uniartpro1.webnode.com · web viewudha e eshtrave r o m a n (botimi i dytë) prishtinë, 2011 .....

67
1 Halil Kajtazi UDHA E ESHTRAVE R o m a n (Botimi i dytë) Prishtinë, 2011 ………………………………………………….. Redaktor Arsim Kajtazi …………………. Realizimi grafik BenDi ………………… Botimin e këtij libri e financoi autori [email protected] ………………… ISBN 978-9951-8522-4-1 ………………… Shtëpia botuese “Orfeu” ………………………………………………….. Prolog Tahir Berisha pat thënë: “Toka shqiptare deri në atë ditë, s’ka marrë në gjiun e vet burrë më trim se Azem Galicën. Drenicës i lanë nam dituria e Xhemajl Obrisë, sakica e Ahmet Delisë e pushka e Azem Galicës!...” ...Azem Galica - thoshte Xhemë Tërrnafci, bashkëluftëtar i tij, kur nuk ishte pajtuar që për së gjalli trupi i tij me ra në dorë të shkaut. Paratë e kralëve serbë s’i ka dashur si do të tjerë se e dinte se do t’i vjellë! Nikolla Pashiqi më kot bënte përpjekje që ta blejë atë. Ai eci udhës së vet dhe asnjëherë nuk u mashtrua... Që nga viti 1914 e derisa Azem Galicën e goditi plumbi i tradhtarit kur ai u

Upload: others

Post on 05-Jan-2020

2 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: uniartpro1.webnode.com · Web viewUDHA E ESHTRAVE R o m a n (Botimi i dytë) Prishtinë, 2011 .. Redaktor Arsim Kajtazi …………………. Realizimi grafik BenDi …………………

1

Halil Kajtazi

UDHA E ESHTRAVER o m a n

(Botimi i dytë)

Prishtinë, 2011…………………………………………………..

RedaktorArsim Kajtazi………………….Realizimi grafikBenDi…………………Botimin e këtij libri e financoi [email protected]…………………ISBN 978-9951-8522-4-1…………………

Shtëpia botuese“Orfeu”

…………………………………………………..Prolog

Tahir Berisha pat thënë:“Toka shqiptare deri në atë ditë, s’ka marrë në gjiun e vet burrë më trim se Azem

Galicën. Drenicës i lanë nam dituria e Xhemajl Obrisë, sakica e Ahmet Delisë e pushka e Azem Galicës!...”

...Azem Galica - thoshte Xhemë Tërrnafci, bashkëluftëtar i tij, kur nuk ishte pajtuar që për së gjalli trupi i tij me ra në dorë të shkaut. Paratë e kralëve serbë s’i ka dashur si do të tjerë se e dinte se do t’i vjellë! Nikolla Pashiqi më kot bënte përpjekje që ta blejë atë. Ai eci udhës së vet dhe asnjëherë nuk u mashtrua...

Që nga viti 1914 e derisa Azem Galicën e goditi plumbi i tradhtarit kur ai u plagos në kraharor, si dhe para se të vdiste e la me gojë të vet që trupin e tij t’ia digjnin në një turrë drunjësh në mëngjes që kurrsesi të mos binte në dorë të shkive. “Amanet i vështirë ishte ky djalo!...”, thoshte shpesh Xhemë Tërrnafci. “Të digjet trupi i luftëtarit në turrë të drurëve e të flitej në popull se me kaq mori fund lufta e Azem Galicës…”

Edhe bashkëluftëtarët e tij kishin rënë në një mëdyshje të madhe. Shota e Azemit sikur ishte pajtuar tërësisht që amanetin e burrit ta vë në jetë.

Shotës i kishin rënë mbi kokë punë të mëdha të Shqipërisë. Udhëtimi i burrit të saj për në Shqipëri u këput si një pe i ligsht. E adhuronte atë Shqipëri dhe luftoi deri në vdekje që të mos

Page 2: uniartpro1.webnode.com · Web viewUDHA E ESHTRAVE R o m a n (Botimi i dytë) Prishtinë, 2011 .. Redaktor Arsim Kajtazi …………………. Realizimi grafik BenDi …………………

1

ketë gurë të mezhdave me Kosovën. Mynxyrat e bashkëluftëtarëve dhe të bashkëmendimtarëve sikur u pajtuan shpejt dhe vendosën që meitin e Azemit ta fshehnin në Shpellë të Përçevës. Edhe më parë kishin bërë gjurmime se ku ta gjenin një shpellë? Ishin zotuar Halim Ngucati, Kadri Ymeri, Shota e luftëtarë të tjerë, dhe ishte marrë vendimi, sipas asaj që propozonte Halim Ngucati, që trupin e tij ta lëshojnë trupin e tij në Shpellë të Përçevës. Meitin e tij e lëshuan pip në këmbë dhe u dëgjua trokëllima e gurëve kur meiti ra në fund të shpellës. U besatuam që kjo fshehtësi të ruhej, por asgjë në popull nuk bëhej më bindëse dhe kureshtare sesa kjo punë!.... Fshehtësitë gjithnjë ruhen me besë, por edhe përhapeshin më shumë, kur ato bëheshin “të ndaluara”! Të pushojë meiti i një luftëtari, në shpellë qysh prej vitit 1924, kjo ishte enigmë e madhe!...

Ishte mirë apo keq që eshtrat të zbuloheshin në këtë kohë të pa kohë?!Disa thoshin – po e disa – jo!... Sa të tjerë pohonin se kishte kaluar koha kur atdheu të

mbrohej me pushkë e barut dhe se prej tash atdheu duhej mbrojtur me dije e penë?...

I

Leka i lodhur e kishte mbyllur bllokun e shënimeve duke shpresuar se të nesërmen do të vazhdonte punën e shkrimit. Gjumin e dinte se nuk do ta bënte të qetë. Të gjitha ato shënime e rrëfime, nga të cilat po provonte ta sajonte një biografi më të plotë e Azem Bjetës, po i silleshin vërdallë… Edhe një herë nisi nga fillimi…Kishte provuar ta shkruante gati deri para se të lodhej nga gjumi, që po e rëndonte së bashku me lodhjen dhe, edhe para gjumit po nxjerrke krye si nga errësira figura e tij që i bëhej se kërkonte me ngulm nga ai që të bënte të gjallë atë kohë … Por ai vazhdimisht po shkruante pa e parë e ditur kush se çka po bënte, sepse ishin çuar peshë të besuarit e pushtetit dhe ata që ishin në shërbime të UDB-së... Ka kohë që ai Malush Muharremi që të gjithë ia kishin dronë po e ndiqte këmba këmbës dhe shpesh e ndalte dhe e ngacmonte:

“Mësues! Mësoj fëmijët në shkollë e mos u merr me të bëmat e Azemit?!...” “Nuk po të kuptoj, për cilin Azem e ke fjalën?! ...” , sado që e dinte se ku e kishte

qëllimin ai qëllimisht i bishtëroj pyetjes provokuese të udbistit.“Nuk po të kuptoj, për cilin Azem e ke fjalën!? Mos për Azem Avdinë e Rrecajve?...”,

sado që e dinte se ku e kishte qëllimin mendjendryshkur, Leka sërish i përgënjeshtroi pyetjes provokuse të udbistit.

“Azem Galicën, mësues, Azem Galicën, pse shtirësh se nuk e di çka po të pyes?!...”Leka mbet i stepur dhe më mirë e pa që të mos fliste më shumë. Po rrinte si kujtueshëm

tek mendonte: “O Zot edhe tash pas sa kohësh që trupi e eshtrat e tij nuk dihet se ku prehen, ua kanë frikën! ...” përsiaste në vete Leka.

“Ndodhë që t´i kenë gjetur dhe nga eshtrat e tij shqiptarët për ta shtuar guximin e trimërinë që t´i shtien krye prapë pushtetit , bëjnë hajmali, dhe nga një Azem e një Azem tjetër, mbushet Kosova plotë Azema... dhe ata pa qëllim nuk i kanë emëruar vazhdimisht fëmijët me emrin e tij...!”Udbashi kishte dëgjuar nga disa serbë rajë, që kushedi nga kush e kishin dëgjuar këtë mendim të çuditshëm... Edhe Lekës i kishte rastisur që atë ta dëgjonte nga njerëz të ndryshëm, që secili për vete i shtonte edhe ndonjë gjë të re......

“Armën nuk duhet lënë shqiptarit në dorë, se ai është kryeneç dhe përnjëherë ia kthen grykën pushtetit!...”

Atëherë aq befasisht iu kujtuan burrat e atyre pak katundeve të lidhur e të torturuar në baltën e Runikut!... Loja me pushkët që i shpërndante vet pushteti dhe kthehej e i mblidhte duke i dërrmuar me hu shqiptarët...ishte kthyer në një tragjedi të pa parë në ato anë...

Page 3: uniartpro1.webnode.com · Web viewUDHA E ESHTRAVE R o m a n (Botimi i dytë) Prishtinë, 2011 .. Redaktor Arsim Kajtazi …………………. Realizimi grafik BenDi …………………

1

“O zullumi do të këputet prej së trashi!...” thonin dhe prisnin kur vërtet do t´i vije fundi këtij tmerri që nisi t´i boshatisë fshatrat e tëra, duke marrë shumëkush udhën e madhe të kurbetit për në Turqi e ku jo, vetëm për të shpëtuar kokën... Njerëzit mundoheshin që të trimëronin veten me të bëmat e atyre që kishin provuar t´i shtien krye pushtetit tiranik, që vetëm i kishte ndërruar petkat nga SKS në Jugosllavi, ku sërish vazhdonte avazi i vjetër i përndjekjeve dhe i dhunës mbi shqiptarët...Vetëm atëherë e panë më mirë se Shaban Polluzha kishte pasur të drejtë që në fund të luftës ua kishte kthyer pushkën komunistëve të mashtruar serbo-shqiptarë, sepse edhe ata vepronin me masa të njëjta ndëshkuese ndaj drenicakëve kryengritës e rebel!... UDB-ja ata i kërkonte me qiri e me pishë dhe ata i gjente edhe në radhët e mësuesve e arsimtarëve që mund të ushqenin në shkolla brezin e ri me farën e kryeneçësisë që për ta kuptohej: bashkim me Shqipërinë!...Këtë frikë e kishte pushteti vazhdimisht, dhe këtë e hetonte mirë Leka në përcjelljet që po i bëheshin... Me frikë e kishte mbyllur fletoren ku kishte provuar që të shkruante një biografi të Azemit... E mori fletoren edhe një herë dhe nën dritën e zbehtë të llambës po lexonte një pjesë të biografisë:

Azem Bejtë Galica lindi në Galicë më 10 dhjetor 1889, vdiq më 27.7.1924, në moshën 35-vjeçare. Ai pat vdekur nga plagët e rënda gjatë udhëtimit për në tokën e nënës Shqipëri. Varroset në shpellën “Quku që kërcet”, 75 metra e thellë, mbetet i fshehur 47 vjet… Pas varrosjes, në krye me Shotën, Mehmet Konjuhin e të tjerë, pas tri ditësh udhëtimi kaloi kufirin jugosllavo-shqiptar, u drejtua në Shkodër për t’ua shëruar plagët e luftëtarëve, ku qëndroi një kohë e pastaj sërish kthehet në Kosovë për aksione luftarake…

…Si fëmijë, Azem Galica përjetoi ngjarje të hidhura dhe tragjike. Turqit ia vranë babanë dhe ia dogjën shtëpinë, duke i lënë të pa strehë. Rropatjet e kësaj familjeje nëpër dallgët e egra të jetës e forcuan ndjenjën e atdhedashurisë dhe ia ngritën në një ideal të pashuar për të cilën e dha edhe jetën.

Shpeshherë burrat e Selacit (dajat e tij) dhe të Galicës bisedonin rreth asaj se kujt i ka ngja Azemi, dajave apo babait? Kur nxeheshin shumë i qetësonte plaku i urtë i Galicës, mixha Rexhep, duke u thënë: “O burra, pse po lodheni aq shumë? Kah të përngjanë mirë është, dajat trima e babanë trim!...”.

Azem Galica, 20-vjeçar, u fut në çetat kryengritëse të Drenicës, të udhëhequra nga Ahmet Delia i Prekazit. Kur drenicakët dhe shaljanët ishin nisur për luftë përbri tyre marshonte Isa Boletini, hipur mbi kalë e i shoqëruar nga disa trima. Në mes shumë trimave i ra në sy djaloshi sypatrembur e i etshëm për luftë.

- I kujt është ai djalë? – pyeti Isa Boletini.- I biri i Bejtë Galicës, Azemi – iu përgjigj njëri nga trimat që e shoqëronte.Isa e ngau kalin dhe iu afrua Azemit. Pasi u përshëndeten me të ia vuri dorën në krah dhe

e përgëzoi:- Të lumtë, ore djalosh trim! Ti paske vendosur ta dërgosh në vend amanetin e babait

tënd, ta vazhdosh udhën e tij luftarake. Kjo është udhë e vështirë, por e lavdishme dhe e ndershme. Zemra mu bë mal nga gëzimi, sepse Bejta nuk paska vdekur. Shpirtin e tij luftarak po e shoh në sytë e tu të etshëm për liri. Ai e paska lënë një trim që do ta nderojë Kosovën dhe mbarë kombin. Me fat udha e lavdisë se një vend që lind brezni trimash nuk do të humbet kurrë!… Kjo çetë, më vonë u shndërrua si “Nëna e çetave kaçake të Kosovës”, menjëherë filloi aksionet e veta luftarake. Nisën ditët e tmerrit për xhandarët e postave në Drenicë dhe për spiunët. Trembëdhjetë vjet sa ekzistoi kjo çetë, arriti t’i zhvilloj mbi shtatëdhjetë beteja të suksesshme e fitimtare

Page 4: uniartpro1.webnode.com · Web viewUDHA E ESHTRAVE R o m a n (Botimi i dytë) Prishtinë, 2011 .. Redaktor Arsim Kajtazi …………………. Realizimi grafik BenDi …………………

1

Ishte pranvera e vitit 1915, kur Azemi, pa humbur kohë, vendosi ta formojë çetën e vet luftarake. Bashkë me dy vëllezërit dhe disa trima nga fshatrat përreth u tubuan në Galicë, nën hijen e Qarrit (Lisi i vorreve). E shtruan sofrën dhe u ulën rreth saj. Nëna Sherife ua solli flamurin shqiptar, që e kishte ruajtur në fund të arkës dhe pasi e shpalosi mirë e shtroi mbi sofër. Trimat me dorën e majtë në zemër e me të djathtën mbi flamur njëzërit u betuan: “Betohemi në këtë flamur të shenjtë se sa të jemi gjallë do të luftojmë për lirinë e këtyre trojeve. Betohemi dhe bëjmë be e rrëfe se për Kosovën japim jetën sikurse me le”....

Meqë ishte bërë tepër vonë dhe nesër Leka duhej të zgjohej herët, për të shkruar në mësim, ndërpreu leximin dhe e shuajti llambën që i rrinte e varur në muri dhe pa se edhe Nora tërë kohën nuk kishte fjetur, duke e përcjellë Lekën gjatë atij leximi... Kur e pa se ajo ishte ende zgjuar i tha:

- Natën e mirë, moj Norë! Kam probleme të tjera, por, nuk jam vetëm unë që nuk mund të fle i qetë? Sikur të më pyesje: pse kaq shumë e mundon veten me punë të Azem Galicës, nuk e di se ç´do të përgjigjesha… Jeta nuk qenka gjithmonë nënë, jeta qenka edhe njerkë! Edhe për së vdekuri Azemi është ende i rrezikshëm për të gjithë ata që nuk janë për përkrahjen e luftës së Drenicës...

Mehmet Rukiq, me pasionin e tij, shpesh më fliste për historinë shterpë, fliste dhe përpiqej të më tregonte poemën e jetës të luftëtarit të Drenicës. Ai çdo lëvizje luftarak të asaj kohe përpiqej të shpjegohet dhe t’ua fuste të tjerëve në tru si një fjalor i gjallë:-... Më 1921, gazetari anglez Abeli nga Londra kishte ardhur në Beograd me detyrë që ta njohë e të takohet me Azem Galicën. Ata të Beogradit ia patën dhënë adresën e Haxhi Bajskës (Hafëz Mehmet Aliqit). Kishte ardhur gazetari i huaj të Hafëz Mehmet Aliqi dhe ia kishte treguar qëllimin. Kur kishin dëgjuar serbët e Mitrovicës se shkonte te ai, përpiqeshin që ta pengonin, por kur panë se e kishte autorizimin e Beogradit, nuk mundën ta pengojnë. Hafëz Mehmet Aliqi me të takuar me atë gazetar, i kishte shtrënguar dy kuaj dhe niset së bashku me të për në Galicë. Duke udhëtuar së bashku takohen me Azemin te Çeshmja e Lubovecit. Gazetari tha:

- Kam ardhur nga Londra që të pyes: çka po do ti Azem me tërë këtë luftë që po e bën?Azem Galica i tha:-Unë dhe populli im jemi ndër më të vjetrit në këto troje, jemi mbi nëntëdhjetë për qind

shqiptarë dhe asnjë të drejtë nuk e gëzojmë. Çdo luftë për këto troje, Serbia ia ka shënuar vetes e ne mbetëm të robëruar prej saj. Sa herë që i kemi kërkuar të drejtat tona, Serbia na është përgjigjur me masakra të papara dhe masive. Thuaju atyre në Londër, që kur të pyesin: ”Çka po kërkonte Azem Galica?” Shkruaj në letër fjalët e mia: “Azemi po kërkonte vetëm drejtësinë, por s’po mund ta krijojmë pa u mbështetur te një i fortë, qysh jeni ju. Na ndihmuat apo jo, jetën do ta jap për lirinë e popullit e të atdheut”.

Gazetari anglez e kishte shkruar dhe botuar një artikull në gjuhën angleze, në serbokroatishte dhe në atë turqishte.

II

Viti ´51... me një dekret Gjoko Pajkoviçi, ish-sekretar i parë i Komitetit Krahinor të LK, që kishte arritur në Skenderaj, si oficer i parë i UDB-së i këtij vendi, e fton Malushin në kabinetin e tij në Prishtinë.. Dhe sapo hyri brenda filloi të pyeste:

- A keni dëgjuar se për kënd flitet se ka qenë luftëtarë në Drenicë?Kjo iu duk aq e papritur sa mbet i stepur një kohë, pastaj u përgjigj troç: - Po, më së tepërmi flitet për Azem Galicën!

Page 5: uniartpro1.webnode.com · Web viewUDHA E ESHTRAVE R o m a n (Botimi i dytë) Prishtinë, 2011 .. Redaktor Arsim Kajtazi …………………. Realizimi grafik BenDi …………………

1

- Si e njohin populli Azemin, për të mirë apo për të keq!?- Të gjithë flasin për të edhe për të mirë, po edhe për të keq.- Po, mirë - vazhdoi Gjoko Pajkoviçi.- Unë të kam ftuar që të kryesh një detyrë pikërisht

lidhur me luftën e Azem Galicës dhe të çetës së tij. Këtu e kam shkresën nr… të datës …. 1951, të dërguar nga Ministria e Punëve të Brendshme të Jugosllavisë, të nënshkruar personalisht nga zëvendësi i Ministrit të Punëve të Brendshme, Stefanoviq - Çeça, ku mes të tjerash kërkon që të shënohen të gjitha këngët dhe tregimet për Azem Galicën e Drenicës. Ti, po qe se mund t’i dalësh zot kësaj detyre, fol, po ose jo, se mund të gjejmë njerëz të tjerë. Një fjalë goje më duhet këtu: ”Po, dhe me kënd?”

Malushi ende mbet i hutuar. Kjo i erdhi si prej qiellit.- Tre vetë janë mjaft? - e pyeti Gjoko dhe nga insistimi i tij e hetoi se kjo ishte një

detyrë serioze. Iu desh t’ia sqaronte çështjen e shkrimit, se ai nuk dinte të shkruajë në shqipe. Ai propozoi, që Malushi të caktohej si organizator, t’i merrte me vete dy veta që dinin të shkruanin dhe që kishin besim në popull…

- Me kënd, dhe për sa kohë mund ta kryesh këtë punë? - e pyeti Gjoko udbistin e rryeshëm i ardhur nga një trevë tjetër.

- Së pari propozoi Selim Ulzën, dhe një mësues të Drenicës, Kadri Rrustën e Llaushës. E dinte se ata do ta dëgjonin dhe nuk do të kundërshtonin detyrën. Ashtu u bë, dhe Gjoko nuk e kundërshtoi propozimin e tij. Shkresën e mori në dorë, dhe emrat e atyre që i futi në listë që të punojnë me të, po ashtu, të nënshkruara, pastaj ua dërgoi që të dyve. U habitën kur panë se kishin hyrë në një rreth ku punohej diçka për Azem Galicën!?... Me detyrë të caktuar nisën të dalin në terren dhe të merrnin shënime. Kishin dëgjuar shumë këngë e tregime për të e tash e tutje edhe t’i shënonin, kjo ishte befasi e madhe për ta, besa edhe për Malushin...

U takuan pas një jave në zyrën e Malushit. Sekretari i Komitetit të Rrethit të Drenicës V. Demiri, nuk e dinte a ishte njoftuar për këtë punë? Malushi e kishte hetuar se po veprohej në dy drejtime, e nuk dihej se kush ishte mbi apo nën UDB-në si dhe mbi Komitetin?!...

U morën vesh dhe ia nisën punës rreth mbledhjes së tregimeve dhe të këngëve popullore. Së pari shkuan në Lubovec, Galicë e pastaj edhe në fshatra të tjera. I gjetën njerëzit që ishin të gjallë dhe që kishin marrur pjesë në çetat e Azemit. Ata herë me drojë e herë më hapur e më pasioni u tregonin çdo luftë dhe bisedë që kishin pasur. Të tre vjelin këngë dhe rrëfime të luftës së Azemit. I mbushën disa fletore me shënime nga treva e Drenicës. Pas një muaj duhej t’i raportonte Gjokos se ç’kishin bërë... Malushi nisi ta arsyetojë punën e tij në terren ...Papoviçi, që ishte shef i UDB-së ia kishte lënë duart e lira dhe kurrë nuk e pengonte. Ndonjëherë Gjoko e kishte pyetur me telefon:

- Si po të shkon puna?- Mirë, mirë... - i përgjigjej.Pas një muaji, një mëngjes, kur shkoi në zyrë, e thirri Papoviçi, shefi i UDB-së së

Skenderajt dhe i komunikoi: - Të gjitha këngët dhe tregimet që i keni mbledhur për Azem Galicën, duhet t’i përktheni

në gjuhën serbishte dhe t’i shtypni me makinë! Ky është urdhri i fundit që na erdhi nga Ministria e Punëve të Brendshme…

Malushi dhe bashkëpunëtorët kishin menduar se punët do të shkonin ndryshe, por dhe iu desh që pa dëshirën e tyre edhe t’i përkthenim prej gjuhës shqipe në serbishte! Askush prej tyre s’e dinin serbishten mirë, pos Selim Ulzës dhe disi ia dolën punës në krye. I patën mbledhur afër 120 faqe shënime, që të shkruara i dërguam në UDB-në e Prishtinës. Gjatë u patën përpjekur ta përkthejnë këngën e Azem Galicës, por nuk ia dolën...

Malushi gjithnjë e lodhte mendjen: “Ç’i duheshin këto shënime Gjokos?”

Page 6: uniartpro1.webnode.com · Web viewUDHA E ESHTRAVE R o m a n (Botimi i dytë) Prishtinë, 2011 .. Redaktor Arsim Kajtazi …………………. Realizimi grafik BenDi …………………

1

Mendja i thoshte se përmes këngëve dhe tregimeve të Azem Galicës, UDB-eja po përpiqej ta zbulojë strategjinë dhe psikologjinë luftarake të Azemit dhe të çetës se tij....

“ Po, ne u bëmë argatë të huaj, dhe tash po e hetoj se për kënd kemi punuar…?”, mendonte ai. Këtë ia tha edhe vetes tek udhëtonte kodrës së Vitakut, kur Malushi kishte marrë udhë për në fshatin Kopiliq, ku e kishte martuar vajzën.. Kapërcej kah Vorri i Cakës, u ulë për të pushuar pak. Aty takoj edhe një të ri që po i ruante bagëtinë. Malushi ndezi një cigare duhan. Duke e thithur me afsh të madh, i foli atij të riu:

- A sheh këtë varr? I thonë Vorri i Cakës!... Thonë se Cakën e kanë prerë paratë e veta! Ashtu kam dëgjuar në Lubovec, dhe këtu kam pushuar shpeshherë...

I riu brofi në këmbë dhe vrapoi pas një demi që e rroku xekrri dhe treti diku në ulza.... Malushi e zuri veten tek i përsiaste në vete ngjarjet e rrëfimet rreth Azemit, që i kishte dëgjuar prej të tjerëve.

