youth radio “marin barleti” -...

24
Botim i studentëve të Universitetit Marin Barleti Nr.16, 2013 Youth Radio “Marin Barleti” Intervistë me volejbollisten Klonarda Nezaj Intervistë me volejbollisten Esmeralda Tuci Zyra e Karierrës & Alumni Java e Klubeve Studentore Stop Dhunës! Nga Ilia Agolli Të bashkëjetosh apo jo përpara martesës? Nga Majlinda Kola Dita e parë e vitit akademik në UMB Ceremonia e pritjes Traditat UMB UMB VOLLEY

Upload: duongkien

Post on 06-Feb-2018

232 views

Category:

Documents


3 download

TRANSCRIPT

Page 1: Youth Radio “Marin Barleti” - students.umb.edu.alstudents.umb.edu.al/zera_studentore/zera_studentore_nr16_2013.pdf · Volejbolli është sporti i dytë në bote më popullor,

Botim i studentëve të Universitetit Marin Barleti Nr.16, 2013

Youth Radio “Marin Barleti”Intervistë me volejbollisten Klonarda Nezaj Intervistë me volejbollisten Esmeralda Tuci Zyra e Karierrës & Alumni

Java e Klubeve Studentore Stop Dhunës!Nga Ilia Agolli

Të bashkëjetosh apo jo përpara martesës? Nga Majlinda Kola

Dita e parë e vitit akademik në UMB Ceremonia e pritjes

Traditat në

UMB

UMB VOLLEY

Page 2: Youth Radio “Marin Barleti” - students.umb.edu.alstudents.umb.edu.al/zera_studentore/zera_studentore_nr16_2013.pdf · Volejbolli është sporti i dytë në bote më popullor,

E gjeni online në : http://umbradio.listen2myradio.com

Na dëgjoni LIVE!

Youth Radio “Marin Barleti”

Radio e studentëveRr. “Sami Frashëri”, Nr. 41, TiranëTel: 04 22 52 621; 04 24 30 333; Cel: 069 20 62 086 www.umb.edu.al

Page 3: Youth Radio “Marin Barleti” - students.umb.edu.alstudents.umb.edu.al/zera_studentore/zera_studentore_nr16_2013.pdf · Volejbolli është sporti i dytë në bote më popullor,

Zëra Studentorë Nr. 16, 2013 3

Youth Radio “Marin Barleti” F.2Të dashur studentë F.3Disa fakte interesante për ata që pëlqejnë Volejbollin F.4Intervistë me volejbollisten Klonarda Nezaj F.5Intervistë me volejbollisten Esmeralda Tuci F.7Si të jeni energjik çdo ditë F.9Kjo duhet të jetë vendosur në të gjitha shkollat dhe vendet e punës! F.10Zyra e Karierrës & Alumni F.12Stop Dhunës! F.14Të bashkëjetosh apo jo përpara martesës? Kjo është çështja. F.15Lektorium Akademik - Prof. Berteke Waaldijk nga Universiteti i Utrechtit, Holandë F.16Momente nga Welcome & Halloween Party F.17DELOITTE - një mundësi punësimi F.18Dita e parë e vitit akademik në UMB Ceremonia e pritjes F.19Panairi i 16-të i librit! F.20Studentët në emisionin Portokalli F.21 Të pastroj Shqipërinë në një ditë F.22Java e Klubeve Studentore mbyllet me ditën e Kinemasë F.23

Të dashur studentë,

Ju e keni dëgjuar shprehjen se jeta është shkollë, por dhe shkolla është jetë. Dhe pikër-isht këtë ofron Universiteti Marin Barleti, një shkollë jete dhe jo vetëm një jetë shkolle. Ju takon juve të përfitoni nga mundësitë e shumta për të qenë protagonistë jo vetëm në jetën akademike, por edhe në jetën shoqërore, mediatike, politike, sportive e kulturore të vendit. Vetëm po të jemi të gjithë bashkë, do të mund të prodhojmë një energji, siç kanë bërë barletasit përpara jush. Stafeta pret duart tuaja për të shkuar përpara.

Lexim të këndshëm!Kopertina 1: Barlety VolleyKopertina 2: Arkitekturë në UMBADRESA:Rr. “Sami Frashëri”, Nr. 41, TiranëTel: 04 22 52 621; 04 24 30 333; Cel: 069 20 62 086 www.umb.edu.al

Na dëgjoni LIVE!

Youth Radio “Marin Barleti”

Page 4: Youth Radio “Marin Barleti” - students.umb.edu.alstudents.umb.edu.al/zera_studentore/zera_studentore_nr16_2013.pdf · Volejbolli është sporti i dytë në bote më popullor,

4 Zëra Studentorë Nr. 16, 2013

1. Loja e Volejbollit është shpikur në vitin 1895, nga Willliam G.Morgan.2. Kampionati i parë Botëror është bërë në 1949 për meshkujt, dhe në 1952 për femra.3. Nëfillimvolejbolliunjohsipjesëelojëraveolimpike,në1964.4. Pjesa më e madhe e lojtarëve realizojnë afërsisht 300 kërcime në ndeshje. 5. Volejbolli ka marrë disa karakteristika nga sporti i tenisit dhe hendbollit. 6. Volejbolliështëquajturnëfillim“Mintonette”,dhemëpasu ndryshuanë“Volejboll”7. Volejbolli është sporti i dytë në bote më popullor, ja kalon vetëm futbolli.8. Ndeshja më e gjatë e volejbollit është bërë në Kingston, NorthCarolina,qëkazgjatur75orëe30minuta.9. Topi parë i dizenjuar i volejbollit, u krijua në 1900. 10. 998 milion njerëz në botë luajnë volejboll.

INTERESANTE PËR ATA QË PËLQEJNË VOLEJBOLLIN

DISA FAKTE

4 Zëra Studentorë Nr. 16, 2013

Page 5: Youth Radio “Marin Barleti” - students.umb.edu.alstudents.umb.edu.al/zera_studentore/zera_studentore_nr16_2013.pdf · Volejbolli është sporti i dytë në bote më popullor,

Zëra Studentorë Nr. 16, 2013 5

Përshëndetje Nezaj!Jeni cilësuar si një nga volejbollistet me të mira të Shqipërisë si ndjeheni para këtej fakti?Faleminderit. Të them të drejtën ndihem shumë mirë para këtij vlerësimi.Kjo për ar-syen se puna e gjithë këtyre viteve ka sjelle rezultatet e shumë pritura. Pas një investimi shumë vjeçar kam marr frytet e kësaj pune.Sa vite keni që merreni me sport?Kam rreth 12 vjet që luaj volejboll. Që e vogël jam aktivizuar me ekipin e parë të Tiranës, ku kam qenë lojtare lider, e kam kontribuar në fitoren e disa kampionateve e shumë tro-feve të tjera. Prej disa vitesh aktivizohem me ekipin kombëtar, që në kombëtaret e të rejave e deri tek të rriturat. Kam përfaqësuar den-jësisht Shqipërinë në aktivitete të ndryshme, si Kampionati Evropian, Botëror dhe Lojërat Mesdhetare. Jam shumë e lumtur që kam ar-ritur deri këtu. Volejbolli me fitoret dhe hum-bjet, është bërë pjesë e pandarë e imja dhe më jep shumë kënaqësi. Të punuarit në kolektiv më ka dhënë një eksperiencë të madhe. Tashme jeni larguar nga Ekipi i Tiranës dhe keni kaluar tek Barleti Volley, pse ky ndryshim ?Largimi nga Tirana erdhi si rezultat i një oferte më të mire nga ekipi i UMB-së. Ekipi

