nexhatqehaja.files.wordpress.com · web viewndotja e ajrit të proceseve të prodhimtarisë...

58
Menaxhimi i prodhimtarisë 13.0.0.0. MROJTJA E RESURSEVE TË PRODHIMTARISË 13.1.0.0. NJOHURI TË PËRGJITHSHME Në proceset e ndryshme të punës veprojnë njerëzit me përgatitje të ndryshme profesionale dhe me mjetet e niveleve të ndryshme të përsosjes teknike e teknologjike (të mekanizimit e të automatizimit) mbi sendet e ndryshme, më pakë ose më shumë të dëmshme të punës. Proceset e ndryshme të punës zhvillohen me shpejtësi të ndryshme dhe në kushte të ndryshme të punës. Me zbatimin konsekuent të përshtatjes së mjeteve të punës njeriut, krijohen kushte të përgjithshme më të përshtatshme të punës. Mjetet e punës prodhohen në pajtim me kërkesat e fiziologjisë së punës. Manipulimi me sendet e punës bëhët me pajtim me masat për mbrojtjen personale, individuale e të përbashkët të punëtorëve. Atmosfera e punës rregullohet sipas kërkesave të psikologjisë së punës. Shkurtimisht, mbrojtja në punë bëhet me qëllim të ruajtjes së mirë të shëndetit të anëtarëve të kolektivit punës dhe të pasurisë së ndërmarrjes. Sipas kësaj dallojmë: - mbrojtjen e fuqisë punëtore, dhe - mbrojtjen e pasurisë së ndërmarrjes. Në vazhdim do të njihemi me mënyrat e zbatimit të këtyre lloje të mbrojtjes së punëtorëve dhe të pasurisë materiale të sistemeve organizative, kryesisht prodhuese, por edhe joprodhuese. 13.2.0.0. MBROJTJA E FUQISË PUNËTORE Në procesin e punës organizmi i njeriut i ekspozohet vazhdimisht ndikimeve të ndryshme të dëmshme. Këto ndikime të dëmshme mund të vijnë nga mjetet e punës, sendet e punës, energjia ngasëse 357

Upload: others

Post on 25-Dec-2019

10 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Menaxhimi i prodhimtarisë

13.0.0.0. MROJTJA E RESURSEVE TË PRODHIMTARISË

13.1.0.0. NJOHURI TË PËRGJITHSHME

Në proceset e ndryshme të punës veprojnë njerëzit me përgatitje të ndryshme profesionale dhe me mjetet e niveleve të ndryshme të përsosjes teknike e teknologjike (të mekanizimit e të automatizimit) mbi sendet e ndryshme, më pakë ose më shumë të dëmshme të punës. Proceset e ndryshme të punës zhvillohen me shpejtësi të ndryshme dhe në kushte të ndryshme të punës. Me zbatimin konsekuent të përshtatjes së mjeteve të punës njeriut, krijohen kushte të përgjithshme më të përshtatshme të punës. Mjetet e punës prodhohen në pajtim me kërkesat e fiziologjisë së punës. Manipulimi me sendet e punës bëhët me pajtim me masat për mbrojtjen personale, individuale e të përbashkët të punëtorëve. Atmosfera e punës rregullohet sipas kërkesave të psikologjisë së punës. Shkurtimisht, mbrojtja në punë bëhet me qëllim të ruajtjes së mirë të shëndetit të anëtarëve të kolektivit punës dhe të pasurisë së ndërmarrjes.Sipas kësaj dallojmë:

- mbrojtjen e fuqisë punëtore, dhe - mbrojtjen e pasurisë së ndërmarrjes.

Në vazhdim do të njihemi me mënyrat e zbatimit të këtyre lloje të mbrojtjes së punëtorëve dhe të pasurisë materiale të sistemeve organizative, kryesisht prodhuese, por edhe joprodhuese.

13.2.0.0. MBROJTJA E FUQISË PUNËTORE

Në procesin e punës organizmi i njeriut i ekspozohet vazhdimisht ndikimeve të ndryshme të dëmshme. Këto ndikime të dëmshme mund të vijnë nga mjetet e punës, sendet e punës, energjia ngasëse dhe energjitë e tjera të cilat përdoren në procesin e punës. Rreziqet nga puna kërcënohen në formë të sëmundjeve të ndryshme ose të lëndimeve të ndryshme. Në përgjithësi këto rreziqe paraqesin rreziqet në vendin e punës. Përveç rreziqeve të kushteve të punës dallojmë edhe rreziqet e rrethanave të punës, siç janë për shembull: kushtet klimatike në të cilat punon ndërmarrja, kushtet e jetës së punëtorëve jashtë organizatës prodhuese, rreziqet e ndryshme elementare, rreziku nga lufta, etj.

Me masovizimin e përdorimit të mjeteve të mekanizuara në proceset punuese po zvogëlohet angazhimi fiziologjik i njeriut në punë, mirëpo njëkohësisht po shtohet angazhimi psikologjik i tij. Proceset teknologjike po zhvillohen me shpejtësi të mëdha, prandaj për drejtimin e tyre po nevojitet shpejtësia gjithnjë më e madhe e reagimit të njeriut, përqendrimi i madh dhe reflekset e zhvilluara. Në këto kushte të zhvillimit të proceseve prodhuese po shtohen mundësitë për paraqitjen e sëmundjeve të ndryshme profesionale

357

Organizimi i mbrojtjes në punë

dhe lëndimet e llojllojshme në punë. Masat dhe mjetet për mbrojtjen në punë të njeriut po bëhen gjithnjë më të përsosura dhe më të shtrenjta. Mirëpo, gjithmonë është më mirë që të pengohen paraqitjet e sëmundjeve dhe të lëndimeve në punë se sa që ato të shërohen.

Për këtë qëllim në vendin tonë ekiziston një numër i madh aktesh të përgjithshme dhe i rregulloreve për mbrojtjen në punë dhe për mbrojtjen e ambientit.

Në këto akte normative dhe rregullore janë dhënë normativat dhe masat themelore për mbrojtjen e fuqisë punëtore, për veprimtaritë e ndryshme të punës. Posaçërisht janë dhënë masat themelore dhe normativat e mbrojtjes teknike dhe higjienike në punë, në pikëpamje të objekteve ndërtimore, të mjeteve dhe të sendeve të punës (makinat, veglat, instalimet, materialet e nxehta, të ftohta, të helmueshme, etj.), të transportit (mjetet e transportit të brendshëm dhe të jashtëm), të zhurmës, dridhjeve, të energjisë elektrike (rrymës elektrike), rrezatimeve të dëmshme, të kushteve të punës (mikroklima dhe makroklima), të masave për mbrojtje nga zjarri (ndezja dhe kallja), të dhënies së ndihmës së parë, të mjeteve për mbrojtjen individuale dhe të përbashkët në proceset punuese, etj.

Nga kjo që u tha mësojmë se roli i mbrojtjes së fuqisë punëtore në punë është i lidhur drejtpërdrejt me ruajtjen e shëndetit të njeriut në procesin e punës, në disa raste, kur ai punon me sende të rrezikshme për jetë, edhe të jetës së tij.

Në aspektin e zbatimit të mbrojtjes në punë të fuqisë punëtore dallojmë:

- organizimin e hulumtimit të sigurisë së mjeteve të punës,- organizimin e hulumtimit të sigurisë së sendeve të punës,- organizimin e mbrojtjes së punëtorëve (masat dhe mjetet mbrojtjes individuale dhe të përbashkët),- organizimi i strukturave udhëheqëse dhe punëdrejtuese për

mbrojtje në punë (struktura organizative e funksionit të mbrojtjes në punë),

- organizimi i kontrollit shoqëror.

Për sigurimin e zbatimit të masave të nevojshme higjiene e teknike në ndërmarrje, shoqëria ka organizuar mbikëqyrjen e vet nëpërmes të bashkësive shoqëroro-politike, si është për shembull, inspektorati i punës, i cili obligimet e veta dhe detyrat praktike i zhvillon nëpërmes dhe me ndihmën e inspektorëve të punës. Për mbrojtjen higjienike në punë pranë bashkësive shoqërore e politike (për shembull: pranë komunës) ekziston inspektorati sanitar, i cili vepron nëpërmes të inspektorëve sanitarë, etj.

Detyra themelore të këtyre inspektorateve janë:

- mbikëqyrja e përhershme e zbatimit të dispozitave ligjore për mbrojtje në punë dhe mbrojtjen higjienike në organizatat prodhuese

358

Menaxhimi i prodhimtarisë

dhe kudo ku njeriu punon dhe jeton,- dhënia e ndihmës së nevojshme profesionale për evitimin e

dobësive në zbatimin e masave të mbrojtjes teknike e higjienike në punë e gjetkë,

- shqiptimi i dënimeve për mosrespektimin e moszbatimin e masave dhe për mospërdorimin e mjeteve për mbrojtje teknike e higjienike, individuale e të përbashkët në punë e gjetkë.

Për të gjetur dhe zbatuar masat efikase të mbrojtjes së fuqisë punëtore, duhet zbuluar shkaktarët e çrregullimit të mjedisit të punës. Këtu kujdes i veçantë duhet t’u kushtohet faktorëve të cilët ndikojnë në kushtet e mjedisit të punës.

Faktorët ndikues të rrezikshëm të vendit të punës duhet të zbatohen e të evitohen së bashku me zbulimin dhe evitimin edhe të faktorëve ndikues në çrregullimin e ambientit të njeriut.

Të gjithë faktorët ndikues në kushtet e mjedisit të punës dhe faktorët çrregullues të ambientit të njeriut mund t’i ndajmë në dy grupe kryesore.

- faktorët e organizimit biologjik të ambientit punues dhe jetësor të njeriut, dhe - faktorët e organizimit fiziologjik të ambientit punues dhe jetësor të njeriut.

Në grupin e faktorëve biologjikë të mbrojtjes në punë hyjnë:

- ajri,- mikroklima,- ndriçimi,- zhurma dhe dridhjet (vibrimet),- rrezatimi.

Në grupin e faktorëve biologjikë hyjnë edhe disa faktorë të tjerë, si për shembull: zgjatja e orarit të punës, intensiteti i punës, pozita e trupit të njeriut gjatë zhvillimit të operacionit punues, lëvizjet e punës (stërvitshmëria e lëvizjeve), infektimet etj., të cilat kanë ndikim të madh në mbrojtjen e shëndetit të njeriut, por që paraqesin material për shqyrtim të posaçëm.Në grupin e faktorëve fiziologjikë të mbrojtjes në punë hyjnë:

- gjendja e parregullt e objekteve ndërtimore, siç janë: instalimet jo të mira, kanalizimi i dobët, hapësira e vogël dhe e papërshtatshme e punës, kalimet e ngushta ndërmjet vendeve të punës, rrugët transportuese të papërshtatshme të procesit të punës, shkallët shtroja dhe tavani joadekuat, etj.,- mjetet e papërshtatshme të mbrojtjes në punë nga lëndimet fizike,- ndikimi i rrymës elektrike,- ndikimi i zjarrit.

359

Organizimi i mbrojtjes në punë

Që të mund të organizohet mbrojtja më efikase e mjedisit të punës e të jetës së njeriut, duhet studiuar më hollësisht këta faktorë biologjikë dhe fiziologjikë. Në këtë rast do të mjaftojnë të njihemi me ta, në mënyrë që të mund të japim kontributin tonë për rregullimin e ambientit të punës dhe të jetës sonë dhe të anëtarëve të kolektivit punues, e më gjerë.

13.2.1.0..AJRI I PROCESEVE TË PRODHIMTARISË

Ajri është element themelor dhe i domosdoshëm për krijimin e kushteve të punës dhe të jetës së njeriut. Për funksionimin normal psikologjik dhe fiziologjik të njeriut, nevojitet ajër me sasi dhe cilësi të caktuar. Çdo çrregullim i përbërjes dhe i pastërtisë normale të ajrit shkakton çrregullime të shëndetit të njeriut, ose e bën të paaftë për punë ose e mbyt.

Përbërja normale e ajrit është si vijon:

- rreth 20,9 % oksigjen,- rreth 79 % azot, dhe - pjesa tjetër, të cilën e përbën kryesisht dioksidi i karbonit dhe

gazrat etj..

Ajrin njeriu e shpenzon, si kemi parë më parë, si për punë fiziologjike, ashtu edhe për punë psikologjike. Kuptohet se për punët më të rënda psikofiziologjike shpenzohen sasitë më të mëdha të oksigjenit e me këtë edhe sasi më të mëdha të ajrit. Për sigurimin e sasisë dhe të cilësisë së ajrit për vendet e ndryshme të punës, shfrytëzohen mjetet e ndryshme teknologjike (“air condition”).

13.2.1.1. Ndotja e ajrit të proceseve të prodhimtarisë

Atmosfera e cila rrethon njeriun ndotet në mënyra të ndryshme. Për njeriun nevojitet ajri me përbërje dhe përmbajtje normale, sepse vetëm me ajrin e pastër mund të bëhet metabolizmi i njeriut dhe mund të sigurohet përtëritja e aftësive psikofiziologjike të humbura në procesin e punës.

