viti i shtatëmbëdhjetë i botimit - nr. 358 e premte, 25 ... file(vijon ne faqen 10) prodhimet...

16
AGROBIZNESI BOTIM I KËSHILLIT TË AGROBIZNESIT SHQIPTAR Viti i shtatëmbëdhjetë i botimit - Nr. 358 Çmimi 125 lekë E përdyjavshme e pavarur E Premte, 25 Janar 2019 KËSHILLI I AGROBIZNESIT SHQIPTAR Faqe 5 Faqe 3 Faqe 10 Adresa: Rruga “Mine Peza”, Pallati 87/3, Hyrja 1, Kati i parë, Tel/ Fax: 2229445 E-mail: [email protected] www.kash.org.al SHOQATAT ANËTARE KËSHILLAT RAJONALE Implemented by SARED KASH: Krijimi i Shoqërive të Bashkëpunimit Bujqësor, faktor kyç në formalizimin e sektorit Shqipëria merr kryesimin e CEFTA-s për 2019-n. Moment kyç për ecurinë e zhvillimit rajonal Faqe 11, 12 KËNDI I EKSPERTIT MINISTRIA E BUJQËSISË DHE ZHVILLIMIT RURAL DREJTORIA E PROGRAMEVE TË ZHVILLIMIT TË BUJQËSISË, SIGURISË USHQIMORE DHE ZHVILLIMIT RURAL PROJEKTET GJERMANE RISI ALBANIA Çuçi: Vijimësi në projektet e lehtësimit të fermerëve dhe nxitjes së agrobiznesit Bujtina në fshatin Roshnik të Beratit, model agroturizmi GLOBAL GAP TOUR po vjen në Shqipëri Zana Konini rizgjidhet Kryetare e Këshillit Drejtues të FED. Ambasadori i Japonisë në Shqipëri, ShTZ. Makoto Ito viziton zyrën rajonale të FED invest. Faqe 7 Faqe 2 Faqe 4 FED INVEST Faqe 2 Prodhimet shqiptare ekspozohen në panairin më të rëndësishëm ndërkombëtar “Fruit Logistica” në Berlin IMPORTI I MAKINERIVE BUJQËSORE, PROBLEMATIKAT NË LIGJ ÇËSHTJET E NGRITURA NGA GRUPET E INTERESIT, LIGJVËNËSIT ANGAZHOHEN PËR IMPLEMENTIMIN E TYRE NË LIGJIN PËR MAKINERITË BUJQËSORE Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin zhvilloi seancë dëgjimore me grupet e interesit, lidhur me importin e makinerive bujqësore. Pjesëmarrës Kreu i KASH-it, Agim Rrapaj Bëhu edhe ti pjesë!

Upload: others

Post on 04-Nov-2019

11 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: Viti i shtatëmbëdhjetë i botimit - nr. 358 E Premte, 25 ... file(Vijon ne faqen 10) Prodhimet shqiptare ekspozohen në panairin më të rëndësishëm ndërkombëtar “Fruit Logistica”

AGROBIZNESIBotim i Këshillit të AgroBiznesit shqiptAr

Viti i shtatëmbëdhjetë i botimit - nr. 358 Çmimi 125 lekë E përdyjavshme e pavarurE Premte, 25 Janar 2019

Këshilli i AgroBiznesit

shqiptAr

Faqe 5 Faqe 3 Faqe 10

Adresa: Rruga “Mine Peza”, Pallati 87/3, Hyrja 1, Kati i parë, Tel/ Fax: 2229445 E-mail: [email protected] www.kash.org.al

SHOQATAT ANëTARE

KëSHILLAT RAJONALE

Implemented by

SARED

KASH: Krijimi i Shoqërive të Bashkëpunimit Bujqësor, faktor kyç në formalizimin e sektorit

Shqipëria merr kryesimin e CEFTA-s për 2019-n. Moment kyç për ecurinë e zhvillimit rajonal

Faqe 11, 12

Këndi i eKspertit

MINISTRIA E BUJQËSISË DHE ZHVILLIMIT RURAL DREJTORIA E PROGRAMEVE TË ZHVILLIMIT TË BUJQËSISË,

SIGURISË USHQIMORE DHE ZHVILLIMIT RURAL

projeKtet gjermane

risi albania Çuçi: Vijimësi në projektet e lehtësimit të fermerëve

dhe nxitjes së agrobiznesit

Bujtina në fshatin Roshnik të Beratit, model agroturizmi

GLOBAL GAP TOUR po vjen në Shqipëri

Zana Konini rizgjidhet Kryetare e Këshillit Drejtues të FED. Ambasadori i Japonisë në

Shqipëri, ShTZ. Makoto Ito viziton zyrën rajonale të FED invest.

Faqe 7Faqe 2

Faqe 4

Fed inVest

Faqe 2

Prodhimet shqiptare ekspozohen në panairin më të rëndësishëm ndërkombëtar “Fruit Logistica” në Berlin

IMPORTI I MAKINERIVE BUJQËSORE, PROBLEMATIKAT NË LIGJ ÇËSHTJET E NGRITURA NGA GRUPET E INTERESIT, LIGJVËNËSIT ANGAZHOHEN PËR IMPLEMENTIMIN

E TYRE NË LIGJIN PËR MAKINERITË BUJQËSORE Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin zhvilloi seancë dëgjimore me grupet e interesit, lidhur me importin e makinerive bujqësore. Pjesëmarrës Kreu i KASH-it, Agim Rrapaj

Bëhu edhe ti pjesë!

Page 2: Viti i shtatëmbëdhjetë i botimit - nr. 358 E Premte, 25 ... file(Vijon ne faqen 10) Prodhimet shqiptare ekspozohen në panairin më të rëndësishëm ndërkombëtar “Fruit Logistica”

2 AGROBIZNESI E Premte, 25 Janar 2019

risi albania projeKtet gjermane

STAFI I GAZETESKryetar i Bordit të Gazetës: Agim Rrapaj; Bordi Drejtues: Zana Konini, Edmond Gjata, Shkëlqim Agolli, Ago Nezha, Enida Shena, Etleva Xhajanka. Design & Layout: Elvira Çeku; Asistente: Rozi Martini; Adresa: Rr.“Mine Peza”, P. 87/3, Hyrja 2, Kati 1, Tel./ Fax: ++ 355 4 2229445: Web site: www.kash.org.al E-mail: [email protected] Llog. Bank.: TIRAnA. BAnK: AL09206110040000100301826100; InTESA: AL75208110080000001023231803

(Vijon ne faqen 10)

Prodhimet shqiptare ekspozohen në panairin më të rëndësishëm ndërkombëtar “Fruit Logistica” në Berlin

GLOBAL GAP TOUR po vjen në Shqipëri. Bëhu edhe ti pjesë!

“Risi Albania” dhe Minis-tria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural janë duke organizuar GLOBAL GAP TOUR 2019. Më 16 mars, përmes këtij aktiv-iteti, grumbullues dhe ekspor-tues të fruta-perimeve, prod-hues, konsulentë të trupave certifikues, kanë një mundësi të shkëlqyer për rrjetëzim dhe takime me partnerë biznesi dhe ofrues të shërbimeve.

GLOBAL GAP është një standard i miratuar i Nismës së Sigurisë Ushqimore Globale (GFSI). Qëllimi i certifikimit Global GAP është inovacioni dhe përmirësimi i vazhdueshëm i të gjitha hallkave të sektorit, përshtatja dhe standardizimi gjithmonë në partneritet me të gjithë faktorët për një zgjidhje të përshtatshme për sigurinë e fermave në mbarë botën, është “bileta” për të hyrë në tregun e lirë të Bashkimit Europian.

Një nga qëllimet e certi-fikimit është të barazojë sig-

urinë dhe cilësinë e produkteve bujqësore shqiptare me ato të vendeve të rajonit me qëllim hapjen e tregjeve të reja, për eksportet drejt vendeve europi-ane të cilat janë kërkuese ndaj origjinës dhe cilësisë së pro-dhimeve. Por, shumë e rëndë-sishme është edhe arritja e një standardi të vërtetë sigurie edhe për konsumatorët shqiptarë për të garantuar transparencën e prodhimeve përtej pretendi-meve të prodhuesve të tyre.

Certifikimi zgjeron tregjet e vlefshme ndaj prodhuesve të vegjël dhe të mëdhenj dhe ndihmon në përmbushjen e specifikimeve të sigurisë ush-qimore dhe qëndrueshmërisë për shitësit e vegjël dhe blerësit e mëdhenj në mbarë botën. Ata synojnë garantimin ndaj kon-sumatorëve se praktikat e mira bujqësore për sigurinë ush-qimore dhe praktikat e menax-himit mjedisor të jenë në për-puthje me kërkesat e GLOBAL

GAP, praktika më të sigurta dhe afatgjata për të gjitha pro-dhimet bujqësore.

“Risi Albania” është një projekt inovativ, i mbështetur nga Qeveria Zvicerane, përmes Agjencisë Zvicerane për Zh-villim dhe Bashkëpunim, SDC dhe që zbatohet nga Helvetas dhe Partnerët Shq-ipëri në bashëpunim me zyrën e Zëvendës Kryemin-istrit të Qeverisë Shqiptare. Projekti synon të ofrojë më shumë mundësi punësimi për të rinjtë dhe të rejat në Shq-ipëri, nga mosha 15-29 vjeç, në mënyrë të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse ku një ndër sektorët kryesorë është agropërpunimi.

Për këtë qëllim “Risi Al-bania” ka bashkëpunuar me partnerë të ndryshëm në këtë fushë për ndërgjegjësimin dhe organizimin e aktiviteteve të ndryshme për zhvillimin e këtij sektori.

Prodhimet shqiptare po ek-spozohen në një nga panairet më të rëndësishme ndërkom-bëtare të fruta-perimeve, Fruit Logistica në Berlin. Cdo vit në këtë panair marrin pjesë mbi 3.000 kompani nga e gjithë bota si dhe 78.000 vizitorë. Ministria e Bujqësisë me ndih-mën e programit të implemen-tuar nga GIZ, Zhvillimi i Qën-drueshëm i Zonave Rurale, po mbështet kompanitë shqiptare të zgjerojnë tregun europian të eksporteve.

“South Outdoor Festival” (Festivali në Natyrën e Jugut) është një feste ku shijohet çdo gjë në natyrë, sporte, kulturë, traditë, muzikë, natyrë dhe kulinari. Ai bashkon në katër ditë, aktivitetet më popullore në natyrë dhe zhvillohet çdo vit, në vende të ndryshme të rajonit bregdetar jugor të Shqipërisë. Festivali fton pjesëmarrës nga gjithë vendi dhe gjithë Europa të bashkohen, të konkurrojnë dhe të argëtohen, të shpërndajnë hare e të shijojnë bukuritë unike të naturës, ushqimit, kulturës e traditës së jugut të Shqipërisë.

Edicioni tjetër i “South Outdoor Festival”do të jetë në fundjavë, me 26-29 pril 2019.

Fshati jugor bregdetar i Bor-shit do të jetë ndalesa e festi-valit për këtë vit. Borshi është një nga fshatrat më të mëdhenj të jugut të Shqipërisë dhe është shumë i njohur për fushat me ullinj e prodhimin e vajit të ul-lirit dhe gjithashtu për plazhin e madh (7km i gjatë) krijuar nga delta e lumit. Borshi gjithashtu karakterizohet nga një diversitet i jashtëzakonshëm gjeologjik, miksim i detit, maleve dhe buri-meve të mahnitshme natyrore si

dhe nga një trashëgimi e pasur kulturore, kuzhinë tradicionale të shijshme që e bën ideal për të gjithë llojet e aktiviteteve në natyrë dhe një destinacion të përkryer turizmi.

Vendi i organizimit këtë vit do të jetë në mes të fushave me ullinj, 200m nga bregu, në rrugën e shtruar që të çon drejt detit

Një grup me talente të mrekullueshme muzikore dhe një organizim shumë më i mirë se çdo festival në natyrë, do të in-terpretojnë çdo ditë. Birrë vendi, verë dhe shitje ushqimesh do të ketë për të gjithë pjesëmarrësit.

GIZ, partner i Festivalit në Natyrën e Jugut

Kompanitë bujqësore shqiptare marrin pjesë në panairin e Berlinit

Shqipëria është prezent në 16 stenda. Më poshtë gjeni profilet e prodhuesve shq-iptarë të frutave dhe perimeve të freskëta:

Lea 2011 LTD Durrës“Lea 2011” Ltd është

themeluar në vitin 2009 dhe fokusohet në eksportin e gësht-enjave kryesisht në tregun ital-ian. Ai është një nga tregtarët kryesorë në Shqipëri i cili ek-sporton gështenja në sasi të mëdha. Kompania eksporton gjithashtu boronica, mbledhur në malet 800 – 2400 m lartësi. Aktivitete të tjera të kompanisë “Lea” përfshijnë kultivimin e varietetit jo hibrid të shalqirit, në mënyrë që të eksportohet drejt vendeve të BE-së. Kom-pania ka rreth 40 të punësuar sezonalë.

Ali Frut KorçëKooperativa Bujqësore

(SHBB) “Alifrut” gjendet në rajonin e Korçës, e cila njihet për traditat në rritjen e fru-tave në kushtet e favorshme klimatike. Kompania ka një eksperiencë të gjatë prej 23 vitesh në rritjen e frutave dhe ka qenë aktive në treg që nga viti 1993, duke iu përshtatur gjithnjë nevojave të tregut. Asetet e kompanisë janë 20 hektarë kopshte me teknologji moderne dhe formë mbjelljeje

intensive. Kopshtet janë të pa-jisur me sistem të ujitjes me pika si dhe kryhen shërbime të kërkuara sipas nevojave të bimëve, duke përdorur me-todat më të mira duke rritur cilësinë dhe prodhimin. Pro-dhimi është rreth 600-700 tonë fruta në vit, nga të cilat 95 % mollë (kryesisht varietetet Starking, Gold Delicious, Granny Smith) dhe kultivim i 5 kultivarëve të rinj si: Fuji, Gala, Rennet Griss, Ana Mari, and Super Red Chief. Kul-tivarët e rinj janë të cilësisë shumë të lartë dhe shumë të kërkuar nga tregu vendas dhe ndërkombëtar.

Ka magazina me ftohje me teknologji moderne dhe ka-pacitet prej 500 tonësh. Siste-mi i selektimit dhe paketimit për frutat plotëson kërkesat e tregut. Ka një staf të kualifi-kuar prej 10 personash që bën manaxhimin e gjithë koopera-tivës, kopshteve dhe tregtimit të frutave.

Tomato-Al Berat“Tomato-AL” sh.p.k është

themeluar në vitin 1998, si një bashkim i fermerëve më të mirë të zonës, ekspertë bujqë-

sorë dhe një tregtar, si përgjigje e kërkesës së madhe të tregut për fruta dhe perime shqiptare cilësore dhe me vlerë të shtuar. Kompania merret me prodhim, eksport dhe tregtim të frutave dhe perimeve të freskëta si dhe me import të inputeve bu-jqësore e fidanëve të frutave e perimeve.

“Tomato-AL” sot ka 60 të punësuar dhe një gamë të gjerë produktesh si domate, kas-traveca, speca, lakër, domate qershi, presh, pjepër, shalqi, luleshtrydhe, portokalle, man-darina, limonë, pjeshkë, qershi, rrush, etj.

Tregjet kryesore të ekspor-tit: Serbi, Kosovë, Maqedoni, Kroaci, Slloveni, Austri, Li-tuani, Letoni, Hollandë, Gjer-mani

Ramazan Kaza, Dibër“Kaza Frut Kompani” ka ni-

sur punën në vitin 2008. Kom-pania merret me prodhimin, përpunimin, marketimin dhe tregtimin e kumbullave ose fru-tave të tjera si mollë dhe qer-shi. “KazaFrut” ka 2 ha kopsht kryesisht me kumbulla, mollë, qershi, një park makinerishë

bujqësore, dhoma ftohese me kapacitet 25 ton, linjë përpuni-mi për përgatitjen e kumbul-lave për të prodhur raki.

