universiteti i gjakovËs bingazi.pdf · oral, pjesët përbërëse, ndarja dhe klasifikimi i tyre....

24
UN FAKULTET “Rëndësia e higjie Mentori Prof.Asoc.Dr. Lulzim Zen NIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” TI I EDUKIMIT, DREJTIMI FILL PUNIM DIPLOME Tema: enës orale në shëndetin e dhëmbëve te Studen neliBlentina Bingazi Gjakovë, 2019 LOR e fëmijët” ntja

Upload: others

Post on 24-Jan-2020

8 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: UNIVERSITETI I GJAKOVËS Bingazi.pdf · oral, pjesët përbërëse, ndarja dhe klasifikimi i tyre. Pasi që tani veq e kemi kuptuar, në kapitullin e dytë flasim gjerësisht për

UNIVERSITETI I GJAKOVËS

“FEHMI AGANI”

FAKULTETI I EDUKIMIT, DREJTIMI FILLOR

PUNIM DIPLOME

Tema:

“Rëndësia e higjienës orale në shëndetin e dhëmbëve te fëmijët”

Mentori Studentja

Prof.Asoc.Dr. Lulzim ZeneliBlentina Bingazi

Gjakovë, 2019

UNIVERSITETI I GJAKOVËS

“FEHMI AGANI”

FAKULTETI I EDUKIMIT, DREJTIMI FILLOR

PUNIM DIPLOME

Tema:

“Rëndësia e higjienës orale në shëndetin e dhëmbëve te fëmijët”

Mentori Studentja

Prof.Asoc.Dr. Lulzim ZeneliBlentina Bingazi

Gjakovë, 2019

UNIVERSITETI I GJAKOVËS

“FEHMI AGANI”

FAKULTETI I EDUKIMIT, DREJTIMI FILLOR

PUNIM DIPLOME

Tema:

“Rëndësia e higjienës orale në shëndetin e dhëmbëve te fëmijët”

Mentori Studentja

Prof.Asoc.Dr. Lulzim ZeneliBlentina Bingazi

Gjakovë, 2019

Page 2: UNIVERSITETI I GJAKOVËS Bingazi.pdf · oral, pjesët përbërëse, ndarja dhe klasifikimi i tyre. Pasi që tani veq e kemi kuptuar, në kapitullin e dytë flasim gjerësisht për

2

Ky punim diplome u mbrojt më _____________ para Komisionit vlerësues në

përbërje:

1. _____________________ Kryetar

2. _____________________ Anëtar

3. _____________________ Anëtar

Komisioni vlerësues e vlerësoi punimin me notën ___.

Nënshkrimet e anëtarëve të Komisionit vlerësues:

1. ___________________ Kryetar

2. ___________________ Anëtar

3. ___________________ Anëtar

Ky punim është realizuar në Fakultetin e Eukimit, me qëllim të arritjes së titullit:

Bachelor i Edukimit, Programi Fillor.

Page 3: UNIVERSITETI I GJAKOVËS Bingazi.pdf · oral, pjesët përbërëse, ndarja dhe klasifikimi i tyre. Pasi që tani veq e kemi kuptuar, në kapitullin e dytë flasim gjerësisht për

3

DEKLARATA E ORIGJINALITETIT

Deklaroj se tema e diplomës është punimi im origjinal. E gjithë literatura dhe burimet

tjera që i kam shfrytëzuar gjatë punimit janë të listuara në referenca dhe plotësisht të

cituara.

FALENDERIM

Në rradhë të parë falenderoj familjen time. Nuk do t’ia kisha dal mbanë pa

mbështetjen, inkurajimin dhe dashurinë tuaj të pafund!

Ndiej nevojën për të falenderuar profesorët e Fakultetit të Edukimit, në mënyrë të

veçantë të programit fillor, të cilët me punë dhe përkushtim përcollën tek unë

njohuritë e nevojshme për tu formuar intelektualisht!

Falenderoj mentorin tim, Lulzim Zenelin, për ndihmën e vazhdueshme!

Së fundmi, por jo për nga rëndësia, falenderoj shoqërinë time për këshillat dhe

përkrahjen e vazhdueshme, jam me fat që janë pjesë e jetës sime.

Page 4: UNIVERSITETI I GJAKOVËS Bingazi.pdf · oral, pjesët përbërëse, ndarja dhe klasifikimi i tyre. Pasi që tani veq e kemi kuptuar, në kapitullin e dytë flasim gjerësisht për

4

Abstrakti

Gjatë jetës, gjithmonë kemi dëgjuar për moton “Dhëmbë të shëndoshë në trup të

shëndoshë”. Duke i kushtuar vëmendje higjienës së gojës, para së gjithash të

dhëmbëve dhe mishit të dhëmbëve, jo vetëm që do të kemi një buzëqeshje të bukur,

por edhe një shëndet të përgjithshëm shumë më të mirë.

Është shumë e rëndësishme që të kujdeseni për dhëmbët e fëmijëve dhe pastaj t’i

informojmë për rëndësinë e shëndetit dentar kur ata janë në gjendje të kujdesen për

vetën. Kurrë nuk është vonë që të fillojmë t’i mësojmë fëmijët se sa e rëndësishme

është higjiena e dhëmbëve dhe e gojës në përgjithësi.

Mos harroni se: nëse inkurajoni fëmijën të kujdeset vazhdimisht për higjienën e gojës

do ti ndihmoni ata qe në të ardhmen të kenë një buzëqeshje të bukur. Gjithashtu, do ti

ndihmoni ata të kenë dhëmbë pa dhimbje!