Po tretej nga shikimi i të riut hija e një udbisti shqiptar, që provonte të zbusë brejtjen e ndërgjegjes se po bënte argatin e keq për të huajt e në dëm të popullit të tij!... Këtë ende kishte frikë t’ia thoshte vetes në surrat....Po e ndjente veten keq kur mendonte se një ditë do t´ia thonin të tjerët!...

III...Viti ´52...-Shiko Lekë Palaj, unë kam marrë vesh se je duke pyetur shumë për Azem Galicën! - i

tha atë mëngjes të vjeshtës Malush Muharremi, duke e përkëdhelur me fjalë, thuajse ai ishte njëmijë herë biri i tij.- Më thonë madje se ti ke shënuar edhe disa tregime e këngë për Azem Galicën!... Po të m’i jepje mua, do të falënderohesha shumë - tha duke e zgjatur zërin Malushi, dhe nga çanta e saftjanit nxor bllokun e shënimeve, e disa lapsa të ngjitur në kapak të saj.

-Unë s’kam tregime as këngë të tilla - i tha Lekë Palaj, dhe dyshimi ishte mos vallë këtë ia kishte treguar Lutë Bishanra.

Ai heshti. Mendja sikur i fluturoi në odën e tij. Si t’i çonte nënës fjalë: “Ato fletoret e mia fshihi në fund të arkës në dhomën ku fle. Mos i le në odë. Aty vinë mysafirë!...”

Ndërtesa e shkollës fillore të Llaushës i dukej se po trazohej e rrënohej mbi kokën e tij. Lumi në këtë stinë të vjeshtës i rrokulliste gurët dhe ishte më i rrëmbyeshëm se gjatë stinës së verës. Malush Muharremi kur u nda prej tij, si zakonisht siç bënte edhe me njerëz të tjerë, buzëqeshte.

- Mirë, mirë, Lekë, mendo për këtë punë që të thashë! Ne jemi këtu, dhe fat që janë të gjallë edhe do pleq të asaj kohe që e njohin Azemin… dhe çantën e vuri në cep të krahut, ecte udhës nga xhamia, se e prisnin punët e sigurimit në Skenderaj…

“U ndava prej tij dhe mirë që u ndava!” tha Leka në vete e të dridhmat e trupit e kishin kapluar. Këtë e vërejti vonë, kur hyri në sallë të arsimtarëve. Ndërkohë, aty erdhi, si te pikte nga qielli Lutë Bishanra.

-E po kështu është jeta, o Lekë! - i tha Lutë Bishanra . - Ti si mësues i kësaj shkolle, krih na ke ne - tha duke e shikuar me kureshtje. Ai shoku i sigurimit kushedi prej nga ka ardhur, e mbështet në ne! I duhem, o ta ndjefsha të mirën, se nuk do të fliste fare me ne! - dhe u ngrys, thithi një tullug të duhanit me afsh, e kur u përplas për muri të shkollës, i ra me grusht: ”Mos lejo veten që të mbështesin për muri!” Porosinë e tij ende s’e kuptonte... Kjo nisi ta brej e shqetësonte aq shumë sa vendi vend s´i zihej.

Ato fjalë e premtime të tij Leka nuk guxonte t’i hulumtojë fare. Lëre që i dukeshin absurde, por as që ia përmendte kujt. Iu ishin lidhur nyjë ato mendime të tij të ngrysura.

Leka gjatë e sillte në mendje Malush Muharremin, çka donte të mbërrinte me këtë. Dronte se mos po e priste sërish në udhë...

Page 7: uniartpro1.webnode.com · Web viewUDHA E ESHTRAVE R o m a n (Botimi i dytë) Prishtinë, 2011 .. Redaktor Arsim Kajtazi …………………. Realizimi grafik BenDi …………………

1

Te udha e xhamisë kur ishte dita e tregut në Skenderaj, ai qëndronte dhe i priste njerëzit që vinin nga Kopiliqi, Turiçefci e fshatra të tjera, dhe i ndalte në bisedë të gjatë sa pleq të kësaj ane. Por, shi për këtë atë ditë, më sa hetohej, nuk ishte takuar me Lutë Bishanrën. Ndodh të jenë takuar gjatë natës. Takimet e tij gjithnjë ishin tepër të fshehta, rreptësisht të fshehta, siç thoshte Malushi me ata që kontaktonte dhe përpiqej që t’ua fuste frikën në asht.

-Ç’të bëj me këtë njeri? - tha një mëngjes Lekë Palaj posa hyri në zyrën e vogël ku ndërroheshin ditarët e punës.- Unë këtu jam mësues? - sikur e vu në dyshim veten, apo sikur nisi t’i ankohej drejtorit të shkollës.

Fat që askush nuk kishte qëlluar në zyrë. Zyra e shkollës vetëm sa nuk ishte bërë bujtinë e Lutë Bishanrës. Çdo lëvizje që bëhej këtu e gjetiu, Luta e përcillte me dashuri e kureshtje të madhe. Atë ditë nëntori të ´52, Leka e mori ditarin dhe hyri në orë të mësimit. Nxënësit e hetuan se nuk ishte i ngazëllyer si më parë. Orën e mësimit e kishte përgatitur dhe e kishte paraparë që të dalë e suksesshme. Mendonte se do ta shtjellonte temën ashtu sikur e kishte përgatitur gjatë natës së kaluar. Ai e kishte futur pjesën e leximit që fare nuk ishte me planin dhe programin e mësimor.

Leka duke e shpjeguar copën e leximit shikonte në drejtim të udhës së xhamisë. Nxënësit i kishin bërë sy e veshë katër. Ai e lexoi pjesën e leximit prej fillimit. Klasa ishte bërë pishë. Njëri prej nxënësve pyeti:

-A është në libër kjo copë e leximit? - , dhe hapi librin e tij të leximit.-Jo, nuk është, por unë do t’ua jap ta përshkruani nga një libër tjetër - tha Leka.Kur e përfundoi Leka orën e mësimit, korrierin e shkollës Hasan Vojvoda e gjeti në derë

të klasës. Ai i tregoi se në zyrën e shkollës kishte arritur prapë Lutë Bishanra. Sa për Lutën, mendonte Leka, do ta kam më lehtë, por çfarë të bëj sikur të ma zë prapë pritën Malushi i UDB-së? Në të dalë nga shkolla mendoj: “Mos ai dreq me bisht i UDB-ës po u bie në gjurmë shënimeve të mia për Azem Galicën?! I ruaj sa fletore me shënime të vjela në vendlindjen time. Vërtet, herët e kam shënuar këngën për trimëritë e Azem Galicës, pastaj edhe sa tregime nga Ajet Paliqi i Çubrelit.

“Druaj se po na sheh sherrin me këto shënime, o Lekë”, shprehej me një drojë shpesh Ajeti... “Ne shumëherë na hëngri gjarpri e gjithnjë frikësohemi edhe prej hardhucës!” kujtonte çastet me Ajetin....

Shota e Azemit, mbas vrasjes së burrit ka degdisur në Shqipëri të Vjetër, e me atë grua i ka pasur dy djem të cilët i kanë vdekur. Shota ka vdekur në Shqipëri në skamje të madhe. Ajo mbaj mend se mbante gjithnjë mamzerre suhareshë të shkurtër, të dërrzhavës! Kur vinin ata që nuk e njihnin Shotën e pyesnin:

-Nga e ke ketë djalë, Azem?-Mik e kam!... - përgjigjej Azemi.

Shota bartte plis të devës, tirqi të vadenës që të mos e njihte askush se ishte grua…Trimat e Drenicës kurrë nuk janë dorëzuar prej Ahmet Delisë e këtej…Kur do të kthehen eshtrat e Azem Galicës në Drenicë, ajo do të lulëzojë… Fshatarët do të përbehen në luftën që bëri ai…

Kur do të dalë Azemi nëpër Kosovë, do të pranohet Lufta e Kosovës, dhe do të bëhet ndriçimi i të gjitha luftërave që i bënë shqiptarët për pavarësi.

Kur do të kthehet Azem Galica në Shqipëri të Vjetër kur hyn në fuqi harta etnike e Shqipërisë, hartuar qysh herët, sipas gjakut që derdhën shqiptarët për troje të moçme. Atëherë gardhiqe nuk do të ketë më me shqiptarë…

- Lekë, a more vesh? – e pyet Hazir Rama i Vitakut. - Kujtohu pak e mos shkel në dërrasë

Page 8: uniartpro1.webnode.com · Web viewUDHA E ESHTRAVE R o m a n (Botimi i dytë) Prishtinë, 2011 .. Redaktor Arsim Kajtazi …………………. Realizimi grafik BenDi …………………

1

të kalbur! Azem Galica s’është kushdo, por Azem… me emër e mbiemër, ai me krushqit e tij është trung i të gjitha lëvizjeve të asaj kohe.

Pas vdekjes së Azemit kanë kënduar:

Kush po zhdirgjet Lugut t’Galicës,Këta janë krushqit e Azem Galicës…

Kënga e Azemit ka kapërcyer edhe nëpër duar të një malazezi dhe ai ishte nga Bjelica, dinte shkrim - lexim, dhe i bëri sa ndryshime që frikacakët e pushtetit nisën ta këndojnë ndryshe:

Kush po zhdirgjet Lugut t’Galicës,Partizanët e Azem Galicës!

- Po qe se ishin partizanë të Azemit, dyshohej se kishte hyrë hilja dhe ata mund ta kishin vrarë! Sa për krushqi të tij, nuk është dëgjuar askund se ata e kanë vrarë…

IV

Në mëngjes, kur erdhi korrieri i shkollës, dhe si zakonisht ndezi zjarrin, hetoi se Leka nuk ishte zgjuar si ditët e tjera. Drejtori lau faqet i pari, kurse duke i fshirë me një rizë të pastër shikoi në dritare.

Orët e para të mësimit kishin filluar. Leka i kishte dy klasë të kombinuara. Pasi u krye ora e parë e mësimit, në zyrë, përftuan si nëpër mjegull, Malushi Muharremi dhe një plak që për Lekën ishte fytyrë e panjohur. I vërejti se u futën në zyrë sikur të ishin në shtëpi të tyre! Hyrën drejtori i shkollës Islam Shala me një kolegë tjetër të Lekës. Mezi patën vend të uleshin. Mungonte Azem Avdiu i Rrecajve, që si kryekëshill i fshatit udhëtonte hipur në kali të shalës me një pushkë të gjatë në supe. Fjalën e mori Malushi.. Ai fliste nga shënimet e tij, që i kujtoheshin e të cilat ia kishin dërguar Gjoko Pajkoviçit.

-Kur është bërë lufta e Azemit në Drenicë, tërë lëvizjen e asaj lufte e ka përcjellur një malazez i Bjelicës. Ai ishte korrespondent i gazetës beogradase “Politika”. Veshjen nuk e kishte atë malazeze, por veshje shqiptarësh: me tirq të galm e me gajtana, me shallë e shokë, me plis të bardhë e me perçe dhe kudo e gjeje atë. Këndonte edhe këngë shqipe, shqipen e fliste ujë, por nuk e shkruante. E shkruante serbishten. Ai krijonte e trillonte vargje të reja këngësh për Azemin, dhe i këndonte:

“Azem Bejta, Azem Galica,Ta panë sherrin krejt Drenica!…”

Vargjet e kësaj kënge u përhapën kudo nëpër Drenicë. Njerëzit mezi prisnin ta ftonin në dasmë atë malazezin e Bjelicës. Mirë e dinin se ishte malazez apo serb, por kur morën vesh se bartte nën plis edhe perçen, thoshin: ”Ka qenë kur ka qenë shka, tash është bërë shqiptar!” Kjo bindje e rrethit thellohej përditë e më shumë. Këngët që i këndonte ai, thoshin dasmorët, nuk ka zog shqiptari që di t’i këndojë! O Zot, o Zot këngët e Azemit i këndonte goja e huaj? Ndoshta për hir të Zotit kishte lindur një kënëgtar i tillë! Azem Galicës i kishte shkuar lajmi se një malazez i Bjelicës me çifteli shkonte nëpër dasma dhe e këndonte atë dhe këngën e tij. Bahkëluftëtarët e Azemit e morën mbi vete që patjetër t’ia gjenin këtë këngëtar serb dhe do t’ia binin atij që ta gjykojë siç dinte ai vetë.

Një ditë e zunë me çifteli në dorë, duke u kthyer prej një dasme. Ishte veshur me tesha të reja kombëtare shqiptare. Plis të bardhë e perçen nën plis. Opingat me perkryesa të tullupit.

Page 9: uniartpro1.webnode.com · Web viewUDHA E ESHTRAVE R o m a n (Botimi i dytë) Prishtinë, 2011 .. Redaktor Arsim Kajtazi …………………. Realizimi grafik BenDi …………………

1

-Azem, ta prumë atë këngëtarin - i thanë krushqit e tij.Azem Galica e shikoi dhe kur e vëreu se ishte në veshë kombëtare shqiptare sikur dukej

se u zbutë, dhe mllefi iu shndërrua në mëshirë ndaj tij!-Atë këngën që po këndohet për mua, tregomë, kush po e këndon?- pyeti Azemi dhe e

shikoi gjatë në fytyrë sesi po reagonte. - Prej kujt e ke dëgjuar këngën, fol! - i tha me zë pak më të thekshëm. - A je shka?

-Po.-Pse po këndon për shqiptarë?-Paj, më thërrasin shqiptarët në dasma, e pse të mos shkojë e të këndojë?! - u përgjigj ai.-Pse e ke kënduar këtë këngë për mua ashtu qysh vret keq?! Unë po luftoj që të lirohet

Drenica, Kosova e Shqipëria, e ti po bën trillime?Malazezi heshti.-Unë po e di çka më gjeti! - tha para Azemit.-Çka?-E di që më shkoi koka!-Eh - i tha Azemi - nuk të shkon koka se unë nuk i pres njerëzit, por po ta bëj me dije se

po të këndosh edhe njëherë ashtu, koka të shkon - dhe ia tha edhe një fjalë:- Azem Bejta nuk është vrasës!

Korrespondenti i gazetës “Politika” të Beogradit dridhej si purtekë. Azemi nuk e dinte se ai raportonte për luftën e tij.

Azemi ishte i shpejtë në gjykime. Vendosi ta dënojë, siç i dënonte edhe spiunët shqiptarë. E mori dhe ia vuri kokën në tokë e u tha krushqve të tij.

- Largohuni, se nuk e kam njet t’ia pres kokën këtij shkau, por do ta dënoj si i kam dënuar e gjykuar shqiptarët që spiunojnë, - dhe e nxor briskun nga shoka e shkau mendoi se do t’ia heqte kokën, e ai ia preu perçen e zezë.

- E bëra me shenjë! - tha Azemi dhe e liroi shkaun, e shkoi në Bjelicë, por pa perçe e pa plis në kokë!

Duke u kthyer në shtëpi malazezi bënte plane si ta fshehte atë që i kishte ndodhur, por ishte e kotë. Perçeja e prerë ishte shenjë që u binte në sy edhe atyre të Bjelicës. Për të mos e qortuar të vetët, tha:

-Azem Galica ishte trim.-Po, perçen, ku e ke?-Ma ka prerë Azem Galica.-Pse?-Ia kam kënduar këngën keq!-A do ta këndosh më atë këngë?-Jo, se më shkon koka!Ata nisën të dyshonin në njeriun e gjakut të tyre, se mos Azemi e kishte bërë vegël të tij,

dhe një ditë i thanë:-E, pasi nuk ta ka prerë kokën Azemi për fajin që ke bërë, ti qenke lidhur mish e thua me

të?Dyshimin në të e kthyen në veprim, dhe kështu vetë ata të Bjelicës ia prenë kokën korrespondentit të gazetës “Politika”!

Në tërë Drenicën ishin përhapur lajme të ndryshme për ata burra që lëshonin perçet, dhe përpiqeshin ta mbulonin perçen me plis, mund të jenë njerëz të dyshimtë! Sa të tjerë, thoshin, se vetë nisën t’i rruanin perçet, dikush të zezë e dikush të bardhë! Flitej shumë për ata që lëshonin e rruanin perçe... Azem Galica, kur i ka zbuluar spiunët i ndëshkonte duke ua prerë njerin vesh, dhe ashtu i

Page 10: uniartpro1.webnode.com · Web viewUDHA E ESHTRAVE R o m a n (Botimi i dytë) Prishtinë, 2011 .. Redaktor Arsim Kajtazi …………………. Realizimi grafik BenDi …………………

1

lëshonte. Ata njerëz ishin me shenjë, por çfarë të bënte e si të ruhej prej atyre që nuk diheshin e shiheshinm... Kënd e zbulonte e bënte me shenjë!....

Ajo ishte më e keqja se vdekja!. Kjo ishte për ta një vrasje për së gjalli, më e rëndë se vdekja!... Kjo ia solli vdekjen edhe gazetarit të “Politikës”!...

Malush Muharremi gjatë foli edhe për sa luftëra të tjera, dhe Leka e të pranishmit mbetëm me gojë të hapur. Kjo Lekën e bëri edhe më kureshtar se përse udbisti Malush ua tregoi këtë ndodhi që rrallëkush e dinte!... Po këta janë të rryeshëm për këto punë, po mendonte Leka! E dinë si ta fitojnë besimin e të të futin edhe në lojë, krejt pahetueshëm... Por, atij, droja se iu kishte rënë në gjurmë punëve të tij, iu rrit edhe më shumë, dhe nuk mund të rrinte më i qetë...

Mehmet Rukiqi, folklorist i pasionuar, si bashkëbisedues i sinqertë me Xhemë Tërrnafcin e kishte pyetur si për gjak dhe në besë:

- Çka ta mer mendja që janë përhapur fjalë më parë, po edhe tash aty-këtu, flasin, se: ”Azem Galicën e kanë vrarë shokët e vet”.

Xhemë Tërrnafci, bashkëluftëtar i Azemit, kishte menduar shumë kohë për këtë, dhe kishte shtuar:

- O lumë miku, po ty armiku a ta lypë pikën e dobët apo atë më të fortën?- Dihet, pikën e dobët - iu përgjigj.- Natë e ditë Serbia s’ka fjetur, e as që fle edhe sot e kurrë dhe mendon e punon se si t’ia

gjejë pikën më të dobët të Drenicës, dhe në ato pika, kur t’i vjen dita, të sulmojë! Me një plumb Serbia i ka vrarë dy veta. Të thuhet se Azem Galicën e vranë shokët e vet, Serbia është përpjekur ta nxjerrë veten nga gabimet dhe krimet që i kishte bërë në popullin tonë dhe kështu me shekuj të lërë fitilin mes nesh…

V

-Pushka e parë e Luftës Ballkanike ka kërcitur në Prekaz të Drenicës! - mburrej me atë që kishte dëgjuar Luta - e Leka mirë e dinte se çfarë lexonte ai, dhe nuk deshi të thurej si në rrjetën e merimangës.

Luta, thoshin se kishte mësuar shkrim-leximin që në kohën e mbretërisë serbokroate, dhe pastaj shitej si njeri i shkolluar. Ai kishte mësuar edhe shkrimin shqip.

-U ngrit Drenica e lufta u përhap së pari në jug të Shqipërisë, në Dibër, e prej andej edhe në veri… Veriu bëri kërdi me fqinjët dhe mësyu me gjysmë opinge kah veriu, por pastaj diçka ngriu…

- Pa derdhur gjak, s’ka liri! - i vënte në mëdyshje Luta njerëzit që ishin tubuar në një log të kuvendit. - Kush i mendonte besëlidhjet e tjerëve? - pyeti, dhe në shenjë nderimi nisi ta lavdërojë se tradita jonë për besëlidhje ua kalon gjithë popujve të botës, se këtë na e kanë lakmi të tjerët!.... Bota, vërtet e ka lavdëruar besën shqiptare, por të thuash çdo besëlidhje jonë me të tjerët ka përfunduar me tradhëti?. Besa s’është as për besnikun!

“Sa shumë fjalët i kam dëgjuar e lexuar për besën dhe pabesinë. Kushedi, shpesh kisha rënë në gjumë, duke menduar se të tjerët do të arrij t’i tradhëtoj, por ata gjithnjë më kanë tradhtuar?” mendonte në vete Leka.

- Tradhtia, fat i madh, o Lutë që nuk ka hyrë brenda në gur dhe në prehër të nënës sime ku vetëm aty më ka marrë gjumi dhe kam qenë i lirë - ia ktheu Leka, duke u përpjekur që t’ia sqarojë një pjesë të jetës së tij....

Page 11: uniartpro1.webnode.com · Web viewUDHA E ESHTRAVE R o m a n (Botimi i dytë) Prishtinë, 2011 .. Redaktor Arsim Kajtazi …………………. Realizimi grafik BenDi …………………

1

Shpesh njeriu nuk i vë re sesi flutuon koha, shpesh në përpjekje për t’u kthyer në kohë të luftës, nganjëherë më dukej sikur isha i pari që përpiqesha të zbuloja e dyshoja se në ç’rrethana kishte mbijetuar çeta e Azem Galicës nëpër male të Drenicës. Mendoja, mos po i paguaj shtrenjtë gjithë këto fantazi e rrëfime të njerëzve, apo mos po i hy në hak edhe këtij rrëfimi me bashkëluftëtarin e Azemit:

- Mixha Hazir, këtu në këtë odë jemi vetëm unë dhe ti, e vetëm Zoti na dëgjon dhe heton se ç’po flasim, e deshta të pyes në besë për Azemin ?!…

- Çka po vetë, bre djalë i mirë, për Azemin!...?- Po folet aty-këtu, se në ato ditë të zjarrit të luftës në Galicë, dikush nga shokët e Azem

Galicës gand apo me kast ka gjuajtur prapa shpinës e plumbi ka qëlluar në paqetë të fishekëve, janë ndezur fishekët dhe një paqetë me tre fishekë i ka hyrë brenda Azemit në anën e majtë të rruzës së shpinës.

-A ke më ?!...- e kishte pyetur hidhërueshëm Hazir Rama i Vitakut Mehmet Rukiqin, mbledhësin e folkloritshqiptar.

- Jo, mixha Hazir, po të pyeta si njeri i besueshëm dhe luftëtar e shoq i pa ndarë e luftës së Azemit.

-Dëgjo, ore djalë i mirë, se ç’po të them?-Fol, mixha Hazir! - i tha ai dhe priste që çdo fjalë e frymëmarrje të tij t’ia shënojë në

bllokun e tij.-Me 24 pleqë, me benë që lahet gjaku, jam i zoti të bëj be e rrëfe, që shoq i Azemit,

shqiptar që e ka lindur nëna, as dorë, as gisht shqiptari, as plumb që ka dalë nga gryka e pushkës së shqiptarit në trup të Azemit nuk ka hy, po këto janë rrenë të shkive e të shqiptarëve të shitur, që janë më të zi se shkiet, që janë munduar dhe mundohen edhe sot e kësaj dite t’ia humbin orën Azem Galicës si dhe të shokëve të tij të luftës së mbarë të Drenicës… Dihet se Shaqir Smaka dhe Azem Glica janë vrarë, por idetë liridashëse të tyre për Shqipërinë nuk mund të vriten nëpër shekuj. Edhe unë, sipas fjalëve të tij dhe të bashkëluftëtarëve të tjerë që i kam dëgjuar, sot e sot e mija vjet, jam në gjendje të bëj be e rrëfe, se në trup të Azem Galicës, nuk ka shti dorë shqiptari…

- Mixha Hazir, kurrë s’do t’i harroj këto fjalë derisa dheu mbi dërrasa të më kumbojë - i tha Mehmeti si mirënjohës i fjalës së historisë së shkurtër për jetën e luftën e Azem Galicës dhe të çetave tij që ta krijonjë shtetin e shqiptarëve.

VI

Një kohë të gjatë, Sylë Galicën e njohin si rojtar për pyje dhe gjithnjë me armë bredhte dhe i ka ruajtur malet e Drenicës. Ai edhe ka shetitur, shumë prej fshati në fshat, dhe i thoshin se është “rojtar me diplomë”! .... Sylë Galica ishte i lindur në Galicë të Drenicës...Dhe rojtarit të pyjeve i dihej historia...

Shëtiste shumë kohë nëpër fshatra të Drenicës si dhe në Kosovë dhe kudo që shkonte njerëzit e kanë pritur me zemër, por edhe e kanë çelur zemrën para tij... Flisnin hapur në praninë e tij edhe për Azem Galicën e njerëz të tjerë... Ka dëgjuar shumë gjëra edhe nga historia e atyre anëve, ka dëgjuar shumë tregime e këngë edhe për Azem Galicën. Ata që merrnin vesh që shkonte në konaqe të tyre se ishte i fshatit të Azemit, e zbulonin zemrën edhe më shumë ndaj tij. Ka pasur raste kur dëgjonin se ai kishte arrijtur në fshatin e tyre, vinin shumë veta, dhe zgjatej biseda deri edhe në mëngjes....