Në vitin 2012, “Kaza Frut” ka instaluar linjën e tharjes së kumbullave me kapacitet 2.8 ton kumbulla të freskëta në ditë (0.7 ton kumbulla të thata në ditë). Kjo është linja e parë për tharje në Shqipëri. “KazaF-rut” ka investuar në marketing, etiketa dhe paketim të frutit të kumbullës (paketuar në kuti 200 gr., 500 gr. dhe 6 kg). Ak-tiviteti i përpunimit është në vi-tin e 4-t, por perspektiva është pozitive sepse është i pari për-punues industrial mbarëkom-bëtar i kumbullës së thatë.

Ilir Cenolli“Frigorifer Cenolli” nisi ve-

primtarinë në vitin 2005, si një kompani përfshirë në prodhim, magazinim, ruajtjen e vari-eteteve të ndryshme të mollës. Kompania merret me kulti-vimin e 4 hektarëve kopshte, duke prodhuar 200 tonë mollë. “Frigorifer Cenolli” ka një staf me 10 të punësuar dhe merret me mbledhje dhe tregtim me kapacitet vjetor prej 1.500 to-nësh. Kompania posedon dho-

ma frigoriferike/ftohjeje me kapacitet 700 tonë.

Engjëll Dervishi, KorçëEngjëll Dervishi ka krijuar

kompaninë e tij në vitin 2008, të specializuar në prodhim, grum-bullim dhe tregtim të mollëve. Kompania ka një personel prej 8 të punësuarish dhe është paji-sur me dhoma ftohjeje e frigo-riferike me kapacitet prej 500 tonësh, në mënyrë që të ofrojë mollë të freskëta e me cilësi të lartë gjatë gjithë sezonit.

Dupi Frut, Kavajë“Dupi Frut” Ltd është

themeluar në vitin 2015 në Kavajë, Shqipëri. Ajo është specializuar në shitje me shumicë të frutave dhe peri-meve të freskëta. Aktiviteti kryesor i kompanisë është kul-tivimi, prodhimi dhe tregtimi i hudhrës. “Dupi Frut” ka 25-60 të punësuar. “Dupi Frut” është mes pesë kompanive shqiptare që përdorin pajisje, makineri dhe infrastukturë të kohës së fundit, në prodhimin e hudhrës. Kompania i ofron tregut një gamë të gjerë pro-dhimesh hudhre siç janë hud-

hër kokë, hudhër e qëruar dhe hudhër e grirë, me një kapac-itet total prodhimi rreth 100 tonë në muaj. Kompania ek-sporton produtin e saj në Itali, Kroaci, SHBA. Ato ofrohen si në zinxhirët e supermarketeve edhe në tregjet me shumicë.

Doni Fruits Shpk, LushnjeSi një biznes i vogël famil-

jar ka aktivitet grumbullimin, kultivimin dhe eksportimin e frutave dhe perimeve. Rrit-ja e aktivitetit, treguesit e kënaqshëm ekonomikë dhe financiarë sollën ide inves-timesh për të krijuar degë të reja organizimi dhe nëndegë në Republikën e Shqipërisë dhe Maqedonisë me idenë e krijimit të një zinxhiri të grumbullimit, kultivimit dhe eksportimit të prodhimt të frutave dhe perimeve.

Më së shumti, prodhimet eksportohen në vende si Zvi-cra, Suedia, Hollanda, Italia, Franca, Rumania, Bullgaria, Republika Çeke, Kroacia, Ukraina, Bjellorusia, Serbia, Mali i Zi, etj.

Besa AgroInvest, Fushë-Krujë“Besa Agro Invest” Ltd

është themeluar për të ushtru-ar aktivitetin e biznesit të saj

Page 3: Viti i shtatëmbëdhjetë i botimit - nr. 358 E Premte, 25 ... file(Vijon ne faqen 10) Prodhimet shqiptare ekspozohen në panairin më të rëndësishëm ndërkombëtar “Fruit Logistica”

3 AGROBIZNESI E Premte, 25 Janar 2019

paKeta FisKale

?????????????????PROBLEMATIKAT E HASURA NË LIGJIN MBI DISA NDRYSHIME NË IMPORTIN E MAKINERIVE BUJQËSORE

Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin zhvilloi seancë dëgjimore me grupet e interesit, lidhur me importin e makinerive bujqësore. Pjesëmarrës Kreu i KASH-it, Agim Rrapaj Komisioni për Veprimtaritë

Prodhuese, Tregtinë dhe Mje-disin zhvilloi seancë dëgji-

more me grupet e interesit, lid-hur me importin e makinerive bujqësore

Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mje-disin zhvilloi një seancë dëgji-more me grupet e interesit, lid-hur me importin e makinerive bujqësore dhe problematikat e hasura.

Të ftuar ishin zëvendësmin-istri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z. Ilir Halilaj, z. Thanas Andoni, drejtor i Tarifës dhe Origjinës, z. Agim Rrapaj, kry-etar i Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar dhe Kryetar i Shoqatës Shqiptare të Mekanikës dhe Mjeteve Bujqësore, z. Kujtim Xhudi, importues i mjeteve bu-jqësore kompania “GERTA” shpk, z. Xhavit Sula, kryetar i Asamblesë së Shoqërisë së Bashkëpunimit Bujqësor (SHBB) “Mekanika Bujqësore Shqiptare”, z. Dritan Zaimi ad-ministrator i SHBB “Mekanika Bujqësore Shqiptare”, z. Izet Leshi, pronar i kompanisë “Agro Shqip” importues i makinerive dhe mjeteve bujqësore etj.

Gjatë mbledhjes u disku-tuan problematikat e hasura për makineritë bujqësore si importi, taksat doganore, tatimi etj.

Paketa e re fiskale, Rrapaj: Vështirësitë që e bëjnë të paaplikueshmePaketa fiskale e vitit 2019

ka hyrë në fuqi prej datës 1 janar. Janë përjashtuar nga TVSH-ja shitja e makinerive bujqësore por nga ana tjetër zbatimi është i vështirë për shkak të moskoordinimit të institucioneve kompetente. Në

lidhje me paketën e re fiskale, vështirësitë që kanë fermerët por edhe subjektet që furni-

zojnë fermerët ka folur edhe kryetari i Këshillit të Agro-biznesit Shqipar, Agim Rra-paj, në një intervistë për FAX News. Ai theksoi që ka disa mospërputhje midis shkrimit dhe intepretimit të ligjeve, kjo e bën më të vështirë zbatimin e tyre. Ai u shpreh se informimi, shqyrtimi i problemeve dhe diskutimi i tyre është thelbësor para marrjes së një vendimi.

Intervista e plotë Mund të na thoni arsyet se

pse paketa fiskale nuk po ar-rin të jetë efektive?

Ky është një shqetësim real që ka lindur pas ndryshimeve të bëra. Është për t’u vlerësuar heqja e TVSh-së për makineritë dhe mjetet bujqësore, pasi më parë funksiononte vetëm për fermerët që importonin drejt-përdrejt, ndërsa tani janë edhe të tjerë subjekte që mund të përfitojnë. Nga kjo pikëpamje menduam se do të hynte në fuqi ky vendim së bashku me pak-etën fiskale, por nuk ndodhi. U detyruam që t’i drejtoheshim parlamentit për të bërë një sqa-rim. Me Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ishim në akordancë pasi ishte përcak-tuar heqja e TVSH-së për ata që importonin makineri buqë-sore, por nga ana tjetër Drejto-ria e Tatimeve dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave do të kishte nxjerrë udhëzimin për-katës se si do të veprohej me stoqet, të cilat ishin blerë me TVSH dhe do të udhëzoheshin sesi do të shiteshin, me TVSH apo pa TVSH. Në një takim të disa ditëve më parë me Kom-sionin Parlamentar të Prodhim-

tarisë dhe Mjedisit, u bë edhe një ballafaqim midis Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Buqësisë dhe Zhvillimit Rural. Kuptuam që kishte një paqartë-si, një moskoordinim dhe një interpretim ndryshe të vendimit. Ajo që konstatuam si pozitive te ligjvënësit, ishte se ata ishin të qartë për heqjen e TVSH-së për të gjitha mjetet dhe makineritë bujqësore, ndërsa në ligj është shkruar vetëm për makinat bu-jqësore. Ka një mospërputhje midis asaj që është shkruar nga ligjvënësit dhe interpretimit që bëhet nga organet kompetente. Nga debati u arrit në konkluzi-onin që organet kompetente do të gjejnë të gjitha mundësitë që ligji lejon dhe vullneti i ligjvë-nësit ishte i tillë që makineritë bujqësore dhe mjetet e përcak-tuara sipas listës dhe vendimit të Këshillit të Ministrave, të kishin mundësi të zbatohej ky ligj edhe për fermerët që bli-nin makineri bujqësore. Këtu lindën disa probleme. Disa ishin të mendimit se ligji ka hyrë në fuqi dhe nuk lejohet të shitet me TVSH, po nuk i jepej zgjidhje problemit se ç’do të bëhej me TVSH-në që është paguar dhe kush do ta përballonte, ku u dis-kutua nëse do ishte përgjegjësi e vetë subjektit apo mund të rimbursohej. Për këtë nuk u gjet zgjidhje, u dha një mendim që do të blinin pa TVSH, vetëm fermerët të cilët janë të pajisur me NIPT, por ligji nuk paraqet një ndarje për fermerin me NIPT apo pa NIPT.

Dua të theksoj se Komisioni i Veprimtarive Prodhuese dhe Mjedisit veproi në një mënyrë mjaft operative, të saktë, duke caktuar një nga deputetët që të ndiqte problemin, i cili kreu ta-kim me grupet e interesit ku u sqaruan të gjitha problematikat që u lanë pa zgjidhje dhe u ven-dos që të gjitha institucionet e ngarkuara në këtë proces të ra-portojnë tek ai në ditët në vijim. Ne do të bëjmë përsëri një ta-kim të fundit mbi këtë çështje.

Këto probleme lindën për shkak të mungesës së dialogut midis grupeve të interesit për-para se të shkruhej ligji, në të njëjtën kohë edhe mosinformi-mi siç duhet nga ata që e shkru-ajnë ligjin. U luajt me termat makineri bujqësore dhe mjete bujqësore. Në terminologjnë e përgjithshme fermeri nuk e bën

këtë ndarje. Është e nevojshme që para se të vendoset një ligj duhet diskutuar mbi problemet. Edhe tani nuk është vonë, ne shpresojmë të zgjidhet dhe fermerët mund të përfitojnë nga lehtësirat e paketës fiskale.

Në diskutimet e bëra nga deputetët u tha se pajisjet bu-jqësore t’u shiten pa TVSH fermerëve të pajisur me NIPT për të pasur një formalizim të tregut. Pse fermerët nuk mun-den të kenë një NIPT?

Ne si KASH, kemi mbështetur fort formalizimin e bujqësisë, pasi besojmë që vetëm fermerët e formalizuar do të mund të realizojnë një bujqësi intensive, efiçente dhe një bujqësi të së ardhmes. Pse fermerët nuk e marrin NIPT-in? Kjo për disa arsye, ku e para është që ka një procedurë që shumë nga fermerët nuk e kanë mundësinë ta ndjekin. Duhen përgatitur një sërë do-kumentash, si certifikata e pro-nësisë, dokumenti mbi veprim-tarinë dhe mjaft dokumente të tjera që garantojnë shlyerjen e

detyrimeve nga fermeri. Nuk është një proces i vështirë, por jo të gjithë kanë mundësinë për ta realizuar.

Problemi i dytë është vepri-matria sezonale, apo që fermer-ët prodhojnë për vetëkonsum dhe nuk kanë teprica për të shitur, këtyre nuk u intereson pajisja me NIPT.

Elementi tjetër ka të bëjë me moshën e fermerit. Një pjesë e fermerëve kanë dalë në pension dhe pajisja me NIPT shoqëro-het me heqjen e pensionit.

Shumë nga fermerët që marrin NIPT-in ngarkohen me shumë taksa që ata mendojnë që nuk mund t’i përballojnë. Aktualisht ata nuk po e ndje-jnë leverdinë që ka NIPT-i, kjo është puna që duhet të bëjnë institucionet publike, të bindin fermerët mbi avantazhet e mar-rjes së NIPT-it. Kjo nuk mund të bëhet me forcë, ndaj duhet bërë në forma të tjera. Ne kemi propozuar disa mënyra të tjera të formalizimit, kryesorja është krijimi i Shoqërive të Bash-këpunimit Bujqësor. Fermerët mund të bashkohen dhe të kenë

një NIPT, kjo është mënyra më e mirë për të zgjidhur problemin.

A është pranuar ky sugjerim i juaji?

Ne bëmë një takim me ministrin Çuçi dhe i shtruam disa nga problemet, ai na la një takim të dytë. Duhet të gjejmë leverdinë reciproke për pajisjen me NIPT. Nëse fermeri nuk humbet asgjë nga mospajisja me NIPT, ai nuk ka interes. Ky është një problem që zgjidhet me dialog midis përfaqësuesve të fermerëve dhe institucioneve publike. Ne po punojmë fort që koncepti i formalizimit të futet dhe të bëhet i pranueshëm nga të gjithë fermerët.

Cilat janë disa nga sfidat që i lindin fermerit në lidhje me paketën e re fiskale?

Problem më vete është ndryshimi i shpeshtë i pak-etës fiskale, duhen paraprirë efektet negative që ajo mund të ketë. Heqja e TVSH-së së inputeve bujqësore ishte pozi-tive, pasi ul koston, por kjo u kombinua me uljen e rimbur-simit TVSH-së për prodhimet vendase me 6% .

Ky mbetet një problem pa zgjidhje, produkti vendas do ngelet pa u shitur, fermerët nuk do të punojnë tokën dhe në të njëjtën kohë dhe gjithë pasojat do t’i përballojnë ata që e bënë këtë masë të pastudiuar dhe pa u konsultuar.

Mund të themi se kjo masë është bërë për të rritur im-portin, pasi çmimet e importit shpesh po konkurrojnë ato vendase?

Ju mund të dyshoni, por pa pasur prova nuk mund të flas. Eksportuesit dhe importuest janë inteligjentë dhe do të veprojnë në bazë të fitimit që mund të kenë. Këtu do të për-mendja fjalët e një prodhuesi të rëndësishëm të rrushit, i cili u shpreh se nuk i interesonte më të merrej me vreshtin e tij por të importonte. Rimbursimi me 6% nuk ka funksionuar, problemet që lindën nuk duhet të çonin në këtë masë eks-treme. Ne kur marrim një ven-dim duhet të bëjmë një analizë e thelllë, për të parë shkaqet dhe pasojat e mundshme.

ÇËSHTJET E NGRITURA NGA GRUPET E INTERESIT, LIGJVËNËSIT ANGAZHOHEN PËR IMPLEMENTIMIN

E TYRE NË LIGJIN PËR MAKINERITË BUJQËSORE

Rrapaj: Është për t’u vlerësuar heqja e TVSh-së për

makineritë dhe mjetet bujqësore, pasi më parë funksiononte vetëm për fermerët që importonin drejtpërdrejt, ndërsa tani janë edhe të tjera sub-jekte që mund të përfitojnë. Ajo që konstatuam si pozitive te ligjvënësit, ishte se ata ishin të qartë për heqjen e TVSH-së për të gjitha mjetet dhe makineritë bujqësore, ndërsa në ligj është shkruar vetëm për makinat bujqësore. Ka një mospërputhje midis asaj që është shkruar nga ligjvënësit dhe interpretimit që bëhet nga organet kompetente.

Page 4: Viti i shtatëmbëdhjetë i botimit - nr. 358 E Premte, 25 ... file(Vijon ne faqen 10) Prodhimet shqiptare ekspozohen në panairin më të rëndësishëm ndërkombëtar “Fruit Logistica”

4 AGROBIZNESI E Premte, 25 Janar 2019

inFormacione

Çuçi: Vijimësi në projektet e lehtësimit të fermerëve dhe nxitjes së agrobiznesit

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi e ka cilësuar një sfidë të bukur dhe domethënëse këtë detyrë, ndërsa ka marrë sot drejtimin e ministrisë nga Niko Peleshi.