Për ta caktuar nivelin e ndotjes së ambientit të njeriut (të ajrit) duhet të bëhet matja e përqendrimit të përmbajtësve të dëmshëm të ajrit. Përqendrimi mesatar i ndonjë materie të dëmshme në ajër shprehet me sasinë e saj në mostrën e ajrit që është mbledhur në vendin e matjes së paku për 23 orë, kurse shprehet me MG/m3.

Sipas dispozitave ligjore, lejohet përmbajtja e materieve të dëmshme në ajër si në tabelën 8.

Vendet e punës mund të jenë burime të ndotjes së ajrit, në varësi nga lloji i sendeve të punës mbi të cilat veprohet, mjetet e punës me të cilat veprohet dhe metoda e punës e cila zbatohet në procesin e punës. Pra, në varësi nga

360

Menaxhimi i prodhimtarisë

proceset teknologjike, të cilat zhvillohen në punëtori (hapësirë e mbyllur) shkaktohet ndotje më e madhe ose më e vogël e mjedisit të punës e të jetës së njeriut.

Sipas kësaj dallojmë hapësira teknologjike të proceseve teknologjike me ndotje të vogël, siç janë sallat e makinave operative, sallat e montimit, etj., dhe proceseve teknologjike me ndotje të madhe, siç janë pastrimi, nikelimi, kromimi, përpunimi termik, galvanizimi, derdhja e metaleve në kallëpe, ngjyrosja, gërryerja, etj., pastaj proceset e përpunimit të plastikës, të drurit, të gurit, qeramikës, proceset e përfitimit të çimentos, të koksit, të hekurit e të metaleve të tjera (posaçërisht të ngjyrosura: plumbit, bakrit etj.).

TABELA T-8.NDOTJA E LEJUESHME E AJRIT BRENDA DITËS

Materia e dëmshme Përqëndrimi mesatar ditor (MG/m3)Dioksidi sulfuric 0,15Dioksidi i karbonit 0,01 Monoksidi i karbonit 1Oksidi i azotit 0,085Hidroksidi i fluorit 0,005Bloza 0,05Hiri dhe pluhuri 300,0

Proceset posaçërisht të helmueshme zhvillohen në industrinë kimike dhe farmaceutike. Kurse proceset e rrezatimit të dëmshëm zhvillohen në industrinë e përfitimit dhe të përdorimit të karburanteve me proceset e fuzionit dhe të fisionit (në industrinë bërthamore).

Në të gjitha mjediset ku njeriu punon dhe jeton duhet të bëhet matja e ndikuesve të dëmshëm për shëndetin e tij, pra duhet të bëhet matja e ndotjes së ajrit. Këtë matje duhet ta bëjnë ekipet e specializuara dhe me mjetet e përcaktuara për këto matje. Ekipet të cilat merren me rregullimin e kushteve teknike e higjienike të vendeve të punës e të ndërmarrjes në tërësi duhet t’i mbledhin dhe t’i përpunojnë këto shënime dhe me to duhet t’i njoftojnë organet përgjegjëse të organizatës punuese e të bashkësisë shoqërore e politike, të cilës i takon organizata prodhuese. Kurse ato janë të obligueshme që të ndërmarrin masa të nevojshme në pajtim me rezultatet e matjeve dhe analizat e gjendjes.

13.2.1.2 Pasojat e ndotjes së ajrit.

Nëse mungon kujdesi i duhur për asgjësimin e gazrave dhe të avujve të helmueshme e të pluhurit, atëherë mjedisi i punës dhe i jetës së njeriut mund të helmohet deri në masën kur ekzistimi i tij vjen në pyetje. Për njeriun si faktor kryesor i punës, mund të ekzistojë edhe rreziku i tërthortë i cili vjen

361

Organizimi i mbrojtjes në punë

nga ambienti i helmuar (qumështi i shtazëve të helmuara, përqendrimi i helmeve të ndryshme në pemët dhe perimet, në mishin e kafshëve, në ujë etj.). Nga niveli i ndotjes së ajrit varet helmimi dhe dëmtimi i përkohshëm ose i përhershëm i organizmit të njeriut, ose vdekja e tij.

Pasojat dhe niveli i ndotjes së ajrit varen më së shumti nga:

- lloji i sendeve të punës, përkatësisht lloji i materies së dëmshme ose të helmueshme,

- përqendrimi i pluhurit, i gazrave dhe i avujve të dëmshëm ose të helmueshme për njeriun, bimët (florën) dhe kafshët (faunën),- zgjatja e kohës së eksponimit në këto materie,- rezistueshmëria e organizmit të njeriut (të faunës e të florës) ndaj ndotësve të ajrit (të tokës e të ujit).

13,2,1,3, Pengimi i ndotjes së ajrit

Për pengimin e ndotjes së ajrit janë gjetur dhe zbatohen masa të ndryshme efikase, si dhe përdoren mjete të ndryshme për mbrojtjen personale dhe kolektive nga ajri i ndotur. Si masa më të rëndësishme për pengimin e ndotjes së ajrit janë:

- ndërtimi i objekteve industriale dhe të objekteve të tjera ndotëse të ajrit jashtë vendbanimeve (formimi i zonave industriale afër

qyteteve ose larg qyteteve dhe vendbanimeve të tjera),- krijimi i sipërfaqeve të gjelbëruara e të pyllëzuara përreth

objekteve industriale dhe vendbanimeve e në vendbanime,- montimi i filtrave për pastrimin e pluhurit nga tymtarët, të avujve,

të gazrave e të ujërave të dëmshëm e të rrezikshëm për njeriun, - mbyllja hermetike e vendeve të punës, enëve ose e mjeteve të

punës, ku dhe me të cilat veprohet mbi sendet e dëmshme dhe të rrezikshme për shëndetin e njeriut,

- mekanizmi sa më i plotë, automatizimi dhe robotizimi i zhvillimit të operacioneve të dëmshme ose të rrezikshme për njeriun, ashtu që operacionet punuese të zhvillohen nga vetvetiu ose të mund të teledirigjohen nga distanca e mjaftueshme për sigurinë e njeriut dhe kështu ai të mbrohet nga ndikimet e dëmshme të zhvillimit të procesit të punës,

- sigurimi i sasisë së mjaftueshme të ajrit me përmbajtje të kërkuar me ventilimin e punëtorëve ose me kondicionimin e ajrit të sjellë, gjë që varet nga efekti i cili dëshirohet të arrihet në vendin e punës, në punëtori ose gjetkë, ku njeriu punon dhe jeton.

362

Menaxhimi i prodhimtarisë

Në vendin e punës përdoren mënyra të ndryshme të pengimit të ndotjes së ajrit. Masat dhe mjetet për mbrojtjen e punëtorit në vendin e punës nga ndotja e ajrit të vendit të vet të punës ose ndotja e ajrit të punëtorisë ku gjendet vendi i tij i punës janë të shumta e të llojllojshme. Zbatimi dhe përdorimi konkret i tyre varet nga operacioni konkret i punës, sendi dhe mjeti konkret i punës që përdoret në vendin e punës, ose në punëtori.

Në figurat 83 dhe 84 janë paraqitur dy nga mundësitë e shumta për pengimin e ndotjes së ajrit nga vendi i punës.

Fig. 83. Fig. 84.

13.2.2.0. MIKROKLIMA E HAPËAËSIRAVE PUNUESE

Për ekzistimin dhe zhvillimin normal të njeriut nevojiten kushtet normale makroklimatike dhe mikroklimatike. Kushtet makroklimatike i krijon natyra. Deri në shkallën e tashme të zhvillimit të vet, njeriu në këto kushte, përkatësisht në krijimin e këtyre kushteve natyrore nuk mund të ndikojë fare ose ndikon fare pak.

Prandaj. për kushtet e makroklimës duhet të ketë kujdes gjatë themelimit të vendbanimeve ose të objekteve industriale. Ndërsa kushtet mikroklimatike i krijon vetë njeriu, në mënyrë të natyrshme ose artificiale, sepse mikroklima ka të bëjë me kushtet e përshtatshme për punë ose jetë në hapësirat e mbyllura, siç janë për shembull: dhomat e fjetjes dhe të ndenjës, lokalet e ndryshme të përdorimit të përbashkët (kinematë, teatrot, etj.), pastaj punëtoritë, depot, vendet e punës (të mbyllura), vendet e komandës (civile dhe ushtarake) të mbyllura, etj.

Me mikroklimën e mjedisit të punës kuptohen:

- temperatura e ajrit, - lagështia e ajrit, dhe- rrymimi i ajrit.

363

Organizimi i mbrojtjes në punë

Mikroklima varet nga ndikimi reciprok i këtyre veçorive fizike e kimike të ajrit. Prandaj në procesin e kondicionimit të ajrit, ato duhet të analizohen veçmas oër këtë shkak do të njihen me to veç e veç.

13.2.2.1. Temperatura e ajrit të vendit të punës

Njeriu i shëndosh ka temperaturën e trupit 309,6 K (ose 36,6 oC). Rregullimi i kësaj temperature bëhet në mënyrë automatike. Në procesin e punës, varësisht nga natyra dhe pesha e operacioneve punuese, njeriu angazhohet më shumë fizikisht ose intelektualisht dhe shpenzon më shumë ose më pak energji biologjike. Me lirimin e energjisë termike, trupi i njeriut nxehet mbi normalen. Organizmi i njeriut angazhohet me tërë automatizimin e vet që të lirohet nga kjo tepricë e nxehtësisë. Përçon nxehtësinë në sipërfaqen e lëkurës, prej nga këtë nxehtësi duhet ta merr rrethina. Rrethina mund të jetë e përshtatshme për këtë proces ose jo. Kjo varet nga temperatura e saj: nëse është më e ulët se trupi i njeriut-pranon nxehtësinë e tepërt, nëse është më e lartë-nuk pranon nxehtësinë e trupit të njeriut. Përveç nga temperatura e rrethinës, normalizimi i gjendjes së trupit të njeriut varet edhe nga lagështia e rrethinës.

Nëse rrethina ka shumë lagështi, atëherë nuk do të pranojë avullimin e djersës së trupit, me të cilën rregullohet temperatura e tij, kurse nëse ka më pak lagështi, atëherë mund të pranojë avullimin e djersës, por ky avullim nuk duhet të jetë tepër intensiv, sepse, në këtë rast, do të shkaktohej shpenzimi i tepërt i energjisë jashtë procesit të angazhimit të njeriut në punë fiziologjike ose psikologjike, për çka njeriut do t’i nevojitej ushqimi plotësues. Pra, sipas kësaj që u tha, rregullimi i temperaturës së trupit të njeriut bëhet me djersitje dhe me rrezatim, atëherë kur është e lartë, ndërsa kur temperatura është e ulët, rregullimi, i saj bëhet me shpenzimin më të madh të ushqimit më kalorik. Prandaj, për ruajtjen e temperaturës së trupit të njeriut, pra për kondicionin e mirë fizik dhe disponimin e mirë psikik të njeriut,rëndësi të madhe ka lloji përkatës i ushqimit.

Që të mundë të funksionojë rregullimi automatik i temperaturës së trupit të njeriut në kushtet e ndryshme të ngarkesës me punë fiziologjike, mjedisi i punës duhet të ketë këto temperatura vijuese:

- për punë të lehtë 291-294 K (18 deri 21 oC)- për punë mesatarisht të rëndë 287-291 K (14 deri 18 oC)- për punë të rëndë 285-289 K (12 deri 16 oC)

Nëse temperatura e mjedisit të punës rregullohet në mënyrë natyrale, atëherë kjo bëhet me rrymimin (qarkullimin) e ajrit, të jashtëm dhe të brendshëm.

364

Menaxhimi i prodhimtarisë

Te rregullimi artificial i temperaturës së lokalit përdoren mjete të ndryshme për kondicionimin e ajrit. Matja e temperaturës bëhet me termometër.

13.2.2.2. Lagështia e ajrit

Rrethanat atmosferike dhe klimatike ndikojnë në lagështinë e makroklimës, përkatësisht në lagështinë e ajrit. Me studimin e rrethanave atmosferike dhe klimatike merret shkenca e posaçme-k l i m a t o l o g j i a.

Pjesa më e madhe e trupit të njeriut përbëhet nga uji. Kjo përbërje duhet të ruhet në të gjitha kushtet klimatike. Rregullimi i përbërjes së ujit në organizmin e njeriut bëhet me futjen dhe qitjen e sasive të konsiderueshme të ujit. Ujin njeriu e merr në gjendje të lëngët ose të gaztë (avulli i ujit). Në këto dy gjendje lirohet edhe uji i tepërt nga trupi. Ky proces i pranim-dorëzimit të ujit bëhet automatikisht e në nivel të caktuar brenda kushteve të jashtme.

