vëllim poetik nga daniel gazulli

22
Faqe | 1 NË UDHËTIM NË UDHËTIM NË UDHËTIM NË UDHËTIM Në udhëtimin tim, sovran i një shpirti të çliruem nga prangat, që shpesh të venë urrejtja dhe smira, u përpoqa t’i jepja kuptim jetës, ndërsa lodhesha në shkronja të pjerrta librash të vjetër, apo përpiqesha të deshifroja vështrimin shpërfillës të yjeve në shoqninë e një heshtjes që gdhente dhimbjen mbrenda meje; mendimet treteshin deri atje përtej ku nuk arrijti kurrë syni i njeriut; rrezatimi i tyne depërtonte tej çdo rontegeni në galaktika mjegullore dhe gjithë bota që më rrethonte tashma ishte mbrenda meje: drita përshkonte çdo skutë të errtë e më davariste trishtimin. Udhëtoja në detin e jetës mes dallgëve të Fatit, që përditë më ngushtonte horizontet e më burgoste andërrat e shkronjat m’i ndryshkte, përkrah udhëtarësh të tjerë me frikën e së nesërmes në bebëze, me andërrën e Lirisë në qerpik, kthye tashma në një mirazh, që zhdukej porsa binte mbramja dhe mbylleshim në një dhimbje memece. Vëllim Poetik nga Daniel Gàzulli Botoi: www.prishtinapress.info Daniel Gàzulli

Upload: marjan-dodaj

Post on 19-Jul-2015

198 views

Category:

Education


10 download

TRANSCRIPT

Page 1: Vëllim poetik nga Daniel GAZULLI

Faqe | 1

NË UDHËTIMNË UDHËTIMNË UDHËTIMNË UDHËTIM

Në udhëtimin tim,

sovran i një shpirti të çliruem nga prangat,

që shpesh të venë urrejtja dhe smira,

u përpoqa t’i jepja kuptim jetës,

ndërsa lodhesha në shkronja të pjerrta librash të vjetër,

apo përpiqesha të deshifroja vështrimin shpërfillës të yjeve

në shoqninë e një heshtjes që gdhente dhimbjen mbrenda meje;

mendimet treteshin deri atje përtej ku nuk arrijti kurrë

syni i njeriut; rrezatimi i tyne depërtonte

tej çdo rontegeni në galaktika mjegullore

dhe gjithë bota që më rrethonte tashma ishte mbrenda meje:

drita përshkonte çdo skutë të errtë

e më davariste trishtimin.

Udhëtoja në detin e jetës mes dallgëve të Fatit,

që përditë më ngushtonte horizontet

e më burgoste andërrat e shkronjat m’i ndryshkte,

përkrah udhëtarësh të tjerë me frikën e së nesërmes në bebëze,

me andërrën e Lirisë në qerpik, kthye tashma në një mirazh,

që zhdukej porsa binte mbramja

dhe mbylleshim në një dhimbje memece.

Vëllim Poetik nga Daniel Gàzulli Botoi: www.prishtinapress.info

Daniel Gàzulli

Page 2: Vëllim poetik nga Daniel GAZULLI

Faqe | 2

Po kurrë nuk e humba Zotin e Shpresës e të Qetësisë

dhe vazhdova udhëtimin drejt tij pa lutje të më dhuronte

ma shumë se orët, ditët, vitet e jetës, që bujarisht më kishte dhanë,

ndërsa i gëzohesha edhe një luleje të egër

çelë në mes rrenojave të faltores së shembun nga dora e padijes;

nuk prita si ata që çdo mëngjes

presin vejushat të dalin nga shtëpia

e pastaj përhumben në ekstazë para një gote rakie pa meze

në ajrin e ndotun nga tymi i duhanit;

udhëtimin vazhdova shtegut në mes pyllit të zhytun në mjegull,

sepse e largët nuk do të ishte drita jetëdhanëse e diellit,

që ban të drejtohet e të gjelbrojë edhe atë bimëzën që nën gur

ka kalue e mardhun dhe e zbehtë dimnin.

Udhëtova bashkë me shpirtin e dhimbjes e të mundimeve

në kërkim të Zotit të Shpresës e të Dritës,

që ndriçon në thellësi të qenies të secilit.