Nuk dinte të shkruajë, por atë që e dëgjonte, dukej se asnjë fjalë e shprehje nuk e harronte. Edhe ai e kishte detyrën të caktuar: çkado që dëgjonte në popull, në fillim apo në fund të javës, i duhej të shkonte dhe të tregonte në organet e sigurimit. Ata e mbanin një fletore

Page 12: uniartpro1.webnode.com · Web viewUDHA E ESHTRAVE R o m a n (Botimi i dytë) Prishtinë, 2011 .. Redaktor Arsim Kajtazi …………………. Realizimi grafik BenDi …………………

1

në tavolinë. Ai e ka pasur vendin e caktuar se kujt duhej t’ia dërgonte e kush duhej të merrte shënime. Ato që kishte parë e dëgjuar duhej t´i rrëfente besnikërisht! Me Mazllomin që një kohë punonte në OZNA të Prishtinës ka pasur kontakte më të shpeshta. Dhe, atij i ka treguar çdo gjë në besë! Ai gjithnjë shkruante atë që dëgjonte, shkruante në një fletore të madhe. Ua tregonte deri edhe fshatin dhe emrat e mbiemrat e të gjithëve, pastaj deri edhe kush kishte folur, e çfarë kishte folur. Marrëveshja ishte e tillë. Detyra për të ishte detyrë dhe bënte çmos që ta kryente sa më besnikërisht…

”Toka le të luaj, e besa të mos luaj!...” - i thoshte shpesh Sylë Galica Mazllom Nimanit. - Vetëm unë dhe ti e askush tjetër - betohej ai.

Syla ishte besnik i asaj që dëgjonte ta tregonte, e ai ishte besnik në shkrime, e kujt ia dërgonte ato, as që ia merrte mendja dhe duhej të bëhej se nuk i interesonte. Mendja i thoshte se bënte një punë me vlerë të madhe!...

Kur po flitej tashmë hapur në popull për Azemin po edhe për të dhe shkuarjen për çdo javë në organet e sigurimit disi e ndjente veten keq dhe një brejtje ndërgjegje po e dërrmonte dhe për t´u liruar paksa nga ajo angështi sikur i vinte një zë nga thellësia e barkut:

”Oh, po t’i kisha ato fletore të Mazllomit dhe t’ua jepja atyre që vërtet e donë Azemin e vendin e tyre?!...” Pastaj përpiqej që t´i rikujtonte të gjitha ato ngjarje që i kishte treguar dhe mundohej të maste veten mos ndokënd e kishte marrë në qafë... Dhe e lodhte serish mendjen: ”Kujt ia dërgonte ai ato shënime? Po, fletoret, mos ia kanë marrë apo i ka lënë në zyrë apo në shtëpi? A shkruante shqip, apo serbisht nuk e di? Unë e di se me të flisja shqip. Le të mbes ajo punë e tij, e unë ja, mbeta Sylë… Unë e njoh edhe vëllain e Mazllomit, Xhavitin? Besa shumë veta i ka ai në grusht, por bëhet se po i shtrëngon dhe po ua zë frymën, por jo! Thonë se e ka në grusht edhe Fadilin, e kur e ka atë në grusht, po të tjerët? Edhe në luftë, thonë se gjthnjë ishte në prapavi. Do t´i ketë thënë vallë Xhaviti të vëllait të shkruajë për Azemin... Po, po Mazllomi ka shkruar shumë për Azemin. Mua ma merr mendja se ato shkrime të tij do të jenë të dobishme për ne!?... Unë si të tilla kurrë më s’i shoh, e as që do të më vjen dita ime apo e bijve të mi, që t’i lexojnë të shkruara!...Por Azemit nuk ia dua të të keqen, as atyre që e duan dhe nderojnë... Sikur të mos luftonte në kohën e tij, nuk do të kishte as zë, as që do të merrnin shënime për të. Sa shumë po flitet për eshtrat e Azem Galicës, si po hetoj do të bëhet një tronditje e madhe e pushtetit dhe e atyre që po i mbanin shënimet në dosjet e tyre!... E unë?!... Jo, unë nuk kam marrë asnjëri në qaf, jo...Po çfarë di unë?! - nisi të shfajësohej Syla.- Njeriun e pa shkollë e mashtron kush të dojë.... Kaq dita e kaq punova!… Vallë, a bëra mirë apo keq që i rrëfeja Mazllomit çdo gjë që kisha dëgjuar për Azemin tonë?... “

Kur mendoi se e përfundoi bisedën me të, si në shaka Mazllomi i tha:- Këqyr, e mos harro t’i pyetësh pleqtë edhe bashkëluftëtarët e tij se mos dinë se ku e

kanë fshehur trupin e Azem Galicës?... Edhe disa mësuesve të asaj ane t´ua vësh ronë se prej tyre mund të mësosh e të dëgjosh shumë gjëra me vlera historike.

- Kur dola nga zyra e Mazllomit më dukej se qielli i mbushur me re kobzeza më ra mbi krye. “Mos kjo punë që po bëj do të më kushtoj me jetë?” O Zot, shpëtomë prej ahtit të asaj lufte të Azemit tonë!”, po mejtonte Syla derisa po ikte nga zyra e personelit që punonte në OZNA...

Ajet Paliqi e Dulë Xhema nga Qubreli ngarkojnë nga një kërrstinë drithë e shkojnë të bluajnë në Istog. Kur hynë në Istog, Miliq Kërstiqi i pa nga hoteli duke u ngjitur lugut përpjetë e fill i dërgon zaptinjtë e vet, u tha:

- Dilni e kthemini ata dy vetë e ti pyes diçka. Zaptinjtë dolën në udhë e u thanë:- O udhëtarë, ejani se po u thërret Miliq Kërstiqi!Ajeti e Duli ranë në mendime. I lidhen qetë në do taraba e u nisën e shkuan te Miliq

Page 13: uniartpro1.webnode.com · Web viewUDHA E ESHTRAVE R o m a n (Botimi i dytë) Prishtinë, 2011 .. Redaktor Arsim Kajtazi …………………. Realizimi grafik BenDi …………………

1

Kërstiqi. Kur hynë aty, Ajeti u fal me të e tha:-Tungjatjeta!U kapën dorëpërdore.- Tungjatjeta! – i tha edhe Dulë Xhema.Miliqi i pyeti:- Prej nga jini?- Ne jemi nga Drenica, prej një fshati të vogël, që thirret Qubrel.- A di ti plak të më tregosh diçka?Ajeti nisi të flasë si në ankim.- Vallahi, nuk di mixha asgjë. Jam plakë e lodhur. Në disha gjë do të kallëzoj, po pse jo?- A e dini, a e kanë vrarë Azem Bejtën, a jo?- Ajetit i kërceu kaskani e tha:- Unë me Azemin s’kam qenë në luftë, po kam ndie për të edhe për ty, se je një trim. E

thonë se trimi trimit i dhimbset e për atë edhe ju intereson puna e Azemit. Po qysh po thonë populli – ma shumë janë të tillë që thonë se s’është vrarë, sesa që është vrarë?!

(Plaku i dha të kuptojë, se Azmi ishte vrarë, por idetë dhe lufta e tij nuk mund të vriten nëpër shekuj..).

VII

- Edhe ky Lekë Palaj! - vazhdonte Luta të fliste për Lekën.- Çfarë kujton? Flet do përralla, e kopalla, i adhuron do këngë? Ç’janë ato për ne? Ç’i duhet atij jeta e Azem Galicës, kur ai ka vdekur? I vdekuri nuk çohet më! Pse s’shkruan për të gjallët? Të gjallët na bëjnë edhe ne të jetojmë. Ç’dobi kemi prej njerëzve që kanë vdekur dhe i ka mbuluar dheu i zi? - e fjalën “i zi” e përsëriti disa herë.

- Këto troje, o Lutë Bishanra i ruajtën të vdekurit dhe të gjallët - ndërhyri Leka dhe me një dashuri të jashtëzakontë foli për jetën dhe luftën e Azemit.- Ai nuk kishte vëlla, por vëllezër iu bënë shumë krushqi të tij. Krushqit e Azemit i dhanë zë Drenicës, Kosovës, Shqipërisë. Krushqit e tij (komitë) nuk flinin as natën e as ditën. Ata që kishin bërë gjëra të liga shpesh i kapte frika! Gjëra të liga bën edhe ti, o Lutë! - i tha Leka atij, me shpresë se një ditë edhe ai do të pendohej që fliste herë mbarë e herë mbrapsht. - Atë pemë që s’e pjek vera, e djeg bryma! - nguli këmbë në mendimet e tij Leka dhe kur hetoi se mund të hidhërohej shtoi: “Zjarri i Ballkanit qenka kurdisur herët, janë gjetur e tubuar krandet në Drenicë dhe pritet që të futet vetëm një xixë...”

Luta mbet i habitur nga mendimet e Lekës, ndërsa Leka tashmë po mendonte në vete, duke e harruar dyshimin në Lutën se mund të ishte njëri nga ata që ishin futur në shërbim të UDB-së ... Deri vonë nuk e mori gjumi dhe nuk mundte të qetësohej pa ia nisur që t´i shkruaj të gjitha ato mendime që po i vinin si valë lumi. Iu kujtua edhe biseda mbi Urë të Ibrit me Profesorin... E hetoi se pena e mendja tashmë nuk ndalej:

Kush është duke luajtur me Ballkanin ?!…Ballkani.Kush e trazoi Ballkanin?Tharmi i Rusisë me atë të SerbisëKush e ndau Ballkanin?Fuqitë e MëdhaKush e shuan zjarrin shkatërrimtar të Ballkanit?Ballkanasit me marrëveshje paqësore, parimore e njerëzore e pa i shkelur marrëveshjet

zyrtare.Kush mund ta bashkojë?

Page 14: uniartpro1.webnode.com · Web viewUDHA E ESHTRAVE R o m a n (Botimi i dytë) Prishtinë, 2011 .. Redaktor Arsim Kajtazi …………………. Realizimi grafik BenDi …………………

1

Arsyeja e shëndoshë në mendje të popujve të shëndoshë...Kush do ta pushtojë e nënshtrojë Ballkanin? Askush! Ballkani kurrë s’ka qenë i nënshtruar. Ata që thonë se Ballkani ka qenë i pushtuar, janë

pushtues të shpirtrave të tyre. Gënjejnë se është i pushtuar për ta ngritur popullin në dyluftime… Ata që ia duan të mirën Ballkanit dhe popujve të tij, punojnë, logjikojnë dhe i ftohin e përmirësojnë kokat e nxehta!

Fati i Ballkanit? Shkatërrimi i pikëpamjeve të gabuara të Rusisë për pushtimin e tokave të huaja dhe i zorrës qorre të saj – Serbisë!… Pastaj? Larg prej Ballkanit gishti i madh i Rusisë! Kush mund të udhëheq këtu? Ata që kanë dalë nga gjiu i popullit dhe me përkushtim duan të vetëvendosin çështjen e

Ballkanit! Kur do të lindin të tillët?Kanë lindur, por ende nuk janë vënë në sprovë të historisë... Dinë të udhëheqin? Po, por pa e pranuar tutelë Rusinë. Po, si mund të qetësohet? Me prijës legjitimë popullorë dhe të mençur. Ata e pranojnë identitetin e popujve dhe të

drejtën për vetëqeverim, pa pretendime kufitare ndaj popujve etnikë… Kur do të arrihet kjo mençuri? Kur të gjithë popujt që jetojnë këtu, t’i kthehen monologut të drejtë, të zhbëjnë në vete atë

që kanë llogaritur në dëm të të tjerëve. Monologu i tillë, gjoja se i kapërcyer vizëllimë, dhe fare i papërmirësuar në shpirtra të mjerushëve, iu kthehet me rrebeshe!

Çfarë mund të arrihet me këtë? Shqipëria gjithnjë ka luftuar për kufijtë etnikë, dhe pas çdo lufte është tradhtuar, duke

menduar se pas luftës të tjerët (është fjala për aleatë) do t’i ndihmojnë, e ata ia kanë thurur punët edhe më shumë. Ata i kanë ndrequr e shikuar vetëm punët e tyre në dëm të tokave shqiptare. Në fakt, me besëlidhje dhe përkrahje nga jashtë, arritën t’i zvogëlojnë tokat shqiptare, arritën ta shtrijnë pushtetin e dhunës, dhe kjo i la popujt në udhëkryq…

Kur do të pushojë lufta e ftohtë këtu? Kur të neutralizohet e bëhet e paefektshme ideologjia kishtare ortodokse. Si mund të pohosh kështu? Kishat ortodokse me shekuj patën pasur dhe kanë pretendime ekspansioniste... Po deri kur do të hidhet topi këtu? Derisa të emancipohen gratë dhe burrat e Ballkanit... U bubu, si mund të emancipohen burrat!? Mos gabove apo desh të thuash femrat? Bota femërore në Ballkan është emancipuar para burrave dhe ato e kanë shpëtuar Ballkanin prej plojave të mëdha! Femrat shpëtimtare?! Burrat, taf e tuf, me barut! Të punohet me gjuhën e femrave dhe të fjalës së lirë! Po, si mund të zbutet çështja e kufijve? Me martesa të ndërsjella! Çfarë është ai mendim i lirë?

Page 15: uniartpro1.webnode.com · Web viewUDHA E ESHTRAVE R o m a n (Botimi i dytë) Prishtinë, 2011 .. Redaktor Arsim Kajtazi …………………. Realizimi grafik BenDi …………………

1

Mendimi i lirë, çel shumë dyer! Dyert këtu janë nga çeliku. Çelikun e shpojnë mendjet e kthjelluara! Eu, edhe ky vendi ynë? S’është vetëm yni. Evropa e ka zemër e bota e ka shpallur lyth!... Pra, s’e vlen barra qiranë ta ngacmojnë lythin! Ç’fituan ata që e lanë Ballkanin të tillë?Asgjë, pos fjalëve dhe grindjeve?Mirupafshim, Ballkan! Nga do të shkosh?Nuk thashë:”Lamtumirë Ballkan!” Nuk kam ku të shkoj, këtu do të qëndrojë cung në

udhë në këtë pjesë të Ballkanit.Si do të jetosh këtu?Si të gjithë të tjerët!A sheh se këtu nuk ka jetë?Për ty, se i ke trazuar dhe shkelur marrëveshjet me të gjithë, dhe përpiqesh të na trazosh

e të na ftohësh nga ky vend, vërtet nuk ke jetë!Sa do të zgjatë kështu? Gjithnjë derisa të shohim se çfarë na bëri gishti i huaj!

Ballkan, or Ballkan, sa njerëz të gjallë përditë po han?Ballkanit ia lënë të ligat, por Serbia gjithnjë njerëz han! Sa herë ka luajtur Serbia, i ka hëngër meshkujt më të mirë të shteteve fqinje!

Çfarë po menduake ti?A s’është kështu? Pushka e parë në Ballkan kërciti në Drenicë, por Serbia e bëri perishan

çdo anë…Ballkani ç’prej atëherë mbeti i askujt! Dikur popujt e Ballkanit do të zgjohen!..Atëherë koha do t’i shëroj mëkatet e vjetra... Uroj që gjithkush ta gëzojë atë pjesë të vendit që e ka trashëguar!...Mendonte e shkruante Leka derisa nata tretej dhe pritej të agullonte e gjumë në sy nuk

futi...Kur njeriu merr udhë për në Drenicë dhe don të hyj në shtëpinë që ka qenë oxhak e

konak, sjellet nga udha e thirre në dyer të oborrit. I zoti i shtëpisë del dhe shikon në frëngji të kullës, pastaj duke përgjuar del te dyert e oborrit e pret, sërish përgjon dhe e matë se a është njeri që mund të pranohet në kullë apo jo? Çdo shtëpi në Drenicë është republikë në vete. Kulla si vrojtuese i mbron edhe shtëpitë e tjera të vogla...

Tahir Tushila, posa u ul nën hije të krekcit, në afërsi të lumit, nisi të flasë:- Azem Galica e Bec Sinani që këndohen në këngë, edhe ata luftuan në të veten. Azemi ka

luftuar kundër kufijve që i ndajnë tokat shqiptare, por zemrat s’i ndajnë. Ai me armë në dorë me çetën e tij gjithnjë ka qenë në mbrojtje të këtyre trojeve të moçme shqiptare. Ky varidat është i shqiptarëve, që kushdo që ka ardhur të sundojë, populli ia kanë kthyer pushkën. Pushkët e Kosovës kanë kërcitur gjithmonë për këtë vatan. Gjithnjë kemi luftuar për vete, por luftën ua kanë shkruar të tjerëve. Këtu jemi djegur e pjekur si shtalbat në prush e s’e kemi lëshuar vendin tonë... E lemja e këtij vendi s’harrohet kurrë...

Atë ditë kur shihej se vdekja do ta rrëmbejë, Azemi pat thënë:-Po, vdes dhe po shkoj në atë jetë, po mbes i etshëm që s’e pata një njeri të shkolluar, që

të shkruajë një letër e t’i kallëzoj Evropës se po luftojmë për liri, për flamurin tonë, e jo siç po gënjen gjithkund Nikolla Pashiqi: ”Po luftojnë për fe”.

VIII

Page 16: uniartpro1.webnode.com · Web viewUDHA E ESHTRAVE R o m a n (Botimi i dytë) Prishtinë, 2011 .. Redaktor Arsim Kajtazi …………………. Realizimi grafik BenDi …………………

1

...Vallë, a do të ishte më mirë që fare të mos bëhej asnjë luftë? Ç’bëmë me armë të huaja, që u shitën dhe u stërshitën gjithnjë, e shqiptarët prapë, si pas çdo lufte, u desh t’i dorëzonin ato armë, si kusht që të mos ngritën në luftë më...!? Po, çfarë do të fitoja unë Leka sikur të kisha armë? Po, me penë, çfarë do të fitoj? Pse shkruaj?!... Mund t’më thonë çmos, se askujt nuk është duke iu pranuar asnjë punë, është kohë e mohimit ...!? Kush i pari ia nisi luftës me penë? Çfarë shkruan të tjerët për luftërat? Po, historia, e kujt ishte?!... Mëlmesë për të gjithë popujt?… Po, pena e lirë, e kujt është? Jona, jo! Po imja?!...Po, toka jonë sa herë u shit dhe u stërshit, saherë?!... Dhe kaloi prej dorës së shqiptarit në dorë të serbit e të malazezit, e pastaj prapë në dorë të shqiptarit e linden grindje, hakmarrje? Derisa historianët shkruajnë për luftërat, toka pse qanë, për njerëz apo për gjakun e derdhur mbi të? Gjaku i tokës, toka e përgjakur, udhët e përgjakura? Flamuri i përgjakur...! Shtia e parmendës e përgjakur me gjak të pulës për ta mbjellur farën e re. Parmenda me umi lëron tokën, dhe kurrë kjo tokë s’është ankuar se nuk është duke u punuar. Sepse, toka është shpirti i jetës!... Djerrinë rri, therishte, e përmbyt shiu e bora, dhe kurrë nuk di të ankohet? Bëjmë be e rrëfe: “Pasha umin e parmendës!”

...Lufta e Parë Ballkanike pëlciti në Prekaz të Drenicës, më 1912.... pas çdo lufte, sllavët me ndihmën e fqinjëve deshën të na çrrënjosin nga Ballkani..deshën ta fshijnë nga harta e botës Shqipërinë e Vjetër dhe bënë përpjekje që ta shndërrojnë këtë popull në sllavë të jugut? Dyndjet sllave ishin vetëm farsë para Evropës, sa për të kamufluar dyndjen me dhunë të shqiptarëve nga trojet stërgjyshore. Pështjellime të mëdha u bënë këtu, dhe qëllimthi për t’ua mjegulluar ardhmërinë shqiptarëve, dallimin e tyre fatkeq prej të tjerëve…

“Tre shqiptarë, tri parti”, shprehje e vjetër, që ishte e huazuar nga të tjerët që e përvetësuan shqiptarët dhe që gjithnjë punonin që ata të mos gjenin gjuhën e lirë për marrëveshje.

“Një shqiptar, tri parti!” shprehje që ringjallej rishtas nëpër kohë kur donin t´i përçajnë shqiptarët.Shqiptarit ia gatuan bukën e barutit, dhe baruti e solli në buzë të greminës, jo vetëm atë...

Shqiptari lufton për fe e atdhe? Sikur bën sehir dhe nuk e mban asnjërën......Shkrimi s‘është gjithnjë dëshmi… Historinë për ne e shkruan të tjerët e pastaj ne iu

nënshtruam me dhunë!...Jo, edhe po! Po-hja, po, e jo-hja, jo!...

- Eh, moj Norë, shkopi ishte gjithnjë i gatshëm për ne! S’është me rëndësi i kujt ishte ai shkop? Shkop i thonë. Vetë Zot e vetë shkop! Me shkop në dorë i caktuan edhe kufijtë edhe në Konferencën e Ambasadorëve të Londrës më 12 gusht të vitit 1913. Patriotët kosovarë që ndodheshin në Vlorë, në emër të Kosovës u bënë protestë Fuqive të Mëdha, por ata e bënë veshin të shurdhër. Protesta të njëjta u bënë edhe nga tërë Kosova dhe Çamëria. Shtypi shqiptar nuk pushonte, shkruante me ngulm se të drejtat e shqiptarëve u mohuan nga Evropa e qytetëruar…!Kosova, krahu i djathtë i shpirtit të Shqipërisë, e me tjetrën anë Çamëria, iu këputen Atdheut, që sot as neve vetë s’e dimë se ku gjendet Shqipëria e vërtetë, ajo që iu nda aleatëve fqinjë!” (“Përlindja e Shqipërisë”, 31.VIII.1913, Vlorë).

-Të thashë sa here, Norë, se gjuha është mjet për marrëveshje, por me gjuhën tonë nuk u morëm vesh me askënd që të bëhej copëtimi i Shqipërisë, - i tha Leka Norës, sikur deshi t’i ankohej asaj dhe shtoi: - Dhe se “shteti shqiptar u bë aq sa e la gërshëra e rrobaqepësve të shënuar që qenë mbledhur në Londër!.... Pre më një anë, shkurto në tjetrën anë, e lanë një pëllëmbë të gjerë dhe një pëllëmbë të gjatë!... Shqiptarët asaj radhe pa fije dëshire, iu desh ta ulnin kokën përpara vullnetit të Evropës, dhe e ulën. Evropa jonë, Norë, është sjellë ndaj nesh sikur njerka ndaj thjeshtrit, e ti lëshon nëmë: “Zoti sheh, vonon, por s’harron!…”

Page 17: uniartpro1.webnode.com · Web viewUDHA E ESHTRAVE R o m a n (Botimi i dytë) Prishtinë, 2011 .. Redaktor Arsim Kajtazi …………………. Realizimi grafik BenDi …………………

1

- Çfarë u bë Shqipëria?!... Për kënd u krijua ajo? Mos vallë për ne? - pyeti Leka me cinizëm. - Jo, moj Norë, jo! “Shqipëria nuk u krijua për shqiptarët duke qenë vendi i tyre, por u krijua për të luajtur teatro, politika e Evropës”. (Kështu shkruan Gazeta “Populli” e datës 20.V.1915, botuar në Shkodër...)

Leka u ngrit në këmbë dhe e lexoi këtë mendim, ngase nga shqetësimi që e kaploi nuk i zihej vendi vend. Ai nuk mund të qetësohej po të mos e pyeste:

- Është e qëlluar kjo, Nora ime?- Po, - tha ajo - edhe sot është kështu.- Forca e bëri të veten!...- U bëmë servilë, moj Norë para botës, dhe princërit na merrnin vetëm për portierë - tha

sa për ta tejkaluar këtë angështi, kur e pa se Nora po e shikonte më një keqardhje të thellë se po e ndjente që po e mundonin këto telashe të botës shqiptare, iu qas fare mënjanë dhe e përqafoi, duke i thënë:

- A di se nëna më ka vetëm një!?...- Po, çka donë të thuash me këtë?- ...Ti do të ma mbushësh shtëpinë fëmijë që do t´i dalin zot kësaj toke me penë e me

pushkë, besa!....Tashmë ishte bërë mesnatë dhe vogëlushët ende nuk po flinin... Shqetësimin e thellë shpirtëror e zbuti përkëdhelja dhe dëshira për të pasur fëmijë...

- Nëse do ti, shtëpinë kam për ta mbushur plot fëmijë!...- Po Nora ime, po, se luftërat nuk e lënë kurrë të qetë këtë dheun tonë, përderisa nuk

bëhemi të zotët e tokës sonë!... Asaj duhet dalë prore Zot, se po na mallkoi dheu ynë, ai nuk na lë vend as për varre!...

- Bëre një sy gjumë se nesër ke për të shkuar në shkollë, ke mësim...Po, Norë, po... mjaft do të flemë...Mendonte e mendonte Leka, derisa nata tretej dhe pritej të agullonte e gjumë në sy nuk

futi...Dhe me hukamë e shuajti llambën e vajgurit ...

Azem Bejta me shokë e rrethojnë shtëpinë e një xhandari serb, zullumqar në zë. Duan të zënë të gjallë.

Njëri prej shokëve të Azemit, piu ujë në bunar të të rrethuarit.Azemi e pa dhe i bërtiti:- A me hëngër e me pi kemi ardhur këtu, a!?...

