ziaudin kodra. bleta shqiptare

Upload: falcone79

Post on 01-Jun-2018

335 views

Category:

Documents


8 download

TRANSCRIPT

  • 8/9/2019 Ziaudin Kodra. Bleta Shqiptare

    1/5

    P Ë R K U J T I M E

    Me rastin e 70-vjetorit të vdekjes së Thimi Mitkos

    ZIAUDIN KODRA 

    Blela ShqiptareKëtë vit bije njëqind e dyzet vjetori i lindjes së Eftim Mitkos dhe

    me 22 Mars po të këtij viti mbushen plot shtatëdhjet vjet nga dita evjekjes së tij.

    Në kuadrin e të vënit në duk të traditave të bukura të vëndit, nei përkujtojmë sot këto dy data të jetës së Eftim Mitkos, se ai qe patrioti shquar, që çmoi edhe mblodhi me durim i pari shumë gjëra të bu-kura të historisë së popullit tonë.

    Sot, kur ne po punojmë për të zbatuar vendimin e K.Q. të P.P. sëShqipërisë rreth grumbullimit të traditave të bukura të vëndit tonë,

    sot kur po përpiqemi të mbledhim e të nxjerrim në dritë trashëgesatmë të bukura të vëndit tonë, për t’ua bërë të njohura masavet të popu-llit, na kujtohet me nderim të posaçëm një figurë e shquar e Rilindjes,që plot gojën mund ta quajmë edhe pionerin e punës sonë të sotme,përsa i përket njohjes dhe përhapjes të së kaluarës së lavdishme. His-toriani i paanshëm, që dëshëron të bëjë një histori të plotë të këtyretrashëguesavet, një vënd të posaçëm duhet t’i apë punës fisnike që kreuEftim Mitko, atje larg në mërgim.

    Me botimin e Bletës Shqiptare më 1878, Eftim Mitko luajti një roltë rëndësishëm, në atë kohë kur forcat shqiptare, të shtypura në vënd,

    fiilojnë të organizohen jashtë Shqipërisë për të dëbuar armikun e përtë fituar lirinë.Populli shqiptar, ndonse i mundur në disa beteja me Turqit, kurrë

    nuk i lëshoi armët krejtësisht, po i tërhequr ndër male dhe në emigra-cion, ai e vazhdoi luftën edhe pas vdekjes së Skënderbeut, gjersa e fitoiprapë lirinë më 1912. Armiqtë rreth kufijve të Shqipërisë, Grekërit e«Idesë së Madhe» në jugë dhe Sërbomëdhenjtë edhe Malazezët shovi-nistë në veri, deshën t’ia mohonin këto lufta popullit shqiptar.

     Viti 1878 është viti i Lidhjes së Prizrenit, kur për të parën herë,pas Kuvendit të Lezhit më 1444, mblidhen forcat e shëndosha të Kombittonë për të shpëtuar Shqipërinë. Një vit më parë kishte zhvilluar puni-

    met e tija kongresi famëkeq i Berlinit, që s’e kishte njohur kombësinëshqiptare dhe që Jtishte vendosur copëtimin e Shqipërisë, duke i lëshuarMalit të zi toka me kombësi shqiptare. Duhej provuar kombësia shqip-tare për të shëmbur vendimet e atij kongresi. Tamam në marsin e vje-tit 1878 Eftim Mitko botoi në Misir veprën e tij të rëndësishme folklo-ristike, «Bleta Shqiptare*-, një libër i plotë i folklorit tonë, ku fliteshpër luftat e vazhduara të popullit tonë kundra turkut, ato luftëra që ar-miqtë e Shqipërisë kishin dashur t’i mohojnë. Vepra «Bleta Shqiptare»e Mitkos dolli në një moment të rëndësishëm politik. Edhe përpara bo-timit të Mitkos. folklori shqiptar ishte i njohur nga botimet e Kamar-dës, De Radës, Hahnit e Zef Jubanit. Këto botime bënë shërbimet e tyrerreth çështjes së njohjes së vlerave të popullit dhe të gjuhës sonë. DeRada, që më 1866, me -*Rapsodie di un Poema albanesse», dha materialetë pasura rreth luftërave të Shqiptarëve në kohën e Skënderbeut, ma-terial të pasur të një gjuhe shqipe shumë poetike, po ato rapsodi u quaj-