PAK DHÉ TË SHKRIFTËPAK DHÉ TË SHKRIFTËPAK DHÉ TË SHKRIFTËPAK DHÉ TË SHKRIFTË

Nesër,

mbi rrasën e varrit tim

me shkronja të derdhuna le të shënojnë

emën e mbiemën,

asgja ma shumë.

Datëlindja? Kush e di, asht tepër e largët,

dhe nëse ndonjeni do të pysë:

Rron apo ka vdekë?

Mos u nxitoni të përgjigjeni.

Page 3: Vëllim poetik nga Daniel GAZULLI

Faqe | 3

Përse të mundoheni më kot

të shkrueni ma shumë?

Përse të shprehni dhimbshuni?

A nuk kisha unë edhe me vdekjen feeling?

(Ndoshta ndonjë kalimtar

për tek varret e të tijëve

do të lëshojë edhe fjalë të jargëta, ani.

Do të thotë se isha pijanik, bie fjala,

po askush s’ do ta besojë po të thotë

se edhe për atë

nuk ndjeja dashuni).

Unë as që e kërkova atë rrasë të lëmuet.

Do të kisha preferue

mbi varr të kisha dhé të shkriftë

ku të harbonin lulet.

Rrasë të lëmuet le të kenë

ishdrejtori i Bankës,

kryebashkiaku im,

gjyqtarët, të gjithë;

ata do të kenë lanë patjetër diçka

që të afërmit t’i shpenzojnë pa kursim;

çfarë lashë unë,

veç katër-pesë librave,

të papaguem ende plotësisht?

Le të kalojnë atypranë fjalëjargëtit

dhe gazetarët e kërrusun, gjithë mundim,

e të thonë se në jetë

Page 4: Vëllim poetik nga Daniel GAZULLI

Faqe | 4

paskam pasë shoqni me endacakët;

le të thonë,

por askush nuk mund të thotë se

kur kalon pranë varrit tim

ndjehet erë e keqe

si tek varri i doktorit përbri,

që para se të operonte pacientin,

“operonte” pa mëshirë xhepat e të afërmëve të tij.

Kryqi le të jetë i madh dhe i pagdhendun.

Edhe ma i madh ishte ai që mbajta në jetë

në udhëtimin mbrenda vehtes.

Por le të jetë Kryq i thjeshtë,

jo Kryq i shtrejtë,

si tek varri i fqinjit,

anëtar i shtatë partive (dikush thotë tetë),

dhe pronar i shtatë hoteleve në plazh

dhe i një të teti në qytet, ku, thonë,

e shoqja pret e përcjell lesbiket.

Ata, kryetari, doktori, gjykatësi, të gjithë,

lulet do t’i kenë të gdhenduna në mermer,

lulet mbi varrin tim le të vyshken:

të paktën ato dikur

mbanin aromë dehëse për shpirtin

dhe ditën flutura prisnin e përcillnin,

kurse natën u shkelnin synin yjeve në qiell

dhe lanin petalet me vesën e mëngjesit.

Vetëm pak dhé të shkriftë dhe lule do të kisha dashtë,

Page 5: Vëllim poetik nga Daniel GAZULLI

Faqe | 5

të ndjehesha i lirë.

O, sa me dhimbsen ata mbi varret e të cilëve

randojnë shtatoret!

SSSSHËTIS I VETËMHËTIS I VETËMHËTIS I VETËMHËTIS I VETËM

Nuk u enda nëpër botë.

As kisha me sé, e deri të drejtën

ma mohuen të fluturoja qiejve,

prandaj,

shpesh i vetëm,

vazhdoj të shkel rrugët

e papërfundueme asnjëherë

të qytetit tim,

që lëngon prej etheve.

Ngrihem heret,

porsa drita e parë e diellit

puthë rrëshqitas majat e pemëve.

Ec larg atyne që,

të krekosun në piedestalin e padijes

kujtojnë se majën kanë arrijtë

dhe gjithnjë ma pak ta shtërngojnë dorën

po u ndale t’i përshëndesish,

sa mezi ndjehen të qullët gishtat.

Larg atyne që,

te vetkenaqun për rrobat e shtrejta

e shpirtin zhele-zhele,

mbjellin “unin” në tokë shterpe.