Me ndërrimin e kushteve të jashtme, ndërrohet edhe sasia e lagështisë, të cilën njeriu e merr në formë të ujit ose të avullit, si dhe sasia e ujit ose avullit të cilën e qet, për t’u liruar nga lëgështia e tepërt. Kuptohet se në kushtet e papërshtatshme klimatologjike shkaktohen vështirësi të ndryshme për zhvillimin e procesit të këmbimit të lagështisë, ndërmjet trupit të njeriut dhe mjedisit të punës. Këto vështirësi shkaktojnë zvogëlimin e aftësisë psikofiziologjike të njeriut dhe nëse ai gjendet në procesin e punës, dukshëm mund të ndikojnë në prodhimësinë e punës së tij, sepse, kur fryn era e lagshtë e jugut, krijohen vështirësi shëndetësore për të sëmurët nga reaumatizmi, ndërsa kur ndërron shtypja atmosferike, ndryshojnë edhe kushtet atmosferike të përgjithshme, e këto ndryshime ndikojnë në disponimin e përgjithshëm të njerëzve, e posaçërisht të atyre të cilët lëngojnë nga zemra, tensioni i ulët ose i lartë, reumatizmi, etj.

Në hapësirat e mbyllura, përbërja normale e ajrit për disponim të mirë të njeriut është atëherë nëse në të ka lagështi relative prej 40 deri 60 %. Nëse përbërja e ajrit nuk është e përshtatshme, atëherë mund të kemi çrregullim të atmosferës së punës, aftësisë punuese dhe prodhimësisë së punës në përgjithësi.

13.2.2.3. Rrymimi i ajrit

Mirëmbajtja e mikroklimës së përshtatshme bëhet me ndërrimin e rregullt të ajrit. Mikroklima do të jetë e përshtatshme për kushtet teknologjike të punës ose për kushtet e jetës në përgjithësi, nëse ajri i mjedisit ka temperaturën e nevojshme dhe lagështinë normale. Që të sigurohet ajri i përshtatshëm përdoren mënyrat natyrore dhe artificiale të rrymimit të ajrit. Mirëpo, mikroklima nuk do të jetë e përshtatshme për jetën dhe punën e njeriut, nëse

365

Organizimi i mbrojtjes në punë

krijohet me rrymimin e tepërt të ajrit. Sepse rrymimi i përçueshëm (i depërtueshëm) mund të çrregullojë temperaturën dhe lagështinë e pjesëve të ndryshme të trupit të njeriut dhe në këtë mënyrë mund të dëmtojë shëndetin e njeriut (me pasoja të përkohshme ose të përhershme, e ndonjëherë edhe pasoja vdekjeprurëse).

Rrymimi i ajrit të mikroklimës varet shumë nga rrymimi i ajrit të makroklimës. Nëse nuk do të ketë rrymim të mjaftueshme të makroklimës (klimës së punishtes, objektit ndërtimor ose industrial, vendbanimit, zonës industriale, etj.), atëherë rrethina do të ndotet dhe ajri i rrethinës nuk do të jetë i përshtatshëm as për mikroklimën (posaçërisht të krijuar me rrymimin natyror). Prandaj duhet pasur kujdes për radhitjen e vendeve të punës dhe të stabilimenteve industriale në njësitë organizative të prodhimtarisë nga aspekti i rrymimit të ajrit, si dhe për pozitën e objektit industrial, të vendeve dhe të pajimeve të punës në punishte, të objekteve të banimit dhe të objekteve të tjera ndërtimore në vendbanime; çdoherë me qëllim që të sigurohet dhe të mos pengohet rrymimi natyror, qarkullimi natyror i ajrit të makroklimës prej të cilës varet edhe mikroklima.

Për sigurimin e rrymimit të ajrit në raste të krijimit artificial të mikroklimës përdoren mjetet e ndryshme të klimatizimit. Për rrethanat dhe kushtet normale të punës duhet siguruar, sipas mjeteve ergometrike, sasitë dhe shpejtësitë vijuese të ajrit:

- shpejtësinë e rrymimit të ajrit prej 0,3 m/s,- sasinë e ajrit prej 29 m/h për njeri.

Për punët e rënda e të rrezikshme psikofiziologjike këto madhësi për sigurimin e ajrit të freskët nuk mjaftojnë, prandaj ato rregullohen me aktet e posaçme normale për mbrojtje në punë dhe për krijimin e kushteve të përshtatshme teknike e higjienike në punë.

Vend të posaçëm te shqyrtimi i mikroklimës duhet të zënë shqyrtimi i mjediseve jetësore dhe punuese, ku rregullimi i mikroklimës nuk mund të bëhet. Natyra teknologjike e disa proceseve teknologjike është e tillë, saqë mikroklima e tyre ose nuk mund të rregullohet ose vështirë mund të rregullohet me sukses të dëshirueshëm. Temperatura, lagështia dhe rrymimi i ajrit janë aq intensive ose aq të dobëta, saqë krijojnë kushte jonormale klimatike të punës e të jetës.

Në procese të cilat krijojnë kushte jonormale punuese hyjnë:

- shkritoret, hekuranat, ngrohtoret, termoelektranat dhe proceset e tjera ku zhvillohen temperatura të larta e intensive,

- fabrika e letrës e të disa artikujve ushqimorë, ku zhvillohen lagështi të mëdha e intensive, të përcjella shpeshherë me

366

Menaxhimi i prodhimtarisë

temperatura të larta,- fabrikat për përpunimin e lëkurave dhe të gomës ku lirohen erërat e rënda intensive, të përcjella me lagështi dhe temperatura të larta,- puna rreth shërbimit të fluturakeve nëpër aeroporte, ku shpeshherë fryjnë erëra të forta e intensive dhe ku ekzistojnë temperaturat e

larta verore dhe të ulëta dimërore,- puna rreth shërbimit të anijeve dhe puna në anije, ku verës mund të jetë shumë nxehtë e dimrit shumë ftohtë dhe ku fryjnë erërat e forta të kohëpaskohshme,- fluturimi në anije kozmike dhe puna në kosmodrome,- puna në platëformat për nxjerrjen e naftës në kushte të nxehta të shkretëtirave dhe kushte të forta polare të ngrirjes, ku fryjnë erërat

të forta intensive të nxehta ose të ftohta,- puna në ftohësit dhe ngrirësit industrial, ku temperaturat e punës janë shumë të ulëta e intensive, etj.

Zhvillimi i proceseve të punës në këto kushte të papërshtatshme atmosferike e klimatike të njeriut mund të shkaktojë pasoja të rënda shëndetësore. Ndonjëherë temperaturat e vendeve të punës mund të jenë aq të larta ose të ulëta sa të shkaktojnë vdekjen e njeriut. Në disa kushte të tjera të zhvillimit të proceseve teknologjike, avullimi i lagështisë së njeriut mund të jetë aq intensiv, sa të sjellë dehidrimin e tij (mungesën e përkohshme ose të përhershme të ujit në trupin e njeriut), saqë të pasojë edhe çrregullimi i qarkullimit të gjakut, me pasoja të tjera përcjellëse të dëmshme për organizmin e njeriut.

Megjithë vështirësitë për krijimin e kushteve normale mikroklimatike, duhet tentuar që edhe në këto vende të punës të krijohen sadopak kushte të durueshme pune-mikroklima parciale. Ose të ketë përmirësime të temperaturës ose të lagështisë ose të rrymimit të ajrit. Nëse kushtet e punës nuk mund të përmirësohen, atëherë duhet zbatuar masat e mjetet adekuate për mbrojtje në punë, në vendet e punës me mikroklimë të parregullueshme.

13.2.3.0. NDRIÇIMI I HAPËSIRËS PUNUESE

Burimi i jetës është drita. Pa dritë nuk ka jetë. Kemi burime natyrore dhe burime artificiale të dritës. Burimi natyror i dritës është dielli. Burimet artificiale të dritës janë të shumta e të llojllojshme. Drita natyrore është e nevojshme për përtëritjen e jetës (njerëzore, shtazore dhe bimore) dhe përdoret e panrdyshueshme. Drita artificiale prodhohet me ngjyra të ndryshme dhe me intensitet të ndryshueshëm, sipas kërkesës së vendit të jetës ose të punës së njeriut.

Për vendet e ndryshme të punës, si dhe për proceset e ndryshme të punës nevojitet drita me intensitet të ndryshëm. Kudo që është e mundshme duhet përdorur dritën natyrore. Mirëpo, drita natyrore gjatë ditës e ndërron

367

Organizimi i mbrojtjes në punë

intensitetin e vet. Intensiteti i dritës natyrore ndryshon nëpër vendet me gjërësi dhe gjatësi të ndryshme gjeografike, si dhe gjatë stinëve të ndryshme të vitit. Njëkohësisht depërtimi i dritës së diellit varet edhe prej kushteve atmosferike (koha me diell, koha e vranët, koha e kthjellët pa diell, etj.). Për këtë shkak, për vendet e punës precize doemos duhet siguruar burimin e dritës artificiale, i cili jep dritën me intensitet të nevojshëm për zhvillimin normal të procesit të punës. Ndriçimi i mirë artificial i vendeve të punës ose i punëtorive bëhet atëherë, nëse mund të sigurohet intensiteti i njëjtë i dritës për të gjitha pjesët e vendet e punës të punëtorisë.

Ndriçimi i vendeve të punës dhe i njësive organizative prodhuese duhet të vlerësohet:

- sipas fortësisë (intensitetit) të dritës, dhe - sipas cilësisë së dritës (kualitetit të dritës).

Për matjen e fortësisë së dritës përdoret njësia l u k s (Lx). Definicioni i luksit: luksi paraqet sasinë e dritës e cila bie mbi njësinë sipërfaqësore dhe shprehet me 1 Lm/m2. Lumeni [Lm] është njësia për matjen e sasisë (tufës, rrezeve) së dritës. Njeriu sot është në gjendje teknologjike të prodhojë drita shumë të forta artificiale, të cilat mbështeten në lirimin e forcës atomike (proceset termonukleare). Për matjen e cilësisë së ndriçimit të vendeve të punës, shërben luksometri. Kategorizimi i ndriçimit sipas precizitetit të proceseve punuese, është si vijon:

- puna pa precizitet të definuar (puna në zyrë, punët e rëndomta në punëtori e punët e tjera të ngjashme) kërkon ndriçimin prej 50 deri 100 Lx,- puna me intensitet mesatar të ndriçimit (puna precize e zyrave,

punët precize konstruktive, punët mesatarisht precize të punëtorive etj.), kërkon ndriçimin prej 100 deri 300 Lx,

- punët precize kërkojnë ndriçimin prej 300 deri 500 Lx, dhe- punët shumë precize kërkojnë ndriçimin prej 500 deri 2000 Lx.

Burimet e dritës artificiale sipas mënyrës së ndriçimit ndahen në:

- burime të dritës direkte, dhe- burime të dritës indirekte.

Përdorimi i burimeve direkte të dritës artificiale është i rrallë, sepse reflektimi nga sipërfaqet e punës pengojnë të pamurit. Kudo që është e mundshme përdoren burimet indirekte të dritës artificiale. Pra ekzistojnë burimet e përshtatshme dhe të dëshirueshme të dritës artificiale dhe burimet e papërshtatshme dhe të padëshirueshme e të dëmshme të dritës artificiale ose natyrore.

Në figurën 85 është paraqitur burimi direkt i dritës artificiale, kurse në figurën 86 është paraqitur burimi indirekt i dritës artificiale.

368

Menaxhimi i prodhimtarisë

Fig. 85. Fig. 86.

13.2.3.1. Ndriçimi i dëmshëm

Për kushtet e ndryshme të punës e të jetës së njeriut nevojitet drita me intensitet dhe cilësi të caktuar, përkatësisht drita normale. Ndriçimi jonormal shkakton pengesa të ndryshme psikofiziologjike njeriut. Për këtë arsye, për të gjetur intensitetin dhe cilësinë normale të ndriçimit sipas proceseve teknologjike të punës, duhet zbatuar studimin e kërkesave të vendit sipas vendit të punës, nga pikëpamja e ndriçimit. Nëse vendi i punës është i tillë që nuk mundëson ndriçimin normal (vetë është burim i ndriçimit-për shembull: proceset salduese, shkrirëse të metaleve e të materialeve të ndryshme etj.), atëherë ato vende të punës duhet të izolohen, kurse ekzekutuesit e operacioneve të stërndriçuara të punës, nga ndriçimi i dëmshëm duhet të mbrohen me masat dhe mjetet e mbrojtjes individuale, ose të përbashkët të punës.

Proceset e punës me stërndriçim (ndriçim të tepërtë - ndriçim të dëmshëm) përbëjnë:

- saldimi (elektroharkor dhe autogjen),- shkrirja e metaleve dhe derdhja e tyre (vrimat kontrolluese, enët e hapura me metal ose materie të shkrirë, etj), - puna në punishtet e ndriçuara natën (kalimi i shpeshtë i syve prej hapësirave të ndriçuara fort në hapësira të pandriçuara, përkatësisht prej sipërfaqeve të ndriçuara fort në sipërfaqe të pandriçuara, - puna në sipërfaqet e mbuluara me borë, akull, me rërë, etj.

(punishtet në polet e tokës, punishtet në shkretëtira, udhëtimi ose skijimi nëpër borë, etj.). - vozitja e automjeteve natën, etj.