- Po unë vetëm ujë piva...- Ecni pra!... - tha Azemi - kësaj here lene, as s’po e zëmë, as s’po e vrasim, pasi pimë ujë

në bunar të tij!..*

* *Azem Galicën e kishin rrahur shkiet. Ai ka ikur dhe ishte fshehur në Klinë te Mariqantë. I

kishte pyetur:- Ku ta gjej një njeri të fortë e t’i bie në dorë, se s’kam ku të kthehem në Galicë.- Po ta gjejmë – i thanë Mariqantë. - Emrin e ka Shaqir Smaka.Kur kishte rënë në dorë të tij, pesë vjet si fëmijë ka ndejtur në shtëpinë e Shaqirit. Kur i

kishte bërë Azemi trembëdhjetë vjet, kishin dalë nga shtëpia e Shaqir Smakës që të dy dhe u futën në luftë.

Shaqir Smaka e kishte pyetur:- A do të bëhesh vëlla imi? - Unë po bëhem vëlla yti, nëse ma jep besën se cili të vritet përpara nga pushka e shkaut,

t’ia marrim hakun njëri-tjetrit.

Page 18: uniartpro1.webnode.com · Web viewUDHA E ESHTRAVE R o m a n (Botimi i dytë) Prishtinë, 2011 .. Redaktor Arsim Kajtazi …………………. Realizimi grafik BenDi …………………

1

- Besa-besë! - ia ktheu Shaqir Smaka dhe prej asaj dite ata u vëllazëruan dhe së bashku ia nisën luftës...

IX

Lekën shpejt mendja e qiti në Vitak, pastaj në Kodër të Kostërcit, që kushedi saherë e kishte kapërcyer këmbë natën, ditën. Kalonte edhe andej nga Harmoçi. Ai me sy prore e kërkonte gurin e kishës, që sipas shënimeve që kishte, në tri faqe ishte i gdhendur me daltë, dhe i kishte disa shkronjat latine, që nuk dinte askush t’i lexonte.

Por, sipas gojëdhënave gurin e kishte marrur Smakë Mehmeti nga Harmoçi me tri pendë qe dhe e kishte zhdjergur ngul teposhtëzës dhe mezi kishte arritur ta çonte në oborr të shtëpisë.... Thoshin se atij nuk i shkonte pjella mbarë, dhe posa lindnin fëmijët në atë truall, vdisnin menjëherë. Tërë kjo zezonë e tmershme familjare i ra mbi kokë Smakës, siç thonë në këtë anë, pasi e mori atë guri të kishës nga Harmoçi.

Njerëzit i mundonte shumë puna e gurit, po aq edhe vdekja e fëmijëve të porsalindur. Një ditë Smaka çohet dhe shkon e shkruan hajmali te një hoxhë, e mbasi i shkroi, i tha:

-E paske një vakëf në oborr të shtëpisë e duhet ta hiqesh prej oborrit se s’ke për të parë ditë të bardhë!

Smakë Mehmeti, njëri ndër pjesëmarrësit e parë të luftës së Azem Galicës, ishte kthyer në shtëpi. Thonë se i kishte marrë një pendë qe, e ngarkoi atë guri në qerre dhe e hoq prej oborrit, thikërpjetë kodrës e çoj te vendi i mëparshëm. Më 1938 këtë guri të kishës e pat marrur Llazoviqi i Runikut, dhe e ka qitur në kodër të Kostërcit. Nga e ka e çuar, nuk dihet më. Në atë vend, edhe pse më parë kishte drurë harmoçi e lisa të mëdhenj, tash nuk gjendën më, as për farë!... Është Kroni i Harmoçit, në tokë të Shaqir Smakës, që thonë se ka pasur ujë të mirë për pije, ku merrnin ujë lagjja e Spahive.

Leka kishte kapërcyer disa herë nëpër Harmoç, por drurë të harmoçit s’kishte parë. Të vetmen gjurmë që kishte vërejtur në atë vend ishin gurët e kishës që kishin mbetur të shkapërderdhur në lendinë. Toka aty dukej se ishte më e uritur për dhé. Gropat e kishin hapur gojën sikur e kërkonin rishtas ndërtimin e kishës së re.

Harmoçi në vitet e fundit kishte ndryshuar tërësisht.... Në atë fshat si dhe fshatra të tjera përreth përflitej për familjen e Smakës; sa thoshin se do të shuhej ajo shtëpi, sa të tjerë luteshin: “Smaka mos ta preftë udhën!” Thoshin se të parët e tyre kishin bërë be e rrëfe për Harmoçin, se duhej ta dëshmonin se ishte vendi i tyre e jo i tërë fshatit. Të parët e tyre e kishin lëshuar arën për ndërtimin e kishës.

- Beja mbi gur, beja për tokë që dikur e kishin lëshuar të parët e familjes së Shaqir Smakë Mehmetit…është me peshë të madhe... - tha Leka duke u përpjekur që këtë ta dëshmonte me shembuj nga e kaluara, që sipas bindjes së tij me gjasë e kishin rrënjën te kisha.

- Po, kisha, Lekë, nga treti? - e pyeti gruaja e tij, Nora.- U rrënua, si çdo kishë tjetër në këto trojet tona!.... Kishat qenë tonat. Sa të tjera u

shartuan me piptha të ri sikur pemët e egra. Por, rishtas mbetën themelet e tyre sikur trungjet e pemëve të vjetra. Fshatarët me drojë pohojnë se janë të tyre! Ata frikësohen mos ndokush po ua merr tokën e kishës, dhe ç’të bëjnë ata pa tokë? Pas çdo lufte, kur ato kanë pushuar, ata janë shtuar më të madhe edhe u duhej të siguronin kafshatën e bukës.

- Mjer ai popull që shkon pas mendjes së huaj! - e ngriti zërin Leka dhe shi për këtë mendja i shkonte të shënimet e tjera....

“Mjerisht për ne, lufta për liri, shkoi në bisht të sorrës!”, tha në vete Leka, tek përpiqej të gjejë një hulli ndriçuese për shpresën se kohët sërish do të ndryshojnë!...

Page 19: uniartpro1.webnode.com · Web viewUDHA E ESHTRAVE R o m a n (Botimi i dytë) Prishtinë, 2011 .. Redaktor Arsim Kajtazi …………………. Realizimi grafik BenDi …………………

1

Dy ushtarë kosovarë, në Beograd, në kohën e kralit, me çifteli e këndojnë këngën “Azem Bejta”.

Një major serb, që e dinte mirë shqipen, afrohet dhe i dëgjon deri në fund të këngës.U thotë:- Ju, bre djem, s’po e ditshi këngën e Azemit!- Pse zotni major?- Se unë kam qenë vetë në atë luftë. Me të dy sytë e kam pa Azemin duke fluturuar. E ju,

në këngën që e kënduat, s’thatë asgjë për fluturimin e Azem Bejtës…X

- Ejani të shkojmë të Lisat ne Ticë.... Keni aq durim, prej asaj kodre mund të shikojmë një pjesë të Drenicës.... – tha Leka. – Aty janë varrezat ku nën hije të lisave degëtrashë pushojnë eshtrat e të vdekurve. Lisat me myshqe janë shumë të moçëm dhe askush prej fshatarëve nuk i prejnë.

Lekë Palaj, nën hije të atyre lisave po e shënonte këngën e Azem Galicës, që ia kishte kënduar Ibrahim Rexha i Kopiliqit, duke shkuar për në Obri. Kishte qenë vet i treti në odën e tij dhe ai aty nuk kishte guxim t´ia këndonte këngën e Azemit! Pushuan ca nën hije të lisave të Ticës. Atëherë sytë i shkuan nga Kodra e Vitakut. Mixha Ibrahim ishte mbështetur për një guri të varrit. E shikonte se si e lëmonte kërrylën e pastaj e mbështeti afër gurit. U kthye dhe sërish e mori kërrylën dhe e qiti në prehër. Sapo iu kujtua koha kur mixha Ibrahim ia lodronte telat çiftelisë, dhe këndonte nëpër oda të Drenicës. Se si iu bë sa që kërrylja e tij të shndërrohej në çifteli…

-Do të na këndosh një këngë, që e ke për zemër mixhë? - e luti Leka duke belbëzuar në vete. – Për hir të këtyre djelmoshave do të na këndosh këngën e Azem Bejtës. Unë e kam dëgjuar e shënuar herët, e këta të rinjtë po dëshirojnë ta dëgjojnë nga zemra jote...!

-Për të rinjtë unë jam gjithnjë gati se ata duhet që ta kalisin dashurinë për trimëri e atdhetari... - u përgjigj ai dhe sikur një rreze e gëzimit e ktheu në jetë, dukej se u kthye kah faqja e shtëpisë së tij dhe shtoi: “Klloçkë e mirë është vetëm ajo që tërë zogjtë i mbledhë nën fletë!”

Ai e mori kërrylën dhe e qiti në prehër, pastaj e shikoi dhe e rrotulloi herë andej-këtej sikur dëshironte që edhe njëherë t’ia kurdis telat çiftelisë si në kohën e rinisë! U kthye me pamje nga Kopiliqi dhe sërish mbështeti kërrylën pranë lisit të varreve dhe posa u kthye nga të rinjtë që ishin bërë sy e vesh katër, as që e hetuam se kur e qiti kërrylën në prehër dhe ia nisi t’ia ndërrojë gishtërinjtë sikur të ishte çiftelia që e kishte lënë të varur në kullë.

(...)Qysh qat vjet hyrrjeti qi a’ kanë,gjith Shipnija ngusht ish kanë;

gjithmonë ngusht a’ kanë Shipnija,pej si u çue Asmanlija,

ktu janë lshue shtatë kralija,u çue Nemci erdh Serbia.

N’kamë janë çue krejt hafija,krejt hafija janë çue n’kamë,

ni burrë t’mirë kun s’po donë m’e lanë!(...)

Dy asllana qi i ka Shipnija,S’i ka mreti as shtatë kralija,Azem Bejta, Mehmet Delija,me ta n’sherr a’ ra Serbija,

Page 20: uniartpro1.webnode.com · Web viewUDHA E ESHTRAVE R o m a n (Botimi i dytë) Prishtinë, 2011 .. Redaktor Arsim Kajtazi …………………. Realizimi grafik BenDi …………………

1

me ta n’sherr Serbija a’ ra.(...)

Aleksdandra n’kamë a’ çue.Me Pashqin a’ kuvenue:

“Çou Pashiq, tha, m’u shtrëngue,Me asqer n’Drenicë me shkue,Azem Bejtën, tha, m’e rrethue,se krejt xhadet na e ka zapue.

(...)Burrë me emen’ Pashiqi a’ qillue:

S’guxoj ,kral, unë qashtu me punue,Na Drenicën me farue,

Ta dhash besën, n’Evropë kem’ m’u rrxue,T’koftë dhanë besa, ylqja t’ka shkue,

Veç Azemin, tha, lema mue!Tel Zhupanit n’Shkup i ka çue:

Çou Zhupan, tha, ti m’u shtrëngue,Ti n’Drenicë kie me shkue,

Azem Bejtën kije m’e rrethue,Veç pa zarar sunin ta due,

Xhin pa hak mos me munue!(...)

Shtatë taborre janë shtrëngue,Tanë n’maqina kokan ngujue,

Nja shtatë topa mas jau kanë çue,Kanë marrë udhën, janë tfillue,

N’Mitrovicë janë zhgarkue.T’part e shehrit n’kamë janë çue,

Tu Zhupani ata janë shkue:Kit asqer, kanë thanë, ku je tuj e çue?

Thotë: n´Pejë po due me i çue,Ngat granice, due me ju afrue,

Allbanija krye m’ka çue.(...)

Fort Zhupani koka ngërmue:“A po ngoni, thotë, oj xhanari,

Kti asqeri kini m’i pri,Fill n’Galicë kini me m’i shti!

Se n’Galicë na domë me shkue,Azem Bejtën domë m’e rrethue!”Kanë marrë udhën janë tfillue,

Para sabahi e kanë rrethue;P’e rrethojkan para sabahi,T’madhe briti ky Zhupani,

Fort Zhupni po pisket,Komanirtë t’tanë po i thrret,Po m’i thrret, ju ka kallxue:

- Gjallë Azemin me ma lshue,

Page 21: uniartpro1.webnode.com · Web viewUDHA E ESHTRAVE R o m a n (Botimi i dytë) Prishtinë, 2011 .. Redaktor Arsim Kajtazi …………………. Realizimi grafik BenDi …………………

1

Kryet juve kam me jau shkurtue!Komanirët p’e bajnë parullën,Nimi vet’ ja rrethojnë kullën,

Nimi vet’ krejt Galicën,Pesqin vet’ Mikushnicën;Mikushnicën me Lubovec,tri katune i rrethuen krejt.Tri katune i kanë rrethue,Azem Bejta m’ i ka hetue,Hini shokve u ka kallxue:

- Çohi vllazën, tha, se kokim rrethue,Jem’ rrethue, tha, more vllazni,

S’paskem besë ma me Serbi,Besë me ta nuk paskem pasë!Qyr Shabani çka i ka thanë:

- Ty Azem, tha, moti t’kam thanë,moti, vlla tha, t’kam thanë ty,

pej qi janë shokt tuj shkue n’xhami,na u kanë vra atë ditë për ty;

pej se shokt, vlla, na u kanë vra,besa e tina a’ kanë pa!

Azem Bejta ni fjalë p’e flet:- Nuk po m’dhimet deka qi po des,Nuk po m’dhimet, tha, more vllazniVeç po m’dhimen fort rob’ e thmi,

Nuk a’ shaka me asqeri,Ka’ ta nxanë, nuk e lshojnë pa e gri!

Krisi topi, na i ra kullës.Çka ka kulla, tha, qi po dridhet?Azem Bejta i gjallë nuk lidhet.Lumja kulla, ka’ ka mrena,

Azem Bejtën me shtatë zemra.Krisi topi na i ra zidit,

Po i pisket Azemi Halitit:- O ku t’kam, tha, Halit Bajrami?Merrjau anën, tha, okolla gardhi,

Okolla gardhi pritmi n’at anë,Veç po dal qitash n’mejdan,

luft’ e madhe, piskamë p’e ban,T’mirë ma vrau ni kapetan,

ni kapetan e vrau n’kapixhik,krejt asqeri kthyen me ikë

Halit Bajrami gjashtë i ka mytë,Gjashtë i vrau Halit Bajrami;

Kqyr çka foli ky Shabani,Çka po flet Shaban Mangjolli:

- Une i mjeri!-tha m’pshtoj majori!(...)

Page 22: uniartpro1.webnode.com · Web viewUDHA E ESHTRAVE R o m a n (Botimi i dytë) Prishtinë, 2011 .. Redaktor Arsim Kajtazi …………………. Realizimi grafik BenDi …………………

1

Azem Bejta çka kish thanë:- Trimit hakun mos me ja ngranë,

Luboveci gjithmonë janë kanë,Gjithmonë ngusht kur jam qillue,

Djemt e Gashit m’kanë nimue.Pa u provue s’po u njihka trimi,

Gjashtë i vrau ky Qerimi.Katër-pesë, Xheladini.

Bajram Tërnafci çka kish thanë,Amanet shokve jau kish lanë:

- Thujmi nanës, mos t’um kanë,Gjashtë here veheten e ka pague,

Tanë Azemit tuj i nimue!Azem Bejta si kreshnik,

Fort liftojke grykë m’grykëEdhe nizet Azemi po i mytë,

Tan i vrajke n’ni livadhi,Shum po vret, ma shum përhani!

Fort pisket, tha ky Zhupani,Ky Zhupani po pisket:

- Falmi zo’ tha kriht e letë,Falmi kriht me fluturue,

N’Mitrovicë, tha, vet’ m’u gjue,Pej Azemit vet’ me pshtue!

Pej Azemit, tha, n’pshtofsha vet’,Për asqer, tha, nuk e kam dert,

Asqer krali le t’merr apet.(...)

Se n’kamë m’u çue shtatë kralija,E shtatë kralat, tha, m’u çue n’kamë,Azem Bejtën, tha, s’unën m’e nxanë;

Nime koka, qysh i kanë thanë,Veçse Muja n’atë vakt n’koftë kanë!”

- Ua këndova bishtumbisht këngën e Azemit!... Dhe ende e këndoj mirë, apo jo?!...- pyeti sa për të hetuar që para të rinjve po e shpaloste më mirë ndjenjën që kishte krijuar kënga në ta.

-Po, të lumtë goja, mixha Ibrahim! – uruan gati njëzëri, duke e shikuar se si nisi të buzëqeshë.

- Eh, more bijtë e mi, sikur të isha në ndonjë dasmë e ta kisha çiftelinë me dy tela do ta këndoja këngën edhe shumë më mirë! Kur isha i ri kudo që shkoja e merrja me vete çiftelinë e tash pa kërryle nuk mund të dalë prej derës së shtëpisë.... Motit e pushtetit nuk i besohet, mixho! – e zgjati zërin ai dhe nisi ta shpaloste një pjesë të jetës së tij. - Po këtë këngë e këndoja edhe në kohë të kralit serb, e tash në këtë kohë të kralit të ri Titë, nuk guxojmë ta këndojmë! Apo, mos edhe krali Titë është serb që po ua jep krahun, e ne vërvishtën! Oh, more bijtë e mi, sikur ta kishim edhe ne mretin tonë që të na i bashkojë këto zemra të thyera? - tha dhe e lëshoj një ofshamë sa kodra mendohej se po dridhej. - Mirë që po rrimë nën hije të këtyre lisave të Ticës, po gjithnjë jemi dhe nën hije të trimave të Drenicës… E unë, si plak po u pyes ju të rinjve: “Kur do të dalë pranvera e Drenicës!?” ... – ngriti edhe një herë zërin dhe, megjithatë, pasi e pa në

Page 23: uniartpro1.webnode.com · Web viewUDHA E ESHTRAVE R o m a n (Botimi i dytë) Prishtinë, 2011 .. Redaktor Arsim Kajtazi …………………. Realizimi grafik BenDi …………………

1

sytë e djelmoshave që ishin me Lekën se ajo këngë kishte përpushur zemrat e tyre rinore, e ndjeu veten më të fortë se do ta bënte pa vështirësi me ta udhën deri në Obri...E mori kërrylën dhe u ngrit në këmbë e së bashku morën udhë....

Nisa të mendoja në vete e këtë s’ua shprehja shkollarëve të ri: “Sa u gëzuan të vdekurit nga kjo këngë e Azem Galicës që së pari nën hije të lisave të Ticës ua këndoj mixha Ibrahim, sa u gëzuan ato lugje të Ticës, të Tushilës dhe të Açarevës...!? Edhe të vdekurit i adhurojnë këngët e lëre më të gjallët!...”

Azem Galica, biri im, - tha Hazir Rama i Vitakut , - ka luftuar për lirinë e sotme. Atij së pari ia kanë prerë për një ditë dy vëllezër. Pa kërcitur pushkët fare, ia kanë vrarë nënën edhe motrën. Atëherë ka bërë be e rrëfe:

- Derisa ta mbaroj jetesën time do të luftoj gjithnjë. E di se nuk do të shpëtoj, por le të dëgjojë Evropa se edhe në Kosovë pat gjind që luftojnë për të drejta të tyre.

Atë natë që donte të vjen Zhupani i Shkupit, lajmi i erdhi me porosi:- Dil sonte në Çiçavicë, se do të jesh i rrethuar!

Zhupani i Shkupit me ushtri kishte ardhur. Mua - tha për vete Hazir Rama, Shaban Zymberit të Mikushnicës e Bajram Veselit nga Tërdefci na pyeti:

- A po u dhimbet jeta se sonte po rrethohemi e s’do të shpëtojmë të gjallë?- Jo, asnjë fije – iu përgjigjem.Edhe na u qit rrethi, pushkë, top, na u nis në të katër anët.Halit Bajrami, Murati, i nipi, Sali Xhemajli, kusheri, Sadik Luboveci janë vrarë në

pushkët e para të vdekur në tokë. Asnjë nuk ka shpëtuar, pos meje. Dikur lufta u ndalë. Kur dolëm në livadh u përpoqën dhe u hutavën. Unë shikova dorën time pifti. Azem Galicës i ra në rreth të rruzës plumbi dhe i mbeti brenda. Dhjetë ditë pat rrënesë e ndërmjet Përçevës e Bubavecit dha shpirt. Ne menduam e të gjithë si një thamë:

- Do ta bëjmë copë-copë e do ta fusim në dhe se e nxjerrin shkiet. Halim Ngucati i Përçevës qëlloi aty dhe mbasi u përpoqëm me të, na tha:

- Ejani pas meje.Shkuam pas tij dhe e lëshuam trupin e Azemit në një shpellë. Kështu, humbi në atë

shpellë. Dëgjuam se bëri disa herë trupi i tij, “rrakakarrak”, dhe më s’dëgjuam gjë. Fjalët e tij kurrë nuk i harroj.

“Do të luftojmë se kurrfarë të drejtash nuk i kanë mbetur shqiptarit. Janë punuar punët me naçallanikë. Ne duhet t’u themi se duhet të shikohen si hatri i shqiptarit, si i serbit, si i cërnagorit e si i magjupit. S’ka qenë kurrë zakon të thuhet: ”Vraje shqiptarin” dhe të mos e rrokë zakoni atë që ka vrarë pa bërë asgjë!...

XI

Mëdyshjet e Lekës atë pranverë sikur kishin marrë me vete çdo gjë, dhe kishin shprushur heshtjen e gjatë. Ishte ulur dhe po shkruante :

“Edhe me penë do të vazhdohet lufta për emancipim dhe liri, e me penë do të dalë në shesh edhe lufta e Azem Galicës, e me këtë edhe me e bukur do të vjen pranvera e Drenicës!...Ja, kanë nisur lirisht të bisedojnë edhe vogëlushet, shkollarët, nxënësit dhe studentët për kohën e Azemit!...Ja, edhe revista “Zani i rinisë” e paska marrë flamurin, ku Ahmet Maloku, edhe pse me profesion ishte kimist, paska shkruar për Azem Galicën, përkundër asaj se e qortuan ata të Komitetit Komunal të Mitrovicës dhe zëri kishte shkuar edhe deri në Komitetin Krahinor!... Pastaj zëri shpejt arriti edhe deri në Beogradin e Serbisë! Por, Ahmeti e ka bërë të veten, qortimet herë kapërcehen te Ali Sutaj, si kryeredaktor i “Zarit të rinisë” e herë te

Page 24: uniartpro1.webnode.com · Web viewUDHA E ESHTRAVE R o m a n (Botimi i dytë) Prishtinë, 2011 .. Redaktor Arsim Kajtazi …………………. Realizimi grafik BenDi …………………

1

artikullshkruesi.... Koha mund të jetë mik dhe armiku juaj, mendonte shpesh Ahmet Maloku. Njerëzve iu çel goja të flasin edhe për luftëtarë të tjerë.. Por, nostalgjia e njerëzve sa vjen e shtohet, sa edhe shuhet nga droja prej njerëzve argatë të regjimit. Nuk di pse në atë anë të Klinës, nuk e quajnë më Shpella e Përçevës, por e kanë pagëzuar “Shpella e Azem Galicës”! Po thuhet se shpejt ka për t´u u zbuluar se ku është edhe varri i Azemit!?...Eshtrat e Azemit do të kthehen në truall të kullës që e patën pagëzuar “Arbëria e Vogël”, e të Shotës prehen në Fushë-Krujë!... Brez pas brezi do të flitet e shkruhet për Shotë Galicën: Edhe sot e kësaj dite breznitë do t’i kujtojnë ato pak fjalë të saj që kanë peshë historike. Profesoresha e gjuhës shqipe Sala Ahmetaj nga Radisheva duke ndenjur para lapidarit të Shote Galicës në Fushë-Krujë i rikujtoj e shkroi sa fjalë të saj: “Unë jam flijuar për Atdhe dhe Liri. Ju po e vazhdoni udhën dhe qëndresën. Për mua keni bërë atë që keni mundur. Keni thurur aq shumë këngë e keni shkruar aq shumë poezi. Dhe, kështu unë jam gjithnjë me ju... Gjithçka ka ndodhur në Radishevë, në Shqipëri e në Kosovë pas vdekjes sime!...”

Gjithsesi më duhej të takohesha me autorin e shkrimit në “Zani i rinisë”, sepse të dytë jemi në një udhë të luftës me penë, e në këtë udhë duhet forcuar radhët!...- po mendonte Leka, - por edhe njerëzit në shërbim të regjimit i kanë bërë sy e vesh katër! Një hap nuk mund ta bësh e të të mos vërejnë e marrin vesh se çka është folur mes dy njerëzve për ta të dyshimtë!... Sepse, lugetërit e UDB-së e të Komiteteve nuk flisnin shumë, por vepronin dhe ishin të zgjuar natë ditë... Por, unë gjithsesi do të takohem me profesorin Ahmet, sepse kam çka t´i tregoj, e besa edhe unë pres shumë të mësoj prej tij për Azemin...

