremi me analizën tekstuale të veprave, që janë objekt i

    kërkimit tonë, duke i parë ato si diskurse fiksionale të një trajte të veçantë.

    2. Metodologjia dhe metodat e punës

    Për të bërë të mundur realizimin e kësaj pune ne do të përdorim disa metoda, siç është metoda

    biografike, ku një rol të rëndësishëm te ky autor ka luajtur Shqipëria dhe shqiptarët, mënyra e

    tyre e jetesës, Konicës i ka mbetur për shumë e shumë kohë në mëndje dhe e ka pasqyruar në

    shtypin e kohës, kritika e tij ishte therëse dhe herë-herë edhe e pakapshme nga masa.

    metoda sociologjike dhe psikologjike, të cilat u bënë shkas për të nxjerrë në dritë të dhënat nga

    rrethanat e jetës dhe mjedisit si dhe shpesh herë këto faktorë të mjedisit, ku ai jetoi, ndikuan

  • 7

    edhe në gjendjen e tij shpirtërore dhe kjo fare mirë duket në pasqyrimin e realitetit shqiptar, që

    Konica ka bërë në veprat e tij, duke filluar që nga titulli i tyre.

    Gërshetimi i këtyre tre metodave në gjuhën akademike, përbëjnë atë që e quajmë metodologji

    e kërkimit të punës shkencore. Burimi kryesor i të dhënave për realizimin e këtij punimi ka

    qenë kërkimi në literatura. Metoda e grumbullimit të të dhënave është e tipit rishqyrtim

    literature. Është shfrytëzuar literaturë e mjaftueshme nga biblioteka e universitetit dhe burime

    të ndryshme shkencore nga interneti.

    3. Baza teorike e punimit

    Baza teorike e këtij punimi është njohja e thellë e rrugëtimit, që ka bërë Konica në letrat shqipe

    dhe pasqyrimi në mënyrën më tallëse dhe kritike.

    Literatura është përzgjedhur në bazë të problematikës që shtjellohet në punim, duke ndjekur

    këto kritere:

    - Titullit të temës e cila është marrë,

    - Fjalëve kyçe që janë përdorur për kërkime në internet,

    - Librave leksikor,

    - Të dhënat e marra dhe

    - Propozime të marra nga ana e Mentorit tim.

    Gjuha shqipe e përbashkët, si tregues i identitetit kulturor dhe kombëtar, kishte nevojë të

    përpunohej, në mënyrë që të krijonte një sistem të qëndrueshëm për t’u kristalizuar në të gjitha

    hallkat kryesore të strukturës fonetike, gramatikore e leksikore. Në njësimin e saj ndihmuan

    shumë përpjekjet e gjuhëtarëve, shkrimtarëve, mësuesve etj, për të përdorur në shkrim dhe në

    të folur një gjuhë të përbashkët.

    Me zgjidhjen e çështjes së alfabetit në Kongresin e Manastirit, problemi i njësimit të gjuhës

    letrare u kthye në një shqetësim kryesor për shumë gjuhëtarë, të cilët ishin të vetëdijshëm për

    situatën e vështirë, ku ndodhej shqipja, si një gjuhë e zhvilluar me ritme shumë të ngadalta dhe

    e pa lëvruar.

    Vetë Faik Konica në shkrimet e tij iu përmbajt në përgjithësi idesë së një gjuhe letrarë të

    përbashkët, të përftuar nga përzierja e dy dialekteve, toskërishtes dhe gegërishtes. Ndër

    dialektet e të folmet e gjuhës shqipe, Konica e shihte elbasanishten, për nga shkalla e pastërtisë,

    si të përshtatshme për t’u vënë në bazë të letrarishtes, por më pas ai do të dilte kundër kësaj

  • 8

    ideje, me argumentin se kjo e folme nuk ishte e njësuar, për shkak të popullsisë së përzier që e

    fliste.

    Ndërsa në vitin 1922, në një artikull botuar te gazeta Posta e Korçës, ai do të dilte në mbrojtje

    të toskërishtes, duke e cilësuar atë si gjuha klasike e Shqipërisë, një qëndrim ky që

    kundërshtonte idenë e tij për një gjuhë që do të ngjizej nga përzierja e dialekteve.

    4. Synimi i temës

    Tema dhe diskutimet për ndarjen e letërsisë nga jo letërsia, skematizimin e letërsisë në zhanre,

    nën zhanre, forma dhe mënyra të të shprehurit, kanë historinë e vet me fillim që në antikitet.

    Kështu, pikëshikimi diakronik i teorisë së zhanreve letrare, është trajtuar deri në nivel të

    paraqitjes së kontradiktave të mendimit për to, duke cituar teorikë dhe studiuese të ndryshëm.

    Autorët do të merren në shqyrtim veç e veç, ndërsa zgjedhja jonë për të shqyrtuar në këtë

    mënyrë tekstet, ka qenë e motivuar ngase kemi hetuar dallime të theksueshme mes strukturimit,

    kompozicionit dhe ideve te prozat e tyre satirike, dhe në mënyrë që edhe leximi, edhe shkrimi

    të jetë më i argumentuar, kur flitet për probleme të caktuara, të cilat mund të hasen ndoshta veç

    te ndonjëri prej tyre. Brenda veprave të këtyre autorëve do të përzgjedhim tekstet - model, mbi

    parimin përfaqësues të formës dhe të ideve, ndërsa tutje edhe do t’i interpretojmë, për të shquar

    më bindshëm vlerat estetike të kësaj forme letrare në veprat, të cilat janë marrë në shqyrtim.

    Autori i përzgjedhur për këtë studim është Faik Konica. Përzgjedhja është e motivueshme,

    ngase, hulumtimi i fenomeneve që e karakterizon këtë zhanër, nisi me autorët që njëherësh janë

    dhe të parët që kanë sprovuar këtë tipologji shkrimi. Duhet të theksohet se ky autorë vlerësohen

    për kontributin e tij letrar, për shkak se në korpusin e letërsisë shqipe ka lënë vepra me vlerë.

    Tashmë ai është pjesë e ndritur e traditës letrare moderne dhe njihet edhe si individualitete

    letrare që kanë sjellë veçanti në pikëpamje të formës dhe përmbajtjes në prozën letrare. Forma

    e parrahur letrare deri atëherë, proza poetike, është njëra ndër prurjet që të parët, ia sollën kësaj

    letërsie.

    Faik Konica është shembulli i shkrimtarit modern, që krijon në një kulture tradicionale. Modeli

    i shkrimtarit të tij kritik do të bëhet më vonë model dominant në kulturën e në letërsinë shqipe.

    Në kryeveprën “Dr. Gjilpëra” zbulon rrënjë e dramës së Mamurrasit (1924) shfaq idetë për

    shoqërinë shqiptare duke krijuar një personazh autobiografik sepse përmbledh ide që janë të

    autorit, këtu kemi të bëjmë me vitet e njëzeta.

  • 9

    Në veprën e Konicës, Dr. Gjilpëra është një mendimtar që i pëlqen “qytetarët e botës”, Sokratin

    e Gëten, dhe dëshiron t’u ngjajë atyre. “Këta të dytë ndejtën e vepruan në vendet e tyre”.

    Kjo mënyrë e të menduarit, ashtu si dhe ëndrra për Shqipërinë, e bëjnë që të vendos për t’u

    kthyer. Dr. Gjilpëra veprimin e vet e karakterizon si ëndërr të shkëputej nga rrethi i qytetëruar

    dhe të vente në një vend ku dija dukej shumë larg njerëzimit dhe të ballafaqohej me një

    mentalitet krejt ndryshe dhe kundër mendimit të tij.

    Dr Gjilpëra është heroi i parë intelektual në prozën artistike shqipe.

    Karakterin e shkrimtarit kritik Konica e shfaq sidomos në kritikën letrare te Albania, ai është

    themelues i kritikës shqipe dhe shkrimtar që mbron tezen se kritika është subjektive.

    Faik Konica e paraqiti kulturën shqiptare në botën perëndimore1.

    1 Arshi Pipa, Fletore për Konicën (Faik Konica 1876 - 1942), në: revista: “Jeta e Re”, nr. 3, Prishtinë Maj-Qershor,

    1995, f. 4/kol.3/2.

  • 10

    KREU I:

    Faik Konica, jeta dhe vepra

    1.1. Jetëshkrimi dhe rrethanat e jetës së Faik Konicës

    Shkrimtari Faik Konica është personalitet i shquar i letërsisë dhe i kulturës shqiptare dhe

    evropiane Ai është figura qendrore e epokës së Rilindjes Kombëtare Shqiptare, e kulturës, e

    letërsisë dhe e publicistikës së gjysmës së parë të shekullit XX.

    Faik Konica është i pari që fillon ta përcjellë si më rregullisht letërsinë e kohës së tij dhe, në

    përgjithësi, veprimtarinë botuese në gjuhën shqipe, i pari që mendimin kritik e bën përcjellës

    të letërsisë dhe i pari që kritikën letrare e bën institucion të opinionit letrar dhe kulturor2.

    Jetëshkrimi shumë interesant, botimet, studimet dhe bibliografia aq e pasur e Konicës, me

    kalimin e kohës, plotësohen me të dhëna dhe me kontribute të reja shkencore. Për njeriun dhe

    krijuesin e njohur mirë edhe nga personalitetet më të shquara të artit letrar dhe të kulturës

    evropiane të shekullit XX, pas kalimit të kohës së përjashtimit të Faik Konicës nga historia e

    letërsisë shqipe, veçanërisht pas rikthimit të tij në veprimtaritë kulturore dhe shkencore, janë

    shtuar botimet dhe studimet, në të cilat ndriçohen aspekte të ndryshme të jetës dhe të

    krijimtarisë së tij. Është me interes të posaçëm të botohet edhe një vepër gjithëpërfshirëse

    studimore komparative, e cila do të zgjonte edhe më tepër kërshërinë e lexuesve dhe të

    studiuesve të shumtë shqiptarë dhe të mbarë botës.

    Faik Konica lindi në Konicë. Në Autobiografinë e këtij shkrimtari, pastaj në tekstin “Kronikë

    e shkurtër e jetës dhe e veprës së Faik Konicës”, të shkruar nga Nasho Jorgaqi, si datë e lindjes

    shënohet prilli i vitit 1875, ndërsa në monografinë e Jup Kastartit shënohet 15 marsi i vitit

    1876. Në shkrimet biografike kushtuar Konicës gjerësisht janë paraqitur shtigjet e jetës, të

    shkollimit, të krijimtarisë letrare dhe të veprimtarisë së gjithanshme shumëvjeçare.

