20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

308
Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007 1 I. DEPARTAMENTI I KONTROLLIT TË BUXHETIT TË SHTETIT 1. KONTROLL NË BASHKINË E RRËSHENIT Në zbatim të programit të kontrollit nr. 273/1, datë 26.4.2007, të miratuar nga Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, u ushtrua kontroll në Bashkinë e Rrëshenit, me objekt “Mbi kontrollin e ligjshmërisë, rregullshmërisë dhe aktivitetit ekonomiko- financiar”. Kontrolli u krye nga data 02.5.2007 deri në datën 01.6.2007, sipas drejtimeve të përcaktuara në këtë program kontrolli, për periudhën e veprimtarisë së ushtruar nga subjekti i kontrolluar nga data 01.01.2005 deri më datën 31.12.2006. Kontrolli u krye për zbatimin e ligjshmërisë dhe rregullshmërisë duke verifikuar sipas rastit dokumentacionin e plotë dhe me zgjedhje. Përveç kontrollit të dokumentacionit jemi bazuar edhe në këshillimin dhe ballafaqimet me stafin drejtues e atë administrativ të subjektit të kontrollit. Në përfundim të kontrollit rezultoi: Zbatimi i detyrave dhe masave disiplinore të rekomanduara në kontrollet e mëparshme. Në Bashkinë Rrëshen, për veprimtarinë ekonomiko-financiare të viteve 2005 dhe 2006, nuk është ushtruar kontroll nga ana e Kontrollit të Lartë të Shtetit. Në këtë institucion ka ushtruar kontroll të përgjithshëm Njësia e Auditimit Financiar të Prefekturës së Qarkut Lezhë. Për moszbatimin e plotë të detyrave të lëna nga kontrollet e Njësisë së Auditit Financiar të prefekturës së Qarkut Lezhë mban përgjegjësi ish-kryetari i Bashkisë Rrëshen dhe ish-përgjegjësi i Seksionit të Financës, me të cilët u mbajt aktverifikimi nr. 1, datë 14.5.2007. Mbi kontrollin e zbatimit të buxhetit. Bazuar në ligjin nr. 8379, datë 29.7.1998 "Për hartimin dhe zbatimin e buxhetit të shtetit në Republikën e Shqipërisë" dhe në ligjin nr. 8652, datë 31.7.2000 "Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore" në Bashkinë Rrëshen janë hartuar projektbuxhetet, projekte të cilat janë miratuar nga këshilli brenda afateve dhe kritereve të përcaktuara në ligjin nr. 9339, datë 21.12.2004 "Për buxhetin e shtetit për vitin 2005", në ligjin nr. 9464, datë 28.12.2005 "Për buxhetin e shtetit për vitin 2006" dhe udhëzimeve përkatëse të Ministrisë së Financave. Me rastin e miratimit të buxhetit vjetor, nga Këshilli i Bashkisë është miratuar për vitin 2005, fondi rezervë në vlerën 1.400 mijë lekë dhe fondi emergjencave në vlerën 1.600 mijë lekë dhe për vitin 2006 vetëm fond emergjencash në vlerën 1.250 mijë lekë. Sipas të dhënave të paraqitura, evidencave të rakorduara me Degën e Thesarit në Rrëshen dhe nga kontrolli i kryer në drejtim të zbatimit të buxhetit rezulton se janë ruajtur kufijtë e miratuar të shpenzimeve në total dhe për çdo artikull. Nuk është rakorduar periodikisht për çdo muaj me Degën e Thesarit në Rrëshen. Rezulton se për të dy vitet, buxheti i Bashkisë është bazuar kryesisht në fondet e deleguara me pjesëmarrje të ulët nga të ardhurat, U verifikua evidentimi i shpenzimeve të kryera sipas titujve, kapitujve dhe artikujve, nga rezulton se janë evidentuar drejtë me përjashtim të investimit të kryer

Upload: taulant-aruci

Post on 08-Apr-2015

1.295 views

Category:

Documents


1 download

TRANSCRIPT

Page 1: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

1

I. DEPARTAMENTI I KONTROLLIT TË BUXHETIT TË SHTETIT

1. KONTROLL NË BASHKINË E RRËSHENIT Në zbatim të programit të kontrollit nr. 273/1, datë 26.4.2007, të miratuar nga

Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, u ushtrua kontroll në Bashkinë e Rrëshenit, me objekt “Mbi kontrollin e ligjshmërisë, rregullshmërisë dhe aktivitetit ekonomiko-financiar”.

Kontrolli u krye nga data 02.5.2007 deri në datën 01.6.2007, sipas drejtimeve të përcaktuara në këtë program kontrolli, për periudhën e veprimtarisë së ushtruar nga subjekti i kontrolluar nga data 01.01.2005 deri më datën 31.12.2006.

Kontrolli u krye për zbatimin e ligjshmërisë dhe rregullshmërisë duke verifikuar sipas rastit dokumentacionin e plotë dhe me zgjedhje.

Përveç kontrollit të dokumentacionit jemi bazuar edhe në këshillimin dhe ballafaqimet me stafin drejtues e atë administrativ të subjektit të kontrollit.

Në përfundim të kontrollit rezultoi: Zbatimi i detyrave dhe masave disiplinore të rekomanduara në kontrollet e

mëparshme. Në Bashkinë Rrëshen, për veprimtarinë ekonomiko-financiare të viteve 2005

dhe 2006, nuk është ushtruar kontroll nga ana e Kontrollit të Lartë të Shtetit. Në këtë institucion ka ushtruar kontroll të përgjithshëm Njësia e Auditimit Financiar të Prefekturës së Qarkut Lezhë.

Për moszbatimin e plotë të detyrave të lëna nga kontrollet e Njësisë së Auditit Financiar të prefekturës së Qarkut Lezhë mban përgjegjësi ish-kryetari i Bashkisë Rrëshen dhe ish-përgjegjësi i Seksionit të Financës, me të cilët u mbajt aktverifikimi nr. 1, datë 14.5.2007.

Mbi kontrollin e zbatimit të buxhetit. Bazuar në ligjin nr. 8379, datë 29.7.1998 "Për hartimin dhe zbatimin e buxhetit

të shtetit në Republikën e Shqipërisë" dhe në ligjin nr. 8652, datë 31.7.2000 "Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore" në Bashkinë Rrëshen janë hartuar projektbuxhetet, projekte të cilat janë miratuar nga këshilli brenda afateve dhe kritereve të përcaktuara në ligjin nr. 9339, datë 21.12.2004 "Për buxhetin e shtetit për vitin 2005", në ligjin nr. 9464, datë 28.12.2005 "Për buxhetin e shtetit për vitin 2006" dhe udhëzimeve përkatëse të Ministrisë së Financave.

Me rastin e miratimit të buxhetit vjetor, nga Këshilli i Bashkisë është miratuar për vitin 2005, fondi rezervë në vlerën 1.400 mijë lekë dhe fondi emergjencave në vlerën 1.600 mijë lekë dhe për vitin 2006 vetëm fond emergjencash në vlerën 1.250 mijë lekë.

Sipas të dhënave të paraqitura, evidencave të rakorduara me Degën e Thesarit në Rrëshen dhe nga kontrolli i kryer në drejtim të zbatimit të buxhetit rezulton se janë ruajtur kufijtë e miratuar të shpenzimeve në total dhe për çdo artikull.

Nuk është rakorduar periodikisht për çdo muaj me Degën e Thesarit në Rrëshen. Rezulton se për të dy vitet, buxheti i Bashkisë është bazuar kryesisht në fondet e deleguara me pjesëmarrje të ulët nga të ardhurat,

U verifikua evidentimi i shpenzimeve të kryera sipas titujve, kapitujve dhe artikujve, nga rezulton se janë evidentuar drejtë me përjashtim të investimit të kryer

Page 2: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

2

ne objektin “Ura Jezull” ku kontrata ka vlerën 2.993.239 lekë, kurse sipas dokumenteve të zbatimit të objektit, situacionit (pa datë) te likuiduar, procesverbalit të kolaudimit nga kolaudatori datë 26.9.2006 dhe aktmarrjes në dorëzim nga komisioni i emëruar, vlera e objektit përcaktohet në shumën 3.885.831 lekë ose 892.392 lekë më tepër se kontrata.

Ka mosrealizim në total në vlerën 1.752 mijë lekë, për vitin 2005 dhe 4.953 mijë lekë, për vitin 2006, që vërtetohen kryesisht në:

- Artikullin “paga e sigurime shoqërore” përkatësisht në vlerën164 mijë lekë dhe 509 mijë lekë në vitin 2005 dhe 499 mijë lekë dhe 952 mijë lekë në vitin 2006 që kanë ardhur kryesisht nga programimi me rezervë i buxhetit të kushtëzuar për këtë artikull, të deleguar nga ministria e arsimit.

Duke mos marrë në konsideratë fondet e akorduara për përkrahjen sociale dhe paaftësinë, shpenzimet për "paga" zënë 49% të totalit të shpenzimeve të vërtetuara në fakt për vitin 2005 dhe 48.4% për vitin 2006, duke u financuar kryesisht nga buxheti.

Më hollësisht trajtohen në çështjen e posaçme të raportit. - Artikullin “investime”, përkatësisht sipas viteve, në shumat 493 mijë lekë që

vjen si diferencë e vlerës më të ulët të ofertave dhe kontratave nga fondet e miratuar dhe 2.068 mijë lekë, që ka ardhur nga vlera më e ulët e ofertave nga fondet e miratuar dhe mosrealizimi i investimeve të programuara.

Shpenzimet për "investime" zënë 18.8% të totalit të shpenzimeve të vërtetuara në fakt për vitin 2005 dhe 20.4% për vitin 2006.

Janë financuar për vitin 2005 nga buxheti, në masën 16.625 mijë lekë dhe nga të ardhurat e grandit në masën 16.305 mijë lekë, kurse për vitin 2006, nga buxheti shumën 16.646 mijë lekë dhe nga të ardhurat fondet grant në shumën 43.551 mijë lekë.

- Artikullin “shpenzimet operative”, në vlerën 345 mijë lekë në vitin 2005 dhe 225 mijë lekë në vitin 2006.

"Shpenzimet operative" zënë 18.6% të totalit të shpenzimeve të vërtetuara në fakt për vitin 2005 dhe 18.9% për vitin 2006, duke u financuar kryesisht nga të ardhurat dhe fondet në "grand".

U verifikuan "shpenzimet operative" të realizuara dhe të evidentuara në artikullin "602" nga rezultoi se:

- Në evidentimin e shpenzimeve për energji elektrike u konstatua se për të gjithë periudhën nga ana e filialit elektrik, faturat kanë të shënuar të dhënat e konsumit të energjisë sipas kontatorit për çdo objekt dhe janë faturuar e likuiduar sipas faturave tatimore të paraqitura.

Janë realizuar për vitin 2005, në vlerën 1.523.314 lekë dhe për vitin 2006, në vlerën 2.036.520 lekë, brenda kufijve të programuar. Rritja rezulton si rezultat i ndryshimit të çmimit.

- Janë kryer likuidime për shpenzime gjatë vitit, për ujë të pijshëm, sipas kontratës, për vitin 2005 në vlerën 980.438 lekë dhe për vitin 2006 në vlerën 1.726.273 lekë.

Nga verifikimi i të gjithë faturave tatimore të likuiduara rezulton se konsumi i ujit është faturuar bazuar në kontatorin.

- “Kancelari e shtypshkrime”, për vitin 2005 në vlerën 800.529 lekë dhe për vitin 2006 në vlerën 727.000 lekë.

Për blerjen e kancelarive për të dy vitet është përdorur procedura e prokurimit “tender i kufizuar”.

Është ruajtur kufiri në vlerë i programuar të shpenzimeve.

Page 3: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

3

- "Shpenzimet për udhëtim e dieta", për aparatin e Bashkisë, në vlerën 1.127.000 lekë për vitin 2005 dhe 1.386.780 lekë për vitin 2006, zënë vend me rëndësi në shpenzimet operative të vërtetuara në fakt dhe përbëjnë 6% të totalit për vitin 2005 dhe 6.6% për vitin 2006.

Për vitin 2006 janë realizuar 399.280 lekë shpenzime për udhëtime jashtë shtetit.

- Rezulton se janë kryer “shpenzime për pritje-përcjellje” dhe trajtimin e delegacioneve të huaja në vitin 2005, në shumën 233.940 lekë dhe për vitin 2006, në shumën 296.670 lekë.

Dokumentacioni justifikues për shpenzimet e kryera rezulton se për çdo rast ka bashkëngjitur urdhrin e titullarit, ku nuk është përcaktuar funksioni i vizitorëve dhe kuota e shpenzimit sipas grupit të përcaktuar në vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 243, datë 15.05.1995 si dhe në të gjithë rastet mungojnë listat ku të janë shënuar emrat e pjesëmarrësve, si për personat e huaj, ashtu edhe për palën pritëse.

Nuk ka programe të miratuara nga Këshilli i Bashkisë për pritjet e organizuara sipas kritereve të përcaktuara në pikën 5, të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 243, datë 15.05.1995, si dhe mungojnë relacionet për qëllimin e vizitës dhe realizimin e saj.

Ka raste ku rezulton se nuk janë zbatuar kriteret e përcaktuara në ligjin nr. 8560, datë 22.12.1999, neni 67, si dhe udhëzimit nr. 2, datë 10.4.2002 të Ministrisë së financave "Për procedurat tatimore", pika 3.1.5, duke pranuar shërbimin si dhe kryer likuidimet përkatëse pa lëshimin e faturave tatimore të miratuara nga Dega e Tatimtaksave, nga subjektet apo personat fizikë, në lokalet ku është kryer pritja.

Për të metat dhe mangësitë e mësipërme u mbajt procesverbali nr. 3, datë 21 maj 2007, ku ngarkohet me përgjegjësi ish-kryetari i Bashkisë dhe ish-përgjegjësi i Sektorit të Financës të Bashkisë.

- Shpenzimet për karburantin të realizuara në vlerën 1.183.280 lekë për 15.200 litra në vitin 2005 dhe 1.387.200 lekë për 14.400 litra në vitin 2006, zënë përkatësisht 6.3% dhe 6.6% të totalit të shpenzimeve operative te aparatit sipas viteve.

Janë të dokumentuara me fletëdaljet mujore për të tre mjetet nga magazina, por vërehet si e metë se fletët e udhëtimit nuk janë të administruara për të gjithë periudhën dhe nuk është llogaritur konsumi i karburantit me kilometrat e përshkuara të paraqitura.

Nga kontrolli rezulton se janë ruajtur kufijtë për vlerën e programuar të shpenzimit.

- "Shpenzime blerje pjesë këmbimi" në shumën 711.450 lekë për vitin 2005 dhe 720.900 lekë për vitin 2006.

Likuidimet për këto objekte janë kryer pa përcaktuar nevojën e kryerjes së shërbimit, pa u mbajtur kartela apo libra për çdo automjet ku të pasqyrohen pjesët e zëvendësuara dhe koha e përdorimit të tyre si dhe afatet për shërbimet e kryera, pa paraqitje të faturave tatimore dhe në raste të veçanta me fotokopje fature tatimore model 4, duke mos plotësuar kriteret e përcaktuara në ligjin nr. 8560, datë 22.12.1999 "Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë", neni 67, si dhe udhëzimit nr. 2, datë 10.04.2002 të Ministrisë së Financave "Për procedurat tatimore".

- U verifikuan shpenzimet për përdorimin telefonave celular, nga ku rezulton se janë kryer ritmikisht për çdo muaj, brenda kufijve limit mujor të përcaktuar në vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 343, datë 11.7.2002 "Për pajisjen me numër telefoni celular të personave juridikë publik".

Page 4: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

4

Shpenzimet për telefonat fiks rezultojnë 1.076.409 lekë për vitin 2005 dhe 1.130.624 lekë për vitin 2006, me rritje në masën 5%. Janë ruajtur kufijtë e miratuar të shpenzimit por nuk janë caktuar limite për çdo seksion të Bashkise.

Mbi marrëdhëniet e punës (paga, shpërblime, sigurime etj.). Me vendimin e Këshillit të Bashkisë Rrëshen nr. 13, datë 07.4.2004 dhe urdhrit

të brendshëm të titullarit të kësaj Bashkie nr. 6, datë 18.01.2005, për vitin 2005 dhe nr. 8, datë 17.3.2006 dhe urdhrit të brendshëm të titullarit të kësaj Bashkie nr. 27, datë 10.5.2006, për vitin 2006 janë miratuar struktura dhe numri i punonjësve për funksionimin dhe ushtrimin e aktivitetit të administratës si dhe fondi i pagave të cilat janë konfirmuar për shprehje ligjshmërie nga Prefektura e Qarkut në Lezhë.

Për të gjithë periudhën e kontrolluar rezulton se janë zbatuar drejtë struktura, organika dhe pagat e miratuara nga Këshilli i Bashkisë dhe në asnjë rast nuk ka tejkalim, si në numrin e punonjësve, ashtu edhe në fondin e pagave të miratuar. Gjithashtu është zbatuar rregullisht edhe struktura dhe numri i punonjësve të Gjendjes Civile dërguar nga Ministria e Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit, punonjësve të Sektorit të Arsimit, dërguar nga Drejtoria Arsimore Mirditë dhe miratuar nga Ministria e Financave me shkresat respektive.

Përcaktimi i nivelit të pagave është bërë në përputhje të plotë me klasifikimin e funksioneve dhe grupimit të njësive të qeverisjes vendore si dhe vendeve të punës në shërbimin civil.

Nga kontrolli i njëpasnjëshëm i ushtruar në listëpagesat e muajve prill, maj, qershor dhe tetor, nëntor e dhjetor 2005 dhe janar, shkurt, mars, dhe tetor, nëntor e dhjetor të vitit 2006, rezultoi se pagat janë përllogaritur drejtë, sipas tabelës së pagave dhe drejtë janë llogaritur edhe shtesat e ndryshme mbi paga sikurse edhe kompensimet.

Gjithashtu saktësisht për të gjithë periudhën e kontrolluar janë përllogaritur, ndaluar dhe xhiruar detyrimet për tatimin mbi të ardhurat, tatimin në burim për shërbimet si dhe kontributi i sigurimeve shoqërore, për të cilat janë mbajtur periodikisht aktrakordime me Degën e Tatimeve Mirditë.

Përmbledhëset e pagave janë të kuadruara me listëpagesat dhe me urdhërpagesat e mandatpagesat respektive dhe të nënshkruara nga punonjësi i financës dhe titullari.

Është mbajtur në kompjuter saktësisht dhe azhurnuar periodikisht regjistri i punëmarrësve (libri i pagave).

Janë respektuar drejtë dispozitat ligjore për kohëzgjatjen e punës (orët jashtë orarit) të paguar dhe pushimeve të paguara.

Nga kontrolli mbi respektimin e dispozitave ligjore për krijimin e fondit të veçantë dhe dhënien e shpërblimit për vitin 2005 u konstatua se janë planifikuar 5.099 mijë lekë dhe janë paguar 5.005 mijë lekë, ndërsa për vitin 2006 janë planifikuar 4.822 mijë lekë dhe janë paguar 4.365 mijë lekë për shpërblimin e punonjësve, konform përcaktimeve të bëra me VKM nr. 19, datë 11.1.1993 “Për fondin e veçantë të institucioneve buxhetore”, ndryshuar me VKM nr. 434, datë 28.6.2006 “Për fondin e veçantë në institucionet buxhetore”, duke u respektuar kufiri në masën prej 5% mbi fondin e pagave.

Pagesat e kryera si më sipër për shpërblimet e punonjësve si dhe për raste ndihme apo fatkeqësie në të gjitha rastet janë bërë me vendimin e Këshillit të Bashkisë.

Për periudhën e kontrolluar në lidhjen e kontratës me punonjësit, marrjen dhe largimin e tyre nga puna, jo në të gjitha rastet janë zbatuar drejtë dispozitat ligjore,

Page 5: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

5

pasi në periudhën e kontrolluar, në tre raste me efekte financiare për 768.738 lekë, sipas urdhërekzekutimeve dhe vendimeve të gjykatës janë paguar (jo me listëpagesa por me arkë dhe me bankë) punonjësit për largimet nga puna.

Me gjithë kontrollin e ushtruar nga Zyra e Ndihmës Ekonomike, për plotësimin e kërkesave për familjet që duhet të përfitojnë përkrahjen sociale dhe punën e bërë nga Bashkia e Rrëshenit, për inicimin për punë, për vitin 2005, nga ana e Bashkisë janë trajtuar mesatarisht me ndihmë ekonomike 800 familje në muaj me një fond page prej 23.300 mijë lekë ose nga 2.900 lekë për familje, ndërsa për vitin 2006 janë trajtuar mesatarisht 820 familje me 21.600 mijë lekë ose nga 2.683 lekë për familje dhe vazhdojnë të trajtohen.

Pagesat e mësipërme janë kryer gjithnjë me projektvendimin e paraqitur nga Zyra e Ndihmës Ekonomike dhe vendimin përkatës të Këshillit të Bashkisë.

Zbatimi i rregullave për mbajtjen e kontabilitetit dhe rregullshmërisë, e

ligjshmërisë në veprimet e kryera. Kontabiliteti është organizuar dhe mbahet sipas kritereve të përcaktuara ligjin

nr. 7661, datë 19.01.1993 "Për kontabilitetin", ndryshuar me ligjin nr. 9228, datë 29.4.2004 "Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare", VKM nr. 248, datë 10.4.1998 "Për miratimin e planit kontabël të përgjithshëm", ndryshuar me VKM nr. 325, datë 20.01.2001. Nga ana e Degës të Financës janë mbajtur ditarët analitik të arkës, bankës, magazinës dhe të shpenzimeve, në fund të periudhës dhe të gjitha veprimet kontabile janë kryer dhe pasqyruar në centralizator me artikuj kontabël.

Në zbatim të ligjit nr. 6942, datë 25.12.1984 u krye kontroll në veprimet e kryera me arkë në drejtim të ruajtjes, dokumentimit të gjendjes dhe lëvizjes së vlerave monetare për të gjithë periudhën nga ku rezultoi:

Nga verifikimi rast pas rasti për periudhën nga 1 janar 2005 deri më 31 dhjetor 2006, mbi tërheqjet e kryera me çek sipas urdhërshpenzimeve të kaluara nga Dega e Thesarit Mirditë me arkëtimet e kryera në arkën e Bashkisë Rrëshen nuk rezultojnë diferenca.

Veprimet e mësipërme janë evidentuar dhe pasqyruar saktësisht të dhënat në llogarinë "xhirim i vlerave monetare" e cila për të gjithë periudhën e kontrolluar në mënyrë periodike sikurse në fund të vitit 2005 dhe në fund të vitit 2006 rezulton e kuadruar.

Gjatë gjithë periudhës së kontrolluar libri i arkës është nënshkruar rregullisht për çdo muaj nga arkëtari dhe përgjegjësi i financës.

Nga kontrolli i njëpasnjëshëm radhazi i të gjithë pagesave të punonjësve me arkë për periudhën nga 1 janar 2005 deri më 31 dhjetor 2006 ku, përveç shkeljeve dhe pagesave të tepërta të konstatuara nga ana e auditit të brendshëm, gjatë ushtrimit të kontrollit nga ana jonë, u konstatuan shkelje të dispozitave ligjore dhe pagesa të pajustifikuara dhe argumentuara me dokumentacionin ligjor si vijon:

Gjatë muajve janar dhe qershor të vitit 2005 është tejkaluar limiti i arkës në mënyrë të ndjeshme, të paarsyeshme, të pajustifikuar dhe të paargumentuar, veprim ky në kundërshtim me udhëzimin e Ministrisë së Financave nr. 3077, datë 03.7.1994 “Për limitin e arkës në institucionet buxhetore”.

Për të gjithë periudhën e kontrolluar, në të gjitha rastet e pagesave për kthimin e arkëtimeve të bëra për kopshte, çerdhe dhe konvikt, këto të pakonsumuara, mandatpagesa nuk disponon asnjë lloj dokumenti justifikues dhe argumentues të kryerjes së kësaj pagese dhe nuk është bërë (kryqëzimi) rakordimi i arkëtimeve me pagesat.

Page 6: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

6

Për periudhën e kontrolluar me pagesat e arkës janë kryer shpenzime në shuma të konsiderueshme për shërbime të ndryshme në vlera të vogla, si shpenzime pritjeje, servis automjeti, servis fotokopje, servis kompjuteri, servis printeri, etj... pa specifikimet e duhura teknike, pa përmendur proceset e punës së kryer, veprime këto që bien në kundërshtim me kriteret për blerjet dhe shërbimet në vlera të vogla, të përcaktuara në VKM nr. 335, datë 23.6.2000 "Për rregullat e prokurimit publik", ndryshuar me VKM nr. 228, datë 24.5.2002.

Në të gjitha rastet e prokurimeve publike, si për punimet e ndërtimit, shërbimet apo mallrat, nuk është hartuar kontratë por si e tillë është quajtur formulari i kontratës, kushtet e përgjithshme dhe kushtet e veçanta të saj, bashkë me anekset e tjera. Në lëvrimin e mallrave të kontraktuar nuk është patur parasysh hartimi dhe zbatimi i një grafiku kohor të lëvrimit të tyre. Situacionet e punimeve nuk mbajnë datën e përpilimit të tyre.

Më hollësisht, këto probleme janë trajtuar në pikën e prokurimeve publike për të cilën është mbajtur procesverbali nr. 6, datë 25.5.2007.

Me mandatpagesën nr. 283, datë 03.5.2005 janë paguar për udhëtim dhe dieta jashtë shtetit shuma prej 327.830 lekë, për periudhën nga 04.4.2005 deri në datën 11.4.2005, për pjesëmarrje në vizitë në Komunën Spinetoli të provincës Askoli, në Itali, sipas kërkesës së Bashkisë Rrëshen datë 01.3.2005, miratuar edhe nga Ministria e Pushtetit Vendor e Decentralizimit me shkresën nr. 827, datë 18.3.2005.

Nisur nga ftesa e palës italiane dhe dokumentet justifikuese dhe argumentuese të shpenzimeve, bashkëngjitur urdhërshërbimeve, në bazë të përllogaritjeve aritmetikore rezulton se 8 punonjësit që kanë marrë pjesë në këtë vizitë kanë përfituar më tepër shumën prej 124.102 lekë.

Me mandatpagesën nr. 435, datë 28.12.2006 janë paguar, përveç shpenzimeve të udhëtimit të paguara me bankë, sipas urdhërpagesës nr. 351, datë 14.12.2006, në shumën prej 277.600 lekë, me kontratën e lidhur me 15.11.2006, ndërsa urdhërprokurimi mban nr. 359, datë 23.11.2006 dhe procesverbali i komisionit të blerjeve datë 23.11.2006, për dieta e hotele jashtë shtetit shuma prej 399.280 lekë, për periudhën nga 24.11.2006 deri në datën 28.11.2006, për udhëtim studimor sipas autorizimit të titullarit datë 17.11.2006, me itinerar Rrëshen - Mali i Zi – Kosovë – Maqedoni – Rrëshen.

Nisur nga autorizimi i titullarit për 25 veta, bazuar në vendimin e Këshillit Bashkiak nr. 7, datë 17.3.2006, konfirmuar me rezerva “për udhëtim studimor këshilli” nga Prefektura e Qarkut të Lezhës me shkresën nr. 351/1, datë 04.4.2006, pa program pune studimore dhe me dokumentet e parregullta justifikuese dhe argumentuese të shpenzimeve, bashkëngjitur urdhërshërbimeve, (vërtetimi i hotelit) në bazë të përllogaritjeve aritmetikore rezulton se 15 punonjësit që kanë marrë pjesë në këtë vizitë kanë përfituar më tepër shumën prej 399.280 lekë.

Veprimet e mësipërme bien në kundërshtim me kriteret e përcaktuara me ligjin nr. 6942, datë 25.12.1984 dhe VKM nr. 70, datë 11.3.1985 "Për administrimin, ruajtjen, dokumentimin dhe qarkullimin e vlerave materiale e monetare", me udhëzimin e Ministrisë së Financave nr. 3077, datë 03.7.1994 “ Për limitin e arkës në institucionet buxhetore”, në ligjin nr. 7703, datë 11.5.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë“ me ndryshimet e mëvonshme, në vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 304, datë 08.5.2003 “Për mbulimin e shpenzimeve të udhëtimeve dhe për dietat për punonjësit e ministrive dhe të institucioneve buxhetore, kur dalin jashtë shtetit”, dhe me germën b, pika 2, të udhëzimit të Ministrisë së Financave nr. 16, datë 24.7.2003 dalë në zbatim të këtij vendimi.

Page 7: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

7

Për veprimet e kryera si më sipër mban përgjegjësi ish-kryetari i Bashkisë, ish-përgjegjësi i financës për lejimin e kryerjes të këtyre veprimeve dhe kontrollin e pamjaftueshëm të ushtruar në dokumentacionin e gjendjen fizike të arkës dhe llogaritare-arkëtare për tejkalimin e limitit dhe kontrollin e pamjaftueshëm të ushtruar në dokumentacionin dhe gjendjen fizike të arkës, me të cilët u mbajt procesverbali nr. 1, datë 18.5.2007.

Si për vitin 2005, ashtu edhe për vitin 2006 nuk janë pasqyruar në kontabilitet dhe nuk janë ndjekur si duhet detyrimet për taksat vendore, si ato të trashëguara, ashtu edhe ato të krijuara gjatë ushtrimit të aktivitetit, të cilat megjithëse janë evidentuar nga Zyra e Taksave Vendore nuk janë dërguar për kontabilizim në Sektorin e Financës, për të cilën, me personat përgjegjës, u mbajt procesverbali nr. 2, datë 18.5.2007.

Nga kontrolli i kryer në dokumentacionin e likuidimeve të kryera për të gjithë periudhën, me bankë, rezulton se çdo urdhër shpenzimi i lëshuar ka të bashkëngjitur dokumentet justifikues të shpenzimeve të kryera.

Dokumentet shoqëruese të furnitorëve, si për furnizimet e rastit apo shërbimet, ashtu edhe për ato me kontratë me subjektet persona fizikë apo juridikë, në të gjithë rastet janë kryer me paraqitjen e faturave tatimore nga ana e tyre, veprim ky në përputhje me kriteret e përcaktuara në ligjin nr. 8560, datë 22.12.1999 "Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë", neni 67, si dhe udhëzimit nr. 2, datë 10.4.2002 të Ministrisë së Financave "Për procedurat tatimore", pikat 3, 1, 5.

Nga krahasimi i regjistrimeve të kryera në regjistrat përkatës me dokumentet bazë të bankës rezultoi se nuk ka diferenca dhe janë kryer sipas çdo kapitulli, artikulli e zëri të shpenzimit.

Në lidhje me dokumentacionin shoqërues të blerjeve si dhe për të gjithë furnizimet dhe shpenzimet për shërbimet e kryera nga të tretët dhe të likuiduara me arkë dhe bankë, për vitin 2005 dhe vitin 2006, ashtu edhe për shpenzimet operative të zakonshme nën vlerën e përcaktuar nga vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 335, datë 23.6.2000 me ndryshimet e mëvonshme, rezulton se në përgjithësi janë zbatuar kriteret e përcaktuara në këtë vendim.

Nga kontrolli i kryer në dokumentacionin e veprimeve të magazinës rezulton se:

Magazina ka funksionuar normalisht duke u kryer hyrje-daljet e materialeve sipas kritereve të përcaktuara në zbatim të ligjit nr. 6942, datë 25.12.1984 “Për administrimin, ruajtjen, dokumentimin dhe qarkullimin e vlerave materiale e monetare”.

Për periudhën e kontrolluar hyrja e vlerave materiale në institucion është dokumentuar me fletëhyrje dhe brenda afateve të përcaktuara.

Për vitin 2005 dhe për vitin 2006 është azhurnuar ditari i magazinës dhe janë mbajtur kartelat analitike në kompjuter. Dokumentimi i lëvizjes së vlerave materiale në kontabilitet, rakordimi dhe kuadrimi i tyre analitikisht është pasqyruar saktësisht edhe në bilancin kontabël.

Nga kontrolli rezulton se ka rakordime periodike për lëvizjen e vlerave materiale magazinë-sektor finance, duke u barazuar gjendja kontabile me inventarët fizik.

Në këtë Bashki, për vitin 2005 kanë rezultuar si kontribute të prindërve të nxënësve në shkolla, vlera materiale, inventar e pajisje, në shumën 70.640 lekë, të cilat dokumentohen në inventarizimin fizik të vitit 2005 sikurse dhe për vitin 2006 kanë rezultuar si kontribute të prindërve të nxënësve në shkolla, vlera materiale,

Page 8: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

8

inventar e pajisje, në shumën 240.960 lekë, të cilat dokumentohen në inventarizimin fizik të vitit 2006.

Përveç sa më sipër nuk ka pasur ndihma humanitare, sikurse nuk ka patur dhe nuk ka gjendje mallra stoqe dhe me qarkullim të ngadalshëm.

Nxjerrja e llogarisë vjetore (bilanci kontabël) dhe inventarizimi i llogarive dhe

pasurisë publike. Bilanci kontabël i llogarisë të vitit ushtrimor 2005 është hartuar dhe paraqitur

nga Bashkia e Rrëshenit pranë Degës së Thesarit në Mirditë me datën 28.02.2006, brenda afateve të përcaktuara nga Ministria e Financave dhe është miratuar nga Dega e Thesarit në Mirditë me datën 28.02.2006, ndërsa bilanci kontabël i vitit ushtrimor 2006 është hartuar dhe paraqitur nga Bashkia Rrëshen pranë Degës të Thesarit në Mirditë, me shkresën me nr. extra prot., datë 28.02.2007 dhe është miratuar nga Dega e Thesarit në Mirditë me datën 28.02.2007.

Relacionet dhe sqarimet plotësuese janë të plota, pasi pasqyrojnë pozicionin e debi-kredive, llogaritë e inventarëve dhe shpjegojnë arsyet e detyrimeve karshi të tretëve.

Dokumentacionin ekonomiko–financiar të subjekteve në vartësi të Bashkisë e evidenton vetë Sektori i Financës së Bashkisë, prandaj ato nuk nxjerrin bilanc kontabël më vete.

Nga kontrolli rezulton se bilanci është plotësuar konform dispozitave ligjore ne fuqi, pasi u konstatua se në ditarët analitik si për arkën, për bankën, për magazinën ka artikuj kontabël dhe centralizator të mbajtur rregullisht, të cilët rakordojnë me të dhënat e bilancit të vitit ushtrimor.

Nga kontrolli për të gjithë periudhën rezultojë se ka gjetur zbatim të plotë ligji nr. 6942, datë 25.12.1984 "Për administrimin, ruajtjen, dokumentimin e qarkullimin e vlerave materiale e monetare“, pasi janë dokumentuar dhe kontabilizuar veprimet me magazinën dhe janë kryer azhurnimet sipas artikujve nga Dega e Financës.

Për dokumentimin dhe pasqyrimin në kontabilitet të shpenzimeve për investime të kryera nga vetë Bashkia dhe nga institucionet e tjera për llogari të Bashkisë, si gjatë vitit 2005, ashtu dhe gjatë vitit 2006 janë kryer veprimet e sistemimit të tyre me artikuj kontabël në “aktive të qëndrueshme të trupëzuara” konform dispozitave ligjore në fuqi.

Sikurse për vitin 2005 dhe për vitin 2006, llogaritë debitore, kreditore, furnitore janë pasqyruar të klasifikuara sipas kërkesave të planit kontabël, por duhet theksuar se për periudhën e kontrolluar, detyrimet për taksat vendore për 153 subjekte në shumën prej 2.206 mijë lekë, të cilat fillojnë nga fundi i vitit 2004, për 44 subjekte, në shumën 820 mijë lekë, nga fundi i vitit 2005, për 58 subjekte, në shumën 742 mijë lekë dhe nga fundi i vitit 2006, për 51 subjekte, në shumën 644 mijë lekë, megjithëse janë ndjekur dhe pasqyruar nga Sektori i Taksave, ato nuk janë evidentuar në kontabilitet.

Veprimet e mësipërme bien në kundërshtim me kriteret e përcaktuara në ligjin nr. 8982, datë 12.12.2002 “Për sistemin e taksave vendore”, ligjin nr. 8978, datë 12.12.2002 “Për taksën vendore të biznesit të vogël”, ndryshuar me ligjin nr. 9237 datë 06.01.2004, ligjin nr. 7661, datë 19.01.1993 "Për kontabilitetin", ndryshuar me ligjin nr. 9228, datë 29.4.2004 "Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare", vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 248, datë 10.4.1998 "Për miratimin e planit kontabël të përgjithshëm", ndryshuar me vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 325, datë 20.01.2001, si dhe me “Manualin për klasifikimin buxhetor ekonomik”, për të cilën

Page 9: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

9

mbajnë përgjegjësi përgjegjësi i Sektorit të Financës dhe përgjegjësi i Sektorit te Taksave sipas procesverbalit nr. 2, datë 18.5.2007.

Nga krahasimi i të dhënave të paraqitura në situacionin përfundimtar të shpenzimeve, për vitin 2005 dhe për vitin 2006, të nënshkruara nga Bashkia e Rrëshenit dhe nga Dega e Thesarit të rrethit Mirditë, rezulton se ka përputhje dhe janë të njëjta me pasqyrën e bilancit vjetor dhe me të dhënat e situacionit të datës 31 dhjetor të secilit vit respektiv.

Për inventarizimin e pasurisë publike të Bashkisë Rrëshen, për vitin 2005, nga ana e kryetarit të Bashkisë është nxjerrë urdhri nr. 398, datë 02.12.2005, ku është përcaktuar komisioni i inventarizimit prej 19 punonjësish, për të gjithë subjektet në vartësi, komisioni i nxjerrjes jashtë përdorimit të vlerave materiale dhe komisioni i asgjësimit të vlerave materiale të nxjerra jashtë përdorimit.

Komisioni i inventarizimit do të përfundonte këtë detyrë brenda datës 25.12.2005 dhe më pastaj, Dega e Financës do të rakordonte llogarinë fizike me kontabilitetin dhe do të përgatit materialin përfundimtar të inventarizimeve për shqyrtim pranë kryetarit dhe Këshillit të Bashkisë.

Nga ana e komisionit janë kryer inventarizimet fizike të vlerave te pasurisë publike të Bashkisë për vitin 2005, brenda afatit të përcaktuar, dhe nga Dega e Financës është përgatitur relacioni përfundimtar i datës 24.01.2006, ku nuk kanë rezultuar diferenca në mungesa, kanë rezultuar teprica në vlerën 70.640 lekë, të cilat argumentohen si kontributet e prindërve të nxënësve në shkolla dhe kanë rezultuar materiale jashtë përdorimit në vlerën prej 2.102.259 lekë e cila i përket inventarit të imët në përdorim të 16 subjekteve ne vartësi të Bashkisë, për të cilat Këshilli i Bashkisë me vendimin e tij nr. 15 datë 27.4.2006 ka miratuar nxjerrjen jashtë përdorimit të tyre dhe asgjësimin e vlerave materiale si më sipër.

Për inventarizimin e pasurisë publike të Bashkisë Rrëshen, për vitin 2006, nga ana e kryetarit të Bashkisë është nxjerrë urdhër nr. 80/1 prot., datë 30.10.2006, ku është përcaktuar komisioni i inventarizimit për 20 subjektet në vartësi të Bashkisë, komisioni i nxjerrjes jashtë përdorimit të vlerave materiale dhe komisioni i asgjësimit të vlerave materiale të nxjerra jashtë përdorimit.

Komisioni i inventarizimit do të përfundonte këtë detyrë brenda datës 25.12.2006 dhe më vonë, Dega e Financës do të rakordonte llogarinë fizike me kontabilitetin dhe do të përgatit materialin përfundimtar të inventarizimeve për shqyrtim pranë kryetarit dhe Këshillit të Bashkisë.

Nga ana e komisionit janë kryer inventarizimet fizike të vlerave te pasurisë publike të komunës për vitin 2006, brenda afatit të përcaktuar, dhe nga Dega e Financës është përgatitur relacioni përfundimtar i datës 28.02.2007, ku nuk kanë rezultuar diferenca në mungesa, kanë rezultuar teprica në vlerën 240.960 lekë, të cilat argumentohen si kontributet e prindërve të nxënësve në shkolla dhe kanë rezultuar materiale jashtë përdorimit në vlerën prej 2.496.270 lekë e cila i përket inventarit të imët në përdorim, për të cilat Këshilli i Bashkisë akoma nuk ka vendosur për nxjerrjen jashtë përdorimit dhe asgjësimin e vlerave materiale si më sipër.

Dokumentacioni i nxjerrjes jashtë përdorimit të vlerave materiale për vitin 2005 është hartuar duke u bazuar në dispozitat ligjore për administrimin dhe dokumentimin e vlerave materiale e monetare dhe në shkresën nr. 1798, datë 02.4.2001 të Ministrisë së Pushtetit Lokal “Për nxjerrjen jashtë përdorimit të aseteve të njësive të qeverisjes vendore”, si dhe në ligjin nr. 8652, datë 31.07.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”, neni 8, pikat II/a dhe II/c.

Page 10: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

10

Në bilancin kontabël të viteve 2005 dhe 2006, inventarizimi dhe vlerat materiale, si teprica dhe ato jashtë përdorimit, janë pasqyruar duke u sistemuar në kontabilitet për shumën e mësipërme, gjë e cila pasqyrohet në përmbledhësen e inventarëve dhe në informacionin e hartuar për këtë qëllim ku përcaktohet llogaria përkatëse e materialeve, inventarit të imët në përdorim si teprica apo të nxjerra jashtë përdorimit dhe të asgjësuara, nga komisionet përkatëse me procesverbale.

Prokurimin e fondeve publike. Sipas programit të kontrollit të miratuar u kërkua, bazuar në pikat 1 dhe 3, të

nenit 10, të ligjit nr. 7971 datë 26.7.1995 "Për prokurimin publik" me ndryshimet e mëvonshme dhe në VKM nr. 675, datë 20.12.2002, kreu II, pikat 2.1 dhe 2.2, si dhe kreu V, pikat 5.1 dhe 5.2 "Regjistri i parashikimit" dhe "Regjistri i realizimit të prokurimeve publike", për prokurimet vjetore të kryera për vitet 2005 dhe 2006, të cilat u paraqitën, por nisur nga data e protokollit janë dërguar tej afateve në APP.

Po kështu investimi i kryer ne objektin “Ura Jezull” është paraqitur në regjistrin e realizimit te prokurimeve në vlerën 2.993.239 lekë, kurse sipas dokumenteve të zbatimit të objektit, situacionit (pa datë) te likuiduar, vlera e objektit përcaktohet në shumën 3.885.831 lekë ose 892.392 lekë më tepër se kontrata dhe se ajo në regjistër.

Për vitin 2005 janë parashikuar 21 prokurime me vlerë 44.710 mijë lekë, janë zhvilluar në fakt 21 prokurime, nga të cilat sipas ofertave fituese janë lidhur kontratat në vlerën 44.256.848 lekë.

Diferenca ndërmjet vlerës së fondeve limit me atë të ofertave fituese me të cilën janë lidhur edhe kontratat rezulton mjaft e ulët, 453 mijë lekë më pak ose 1% e vlerës së prokuruar.

Për vitin 2006 janë parashikuar të zhvillohen 24 prokurime me vlerë 66.068 mijë lekë, janë zhvilluar në fakt 24 prokurime nga të cilat sipas ofertave fituese janë lidhur kontratat në vlerën 63.131.364 lekë.

Diferenca ndërmjet vlerës së fondeve limit me atë të ofertave fituese me të cilën janë lidhur edhe kontratat rezulton 2.936 mijë lekë më pak ose 4.4% e vlerës së prokuruar.

Nga shuma e mësipërme ulja në masën 1.027.500 mijë lekë i takon vetëm një objekti "Sistemim e asfaltim rruga e kinemasë". Për 23 objektet e tjera të prokuruar, kjo diferencë është minimale në masën 1.910.500 mijë lekë ose 3% e fondeve në dispozicion.

Nga kontrolli u konstatua se: - Dokumentacioni i paraqitur për zhvillimin e të gjithë prokurimeve për të dy

vitet është i arkivuar në dosje të veçantë, për çdo prokurim, por i painventarizuar, nuk është ruajtur renditja e dokumenteve sipas radhës së procedurave të prokurimeve të zhvilluara, nuk është përcaktuar numri i fletëve dhe i kopjeve për çdo dokument të administruar.

Veprimi i mësipërm përbën shkelje të pikës 3, të nenit 10, të ligjit nr. 7971, datë 26.7.1995 "Për prokurimin publik" me ndryshimet e mëvonshme dhe ngarkon me përgjegjësi njësinë e prokurimit.

- Dokumentacioni teknik për realizimin e objekteve i mbajtur nga mbikëqyrësit e punimeve nuk është i plotë sipas përcaktimit në pikën 14, të udhëzimit të Këshillit të Ministrave nr. 3, datë 15.02.2001 "Për mbikëqyrjen dhe kolaudimin e punimeve të ndërtimit", nuk është i inventarizuar dhe as i arkivuar në arkivin e institucionit apo në Zyrën e Urbanistikës, por administrohet pjesërisht pranë Degës së Financës, bashkëngjitur dokumenteve të likuidimeve të kryera me bankë.

Page 11: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

11

Më se 70% e objekteve me karakter ndërtimi janë marrë në dorëzim pa plotësuar dhe arkivuar dokumentacionin e domosdoshëm të zbatimit pranë Bashkisë.

- Mungon dokumentacioni për argumentimin e llogaritjes së fondit limit për çdo objekt, pasi nuk u paraqitën analiza për llogaritjen dhe caktimin e çmimit për njësi për çdo volum të preventivuar të punimeve.

Po kështu në të gjithë rastet e zhvillimit të prokurimit, përcaktimi i fondit limit nuk është argumentuar në bazë të çmimeve të publikuara nga INSTAT-i dhe institucionet e tjera shtetërore përkatëse apo sipas testimit të tregut si përcaktohet në pikën 3, të udhëzimit të Këshillit të Ministrave nr. 1, datë 01.01.1996, ndryshuar me udhëzimin nr. 1, datë 24.5.2002 dhe nr. 3, datë 10.7.2003.

- Konstatohet se për objektet me karakter ndërtimi, projektet e objekteve nuk janë te plota, të hollësishme e të lexueshme.

Veçanërisht në dokumentacionin e tenderit për shërbimin e pastrimit, dekorit dhe mirëmbajtjes së varrezave e funeralit ka mangësi, pasi janë dhënë ofertat përkatëse për konkurrentët dhe pranuar ofertat pa përcaktuar volumet e punës sipas çdo shërbimi dhe pa përcaktuar qartë specifikimet teknike, veprim ky në kundërshtim me kriteret e përcaktuara në kapitullin III "Dokumentet e tenderit", pika 1, germa "b", "pjesa e veçantë", pika 1, e udhëzimit të Këshillit të Ministrave nr. 1, datë 01.01.1996, ndryshuar me udhëzimin nr. 1, datë 24.5.2002 dhe nr. 3, datë 10.7.2003.

Më hollësisht trajtohet si çështje e posaçme. - Nuk janë zbatuar kriteret e përcaktuara në pikën "b", të nenit 36, të ligjit nr.

7971, datë 26.7.1995 "Për prokurimin publik", pasi në të gjithë rastet mungon lista e azhornuar e subjekteve të specializuara për realizimin e prokurimit

Nisur nga të dhënat vërehet se pothuajse për të gjithë prokurimet janë ftuar dhe kanë marrë pjesë në konkurrim të njëjtët subjekte.

Në prokurimet për objektet me karakter ndërtimi janë shpallur fitues nga dy here 3 subjektet, për vitin 2005 dhe për vitin 2006, 3 subjektet dhe tre herë 1 subjekt.

Po kështu konstatohet se në prokurimet për blerje kancelari e shtypshkrime, blerje dru zjarri, blerje mishi, blerje buke, blerje pjesë këmbimi dhe blerje artikuj ushqimor për të dy vitet, janë shpallur fitues të njëjtët subjekte.

- Në ngritjen e njësisë së prokurimit me specialistë të fushës që lidhen me objektin e prokurimit, procedurat nuk janë kryer në përputhje me kriteret e përcaktuara në nenin 7, pika 4, të ligjit nr. 7971, datë 26.7.1995 “Për prokurimin publik” me ndryshimet e mëvonshme dhe të kapitullit IV, të udhëzimit të Këshillit të Ministrave nr. 1 datë 01.01.1996, ndryshuar me udhëzimin nr. 1, datë 24.5.2002 dhe nr. 3, datë 10.7.2003.

- Nuk janë paraqitur në zbatim të kritereve të përcaktuara në nenet 14 e 26, germa “dh”, të ligjit nr. 7971, datë 26.7.1995 "Për prokurimin publik" me ndryshimet e mëvonshme dhe të udhëzimit të Këshillit të Ministrave nr. 1, datë 01.01.1996, ndryshuar me udhëzimin nr. 1, datë 24.5.2002 dhe nr. 3, datë 10.7.2003, në të dhënat e ofertës, specifikimet e plota teknike të përcaktuara qartë sipas veçorisë prokurimit, gjë që ngarkon me përgjegjësi anëtarët e njësisë së prokurimit dhe të komisionit të vlerësimit të ofertave.

Shumë nga projektet janë të panënshkruar nga projektuesit apo zyra e urbanistikës dhe të pavulosura nga Bashkia.

- Nuk është mbajtur dhe nuk është arkivuar "Regjistri i procedurave të prokurimit publik", sipas kërkesave të udhëzimit të APP nr. 1, datë 06.01.2003.

- Nga verifikimi rezulton se për të gjithë mbikëqyrjet dhe kolaudimet janë emëruar persona të paregjistruar në organet tatimore.

Page 12: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

12

Pagesat janë kryer pa paraqitur fatura tatimore nga ana e tyre, duke u mbajtur tatim në burim.

- Për të gjithë objektet kontratat nuk janë të plota por janë quajtur të mirëqena si kontratat formularët e kontratave dhe "pjesë integrale të saj" dhe të gjithë dokumentet e tenderit të përcaktuara në nenin 26, të ligjit "Për prokurimin publik".

- Kthimi i garancive të objekteve është kryer nga Dega e Financës pa miratim nga Zyra e Urbanistikës apo komisioni i posaçëm për gjendjen e objektit.

Nga kontrolli i plotë i dokumentacionit të zbatimit të objekteve dhe nga

krahasimi i preventivave të ofertave me volumet e punimeve të paraqitura në situacionet respektive dhe nga matjet në fakt të kryera, në mungesë të librezave të masave, rezultuan diferenca në pagesat e likuidimeve të kryera për objektet si më poshtë:

1. Për objektin "Sistemim, asfaltim, blloku nr. 1, rruga “At Gjergj Fishta”. Subjekti, për diferenca të konstatuara e të trajtuara hollësisht në

procesverbalin nr. 7, datë 30.7.2007 dhe në projektraport ka përfituar padrejtësisht 79.800 lekë, shumë e cila kërkohet të arkëtohet.

Për sa më sipër mbajnë përgjegjësi mbikëqyrësja e punimeve që jo vetëm nuk ka ndjekur punimet por nuk ka kërkuar librezë masash; kolaudatori që nuk ka kontrolluar dokumentacionin dhe punimet në fakt; dhe përgjegjësja e Zyrës së Urbanistikës së Bashkisë, ku kërkohej të administrohej dokumentacioni teknik i zbatimit të objektit.

2. Për objektin "Sistemim, asfaltim i rrugës blloku 4, Reç”. Subjekti për diferenca të konstatuara e të trajtuara hollësisht në

procesverbalin nr. 7, datë 30.7.2007 dhe në projektraport ka përfituar padrejtësisht 120.960 lekë, shumë e cila kërkohet të arkëtohet.

Për sa sipër mbajnë përgjegjësi mbikëqyrësi i punimeve që jo vetëm nuk ka ndjekur punimet por nuk ka kërkuar librezë masash; kolaudatori që nuk ka kontrolluar dokumentacionin dhe punimet në fakt; dhe përgjegjësja e Zyrës së Urbanistikës së Bashkisë, ku kërkohej të administrohej dokumentacioni teknik i zbatimit të objektit.

3. Objekti "Rikonstruksion KUZ Rrëshen". Subjekti, për diferenca të konstatuara e të trajtuara hollësisht në

procesverbalin nr. 7, datë 30.7.2007 dhe në projektraport ka përfituar padrejtësisht më tepër 212.760 lekë, shumë e cila kërkohet të arkëtohet.

Për sa sipër mbajnë përgjegjësi mbikëqyrësi i punimeve që nuk ka ndjekur punimet dhe nuk ka kërkuar librezë masash; kolaudatorja që nuk ka kontrolluar dokumentacionin dhe punimet në fakt; dhe përgjegjësja e Zyrës së Urbanistikës së Bashkisë, ku kërkohej të administrohej dokumentacioni teknik i zbatimit të objektit.

4. Për objektin "Rikonstruksion ura Jezull". Objekti është financuar nga fondet e akorduara në grant dhe nga të ardhurat

në vlerën 3.000 mijë lekë miratuar me vendimin nr. 7, datë 17.03.2006 të Keshillit të Bashkisë.

Projekti dhe preventivi i hartuar, dhënë ofertuesve bashkë me dokumentat e tenderit, është pjesor dhe përmban vetëm ndërtimin e këmbëve dhe shpatullave të urës.

Fondi limit i përcaktuar në urdhrin e prokurimit nr. 520, datë 27.4.2006 ka vlerën 3.000 mijë lekë.

Është paraqitur nga subjekti oferta në vlerën 2.993.239 lekë, në bazë të së cilës është nënshkruar edhe formulari i kontratës (quajtur kontratë) me të njëjtën vlerë.

Page 13: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

13

Sipas dokumenteve të zbatimit të objektit, situacionit (pa datë), procesverbalit të kolaudimit nga kolaudatori datë 26.9.2006 dhe aktmarrjes në dorëzim nga komisioni i emëruar, vlera e objektit përcaktohet në shumën 3.885.831 lekë ose 892.392 lekë më tepër se kontrata. Për të gjithë ndryshimet e volumit të punimeve si më sipër nuk disponohen dokumente në subjekt por u paraqit bashkë me vërejtjet për procesverbalin nr. 7, datë 30 maj 2006, nga mbikëqyrësi i punimeve, kontrata shtesë me preventivin e ndryshuar dhe libreza e masave.

Nuk ka miratim për shtesë fondi për të financuar punimet shtesë. Nga krahasimi i volumit të punimeve të paraqitura e të likuiduara në situacion

me preventivin e ofertës dhe kontratën, ashtu si është trajtuar hollësisht në procesverbalin nr. 7, datë 30.7.2007 dhe në projektraport, rezulton se subjekti ka përfituar më tepër 210.000 lekë, shumë e cila kërkohet të arkëtohet. Aktualisht, megjithëse punimet e tjera të kryera në vlerën 57.750 euro nga Reparti Ushtarak nr. 1300 Tiranë, sipas aktdorëzimit datë 13.12.2006 dhe aktmarrëveshjes datë 16.12.2006, objekti është i papërfunduar dhe jashtë funksionit.

Nuk janë parashikuar burime financimi për përfundimin e objektit në periudhën në vazhdim.

Sipas akt marrjes në dorëzim të objektit datë 27.9.2006, afati i garancisë është përcaktuar të fillojë në këtë datë me afat një vit dhe nisur nga momenti aktual për objektin mbetet gjysma e afatit në ditë që të përfundoje garancia, pa u vënë në shfrytëzim.

Parregullsitë e konstatuara në të gjithë objektet e mësipërme, në drejtim të ndryshimit të projekt zbatimit sipas të dhënave me sipër dhe të pasqyrimit joreal te volumit të punimeve të kryera në fakt në situacionet respektive dhe mosarkivimi i librezave të masave, janë veprim në kundërshtim me nenet 7, 12, të ligjit nr. 8402, datë 17.9.1998 “Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit”, me nenin nr. 22/1, të ligjit nr. 8991, datë 23.01.2003 “Për disa shtesa e ndryshime në ligjin nr. 8405, datë 17.9.1998 “Për urbanistikën”, si dhe me pikën 4, germat b, c, ç dhe pikën 5, germat a, b, c, te udhëzimit nr. 3, datë 15.02.2001 "Për mbikëqyrjen dhe kolaudimin e punimeve të ndërtimit".

Për sa më sipër u mbajtën procesverbalet nr. 6, date 25 maj 2007 dhe nr. 7, date 30 maj 2007, ku ngarkohen me përgjegjësi ish-titullari i entit prokurues, juristi dhe anëtarët e njësisë prokurimit dhe të komisionit të vlerësimit te ofertave, përgjegjësja e Zyrës së Urbanistikës së Bashkisë, ku kërkohej të administrohej dokumentacioni teknik i zbatimit të objekteve dhe mbikëqyrësit dhe kolaudatorët e përmendur sipas çdo objekti.

- Nga kontrolli i shpenzimeve të kryera në zbatim të kontratës “Shërbimi publik i grumbullimit dhe evadimit të mbeturinave” u konstatua se:

Ndërmjet Bashkisë së Rrëshenit dhe sipërmarrësit, subjektit i është lidhur kontrata bazë për shërbimin e pastrimit, dekorit dhe mirëmbajtjes varrezave e funeralit, datë 15.3.2001, me afat 5-vjeçar, për periudhën nga 15.3.2001 deri 15.3.2006. në vlerën vjetore 4.955.877 lekë

Është hartuar kontratë shtesë datë 02.4.2003, në vlerën 1.114.656 lekë, duke u rritur sipërfaqja e pastrimit nga 27.353 m2 në 43.545 m2, që ka ruajtur efektet deri 15.03.2006.

Ndryshimi nuk është shoqëruar me aneks kontrate përkatëse vjetore ku përcaktohen sipërfaqet dhe volumet e kryerjes së shërbimit.

Nga verifikimi i kryer në situacionet mujore të paraqitura për vitin 2005, nga subjekti dhe të likuiduara, rezulton se janë kryer pagesat si vijon:

- Për shërbimin e pastrimit janë shpenzuar 4.852.704 lekë.

Page 14: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

14

Konstatohet se janë përfshirë në situacione në zërin për "edukim publik" shpenzime të pajustifikuara me volume pune e çmim për njësi, por paraqiten vetëm në vlerë 3.443 lekë çdo muaj, në shumën vjetore 49.579 lekë.

- Për dekorin e qytetit janë shpenzuar 184.008 lekë, për të cilat situacionet mujore paraqiten pa volume pune e çmime për njësi, mangësi e cila është konstatuar që në hartimin e kërkesave specifike nga hartuesit e dokumentave të tenderit.

- Për shërbimin "mirëmbajtje varrezash e funeral" janë shpenzuar 766.824 lekë. Nga rillogaritjet në situacionet për këtë shërbim janë te justifikuara vetëm

shpenzimet për “mirëmbajtje varrezash” ne vlerën 579.756 lekë dhe të pajustifikuara me volume pune e çmime për njësi, por paraqiten vetëm në vlerë “shërbime funerale” në shumën vjetore 187.068 lekë, shumë qe kërkohet të arkëtohet.

Në zbatim të vendimit Këshillit të Ministrave nr. 426, datë 09.7.1998 “Për përballimin e shpenzimeve të shërbimit të varrimit për shtetasit shqiptare, që vdesin brenda dhe jashtë shtetit”, pikat 1 e 2, dhe të udhëzimit te ministrit të Rregullimit të Territorit dhe Turizmit dhe të ministrit të Financave nr. 3912, datë 21.6.2004, nenet 1, 2, 3, shpenzimet për këtë shërbim janë likuiduar në emër të të interesuarve nga Zyra e Financës së Bashkisë Rrëshen, konkretisht për vitin 2005, për 59 raste, në vlerën 298.800 lekë, duke respektuar masën e ndihmës për zonat rurale e urbane për rrethin Mirditë.

Nga më sipër, subjekti nuk mund të përfitojë financime për këtë shërbim, duke qënë se këto përfitime tërhiqen duke iu referuar pikës 1,2, të vendimit nr. 426, datë 09.7.1998 “Për përballimin e shpenzimeve të shërbimit të varrimit për shtetasit shqiptare, që vdesin brenda dhe jashtë shtetit” të Këshillit të Ministrave, nga të interesuarit.

Për periudhën 16.3.2006 deri 16.4.2006, në momentin e zhvillimit të prokurimit, për këto shërbime me subjektin është hartuar kontratë provizore me vlerë të njëjtë mujore.

Nga kontrolli i kryer në dokumentacionin e paraqitur për prokurimin me objekt "Zbatimi i shërbimeve publike të pastrimit, grumbullimit, evadimit të mbeturinave, të dekorit dhe mirëmbajtjes varrezave e funeralit", me të dhënat e mëposhtme:

• Urdhërprokurimi nr. 5, dt. 09.2.2006 • Fondi limit 7.221 mijë lekë • Procedura e prokurimit “tender i hapur” • Vlera e kontratës 7.087.177 lekë • Likuidimi 1.7.087.177 lekë

U konstatua se: - Dokumentacioni i paraqitur për zhvillimin e prokurimit është i arkivuar në

dosje te veçante, i inventarizuar, por nuk është ruajtur renditja e dokumenteve sipas radhës së procedurave të zhvilluara, nuk është përcaktuar numri i fletëve dhe i kopjeve për çdo dokument të administruar.

Veprimi i mësipërm përbën shkelje te pikës 3, të nenit 10, të ligjit nr. 7971, datë 26.7.1995 "Për prokurimin publik" me ndryshimet e mëvonshme si dhe të ligjit nr. 7726, datë 29.6.1993 "Për arkivat" dhe ngarkon me përgjegjësi njësinë e prokurimit.

- Në ngritjen e njësisë së prokurimit me specialistë të fushës që lidhen me objektin e prokurimit, procedura nuk është kryer në përputhje me kriteret e përcaktuara në nenin 7, pika 4, të ligjit nr. 7971, datë 26.7.1995 “Për prokurimin publik“ me ndryshimet e mëvonshme dhe të kapitullit IV, të udhëzimit të Këshillit të Ministrave nr. 1 datë 01.01.1996, ndryshuar me udhëzimin nr. 1, datë 24.5.2002 dhe nr. 3, datë 10.7.2003.

Page 15: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

15

- Dokumentacioni teknik për realizimin e shërbimeve të pastrimit, dekorit dhe të mirëmbajtjes së varrezave dhe funeralit është bashkuar në një përmbledhëse preventivash për çdo shërbim, ku preventivi paraprak ka shërbyer edhe për argumentimin e llogaritjes së fondit limit për çdo shërbim që është kryer në total, nuk ka analiza për llogaritjen dhe caktimin e çmimit për njësi për çdo volum të preventivuar të shërbimit të dekorit, të mirëmbajtjes së varrezave dhe atë funeral.

Për prokurimin e shpenzimeve për “shërbime funerale” nuk janë mbajtur parasysh kriteret e vendimit Këshillit te Ministrave nr. 426, datë 09.7.1998 “Për përballimin e shpenzimeve te shërbimit te varrimit për shtetasit shqiptare, qe vdesin brenda dhe jashtë shtetit”, pikat 1 e 2, dhe te udhëzimit te ministrit te Rregullimit te Territorit dhe Turizmit dhe te ministrit te Financave nr. 3912, date 21.06.2004, nenet 1, 2, 3, ku shpenzimet për këtë shërbim likuidohen në emër të të interesuarve nga Zyra e Financës së Bashkisë.

Konkretisht për vitin 2006, në 67 raste, për këtë shërbim janë likuiduar në emër të të interesuarve nga Zyra e Financës se Bashkisë, vlera 381.600 leke, duke respektuar masën e ndihmës për zonat rurale e urbane për rrethin Mirdite.

Përcaktimi i fondit limit nuk është argumentuar në bazë të çmimeve të publikuara nga INSTAT-i dhe institucionet e tjera shtetërore, përkatëse apo sipas testimit te tregut si përcaktohet në pikën 3, të udhëzimit të Këshillit të Ministrave nr. 1, datë 01.01.1996, ndryshuar me udhëzimin nr. 1, datë 24.5.2002 dhe nr. 3, datë 10.7.2003.

Mbas zhvillimit të prokurimit me procedurën "tender i hapur", për periudhën 16.4.2006 deri 16.4.2011, është pranuar oferta dhe është quajtur e lidhur kontrata me afat 5-vjeçar me paraqitjen nga subjekti fitues të formularit të kontratës, në vlerën totale vjetore 7.087.177 lekë, përfshirë ne total shërbimin e pastrimit, të dekorit dhe atë të funeralit, pa përcaktuar volume pune dhe çmime sipas zërave për shërbimin e dekorit, të mirëmbajtjes së varrezave dhe të funeralit.

Kjo kontratë nuk është e plotë, duke qenë se janë quajtur "pjesë integrale e saj", formulari i kontratës dhe të gjithë dokumentet e tenderit të përcaktuara në nenin 26, te ligjit "Për prokurimin publik", të paraqitura nga ofertuesi. Kontrata bazë nuk është shoqëruar me aneks vjetor, ku përcaktohen volumet mujore sipas llojit të kryerjes së shërbimit.

Në këtë rast nuk janë zbatuar kriteret e përcaktuara në nenet 14 dhe 26, germa “dh“, të ligjit nr. 7971, datë 26.7.1995 "Për prokurimin publik" me ndryshimet e mëvonshme dhe të udhëzimit të Këshillit të Ministrave nr. 1, datë 01.01.1996, ndryshuar me udhëzimin nr. 1, datë 24.5.2002 dhe nr. 3, datë 10.7.2003, pasi në të dhënat e ofertës, specifikimet teknike nuk janë të përcaktuara qartë sipas veçorisë së shërbimit, gjë që ngarkon me përgjegjësi anëtarët e njësisë së prokurimit dhe të komisionit të vlerësimit të ofertave.

Si rezultat ka ndryshuar struktura në vlerë e parashikuar në preventivin paraprak të hartuar mbi të cilin është llogaritur fondi limit, sipas shërbimeve si vijon:

- Shërbimi i pastrimit nga 6.278.872 lekë të parashikuara në vit në preventivin paraprak të hartuar, është pranuar për vitin 2006 në vlerën 4.087.717 lekë, me një diferencë më pak për këtë shërbim në shumën 2.191.155 lekë.

Janë kryer likuidimet për vitin 2006, në vlerën 4.282.839 lekë. - Dekori nga 165.640 lekë të parashikuara në vit sipas preventivit paraprak,

është pranuar për vitin 2006 në vlerën 360.000 lekë, me një diference më tepër 194.360 lekë.

Janë kryer likuidimet, për vitin 2006, me situacione pa volume pune e çmime sipas zërave por paraqiten vetëm në vlerë.

Page 16: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

16

- Shërbimi mirëmbajtje varreza e funeral nga 776.358 lekë në vit të parashikuara në preventivin paraprak është pranuar në ofertën fituese për vitin 2006, vlera 2.640.000 lekë me një diference më tepër 1.863.642 lekë.

Janë kryer likuidimet për vitin 2006, me situacione mujore në vlerën totale 2.093.639 lekë, nga te cilat:

- për shërbimin "mirëmbajtje varrezash publike" në shumën 679.082 lekë të justifikuara me volumet e punës të përcaktuar dhe çmimet për njësi.

- për shërbimin”funeral” në vlerën 1.414.557 lekë, pa paraqitur dokumentacion justifikues me volume pune e çmime sipas zërave, si dhe pa paraqitur fatura për shërbimet funerale të kryera gjatë vitit

Si përfundim, subjekti ka përfituar për shërbimin “funeral”, për vitet 2005 e 2006, ne kundërshtim me kriteret e përcaktuara në VKM nr. 426, date 09.7.1998 “Për përballimin e shpenzimeve të shërbimit të varrimit për shtetasit shqiptare, qe vdesin brenda dhe jashtë shtetit”, pikat 1 e 2, dhe te udhëzimit te ministrit te Rregullimit te Territorit dhe Turizmit dhe te ministrit te Financave nr. 3912, date 21.06.2004, nenet 1, 2, 3, si dhe me situacione te paargumentuara me volume pune e çmime për njësi, shumën 1.601.625 leke, e cila kërkohet të arkëtohet.

Duke krahasuar shpenzimet e realizuara në fakt për vitin 2006 me ato të vitit 2005, sipas shërbimeve pastrim, dekor dhe mirëmbajtje varrezash e funeral rezulton:

Në lekë 2005 2006 DIFERENCA 1 Shërbimi i PASTRIMIT 4.852.704 4.282.839 - 569.865 2 Shërbimi i DEKORIT 184.008 308.667 + 124.659 3 Shërbimi i MIREMBAJTJES 766.824 2.093.639 +1.326.815 FUNERAL 5.803.536 6.684.145 + 854.609

Me lidhjen dhe zbatimin e kontratës datë 16.4.2006, me afat deri 16.4.2011, janë ulur shpenzimet për pastrimin në vlerën 569.865 lekë duke u rritur të paargumentuara ato për dekorin në vlerën 124.695 lekë, dhe mirëmbajtje varrezash në vlerën 1.326.815 lekë.

Nisur nga vlera vjetore e kontratës datë 16.4.2006, në shumën 7.087.177 lekë rezulton që shpenzimi mujor për shërbimet e përmendura të jetë 590.598 lekë në muaj ose 5.020.084 lekë për periudhën 16.4.2006, deri 31.12.2006.

Vlera e paguar sipas situacioneve të paraqitura për këtë periudhë rezulton 5.105.695 lekë ose 85.611 lekë më tepër nga kontrata.

Veprimet e mësipërme përbëjnë shkelje te kritereve të përcaktuara në nenin 3, të kontratës datë 16.4.2006, të nenit 6 "Kushtet e veçanta" dhe në ligjin nr. 7971, datë 26.7.1995 "Për prokurimin publik" me ndryshimet e mëvonshme, të UKM nr. 1, datë 01.01.1996, ndryshuar me udhëzimin nr. 1, datë 24.5.2002 dhe nr.3, datë 10.7.2003, kapitulli III, germa "a", formulari i ofertës.

Nuk është zbatuar neni 9 i kontratës, pasi nga ana e sipërmarrësit nuk janë paraqitur raporte përmbledhës shpenzimesh mujore për kryerjen e shërbimit si dhe mungon dhe nuk është paraqitur raporti vjetor për kryerjen e këtij shërbimi sipas pikës 8, të VKM nr. 319, datë 21.6.1994 “Për prokurimin me sipërmarrje të shërbimeve publike të pastrimit dhe grumbullimit të mbeturinave”.

- Mbi kontrollin e kryer në zbatimin e kontratës të sipërmarrjes së shërbimit të gjelbërimit.

Në lidhje me kryerjen e këtij shërbimi, në zbatim te VKM nr. 473, datë 03.10.1994 “Për prokurimet në sipërmarrje te sipërfaqeve te gjelbëruara, te dekorit dhe varrezave publike”, ndërmjet Bashkisë në Rrëshen dhe sipërmarrësit të subjektit, është lidhur kontrata datë 23.3.2004, me afat trevjeçar, në vlerën vjetore 2.054.167

Page 17: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

17

lekë, duke u shoqëruar me anekset përkatëse, ku përcaktohen sipërfaqet e gjelbra si dhe preventivat e shpenzimeve për paga e sigurime shoqërore dhe shpenzimet materiale vjetore të kryerjes së shërbimit.

Kontrata datë 23.3.2004, në vlerën vjetore 2.054.167 lekë, është lidhur bazuar ne ofertën fituese të paraqitur nga subjekti, ofertë e cila përmban veç shpenzimeve direket edhe 20% t.v.sh. në vlerën 342.361 lekë.

Është hartuar kontratë shtesë datë 05.01.2005 në vlerën 273.889 lekë për vitin 2005, efekti i së cilës fillon që nga 05.01.2005.

Volumet e punimeve në situacione paraqiten uniforme, pa u pasqyruar ndryshimet e mundshme që efektivisht ekzistojnë, nisur nga stina dhe kushtet atmosferike si dhe nga periudha e kryerjes së shërbimit.

Sipas situacioneve mujore të paraqitura për shërbimin e gjelbërimit dhe urdhërpagesave për likuidimet e kryera gjate vitit 2005 janë realizuar 2.234.987 lekë shpenzime, mbi te cilat është aplikuar tatim në masën 4% për periudhën janar-mars dhe 3% për periudhën prill-dhjetor 2005 ose në vlerën vjetorë 72.059 lekë.

Për vitin 2006, sipas situacioneve mujore të paraqitura për shërbimin e gjelbërimit dhe urdhërpagesave të likuiduara për këtë qëllim janë realizuar shpenzime në vlerën 2.242.468 lekë, mbi të cilat është aplikuar tatim në masën 1.5% ose në vlerën vjetore 33.140 lekë.

U konstatua se nëse në të dhënat e ofertës për prokurimin e zhvilluar, mbi të cilën është lidhur kontrata bazë, ashtu edhe në ofertën fituese të subjektit, t.v.sh. është përcaktuar dhe pranuar në masën 20%, në situacionet dhe faturat respektive mujore të paraqitura dhe të likuiduara për vitet 2005 dhe 2006, t.v.sh. nuk paraqitet.

Nga subjekti, për çdo muaj janë paraqitur fatura të thjeshta tatimore mod. 4, pa t.v.sh., me të cilat është kryer edhe likuidimi.

Nisur nga vlera e shpenzimeve direkte të likuiduara në adresë të subjektit, përkatësisht 2.209.333 lekë për vitin 2005 dhe 2.162.933 lekë për vitin 2006, rezulton t.v.sh. e papaguar në shumën 874.453 lekë.

Duke zbritur nga kjo shumë, tatimin e paguar në të dy vitet në vlerën 105.199 lekë, demi ekonomik ndaj buxhetit të shtetit ka vlerën 769.254 lekë, shumë e cila kërkohet te arkëtohet nga përfituesi.

Veprimet e mësipërme përbëjnë shkelje te kritereve te përcaktuara në ligjin nr. 7971, datë 26.7.1995 "Për prokurimin publik" me ndryshimet e mëvonshme, të udhëzimit të Këshillit të Ministrave nr. 1, datë 01.01.1996, ndryshuar me udhëzimin nr. 1, datë 24.5.2002 dhe nr. 3, datë 10.7.2003, kapitulli III, germa "a", formulari i ofertës.

Në pagesën e kontrollorit (mbikëqyrësit) është vepruar në kundërshtim me vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 473, datë 03.10.1994 “Për prokurimet në sipërmarrje të sipërfaqeve te gjelbëruara, të dekorit dhe varrezave publike”, pika 7, pasi punonjësi i ngarkuar me këtë detyrë, është në strukturën organike të Bashkisë.

Për të metat dhe mangësitë e mësipërme u mbajtën procesverbalet nr. 5, datë 24 maj 2007 dhe nr. 8, datë 30 maj 2007, ku ngarkohen me përgjegjësi ish-kryetari i Bashkisë, ish-përgjegjësi i Sektorit të Financës dhe mbikëqyrësi i këtij shërbimi.

Mbi parashikimin, realizimin dhe kontrollin e taksave e tarifave vendore. Në Bashkinë Rrëshen është miratuar me vendimin nr. 13, datë 07.4.2004 të

këshillit, struktura e sektorit të tatimtaksave për administrimin dhe mbledhjen e taksave dhe tarifave vendore, strukturë e cila për vitin 2006 është miratuar me vendimin e Këshillit Bashkiak nr. 8, datë 17.3.2006.

Page 18: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

18

Bazuar në kriteret e ligjit nr. 8982, datë 12.12.2002 "Për sistemin e taksave vendore" dhe ligjit nr. 8978, datë 12.12.2002 "Për taksën vendore të biznesit të vogël" janë aplikuar për vitin 2005 taksat e tarifat e vendosura, bazuar në nivelet dhe emërtimet e miratuara nga Këshilli i Bashkisë me vendimin nr. 2, datë 03.03.2005 dhe për vitin 2006, ato të miratuara me vendimin nr. 1, datë 25.01.2006.

Realizimi i të ardhurave në total si dhe i arkëtimeve nga taksat dhe tarifat vendore për vitin 2004, si dhe parashikimi dhe realizimi i tyre për vitet 2005 e 2006, paraqiten:

Në 000/lekë - Realizimi në fakt, viti 2004 23.520 - Programimi, viti 2005 23.370 - Realizimi, viti 2005 22.442 - Programimi, viti 2006 19.409 - Realizimi, viti 2006 20.604

Nga kontrolli i kryer në drejtim të programimit dhe realizimit të tyre u konstatua se:

- Nuk është krijuar me të dhëna të plota regjistri i taksave vendore, si në drejtim të përcaktimit të saktë të numrit të subjekteve që detyrohen t’i nënshtrohen pagesës, përcaktimit të llojit të aktivitetit, ashtu edhe të dokumentacionit të plotë të objektit që i nënshtrohet detyrimit, kështu për periudhën deri 31.12.2006 nuk janë plotësuar kartelat analitike për çdo tatimpagues, sipas përcaktimit të nenit 4, pika 2, të ligjit nr. 8982, datë 12.12.2002 "Për sistemin e taksave vendore".

- Për të dy vitet, të ardhurat nga taksat dhe tarifat janë programuar në vlerë më të ulët se realizimi në fakt për vitin 2004.

Për vitin 2006, programimi rezulton në vlerë më të ulët se ai për vitin 2005 në shumën 3.961 mijë lekë dhe më pak se realizimi në fakt për vitin 2005, në shumën 3.033 mijë lekë.

Nga më sipër konstatohet se në programim nuk është patur parasysh metodologjia e planifikimit duke mos përcaktuar saktë numrin e subjekteve si dhe nivelin e të ardhurave të realizuara në vitet e mëparshëm.

- Nga krahasimi i vlerës së programuar me arkëtimet e realizuara në fakt, rezulton se për vitin 2005, të ardhurat janë realizuar në masën 93% ndaj programimit, me diferencë më pak në shumën 1.650 mijë lekë dhe për vitin 2006, ne masën 106% ose më teper në shumën 1.195 mijë lekë.

Në këtë tejkalim kanë influencuar arkëtimet nga "taksa e ndikimit në infrastrukturë" dhe “taksa për ndërtimet e reja" në vlerën 4.717 mijë lekë, te cilat zënë edhe vendin kryesor te arkëtimeve.

Nga më sipër rezulton se arkëtimet e programuara nuk janë realizuar. Mosrealizimet kryesisht vërtetohen: - Nga mosarkëtimi i tatimit mbi ndërtesat përkatësit në vlerat nga 890.000

lekë, si për vitin 2005, ashtu edhe për vitin 2006. Nuk është parashikuara për të arkëtuar "tatim mbi ndërtesat" nga familjaret,

për të dy vitet dhe janë arkëtuar për vitin 2005 detyrimet nga 1.904 familje në vlerën 140 mijë lekë dhe për vitin 2006, nga 1.550 familje vlera 110 mijë lekë.

Sipas regjistrave të Zyrës së Gjendjes Civile të Bashkisë, për vitin 2005, numri i familjeve të evidentuara rezulton 3.688 familje, kurse për vitin 2006 rezultojnë 3.698 familje.

Nuk ka aktrakordime të kryera nga Zyra e Tatimtaksave të Bashkisë me Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Degën e Tatimtaksave të rrethit dhe Zyrën e Gjendjes Civile për saktësimin e numrit të familjeve dhe sipërfaqeve respektive te

Page 19: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

19

pasurisë, mbi të cilët bazuar në vendimin e Këshillit të Bashkisë kërkohet të aplikohen dhe të arkëtohen detyrimet.

Nuk është parashikuar numri i subjekteve persona fizik e juridik që detyrohen të paguajnë detyrimin dhe nuk është siguruar dokumentacioni i rakorduar me Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme për pasuritë që disponohen, destinacionin dhe sipërfaqet respektive mbi të cilat kërkohet të aplikohet kjo taksë.

Për vitin 2005 kanë arkëtuar këtë detyrim 246 subjekte në vlerën 469 mijë lekë dhe për vitin 2006 kanë arkëtuar nga 259 subjekte në vlerën 290 mijë lekë.

Konstatohet se megjithëse është rritur numri i subjekteve që kanë arkëtuar detyrimin vlera e arkëtuar është ulur.

- Nga mosarkëtimi "i taksës së tokës bujqësore" e cila, megjithëse është përcaktuar për çdo vit nga Këshilli në masën 700 leke/ha, nuk është programuar, veprim ky që është kryer në kundërshtim me ligjin nr. 8982, datë 12.12.2002 "Për sistemin e taksave vendore dhe vendimet e Këshillit te Bashkisë.

- Nga mosarkëtimi "tarifës së pastrimit", për vitin 2005, në vlerën 1.425 leke mijë lekë dhe për vitin 2006, në vlerën 1.002 mijë lekë.

Për të dy vitet, arkëtimet nga familjaret janë realizuar në vlerë më të ulët se vlera e parashikuar si rezultat i mosarkëtimit nga te gjithë familjet.

Programimi është kryer duke marrë për bazë numrin 3000 familje, si dhe vendet ku pastrohet.

Nga 3.688 familje te evidentuara sipas regjistrave te Zyrës se Gjendjes Civile te Bashkisë, kanë paguar këtë taksë 1.904 familje në vlerën 210 mijë lekë për vitin 2005 dhe nga 3.698 familje kanë paguar këtë taksë 1.916 familje në vlerën 215 mijë lekë për vitin 2006.

Si konkluzion programimi dhe arkëtimet nga kjo tarife kane vlere te ulet si rezultat i përcaktimit me rezerve te numrit te familjeve dhe mos ndjekjes se arkëtimit nga të gjithë familjet.

Nisur nga numri i subjekteve private, persona fizik dhe juridik, që kane arkëtuar për vitet 2005 dhe 2006, përkatësisht 246 dhe 259 subjekte rezulton se programimi në vlerë për këtë tarifë është i pabazuar dhe ka rezerva.

- Nuk është programuar dhe as arkëtuar "taksa për fjetjen në hotele" megjithëse është përcaktuar në vendimet respektive të Këshillit Bashkisë në masën 4% të çmimit të fjetjes.

- Nga mosarkëtimi i "taksës së tabelës" në vlerën 60 mijë lekë për vitin 2005. Për vitin 2006 ka tejkalim 163 mijë lekë. Nisur nga numri i personave fizik dhe juridik që kanë arkëtuar rezulton se

programimi është i pabazuar. - Mosprogramimi dhe mosarkëtimi i "taksës së therrjes", veprim ky që duke

marrë për bazë numrin e njësive me aktivitetin e therrjes dhe te shitjes se mishit, është kryer në kundërshtim me ligjin nr. 8982, datë 12.12.2002 "Për sistemin e taksave vendore dhe vendimet e Këshillit te Bashkisë”.

- Nuk është programuar dhe ndjekur arkëtimi i taksës së kalimit të drejtës së pronësisë.

Nuk është rakorduar me Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme si agjent tatimor.

Gjendja e detyrimeve debitore sipas viteve dhe numrit të familjeve dhe subjekteve fizike e juridike, për tarifën e pastrimit, tatimit mbi ndërtesat dhe taksën e tabelës me datë 31.12.2004, datë 31.12.2005 dhe datë 31.12.2006, e paraqitur sipas evidencave të Drejtorisë së Taksave të Bashkisë, në vlerat respektive 820 mijë lekë, 742 mije lekë dhe 644 mijë lekë nuk është kontabilizuar, veprim ky në kundërshtim

Page 20: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

20

me kriteret e përcaktuara në vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 248, datë 10.4.1998 "Për miratimin e planit kontabël publik për organet e pushtetit lokal, institucionet shtetërore qendrore e lokale si dhe të njësive që varen prej tyre", ndryshuar me vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 25, datë 20.01.2001 si dhe në "Manualin për klasifikimin buxhetor ekonomik".

Nuk janë paraqitur pranë Seksionit të Financës së Bashkisë, duke mos u kontabilizuar, për vitet 2004, 2005 dhe 2006, detyrimet e paarkëtuara të viteve të mëparshme.

Ato janë evidentuar dhe aktualisht evidentohen e ndiqen jashtë kontabilitetit në regjistra, pasi nuk ka kartela të veçanta për çdo person fizik apo juridik.

Për të metat dhe mangësitë e mësipërme u mbajt procesverbali nr. 2, datë 18 maj 2007, ku ngarkohen me përgjegjësi përgjegjësi i Sektorit të Taksave të Bashkisë dhe përgjegjës i Sektorit të Financës.

Nga verifikimi vërtetohet se në zbatim të nenit 51, të ligjit nr. 8405, datë 17.9.1998 "Për urbanistikën" me ndryshimet është aplikuar taksa 2% për marrjen e lejes së ndërtimit, e llogaritur bazuar në vlerën e investimit llogaritur sipas kostos mesatare të ndërtimit si dhe taksa e ndikimit në infrastrukturë sipas vendndodhjes në masën 1%, bazuar në vendimin e Këshillit të Bashkisë.

Sipas të dhënave të paraqitura nga Zyra e Urbanistikës për lejet e ndërtimit të akorduara gjatë vitit 2005 rezulton se janë miratuar 13 leje ndërtimi dhe janë arkëtuar detyrimet nga 13 persona në vlerën 1.536.710 lekë.

Janë shitur në një rast 495 m2 truall në vlerën 198.800 lekë. Nuk janë llogaritur dhe arkëtuar detyrimet për objektet për të cilët nuk janë

tërhequr lejet e ndërtimit. Për vitin 2006 rezulton se janë miratuar 18 leje ndërtimi dhe janë arkëtuar

detyrimet nga 18 persona në vlerën 4.399.907 lekë. Janë shitur në dy raste 523.5 m2 truall në vlerën 171.280 lekë. Nuk janë arkëtuar detyrimet për objekte, kryesisht rrugë e trotuare në

rikonstruksion te financuara nga vetë Bashkia. Po kështu në këtë periudhë janë shitur në tre raste 475 m2 truall, në vlerën

225.240 lekë, sipas lejeve të ndërtimit të akorduara në vitet e mëparshme. Nisur nga destinacioni, në të gjithë rastet e shitjes së trojeve si më sipër është

vepruar në kundërshtim me kriteret e përcaktuara në nenin 3, te ligjit nr. 7980, datë 27.7.1995 "Për shitblerjen e trojeve", ku përcaktohen qartë rastet e kalimit të trojeve të lira nga pronë shtetërore në private.

Nga Bashkia, veprimi justifikohet me faktin se trojet janë shitur bazuar në ligjin nr. 8405, datë 17.9.1998 "Për urbanistikën" me ndryshimet, sipas studimeve urbanistike pjesore dhe lejeve të ndërtimit të miratuara nga KRRT e Bashkisë.

Në vlerësimin e truallit janë zbatuar kriteret e përcaktuara në vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 169, datë 13.3.2003, kreu II, pika 3, pasi në të gjitha rastet është paraqitur informacioni zyrtar i Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme për vlerën mesatare për m2, sipas shitjeve të regjistruara në zonat përkatëse brenda një viti nga data e kërkesës, sipas shkresave pa numër protokolli datë 08.02.2005 dhe datë 12.5.2006.

Nuk ka aktrakordime mujore e periodike ndërmjet Zyrës së Financës së Bashkisë me seksionin e urbanistikës për arkëtimet e realizuara nga aplikimi i taksës për lejet e ndërtimit dhe të ndikimit në infrastrukturë.

Të dhënat e paraqitura nga Zyra e Urbanistikës për shumën e arkëtuar nga lejet e ndërtimit dhe të ndikimit në infrastrukturë në vlerën 5.936.617 lekë për vitet 2005 dhe 2006 nuk pasqyrohen të veçanta në të dhënat e evidencës së realizimit të të

Page 21: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

21

ardhurave të paraqitura dhe të rakorduara me Degën e Thesarit, ku kjo shumë paraqitet vetëm si e ardhur nga arkëtimet për "taksën e ndikimit në infrastrukturë".

Për mangësitë e më sipërme u mbajt procesverbali nr. 4, date 21 maj 2007, ku ngarkohen me përgjegjësi ish-kryetari i Bashkisë, përgjegjësja e Sektorit të Urbanistikës dhe përgjegjësi i Sektorit të Financës.

Organizimi dhe funksionimi i Policisë Bashkiake. Sipas vendimit të Këshillit të Bashkisë në Rrëshen nr. 13, datë 07.4.2004 dhe

urdhrit të brendshëm të titullarit të kësaj Bashkie nr. 6, datë 18.1.2005, për vitin 2005 dhe vendimit të Këshillit të Bashkisë nr. 8, datë 17.3.2006 dhe urdhrit të brendshëm të titullarit të kësaj Bashkie nr. 27, datë 10.5.2006, për vitin 2006 është organizuar dhe funksionon pranë Bashkisë struktura e Policisë Bashkiake, e përbëre nga një inspektor dhe tre policë.

Për kohën e emërimit te efektivit janë zbatuar kriteret e nenit 5, të ligjit nr. 8224, datë 15.5.1997 "Për organizimin dhe funksionimin e Policisë të Bashkisë dhe Komunave".

Është legjitimuar në kohen e emërimit personeli i efektivit të Policisë nga Komisariati i Policisë Rrëshen dhe Prefektura e Qarkut Lezhë, por nuk është rikonfirmuar dokumentacioni në momentin e miratimit të strukturës së Bashkisë, për çdo vit.

Libri i shërbimit 24 orësh është mbajtur në formën e ditarit dhe pasqyron vendosjen në shërbim, realizimin e detyrave dhe problemet e dalë gjatë shërbimit.

U kërkua dhe u paraqit dokumentacioni për pasqyrimin e veprimtarisë së Policisë së Bashkisë për vitet 2005 e 2006, bazuar në nenin 6, të ligjit të sipërpërmendur.

Rezulton se ky sektor ka vepruar duke zbatuar urdhrat e titullarit duke pasqyruar me shkrim e raporte punën e kryer.

Për vitin 2006 janë vendosur gjithsej 20 gjoba në vlerën 13.000 mijë lekë nga të cilat 14 për aktivitet tregtar të paligjshëm, 4 për ndotje ambienti, 2 gjoba për mosarkëtim të detyrimeve fiskale dhe 1 gjobë për dëmtim të pasurisë.

Kanë mbetur pa arkëtuar 4 gjoba në vlerën 2.500 lekë. Gjobat e vendosura nuk janë kontabilizuar.

Nga gjendja e debitorëve, persona fizik e juridik për detyrime fiskale ndaj Bashkisë, si dhe nga fakti që për të gjithë periudhën nga kjo strukturë janë dokumentuar vetëm 2 raste shkelje për mosarkëtim të detyrimeve fiskale dhe janë vendosur 2 gjoba, bazuar në kriteret e përcaktuara në nenin 8, pika 3 dhe nenin 13, të ligjit nr. 8224, datë 15.5.1997 "Për organizimin dhe funksionimin e Policisë të Bashkisë dhe Komunave", numri i masave për mosarkëtimin e tyre kërkohet të jetë në nivel më të lartë.

Mbikëqyrja e auditit të brendshëm. Auditi i Brendshëm është organizuar dhe ka funksionuar në zbatim të ligjit nr.

9009, datë 13.02.2003 "Për auditimin e brendshëm në sektorin publik", sipas vendimit të këshillit të Bashkisë Rrëshen nr. 13, datë 07.4.2004 dhe urdhrit të brendshëm të titullarit të kësaj Bashkie nr. 6, datë 18.01.2005, për vitin 2005 dhe vendimit të këshillit të Bashkisë Rrëshen nr. 8, datë 17.3.2006 dhe urdhrit të brendshëm të titullarit të kësaj Bashkie nr. 27, datë 10.5.2006, për vitin 2006, ku janë miratuar struktura dhe numri i punonjësve për funksionimin dhe ushtrimin e aktivitetit të

Page 22: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

22

administratës, si dhe është përcaktuar edhe një punonjëse inspektore e auditit të brendshëm.

Për periudhën e kontrolluar, nga ana e auditit të brendshëm është bërë evidentimi i minisubjekteve në varësi të Bashkisë për efekt ushtrim kontrolli, është hartuar dhe miratuar tek titullari i Bashkisë programi vjetor i auditimit, është hartuar dhe miratuar tek titullari i Bashkisë programi mujor i auditimit, mbi të cilin janë ushtruar auditime tematike në Pallatin e Kulturës Mirditë, Klubin Shumësportesh, Mirditë, konviktin e Shkollës së Mesme, Mirditë, kopshte e çerdhe, Zyrën e Përkrahjes Sociale, arkë, magazinë, gjendjen civile dhe në situacionet e firmës pastrim e gjelbërimit të qytetit Mirditë.

Mbi rezultatet nga kontrollet e ushtruara është njoftuar titullari i cili ka mbështetur propozimet e auditit të brendshëm, por duhet theksuar se sigurimi i cilësisë së auditimit për secilin minisubjekt të Bashkisë dhe respektimi i manualit të auditimit, në të ardhmen duhen vlerësuar më shumë, për rritjen e efektivitetit të auditimit dhe parandalimin e shkeljeve me dëme ekonomike e financiare.

Mbi kontrollin e shpërndarjes së naftës pa akcizë. Pas grumbullimit dhe përpilimit të dokumentacionit analitik për të 14 fshatrat

që ka kjo Bashki me sipërfaqe toke prej 908.5 hektar, ku është aplikuar për 240.16 hektar ose 26.4%, të ndarë sipas kulturave dhe 1.542 fermerë, nga të cilët kanë aplikuar 447 fermerë ose 29%.

Nga ana e Bashkisë është ngritur grupi i punës që kryesohet nga kryetari i Bashkisë, i cili ka funksionuar duke mbledhur dhe përpunuar gjithë dokumentacionin e nevojshëm sipas kërkesave ligjore, duke rakorduar me Zyrën e Kadastrës së Bashkisë dhe me projektin “2KR” dhe mbi bazën e normativave janë bërë përllogaritjet, janë hartuar listat e fermerëve me sasinë përkatëse të karburantit që i takon secilit, në bazë fshatrash, të nënshkruara nga të gjithë anëtarët e komisionit dhe më pas është kryer edhe shpërndarja sipas listave.

Nga kontrolli i dokumentacionit të shpërndarjes së karburantit pa akcizë në Bashkinë Rrëshen rezulton se për vitin 2005, megjithëse është tërhequr nga projekti, sasia prej 17.170 litra naftë me vlerë 994.350 lekë, e cila është dokumentuar me fletëhyrjen nr. 231, datë 29.6.2005, për 8.000 litra dhe me fletëhyrjen nr. 341, datë 06.9.2005, për 9.170 litra, shpërndarë për fermerët sipas aktrakordimit me projektin të datës 31.5.2006.

Detyrimi për naftën pa akcizë për vitin 2005, në shumën prej 506.550 lekë është arkëtuar nga fermerët, për sasinë prej 9.210 litra naftë, dhe derdhur për llogari të projektit pranë bankës në Mirditë, në 6 raste për shumën e mësipërme, duke mbetur pa shpërndarë sasia prej 8.960 litra naftë me vlerë 492.800 lekë, e cila është kthyer për llogari të projektit, sipas fletëhyrjes nr. 212, datë 28.02.2006, duke mbyllur dhe rakorduar llogarinë për vitin 2005.

Për vitin 2006 janë tërhequr nga projekti, në 6 raste, sasia prej 16.600 litra naftë, nga e cila janë shpërndarë 16.600 litra me vlerë prej 664.000 lekë e cila është arkëtuar nga fermerët dhe derdhur për llogari të projektit pranë bankës Mirditë, në 8 raste për shumën e mësipërme.

Dokumentimi i veprimeve të përllogaritjes dhe shpërndarjes së naftës pa akcizë është realizuar konform me kriteret e përcaktuara në pikën 6, të udhëzimit nr. 1, datë 29.12.2005 të Ministrisë së Financave dhe Ministrisë Bujqësisë dhe Ushqimit, dalë në zbatim të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 703, datë 16.11.2005 ”Për furnizimin me karburant pa akcizë për mekanikën bujqësore, serat me ngrohje dhe subjektet që kanë kaldaja në linjat e përpunimit të qumështit”.

Page 23: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

23

Për përmirësimin e gjendjes u rekomandua marrja e masave. 2. KONTROLL NË KOMUNËN QENDËR NË LIBRAZHD

Në zbatim të programit të kontrollit nr. 279/1, datë 26.4.2007 të miratuar nga

Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, u ushtrua kontroll në Komunën Qendër në Librazhd, me objekt “Mbi kontrollin e zbatimit të ligjshmërisë dhe të rregullshmërisë të aktivitetit ekonomiko-financiar”.