Page 6: Vëllim poetik nga Daniel GAZULLI

Faqe | 6

Larg atyne që

zgjodhën për burg kafazin e praruem

e për një vilë shitën shpirtin,

dhe zbresin nga makinat e shtrejta,

buzët përgjysëm çelun,

sikur kanë etje.

Larg atyne që

urrejtjen trashëgim u lanë fëmijëve

e më kot mundohen

një botë ma të bukur të shohin

me syzat e argjendta.

Larg atyne që

në gjuhë të huej flasin

për të harrue kasollën e vjetër.

I vetëm shëtis

rrugëve të qytetit tim

që lëngon prej etheve,

ku kanë harrue të ndërrohen stinët,

as dimën, as pranëverë,

pse dallendyshet, thonë,

të tjera shtigje kanë marrë,

dhe akoma

rrugëve krrokasin

korbat e dimnit.

Shëtis i vetëm.

Page 7: Vëllim poetik nga Daniel GAZULLI

Faqe | 7

PËRSËRI NESËR …PËRSËRI NESËR …PËRSËRI NESËR …PËRSËRI NESËR …

Sa herë mëngjeseve dëgjoj të qeshunen tande,

them, kushedi ç’gushëkuqë po cicërijnë në shpirtin e saj,

dhe ndjej

se si fëshfërim’ e fustanit tek çapit rrugës, i ngjan

puthjes së gjethëve të porsaçelun kur i flladitë era;

ai fllad arrin deri tek unë

bashkë me kaltërsinë foshnjore të syve të përlotun gëzimit,

ndërsa dridhmat që sikur vijnë nga thellësi e tokës si vibracione violine,

ndalen në buzëqeshjen time si vesa që rrëshqet në zemër të lulës

në mëngjes, kur ende të pjerrta janë rrezet e diellit.

Kurrë s’i desha ma shumë valët eterike të kthyeme në tiguj

aq sa, një ditë të mos m’ arrijnë, lutem,

le të më sjellin fjalë zemrake – mjaft të griset heshtja,

të dëgjoj symbyllë zanin e dridhëshëm tek lodron

si shkëndijat mbi brymë kur mbi te bie drita e hanës

e të zhytem i tani në një ekstazë pa kohë e hapsinë,

e ashtu të harrohem.

Kur telefonin mbyll,

më duket sikur gjithçka tretet në një re gri,

si në një darkë të gëzueshme miqësh kur bie heshtja,

dhe ndjej cepin e buzës të më dridhet

e papritë e ftohtë bahet era, e gjethet bien,

si në një fund vjeshte, por them,

jo jo, dallendyshet do të kthehen,

e nesër e përsëri

gushëkuqët do të cicërijnë në zanin e saj të dridhëshëm.

Page 8: Vëllim poetik nga Daniel GAZULLI

Faqe | 8

NË RRUGICËN E KUJTIMEVENË RRUGICËN E KUJTIMEVENË RRUGICËN E KUJTIMEVENË RRUGICËN E KUJTIMEVE

Ndjej frymëmarrjen e barit,

që e ledhaton një erë e fishkun.

Deti atje tej gjëmon,

sikur do të tregojë lashtësinë e tij

dhe rrudhat e bardha.

Hana ka veshë një triko gri

e me trishtim e shikojnë yjet,

vetmitarë të përjetëshëm,

pa andërr se një natë do të bashkohen njeni me tjetrin.

Udhëtoj me hap të lehtë në Rrugicën e Kujtimeve

mbulue nga gjethet e viteve,

ndërsa vargu i njerëzve

shëtit i shkujdesun trotuareve të mpimë nga vapa e korrikut.

Kjo mbramje,

se ç’më hedh mbi qerpikë një tis frike

mos humbas rrugën e kthimit.

Sa ma larg shkoj,

aq ma të verdha janë gjethet.

Sa vite pa u kthye në këte pjesë të rrugës

ku nuk kanë ngelë as shenjat.

Gjithçka asht e butë, e verdhëmurrmë dhe e heshtun.

Rrugicë e kujtimeve, pa tabela, pa zambakë anash,

si atëherë kur gjethet porsa bulëzonin

dhe dielli nuk përëndonte kaq heret.

Rrugicë e kujtimeve,

pa projekte ndërtimesh të reja.