i Tiranës po kalon disa probleme financiare, dhe nuk m’i plotësonte të gjitha kushtet e kontratës. Kështu nga të gjitha ofertat që ki-sha, vendosa të largohem dhe të isha pjesë e Barleti Volley.Je volejbolliste që ka studiuar juridik. Pse pikërisht kjo zgjedhje?Përveç hobit për volejbollin, studimet kanë qenë objektivi kryesor në jetën time. Jam munduar të jap maksimumin në shkollë, ndo-nëse të merresh me sport, kohën e ke shumë të limituar dhe çdo gjë duhet t’a organizosh me përpikmëri. Që në gjimnaz, me pëlqente të studioja drejtësi, të kuptoja mënyrën sesi ishte i organizuar shteti, e ndarjen e push-teteve. Juridiku do më ndihmonte të kisha njohuri më të plota mbi legjislacionin në fuqi, atë ndërkombëtar dhe mënyrën e interpretimit dhe zbatimit ligjor të tij. Kjo ishte arsyeja pse zgjodha këtë fushë, dhe sapo kam përfunduar Master Shkencor në të Drejtë Private Biznesi. Si keni arritur t’i realizoni të dyja në të njëjtën kohë dhe sa e vështirë ka qenë kjo për ty? Ka qenë shumë e vështirë, sepse të kontribuosh në formimin akademik është ndoshta një prej investimeve që të gjithë do e bënin pa u men-duar dy herë. Nëse do u jepej mundësia, të gjithë do të zgjidhnin pa dyshim shkollat më

INTERESANTE PËR ATA QË PËLQEJNË VOLEJBOLLIN

Intervistë me volejbollisten Klonarda Nezaj

Page 6: Youth Radio “Marin Barleti” - students.umb.edu.alstudents.umb.edu.al/zera_studentore/zera_studentore_nr16_2013.pdf · Volejbolli është sporti i dytë në bote më popullor,

6 Zëra Studentorë Nr. 16, 2013

të mira të botës së zhvilluar. Sporti, pavarë-sisht emocioneve dhe vlerave që ka, kërkon shumë impenjim për t’i përballuar të dyja. Të studiosh dhe të jesh lojtare profesioniste, do të thotë që të sakrifikosh rininë dhe vitet më të bukura. Gjithsesi, nga përvoja ime mendoj që me vullnet dhe punë mund t’ja dalësh të shkëlqesh në fusha të ndryshme. Kështu, re-zultatet pozitive në volejboll më ndihmuan që të përfitoja një bursë studimi 1-vjeçare në SHBA. Amerika është vendi që i kushton interes të madh të gjitha sporteve. Pjesa më e madhe e universiteteve në SHBA ofrojnë bursa të plota për sportistët më të mirë, dhe një nga këto isha edhe unë. Ka qenë e lodh-shme, se kur bëhet fjalë për një sport profe-sionist, nuk ka vend për të shtyrë gjërat për nesër, për t’u përshtatur apo për të shmangur ca detyrime. Duhet disipline, e mbi të gjitha sakrificë, e kjo gjë më ka ndihmuar për të or-ganizuar kohën e studimeve dhe të stërvitjes. Na trego pak si fillon një mëngjes për ty?Një mëngjes fillon normalisht, zgjohem dhe bëhem gati për të shkuar në pune. Pasi për-fundoj punën, shkoj të ha drekën, dhe gjërat e vogla momentale.Pasditja është si gjithmonë e rezervuar për stërvitjen, dhe më pas mund të pi ndonjë kafe me miqtë e mi, në varësi të kohës që kam. Pra, dita ime është goxha e ngjeshur dhe vetëm në fundjave mund të organizohem të dal me familjen dhe njerëzit më të dashur.Çfarë vlerësoni më shumë tek vetja dhe për çfarë thoni ndonjëherë, “më mirë mos t’a kisha këtë”? Si kushdo ka gjëra që më pëlqejnë tek vetja dhe të tjera jo. Më pëlqen personaliteti që kam, po humbe këtë s’ke asgjë. Kjo pjesë duhet të ishte e rezervuar për të tjerët, ndosh-ta ata mund t’i citojnë më mirë. Përsa i për-ket gjërave që nuk më pëlqejnë, një nga këto është që shpeshherë i konsideroj njerëzit si vetja, dhe jap shumë nga vetja ime, ndërkohë që realiteti nuk është gjithmonë në anën time. Kjo gjë të merret për dobësi.A është Klonarda e dashuruar?Po, e dashuruar prej disa vitesh :). Kam përkrah një person që më mbështet dhe më

kupton më shumë se kushdo tjetër. Kemi kaluar shumë sfida, të cilat na kanë bërë të arrijmë deri këtu. Ndonëse nuk është sportist kemi arritur të gjejmë gjuhën e përbashkët. Jeta jonë është një ndërthurje profesionesh, unë juriste dhe sportiste, ndërsa ai inxhinier informatike.Si ju pëlqen t’a kaloni kohën e lirë? Kohën e lire ndonëse e kufizuar, me pëlqen t’a kaloj me familjen, miqtë dhe njerëzit e mi më të afërt. Gjithashtu, më pëlqen të lexoj, të bëj shopping, dhe të udhëtoj. Me pëlqejnë shumë udhëtimet, të eksploroj vende të reja, duke vizituar vende të ndryshme të botës. Deri tani, cila është “çmenduria “ më e madhe që keni bërë?Të them të drejtën nuk kam bëre ndonjëherë ndonjë “çmenduri” që të jem penduar më pas. Nuk kam qenë ndonjëherë tipi i aventurave. Në përgjithësi gjërat që kam bërë, kanë qenë pjesë e dëshirës time të plotë. Cili mendoni se ka qenë çelësi i suksesit tuaj? Puna, vullneti, këmbëngulja, dhe dëshira që kam pasur më kanë bëre që të arrij deri këtu. Por pa diskutim ndikojnë edhe shumë fak-torë të tjerë, si talenti, fati etj.Këtu nuk mund të mos theksoj që të jesh një sportist i madh, duhet edhe të kesh një zemër të madhe. Parimi im në jetë është që të hedh një hap çdo dite dhe të bëj çmos që ta hedh mirë.Cili është komplimenti më i këndshëm që ju kanë bërë?Asnjë nuk është perfekt, dhe idealja nuk ekziston, por të gjithëve na pëlqejnë kompli-mentet. Do të veçoja një: Ti paska dhënë zoti të gjitha :).Cili është mesazhi juaj për studentët?Jini vetvetja, jeta është shumë e shkurtër për të qenë dikush tjetër. Gjithashtu, duke qenë se është hera e parë që vesh ngjyrat e Barleti Volley, shpresoj që të triumfoj edhe këtu, dhe t’i jap titullin e parë kampion UMB-së. Pran-daj ju ftojë të gjithëve të na mbështesni dhe të përjetoni emocionet që të jep volejbolli.