    Që nga viti 1881-1884 në vendlindje Konica kryen shkollimin fillor, në Kolegjin Saverian të

    Shkodrës vazhdon mësimet e mesme 1884-1885, gjatë viteve 1885-1886 është nxënës i

    shkollës greke të Konicës, në Liceun Perandorak të Gallata Sarait në Stamboll qëndron gjatë

    2 Faik Konica, jeta dhe vepra, Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë, 1997, f. 17.

  • 11

    viteve 1886-1887. Studimet universitare i vazhdon në Francë në College de Lisieux

    (Normandi) dhe në Carcassonne (1888-1893) në degën klasike për letërsi dhe filozofi, gjatë

    vitit 1894 studion gjuhën dhe letërsinë në Universitetin e Montpellierit, më 1895 në

    Universitetin e Dizhonit (Dijon) fiton diplomën për studime të letërsisë dhe të filozofisë

    “Bachalin est lettres-philosophie” dhe Fletë nderi nga Ministria e Arsimit. Më 1896 studion në

    Paris në College de France, studion gjuhët sanskrite e hindishte. Po ashtu, me albanologun

    francez, L. Benloeë studion hebraishten. Më 1912 në Universitetin e Harvardit studion artet

    dhe fiton diplomën “Master of Arts”. Faik Konica zhvillon veprimtari të gjerë kulturore, letrare,

    publicistike dhe shkencore.

    Ai shquhet edhe me veprimtarinë e dendur diplomatike. Në fushën e publicistikës që nga viti

    1896 angazhohet me tërë qenien e vet për botimin e organeve të ndryshme publicistike.

    Kontributi i tij si poet, prozator, kritik letrar, pamfletist dhe si përkthyes është shumë i madh.

    Njëzet poezitë dhe prozat e tij poetike, sajojnë një vëllim poetik, në të cilin trajton motive dhe

    tema të larmishme.

    Portretet letrare dhe prozat e shkurtra, të shpërndara në shtypin dhe në periodikun e kohës, si

    edhe poezia, bëjnë një vepër të veçantë letrare. Në kuadër të krijimtarisë së këtij krijuesi të

    famshëm shquhet sidomos proza e gjatë dhe eseistike, ku bëjnë pjesë: “Katër përralla nga

    Zullulandi”, “Shqipëria si m`u duk”, “Doktor Gjëlpëra zbulon rrënjët e dramës së Mumurrasit”,

    “Shqipëria-kopshti shkëmbor i Evropës Juglindore dhe shkrime të tjera”, “Çmimi i Revistës

    “The Jugde” etj.

    Në shkrimet për gjuhën dhe për letërsinë shtron për diskutim çështje të rëndësishme të

    shkencave gjuhësore dhe letrare. Në qendër të vëmendjes së këtij dijetari, i cili me të drejtë

    është quajtur “princi i gjuhës dhe i letërsisë shqiptare”, është zhvillimi dhe standardizimi i

    gjuhës shqipe, historia e alfabetit të shqipes, themelimi i gjuhës letrare (të veçojmë punimet

    ”Abetari shqip”, “Për gjuhën”, “Dialektet e Shqipërisë dhe nevoja e shkrirjes së tyre”,

    “Përparimi i shqipes”, “Për themelimin e një gjuhe letrare”, “Ese për gjuhët natyrore dhe

    artificiale” (botuar në Bruksel, më 1904 në gjuhën frënge (147 faqe), ksomblën e kësaj vepre e

    zbuloi Luan Starova në bibliotekën shtëpiake të Gijom Apolinerit, në kuartin latin të Parisit),

    pastaj krijimtaria popullore, çështjet e krijimtarisë letrare dhe posaçërisht zhvillimi i letërsisë

    shqiptare. Konica si kritik letrar i vë bazat e kritikës letrare dhe e afirmon atë në planin kulturor

    dhe shkencor. Ai librin e ka vlerësuar si një“monument” të rëndësishëm. I tillë është edhe opusi

    krijues i këtij autori të famshëm të shekullit XX.

  • 12

    Faik Konica qe veprimtar i shquar politik i lëvizjes kombëtare e demokratike shqiptare,

    mendimtar e dijetar i përmendur i botës shqiptare, burrë shteti e diplomat me fizionomi të

    mprehtë, krijues artistik, mjeshtër i fjalës së shkruar shqipe3.

    Konica shquhet si hulumtues dhe autor i zellshëm i shkrimeve për historinë e Shqipërisë. Duke

    gjurmuar në arkiva, në muze, në biblioteka të ndryshme, gjen material për ngjarje dhe për figura

    të ndryshme historike. Artikujt me tema të historisë janë të shumtë dhe janë botuar në organe

    të shtypit dhe të periodikut shqiptar, por edhe në ato të vendeve të ndryshme në gjuhët e huaja.

    Të kujtojmë me këtë rast shkrimet për flamurin shqiptar (Konica zbuloi Flamurin Kombëtar

    dhe më 15 shkurt 1909 botoi punimin “Shqipëria ka një flamur authentik”), për jetën, portretin

    autentik dhe për armët e Skënderbeut, portretet për shqiptarë të shquar, artikullin për Patrikun

    shqiptar, shkrimet për arbëreshët e Italisë dhe për arbëreshët e Zarës, për ngulimet e tjera

    shqiptare, për humanistët shqiptarë dhe për mesjetën shqiptare në përgjithësi, për Rilindjen

    Kombëtare dhe për çështje të veçanta të historisë dhe të qytetërimit shqiptar. Dokumentet e

    panjohura për Shqipërinë, që i publikon Konica, kanë vlerë të madhe për studimin e historisë

    së popullit shqiptar. Vlerë të madhe për historinë, për kulturën dhe për shkencën shqiptare kanë

    veprat “Parashtresë mbi Lëvizjen Kombëtare Shqiptare”, “Gjermania dhe Shqipëria”,

    “Shqipëria si m`u duk”, “Shqipëria: kopshti shkëmbor i Evropës Juglindore” etj.

    1.2. Faik Konica në raport me Naim Frashërin

    Faik Konica ka njohur shumë krijues të shquar dhe ka komunikuar me personalitete të shumta

    të kohës kur ka jetuar dhe vepruar. Letërkëmbimi i tij është shumë i pasur. Ai u ka dërguar letra

    dhe materiale të ndryshme bashkëkombësve të vet, diplomatëve, shkrimtarëve, artistëve,

    albanologëve të njohur, publicistëve, shkencëtarëve, burrave të shtetit, diplomatëve dhe

    sidomos figurave të njohura të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare.

    Në letrat e shumta ka shtruar edhe probleme të ndryshme të jetës dhe të krijimtarisë së vet

    letrare. Një pjesë e letërkëmbim të tij ende nuk është zbuluar. Ato janë të shkruara në gjuhën

    shqipe, por edhe në gjuhët e huaja. Deri më sot botimi më i plotë me epistolarin e Konicës është

    vëllimi 4 i veprave të plota (gati 400 faqe), zgjedhur e përgatitur nga Nasho Jorgaqi.

    3 Jup Kastrati, Personaliteti i Konicës, në: revistën “Studime filologjike”, nr. 1-4, Akademia e Shkencave e

    Shqipërisë, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Tiranë, 1993, f. 119.

  • 13

    Nga shqipja në frëngjisht përktheu veprën e Naim Frashërit “Fletore e bektashinjet”, poemën

    “Mili e Hajdhia” të Zef Skirroit, rapsoditë e Jeronim de Radës dhe tekste të tjera.4

    Në veprën “Shqipëria - kopshti shkëmbor i Evropës Juglindore” të Konica përfshihet vështrimi

    me titullin “Gjuha dhe letërsia”. Aty jep edhe një pasqyrë të zhvillimit të letërsisë shqipe që

    nga fillimi shkrimit të veprave të para letrare dhe deri te opusi letrar dhe i përkthimeve të Fan

    S. Nolit.

    Shkruan edhe për letërsinë e shekullit nëntëmbëdhjetë, “kur u bë rilindja e gjuhës 6 kombëtare”,

    dhe për romantizmin shqiptar, por nuk jep asnjë informacion shkencor për krijimtarinë e

    Jeronim De Radës dhe as për atë të Naim Frashërit, të këtyre dy autorëve “të letërsisë

    individuale apo të shkruar”, për të cilët ka shkruar shkurt në vështrimin “Letërsia shqiptare”,

    të botuar në numrin e parë të revistës “Albania” më 1897.5

    Në disa portretet letrare kushtuar shkrimtarëve dhe figurave të shquara kombëtare, Faik Konica

    shpalon kujtimet dhe shpreh dashurinë, nderimin dhe krenarinë: “Edhe ne i falemi me mall e

    me nder këtij atdhetari të pavdekur” - Naim Frashërit, “Këtij shqiptari të vërtetë, le t`i falemi,

    O Shqiptarë! - Jeronim de Radës, “Humbja për Shqipërinë është e madhe” - Bajram Currit,

    “Emri i këtij njeriu do të vijë duke u rritur...” - Shtjefen Gjeçovit.

    Duke përfunduar këtë shkrim për Faik Konicën, të rikujtojmë fjalën e Nolit më 20 dhjetor 1942:

    “...Faik Konitza meriton këtë nderim që po i bëhet. Pa fjalë më tepër se cilitdo tjatër, Faik

    Konitza meriton të gjenjë prehjen në tokën e atdheut, të cilit i ka shërbyer tërë jetën me aqë

    besnikëri, me aqë trimëri, dhe me aqë zotësi”. Prandaj me nderim dhe krenari përkujtojmë jetën

    dhe veprën e Faik Konicës, të shkrimtarit eminent të letërsisë moderne shqiptare, të

    personalitetit të shquar të kulturës shqiptare dhe evropiane6.

    1.3. Gjuha dhe stili i veprës së Faik Konicës

    Konica me prozat poetike tregoi aftësi vrojtuese, imagjinatë, zhdërvjelltësi përpunuese dhe

    asimiluese të lëndës poetike, duke e shndërruar atë në një formë në shtratin e të cilës flenë idetë

    nacionale e universale të figuruara. Kryesisht, në prozat e tij poetike, shfaqen fillimisht pamjet

    e befta të natyrës, që marrin trajtën e impresionove të pafundme nga një ndjesi e brendshme e

    botës së autorit. Prozat karakterizohen nga stili tejet elegant, gjuha e pastër, elokuente, plot

    4 Nonda Bulka, Faik Konica kundër Naimit, në: “F. Konica”, Vepra 5 , Tiranë, 2001, f.31-38. 5 Faik Konica, Vepra, Naim Frashëri, Tiranë, 1993. 6 Arshi Pipa, Naim dhe Sami Frashëri për Konicën. në: “F. Konica”, Vepra 5 , Tiranë, 2001, f.72- 79.

  • 14

    ndjenja dhe muzikalitet. Pavarësisht prej temës, në prozat poetike të tij mbizotëron lirizmi.

    Edhe në prozat poetike, Konica arrin të krijojë distancën e gjykimit kritik. Ky gjykim del nga

    të folurit ironik, në të cilën ndjehet edhe prania e frymës satirike dhe stigmatizuese.

    Në prozat e tij poetike jo rrallë ndjehet shpërthimi i ndjenjave të thella, sidomos kur figurimi

    lidhet me përmbajtjet që flasin për ciklet jetësore. Konica është mjeshtër i përsiatjeve të

    shtjelluara për brendinë shpirtërore të individit. Përshkrimet dhe metaforat japin një kënaqësi

    të fshehtë dhe të thellë të kuptimeve. Ai, gjithashtu, i kushtoi rëndësi të madhe gjuhës, pasurimit

    dhe përpunimit të saj, duke mbajtur denjësisht epitetin e stilistit të përkryer.