Page 9: Vëllim poetik nga Daniel GAZULLI

Faqe | 9

BIBIBIBIG BANGG BANGG BANGG BANG

I vetmi Big Bang,

i vërteti,

asht Fjala.

Kozmosin dhe metamorfozën

ajo na solli prej zanafillës.

Ajo asht e vetmja që shpreh

egzistencën prehistorike dhe të gjithësive të pafundme,

ajo të nesërmen sheh qysh sot,

Hyjnesha që percolli miliarda

e vetë e pamort.

Fjala profetike,

pa pretendime fetare,

fjala e Ulisit dhe Martin Luterit,

despote mbi despotët e saj,

që vetëshpallli shejtninë e pavirgjër,

e paprekëshme prej rrufeve të qiellit e të pushtetit,

nuk pret kartonat e parlamentit

të shpallë atentatin e sotëm ndaj psikologjisë shoqnore

si aktin ma të paligjëshëm,

dhunimin e fantazisë dhe të hapsinave të lira të mendimit,

e që denoncon mësimin përmendësh të neneve

dhe gjuhën atrofe të politikës – si tumore brezhel,

Fjala,

Big Beng-u i madhështisë njerëzore.

Page 10: Vëllim poetik nga Daniel GAZULLI

Faqe | 10

Big Bang-u i djeshëm

i sotëm,

i përjetshëm

asht Fjala.

Lini të lira hapsinat

për Naltmadhninë e Saj!

Më dhembMë dhembMë dhembMë dhemb

Një zemër që dhemb

asht pyll i mistershëm

ku s’deperton dot shkenca;

e aty unë vuejtjen bluej,

vuejtjen, jo ma pak njerëzore se gëzimi.

Në këte përulje pothuej fetare para madhështisë së dhimbjes,

unë paqësori, i dhunëshëm vetëm në emocione,

i devotshëm si para Kryqit, para lirisë që përditë bjerrim,

rrëmoj thellë në vetvehte,

qysh kur Metamorfoza u krye mbrenda meje

e shpirti jeton në të padukshmen e landës,

asaj që zhdukë asht prej shekujsh dhe asaj

që në shekuj do të përftohet,

aty ku prehet e paqtë historia,

pa rrjedhë gjaku,

pa frike prej errësinës së natës, që do ta t’huej mëngjesi,

i trembem vetëm errësinës së shpirtit

dhe më ther në zemër.

Page 11: Vëllim poetik nga Daniel GAZULLI

Faqe | 11

Dhimbje më shkakton kjo erë shkretinore,

që deri qirijtë e Rrëmajit do t’i shuej,

me ther shaka e hidhun e dritës verbuese të farizejëve,

ndjej dhimbje nga babëzitja e atyne që

më morën shtatë pash det e shtatë pash qiell

për t’i kthye në harem me të vjella jeshile;

më dhambin këto mure kështjelle, të brejtun mijëvjeçarësh,

që duen t’i lanë pa mite;

Të Rivramët tri herë

nga trafikantët e historisë,

oh, sa më dhembin.

Dhimbje më shkakton kjo mëdyshje në mes dy horizontesh,

çengel i randë, që na mban të shkojmë përpara,

këto mozaikë te damtuem nga shekujt,

që plagët po ua mbyllin me gurë-xhingla-shafran,

ai shikim i ngrimë shtetari,

si prej syshë të një shtatoreje arkeologjike,

me thikën e vnertë mbas retinës së verdhë;

urrej ankimin e qyqes, që më kthen kujtimet,

përherë nomade në shpirtin tim,

që zanë më kanë rrugën e së nesërmes.

E më dhemb.

Page 12: Vëllim poetik nga Daniel GAZULLI

Faqe | 12

Ira facit versusIra facit versusIra facit versusIra facit versus (Zemrimi lind poezinë)

S’asht koha të festojmë.

Valët e lirisë nuk rrahin ma drejt bregut.

I amullt asht deti – deri në dhimbje.

Shpatet e maleve,

përditë e ma shumë na rrëshqasin nën kambë.

As Korabi s’e paska vu sot plisin e bardhë.

Një çallmë reshë,

poshtë tyne ajri i ngrimë – akullnajë,

dhe gjithë kjo llohë,

baltë edhe kërmë;

bubullimat e natës e bajnë ma të terrtë

verbninë;

më kot

kërkojmë thëngjij në hinin e historisë

për pak ngrohtësi

e dritë.