369

xhami ingjyrosur

ndëriçimi indirekt

ndëriçimi direkt

Organizimi i mbrojtjes në punë

Në të gjitha situatate ndriçimit jonormal duhet përdorur mjetet e mbrojtjes personale nga drita. Këso mjetesh bashkëkohore janë të shumta e të llojllojshme. Prandaj burimit të dritës i duhet përshtatur edhe mjetin mbrojtës. Posaçërisht të dëmshme janë për sy kalimet e shpeshta prej sipërfaqeve të ndriçuara në sipërfaqe të pandriçuara, ose të ndriçuara dobët. Për përshtatjen e ndriçimit kushteve të punës, nuk mjafton vetëm të gjendet burimi me intensitet e cilësi normale të dritës, por duhet krijuar edhe atmosferën e pëlqyeshme kolorike.

Kjo atmosferë e pëlqyeshme krijohet me ngjyrosjen e përshtatshme të mureve e të orendive të punëtorisë, të mjeteve e të instalimeve të punës, të dyshemesë, të tavanit, të mjeteve transportuese, etj.

Në këto raste aspekti human i masave dhe i mjeteve për mbrojtjen individuale dhe të përbashkët, duhet të ketë përparësi ndaj aspektit ekonomik. Njeriu është faktori më i çmueshëm i të gjitha proceseve prodhuese.

13.2.4.0. ZHURMA DHE DRIDHJET NË HAPËSIRËN PUNUESE

Çdo gjë që është në lëvizje, prodhon zhurmë dhe vibrime. Në proceset e ndryshme të punës veprohet mbi sendet e ndryshme të punës, prodhohen zhurma dhe dridhje (vibrime) të intensitetit të ndryshëm. Varësisht nga intensiteti i tyre për njeriun disa janë të ndjeshme e disa jo. Zhurmën njeriu e ndien kryesisht me shqisën e të dëgjuarit, kurse dridhjet (vibrimet) i ndien me tërë qenien e vet e posaçërisht me shqisën e të prekurit (me sipërfaqen e lëkurës).

Zhurma dhe vibrimet janë të origjinës fizike dhe të pakëndshme për njeriun, kurse lindin si pasojë e dridhjes së mjedisit të punës. Ato depërtojnë në organizmin e njeriut nëpërmes të shqisave të dëgjimit dhe të prekjes dhe veprojnë në sistemin nervor, në qarkullimin e gjakut, në zemër, në organe të frymëmarrjes dhe të tretjes, në organet e jashtëqitjes dhe në organet e tjera dhe çrregullojnë punën e tyre e mund të shkaktojnë edhe vdekjen e tij.

Zhurma dallohet me forcën e vet (intensitetin) dhe dendësinë (frekuencën). Forca e zhurmës matet me decibela. (Decibeli paraqet 1/10 pjesë të belit). Beli është njësia matëse për forcën, përkatësisht fuqinë ose energjinë e dy dridhjeve të materies elastike, ku me këtë dridhje reciproke zhurma forcohet ose dobësohet. Njësia matëse decibel është: dB.

Frekuenca paraqet numrin e dridhjeve të cilën e bën grimca e materies elastike brenda njësisë kohore prej një sekonde. Njësia për matjen e frekuencës është herci (hertz-i). Herci [Hz] paraqet numrin e dridhjeve brenda një sekonde. Kështu për një dridhje në sekondë kemi:

1 Hz = L / s

370

Menaxhimi i prodhimtarisë

Numrin e vogël të dridhjeve njeriu e ndien si dridhje me shqisën e prekjes. Dendësinë, frekuencën (shpeshtësinë) e dridhjeve prej 20 Hz e deri në 20 000 Hz, e ndien normalisht, ndërsa dridhjet me shpejtësi më të vogël se 20 Hz dhe më të mëdha se 20 000 Hz, nuk i ndien normalisht. Vendet e punës me procese punuese të cilat shkaktojnë dridhje dhe zhurmë të madhe (të cilat janë të shpeshta në industrinë e përpunimit të metaleve) duhet të hulumtohen nga aspekti i mbrojtjes në punë. Sepse zhurma e madhe dhe dridhjet e shpeshta janë shumë të dëmshme e të rrezikshme për shëndetin e njeriut.

13.2.4.1. Zhurma dhe dridhjet e rrezikshme

Makinat dhe pajimet e ndryshme, puna e të cilëve mbështet në eksploatimin e materieve punuese (motorët me djegie të brendshme), puna e çekanit pneumatik në ndërtimtari dhe në xehetari, puna në farëtore, rrjedhja e fluideve nëpër rrëkethorë (currila) me shpejtësi të mëdha, pastrimi i prodhimeve me ajër të komprimuar me anë të rrëkethorit, puna me vinçat urë, nxitimi i trenit ose i tramvajit mbi binarë, puna me raketa, ushtrimi me armë, etj., janë burime të zhurmave e të dridhjeve (vibrimeve) të rrezikshme. Prandaj, në të gjitha këto vende të punës e të veprimit duhet bërë mbrojtjen individuale të njeriut në punë, mbrojtjen kolektive të të pranishmëve dhe mbrojtjen e banorëve për rreth vendbanimeve të zhurmave e të dridhjeve të dëmshme.

Në vendet e punës me zhurmë e dridhje posaçërisht intensive hyjnë:

- puna në kazantore dhe puna e motorëve rrëkethorë me forcën e zhurmës prej rreth 100 dB,- thumbimi metalik prej rreth 90 dB,- shpuesja pneumatike prej rreth 80 dB,- komunikacioni intensiv prej rreth 75 dB,- biseda e zëshme prej rreth 60 dB.

Zhurmba më e madhe se 90 dB nuk duhet të lejohet, sepse dëmton shqisën e të dëgjuarit të njeriut dhe është e padurueshme pët të. Sipas Organizatës Ndërkombëtare për Standarde (ISO), pranë zhurmës prej 50 deri 60 dB dhe dridhjeve prej 1000 Hz, njerëzit mund të merren vesh në distancë prej 1 deri 2 metra. Me shtimin e intensitetit të zhurmës e të dridhjeve kjo distancë zvogëlohet. Kjo ka rëndësi të madhe për njerëzit në proceset prodhuese, meqë në këtë mënyrë mund të dihet se cilat distanca janë optimale që njerëzit pranë burimeve të ndryshme të zhurmës e të dridhjeve mund të informohen drejt e mirë. Me dispozitat ligjore, për shembull në distancë prej 0,4 m mund të bisedohet pran zhurmës prej 70 dB, kurse me shtimin e intensitetit të zhurmës kjo distancë zvogëlohet.

Njohja me burimet e zhurmave dhe të dridhjeve ka rëndësi të madhe për organizimin e drejtë të mbrojtjes në punë dhe për zbatimin e dispozitave

371

Organizimi i mbrojtjes në punë

ligjore për mbrojtjen teknike e higjienike të njeriut në procesin e punës dhe të vendbanimeve. Në tabelën 10 është dhënë niveli i lejuar i zhurmës me dispozitat ligjore për vendet e ndryshme të punës të veprimtarive të ndryshme.

TABELA T-9.NIVELI I LEJUAR I ZHURMËS SIPAS LLOJEVE TË VEPRIMTARIVE

LLOJI I VEPRIMTARISË

NIVELI I LEJUAR I ZHURMËS NË VENDIN E

PUNËS MATUR ME [dB]

a b cPuna fizike pa ngarkesa mendore dhe pa përcjelljen e rrethinës me dëgjim. 84

90

80

Puna fizike që kërkon saktësi dhe përqendrim me përcjelljen e kohëpaskohshme të rrethinës me dëgjim dhe me kontrollimin e saj, si dhe drejtimi me mjetet transportuese. 73 80 70Puna e cila zhvillohet me pjesëmarrjen e komandës gojore dhe të sinjaleve akustike. Puna e cila kërkon përcjelljen e përhershme me dëgjim. Puna rutinore, por me karakter mendor. 70 60Puna kryesisht mendore e cila kërkon përqendrim por është rutinore. 64 70 55Puna mendore, intelektuale e orientuar në kontrollimin e punës së grupit të njerëzve e cila zhvillohet mentalisht. Puna e cila kërkon përqendrim dhe komunikim të drejtpërdrejtë gojor ose telefonik . Puna e cila zhvillohet me mjetet e komunikimit fonik (telefoni, interfoni, radiolidhja, e të ngjashme). 55

45

Shënimet në tabelën 9 janë si vijon:

- shtylla a: paraqet shënimet e zhurmës së prodhuar nga mjetet e puns dhe pajimet e ndryshme me të cilat punëtori as nuk manipulon e as nuk shërben,

- shtylla b: paraqet shënimet për zhurmën të cilën e prodhojnë mjetet e punës dhe pajimet e ndryshme me të cilat punëtori manipulon

drejtpërdrejti ose të cilat ai i përdorë,- shtylla c: paraqet shënimet për zhurmën të cilën e prodhojnë

burimet joprodhuese, siç janë pajimet e ventilimit, e klimatizimit, pastaj mjetet transportuese hekurudhore dhe rrugore, komunikacioni rrugor dhe ajror, etj.

372

Menaxhimi i prodhimtarisë

13.2.4.2. Masat dhe mjetet mbrojtëse nga zhurma dhe dridhjet

Njeriu nuk mund t’u përshtatet ndërrimeve të shpejta të zhurmës e të dridhjeve, prandaj ato i shkaktojnë vështirësi të ndryshme psikofiziologjike, kurse në rast se i ekspozohet zhurmës së madhe për kohë të gjatë edhe mund të vdesë. Për këtë arsye, zhurma dhe dridhjet duhet të evitohen kudo që është e mundshme. Nëse burimet e zhurmës dhe të dridhjeve nuk mund të evitohen kurrsesi me masa efikase, atëherë njerëzit e pranishëm duhet të mbrohen me mjete efikase personale.

Në masat më efikase për mbrojtjen e njeriu në procesin e punës nga zhurma dhe dridhjet hyjnë:

- ndërrimi i konstruksionit të mjeteve të punës,- ndërrimi i materialeve të mjeteve të punës (për shembull: dhëmbëzoret metalikë me dhëmbë prej plastike ose gome),- largimi ose izolimi i burimeve të zhurmës ose të dridhjeve (për shembull: vendosja e motorëve me djegie të brendshme në dhoma hermetikisht të izoluara, vënia e çekanëve mbi baza amortizuese të dridhjeve, etj.),- mbështjellja e mureve të punëtorive me materiale zëfikëse ose zëthithëse dhe me materiale vibërfikëse ose vibërthithëse,- zbatimi i operacioneve teknologjike të automatizuara ose të robotizuara kudo ku zhvillimi i tyre mund të krijojë vështirësi shëndetësore njeriut, me zhurmën dhe dridhjet të cilat prodhohen

në procesin prodhues,- përdorimi i mjeteve të mbrojtjes së personave kudo që është e nevojshme mbrojtja e njeriut nga zhurma e tepërt dhe dridhjet

(vibrimet) e rrezikshme, etj.

Dinamika e madhe e jetës dhe puna e mjeteve të ndryshme në vendet ku njeriu jo vetëm punon, por edhe jeton dhe argëtohet, pandarë e ngacmojnë njeriun dhe e irritojnë në masë të madhe çdo shqisë të tij, e posaçërisht shqisën e tij të dëgjuarit dhe të prekurit. Nëpërmes të këtyre shqisave ngacmohen edhe sistemi nervor dhe sistemet e tjera të njeriut, dhe ai bëhet i paaftë, jo vetëm për zhvillimin e proceseve të ndjeshme të punës, por edhe për zhvillimin e jetës së qetë, nëpërmes të së cilës mund t’i përtërijë aftësitë e veta psikonervore.

13.2.5.0. RREZATIMI NË HAPËSIRËN PUNUESE

Njeriu u ekspozohet burimeve të ndryshme të rrezatimit. Këto burime ndahen në dy grupe kryesore:

- burimet e rrezatimit natyror, dhe - burimet e rrezatimit artificial.

373

Organizimi i mbrojtjes në punë

Në burimet e rrezatimit natyror hyjnë: rrezatimi i diellit, rrezatimi i kozmosit, rrezatimi nga Toka dhe rrezatimet e tjera.

Në burimet e rrezatimit artificial hyjnë burimet të cilat janë prodhim i angazhimit i të njeriut në ndërrimin e energjisë së vet me energjinë e natyrës, siç janë për shembull: prodhimet e ndryshme elektrike e elektronike, bomba atomike dhe hidrogjene, motorët atomikë, termoelektranat nukleare, etj. Numri i mjeteve të punës me energji atomike gjithnjë e më shumë po rritet e me këtë edhe rreziku nga rrezatimet e dëmshme radioaktive po bëhet më i madh.

Me zhvillimin dhe përparimin e mjeteve të ndryshme të punës dhe të sendeve të punës dhe me përdorimin gjithnjë më të gjerë të tyre po krijohen mundësi edhe për shtimin e rrezatimit elektromagnetik. Burimet e këtij rrezatimi posaçërisht të shumta janë në industrinë metalopërpunuese.

Rrezatimi elektromagnetik i burimeve bashkëkohore (i mjeteve dhe i sendeve bashkëkohore të punës) ndahet sipas gjatësisë së valëve. Ekziston spektri i gjerë i këtyre valëve. Në mesin e tyre posaçërisht dallohet:

- rrezatimi infrakuq me gjatësi të valëve prej 0,8 deri 300 mikromilimetra,- rrezatimi ultravjollcë me gjatësinë e valëve 0,04 deri 0,76 mikromilimetra, dhe - rrezatimi jonizues, i cili paraqet rrezatimin elektromagentik ose atomik nëpërmes të materies jonizuese të atomeve (rrezatimi

rëntgen, beta, gama dhe alfa neutronet).