Kontrolli u krye nga data 14.5.2007 deri në datën 16.6.2007, sipas drejtimeve të përcaktuara në programin e kontrollit, për periudhën e kontrollit 01.01.2005 deri 1.12.2006, në Komunën Qendër në Librazhd.

Kontrolli u krye për zbatimin e ligjshmërisë dhe të rregullshmërisë financiare duke verifikuar sipas rastit dokumentacionin me zgjedhje dhe përveç kontrollit të dokumentacionit jemi bazuar edhe në këshillimin dhe ballafaqimet me stafin drejtues e atë administrativ të subjektit të kontrollit.

Gjatë kontrollit të kryer për zbatimin e ligjshmërisë e rregullshmërisë së veprimtarisë financiare, duke verifikuar sipas rastit dokumentacionin me zgjedhje ose të njëpasnjëshëm që iu vu në dispozicion grupit të kontrollit, rezultoi se në disa raste u konstatuan shpenzime të tepërta për pjesë këmbimi, goma, karburant, shkelje të procedurave të blerjeve me dëm ekonomik dhe të prokurimit publik, moszbatim të kontratave për objektet e ndërtimeve, mosllogaritje penalitetesh për moszbatim të kontratave, mosgrumbullimin e taksave vendore etj.

Në përfundim të kontrollit rezultoi: Mbi kontrollin e zbatimit të buxhetit. Plani i buxhetit së bashku me investimet dhe ndryshimet për të dy vitet 2005 -

2006 është hartuar bazuar në kriteret e përcaktuara në ligjin nr. 8379, datë 29.7.1998 "Për hartimin dhe zbatimin e buxhetit të shtetit të Republikës së Shqipërisë" dhe në ligjin nr. 8652 datë 31.7.2000 "Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore". Ky plan është miratuar në Këshillin e Komunës dhe konfirmuar nga Prefektura e Qarkut në Elbasan, është nxjerrë dhe nënshkruar në Degën e Thesarit Librazhd situacioni i shpenzimeve buxhetore.

- Për vitin 2005, nga 10.7 milionë lekë shpenzime gjithsej, janë realizuar 10.7 milion lekë, në masën 100%.

- Për vitin 2006, nga 11.6 milionë lekë shpenzime gjithsej janë realizuar 11.3 milionë lekë, në masën 97% ose më pak 0.3 milion lekë.

- Nga ana e kryetarit të Komunës nuk është raportuar në këshill për gjendjen ekonomiko-financiare të paktën çdo 6 muaj ose më shpesh, siç përcaktohet në shkronjën ç, të nenit 44 “Kompetencat dhe detyrat e kryetarit të komunës ose bashkisë”.

Nga kontrolli i përgjithshëm i shpenzimeve sipas zërave rezulton se në krahasim me parashikimin nuk ka tejkalime, gjithashtu janë ruajtur dhe strukturat buxhetore të parashikuara.

Shpenzimet operative nuk janë planifikuar sipas zërave; vetëm shpenzimet për udhëtim e dieta zënë 1/3 e këtij zëri të shpenzimeve të administratës së Komunës ose 100 mijë lekë në muaj, që nisur nga aktiviteti i vogël i Komunës janë peshë e madhe në buxhetin e saj.

Kështu nga kontrolli i dokumenteve të arkës për pagesën e dietave rezultoi se në disa raste ishin me korigjime. Ne kundershtim me ligjin nr. 6942, dt. 25.12.1984 dhe VKM nr. 70 ne zbatim te tij “Për administrimin, ruajtjen, dokumentimin dhe

Page 24: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

24

qarkullimin e vlerave materiale monetare”, neni 3 e 7, janë paguar me dt. 27.06.2006 nëpërmjet arkës, shërbime e dieta të kryera në periudhën prill–qershor 2006, kryetarit të Komunës 55 600 lekë dhe shoferit 55 600 lekë, të pafirmosura nga Zyra e Financës, veprim ky që ngarkon me përgjegjësi ish-kryetarin.

Komuna Qender, Librazhd ka në inventarin e saj dy mjete: një autoveturë me vlerë 1 180 mijë lekë dhe një fadromë me vlerë 4 440 mijë lekë (blerë në dhjetor 2005). Për vitin 2005, normativa e konsumit të karburantit të autoveturës që kishte komuna nuk është miratuar në Këshillin e Komunës, veprim ky në kundërshtim me kërkesat e udhëzimit të Ministrisë së Pushtetit Lokal nr. 342, datë 21.02.2006, pika b.

Për autoveturën, në vitin 2005 janë harxhuar 4.950 litra karburant në vlerën 510.720 lekë ose 412 litra në muaj, ndërsa për vitin 2006 janë harxhuar 4200 litra karburant me vlerën 470 400 lekë ose mesatarisht 350 litra në muaj.

Në vendimin nr. 194, datë 06.3.2006 të Këshillit të Komunës për miratimin e buxhetit vendor thuhet: - normativa e harxhimit të karburantit për autoveturën të jetë 14 litra/km, me kuotë mujore 350 litra; - normativa e harxhimit të karburantit për fadromën të jetë me kuotë 1 000 litra në muaj, shpenzimet për fadromën të përballohen vetëm me të ardhurat e realizuara prej saj; - për çdo mosrealizim të të ardhurave nga fadroma të bëhen korigjimet e pagës dhe harxhimit të materialeve.

Shpenzimet në karburant, pjesë këmbimi dhe goma, në lekë, për vitet 2005 e 2006, paraqiten në pasqyrën e mëposhtme:

Në lekë FADROMA AUTOVETURA

2005 2006 2005 2006 Karburant 0 510 720 469 550 470 400 Pjese kembimi 0 0 305 300 321 500 Goma 0 153 600 150 000 0

Për kontrollin e harxhimit të karburantit të autoveturës tip “mitcubishi” është hartuar procesverbali datë 21.01.2004 i cili është miratuar nga kryetari, procesverbal i cili është nënshkruar nga një komision i përbërë nga 4 veta. Ky procesverbal ka mangësi se: nuk përmenden viti i prodhimit, gjendja teknike, fuqia motorike, numri i kubikëve dhe i pistonave për mjetin, po kështu dhe vjetërsia në punë, amortizimi, km e përshkruara etj.; provat për këtë mjet janë bërë vetëm për dy rrugë; normativa është vendosur vetëm për vitin 2004 në këtë procesverbal dhe është zbatuar edhe për vitin 2005 – 2006, gjë që e bën atë të parregullt.

Hartimi me mangësi i procesverbalit, moscaktimi çdo vit me procesverbal i normativës së karburantit për autoveturën është në kundërshtim me ligjin nr. 6942, datë 25.12.1984 “Për administrimin, dokumentimin, ruajtjen e qarkullimin e vlerave materiale e monetare”, nenet 3 e 7, dhe të neneve 7 e 8, të ligjit nr. 7661, datë 19.01.1993 “Për kontabilitetin”.

Lidhur me mjetin e tipit “fadromë”, në urdhrin nr. 1, dt. 04.5.2006, të kryetarit të Komunës thuhet: “Pagesa të kryhet pasi të dorëzohet në Degën e Financës dokumentacioni përkatës për urdhrat e punës, volumet e punës së kryer në objekte e për çdo muaj si dhe harxhimin e karburantit për çdo orë pune sipas normativave.

Ngarkohet Zyra e Urbanistikës për ndjekjen e punimeve të këtij mjeti si dhe plotësimin e dokumentacionit përkatës për këtë qëllim”.

Gjithashtu u konstatua se nga ana e administratës së Komunës Qendër në Librazhd nuk është bërë analiza e harxhimit të karburantit për çdo muaj, si dhe nuk ishin hapur kartelat e mjeteve (Libri i Makinerisë), lidhja nr. 2, duke mos zbatuar nenet 27 e 28, të urdhëresës së KM nr. 3, datë 06.4.1985 “Për shfrytëzimin, mirëmbajtjen, riparimin e ruajtjen e makinerive e të pajisjeve”.

Page 25: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

25

Për miratim të normativave pa mbështetje ligjore dhe moskontrollin e analizimin e harxhimit të karburantit për çdo muaj dhe sipas mjeteve mban përgjegjësi ish-kryetari, përgjegjësi i Zyrës së Financës, administratori dhe përgjegjësi i Zyrës së Urbanistikës.

Mbi konsumin e gomave dhe pjesëve të këmbimit: Për vitin 2005, për autoveturën janë dhënë 5 goma me vlerë 150 mijë lekë dhe

për vitin 2006 për fadromën janë dhënë 2 copë goma në vlerën 153 600 lekë, të cilat janë bërë dalje me 24.4.2006, sapo ky mjet kishte filluar të punonte për Komunën dhe për të cilën duhet të ishte kërkuar garanci nga shitësi. Për zëvendësimin dhe harxhimin e gomave nuk janë evidentuar km e përshkuara, duke mos zbatuar VKM nr. 80, datë 05.4.1979, ndryshuar me VKM nr. 328, datë 08.11.1979 “Për administrimin dhe përdorimin e gomave”, pika 2, ku përcaktohet se: mbi bazën e normativave të reja të caktojë normativa për çdo automjet në përputhje me kategoritë e rrugëve që përshkon.

Për shkeljet e mësipërme në administrimin e gomave që kanë patur rrjedhojë dëm ekonomik prej 353 600 lekë mbajnë përgjegjësi ish-kryetari, ish-përgjegjësi i Zyrës së Financës, administratori dhe 3 drejtuesit e mjeteve.

Gjithashtu nga ana e kryetarit nuk është nxjerrë udhëzim sipas pikës 9, të urdhrit të Këshillit të Ministrave nr. 147, datë 21.10.2003 “Për përdorimin e automjeteve të ministrive dhe institucioneve të tjera të administratës shtetërore”, si rrjedhojë për autoveturën janë shpenzuar pa raporte teknike, në vitin 2005 për pjesë këmbimi 305 300 lekë dhe për vitin 2006 – 321 500 lekë.

Nga kontrolli rezulton se këto shpenzime janë bërë në kundërshtim me VKM nr. 80, datë 05.4.1979, ndryshuar me VKM nr. 328, datë 08.11.1979 “Për administrimin dhe përdorimin e gomave”, pika 2 dhe urdhrit të Këshillit të Ministrave nr. 147, datë 21.10.2003 “Për përdorimin e automjeteve të ministrive dhe institucioneve të tjera të administratës shtetërore”, pika 9; të pajustifikuara me raporte teknike, në vlera të konsiderueshme dhe në periudha të shpeshta kohore si dhe në kundërshtim me ligjin nr. 6942, datë 25.12.1984 “Për administrimin, dokumentimin, ruajtjen e qarkullimin e vlerave materiale e monetare”, nenet 4 e 7 nuk janë ruajtur në magazinë pjesët e vjetra të zëvendësuara, si rrjedhojë vlera gjithsej prej 626 800 lekë shpenzuar për goma e pjesë këmbimi përbën dëm ekonomik për të cilin mbajnë përgjegjësi ish-kryetari, përgjegjësi i Zyrës së Financës, administratori dhe 2 drejtuesit e mjeteve.

Mbi ndihmat ekonomike: për vitin 2005 janë dhënë për ndihmat ekonomike 11 166 mijë lekë; duke trajtuar mesatarisht 599 familje me një fond mesatar mujor prej 930 mijë lekë, ndërsa për vitin 2006 – 10 374 mijë lekë, duke trajtuar 586 familje me një fond mesatar mujor prej 865 mijë lekë, të cilat janë miratuar edhe në mbledhjet e Këshillit të Komunës. Numri i familjeve që trajtohen me ndihmë ekonomike në këtë Komunë zë rreth 30% të familjeve gjithsej, që është nivel i lartë. Gjatë kontrollit konstatohet se ka vend për një verifikim më të mirë të situatës reale social ekonomike të familjeve që trajtohen me ndihmë ekonomike, gjë që do të bënte të rritej përfitimi për frymë i familjeve në nevojë.

Mbi kontrollin e marrëdhënieve të punës (paga, shpërblime, sigurime etj.). Për vitet 2005 e 2006, me vendimet e Këshillit të Komunës nr. 129, dt.

25.02.2005 dhe nr. 139, dt. 01.3.2006 është miratuar struktura e administratës së Komunës prej 28 punonjësish dhe 25 punonjësish, të ndarë: personel administrativ 18 vetë; personel shërbimi 7 veta. Në këto vendime është bërë edhe kategorizimi i nivelit

Page 26: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

26

të pagave përkatëse, akte këto të konfirmuara edhe nga Prefektura e Elbasanit me shkresat nr. 657/1, dt. 11.3.2005 dhe nr. 943/1, dt. 08.3.2006.

Në caktimin e pagave të administratës së Komunës është zbatuar vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 551, datë 07.11.2002 “Për klasifikimin e funksioneve dhe grupimin e njësive të qeverisjes vendore, për efekt page, për caktimin e kufijve të pagave të punonjësve të organeve të qeverisjes vendore”.

Pjesën më të madhe në fondin e pagave e zënë pagat për punonjësit e arsimit dhe shëndetësisë. Nga kontrolli rezultoi se për arsimin, nga Ministria e Arsimit dhe Drejtoria Arsimore është dërguar numri i këtyre punonjësve për vitin 2005, 144 punonjës dhe 2006, 141 punonjës në juridiksionin e komunës të ndarë sipas cikleve, ndërsa për Sektorin e Shëndetësisë nga Drejtoria e Shëndetit Publik Librazhd për vitet 2005 dhe 2006, 24 punonjës. Nga kontrolli i listëpagesave me zgjedhje rezultoi se është respektuar organika, struktura dhe niveli i pagave të përcaktuara.

Respektimi i dispozitave ligjore për kohëzgjatjen e punës, të pushimeve të paguar ose jo, për orët shtesë, honorare etj: Nga kontrolli i dokumentacionit të këtyre pagesave rezulton se me urdhrin nr. 1, datë 2.3.2005 të ish-kryetarit, në listëpagesën e periudhës 1–15 mars 2005, nga kjo Komunë janë paguar me dt. 17.3.2005, 7 punonjësve të administratës për leje të zakonshme të pakryera të vitit 2004, shuma 98 000 lekë. Kompensimi me pagë i lejes së zakonshme është bërë në bazë të urdhrit të mësipërm të kryetarit të Komunës pa u shoqëruar me relacion për justifikimin e pagesës vetëm për këta 7 punonjës të administratës me nevojat dhe volumin e punës së kryer, si dhe kjo pagesë është kryer me dt. 17.3.2005, pa u mbyllur 3-mujori i I-rë i vitit 2005.

Sa më sipër, kemi moszbatim të nenit 93, pika 3, të “Kodi i punës si dhe të pikave 2 dhe 3, të VKM nr. 511, datë 24.10.2002 “Për kohëzgjatjen e punës dhe të pushimit në institucionet shtetërore”, ku thuhet se: “ne qofte se pushimi vjetor nuk kryhet brenda vitit kalendarik perkates, ai mund te kryhet deri ne tremujorin e pare te vitit kalendarik pasardhes..., nese nepunesi civil apo punonjesi nuk e kryen pushimin vjetor, brenda periudhes se percaktuar me lart, ai ka te drejte te kompensohet me pagen perkatese“, për të cilën kanë përgjegjësi ish-kryetari i Komunës Qendër Librazhd, ish-përgjegjësi i Zyrës së Financës dhe ish-administratori.

Është krijuar dhe miratuar fondi i veçantë në masën 5% të fondit të pagave për punonjësit e administratës së Komunës, punonjësit e shëndetësisë dhe për arsimtarët definitiv është dhënë shpërblim një page mujore (paga e 13). Nga kontrolli i dokumentacionit për fondin e veçantë konstatohet se për krijimin dhe përdorimin i tij për vitin 2005, 6-mujorin e I dhe 6-mujorin të II të vitit 2006 janë zbatuar VKM nr. 19, dt. 11.111993, ndryshuar me VKM nr. 434, datë 28.6.2006 “Për fondin e veçantë në institucionet buxhetore” dhe VKM nr. 815, dt. 15.12.2006.

Nga ana e Komunës është hartuar në vitin 2001 një rregullore e funksionimit ku përcaktohen kompetencat, por që nuk pasqyron ndryshimet e bëra në organikë gjatë periudhës së mëvonshme.

Nuk janë lidhur kontratat e punes me punonjësit, veprim ky në kundërshtim me nenin 12, të ligjit nr. 7961, datë 12.7.1995 “Kodin i punës” dhe pikës 13, të nenit 26 të rregullores ekzistuese të Komunës.

Për vitet 2005-2006 janë marrë në punë 3 punonjës të rinj me urdhër të kryetarit të Komunës, duke mos zbatuar nenin 26 të rregullores së Komunës, ku thuhet se “për marrjen në punë të punonjësve të rinj në administratën e Komunës zbatohen kriteret e përcaktuara në ligjin mbi statusin e nëpunësit civil.

Është mbajtur libri i pagave të punojësve me të dhënat e nevojshme sipas kërkesave të nenit 95, të ligjit nr. 7961, datë 12.7.1995 “Kodi i punës në RSH” me

Page 27: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

27

ndryshimet. Të ardhurat e punonjësvet janë azhornuar periodikisht. Nuk ka patur efekte financiare për largimet nga puna, kështu nuk rezulton asnjë vendim gjykate të ekzekutuar për këtë problem.

Zbatimi i rregullave për mbajtjen e kontabilitetit dhe rregullshmërisë ligjore në

veprimet me arkën, bankën, magazinën dhe inventaret. Të gjitha veprimet financiare të Komunës janë pasqyruar në kontabilitet

nëpërmjet librave ditarë të arkës, bankës, magazinës dhe ditarit të veprimeve të ndryshme. Në këto ditarë janë bërë regjistrimet në mënyrë kronologjike dhe të mbështetura ne dokumenta justifikues. Janë zbatuar kërkesat e ligjit nr. 7661, dt. 19.01.1993 dhe nr. 9228, date 29.4.2004 “Për kontabilitetin” si dhe “Plani kontabël i institucioneve buxhetore”,

Nga kontrolli që u bë për nxjerrjen e bilancit, për vitet 2005, 2006, rezultoi se të dhënat që ishin paraqitur në bilanc nuk ishin hedhur më parë në centralizator, por veprimet ishin kryer direkt nga ditarët në mënyrë ekstrakontabile nga jashte kështu që ishte e vështirë të kontrollohej zbatimi i kuadrit ligjor të kontabilitetit.

Nga kontrolli që iu bë disa llogarive kryesore që paraqiteshin në bilanc me partitarët u konstatua se ne fund të vitit 2004, shuma e llogarise 401 “furnitorë e llogari të lidhura me to” paraqitej me gjendje të madhe kreditore në shumën 1 349 811 lekë, ndërsa ne fund te vitit 2005, në shumën 589 120 lekë dhe gjatë kuadrimit nuk rezultoi ndonje diferencë. Theksojmë se likuidimi kësaj llogarie është bërë në vitet pasardhëse pa u miratuar më parë në Këshillin e Komunës, por ka rënduar edhe njëherazi padrejtësisht vitet ushtrimore veprime që bien ndesh me nenet 23 e 24, te ligjit nr. 7776, dt. 22.12.1993 “Për buxhetin lokal” (ndryshuar me ligjin nr. 8399, dt. 09.9.1998) dhe ngarkojnë me përgjegjësi ish-përgjegjësin e Zyrës se Financës.

U kontrollua dhe llogaria 4342 “të tjera operacione me shtetin debitor” dhe ajo paraqiste ne debi të saj detyrimet që kishte Komuna ne lidhje me punonjsit dhe detyrimet e saj ndaj organeve të sigurimeve shoqërore e shendetësore si dhe Zyrës së Tatimeve për tatimin mbi pagë.

U kontrollua gjendja e llogarisë “aktive të qendrueshme të trupëzuara”, për vitet 2005, 2006, me gjendjen e kësaj logarie në partitarin analitik dhe nuk kishte ndonjë diferencë dhe veprimet ishin pasqyruar saktë në bilanc për shtesat dhe pakësimet e ndodhura gjate viteve ushtrimore përkatës. Kjo llogari është paraqitur me rritje gjate dy viteve ushtrimor dhe konkretisht për vitin 2005, për shumën 59.111.389 leke, ndërsa për vitin 2006, në shumën 5 981 478 lekë (për këtë problem është mbajtur procesverbali nr. 4, datë 11.06.2007).

U kontrollua gjithashtu edhe llogaritja e amortizimit për aktivet e qëndrueshme të trupëzuara dhe rezultoi se ato ishin llogaritur drejt dhe saktë.

3.1 Mbi kontrollin e veprimeve me arkën (për këtë problem mbajt procesverbali nr. 7, datë 11.6.2007):

Nga kontrolli dhe shqyrtimi i dokumentacionit të arkës per peridhën objekt kontrolli u konstatua se është hapur dhe mbahej ditari i arkës. U krye kontrolli i plotë i tërhëqjeve me çek nëpërmjet bankës (llogaria 580 “xhirime të brendëshme”) dhe nuk rezultoi ndonjë pasaktësi.

Arkëtimet e kryera për për periudhën e kontrolluar janë dokumentuar me mandatarkëtimi të rregullt, në shuma të njëjta me ato të dokumenteve justifikuese që kanë mbështetur këto veprime dhe në mënyrë kronologjike sipas kohës së kryer të veprimit përkatës.

Page 28: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

28

Gjatë kontrollit u vu re se mandatarkëtimet që priteshin për pagesat që bëheshin për tatimin mbi tokën bëheshin me permbledhëse, veprim ky qe linte mundësi për abuzime dhe mandatarkëtimi kryhej me përmbledhëse 5 ditore, ndërsa taksapaguesit i vulosej aktdetyrimi i lëshuar nga komuna .

Nga kontrolli rezultoi se inventarizimet ne arkë nuk janë kryer në mënyrë të rregullt ne fund te muajit, llogaria është mjaftuar me gjendjen kontabile. Limiti i arkës shpesh herë nuk respektohej, kështu në fund të vitit 2004, arka ishte me gjëndje në shumën 62 446 lekë.

Në kundërshtim me UKM dt 19.02.1996 “Për blerjet me vlera të vogla”, pikat 4, 5 e 6 janë bërë nëpëmjet arkës pagesa më shumë se limiti ditor prej 10 000 lekësh dhe vetëm me një ofertë si më poshtë:

Mandatpagesa nr. 53, dt 28.6.2005, ne shumën 22 200 lekë (riparim printeri e shpenzime transporti); mandatpagesa nr. 53, dt. 30.6.2006, ne shumën 22 500 leke për blerje blloqesh ceku.

Në kundërshtim me VKM nr. 243, dt 15.5.1995, ndryshuar me VKM nr. 258, dt 03.6.99, pikat 2, 3, 4 “Për shpenzime pritje e përcjellje dhe trajtimit që u bëhet delegacioneve të huaja”, sipas urdhrit nr. 1, dt 16.6.2006 të kryetarit të Komunës janë blerë mallra me listëpagesë nëpërmjet arkës në shumën 43 950 lekë.

Veprimet e mësipërme ngarkojnë me përgjegjësi ish-kryetarin e Komunës si dhe komisionin e blerjeve të vogla.

3.2 Mbi kontrollin e veprimeve të kryera nëpërmjet bankës (për këtë problem mbajt procesverbali nr. 7, datë 11.6.2007):

Nga kontrolli që u krye me veprimet nëpërmjet bankës rezultoi se janë hapur librat e kontabilitetit (ditarët dhe partitarët) dhe ishin azhornuar veprimet në to në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi, por nga kontrolli u konstatuan edhe shkelje në zbatimin e procedurave ligjore, me dëm ekonomik në një vlerë prej 179 805 lekë për blerjet e kryera dhe likuidimin e tyre nëpërmjet bankës, si më poshtë:

- Me urdhrin e prokurimit nr. 42, dt. 6.12.2004 dhe procesverbal dt. 6.12.2004 është likuiduar me urdhërpagesën nr. 31, dt 25.3.2005, fletëdalja nr. 73, dt. 7.12.2004 firma, në shumën 8 400 lekë për shërbime: larje makine, grasatim makine dhe larje motori.

Të gjitha shërbimet sipas procesverbalit dhe urdhërprokurimit i bie të jenë kryer në një ditë, mungojnë oferta të tjera dhe firma që ka kryer këto lloj shërbimesh në organet tatimore është regjistruar si firmë me aktivitet tregtar. Pra të gjitha dokumentet që shoqërojne likudimin e kësaj pagese janë fiktive dhe kemi të bëjmë me dëm ekonomik në shumën 8 400 lekë.

- Me urdhërpagesën nr. 39, dt. 7.04.2005 është likuoduar shuma 58 500 leke (blerje artikuj te ndryshëm ushqimorë) për llogari të firmës, për shpenzime pritje-përcjellje për dhenie titull nderi nje personi nga ana e Bashkisë. Shpenzimi i kësaj shume nuk ka lidhje me Komunën dhe është kryer në kundërshtim me VKM nr. 243, dt 15.5.1995 “Për shpenzimet për pritje, përcjellje dhe trajtimin që i bëhet delegacioneve të huaja” i ndryshuar.

- Me urdhërpagesën nr. 44, dt. 7.4.2005 është likuiduar firma, për shumën 8 400 lekë, ku sherbimet e kryera si larja e makinës, larja e motorit të makinës dhe grasatimi i saj trajtohen si shërbime emergjente. Theksojmë se firma e mësipërme nuk është e specializuar për këto lloj shërbimesh dhe shuma e mësipërme prej 8 400 lekë është dëm ekonomik.

- Me urdhërpagesën nr. 48, dt. 07.4.2005, likuidohet firma për shumën 443 867 lekë, sipas urdhrit nr. 1, dt. 26.01.2005 dhe kontratës me numër 4/2, dt. 4.02.2005, për punime emergjente të kryera si pastrim bore, transporte materiale te ndryshme e

Page 29: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

29

shërbime të tjera, ku aktiviteti i kësaj firme është thjesht një aktivitet tregtar dhe situacioni i likuidimit të punimeve është thjeshtë një kopje e preventivit.

- Me urdhërpagese nr. 51, dt. 21.4.2005, urdhërprokurimi nr. 3, dt. 4.4.2005, procesverbal dt. 5.4.2005, fletëhyrje të Komunës me nr. 23, dt. 7.4.2005 dhe me nr. 131, dt. 28.3.2005 është likuiduar firma në shumën 47 200 lekë. Veprimi është fiktiv pasi si urdhërprokurimi, procesverbali dhe fletëhyrja e Komunës janë prerë me vonesë, prandaj shuma 47 200 lekë përbën dëm ekonomik.

- Me urdhërpagesën nr. 53, dt. 21.4.2005, urdhërprokurimi nr. 5, dt. 8.4.2005, procesverbal dt. 20.4.2005, fletë-hyrje të komunës me nr. 36 dt. 20.4.2005 sipas fletëdaljes se subjektit me nr. 23, dt. 10.04.2005 është likuiduar firma për shumën 41 500 lekë, për shërbime në makinë, ku si urdhërprokurimi, ashtu dhe procesverbali që shoqërojnë kryerjen e shërbimit janë prerë me vonesë pasi është kryer shërbimi, prandaj shuma 41 500 lekë përbën dëm ekonomik.

- Me urdhërpagesën nr. 94, dt. 7.7.2005, procesverbali dt. 3.6.2005, sipas faturës me nr. 25, dt. 2.6.2005 eshtë likuiduar firma (që nuk është e specializuar për këto lloj shërbimesh) për shumën 18 300 lekë për këto zëra punimesh: larje makine 30 herë x 200 lekë = 6 000 lekë; grasatim 3 x 800 lekë = 2 400; larje motori 3 x 800 lekë = 2 400 lekë; hapje kamio 1 x 5 000 lekë = 5 000 leke.

Procesverbali ka datën 3.06.2005, ndërsa fatura e shitësit ka datën 2.06.2005, që tregon se veprimi është fiktiv, prandaj shuma 15 800 lekë përbën dëm ekonomik.

- Me urdhërpagesën nr. 115, sipas urdhërprokurimit nr. 12, dt. 1.08.2005 dhe procesverbalit të datës 1.08.2005, është likuiduar firma per 350 litra karburant të shitur Komunës me çmimin 110 lekë për litër, kur çmimi në procesverbal i marrë nga oferta është 103.7 leke/litri. Shuma 2 205 lekë është dëm ekonomik, pasi firma ka përfituar më tepër.

- Me urdhërpagesën nr. 119, dt. 26.9.2005, urdhërprokurimi nr. 10, dt. 10.7.2005 dhe procesverbal dt. 12.7.2005, sipas fletëdaljes së firmës është likuiduar shuma 32 000 lekë për riparim rrjeti “ujëra të zeza” (64 ml x 500 lekë /ml = 32 000 lekë). Për këto punime nuk ka as preventiv dhe as situacion për punimet e kryera dhe nuk dihet as destinacioni ku është kryer prandaj dhe shuma 32 000 lekë është dëm ekonomik.

- Me urdhërpagesën nr. 119, dt. 26.9.2005 është likuiduar edhe shuma 24 300 lekë, për llogari të sujektit, për vendosje parulle pa asnjë lloj dokumenti justifikues, prandaj edhe shuma 24 300 lekë përbën dëm ekonomik.

- Me urdhërprokurimin nr. 3/1, dt. 8.9.2005, procesverbal dt. 8.9.2005, sipas urdhërpageses më dt. 22.12.2005 është likuiduar firma në shumën 1 683 400 lekë, për fletedaljet me nr. 9/1, 9/2, 9/3 dhe fletëhyrjet e magazinës 105 dhe 105/1. Shuma e fletëhyrjeve ne një ditë eshtë 1 112 930 lekë, veprim ky në kundërshtim flagrant me VKM nr. 335, dt. 23.6.2000 “Për rregullat e prokurimit publik”, pika 4/b, i ndryshuar që përcakton si limit vlerën deri në 300 mijë lekë, pra kemi një diferencë prej 812 930 lekësh, paguar më tepër se sa lejon vendimi i mësipërm i KM.

Këto veprime ngarkojnë me përgjegjësi ish-kryetarin, kryetarin e komisionit të blerjeve dhe 3 anëtarët (për vitin 2005); 3 anëtarët (për vitin 2006).

Për shkeljet e bëra në pagesat e cituara në pikat 3.1 dhe 3.2 është mbajtur procesverbali nr.7, datë 11.6.2007 dhe për vërejtjet e bëra nga personat përgjegjës për shërbimet e kryera me urdhër pagesën nr. 119 dt. 26.9.2005, në vlerën 62 300 lekë, urdhërpagesën nr. 127, dt. 26.9.2005, për 214995 lekë u morën parasysh dhe nuk u trajtuan në këtë raport përfundimtar kontrolli. Ndërsa blerja e bërë me urdhërprokurimin nr. 15, dt. 22.6.2005 për pjesë këmbimi likuiduar për 29 100 lekë

Page 30: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

30

firmës, me urdhërpagesën e dt. 30.9.2005, blerjet e të cilave janë trajtuar në tërësi në pikën 2 të këtij raporti (kontrolli i zbatimit të buxhetit).

3.3. Kontroll i veprimeve ne magazinën: Gjatë kontrollit rezultoi se në përgjithësi dokumentet ishin plotësuar sipas rendit kronologjik të regjistruara dhe kontabilizuara në ditarët përkatës. Fletëhyrjet për të gjitha rastet ishin shoqëruar me dokumentet nga vinte malli dhe fletëdaljet për çdo rast kishin urdhërdorëzimet të firmosura nga titullari ose administratori dhe përgjegjesi i financës. Gjatë kontrollit u vu re se në shumë fletëhyrje kishte diferencë midis kohës së prerjes se fletëdaljes së subjektit furnizues dhe fletëhyrjes së magazinës (veprime që janë trajtuar në veprimet me bankën).

Nga kontrolli u konstatua se ishte kontabilizuar gabim fletëhyrja me nr. 35, dt. 28.4.2005, për shumën 57 750 lekë, veprim ky i dubluar edhe në situacionin e disa punimeve emergjente, veprim që u sistemua në ditarin e veprimeve të ndryshme.

3.4. Dokumentimi i ndihmave nga donatorë të ndryshëm: Në Komunën Qendër Librazhd, gjatë vitit 2005, vlera e ndihmave nga donatorët ishte në shumën 905 020 lekë, ndërsa për vitin 2006 ishte ne vlerën 1 301 888 lekë. Këto ndihma ishin evidentuar në dokumentet e magazinave dhe u ishin dhënë për përdorim kryesisht shkollave. Gjatë kontrollit të tyre nuk rezultoi ndonjë pasaktësi.

3.5. Kontrolli mbi inventarizimin e pasurisë publike, materialeve, sistemimi i diferencave dhe nxjerjet jashtë përdorimit: Në zbatim te ligjit nr. 6942, dt. 25.12.1984 dhe VKM nr. 70, dt. 11.3.1985, titullari i Komunes kishte nxjerë urdhrin nr. 1, dt. 25.10.2005 dhe urdhrin nr. 6, dt. 25.10.2006 për të kryer inventarizimin e pasurisë së Komunës. Për të dy vitet ishin ngritur nga dy komisione, të cilat kishin kryer inventarizimin në shkolla, qendrat shëndetësore dhe në zyrat e Komunës, në përputhje me nenet 20, 21 të ligjit të mësipërm. Gjatë këtyre inventarizimeve janë plotësuar drejt, saktë dhe pa gabime fletet e inventarzimt.

Këshilli i Komunës është njohur me rezultatet e inventarizimeve dhe ka marrë vendimet përkatëse ne lidhje me diferencat e konstatuara. Për diferencat e konstatura, për vitin 2005, Këshilli i Komunës ka miratuar për të nxjerrë jashtë përdorimit materialet në vlerën 836 680 lekë. Po ashtu, Këshilli i Komunës ka miratuar dhe nxjerrë jashtë përdorimit edhe diferencat, gjatë inventarit ne shumën e 123 273 lekëve, diferenca këto të ardhura për humbje materialesh në shkolla kryesisht gjatë pushimeve për të cilat ishin lajmëruar edhe organet e rendit. Po ashtu, vendimet e Këshillit të Komunës janë të konfirmuara edhe nga prefekti i qarkut.

Mbi kontrollin e prokurimeve me fondet publike. Për vitet 2005-2006, në Komunën Qendër në Librazhd janë zhvilluar 14

procedura prokurimi me fond limit 24.836 mijë lekë dhe janë lidhur kontratat në shumën 24.352 mijë lekë ose 484 mijë lekë më pak, në masën 98% e fondit limit. Meqënëse për periudhën vjetore korrik 2005–2006, kontrolli i procedurave të prokurimeve ishte kryer nga Drejtoria e Auditit të Prefekturës Elbasan, nga ana e grupit të kontrollit të KLSH u kontrollua vetëm zbatimi i kontratave të objekteve, si dhe ato tendera që nuk ishin objekt të këtij kontrolli të cilat do të trajtohen më poshtë. Sipas viteve prokurimet paraqiten:

A - Për vitin 2005 janë zhvilluar 3 procedura prokurimi me fond limit 10.580 mijë lekë dhe janë lidhur kontratat në shumën 10.497 mijë lekë, 84 mijë lekë më pak ose 99% e fondit limit, sipas tabelës së poshtëshënuar:

Në 000 lekë

Page 31: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

31

Nr. OBJEKTI

I PROKURUAR

Data e kontra. Fondi

limit

Vl era e

kontr

Diferenca

fondit limit

Shtesë kontr.

A Tender i hapur 4.450 4.440 10 1 Blerje fadrome 30.11.05 4.497 4.440 84 -B Tender i kufizuar 4.900 4.837 63 1 Rikonstruksion i Ujësjellësit Togëz 10.06.05 4.900 4.837 63 C Kërkesë me kuotim 1.230 1219 11 1 Rik. Këmba e urës Spatharë 4.10.2005 1.230 1.220 10 - Shuma 10 500 10 496

1- Në tenderin me objekt “Blerje fadrome” me fond limit 4.497.000 lekë, është lidhur kontrata datë 17.7.2006 me firmën fituese me vlerë 4.440.000 lekë ose më pak 57.000 lekë, u konstatuan këto shkelje procedurale:

1.1 - Nga kontrolli i dosjes rezulton se ftesa për ofertë është dërguar në Agjencinë e Prokurimit Publik, 5 muaj pas daljes së urdhrit të prokurimit. Data e zhvillimit të tenderit është në 7.11.2005.

Sa më sipër ngarkon me përgjegjësi juristen dhe hartuesit e dokumenteve të tenderit.

1.2 - Nuk është justifikuar fondi limit, pasi nuk janë paraqitur referencat e çmimeve, sipas udhëzimit nr. 1, datë 1.01.1996 i ndryshuar, kap. I, pika 3, ku thuhet: “Përcaktimi i fondit limit të bëhet në bazë të çmimeve të publikuara nga INSTAT–i, institucionet e tjera shtetërore ose sipas testimit të tregut”.

Përsa i përket problemit të diferencës së çmimit prej 940 mijë lekësh, trajtuar në projektraport kontroll u morën parasysh vërejtjet e bëra në observacionin e datës 14.08.2007, pasi kontrata me të cilën fituesi ka blerë fillimisht fadromën me vlerë 3.500.000 lekë nuk ka qenë pjesë e dokumentwve të tenderit si dhe objekt për gjykim nga anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave.

1.3. Në njësinë e prokurimit kanë marrë pjesë dy ekspertë të jashtëm të cilët kanë hartuar specifikimet teknike, por në dosje nuk ndodhen licencat e tyre. Specifikimet teknike nuk janë të plota, pasi në to nuk janë shënuar vendi e viti i prodhimit, kapaciteti, koha e përdorimit, si dhe janë të pafirmosura nga ekspertët të cilët mund t’i kenë hartuar në kundërshtim me udhëzimin nr. 1, datë 1.01.1996 i ndryshuar, kap. III, germa b, ku thuhet: “Specifikimet teknike duhet të shprehin qartë përshkrimin e mallit në lidhje me cilësinë, funksionimin, sigurinë, në bazë të nenit 14, të ligjit nr. 7971, datë 26.7.1995”.

1.4. Likuidimi i fadromës është bërë me urdhërpagesën nr. 186, datë 13.12.2005, sipas faturës nr. 186, datë 13.12.2005, faturë jotatimore. Mungesa e faturës tatimore është evazion fiskal, pasi sipas vërtetimit nr. 1, datë 7.10.2005 të Degës së Tatimeve Librazhd rezulton se administratori i subjektit juridik është dhe subjekt i t.v.sh. Vlera e t.v.sh. prej 740 000 lekë per fadromen e blerë nga Komuna Qendër Librazhd përbën dëm ekonomik.

Përgjegjësi për këtë veprim mban ish-kryetari i entit prokurues që ka firmosur kontratën me firmën.

2. Në tenderin me objekt “Këmba e Urës Spatharë” me fond limit 1.230.000 është lidhur kontrata më datën 4.10.2005, me firmën fituese me vlerë 1.219.000 lekë ose më pak 11.000 leke, u konstatuan këto shkelje procedurale:

2.1 - Nuk është justifikuar fondi limit, pasi nuk janë paraqitur referencat e çmimeve, burimet nga kanë ardhur, në mbështetje të udhëzimit nr. 1, datë 1.01.1996 i ndryshuar, kap. I, pika 3, ku thuhet, përcaktimi i fondit limit të bëhet në bazë të

Page 32: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

32

çmimeve të publikuara nga INSTAT–i, institucionet e tjera shtetërore ose sipas testimit të tregut.

2.2 – Nuk është zbatuar kap. III, pika “b/1”, e udhëzimit nr. 1, datë 1.01.1996 i ndryshuar, pasi mungon projekti i zbatimit, grafiku për kryerjen e punimeve, si dhe nuk është zbatuar neni 5 i kontratës, ku thuhet: “Enti prokurues merr përsipër mbikëqyrjen e punimeve nëpërmjet inxhinierit, si dhe kolaudimin e tij mbi bazën e detyrimeve kontraktuale të përcaktuara, si dhe të hartojë procesverbalin e kolaudimit…në dy kopje të firmosura” . Në këtë rast mungon aktkolaudimi, gjë e cila ngarkon me përgjegjësi inxhinierin dhe ish-kryetarin e entit prokurues.

3. Në tenderin me objekt “Rikonstruksion i Ujësjellësit të fshatit Togëz” me fond limit 4.900.000 lekë është lidhur kontrata më datën 10.6.2005, me firmën fituese me vlerë 4.837.000 lekë ose më pak 63.000 leke, u konstatuan këto shkelje procedurale:

3.1 – Nuk është zbatuar nenin 30, pika 3, e ligjit nr. 7971, datë 26.7.1996 të ndryshuar, ku thuhet: ofertuesi që ka dorëzuar ofertën para afatit të fundit të dorëzimit ka të drejtë ta zëvëndësojë ose ta tërheqë atë, me përjashtim të ditës së fundit të hapjes së tenderit.

Firma ka paraqitur dy formularë të ofertës me vlera të ndryshme në datë 25.4.2005 (dita e zhvillimit të tenderit). Një formular është orgjinal me vlerë 4.861.609, në të cilin është llogaritur gabim vlera, pasi t.v.sh. është llogaritur edhe për vlerën e caktuar për drejtuesin e punimeve dhe kolaudatorin dhe pas korrigjimeve të bëra nga anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave është dorëzuar dhe nje tjetër (fotokopje) me vlerën reale të korrigjuar, gjë për të cilën mbajnë përgjegjësi anëtarët e komisionit.

3.2 - Ka mospërputhje midis vlerave të fondit limit të paraqitura në urdhrin e prokurimit dhe ftesën për ofertë prej 4.900 mijë lekë, dhe vlerës së preventivit prej 4.994 mijë lëkësh.

Parregullsia e shprehur në diferencën prej 94.000 lekësh ngarkon me përgjegjësi ish-kryetarin, si dhe njësinë e prokurimit.

3.3 - Nuk është zbatuar neni 10, i ligjit nr. 7971, datë 26.7.1996 të ndryshuar, pasi mungon procesverbali me shkrim dore ditën e zhvillimit të tenderit. Përgjegjësi për këto mangësi procedurale mbajnë kryetari i komisionit të vlerësimit të ofertave dhe juristja.

3.4.- Nuk është justifikuar fondi limit, pasi nuk janë paraqitur referencat e çmimeve, burimet nga kanë ardhur, në mbështetje të udhëzimit nr. 1, datë 1.01.1996 i ndryshuar, kap I, pika 3.

3.5 - Mungon urdhri i ish-kryetarit, për caktimin e kulaudatorit dhe mbikqyrësit të punimeve, në kundërshtim me vendimin nr. 444, datë 5.9.1994 “Për tarifat e studimit, projektimit, drejtimit dhe kolaudimit të veprave të ndërtimit, për pagesat e superizorit dhe kolaudatorit”.

Kontrata e lidhur më datë 12.06.2005, midis ish-kryetarit dhe inxhinierit të licencuar, nuk ka të përcaktuar masën e shpërblimit prej 108.000 lekësh.

Nga kontrolli rezulton se paga e superizorit ka kaluar në llogari të firmës, sipas urdhërpagesës nr. 198, datë 20.12.2005. Pra kjo firmë ka përftuar padrejtësisht shumën prej 108.000 lekësh, me të cilën duhet të ishte paguar mbikqyrësi i punimeve.

B - Për vitin 2006 janë zhvilluar 11 procedura prokurimi me fond limit 14.256 mijë lekë dhe janë lidhur kontrata në shumën 13.856 mijë lekë ose 400 mijë lekë më pak, në masën 97% e fondit limit.

Për vitin 2006 u kontrolluan 7 dosje prokurimesh, nga kontrolli rezultoi si më poshtë:

Page 33: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

33

1. Tenderi me objekt: “Blerje dru zjarri” me fond limit 1.000.000 lekë, është lidhur kontrata në datë 12.12.06, me firmën me vlerë 1.000.000 lekë u konstatuan këto shkelje procedurale:

1.1. Për këtë tender në rrugë verbale, juristja u shpreh se është zhvilluar disa herë, por nuk ka përfunduar për arsye të ndryshme të cilat nuk na u bënë prezent pasi në dosje mungonte regjistri i procedurave të prokurimit publik, në të cilin duhet të shënoheshin të gjitha procedurat, kjo në kundërshtim me kapitullin VII “Të përgjithshme”, të VKM nr. 1, datë 1.01.1996 me ndryshimet përkatëse, gjë e cila ngarkon me përgjegjësi juristen.

1.2 Nuk është zbatuar neni 4 i kontratës, pasi në magazinë janë bërë hyrje vetëm 241 mst dru në datë 26.12.2006. Pjesa tjetër prej 97 mst dru zjarri është likuiduar nga Komuna në kundërshtim me ligjin nr. 6942, dt. 25.12.1984 “Për administrimin, dokumentimin, ruajtjen e qarkullimin e vlerave materiale e monetare”, neni 7, pasi për këtë sasi nuk janë kryer veprimet hyrje-dalje në magazinën e Komunës.

Nuk është zbatuar afati i zbatimit të kontratës së lidhur më datë 12.12.2006 sepse deri në periudhën që ushtrohet ky kontroll nuk janë bërë hyrje akoma 12 mst dru zjarri.

Sipas nenit 24/1 te kushtet e përgjithshme të kontratës për mallrat, likuidimi i dëmeve për vonesën në furnizimin e mallit, për çdo ditë vonesë, firma duhet të penalizohet 4/1000 e vlerës së përgjithshme të kontratës, 4.000 lekë në ditë dhe për vonesën prëj 45 ditëve me shumën prej 180.000 lekësh.

Gjatë kontrollit rezultoi se: për tenderin “Blerje dru zjarri” të zhvilluar në vitin 2005, me kontratë të lidhur po me firmën, me afat deri në 30.4.06, me fletëhyrjen nr. 19, datë 24.4.2006 është likuiduar shuma prej 357 mijë lekë për llogari të firmës me dëftesën tatimore nr. 20, datë 30.3.2006. Në fletëhyrje janë futur dhe shpenzimet për prerje dru zjarri të paparashikuara në kontratë, në shumën 60 mijë lekë, e cila përbën dëm ekonomik. Shuma prej 60 mijë lekë është përfituar padrejtësisht nga firma, pasi shërbimi i prerjes së druve është parashikuar në specifikimet teknike dhe në kontratë. Përgjegjësi për këtë mbajnë ish-shefi i financës dhe ish-kryetari.

2. Në tenderin e zhvilluar me objekt “Rikonstruksion i rrugës rurale, Arrëz Llangë” me fond limit 2.320.872 lekë, është lidhur kontrata më datën 20.6.2006, me firmën fituese me vlerë 1.967.872 lekë ose më pak 353.000 leke, u konstatuan këto shkelje procedurale:

2.1 Nuk është zbatuar ligji nr. 8402, datë 10.9.1998 “Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit” i ndryshuar, neni 7, si dhe UKM nr. 3, datë 15.02.2001 “Për mbikqyrjen dhe kolaudimin e punimeve të ndërtimit pasi caktimi i mbikëqyrësit të punimeve është bërë formal.

Kontrata e lidhur me mbikëqyrësin është datë 16.7.2006, kurse urdhri i kryetarit për caktimin e tij është datë 20.7.2006, pra katër ditë më vonë. Kontrata nuk ka të caktuar vlerën në lekë për pagesën e mbikëqyrësit si dhe nuk ndodhet licenca e tij në dosje.

2.2. Nuk është zbatuar afati u kontratës, për këtë arsye në kontrollin e ushtruar nga inspektorët e Sektorit të Auditimit të Prefekturës të Qarkut Elbasan e konkretisht në raportin përfundimtar të kontrollit të datës 2.10.2006, kjo firmë është penalizuar në shumën 363.895 lekë.

3. Tender me objekt “Blerje karburanti”, me fond limit 1.950.000 lekë, është lidhur kontrata më datën 13.6.2006, me firmën fituese me vlerë 1.945.000 lekë ose më pak 5.000 leke, u konstatuan këto shkelje procedurale:

Page 34: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

34

3.1 Nuk është zbatuar udhëzimi nr. 1, datë 1.01.1996 “Për prokurimin publik” i ndryshuar, kapitulli III “Dokumentet e tenderit”, pika 2/b (Për prokurimin e mallrave), ku thuhet: “Specifikimet teknike duhet të shprehin qartë përshkrimin e mallit, në lidhje me cilësinë, simbolet” etj., në bazë të nenit 14, të ligjit nr. 7971, datë 26.7.1995 “Për prokurimin publik”, pasi nga kontrolli rezultoi se nuk ishin hartuar këto specifikime.

3.2 Nuk është zbatuar afati i kontratës së lidhur në datë 13.6.2006, pasi sipas fletëhyrjeve nr. 42, dt. 6.10.06, nr. 64, dt. 26.12.06 dhe nr. 69, dt. 29.12.06, janë lëvruar vetëm 8710 l naftë ose 53% e mallit të prokuruar. Meqënëse gjatë kontrollit nuk u gjet ndonjë njoftim me shkrim për ndërprerjen e kësaj kontrate në përputhje me nenin 11 të saj, për sasinë e mallin të palëvruar, për firmën do të zbatohet kushti penal.

Sipas nenit 24/1 te kushtet e përgjithshme të kontratës për mallrat, likuidimi i dëmeve për vonesën në furnizimin e mallit, për çdo ditë vonesë, firma “Rajca” duhet të penalizohet 2/1000 në ditë, pra 3.890 lekë në ditë ose 521.260 lekë.

4. Tenderi me objekt “Rikonstruksion i rrugëve rurale Ortojan dhe Skeja”, me fond limit 2.623.000 lekë, është lidhur kontrata më datën 13.6.2006, me firmën fituese me vlerë 2.550.882 lekë dhe u konstatuan këto shkelje procedurale:

4.1 Nga kontrolli i librit të masave dhe situacionit për punën e kryer në rikonstruksionin e rrugës auto “Ortojan”, rezultuan këto diferenca:

a – Për zërin punime në gërmim dheu seksion i lirë në situacion është raportuar sasia 85 m3, kurse në librin e masave, nga veprime matematikore të gabuara jep vlerën 7.7 m3, pra një diferëncë për punë të pakryer për 77m3 x 200 l/m3 x 1.2 = 18.480 lekë.

b – Gërmim dheu kanal 60 m3, në situacion ekziston, por nuk është shënuar në librin e masave, pra del si punë e pakryer për 60 m3 x 280 l/m3 x 1.2 = 20.160 lekë.

c – Tombino diam. 300, diferenca, situacion libër masash është 7 ml; 7 ml x 1500 l/ml x 1.2 = 12.600 lekë.

d – Punime shtresë T = 5 – 20 cm ka diferencë 260 m2; 260 x 140 l/m2 x 1.2 = 43.680 lekë.

Nga kontrolli i librit të masave dhe situacionit për punën e kryer në rikonstruksionin e rrugës auto “Skeja”, rezultuan këto diferenca:

a. Gërmim dheu kanal: Situacioni përfundimtar pasqyron 84 m3 të ofertës direkte. Libri i masave

pasqyron volumin 42 ml gjatësi x 50 ml gjërësi x 40 m lartësi = 84.000 m3 (Veprim jo në përputhje me situacionin përfundimtar) për rrjedhojë zbritet shuma prej 84 m3 x 300 l/m3 x 1.2 t.v.sh. = 30.240 lekë.

Pra, firma ka përfituar për punime të pakryera padrejtësisht shumën prej 125.160 lekë.

5. Tender me objekt “Furnizim me zhavor, gabiona, tumbino të rrugëve të Komunës Qendër” me fond limit 1.177.560 lekë, është lidhur kontrata më datën 30.9.2006, me firmën fituese me vlerë 1.168.824 lekë, u konstatuan këto shkelje procedurale:

5.1. Në preventivin e ofertës direkte të hartuar nga inxhinieri nuk ishte shënuar vlera në lekë për pagesën e mbikëqyrësit të punimeve, gjë që është në kundërshtim me vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 444, datë 5.9.1994 “Për tarifat e studimit, projektimit, drejtimit dhe kolaudimit të veprave të ndërtimit, për pagesat e supervizorit dhe klaudatorit”.

Megjithatë në datë 6.10.2006 ka dalë nga ish-kryetari urdhri nr. 1 që cakton mbikqyrësin dhe po në të njëjtën datë është lidhur dhe kontrata midis tyre për

Page 35: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

35

shumën prej 25.000 lekësh, vlerë kjo e paparashikuar në fondin limit. Përgjegjësi për këtë mbajnë anëtari i njësisë së prokurimit dhe ish-kryetari.

6. Tender me objekt “Rikonstruksion i rrugëve rurale Bahiti, Lëmi i Gjerë dhe Mreshër” me fond limit 3.122.000 lekë, është lidhur kontrata më datën 13.6.2006 me firmën fituese, me vlerë 3.110.464 lekë, u konstatuan këto shkelje procedurale:

6.1 Nuk është hartuar procesverbali nr. 4 për klasifikimin e firmës fituese nga anëtarët e komisionit dhe preventiv-ofertat e pranuara nga tre firmat pjesëmarrëse janë të plotësuara me laps.

Për këto mbajnë përgjegjësi anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave dhe të njësisë së prokurimit, pasi këto veprime janë në kundërshtim me udhëzimin nr. 1, datë 1.01.1996 të ndryshuar.

6.2, Nuk është zbatuar neni 10 i kontratës, pika 20/2, pasi nuk është caktuar kolaudatori për kryerjen e kolaudimit të punimeve.

Nuk është zbatuar neni 14 i kontratës, ku thuhet: “Kontraktuesi duhet të fillojë zbatimin e kontratës menjëherë sapo ta lidhë atë dhe duhet t’i mbarojë ndërtimet brenda datës”. Në fakt, kontrata është lidhur më datë 13.6.2006, kurse afati për fillimin e punimeve është caktuar data 27.6.2006 dhe mbarimi 27.8.2006.

Për këtë mban përgjegjësi ish-kryetari që ka nënshkruar këtë kontratë edhe pse në formularin e kontratës thuhet se kontrata fillon në ditën e nënshkrimit të saj.

7. Tender me objekt “Shërbime në shkolla dhe ambulanca” me fond limit 1.200.000 lekë, është lidhur kontrata më datën 25.9.2006 me firmën fituese, me vlerë 1.189.588 lekë ose më pak 10.412 leke, u konstatuan këto shkelje procedurale:

7.1 Nuk është zbatuar vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 335, datë 23.6.2000 i ndryshuar, pika 2, ku thuhet: “Enti prokurues do të përdorë tenderin e kufizuar në përputhje me gërmën “b” të nenit 18, dhe nenin 36 të ligjit, kur vlera e përllogaritur nuk është më e madhe se 1 milion lekë për prokurimin e shërbimeve. Në këtë rast, vlera është 1.200.000 lekë, pra duhej tender i hapur. Përgjegjësi për këtë mban juristja.

7.2 Në preventiv nuk është shënuar vlera për pagesën e mbikëqyrësit të punimeve gjë që është në kundërshtim me vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 444, datë 05.9.1994 “Per tarifat e studimit, projektimit dhe kolaudimit të veprave të ndërtimit, për pagesat e superizorit dhe kolaudatorit”.

Në datë 6.10.2006 me urdhrin nr. 1 caktohet mbikëqyrësi dhe po në të njëjtën datë lidhet kontrata me të, për shumën prej 20.000 lekë, vlerë e paparashikuar në vlerën e fondit të tenderuar.

Përgjegjësi për këtë mban inxhinieri si anëtar i hartimit të dokumentave të tenderit.

7.3 Nga krahasimi i situacioneve me preventivin e ofertës direkte rezulton se nuk janë kryer punime për:

a) – zërin sherbetim me gelqere për 65 m2 x 28/l = 1820 lekë. b) - zërin suvatime të pjesshme për 2 m2 x 800 /l = 1600 lekë Për këto ndryshime duhet të mbahej një procesverbal ku të pasqyroheshin

pakësime ose shtime punimesh në përputhje me udhëzimin e Këshillit të Ministrave nr. 2, datë 13.8.2005: “Për zbatimin e punimeve të ndërtimit”.

Gjithashtu nga situacioni rezulton se me këtë tender do të kryheshin punimet për 29 objekte dhe në fakt janë kryer për 20, pra kemi morealizim të afatit kohor të kontratës në kundërshtim me nenin 32,5 të saj dhe UKM nr. 2, datë 13.5.2005 “Për zbatimin e punimeve të ndërtimit”, kreu II “Zbatimi i punimeve të ndërtimit”, pika 9, ku përcaktohet se: në rastet kur sipërmarrësi nuk është në gjendje të respektojë afatin e kryerjes së punimeve për shkaqe që nuk varen prej tij, ai paraqet

Page 36: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

36

mbikëqyrësit të paktën dy muaj para përfundimit të afatit një kërkesë propozim për shtyrje afati”, gjë e cila në këtë rast nuk është bërë dhe ngarkon me përgjegjësi mbikëqyrësin dhe anëtarët e komisionit të marrjes në dorëzim të objektit.

Si përfundim në mënyre të përmbledhur në tenderat e kontrolluar, janë konstatuar këto shkelje ligjore:

1. Mungon regjistri i procedurave të prokurimit publik, në kundërshtim me kapitullin VII “të përgjithshme”, në udhëzimin nr. 1, datë 1.01.1996 të ndryshuar.

2. Nuk është zbatuar pika 9, e VKM nr. 335, datë 23.6.2000 me ndryshimet përkatëse, sipas së cilës enti prokurues është i detyruar të krijojë regjistrin e prokurimeve në fillim të çdo viti ku të shënohet rregullshmëria e zbatimit të procedurave të prokurimit”.

3. Nuk është zbatuar neni 35, i ligjit nr. 7971, date 26.7.1995 “Për prokurimin publik” i ndryshuar, pika 6, ku përcaktohet se: “Organi i cili vë në dispozicion fondet pas lidhjes së kontratës ushtron mbikëqyrjen dhe përmbushjen e detyrimeve që rrjedhin nga kontrata”, si dhe pikën 7, ku thuhet se: “Procedura e prokurimit përfundon kur realizohen të gjitha detyrimet kontraktore të paleve”.

Dosjet e tenderave nuk janë të inventarizuara dhe të arkivuara sipas ligjit për arkivat, gjë që ngarkon me përgjegjësi juristen.

4. Nuk ka argumentim për justifikimin e fondit limit sipas pikës 3, të udhëzimit nr. 1, datë 1.01.1996, pasi nuk janë përcaktuar burimet e çmimeve.

5. Nuk është zbatuar neni 27, i ligjit nr. 7971, datë 26.7.1995 “Për prokurimin publik”, pasi nuk është përllogaritur çmimi i shitjes së dokumentave standarte të tenderit.

6. Nuk është zbatuar kap. IV - Komisioni i vlerësimit të ofertave, i UKM nr. 1, datë 1.01.1996 “Për prokurimin publik” i ndryshuar, pasi për vitin 2006, anëtarët e njësisë së prokurimit dhe ata të komisionit të vlerësimit të ofertave nuk kishin depozituar e firmosur deklaratën për moslidhje familjare a gjaku me firmat pjesëmarrëse dhe në kundërshtim me udhëzimin nr. 2, datë 27.01.2006 “Për një shtesë në udhëzimin nr. 1, datë 01.01.1996, të KM “Për prokurimin publik” të ndryshuar kap. IV -“Komisioni i vlerësimit të ofertave dhe hartuesit e dokumenteve të tenderit”, ku citohet: “Personat e caktuar ushtrojnë përgjegjësinë si antarë të njësisë së prokurimit a të komisionit të vlerësimit ofertave, vetëm kur kanë plotësuar dhe depozituar më parë, pranë titullarit të entit formularin e lidhjeve nepotike me pushtetin”.

7. Për moszbatimin e afateve të kontratave nuk janë aplikuar penalitete në rastet e përmendura më sipër për tenderat e veçantë.

Për kontrollin e prokurimeve është mbajtur procesverbali nr. 3, datë 05.6.2007dhe në vërejtjet e bëra nga personat përkatës, vonesat në zbatimin e kontratave paraqiten si nevojë e Komunës, gjë e cila nuk është zyrtarizuar ndërmjet palëve dhe që bie ndesh me kërkesat ligjore të përmenduara hollësisht më sipër.

Mbi parashikimin dhe realizimin e taksave vendore. Në Komunën Qëndër, Librazhd, për të dy vitet e kontrolluara 2005–2006, Zyra

e Tatimtaksave ka funksionuar si sektor, në përbërje të të cilit ka patur 2 punonjës sipas strukturës të miratuar nga Këshilli Komunës, në përbërje të cilit janë një përgjegjës zyre, një specialist.

Me vendimin e Këshillit Bashkiak nr. 130, datë 25.02.2005 janë miratuar taksat dhe tarifat vendore dhe mënyra e vjeljes së tyre, në përputhje me ligjin nr. 8560, datë 22.11.1999 “Për procedurat tatimore”, si dhe ligjin nr. 8982, datë 12.12.2002 “Për sistemin e taksave vendore”.

Page 37: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

37

Të ardhurat, për vitin 2005 janë realizuar në vlerë 2.799 mijë lekë ose në masën 71.5%, ndërsa për vitin 2006 janë realizuar 2.613 mijë lekë ose 68.7%, për dy vitet, mosrealizimi arrin në shumën 2.273 mijë lekë ose rreth 29.6% të ardhurave vjetore. Me gjithë uljen e taksës për biznesin e vogël, mosrealizimet janë më të mëdha se ndikimi i kësaj ulje.

Më hollësisht, realizimi sipas zërave paraqitet si më poshtë: Nr.subjektit Realizimi Diferenca Nr. subjektit Realizimi Diferenca Emertimi i te ardhurave Plan Fakt Plan Fakt Vlere ne % Plan Fakt Plan Fakt Vlere ne. %

Te ardhurat nga taksat vendore (a + b) 3615 2092 3400 1852 Te ardhurat nga taksa formul. 1935 1150 785 1660 786 Taksa mbi biznesin e vogel 50 13 693 241 452 34,8 50 17 350 308 42 88Tatimi i thjeshtuar mbi fitimin 50 15 1082 764 318 70,6 50 13 1150 357 793 31Taksa e regj. Pervit. automjeteve 46 43 160 145 15 90,6 46 39 160 121 39 75,6Te ardhurat nga taksa te tjera 1680 942 738 1740 1066 656 Taksa e tokes bujqesore 2328 1308 1250 733 517 57,2 1746 699 900 354 546 39Taksa e nderteses 2374 1281 430 209 221 51 1795 733 400 424 106Takse tabele 1 Takse e ndikim ne infrastukturë 258 Hapësira publike 15 Te tjera 14 Te ardhurat nga tarifat 200 687 291 400 761 190Leje transporti 95 Tarife gjuetie 70 16 54 22,8 40 40 0Tarife reklame 12 Te tjera 130 671 360 654 TOTALI 3885 2799 71,5 3800 2613 68,7

Nga krahasimi të dhënave për dy vitet del se ka patur një ritëm të ulët, si në planifikimin, ashtu edhe në realizimin e të ardhurave. Siç del nga tabela, planifikimi për vitin 2005 është 85 mijë lekë më teper se në vitin 2006, ndërsa realizimi për vitin 2006 është në vlerë 186 mijë lekë më pak se ato të realizuara në vitin 2005.

Kjo tregon se treguesit e planit për shumicën e zërave janë përcaktuar në bazë të realizimeve të mëparshme dhe jo në bazë të gjendjes reale. Planifikimi dhe realizimi i disa prej taksave e tarifave të kontrolluara me zgjedhje paraqitet si më poshtë:

1. Taksa e biznesit të vogël: Për vitin 2006, kjo taksë është realizuar 67 mijë lekë më tepër se në vitin 2005. Planifikimi i kësaj takse për vitin 2006 është 145% të shumës së realizuar në vitin 2005, prandaj kjo taksë për vitin 2006 është realizuar 88%. Kjo flet për një një bashkëpunim jo të mirë me degën e tatim taksave të rrethit.

Janë kryer rakordime periodike mujore për realizimin e të ardhurave nga kjo taksë kryesisht me degën e thesarit, ndërsa Degën e Tatimtaksave nuk i është përgjigjur korrespondencës dhe kërkesave zyrtare te Bashkise, gjë që flet për marrëdhëniet jonormale ndërmjet tyre.

Për mospërputhje të listës së subjekteve të biznesit të vogël në fakt me atë të regjistruar në Degën e Tatimtaksave, për vitet 2005 e 2006, Komuna Qendër Librazhd i është drejtuar kësaj dege me shkresën e dërguar datë 1.3.2005, nr. 72, dt. 21.02.2006, datë 16.8.2006, gjë për të cilën nuk është kthyer përgjigje, duke mos gjetur zbatim udhëzimi i përbashkët nr. 5, dt. 27.3.2003 të Ministrisë së Financave dhe MPVD “Mbi bashkëpunimin ndërmjet organeve tatimore qëndrore dhe organeve të pushtetit vendor lidhur me administrimin e taksës vendore mbi biznesin e vogël dhe tatimin e thjeshtuar mbi fitimin”, respektivisht pikat 1, 3 e 5.

Sipas tabelës së mësipërme rezulton se për të dy vitet janë 31 subjekte të cilat i detyrohen Komunës në një vlerë prej 1578 mijë lekë (vlerë e paarkëtuar), e përbërë kjo nga shuma e diferencës së krijuar plan-fakt, për taksën e biznesit të vogël dhe tatimin e thjeshtuar mbi fitimin për vitet 2005–2006.

Page 38: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

38

2. Taksa e ndërtesës: Për përcaktimin e saktë të numrit dhe sipërfaqeve të ndërtesave të banimit dhe numrit të familjeve në territorin e Komunës, në vitin 2004 nga kryetari i Bashkisë është ngritur komisioni i verifikimit të pasurive të paluajtshme (ndërtesa dhe banesa), i cili ka bërë evidentimin që administrohet nga sektori i tatim taksave. Në juridiksionin e kësaj komune janë regjistruar perkatësisht për vitin 2005, rreth 2130 familje me një numer banorësh prej 11.576 veta dhe për vitin 2006, rreth 2064 familje, me rreth 10.943 banorë të shpërndarë në 14 fshatra, nga të cilat me vendim të Këshillit të Komunës trajtohen me ndihmë ekonomike rreth 590 familje.

Për vitin 2005, kjo taksë është realizuar 51% ose realizuar më pak 221 mijë lekë (nga kjo jofamiljare 104 mije lekë) dhe për vitin 2006 është realizuar në masën 106%, realizuar më tepër 24 mijë lekë (jofamiljar 201 mijë lekë). Edhe pse kemi nje realizim rreth 106%, realizimi nga familjarët lë për të dëshiruar që tregon për një punë të dobët të përgjegjëses së Zyrës së Taksave të Komunës.

3. Taksa e regjistrimit të përvitshëm te automjeteve: Niveli i arkëtimeve nga kjo takse ka rënie nga viti 2005 në vitin 2006 ose në shume 39 mijë lekë më pak. Në vjeljen e kësaj takse nuk është zbatuar udhëzimi i përbashkët i MPVD dhe Ministrisë së Financave nr. 9, datë 04.02.2003 “Për regjistrimin e përvitshëm të mjeteve të transportit” sepse akt rakordimet nuk kanë listë emërore të personave që kanë paguar këtë taksë. Për ketë taksë, Zyra e Tatimeve nuk ka një inventar të plotë të mjeteve në pronësi të qytetarëve sipas llojit të tyre, tonazhit etj.

4. Taksa e tokës bujqësore. Për vitet 2005–2006, kjo taksë ka qenë planifikuar 2 150 mijë lekë dhe është realizuar në vlerën 1 087 mijë lekë, pra 1 063 lekë më pak ose 50%.

Për vitin 2005 janë planifikuar 1 250 mijë lekë “për taksën e tokës” që do të arkëtohej nga 2.312 jamilje dhe në fakt janë arkëtuar 733 mijë lekë, për 1.138 familje pra më pak 517 mijë lekë ose 57.2%.

Për vitin 2006, planifikimi i kësaj takse ka qenë 900 mijë lekë për 1700 familje dhe realizuar 354 mijë lekë (të arkëtuara nga 699 familje), më pak 546 mijë lekë ose 39%, gjë që flet për një planifikim joreal dhe mosndjekje nga Zyra e Tatimtaksave, përgjegjësi për këtë mban përgjegjësja e Zyrës së Taksave, ish-përgjegjësi i Zyrës së Kadastrës dhe inspektori i kadastrës, duke mos patur bashkëpunim midis administratës së Komunës dhe përfaqësuesve te fshatit.

U verifikua regjistri i subjekteve që kanë detyrime të prapambetura e të paarkëtuara dhe u konstatua se këto detyrime për dy vitet kapin shumën 1 634 770 lekë, që i përkasin 21 subjekteve të biznesit të vogël dhe detyrimeve të 1 174 familjeve për taksë të tokës bujqësore dhe taksë ndërtese.

Këto detyrime të pavjelura në të ardhurat e Komunës, për vitin 2005 janë 783 560 lekë dhe për vitin 2006 – 851 210 lekë.

Zyra e Taksave të Komunës ka evidentuar 21 subjekte debitore të biznesit të vogël dhe 2 të biznesit të madh që ushtrojnë aktivitet pa licencë, gjë për të cilën është njoftuar Dega e Tatimtaksave, por nga ana e saj nuk është marrë asnjë masë.

Për subjektet që nuk kanë shlyer detyrimet vendore nuk janë bërë njoftimet zyrtare; nuk është lëshuar ndonjë urdhër bllokimi për aktivitetet si dhe nuk është kërkuar nga degët e bankave që kanë aktivitet në Librazhd të bllokojnë llogaritë bankare të tyre.

Mosvjelja e të ardhurave sipas tarifave të miratuara nga Këshilli i Komunës gjithsej 1 634 770 lekë ngarkon me përgjegjësi ish-kryetarin dhe përgjegjësen e Zyrës së Tatimtaksave.

Page 39: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

39

Organizimi dhe funksionimi i Policisë së Komunës: Në këtë komunë funksionon policia e komunës në zbatim të ligjit nr. 8224, datë 15.7.1998 “Për krijimin e Policisë Bashkiake”, e përbërë nga dy inspektorë policie.

Megjithëse Këshilli i Komunës ka miratuar çdo vit taksat dhe tarifat vendore, për mosderdhjen e tyre nuk ka miratuar gjoba apo rregullore për policinë, ku të parashikoheshin sanksione, prandaj edhe Policia e Komunës ka vepruar vetëm në bazë të urdhrave të kryetarit duke mos aplikuar asnjë gjobë. Kjo ngarkon me përgjegjësi ish-kryetarin dhe Këshillin e Komunës Qendër Librazhd.

Për përmirësimin e gjendjes u rekomandua marrja e masave.

3. KONTROLL NË ZYRËN RAJONALE TË AGJENCISË SË KTHIMIT DHE KOMPENSIMIT TË PRONAVE, QARKU I FIERIT

Në zbatim të programit të kontrollit nr. 307/1, datë 14.5.2007, të miratuar nga

Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, u ushtrua kontroll në Zyrën Rajonale të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Qarku Fier (ZRAKKP), me objekt kontrolli “Mbi procedurën e kthimit dhe kompensimit të pronave dhe veprimtarinë ekonomiko-financiare”. Kontrolli u krye nga data 21.5.2007 deri më datën 22.6.2007, sipas drejtimeve të përcaktuara në këtë program kontrolli, për periudhën e veprimtarisë së ushtruar nga subjekti i kontrolluar, nga data 01.01.2004 deri më datën 31.12.2006.

Kontrolli u krye për vlerësimin e veprimtarisë së subjektit të kontrolluar në zbatim të ligjshmërisë dhe rregullshmërisë, duke verifikuar sipas rastit dokumentacionin e plotë dhe me zgjedhje. Përveç kontrollit të dokumentacionit jemi bazuar edhe në këshillimin dhe ballafaqimet me stafin drejtues e atë administrativ të subjektit të kontrollit.

Në përfundim të kontrollit rezultoi: Mbi zbatimin e detyrave të lëna nga kontrolli i mëparshëm. Nga kontrolli për zbatimin e detyrave të lëna nga kontrolli i mëparshëm, u

konstatua se: 1. Komisioni Vendor i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave ish-Pronarëve,

Prefektura e Qarkut, Fier është kontrolluar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, sipas praktikës nr. 659, datë 27.7.2004 - nr. 659/11, datë 22.11.2004. Lidhur me praktikën dhe dokumentacionin e ushtrimit të këtij kontrolli, në arshivën e këtij komisioni mungojnë dokumentet si më poshtë:

a. Mungojnë raporti përfundimtar i kontrollit, dërguar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit me shkresën nr. 659/8, datë 04.10.2004, si dhe shkresat nr. 659/3, 659/4, 659/5, 659/6, 659/7, të cilat janë protokolluar nga kjo zyrë, por nuk janë arkivuar, veprime këto në kundërshtim me ligjin nr. 9154, datë 06.12.2003 “Për arkivat” dhe ngarkojnë me përgjegjësi ish-sekretarja dhe arkiviste.

Për periudhën 15.9.2005 deri 15.9.2006 mbajnë përgjegjësi 2 ish-kryetarët e KVKPP, Qarku i Fierit.

b. Nuk u vu në dispozicion hartimi i programit të punës “për zbatimin e detyrave të lëna nga KLSH”, si dhe shkresat “kthim përgjigje për raportimin e masave të marra dhe rekomandimeve të zbatuara”, që sipas kontrollit të ushtruar në arkivin e këtij institucioni rezulton se nuk ka, megjithëse faktohet ekzistenca e shkresës së fundit nr. 659/11, datë 22.11.2004, e cila është bërë hyrje në këtë protokoll

Page 40: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

40

me nr. 107, datë 26.11.2004. Pra, edhe kësaj shkrese institucioni nuk i është përgjigjur.

Moshartimi i programit të punës, moszbatimi i detyrave, mosmarrja e masave të kërkuara dhe rekomanduara nga KLSH, si dhe moskthimi i përgjigjes në afat, janë veprime në kundërshtim me nenet 9 e 16, të ligjit nr. 8270, datë 23.12.1997 “Për Kontrollin e Lartë të Shtetit”, me ndryshime dhe ngarkojnë me përgjegjësi 2 ish-kryetarët e KVKKP, Qarku i Fierit.

Gjithashtu, 2 ish-kryetarët ngarkohen me përgjegjësi, pasi nuk kanë të dokumentuar me procesverbale përkatëse, marrjen në dorëzim dhe dorëzimin e detyrave. Pra, për pasojë dhe ndjekjen e zbatimit të rekomandimeve të kontrollit të ushtruar nga KLSH.

Mbi kontrollin ekonomiko-financiar për periudhën janar 2004 deri dhjetor

2006. Nga kontrolli për periudhën 2005-2006, lidhur me arkëtimet dhe pagesat e

kryera ndërmjet arkës, bankës, shpenzimet për paga udhëtim e dieta etj., prokurimet dhe bilancet financiare, inventarët e rakordimit të llogarive, u konstatua se:

1- Bazuar në rregulloren nr. 122, datë 15.3.2005, VKM nr. 566, datë 23.8.2006, pika 15, rregullimi i organizimit të mbajtjes së evidencës financiare për ish-KVKKP, aktualisht ZRAKKP, në lidhje me pagesat dhe arkëtimet e kryera nëpërmjet arkës, bankës, shpenzimet për paga, udhëtim e dieta, prokurimet, hartimin e bilanceve financiare, inventarët, mbajtjen e llogarive dhe përdorimin e buxhetit, rezultoi se bëhet nga Zyra Qendrore e Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave (AKKP).

Ndërsa në Zyrat Rajonale të AKKP në qarqe, kryhen vetëm arkëtimet për shërbimet sipas tarifave përcaktuara me vendimin nr. 4, datë 05.4.2005 të KSHKKP e shkresës nr. 679, datë 22.12.2006, bëhen derdhjet në llogarinë përkatëse të bankës, si dhe përgatiten listë-prezencat e punonjësve.

Këto veprime nuk përcaktohen në asnjërën prej rregulloreve të punës së këtij institucioni.

Detyra e mbajtjes të librit të arkës “për arkëtimet” dhe pagesat e shërbimeve në ketë institucion është kryer nga anëtari i komisionit.

a. Pagesat dhe arkëtimet e kryera nëpërmjet arkës. - Nga kontrolli rezulton se është mbajtur libri i arkës sipas modelit përkatës

dhe janë regjistruar mandatet e arkëtimit - pagesës për tarifat e shërbimeve, konform vendimit nr. 4, datë 24.5.2005 “Për tarifat e shërbimeve” të Komitetit Shtetëror të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave dhe për derdhjet në llogarinë e bankës.

Për vitin 2005 dhe 8-mujorin e vitit 2006 nuk u gjetën pranë kësaj zyre kopjet e mandateve të regjistruara në librin e arkës dhe regjistrin përkatës, por ato ndodheshin në KSHKKP, të cilat u tërhoqën nga i ngarkuari i kësaj dhe u bë kontrolli i tyre. Pra, pranë këtij institucioni nuk u gjendën kopjet e mandateve të arkëtimit, kur ligjërisht është e përcaktuar që kopje e dokumenteve ruhen edhe pranë Institucionit që i plotëson.

Për periudhën e kontrolluar të ardhurat e krijuara nga këto shërbime paraqiten në tabelën e më poshtme:

Të ardhurat nga shërbimet për vitet 2005 – 2006.

Viti 2005 Viti 2006 S H U M A Nr. Lloji i shërbimit

Tarifa Raste Lekë Raste Lekë Raste Lekë

1 Hapje dosje të reja 3000 9 27.000 62 186.000 71 213.0002 Ankimim vendimesh 2000 - - 5 10.000 5 10.000

Page 41: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

41

3 Plot. dosje ekzistuese 1000 10 10.000 59 59.000 69 69.0004 Informacione dosje 500 53 26.500 19 9.500 72 36.0005 Vërtetime 100 11 1.100 1 100 12 1.2006 Fotokopje dokumenti 100 95 9.500 205 20.500 300 30.000

T O T A L I 74.100 285.100 359.200

Nga krahasimi i evidencës së mësipërme, e cila pasqyron 71 raste hapje dosje “të reja” dhe 69 raste plotësim dosje ekzistuese, gjithsej 140 raste me të dhënat e regjistrit të kërkesave të subjekteve të shpronësuara, i cili evidenton 155 dosje të hapura dhe të plotësuara, rezulton diferenca prej 15 rastesh dosje të hapura dhe plotësuara, për të cilat duhej të ishin prerë mandatet përkatëse. Kjo diferencë justifikohet me: sjelljen e kopjeve të mandatarkëtimeve dhe mandatpagesave si dhe të librit të arkës, të ngarkuarit me datë 19.06.2007, pas kërkesave të vazhdueshme të grupit të kontrollit, të cilat pasi u spontuan me ato që ndodheshin në zyrën qendrore dolën se janë të sakta, njëkohësisht plotësohen dhe me mandatet e muajit shtator me numrat e mandatarkëtimeve 170 deri 187, që nuk ndodheshin në Zyrën Qendrore.

b. Pagesat dhe arkëtimet e kryera nëpërmjet bankës. Të ardhurat e realizuara nga zbatimi i tarifave për vitet 2005 dhe 2006 janë

derdhur rregullisht e në kohë, pranë llogarisë në emër të KSHKKP dhe AKKPP depozituar në bankë, paraqitur si më poshtë.

Derdhjet e mjeteve monetare në llogarinë e bankës.

Nr. V I T I Arkëtimet Derdhjet 1 2005 74.100 74.1002 2006 285.100 285.100

T O T A L I 359.200 359.200

Konstatohet se nga krahasimi i shumave të arkëtuara, pasqyruar në librin e arkës, me shumat e derdhura në bankë, nuk ka diferenca dhe janë të barabarta, gjë që tregon për rregullshmëri të kryerjes së veprimeve të arkëtimeve dhe pagesave.

c. Mbi shpenzimet për pagat, udhëtim e dieta. d. Zbatimi i legjislacionit në kryerjen e prokurimeve. e. Hartimi i bilanceve financiarë, inventarët, rakordimi i llogarive. Në lidhje me shpenzimet për pagat, udhëtim e dieta si dhe shpenzimet e tjera,

nuk u vunë në dispozicion të grupit të kontrollit dokumentacioni përkatës, pasi evidenca kontabile përkatëse e këtyre shpenzimeve dhe menaxhimi i buxhetit kryhet nga Drejtoria e Financës së Zyrës Qendrore të AKKP, Tiranë. Në Zyrën Rajonale të AKKP, Qarku i Fierit, mungonin kopjet e listëprezencave të paraqitjes në punë të personelit të kësaj zyre për vitet 2005 deri tetor 2006.

Mbi vendimet e marra nga Komisioni i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave

(aktualisht Zyra Rajonale e Kthimit e Kompensimit të Pronave), Qarku i Fierit “për kthimin në natyrë të pronave si dhe dokumentacionin mbështetës të këtyre vendimeve”.

Nga kontrolli i ushtruar “për vendimet e marra për njohje, kthim dhe

kompensim të tokës truall” u konstatua: Gjatë periudhës korrik 2004 deri më 31 dhjetor 2006, janë marrë 17 vendime

për zërin tokë “truall” për njohje, për sipërfaqen 505.538 m2, kthim në natyrë, sipërfaqen prej 189.214 m2, njohje të së drejtës së kompensimit, sipërfaqen 306.603 m2, si dhe korrigjime vendimesh, sipërfaqen prej 49.784 m2.

Vendimet e KVKKP-së janë marrë përgjithësisht mbi bazën e vendimeve të reja, sipas dokumentacionit të paraqitur nga 17 dosje të kontrolluara, për 13 dosje u evidentuan mangësitë si vijon:

Page 42: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

42

1. Dosja nr. 17, datë 07.12.2005, përgatitur nga anëtari përgjegjës është marrë vendimi nr. 24, datë 27.4.2006, për pasurinë e llojit “truall”, duke njohur 640 m2, kthyer 160 m2 dhe të drejtë kompensimi për 480 m2, ndodhur në lagjen “Skënder Libohova”, Lushnje.

Dosja ka këto mangësi: - Projektvendimit “për njohjen dhe kompensimin e pronës” nuk i është

bashkëlidhur planvendosja me shenjat konvencionale. - Aktverifikimi (procesverbali) i datës 13.02.2006 shpreh për sipërfaqe të

pronës 640 m2, nga kjo: sipërfaqe e “lirë” 200 m2, sipërfaqe e “zënë” 440 m2 , por pa përcaktuar kufizimet e pronës.

Në vendimin përkatës, komisioni shprehet për kthim sipërfaqe 160 m2, pra është shprehur për t’u kthyer më pak 40 m2 .

- Mungon procesverbali i dorëzimit të pronës, relacioni dhe planvendosja në kalk.

- Vendimi nuk është shprehur për marrje të formës së prerë, pasi nuk është firmosur nga kryetari. Në dosje ndodhen tre kopjet e vendimit të komisionit të kthimit të pronave.

2. Dosja nr. 18, datë 13.12.2005 (lidhet me dosjen nr. 93, viti 1999), përgatitur nga anëtari përgjegjës është marrë vendimi nr. 47, datë 26.7.2006, për pasurinë e llojit “truall”, duke njohur 11.100 m2, kthyer 9.051 m2 dhe të drejtë kompensimi për 2.049 m2, si dhe refuzimin e kërkesës për 1.000 m2, pasi kjo sipërfaqe e ndodhur në lagjen “Kongresi i Lushnjes” Lushnje i është njohur një tjetër subjekti të shpronësuar.

Dosja ka këto mangësi: - Projektvendimit “për njohjen dhe kompensimin e pronës” nuk i është

bashkëlidhur planvendosja me shenjat konvencionale. - Aktverifikimi (procesverbali) i datës 17.3.2006 shpreh se sipërfaqja e xhamisë

është 1.500 m2, sipërfaqja e pasurisë nr. 16/66 është 7.420 m2 dhe sipërfaqja totale e pasurisë 16/69 është 1.631 m2. Pra, në aktverifikim, sipërfaqja totale e pronës rezulton 10.551 m2, ndërsa sipërfaqja sipas vendimit përkatës është 11.100 m2, pra nuk justifikohet sipërfaqja prej 549 m2.

- Mungon relacioni dhe planvendosja në kalk, në dosje ndodhen dy kopjet e vendimit, gjithashtu procesverbali i dorëzimit të pronës nuk është nënshkruar nga topografi dhe nga përfaqësuesi i subjekti të shpronësuar.

3. Dosja nr. 28, datë 20.02.2006, përgatitur nga anëtari përgjegjës është marrë vendimi nr. 23, datë 27.4.2006, mbi refuzimin e nxjerrjes së aktit administrativ për njohjen e pasurisë së llojit “truall”, me sipërfaqe 392 m2, si dhe njohjen për kompensim të pronës së llojit “truall”, me sipërfaqe prej 100 m2, ndodhur në lagjen “Kongresi i Lushnjes”, Lushnje.

Dosja ka këto mangësi: - Projektvendimit për njohjen dhe kompensimin e pronës nuk i është

bashkëlidhur planvendosja me shenjat konvencionale. Aktverifikimi datë 14.04.2006 shpreh se prona e paluajtshme e llojit “truall”,

aktualisht me sipërfaqe 492 m2, nga e cila 100 m2 e zënë me rrugë që të çojnë te shtëpia e pritjes dhe 392 m2 sipërfaqe e lirë, ku në një pjesë të saj kishte filluar puna për ndërtimin e një objekt banimi për sipërfaqen prej 392 m2 dhe ka mbivendosje me pronën e trashëgimtarëve të një tjetri subjekti të shpronësuar, të cilit me vendimin nr. 82, datë 26.9.1994 të ish-KKPP, Bashkia e Lushnjes i është njohur 7.500 m2 dhe kthyer 3.136 m2, të ndodhur në lagjen “Kongresi i Lushnjes”, Lushnje.

Këtë vendim, trashëgimtarët e subjekti të shpronësuar e kanë kundërshtuar në Gjykatën e Shkallës së Parë, Lushnje, e cila me vendimin nr. 694, datë 17.4.2003, ka

Page 43: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

43

vendosur ndryshimin e vendimit të KKKP të Bashkisë në Lushnje nr. 82, datë 20.6.1994, duke i kthyer fizikisht truallin me sipërfaqe 4.100 m2. Prona e kthyer sipas planvendosjes, bashkëlidhur vendimit shtrihet mbi rrugë me sipërfaqe 100 m2, pronë që pretendon subjekti i shpronësuar, i cili nuk është përfshirë në vendimin e gjykatës.

Subjekti i shpronësuar në bazë të neneve 20 dhe 16/a i është drejtuar KSHKKP-së për shfuqizim të vendimit nr. 23, datë 27.4.2006, i cili me vendimin nr. 159, datë 07.7.2006, ka vendosur lënien në fuqi të vendimit nr. 23, datë 27.4.2006, të KVKKP, Qarku i Fierit.

- Planvendosja bashkëlidhur vendimit te hartuar nga topografi nuk është plotësuar me shenjat konvencionale të formës së kompensimit, si dhe sipas elementeve që përbëjnë sipërfaqen e këtij trualli ajo rezulton 132 m2, pra sipërfaqe prej 32 m2, më shumë (gjatësi 22 m dhe gjerësi 6 m).

- Mungon relacioni dhe planvendosja në kalk. 4. Dosja nr. 31, datë 09.3.2006 (lidhet me dosjen nr. 821), përgatitur nga

anëtari përgjegjës, është marrë vendimi nr. 45, datë 18.7.2006, për njohje të drejtës së kompensimit për pasurinë e llojit “truall” me sipërfaqe prej 1.000 m2, ndodhur në lagjen “Konferenca e Pezës”, Fier.

Dosja ka këto mangësi: - Mungon aktverifikimi (procesverbali) i verifikimit në terren, që duhej të

plotësohej nga relatuesi i dosjes. - Planvendosja bashkëlidhur vendimit e hartuar nga topografi nuk është

plotësuar me shenjat konvencionale të formës së kompensimit. - Në dosje ndodhen 2 kopjet e vendimit të hartuar nga KKP të Pronave, Qarku i

Fierit. - Mungon relacioni dhe planvendosja në kalk. 5. Dosja nr. 43, datë 14.4.2006, përgatitur nga anëtari përgjegjës është marrë

vendimi nr. 32, datë 29.5.2006, për pasurinë e llojit “truall”, duke njohur 46.000 m2, kthyer 11.872 m2, njohjen e të drejtës së parablerjes për privatizim të objektet shtetërore të ndërtuara në brendësi të pronës me sipërfaqe nën objekt dhe sipërfaqe funksionale prej 25.324 m2 dhe të njohë të drejtën e kompensimit për sipërfaqen prej 8.804 m2, ndodhur në fshatin Drizë, Fier.

Nga kontrolli i dokumentacionit rezulton se bazuar në kërkesën ankimore, me objekt “ankim të vendimit nr. 1, datë 23.9.2005”, KSHKKP ka marrë vendimin nr. 26, datë 07.02.2006 dhe ka vendosur shfuqizimin e vendimit nr. 1, datë 29.11.2005 dhe kthimin për rishqyrtim pranë KVKKP, Qarkut Fier. Bazuar në vendimin e KSHKKP është marrë dhe vendimi nr. 32, datë 29.05.2006, për njohjen, kthimin, kompensimin dhe të drejtën e parablerjes së objekteve, ndodhur në z.k. nr. 1557 e shtrirë në pasurinë nr. 188, në fshatin Drizë, Komuna Qendër, Fier.

Dosja ka këto mangësi: - Projektvendimit i mungon planvendosja në letër. - Në vendim mungojnë kufizimet e pronës për njohjen, kthimin, kompensimit

dhe të drejtën e parablerjes së objekteve. Ky vendim është i pavulosur dhe pa nënshkruar nga kryetari i komisionit, po kështu në vendim nuk shprehet mendimi i pakicës, si dhe vendimi nuk ka marrë formë të prerë.

- Në procesverbalin e dorëzimit të pronës, nga komisionari dhe specialisti, nuk përcaktohen kufijtë e dorëzimit të pronës.

- Në dosje mungon nota e transkriptimit datë 16.11.1934, vendimi nr. 1, datë 29.11.1995, i KVKKP ish-Pronarëve të Rrethit të Fierit dhe vendimi nr. 878, datë 23.6.2005 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor, Fier, mbi bazën e të cilit është marrë

Page 44: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

44

vendimi nr. 43, datë 14.4.2006 i KVKKP, Qarku i Fierit, të cilat nuk janë regjistruar as në fletën e inventarit të dosjes nr. 43, datë 14.04.2006.

- Mungon mandatpagesa e subjektit të shpronësuar që lidhet me tarifën e shërbimit, që subjekti duhet të paguaj në momentin e plotësimit të dosjes.

Gjatë kontrollit rezultoi se për njohjen e pronës së paluajtshme “tokë truall” me sipërfaqe 46.000 m2, të subjektit të shpronësuar, janë hapur dy dosje me nr. 3, datë 02.09.2005 dhe nr. 43, datë 14.04.2006.

Në dosjen nr. 3, datë 02.09.2005, përgatitur nga anëtarja përgjegjëse është marrë vendimi nr. 1, datë 23.9.2005, ku subjektit të shpronësuar, i njihet e drejta e pronësisë dhe e parablerjes për sipërfaqen e truallit prej 46.000 m2, në z.k. nr. 1557, pasuria nr. 188, ndodhur në fshatin Drizë, Komuna Qendër, Fier.

6. Dosja nr. 141, datë 01.8.2006, përgatitur nga anëtari përgjegjës, është marrë vendimi nr. 88, datë 04.8.2006, për plotësimin e pikës 1, të vendimit nr. 32, datë 24.3.1994, të KKKP, Bashkia e Lushnjes, për pasurinë e llojit “truall” me sipërfaqe prej 392 m2, ndodhur në z.k. nr. 8571, ndodhur në lagjen “Kongresi i Lushnjes” Lushnje.

Nga kontrolli i dosjes rezulton se njohja e pronësisë është bazuar në vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor, Lushnje nr. 1996, datë 16.12.1993, i cili vërteton deklarimin e pavlefshëm të kontratës së shitjes të realizuar për objektin “Kinema” me gjithë shtesat e saj. Vendimi është i fotokopjuar dhe i panoterizuar dhe nuk shprehet për sipërfaqen “tokë truall”.

Me vendimin nr. 1, datë 16.3.1993, të KKKP të Ish-Pronarëve, Bashkia e Lushnjes, është shprehur e drejta e parablerjes të objektit “Kinemaja Dimërore” ndërsa me vendimin nr. 32, datë 24.3.1994, në pikën 1, përcakton njohjen e pronësisë, me sipërfaqe prej 392 m2.

Në dosje ndodhen dy kopjet e vendimit nr. 88, datë 04.8.2006, të KVKKP, Qarku i Fierit, mungon planvendosja në letër dhe kalk, projektvendimi me relacionin përkatës, si dhe vendimi nuk shprehet për marrje të formës së prerë.

Aktverifikimi (procesverbali) datë 12.7.2006 shpreh se prona ishte e llojit truall dhe ndodhej në qendër të qytetit, por pa përcaktuar sipërfaqen e pronës, ndërsa në aktverifikimin (procesverbali) e datës 10.7.2006, në pjesën përmbyllëse të tij, nuk është vendosur emri i 2 specialistëve, të cilët kanë marrë pjesë në verifikimin e pronës në terren, por është nënshkruar vetëm nga komisionarja.

Pra, në këto kushte, vendimi nr. 88, datë 04.8.2006, i KVKKP, Qarkut të Fierit, shpreh të njëjtën përmbajtje si dhe vendimet nr. 1, datë 16.3.1993 dhe vendimi nr. 32, datë 24.3.1994 të KKKP, Bashkia e Lushnjes, pa paraqitur ndryshime.

7. Dosja nr. 59, datë 04.05.2006, përgatitur nga anëtari përgjegjës, është marrë vendimi nr. 46, datë 26.07.2006, për pasurinë e llojit “truall” duke njohur 12.000 m2 dhe të drejtën e parablerjes të ndërtimeve prej 8.475,9 m2, dhe sipërfaqen funksionale prej 3.524,1 m2, ndodhur në z.k. nr. 8531 me nr. pasurie 7/130, Fier.

Nga kontrolli i dosjes, rezulton se njohja e pronësisë është bazuar në vendimin nr. 1011, datë 24.09.1993, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor, Fier, i cili vërteton faktin juridik të njohjes së sipërfaqes “tokë truall” prej 1.2 ha.

- ZVRPP, Fier me shkresën nr. 771/1, datë 07.6.2006, konfirmon se nuk mund të japim informacion mbi gjendjen tekniko-juridike të kësaj prone, pasi në zonën kadastrale në të cilën ndodhet prona, nuk ka përfunduar procesi i regjistrimit fillestar.

- “SERVCOM”, Fier, me shkresën nr. 585/1, datë 17.7.2006, konfirmon se të gjitha objektet brenda territorit të NJRFISH, janë në pronësi të shoqërisë “SERVCOM” dhe të regjistruara pranë ZVRPP, Fier, në regjistrin hipotekar nr. 96,

Page 45: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

45

datë 26.02.2006, me sipërfaqe totale trualli prej 52.604 m2, ndërsa sipërfaqja e 28 objekteve është 7.361,3 m2.

Aktverifikimi datë 10.7.2006 shpreh se prona është truall, aktualisht pronë e Njësisë së Riparimit dhe Furnizimit të Instrumenteve të Shpimit, e cila ndodhet në lagjen “16 Prilli”, Fier.

- Planvendosja bashkëlidhur vendimit e hartuar nga inxhinieri nuk është plotësuar me shenjat konvencionale të formës së njohjes së pronës.

- Mungon relacioni dhe planvendosja në kalk. 8. Dosja nr. 26, datë 17.02.2006, përgatitur nga anëtari përgjegjës është marrë

vendimi nr. 26, datë 09.5.2006, për njohjen dhe kompensimin e pasurisë së llojit “tokë bujqësore”, me sipërfaqe prej 60 ha, me vendndodhje në fshatin Gjikalli të Rrethit Fier, të njohë dhe kompensojë 11.8 ha tokë “truall” me vendndodhje në fshatin Topojë, Fier dhe të refuzojë shqyrtimin e njohjes së të drejtës së pronësisë, për sa i përket pasurisë të llojit “tokë bujqësore” me vendndodhje në fshatin Rreth, Stavro.