    Në krijimtarinë letrare, Konica provoi dhe lëvroi pothuaj të gjitha gjinitë dhe llojet letrare:

    esenë, prozën epike e poezinë, prozën poetike etj. Figura e tij letrare kryesisht identifikohet e

    njihet me veprat: “Një ambasadë e Zulluve në Paris” (1922), “Dr. Gjilpëra” (1924), “Shqipëria

    si m’u duk” (1928) dhe esetë për Shqipërinë. Konica konsiderohet edhe si themeluesi i kritikës

    sonë letrare. Ai shkroi një varg artikujsh teorikë letrarë, si: "Arti i të shkruarit", "Ca këshilla

    për artin e shkrimit", "Kohëtore letrare shqipe" etj., të cilat vlerësohen si një ndihmë e

    çmueshme dhënë fushës së kritikës, ashtu siç janë të vlefshëm edhe artikujt e recensionet e tij

    për autorë e vepra të letërsisë sonë, duke u bërë një artikulim dhe kontribut i veçantë në

    konstituimin e mendimit të kritikës letrare.

    Ai, gjatë gjithë jetës së tij, ndihmoi me tërë qenien në ndërkombëtarizimin dhe prezantimin sa

    më të denjë të shtetit shqiptar, përkushtim ky që i kushtoi me një jetë larg vendit të vet, duke

    qenë i anatemuar dhe i harruar më pas nga regjimi totalitar në Shqipëri.

    I cilësuar si prijës i brezit të shkrimtarëve të 1900-shit dhe njëkohësisht edhe si prijës i

    modernitetit shqiptar, Faik Konica, përveçse bëri kthime të mëdha në mënyrën e konceptimit,

    të studimit e të artikulimit kritik të të kuptuarit të letërsisë, provoi edhe vetë, praktikisht një

    mënyrë të re të të shkruarit.

    Kjo argumentohet përveç me shkrimet e tij kritike, për të cilat studiuesit japin vlerësimet më të

    larta, edhe me krijimet e tij në formë të prozës poetike, të cilat janë njëkohësisht edhe fillimet

    e një forme krijuese të paprovuar më parë në letërsinë shqipe. Dihet se letërsia shqipe deri në

    atë kohë frymonte përmes poezisë, e cila kishte disa shekuj që ishte forma më e preferuar e të

    shprehurit artistik.

    Ndaj, në mënyrë të patjetërsueshme çmohet tendenca e tij e të shkruarit në një formë tjetër

    letrare, tashmë të konsoliduar te letërsitë e shteteve të mëdha, posaçërisht në Francë, vendin ku

  • 15

    studioi e mori formim intelektual. Forma e ndërmjetme letrare, proza poetike, konsiderohet si

    një prej novacioneve që Konica i dhuroi letërsisë shqipe.

    “I kapur më zjarrminë e vet krijuese me një motivacion të shkallës së lartë mbi fjalët dhe

    shqiptimin e tyre letrar ai edhe mundi të krijojë forma fjalësh të reja, lidhje të reja dhe kuptime

    të reja. Këtu hyjnë edhe format origjinale letrare, si proza poetike, madje edhe vetë proza që

    shpesh me ritmin e vet të rregullt i afrohet poezisë”7, thotë studiuesi S. Hamiti.

    Dëshmia e parë serioze për vlerën e një vepre artistike është mbijetesa e saj përtej kohës së

    krijimit. Këtë fat e kanë vetëm veprat e veçanta si ajo e njërës prej figurave më të shquara të

    letërsisë e të kulturës shqiptare-Faik Konica, që arrin e freskët edhe në kohën tonë, madje,

    çuditërisht, më e freskët dhe më aktuale se një pjesë e shkrimeve publicistike e letrare të së

    sotmes8.

    Duke ditur afinitetin shpirtëror e formimin e tij intelektual, njohjen e letërsisë së huaj,

    përkushtimin dhe rëndësinë që për të patën përkthimet e penave të mëdha botërore, me të drejtë

    mund të thuhet se Konica përvetësoi modele poetike, jo duke imituar tema, procedime e stile,

    por duke asimiluar njohjen dhe përvojën e këtyre leximeve të shumta dhe të ndryshme me

    gjendjen emotive e mendimin që buron nga dhuntia e tij krijuese, të artikuluar në prozën e tij

    fiksionale. Ai tregoi aftësi specifike vrojtuese, që, duke u bërë një me imagjinatën e invencionin

    krijuese, arriti t’i japë letërsisë shqipe vepra të veçanta për nga zhanri dhe format e shprehjes

    dhe e mendimit.

    Prozat e tij poetike, që janë të parat e kësaj tipologjie shkrimi në letërsinë shqipe, shquhen për

    raportin e veçantë me natyrën. Fillimisht te ato shfaqen pamjet mbresëlënëse e panoramike të

    natyrës, duke artikuluar më tej impresionet në kuptimin e projeksioneve shpirtërore, që marrin

    forma të shprehjes në figurë. Prozat poetike të Konicës, përveç fuqisë shprehëse, shquhen edhe

    për stilin dhe pasurinë leksikore, si një formim filologjik klasik e modern i tij që depërton në

    qenësinë e shprehjes, duke dhënë ndjenjën e hollë lirike, e detajizuese nëpërmjet nuancave

    kuptimore të zgjedhura.

    Veshja e Tiranës dhe e rretheve ka një vije të veçantë, jo vetëm se xhurdia dhe brekushet dhe

    opingat kanë një formë origjinale, po dhe se ngjyra e tyre, e bardhë dhe e zezë, është një

    bashkim plot me shije artistike. Kur njeriu që i mban është i paqmë nga fytyra dhe i ka të paqme

    7 Sabri Hamiti, Studime letrare, ASHAK, Prishtinë 2003, f. 332 8 Fatmir Sulejmani, Faik Konica eseist, Brezi, Tetovë, 2011, f. 11.

  • 16

    rrobat, ahere duket tërë bukuria e kësaj veshjeje kombëtare. Nga forma, veshja e Tiranës dhe e

    rretheve sjell menjëherë në kujtim veshjen popullore të holandezëve, aq të dashur prej artistëve;

    nga ngjyra, njeriut me letra i vjen nër mend fjala e shkrimtarit ingliz Oscar Ëilde, i cili thosh

    se e zeza dhe e bardha-black and ëhite-është më eleganti bashkim ngjyrash. Veshja e grave nuk

    është aq për të vënë re, as aq e caktuar: forma ndryshon pas fshatit; nuk është anembanë si një

    veshje e burrave..

    Në veshjen origjinale shqiptare fustani ka një numër të vogël palash, zakonisht deri në

    gjashtëdhjetë, veç kësaj, ai bëhet me pëlhurë liri të rëndë, të endur në shtëpi dhe (siç e ka vënë

    re me të drejtë Çajld Haroldi, Shqiptari i egër i mbuluar deri në gju) gjithmonë është mjaft i

    gjatë, sa mbulon tërësisht kofshët dhe lë të pambuluara vetëm pulpat. Burrat më të vjetër e

    mbajnë fundin tërë deri dhjetë centimetra nën gju. Përshtypja e përgjithshme që krijon

    fustanella shqiptare është, sipas fjalëve të Likut e të autorëve të tjerë, ajo e cubave të lashtësisë.

    Të gjithë këta njerëz, shkruan Liku duke përshkruar një skenë, janë të veshur sipas modës

    shqiptare, me një xhaketë ose pallto të mbuluar me gajtanë ari dhe me një këmishë që lëshohet

    teposhtë me pala mbi tirqit, duke i shëmbëllyer cohës së shtatoreve romakë”.

  • 17

    KREU II:

    Proza e gjatë satirike “Doktor Gjilpëra”

    2.1 Roli i Konicës në zhvillimin e prozës së gjatë satirike

    Roli i Konicës duhet parë edhe si pasurues i kulturës kombëtare, si publicist, si gjuhëtar e letrar,

    si historian, etnograf etj. Si historian, ai do të sillte ndihmesa të reja në pasurimin e tezave të

    autoktonisë së shqiptarëve, të trashëgimisë ilire të popullit tonë, të traditës së tij shtetformuese,

    të rolit të epopesë skënderbejane etj.

    Kontributet konciane në fushën e krijimtarisë e të kritikës letrare janë trajtuar tashmë në një

    varg punimesh9, por, për letërsinë shqiptare, Konica është shumë më tepër se shkrimtar dhe

    kritik. Si “protagonisti numri i një zhvillimit kulturor e letrar të pjesës së dytë të Rilindjes10, ai

    synon të realizojë në këtë fushë, në kapërcyell të shekujve XIX e XX, një reformë rrënjësore.

    Si "princi i gjuhës shqipe", ai do të jepte ndihmesë të madhe edhe në formimin e gjuhës letrare

    shqipe. Por është pikërisht problemi kombëtar që ndikoi në parashtrimin prej tij të alternativave

    të veçanta për ecurinë dhe rrugët e zhvillimeve demokratike në Shqipëri në këto vite. Duke

    qenë shtet i gjymtuar përsa i përket tërësisë territoriale, Konica besonte se, shqiptarët nuk e

    kishin atë liri që të provonin, që të bënin ndryshime për shkak të rrezikut të madh të jashtëm11.

    Në vitet 1925-1939, ai do t'i kushtonte përsëri vëmendje çështjes së feve dhe klerit në Shqipëri,

    raporteve të tyre me shtetin dhe rolin e tyre si fe dhe jo si "axhensi politike". Me vlerë të

    posaçme është vlerësimi që i bën ai rolit të shqiptarëve katolikë në lëvizjen kombëtare

    shqiptare. Bashkëkohësit e Konicës, miq dhe kundërshtarë, do ta vlerësonin lart personalitetin

    për potencialin dhe rrezatimin e tij në kulturën shqiptare.

    Në lëmin e krijimtarisë së mirëfilltë letrare, penës së Faik Konicës i përkasin disa proza poetike,

    të cilat karakterizohen nga kulti i formës së kulluar artistike. Por vepra letrare artistike më e

    9 Ibrahim Rugova, Kah teoria, Rilindja, Prishtinë, 1978, f.. 76-80. 10 Naum Resuli, Faik Konica në qindvjetorin e lindjes, në: “Seminar studimesh. Me rastin e qindvjetorit të lindjes

    së Faik Konicës (1876-1976), Editor Edëard A. Picho, Kolonja Press, Neë York, 1976, f. 10. 11 Faik Konica, Prozë “Doktor Gjilpëra...”, në Vepra, përgatitur nga N. Jorgaqi dhe Xh. Lloshi, “Naim Frashëri”,

    Tiranë, 1983, f. 263.

  • 18

    rëndësishme është novela, “Doktor Gjilpëra që zbulon rrënjët e dramës së Mamurrasit”, botuar

    si nënfletë në gazetën "Dielli". Në të kritikoi prapambetjen e jetës shoqërore dhe shpirtërore të

    vendit. Faik Konica ishte gjithashtu një nga nismëtarët e kritikës letrare.

    Ai vuri në dukje përparimin e poezisë shqiptare në veprën e Naimit dhe të De Radës, çmoi

    Asdrenin, Çajupin etj. Faik Konica, la edhe përkthime mes të cilave disa përralla nga "Njëmijë

    e një netë", që u botuan në librin "Nën hijen e hurmave". Faik Konica lindi më 15 mars 1876

    në Konicë; vdiq në Uashington në 14 dhjetor 1942.