    142

  • 8/9/2019 Ziaudin Kodra. Bleta Shqiptare

    2/5

    tën si të prekura e të zbukuruara nga De Rada; ato rapsodi këndonintrimëritë e Shqiptarëve të një kohe historike të perënduar. Më 1879Dozoni kishte thënë se Muza shqiptare kishte shteruar pas pushtimitturk dhe se pas asaj epoke popuilit snqiptar i kishte munguar gjeniakrijonjese poeiike. Mbledhjet folkloristike para «Bletës Shqiptare*- tëMiikos, bënë shërbimet e tyre, po ato kishin shumë pak materiale ngaShqipëria. Poezitë epike të botuara më 1871 nga Jubani ishin shumë të

    pakia edhe ishin mbiedhur vetëm në veri; mbledhja e Jubanit nuk kishtekarakter të përgjithëshem, nuk kishte material nga të katër anët e Shqi-përisë. Mbiedhjet foikloristike para Bletës së Mitkos u njohën vetëmnga disa të huaj edhe nuk u përhapën në Shqipëri; ato mbledhje qenëtë kufizuara nga përmbajtja edhe jo të plota, kurse Mitko me BletënShqiptare na dha mbledhjen e parë të plotë me të gjitha llojet e folkorit,na dha thesarin popullor në prozë e në poezi, nga lirika tek epika, mekëngët e motshme alegorike dhe komike, këngët që këndohen në disaditë të shënuara, këngët e dasmës, të dashurisë, këngët e trimavet, kën-gët historike, më shumë të Toskërisë, por edhe të Gegërisë, gjë e gjëza,

    prcverba të shumta, përralla. Gjer tarçi me rapsoditë e De Radës ishinnjohur vetëm këngë historike e këngët trimash, po vetëm të një epoke,të epokës së Skënderbeut; me këngët e Jubanit ishin njohur trimëritëdhe bëmat e shqiptarëve, vetëm në veri. Në Bletën Shqiptare të Mitkos.të huaj dhe shqiptarë panë e njohën ngjarjet edhe luftat në mes të shqip-tarëve edhe të Turqëvet. edhe në kohët më moderne, ngjarje e luftatë shekujve XVIII e XIX; nga kjo pikpamje Bleta e Mitkos, mund tëthemi se qe një plotësim i Rapsodivet të De Radës. Me këngët rrethluftave të Ali Pashës, rreth Bushatllijvet, rreth ngjarjevet të Tanzima-tit, me kryengritjet an’e mbanë Shqipërisë, me Gjolekën, Rapo Hekaline Dasho Shkrelin, Mitko u tregoi Shqiptarëve edhe botës së huaj, se

    luftat e Shqiptarëvet kundra turqëvet s’kishin pushuar as në kohëtmoderne, se këto lufta ishn bërë në të katër anët e Shqipërisë. Po tëshikohet me kujdes kapitulli i Bletës në këngët Historike dhe ato të tri-mave, do të kuptohet se sa rëndësi ai i dha, me qëllim, kësaj pjesë tëveprës. i

    Ka rëndësi edhe fakti se Mitkoja nuk nisi të mbledhë këngë si di-letant edhe pastaj të zbulonte vierat e larta të atyre këngëvet. Ai nisime qëllim të caktuar patriotik, i shtyrë nga dashuria e vëndit edhe cgjuhës; këtë ai na e thotë shkoqur në parathënje. Ne sot e dijmë se siedhe pse Mitko e mblodhi edhe e botoi materialin e Bletës. Ai është i

    pari ndër shqiptarët që dijti të çmojë një punë kaqë të lartë, dijti tëgjejë njerëzit që dinin të këndojnë edhe të rrëfejnë përralla mirë. Ngamënyra se si punoi Mitko në Bletën ne e kuptojmë se ai e desh me gjithëzëmër oopullin edhe gjuhën shqipe. Ai qe në emigracion në Misir. Mi-siri në atë kohë ishte një Shqipëri e dytë, me plot Shqiptarë, që kishinvajtur edhe ishin vendosur atje qysh me kohën e Mehmet Aliut. Ja seç’thotë Spiro Dine rreth kësaj pike në parathënjen e «Valët e Detit»:« . . .atë kohë ndodheshin dhe Shqiptarë shumë në Egjyptë, nga do tëshkonje do të piqnje Shqiptarë. Karakollet e Kairos qenë plot Gegë eToskë; këngët e vallet nukë