Page 7: Youth Radio “Marin Barleti” - students.umb.edu.alstudents.umb.edu.al/zera_studentore/zera_studentore_nr16_2013.pdf · Volejbolli është sporti i dytë në bote më popullor,

Zëra Studentorë Nr. 16, 2013 7

Përshëndetje ‘Tuci’!1. Si lindi dëshira për t’u marrë me volejboll?Unë vij nga një vend ku volejbolli ka traditë të madhe, Rrësheni dhe të gjithë e dinë që Rrësheni ndër vite ka nxjerrë volejbolliste me emër si: Ari-ana Arapi (pallati i sportit në Rrëshen mban emrin e saj), Valbona Arapi, Lume Nilo, Vitore Tusha, Gjyste Picaku, Gjyste Përbasha, Lule Vladi, dhe ajo që e ngjalli dëshirën time për volejbollin, Marte Reçi, mamaja ime, e cila edhe sot në çdo ndeshje më ndjek dhe më rri afër.2. Kush është Tuci, për ata që nuk ju njohin?Për të gjithë ata që nuk me njohin, jam shumë e shoqërueshme me të gjithë, e dua shoqërinë time dhe jam shumë e sinqertë me njerëzit. Adhuroj njerëzit e thjeshtë që nuk shohin gradat në shoqëri e miqësi. Më tepër flas për veten sepse shumë më mirë më vlerësojnë të tjerët.3. Sa ka qenë i vështire rrugëtimi juaj deri këtu, duke pasur parasysh kushtet dhe hapësirat që i jepen volejbollit në vendin tonë?Në Shqipëri nuk ka qenë e lehtë të merresh me volejboll, kur e ke parasysh që është dashur, njëkohësisht të stërvitemi, të luajmë dhe të stu-diojmë në universitet. Gjithashtu, një prej prob-lemeve ka qenë mungesa e trajtimit të duhur për sportiste. Mirëpo, falë punës së palodhshme kam arritur t’i tejkaloj të gjitha sfidat dhe të fitoj atë që meritoj.4. Ju jeni një nga volejbollistet më me eksperiencë. Çfarë do t’i rekomandonit brezit të ri që merren me volejboll?Unë mendoj që ka shumë argumente që të gjithë të rinjtë të merren me sportin e volejbollit. Përveç se volejbolli është një sport nga i cili përfiton fizik

shumë të mirë dhe t’a ruan shëndetin, gjëja më e rëndësishme është që fiton shoqërinë. Volejbolli është një sport që e adhurojnë dhe e ndjekin shoqëria intelektuale. Sporti është art me vete, jo gjithkush mund t’a bëjë. Prandaj, ju rekoman-doj të gjithë prindërve që t’i angazhojnë fëmijët e tyre që në moshën e re të merren me volejboll dhe njëkohësisht edhe me shkollën. Volejbolli pa shkollën nuk ka vlerë. 5. A e mbani mend rezultatin e ndeshjes së parë dhe me kë?Me kujtohet shumë mirë ndeshja e parë kundër Skënderbeut të Korçës në vitin 2000, që u zhvillua në Rrëshen. Unë luaja për Minatorin e Rrëshenit-aty ku mora edhe hapat e parë, ishin pikët e fundit kur trajneria Lume Nika më thërret të futem në lojë. Ishin emocione të pa përshkruara, nuk qën-droja fare në tokë, për një moment nuk dija fare se ku isha. Më e bukura ishte kur pasuesja më jep top dhe unë e bëj pikë. Aty filloi karriera ime, dhe qëllimi mos të dilja më nga ai katror i kufizuar. Këtë ndeshje fituam 3:1.6. Ju keni luajtur edhe në Kosovë dhe keni qëndruar një vit. Çfarë ndryshimi ka qenë për ju?Në Kosovë kam luajtur për ekipin e Dritës në Gjilan, që është një ekip me shumë trofe dhe me traditë të volejbollit. Jam mirëpritur nga gocat që ishin shumë të reja në moshë dhe pa ndonjë eksperiencë, sepse shumica sa kishin kaluar nga Akademia Drita. Mirëpo, arritëm shumë shpejtë të kompletoheshim dhe integroheshim me njëra-tjetrën, t’a kuptonim diferencën e moshës dhe të mobilizoheshim për ndeshjet. Ka qenë një përvojë shumë e mirë. Në Kosovë jam ndjerë si vendase dhe jo si e huaj. Një karakteristikë shumë me rëndësi ka qenë publiku shumë i ngrohtë dhe i

Intervistë me volejbollisten Esmeralda Tuci

Page 8: Youth Radio “Marin Barleti” - students.umb.edu.alstudents.umb.edu.al/zera_studentore/zera_studentore_nr16_2013.pdf · Volejbolli është sporti i dytë në bote më popullor,

8 Zëra Studentorë Nr. 16, 2013

përmbajtur në tërë Kosovën, pavarësisht a kemi luajtur brenda apo jashtë Gjilanit. 7. Jemi të informuar që tashmë jeni ped-agoge në Universitetit Marin Barleti, si ndje-heni?Në korrik të këtij viti pasi u ktheva nga Kosova, përfaqësuesit e UMB Volley më kontaktuan dhe më ofruan që të mbroj ngjyrat e Universitetit Marin Barleti. Pasi arritëm marrëveshjen, më ofruan edhe punën si pedagoge për lëndën e volejbollit. Më duhet të theksoj edhe unë që UMB Volley funksionon ndryshe nga ekipet e tjera të Kampionatit Shqiptar, duke sjellë një risi që bazo-het në modelin anglo-sakson. Kjo risi u integrua si formulë e re në strukturën organizative të Uni-versitetit Marin Barleti. Ekipi ka në përbërjen e vet studente të këtij institucioni arsimor dhe tani edhe pedagoge dhe zyrtare, që njëkohësisht puno-jnë, studiojnë dhe mbrojnë ngjyrat e Universitetit Marin Barleti. Jam shumë lumtur dhe krenare që jam pjesë e stafit universitar të Marin Barle-tit dhe ndjehem shumë mirë kur përvojën time shumëvjeçare e kombinoj me leksionet teorike dhe e shfaq tek studentët e këtij universiteti. 8. Si nis një ditë pune për ju?Dita për mua është shumë e ngarkuar, por tani jam stabilizuar. Çdo ditë fillon që në mëngjes me vra-pime apo, varet nga programi. Ditët kur kam lek-sione jam më e ngarkuar, sepse veç stërvitjeve të rregullta paradite më duhet edhe të përgatitem për leksionet. Ndërsa, pasdite kemi stërvitje me ekip-in çdo ditë, ndërsa pas stërvitjeve dalim me gocat për kafe. Pjesa tjetër e kohës regjim dhe përkush-tim ndaj motrës që është studente. Pas ndeshjeve shkoj gjithmonë në Rrëshen tek prindërit e mi. 9. Kush është Tuci jashtë volejbollit?Tuci jashtë volejbollit!! Po e filloj me Tucin si