Trashëgimtarët e subjektit të shpronësuar kanë ankimuar në KSHKKP vendimin nr. 26, datë 09.05.2006, dhe me vendimin nr. 182, datë 28.07.2006 është vendosur shfuqizimi i vendimit nr. 26, datë 09.05.2006 dhe kthimi për rishqyrtim.

Vendimi i KSHKKP ka marrë formë të prerë me datë 20.10.2006 nga drejtori i AKKP.

Nga kontrolli i dosjes, rezulton se njohja e pronës është kryer bazuar në vendimin gjyqësor nr. 558, datë 13.3.1995, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor, Fier, i cili vërteton faktin juridik të njohjes së pronësisë mbi këto toka:

- Në fshatin Gjikalli, një sipërfaqe tokë bujqësore prej 17.4 ha. - Në fshatin Topojë, Qerim, një sipërfaqe tokë bujqësore prej 240.4 ha. - Në fshatin Rreth Stavre, një sipërfaqe tokë bujqësore prej 809.1 ha. - Në fshatin Topojë, një sipërfaqe tokë “truall” prej 11.8 ha, sipas

planvendosjes. - ZVRPP Fier, me shkresën nr. 371/1, datë 15.03.2006, konfirmon se pasuritë

nr. 14, 13, 29, 27, 26, 25, 16 dhe 22 ndodhen brenda vijës së verdhë, të fshatit Topojë dhe janë të zëna me ndërtime, të cilat janë të regjistruara në emër të qytetarëve. Pasuria nr. 30, e llojit “truall” me sipërfaqe 9.602 m2, është e regjistruar “shtet”, pasuria nr. 24 e llojit “truall”, me sipërfaqe 19.830 m2 është e regjistruar “shtet”, nr. 22 e llojit “truall”, me sipërfaqe 30.500 m2, është e regjistruar “shtet”.

- SAMT, Qarku i Fierit me shkresat nr. 190/1, 191/1 dhe 192/1, datë 09.3.2006, konfirmon se parcela të llojit “tokë arë” janë ndarë sipas ligjit nr. 7501, datë 19.7.1991 “Për tokën”.

- Drejtoria e Shërbimit Pyjor, me shkresë nr. 32/1, datë 28.02.2006, konfirmon se prona për të cilën pretendon subjekti në fjalë, ndodhen në ekonominë pyjore “bregdet, Seman–Ndërmenas” dhe “bregdet, Pishë–Poro”, që në vendimin e Gjykatës nuk përshkruhet që të njihen “toka pyll apo pyje”.

Aktverifikimi datë 02.5.2006, që i përket dosjes nr. 26, datë 27.02.2006, shprehet se prona në fshatin Gjikalli është “tokë bujqësore” me sipërfaqe 17.4 ha; prona në fshatin Topojë, Qerim është “tokë bujqësore me sipërfaqe 240.4 ha; prona në fshatin Topojë është “truall” me sipërfaqe prej 11.8 ha..

- Komisioni nuk është shprehur për gjendjen aktuale të tokës së ndarë sipas ligjit nr. 7501, datë 19.07.1991.

- Planvendosja bashkëlidhur vendimit e hartuar nga topografi nuk është plotësuar me shenjat konvencionale të formës së kompensimit.

- Mungon relacioni dhe planvendosja në kalk.

Page 46: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

46

9. Dosja nr. 89, datë 05.6.2006, përgatitur nga anëtari përgjegjës është marrë vendimi nr. 85, datë 04.8.2006, për pasurisë e llojit “tokë truall”, duke njohur 1644 m2, kthyer 1310 m2 dhe të drejtën e kompensimit për 334 m2, ndodhur në Divjakë, Lushnje.

Nga kontrolli i dosjes rezulton se njohja e pronës është bazuar në vendimin gjyqësor nr. 736, datë 03.12.2001 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor, Lushnje, mbi vërtetimin e faktit juridik të njohjes së pronësisë për pasurinë tokë “truall” prej 1.644 m2. Vendimi nuk konfirmohet nga planvendosja bashkangjitur me vulën lidhëse të gjykatës, megjithëse shoqërohet me material eksperti.

- ZVRPP, Lushnje, me shkresën nr. 295/1, datë 14.7.2006, konfirmon se sipërfaqja e truallit prej 1.310 m2 është pasuri “shtet” dhe nuk disponon dokumente regjistrimi nga subjekte të tjera, por pa u shprehur për sipërfaqen prej 344 m2.

- Mungon konfirmimi nga SAMT. - Procesverbali pa datë shpreh për sipërfaqe boshe prej 1.320 m2, ndërsa

sipërfaqja prej 334 m2 është e zënë nga subjekte private, pa përcaktuar kufizimet dhe procesverbali është i nënshkruar vetëm nga një person, pa praninë e specialistit dhe përfaqësuesit të subjektit

- Planvendosja bashkëlidhur vendimit te hartuar nga topografi nuk është plotësuar me shenjat konvencionale të formës së kompensimit.

- Mungon relacioni dhe planvendosja në kalk si dhe procesverbali i dorëzimit te pronës.

10. Dosja nr. 90, datë 05.6.2006, përgatitur nga anëtari përgjegjës është marrë vendimi nr. 48, datë 26.7.2006, për pasurinë e llojit “truall”, duke njohur 3.000 m2, kthyer 1.500 m2 dhe të drejtën e kompensimit për 1.500 m2, ndodhur në lagjen “Çlirimi”, Lushnje.

Nga kontrolli i dosjes, rezulton se njohja e pronës është bazuar në vendimin gjyqësor nr. 1239, datë 05.12.2005 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor, Lushnje, mbi vërtetimin e faktit juridik të pronësisë për pasurinë “truall” prej 3.000 m2, me toponimin “vreshti i vjetër”.

- ZVRPP, Lushnje, me shkresën nr. 296/1, datë 06.7.2006, konfirmon për tre pasuri të ndodhura në lagjen “Çlirim”, pa përcaktuar sipërfaqen, si dhe për tre pasuri të llojit “ndërtesa”, me sipërfaqe 855 m2 truall, në disponim të personave fizik.

- Urbanistika, me shkresë nr. 738/1, datë 11.7.2006, shprehet për 9 pasuri “troje të zëna” me ndërtime dhe të pavërtetuara me pronar, të paaplikuara e të inventarizuara paraprakisht “shtet”.

- Procesverbali datë 11.07.2006 shpreh se prona është truall, e cila pjesërisht është zënë nga ndërtime si dhe nga kopshti 1.500 m2.

- Planvendosja bashkëlidhur vendimit e hartuar nga topografi nuk është plotësuar me shenjat konvencionale të formës së kompensimit.

- Mungon relacioni dhe planvendosja në kalk, si dhe procesverbali i dorëzimit te pronës.

11. Dosja nr. 55, datë 18.04.2006, përgatitur nga anëtari përgjegjës dhe kryetari, është marrë vendimi nr. 84, datë 03.08.2006, për pasurinë e llojit “truall”, duke njohur 404 m2, kthyer 340,5 m2 dhe të drejtën e kompensimit për 63,5 m2 dhe refuzon njohjen e pronës për sipërfaqen 96 m2, ndodhur në z.k. nr. 8532, Fier.

Dosja ka këto mangësi: - Procesverbali i verifikimit të pronës (faqe 23 e inventarit të dosjes) është pa

datë dhe pa nënshkrimin e specialistëve që kanë kryer këtë verifikim, në kundërshtim me rregulloren nr. 122, datë 15.3.2005, neni 16.

Page 47: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

47

- Në dosje mungon dorëzimi i vendimit tek qytetari, procesverbali i dorëzimit të pronës, kopja e hartës në letër kalk dhe vendimi nuk është dërguar në ZVRPP, në kundërshtim me VKM nr. 556, datë 23.10.2000 dhe me rregulloren nr. 122, datë 15.03.2005.

12. Dosja nr. 69, datë 09.5.2006, hartuar nga anëtari përgjegjës dhe kryetari, është marrë vendimi nr. 89 (pa datë), viti 2006, për pasurinë e llojit “truall”, duke njohur 204.300 m2 tokë truall, ndodhur në qytetin Rroskovec, kthyer fizikisht 98.532 m2, ndarë në sipërfaqet (63.128 m2, 17.125 m2, 2.450 m2, 2.000 m2, 7.612 m2, 2.460 m2 dhe 3.757 m2) dhe njehur të drejtën e kompensimit për sipërfaqen 105.768 m2.

Dosja ka këto mangësi: - Si vendimi ashtu edhe projektvendimi nuk përmbajnë datat e hartimit. - Planvendosjet e sipërfaqeve që kthehen (63.128 m2 dhe 35.404 m2) nuk i

bashkëlidhen me vulë lidhëse vendimit, përkundrazi ato përmbajnë ende vulat e ZVRPP, Fier, si dhe mungon planvendosja e sipërfaqes që kompensohet prej 105.768 m2.

- Shkallët e planvendosjes të shprehura 1/500 nuk janë të sakta, kur në formatin e hartës janë përmasat 1 x 1 m. Pra, nuk pasqyrojnë realitetin sipas shkallës së përcaktuar, mungojnë planvendosjet në letër e kalk.

- Procesverbali i aktverifikimit datë 10.7.2006 është me shkrim dore të pa kuptueshëm dhe nuk shpreh asnjë lloj përmase të llojeve të pronave, objekt i vendimit.

- Mungon relacioni i komisionarit. - Procesverbali i dorëzimit të pronës, datë 21.3.2007 ndodhet në pesë kopje dhe

në asnjë prej 7 sipërfaqeve, nuk shpreh përmasat e pasurive truall që dorëzohen. Pra, ai është i parregullt dhe jo në përputhje me anën formale, shprehur në pikat përkatëse të vendimit.

- Sistemimi dhe inventarizimi i dosjes është i parregullt, pasi nuk përcakton analitikisht emërtimet e secilit dokument, nr. e fletëve përkatëse dhe si i tillë, nuk siguron mirë administrim arkivor të kësaj dosje.

13. Dosja nr. 120, datë 10.7.2006, hartuar nga anëtari përgjegjës dhe kryetari, është marrë vendimi nr. 91, datë 04.8.2006, për pasurinë e llojit “truall”, me sipërfaqe 65.250 m2, duke kthyer 29.125 m2, ndarë në sipërfaqet (4.350 m2, 17.150 m2, 2.202 m2, 1.512 m2, 1.377 m2 dhe 2.534 m2) dhe të drejtën e kompensimit për 36.125 m2, ndodhur në lagjen “1 Maji”, Fier.

Dosja ka këto mangësi: - Projektvendimi nuk përcakton datën e paraqitjes. - Planvendosjet e sipërfaqeve që kthehen fizikisht nuk i bashkëlidhen me vulë

lidhëse vendimit. - Mungon planvendosja e sipërfaqes që kompensohet prej 36.125 m2, si dhe

planvendosjet në letër kalk, gjë që bën të pamundur identifikimin në hartat përkatëse.

- Procesverbali i aktverifikimit datë 31.7.2006, i kryer vetëm nga një specialist në mungesë të specialistit topograf, është me shkrim dore të palexueshëm dhe nuk shpreh asnjë lloj përmase ose distance të pronave objekt vendimi.

- Mungon relacioni i komisionarit dhe data e hartimit të projektvendimit. - Procesverbali i dorëzimit të pronës, datë 30.01.2007, me 6 muaj vonesë, nuk

shpreh asnjë përmasë të 6 sipërfaqeve të pasurive që dorëzohen, përkundrazi sipërfaqet prej 2.202 m2, 1.512 m2 dhe 1.377 m2, rezultojnë të pa dorëzuara për shkak të mospërputhjes me vendndodhjen reale, fakt që tregon, pasaktësinë në përpilimin e

Page 48: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

48

hartave përkatëse, pasaktësi që rrjedh edhe nga mungesa e përpilimit të këtyre hartave në kalk.

- Sistemimi dhe inventarizimi i dosjes është i parregullt, pasi nuk përcakton analitikisht emërtimet e secilit dokument, nr. e fletëve përkatëse dhe si i tillë, nuk siguron miradministrim arkivor të kësaj dosje.

Ky vendim rezulton të jetë në proces ankimimi, procedurat e zgjidhjes dhe të trajtimit shtrihen në vitin 2007, periudhë e cila nuk është objekt kontrolli.

Për shkeljet të metat e mangësitë e trajtuara në këtë raport përfundimtar kontrolli mbajnë përgjegjësi: 2 ish-kryetarë në Komisionin Vendor të Kthimit dhe Kompensimit te Pronave; 2 ish-komisionarë, 2 specialistë në komision, sipas dosjeve dhe vendimeve të marra, të cilat vijnë në kundërshtim me ligjin nr. 9235, datë 29.7.2004, rregulloren nr. 122, datë 15.3.2005 dhe me udhëzimin nr. 1, datë 15.3.2005.

Mbi vendimet e marra nga Komisioni i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave

(aktualisht Zyra Rajonale e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave), Qarku i Fierit “Për kompensimin në vlerë të tokës bujqësore dhe dokumentacioni mbështetës i këtyre vendimeve”.

Nga kontrolli mbi vendimet e marra për njohje, kthim dhe kompensim të tokës

bujqësore si dhe dokumentacionin mbështetës të tyre u konstatua se: Gjatë periudhës korrik 2004 deri dhjetor 2006 janë shqyrtuar 31 kërkesa në

zërat kadastrale “tokë bujqësore”, duke marrë vendime për njohje të një sipërfaqeje prej 6.343.427 m2, kthim në natyrë sipërfaqen prej 843.600 m2, njohje e drejtë kompensimit sipërfaqen prej 5.484.827 m2 dhe refuzim mosnjohje sipërfaqen prej 15.000 m2.

Vendimet e KVKKP-së janë marrë përgjithësisht mbi bazën e njohjes së faktit juridik nëpërmjet vendimeve të gjykatave.

Nga kontrolli i 28 vendimeve të marra për njohjen, kthimin dhe kompensimin në tokë bujqësore rezulton si më poshtë:

1. Dosja nr. 6, datë 05.10.2005, përgatitur nga anëtari përgjegjës, është marrë vendimi nr. 1, datë 05.01.2006, për njohjen dhe kompensimin e pasurisë së llojit “tokë bujqësore”, me sipërfaqe 23.600 m2, ndodhur në Komunën Topojë, Fier.

Nga kontrolli rezulton se njohja e pronësisë është bazuar në vendimin gjyqësor nr. 3084, datë 15.11.1996 për vërtetimin e faktit juridik të ekzistencës së pronësisë, duke vërtetuar sipërfaqen e shpronësuar prej 23.6000 m2.

Dosja ka këto mangësi: - Projektvendimit për njohjen dhe kompensimin e pronës nuk i është

bashkëlidhur planvendosja me shenjat konvencionale. - Aktverifikimi (procesverbali) datë 19.12.2005 nuk përcakton sipërfaqen dhe

kufizimet e pronës dhe nuk është nënshkruar prej tyre. - Mungon relacioni, planvendosja në kalk dhe procesverbali i dorëzimit të

pronës. 2. Dosja nr. 8, datë 21.11.2005, përgatitur nga anëtari përgjegjës, është marrë

vendimi pa numër e datë, për njohjen dhe kompensimin e pasurisë së llojit “tokë bujqësore”, me sipërfaqe prej 39.38 ha, ndodhur në vendin e quajtur “Grizë Godolesh”, Komuna Sharrëz, Fier.

Dosja ka këto mangësi: - Projektvendimit për njohjen dhe kompensimin e pronës nuk i është

bashkëlidhur planvendosja me shenjat konvencionale.

Page 49: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

49

- Aktverifikimi (procesverbali) datë 12.01.2006 nuk përcakton kufizimet, shprehet për gjendjen aktuale të pronës prej 185 dy dhe nuk është nënshkruar prej tyre.

- Mungon procesverbali i dorëzimit të pronës, relacioni dhe planvendosja në kalk.

- Në dosje ndodhen 3 kopjet e vendimit të komisionit si dhe nuk është firmosur marrja formë të prerë e vendimit nga ish-kryetari.

- Në planvendosjen bashkangjitur vendimit, përgatitur nga topografi, në rubrikën sipërfaqe e njohur është përcaktuar 393.800 m2, ndërsa në vendim sipërfaqja për kompensim është 398.800 m2, pra 5.000 m2 më tepër se sipërfaqja e njohur.

3. Dosja nr. 10, datë 24.11.2005, përgatitur nga anëtari përgjegjës, është marrë vendimi nr. 9, datë 17.03.2006, për njohjen dhe kompensimin e pasurisë së llojit “tokë bujqësore”, me sipërfaqes prej 20.2 ha, ndodhur në fshatin Ngracie, Komuna Qendër, Mallakastër.

Dosja ka këto mangësi: Nga kontrolli rezulton se njohja e pronësisë është bazuar në vendimin gjyqësor

nr. 576, datë 01.11.1996, për vërtetimin e faktit juridik të njohjes së pronësisë për tokën bujqësore prej 20.2 ha, ndodhur në fshatin Ngracie, Komuna Qendër, Mallakastër.

- Projektvendimit për njohjen dhe kompensimin e pronës nuk i është bashkëlidhur planvendosja me shenjat konvencionale.

- Në dosje ndodhet projekt vendimi i firmosur nga të gjithë anëtarët e komisionit si dhe i vulosur,kur ai duhet të firmoset vetëm nga komisionari relatues.

- Aktverifikimi (procesverbali) datë 02.3.2006 nuk përcakton sipërfaqen dhe kufizimet, aktverifikimi (procesverbali) datë 02.3.2006, në pjesën e parë paraqet specialistin dhe në fund të procesverbalit nuk paraqitet emri për nënshkrim.

- Mungojnë kufizimet e pronës së llojit “tokë bujqësore”. - Mungon relacioni dhe planvendosja në kalk, vendim nuk është shprehur për

marrje të formës prerë dhe nuk është vulosur me vulën e komisionit. - Mungon procesverbali i dorëzimit të pronës. 4. Dosja nr. 12, datë 24.11.2005, përgatitur nga anëtari përgjegjës, është marrë

vendimi nr. 11, datë 28.3.2006, për njohjen e pasurisë së llojit “tokë bujqësore” prej 17.6 dy, tokë pa fryt prej 6.5 dy dhe 4.1 dy, ndodhur në fshatin Buzmadh, Komuna Cakran, Fier, duke kthyer parcalat me 6.5 dhe 4.1 dy dhe njohur për kompensim 17.6 dy, si dhe të mos i njohë pasurinë e llojit ”tokë truall” me sipërfaqe prej 2.3 dy ndodhur në fshatin Buzmadh, Komuna Cakran, Fier.

Nga kontrolli rezulton se njohja e pronësisë është bazuar në vendimin gjyqësor nr. 1716, datë 19.11.2003, për vërtetimin e faktin juridik të njohjes së pronësisë për tokën bujqësore prej 17.6 dy dhe tokë pa fryt me sipërfaqe 6.5 dy dhe 4.1 dy, ndodhur në fshatin Buzmadh, Komuna Cakran, Fier, si dhe vendimit të Gjykatës së Apelit Vlorë nr. 278, datë 25.05.2004, mbi ndreqjen e paragrafit të parë të dispozitivit të vendimit nr.1716, datë 19.11.2003, për njohjen e pronësisë të subjektit të shpronësuar mbi një sipërfaqe prej 30.5 ha.

Konfirmimi i ZVRPP-së Fier me shkresën nr. 1448/1, datë 09.12.2005, shprehet se fshati Buzmadh nuk është futur në sistem regjistrimi.

Konfirmimi nga SAMT, Qarku i Fierit me shkresën nr. 825/1, datë 03.02.2006, konfirmon se parcela 175/1, është ndarë sipas ligjit nr. 7501, datë 17.9.1991.

Dosja ka këto mangësi:

Page 50: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

50

- Projektvendimit për njohjen dhe kompensimin e pronës nuk i është bashkëlidhur planvendosja me shenjat konvencionale.

- Aktverifikimi (procesverbali) datë 02.3.2006 nuk përcaktohen sipërfaqen totale të pronës “tokë pa fryt”, si dhe nuk përcaktohen sipërfaqet dhe kufizimet e pronës së kthyer dhe kompensuar.

- Procesverbali i dorëzimit të pronës së pafrytshme datë 16.6 2006, nuk është inventarizuar dhe nuk i është bashkëlidhur vendimit përkatës.

- Mungon relacioni dhe planvendosja në kalk, vendimi nuk është shprehur për marrje të formës së prerë.

5. Dosja nr. 13, datë 24.11.2005, përgatitur nga anëtari përgjegjës, është marrë vendimi pa numër e datë, për njohjen dhe kompensimin e pasurisë së llojit “tokë bujqësore”, me sipërfaqe prej 4.7 ha, ndodhur në fshatin Visokë, Komuna Qendër, Mallakastër.

Dosja ka këto mangësi: - Projektvendimit për njohjen dhe kompensimin e pronës nuk i është

bashkëlidhur planvendosja me shenjat konvencionale. - Në dosje ndodhet projektvendimi i firmosur nga të gjithë anëtarët e

komisionit si dhe i vulosur, kur ai duhet të firmoset vetëm nga komisionari relatues. - Aktverifikimi (procesverbali) datë 14.12.2005 nuk përcakton kufizimet e

pronës dhe shprehet se gjendjen aktuale e pronës është ndarë sipas ligjit nr. 7501, datë 19.7.1991.

- Mungon relacioni dhe planvendosja në kalk, vendimi nuk është shprehur për marrje të formës prerë dhe nuk është firmosur nga kryetari.

- Në dosje ndodhen tre kopjet e vendimit të komisionit të padorëzuar subjektit të shpronësuar dhe ZVRPP Mallakastër, si dhe njëra kopje e vendimit është pa planvendosje.

6. Dosja nr. 14, datë 07.12.2005 (lidhet me dosjen nr. 128) përgatitur nga anëtari përgjegjës, është marrë vendimi nr. 86, datë 04.08.2006, për njohjen e pasurisë së llojit “tokë truall”, “tokë bujqësore” dhe “tokë pa fryt” me sipërfaqe prej 3.7 ha, kthyer 0.7 ha, kompensuar 1.5 ha dhe refuzimin e nxjerrjes së aktit administrativ për pasurinë e llojit “tokë pyll”, me sipërfaqe 1.5 ha, ndodhur në fshatin Peshtan i Madh, Komuna Frakull, Fier.

Nga kontrolli rezulton se njohja e pronësisë është bazuar në vendimin gjyqësor nr. 711, datë 09.06.2001, për vërtetimin e faktin juridik të njohjes së pronësisë për tokë bujqësore, truall, tokë “pa fryt” me sipërfaqe prej 4.2 ha.

- ZVRPP Fier me shkresën nr. 243, datë 21.02.2006, konfirmon se fshati Peshtan, Bregas nuk është futur në sistem regjistrimi.

- DSHP Fier, me shkresën pa numër datë 13.06.2005, konfirmon se sipërfaqja prej 1.5 ha është në parcelën nr. 13/b në ekonominë pyjore Levan - Shtyllas.

- SAMT, Qarku i Fierit, me shkresën nr. 109/3, datë 04.4.2006 dhe nr. 877/1, datë 19.01.2006, konfirmon se kjo sipërfaqe prej 71.000 m2, është ndarë pjesërisht sipas ligjit nr. 7501, datë 17.9.1991.

Vendim i komisionit nuk shprehet për sipërfaqen prej 0.5 ha, si diferencë ndërmjet vendimeve të gjykatës dhe atij të komisionit (4.2 - 3.7 = 0. 5 ha).

Dosja ka mangësitë: - Në pikën 1 dhe 3 të vendimit mungojnë kufizimet e pronës për njohje dhe

kompensim. - Projektvendimit për njohjen dhe kompensimin e pronës nuk i është

bashkëlidhur planvendosja me shenjat konvencionale.

Page 51: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

51

- Aktverifikimi (procesverbali) datë 03.4.2006 konfirmon se, kjo pronë në përbërje të saj kishte pyje, ullishte, tokë pa fryt me sipërfaqe prej 42.000 m2, por pa përcaktuar kufizimet e pronës.

- Mungon relacioni dhe planvendosja në kalk, vendim është shprehur për marrje të formës së prerë duke tejkaluar afatet ligjore, i cili është firmosur dhe shpallur nga drejtori i ZRAKKP, Qarku i Fierit.

- Në dosje ndodhen dy kopjet e vendimit të komisionit, mungon procesverbali i dorëzimit të pronës që duhet t’i bashkëlidhej vendimit të komisionit.

7. Dosja nr. 15, datë 07.12.2005 (lidhet me dosjen nr. 1184) është marrë vendimi nr. 22, datë 27.4.2006, për njohjen dhe kompensim e pronës së llojit “tokë bujqësore”, me sipërfaqe prej 28.75 ha, ndodhur në fshatin Varibob, Komuna Cakran, Fier.

Nga kontrolli rezulton se njohja e pronësisë është bazuar në vendimin gjyqësor nr. 2235, datë 11.9.1996, për vërtetimin e faktin juridik të njohjes së pronësisë për tokë bujqësore prej 28.75 ha.

Dosja ka këto mangësi: - Projektvendimit për njohjen dhe kompensimin e pronës nuk i është

bashkëlidhur planvendosja me shenjat konvencionale. Aktverifikimi (procesverbali) datë 17.3.2006 nuk shprehet për sipërfaqen totale

të pronës dhe nuk përcakton kufizimet e pronës. - Mungon relacioni dhe planvendosja në kalk. - Vendimi nuk është shprehur për marrje të formës së prerë dhe nuk është

firmosur nga kryetari Në dosje ndodhen tre kopjet e vendimit të komisionit të kthimit të pronave.

- Në planvendosjen bashkëlidhur vendimit, në rubrikën “sipërfaqe e njohur dhe e kompensuar”, e cila përbëhet nga 5 pasuri në zona të ndryshme, në secilën planvendosje është shënuar sipërfaqja për njohje e kompensim 287.500 m2, kur duhej shënuar sipërfaqja e çdo parcele, të cilat në total kanë shumën 287.500 m2.

8. Dosja nr. 25, datë 10.02.2006, përgatitur nga anëtari përgjegjës, është marrë vendimi nr. 35, datë 09.6.2006, për njohjen dhe kompensimin e pronës së llojit “tokë bujqësore”, me sipërfaqe prej 38.027 m2, ndodhur në fshatin Dukas, Bashkia e Patosit.

Konfirmimi nga SAMT, Qarku i Fierit, me shkresën nr. 323/1, datë 19.4.2006, konfirmon se parcela nr. 213, pa sipërfaqe, në zërin kadastral tokë pa fryt, nuk është ndarë sipas ligjit për tokën.

Konfirmimi nga Bashkia në Patos me shkresën nr. 128/1, datë 01.3.2006, konfirmon se parcela nr. 213 është ndarë sipas ligjit nr. 7501, datë 19.07.1991.

Siç del sa më lart, nga dy institucione ka prononcime të ndryshme në lidhje me parcelën nr. 213, por pa përcaktuar sipërfaqen.

Dosja ka këto mangësi: - Projektvendimit për njohjen dhe kompensimin e pronës nuk i është

bashkëlidhur planvendosja me shenjat konvencionale. - Aktverifikimi (procesverbali) pa datë, shprehet se prona e llojit “tokë

bujqësore”, aktualisht është ndarë sipas ligjit nr. 7501, datë 19.7.1991, por nuk përcaktohet sipërfaqja totale dhe nuk përcaktohen kufizimet e pronës. Gjithashtu procesverbali është i panënshkruar nga personat verifikues të komisionit.

- Planvendosja bashkëlidhur vendimit te hartuar nga topografi nuk është plotësuar me shenjat konvencionale të formës së kompensimit.

- Mungon relacioni dhe planvendosja në kalk.

Page 52: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

52

9. Dosja nr. 39, datë 10.3.2006, përgatitur nga anëtari përgjegjës, është marrë vendimi nr. 79, datë 03.8.2006, për njohjen dhe kompensimin e pronës të llojit “tokë bujqësore” me sipërfaqe prej 1.28 ha, ndodhur në fshatin Kafaraj, Fier.

Dosja ka këto mangësi: - Në dosjen e hartuar nga komisionari “për njohjen e pronës” nuk ka kërkesa të

dërguara nga KVKKP, Qarku i Fierit, drejtuar SAMT-së në qark dhe Drejtorisë së Shërbimit Pyjor, Fier “për njohjen e gjendjes juridike të pronës”, por janë mjaftuar vetëm me përgjigjen e ardhur nga ZVRPP, Fier.

- Projektvendimit për njohjen dhe kompensimin e pronës nuk i është bashkëlidhur planvendosja me shenjat konvencionale.

- Në dosje ndodhet projektvendimi i firmosur nga të gjithë anëtarët e komisionit si dhe i vulosur, kur ai duhet të firmoset vetëm nga komisionari relatues.

- Aktverifikimi (procesverbali) datë 04.5.2006 nuk shprehet për emërtimin kadastral të pronës, por shprehet se nga verifikimi në vend, aktualisht kjo tokë është e zënë me stacionin e pompimit dhe stacionin elektrik.

Stacioni i pompimit me 2 depot e ujit ka sipërfaqe prej 5.251 m2, kurse në anën tjetër shtrihej stacioni elektrik me sipërfaqe 5.896 m2, si dhe argjinatura e objektit me sipërfaqe 700 m2.

Sipërfaqja e shprehur “për njohje dhe kompensim” sipas vendimit të komisionit është 12.800 m2, ndërsa sipas aktverifikimit është për 11.847 m2, pra me një diferencë më pak prej 953 m2, për të cilën komisionari nuk shprehet në (12.800 - 11.847 = 953), pasi dhe sipërfaqet e zëna me objekte janë 11.847 m2 (5.251 + 5.896 + 700).

- Në procesverbalin e datës 04.5.2006 nuk përcaktohen kufizimet e pronës, si dhe nuk është nënshkruar nga specialisti.

- Mungon relacioni dhe planvendosja në kalk. Planvendosja e hartuar nga topografi, datë 03.8.2006, që i bashkëlidhet vendimit të komisionit nuk është plotësuar me shenjat konvencionale të formës së kompensimit.

- Drejtori i ZRAKKP është shprehur “për marrje të formës së prerë të vendimit” vetëm në njërën prej kopjeve të vendimit dhe jo në të dyja, si dhe ka tejkaluar afatet kohore, përcaktuar në udhëzimin nr. 368, datë 23.11.2006 “Për procedurat për dhënien e formës së prerë të vendimeve të marra nga komiteti shtetëror/komisionet vendore të kthimit dhe kompensimit të pronave pika 1”.

10. Dosja nr. 40, datë 04.4.2006, përgatitur nga anëtari përgjegjës, është marrë vendimi nr. 21, datë 27.4.2006, për njohje dhe kompensimi të pronës së llojit “tokë bujqësore” me sipërfaqe prej 3.55 ha, ndodhur në fshatin Hamil, Komuna Dermenas, Fier.

Dosja ka këto mangësi: - Projektvendimit për njohjen dhe kompensimin e pronës nuk i është

bashkëlidhur planvendosja me shenjat konvencionale. - Aktverifikimi (procesverbali) datë 25.4.2006 shpreh se prona është tokë arë

me sipërfaqe 3.35 ha, ka formë drejtkëndëshi dhe ishte ndarë sipas ligjit nr. 7501, datë 19.7.1991 “Për tokën”. Në procesverbalin e datës 04.5.2006 nuk përcaktohen kufizimet e pronës së paluajtshme të llojit “tokë arë” si dhe vendndodhjen e pronës, veprim në kundërshtim me nenin 16, të rregullores nr. 122, datë 15.3.2005.

- Mungon relacioni dhe planvendosja në kalk, kjo në kundërshtim me nenin 22, pika 3, e rregullores nr. 122, datë 15.3.2005.

Drejtori i ZRAKKP është shprehur për marrje të formës së prerë vetëm në dy prej kopjeve të vendimit, me datë 08.7.2006, kurse për kopjen tjetër nuk është shprehur, pra janë tejkaluar afatet kohore, përcaktuar në udhëzimin nr. 368, datë

Page 53: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

53

23.11.2006 “Për procedurat për dhënien e formës së prerë të vendimeve të marra nga komiteti shtetëror/komisionet vendore të kthimit dhe kompensimit të pronave pika 1”.

11. Dosja nr. 98, datë 14.06.2006, përgatitur nga anëtari përgjegjës është marrë vendimi nr. 73, datë 01.08.2006, për njohje dhe kompensimi të pronës së llojit “tokë bujqësore” me sipërfaqe prej 38.5 ha, ndodhur në fshatin Zharrëz, Fier.

Dosja ka këto mangësi: - Mungojnë kufizimet e pronës. - Projektvendimit për njohjen dhe kompensimin e pronës nuk i është

bashkëlidhur planvendosja me shenjat konvencionale. - Mungon relacioni dhe planvendosja në kalk. - Aktverifikimi (procesverbali) datë 12.07.2006 shpreh se prona është tokë

bujqësore e shtrirë në disa parcela si dhe mbi të ka vepruar ligji nr. 7501 “Për tokën”, por pa përcaktuar kufizimet e pronës.

Në aktverifikimin (procesverbali) datë 10.07.2006, në pjesën përmbyllëse të tij, nuk është vendosur emri i specialistit i cili ka marrë pjesë në verifikimin e pronës në terren.

- Drejtori i ZRAKKP është shprehur për marrje të formës së prerë për vendimin nr. 66, datë 31.7.2006, duke tejkaluar afatet kohore përcaktuar në udhëzimin nr. 368, datë 23.11.2006 “Për procedurat për dhënien e formës së prerë të vendimeve të marra nga komiteti shtetëror/komisionet vendore të kthimit dhe kompensimit të pronave, pika 1”.

12. Dosja nr. 131, datë 19.07.2006, përgatitur nga anëtari përgjegjës, është marrë vendimi nr. 83, datë 03.8.2006, për njohje dhe kompensimi të pronës së llojit “tokë bujqësore” në z.k. nr. 1492, në pasuritë nr. 907 e 761, me sipërfaqe prej 4.5 ha, ndodhur në qytetin Divjakë, Lushnje.

Dosja ka këto mangësi: - Mungojnë kufizimet e pronës - Projektvendimit për njohjen dhe kompensimin e pronës nuk i është

bashkëlidhur planvendosja me shenjat konvencionale, mungon relacioni dhe planvendosja në kalk.

- Aktverifikimi (procesverbali) datë 12.7.2006 shpreh se prona është tokë bujqësore me sipërfaqe prej 4.5 ha, e shtrirë në dy parcela dhe mbi të ka vepruar ligji “Për tokën”, por pa përcaktuar kufizimet e pronës.

- Në aktverifikimin (procesverbali) datë 10.7.2006, në pjesën përmbyllëse të tij, nuk është vendosur emri i specialistit i cili ka marrë pjesë në verifikimin e pronës ne terren.

- Vendimi nuk ka marrë formë të prerë. 13. Dosja nr. 53, datë 02.5.2006, përgatitur nga anëtari përgjegjës, është marrë

vendimi nr. 70, datë 01.8.2006, për njohje dhe kompensimi të pronës së llojit “tokë bujqësore”, me sipërfaqe 3 ha, ndodhur në fshatin Portëz, Fier.

Nga kontrolli rezulton se njohja e pronësisë është bazuar në vendimin gjyqësor nr. 463, datë 27.02.1995, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, për vërtetimin e faktin juridik të njohjes së pronësisë për një sipërfaqe “truall” 0,7 ha dhe “tokë bujqësore” 3 ha, në fshatin Portëz.

Dosja ka këto mangësi: - Procesverbali i verifikimit në terren të pronës është pa datë. - Mungon relacioni dhe planvendosja në kalk. 14. Dosja nr. 54, datë 02.06.2006, përgatitur nga anëtari përgjegjës, është

marrë vendimi nr. 41, datë 06.07.2006, për njohje dhe kompensimi të pronës së llojit “tokë bujqësore”, me sipërfaqe 15 dy, në fshatin Mbrostar – Ferko, Komuna Qendër.

Page 54: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

54

Dosja ka këto mangësi: - Procesverbali i hartuar është pa datë dhe i panënshkruar prej tyre. - Mungon relacioni dhe planvendosja në kalk. 15. Dosja nr. 63, datë 08.05.2006 (lidhet me dosjen nr. 579), përgatitur nga

anëtari përgjegjës, është marrë vendimi nr. 31, datë 29.05.2006, për njohje dhe kompensimi të pronës së llojit “tokë bujqësore”, me sipërfaqe 30.1 ha, në zonën kadastrale nr. 3532, në fshatin Strum, Komuna Strum, Fier.

Dosja ka këto mangësi: - Planvendosja bashkëlidhur vendimit e hartuar nga topografi, nuk është

plotësuar me shenjat konvencionale të formës së kompensimit. - Mungon relacioni dhe planvendosja në kalk. 16. Dosja nr. 64, datë 08.05.2006 (lidhet me dosjen nr. 230), përgatitur nga

anëtari përgjegjës, është marrë vendimi nr. 74, datë 01.08.2006, për njohje dhe kompensimi të pronës së llojit “tokë bujqësore”, me sipërfaqe 35.5 ha, në fshatin Hambar, Komuna Cakran.

Dosja ka këto mangësi: - Mungon konfirmimi nga SAMT, Qarku i Fierit. - Procesverbali i verifikimit ne vend datë 14.07.2006 shpreh se prona aktualisht

është ndarë sipas ligjit nr. 7501, datë 19.07.1991, por nuk përcaktohet sipërfaqja totale e pronës, si dhe nuk përcaktohen kufizimet, si dhe është i panënshkruar nga të gjithë.

- Planvendosja bashkëlidhur vendimit e hartuar nga topografi, nuk është plotësuar me shenjat konvencionale të formës së kompensimit.

- Mungon relacioni dhe planvendosja në kalk. 17. Dosja nr. 65, datë 09.05.2006, përgatitur nga anëtari përgjegjës është marrë

vendimi nr. 84, datë 02.08.2006, për njohje dhe kompensimi të pronës së llojit “tokë bujqësore”, me sipërfaqe 12.7 ha, në fshatin Zharrëz, Komuna Zharrëz, dhe ka marrë formë të prerë me datë 27.12.2006 nga drejtori.

Dosja ka këto mangësi: - Mungon konfirmimi nga SAMT, Qarkut të Fierit, si dhe aktverifikimi apo

procesverbali “për verifikimin në terren” të saj. - Mungon relacioni dhe planvendosja në kalk. 18. Dosja nr. 67, datë 09.05.2006, përgatitur nga anëtari përgjegjës, është

marrë vendimi nr. 39, datë 26.06.2006, për njohje dhe kompensimi të pronës së llojit “tokë bujqësore”, me sipërfaqe 230 dy, ndodhur në fshatin Suk, Bashkia Roskovec, dhe ka marrë formë të prerë më datë 26.07.2006.

Dosja ka këto mangësi: - Planvendosja, bashkëlidhur vendimit e hartuar nga topografi, nuk është

plotësuar me shenjat konvencionale të formës së kompensimit. - Mungon relacioni dhe planvendosja në kalk. 19. Dosja nr. 68, datë 09.05.2006 (lidhet me dosjen nr. 698), përgatitur nga

anëtari përgjegjës, është marrë vendimi nr. 42, datë 06.07.2006, për njohje dhe kompensimi të pronës së llojit “tokë bujqësore”, me sipërfaqe 8 ha, në fshatin Radostinë, Komuna Dermenas, Fier.

Dosja ka këto mangësi: - Mungon konfirmimi nga SAMT, Qarku Fier si dhe kërkesa nga KVKKP për

këtë qëllim. - Procesverbali datë 08.06.2006 shpreh se prona e paluajtshme e llojit “tokë

bujqësore”, aktualisht është ndarë sipas ligjit nr. 7501, datë 19.07.1991, por nuk

Page 55: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

55

përcaktohet sipërfaqja totale e pronës, kufizimet e saj si dhe është i panënshkruar prej verifikuesve.

- Planvendosja, bashkëlidhur vendimit e hartuar nga topografi, nuk është plotësuar me shenjat konvencionale të formës së kompensimit.

- Mungon relacioni dhe planvendosja në kalk. 20. Dosja nr. 71, datë 09.05.2006 (lidhet me dosjen nr. 1542 të vitit 2004),

përgatitur nga anëtari përgjegjës është marrë vendimi nr. 33, datë 09.6.2006, për njohje dhe kompensimi të pronës së llojit “tokë bujqësore”, me sipërfaqe 5 ha, në fshatin Bishan, Komuna Levan.

Dosja ka këto mangësi: Aktverifikimi datë 07.06.2006 shpreh se prona e paluajtshme e llojit “tokë

bujqësore”, aktualisht është ndarë sipas ligjit nr. 7501, datë 19.07.1991, por nuk përcaktohet sipërfaqja totale e pronës, kufizimet e saj si dhe nuk është nënshkruar nga të gjithë.

- Planvendosja, bashkëlidhur vendimit e hartuar nga topografi, nuk është plotësuar me shenjat konvencionale të formës së kompensimit.

- Mungon relacioni dhe planvendosja në kalk. 21. Dosja nr. 74, datë 15.05.2006, (lidhet me dosjen nr.183), përgatitur nga

anëtari përgjegjës, është marrë vendimi nr. 75, datë 02.08.2006, për njohje dhe kompensimi të pronës së llojit “tokë bujqësore”, me sipërfaqe 34 ha, ndodhur në fshatin Sheqishtë, Komuna Zharrëz, Fier.

Dosja ka këto mangësi: - Mungon konfirmimi nga SAMT, Qarku Fier dhe kërkesa nga KVKKP për këtë

qëllim. - Mungon aktverifikimi apo procesverbali “për verifikimin në terren të pronës”

dhe gjendja aktuale të saj. - Planvendosja bashkëlidhur vendimit e hartuar nga topografi, nuk është

plotësuar me shenjat konvencionale të formës së kompensimit. - Mungon relacioni dhe planvendosja në kalk. 22. Dosja nr. 29, datë 01.03.2006 (lidhet me dosjen nr. 1530, viti 2002),

përgatitur nga anëtari përgjegjës, është marrë vendimi i ndërmjetëm pa numër e datë, për njohje dhe kompensimi të pronës së llojit “tokë bujqësore”, me sipërfaqe 34 ha, në fshatin Sheqishtë, Komuna Zharrëz, Fier.

Dosja ka këto mangësi: - Mungon konfirmimi nga SAMT, Qarku Fier dhe kërkesa nga KVKKP për

këtë qëllim. - Mungon aktverifikimi apo procesverbali “për verifikimin në terren të pronës”

dhe gjendja aktuale të saj. - Planvendosja bashkëlidhur vendimit e hartuar nga topografi nuk është

plotësuar me shenjat konvencionale të formës së kompensimit. - Mungon relacioni dhe planvendosja në kalk. 23. Dosja nr. 78, datë 22.05.2006, përgatitur nga anëtari përgjegjës, është

marrë vendimi nr. 72, datë 01.08.2006, për njohje dhe kompensimi të pronës së llojit “tokë truall”, sipas vendimit të Gjykatës nr. 1002, datë 27.07.1994, të tjetërsuar në “tokë bujqësore”, me sipërfaqe prej 8 dynym, në fshatin Bubullim, Lushnje.

Dosja ka këto mangësi: - Mungon në dosje konfirmimi nga SAMT. - Procesverbali datë 15.07.2006 nuk përcaktohen kufizimet dhe është i

nënshkruar prej saj, si dhe është kryer pa praninë e ndonjë personi tjetër.

Page 56: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

56

- Planvendosja bashkëlidhur vendimit e hartuar nga topografi, nuk është plotësuar me shenjat konvencionale të formës së kompensimit.

- Mungon relacioni dhe planvendosja në kalk. 24. Dosja nr. 79, datë 22.05.2006, përgatitur nga anëtari përgjegjës, është

marrë vendimi nr. 71, datë 01.08.2006, për njohje dhe kompensimi të pronës së llojit “tokë bujqësore”, me sipërfaqe 115,6 dy, në fshatin Bubullimë, Lushnje.

Dosja ka këto mangësi: - Mungon konfirmimi nga SAMT. - Procesverbali datë 06.7.2006, i hartuar pa praninë e topografit, shprehet se

prona e paluajtshme është tokë bujqësore, aktualisht është ndarë sipas ligjit nr. 7501, datë 19.07.1991 dhe pikërisht: parcelat nr. 307, 311, 306 dhe 302, për të cilat nuk përcaktohen kufizimet.

- Planvendosja bashkëlidhur vendimit e hartuar nga topografi nuk është plotësuar me shenjat konvencionale të formës së kompensimit.

- Mungon relacioni dhe planvendosja në kalk. Dosjet 78 dhe 79 duhet të risistemohen dhe rinumërohen fletët e inventarit për

shkak të kalimit te dokumenteve nga njera dosje tek tjetra. 25. Dosja nr. 80, datë 22.05.2006, përgatitur nga anëtari përgjegjës është marrë

vendimi nr. 82, datë 03.8.2006, për njohje dhe kompensimi të pronës së llojit “tokë bujqësore”, me sipërfaqe 20 ha, me vendndodhje në fshatin Kafaraj, Komuna Frakull, Fier.

Dosja ka këto mangësi: - Planvendosja bashkëlidhur vendimit e hartuar nga topografi nuk është

plotësuar me shenjat konvencionale të formës së kompensimit. - Mungon relacioni dhe planvendosja në kalk. 26. Dosja nr. 87, datë 05.5.2006, përgatitur nga anëtari përgjegjës, është marrë

vendimi nr. 43, datë 06.7.2006, për njohje dhe kompensimi të pronës së llojit “tokë bujqësore”, me sipërfaqe 6.3 ha (ndarë në dy pasuri 2.5 ha + 3.8 ha), në fshatin Vajkan, Komuna Mbrostar, Fier.

Nga kontrolli rezulton se njohja e pronësisë është bazuar në vendimin gjyqësor nr. 2354, datë 29.9.1995, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor, Fier, për vërtetimin e faktin juridik të njohjes së pronësisë për tokë bujqësore, me sipërfaqe prej 6.3 ha, vendim i cili nuk konfirmohet me planvendosje bashkangjitur me vulën lidhëse të Gjykatës.

Dosja ka këto mangësi: - SAMT me shkresën nr. 428/1, datë 31.5. 2006, konfirmon se prona është “tokë

ullishte” dhe e ndarë me ligjin nr. 7501, datë 19.7.1991, ndërsa vendimi i gjykatës shprehet për “tokë bujqësore”.

- Aktverifikimi (procesverbali) është pa datë, pa përcaktim sipërfaqesh sasiore. Në aktverifikim kanë marrë pjesë dhe 2 persona, por pa e nënshkruar atë.

- Planvendosja bashkëlidhur vendimit e hartuar nga topografi, nuk është plotësuar me shenjat konvencionale të formës së kompensimit.

- Mungon relacioni, planvendosja në kalk dhe procesverbali i dorëzimit te pronës.

27. Dosja nr. 88, datë 30.05.2006, përgatitur nga anëtari përgjegjës, është marrë vendimi nr. 77, datë 02.08.2006, për njohje dhe kompensim të pronës së llojit “tokë bujqësore”, me sipërfaqe 10.03 ha “tokë bujqësore”, si dhe njohjen dhe kompensim të pronës “tokë truall” me sipërfaqe 3.27 ha, në fshatin Peshtan të Vogël, Komuna Levan, Fier, si dhe i njeh dhe kthen 0,2 ha tokë të pafrytshme, por pa përcaktuar kufizimet.

Page 57: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

57

Nga kontrolli rezulton se njohja është bazuar në vendimin gjyqësor nr. 1075, datë 09.5.1996, të Gjykatës të Rrethit Gjyqësor, Fier për vërtetimin e faktin juridik të njohjes së pronësisë të një sipërfaqe prej 13,5 ha, ndarë në 7 parcela, përkatësisht me 2,5 ha, 3 ha, 2,5 ha, 0,5 ha dhe 2 ha; 1 ha “truall” dhe 2 ha “tokë ullishte”. Pa përcaktuar zërat kadastral në 6 parcela nga 7 parcelat.

- ZVRPP në Fier, me shkresën nr. 910, datë 14.06.2006, konfirmon se 13.970 m2 dhe parcela me nr. 31/1 dhe nr. 31/2 janë ndarë me ligjin për tokën, ndërsa pasuria nr. 18 me sipërfaqe 4.592 m2 dhe pasuria nr. 3915 me sipërfaqe 650 m2 janë truall në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes.

- SAMT me shkresën nr. 510/1, datë 17.07.2006 konfirmon se ngastra 10 është tokë e pafrytshme prej se cilës 0,28 ha është e pandarë, ndërsa për sipërfaqen tjetër shprehet se është ndarë nga ligji për tokën.

- Procesverbali i verifikimit në terren datë 17.07.2006, i hartuar nga, shprehet se prona e llojit “tokë bujqësore”, aktualisht është ndarë sipas ligjit nr. 7501, datë 19.07.1991 dhe dy trojet janë të reparteve ushtarake, për të cilat nuk përcaktohen kufizimet. Gjithashtu, procesverbali është i nënshkruar, pa praninë e specialistëve dhe përfaqësuesit të subjektit të shpronësuar.

- Planvendosja bashkëlidhur vendimit e hartuar nga topografi, nuk është plotësuar me shenjat konvencionale të formës së kompensimit.

- Mungon relacioni, planvendosja në kalk dhe procesverbali i dorëzimit të pronës, për sipërfaqen prej 0,2 ha.

28. Dosja nr. 38, datë 03.04.2006, hartuar nga anëtari përgjegjës, kryetari, është marrë vendimi nr. 52, pa datë, për njohje dhe kompensim të pronës së llojit “tokë bujqësore”, me sipërfaqe 60 ha, shtrirë në 7 zona kadastrale, në fshatrat: Karbunarë e Poshtme, Ngrehëz e Madhe, Pirre, Lumth, Kryekuq, Lushnje, si dhe i njeh dhe i kthen pronësinë për sipërfaqen prej 22.6 ha të llojit “tokë pyll”, në z.k. nr. 2285, në fshatin Kryekuq.

Sipas pikave 5 dhe 6 te vendimit te mësipërm, njeh të drejtën e pronësisë dhe kompensimit për sipërfaqen prej 62 dy (6.2 ha) “toke bujqësore”, ndodhur në fshatin Karbunarë e Poshtme.

Dosja ka këto mangësi: - Vendimmarrja është bërë në 04.12.2006, ndërkohë që vendimi nr. 52 nuk ka

datë. Pra, në një kohë që ky komision ligjërisht nuk duhej të funksiononte, pasi funksioni i tij është ndërprerë në muajin gusht 2006 dhe më datë 25.09.2006 është emëruar drejtori i ri i ZRKKP, Qarku i Fierit.

- Planvendosjet që shoqërojnë vendimin nr. 52 mbajnë datën 31.07.2006, nuk shprehin në fakt shkallën 1:2500, pasi planvendosja e tokës pyjore e cila paraqitet në hartë është me format fizik 100 x 70 cm.

- Aktverifikimi (procesverbali) datë 30.05.2006 është me shkrim dore, i palexueshëm, nuk shpreh asnjë lloj përmase të pronave “objekt të vendimit”, është i shkëputur në dy pjesë, sipas të cilit në faqen 112 përmban firmat e dy anëtarëve, ndërsa në faqen 113 ka vetëm firmën e anëtarit përgjegjës dhe mungon firma e anëtarit të dytë.

- Mungon relacioni i anëtarit përgjegjës dhe data e hartimit të projektvendimit. Procesverbali i dorëzimit të pronës datë 17.01.2007 nuk përcakton llojet dhe

sasitë e pasurive që dorëzohen, si dhe nuk përputhet me anën formale të shprehur në pikat 1-6, të vendimit nr. 52, pra është i parregullt.

- Sistemimi dhe inventarizimi i dosjes është i parregullt, pasi nuk shpreh analitikisht emërtimet e dokumenteve që përbëjnë dosjen, gjë që nuk siguron miradministrimin e saj.

Page 58: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

58

Për mangësitë e mësipërme që vijnë në kundërshtim me rregulloren nr. 122, datë 15.3.2005, ligjin nr. 9235, datë 09.7.2004 dhe me ligjin nr. 9524, datë 06.01.2003 “Për arkivat”, mbajnë përgjegjësi ish-komisionerja dhe ish-kryetari.

Për shkeljet, të metat e mangësitë e trajtuara në këtë pikë të programit të kontrollit, mbajnë përgjegjësi ish-kryetarë të Komisionin Vendor të Kthimit dhe Kompensimit te Pronave; 2 ish-komisionarë, si dhe 2 specialistë, sipas dosjeve dhe vendimeve të marra, të cilat vijnë në kundërshtim me ligjin nr. 9235, datë 29.7.2004, rregulloren nr. 122, datë 15.3.2005 dhe me udhëzimin nr. 1, datë 15.3.2005.

Mbi vendimet e marra nga Komisioni i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave (aktualisht Zyra Rajonale e Agjencisë së Kthimit e Kompensimit të Pronave) Fier, për njohje, kthim dhe kompensim të pyjeve, livadheve dhe kullotave si dhe mbi dokumentacionin mbështetës të këtyre vendimeve.

Nga kontrolli mbi vendimet e marra për njohje, kthim dhe kompensim të

pronave pyje, livadhe dhe kullota si dhe dokumentacionin mbështetës të tyre, u konstatua se:

Gjatë periudhës korrik 2004 deri më 31 dhjetor 2006 janë shqyrtuar 12 dosje në zërat kadastrale “pyje, kullota e livadhe”, për të cilat janë marrë vendime “për njohje” për sipërfaqen prej 8.212.800 m2, “kthim në natyrë” për sipërfaqen prej 8.169.800 m2, “njohje të drejtë kompensimi” për sipërfaqen prej 43.000 m2 dhe të mos njohje (një rast) për sipërfaqen prej 40.000 m2.

Vendimet e KVKKP-së janë marrë përgjithësisht mbi bazën e njohjes të “faktit juridik” nëpërmjet vendimeve të gjykatave.

Nga kontrolli i 10 dosjeve në lidhje me vendimet e marra për kthimin dhe kompensimin në pyje dhe kullota rezulton si më poshtë:

1. Dosja nr. 1, datë 01.09.2005, përgatitur nga anëtari përgjegjës, është marrë vendimi nr. 2, datë 30.11.2005, për njohje dhe kthimin fizik të pasurisë të llojit “pyll e kullotë”, me sipërfaqe 149.1 ha, ndodhur në fshatin Çorrush, Mallakastër.

Nga kontrolli rezulton se njohja e pronësisë është bazuar në vendimin gjyqësor nr. 1424, datë 25.11.1999, për vërtetimin e faktit juridik të njohjes së pronësisë të një sipërfaqe prej 148.8 ha, aktualisht “pyll e kullotë”, në fshatin Çorrush, Mallakastër.

Dosja ka këto mangësi: - Projektvendimit për njohjen dhe kompensimin e pronës nuk i është

bashkëlidhur planvendosja me shenjat konvencionale sipas (shtojcës 2 dhe 3), e cila vjen në kundërshtim me nenin 17, të rregullores nr. 122, datë 15.3.2005.

- Aktverifikimi (procesverbali) i datës 26.9.2005 konstaton nga verifikimi se parcela nr. 6 është me sipërfaqe 7 ha, parcela nr. 7 është me sipërfaqe 118.3 ha dhe parcela nr. 11 me sipërfaqe 23.8 ha, janë të gjitha “kullotë” me sipërfaqe gjithsej 149.1 ha.

- Sipas vendimit të Gjykatës nr. 1424, datë 25.11.1999, përcaktohet tokë “kullotë” me sipërfaqe prej 148.8 ha “pyll e kullotë”, ndërsa sipas vendimit nr. 2, datë 30.11.2005, të KVKKP, i njeh dhe kthen pronën e paluajtshme të llojit “pyll e kullotë” me sipërfaqe 149.1 ha, pra 0.3 ha më shumë se vendimi i gjykatës (149.1-148.8 = 0.3 ha), kur sipas aktverifikimit e gjitha është “kullotë” dhe 0.3 ha më pak. Pra, zëri në aktverifikim nuk është i saktë, pasi sipas DSHP dhe ZRPP është pyll e kullotë.

- Në aktverifikim nuk përcaktohen kufizimet e pronës. - Mungon relacioni dhe planvendosja e pronës në kalk. 2. Dosja nr. 2, datë 01.9.2005, përgatitur nga anëtari përgjegjës është marrë

vendimi nr. 3, datë 30.11.2005, duke njohur të drejtën e bashkëpronësisë dhe kthimin

Page 59: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

59

fizikisht të pronës së paluajtshme të llojit “tokë pyll” me kufizimet përkatëse, si më poshtë:

- Sipërfaqja prej 474.000 m2, në zërin kadastral “pyll”, ndodhur në fshatin Ferras, Komuna Levan, Fier.

- Të mos njohë sipërfaqen prej 21.000 m2, në zërin kadastral “pyll”, që i përket fondit pyjor, në fshatin Ferras, Komuna Levan, Fier.

Nga kontrolli rezulton se njohja e pronësisë është bazuar në vendimin gjyqësor nr. 1043, datë 19.07.2004, për vërtetimin e faktit juridik të ekzistencës së pronësisë, duke vërtetuar se sipërfaqja e shpronësuar ka qenë 49.5 ha tokë pyll.

Konfirmimi i ZVRPP, Fier, me shkresën nr. 1202/1, datë 28.09.2005, vërteton se sipërfaqja e pasurisë të llojit “pyll” është në pronësi shtet. Konfirmimi i DSHP në Fier me shkresën nr. 80, datë 12.9.2005, vërteton se këto prona bëjnë pjesë ne ekonominë pyjore “Lumi Vjosa”, me sipërfaqe 49.5 ha dhe nuk ndodhen në zona të mbrojtura apo turistike.

Konfirmimi i SAMT, Qarku i Fierit me shkresën nr. 699/1, datë 18.10.2005, vërteton se sipërfaqja prej 47.5 ha, është në zërin kadastral “tokë pyll”. Pra, ndryshon me vendimin e gjykatës për 2 ha.

Dosja ka këto mangësi: - Projektvendimit për njohjen dhe kompensimin e pronës nuk i është

bashkëlidhur planvendosja me shenjat konvencionale sipas (shtojcës 2 dhe 3), e cila vjen në kundërshtim me nenin 17, të Rregullores nr. 122.

- Aktverifikimi (procesverbali) i datës 30.09.2005 konstaton se sipërfaqja në terren nuk ishte 49.5 ha, por është në fakt prej 47 ha dhe diferenca prej 2.15 ha nuk është “tokë pyll dhe kullotë”, por “tokë bujqësore”, ndarë sipas ligjit nr. 7501, datë 19.07.1991, ndërsa shkresa e SAMT shprehet për 47.5 ha “tokë pyll”, pra ka mospërputhje të sipërfaqeve nga institucionet e lartpërmendura.

- Mungojnë kufizimet e pronës. - Mungon relacioni i hartuar për pronën dhe planvendosja në kalk. 3. Dosja nr. 7, datë 21.11.2005, përgatitur nga anëtari përgjegjës, është marrë

vendimi nr. 17, datë 14.04.2006, për njohje të pasurisë të llojit “tokë pyll” me sipërfaqe 600.000 m2, duke kthyer fizikisht 556.500 m2 dhe kompensuar 43.500 m2 (nga e cila rezervuari me sipërfaqe 43.000 m2 dhe truall 500 m2), ndodhur në fshatin Kryekuq, Komuna Remas, Lushnje.

Nga kontrolli rezulton se njohja e pronësisë është bazuar në vendimin gjyqësor nr. 717, datë 14.04.2004, për vërtetimin e faktit juridik të njohjes së pronësisë të një sipërfaqe “tokë pyll” prej 60 ha.

ZVRPP me shkresën nr. 419/1, datë 09.12.2005 shprehet se për këtë sipërfaqe nuk ka veprime me persona fizik e juridik, shtetëror apo privat.

DSHP me shkresë pa numër, datë 29.12.2005 konfirmon se sipërfaqja prej 60 ha ndodhet në fondin pyjor.

Bordi Kullues në Lushnje me shkresën nr. 37/1, datë 20.03.2006 sqaron se kjo pronë është në funksion për qëllimin për të cilin është ndërtuar, por në këtë shkresë nuk është përcaktuar sipërfaqen e pronës e llojit “pyll”.

Dosja ka këto mangësi: - Projektvendimit për njohjen dhe kompensimin e pronës nuk i është

bashkëlidhur planvendosja me shenjat konvencionale. - Aktverifikimi (procesverbali) datë 08.02.2006 nuk përcakton sipërfaqen dhe

kufizimet, si dhe nuk shprehet për gjendjen e aktuale të pronës me sipërfaqe prej 600.000 m2.

- Mungon relacioni dhe planvendosja në kalk.

Page 60: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

60

4. Dosja nr. 21, datë 24.01.2006 (lidhet me dosjen nr. 158, viti 2003) është marrë vendimi nr. 20, datë 27.4.2006, për njohje dhe kthim të pasurisë të llojit “tokë kullotë” me sipërfaqe prej 31 dy, ndodhur në fshatin Kasnicë, Komuna Rruzhdie, Fier.

Nga kontrolli rezulton se njohja e pronësisë është bazuar në vendimin gjyqësor nr. 709, datë 25.04.2003, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor, Fier, për vërtetimin e faktit juridik të njohjes së pronësisë të një sipërfaqe “tokë kullotë” prej 31 dy, ndodhur në fshatin Kasnicë, Komuna Rruzhdie, Fier, sipas planvendosjes bashkangjitur.

ZVRPP në Mallakastër me shkresën nr. 45, datë 28.02.2006, konfirmon se prona llojit “kullotë” është e pashpallur si pasuri dhe zyra nuk disponon të dhëna në lidhje me këtë pronë.

SAMT, Qarku i Fierit, me shkresën nr. 68/1, datë 07.4.2006 konfirmon se pasuria kadastrale nr. 432 ndodhet në fshatin Kasnec, Komuna Ruzhdie dhe është e llojit “pyll”, me sipërfaqe totale 45.8 ha dhe nuk është objekt i ligjit nr. 7501, datë 19.07.1991 “Për tokën”.

DSHP në Fier, me shkresën pa numër, datë 29.9.2005 konfirmon se nuk administron pasurinë nr. 432, pasi nuk përfshihet në fondin (pyjor/kullosor) të kësaj drejtorie.

Komuna Ruzhdie, me shkresën nr. 48, datë 21.04.2006, konfirmon se parcela kadastrale nr. 432, me sipërfaqe totale 45.8 ha, e llojit “kullotë”, aktualisht është në pronësi të komunës.

- Siç rezulton sa më lart ka mospërputhje të zërave kadastral midis SAMT e institucioneve të tjera, të cilat nuk evidentohen në vendimin e njohjes dhe të kthimit fizik.

- Projektvendimit për njohjen dhe kthimin e pronës nuk i është bashkëlidhur planvendosja me shenjat konvencionale.

- Aktverifikimi i datës 19.04.2006 shpreh se prona aktualisht posedohej nga trashëgimtarët e subjektit të shpronësuar, por pa përcaktuar sipërfaqen totale të saj, si dhe kufizimet e pronës.

- Mungon relacioni dhe planvendosja në kalk. 5. Dosja nr. 32, datë 10.03.2006, (lidhet me dosjen nr. 132, viti 2000) përgatitur

nga anëtari përgjegjës, është marrë vendimi nr. 30, datë 29.5.2006, për njohje dhe kthim fizikisht, ta pasurisë të llojit “kullotë” me sipërfaqe prej 18.8 dy, ndodhur në fshatin Kraps, Komuna Portëz, Fier.

Dosja ka këto mangësi: - Në dosje nuk ndodhen kërkesa të dërguara nga KVKKP, Qarku i Fierit,

drejtuar institucioneve si: SAMT dhe DSHP, për njohjen e gjendjes juridike të pronës, por janë mjaftuar vetëm me përgjigjen e ardhur nga ZVRPP, Fier.

- Projektvendimit për njohjen dhe kompensimin e pronës nuk i është bashkëlidhur planvendosja me shenjat konvencionale.

- Aktverifikimi (procesverbali) datë 04.5.2006 shpreh se prona e llojit tokë “kullotë”, aktualisht është kullotë dhe me bimësi të tjera, me shkurre, me sipërfaqe prej 18.8 dy, por pa përcaktuar kufizimet e kësaj prone.

- Mungon relacioni dhe planvendosja në kalk. - Procesverbali i dorëzimit të pronës datë 03.7.2006, mbajtur nga anëtari

përgjegjës e dosjes, nuk është inventarizuar si pjesë e vendimit dhe e planvendosjes “për kthimin fizik të pronës”.

6. Dosja nr. 41, datë 06.04.2006, përgatitur nga anëtari përgjegjës, është marrë vendimi nr. 66, datë 31.07.2006, për njohje dhe kthim të pasurisë të llojit “pyll e tokë pa fryt” me sipërfaqe prej 99 ha, ndodhur në Adriatik, Komuna Libofshë, Fier.

Page 61: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

61

Nga kontrolli rezulton se njohja e pronësisë është bazuar në vendimin gjyqësor nr. 1013, datë 06.10.2000, të Gjykatës të Rrethit Gjyqësor, Fier, për vërtetimin e faktit juridik të njohjes së pronësisë të një sipërfaqe “tokë pyll” prej 998 dy.

SAMT, Qarku i Fierit, me shkresën nr. 468/1, datë 31.5.2006, konfirmon se parcela kadastrale nr. 83, me sipërfaqe 8.4 ha dhe nr. 104, me sipërfaqe 1.6 ha janë “tokë pyll”, ndërsa parcela kadastrale nr. 40 me sipërfaqe 48 ha dhe nr. 1 me sipërfaqe 41 ha janë “tokë pa fryt”, të cilat nuk janë objekt i ligjit “Për tokën.”

DSHP Fier, me shkresën nr. 101, datë 31.05.2006, konfirmon se kjo pronë ndodhet në dy ekonomi pyjore:

1. Në ekonominë pyjore “Lumi i Semanit 1” ndodhen parcelat: nr. 2 me sipërfaqe 1.6 ha, parcela nr. 3/a me sipërfaqe 0.2 ha, parcela nr. 4/a me sipërfaqe 8.4 ha, nga ku parcelat nr. 2 dhe nr. 3, sipas kadastrës pyjore figuron me eukalipte dhe parcela nr. 4 figuron me plepa.

2. Në ekonominë pyjore “Bregdet Seman, Ndërmenas” ndodhen parcelat: nr. 17/a, b, c me sipërfaqe 15 ha dhe parcela nr. 11 me sipërfaqe 38 ha, nga ku përbërja e parcelës 17/a, b është me marinë e pishë të egër, kurse parcela 11 e 17/c janë me marinë.

Ekonomia pyjore “Bregdet Seman Ndërmenas” bën pjesë në “zonë turistike” dhe parcela nr. 17/a, b, c në këtë zonë, rezultoi me sipërfaqe 48 ha, nga kjo 7.5 ha pyll me pisha të egra dhe 7.5 ha pyll me marinë dhe pjesa para pyllit, është tokë pa fryt, me sipërfaqe 33 ha, pra, tokë ranore me bimësi të rrallë. Parcela nr. 11, me sipërfaqe 38 ha në përbërje ka pyll të mbjellë me marrin dhe 2 ha tokë ranore, pothuajse e zhveshur.

Dosja ka këto mangësi: - Projektvendimit për njohjen dhe kthimin e pronës nuk i është bashkëlidhur

planvendosja me shenjat konvencionale. - Aktverifikimi (procesverbali) pa datë nuk përcaktohen kufizimet e pronës së

paluajtshme të llojit “tokë pyll e tokë pa fryt”, në kundërshtim me nenin 16, të rregullores nr. 122, datë 15.3.2005.

Nga llogaritjet e bëra dhe nga verifikimi në terren, rezulton sipërfaqja prej 98 ha (1.6 ha + 8.4 ha + 48 ha + 38 ha + 2 ha = 98 ha).

Komisioni me vendimin nr. 66, datë 31.07.2006, ka njohur dhe kthyer fizikisht pronën e paluajtshme të llojit ”pyll e tokë pa fryt” me sipërfaqe prej 99 ha.

Pra, komisioni ka njohur dhe kthyer 1 (një) ha më shumë se matjet në terren dhe 0.8 ha më pak se vendimi të Gjykatës nr. 1013, datë 06.10.2000.

- Nga komisioni nuk është bërë ndarja e pasurisë së paluajtshme të llojit “tokës pyll dhe tokë pa fryt”, pra nuk ka ndarë zërat kadastral, veprim ky në kundërshtim me rregullores nr. 122, datë 15.03.2005.

- Mungon relacioni dhe planvendosja në kalk. - Në dosje nuk ndodhet shkresa për dërgimin e vendimeve të formës së prerë të

KVKKP, kjo në kundërshtim me nenin 22, pika 3, të rregullores nr. 122, datë 15.3.2005.

- Procesverbali i dorëzimit të pronës datë 08.3.2007 nuk i është bashkëlidhur vendimit nr. 66, datë 31.7.2006, gjithashtu është i painventarizuar, në kundërshtim me nenin 20, pika 3, e rregullores nr. 122, datë 15.3.2005.

- Drejtori i ZRAKKP është shprehur për marrje të formës së prerë për vendimin nr. 66, datë 31.7.2006, duke tejkaluar afatet kohore përcaktuar në udhëzimin nr. 368, datë 23.11.2006 “Për procedurat për dhënien e formës së prerë të vendimeve të marra nga komiteti shtetëror/komisionet vendore të kthimit dhe kompensimit të pronave pika 1”.

Page 62: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

62

7. Dosja nr. 95, datë 12.6.2006, përgatitur nga anëtari përgjegjës, është marrë vendimi nr. 50, datë 27.04.2006, për njohje dhe kthimit të pasurisë të llojit “tokë pyll” me sipërfaqe prej 30 ha, ndodhur në fshatin Kraps, Fier.

Dosja ka këto mangësi: - Projektvendimit për njohjen dhe kompensimin e pronës nuk i është

bashkëlidhur planvendosja me shenjat konvencionale. - Aktverifikimi (procesverbali) datë 10.07.2006 nuk është firmosur nga

specialistit, i cili ka marrë pjesë në verifikimin e pronës në terren. - Mungon relacioni dhe planvendosja në kalk. - Në dosje ndodhen 3 kopjet e vendimit të hartuar nga KVKKP, Qarku i Fierit,

ku njëra kopje e vendimit nuk është shprehur për marrje të formës së prerë, si dhe nuk i është bashkëlidhur planvendosja përkatëse.

- Vendimet nuk janë dërguar subjektit të shpronësuar, si dhe ZVRPP në Fier për regjistrim.

8. Dosja nr. 56, datë 26.4.2006, e subjektit të shpronësuar, përgatitur nga anëtari përgjegjës, është marrë vendimi nr. 37, datë 26.6.2006, për njohje dhe kthimit të pasurisë të llojit “tokë pyll” me sipërfaqe prej 2 ha, ndodhur në Ardenicë, Komuna Libofshë.

Nga kontrolli rezulton se njohja e pronësisë është bazuar në vendimin gjyqësor nr. 825, datë 29.03.1994, të Gjykatës të Rrethit Gjyqësor, Fier, për vërtetimin e faktit juridik të njohjes së pronësisë të një sipërfaqe “tokë bujqësore” prej 40 ha, ndodhur në fshatin Libofshë, Komuna në Libofshë, e ndarë në dy parcela:

Parcela e parë prej 38 ha dhe parcela e dytë prej 2 ha, sipas kufizimeve përkatëse. Në lidhje me parcelën prej 2 ha qytetari (trashëgimtar) ka kërkuar në Gjykatën e Faktit të Rrethit, Fier plotësim e vendimit të mësipërm e cila me vendimin e nr. 75, datë 19.09.1994, ka vendosur plotësimin e vendimit nr. 825, datë 29.03.1994, duke përcaktuar së nga parcela prej 38 ha “tokë bujqësore”, janë tjetërsuar në truall 2.38 ha, në të cilin ndodhet dhe trualli i shtëpisë prej 1850 m2.

- ZVRPP e Fieriy me shkresën nr. 830, datë 19.5.2006 konfirmon se nga verifikimi i kryer rezulton se, pasuria nr. 84 është e regjistruar si pasuri “shtet” në volumin 7, faqe 165, me sipërfaqe 61.920 m2, e llojit “kullotë”, ndërsa për pasurinë me nr. 159 nuk disponon të dhëna.

- Drejtoria e Shërbimit Pyjor në Fier, me shkresën nr. 98, datë 09.5.2006, konfirmon se sipërfaqja e pretenduar bën pjesë në fondin pyjor shtetëror (parcela 2/b) e cila administrohet nga DSHP.

- Duke krahasuar hartën që shoqëron këtë shkresë del se prona e kërkuar ndodhet në parcelën 1/d, me sipërfaqe prej 10 ha dhe e llojit “lis”.

Por, nga ballafaqimi i parcelave me hartën e Drejtorisë së Shërbimit Pyjor, del që subjektit të shpronësuar t’i jetë kthyer sipërfaqja në parcelën 2/b, që është sipërfaqja 2 ha “pyll” e jo truall.

- Procesverbali datë 05.5.2006 shpreh se prona e paluajtshme e llojit “pyll” ka në përbërje lis, pishë, ...e bimësi pyjore, por pa përcaktuar numrin parcelave.

- Mungon relacioni dhe planvendosja në kalk. Sipas vendimit nr. 37, datë 26.6.2006, në pjesën “vëren” shprehet se: subjekti i

shpronësuar ka qenë pronar i një pasurie e llojit “pyll” me sipërfaqe 2 ha, e ndodhur në vendin e quajtur Ardenicë, Komuna në Libofshë, të vërtetuar me vendimin gjyqësor nr. 825, datë 29.3.1994.

Duke ballafaquar me përshkrimin në vendim del që sipërfaqja prej 2.38 ha është truall sipas vendimit të Gjykatës, ndërsa verifikimi në vend dhe shkresat e DSHP shprehen për pyll.

Page 63: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

63

Pra, ka mospërputhje të zërave kadastral, duke mos ruajtur origjinën e pronës së njohur me vendim gjykate, lidhur me kthimin dhe dorëzimin e pronës qytetarit.

Nga komisioni nuk është bërë përputhja e zërave kadastral, kjo në kundërshtim me rregullores nr. 122, datë 15.03.2005, neni 22, pika 3 dhe ligjin nr. 9235, datë 29.07.2004.

Në bazë të autorizimit nr. 380/3, datë 17.07.2007 u bë verifikimi i procedurave ligjore në Drejtorinë e Shërbimit Pyjor, Fier, në lidhje me vendimin nr. 37, datë 26.06.2006 të KVKKP, përsa i përket gjendjes juridike dhe teknike të pronës të llojit “pyll”, ndodhur në Ardenicë, Komuna e Libofshës, nga ku dolën mospërputhje të dokumentacionit si vijon:

- Harta e DSHP Fier shprehet për parcelën 1/d, të llojit “lis”, ndërsa harta e KVKKP shprehet për parcelën 1/d me konfiguracionin e parcelës 2/b, pra të zhvendosur dhe të shmangur nga pyll të llojit “lis” në pyll të llojit “pish”.

Këtë ndryshim të parcelës nga 1/d në 2/b e përforcon shkresa e DSHP në Fier me nr. 98, datë 09.05.2006. Veprimet e mësipërme kanë çuar në përfitim të padrejtë të sipërfaqes prej 2 ha pyll, pa origjinë prone pyll por truall, në kundërshtim me ligjin nr. 9235, datë 04.05.2005 dhe rregulloren nr. 5, datë 08.11.2000 “Për funksionet e shërbimit pyjor në RSH”, rregulloren e DSHP në Fier, kreu i III, Seksioni i Administrim-Menaxhimit, pika 4 dhe ngarkohet me përgjegjësi ish-drejtori i DSHP dhe përgjegjësjae Seksionit të Administrimit dhe Menaxhimit të Shërbimit Pyjor, Fier.

9. Dosja nr. 4, datë 08.09.2005 (lidhet me dosjen ekzistuese nr. 13, viti 1997), hartuar nga anëtari përgjegjës, është marrë vendimi nr. 4, datë 20.02.2006, sipas të cilit u njeh trashëgimtarëve të drejtën e pronësisë mbi sipërfaqen totale prej 464 ha, të llojit 60 ha tokë bujqësore, 193 ha tokë pyll dhe 211 ha, tokë në fondin pyjor, në fshatin Grykë, ish-NB në Povelçë, sektori plazh, të Komunës Topojë.

Sipas pikës 2 të këtij vendimi i kthen fizikisht tokë bujqësore prej 60 ha (ndarë në sipërfaqet 12.42 ha + 14.68 ha + 12.21 ha + 10.19 ha + 10.50 ha); i kthen fizikisht tokë pyll me sipërfaqe 193 ha dhe fond pyjor me sipërfaqe prej 211 ha në bregdetin “Seman”.

Vendim është marrë nga 4 anëtarë kundrejt 5 anëtarëve që duhej të jenë në përbërje dhe është votuar pro nga 3 anëtarë, duke pasur një votë kundër, e cila është shprehur si mendim pakice në këtë vendim.

Procesverbali i dorëzimit të pronës me datë 27.03.2006 shprehet për dorëzimin e pronave: 404 ha “pyll dhe sipërfaqe të fondit pyjor” dhe 60 ha “tokë bujqësore” dhe nuk shprehet për përmasat e sipërfaqeve si dhe nuk i referohet planvendosjeve.

Nga kontrolli se njohja e pronësisë është bazuar në vendimin gjyqësor nr. 2530, datë 18.10.1995 dhe nr. 629, datë 04.11.1997, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor në Fier, sipas të cilëve me vendimin nr. 2530, datë 18.10.1995, për vërtetimin e faktit juridik të njohjes së pronësisë të një sipërfaqe “tokë bujqësore” prej 1057 ha, por ky vendim nuk shoqërohet me hartën bashkëlidhur me vulën e Gjykatës. Po sipas vendimit nr. 629, datë 04.11.1997, Gjykata e Rrethit të Fierit, në plotësim të vendimit të mëparshëm ka vendosur njohjen e 1057 ha, në fshatin Grykë, të Komunës në Seman, të ndarë në ish-kullotë, tokë pyll dhe shkurre. Sot kjo sipërfaqe rezulton: 193 ha tokë arë, 193 ha pyll, 241 ha tokë pyll, 168 ha kullotë, rrugë e kanale brenda 248 ha (truall i tjetërsuar 248 ha) dhe truall i tjetërsuar 4 ha, por vendimi është i parakorduar për 10 ha. Gjithashtu vendimit nuk i bashkëlidhet harta shoqëruese me vulën lidhëse të gjykatës.

Me shkresën nr. 389, datë 23.3.2006 dosja që shoqëron vendimin nr. 4 i është dërguar KSHKKP në Tiranë, sipas kërkesës së tij.

Page 64: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

64

Me vendimin nr. 79, datë 20.09.2006, KSHKKP e Tiranës konstaton pavlefshmëri absolute të këtij vendimi dhe kthimin për rishqyrtim në këtë komision. Ky rishqyrtim sipas pikës së dytë të këtij vendimi të kryhet pas dhënies së vendimit gjyqësor në gjyqin e themelit, të nisur nga palët pretenduese. Pra çështja është në gjykatë dhe nga kjo zyrë nuk na u vu në dispozicion.

10. Dosja nr. 83, datë 29.05.2006, përgatitur nga anëtari përgjegjës, është marrë vendimi nr. 80, datë 03.08.2006, për njohje dhe kthim të pronës së llojit “kullotë”, me sipërfaqe 22.500 m2, ndarë në dy parcela (2.500 + 20.000), ndodhur në fshatin Hekal dhe Kolec, të Komunës Hekal, Mallakastër.

Dosja ka këto mangësi: - Nuk ka konfirmim nga DSHP. - Mungon procesverbali i verifikimit në vend dhe procesverbali i dorëzimit te

pronës. - Mungon relacioni dhe planvendosja në kalk. - Ka ndryshim të zërit kadastral nga “tokë e pafrytshme” në “kullote” për

parcelën nr. 207 me emrin popullor “Brinja e Sulos”. Për shkeljet, të metat e mangësitë e trajtuara në këtë pikë të programit të

kontrollit, sipas dosjeve dhe vendimeve të marra të cilat vijnë në kundërshtim me ligjin nr. 9235, datë 29.07.2004, rregulloren nr. 122, datë 15.03.2005 dhe me udhëzimin nr. 1, datë 15.03.2005, mbajnë përgjegjësi: 2 ish-kryetarë të KVKKP; 2 ish-anëtare; 2 specialistë.

Kontroll mbi zbatimin e pagesës së shërbimit nga ish-pronarët apo

trashëgimtarët e tyre, ndjekja e radhës së kërkesave për njohje, kthim dhe kompensim të pronës, dokumentacioni përkatës.

Nga kontrolli mbi zbatimin dhe ndjekjen e radhës së kërkesave për njohje,

kthim dhe kompensim të pronës, mbajtjen e dokumentacionit përkatës dhe zbatimin e pagesës së shërbimit, për periudhën janar 2005 deri korrik 2006 u konstatua se:

I. Mbi normat e brendshme në rregullim të mbajtjes së dokumentacionit dhe raportimit të ecurisë së procesit në shqyrtimin e kërkesave, procedurave e vendim marrjen e njohjes, kthimit dhe kompensimit të pronave.

1- Mungojnë ose nuk iu paraqitën grupit të kontrollit, urdhrat e brendshme të organit të vartësisë, që normojnë lidhur me:

a- Standardin e evidentimit, miratimin e formateve tip të regjistrave që KVKKP-ja apo ZRAKKP-ja detyrohen të mbajnë për ecurinë e ndjekjes së procesit dhe procedurave të reformës në prona (kërkesë, njohje, kthim, kompensim etj.), sipas kapitullit VII, nenit 37, të rregullores nr. 122, datë 15.03.2005.

b- Standardin e raportimit dhe me evidencat tip të miratuara me përpunimin racional të informacionit, lidhur me pasqyrimin e ecurisë së procesit njohje, kthim dhe kompensim të pronave, mungesë kjo në mos përmbushje të kapitullit IV, neni 24, të rregullores nr. 122, datë 15.03.2005.

c- Mungon raportimi sipas një evidence standarde të unifikuar për çdo periudhë 2-mujore e progresive. Kështu gjatë periudhës janar 2005 deri korrik 2006 (19-mujore), nga minimumi 10 raportime – evidenca që duhej të bëheshin, nga të cilat 8 raportime me periudha 2-mujore dhe 2 raportime me periudha vjetore, rezultojnë të jenë bërë vetëm 4 raportime, evidenca gjithsej, nga të cilat: një raportim për vitin 2005, raportim i dy mujorit të parë 2006, raportim 2,5 mujor 2006, raportim 6-mujori parë 2006 dhe raportim deri 10.12.2006, i cili është kryer nga drejtori aktual.

Page 65: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

65

Pra nga raportimet e mësipërme del se, jo vetëm që ato nuk ndjekin rregullisht periudhat 2-mujore, por informacioni i dhënë prej tyre dhe treguesit e paraqitur, nuk janë të unifikuar dhe të njëjtë për secilën periudhë, fakt ky i konstatuar në raportet e sipërpërmendura dhe që vjen në kundërshtim me nenet 24 e 37, të rregullores nr. 122, datë 15.03.2005.

2- Mungojnë procesverbalet e marrjes në dorëzim dhe dorëzimit të detyrave, ndërmjet 3 sekretare–arkivisteve dhe 2 kryetarëve të komisionit, të liruar dhe emëruar nga detyra, fakt ky që ndërmjet të tjerash, jo vetëm që ka sjellë mangësi në dokumentacion dhe mungesë të ecurisë dhe ndjekjes në vazhdimësi të detyrave, por edhe të raportimit periodik të aktivitetit.

Këto mangësi janë në kundërshtim me ligjin nr. 9154, datë 06.01.2003 “Për arkivat”, me nenin 7, të rregullores “Normat tekniko-profesionale dhe metodologjike të shërbimit arkivor në RSH”, dhe në bazë të kreut të V, nenet 26 e 28, të rregullores nr. 122, datë 15.3.2005, ngarkojnë me përgjegjësi 2 ish-kryetarë komisioni dhe 3 ish-sekretare–arkiviste.

II- Mbi kontrollin e dokumentacionit, mbajtjen e regjistrave ekzistues lidhur me evidentimin dhe procedurën e kërkesave deri në vendim marrje për periudhën janar 2005 deri gusht 2006.

1. Sipas regjistrit të përgjithshëm të hyrjes dhe daljes së korrespondencës evidentohen se janë regjistruar dhe i janë dhënë përgjigje kërkesave të qytetarëve paraqitur në mënyrë të grupuar si më poshtë:

Për vitin 2005 janë regjistruar 7 kërkesa, përkatësisht me nr. 9, 19, 24, 41, 51, 65 e 68, dhënë përgjigje me shkrim vetëm kërkesës nr. 19, datë 21.02.2005, ndërsa 5 kërkesa janë pa përgjigje.

Për vitin 2006 janë regjistruar 14 kërkesa përkatësisht me numra prot. 249, 241, 232, 304, 366, 373, 514, 521, 623, 711, 724, 748, 751 dhe 761, nga të cilat i është dhënë përgjigje vetëm kërkesës nr. 521, ndërsa 13 kërkesa janë pa përgjigje. Pavarësisht nga objekti dhe karakteri i këtyre kërkesave të qytetarëve apo përfaqësuesve të tyre, që përgjithësisht lidhen me probleme të pronësisë apo të marrëdhënieve të tjera të lidhura me to, moskthimi i përgjigjeve zyrtare, apo mos evidentimi për vazhdim procedurash nga ky institucion, vjen në kundërshtim me ligjin nr. 8485, datë 12.5.1999 “Kodi i procedurës administrative” për të cilën mbajnë përgjegjësi 2 ish-kryetarë të KVKKP.

Gjithashtu mbajtja e regjistrit të korrespondencës për vitet 2004, 2005 dhe 2006, shoqërohet me mangësi e parregullsi të tilla si: mosruajtja e vazhdimësisë kronologjike të regjistrimeve sipas periudhave, si dhe mosplotësimi i rregullt i kolonës “shkurtimi i lëndës”, ku nuk jepet qartë dhe saktë, madje humbet kuptimi i informacionit të shkurtuar të shkresës së hyrë apo të dalë; mangësi këto që vijnë në kundërshtim me formën standarde të mbajtjes së këtij libri themelor, në kundërshtim me ligjin nr. 9154, datë 06.01.2003 “Për arkivat” dhe me rregulloren përkatëse.

2. Në lidhje me evidentimin e kërkesave të qytetarëve ose përfaqësuesve të tyre, kërkesa të konsideruara në përputhje me formën e përcaktuar, të pranuara për vazhdim procedure, sipas nenit 13, të rregullores nr. 122, datë 15.3.2005, është hapur regjistri përkatës nga i cili evidentohen se janë paraqitur, pranuar dhe regjistruar kërkesat si më poshtë:

Kërkesat e pranuara sipas viteve:

Nr. V I T I Gjithsej Numrat rendor 1 Viti 2005 18 1 - 18 2 Viti 2006 137 19 - 155 T O T A L 155 1 - 155

Page 66: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

66

Konstatohet se këto kërkesa, ndonëse janë në përputhje me formatin tip, ato nuk shoqërohen me numrin përkatës të protokollit të regjistrit të korrespondencës. Pra, me këtë paraqitje është e pamundur përcaktimi saktësisht i radhës kronologjike të kërkesës.

Sipas regjistrit, për të dy vitet rezulton të jenë hapur apo shtuar 155 dosje “dokumentacion pronarësh”, ndërkohë që dosje të shoqëruara me vendime raportohen 91, ndonëse në fakt rezultojnë 94. Për diferencën nuk jepet asnjë informacion për gjendjen dhe ecurinë e tyre.

3. Nga kontrolli i regjistrit “lista e shortit”, evidentohen të jenë pranuar dhe shpërndarë numrat short, sipas periudhave përkatëse si më poshtë:

Nr. V I T E T Gjithsej Numrat rendor 1 Viti 2005 904 1 - 904 2 “ 2006 520 905 – 1.424 T O T A L 1.424 1 - 1.424

Në mbajtjen e këtij regjistri konstatohen mangësi e pasaktësi si: mungojnë emrat e personave kërkues për numrat e shortuar 1 deri 9, 12, 14 deri 16, si dhe janë kapërcyer numrat rendor 1423, 1424, duke kaluar tek numri 1425.

Gjithashtu kjo mangësi reflektohet dhe në librin e protokollit të mbledhjeve për hedhjen e shortit. Për këtë shkak, numri total i numrave të shpërndarë sipas shortit, për periudhën janar 2005 deri gusht 2006, nuk rezulton të jetë 1425 sikundër evidentohet, por 1420 sikundër saktësohet.

4. Në lidhje me shpërndarjen e numrave të shortit ndërmjet komisionarëve, referuar librit protokoll të hedhjes së shortit dhe librit të mbledhjeve “për shpërndarjen analitike të numrave”, rezulton të jenë shpërndarë, sipas viteve 2005 e 2006.

Hedhja e shortit nuk përcakton ndonjë rregullshmëri për mënyrën e zhvillimit të tij, por referuar numrave të fiksuar në protokollin e çdo mbledhjeje, del se ndarja e numrave është bërë mbi bazën e mbajtjes së radhës së numrit rendor të secilit komisionar dhe radhës së renditur të numrave të listës së kërkuesve.

5. Sipas listës e librit të protokollit të shortit, analizave dhe evidencave të paraqitura për vitin 2005, për 6-mujorin e parë të vitit 2006 dhe regjistrit të vendimmarrjes, periudhën nëntor 2005 deri në 04.08.2006, figuron se janë marrë 94 vendime, nga të cilat 32 vendime janë për shtyrje afati, mosnjohje prone e refuzime prone dhe në mënyrë të përmbledhur të dhënat paraqiten në tabelën si vijon:

Për vitin 2005 Kerkesa Nr. i

komisionerëve Shorti Analiz Takime Dosje të hapura

Vendime të marra

Vërejtje

1 228 224 75 3 3 - 2 226 220 100 - - - 3 223 220 103 - - - 4 - - - - - - 5 223 220 79 - - - 6 - - - - - - SHUMA 900 884 357 3 3 -

Nga tabela e mësipërme, lidhur me të dhënat e marra nga dokumentacioni i përmendur, konstatojmë mospërputhjet e mangësitë si më poshtë:

a- Ka mospërputhje ndërmjet kërkesave sipas shortit, pra numrave të shpërndarë ndërmjet komisionarëve i cili është 900 me ato që raportohen sipas analizës i cili është 884. Pra diferenca prej 16 numrash nuk sqarohet, fakt ky që tregon pasaktësinë ndërmjet evidencës, raportimit dhe analizës.

Page 67: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

67

b- Paqartësi e mospërputhje ka edhe në raportin ndërmjet numrave të shpërndarë (900), numrit të takimeve të bëra nga komisionarët (357), raport i cili është tepër i ulët (357 : 900), gati 30%, tregues ky që shpreh efektivitetin e shqyrtimit dhe trajtimit të kërkesave. Nuk ka një korrespondencë apo informacion lidhur me mungesën e kontaktimit dhe trajtimit të 543 kërkesave të pa trajtuara.

c- Tregues minimal i dosjeve të hapura, vendimeve të marra, 3 kundrejt numrave të shpërndarë dhe takimeve të realizuara për vitin 2005.

d- Shpërndarje e barabartë numrash ndërmjet komisionarëve dhe rezultate të ndryshme nga secili prej tyre.

Për 8-mujorin e vitit 2006. Kerkesa Nr. i

komisionerëve 7-muj. 6-muj. Analiza 6-m i Irë

Takime Dosje hapura

Vendime të marra 8-mujori

1 146 138 5 ... ... 40 2 35 35 ... ... ... 11 3 136 130 ... ... ... 20 4 - - - - - - 5 136 129 ... ... ... 18 6 67 61 ... ... ... 2 SHUMA 520 493 417 ... 113 91

Të dhënat e paraqitura në tabelën e mësipërme për periudhën e 8-mujorit 2006, megjithëse përmirësimet dhe ekzistencës së të njëjtave konkluzione të vitit 2005 dhe të vitit 2006, rezultojnë nivele të ulëta efektiviteti dhe ka mangësi e mospërputhje si vijon:

a- Mungojnë e nuk raportohen të dhënat, paraqitur sipas kolonave më sipër si: analiza e 6-mujorit, takimet e 6-mujorit, dosjet e hapura, të dhëna këto që po të pasqyroheshin për secilin komisionar, do të shërbenin në rritjen e efektivitetit të punës të secilit komisionari.

b- Konstatohet mungesë unifikimi e raportimi në evidentim të treguesve ndërmjet dy viteve, fakt që del qartë nga krahasimi i të dy tabelave.

c- Raportime të pasakta: sipas evidencës së 6-mujorit paraqiten 493 kërkesa, ndërsa sipas analizës së 6-mujorit pasqyrohen 417 kërkesa, pra duke u pasqyruar më pak 76 kërkesa.

Nga sa pasqyruar më sipër, shprehet qartë mungesa e harmonizimit të të dhënave dhe treguesve në përgjithësi. Kjo del nga radhitja e thjeshtë e numrave të shpërndarë që është 1420, dosje të hapura 155, vendime të marra 94, që në unitet shprehin raporte të zhdrejta, kohëzgjatje të procesit, tej afatit ligjor dhe efektivitet të ulët të punës së këtij institucioni, në ecurinë e reformës së njohjes, kthimit dhe kompensimit të pronave për vitet 2005 – 2006.

6- Konstatohet ngadalësi dhe mosdërgim i vendimeve të marra, lidhur me kthimin e pronave nga kjo zyrë, në ZVRPP.

Sipas librit të protokollit të korrespondencës (pasi mungon një evidencë), në lidhje me zbatimin e vendimit nr. 556, datë 23.10.2000 “Për dorëzimin e dokumentacionit të pronësisë në Zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme”, rezultojnë të dhënat si më poshtë:

a- Nuk është dërguar për botim në Gazetën Zyrtare asnjë vendim i marrë nga ky komision për vitin 2005–2006, në kundërshtim me të rregullores nr. 122, datë 15.03.2005, nenin 22, pika 5.

b- Qytetarëve u janë dorëzuar sipas librit të protokollit, vendimet në 38 raste kundrejt 94 vendimeve të marra gjithsej. Mungojnë kopjet e shkresave përcjellëse të dërgimit të vendimeve dhe në shumë raste në librin e protokollit shënohet shprehja e shkurtuar “dërgim vendimi”, por pa përcaktuar numrin dhe datën e vendimit të

Page 68: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

68

dërguar. Kjo mangësi e bën të pamundur nxjerrjen saktësisht të një evidence për dorëzimin e vendimeve të marra dhe ndjekjen e afatit 2-mujor të dërgimit.

c- Gjithashtu sipas librit të protokollit, pasi një evidencë e veçantë mungon, rezulton se pranë ZVRPP-ve janë dërguar vendimet nr. 17, datë 14.4.2006, nr. 11, datë 28.3.2006, nr. 30, datë 29.5.2006, nr. 46, datë 26.7.2006, nr. 38, datë 26.6.2006 dhe nr. 48, datë 26.7.2006. Pra, gjithsej janë dërguar vetëm 6 vendime.

Mos dërgimi i rregullt, në afat dhe në mënyrë të plotë, i vendimeve të marra në ZVRPP-të e qarkut, përveç se pengon bashkëpunimin ndërmjet institucioneve dhe vonon procesin e kthimit e kompensimit të pronave, vjen dhe në kundërshtim me pikat 2, 3 e 4, të VKM nr. 556, datë 23.10.2000, pasi ato duhet të dërgohen me procesverbal dorëzimi, brenda 2 muajve, nga data e lëshimit, mosveprime këto që ngarkojnë me përgjegjësi 2 ish-kryetarë të KVKKP së Qarkut në Fier, përkatësisht në periudhat 14.11.2005 deri 13.03.2006, 14.03.2006 deri 30.07.2006.

Për mangësitë dhe shkeljet e cituara më sipër mbajnë përgjegjësi: 2 ish-kryetarë të KVKKP të Qarkut Fier përkatësisht në periudhat 14.11.2005 deri 13.03.2006, 14.03.2006 deri 30.7.2006, 3 ish-sekretare-arkiviste në (ish-KVKKP, Qarku Fier, në bazë të neneve 26 e 29, të rregullores nr. 122, datë 15.03.2005, ligjit nr. 9235, datë 29.07.2004 dhe ligjit nr. 9154, datë 06.01.2003).