Atheu im,

si ai çinari i moçëm në krye të lagjes,

tashma thà edhe trungu,

me vetëm 2-3 filiza, që tregojnë

se rranjët thithin ende nga thellësitë –

Kush t’i preu degët?!

Kush ta zhvoshku lëkurën?!

Çinarin tim n’krye të lagjes,

që, kur i ngjiteshim në majë,

na dukej se me një të zgjatun të dorës do t’preknim yjet,

kush e shkretoi?

Page 13: Vëllim poetik nga Daniel GAZULLI

Faqe | 13

Nga zgavrrat e errta

dolën pushta-pushtetarë,

bankierë dhe avoketën,

tregtarë perëndishë,

mitngranës me dhambë të verdhë,

ndërsa në mes të kangës për Ty, Atdhe,

pllakosi heshtja,

si në mesditë, kur fshatari thyen misërniken me dorë,

ulun në mes të arës,

dhe kafshon me forcë turshitë e reja.

Qiell e dhé nën narkozë:

Ira facit versus,

që rrufetë të shkundin malet dhe detet

e val’ e lirisë

të përplaset fort përsëri

përmbi brigjet e së nesërmes.

LIRIA NË SHITJELIRIA NË SHITJELIRIA NË SHITJELIRIA NË SHITJE

Liria asht vu në shitje

se ajo vajza e brishtë,

që kur zbret nga fshati i saj malor

gjithë hir e pastërti,

bahet gjellë e përditëshme

e bosëve dhe pusht/et/arëve.

Liria asht vu në shitje,

si rrobat e vjetra që shesin në një qoshe pallati.

Liria – mirazh që na mori sytë,

e që nuk zgjati as sa vesa e mëngjesit.

Page 14: Vëllim poetik nga Daniel GAZULLI

Faqe | 14

Atyne që andërruen fluturim të lirë në qiellin e kaltër,

kujtesa tragjike e të së shkuemes

u sjell frikën e së nesërmes pa diell.

Nën rrezet e hanës veç murrizi rritet.

Dhimbje u shkakton

liria të shajnë me fjalë të përdala,

por jo të kurojnë veshkat,

liria të falen në pesë vakte,

por jo të mund të blejnë një tufë lule

t’ia çojnë Gjergjit te vorri.

Më kot i drejtohen Zotit për ndihmë;

galaktikat zgjanohen përditë

e Ai ma tej ikën,

ikën larg e ma larg prej këtij llumi erë-mesjetë,

që s’e shkarkojnë dot gjithë gjirizet e kohës.

Liria asht vu në shitje.

Zgjohuni, njerëz!

KUJTIMIT TË NN.KUJTIMIT TË NN.KUJTIMIT TË NN.KUJTIMIT TË NN.

Ferishte ende,

sa herë ngela i mahnitun në botën e gërmave:

në to ishte n’atë kohë gjithësia ime e misterëshme.

Po ishte edhe brumbulli, kur n’oborr dilja,

e bletët përmbi lule, e lulet përmbi gjethe;

gjithçka e mahnitshme e unë i lumtun me to dehesha.

Isha ende në bukurinë e virgjër të ma të thjeshtës.

Page 15: Vëllim poetik nga Daniel GAZULLI

Faqe | 15

Po vitet iknin, e shtati rritej.

Dhe ja tek kthehem sonambul sot

në rrënojat e një dashunie të vjetër,

kur hollonim hijet në perëndimin që përflakej,

ndërsa plazmoja andërra të arta

si kurmi i saj i ndezun,

e symbyllë ndjeja ma fort

magjinë e prekjes.

Ecnim zanë përdorë

pa dijtë se, ja, dhe një hap

ishim larg nga humner’ e shpresës –

shëtitjes shtigjeve të pyllit,

erë musht e myshk i gjelbër,

fundi i kish ardhë,

e kaltëra foshnjore e vështrimit të saj,

u ba gri si dhimbja,

gri si dhimbja, që mbjellë na s’e kishim,

po ish kohë ndamjesh për të lumtunit

e lumtuni xhelatësh.

Taraboshi uli kryet,

Uji ngjyrëuthull i Liqenit thante bimët,

ndërsa ditët, pa mëshirë, gdhendnin dhimbjen

me një daltë të thyeme.