sportiste se ashtu më njohin dhe do ta përfun-doj me Esmeraldën. Sportistet janë ndryshe nga njerëzit e zakonshëm, kanë botë ndryshe dhe gjykojnë ndryshe, nuk durojnë padrejtësi, janë të respektueshëm dhe të sjellshëm. Këtë e shfaq edhe Esmeralda në jetën jashtë katrorit 9 x 9. Volejbolli përveç që është argëtim për mua është dhe punë. 10. Kush është formula për t’u bërë një volejbolliste e suksesshme?Formula e vetme është puna e madhe. Nëse do të bëhesh një volejbolliste apo sportiste në çfarëdo sporti çelësi i suksesit është puna. Vetëm me punë arrihet çdo gjë, e më pas vijnë faktorët e tjerë si talenti, kushtet, rrethi e të tjera, që të gjitha i ndih-mojnë punës për një sportist të suksesshëm.11. Nëse do kishit mundësi të zgjidhni një vend për të jetuar, ku do shkonit?Kam 9 vjet që jetoj në Tiranë, dhe nuk dua të lëviz nga Tirana, jo veç se është kryeqytet, por të ofron më shumë se sa rrethet tjera. Por, fundjavën e ad-huroj t’a kaloj në vendet malore, gjelbërim, ajër të pastër dhe qetësi.12. Cilat janë synimet e juaja në të ardh-men?Pas përfundimit të karrierës sime si volejbolliste, synimi im është të vazhdoj punën si pedagoge dhe të filloj të ushtroj profesionin e trajnerit. Ëndërr e imja është të themeloj një shkollë të volejbollit dhe të merrem me stërvitjen e moshave të reja, pse jo edhe në kuadër të Universitetit të Marin Barleti.14. Cili është mesazhi juaj për studentët?Mesazhi im është që të gjithë lexuesit e revistës tuaj të vijnë në çdo ndeshje dhe ti mbështesin gocat e Barleti Volley, që të kemi edhe një motiv shtesë. Shpresoj dhe besoj fuqishëm që nuk do të zhgënjehen!

Page 9: Youth Radio “Marin Barleti” - students.umb.edu.alstudents.umb.edu.al/zera_studentore/zera_studentore_nr16_2013.pdf · Volejbolli është sporti i dytë në bote më popullor,

Zëra Studentorë Nr. 16, 2013 9

Lejoje trupin tënd të marri sasinë e nevojshme të ushqimeve që i duhet.Në qofte se nuk jeni i uritur, mos konsumoni sasi të tepërt ushqimi. E rëndësishme është të mos tejkaloni sasinë e nevojshme që ju duhet. Konsumoni kryesisht ato që kanë sasi me të ulët yndyrash.Hani mëngjesin, edhe në qoftë se nuk jeni i uritur.Në shumë studime që janë bëre, personat që konsumojnë mëngjesin ndihen shumë më mirë se të tjerët të cilët nuk e bëjnë.Bëni aktivitete sportive, sa me shume të jetë e mundur.Mjafton edhe thjesht të ecni në natyre, kjo do ju ndihmojë më shumë seç mendoni ju. Në kohën tuaj të lire, bëni aktivitete sportive, palestër apo vrap nga liqeni. Mos harxhoni orë të tepërta nëpër kafene, por investoni për shëndetin tuaj.Flini mjaftueshëm gjumë. Të fjeturit jo vetëm ju ndihmon që të jeni më energjetik, por edhe për shumë arsye të tjera. Ju bën mirë për sistemin nervor, për lëkuren dhe të jeni më të bukur. Flini të paktën 7 orë në ditë. Zgjohuni energ-jetik dhe me dëshirën e madhe për të realizuar ato që deri dje nuk i bënit dot.Konsumo pasdite disa nga këto produkte:Bajame, lajthi, stika, fruta të thata, fruta pylli, çokollatë të zezë. Ha ushqyeshëm , evitoni ushqimet e fastfoodit.Konsumo më shumë gjëra të përgatitura në shtëpi, ato janë më të mira për organizmin. Konsumo sa më shumë produkte të pasura me perime, vitamina, proteina, fibra që janë shumë të mira për metabolizmin e secilit nga ne.Zgjohu thuajse çdo ditë në të njëjtën orë.Sipas disa statistikave që janë bëre, personat që kanë një orar zgjimi të caktuar, janë më energjik dhe plotë jetë .Çlodhuni gjatë fundjavës.Kur jeni njerëz me angazhime dhe aktivitete të shumta, ju nevojitet një ditë në javë të bëni pushim, të largoheni nga stresi i përditshëm i punës. Mjafton të bëni atë që dëshironi, pra të shijoni plotësisht ditën tuaj. Kjo do të bëje të mundur që të filloni javën më të motivuar dhe të çlodhur.Bëni ushtrime pas pune.Pas çdo dite te mbingarkuar me punë dhe stres, kur të vini në shtëpi bëni disa ushtrime te tilla si: streçing, përkulje dhe hapje të krahëve. Sa më të çlodhur të jeni aq më të lumtur dhe produktiv do të jeni.Dëgjoni muzikë gjatë kohës që punoni ose në kohen tuaj të lirë.Si gjithmonë të dëgjuarit muzikë na ndihmon të heqim ngarkesën nervore dhe të jemi më optimiste. Muzika ne te njëjtën kohe na ndihmon te jemi me energjik.Mos konsumoni duhan dhe alkool!Konsumimi i duhanit dhe alkoolit tashme është bëre një gjë rutine. Pjesa më e madhe e të rinjve dhe të rejave konsumojnë pa fund alkool dhe duhan, duke harruar efektet negative që ka. Dëmton jo vetëm rënde shëndetin por ju do ndiheni çdo dite dhe më të lodhur

Page 10: Youth Radio “Marin Barleti” - students.umb.edu.alstudents.umb.edu.al/zera_studentore/zera_studentore_nr16_2013.pdf · Volejbolli është sporti i dytë në bote më popullor,

