07 caktimi standard i kostos ppt (2)
TRANSCRIPT
1
Caktimi standard i kostos: Një qasje e kontrollit të bazuar në funksion
Kontabiliteti menaxherial
7
Objektiva mësimore 1
të përshkruhet se si zhvillohen standardet
për njësitë e prodhimit, si dhe të shpjegohen
arsyet pse zbatohen sistemet standarde të
kostos
• Faqe 378 - 380
2
2
Objektiva mësimore 2
Të shpjegohet qëllimi i tabelës së kostos standarde
Figura 9-2
• Faqe 380 - 382
3
Objektiva mësimore 3
të llogariten dhe të regjistrohen mospërputhjet e materialeve direkte dhe punës direkte, si dhe të shpjegohen se si përdoren ato për kontroll.
Figura 9-4, 9-5, 9-6 • Faqe 382 - 390
4
3
Objektiva mësimore 4
të llogariten mospërputhjet e kostove indirekte në tri mënyra të ndryshme dhe të shpjegohet kontabiliteti i kostos indirekte.
Figura 9-7, 9-8, 9-9, 9-10, 9-11 • Faqe 391 - 399
5
Çfarë është llogaritja kostove
standarde?
Kostoja standarde është një kosto për njësi e vlerësuar dhe e paracaktuar, e cila përdoret për vlerësimin e vlerës së stoqeve dhe kontrollin e tyre.
Themelet e llogaritjes së kostove standarde janë vetë kostot standarde
• Zakonisht vendosen në kartelat (tabelat) e kostove standarde dhe tregon detajet e plota të kostove standarde për secilin produkt.
6
4
Çfarë është llogaritja kostove
standarde?
Kostot standarde totale ndërtohen prej
standardit të secilit element të kostos:
• sasisë standarde të materialeve me çmime
standarde,
• sasisë standarde të kohës së punës me një
normë standarde të pagesës etj.
• Shpenzimet e përgjithshme të buxhetuara
dhe vëllimet e buxhetuara të aktiviteteve
7
Përdorimet e llogaritjes së kostove
standarde
Përdorimet më të gjera dhe më të dobishme të
llogaritjeve të kostove standarde janë:
• Për të vlerësuar stoqet dhe kostot e prodhimit
për qëllim të kontabilitetit të kostos.
• Si një mjet i kontrollit i cili nëpërmjet analizës së
variancave thekson aktivitetet të cilat nuk janë në
përputhje me planet,
kjo e lajmëron menaxhmentin drejt atyre fushave të
cilat janë jashtë kontrollit dhe që kërkojnë veprime
korrigjuese.
8
5
Llogaritja e kostove standarde
Llogaritja e kostove standarde është një teknikë
e kontrollit e cila krahason kostot standarde dhe
të hyrat nga shitja me rezultatet aktuale për të
përftuar variancat, të cilat përdoren për të
përmirësuar performancën.
9
Çmimet e materialeve direkte
Çmimet e materialeve direkte do të duhet të
vlerësohen prej departamentit të blerjeve duke
pasur parasysh njohuritë për çështjet e mëposhtme.
• Kontratat për blerje të nënshkruara tashmë
• Diskutimet për çmime me furnitorët e rregullt
• Lëvizjet e parashikuara të çmimeve në treg
• Disponueshmëria e zbritjeve për blerje të
produkteve me shumicë
Inflacioni i çmimeve mund të krijojë vështirësi në
vendosjen e çmimeve standarde reale
10
6
Normat e pagesës së punës direkte
Norma e pagesës për orë të punës direkte
duhet të vendoset nëpërmjet
• diskutimeve me departamentin e burimeve
njerëzore
• duke iu referuar pagave dhe të gjitha
marrëveshjeve për rritje të pagave.
Për secilin lloj të punës / gradë të punësimit duhet
të vendoset një normë për orë ose javë e veçantë
dhe e caktuar.
11
Zhvillimi i standardeve të njësive
hyrëse
Çmimi standard specifikon se sa duhet të
paguhet për sasinë e njësisë hyrëse të përdorur
Sasia standarde specifikon se sa janë input-et
që duhet përdorur për njësi të output-eve
Kostoja standarde për njësi është produkt i
këtyre dy standardeve:
Çmimi standard x Sasia standarde (SP SQ)
12
7
Variancat
Varianca është diferenca midis kostos standarde
dhe kostos aktuale që ka ndodhur.
Krahasime të njëjta mund të bëhen për shitjet.
13
Variancat
Procesi nëpërmjet të cilit analizohen diferencat
totale midis rezultateve standarde dhe aktuale
njihet si analizat e variancave.