Tashmë Lekës i kishte hyrë në kokë takimi me profesorin dhe mezi priste të ndodhte!...

Kujtimet e plakës:

-Komitët e Drenicës ishin shah në vete - kujtoj tezja e mixhës Ramë. - Ata i rrëmbenin popullin. Në kohë të tyre as s’e kishin dëgjuar mbretin kurrë e as ushtarët s’ia kishin dhënë. Kurrë në Drenicë pushtet s’kishte pasur, as në kohë të moçme, as në kohë të sotme. Mbretit i rrishim anash, as hakun s’ja kishim dhënë kurrë...

** *

...Pushka njëqind vjet bartet në supe për hijeshi e njëherë bartet për luftë!..Komitët kanë fjetur pak, po kanë përgjuar e ditur shumë.Edhe ju të kalemit, të përgjumur, mos flini shumë…Halla po u kallëzon se më i vështirë është kalemi i shkaut se shpata e turkut!...

XII

Leka e kishte vendosur dhe u takua me profesorin Ahmet. Ishte nisur për në shkollë ta takonte, por, sapo e pa duke kapërcyer mbi Urë të Ibrit, iu qas pa hamendje:

- Profesor Ahmet, më falni, ka kohë që kam menduar t´u takoj! Gjeni pak kohë të lirë për mua?!... Ju lutëm...

- Kisha dëgjuar se një profesor po bën hulumtime për Azemin dhe Shotën - nisi të fliste Leka - dhe kishin thënë se ai një ditë, ose do të burgosej ose do të bënte një bum të madh!... Ta kam dronë profesor dhe nuk munda të durohem pa të takuar...Ndokush mund të dyshojë, por ka të tillë që ia falin fajin dikujt...

Profesori po shikonte me kërshëri...Pastaj Leka heshti, dhe nuk donte të shpaloste ende se po merrej edhe ai me këtë temë. Për ta thyer këtë heshtje u shpreh:

- Të tillë janë disa njerëz? Kisha dëgjuar mbi atë Urë të Ibrit edhe një fjalë në vesh nga

Page 25: uniartpro1.webnode.com · Web viewUDHA E ESHTRAVE R o m a n (Botimi i dytë) Prishtinë, 2011 .. Redaktor Arsim Kajtazi …………………. Realizimi grafik BenDi …………………

1

një miku im. “Unë do të tregoj ty diçka në besë e ti askujt!. Kjo mënyrë e përpjekjeve që të mos përhapej fjala, është tejkaluar, se në këtë shekull, më se miri dhe bindshëm përhapet fjala në vesh, në besë!...

- Njerëzit e gjejnë mënyrën se si t’i përhapnin përpjekjet për të mirën e kombit. Ndër të tjerë, ka edhe sish, që edhe të adhurojnë, por shpesh dyshoj se i mbrojnë interesat e pushtetarëve, që janë të prirur të fusin shtatë palë nëntokë. Pse njerëzit flasin kështu, kur bëjnë ndryshe: “Unë dhe ti , e pastaj edhe telallxhiu me ne!”

- Hahaha! - qeshi Ahmeti për ta bërë me të natyrshëm takimin me Lekën. Ai e kuptontetashmë se thuaja të gjitha takimet që kishte me njerëz do të silleshin rreth Azemit, sepse

tashmë koha e kishte provokuar publikisht opinioni dhe njerëzit disi flitnin me lirshëm.-Ka qenë një profesor te unë dhe kishte pyetur plakun:”Po, çka ishte ajo punë e Azem

Galicës?” Plaku im shpesh fliste për Azemin, dhe ia dha do shënime, dhe besa ka mbetur i frikësuar, mos po ia kallë pishë ndokush këtë punë…!

- S’ishte hera e parë që kisha dëgjuar një bisedë të tillë, se më kishte ndodhur që kur flitej për një luftëtar të asaj kohe, të gjithë përpiqeshin që ta mjegullojnë luftën, kinse nuk e përkrahnin! ...Dhe sa herë që kisha bërë përpjekje t’i ndriçoja pikëpamjet e tij luftarake, me një fjalë mbyllej biseda: ”Po, Azem Galica ka qenë hajn i pulave!” Kjo ishte një sfidë për mua - pohoi Ahmeti, dhe nuk dëshiroja t’i ashpërsoja mosmarrëveshjet edhe me të tillët.

- Azemi ka ditur të vjedhë pula, hajn!”- e kisha dëgjuar edhe unë mixhën Dulë kur kisha biseduar me të nën hije të shelgjeve në Livadh të Danit në Vitak, - tha Leka...

-Si mund të thuash një gjë të tillë? - shprehja mospajtimin tim dhe të ulur nën hije të shelgjeve, nisa t’ia sqarojë fillin e luftës së Azemit.- Po, të dish, për ç’ka ka luftuar Azemi, duhet të shkosh e t’ia puthësh hapat që ka shkelur nëpër këtë tokë. Më vjen keq, që ty, si plak i vjetër, të dëgjojnë të rinjtë duke folur kështu! Kjo është një punë që shkakton huti!.... Jeni mësuar të flisni me fjalë të huaja të asaj dhe të kësaj kohe. Fundja, edhe nëse ka vjedhur, ai e ka hëngër me çetën e tij, dhe ka luftuar që të mos ngul i huaji në këto troje!...- u detyrova të shpreh mospajtim tim ndaj atij plaku të mjerë.

Plaku e kishte ulur kokën, por prapë dukej se qëndronte në ato pikëpamje... - po shpaloste përjetimet e veta Leka dhe kjo shihej se e bëri bisedën me të këndshme me Ahmetin.

- Kudo që kam shkuar nëpër oda - vazhdoi të flasë Ahmeti, kam pyetur për luftën e Azemit, por në mënyrë spontane: “ Po, qysh ke ajo puna e Azemit, ej?’’ Fshatarët flisnin dhe unë i mbaja mend ato tregime të tyre, dhe kur shkoja në shtëpi, me kujdes i shënoja ashtu siç më kishin rrëfyer pleqtë e Shalës dhe ata të Drenicës. I dëgjoja se thoshin: “Ne po i japim fjalë atij profesorit, por mos po ia shohim sherrin, apo ai ne?’’ Është një kohë kur për Azem Galicën këndohet e flitet më shumë para luftës, se sa pas kësaj luftës që po e quajmë çlirimtare! Për luftë çlirimtare e kishte dhënë jetën edhe Azemi, por shihej se gjatë i kishte humbur zëri! Asnjë këngë për të, asnjë tregim, asnjë fotografi nuk shihet në oda, e as në ndonjë gazetë. Mendoja gjithnjë, edhe pse isha kimist, se do të më qortonin historianët, që shkruajta!... Por, ku janë ata historianë? Të ngrihen nga varret historianët e huaj e ta shkruajnë historinë tonë!?... Mendoja shpesh kështu, por dhe nuk dëshiroja t’i qortoja, sepse deri diku i arsyetoja...Janë në shërbim të pushtetit!?... Dhe, ia nisa të shkruaj, por në gjuhën serbokroate. Kur pashë se i kisha mbushur sa fletore me shënime për këtë luftëtar, një ditë takova ish-nxënësin tim, rus i bardhë, dhe ai kishte një nderim ndaj meje. Kudo që takohesha më pyeste:

- Profesor, si jeni ? Si e ndjeni veten ?- Mirë jam, e mirë nuk jam!...- i përgjigjesha atij, dhe ai dëshironte të futej në fshehtësitë

e botës sime. Ndaheshim, pa ia dëftuar vuajtjet që kisha me ato shënime që nisa t’i shkruaja. Një mbrëmje, duke kapërcyer nëpër Urë të Ibrit s’u pata duruar e të mos e pyesja:

- Në gazetën ‘’Zveçan’’ a do të mund të më botoje diçka? – e pyeta e më dukej se i erdhi

Page 26: uniartpro1.webnode.com · Web viewUDHA E ESHTRAVE R o m a n (Botimi i dytë) Prishtinë, 2011 .. Redaktor Arsim Kajtazi …………………. Realizimi grafik BenDi …………………

1

mirë që ia parashtrova një pyetje të tillë, dhe sikur u hap para meje.- Profesor, ne presim shkrime prej teje! Ku të kemi bashkëpunëtor të tillë si ty, me

fakultet - dhe nisi të më përkrah, sikur kisha bashkëpunuar me të edhe më përpara. Desh të dijë se çfarë teme trajtoja, por e lashë zvarrë, se më parë ishte zotuar Ramë Alihajdari që të bisedojë me Ali Sutajn në Prishtinë që t’i shkruaja në “Zëri i rinisë” për Azem Galicën. Rama kishte biseduar me të, por më kishte njoftuar se kishte marrë përgjigje negative!

- Po, si të botojmë për Azem Galicën, kur ai e ka trazuar pushtetin serb sa ishte i gjallë, e tash të trazojë edhe këtë pushtet, - më tha troç Aliu.- Partia nuk lejon të botojmë dhe të ndriçojmë luftën e Azemit!...” . më arsyetohej....

Ditët kapërcenin dhe përkundër përgjigjes negative që kisha marrë përmes Ramës se “Zëri i rinisë” nuk do t’i hynte një pune të tillë, ai nuk ndalej së shkruari…

… U takova me shumë shokë, dhe një mbrëmje kur shëtitorja e qytetit gati u boshatis, takova edhe Mlladen Brajeviqin, ish- nxënësin tim. Ai pa një pa dy, grabiti para meje:

- Mirëmbrëma, profesor! Si je? Moti nuk jemi takuar? - dhe posa ma shtriu dorën ngrohtësisht, e pashë se mund të bisedoja me të për temën që trajtoja..” Po, çfarë të mundon?”, më pyeti ai.

Më duhej t’ia hapja zemrën. Të tillë jemi ne.- Unë e kam një problem, sa është imi, aq edhe i popullit tim?” - nisa t’i rrëfehem

gazetarit të “Zveçanit” - dhe ai bëhej kureshtar.- Po, të dëgjojmë, profesor? Ne gazetarët jemi kureshtarë për tema të reja! - e shpalosi ai

qëllimin e tij dhe të gazetës.- Kam shkruar për një luftëtar të anës së Drenicës: ´E vërteta për Azem Galicën´ Po të

kishe mundësi që ta botoje në vazhdime në gazetë, do të bëje një punë të madhe. Do të hysh edhe ti në kornizë të historisë shqiptare!... Pajtohesh, që të nënshkruajmë së bashku? Përgjegjësinë e marrim së bashku, dhe kështu: fjala, fjalë...

- Pajtohem, profesor!... - më tha gazetari, dhe dita-ditës ai priste artikullin e premtuar...- Nuk e lashë këtë punë të pushojë. Shkruaja natën, ditën. Por, dyshoja mos gazetari do të

tërhiqej, e çfarë të bëja?!... Në vete thosha: ”Nuk desh ta botojë Ali Sutaj, e po qe se edhe ky i “Zveçanit”, nuk e boton, ku të gjeja përkrahës për këtë punë?”

Një pasdite, shkova në redaksinë e kësaj gazete, dhe pasi e gjeta gazetarin në vendin e punës, pa e nxjerr artikullin nga xhepi e pyeta:

- A jemi në ato fjalët, apo jo?- Po, profesor!...- më tha.”Për ty do ta mbaj fjalën e dhënë!...”...- Nxora artikullin nga xhepi i setrës dhe nisa ta lexoja. Ai e dëgjonte me kureshtje dhe

unë shkoja duke u nxehur dhe e ngritja shpesh zërin lart. Ai vetëm dëgjonte dhe shikonte se sa me përkushtim e kisha marrë këtë punë. Vazhdimin e parë ia lexova deri në fund, dhe pasi pimë nga një kafe, lashë artikullin, dhe shkova në shtëpi.

- Nuk kishte kaluar kohë e gjatë, kur një ditë më ishte paraqitur gazetari se doli numri më i ri i gazetës. Ai e kishte botuar vazhdimin e parë dhe priste që t’ia dërgoja vazhdimin e dytë. U gëzova shumë. Gazetën “Zveçan” ma kishte sjellë në shtëpi, dhe e lexova disa herë me dashuri e kureshtje. I gëzueshëm që vazhdimi i parë ishte botuar në gazetë, dola të shëtis. Shokët me vërenin se isha i ngazëllyer, dhe nisën të më ngacmojnë.

- Ahmet, diçka mirë e paske lëmuar diku, apo të kanë lëmuar!... - më ngacmuan sa shokë me atë zhargonin e sarkazmit të ditës...

- Po, ku mund t’ju fsheh gjë juve? – iu thashë shokëve të gjimnazit, që e ndanim të mirën dhe të keqen me ta.- Sot në gazetën “Zveçan” është botuar një artikull: ´E vërteta për Azem Galicën e Drenicës´! Profesorët sikur nuk i dhanë rëndësi këtij shkrimi, u tërhoqën nga komentimet ....

Page 27: uniartpro1.webnode.com · Web viewUDHA E ESHTRAVE R o m a n (Botimi i dytë) Prishtinë, 2011 .. Redaktor Arsim Kajtazi …………………. Realizimi grafik BenDi …………………

1

- Po, ç’po frikësoheni ju? Kujtoni se më vjen mirë që atë trup të Azemit e kanë gjuajtur si gurin në bahe, a? Po, ai s’ishte fëmijë, po luftëtar për liri. Të flitej e të mos shkruhej asnjë fjalë për të e të flitej e shkruhej vetëm për luftëtarë të tjerë, është një gafë e madhe për ne!... Ku janë historianët? Çfarë kërkimesh bëjnë ata? Ku mbeti lufta jonë? Luftuam pareshtur, dhe nuk mund të fillojë lufta e shqiptarëve vetëm prej 1941 e këtej!.... Luftë çlirimtare bënë edhe më parë shqiptarët! – u tha shokëve të tij të ngushtë Ahmeti. U ndala, sepse e vërejta se po bëhesha i papërmbajtur dhe mund t´ia shihja sherrin tërë kësaj...

Një ditë, sikur të kishim caktuar takimin me gazetarin e “Zveçanit”, pikërisht u pamë në Urë të Ibrit. Më pyeti si zakonisht:

- Profesor, si je? - e kështu më kishte pyetur edhe më parë.- Mirë jam!... - ia ktheva dhe sikur më dukej se lirohesha kur flisja me të. - Artikujt në vazhdime të na i dërgosh në redaksi!...- më tha, dhe nuk desh ta zgjasë

bisedën më.U habita, pse të veprojë ashtu, apo mos vallë kishte ndonjë dyshim ndaj shkrimeve të mia? U bëra vet i njëzeti?

- Kishte ditë që nuk kisha dalë në shëtitore. Isha i zënë me temën, dhe përherë shkruaja. E kisha lidhur veten për gjuhë. Gazetari me padurim i priste shkrimet në vazhdime për të vërtetën historike të Azem Galicës… Kur po kthehesha një mbrëmje në shtëpi, në udhë takova njërin që ishte anëtar i Komitetit Komunal të LK të Mitrovicës. Ai më ndali në udhë dhe nisi të më tregojë diçka “në besë”. Isha mësuar unë se çka ishte fjala “në besë”!

- Ahmet, atë shkrimin tënd për Azem Galicën, ta kritikuan në Komitet! Folën keq për ty, po edhe për Azemin? - më tha anëtari i Komitetit.- Kam drojë se të fusin atje ku ta shuajnë qiriun përgjithmonë! Folën keq edhe për atë gazetarin, dhe besa e qortuan shumë, edhe pse ishte rus! Ka bërë jehonë gazeta edhe më larg!...- më tha dhe iku sikur të ishte frikësuar nga gjarpri.

- Biseda e tillë tashmë fare nuk më befasoj!...- më tha Ahmeti. - Lekë, kur ia kam nisur kësaj pune, kam llogaritur se gjithçka mund të më ndodhë!. U ndava prej atij anëtari të Komitetit, dhe isha i ndërgjegjshëm, se ai asgjë nuk ka trilluar...E shoh se diçka edhe shokët e mi, ç’prej se filloi të botohet shkrimi për Azem Galicën, disi më largoheshin dhe nuk më flisnin si më parë. Serbët m’i lëmojnë krahët dhe më lavdërojnë! Të duket e çuditshme ?! Kjo fare nuk më pëlqen! Po e marr vesh se diçka të kobshme janë duke përgatitur për mua, por po më duhet të bëj se asgjë nuk po kuptoj!.... Meqë ia dhashë fjalën gazetarit se do t’ia dërgoja vazhdimet e tjera, ia dhashë me dorën time të gjitha vazhdimesh që shkrova!.... Më gostiti me një kafe, dhe u ndamë pa bërë asnjë fjalë se ka filluar censura e Komitetit? As ai nuk desh të bisedojë për këtë. Kur u ktheva në shtëpi, në kokën time bluaja gjithfarë mendimesh: ”A bëra mirë apo keq që nuk e pyeta gazetarin? Mos ai po merret në përgjegjësi?” Për veten fare nuk po mendoja. I kam hyrë kësaj pune, e thashë: ”I lagti nuk qan kokën për shi!”. Droja se do t´i ndalin vazhdimet, por gazeta “Zveçani” kishte dalë dhe u botua artikulli në vazhdim me të njëjtin titull :´E vërteta për Azem Galicën´ me nënshkrimin tim dhe të gazetarit. Asnjë reagim nuk shihej në të. Kjo më gëzoi pa masë. Reagimet e dija se do të vinin, por mjaftonte se artikulli ishte botuar!... Në udhë të Mitrovicës kur u takova me të afërmit e mi, me drojë të madhe e kishin parë shkrimin e botuar, dhe më drojë më thoshin:

- Ore, Ahmet, mos po ia sheh sherrin atij Azem Galicës? Shumë njerëz ia kanë parë sherrin për së gjalli e ti mos po ia sheh për së vdekuri! Je duke ia ndërsyer vetes qentë!...

- Unë, Lekë, vetëm qesha me ta dhe nuk arsyetova asgjë para tyre. Ata punët e veta, e unë të miat! Por, edhe serbët kur më takuan , më dukej se nuk më shikonin sikurse para shkrimeve. Jehona e shkrimeve më duket se është futur kudo në Mitrovicë. Dëgjova se edhe në familjet serbe, ata të vjetrit, i kishin shpalosur kujtimet e kohës së Azem Galicës. Kishte dëgjuar edhe gazetari të dhëna të tjera. Ai ishte befasuar se si serbët e njihnin Azemin. Kjo i jepte vullnet e

Page 28: uniartpro1.webnode.com · Web viewUDHA E ESHTRAVE R o m a n (Botimi i dytë) Prishtinë, 2011 .. Redaktor Arsim Kajtazi …………………. Realizimi grafik BenDi …………………

1

dëshirë se përfolësit dhe lexuesit i jepnin krah të fortë gazetës së Mitrovicës...Jehona e këtyre shkrimeve ndihet edhe në Prishtinë si dhe qytete të tjera të Kosovës. Njerëzit po më duket se janë duke e parë se po hapet një udhë e re. Mjafton se mund të flisnin më lirshëm e të thonë: ”Paj, gazeta ka shkruar! Unë po flas me fjalë të gazetës. Nuk i nxora nga gjiri im këto, por nga gazeta!”...

...Kështu flitet, por shpesh edhe ndryshe veprohet! Nuk besoja se ajo gazetë aq e vogël do të bëjë jehonë kaq të madhe në opinion. Kështu mendonte edhe gazetari...! Kryesorja përhapja e së të vërtetës për Azem Galicën nisi t’i marrë flatrat. Gazeta e Mitrovicës “Zveçan” po lexohej dhe përhapje me të madhe si nga serbët, po ashtu edhe nga shqiptarët. Është bërë e kërkuar, dhe këto ditë, as që përmendet “Borba” dhe “Politika”! e Beogradit.... Ja sot u botua vazhdimi i tetë dhe përfundoi shkrimi im.... ...Fat që ra ky shkrim dhe i provova edhe shokët më të ngushtë. “E vërteta, ndodhë të vonon, por një ditë do të dalë në shesh!” - pohoja unë në atë timen, dhe çfarë mendojnë e flisnin të tjerët, as që po e lodhi veten. Mitrovica, këto ditë po vlon nga lëvizjet e njerëzve. Vijnë këtu edhe nga shumë qytete, por më shumë nga Prishtina.... Çfarë befasie, në Urë të Ibrit u takova edhe me Ali Sutajn!.... Biseduam më lirisht me të dhe nuk kërkoi ndjesë që e kishte refuzuar të ma botonte shkrimin për Azem Galicën, e më tha:

- Ahmet, të lutem, na shkruaj edhe ne për Azemin në ´Zani i rinisë.”. Vendosa t’ia dërgoja sa vazhdime dhe i thashë:- Ali Sutaj, mos luaj me mua e shkrime të mia!...Ai e vuri buzën në gaz dhe siç e kishte zakon, e uli kokën dhe mërmëriste diçka në vete.

Pastaj sërish u kthye rreth qëllimit të kësaj teme e më tha:- Mos ki frikë, ore!... - më tha, dhe i premtova se do të shkruaj.... Shkrimin për “Zanin e rinisë”, do ta qëndisja më mirë, në gjuhën shqipe. Një titull

tjetër e kam menduar. Gjatë jam hamendur rreth tij.”Azem Galica - themelues i kalorësisë së parë!”

Udha deri në Prishtinë mu duk e gjatë derisa artikullin ia dorëzova Aliut në dorë, dhe u ktheva në Mitrovicë. Prisja me padurim se kur do të dalë nga shtypi “Zani i rinisë”.

- Ke dëgjuar se Beogradi ka kohë që ka dërguar misionarët e vet në Kosovë, dhe kudo që shkojnë, bëjnë hulumtime, dhe tani po pyesnin edhe për autorin e artikujve për Azemin... - e pyeti Leka autorin e shkrimeve të tilla.

Biseda me Lekën ishte aq e përzemërt sa asnjëri nuk e kishte marrë me mend së mbi Urë të Ibrit do të bëhej tërë ajo bisedë. - I nderuari profesor Ahmet, për fund të takimit tonë e kam një fjalë: “Karvani le të ecën, e qentë le të lehin!`”.. Me këtë urti e mbylli bisedën edhe Leka. Ai e dinte se miqësia me profesorin Ahmet me këtë çiltëri mund ta nxiste edhe më shumë në punën e tij rreth punës hulumtuese të jetës së Azem Galicës si dhe të çetës së tij...

Në mëngjes, si gjithnjë krushqit e Azemit i kallëzonin ëndrrat që i kishin parë gjatë natës. Sa luftëtarë të Azemit thoshin:

-“Ëndrrën mos e gënje, as mos e hijesho, por rrëfeje siç e ke parë!”- Të përgjumur, sikur fare nuk hetonin se aq shpejt kalonte nata skëterrë. Kur ishte zgjuar

Syla iu kishte rrëfyer ëndrrën e tij: “Mjekra duke iu djegur!…”Syla i thotë Azemit:- Ore, bir, sonte do të rrethohemi (nip e kishte ai Azemin), se ëndrrën vetes ia kam parë.

Mos e bëni ëndrrën time asgjë! - iu kishte thënë Syla krushqve të Azemit.- Mos ke frikë, se s’ka kush që më vret mua! - ia kishte kthyer Azemi, dhe kishte bindje se

ashtu do të bëhej.

Page 29: uniartpro1.webnode.com · Web viewUDHA E ESHTRAVE R o m a n (Botimi i dytë) Prishtinë, 2011 .. Redaktor Arsim Kajtazi …………………. Realizimi grafik BenDi …………………

1

- Nesër dua të vdes. Ne sonte do të rrethohemi - i parashikonte punët e çetës së tyre Syla.Në ato fjalë gratë kanë dalë në dritare dhe kur i kanë parë ushtrinë përreth kullës,

përhapin lajmin e zi. -Jemi të rrethuar me ushtri!Të nesërmen e panë se ishin të rrethuar nga ushtria serbe. Plakun në zjarr kanë djegur. I biri i Halit Lubovecit, si e ka pasur djalin e tij ngryk, nga tmerri e ka lëshuar në zjarr dhe i vdes. Prej atëherë tezja frikësohet, se asaj i mbeti frika prej se kishte shkelur nëpër trupa të të vdekurve sikur nëpër lisa të rrëzuar.

* * *

Plaka po u kallëzon qysh kam dëgjuar. Zëri i Azemit është dëgjuar prej Galice në Mikushnicë, e kur i ka ndie ata që erdhën, si ka dalë në kapixhik e ka vra më të madhin e asaj ushtrie. Ai ka bërtitur e krejt ushtria kanë thyer të ikun, e ky duke shtie me pushkë e gjindja mbyteshin nga ushtarët e kralit.

Dikush thotë se shokët e kanë vrarë Azemin duke shtie me pushkë. “Kur e kanë vrarë Azemin?” Tri fshatrave ua kishin qitur rrethin. Çka kishte thënë Azemi, edhe bëhej, e me gojë të vet kishte lënë amanet:“Amanet po ua lë: “Shkau të mos më prek me dorë!”

Besa-besë, Sylës i doli ëndrra për vrasjen e Azem Galicës… „O Zot, eshtrat mos iu kalbshin atij Azemi!“ lutej plaka.