10 Zëra Studentorë Nr. 16, 2013

Kjo duhet të jetë vendosur në të gjitha shkollat dhe vendet e punës!E kanë inat apo jo atë, ai sigurisht që e ka gjetur fiks këtë! Bill Gates kohët e fundit ka dhënë një fjalim në një gjimnaz rreth 11 gjërave që nuk kanë bëre dhe nuk do të mësojnë në shkollë .Ai flet për mënyrën se si të ndihen mirë, korrigjon mënyrën e të mësuarit që ka krijuar një brez të fëmijëve pa asnjë koncept të realitetit dhe se si ky koncept i nxjerr ata të dështuar në botën reale .Rregulli 1: Jeta nuk është e drejtë - mësohuni me këtë gjë!Rregulli 2: Bota nuk do t’ja di për vetëbesimit tuaj. Bota prët që të përmbushni diçka përpara se ju te ndiheni mirë me veten tuaj .Rregulli 3: Ju nuk do të bëni 60.000 $ në vit, direkt pas përfundimit të shkollës së mesme. Ju nuk do të jeni një zëvendës -president me një telefon makine, deri sa ti keni fituar te dyja.Rregulli 4: Nëse ju mendoni se mësuesi juaj është i ashpër , prisni deri sa ju të takoni shefin tuaj.Rregulli 5: Të punosh ne fasffood nuk është nën dinjitetin tuaj. Gjyshërit tuaj kishin tjetër mendim për punën në fasffood : ata e quanin atë mundësi.Rregulli 6: Nëse ju e katranosni me diçka, ky nuk është faji i prindërve tuaj, kështu që mos u ankoni nga gabimet tuaja, por mësoni nga ato.Rregulli 7: Përpara se të kishit lindur ju, prindërit tuaj nuk kanë qenë kaq të mërzitshëm sa janë tani. Ata u mësuan kështu nga pagesat e faturave tuaja, pastrimi i rrobave tuaja, duke ju dëgjuar që thoni mendime se jeni kështu që, përpara. Para se të shpëtoni pyjet nga parazitet e brezit të prindërve tuaj, përpiquni të sistemoni se pari dollapin tuaj. Rregulli 8: Disa shkolla i kanë mënjanuar fituesit apo humbësit, por jeta jo. Shumë shkolla i kanë hequr notat jo kaluese dhe ju do të keni të gjitha mundësitë derisa te dilni tek përgjigja e saktë. Kjo s’ka ngjash-mërinë më të vogël me jetën e vërtetë.Rregulli 9: Jeta nuk është e ndarë në semestra. Ju nuk merrni pushime verore dhe shumë pak punëdhë-nës janë të interesuar për t’ju ndihmuar të gjeni veten tuaj . Bëje gjate kohës tuaj.Rregulli 10: Televizioni nuk është jeta reale . Në të vërtetë në jetën reale njerëzit duhet të largohen nga kafenetë dhe të shkojnë në punë.Rregulli 11: Jini te sjellshëm me “shkencëtaret”. Shanset janë që ju do të ikni nga puna për një nga ata!Rregulli 12: Pirja e duhanit nuk të bën të ndjehesh “cool”. Kjo ju bën të dukeni “budalla”.Rregulli 13: Ju nuk jeni te pavdekshëm! Në qofte se ke idenë te jetosh me intensitet, të vdesësh i ri dhe të lesh një kufome të bukur është romantike, ti ndoshta nuk ke pare shokët e dhomës në gjendje normale.Rregull 14: Kënaqu sa ke mundësi. Sigurisht që prindërit të bezdisin, shkolla të mërzit, dhe jeta është dëpresuese. Por një ditë do ta kuptosh se sa e mrekullueshme ishte të ishe fëmijë.

Page 11: Youth Radio “Marin Barleti” - students.umb.edu.alstudents.umb.edu.al/zera_studentore/zera_studentore_nr16_2013.pdf · Volejbolli është sporti i dytë në bote më popullor,

Zëra Studentorë Nr. 16, 2013 11

Page 12: Youth Radio “Marin Barleti” - students.umb.edu.alstudents.umb.edu.al/zera_studentore/zera_studentore_nr16_2013.pdf · Volejbolli është sporti i dytë në bote më popullor,

12 Zëra Studentorë Nr. 16, 2013

MisioniMisioni i kësaj qendre është të trajnojë, testojë dhe asistojë studentët si punëmarrës të ardhshëm, jo vetëm në nivel akademik, por edhe atë praktik në fillimin e karrierës së tyre intelektuale.

Zyra e karrierës e UMB lindi për t’u shndërruar, nëpërmjet shërbimeve të saj, në një pike të artë takimi të kërkesave të studentëve të saj dhe botës së punës.

Shërbime për studentët: • UdhëzimKarriere• PraktikadheTrajnimePost-Diplomike• PrezantimetëbiznesevenëUniversitet• Këshillimindividualikarrierës• BuletiniiPunës

Aktivitetet e CC Panaire pune

Panaire studentore Aktivitete Seminare & Workshope

Leksione te Ekspert Vizita Industriale

Histori Suksesi

Planifikimi i Karrierës

VITI I Koha e zbulimit të vetes1 - Zhvilloni interesat tuaja dhe aftësitë përmes anëtarësimit në klubet studentore,2 - Njihuni me Qendrën e Karrierës, atë që është në dispozicion në UMB.3 - Bisedoni në lidhje me interesat tuaja të karrierës4 – Vendosni një takim me Zyrën e këshillimit përmes Qendrës së Karrierës.5 – Studioni shumë dhe mundohuni të mbani rezultate të larta. VITI II

Zgjeroni horizontet tuaja 1 - Vazhdoni të zgjeroni njohuritë tuaja për opsionet e karrierës. 2 - Mësoni më shumë në lidhje me tregun e punës, duke vizituar Portalin e Qendrës së Karrierës, 3 - Realizoni intervista informative

Zyra e Karierrës & Alumni

Universiteti Marin Barelti Rr. “Frang Bardhi”, TiranëInfo: 0692067247 / 044500999E-mail: [email protected]:// [email protected] TarajDiantina Zuna

Page 13: Youth Radio “Marin Barleti” - students.umb.edu.alstudents.umb.edu.al/zera_studentore/zera_studentore_nr16_2013.pdf · Volejbolli është sporti i dytë në bote më popullor,

4 - Ndiqni praktika, punë vullnetare me kohë të pjesshme 5 - Merrni pjesë në panairet e karrierës që do të organizojë Qendra e Karrierës

VITI III

Merrni një vendim për karrierën 1 - Zbuloni ABC-në e kërkimit të një pune të suksesshme 2 - Përgatitja për punën tuaj të parë. 3 - Përdorni kontaktet tuaja për të identifikuar mundësitë e punës dhe merrni referime. 4 - Eksploroni të gjitha mundësitë. 5 – Konfirmoni provimet tuaja të mbetura në fillim të vitit, kështu që nuk do ketë surpriza kur të vijë koha për t’u diplomuar.

AlumniAjo ç’ka synohet në zyrën e Aluminit është ruajtja e lidhjeve të krijuara gjatë viteve të studimit, rivendosja e lidhjeve të vjetra ose krijimi i lidhjeve të reja.Kjo zyrë ka një rol të rëndësishëm në mbështetjen e të sapodiplomuarve, të rinjve që bëjnë përpjekjet e para për t’u integruar shpejt në tregun e punës. Agjenda e kësaj zyre ka për qëllim rritjen e perspektivave të tyre të ardhshme dhe të mbështesë avancimin më tej të karrierës së re.

Histori suksesi

Anisa BranoKoordinatore e Klubeve Studentore

Edlira OsmaniPedagoge e jashtme në Universitetin “Marin Barleti”

Diantina ZunaKoordinatore e BTTC

Ada ShehuKontabiliste në “Stern Zanin”

Loren HaxhiWeb Developer-APA

Meral TodriAsistente Zv/Ministrit të Integrimit

Borana KalemiAsistente e Ministrit të Ekonomisë

Zëra Studentorë Nr. 16, 2013 13

Page 14: Youth Radio “Marin Barleti” - students.umb.edu.alstudents.umb.edu.al/zera_studentore/zera_studentore_nr16_2013.pdf · Volejbolli është sporti i dytë në bote më popullor,