    Rrjedh nga një familje e vjetër feudale. Mësimet e para i mori në vendlindje, në gjuhën turke,

    arabe dhe greke. Mësoi në Shkodër, Kostatinopojë, Francë dhe SHBA. Ishte bir i derës së

    famshme të bejlerëve të Konicës. Nga e ëma binte gjak me Ali Pashë Tepelenën edhe pse vetë

    kurrë nuk e ka pohuar. Fliste frëngjishte të kulluar. Më vonë hyri në liceun perandorak francez

    të Stambollit për të kryer pastaj shkollën e mesme në Francë. Ndoqi studimet për filozofi në

    Dizhon dhe Paris.

    Më 1912 u diplomua për letërsi në universitetin e Harvardit të SHBA me medalje ari, ndërkohë

    që është cilësuar nga miqtë e tij si "biblioteka lëvizëse". Fitoi disa konkurse, duke u nderuar

    me çmime për aftësitë e tij intelektuale jo të zakonta. Faik Konica qysh i ri e lidhi jetën me

    veprën e tij dhe me lëvizjen kombëtare shqiptare.

    Pasi boton broshurën "Shqipëria dhe turqit" (1895) në Paris ai vendoset në Bruksel (Belgjikë),

    ku nxjerr revistën "Albania", kjo revistë politiko-kulturore dhe letrare u bë organi më i

    rëndësishëm e më me autoritet i Rilindjes sonë. E botuar në gjuhën shqipe, frënge dhe pjesërisht

    turke, si një enciklopedi e vërtetë, ajo propogandoi për vite me radhë (1897-1909) programin

    e lëvizjes kombëtare shqiptare, historinë dhe kulturën e popullit tonë. Më 1909 Konica, si u

    mbyll revista "Albania" në Londër, i ftuar nga atdhetarët shkon në SHBA ku drejton gazetën

    "Dielli" edhe më pas gazetën "Trumpeta e Krujës".

    Me themelimin e Federatës "Vatra", më 1912 ai zgjidhet sekretar i përgjithshëm i saj. Faik

    Konica dhe Fan Noli, duke qenë udhëheqësit kryesorë të lëvizjes kombëtare shqiptare në

    SHBA, do të shkojnë në Londër për mbrojtjen e çështjes kombëtare në Konferencën e

    Ambasadorëve. Në kongresin shqiptar të Triestes (1913), që u mblodh për të kundërshtuar

    copëtimin e Shqipërisë nga armiqtë e saj, Konica u zgjodh kryetar. Gjatë Luftës së Parë

    Botërore dhe më pas, ai zhvilloi veprimtari të dendur diplomatike në dobi të atdheut, në Austri,

    Zvicër, Itali e gjetkë.

  • 19

    Në 1921 u kthye në SHBA, ku u zgjodh kryetar i Federatës "Vatra", po ndërkaq në vitet 20 u

    lidh dhe ndikoi në lëvizjen demokratike që zhvillohej në Shqipëri. Këtë do ta bënte nëpërmjet

    gazetës "Dielli" dhe "Shqiptari i Amerikës". Me dështimin e Revolucionit Demokratik, me

    ardhjen e Ahmet Zogut në fuqi, Konica u emërua ministër fuqiplotë i Shqipërisë në SHBA.

    Ministër i oborrit mbretëror në SHBA (përfaqësues i Shqipërisë), Konica ishte një pianist i

    shkëlqyer dhe një shkrimtar gjenial. Ai mbahet si krijuesi i prozës moderne shqipe. Çdo krijues

    i letërsisë shqiptare që vjen pas tij mund vetëm të quhet nxënës i tij. Faik Konica është një nga

    personalitetet më në zë të kulturës dhe letërsisë shqiptare. Prozator dhe poet, publiçist dhe

    estetist, kritik letrar dhe përkthyes, ai me veprën e tij të shumanshme pasuroi dhe ngriti në

    lartësi të reja fjalën shqipe dhe mendimin letrar shqiptar. Njeri me dituri të madhe, dhe dhunti

    artistike, mjeshtër i hollë i gjuhës shqipe, Konica ka hyrë në historinë e kulturës sonë kombëtare

    jo vetëm si erudit e stilist i përkryer, por edhe si shkrimtar me vlera të shquara ideoartistike12.

    2.2 Analiza e personazhit “Doktor Gjilpëra”

    Faik Konica, një nga personalitetet më të shquara të historisë, të kulturës dhe të letërsisë sonë,

    është edhe një ndër themeluesit e realizmit në prozën tonë të gjatë.

    I nxitur nga një ngjarje reale që pati ndodhur në Mamurras më 6 prill 1924, ku u vranë dy

    vizitorë amerikanë nga njerëz të vënë në pritë prej Ahmet Zogut, demokrati Konica më 26

    gusht të atij viti fillon të botojë si nënfletë letrare në faqet e gazetës “Dielli” romanin “Doktor

    Gjilpëra zbulon rrënjët e dramës së Mamurrasit”13.

    Shumë nga veprat e tij Faik Konica nuk i ka mbaruar. Nuk dihet me saktësi pse-ja e këtij fakti.

    Nga njëra anë, duket e qëllimtë, ndërsa nga ana tjetër duket sikur i ka munguar koha t’u shkojë

    deri në fund, edhe pse në letërsi nuk mund të ketë vepra të pambaruara në kuptimin figurativ

    te fjalës. Veprat e Konicës janë herë të lëna përgjysmë e herë të përfunduara, por edhe atëherë,

    fatkeqësisht Konica nguron të na tregojë fundin e mirëfilltë të tyre14.

    Them “fatkeqësisht” sepse në një vepër si Doktor Gjilpëra, të cilën vetë Konica e quan Përrallë

    pasi e tillë duhej të tingëllonte në veshët e atyre që nuk njihnin Shqipërinë, përdorimi i

    zgjuarsisë së ironikes dhe zgjuarsisë ironike koniciane na rrëfejnë diçka shumë të rëndësishme

    12 Faik Konica, Prozë “Doktor Gjilpëra...”, në: Vepra, përgatitur nga N. Jorgaqi, Xh. Lloshi, “Naim Frashëri”,

    Tiranë, 1993, f. 263. 13 Thanas Gjika, “Doktor Gjëlpëra”-Një roman i pambaruar i Faik Konicës, në revistën: “Studime filologjike”,

    nr. 1-4, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Tiranë, 1993, f. 131. 14 Sabri Hamiti, Vepër letrare 8, “Faik Konica”, Prishtinë, 2003, f. 243.

  • 20

    dhe të kobshme mbi shqiptarët dhe në veçanti mbi udhëheqësit e tyre, diçka që profeti Konica

    donte me çdo kusht të na përcillte.

    Në vështrimin estetik Konica është partizan i letërsisë kanonike. Të tillë letërsi çmon, shkruan

    e përkthen vetë, ose jep orientim të shkruhet e të përkthehet, duke themeluar me këtë kultin e

    letërsisë së madhe në letrat shqipe15.

    Me anë të kësaj vepre dhe disa të tjerave të pambaruara (Konica bën pjesë tek shkrimtarët e

    stilit non finitar), qëllimisht të lëna ashtu, duket sikur do të na thotë se shumë nga veset dhe jo

    vlerat që korruptojnë shpirtin e njeriut siç janë vullneti për pushtet (i keq), padituria e

    qëllimshme, të keq-edukuarit apo të mos-edukuarit, varfëria e qëllimshme, dhe shumë të liga

    të tjera, pjesa me madhe e e te cilave janë rrjedhoje e prapambetjes arsimore, shoqërore dhe

    ekonomike, e gjithashtu e te t’kapurit fort pas traditave dhe rregullave konservatore, nuk do ti

    shqiteshin fort kollaj shqiptarit.

    Kush lexon Doktor Gjilpëren dhe ndalet ne marrëdhëniet shoqërore dhe politike aktuale që

    qeverisin realitetin shqiptar kupton se gjërat nuk kanë ndryshuar aspak që nga periudha e

    pasluftës. Kupton gjithashtu se ai realitet i at’hershem në të cilin pati hasur Konica nuk do

    ndryshonte aq lehtë dhe që ai qëllimisht i le veprat e tij të pambaruara për te na bere te ditur se

    si do rridhte historia e shqiptarëve.

    Rruga drejtë përparimit kulturor dhe zhvillimit shoqëror në tërësi për Konicën është e vështire

    dhe e mundimshme, është e mbushur plot me pengesa, ndaj ai popull që i futet kësaj rruge arrin

    në fund, nëse arrin, ka për të qenë tepër i lodhur dhe i rraskapitur. Këtë të vërtete historike

    Konica e dinte shume mirë. Shqiptaret nuk i ishin futur kurrë asaj rruge të vështire dhe të

    lodhshme dhe dukej sikur nuk kishin ndërmend ti futeshin për shume kohe. Shqiptaret kishin

    zgjedhur lehtësime dhe sigurinë e të jetuarit në errësirë kundrejt vështirësisë dhe mundimit të

    se kërkuarit të dijes, emancipimit njerëzore dhe shkaqeve reale të fenomeneve16.

    Dok. Gjilpëra flet, flet pa pushim, kërkon të përcjelle dijet e tij, dëshiron tu shërbeje të tjerëve,

    popullit te tij. Ai flet me policet, me Zylfikar Agen, me Dok. Emrullahun dhe me Dok.

    Protegoras Dhalla edhe pse përcjellja e mendimit tek ata është e pamundur. Këta personazhe

    15 Kristaq Jorgo, Faik Konica dhe sistemi letrar shqiptar, në revistën: “Studime filologjike”, nr. 1-4, Akademia e

    Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Tiranë, 1993, f. 126. 16 Jorgaqi, Nasho, Estetika e fjalës shqipe, “Onufri”, Tiranë, 1996, f. 13.

  • 21

    janë mishërimi i nivelit të kulturës dhe dijes së shqiptarëve të viteve njëzet. Dialogjet mes tyre

    lexohen dhe vetëm mund të imagjinohen nëpër përralla.

    Vjen një çast që Konica lodhet duke shkruajtur të vërtetat mbi atë që shikon dhe dëgjon,

    mërzitet sepse kupton realitetin ku vepron dhe kështu dorëzohet e lë çdo gjë. Konica do kish

    dashur te mos lodhej kurrë duke u përpjekur, duke përcjelle dijen e tij, ashtu sikurse Doktor

    Gjilpëra te mos lodhej kurrë me veprën e tij humaniste dhe iluministe. Por nëse dija e ka një

    kufi, injoranca nuk e ka një të tillë….

    Një shembull i dhimbshëm i vazhdimësisë së profecisë së tij mbi Shqipërinë dhe shqiptaret

    gjendet në këtë pjesë të shkëputur nga Doktor Gjilpëra17.