Nga kontrolli për aktivitetin e këtij institucioni, gjatë periudhës së 6-mujorit të dytë të vitit 2004 dhe mënyrën e raportimit të tij, u konstatua se:

1. Referuar çështjes nr. 1 të programit të kontrollit rezulton se aktiviteti i KVKKP, është kontrolluar nga KLSH për periudhën deri 30.06.2004.

2. Për periudhën e 6-mujorit të dytë të vitit 2004 konstatohet se komisioni nuk ka ushtruar aktivitet, apo aktiviteti ka qenë i kufizuar, pa vendimmarrje. Kjo gjendje evidentohet sidomos pas daljes së ligjit nr. 9235, date 29.07.2004 “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”, periudhë e cila përmbledh ristrukturimin dhe riorganizimin e KVKKP, ndryshimin e vartësisë, pra kalimin nga vartësia e Prefekturës së Qarkut në vartësi të ish-Komitetit Shtetëror të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave (KSHKKP).

Mosfunksionimi efektiv i KVKKP të Qarkut në Fier, gjatë 6-mujorit të dytë të vitit 2004, pasqyrohet nga shqyrtimi i dokumentacionit shkresor të këtij institucioni, renditur si më poshtë:

a- Sipas procesverbalit datë 20.09.2004 dhe dy procesverbaleve datë 22.09.2004 e datë 23.09.2004, rezulton të jetë bërë inventarizimi fizik i numrit të dosjeve të arshivës, marrja në dorëzim dhe bllokimi i arshivës si dhe dyllosja e dyerve të këtij institucioni nga Prefektura e Qarkut Fier.

Këto veprime, siç rezulton nga procesverbali datë 20.09.2004, pretendohet se janë kryer për keqadministrim të dosjeve të arshivës, prandaj dhe procesverbali është mbajtur me pjesëmarrjen e punonjësit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor në Fier.

b- Me shkresat nr. 392/1, datë 02.11.2004 dhe nr. 393, datë 03.11.2004, KSHKKP liron nga detyra ish-kryetarin, duke emëruar një tjetër dhe gjithashtu për shkaqe të riorganizimit të kësaj strukture, sipas ligjit nr. 9235, datë 29.07.2004, nga KSHKKP kërkohen mundësi për sistemimin me ambiente zyre të këtij institucioni.

c- Me shkresën nr. 4600/1, datë 06.10.2004, të Ministrisë së Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit, mbërritur me datë 18.04.2004, dërgohet VKM nr. 631, datë 03.10.2004 “Për vazhdimin e funksionimit të Komitetit Shtetëror të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave dhe të Komisioneve të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave ish-Pronarëve.”

Page 69: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

69

Sipas VKM nr. 631, datë 03.10.2004 përcaktohet vazhdimi i veprimtarisë (pika 1), zgjidhja e problemit të zyrave, kalimi i arkivës dhe i dokumentacionit tjetër, në administrim të këtyre komisioneve (pika 4).

Sipas procesverbaleve nr. 95, datë 20.10.2004, nr. 94/1, datë 20.10.2004 dhe nr. 94, datë 18.10.2004 janë rinumëruar dosjet e arkivës pas hapjes së saj, nga kryetari dhe anëtarët e komisionit.

3. Në lidhje me aktivitetin e këtij institucioni dhe mënyrën e raportimit, gjatë periudhës 6-mujorit të dytë 2004 evidentohen të jenë protokolluar në librin e korrespondencës kërkesat e qytetarëve, kërkesa të cilat nuk evidentohen t’u jetë dhënë përgjigje apo të jenë nisur procedurat ligjore të shqyrtimit, paraqitur si me poshtë:

Kërkesa nr. 67, datë 10.05.2004, pa përgjigje shkresore zyrtare. Kërkesa nr. 107, datë 08.11.2004, pa përgjigje shkresore zyrtare. Kërkesa nr. 105, datë 25.11.2004, pa përgjigje shkresore zyrtare. Kërkesa nr. 106, datë 26.11.2004, pa përgjigje shkresore zyrtare. 4. Gjithashtu për këtë periudhë mungojnë ose nuk u vunë në dispozicion të

grupit të kontrollit, dokumentacioni lidhur me raportimin e veprimtarisë të aktivitetit të këtij komisioni për periudhën e 6-mujorit të dytë dhe vjetorit 2004.

Për mangësitë e konstatuara në mungesën e dokumentacionit të raportimit të aktivitetit si dhe pamjaftueshmërinë e efektivitetit të veprimtarisë së ish-KVKKP, mangësi këto që vijnë në kundërshtim me VKM nr. 631, datë 03.10.2004, mbajnë përgjegjësi ish-Komisioni i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Qarku Fier.

Observacioni merret ne konsiderate për shkaqe objektive të fatkeqësisë që lidhet me mosekzistencën e ish-kryetarit të KKKP.

- Nga kontrolli për masat e marra në zbatim të ligjit nr. 9235, datë 29.07.2004 “Për kthimin dhe kompensimin e pronës” ndryshuar me ligjin nr. 9583, datë 17.07.2006 dhe të akteve nënligjore në zbatim të tyre për periudhën korrik 2004 deri 31.12.2006, u konstatua se:

I. Nga Zyra Rajonale e Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave (ZRAKKP), Qarku i Fierit nuk disponohen dhe nuk raportohet me dokumente për periudhën 20.08.2006, deri më 31.12.2006, aktet nënligjore dhe dokumentacioni, si vijon:

1. Mungon akti nënligjor, lidhur me miratimin e koeficientit të kthimit të pemëtarisë dhe vreshtarisë. Pra i konvertimit të tyre në tokë bujqësore, mangësi kjo që vjen në mospërmbushje të nenit 6/1, të ligjit nr. 9583, datë 17.07.2006.

2. Mungon hartimi i shkresës në lidhje me vënien në dijeni të institucioneve shtetërore, për ndalimin e dhënies me qira të objekteve shtetërore ndodhur në troje të ish-pronarëve, në kundërshtim me nenin 8/1, pika 2, të ligjit nr. 9583, datë 17.07.2006.

3. Mungon nxjerrja nga arkiva dhe hartimi i shkresës lidhur me listën e subjekteve që kanë marrë shpërblim për pronat e shpronësuara, si dhe njoftimi i kësaj shkrese organeve shtetërore, shoqëruar me listën e pasurive të paluajtshme të shpronësuara, por që nuk përdoren për interes publik, në kundërshtim me nenin 10, të ligjit nr. 9583, datë 17.07.2006.

4. Mungon, pra nuk disponohet, nxjerrja nga KM e një akti nënligjor lidhur me përcaktimin e rregullave dhe kritereve për trajtimin e vendimeve të kompensimit financiar.

Kjo mangësi vjen në mospërmbushje të nenit 17, të ligjit nr. 9583, datë 17.07.2006.

Page 70: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

70

5. Mungon akti nënligjor lidhur me përcaktimin e miratimin e “Fondit të pasurive të paluajtshme shtetërore që vihen në dispozicion të kompensimit fizik”.

Kjo mangësi për ZRAKKP, Qarku i Fierit, vjen në mospërmbushje të nenit 28, të ligjit nr. 9583, datë 17.7.2006.

6. Mungon akti nënligjor i KM lidhur me verifikimin e ligjshmërisë së tjetërsimeve dhe përcaktimin e masave administrative për vendosjen e ligjshmërisë në vend që rrjedh nga zbatimi i ligjshmërisë së procesit të kalimit në përdorim ose ne pronësi, pa kundërshpërblim të pasurisë së paluajtshme toke, përcaktuar sipas shtojcës nr. 1 dhe shtojcës 1/1.

Kjo mangësi vjen në mospërmbushje të nenit 28/2 “Vërtetimi i ligjshmërisë së tjetërsimeve”, të ligjit nr. 9583, datë 17.7.2006. Mangësitë e trajtuara më sipër, vijnë në kundërshtim me afatin ligjor 90-ditor, d.m.th. deri me datë 28.11.2006, të plotësimit me aktet e nevojshme nënligjore në zbatim të ligjit, përcaktuar në nenin 29, të ligjit nr. 9583, datë 17.07.2006.

II. Në lidhje me aktivitetin e periudhës gusht-dhjetor 2006, konstatojmë se: 1. Në lidhje me përpilimin e hartës së vlerës së pronës, masat që duhen marrë

për përpilimin e saj, si dhe fillimin e procesit të kompensimit, detyrë kjo e përcaktuar nga AKKP, sipas shkresës nr. 718, datë 08.6.2006, e cila duhej të kryhej brenda datës 30.06.2006, nga ZRAKKP, Qarku i Fierit, konstatojmë se:

a. Mungon dokumentacioni dhe raportimi i ecurisë dhe niveli i realizimit të kësaj detyre. Është fakt që deri në datën e mbajtjes së këtij aktverifikimi nuk rezulton një hartë e vlerës së pronës për Qarkun e Fierit.

b. Mungon procesverbali i marrjes në dorëzim dhe i dorëzimit të detyrës, me emërimin sipas shkresës nr. 157, datë 29.6.2006, që ka sjellë mosndjekjen e mosraportimin e kësaj detyre të rëndësishme në procesin e kompensimit të pronave.

Për mosveprimet e mësipërme, cituar në pikat “a” e “b”, që sjellin pasojë vonesat në ecurinë e procesit të kompensimit të pronave dhe që vijnë në kundërshtim me ligjin nr. 9583, datë 17.7.2006 dhe vendimin nr. 183, datë 28.4.2005 të Kuvendit të Shqipërisë, ngarkohet me përgjegjësi ish-kryetar i KVKKP së Qarkut dhe drejtori i ZRAKKP, Qarku Fier.

2. Në lidhje me detyrimin, që drejtori i ZRAKKP ka për raportimin me shkrim çdo muaj, drejtorit të përgjithshëm dhe Prefektit të qarkut, raport i cili përmban:

a. Të dhënat e përgjithshme për ecurinë e procesit të njohjes, kthimit dhe kompensimit të pronave në qark dhe për mbarëvajtjen e këtij procesi dhe detyrimin për të raportuar për sipërfaqen dhe vlerën në lekë.

b. Numrin e kërkesave të paraqitura nga subjektet e shpronësuara dhe llojin e pasurisë, objekt kërkimi.

c. Numrin e kërkesave të shoqëruara dhe raportet e kthimit e të kompensimit, indeksin e saktë të çështjeve të pranuara a të rrezuara, si dhe numrin e çështjeve të ankimuara në zyrën qendrore.

ç. Të dhëna për nivelin e bashkëpunimit me institucionet e tjera shtetërore të qarkut.

d. Indeksin e rasteve të ankimit gjyqësor. e. Të dhëna për çdo çështje tjetër, për të cilën kërkohet informacion apo, që

sipas vlerësimit të drejtorit të Zyrës Rajonale, duhet të vihet në dijeni drejtori i përgjithshëm apo prefekti, konstatojmë se:

Për periudhën 4-mujore (shtator, tetor, nëntor e dhjetor) të vitit 2006, përgjithësisht mungojnë raportet e informacionet me shkrim të drejtorit të ZRAKKP, mungesë kjo në kundërshtim me pikën 10, të VKM nr. 566, datë 23.8.2006 “Për

Page 71: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

71

organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave” dhe ngarkon me përgjegjësi drejtorin e ZRAKKP, Qarku i Fierit.

3. Me shkresën nr. 268, datë 06.11.2006, AKKP ka kërkuar informacion për muajin korrik–gusht 2006, sipas pikës 10, të VKM nr. 566, datë 23.8.2006, por nga kjo zyrë nuk rezulton ndonjë përgjigje shkresore e protokolluar e dhënë në afatin e kërkuar.

Në informacionin me shkresën nr. 109, datë 18.12.2006 e dhënë nga kjo zyrë raportohet për 91 dosje–kërkesa të trajtuara gjatë periudhës së vitit 2006 si dhe 4 kërkesa të reja. Pra këto dosje nuk i përkasin periudhës korrik–gusht 2006, por janar–korrik 2006. Gjendet gjithashtu dhe një informacion i Sektorit Juridik me nr. 157, datë 28.12.2006 i cili raporton periudhën 4 ditore të aktivitetit të këtij sektori.

Me shkresën nr. 454, datë 07.12.2006, AKKP, në kërkim të informacionit dhe raportit ndaj kësaj zyre, tërheq vëmendjen për moskryerjen rregullisht të detyrës së raportimit, ndërsa me shkresën nr. 680, datë 22.12.2006, AKKP kujton dhe kërkon zbatimin e pikës 10, të VKM nr. 566, datë 23.8.2006, nga ZRAKKP e Qarkut të Fierit.

Pra nga 4 informacione e raporte mujore dhe 1 informacion vjetor që kjo zyrë duhej të përgatiste, rezulton i dhënë vetëm një informacion i pjesshëm, që përfshin periudhat e veprimtarisë para ristrukturimit të institucionit.

4. Drejtoria Rajonale e Entit Kombëtar të Banesave, Fier me shkresën nr. 179, datë 16.11.2006, drejtuar ZRAKKP, kërkon listën e qiramarrësve në banesat pronë e subjekteve të shpronësuara. Nga libri i protokollit rezulton të mos ketë përgjigje shkresa e mësipërme, veprim i cili është në kundërshtim me nenin 9, pika 3, të ligjit nr. 9583, datë 17.07.2006 dhe ngarkon me përgjegjësi drejtorin.

5. Mungesa e procesverbaleve në arkivin e ZRAKKP të marrjes në dorëzim të detyrës nga personeli i emëruar dhe procesverbaleve të dorëzimit të detyrës nga personat e tjerë, në zbatim të urdhrave nr. 254, datë 27.11.2006, nr. 245, datë 31.10.2006, nr. 340, datë 28.12.2006 dhe 245, datë 31.10 2006, sjellin vështirësi në ecurinë e pandërprerë të reformës së pronave, bëhen shkak për keqadministrim të dokumentacionit dhe vështirësojnë evidentimin e përgjegjësisë qysh nga momenti i lëshimit të librezave për punonjësit e larguar, duke mos evidentuar procesin e dorëzimit të detyrës dhe dokumentacionit përkatës, që ish punonjësi ka pasur në administrim.

Theksojmë se me kërkesën të ripërsëritur me datë 25.5.2007, këto dokumente janë kërkuar nga grupi i kontrollit, por nga ana e ZRAKKP, nuk u vu në dispozicion, fakt ky që tregon mungesën e tyre.

Këto mangësi janë në kundërshtim me ligjin nr. 9154, datë 06.01.2003 “Për arkivat” dhe me kushtet e paravendosura në kontratën e punës ndërmjet palëve, për të cilat ngarkohet me përgjegjësi drejtori i ZRAKKP, Qarku i Fierit.

Nga kontrolli në lidhje me ecurinë e vazhdimit të procedurave të vendim marrjes për dosjet e hapura në vitin 2006, u konstatua se:

I. Më datën 20.06.2007, pas kërkesës së grupit të kontrollit datë 25.05.2007, nga arkiva u vu në dispozicion 23 dosje mbi të cilat është zbatuar procedura dhe janë marrë vendime për shtyrje afati të dhënies së vendimit nga 1–6 muaj dhe 33 dosje të hapura në proces, por që nuk është dhënë asnjë vendim.

Ndërsa për 17 dosje të tjera, të hapura gjatë vitit 2006, por që janë përcjellë në AKKP Tiranë gjatë vitit 2007, nuk u bë e mundur kontrolli për arsye të mosndodhjes fizikisht në ZRKKP, Qarku i Fierit.

1- Në lidhje me dosjet për të cilat është marrë vendim shtyrje afati konstatojmë:

Page 72: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

72

a- Për 11 dosje janë tejkaluar afatet e shtyrjes së vendimit, pas të cilit duhet të rifillonin procedurat pas datës 31.08.2006, për dosjet: nr. 34, 35, 36, 37, 42, 44, 47, 48, 58, 60 e 62. Ndërsa për 11 dosje të tjera, nuk rezulton të ketë as vendim për shtyrje afati dhe as ndonjë lloj vendimi tjetër të marrë, duke ndërprerë procedurat pa ndonjë shkak ligjor, e konkretisht: nr. 45, 46, 48, 66, 70, 75, 76, 77, 82, 86 e 91.

Konstatohet se procedurat për këto dosje kanë filluar nga fundi i muajit dhjetor 2006 deri në maj 2007, pra nga 4–8 muaj vonesë, ndërsa për 3 dosje, e konkretisht ato me nr. 34, 36 e 62, ende nuk kanë rifilluar procedurat.

Nga kontrolli me zgjedhje, në dy dosje, rezulton: 1. Sipas dosjes nr. 23, datë 03.02.2006, janë marrë dy vendimet si më poshtë: - Vendimi nr. 36, datë 15.06.2006, sipas të cilit i shtyhet afati i dhënies së

vendimit për 30 ditë, pasi ZVRPP e Mallakastrës me shkresën nr. 39/1, datë 12.06.2006 nuk ka dhënë informacionin për pasurinë përkatëse.

- Vendimi i ndërmjetëm, pa numër dhe pa datë, sipas të cilit shtyn afatin për 6 muaj nga momenti i regjistrimit të kërkesës (03.02.2006 deri 03.08.2006), pra siç konstatohet afati është tejkaluar, duke mos rifilluar procedurat.

Citimi i bërë në vendimin e ndërmjetëm, duke iu referuar vendimit nr. 27, datë 24.07.2006 të KSHKKP në Tiranë, nuk është i saktë dhe i arsyetuar qartë, se për ç’shkak shtyhet afati, duke mos përcaktuar faktin e mospërputhjes së/apo pasaktësisë së vërejtur në vendimin nr. 195, datë 19.4.1995 mbi të cilën është njohur prona.

Pra, për pasojë duhej kërkuar nga gjykata një saktësim për këtë vendim. Më tej procedurat kanë vazhduar në vitin 2007, për pasojë kontrolli nuk u shtri mbasi programi parashikon afatin deri 31.12.2006

2. Sipas dosjes nr. 49, datë 24.7.2006 të subjektit privat, janë marrë vendimet si më poshtë:

- Me vendimin nr. 56, datë 31.7.2006, shtyhet afati i dhënies së vendimit për 30 ditë me arsyetimin e mos dërgimit të informacionit nga ZVRPP e Fierit. Pra, me mbarimin e afatit datë 31.8.2006, procedurat kanë rifilluar sipas shkresës nr. 88, datë 12.12.2006, duke u shtrirë procedura e vendimmarrjes në vitin 2007, periudhë e cila nuk përfshihet në program kontrolli.

Për mos vazhdim të procedurave, thyerje të afateve ligjore dhe mosmarrje vendimi për 25 dosje, veprime dhe mosveprime që vijnë në kundërshtim me rregulloren nr. 122, datë 15.3.2005, ligjin nr. 9235, datë 19.7.2004, mbajnë përgjegjësi ish-kryetari i KVKKP, Qarku i Fierit dhe drejtori i ZRKKP, Qarku i Fierit.

II- Në lidhje me 33 dosjet të hapura në vitin 2006 për të cilat nuk është marrë asnjë vendim, konstatojmë:

a- Inventarët e 29 dosjeve rezultuan të parregullta, pa emërtimet analitike të secilit dokument me numër fletësh përkatëse, pa radhitje e sistemim si dhe 4 dosje janë të pa inventarizuara, gjë që nuk siguron miradministrimin arkivor të dokumentacionit në dosje. Pra, veprim në kundërshtim me rregulloren nr. 122, datë 15.03.2005, ligjin nr. 9235, datë 19.07.2004 dhe ligjin nr. 9154, datë 06.01.2003.

b- Në lidhje me vazhdimin e procedurave të këtyre dosjeve konstatohet se nuk janë caktuar komisionarët për vazhdimin e procedurave deri në vendim marrje, ndërsa sipas tabelës kanë filluar procedurat për 27 dosje dhe nuk kanë filluar procedurat, pasi nuk u gjend asnjë shkresë përcjellëse, për 6 dosje, me numrat 122, 138, 140, 149, 153 dhe 155. Rifillimi i procedurave pasqyrohet në kolonën e tabelës përkatëse.

III- Gjithashtu sipas evidencës së sekretari–arkivës rezulton se, nga data 22.01.2007 deri më 05.6.2007 janë përcjellë nga Qarku i Fierit në AKKP rreth 21 dosje, nga të cilat 20 dosje me nr. 33, 55, 22, 19, 61, 111, 179, 120, 857, 51, 52, 81, 139,

Page 73: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

73

5, 114, 98, 30, 82 dhe 95, janë të hapura gjatë vitit 2006. Nga këto, janë rikthyer vetëm 3 dosje dhe pikërisht dosjet me nr. 55, 120 dhe 52. Mbajtja e këtyre dosjeve për gati 1 deri 5 muaj në AKPP, tregon mosrespektime të afateve, procedurave nga AKKP.

Nga kontrolli i mbajtjes së procesverbaleve të mbledhjeve për marrjen e vendimeve në KVKKP, Qarku i Fierit, për njohjen, kthimin fizik dhe njohje të drejtës së kompensimi të ish-pronarëve, u konstatua se :

Për periudhën e kontrolluar, nga 01.01.2004 deri më 31.12.2006, rezulton se procesverbali i mbledhjeve të KVKKP, është mbajtur në libër të sekretuar, me numër fletësh të vulosura dhe nënshkruar nga drejtuesi i institucionit. Gjithashtu, në mbyllje të veprimtarisë së këtij institucioni, procesverbali është mbyllur me shënimin përkatës, nga ish-kryetari i KVKKP.

Nga kontrolli i librit të procesverbaleve të mbledhjeve të komisionit për periudhën 23.9.2005 deri më 20.8.2006, rezulton se komisioni është mbledhur në 75 raste dhe ka shqyrtuar kërkesat e subjekteve të shpronësuara duke marrë për vendime si më poshtë:

Nr. Vendime pozitive

Vendime kërkesa refuz

Vendim shtyrje afati

Vendime apeluara

Totali

1 48 11 15 1 75

Nga kontrolli rezultoi se procesverbali i mbledhjes për marrjen e vendimeve në KVKKP, Qarku i Fierit, është mbajtur me të meta e mangësi, duke mos shënuar të dhënat e nevojshme, si: numrin e datën e dosjes, zonën kadastrale, sipërfaqen, emrin e subjektit të shpronësuar, kufizimet, vendndodhjen, shprehjen e qartë të vendimmarrjes të cilat krijojnë vështirësi dhe pasaktësi në zbardhjen e vendimeve të mara për njohjen, kthimin dhe kompensimin e pronës, të meta dhe mangësi të cilat janë trajtuar për çdo dosje.

Verifikim ankesash të periudhave të ndryshme etj. Nga kontrolli për administrim–inventarizimit të dosjeve të pronarëve, u

konstatua se: 1- Sipas regjistrit të kërkesave dosje të hapura të pronarëve gjatë viteve 2005–

2006 inventarizohen 155 dosje. Ndërsa sipas procesverbalit date 30.11.2006, nënshkruar nga dorëzuesja dhe

marrësja në dorëzim, rezultojnë të dorëzuara 154 dosje, nga të cilat: 59 dosje janë në listën e dorëzuar me vendime të marra dhe 95 dosje janë dorëzuar pa vendime. Duke kryer spontimin e dosjeve sipas regjistrit me ato të dorëzuara, mungon një dosje dhe pikërisht dosja në radhorin e regjistrit nr. 24, datë 03.02.2006.

Mungesa dhe mosdorëzimi sipas inventarit i kësaj dosjeje vjen në kundërshtim me ligjin nr. 9154, datë 06.01.2003 “Për arkivat” dhe sipas rregullores nr. 122, datë 15.03.2005 “Për organizimin dhe funksionimin e Komisionit Vendor të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave”, neni 29, pikat 1–5 ngarkohet me përgjegjësi punonjësja e cila ka pasur detyrë administrimin dhe dorëzimin e rregullt të dosjeve sipas inventarit.

Për përmirësimin e gjendjes u rekomandua marrja e masave.

4. KONTROLL NË PREFEKTURËN E QARKUT TË DURRËSIT

Në zbatim të programit të kontrollit nr. 397/1, datë 27.6.2007, të miratuar nga Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, u ushtrua kontroll, në subjektin Prefekturën

Page 74: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

74

e Qarkut në Durrës, me objekt kontrolli: “Mbi kontrollin e ligjshmërisë dhe rregullshmërisë së aktivitetit ekonomiko-financiar”.

Kontrolli u krye nga data 02.07.2007 deri më datën 20.07.2007, sipas drejtimeve të përcaktuara në këtë program kontrolli, për periudhën e veprimtarisë së ushtruar nga subjekti i kontrolluar nga data 01.01.2005 deri në datën 31.12.2006.

Kontrolli u krye për zbatimin e ligjshmërisë dhe rregullshmërisë së aktivitetit ekonomiko financiar, duke verifikuar sipas rastit dokumentacionin e plotë dhe me zgjedhje. Përveç kontrollit të dokumentacionit, jemi bazuar edhe në këshillimin dhe ballafaqimet me stafin drejtues e atë administrativ të subjektit të kontrollit.

Në përfundim të kontrollit rezultoi: Zbatimi i detyrave dhe masave disiplinore të rekomanduara në kontrollet e

mëparshme.

Në Prefekturën e Durrësit, nga Kontrolli i Lartë i Shtetit është ushtruar kontroll në vitin 2004 dhe me nr. 298/6, datë 14.6.2004 janë dërguar rekomandimet, për të cilat me nr. 527/4, datë 12.7.2004, nga Prefektura e Durrësit është kthyer përgjigje mbi masat e marra, për të cilat të 4 detyrat e lëna rezultojnë të realizuara.

Mbi kontrollin e zbatimit të buxhetit.

Hartimi i projektbuxhetit për vitet 2005, 2006, në Prefekturën Durrës është bërë konform ligjit nr. 8379, datë 29.7.2004 “Për hartimin e zbatimin e buxhetit të shtetit në Republikën e Shqipërisë”, si dhe udhëzimit nr. 7, datë 9.07.2004 të ministrit të Financave. Hartimi i projektbuxhetit për të dy vitet, si 2005, ashtu dhe viti 2006, për shpenzimet është bërë veç sipas strukturës buxhetore qe kanë.

Parashikimi i shpenzimeve për pagat është llogaritur mbi të pritshmin e viteve paraardhës. Për vitet 2005 dhe 2006, shpenzimet për personelin janë planifikuar 6% më të larta, konform udhëzimit nr. 7, datë 9.07.2004 të ministrit të Financave.

Në planifikimin e shpenzimeve për personelin janë përfshirë, si shpenzimet për pagën bazë, ashtu dhe shtesat mbi pagat.

Paga bazë dhe shtesat për aparatin e Prefekturës është llogaritur sipas VKM nr. 172, datë 13.03.2003.

Për numrin e punonjësve të Prefekturës se Qarkut të Durrësit është zbatuar urdhri i kryeministrit nr. 305, datë 6.11.2002 “Për miratimin e strukturës të institucionit te Prefektit”, dërguar me shkresën nr. 1678/2, datë 16.01.2004.

Për PMNZSH, numri i punonjësve është planifikuar sipas nr. 167/4, datë 16.01.2004 të kryeministrit.

Shpenzimet për pagat, për PMNZSH janë planifikuar mbi të pritshmin e vitit paraardhës.

Kontributi i sigurimeve shoqërore është llogaritur sipas VKM nr. 424, datë 2.07.2004.

Planifikimi për mallra e shërbime është bërë duke përdorur klasifikimin e ri ekonomik, ku shpenzimet materiale janë planifikuar për çdo funksion në veçanti.

Të ardhurat janë planifikuar sipas udhëzimit nr. 2, dt. 31.01.2003 “Për krijimin, evidentimin dhe administrimin e të ardhurave qe realizon administrata e prefektit nga shërbimet që u ofrojnë të tretëve te ministrisë së financave.

Projektplanet e investimeve për vitet 2005, 2006. Investimet janë planifikuar në përputhje me nevojat prioritare dhe këto janë të

detajuara. Kontrolli mbi përdorimin e fondeve buxhetore për vitet 2005, 2006.

Page 75: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

75

Përdorimi i fondeve për të dy vitet objekt kontrolli në Prefekturën e Durrësit, të paraqitura në situacionet përfundimtare të firmosura edhe nga Dega e Thesarit dhe të rakorduara me bilancet përfundimtar paraqiten brenda kufijve te planifikuar. Shpenzimet për udhëtim dhe dieta zënë një peshë relativisht të vogël.

Kontroll mbi marrëdhëniet e punës (paga, shpërblime, sigurime etj.)

Rregullorja e brendshme e funksionimit të administratës të institucionit të prefektit të Qarkut në Durrës është hartuar duke u bazuar në ligjin nr. 8927, datë 25.7.2002 “Për prefektin”, urdhrin e kryeministrit nr. 66, datë 10.4.2006 “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së administratës së prefektit të Qarkut Durrës”, urdhrin e kryeministrit nr. 296, datë 06.11.2002 “Për miratimin e detyrave të administratës së prefektit”, ligjin nr. 8549, datë 1.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil”, në “Kodin e punës së Republikës së Shqipërisë”, ligjin nr. 8652, datë 31.07.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e organeve të qeverisjes vendore”, ligjin nr. 9009, datë 13.02.2003 “Për auditimin e brendshëm në sektorin publik”, VKM nr. 345, datë 01.6.2004 “Për miratimin e manualit të procedurave të auditimit të brendshëm, të kodit etik për auditimin e brendshëm, të kartës së auditimit të brendshëm publik” etj.

Në rregullore janë përcaktuar detyrat e çdo sektori, zyre e specialisti. Prefektura e Qarkut në Durrës me urdhrin nr. 31, datë 30.4.2006, në

mbështetje të nenit 9, pika 1, të ligjit nr. 8927, datë 25.7.2002 “Për prefektin”, urdhrit të kryeministrit nr. 66, datë 10.04.2006 “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së administratës së prefektit të Qarkut Durrësit” ka miratuar strukturën organike të saj me 28 punonjës dhe emërimin e nëpunëseve e punonjësve në përshtatje me strukturën e re. Me urdhrin nr. 56, datë 15.8.2006, në mbështetje të ligjit nr. 8927, datë 25.7.2002 “Për prefektin”; urdhrit të kryeministrit nr. 66, datë 10.4.2006 “Për miratimin e strukturës dhe organikës së administratës së prefektit”; të VKM nr. 370, datë 14.6.2006 “Për miratimin e strukturës dhe të niveleve të pagave të nëpunësve të administratës së prefektit”; shkresës së Ministrisë së Brendshme me nr. 6918 prot., datë 07.8.2006 për sqarimin e vendimit nr. 370, datë 14.6.2006, VKM nr. 403, datë 14.6.2006 “Për pagat e punonjësve mbështetës”.

Përcaktimi i pagave te administratës është bërë sipas klasave, funksioneve dhe grupimit të qeverisjes vendore dhe vendeve të punës në shërbimin civil. Nga krahasimi me të zgjedhur i përmbledhëses së listëpagesave me shumat e urdhërshpenzimeve për pagesat e kryera, si për vitin 2005 dhe vitin 2006 nuk rezultuan diferenca. Nga verifikimi i përllogaritjeve të sigurimeve shoqërore e shëndetësore, të tatimit mbi pagë, të tatimit në burim nuk u gjetën mangësi, dhe ishin derdhur në buxhetin e shtetit për çdo muaj brenda afateve të caktuara.

Në Prefekturën e Qarkut në Durrës mbahej regjistri i punëmarrësve, gjithashtu mbajtur saktë dhe libri i pagave nga Dega e Llogarisë, gjë e cila duhet të mbahet nga dega e personelit. Për kohëzgjatjen e punës, të pushimeve, për orët shtesë janë respektuar dispozitat ligjore në fuqi.

Fondi i veçantë është krijuar 5% mbi fondin e pagave dhe është në shumën, i cili është përdorur për shpërblime të mira në punë, për ndihma dhe fatkeqësi,duke zbatuar legjislacionin në fuqi.

Zbatimi i rregullave për mbajtjen e kontabilitetit dhe rregullshmërisë e të ligjshmërisë në veprimet me arkën e bankën.

Të gjitha veprimet financiare qe kanë ndodhur në prefekturë janë pasqyruar drejt dhe saktë, nëpërmjet librave ditarë të arkës, bankës, magazinës dhe ditarit të

Page 76: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

76

veprimeve të ndryshme. Në ditarë dhe partitarët, regjistrimet janë bërë në mënyrë kronologjike dhe të mbështetura këto në dokumente justifikuese. Janë zbatuar ne mënyrë korrekte kërkesat e ligjit nr. 7661, datë 19.01.1993 “Për kontabilitetin” si dhe plani kontabël i institucioneve buxhetore.

- Kontrolli i veprimeve me arkën. Nga kontrolli dhe shqyrtimi i dokumentacionit të arkës për vitin 2005 u konstatua se veprimet me arkën ishin kryer në mënyrë të menjëhershme në kohën e ndodhur dhe konform kërkesave të ligjit nr. 6942, datë 25.12.1984 “Për administrimin, ruajtjen dhe qarkullimin e vlerave materiale e monetare si dhe VKM nr. 70, datë 11.3.1985. Ishte hapur dhe mbahej ditari i arkës. U krye kontroll i plotë i tërheqjeve me çek (llogaria 580 “xhirime te brendshme”) dhe nuk rezultoi ndonjë pasaktësi. Theksojmë se për vetë natyrën e institucionit veprimet me arkën ishin shumë të pakta dhe për periudhën që u kontrollua realizoheshin kryesisht vetëm pagesat për punonjësit e PMNZSH-së. Nga shtatori i vitit 2005 e në vazhdim, arka nuk funksionon më pasi edhe pagat e punonjësve kryhen nëpërmjet një banke private.

- Kontrolli i veprimeve me bankën. Nga kontrolli që u krye në lidhje me veprimet që kryheshin nëpërmjet bankës nuk rezultoi ndonjë pasaktësi. Ishte hapur ditari i bankës dhe regjistrimet në të kryheshin në mënyrë kronologjike. Veprimet ishin të azhurnuara konform dispozitave në fuqi. Të gjitha veprimet si urdhërpagesat, ashtu dhe arkëtimet ishin të shoqëruara me dokumentin qe justifikonte lëvizjen e mjeteve monetare.

- Kontroll mbi veprimet e kryera në magazinë. Nga vetë natyra e institucionit, veprimet në magazinë ishin të kufizuara dhe nga kontrolli i tyre nuk vumë re ndonjë pasaktësi. Të gjitha fletehyrjet e prera në magazinë kishin dokumentin e tyre shoqërues dhe kishte përputhje të plotë midis sasisë dhe vlerës së mallit të fletëdaljes se furnitorit dhe fletëhyrjes së magazinës së institucionit. Ishte hapur dhe mbahej libri i magazinës, si nga Dega e Financës, ashtu dhe nga punonjësja e magazinës ku kryhej dhe rakordimi periodik për gjendjen kontabile. Fletëdaljet ishin të shoqëruara për çdo rast me urdhërdorëzimin përkatës dhe firmosur nga punonjësi i autorizuar për këtë qëllim.

- Kontroll mbi dokumentimin e ndihmave nga donatorë të ndryshëm. Në Prefekturën e Durrësit, vlera e ndihmave nga donatorë të ndryshëm për të dy vitet e marra së bashku arrinte vlerën e 4.630.520 lekëve. Për të gjitha ndihmat e akorduar Prefekturës së Durrësit ishte prerë fletëhyrje e veçantë e shoqëruar me të gjithë dokumentacionin përkatës si dhe ishin kryer veprimet në kontabilitet sipas llogarive përkatëse.

Nxjerrja e llogarisë vjetore (bilanci kontabël) dhe inventarizimi i llogarive dhe pasurisë publike.

Për vitet 2005 e 2006, objekt kontrolli, bilancet kontabile ishin mbyllur respektivisht në datat 20.02.2006 dhe 23.02.2007, konform ligjeve dhe udhëzimeve në fuqi.

Nga kontrolli i detajuar që iu bë, rezultoi se llogaritë e bilancit ishin të kuadruara si në tërësinë e tyre (aktiv–pasiv) dhe sipas grupeve të veçanta të llogarive që përbëjnë atë.

Aktivet e qendrueshme të trupëzuara, në total për vitin 2005 paraqiten në bilanc në shumën 106.451.973 lekë.

Aktivet qarkulluese kapin vlerën e 5.555.989 lekë. Amortizimi i a.q.t. (llog. 219) 31.013.944 lekë.

Page 77: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

77

Në total shuma debitore e tri grupeve te veçanta (a.q.t. + a.q. – llog. 219) është në vlerën e 80.994.018 lekë, shumë kjo e barabartë me tepricën kreditore të llogarisë “fonde te veta”.

Për vitin 2006, totali i llogarive për a.q.t. është në shumën 104.950.729, a.q. në shumën 3.490.471 lekë, ndërsa amortizimi i a.q.t. në shumën 41.863.023 lekë, shume kjo e barabartë me tepricën kreditore të llogarisë “fonde te veta”.

Gjithashtu gjatë kontrollit u verifikuan edhe saktësia e gjendjeve te llogarive kryesore që paraqiten në bilanc me shumat që ato kishin në partitarët analitikë dhe nuk rezultoi ndonjë pasaktësi.

U kontrollua për të dy vitet edhe teprica debitorë e llogarisë 4342 “të tjera operacione me shtetin debitor” e cila sipas viteve ishte përkatësisht për 2005 në një vlerë prej 2.956.949 lekë dhe 2006 në shumën 2.905.693 leke, shuma të cilat ishin të kuadruara me tepricat kreditore të llogarive 421, 431, 435 dhe 436 në pasiv të bilancit, llogari këto që paraqisnin detyrimet e institucionit për pagat e punonjësve te 15-ditorit të dytë të muajit dhjetor sipas viteve dhe detyrimet ndaj institucioneve të ndryshme si Degës së Tatimeve dhe Sigurimeve Shoqërore e Shëndetësorë për muajin dhjetor të viteve paraardhës. Detyrimet e mësipërme të institucionit u kontrolluan edhe me likuidimet që ato kishin kryer në urdhër pagesat e muajit janar dhe nuk kishte ndonjë pasaktësi.

Në këtë institucion vlen të theksohet se, në përgjithësi është punuar mirë ne nxjerrjen dhe paraqitjen e llogarive në bilanc. Bilanci përfundimtar në fund të tij ka një relacion shoqërues, nga ku merr një informacion te mjaftueshëm mbi të gjithë treguesit ekonomik dhe financiar të institucionit. Miratimi i tij nga Dega e Thesarit Durrës është bërë brenda afateve kohorë që parashikon ligji.

Gjendja e debi–kredive dhe dinamika e tyre. Dinamika e debi–kredive në Prefekturën e Qarkut të Durrësit paraqitet si më

poshtë: Në lekë

2005 2006 Aktivet e qendrueshme të trupëzuara 106.451.873 104.950.729 Nga këto: Llog. 212 19.079.558 19.995.330 Llog. 214 7.746.601 7.889.531 Llog. 215 68.400.706 67.470.606 Llog. 218 11.225.108 9.595.262 Aktivet qarkulluese 5.555.989 3.490.471 Nga këto: Llog. 31 5.178.255 3.136.291 Llog. 32 377.734 354.734

Siç shihet edhe nga tabela, kemi një tendencë në rënie për këto llogari e cila vjen edhe si rezultat i investimeve të pakta që kryhet në këto institucione por theksojmë se edhe kërkesat që paraqiten për investime nuk janë të larta, por edhe për faktin se kur planifikohen nuk janë realizuar, ashtu si në vitin 2006 që është realizuar në masën e 50%.

Inventarizimi i pasurisë publike, materialeve në magazinë. Për të kryer inventarizimin në fund te vitit kishte dalë urdhri nga titullari i

institucionit me nr. 62 prot., datë 18.11.2005, për vitin 2005 dhe nr. 74, datë 4.12.2006, për vitin 2006, ku ishin përcaktuar objektivat dhe ishin ngritur komisionet e inventarizimit. Objekt i inventarizimit ishin të gjithë aktivet e qëndrueshme dhe inventari i imët në përdorim si dhe materialet gjendje në magazinë e përdorim të

Page 78: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

78

punonjësve. Fletët e inventarizimit ishin përpiluar saktë dhe pa gabime dhe ishin të gjitha të nënshkruara, si nga komisioni, ashtu edhe nga përgjegjësit që i kishin ato në ngarkim. Gjatë procesit të inventarizimit në stacionet e PMNZSH në Durrës ishin gjetur materiale tepër të dhuruara nga persona të ndryshëm për të cilat ishin prerë fletë-hyrjet dhe ishin bërë veprimet ne kontabilitet.

Gjatë procesit të inventarizimit në materiale dhe mjete transporti disa objekte inventari dhe mallrat ë ndryshme duke parë gjendjen e tyre konkrete si rezultat i plotësimit të afateve kohorë të punës dhe normativës së amortizimit të dalin jashtë përdorimit. Për këtë ishte përpiluar urdhri nr. 64, datë 18.11.2005, për vitin 2005 dhe nr. 74/2, datë 4.12.2006, për vitin 2006. Ndërsa për mjetet e transportit ishte kërkuar një komision më i specializuar, i përbërë nga specialistë të PMNZSH pranë ministrisë së rendit dhe specialistë të DRSH të automjeteve. Gjatë inventarizimit mungonte mjeti tip “Benz” me numër shasie WDB1241281C092234, me vlerë inventari 1.000.000 lekë, me person në ngarkim shoferin ne përdorim të Nënprefekturës në Krujë. Për këtë mjet ishte bërë kallëzim penal, por deri në momentin e kontrollit mjeti nuk ishte kthyer në prefekturë.

Prokurimi i fondeve publike.

Kontrolli i prokurimeve me fonde publike u bë në mbështetje të ligjit nr. 7971, datë 26.7.1995 “Për prokurimin publik” me ndryshimet përkatëse, vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 335, datë 23.6.2000 “Për rregullat e prokurimit publik”, ndryshuar me vendim të Këshillit të Ministrave nr. 228, datë 24.05.2002, udhëzimit të Këshillit të Ministrave nr. 1, datë 01.01.1996 “Për prokurimin publik” me ndryshimet përkatëse, vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 675, dt. 20.12.2002 “Për përdorimin e fondeve buxhetore të planifikuara për mallra, shërbime e ndërtime”, me ndryshimet përkatëse dhe udhëzimit të Agjencisë së Prokurimit Publik nr. 1, datë 30.12.2003 “Për përdorimin e fondeve publike”.

Nga Prefektura Durrës: - Për vitin 2005 janë zhvilluar 3 tendera me një vlerë prej 3.652 mijë lekë, 2

tender “kërkesë për kuotim” me një vlerë prej 1.001 mijë lekë dhe 1 prokurime të drejtpërdrejta me një vlerë prej 2.651 mijë lekë.

- Për vitin 2006 janë zhvilluar 2 tendera me një vlerë prej 2.974 mijë lekë, 1 tender “kërkesë për kuotim” me një vlerë prej 1.000 mijë lekë dhe 1 prokurim të drejtpërdrejtë me një vlerë prej 1.974 mijë lekë.

Si për vitin 2005 e për vitin 2006 është hartuar regjistri i parashikimeve të prokurimeve, dhe është dërguar në Agjencinë e Prokurimeve Publike, brenda afateve të përcaktuara ne vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 675, datë 20.12.2002.

Për të gjithë tenderat e zhvilluara nga ana e titullarit të entit prokurues janë lëshuar urdhrat e prokurimit, ku janë përcaktuar objekti i prokurimit, fondi limit, procedura e prokurimit, komisioni i vlerësimit të ofertave me jo më pak se 5 anëtarë dhe hartuesit e dokumenteve të tenderit me jo më pak se 3 anëtarë nga të cilët 1 jurist.

Ftesat për ofertë janë dërguar dhe janë botuar në buletinet përkatëse te Agjencisë së Prokurimit Publik.

Për çdo fazë të zhvillimit të tenderit është mbajtur procesverbal, si për subjektet që do të ftohen, pranimi i ofertave dhe hapja e zarfeve, klasifikimi i ofertave dhe hartimi i raportit për titullarin e entit prokurues, për klasifikimin e ofertave e shpalljen e fituesit.

Për tenderët me prokurim të drejtpërdrejtë është marrë miratim nga Agjencia e Prokurimeve Publike konkretisht me shkresat nr. 372/5, datë 30.8.2005 dhe nr.

Page 79: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

79

9124/5 datë 18.8.2006. Këto 2 tendera, në të dy vitet e kontrolluara janë për blerje karburanti për PMNZSH-së nga ARMO.

1. Tenderi me objekt “Riparim automjeti”: a. Fondi limit nuk është i argumentuar sipas kërkesave të UKM nr. 1, datë

01.01.1996 me ndryshime, pika 3, gjë e cila ngarkon me përgjegjësi entin prokurues. Përcaktimi i tij nuk është bazuar në një listë kërkesë dhe pa një preventiv të

hartuar pa u analizuar më parë çmimi dhe tregu i këtyre pajisjeve. b. Dokumentet e tenderit nuk janë plotësuar sipas kërkesave të ligjit nr. 7971,

datë 26.7.1995 “Për prokurimin publik” me ndryshime dhe dokumentet standarde të tenderit, miratuar me UKM nr. 1, datë 01.01.1996, me ndryshime, veprim i cili ngarkon me përgjegjësi komisionin e vlerësimit të ofertave dhe hartuesit e dokumenteve të tenderit.

Kërkesat për kualifikim nuk janë përcaktuar sipas kërkesave të ligjit nr. 7971, datë 26.7.1995, neni 12, pika 1/a, pasi:

- Nuk ka kërkesa specifike për të përcaktuara aftësinë e duhur profesionale, teknike dhe organizative, personel, nga kandidatët pjesëmarrës.

- Nuk janë kërkuar burimet financiare për të realizuar prokurimin. - Në kundërshtim me kreun VIII “Ankimimi administrativ”, nenet 43, 44, 45, të

ligjit nr. 7971, datë 26.7.1995 “Për prokurimin publik” me ndryshime, si dhe pikat 12, 13, të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 335, datë 23.6.2000 “Për rregullat e prokurimit publik” me ndryshime. Nuk ka afat vlefshmërie në të dhënat e ofertës.

c. Në dokumentet e tenderit nuk ka dokumentacion për realizimin e detyrimeve kontraktuare, në kundërshtim me pikën nr. 7, të nenin 37, të ligjit nr. 7971, datë 26.7.1995 “Për prokurimin publik” me ndryshime.

2. Tenderi me objekt “Blerje pajisje”: a. Fondi limit nuk është i argumentuar sipas kërkesave të UKM nr. 1, datë

01.01.1996 me ndryshime, pika 3, gjë e cila ngarkon me përgjegjësi entin prokurues. Përcaktimi i tij nuk është bazuar në një preventiv të hartuar pa u analizuar më

parë çmimi dhe tregu i këtyre pajisjeve. b. Dokumentet e tenderit nuk janë plotësuar sipas kërkesave të ligjit nr. 7971,

datë 26.7.1995 “Për prokurimin publik” me ndryshime dhe dokumentet standarde të tenderit, miratuar me UKM nr. 1, datë 01.01.1996, me ndryshime, veprim i cili ngarkon me përgjegjësi komisionin e vlerësimit të ofertave dhe hartuesit e dokumenteve të tenderit.

Kërkesat për kualifikim nuk janë përcaktuar sipas kërkesave të ligjit nr. 7971, datë 26.7.1995, neni 12, pika 1/a, pasi:

- Nuk ka kërkesa specifike për të përcaktuara aftësinë e duhur profesionale, teknike dhe organizative, personel, nga kandidatët pjesëmarrës.

- Në kundërshtim me kreun VIII “Ankimimi administrativ”, nenet 43, 44, 45, të ligjit nr. 7971, datë 26.7.1995 “Për prokurimin publik” me ndryshime, si dhe pikat 12, 13, të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 335, datë 23.6.2000 “Për rregullat e prokurimit publik” me ndryshime. Nuk ka afat vlefshmërisë të ofertës në të dhënat e ofertës.

3. Tenderi me objekt “Rikonstruksion i PMNZSH”: a. Fondi limit nuk është i argumentuar sipas kërkesave të UKM nr. 1, datë

01.01.1996 me ndryshime, pika 3, nuk ka një preventiv për ta përcaktuar atë, gjë e cila ngarkon me përgjegjësi entin prokurues.

b. Dokumentet e tenderit nuk janë plotësuar sipas kërkesave të ligjit nr. 7971, datë 26.7.1995 “Për prokurimin publik” me ndryshime dhe dokumentet standarde të

Page 80: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

80

tenderit, miratuar me UKM nr. 1, datë 01.01.1996, me ndryshime, veprim i cili ngarkon me përgjegjësi komisionin e vlerësimit të ofertave dhe hartuesit e dokumenteve të tenderit.

Kërkesat për kualifikim nuk janë përcaktuar sipas kërkesave të ligjit nr. 7971, datë 26.7.1995, neni 12, pika 1/a, pasi :

- Nuk ka kërkesa specifike për të përcaktuara aftësinë e duhur profesionale, teknike dhe organizative, personel, nga kandidatët pjesëmarrës.

- Nuk janë kërkuar burimet financiare për të realizuar prokurimin. - Në kundërshtim me kreun VIII “Ankimimi administrativ”, nenet 43, 44, dhe

45, të ligjit nr. 7971, datë 26.7.1995 “Për prokurimin publik” me ndryshime, si dhe pikat 12, 13, të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 335, datë 23.06.2000 “Për rregullat e prokurimit publik” me ndryshime. Afati i vlefshmërisë së ofertës në të dhënat e ofertës është kërkuar për 30 ditë, gjë që nuk plotëson afatet kohore të ankimit nëse ka.

c. Kandidati fitues është kualifikuar në kundërshtim me ligjin nr. 7971, datë 26.7.1995 me ndryshime, neni 32, pika 3, pasi nuk ka paraqitur dokumente të plotë për kualifikim, e konkretisht:

- Në kundërshtim me kërkesat përgjithshme për kualifikim: A/1, nuk ka paraqitur dokumentacion që të vërtetojë që nuk është në proces

falimentimi; A/4 nuk ka paraqitur dokumentacion për shlyerjen e detyrimeve fiskale. Mungesat në dokumentet për kualifikim, të kandidatit pjesëmarrës dhe të

shpallur fitues, bazuar në UKM nr. 1, datë 01.01.1996, me ndryshime, kapitulli i IV, përbëjnë kusht për refuzimin e tyre dhe anulimin e tenderit, veprim i cili nuk është kryer nga komisionin e vlerësimit të ofertave, gjë që i ngarkon me përgjegjësi.

Vlerësimi i veprimtarisë së auditit të brendshëm.

Gjatë vitit 2005 deri në muajin prill 2006, struktura e Auditit të Brendshëm në Prefekturën e Qarkut Durrës ka qenë e organizuar në nivel drejtorie me emërtimin: “Drejtoria e Kontrollit Financiar”, në vartësi të prefektit. Organika e miratuar për këtë strukturë kontrolli ka qenë konform urdhrit të kryeministrit të vitit 2002, për 7 punonjës dhe po kaq kanë qenë të punësuar.

Struktura “Drejtoria e Kontrollit Financiar” ka vazhduar te quhet e tillë edhe me miratimin dhe hyrjen në fuqi të ligjit nr. 9009, datë 13.02.2003 “Për Auditin e Brendshëm në Sektorin Publik”. Funksionimin i saj deri ne prill të vitit 2006, mbi bazën e VKM nr. 217, datë 5.5.2000 “Për kontrollin financiar” i cili gjatë kësaj periudhe ka qenë i shfuqizuar, megjithëse në materialet e auditimit, kjo strukturë është paraqitur me emrin “Drejtoria e Auditit te Brendshëm”.

Ndryshimi është realizuar në muajin prill 2006, gjatë miratimit të strukturës së re sipas urdhrit të kryeministrit nr. 66, datë 10.4.2006. Kjo strukturë aktualisht funksionon si “Sektori i Auditimit të Brendshëm”, në varësi të titullarit të institucionit dhe ka në përbërje të saj 4 punonjës: 1 përgjegjës sektori dhe 3 specialist auditi.

Referuar ligjit nr. 9009, datë 13.02.2003, neni 13, të gjithë punonjësit e kësaj njësie kontrolli plotësojnë kërkesat për t’u punësuar në këtë sektor dhe kanë arsimin e duhur.

Gjatë kontrollit të ushtruar në sektorin e auditimit për vitet 2005, 2006 konstatuam se ishin hartuar planet strategjik të auditimit dhe të miratuara këto nga titullari i institucionit

Page 81: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

81

Duke analizuar dhe kontrolluar listën e subjekteve që ishin planifikuar për auditim, për vitet 2005, 2006, konstatuam se nuk ishte planifikuar auditim në aparatin e Prefekturës, ku përfshihen Sektori i Financës dhe drejtori të tjera të këtij institucioni për auditimin e performancës dhe vlerësimin e drejtimit, si pjesë e sistemit të kontrollit të brendshëm.

Realizimi i programeve vjetorë të auditivit, për vitet 2005 e 2006, paraqitet si më poshtë:

Viti 2005 Viti 2006 Emërtimi Programuar Realizuar Programuar Realizuar

Auditime gjithsej 36 27 29 28 Nga këto: Auditime të plota 24 16 14 13 Auditime tematikë 12 11 15 15

Siç shihet dhe nga tabela për vitin 2005 rezulton se janë kryer auditime të plota vetëm për 16 njësi të qeverisjes vendore dhe ka shmangie nga programi vjetor, për 2 njësi të qeverisjes vendore për Bashkitë Fushë-Krujë dhe Shijak dhe për një auditim tematik (zbatim detyrash në njësitë e mësipërme), me sqarimin se janë kontrolluar nga KLSH. Njësia e Auditimit nuk e ka të dokumentuar këtë problem dhe nuk ka argumentuar se programi i kontrollit i KLSH-së ka përfshirë të gjithë tematikën e programit të auditivit, si dhe periudhën e programuar nga ana e saj për auditim.

Ndërsa për subjektet në vartësi të Bashkisë së Durrësit paraqitet argumenti se nuk janë lejuar nga kjo e fundit me pretendimin se çdo njësi e qeverisjes vendore sipas ligjit nr. 8652, datë 31.7.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore” këto njësi i nënshtrohen vetëm kontrollit të jashtëm financiar nga KLSH-ja dhe se Sektori i Audit i Prefekturës vlerësohet si kontroll i brendshëm.

Bazuar në ligjin nr. 8927, datë 25.7.2002 “Për prefektin”, neni 6 i tij, pika b, përcakton se: “Prefekti mbikëqyr, kontrollon dhe bashkërendon veprimtarinë e institucioneve qendrore në nivel vendor, nga ku vlerësojmë se struktura e auditit te Prefektit ka të drejtë të kontrollojë subjektet në vartësi të Bashkisë, por për të realizuar këtë duhet që gjatë hartimit te programit të auditivit, Sektori i Auditimit pranë Prefekturës, krahas kontrollit për drejtori të veçanta të Bashkisë te programojë njëkohësisht edhe kontrolle në njësitë vartëse të saj, për të shmangur çdo keqkuptim dhe të jetë konform ligjit.

Nga kontrollet e kryera nga Sektori i Auditit, për vitin 2005 kanë rezultuar këto zbulime të shkeljes se disiplinës financiare me dëm ekonomik rreth 3.5 milionë lekë, nga të cilat rreth 1.2 milion lekë evazion fiskal, ndërsa për vitin 2006 rreth 4.6 milionë leke shkelje te disiplinës financiare, ku 2.1 milionë lekë janë evazion fiskal.

Nga ana jonë, gjatë kontrollit të Sektorit të Auditit u kontrolluan me të zgjedhur 7 dosje, për vitin 2005 dhe pikërisht dosjet e kontrollit për Bashkitë: Shijak, Fushë-Krujë, Manzë, Krujë, Sukth; dhe Komunat Thumanë dhe Cudhi. Ndërsa për vitin 2006 u kontrolluan dosjet për Bashkitë në Shijak, Krujë, Sukth dhe për Komunën në Cudhi, nga ku rezultoi se për Bashkinë e Shijakut kishte një përshkrim të hollësishëm dhe të panevojshëm të procedurave të prokurimit ne programin tematik për dy investime të kryera ku, si projektraporti, ashtu dhe raporti final ishin gati të njëjta, ndërsa memorandumi paraqitej i shkurtuar dhe ku mungonin disa dokumente të auditit si karta e pavarësisë, pasqyra për zbulimet dhe inventari i dosjes.

Po ashtu duke krahasuar programin e kontrollit me numër protokolli 1027, datë 6.12.2004, në raportin e hartuar nga grupi i auditivit, për auditimin e tenderit

Page 82: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

82

me objekt: “Ndërtimi i qendrës kulturore e sportive” Shijak me fond limit 15.000.000 lekë nuk ka rezultuar shkelje, ndërsa sipas auditimit me nr. 1135 prot., datë 25.04.2007, po për të njëjtin objekt tenderimi, sipas raportit final dërguar Bashkisë Shijak nga përgjegjësi dhe 2 anëtarë kemi një shtesë të paargumentuar preventive prej 1.515.000 lekë për të cilën është kërkuar arkëtimi dhe mase për punonjësit e Bashkisë.

Duke kontrolluar dhe analizuar auditimet e plota dhe tematike dhe raportet finale të paraqitura nga Sektori i Auditimit, për të ardhurat vihet re tendenca për të paraqitur sa me shumë shifra në materialet e përpiluara, ku realizimet e të ardhurave shkojnë deri në nivelin e 20-30% dhe nuk nxirren shkaqet dhe arsyet e mosrealizimeve dhe të përcaktohet përgjegjësia konkrete e sektorëve përkatës në bashki e komuna që mbulojnë taksat dhe tatimet vendore.

5. KONTROLL NË ZYRËN VENDORE TË REGJISTRIMIT TË PASURIVE TË

PALUAJTSHME NË LUSHNJE

Në zbatim të programeve të kontrollit nr. 229, datë 10.04.2007 dhe datë 07.05.2007, të miratuar nga Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, u ushtrua kontroll në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Lushnjë, (ZVRPP), me objekt: “Mbi procedurën e pranimit të dokumentacionit për regjistrimin fillestar të pasurive të paluajtshme dhe veprimtarinë ekonomiko-financiare të zyrës së regjistrimit të pasurive të paluajtshme”.

Kontrolli u krye nga data 11.04.2007 deri më datën 23.05.2007, sipas drejtimeve të përcaktuara në programin e kontrollit nr. 229/1, datë 10.4.2007, të miratuar nga Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, për periudhën e kontrollit nga data 01.01.2004 deri më 31.12.2006.

Kontrolli u krye për zbatimin e ligjshmërisë, vlerësues e rregullshmërinë ekonomiko-financiare, duke verifikuar sipas rastit dokumentacionin e plotë dhe me zgjedhje. Nisur nga shtrirja e madhe e zonave kadastrale, nga numri i madh i regjistrimeve si dhe nga periudha që i përket këtij kontrolli (viti 2004, 2005, 2006), nga 118 zona kadastrale u kontrolluan gjithsej 20 zona kadastrale, nga të cilat 2 zona urbane në qytetet Lushnjë e Divjakë dhe 13 zona rurale. Për zgjedhjen e zonave u mor parasysh shtrirja gjeografike e tyre si dhe ato zonat që lidhen me pronën shtetërore, si autostrada Rrogozhinë-Lushnjë. Përveç kontrollit të dokumentacionit jemi bazuar edhe në këshillimin dhe ballafaqimet me stafin drejtues e atë administrativ të subjektit të kontrollit.

Në përfundim të kontrollit rezultoi:

Mbi zbatimin e detyrave të lëna nga kontrolli i mëparshëm.

Zyra vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Lushnje është kontrolluar nga KLSH-ja dhe me shkresën nr. 606/12, datë 07.11.2002 i është dërguar raporti përfundimtar i kontrollit, si dhe lënie detyrash e marrje masash. Janë lënë: 6 detyra, 1 masë zhdëmtimi, 2 masa disiplinore dhe 2 detyra për përmirësim dispozitash ligjore.

ZVRPP Lushnje nuk ka hartuar program për zbatimin e detyrave dhe rekomandimeve të lëna nga KLSH-ja për kontrollin e kryer në vitin 2002.

Nga kontrolli rezultoi si më poshtë: a. Realizimi i detyrave, nga 6 detyra gjithsej: janë realizuar plotësisht 3, dhe

parealizuar 3.

Page 83: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

83

Kontroll mbi mënyrën e regjistrimit fillestar dhe pranimin e dokumentacionit për regjistrimin e pasurive të paluajtshme, të përfituara nga ligji nr. 7698, datë 15.04.1993 ”Për kthimin dhe kompensimin e pronave ish-pronarëve”, ligji nr. 7699, datë 21.04.1993 ”Për kompensimin në natyrë dhe vlerë të tokës bujqësore”, ligji nr. 9235, datë 29.7.2004 ”Për kthimin dhe kompensimin e pronës” dhe akteve ligjore e nënligjore në zbatim të tyre.

a. Regjistrimi fillestar i pronës, përfituar nga vendimet e KKKP. 1. Vendimet e Komisionit Vendor të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave ish-

Pronarëve “Për njohjen dhe kthimin fizik të tyre”, të cilët janë marrë që në viti 1994, nuk janë regjistruar në kohë nga ZVRPP Lushnje.

Për periudhën e kontrollit janar 2004 dhjetor 2006, dokumentacioni nuk ka ndjekur rrugën zyrtare për dërgimin e dokumentacionit nga KKKP ish-pronarëve për në ZVRPP, Lushnje, veprim i cili vjen në kundërshtim me VKM nr. 556, datë 23.10.2000 “Për dorëzimin e dokumentacionit të pronësisë në zyrat e pasurive të paluajtshme”, ku në pikën 3 theksohet se: çdo dokument pronësie që lëshohet pas datës 31.12.2000 duhet të dorëzohet pranë zyrave të regjistrimit të pasurive të paluajtshme brenda dy muajve nga data e lëshimit të tij.

Në zbatim të këtij vendimi, ZVRPP Lushnje duhet të pranonte dokumentacionin e sjellë nga pronarët, pasi të kërkonte nga institucioni përkatës, Komisioni i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave ish-Pronarëve (KKKP), që ky dokumentacion të vijë në mënyrë zyrtare.

Nga kontrolli u konstatua se, në 3 raste me sipërfaqe 10.756 m2, të marra KKKP sipas ligjit nr. 7698, datë 15.04.1993 “Për kthimin dhe kompensimin e pronave ish–pronarëve” mungon akti i dorëzimit të pronës për vendimet e marra nga ky komision.

Mungesa e “aktit të dorëzimit të pronës” është në kundërshtim me kreun IV “Mënyra e regjistrimit fillestar”, pika 9.4, ku pjesë e dokumentacionit për regjistrimin e pasurisë është edhe procesverbali i marrjes në dorëzim të pronës nga ana e pronarit, të cilit i është kthyer prona.

Kontroll mbi pranimin e dokumentacionit dhe regjistrimin e tokës bujqësore, të përfituar nga ligji nr. 7501, datë 19.7.1991 ”Për tokën” dhe ligji nr. 8053, datë 21.12.1995 “Për kalimin në pronësi pa shpërblim të tokës bujqësore”.

Në lidhje me regjistrimin e pasurive të tokës bujqësore, ndarë sipas ligjit nr. 7501, në zonat kadastrale të kontrolluara, pas zbatimit të procedurave të regjistrimit fillestar rezulton se, familjet fermere kanë përfituar tokë bujqësore (të llojit arë e arë-truall) mbi sipërfaqet e përcaktuara në aktet e marrjes së tokës në pronësi (AMTP), në shumën totale 644.965 m2.

Nga zonat kadastrale të kontrolluara, veçojmë zonën e Divjakës: 1. ZVRPP në Lushnje në z.k. nr. 1492 të Divjakës, pas kalimit të afatit 90-

ditor dhe pasi kanë kaluar disa vite pas evidentimit të këtij problemi, ende nuk ka përputhshmëri për sipërfaqen për 477.079 m2, ndërmjet kartelës së pasurisë së paluajtshme dhe AMTP, veprim i cili është në kundërshtim me pikat nr. 7, 8, 9, të udhëzimit “Etapat e regjistrimit fillestar” dhe ligjin nr. 7843, datë 13.7.1994.

2. ZVRPP ka shpërndarë certifikatat e këtyre pasurive, pa pasqyruar ndryshimet në AMTP (tapitë), për sipërfaqen shtesë prej 165.121 m2 “mbi tapitë”.

3. Në disa raste, mungesa e dokumentit të AMTP në mënyre të kundraligjshme është zëvendësuar dhe përdorur me lëshimin e certifikatave, dokumente të tipit “urdhërzhbllokimi”, të lëshuara nga Bashkia Divjakë pa miratimin

Page 84: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

84

e Seksionit të Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës (SAMT) në Qark, veprim i cili është në kundërshtim me ligjin nr. 7501, datë 19.7.1991 dhe pikën 1, të kreut IV, të rregullores nr .180, datë 18.4.1999.

4. Në lidhje me regjistrimin e tokës, të përfituar sipas ligjit “Për tokën”, në z.k. nr. 1492 dhe nr. 2700 Divjakë, janë çelur kartelat e pasurive të paluajtshme në 45 volume, nga të cilat u zgjodhën dhe u kontrolluan në mënyrë të plotë 6 volume, dhe pikërisht: volumet nr. 1, nr. 2, nr. 3, nr. 4, dhe nr. 21 dhe disa pasuri të shtrira nga këto volume, në volumet nr. 45, 43, 28, 46, 22, 33 si dhe volumet 1, 2, 5, z.k. nr. 2700, që ndodhet po në Divjakë.

Referuar shkresës nr. 179, datë 21.06.2002, të ZVRPP Lushnje, drejtuar Kryetarit të Bashkisë Divjakë, rezulton se kjo praktikë është përdorur për të ligjëruar sipërfaqet tepër “mbi tapitë” dhe në asnjë rast nuk është zbatuar alternativa, që ZVRPP Lushnje të vepronte me këto pasuri, vetëm kur këto sipërfaqe tepër të miratoheshin nga Komisioni i Ndarjes së Tokës në Komunë dhe kalimit të dokumentacionit nëpërmjet SAMT-s në Qark.

Pra, kanë marrë përsipër zgjidhjen e problemit, pa pasur “tagër” dhe kanë lëshuar certifikata pronësie me të cilat janë kryer transaksione të ndryshme, si: kontrata shitje, kontrata këmbimi, ndarje e pjesëtim pasurie, dëshmi trashëgimie etj.

Përfitimi mbi tapitë i pasurisë “tokë bujqësore dhe tokë truall”, rezultuar nga kontrolli në KPP-të pasqyruar si më sipër, mos kryerja e korrigjimeve apo mosmiratimi i tyre nëpërmjet komisionit të ndarjes së tokës dhe SAMT është në kundërshtim me ligjin nr. 7501, datë 19.07.1991 “Për tokën”; me nenin 38, të ligjit nr. 7843, datë 13.07.1994 “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”; si dhe me kreun e IV, pika 1; kreun e VI dhe kreun e II, pika 6, të rregullores nr. 184, datë 08.4.1999 “Për punën e Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme”. Veprimet e mosveprimet e mësipërme sjellin si pasojë mosrespektimin e normës për frymë në ndarjen e tokës.

Për sipërfaqen në certifikatën e pronësisë mbi 10% se sipërfaqja në AMTP ngarkon me përgjegjësi ish-regjistruesin për periudhën deri 01.03.2006 dhe regjistruesin nga 01.03.2006 e në vazhdim, ndërsa ZQRPP Tiranë, për tolerancën e pranuar prej maksimumi 10% mbi sipërfaqen e përcaktuar në AMTP (tapi), sipas shkresës nr. 235, datë 4.03.2003 të ZQ të RPP.

Pas lëshimit të certifikatave të pronësisë nga pronarët përkatës janë kryer veprime, si: shitje, kontrata këmbimi etj., të pasurive që kanë rezultuar me sipërfaqe “tepër” prej 78 323 m2 (30 480 + 47 843).

Nga rastet e paraqitura në tabelat bashkëlidhur për transaksionet në Divjakë, veçojmë referencat nr. 2166, datë 24.8.2006, nr. 2185, datë 24.8.2006, nr. 2164, datë 24.8.2006 dhe nr. 2187, datë 24.8.2006 ”Saktësim prone“, me të cilat ka kaluar sipërfaqja tepër prej 1504 m2, shoqëruar me numrat përkatës, të cilat kanë mangësi, si: genplanet janë hartuar nga topografë pa licencë, janë tej afatit 90-ditor, pra 5 vjet më vonë, mungon procesverbali i veçantë, urdhri i regjistruesit për verifikim “përshkrimi i veçantë“ i shpjegimit të gabimeve dhe lejimi i ndryshimit, veprime në kundërshtim me kreun IV, paragrafi 5, pika 1.3, 1.4, të rregullores nr. 184, datë 08.4.1999 dhe me nenin 5, të ligjit nr. 7843, datë 13.7.1994 dhe ngarkohen me përgjegjësi 4 regjistrues.

Për shkeljet e trajtuara më sipër, mbi kontrollin e kryer për pranimin e dokumentacionit dhe regjistrimin e tokës bujqësore, të përfituara nga ligji nr. 7501, datë 19.7.1991 dhe ligji nr. 8053, datë 21.12.1995 “Për kalimin në pronësi pa shpërblim të tokës bujqësore” mbajnë përgjegjësi 5 regjistrues.

Rast i veçantë.

Page 85: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

85

a. Ndarja e pasurinë shtetërore nr. 249, volumi 5, faqe 27. 1. Për aplikimin nr. 9948, datë 20.11.2006 “për regjistrim fillestar të pasurisë

nr. 249/1, nr. 249/2”, si dhe të lëshimit të certifikatës për pasurinë nr. 249/1, në dokumentacionin për referencën nr. 00212, të pranuar nga pritësja mungojnë:

- Shkresa përcjellëse e SAMT në Qark, drejtuar ZVRPP në Lushnjë për regjistrimin e kësaj pasurie.

- Formulari 6, dokument i plotësuar nga komisioni i ndarjes së tokë dhe ZMMT (Zyra e Mbrojtjes dhe Menaxhimit të Tokës) në komunë.

- Akti i marrjes së tokës në pronësi nr. 12393 është fotokopje si dhe mungon data e lëshimit.

- Planrilevimi nuk është i plotësuar në formularin tip, si dhe është i panënshkruar nga topografi i licencuar dhe i pakonfirmuar nga hartografi i Zyrës.

Në aplikimin e kryer nga pritësja nuk është plotësuar rubrika “për se kryhet aplikimi”, nuk është shënuar numri i pasaportës së aplikantit, volumi dhe faqja. Rubrika “veprime në zyrën e regjistrimit”, është pa e plotësuar në kolonën “ndryshime në hartën treguese”, pa datë e pa firmë, dhe kolona “Arkivimi manual” është e paplotësuar, pa datë dhe firmë.

Nga verifikimi i pagesës së kryer rezultoi se aplikuesi ka kërkuar regjistrim fillestar për pasurinë nr. 249/1, 249/2 dhe lëshim të certifikatës për pasurinë nr. 249/1.

Nga verifikimi i kartelës së pasurisë së paluajtshme dhe hartës së zonës kadastrale nr. 2085, rezultoi se deri më datën 05.12.2005, këto pasuri nuk ekzistojnë në këto numra.

Nga pritësja më datë 20.11.2006 është plotësuar aplikimi nr. 9949 dhe nr. 9949/1, ku kërkohet ndarja e pasurisë 249/2, me sipërfaqe 12 000 m2, në dy pjesë:

1. Pasuria nr. 249/4, me sipërfaqe 9000 m2. 2. Pasuria nr. 249/5, me sipërfaqe 3000 m2. Pritësja ka kryer aplikim për ndarje pasurie, pa e regjistruar më parë këtë

pasuri, e cila më datë 21.11.2006 është e regjistruar me nr. 249, me pronar ”shtet”, volumi 5, faqe 27, veprim i cili është në kundërshtim me nenin 21, të ligjit nr. 7843, datë 13.7.1994.

2. Në referencën nr. 00209, sipas urdhrit nr. 444, datë 05.12.2006 të regjistruesit, për ndarjen e pasurisë së paluajtshme mbështetur në ligjin nr. 7843, datë 13.7.1994, neni 21, për ndarjen e pasurisë nr. 249, fshati Karavasta e Re, zona kadastrale nr. 2085, nomenklatura K-34-111-(94-A), kartela në vol. 5, faqe 27, e llojit “arë”, me sipërfaqe 46.7125 m2, si më poshtë:

- Pasuria nr. 249/1 me sipërfaqe 4 000 m2. - Pasuria nr. 249/2 me sipërfaqe 12 000 m2. - Pasuria nr. 249/3 me sipërfaqe 45 1125 m2. Bashkëngjitur urdhrit është harta e zonës kadastrale e cila tregon pasurinë nr.

249, me sipërfaqe 46.7125 m2, ku përcaktohet forma e ndarjes, e cila është nënshkruar nga hartografi, si dhe kartela e Pasurisë së Paluajtshme, ku në seksionet A, B, C bëhet përshkrimi i pasurisë:

A- Seksioni i identifikimit të pasurisë nr. 249. B- Seksioni i përshkrimit të pasurisë e llojit “arë” me sipërfaqe 46.7125 m2, ref.

LN mars 2001. C- Seksioni i pronësisë “shtet”, data e regjistrimit 20.10.2001, në pjesën

përshkrim i veçantë sqarohet se është tokë e kripur.

Page 86: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

86

Në volumin 5, faqe 27, kjo pasuri mbyllet dhe vijon në volumin 6, faqe 61 deri faqe 63. Për kryerjen e veprimit të mbylljes së kësaj pasurie nuk ka në kartelë nënshkrim të kartelistit përgjegjës, por vetëm vula “mbyllet”.

3. Në referencën nr. 00210, regjistruesi me urdhrin nr. 445, datë 05.12.2006, urdhëron korrigjimin e kartelës në regjistrin e pasurive të paluajtshme të fshatit Karavasta e Re, volumi 1, faqe 126, për pasurinë nr. 120/4, zëri kadastral “arë”, nomenklatura K-34-111-(112-D), mbështetur në ligjin nr. 7843, datë 13.07.1994, neni 48, pika dh, si dhe të dokumenteve të sjella nga Komuna Rremas, dhe me kërkesën e pronarit.

Sipas shkresës nr. 287, datë 07.11.2007, dërgohet vendimi nr. 17, datë 07.11.2006, i Komisionit të Tokës në Komunë, dërguar ZVRPP së Lushnjes për heqjen e pasurisë, dhënë me aktin nr. 12393, me sipërfaqe 16000 m2 dhe regjistrimin në pronësi të shtetit, të zërit “arë”, në ngastrën nr. 120/4, nënshkruar nga kryetari i Komunës.

Vendimi nr. 117, datë 14.11.2006, i Komisionit të Tokës, në Komunën Rremas, ka diskutuar kërkesën e banuesit në fshatin Karavasta e Re, kur sipas kontratës së shit-blerjes datë 9.2.2006, ky person është banues në Tiranë, në rrugën “Selaudin Zorba”, nr. 31 dhe ka marrë vendimin për pasurinë në aktin nr. 12393, zëri kadastral “arë”, ngastra 120/4, me sipërfaqe 16000 m2, si dhe pasuria “rrugë” 120/4 me sipërfaqe 364 m2 t’i hiqen dhe të regjistrohen pronë “shtet” e llojit “arë”.

Ky vendim, për kalimin e pronësisë nga privat në shtet, për pasurinë nr. 120/4”, nga ana e Komunës Rremas, nuk është miratuar në Seksionin e Administrimit dhe Mbrojtjes të Tokës në Qark, si dhe në Këshillin e Qarkut.

Veprimet për korrigjimin e kartelës të pasurisë së paluajtshme, volumi 1, faqe 126, pasuria nr. 120/4, e llojit “arë”, me sipërfaqe 16.000 m2, regjistruar sipas aktit nr. 12393, ref. LN. mars 2001, për kalimin nga pasuri private, në pasuri me pronar “shtet”, janë kryer në datën 05.12.2006 nga juristi, referenca nr. 00210.

Pra, në po të njëjtën datë (05.12.2006) që ka dalë urdhri i regjistruesit për “për ndarjen e pasurisë shtetërore nr. 249”, janë regjistruar edhe pasuritë me nr. 249/1 me sipërfaqe 4 000 m2 dhe nr. 249/2 me sipërfaqe 12 000 m2.

Si përfundim, nga ZVRPP e Lushnjës, brenda datës 05.12.2006, janë kryer njëherësh disa veprime si më poshtë:

1. Urdhri i regjistruesit nr. 444 “për ndarjen e pasurisë nr. 249”, me pronar shtet, me sipërfaqe 467.125 m2, zëri kadastral “arë”, në tre pjesë:

a. Pasuria nr. 249/1 me sipërfaqe 4000 m2 pronar shteti. b. Pasuria nr. 249/2 me sipërfaqe 12000 m2, pronar shteti. c. Pasuria nr. 249/3 me sipërfaqe 451125 m2, pronar shteti. 2. Regjistrimi i pasurisë nr. 249/1, nr. 249/2, nga pronar shtet në privat. 3. Ndarja e pasurisë nr. 2 49/2, në dy pjesë: a. Pasuria nr. 249/4 me sipërfaqe 9000 m2. b. Pasuria nr. 249/5 me sipërfaqe 3000 m2. 4. Urdhri i regjistruesit nr. 445 “për çregjistrimin e pasurisë nr. 120/4” me

sipërfaqe 16000 m2 nga pronar privat dhe kalimin e saj në pasuri shtetërore. - Aplikimet e tjera nr. 10708 dhe nr. 10709, datë 11.12.2006, në Karavasta, për

regjistrimin e kontratës së shitjes për pasurinë nr. 249/1 dhe ndarjen e pasurisë nr. 249/5, si dhe transaksionet e tjera të këtyre pasurive, janë trajtuar më hollësisht në procesverbalin nr. 7, datë 21.05.2007.

Për sa i përket observacionit, të ardhur nga ana juaj me shkresën nr. 229/11, datë 03.9.2007, në përgjithësi qëndron dhe u mor parasysh.

Page 87: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

87

Kontroll mbi pranimin e dokumentacionit dhe regjistrimin e objekteve me leje ndërtimi “mbi trojet publike dhe private”, në zbatim të ligjit nr. 8405, datë 17.09.1998 “Për urbanistikën”, me ndryshimet përkatëse.

A. Në zonën urbane të qytetit: Regjistrimi i objekteve dhe i truallit sipas lejeve të ndërtimeve, dhënë nga

KRRT-ja dhe kontrata te shit-blerjeve, realizuar nga Bashkia e Lushnjës për vitin 2004 dhe periudhën 2005-2006.

Nga këto veçojmë regjistrimin e pasurive sipas lejeve të ndërtimit për praktikat hipotekare, ku ZVRPP në Lushnjë ka kryer regjistrimin mbi bazën e dokumentacionit të dërguar nga Drejtoria e Urbanistikës së Bashkisë në Lushnjë.

Në vendimet për dhënien e lejeve të ndërtimit si më sipër nuk përcaktohet sipërfaqja e sheshit të ndërtimit, sipërfaqja e ndërtimit, nr. i kateve, e të dhëna të tjera te cilat individualizojnë objektin.

Regjistrimi i këtyre pasurive nga ZVRPP në Lushnje “për sipërfaqen e sheshit dhe sipërfaqen e ndërtimit” është bazuar kryesisht në planvendosjen e sheshit të ndërtimit, si dhe të objektit në këtë shesh.

Të dhënat për sipërfaqen e sheshit të ndërtimit, si dhe sipërfaqen e ndërtimit janë marrë nga planvendosja bashkëngjitur dokumenteve, që kanë ardhur për regjistrim.

Ne dokumentacionin shoqërues mungon akti i kolaudimit, si dhe kur ai është hartuar, nuk përcakton asnjë të dhënë për sipërfaqen e sheshit te ndërtimit, sipërfaqen e ndërtimit, numrin e kateve, sipërfaqen e ndërtimit për çdo kat, e të dhëna të tjera, të cilat nuk janë ballafaquar me kondicionet urbane, të dhëna në vendimet e miratimit të shesheve te ndërtimit, kur ato janë të specifikuara apo nuk janë të specifikuara, por që duhet të përshkruheshin ne aktin e kolaudimit.

Veprimet e mësipërme përbëjnë shkelje të ligjit nr. 8402, datë 10.02.1998 “Për kontrollin dhe disiplinimin e ndërtimeve” dhe udhëzimit të Këshillit të Ministrave nr. 3, datë 15.02.2001 ”Për mbikëqyrjen dhe kolaudimin e objekteve të ndërtimit”.

Observacioni i paraqitura në lidhje me shkeljet në regjistrimin e objekteve me leje ndërtimi, u mor pjesërisht parasysh.

B. Shitja e trojeve publike të kryer nga Bashkia e Lushnjes, Komuna Golem dhe Komuna Dushk i Madh, të regjistruara në ZVRPP të Lushnjes, ne emër të subjekteve private.

Nga Bashkia Lushnje, për vitet 2004, 2005, 2006 janë shitur troje individëve të ndryshëm në 30 raste, me sipërfaqe 10.570.5 m2 dhe nga Komuna Golem janë shitur për vitin 2005, në 2 raste, me sipërfaqe 896 m2.

1. Në lidhje me praktikat për regjistrimin e pasurive sipas lejeve të ndërtimit paraqiten si më poshtë:

Në praktikën hipotekare nr. 28, datë 13.01.2004 dhe leje ndërtimi nr. 12, datë 05.09.1995.

Në praktikën hipotekare nr. 124, datë 24.02.2004 dhe leje ndërtimi nr. 48 datë 26.11.1994.

Në praktikën hipotekare nr. 187, datë 24.03.2004 dhe leje ndërtimi nr. 03, datë 16.12.1997.

Në praktikën hipotekare nr. 287, datë 05.05.2004 dhe leje ndërtimi nr. 41, datë 26.10.1994.

Në praktikën hipotekare nr. 288, datë 05.5.2004 dhe leje ndërtimi nr. 15, datë 14.11.1995.

Në praktikën hipotekare nr. 451, datë 02.8.2004 dhe leje ndërtimi nr. 04, datë

Page 88: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

88

04.09.1996. Në praktikën hipotekare nr. 658, datë 14.12.2004 dhe leje ndërtimi nr. 21, datë

25.03.1991. Në praktikën hipotekare nr. 20, datë 19.01.2005 dhe leje ndërtimi nr. 8, datë

26.11.1994. Në praktikën hipotekare nr. 38, datë 27.01.2005 dhe leje ndërtimi nr. 13, datë

16.04.1992. Në praktikën hipotekare nr. 126, datë 08.3.2005 dhe leje ndërtimi nr 51, datë

01.10.1991. Në praktikën hipotekare nr. 448, datë 16.10.2006 dhe leje ndërtimi nr. 51, datë

01.01.1991. Regjistrimi i objekteve me numrat hipotekar të cituar me sipër, është kryer nga

ZVRPP në Lushnje, mbi bazën e dokumentacionit të dërguar nga Drejtoria e Urbanistikes së Bashkisë në Lushnjë.

Në vendimet për dhënien e shesheve të ndërtimit, ku përcaktohen kondicionet urbane të shesheve të ndërtimit mbi bazën e të cilave janë dhënë lejet e ndërtimit, nuk përcaktohen sipërfaqja e sheshit të ndërtimit, sipërfaqet e ndërtimit, numri i kateve, sipërfaqja për çdo kat e të dhëna të tjera, të cilat individualizojnë objektin.

Regjistrimi i këtyre pasurive, kryer nga Zyra e ZVRPP Lushnje, për sipërfaqen e sheshit dhe sipërfaqen e ndërtimit është bazuar kryesisht në planvendosjen e sheshit të ndërtimit si dhe të objektit në këtë shesh.

Pra, dokumentacioni i ardhur nga Drejtoria e Urbanistikës në Bashkinë Lushnje, që shërben për regjistrimin e pasurive në ZVRPP, nuk plotëson kushtet për regjistrimin e pasurive.

B. Mbi shitjen e trojeve publike, të kryer nga Bashkia Lushnjë dhe Komuna Golem, dhe te regjistruara ne Zyrën Vendore te Regjistrimit të Pasurive te Paluajtshme në Lushnje, ne emër te subjekteve private.

Nga kontrolli i bëre konstatohen 32 praktika që kane shërbyer për regjistrimin e trojeve publike në emër te subjekteve private, realizuar me kontrata shit-blerjeve.

Praktikat e shit-blerjes të trojeve janë dërguar nga Zyra e Urbanistikës, bashkëngjitur dokumentacionit te regjistrimit te objektit ose dërguar direkt Zyrës së Regjistrimit “për regjistrimin e trojeve në emër te subjekteve private”.

Bashkia Lushnje nuk ka të regjistruar në pronësi të vet pranë kësaj zyre titull pronësie trualli.

Ligjërisht, ZVRPP e Lushnjës nuk duhet t’i pranonte kontratat e shit-blerjeve të trojeve publike si të pabazuara në ligj.

ZVRPP nuk ka zbatuar një nga detyrat e lëna nga Kontrolli i Larte i Shtetit me nr. 606/12, datë 07.11.2002, ku pika 2 thekson: Të mos pranohen për regjistrim kontrata trojesh private të përfituara nga trojet publike në kundërshtim me nenin 3, të ligjit nr. 7980, datë 27.07.1995 ”Për shit-blerjen e trojeve”.

Në kundërshtim me këtë detyrë të lënë, ZVRPP ka vazhduar të regjistrojë kontrata të shit-blerjeve të trojeve publike, kaluar në pronësi të subjekteve private, bazuar në Buletinin nr. 4, datë 21.01.2004 të Zyrës Qendrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.

Për vitin 2005, Komuna Golem ka shitur troje në 2 raste, me sipërfaqe 896 m2. Për vitet 2004 e 2005, Komuna në Dushk të Madh, z.k. nr. 1582 ka shitur troje

në 4 raste. Kontrolli mbi pranimin e dokumentacionit dhe regjistrimin e pasurive të

paluajtshme të përfituara nga privatizimi.

Page 89: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

89

1. Nga kontrolli i kryer rezultoi se, për vitin 2004 janë regjistruar në librin e

hipotekës 17 raste dhe për periudhën 2005-2006 janë regjistruar 4 raste. a. Prona te regjistruara sipas kontratave te shitjes nga AKP, nga viti 1992 deri

vitin 2004, paraqiten në tabelën si më poshtë:

Nr. Nr. hpotek.

Data regjist.

Sipërfaqe m2

Data e kontratës

1 15 08.01.04 Truall 140 m2 27.01. 01 2 93 09.02.04 Truall 43 m2 E vjetër 18.09.92 3 116 17.12.04 Objekt 40 m2 E vjetër 10.10.92 5 126 26.02.04 Truall 40 m2 25.02.04 6 131 27.02.04 Ofiçinë 150 m2 E vjetër 27.03.92 7 145 08.08.04 T + mak. 255 m2 E vjetër 13.06.95 8 147 08.03.04 T + dep. 310 m2 E vjetër 13.06.95 9 151 09.03.04 Truall 167 m2 11.02.04 10 222 07.04.04 Sip.nd. 1330 m2 E vjetër 01.11.93 11 408 07.07.04 29 m2 E vjetër 18.01.92 12 414 15.07.04 18 m2 E vjetër 26.03.92 13 473 18.08.04 R. akull 555 m2 E vjetër 23.10.95 14 498 10.09.04 Truall 104m2 E vjetër 26.01.98 15 594 02.11.04 Njësi tregtare 74m2 E vjetër 09.04.92 16 597 14.11.04 Njësi ushqimore 43 m2 E vjetër 23.02.92 17 689 29.10.04 Arti. plas. 32m2 E vjetër 01.09.92

Theksojmë se kontrata e regjistruar me nr. hipotekar 93, datë 09.02.2004 dhe kontratat e shit-blerjes nr. 116, 131, 408, 414, 594, 597, 689, janë lidhur nga AKP gjatë vitit 1992; në vitin 1993, kontrata me nr. 222; në vitin 1995, kontratat me nr. 145, 147, 473 dhe në vitin 1998, kontrata me nr. 498. Këto kontrata bashkë me dokumentacionin përkatës janë paraqitur për regjistrim nga vetë qytetarët.

- Për pronën e regjistruar me nr. hipotekar 15, datë 08.01.2004 “depo” me sipërfaqe 140 m2; nr. 131, datë 27.02.2004 “ofiçinë” me sipërfaqe 150 m2; nr. 473, datë 18.08.2004 “repart akulli” me sipërfaqe 555 m2; nr. 594, datë 02.11.2004 “njësi tregtare” me sipërfaqe 74 m2; nr. 597, datë 14.11.2004 “njësi ushqimore” me sipërfaqe 43 m2; nr. 689, datë 29.10.2004 “artikuj plastik” me sipërfaqe 32 m2, në dosjet përkatëse dhe në regjistrimet e bëra në librin e hipotekës, trualli është shënuar shtet, por nuk u gjet marrëdhënia kontraktuale e truallit me subjektin, i cili ka privatizuar objektin.

B. Prona të regjistruara sipas kontratave të shitjes nga AKP, për periudhën 2005-2006, paraqiten si më poshtë:

Për pasuritë nr. 8, 9, 27, 190, në dokumentet që kanë shërbyer për regjistrim nuk u gjet kontrata e qiradhënies së truallit midis organeve të qeverisjes vendore dhe pronarëve të rinj të objekteve.

Observacionin për regjistrimin e pronave me kontrata shitje të AKP u mor parasysh.

2. Prona të regjistruara sipas kontratave të shitblerjes nga EKB-ja. - Për vitin 2004. U kontrolluan 25 praktika, banesa të shitura nga Enti Kombëtar i Banesave, të

regjistruara në librat e hipotekës, sipas tabelës së mëposhtme:

Nr.

Nr hipot.

Data e regjistrimit

Sipërfaqe m2

Data e kontratës

1 Nr. 8 12.01.2006 St. kuajsh 216 m2 18.11.1005 2 Nr. 9 12.01.2005 St. qesh 154 m2 18.11.2005 3 Nr. 27 23.01.2006 St. 1125 s.n 675 m2 24.10.2005 4 Nr. 190 20.04.2006 Sp. nd. 66 m2 20.04.2006

Page 90: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

90

Nr.

Nr. hipotekës

Data e regjistrimit

Përshkrimi i pronës

Data e lidhjes dhe rilidhjes së kontr.

së shit-blerjes 1 4 06.01.2004 Ap..98.6 m2 Rilidhur 22.12.2003 2 21 09.01.2004 Ap. 63 m2 E vjetër 01.02.1994 3 26 13.01.2004 Ap. 54 m2 Rilidhur 09.01.2004 4 33 13.01.2004 Ap. 43 m2 E vjetër 01.06.1993 5 38 15.01.2004 Ap. 73 m2 E vjetër 08.03.1994 6 44 19.01.2004 Ap. 115,5 m2 Rilidhur 12.01.2004 7 46 19.01.2004 Ap. 75 m2 E vjetër 22.07.1994 8 61 21.01.2004 Ap. 57 m2 E vjetër 15.10.1993 9 70 27.01.2004 Ap. 50 m2 Rilidhur 27.08.2003 10 74 27.01.2004 Ap. 33 m2 E vjetër 13.10.1993 11 75 27.01.2004 Ap. 65 m2 Rilidhur 21.01.2004 12 122 20.02.2004 Ap. 54 m2 Rilidhur 21.04.2004 13 130 27.02.2004 Ap. 95 m2 Rilidhur 23.02.2004 14 166 15.03.2004 Ap. 34 m2 Rilidhur 16.02.2004 15 203 31.03.2004 Ap. 55,3 m2 Rilidhur 30.03.2004 16 273 21.04.2004 Ap. 54 m2 E vjetër 12.06.1995 17 378 24.06.2004 Ap. 74 m2 Rilidhur 24.06.2004 18 397 06.07.2004 Ap. 64,9 m2 Rilidhur 01.07.2004 19 496 07.09.2004 Ap. 57 m2 Rilidhur 03.09.2004 20 534 27.09.2004 Ap. 50,78 m2 Rilidhur 24.09.2004 21 598 04.11.2004 Ap. 72 m2 Rilidhur 28.10.2004 22 601 05.11.2004 Ap. 84 m2 Rilidhur 21.07.2004 23 673 23.12.2004 Ap 68 m2 Rilidhur 21.12.2004 24 682 24.12.2004 T54 m2,N 36 Rilidhur 16.12.2004 25 340 09.06.2004 Ban. 68.4 m2 E vjetër 14.09.1991

Nga regjistrimet në tabelën më sipër rezultoi se: - Për banesat me hipotekë nr. 21, datë 09.01.2004, sipas kontratës së shitjes

më datë 09.02.1994; nr. 33, datë 13.01.2004, sipas kontratës së shitjes më datë 01.6.1993; nr. 33, datë 15.01.2004, sipas kontratës së shitjes më datë 08.3.1994, nr. 46, datë 19.01.2004, sipas kontratës së shitjes më datë 22.7.1994; nr. 61, datë 21.01.2004, sipas kontratës së shitjes më datë 15.10.1993; nr. 74, datë 27.01.2007, sipas kontratës së shitjes më datë 13.10.1993; nr. 273, datë 21.4.2004, sipas kontratës së shitjes më datë 12.6.1995 dhe nr. 340, datë 09.6.2004, sipas kontratës së shitjes më datë 14.9.1991, është rilidhur kontratë nga ana e qytetarëve me EKB, pasi kontratat për vitet e përmendura më sipër nuk kanë qenë të lidhura në prani të noterit.

- Edhe për kontratat e tjera, të banesave të shitura nga EKB apo të privatizuara nga organet e pushtetit lokal, sipas kompetencave që iu jep dekreti nr. 1440, datë 04.4.1996, dokumentacioni në ZVRPP është pranuar me kontrata të noterizuara në prani të palëve.

- Për periudhën 2005-2006. U kontrollua dokumentacioni dhe në dosjet përkatëse sipas tabelave të

mësipërme, për vitet 2004, 2005 e 2006, u gjet dokumentacioni i nevojshëm që shërben për regjistrimin fillestar të pasurisë, sipas kreut IV, pika 8, e rregullores nr. 184, datë “Për punën e Zyrave Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme”, si: kontrata e shit-blerjes, planimetria ose genplani i apartamentit, certifikata e gjendjes familjare në 01.12.1992, si dhe dokumente të tjerë, të nevojshëm për regjistrimin e apartamenteve në emër të qytetarëve, sipas pasqyrave të mëposhtme:

Për vtin 2005

Nr. Nr.

hipotekor Data e

regjistrimit Siperf.

m2 Data e

kontratës 1 Nr. 2 06.01.2005 81 m2 E vjetër 16.08.1994 2 Nr. 27 24.01.2005 75.93 m2 19.01.2005 3 Nr. 46 01.02. 2005 78 m2 Rilidhur 27.01.2005 4 Nr. 559 14.11. 2005 80 m2 31.10.2005 5 Nr. 564 01.11. 2005 75 m2 25.10. 2005 6 Nr. 578 23.11. 2005 48 m2 07.11. 2005 7 Nr. 621 15.12. 2005 75.93 m2 18.11. 2005 8 Nr. 149 21.03. 2005 75.93 m2 01.02. 2005 9 Nr. 150 21.03. 2005 34.63 m2 14.01. 2005

Page 91: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

91

10 Nr. 564 01.11. 2005 75 m2 25.10. 2005 11 Nr. 621 15.12. 2005 75.93 m2 18.11. 2005

Për vitin 2006

Kontrolli mbi pranimin e dokumentacionit dhe regjistrimin e pasurive të paluajtshme, të përfituara nga vendime gjyqësore të formës së prerë, të shoqëruara me vendim ekzekutimi dhe/ose me vendim të përmbaruesit gjyqësor.

Për vitin 2004, nga kontrolli i 18 praktikave të regjistrimeve të pasurive në emër të subjekteve private me vendim gjykate, janë atakuar 6 vendime të Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, 4 kontrata shit-blerje të AKP, 3 regjistrime të ZVRPP-s dhe 4 vendime të Bashkisë Lushnje.

