vlerësimi i barrës tatimore sipas qarqeve në shqipëri, 2013-2014

14
Vlerësimi i barrës tatimore sipas qarqeve në Shqipëri për 2012 dhe 2013 dhe krahasimi me vendet e rajonit ballkanik. DITA E LIRISË FISKALE, 2014 Qendra AL-Tax në vëmendje dhe mbështetje të programit LEAD Albania (projekt i AADF) dhe në bashkëpunim me Dhomën e Tregtisë Amerikane publikon për herë të parë vlerësimin e barrës tatimore, sipas renditjes për qarkun me barrën më të ulët deri te qarku me barrën tatimore më të lartë. Kjo barre krahasohet edhe ne aspektin ndërkombëtar me vende te rajonit ballkanik. Qëllimi i prezantimit të këtij vlerësimi është tërheqja e vëmendjes së ligjvënësve dhe medias, si dhe kritikëve me vlerësimet apo pyetjet dhe komentet në lidhje me metodologjinë, faktet dhe interpretimet. AL-Tax Centre Dokumente Fiskale, Nr. 2014/03/21 www.al-tax.org altax@constultant. com Datë 26.03.2014 Tiranë, Shqipëri

Upload: eduart-gjokutaj

Post on 24-May-2015

277 views

Category:

Economy & Finance


4 download

DESCRIPTION

Barra tatimore eshte nje nga konceptet dhe indikatoret me te dukshem ne lidhje me efektet e politikes fiskale dhe ndimes ndaj investitoreve per te realizuar synimet e tyre. Ky prezantim tregon te dhena qe pershkruajne barren midis qarqeve ne shqiperi, por edhe krahasimi me vendet e europes juglindore, per vitet 2013 dhe 2014.

TRANSCRIPT

Page 1: Vlerësimi i barrës tatimore sipas qarqeve në shqipëri, 2013-2014

Vlerësimi i barrës tatimore sipas qarqeve në Shqipëri për 2012 dhe 2013 dhe

krahasimi me vendet e rajonit ballkanik. DITA E LIRISË FISKALE, 2014

Qendra AL-Tax në vëmendje dhe mbështetje të programit LEAD Albania (projekt i AADF) dhe në bashkëpunim me Dhomën e Tregtisë Amerikane publikon për herë të parë vlerësimin e barrës tatimore, sipas renditjes për qarkun me barrën më të ulët deri te qarku me barrën tatimore më të lartë. Kjo barre krahasohet edhe ne aspektin ndërkombëtar me vende te rajonit ballkanik.

Qëllimi i prezantimit të këtij vlerësimi është tërheqja e vëmendjes së ligjvënësve dhe medias, si dhe kritikëve me vlerësimet apo pyetjet dhe komentet në lidhje me metodologjinë, faktet dhe interpretimet.

AL-Tax CentreDokumente Fiskale,Nr. 2014/03/[email protected]ë 26.03.2014Tiranë, Shqipëri

Page 2: Vlerësimi i barrës tatimore sipas qarqeve në shqipëri, 2013-2014

Barra tatimore* në rajonin e Ballkanit në vitin 2012 është mesatarisht sa 30.3 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Në vitin 2013 barra tatimore është 30 për qind, me ulje të barrës tatimore me 0.28 pikë për qind. Në vlerë absolute, barra tatimore e Ballkanit në vitin 2012 është 143.8 miliard Euro (Shqipëri 2.1 mld. Euro), kurse në vitin 2013 është 144.9 miliard Euro (Shqipëri 2 mld. Euro). Vendet me barrën më të lartë tatimore në Ballkan (Greqi, Bosnjë, Mali i Zi, Serbi) përbëjnë 50.4% të prodhimit të brendshëm të Ballkanit. * Renditja e shteteve sipas barrës tatimore nuk merr në konsideratë faktin e rimbursimeve të tatimeve, pasi rregullat dhe mënyrat e kthimit të tatimeve janë të ndryshme sipas shteteve, por edhe sipas nivelit të taksimit (qendror apo vendor) dhe tipit të tatimit.