Fjalët kyqe: fëmijët, higjiena orale, dhëmbët, shëndeti

Page 5: UNIVERSITETI I GJAKOVËS Bingazi.pdf · oral, pjesët përbërëse, ndarja dhe klasifikimi i tyre. Pasi që tani veq e kemi kuptuar, në kapitullin e dytë flasim gjerësisht për

5

PËRMBAJTJA

Deklarata e origjinalitetit …………………………….........……………………… 3

Falenderim ………………………………………………………………………... 3

Abstrakti ……………………………………………….…………………………. 4

Përmbajtja…………………………………………………………………………. 5

Hyrja ……………………………………………………………………………… 6

1. DHËMBËT

1.1 Kaviteti oral ………………………………………………………….... 71.2Definicioni dhe emërtimi i tyre ……………………………………….. 71.3 Pjesët përbërëse të dhëmbit ……..……………...……………………... 81.4 Klasifikimi i dhëmbëve……………………...………………………... 9

2. GJENERATAT E DHËMBËVE

2.1Denticioni parësor …………………………………………….…….... 102.2Denticioni permanent………………………………………………... 11

3. SHKENCA E HIGJIENES DENTARE

3.1Përkufizimi i higjienës dhe pedodonti ………………………………... 12

4. HIGJIENA ORALE TEK FEMIJET

4.1 Protokoll për ndërhyrjen e hershme parandaluese …………………… 134.2Rëndësia e higjienës orale…………………………………………… 174.3Kujdesi i dhëmbëve sipas grupmoshave ……………………………... 194.4Këshilla për prindër ………………………………………………...... 21

PËRFUNDIMI ………………………………………………………………….. 23

LITERATURA…………………………………………………………………………24

Page 6: UNIVERSITETI I GJAKOVËS Bingazi.pdf · oral, pjesët përbërëse, ndarja dhe klasifikimi i tyre. Pasi që tani veq e kemi kuptuar, në kapitullin e dytë flasim gjerësisht për

6

HYRJE

Shëndeti oral në periudhën e fëmijërisë luan një rol mjaft të rëndësishëm dhe ndikon

në shëndetin oral në faza te mëtejshme të jetës. Për këtë arsye problemet që mund të

shfaqen në këtë periudhë duhet të parandalohen dhe zgjidhen në mënyrë profesionale.

Ky punim është i fokusuar pikërisht në rëndësinë e higjienës orale në shëndetin e

dhëmbëve në përgjithësi, por në veçanti te fëmijët.

Në kapitullin e parë bëhet një trajtim i përgjithshëm i dhëmbëve ku përfshihen kaviteti

oral, pjesët përbërëse, ndarja dhe klasifikimi i tyre.

Pasi që tani veq e kemi kuptuar, në kapitullin e dytë flasim gjerësisht për gjeneratat e

dhëmbëve dhe dallimin mes tyre.

Për definicionin e higjienës dhe shkencën që studion higjienën dentare mund të

kuptojmë më shumë në kapitullin e tretë.

Kapitulli i fundit por jo më pak i rëndësishmi, ai i katërti trajton ndërhyrjen e hershme,

rëndësinë, se si duhet të kujdesemi për shëndetin oral te grupmoshat e ndryshme të

fëmijëve dhe kemi përfshirë disa këshilla për prindërit!

Page 7: UNIVERSITETI I GJAKOVËS Bingazi.pdf · oral, pjesët përbërëse, ndarja dhe klasifikimi i tyre. Pasi që tani veq e kemi kuptuar, në kapitullin e dytë flasim gjerësisht për

7

DHËMBËT1.1.Kaviteti oral

Me kavitet oral kuptohen një sërë organesh dhe indesh që përfshijnë zgavrën e gojës

dhe që ndikon në funksionin përtypës dhe fonetik të tyre. Pjesët përbërëse të tij janë:

nofullat

dhëmbët

muskujt përtypës dhe të mimikës

gjuha, mukoza

gjëndrat e pështymës

1.2. Definicioni dhe emërtimi i tyre

Dhëmbët janë struktura të vogla të bardha në gojën e njeriut. Ata funksionojnë në

mënyrë mekanike për ndarjen e ushqimit në pjesë dhe përgatitjen e tij për kalim në

pjesën tjetër të sistemit të tretjes.Rrënjët e tyre janë të ngulitura në maxilla (nofulla e

sipërme), mandibulë(nofulla e poshtme) dhe janë të mbuluara nga mishërat e

dhëmbëve. Përbëhen nga inde të shumta me dendësi dhe fortësi të ndryshme.Dhëmbët

janë tiparet më të dallueshme(afatgjata) të gjitarëve prandaj për ta nevojitet një kujdes

i veçantë.

Janë zhvilluar shumë sisteme të shënimit të dhëmbëve nëpërmjet numrave, shkronjave

dhe kombinimit të tyre. Secili nga këto sisteme ka përparësitë dhe të metat e veta. Në

ditët e sotme pothuaj në të gjitha fushat shkencore, përfshirë edhe stomatologjinë,

përdoren të ashtuquajturat sisteme që mund të përpunohen. Përdorimi i sistemit unik

është mëse i nevojshëm, në mënyrë që regjistrimi i të dhënave t’u përshtatet kërkesave

shkencore dhe të jetë i lexueshëm e i qartë për të gjithë stomatologët nga mbarë bota.

Sistemi më i thjeshtë dhe njëkohësisht më i vjetri, është sistemi kordinat i shënimit të

dhëmbëve (Palmer – Zsigmondy) i vitit 1861. Sipas tij, dhëmbët e qumështit shënohen

me numra romakë I, II, III, IV dhe V kurse dhëmbët e përhershëm me numra arabë 1,

2, 3, 4, 5, 6, 7, 8. 1

1Hrvoje Brkic me bashkëpunëtorë, “Stomatologjia ligjore”,

Page 8: UNIVERSITETI I GJAKOVËS Bingazi.pdf · oral, pjesët përbërëse, ndarja dhe klasifikimi i tyre. Pasi që tani veq e kemi kuptuar, në kapitullin e dytë flasim gjerësisht për

8

1.3. Pjesët përbërëse të dhëmbit

Kurora

Eshtë pjesa e sipërme e bardhë e dhëmbit të cilën normalisht e shohim. Forma e

kurorës përcakton edhe funksionin e dhëmbit p.sh. dhëmbët frontal me formë të

mprehtë të kurorës si daltë janë për të prerë ushqimin ndërsa dhëmbët e pasmë apo

molarët kanë formë të rrafshtë që shërbejnë për bluarjen e tij.