    Veprat e gjinisë letrare epike, të gjinisë dramatike dhe të llojit epiko-lirik (poema, balada,

    romani në vargje) përpos temës, idesë, kompozicionit, kanë edhe subjekt. Gjinia letrare lirike

    nuk ka subjekt. Subjekti është tërësia e ngjarjeve, e veprimeve, e konflikteve nëpërmjet të të

    cilave dalin në pah karakteret e tiparet dalluese të personazheve dhe zbulohet përmbajtja e një

    vepre letrare. Subjekti ndahet në disa pjesë përbërëse, që u përgjigjen etapave të zhvillimit të

    konfliktit themelor të veprës. Këto pjesë janë: paraqitja e veprimit, zhvilli - mi i veprimit,

    kulmi, peripecia (shthurja), zgjidhja.

    Nga këto fragmente kuptohet se sa të ngjashme janë Shqipëria e pasluftes me Shqipërine e

    shekullit të XXI-të. Kuptohet se si ajo Përralle që Konica nuk mbaroi se treguari vazhdon të

    tregohet dhe sot nëpër rrugët e qytetit, nëpër administratën publike dhe nëpër zyrat e çdo

    ministrie…18.

    2.3 Raportet e “Doktor Gjilpërës” me shtresat shoqërore të shoqërisë

    Faik Konica për fat të keq shkroi pak letërsi të mirëfilltë, por si stilist, kritik, publicist dhe

    figurë politike, pati një ndikim të fuqishëm në shkrimet dhe kulturën shqiptare të atyre viteve.

    Me shkrimet e shumta të Albania, e botuar frëngjisht dhe shqip nën pseudonimin Thrank

    Spirobeg, jo vetëm bëri që kultura dhe çështja shqiptare të njihen në Evropë, por edhe hapi

    rrugën për zhvillimin e mëtejshëm të prozës letrare në dialektin toskë. Nga një pjesë e mirë e

    opinionit ajo trajtohet si periodiku më i rëndësishëm shqiptar para Luftës së Dytë Botërore.

    Nga faqet e këtij organi, botimit të të cilit Faik Konica nuk iu nda për dymbëdhjetë vjet, u bënë

    të njohur për herë të parë për publikun e gjerë shkrimtarë si Thimi Mitko (1820-1890),

    Kostandin Kristoforidhi (1830-1895), Andon Zako Çajupi (1866-1930) dhe Gjergj Fishta

    17 Ernest Koliqi, Fletore për Konicën, Maj-Qershor 1995 (Faik Konica 1876-1942), f. 3, kol.1. 18 Sabri Hamiti, Vepër letrare 8, Faik Konica, Prishtinë, 2003, f. 246.

  • 22

    (1871-1940). Albania (96), e financuar deri diku nga autoritetet austro-hungareze nën kujdesin

    e Kultusprotektorat-it dhe duke marrë shpeshherë anën austriake, përmbante artikuj dhe

    informacione për një gamë të gjerë fushash: histori, gjuhë, letërsi, folklor, arkeologji, politikë,

    ekonomi, fe dhe art, dhe si e tillë ajo përbën një enciklopedi të vogël të kulturës shqiptare të

    kohës.

    Konica e çmonte këmbimin e lirë të ideve dhe shtyllat e Albania-s i vuri edhe në dispozicion

    të rivalëve të vet, të cilëve u kundërvihej duke i thumbuar me zgjuarsi. Në fushën e letërsisë ai

    kritikonte shpërthimet nacionaliste shpesh vulgare për virtytet e larta të shqiptarëve dhe bënte

    thirrje për një qëndrim më realist e më kritik ndaj vendit të vet me të gjitha të metat e tij. I

    mbrujtur me kulturë perëndimore, ai e ndiente të vështirë të çmonte poetët e hershëm romantikë

    kombëtare si Naim Frashëri, idealet dhe shijet e të cilëve kishin mbetur prapa nga koha, dhe

    për më tepër poezia e tyre, sipas mendimit të tij, ishte e papërpunuar.

    Me shprehjen e zjarrit patriotik, si mund të krahasoheshin ata me nivelin e lartë letrar e artistik

    që kishte ndeshur në Francë, me shkrimtarë si Verleni, Bodleri dhe Apolineri? Sarkazma

    therëse me të cilën ai shprehte intransigjencën e vet kundrejt naivitetit të bashkatdhetarëve e

    kundrejt shumë tabuve të kulturës dhe historisë shqiptare lëshoi një fllad të freskët në kopshtin

    e letrave shqiptare.

    Konica u përpoq për një kulturë më të përpunuar perëndimore në Shqipëri, por ai vlerësonte

    edhe traditat e vendit. Ai, për shembull, ishte një nga të parët që propagandoi idenë e botimit

    të teksteve të letërsisë së vjetër shqipe. Në një artikull me titullin Për themelimin e një gjuhës

    letrarishte shqip, të botuar në numrin e parë të Albania-s, Konica gjithashtu theksonte nevojën

    e krijimit të një gjuhe letrare të njësuar. Ai sugjeronte zgjidhjen më të kuptueshme, që të dy

    dialektet kryesore, toskë e gegë, të të shkriheshin e të njësoheshin shkallë-shkallë. Stili i tij i

    rrjedhshëm, bashkë me atë të Fan Nolit, ndikoi mjaft në përsosjen e prozës në toskërishte, e

    cila dekada më vonë do të përbënte bazën e gjuhës së sotme letrare.

    Lidhjet e Konicës me regjimin e Zogut në vitet e mëvonshme do të sillnin një farë ftohjeje e

    largimi ndër shumë intelektualë shqiptarë, dhe qe pikërisht kjo rrethanë më fort se gjithçka

    tjetër që e bëri ndikimin e tij mbi letërsinë dhe kulturën shqiptare të nënçmohet e të mos përfillet

    nga kritikët e pasluftës në Tiranë. Komentet dhe polemikat e tij sarkastike në Albania e gjetiu,

  • 23

    dhe karakteri zemërak e arrogant i tij shpesh e penguan të bëhej i dashur për këdo (97), por

    spontaniteti dhe përsosmëria e prozës së tij pranohen e adhurohen nga të gjithë19.

    Megjithatë, duhet thënë se krijimtaria letrare e paktë dhe karakteri i saj fragmentar ishin ato që

    i bënë shumë bashkatdhetarë të qaheshin e të ankoheshin për të sa ishte gjallë. Përveç një numri

    të madh artikujsh e të tjerë për çështje të politikës, gjuhës, letërsisë dhe historisë, shumica e të

    cilëve dolën në Albania e vogël, shtojcë e përdyjavshme e Albania-s, që u botua me radhë në

    dialektet toskërisht e gegërisht nga 1899 deri më 1903, Konica ka shkruar edhe një vepër tjetër,

    që mund të quhet roman, ndonëse nuk arriti ta përfundojë.

    Është vepra satirike Dr. Gjëlpëra zbulon rënjët e dramës së Mamurrasit, ku ai bën disa vrojtime

    të këndshme therëse për prapambetjen dhe nivelin e ulët të higjienës së bashkatdhetarëve të tij.

    Prejardhjen Dr. Gjilpëra e ka nga një ngjarje historike. Më 1924 dy turistë amerikanë u vranë

    pranë fshatit Mamurras, thuhet se nga njerëz të Ahmet Zogut. Përballë një proteste të qeverisë

    amerikane, qeveria shqiptare, tani nën kryesinë e Fan Nolit, i nxori të pandehurit në gjyq dhe i

    dënoi me vdekje më 18 dhjetor 1924.

    Për qeverinë e Nolit, ndërkaq, Konica kishte mendimin se ishte treguar tepër e butë me vetë

    Zogun. Ai nisi të botojë Dr. Gjëlpëra në disa numra njëri pas tjetrit në gazetën Dielli të Bostonit

    më 1924. Kur vitin tjetër Konica u pajtua me përfaqësuesit e Zogut, botimi u ndërpre. I vetmi

    libër i Konicës i botuar në gjuhën shqipe është një përkthim përrallash arabe nga 'Një mijë e

    një netët', me titullin Nën hien e hurmave, Boston 1924. Në Dielli nga viti 1929 e këndej botoi

    edhe përshkrimet e tij të udhëtimit nëpër Shqipëri, një seri shkrimesh nën titullin Shqipëria si

    m'u-duk, në të cilat ai nuk druhet e nuk kursehet të fshikullojë lloj-lloj tipash e karakteresh që

    kishte ndeshur atje: burokratë, karrieristë, aristokratë të rënë nga vakti etj. Pjesë të zgjedhura

    nga vepra e tij iu botuan pas vdekjes në anglishte nga Qerim M. Panariti në vëllimin 175-faqesh

    Albania, the rock garden of south-eastern Europe and other essays, Boston 1957 (Shqipëria,

    kopshti shkëmbor i Evropës juglindore dhe shkrime të tjera)20.

    2.4 Shfaqja e realitetit shqiptar përmes satirës te “Doktor Gjilpërës”

    Kjo vepër satirike nisi në një seri shkrimesh në "Dielli" më 1924, por u ndërpre pasi Konica u

    rendit me Zogun (nënviz. ynë)".

    19 Po aty, Konica, Faik, Prozë “Doktor Gjilpëra...”. 20 Po aty, Konica, Faik, Prozë “Doktor Gjilpëra...”.

  • 24

    Në këtë vlerësim, sipas të gjitha gjasave, i ka rrënjët pohimi, i cili vijon i pandërprerë e i

    përforcuar për gjysmë shekulli deri më sot, se "Dr. Gjëlpëra" është një vepër e papërfunduar.

    Ajo është cilësuar jo vetëm gjithmonë e papërfunduar, por në disa raste e sapo nisur, pasi merr

    përsipër të na zbulojë rrënjët e dramës së Mamurrasit, ndërkohë që në fragmentin që njohim

    kjo dramë s‘ka filluar ende të përmendet.

    E ndërprerë "për shkak të kthesës politike të Konicës krah Zogut" "Dr. Gjëlpëra" është

    vlerësuar si një ndër provat më bindëse "të oportunizmit" e "të moskoherencës" së tij.

    Ndërprerja e "Dr. Gjëlpërës", të cilën të gjithë e vlerësojnë si kryeveprën letrare të Konicës, ka

    rënduar më së shumti në gjykimin pothuaj unanim se Konica "nuk na ka lënë qoftë dhe një

    vepër të përfunduar", rrjedhojë kjo e "pavullnetit të tij" dhe "e pamëshirës për t‘u shkuar punëve

    deri në fund".

    Mospërfundimi i veprës ka peshën e vet në mospajtimet lidhur me përkatësinë e saj zhanrore:

    është cilësuar prozë satirike, prozë e gjatë, roman i papërfunduar, roman i saponisur, novelë,

    novelë satirike, novelë e llojit etologjik, diçka midis romanit dhe pamfletit.

    Për shkak të këtij mospajtimi të madh "Dr. Gjëlpëra" nuk është përfillur asnjëherë si e sa duhet

    në shqyrtimet sintetizuese mbi procesin e evoluimit të gjinive e llojeve në letërsinë shqipe21.