Nëse njeriu u ekspozohet për një kohë të gjatë këtyre rrezatimeve, paraqiten pasoja të caktuara të dëmshme për organizmin e tij. Për shembull, nëse njeriu për një kohë të gjatë i ekspozohet rrezatimit ultravjollcë mund të shkaktohet dëmtimi i syve ose djegia e lëkurës-siç ndodh me rrezatimin e pakontrolluar në det ose në bjeshkë.

Nëse për një kohë të gjatë njeriu u ekspozohet rrezeve të depërtueshme (për shembull: rëntgen, gama, etj.), atëherë mund të shkaktohet dëmtimi i përkohshëm ose i përjetshëm i organizmit të tij. Ndër dëmtimet e mëdha të rrezatimit posaçërisht hyjnë:

- çrregullimet në sistemin nervor të njeriut,- humbja e rruazave të bardha të gjakut,- pengesa e ndërrimit të materies në organizëm, përkatësisht pengesa

e metabolizmit të njeriut,- kanceri,- humbja e peshës së trupit ose të organeve,- djegiet e ndryshme, dhe - vdekja, në rastet e ekspozimit intensiv ose të gjatë rrezatimit të dëmshëm.

374

Menaxhimi i prodhimtarisë

Rrezatimi në përgjithësi, e posaçërisht rrezatimi radioaktiv po bëhet “sëmurje moderne” e kohës, për shkak të burimeve të shumta, mënyrës së pavërejtur të ndikimit të dëmshëm dhe me pasoja të pashërueshme për organizmat e gjallë.

Për matjen e rrezatimit jonizues përdoret Kuloni (C) thye për kilogram – [C/kg], ose shprehur matematikisht kemi:

.

13.2.5.1. Rrezatimi në industri

Disa nga mjetet e reja të punës, posaçërisht ato të mbështetura në zhvillimin dhe në përdorimin e të mbërrimeve të elektronikës, si dhe disa sende të reja të punës me rrezatimin radioaktiv dhe mjete të tjera bashkëkohore të përdorimit të gjerë (siç janë për shembull: televizori, radari, ekranet e kompjuterëve, e videolojërave, etj.), po bëhen burime permanente të rrezatimit të dëmshëm për njeriun. Kështu që ai nuk është i ekspozuar rrezatimit vetëm në vendin e punës, por edhe në rrugë, në shtëpi dhe në vendet e pushimit e të rekreacionit.

Vendet e punës në të cilat njeriu posaçërisht është i ekspozuar në ndërmarrjet industriale, pra në industri janë:

- salduesi në punët salduese elektroharkore ose elektrorrezistore, etj., ku ekzekutuesi u ekspozohet rrezeve ultraviolete, të cilat mund të shkaktojnë sëmurjen e syve dhe djegien e lëkurës,- rëntgenologu i cili punon me aparatet e rëntgenit në industri ose në shëndetësi, te kontrollimi i materialeve, përkatësisht te kontrollimi i njeriut, ku pas ekspozimit të gjatë e intensiv mund të shkaktohen çrregullime të ndryshme në organizëm,- matësi i nivelit të shkrirjes së lëngut dhe kontrollimi i cilësisë së derdhjes me aparate të cilat punojnë në bazë të izotopeve aktive, ku këto burime paraqesin rrezik të përhershëm për shëndetin e ekzekutuesit të operacioneve matëse e kontrolluese, e deri te

shkurtimi i jetës së tij,- puna në laboratorët elektronikë dhe bërthamorë, si dhe puna me ë mjetet dhe sendet e punës të cilat mbështeten në përdorimin e energjisë bërthamore (termoelektranat bërthamore, laserët, motorët

me reaktorë bërthamorë, puna me reaktorë bërthamorë për qëllime paqedashëse, prodhimi dhe përdorimi i ekraneve të ndryshme elektronike, etj.

Rrezatimi i kontrolluar jonizues përdoret për qëllime mjekësore në medicinë, mirëpo ekspozimi i tepërt me këtë rrezatim shkakton dëmtimin e organizmit

375

Organizimi i mbrojtjes në punë

të njeriut. Rrezatimi me sasi të vogël jonizuese përdoret edhe në industrinë ushqimore dhe në disa veprimtari industriale pa ndikim të dëmshëm në njeriun.

13.2.5.2. Mbrojtja nga rrezatimi.

Për shkak të mënyrës së ndikimit të dëmshëm dhe burimeve të shumta të rrezatimit të rrezikshëm për qenien e njeriut, mbrojtja nga rrezatimi kërkon nivel të lartë të diturisë profesionale, angazhim të sistematizuar dhe mjetet e mëdha investive. Masat e shumta e të llojllojshme të cilat përdoren për mbrojtjen e njeriut në procesin e punës nga rrezatimi, si dhe për mbrojtjen e tij kudo që gjendet, i përshtaten llojit dhe intensitetit të burimit të rrezatimit. Atje ku masat e mbrojtjes individuale ose kolektive nga rrezatimi nuk mjaftojnë për mbrojtjen efikase të njeriut, duhet të përdoren edhe mjetet e përdorimit personal për mbrojtjen nga rrezatimi.

Masat që më së shpeshti hasen në zbatimin e mbrojtjes nga rrezatimi janë:

- izolimi i plotë i burimit të rrezatimit,- mekanizimi, automatizimi dhe robotizimi i nevojshëm i të gjitha operacioneve dhe proceseve të rrezikshme të punës,- përdorimi i mjeteve për mbrojtjen personale,- evitimi i burimeve të dëmshme rrezatuese (me zëvendësimin e mjeteve dhe të sendeve të punës me rrezatim me ato pa rrezatim),- kontrollimi pandërprerë dhe i planifikuar e sistematik i të gjitha burimeve të rrezatimit të dëmshëm,- edukimi i kuadrit të aftë për zbatimin e masave të mbrojtjes nga rrezatimit, si dhe informimi i drejtë dhe me kohë i të gjitha të punësuarve për burimet e rrezatimit të dëmshëm në ndërmarrje dhe njohja me masat që duhet të zbatohen për mbrojtjen efikase

individuale e kolektive (brenda dhe jashtë organizatës prodhuese).

Përveç masave teknike të përmendura për mbrojtjen e njeriut në procesin e punës (ose jashtë procesit të punës) me mjetet dhe sendet e rrezatimit të rrezikshëm, përdoren edhe masat e mbrojtjes sociale të njeriut në vendet e punës, ku atij i kërcënohet rreziku nga rrezatimi i dëmshëm. Në masat më efikase të mbrojtjes sociale të njeriut nga rrezatimi i tepërt (i dëmshëm) hyjnë:

- puna me orar të shkurtuar,- pushimi i zgjatur vjetor,- stazhi i shkurtuar i punës,- ushqimi përkatës,- standardi i përmirësuar jetësor.

Asnjë masë nuk është mjaft efikase për mbrojtje nga rrezatimi. Prandaj, kudo që është e mundshme duhet evituar burimet artificiale të rrezatimit. Në

376

Menaxhimi i prodhimtarisë

çastin e tashëm të ekzistimit të njerëzimit, kur zhvillimi dhe përdorimi i mjeteve elektronike dhe bërthamore janë alternativë e vetme e përparimit të njerëzimit, zhdukja e burimeve të rrezatimit, njëkohësisht do të thoshte edhe zhdukja e të gjitha të mbërrimeve bashkëkohore. E kjo do të paraqet një hap prapa për evoluimin e njeriut-gjë që nuk mund të pranohet.

Për këtë shkak duhet punuar në gjetjen e masave sa më efikase për mbrojtjen e njeriut nga rrezatimi dhe në edukimin e njerëzimit që të mësohet të ruhet nga rreziqet që i sjell puna e tij joracionale dhe përdorimi irracional i energjisë bërthamore.

13.3.0.0. GJENDJA E OBJEKTEVE NDËRTIMORE

Kërkesat themelore të mbrojtjes higjienike e teknike dhe të sigurisë në punë lidhur më gjendjen e objekteve ndërtimore janë: r e n d i, rr e g u ll i, d i s i p l i n a dhe p a s t ë r t i a në çdo vend të punës, në çdo njësi organizative të procesit të prodhimtarisë dhe në organizatën prodhuese në tërësi. Puna duhet të zhvillohet saktësisht dhe sipas planit dhe programit të prodhimtarisë. Të gjitha mjetet e prodhimtarisë dhe sendet e punës duhet të mirëmbahen sipas kërkesave të procesit përkatës teknologjik. Deponimi dhe ruajtja e veglave, aparateve, pajisjeve dhe instrumenteve të punës e të kontrollit të sasisë e të cilësisë së sendeve të punës e të mjeteve të punës dhe të prodhimeve duhet të jetë sipas normave të parapara racionalizuese të punës e të elementeve materiale të prodhimtarisë.

Hapësira, sipërfaqja, shkallët, kalimet, madhësia (hapësira dhe sipërfaqja) e vendeve të punës, shtroja, tavani, ngjyra e mureve, madhësia e dritareve, objektet sanitare (gardëroba, banjat, krojet, nevojtoret, etj.), parkingjet, vendet në restorantin e punëtorëve, etj., duhet të kenë madhësitë pamjen dhe sasinë, dimensionet, përbërjen e materialit ndërtimor etj., të parapara me dispozitat ligjore të ndryshme për normimin e objekteve ndërtimore, si dhe të pajimeve të tyre.

13.4.0.0 MBROJTJA NGA LËNDIMET

Lëndimet fizike mund të vijnë nga mjetet e punës, sendet e punës dhe nga objektet e pajimet të papërshtatshme për punë. Për këtë shkak, mbrojtjen personale të punëtorëve nga lëndimet duhet zbatuar kudo që e kërkon nevoja. Në këto mjete të mbrojtjes personale nga lëndimet hyjnë: dorzat, syzet, përparëset, rrobat mbrojtëse, këpucët mbrojtëse, etj.

Mjetet e punës duhet të kenë formën, pozitën dhe pjesët e lëvizshme të rrethuara në mënyrë që njeriu të mos lëndohet gjatë punës ose duke kaluar pranë. Mjetet e transportit të brendshëm duhet të jenë të përshtatshme për përdorim dhe të qarkullojnë pa çrregullime të veprimtarive të tjera

377

Organizimi i mbrojtjes në punë

prodhuese. Sendet e punës duhet të përdoren me mjetet e ndryshme të vënies së tyre në lëvizje pa lëndimin e manipuluesve.

Të gjitha vendkalimet e rrezikshme duhet të kenë rrethojat e parapara për mbrojtjen efikase të punëtorëve nga lëndimet. Shtroja duhet t’i përshtatet procesit të punës (prej betoni, druri, gome ose materiali tjetër). Kyçja dhe shkyçja e makinave dhe e stabilimenteve të tjera të punës duhet të bëhet në mënyrë që punëtori të mos lëndohet. Transmisionet duhet të kenë formën, pozitën dhe mbrojtjen në pajtim me normat e parapara për mbrojtjen teknike të personelit në punë.

13.5.0.0. NDIKIMI I RRYMËS ELEKTRIKE

Rryma elektrike është e rrezikshme për jetë. Ndikimi i rrezikshëm i rrymës elektrike varet nga tensioni, intensiteti (forca) dhe rezistenca të cilën e japin pjesët e trupit të njeriut, në kontakt me burimin e energjisë elektrike dhe në përgjithësi ndaj kalimit të rrymës elektrike. Me përparimin e shkencave teknike ngasja, rregullimi dhe kontrollimi i procesit të prodhimtarisë dhe i mjeteve të punës gjithnjë e më shumë po mbështetet në energjinë elektrike. Në këtë mënyrë po shtohet numri i burimeve të ndikimit të rrezikshëm të rrymës elektrike në njeriun, si dhe i burimeve të rrezikshëm të rrezatimit elektromagnetik. Për këtë arsye, përdorimi i rrymës elektrike rregullohet me dispozitat e ndryshme ligjore dhe me rregullore interne të ndërmarrjeve. Normat e montimit të pajimeve elektrike dhe mënyra e përdorimit të tyre duhet të respektohen deri në fund e rreptësishtë, sepse rryma elektrike nuk do të ketë “mëshirë” për askënd, kurse pasojat e dëmshme mund të jenë shumë të rënda, e jo rrallëherë edhe vdekjeprurëse.