Smalti

Eshtë ind me prejardhje epiteliare, i cili mbulon pjesën koronare të dhëmbëve dhe

është substanca më e fortë etrupit të njeriut. Smalti është i paaftë të riparojë nëse është

i dëmtuar. Ai mbështjellë kurorën e dhëmbit por nëse nuk mirëmbahet (pastrimi i

dhëmbëve) ai dëmtohet nga kariesi. Pra 96% e smaltit përbëhet nga minerale me ujë

dhe materiale organike. Ngjyra normale e smaltit ndryshon nga e verdha e lehtë në të

bardhën gri.

Dentina

Eshtë shtresa nën smaltin e cila përfaqëson indin bazë të dhëmbëve. Nga dëmtimi dhe

vetitë e saj, dentina i afrohet kockës por ndryshon prej saj nga fortësia dhe mungesa e

qelizave. Nëse kariesi vazhdon duke sulmuar smaltin, stacioni i ardhshëm do të jetë

dentina ku miliona kanale të vogla çojnë drejt pulpës së dhëmbit.

Page 9: UNIVERSITETI I GJAKOVËS Bingazi.pdf · oral, pjesët përbërëse, ndarja dhe klasifikimi i tyre. Pasi që tani veq e kemi kuptuar, në kapitullin e dytë flasim gjerësisht për

9

Pulpa dentare

Eshtëind i butë i cili gjendet në qendër të çdo dhëmbi, i pasur me fije nervore dhe enë

të gjakut. Ajo përfaqëson një masë konjuktivo – vaskulare e vendosur në zgavrën

natyrore të dhëmbëve ose në “dhomën pulpare”, e që vazhdon më poshtë në kanalet e

rrënjëve. Në momentin kur kariesi i afrohet pulpës, ndjehet dhimbja.

Rrënja

Paraqet pjesën përforcuese ose ngulitëse në ashtin e nofullës që quhet rrënja e

dhëmbit. Ajo përbën dy të tretat e dhëmbit.

1.4. Klasifikimi i dhëmbëve

Dhëmbët përbëjnë pjesën qëndrore të aparatit përtypës dhe ndahen në dhëmbëfrontal

dhe distal. Dhëmbët klasifikohen në:

incizivë (prerës) - 4 për çdo nofull

kanini (shqyes) - 2 për çdo nofull

premolarë (copëtues) - 4 për çdo nofull

molarë (bluarës) - 6 për çdo nofull

Page 10: UNIVERSITETI I GJAKOVËS Bingazi.pdf · oral, pjesët përbërëse, ndarja dhe klasifikimi i tyre. Pasi që tani veq e kemi kuptuar, në kapitullin e dytë flasim gjerësisht për

10

GJENERATAT E DHËMBËVE

Njeriu gjatë jetës së tij ka dy gjenerata të dhëmbëve(denticione):

Gjeneratën e dhëmbëve të qumështit (denticioni parësor)

Gjeneratën e dhëmbëve të përhershëm (denticioni permanent)

2.1. Denticioni parësorDhëmbët e qumështit fillojnë të dalin zakonisht gjatë periudhës gjashtë deri në tetë

muajshe te foshnjatku së pari dalin dhëmbët e poshtëm prerës e gradualisht të tjerët.

Sistemi dhëmbor i përkohshëm kompletohet para moshës 3 vjeç (rreth 33 muajve të

parë të jetës). Dhjetë dalin në nofullën e sipërme (maxilla) dhe dhjetë në nofullën e

poshtme (mandibulë),pra në total 20.

Procesi i daljes së dhëmbëve të qumështit mund të shoqërohet ose jo me

shqetësime,kjo varet nga niveli i tolerimit të ndjeshmërisë dhe dhimbjes nga fëmija.

Te disa fëmijë simptomat shoqëruese të daljes fillojnë2-3 muaj para dhe përfshijnë:

shtim të sekrecioneve (jargëve)

fëmija është i prirur të kafshojë sende më shumë se zakonisht

oreksi është i pakësuar, ka temperaturë e kollë

gingiva rreth dhëmbit paraqitet e fryrë dhe e skuqur e në disa raste mund të

ketë njolla të bardha.

Dhëmbët e përkohshëm luajnë rol të rëndësishëm në përtypjen e ushqimeve të forta si

dhe nxitjen e zhvillimit të kockave dhe muskujve. Si rrjedhim, zhvillimi i pjesës së

poshtme të fytyrës është pjesërisht i varur nga përdorimi i nofullave. Dhëmbët e

përkohshëm ruajnë vendin e caktuar për dhëmbët e tjerë ose dhëmbët e përhershëm që

pritet të vijnë, gjithashtu dhëmbët e përparmë u nevojiten fëmijëve me qëllim që të

arrihet një shqiptim normal i tingujve (bashkëtingëlloreve) s, f, v, th dhe dh. Dhëmbët

e qumështit janë më të vegjël se të tjerët dhe mes tyre ka hapësira. Dhëmbët

“incizivë”(prerës) bien në moshën 6-10 vjeçare, dhëmbët “canine” bien në moshën 8-

12 vjeçare ndërsa para-dhëmballët dhe dhëmballët bien në moshën 10-12 vjeçare.

Kështu, 20 dhëmbët e qumështit zëvendësohen gradualisht nga dhëmbë të tjerë.

Page 11: UNIVERSITETI I GJAKOVËS Bingazi.pdf · oral, pjesët përbërëse, ndarja dhe klasifikimi i tyre. Pasi që tani veq e kemi kuptuar, në kapitullin e dytë flasim gjerësisht për

11

2.2. Denticioni permanent

Në mesin e dhëmbëve të përhershëm, 16 dalin në nofullën e sipërme dhe 16 në

nofullën e poshtme. Dhëmbët e parë të përhershëm dalin rreth moshës 6 vjeçare. Këta

janë 28, ndërsa përfshirë këtu dhëmballët e pjekurisë në total janë 32 dhëmbë të

përhershëm.

Ndërrimi i dhëmbëve nga ata të fëmijërisë në ata permanent bëhet nga mosha shtatë

deri në dymbëdhjetë vjeçndërsa dhëmbët e pjekurisë paraqiten rreth moshës 20

vjeçare. Pas kësaj gjenerate të dhëmbëve nuk ekziston asnjë zëvendësim tjetër

natyrorë për dhëmbët.