“Nis për mua një sfidë e bukur dhe domethënëse në krye të një sektori të rëndë-sishëm për ekonominë tonë”, tha Çuçi, ndërsa falenderoi Kryeministrin për besimin si dhe kolegun Niko Peleshi për gjithë angazhimin dhe punën fantastike që ka bërë në krye të kësaj ministrie.

“Do të vijoj të çoj përpara investimet, projektet dhe nis-mat e tjera që lehtësojnë pu-nën e fermerëve, blegtorëve dhe gjithë industrisë agro-përpunuese të vendit. Bujqë-sia dhe zhvillimi rural ka qenë dhe mbetet prioritet i skuadrës

sonë qeverisëse. Unë do të bëj çdo përpjekje që njerëzit të cilët kanë lidhur jetën me fshatin

apo duan të investojnë në zonat rurale, t’i kenë të gjitha kushtet dhe mundësitë. Inkurajoj fort gjithë ekipin e kësaj ministrie

dhe institucioneve të varësisë të vazhdojnë t’i përkushtohen de-tyrave të tyre funksionale. Ky

është një rrugëtim i përbashkët. Ne i kemi të gjitha mundësitë të shkruajmë një histori suk-sesi”, theksoi Çuçi.

Produktet me çmime të “kripura” - Pse paguani më shumë për qepën dhe pataten?

Eksportet e produkteve bu-jqësore gjatë vitit 2018, kanë re-zultuar në rritje, duke arritur në nivelin e 14.63 miliardë lekëve.

Ajo që vihet re në tregjet

e fruta-perimeve është që dy produkte që prodhohen normal-isht pothuajse në të gjithë zonat e vendit, si patatja dhe qepa kanë pasur një rritje të menjëhershme

të çmimit që është aplikuar për qytetarët në tre muajt e fundit.

Po të analizojmë shifrat e Ministrisë së Bujqësisë, vihet re se prodhimi vendas i patates më

së shumti ka shkuar jashtë, pasi eksporti është dyfishuar si në sasi edhe në vlerë, ku gjatë 2018, janë eksportuar 1522 ton patate nga 724 ton, me rritje në masën

119.3 për qind.Ndërsa lidhur me këtë

produkt, importi ka rënë, në 15 ton nga 17 që ka qenë një vit më parë, çka tregon që ajo që ka ndi-kuar në rritjen e çmimit ka qenë mungesa e prodhimit në vend dhe orientimi drejt tregjeve të huaja, i cili është me përfitim për fermerët pasi shesin me çmime më të larta.

Nga ana tjetër sa i takon produktit qepë, apo zarzavateve të tjera djegëse, vihet re një rritje e eksporteve me 10.7 për qind, ku gjatë vitit që lamë pas janë eksportuar 4906 ton.

Ndërsa importi i këtyre produkteve është rritur me 21.5 për qind, ku vitin që kaloi u im-portuan 8269 ton.

Rritja e eksportit dhe importi më i madh, ku zakonisht janë me kosto më të larta, kanë bërë që të rritet dhe çmimi i këtij produkti, ku qepa aktualisht tregtohet me-satarisht në 120 lekë.

KASH merr pjesë në mbledhjen e Këshillit të Investimeve

Këshilli i Investimeve është mbledhur për herë të parë nga Ministrja e Finan-cave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, e cila vuri theksin tek përmirësimi i klimës së bi-znesit, ndërsa bëri një pan-oramë të reformave që janë ndërmarrë deri më tani për lehtësimin e barrës fiskale ndaj sipërmarrjes.

Ministrja Denaj përcak-toi si prioritet të punës së saj vazhdimin e reformës së derregullimit, të inspektimit dhe përfundimin e ligjit për investimet. Këshilli i Investi-meve ka në përbërje përfaqë-sues nga qeveria, partnerët ndërkombëtarë, komuniteti i biznesit dhe funksionon si një organ konsultues për sugjer-imin, diskutimin dhe inicimin e nismave dhe reformave në kuadër të përmirësimit të klimës së investimeve dhe bi-znesit në vend.

Së pari, si Ministre e Fi-nancave dhe Ekonomisë kam kënaqësinë të jem edhe Kry-etare e Këshillit të Investi-meve, një platformë inovatore përsa i përket modelit dhe debatit mbi klimën e inves-timeve që nga viti 2015. Kjo iniciativë ka lindur nga bash-këpunimi i Qeverisë Shqiptare dhe EBRD që në vitin 2013, me synim stimulimin e trans-parencës dhe investimeve në vend.

Së dyti, një falenderim për anëtarët përfaqësues nga bi-znesi, për pjesëmarrjen e vazh-dueshme dhe bashkëpunimin me Këshillin e Investimeve

gjatë këtyre viteve, si nëpërm-jet anketave e konsultimeve, ashtu edhe me prezencën e tyre në mbledhjet e Këshillit

të Investimeve.Së treti, një vlerësim të

veçantë për EBRD, si një nga investitorët më të mëdhenj në vend, veçanërisht në fushën e infrastrukturës, energjisë, ambientit etj. Mbështetja juaj ka një rol të rëndësishëm për këtë platformë në funksion të përmirësimit të klimës së biznesit dhe nxitjes së qever-isjes së mirë. Jemi të kënaqur që angazhimet e ndërsjellta, që rrjedhin nga Memorandumi i Mirëkuptimit 2014, po vazh-dojnë dhe po intensifikohen në kuadër të Këshillit të Investi-meve.

Më lejoni të shpreh mirën-johjen për BERZH dhe SECO (Ndihma Zviceriane - Swiss State Secretariat for Economic Affairs) që nëpërmjet partner-itetit të tyre, do të mbështesin edhe për 3 vitet e ardhshme

punën e Sekretariatit dhe këtij këshilli.

Prioritet i qeverisë është krijimi i një klimë të favor-

shme për biznesin, i cili është motori i zhvillimit ekono-mik të vendit dhe padyshim roli i Ministrisë të Financave dhe Ekonomisë është mjaft i rëndësishëm dhe kyç në këtë klimë.

Për të përmirësuar klimën e biznesit qeveria në këto vite ka ndërmarrë reforma të rëndë-sishme ku përmendim:

Lehtësimin e procedurave tatimore dhe uljen e barrës fiskale për pjesën dërrmuese të biznesit. Këtu vlen të për-mend masën e fundit që ndër-mori qeveria për reduktimin e tatimit mbi të ardhurat në masën 5% për biznesin i vogël, në fashën 8-14 milion lekë. Ne besojmë së këto masa do të krijojnë hapësira të reja për mundësinë e rritjes së bi-znesit dhe krijimin e vendeve të punës në ekonomi.

Agron Hetoja, emërohet drejtor i Përgjithshëm i AKU

Agron Hetoja emërohet drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU)

Këshilli i Ministrave, me propozim të ministrit të Bu-jqësisë dhe Zhvillimit Rural, miratoi sot lirimin nga de-tyra të Agim Ismailit, drej-tor i Përgjithshëm i Auto-ritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU) dhe emërimin në këtë post të Agron Hetojës, ish-drejtor i Koorporatës Elek-troenergjetike Shqiptare.

Fier, drejt përfundimit rehabilitimi i kolektorit në Kafaraj

Në Kafaraj të Fierit janë drejt finalizimit punimet për rehabilitimin e kolektorit.

Kryetari i bashkisë së Fi-erit, Armando Subashi thekson se “bashkë me sistemimin e të gjithë skemës së kullimit të kësaj zone do të bëjmë të mun-dur ripërtëritjen e tokës dhe prodhimeve bujqësore.

Sipas tij, bashkia e Fierit po kryen ndërhyrje rrënjësore në kolektorët kryesorë për një bujqësi të zhvilluar.

Në të gjithë fushën e Myzeqesë po bëhen rehabili-time të kolektorëve kryesorë dhe kanaleve kulluese e va-ditëse. Në këtë mënyrë sig-urohet që fermerët e Fushës së Myzeqesë të mos kenë

më probleme përmbytjesh të tokave bujqësore prej reshjeve që bien në stinën e dimrit.

Po ashtu hapja e rrugëve të parcelave është një tjetër element që ecën paralel me sistemin e kullimit dhe va-

ditjes, në shërbim të fermer-ëve, prodhimit bujqësor dhe lehtësisë sipërmarrëse.

Në total për periudhën 2016-2018, janë rehabilituar 338044 ml kanale kulluese, duke bonifikuar rreth 25578 ha tokë bujqësore.

Page 5: Viti i shtatëmbëdhjetë i botimit - nr. 358 E Premte, 25 ... file(Vijon ne faqen 10) Prodhimet shqiptare ekspozohen në panairin më të rëndësishëm ndërkombëtar “Fruit Logistica”

5 AGROBIZNESI E Premte, 25 Janar 2019

agroturizëm

Agroturizëm në Prezë, kombinim i natyrës me produktet bio

(Vijon në faqen 6)

Një tjetër bujtinë i shtohet gamës së gjerë të ofertave në fushën e agroturizmit për të gjithë turistët shqiptarë e të huaj.

E vendosur në Prezë, vetëm 25 kilometra nga Tirana, kjo pikë agroturistike kombinon atraksionet turistike si kalaja e Prezës, me bukuritë natyrore të zonës dhe gatimet tradicionale e produktet bio.

Në këtë bujtinë, të ringritur me mbështetjen e programit kombëtar për zhvillimin rural, ishte kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga drejtoresha e Agjencisë për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural, Frida Krifca.

Qemal Alushi, sipërmar-rësi i kësaj iniciative tregon se biznesin e ka filluar në vitin 2000, me mbjelljen e vreshtave dhe ndërtimin e një kantine vere, për ta kthyer tashmë, me mbështetjen e AZHBR-së, në një bujtinë.

“Nga viti në vit kemi bërë nga një ndërhyrje. Me mbështetjen e AZHBR-së qe një ndërhyrje shumë e madhe dhe shumë e plotë dhe sot themi që kemi bërë diçka që ia vlen edhe për ne edhe për zonën edhe për të gjithë. Është krijuar një ambient i kënd-

shëm”, – tha Qemal Alushi.Kryeministri Rama e vlerë-

soi iniciativën e Alushit si një shembull për t’u ndjekur nga të gjithë ata fermerë që në tokën e

tyre prodhojnë më shumë sesa vetëm për vete, por edhe nga emigrantë, të cilët kursimet e punës së tyre mund t’i in-vestojnë në atdhe, investime që favorizohen nga një sërë lehtë-sish fiskale.

“Përveç paketës së lehtësi-meve të taksave, (tani 5% tatim fitimi, por edhe me TVSH-në

6% siç është për hotelet me 5 yje), siç ju kemi dhënë ju, jemi shumë të angazhuar t’i japim mbështetje financiare direkte të gjithë atyre që duan të bëjnë

transformime të tilla që shkoj-në në drejtim të promovimit të zonave, të bukurive natyrore. Po shohim që ka gjithmonë e më shumë kërkesë dhe fak-tikisht, llogaria është shumë e thjeshtë edhe për ata që janë në emigracion e që kanë një shtë-pi në fshat, apo kanë një tokë, nëse ndërtojnë një agroturizëm, kanë më shumë të ardhura sesa çdo rrogë në emigracion”, – u shpreh Kryeministri Rama.

Qemali, përveç punonjësve në biznesin e tij ka të anga-zhuar edhe fermerët e zonës me të cilët, siç shprehet ai, ka filluar të lidhë kontrata për të blerë produktet e tyre.

Falë edhe këtyre shem-bujve të suksesit, numri i fermerëve, të cilët aplikojnë për mbështetje nga AZHBR-ja është në rritje.

“Ky është efekt zinxhir. Në fillim, kur bëmë thirrjen e parë nuk patëm aplikime. Tani janë bërë edhe më shumë. Në gjithë këtë peisazh, gjithkush që ka një mundësi, ka më shumë sesa aq sa i duhet për të jetuar vetë, mund ta kthejë

direkt në një bujtinë shtëpinë dhe pranë shtëpisë ndërton një agroturizëm dhe gjithç-ka ndryshon”, – u shpreh Kryeministri.

Bujtina në fshatin Roshnik të Beratit, model agroturizmi

Bujtina e Alfred Fiskës në fshatin Roshnik të Beratit, është një model frymëzues për të gjithë ata që duan të in-vestojnë në agroturizëm. Ai përfitoi mbështetje financiare nga Skema Kombëtare e vi-tit 2018. Krahas bujtinës ka ngritur edhe një kantinë vere, duke u mbështetur tek tradita e tij familjare në vreshtari. Më shumë investime në agro-turizëm do të thotë më shumë të ardhura për ekonominë tuaj familjare, do të thotë më shumë zhvillim për zonat ru-rale. Fondet e BE-së, përmes programit IPARD, ne i kemi orientuar pikërisht tek inves-

timet në agroturizëm sepse be-sojmë fort që agroturizmi është

një mundësi e shkëlqyer për të nxjerrë fshatin nga varfëria.

Rimëkëmbja pas përmbytjes, fermeri brenda vitit me serrë më të madhe

Serra e Fatos Kanaçit, fermer në Qarkun e Beratit, në marsin e vitit të kaluar, u përm-byt dhe i gjithë mundi i tij i mbi më shumë se një dekade u shkatërrua në pak minuta. Sot, në sajë të bashkëpunimit me Agjencinë për Zhvillim Bujqë-sor dhe Rural dhe falë skemave mbështetëse kombëtare për bu-jqësinë, ai arriti që jo vetëm ta rindërtojë serrën e tij, por edhe ta zgjerojë atë. Ambientet e reja të saj u vizituan nga Kryemi-nistri Rama, i shoqëruar nga ministri i Bujqësisë dhe Zhvil-

limit Rural, Bledi Çuçi dhe nga Drejtoresha e përgjithshme e AZHBR-së, Frida Krifca.

Pa mundësi financiare për ta ringritur serrën, Fatosi aplikoi pranë AZHBR-së, ku përfitoi nga skemat e saj mbështetëse. “Unë pata një histori në 2018, pata një fatkeqësi natyrore, ku si pasojë e stuhisë së fortë mu prish e gjithë serra ime. Kam

14 vite që merrem me fermën dhe në pamundësi financiare për ta rindërtuar, aplikova pra-në AZHBR-së dhe u shpalla fitues. Ndërtova këtë objekt, një serrë më të madhe, më moderne e më cilësore,” shpre-het Fatosi.

“Kushdo që punon tokën, sot ka një mundësi më shumë falë skemave të reja të Komi-sionit Europian. Falë zerimit të TVSH-së për imputet bujqë-sore dhe granteve mbështetëse për fermerin, bujqësia po kthe-het në një mundësi të mirë,

jo thjesht për të mbijetuar, por për të krijuar të ardhura të mjaftueshme për të mbaj-tur familjen e në rastin më të mirë edhe për të eksportuar produktet jashtë vendit. Kush ka tokën e kush ka mendjen në kokë, me mbështetjen tonë, me skemat e reja, me skemën e re të Komisionit Europian tani, pa diskutim që arrin të nxjerrë një

fitim që është më shumë se sa një rrogë e mirë në shtet pastaj të tjerë mund të nxjerrin edhe më shumë se sa ata që punojnë nëpër banka por kjo është pak por e sigurt. Gjithë çështja është që shumëkush këtu nuk ishte mësuar me rregull. Tani rregulli i duket fundi i botës. Si rasti i Fatosit janë me mijëra në Shqipëri, të cilët punojnë, prodhojnë, shesin e fitojnë,” tha Kryeministri Rama.

Fermerët mund të përfitojnë edhe nga fondet e Komisionit Europian për zhvillimin e bu-jqësisë, që këtë vit janë më të mëdha se çdo vit tjetër. “Fatosi ka aplikuar dhe në programin IPARD dhe është kurajoz, sepse ka marrë një tokë tjetër me qera, do të bëjë një serrë akoma më të madhe dhe shpre-sojmë të jetë përfitues edhe aty,” – tha Krifca, drejtoresha e AZHBR.