13.5.1.0. RREZIQET NGA RRYMA ELEKTRIKE.

Sipas ligjit të Ohmit (Omit), rryma elektrike e përhershme prej 50 voltësh është e dëmshme për shëndetin e njeriut. Lartësia e rezistencës së trupit të njeriut dhe të organeve të tij varet nga kushtet objektive dhe subjektive të ndikimit të rrymës elektrike. Njeriu i shëndoshë dhe me kondicion të mirë fizik mund t’i bëjë ballë ndikimeve të rrjedhave të rrymës me tension, intensitet dhe kohë më të gjatë. Pastaj, rreziku nga rryma elektrike është më i madh në kushtet jo të përshtatshme të punës. Për shembull: dora e vrazhdë e njeriut jep rezistencë prej 1 milion ohmash, trupi i njeriut të shëndosh në kushtet normale atmosferike jep rezistencë prej 10 deri 20 mijë ohmash, ndërsa rezistenca e tij në kushtet jonormale, siç janë koha me shi, dhomat e lagështa ose të nxehta (kur njeriu është i djersitur), bie në 500 deri 100 Ohm. Për këtë shkak, sipas dispozitave ligjore për mbrojtje nga rryma elektrike, në kushtet e papërshtatshme, siç janë lagështia, konstruksionet metalike, prania e kimikalieve të ndryshme rrymëpërçuese e të ngjashme, lejohet përdorimi i

378

Menaxhimi i prodhimtarisë

rrymës elektrike me tension më të vogël se 42 V, rëndom rekomandohet tensioni prej 24 V.

Sipas ligjit të Ohmit, rryma elektrike me intensitet të ndryshëm ndikon më shumë ose më pak në shëndetin e njeriut. Kështu, për shembull, rryma elektrike me intensitet prej 0,02 A (A-Amper-a) është e dëmshme për njeriun, me intensitet prej 0,03 A është e rrezikshme, me intensitet prej 0,05 A është shumë e rrezikshme, kurse rryma elektrike me intensitet prej 0,10 A shkakton vdekjen e sigurt.

Pasojat e ndikimit të dëmshëm të rrymës elektrike në njeriun, siç thamë, varen nga kondicioni i tij psikofiziologjik. Ndërsa vendet e rrezikshme të punës me rrymë elektrike janë ato, ku njeriu kyç dhe shkyç mjetet e punës në rrjetën e rrymës elektrike, mirëmbajtja e pajimeve dhe e rrjetit të energjisë elektrike, përndarësit e rrymës elektrike, aparatet e ndryshme të punës prodhuese dhe joprodhuese në ndërmarrje dhe vendet e tjera ku kalon ose përdoret rryma elektrike. Praktikisht, kudo ku njeriu vjen në kontakt me rrymën elektrike, ekziston rreziku nga “goditja elektrike”.

13.5.1.1. Mbrojtja nga rryma elektrike

Për mbrojtje nga ndikimi i dëmshëm dhe nga rreziku që kërcohet nga rryma elektrike, kudo ku rryma elektrike përdoret zbatohen masat e parapara me “Rregulloren mbi masat teknike dhe kushtet për vënien e instalimeve elektrike dhe përdorimin e makinave dhe të instalimeve elektrike”.

Masat kryesore për mbrojtjen nga rryma elektrike janë:- konstruktimi dhe montimi i makinave dhe i instalimeve elektrike

sipas normave rregullative të parapara,- përdorimi i makinave dhe i instalimeve elektrike vetëm nëse ato

janë në gjendje të rregullt,- mirëmbajtja e rregullt e të gjitha mjeteve elektrike të përdorimit prodhues dhe shërbyes në organizatën prodhuese (dhe

joprodhuese),- sigurimi i të gjitha pajimeve elektrike nga dëmtimet dhe ndikimet e dëmshme të kimikalieve ose të lagështisë,- përgatitja profesionale e të gjitha anëtarëve të kolektivit punues të cilët manipulojnë me mjete elektrike të punës dhe të shërbimeve,- aftësimi për mirëmbajtje dhe besimi i mirëmbajtjes personelit të ushtruar dhe kompetent për manipulim me pajimet dhe instalimet elektrike,- vendosja e instalimeve me tension të lartë në mënyrë që njerëzit të mos mund të vijnë në kontakt të padëshirueshëm (për shembull: lartësia mbi 2,5 m),- zbatimi efikas i tokëzimit.

379

Organizimi i mbrojtjes në punë

Tokëzimi u takon masave më efikase të mbrojtjes nga rryma e padëshirueshme elektrike, prandaj duhet të shqyrtohet më hollësisht.

Tokëzimi. Tokëzimi arrihet me ndërlidhjen reciproke të pajimeve elektrike dhe të tokës me përçues të posaçëm elektrik. Kjo lidhje me tokën ndihmon në rast të paraqitjes së tensionit të padëshiruar që qarku elektrik të vendoset me tokën në vend se me njeriun i cili ka ardhur në kontakt me vendin e rrezikshëm të rrjedhjes së energjisë elektrike, Kjo rrjedhje në tokë, në vend që të zhvillohet nëpërmes të trupit të njeriut me rezistencë relativisht të madhe, zhvillohet nëpërmes të përçuesit tokëzues me rezistencë të vogël (30 Ohma).

Tokëzimi bëhet në bazë të rezultateve të kalkulimit ku merret në konsideratë lloji i mjetit elektrik tokëzues dhe lloji i rrymës elektrike të cilën e përdorë. Çdo tokëzues duhet t’i nënshtrohet kontrollit të kohëpaskohshëm, në mënyrë që të verifikohet efikasiteti i mbrojtjes së tij nga rrjedhja e energjisë elektrike.

Në rast pësimi nga goditja e rrymës elektrike rëndësi të madhe ka intervenimi i organizuar për dhënien e ndihmës së parë të pësuarit (goditurit). Nga koha e intervenimit dhe mënyra e intervenimit shpeshherë varet edhe jeta e pësuarit nga rryma elektrike.

Dhënia e ndihmës së parë. Dhënia e ndihmës së parë personave të goditur nga rryma elektrike meriton kujdes të posaçëm, meqë ndër ata që pësojnë lëndime dhe fatkeqësi në punë më së shumti ka të goditur nga rryma elektrike.

Nga kontakti me vendet e rrezikshme të rrjedhjes së energjisë elektrike me tension të lartë, pësimet më të shpeshta për njeriun janë:

- humbja e frymës, dhe- ndalja e zemrs.

Me organizimin efikas të ndihmës së parë duhet të sigurohet intervenimi me kohë direkt në vendin e fatkeqësisë. Ndihma e parë e dhënë me kohë dhe në mënyrë të përshtatshme mund t’i shpëtojë jetën të rrezikuarit. Kjo ndihmë përbëhet nga:

- lirimi i të goditurit nga kontakti i burimit të tensionit të rrymës elektrike (makina elektrike, instalimi elektrik, transformatori shkyçës- kyçës, etj.),- dhënia e frymës, dhe - masazhi i zemrës.

L i r i m i i t ë g o d i t u r i t n g a b u r i m i i e n e r g j i s ë el e k t r i k e duhet të bëhet me shumë kujdes dhe me njohuri përkatëse të ofruesit të ndihmës. Për këtë qëllim në ndërmarrje duhet të ekzistojnë udhëzimet profesionale për dhënien e këtij lloji të ndihmës së parë, si dhe të llojeve të

380

Menaxhimi i prodhimtarisë

tjera. Nëse ndihma ofrohet pa njohuri të mjaftueshme për mënyrën e veprimit, mund të ndodhë që të pasojë gjatë dhënies së ndihmës së parë edhe ofruesi i ndihmës, gjë që do të shkaktonte një tragjedi të dyfishtë.

D h ë n i a e f r y m ë s t ë p ë s u a r i t ka të bëjë me kthimin e frymës së të goditurit nga rryma elektrike në mënyrë artificiale. Në këto raste më efektive është dhënia e frymës “gojë-më-gojë”. Për këtë qëllim duhet të përgatitet i godituri: të pastrohet, të shtrihet në shpinë me kokë të lëshuar prapa, ndërsa nën shpinën e tij duhet të vendoset ndonjë pjesë e rrobave. Pas vendosjes së tillë të të goditurit, me nje dorë i mbahet koka përfundi kurse me dorën tjetër i shtypet mjekra teposhtë që t’i hapet goja,-dhe tash mund të fillojë dhënia e frymës:

Frymëdhënësi merr frymë thellë dhe këtë frymë nëpër gojën e hapur të të goditurit duhet të përcjellë në të - në mushkrit e tij. Kur futet fryma gjoksi i të goditurit fryhet, pas lirimit të gojës së tij gjokësi mblidhet. Frymëdhënia duhet të përsëritet disa herë. Në fillim ritmi i dhënies së ndihmës së parë me frymëdhënie duhet të jetë më i shpejtë, kurse me përmirësimin e gjendjes së të pësuarit më rrallë: 14 deri 16 herë në minutë. Dhënia e tillë e frymës duhet të vazhdojë deri:

- në rikthimin e frymëmarrjes së të pësuarit,- në ardhjen e personelit profesional shëndetësor, mjekut,- në vdekjen e të pësuarit.

M a s a z h i i z e m r ë s s ë t ë p ë s u a r i t n g a r r y m a e l e k t r i k e duhet të bëhet nëse njëkohësisht me humbjen e frymës i godituri humb edhe të rrahurit e zemrës. Këtë ofruesi i ndihmës mund të konstatojë me dëgjimin e gjoksit ose me të prekurit e vendeve të pulsimit të zemrës të të goditurit. Nëse konstatohet që të goditurit i duhet dhënë ndihma e parë me mesazhin e zemrës, atëherë ofruesi i ndihmës duhet të vënë shuplakën e dorës së majtë mbi ashtin i cili i bashkon brinjët e majtë me të djathtë në mes të kraharorit, dhe mbi dorën e majtë duhet të vënë dorën e djathtë. Me të dy duart kështu të vendosura duhet shtypur fort gjoksin e të goditurit ritmikisht, afërsisht 60 herë në minutë.

Nëse ndihma e parë kombinohet me mesazhin e zemrës dhe me frymëdhënie, atëherë pas çdo katër masazheve duhet bërë një frymëdhënie. Kështu veprohet derisa të:

- aktivizohet puna e zemrës,- aktivizohet puna e mushkërive,- arrijë personeli profesional shëndetësorë, ose të- vdesë personi i goditur.

381

Organizimi i mbrojtjes në punë

Nga kjo që u parashtrua del se ofrimi i ndihmës së parë duhet të jetë i organizuar mirë dhe i kombinuar me sigurimin e shpejtë të ndihmës së institucioneve profesionale shëndetësore, përkatësisht medicinale.Në kushtet e organizimit bashkëkohor të prodhimtarisë materiale, organizimi i ndihmës së parë në ndërmarrjet industriale është pjesë e organizimit të sistemit të mbrojtjes së përgjithshme popullore dhe vetëmbrojtjes shoqërore.

13.6.0.0. PASAJOJAT E NDIKIMIT TË FAKTORËVE TË DËMSHËM TË PUNËS

Pasojat e ndikimit të faktorëve të dëmshëm në njeriun, në procesin e punës mund të jenë të shumta e të llojllojshme. Siç pamë, ato mund të jenë të veprimit afatshkurtër ose afatgjatë, gjë që varet nga shumë rrethana e në mesin e të cilave prijnë:

- intensiteti i ndikimit të faktorëve të dëmshëm,- qëndrueshmëria e organizimit të njeriut, dhe - cilësia e masave mbrojtëse.

Pasojat e përgjithshme të ndikimit të faktorëve të dëmshëm në procesin e punës mund t’i ndajmë në dy grupe kryesore:

- lëndimet e fatkeqësitë në punë, dhe - sëmundjet profesionale.

13.6.1.0. LËNDIMET DHE FATKEQËSITË NË PUNË

Lëndimet dhe fatkeqësitë në punë janë pasojat e mospërshtatjes së mjaftueshme afatshkurtër ose afatgjatë të mjeteve e të sendeve të punës ndaj njeriut në procesin e punës dhe anasjelltas. Pra, lëndimet dhe fatkeqësitë në punë shkaktohen kur njeriu dhe mjetet dhe sendet e punës, në kushtet e caktuara të punës janë për një kohë të papërshtatshëm reciprokisht. Kurse, fatkeqësitë dhe sëmundjet në punë mund të shkaktohen nëse për një kohë të caktuar njeriu dhe sendet e punës reciprokisht janë të papërshtatshëm. Fatkeqësitë në punë janë dëmtimet e tilla të integritetit të organizimit të njeriut të cilat sjellin pasoja të përjetshme ose sjellin vdekjen e tij. Lëndimet në punë merren ato dëmtime të integritetit të organizimit të njeriut të cilat kanë lindur si pasojë e veprimit të njeriut në procesin e punës, duke përfshirë këtu edhe lëndimet të cilat punëtori mund t’i përjetojë në udhëtimin zyrtar, ose në udhëtim e sipër në punë ose prej pune në shtëpi. Në të gjitha këto raste të lëndimit ose të fatkeqësisë, punëtorit i takojnë kompensimet materiale.

Pasojat të cilat i sjellin lëndimet dhe fatkeqësitë në punë mund t’i ndajmë në- fizike, ku dëmtohet integriteti i organizimit të njeriut (mungon

gishti, këmba, dora, etj.),

382

Menaxhimi i prodhimtarisë

- psikike, ku i dëmtuari lëndohet shpirtërisht, nga kjo vuajnë edhe anëtarët e tjerë të familjes së tij të ngushtë ose të gjerë dhe

bashkëpunëtorët, etj.,- ekonomike, ku organizata prodhuese humb punëtorin profesional

dhe të zellshëm për kohë të shkurtër, të gjatë ose të përhershme, zvogëlohet kontributi i tij dhënë shoqërisë dhe familjes,

organizata ngarkohet me obligime të reja materiale, etj.,- sociale, ku pëson ngritja materiale e familjes, arsimimi dhe edukimi i fëmijëve dhe shoqëria duhet të ndajë mjete plotësuese për stimulimin e sigurimit social, etj.