14 Zëra Studentorë Nr. 16, 2013

Nga Ilia Agolli

Në emër të gjithë atyre fëmijëve që çdo mëngjes zgjohen me ëndrrën se do të gjejnë një nënë pranë tyre, t’i përkëdhelë, t’i lëmojë flokët, t’i përgatisë mëngjesin, ta bëjë gati për në shkollë, ta presë kur vijë nga shkolla, t’i tregojë një përrallë, ta mësojë, ta edukojë dhe ta gëzojë kur ta shohë atë vet të Lumtur! Në emër të gjithë atyre fëmijëve që shitën dhe blihen të kërcënuar si të ishin kafshë, që çdo ditë i gjejmë nëpër cepat e rrugëve të strukur nën kartonë plehrash, këmbë zbathur, të pa mbuluar, duke mëshiruar fatin e duke iu lutur si skllevër çdo kalimtari t’u japë diçka që t’u hapë shpirtin përtej atij izolimi barbar, që i ka detyruar të mbledhin mbeturinat e çdo kujt që ta çojë drejt perfeksionit, dikë që t’i falë atyre sot, ha me lugë prej floriri! Në emër të atyre fëmijëve që kanë frikë të shkojnë në shtëpi sepse s’duan të besojnë realitetin se, pavarësisht natyrës së bukur që zoti krijoji, ata kanë “ferrin” brenda katër mureve, dhunën, varfërinë, kërcënimin dhe abuzimin që u bëhet gjithmonë me pa të drejtë! Në emër të atyre fëmijëve që humbin jetën çdo ditë nga uria, humbin jetën nga pakujdesia prindërore, humbin jetën nga mos pranimi i faktit së “ferri” ekziston në tjetër botë e jo këtu, humbin jetën sepse duan të jetojnë!Në emër të gjithë atyre nënave që nuk mund të përqafojnë fëmijët e tyre, që nuk mund të kujdesen për fëmi-jët e tyre. Në emër të gjithë atyre nënave heroina që shesin trupin për t’u hapur rrugën drejt jetës fëmijëve të tyre, të nënave që marrin peshën më të rëndë të jetës dhe krijojnë një copëz dritë për fëmijët e tyre që të shpresojnë tek e ardhmja, duke menduar gjithmonë për të mirën sepse janë NËNA. Të atyre nënave heroina që dhunohen për ditë njësoj siç janë vaktet e bukës, në emër të gjithë atyre nënave që secila, pavarësisht kushteve detyruese apo fatit të tyre, janë “heroina” për botën ku jemi! Ti themi stop! A mos nënat janë makineri që prodhojnë art? JO! Le t’ua heqim së bashku këtë epitet të rëndomtë dhe le t’i lemë të trajtohen ndryshe, të duan fëmijët e tyre dhe t’i përqafojnë sa herë të jetë e nevojshme, se fundja këto janë përqafimet që na mbajnë ngrohtë të gjithëve! Të shpërndajnë dashuri në çdo cep të rrugës, botës i duhen NËNAT. Ekziston dashuria përtej qenies shpirtërore të NËNAVE . Le të jetojmë! Dhuna nuk është pjesë e jetës, ne nuk duhet ta pranojmë!

Stop Dhunës !

14 Zëra Studentorë Nr. 16, 2013

Page 15: Youth Radio “Marin Barleti” - students.umb.edu.alstudents.umb.edu.al/zera_studentore/zera_studentore_nr16_2013.pdf · Volejbolli është sporti i dytë në bote më popullor,

Zëra Studentorë Nr. 16, 2013 15

Nga Majlinda Kola

Vitet e fundit po shtohet gjithnjë e më shumë numri i të rinjve, dhe jo vetëm atyre, që preferojnë të bashkëjetojnë përpara se të martohen. Pjesa më e madhe bëhen më të pasigurt drejt kësaj të fundit, ndërkohë që shumë çifte të tjera që nuk e kanë provuar bashkëjetesën janë ende në dilemë nëse duhet ta zgjedhin apo jo atë. Të bashkëjetosh apo jo përpara martesës? Kjo është çështja! Kohët moderne kanë bërë që shumë çifte përpara se të lidhin jetët e tyre e të martohen, fil-limisht të bashkëjetojnë: ata duan të sigurohen përpara se të firmosin në bashki apo të betohen përpara Zotit! Por a është me të vërtetë prova e bash-këjetesës sekreti i një martese jetëgjatë? Në vendin tonë, martesa vazhdon të jetë një institucion, pavarësisht ligjit të divorcit. Por bashkëjetesa është duke u bërë gjithnjë e më shumë një prelud i unazës së martesës: tashmë ajo është kthyer si një lloj testi paramartesor, që çiftet po i nënshtrohen edhe më tepër.Por le të shohim se si janë përgjigjur disa të intervistuar që ne kemi pyetur nëse ishin pro apo kundër bashkëjetesës.Intervistuesi i parë, gjinia mashkull, mosha 19 vjeçBashkëjetesa është një shkatërrim për jetën.

Intervistuesi i dytë, gjinia femër, mosha 23 vjeçDo preferoja bashkëjetese për shkak të procedurave të bezdisshme të martesës

Intervistuesi i tretë, gjinia femër, mosha 20 vjeç Jam pro bashkëjetesës, sepse kur martohesh lidhja konsumohet

Intervistuesi i katërt, gjinia mashkull, mosha 75 vjeç Absolutisht pro martesësIntervistuesi i pestë, gjinia mashkull, mosha 40 vjeç Pro martesës, sepse është normale, bashkëjetesa është trendi i kohës për të kaluar kohën.

Është liria dhe dëshira e çiftit për të vendosur nëse duan të bashkëjetojnë apo të martohen, por në të dyja rastet vlejnë të njëjtat rregulla si besimi reciprok. Shumë janë munduar të japin receta për marrëdhënie të gjata në kohë, por në një çift nuk duhet të mungojë mirëkuptimi, imagjinata, dhe dashuria duhet të pushtoje qenien e tyre duke suprizuar njëri-tjetrin sikur dhe vetëm me një gjest të thjeshtë.

Të bashkëjetosh apo jo përpara martesës?

Zëra Studentorë Nr. 16, 2013 15

Page 16: Youth Radio “Marin Barleti” - students.umb.edu.alstudents.umb.edu.al/zera_studentore/zera_studentore_nr16_2013.pdf · Volejbolli është sporti i dytë në bote më popullor,

16 Zëra Studentorë Nr. 16, 2013

Në lektoriumin e organizuar në Universitetin “Marin Barleti”, në datën 29 tetor 2013, mbajti ligjëratën e saj Prof. Berteke Waaldijk nga Universiteti i Utrechtit, Holandë,

“Kontekste që ndryshojnë : Studimet gjinore dhe qytetaria në Europë”Prof. Waaldijk bëri një përshkrim të shkurtër historik të rrugës që ka ndjekur kjo disiplinë relativisht e re në mjedi-set akademike. Deri më 1970, në Universitetet Europiane nuk ekzistonin programe akademike kushtuar studimeve gjinore. Përfshirja në curriculën akademike dhe zgjerimi i kërkimeve në këtë fushë përkoi me ndryshimet e mëdha sociale që ndodhën në të gjitha shoqëritë europiane.