“Kapërcimi që duhet të ndodhë tek shumë njerëz, që ju e keni bërë kapërcimin, është që për të nxjerrë fitime nga toka, duhen mend dhe duhen bërë projekte. Na ka dhënë Bashkimi Europian dhjetëra miliona euro tani, nuk i kemi pasur kurrë, por ai i Bashkimit Europian të thotë ja ku i ke lekët, por nuk të lëshon kokrrën e lekut nëse ti nuk i ke të gjithë letrat në rregull,” – tha Kryem-inistrit, i cili gjithashtu shtoi se fakti që ka njerëz si Fatosi, të cilët aplikojnë dhe përfitojnë, do të thotë që është diçka që bëhet dhe jo e pamundur.

Reforma në inspektime - Hajdari synon mbrojtjen e biznesit duke goditur atë të pandershmin

Inspektoriatet tashmë do të kryejnë inspektime duke u bazuar në një rregullore të re, me procedura të rregullta ligjore, programim dhe në mënyrë online, duke u bazuar në një analizë risku dhe trans-parencë.

Gjatë një takimi në ambi-

entet e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, inspektori i Përgjith-shëm, Shkëlqim Hjdari u shpreh se kjo reformë në inspektim, synon mbrojtjen e biznesit të rregullt duke nxjerrë nga tregu biznesin e pandershëm.

Sipas inspektorit të përgjith-shëm, po synohet ngushtimi i

kohës nga inspektimi dhe deri te finalizimi i akteve adminis-trative

Hajdari u ndal edhe në mbrojtjen e juristëve të çdo in-spektorati, për të cilin u shpreh se ka nxjerrë tashmë një urdhër i cili pritet të miratohet nga Këshilli i Ministrave. Perimet u shtrenjtuan. Shkak, dëmet

nga moti dhe monopoli në tregKëtë dimer tregu ka hasur

vështirësi për t’u furnizuar me prodhime vendase të stinës. Për shkak të humbjeve që pësuan vitin e kaluar, fermerët reduk-tuan sipërfaqet për kultivimin e preshit, qepës, patates etj.

Mungesa e prodhimit çoi në rritjen e çmimeve që për disa perime dhe zarzavate të dimrit ishin 2-3 herë më të larta se vitin

e kaluar. Një kilogram qepë ose presh u shit nga 100-130 lekë për kilogram, nga 30-50 lekë për kilogram vitin e kaluar.

Në qytetin e Tiranës, fruta-perimet kushtojnë më shtrenjtë sesa në qytetet e tjera të Shq-ipërisë, sepse administratorët e Tregut Agro-ushqimor abuzojnë me tregtarët e shumicës duke vendosur çmime të larta për qira-

në, energjinë elektrike dhe ujin. Një gjë e tillë ndikon në rritjen e çmimit të këtyre produkteve.

Çmimet e perimeve dhe të zarzavateve në muajin janar shënuan rritjen më të madhe që nga viti 2010. INSTAT raportoi se çmimet në grupin zarzavate, (përfshi patatet) u rriten me 36.6

Page 6: Viti i shtatëmbëdhjetë i botimit - nr. 358 E Premte, 25 ... file(Vijon ne faqen 10) Prodhimet shqiptare ekspozohen në panairin më të rëndësishëm ndërkombëtar “Fruit Logistica”

6 AGROBIZNESI E Premte, 25 Janar 2019

be - siguri ushqimore

BE bën lëvizjen e madhe për të mposhtur varfërinë e tejskajshme në Shqipëri, vihen në lëvizje vendet

më të zhvilluara evropianeBE, 5 mln euro për sigurinë ushqimore - Soreca: Projekti i hap rrugën

produkteve shqiptare drejt tregut europian

Bashkimi Evropian ka ven-dosur të ndihmojë Shqipërinë për të dalë nga kriza e thellë dhe varfëria e tejskajshme, që e ka pushtuar. Për këtë, BE ka prezantuar një projekt prej 5 milionë eurosh për të garan-tuar që qytetarët shqiptarë të përfitojnë nga i njëjti nivel i sigurisë ushqimore që gëzohet nga qytetarët brenda BE-së. Për 4 vjet, Irlanda dhe Finlan-da do ta ndihmojnë Shqipërinë të forcojë sigurinë ushqimore dhe sistemin e saj veterinar, duke përfshirë në çdo hap edhe konsumatorët.

“Projekti që po prezantojmë sot do ta sjellë Shqipërinë edhe më pranë standardeve të BE-së. Ai do të përmirësojë jetën e përditshëm dhe shën-detin e shqiptarëve. Ai do të kontribuojë edhe për hapjen e tregut të BE-së për produktet shqiptare”, tha Ambasadori i BE-së Luigi Soreca.

Eventi u ndoq edhe nga Ministri i Bujqësisë së Shq-ipërisë Bledi Çuçi, Ministrja e Shtetit për Çështjet Evropiane e Irlandës, Helen McEntee, dhe Sekretari i Shtetit të Fin-landës, Samuli Virtanen.

Ministrja e Shtetit McEn-tee tha: “Ky është një bash-këpunim i rëndësishëm midis Shqipërisë dhe dy Shteteve Anëtare të BE-së, Irlandës dhe Finlandës, me mbështetje financuese nga Bashkimi Ev-ropian. Ky është një shembull i shkëlqyer i Bashkimit Evro-pian në veprim, me anëtarët e BE-së që mbështesin një vend kandidat për të harmonizuar ligjet dhe rregulloret e tij me normat evropiane dhe duke ndihmuar për krijimin e një kulture të sigurisë ushqimore

që përputhet me shembujt më të mirë në botë.”

Fjala e plotë e ambasadorit të BE-së, Luigi SorecaJam shumë i lumtur të njof-

toj sot prezantimin e projektit “Mbështetje për sigurinë ush-

qimore, standardet veterinare dhe fitosanitare”, financuar nga Instrumenti i BE-së për Asis-tencë Para-Anëtarësimit (IPA), me një shumë prej 5 milion Eurosh.

Projekti do të zbatohet për një periudhë 4-vjeçare nga një grup organesh publike nga Shtetet Anëtare i udhëhequr

nga Autoriteti i Sigurisë Ush-qimore të Irlandës dhe duke përfshirë Autoritetin e Sigurisë së Ushqimit të Finlandës.

Që prej krizave ushqimore të fundit të viteve ‘90, Bash-kimi Evropian ka investuar shumë në një sistem të sig-urisë ushqimore që garanton nivelin më të lartë të mbrojtjes

për konsumatorët. Sot BE-ja mund të krenohet se ka sistemin më gjithëpërfshirës dhe më të rreptë për menax-himin e rreziqeve të ushqimit.

Kjo është një një histori suksesi që tregohet rrallë,

por modeli ynë është bërë një pikë referimi e përdorur në

mbarë botën. Ne kemi qenë gjithmonë të etur për ta ndarë përvojën tonë, veçanërisht me vendet kandidate që aspirojnë të hyjnë në Bashkimin Evro-pian.

BE-ja ka një histori të gjatë angazhimi për ta ndihmuar Shqipërinë për ndërtimin e kapaciteteve të duhura për një sistem të konsoliduar veteri-nar dhe të sigurisë ushqimore. Miratimi i korpusit mbresëlë-nës të standardeve të BE-së në këtë fushë është një sfidë e madhe, por e domosdoshme.

Me projektin prej 5 mil-ion Eurosh të paraqitur sot, ne dëshirojmë të mbështe-temi mbi këtë përvojë dhe ta përtërijmë duke adresuar të gjithë zinxhirin e ushqimit, që nga ferma deri te piruni, siç na pëlqen të themi.

Të gjithë aktorët duhet të marrin përgjegjësi dhe të garantojnë prodhimin e ush-qimit të sigurt për konsuma-torët. Një përmirësim tjetër do të jetë fokusi që do t’i jepet përfshirjes së konsumatorit dhe rritjes së ndërgjegjësimit publik. Kjo është themelore, meqë konsumatori është

përfituesi përfundimtar i kësaj mbështetjeje.

Qytetarët shqiptarë duhet të kenë kontrollin, të kuptojnë të drejtat e tyre dhe të kërkojnë zbatimin e tyre. Angazhimi dhe pjesëmarrja do të jenë kyçe për zbatimin.

Projekti që po prezantojmë sot do ta sjellë Shqipërinë edhe më pranë standardeve të BE-së. Ai do të përmirë-sojë jetën e përditshme dhe shëndetin e shqiptarëve. Por më lejoni të theksoj edhe një përfitim të fundit: ai do të kon-tribuojë për hapjen e tregut të BE-së për produktet shqiptare. Legjislacioni ynë është shumë i qartë në lidhje me këtë, ar-tikujt ushqimorë nuk mund të importohen nëse nuk respek-tojnë integritetin e zinxhirit ushqimor të BE-së.

Në këtë kontekst, duhet të përmend një zhvillim shumë të rëndësishëm të kohëve të fundit, prezantimin e IP-ARD-II, për të cilin BE-ja ka përcaktuar 72 milion Euro në Shqipëri. Ai do të sigurojë investime në prodhimin dhe përpunimin e ushqimit, duke ndihmuar për zbatimin

e standardeve të BE-së për sigurinë ushqimore dhe atyre veterinare dhe fitosanitare.

Para se t’ia lë fjalën Min-

istrit Çuçi, dëshiroj shumë të falenderoj Ministren e Shtetit Helen McEntee dhe Sekretarin e Shtetit Samuli Virtanen, për angazhimin e tyre dhe për praninë e tyre sot.

Është një mundësi e shkëlqyer që Irlanda dhe Finlanda udhëheqin dhe janë të përfshira në këtë projekt. Vendet tuaja kanë një ekspe-riencë të gjatë dhe të çmuar në sigurinë ushqimore. Insti-tucionet shqiptare duhet të përfitojnë sa më shumë nga ky angazhim. Ai ka potencia-lin për të qenë një faktor ndry-shues dhe për ta transformuar rrënjësisht sigurinë ushqimore dhe mbrojtjen e konsumatorit në Shqipëri.

Faleminderit!

Nisim një partneritet të ri me Bashkimin Europian në fushën e sigurisë ushqimore, veterinarisë dhe standardeve fitosanitare. Implementimi i këtij projekti përmes asis-tencës së Autoritetit të Sigurisë Ushqimore në Irlandë dhe ho-mologëve finlandezë, dy prej institucioneve më prestigjoze në Europë dhe jo vetëm, është një garanci e madhe për të çuar aty ku duhet standardet e sigurisë ushqimore në vendin tonë. Riformatimi i AKU-së në një Njësi Inteligjente, Ligji i ri për Shërbimin Veterinar dhe zbatimi i këtij projekti, besoj fort se do të na japin re-zultate impresionuese për të gjithë. Ky është vetëm fillimi

i një transformimi rrënjësor që duam të bëjmë në kontrollin e të gjitha hallkave të zinxhirit ushqimor.

Durrës stuhia shkatërron serratMoti i keq që përfshiu të gjithë gjirin e Durrësit pas-diten e së hënës, dëmtoi sipër-faqe të tëra me të mbjella dhe serra perimesh në periferi dhe zonat rurale.

Fermerët presin ndihmë pas

vlerësimit të dëmit

“Një katastrofë natyrore, një erë e fuqishme, ciklon. Dëmi i pallogaritshëm. Miliona euro të investuara. Ne kërkojmë ndihmë nga shteti. Ka dëmtuar domaten, sallatën… Ishin në prodhim. Punojmë prej muajsh këtu e gjithçka shkoi dëm.

Dëme në njerëz nuk kemi, se dëm material plot. Jemi të rregullt e presim që dëmi të vlerësohet. Presim mbështetje

nga shteti e veçanërisht nga bashkia”, thotë një fermer.

“Ishte ora 17:15 kur unë dola i fundit nga serra. U bëra kaq dhe nuk kam parë atë lloj

tornadoje. Do të ishte katastro-fike sikur të kishte ndodhur dy orë më parë, kur të gjithë ishin në punë. Dëmi është shumë i madh dhe ne nuk mund ta

rindërtojmë dot. Shteti duhet të vejë dorë”, shprehet një tjetër.

“Nuk ka as komision nga bashkia, as nga njësia admin-istrative, as nga qeveria. E ka dëmtuar çdo gjë. Ka marrë fund çdo gjë. Jemi me duart përpjetë”, thekson një fermer tjetër.

Këta banorë, së bashku me të tjerë, kishin bashkuar forcat për t’ia dalë mbanë me prodhimin dhe mbulimin e kërkesës së tregut për perime të freskëta në çdo stinë, por mjaftuan vetëm pak minuta për të shkatërruar të gjithë in-vestimin e tyre, duke i lënë të ndihen të pafuqishëm për ta rimëkëmbur edhe pse dekla-rojnë se e kanë të siguruar ak-tivitetin e tyre bujqësor.

për qind, duke shënuar nivelin më të lartë që nga maji i vitit 2010.

“Shumë shtrenjtë është. Qepa

vjet ishte 70 lekë, sot 100-130. Ne i marrim shtrenjtë te

shumica. Nuk kemi bukë për të ngrenë, jo më të blejmë kështu perime, këtë vit më shtrenjtë është”, thonë qytetarët.

Perimet u shtrenjtuan. Shkak, dëmet nga moti dhe monopoli në treg(Vijon nga faqja 5)

Page 7: Viti i shtatëmbëdhjetë i botimit - nr. 358 E Premte, 25 ... file(Vijon ne faqen 10) Prodhimet shqiptare ekspozohen në panairin më të rëndësishëm ndërkombëtar “Fruit Logistica”

7 AGROBIZNESI E Premte, 25 Janar 2019

Fed inVest

Industria e përpunimit të peshkut do të rritej me 30% në rast se do të negocioheshin kuotat

Flet Mark Babani, drejtues i kompanisë “Mare Adriatica”

Kuotat vjetore për ekspor-tin e peshkut të konservuar do të jenë edhe në vitin 2019 sfida kryesore e industrisë së për-punimit të peshkut në vend. I gjithë sektori ka një peshë të konsiderueshme në punësim dhe është një nga grupet krye-sore të eksportuesve të produk-teve agroushqimore. Sipas të dhënave zyrtare, industria ek-sporton rreth 6000 tonë produkt të përpunuar, ku thuajse gjysma e tyre (2500 tonë) janë produkt i peshkut açuge.

Prej tyre, 1600 tonë, sa ç’është edhe kuota e lejuar e eksportit drejt vendeve të BE-së pa tarifë, shkon si produkt i gatshëm, me etiketë “Made in Albania”, ndërkohë që kapac-itetet përpunuese të tyre janë shumë më të larta.

Pjesën tjetër, kompanitë shq-iptare e çojnë si produkt gjysmë të gatshëm, pasi nëse do të shkonte si produkt i gatshëm do të paguante taksë. Sipas Min-istrisë së Bujqësisë, eksportet për industrinë e peshkimit në 2017-n ishin 83 milionë euro, me një zgjerim prej 20% në krahasim me një vit më parë.

Si ka qenë ecuria e pesh-kimit për industrinë e për-punimit të peshkut?

Industria e përpunimit

të peshkut në vitin 2018, ka qenë në zgjerim pavarësisht problematikës së sektorit tonë. Kompania “Mare Adriatica” ka shënuar rritje 35-40% të eksporteve në vitin 2018. Por industria nuk po e shfrytëzon plotësisht kapacitetin e saj për-punues dhe eksportues. Kuotat, të cilat janë shumë më të ulëta se kapaciteti i sektorit, mbeten problematike. Në rast se do të ishte finalizuar negociimi i kuotave, e gjithë industria do të ishte rritur 25-30%. Për men-dimin tim, zgjidhja e kuotave është për shkak të neglizhencës së këtij problemi. Kuotat për açuge të përgatitura ose të rua-jtura në vend janë 1600 tonë dhe mbi këtë kuotë taksohen 25% të vlerës.

Ndërsa kapaciteti shqiptar i përpunimit shkon deri në 4000-4500 tonë në vit dhe përfshin më shumë se 2800 punonjës. Sektori deri më tani, ka investuar rreth 39 milionë euro. Heqja e kuotave të ek-sportit për açuge të përgatitura

ose të ruajtura dhe sardelet do të mbështesë rritjen ekono-mike dhe punësimin në vend. Aktualisht, industria operon me dy kategori produkti; produkt gjysëm i gatshëm, i cili shërben si lëndë e parë për prodhuesit europianë dhe produkt përfundimtar, të cilat janë konservat me peshkun açuge.