Masat më efikase për mbrojtjen në punë nga lëndimet dhe fatkeqësitë janë hulumtimi i vendeve të mundshme për pasimin e lëndimeve dhe të fatkeqësive, gjetja e faktorëve me ndikim të dëmshëm dhe evitimin e tyre, si dhe zbatimi i masave të përgjithshme të mbrojtjes teknike e higjienike në punë (për shembull: përdorimi i mjeteve të mbrojtjes personale, përdorimi i mjeteve të punës nga personat profesionalë, etj.

Me rritjen e shpejtësive të punës së mjeteve të punës dhe me shtimin e ndërlikueshmërisë së tyre, shtohet edhe nevoja për përqendrimin e kujdesit në procesin e punës dhe për koordinimin më të mirë të lëvizjeve punuese. Duke punuar me përqendrim të shtuar dhe me lëvizje të shpejta të ndërlikuara, njeriu lodhet më shpejt psikofiziologjikisht, dhe kështu pas pak kohe bie edhe kujdesi dhe përqendrimi i tij, e si pasojë e kësaj janë lëndimet dhe fatkeqësitë në punë.

Lëndimet në punë dhe fatkeqësitë me pasoja fizike lindin kryesisht nga faktorët me ndikim të dëmshëm mekanik. Sipas lëndimeve dhe fatkeqësive të cilat shkaktohen me ndikimin e këtyre faktorëve, dallojmë:

- faktorët e mjeteve të punës të grupit ngasës,- faktorët e mjeteve të punës të grupit drejtues dhe - faktorët e mjeteve dhe të sendeve të punës.

Faktorët e grupit të parë të mjeteve kanë pasur ndikim të madh dikur, kurse sot, me zbatimin e mjeteve të reja të punës, ndikimi i këtyre faktorëve dukshëm është zvogëluat.

Edhe faktorët e grupit të mjeteve drejtuese sot nuk kanë ndikim të madh në lëndimet dhe fatkeqësitë në punë, sepse shumë pjesë të lëvizshme drejtuese e ngasëse mekanike janë zëvendësuar me elemente elektroteknike më të vogla e ngasëse mekanike janë zëvendësuar me elemente elektroteknike më të vogla e më të mbrojtura dhe më të përshtatshme për komandim dhe drejtim me proceset prodhuese.

Faktorët e mjeteve dhe të sendeve të punës edhe sot janë me ndikim të madh në shkaktimin e lëndimeve dhe të fatkeqësive mekanike në proceset prodhuese.

383

Organizimi i mbrojtjes në punë

Për mbrojtjen efikase nga këto lëndime përdoren:

- masat e përgjithshme për mbrojtje në punë nga lëndimet mekanike,- masat personale për mbrojtje në punë nga lëndimet mekanike.

Këto masa janë të parapara për çdo vend të punës dhe për çdo lloj të operacionit prodhues. Nga kultura e përgjithshme e punëtorit, nga vetëdija e tij personale, nga qëndrimi ndaj punës dhe shkalla e përgjegjësisë së tij varet se sa do t’i respektojë zbatimet e këtyre masave mbrojtëse për të mirën e vet, të bashkësisë së ngushtë dhe të gjerë shoqërore.

13.6.2.0 SËMUNDJET PROFESIONALE

Nëse punëtori sëmuret nga pasojat e ndikimit të dëmshëm të kushteve të vendeve të punës, përkatësisht nga ndikimi i dëmshëm i mjeteve dhe i sendeve të punës ose nga pozita e papërshtatshme e tij në procen e punës, atëherë ajo sëmundje konsiderohet se është profesionale.

Varësisht nga shkalla e ndikimit të kushteve të punës në shkaktimin e sëmundjeve profesionale dallojmë:

- sëmundjen profesionale me kuptim të ngushtë dhe - sëmundjen profesionale me kuptim të gjerë.

Sëmundja profesionale me kuptim të ngushtë është sëmundja e cila shkaktohet nga ushtrimi i thirrjes, profesionit të caktuar dhe është specifike për operacionet punuese, përkatësisht për metodat punuese të thirrjes (profesionit).

Sëmundje profesionale me kuptim të gjerë është sëmundja e cila paraqitet jashtë vendit të punës, jashtë kushteve të vendit të punës, por si pasojë e ushtrimit të profesionit me të madhe dhe për kohë të gjatë, si për shembull: katari bronkial, sëmundje reumatike, shputat e rrafshta, sëmundjet e kurrizit, zgjerimi i enëve të gjakut, etj.

Në paraqitjen e sëmundjeve profesionale ndikojnë faktorët e ndryshëm fizikë (mekanikë), kimikë, psikikë, infektologjikë, ekologjikë, pastaj pozita fiziologjike e trupit në procesin e punës, kushtet e jetës, ushqimi, jeta dhe puna si periudha plotësuese dhe të ndërlidhura të njeriut në kohë dhe në hapësirë.

Jeta e njeriut në të madhe po varet nga puna e tij. Mirëpo, edhe puna e njeriut varet shumë nga mënyra e jetës së tij. Për këtë shkak në disa raste vështirë është të përcaktohet shkalla e ndikimit të kushteve të vendit të punës në paraqitjen e sëmundjeve profesionale, sepse ndodh që puna profesionale e njeriut të mos ndërlidhet në mënyrë racionale me mënyrën e jetës së tij.

Kështu shpenzimi i kondicionit të tij psikofiziologjik shpejtohet nga ndikimet e dëmshme të ushqimit jo të rregullt, pushimit jo të rregullt e të

384

Menaxhimi i prodhimtarisë

mjaftueshëm, pirja e duhanit, e pijeve alkoolike, marrja e drogës, etj. Organizmi i ngarkuar në këtë mënyrë vështirë mund t’i përballojë kërkesat e vendeve të punës gjithnjë më të zhvilluara e më precize - më speciale.

Masat për mbrojtjen e shëndetit të njeriut në proceset e punës me sendet e punës të helmueshme e të rrezikshme për shëndetin e njeriut, siç janë plumbi, zhiva, fosfori, mangani, benzoli, nitroglicerina, hidroksidi sulfurik, monoksidi i karbonit, cianamidi, hidroksidi i cianamidit, silici, etj., janë të shumta e të specializuara dhe kërkojnë që të zbatohen me përpikëri kudo që paraqitet nevoja. Mirëpo, sëmundjet që mund të vijnë nga veprimi mbi këto sende të punës ose me këto sende të punës vështirë mund të merren si sëmundje profesionale.

Ashtu siç është vështirë të thuhet se dëmtimi i frymëmarrjes me pluhurin e silicit që shkakton silikozën, puna në kesona nën ujë që shkakton sëmundjen e kesonit, puna në gjithësi që shkakton sëmundjet e ndryshme kozmike janë sëmundje profesionale.

Mbrojtja e njeriut nga sëmundjet, lëndimet dhe fatkeqësitë në punë është e lidhur drejtpërdrejti me organizmin e proceseve prodhuese, që do të thotë se në mënyrë direkte ose indirekte ndikon edhe në prodhimësinë, ekonomësinë dhe rentabilësinë e punës si dhe në afarizmin e përgjithshëm të ndërmarrjes.Nëse njeriu duhet të jetë gjithmonë në epiqendër të të gjitha synimeve zhvillimore të shoqërisë, nëse organizata prodhuese duhet të materializojë synimet shoqërore dhe nëse njeriu është pjesëmarrës i të gjitha proceseve krijuese, atëherë njeriu është edhe mbrojtës i vetvetes nga të gjitha pësimet e padëshirueshme në proceset krijuese dhe në jetë në përgjithësi.

13.7.0.0. MBROJTJA E PASURISË TË SISTEMIT ORGANIZATIV

Mbrojtja e pasurisë së organizatës prodhuese industriale bëhet me:

- kujdesin ekonomik dhe me- kujdesin fizik për pasurinë e ndërmarrjes.

Kujdesi ekonomik. Për kujdesin ekonomik ndaj pasurisë së organizatës prodhuese është parashtruar njohuria në kuadër të mësimit mbi humbjet e afarizmit të ndërmarrjeve. Atëherë është parashtruar si detyrë primare e çdo anëtari të kolektivit punues, e posaçërisht të strukturave udhëheqëse me organizatën prodhuese që ta ruaj substancën e ndërmarrjes. Pra, kujdesi ekonomik për pasurin e organizatës prodhuese paraqet ruajtjen e vlerës së pasurisë (të mjeteve e të sendeve të punës, të mjeteve themelore dhe qarkulluese) të organizatës prodhuese industriale, si sistem i tërësishëm. Ky kujdes mund të shprehet me angazhimin e çdo anëtari të kolektivit punues që të arrihen rezultatet sa më të mira ekonomike me shfrytëzimin optimal të objekteve ndërtimore, të makinave, të veglave, të instalimeve, të aparateve

385

Organizimi i mbrojtjes në punë

dhe instrumenteve, të sendeve të punës e të pasurisë tjetër materiale të ndërmarrjes, si dhe me mirëmbajtjen e rregullt dhe të mirë të të gjitha mjeteve themelore të organizatës prodhuese.

Kujdesi fizik. Këtu kemi të bëjmë me kujdesin ndaj pasurisë së ndërmarrjes e që nënkupton ruajtjen e objekteve dhe të mjeteve e të sendeve të punës nga dëmtimet fizike. Ky kujdes duhet të fillojë qysh prej çastit kur hartohen projektet e objekteve ndërtimore, zgjedhen pajimet teknologjike dhe vendoset për mënyrën e transportit dhe të deponimit të sendeve të punës, e deri te mbajtja e përditshme e rendit, rregullimit, pastërtisë dhe disiplinës në çdo vend të punës, në çdo njësi organizative të prodhimtarisë dhe në tërë ndërmarrjen, nga çdo anëtar i kolektivit punues.

Në masat më të nevojshme e të organizuara për mbrojtjen nga dëmtimi fizik i pasurisë së organizatës prodhuese hyjnë:

- hulumtimi dhe evidencimi i burimeve dhe i shkaktarëve të zjarreve,- zbatimi i masave preventive për mbrojtje nga zjarret,- zbatimi i masave për mbrojtje nga kallja, dhe- zbatimi i masave për mbrojtje nga rrufeja.

Organizimi i mirë i mbrojtjes nga zjarri parasheh:

- hulumtimin dhe evidencimin e burimeve të kalljes dhe të ndezjes,- ndërmarrjen me kohë të masave për mbrojtjen preventive nga

zjarri,- mirëmbajtjen e rregullt të mjeteve për mbrojtjen nga zjarri,- ushtrimin e personelit për zbatimin e masave dhe të mjeteve për

fikjen e zjarrit,- zbulimin dhe fikjen e zjarrit në mënyrë sa më efikase e

profesionale.

13.7.1.0. MBROJTJA NGA ZJARRI

Zjarri mund të shkaktohet me dëshirën ose pa dëshirën e njeriut. Me dëshirë zjarrin njeriu e shkakton me ndezje. Pa dëshirën e njeriut zjarri mund të shkaktohet me ndezje (për shembull: nga rrufeja ose zjarri i vullkanit) ose me kallje (vetëndezje) të shkaktuar në depot e ndryshme.

Dëmet e shkaktuara nga zjarret janë shumë të mëdha në botë dhe tek ne. Këto dëme janë aq më të mëdha, sa më të mëdha të jenë sasitë e materialeve të ndezshme të përfshira nga zjarri, pastaj sa më të mëdha të jenë investimet në mjetet dhe sendet e punës të përfshira nga zjarri dhe sa më i dobët që të jetë organizimi i mbrojtjes nga zjarri në ndërmarrjet të cilave u takojnë mjetet dhe sendet e përfshira nga zjarri.

386

Menaxhimi i prodhimtarisë

Organizimi i mbrojtjes së mirë nga zjarri parasheh:

- hulumtimin e burimeve dhe të shkaktarëve të zjarreve,- ndërmarrjen efikase të masave për mbrojtje preventive nga zjarri,- masat për mbrojtje nga zjarri,- fikjen e zjarrit,- masat për mbrojtjen nga rrufeja.

14.7.1.1. Burimet dhe shkaktarët e zjarreve

Me zbulimin dhe hulumtimin e shkaktarëve të zjarreve mundësohet ndërmarrja e të gjitha masave të nevojshme për mbrojtjen efikase në rast të paraqitjes së zjarreve. Sipas përkatësisë së shkaktarëve të zjarreve dallojmë:

- burimet natyrore të zjarreve dhe- burimet artificiale të zjarreve.

Në burimet natyrore të zjarreve hyjnë shkaktarët natyrorë të zjarreve siç janë: rrufeja, zjarri i vullkaneve, kallja (vetëndezja) e sedimenteve organike, etj.