Për të gjithë njerëzit në Europë, qytetaria ka ndryshuar gjatë 40 viteve të fundit. Në Europën Qendrore dhe Lindore, shtetet socialiste u shpërbënë, ndërkohë që u zhvilluan forma të reja të shoqërisë civile dhe sipërmarrjeve private. Në Evropën Perëndimore u rrit pjesëmarrja e grave në punën e paguar. Në të dyja pjesët e Europës, marrëdhëniet ndërmjet hapësirave publike dhe private ndryshuan në mënyrë rrënjësore e të shpejtë. Migrimi ndryshoi përbërjen e popullsive në të gjitha vendet e Europës. Revolucioni dixhital pati një ndikim të thellë në komunitetet sociale, ekonomike dhe financiare. Në këto kontekste që ndryshojnë në mënyrë dramatike, studimet gjinore operojnë në një fushë tensioni ndërmjet kërkimit shkencor dhe skolastik, nga njëra anë, dhe kritikës politike, përfshirjes sociale dhe projekteve për “ ndrysh-imin e botës”, nga ana tjetër. Studentët, lektorët dhe studiuesit vijnë në këtë fushë kritike pasi ata/ato nuk e pranojnë pabarazinë gjinore, ata/ato donin dhe duan t`i japin fund përjashtimit dhe diskriminimit. Në të njëjtën kohë, ato/ata mendojnë se bëjnë më shumë se ‘vetëm politika feministe’: studimet gjinore po thellojnë dijen dhe ofrojnë kompe-tenca specifike për ta mësuar e përhapur atë. Konteksti i ndryshueshëm i Europës në 40 vitet e fundit ka sjellë zbulime dhe krijime të formave të reja të qytetarisë. Qytetaria nuk është më vetëm kombëtare, ajo është gjithashtu ndërkombëtare (lokale, rajonale, europiane, globale). Politikanët dhe vendimmarrësit, aktivistët e shoqërisë civile dhe studiuesit akademikë kanë vënë në dukje që dety-rimet dhe të drejtat (civile, politike dhe sociale) të qytetarëve nuk mund të kuptohen pa kuptuar marrëdhëniet gjinore. Ligjëruesja theksoi se nuk ka asnjë kundërshti ndërmjet trajtimit teorik të marrëdhënieve gjinore dhe aspiratave për drejtësi sociale. Studimet gjinore përfitojnë nga ndërveprimi me aktorë të ndryshëm: politikëbërës të qe-verive kombëtare apo institucioneve ndërkombëtare (BE, OKB), aktivistë feministë, përfaqësues të organizatave jofitimprurëse. Studimet Gjinore op-erojnë në kontekste në ndryshim të vazhdueshëm, por gjithashtu ato vetë i ndryshojnë këto kontekste. Ky është aktiviteti i dytë që zhvillohet në kuadrin e këtij forumi të lartë akademik në UMB. Pjesëmarrja e gjerë e profesoratit, e të ftuarve të tjerë, anëtarë të Kuvendit të Shqipërisë, drejtues të OJF dhe ekspertëve të fushës tregon për një interesim gjithnjë në rritje për të tilla ngjarje akademike.

Prof. Dr. Waaldijk (1957) është historiane. Aktualisht drejton Departamentin për “Studime Gjuhësore dhe Kulturore” në Fakultetin e Shkencave Humane në Universitetin e Utrechtit. Ajo është themeluese e Programit Universitar të Studimeve Gjinore (www.genderstudies.nl) në këtë universitetiAjo prej disa kohësh ka marrëdhënie bashkëpunimi me Fakultetin e Shken-cave Sociale të UMB me dekanen e të cilit, Dr. Saemira Pino, bashkëud-hëheqin një tezë doktorate.

Lektorium Akademik - Prof. Berteke Waaldijk nga Universiteti i Utrechtit, Holandë

Page 17: Youth Radio “Marin Barleti” - students.umb.edu.alstudents.umb.edu.al/zera_studentore/zera_studentore_nr16_2013.pdf · Volejbolli është sporti i dytë në bote më popullor,

Zëra Studentorë Nr. 16, 2013 17

Universiteti Marin Barleti organizoi ditën e mërkurë, dt. 30 tetor, partyn e mirëseardhjes për të gjithë studentet dhe pedagogët e tij.

Party u organizua tek Lollipop Club, në bllok, ku pati një pjesëmarrje shumë te madhe nga ana e studentëve bachelor dhe master. Të gjithë së bashku kaluam momente shumë të bukura dhe të gëzueshme nën ritmet e muzikës moderne.

Momente nga

Edhe njëherë studentët dhe pedagogët e UMB-së treguan se si festohet.

Tradita do të vazhdojë!Zëra Studentorë Nr. 16, 2013 17

Page 18: Youth Radio “Marin Barleti” - students.umb.edu.alstudents.umb.edu.al/zera_studentore/zera_studentore_nr16_2013.pdf · Volejbolli është sporti i dytë në bote më popullor,

18 Zëra Studentorë Nr. 16, 2013

Universiteti Marin Barleti në bash-këpunim me Qendrën e Karrierës dhe Deloitte zhvilluan aktivitetin me temë “Deloitte – Zhvillo veten tënde si kurrë më parë”.

Të ftuar në këtë aktivitet ishin: Znj. Arjola Çela – Menax-here e Departamentit të Auditit dhe Riskut në Deloitte, Znj. Blerina Memo – Menaxhere e Departamentit të Taksave në Deloitte, Znj. Dorina Peristeri – Menaxhere e Departamentit të Konsulencës Financiare në Deloitte.Gjatë prezantimit të saj, Znj. Arjola Çela diskutoi rreth funksionimit të Deloitte në Shqipëri, si është e orga-nizuar kompania, sa departamente ka në përbërje, si dhe për mënyrën e përzgjedhjes së stafit. Përfitimet e punësimit në departamentin e auditimit janë eksper-tiza në: analiza dhe kontrolli në detaje i informacionit financiar të klientit, përgatitja e pasqyrave financiare, asistimi në hartimin e politikave të brendshme, njohja me kompanitë e mëdha në Shqipëri dhe problematikat e tyre, si dhe përdorimi i pajisjeve kompjuterike.

Ajo shpjegoi gjithashtu dhe procesin e selektimit, i cili konsistonte në këto hapa: dorëzimi i CV, letrës së in-teresit dhe fotokopje të listës së notave, njohja e gjuhës angleze në nivele të larta-një kriter i rëndësishëm, si dhe mesatare e lartë e notave. Mbas përzgjedhjes do të bëhet testimi i kandidatit (test i gjuhës angleze + test logjik + test kontabiliteti), intervistë me burimet njerëzore dhe finalizohet me fillimin e internshipit.

Më vonë fjalën e mori Znj. Memo, e cila diskutoi rreth historisë së zhvillimit të departamentit të taksave në vite dhe perspektivat për të ardhmen, duke sjellë një analizë të gjerë të bërë në shumë biznese shqiptare për lehtësirat dhe përfitimet që kishin realizuar subjekte private nga shërbimet e Deloitte.Znj. Peristeri diskutoi rreth rëndësisë së shërbimeve të konsulencës financiare nëpër kompanitë shqiptare. Gjithashtu theksoi përfitimet e punësimit në Deloitte, që konsistonin në informacionin financiar të klientit, në analizën e tregut dhe industrisë, në ndërtimin e mod-eleve financiare dhe vlerësimin e tyre.

Programi i internshipit në departamentin e auditimit dhe konsulencës konsiston në:

- program me kohë të pjesshme,- përfshirjen në projekte konkrete,- kontratë 5-mujore,- përfshirja në procesin e vlerësimit,- më të mirëve u ofrohet mundësia për punësim me kohë të plotë pas marrjes së diplomës.