Cili ishte efekti që pati kursi i këmbimit gjatë këtij viti dhe çfarë masash keni marrë për vitin që do të vijë, nëse leku vijon të mbetet kaq i fortë përkundrejt monedhave të huaja?

Çdo muaj, kompania “Mare Adriatica” humbet prej kursit të këmbimit rreth 30 mijë euro, për shkak të zhvlerësimi të euros. Për fat të keq ekspor-tuesit nuk kanë asgjë në dorë për t’u mbrojtur nga zhvlerësi-mi i valutave. Përpjekja jonë e vetme ka qenë rritja e çmimit, por kjo nuk ka rezultuar një masë efikase. Rritja e çmimit

nuk ka qenë më e lartë se 3% dhe kjo nuk mund të amorti-zojë të gjithë humbjen tonë. Për shkak të rritjes, ne kemi humbur dhe një klient, që do

të thotë se në vazhdim nuk mund ta rrisim çmimin. Në përgjithësi, kompanitë i kanë kaluar te fitimet e tyre humbjet nga kursi i këmbimit.

Investimet në sektor mund të ishin edhe më të mëdha në rast se nuk do të kishim hum-

bje nga zhvlerësimi të euros. Disa nga strategjitë që mund të ndjekim për t’i bërë ballë humbjeve është pagimi i punë-torëve në euro. Por mendoj se

edhe kjo nuk do të jetë efikase pasi do të detyrohemi të rrisim pagat e punëtorëve. Pagat janë një nga zërat tanë kryesorë të shpenzimeve në lekë dhe me forcimin e lekut shpenz-imet për paga janë rritur me të njëjtën masë sa është forcuar

leku. Ne e blejmë lëndën e parë kryesisht në Europë dhe e marrim në valutë. Aktual-isht po përpiqemi ta blejmë pak më lirë lëndën e parë.

Si e prisni vitin 2019?Në vitin 2019, para-

shikojmë që të vijojmë zgjer-imin. Në fabrikën e re të për-punimit në Tiranë, presim që të zgjerohemi edhe me 100 punëtore të tjera. Në fabrikë janë të punësuara rreth 150 punëtore gra. Ne hasim më shumë vështirësi për gjetjen e punëtoreve gra se me bur-rat, duke qenë se një pjesë e mirë e tyre punësohen edhe në rrobaqepësitë fason.

Presim të zgjerojmë edhe fabrikën e përpunimit të Shkodrës me një repart të ri, ku do të implementojmë një teknologji të re të përpunimit. Në këtë fabrikë, parashikojmë që brenda prillit të punësojmë rreth 200 burra nga zona e Shkodrës. Punëtorët që dalin me anije për peshkim janë në përgjithësi të huaj, kryesisht nga Egjipti. E gjithë indus-tria e përpunimit të peshkut punëson mbi 4000 individë dhe rreth 2800 prej tyre janë të lidhur drejtpërdrejt me për-punimin e peshkut të açuges.

Gazeta “Monitor”

Zana Konini rizgjidhet Kryetare e Këshillit Drejtues të FED. Ambasadori i Japonisë në Shqipëri,

ShTZ. Makoto Ito viziton zyrën rajonale të FED invest

Në sektorin e mikrofinancës, me një eksperiencë të gjatë, FED invest ka krijuar ndër vite aftësinë e të kuptuarit të anëtarit dhe nevojat e tij, duke i shërby-er në mënyrë të vazhdueshme, duke ofruar transparencë, shpe-jtësi dhe procedura të thjeshta për të gjithë anëtarët nga të cilët përfituesit më të mëdhenj janë banorët e zonave rurale.

Falë përvojës së fituar në 27 vitet e tij, Fed invest po zhvil-lon shërbimet dhe produktet financiare për fermerët falë edhe përvojës së Shoqërive të Kursim-Kreditit. FED invest mbluon mbi 1700 fshatra në të gjithë territorin e vendit.

Aplikimi i mikrokredisë ka dhënë një impakt pozitiv, pasi ndihmon anëtarësinë në aktiv-itetin e tyre në bujqësi, blegtori, tregti, shërbime etj., gjë e cila e ka bërë të qëndrueshëm dhe do-mosdoshmëri prezencën e FED invest në zonën rurale.

Agjencia Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar, JICAThemeluar si Agjenci Ad-

ministrative e Inkorporuar, sipas aktit të Agjencisë Ad-ministrative të Inkorporuar (Akti No. 136, 2002), Agencia Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar, JICA ka për qëllim të kontribuojë për pro-movimin e bashkëpunimit ndërkombëtar po ashtu edhe për forcimin e zhvillimit të ekono-misë së Japonisë dhe asaj globale, duke mbështetur zhvillimin socio-ekonomik, rimëkëmbjen apo sta-bilitetin e zhvillimit të rajonit.

JICA, në përputhje me Kartën e Zhvillimit të Bashkëpunimit, do të punojë për sigurinë njerë-zore dhe rritjen e cilësisë.

JICA, me partnerët, do të marrë drejtimin në forcimin e lidhjeve të besimit në botë,

duke aspiruar për një botë të lirë, të begatë e në paqe, ku njerëzit mund të shpresojnë për një të ardhme më të mirë duke

shfrytëzuar potencialet e tyre të ndryshme.

Një projekt pilot me vlerë $20,000 i Bankës Botërore në vitin 1992, që kishte për qëllim zbutjen e varfërisë në vend, hodhi bazat për theme-limin dhe rregullimin me ligj të shoqërive të kursim kreditit (SHKK) që do të operonin në zonat rurale të vendit. Ofrimi i shërbimeve të munguara fi-nanciare, mbështetja e incia-tivës private dhe përmirësimi gradual i standardeve të jetesës ndër vite, mundësoi lulëzimin e aktivitetit të shoqërive të kursim kreditit dhe rritjen e kapaciteteve të tyre financiare. Duke vlerësuar nevojën për

një përpjekje të bashkërenduar një organizim të përgjithshëm më të mirë dhe mbarëvajtjen e aktivitetit të shoqërive të

kursim kreditit, 60 prej tyre themeluan Unionin Shqiptar Kursim Kredi (Unioni) në vi-tin 2002. Një institucion om-brellë që mbështeste krijimin, mbikëqyrte punën e SHKK-ve dhe shërbente si levë financiare për to. Në vitin 2013, Unioni arriti një portofol prej €25 mil-ion kredi, €15 milionë depozita dhe 97 SHKK.

Zgjerimi sasior dhe cilësor i aktitivitetit të SHKK-ve nxorri në pah mundësi të reja për rritje të mëtejshme. Me mbështetjen e plotë të Bankës së Shqipërisë dhe konsulencën e Rabobank International Advisory Ser-vices – RIAS, u sugjerua kon-solidimi i SHKK-ve anëtare të

Unionit, në një institucion të vetëm. Institucioni i ri që do të mbajë një sistem qeverisjeje me dy nivele dhe administrim

të aktivitetit operacional me një nivel, sipas eksperiencave më të mira europiane, ofron perspektivën për përmirësimin e efiçencës institucionale në vendimmarrje, rritje të kapac-iteteve financuese për fermer-ët, apo zgjerim të gamës të produkteve dhe shërbimeve që institucioni mund të ofrojë. Në Asamblenë e Përgjithshme të SHKK-ve përkatëse u miratua bashkimi vullnetar me përthithje përkatësisht i secilës SHKK të përthithur (70 SHKK) në sho-qërinë përthithëse ekzistuese të kursim kreditit "FED invest". Në datën 2 Mars 2016, Banka e Shqipërisë liçencoi Shoqërinë Kursim Kredi “FED invest”

SHKK "FED invest" është një institucion financiar i ndër-tuar mbi parimet kooperative. Misioni ynë është që të ofrojmë gamë të gjerë produktesh dhe shërbimesh financiare, veça-nërisht ndaj popullsisë që jeton në zonat rurale të Shqipërisë, me qëllim rritjen e përfshirjes financiare dhe reduktimin e përgjithshëm të varfërisë. Ne operojmë në mënyrë miqësore, duke përdorur teknologji ban-kare moderne.

ANËTARËTSHKK "FED invest"

ndjek modelin e koopera-tivave financiare të ndërtu-ara nga poshtë lart. Klientët përfitues të shërbimeve të tij, janë banorë të zonave rurale dhe semiurbane, anëtarë dhe njëherazi pronarë të vetëm të shoqërisë së kursim-kredititit "FED invest". Vendimmarrja e anëtarëve është e bazuar në parimin “një anëtar, një votë”, pavarësisht shumës së kon-tributit të paguar në kapital. "FED invest" është një shoqëri me kapital 100% shqiptar. Or-ganet e shoqërisë janë Asam-bleja e Përgjithshme, Këshilli Drejtues, Komiteti i Kontrollit dhe Administratori. Këshilli Drejtues dhe Komiteti i Kon-trollit zgjidhen prej Asam-blesë të Përgjithshme Vjetore të shoqërisë për një periudhë katër vjeçare dhe me të drejtë rizgjedhjeje. Në fund të vitit 2017, "FED invest" numëron më shumë se 51,000 anëtarë.

DEGËTDegët janë njësi organiza-

tive në varësi të SHKK "FED invest" të shtrira kryesisht në zonat rurale. Këto degë ush-trojnë në mënyrë të drejtpër-drejtë të gjitha apo disa nga veprimtaritë e SHKK"FED invest". Për t’u anëtarësuar në një degë kriteri kryesor që duhet plotësuar është ushtrimi i veprimtarisë së anëtarit në të njëjtën zonë gjeografike, në të njëjtin komunitet ose kritere të tjera të bazuara në interesin e përbashkët të shoqërisë dhe anëtarit. Anëtarësia në çdo zonë zgjedh Këshillin Drej-tues të degës përmes parimit “një anëtar, një votë.” Bazuar në këtë parim më shumë se 800 anëtarë të FED invest janë zgjedhur si drejtues të komu-niteteve të tyre. Në fund të vitit 2017, "FED invest" e ka të sh-trirë aktivitetin e tij në gjysmën e fshatrave të Shqipërisë dhe mundëson akses në shërbime financiare për më shumë se 45% të popullsisë së vendit që banon në zonat rurale.

Këshilli Drejtues është or-gani ekzekutiv i SHKK "FED invest" që administron sho-qërinë dhe është përgjegjës për manaxhimin e aktivitetit të biznesit, kontrollit dhe të fondeve. Këshilli Drejtues ka për detyrë që t’i raportojë Asamblesë së Përgjithshme në lidhje me situatën finan-ciare të shoqërisë dhe detyrat e ngarkuara. Këshilli Drejtues i "FED invest" është i përbërë nga 7 anëtarë të zgjedhur prej asamblesë së përgjithshme për një mandat katër vjeçar me të drejtë rizgjedhjeje. Anëtarët e Këshillit Drejtues të "FED invest" janë individë të res-pektuar në fushat e tyre të ek-spertizës dhe me reputacion në komunitetet ku bëjnë pjesë.

Page 8: Viti i shtatëmbëdhjetë i botimit - nr. 358 E Premte, 25 ... file(Vijon ne faqen 10) Prodhimet shqiptare ekspozohen në panairin më të rëndësishëm ndërkombëtar “Fruit Logistica”

8 AGROBIZNESI E Premte, 25 Janar 2019

Page 9: Viti i shtatëmbëdhjetë i botimit - nr. 358 E Premte, 25 ... file(Vijon ne faqen 10) Prodhimet shqiptare ekspozohen në panairin më të rëndësishëm ndërkombëtar “Fruit Logistica”

9 AGROBIZNESI E Premte, 25 Janar 2019

Page 10: Viti i shtatëmbëdhjetë i botimit - nr. 358 E Premte, 25 ... file(Vijon ne faqen 10) Prodhimet shqiptare ekspozohen në panairin më të rëndësishëm ndërkombëtar “Fruit Logistica”

10 AGROBIZNESI E Premte, 25 Janar 2019

integrim

Lehtësitë fiskale rrisin eksportet e bimëve medicinale

Shqipëria merr kryesimin e CEFTA-s për 2019-n. Moment kyç për ecurinë e zhvillimit rajonal

Shqipëria ka marrë zyrtar-isht kryesimin e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë në Evropën Qendrore, me qëllim nxitjen e Zhvillimit Rajonal dhe procesit të Integrimit Evropian për Ball-kanin Perëndimor.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Misioni i Shq-ipërisë në Bashkimin Europian organizuan takimin hapës të Kryesimit të CEFTA-s, me pjesë-marrjen e Komisionin Europian dhe partnerëve te tjerë të rajonit.

Aktiviteti, i hapur për pub-likun, solli së bashku në një panel Znj. Albana Shkurta, zëvendësministre e Financave dhe Ekonomisë, Znj. Suela Jan-ina, ambasadore e Shqipërisë në Bashkimin Europian, Znj. Myriam Ferran nga DG NEAR, Komisioni Europian, Z. Emir Djikcic, Drejtor i Sekretariatit të CEFTA-s dhe bashkepunëtorë e donatorë si USAID, GIZ etj.

Znj. Janina në fjalën e saj hapëse e konsideroi Mar-rëveshjen CEFTA si një nga gurët e themelit të zonës ekono-mike rajonale dhe procesit të integrimit europian. Për këtë arsye, në këtë takim hapës, ajo theksoi përfshirjen e përher-shme të Shqipërisë për rritjen

e bashkëpunimit ekonomik dhe ftoi të gjitha palët për një anga-zhim të plotë institucional për realizimin e qëllimeve të lid-hura edhe me Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit.

Znj. Ferran, Komisioni Evropian, theksoi rëndësinë që CEFTA, si pjesë e bash-këpunimit rajonal, vazhdon të ketë në strategjinë e Zgjerimit të Ballkanit Perëndimor. Ajo sqaroi më tej, se Zona Ekono-mike Rajonale mbetet platforma më e sigurt për procesin e integ-rimit të rajonit dhe zhvillimit të mëtejshëm ekonomik.

Zj. Albana Shkurta, Zëvendësministre e Finan-cave dhe Ekonomisë prezantoi prioritetet e kryesimit të Shq-ipërisë, duke theksuar rolin e rëndësishëm të Zonave të Tregtisë së Lirë, Tregtisë së Lirë të Mallrave dhe Shërbi-meve dhe të Lëvizjes së Lirë të Investimeve për ekonomitë e palëve të CEFTA-s.

Znj. Shkurta u fokusua më tej në prioritetet më të rëndësishme me karakter teknik dhe poli-tik, duke theksuar miratimin e Protokollit të Tregtisë në Shër-bime, përfundimin e ratifikimit të Protokollit të Tregtisë së Lirë

të Mallrave dhe angazhimin për të përfunduar negociatat deri në fund të vitit 2019, për Protokol-lin për Mekanizmat e Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve në fush-ën e Tregtisë.

Ajo falenderoi Z. Nikaj, ambasador i Republikës së Ko-sovës në Bashkimin Europian për realizimet e vitit të shkuar dhe konfirmoi më tej përqasjen konstruktive të Shqipërisë për realizimin e suksesshëm të axhendës ambicioze për vitin 2019 në CEFTA.

Marrëveshja e Tregtisë së Lirë në Evropën Qendrore (CEFTA) është një marrëveshje rajonale tregtare mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Moldavisë. Marrëveshja ka hyrë në fuqi në vitin 2007. Ob-jektivi kryesor i CEFTA-s është të nxisë tregtinë në mallra dhe shërbime dhe të lehtësojë in-vestimet në rajon, duke ofruar një platformë për eleminimin e barrierave të tregtisë. CEFTA mbetet edhe aktualisht plat-forma më e rëndësishme për integrimin ekonomik të rajonit në rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian. Në 1 janar 2019, Shqipëria ka marrë kryesimin e strukturave të CEFTA-s.