Page 12: UNIVERSITETI I GJAKOVËS Bingazi.pdf · oral, pjesët përbërëse, ndarja dhe klasifikimi i tyre. Pasi që tani veq e kemi kuptuar, në kapitullin e dytë flasim gjerësisht për

12

Shkenca e higjienës dentare3.1.Përkufizimi i higjienës dhe pedodonti

Fjala “higjienë” vjen nga fjala e lashtë greke “hugieinon” që do të thotë

shëndet.Higjienë – tërësia e rregullave dhe masave praktike për ruajtjen dhe

përmirësimin e shëndetit .2Pedodontia ose mjekimi i dhëmbëve dhe gojës tek fëmijët3përqendrohet në dy shtylla kryesore:

1. Trajtimi i problemeve ku përfshihen: mbushjet, trajtimi i kanaleve ose heqja e

dhëmbëve

2. Dentistria preventive, e cila ka si qëllim mbrojtjen e dhëmbëve nga prishja.

Dentistria preventive primare e vë theksin në shkencën dhe praktikën e higjienës

dentare. Praktika e higjienës dentare është pjesë përbërëse e parandalimit primar të

sëmundjeve dentare.Higjiena dentare është përkufizuar si praktikë e kujdesit

parandalues të shëndetit oral dhe edukimit. Trajtimi i plotë i higjienës orale përfshin

shqyrtimin, diagnostifikimin, implementimin me një fokus në pastrimin e

thellëperiodontal, udhëzimet e higjienës orale dhe vlerësimin, që ofron një higjienist

dentar.

Kur përkufizohet higjiena dentare, është me rëndësi të përkufizohet gjithashtu

shëndeti publik dentar për shkak të marrëdhënies së ndërvarur ndërmjet dy disiplinave

në ofrimin e kujdesit të higjienës dentare. Shëndeti publik dentar është përkufizuar si

shkenca e parandalimit dhe kontrollit të sëmundjeve dentare, duke promovuar

shëndetin dentar nëpërmjet përpjekjeve të organizuara të komunitetit. Shëndeti publik

dentar fokusohet në kujdesin e shëndetit dentar dhe edukimin e një popullsie, duke e

vënë theksin te përdorimi i shkencës së higjienës dentare. Eshtë ajo formë e praktikës

dentare që i shërben komunitetit si pacient dhe jo si individ. Përfshihet me edukimin

shëndetësor të publikut, me kërkimin shkencor të aplikuar, me administrimin e

programeve të kujdesit dentar në grup si dhe me parandalimin e kontrollin e

sëmundjeve dentare bazuar në komunitet.4

2 Jani Thomai dhe të tjerët, Fjalori i gjuhës shqipe, Tiranë, 20063 Xhevdet Asllani, “BULETINI STOMATOLOGJIK, vellimi I”, Tirane, 19734 Christine N. Nathe dhe të tjerët, Shkenca e higjienes dentare, 2016, fq. 24

Page 13: UNIVERSITETI I GJAKOVËS Bingazi.pdf · oral, pjesët përbërëse, ndarja dhe klasifikimi i tyre. Pasi që tani veq e kemi kuptuar, në kapitullin e dytë flasim gjerësisht për

13

HIGJIENA ORALE TEK FEMIJET4.1. Protokoll për ndërhyrjen e hershme

parandaluese

Që në vitet e para të fëmijërisë është e rëndësishme ta mësojmë fëmijën të njohë

rregullat dhe të kujdeset për higjienën e tij vetjake. Zakonet e shëndetshme të

higjienës dhe ushqyerjes i bëjnë fëmijët të jenë të shëndetshëm dhe i rrisin

vetëbesimin. Që fëmijët të jenë të pastër, të shëndetshëm dhe të bukur, ata duhet të

njohin dhe të përdorin rregullisht mjetet e higjienës.5Gjithçka duhet të filloj qënë

momentin kur foshnja akoma nuk ka lindur, me nënat e tyre si gra shtatzëna.

Strategjitë parandaluese për to dhe foshnjat duhet të fillohen si një çasje

shumëplanëshe që lidh palët e interesuara për shëndetin oral. Protokolli për ndërhyrjen

e hershme parandaluese në plan të parë përfshin procesin e intervistës dhe seancat e

këshillimit që duhet të jenë të plota e specifike, por edhe të përmbledhura. Intervista

duhet të filloj me diskutimin e arsyeve se përse prindërit kërkojnë trajtim. Anamneza e

marrë në intervistën fillestare e ndihmon punonjësin dentar të zhvillojë programin më

të përshtatshëm dhe të individualizuar parandalues për familjen. Kategoritë me

informacion të dobishëm janë:

Rritja dhe zhvillimi -Një model jonormal i zhvillimit oral mund të zbulohet ose

dyshohet duke e bërë tëmenjëhershëm nevojën e referimit të një dentisti për vlerësim

të mëtejshëm. Gjithashtu, data e daljes së dhëmbëve të parë siguron një bazë për

përcaktimin e modeleve tëzhvillimit dentar dhe ndihmon në përgjigjen e pyetjeve të

prindërve përsa i përket zhvillimit dentar të fëmijës së tyre në të ardhmen.

Historia e ushqyerjes - Marrja e njohurive rreth modeleve të ushqyerjes gjatë

fëmijërisëështë kritike përtë asistuar dentistin në vlerësimin e rrezikut të fëmijës për të

zhvilluar kariesin e fëmijërisë së hershme nëpërmjet zbulimit të zakoneve të

mundshme të dëmshme potenciale për të ndihmuar nga një bazë rekomandimesh përsa

i përket praktikave të përshtatshme të ushqyerjes që minimizojnë potencialin për

sëmundje dentare.

5 Manual “PËR FËMIJË TË PASTËR, TË SHËNDETSHËM DHE TË BUKUR”, Save the Children, Tiranë, 2017

Page 14: UNIVERSITETI I GJAKOVËS Bingazi.pdf · oral, pjesët përbërëse, ndarja dhe klasifikimi i tyre. Pasi që tani veq e kemi kuptuar, në kapitullin e dytë flasim gjerësisht për

14

Anamneza–Një anamnezë e plotëështë e rëndësishme. Njohuritë për çdo gjendje

sistematike që do të ndikonte negativisht në shëndetin dentar do ta ndihmonin

dentistin në zhvillimin e strategjive të përshtatshme parandaluese. Për shembull,

marrja e shpeshtë dhe për një kohë të gjatë e mjekimeve me bazë sakaroze do të

kërkonte rekomandime shtesë përsa i përket larjes së dhëmbëve për të kompensuar

rrezikun e rritur të kariesit nga marrja e sakarozës.