Për vitin 2005, nga kontrolli i 7 praktikave të regjistrimit të pasurive në emër të subjekteve private, me vendim gjykate është atakuar 1 vendim i Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, 1 kontratë shit-blerje e AKP-së, 3 regjistrime të ZVRPP-s dhe 2 vendime të Bashkisë.

Për vitin 2006, nga kontrolli i 7 praktikave të regjistrimit të pasurive në emër të subjekteve private, me vendim gjykate janë atakuar vendime 3 raste “për regjistrim trualli” dhe 1 rast për çregjistrim trualli, si dhe 3 raste “për regjistrim trualli dhe objekt”.

Nga praktikat veçojmë: - Në praktikën hipotekare nr. 65, datë 04.02.2005, me vendimin e Gjykatës nr.

903, datë 10.01.2005 detyrohet ZVRPP të regjistrojë sipërfaqen e truallit prej 175 m2 në emër të një qytetari, me arsyetimin se trualli është shitur nga Këshilli i Rrethit Lushnje më datë 10.02.1998. Por, bashkangjitur këtij vendimi gjyqësor mungon kontrata e shitjes së truallit, hartuar nga Këshilli i Rrethit Lushnje.

- Me vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor, Lushnje nr. 811, datë 13.7.2005, është vendosur pavlefshmëria absolute e kontratës së shitjes e lidhur më datë 03.01.2002, ndërmjet Bashkisë së Lushnjes si palë shitëse dhe të paditurit si blerës (praktika hipotekare nr. 432, datë 05.10.2006), e cila është zbatuar duke bërë çregjistrimin e sipërfaqes së truallit në emër të të paditurit prej 537 m2, si dhe detyrimin e Bashkisë, që t’i kthejë të paditurit vlerën e blerjes së truallit në shumën 386.640 lekë.

Nga kjo del, siç u trajtua më sipër: “Për trojet e shitura nga Bashkia e Lushnjes”, sipas kontratave përkatëse është e pabazuar në ligj, pasi Bashkia nuk ka të regjistruar në ZVRPP në pronësi të vet, sipërfaqe trualli.

Të gjitha vendimet e Gjykatës, që detyrojnë Zyrën e Regjistrimit te Pasurive të Paluajtshme “në emër të subjekteve të ndryshme” janë të shoqëruara me dokumentacionin përkatës, që bëjnë të mundur identifikimin dhe individualizimin e regjistrimit. Dokumentacioni që e shoqëron vendimin e Gjykatës është i plotë dhe konform kërkesave të rregullores për punën e Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme nr. 184, datë 08.4.1999.

Observacionin për regjistrimin e pronave me vendime gjyqësore merret pjesërisht parasysh, për faktin se në lidhje me vendimin e Gjykatës nr. 811, datë

Nr. Nr. hipotekor Data e regjistrimit Siperf. m2

Data e kontratës

1 Nr. 49 02.02.2006 45.67 m 23.01.2006 2 Nr. 146 21.03.2006 84 m 20.03.2006 3 Nr. 177 04.05.2006 83 m 18.04.2006 4 Nr. 178 03.05.2006 57 m 31.03.2006 5 Nr. 207 19.05.2006 41.05 m 04.05.2006 6 Nr. 323 10.08.2006 68 m 12.07.2006

Page 92: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

92

13.7.2005, objekt i shkeljes së cituar në këtë regjistrim është shit-blerja e truallit dhe jo siç pretendohet në observacion.

Kontrolli mbi pranimin e dokumentacionit dhe regjistrimin e pasurive të paluajtshme, në bazë të nenit 24/b, të ligjit nr. 7843, datë 13.7.1994 “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”.

Nga kontrolli i praktikave të regjistrimit të pasurive të paluajtshme sipas nenit

24/b, për vitet 2004-2005-2006, u konstatua se: 1. Procedura për regjistrimin e pasurive sipas nenit 24/b është kryer në

përputhje me kërkesat që përmban pika b, e nenit 24, si: kërkesa e qytetarit për regjistrim pronësie, deklarata personale e pronësisë, e vërtetuar tek noteri, genplani i pasurisë, deklaratë noteriale të pronarëve fqinj “për vërtetimin i cili është thënë në kërkesë”, në lidhje me pronësinë e kufijtë e pasurisë që pretendohet, si dhe dokumente të ndryshme, që mbështesin kërkesën për regjistrim.

Në zbatim të urdhrit të kryeregjistruesit nr. 37, datë 06.6.2000 është plotësuar edhe vërtetimi nga njësia administrative, sipas të cilit vërtetohet se pronari ka qenë banor i kësaj njësie përpara vitit 1991.

Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme “për banesat dhe truallin funksional të banesave”, kryesisht është shfrytëzuar dokumenti i siguruar nga arkivi shtetëror i Qarkut në Fier.

Grupi i punës i ngritur, bazuar në dokumentet arkivore “vërtetim arkivi”, notë transkriptimi i siguruar nga arkivi, kontrata shit-blerje të ndryshme e të tjera, si dhe në dokumentacionin e përcaktuar më lart, ka miratuar regjistrimet në bazë të nenit 24/b dhe miratimi “për regjistrim” është firmosur nga anëtarët e grupit.

Por, nga kontrolli i dokumentacionit me te cilin është kryer regjistrimi u konstatuan edhe parregullsi në drejtim te regjistrimit të sipërfaqes së truallit të banesës, pa pasur dokument mbi origjinën e pronësisë së truallit, por vetëm atë të banesës.

Nga ZVRPP, për 28 rastet e mësipërme, me sipërfaqe 5 500 m2 truall gjithsej, megjithëse mungojnë dokumentet që të vërtetojnë pronësinë e truallit të pronarit, është bërë regjistrimi i banesave mbi këtë sipërfaqe.

Përveç sa më sipër: 1. Regjistrimi me nr. hipotekar 584, datë 26.10.2004, me sipërfaqe trualli 770

m2 është kryer në bazë të notës së transkriptimit nr. 1849 rep., nr. 1813 kol., datë 18.6.1937. Në këtë notë transkriptimi pohohet blerja e shtëpisë, por theksohet: "...e ngrehur shtëpia në fjalë në tokë shtetnore". Transaksione mbi këtë tokë shtetërore në vitet e mëvonshme nuk ka, pasi nuk janë paraqitur dokumente.

Regjistrimi i kësaj sipërfaqeje prej 770 m2, me nr. hipoteke 584 është në kundërshtim me pikën 13, kreu IV, të rregullores së ZVRPP, pasi oborri (770 m2) është më i madh se ai i përcaktuar në dokumentet ligjore të pronësisë dhe kjo pjesë “tepër” do të regjistrohej si pasuri me pronar “shtet”, ku në seksionin E të kartelës do të regjistrohej “posedimi”.

2. Regjistrimi me numër hipoteke 454, datë 17.10.2006, me sipërfaqe trualli 466 m2, është bërë sipas vërtetimit të lëshuar nga arkivi i Qarkut në Fier nr. 322/1, datë 24.9.2002, sipas të cilit jepen të dhëna qe vlera e truallit të shitur është 9 320 lekë etj., si dhe vendimi i Komitetit Ekzekutiv të KP të Rrethit nr. 25, datë 17.02.1959. Por, referuar lidhjes së kontratës së shit-blerjes datë 31.10.1959, rezulton se vlera prej 9 320 lekë është për ndërtesën.

Pra, vërtetimi i lëshuar nga Arkivi Shtetëror i Qarkut Fier nuk pasqyron të dhëna të sakta, të cilat janë në kundërshtim me kontratën e shit-blerjes, bashkëlidhur kësaj praktike.

Page 93: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

93

Për sa më sipër, komisioni nuk ka shqyrtuar dhe ballafaquar me përgjegjësi dokumentacionin e paraqitur nga ana e qytetarit “për regjistrim banese dhe trualli”, por ka marrë të mirëqenë vërtetimin e lëshuar nga ana e Arkivit Shtetëror të Qarkut Fier.

Veprimet e mësipërme janë në kundërshtim me pikën 16, germa “f”, si dhe pikën 17, kreu IV, të rregullores nr. 184, datë 08.4.1999 “Për punën e ZVRPPP dhe mbajnë përgjegjësi: ish-regjistruesi, regjistruesi dhe juristja.

Pra, këto pagesa nuk janë bërë dhe trualli është regjistruar në mënyrë të kundraligjshme për sipërfaqet mbi 200 m2.

Kontroll mbi zbatimin e urdhrit të kryeregjistruesit nr. 61, datë 02.8.1999, për raste të veçanta, dalë në zbatim të nenit 3, të ligjit nr. 7843, datë 13.7.1994 “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”.

1. Në lidhje me regjistrimin e pasurive “për rastet e veçanta”, në zbatim të

urdhrit të kryeregjistruesit nr. 61, datë 02.8.1999, nga ana e ZVRPP Lushnje janë hapur regjistrimet përgatitore, pasqyruar në tabelën e mëposhtme:

Mbi regjistrimet e veçanta sipas urdhrit nr. 61 dhe nenit 24 të ligjit.

Nga kjo Urdhri i kryeregjistruesit Nr.

nr. datë

AMT nr. Siperf. tokës

m2 Arë Pemëtor Frutore

Z.k.

1 1972/1 25.10.06 26682 4900 2200 - 2700 F 2110 2. 1041/1 25.07.05 27020 4100 - - 4100 U 8571 3. 905/1 30.06.05 27014 5000 - - 5000 U 8571 4 2181/1 23.05.05 27016 6000 -- - 5900 U 8571 5 1223/1 15.09.04 27013 2000 - - 2000 U 8571 6 642/1 04.04.06 24130 3562 3562 - - 8572 7 2225/1 22.11.06 23667 3100 3100 - - 8572 8 1107/1 30.03.05 26661/2 2660 - 1781 - 8572 9 173 28.03.05 26659 12300 12300 - - 8572 10 1667/1 24.12.04 24478 11741 11742 - - 8572 11 91/1 28.04.04. 24131 3652 3652 - - 8572 12 1533/1 28.04.04 26990 4865 4865 - - 8572 13 255/1 28.12.02 23924 2850 2850 - - 8572 ,, ,, 23925 2850 2850 - - 8572 ,, ,, 23878 1533 1533 - - 8572 ,, ,, 23880 1533 1533 - - 8572 ,, ,, 23879 1533 1533 - - 8572 ,, ,, 23926 1533 1533 - - 8572 14 122/1 19.08.02 26661/94 8400 8400 - - 8572 Shuma 84203 61743 1781 19700 ,, ,, Zbritkorig 979 - 879 100 ,, ,, Shuma

regjistruar 83224 61743 1781 19700

Praktikat e mësipërme përgjithësisht rezultojnë në përputhje me procedurat dhe me dokumentacionin e nevojshëm, mbështetur në rregulloren “Për regjistrimin fillestar të PPL në raste të veçanta”, përjashtuar praktikën me reference nr. 05854, ku urdhri i kryeregjistruesit nr. 173, është pa numër tapie (AMTP) dhe nuk përcakton sipërfaqen.

Pra, është i parregullt dhe krahas përgjegjësisë së ZQRPP për nxjerrjen e këtij urdhri ka përgjegjësi edhe regjistruesi i ZVRPP Lushnje, i cili e ka zbatuar.

Kontrolli mbi mënyrën e plotësimit të kartelave të pasurive të paluajtshme, në

zonat kadastrale që janë futur në sistemin e ri të regjistrimit, për zonat rurale dhe urbane, pas regjistrimit fillestar të pasurive të paluajtshme.

I. Mbi kontrollin e mbajtjes së kartelave të regjistrimit të pronave të paluajtshme, regjistrimet e veprimeve në përgjithësi dhe të veprimeve kufizuese.

Page 94: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

94

1. Nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara Tiranë, sipas shkresës nr. 43, datë 23.03.2006, bashkëlidhur vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, Tiranë, ka kërkuar sekuestrim dhe kufizim (bllokim) të pronës nr. 238/1/6.

Sipas kartelës së regjistrimit të pronës së paluajtshme, volumi 1, fl. 3, rezulton se kjo pasuri është regjistruar në seksionin “A”, me nr. 283/1/6, në z.k. nr. 2207, me indeks harte K-34-112-(132-A), ndodhur në fshatin Kolonjë, rrethi Lushnje, në pronësi të një qytetari, ndërsa sipas seksionit B “Përshkrimi i pasurisë” rezulton se kjo pasuri është e llojit “arë”, me sipërfaqe 2000 m2.

2. Në shkronjën C “Seksioni i pronës” pasqyrohen transaksionet (regjistrimet) si vijon:

Sipas referencës 007, datë 11.3.1999, kjo tokë arë është kaluar në pronësi të qytetarit me banim në lagjen “Liri Gero” Fier, nëpërmjet kontratës së shitjes datë 10.3.1999 dhe palë blerëse i cili është pajisur me certifikatën e pronësisë datë 09.9.1999.

3. Sipas referencës nr. 0749, datë 30.3.2006 (ku përfshihet akti 24, datë 06.3.2006, shkresës nr. 43, datë 23.3.2006, e AAPSK protokolluar me nr. 152, datë 30.3.2006, në seksionin “C” është regjistruar pronar “Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara” Tiranë me shënimin përkatës “vendim gjykate”.

Pra, pasuria me nr. 283/1/6 e llojit arë me sipërfaqe 2000 m2, është aktualisht në pronësi të AAPSK.

- Lidhur me rregullshmërinë e kryerjes së veprimeve të mësipërme konstatohet se mungon urdhri me firmë i regjistruesit dhe praktika është e painventarizuar, mangësi këto në kundërshtim me rregulloren nr. 184, datë 08.4.1999, kreu IV, pika 5.2.2, fl. 34 dhe me nenin 44, të ligjit nr. 7843, datë 13.7.1994 “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme” dhe me ligjin nr. 9154, datë 06.11.2003 “Për arkivat”.

Në seksionin “E” të kartelës “Seksioni hipotekar, vendimit të Gjykatës, kufizime etj.”, sipas referencës nr. 0372, datë 27.9.2004 është regjistruar në zërin “sekuestro” ...me vendim nr. 591, datë 22.9.2004, por nuk rezulton të jetë vendosur masë sekuestrimi ndaj pasurisë të llojit “ndërtesë”, hoteli mbi sipërfaqen 2000 m2 arë, të ndërtuar mbi këtë truall.

Për të metat e mangësitë e mësipërme mbajnë përgjegjësi: regjistruesi dhe hartografi.

II. Mbi kontrollin e plotësimit të kartelave të pasurive të paluajtshme, të regjistrimeve kufizuese, në zbatim të marrëveshjeve dhe urdhrave ekzekutive të organeve përkatëse në zbatim të neneve 43, 44, 45, të ligjit nr. 7843, datë 13.7.1994.

1. Në lidhje me regjistrimin e kufizimeve dhe marrëveshjeve kufizuese në seksionet përkatëse D, E, të kartelave të pasurive të paluajtshme, në ZVRPP në Lushnje për vitet 2004, 2005, 2006 nuk disponohet ndonjë evidencë përmbledhëse e pronave për mbajtjen dhe plotësimin e KPP-ve me regjistrime kufizuese, llojeve të tyre, afateve kufizuese dhe organeve urdhëruese.

Për këtë, gjatë kontrollit, mbi bazën e dokumentacionit shkresor dhe të kontrollit me zgjedhje të KPP-ve, kjo evidencë u përgatit dhe sipas saj bashkëlidhur, rezulton se kjo zyrë ka regjistruar dhe ekzekutuar marrëveshje dhe urdhra “kufizimi” mbi pasuritë e llojeve të ndryshme, që në mënyrë të grupuar paraqiten në tabelën si më poshtë:

Nr. Viti

Njësia nr.

Nr. regjistri kufizuese

1 2004 Numër 93 2 2005 ,, 79 3 2006 ,, 51

Page 95: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

95

Shuma Numër 223

2. Në lidhje me kërkesat për dhënie informacioni të “çmimit mesatar të shitjes së trojeve e tokës”, konstatohet se sipas shkresës nr. 231/1, datë 07.12.2004, drejtuar Zyrës së Përmbarimit Lushnje, ZVRPP nuk disponon të dhëna, veprim në kundërshtim me VKM nr. 169, datë 21.3.2003 “Për çmimin e shitblerjes së trojeve”, sipas të cilit kjo zyrë ka për detyrë të japë çmimet mesatare të shit-blerjes së trojeve, sipas zonës përkatëse në afatin kohor prej një viti. Gjithashtu konstatohet se nga ZVRPP, gjatë kësaj periudhe janë regjistruar transaksione të shitjes se trojeve, të tokës bujqësore etj., në zona të ndryshme të qytetit dhe të rrethit. Pra, ka ekzistuar mundësia dhe burimi i të dhënave, por ka munguar përmbledhja, sistemim, evidentimi dhe grupimi i të dhënave statistikore “për vlerën e shitjeve të trojeve dhe tokës bujqësore” mbi të cilën, mund dhe duhet të nxirreshin të dhënat mesatare sipas VKM nr. 169, datë 21.3.2003.

Pra, përgjigja negative e kërkesës së Zyrës së Përmbarimit Lushnje, me shkresën nr. 90/1, datë 03.8.2004, tej afateve kohore, është në kundërshtim me VKM nr. 169, datë 21.3.2003 dhe Kodin e Procedurës Administrative.

3. Në disa raste, kërkesave të institucioneve drejtuar kësaj zyre “Për regjistrime kufizuese”, ZVRPP-ja u përgjigjet për pamundësi të regjistrimit të bllokimit në regjistrat e hipotekës, kur prona ka kaluar në sistemin e ri të regjistrimit. Kjo përgjigje nuk justifikon mos kryerjen e kufizimit të regjistrimit për shkak të pamundësisë, por ai është i mundur të kryhet përkatësisht, si në seksionet D, E, të KPP-ve, kur pasuria ka hyrë në sistem, ashtu dhe në kolonën “transkriptime”, të librit hipotekar për pronat, të cilat nuk kanë hyrë në sistem.

4. Sipas pasqyrave evidentuese të regjistrimeve “kufizuese” konstatohet se në lidhje me regjistrimet kufizuese të tipit “sekuestrim” të pronave të bëra për llogari të kërkesave të Agjencisë së Trajtimit të Kredive, për llogari të buxhetit të shtetit apo për llogari të Albtelekomit, të cilat kapin peshën më të madhe në numër dhe vlerë pasurore, nuk rezulton të jenë kryer nga këto institucione, në vazhdim të procedurave “aplikime për regjistrim përfundimtar” e kalim në pronësi të tyre, të pasurive të sekuestruara.

Kontrolli ekonomiko-financiar për periudhën janar 2004-dhjetor 2006. a. Pagesat dhe arkëtimet e kryera nëpërmjet arkës. b. Pagesat dhe arkëtimet e kryera nëpërmjet veprimeve të bankës. Në zbatim të ligjit nr. 6942, datë 25.12.1984 dhe të VKM nr. 70, datë 11.3.1985,

u krye kontrolli “Mbi dokumentimin e gjendjes dhe lëvizjes të vlerave monetare”, ku rezultoi se:

Libri i arkës është i firmosur rregullisht për çdo muaj nga financieri dhe kuadron me ditarin e arkës. Llogaria “kompensimi” i vlerave monetare është e kuadruar rregullisht për të gjithë periudhën e kontrolluar 1 janar 2004 deri në 31 dhjetor 2006.

Çdo dokument arke është i shoqëruar me dokumentet justifikues për kryerjen e veprimit. Në vitet 2004 dhe 2005 ka pasur raste, që gjendja e arkës ishte mbi limitet e përcaktuara. Në vitin 2006, ky problem është zgjidhur, duke derdhur çdo ditë lekët në bankë dhe duke pasur në pjesën më të madhe të ditëve, gjendjen e arkës “zero”.

Edhe veprimet e kryera nëpërmjet bankës, për periudhën e kontrolluar janë të pasqyruara në ditarin e bankës. Të gjitha veprimet e regjistruara në ditar janë të shoqëruara me dokumente justifikues (çek, urdhërpagese). Dokumentet justifikuese për çdo shpenzim të kryer rezulton se për çdo rast, kanë të bashkangjitur urdhrin e

Page 96: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

96

titullarit, ku është përcaktuar kuota e shpenzimeve sipas grupit të përcaktuar në VKM nr. 243, datë 15.5.1995. E njëjta mënyrë është përdorur edhe për veprimet e arkës. Veprimet e kryera nëpërmjet bankës kanë kaluar nëpërmjet Degë së Thesarit në Lushnje.

- Nga kontrolli i blerjeve me vlera të vogla, të kryera si nëpërmjet arkës dhe bankës, rezultoi se janë kryer sipas udhëzimit nr. 3, të KM datë 19.01.1996.

- Nga kontrolli me zgjedhje, për periudhën e kontrolluar, të listëpagesave rezulton se, ato janë të sakta, përmbledhëset e tyre janë firmosur nga personat përgjegjës, janë të kuadruara dhe rakordojnë me dokumentet e arkës dhe të bankës. Në Degën e Financës plotësohet libri i pagesës për çdo person, duke pasqyruar periudhën e pagesës, pagën bazë, shtesat dhe pakësimet, si dhe pagën neto.

- Kontroll mbi shpenzimet për pagat, udhëtime e dietë, etj. Gjatë kontrollit të shpenzimeve për periudhën 1 janar 2004 deri në 31 dhjetor

2006, rezultoi se: Shpenzimet e bëra nga ZVRPP Lushnje janë kryer sipas zërave buxhetore, të

bëra nga ZQRPP. Për të gjitha shpenzimet e kryera ka urdhër të titullarit dhe janë kaluar nëpërmjet Degës së Thesarit në Lushnje. Në asnjë zë të shpenzimeve nuk ka tejkalim të planit të miratuar.

Në vitin 2004, shpenzimet e planifikuara janë realizuar 97%, nga të cilët kapitulli Irë është realizuar 100% dhe kapitulli i 5të është realizuar 93.5%.

Në vitin 2005 janë kryer 4811 mijë lekë ose 701 mijë lekë më pak se në vitin 2004, ku peshën kryesore e zë kap. 5, artikulli 602, në shumën 381 mijë lekë.

Në vitin 2006 janë realizuar 1951 mijë lekë më shumë se në vitin 2005 dhe 1250 mijë lekë më shumë se në vitin 2004.

Në vitin 2004 janë kryer 3854 mijë lekë shpenzime për paga ose 70% e totalit të shpenzimeve, në vitin 2005 janë kryer 4114 mijë lekë shpenzime për paga ose 85% e totalit të shpenzimeve dhe në vitin 2006 janë kryer 5465 mijë lekë shpenzime për paga ose 81% e totalit të shpenzimeve.

Për vitin 2006, shpenzimet për pagat dhe sigurimet shoqërore janë realizuar në nivel të ulë, gjë e cila ka ardhur nga planifikimi jo i drejtë i këtyre treguesve.

Në tabelën më sipër janë pasqyruar shpenzimet operative sipas zërave dhe rezulton se që të gjithë zërat janë realizuar në nivelin e planit ose më poshtë.

- Kontroll për organikën e punonjësve. Me shkresën nr. 76, datë 21.01.2004, të Zyrës Qendrore të Regjistrimit të

Pasurive të Paluajtshme, i është dërguar struktura organike ZVRPPnë Lushnje. Kjo strukturë ka qenë deri në datë 10.5.2006, kur ka dalë urdhri nr. 96 i kryeministrit “Për miratimin e strukturës dhe organikës së Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Lushnje”. Në mbështetje të këtij urdhri, me shkresën nr. 1557, datë 18.7.2006, nga ZQRPP është dërguar organika e ZVRPP Lushnje.

- Nga kontrolli me zgjedhje që iu bë listëpagesave për vitet 2004, 2005 dhe 2006, rezultoi se: numri i punonjësve në ZVRPP Lushnje për të gjithë periudhën e kontrollit, ka qenë sipas strukturave të miratuara. Pagat janë në përputhje me tabelën e pagave, lidhja e II-të, sipas VKM nr. 506, datë 30.06.2005 “Për disa ndryshime dhe shtesa në VKM nr. 726, datë 21.12.2000 “Për pagat e punonjësve të institucioneve buxhetore” të ndryshuar.

- Kontroll për shpërblimin e punonjësve. Nga kontrolli i ligjshmërisë dhe rregullshmërisë së shpërblimeve për

punonjësit rezulton se: shpërblimi nga të ardhurat, fondi i veçantë dhe si agjent tatimor për taksat e pullave, janë bërë sipas limiteve të përcaktuara në ligjin nr.

Page 97: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

97

7843, datë 13.7.1994, VKM nr. 19, datë 11.01.1993 “Për krijimin e përdorimin e fondit të veçantë” dhe ligjit nr. 8713, datë 15.12.2000 “Për disa shtesa e ndryshime në ligjin nr. 8435, datë 28.12.1998 “Për sistemin e taksave në Republikën e Shqipërisë”, për shpërblimin si agjent tatimor.

Nga kontrolli me zgjedhje i listëpagesave, për periudhën e kontrolluar rezultoi se pagat janë llogaritur drejtë sipas tabelave, përmbledhëset e pagave janë të sakta dhe të nënshkruara nga personat përgjegjës dhe janë të kuadruara me urdhërpagesat apo mandatpagesat përkatëse respektove, dhe për periudhën e kontrolluar nuk u konstatuan parregullsi. Shtesat në paga janë llogaritur dhe zbatuar sipas VKM nr. 184, datë 10.04.2004 dhe udhëzimit të përbashkët të Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Punës dhe Çështjeve Sociale nr. 1, datë 19.05.2004 “Për masën e indeksimit të pagave”.

Në llogaritjen e tatimit mbi të ardhurat nga Dega e Financës janë zbatuar drejtë ligjet: nr. 8435, datë 28.12.1998; nr. 8713, datë 15.12.2000 dhe nr. 9161, datë 18.12.2003 “Për tatimin mbi të ardhurat”, si dhe udhëzimet e Ministrisë së Financave nr. 1, datë 10.02.1998 dhe nr. 5, datë 18.01.2005 “Për tatimin mbi të ardhurat”.

Llogaritja e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore nga kontrolli me zgjedhje, rezultoi se është kryer saktë, janë bërë ndalesat me listëpagesat dhe janë xhiruar sistematikisht në favor të tyre, brenda afatit të përcaktuar në ligj.

Janë llogaritur drejtë dhe janë rakorduar me Degën e Tatimtaksave në Lushnje të ardhurat e përfituara nga pullat, të cilat janë xhiruar rregullisht në buxhetin e shtetit, sipas ligjit nr. 8435, datë 28.12.1998.

c. Arkëtimi i tarifave të regjistrimit të pasurive të paluajtshme dhe krahasimi i tyre me librin e regjistrimit.

d. Realizimi i të ardhurave nga ZVRPP në Lushnje. ZVRPP në Lushnje realizon të ardhura në zbatim të ligjit nr. 7843, datë

13.7.1994 “Për regjistrimin e pasurive te paluajtshme”, të ligjit nr. 8435, datë 28.12.1998 “Për sistemin e taksave në Republikën e Shqipërisë”, nga shërbimet që kryen sipas tarifave të caktuara nga VKM nr. 143, datë 26.02.1998; VKM nr. 292. datë 24.4.2003 “Për disa ndryshime në vendimin nr. 549, datë 26.8.1996 të KM “Për caktimin e tarifave të shërbimit të zyrave të regjistrimit të pasurive të paluajtshme” dhe rregullores të ZQRPP në Tiranë nr. 184, datë 08.4.1999 “Për punën e Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme”.

Nga kontrolli me zgjedhje rezultoi se janë zbatuar me korrektësi të gjitha tarifat dhe taksat për të gjithë shërbimet sipas ligjeve dhe VKM të cituara më sipër.

Më poshtë po paraqesim tabelën e realizimit të ardhurave për periudhën e kontrolluar:

Të ardhurat e realizuara janë pasqyruar në tabelën më poshtë. Në 000/lekë

Nga të dhënat e tabelës rezulton se të ardhurat janë realizuar çdo vit me

tejkalim. Në vitin 2005, realizimi në përqindje është më i madh se në vitet 2004 dhe 2006 (në vitin 2005 janë realizuar + 28%, në vitin 2004 janë realizuar + 14% dhe në vitin 2006 janë realizuar + 12%), ndërsa në vlerë ato janë rritur nga viti në vit.

V I T E T 2004 2005 2006

EMERTIMI

Plan Fakt % Plan Fakt % Plan Fakt % Të ardhurat 15000 17071 114 17000 21786 128 21000 23500 112 Mesatarja mujore 1250 1423 114 1417 1816 128 1750 1958 112

Page 98: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

98

Konkretisht, në vitin 2004 janë realizuar 2071 mijë lekë më shumë se plani, për vitin 2005 janë realizuar 4786 mijë lekë më shumë se plani dhe për vitin 2006 janë realizuar 2500 mijë lekë më shumë se plani. Ndërsa nga viti në vit, rritja është 4715 mijë lekë më shumë në vitin 2005 se në vitin 2004 dhe 1714 mijë lekë më shumë në vitin 2006 se në vitin 2005. Rritja ka ardhur si rezultat i rritjes së regjistrimit të pasurive nga ana e qytetarëve.

Plani është bërë duke u bazuar në realizimin faktik të vitit më parë, pasi nuk mund të ketë një planifikim më të saktë, për faktin se nuk mund të parashikohen kërkesat që do të kenë qytetarët për regjistrime apo dokumente të tjera.

Edhe ritmet e mesatares mujore të realizimit të ardhurave kanë ardhur në rritje nga viti në vit. Konkretisht në vitin 2004, të ardhurat mujore janë realizuar 1423 mijë lekë, për vitin 2005 janë realizuar 1816 mijë lekë dhe për vitin 2006 janë realizuar 1958 mijë lekë.

Struktura e të ardhurave sipas zërave paraqitet në tabelën e mëposhtme. Në 000/lekë

REALIZIMI SIPAS VITEVE 2004 2005 2006

Nr. E M E R T I M I

Vlerë % Vlerë % Vlerë % 1 Kërkesë për hapje kartele HTR 3585 21.0 5229 24.0 4818 20.5 2 Lëshim certifikate të pasurisë 3073 18.0 3486 16.0 4606 19.6 3 Regjistrim kalim pronësie 3073 18.0 3704 17.0 2984 12.7 4 Gjoba 3875 22.7 4902 22.5 3690 15.7 5 Regjistrim fillestar 990 5.8 871 4.0 1551 6.6 6 Shërbime për bankat 922 5.4 2614 12.0 3736 15.9 7 Të tjera 1553 9.1 980 4.5 2115 9.0 T O T A L I 17071 100 21786 100 23500 100

Nga të dhënat e tabelës rezulton se katër zërat e parë zënë peshën kryesore. Vlen të theksohet se zëri “gjoba”, në vitet 2004 dhe 2005 zë peshën më të madhe. Kjo ka ardhur nga fakti që qytetarët nuk janë treguar të kujdesshëm në kryerjen e veprimeve në kohën e përcaktuar, sipas ligjit (pas kryerjes së veprimeve të shit-blerjes dhe për të kryer veprimet në ZVRPP duhet të paraqiten brenda muajit), veprim ky që ka ardhur nga mungesa e njohjes së ligjit. Pozitiv është fakti që ky zë, në vitin 2006 është ulur. Në këtë ulje ka ndikuar dhe puna e bërë nga ZVRPP për afishimin dhe propagandimin e ligjit, duke sqaruar qytetarët për kryerjen e veprimeve në kohën e përcaktuar në ligj.

Shërbimi për aplikimet është kryer konform rregullores së ZQRPP nr. 184, datë 08.4.1999 “Për punën e Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme”.

Nga kontrolli me zgjedhje që u ushtrua për muajin prill 2004, dhjetor 2005 dhe qershor, dhjetor 2006 u konstatua se, në fund të ditës përpilohet me shkrim aktrakordimi midis financës dhe pritësit të popullit, për aplikimet e pranuara dhe të arkëtuara, kërkesë e nenit nr. 8/7, të rregullores nr. 184, datë 08.4.1999. Mandatarkëtimet e aplikimeve të pranuara firmosen nga financieri. Me gjithë përmirësimet në plotësimin e fletëaplikimeve, përsëri konstatohen fletëaplikime me korrigjime dhe me gabime. Ka raste kur nuk kryhet arkëtimi brenda ditës sipas fletëaplikimeve të plotësuara. Në rastin kur qytetari largohet, në aktrakordimin që bëhet me financën, del numri i atyre që janë larguar dhe bëhet anulimi i fletëaplikimeve. Tarifat e aplikimeve për periudhën e kontrolluar janë të sakta, sipas dispozitave ligjore të cituara më lart.

d. Kontrolli mbi shpenzimet për pagat, udhëtime e dieta etj. a. Zbatimi i buxhetit nga ana e Zyrës së Regjistrimit të Pasurisë së

Paluajtshme në Lushnje.

Page 99: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

99

Zyra e Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme në Lushnje, për vitet 2004, 2005 dhe 2006 ka zbatuar ligjet e buxhetit. Çeljet buxhetore të bëra nga Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme për periudhën e kontrolluar, janë bërë me shkresat nr. 17/1, datë 20.01.2004; nr. 56, datë 14.01.2005 dhe nr. 128, datë 24.01.2006. Për të gjitha kërkesat, për shtesa dhe pakësime në zëra të buxhetit, janë bërë lëvizjet buxhetore të miratuara nga ZQRPP dhe Dega e Buxhetit në Lushnje, të miratuara këto nga Ministria e Financave. Shpenzimet buxhetore janë bërë sipas ligjeve të buxhetit për secilin vit dhe udhëzimeve të Ministrisë së Financave për zbatimin e buxhetit të secilit vit (ligji nr. 9165, datë 23.12.2003 “Për buxhetin e shtetit të vitit 2004”; ligji nr. 9339, datë 21.12.2004 “Për buxhetin e shtetit të vitit 2005” dhe ligji nr. 9464, datë 28.12.2005 “Për buxhetin e shtetit të vitit 2006”). Plani i shpenzimeve të raportuar në situacionin përfundimtar të çdo viti nga ZVRPP në Lushnje, rakordon me planin e çelur dhe lëvizjet e bëra gjatë vitit. Rakordimi është bërë me aktrakordimin e situacionit përfundimtar të çdo viti, nga ZVRPP dhe Dega e Thesarit në Lushnje.

c. Organizimi dhe mbajtja e kontabilitetit. Mbajtja dhe azhornimi i kontabilitetit në ZVRPP e Lushnjes është bërë në

mbështetje të ligjit nr. 7661, datë 19.01.1993 “Për kontabilitetin”, të VKM nr. 334, datë 09.7.1993 “Për miratimin e planit kontabël të përgjithshëm” dhe VKM nr. 248, datë 10.4.1998 “Për miratimin e planit kontabël publik për organet e pushtetit lokal, institucionet shtetërore qendrore e lokale si dhe njësitë që varen prej tyre”, ndryshuar me VKM nr. 25, datë 29.01.2002 “Për mbylljen e llogarive në institucionet qendrore e organet e pushtetit vendor”, si dhe në udhëzimet e dhëna për unifikimin e kontabilitetit në të gjithë Zyrat e RPP.

Janë pasqyruar saktë të gjitha veprimet ekonomiko-financiare të aktivitetit, në ditarët analitik përkatës, në ditarin e veprimeve të ndryshme dhe në ditarin sintetik (centralizator), mënyra klasike e mbajtjes dhe e pasqyrimit të rezultatit.

Bilancet vjetore të viteve 2004, 2005 dhe 2006 janë mbyllur sipas udhëzimit të Ministrisë së Financave nr. 19, datë 24.12.2003 “Për përgatitjen e pasqyrave financiare vjetore të institucioneve qendrore, organeve të pushtetit vendor dhe njësive që varen prej tyre”. Bilancet janë dorëzuar brenda afateve të përcaktuara në ligjin nr. 7761, datë 19.3.1999 “Për kontabilitetin”.

Bilanci i vitit 2004 është dorëzuar me datën 24.02.2005, bilanci i vitit 2005 është dorëzuar me datën 20.02.2006 dhe bilanci i vitit 2006 është dorëzuar me datën 20.02.2007. Bilancet janë të kuadruara. Shifrat e pasqyruara në llogaritë përkatëse kuadrojnë me pasqyrat dhe evidencat shoqëruese të bilanceve. Janë pasqyruar saktë vlera e aktiveve të qendrueshme dhe aktiveve qarkulluese.

Gjendja dhe dinamika e debi-kredive është e azhornuar periodikisht dhe e pasqyruar në bilancet vjetore. Debitorët e ZVRPP në Lushnje përbëhen nga detyrimet për paga, sigurime shoqërore dhe shëndetësore dhe tatimi mbi pagën për pagat e periudhës 16-31 dhjetor të çdo viti. Këto shifra kanë ardhur duke u rritur nga viti në vit, si rezultat i rritjes të organikës dhe të pagave të punonjësve. Konkretisht, debitorët kanë qenë: 153 786 lekë për vitin 2004, 255 269 lekë për vitin 2005 dhe 424 993 lekë për vitin 2006. Debitorë të tjerë të krijuar për gjoba apo arsye të tjera janë mbyllur brenda vitit.

Në llogarinë e amortizimit është pasqyruar saktë amortizimi i aktiveve të qëndrueshme të trupëzuara. Amortizimi është llogaritur sipas dispozitave ligjore. Për inventarin është llogaritur 3% dhe për kompjutera 25%.

- Inventarizimet në ZVRPP e Lushnjes.

Page 100: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

100

Inventarët janë bërë çdo vit, mbështetur në ligjin nr. 6942, datë 25.12.1984 dhe në VKM nr. 70, datë 11.3.1985 “Për administrimin, ruajtjen, dokumentimin dhe qarkullimin e vlerave materiale e monetare”. Me urdhrin e titullarit të ZVRPP nr. 319, datë 21.12.2004 është krijuar komisioni i inventarizimit, për vitin 2004, me urdhrin nr. 415, datë 29.12.2005 është krijuar komisioni i inventarizimit për vitin 2005 dhe me urdhrin nr. 523, datë 28.12.2006 është ngritur komisioni i inventarizimit të vitit 2006. Dokumentet e kryerjes së inventarizimit për çdo vit janë plotësuar konform ligjit të cituar më lart. Nga inventarizimet e bëra nuk ka rezultuar asnjë diferencë. Sipas fletëve të inventarëve të kryera rezulton se gjendja fizike e makinerive dhe pajisjeve, inventarit ekonomik, materialeve dhe inventarit të imët është e barabartë me gjendjen kontabël, teprica të cilat janë pasqyruar saktë edhe në bilancet e viteve. Konkretisht ato paraqiten më poshtë sipas viteve:

Për vitin 2004 Nr.llog. Emërtimet Gjendja faktike Teprica bilanc

218 Inventari ekonomik 3 232 087 lekë 3 232 087 lekë 312 Materiale 699 520 lekë 699 520 lekë 327 Inventar i imët 410 390 lekë 410 390 lekë

Për vitin 2005 Nr.llog. Emërtimet Gjendja faktike Teprica bilanc

214 Makineri e pajisje 1304 095 lekë 1 304 095 lekë 218 Inventari ekonomik 1 948 292 lekë 1 948 292 lekë 312 Materiale 348 328 lekë 348 328 lekë 327 Inventar i imët 414 390 lekë 414 390 lekë

Për vitin 2006 Nr.llog. Emërtimet Gjendja faktike Teprica bilanc

214 Makineri e pajisje 1 428 597 lekë 1 428 597 lekë 218 Inventari ekonomik 4 056 476 lekë 4 056 476 lekë 312 Materiale 195 413 lekë 195 413 lekë 327 Inventar i imët 414 390 lekë 414 390 lekë

Inventarët janë bërë edhe për çdo zyrë apo person përgjegjës dhe totali i tyre jep shumën e inventarit sipas dokumenteve të inventarizimit.

Probleme të ndryshme të dalë gjatë kontrollit. Në ndryshim nga projektraport, në raportin përfundimtar nuk trajtohet pika

nr. 1 “Mbi kontrollin e kryer për regjistrimet, transaksionet, kufizimet e pasurive të paluajtshme të subjektit “Kooperativa e Peshkimit” Karavasta, ndodhur në zonën kadastrale nr. 1492, Divjakë dhe zona kadastrale nr. 8571, Lushnje”, pasi u mor parasysh observacioni nr. 229/11, datë 03.09.2007, mbi bazën e dokumenteve të marra dorazi në Drejtorinë e Administrimit dhe Shitjes së Pronës Tiranë, ku del se shoqëria tregtare (ish-Kooperativa e Peshkimit Karavasta) nuk ka detyrime për qiranë e truallit, kjo bazuar në vërtetimin e lëshuar nga Seksioni i Financës së Këshillit të Rrethit Lushnje dhe mandatarkëtimit nr. 1222610, datë 23.8.1999 të Bankës së Kursimeve, sipas të cilit është shlyer shuma prej 4.562.600 lekë për pagesën e truallit, sipas shkresës nr. 2189, datë 18.8.1999 të Agjencisë Kombëtare të Privatizimit.

Gjithashtu edhe pika nr. 2 “Mbi kontrollin e mbajtjes së kartelave të pasurive të paluajtshme dhe librave hipotekare, regjistrimit të veprimeve në përgjithësi e të veprimeve kufizuese”, nuk trajtohet në raportin përfundimtar të kontrollit, pasi është trajtuar në raportin përfundimtar të kontrollit të ushtruar në Agjencinë e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe konfiskuara, faqet nr. 6, 36-37, dërguar Ministrisë së Financave me shkresën nr. 2002/9, datë 21.8.2007.

Page 101: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

101

Për të dy pikat e trajtuara më sipër, sipas shkresës nr. 402/2, datë 03.3.2006, me anë të së cilës është urdhëruar ZVRPP të bëjë bllokimin e pronave të mësipërme, konstatohet se problematika e mësipërme është në trajtim dhe procedim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Mbi kontrollin e kryer për regjistrimin fillestare të pronave të paluajtshme publike të përfituara nga shpronësimi për ndërtimin e autostradës segmenti në Lushnje.

a. Në lidhje me regjistrimin e pasurive të paluajtshme publike të përfituara nga shpronësimi i pronarëve për ndërtimin e autostradës Rrogozhinë-Lushnje, në zbatim të VKM nr. 57, datë 04.02.1999 “Për shpronësimin për interes publik të pasurive të paluajtshme që preken nga ndërtimi i autostradës Rrogozhinë-Lushnje të korridorit veri-jug,” të VKM nr. 553, datë 02.12.1999, VKM nr. 328, datë 17.5.2001 “Për shpronësimin për interes publik të pasurive të paluajtshme të cilat preken nga ndërtimi i segmentit rrugor Rrogozhinë-Lushnje, në rrethet Kavajë e Lushnje”, VKM nr. 93, datë 04.02.1999 “Për shpronësimin për interes publik të pasurive të paluajtshme të cilat që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor Rrogozhinë-Lushnje në territorin e qarqeve Tiranë dhe Fier”. Ministria e Transportit dhe Telekomunikacionit (Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve) me shkresat nr. 4673, datë 13.9.2002 dhe nr. 3265, datë 09.6.2003, ka dërguar në ZVRPP të Lushnjes dokumentacionin për regjistrimin e ri të pasurive të shpronësuara (tjetërsimit), sipas nenit 25, të ligjit nr. 8561, datë 22.12.1999 “Për shpronësimin dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurive pronë private për interesa publike”, urdhrit të përbashkët nr. 1, datë 26.7.2002 “Për ecurinë e punës në shpronësimet dhe regjistrimet e tyre pranë Zyrave të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme”, ndërmjet dy institucioneve dhe në zbatim të ligjit nr. 8743, datë 22.02.2001 “Për pronat e paluajtshme të shtetit”.

Sa më sipër, Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve Tiranë ka bërë pranë ZVRPP Lushnje, aplikimet për regjistrim e ndarje të pasurive dhe ka bërë pagesat përkatëse me urdhërxhirime.

b. Sipas të dhënave operative, pasi një evidencë e saktë mungon në ZVRPP, pasuritë e regjistruara, pasuritë ku regjistrimi është në proces, si dhe pasuritë për të cilat nuk është aplikuar nga DPRR Tiranë, pasqyrohen si më poshtë:

Regjistrimi i pasurisë truall të autostradës, pasuri publike. Për vonesat në regjistrime, zgjatje të këtij procesi për gati 4 vjet dhe

mospërfundim të kësaj detyre, megjithëse është kryer pagesa, në kundërshtim me ligjin nr. 7843, datë 13.7.1994 “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”, ligjin nr. 8743, datë 22.02.2001 “Për pronat e paluajtshme të shtetit” dhe rregulloren nr. 184, datë 08.4.1999 “Për punën e Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme” mbajnë përgjegjësi ish-regjistruesi deri me datën 01.3.2006 dhe regjistruesi.

c. Sipas VKM-ve të sipërcituara, pasuritë e shpronësuara në interes publik dhe të dërguara për regjistrim në pronësi të Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve paraqiten në tabelën si më poshtë vijon:

Regjistrimi i pasurisë nga shpronësimi për autostradën segmenti në Lushnje. Sipërfaqja m2

Nr.

VKM nr. datë

Zona

ka

dast

rale

Fshati

Nr.

fa

milj

eve

Tokë

bu

jqës

orm

2

Trua

ll m

2

Obj

ekt m

2

Vre

sht m

2

Agr

ume

rrën

Tota

li

1 57, datë 4.2.1999 3590 Thanasaj 44 15.565 - - 15.5652 328, datë 17.5.2001 3590 Thanasaj 34 4.117 - - 4.1173 57, datë 4.2.1999 1381 Çermë sipër 26 21.396 - - 21.396

Page 102: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

102

4 328, datë 17.5.2001 1381 Çermë sipër 3 626 - 596 1.2225 57, datë 4.2.1999 3916 Zham sektor 143 24.360 - - 24.3606 93, datë 21.3.2002 3916 Zham sektor 1 880 - - 8807 57, datë 4.2.1999 3915 Zham fshat 54 14.198 - 14.1988 93, datë 21.3.2002 3915 Zham fshat 26 1.870 - - 1.8709 57, datë 4.2.1999 1841 Gramh 74 55.775 - - - 55.77510 93, datë 21.3.2002 1841 Gramh 32 4.305 100 - 4.30511 57, datë 4.2.1999 2218 Konjat 34 23.792 - - - 23.79212 57, datë 4.2.1999 1583 Dushk-Peqi 49 41.069 - - - 41.06913 328, datë 17.5.2001 1583 Dushk-Peqi 2 - 600 86 - 60014 93, datë 21.3.2002 1583 Dushk-Peqi 17 4.105 - - - 4.10515 328, datë 17.5.2001 1583 Dushk-Peqi 2 66 524 - - - 59016 93, datë 21.3.2002 1582 Dushk-Sekt 6 4.625 - - - 4.62517 93, datë 21.3.2002 3983 Golem i Vogël 44 6.179 - - - 6.17918 57, datë 4.2.1999 3983 Golem i Vogël 45 3.799 - - - 3.79919 57, datë 4.2.1999 1789 Glem-Madh 18 14.489 - - - 14.48920 328, datë 17.5.2001 1789 Glem-Madh 1 - 336 - - 4 33621 93, datë 21.3.2002 1789 Glem-Madh 10 1.414 1.820 164 - - 3.23421 57, datë 4.2.1999 2087 Karbunarë 47 35.832 - - - - 35.83222 93, datë 21.3.2002 2087 Karbunarë 54 18.199 - - - 18.19923 553, datë 2.12.1999 1789 Glem-Madh - - 1025 - - - 1.025

Shuma 766 296.661 4.305 350 596 4 301.562

Pra sipërfaqja totale sipas VKM–ve prej 301.562 m2, e kërkuar për regjistrim në pronësi të shtetit, përbëhet nga shuma e elementeve tokë bujqësore prej 296.661 m2, truall me sipërfaqe 4305 m2 dhe vreshta prej 596 m2, paraqitur në tabelën si më sipër.

Nga krahasimi i pasqyrës së mësipërme me pasqyrën e printuar që shoqëron shkresën nr. 3265, datë 09.6.2003 të DPRR, rezulton një diferencë në sipërfaqe prej 14. 593 m2, e cila del nga zbritja 316.155-301.562.

Për këtë mospërputhje nuk ka dokumente sqaruese prej ZVRPP në Lushnje dhe DPRR në Tiranë.

d. Gjithashtu mungon pasqyrimi dhe ndarja e sipërfaqes së pasurisë së rrugës ekzistuese, e cila nga bashkimi i pasurisë ekzistuese me pasurinë e shpronësuar, sipërfaqja e përgjithshme do të përbëjë pasurinë “truall” të Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve, të objektit “Autostrada e segmentit Rrogozhinë-Lushnje 2”.

Mosrakordimi dhe pasaktësia e sipërfaqeve është në kundërshtim me kreun e II, pika 5, të rregullores nr. 184, datë 08.04.1999 dhe me ligjin nr.7843, datë 13.7.1994, ligjin nr. 8743, datë 22.02.2001 dhe me udhëzimin nr. 1, datë 26.7.2002, dhe mbajnë përgjegjësi ish-regjistruesi dhe regjistruesi në ZVRPP Lushnje si dhe Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve.

Gjithashtu, ZVRPP në Lushnje ka përgjegjësi për moskryerjen e shërbimit megjithëse është arkëtuar tarifa për regjistrimin e një pjesë të pasurisë së kësaj rruge.

Për përmirësimin e gjendjes u rekomandua marrja e masave. 6. KONTROLL NË BASHKINË E KORÇËS

Në zbatim të programeve të kontrollit nr. 141/1, datë 02.3.2007 dhe nr. 308/1,

datë 14.5.2007, të miratuar nga kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, u ushtrua kontroll në Bashkinë Korçë, me objekt kontrolli: “Mbi kontrollin e ligjshmërisë dhe të rregullshmërisë të aktivitetit ekonomiko-financiar, mbi procedurat e shqyrtimit dhe miratimit të studimeve urbanistike, shesheve e lejeve të ndërtimit, lejet e shfrytëzimit të objekteve, legalizimin e ndërtimeve dhe shtesave pa leje, administrimin e aseteve, vlerësimin për shitje të trojeve nën objekt, shitjen e trojeve,

Page 103: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

103

dhënien me qira të objekteve pronë publike dhe zbatimin e detyrave për mbrojtjen e mjedisit”.

Kontrolli u krye nga data 12.3.2007 deri më datën 20.4.2007 dhe nga data 21.5.2007 deri më datën 29.6.2007, sipas drejtimeve të përcaktuara në këtë program kontrolli, për periudhën e veprimtarisë së ushtruar nga subjekti i kontrolluar nga data 01.01.2005 deri 31.12.2006.

Kontrolli u krye për zbatimin e ligjshmërisë, rregullshmërisë dhe vlerësues, duke verifikuar sipas rastit dokumentacionin e plotë dhe me zgjedhje. Përveç dokumentacionit jemi bazuar edhe në këshillimin dhe ballafaqimet me stafin drejtues e atë administrativ të subjektit të kontrollit.

Në përfundim të kontrollit rezultoi: Zbatimi i detyrave dhe masave disiplinore të rekomanduara në kontrollet e

mëparshme.

Në Bashkinë e Korçës është ushtruar kontroll nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, në vitin 2005 dhe në përfundim të tij, me shkresën nr. 66/12, datë 13.9.2005 janë rekomanduar për zbatim 10 masa organizative, 153 masa zhdëmtimi, 5 masa administrative dhe 11 masa disiplinore. Bashkia e Korçës me shkresën nr. 1300/1, datë 11.11.2005 ka njoftuar Kontrollin e Lartë të Shtetit për realizimin e tyre, i cili paraqitet si vijon:

A. Masat organizative. Janë realizuar 9 detyra dhe nuk është realizuar 1 prej tyre, konkretisht:

Për diferencën prej 23.301.750 lekë për vitin 2003 dhe 2.565.972 lekë për vitin 2004 të ardhura të munguara për buxhetin lokal, në kundërshtim me koston e përcaktuar në UKM nr. 1, datë 08.05.2003.

B. Masa zhdëmtimi. Nga Kontrolli i Lartë i Shtetit janë rekomanduar për zhdëmtim 27.783.871 lekë

për 153 persona, nga të cilat është kontabilizuar detyrimi prej 25.145.619 lekë për 53 persona dhe nuk janë konsideruar rekomandimet për 100 persona në shumën 2.638.252 lekë.

- Subjekti juridik në shumën 262.252 lekë, për qira të papaguar për vitet 2003 dhe 2004, me argumentin se kjo diferencë nuk ekziston pasi me dokumentacion vërtetohet se kjo pagesë është kryer.

C. Masa administrative. - Janë zbatuar plotësisht.

D. Masa disiplinore. Janë zbatuar me ndryshime nga rekomandimet e kërkuara si vijon: Është rekomanduar masa disiplinore për 11 punonjës. Moszbatimi i detyrave të rekomanduara bie ndesh me germën d, të pikës 1, të

nenit 12, të ligjit nr. 9009, datë 13.02.2003 “Për auditimin e brendshëm në sektorin publik” dhe ngarkon me përgjegjësi ish-kryetarin e Bashkisë.

Mbi kontrollin e zbatimit të buxhetit.

Për vitet 2005 dhe 2006, buxhetet lokale të Bashkisë Korçë janë miratuar nga Këshilli i Bashkisë me vendimet përkatës, për bazën ligjore të të cilit është shprehur pozitivisht edhe prefektura e Qarkut Korçë.

Page 104: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

104

Shpenzimet e buxhetit lokal gjithsej për vitin 2005, janë realizuar 97% ose 27.341 mijë lekë më pak ndaj shpenzimeve të programuara prej 871.227 mijë lekë, nga të cilat 16.100 mijë lekë janë të trashëgueshme.

Kjo diferencë është kryesisht rezultat i mosrealizimit të investimeve në shumën 20.082 mijë lekë për shkak të mosrealizimit të tenderëve nga buxheti i kushtëzuar brenda afatit kohor në shumën 9 227 mijë lekë dhe mosrealizimit të të ardhurave të veta në shumën 10.750 mijë lekë.

Për vitin 2006, shpenzimet e buxhetit lokal janë realizuar 92% ose 73.756 mijë lekë më pak ndaj shpenzimeve të programuara prej 887.845 mijë lekë, kryesisht si rezultat i mosrealizimit të shpenzimeve nga të ardhurat e veta, nga të cilat 1.527 mijë lekë janë të trashëgueshme.

Në buxhetin lokal, shpenzimet nga të ardhurat e vetë Bashkisë zënë 62% te totalit për vitin 2005 dhe 68% për vitin 2006. Rritja nuk është pasojë vetëm e rritjes së shpenzimeve nga të ardhurat e veta, por edhe e uljes së peshës specifike të financimeve të kushtëzuara, kryesisht të investimeve, por që sidoqoftë paraqet realisht mundësitë e Bashkisë për kryerjen e funksioneve të saj.

Nga krahasimi i shpenzimeve të realizuara sipas artikujve midis vitit 2006 dhe 2005 konstatohet se:

- Ka ulje të ndjeshme të shpenzimeve të kushtëzuara në shumën 22.725 mijë lekë.

- Duke krahasuar realizimin e shpenzimeve nga transferta e pakushtëzuar dhe të ardhurat e veta për vitin 2005 ne vlerën 199.813 mijë lekë, me realizimin e shpenzimeve për vitin 2006 në vlerën 250.790 mijë lekë vihet re se ka rritje të ndjeshme të shpenzimeve nga buxheti i pavarur në shumën 51.707 mijë lekë.

Këto ndryshime konsiderohen pozitive sepse i japin më shumë pavarësi Bashkisë, në kryerjen e funksioneve të veta. Rritje e shpenzimeve ka shkuar kryesisht në rritjen e shpenzimeve për investime në shumën 44.488 mijë lekë, për paga në shumën 5.968 mijë lekë, shpenzimeve operative në shumën 2.634 mijë lekë.

Përfundimisht vërehet se efektiviteti i përdorimit të fondeve nga Bashkia, është i orientuar drejt, pra në rritjen e shpenzimeve për investime.

Nga kontrolli u konstatua respektim i shpenzimeve sipas strukturës buxhetore deri në nivel artikulli.

Fondi rezervë për vitet 2005 dhe 2006 është krijuar përkatësisht 8.500 mijë lekë dhe 7.500 mijë lekë, pra brenda kufirit të parashikuar nga neni 6, i ligjit nr. 8399, datë 09.9.1998 “Për disa ndryshime në ligjin nr. 7776, datë 22.12.1993 “Për buxhetin lokal”.

Në çdo rast përdorimi i tij është bërë më vendim të Këshillit të Bashkisë. Shpenzimet operative të aparatit të Bashkisë janë të konsiderueshme, por

përgjithësisht ato kanë qenë objekt tenderi dhe vetëm 5% e tyre nuk u janë nënshtruar procedurave të prokurimit, kryesisht shpenzimet për energji elektrike dhe ujë.

Nga kontrolli i ushtruar u konstatua se është bërë programimi i shpenzimeve operative sipas mallrave ose shërbimeve dhe nuk ka tejkalim të tyre në total dhe për çdo artikull.

Kontroll mbi marrëdhëniet e punës. U kontrollua numri i punonjësve sipas strukturës organike të miratuar me

strukturën faktike sipas emërtesave dhe nuk rezultuan ndryshime. U kontrollua baza ligjore e klasave, kategorive, pagat sipas grupit, emërtimeve,

burimit, shtesave për vjetërsi e pozicion, të vendosura nga Këshilli i Bashkisë dhe u

Page 105: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

105

konstatua zbatim i saktë i udhëzimit të Këshillit te Ministrave nr. 1, datë 13.6.2000 “Për strukturën e renditjes të punëve në shërbimin civil, metodologjisë përkatëse dhe përshkrimit përgjithësues të rolit të sekretarit të përgjithshëm në këtë shërbim” aneksi nr. 2, si dhe vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 551, datë 7.11.2002 “Për klasifikimin e funksioneve dhe grupimin e njësive të qeverisjes vendore, për efekt page e për caktimin e kufijve te pagave te organeve të qeverisjes vendore”.

Nga shqyrtimi i praktikave për marrjen në punë u konstatua se përgjithësisht janë respektuar kërkesat e ligjit nr. 8549, datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil”, ligjit nr. 7961, datë 12.7.1995 “Kodi i punës në Republikën e Shqipërisë” dhe akteve normativ dalë në zbatim të tyre.

Krahas sa më sipër u konstatuan dhe mangësitë si vijon: a. Shpallja e konkurrimit është botuar vetëm në gazetën e Bashkisë, në

kundërshtim me nenet 12 dhe 13, të ligjit nr. 8549, datë 11.11.1999. b. Në shpalljen për konkurim nuk është përcaktuar fusha e njohurive që do të

testohen, llojet e testeve si dhe bibliografia përkatëse, në kundërshtim me pikën 6/e “Shpallja e konkurrimit për vendin e lirë”, të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 231, datë 11.5.2000

Veprimet e mësipërme bien në kundërshtim me nenet 12 e 13, të ligjit nr. 8549, datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil”, dhe pikat 6, 7, 11, 16, të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 231, datë 11.5.2000 “Për pranimin në Shërbimin Civil dhe periudhën e provës”, dhe ngarkon me përgjegjësi drejtorin e Drejtorisë së Personelit.

Gjatë vitit 2005 janë larguar nga puna 10 punonjës gjithsej, nga të cilët: 6 punonjës me dëshirën e tyre, 1 punonjës në pension dhe 3 punonjës sepse janë shkarkuar në detyrë.

Largimi i tyre nuk është shoqëruar me efekte financiare. Gjatë vitit 2006 janë larguar nga puna 4 punonjës gjithsej, nga të cilët: 3

punonjës me dëshirën e tyre, 1 punonjës ka dalë në pension. Largimi nga puna për 1 punonjëse është shoqëruar me efekte financiare prej

576.814 lekë, paga e 1 viti, në dëm të Bashkisë. U kontrolluan pagesat e kryera për shpërblimin e anëtarëve të Këshillit të

Bashkisë dhe u konstatua se kjo pagesë është në zbatim të pikës 13, të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 551, datë 7.11.2002

U kontrollua krijimi dhe përdorimi i fondit të veçantë dhe u konstatua se krijimi dhe përdorimi i tij është në përputhje me vendimin e Këshillit te Ministrave nr. 19, datë 11.1.1993 dhe nr. 434, datë 28.6.2006 “Për fondin e veçantë të institucioneve buxhetore”.

Zbatimi i rregullave për mbajtjen e kontabilitetit dhe rregullshmërisë dhe ligjshmërisë në veprimet me arkë dhe bankë.

a. Mbi veprimet e kryera me arkë. U krye inventari i befasishëm i arkës dhe nuk rezultuan diferenca midis

gjendjes kontabël dhe asaj fizike. U ushtrua kontroll i plotë për gjithë dokumentacionin e arkës dhe u konstatua

se janë hapur librat e kontabilitetit dhe janë azhurnuar veprimet në to, në përputhje me vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 248, datë 10.4.1998 “Për miratimin e planit kontabël publik, për organet e pushtetit lokal, institucionet shtetërore, qendrore dhe lokale si dhe të njësive që varen prej tyre” me ndryshimet e mëvonshme.

U kontrolluan hyrjet në arkë për tërheqjet me çek nga banka, krahasuar me ditarin e bankës, llogaria 580 “xhirime të brendshme” e cila në fund të vitit 2005.

Page 106: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

106

b. Mbi veprimet e kryera me bankë. U kontrollua dokumentacioni i plotë i bankës për gjithë periudhën e

programuar dhe u konstatua se janë hapur librat e kontabilitetit dhe janë azhurnuar veprimet në to në përputhje me vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 248, datë 10.4.1998 “Për miratimin e planit kontabël publik, për organet e pushtetit lokal, institucionet shtetërore, qendrore dhe lokale si dhe të njësive që varen prej tyre” me ndryshimet e mëvonshme.

Çdo veprim është i shoqëruar me dokumentacionin e nevojshëm justifikues. Urdhërpagesat janë të përpiluara saktë dhe të plotësuara në të gjithë ekstremet e tyre, të firmosura nga personat përgjegjës dhe me vulë nga Dega e Thesarit.

Totali i ekstraktit të bankës në datë 31.12.2004 dhe 2005 përputhet me situacionin e shpenzimeve, ditarin e bankës, librin e madh.

Nga kontrolli rezultoi se përgjithësisht, veprimet e kryera për blerjet me vlera te vogla, janë në zbatim të udhëzimit të Këshillit të Ministrave nr. 3, datë 19.02.1996 “Për blerjet me vlera te vogla”.

Krahas sa më sipër, në veprimet me bankën u konstatuan dhe shkelje të disiplinës financiare pa dëm ekonomik si vijon:

Në 3 raste, për shumën 173.100 lekë, për blerjet me vlera të vogla, fatura tatimore nuk ka numër serie dhe nuk është e vulosur nga organet tatimore, çka bie ndesh me nenin 7 “Lëshimi i faturës”, të ligjit nr. 7758, datë 12.11.1993 “Për dokumentimin e mbajtjen e llogarive për tatimet” dhe ngarkon me përgjegjësi drejtoren e Drejtorisë së Financës, në cilësinë e kryetares të komisionit “Për blerjet me vlera të vogla”.

c. Mbi veprimet me magazinën. Çdo blerje është bërë hyrje në magazinë. Hyrjet dhe daljet e vlerave materiale

në magazinë, në çdo rast janë shoqëruar me dokumentacionin e nevojshëm justifikues.

Në këtë institucion nuk ka mallra në ruajtje, stok dhe me qarkullim të ngadalshëm.

Në përgjithësi kryerja e veprimeve me magazinën është në përputhje me kreun e III “Dokumentimi i veprimeve ekonomike–financiare”, të ligjit nr. 6942, datë 25.12.1984 “Për administrimin, ruajtjen, dokumentimin dhe qarkullimin e vlerave materiale e monetare”.

Nxjerrja e llogarisë vjetore dhe inventarizimi i llogarive dhe pasurisë publike.

Për vitet 2005 e 2006 është nxjerrë llogaria vjetore dhe është miratuar nga inspektoria e kontabilitetit në Degën e Thesarit të Korçës, brenda afatit ligjor datë 28.02.2003. Ajo është e shoqëruar me inventarët kontabël të posteve te bilancit, situacionin vjetor te shpenzimeve dhe pasqyrën e të ardhurave, të rakorduar me Degën e Thesarit, si dhe relacionin shpjegues.

Përgjithësisht nxjerrja e saj është në zbatim të ligjit nr. 7661, datë 19.01.1993 “Për kontabilitetin” dhe udhëzimin e Ministrisë së Financave nr. 19, datë 24.12.2003 “Për përgatitjen e pasqyrave vjetore të institucioneve qendrore, organeve të pushtetit vendor dhe njësive që varen prej tyre”.

Në nxjerrjen e llogarisë vjetore të vitit 2006 e metë e konstatuar është se: - Për të dhënat e hedhura, nga centralizatori, në bilanc, nuk është ndjekur

procedura e paraqitjes llogarive në aktiv dhe pasiv, dhe për diferencë, por të dhënat janë hedhur në bilanc nga jashtë, duke mos përdorur artikujt kontabël për mbylljen e llogarive të shpenzimeve, të cilat nuk paraqiten në bilanc. Me mënyrën që është

Page 107: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

107

proceduar për mbajtjen e kontabilitetit dhe transportin e të dhënave nga ditarët analitikë, në centralizator dhe në bilancin vjetor, është i vështirë të kontrollohet zbatimi i kuadrit ligjor të kontabilitetit.

Sa më sipër bie ndesh me nenin 6 “Evidenca mbështetëse”, të ligjit nr. 9.228, datë 29.4.2004 “Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare”, udhëzimin e Ministrisë së Financave nr. 19, datë 24.12.2003 “Për mbajtjen e llogarive në institucione të ndryshme” etj.

- Nuk është bërë evidentimi i taksave vendore në kontabilitet, çka bie ndesh me nenin 6, të ligjit nr. 7661, datë 19.01.1993 “Për kontabilitetin”.

Të metat e përshkruara ngarkon me përgjegjësi drejtoren e Drejtorisë së Financës.

Inventarizimi i pasurisë publike. Për vitet 2004 e 2005 janë kryer inventarët për aparatin e Bashkisë, është

nxjerrë rezultati dhe është bërë miratimi i tyre nga Këshilli i Bashkisë duke nxjerrë dhe vendimet përkatëse.

Prokurimi i fondeve publike.

Gjatë vitit 2005, në Bashkinë e Korçës janë realizuar 39 tendera me fond limit të përgjithshëm të prokuruar 149.416 mijë lekë dhe vlerë të përgjithshme të kontratave të lidhura 143.064 mijë lekë, kurse gjatë vitit 2006 janë zhvilluar 41 tendera me fond limit të përgjithshëm të prokuruar 270.325 mijë lekë dhe vlerë të përgjithshme të kontratave të lidhura 258.830 mijë lekë.

U ushtrua kontroll i plotë i të gjithë dosjeve të tenderave dhe u konstatua se përgjithësisht procedura e zhvillimit të tenderave është e saktë, në zbatim të ligjit nr. 7971, datë 26.7.1995 dhe dispozitave ligjore të rrjedhura prej tij.

A. Krahas sa më sipër u konstatuan dhe shkelje të dispozitave ligjore për të cilat nuk mund të përcaktohet dëmi ekonomik në tenderat me objekt si vijon:

1. “Blerje vezë” 2005. Në tender kanë marrë pjesë tre pjesëmarrës. a. Firma sh.p.k. tek kapacitetet teknike ka paraqitur një kontratë

bashkëpunimi me shoqërinë tjetër sh.p.k. për shitjen e vezëve. Nga ana e shoqërisë së dytë është lëshuar një shkresë, ku vërtetohet se është furnizuar me vezë nga firma e parë. Kjo shkresë furnizimi duhet të vërtetohej nga Dega e Tatimtaksave Korçë, një gjë e tillë nuk është bërë, si rrjedhojë oferta nuk duhet të ishte pranuar, kjo shoqëri duhet të s’kualifikohej dhe tenderi të anulohej. Sa më sipër bie ndesh me kërkesat për kualifikim, pikën B të dokumenteve standarde të tenderit (Mallrat - tender i hapur), miratuar me udhëzimin e Këshillit të Ministrave nr. 1, datë 01.01.1996 dhe ngarkon me përgjegjësi komisionin e vlerësimit të ofertave.

Nga komision janë bërë vërejtje të cilat nuk u konsideruan nga grupi i kontrollit, me argumentet e paraqitur në projektraport dhe procesverbalin përkatës.

2. ''Blerje mish viçi viti 2005'' dhe ''Blerje djathë e gjalpë viti 2005''. Prokurimi për këto dy blerje është realizuar më datë 23.8.2005. Në të dy rastet

kanë marrë pjesë në tender tre firma. Në tenderin “Blerje djathë e gjalpë” me fond limit 5.015.000 lekë, komisioni i

vlerësimit të ofertave ka s’kualifikuar nga gara firmën “Gea”, mbasi nuk plotësonte disa nga kushtet e veçanta për kualifikim, si kontrata për marrjen me qira të makinës transportuese, për rrjedhojë në garë mbeten dy konkurues.

Në tenderin “Blerje mish” me fond limit 5.820.000 lekë, komisioni i vlerësimit të ofertave ka s’kualifikuar nga gara një firmë, pasi nuk plotësonte disa nga kushtet e

Page 108: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

108

veçanta për kualifikim, duke qenë se nuk kishte eksperienca të mëparshme, për rrjedhojë në garë mbeten dy konkurues. Firma pjesëmarrëse edhe pse në këtë rast ka sjellë të njejtën dokumentacion si në rastin e tenderit blerje djathë e gjalpë, nuk është s’kualifikuar, çka bie ndesh me kërkesat specifike për kualifikim pika B.3 të dokumenteve standarde të tenderit (Mallrat - tender i hapur), miratuar me udhëzimin e Këshillit të Ministrave nr. 1, datë 01.01.1996, dhe ngarkon me përgjegjësi komisionin e vlerësimit të ofertave.

Nga komisioni janë bërë vërejtje të cilat nuk u konsideruan nga grupi i kontrollit, me argumentet e paraqitur në projektraport dhe procesverbalin përkatës.

3. “Blerje mallra ushqimore” 2005. 4. “Blerje fruta perime” viti 2005. 5. “Blerje mallra ushqimore” viti 2006. Për të 3 tenderat, 3 subjekteve të kualifikuara, në kërkesat për kualifikim nuk

iu është kërkuar dhe nuk kanë araqitur kapacitetin financiar dhe kapacitetin teknik, në kundërshtim me kërkesat për kualifikim pikën B të dokumenteve standarde të tenderit (Mallrat - tender i hapur), miratuar me udhëzimin e Këshillit të Ministrave nr. 1, datë 01.01.1996 dhe ngarkon me përgjegjësi komisionin e vlerësimit të ofertave dhe juristet sipas përshkrimit të bërë më lart.

6. “Rikonstruksion shkolla “Asdreni”, viti 2006. Në tender kanë marrë pjesë katër shoqëri ndërtimi, nga të cilat dy janë

skualifikuar dhe në garë kanë mbetur 2 shoqëritë sh.p.k. Nga verifikimi i dokumentacionit ligjor kualifikues të tyre u konstatuan

mangësitë si vijon: a. Shoqëria pjesëmarrëse, në kërkesat për kualifikim, për kapacitetin teknik,

në aktkolaudimin e objektit të punimeve të mëparshme nuk është përcaktuar vlera e objektit, çka bie ndesh me pikën 3.ç. Për kolaudimin e punimeve të ndërtimit, të udhëzimit të Këshillit të Ministrave nr. 3, datë 15.02.2001 “Për mbikëqyrjen dhe kolaudimin e punimeve të ndërtimit”.

- Situacioni përfundimtar i objektit është i firmosur vetëm nga firma ndërtuese, por nuk është konfirmuar nga Dega e Tatimtaksave për të vërtetuar pagesën e t.v.sh.-së nga kjo firmë.

b. Shoqëria sh.p.k. për kapacitetin teknik nuk ka paraqitur aktin e kolaudimit të objektit për “Rikonstruksion konvikt shkolla “Faik Konica” me vlerë 19.254.254 lekë, në kundërshtim me kërkesat për kualifikim pikën B.3.c. të dokumenteve standarde të tenderit (Ndërtime - tender i hapur), miratuar me udhëzimin e Këshillit të Ministrave nr. 1, datë 01.01.1996 dhe ngarkon me përgjegjësi komisionin e vlerësimit të ofertave.

Nga komisioni janë bërë vërejtje të cilat nuk u konsideruan nga grupi i kontrollit, me argumentet e paraqitur në projektraport dhe procesverbalin përkatës.

7. “Sistemim, asfaltim, blloku i kolektorëve”. Firma sh.p.k. në kapacitetin teknik nuk ka paraqitur aktkolaudimin e këtij

objekti, në kundërshtim me kërkesat për kualifikim pikën B.3.c, Kapaciteti teknik të dokumenteve standarde të tenderit (Ndërtime - tender i hapur), miratuar me udhëzimin e Këshillit të Ministrave nr. 1, datë 01.01.1996.

Nga komisioni janë bërë vërejtje të cilat nuk u konsideruan nga grupi i kontrollit, me argumentet e paraqitur në projektraport dhe procesverbalin përkatës.

U kontrollua procedura dokumentare e zbatimit dhe likuidimit të tenderave dhe u konstatua përgjithësisht zbatim i saktë i ligjit nr. 8402, datë 10.9.1998 “Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit”, udhëzimit të KM nr. 3, datë 15.02.2001 “Për mbikëqyrjen dhe kolaudimin e punimeve të ndërtimit”, si dhe të VKM

Page 109: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

109

nr. 444, datë 05.9.1994 “Për tarifat e studimit, projektimit, drejtimit dhe kolaudimit të veprave të ndërtimit…”.

B. Krahas sa më sipër u konstatuan dhe shkelje të dispozitave ligjore me dëm efektiv prej 7.454.648 lekë, në 9 tendera, me objekt si vijon:

1. “Ruajtje me roje civile të armatosura viti 2005”, prokurimi për këtë shërbim është kërkuar për 39 roje objekti i ndarë në tre lote, e konkretisht:

- Ruajtje e objekteve Bashkia e Korçës, Tregtorja e Mishit në tregun e qytetit dhe Drejtoria Mbështetëse e Arsimit për 12 roje.

- Ruajtje objekteve Pallati i Kulturës, biblioteka e qytetit “Thimi Mitko”, muzeu “Bratko” dhe teatri “Andon Zako Çajupi” për 14 roje.

- Ruajtje e objekteve Zyrat e Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike, Parku i Automjeteve, Fidanishte dhe Serat e Luleve për 13 roje.

Për të tre lotët shërbimi, për një roje është caktuar 22.000 lekë në muaj. U konstatuan këto shkelje të dispozitave ligjore në fuqi: a. Në kërkesat për kualifikim nuk është përcaktuar numri minimal i të

punësuarve, kurse në kërkesat specifike është kërkuar leje ushtrimi profesioni vetëm për 20 persona nga 39 roje që duhen sipas vendrojave.

Veprimet e mësipërme bien në kundërshtim me nenin 12, të ligjit nr. 7971, datë 26.7.1995 “Për prokurimin publik” dhe ngarkonin me përgjegjësi komisionin e vlerësimit të ofertave.

b. Firma fituese “Sot - Bashk” sh.p.k. ka paraqitur ofertë dhe ka lidhur kontratë me Bashkinë Korçë dhe institucionet në varësi të Bashkisë për 39 roje objekti. Nga verifikimi i dokumentacionit të paraqitur nga ky subjekt rezulton se ka siguruar dhe paguar pranë kësaj agjencie kontributin për 30 të punësuar duke përfituar padrejtësisht kontributin e sigurimeve shoqërore për 9 punonjës në shumën 564.136 lekë, për një periudhë dymbëdhjetë mujore.

2. “Ruajtje me roje civile të armatosura viti 2006”. U konstatua i njëjti fenomen si në vitin 2005, për periudhën 01.9.2006 deri më

28.02.2007, gjithsej për 6 muaj. Bashkia e Korçës i ka paguar subjektit fitues kontributin e sigurimeve për 7

punonjës të pasiguruar për një periudhë gjashtë mujore në shumën 98.100 lekë. Shuma e përfituar padrejtësisht nga subjekti, për të dy vitet 2005 e 2006, është

662.236 lekë. Veprimet e përshkruara më lart bien ndesh me nenin 9, të ligjit nr. 7703, datë

11.5.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”. 3. Gjatë kontrollit të zbatimit të kontratës për tenderin e pastrimit të qytetit u

konstatua se paga e mbikëqyrësit të punimeve, nuk është kryer nga shoqëria e pastrimit sh.p.k., por është bërë nga Bashkia e Korçës e cila sipas viteve është:

- Viti 2004 304.380 lekë - Viti 2005 328.794 lekë - Viti 2006 358.436 lekë Gjithsej 991.610 lekë Po për këto vite, Bashkia ka llogaritur dhe derdhur kontribute në sigurimet

shoqërore për pagën e mbikëqyrësit të shërbimit publik të pastrimit dhe grumbullimit të mbeturinave sipas viteve si vijon:

- Viti 2004 93.450 lekë - Viti 2005 100.940 lekë - Viti 2006 93.910 lekë Gjithsej 288.300 lekë

Page 110: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

110

Për të dy elementët mbikëqyrësit të punimeve i janë paguar padrejtësisht 1.279.910 lekë, në kundërshtim me pikën 7, të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 319, datë 21.6.1994 “Për prokurimin me sipërmarrje të shërbimeve publike të pastrimit dhe grumbullimit të mbeturinave”, ku theksohet se: “Organet e pushtetit lokal duhet të caktojnë një kontrollor të zbatimit të kontratës, i cili do të paguhet nga buxheti i caktuar për shërbimin e pastrimit”.

Nga Bashkia janë bërë vërejtje të cilat nuk u konsideruan me argumentet e paraqitur në projektraport dhe procesverbalin përkatës.

4. “Sistemim trotuare në unazën e vogël të qytetit”, fituar nga shoqëria ndërtuese me vlerë të kontratës të lidhur 19.470.955 lekë, dhe afat të kryerjes së punimeve 26.05.2005 deri 26.07.2005.

Akti i kolaudimit është hartuar më 25.08.2005. Nga verifikimi i afatit të dorëzimit të punimeve u konstatua se sipërmarrësi

nuk ka njoftuar me shkrim mbikëqyrësin e punimeve për përfundimin e tyre dhe i ka dorëzuar ato 30 ditë me vonesë.

Për vonesën, shoqërisë nuk i është llogaritur penaliteti në shumën 2.336.514 lekë, dhe ngarkon me përgjegjësi shoqërinë sh.p.k. dhe mbikëqyrësin e punimeve.

5. “Ndërtime për meremetimin e gropave në rrugët e qytetit”, fituar nga shoqëria ndërtuese me vlerë të kontratës të lidhur 2.972.250 lekë, dhe afat të kryerjes së punimeve 10.07.2005 deri 10.08.2005.

Akti i kolaudimit është hartuar më 10.08.2005 Nga verifikimi i afatit të dorëzimit të punimeve u konstatua se sipërmarrësi

nuk ka njoftuar me shkrim mbikëqyrësin e punimeve për përfundimin e tyre dhe i ka dorëzuar ato 30 ditë me vonesë.

Për vonesën, shoqërisë nuk i është llogaritur penaliteti në shumën 356.670 lekë dhe ngarkon me përgjegjësi shoqërinë dhe mbikëqyrësin e punimeve.

6. “Sistemim rrugë e trotuare rr. “Partizani”, fituar nga shoqëria ndërtuese me vlerë të kontratës të lidhur 3.188.114 lekë dhe afat të kryerjes së punimeve 16.6.2005. deri 01.8.2005.

Akti i kolaudimit është hartuar më 25.8.2005. Nga verifikimi i afatit të dorëzimit të punimeve u konstatua se sipërmarrësi

nuk ka njoftuar me shkrim mbikëqyrësin e punimeve për përfundimin e tyre dhe i ka dorëzuar ato 25 ditë me vonesë.

Për vonesën, shoqërisë nuk i është llogaritur penaliteti në shumën 318.114 lekë dhe ngarkon me përgjegjësi shoqërinë dhe mbikëqyrësin e punimeve.

7. “Sistemim–asfaltim i rrugës “Kristaq Sotiri”, fituar nga shoqëria ndërtuese me vlerë të kontratës të lidhur 14.960.899 lekë dhe afat të kryerjes së punimeve 13.7.2005. deri 30.10.2005.

Akti i kolaudimit është hartuar më 30.10.2005. Nga verifikimi i afatit të dorëzimit të punimeve u konstatua se sipërmarrësi

nuk ka njoftuar me shkrim mbikëqyrësin e punimeve për përfundimin e tyre dhe i ka dorëzuar ato 25 ditë me vonesë.

Për vonesën, shoqërisë nuk i është llogaritur penaliteti në shumën 1.496.089 lekë dhe ngarkon me përgjegjësi mbikëqyrësin e punimeve.

8. “Sistemim rruge tek sheshi i pazarit”, fituar nga shoqëria ndërtuese me vlerë të kontratës të lidhur 4.212.563 lekë dhe afat të kryerjes së punimeve 16.6.2005 deri 01.8.2005.

Akti i kolaudimit është hartuar më 30.9.2005.

Page 111: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

111

Nga verifikimi i afatit të dorëzimit të punimeve u konstatua se sipërmarrësi nuk ka njoftuar me shkrim mbikëqyrësin e punimeve për përfundimin e tyre dhe i ka dorëzuar ato 35 ditë me vonesë.

Për vonesën, shoqërisë sh.p.k. nuk i është llogaritur penaliteti në shumën 589.758 lekë dhe ngarkon me përgjegjësi mbikëqyrësin e punimeve.

9. “Sistemim–asfaltim rrugë lagjja 10”, fituar nga shoqëria ndërtuese sh.p.k. me vlerë të kontratës të lidhur 6.922.610 lekë dhe afat të kryerjes së punimeve 04.7.2005 deri 30.10.2005

Akti i kolaudimit është hartuar më 15.11.2005. Nga verifikimi i afatit të dorëzimit të punimeve u konstatua se sipërmarrësi

nuk ka njoftuar me shkrim mbikëqyrësin e punimeve për përfundimin e tyre dhe i ka dorëzuar ato 15 ditë me vonesë.

Për vonesën, shoqërisë sh.p.k. nuk i është llogaritur penaliteti në shumën 415.356 lekë dhe ngarkon me përgjegjësi mbikëqyrësin e punimeve.

Nga subjekti janë bërë vërejtje lidhur me llogaritjen dhe ndalesën për zbatimin e penaliteteve, të cilat nuk u konsideruan me argumentet e paraqitur në procesverbalet përkatës dhe projektraport.

Moszbatimi i penaliteteve sipas përshkrimit të bërë më lart, bie ndesh me nenin 24 “Likuidimi i dëmeve për vonesën në mbarimin e punimeve të ndërtimit”, kushtet e përgjithshme (Ndërtimet – tender i hapur) të dokumenteve standarde të tenderit, miratuar me udhëzimin e Këshillit të Ministrave nr. 1, datë 01.01.1996.

Nga Bashkia në Korçë, të gjithë objektet e investimeve të realizuara në vitet 2005 dhe 2006, mbas përfundimit të garancisë ishin marrë në dorëzim nga një komision i ngritur për këtë qëllim. Vlera e inventarit të këtyre objekteve ishte pasqyruar në llogarinë e aktiveve të qëndrueshme.

Mbi parashikimin dhe realizimin e taksave vendore.

a. Nga kontrolli i dokumentacionit të të ardhurave vendore, për vitet 2005 e 2006, u konstatua se janë hapur regjistrat e taksave vendore në të cilët janë regjistruar subjektet juridike e fizike që kryejnë aktivitet privat, si dhe detyrimet përkatëse.

Nga kontrolli i dokumentacionit u konstatua përgjithësisht zbatim i saktë i taksave dhe tarifave në përputhje me pasqyrat anekse bashkëngjitur ligjit nr. 8982, datë 12.12.2002 “Për sistemin e taksave vendore” dhe dispozitave ligjore dalë në mbështetje të tij.

Për vitin 2005, Bashkia realizon 54% të të ardhurave nga agjentët tatimor, Drejtoria e Tatimeve të Rrethit e Drejtoria Rajonale e Shërbimit të Transportit Rrugor dhe me 46% nga puna e vetë.

Në vitin 2006, ky raport ka ndryshuar ndjeshëm në drejtim pozitiv. Bashkia realizon nga puna e vet 57% të të ardhurave dhe 43% nga agjentët.

Krahas sa më sipër, për vitet 2005 e 2006, në drejtim të programimit real, pa rezerva, si dhe dokumentacionit përkatës justifikues të të ardhurave u konstatuan edhe mangësitë si vijon:

- Mungojnë të dhënat nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme për sipërfaqet e godinave të biznesit dhe popullatës.

- Mungojnë të dhënat nga matja në vend nga specialistët e Bashkisë për sipërfaqet e banesave të biznesit dhe popullatës

- Në disa raste mungojnë dhe vetë deklarimet e sipërfaqeve të godinave të subjekteve dhe të familjeve, në kundërshtim me nenin 11, të ligjit nr. 8982, datë 12.12.2002 “Për sistemin e taksave vendore”, pikës 4, të udhëzimit të Ministrisë

Page 112: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

112

Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit dhe Ministrisë së Financave nr. 6, datë 04.02.2003 “Taksa mbi ndërtesat”, aneksi 1.

Për vitet 2005 e 2006 është bërë programim me rezerva i të ardhurave nga taksat dhe tarifat për familjet, përkatësisht 16.200 mijë lekë dhe 22.400 mijë lekë, të cilat janë kryesisht në taksën mbi ndërtesat, tarifën e pastrimit, ndriçimit etj.

Rezultojnë debitorë 13 subjekte në shumën 627.500 lekë, biznes i madh, për mos derdhje të detyrimit vjetor, veprim në kundërshtim me nenin 9, të ligjit nr. 8982, datë 12.12.2002 “Për sistemin e taksave vendore”.

- Nuk janë kontabilizuar debitorët, në kundërshtim me nenin 50, të ligjit nr. 7661, datë 19.01.1993 “Për kontabilitetin”.

Mangësitë e pasqyruara më lart ngarkojnë me përgjegjësi ish-drejtori në drejtorinë e të ardhurave.

b. Mbi parashikimin, realizimin dhe vjeljen e taksës së parkimit të autobuzave interurban për vitet 2005 e 2006.

Nga kontrolli rezulton se nuk kanë shlyer detyrimet, gjithsej 31 persona në shumën 79.090 lekë, si vijon:

- 2 persona për vlerën 1.800 lekë për autobusët; - 29 persona në vlerën 77.290 lekë për mosnxjerrje në kohë të lejes së

qarkullimit. Të metat e përshkruara më lart bien ndesh me pikën 3, neni 19, të ligjit nr.

8982, datë 12.12.2002 “Për sistemin e taksave vendore”, taksa e regjistrimit të përvitshëm të mjeteve të transportit rrugor dhe udhëzimin e MPVD dhe Ministrisë së Financave nr. 9, datë 04.02.2003 “Taksa e regjistrimit të përvitshëm të mjeteve të transportit rrugor”, dhe ngarkojnë me përgjegjësi specialistin për transportin në Drejtorinë e të Ardhurave në Bashki.

Organizimi dhe funksionimi i Policisë Bashkiake.

Në Bashkinë e Korçës funksionon Policia Bashkiake në zbatim të ligjit nr. 8224, datë 15.7.1998 “Për organizimin dhe funksionimin e Policisë të Bashkisë”.

Në zbatim të nenit 13, të ligjit nr. 8224, datë 15.07.1998 janë aplikuar gjoba nga 500 deri 5000 lekë për kundravajtje në urbanistikë, shërbime publike si dhe në mospagimin në afat të taksave dhe tarifave të cilat janë kontabilzuar.

Për vitin 2005 janë aplikuar gjoba në 283 raste, për 970.500 lekë dhe janë arkëtuar brenda vitit 834.640 lekë ose më pak 134.860 lekë.

Për 5 subjekte nuk është vjelë gjoba sipas afatit 1 vjeçar në vlerën 33.000 lekë. Nga kryetari i Bashkisë janë falur gjobat në 7 raste për shumën 30.000 lekë. Për vitin 2006 janë aplikuar gjoba në 360 raste për vlerën 1.487.000 lekë dhe

janë arkëtuar 995.800 lekë. Nga Policia Bashkiake janë aplikuar gjoba për mosshlyerje në kohë të

detyrimeve për taksat dhe tarifat për 276 subjekte biznesi, nga të cilat nuk kanë shlyer detyrimet 30 subjekte për shumën 300.500 lekë.

Nga kryetari i Bashkisë janë falur 6 gjoba në shumën 28.000 lekë. Mangësi e vërejtur është se gjobat e vendosura nuk janë diskutuar brenda 15

ditëve nga data e aplikimit dhe nuk janë arkëtuar plotësisht brenda 1 viti, në kundërshtim me nenet 14 e 23, të ligjit nr. 7697, datë 07.4.1993 “Për kundërvajtje administrative” dhe ngarkon me përgjegjësi ish-drejtori i Policisë Bashkiake.

Mbikëqyrja e auditit të brendshëm.

Page 113: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

113

Për vitet 2005 e 2006 janë hartuar programet vjetore të auditimit, të cilat mbulojnë gjithë tematikën e kontrollit. Ata janë të përshtatura me natyrën e subjektit objekt kontrolli dhe të miratuara nga drejtori i drejtorisë dhe titullari i Bashkisë, në zbatim të programit vjetor.

U kontrollua rregullshmëria formale e kontrolleve të kryera nga auditi i brendshëm dhe u konstatua se në programet e hartuara është përfshirë gjithë tematika sipas standardeve të kontrollit, duke u shprehur për të.

Janë realizuar plotësisht kontrollet e programuara, përkatësisht: 11 auditime të plota dhe 5 tematike për vitin 2005, si dhe 10 kontrolle të plota në vitin 2006.

Nga evidencat statistikore të zbulimeve të kontrollit rezulton se për vitin 2005 janë zbuluar shkelje të disiplinës financiare me dëm për 16 persona për shumën 14 mijë lekë.

Për vitit 2006, zbulimet nga auditimet janë për 29 persona në shumën 307 mijë lekë, nga te cilat 196 mije shkelje të disiplinës financiare me dem ekonomik.

Për problemet e konstatuara janë mbajtur procesverbale ose aktverifikime në të cilat është shprehur shkelja e konstatuar, dispozita ligjore me të cilën bie ndesh dhe personi përgjegjës.

Nga auditi i brendshëm nuk janë kërkuar masa disiplinore. Përgjithësisht në kontrollet e kryera janë zbatuar kërkesat të ligjit nr. 9009,

datë 13.02.2003 “Për auditimin e brendshëm në sektorin publik” dhe vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 345, datë 01.6.2004 “Për miratimin e manualit të procedurave të auditimit”.

Kontroll në hartimin e studimeve urbanistike pjesore, në zbatim të ligjit nr. 8405, datë 17.9.1998 “Për urbanistikën” dhe VKM nr. 722, datë 19.11.1998 “Për miratimin e rregullores së urbanistikës”.

Gjatë vitit 2005, nga ana e KRRT së Bashkisë në Korçë janë zhvilluar 8

mbledhje, duke marrë gjithsej 358 vendime, nga të cilat: 2 vendime për detyrë projektimi për studime urbanistike, 58 vendime për detyra projektimi, 58 vendime për studime urbanistike pjesore, 60 vendime për miratimin e lejeve të shesheve të ndërtimit, 91 vendime për miratimin e lejeve të ndërtimit në sektorin privat, 42 vendime për miratimin e lejeve të ndërtimit për objekte shtetërore, 33 vendime për prishje ndërtimesh të vjetra, 1 vendim për ndryshim në projekt, 2 vendime për ndryshim destinacioni, 6 vendime për legalizim ndërtimesh, 3 vendime për mosmiratim të lejeve të ndërtimit dhe 1 vendim për ndryshimin e rregullores së urbanistikës të Bashkisë.

Gjatë vitit 2006, nga ana e KRRT-së së Bashkisë Korçë janë zhvilluar gjithsej 11 mbledhje, duke marrë 617 vendime, nga të cilat: 3 vendime për studime zonale, 108 vendime për detyra projektimi për studimet urbanistike pjesore, 108 vendime për studime urbanistike pjesore, 112 vendime për miratimin e leje të shesheve të ndërtimit, 138 vendime për miratimin e lejeve të ndërtimit në sektorin privat, 62 vendime për miratimin e lejeve të ndërtimit për objekte shtetërore, 14 vendime për saktësim dhe rifreskim leje ndërtimi në sektorin privat, 18 vendime për ndryshim destinacioni në sektorin privat, 55 vendim për prishje objektesh të vjetra dhe 2 vendime për probleme të ndryshme.

Për vitin 2005 u kontrolluan gjithsej 33 dosje për miratimin e studimeve urbanistike pjesore dhe 35 dosje për miratimin e lejeve të shesheve të ndërtimit dhe lejeve të ndërtimit ndërsa për vitin 2006 u kontrolluan gjithsej 42 dosje për miratimin e studimeve urbanistike pjesore, dhe 48 dosje për miratimin e lejeve të shesheve ndërtimi dhe leje ndërtimi.

Page 114: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

114

1. Kontroll për përgatitjen e dokumentacionit teknik për hartimin e studimeve urbanistike pjesore, në zbërthim dhe zbatim të planit të përgjithshëm rregullues dhe paraqitja e dokumentacionit për Këshillin e Rregullimit të Territorit.

Nga kontrolli rezultoi se Bashkia e Korçës disponon instrumentet urbanistike të hartuara dhe miratuara në përputhje me ligjin nr. 8405, datë 17.9.1998 “Për urbanistikën” dhe konkretisht si më poshtë:

A. Planin e përgjithshëm rregullues së bashku me vijën kufizuese të ndërtimit të qytetit të Korçës, të miratuar nga Këshilli i Ministrave me vendimin nr. 3, datë 04.02.1994 .

B. Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 455, datë 23.6.2005 “Për shpalljen “Qendër historike dhe ansambël urbanistik, arkitektonik, tradicional” të disa zonave të qytetit të Korçës”, si dhe miratimin e rregullores së administrimit të tyre.

Në këtë vendim përcaktohet: a. Shpallja “Qendër historike” e qytetit të Korçës, të zonave si më poshtë: - Ansambli muzeal i Pazarit të Vjetër; - Një pjesë e lagjes nr. 3; - Një pjesë e lagjes nr. 12; - Bulevardi “Republika” dhe ansambli muzeal në të dy krahët e tij; sipas hartës,

që i bashkëngjitet këtij vendimi. b. Shpalljen “Ansambël urbanistik, arkitektonik, tradicional” i qytetit të

Korçës, të lagjeve 1, 2, 11 dhe pjesërisht të lagjeve 3 e 12, sipas hartës, që i bashkëngjitet këtij vendimi.

Në rregulloren e administrimit të qendrës historike dhe ansamblit urbanistik, arkitektonik, tradicional të qytetit të Korçës, përcaktohet:

Koeficienti i shfrytëzimit të territorit për sheshe ndërtimi me sipërfaqe deri 80 m2 mund të jetë deri në 100%. Për sheshe ndërtimi me sipërfaqe deri 80-200 m2, koeficienti i shfrytëzimit të territorit duhet të jetë 80%. Për sheshe me sipërfaqe mbi 200 m2, ky koeficient duhet të jetë deri 70%.

2. Kontroll mbi studimet urbanistike pjesore mbi bazën e të cilave janë dhënë

lejet e ndërtimit në zbatim të planit të përgjithshëm rregullues, së bashku me vijën kufizuese të ndërtimit të qytetit të Korçës, të miratuar nga Këshilli i Ministrave me vendimin nr. 3, datë 04.02.1994.

Nga kontrolli i studimeve urbanistike pjesore rezultoi se 6 prej tyre janë miratuar në kundërshtim me planin e përgjithshëm rregullues, vijën kufizuese të ndërtimit dhe ligjin nr. 8405, datë 17.9.1998 “Për urbanistikën”.