Me shpërfillje cinike, fjalë të vnerta na thanë:

Ju s’mund të jeni

prind të mirë për fëmijtë e së nesërmës,

ju nuk keni të drejt me perëndimin të holloni hijet.

Page 16: Vëllim poetik nga Daniel GAZULLI

Faqe | 16

Sonambul u ktheva

në rrënojat e dashunisë së vjetër.

Dikur këtu harbonte një drandofill.

Tashti ai asht tha.

Po drandofill, të paktën, ishte ….

Drandofill, erëshumë, që dehte jeten.

NJENIT QË …….NJENIT QË …….NJENIT QË …….NJENIT QË …….

Skllav mendësishë të ndryshkuna,

rregullash atavike, që shoqnia i vuni vetes

ndër shekuj të mugët

e nuk çlirohet dot, si prej zingjirësh të randë

në burgjet e errta të kështjellave mesjetare,

janë pasqyra jote krenare e fallso, që të ban t’jetosh

i droguem në mosqenje.

Me laps të kuq,

si ai mësuesi pedant,

kalon mbi portretin tim,

që shpirtin e ushqeva me dhimbje e shkronja,

e në heshtje

thura me to lirinë

e i dhashë kuptim jetës, edhe pse mora kamxhikë,

po ma mirë kamxhikë

se jeta e pakuptimtë

si e jotja.

Page 17: Vëllim poetik nga Daniel GAZULLI

Faqe | 17

Tash,

në këte kapërcyell të largët,

në vilen hijerandë pa asgja mbrenda

(veç moblijeve të shtrejta),

bluen ndër dhamballë smirën

e lirisë sime,

dhe i lutesh Zotit të të kthej

gëzimet e rrejshme të në një jete në rradhë

shkallëve të karrierës.

Vonë.

Liria nuk asht ajo bima e zbardhemtë kënetore,

pa rrajë;

aty ku një jetë

u burgosen andërrat e dijet u ndryshkën,

në këmbim të një radhe ma nalt

në hirarkinë e mosqenjes. Ajo

nuk lëviz dot në mes mobiljeve tueja të shtrejta,

ndaj po i baj shoqni unë

të ngjitemi pak ma nalt

ku në të katërt stinët

fryn fllad pranvere.

Page 18: Vëllim poetik nga Daniel GAZULLI

Faqe | 18

FILLIM VJESHTEFILLIM VJESHTEFILLIM VJESHTEFILLIM VJESHTE

Rruga që ka mbetë shkurtohet përditë.

Rrugë e parrugë, pa një stacion ku të ndalesh.

Vështroj përreth:

gjithçka asht e begatë – në natyrën e sendeve

e të gjallesave të pafjalë,

që nuk dinë ç’asht smira, shpifja, krenaria fallso.

Ndalem e vështroj se si vesa

rrëshqet në zemër të lules

jo për ta freskue,

po prush jete me i dhanë.

Vjeshta shtegton me mue

në një heshtje reshë të bardha,

që kalërojnë gëzueshëm.

Me duket sikur ndjej ende në ajër

cicërimat e dallendysheve, që vallzonin të lehta,

në rrathë eliptikë,

deri pak kohë ma parë.

Po jo, janë akorde gjethesh,

që ndoshta për herë të fundit

puthen njeni me tjetrin, kur fryn era;

janë gjethe të verdhë, të murrmë,

si trishtimi i vajzës, që mbet moll’ e pakafshueme.

Ec dhe kujtoj stinët e nxehta,

kur u iknim hijeve,

se donim të na përvëlonte dielli,

dhe shpërfillës ndaj një morali falls

Page 19: Vëllim poetik nga Daniel GAZULLI

Faqe | 19

e fshatarak,

si dhambët e verdhë prej porcelani

të drejtoreshës në pension

të Bankës Tregtare,

bashkë me trupin

i dhuronim njeni tjetrit qetësinë e shpirtit.

Fillim vjeshte.

Ernat fryejnë nga të katër horizontet.

Po unë s’kërkoj strehë:

të vazhdoj rrugëtimin due, pa u ndalë ma stacionesh,

e të ngjiz përsëri andërra të shkujdesuna,

si në mbramjen mbas dehjes.