Vlerësimi parandalues– Informacioni përsa i përket zhvillimit dentar dhe

qëndrimeve shëndetësore dentare përveq praktikave aktuale të higjienës orale shërben

si një pikë fillimi për këshillimin e prindërve rreth një programi parandalues të

përshtatshëm për fëmijën e tyre. Një histori e prishjes së dhëmbëve në familje

(“dhëmbë të butë”) do të siguronte depërtimin në influencat mjedisore si dhe në

qëndrimet e prindërve rreth shëndetit dentar dhe do të udhëzonte diskutimet e dentistit

rreth strategjive parandaluese.

Plotësimi (shtesa) me flour – Eshtë e rëndësishme për dentistin të dijë nëse fëmija ka

çasje ndaj flourit në ujin e pijshëm. Nuk është i mjaftueshëm përcaktimi që familja

jeton në një komunitet të flourizuar. Me raste, familja mund të pijë ujë në shishe, që

përmban sasi të panjohura të flourit. Nga ana tjetër, një familje që pi shumë ujë mund

të marrë ose të mos marrë flour nëmënyrë sistematike në varësi të përqëndrimit të

flourit në ujë. Përpara se të përshkruhen suplemente fluori, uji duhet të testohet për

përqëndrimin e fluorit dhe suplementet duhet të përshkruhen në varësi të tij. Disa

familje jetojnë në njësi rurale me ujë pusi, por fëmija e kalon shumicën e ditës në

kopsht ose shkollë me ujë të fluorizuar. Prandaj, një vlerësim i kujdesshëm i të gjitha

burimeve të marrjes së ujit duhet të realizohet përpara se të jepen rekomandime në

lidhje me suplementet e fluorit. 6

6Christine French Beatty & Amy Teague, “Aksesorët për kujdesin personal”

Page 15: UNIVERSITETI I GJAKOVËS Bingazi.pdf · oral, pjesët përbërëse, ndarja dhe klasifikimi i tyre. Pasi që tani veq e kemi kuptuar, në kapitullin e dytë flasim gjerësisht për

15

Nëse sasia ditore e fluorit është e pamjaftueshme, prindërit duhet të informohen se

doza të vogla ditore japin përfitime për dhëmbët e fëmijës. Fillimisht, suplementimi

arrihet më mirë nëpërmjet përdorimit të fluorit me pika. Rreth moshës 3 vjeçare kur

fëmija fiton aftësinë e të përtypurit të tabletave, fluori me pika mund të zëvendësohet

me atë me tableta. Më vonë, ndërkohë që fëmija fiton aftësinë e të përtypurit të

tabletës, pështyma e ngarkuar me fluor mund të rrotullohet në gojë dhe më pas të

përtypet për të siguruar një aplikim total si dhe përfitime sistematike. Praktika e

përdorimit të një tablete në ditë duhet të vazhdojë nga mosha foshnjore deri në

fëmijëri, të paktën deri në moshën 12 vjeçare, megjithëse shumë besojnë se

suplementet e fluorit duhet të përdoren për aq kohë sa fëmija ose i rrituri ka mungesa

të marrjes së tij.

Higjiena orale – Një vlerësim i aktiviteteve pastruese aktuale të dhëmbëve është i

rëndësishëm për të përcaktuar rolin e prindërve në higjienën orale të fëmijës së tyre.

Shumë prindër mendojnë në mënyrë të gabuar se është e përshtatshme që i vogli i tyre

të lejohet ti lajë vetë dhëmbët. Nëse dhëmbët e një foshnje pastrohen, është e

rëndësishme për dentistin të përcaktojë si, kur dhe nga kush dhe të pyes nëse prindërit

kanë vështirësi gjatë këtij procesi. 7

Procesi i edukimit mund të fillojë më mirë me shpjegimin nga një pediatër rreth

pasojave tëmarrjes së vazhdueshme të lëngjeve me sheqer. Mjeku mund të ndihmojë

më tej në reduktimin e problemit nëpërmjet përshkrimit të formulave të qumështit që

përmbajnë sasi sa më të vogël sheqeri. Për shembull, ka një shkallë të konsiderueshme

në sasinë e sheqerit që gjendet në ushqimet e ndryshme për fëmijë, të disponueshme

në treg. Si përfundim, dentisti duhet të theksojë nevojën për programe të edukimit

dentar në shkollat e mesme dhe komunitet për të ndërgjegjësuar prindërit e ardhshëm

rreth përgjegjësive në kujdesin dentar të fëmijëve të tyre.

7Sharon G. Peterson, “Shtatzënia dhe femijeria”,

Page 16: UNIVERSITETI I GJAKOVËS Bingazi.pdf · oral, pjesët përbërëse, ndarja dhe klasifikimi i tyre. Pasi që tani veq e kemi kuptuar, në kapitullin e dytë flasim gjerësisht për

16

Në një studim, pothuajse gjysma e prindërve të intervistuar kishin filluar programet e

pastrimit të dhëmbëve për foshnjat e tyre 12 muajshe dhe 75% e tyre e kishin bërë një

gjë të tillë në moshën 18 muajshe. Me një program pastrimi të tillë dhëmbësh të

foshnjës dhe të fëmijëve të vegjël, vetëm një sasi e vogël e pastës së dhëmbëve me

fluor, afërsisht sa madhësia e një bizele, duhet të përdoret për të shmangur mundësinë

që fëmija të përtyp një sasi të tepërt fluori. Rreth moshës 6 vjeçare, fëmija mund të

filloj shpërlarësit ditorë me fluor si pjesë e programit të përgjithshëm gjatë gjithë jetës

për shëndetin oral.

Pikat e mëposhtme janë një sërë pyetjesh të rekomanduara për t’ua bërë grave

shtatëzëna dhe nënave të reja brenda 30 ditëve të ardhjes në jetë të fëmijës.

A keni probleme me dhëmbët tuaj?

A ka familja juaj probleme të trashëguara / sëmundje që prekin dhëmbët?