Tabela 1

PRODHIMI I BRENDSHEM BRUTO DHE BARRA TATIMORE NE BALLKAN milionNjesia

monetare 2012 2013 2012 2013

1 Shqipëria LEK 1,317 1,347 22.8 21.5

2 Kosova EURO 4,920 5,142 22.6 22.6

3 Maqedonia DINAR 462,602 483,402 24.6 24.1

4 Kroacia EURO 43,904 43,772 33.1 33

5 Greqia EURO 193,790 188,220 36.2 35.4

6 Bullgaria LEVE 77,641 78,713 26.5 27.2

7 Rumania LEI 587,595 627,290 28.2 28.2

8 Bosnjë-Hercegovina MARKA 25,654 26,797 38.9 38.1

9 Mali i Zi EURO 3,276 3,411 33.7 34.3

10 Serbia DINAR 3,386 3,750 36.2 35.6

Burimi: FMN, BB, Instat, IOTA

Nr. ShtetiBarra fiskale (%)PBB

Page 3: Vlerësimi i barrës tatimore sipas qarqeve në shqipëri, 2013-2014

Dimensioni i secilit shtet ballkanik në tregun PBB globale vlen edhe për të treguar rolin dhe ndikimin e barrës tatimore. Pesha e 10 vendeve ballkanike për secilin nga vitet është te 1%-1.1% e PBB-së botërore. Pesha e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian (BE) është sa 25.3% e PBB-së botërore.

Tabela 2PESHA E VENDEVE TE PBB e BALLKANIT

2012 2013

1 Shqipëria 2.0% 2.0%

2 Kosova 1.0% 1.1%

3 Maqedonia 1.6% 1.6%

4 Kroacia 9.2% 9.1%

5 Greqia 40.8% 39.0%

6 Bullgaria 8.4% 8.3%

7 Rumania 27.4% 28.8%

8 Bosnjë-Hercegovina 2.8% 2.8%

9 Mali i Zi 0.7% 0.7%

10 Serbia 6.1% 6.7%

Burimi: FMN, BB, Instat, IOTA

Nr. ShtetiPESHA (%)

Page 4: Vlerësimi i barrës tatimore sipas qarqeve në shqipëri, 2013-2014

Kur analizojmë efektin e barrës tatimore sipas këndvështrimit të statistikave të investimeve neto në përqindje të prodhimit të brendshëm për vitet 2009-2013, vërehet se vendet me IHD më të lartë nuk kanë të njëjtën tendencë me barrën tatimore. Shembull. Shqipëria ka një hyrje të IHD neto (10% të PBB) ndër më të lartat edhe pse ka barrë tatimore ndër më të ulëtat (21.5% të PBB). Ndërkaq, Mali i Zi ka IHD neto (14.1% të PBB) më të lartën në Ballkan, por dhe me një barrë tatimore ndër më të lartat (34.3% të PBB).

Tabela 3INVESTIMET E HUAJA DIREKTE, NETO (%)

IHD2009-2013

1 Shqipëria 102 Kosova 4.53 Maqedonia 2.94 Kroacia 2.45 Greqia 0.76 Bullgaria 4.17 Rumania 1.18 Bosnjë-Hercegovina 29 Mali i Zi 14.110 Serbia 0.9

Burimi: Banka Botërore

Nr. Shteti

Page 5: Vlerësimi i barrës tatimore sipas qarqeve në shqipëri, 2013-2014

Një tjetër element analize për të parë barrën tatimore për tatimet dhe taksat është ballafaqimi i normave tatimore.Në një analizë të barrës tatimore duke llogaritur të gjitha normat tatimore së bashku, barrën më të lartë tatimore e mbajnë Rumania, Greqia, Kroacia. Barrën më të ulët e mbajnë Kosova, Maqedonia, Shqipëria, Mali i Zi, Bullgaria. Në llogaritjen e barrës tatimore sipas normës tatimore nuk përfshin skemat e përjashtimeve tatimore, si dhe politika të përkohshme të taksimit (brenda vitit fiskal).

Tabela 4

TVSH Tatim fitimi TAPSigurimet shoqërore

1 Kosova 16% 10% 4%, 5%, 8%, 9%, 10% 10%

2 Maqedonia 5%, 18% 27%

3 Shqipëria 10%; 20% 27.9%

4 Bullgaria 7%, 20% 10% 5%, 10% 30.3%

5 Mali i Zi 7%, 17% 9% 19% 33.8%

6 Kroacia 5%, 10%, 25% 20% 12%, 15%, 40% 35.2%

7 Greqia 6.5%, 13%; 23% 26% 10%, 20%, 22%, 32%, 42% 44.5%

8 Bosnjë-Hercegovina 17% 10% 5%, 10% 31%

9 Serbia 8%, 20% 15% 12%, 20%, 25% 35.8%

10 Rumania 5%, 9%, 24% 16% 16%, 50% 44.2%

17.6% 12% 15.6% 27.6%Burimi i Informacionit: IOTA, pwc, atk-ks.org, kpmg.com

Ballkani

Shkallët tatimore, 2012-2013

Nr. Shteti

10%

10%

2012-2013

Page 6: Vlerësimi i barrës tatimore sipas qarqeve në shqipëri, 2013-2014

Tabela 5

Raporti i të ardhurave tatimore ndaj Prodhimit të Brendshëm

1 Pesha e Totalit të të ardhurave tatimore ndaj PBB 22.8% 21.5%

2Pesha e të ardhurave nga tatimet dhe doganat ndaj PBB

18.4% 17.7%

2.aPesha e të ardhurave nga tatimet qendrore ndaj PBB (pa kontributet shoqërore)