10 shtetet ku kryesojnë eksportet bujqësore shqiptare

8.6 miliardë lekë, eksportet bujqësore drejt Italisë gjatë 2018 Eksportet bujqësore shq-

iptare drejt Italisë shënuan vlerën e 8.6 miliardë lekëve gjatë vitit 2018, duke e renditur këtë shtet në krye të listës së vendeve që janë destinacione të eksporteve “made in Albania”.

Sipas të dhënave nga minis-tria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, drejt Italisë janë ekspor-tuar 22.3 mijë tonë produkte bujqësore, blegtorale dhe agroushqimore shqiptare, gjatë vitit të kaluar.

Ndërkohë që pas Italisë, renditet Kosova dhe Greqia, me rreth 2.9 miliardë lekë apo 74.4 mijë tonë prodhimeve të eksportuara.

Produktet shqiptare duket se kanë gjetur tregje të mira edhe në Suedi, Serbi, SHBA, Gjermani, Spanjë, Rumani,

dhe Maqedoni.Peshën kryesore në eksporte

e zënë perimet, frutat, arroret, ujërat.

Totali i eksporteve bujqë-sore shqiptare gjatë vitit 2018,

regjistron vlerën 33.8 miliardë lekë, nga 31.5 miliardë lekë që kanë qenë në vitin 2017, me një rritje prej 2.3 miliardë lekë, bën të ditur dikasteri i Bujqësisë.

në bujqësi, kryesisht në pro-dhimin e kultivuar në serra dhe drurët frutorë. Disa nga aktiv-itetet specifike të saj janë:

1. Kultura të ndryshme bu-jqësore dhe shitja me shumicë e pakicë;

2. Pemët frutore në mënyrë që të shesë prodhimet dhe nën-produktet me shumicë e pakicë;

3. Prodhim i farërave dhe

fidaneve për treg;4. Ngritja e industrisë së

përpunimit të produkteve bu-jqësore e blegtorale;

5. Ngritja dhe zhvillimi i agroturizmit

Elkos Group LushnjeQendra e saj moderne ka një

sipërfaqe prej 30,000 m², paji-sur me kushtet e nevojshme si dhoma kontrolli me kapacitet

(Vijon nga faqja 2)

Kompanitë bujqësore shqiptare marrin pjesë në panairin e Berlinit

të lartë të frutave dhe peri-meve. Pajisje për paraftohje, larje, pastrim dhe standardizim, seleksionim dhe kalibrim.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Hafuz Domi, TiranëMedin Kryemadhi, PeshkopiLiljana Isakaj, TiranëIlir Cenolli, Bilisht KorçëOltian Shaholli, KorçëMuharrem Selimi, Korçë

“Gjedra” është një prej eksportuesve të njohur shq-iptarë të bimëve medicinale në shumë shtete të Europës dhe në Amerikë. Si një sipërmar-rje e suksesshme prej mëse 25 vitesh në treg, ajo njeh një rritje prej 33% të eksportit të produkteve të saj këtë vit. Këtë sukses, sipërmarrësi e sheh edhe si ndikim i drejtpërdrejtë i zerimit të taksës për makin-eritë e prodhimit dhe lehtësive të tjera fiskale, më e fundit ulja në 6% e TVSH-së. Së fundmi ka aplikuar për të përfituar nga programi nga fondet e BE për bujqësinë, IPARD II, me ndi-hmën e të cilit do të bëjë re-alitet projektin për zgjerimin e fabrikës dhe futjen në treg të produkteve të reja.

Kryeministri Edi Rama vizitoi fabrikën “Gjedra” në Berat, e cila ka aktualisht 60 punëtorë dhe 2700 fermerë të angazhuar në zinxhirin e saj të mbledhjes dhe përpunimit të bimëve medicinale.

“Ne kemi rreth 25 vjet që punojmë me eksportimin e bimëve medicinale. Punojmë me të gjithë Europën, si Gjer-mani, Spanjën, Francën e gjithandej. Punojmë dhe me Amerikën prej kaq vitesh, duke eksportuar rreth 800 ton sherebelë. Nga këta 60 punë-torë që kemi këtu, pothuajse gjysmat e tyre i kemi punëtorë prej gati 25 vitesh. Marrin një rrogë nga 26 deri në 45 mijë lekë të rinj. Por veç punon-jësve që kemi këtu, ne kemi

edhe fermerët tanë, rreth 2700 fermerë që i kemi trajnuar për mbledhjet e rigonit, sherebe-lit, trumzës, etj.. Në ndryshim nga vjet, sivjet kam arritur në rreth 500 ton. Ndërsa, rritja e sivjetshme në eksporte është 33%,” – u shpreh sipërmarrësi, ambicia e të cilit është shtimi i punonjësve, përmes zgjerimit të fabrikës.

Duke folur për projek-tin që synon të realizojë me mbështetjen e programit

IPARD, sipërmarrësi tregon se mundësitë për të rritur pu-nësimin janë të mëdha. Po ash-tu edhe të ardhurat për punon-jësit.

“Aty mund të shtojmë edhe 60 punëtorë të tjerë, sepse do të shtojmë edhe frutat, pasi projekti që kemi bërë, nuk lejon që frutat të jenë bashkë me bimët medicinale. Edhe rrogat do t’i rrisim. Por duhet të bëjmë investime që të zgje-

rojmë hapësirat, pasi janë shumë të kufizuara,” tha ai.

Kryeministri Edi Rama premtoi se sipërmarrësit do të kenë të gjithë vëmend-jen e qeverisë, e cila do të mbështesë përmes pro-grameve të posaçme idetë e tyre inovatore.

“Ne e kemi të gjithë vull-netin. Mundësitë e reja janë të jashtëzakonshme, sepse bëhet fjalë për një volum fondesh shumë të madh, por siç e kemi

mësuar nga jeta me perëndi-min ku ti eksporton, duhen le-trat mirë të kopsitura, idetë e qarta, strategjia e qartë dhe në fund paratë janë, po para që “hajde se po i hedhim”, s’ka,” u shpreh Kryeministri.

Ndër të tjera, sipërmarrësi pohoi se gjatë tre viteve të fundit, lehtësitë fiskale kanë qenë të shumta dhe kanë ndi-kuar në përmirësimin e per-formancës së biznesit të tij.

Nisma në qytezën spanjolle: Adopto një ulli!Këto pemë të lashta janë

vetëm disa nga 7 mijë ullinjtë që Sira dhe miqtë e saj kanë rikthyer në jetë në Oliete, një fshat me vetëm 357 banorë në Spanjën verilindore.

Për 50 euro në vit, një indi-vid mund të sponsorizojë një nga 100 mijë ullinjtë e brakti-sur në rajon.

Sira Plana, bashkëthemelu-ese e nismës, thotë: “Sponsori mund të zgjedhë pemën e tij të ullirit nga një katalog dhe t’i japë një emër. Më pas, mund ta shohin atë teksa transformohet në faqen tonë të internetit ose aplikacionin tone, nga gjendja

e braktisur në atë të një kujdesi optimal, falë mbështetjes së tyre”.

Përveç sjelljes në jetë të pemës së ullirit, skema synon të rikthejë në jetë edhe ekonominë

e Olietes, duke tërhequr familje të reja në fshatin ku thuajse gjysma e popullatës është mbi 65 vjeç. Në 4 vjet, 2500 spon-sorë kanë adoptuar pemë duke krijuar disa dhjetëra vende të reja pune. Falë ardhjes së pu-nëtorëve të rinj dhe familjeve të tyre fshati ka mundur të mbajë hapur edhe shkollën e tij që tani ka 6 nxënës.

Disa qindra shishe vaji “Oli-ete” tani shiten çdo vit për 12.50 euro gjysmë litri dhe vaji mund të blihet edhe online. Ndërsa sponsorët marrin dy litra vaj në vit si falenderim që kanë ndi-hmuar këto pemë të lashta.

Page 11: Viti i shtatëmbëdhjetë i botimit - nr. 358 E Premte, 25 ... file(Vijon ne faqen 10) Prodhimet shqiptare ekspozohen në panairin më të rëndësishëm ndërkombëtar “Fruit Logistica”

11 AGROBIZNESI E Premte, 25 Janar 2019

QENDRA E TRANSFERIMIT TЁ TEKNOLOGJIVE BUJQЁSORE FUSHЁ KRUJë

Mikroklima në fermat e gjedhit

Drejtoria e Teknologjive Blegtorale, QTTB-Fushë KrujëE-mail: [email protected]

Me mikroklimë në strehimet blegtorale kuptojmë tërësinë e elementëve si tem-peratura, lagështia, shpejtësia e lëvizjes së erës, ndotja e ajrit në formën e grimcave (pluhur dhe mikroorganizma) dhe gazet. Gjithashtu mund të përfshihet akustika dhe ndriçimi. Mikroklima influencohet nga tipi, madhësia dhe izolimi i ndërtimit, vendosja e kafshëve dhe të ngrohtit. Ventilimi mund të mbajë lagështinë dhe ndotjen e ajrit në nivel të pranueshëm. Gjedhi është një spe-cie tolerante ndaj parametrave klimatikë. Tiparet e prodhimit të gjedhit të qumështit influencohen shumë pak nga temperatura nga -15°C deri +25°C. Lagështia relative e ajrit më e lartë se optimalja ndodh kur ajri është jashtëzakonisht i ndotur për shkak të një shkëmbimi (ventilimi) të dobët të ajrit. Kjo mund të çojë në zhvillimin dhe përhapjen e bakterieve të ambientit, përdorimin e një sasie më të madhe shtresë (kashtë, etj), ko-sto më e lartë për mirëmbajtjen e strehimit (stallë, etj.) Shpejtësia e lëvizjes së ajrit në vendin ku kafshët rrinë nuk duhet të kalojë 0.2 – 0.5 m/s. një tejkalim i saj mund të lejo-het vetëm në temperaturat e larta gjatë verës e cila mund të perceptohet pozitivisht nga gjedhi si rezultat i një freskimi të dëshiruar të sipërfaqes së trupit. Pluhuri vjen pjesër-isht nga kafsha, shtresa, plehu dhe ushqimi. Sasia e pluhurit nuk duhet të kalojë kufirin 3 mg/m3 nëqoftëse i referohemi personave që i shërbejnë kafshëve.

Ndriçimi influencon direkt dhe indirekt tek kafsha. Dihet që ndriçimi natyral ose artificial ndikon në sjelljen seksuale dhe riprodhimin e gjedhit. Intensiteti i ndriçimit duhet të jetë i ndryshëm në ambiente dhe në procese të ndryshme të punës (shih tab.)

Zhurmat - nivelet e pranueshme të zhurmave nga gjedhi nuk njihen mirë. Sido-qoftë duhet të kemi parasysh që në ndërtimin e tavaneve veçanërisht në lidhje me dhomën

e mjeljes dhe të shërbimit të kafshëve të kri-jojmë një ambient që nga pikpamja akustike të jetë e pranueshme, pasi zhurmat e larta në pjesë të ndryshme të fermës do të jenë të pakëndëshme për të dyja, gjedhin dhe për stafin që punon duke shkaktuar stres.

Izolimi i ndërtimeve blegtorale - Izolimi zbatohet në ato pjesë të ndërtimeve në të cilën ndodhen impiante të cilat mund të bllokohen për shkak të ngricave, p.sh dhoma

e mjeljes, dhoma ku ndodhet tanku i qumështit, ose e trajtimit. Izolimi i pjesëve të tjera të ndërti-meve i shërben vetëm qëllimit të shmangies së kondensimit të avujve.

nga pikpamja klimatike gjedhi nuk ka kërkesa të veçanta për shkallën e izolimit. Funksioni dhe mirëmbajtja e ndërtesave si dhe kushtet e punës për personelin që punon duhet të përbëjnë bazën e zgjedhjes se kon-struksionit izolues. Konstruksionet duhet të jenë të tilla që avujt e kondensuar të mos ndodhen në sipërfaqen e brendëshme të ndërtimit. Me qëllim për të parandaluar pi-kimin e ujit nga tavani si rezultat i konden-simit të avujve, për ndërtimin e çatisë duhet të përdoret material me një porozitet të caktu-ar, ose konstruksione që e çojnë ujin (avujt e kondensuar) në anën e jashtme të sipërfaqes së çatisë. Gjithashtu, sistemi i furnizimit me ujë të pijshëm të mos ngrijë në periudhën e ftohtë të dimrit.

Ventilimi Natyral - Ventilimi natyral bazohet pjesërisht në shkëmbimin termik dhe efektet e erës/korentet e erës. Shkëmbimi ter-mik varet nga diferenca në temperaturë midis ajrit brenda strehimit dhe ajrit jashtë strehimit, si dhe diferencat në lartësi midis ajrit që hyn dhe atij që del. Megjithatë, efekti i erës është

i paparashikueshëm dhe kjo ndryshon shumë. Koncepti i sistemeve të strehimeve të hapura ka të bëjë me sistemet e strehimit me ventilim natyral. Strehimet plotësisht të hapura pa mure anësore mund të çojnë në korente ajri me një shpejtësi mjaft të lartë. Shpejtesia e erës në strehimet e hapura prej 2-5m/s.

nëqoftëse hapësirat e ventilimit zvogëlo-hen nga një mur 1.5 m i lartë, kushtet do të ndryshojnë shumë pavarësisht nga forca e njëjtë e erës. Gjithashtu në strehimet, në pjesën e hapur të mureve anësore mund të përdoren rrjeta plastike për pengimin e erës, rrjeta teli me dimensione shumë të vogla të vrimave. nëqoftëse vrimat e rrjetave plastike ose metalike janë të mëdha atëhere mund që në stehime të futet shiu, etj. Lagështia dhe pluhuri i ambientit mund t’i bllokojë këto vrima, prandaj është i nevojshëm pastrimi i tyre.

Dyshemeja - Dyshemeja duhet t’i qëndrojë ngarkesave mekanike dhe kimike dhe duhet të jetë rezistente ndaj lagështirës. Ajo nuk duhet të jetë e lëmuar pasi kafshët rrëshqasin dhe për pasojë mund të kenë dëmtime. Gjithashtu, dys-hemeja e ashpër mund të rezultojë në dëmtime të gjunjëve dhe këmbës si dhe të thundrave.

Shtrati i lopes - Duhet të jetë i thatë dhe të mos shkaktojë rrëshqitje/shkarje të kafshës. një shtrat i thatë mund të siguro-het kur shtrati ka një pjerrësi të vogël dhe një sasi të vogël kashtë dhe një shtrat jo i pjerrët me sasi të trashë shtrese. në këtë mënyrë është e mundur për gjedhin për të emetuar nxehtësi dhe lagështi nga lëkura e tij dhe gjithashtu nga pjesët e trupit që janë në kontakt me shtresën.

Korridori i mocionit - Duhet të ketë një dysheme me profile për të mos shkak-tuar rrëshqitje. Gjthashtu qëllimi i dysh-emeve të profilizuara është për të bërë të mundur lëvizjen e plehut dhe të urinës në drejtim të kanalit që është nën dysheme dhe që shërben për largimin e tyre.

në figurë paraqiten dysheme me pro-file të ndryshme (hegzagonale, në formë zgare, etj) Gjithashtu, dyshemetë nga çimento mund të jenë aq të ashpëra saqë ato mund të shkaktojnë dëmtime në gju, në thundra, në lëkurë dhe në qime. Dyshemeja e korridorimocionit mund të mbulohet nga produkte asfalti të cilët përmbajnë tapë ose tallazh druri të granuluar.

Sistemet e furnizimit me ujë të pijshëm – Sistemet duhet të ofrojnë dy mundësi për pirje uji dhe kështu të pak-tën dy gota pirëse automatike. Pirëset automatike mund të vendosen në vendin midis dy ndarësve duke lejuar lopët të pinë nga të dy gotat e pirjes automatike. Furnizimi me ujë i pirëseve automatike duhet të jetë të paktën 10 litra/min/kupë, kur 20 % e tufës pi në të njëjtën kohë. Gota duhet të këtë një sipërfaqe prej të paktën 0.06 m2 ose një diameter prej 30 cm.