XIII...22 maj 1971... Abdyli dhe Cenë Kapllani, në atë mëngjes të pranverës, u gjendën para Shpellës së

Përçevës. Ata me vete morën maskën, helmetën, litarin, çekerkun dhe u lëshuan në thellësi të Shpellës së Përçevës. Kishin dalë të ndihmonin dhe të shikonin shumë fshatarë. Sa me shpresa të thyera e sa të tjerë me vullnet të zjarrtë, të gjithë prisnin çaste të gëzueshme, por edhe të hidhërueshme.

- U lëshuan në shpellë! Zoti iu shpëtoftë!- dëgjoheshin sa zëra të fshatarëve që me drojë e shikonin çdo punë.

- O Zot, kërkojmë t’ua falësh jetën! - luteshin të tjerët, duke mos i thyer shpresat e tyre. Pas shumë përpjekjesh dhe pune të vetmohueshme, të dy shokëve të jetës, të Abdylit dhe

të Kapllanit, pikërisht më 22 maj 1971, dolën mbi sipërfaqe eshtrat e Azem Galicës. “Abdyli ka ngulur këmbë dhe nuk do të zmbrapset nga kjo punë, por hall pas shpinës!”

pohonin sa veta. Si e kishte lënë Abdyli familjen e tij? Ç’thoshte nëna e tij për të vetmin djalë? Nënat që

kishin dëgjuar për ketë, dhe kishin djemtë e tyre, luteshin që ajo bimë e vetme t’i shpëtojë dhe të jetojë sa malet! Gratë e lagjes e dëgjuan nënën e tij kur kishte pyetur:

- Ku do të shkosh, biri im? Mendo se kujt po ia lë gruan dhe fëmijët! Ku po më lë mua? Po, babanë? Ti po kërkon vdekjen tënde pa kurrfarë sëmundjeje? Do t’ia nxjerrësh eshtrat e Azemit e t’i lësh eshtrat tu!.... Shpella e Përçevës është një shtrigë e madhe!...

Ajo derdhi shumë lot nëne për Abdylin dhe shkuan disa në shtëpi të saj që t’i jepnin zemër e sa të tjera edhe si për ngushëllime! O, Zot, çfarë janë gratë? Ndjellin edhe kob!...Bëjnë vizita dhe shpesh ndjellin më shumë keq, se sa mirë, ka që ndjellin zi e terr… Abdyli ra në halle të mëdha. “Të lozësh me eshtra s’është punë e vogël!” po kujtonte sa fjalë që i kishte dëgjuar, dhe çdo fjalë e therte në loçkë të zemrës. Por, u përbetua se kjo nuk është një lojë… Gratë në oborr të shtëpisë e panë Abdylin me një faculetë në dorë se si prore ia fshinte lotët e nënës nëpër ato faqe si bregore të thata...

Lagjja sikur u kthjellua nga kundërthëniet e grave dhe të burrave.

Page 30: uniartpro1.webnode.com · Web viewUDHA E ESHTRAVE R o m a n (Botimi i dytë) Prishtinë, 2011 .. Redaktor Arsim Kajtazi …………………. Realizimi grafik BenDi …………………

1

- Një dritë djalë, por një!- thoshin pleqtë dhe plakat me fjalë që i dëgjonin edhe të tjerët.- Zot, ruaja atë dritë djalë! - luteshin ato gra që nuk i kishin kthjelluar mendjet e tyre....

Kur kishte mbërri ai në Sukë, u tha krushqve:- Ndreqmëni, se më s’kthehem në Sukë!Në Sukë kanë hëngër bukë e bari.Edhe s’është kthyer më në Sukë, as nga Suka. Sytë i kishin mbetur çelë për atë Sukë…Kishin pas dëgjuar edhe në Shqipëri të Vjetër, siç i thoshin pleqtë, për vdekjen e tij. Prej atje i kanë prurë gratë dhe e vajtonin Azemin:- Azem Galicë, çka je idhnue që s’po flet?- A po të dhimben armët qi i ke lanë?- A po të dhimben gratë e mira?- A po të dhimben lisat e maleve ku ke bujtë?Sylejman Kukajn e Tërstenikut e pyetën:- Ku e ka kryet Drenica?Ai u përgjigj:- Drenica kryet e ka në Radishevë e këmbët në Carralevë!

XIV

...Më 22 maj të vitit 1971, në orën 18,30 i nxora eshtrat e Azem Galicës nga Shpella e Përçevës - po shkruante në ditarin e tij arsimtari Abdyl Krasniqi....

Nxjerrjen e eshtrave të Azem Galicës e bëri koha.... Këtë punë e bëra me njerëz që nuk e kursyen veten dhe as jetën e tyre. Regjistri i njerëzve është shumë i madh, por po ceku ata që më ndihmuan më se shumti: Cenë Kapllani, bujk nga Përçeva, Rexhep Krasniqi, nxënës i Shkollës Fillore “Bajram Curri” të Drenocit, Abdyl Ismaili, bujk nga Kijeva, Kadri Ymer Panusha (Berisha), bujk nga fshati Gjyrgjevik i Madh. Ai më ka treguar se ku gjendeshin eshtrat e Azemit.

Abdyl Krasniqi, lindi më 1935 në Drenoc, të komunës së Klinës. Qysh në fëmijëri e kishte treguar e dëshmuar veten se është dashamirë i shkollës. Shkollën fillore e mbaroj në fshatin Ostrozub, kurse Shkollën Tetëvjeçare në Carrallukë. Meqë kishte dëshirë për shkollim të mëtutjeshëm, regjistrohet në shkollë të mesme në Gjakovë e pastaj edhe në shkollë të lartë pedagogjike po në këtë qytet. Studioi grupin e lëndëve histori-gjeografi. E kaluara e popullit, dhe tërë ajo që lexoi e nxitën që të bëj hulumtime edhe lidhur me jetën dhe luftën e Azem Galicës.

- Kam hulumtuar gjatë për të ditur se ku ishte fshehur meiti i tij - tha Abdyli. - Me këtë punë së bashku me mua, atë kohë të rrezikshme, merrej edhe Cenë Kapllani. Ditë prej ditësh i rashë në gjurmë se ku e kishin hedhur shokët e Azemit trupin e tij. Guximi që kisha marrë , i bënte edhe shumë veta që të vinin udhës sime, më ndihmonin dhe këshillonin për shumë ndërmarrje.... Kudo që shkoja nëpër fshatra dhe i takoja pleqtë e plakat, i pyesja gjithnjë për vrasjen dhe varrimin e Azemit, si dhe për atë Shpellë të Përçevës, që shpresoja se ia kishte ruajtur eshtrat e luftëtarit të paepur të asaj kohe...

- Unë bëra përpjekje të shumta të gjej mënyrën se si të lëshohesha në atë shpellë në thellësi prej 75 metrash dhe nuk e kurseva veten e as shëndetin, edhe pse sikur ishte shpella edhe më e thellë se sa që mendohej. Kishte një thellësi, siç thoshin legjendat popullore, prej më se 200 metrash. E kisha siguruar një litar të gjatë për t’u lëshuar në shpellë si dhe një maskë mbrojtëse. Këtë ma ka mundësuar një nëpunës i komunës, që punonte në seksionin e ushtrisë. Unë sigurova edhe një llambë të karbitit nga xehetarët e Xeherores së Kromit në Zatriq. Kam

Page 31: uniartpro1.webnode.com · Web viewUDHA E ESHTRAVE R o m a n (Botimi i dytë) Prishtinë, 2011 .. Redaktor Arsim Kajtazi …………………. Realizimi grafik BenDi …………………

1

udhëtuar me dhjetëra kilometra për të gjetur udhëzues nga shumë veta për t’ia arritur qëllimit. Udhëtimet dhe konsultimet e mia ishin përditë, të përhershme, dhe kushdo që më këshillonte për të mirë, në mbrëmje, me kokën time bëja plane se si të futesha sa më i sigurt në shpellë për t’i zbuluar eshtrat... pastaj mendoja edhe për varrimin e tyre në vendlindjen e tij .. Shpresat nuk i humba në asnjë çast. Edhe ndihma e fshatarëve të Përçevës ishte e madhe. Ata i madh dhe i vogël, me padurim prisnin se kur do të zbardhte dita, dhe t’ia nxjerrin në dritë eshtrat e kryetrimit të përjetshëm…

Ai mendonte: “Ata që e japin jetën për liri, nuk vdesin kurrë!...” Por, për plagët e pashëruara nga thellësia e zemrës ia përkushtoi vargjet:

“Pyet Evropa, pyet Ballkani!Si nuk lind më trim shqiptari?Azem Bejta të dalë nga varri

Do të jem të lirë e shpëton trualli!”

Xhemë Tërnafci tregon:- Në Gjyrgjevik të Madh , hymë te njëri. Ishte familje e madhe e besimit katolik. Na sollën

për të ngrënë e pi çka patën, po Azemi s’përpiu asgjë. Vijnë Metë Ymeri e Bali Fazliu, me dhjetë shokë. Dolëm në një mal, ndërmjet Gllarevës e Përçevës. Agon dita e 25 korrikut. Bagëtia u lëshuan malit. Dikush Azmit ia bjen një tas tambël, po as që e shikoi. Kah ora 6 e mëngjesit, Azemi ishte në agoni. Shota ia mbante kryet në gjoks. Në orën 6, 30 minuta, me të ngritur lart të të dy duarve, Azem Bejta jep shpirt. Të gjithë mbetën të ngrirë për komandantin e tyre. Heshtjen prej disa minutave e ndërpreu Shota. Ajo u tha shokëve të Azemit:

- O burra trima, Ju shëndosh për Azem Galicën. Besoj se, ky ne edhe ne këtij do t’ia bëjmë hallall. Me vdekjen e Azemit, s’do të thotë se e humbëm luftën. Drenica do të luftojë derisa t’i shurdhohet veshi kaut të zi!... Do të luftojmë deri në fitore...

Tërë ditën qëndruan pranë, sikur rojë nderi. Në mbrëmje, duke vepruar sipas amanetit të tij, se “xhenazen mos të ma prekë armiku me dorë”, se derisa të gjenden eshtrat e mi, unë, për serbët jam i gjallë!”. Halim Ngucati i Përçevës, e gjenë Shpellën, atë Shpellë historike të Azem Galicës. Ai së bashku me Zenel Suhogërrllën, Shaban Mangjollin e Hamit Bajçinafcin e mbështollën me jorgan. Me një litar të gjatë e me shoka të lidhura varg, Azemin e lëshuan Shpellës teposhtë. Nja dhjetë minuta ishte dëgjuar jehona e trupit të tij, duke u zhdjergur në thellësi prej 75 metra. “Po, po! Shkoj Azem Galica thellë, shumë thellë, në gjiun e tokës Nënë që ia fali jetë - psherëtinin luftëtarët e Azemit.

XV

Ismail Bajra, si përgjegjës zyrtar i Komitetit Krahinor të LK të Kosovës, duhej të merrte pjesë në mbledhjen e Komitetit Komunal të LK. Në atë kohë në Klinë vlonin sa gjëra sa për të mirë, po aq edhe për të keq!...

”Shqiptarët po vlojnë si hirra! Në dreq të mallkuar edhe ajo hirrë jona!...” bluante në mendje kohët e erërave që frynin ndaj shqiptarëve.

Në Sekretariatin e Komitetit Krahinor, ku ishte edhe ai i ftuar e hetoi se pengonin edhe disa shqiptarë që mbanin lidhjet e moçme me serbët, ngase ishin dorë e zgjatur e tyre! Edhe në Klinë po zbatohej Plenumi IV…! Fshatrat dhe qytetet nisën të marrin frymë më lirisht. Sa shpjet nisën të bëhen ndryshime. Në Klinë u hap gjimnazi, erdhën sa kuadro të reja me fakultet, dhe serbët heshtnin, por me kureshtje i përcjellnin të gjitha lëvizjet, përgjonin e shikonin dhe e masnin çdo njëri e ngjarje!...

Posa arriti aty, takoi një serb prej një fshati që kishte ardhur në Klinë. U ndal para tij dhe

Page 32: uniartpro1.webnode.com · Web viewUDHA E ESHTRAVE R o m a n (Botimi i dytë) Prishtinë, 2011 .. Redaktor Arsim Kajtazi …………………. Realizimi grafik BenDi …………………

1

për kureshtje e përshëndeti e pyeti në gjuhën serbe:- Si je plak?Ai e shikoi me një lloj dyshimi, dhe duke menduar se mos ishte serb, ia ktheu:- Mirë kemi jetuar deri më tash me shqiptarë, e ç’prej se ka ardhur këtu njëfarë

Skënderbeu na u prishën punët!…Çdo nderim atij Skënderbeu që ka ardhur te ne, por nuk ishte modest, sepse e hoqi fotografinë e Titos dhe e vuri të veten? Ç’e detyroi ta ndërrojë pasi ka ardhur vetëm dhe me shumë vonesë?

Serbi matej se ç’po fliste e Ismail Bajra mendonte çfarë do të shprushte më? Në ato çaste ishte bërë vetë i tridhjeti!... Mbledhja e Komitetit duhej të fillonte. Prisnin derisa të vinin anëtarët.

Më në fund, nuk zgjati shumë kohë, dhe arritën anëtarët e Komitetit Komunal të LK të Klinës. Hyrën në Komitet dhe sekretari i atij Komiteti e hapi mbledhjen. Në rendin e ditës ishin çështjet nacionale. Ismaili e hetoi se nacionalistët ligavecë serbo-shqiptare kishin ngritur kokë dhe frikësohej mos do ta hanin dikë prej shqiptarëve!

Sekretari i Komitetit të LK e hapi mbledhjen dhe parashtroj rendin e ditës. Njërit prej anëtarëve ia dha fjalën e hyrjes. Ai në mënyrë të përgjithësuar, siç ishte bërë praktikë e mbledhjeve të tilla, foli se në këtë komunë janë arritur rezultate të dukshme në lëmin e ekonomisë, të arsimit e të kulturës. Përmendi kalimthi edhe kremtimin e 500 - vjetorit e Skënderbeut. Por, mes të tjerash shtoi ai se këtë përvjetor serbët e malazezët nuk e pranuan, por heshtnin. Plaku që së pari ishte takuar para dyerve të Komitetit Komunal kishte hyrë në mbledhje dhe meqë ishte anëtar, e mori fjalën, dhe nisi të flasë me cinizëm:

- Po, nga erdhi njëfarë Skënderbeg këtu në Klinë? - parashtroi pyetjen e parë serbi dhe u ul, duke shikuar e pritur mos vallë do të reagonte dikush nga anëtarët e LK.

Njëri nga arsimtarët, që ishte edhe anëtar i Komitetit u ngrit dhe nisi t’ia sqarojë luftën e Skënderbeut kundër Osmanëve.

- Njëzetepesë vjet rresht ai luftoi për këto troje shqiptare. Luftën e kishte fituar, por për arsye të rrethanave ballkanike dhe ndërballkanike deri më tash s’është përmendur këtu te ne.

Serbi e futi sqepin ku duhej dhe priste që ta rrahte pyka-pykën. Kjo ishte një metodë finoke e një lufte të ftohtë! Madje, kjo i dëmtonte më së tepërmi shqiptarët…

- S’je duke e kuptuar ti plakun? - u dëgjua reagimi spontan i Ismailit, që priste se do ta merrte fjalën ndonjëri prej anëtarëve të vjetër, që gjithnjë heshtnin në mbledhje të tilla. - Ai pyeti nga erdhi Skënderbeu? Ti shok, s’po e njihje historinë mirë. “Ulu!” - i bërtiti.- Ti po do t’ia nisësh luftës këtu! S’është rendi i luftës, e mos na krijo probleme! Jemi pajtuar në Luftën e Dytë Botërore që të jetojmë në bashkësi me serbë dhe malazez, dhe pikë! ...

Më sa hetoi Ismaili e mbylli bisedën, meqë nuk reaguan as serbët, dhe iu duk se u qetësuan shqiptërat, të cilët e kuptuan lojën e nostalgjisë të serbëve të kohës së rankoviqizmit...

- Shokë, ju lutem, të mos largohemi nga rendi i ditës? - tha sekretari i Komitetit.- Të jemi të matur. Këtu është edhe shoku i Krahinës!...

Ndërkohë fjalën e mori njëri prej arsimtarëve të vjetër malazez. Ai i mllefosur që kishte parë lapidarin e Skënderbeut përballë bustit të Titos, tha:

- Drojë, shokë të nderuar, që afër tyre do të vjen edhe fotografia e Azem Galicës! Gjithashtu, mendoni mirë, mund të na vjen edhe në Komitet Azem Galica, madje edhe fotografia e tij? Atëherë, ç’të bëjmë? Cilën fotografi të vëmë: të Titos, të Skënderbeut apo të Azem Galicës? Kjo çështje është për të menduar. Atje ia kanë ndërruar emrin shkollës sonë “Liria” dhe prej tash ajo thirret: ”Luigj Gurakuqi”! Prej nga erdhi ai Luigj këtu? Edhe kjo është një ndër çështjet, që si komunistë duhet të dimë se çfarë po na vjen këtu!…..- tha, duke u përpjekur ta hedhë karremin, që të grindeshin të tjerët lidhur me këto ndryshime të shpejta.

Në atë mbledhje të Komitetit Komunal të Klinës dolën në shesh shumë gjëra në raport me

Page 33: uniartpro1.webnode.com · Web viewUDHA E ESHTRAVE R o m a n (Botimi i dytë) Prishtinë, 2011 .. Redaktor Arsim Kajtazi …………………. Realizimi grafik BenDi …………………

1

udhëheqësinë shqiptare dhe serbe. Erdhi deri te një ashpërsim i marrëdhënieve, dhe sikur nuk kishte gjasë që të arrihej ndonjë kompromis. Vitet ´68, ´69 e ´70, kishin bërë jehonën e tyre në dobi të zgjimit kombëtar të shqiptarëve. Me eufori u arritë që të pushoheshin nga puna të gjithë ata njerëz që kishin punuar në organet e sigurimit. Pushuan edhe agjentët e tyre, pushuan edhe marionetat që silleshin e pështilleshin duke menduar se nga do t’ia mbanin? Shumë veta mbetën në udhëkryq! Si për fat, edhe pse ajo mbledhje zgjati shumë, u krye, dhe Ismailit i duhej të kthehej në Prishtinë... Duhej të mbërrinte në Gërmi. Mori biletën e trenit dhe priste të udhëtojë për në Prishtinë. Asnjëherë nuk i kishte vërejtur me aq kërshëri e dëshpërim shokët e Komitetit. Madje, i dukej se doli i pasqaruar për bisedat që gjithnjë fshihnin diçka. Kur i shikoi me kujdes, ua pa fytyrat e zverdhura.

- More, shokë, diçka s’është puna mirë te ju?- u tha disa shokëve të besueshëm, sa për të hetuar ndonjë fshehtësi që nuk e kishin rrëfyer para tij e as në mbledhje të Komitetit Komunal.

- Ah, ore, shoku Ismail, na ka ndodhur një fatkeqësi e papritur – iu ofrua në besim dhe i fliste njëri prej anëtarëve të Komitetit. - Mos po ua shohim sherrin të vdekurve e drojë se po i humbim të gjallët?!... - dhe këtë shpjegim e bëri gati të dyshimtë. - Eshtrat e një drenicaku të vdekur na janë futur në Komitet! - tha njëri prej shokëve të sekretarit të Komitetit të LK dhe shpejt e kapi kokën me dorë.

I pa se të gjithë ishin zverdhur. Edhe pak çaste e duhej të vinte treni, e te nisej për në Prishtinë. U ndal dhe rreptas pyeti:

- Po, çfarë ka ndodhur? Folni, se ika !...- dhe e ngriti tonin e zërit Ismaili, më shumë se në biseda të tjera.

- Që plot një javë ditë na i sollën këtu në Komitet eshtrat e Azem Galicës - foli sekretari dhe uli kokën e heshti për një çast.

- Po, a jeni në mend?!... Njëmend ai plaku serb paska ditur diçka? Po, çfarë do të bëni? - pyeti ai, e ata i rrudhën krahët.

Heshtje në udhë. Aty për aty vendosi të mos udhëtojë për në Prishtinë. “Udha m’u thye”, tha në vete.

-Dy mësues të kësaj ane, njëri plak e tjetri pak më i ri, kanë shkuar në Shpellë të Përçevës dhe i kanë nxjerrë eshtrat e Azem Galicës. Na i kanë sjellë këtu në Komitet dhe thonë: ”Ja, Azem Galicën e keni kërkuar dhe si dëshmi po ua lëmë eshtrat e tij këtu, bëni ç’të dëshironi!”, - dhe i lanë eshtrat e tij të paluar në një arkë. Ne s’e kemi hapur arkën fare. S’po dimë çka të bëjmë? Ç’po thua ti? - dhe përpiqeshin ta preknin pulsin e Ismail Bajra, si i deleguar i Komitetit Krahinor të LK të Kosovës. Ai sërish u kthye, në Komitet sado që ishte shumë i uritur. Erën bukës ia kishte harruar. Si dhe kujt t’i lypte bukë?! Ishte vështirë, por për fat, tërë ajo uri sikur u shua shpejt pa asnjë kafshatë buke! U ulën në Komitet, por pala serbe nuk ishte aty. Ishin dy mendjesh, ta përhapnim këtë punë apo jo? Çfarë do të sjellë dita tjetër?! Çdo gjë ndërrohej me shpejtësi? Ndërrimet e shpejta janë të rrezikshme, i thoshte një mendje Ismailit, dhe njerëzit i gjetën të papërgatitur.

Kur u ulën të gjithë anëtarët vetëm të një strukture kombëtare, besa frika erdhi papritmas, por u thye ajo shpejt si një gastare. Kthesat e shpejta herë i pranonte koha e herë i grushtonte...

- Ju, bëni shaka me mua! - u tha shokëve të Komitetit. -Jo, pasha besën e partisë! - nisi të bënte be e rrëfe sekretari i Komitetit. – Shoku Ismail

mos na shih për të madhe. Është kohë që të shkelim nëpër vezë dhe të mos i thyejmë ato…- Ju lutem, shokë, mos bëni shaka! - iu tha edhe njëherë sa për të hequr dyshimin në vete

dhe sikur uroj që kjo çështje të mos merret shumë nëpër liq e shpatë. Njëri prej tyre sikur kërkoi leje dhe doli jashtë. Ismaili në vete përpiqej që të kuptonte çfarë po ndodhte e çka mund të ndodhte: ”Çfarë

Page 34: uniartpro1.webnode.com · Web viewUDHA E ESHTRAVE R o m a n (Botimi i dytë) Prishtinë, 2011 .. Redaktor Arsim Kajtazi …………………. Realizimi grafik BenDi …………………

1

ndodhi, e çfarë do të ndodhë? Drojë se mos i vdekuri do të na marrë në qafë ne të gjallëve?!... Një varr me shumë, varrosen eshtrat!...”, mendonin sa veta, por që nuk kishin guxim ta shprehnin para askujt.

Djaloshi që doli me vete solli arkën me eshtra të Azemit, dhe posa e lëshoi në dyshemenë e zyrës, sikur iu dëftua diçka e madhe. “Mos vallë u shkarkua vuajtja e madhe e Azemit?!...”, mendoi në shpejtësi dhe sikur desh ta përpijë fjalën, duke menduar se nuk e kishte përtypur mirë.

- Qe eshtrat e Azemit!...Mos besofshi, ta hapim arkën! - tha ai. Të gjithë u ngritën në këmbë sikur t’ia bënin nderimin e fundit Azem Galicës. Askush nuk fliste, kushedi se çfarë mendimesh i kaplonin? “Azem Galica në Komitet, e kjo, vallë, çfarë ere është? Mos po i vjen era luftë, e luftë

njëherë nuk dëshirojmë!”, përpiqej njëri ta shpreh mendimin e ndryrë thellë në zemër. “Ç’të bëjmë me këta eshtra të Azemit?” pëshpërisinin sa veta. Sikur desh të pyeste

sekretari dhe priste ndonjë mendim më të mençur apo frikësohej mos po eksponohej para shokëve të partisë dhe urgjentisht merreshin masa partiake kundër tij.

- Ejani, shokë, mendoni me kokë, se çfarë do të bëjmë me këta eshtra të këtij njeriu?- pyeti ai dhe desh të dëgjonte mendimin e anëtarit të Komiteti Krahinor.

- T’i hedhim në Dri!? - sikur provokoi një anëtar veten apo të tjerët, në atë huti që nuk qartësohej asgjë në fytyrën e tij.

- Ku? - pyeti anëtari tjetër i Komitetit.- Mate veten se po flet për një figurë të çmuar historike! – ndërhyri Ismail Bajra dhe

përpiqej të paraqitej se ishte liridashës i kohës. - Të mos frikësohemi nga eshtrat e Azemit, as nga vetvetja!...

- T´i gjuajmë diku, apo t´i fshehim natën dhe mos të bëjmë bisedë tjetër!... - e mori fjalën bashkëpunëtori i bashkëbiseduesit të parë, dhe si dukej ashtu ishin marrë vesh të flisnin.