8.4% 7.3%

2.b Pesha e të ardhurave nga doganat ndaj PBB 9.1% 8.9%

3 Pesha e të ardhurave nga pushteti lokal ndaj PBB 0.9% 0.8%

4Pesha e të ardhurave nga kontributet shoqërore ndaj PBB

4.4% 4.5%

Burimi i Informacionit: INSTAT, Ministria e Financave

Nr. Emërtimi 20132012

Barra tatimore në Shqipëri

Kur marrim në konsideratë faktorët ndikuesë, matja e barrës tatimore nuk është matje e madhësisë së qeverisë apo administratës publike (përbërja e saj), por nga ana tjetër nuk është as matja e gjithë detyrimeve që mbart një tatimpagues në funksion të të ardhurave që ai realizon brenda një viti (pagesa për institucione jofiskale).

Page 7: Vlerësimi i barrës tatimore sipas qarqeve në shqipëri, 2013-2014

Shikojmë një panoramë të veçantë të viteve fiskalë 2012 dhe 2013, që tregojnë peshën e barrës tatimore (qendrore dhe vendore) ndaj prodhimit të brendshëm, ku përfshihen llogaritja e tatimeve të paguara në buxhetin e shtetit nga secili qark (prefekturë) ndaj PBB-së së vendit. Në këtë renditje nuk mund të shihet barra tatimore, por vetëm një renditje e peshës që mban secili nga qarqet në ekonominë e vendit.

Tabela 7

2012 2013

1 Berat 0.4% 0.4%2 Diber 0.3% 0.3%3 Durres 1.8% 1.8%4 Elbasan 0.7% 0.7%5 Fier 0.7% 0.7%6 Gjirokaster 0.3% 0.3%7 Korce 0.6% 0.6%8 Kukes 0.2% 0.2%9 Lezhe 0.3% 0.3%

10 Shkoder 0.6% 0.6%11 Tirane 16.1% 14.8%12 Vlore 0.8% 0.9%

22.8% 21.5%Burimi: INSTAT, Ministria e Financave

Pesha e barres tatimore ndaj PBB, sipas qarqeve

Barra tatimore total

QarqetViti

Nr.

Page 8: Vlerësimi i barrës tatimore sipas qarqeve në shqipëri, 2013-2014

Nga raporti midis tatimeve dhe taksave të paguara në vitin 2012 dhe 2013 me prodhimin e brendshëm rajonal për secilin nga këto vite, raporti tregon se barra tatimore më e ulët është në qarkun e Fierit me 7%. Në vend të dytë është qarku i Elbasanit me 7.4% dhe në vend të tretë qarku i Beratit me 7.5%. Të 6 qarqet dhe bashkitë e tyre me barrën tatimore më të ulët janë me përhapje gjeografike në jug, në Shqipërinë e mesme, verilindje dhe perëndim.

Tabela 8

Nr. Qarku 2012 2013

1 Fier 7.1% 7.0%

2 Elbasan 7.6% 7.4%

4 Berat 7.3% 7.5%

5 Kukes 8.1% 8.1%

6 Lezhe 8.4% 8.2%

7 Gjirokaster 8.9% 8.2%

Burimi : INSTAT, Ministria e Financave

Qarqet me Barren tatimore me te ulet 2012 dhe 2013

Page 9: Vlerësimi i barrës tatimore sipas qarqeve në shqipëri, 2013-2014

Nga raporti midis tatimeve dhe taksave të paguara në vitin 2012 dhe 2013 me prodhimin e brendshëm rajonal për secilin nga këto vite, raporti tregon se barra tatimore më e lartë është në qarkun e Tiranës me 42.3%. Pas këtij qarku barrën më të lartë e mban qarku i Durrësit me 19.9% dhe më pas qarku i Vlorës me 15.4%. Të 6 qarqet dhe bashkitë e tyre me barrën tatimore më të lartë janë me përhapje gjeografike në Shqipërinë e mesme, jugperëndim, veriperëndim, juglindje dhe verilindje.