Këto dosje grupohen si më poshtë: a. Për 2 studime urbanistike pjesore mbi bazën e të cilave janë dhënë leje

ndërtimi për objekte banimi, në zonën industriale, sipas vendimeve të KRRT-së: Viti 2005 Nr. 36/5 dhe nr. 45/2. b. Për 1 studim urbanistik pjesore, mbi bazën e së cilës është dhënë leje

ndërtimi në zonë sportive sipas vendimit të KRRT-së: Viti 2006 Nr. 15/2. Observacioni për lejen e ndërtimit të miratuar me vendim të KRRT-së nr. 15/2,

datë 27.3.2006, nuk qendron për arsye se vendimi i KRRT së Rrethit nr. 142, datë 25.7.1995, është bërë në kundërshtim me zonimin funksional të planit të përgjithshëm rregullues të qytetit, duke parashikuar objekt banimi në zonë sportive

Page 115: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

115

dhe për rrjedhojë edhe miratimi i studimit urbanistik pjesor dhe i lejes së ndërtimit (me objekt: banesë 5 kate me 1 kat parkim nëntokë) është i kundërligjshëm.

Për sa më sipër observacioni i dërguar nuk merret parasysh, për arsye se nuk ka mbështetje ligjore.

c. Për 3 studime urbanistike pjesore, mbi bazën e të cilave janë dhënë leje ndërtimi në zonën e gjelbërimit mbrojtës, sipas vendimeve të KRRT-së:

Viti 2005 Nr.: 45/4 dhe nr. 60/4 Viti 2006 Nr. 24/1. Në lidhje me observacionin e dërguar, sqarojmë: Observacioni juaj për hartimin e studimit urbanistik pjesor dhe dhënien e lejes

së ndërtimit për objekt banimi në zonën e gjelbërimit mbrojtës, nuk qëndron për arsye se në këto zona nuk lejohet ndërtimi i objekteve me funksion të ndryshëm nga ai i përcaktuar në planin e përgjithshëm rregullues.

Për sa më sipër, observacioni i dërguar nuk merret parasysh, për arsye se nuk ka mbështetje ligjore.

Në lidhje me mangësitë e trajtuara më sipër ngarkohet me përgjegjësi: ish-kryetari i Bashkisë dhe në cilësinë e ish-kryetarit të KRRT-së; ish-drejtori i Drejtorisë së Urbanistikës dhe në cilësinë e ish-sekretarit të KRRT-së; përgjegjësja e Sektorit të Planifikimit Urban.

3. Kontroll mbi zbatimin e vendimit të KRRTRSH-së nr. 3, datë 21.08.2002 “Për dhënien e lejeve të ndërtimit në qendrat e qyteteve”, i cili përcakton shprehimisht:

“Sheshet dhe lejet e ndërtimit për objekte që propozohen brenda zonës së qendrave të qyteteve për Bashkinë e Tiranës dhe bashkitë e kategorisë së parë (sipas nenit 15, të ligjit nr. 8405, datë 17.9.1998 “Për urbanistikën”), të shqyrtohen vetëm pas miratimit përfundimtar në KRRTRSH të studimeve të reja për këto qendra, sipas përcaktimeve ligjore në fuqi”.

Me studim të ri të qendrës, do të nënkuptohen studimet e bëra dhe të miratuara në KRRTRSH pas 1 janarit 2003.

Kufijtë e zonës së qendrës për këto qytete të përcaktohen nga bashkitë përkatëse, në bashkëpunim me Ministrinë e Rregullimit të Territorit dhe Turizmit, Institutin e Studimeve dhe Projektimeve Urbanistike, Institutin e Monumenteve të Kulturës, si dhe Struktura e Akademisë së Shkencave sipas rastit”.

Nga kontrolli rezultoi: A. Në zbatim të vendimit të mësipërm, nga ana e KRRT së Bashkisë Korçë

është miratuar studimi i mëposhtëm: - Detyra e projektimit për studimin urbanistik të qendrës së qytetit të Korçës

dhe vijën kufizuese të kësaj qendre, me vendimin nr. 64, datë 19.9.2002. B. Në mbështetje të neneve 7 dhe 9, të ligjit nr. 8405, datë 17.09.1998 “Për

urbanistikën”, si dhe në zbatim të VKM nr. 627, datë 24.12.1997 “Për krijimin e Këshillit të Rregullimit të Territorit të Republikës së Shqipërisë”, ndryshuar me VKM nr. 753, datë 27.11.1998 dhe 125, datë 04.04.2002, Ministria e Rregullimit të Territorit dhe Turizmit i ka dërguar për zbatim Bashkisë së Korçës:

- Vendimin e KRRTRSH nr. 1, datë 19.02.2003 “Për miratimin e detyrës së projektimit për studimin urbanistik të qendrës së qytetit të Korçës dhe vijën kufizuese të kësaj qendre”.

Nga kontrolli rezultoi se nga ana e Bashkisë së Korçëa nuk janë marrë masat tekniko-organizative për hartimin e studimit të qendrës së qytetit të Korçës në zbatim

Page 116: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

116

të vendimit të KRRTRSH-së me nr. 3, datë 21.8.2002 “Për dhënien e lejeve të ndërtimit në qendrat e qyteteve”.

Për sa më sipër ngarkohen me përgjegjësi: ish-kryetari i Bashkisë dhe në cilësinë e ish-kryetarit të KRRT-së; ish-drejtori i Drejtorisë së Urbanistikës dhe në cilësinë e ish-sekretarit të KRRT-së; përgjegjësja e Sektorit të Planifikimit Urban.

C. Kontroll mbi lejet e ndërtimit të dhëna brenda qendrës së qytetit dhe vijës kufizuese të saj.

Nga kontrolli rezultoi se janë miratuar 5 studime urbanistike pjesore mbi bazën e të cilave janë dhënë 5 leje ndërtimi, në kundërshtim me vendimin e mësipërm të KRRTRSH-së dhe konkretisht sipas vendimeve të KRRT-së:

Viti 2006 Nr: 9/12/A, nr. 9/12/B, nr. 9/13, nr. 58/7 dhe nr. 54/9 (pjesërisht brenda

qendrës). Për sa më sipër ngarkohen me përgjegjësi: ish-kryetari i Bashkisë dhe cilësinë e

ish-kryetarit të KRRT-së; ish-drejtori i Drejtorisë së Urbanistikës dhe në cilësinë e ish-sekretarit të KRRT-së; përgjegjësja e Sektorit të Planifikimit Urban.

4. Kontroll mbi zbatimin e nenit 20, të ligjit nr. 8405, datë 17.9.1998, i

ndryshuar me nenin 6, të ligjit nr. 8991, datë 23.01.2003 dhe udhëzimit të Ministrisë së Rregullimit të Territorit dhe Turizmit nr. 4, datë 11.8.2004 “Për mënyrën e ushtrimit të kompetencës për planifikimin e territorit nga njësitë e qeverisjes vendore”, pika 4 përcakton shprehimisht:

Ushtrimi i vendimmarrjes nga KRRT-të në Bashki/Komunë bëhet në përputhje

me nenin 20, pika 2, e ligjit nr. 8405, datë 17.9.1998 “Për urbanistikën”, i ndryshuar me nenin 6, të ligjit nr. 8991, datë 23.01.2003.

a. Për germat a, b, c, ç dhe d, të pikës 2, të nenit 20 të këtij ligji, shqyrtimi dhe miratimi nga KRRT e Bashkisë/Komunës nuk është përfundimtar, pasi për një rakordim me planet rajonale, masterplanet dhe me planet e zhvillimit rajonal si dhe në përputhje me germat a, b, ç dhe d, të pikës 1, të nenit 20, miratimi përfundimtar bëhet nga KRRT e Qarkut.

b. Për germat a, b, c, ç dhe d, të pikës 1, të nenit 20, shqyrtimi dhe miratimi nga KRRT e qarkut nuk është përfundimtar, pasi për një rakordim me politikat kombëtare dhe qeveritare si dhe në përputhje me nenin 9, të ligjit nr. 8405, datë 17.09.1998 “Për urbanistikën”, miratimi përfundimtar bëhet nga KRRTRSH.

Udhëzimi i mësipërm në pikën 6, përcakton shprehimisht se: “Për çdo studim urbanistik, sipas përcaktimit në germat a, b, c, ç dhe d, pika 2,

të nenit 20, të ligjit nr. 8405, datë 17.09.1998 ( i ndryshuar me nenin 6, të ligjit nr. 8991, datë 23.01.2003), të miratuar nga KRRT-ja e Bashkisë, duhet të bëhet shqyrtimi dhe miratimi në KRRT e Qarkut”.

Nga kontrolli rezultoi se për vitet 2004-2006, nga Bashkia Korçë nuk është dërguar për miratim në KRRT-në e Qarkut asnjë studim urbanistik nga ato të dërguara në KRRTRSH, në kundërshtim me nenin 20, të ligjit nr. 8405, datë 17.09.1998 dhe udhëzimit të Ministrisë së Rregullimit të Territorit dhe Turizmit nr. 4, datë 11.08.2004.

Për sa më sipër ngarkohen me përgjegjësi: ish-kryetari i Bashkisë dhe cilësinë e ish-kryetarit të KRRT-së; ish-drejtori i Drejtorisë së Urbanistikës dhe në cilësinë e ish-sekretarit të KRRT-së.

5. Kontroll mbi zbatimin e ligjit nr. 8405, datë 17.09.1998 “Për urbanistikën”, neni 62, i cili përcakton konkretisht:

Page 117: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

117

“KRRT-të e qarqeve, të bashkive të qyteteve të kategorisë së parë... nuk kanë të drejtë të miratojnë asnjë ndërtim të përhershëm ose provizor, jashtë funksionit të territorit të përcaktuar në studimet e miratuara, në territore publike të tilla si:

- territore të objekteve social kulturore; - territore të gjelbëruara; - territore sportive; - sheshe dhe hapësira ndërmjet blloqeve të ndërtuara të banesave; - rrugë, sheshe publike dhe vendqëndrime, të përcaktuara e interpretuara në

rregulloren e urbanistikës. Ndërtimet që mund të bëhen janë vetëm ato të përcaktuara në studimin

urbanistik në përputhje të plotë me funksionin e miratuar. Për rastet e pronave të kthyera nga Komisionet e Kthimit dhe të Kompensimit

të Pronave ish-Pronarëve, kur këto prona gjenden në territore të tilla, KRRT-të e të gjitha niveleve nuk kanë të drejtë të ndryshojnë destinacionin e përcaktuar në studimin e miratuar. Në këto raste, pronarët e tokave kanë të drejtë të kërkojnë kompensim sipas ligjeve në fuqi”.

Nga kontrolli rezultoi se në kundërshtim me nenin 62, të ligjit të mësipërm janë miratuar 2 leje ndërtimi në sheshe dhe hapësira ndërmjet blloqeve të ndërtuara të banesave dhe konkretisht sipas vendimeve të KRRT-së:

Viti 2006 Nr: 24/15 dhe nr. 24/16. Për sa më sipër ngarkohen me përgjegjësi: ish-kryetari i Bashkisë dhe cilësinë e

ish-kryetarit të KRRT-së; ish-drejtori i Drejtorisë së Urbanistikës dhe në cilësinë e ish-sekretarit të KRRT-së; përgjegjësen e Sektorit të Planifikimit Urban.

6. Kontroll mbi zbatimin e VKM nr. 722, datë 19.11.1998 “Për miratimin e rregullores së urbanistikës”, në hartimin dhe miratimin e studimeve urbanistike pjesore.

a. Kontroll për hartimin e studimeve urbanistike pjesore mbi bazën e detyrës së projektimit, në zbatim të pikës 47, të VKM nr. 722, datë 19.11.1998.

Nga kontrolli i 33 dosjeve të vitit 2005 dhe 42 dosjeve të vitit 2006, për miratimin e lejeve të shesheve të ndërtimit dhe lejeve të ndërtimit, të dhëna mbi bazën e studimeve urbanistike pjesore, rezultoi se detyrat e projektimit që ndodhen në këto dosje përmbajnë të dhëna vetëm për projektin arkitektonik të objektit dhe për këtë arsye, ato nuk mund të konsiderohen si detyra projektimi për hartimin e studimeve urbanistike pjesore.

VKM nr. 722, datë 19.11.1998 “Për miratimin e rregullores së urbanistikës”, pika 47, përcakton se detyra e projektimit për hartimin e studimit urbanistik pjesor përveç planimetrive të zonave funksionale të planit rregullues dhe zonës për të cilën hartohet studimeve urbanistike pjesore, duhet të përmbajë edhe të dhëna të tjera inxhiniero-gjeologjike, topografike e sizmologjike, të dhëna demografike, azhurnimin e rrjetit inxhiniero-nëntokësor e ajror (ujësjellës, kanalizim, elektrik, telefoni etj.), të dhëna për monumentet me vlera historike e ndërtime karakteristike që ndodhen brenda studimit urbanistik pjesor, si dhe të dhëna të tjera për zonën e studiuar.

Asnjë nga detyrat e projektimit nuk përmban të dhënat e mësipërme dhe rrjedhimisht studimet urbanistike pjesore, jo vetëm që janë hartuar pa detyrë projektimi por, mungesa e tyre ka ndikuar negativisht duke i reduktuar në përgjithësi këto studime vetëm për një shesh ndërtimi dhe jo si studime urbanistike pjesore të mirëfillta në zbërthim të planit të përgjithshëm rregullues për zona funksionale të qytetit ose pjesë të tyre.

Në lidhje me observacionin e dërguar, sqarojmë:

Page 118: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

118

Observacioni juaj për detyrat e projektimit nuk qendron, për këto arsye: Së pari: ligji nr. 8405, datë 17.9.1998, i ndryshuar neni 20, pika 2/a, përcakton

shprehimisht: “KRRT-të në Bashki ose Komunë kanë kompetencë të shqyrtojnë dhe të miratojnë:

“Detyrat e projektimit, studimet urbanistike, miratimi i të cilave është kompetencë e KRRT së Bashkisë/Komunës, në territorin brenda juridiksionit të saj”.

Së dyti: ligji i mësipërm, i ndryshuar, neni 22/1, pika 3 përcakton kompetencat e Njësisë së Urbanistikës së Bashkisë, dhe konkretisht:

“Harton dhe porosit, në përputhje me ligjin, në institucionet projektuese, shtetërore ose private, të licencuara në fushën e studimeve urbanistike..., studimet e pjesshme, pasi ka marrë më parë rekomandimin e KRRT-së dhe ia paraqet asaj për miratim”.

Mosmiratimi i detyrave të projektimit për hartimin e studimeve urbanistike pjesore nga kryetari dhe sekretari i KRRT-së, bie ndesh me nenet e mësipërme të ligjit nr. 8405, datë 17.9.1998.

Së treti: detyrat e projektimit që ndodhen në dosjet e lejeve të ndërtimit nuk janë hartuar sipas përcaktimeve të VKM nr. 722, datë 19.11.1998 “Për miratimin e rregullores së urbanistikës”, pika 47.

Fakti që detyrat e projektimit përmbajnë të dhëna kryesisht për hartimin e projektit arkitektonik të objektit dhe nuk kanë datën e hartimit të tyre tregon se, ato nuk janë hartuar për studimet urbanistike pjesore, por vetëm për projektimin e objektit.

Së katërti: detyra e projektimit nuk përmban kufirin e zonës për të cilën duhet hartuar studimi urbanistik pjesor, në zbatim të VKM nr. 722, datë 19.11.1998, pika 43 dhe për pasojë kjo e metë i ka lënë dorë të lirë subjekteve ndërtuese, që të porosisin dhe të hartojnë studime urbanistike pjesore, vetëm për sheshin e ndërtimit për të cilin janë të interesuar.

Pika 43 e rregullores së urbanistikës përcakton se studimet urbanistike pjesore, duhet të hartohen për një zonë funksionale të qytetit, një pjesë të saj në zbërthim të planit të përgjithshëm rregullues siç janë, zonat e banimit të qytetit, ndërsa një shesh ndërtimi si rregull duhet të studiohet në rastet kur është i shkëputur nga zonat funksionale dhe jo të kthehet në metodë pune, siç është vepruar praktikisht nga ana e KRRT-së.

Së pesti: miratimi i detyrës së projektimit dhe i studimeve urbanistike pjesore në të njëjtën datë, bie ndesh me pikave 20 e 22/1, të ligjit nr. 8405, datë 17.9.1998 dhe tregon për një punë formale, pasi studimet urbanistike pjesore duhet të hartohen mbi bazën e detyrës së projektimit dhe jo të shoqërohen me detyrë projektimi mbas miratimit të tyre.

Për sa më sipër observacioni i dërguar nuk merret parasysh, për arsye se nuk ka mbështetje ligjore.

Si përfundim nxjerrim këto konkluzione: Së pari: detyrat e projektimit nuk janë miratuar nga kryetari i KRRT-së dhe

sekretari i saj. Së dyti: detyrat e projektimit përmbajnë të dhëna vetëm për projektimin e

objektit dhe nuk plotësojnë kërkesat e VKM nr. 722, datë 19.11.1998 “Për miratimin e rregullores së urbanistikës”, pika 47.

Së treti: detyrat e projektimit nuk përmbajnë kufirin e zonës që do të studiohet. b. Kontroll mbi përmbajtjen e projektidesë dhe projektzbatimit të studimeve

urbanistike pjesore, në zbatim të pikave 46, 48, a dhe b, të VKM nr. 722, datë 19.11.1998.

Page 119: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

119

Nga kontrolli i dosjeve të studimeve urbanistike pjesore rezultoi se përmbajtja e tyre nuk i përgjigjet kërkesave të rregullores së urbanistikës.

Në pjesën më të madhe të studimeve urbanistike pjesore mungon relacioni shpjegues dhe pothuajse në të gjitha mungon përmbajtja për elementë të rëndësishëm që lidhen me realizimin e projektidesë, si:

- Nënndarjet parcelore dhe vendosja e ndërtimeve në lidhje me kufijtë e sheshit të ndërtimit;

- Trasimi dhe projekti i rrjetave të komunikacionit dhe infrastrukturës inxhinerike së bashku me profilet dhe kuotat e kondicionet altimetrike;

- Hapësirat për vepra me interes publik si çerdhe, kopshte, shkolla, parqe, sheshe sportive, objekte publike, shëndetësore, rekreative etj.;

- Koeficientet e shfrytëzimit të territorit dhe kushtëzime të tjera urbanistike si: distanca e objekteve nga aksi i rrugës, distanca e objekteve nga bordura e rrugës, distanca e objekteve nga kufiri i pronës, distancat ndërmjet objekteve si dhe numri i vendeve të parkimit etj.;

- Fazat e rikonstruksionit dhe ndërtimet që do të shemben dhe lista e zërit kadastral për t’u shpronësuar;

- Vlerësimi i ndikimit ne mjedis; - Projektidea dhe projekti teknik i rrjetit rrugor dhe i infrastrukturës

inxhinierike; - Plani i piketimit, kuotimit dhe sistemimeve; - Pamjet arkitektonike dhe panoramike të ndërtimeve gjatë rrugëve etj., dhe të

projekt zbatimit si: - Plani i piketimit dhe të kuotimit te objekteve; - Plani i sistemimeve, sidomos për zona me reliev të aksidentuar; - Projekti teknik i rrjetit rrugor dhe i rrjetit inxhinierik etj.; Si përfundim nxjerrim këto konkluzione: Së pari: studimet urbanistike pjesore në përgjithësi janë hartuar vetëm për

sheshin e ndërtimit, duke mënjanuar qëllimin kryesor të tyre në zbërthim të planit të përgjithshëm rregullues të qytetit.

Së dyti: përmbajtja e studimeve urbanistike pjesore nuk plotëson kërkesat e pikave 46 dhe 48/a,b të VKM nr. 722, datë 19.11.1998 “Për miratimin e rregullores së urbanistikës”.

c. Kontroll mbi respektimin e normativave të projektimit urbanistik në hartimin e studimeve urbanistike pjesore, në zbatim të pikave 72, 91 (tabelat nr. 2, nr. 4 dhe nr. 5) të VKM nr. 722, datë 19.11.1998.

Nga kontrolli rezultoi se në përgjithësi në planimetritë e studimeve urbanistike pjesore të miratuara nga KRRT mungojnë treguesit normativ të projektimit, p.sh.: treguesi i numrit të banorëve dhe treguesit e tjerë urbanistik si: dendësia e banimit bruto e neto, banorë/ha, sipërfaqja m2/banorë dhe intensiteti i ndërtimit neto.

Relacionet që shoqërojnë disa prej studimeve urbanistike pjesore nuk përmbajnë treguesit normativë të projektimit, por edhe në rastet kur është dhënë ndonjë prej këtyre treguesve si p.sh. sipërfaqja m2/banorë, ai nuk i përgjigjet normativës përkatëse.

Në përgjithësi, në studimet urbanistike pjesore të kontrolluara, koeficienti i shfrytëzimit të territorit është mbi 35% dhe varion në disa raste deri 100%, duke paraqitur një vlerë shumë më e lartë se sa vlera e këtij koeficienti për njësinë strukturore urbanistike më të vogël të grupit të banimit, për të cilin sipas pikës 72 të rregullores së urbanistikës për ndërtesat shumë familjare, ky koeficient duhet të jetë 28.5%.

Page 120: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

120

Rritja e vlerës së koeficientit të shfrytëzimit të territorit mbi normën e lejuar ka ulur standardin urban, duke zvogëluar sipërfaqet e lira për sheshe lodrash për fëmijë, për pushim dhe për sipërfaqe të gjelbëruara.

Nga sa u trajtua më lart, mbi mënyrën dhe procedurat e ndjekura në hartimin dhe miratimin e studimeve urbanistike pjesore, del qartë se ky instrument i rëndësishëm, i cili përbën dhe bazën mbështetëse për miratimin e lejeve të shesheve të ndërtimit dhe të lejeve të ndërtimit është nënvlerësuar ose është konsideruar vetëm si një veprim formal dhe jo si një domosdoshmëri në drejtim të zbërthimit dhe zbatimit të planit të përgjithshëm rregullues të qytetit.

Në lidhje me mangësitë e trajtuara më sipër ngarkohet me përgjegjësi: ish-drejtori i Drejtorisë së Urbanistikës dhe në cilësinë e ish-sekretarit të KRRT; përgjegjësja e Sektorit të Planifikimit Urban.

Në lidhje me observacionin e dërguar, sqarojmë: Së pari: zbatimi i normativave të projektimit në hartimin e studimeve

urbanistike pjesore, lidhet me parashikimin në zonat e banimit të të gjithë elementëve të domosdoshëm social në shërbim të banorëve, siç janë: objektet shoqërore të çerdheve, kopshteve dhe shkollave, objekteve social kulturore e tregtare, territoret e gjelbëruara për lulishte e parqe, sheshet e lojrave sporteve etj.

Së dyti: moshartimi i studimeve urbanistike pjesore për zona funksionale më të mëdha se madhësia e sheshit të ndërtimit dhe për rrjedhojë jo mbi bazën e përcaktimeve që jepen në rregulloren e urbanistikës për ndarjen e zonës së banimit në njësi strukturore urbanistike, ka lënë shteg për rritjen e koeficientit të shfrytëzimit të territorit mbi normat e lejuara.

Për sa më sipër, observacioni i dërguar merret parasysh pjesërisht.

7. Kontroll mbi zbatimin e kondicioneve urbanistike, në zbatim të VKM nr. 722, datë 19.11.1998 “Për miratimin e rregullores së urbanistikës”.

a. Kontroll në lidhje me zbatimin e VKM nr. 722, datë 19.11.1998 “Për miratimin e rregullores së urbanistikës”, nr. 36/2, nr. 36/4, nr. 36/8, nr. 36/9, nr. 41/1, nr. 41, pika 66 “Për distancat minimale të banesave nga bordura e rrugës”, e cila përcakton se:

Distanca minimale e banesave ose objekteve nga bordura e rrugës, për rrugë qyteti të jetë:

- jo më pak se 5 m për rrugë me gjerësi 7 m; - jo më pak se 7,5 m për rrugë me gjerësi 7-15 m; - jo më pak se 10 m për rrugë me gjerësi mbi 15 m. Nga kontrolli në 75 studime urbanistike pjesore, mbi bazën e të cilave janë

miratuar lejet e shesheve të ndërtimit dhe lejet e ndërtimit, rezultoi se në 47 prej tyre nuk është zbatuar pika 66 e rregullores së urbanistikës dhe konkretisht në lejet e ndërtimit sipas vendimeve të KRRT-së:

Viti 2005: nr. 45/1, nr. 45/2, nr. 45/3, nr. 45/6, nr. 50/2, nr. 56/4, nr. 56/5, nr. 60/3, nr. 60/5, nr. 65/1, nr. 74/1 dhe nr. 79/9.

Viti 2006: nr. 4/1, nr. 4/3, nr. 4/7, nr. 4/10, nr. 4/11, nr. 4/12, nr. 4/13, nr. 4/15, nr. 9/2, nr. 9/3, nr. 9/5, nr. 9/6, nr. 9/7, nr. 9/10, nr. 9/12/A, nr. 9/12/B, nr. 15/1, nr. 15/2, nr. 24/3, nr. 24/9, nr. 24/12, nr. 24/13, nr. 34/6, nr. 34/15, nr. 34/16, nr. 34/18, nr. 43/5, nr. 54/9 dhe nr. 58/1.

Në lidhje me observacionin e dërguar, sqarojmë: Duke analizuar ndërtimet brenda zonës së shpallur “Ansambël urbanistik,

arkitektonik, tradicional” vërehet se në planimetritë e shesheve të ndërtimit të parcelave private, nuk është zbatuar pika 66 e rregullores së urbanistikës. Gjithashtu, duke rritur sipërfaqen e ndërtimit dhe numrin e kateve, vihet re tendenca

Page 121: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

121

për të ndryshuar karakterin e ndërtimeve ekzistuese dhe për të rritur koeficientin e shfrytëzimit të territorit dhe intensitetin e ndërtimit neto.

Akoma më tepër në sheshet e ndërtimit që ndodhen në zonat e tjera të banimit gjatë shëtitoreve të qytetit, rrugëve kryesore, shesheve pranë kryqëzimit të rrugëve etj., nuk ka asnjë argument që të justifikojë mosrespektimin e pikës 66, të rregullores së urbanistikës.

Për sa më sipër, observacioni i dërguar nuk merret parasysh, për arsye se nuk ka mbështetje ligjore.

b. Kontroll në lidhje me zbatimin e VKM nr. 722, datë 19.11.1998 “Për miratimin e rregullores së urbanistikës”, pika 85, e cila përcakton:

“Sipërfaqet e nevojshme për parkimet e hapura dhe të mbyllura janë: - Për banesat kolektive 15 m2/parkim dhe 1 vend parkimi për familje”. Nga kontrolli në 75 studime urbanistike pjesore, mbi bazën e të cilave janë

miratuar lejet e shesheve të ndërtimit dhe lejet e ndërtimit, rezultoi se në 8 prej tyre nuk është zbatuar pika 85 e rregullores së urbanistikës, dhe konkretisht në lejet e ndërtimit sipas vendimeve të KRRT-së:

Viti 2005: nr. 36/4, nr. 45/6, nr. 50/2, nr. 56/4, nr. 56/5, nr. 60/2, nr. 74/5 dhe nr. 79/2.

c. Kontroll në lidhje me zbatimin e VKM nr. 722, datë 19.11.1998 ”Për miratimin e rregullores së urbanistikës”, pika 120 “Distancat ndërmjet objekteve”, germat a, b, c, d, si dhe distanca nga kufiri i pronës.

Nga kontrolli në 75 studime urbanistike pjesore, mbi bazën e të cilave janë miratuar lejet e shesheve të ndërtimit dhe lejet e ndërtimit, rezultoi se në 51 prej tyre nuk është zbatuar pika 120 e rregullores së urbanistikës dhe konkretisht në lejet e ndërtimit sipas vendimeve të KRRT-së:

Viti 2005: nr: 36/2, nr. 36/4, nr. 36/5, nr. 36/7, nr. 41/4, nr. 41/5, nr. 45/4, nr. 45/6, nr. 50/2, nr. 56/4, nr. 56/5, nr. 60/2, nr. 60/3, nr. 60/6, nr. 65/1, nr. 74/1, nr. 74/5 dhe nr. 79/9.

Viti 2006: nr. 4/1, nr. 4/4, nr. 4/7, nr. 4/8, nr. 4/11, nr. 4/12, nr. 4/13, nr. 4/14, nr. 9/2, nr. 9/3, nr. 9/5, nr. 9/6, nr. 9/7, nr. 9/8, nr. 9/10, nr. 9/11, nr. 9/12/A, nr. 9/12/B, nr. 15/1, nr. 15/2, nr. 24/3, nr. 24/12, nr. 24/13, nr. 24/14, nr. 24/16, nr. 34/3, nr. 34/6, nr. 34/15, nr. 34/18, nr. 43/1, nr. 43/5, nr. 54/9 dhe nr. 58/1.

ç. Kontroll në lidhje me zbatimin e pikës 72, të VKM nr. 722, datë 19.11.1998 “Për miratimin e rregullores së urbanistikës”.

Nga kontrolli rezultoi se duke mos hartuar studime urbanistike pjesore të paktën për madhësinë e njësisë strukturore urbanistike më të vogël të grupit të banimit, që përcaktohet në pikën 72 të rregullores së urbanistikës rezulton se, nga 75 studime urbanistike pjesore të miratuara nga KRRT-ja, mbi bazën e të cilave janë miratuar lejet e shesheve të ndërtimit dhe lejet e ndërtimit, në 43 prej tyre, koeficienti i shfrytëzimit të territorit është më i lartë se ai i përcaktuar për grupin e banimit dhe konkretisht në dosjet e lejeve të ndërtimit sipas vendimeve të KRRT-së:

Viti 2005: nr: 36/1 me 86%; nr. 36/3 me 87%; nr. 36/4 me 80%; nr. 36/7 me 69 %; nr. 41/1 me 83%; nr. 41/2 me 97%; nr. 41/3 me 100%; nr. 41/4 me 100%; nr. 41/5 (pa brezin e gjelbërimit) me 100%; nr. 45/1 me 85%; nr. 45/2 me 75%; nr. 45/3 me 98%; nr. 45/6 me 42 %; nr. 82/2 me 72%; nr. 74/1 me 81%; nr. 74/5 me 43%; nr. 79/9 me 56%; nr. 56/4 me 85%; nr. 56/5 me 71%; nr. 60/2 me 56%; nr. 60/3 me 77% dhe nr. 60/6 me 80% (zonë industriale pika 127 e rregullores së urbanistikës përcakton 50-70%); nr. 65/1 me 87%.

Viti 2006: nr. 4/3 me 58%; nr. 4/11 me 68%; nr. 9/3 me 75%; nr. 9/4 me 94%; nr. 15/1 me 100%, nr. 15/2 me 100%; nr. 24/1 me 51%; nr. 24/9 me 100%; nr. 24/12 me

Page 122: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

122

75%; nr. 24/13 me 73%; nr. 29/14 me 67%; nr. 29/16 me 86%; nr. 34/3 me 53%; nr. 34/6 me 87%; nr. 34/15 me 82%; nr. 34/16 me 82%; nr. 34/18 me 77%; nr. 43/5 me 80%; nr. 54/9 me 80% dhe 58/1 me 70%.

d. Nga kontrolli i 75 dosjeve në lidhje me zbatimin e VKM nr. 722, datë 19.11.1998 “Për miratimin e rregullores së urbanistikës”, rezultoi se si pasojë e moszbatimit të pikave 66, 72 dhe 120 të vendimit të mësipërm, në 72 studime urbanistike pjesore të miratuara nga KRRT-ja, intensiteti i ndërtimit neto rezulton më i lartë nga sa përcaktohet në pikën 91 të rregullores se urbanistikës dhe konkretisht në dosjet e lejeve të ndërtimit sipas vendimeve të KRRT-së:

Viti 2005: nr: 36/1, nr. 36/2, nr. 36/3, nr. 36/4, nr. 36/7, nr. 36/8, nr. 36/9, nr. 41/1, nr. 41/2, nr. 41/3, nr. 41/4, nr. 41/5, nr. 45/1, nr. 45/2, nr. 45/3, nr. 45/4, nr. 45/5, nr. 45/6, nr. 50/2, nr. 56/3, nr. 56/4, nr. 56/5, nr. 60/2, nr. 60/3, nr. 60/4, nr. 65/1, nr. 74/1, nr. 74/3, nr. 74/5, nr. 79/2 dhe nr. 79/9.

Viti 2006: nr. 4/1, nr. 4/3, nr. 4/4, nr. 4/7, nr. 4/8, nr. 4/9, nr. 4/10, nr. 4/11, nr. 4/15, nr. 9/2, nr. 9/3, nr. 9/5, nr. 9/6, nr. 9/7, nr. 9/9, nr. 9/10, nr. 9/11, nr. 9/12/A, nr. 9/12/B, nr. 9/14, nr. 15/1, nr. 15/2, nr. 24/3, nr. 24/9, nr. 24/12, nr. 24/13, nr. 24/14, nr. 24/15, nr. 24/16, nr. 34/3, nr. 34/6, nr. 34/16, nr. 34/18, nr. 43/1, nr. 43/5, nr. 54/9, nr. 54/14, nr. 58/1, nr. 58/2, nr. 58/7 dhe nr. 58/8.

Për sa u trajtua më sipër, në lidhje me mangësitë e studimeve urbanistike pjesore rezulton se nuk janë zbatuar kërkesat e VKM nr. 722, pikat 44, 46, 47, 48/a dhe 48/b, modeli nr. 10, pikat 66, 72, 85, 91 (tabelat 2, 4, 5), pika 120 (a,b,c,e), 122 dhe 126 dhe ngarkohet me përgjegjësi: ish-drejtori i Drejtorisë së Urbanistikës dhe në cilësinë e ish-sekretarit të KRRT-së; përgjegjësja e Sektorit të Planifikimit Urban.

8. Kontroll mbi miratimin e studimeve urbanistike pjesore në Këshillin Teknik dhe KRRT.

a. Nga kontrolli rezultoi se në këtë Bashki pranë Drejtorisë së Urbanistikës është ngritur Këshilli Teknik. Kjo drejtori për vitet 2005-2006 ka funksionuar me 5 vetë, po ka munguar juristi për zgjidhjen e problemeve juridike.

Në këtë drejtim, nga ana e Bashkisë nuk është zbatuar plotësisht neni 24, i ligjit nr. 8405, datë 17.09.1998, i ndryshuar me nenin 10, të ligjit nr. 8991, datë 23.01.2003.

b. Të gjitha studimet urbanistike pjesore rezultojnë të miratuara në KRRT, sipas vendimeve përkatëse.

Shqyrtimi i dokumentacionit për sheshe ndërtimi dhe leje ndërtimi për objektet e subjekteve private nga Drejtoria e Urbanistikës dhe paraqitja për miratim në Këshillin Teknik dhe KRRT.

1. Kontroll i dokumentacionit në lidhje me procedurat për miratimin e lejeve të shesheve të ndërtimit, në zbatim të ligjit nr. 8405, datë 17.9.1998 “Për urbanistikën”, neni 43.

a. Nga kontrolli i dokumentacionit të kërkesave për lejen e shesheve të ndërtimit, në zbatim të ligjit nr. 8405, datë 17.9.1998, neni 38, rezultoi se në të gjitha rastet e miratimit të shesheve të ndërtimit në dosje rezultonte formulari nr. 1, së bashku me kërkesën përkatëse.

b. Nga kontrolli i dokumentacionit të lejeve të shesheve të ndërtimit, rezultoi se në 3 dosje mungonte formulari nr. 2 “Për miratimin e destinacionit të sheshit të ndërtimit dhe kondicioneve urbane të tij” dhe konkretisht në dosjet e vendimeve të KRRT-së:

Viti 2006: nr. 9/5, nr. 9/7 dhe nr. 9/9.

Page 123: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

123

c. Nga kontrolli i dokumentacionit të 83 dosjeve të lejeve për sheshet e ndërtimit dhe lejet e ndërtimit, rezultoi se në 3 prej tyre mungonte studimi urbanistik pjesor dhe konkretisht në dosjet sipas vendimeve të KRRT-së si më poshtë:

Viti 2005 Nr: 36/7 dhe nr. 36/8. Viti 2006 Nr. 24/1. Veprimet e mësipërme janë në kundërshtim me ligjin nr. 8405, datë 17.09.1998

“Për urbanistikën”, nenet 4, 5, 20, pika 2, germat dh, e, neni 22/1, pika 7, nenet 36, 39, 40, si dhe pikat 43-50, e VKM nr. 722, datë 19.11.1998 “Për miratimin e rregullores së urbanistikës”.

Në lidhje me observacionin e dërguar, sqarojmë: Në dosjet e lejeve të ndërtimit të vendimeve të KRRT-së të cituara më sipër,

nuk ishin të depozituara studimet urbanistike pjesore dhe njëkohësisht nuk janë dërguar fotokopje bashkëlidhur observacioneve, ndërsa për vendimin e KRRT-së nr. 24/1, fotokopja e studimit urbanistik pjesor e dërguar së bashku me observacionet, nuk është e miratuar nga kryetari i KRRT-së dhe nga drejtori i Drejtorisë së Urbanistikës.

Për sa më sipër, observacioni i dërguar merret parasysh pjesërisht. ç. Nga kontrolli i dokumentacionit të pronësisë mbi truallin, në lidhje me

procedurat e miratimit të lejeve të shesheve të ndërtimit rezultoi se, në të gjitha dosjet ndodhej dokumenti i pronësisë së truallit, i lëshuar nga ZVRPP në Korçë.

d. Nga kontrolli i dokumentacionit në lidhje me zbatimin e afatit 2-mujor nga data e paraqitjes së kërkesës për miratimin e sheshit të ndërtimit, për destinacionin e sheshit të ndërtimit kondicionet urbanistike të tij deri në daljen e vendimit rezultoi se, në të gjitha rastet e miratimit të shesheve të ndërtimit është zbatuar afati i përcaktuar në nenin 44, të ligjit nr. 8405, datë 17.9.1998.

dh. Nga kontrolli i dokumentacionit në lidhje me planimetritë e shesheve të ndërtimit rezultoi se në të gjitha dosjet ndodhej planimetria e shesheve të ndërtimit e hartuar nga subjekti i interesuar dhe e firmosur nga ana e Drejtorisë së Urbanistikës.

Në disa planimetri të lejeve të shesheve të ndërtimit nuk ishin hedhur planimetria e rrugëve sipas projektit dhe vija e ndërtimit si dhe kondicionet urbane, si: distancat nga bordura e rrugës, distancat ndërmjet objekteve, distancat nga kufiri i pronës etj.

Nga kontrolli i 83 dosjeve rezultoi se në 33 prej tyre, planimetritë e shesheve të ndërtimit rezultonin pa vulën e Bashkisë dhe konkretisht në vendimet e lejeve të ndërtimit të KRRT-së:

Viti 2006: nr: 4/3, nr. 4/4, nr. 4/7, nr. 4/8, nr. 4/9, nr. 4/10, nr. 4/12, nr. 4/15, nr. 9/2, nr. 9/3, nr. 9/5, nr. 9/7, nr. 9/10, nr. 9/11, nr. 9/12/A, nr. 15/1, nr. 15/2, nr. 24/9, nr. 24/11, nr. 24/12, nr. 24/13, nr. 24/16, nr. 34/3, nr. 34/15, nr. 34/16, nr. 34/18, nr. 43/1, nr. 43/5, nr. 54/9, nr. 54/14, nr. 58/1, nr. 58/2 dhe 58/7.

e. Nga kontrolli i 83 dosjeve rezultoi se në to ndodhej formulari 3/1, lidhja e objektit me infrastrukturën inxhinierike, por në 45 prej tyre nuk ishte plotësuar rubrika “Mendimi i Zyrës së Urbanistikës, sipas përkatësisë” dhe konkretisht në vendimet e KRRT-së:

Viti 2006: nr: 4/1, nr. 4/3, nr. 4/4, nr. 4/7, nr. 4/8, nr. 4/9, nr. 4/10, nr. 4/11, nr. 4/12, nr. 4/13, nr. 4/14, nr. 4/15, nr. 9/2, nr. 9/3, nr. 9/5, nr. 9/6, nr. 9/7, nr. 9/8, nr. 9/9, nr. 9/10, nr. 9/12/A, nr. 9/12/B, nr. 9/14, nr. 15/1, nr. 15/2, nr. 24/3, nr. 24/9, nr. 24/11, nr. 24/12, nr. 24/13, nr. 24/14, nr. 24/15, nr. 24/16, nr. 34/3, nr. 34/6, nr. 34/15, nr. 34/16, nr. 34/18, nr. 43/1, nr. 43/5, nr. 54/9, nr. 58/1, nr. 58/2, nr. 58/7 dhe nr. 58/8.

Page 124: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

124

ë. Nga kontrolli i 83 dosjeve rezultoi se në 57 prej tyre mungonin të dhënat e studimit gjeologo-inxhinierik, sipas vendimeve të KRRT-së:

Viti 2005: nr. 36/1, nr. 36/2, nr. 36/3, nr. 36/5, nr. 36/7, nr. 36/8, nr. 36/9, nr. 41/1, nr. 41/2, nr. 41/3, nr. 41/4, nr. 41/5, nr. 45/1, nr. 45/2, nr. 45/3, nr. 45/4, nr. 45/5, nr. 56/1, nr. 56/3, nr. 60/2, nr. 60/3, nr. 60/4, nr. 60/5, nr. 60/6, nr. 65/1, nr. 74/3, nr. 79/2 dhe nr. 79/9.

Viti 2006: nr. 4/1, nr. 4/3, nr. 4/4, nr. 4/7, nr. 4/8, nr. 4/10, nr. 4/11, nr. 4/12, nr. 4/13, 4/14, nr. 4/15, nr. 9/2, nr. 9/5, nr. 9/6, nr. 9/7, nr. 9/8, nr. 9/9, nr. 9/10, nr. 9/11, nr. 15/1, nr. 24/3, nr. 24/16, nr. 34/3, nr. 34/6, nr. 43/1, nr. 43/5, nr. 54/9, nr. 54/14 dhe nr. 58/2.

f. Nga kontrolli i 83 dosjeve rezultoi se, në 75 prej tyre mungonte dokumenti për intensitetin sizmik nga Instituti i Sizmologjisë, në zbatim kjo të detyrës që përcakton ligji për urbanistikën, i cili për fazën e miratimit të lejes së sheshit të ndërtimit, detyron gjithë subjektet private ose publike, për marrjen nga Instituti i Sizmologjisë të një dokumenti për intensitetin sizmik të sheshit konkret të ndërtimit për të gjitha kategoritë e ndërtesave, pavarësisht nga numri i kateve, dhe aq më tepër që zona e Korçës sipas hartës së rajonizimit sizmik të përcaktuar me VKM nr. 371, datë 20.12.1979, është përcaktuar në zonën me kushte të këqija trualli, me lëkundje sizmike me intensitet 8,5 ballë.

Nga kontrolli rezultoi se ky studim mungonte në dosjet e vendimeve të KRRT-së:

Viti 2005: nr: 36/1, nr. 36/2, nr. 36/3, nr. 36/4, nr. 36/5, nr. 36/8, nr. 36/9, nr. 41/1, nr. 41/2, nr. 41/3, nr. 41/4, nr. 41/5, nr. 45/1, nr. 45/2, nr. 45/3, nr. 45/4, nr. 45/5, nr. 45/6, nr. 56/1, nr. 56/3, nr. 56/4, nr. 56/5, nr. 60/2, nr. 60/3, nr. 60/4, nr. 60/5, nr. 60/6, nr. 65/1, nr. 74/3, nr. 74/5, nr. 79/2 dhe nr. 79/9.

Viti 2006: nr. 4/1, nr. 4/3, nr. 4/4, nr. 4/7, nr. 4/8, nr. 4/9, nr. 4/10, nr. 4/11, nr. 4/12, nr. 4/13, nr. 4/14, nr. 4/15, nr. 9/2, nr. 9/3, nr. 9/5, nr. 9/6, nr. 9/7, nr. 9/8, nr. 9/9, nr. 9/10, nr. 9/11, nr. 9/12/A, nr. 9/12/B, nr. 9/14, nr. 15/1, nr. 15/2, nr. 24/3, nr. 24/9, nr. 24/11, nr. 24/12, nr. 24/13, nr. 24/14, nr. 24/15, nr. 24/16, nr. 34/3, nr. 34/6, nr. 34/15, nr. 34/16, nr. 34/18, nr. 43/1, nr. 43/5, nr. 54/9, nr. 54/14, nr. 58/1, nr. 58/2, nr. 58/7 dhe nr. 58/8.

Për problemet e trajtuara më sipër ngarkohet me përgjegjësi: ish-drejtori i Drejtorisë së Urbanistikës dhe në cilësinë e ish-sekretarit të KRRT-së; sekretarja e Këshillit Teknik.

2. Kontroll i dokumentacionit në lidhje me procedurat për miratimin e lejeve të ndërtimit të objektit, në zbatim të ligjit nr. 8405, datë 17.9.1998 “Për urbanistikën”, neni 50 dhe dokumentacionin ligjor të nevojshëm për miratimin e lejes së ndërtimit.

a. Në 83 dosjet e kontrolluara rezultonte formulari nr. 3 “Kërkesa për miratimin e lejes së ndërtimit të objektit”.

b. Nga kontrolli i 83 dosjeve në lidhje me zbatimin e afateve, nga data e miratimit të destinacionit të sheshit të ndërtimit dhe kondicioneve urbanistike të tij, deri në miratimin e lejeve të ndërtimit, rezultoi se është zbatuar afati i përcaktuar në nenin 46, të ligjit nr. 8405, datë 17.9.1998 “Për urbanistikën”.

Të gjitha vendimet e lejeve të shesheve të ndërtimit dhe lejeve të ndërtimit janë marrë në të njëjtën datë të mbledhjes së KRRT-së, ndërkohë që ligji i mësipërm ka përcaktuar një afat kohor prej 6 muaj.

c. Nga 83 dosje të kontrolluara rezultoi se është zbatuar afati 45-ditor, nga data e paraqitjes së kërkesës për lejen e ndërtimit deri në daljen e vendimit për miratimin e saj, të përcaktuar në nenin 50, të ligjit nr. 8405, datë 17.9.1998.

Page 125: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

125

ç. Nga 83 dosje të kontrolluara të lejeve të ndërtimit rezultoi se, në të gjitha dosjet ndodheshin projektet arkitektonike, konstruktive, elektrike dhe hidrosanitare, ndërsa në 11 prej tyre mungonte projekti i plotë i sistemit të ngrohjes dhe konkretisht në dosjet e vendimeve të KRRT-së:

Viti 2005: nr. 9/6, nr. 9/7, nr. 9/8, nr. 24/9, nr. 24/12, nr. 24/16, nr. 34/3, nr. 43/1, nr. 43/5, nr. 54/9 dhe nr. 54/14.

Për sa më lart rezulton se nga ana e KRRT-së nuk është zbatuar ligji nr. 8937, datë 12.9.2002 “Për ruajtjen e nxehtësisë në ndërtesa”; VKM nr. 584, datë 02.11.2000 “Për kursimin e energjisë dhe ruajtjen e ngrohtësisë në ndërtime”; VKM nr. 38, datë 16.01.2003 “Për miratimin e normave, rregullave dhe kushteve të projektimit dhe të ndërtimit, të prodhimit dhe ruajtjes së nxehtësisë në ndërtesa” dhe ligji nr. 8402, datë 10.9.1998 “Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit”, neni 4.

d. Nga kontrolli i 83 dosjeve të lejeve të ndërtimit rezultoi se në 24 prej tyre mungonte projekti i mbrojtjes kundër zjarrit dhe konkretisht në vendimet e KRRT-së:

Viti 2006: nr. 4/1, nr. 4/4, nr. 4/7, nr. 4/10, nr. 4/12, nr. 4/13, nr. 4/14, nr. 4/15, nr. 9/7, nr. 9/10, nr. 9/12/A, nr. 9/14, nr. 15/1, nr. 15/2, nr. 24/12, nr. 34/6, nr. 34/15, nr. 34/16, nr. 34/18, nr. 43/5, nr. 54/9, nr. 54/14, nr. 58/2 dhe nr. 58/7.

Veprimet e mësipërme janë në kundërshtim me ligjin nr. 8766, datë 05.4.2001 “Për mbrojtjen nga zjarri dhe shpëtimin”, kreu V, neni 26, neni 27, pika 2, nenet 28, 29, 30 e 31, VKM nr. 545, datë 12.8.2004 “Për disa shtesa në VKM nr. 722, datë 19.11.1998 “Për miratimin e rregullores së urbanistikës”, pika 46, germa k, pikat 48 dhe 116.

dh. Nga kontrolli i 83 dosjeve në drejtim të depozitimit të fotokopjeve të noterizuara të licencave të projektuesve rezultoi se në 31 prej tyre mungonin licencat e projektuesve,

- Në 5 dosje mungonte licenca e arkitektit dhe konkretisht në vendimet e KRRT-së:

Viti 2005: nr. 41/3, nr. 41/4, nr. 41/5, nr. 34/15 dhe nr. 34/16. - Në 8 dosje mungonte licenca e konstruktorit dhe konkretisht në vendimet e

KRRT-së: Viti 2005: nr. 36/8, nr. 36/9, nr. 41/3, nr. 41/4, nr. 50/2 dhe nr. 60/6. Viti 2006: nr. 34/15 dhe nr. 34/16. - Në 9 dosje mungonte licenca e projektuesit elektrik dhe konkretisht në

vendimet e KRRT-së: Viti 2005: nr. 36/1, nr. 36/2, nr. 36/3, nr. 36/8, nr. 36/9, nr. 41/1, nr. 41/3, nr.

41/5, nr. 41/4, nr. 50/2 dhe nr. 60/4. - Në 9 dosje mungonte licenca e projektuesit hidrosanitar dhe konkretisht në

vendimet e KRRT-së: Viti 2005: nr. 36/1, nr. 36/2, nr. 36/3, nr. 36/5, nr. 36/8, nr. 36/9, nr. 41/3, nr.

41/5, nr. 50/2, nr. 56/5 dhe nr. 74/3. e. Nga kontrolli i 83 dosjeve rezultoi se në 36 prej tyre mungonte projekti rrufe

pritës dhe konkretisht në vendimet e KRRT-së: Viti 2005: nr. 36/2, nr. 36/3, nr. 36/4, nr. 36/9, nr. 41/1, nr. 41/2, nr. 41/3, nr.

41/4, nr. 41/5, nr. 45/1, nr. 45/2, nr. 45/3, nr. 45/4, nr. 45/6, nr. 56/3, nr. 56/4 dhe nr. 56/5.

Viti 2006: nr. 4/1, nr. 9/3, nr. 9/10, nr. 9/12/A, nr. 9/14, nr. 15/1, nr. 24/9, nr. 24/12, nr. 24/13, nr. 24/14, nr. 24/15, nr. 24/16, nr. 34/6, nr. 34/15, nr. 34/16, nr. 34/18, nr. 54/14, nr. 58/1 dhe nr. 58/8.

Page 126: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

126

Për sa më sipër nuk është zbatuar VKM nr. 567, datë 06.12.1993 “Për normat e projektimit të banesave”, pika II “Normat e projektimit të banesave”, germa N-5 “Mbrojtja nga goditjet atmosferike”.

ë. Nga kontrolli i 83 dosjeve të lejeve të ndërtimit rezultoi se në 1 prej tyre mungon studimi sizmologjik, konkretisht në dosjet e vendimeve të KRRT-së:

Viti 2005: nr. 74/5. Për sa më sipër nuk është zbatuar ligji nr. 8405, datë 17.9.1998 “Për

urbanistikën” dhe VKM nr. 350, datë 12.6.1995 “Për studimet inxhiniero-sizmologjike të objekteve të rëndësisë së veçantë dhe të godinave mbi 8 kate”, realizimi i të cilave është detyrë ekskluzive e Institutit të Sizmologjisë të Akademisë së Shkencave.

Për problemet e trajtuara më sipër ngarkohet me përgjegjësi: ish-drejtor i Drejtorisë së Urbanistikës dhe në cilësinë e ish-sekretarit të KRRT-së; sekretarja e Këshillit Teknik.

3. Kontroll mbi zbatimin e kondicioneve urbanistike, në zbatim të VKM nr. 722, datë 19.11.1998 “Për miratimin e rregullores së urbanistikës”.

a. Kontroll në lidhje me zbatimin e VKM nr. 722, datë 19.11.1998 “Për miratimin e rregullores së urbanistikës”, pika 66 “Për distancat minimale të banesave nga bordura e rrugës”, e cila përcakton se:

Distanca minimale e banesave ose objekteve nga bordura e rrugës, për rrugë qyteti të jetë:

- jo më pak se 5 m për rrugë me gjerësi 7 m; - jo më pak se 7,5 m për rrugë me gjerësi 7-15 m; - jo më pak se 10 m për rrugë me gjerësi mbi 15 m. Nga kontrolli i 83 dosjeve të lejeve të ndërtimit rezultoi se, në 47 leje ndërtimi

nuk është zbatuar pika 66 e rregullores së urbanistikës dhe konkretisht në lejet e ndërtimit sipas vendimeve të KRRT-së:

Viti 2005: nr. 36/2, nr. 36/4, nr. 36/8, nr. 36/9, nr. 41/1, nr. 41/2, nr. 45/1, nr. 45/2, nr. 45/3, nr. 45/6, nr. 50/2, nr. 56/4, nr. 56/5, nr. 60/3, nr. 60/5, nr. 65/1, nr. 74/1 dhe nr. 79/9.

Viti 2006: nr. 4/1, nr. 4/3, nr. 4/7, nr. 4/10, nr. 4/11, nr. 4/12, nr. 4/13, nr. 4/15, nr. 9/2, nr. 9/3, nr. 9/5, nr. 9/6, nr. 9/7, nr. 9/10, nr. 9/12/A, nr. 9/12/B, nr. 15/1, nr. 15/2, nr. 24/3, nr. 24/9, nr. 24/12, nr. 24/13, nr. 34/6, nr. 34/15, nr. 34/16, nr. 34/18, nr. 43/5, nr. 54/9 dhe nr. 58/1.

Në lidhje me observacionet e dërguara, sqarojmë se janë të njëjta me përgjigjet e dhëna në pikën X/7, germa a.

b. Kontrolli në lidhje me zbatimin e VKM nr. 722, datë 19.11.1998 “Për miratimin e Rregullores së Urbanistikës”, pika 85, e cila përcakton:

“Sipërfaqet e nevojshme për parkimet e hapura dhe të mbyllura janë: - Për banesat kolektive 15 m2/parkim dhe 1 vend parkimi për familje”. Nga kontrolli i 83 dosjeve të lejeve të ndërtimit rezultoi se në 8 prej tyre nuk

është zbatuar vendimi i mësipërm dhe konkretisht në lejet e ndërtimit sipas vendimeve të KRRT-së:

Viti 2005: nr. 36/4, nr. 45/6, nr. 50/2, nr. 56/4, nr. 56/5, nr. 60/2, nr. 74/5 dhe nr. 79/2.

Në lidhje me observacionet e dërguara sqarojmë se janë të njëjta me përgjigjet e dhëna në pikën X/7, germa b.

c. Kontroll në lidhje me zbatimin e VKM nr. 722, datë 19.11.1998 “Për miratimin e rregullores së urbanistikës”, pika 120 “Distancat ndërmjet objekteve”, germat a, b, c, d, si dhe distanca nga kufiri i pronës.

Page 127: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

127

Nga kontrolli i 83 dosjeve të lejeve të ndërtimit rezultoi se në 51 prej tyre, nuk është zbatuar pika 120 e rregullores së urbanistikës dhe konkretisht në lejet e ndërtimit sipas vendimeve të KRRT-së:

Viti 2005: nr. 36/2, nr. 36/4, nr. 36/5, nr. 36/7, nr. 41/4, nr. 41/5, nr. 45/4, nr. 45/6, nr. 50/2, nr. 56/4, nr. 56/5, nr. 60/2, nr. 60/3, nr. 60/6, nr. 65/1, nr. 74/1, nr. 74/5 dhe nr. 79/9.

Viti 2006: nr. 4/1, nr. 4/4, nr. 4/7, nr. 4/8, nr. 4/11, nr. 4/12, nr. 4/13, nr. 4/14, nr. 9/2, nr. 9/3, nr. 9/5, nr. 9/6, nr. 9/7, nr. 9/8, nr. 9/10, nr. 9/11, nr. 9/12/A, nr. 9/12/B, nr. 15/1, nr. 15/2, nr. 24/3, nr. 24/12, nr. 24/13, nr. 24/14, nr. 24/16, nr. 34/3, nr. 34/6, nr. 34/15, nr. 34/18, nr. 43/1, nr. 43/5, nr. 54/9 dhe nr. 58/1.

ç. Nga kontrolli i 83 dosjeve të lejeve të ndërtimit, në lidhje me zbatimin e VKM nr. 722, datë 19.11.1998 “Për miratimin e rregullores së urbanistikës”, rezultoi se në 43 prej tyre nuk është zbatuar pika 72 e vendimit të mësipërm dhe për pasojë koeficienti i shfrytëzimit rezulton i lartë dhe konkretisht në dosjet e lejeve të ndërtimit sipas vendimeve të KRRT-së:

Viti 2005: nr. 36/1 me 86%; nr. 36/3 me 87%; nr. 36/4 me 80%; nr. 36/7 me 69%; nr. 41/1 me 83%; nr. 41/2 me 97%; nr. 41/3 me 100%; nr. 41/4 me 100%; nr. 41/5 (pa brezin e gjelbërimit me 100%; nr. 45/1 me 85%; nr. 45/2 me 75%; nr. 45/3 me 98 %; nr. 45/6 me 42%; nr. 82/2 me 72%; nr. 74/1 me 81 %; nr. 74/5 me 43%; nr. 79/9 me 56%; nr. 56/4 me 85%; nr. 56/5 me 71%; nr. 60/2 me 56%; nr. 60/3 me 77%; nr. 60/6 me 80% (zonë industriale pika 127 e rregullores së urbanistikës përcakton 50-70%) dhe nr. 65/1 me 87%;

Viti 2006: nr. 4/3 me 58%; nr. 4/11 me 68%; nr. 9/3 me 75%; nr. 9/4 me 94%; nr. 15/1 me 100 %, nr. 15/2 me 100%; nr. 24/1 me 51%; nr. 24/9 me 100%; nr. 24/12 me 75 %; nr. 24/13 me 73%; nr. 29/14 me 67%; nr. 29/16 me 86%; nr. 34/3 me 53%; nr. 34/6 me 87%; nr. 34/15 me 82%; nr. 34/16 me 82%; nr. 34/18 me 77%; nr. 43/5 me 80%; nr. 54/9 me 80% dhe 58/1 me 70%.

d. Nga kontrolli i 83 dosjeve të lejeve të ndërtimit, në lidhje me zbatimin e VKM nr. 722, datë 19.11.1998 “Për miratimin e rregullores së urbanistikës”, rezultoi se në 72 prej tyre nuk është zbatuar pikat 66, 72 dhe 120 e vendimit të mësipërm dhe për pasojë, intensiteti i ndërtimit neto rezulton më i lartë nga sa përcaktohet në rregulloren e urbanistikës dhe konkretisht në dosjet e lejeve të ndërtimit sipas vendimeve të KRRT-së:

Viti 2005: nr. 36/1, nr. 36/2, nr. 36/3, nr. 36/4, nr. 36/7, nr. 36/8, nr. 36/9, nr. 41/1, nr. 41/2, nr. 41/3, nr. 41/4, nr. 41/5, nr. 45/1, nr. 45/2, nr. 45/3, nr. 45/4, nr. 45/5, nr. 45/6, nr. 50/2, nr. 56/3, nr. 56/4, nr. 56/5, nr. 60/2, nr. 60/3, nr. 60/4, nr. 65/1, nr. 74/1, nr. 74/3, nr. 74/5, nr. 79/2 dhe nr. 79/9.

Viti 2006: nr. 4/1, nr. 4/3, nr. 4/4, nr. 4/7, nr. 4/8, nr. 4/9, nr. 4/10, nr. 4/11, nr. 4/15, nr. 9/2, nr. 9/3, nr. 9/5, nr. 9/6, nr. 9/7, nr. 9/9, nr. 9/10, nr. 9/11, nr. 9/12/A, nr. 9/12/B, nr. 9/14, nr. 15/1, nr. 15/2, nr. 24/3, nr. 24/9, nr. 24/12, nr. 24/13, nr. 24/14, nr. 24/15, nr. 24/16, nr. 34/3, nr. 34/6, nr. 34/16, nr. 34/18, nr. 43/1, nr. 43/5, nr. 54/9, nr. 54/14, nr. 58/1, nr. 58/2, nr. 58/7 dhe nr. 58/8.

e. Nga kontrolli i 83 dosjeve të lejeve të ndërtimit të kontrolluara rezultoi se në 22 prej tyre nuk ishte zbatuar VKM nr. 722, datë 19.11.1998 “Për miratimin e rregullores së urbanistikës”, pika 141 “Për rregullat dhe normat urbanistike dhe arkitektonike për personat me aftësi të kufizuar” dhe konkretisht në vendimet e KRRT-së:

Viti 2005: nr. 36/4, nr. 45/6, nr. 50/2, nr. 56/4 dhe nr. 56/5.

Page 128: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

128

Viti 2006: nr. 9/3, nr. 9/12/A, nr. 9/12/B, nr. 9/14, nr. 24/9, nr. 24/12, nr. 24/13, nr. 24/14, nr. 24/15, nr. 24/16, nr. 34/6, nr. 34/15, nr. 34/16, nr. 34/18, nr. 54/9, nr. 58/1 dhe 58/8.

Për problemet e trajtuara më sipër ngarkohet me përgjegjësi: ish-kryetari i Bashkisë dhe në cilësinë e ish-kryetarit të KRRT-së; ish-drejtori i Drejtorisë së Urbanistikës dhe në cilësinë e ish-sekretarit të KRRT-së; sekretarja e Këshillit Teknik.

4. Nga të gjitha dosjet e kontrolluara në lidhje me formularin nr. 6 (kërkesa për prerje drurësh) nuk rezultoi asnjë kërkesë dhe për rrjedhojë nuk është dhënë asnjë leje për prerje druri, formulari nr. 7 (leje për prerje drurësh).

5. Nga kontrolli mbi lejet për prishjen e objekteve ekzistuese rezultoi se për periudhën e kontrolluar janë bërë 88 kërkesa për prishje ndërtimi (formulari nr. 8) dhe janë dhënë 88 leje për prishje ndërtimi (formulari nr. 9).

6. Kontroll në lidhje me zbatimin e shpronësimeve. a. Kontroll mbi zbatimin e ligjit nr. 8405, datë 17.9.1998 “Për urbanistikën”,

neni 31, i cili përcakton shprehimisht: “Në zbatim të studimeve urbanistike të të gjitha llojeve, sipas fazave të

realizimit të tyre, në përputhje me këtë ligj dhe me aktet e tjera ligjore, bëhet shpronësimi në përputhje të plotë me studimin, me vlerësimin e pasurisë së paluajtshme pronë private dhe me procedurat përkatëse për shpronësimin”.

b. Kontroll mbi zbatimin e vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 722, datë 19.11.1998 “Për miratimin e rregullores së urbanistikës”, pika 46, i cili përcakton shprehimisht: “Studimi urbanistik pjesor tregon kufijtë e zonës së përfshirë prej tij dhe përmban: “germa i”, listat sipas zërave kadastralë të pronarëve për t’u shpronësuar.

c. Kontroll mbi zbatimin e ligjit nr. 8561, datë 22.12.1999 “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë pronë private për interes publik”, i cili në nenin 8, Shkaku i shpronësimit, germa ç, përcakton shprehimisht: “Për realizimin e projekteve dhe investimeve kombëtare ose vendore, në funksion të ruajtjes së mjedisit, të shëndetit, kulturës dhe arsimit publik, si dhe të infrastrukturës, në shërbim dhe interes të publikut”.

Nga kontrolli i 83 dosjeve të lejeve të ndërtimit për vitin 2005-2006, rezultoi se në 2 prej tyre nuk është zbatuar procedura për kryerjen e shpronësimit dhe konkretisht në lejet e ndërtimit sipas vendimeve të KRRT-së:

- Vendim i KRRT-së nr. 41/5, datë 18.03.2005, miratuar leje ndërtimi në favor të subjektit ndërtues “Paona” sh.p.k., me objekt “Ekspozitë prodhime druri” 3 kate, pranë kryqëzimit të autostradës për rrugën e Tiranës, me 2 investitorë.

Sipërfaqja e sheshit të ndërtimit 1.124 m2. Sipërfaqja e ndërtimit 360 m2. Koeficienti i shfrytëzimit të territorit 30%. Por duke hequr sipërfaqen e truallit përpara objektit gjatë unazës, që është brez i gjelbër, ky koeficient rezulton 100%.

- Vendim i KRRT-së nr. 74/3, datë 03.9.2005, miratuar leje e ndërtimit në favor të subjektit ndërtues sh.p.k., me objekt: banesë 3 kate më katin e parë magazinë, rruga “Gaqo Avrami”.

Studimi urbanistik pjesor është hartuar për një territor prej 1.000 m2. Meqenëse në zonën ku ndodhet sheshi i ndërtimit sipas planit të përgjithshëm rregullues, është parashikuar kalimi i një rruge të re, e cila cenon një sipërfaqe prej 305 m2, për rrjedhojë duhet që në studimin urbanistik pjesor dhe në mbështetje të këtij studimi në lejen e sheshit të ndërtimit dhe në lejen e ndërtimit të zbatohej e

Page 129: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

129

rregullores së urbanistikës, pika 46/i, Lista sipas zërave kadastrorë të pronarëve për t’u shpronësuar ose që do t’iu vihen kushtëzime të caktuara.

Për sa më sipër, observacioni i dërguar nuk merret parasysh, për arsye se nuk ka mbështetje ligjore.

Për moszbatimin e ligjit nr. 8405, datë 17.9.1998 “Për urbanistikën”, neni 31; VKM nr. 722, datë 19.11.1998 “Për miratimin e rregullores së urbanistikës”, pika 46/i dhe ligjit nr. 8561, datë 22.12.1999 “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë pronë private për interes publik” ngarkohen me përgjegjësi: ish-drejtori i Drejtorisë së Urbanistikës dhe në cilësinë e ish-sekretarit të KRRT-së; përgjegjësja e Sektorit të Planifikimit Urban.

Për sa më sipër dalin këto konkluzione: Së pari: mbi bazën e 2 studimeve urbanistike pjesore, me vendim të KRRT-së

së Bashkisë janë dhënë 2 leje ndërtimi, në të cilat nuk janë zbatuar ligjet dhe vendimi i mësipërm në lidhje me shpronësimet, për arsye se pronat në njërën leje cenohen pjesërisht trotuari dhe rruga dhe në tjetrën nga brezi i gjelbër i rrugës.

Së dyti: mungesa e koordinimit dhe bashkërendimit të punës ndërmjet Drejtorisë së Urbanistikës dhe sektorëve të tjerë të Bashkisë, gjatë procesit të zgjerimit dhe hapjes së rrugëve të reja, ka bërë që nëpërmjet zbatimit të projekteve të infrastrukturës rrugore sipas planit të përgjithshëm rregullues ose sipas studimeve urbanistike pjesore, të zihen në mënyrë të kundërligjshme truall në pronësi private, pa u bërë shpronësimi përkatës.

Së treti: nga ana e Këshillit Bashkiak, për vitet 2005 e 2006, nuk ishin planifikuar fonde për shpronësime në zërin investime publike, për të përballuar vlerën e shpronësimeve.

Së katërti: moszbatimi i legjislacionit të mësipërm bën të pamundur zbatimin e inventarizimit dhe regjistrimit të pronave të paluajtshme, në zbatim të ligjit nr. 8743, datë 22.02.2001 “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, ligjit nr. 8744, datë 22.02.2001 “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit, në njësitë e qeverisjes vendore”, si dhe udhëzimit nr. 15, datë 30.6.2003 “Për mënyrën e paraqitjes nga njësitë e qeverisjes vendore të kërkesave për transferimin në pronësi të tyre të pronave të paluajtshme shtetërore”.

9. Kontroll mbi zbatimin e ligjit nr. 8405, datë 17.9.1998 “Për urbanistikën”, neni 62.

Nga kontrolli i 83 dosjeve të lejeve të ndërtimit rezultoi se 2 leje ndërtimi janë miratuar në kundërshtim me nenin 62 të ligjit të mësipërm, dhe konkretisht sipas vendimeve të KRRT:

Viti 2006: nr. 24/15 dhe nr. 24/16. Për sa më sipër ngarkohet me përgjegjësi: ish-kryetari i Bashkisë dhe në

cilësinë e ish-kryetarit të KRRT-së; ish-drejtori i Drejtorisë së Urbanistikës dhe në cilësinë e ish-sekretarit të KRRT-së; sekretarja e Këshillit Teknik.

10. Kontroll mbi procesverbalet e mbledhjes së Këshillit Teknik dhe të KRRT-së, problematikat, diskutimet, votat e dhëna nga anëtarët.

a. Nga kontrolli rezultoi se në këtë bashki është ngritur Këshilli Teknik. Në këtë drejtori ka munguar juristi për zgjidhjen e problemeve juridike. b. Nga kontrolli i procesverbaleve të KRRT-së rezultoi se, në përgjithësi, ishte

zbatuar ligji nr. 8405, datë 17.09.1998 “Për urbanistikën”.

11. Lejet e ndërtimit të dhëna në kundërshtim me planin e përgjithshëm rregullues, së bashku me vijën kufizuese të ndërtimit të qytetit të Korçës, të miratuar nga Këshilli i Ministrave me vendimin nr. 3, datë 04.02.1994 .

Page 130: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

130

Nga kontrolli i 83 dosjeve të lejeve të ndërtimit rezultoi se 6 prej tyre janë miratuar në kundërshtim me planin e përgjithshëm rregullues, vijën kufizuese të ndërtimit dhe ligjin nr. 8405, datë 17.9.1998 “Për urbanistikën”.

a. Leje ndërtimi për objekte banimi të dhëna në zonën industriale, sipas vendimeve të KRRT-së:

Viti 2005: nr. 36/5 dhe nr. 45/2. b. Leje ndërtimi të dhëna në zonë sportive, sipas vendimit të KRRT-së me nr.

15/2. c. Leje ndërtimi të dhëna në zona të gjelbëruara, sipas vendimeve të KRRT-së: Viti 2005: nr. 45/4 dhe nr. 60/4. Viti 2006: nr. 24/1. Në lidhje me mangësitë e vërejtura ngarkohet me përgjegjësi: ish-kryetari i

Bashkisë dhe në cilësinë e ish-kryetarit të KRRT-së; ish-drejtori i Drejtorisë së Urbanistikës dhe në cilësinë e ish-sekretarit të KRRT-së; sekretarja e Këshillit Teknik.

12. Kontroll mbi zbatimin e vendimit të KRRTRSH me nr. 3, datë 21.08.2002 “Për dhënien e lejeve të ndërtimit në qendrat e qyteteve”, të marrë në bazë të nenit 15, të ligjit nr. 8405, datë 17.9.1998. Vendimi nr. 3, datë 21.8.2002 “Për dhënien e lejeve të ndërtimit në qendrat e qyteteve” i cili përcakton konkretisht:

- Sheshet dhe lejet e ndërtimit, për objekte që propozohen brenda zonës së qendrave të qyteteve për Bashkinë e Tiranës dhe Bashkitë e kategorisë së parë (sipas nenit 15, të ligjit nr. 8405, datë 17.9.1998 “Për urbanistikën”), të shqyrtohen vetëm pas miratimit përfundimtar në KRRTRSH të studimeve të reja për këto qendra, sipas përcaktimeve ligjore në fuqi.

- Me “Studim të ri të qendrës, do të nënkuptohen studimet e bëra dhe të miratuara në KRRTRSH pas 1 janarit 2003.

Kufijtë e zonës së qendrës për këto qytete të përcaktohen nga bashkitë përkatëse, në bashkëpunim me Ministrinë e Rregullimit të Territorit dhe Turizmit, Institutin e Studimeve dhe Projektimeve Urbanistike, Institutin e Monumenteve të Kulturës, si dhe struktura e Akademisë së Shkencave sipas rastit.

Nga kontrolli rezultoi se janë dhënë 5 leje ndërtimi, në kundërshtim me vendimin e mësipërm dhe konkretisht sipas vendimeve të KRRT-së:

Viti 2006: nr. 9/12/A, nr. 9/12/B, nr. 9/13, nr. 58/7 dhe nr. 54/9 (pjesërisht). Për sa u trajtua për problemet e mësipërme në lidhje me mangësitë e vërejtura

ngarkohen me përgjegjësi: ish-kryetari i Bashkisë dhe në cilësinë e ish-kryetarit të KRRT-së; ish-drejtori i Drejtorisë së Urbanistikës dhe në cilësinë e ish-sekretarit të KRRT-së; sekretarja e Këshillit Teknik; përgjegjësja e Sektorit të Planifikimit Urban.

13. Në lidhje me inventarizimin e dosjeve me dokumentacionin e miratimit të studimeve urbanistike pjesore, lejeve të sheshit dhe lejeve të ndërtimit e evadimin përfundimtar të tyre, rezultoi se janë të plotësuara me fletën përkatëse të inventarit, duke zbatuar kërkesat e ligjit nr. 9154, datë 06.11.2003 “Për arkivat” dhe rregullores së nxjerrë për këtë qëllim.

Kontroll mbi procedurat e shqyrtimit dhe miratimit të shesheve dhe të lejeve të

ndërtimit, që prokurohen me fonde shtetërore për punë publike.

Në lidhje me zbatimin e procedurave ligjore në miratimin e destinacionit të sheshit të ndërtimit dhe lejeve të ndërtimit për objekte të investuara me fonde publike, të miratuara nga KRRT-ja, sipas dokumentacionit të vënë në dispozicion rezultoi se, për periudhën 2005-2006 janë miratuar gjithsej 91 vendime.

Page 131: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

131

Nga kontrolli i dosjeve të objekteve me praktikat përkatëse të lejeve të sheshit dhe lejeve të ndërtimit për zbatimin e procedurave ligjore për miratimin e tyre, rezultoi se të gjitha lejet e ndërtimit të miratuara nga KRRT-ja, për objektet publike dokumentacioni tekniko-ligjor i kërkuar për miratimin e këtyre lejeve, nuk ishte i plotë.

Për miratimin e këtyre lejeve ishin mjaftuar vetëm me zbardhjen e vendimit përkatës të KRRT-së dhe plotësimin e formularit nr. 4 leje ndërtimi. Në dosje ndodhej gjithashtu dhe projekti i zbatimit të objektit. Nga kontrolli rezultuan mangësitë e mëposhtme:

1. Për të gjitha objektet, për të cilat është miratuar leja e ndërtimit, mungonin: formulari nr. 1 dhe formulari nr. 2.

Veprimet e mësipërme janë në kundërshtim me ligjin nr. 8405, datë 10.09.1998 “Për urbanistikën”, nenet 38, 43 dhe 45.

2. Në të gjitha dosjet mungonte planimetria e shesheve të ndërtimit. Veprimet e mësipërme bien në kundërshtim me vendimin e Këshillit të

Ministrave nr. 722, datë 19.11.1998 “Për miratimin e rregullores së urbanistikës”, pika 49.

Kontroll mbi kryerjen e pagesave për marrjen e lejes së ndërtimit për investimet private dhe shtetërore.

A. Për investimet private. 1. Nga kontrolli i kryer për të gjitha preventivat e lejeve të ndërtimit për vlerën

e investimit të ri që do të kryhej sipas preventivit të objektit nga drejtoria e urbanistikës, në zbatim të kërkesave të ligjit nr. 8405, datë 17.09.1998 “Për urbanistikën”, neni 51, i ndryshuar me ligjin nr. 8501, datë 10.06.1999, neni 2, dhe ligjin nr. 8982, datë 12.02.2002, neni 16/2.

Për vitet 2005 dhe 2006 u krye kontroll i plotë i dosjeve të lejeve të ndërtimit të miratuara dhe për të cilat janë kryer pagesat, nga çdo investitor.

2. Kontroll mbi zbatimin e ligjit nr. 8405, datë 17.9.1998 “Për urbanistikën”, neni 51, i ndryshuar me ligjin nr. 8501, datë 10.6.1999, neni 2 dhe ligjin nr. 8982, datë 12.02.2002 “Për sistemin e taksave vendore”, neni 16/2 “Taksa e ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja”.

a. Paragrafi i parë, i cili përcakton shprehimisht: “Personi fizik dhe juridik, përpara marrjes së dokumentit të lejes së ndërtimit,

duhet të paguajë 1 për qind të vlerës së investimit që do të kryejë, sipas preventivit të objektit. Ky fond depozitohet për llogari të financimit të studimeve urbanistike në pushtetin vendor”:

b. Paragrafi i dytë i ndryshuar me ligjin nr. 8501, datë 10.6.1999, neni 2 dhe ligjin nr. 8982, datë 12.02.2002, neni 16/2 “Taksa e ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja”, i cili përcakton konkretisht:

“Baza e taksës është vlera në lekë e investimit të ri dhe është 1 deri 3 për qind të kësaj vlere investimi, ndërsa për Bashkinë e Tiranës është 2 deri 4 për qind të kësaj vlere investimi.

Këshilli bashkiak ose këshilli komunal mund të miratojë kategori dhe nënkategori për klasifikimin e investimeve, të cilat mund të përdoren për vendosjen e nivelit të taksës.

Detyrimi për taksën i takon investitorit. E ardhura nga taksa, për çdo rast, mblidhet nga organi që lëshon lejen e ndërtimit dhe arkëtohet, për çdo rast, për llogari të bashkisë ose komunës, ku përfshihet territori në të cilën do të bëhet investimi”.

Page 132: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

132

Nga kontrolli për vitin 2005-2006 rezultoi se nga ana e kësaj bashkie nuk është zbatuar ligji i mësipërm, si dhe kompetencat që i jepen Këshillit Bashkiak, në mbështetje të ligjit nr. 8652, datë 31.7.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”, neni 16 (pikat 2, 3 dhe 4), neni 32 (germa f); ligjit nr. 8982, datë 12.12.2002 “Për sistemin e taksave vendore”.

Nga ana e Drejtorisë së Urbanistikës për periudhën 01.01.2005 deri 30.4.2005 është zbatuar vendimi i Këshillit Bashkiak nr. 44, datë 30.5.2001 “Për përcaktimin e kostos mesatare të ndërtimit “ i cili përcakton shprehimisht:

“Të miratojë llogaritjen e taksës së 2% të vlerës së përafërt të ndërtimit duke marrë për bazë një kosto mesatare ndërtimit 15.000 lekë/m2”.

Nga kontrolli rezultoi se për periudhën 01.5.2005 deri më 31.12.2006, nga Drejtoria e Urbanistikës, në zbatim të ligjit nr. 8405, datë 17.9.1998 “Për urbanistikën”, neni 51, është vepruar duke zbatuar vendimin e Këshillit Bashkiak nr. 32, datë 11.5.2005, i cili përcakton shprehimisht:

- Të përcaktojë nivelin e taksës së ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja, i cili do të jetë 1% e vlerës së investimit.

- Të përcaktojë që vlera në lekë e investimit të ri të jetë konform udhëzimit të përvitshëm të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e kostos mesatare të ndërtimit të banesave nga Enti Kombëtar i Banesave, të vlerave të tregut lirë të banesave dhe të koeficientit “k”.

Nga Drejtoria e Urbanistikës, për periudhën 01.05.2005 deri më 31.12.2005, në llogaritjen dhe lëshimin e autorizimit, për pagesën e taksës së ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja në autorizimet për pagesë, vlera e preventivave përkatëse është llogaritur mbi bazën e sipërfaqes ndërtimore sipas projekteve: është zbatuar UKM nr. 1, datë 04.3.2004 “Për miratimin e kostos mesatare të ndërtimit të banesave nga Enti Kombëtar i Banesave, të vlerave të tregut të lirë të banesave dhe të koeficientit “K”, i cili për qytetin e Korçës përcakton koston e ndërtimit prej 24.297 lekë.

- Për vitin 2006, vlera e preventivave përkatëse është llogaritur mbi koston e ndërtimit të EKB-së, e përcaktuar sipas udhëzimit të Këshillit të Ministrave nr. 5, datë “Për miratimin e kostos mesatare të ndërtimit të banesave nga Enti Kombëtar i Banesave, të vlerave në tregun e lirë të banesave dhe të koeficientit “k”, i cili për periudhën prej datës 01.01.2006 deri më 01.10.2006, përcakton për qytetin e Korçës koston e ndërtimit prej 24.925 lekë/m2 dhe për periudhën 01.11.2006 deri më 31.12.2006 koston e ndërtimit të EKB-së, e përcaktuar sipas udhëzimit nr. 5, datë 07.9.2006 “Për miratimin e kostos mesatare të ndërtimit të banesave nga Enti Kombëtar i Banesave, të vlerave në tregun e lirë të banesave dhe të koeficientit “k”, i cili përcakton për qytetin e Korçës koston e ndërtimit prej 25.158 lekë/m2.

Për sa më lart rezulton se për vitin 2005 (periudha janar-prill), nga zbatimi i kostos së ndërtimit të përcaktuar me vendimin e Këshillit Bashkiak, ka sjellë një mungesë të ardhurash në buxhetin e kësaj bashkie prej 2.354 mijë lekë e konkretisht:

- Në zbatimin e paragrafit të parë të nenit të mësipërm për 1.177 mijë lekë. - Në zbatimin e paragrafit të dytë të nenit të mësipërm për 1.177 mijë lekë. - Për periudhën maj-dhjetor 2005 dhe për vitin 2006 rezultuan në rregull. Në lidhje me observacionet e dërguara, sqarojmë: Pretendimi tuaj se për periudhën 01.01.2005 deri në 30.4.2005 ka qenë në fuqi

vendimi i Këshillit të Bashkisë nr. 44, datë 30.5.2001 “Për caktimin e kostos mesatare të ndërtimit”, i cili përcakton shprehimisht: “të miratojë llogaritjen e taksës së 2% të vlerës së përafërt të ndërtimit duke marrë për bazë një kosto mesatare ndërtimi 15.000 lekë m2”, nuk qendron për këto arsye:

Page 133: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

133

Së pari: nga ana e juaj nuk është zbatuar neni 51, i ligjit nr. 8405, datë 17.9.1998 “Për urbanistikën”, i ndryshuar me nenin 16/2, të ligjit nr. 8982, datë 12.02.2002, të cilin ka një periudhë 3-vjeçare që nuk zbatohet.

Së dyti: arsyetimi tuaj se Këshilli Bashkiak ka të drejtë të vendosi kosto ndërtimi prej 15.000 lekë/m2 është i gabuar se nuk e ka për kompetencë. Këtë kompetencë e ka vetëm Enti Kombëtar i Banesave, kosto e të cilit miratohet nga Këshilli i Ministrave.

Për sa më lart nxjerrim këto konkluzione: Së pari: nga ana e drejtorive përkatëse të Bashkisë, ish-kryetarit të bashkisë

dhe Këshillit Bashkiak, për periudhën 01.01.2005 deri 30.4.2005, nuk është zbatuar ligji nr. 8405, datë 17.9.1998 “Për urbanistikën”, neni 51, i ndryshuar me ligjin nr. 8501, datë 10.6.1999, neni 2; ligjin nr. 8982, datë 12.02.2002, neni 16/2 “Taksa e ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja”.

Së dyti: në bazë të propozimit të bërë në drejtoritë përkatëse, ish-kryetarit të Bashkisë dhe miratimit të bërë me vendimin e Këshillit Bashkiak me nr. 32, datë 11.5.2005 “Mbi përcaktimin e nivelit të taksës së ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja si dhe vlerën e investimit të ri”, është përcaktuar për të gjitha llojet e investimeve nivelin e kësaj takse prej 1%.

Së treti: niveli i kësaj takse prej 1% për të gjitha llojet e investimeve si: objekte shtetërore, private për objekte vetjake dhe godina banimi dhe ambiente shërbimi për qëllime shit-blerje; për objekte të ndërtuara brenda zonës së qendrës dhe jashtë zonës së qendrës etj është i gabuar, për arsye se paragrafi i dytë i ndryshuar me ligjin nr. 8501, datë 10.6.1999, neni 2 dhe ligjin nr. 8982, datë 12.02.2002 , neni 16/2 “Taksa e ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja”.

Këshilli bashkiak ose këshilli komunal mund të miratojë kategori dhe nënkategori për klasifikimin e investimeve, të cilat mund të përdoren për vendosjen e nivelit të taksës”.

Për problemet e trajtuara më sipër mbajnë përgjegjësi: ish-kryetari i Bashkisë; ish-drejtori i Drejtorisë së Urbanistikës.

3. Nga kontrolli i kryer në drejtim të vlerës së çdo preventivi, të paraqitura nga subjektet ndërtuese të depozituara në dosjet përkatëse, në të gjitha rastet kur vlera e tyre rezultoi më e vogël se vlera e preventivave të llogaritur mbi bazën e sipërfaqes totale të ndërtimit, të llogaritur me koston e ndërtimit të Entit Kombëtar të Banesave, është marrë për bazë kjo e fundit.

Në asnjë rast nuk rezultoi që vlera e preventivit të ishte llogaritur më e madhe se vlera e investimit të ri e llogaritur mbi sipërfaqen totale të ndërtimit me koston e Entit Kombëtar të Banesave (përjashtim vetëm për 4-mujorin e parë të vitit 2005, periudhë për të cilën janë llogaritur diferencat përkatëse).

a. Nga ballafaqimi i sipërfaqes ndërtimore totale sipas projekteve në fletët e përllogaritjes së vlerave të preventivit me sipërfaqen ndërtimore totale në bazë të lejeve të shfrytëzimit (për ato objekte për të cilat është dhënë leja e shfrytëzimit) rezultoi se sipërfaqja totale e ndërtimit në lejet e shfrytëzimit rezulton e njëjtë me sipërfaqen totale të ndërtimit të llogaritur për efekt të preventivit dhe vlerës së taksës së ndikimit në infrastrukturë.

4. Kontroll mbi kryerjen e rakordimit të të ardhurave nga zbatimi i ligjit nr. 8405, datë 17.9.1998 “Për urbanistikën”, neni 51, i ndryshuar me ligjin nr. 8501, datë 10.6.1999 dhe ligjin nr. 8982, datë 12.02.2002 “Për sistemin e taksave vendore”, neni 16/2 “Taksa e ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja”, me bilancin e viteve 2005 e 2006.

Page 134: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

134

Nga kontrolli rezultoi se vlera e mandatpagesave nga investitorët rakordonte me bilancin e viteve 2005 e 2006, dhe konkretisht për shumat e mëposhtme:

Për vitin 2005: Në bazë të aktrakordimit të kryer ndërmjet Degës së Thesarit dhe Bashkisë

Korçë me nr. 13, datë 31.12.2005, gr. 703, tit. 7035, kap. 70350, lok. 122 - Për taksën e ndërtimeve të reja me vlerë 39.100.072 lekë, nga kjo:

a. Vlera prej 19.550.036 lekë për 1 për qind të vlerës së investimit që do të kryejë sipas preventivit të objektit. Ky fond depozitohet për llogari të financimit të studimeve urbanistike në pushtetin vendor”:

b. Vlera prej 19.550.036 lekë për 1 për qind të vlerës së investimit që do të kryejë nga taksa e ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja, të ardhura nga kjo taksë e cila përdoret për investimet në infrastrukturë.

Për vitin 2006: Në bazë të aktrakordimit të kryer ndërmjet Degës së Thesarit dhe Bashkisë së

Korçës, për periudhën 01.1.2006 deri 31.12.2006: gr. 703, tit. 7035, kap. 70350, lok. 122 - Për taksën e ndërtimeve të reja me vlerë 35.806.990 lekë, nga kjo:

a. Vlera prej 17.903.495 lekë për 1 për qind të vlerës së investimit që do të kryejë sipas preventivit të objektit. Ky fond depozitohet për llogari të financimit të studimeve urbanistike në pushtetin vendor”:

b. Vlera prej 17.903.495 lekë për 1 për qind të vlerës së investimit që do të kryejë nga taksa e ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja, të ardhura nga kjo taksë e cila përdoret për investimet në infrastrukturë.

5. Kontroll mbi përdorimin e fondit të krijuar nga arkëtimi i % të vlerës së investimit nga zbatimi i ligjit nr. 8405, datë 17.9.1998 “Për urbanistikën”, neni 51, paragrafi i parë i cili përcakton shprehimisht:

“Ky fond depozitohet për llogari të financimit të studimeve urbanistike në pushtetin vendor”:

Për vitin 2005 janë arkëtuar 19.550.036 lekë dhe për vitin 2006, 17.903.495 lekë. Gjendja e kësaj nënllogarie në fund të vitit 2006 rezulton 0 (zero).

Nga kontrolli i bilanceve të llogarive përkatëse: Gr. 00; Tit. 04530, Kap. 05 Art. 2313100; rezulton se ky fond me planifikimin e shpenzimeve të buxhetit të vitit 2005-2006, të Bashkisë dhe me miratim të Këshillit Bashkiak është përdorur për investimet në infrastrukturë.

Për sa u trajtua më lart nxjerrim këto konkluzione: Së pari: ligji nr. 7776, datë 22.12.1995 “Për buxhetin lokal”, neni 6, i ndryshuar

me nenin 5, të ligjit nr. 8399, datë 09.9.1998 i cili përcakton qartë “Të ardhurat e buxhetit lokal të pavarur”. Të ardhurat e realizuara nga zbatimi i ligjit nr. 8405, datë 17.09.1998, neni 51, paragrafi i parë, ky fond depozitohet me destinacion që përcakton ligji i urbanistikës.

Së dyti: hartimi i programit të ardhurave dhe shpenzimeve si për vitet 2005 dhe 2006, nga ana e drejtorive përkatëse të Bashkisë, miratimi i tij në Këshillin Bashkiak dhe përdorimi i fondit të mësipërm për investimet publike në infrastrukturë përbën ndryshim destinacioni të fondeve të arkëtuara dhe destinuara për zbatimin e ligjit nr. 8405, datë 17.9.1998 “Për urbanistikën”, neni 51, paragrafi i parë dhe njëkohësisht shkelje të ligjit nr. 8652, datë 31.7.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”, kreu i III “Të drejtat e njësive të qeverisjes vendore”, neni 8, germat a dhe c; kreun V “Financat e njësive të qeverisjes vendore”, neni 15, pika 5; si dhe me kreun VI, neni 32 “Detyrat dhe kompetencat e këshillit komunal ose bashkiak”, germa dh.

Page 135: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

135

Për problemet e trajtuara më lart mban përgjegjësi: ish-kryetari i Bashkisë; ish-drejtori i Drejtorisë së Urbanistikës.

B. Për investimet publike. Në lidhje me zbatimin e procedurave ligjore për llogaritjen dhe pagesën e 1% të

vlerës së investimit për financimin e studimeve urbanistike dhe të 1% së vlerës së investimit për infrastrukturën, bazuar në dokumentacionin e vënë në dispozicion, doli se kjo vlerë për periudhën janar 2005 deri në dhjetor 2006, përllogaritja dhe pagesa janë kryer sipas përcaktimeve në ligjin nr. 8405, date 17.9.1998 “Për urbanistikën”, ndryshuar me ligjin nr. 8501, datë 16.6.1999, ligjin nr. 8682, datë 07.11.2000, nenin 51, vendimin e Këshillit Bashkiak nr. 44 datë 30.5.2001 “Për caktimin e kostos mesatare të ndërtimit në qytetin e Korçës”, pika 2 dhe vendimit të Këshillit Bashkiak nr. 32, datë 11.5.2005 “Për përcaktimin e nivelit të taksës së ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja”, pika 1.

Kontroll mbi mbajtjen e akteve të kontrollit për lejet e miratuara si dhe

dhënien e lejeve të shfrytëzimit nga KRRT-ja e Bashkisë së Korçës. 1. Kontroll mbi zbatimin e ligjit nr. 8405, datë 17.9.1998 “Për urbanistikën”,

ligjin nr. 8402, datë 10.9.1998 “Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve”, si dhe UKM nr. 3, datë 15.02.2001 “Për mbikëqyrjen dhe kolaudimin e punimeve të ndërtimit”.

Nga 36 leje ndërtimi të kontrolluara në vitin 2005 rezultojnë sipas afatit të përfundimit:

- Viti 2006 gjithsej 5 leje ndërtimi nga të cilat kanë kryer kontrolle për: akte piketimi 4 objekte; akte kontrolli kuota 0.00, 4 objekte; kontroll karabina 3 objekte dhe sistemim të jashtëm 3 objekte.

- Viti 2007 gjithsej 17 leje ndërtimi, nga të cilat kanë kryer kontrolle për: akte piketimi 8 objekte; akte kontrolli kuota 0.00, 8 objekte; kontroll karabina 4 objekte dhe sistemim të jashtëm 4 objekte.

- Viti 2008 gjithsej 11 leje ndërtimi nga të cilat kanë kryer kontrolle për: akte piketimi 5 objekte; akte kontrolli kuota 0.00, 4 objekte; kontroll karabina 2 objekte dhe sistemim të jashtëm 2 objekte.

- Viti 2009 gjithsej 3 leje ndërtimi, nga të cilat kanë kryer kontrolle për: akte piketimi 3 objekte; kontroll kuota 0.00, 2 objekte; kontroll karabina 2 objekte dhe sistemim të jashtëm 2 objekte.

Nga 47 leje ndërtimi të dhëna në vitin 2006 rezultojnë sipas afatit të përfundimit:

- Viti 2007 gjithsej 10 leje ndërtimi nga të cilat kanë kryer kontrolle për: akte piketimi 3 objekte; akte kontrolli kuota 0.00, 3 objekte; kontroll karabina 0 objekte dhe sistemim të jashtëm 0 objekte.

- Viti 2008 gjithsej 14 leje ndërtimi, nga të cilat kanë kryer kontrolle për: akte piketimi 7 objekte; akte kontrolli kuota 0.00, 6 objekte; kontroll karabina 3 objekte dhe sistemim të jashtëm 3 objekte.

- Viti 2009 gjithsej 22 leje ndërtimi nga të cilat kanë kryer kontrolle për: akte piketimi 10 objekte; akte kontrolli kuota 0.00, 9 objekte; kontroll karabina 1 objekte dhe sistemim të jashtëm 1 objekte.

- Viti 2010 gjithsej 1 leje ndërtimi, nga të cilat kanë kryer kontrolle për: akte piketimi 0 objekte; kontroll kuota 0.00, 0 objekte; kontroll karabina 0 objekte dhe sistemim të jashtëm 0 objekte.

Page 136: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

136

2. Mbi kontrollin e kryer për lejet e shfrytëzimit të dhëna, për vitet 2005 dhe 2006.

Gjatë viteve 2005-2006 ishin dhënë gjithsej 77 leje shfrytëzimi nga të cilat, 32 leje në vitin 2005 dhe 45 leje në vitin 2006.

A. Nga kontrolli i ushtruar në të gjitha lejet e shfrytëzimit rezultoi se në dosjet mungonte dokumentacioni i mëposhtëm:

a. Në të gjitha praktikat mungonte relacioni, i cili duhej të depozitohej në Drejtorinë e Planifikimit Urban të Territorit, nga ana e zbatuesit të punimeve, dokumentacioni përkatës për plotësimin e detyrimeve që rrjedhin nga neni 9 dhe dokumentacioni tjetër, sipas nenit 11, të ligjit nr. 8402, datë 10.9.1998 “Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit”.

b. Në të gjitha dosjet mungonte situacioni përfundimtar i punimeve. Për sa më sipër nuk është zbatuar UKM nr. 3, datë 15.02.2001 “Për mbikëqyrjen dhe kolaudimin e punimeve të ndërtimit”, pikat I/17 dhe I/7, germa “e”, si dhe udhëzimi i nxjerrë nga Ministria e Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit me nr. 479, datë 04.02.2003 dhe Ministria e Financave me nr. 865/3, datë 06.02.2003 “Taksa e ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja”.