• Në rastet kur rezultatet aktuale janë më të mira se
sa rezultatet e pritura, kemi një variancë të
favorshme (F).
• Në rast se, nga ana tjetër, rezultatet aktuale janë
më të këqija se rezultatet e pritura, kemi një
variancë të pafavorshme (P)
14
8
Grupet e variancave
Variancat mund të ndahen në tre grupe
kryesore.
• Variancat në kostot variabile (MD, PD, ShPP
variabile)
• Variancat në ShPP-në fikse
• Variancat në shitje.
15
Variancat në kostot e materialeve
direkte
Variancat në kostot totale të lëndëve të para
direkte ndahen në
• variancat në çmimin e materialeve direkte dhe
• variancat në përdorimin e materialeve direkte
16
9
Variancat në kostot e punës direkte
Variancat në kostot totale të punës direkte
mund të ndahen në
• varianca në normat e pagesës së punës direkte,
• varianca në efikasitetin e punës direkte.
17
Varianca në ShPP-të variabile
Varianca totale e shpenzimeve të
përgjithshme variabile të prodhimit mund të
ndahet në
• varianca në ShPP-ve variabile dhe
• varianca në efikasitetin e ShPP-ve variabile
(duke u bazuar mbi orët aktuale PD)
18
10
Variancat në ShPP-të fikse
Variancat në ShPP-të fikse bëhen në mes të
ShPP-së standarde dhe ShPP-së aktuale.
19
Variancat në shitje
Variancat në shitje ndahen në
• variancat në çmimin e shitjes dhe
• variancat në sasinë (numrin e njësive) të
shitura
20
11
Shembull
Më poshtë kemi të dhëna në kosto standarde për
njësi të produkteve për ndërmarrjen ABC:
• Materialet: €5 x 2kg/njësi
• Puna: €5 x 4orë/njësi
• ShPP Variabile të bazuara në punë : 4orë x €2.50/njësi
• ShPP fikse: €20,000
• Prodhimtaria e planifikuar 1,000 njësi
• Çmimi i shitjes €100
Plani Mujor
Materialet 1,000*5*2 (10,000)
Puna 1,000*5*4 (20,000)
ShPP Variabile 1,000*4*2.5 (10,000)
Gjithsej Shpenzime Variabile (40,000)
ShPP Fikse (20,000)
Gjithsej shpenzime (60,000)
12
Aktuale gjatë muajit
Materialet 2,200*4.9 (10,780)
Puna 3,800*5.37 (20,406)
ShPP Variabile 3,800*2.68 (10,184)
Gjithsej Shpenzime Variabile (41,370)
ShPP Fikse (22,500)
Gjithsej Shpenzime (63,870)
Materialet: çmimi dhe përdorimi
Mospërputhjet e çmimit dhe përdorimit të
materialit
• Mospërputhjet në çmimet e materialit 220 F
Sasia aktuale * Çmimi aktual 2,200 * 4.90 10,780
Sasia aktuale * Çmimi standard 2,200 * 5.00 11,000
• Mospërputhjet në përdorim të materialit 1,000 PF
Sasia aktuale * Çmimi standard 2,200 * 5.00 11,000
Sasia standarde * Çmimi standard 2,000 * 5.00 10,000
13
25
Materialet: çmimi dhe përdorimi
MPV = (AP – SP) x AQ MUV = (AQ – SQ) x SP
SA x ÇA 2,200 x €4.90
€10,780
SA x ÇS 2,200 x €5.00
€11,000
SS x ÇS 2,000 x €5.00
€10,000
Varianca e Çmimit SA x (ÇA – ÇS)
€220 F
Varianca e Përdorimit ÇS x (SA – SS) €1,000 PF
Varianca totale (SA x ÇA) x (SS – ÇS)
€780 PF
Mospërputhjet e çmimit dhe përdorimit të materialit
Puna: norma dhe efektiviteti
Mospërputhjet e normës dhe efektivitetit
në punë • Mospërputhjet e normës për punëtorë 1,406 PF
Orët aktuale PD * Norma aktuale 3,800 * 5.37 20,406
Orët aktuale PD * Norma standarde 3,800 * 5.00 19,000
• Mospërputhjet e efektivitetit të punëtorëve 1,000 F
Orët aktuale PD * Norma standarde 3,800 * 5.00 19,000
Orët standarde DP * Norma standarde 4,000 * 5.00 20,000
14
27
Puna: norma dhe efektiviteti