Preferohet një gotë e gjerë dhe e

sheshtë. Kur prurja është 7 litra/minutë, do të rritet frekuenca e pirjes si rezultat edhe koha totale e pirjes ujit do të zgjatet. Me qëllim që lopa të marrë një pozicion natyral të pirjes së ujit, atëhere lartësia e sipërfaqes së ujit duhet ta lejojë lopën të mbajë kokën në një kënd prej 60° me sipërfaqen e ujit (horizontal). Lopa merr një pozicion natyral pirjeje kur lartësia midis sipërfaqes së ujit dhe dyshemesë është 0.70–0.80 m

Këshilla në shërbim të FermerëVe

MINISTRIA E BUJQËSISË DHE ZHVILLIMIT RURALDREJTORIA E PROGRAMEVE TË ZHVILLIMIT TË BUJQËSISË, SIGURISË USHQIMORE DHE ZHVILLIMIT RURAL

Page 12: Viti i shtatëmbëdhjetë i botimit - nr. 358 E Premte, 25 ... file(Vijon ne faqen 10) Prodhimet shqiptare ekspozohen në panairin më të rëndësishëm ndërkombëtar “Fruit Logistica”

12 AGROBIZNESI E Premte, 25 Janar 2019

MINISTRIA E BUJQËSISË DHE ZHVILLIMIT RURALDREJTORIA E PROGRAMEVE TË ZHVILLIMIT TË BUJQËSISË, SIGURISË USHQIMORE DHE ZHVILLIMIT RURAL

Këshilla në shërbim të FermerëVe

KËSHILLA E EKSPERTIT

Rezultate paraprake të vlerësimit të Kondicionit Trupor si mjet i rëndësishëm për menaxhimin e tufës së lopëve të qumështit

Përgatitën: Albi Shehu, Fiqiri Tahiri, Xhemaile Dapi, QTTB, Fushë Krujë

HyrjeNë kuadër të programit të

Drejtorisë së Teknologjive Blegtorale “Studimi i element-eve të teknologjive bashkëko-hore, që sigurojnë përdorimin ekonomik të qëndrueshëm dhe rritjen e prodhimeve blegtorale në fermë për racat e kultivuara, ekotipet dhe popullatat autok-tone ” nga specialistët Albi Shehu, Fiqiri Tahiri dhe Xhe-maile Dapi u realizua studimi sipas objektivit të mëposhtëm me titull: ”Vlerësimi i Kondi-cionit Trupor si mjet i rëndë-sishëm për menaxhimin e tufës së lopëve të qumështit”

Pikëzimi i Kondicion-it Trupor (PKT) është një vlerësim subjektiv i rezer-vave energjitike në indin dh-jamor dhe vepron si një mjet i rëndësishëm për menaxhimin e lopëve të qumështit. Kondi-cioni trupor influencon në prodhim, riprodhim, shëndet dhe jetëgjatësinë e gjedhit të qumështit. Metodat e ndry-shme për PKT janë: teknikat pas therjes (karkasës), vlerësi-mi i peshës, teknikat labora-torike të tilla si e kalorimetrit respirator, vlerësimi i diametrit të qelizave të indit dhjamor, ultrasonografike, për matjen e trashësisë së dhjamit shpi-nës, imazherike dhe metoda e vlerësimit nëpërmjet PKT. Nga këto metoda, kjo e fun-dit është metoda më primare, jo invasive, e shpejtë dhe jo e kushtueshme, e cila përfshin vlerësimin visual dhe manual të trashësisë së mbulesës së dhjamit në pika të ndryshme kockore kontrolli, të ashtuqua-jtura “skeletal check points”. Mbi bazën e PKT-së, lopët e qumështit mund të klasifikohen në kategori të ndryshme: nën kondicion, kondicion mesatar dhe mbi kondicion ose kondi-cion majmërie. Vlerësimi i tij në stade të caktuara të ciklit fiziologjik na jep informacion mbi situatën e të ushqyerit të tufës dhe ndërhyrjet që duhet të bëhen për përmirësimin e saj. Lopët me kondicion të dobët, me një balancë energjitike negative nuk janë të afta për të performuar me kapacitet mak-simal në tufë. Lopët me kondi-cion trupor të dobët reflektojnë një rënje të vazhdueshme nga dita në ditë të prodhimit qumështit dhe nivelit të yn-dyrës së qumështit për shkak të rezervave të pamjaftueshme në energji dhe proteinë për të ruajtur prodhimin. Lopët me kondicion të dobët shpesh nuk shfaqin afsh ose të fekondohen derisa ato të fillojnë të shtojnë në peshë ose të paktën të rua-jnë peshën trupore. Me këto lopë duhet të tregohet kujdes për të ruajtur prodhimin ndër-kohë duke rivendosur gradual-isht rezervën trupore.

Kondicioni i majmërisë mund të rezultojë nga menax-

himi i dobët i të ushqyerit dhe riprodhimit. Lopët që janë në kondicion majmërie janë më shumë të predispozuara ndaj problemeve metabolike dhe infeksioneve si dhe vështirësi në pjellje dhe probleme pas pjelljes. Fenomeni i majmërisë zakonisht fillon gjatë 3-4 mua-jve të fundit të laktacionit, kur prodhimi i qumështit ulet por niveli i energjisë dhe totali i lëndëve ushqyese si dhe ra-porti midis tyre nuk ka ndry-shuar në një kohë që nevojat janë më të ulta për shkak të prodhimit më të ulët. Shkaqe të tjera të zakonshme të prirjes drejt majmërisë së lopëve janë periudhat e tharjes të gjata ose majmja e tyre gjatë periudhës tharjes. Lopët në kondicion majmërie para pjelljes kanë një rrezik të madh për të ulur kon-sumin e ushqimit në periudhën e tranzicionit (2-3 javë para dhe pas pjelljes). Kjo mund të çojë në humbje të KT dhe një balance energjitike negative të lartë pas pjelljes. Sasia e ulët e konsumit të lëndës së thatë ka një efekt të dukshëm mbi pro-dhimin e qumështit dhe mund të ndikojë në shfaqjen e ke-tozës, abomasus i zhvendosur ose pasoja të tjera në metabo-lizëm dhe prodhim nga stresi ushqimor.

Mobilizimi i rezevave të in-dit dhjamor siguron një burim të acideve yndyrore me varg të gjatë për prodhimin e yndyrës së qumështit dhe një burim en-ergjie për indet trupore në fillim të laktacionit. Shpesh kurbat e PKT-së dhe prodhimit të qumështit janë imazhe pasqyri-mi të prodhimit qumështit dhe ndryshimeve të mëdha në KT dhe PKT më i ulët është në fil-lim të laktacionit. Megjithatë, efekti i PKT mbi prodhimin e qumështit nuk është një lidhje lineare.

Lopët me KT = 3.0-3.5 në pjellje prodhojnë më shumë qumësht se ato me KT >3.5 ose < 3.0. Kjo lidhje mund të jetë për shkak të një rritjeje në energjinë e disponueshme nga një rezerve trupore deri në një KT =3.5 dhe efekte negative të KT mbi sasinë e lëndës së thatë pas kësaj pike të KT.

Zakonisht, pritet që lopët të kenë pak rënje në KT në 60 ditët e para pas pjelljes. Opti-male do të ishte që kjo rënje të mos ishte më e madhe se 0.5 pikë, por jo më e madhe se 0.5-1.0 pikë, dhe për lopët me pro-dhimtari shumë të lartë me një maksimum prej 1.5 pikë të KT. NRC-2001 përfshin përllogarit-

jet që përshkruajnë sa prodhim qumështi mund të mbështetet nga mobilizimi i reserves së indit dhjamor, p.sh. një lopë me peshë të gjallë 650 kg me një KT=4.0 në pjellje humbet 1.0 pikë në KT, kjo është e ba-rabartë me 417 Mkal ENL e mjaftueshme për të mbështetur prodhimin e 560 kg qumësht me 4 % yndyrë. Një pikë e KT është e barabartë me 45 -60 kg shtesë peshe.

Balanca energjitike luan një rol shumë të rëndësishëm në performancën riproduktive dhe gjendja e shkuar dhe e tan-

ishme e të ushqyerit mund të ndikojë në aftësinë e lopës për t’u riprodhuar. Sa më i madh ndryshimi në KT në pjellje me KT në inseminimin e I-rë, aq më e ulët pjelloria. Sidoqoftë përmirësimet në dieta nuk ar-rijnë të mposhtin humbjet në KT në fillim të laktacionit, e cila do të thotë që para se të monitorojmë KT në shfaqjen e afshit pas pjelljes duhet të me-naxhojmë KT në pjellje. Efekti i KT gjatë periudhës së tharjes në performancën riproduk-tive të ciklit pasardhës është i rëndësishëm. Lopët me një KT më të lartë në pjellje humbin më shumë pikë në 5 javët e para të laktacionit. Këto lopë kanë një interval më të gjatë deri në ovulimin e pare, PSP dhe SP më të madhe, si dhe % më e ulët e fekondimit me in-seminimin e parë. Humbjet në KT në muajt e parë të periud-hës së mbarsmërisë shoqëro-hen me rritje të humbjeve em-brionale e cila për fermerin do të thotë humbje në para. PKT–ja është gjithashtu e dobishme në menaxhimin e të ushqyerit të mëshqerrave për remont.

Mëshqerrat me kondicion të dobët nuk arrijnë peshën e gjallë sipas standardeve të racës për shkak të shtesës së peshës së ulët për të arritur pubertetin në moshën 11-13 muaj. Ato gjithashtu pjellin me një peshë më të vogël dhe prodhim të ulët në laktacionin e parë. Në anën tjetër, mëshqerrat në kondi-

cion majmërie ndërzehen dhe mbarsen me vështirësi, kanë pjellje të vështira dhe prodhim të ulët të qumështit për shkak të kondicionit të majmërisë në pubertet.

Nga monitorimi i bërë në fermat e qumështit në kuadër të projektit të Librit të Racës, është konstatuar se prob-lematika e trajtuar më sipër është prezente duke shkaktuar humbje ekonomike në tufat e qumështit. Kjo për faktin se programet e të ushqyerit të tufës nuk përshtaten dhe përmirësohen bazuar mbi KT

të lopëve në ciklet e ndryshme fiziologjike me qëllim ruajtjen e parametrave optimalë të per-formancave të tufave.

Nga ana e fermerëve dhe specialistëve nuk disponohen njohuri të mjaftueshme dhe aftësi praktike për vlerësimin e KT. Përdorimi i PKT i kri-jon mundësi fermerëve të qumështit për të bërë korigjimet e duhura në programin e të ush-qyerit të tufës qumështit. Ky përmirësim duhet të reflektohet me përmirësimin e prodhimit të qumështit, të riprodhimit dhe shëndetit të kafshëve. Ni-sur nga kjo, Objektivi është të krijojë një model dhe praktikë pune për ta përdorur PKT si mjet menaxhimi të programit të ushqyerit të tufës për të ar-ritur një performancë sa më të lartë të tufave të qumështit

Materialet dhe metodatStudimi u realizua në fermën

e qumështit “TRISS” Libofshë, Qarku Fier. Ferma mbarështon 450 krerë gjedhë qumështi të racës Holshtein nga të cilat 250 lopë. Në vlerësim të KT u përfshinë 82 lopë dhe 44 krerë mëshqerra të tufës. Për pikëz-imit e KT u përdor sistemi prej 5 shkallësh nga 1(i dobët) deri 5 ( i majmur) me një shkallë rritje prej 0.25, bazuar në met-odologjinë e Edmonson et al (1989). Pikëzimi i KT realizo-het në stadet fiziologjike: i) Në pjellje, ii) fillim të laktacionit

1-30 ditë, iii) në prodhimin pik 31-100 ditë; iv) në mes të lak-tacionit 101-200 ditë; në fund laktacionit 201-300 ditë; peri-udhën e tharjes 60 ditë.

Lopët ndahen në 4 klasë mosha në pjellje: lopët e lak-tacionit I-rë: (≤24, 25 deri 26, 27 deri 28, dhe ≥29 muaj), lopët e laktacionit të dytë : ≤ 36, 37 deri 38, 39 deri 40 dhe ≥ 41 muaj, lopët e laktacionit të tretë : ≤ 48, 49-50, 51-52 dhe ≥ 53, lopët e laktacionit të katërt: ≤ 60, 61-62, 63-64 dhe ≥ 65, lopët e laktacionit të pestë: ≤72, 73-74, 75-76,

dhe ≥ 77, lopët e laktacionit të gjashtë e lart: ≤ 84, 85-90. 91-95 dhe ≥ 96. Pjelljet grupo-hen në katër sezone pjelljeje: (dhjetor-shkurt, mars-maj, qershor-gusht, shtator-nëntor). PKT u krye në 7 pika kon-

trolli të trupit kafshës: brinjët e shkurtra, proceset spinoze, proceset transversale, kockat e ngritura, pjesa e sheshtë e pelvisit, rrënja e bishtit dhe ligament sacral.Vlerësimi i KT bazohet në prekjen me dorë të pjesëve të caktuara të trupit dhe gjithashtu është i rëndësishëm një vëzhgim i përgjithshëm i lopës

Metoda bazohet në vlerësimin e trashësisë së dh-jamit dhe dallimin e kockave në kokën e bishtit dhe zonën lumbare. Për mëshqerrat, PKT u krye për mëshqerrat > 20 (pjellje). Një skedar u ndërtua për regjistrimin e të dhënave të vlerësimit KT për çdo lopë dhe mëshqerrë. Të dhënat u grumbulluan për dietat ush-qimore, treguesit produktivë dhe riproduktivë. Bazuar në

të dhënat e grumbulluara për këto tregues u studiuan lid-hjet që ekzistojnë midis të ushqyerit, KTrupor dhe pro-dhimit qumësht, KTrupor dhe riprodhimit (PSP, SP, Intervalit Pjelljeve.), KT dhe çrregullimet metabolike dhe patologjive të sferës riprod-huese. Një skedar u ndërtua për hedhjen dhe azhornimin e të dhënave.

REZULTATI DHE DISKUTIMINga përpunimi i të dhë-

nave në Tab. 1 dhe 2 shihet që numri i krerëve të lopëve që kanë shmangie nga kufijtë op-timalë të KT janë 36.30, 44.20 dhe 34.82 % për të tre stadet e laktacionit 0-30 d, 30-100 d dhe 100-200 d respektivisht.

Kjo ka ardhur sepse tufa e lopëve të qumështit në këtë fermë, ku zbatohet të ushqyerit

unifid nuk është grupuar sipas stadeve fiziologjike dhe zbato-het një dietë ushqimore e cila e tejkalon 20 % nevojën ush-qimore për prodhimin mesatar ditor të qumështit që merret në këtë fermë.

Ferma përdor 24 kg lëndë të thatë/krerë/ditë dhe aktual-isht merr 28-30 kg qumësht/krerë/ditë ose 0.8 kg l. thatë/kg qumësht, e cila tregon se kjo fermë performon në mënyrë të kënaqëshme por që duhet të bëhen korigjimet e duhura të dietave në funksion të gjendjes faktike të KT. Kjo mënyrë ko-rrektimi bazohet në humbjet ose shtesat teorike në peshë të gjallë që mund të ndodhin në lopët me prodhim qumështi rreth 10.000 kg/305 d. lak-tacionit. Kjo mund të “penali-zojë” lopët me prodhimtari shumë të lartë në fillim të lak-tacionit dhe “favorizojë” lopët në stadin e fundit të laktacionit dhe në tharje.

(Vijon në numrin e ardhshëm)

Shënim: Me bold paraqiten lopët me VKT brenda kufijve optimalë

Page 13: Viti i shtatëmbëdhjetë i botimit - nr. 358 E Premte, 25 ... file(Vijon ne faqen 10) Prodhimet shqiptare ekspozohen në panairin më të rëndësishëm ndërkombëtar “Fruit Logistica”

AGROBIZNESI13 E Premte, 25 Janar 2019

Kalendari bujqësor

Kalendari bujqësor, muaji shkurt 2019Përgatitur nga Prof. As. Dr. Eqrem Meçollari

(Vijon në faqen 14)

Pamja e qiellit gjatë muajit shkurtMë 4 shkurt do të jetë Hëna

e Re. Hëna do të vendoset në të njëjtën anë të Tokës si Dielli

dhe nuk do të jetë e dukshme në qiellin e natës. Kjo fazë do të ndodhë në orën 21:03 UTC. Kjo është koha më e mirë e muajit për të vëzhguar objekte të zbehta si galaktikat dhe gru-pet e yjeve, sepse nuk ka dritë të hënës për të ndërhyrë.