  • 8/9/2019 Ziaudin Kodra. Bleta Shqiptare

    3/5

    koja të mbledhurit të folklorit duhet ta ketë nisur shumë kohë përpara,të paktën 10-12 vjet përpara botimit, si na e thotë prapë .Spiro Dine nëparathënjen e «Valët e Detit», se kur paska vajtur ky në Misir më 1&S6,Mitkoja e paska pyetur, në dinte këngë a përralla të vjetra: «Kur erdhakëtu në Misir. .. më 1866... dëgjova këtu se Thimi Mitkua është shqip-tar, shqiptar them se vetëm ky përpiqej për të shkruar gjuhën e vet...Kur e poqa herën e parë në Han A li l. .. më priti si mëmëdhetar i vërte-

    të edhe e para fjale që më pyeti më tha në di ndo një këngë a përrallëtë vjetrë . ..»Me gjithë se nuk kishte mbaruar ndonjë shkollë të lartë, Mitkoja

    qe një dashamirës i kulturës edhe audodidakt; 1) ai e kishte kuptuar,se pcezia shqiptare jetonte në popull, -«në gojë dhe në lahutë të shaip-tarit këngëtar», ai e kishte kuptuar se po ta mblidhje mirë, në mënv-rë besnike, pa e deformuar, poezia popullore ruante bukurin’ e saj.Edhe ai hyri edhe e mblodhi mirë: të habit karakteri shkencor që kavepra, kur mendojmë se Mitko nuk ishte njeri me kulturë. Ai ua ka-loi mjeshtërve të ti j Hahnit edhe Kamardës në këtë pikë, se nuk duhetpërjashtuar nxitja e Mitkos në këtë punë nga vepra e Kamardës edhe

    e Hahnit, që ai i kishte njohur. Nuk duhet përjashtuar influenca eKamardës edhe e De Radës në punën e Mitkos, se këtë na e pohon Spi-ro Dine në parathënjen e veprës së tij, na e dëshmon edhe lidhja ekorespondenca që pati si me De Radën si me Kamardën. Mitko flet meadmirim për të dy albanologët.

    Thamë më lart se Mitko nuk nisi si diletant për të mbledhur ma-terialet e Bletës, po me qëllim të caktuar patriotik. Këtë qëllim pa-Iriotik Mitko e tregon që në fillim të parathënjes së veprës: -«Qëllimii Bletës Shqiptare është përgjithësisht shpëtimi edhe dhënja e brezaveqë vinë i i jalëve edhe te.ksteve shqip, sa para vjetësh me shumë mun-dim e prishje 2) mblodha,  sepse në këto duket fisi, karakteri, adetet 

     e zakonet e rasës shqiptare. 3) Veçanërisht duha t’u ipet një shkak eshtvrje bashkëatdhetarëve shqiptarë për të kulturuar e studjuar gju-hën e tyre amtare, që me këtë mënyrë natyrale edhe të vetëm fitim-prurëse të mundin edhe këta të civilizihen...»- Duhet theksuar shpreh-hja e më lartmë «me sKumë mundim e prishje mblodha«-, don tëthotë se ai prishte të holla nga xhepi i tij për të mbledhur materia-lin; duket se i paguante njerëzit që i këndonin Eëngët e që i rrëfe-nin përrallat.

    Si patriot me idetë e pararëndësit të Rilindjes, Mitko, i pari pas Veqilharxhit, kishte kuptuar edhe e shprehu më qartë rëndësinë e

    gjuhës si element të kombësisë: «Një komp nukë mund në asnjë më-nyrë të dalë prej barbarisë përveç se duke punuar gjuhën e vet, tho-të Herder-i. Edhe Shqipëtarët si gjënden tani të ndarë në muhame-danë edhe të kështerë, këta prapë në katolikë edhe orthodhoksë, dotë mundin të ndriten edhe të humbasin zgjyrën 4) e padijes së tyrebarbare vetëm duke studjuar gjuhën e tyre amtare. Gjuha amtareështë yshqimi i parë i përbashkët që i ep gjallësi popullit. Ja kjo qegjysma e qëllimit të Mitkos, kur u vu edhe mblodhi materialet e Ble-tës: T’u epte shqiptarëvet një vepër të bukur në gjuhën e tyre shqi-pe, që fliste për të kaluarën e tyre të ndritur.*

    Në parathënjen e Bletës Shqiptare duken idetë e Rilindjes shqip-

    tare, aty Mitkoja na ka dhënë një farë programi të Rilindjes, parase ajo të organizohesh me shoqërira kulturale edhe me organe tështypit të saj: Mitko në atë parathënje flet, në Mars të vjetit 1878,