Ae dini statusin e fluorizimit të ujit që pini?

A i lani dhëmbët dhe a i pastroni me fill interdentar rregullisht?

Kur foshnja juaj të rritet, a mendoni se mund ta ndihmoni në parandalimin e

prishjes së dhëmbëve?

Çfarë gjërash dëshironi të bëni për të mbrojtur dhëmbët e fëmijës tuaj?

Nëbazë të informacionit të marrë në këtë pikë, dentisti duhet të jetë gati të sigurojë

rekomandime se si prindërit mund të luajnë një rol aktiv në parandalimin e sëmundjes

dentare te foshnja e tyre duke marrë përgjegjësitë për higjienën e tij/saj orale.8

8Christine N. Nathe, “Pediatria”

Page 17: UNIVERSITETI I GJAKOVËS Bingazi.pdf · oral, pjesët përbërëse, ndarja dhe klasifikimi i tyre. Pasi që tani veq e kemi kuptuar, në kapitullin e dytë flasim gjerësisht për

17

4.2. Rëndësia e higjienës orale

Përse është i rëndësishëm kujdesi ndaj dhëmbëve të qumështit?

Janë jo të pakta rastet ku prindërit e kanë neglizhuar kujdesin ndaj dhëmbëve të

qumështit bazuar në faktin që ata janë të përkohshëm në gojë. Eshtë e vërtetë që

dhëmbët e qumështit kanë një kohë të kufizuar për të qëndruar në gojë por brenda

këtij afati kohor që natyra u ka caktuar, ata duhet të qëndrojnë të shëndetshëm e të

kuruar deri kur t’u vijë koha biologjike për t’u ndërruar. Dhëmbët e qumështit ruajnë

hapësirën për dhëmbin e përhershëm që do vijë, ndaj heqja para kohesi rezultat i

moskujdesjes ose moskurimit do të sjellë probleme në pozicionimin e dhëmbëve të

përhershëm si pasojë e mungesës së hapësirës. Nga ana tjetër edukimi që në vegjëli

për kujdes të rregullt dentar është një garanci për të ardhmen pra një zakon i mirë i

përvetësuar nga fëmijë në individë në moshë madhore. Një fëmijë i mësuar me një

kujdes të rregullt dentar nga ana e prindit dhe mjekut ka më pak gjasa të preket nga

kariesi, krahasuar me një fëmijë të neglizhuar në këtë drejtim. Në sistemin dhëmbor

pasojat që vijnë nga neglizhimi i vazhdueshëm i kujdesit që në vegjëli janë të

parikthyeshme dhe rikuperimi i tyre do kërkojë kosto të larta biologjike, kohore dhe

ekonomike.

Kontroll i vazhdueshëm

E këshillueshme është që të shkohet me fëmijën për vizitën e parë te dentisti, më

përpara se të kenë dalur njëzet dhëmbët e parë të qumështit ose të shkohet midis

moshës dy dhe tre vjeçare. Në vizitën e parë bëhet njohja me ambientin e klinikës

dentare, bëhet kontrolli i dhëmbëve dhe përveç kësaj, prindërit udhëzohen mbi

kujdesin që duhet t’u kushtojnë dhëmbëve të fëmijëve, regjimin në ushqim dhe

përdorimin e fluorit. Kontrolli i rregullt nga dentisti njëherë në vit luan një rol të

rëndësishëm në mbrojtjen e dhëmbëve të fëmijëve. Eshtë mjaft e rëndësishme që

takimi i parë i fëmijës të mos jetë i motivuar nga dhimbja e ndonjë dhëmbi në mënyrë

që në vazhdimësi fëmija të bëjëlidhjen dhimbje/dentist sepse dëmton rëndë

bashkëpunimin mes tyre në të ardhmen.

Page 18: UNIVERSITETI I GJAKOVËS Bingazi.pdf · oral, pjesët përbërëse, ndarja dhe klasifikimi i tyre. Pasi që tani veq e kemi kuptuar, në kapitullin e dytë flasim gjerësisht për

18

Larja e dhëmbëve

Larja e dhëmbëve me furçë, dy herë në ditë, bëhet duke përdorur një sasi të

mjaftueshme pastë dhëmbësh me përqindje fluori 0.1% F. Fluori është pjesë e procesit

të forcimit dhe rregullimit të dhëmbëve që ndodh vazhdimisht në sipërfaqe të tyre, për

më tepër, ka ndikim në ndalimin e punës së bakterieve që shkaktojnë gërryerjet dhe

prishjen e dhëmbëve. Për sa i përket sasisë së duhur të pastës që duhet vendosur në

furçën që fëmija përdor me daljen e dhëmbëve të parë deri në dy vjeç, duhet përdorur

një masë e tillë, që është afërsisht sa një e katërta e sipërfaqes së thoit të gishtit të

vogël të fëmijës. Keni parasysh rastet kur, fëmijët nën gjashtë vjeç gëlltitin pastë

dhëmbësh, prandaj është e rëndësishme që fëmijët të mos e vendosin vet pastën mbi

furçë dhe sigurisht duhet ruajtur pasta në një vend ku ata të mos e arrijnë. Kur kanë

dalur të gjithë dhëmbët e qumështit, njëzet gjithsej, deri në moshën gjashtë vjeçare,

atëherë vihet mbi furçë një sasi paste afërsisht e barabartë me sipërfaqen e thoit të

gishtit të vogël të fëmijës. Nuk është e rekomandueshme që të bëhet shpëlarje e gojës,

pas furçimit të dhëmbëve, mjafton të pështyhet. 9

Si ti lajmë dhëmbët?

Furça e dhëmbëve mbahet në një kënd prej 45° nga këndi i dhëmbëve.

Shpërndani pastën në dhëmbë dhe filloni të lani dhëmbët ngadalë, duke pasur

kujdes që furçën ta lëvizni në mënyrë që dhëmbët tuaj të lahen deri te qafa e

dhëmbit.

Kur lani dhëmbët duhet të keni parasysh që t’i lani mirë në sipërfaqen ku

kafshohet.

Çdokush nga ne duhet të zhvillojë një teknikë të vetën, në mënyrë që të mos

harrojë asnjë dhëmb pa e larë.