- Ne nuk guxojmë të përçahemi për eshtra të Azem Galicës! Po të dëgjojnë serbët për këtë, çdo të bëjmë ne? Paj, pasha partinë, na qesin në grykë të topit! E dinë ata kush ka qenë Azem Galica e për çka ka luftuar Drenica!....

- Jo, more, s’bën të gjuhën ata eshtra në ujë! Dheu i Kosovës i ka ruajtur sa vjet e rishtas dheut do t’ia kthejmë - foli Ismaili dhe të heshtën të gjithë thuajse u qetësuan sa shpirtra të anëtarëve të paprovuar të Komitetit Komunal.

- Ç’po bëjmë, si t’ia lidhim lëmezët kësaj pune të Azemit? – pyeti sërish sekretari i Komitetit, që ta sqarojë çështjen, duke kërkuar zgjidhje që të mos merreshin njerëzit në përgjegjësi politike.

- Ma e fortë është politika se ligji – tha ai dhe priste ndonjë propozim, që të shpëtonin nga kjo gjendje.

Pas hapjes së arkës gjatë i shikuan ata eshtra të Azemit që ishin ruajtur sikur të ishin të balsamosur. Ishte natë, dhe u dukej se drita elektrike nuk mjaftonte që t’i bënin një shikim më të hollësishëm. Të gjithë ishin ofruar dhe askush nuk fliste gjë. Sekretari i Komitetit të Klinës nuk ishte aq i qetë. Kur u ulën të gjithë, ai brofi në këmbë.

- Shokë, bëni çka të dëshironi, këta eshtra të m’i hiqni nga zyra e Komitetit – tha sekretari i Komitetit dhe i ra tavolinës me grusht.

- Qetësohu! - ia priti Ismaili. - Si po shihet populli paskan dëgjuar për këtë punë! Pastaj kanë dëgjuar edhe bashkëluftëtarët e Azemit. Mos ata janë hidhëruar dhe frikësohen që eshtrat e Azemit po bijnë në dorë të serbëve?!... Kini kujdes! Nuk vjen në konsiderim ajo punë. Të bëjmë kështu: - Së pari ta bëjmë identifikimin dhe pastaj të merremi vesh se ku do ta bëjmë rivarrimin e këtyre eshtrave të ruajtur plot 47 vjet në Shpellë të Përçevës. Në vendlindje të tij duhet shkuar patjetër! Ndonjë shkollë atje ta pagëzojmë me emrin e Azemit. Drenica të paraqitet se kur do të bëhet varrimi i dytë i Azemit. Në shtyp fare të mos shpallet. Mund të na lind ndonjë problem

Page 35: uniartpro1.webnode.com · Web viewUDHA E ESHTRAVE R o m a n (Botimi i dytë) Prishtinë, 2011 .. Redaktor Arsim Kajtazi …………………. Realizimi grafik BenDi …………………

1

tjetër politik dhe prishet varrimi… Pas varrimit, mund të shpallet në gazeta se u bë rivarrimi i dytë i eshtrave të Azem Galicës në Drenicë, pa ndonjë bujë të madhe!...

- Shoku Ismail, ia pafsh hajrin kësaj pune! - i tha sekretari i Komitetit - T’i e di se ç’bën? Hiqma, ore burrë qafe këtë drenicak e mos t’ia shohim sherrin!....

- Ai ka luftuar kur ka luftuar, por ne luftë nuk dëshirojmë ta kallim me askënd! - e ngriti zërin një burrë gojëbilbil dhe priste se kush do ta thyente akullin për rivarrimin e eshtrave të Azemit.

- Kjo është një punë shumë delikate!... - tha Ismaili. - Me sa kam hetuar unë sot në mbledhje, e kanë marrë vesh edhe serbët si dhe malazeztë e Klinës dhe të rrethinës....

Me kaq fjalë e mbyllën atë bisedë rreth varrimit të eshtrave të Azem Galicës. Eshtrat edhe më tutje mbeten në Komitetin e Klinës. Ismaili u tha:

- Unë marrë përsipër se do të konsultohem me Veton Demirin, kryetar i Komitetit Krahinor të LK të Kosovës. Ju informojmë si do të veprohet!...

Ata të komunës mezi ia siguruan një automjet për të arritur me kohë në mbledhjen e Komitetit Krahinor. Ishte dy mendjesh, të shkonte apo të ndalej, e ta përfundonte çështjen rreth varrimit të Azemit. Dronte mos ndonjë kokëtul po i teket dhe i hedh ata eshtra në baltë, apo diku tjetër? Mëdyshjet iu këputën si një pe i brishtë.

“Në politikë ndodhë që gjërat duhet prerë edhe shpejt...Por, edhe politika e ditës është e ashpër, dhe mund të bëhen gabime në shpejtësi!… Mos vallë po ma qet ndokush karremin?...Më shumë frikësohem nga shqiptarët që ende provojnë t´i ripërtërijnë raportet për të qenë prapë një dorë e zgjatur e Serbisë!... Ata mund të ma bëjnë varrin? Ata mund të bëjnë çmos me mua? ...“ po mendonte Ismaili, derisa pas një udhëtimi të mundimshëm mezi arriti në Prishtinë për të mbërritur me kohë në Gërmi, pak para se të fillonte mbledhja e Komitetit Krahinor të LK të Kosovës.

“Kanë filluar grindje të mëdha te kuadrat, mes shqiptarëve me shqiptarë e më pak grindje mes serbëve me serbë si dhe mes atyre malazeze! Por, fundja të gjithë ia ndërrojnë gishtërinjtë të njëjtit kavall kur është çështja e fitores së tyre ndaj shqiptarëve...”, mendonte në vete Ismail Bajra për nacionalizmin që ishte thikë me shumë tehe.

Ishim barinj me bagëti, - fliste Rizah Gjeli i Likoshanit, e plisin e bardhë sikur desh ta heq nga koka. - E pamë Azemin me shokë që u ulën nën hije të një peme. Ne u afruam dhe ishim të etshëm ta shohim se kush ishte Azemi? Ai kishte rënë të fle, kurse hija e dardhës ishte kthyer prej nesh e Azemi kishte dalë në diell. Aty i pamë edhe shokët e Azemit që ngriteshin nga dy në këmbë dhe i bënin hije. I erdhi radha t’i bëj hije Azemit Mehmet Gjeli e Murat Prekazi. Mehmeti i Vogël i tha Muratit dhe Mehmet Gjelit:

-Ngrihuni dhe bëni hije!-Jo, për besë, s’ngritëm kurrë. Le të ngrihet Shota - tha Mehmeti.- Nëse do t’i bëjë hije,

që ku është, burrë e ka!Shota e Azemit e vu buzën në gaz e tha:-Besa, as unë jo!Shota iu afrua Azemit dhe e preku pak në gisht të këmbës. Ai u tremb sikur lepuri “ç’puf”

e bërtiti:-Ç’u bë?-Asgjë, asgjë, po u sosëm në diell duke të bërë hije ty - iu përgjigj Shota.

Page 36: uniartpro1.webnode.com · Web viewUDHA E ESHTRAVE R o m a n (Botimi i dytë) Prishtinë, 2011 .. Redaktor Arsim Kajtazi …………………. Realizimi grafik BenDi …………………

1

-Pse s’më keni zgjuar? S’është dashur të digjeni në diell për mua, - tha Azem Galica.Ata morën udhë tjetër. U futën diku në male, ku ne si fëmijë nuk guxonim të shkojmë…Azemi me Shotën dhe komitët e vet shkoj te Loshjat në Padalishtë. Shota ia qiti kutinë e

duhanit Daut Loshit dhe i tha:- Ndeze një, Daut Loshi!Dauti pa një pa dy e merr kutinë dhe e fërfëlloi kah dera.Azemi i tha Shotës:- Ose ty, ose mua! Të dyve s’po na bika duhani!Prej asaj dite Shota e kishte lënë duhanin..

XVI

Kur i treguan Vetonit se disa veta ia kishin nxjerrë eshtrat e Azemit, nuk dinte çfarë të thoshte. Kishte dëgjuar e dhe më herët për Azemin... Kishte dëgjuar edhe sa ishte më i ri, në Gjakovë, por këtu në Drenicë, mësoi edhe shumë gjëra të tjera, nga bashkëluftëtarët e tij të gjallë, që prore e befasonin. Fazli Berani shpesh shkonte në Komitet, dhe i rrëfente shumë kujtime. Ishte një burrë e mençur, por që skamja e kishte rrëzuar përtokë. Emri i Azemit që tashmë po dëgjohej me të madhe edhe në Komitet i trullosi. I zënë ngusht nuk dinte çfarë të thoshte e të udhëzonte si të veprohej, ngase serbët të gjithë ishin në këmbë dhe të revoltuar se ishte rrëzuar Aleksandar Rankoviqi. Në atë sekëlldi foli me një mllef tërë nervozizëm:

- Merrni eshtrat e Car Llazarit dhe të Azem Galicës dhe le të defilojnë në të dy anët e të shohim se ku do të na shpie nacionalizmi shqiptaro-serbë?!...

U duhej të merrnin qëndrime lidhur me këtë aksion që u doli papritmas si detyrë njerëzve të partisë. Ishte një luftë e përhershme, se kush do të vinte në pushtet pas deformimeve. Frika ishte e pranishme kudo: ”Kush kënd do ta sundojë? Kush kënd do ta dirigjojë? Serbi shqiptarin, apo shqiptari serbin? Eshtrat e Azemit, eshtrat e Car Llazarit! ...” po ndrydhej ne vete Veton Demiri, duke kërkuar një zgjidhje. “Çfarë të bëj? Po unë nuk jam i vetmi që mund të vendos...”

Kishte edhe serbë, malazezë, po edhe shqiptarë, që frikësoheshin tia jepnin krahun. Çfarë mund të bënte - ishte një thikë me dy tehe! Prej andej, prej këtej… “Të presim që të pajtohen palët kundërshtare!?... Ky është absurditet i kohës! Mat me një peshore që serbit nuk i pëlqente, malazezit, jo, e shqiptarit hiç se hiç… Provojnë të mi vishnin kostumet ashtu sikurse i prenin të tjerët… Të vogla, apo të mëdha, vishi, dhe pikë!...” Ishte në mëdyshje të mëdha si të gjendej si njeri dhe politikan, që i kishte rënë shorti të vepronte në dobi të kohës, të njerëzve dhe të kombeve në Kosovë. Dronte se mund të ndodhte t’i çrregullonte marrëdhëniet edhe në shtet, e pastaj përgjegjësia ishte më e madhe. Bluante në vete lloj lloj ndodhish e pasojash që i bëhej se askush nuk i kuptonte në atë kohë...E ndjente thellë se duhej të kishte, mbi të gjitha, edhe përgjegjësinë kombëtare!... I duhej t’ia maste pulsin gjithkujt, e më shumë shqiptarëve. Sa për serbë dhe malazezë e kishte të qartë se ata do ta përkrahnin njëherë, por ç’mund të ndodhte pastaj?!...

“Politikë të thellë tinëzare kanë ata, të duken se bëjnë kompromis në nismë, por pastaj hetohet dinakëria e tyre, dhe ta përmbysin kupën!...”Të gjitha këto po i silleshin vërdallë derisa ishte nisur në takimin e jashtëzakonshëm dhe tejet urgjent të partisë e pushtetit.

Ishte ngritur Dragan Vllajiqi, funksionar komunal i Vushtrrisë, e tha:-Unë do të shkojë në Shtëpinë e APJ dhe me garnizonin ushtarak do të organizojmë përcjelljen e eshtrave të Azem Galicës. Pse të mos e nderojmë një luftëtar të tillë!? Do të përcjellim me togun e ushtarëve, me armë, dhe muzikë!...

Page 37: uniartpro1.webnode.com · Web viewUDHA E ESHTRAVE R o m a n (Botimi i dytë) Prishtinë, 2011 .. Redaktor Arsim Kajtazi …………………. Realizimi grafik BenDi …………………

1

Azem Galica, biri im, ka luftuar për lirinë e sotme. Atij së pari ia kanë prerë për një ditë dy vëllezër. Pa kërcitur pushkët fare, ia kanë vrarë nënën edhe motrën. Atëherë ka bërë be e rrëfe:

- Derisa ta mbaroj jetesën time do të luftoj gjithnjë. E di se nuk do të shpëtoj, por le të dëgjojë Evropa se edhe në Kosovë pat gjind që luftojnë për të drejta të tyre.

Atë natë që donte të vjen Zhupani i Shkupit, lajmi i erdhi me porosi:- Dil sonte në Çiçavicë, se do të jesh i rrethuar!

Zhupani i Shkupit me ushtri kishte ardhur. Mua - tha për vete Hazir Rama, Shaban Zymberit të Mikushnicës e Bajram Veselit nga Tërdefci na pyeti:

- A po u dhimbet jeta se sonte po rrethohemi e s’do të shpëtojmë të gjallë?- Jo, asnjë fije – iu përgjigjem.

Edhe na u qit rrethi, pushkë, top, na u nis në të katër anët.Halit Bajrami, Murati, i nipi, Sali Xhemajli, kusheri, Sadik Luboveci janë vrarë në

pushkët e para - të vdekur në tokë. Asnjë nuk ka shpëtuar, pos meje. Dikur lufta u ndalë. Kur dolëm në livadh u përpoqën dhe u hutavën. Unë shikova dorën time pifti. Azem Galicës i ra në rreth të rruazës plumbi dhe i mbeti brenda. Dhjetë ditë pat rrënesë e ndërmjet Përçevës e Bubavecit dha shpirt. Ne menduam e të gjithë si një thamë:

- Do ta bëjmë copë-copë e do ta fusim në dhe se e nxjerrin shkiet. Halim Ngucati i Përçevës qëlloi aty dhe mbasi u përpoqëm me të, na tha:

- Ejani pas meje.Shkuam pas tij dhe e lëshuam trupin e Azemit në një shpellë. Kështu, humbi në atë

shpellë!.... Dëgjuam se bëri disa herë trupi i tij, “rrakakarrak”, dhe më s’dëgjuam gjë. Fjalët e tij kurrë nuk i harroj.

“Do të luftojmë se kurrfarë të drejtash nuk i kanë mbetur shqiptarit. Janë punuar punët me naçallanikë. Ne duhet t’u themi se duhet të shikohen si hatri i shqiptarit, si i serbit, si i cërnagorit e si i magjupit. S’ka qenë kurrë zakon të thuhet: ”Vraje shqiptarin” dhe të mos e rrokë zakoni atë që ka vrarë pa i bërë asgjë!...

** *

Azemi kishte shkuar të kërkojë meshkuj për çetat e tij te Daut Loshajt të Padalishtës.- Azem – i thotë Dauti – së par po të pyes se me kënd i ke lidhjet? A je me Ingliz, a me Austrohungarinë, a me kënd?!

- Unë i kam lidhjet veç me mal!- Unë meshkuj të pushkës të jap sa të duash, veç mal ka për të dalë kjo punë, se pa e bërë

ndonjë lidhje me të fortin, nuk mundemi me u çkapë prej shkaut. Unë kur po flas me Zogun, ai po më thotë se ne duhet me u lidhë me të fortin për t’ia mundur shkaut!

XVII

Edhe gjysmë ore duhej të fillonte mbledhja e Komitetit Krahinor, që ishte caktuar në Gërmi. Ishte mbrëmje e vonë dhe era e lisave të gjatë Isamail Bajrës i dukej se e freskonte nga tërë ai tym duhani që kishte thithur gjatë tërë ditës në Komunën e Klinës. Qëndroi nja dhjetë minuta afër një lisi, dhe me dorën e preku myshkun e tij. Iu kujtua rishtas Azem Galica, kur sipas legjendës thuhej se i plagosur kishte pushuar mbi një trung të lisit në Çiçavicë.

“Çfarë të bëj?!... kujt t’i rrëfej për atë që kam hasur në terren? ...Së pari duhet të referoj gojarisht, por pastaj edhe me shkrim....Është bërë kjo punë si kur luaja me pulla, atëherë në fëmijërinë time!...” po mendonte Isamili derisa iu bë se megjithatë paksa u freskua dhe e mori

Page 38: uniartpro1.webnode.com · Web viewUDHA E ESHTRAVE R o m a n (Botimi i dytë) Prishtinë, 2011 .. Redaktor Arsim Kajtazi …………………. Realizimi grafik BenDi …………………

1

veten që t´i bëntë ballë mbledhjes. Në hyrje, papritmas takoi kryetarin e Komitetit Krahinor. Ai u ndal, dhe duke u përshëndetur në shpejtësi,e pyeti:

- Ç’bëre atje, në atë Klinë? - tha Vetoni dhe mërrolat i kërcyen sikur të ishin mprehur herët…

-Sa për Klinë, atë e lirova, por e bëra edhe një zbulim të ri. I zbulova eshtrat e Azem Galicës!.... I gjeta dhe i lashë të mbyllur në një arkë, në një zyrë të Komitetit?...

- Ç’po flet, ore, a je në mend?! – pyeti çuditshëm si me habi.- Po, a i kishin lënë mendtë ata atje, a? Qysh arritën eshtrat e Azem Galicës në Komitet? Edhe kjo punë na u dashka në këto çaste kaq të vështira, a? – shfry mllefin Veton Demiri dhe gjatë u thellua...sikur të bënte përpjekje të përthekonte kohën e luftës së Azemit.

- Unë po të kallëzoj se ç’kam parë! - i tha Isa - Mjaft ka qëndruar ai në Shpellë të Përçevës!.... Erdhi koha që të dalë nga terri i shpellës në dritë!... Azemi është yni, shok kryetar dhe do t’ia bëjmë nderimin e dytë, do ta rivarrosim në Drenicë, në vendlindjen e tij.... Pajtohesh? – pyeti ai dhe kryetari sikur u qetësua, e mori veten në dorë.

- E pra, Ismail, merre thesin me patate në shpinë e ktheje në Drenicë! – sikur urdhëroi Veton Demiri. Dhe ai aty për aty nuk mund ta kuptonte plotësisht ç’domethënie kishte thesi në shpinë...

Gjatë tërë natës nuk futi pikë gjumi në sy. Tashmë po e ndjente peshën e meselesë së thesit në shpinë!... Kjo detyrë i dukej vërtetë e ndërlikuar...Por tashmë po mendonte shtruar si të organizohej varrimi i një trimi që vdiq në malet e Kosovës dhe se ishte hera e dytë, që në një klimë paksa më të volitshme kombëtare ta kujtonin jetën dhe luftën e Azem Galicës. Kishte dëgjuar shumë tregime e këngë për Azemin... Iu kujtua edhe ajo që kishte dëgjuar si fëmijë nga fqiu serb në Istog:

”Me sy të mi kam parë Azem Galicën duke fluturuar prej një kodre në kodrën tjetër të Deviçit! Kjo s’është gënjeshtër! - ngulte këmbë ai në të veten. - Ai kurrë nuk na ka prekur ne me gisht të vogël, ka luftuar kundër pushtetit, por në popullin serbë e malazezë nuk ka bërë kurrë zullum. Ka hëngër bukë edhe te ne, ka fjetur…!...”

Sikur u qetësua nga ky rikujtim fëmijëror dhe ngadalë kishte nisur ta rëndoj gjumi në sy dikur para agullimit... Rropatjet me eshtrat e Azemit që i kishte parë në zyrën e Komitetit të Klinës nuk i hiqeshin syresh.... Pritej të zbardhte dita e re, kurse në kokën e tij kishte planifikuar se si do të organizohej varrimi i eshtrave të luftëtarit…

Azemin mirë s’e njoh, po e di se i ka pasur tri gra. Zoja ende është e gjallë, e martuar në Pantinë, ajo ka edhe djem. Çika e Azemit është e martuar në Klinë, Azeminja dhe s’ka fëmijë. Babai i saj i kishte thënë Shotës.

- Në qoftë se të lind djalë, ia ngjet emrin Azem, po lindi çikë - emrin Azemine.Këto ishin fjalët e mbrama kur i ka thënë Azemi pasi ishte varruar në kullë të tij. Kur janë nisur për në Qiçavicë një plak na printe. Plaku kishte një peshqir të bardhë në dorë e ne shkelnim nëpër trupa pajetë. Azemi Sylën e ka pasur mixhë, në zjarr e kanë djegur, si dhe një djalë dhjetëvjeçar, pos njërën çorapë ia kanë gjetur, se ishte bërë shkrumb i gjallë. Prej mërzisë, Ajetja, e reja e Halit Lubovecit, edhe sot e kësaj dite i ka mbetur një rremb i keq dhe e pin duhanin. Ata ishin nisur të shkonin me bajrak në dorë e plakun e kishin vrarë. Ushtria e kralit i ndalë gratë dhe i pyesin:

-Të kujt jeni?-Gratë e Azemit.-Hajde, dërgoni në shtab.-Kush je ti? - e pyesin atë.-Hajr Çabra. Gratë i çojnë fjalë Azemit mes Hajros:

Page 39: uniartpro1.webnode.com · Web viewUDHA E ESHTRAVE R o m a n (Botimi i dytë) Prishtinë, 2011 .. Redaktor Arsim Kajtazi …………………. Realizimi grafik BenDi …………………

1

-I bëni të fala Azemit, e thuani se gratë t’ua i mori Hajr Çabra.-Ikni nga të mundeni me këto gra – iu tha Hajra se iu kishte frikësuar Azemit.- Mos

kallëzoni që jeni të Azemit dhe që u kam takuar unë e as që u kam pyetur diçka.- Po ç´u bë në kullën e Azem Galicës? - pyeti Leka. - Po, ç’po u duhen ju të rinjve ato punë të luftës, biro? - e zgjati zërin plaka.- Kapne

shkollën e punën. …I lutemi të Madhit Zot që të mos kthehemi në ato ditë të vështira më! - u lut ajo.

Një kullë gjind i kanë ngujuar e djegur. Plakun ia kanë mbytur Azemit në oborr të tij. Ushtria ia kanë djegur në zjarr babagjyshin e Azemit. Azemi e kishte thirr Shotën duke udhëtuar për në male të Qiqavicës.

-Oj, Shotë, a jam më i sëmurë tash, apo atëherë kur isha i sëmurëJo, ore, Azem, atëherë ke qenë më i ligësht e tash je më i fortë. Azemi ishte me varrë në

trup, po kush zë s’i dëgjonte. Amanetin ia la Shotës. -Shotë, po qe se është Zoja shtatzënë dhe i lind djalë, djalit ia ngjitni emrin Azem, po i

lindi çikë, Azemine! Plakës i rrodhën dy-tri pika lot nëpër ato faqe të rrudhura dhe të ashpra, sikur ujët që i

kapte brigjet e thata të fshatit të Azemit....-Eh sa vrasja është bërë! Një njeri duke i ngjitur qet në zgjedhë në Galicë e kanë gjuajtur

me pushkë dhe shpat me shpat e kanë vrarë. Ushtria ku na zinin, na i qethnin flokët. Ç’hoqëm, vetëm ne e dimë. Po vetëm brirët që nuk na kishin dalë në kokë!

Kur janë nisur për në Çiçavicë një plak na printe. Plaku kishte një peshqir të bardhë në dorë e ne shkelnim nëpër trupa të njerëzve pajetë. Azemi Sylën e ka pasur mixhë, e kanë djegur në zjarr, si dhe një djalë dhjetëvjeçar, pos njërën çorapë ia kanë gjetur, se ishte bërë shkrumb i gjallë. Prej mërzisë, Ajetes, të resë së Halit Luibovecit, edhe sot e asaj dite i kishte mbetur një rremb i keq dhe e pinte duhanin…

XVIII

Pas zbulimit të eshtrave të Azemit, sipas lajmeve që qarkullonin nëpër Kosovë, thoshin se ata të Klinës shprehen dëshirë që t’ia varrosin eshtrat e Azemit në Klinë, kurse sa të tjerë kundërshtuan. Ata pohonin se duhej të bëhej varrimi në Drenicë, ndërsa ata të komunës së Vushtrrisë ishin ngritur dhe me këmbëngulje kërkonin që ai të varrosej në Galicë, me nderime të po asaj komune, duke arsyetuar se me ndarjen e re të komunave të Kosovës, Galica nuk i takonte më Skenderajt. Pritej se me zbulimin e eshtrave të Azem Galicës edhe Komitetit të Skenderajt do t’i buzëqeshte fati! Sa mendonte kryetari i këtij komiteti, Shaban Kraja se do t’i ndihej zëri, aq frikësohej, mos vallë emri i Azemit dhe marrja me varrimin e eshtrave të tij do të shkallëzohej ndryshe! “Politika është politikë dhe asgjë tjetër”, mendonte në vete ai. Pranverën e vitit 1971 e priste si thikë me dy tehe. Ishte muaj mars-prill. Pranvera kishte marrë hov atë vjet, dhe sikur i zgjonte njerëzit e kësaj ane. Ditë me diell. Kohë e ngjarjeve të mëdha. Telefonat zyrtar dëgjoheshin e përgjoheshin fshehtë. Edhe shumë punë të tjera kryheshin natën, e ditën e merrnin formën e prerë. Ndodh se kjo ishte hera e parë, që Shabani kishte hetuar sesi shkonin sa punë dhe kush i parashikonte ato? Kryheshin sa çelë e mëshel sytë, dhe çdo punë bëhej ashti siç ishte planifikuar.