    144

  • 8/9/2019 Ziaudin Kodra. Bleta Shqiptare

    4/5

    Bleta shqiptare e Mitkos, që u botua në atë moment historik tërëndësishëm, lojti një rol të dyfishtë: ajo i shërbeu çështjes naciona-le ndër shqiptarët. Mitkoja, atje në Misir, në kontakt me Shqiptarëte të katër anëve të Shqipërisë, në atë hanin Alil, mblodhi këngë tëndryshme nga Shqiptarë të vëndeve të ndryshme të Shqipërisë. Pje-sën më të madhe të Bletës Shqiptare e përbëjnë këngë me gjuhë tëanëvet të Toskërisë, po aty ka edhe këngë trimash nga Shkodra edhe

    nga Dibra, këngë dashurije nga Elbasani; Mitko ka mbledhur këngëedhe nga këngëtarë gegë; përveç motiveve të Gegërisë të shpërndarëajidej këndej nëpër Bletë, një kapitull i saj ka titullin «Gegërishte».Kështu Bleta na del një botim i folklorit me karakter të përgjithë-shëm, me materiale të thesarit popullor nga tërë Shqipëria. Një punëtë tillë nuk e kishte bërë asnjeri para Mitkos. Me këtë vepër Mitkobëri përpjekjen e parë serioze për të nxjerë në shesh traditat, t’uepte Shqipëtarëvet historin’ e tyre të lavdishme të shkruar në njëpoezi popullore të bukur; me Bletën Shqiptare Mitko ngjalli ndërShqiptarët secLrën kombëtare dhe dashurinë për gjuhën. Me boti-

    min e Bletës Mitko ngjalli në mëndjen e Shqipëtarëve të kaluarënme bëmat historike, ngjalli krenarinë kombëtare. Për të kuptuarrëndësinë dhe rolin që lojti Bleta Shqiptare përsa i përket çështjessonë nacionale dhe të vënit në duk të traditave të historisë të kom-bit tonë, mjafton të mendojmë tek vreri që vollën armiqtë e Shqipë-risë në Greqi. Grekërit e Megali Idhesë, që s’duronin dot asgjë nacio-nale të popullit tonë, Bletën e Mitkos e dogjën në mes të Athinësmeceremoni dhe me zëmërim. Ky qe roli pozitiv që luajti Bleta ndërShqiptarët, për të zgjuar tek ta ndërgjegjen kombëtare.

    Po Bleta e Mitkos lojti edhe një tjetër rol pozitiv: Bleta Shqip-

    tare i dha botës së huaj për herë të parë folklorin e parë shqiptar, tëpanjohur e të përçmuar gjer atëherë nga të huajt: ajo kishte rëzuarposhtë thënjen armiqësore ndaj popullit tonë të Dozonit, që kishteshkruar se muza shqiptare kishte shteruar pas pushtimit turk; ajoprovoi në një kohë të volitëshme politike se popullit shqiptar nuk i kishte munguar kurrë gjenia krijonjëse poetike. Propaganda e huaj,armiqtë e Shqipërisë, në atë moment të rëndësishëm historik thirr-nin e çirreshin duke thënë, se Shqiptarët janë njerëz të egër, njerëzme bisht, pa gjuhë e kombësi: Bleta e Mitkos, me atë gjuhë të bukure të pastër, i itregoi botës të kundërtën. Bleta Shqiptare përhapi në

    botën e huaj pasuritë e folklorit tonë.'Bleta Shqiptare e Mitkos u bë mbështetje e rëndësishme përstudjonjësit e huaj të shqipes; ata gjenin aty material të saktë të gju-hës shqipe. Kështu Gustav Meyer-i, përveç materialeve të pabotua-ra, që i ka dërguar Mitkoja nga «Bleta e Vogël,» në «Archiv fur Lie-teraturgechichte»- ka botuar të dymbëdhjetë përrallat e Bletës shqip-tare, kështu bëri edhe Jamik.