    Krahas pohimeve për vlera të padyshimta "Dr. Gjëlpërës" i janë nënvizuar një varg mangësish,

    ndër të cilat "mospërfundimi" vetë dhe ato që burojnë prej tij janë kryesoret. Është thënë se

    vepra më fort se e papërfunduar mund të cilësohet strukturisht e ndarë, se motivimi psikologjik

    i veprimeve dhe i evoluimit të personazhit në pjesën e dytë është i dobët, e në disa raste mungon

    krejt, se një varg fragmentesh mund të lexohen si trajtesa eseistike për çështje të ndryshme që

    më fort kanë lidhje me frymëzimin enciklopedik të autorit se sa me strukturën e veprës, se

    lidhjet midis episodeve nuk janë fort logjike, por të sajuara nga autori, për t‘i dhënë rrugë

    zhvillimit të subjektit, se veprës i mungon një unitet i plotë artistik, se pjesa e dytë ka karakter

    fragmentar dhe anekdotik, disproporcione si dhe përsëritje të shpeshta të shprehjeve të veçanta

    te ndonjë nga personazhet, se duke e stërzgjatur e shkapërderdhur rrëfimin e tij, Konica arrin

    në një pikë, që vazhdimi i mëvonshëm aq fort ndërlikohet e ngatërrohet, saqë harron premtimin

    për të arritur në qëllimin e titullit të tij, në zbulimin e rrënjëve të "dramës" së Mamurrasit etj.

    Rëndësia mbi proporcionalisht e madhe që bart në këtë rast një fakt, përndryshe i rëndomtë, siç

    është mospërfundimi i një vepre, si dhe jehona paralajmëruese e një vërejtjeje të Lasgush

    21 Alfred Uçi, Estetika e Groteskut, Libri IV, Nobël, Tiranë, 2001, f. 20.

  • 25

    Poradecit, sipas të cilit, në lëmë të botimeve të shqipes jo rrallë "gabohen përsëri gabimet e

    gabuara e shtohen të tjera gabime", na shtynë të ndërmarrim një ekskursion hulumtues në

    rrënjët e "Dr. Gjëlpërës". Kemi arritur në disa përfundime:

    1. Botimi i veprës "Dr. Gjëlpëra zbulon rrënjët e dramës së Mamurrasit" nuk është ndërprerë

    më 24 dhjetor 1924, siç është thënë gjithmonë, as më 20, madje asfare në dhjetor, por as në

    fund të nëntorit. Ne mund ta mbajmë hovin të qetë në numrin e datës 1 nëntor 1924.

    Është e vërtetë se në mbyllje të fragmentit të kësaj date do të gjejmë shënimin "vijon në një

    numër të arthmë", por tani ne jemi të paktën krejt të sigurt se ndërprerja e "Dr. Gjëlpërës" nuk

    ndodhi kur Konica "u kthye" me Zogun.

    2. Krijimi dhe botimi i "Dr. Gjëlpërës" janë po aq sa reaksion ndaj Zogut, klikës, politikës dhe

    mentalitetit të tij, edhe reaksion ndaj situatës së pas 20 qershorit 1924, madje shumë më tepër

    se kaq, reaksion ndaj gjendjes së përgjithshme të botës shqiptare, dhe jo vetëm të atëhershme:

    "Nëpër gjithë ngjarjet e kohëve të fundit, ku elementet konservative u çdukën dhe erdhi në fuqi

    e dashura Guverna jonë borgjeze, kemi përgjuar me kujdes të math për një shenjë mendimesh

    të përgjithshme, për një kuptim makar të vogël të problemeve të Rilindjes së këtij populli. Po

    përgjuam më kot;22 "Në Shqipëri u bë vetëm një ndryshim kabineti, veç se u bë me armë: është

    më tepër një pronunciamento se sa një revolucje. [...] Jemi shumë lark nga një revolucje e

    vërtetë. ("Dielli", 2 gusht 1924, f. 5) ; "Po. S‘ka dyshim se politikanët - turma e erët e njerësve

    që e përdorin politikën jo si një udhë po si një qëllim - kanë zënë t‘i vënë kazmën Shqipërisë";23

    "Që Shqipëtarët, në çdo çap të jetës politike dhe sociale, tërhiqen nga hollësirat dhe kurrë nga

    mendime të përgjithëshme; dhe nga ana tjatër, që Shqipëtarët kujtojnë se çdo ndryshim është

    përparim: - ato janë dy fakte që duhet t‘i kenë vënë re gjithë vëzhgonjësit e shvillimeve në të

    katër vjetët e fundit". ("Dielli", 11 nëntor 1924, f. 5)

    3. Botimin e "Dr. Gjëlpërës" mund ta quajmë të ndërprerë, por veprën s‘kemi të drejtë ta

    konsiderojmë të papërfunduar.

    Në "Diellin" e 29 korrikut botohet ky shënim i redaksisë: "Doktor Gjëlpëra zbulon rënjët e

    dramës së Mamurrasit". Me titullin e mësipërm Faik Konica, tre muaj më parë shkruajti një

    prallë të cilën pastaj nuk e pa të nevojshme ta botojë. Disa vatranë që e panë i këshilluan përsëri

    e përsëri ta japë në shtyp. Zoti Konica vendosi t‘u bëjë qejfin atyre vatranëve dhe do ta nisë ta

    22 Dielli, 29 korrik 1924, f. 5. 23 Dielli, 11 nëntor 1924, f. 5.

  • 26

    botojë prallën në numër të afërm të Diellit".24 Sipas këtij shënimi del që vepra të ketë qenë e

    përfunduar rreth fundit të prillit 1924. Ngjarja e Mamurrasit, vrasja e turistëve amerikanë

    Robert Leëis dhe George B. De Long ka ndodhur më 6 prill 1924. Shënimin e parë "Dielli" e

    jep më 8 prill, ndërkohë që Konica boton shkrimin e tij të parë në serinë e gjatë të shkrimeve

    mbi dramën e Mamurrasit më 16 prill (Drama e Mamurrasit dhe Qeveria shqiptare). Del pra që

    "Dr. Gjëlpëra" të jetë konceptuar e shkruar në një hark kohor prej dy-tri javësh.

    4. Konica - ky përfundim është rrjedhojë e drejtpërdrejtë e të mësipërmit - nuk i ka botuar

    fragmentet e "Dr. Gjëlpërës" "nën trysninë e rrotativës së një organi periodik", siç është thënë.

    Përkundrazi, vepra ka nisur të botohet duke qenë e përfunduar.

    E përfunduar mirë, por në ç‘përmasa? Pasi Konica në 70-90 faqet që njohim "nuk ka hyrë

    akoma në temë", nuk e ka zënë në gojë qoftë edhe një herë "dramën e Mamurrasit".

    Kemi në këto kushte, dy mundës zgjedhjeje: ose të supozojmë që në gjithë-gjithë 15-20 ditë

    Konica të ketë shkruar të themi 150 a 200 faqe, më e pakta, ose të pranojmë se diçka me dramën

    e Mamurrasit nuk shkon.

    Mundësia e parë, parashikon një rekord shpejtësie të shkrimit, të paimagjinueshëm në rastin e

    Konicës: "[...] përkujdesja që Faik bej Konica i kushtonte hartimit të artikujve të vet dhe

    ngadalësia e tij karakteristike bëheshin shkak që revista e tij të dilte gjithmonë me shumë

    vonesë. Më 1904, nuk dolën veçse numrat e 1902-shit, dhe, më 1907, dilnin rregullisht numrat

    e 1904-ës". - na kujton, ndër të tjerë, Apolineri.

    Mbetet atëherë të pranojmë mundësinë e dytë: se diçka me dramën e Mamurrasit nuk shkon.

    Në të vërtetë me dramën e Mamurrasit nuk shkon shumëçka. Dhe këtu vijmë në përfundimin e

    pestë të hulumtimit: "Dr. Gjëlpëra zbulon rënjët e dramës së Mamurrasit" nuk ka të bëjë fare

    me dramën e Mamurrasit. Po radhisim një varg argumentesh në mbështetje të kësaj hipoteze:

    Argumenti i parë: Pohimi i lartformuluar duket absurd, pasi titulli a nuk premton veç ndriçim

    të dramës së Mamurrasit? Natyrisht që jo. Titulli premton ndriçimin e rrënjëve të dramës. Dhe

    rrënjët, në kuptimin e parmë e në kuptimet e bartura të fjalës, vijnë në kohë gjithmonë para

    trungut, degëve, aq më fort fryteve, qofshin këto të ëmbla a të tharta - komedi, qofshin të

    helmëta - tragjedi, qofshin të hidhura - drama. Jemi pra në kohën e rrënjëve; në të zhvillohen

    ngjarjet, me to premton të merret e merret Konica.

    24 Dielli, 29 korrik 1924, f. 8.

  • 27

    Argumenti i dytë: Një veçori e organizimit narratologjik të veprës nuk ka tërhequr vëmendjen

    e studiuesve: Te "Dr. Gjëlpëra" fillimi i subjektit është fundi i fabulës. Vepra nis pra me një

    anticipim, me vizatimin e tablosë pothuaj idilike të shtëpisë së përfunduar të dr. Gjëlpërës dhe

    të marrëdhënieve të tij pothuaj të shkëlqyera me vendasit. Përfundimi që do të hiqej? Ndonjë

    hallkë e fabulës mund të mungojë, por stratagjema narratologjike na siguron se asnjë tragjedi

    apo dramë nuk mund të ketë ndodhur.

    Argumenti i tretë: Konica përtall ata që merren, të rritur e ushqyer në mesin e mentalitetit mitik

    zotërues në Shqipërinë e kohës së vet, me simptomën, me pasojën, me shenjën. Dhe bën thirrje

    se shërimi vjen përkundër duke trajtuar përmes arsyes dhe mjeteve që ka prodhuar ajo,

    sëmundjen, shkakun, realen. Si mund të bënte Konica lajthimin kapital (të merrej me një

    simptomë, si "e famshmja" dramë e Mamurrasit) pikërisht në veprën që i kushtohet satirizmit

    të atij lajthimi?

    Argumenti i katërt: Mënyra se si përfundon vepra është në pajtim të plotë me matricën

    strukturore të saj, që mund të formulohej si ndeshje e dy botëve: e botës së diferencimit

    funksional të shoqërisë evropiane të pas Iluminizmit, me botën shqiptare, një sintezë kjo e botës

    së diferencimit segmentar që ka zotëruar në shoqëritë arkaike me botën e diferencimit

    shtresëzor (social), tipik ky për epokën e Mesjetës evropiane. Vepra përfundon me skenën

    shumë të gjatë të vizitës që i bëjnë Dr. Emrullahu dhe Dr. Protagoras Dhalla Dr. Gjëlpërës. Jo

    vetëm kjo skenë, në vështrim të parë, nuk përfundon, por nuk përfundon as sekuenca e fundit

    e saj, madje as mikrosekuenca e fundit e sekuencës së fundit. Vepra mbyllet me një pyetje të

    shqiptuar nga Dr. Gjëlpëra: "Po kush mund të thotë se ai djalë i popullit nuk ishte frymëzuar

    nga një zë i fshehtë i natyrës?"

    Kemi të bëjmë pra, të paktën në pikëpamje formale, me një mospërfundim të trefishtë: të

    skenës, të sekuencës, të mikrosekuencës. Por ky është një kinse mospërfundim, siç është një

    kinse pyetje, fjalia e fundit.