LRV = (AR – SR) x AH LEV = (AH – SH) x SR
SA x ÇA 3,800 x €5.37
€20,406
SA x ÇS 3,800 x €5.00
€19,000
SS x ÇS 4,000 x €5.00
€20,000
Varianca e Normës SA x (ÇA – ÇS) €1,406 PF
Varianca e Efektivitetit ÇS x (SA – SS)
€1,000 F
Varianca totale (SA x ÇA) x (SS – ÇS)
€406 PF
Mospërputhjet e normës dhe efektivitetit në punë
ShPP Variabile dhe Fikse
Mospërputhjet e ShPP Variabile dhe
efektivitetit të tyre
• Mospërputhjet e ShPP Variabile 684 PF
Orët aktuale * Norma aktuale 3,800 * 2.68 10,184
Orët aktuale * Norma standarde 3,800 * 2.50 9,500
• Mospërputhjet e efektivit. të ShPP variabile 500F
Orët aktuale * Norma standarde 3,800 * 2.50 9,500
Orët standarde * Norma standarde 4,000 * 2.50 10,000
15
29
ShPP Variabile dhe Fikse
SA x ÇA 3,800 x €2.68
€10,184
SA x ÇS 3,800 x €2.50
€9,500
SS x ÇS 4,000 x €2.50
€10,000
Varianca e Normës SA x (ÇA – ÇS)
€684 PF
Varianca e Efektivitetit ÇS x (SA – SS)
€500 F
Varianca totale (SA x ÇA) x (SS – ÇS)
€184 PF
Mospërputhjet e ShPP Variabile dhe efektivitetit të tyre
ShPP Variabile dhe Fikse
Mospërputhjet e ShPP fikse
• Mospërputhjet e ShPP fikse 2,500 PF
ShPP fikse aktuale 22,500
ShPP fikse standarde 20,000
16
Shitjet: çmimi dhe sasia
Shitjet aktuale
• Numri i njësive të shitura 950 njësi
• Çmimi i shitjes €90 njësi
Mospërputhjet e çmimit dhe sasisë shitës
• Mospërputhjet e çmimit shitës 9,500 PF
Sasia aktuale * Çmimi aktual 950 * 90 85,500
Sasia aktuale * Çmimi standard 950 * 100 95,000
• Mospërputhjet e sasisë shitëse 5,000 PF
Sasia aktuale * Çmimi standard 950 * 100 95,000
Sasia standard * Çmimi standard 1,000 * 100 100,000
Harmonizimi i fitimit të buxhetuar me atë
aktual
Fitimi i buxhetuar 40,000 Mospërputhjet e shitjes Çmimi (9,500) Sasia (5,000) Mospërputhjet e shpenzimeve të drejtpërdrejta: Materiali Çmimi 220 Përdorimi (1,000) Punëtorët Norma (1,406) Efektiviteti 1,000 Mospërputhjet e ShPP: Variabile Shpenzimet (684) Efektiviteti 500 Fikse Shpenzimet (2,500) Fitimi aktual 21,630
17
Detyra 2
Informacionet e më poshtme kanë të bëjnë me
kompaninë ABC për muajin Janar:
Materiali (Buxhetimi) Puna (Buxhetimi)
Shpenzimet e materialit €220,000 Çmimi i punës €21 për orë
Numri i njësive 21,000 Koha e prodhimit 41,200 orë
Kg/për njësi 4 kg Koha për njësi 2.6 orë
Materiali (Aktuale) Puna (Aktuale)
Shpenzimet e materialit €210,000 Pagat e paguara €710,000
Çmimi/Kg €3 Njësit e prodhuara 17,000 njësi
Njësit aktuale 19,000 Total i orëve të punës 50,000 orë
Kërkesa: Cilat janë variancat e punës dhe materialit?
Detyra 2 - Materialet: çmimi dhe përdorimi
Varianca e çmimit të materialit SA x ÇA
? x 3€ = €210,000
SA x ÇS
(210,000/3) x 220,000/(21,000x4) = €183,333
€26,667 P
Varianca e përdorimit të materialit SA x ÇS
(210,000/3 ) x €2.619 = €183,333
SS x ÇS
(19,000 x 4 kg) x €2.619 = €199,044 €15,718 F
Varianca e materialit - gjithsej €26,667 P - €15,718 F = €10,949 F
18
Detyra 2 – Puna: norma dhe efektiviteti
Varianca e çmimit të punës SA x ÇA
50,000 orë x ? = €710,000
SA x ÇS
50,000 orë x €21 = €1,050,000
€340,000 F
Varianca e efikasitetit të punës SA x ÇS
50,000 orë x €21 = €1,050,000
SS x ÇS
(17,000 orë x 2.6) x €21 = €928,200
€121,800 P
Varianca e punës - gjithsej €340,000 F - €121,800 P = €218,200 F
36