Në burimet artificiale të zjarreve hyjnë shkaktarët teknologjikë të zjarreve, siç janë proceset e ndryshme teknologjike të cilat zhvillojnë temperatura të larta, pastaj mjetet e punës të aktivizuara në gjendje të nxehtë, sendet e punës të nënshtruara ndikimit të temperaturave të larta (të skuqura ose të shkrira) e të ngjashme.

Nga burimet natyrore të zjarrit shkaktohen zjarret me ndezje ose me kallje, kurse nga burimet artificiale zjarret shkaktohen vetëm me ndezje.Shkaktarët më të shpeshtë teknologjikë të zjarreve mund të jenë:

- proceset teknologjike,- mjetet e punës dhe - sendet e punës.

Në praktikë, proceset e punës paraqesin burimet teknologjike të zjarrit në këto forma:

- sipërfaqe të skuqura,- gjendje të shkrirë (metalet dhe sendet e tjera të punës të cilat

punohen ose përpunohen në gjendje të shkrirë),- flaka e cila përdoret në procesin prodhues (për shembull: flaka e saldimit, flaka e ngjitjes, flaka e furrave për shkrirjen në proceset teknologjike, etj.),

387

Organizimi i mbrojtjes në punë

- xixa dhe shkëndia e paraqitur gjatë zhvillimit të procesit të caktuar prodhues (për shembull: saldimi elektrik harkor, rrahja e metalit të skuqur gjatë farkimit, mprehja e veglave, gërryerja e sipërfaqeve të metalta, etj.),- puna e motorëve me djegie të brendshme,- puna e motorëve me djegie të jashtme, etj.

Përdorimi i mjeteve të punës në proceset prodhuese mund të jenë burime të zjarrit në këto raste:

- kur punojnë me temperatura të larta teknologjike,- kur shkaktojnë lidhje të shkurtër elektrike,- kur punojnë me shtypje të larta teknologjike me fluide eksploduese ose të ndezshme,- kur puna e motorit me djegie të brendshme nuk zhvillohet me

djegie të plotë,- kur mjetet e punës aktivizohen me pakujdesi dhe në mënyrë jo të rregullt, të paraparë për mjetet e punës të cilat punojnë me temperatura të larta teknologjike, etj.

Sendet e punës bëhen burime të zjarreve kryesisht në këto raste:

- kur janë kallëse (vetëndezshme), siç është rasti me deponitë e mbeturinave ose të paralëndëve me origjinë organike, produktet e naftës, gazi, acidet e ndryshme, etj.,- kur janë lehtëndezëse ose eksploduese,- kur manipulohet në mënyrë të parregullt me sendet e nxehta ose të shkrira të punës, etj.

Sipas vendeve ku shpërthejnë zjarret dallojmë:

- ndezjet dhe kalljet në hapësira të pakufizuara dhe - ndezjet dhe kalljet në hapësira të kufizuara.

Nëse zjarri shpërthen në hapësirë të pakufizuar, atëherë ai paraqet rrezikun permanent për tërë rrethinën.

Ndezjet në këto hapësira bëhen më shpesh nga ndikimet e shkaktarëve me origjinë natyrore, e më rrallë me pakujdesinë e njeriut. Kurse kalljet janë pasojë e temperaturave të larta të cilat krijohen nga sendimentimi i materialeve të ndryshme me origjinë organike.

Në hapësira të mbyllura shpërthimi i zjarrit, si me ndezje, ashtu edhe me kallje, vjen kryesisht nga moskujdesi ose mosnjohja e mjaftueshme e shkaktarëve të zjarrit nga ana e njeriut.

Që të pengohet shpërthimi i zjarrit nga burimet natyrore ose artificiale duhet të ndërmirren masat e nevojshme për mbrojtje preventive nga zjarri.

388

Menaxhimi i prodhimtarisë

13.7.1.2. Masat preventive për mbrojtje nga zjarri

Këto masa ndërmerren me qëllim që të bëhet sigurimi i jetës së njeriut dhe i pasurisë së ndërmarrjeve para shpërthimit të zjarrit. Për këtë qëllim, zbatohen nasat për sigurimin e mosshpërthimit të zjarrit dhe masat për sigurimin në rast të shpërthimit eventual të zjarrit, përkundër masave të ndërmarra për mosshpërthimin e tij.

Në masat preventive për pengimin e shpërthimit të zjarrti hyjnë:

- informimi i drejtë dhe me kohë i të gjithë anëtarëve të kolektivit punues dhe i banorëve të rrethinës më të ngushtë ose më të gjerë (varësisht nga mundësia e përhapjes së zjarrit), për mundësinë e shpërthimit të zjarrit dhe për shkaktarët e mundshëm,- hartimi i planeve e të programeve intervenuese në rast të

shpërthimit të zjarrit, për çdo vendburim potencial të zjarrit,- mbrojtja efikase e sendeve të punës të cilat kallen ose ndizen lehtë, janë eksploduese, etj.,- ngritja e nivelit të diturisë dhe të kujdesit për rreziqet dhe pasojat e dëmshme nga zjarri,- mbajtja e pastërtisë, rendit dhe rregullit në tërë organizatën prodhuese dhe sjellja me përgjegjësi ndaj detyrave që dalin nga

procesi i prodhimtarisë, si të punëtorëve, ashtu edhe të banorëve,- respektimi i disciplinuar i të gjitha masave të parapara për mbrojtje nga zjarri,- kontrollimi i planifikuar ditor i të gjitha vendeve potenciale ku

mund të shpërthejë zjarri,- vendosja e rregullt e rrufepritësve.

Për mbrojtje të suksesshme preventive nga zjarri nevojitet të hartohet plani preciz i mbrojtjes nga zjarri, të bëhet kontrollimi i rregullt i zbatimit të masave të parapara dhe i mjeteve të nevojshme për sinjalizimin dhe fikjen e zjarrit, dhe zgjerimi i nevojshëm i masave të zbatuara ose eliminimi i burimeve të mundshme të zjarrit.

13.7.1.3. Masat për mbrojtje nga zjarri. Masat për mbrojtje nga zjarri paraqesin ato masa të nevojshme për sigurimin e njerëzve dhe të pasurisë së organizatës nga paraqitja e zjarrit, si nga burimet natyrore ashtu edhe artificiale, të cilat domosdo duhet të parashihen për çdo vend të punës në organizatën prodhuese (dhe joprodhuese) të shoqërore ose të formës tjetër të organizimit (për shembull: privat). Masat më të rëndësishme për pengimin e shpërthimit dhe të zgjerimit të zjarrit janë:

389

Organizimi i mbrojtjes në punë

- zbatimi konsekuent i masave të parapara për mbrojtjen preventive nga zjarri,- vendosja e pajimeve të përshtatshme alarmuese për zbulimin e zjarreve (detektorët e tymit),- stërvitja e mjaftueshme e punëtorëve për përdorimin e mjeteve për fikjen e zjarrit,- kontrollimi i kohëpaskohshëm i mjeteve për fikjen e zjarrit (sipas sasisë dhe cilësisë së tyre),- ushtrimi i kohëpaskohshëm i personelit profesional dhe personelit tjetër të ndërmarrjes për përdorimin efikas të mjeteve për fikjen e zjarrit, - mbajtja e rendit, rregullit dhe disiplinës në punë nga aspekti i mbrojtjes në punë nga zjarri (mospirja e duhanit në vendet e

ndaluara, mospërdorimi i zjarreve të hapta, fshirja e pluhurit, ruajtja e pajimeve dhe hidranteve për fikjen e zjarrit, etj.),

- mbajtja e sasive sa më të vogla të sendeve të lehtëndezshme dhe eksploduese në vendet e punës dhe në punëtori, duke sjellë vetëm sasitë e nevojshme optimale të parapara me procesin teknologjik të punës,- kontrollimi i kohëpaskohshëm i të gjitha mjeteve sinjalizuese të paraqitjes së zjarrit dhe të mjeteve komunikuese me organizatat zjarrfikëse të rrethinës së ngushtë ose të gjerë të ndërmarrjes, si dhe brenda ndërmarrjes- me të gjitha njësitë e sistemit të zjarrfikëjes,- hulumtimi dhe sipas nevojës zbatimi i sistemeve të reja më efikase zjarrfikëse, si dhe pajisja e tyre me mjetet më bashkëkohore e më efikase për fikjen e zjarrit.

Nëpër organizatat e specializuara të prodhimtarisë materiale, përveç këtyre masave të përgjithshme për fikjen e zjarrit mund të përdoren edhe mjetet speciale të parapara për mbrojtjen nga zjarri në organizatat e tilla, që do të thotë se mund të përdoren edhe masat plotësuese për fikjen e zjarrit. Këto masa plotësuese rëndom parashihen me akte të ndryshme ligjore.

13.7.1.4. Fikja e zjarrit

Kur është fjala për fikjen e zjarrit, duhet të kihet parasysh se gjithmonë më mirë është të pengohet paraqitja e diçkaje të padëshirueshme se sa të shpëtohet nga ajo. Për këtë arsye, këtu rëndësi të madhe ka zbulimi me kohë i shpërthimit të zjarrit, informimi i shpejtë i të gjitha strukturave të cilat duhet të marrin pjesë në shuarjen e organizuar të zjarrit dhe pengimin e përhapjes së ndezjes.

Sot për qëllimet alarmuese të shpërthimit të zjarrit ose të kalljes ekzistojnë metoda dhe mjete të ndryshme sinjalizuese. Tash më së shpeshti përdoren

390

Menaxhimi i prodhimtarisë

detektorët të cilët shpërthimin e zjarrit e zbulojnë në bazë të tymit ose të ndërrimit të temperaturave të lokaleve të mbyllura, pastaj përdoren sirenat e ndryshme-alarmuesit me zë. Këto sirena me zë të depërtueshëm në kohë zgjatje prej 90 minutash, lajmërojnë rrezikun i cili kërcënohet nga zjarri. Çdo banor i rrethinës në organizatën prodhuese, ku ka shpërthyer zjarri është i obligueshëm që të vrapojë e të ofrojë ndihmën e mundshme për fikjen e zjarrit, e posaçërisht janë të obligueshëm këtë ta bëjnë anëtarët e kolektivit punues të organizatës ku ka shpërthyer zjarri.

Për fikjen e zjarrit nuk duhet kursyer as mundin njerëzor e as shpenzimet materiale. Megjithatë, si mjetet për fikjen e zjarrit, ashtu edhe mundi njerëzor, duhet të angazhohen në mënyrë sa më efikase që do të thotë në mënyrë sa më racionale e optimale.

13.7.2.0. MASAT PËR MBROJTJE NGA RRUFEJA

Në këto masa hyn vendosja e rrufepritësit në të gjitha objektet e punës dhe të banimit, të cilat janë të rrezikuara nga goditjet e rrufesë. Kjo masë posaçërisht duhet të zbatohet te ndërtesat e larta të banimit dhe te objektet e larta dhe të ndjeshme të punës. Në objektet e ndjeshme të punës të cilat domosdo duhet mbrojtur nga rrufeja hyjnë: fabrikat e tekstilit, të drurit, mullinjtë, fabrikat e municionit, fabrikat e karbitit, të karburanteve të ndryshme ndezëse e eksploduese, e të ngjashme.

Objektet e banimit dhe të përdorimit të përgjithshëm të cilat domosdo duhet mbrojtur nga rrufeja janë: ndërtesat e larta të banimit, teatrot, kinematë, hallat sportive, bibliotekat, muzetë, depot dhe shitoret e karburanteve dhe të materialeve të ndryshme lehtëndezëse, pastaj trafostacionet me fuqi mbi 1000 kVA dhe objektet e tjera ndërtimore të komunikacionit hekurudhor, ujor, ajror e të tjerë ku gjenden shumë njerëz e të cilat mund t’i qëllojë rrufeja.

Rrufepritësit vendosen sipas dispozitave ligjore shoqërore dhe normativave të parapara teknike.

Sot për mbrojtje nga rrufeja përdoren rrufepritësit të ndryshëm.

Përveç vendosjes së rrufepritësit, në masat për mbrojtje nga rrufeja hyn edhe mbajtja e materialeve lehtëndezëse dhe vetëndezëse e eksploduese në ndërtesa dhe depo të pandezshme.

Për shkak të rëndësisë shoqërore që ka mbrojtja nga zjarri dhe për shkak se kujdesin për mosshperthimin e zjarrit dhe obligimin për fikjen e tij në rast se shpërthen ka çdo qytetar i vendit tonë, sipas orientimit tonë për mbrojtjen e përgjithshme popullore dhe vetëmbrojtjen shoqërore, mbrojtja nga zjarri paraqet pjesën përbërëse të sistemit tonë të mbrojtjes së përgjithshme

391

Organizimi i mbrojtjes në punë

popullore dhe të vetëmbrojtjes shoqërore. Nga kjo del se shërbimet shoqërore për mbrojtje nga zjarri si dhe shërbimet e ndërmarrjeve për mbrojtje nga zjarri duhet të japin kontributin e tyre për mbrojtjen e njerëzve dhe të pasurisë së tyre si në luftë, ashtu edhe në paqë, kurse qytetarët e tjerë kanë obligim moral, që atyre t’u ndihmojnë në çdo kohë dhe në çdo mënyrë që kërkohet e që mund të ndihmojnë.

392