Tek dhëmbët frontal dhe ata të qenit, furça mbahet në drejtim horizontal.

Edhe mbi fizura (gropëzat e dhëmballëve) duhet ta përdorni mirë furçën në

mënyrë që të hiqen të gjitha mbeturinat ushqimore.

9https://www.landlaeknir.is

Page 19: UNIVERSITETI I GJAKOVËS Bingazi.pdf · oral, pjesët përbërëse, ndarja dhe klasifikimi i tyre. Pasi që tani veq e kemi kuptuar, në kapitullin e dytë flasim gjerësisht për

19

4.3. Kujdesi i dhëmbëve sipas grupmoshave

Fëmija 0-2 vjeç

Derisa fëmijës ende nuk i kanë dalur dhëmbët e parë ju duhet të pastroni zgavrën e

gojës me një garzë të pastër dhe të butë të paktën dy herë në ditë pasi mikrobet dentare

lindin bashkë me fëmijën. Edhe në periudhën e daljes së dhëmbëve duhet ndjekur i

njejti ritual. Disa ditë pas daljes së dhëmbit të parë ju duhet ta pastroni atë me një

furçë të vogël dhe të butë. Fillimisht duhet ta bëni vetëm me ujë, për të filluar sipas

rekomandimit të dentistit, në një moment të caktuar përdorimin e pastës së dhëmbëve.

Higjiena e gojës gjatë muajve të parë të jetës është e rëndësishme pasi nëse nuk do ti

pastroni fëmijës gojën, dhëmbët mund të preken nga kariesi sapo të dalin. Në moshën

1vjeçare ju duhet ti bëni fëmijës vizitën e parë te dentisti. Gjatë kësaj vizite ju do të

kuptoni nëse jeni kujdesur apo jo në mënyrën e duhur për dhëmbët e fëmijës.

Gjithashtu kjo do të ndihmojë që fëmija juaj, duke e njohur që në moshë të vogël

dentistin dhe rolin e tij, mos të ketë frikë nga ai kur të jetë më i rritur.

Fëmija mbi 2 vjeç

Pasi fëmija ka bërë 2 vjeç, duhet të filloni ti përdorni pastë dhëmbësh me përmbajtje

fluori e cila ndihmon në parandalimin e kariesit. Pasi që fëmija nuk ka mësuar ende ta

pastroj gojën plotësisht, ju duhet ta ndihmoni në fund të larjes duke ia pastruar

dhëmbët me një garzë të butë dhe të lagur me ujë. Para moshës 3 vjeçare ju duhet ta

mësoni fëmijën ta largojë ‘mashtruesen për bebe’ ose gishtin (nëse ka zakonin ta

thithë atë), pasi në të kundërt kjo do të ndikojë negativisht në zhvillimin e zgavrës së

gojës dhe dhëmbëve. Në moshën 3-4 vjeçare fëmija fillon të mësojë të lajë vetë

dhëmbët. Ju duhet të zgjidhni gjithmonëbrushën e përshtatshme për fëmijën tuaj. Mes

moshës 3 dhe 5-vjeçare, duhet ta dërgoni fëmijën tek dentisti çdo 6 muaj, sepse kështu

do të mundësohet zbulimi i hershëm i kariesit apo i ndonjë anomalie dentare te fëmija

juaj dhe normalisht kurimi që në moshë të vogël do të jetë më efektiv.

Page 20: UNIVERSITETI I GJAKOVËS Bingazi.pdf · oral, pjesët përbërëse, ndarja dhe klasifikimi i tyre. Pasi që tani veq e kemi kuptuar, në kapitullin e dytë flasim gjerësisht për

20

Fëmija mbi 6 vjeç

Pas moshës 6 vjeçare një moment i rëndësishëm për fëmijën është zëvendësimi i

dhëmbëve të qumështit me të përhershmit. Duhet gradualisht ti shpjegoni fëmijës këtë

proces, me qëllim që kur ti bjerë dhëmbi i pare të mos trembet. Nëse dalja e dhëmbëve

të përhershëm nuk do të jetë e rregullt, ka shumë mundësi që hapësira ndërmjet

molarëve të qumështit dhe dhëmbëve të përhershëm të jetë shumë e ndjeshme ndaj

kariesit. Këshillohet që krahas pastrimit me brushë dhe pastë dhëmbësh të përdoret

filli pastrues. Fëmijët e kësaj moshe nuk janë në gjendje të kujdesen në mënyrë

perfekte për dhëmbët prandaj deri në moshën 8-9 vjeçare ju duhet të jeni

prezentëderisa është duke larë dhëmbët me brushë apo derisa është duke përdorur

fillin pastrues. Duhet treguar kujdes për pastrimin e dhëmbëve anësorë sepse atje

zakonisht grumbullohen më shumë papastërti dhe fëmija atë pjesë zakonisht e ka të

vështirë ta pastrojë. Pas moshës 6 vjeçare ju duhet të filloni ti përdorni fëmijës pastë

dhëmbësh me përmbajtje fluori deri në 1.500 ppm (pjesë për million).

Fëmija mbi 8 vjeç

Nëse i keni mësuar fëmijës si të kujdeset në mënyrën e duhur për higjienën e gojës,

pas moshës 10 vjeçare ai nuk do të ketë nevojë për ndihmën tuaj derisa është duke larë

dhëmbët. Si zakonisht detyra juaj është të zgjidhni brushën e përshtatshme për fëmijën

dhe ti kujtoni se duhet të bëjë pastrimin e gojës në mëngjes, në darkë dhe pasi ka

ngrënë diçka të ëmbël ose ka pirë një pije me sheqer. Mundohuni ti mësoni fëmijës

tuaj të mos hajë ëmbëlsira midis vakteve por nëse dëshiron diçka të ëmbël ta hajë atë

menjëherë pas vaktit të rradhës. Pas moshës 12 vjeçare, fëmija duhet të përdorë

rregullisht fijen pastruese për hapësirat midis dhëmbëve.