    Vepra mbyllet me një pyetje retorike të Dr. Gjëlpërës, të mbetur pa përgjigje, shenjë e vogël,

    por simbolike kjo e triumfit të tij ndaj përfaqësuesve të botës kundërshtare. Si mund të mbyllej

    ndryshe dhe më mirë një vepër që tematizon ndeshjen dramatike të dy botëve kaq rrënjësisht

    të ndryshme nga njëra-tjetra? Padyshim kështu, me "një përparim të ngadaltë por të sigurtë" -

    sintagmë e Konicës kjo - të botës së re mbi botën e vjetër.

    Argumenti i pestë: Rrethimi hipertekstual publicistik i veprës, pothuaj në kuptimin modern të

    këtij termi - dhjetëra artikujt të Konicës kushtuar pikërisht dramës së Mamurrasit, botuar po në

  • 28

    "Dielli" dhe pothuaj në të njëjtën kohë me "Dr. Gjëlpërën" - ia "pamundësojnë" veprës letrare,

    për shkak të specifikës së saj si dhe të nevojës së domosdoshme për vetidentifikim në sfondin

    e hipertekstit, të trajtojë të njëjtën gjë e në të njëjtën mënyrë me të. Pohimet e tipit "Dr. Gjëlpëra

    është një vepër letrare e shkruar me synimin për të zbuluar se kush i vrau dy turistët amerikanë

    në Mamurras", dëshmojnë për një moskuptim dramatik të natyrës së veprës së artit. Drama e

    Mamurrasit është një ngjarje reale, jo një ngjarje fiksionale. Që kur funksioni i fiksionit

    qenkërka të ndriçojë si ka ndodhur realisht realja?

    Argumenti i gjashtë: Ideja se Konica nuk shqetësohet aq dhe në radhë të parë për vrasjen e

    Mamurrasit se sa kryesisht e mbi të gjitha për "mekanizmin" që e ka prodhuar atë shprehet në

    mënyrë të përsëritur në shkrimet e tij. Prej këtyre shkrimeve del gati e formuluar shprehimisht

    pamundësia që ai të mund t‘i përqendronte energjitë e veta krijuese mbi dramën a "pusinë e

    Mamurrasit" në vetvete: "Po t‘ish se, që më 1913, kur Shqipëria u-bë më vete, po t‘ish se të

    paktën që në Kongres të Lushnjës e tëhu, të gjitha elementet të vetëthëna "të përparuara" të

    kishin bërë një propagandë të nxehtë dhe të papushuar për të zgjuar ndërgjegjjen e popullit, për

    të përhapur në mes të popullit ndjenjën e respektit për jetën e njeriut dhe kuptimin e poshtërsisë

    së gjakderdhjes, ahere ose pusia e Mamurrasit ndoshta nukë ngrihej, ose kriminalëve do t‘u

    kish dredhur dorën zëri i ndërgjegjjes së re. Një propagand‘ e atillë jo vetëm nuk është bërë, po

    nga tërë shvillimi i historisë në të dhjetë vjetët e fundit ka rrjedhur një mësim i çuditshëm për

    popullin: që vrasja është trimëri, dhe që trimëria sjell nder, fitim, dhe lartësim. "Patriotëve"

    t‘anë u pëlqen të shohin një Shqipëri të përparuar; po mendimi i tyre duket të jetë se përparimi

    nukë munt të bëhet pa "qëruar" me kobure njerësit e liq, të cilët natyrisht janë njerësit që

    mendojnë ndryshe. Nga kjo pikëpamje, truri i vrasësve të Mamurrasit dhe truri i "patriotëve"

    janë më një shkallë: për njërin tru si për tjatërin, vrasja është një mjet i ndershëm. Sa kohë të

    mbetet e pandruar kjo mëndësi e erët, Shqipëria do të mbetet një nisi afrikane në mes

    t‘Evropës".25

    Argumenti i shtatë dhe i fundit lidhet me raportin kohë e ngjarjes - kohë e rrëfimit. Në më

    shumë se tri të katërtat e tekstit përshkruhen ngjarje të ndodhura në një segment kohor që nuk

    kap më tepër se disa javë të vitit 1920. Me këtë raport mes kohës së ngjarjes e kohës së rrëfimit

    dhe me këtë ritëm sa do t‘i duhej rrëfimtarit të "Dr. Gjëlpërës" për të mbërritur në prillin e

    1924-s?

    25 Zhan, Hersh, Habia filozofike, Dituria, Tiranë, 1995, f. 315.

  • 29

    Por, nëse vepra në gjendjen që njohim është e përfunduar, si do të shpjegohej atëherë shënimi

    në fund të fragmentit të fundit, atij të 1 nëntorit 1924, "vijon në një numër të arthmë"?

    Pikërisht në ditët kur përfundon (siç kemi bindjen) apo "ndalet" botimi i "Dr. Gjëlpërës",

    rihapet në Tiranë gjyqi për organizuesit dhe vrasësit e Mamurrasit. Konica rifillon të shkruajë

    për "dramën", madje boton në disa numra të "Diellit", në dhjetor 1924, "Raportin zyrtar të

    hetimeve mi ngjarjen e Mamurrasit". Mos vallë Konica ka pasur idenë që gjithçka e shkruar

    prej tij rreth kësaj teme dhe vetë ky raport do të duhej të konceptoheshin në njëfarë mënyre si

    të lidhur me veprën, në mos po si pjesë të saj?

    Por këtu jemi në kufijtë e supozimit të mirëfilltë. Të përpiqemi të përfytyrojmë arsye më të

    ngjashme që do të mund të përligjnin tezën tonë se, edhe përkundër shënimit "vijon në një

    numër të arthmë", kemi të bëjmë me një vepër, nga pikëpamja autoriale, të përfunduar. Dhe

    mundësitë janë disa:

    Shënimi në fund të fragmentit të fundit është një lajthitje e redaktorit apo e rradhitësit, ndryshe

    e lexuesve të parë të tij, pasi, siç e pamë, në vetvete dhe nga një vështrimi i përciptë, ai nuk ka

    kurrnjëfarë natyrë përmbyllëse; shënimi është pjesë e tekstit, e menduar nga autori, i cili,

    përmes këtij vijimi virtual të veprës, mund të ketë dashur t‘i bëjë me dije lexuesit, se një aksion

    qytetërues, siç është ai i Dr. Gjëlpërës nuk mund dhe nuk duhet të "përfundojë".

    Shënimi është një provokim elegant që Konica mund të ketë pasur trillin t‘i bëjë horizontit të

    pritjes të publikut.

    Shënimi lajmëron vërtet një fragment vijues dhe më përmbyllës të veprës, por i cili - e Konica

    mund të ketë arritur në këtë përfundim pas daljes së numrit të 1 nëntorit - do ta mediokrizonte

    në një farë kuptimi veprën.

    Nëse gjithë kjo që u tha deri më tash provohet në thelb si e paqortueshme, si mund të shpjegohet

    një gabim i gabuar kaq herë? Ka, sipas nesh, dy arsye, një të përgjithshme e një konkrete.

    Arsyeja e përgjithshme është, ndër të tjera, rrjedhojë e atij që ne e kemi emërtuar kompleks i

    superioritetit të mendjes metaletrare ndaj mendjes letrare shqiptare, të cilit i rri pranë një tjetër

    kompleks, ai i superioritetit të mendjes së sotme ndaj mendjes shqiptare të mëhershme.

    Arsyeja, apo më mirë përligjja konkrete, e gabimit të gabuar kaq herë lidhet me një ndryshim

    radikal të perspektivës së receptimit: lexuesi historik di pothuaj gjithçka për dramën e

    Mamurrasit, por thuajse asgjë për rrënjët e saj, në kuptimin e shkaqeve të thella historike,

    politike, psikologjike etj. që e ushqyen, ashtu siç kanë ushqyer dhe vazhdojnë t‘i ushqejnë me

  • 30

    qindra e mijëra dramat e vogla e të mëdha shqiptare. Ndërkohë, lexuesi i sotëm di pothuaj

    gjithçka për këto rrënjë, por thuajse asgjë për "dramën" e përveçme të Mamurrasit. Është e

    natyrshme, në këto rrethana, që lexuesi historik të mos presë gjë për këtë dramë, ndërkohë që

    lexuesi i sotëm të kërkojë të mësojë nga vepra pothuaj vetëm për të. Me fjalë të tjera: për

    lexuesin historik drama e Mamurrasit është e pranishme në paratekst (titull), e papranishme në

    tekst dhe e gjithëpranishme në kontekst. Për lexuesin e mëvonshëm e të sotëm drama e

    Mamurrasit është e pranishme në paratekst, e papranishme në tekst dhe aq më fort e

    papranishme në kontekst. Në këtë mosprani të dyfishtë tekstuale e kontekstuale e ka burimin

    edhe kërkesa e ngulmët e lexuesit dhe e studiuesit të sotëm, i cili pret me domosdo "shfaqjen"

    e Mamurrasit në vepër.26

    Le të lemë mënjanë tezën e Michel Buttor-it, pas të cilit mospërfundimi nuk është veçori e një

    a disa veprave të dhëna, por tipar inkoherent i veprës letrare moderne. Le të pranojmë si

    plotësisht të mirëqenë edhe mitin a gjysmë të vërtetën se F. Konica na ka lënë vetëm vepra të

    papërfunduara. Një fakt nuk mund assesi të mohohet: Tekstet koniciane, edhe ato "të

    papërfunduarat", apo ato vërtet të tilla, janë paradoksalisht elementë të një makroteksti të

    përfunduar. E kemi fjalën në radhë të parë te koherenca në kohë e botëvështrimit të

    përgjithshëm të Konicës. Ky pohim yni - jemi të vetëdijshëm - është në kundërshtim flagrant

    me opinionin zotërues, i cili nënvizon pikërisht moskoherencën si një ndër tiparet themelore të

    autorit të "Dr. Gjëlpërës". Të kuptohemi: Konica demonstron moskoherencë magjistrale, veçse,

    dhe kjo është thelbësore, në çështje të dorës së dytë e të tretë. Në çështjet e dorës së parë, dhe

    kjo vlen për ne të përfillet, koherenca e tij mund t‘i ketë të rralla shoqet në historinë moderne

    të Shqipërisë. Cilët janë ata personalitete shqiptare që mund të "mburren" se kanë ngulmuar në

    mënyrë të përsëritur e të palëkundur, për kaq e kaq vjet a dekada të rrënjosin në botën shqiptare

    një të njëjtë ide?: "E kam thënë njëzet e tetë vjet me radhë dhe e përsëris dhe një herë: Shqipëria

    ka nevojë për një revolucje morale për një ndrim të çeteleve, për një kuptim të ri të së mirës e

    të së ligës, një kuptim jo vetëm të ri, por më të fortë, më të thellë, më të gjallë". ("Dielli", 19

    korrik 1924, f. 4). Nga perspektiva e kësaj koherence themelore të botëvështrimit, mund të

    thuhet pa teprim, se gjatë jetës së vet Konica njëmendësoi, si rrallëkush në botën kulturore

    shqiptare, në vija të përgjithshme, një vepër të vetme, një korpus (me një koherencë të

    brendshme të fortë) pjesësh, të cilat i lidhin me njëra-tjetrën e të tërën raporte ndë tekstore të

    dendura. Për të cikur veç ndonjë shembull: "Lulia e malit", "pralla" e shkruar rreth tri dekada

    26 Faik Konica, Prozë “Doktor Gjilpëra...”, në Vepra, përgatitur nga N. Jorgaqi, Xh. Lloshi, “Naim Frashëri”,

    Tiranë, 1993, f. 203.