    Rolin që luajti Bleta Shqiptare si ndër Shqiptarët si ndër tëhuajt e ka sintetizuar bukur Dhimitër S. Shuteriqi, kur thotë:

    «

  • 8/9/2019 Ziaudin Kodra. Bleta Shqiptare

    5/5

     Veç kësaj Mitko, me Bletën Shqiptare, shpëtoi nga humbja e si-gurt një thesar të pasur të vëndit tonë. Po të mos e kishte mbledhurai gjithë atë material folkloristik, ne nuk do të kishim sot gjithë atëcikël të gjërë rreth kryengritjeve popullore të kohës së Tanzimatit,rreth luftrave të Ali Pashës, të Bushatllinjve; ne nuk do t’i kishimsot Ikëngët e gjithë atyre trimave edhe gjithë atyre ngjarjeve. Pas

    Bletës së Mitkos rreth këtyre ngjarjeve u botua pak material. Jo vetëmkaqë, po sa herë u botua mbledhje e rëndësishme folklori pas 1900,materialin më të madh e kanë marë tek Mitko. Kështu më 1901 ZefSkiroi botoi një mbledhje të pasur foJ,klori: «Canti popolari d’Alba-nia,» pa thënë se ku e ka mbledhur materialin, po kur analizon atëmaterial, e kupton se gati i teri është nga Bleta e Mitkos. Kështuvepruan edhe njërëzit që punuan në botimin e «Visaret e Kombit*-më 1937: vëllimi i parë dhe i tretë ka materiale edhe nga Valët e De-tit dhe nga Zana Popullore Gegënisht, po pjesa më e madhe ështëmarrë nga Bleta e Mitkos.

    Eftim Mitko e vazhdoi punën e të mbledhurit të foliklorit edhepas botimit të Bletës Shqiptare. Si na e pohon Spiro Dine me mate-riale të mbledhura pas Bletës Shqiptare Mitko kishte përgatitur edhenjë «©letë të Vogël*- që s’arriti ta botojë edhe mbeti dorëshkrim. Përfat të mirë kjo vepër e Mitkos u zbulua vitet e fundit në materialete albanologut të njohur Jarnik, në Pragë. Të gjëndurit e kësaj vepretek Jarniku, dëshmon se sa e paska çmuar punën e Mitkos albanolo-gu i madh. Kjo vepër e rëndësishme gjindet sot në fotokopje në sek-tcrin e folklorit, në Institutin e Gjuhësisë dhe të Histojrisë. Bleta evogël e Mitkos përmban materiale krejt' të reja, të panjohura, qënuk i ka Bleta Shqiptare.

    Duke njohur vlerën e përmbajtjes së Bletës Shqiptare, me 1924G. Pekmezi e ribotoi në Vjenë.

    Në kohën e Eftim Mitkos edhe pasi numëroheshin me gisht bo-timet folkloristike dhe njerëzit që merreshin me të mbledhurit dhetë grumbulluarit të trashëgesavet të kombit. Para pushtetit të ri po-pullor bëhesh një punë e paorganizuar individuale, nga njerëz vull-netmirë, që i kishin kuptuar aftësitë krijonjëse të popullit, pa asnjëndihmë a nxitje nga shteti, kurse sot ka një punë shtetërore të orga-nizuar, ka një sektor folklori me kuadra të shumta dhe me përvojë,që merren vetëm me këtë punë. Sot shteti shqiptar, me politikën e

    partisë, për të grumbulluar të gjitha trashëgesat e bukura të vëndittonë. po shpenzon shuma të mëdha për sektorin e folklorit. Në këtopesëmbëdhjetë vjet çlirim ai sektor ka grumbulluar me kuintalë ma-terial, që po pret të botohet, pas volumeve që janë botuar të kësajfushe. Sektori i folklorit sot ka një plan të caktuar për botimin efolklorit tonë të botuar më parë e të mbledhur pas çlirimit. Në ato bo-time një vënd të veçantë zënë edhe të dy veprat folkloristike tëEftim Mitkos Bleta Shqiptare dhe Bleta e Vogël.

    Edhe kështu sot, kur po i grumbullojmë edhe po i përhapim nëpopull trashëgesat e bukura të vëndit tonë, me botimin e të dy vep-rave të Mitkos, masat punonjëse të vëndit do ta njohin edhe pionierin

    e kësaj pune të bukur e flsnike.1. Veç shqipes edhe greqishtes, si del nga disa shënime, që ka bërë në Bletën

    e Vogël, Eftim Mitko njeh mirë edhe italishten dhe frëngjishten. Ato shënime ita-lisht e frëngjisht i shkruan me një gjuhë të sigurt edhe pa gabime ortografije.

    2. Shpenzime, harxhime.3. Nënvizuar nga ne.4. Blozën e paditurisë që i ka mbuluar.

    I 147