Për sa më sipër, observacioni i dërguar nuk merret parasysh për arsye se nuk ka mbështetje ligjore.

c. Në të gjitha dosjet mungonte vërtetimi nga ndërmarrja e ujësjellës-kanalizimit, që vërteton se subjekti ndërtues ka kryer zbatimin e punimeve të furnizimit me ujë dhe shkarkimit, sipas projektit të miratuar nga kjo ndërmarrje. Për sa më sipër nuk është zbatuar ligji nr. 8405, datë 17.9.1998 “Për urbanistikën”, formulari 3/1 – Lidhja e objektit me infrastrukturën inxhinierike.

ç. Në të gjitha dosjet mungonte vërtetimi nga filiali i KESH, sh.a., i qytetit Korçë, për lidhjen e objektit me rrjetin elektrik dhe kabinën përkatëse. Për sa më sipër nuk është zbatuar ligji nr. 8405, datë 17.9.1998 “Për urbanistikën”, formulari 3/1 – Lidhja e objektit me infrastrukturën inxhinierike.

B. Nga kontrolli i ushtruar në të gjitha lejet e shfrytëzimit rezultoi se në dosjet mungonte dokumentacioni i mëposhtëm:

a. Certifikata e provave materiale në 1 dosje, duke mos zbatuar ligjin nr. 8402, datë 10.09.1998 “Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit”, neni 9, germa b.

b. Deklarata e pastërtisë së mjedisit në 8 dosje, në kundërshtim me ligjin nr. 8934, datë 05.9.2002 “Për mbrojtjen e mjedisit” dhe UKM nr. 3, datë 17.8.2004 “Për miratimin e listës së veprimtarive, formatimin e aplikimit dhe rregullat e procedurat e dhënies së pëlqimit dhe autorizimit mjedisor nga Agjencitë Rajonale të Mjedisit”.

c. Vërtetim nga tatimtaksat 15 dosje, në 4 prej tyre vërtetimi nga sigurimet shoqërore.

ç. Vlera e shpenzimeve në aktin e kolaudimit në 9 dosje. d. Dokumenti i studimit sizmologjik për 1 dosje, në kundërshtim me ligjin nr.

8405, datë 17.09.1998 “Për urbanistikën”. Procesverbale të kolaudimit të mbajtura para aktit të kontrollit të sistemimit

të jashtëm në 21 dosje.

C. Nga kontrolli i të gjitha aktkolaudimeve rezultuan mangësitë e mëposhtme: a. Në procesverbalet e kolaudimit nuk përcaktohet koha e zgjatjes së

kolaudimit, në kundërshtim me UKM nr. 3, datë 15.02.2001 “Për mbikëqyrjen dhe kolaudimin e punimeve të ndërtimit”, pika II/7, germa “f”.

Page 137: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

137

b. Në procesverbalet e kolaudimit nuk është bërë përshkrimi i verifikimeve të bëra mbi dokumentet dhe faktin, si dhe rezultatet e arritura, në kundërshtim me UKM nr. 3, datë 15.02.2001 “Për mbikëqyrjen dhe kolaudimin e punimeve të ndërtimit”, pika II/7, germa g, si dhe pika II/3, germat a, b, c dhe ç.

Për sa trajtuam më sipër, nga ana e kolaudatorit nuk janë verifikuar: - Realizimi i objektit në përputhje me projektin, lejen e ndërtimit, standardet

dhe rregullat teknike. - Realizimi i objektit në përputhje me kontratën e nënshkruar. - Përputhja e dokumenteve me të dhënat në dimension, formë, sasi dhe cilësi. - Përputhja e vlerës së preventivuar dhe të kontraktuar me atë të paraqitur në

situacionin përfundimtar, si dhe sqarimet përkatëse, në rastet e mospërputhjes. c. Në procesverbalet e kolaudimit nuk ka firmosur mbikëqyrësi i punimeve, në

kundërshtim me nenin 7, të ligjit nr. 8402, datë 10.09.1998. Veprimet e mësipërme janë në kundërshtim me pikat I/3 të UKM nr. 3, datë

15.02.2001 “Për mbikëqyrjen dhe kolaudimin e punimeve të ndërtimit”. d. Të gjitha praktikat për dhënien e lejeve të shfrytëzimit nuk ishin

inventarizuar me numër fletësh sipas dokumenteve dhe gjithsej për çdo praktikë, si dhe nuk ishin arkivuar, veprim ky në kundërshtim me ligjin nr. 9154, datë 06.11.2003 “Për arkivat”.

Në lidhje me observacionet e dërguara, sqarojmë: Së pari: Në lidhje me mungesat e dokumentacionit të përcaktuar në nenet 9,

11, të ligjit nr. 8402, datë 10.9.1998, personat përgjegjës observojnë se dokumentacioni mungon pasi është dërguar në ZVRPP.

Ky observim nuk qendron pasi sipas nenit 11, dokumentacioni depozitohet në dosjen e urbanistikës dhe duhet të arkivohet në këtë njësi.

Së dyti: Në lidhje me vërejtjet për mungesën e dokumenteve që vërtetojnë se objekti është zbatuar në përputhje me projekt zbatimin, pa shmangie në drejtimet funksionale dhe statike, personat përgjegjës observojnë se detyrimi për të paraqitur këto dokumente nuk përcaktohet në mënyrë specifike ne pikën ç, neni 11, ligji nr. 8402, datë 10.9.1998.

Sqarojmë se, megjithëse nuk përcaktohen në mënyrë specifike, dokumente që vërtetojnë zbatimin e projektit janë:

- Situacioni përfundimtar nga tatimtaksat - Aktkolaudimi nga ndërmarrja e ujësjellës-kanalizimit që vërteton se subjekti

ka kryer zbatimin e punimeve të furnizimit me ujë (spostim rrjeti) dhe shkarkimit të rrjetit të KUZ sipas projektit të miratuar nga kjo ndërmarrje.

- Procesverbali nga KESH, sh.a. i cili vërteton se objekti është marrë në dorëzim nga Filiali Elektrik.

Së treti: në lidhje me moshartimin sipas ligjit të procesverbaleve të kolaudimit, personat përgjegjës observojnë se këto janë marrë të mirëqena pasi janë hartuar nga persona të licencuar.

Ky observim nuk qëndron, pasi detyra e njësisë së Urbanistikës është të kontrollojë gjithë dokumentacionin tekniko-ligjor dhe më pas të lëshojë lejen e shfrytëzimit.

Së katërti: në lidhje me faktin e konstatuar që në shumë raste procesverbalet e kolaudimit janë mbajtur para procesverbaleve të përfundimit të karabinasë dhe sistemimit të jashtëm, observohet që këto kondicionohen nga data e kërkesës që bën subjekti ndërtues për to.

Page 138: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

138

Ky observim nuk qendron, pasi është detyra e njësisë së urbanistikës të kontrollojë procedurat e ndërtimit dhe kolaudimit. Në rastet e mësipërme dokumentacionet janë hartuar formalisht.

Për sa trajtuam më sipër, observacioni i dërguar merret parasysh pjesërisht. Për të metat dhe shkeljet e trajtuara më sipër ngarkohen me përgjegjësi: ish-

kryetari i Bashkisë dhe në cilësinë e ish-kryetarit të KRRT-së; ish-drejtori i Drejtorisë së Urbanistikës dhe në cilësinë e ish-sekretarit të KRRT-së; përgjegjësja e Sektorit të Sekretarisë Teknike; përgjegjësja e Sektorit të Planifikimit Urban dhe Projektimeve Urbane.

D. Kontroll mbi lejet e ndërtimit të dhëna në vitet 2003 e 2004 (lista e objekteve me sipërfaqen totale të ndërtimit) dhe që kanë kaluar afatin e përfundimit të punimeve.

Nga kontrolli nuk rezultoi asnjë rast ndërtimi kolektiv (i destinuar për shitje), që të ketë kaluar afatin e përfundimit të punimeve deri më datë 31.12.2006.

E. Të ardhurat e realizuara nga Bashkia në zbatim të ligjit nr. 8982, datë 12.12.2002 “Për sistemin e taksave vendore”, neni 25, si dhe të Ministrisë së Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit dhe Ministrisë së Financave me nr. 8, datë 04.02.2003 “Për taksën e kalimit e të drejtës së pronësisë për pasuritë e paluajtshme”.

Nga të dhënat e marra prej llogarive vjetore të viteve 2005 dhe 2006, rezulton se të ardhurat e realizuara nga Bashkia në zbatim të ligjit nr. 8982, datë 12.12.2002 “Për sistemin e taksave vendore”, neni 25, si dhe të Ministrisë së Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit dhe Ministrisë së Financave me nr. 8, datë 04.02.2003 “Për taksën e kalimit e të drejtës së pronësisë për pasuritë e paluajtshme”, paraqiten si më poshtë:

- Për vitin 2005 janë realizuar 6.728.000 lekë të ardhura; - Për vitin 2006 janë realizuar 3.111.000 lekë të ardhura.

Ë. Spontimi i të gjitha lejeve të ndërtimit të dhëna në vitet 2003 dhe 2004, me lejet e shfrytëzimit të dhëna për këto objekte në vitet 2005 dhe 2006, dhe për objektet pa dhënë leje shfrytëzimi, në bazë të sipërfaqes totale të ndërtimit të llogaritet mungesa e të ardhurave në buxhetin e Bashkisë, sipas udhëzimit të mësipërm.

Siç u trajtua më sipër, meqenëse nga kontrolli nuk rezultoi asnjë rast ndërtimi kolektiv (i destinuar për shitje) që të ketë kaluar afatin e përfundimit të punimeve deri më datë 31.12.2006, për këtë çështje nuk llogariten mungesa të ardhurave në buxhetin e Bashkisë Korçë.

F. Kontroll i të gjitha dosjeve për depozitimin në to të situacionit përfundimtar të punimeve dhe ballafaqimi i vlerës së tij me vlerën sipas përllogaritjes së bërë në autorizimin e pagesës në momentin e marrjes së lejes së ndërtimit.

Në asnjë praktikë apo dosje nuk gjendej situacioni përfundimtar i punimeve, kështu që nuk ka qenë e mundur të kontrollohet vlera e tij me vlerën sipas përllogaritjes së bërë në autorizimin e pagesës në momentin e marrjes së lejes së ndërtimit.

Zbatimi i procedurave në legalizimin e ndërtimeve të kundërligjshme.

1. Kontroll mbi zbatimin e ligjit nr. 8405, datë 17.9.1998 “Për urbanistikën”,

neni 77, i ndryshuar me ligjin nr. 8501, datë 16.6.1999. Zbatimi i procedurave në legalizimin e ndërtimeve të kundërligjshme sipas nenit

77, të ligjit nr. 8405, datë 17.09.1998 “Për urbanistikën”, i ndryshuar me nenin 3, të ligjit nr. 8501, datë 16.6.1999.

Page 139: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

139

Nga kontrolli nuk rezultoi asnjë rast legalizimi të ndërtimeve të kundërligjshme sipas nenit 77, të ligjit nr. 8405, datë 17.9.1998 “Për urbanistikën”, i ndryshuar me nenin 3, të ligjit nr. 8501, datë 16.6.1999.

2. Kontroll mbi zbatimin e ligjit nr. 9209, datë 23.3.2004 “Për legalizimin e shtesave në ndërtime, VKM nr. 544, datë 12.08.2004 “Për miratimin e procedurës dhe të dokumentit të legalizimit të shtesave në ndërtime”, si dhe udhëzimit të Ministrisë së Rregullimit te Territorit dhe Turizmit nr. 6, datë 26.11.2004 “Për zbatimin e vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 544, datë 12.08.2004 “Për miratimin e procedurës dhe të dokumentit të legalizimit të shtesave në ndërtime”.

Gjatë periudhës 2005-2006 ishin miratuar 3 raste legalizime shtesash në ndërtime, nga kontrolli i të cilave u konstatua se:

a. Nga kontrolli i praktikës për legalizimin shtesë nr. 67/2, datë 21.6.2005, për shoqërinë private, objekti: shtesë 1 dhe 2 kate, adresa “Lagjja e re Sporti”, u konstatua se:

- Në praktikë mungon procesverbali i përfundimit të karabinasë, në kundërshtim me pikën 1, të ligjit nr. 9209, datë 23.3.2004 “Për legalizimin e shtesave në ndërtime”.

- Nuk ka të dhëna që objekti të jetë në përputhje me planet rregulluese të miratuara, në kundërshtim me pikën 2, neni 2, të ligjit nr. 9209, datë 23.3.2004.

- Në praktikë mungon formulari A “Kërkesa teknike”, e miratuar sipas pikës 1, të VKM nr. 544, datë 12.08.2004 “Për miratimin e procedurës dhe të dokumentit të legalizimit të shtesave në ndërtime”.

- Në praktikë mungon kërkesa për legalizim shtesë ose kërkesa për leje shfrytëzimi, në kundërshtim me pikat 1.1 dhe 1.2, të udhëzimit të Ministrisë së Rregullimit te Territorit dhe Turizmit nr. 6, datë 26.11.2004 “Për zbatimin e vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 544, datë 12.08.2004 “Për miratimin e procedurës dhe të dokumentit të legalizimit të shtesave në ndërtime”.

- Në praktikë mungojnë vendimet e Këshillit të Rregullimit të Territorit “leje shesh ndërtimi” dhe “leje ndërtimi”, në kundërshtim me pikën 2.2, të udhëzimit të MRRTT-së nr. 6, datë 26.11.2004.

- Në praktikë mungon studimi gjeologo-inxhinierik i rifreskuar nga autori i studimit të mëparshëm, në kundërshtim me pikën 2.4, të udhëzimit të MRRTT nr. 6, datë 26.11.2004.

- Në praktikë mungon raporti i vlerësimit për anën teknike dhe konstruktive të ndërtesës ose të karabinasë, për rrjedhojë nuk është konstatuar zbatimi i funksioneve të mjediseve nën tokë të objektit, në përputhje me lejen e ndërtimit të miratuar. Oponenca teknike është kryer nga një inxhinier dhe jo nga Instituti i Ndërtimit.

Në vazhdim të arsyetimit rezulton që nuk është përcaktuar sipërfaqja si vend parkimi.

Këto veprime janë në kundërshtim me pikat 2.6, 2.6.1, 2.6.2 dhe 2.9.2, të udhëzimit të MRRTT nr. 6, datë 26.11.2004.

- Në praktikë nuk ndodhet formulari 3/1, i ligjit nr. 8405, datë 17.9.1998 “Për urbanistikën” i rifreskuar, për rrjedhojë nuk mund të vërtetohet se ndërtimi ose karabinaja nuk përbën rrezik për njerëzit dhe mjedisin në zbatim të pikës 6, të nenit 2, të ligjit nr. 9209, datë 23.03.2004.

- Në praktikë nuk gjendet dokumenti financiar për shlyerjen e detyrimeve, në kundërshtim me pikën 8, të nenit 2, të ligjit nr. 9209, datë 23.3.2004. Ky detyrim duhej llogaritur në bazë të kostos mesatare të ndërtimit të banesave, i përcaktuar në UKM nr. 1, datë 04.3.2004 “Për miratimin e kostos mesatare të ndërtimit të banesave

Page 140: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

140

nga Enti Kombëtar i Banesave, të vlerës së tregut të lirë të banesave dhe të koeficientit K”.

Për Bashkinë e Korçës, kjo kosto është 24.297 lekë/m2 x 735,88 m2 (sipërfaqe shtesë) x 20% = 3.575.935 lekë detyrim i pashlyer nga ana e subjektit “Ndërtimi 1/1” sh.p.k.

Veprimet e mësipërme janë në kundërshtim me pikën 2.9.1, të udhëzimit të MRRTT nr. 6, datë 26.11.2004.

- Në praktikë nuk gjendet kontrata e rifreskuar me pronarin e truallit, në kundërshtim me pikën 9, të nenit 2, të ligjit nr. 9209, datë 23.3.2004.

Përveç sa u tha më sipër, u konstatua se në dosje mungonte mendimi me shkrim i grupit të punës, lidhur me verifikimin në terren të çdo ndërtimi, objekt të legalizimit, veprim ky në kundërshtim me pikën 3, të udhëzimit të MRRTT nr. 6, datë 26.11.2004.

Për këtë objekt Drejtoria e Planifikimit Urban të Territorit ka dhënë lejen e shfrytëzimit nr. 205/1, datë 23.02.2006.

b. Nga kontrolli i praktikës për legalizim shtesë nr. 67/1, datë 26.9.2005, dhënë subjektit sh.p.k. objekti shtesë kati (gjithsej 9 kate), u konstatua se:

- Procesverbali i përfundimit të karabinasë është mbajtur më datë 08.02.2006, në një kohë që për të filluar procedurat për legalizim ky procesverbal duhej të ishte mbajtur brenda datës së hyrjes në fuqi të ligjit nr. 9209, datë 23.3.2004. Në fakt, siç shihet, procesverbali është mbajtur rreth 2 vjet më pas nga dalja e ligjit.

Ky veprim është në kundërshtim me pikën 1, neni 2, të ligjit nr. 9209, datë 23.3.2004.

- Nuk ka të dhëna që objekti të jetë në përputhje me planet rregulluese të miratuara, në kundërshtim me pikën 2, neni 2, të ligjit nr. 9209, datë 23.3.2004.

- Në praktikë mungon formulari A “Kërkesa teknike”, e miratuar sipas pikës 1, të VKM nr. 544, datë 12.8.2004.

- Në praktikë mungon kërkesa për legalizim shtese ose kërkesa për leje shfrytëzimi, në kundërshtim me pikat 1.1 dhe 1.2, të udhëzimit të Ministrisë së Rregullimit te Territorit dhe Turizmit nr. 6, datë 26.11.2004.

- Në praktikë mungojnë vendimet e Këshillit të Rregullimit të Territorit për “Leje shesh ndërtimi” dhe “Leje ndërtimi”, në kundërshtim me pikën 2.2, të udhëzimit të MRRTT nr. 6, datë 26.11.2004.

- Në projektin e plotë teknik të objektit nuk është evidentuar sipërfaqja shtesë në m2, në kundërshtim me pikën 2.3, të udhëzimit të MRRTT nr. 6, datë 26.11.2004.

- Në praktikë mungon studimi gjeologo-inxhinierik i rifreskuar nga autori i studimit të mëparshëm, në kundërshtim me pikën 2.4, të udhëzimit të MRRTT nr. 6, datë 26.11.2004.

- Në praktikë mungon studimi sizmologjik, sepse leja e ndërtimit është dhënë për objekt me 8 kate dhe shtesa e ka kaluar këtë lartësi. Ky veprim është në kundërshtim me pikën 2.5, të udhëzimit të MRRTT nr. 6, datë 26.11.2004.

- Në raportin e vlerësimit, konstruktorët nuk janë shprehur për zbatimin e funksioneve të mjediseve nën tokë, kështu që nuk mund të thuhet asgjë për sipërfaqen vend parkimi, veprim ky në kundërshtim me pikat 2.6.1 dhe 2.9.2, të udhëzimit të MRRTT-së nr. 6, datë 26.11.2004.

- Në praktikë mungon oponenca nga Instituti i Ndërtimit, në kundërshtim me pikën 2.7, të udhëzimit të MRRTT nr. 6, datë 26.11.2004.

- Në praktikë nuk ndodhet formulari 3/1, i ligjit nr. 8405, datë 17.9.1998 “Për urbanistikën”, për rrjedhojë nuk mund të vërtetohet se ndërtimi ose karabinaja nuk

Page 141: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

141

përbën rrezik për njerëzit dhe mjedisin në zbatim të pikës 6, të nenit 2, të ligjit nr. 9209, datë 23.3.2004.

- Në praktikë nuk gjendet dokumenti financiar për shlyerjen e detyrimeve, në kundërshtim me pikën 8, të nenit 2, të ligjit nr. 9209, datë 23.3.2004. Ky detyrim duhej llogaritur në bazë të kostos mesatare të ndërtimit të banesave, i përcaktuar në UKM nr. 1, datë 04.3.2004.

Për Bashkinë Korçë, kjo kosto është 24.297 lekë/m2 x 530 m2 (sipërfaqe shtesë) x 20% = 2.575.482 lekë detyrim. Policia Ndërtimore ka vënë gjobë për këtë shtesë në shumën prej 500.000 lekë. Për rrjedhojë, detyrimi i pashlyer nga ana e subjektit sh.p.k. është 2.075.482 lekë.

Veprimet e mësipërme janë në kundërshtim me pikën 2.9.1, të udhëzimit të MRRTT nr. 6, datë 26.11.2004.

- Në praktikë mungon kontrata e rifreskuar me pronarin e truallit, në kundërshtim me pikën 9, të nenit 2, të ligjit nr. 9209, datë 23.3.2004.

Përveç sa u tha më sipër u konstatua se në dosje mungonte mendimi me shkrim i grupit të punës, lidhur me verifikimin në terren të çdo ndërtimi, objekt të legalizimit, veprim ky në kundërshtim me pikën 3, të udhëzimit të MRRTT nr. 6, datë 26.11.2004.

Për këtë objekt, Drejtoria e Planifikimit Urban të Territorit ka dhënë lejen e shfrytëzimit nr. 3/1, datë 13.02.2006.

c. Nga kontrolli i praktikës për leje legalizimi nr. 76/1, datë 21.06.2005, dhënë subjektit sh.p.k. me objekt bodrume në banesat 6 kate, seksionet 1 e 2 “Lagjja e re sporti”, u konstatua se:

- Në praktikë mungon procesverbali i përfundimit të karabinasë, në kundërshtim me pikën 1, të ligjit nr. 9209, datë 23.3.2004 “Për legalizimin e shtesave në ndërtime”.

- Nuk ka të dhëna që objekti të jetë në përputhje me planet rregulluese të miratuara, në kundërshtim me pikën 2, neni 2, të ligjit nr. 9209, datë 23.3.2004.

- Në praktikë mungon formulari A “Kërkesa teknike”, i miratuar sipas pikës 1, të VKM nr. 544, datë 12.08.2004.

- Në praktikë mungon kërkesa për legalizim shtesë ose kërkesa për leje shfrytëzimi, në kundërshtim me pikën 1.1 dhe 1.2, të udhëzimit të MRRTT nr. 6, datë 26.11.2004.

- Në praktikë mungon studimi gjeologo-inxhinierik i rifreskuar nga autori i studimit të mëparshëm, në kundërshtim me pikën 2.4, të udhëzimit të MRRTT nr. 6, datë 26.11.2004.

- Oponenca e raportit të vlerësimit për anën teknike dhe konstruktive të ndërtesës ose të karabinasë, nuk është hartuar nga Instituti i Ndërtimit, në kundërshtim me pikën 2.7, të udhëzimit të MRRTT nr. 6, datë 26.11.2004.

- Në praktikë nuk ndodhet formulari 3/1, i ligjit nr. 8405, datë 17.9.1998 “Për urbanistikën” i rifreskuar, për rrjedhojë nuk mund të vërtetohet se ndërtimi ose karabinaja nuk përbën rrezik për njerëzit dhe mjedisin në zbatim të pikës 6, neni 2, të ligjit nr. 9209, datë 23.3.2004.

- Në praktikë nuk gjendet dokumenti financiar për shlyerjen e detyrimeve, në kundërshtim me pikën 8, të nenit 2, të ligjit nr. 9209, datë 23.3.2004. Ky detyrim duhej llogaritur në bazë të kostos mesatare të ndërtimit të banesave, i përcaktuar në UKM nr. 1, datë 04.3.2004.

Për Bashkinë e Korçës, kjo kosto është 24.297 lekë/m2 x 374 m2 (sipërfaqe shtesë) x 20% = 1.817.415 lekë detyrim i pashlyer nga ana e subjektit sh.p.k.

Page 142: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

142

Veprimet e mësipërme janë në kundërshtim me pikën 2.9.1, të udhëzimit të MRRTT nr. 6, datë 26.11.2004.

- Në praktikë nuk gjendet kontrata e rifreskuar me pronarin e truallit, në kundërshtim me pikën 9, të nenit 2, të ligjit nr. 9209, datë 23.3.2004.

Përveç sa u tha më sipër u konstatua se në dosje mungonte mendimi me shkrim i grupit të punës, lidhur me verifikimin në terren të çdo ndërtimi, objekt të legalizimit, veprim ky në kundërshtim me pikën 3, të udhëzimit të MRRTT nr. 6, datë 26.11.2004.

Për këtë objekt, Drejtoria e Planifikimit Urban të Territorit ka dhënë lejen e shfrytëzimit nr. 1728/1, datë 30.11.2006.

Në total rezulton një detyrim i paarkëtuar nga subjektet e mësipërme prej 7.468.832 lekë, vlerë e cila përbën dëm ekonomik.

Për të metat dhe shkeljet e trajtuara më sipër ngarkohen me përgjegjësi: ish-kryetari i Bashkisë dhe në cilësinë e ish-kryetarit të KRRT-së; ish-drejtori i Drejtorisë së Urbanistikës dhe në cilësinë e ish-sekretarit të KRRT-së; përgjegjësja e Sektorit të Sekretarisë Teknike; përgjegjësja e Sektorit të Planifikimit Urban dhe Projektimeve Urbane.

Kontroll mbi administrimin e aseteve të Bashkisë dhe dhënien me qira të

objekteve publike.

Për vitet 2005 e 2006 janë dhënë me qira 192 m/2 sipërfaqe për 20 persona për secilin vit.

Nga kontrolli i ushtruar me objekt niveli i qirasë së aplikuar, u konstatua zbatim i saj në mbështetje të vendimit të Këshillit të Bashkisë nr. 2, datë 22.01.2003 dhe pikës 4/a, të vendimit të Këshillit Ministrave nr. 315, datë 24.4.2003 “Për dhënien me qira të pasurive të ndërmarrjeve, shoqërive dhe të institucioneve shtetërore”.

Për gjithë periudhën e kontrolluar nuk kanë shlyer detyrimin 3 subjekte sipas listës bashkëngjitur për vlerën 10.490 lekë, sepse kanë mbyllur aktivitetin para përfundimit të kontratës, në kundërshtim me vendimin e Këshillit Ministrave nr. 315, datë 24.04.2003, pika 4/a “Për dhënien me qira të pasurive të ndërmarrjeve, shoqërive dhe të institucioneve shtetërore”.

Për përmirësimin e gjendjes u rekomandua marrja e masave. 7. KONTROLL NË BASHKINË E KUÇOVËS Në zbatim të programit të kontrollit nr.274/1 prot., datë 26.4.2007, të miratuar

nga Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, u ushtrua kontroll në Bashkinë e Kuçovës, me objekt Mbi kontrollin e ligjshmërisë dhe të rregullshmërisë të aktivitetit ekonomiko-financiar”.

Kontrolli u krye nga data 10.5.2007 deri në datën 08.6.2007, sipas drejtimeve të përcaktuara në këtë program kontrolli, për periudhën e veprimtarisë së ushtruar nga subjekti i kontrolluar, nga data 01.01.2005 deri në datën 31.12.2006.

Kontrolli u krye për zbatimin e ligjshmërisë dhe rregullshmërisë, duke verifikuar sipas rastit dokumentacionin e plotë dhe me zgjedhje. Përveç kontrollit të dokumentacionit, jemi bazuar edhe në këshillimin dhe ballafaqimet me stafin drejtues e atë administrativ të subjektit të kontrollit.

Nga kontrolli rezultoi: Zbatimi i detyrave dhe masave disiplinore të rekomanduara në kontrollet e

mëparshme.

Page 143: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

143

Në Bashkinë e Kuçovës është kryer kontroll nga Njësia e Auditit të Brendshëm

të Prefekturës së Beratit, në muajin mars 2006, në përfundim të të cilit janë rekomanduar për zbatim 2 masa zhdëmtimi me vlerë 133.191 lekë dhe 6 masa organizative.

Nga kontrolli i dokumentacionit u konstatua se rekomandimet e kërkuara janë zbatuar plotësisht.

Mbi kontrollin e zbatimit të buxhetit. Për vitet 2005 e 2006, buxhetet lokale të Bashkisë së Kuçovës janë miratuar

nga Këshilli i Bashkisë me vendimet përkatës, për bazueshmërinë ligjore të të cilit është shprehur pozitivisht edhe Prefektura e Qarkut Berat.

Shpenzimet e buxhetit lokal gjithsej, për vitin 2005, janë realizuar 99% ose 1.469 mijë lekë më pak ndaj shpenzimeve të programuara, nga të cilat 1.322 mijë lekë janë të trashëgueshme.

Për vitin 2006, shpenzimet e buxhetit lokal janë realizuar 94% ose 11.495 mijë lekë më pak ndaj shpenzimeve të programuara, nga të cilat 5.845 mijë lekë të trashëgueshme, si rezultat i mosrealizimit të shpenzimeve nga të ardhurat të veta, dhe 4.068 mijë lekë nga transferta e kushtëzuar e cila është e patrashëgueshme.

Nga të dhënat u konstatua se struktura e financimeve, në vitin 2006 ndaj vitit 2005, ka pësuar ndryshime në rritje prej 20.608 mijë lekë, të cilat paraqiten kryesisht në:

1. Rritjen e transfertës së kushtëzuar në arsim 15.965 mijë lekë, përfaqëson rritjen e fondit të pagave dhe sigurimeve shoqërore.

- Rritjen e fondit për ndihmën ekonomike dhe paaftësisë në shumën 10.682 mijë lekë, për efekt të rritjes të subvencionit të energjisë elektrike dhe rritjes së masës së shpërblimit të ndihmës ekonomike.

- Ulja e konsiderueshme e financimeve për investime në shumën 19.400 mijë lekë.

2. Rritjen e transfertës së pakushtëzuar në shumën 14.596 mijë lekë. 3. Uljen e të ardhurave të veta në shumën 48.724 mijë lekë ose 57%, e cila

është rezultat kryesisht i uljes së të ardhurave jotatimore prej 39.200 mijë lekë, sepse në vitin 2005 janë programuar 35.800 mijë lekë donacione për investime dhe 3.000 mijë lekë sponsorizime, kurse në vitin 2006, ky zë nuk është parashikuar.

E veçanta që vërehet në krahasim me periudhat e mëparshme, është se shteti ka ulur ndjeshëm financimet për investime dhe ka rritur ndjeshëm transfertën e pakushtëzuar, element i ri ky, duke i dhënë më tepër pavarësi Bashkisë për mënyrën e përdorimit të fondeve.

Në buxhetin lokal, shpenzimet nga të ardhurat e veta zënë 60% vitin 2005 dhe 80% për vitin 2006 të shpenzimeve faktike, çka tregon se Bashkia ka nivel të pranueshëm në kryerjen e funksioneve të saj nga të ardhurat e veta

Nga krahasimi i shpenzimeve të realizuara sipas artikujve,në vitin 2006 ndaj vitit 2005, konstatohet ulje e ndjeshme e shpenzimeve për investime nga të ardhurat e veta dhe transferta e pakushtëzuar, rreth 3 herë më pak se sa në vitin 2005 dhe ka rritje të shpenzimeve operative në shumën 2.515 mijë lekë.

Nisur nga sa më sipër mund të thuhet se është e vërtetë që Bashkia ka nivel të pranueshëm në kryerjen e funksioneve të saj nga të ardhurat e veta, por ky nivel përfaqësohet me një shkallë të ulët të investimeve të realizuara. Rritja e shpenzimeve nga të ardhurat e veta nuk ka shkuar në kahjen e duhur, për investime, por është përdorur për të përballuar rritjen e pagave dhe shpenzimeve operative.

Page 144: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

144

Fondi rezervë për vitet 2005 dhe 2006 është krijuar përkatësisht 600 mijë lekë dhe 1.400 mijë lekë, pra brenda kufirit të parashikuar nga neni 6, i ligjit nr. 8399, datë 09.9.1998 “Për disa ndryshime në ligjin nr. 7776, datë 22.12.1993 “Për buxhetin lokal”.

Në çdo rast, përdorimi i tij është bërë me vendim të Këshillit të Bashkisë.

Përdorimi efektiv i fondeve buxhetore. Shpenzimet operative të aparatit të Bashkisë janë modeste dhe përgjithësisht

ato kanë qenë objekt tenderi. Nga kontrolli i ushtruar u konstatua se është bërë programim i shpenzimeve

operative sipas mallrave ose shërbimeve dhe nuk ka tejkalim të tyre në total dhe për çdo artikull.

Kontroll mbi marrëdhëniet e punës. U kontrollua numri i punonjësve sipas strukturës organike të miratuar me

strukturën faktike, sipas emërtesave dhe nuk rezultuan ndryshime. U kontrollua bazueshmëria ligjore e klasave, kategorive, pagat sipas grupit,

emërtimeve, burimit, shtesave për vjetërsi e pozicion, të vendosura nga Këshilli i Bashkisë dhe u konstatua përgjithësisht zbatim i saktë i udhëzimit të Këshillit te Ministrave nr. 1, datë 13.6.2000 “Për strukturën e renditjes të punëve në shërbimin civil, metodologjisë përkatëse dhe përshkrimit përgjithësues të rolit të sekretarit të përgjithshëm në këtë shërbim”, aneksi nr. 2, si dhe vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 551, datë 07.11.2002 “Për klasifikimin e funksioneve dhe grupimin e njësive të qeverisjes vendore, për efekt page e për caktimin e kufijve të pagave të organeve të qeverisjes vendore”.

Krahas sa më sipër u konstatua se në strukturë janë klasifikuar padrejtësisht si nëpunës civilë të nivelit të mesëm drejtues, klasa e dytë, 4 punonjës për shumën 168.000 lekë, në kundërshtim me udhëzimin e Këshillit të Ministrave nr. 1, datë 13.6.2000 dhe vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 551, datë 07.11.2002, dhe ngarkojnë me përgjegjësi kryetarin dhe drejtoren e Burimeve Njerëzore. Normalisht këta punonjës klasifikohen si nëpunës civilë të nivelit të ulët drejtues, klasa e tretë.

Nga shqyrtimi i praktikave për marrjen në punë u konstatua se, përgjithësisht, janë respektuar kërkesat e ligjit nr. 8549, datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil”, ligjit nr. 9125, datë 29.7.2003 “Kodi i punës në Republikën e Shqipërisë” dhe akteve normative dalë në zbatim të tyre.

U kontrolluan pagesat e kryera për shpërblimin e anëtarëve të Këshillit të Bashkisë dhe u konstatua se kjo pagesë është në zbatim të pikës 13, të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 551, datë 7.11.2002.

U kontrollua krijimi dhe perdorimi i fondit të veçantë dhe u konstatua se krijimi dhe përdorimi i tij është në përputhje me vendimin e Këshillit te Ministrave nr. 19, datë 11.1.1993 dhe nr. 434, datë 28.6.2006 “Për fondin e veçantë të institucioneve buxhetore„.

Zbatimi i rregullave për mbajtjen e kontabilitetit dhe rregullaritetit të

ligjshmërisë në veprimet me arkë dhe bankë. Mbi veprimet e kryera me arkë. U krye inventari i befasishëm i arkës dhe nuk rezultuan diferenca midis

gjendjes kontabël dhe asaj fizike. U ushtrua kontroll i plotë për gjithë dokumentacionin e arkës dhe u konstatua

se janë hapur librat e kontabilitetit dhe janë azhornuar veprimet në to, në përputhje

Page 145: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

145

me vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 248, datë 10.4.1998 “Për miratimin e planit kontabël publik, për organet e pushtetit lokal, institucionet shtetërore, qendrore dhe lokale si dhe të njësive që varen prej tyre” me ndryshimet e mëvonshme.

U kontrolluan hyrjet në arkë për tërheqjet me çek nga banka, krahasuar me ditarin e bankës, llogaria 580 “xhirime të brendshme”, e cila në fund të vitit 2005 rezulton e mbyllur.

Mbi veprimet e kryera me bankë. U kontrollua dokumentacioni i plotë i bankës, për gjithë periudhën e

programuar dhe u konstatua se janë hapur librat e kontabilitetit dhe janë azhornuar veprimet në to, në përputhje me vendimin e Këshillit të Ministrave nr.248, datë 10.4.1998 “Për miratimin e planit kontabël publik, për organet e pushtetit lokal, institucionet shtetërore, qendrore dhe lokale si dhe të njësive që varen prej tyre”, me ndryshimet e mëvonshme.

Çdo veprim është i shoqëruar me dokumentacionin e nevojshëm justifikues. Urdhërpagesat janë të përpiluara saktë dhe të plotesuara në të gjithë ekstremet e tyre, të firmosura nga nga personat përgjegjes dhe me vulë nga Dega e Thesarit.

Totali i ekstratit të bankës në datë 31.12.2004 dhe 2005 përputhet me situacionin e shpenzimeve , ditarin e bankës, librin e madh.

Nga kontrolli rezultoi se, përgjithësisht, veprimet e kryera per blerjet me vlera te vogla janë në zbatim të udhëzimit të Këshillit të Ministrave nr. 3, datë 19.02.1996 “Per blerjet me vlera te vogla”.

Mbi veprimet me magazinën. Çdo blerje është bërë hyrje në magazinë. Hyrjet dhe daljet e vlerave materiale

në magazinë, në çdo rast janë shoqëruar me dokumentacionin e nevojshëm justifikues.

Në këtë institucion nuk ka mallra në ruajtje, stok dhe me qarkullim të ngadalshëm.

Në përgjithësi kryerja e veprimeve me magazinën është në përputhje me kreun e III “Dokumentimi i veprimeve ekonomiko-financiare”, të ligjit nr. 6942, datë 25.12.1984 “Për administrimin, ruajtjen, dokumentimin dhe qarkullimin e vlerave materiale e monetare”.

Nxjerrja e llogarisë vjetore dhe inventarizimi i llogarive dhe pasurisë publike. Për vitet 2005 dhe 2006 është nxjerrë llogaria vjetore dhe është miratuar nga

inspektoria e kontabilitetit në Degën e Thesarit të Beratit, brenda afatit ligjor datë 28.02.2003. Ajo është e shoqëruar me inventarët kontabël të posteve te bilancit, situacionin vjetor te shpenzimeve dhe pasqyrën e të ardhurave, të rakorduar me Degën e Thesarit, si dhe relacionin shpjegues.

Përgjithësisht nxjerrja e saj është në zbatim të ligjit nr. 7661, datë 19.01.1993 “Për kontabilitetin” dhe udhëzimin e Ministrise të Financave nr.19, datë 24.12.2003 “Për përgatitjen e pasqyrave vjetore të institucioneve qendrore, organeve të pushtetit vendor dhe njësive që varen prej tyre”.

Inventarizimi i pasurisë publike. Për vitet 2005 e 2006 janë kryer inventarët për aparatin e Bashkisë, është

nxjerrë rezultati dhe është bërë miratimi i tyre nga Këshilli i Bashkisë, duke nxjerrë dhe vendimet përkatëse.

Prokurimi i fondeve publike.

Page 146: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

146

Gjatë periudhës së kontrolluar 1 janar 2005 deri 31 dhjetor 2006 janë zhvilluar gjithsej 28 tendera, me fond limit të përgjithshëm të prokuruar 65.770 mijë lekë, me vlerë të përgjithshme të kontratave të lidhura 63.005 mijë lekë dhe efekt të konkurimit – 2.765 mijë lekë.

Gjatë vitit 2005 janë zhvilluar gjithsej 11 tendera me fond limit të përgjithshëm të prokuruar 28.774 mijë lekë, me vlerë të përgjithshme të kontratave të lidhura 28.511 mijë lekë dhe efekt të konkurimit – 263 mijë lekë, kurse për vitin 2006 janë zhvilluar gjithsej 17 tendera me fond limit të përgjithshëm të prokuruar 36.996 mijë lekë, me vlerë të përgjithshme të kontratave të lidhura 34.494 mijë lekë dhe efekt të konkurimit – 2.502 mijë lekë.

U kontrolluan plotësisht dosjet e zhvillimit të tenderave dhe u konstatua përgjithësisht zbatim i saktë i procedurave në zbatim të ligjit nr. 7971, datë 26.7.1995 dhe dispozitave ligjore të rrjedhura prej tij.

Krahas sa më sipër, në procedurën e zhvillimit të tenderave u konstatuan edhe mangësi për të cilat nuk mund përcaktohet dëmi ekonomik në tenderat me objekt si vijon:

1. “Blerje materiale elektrike për rikonstruksionin e ndriçimit publik” me fond limit 2.000.000 lekë, subjekt fitues në Korçë, me vlerë të kontratës të lidhur 1.987.900 lekë.

2. “Blerje benzinë” për Bashkinë me fond limit 400.000 lekë, subjekt fitues me vlerë të kontratës të lidhur 398.000 lekë.

3. “Blerje materiale elektrike për ndriçim publik” me fond limit 500.000 lekë, subjekt fitues me vlerë të kontratës të lidhur 493.500 lekë.

4. “Blerje materiale elektrike për ndriçim publik” me fond limit 425.000 lekë, subjekt fitues me vlerë të kontratës të lidhur 420.000 lekë.

Në tenderat e përshkruar më lart, firmat pjesmarrëse në tender nuk kanë licencë për import-eksport, në kundërshtim me kërkesat e vendosura nga vetë enti prokurues, bazuar në germën B “Kërkesat specifike për kualifikim” të DST, të miratuar me udhëzimin e Këshillit të Ministrave nr. 1, datë 01.01.1996 “Për prokurimin publik” me ndryshimet dhe ngarkon me përgjegjësi komisionin e vlerësimit të ofertave dhe hartuesit e dokumentacionit të tenderit.

Për të 8 tenderat e ndërtimit të zhvilluar në vitin 2005 dhe 11 tenderat e ndërtimit të zhvilluar në vitin 2006, pjesa e zbatimit teknik të tyre, në asnjë rast, nuk gjendej në dosjen e tenderit, në kundërshtim me nenin 35/7 “Njoftimi i fituesit dhe nënëshkrimi i kontratave”, të ligjit nr. 7971, datë 26.7.1995 “Për prokurimin publik” me ndryshimet.

Në tenderat me objekt: - “Mirëmbajtje e varrezave publike dhe shërbimi funeral”. Në të gjithë dokumentacionin e tenderit, ftesa për ofertë, urdhërprokurim etj.,

fondi limit për zhvillimin e tenderit është vendosur 1.700.000 mijë lekë. Nga verifikimi konstatohet se kjo shifër është vetëm për 1 vit, ndërkohë që tenderi është i vlefshëm për 5 vjet.

- “Shërbimi i dekorit”, në “ftesë për ofertë”, botuar në Buletinin e Prokurimit Publik, fondi limit i vendosur për zhvillimin e tenderit është 1.200.000 lekë në vit, pa u bërë sqarimi se tenderi është i vlefshëm për 5 vjet.

Sa më sipër bien ndesh me nenin 1 “Qëllimi i këtij ligji”, të ligjit nr. 7971, datë 26.7.1995 “Për prokurimin publik” me ndryshimet dhe ngarkon me përgjegjësi juristen.

U kontrollua dokumentacioni i zbatimit të punimeve të tenderave dhe u konstatua përgjithësisht zbatim i saktë i udhëzimit të Këshillit të Ministrave nr. 3,

Page 147: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

147

datë 15.02.2001 “Për mbikqyrjen dhe kolaudimin e punimeve të ndërtimit„ dhe vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 444, datë 05.9.1994 “Për tarifat e studimit, projektimit, drejtimit dhe kolaudimit të veprave të ndërtimit…”.

Krahas sa më sipër, procedurën e zhvillimit dhe zbatimit të tenderave u konstatuan edhe mangësi që janë shoqëruar me dëm ekonomik në shumën 457.142 lekë gjithsej, të cilat sipas tenderave janë si vijon:

1. “Riparimi i fasadës” (Pallati i INSIG-ut) në Kuçovë, zhvilluar në vitin 2005, me fond limit 600.000 lekë, subjekti fitues me vlerë të kontratës të lidhur 583.800 lekë. Në tender kanë marrë pjesë 3 subjekte.

Nga preventivi i tenderit i hartuar nga drejtori i Drejtorisë së Urbanistikës, është hequr padrejtësisht t.v.sh. në masën 20% të preventivit ose në vlerë 97.300 lekë.

2. “Riparimi dhe lyerja e fasadës”, pallati 3 kate, në Kuçovë, me fond limit 969.067 lekë, subjekti fitues me vlerë të kontratës të lidhur 965.256 lekë. Në tender kanë marrë pjesë 3 subjekte.

Nga preventivi i tenderit i hartuar nga drejtori i Drejtorisë së Urbanistikës, është hequr padrejtësisht t.v.sh. në masën 20% të preventivit ose në vlerë 160.877 lekë.

3. Shërbimi i dekorit me fond limit 1.200.000 lekë, subjekti fitues me vlerë të kontratës të lidhur 1.193.790 lekë. Në tender kanë marrë pjesë 3 subjekte.

Nga preventivi i tenderit i hartuar nga drejtori i Drejtorisë Shërbimeve, është hequr padrejtësisht t.v.sh. në masën 20% të preventivit ose në vlerë 198.965 lekë.

Në të tre tenderat, krahas personit fizik ose dekori, kanë marrë pjesë tre shoqëri ndërtimi sh.p.k., me statusin e personit juridik, çka tregon se në tender janë parashikuar të gjitha detyrimet fiskale përfshirë edhe t.v.sh. Fitimi i tenderit nga personi fizik, minimalisht tregon se tenderi është i paragjykuar, por në asnjë mënyrë nuk duhet të ishte zbritur t.v.sh.

Zbritja e t.v.sh. në masën 20% të preventivit ose 457.142 lekë gjithsej dhe likuidimi me vlerë të plotë për të tre tenderat, bie ndesh me paragrafin e fundit të analizës teknike, të miratuar me udhëzimin e Këshillit të Ministrave nr. 2, datë 8.5.2003 “Për klasifikimin dhe strukturën e kostos së punimëve të ndërtimit” dhe ngarkon me përgjegjësi drejtorin e Drejtorisë së Urbanistikës, drejtorin e Drejtorisë së Shërbimeve në cilësinë e preventivuesve të punimeve dhe juristja.

Nga personat përgjegjës janë bërë vërejtje të cilat përmblidhen në arsyetimin se tenderat e mësipërm janë kategori shërbimi për të cilat nuk është e domosdoshme të vendoset t.v.sh., të cilat nuk u konsideruan nga grupi i kontrollit me argumentet e paraqitur në procesverbal.

Nga Bashkia e Kuçovës, të gjithë objektet e investimeve të realizuara në vitet 2005 dhe 2006, pas përfundimit të garancisë ishin marrë në dorëzim nga një komision i ngritur për këtë qëllim. Vlera e inventarit të këtyre objekteve ishte pasqyruar në llogarinë e aktiveve të qendrueshme.

Mbi parashikimin, realizimin dhe kontrollin e taksave e tarifave vendore.

Nga kontrolli i dokumentacionit të të ardhurave vendore, për vitet 2005 e 2006, u konstatua se janë hapur regjistrat e taksave vendore në të cilët janë regjistruar subjektet juridikë e fizikë që kryejnë aktivitet privat, si dhe detyrimet përkatëse.

U konstatua përgjithësisht zbatim i saktë i nivelit të taksave dhe tarifave, në përputhje me pasqyrat anekse bashkëngjitur ligjit nr. 8982, datë 12.12.2002 “Për sistemin e taksave vendore” dhe dispozitave ligjore dalë në mbështetje të tij.

Page 148: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

148

Për vitin 2005, Bashkia realizoi 59% të të ardhurave nga puna e vetë dhe 41% nga agjentët tatimorë (Drejtoria e Tatimeve të Rrethit e Drejtoria Rajonale e Shërbimit të Transportit Rrugor) etj.

Në vitin 2006, ky raport është përmirësuar më tej. Bashkia realizon nga puna e vet 63% të të ardhurave dhe 47% nga agjentët.

Realizimi i të ardhurave për vitin 2005 është 99% ose më pak 245 mijë lekë ndaj programimit, kurse për vitin 2006 është realizuar 94% ose më pak 2.726 mijë lekë.

Nga Drejtoria e të Ardhurave janë evidentuar debitorët që nuk kanë paguar taksat dhe tarifat, janë afishuar në gazetën lokale, janë kontabilizuar si dhe kryhet ndalesa rregullisht.

Problem janë 11 ndërmarrje shtetërore që nuk shlyejnë detyrimet për taksën e ndërtesës dhe tarifën e pastrimit, për vitet 2005 dhe 2006, të cilat janë evidentuar nga vetë Bashkia.

Krahas sa më sipër, për vitet 2005 dhe 2006, në drejtim të programimit real, pa rezerva, si dhe dokumentacionit përkatës justifikues të të ardhurave u konstatuan edhe mangësitë si vijon:

Për vitet 2005 dhe 2006 është bërë programim me rezerva i të ardhurave nga taksat dhe tarifat për familjet, përkatësisht: 966 mijë lekë për vitin 2005 dhe 266 mijë lekë për vitin 2006, të cilat janë kryesisht në taksën mbi ndërtesat, tarifën e pastrimit, ndriçimit etj.

Sa më sipër bie ndesh me ligjin nr. 8982, datë 12.12.2000 “Për sistemin e taksave vendore”, udhëzimeve në zbatim të tij dhe vendimeve që ka marrë e miratuar Këshilli Bashkiak dhe ngarkojnë me përgjegjësi ish-drejtorin e Drejtorisë së të Ardhurave (deri 30.4.2006) dhe drejtorin e Drejtorisë së të Ardhurave (nga 01.05.2006 deri në periudhën e kontrollit).

Mbi parashikimin, realizimin dhe vjeljen e taksës së parkimit të autobuzave interurban, për vitet 2005 dhe 2006.

Nga kontrolli rezulton se nuk kanë shlyer detyrimet për nxjerrjen në kohë të lejes së qarkullimit, gjithsej 6 persona në shumën 73.010 lekë.

Sa më sipër bie ndesh me vendimin e Këshillit Bashkiak nr. 39, datë 23.7.2004 dhe ngarkohet për zbatimin e kësaj detyre drejtori i Drejtorisë Shërbimeve.

Mbikëqyrja e Auditit të Brendshëm. Për vitet 2005 e 2006 janë hartuar programet vjetore të auditimit, të miratuara

nga kryetari i Bashkisë në të cilat përcaktoheshin për çdo muaj subjektet objekt kontrolli.

Ata mbulojnë gjithë tematikën e subjektit, janë të përshtatura me natyrën e tij, përmbajnë qëllimin e auditimit dhe skedulimet e punës së auditimit, duke u përpjekur të sigurojnë menaxhim optimal të burimeve njerëzore.

Për vitet 2005 e 2006 janë realizuar plotësisht programet e parashikuara. Nga evidencat statistikore të zbulimeve të kontrollit rezulton se për vitin 2005

janë konstatuar shkelje të disiplinës financiare në shumën 1.248.531 lekë për 24 persona, nga të cilat: 42.822 lekë për 24 persona shkelje të disiplinës financiare me dëm ekonomik, për të cilin është përcaktuar përgjegjësia.

Për këtë periudhë është propozuar vetëm një masë disiplinore për përgjegjësen e Zyrës së Financës të Qendrës së Llogarisë Arsim-Sportit, e cila është zbatuar.

Për vitin 2006 janë konstatuar shkelje të disiplinës financiare në shumën 2.095.597 lekë për 14 persona, nga të cilat 235.681 lekë për 14 persona shkelje të disiplinës financiare me dëm ekonomik, për të cilin është përcaktuar përgjegjësia.

Page 149: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

149

Përgjithësisht, në kontrollet e kryera janë zbatuar kërkesat të ligjit nr. 9009, datë 13.02.2003 “Për auditimin e brendshëm në sektorin publik” dhe vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 345, datë 01.06.2004 “Për miratimin e manualit të procedurave të auditimit...”.

Për përmirësimin e gjendjes u rekomandua marrja e masave. 8. KONTROLL NË BASHKINË E LEZHËS

Në zbatim të programit të kontrollit nr. 204/1, datë 03.04.2007 dhe 204/2, datë

18.04.2007, të miratuar nga Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, u ushtrua kontroll në Bashkinë e Lezhës, me objekt kontrolli: “Mbi vlerësimin e aktivitetit ekonomik e financiar, procedurat e shqyrtimit dhe miratimit të studimeve urbanistike, shesheve e lejeve të ndërtimit, lejeve të shfrytëzimit të objekteve, legalizimet e ndërtimeve dhe shtesave pa leje, administrimin e aseteve, vlerësimet për shitjen e trojeve nën objekt, shitjet e trojeve, dhëniet me qira të objekteve pronë publike, mbrojtjen e tokës dhe zbatimin e detyrave për mbrojtjen e mjedisit”.

Kontrolli u krye nga data 10.04.2007 deri më datën 18.05.2007, sipas drejtimeve të përcaktuara në këtë program kontrolli, për periudhën e veprimtarisë së ushtruar nga subjekti i kontrolluar nga data 01.01.2005 deri më datën 31.12.2006.

Kontrolli u krye për zbatimin e ligjshmërisë, rregullshmërisë dhe vlerësues, duke verifikuar sipas rastit dokumentacionin e plotë dhe me zgjedhje. Përveç kontrollit të dokumentacionit, jemi bazuar edhe në këshillimin dhe ballafaqimet me stafin drejtues e atë administrativ të subjektit të kontrollit.

Në përfundim të kontrollit rezultoi:

Mbi zbatimin e detyrave dhe masave disiplinore të rekomanduara në kontrollet e mëparshme.

Nga kontrolli i ushtruar, për verifikimin e zbatimit të detyrave të lëna nga Kontrolli i Lartë i Shtetit me shkresën nr. 902/12, datë 28.12.2002 “Dërgim raporti përfundimtar kontrolli”, si dhe me shkresën nr. 57/6, datë 17.3.2004 “Dërgohet raporti përfundimtar i kontrollit dhe rekomandimet”, rezultoi:

Për detyrat e lëna në përfundim të kontrolleve nga ana e Bashkisë nuk është informuar KLSH-ja për realizimin e tyre.

Për këtë qëllim, u kërkua dhe u shqyrtua dokumentacioni për punën e kryer për zbatimin e 3 detyrave të lëna, nga ku rezultoi se janë realizuar.

Kontrolli i zbatimit të buxhetit të Bashkisë.

Nga kontrolli i dokumentacionit rezultoi se për vitet 2005 e 2006, buxheti është miratuar në Këshillin Bashkiak, sipas kërkesave të ligjit nr. 9339, datë 21.12.2004 “Për buxhetin e shtetit të vitit 2005” dhe të ligjit nr. 9464, datë 28.12.2005 “Për buxhetin e shtetit të vitit 2006”.

Planifikimi dhe realizimi i shpenzimeve operative ka pasur tendencë rritje nga viti në vit, ku në vitin 2006 janë realizuar në total 5.659 mijë lekë më shumë se në vitin 2005.

Në kontrollin e ushtruar për saktësinë e artikujve buxhetor të shpenzimeve, midis pasqyrave të bilancit dhe situacioneve përfundimtare të nënshkruar nga Dega e Thesarit, konstatohet se ka ndryshime në vlerë në artikujt 602 “shpenzime operative”, 604 “transferime korrente të brendshme” dhe 231 “shpenzime për rritjen e a.q.t.”, e konkretisht:

Në 000/lekë

Page 150: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

150

Viti 2005 Viti 2006 Artikulli Bilanci Situacioni Bilanci Situacioni

602 44.707 43.833 47.561 49.492 604 59.537 61.751 67.285 65.265 231 = = 64.557 64.794

Në drejtim të zbatimit të buxhetit u konstatuan shkelje në këto zëra:

A. Fondi rezervë. A.1. Në vendimin e Këshillit Bashkiak nr. 20, datë 12.08.2005 është miratuar

përdorimi i fondit rezervë prej 100.000 lekë, për përballimin e shpenzimeve të kryera për koktejin me rastin e dhënies së titullit “qytetar nderi” Hamza Rama, shpenzim ky i bërë dhe i likuiduar me urdhërpagesën nr. 279, datë 02.9.2005.

Nga kontrolli rezultoi: Nga ana e titullarit është lëshuar urdhërprokurimi nr. 24/2, datë 02.5.2005,

është hartuar procesverbali i komisionit të blerjeve me vlera të vogla datë 02.5.2005, fatura e shitësit mban datën 02.5.2005, ndërsa miratimi i këtij fondi nga Këshilli Bashkiak është bërë më datën 12.8.2005.

a. Nxjerrja e urdhërprokurimit pa pasur në dispozicion fondin përkatës, bie në kundërshtim me UKM nr. 1, datë 01.01.1996, i ndryshuar “Për prokurimin publik”.

b. Urdhërprokurimi i mësipërm, si dhe procesverbali i komisionit me blerje të vogla po të kësaj date, nuk kanë të përcaktuar llojin e mallit apo të shërbimit, sasinë, çmimin për njësi dhe vlerën, por kanë të shënuar emërtimin “koktej për rastin e dhënies së titullit “qytetar nderi” Hamza Rama”.

Ky veprim bie në kundërshtim me nenin 19 “Procedura e prokurimit të drejtpërdrejtë” të ligjit nr. 7971, datë 28.7.1995 “Për prokurimin publik”, si dhe UKM nr. 3, datë 19.02.1996 “Për blerjet me vlera të vogla.

c. Në dosje nuk rezulton lista për personat që kanë marrë pjesë në koktej, si dhe shpenzimet e kryera për çdo person, veprim ky në kundërshtim me ligjin nr. 6942, datë 24.12.1984, VKM nr. 70, datë 11.03.1985 “Për administrimin, ruajtjen, dokumentimin dhe qarkullimin e vlerave materiale e monetare”, i ndryshuar.

ç. Përdorimi i fondit prej 100.000 lekë për organizimin e këtij kokteji, bie në kundërshtim me VKM nr. 243, datë 15.05.1995 “Për shpenzime për pritje e përcjellje dhe trajtim që u bëhet delegacioneve te huaja” dhe prandaj kjo shumë, përbën shkelje të disiplinës financiare me dëm ekonomik.

Për shkeljet e trajtuara më sipër ngarkohen me përgjegjësi: ish-kryetari i Bashkisë dhe në cilësinë e ish-kryetarit të entit prokurues; drejtori i Drejtorisë së Financës dhe në cilësinë e kryetarit të komisionit të blerjeve me vlera të vogla.

A.2. Në vendimin e Këshillit Bashkiak nr. 54, datë 23.12.2005 është vendosur që nga fondi rezervë të përdorej shuma prej 250.000 lekë, për shpërblimin e 25 këshilltarëve me nga 10.000 lekë secili, shpërblim ky që iu është dhënë me mandatpagesën nr. 13, datë 27.01.2006.

Ky shpërblim është i kundërligjshëm për arsye se: a. Bie në kundërshtim me nenin 30 “Konflik interesi”, të ligjit nr. 8652, datë

31.7.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”, sipas të cilit këshilltari nuk merr pjesë në shqyrtimin dhe miratimin e aktit të këshillit, ku ai vetë ka interes pasuror ose çdo interes tjetër në çështjen që diskutohet në këshill.

b. Bie në kundërshtim me ligjin nr. 7776, datë 23.12.1993, i ndryshuar me ligjin nr. 8399, datë 09.9.1998 “Për buxhetin lokal”, neni 6 “Fondi rezervë”.

Për sa më sipër, shuma prej 250.000 lekë përbën shkelje të disiplinës financiare me dëm ekonomik.

Page 151: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

151

Për shkeljet e trajtuara më sipër ngarkohen me përgjegjësi: ish-kryetari i Bashkisë; drejtori i Drejtorisë së Financës.

A.3. Në vendimin e Këshillit Bashkiak nr. 27, datë 22.5.2006 është vendosur të përdoret nga fondi rezervë shuma prej 500.000 lekë, për organizimin e spektaklit “Miss Shqipëria 2006”. Këto shpenzime nuk janë bërë nga Bashkia, por kjo shumë me urdhërpagesën nr. 171, datë 07.6.2006, i është kaluar si sponsorizim shoqërisë sh.p.k. si organizator i këtij spektakli, veprim ky që bie në kundërshtim me ligjin nr. 7892, datë 21.12.1994 “Për sponsorizimet”, neni 3, paragrafi II, i cili përcakton shprehimisht: “Subjektet buxhetore ose ato që përfitojnë financime buxhetore nuk mund të jenë sponsorizues”.

Për shkeljet e trajtuara më sipër ngarkohen me përgjegjësi: ish-kryetari i Bashkisë; drejtori i Drejtorisë së Financës.

B. Shpenzime operative. B.1. Me urdhërpagesën nr. 438, datë 22.12.2005, për shpenzimet e kryera për

drekën e fundit të vitit, është likuiduar personi fizik për vlerën 185.000 lekë, drekë në të cilën kanë marrë pjesë këshilltarët dhe aparati i Bashkisë. Shpenzimi i mësipërm është kryer mbi bazën e urdhërprokurimit nr. 81, datë 20.12.2005.

B.2. Me urdhërpagesën nr. 70, datë 16.3.2006 është likuiduar personi fizik për shpenzimet e kryera për koktej e drekë për grupin e Teatrit Kombëtar për vlerën 165.000 lekë. Shpenzimi i mësipërm është kryer mbi bazën e urdhërprokurimit nr. 24, datë 10.3.2006.

B.3. Me urdhërpagesën nr. 228, datë 19.7.2006 është likuiduar personi fizik për 120.000 lekë, për drekën e organizuar me rastin e përfundimit “Mis Shqipëria 2006”. Shpenzimi i mësipërm është kryer mbi bazën e urdhërprokurimit nr. 48/1, datë 05.6.2006.

B.4. Me urdhërpagesën nr. 474, datë 05.01.2007, për 120.000 lekë është likuiduar firma në Lezhë, shpenzime për drekën e fundit të vitit 2006. Shpenzimi i mësipërm është kryer mbi bazën e urdhërprokurimit nr. 113, datë 26.12.2006.

B.5. Gjatë vitit 2005-2006, nga artikulli 602 “shpenzime operative”, të aparatit të Bashkisë, janë likuiduar persona të ndryshëm fizikë dhe juridik për blerje kafe, pije të ndryshme etj, me vlerë 253.951 lekë, shpenzime këto të bëra nga kryetari dhe administrata e Bashkisë.

Nga kontrolli rezultoi: Së pari: urdhërprokurimet e mësipërme si dhe procesverbalet e komisionit me

blerje të vogla, nuk kanë të përcaktuar llojin e mallit apo të shërbimit, sasinë, çmimin për njësi dhe vlerën.

Së dyti: janë pranuar e likuiduar të gjitha faturat e shpenzimeve të mësipërme, pa pasur të bashkëlidhur listën emërore për personat që kanë marrë pjesë në organizimin e drekave, koktejeve etj.

Së treti: nuk ka vendime të Këshillit Bashkiak për kryerjen e shpenzimeve të mësipërme.

Së katërti: përdorimi i fondeve të mësipërme bie në kundërshtim me VKM nr. 243, datë 15.5.1995 “Për shpenzime për pritje e përcjellje dhe trajtim që u bëhet delegacioneve të huaja”, prandaj shuma e mësipërme prej 843.951 përbën shkelje të disiplinës financiare me dëm ekonomik.

Për sa u trajtua më sipër observacionet e dërguara nuk merren parasysh, për arsye se nuk kanë mbështetje ligjore.

Për shkeljet e trajtuara më sipër ngarkohen me përgjegjësi: ish-kryetari i Bashkisë; drejtori i Drejtorisë së Financës.

Page 152: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

152

C. Likuiduar shpenzime administrative 2 herë. Tenderi i sipërmarrjes së shërbimit të pastrimit është bërë me datën

10.01.2001, në të cilin është shpallur fitues subjekti me vlerë 9.683.139 lekë, me të cilin është lidhur kontrata datë 25.01.2001, me afat 5-vjeçar dhe me të drejtë konfirmimi për çdo vit.

Mbështetur në nenin 21 “Amendamente” të kësaj kontrate, Bashkia e Lezhës me sipërmarrësin e pastrimit më datën 01.01.2005, ka bërë një kontratë për fondin shtesë për vlerën 2.317.000 lekë, si rezultat i rritjes së pagës dhe inflacionit, e miratuar nga Këshilli Bashkiak me vendimin nr. 1, datë 29.3.2005. Nga kjo shtesë fondi, vlera vjetore e pastrimit të qytetit, bëhet 11.999.989 lekë.

Në analizën e çmimeve të paraqitura nga firma sipërmarrëse është përfshirë edhe një zë i veçantë “shpenzime për administratën”, në të cilën në analizën e çmimit për çdo zë punimi, janë përfshirë 2 herë shpenzimet administrative.

Ky veprim bie në kundërshtim me UKM nr. 2, datë 08.5.2003 “Për klasifikimin e strukturën e kostos së punimeve të ndërtimit dhe të shërbimit.”

Nga përllogaritjet e bëra volumeve të punës, të paraqitura në situacionet mujore, duke i llogaritur këto volume me çmimet për njësi që duhej të ishin në fakt, rezultuan pagesa të tepërta likuiduar firmës, në zërat e punës si më poshtë.

a. Viti 2005. 1. Situacionet e periudhës 01.01.2005 deri me 31.05.2005.

Në lekë Nr

rendor

Emërt.i zërit të punës

Njësia mat.

Sasia Çmimi i faturuar

Vlera Çmimi që duhej fat.

Vlera që duhej

Diferencë fatur me

tepër. 1 Fshirje rrugësh M 845000 1.213 1024985 1.1254 950963 740322 Tranp.mbeturina Ton 4500 327.620 1474290 310.9133 1399110 751803 Perp.mbet.urbane Ton 4165 69.2 288218 61.0312 254195 340234 Dizinfektante Lekë S’ka S’ka 194600 S’ka 188260 63405 Larje rrugësh Ditë 30 4490 134700 4180.867 125429 9274 Shuma 1 3116793 2917954 198.839

2. Situacionet e periudhës 01.06.2005 deri me 31.12.2005. Në lekë

Nr ren.

Emërt.i zërit të punës

Njësia mat.

Sasia Çmimi i faturuar

Vlera Çmimi që duhej fat.

Vlera që duhej fat.

Diferencë fatur me tepër.

1 Fshirje rrugësh M 1183000 1.214 1436162 1.1254 1331348 1048142 Tranp.mbeturina Ton 6300 327.7 2064510 310.9133 1958754 1057563 Perp.mbet.urbane Ton 5831 68.8 401173 61.0312 355873 453004 Dizinfektante Lekë S’ka S’ka 278600 S’ka 263564 150365 Larje rrugësh Ditë 150 4490 673500 4180 627000 46500

Shuma 2 4853945 4536539 317406

b. Viti 2006. 3. Situacionet e periudhës 01.01.2006 deri me 25.04.2006.

Në lekë Nr. Emërt.i zërit të punës Njësia

Mat. Sasia Çmimi i

faturuar Vlera Çmimi që

duhej fat. Vlera që

duhej fat. Diferencë

fature me tepër

1 Fshirje rrugësh M 643087 1.213 780307 1.1254 723955 563522 Tranp.mbeturina Ton 3425 327.865 1122937 310.9133 1064878 580593 Perp.mbet.urbane Ton 3171 69.167 219328 61.0312 193530 257984 Dizinfektante Ton 9.52 15942 151767 15060 143371 83965 Larje rrugësh Ditë S’ka S’ka S’ka S’ka S’ka S’ka Shuma 3 2274339 2125734 148605 Gjithsej 1+2+3 10245077 9580227 664850 15% strukturë kosto 99.727 5% fitim 38.228 T.v.sh. 20% 160.561 Gjithsej likuiduar më tepër 963.266

Page 153: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

153

Për sa më sipër rezulton se për vitin 2005 janë paguar më tepër 516.245 lekë dhe 963.366 lekë për vitin 2006, në total 1.479.511 lekë, vlerë e cila është përfituar në mënyrë të padrejtë nga subjekti sh.p.k.

Për sa u trajtua më sipër observacionet e dërguara nuk merren parasysh, për arsye se nuk kanë mbështetje ligjore.

Për shkeljet e trajtuara më sipër si dhe për firmosje të situacioneve mujore të paraqitura nga subjekti dhe urdhërpagesat për likuidimin e këtyre situacioneve, ngarkohen me përgjegjësi: ish-kryetar i Bashkisë; drejtori i Drejtorisë së Financës; supervizori.

D. Nga kontrolli i pasqyrave financiare të bilanceve të viteve 2005 e 2006, u konstatua se në pasqyrën nr. 3, të bilancit “Gjendja dhe ndryshimi i aktiveve të qendrueshme”, nuk është pasqyruar shtesa e aktiveve të qëndrueshme.

Në vitet 2005 e 2006, shtesa e aktiveve të qendrueshme është paraqitur e barabartë me pakësimin dhe për rrjedhojë nuk është pasqyruar shtesa në bilanc, veprime këto të pa mbështetura me artikuj kontabël.

Për vitin 2005, shtesa e aktiveve të qendrueshme është pasqyruar për 47.528.669 lekë, ndërsa pakësimi për 52.760.376 lekë.

Shtesa e aktiveve të qendrueshme përfaqëson investimet e kryera gjatë vitit të likuiduara nëpërmjet bankës, e cila iu përket objekteve të marra në dorëzim nga Bashkia, por pa veprim kontabël, ndërsa pakësimi për shumën 52.760.376 lekë është i pambështetur, pasi nuk disponohet asnjë dokument apo veprim kontabël për këtë qëllim.

Edhe në vitin 2006, shtesa dhe pakësimi në llogarinë 213 “rrugë dhe rrjete” është pasqyruar për 43.994.500 lekë, veprim i paargumentuar për pakësimin.

Për sa më sipër konstatohet se prej vitesh paraqitet në bilanc e njëjta gjendje e aktiveve të qendrueshme, duke mos u pasqyruar shtesa për objektet e ndërtimit të marra në dorëzim.

Edhe në pasqyrën nr. 5 “Skadenca e kërkesave debitore dhe detyrimeve”, në rreshtin 8, llogaria 4342 “të tjera operacione me shtetin”, është trashëguar prej vitesh shuma prej 9.501.965 lekë, për të cilin nuk dihet origjina e krijimit të këtij detyrimi, si dhe rezulton që kjo llogari të mos jetë kredituar në debi të llogarisë “të ardhura në fund të çdo viti për likuidimin e detyrimeve të trashëguara nga viti i mëparshëm”.

Në administrimin e fondit rezervë rezulton se përdorimi nuk është dokumentuar në analizën e veçantë të artikullit 602 “shpenzime operative”, sipas nomenklaturës së llogarive të planit unik kontabël.

Për njësitë vartëse, klubi i sportit “Besëlidhja”, shumësportet “Besëlidhja” dhe Ndërmarrja e Rrugëve, nga ana e Bashkisë është bërë çelja e fondeve por nuk disponohet mbyllja e llogarisë vjetore për këto njësi si dhe aktrakordimi për realizimin e treguesve të shpenzimeve.

Shpenzimet e kryera për energji, telefoni, ujë, riparime etj, janë dokumentuar dhe likuiduar të autorizuara dhe me fatura tatimore, por shpenzimet e kryera për ujë janë pa aparate matëse.

Edhe likuidimi i faturave të energjisë elektrike për shkollat, ndriçimi rrugor, Shtëpia e Pionierit, Muzeu, Pallati i Kulturës etj. është kryer aforfe, pasi këto institucione nuk janë pajisur me aparate matëse.

Veprimet dhe mosveprimet e mësipërme bien në kundërshtim me udhëzimin e Ministrisë së Financave nr. 19, datë 24.12.2003 “Për paraqitjen e pasqyrave financiare vjetore të institucioneve qendrore, organeve të pushtetit vendor dhe njësive që varen prej tyre”, ligjin nr. 7661, datë 19.1.1993 “Për kontabilitetin”, neni 23 dhe

Page 154: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

154

VKM nr. 25, datë 21.01.2001 “Për miratimin e planit kontabël publik, për organet e pushtetit lokal” dhe ngarkon me përgjegjësi drejtorin e Drejtorisë së Financës.

Zbatimi i dispozitave ligjore që rregullojnë pagat dhe shpërblimet. Nga kontrolli rezultoi se për vitet 2005 e 2006 është zbatuar drejtë struktura

dhe organika e miratuar nga Këshilli Bashkiak, si dhe është zbatuar rregullisht struktura dhe numri i punonjësve të gjendjes civile, dërguar nga Ministria e Pushtetit Vendor dhe e Decentralizimit, si dhe struktura e punonjësve të arsimit të dërguara nga Drejtoria Rajonale Arsimore Lezhë.

Nga kontrolli rezultoi: A. Pagesa për orë pune jashtë kohës normale. Gjatë vitit 2005, me urdhrin nr. 33, datë 20.09.2005, të ish-kryetarit të

Bashkisë, janë paguar 15 punonjës për 1.456 orë pune me vlerë neto 165.484 lekë, pagesë kjo e bërë me motivimin se tenderët janë zhvilluar jashtë kohës normale të punës.

Kjo pagesë është e kundërligjshme për këto arsye: a. Në dosjen e tenderave të zhvilluar, nga 1.01 deri me 31.8.2005, nuk

vërtetohet me asnjë dokumentacion se tenderat janë bërë jashtë kohës normale të punës, për faktin se të gjitha ftesat për ofertë të bëra firmave të ndryshme për tenderët e kufizuar si dhe për tenderët e hapur, nuk kanë ndonjë ndryshim të orës të zhvillimit te tenderit, por të gjithë tenderët janë zhvilluar brenda orarit zyrtar.

b. Në dosje të tenderëve nuk ka ndonjë vendim apo procesverbal të komisionit të vlerësimit të ofertave, për shtyrjen e orës të zhvillimit të tenderit, si dhe njoftim zyrtar bërë ofertuesve për këtë shtyrje.

c. Nuk ka asnjë evidencë të mbajtur për orën e fillimit dhe të mbarimit të tenderit, fakt ky që tregon se orët e përcaktuara për t’u paguar si kohë pune jashtë kohës normale, nuk janë të rregullta.

Për sa më sipër, pagesa e bërë për shumën 165.484 lekë, për kohë pune jashtë kohës normale është e kundërligjshme dhe përbën shkelje të disiplinës financiare me dëm ekonomik, shumë për të cilën ngarkohen me përgjegjësi: ish-kryetari i Bashkisë; drejtori i Drejtorisë së Financës.

B. Për fondin e veçantë të vitit 2005. Në drejtim të respektimit te dispozitave ligjore, për dhënien e shpërblimeve,

për vitet 2005 dhe 2006, të punonjësve të aparatit të Bashkisë, të Kulturës dhe Çerdheve, u konstatuan shkelje ligjore në dhënien e shpërblimeve për vitin 2005 dhe konkretisht:

a. Fondi i pagave i planifikuar për kulturën, për vitin 2005, është 7.200.000 lekë.

Mbështetur në VKM nr. 19, datë 11.11.1993, fondi i krijuar është 360.000 lekë. Është përdorur për shpërblim: Për festën e “8 Marsit” 16.000 lekë Në fund të vitit 359.072 lekë Gjithsej shpërblyer 375.072 lekë Shpërblyer më tepër 15.072 lekë b. Fondi i pagave i planifikuar për çerdhet, për vitin 2005, është 2.940.000 lekë. Mbështetur në VKM nr. 19, datë 11.11.1993, fondi i krijuar është 47.000 lekë. Është përdorur për shpërblim: Për festën e “8 Marsit” 24.000 lekë Në fund të vitit 145.797 lekë Gjithsej shpërblyer 169.797 lekë

Page 155: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

155

Shpërblyer më tepër 22.797 lekë Observacionet e dërguara u morën parasysh nga ana e jonë.

C. Pagesa e supervizimit. Nga ana e Bashkisë, për supervizimin e shërbimeve të kryera nga firma

sipërmarrëse e pastrimit, është caktuar punonjësi i cili është paguar çdo muaj me fondin e pagave të planifikuara për administratën e Bashkisë për vitit 2005 e 2006.

Nga kontrolli i dokumentacionit të bankës, për vitet 2005 e 2006, rezultoi se për vitin 2005, nga firma sipërmarrëse sh.p.k. në situacionet mujore të paraqitura për likuidim, në mënyrë të kundraligjshme ka përfshirë edhe një zë me emërtimin “pagesë supervizimi”. Këto situacione janë pranuar dhe likuiduar nga Bashkia.

Në lekë Gjithsej pagesë supervizimi 295.498 15% strukturë kostoje 44.3175% fitim 16.99820% t.v.sh. 71.350Shuma gjithsej e paguar 428.103Ndaluar me pagesën nr. 448 130.000Mbetet për t’u arkëtuar 298.103

Për sa u trajtua më sipër, observacionet e dërguara nuk merren parasysh, për arsye se nuk kanë mbështetje ligjore.

Shuma prej 298.103 lekë, përbën shkelje të disiplinës financiare me dëm ekonomik dhe për firmosje të situacioneve mujore të paraqitura për likuidim nga firma sipërmarrëse e pastrimit si dhe për firmosje të urdhërpagesave për likuidimin e këtyre situacioneve të cilët kanë përfshirë edhe zërin “pagesë supervizimi”, ngarkohen me përgjegjësi: ish-kryetari i Bashkisë; drejtori i Drejtorisë së Financës; supervizori.

Mbi administrimin e pronës shtetërore. Zbatimi i dispozitave ligjore për

administrimin, ruajtjen, dokumentimin e qarkullimin e vlerave materiale e monetare.

Nga kontrolli për plotësimin dhe përpunimin e dokumentacionit të arkës për vitet 2005 e 2006 dhe u konstatua se:

Në bilancin e vitit 2005, arka është pasqyruar pa gjendje, por në ditarin e kontabilizimeve të arkës të muajit dhjetor 2005, rezulton të jenë përfshirë dhe

mandatarkëtimet nr. 22 e nr. 23, datë 13.01.2006, dhe mandatpagesat nr. 1 e nr. 2, datë 13.01.2006, për shumën 131.000 lekë, të cilat duhej të përfshiheshin në kontabilizimet e muajt janar 2006. Pavarësisht që nuk ka ndryshuar gjendja kontabile e arkës, pasi shuma e arkëtimeve është e barabartë me pagesat, një veprim i tillë nuk ka bazueshmëri ligjore, pasi kontabilitetit mbyllet më datë 31 dhjetor.

Pagesat e kryera nëpërmjet arkës janë autorizuar dhe mbështetur me dokumentacionin shoqërues, por nga verifikimi i dokumentacionit u konstatua se në disa pagesa është tejkaluar fondi limit prej 10 mijë lekë për blerje me vlera të vogla dhe konkretisht sipas mandat pagesave:

- Nr. 130, datë 28.4.05 e kryer në mbështetje të urdhër prokurimit nr. 23, datë 26.4.2005, për 221.000 lekë. Më datën 13.5.2005 janë kryer tre blerje brenda ditës për 82.500 lekë.

- Nr. 24, datë 16.3.06, për 36.000 lekë blerje dhe mandatpagesa datë 15.5.2006, për 130.000 lekë blerje etj.

Gjithashtu u konstatua se në raste të veçanta, procesverbalet e komisionit të blerjeve janë pa artikuj apo analizë shpenzimesh e më e theksuar për raste ku janë kryer shpenzime në raste koktej.

Page 156: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

156

Në kontabilizimin e mandatpagesave u konstatua se në disa raste është kontabilizuar tatimi mbi pagë në ditarin e arkës, duke e konsideruar mandatpagesën edhe për shumë bruto, ku për këto raste duhet që të kontabilizoheshin borderot.

Nga arka janë paguar detyrime disa qytetarëve që kanë derdhur më shumë kuota për frekuentim të fëmijëve në kopshte e çerdhe, por këto pagesa edhe pse i përkasin periudhës para vitit 2004, nuk janë pasqyruar në bilanc si kreditorë të ndryshëm. Për këto pagesa është kryer veprimi kontabël i cili rezulton se është i gabuar, për arsye se është kredituar arka në debi të të ardhurave, si rregull ky veprim duhet të ishte kryer në momentin e konstatimit duke debituar të ardhurat në kredi të kreditorëve.

Nga kontrolli i plotësimit dhe përpunimit të dokumentacionit të bankës, rezultoi se për blerjet me vlera të vogla, në disa raste procesverbali i blerjeve është plotësuar në vlerë i paanalizuar në artikuj me sasi e çmim.

Rezultuan 5 raste likuidimesh për blerje me vlera të vogla, ndërsa malli nuk është bërë hyrje në magazinë për shumën 364.808 lekë gjithsej, që u bënë hyrje gjatë kontrollit.

Nga kontrolli i dokumentacionit të inventarëve, rezultoi se nga kryetari i Bashkisë, në fund të vitit 2005 e 2006, është ngritur komisioni i inventarizimeve dhe komisioni për nxjerrje jashtë përdorimit.

Nga inventari i vitit 2005 kanë rezultuar diferenca në plus në shumën 746.359 lekë, që e kanë origjinën nga furnizimet e kryera nga Drejtoria Arsimore e rrethit, por pa kaluar nëpërmjet Bashkisë, ndërsa për vitin 2006 është përsëritur i njëjti fenomen. Nga krahasimi i inventarit fizik me gjendjen në kontabilitet nuk ka përputhje, për arsye se nuk është bërë sistemimi kontabël sipas inventarit fizik të fundit të vitit.

Janë nxjerrë jashtë përdorimit për llogari të vitit 2005, shuma prej 2.278.472 lekë, në tremujorin e parë të vitit 2006. Në mbylljen e bilancit të vitit 2005 nuk është kryer veprimi kontabël në vitin ushtrimor, në lidhje me pakësimin e “inventarit në qarkullim”, në debi të llogarisë “inventar i dëmtuar”, por veprimi është kryer në vitin 2006. Nxjerrja jashtë përdorimit është dokumentuar me procesverbal të veçantë nga komisioni i ngritur sipas urdhrit të kryetarit, miratuar dhe nga Këshilli Bashkiak. Për vitin 2006 janë dokumentuar inventar jashtë përdorimit 2.923.460 lekë, por pa u kryer veprimet në kontabilitet për arsye se nuk ishte bërë miratimi në Këshillin Bashkiak.

Organizimi dhe mbajtja e kontabilitetit.

Në kontrollin e ushtruar për periudhën e viteve 2005 e 2006, për mbylljen e llogarisë vjetore, rezulton se nga Bashkia janë hartuar bilancet të cilat janë depozituar në Degën e Thesarit të rrethit brenda afateve të përcaktuara.

Nga kontrolli i kontabilizimeve të kryera rezultoi se nuk është zbatuar parimi i të drejtave të konstatuara për shpenzimet dhe të ardhurat, veprim i cili bie në kundërshtim me VKM nr. 248, datë 10.04.1998 “Për miratimin e planit kontabël publik të organeve të pushtetit lokal, institucioneve shtetërore qendrore e lokale si dhe njësive që varen prej tyre” dhe VKM nr. 25, datë 20.01.2001 “Për disa shtesa në VKM nr. 248, datë 10.4.1998”.

Është azhurnuar ditari i veprimeve të ndryshme, por nga kontrolli u konstatuan disa mangësi në mbylljen e veprimeve, në përfundim të periudhave financiare, dhe konkretisht:

- Nuk është mbyllur llogaria 4342 “operacione me shtetin”, ku duhej që kjo llogari çdo fund viti të kreditohej në debi të llogarisë 476 “të ardhura, për shpenzimet e kryera për llogari të vitit mëparshëm”.

Page 157: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

157

- Shpenzimet për rritjen e “aktive të qëndrueshme” nuk janë mbyllur në debi të aktiveve.

- Nuk është mbyllur llogaria 4342 “operacione me shtetin” dhe kjo llogari pasqyron një tepricë debitore për 9.501.965 lekë, me një origjinë të hershme krijimi, pa analizë.

- Tepricat e llogarive inventariale nuk janë të barabarta me inventarët fizik të fund viteve 2005 e 2006, në llogarinë 218 “inventarë ekonomik” dhe llogarinë 32 “objekte inventari”, e konkretisht

Në lekë Viti 2005 Viti 2006 Nr. llogarisë

Bilanci Inventari Bilanci Inventari 218 49.536.830 58.955.677 57.032.366 63.015.484 327 6.021.459 3.652.327 6.172.793 2.495.367

Për vitin 2005, inventari ekonomik rezulton më tepër në inventar se teprica në bilanc për 9.418.847 lekë, ndërsa objektet e inventarit rezultojnë sipas inventarit për 2.369.132 lekë më pak se në bilanc ose në të dy llogaritë të marra së bashku, inventari fizik është më tepër se bilanci për 7.049.715 lekë.

Për vitin 2006, inventari ekonomik rezulton se është më tepër në inventar fizik se bilanci për 5.983.118 lekë, ndërsa objekte inventari janë më pak në inventar se bilanci për 3.677.426 lekë ose në të dy llogaritë të marra së bashku, inventari fizik është më shumë se bilanci për 2.305.692 lekë.

Teprica e llogarisë 63 “ndryshimi i gjendjeve të inventarit”, në bilancin e vitit 2005 është paraqitur me tepricë debitore për shumën 78.729 lekë, kur në fakt rezulton me tepricë kreditore për këtë shumë, pasi teprica e inventarit në fund të vitit 2005, është më e madhe për këtë shumë se gjendja në fillim të vitit.

Nuk është reflektuar rritja e aktiveve të qëndrueshme prej vitesh për objektet e marra në dorëzim nga ndërtimet në llogaritë nr. 213 “rrugë rrjete vepra ujore”, e cila pasqyron një tepricë debitore nga viti 2004, për 61.923.101 lekë, të pandryshuar.

Edhe llogaria 212 “ndërtime” pasqyron tepricën debitore nga viti 2004 për 91.135.565 lekë.

Edhe fondet nuk janë rritur për investimet e kryera dhe objektet e marra në dorëzim.

Llogaria 468 “debitorë të ndryshëm” rezulton e çelur më datë 01.01.2005, për shumën 395.981 lekë dhe në mbyllje të bilancit, pasqyron tepricën për 343.837 lekë, që përbëhet nga 106 analiza. Për vitin 2006 nuk ka patur asnjë dinamikë dhe kjo llogari pasqyron po të njëjtën gjendje në mbyllje të bilancit prej 343.837 lekë, me po të njëjtat analiza.

Nga verifikimi i dokumentacionit rezulton se debitorët janë krijuar para vitit 2005, përveç shumës 2.120 lekë për tre analiza, që i përkasin vitit 2005.

Llogaria 467 “kreditorë të ndryshëm” është çelur në fillim të vitit 2006 me tepricë kreditore për 1.558.316 lekë dhe me këtë shumë është paraqitur dhe në bilancin e vitit 2006 dhe nuk disponohet analiza dhe as dihet origjina e krijimit të këtij detyrimi.

Në bilancin e vitit 2006, llogaria 431 “shteti tatimtaksa” pasqyron një tepricë kreditore për 888.971 lekë, nga 1.404.814 lekë e rezultuar nga kontabilizimet e vitit. Diferenca për 515.843 lekë e paraqitur më pak në bilanc, nuk është sistemuar në kontabilitet dhe teprica e paraqitur në bilanc është e pa mbështetur me rakordimin e kryer me Degën e Tatimeve në Lezhë.

Detyrimet për sigurime shoqërore e shëndetësore janë paraqitur në bilanc për një tepricë reale sipas kontabilizimeve dhe dokumenteve të rakordimit midis palëve.

Page 158: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

158

Moskryerja e kontabilizimeve dhe kryerja në mënyrë të gabuar, në disa raste, bien ndesh me kërkesat e ligjit nr. 7661, datë 19.01.1993 “Për kontabilitetin”, nenet 6 e 69, dhe VKM nr. 25, datë 20.01.2001 “Për miratimin e planit kontabël publik, për organet e pushtetit lokal”.

Për të metat e konstatuara më sipër ngarkohet me përgjegjësi drejtori i Drejtorisë së Financës.

Prokurimi i fondeve publike për mallra, ndërtime dhe shërbime. Viti 2005. Në vitin 2005, Bashkia e Lezhës me fondet e dhëna nga buxheti i shtetit dhe

nga të ardhurat e veta, ka realizuar 10 tendera për ndërtimet, 9 tendera për mallra dhe 2 tendera për shërbime me një fond prej 50.218 mijë lekë, i cili është kontraktuar në vlerën 49.169 mijë lekë ose në masën 97.9%.

Nga kontrolli rezultoi: A. Shkelje të dispozitave ligjore, që janë të përbashkëta për të gjithë tenderat: A.1. Fondi limit i caktuar në urdhërprokurimin për të gjithë tenderat me

procedurë “tender i kufizuar” dhe “kërkesë për kuotim”, nuk është i argumentuar ligjërisht, kjo për faktin e mosshoqërimit të preventivit të hartuar nga enti prokurues me analizën teknike të çmimeve të zërave të punimeve të ndërtimit, në kundërshtim me udhëzimin e Ministrisë së Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit nr. 4, datë 22.02.2005 “Për përdorimin efektiv të fondeve për investimet publike, për vitin 2005”, pika 22.1 dhe udhëzimin e Ministrisë së Rregullimit të Territorit dhe Turizmit nr. 2, datë 31.01.2005 “Për përdorimin e fondeve buxhetore të investimeve publike për vitin 2005”, pika 4.

Për mangësitë e trajtuara më sipër ngarkohen me përgjegjësi: ish-kryetari i Bashkisë dhe ish-kryetar i entit prokurues; preventives; juristi në njësinë e prokurimit.

A.2. Janë hartuar procesverbalet për koston e “Dokumenteve të tenderit”, për caktimin e “Kritereve të vlerësimit”, por mungon procesverbali për miratimin e “Dokumenteve të tenderit”, për pasojë “ftesa për ofertë” e dërguar në APP është formale, veprim ky që bie në kundërshtim me nenin 10, të ligjit nr. 7971, datë 26.7.1995 dhe me kap. IV, të UKM nr. 1, datë 01.01.1996.

Për mangësitë e trajtuara më sipër ngarkohen me përgjegjësi komisioni i vlerësimit të ofertave dhe njësia e prokurimit.

A.3. Mungon raporti përmbledhës i komisionit të vlerësimit të ofertave, drejtuar titullarit të entit prokurues, në kundërshtim me nenin 7, pika 2 dhe neni 32, pika 8, të ligjit nr. 7971, datë 26.7.1995 dhe ngarkon me përgjegjësi komisionin e vlerësimit të ofertave.

A.4. Nuk është plotësuar “Regjistri i procedurave të prokurimit publik”, në kundërshtim me kap. VII, të UKM nr. 1, datë 01.01.1996 dhe ngarkon me përgjegjësi njësinë e prokurimit.

B. Shkelje të dispozitave ligjore të veçanta për secilin tender. 1. Në tenderin e zhvilluar me objekt “Sistemim, asfaltim, rruga e varrezave në

Lezhë”, me këto të dhëna: • Urdhërprokurimi nr. 56, datë 25.05.05 • Fondi limit 9,810 mijë lekë • Procedura e prokurimit “tender i hapur” • Data e zhvillimit të tenderit 30.06.05

• Data e lidhjes së kontratës 15.09.05

Page 159: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

159

• Vlera e kontratës 9,564,060 lekë • Likuidimi 9,563,480 lekë • Diferenca nga fondi limit 245,940 lekë Nga kontrolli rezultoi: 1.1. Kualifikuar në kundërshtim me kërkesat për kualifikim. a. Ofertuesi sh.p.k., shoqëri e shpallur fituese sepse: a.1. Lista e të punësuarve, dokument kopje e noterizuar ka të korrigjuar vitin,

nga 2004, në 2005, dhe kontrata kolektive e punës e lidhur me datë 3.01.2005 është jo e rregullt, kjo për pagesën e kontributeve të sigurimeve shoqërore.

a.2. Kontrata e punës e lidhur me datë 07.01.2004 me inxhinierin, në nenin 1, përcakton afatin deri me 03.01.2006, në nenin 3, pagën mujore 30.000 lekë, kur në listëpagesën e muajit maj 2005, paga është shënuar 11.376 lekë. Identike si më sipër është dhe kontrata e lidhur me financieren, por paga mujore është 45.000 lekë, kurse në listëpagesën e muajit maj 2005, paga është shënuar 11.376 lekë. Gjithashtu, kontrata e punës e lidhur më datë 15.01.2003 me teknikun, sipas nenit 1, zgjat deri me 15.01.2004, me pagë 25.000 lekë në muaj, kur në listëpagesën e muajit maj 2005 është përfshirë personi i mësipërm, pra pa kontratë pune dhe me pagë mujore 11.376 lekë.

b. Ofertuesi tjetër sh.p.k. b.1. Listëpagesa e kontributeve të sigurimeve shoqërore, për muajin maj 2005,

nuk është e vulosur nga Dega e Sigurimeve Shoqërore, kërkesë kjo e pikës 5, paragrafi i dytë, i germës “A”;

b.2. Lista e të punësuarve, dokument kopje e noterizuar, ka të korrigjuar vitin, nga 2004, në 2005 dhe kontrata kolektive e punës e lidhur me datë 3.01.2005 është jo e rregullt, kjo për pagesën e kontributeve të sigurimeve shoqërore.

Në këto kushte, këto subjekte duhet të s’kualifikoheshin dhe në tender nuk do të mbetej ofertues, pra ai duhej të përsëritej, kjo sipas kap. VII, të UKM nr. 1, datë 01.01.1996 “Për prokurimin publik” i ndryshuar, veprim ky që ngarkon me përgjegjësi komisionin e vlerësimit të ofertave dhe njësinë e prokurimit.

2. Në tenderin e zhvilluar me objekt “Ndërtim i urës së tregut të lirë (faza e dytë)”, me këto të dhëna:

• Urdhërprokurimi nr. 32, datë 04.05.05 • Fondi limit 4,975 mijë lekë • Procedura e prokurimit “tender i kufizuar” • Data e zhvillimit të tenderit 31.05.05 • Data e lidhjes së kontratës 15.06.05 • Vlera e kontratës 4,949,921 lekë • Likuidimi 4,702,421 lekë • Diferenca nga fondi limit 25,079 lekë Nga kontrolli rezultoi: 2.1. Është hartuar procesverbali, datë 15.05.2005, për dërgimin e “ftesës për

ofertë”, 5 shoqërive sh.p.k., kur ky ent prokurues nuk dispononte asnjë listë të përditësuar të shoqërive të ndërtimit nga Dega e Tatimeve të Lezhës, apo nga Sektori i Taksave e Tarifave Vendore pranë Bashkisë, veprim ky në kundërshtim me nenin 36, germat a dhe b, të ligjit nr. 7971, datë 26.7.1995 dhe ngarkon me përgjegjësi komisionin e vlerësimit të ofertave, juristin e njësisë së prokurimit dhe kryetarin e entit prokurues.

Page 160: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

160

Ky veprim ka sjellë që të ftohen në tender edhe 3 shoqëritë sh.p.k., të cilët megjithëse e kanë selinë në qytetin e Lezhës, nuk kishin likuiduar taksat vendore, pra kjo listë është formale.

2.2. Kualifikuar në kundërshtim me kërkesat për kualifikim: a. Ofertuesi sh.p.k., shoqëri e shpallur fituese: a.1. Listëpagesa për pagesën e kontributeve të sigurimeve shoqërore për muajt

janar-prill 2005, nuk është e vulosur nga Dega e Sigurimeve Shoqërore, kërkesë kjo e pikës 5, paragrafi i dytë, të germës A “Kërkesat e përgjithshme për kualifikim”;

a.2. Mungon lista e të punësuarve (dokument kopje e noterizuar), kërkesë kjo e pikës 5, paragrafi i fundit i germës A “Kërkesat e përgjithshme për kualifikim”.

a.3. Në kontratën kolektive të punës e lidhur me datë 05.01.2005, në nenin 10 “Pagat”, theksohet se paga minimale është 12.000 lekë në muaj, kurse në listëpagesat e muajve janar-prill 2005, kjo pagë është 11.376 lekë në muaj.

a.4. Për mjetin kamion “benz mercedes” ka një kontratë dhurimi më datë 15.3.2002, nga një person fizik; për mjetin autobetoniere ka një kontratë shit-blerje nga një person fizik, por për këto mjete mungon dokumenti i pronësisë së dhuruesit dhe i shitësit, kërkesa këto të pikës 3 “Kapaciteti teknik”, pjesa “Minimumi i kërkuar i kapacitetit teknik”, të germës B “Kërkesa specifike për kualifikim” dhe të udhëzimit të Ministrisë së Rregullimit të Territorit dhe Turizmit nr. 2, datë 31.01.2005 “Për përdorimin e fondeve buxhetore të investimeve publike për vitin 2005”.