PARKU I SHKRONJAVEPARKU I SHKRONJAVEPARKU I SHKRONJAVEPARKU I SHKRONJAVE

Mos na prishni Parkun e Shkronjave me fjalë të shtremta,

si urrejtja, shpifja, smira,

me kronika rozë e të zeza:

Parku i Shkronjave asht qiellor,

ai duhet të ketë vetëm dritë, dritë!

Mos na i prishni lulet e a-së, të o-së,

ka trimijë vjet që i mbjellim me dashuni.

Në Parkun e Shkronjave vetëm lule duhet të ketë.

Unë hy lehtë, në maje të gishtave,

buzëgaz,

se edhe buzeqeshjen lulet duan

në Parkun e Shkronajve,

hy nga të gjitha anët;

Page 20: Vëllim poetik nga Daniel GAZULLI

Faqe | 20

i lirë asht ai, pa mure rrethuese,

pa roje të zymta me vështrime qortuese,

por, ju lutem, kur të hyni,

mos hidhni mbeturina.

Dikur këtu

erdhën barbarët e mbollën ferra,

po më nandëqindetetë

ferrat i zhgulem, i dogjem përgjithmonë

e mbollem lule ilire përsëri,

se ruejtë i kishin romakë e lashtë shkronjat tona,

si thotë Plini*,

e shkronja latine i quejten.

Larg nga Parku i Shkrojave fjalët e shtremta,

po na thani lulet.

Këtu lisa të drejtë dhe lule shumëngjyrëshe duhet të rriten,

të lame në dritë qiellore. *Plini: «Naturalis Historia », vëllimin VII: «Ilirët kanë krijue të parin alfabet dhe romakët shkrimin e tyne e morën prej ilirëve »

HISTORI DASHUNIEHISTORI DASHUNIEHISTORI DASHUNIEHISTORI DASHUNIE

Nuk më shkruhen vargje sot;

dhimbjen gdhend

mbi një pllakë të vjetër kujtimesh,

që më solli jot bijë, e mira,

në dy fjalë: “Të fala nga mami“,

e që më dhanë t’kuptoj se dot

s’më kishe dëbue nga zemra,

edhe pse vitet janë harrue

njeni mbas tjetrit.

Page 21: Vëllim poetik nga Daniel GAZULLI

Faqe | 21

U kheva përsëri

në atë vjeshtë të largët,

kur zemra më rrihte

si krahët e fluturave

kur dalin nga errësina në diell,

sa herë kaloje ti, erëborzilok,

e njerëzit më merrnin për të çmendun,

pse ata s’e dinin

ç’ziente mbrenda meje

ndërsa shkoja rrugëve kalamendë,

edhe pse

ajo zhurmë hapash në jetën tande

s’më linte të qetë.

E dija që ti ishe

e dëshiruemja e të gjithëve.

E ditët shkonin,

derisa një mbramje

ti kokën pushove në gjoksin tim

dhe zjarri që na digjte u kthye në dritë,

ndërsa pranvera mërmërinte në gjithë qenjet tona

si burimi i malit tek zbret nëpër gjethe.

Me vetë dritën e diellit unë po luaja;

e ambël ishte dehja

ndërsa duart ti rrëshqisje

mbi trupin tim magjishëm,

sikur të kishe sy në bulëzat e gishtave.

Por hapat u ndjenë përsëri në jetën tande,

dhe një ditë

Page 22: Vëllim poetik nga Daniel GAZULLI

Faqe | 22

njerëzit,

të ngrimë, si buste allçije në një lulishte,

ndoqën largimin tand shpërfillës

dhe kalamendjen time

drejt lumit të turbullt.

Ka qenë atëherë,

që fillova të lexoja helenët e lashtë dhe latinët,

t’i mësoja pothuej përmendësh,

që të harroja.

Ata tepër të lashtë,

ti përherë e pranishme në jetën time.

Ajo dashuni

mbijetoi pa dëshirën time

në gjithë këto vite

në një strehëz të thellë,

në heshtje.

Nuk prisja asgja ma shumë

veç një takimi të vonë,

ndoshta në qiell,

ku thonë se shpirtnat nuk martohen,

por bajnë dashuni.

_____

Në rrespekt të mikut,

Marjan Dodaj