  • 31

    para "Dr. Gjëlpërës", ka në thelb të njëjtën strukturë fabulore me të, është një lloj arkiteksti i

    saj, siç ka me "Dr. Gjëlpërën" - dhe kjo është vërejtur - lidhje të forta "Një ambasadë e Zulluve

    në Paris" e po ashtu "Shqipëria si m‘u duk". Konica kujdeset ta përmbyllë veprën e vet të vetme

    letrare-jetësore madje tekstualisht, me "Testamentin", i cili, po ashtu, bën fjalë për një kthim -

    siç kthehet, me një mision qytetërues, Toskua ("Lulia e malit"), siç kthehet Plugu ("Një

    ambasadë e Zulluve në Paris"), siç kthehet Dr. Gjëlpëra - tash kthehet ati i tyre vetë dhe

    përfundimisht. Është shenjë gjenialiteti padyshim jo aq fort përmbyllja e ngurtë e pjesëve, sesa

    përmbyllja e hapur e së tërës, pjesët e së cilës shfaqen si variante të gjeneruara prej një matrice

    të vetme thelbësore.27

    Koherenca bazale e së tërës, nga një anë, ia ka mundësuar Konicës "luksin" të mos shqetësohet

    shumë për t‘i "përfunduar" punët, nga ana tjetër kjo koherencë ka aftësinë, në një kuptim, "t‘i

    përfundojë" edhe "të papërfunduarat". Duke u mbështetur edhe në përfundimet e mësipërme,

    dy fjalë tani lidhur me vendin e Konicës e të aksionit të tij në kontekstin e së tërës shqiptare.

    Në krye të herës, ia vlen të shohim ç‘është e tëra, a tërësia shqiptare për vetë Konicën: "Inglizët

    kanë një fjalë popullore, që njeriu i cili ndodhet në mes të një pylli nuk e sheh dot pyllin po

    sheh vetëm ca lisa. Fjal‘ e drejtë. Pyllin munt t‘a shohin vetëm ata që qëndrojnë jashtë pyllit.

    Vëzhgonjës si i nënëshkruari, të cilët rojnë lark Shqipërisë, munt të lajthiten në ‘details‘ lokale

    përmi Hasanin ose Gjergjin, po shohin shumë më mirë e më kulluar se të brendëshmit tërësinë

    (l‘ensemble). E dini si duket Shqipëria nga jashtë? Duket si një vent i turbull e i trazuar e i erët,

    pa dritë udhëheqëse, pa qëllime të caktuara, ku sicilido lëfton për kockën e tij, ku interesat

    lëftojnë kundr‘ interesave, dhe ku poshtrësia dhe balta bërtasin se janë të larta [...]. Ashtu duket

    Shqipëria nga jashtë. Dhe në qoftë se s‘jam i verbër, ashtu është. Një tragjedi pa emër".28

    Po, e vërtetë, thënë ndryshe, një varkë e shkalafitur. Veçse këtu Konica lajthit. Lajthit, pasi

    Shqipëria nuk është vetëm kjo që "është". Shqipëria është edhe ajo që ka qenë; pos kësaj

    Shqipëria është, për shembull, edhe Konica.

    Shqipëria nuk është, pra, veç varka e shkalafitur. Shqipëria është varka e shkalafitur, e cila -

    nuk dihet sesi - i qëndron një tallazi dy-tre a kushedi sa mijëvjeçar, dhe të cilën - prapë nuk

    dihet sesi - një fill i hollë, por i pashkëputshëm e mban lidhur me shkëmbin më të epërm të

    qytetërimit. Kjo është Shqipëria, e trefishtë: shkalafitje, qëndresë, orientim. Shkalafitje e

    skajshme, qëndresë e paçbëshme, orientim epror.

    27 Po aty. 28 Dielli, 29 korrik 1924, f. 5.

  • 32

    E sikur të mos mjaftonte kjo, një individ, një ide, një aksion në botën shqiptare, jo rrallë, për të

    mos thënë shpesh, i ndih njëherësh edhe shkalafitjes, edhe qëndresës, edhe orientimit.

    Në këto kushte mbetet të përcaktohet, edhe pse nuk është e lehtë, se cili është funksioni

    dominant i individit, i idesë, i aksionit në këtë botë të trefishtë dhe të ngatërruar shqiptare.

    Natyrisht, jo i funksionit të idesë, individit, aksionit në vetvete, pasi funksion në vetvete nuk

    ka, madje as i funksionit të pjesës në raport me pjesën, se ky e tregon të deformuar tablonë, por

    i funksionit të tyre në të tërën.29

    Konica, dhe kjo është një ndër të veçantat e tij, është partizan jo i sinkretizmit, por i diferencimit

    të funksioneve. Funksioni i tij është ai më i vështiri, funksioni i orientimit, i fillit të

    pashkëputshëm, që e mban varkën e shkalafitur që reziston, lidhur fort me shkëmbin më të

    epërm të qytetërimit.

    "Dhe Faiku faqe ndron"- po, e vërtetë; "Dije shante, sot lëvdon"- kështu ka qenë; "fryn bulçitë

    e trumbeton / se katrani sbardhëllon." - po s‘e luan as topi. Të gjitha të vërteta. Çështja është

    se këto janë të vërteta më fort emocionale se racionale, që pjesa ia thotë pjesës, sot për sot,

    brenda varkës së shkalafitur që mbijeton e që përpiqet të orientohet.

    Mjafton ta zgjerojmë horizontin, të dalim nga varka e shkalafitur, t‘i largohemi asaj, ta rrokim

    të plotë së largu e së larti pamjen e Shqipërisë së trefishtë, e Shqipërisë-në-botë-dhe-në-kohë,

    dhe atëherë do të kuptojmë, se në optikën e kësaj të tëre Konica nuk është thjesht një

    personalitet, qoftë dhe "një nga më të shkëlqyerit bij të Shqipërisë", me përkufizimin e Nolit;

    ai është një përbërës a më mirë një dimension i botës dhe i qytetërimit shqiptar. Pa të Shqipëria

    e gjysmës së parë të shek. XX është kryesisht shkalafitje dhe qëndresë. Jo vetëm me të, por në

    radhë të parë me të, Shqipëria e gjysmës së parë të shek. XX është shkalafitje, qëndresë,

    orientim. Varka e shkalafitur që tallazitet doemos e ndeh, e tund, e tërheq, e vërtit sa në një anë

    në tjetrën fillin që e lidh atë me shkëmbin më të epërm të qytetërimit; mund ndoshta ta këpusë.

    Përderisa filli ka zgjedhur pozicionin e qëndrueshmërisë së palëkundshme, përderisa ai nuk do

    dhe nuk mund të epet, ai do t‘i përjetojë në mënyrë të natyrshme të gjitha këto tensione.

    Pjesa më e madhe e kompleksit të pafund të veseve, të mëkateve, të gabimeve që i vishen

    Konicës, parë jo nga një vështrim psikologjik-vetjak, se kjo nuk na thotë gjë, por nga një

    vështrim sistemik i së tërës shqiptare, nuk është gjë tjetër veçse kundërpesha e pashmangshme

    e pozicionit të tij të qëndrueshmërisë së palëkundur, idesë së tij të vetme, i ëndrrës së tij të jetës,

    29 Po aty, Konica, Faik, Prozë “Doktor Gjilpëra...”.

  • 33

    i funksionit të veprës së tij, të cilat qëlluan të jenë jo thjesht ëndrra e tij, vepra e tij, ideja e tij,

    por një përmasë e botës shqiptare. U përpoqëm të vërtetojmë thuktas se "Dr. Gjëlpëra zbulon

    rënjët e dramës së Mamurrasit" në pikëpamje fabulore nuk ka të bëjë fare me dramën e

    Mamurrasit, se e ashtuquajtura ndërprerje e saj nuk ka ndodhur më 24 dhjetor 1924, por dy

    muaj më parë, se ky fakt nuk ka kurrfarë lidhje me të ashtuquajturin ndërrim të kursit politik të

    Konicës e renditjen e tij krah Zogut, se, përderisa vepra tre muaj para se të nisë botimi e për

    një varg arsyesh të tjera letrare e jashtëletrare dëshmohet e përfunduar, ajo nuk ka se si dhe pse

    të quhet e papërfunduar, se në vështrim të përkatësisë zhanrore - ne nuk u ndalëm në këtë pikë

    - vepra nuk duhet të vlerësohet në mënyrë të ngurtë, pasi është një shembullim i shkëlqyer i

    dinamikës dhe i kompleksitetit të evolucionit të sistemit të gjinive në letërsinë shqipe, se të

    gjithë përbërësit e veprës, në të tërë nivelet shqyrtimi i thelluar do të mund t‘i dëshmojë

    organikisht funksionalë, se të ashtuquajturat të meta të rënda të Konicës dalin të rëndësishme

    vetëm nëse shqyrtohen përmes një optike jo të rëndësishme, se "Dr. Gjëlpëra", ashtu si gjithë

    aksioni i Konicës në botën shqiptare, më në fund e thënë përmbledhtas, nuk është një vepër e

    pakryer, por e kryer, madje diç më shumë, e përkryer. Kjo fjalë e fundit na sjell ndër mend

    edhe njëherë, njeriun që e nisi i pari atë historinë e gabimit të përsëritur të gabimit të gabuar,

    dhe i cili, si për ta shlyer atë mëkat, na ka lënë cilësimin më lapidar që i është bërë ndonjëherë

    atit të Dr. Gjëlpërës, shqiptarit më të përkryer", Faik Konica30.

    30 Faik Konica, Prozë “Katër përralla nga Zullulandi...”, në Vepra, Përgatitur nga N. Jorgaqi, Xh. Lloshi, Naim

    Frashëri, Tiranë, 1993, f. 203.

  • 34

    KREU III:

    Shqipëria: Kopshti shkëmbor i Evropës Juglindore

    3.1. Evidentimi i problemeve etnografike

    Pikëpamjet teorike të Faik Konicës për eposin tonë të lashtë heroik janë gjithsesi me rëndësi të

    veçantë,31 sepse në kohën kur nisi të botohet revista e tij «Albania», në fund të shekullit XIX,

    më 1997 publikohet kënga e parë jo e plotë kreshnike shqiptare, «Martesa e Hysenit»,32 «Gjergj

    Elez Alia», dhe më 1904 botohet kënga e parë e plotë kreshnike shqiptare, «Të lumët na për të

    lumin Zot».

    Në disa nga studimet tona të derisotme duket se nuk janë trajtuar pikëpamjet e Konicës për

    Eposin e Kreshnikëve, në veçanti, e as përgjithësisht, në kuadër të shqyrtimeve letrare, si dhe

    të trajtesave të tjera për Konicën edhe si mbledhës dhe botues i krijimtarisë popullore.33

    Konica ka jetuar edhe në Shkodër,34 pra, ka jetuar afër zonës së lahutës dhe të eposit tonë heroik

    dhe se ka pasur miqësi me të parët e epikografisë shqiptare, sid