Një pasdreke, papritmas i trokiti në derë të banesës së Shaban Krajës, sekretar i Komitetit Komunal të LK të Skenderajt, punëtori ndihmës i Komitetit Komunal të LK të Skenderajt, Manush Jakupi Ai e njoftoi se e thirrnin tre shokë nga komuna e Klinës. Shpejt u bë gati dhe u takua me ta... “Sigurisht kanë ndonjë punë të rëndësishme...!”, mendonte derisa priste të shihte se kush ishin ata. U takuan në zyrë të Komitetit dhe shpejt dolën të pinin në një kafene Në atë delegacion nga Komuna e Klinës ishin: Miftar Rama, sekretar i Komitetit Komunal të LK të

Page 40: uniartpro1.webnode.com · Web viewUDHA E ESHTRAVE R o m a n (Botimi i dytë) Prishtinë, 2011 .. Redaktor Arsim Kajtazi …………………. Realizimi grafik BenDi …………………

1

Klinës, Rrahman Krasniqi, kryetar i Kuvendit të Komunës së Klinës si dhe Tomë Gjergji, sekretar i Sekretariatit Komunal të Punëve të Brendshme në Klinë. Nuk ishte zakon t’i pyeste çfarë dëshironin, dhe propozoi që të thirrej edhe Hajrush Rama, kryetar i Kuvendit Komunal të Skenderajt, si dhe sekretari i Sekretariatit të Punëve të Brendshme të Skenderajt. Nuk vonoi shumë dhe sekretari i Komitetit Komunal të LK të Klinës Mifttar Rama e mori fjalën:

- Shok Hajrush, së pari, unë në emër të këtyre shokëve do t’u njoftoj pse erdhëm këtu në këtë përbërje. Ne në Komitet të Klinës kemi një hall të madh, besa edhe shumë të rëndësishëm. Ky hall është historik dhe politik. Fjala është për një mësues-arsimtar i Drenocit, që së bashku me një bashkëvendës janë lëshuar në thellësi të Shpellës së Përçevës dhe i kanë nxjerrë eshtrat e Azem Galicës. Posa morëm vesh se ishte bërë kjo punë, të gjithë u zotuam që eshtrat të ruhen dhe eshtrat gjenden në stacionin e policisë në Klinë...

- Për këtë ngjarje - ndërhyri Hajrush Rama , nuk e kemi njoftuar asnjë organ përkatës të Kosovës. Arsyeja është kjo: se Azem Bejta nuk ishte i Drenicës, dhe se ishim të njohur se një shkollë atje e kishin pagëzuar me emrin e tij. Për këtë gjë erdhëm këtu që të bisedojmë dhe të konsultohemi e sipas një marrëveshje të veprojmë të dy palët, - arsyetonte mendimet e shokëve Hajrush Rama.

Shaban Kraja, sekretar i Komitetit Komunal të LK të Skenderajt heshti për një çast. Atij i dukej se si individ nuk ishte mjaft të thoshte fjalën e tij as fillestare e as përfundimtare. Propozoi që t’i ftojë bashkëpunëtorët e tij të komunës. Bisedimet nxorën në shesh shumë çështje rreth organizimit të punëve. Në këto bisedime u futen personalitet më të shquara të të dy komunave.

- Njëherit duhet të dimë se në këto bisedime duhet të zotohen edhe komunarët e Vushtrrisë, pasi fshati Galicë, ku ka lindur Azem Galica, administrativisht tani i takon asaj komune, - ndërhyri Shaban Kraja dhe përpiqej të jap ndihmesën e tij në të mirë të tejkalimit të keqkuptimeve e mosmarrëveshjeve. Për nderimin dhe rivarrimin eshtrave të Azem Galicës, bashkëbiseduesit u pajtuan me propozimin e tij. Pritej ndonjë propozim tjetër, por gjithnjë më drojë.

Bisedat dhe konsultimet vazhdonin. U mor qëndrimi që Shaban Kraja me disa përfaqësues të Skënderajt të shkonin në bisedë me shokët e Komunës së Vushtrrisë. Duhej të zhvillohej aksioni dhe të mos dështonte varrimi. Ishte kjo një detyrë serioze. Për një çast, të dy palët, ata të Komunës së Skenderajt dhe të Vushtrrisë u futën në bisedime. Së pari, në cilësinë e sekretarit të Komitetit, Shabani i njohu me ngjarjen. Ishte i pranishëm Hajdar Qamili, se kishin shkuar në shtëpi të tij dhe ai propozoi se këtu duhej të vinin edhe sekretari i Komitetit Komunal të LK të Vushtrrisë Dragan Vllaiq. Bisedën telefonike me Draganin e bëri Hajdari dhe pasi e njoftoi atë me ngjarjen më të re, ai tha:

-Ju, sido që të vendosni, unë pajtohem me ato mendime, dhe për shkaqe familjare, nuk mund të vij.

Ai pajtohej me qëndrimet e shokëve të Klinës dhe të Skenderajt. U bisedua dhe shkoqit në mënyrë më të shtruar ku morën qëndrim që ta njoftojnë patjetër Komitetin Krahinor të LK të Kosovës, Kryetarin e Komitetit Krahinor të LK Veton Demirin. Ishte punë bukur e guximshme të bisedohej me të. Ai ishte tepër rigoroz, por edhe shpesh i arsyeshëm.

Ishte shumë vonë dhe ishin të detyruar që Vetonin ta thirrnin në shtëpi të tij ... Lidhjen me telefon e morën shumë shpejt dhe shokët e tri komunave ishin të pranishëm dhe prisnin se çfarë do të këshillonte kryetari i Komitetit Krahinor të LK.

Shaban Kraja gjatë bisedës telefonike iu drejtua:- Shok Veton, paraqitem nga Skenderaj. Unë jam Shaban Kraja, dhe gjendem në zyrën e

Komitetit këtu në Skenderaj. Po ashtu këtu gjenden edhe shokët e komunave të Klinës dhe të Vushtrrisë, dhe ju lutem që nesër patjetër të na pranoni në bisedime shumë të rëndësishme dhe politike.

Page 41: uniartpro1.webnode.com · Web viewUDHA E ESHTRAVE R o m a n (Botimi i dytë) Prishtinë, 2011 .. Redaktor Arsim Kajtazi …………………. Realizimi grafik BenDi …………………

1

- Shaban, a ka kërcitur, a? - pyeti Vetoni si në shaka.- Jo, shoku Veton - ia ktheu shakanë - veç është gati!... -Për çka është fjala, Shaban?- - Këtu janë shokët e komunës së Klinës. Ata na kanë njoftuar se një arsimtar i tyre i ka

nxjerrë eshtrat e Azem Galicës prej Shpellës së Përçevës - ia nisi ta njoftoj Vetonin. - Pra, biseda do të bëhet për këtë punë...

Veton Demiri u përgjigj: - Shaban, nesër do t’u pranoj në orën dhjetë, se më herët terminin e kam të zënë: kam një

bisedë me gjeneralin Llonçareviç. Në të njëjtën ditë, në mbrëmje e njoftuan edhe vajzën e Azemit - Azeminen dhe burrin e

saj Malushin. Ajo kur mori vesh se ia kishin nxjerrë eshtrat e babait nga shpella, i përjetoi sa çaste të vështira. Pasi e mori veten e pyetën:

- Ku ke dëshirë që të varrosen eshtrat e babait tënd? - Në Galicë, po ku tjetër?! - ua preu shkurt Azeminja.- Aty ku ishte kulla e tij, dëshiroj të

hapet varri!... Komunarët e të tri komunave duhej të vendosnin për fatin e rivarrimit të eshtrave të Azem Galicës. Askush prej tyre nuk mundi të flinte atë natë. Këtë detyrë e ndjenin si punë me përgjegjësi.

E nesërmja i gjeti në Prishtinë dhe kur arritën në klubin e deputetëve në Gërmi, morëm vesh se Veton Demiri ishte shumë i zënë, se bënte bisedime me strukturat përkatëse të krahinës për pritjen e Kryetarit Tito në Kosovë.

Në orën dhjetë, sipas termit të caktuar Veton Demiri arriti dhe filluan bisedat, ku pos përfaqësuesve të tri komunave, merrnin pjesë: Veton Demiri, kryetar e Mihajlo Zviceri, sekretar i KK të LK të Kosovës, Ismet Kurti, kryetar i KK të Kosovës, Asllan Fazlia, kryetar i LSPP të Kosovës si dhe Xhevdet Hamza, sekretar i Sekretariatit të Punëve të Brendshme të Kosovës. Në bisedime nga Komuna e Skenderajt merrnin pjesë: Shaban Kraja dhe Hajrush Rama, Hajdar Qamili dhe Dragan Vllaii nga Vushtrria si dhe Miftar Rama e Rrahman Krasniqi nga Komuna e Klinës. Bisedën e kryesonte sipas rendit, Veton Demiri, në cilësinë e kryetarit të Komitetit Krahinor të LK të Kosovës. Një njoftim të shkurtër mbi zhvillimin e ngjarjes së paraqitjes së eshtrave në skenë e parashtruan Hajrush Rama, Shaban Kraja dhe Hajdar Qamili. Pas një vështrimi kritik të gjendjes aktuale si dhe të mospunës së duhur politike në këto komuna, nga ana e Veton Demirit, Ismet Kurtit, Asllan Fazlia dhe të Mihajllo Zvicerit, u shpreh mendimi unik se nuk është mirë që në këto kohë të gjendjes shumë të vëshitrë të ngacmohej me çfarëdo veprimi zgjimi i romantizmit nacional shqiptar e as që të lejohej që dikush të luajë me eshtrat e një fatosi kombëtar, trimit që luftoi për lirinë e Shqipërisë!.... Pra, sidoqoftë, siç vlerësohej, situatën duhet ta marrin në dorë fuqitë e ndershme e ato progresive nën udhëheqjen e Lidhjes së Komunistëve të Jugosllavisë dhe të organeve të pushtetit!...

Në këto bisedime u befasuan të gjithë. Në fillim bisedimet ishin shumë të ashpërsuara, e në veçanti, vështrimi i Veton Demirit ishte kritik, por pastaj edhe ai vinte duke i zbutur fjalët e mendimet e tij. Pas tij, edhe bashkëpunëtorët e tij, me një mençuri të pjekur politike, lëre që edhe ata njëherë u shprehën ashpër, por pastaj lëshuan pe. Madje, Asllan Fazlia dhe Mihaillo Zviceri, në fund, folën edhe për meritat e mëdha që kishte Azem Galica në kohën e tij dhe për luftën që ka bërë kundër sundimit të egër të pushtetit të kralëve serbë!...

Në fund u mor qëndrimi që të formohet Këshilli Komunal në Vushtrri, i cili duhet ta bartte mbi vete varrimin e eshtrave të Azem Galicës në vendlindjen e tij, në fshatin Galicë të Drenicës. Në këtë Këshill, disa i thoshin Shtab, zotoheshin shokët - përfaqësuesit e Konferencës Krahinore të Popullit Punonjës të Kosovës dhe të KK të Lidhjes së Komunistëve të Kosovës si dhe përfaqësuesit e komunës së Klinës dhe të Skenderajt.

Page 42: uniartpro1.webnode.com · Web viewUDHA E ESHTRAVE R o m a n (Botimi i dytë) Prishtinë, 2011 .. Redaktor Arsim Kajtazi …………………. Realizimi grafik BenDi …………………

1

Ditë e natë bisedohej e punohej se si të bëhej organizimi i strukturave politike për rivarrimi sa më të shpejtë të eshtrave të Azemit...“Sot për sot asnjë detyrë më të rëndësishme se këtë nuk kemi!..., mendonin të tillët që ishin ngarkuar me këtë detyrë.

Çdo vend, diku më pak e diku më shumë flitej në mënyrë të ndryshme për eshtrat e nxjerrë nga ajo shpellë dhe për arsimtarin Abdyl Krasniqi. Guximi i tij i cyti në punë të gjitha strukturat shoqërore, por gjithnjë ishin me një dozë dyshimi, se pas kryerjes së këtij aksioni, do të kishte pasoja lidhur me fajësimin e bartësve të punëve!....

Kur kishin dëgjuar për këtë aksion, shumë punëtorë të arsimit e të kulturës nëpër komuna u gëzuan dhe mezi prisnin të futeshin në biseda rreth luftës së Azemit. Por, politikanët ishin mes dy zjarreve: shpesh dëshironin ta popullarizonim Azemin dhe luftën që kishte bërë ai, por me drojë! Ishte një kohë pa kohë, thoshin....

Ishin ato ditë plot ngjarje dhe secila shpërthente në mënyrë të vrullshme dhe fare befasisht. Shtabi, në krye me Musli Dehirin, kryetar i Lidhjes Socialiste të Komunës së Skenderajt mbante mbledhje dhe vendimet e tij zbatoheshin. Bëheshin përgatitje e biseda me njerëz që varrimi të mos dështonte, bëheshin edhe kritika të ashpra....U qartësuan shumë gjëra: së pari varrimi i eshtrave të Azemit duhej të bëhej në Galicë, e kjo ishte edhe shprehje e vullnetit të vajzës së Azemit-Azeminës, kurse popullin ta organizojë Lidhja Socialiste e komunave, që së bashku, të gjithë ishin bartës i tërë aksionit lidhur me varrim. Në varrim duhej të ftoheshin bashkëluftëtarët e gjallë të Azemit: Xhemë Tërrnafci, Emin Lata, Milazim Qerimi dhe Bajram Zena si dhe të gjithë bashkëluftëtarët e tjerë kudo që gjendeshin. Ishte në listën e të ftuarve edhe Abdyl Krasniqi, dhe të vihej në vendin e më të nderuarve, se kishte bërë një punë të madhe. Të gjithë përpiqeshin që ai të mos kishte pasoja, sosh eventuale… Dihej se eshtrat e Azem Galicës duhej të niseshin nga Vushtrria.

Qëndrimet e përgjithshme partiake ishin: të mos lejohet që të shkaktohet asnjë ekces i papritur, që do të prishte klimën dhe karakterin e varrimit. Në ditën e varrimit të eshtrave të Azemit, më 28 qershor 1971, në Galicë morën pjesë disa mijëra qytetarë të Drenicës dhe nga të gjitha anët e Kosovës.

Eshtrat e Azem Galicës u përcollën nga Shtëpia e Kulturës “Hasan Prishtina” të Vushtrrisë.

Nëna Tushë, kunata e Shaqir Smakës, tetëdhjetëvjeçare, për Azemin shpesh thoshte:- Shokët trupin e Azemit s’e kanë kallur, as shkiet s’e kanë grirë, por gjendet ja në

Kosovë, ja në Shqipëri.Ajo kur kishte dëgjuar se ia kanë gjetur eshtrat e Azemit në shpellë, ishte gëzuar shumë.

Edhe më herët kurdoherë që flitej për Azemin, lutej:- Mos ju kalbshin eshtrat atij Azemi, po shumë ka luftuar për ne! Më dukej vetja se jeta

më ishte përtërirë...XIX

Abdyl Krasniqi qysh herët i kishte pyetur pleqtë për punë të Azemit, se ku pushonin eshtrat e tij, dhe i kishin treguar. Ato ditë nisi t’i këndohej edhe kënga Azemit, besa edhe disa shkolla i pagëzuan me emrin e tij, si në komunën e Klinës, po ashtu edhe në atë të Skënderajt. Shkolla Fillore e Prekazit të Epërm, ishte pagëzuar me emrin e tij, dhe kjo bëri që të kërkoheshin eshtrat edhe më shumë dhe parashikohej edhe rivarrimi eshtrave të Azemit në vendlindjen e tij. I

Page 43: uniartpro1.webnode.com · Web viewUDHA E ESHTRAVE R o m a n (Botimi i dytë) Prishtinë, 2011 .. Redaktor Arsim Kajtazi …………………. Realizimi grafik BenDi …………………

1

gjeti tjetërkush, por i nxorën Abdyli me Cenën. Të gjitha këto po i rikujtonte Musa derisa po e shikonte atë sanëk të ushtrisë me ngjyrë të blertë, me rezen në kapak, dhe i mbyllur me dry. Edhe kur i nxor eshtrat e Azemit, e çeli drynin me çelës ngadalë.

- Po, çile, de! Po, frikësohesh se do t’i marrë eshtrat e Azemit, a? - i tha Musa Abdylit. - Po ç’më duhen mua? Ata janë të kësaj tokës sonë që i ruajti!… Kjo tokë i ruan edhe eshtrat e të tjerëve...

Ai hapi sanëkun dhe të gjithë që i rrethuan nga kureshtja, i shikuan gjatë. Pastaj e mbylli me dry, dhe mbi sanëk e vuri plisin e bardhë.

- Ja, ky është plisi i Azemit, - pohoi ai në prani të njerëzve të mbledhur përreth... Sanëku i eshtrave të Azemit, më sa dinte ai, nuk ka shkuar në Komitet të Lidhjes së Komunistëve të Klinës. Sanëkun e kanë marrë nga Cenë Kapllani, dhe ashtu, me atë plis të bardhë e kanë futur në “Gazikë!...

Morën udhë për në vendlindjen e Azemit, në Galicë. Abdyli nuk kishte qenë asnjëherë në atë vend. Ai hetoi se nuk kishin kapërcyer nëpër Drenicë, sikurse ishte planifikuar në Klinë!...Me të ishin edhe disa përfaqësues të komunës: Isë Buzhala, Bozho Gajiqi, Sylë Berisha, unë, Abdyl Krasniqi si dhe Cenë Kapllani. Udhëtonin dhe bisedonin për Azemin, dhe për rivarrimin e eshtrave të tij.... Arritën në Vushtrri, dhe u ndalën para Shtëpisë së Kulturës “Hasan Prishtina”. Aty prisnin të futeshin së bashku me shokët e Vushtrrisë. Abdyli e ruante sanëkun e ushtrisë, dhe ia rregullonte kryetrimit të asaj kohe plisin e bardhë! Shokët e Vushtrrisë e panë sanëkun dhe plisin e bardhë, dhe bëheshin gati të niseshin për në Galicë. Ata po ashtu e morën “Gazikën” e tyre....

U nisën së bashku. Udha për në Galicë ishte me gropa, dhe arritën me shumë vështirësi. Posa arritën, aty panë sa njerëz që ishin tubuar.

“Po, plisit, çka do t’i bëjë Abdyli?”, pyesnin veten sa krushq të kohës së Azemit. Kishte edhe nxënës të Shkollës Fillore të Prekazit. Rivarrimi i eshtrave të Azemit me sa

hetohej ishte gjysmëzyrtar! Nga Komuna e Gllogocit nuk mori pjesë askush, e nga komuna e Skenderajt vetëm dy veta, kryetari i Lidhjes Socialiste të Komunës, dhe një tjetër. “Ata nuk paskan guxuar të vinë në varrim”! - mejtonin sa veta. Dhe, vërtet, nuk kishin guxuar! “Më mirë kështu”, pohonin sa komunarë vendës.. Të gjithë ata që i sollën eshtrat e Azemit, ishin rreshtuar në një anë, e dy “Gazikat” prisnin në breg të një udhe. Bisedonin ata të farefisit të Azemit, dhe përpiqeshin t’ia qëllonin se ku gjendej më parë kulla e Azemit, që ishte rrafshuar nga lufta dhe nuk i gjendej asnjë gur kund. Vendi i kullës ishte mbjellur me grurë e me thekër. Fshatarët përpiqeshin t’ia qëllojnë se ku kishte qenë ajo kullë e Azemit që në themele të saj t’ia hapnin varrin..

- Jo, kulla ka qenë këtu - thoshte njëri me një zë pak më të lartë.- Jo, këtu, jo, por pak më lartë!... - shtonte tjetri.- As më lart, e as më afër, por vetëm këtu! - foli një bashkëluftëtar i Azemit dhe të gjithë

heshtën.Dy veta ia nisën ta kositin atë thekër dhe e tubuan me tfurq në një anë. Vendi ku kishte qenë kulla u lirua nga thekra dhe gruri. “Erdhi koha e kosimeve”, mendonte Abdyli.

- U korr para se të piqej gruri! - flisnin fshatarët.Bashkëfshatarët nisën t’ia çelin varrin. Kazma e parë, e dytë, e tretë, lopatat, dhe dukej se

ajo tokë do ta pranojë luftëtarin e vet. Ishin shumë dhe për një kohë të shkurtër, varri u bë gati. Pritej që të lëshoheshin eshtrat.... Abdyli shikonte fshatarët e mbledhur thuaja se kishin harruar të flisnin. Ata çdo fjalë e

lëvizje e përcillnin me kureshtje. Para tyre doli Nuhi Shabani, drejtori i Shkollës Fillore “Azem Galica” dhe me një letër në dorë, iu afrua sanëkut me eshtra.... Heshtje mortore... Ai hapi letrën dhe nisi ta lexojë:

Page 44: uniartpro1.webnode.com · Web viewUDHA E ESHTRAVE R o m a n (Botimi i dytë) Prishtinë, 2011 .. Redaktor Arsim Kajtazi …………………. Realizimi grafik BenDi …………………

1

- Shokë dhe miq të nderuar!... Jemi tubuar këtu së bashku që sot ta bëjmë varrosjen e eshtrave të Azem Bejtë Galicës, i cili gjatë tërë jetës së tij bëri një luftë të madhe për çlirim kombëtar. Sot, erdhi dita që pas 47 vjetësh, t’ia rivarrosim eshtrat e luftëtarit të trojeve tona. I falënderoj ata që morën guximin dhe i hyrën kësaj pune, posaçërisht Abdyl Krasniqin, Cenë Kapllanin, dhe shokët e komunave të Klinës dhe të Vushtrrisë si dhe të tjerë...

Pastaj mbretëroj prapë heshtje e madhe, një qetësi që nuk përballohej. Dy të shtëna armësh u dëgjuan në një anë të Lubovecit. Pastaj ata eshtra të Azem Galicës në atë sanëk u lëshuan ngadalë në varr...

1993-2011

HALIL KAJTAZI

Halil Kajtazi lindi më 21 qershor 1935 në Vitak të Drenicës. Shkollën fillore dhe gjimnazin e ulët e kreu në vendlindje, shkollën normale dhe shkallën e parë të Fakultetit Filozofik – Dega e Gjuhës dhe e Letërsisë Shqipe, në Prishtinë.

Me shkrime letrare u paraqit për herë të parë më 1952. Një kohë ishte arsimtar i gjuhës shqipe në Runikë të Komunës së Skenderajt, në Raksoh të komunës së Istogut(Burimit), pastaj gazetar i Radio-Prishtinës si dhe i gazetës “Kosova” të Obiliqit. Merret me krijimtari letrare – kryesisht në prozë dhe me mbledhjen e studimin e folklorit shqiptar.

Halil Kajtazi, deri më tash ka botuar këto vepra folklorike:Proza popullore e Drenicës (botim i autorit.Nga lirika popullore e DrenicësProza popullore e Drenicës, I, II, III, IV dhe V.Veprat letrare:I treti, roman.Në shtëpinë e bardhë, roman.Një kohë tjetër, tregime.Pehlivan Guri, roman.Loti në tri kohë, roman.Shkrime letrare, ese.Norka, roman.Orët e mëngjesit, roman.Udha e eshtrave, roman.Krahas punës së letërsisë Halil Kajtazi ka bërë shumë gjurmime dhe hulumtime në

folkloristikë si dhe në mjekësinë popullore për mjekimin praktik, përgatitjen e barit shërues të disa sëmundjeve trashëguese, siç janë: hemorroidet (majasëlli) i brendshëm dhe i jashtëm (në lëkurë), shërimi i sëmundjeve të lukthit, bronkitit kronik dhe të astmës, dhe lehtëson sëmundjen e psoriazës etj. Me rastin e përdorimit të bimëve për qëllime mjekuese, ku vend parësor zë mjekësia popullore, Halil Kajtazi merret edhe me mënyrat e përdorimit praktik të barnave popullore, kryesisht me bimë mjekuese, që janë me bollëk te ne. Ka botuar broshurat:

“Shërimi i majasëllit (hemorroideve)”, dhe“Shërimi i bronkitit kronik dhe i astmës”.

………………………………………..Katalogimi në botim – (CIP)Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës

Page 45: uniartpro1.webnode.com · Web viewUDHA E ESHTRAVE R o m a n (Botimi i dytë) Prishtinë, 2011 .. Redaktor Arsim Kajtazi …………………. Realizimi grafik BenDi …………………

1

821.18-31

Kajtazi, Halil Udha e eshtrave : roman / Halil Kajtazi. - (Botimi i dytë). – Prishtinë ; [Autori], 2011. - 120 f. ; 21 cm.

ISBN 978-9951- 8522-4-1