Tabela 9

Nr. Qarku 2012 2013

1 Tirane 45.4% 42.3%

2 Durres 19.6% 19.9%

4 Vlore 14.1% 15.4%

5 Shkoder 9.6% 9.5%

6 Korce 9.4% 9.0%

7 Diber 8.9% 8.6%

Burimi : INSTAT, Ministria e Financave

Qarqet me Barren tatimore me te larte, 2012 dhe 2013

Page 10: Vlerësimi i barrës tatimore sipas qarqeve në shqipëri, 2013-2014

Indeksi i Lirisë Fiskale

Dita e Lirise Fiskale llogaritet në bazë të krahasimit të të ardhurave tatimore për vitin fiskal me produktin e brendshëm bruto. Të ardhurat tatimore përfshijnë të gjithë llojet e taksave dhe tatimeve, detyrimet doganore, si dhe sigurimet shoqërore dhe shëndetësore.

Totali i të ardhurave tatimore llogaritet si një përqindje ndaj PBB-së. Raporti që rezulton shumëzohet me numrin e diteve të vitit (365). Numri që rezulton llogaritet si ditë të muajve duke filluar nga 1 Janari. Numri i ditëve të ndarë, sipas ditëve të çdo muaji vijues ndalon deri në ditën që plotësohet sipas muajit që i përkon. Ajo ditë që llogaritja ndalon konsiderohet si Dita e Lirisë Fiskale.

Page 11: Vlerësimi i barrës tatimore sipas qarqeve në shqipëri, 2013-2014

Dita e Lirisë Fiskale 2014 në Shqipëri

Në Shqipërinë e vitit 2014, Dita e Lirisë Fiskale është në ditën e 19-të të muajit Mars.

Me këtë kuptohet se gjithë shqiptarët u duhet të punojnë për buxhetin e shtetit të tyre deri në fund të dhjetëditëshit të dytë të muajit të tretë të vitit. Pas kësaj date, puna dhe fitimet e tyre nuk shkojnë më në llogarinë e shtetit, por në llogarinë e tyre.

Page 12: Vlerësimi i barrës tatimore sipas qarqeve në shqipëri, 2013-2014

Në Ballkan Dita e Lirisë Fiskale në 2014 vjen më herët në Shqipëri në 19 Mars 2014, ndërsa më vonë vjen në Serbi, në 10 Maj 2014.

Në Kosovë kjo ditë mbërrin në 23 Mars 2014, ndërsa në vendet e tjera fqinje me Shqipërinë ajo mbërrin në 9 Prill në Greqi, në 5 Maj në Malin e Zi dhe në 29 Mars në Maqedoni

Tabela 6Dita e Lirise Fiskale ne Ballkan, 2013 dhe 2014

2013 2014

1 Shqipëria 24 19 Mars2 Kosova 23 23 Mars3 Maqedonia 31 29 Mars4 Kroacia 1 31 Prill5 Greqia 12 9 Prill6 Bullgaria 7 9 Prill7 Rumania 13 13 Prill8 Bosnja 22 19 Prill9 Mali i Zi 3 5 Maj10 Serbia 12 10 Maj

Burimi: FMN, BB, Instat, IOTA

Nr. ShtetiDita e Lirise Fiskale

Muaji

Page 13: Vlerësimi i barrës tatimore sipas qarqeve në shqipëri, 2013-2014

KONKLUZION

Logjika e renditjes së rajoneve me barrën më të ulët (tabela 8) dhe më të lartë (tabela 9) në Shqipëri është treguesi që duhet të tërheqë vëmendjen e politikës fiskale dhe modelimit të ekonomisë nëpërmjet analizimit dhe paraqitjes së shpërndarjes së barrës tatimore.

Barra tatimore e shpërndarë në rajonet e ndryshme nëse ballafaqohet me burimet dhe kapacitetet në dispozicion në këto rajone dhe duke ndërthurur në mënyrë më racionale ndikimin e rolit të programeve të qeverisë në shpërndarjen e investimeve dhe përgatitjen e kushteve për investitorët duke baraspeshuar barrën në funksion të nxitjes ekonomike, do të ndihmonte secilën bashki apo komunë, që të merrte vendime më të thella mbi mundësitë dhe mënyrat për tu integruar brenda modelit të rritjes ekonomike të vendit.

Page 14: Vlerësimi i barrës tatimore sipas qarqeve në shqipëri, 2013-2014

FALEMINDERIT !

PYETJE DHE KOMENTE ?