Page 21: UNIVERSITETI I GJAKOVËS Bingazi.pdf · oral, pjesët përbërëse, ndarja dhe klasifikimi i tyre. Pasi që tani veq e kemi kuptuar, në kapitullin e dytë flasim gjerësisht për

21

4.4. Këshilla për prindër

Nga lindja deri në tre vjeç:

Kujdesuni për gingivat (mishërat e dhëmbëve) duke i kontrolluar herë pas here

sepse nga gingiva të shëndetshme dalin dhëmbë të shëndetshëm!

Lajini dhëmbët vetëm me furçë në fillim! Eshtë e rëndësishme që fëmijët të

mësohen me furçën çdo ditë. Më vonë mund të provoni edhe pastën për fëmijë.

Nuk do të jetë e lehtë në fillim por mos u dorëzoni! Gjëja më e rëndësishme është

që fëmijët të familjarizohen me brushën e dhëmbëve.

Mos e vini në gjumë fëmijën me biberonin me qumësht, lëng frutash ose ushqim

të gatshëm (shfaqet i ashtuquajturi kariesi i biberonit)!

Jepini fëmijës tuaj ujë midis vakteve!

Caktoni një vizitë te dentisti rreth moshës 1 ose 2 vjeç! Kjo do ta ndihmojë

fëmijën që të mos ketë frikë nga dentisti.

Tre deri në pesë vjeç:

Vazhdoni të praktikoni larjen e dhëmbëve me fëmijët! Gjatë kësaj kohe mund ti

mësoni që ti lajnë vetë dhëmbët.

Filloni të përdorni nga pak pastën me përmbajtje fluori kur fëmija mëson të

pështyjë!

Vazhdoni ti jepni ujë midis vakteve dhe limitoni ushqimet e pasura me

karbohidrate, pijet e ëmbla, karamelet dhe çamçakëzat!

Shkoni te dentisti për kontrolle të rregullta (një herë në 6 muaj)!

Page 22: UNIVERSITETI I GJAKOVËS Bingazi.pdf · oral, pjesët përbërëse, ndarja dhe klasifikimi i tyre. Pasi që tani veq e kemi kuptuar, në kapitullin e dytë flasim gjerësisht për

22

Pesë deri në dymbëdhjetë vjeç:

Mos e lejo fëmijën të luajë me dhëmbët që i lëvizin me duar të palara!

Kur fëmijës i bie një nga dhëmbët e qumështit shfrytëzojeni rastin për t’u mësuar

rëndësinë e përkujdesit për dhëmbin e ri që do t’u dale, në vend që të fokusoheni tek ai

që ka rënë!

Mos hiqni dorë nga kontrolli deri sa fëmijës ti bëhet zakon larja e dhëmbëve!

Kujdesuni që fëmija juaj ti lajë dhëmbët dy herë në ditë!

Kujdesuni që fëmija juaj të bëjë zgjedhjen e duhur në ushqim dhe pije!

Keni kontakt të rregullt me dentistin! Përveç pastrimit, parandalimit dhe mbajtjes

në kontroll të kavitetit oral shumë dentistë mund të marrin masa parandaluese

ortodentike në rastet kur nevojitet aparat për drejtimin e dhëmbëve.

Si prind, ju keni një rol kryesor në formimin e së ardhmes së fëmijës tuaj. Kjo përfshin

dhe kujdesin për shëndetin e gojës. Me ndihmën tuaj, fëmija juaj mund të ketë dhëmbë

dhe gingiva të shëndetshme dhe sigurisht një buzëqeshje që do ti bëjë ata të lumtur për

pjesën e mbetur të jetës së tyre.

Page 23: UNIVERSITETI I GJAKOVËS Bingazi.pdf · oral, pjesët përbërëse, ndarja dhe klasifikimi i tyre. Pasi që tani veq e kemi kuptuar, në kapitullin e dytë flasim gjerësisht për

23

PËRFUNDIMI

Kurrë nuk është vonë që të filloni t’i mësoni fëmijët se sa e rëndësishme është higjiena

e dhëmbëve dhe e gojës në përgjithësi. Higjiena e gojës rritë vetëbesimin. Dhëmbët e

prishur dhe mishi i sëmurë i dhëmbëve, përpos që paraqesin problem shëndetësor janë

edhe një siklet i madh estetik, që ndikojnë në uljen e vetëbesimit. Atëherë kur ke erë të

keqe nga goja, të tjerët do të ikin nga ti dhe në këtë mënyrë, do të ndihesh i izoluar

dhe i lënë anash.

Duke i kushtuar vëmendje higjienës së gojës, para së gjithash të dhëmbëve dhe mishit

të dhëmbëve, ju jo vetëm që do të keni një buzëqeshje të bukur, por edhe një shëndet

të përgjithshëm shumë më të mirë.Në fakt, trupi i shëndoshë dhe dhëmbët e shëndoshë

nuk shkojnë pa njëri-tjetrin.

Shëndeti oral në periudhën e fëmijërisë luan një rol mjaft të rëndësishëm dhe ndikon

në shëndetin oral në faza të mëtejshme të jetës. Për këtë arsye problemet që mund të

shfaqen në këtë periudhë duhet të parandalohen dhe zgjidhen në mënyrë profesionale.

Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur…

Page 24: UNIVERSITETI I GJAKOVËS Bingazi.pdf · oral, pjesët përbërëse, ndarja dhe klasifikimi i tyre. Pasi që tani veq e kemi kuptuar, në kapitullin e dytë flasim gjerësisht për

24

LITERATURA

Libra

Christine N. Nathe dhe të tjerët, Shkenca e higjienes dentare, 2016.

Christine French Beatty & Amy Teague, Aksesorët për kujdesin personal

Christine N. Nathe, Pediatria.

Jani Thomai dhe të tjerët, Fjalori i gjuhës shqipe, Tiranë, 2006.

Hrvoje Brkic me bashkëpunëtorë, Stomatologjia ligjore, Prishtinë, 2005.

Meg Horst Zayan, Pastat e dhëmbëve, shpëlarësit dhe çamçakëzat.

Sharon G. Peterson, Shtatzënia dhe fëmijëria.

Xhevdet Asllani, Buletini stomatologjik, vëllimi I, Tiranë, 1973.

Burime nga interneti

Manuel “PËR FËMIJË TË PASTËR, TË SHËNDETSHËM DHE TË BUKUR”, Save the

Children, Tiranë, 2017

https://www.landlaeknir.is