Gjatë takimit pati shumë pyetje dhe diskutime rreth mundësive të punësimit në këtë kompani. Të gjithë studentët e interesuar janë të lutur të sjellin CV-të dhe letrat e tyre të motivimit në gjuhën angleze pranë qen-drës së karrierës në kampusin 2, ose me e-mail në: [email protected]

DELOITTE - NJË MUNDËSI PUNËSIMI

Career CenterUniversiteti Marin Barleti

Page 19: Youth Radio “Marin Barleti” - students.umb.edu.alstudents.umb.edu.al/zera_studentore/zera_studentore_nr16_2013.pdf · Volejbolli është sporti i dytë në bote më popullor,

Zëra Studentorë Nr. 16, 2013 19

Më datë 14 Tetor 2013, Universitetit Marin Barleti hapi dyert për studentët e tij, duke nisur me suksese vitin e ri akademik 2013-2014.

Gjatë ceremonisë së hapjes Rektori i Universiteti “Marin Barleti”, Prof. Dr. Marenglen Spiro, mba-jti fjalën e mirëseardhjes dhe u uruoi të gjithë studentëve një vit të mbarë akademik në audi-torët e universitetit tonë. Pas fjalës përshëndetëse u mbajt një leksion në fushën e ekonomisë nga Prof.Dr. Jorgji Bollano, i cili bëri dhe prezantimin e programeve të reja: Financë, Bankë, Sig-urime dhe Kontabilitet, Auditim, Taksa. Më pas ju dha fjala Z. Erion Kristo, i cili foli për rëndësinë dhe funksionimin e Unionit Studentor, si dhe kuptimin e të qenit Barletas.Universiteti “Marin Barleti”, stafi akademik dhe administrativ urojnë të gjithë studentët:

Dita e parë e vitit akademik në UMB

Ceremonia e pritjes

SUKSESE në vitin e ri akademik 2013-2014

Page 20: Youth Radio “Marin Barleti” - students.umb.edu.alstudents.umb.edu.al/zera_studentore/zera_studentore_nr16_2013.pdf · Volejbolli është sporti i dytë në bote më popullor,

20 Zëra Studentorë Nr. 16, 2013

Më datë 13-17 nëntor 2013 u çel Panairi i Librit “Tirana 2013”. Ky është Panairi i 16-të që zhvi-llohet radhazi në qytetin e Tiranës nga Shoqata e Botuesve Shqiptarë, e cila organizon këtë aktivitet vjetor prej vitit 1998. Panairi ka shënuar rezultate në rritje nga viti në vit, duke siguruar kështu vijimësinë e Panairit të Librit të Tiranës dhe përkrahjen e gjerë të tij. Këtij panairi iu bashkuan të gjithë njerëzit që merren me letrat shqipe: autorët, botuesit, lex-uesit, përkthyesit, përfaqësuesit e shtypit dhe të medias etj., me synimin për të krijuar e zhvil-luar kontakte tradicionale midis tyre, duke promovuar dhe nxitur e leximin në masat e gjera, veçanërisht tek të rinjtë, në kushtet e mungesës së sistemit të shpërndarjes së librit në vendin tonë.

Një listë të librave për vitin 2013, të botuar nga shtëpia botuese Dudaj dhe Barleti Press, iu bashkua këtij panairi. Stenda e Botimeve Dudaj pati sukses në shumë botime të reja, dhe jo vetëm.

Panairi i 16-të i librit!

Page 21: Youth Radio “Marin Barleti” - students.umb.edu.alstudents.umb.edu.al/zera_studentore/zera_studentore_nr16_2013.pdf · Volejbolli është sporti i dytë në bote më popullor,

Zëra Studentorë Nr. 16, 2013 21

Studentët në emisionin

Page 22: Youth Radio “Marin Barleti” - students.umb.edu.alstudents.umb.edu.al/zera_studentore/zera_studentore_nr16_2013.pdf · Volejbolli është sporti i dytë në bote më popullor,

22 Zëra Studentorë Nr. 16, 2013

Kontributi i Barletasve për një Shqipëri më të pastër! Dëshira për një Shqipëri më të bukur dhe pastër kishte ditë që lexohej në sytë e barletasve. Ndi-hej në çdo bisedë të tyre ndjenja e vullnetarizmit për të kryer një akt kaq human dhe njerëzor për të gjithë ne, për një frymarrje më të shëndetshme. Klubi i Vullnetarëve të Universitetit Marin Barleti si lider i këtij projekti në bashkëpunim edhe me klubet e tjera studentore, tek shikonte këtë dëshirë dhe ngazëllim në sytë e të rinjve, ftoi të gjithë barletasit të jepnin kontributin e tyre për pastrimin e komunitetit tonë të përbashkët. Ky angazhim me frymë rinore, u bë njëherazi pjesë edhe nismës së ndërmarrë nga Lëvizja civile “Ta Pastrojmë Shqipërinë në një Ditë”, pjesë e lëvizjes “Let’s Do it World”. Më 22 nëntor djemtë dhe vajzat, madje dhe pedagogët e universitetit tonë punuan vërtet me shpirt për të pastruar zonën rreth digës së liqenit, fushës së kompleksit Dinamo dhe atë për-para Universitetit Marin Barleti.

Të pastroj Shqipërinë në një ditë

22 Zëra Studentorë Nr. 16, 2013

Page 23: Youth Radio “Marin Barleti” - students.umb.edu.alstudents.umb.edu.al/zera_studentore/zera_studentore_nr16_2013.pdf · Volejbolli është sporti i dytë në bote më popullor,

Zëra Studentorë Nr. 16, 2013 23

Një javë me angazhime, takime, ide të reja dhe me një plan-kalendar të ndërthurur me aktivitete akademike dhe kulturore.Mesazh për studentet:Ejani ta bëjmë jetën tonë më të mirë, kohën tonë më të vlefshme dhe të ardhme tonë më bukur!

Java e Klubeve Studentore mbyllet me ditën e Kinemasë

Page 24: Youth Radio “Marin Barleti” - students.umb.edu.alstudents.umb.edu.al/zera_studentore/zera_studentore_nr16_2013.pdf · Volejbolli është sporti i dytë në bote më popullor,

24 Zëra Studentorë Nr. 16, 2013 Botim i studentëve të Universitetit Marin Barleti

Nr. 16, 2013

FAKULTETI ISHKENCAVE TË APLIKUARA DHE ARTEVE

Scientia Potestas Est

U N I V E R S I T E T I M A R I N B A R L E T I

DEPARTAMENTI I ARKITEKTURËS

Departamenti i ArkitekturësUniversiteti Marin Barleti

OFERTA AKADEMIKE

Departamenti i Arkitekturës ofron:

- Programi i Studimit i Integruar Master i Shkencave në ARKITEKTURË (5 vjeçar) Me Kohë të Plotë

- Master Profesional (60 ects) “Projektues i Arkitekturave të Qëndrueshme”, në bashkëpunim me INARCH - Instituti Kombëtar i Arkitekturës

- Master Profesional (60 ects) në Arkitekturë, me Profile:

- “Arkitekturë Interier”- “Arkitekturë Industriale”- “Projektues i Peizazhit Urbanistik Mesdhetar”

Shqipëri-Tiranë

Itali-Bari

Itali-Romë