Më19 shkurt do të jetë Hëna e Plotë, Superhëna. Hëna do të vendoset në anën e kundërt të Tokës, nga Dielli dhe faqja e saj do të jetë e ndriçuar plotë-sisht. Kjo fazë do të ndodhë në orën 15:53 UTC. Kjo hënë e plotë ishte e njohur nga fiset e hershme amerikane si Hëna e plotë e borës sepse gjatë kësaj kohe bie më shumë dëborë. Meqënë se gjuetia e kafshëve të egra gjatë kësaj kohe është e vështirë, kjo hënë ka qenë gjithashtu e njohur nga disa fise si Hëna e Plotë e Urisë, pasi që moti i ashpër e bënte gjuetinë të vështirë. Kjo hënë është gjithashtu e dyta nga tre superhënat për vitin 2019. Hëna do të jetë në qasjen më të afërt të Tokës dhe mund të duket pak më e madhe dhe më e ndritshme se zakonisht.

Më 27 shkurt, Mërkuri do të ndodhet në Largësinë më të madhe lindore. Planeti Mërkur arrin zgjatjen më të

madhe lindore prej 18.1 gradë nga Dielli. Kjo është koha më e mirë për të parë Mërkurin pasi do të jetë në pikën më të lartë mbi horizont në qiellin e mbrëmjes. Planeti mund të shihet ulët në qiellin perëndi-mor vetëm pas perëndimit të diellit.

Parashikimi i motit për muajin shkurt 2019Muaji shkurt në Tiranë, do të

ndikohet nga klima mesdhetare bregdetare. Gjatë këtij muaji mund të priten gati çdo ditë shira, mjegull, stuhi të rastit, rrallë herë borë dhe pritet mot i freskët. Gama e temperaturave mesatare ditore do të jetë rreth 10°C dhe 17°C. Zakonisht java e tretë do të jetë më e nxehta në shkurt, por duhet të kihet para-sysh mundësia e shiut, stuhisë dhe mjegullës.

Ngjarjet e motit që mund të ndodhin gjatë muajit shkurt në Tiranë: 17 ditë me shi, 8 ditë kohë e vrenjtur dhe stuhi, 2 ditë me mjegull, 6 ditë me stuhi dhe më pak se 1 herë dëborë.

Tirana në shkurt, do të ketë ditë të ftohta me qiell pothu-ajse të mbuluar plot me re. Në mënyrë tipike temperatura do

të luhatet rreth 13°C, por ndi-het si për 11°C dhe era do të jetë fllad i lehtë.

Temperaturat e larta të përditshme do të rriten me 2ºC dhe do të jenë rreth 12°-13ºC, rrallë do të bien nën 7°C ose të tejkalojnë 18°C.

Temperaturat e ulëta ditore do të rriten me 2ºC dhe do të jenë nga 1ºC - 2ºC, rrallë do të bien nën -4° C ose të tejkalojnë 7° C.

Për referencë, më 3 gusht, dita më e nxehtë e vitit, tem-peraturat në Tiranë, zakonisht variojnë nga 18° C në 32° C, ndërsa më 4 janar, dita më e ftohtë e vitit, ato shkojnë nga 0° C në 11° C .

Zhvillimi i reveMuaji shkurt në Tiranë, do

të karakterizohet nga një mbu-lim konstant i qiellit me re, me përqindjen e kohës që qielli është i mbuluar me re ose krye-sisht me re, do të qëndrojë rreth 52% gjatë gjithë muajit.

Shanset më të larta për kushtet me mot të vrenjtur ose të mbuluar me re do të jenë më 23 shkurt, me 53%.

Dita më e qartë e muajit do të jetë 14 shkurti, me kushte të qarta, kryesisht të qarta ose

pjesërisht me re, në 50% të kohës. Shanset më të larta të kushteve të mbuluara me re ose kryesisht me re, rreth 50% do të jenë më 2 janar.

Për referencë, më 7 dhjetor, dita më e vrenjtur e vitit, shansi i kushteve të mbuluara me re ose më së shumti me re është 55%, ndërsa më 21 korrik, dita më e qartë e vitit, mundësia e qiellit të qartë, është 91%.

ReshjetNjë ditë e lagësht konsid-

erohet një ditë me të paktën 1 mm të reshjeve. Gjatë muajit shkurt në Tiranë, shansi i një dite me shi do të mbetet kon-stant në rreth 29%, shansi i një dite me borë dhe shi të përzier do të mbetet 1% konstante gjatë gjithë kohës dhe shansi i një dite vetëm me borë do të mbetet rreth 0% konstante gjatë gjithë kohës.

Gjatë muajit shkurt në Tira-në, parashikohet të bjerë rreth 112 mm shi, ndërsa në Korçë parashikohen rreth 96 mm shi dhe rreth 4 cm dëborë.

Për referencë, shansi më i lartë ditor i ditës për një ditë të lagësht në Tiranë, është 36% më 5 dhjetor dhe shansi më i ulët është 10% më 7 korrik.

Lagështia e AjritNdryshe nga temperatura,

e cila zakonisht ndryshon në mënyrë të konsiderueshme mes natës dhe ditës, pika e vesës ka tendencë të ndryshojë më ngadalë, kështu që ndërsa temperatura mund të bjerë gjatë natës, një ditë me zagushi zakonisht ndiqet nga një natë me zagushi.

Shansi që një ditë e caktuar do të jetë me zagushi në Tira-në, do të jetë në thelb konstante gjatë shkurtit, duke mbetur rreth 0% gjatë gjithë.

Lagështia mesatare e ajrit do të jetë 79%, ndërkohë që lagështia më e përshtatshme që njerëzit të ndjehen rehat duhet të jetë rreth 45 %.

Për referencë, më 7 gusht, dita më me zagushi e vitit, ka kushte të mprehta 35% të kohës, ndërsa më 17 dhjetor, dita më pa zagushi e vitit, ka kushte të mprehta 0% të kohës.

HumIndex është një treg-ues tjetër i rëndësishëm, i cili tregon shkallën e komoditetit ose shqetësimit të bazuar në kombinimin e temperaturës dhe lagështisë. Humindeksi relativ zakonisht varion nga 11 (pak ose aspak siklet) deri në 16 (pak ose aspak siklet) gjatë

rrjedhës së një dhjetori tipik. Gjatë muajit shkurt, Humind-eksi do të jetë14 që do të thotë se trupi do të ndjehet mirë ose shumë pak në siklet.

EraKy seksion diskuton

vrojtimin mesatar të orëve me-satare të erës (shpejtësia dhe drejtimi) në 10 metra mbi tokë. Era e përjetuar në çdo vend të caktuar është shumë e varur nga topografia lokale dhe fak-torë të tjerë, dhe shpejtësia dhe drejtimi i erës ndryshojnë më gjerësisht se mesataret e orëve.

Shpejtësia mesatare vjetore e erës në Tiranë, në thelb do të jetë konstante gjatë muajit shkurt, duke mbetur brenda 0.1 metra për sekondë nga 3.7 metra për sekondë gjatë gjithë kohës.

Shpejtësia më e ulët mesa-tare ditore e erës gjatë shkurtit, do të jetë3.7 metra për sekondë më 5 shkurt.

Drejtimi mesatar vjetor i erës në Tiranë gjatë shkurtit, do të jetë kryesisht nga lindja, me një përqindje maksimale prej 50% më 3 shkurt.

Për referencë, më 4 shkurt, dita më e trazuar e vitit, shpe-jtësia mesatare ditore e erës është 3.7 metra për sekondë, ndërsa më 1 qershor, dita më e qetë e vitit, shpejtësia mesatare ditore e erës është 2.5 metra

Page 14: Viti i shtatëmbëdhjetë i botimit - nr. 358 E Premte, 25 ... file(Vijon ne faqen 10) Prodhimet shqiptare ekspozohen në panairin më të rëndësishëm ndërkombëtar “Fruit Logistica”

AGROBIZNESI14 E Premte, 25 Janar 2019

Kalendari bujqësor

(Vijon në faqen 15)

(Vijon nga faqja 13) Kalendari bujqësor, muaji shkurt 2019

për sekondë.

Periudha e vegjetacionit Përkufizimi i periudhës

së vegjetacionit varion sipas vendeve dhe ajo është e për-caktuar si periudha më e gjatë e vazhdueshme e tempera-turave mbi kufirin e ngrirjes (≥ 0° C) në vit.

Periudha e vegjetacionit shpreh një masë të akumulimit vjetor të nxehtësisë që përdoret për zhvillimin e bimëve dhe kafshëve dhe përcaktohet si integral i ngrohtësisë mbi një temperaturë bazë, e cila shpre-het me temperaturat aktive mbi 10° C dhe nën 30° C.

Periudha e vegjetacionit në Tiranë, zakonisht zgjat 8.1 muaj (249 ditë), nga rreth 16 mars deri më 19 nëntor, rrallë duke filluar para 19 shkurtit ose pas 10 prillit dhe rrallë duke përfunduar para 28 tetorit ose pas 14 dhjetorit. Ndërsa Sezo-ni i rritjes (periudha e vegjeta-cionit) në Korçë (që përfaqë-son zonën e ftohtë të vendit), zakonisht zgjat 6.7 muaj (206 ditë), nga rreth 7 prilli deri më 30 tetor, rrallë duke filluar para 18 marsit ose pas 27 prillit dhe rrallë duke përfunduar para 10 tetorit ose pas 22 nëntorit.

Muaji shkurt në Tiranë, ka më shumë gjasa të jetë jo plotësisht jashtë sezonit të rritjes, me mundësinë që një ditë e caktuar të jetë në sezonin

e rritjes me shpejtësi në rritje nga 1 % në 20% gjatë muajit.

Akumulimi mesatar i tem-peraturave ditore të rritjes në Tiranë, do të rritet gradualisht gjatë muajit shkurt, duke u rritur me 21° C, nga 14° C në 35° C, gjatë muajit.

Presioni atmosferik gjatë muajit shkurt do të jetë i ulët, në kufijtë1012 hPa, ndër-kohë që presioni më i përshtat-shëm atmosferik për sistemin kardiovaskular të njeriut është 1016 hPa. Pra në shkurt pre-sioni atmosferik do të jetë pak i ulët dhe njerëzit do ta ndjejnë veten relativisht mirë.

Shikueshmëria, e cila tregon për pastërtinë e ajrit dhe transparencën e tij, gjatë muajit shkurt do të jetë 8.5 km.

Energjia dielloreKëtu jepet energjia diellore

me rreze të shkurtër që ndodh përditë. Rrezatimi me valë të shkurtra përfshin dritën e duk-shme dhe rrezatimin ultrav-jollcë.

Energjia diellore me valë të shkurtra mesatare ditore në Tiranë, do të rritet gradualisht gjatë muajit shkurt, duke u rritur me 1 Kwh, nga 2.4 kWh në3.4 kWh gjatë muajit.

Gjatësia e ditësGjatë muajit shkurt në Ti-

ranë, gjatësia e ditës do të rritet

me shpejtësi. Nga fillimi deri në fund të muajit, gjatësia e ditës do të rritet me 1 orë e 8 minuta, duke nënkuptuar një rritje mesatare ditore prej 2 minutash, 32 sekondash dhe rritjes javore prej 17 minutash, 41 sekondash. Ky muaj do të ofrojë mesatarisht 11 orë në ditë ndriçim.

Indeksi i rrezatimit ultraviolet (UV)Rrezet e diellit janë burimi

kryesor i rrezeve UV. Edhe pse rrezet UV përbëjnë vetëm një pjesë shumë të vogël të rrezeve të diellit, ato janë shkaku krye-sor i efekteve të dëmshme të diellit në lëkurë. Sasia e rreza-timit UV që arrin tokën në çdo vend varet nga një numër fak-torësh, duke përfshirë kohën e ditës, kohën e vitit, lartësinë dhe mbulimin e reve. Efekti negativ i tyre është më i madh gjatë muajve të pranverës dhe verës dhe nga ora 10:00-16:00 e ditës. Në lartësi të mëdha rrezatimi është më i madh. In-deksi i rrezatimit UV përcak-tohet në një shkallë prej 1 deri në 11+. Një numër më i madh do të thotë rrezik më i madh i ekspozimit ndaj rrezeve UV dhe një shans më të lartë të dj-egieve nga dielli dhe dëmtimit të lëkurës. Mbrojtja kundër këtij rrezatimi është shmangia e qëndrimit për një kohë të gjatë në diell.

Indeksi i rrezatimit ultravio-

let (UV), gjatë muajit shkurt do të jetë i ndryshueshëm si-pas ditëve të muajit dhe do të lëvizë në kufijtë 1-4 në Tiranë dhe në kufijtë1-4 në Korçë. (Shih pasqyrat më lart)

Punimet që mund të kryhen në kopshtari gjatë muajit Shkurt 2019Duke u bazuar në fazat e

Hënës, mund të rekomandohen dhe punimet e ndryshme që mund të kryhen në kopshtari sipas muajve gjatë vitit.

Kalendari i ditëve më të mira të muajit shkurt 2019, për disa aktivitete të përditshme të fermeritJeta dhe veprimtaria e

njerëzve duhet të zhvillohet në harmoni të plotë me natyrën dhe ky është çelësi me të ci-lin mund të zbulohen bukuritë

e jetës. Në këtë drejtim është e rëndësishme të kuptojmë parimin e thjeshtë se rendi natyror i gjërave është një grumbull i proceseve ritmike të përsëritura që ndikojnë shëndetin tonë, forcën fizike dhe gjendjen shpirtërore. Mekanizmat që funksionojnë në natyrë ndikojnë në qenien njerëzore, e cila është pjesë

Page 15: Viti i shtatëmbëdhjetë i botimit - nr. 358 E Premte, 25 ... file(Vijon ne faqen 10) Prodhimet shqiptare ekspozohen në panairin më të rëndësishëm ndërkombëtar “Fruit Logistica”

AGROBIZNESI15 E Premte, 25 Janar 2019

(Vijon nga faqja 14)

Kalendari bujqësor

Kalendari bujqësor, muaji shkurt 2019

përbërëse e botës që na rrethon. Për të kuptuar më mirë realitetin rreth nesh dhe për të përshtatur ritmin e punës dhe të jetës sonë, duhet të kemi njohuri të mjaf-tueshme për këto fenomene, të cilat kanë ndikimin më të madh në këto procese.

Hëna ndikon jo vetëm në rritjen dhe zhvillimin e bimëve por dhe në veprimtarinë jetësore dhe të përditshme të qenjeve të

gjalla. Sipas traditës mendohet se kur Hëna është në fazën e duhur dhe vendin e duhur në zodiak, besohet gjërësisht se aktivitetet do të jenë më të fryt-shëm apo të çojnë në rezultate të mira. Periudha në mes të Hë-nës së re dhe të plotë (çereku i parë dhe i dytë i Hënës), konsi-derohet si koha më e mirë për të kryer detyrat që kanë lidhje me forcën, pjellorinë dhe rritjen.

Periudha mes Hënës së plotë dhe Hënës së re (çereku i tretë dhe i katërt i Hënës), është koha

më e mirë për korrjet, rritjen e ngadalësuar, etj. Merret në kon-sideratë edhe për marrëdhënien që ka Hëna me 12 shënjat sun-duese të zodiakut. Kështu në bazë të kombinimeve dhe mar-rëdhënieve të Hënës me trupat qiellorë që shprehen në shënjat zodiakale, përcaktohet në një farë mase ndikimi dhe rezultati i këtyre veprimtarive.

Page 16: Viti i shtatëmbëdhjetë i botimit - nr. 358 E Premte, 25 ... file(Vijon ne faqen 10) Prodhimet shqiptare ekspozohen në panairin më të rëndësishëm ndërkombëtar “Fruit Logistica”

16 AGROBIZNESI E Premte, 25 Janar 2019