Në këto kushte, kjo shoqëri duhet të s’kualifikohej dhe në tender do të mbeteshin 2 ofertues, pra ai duhej të përsëritej, kjo sipas kap. VII, të UKM nr. 1, datë 01.01.1996. Ky veprim ngarkon me përgjegjësi komisionin e vlerësimit të ofertave dhe njësinë e prokurimit.

3. Në tenderin e zhvilluar me objekt “Rikonstruksion i kopshtit, lagjja Skenderbeg”, me këto të dhëna:

• Urdhërprokurimi nr. 60, datë 25.05.05 • Fondi limit 2,050 mijë lekë • Procedura e prokurimit “tender i kufizuar” • Data e zhvillimit të tenderit 23.06.05 • Data e lidhjes së kontratës 11.07.05 • Vlera e kontratës 2,004,600 lekë • Likuidimi 1,904,365 lekë • Diferenca nga fondi limit 45,400 lekë Nga kontrolli rezultoi: 3.1. Është hartuar procesverbali datë 06.6.2005, për dërgimin e “ftesës për

ofertë”, 7 shoqërive sh.p.k., kur ky ent prokurues nuk dispononte asnjë listë të përditësuar të shoqërive të ndërtimit nga Dega e Tatimeve në Lezhë apo nga Sektori i Taksave e Tarifave Vendore pranë Bashkisë, veprim ky në kundërshtim me nenin 36, germat “a” e “b”, të ligjit nr. 7971, datë 26.07.1995 dhe ngarkon me përgjegjësi komisionin e vlerësimit të ofertave, juristin e njësisë së prokurimit dhe kryetarin e entit prokurues.

Ky veprim ka sjellë që të ftohen në tender edhe 3 shoqëritë sh.p.k., të cilët megjithëse e kanë selinë në qytetin e Lezhës, nuk kishin likuiduar taksat vendore, pra kjo listë është formale.

3.2. Kualifikuar në kundërshtim me kërkesat për kualifikim: a. Ofertuesi sh.p.k., shoqëri e shpallur fituese: a.1. Mungon vërtetimi origjinal që ofertuesi ka shlyer detyrimet ndaj qeverisjes

vendore, kërkesë kjo e pikës 13, të germës A “Kërkesa të përgjithshme për

Page 161: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

161

kualifikim”. Ofertuesi ka sjellë një kopje të noterizuar të vërtetimit për pagesën e taksave vendore nga Komuna Kolsh, kur ky ofertues sipas vendimit për regjistrimin si person juridik, nr. 2387, datë 04.03.1994, selia është lagjja “Besëlidhja”, pall. nr. 82 Lezhë, duhet ta sjellë vërtetimin për pagesën e taksave vendore nga Bashkia Lezhë.

a.2. Mungon kontrata për punime të ngjashme, kërkesë kjo e pikës 3 “Kapaciteti teknik”, germa c “Minimumi i kërkuar për punime të ngjashme”, të germës B “Kërkesa specifike për kualifikim”. Ofertuesi ka sjellë disa fletë ku në faqen e parë është shkruar kontratë sipërmarrje, pa numër dhe datë, për objektin “Rikonstruksion i Qendrës Sanitare në Lezhë”, pastaj janë shtjelluar kushtet e përgjithshme të kontratës. Ky objekt nuk përfshihet në informacionin e dërguar nga shoqëria e mësipërme, kështu, kjo kontratë nuk është e rregullt.

Në këto kushte, ky subjekt duhet të s’kualifikohej dhe në tender do të mbeteshin 2 ofertues, pra ai duhej të përsëritej, kjo sipas kap. VII, të UKM nr. 1, datë 01.01.1996 dhe ngarkon me përgjegjësi komisionin e vlerësimit të ofertave dhe njësinë e prokurimit.

4. Në tenderin e zhvilluar me objekt “Rikonstruksion i tarracës së kopshtit Besëlidhja”, me këto të dhëna:

• Urdhërprokurimi nr. 57, datë 25.05.05 • Fondi limit 1,555 mijë lekë • Procedura e prokurimit “kërkesë me kuotim” • Data e zhvillimit të tenderit 17.06.05 • Data e lidhjes së kontratës 11.07.05 • Vlera e kontratës 1,533,391 lekë • Likuidimi 1,456,721 lekë • Diferenca nga fondi limit 21,609 lekë Nga kontrolli rezultoi: 4.1. Është hartuar procesverbali datë 05.6.2005, për dërgimin e “ftesës për

kuotim”, 5 shoqërive sh.p.k., kur ky ent prokurues nuk dispononte asnjë listë të përditësuar të shoqërive të ndërtimit nga Dega e Tatimeve në Lezhë apo nga Sektori i Taksave e Tarifave Vendore pranë Bashkisë, veprim ky në kundërshtim me nenin 36, germat “a” e “b”, nenin 40, të ligjit nr. 7971, datë 26.7.1995 dhe ngarkon me përgjegjësi komisionin e vlerësimit të ofertave, juristin e njësisë së prokurimit dhe kryetarin e entit prokurues.

Ky veprim ka sjellë që të ftohen në tender edhe 4 shoqëritë sh.p.k., të cilët megjithëse e kanë selinë në qytetin e Lezhës, nuk kishin likuiduar taksat vendore si dhe shoqëria në Rrëshen, pra kjo listë është formale.

4.2. Kualifikuar në kundërshtim me kërkesat për kualifikim: a. Ofertuesi sh.p.k. sepse: a.1. Mungon kopje e noterizuar e certifikatës së regjistrimit në organin tatimor,

kërkesë kjo e pikës 9, e germës A “Kërkesat e përgjithshme për kualifikim” dhe e paragrafit “Dokumentet të jenë origjinal apo kopje të noterizuara...”. Ofertuesi ka sjellë një fotokopje të kopjes së noterizuar, pra dokument i parregullt.

a.2. Mungon kontrata për punime të ngjashme dhe aktkolaudimi përfundimtar, kërkesa këto të pikës 14, të germës A “Kërkesat e përgjithshme për kualifikim”. Ofertuesi ka sjellë një vërtetim dhe preventiv për objektin “Rehabilitim i fushës së sportit Lezhë”, objekt ky që nuk është i ngjashëm me objektin e mësipërm, pra dokument i parregullt.

Në këto kushte ky subjekt duhet të s’kualifikohej dhe në tender do mbeteshin 2 ofertues, pra ai duhej të përsëritej, kjo sipas kap. VII, UKM nr. 1, date 01.01.1996 dhe ngarkon me përgjegjësi komisionin e vlerësimit të ofertave dhe njësinë e prokurimit.

Page 162: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

162

5. Në tenderin e zhvilluar me objekt “Rikonstruksion i tarracës shkolla “Gjergj Fishta”, me këto të dhëna:

• Urdhërprokurimi nr. 58, datë 25.05.05 • Fondi limit 1,320 mijë lekë • Procedura e prokurimit “kërkesë me kuotim” • Data e zhvillimit të tenderit 20.06.05 • Data e lidhjes së kontraës. 11.07.05 • Vlera e kontratës 1,316,698 lekë • Likuidimi 1,250,863 lekë • Diferenca nga fondi limit 3,302 lekë • Nga kontrolli rezultoi: 5.1. Është hartuar procesverbali datë 05.06.2005, për dërgimin e “ftesës për

kuotim”, 5 shoqërive sh.p.k., kur ky ent prokurues nuk dispononte asnjë listë të përditësuar të shoqërive të ndërtimit nga Dega e Tatimeve në Lezhë apo nga Sektori i Taksave e Tarifave Vendore pranë Bashkisë, veprim ky në kundërshtim me nenin 36, germat “a” e “b”, nenin 40, të ligjit nr. 7971, datë 26.7.1995 dhe ngarkon me përgjegjësi komisionin e vlerësimit të ofertave, juristin e njësisë së prokurimit dhe kryetarin e entit prokurues.

Ky veprim ka sjellë që të ftohen në tender edhe 2 shoqëritë sh.p.k., të cilët megjithëse e kanë selinë në qytetin e Lezhës, nuk kishin likuiduar taksat vendore, pra kjo listë është formale.

5.2. Kualifikuar në kundërshtim me kërkesat për kualifikim: a. Ofertuesi sh.p.k., shoqëri e shpallur fituese: a.1. Mungon licenca e shoqërisë dhe e drejtuesit teknik të shoqërisë për

vazhdimin e punimeve nga data e lidhjes së kontratës me 11.07.2005 dhe me afat të kryerjes së punimeve 40 ditë, kërkesë kjo e pikës 2, të germës A “Kërkesat e përgjithshme për kualifikim” dhe e pikës 1/b, të germës B “Kërkesat specifike për kualifikim”. Ofertuesi ka sjellë licencë për shoqërinë sh.p.k. e vlefshme deri me 17.7.2005 dhe për drejtuesin teknik licencë kopje të kopjes së noterizuar të vlefshme deri 17.7.2005, pra dokumente që nuk përfshin afatin e kryerjes së punimeve.

a.2. Vërtetimi origjinal që ofertuesi ka shlyer detyrimet ndaj qeverisjes vendore, kërkesë kjo e pikës 13, të germës A “Kërkesa të përgjithshme për kualifikim” është sjellë nga Komuna në Dajç. Në bazë të vendimit për regjistrimin si person juridik nr. 13712, datë 08.02.1996, selia është Lezhë, lagjja “Skënderbeu”, pallati nr. 143 në Lezhë, duhet të sjellë vërtetimin për pagesën e taksave vendore nga Bashkia Lezhë.

a.3. Mungon kontrata për punime të ngjashme dhe aktkolaudimi përfundimtar, kërkesa këto të pikës 14, të germës A “Kërkesat e përgjithshme për kualifikim”. Ofertuesi ka sjellë një vërtetim kopje me objekt “Rikonstruksion i godinës së Kryqit Kuq, Dega e Lezhës”, për periudhën korrik-gusht 2002, me vlerë 2.412.315 lekë, vlerë kjo e korrigjuar për arsye se në investimet e plotësuara nga shoqëria, ky objekt ka vlerën 412.315 lekë, pra vërtetimit kopje i është shtuar numri 2. Për këtë objekt mungon kontrata dhe akti i kolaudimit.

Kontrata, preventivi dhe akti i kolaudimit të datës 13.6.2003 që ka sjellë shoqëria, nuk janë të rregullta.

Në këto kushte, ky subjekt duhet të s’kualifikohej dhe në tender do mbeteshin 2 ofertues, pra ai duhej të përsëritej, kjo sipas kap. VII, të UKM nr. 1, datë 01.01.1996 dhe ngarkon me përgjegjësi komisionin e vlerësimit të ofertave dhe njësinë e prokurimit.

Page 163: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

163

6. Në tenderin e zhvilluar me objekt “Rikonstruksion në banjat e gjimnazit Lezhë”, me këto të dhëna:

• Urdhërprokurimi nr. 61, datë 25.05.05 • Fondi limit 2,590 mijë lekë • Procedura e prokurimit “tender i kufizuar” • Data e zhvillimit të tenderit 22.06.05 • Data e lidhjes së kontratës 11.07.05 • Vlera e kontratës 2,554,032 lekë • Diferenca nga fondi limit 35,968 lekë Nga kontrolli rezultoi: 6.1. Është hartuar procesverbali datë 06.06.2005, për dërgimin e “ftesës për

ofertë”, 5 shoqërive sh.p.k., kur ky ent prokurues nuk dispononte asnjë listë të përditësuar të shoqërive të ndërtimit nga Dega e Tatimeve Lezhë apo nga Sektori i Taksave e Tarifave Vendore pranë Bashkisë, veprim ky në kundërshtim me nenin 36, germat “a” e “b”, të ligjit nr. 7971, datë 26.7.1995 dhe ngarkon me përgjegjësi komisionin e vlerësimit të ofertave, juristin e njësisë së prokurimit dhe kryetarin e entit prokurues.

Ky veprim ka sjellë që të ftohen në tender edhe 4 shoqëritë sh.p.k., të cilët megjithëse e kanë selinë në qytetin e Lezhës, nuk kishin likuiduar taksat vendore, pra kjo listë është formale.

6.2. Kualifikuar në kundërshtim me kërkesat për kualifikim: a. Ofertuesi sh.p.k., shoqëri e shpallur fituese sepse: a. 1. Mungon vërtetimi origjinal që ofertuesi ka shlyer detyrimet ndaj

qeverisjes vendore, kërkesë kjo e pikës 13, të germës A “Kërkesa të përgjithshme për kualifikim”. Ofertuesi ka sjellë një kopje të noterizuar të vërtetimit për pagesën e taksave vendore nga Komuna e Kolshit, kur ky ofertues sipas vendimit për regjistrimin si person juridik, nr. 2387, datë 04.3.1994, selia është lagjja “Besëlidhja”, pallati nr. 82 Lezhë, duhej vërtetimi për pagesën e taksave vendore nga Bashkia Lezhë.

a. 2. Mungon kontrata për punime të ngjashme, kërkesë kjo e pikës 3 Kapaciteti teknik, germa c “Minimumi i kërkuar për punime të ngjashme”, të germës B “Kërkesa specifike për kualifikim”. Ofertuesi ka sjellë disa fletë, ku në faqen e parë është shkruar kontratë sipërmarrje pa numër dhe datë, për objektin “Rikonstruksion i Qendrës Sanitare, Lezhë”, pastaj janë shtjelluar kushtet e përgjithshme të kontratës. Ky objekt nuk përfshihet në informacionin e dërguar nga shoqëria e mësipërme, kështu kjo kontratë nuk është e rregullt.

Në këto kushte ky subjekt duhet të s’kualifikohej dhe në tender do mbeteshin 2 ofertues, pra ai duhej të përsëritej, kjo sipas kap. VII, të UKM nr. 1, datë 01.01.1996 dhe ngarkon me përgjegjësi komisionin e vlerësimit të ofertave dhe njësinë e prokurimit.

7. Në tenderin e zhvilluar me objekt “Sistemime në oborrin e shkollës së mesme Lezhë”, me këto të dhëna:

• Urdhërprokurimi nr. 59, datë 25.05.05 • Fondi limit 2,475 mijë lekë • Procedura e prokurimit “tender i kufizuar” • Data e zhvillimit të tenderit 21.06.05 • Data e lidhjes së kontratës 11.07.05 • Vlera e kontratës 2,457,120 lekë • Diferenca nga fondi limit 17,880 lekë

Page 164: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

164

Nga kontrolli rezultoi: 7.1. Është hartuar procesverbali, datë 06.6.2005, për dërgimin e “ftesës për

ofertë”, 5 shoqërive sh.p.k., kur ky ent prokurues nuk dispononte asnjë listë të përditësuar të shoqërive të ndërtimit nga Dega e Tatimeve në Lezhë apo nga Sektori i Taksave e Tarifave Vendore pranë Bashkisë, veprim ky në kundërshtim me nenin 36, germat “a” e “b”, të ligjit nr. 7971, datë 26.7.1995 dhe ngarkon me përgjegjësi komisionin e vlerësimit të ofertave, juristin e njësisë së prokurimit dhe kryetarin e entit prokurues.

Ky veprim ka sjellë që të ftohen në tender edhe 3 shoqëritë sh.p.k., të cilët megjithëse e kanë selinë në qytetin e Lezhës, nuk kishin likuiduar taksat vendore, pra kjo listë është formale.

7.2. Kualifikuar në kundërshtim me kërkesat për kualifikim: a. Ofertuesi sh.p.k., shoqëri e shpallur fituese: a.1. Mungon vërtetimi origjinal që ofertuesi ka shlyer detyrimet ndaj qeverisjes

vendore, kërkesë kjo e pikës 13, të germës A “Kërkesa të përgjithshme për kualifikim”. Ofertuesi ka sjellë një kopje të noterizuar të vërtetimit për pagesën e taksave vendore nga Komuna në Kolsh, kur ky ofertues sipas vendimit për regjistrimin si person juridik nr. 2387, datë 04.3.1994, selia është lagjja “Besëlidhja”, pallati nr. 82 në Lezhë, duhet ta sjellë vërtetimin për pagesën e taksave vendore nga Bashkia e Lezhës.

a.2. Mungon kontrata për punime të ngjashme dhe akti i kolaudimit është pa firmën e kolaudatorit, kërkesë kjo e pikës 3 “Kapaciteti teknik”, germa c “Minimumi i kërkuar për punime të ngjashme” të germës B “Kërkesa specifike për kualifikim”. Ofertuesi ka sjellë kopje të vërtetimit të lëshuar nga Komuna Zejmen, të shoqëruar me “Formular kontrate dhe kushtet e veçanta të kontratës”, për objektin: “Rikonstruksion i segmentit superstradë Zejmen”, objekt ky i papërfshirë në informacionin e sjell nga shoqëria e mësipërme.

Në këto kushte, ky subjekt duhet të s’kualifikohej dhe në tender do mbeteshin 2 ofertues, pra ai duhej të përsëritej, kjo sipas kap. VII, të UKM nr. 1, datë 01.01.1996 dhe ngarkon me përgjegjësi komisionin e vlerësimit të ofertave dhe njësinë e prokurimit.

8. Në tenderin e zhvilluar me objekt “Ndërtim ambulance në lagjen Kodërmarlekaj”, me këto të dhëna:

• Urdhërprokurimi nr. 62, datë 25.05.05 • Fondi limit 2,950 mijë lekë • Procedura e prokurimit “tender i kufizuar” • Data e zhvillimit të tenderit 01.07.05 • Data e lidhjes së kontratës 25.07.05 • Vlera e kontratës 2,936,317 lekë • Likuidimi 2,936,074 lekë • Diferenca nga fondi limit 13,683 Nga kontrolli rezultoi: 8.1. Është hartuar procesverbali datë 05.6.2005, për dërgimin e “ftesës për

ofertë”, 5 shoqërive sh.p.k., kur ky ent prokurues nuk dispononte asnjë listë të përditësuar të shoqërive të ndërtimit nga Dega e Tatimeve në Lezhë apo nga Sektori i Taksave e Tarifave Vendore pranë Bashkisë, veprim ky në kundërshtim me nenin 36, germat “a” e “b”, të ligjit nr. 7971, datë 26.7.1995 dhe ngarkon me përgjegjësi komisionin e vlerësimit të ofertave, juristin e njësisë së prokurimit dhe kryetarin e entit prokurues.

Page 165: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

165

Ky veprim ka sjellë që të ftohen në tender edhe 2 shoqëritë sh.p.k., të cilët megjithëse e kanë selinë në qytetin e Lezhës, nuk kishin likuiduar taksat vendore, pra kjo listë është formale.

8. 2. Kualifikuar në kundërshtim me kërkesat për kualifikim: a. Ofertuesi sh.p.k., shoqëri e shpallur fituese: a.1. Mungon kontrata për punime të ngjashme dhe aktkolaudimi, kërkesë kjo e

pikës 3 “Kapaciteti teknik”, germa c “Minimumi i kërkuar për punime të ngjashme”, të germës B “Kërkesa specifike për kualifikim”. Ofertuesi ka sjellë disa fletë, ku në faqen e parë është shkruar kontratë sipërmarrje nr. 1, datë 25.4.2005, për objektin “Rikonstruksion i pjesshëm, hidroizolim i tarracës së godinës DSHP, Lezhë”, pastaj janë shtjelluar kushtet e përgjithshme të kontratës. Aktkolaudimi është për objektin “Rikonstruksion i zyrave të DSHP, Lezhë” dhe pa firmën e mbikëqyrësit. Ky objekt nuk përfshihet në informacionin e sjell nga shoqëria e mësipërme.

a.2. Për makineritë vinç dhe autobetoniere ka një kontratë qiraje me shoqërinë sh.p.k. datë 26.6.2005, por për këto makineri mungon dokumenti i pronësisë së qiradhënësit, kërkesa këto të pikës 3/b “Minimumi i kërkuar i makinerive”, të germës B “Kërkesat specifike për kualifikim” dhe të udhëzimit nr. 2, datë 31.01.2005 “Për përdorimin e fondeve buxhetore të investimeve publike për vitin 2005” të MRRT e Turizmit;

Në këto kushte, ky subjekt duhet të s’kualifikohej dhe në tender do mbeteshin 2 ofertues, pra ai duhej të përsëritej, kjo sipas kap. VII, të UKM nr. 1, datë 01.01.1996 dhe ngarkon me përgjegjësi komisioni i vlerësimit të ofertave dhe njësinë e prokurimit.

9. Në tenderin e zhvilluar me objekt “FV ndriçues rrugorë të qytetit Lezhë”, me këto të dhëna:

• Urdhërprokurimi nr. 17, datë 22.04.05 • Fondi limit 2,000 mijë lekë • Procedura e prokurimit “tender i kufizuar” • Data e zhvillimit të tenderit 19.05.05 • Data e lidhjes së kontratës 05.06.05 • Vlera e kontratës 1,998,700 lekë • Likuidimi 1,898,000 lekë • Diferenca nga fondi limit 1,300 lekë Nga kontrolli rezultoi: 9.1. Është hartuar procesverbali datë 25.4.2005, për dërgimin e “ftesës për

ofertë”, 4 shoqërive sh.p.k. dhe personit fizik, kur ky ent prokurues nuk dispononte asnjë listë të përditësuar të shoqërive të ndërtimit nga Dega e Tatimeve në Lezhë apo nga Sektori i Taksave e Tarifave Vendore pranë Bashkisë, veprim ky në kundërshtim me nenin 36, germat “a” e “b”, të ligjit nr. 7971, datë 26.7.1995 dhe ngarkon me përgjegjësi komisionin e vlerësimit të ofertave, juristin e njësisë së prokurimit dhe kryetarin e entit prokurues.

Ky veprim ka sjellë që të ftohen në tender 2 shoqëritë sh.p.k., të cilët megjithëse e kanë selinë në qytetin e Lezhës, nuk kishin likuiduar taksat vendore.

9.2. Kualifikuar në kundërshtim me kërkesat për kualifikim: a. Ofertuesi, person fizik, i shpallur fitues: a.1. Mungon vendimi i gjyqtarit për regjistrimin si person fizik me objekt

“Tregtim artikuj elektrik”, kërkesë kjo e pikës 1/b, të germës B “Kërkesa specifike për kualifikim”. Ofertuesi ka sjellë vendimin për regjistrimin si person fizik nr. 5, datë

Page 166: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

166

10.01.1997 me objekt “Tregtar ambulant”, objekt ky që nuk e përfshin objektin e prokurimit.

a.2. Mungon certifikata e regjistrimit në organin tatimor e vitit 2005, kërkesë kjo e pikës 2, të germës A “Kërkesa të përgjithshme për kualifikim”. Ofertuesi ka sjellë kopje të noterizuar të certifikatës të vitit 2004, e cila është e vlefshme deri me 31.12.2004.

a.3. Mungon kontrata për punime të ngjashme e lidhur para noterit, kërkesë kjo e pikës 12, të germës A “Kërkesa të përgjithshme për kualifikim”. Ofertuesi ka sjellë kopje të noterizuar të një kontrate të lidhur me datë 14.9.2004, me shoqërinë sh.p.k. kontratë kjo e palidhur para noterit, pra dokument i parregullt.

a.4. Mungon “Formulari i autorizimit të prodhuesit”, kërkesë kjo e dokumenteve standarte të tenderit.

b. Ofertuesi sh.p.k.: b.1. Mungon kontrata për punime të ngjashme e lidhur para noterit, kërkesë

kjo e pikës 12, të germës A “Kërkesa të përgjithshme për kualifikim”; b.2. Mungon “Formulari i autorizimit të prodhuesit”, kërkesë kjo e

dokumenteve standarde të tenderit. b.3. Dokumentet, vendim për regjistrimin si person juridik, certifikatë

regjistrimi në organin tatimor, NIPT-i, licencat e shoqërisë dhe drejtuesit teknik, janë kopje të noterizuara me 26.01.2005, pra para 3 muaj nga data e zhvillimit të tenderit, datë 19.05.2005.

Në këto kushte këto subjekte duhet të s’kualifikoheshin dhe në tender do mbetej 1 ofertues, pra ai duhej të përsëritej, kjo sipas kap. VII, të UKM nr. 1, datë 01.01.1996 dhe ngarkon me përgjegjësi komisionin e vlerësimit të ofertave dhe njësinë e prokurimit.

Theksojmë se ftesa për ofertë dërguar personit fizik, në kundërshtim me UKM nr. 2, datë 13.05.2005 “Për zbatimin e punimeve të ndërtimit”, kreu I, pika 1, tregon se ky tender ka qenë i paramenduar, veprim që ngarkon me përgjegjësi komisionin e vlerësimit të ofertave dhe kryetarin e entit prokurues.

10. Në tenderin e zhvilluar me objekt “Furnizim me bukë kopshte-çerdhe”, me këto të dhëna:

• Urdhërprokurimi nr. 8, datë 01.04.05 • Fondi limit 320 mijë lekë • Procedura e prokurimit “kërkesë me kuotim” • Data e zhvillimit të tenderit 21.04.05 • Data e lidhjes së kontratës 26.05.05 • Vlera e kontratës 316.000 lekë • Diferenca nga fondi limit 4,000 lekë Nga kontrolli rezultoi: 10.1. Fondi limit i caktuar në urdhërprokurimin nr. 8, datë 01.4.2005, për 320

mijë lekë nuk është i saktë, kjo për faktin se për përcaktimin e çmimit njësi për 1 kg bukë nuk është marrë në konsideratë kap. I, pika 3, e UKM nr. 1, datë 01.01.1996 dhe ngarkon me përgjegjësi komisionin e vlerësimit të ofertave dhe njësinë e prokurimit.

Sipas preventivit të hartuar nga enti prokurues për këtë artikull, kemi: a. Bukë kg 4000 × 80 lekë/kg = 320.000 lekë. Duke u bazuar tek shkresa nr. 94/1, datë 21.02.2005, që INSTAT-i i drejtohet

Bashkisë së Lezhës, çmimi për artikullin “bukë” është 64.5 lekë/kg, pra preventivi i entit prokurues duhet të ishte:

b. Bukë kg 4000 × 64.5 lekë/kg = 258.000 lekë.

Page 167: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

167

10.2. Është hartuar procesverbali datë 11.4.2005, për dërgimin e “ftesës për kuotim”, 6 shoqërive dhe personave fizikë sh.p.k., kur ky ent prokurues nuk dispononte asnjë listë të përditësuar të shoqërive dhe personave fizikë që tregtojnë artikuj ushqimor dhe bukë nga Dega e Tatimeve në Lezhë apo nga Sektori i Taksave e Tarifave Vendore pranë Bashkisë, veprim ky në kundërshtim me nenin 36, germat “a” e “b”, nenin 40, të ligjit nr. 7971, datë 26.7.1995 dhe ngarkon me përgjegjësi komisionin e vlerësimit të ofertave, juristin e njësisë së prokurimit dhe kryetarin e entit prokurues.

10.3. Në tender u paraqiten tre subjekte me vlerë të ofertave: 316.000 lekë; 320.000 lekë dhe 320,000 lekë, nga të cilët vlera e ofertës së subjektit sh.p.k. prej 316.000 lekë u shpall fituese.

Duke u nisur nga fakti se vlera e fondit limit të llogaritur nga ana entit prokurues është bërë në kundërshtim me kap. I, pika 3, të UKM nr. 1, datë 01.01.1996, pra fondi limit nga 320.000 lekë, i llogaritur nga ana e entit prokurues duhet të ishte 258.000 lekë.

Diferenca në mes të vlerës së ofertës fituese 316.000 lekë, me vlerën e fondit limit 258.000 lekë, në vlerën 58.000 lekë, përbën dëm ekonomik për buxhetin e bashkisë dhe ngarkon me përgjegjësi komisionin e vlerësimit të ofertave, të cilët kanë firmosur preventivin për llogaritjen e fondit limit.

11. Në tenderin e zhvilluar me objekt “Furnizim me artikuj ushqimorë”, me këto të dhëna:

• Urdhërprokurimi nr. 4, datë 01.4.05 • Fondi limit 2,000 mijë lekë • Procedura e prokurimit “tender i kufizuar” • Data e zhvillimit të tenderit 26.4.2005 • Data e lidhjes së kontratës 26.5.05 • Vlera e kontratës 1,930,000 lekë • Diferenca nga fondi limit 70,000 lekë Nga kontrolli rezultoi: 11.1. Është hartuar procesverbali datë 11.4.2005, për dërgimin e “ftesës për

ofertë”, 5 shoqërive dhe personave fizikë sh.p.k., kur ky ent prokurues nuk dispononte asnjë listë të përditësuar të shoqërive dhe personave fizikë që tregtojnë artikuj ushqimor nga Dega e Tatimeve në Lezhë apo nga Sektori i Taksave e Tarifave Vendore pranë Bashkisë, veprim ky në kundërshtim me nenin 36, germat “a” e “b”, të ligjit nr. 7971, datë 26.7.1995 dhe ngarkon me përgjegjësi komisionin e vlerësimit të ofertave, juristin e njësisë së prokurimit dhe kryetarin e entit prokurues.

11.2. Kualifikuar në kundërshtim me kërkesat për kualifikim: a. Ofertuesi, person fizik, i shpallur fituese sepse: a.1. Formulari i ofertës dhe preventivi të paraqitura nga personi fizik, kanë

vulën me shënimet “Firma private, Lezhë”, kur vendimi për regjistrimin si person fizik nr. 69, datë 23.3.2005 është për personin fizik tjetër, pra formulari i ofertës dhe preventivi nuk janë të rregullt;

a.2. Mungon vërtetimi dhe kontrata për eksperienca të ngjashme, kërkesë kjo e pikës 12, të germës A “Kërkesat e përgjithshme për kualifikim” dhe e pikës 3, të germës B “Kërkesa specifike për kualifikim”. Ofertuesi ka sjellë një formular kontrate të lidhur në mes Bashkisë së Lezhës dhe subjektit, gjë që nuk plotëson kushtin e përcaktuar nga enti prokurues;

a.3. Vërtetimi për pagesën e sigurimeve shoqërore datë 25.4.2005, lëshuar nga Agjencia e Sigurimeve Shoqërore në Lezhë nuk është i saktë, kjo për faktin se në këtë

Page 168: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

168

vërtetim theksohet se janë paguar sigurimet shoqërore për muajt janar, shkurt e mars, kur ky subjekt është regjistruar në Gjykatë me 23 mars 2005.

a.4. Mungojnë vërtetimet nga Gjykata, Prokuroria etj., kërkesa këto të pikave 3, 4, 5, 6, të germës A “Kërkesat e përgjithshme për kualifikim”. Ofertuesi i ka sjellë këto vërtetime për subjektin, kur vendimi i Gjykatës është për personin fizik.

Në këto kushte, ky subjekt duhej të s’kualifikohej dhe në tender do të mbeteshin 2 ofertues, pra ai duhej të përsëritej, kjo sipas kap. VII, të UKM nr. 1, datë 01.01.1996 dhe ngarkon me përgjegjësi komisionin e vlerësimit të ofertave dhe njësinë e prokurimit.

12. Në tenderin e zhvilluar me objekt “Furnizim me detergjente dhe material pastrimi”, me këto të dhëna:

• Urdhërprokurimi nr. 9, datë 01.04.05 • Fondi limit 420 mijë lekë • Procedura e prokurimit “kërkesë me kuotim” • Data e zhvillimit të tenderit 22.04.05 • Data e lidhjes së kontratës 26.05.05 • Vlera e kontratës 390,000 lekë • Diferenca nga fondi limit 10,000 lekë Nga kontrolli rezultoi: 12.1. Është hartuar procesverbali datë 11.4.2005, për dërgimin e “ftesës për

kuotim” 5 shoqërive dhe personave fizik:, kur ky ent prokurues nuk dispononte asnjë listë të përditësuar të shoqërive dhe personave fizikë që tregtojnë artikuj ushqimor nga Dega e Tatimeve në Lezhë apo nga Sektori i Taksave e Tarifave Vendore pranë Bashkisë, veprim ky në kundërshtim me nenin 36, germat “a” e “b”, nenin 40, të ligjit nr. 7971, datë 26.7.1995 dhe ngarkon me përgjegjësi komisionin e vlerësimit të ofertave, juristin e njësisë së prokurimit dhe kryetarin e entit prokurues.

12.3. Kualifikuar në kundërshtim me kërkesat për kualifikim: a. Ofertuesi, person fizik, i shpallur fituese sepse: a.1. Formulari i ofertës dhe preventivi të paraqitura nga personi fizik, kanë

vulën me shënimet “Firma private Lezhë - Albania”, kur vendimi për regjistrimin si person fizik nr. 69, datë 23.3.2005 është për personin fizik, pra formulari i ofertës dhe preventivi nuk janë të rregullt.

a.2. Mungon vërtetimi dhe kontrata për eksperienca të ngjashme, kërkesë kjo e pikës 12, të germës A “Kërkesat e përgjithshme për kualifikim” dhe e pikës 3, të germës B “Kërkesa specifike për kualifikim”. Ofertuesi ka sjellë një formular kontrate të lidhur në mes Bashkisë së Lezhës dhe subjektit, gjë që nuk plotëson kushtin e përcaktuar nga enti prokurues.

a.3. Vërtetimi për pagesën e sigurimeve shoqërore datë 25.04.2005, lëshuar nga Agjencia e Sigurimeve Shoqërore në Lezhë, nuk është i saktë kjo për faktin se në këtë vërtetim theksohet se janë paguar sigurimet shoqërore për muajt janar, shkurt e mars, kur ky subjekt është regjistruar në Gjykatë me 23 mars 2005.

a.4. Mungojnë vërtetimet nga gjykata, prokuroria, etj, kërkesa këto të pikave 3, 4, 5, 6, të germës A “Kërkesat e përgjithshme për kualifikim”. Ofertuesi i ka sjellë këto vërtetime për subjektin, kur vendimi i Gjykatës është për personin fizik.

Në këto kushte, ky subjekt duhej të s’kualifikohej dhe në tender do të mbeteshin 2 ofertues, pra ai duhej të përsëritej, kjo sipas kap. VII, të UKM nr. 1, datë 01.01.1996 dhe ngarkon me përgjegjësi komisionin e vlerësimit të ofertave dhe njësinë e prokurimit.

VI.2. Viti 2006

Page 169: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

169

Në vitin 2006, Bashkia e Lezhës me fondet e dhëna nga buxheti i shtetit dhe nga të ardhurat e veta ka realizuar 15 tendera për ndërtime, 11 tendera për mallra dhe 7 tendera për shërbime.

Nga ana jonë u kontrolluan tenderat për ndërtime, me një fond total prej 49.878 mijë lekë, fond i cili është kontraktuar në vlerën 46.836 mijë lekë ose në masën 93.9%.

Nga kontrolli rezultoi: Shkelje të dispozitave ligjore, që janë të përbashkëta për të gjithë tenderët: A.1. Fondi limit i caktuar në urdhër prokurimin për të gjithë tenderët me

procedurë “tender i kufizuar” dhe “kërkesë për kuotim”, nuk është i argumentuar ligjërisht, kjo për faktin e mos shoqërimit të preventivit të hartuar nga enti prokurues, më analizën teknike të çmimeve të zërave të punimeve të ndërtimit, në kundërshtim me udhëzimin e Ministrisë së Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit nr. 4, datë 22.02.2005 “Për përdorimin efektiv të fondeve për investimet publike për vitin 2005”, pika 22.1 dhe udhëzimin e Ministrisë Rregullimit Territorit dhe Turizmit nr. 2, datë 31.01.2005 “Për përdorimin e fondeve buxhetore të investimeve publike për vitin 2005”, pika 4 dhe ngarkon me përgjegjësi preventivuesin inxhinierin; ish-kryetarin e entit prokurues dhe njësinë e prokurimit e juristin.

A.2. Janë hartuar procesverbalet për koston e dokumenteve të tenderit, për caktimin e kritereve të vlerësimit, por mungon procesverbali për miratimin e dokumenteve të tenderit (deri në qershor 2006), për pasojë ftesa për ofertë dërguar në APP është formale, veprim ky në kundërshtim me nenin 10 të ligjit nr. 7971, datë 26.7.1995 dhe me kap. IV, të UKM nr. 1, datë 01.01.1996 dhe ngarkon me përgjegjësi komisionin e vlerësimit të ofertave dhe njësinë e prokurimit.

A.4. Nuk është plotësuar “Regjistri i procedurave të prokurimit publik”, ne kundërshtim me kap. VII, të UKM nr. 1, datë 01.01.1996, çka ngarkon me përgjegjësi njësinë e prokurimit.

B. Shkelje të dispozitave ligjore të veçanta në secilin tender. 1. Në tenderin e zhvilluar me objekt “Rikonstruksion i urës së vjetër të qytetit

(faza e parë)”, me këto të dhëna: • Urdhërprokurimi nr. 131, date 13.12.05 • Fondi limit 2,450 mijë lekë • Procedura e prokurimit “tender i kufizuar” • Data e zhvillimit të tenderit 09.01.06 • Data e lidhjes së kontratës 08.02.06 • Vlera e kontratës 2,426,286 lekë • Likuidimi 2,304,079 lekë • Diferenca nga fondi limit 23,714 lekë Nga kontrolli rezultoi: 1.1. Është hartuar procesverbali, datë 20.12.2005, për dërgimin e “ftesës për

ofertë”, 5 hoqërive sh.p.k., kur ky ent prokurues nuk dispononte asnjë listë të përditësuar të shoqërive të ndërtimit nga Dega e Tatimeve në Lezhë apo nga Sektori i Taksave e Tarifave Vendore pranë Bashkisë, veprim ky në kundërshtim me nenin 36, germat “a” e “b”, të ligjit nr. 7971, datë 26.7.1995 dhe ngarkon me përgjegjësi komisionin e vlerësimit të ofertave, juristin e njësisë së prokurimit dhe kryetarin e entit prokurues.

Ky veprim ka sjellë që të ftohen në tender edhe 3 shoqëritë, të cilët megjithëse e kanë selinë në qytetin e Lezhës, nuk kishin likuiduar taksat vendore, pra kjo listë është formale.

Page 170: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

170

1.2. Kualifikuar në kundërshtim me kërkesat për kualifikim: a. Ofertuesi në Lezhë, shoqëri e shpallur fituese sepse: a.1. Mungon vendimi i Gjykatës për regjistrimin si person juridik nr. 8017, datë

11.01.1995, kërkesë kjo e pikës 1, të germës A “Kërkesat e përgjithshme për kualifikim”. Ofertuesi ka sjellë vendimin e Gjykatës nr. 8017/4, në të cilin janë bërë korrigjime: viti 1999 dhe vendimi nr. 2 i ortakut të vetëm në muajin mars. Në këto kushte, ky dokument është i parregullt.

a.2. Vërtetimet nga Prokuroria, Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Zyra e Përmbarimit, Dega e Tatimeve kanë të korrigjuar vitin, nga 2005, në 2006, prandaj këto dokumente nuk duhet të konsideroheshin të rregullta.

a.3. Mungon kontrata e qiradhënies noteriale për makineritë motokompresor dhe ekskavator, kërkesë kjo e pikës 15, të germës A “Kërkesat e përgjithshme për kualifikim”. Ofertuesi ka sjellë një marrëveshje të panoterizuar dhe pa dokumente pronësie të qiradhënësit për makineritë e mësipërme, dokument ky i parregullt. Edhe për pajisjet e tjera janë sjellë fletëdalje nga shitësit, por që nuk përfaqësojnë dokumente pronësie

Në këto kushte kjo shoqëri duhet të s’kualifikohej dhe në tender do mbeteshin 2 ofertues, pra ai duhej të përsëritej, kjo sipas kap. VII, të UKM nr. 1, date 01.01.1996 dhe ngarkon me përgjegjësi komisioni i vlerësimit të ofertave dhe njësinë e prokurimit.

2. Në tenderin e zhvilluar me objekt “Rrethim dhe asfaltim i gjimnazit Lezhë (faza e dytë)”, me këto të dhëna:

• Urdhërprokurimi nr. 79, datë 06.06.06 • Fondi limit 2,890 mijë lekë • Procedura e prokurimit “tender i kufizuar” • Data e zhvillimit të tenderit 01.07.06 • Data e lidhjes së kontratës 18.07.06 • Vlera e kontratës 2,861,205 lekë • Likuidimi 2,717,697 lekë • Diferenca nga fondi limit 28,795 lekë Nga kontrolli rezultoi: 2.1. Është hartuar procesverbali datë 15.6.2006, për dërgimin e “ftesës për

ofertë”, 5 shoqërive sh.p.k., kur ky ent prokurues nuk dispononte asnjë listë të përditësuar të shoqërive të ndërtimit nga Dega e Tatimeve të Lezhës apo nga Sektori i Taksave Vendore pranë Bashkisë, veprim ky në kundërshtim me nenin 36, germat “a” e “b”, të ligjit nr. 7971, datë 26.7.1995 dhe ngarkon me përgjegjësi komisionin e vlerësimit të ofertave, juristin e njësisë së prokurimit dhe kryetarin e entit prokurues.

Ky veprim ka sjellë që të ftohen në tender edhe 4 shoqëritë sh.p.k., të cilët megjithëse e kanë selinë në qytetin e Lezhës, nuk kanë likuiduar taksat vendore, pra kjo listë është formale.

2.2. Kualifikuar në kundërshtim me kërkesat për kualifikim: a. Ofertuesi në Lezhë, shoqëri e shpallur fituese sepse: a.1. Mungon vërtetimi origjinal që ofertuesi ka shlyer detyrimet ndaj qeverisjes

vendore, kërkesë kjo e pikës 8, të germës A “Kërkesa të përgjithshme për kualifikim”. Ofertuesi ka sjellë një kopje të noterizuar të vërtetimit për pagesën e taksave vendore nga Komuna në Kolsh, vërtetim ky i njëjtë me atë të paraqitur në vitin 2005, të cilit i është korrigjuar viti nga 2005 në 2006. Gjithashtu theksojmë se sipas vendimit për regjistrimin si person juridik nr. 2387, datë 04.3.1994, selia e kësaj shoqërie është

Page 171: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

171

lagjja “Besëlidhja”, pallati nr. 82, Lezhë, pra vërtetimi për pagesën e taksave vendore duhej të sillej nga Bashkia e Lezhës.

a. 2. Mungon lista e të punësuarve e vulosur nga Zyra e Punësimit, kërkesë kjo e pikës 3/a, paragrafi i fundit të germës B “Kërkesa specifike për kualifikim”. Ofertuesi ka sjellë listën e të punësuarve të vitit 2004, duke bërë korrigjimin e vitit në 2006.

b. Ofertuesi në Lezhë: b.1. Mungon vërtetimi origjinal që ofertuesi ka shlyer detyrimet ndaj qeverisjes

vendore, kërkesë kjo e pikës 8, të germës A “Kërkesa të përgjithshme për kualifikim”. Ofertuesi ka sjellë një vërtetim për pagesën e taksave vendore nga Komuna në Shëngjin, kur sipas vendimit për regjistrimin si person juridik nr. 2954, datë 22.3.1994, selia e kësaj shoqërie është qyteti Lezhë, pra vërtetimi për pagesën e taksave vendore duhej të sillej nga Bashkia në Lezhë;

b.2. Mungon lista e të punësuarve e vulosur nga Zyra e Punës, kërkesë kjo e pikës 3/a, paragrafi i fundit të germës B “Kërkesa specifike për kualifikim”. Ofertuesi ka sjellë listën e të punësuarve të vitit 2004, duke bërë korrigjimin e vitit në 2006.

c. Ofertuesi tjetër në Lezhë: c.1. Mungon vërtetimi nga Prokuroria, kërkesë kjo e pikës 3, të germës A

“Kërkesa të përgjithshme për kualifikim”. Ofertuesi ka sjellë vërtetim nga prokuroria të korrigjuar;

c.2. Mungon lista e të punësuarve e vulosur nga Zyra e Punës, kërkesë kjo e pikës 3/a, paragrafi i fundit të germës B “Kërkesa specifike për kualifikim”. Ofertuesi ka sjellë listën e të punësuarve të vitit 2004, duke bërë korrigjimin e vitit në 2006;

c.3. Mungon kontrata për punime të ngjashme, kërkesë kjo e pikës 3/c, të germës B. “Kërkesa specifike për kualifikim”. Ofertuesi ka sjellë “Formular kontrate”, “Kushtet e veçanta të kontratës” dhe një aktkolaudimi që nuk përputhet me dy dokumentet e tjerë.

Në këto kushte, këto subjekte duhet të s’kualifikoheshin dhe në tender nuk do mbeteshin ofertues, pra ai duhej të përsëritej, kjo sipas kap. VII, të UKM nr. 1, datë 01.01.1996 dhe ngarkon me përgjegjësi komisionin e vlerësimit të ofertave dhe juristin e njësisë së prokurimit.

3. Në tenderin e zhvilluar me objekt “Rikonstruksion i banjave të shkollave “Gjergj Fishta” dhe “Gjergj Kastrioti” (faza e dytë)”, me këto të dhëna:

• Urdhërprokurimi nr. 80, date 06.06.06 • Fondi limit 1,158 mijë lekë • Procedura e prokurimit “kërkesë me kuotim” • Data e zhvillimit të tenderit 26.06.06 • Data e lidhjes së kontratës 13.07.06 • Vlera e kontratës 787,770 lekë • Likuidimi 748,380 lekë • Diferenca nga fondi limit 370,230 lekë

Nga kontrolli rezultoi: 3.1. Është hartuar procesverbali datë 15.6.2006, për dërgimin e “ftesës për

ofertë”, 5 shoqërive sh.p.k., kur ky ent prokurues nuk dispononte asnjë listë të përditësuar të shoqërive të ndërtimit nga Dega e Tatimeve në Lezhë apo nga Sektori i Taksave Tarifave Vendore pranë Bashkisë, veprim ky në kundërshtim me nenin 36, germat “a” e “b”, të ligjit nr. 7971, datë 26.7.1995 dhe ngarkon me përgjegjësi komisionin e vlerësimit të ofertave, juristin e njësisë së prokurimit dhe kryetarin e entit prokurues.

Page 172: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

172

Ky veprim ka sjellë që të ftohen në tender edhe 2 shoqëritë, të cilët megjithëse e kanë selinë në qytetin e Lezhës, nuk kishin likuiduar taksat vendore, pra kjo listë është formale.

3.4. Kualifikuar në kundërshtim me kërkesat për kualifikim: a. Ofertuesi në Lezhë, shoqëri e shpallur fituese sepse: a.1. Mungon vërtetimi origjinal që ofertuesi ka shlyer detyrimet ndaj qeverisjes

vendore, kërkesë kjo e pikës 8, të germës A “Kërkesa të përgjithshme për kualifikim”. Ofertuesi ka sjellë një vërtetimi për pagesën e taksave vendore nga Komuna në Shëngjin, kur sipas vendimit për regjistrimin si person juridik, nr. 10922, datë 24.5.1995, selia e kësaj shoqërie është në Lezhë, pra vërtetimi për pagesën e taksave vendore duhej të sillej nga Bashkia e Lezhës.

a.2. Mungon lista e të punësuarve e vulosur nga Zyra e Punës, kërkesë kjo e pikës 3/a, paragrafi i fundit të germës B “Kërkesa specifike për kualifikim”. Ofertuesi ka sjellë listën e të punësuarve të vitit 2004, duke bërë korrigjimin e vitit në 2006.

a.3. Mungon kontrata për punime të ngjashme dhe aktkolaudimi kërkesë kjo e pikës 3/c, të germës B “Kërkesa specifike për kualifikim”. Ofertuesi ka sjellë aktkolaudimi për objektin “Rikonstruksion të ish-magazinave të peshkut”, ku thuhet se fillimi i punimeve 05.6.1999, mbarimi i punimeve 05.6.2004 dhe afati i përfundimit “një vit”. Mungon kontrata.

b. Ofertuesi në Lezhë: b.1. Mungon vërtetimi origjinal që ofertuesi ka shlyer detyrimet ndaj qeverisjes

vendore, kërkesë kjo e pikës 8, të germës A “Kërkesa të përgjithshme për kualifikim”. Ofertuesi ka sjellë një vërtetim për pagesën e taksave vendore nga Komuna në Dajç, kur sipas vendimit për regjistrimin si person juridik nr. 20661, datë 26.01.1999, selia e kësaj shoqërie është lagjja “Skënderbeu”, pra vërtetimi për pagesën e taksave vendore duhej të sillej nga Bashkia në Lezhë.

b.2. Mungon kontrata në mes subjektit dhe personave, kërkesë kjo e pikës 3/a, paragrafi i fundit të germës B “Kërkesa specifike për kualifikim”.

b.3. Mungon kontrata për punime të ngjashme dhe aktkolaudimi kërkesë kjo e pikës 3/c, të germës B “Kërkesa specifike për kualifikim”.

c. Ofertuesi në Lezhë: c.1. Mungon kontrata dhe lista e të punësuarve e vulosur nga Zyra e Punës,

kërkesë kjo e pikës 3/a, paragrafi i fundit të germës B “Kërkesa specifike për kualifikim”. Ofertuesi ka sjellë listën e të punësuarve të vitit 2004, duke bërë korrigjimin e vitit në 2006.

c.3. Mungon akti i kolaudimit të objektit “Rikonstruksion shkolle të mesme”, kërkesë kjo e pikës 3/c, të germës B “Kërkesa specifike për kualifikim”.

Në këto kushte, këto subjekte duhet të s’kualifikoheshin dhe në tender do mbeteshin 0 ofertues, pra ai duhej të përsëritej, kjo sipas kap. VII, të UKM nr. 1, datë 01.01.1996 dhe ngarkon me përgjegjësi komisioni i vlerësimit të ofertave dhe juristin e njësisë së prokurimit.

4. Në tenderin e zhvilluar me objekt “Rikonstruksion i tarracës së gjimnazit “H. Lezha”, me këto të dhëna:

• Urdhërprokurimi nr. 78, datë 06.06.06 • Fondi limit 2,213 mijë lekë • Procedura e prokurimit “tender i kufizuar” • Data e zhvillimit të tenderit 01.07.06 • Data e lidhjes së kontratës 18.07.06 • Vlera e kontratës 2,185,873 lekë • Likuidimi 2,075,678 lekë

Page 173: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

173

• Diferenca nga fondi limit 27,127 lekë Nga kontrolli rezultoi: 4.1. Është hartuar procesverbali datë 15.6.2006, për dërgimin e “ftesës për

ofertë”, 5 shoqërive sh.p.k., kur ky ent prokurues nuk dispononte asnjë listë të përditësuar të shoqërive të ndërtimit nga Dega e Tatimeve në Lezhë apo nga Sektori i Taksave e Tarifave Vendore pranë Bashkisë, veprim ky në kundërshtim me nenin 36, germat “a” e “b”, të ligjit nr. 7971, datë 26.7.1995 dhe ngarkon me përgjegjësi komisionin e vlerësimit të ofertave, juristin e njësisë së prokurimit dhe kryetarin e entit prokurues.

Ky veprim ka sjellë që të ftohen në tender edhe 3 shoqëritë, të cilët megjithëse e kanë selinë në qytetin e Lezhës, nuk kishin likuiduar taksat vendore, pra kjo listë është formale.

4.2. Kualifikuar në kundërshtim me kërkesat për kualifikim: a. Ofertuesi në Lezhë, shoqëri e shpallur fituese sepse: a.1. Mungon vërtetimi origjinal që ofertuesi ka shlyer detyrimet ndaj qeverisjes

vendore, kërkesë kjo e pikës 8, të germës A “Kërkesa të përgjithshme për kualifikim”. Ofertuesi ka sjellë një kopje të noterizuar të vërtetimit për pagesën e taksave vendore nga Komuna në Kolsh, vërtetim ky i njëjtë me atë të paraqitur në vitin 2005, të cilit i është korrigjuar viti, nga 2005, në 2006. Gjithashtu theksojmë se sipas vendimit për regjistrimin si person juridik nr. 2387, datë 04.3.1994, selia e kësaj shoqërie është lagjja “Besëlidhja”, pallati nr. 82 në Lezhë, pra vërtetimi për pagesën e taksave vendore duhej të sillej nga Bashkia në Lezhë.

a.2. Mungon lista e të punësuarve e vulosur nga Zyra e Punës, kërkesë kjo e pikës 3/a, paragrafi i fundit të germës B “Kërkesa specifike për kualifikim”. Ofertuesi ka sjellë listën e të punësuarve të vitit 2004, duke bërë korrigjimin e vitit në 2006.

b. Ofertuesi në Lezhë: b.1. Mungon lista e të punësuarve e vulosur nga Zyra e Punës, kërkesë kjo e

pikës 3/a, paragrafi i fundit të germës B “Kërkesa specifike për kualifikim”. Ofertuesi ka sjellë listën e të punësuarve të vitit 2004, duke bërë korrigjimin e vitit në 2006.

b.2. Mungon kontrata dhe aktkolaudimi për punime të ngjashme, kërkesë kjo e pikës 3/c, të germës B “Kërkesa specifike për kualifikim”.

Në këto kushte këto subjekte duhet të s’kualifikoheshin dhe në tender do mbeteshin 1 ofertues, pra ai duhej të përsëritej, kjo sipas kap. VII, të UKM nr. 1, datë 01.01.1996 dhe ngarkon me përgjegjësi komisionin e vlerësimit të ofertave dhe njësinë e prokurimit.

5. Në tenderin e zhvilluar me objekt “Rikonstruksion i kopshtit lagjja “Gurra”, me këto të dhëna:

• Urdhërprokurimi nr. 81, datë 06.06.06 • Fondi limit 3,557 mijë lekë • Procedura e prokurimit “tender i kufizuar” • Data e zhvillimit të tenderit 01.07.06 • Data e lidhjes së kontratës 18.07.06 • Vlera e kontratës 3,515,032 lekë • Likuidimi 3,339,634 lekë • Diferenca nga fondi limit 41,968 lekë

Nga kontrolli rezultoi: 5.1. Është hartuar procesverbali, datë 15.06.2006, për dërgimin e “ftesës për

ofertë”, 5 shoqërive sh.p.k., kur ky ent prokurues nuk dispononte asnjë listë të përditësuar të shoqërive të ndërtimit nga Dega e Tatimeve në Lezhë apo nga Sektori i

Page 174: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

174

Taksave e Tarifave Vendore pranë Bashkisë, veprim ky në kundërshtim me nenin 36, germat “a” e “b”, të ligjit nr. 7971, datë 26.7.1995 dhe ngarkon me përgjegjësi komisionin e vlerësimit të ofertave, juristin e njësisë së prokurimit dhe kryetarin e entit prokurues.

Ky veprim ka sjellë që të ftohen në tender edhe 2 shoqëritë, të cilët megjithëse e kanë selinë në qytetin e Lezhës, nuk kishin likuiduar taksat vendore, pra kjo listë është formale.

5.2. Kualifikuar në kundërshtim me kërkesat për kualifikim: a. Ofertuesi në Lezhë: a. 1. Mungon vërtetimi origjinal që ofertuesi ka shlyer detyrimet ndaj

qeverisjes vendore, kërkesë kjo e pikës 13, të germës A “Kërkesa të përgjithshme për kualifikim”. Ofertuesi ka sjellë një kopje të noterizuar të vërtetimit për pagesën e taksave vendore nga Komuna në Kolsh, vërtetim ky i njëjtë me atë të paraqitur në vitin 2005, të cilit i është korrigjuar viti, nga 2005 në 2006. Gjithashtu theksojmë se sipas vendimit për regjistrimin si person juridik nr. 2387, datë 04.3.1994, selia e kësaj shoqërie është lagjja “Besëlidhja”, pall. nr. 82, Lezhë, pra vërtetimi për pagesën e taksave vendore duhej të sillej nga Bashkia e Lezhës.

Në këto kushte, ky subjekt duhet të s’kualifikohej dhe në tender do mbeteshin 2 ofertues, pra ai duhej të përsëritej, kjo sipas kap.VII, të UKM nr. 1, datë 01.01.1996 dhe ngarkon me përgjegjësi komisionin e vlerësimit të ofertave dhe njësinë e prokurimit.

6. Në tenderin e zhvilluar me objekt “Ndërtim i shkollës 9-vjeçare në lagjen “Kodërmarlekaj”, me këto të dhëna:

• Urdhërprokurimi nr. 88, datë 12.06.06 • Fondi limit 11,500 mijë lekë • Procedura e prokurimit “tender i hapur” • Data e zhvillimit të tenderit 12.07.06 • Data e lidhjes së kontratës 25.09.06 • Vlera e kontratës 9,242,370 lekë • Likujdimi 5,592,640 lekë • Diferenca nga fondi limit 2,257,630 lekë Nga kontrolli rezultoi: 6.1. Kualifikimi i kandidatëve: I. Sipas procesverbalit datë 12.07.2006 për hapjen e ofertave, në tender u

paraqitën 7 shoqëritë sh.p.k. me ofertat e mëposhtme: 10.425.000 lekë; 8.584.585 lekë; 9.876.588 lekë; 11.485.075 lekë; 7.908.454 lekë; 10.243.728 lekë dhe 9.242.370 lekë.

Sipas procesverbalit, ofertat e 3 shoqërive janë konform kërkesave për kualifikim, kurse ofertat e paraqitura nga shoqëritë e tjera nuk kualifikohen sepse nuk plotësojnë kërkesat për kualifikim. Kështu, shoqëria në Lezhë me vlerë të ofertës 7.908.454 lekë nuk kualifikohet sepse:

- mungon kontrata e lidhur mes subjektit dhe personave; - lista e punonjësve nga Zyra e Punës, është fotokopje e panoterizuar; - dokumentet e formularit të deklarimit dhe pagesës së kontributeve të

sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore të cilit i bashkëngjiten 37 dokumente, janë të panoterizuar dhe pa vulë lidhëse me fletën e parë të cilat nuk sjellin bindje që janë të njëjtë me origjinalin.

Nga verifikim i zarfit origjinal të shoqërisë që ndodhet në dosjen e tenderit rezulton:

Page 175: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

175

a. Lista e të punësuarve datë 01.01.2006 dhe 02.01.2006, numër kartele 174 e 174/1, me gjithsej 54 punonjës e vulosur dhe e firmosur nga Inspektorati i Punës dhe Zyra e Punës, Lezhë, është kopje e panoterizuar. Por këtij dokumenti i bashkëngjitet vërtetimi origjinal lëshuar nga Dega e Tatimeve në Lezhë, për kontributet e sigurimeve shoqërore e shëndetësore të paguar nga shoqëria për muajt shkurt, mars, prill, maj respektivisht, për 53, 52, 56, 54 punonjës, pra numër ky i njëjtë me atë të paraqitur në listën e të punësuarve nga shoqëria, kur kërkesa e entit prokurues është gjithsej për 15 punonjës. Ky element shihet edhe në raportin e ekspertit kontabël të autorizuar mbi pasqyrat financiare të shoqërisë për periudhën janar-shkurt 2005.

b. Sipas “kërkesave për kualifikim”, në germën A, pika 7, theksohet: “Vërtetimi që ofertuesi ka shlyer detyrimet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore deri në muajin maj 2006”. Ofertuesi ka sjellë deklaratën për pagesën e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore së bashku me urdhërxhirimin e brendshëm të lëshuar nga banka, në vlerën 498.275 lekë, dokumente këto kopje të noterizuara dhe të lidhura me vulë të njomë të noterit.

Sa më sipër komisioni i vlerësimit të ofertave, duke u bazuar në pikën 4, të nenit 32, të ligjit nr. 7971, datë 26.7.1995, duhet ta kishte konsideruar ofertën e shoqërisë të vlefshme, megjithëse ajo përmban një devijim të vogël që është kontrata e lidhur në mes subjektit dhe personave, por duke patur parasysh se kjo ofertë plotëson më mirë se të gjithë të tjerat, kushtin e pikës 7/a, të nenit 32 “Vlerën më të ulët”, ajo duhej të kualifikohej

II. Ofertuesi në Lezhë, kualifikuar në kundërshtim me kërkesat për kualifikim sepse:

II.1. Mungon vërtetimi origjinal që ofertuesi ka shlyer detyrimet ndaj qeverisjes vendore, kërkesë kjo e pikës 13, të germës A “Kërkesa të përgjithshme për kualifikim”. Ofertuesi ka sjellë një kopje të noterizuar të vërtetimit për pagesën e taksave vendore nga Komuna në Kolsh, vërtetim ky i njëjtë me atë të paraqitur në vitin 2005, të cilit i është korrigjuar viti, nga 2005, në 2006. Gjithashtu theksojmë se sipas vendimit për regjistrimin si person juridik nr. 2387, datë 04.3.1994, selia e kësaj shoqërie është lagjja “Besëlidhja”, pallati nr. 82, në Lezhë, pra vërtetimi për pagesën e taksave vendore duhej të sillej nga Bashkia e Lezhës.

Në këto kushte, ky subjekt duhet të s’kualifikohej dhe në tender do mbeteshin 2 ofertues, në Fier me vlerë të ofertës 9.242.370 lekë dhe në Lezhë me vlerë të ofertës 7.908.454 lekë. Klasifikimi i ofertuesve duhet të ishte:

- me vlerë të ofertës 7.908.454 lekë në vendin e parë dhe - me vlerë të ofertës 9.242.370 lekë në vendin e dytë.

Për sa u trajtua më sipër, komisioni i vlerësimit të ofertave, duke s’kualifikuar ofertuesin, ka vepruar në kundërshtim me nenin 32, të ligjit nr. 7971, datë 26.7.1995, duke i sjellë buxhetit të Bashkisë një dëm ekonomik në shumën 1.333.916 lekë (9.242.370 lekë - 7.908.454 lekë), dëm i cili do të zhdëmtohet nga komisioni i vlerësimit të ofertave.

7. Në tenderin e zhvilluar me objekt “Sistemim trotuari në rrugën “Luigj Gurakuqi”, me këto të dhëna:

• Urdhërprokurimi nr. 164, datë 05.10.06 • Fondi limit 4,000 mijë lekë • Procedura e prokurimit “tender i kufizuar” • Data e zhvillimit të tenderit 31.10.06 • Data e lidhjes së kontratës 17.11.06 • Vlera e kontratës 3,963,897 lekë • Likuidimi 3,700,369 lekë

Page 176: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

176

• Diferenca nga fondi limit 36,103 lekë Nga kontrolli rezultoi: 7.1. Është hartuar procesverbali datë 09.10.2006, për dërgimin e “ftesës për

ofertë”, 5 shoqërive sh.p.k., kur ky ent prokurues nuk dispononte asnjë listë të përditësuar të shoqërive të ndërtimit nga Dega e Tatimeve në Lezhë apo nga Sektori i Taksave e Tarifave Vendore pranë Bashkisë, veprim ky në kundërshtim me nenin 36, germat “a” e “b”, të ligjit nr. 7971, datë 26.7.1995 dhe ngarkon me përgjegjësi komisionin e vlerësimit të ofertave, juristin e njësisë së prokurimit dhe kryetarin e entit prokurues.

Ky veprim ka sjellë që të ftohen në tender edhe 2 shoqëritë, të cilët megjithëse e kanë selinë në qytetin e Lezhës, nuk kanë likuiduar taksat vendore, pra kjo listë është formale dhe tenderi i paracaktuar.

7.2. Kualifikuar në kundërshtim me kërkesat për kualifikim: a. Ofertuesi në Rrëshen, shoqëri e shpallur fituese sepse: a.1. Mungon vërtetimi nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në

Rrëshen (selia e shoqërisë), kërkesë kjo e pikës 11, të germës A “Kërkesat e përgjithshme për kualifikim”. Ofertuesi ka sjellë një vërtetim kopje të noterizuar nga ZRPP, Lezhë, pra dokument i parregullt.

a.2. Mungon vërtetimi origjinal që ofertuesi ka shlyer detyrimet ndaj qeverisjes vendore, kërkesë kjo e pikës 8, të germës A “Kërkesa të përgjithshme për kualifikim”. Ofertuesi ka sjellë një kopje të noterizuar të vërtetimit për pagesën e taksave vendore nga Bashkia në Rubik, kur sipas vendimit për regjistrimin si person juridik nr. 4617, datë 01.06.1994, selia e kësaj shoqërie është Rrëshen, pra vërtetimi për pagesën e taksave vendore duhej të sillej nga Bashkia Rrëshen.

a.3. Mungon vërtetimi nga Dega e Policisë së Ndërtimit rrethi Mirditë, kërkesë kjo e pikës 12, të germës A “Kërkesa të përgjithshme për kualifikim”. Ofertuesi ka sjellë një vërtetim nga Dega e Policisë Ndërtimit në Lezhë.

Në këto kushte ky subjekt duhet të s’kualifikohej dhe në tender do mbeteshin 2 ofertues, pra ai duhej të përsëritej, kjo sipas kap. VII, të UKM nr. 1, datë 01.01.1996, veprim që ngarkon me përgjegjësi komisionin e vlerësimit të ofertave dhe juristin e njësisë së prokurimit.

8. Në tenderin e zhvilluar me objekt “Sistemime asfaltime në rrugët e qytetit (rikonstruksion i shëtitores “Gjergj Fishta)”, me këto të dhëna:

• Urdhërprokurimi nr. 172, datë 13.10.06 • Fondi limit 4,200 mijë lekë • Procedura e prokurimit “tender i kufizuar” • Data e zhvillimit të tenderit 09.11.06 • Data e lidhjes së kontratës 01.12.06 • Vlera e kontratës 4,179,767 lekë • Likuidimi 4,178,952 lekë • Diferenca nga fondi limit 20,233 lekë Nga kontrolli rezultoi: 8.1. Është hartuar procesverbali, datë 16.10.2006, për dërgimin e “ftesës për

ofertë”, 5 shoqërive sh.p.k., kur ky ent prokurues nuk dispononte asnjë listë të përditësuar të shoqërive të ndërtimit nga Dega e Tatimeve Lezhë apo nga Sektori i Taksave e Tarifave Vendore pranë Bashkisë, veprim ky në kundërshtim me nenin 36, germa a dhe b, të ligjit nr. 7971, datë 26.7.1995 dhe ngarkon me përgjegjësi komisionin e vlerësimit të ofertave, juristin e njësisë së prokurimit dhe kryetarin e entit prokurues.

Page 177: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

177

Ky veprim ka sjellë që të ftohen në tender edhe 2 shoqëritë, të cilët megjithëse e kanë selinë në qytetin e Lezhës, nuk kanë likuiduar taksat vendore dhe firma me seli Bashkia e Vaut të Dejës, pra kjo listë është formale dhe tenderi i paracaktuar.

8.2. Kualifikuar në kundërshtim me kërkesat për kualifikim: a. Ofertuesi në Vaun e Dejës, shoqëri e shpallur fituese sepse: a.1. Mungon vërtetimi origjinal që ofertuesi ka shlyer detyrimet ndaj qeverisjes

vendore, kërkesë kjo e pikës 8, të germës A “Kërkesa të përgjithshme për kualifikim”. Ofertuesi ka sjellë një kopje të noterizuar të vërtetimit për pagesën e taksave vendore nga Bashkia në Shkodër, kur sipas vendimit për regjistrimin si person juridik nr. 28896, datë 23.01.2003. Selia e kësaj shoqërie është fshati Mjedë - Shkodër, pra vërtetimi për pagesën e taksave vendore duhej të sillej nga Bashkia e Vaut të Dejës.

a.2. Mungon dokumenti i pronësisë së qiradhënësit për makinerinë asfalto-shtruese, kërkesë kjo e pikës 3/d, të germës B “Kërkesat specifike për kualifikim”.

a.3. Mungon dokumentacioni për makineritë bjellorus ose fadrom, betoniere dhe rul kërkesa këto të pikës 3/d, të germës B “Kërkesat specifike për kualifikim”.

Në këto kushte, ky subjekt duhej të s’kualifikohej dhe në tender do mbeteshin 2 ofertues, pra ai duhej të përsëritej, kjo sipas kap. VII, të UKM nr. 1, datë 01.01.1996, veprim që ngarkon me përgjegjësi komisionin evlerësimit të ofertave dhe juristin e njësisë së prokurimit.

9. Në tenderin e zhvilluar me objekt “Rikonstruksion në rrjetin KUZ në qytetin Lezhë”, me këto të dhëna:

• Urdhërprokurimi nr. 166, datë 05.10.06 • Fondi limit 4,000 mijë lekë • Procedura e prokurimit “tender i kufizuar” • Data e zhvillimit të tenderit 02.11.06 • Data e lidhjes së kontratës 01.12.06 • Vlera e kontratës 3,930,520 lekë • Diferenca nga fondi limit 69,480 lekë Nga kontrolli rezultoi: 9.1. Është hartuar procesverbali, datë 09.10.2006, për dërgimin e “ftesës për

ofertë”, 5 shoqërive sh.p.k., kur ky ent prokurues nuk dispononte asnjë listë të përditësuar të shoqërive të ndërtimit nga Dega e Tatimeve në Lezhë apo nga Sektori i Taksave e Tarifat Vendore pranë Bashkisë, veprim ky në kundërshtim me nenin 36, germat “a” e “b”, të ligjit nr. 7971, datë 26.7.1995, çka ngarkon me përgjegjësi komisionin e vlerësimit të ofertave, juristin e njësisë së prokurimit dhe kryetarin e entit prokurues.

Ky veprim ka sjellë që të ftohen në tender edhe shoqëria e cila megjithëse e ka selinë në qytetin e Lezhës, nuk kishte likuiduar taksat vendore, pra kjo listë është formale.

9.2. Kualifikuar në kundërshtim me kërkesat për kualifikim: a. Ofertuesi në Lezhë, shoqëri e shpallur fituese sepse: a.1. Mungon lista e të punësuarve e vulosur nga Zyra e Punës, kërkesë kjo e

pikës 3/a, paragrafi i fundit i germës B “Kërkesa specifike për kualifikim”. Ofertuesi ka sjellë listën e të punësuarve të vitit 2004, duke bërë korrigjimin e vitit në 2006.

a.2. Mungon akti i pronësisë së makinerive, matrapik, betoniere, pompë uji, kërkesë kjo e pikës 3/d, të germës B “Kërkesa specifike për kualifikim”. Ofertuesi ka sjellë një faturë të thjeshtë tatimore, e cila nuk përbën aktin e pronësisë së makinerive dhe pajisjeve.

b. Ofertuesi në Lezhë:

Page 178: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

178

b.1. Mungon vërtetimi origjinal që ofertuesi ka shlyer detyrimet ndaj qeverisjes vendore, kërkesë kjo e pikës 8, të germës A “Kërkesa të përgjithshme për kualifikim”. Ofertuesi ka sjellë një vërtetim për pagesën e taksave vendore nga Komuna në Dajç, kur sipas vendimit për regjistrimin si person juridik nr. 20661, datë 26.01.1999, selia e kësaj shoqërie është lagjja “Skënderbeu” Lezhë, pra vërtetimi për pagesën e taksave vendore duhej të sillej nga Bashkia e Lezhës.

b.2. Mungon kontrata në mes subjektit dhe personave, kërkesë kjo e pikës 3/a, paragrafi i fundit të germës B “Kërkesa specifike për kualifikim”.

b.3. Mungon akti i pronësisë së makinerive, ekskavator, betoniere, kërkesë kjo e pikës 3/d, të germës B “Kërkesa specifike për kualifikim”. Ofertuesi ka sjellë një faturë të thjeshtë tatimore për betonieren dhe një kontratë qiraje për ekskavatorin, por mungon akti i pronësisë së qiradhënësit.

Në këto kushte, këto subjekte duhet të s’kualifikoheshin dhe në tender do të mbeteshin 2 ofertues, pra ai duhej të përsëritej, kjo sipas kap. VII, të UKM nr. 1, datë 01.01.1996, veprim ky që ngarkon me përgjegjësi komisioni i vlerësimit të ofertave dhe juristin e njësisë së prokurimit.

10. Në tenderin e zhvilluar me objekt “Sistemim i lagjes “Skënderbeu” (faza e parë)”, me këto të dhëna:

• Urdhërprokurimi nr. 165, datë 05.10.06 • Fondi limit 2,500 mijë lekë • Procedura e prokurimit “tender i kufizuar” • Data e zhvillimit të tenderit 01.11.06 • Data e lidhjes së kontratës 01.12.06 • Vlera e kontatës 2,475,036 lekë • Likuidimi 2,473,458 lekë • Diferenca nga fondi limit 24,964 lekë Nga kontrolli rezultoi: 10.1. Është hartuar procesverbali datë 09.10.2006, për dërgimin e “ftesës për

ofertë”, 5 shoqërive sh.p.k., kur ky ent prokurues nuk dispononte asnjë listë të përditësuar të shoqërive të ndërtimit nga Dega e Tatimeve në Lezhë apo nga Sektori i Taksave e Tarifave Vendore pranë Bashkisë, veprim ky në kundërshtim me nenin 36, germat “a” e “b”, të ligjit nr. 7971, datë 26.7.1995 dhe ngarkon me përgjegjësi komisionin e vlerësimit të ofertave, juristin e njësisë së prokurimit dhe kryetarin e entit prokurues.

Ky veprim ka sjellë që të ftohen në tender edhe 3 shoqëritë të cilët megjithëse e kanë selinë në qytetin e Lezhës, nuk kanë likuiduar taksat vendore, pra kjo listë është formale.

10.2. Kualifikuar në kundërshtim me kërkesat për kualifikim: a. Ofertuesi në Lezhë, shoqëri e shpallur fituese sepse: a.1. Mungon vërtetimi origjinal që ofertuesi ka shlyer detyrimet ndaj qeverisjes

vendore, kërkesë kjo e pikës 8, të germës A “Kërkesa të përgjithshme për kualifikim”. Ofertuesi ka sjellë një vërtetim për pagesën e taksave vendore nga Komuna në Shëngjin, kur sipas vendimit për regjistrimin si person juridik, nr. 2954, datë 22.3.1994, selia e kësaj shoqërie është qyteti Lezhë, pra vërtetimi për pagesën e taksave vendore duhej të sillej nga Bashkia e Lezhës.

a.2. Mungon akti i pronësisë së makinerisë, asfalto-shtruese, kërkesë kjo e pikës 3/d, të germës B “Kërkesa specifike për kualifikim”.

b. Ofertuesi në Lezhë, dokumentacioni i të cilit rezulton me këto mangësi:

Page 179: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

179

b.1. Mungon lista e të punësuarve e vulosur nga Zyra e Punës, kërkesë kjo e pikës 3/a, paragrafi i fundit të germës B “Kërkesa specifike për kualifikim”. Ofertuesi ka sjellë listën e të punësuarve të vitit 2004, duke bërë korrigjimin e vitit në 2006.

b.2. Mungon kontrata për punime të ngjashme, kërkesë kjo e pikës 3/c, të germës B “Kërkesa specifike për kualifikim”.

Në këto kushte, këto subjekte duhet të s’kualifikoheshin dhe në tender do të mbeteshin 1 ofertues, pra ai duhej të përsëritej, kjo sipas kap. VII, të UKM nr. 1, datë 01.01.1996, veprim ky që ngarkon me përgjegjësi komisionin e vlerësimit të ofertave dhe njësinë e prokurimit.

11. Në tenderin e zhvilluar me objekt “Venddepozitimi i mbeturinave të qytetit Lezhë”, me këto të dhëna:

• Urdhërprokurimi nr. 203, datë 20.11.06 • Fondi limit 3,000 mijë lekë • Procedura e prokurimit “tender i kufizuar” • Data e zhvillimit të tenderit 11.12.06 • Data e lidhjes së kontratës 17.11.06 • Vlera e kontratës 2,962,320 lekë • Likuidimi 2,814,204 lekë • Diferenca nga fondi limit 37,680 lekë Nga kontrolli rezultoi: 11.1. Është hartuar procesverbali, datë 20.11.2006, për dërgimin e “ftesës për

ofertë”, 5 shoqërive sh.p.k., kur ky ent prokurues nuk dispononte asnjë listë të përditësuar të shoqërive të ndërtimit nga Dega e Tatimeve në Lezhë apo nga Sektori i Taksave e Tarifave Vendore pranë Bashkisë, veprim ky në kundërshtim me nenin 36, germat “a” e “b”, të ligjit nr. 7971, datë 26.7.1995 dhe ngarkon me përgjegjësi komisionin e vlerësimit të ofertave, juristin e njësisë së prokurimit dhe kryetarin e entit prokurues.

Ky veprim ka sjellë që të ftohen në tender edhe 2 shoqëritë të cilët megjithëse e kanë selinë në qytetin e Lezhës, nuk kishin likuiduar taksat vendore, pra kjo listë është formale.

11.2. Nga kontrolli i kryer preventiva të shoqërive pjesëmarrëse në tender, rezultoi shoqëria e klasifikuar e para me vlerën e preventivit 2962.320 lekë, pas kontrollit vlera 2.962.320 lekë; shoqëria e dyte me vlerën e preventivit 2.978.640 lekë, pas kontrollit vlera 2.978.640 lekë dhe e treta me vlerën e preventivit 2.985.600 lekë, pas kontrollit vlera 2.807.400 lekë. Në këto kushte, shoqëria duhej të klasifikohej në vend të parë me vlerë të ofertës së korrigjuar nga gabimi aritmetik 2.807.400 lekë dhe shoqëria tjetërduhej të klasifikohej në vend të dytë me vlerë të ofertës 2.962.320 lekë.

Moszbatimi i saktë i nenit 32, pika 2, të ligjit nr. 7971, datë 26.7.1995 nga ana e komisionit të vlerësimit të ofertave, buxhetit të Bashkisë i është shkaktuar një dëm ekonomik në vlerën 154.920 lekë, dëm të cilin do ta zhdëmtojë komisioni i vlerësimit të ofertave.

11.3. Kualifikuar në kundërshtim me kërkesat për kualifikim: a. Ofertuesi në Lezhë, shoqëri e shpallur fituese: a.1. Mungon certifikata e regjistrimit në organin tatimor e shoqërisë, kërkesë

kjo e pikës 5, të germës A “Kërkesa përgjithshme për kualifikim”. Ofertuesi ka sjellë certifikatën e regjistrimit në organin tatimor të një firme tjetër.

a.2. Mungon vërtetimi nga Gjykata e Tiranës, Zyra e Regjistrit Tregtar, kërkesë kjo e pikës 9, të germës A “Kërkesa përgjithshme për kualifikim”;

Page 180: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

180

a. 3. Mungon licenca e shoqërisë, kërkesë kjo e pikës 1/b, të germës B “Kërkesat specifike për kualifikim”. Ofertuesi ka sjellë licencën e shoqërisë jo me emër të plotë.

a.4. Formulari i ofertës dhe preventivi janë vulosur me vulën e shoqërisë me emërtim tjetër, kur duhej vula e shoqërisë me emrin pjesëmarres.

Në këto kushte, ky subjekt duhet të s’kualifikohej dhe në tender do mbeteshin 2 ofertues, pra ai duhej të përsëritej, kjo sipas kap. VII, të UKM nr. 1, datë 01.01.1996, veprim që ngarkon me përgjegjësi komisionin e vlerësimit të ofertave dhe njësinë e prokurimit.

Zbatimi i punimeve të ndërtimit. A. Viti 2005. Gjatë vitit 2005 janë kryer punimet e ndërtimit: 1. Objekti “Sistemim, asfaltim, rruga e varrezave në Lezhë”, me fond limit

9.810 mijë lekë, tenderuar datë 30.6.2005, subjekti fitues lidhur kontratën me datën 15.9.2005, me vlerë 9.564.060 lekë.

Në këtë objekt me urdhër nr. 121, datë 15.9.2005 është emëruar inxhinier mbikëqyrësi i punimeve dhe me urdhër nr. 122, datë 23.9.2005, është emëruar kolaudatori punimeve.

2. Objekti “Ndërtim i urës së tregut të lirë (faza e dytë”, me fond limit 4,975 mijë lekë, tenderuar datë 31.05.2005, subjekt fitues ka lidhur kontratën me datën 15.06.2005, me vlerë 4.949.921 lekë.

Në këtë objekt me urdhër nr. 86, datë 15.06.2005, është emëruar inxhinieri mbikëqyrës punimesh dhe me urdhër nr. 113, datë 18.07.2005, është emëruar inxhinierja kolaudatore punimesh.

3. Objekti “Rikonstruksion i kopshtit lagjja “Skenderbeg”, me fond limit 2.050 mijë lekë, tenderuar datë 23.6.2005, subjekt fitues ka lidhur kontratën me datën 11.7.2005, me vlerë 2.004.600 lekë.

Në këtë objekt me urdhër nr. 108, datë 11.7.2005, është emëruar inxhinierja mbikëqyrëse punimesh dhe me urdhër nr. 114, datë 25.7.2005, është emëruar inxhinierja kolaudatore punimesh.

4. Objekti “Rikonstruksion i tarracës së kopshtit “Besëlidhja”, me fond limit 1,555 mijë lekë, tenderuar datë 17.06.2005, subjekt fitues ka lidhur kontratën me datën 11.7.2005, me vlerë 1.533.391 lekë.

Në këtë objekt, me urdhër nr. 121, datë 15.9.2005 është emëruar mbikëqyrësi i punimeve dhe me urdhër nr. 122, datë 23.9.2005 është emëruar kolaudatori i punimeve.

5. Objekti “Rikonstruksion i tarracës shkolla “Gjergj Fishta” me fond limit 1,320 mijë lekë, tenderuar datë 20.6.2005, subjekt fitues ka lidhur kontratën më datën 11.7.2005, me vlerë 1.316.698 lekë.

Në këtë objekt, me urdhër nr. 109, datë 11.7.2005 është emëruar mbikëqyrësi i punimeve dhe me urdhër nr. 115, datë 25.7.2005 është emëruar kolaudatorja e punimeve.

6. Objekti “Rikonstruksion në banjat e gjimnazit të Lezhës” me fond limit 2.590 mijë lekë, tenderuar datë 22.6.2005, subjekt fitues ka lidhur kontratën më datën 11.7.2005, me vlerë 2.554.032 lekë.

Në këtë objekt, me urdhër nr. 108, datë 11.7.2005 është emëruar mbikëqyrësja e punimeve dhe me urdhër pa numër, datë 25.7.2005, është emëruar kolaudatorja e punimeve.

Page 181: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

181

7. Objekti “Sistemim në oborrin e gjimnazit në Lezhë” me fond limit 2,475 mijë lekë, tenderuar datë 21.06.2005, subjekt fitues ka lidhur kontratën me datën 11.7.2005, me vlerë 2.457.120 lekë.

Në këtë objekt, me urdhër nr. 108, datë 11.7.2005 është emëruar mbikëqyrësja e punimeve dhe me urdhër nr. 115, datë 25.7.2005 është emëruar kolaudatorja e punimeve.

8. Objekti “Ndërtim ambulance në lagjen “Kodërmarlekaj” me fond limit 2.950 mijë lekë, tenderuar datë 01.07.2005, subjekt fitues ka lidhur kontratën më datën 25.07.2005, me vlerë 2.936.317 lekë.

Në këtë objekt, me urdhër nr. 118, datë 25.7.2005 është emëruar mbikëqyrësja e punimeve dhe me urdhrin nr. 123, datë 23.9.2005 është emëruar kolaudatorja e punimeve.

9. Objekti “Rikontsruksion i tarracës shkollës “Gjergj Fishta” me fond limit 1.320 mijë lekë, tenderuar datë 20.06.2005, subjekt fitues ka lidhur kontratën me datën 11.07.2005, me vlerë 1.316.698 lekë.

Në këtë objekt, me urdhër nr. 109, datë 11.7.2005 është emëruar mbikëqyrësi i punimeve dhe me urdhrin nr. 115, datë 25.7.2005 është emëruar kolaudatorja e punimeve.

10. “Objekti “FV ndriçues rrugor të qytetit” me fond limit 2.000 mijë lekë, tenderuar datë 19.05.2005, subjekt fitues, person fizik, lidhur kontrata me datën 05.06.2005, me vlerë 1.998.700 lekë.

Në këtë objekt me urdhër nr. 65/1, datë 03.6.2005 është emëruar mbikëqyrësi i punimeve dhe me urdhrin nr. 65/2, datë 03.6.2005 është emëruar kolaudatori i punimeve.

Nga kontrolli u konstatua se: a. Emërimi i 2 mbikëqyrësve dhe 2 kolaudatorëve është bërë në kundërshtim

me ligjin nr. 8402, datë 19.9.1998 “Për kontrollin e disiplinimin e punimeve të ndërtimit” i ndryshuar, nenet 7 e 12, dhe me UKM nr. 3, datë 15.02.2001 “Për mbikëqyrjen dhe kolaudimin e punimeve të ndërtimit” i ndryshuar, pikat I/2 e II/1, sepse personat e emëruar nuk kanë depozituar pranë investitorit vendimin e Gjykatës për regjistrimin si person fizik dhe certifikatën e regjistrimit në organin tatimor dhe ngarkon me përgjegjësi ish-kryetarin e Bashkisë në cilësinë e investitorit.

Mbikëqyrësi apo kolaudatori që të jetë person fizik, duhet që përveç licencës, të jetë i pajisur me vendimin e gjykatës për regjistrimin si person fizik dhe certifikatën e regjistrimit në organin tatimor, kjo duke u mbështetur në ligjin nr. 8978, datë 12.12.2002 “Për taksën vendore mbi biznesin e vogël”, i ndryshuar dhe udhëzimin në zbatim të ligjit.

b. Në objektin “Ndërtim ambulance në lagjen “Kodërmarlekaj”, duke u mbështetur në “Dokumentacionin teknik” të objektit që ndodhej në dosjen e tenderit dhe në mbështetje të UKM nr. 2, datë 13.5.2005 “Për zbatimin e punimeve të ndërtimit”, kemi këto diferenca në zërat e mëposhtëm:

Zëri A/1. Zbankim dhe nivelim. Situacioni përfundimtar pasqyron 34 m³. Në librin e masave pasqyrohen 35 m³,

kur në fakt janë 31 m³ sepse libri i masave ka bërë korrigjimin në faktorin lartësi. Në këto kushte, diferenca prej 1.500 lekë, përfituar padrejtësisht.

Zëri B/1. Mur tulle M-25 (1 kat) Situacioni përfundimtar dhe libri i masave, për këtë zë punimesh, pasqyrojnë

28 m³, kur në fakt janë 26 m³, sepse: sipas librit të masave në llogaritje është marrë lartësia e murit 2.8 m, pa zbritur brezin e b/a në lartësinë 20 cm, i cili është llogaritur

Page 182: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

182

në librin e masave i veçuar. Në këto kushte, diferenca prej 23.000 lekë, përfituar padrejtësisht.

Diferenca e transportit. Ky element nuk është përfshirë në librin e masave, por vetëm në situacionin

përfundimtar në vlerën 221.359 lekë, kur në fakt kjo vlerë duhej të zbërthehej me volume transporti dhe distance tej atyre të parashikuara në “Manualin nr. 2 të ndërtimit për qytetin e Lezhës”, si dhe me analizë përkatëse të çmimit për ton/km. Në këto kushte përfitimi i kësaj shume është i paargumentuar.

Përfundimisht, shuma 295.030 lekë përbën dëm ekonomik e ngarkon me përgjegjësi mbikëqyrësen, e cila ka firmosur librin e masave dhe situacionin përfundimtar.

c. Aktkolaudimi për të gjithë objektet është formal sepse kolaudatori nuk shprehet për përputhjen e dokumenteve me të dhënat nga matjet në dimension, formë, sasi dhe cilësi, mungojnë sqarimet për mospërputhjen e vlerës së preventivuar me atë të paraqitur në situacionin përfundimtar, në kundërshtim me UKM nr. 3, datë 15.02.2001, pjesa II, pika 3 dhe ngarkon me përgjegjësi 4 kolaudatorët.

B. Viti 2006. Gjatë vitit 2006 janë kryer punimet e ndërtimit: 1. “Objekti “Rikonstruksion i urës së vjetër të qytetit” me fond limit 2.450 mijë

lekë, tenderuar datë 09.01.2006, subjekt fitues sh.p.k. ka lidhur kontratë me datën 08.02.2006, me vlerë 2.426.286 lekë.

Në këtë objekt me urdhrin nr. 10, datë 08.02.2006 është emëruar mbikëqyrësja e punimeve dhe me urdhrin nr. 14, datë 17.02.2006 është emëruar kolaudatorja e punimeve.

2. Objekti “Rrethim i QSH në lagjen “Kodërmarlekaj” me fond limit 460 mijë lekë, tenderuar datë 05.01.2006, subjekt fitues sh.p.k. ka lidhur kontratë më datën 08.02.2006, me vlerë 454.884 lekë.

Në këtë objekt, me urdhrin numër s’ka, datë 08.02.2006 është emëruar mbikëqyrësja e punimeve dhe me urdhrin pa numër, datë 17.02.2006 është emëruar kolaudatori i punimeve.

3. Objekti “Rikonstruksion i kopshtit në lagjen “Gurra” me fond limit 3.557 mijë lekë, tenderuar datë 01.07.2006, subjekt fitues sh.p.k., lidhur kontrata më datën 18.07.2006, me vlerë 3.515.032 lekë.

Në këtë objekt, me urdhrin nr. 144, datë 18.07.2006 është emëruar mbikëqyrësi i punimeve dhe me urdhrin nr. 149, datë 28.8.2006 është emëruar kolaudatorja e punimeve.

4. Objekti “Ndërtim i shkollës 9 vjeçare në lagjen Kodërmarlekaj” me fond limit 11.500 mijë lekë, tenderuar datë 12.07.2006, subjekt fitues sh.p.k. ka lidhur kontratë më datën 25.09.2006, me vlerë 9.242.370 lekë.

Në këtë objekt, me urdhrin pa numër, datë 25.9.2006 është emëruar mbikëqyrësja e punimeve.

5. Objekti “Sistemim trotuari në rrugën “Luigj Gurakuqi” me fond limit 4,000 mijë lekë, tenderuar datë 31.10.2006, subjekt fitues sh.p.k. ka lidhur kontratë me vlerë 3.963.897 lekë.

Në këtë objekt, me urdhrin nr. 207, datë 01.12.2006 është emëruar mbikëqyrësja e punimeve dhe me urdhrin nr. 218, datë 18.12.2006 është emëruar kolaudatorja e punimeve.

6. Objekti “Ndërtim i Zyrës së Gjendjes Civile” me fond limit 3,800 mijë lekë, tenderuar datë 03.11.2006, subjekt fitues sh.p.k. ka lidhur kontratë më datën 01.12.2006, me vlerë 3.780.346 lekë.

Page 183: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

183

Në këtë objekt, me urdhrin nr. 207, datë 01.12.2006 është emëruar mbikëqyrësi i punimeve dhe me urdhrin nr. 220, datë 18.12.2006 është emëruar kolaudatorja e punimeve.

7. Objekti “Sistemim trotuari para Bashkisë” me fond limit 1.500 mijë lekë, tenderuar datë 05.11.2006, subjekt fitues sh.p.k. ka lidhur kontratë më datën 01.12.2006, me vlerë 1.496.566 lekë.

Në këtë objekt me urdhrin pa numër, datë 01.12.2006 është emëruar mbikëqyrësi i punimeve dhe me urdhrin pa numër, datë 18.12.2006 është emëruar kolaudatorja e punimeve.

8. Objekti “Rikonstruksion në rrjetin KUZ të qytetit Lezhë” me fond limit 4.000 mijë lekë, tenderuar datë 02.11.2006, subjekt fitues sh.p.k. ka lidhur kontratë me datën 01.12.2006, me vlerë 3.930.520 lekë.

Në këtë objekt, me urdhrin nr. 207, datë 01.12.2006 është emëruar mbikëqyrësi i punimeve dhe me urdhrin nr. 220, datë 18.12.2006 është emëruar kolaudatori i punimeve.

9. Objekti “Sistemim, asfaltim në rrugët e qytetit (rikonstruksion shëtitores “Gjergj Fishta)” me fond limit 4.200 mijë lekë, tenderuar datë 09.11.2006, subjekt fitues sh.p.k. ka lidhur kontratë me datën 18.12.2006, me vlerë 4.179.767 lekë.

Në këtë objekt me urdhrin nr. 207, datë 01.12.2006, është emëruar mbikëqyrësi i punimeve dhe me urdhrin nr. 218, datë 18.12.2006, është emëruar kolaudatorja e punimeve.

Nga kontrolli u konstatua se: a. Emërimi i mbikëqyrësve dhe kolaudatorëve (gjithsej 3) është bërë në

kundërshtim me ligjin nr. 8402, datë 19.9.1998 “Për kontrollin e disiplinimin e punimeve të ndërtimit” i ndryshuar, nenet 7 e 12, dhe me UKM nr. 3, datë 15.02.2001 “Për mbikëqyrjen dhe kolaudimin e punimeve të ndërtimit” i ndryshuar, pikat I/2 e II/1, sepse personat e emëruar nuk kanë depozituar pranë investitorit vendimin e Gjykatës për regjistrimin si person fizik dhe certifikatën e regjistrimit në organin tatimor dhe ngarkon me përgjegjësi ish-kryetarin e Bashkisë në cilësinë e investitorit.

Mbikëqyrësi apo kolaudatori që të jetë person fizik, duhet që përveç licencës, të jetë i pajisur me vendimin e gjykatës për regjistrimin si person fizik dhe certifikatën e regjistrimit në organin tatimor, kjo duke u mbështetur në ligjin nr. 8978, datë 12.12.2002 “Për taksën vendore mbi biznesin e vogël”, i ndryshuar dhe udhëzimin në zbatim të ligjit.

b. Në objektin “Rikonstruksion i kopshtit në lagjen “Gurra”, duke u mbështetur në “Dokumentacionin teknik” të objektit që ndodhej në dosjen e tenderit dhe në mbështetje të UKM nr. 2, datë 13.5.2005 “Për zbatimin e punimeve të ndërtimit”, kemi këto diferenca në zërat e mëposhtëm:

Zëri 3. Prishje suvatime dhe pllaka. Situacioni përfundimtar pasqyron 50m², kurse Libri i Masave pasqyron 15 m².

Në këto kushte, vlera prej 5.600 lekë është përfituar padrejtësisht.

Zëri 8. Dritare duralumini dopio xham. Situacioni përfundimtar pasqyron 23.7 m² (20.4 m² preventivi + 3.3 m² nga

situacioni i fondit rezervë). Libri i masave pasqyron 23.7 m², por në fakt janë 22.7 m², kjo pas llogaritjeve matematikore në librin e masave. Në këto kushte, diferenca prej 12.400 lekë është përfituar padrejtësisht.

Zëri 20. Prishje shkalle ekzistuese. Situacioni përfundimtar pasqyron 24.4 m², kurse Libri i Masave pasqyron 15

m². Në këto kushte, diferenca prej 3.008 lekë është përfituar padrejtësisht.

Page 184: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

184

Zëri 21. Ndërtim bazament shkalle prej betoni. Situacioni përfundimtar pasqyron 2.3 m³, kurse Libri i Masave pasqyron 1 m³.

Në këto kushte, diferenca prej 15.600 lekë është përfituar padrejtësisht.

Zëri 20. FV shkallë mermeri t = 3 cm. Situacioni përfundimtar pasqyron 24.4 m², kurse Libri i Masave pasqyron 20.6

m². Në këto kushte diferenca prej 30.400 lekë është përfituar padrejtësisht. Përfundimisht, shuma 80.410 lekë (5.600 lekë +12.400 lekë + 3.008 lekë +

15.600 lekë + 30.400 lekë) përbën dëm për buxhetin e shtetit dhe ngarkon me përgjegjësi mbikëqyrësin, i cili ka firmosur librin e masave dhe situacionin përfundimtar.

c. Në objektin “Sistemim, asfaltim në rrugët e qytetit (rikonstruksion i shëtitores “Gjergj Fishta)”, duke u mbështetur në “Dokumentacionin teknik” të objektit që ndodhej në dosjen e tenderit dhe në mbështetje të udhëzimit të KM nr. 2, datë 13.5.2005 “Për zbatimin e punimeve të ndërtimit”, kemi këto diferenca në zërat e mëposhtëm:

Kap. A. Riparim i kolektorit ujëmbledhës.

Zëri A/1. Gërmim dheu asfalt e transport. Situacioni përfundimtar dhe libri i masave, pasqyrojnë 504 m³. Në fakt janë

310 m³ sepse 194 m³ gërmime pas shembjes nuk merren në konsideratë, sepse gërmimi i kanalit dhe betonimi i tij duhen bërë pjesë-pjesë për të eliminuar shembjet e mundshme pas gërmimit. Në këto kushte, diferenca prej 91.180 lekë, është përfituar padrejtësisht.

Shuma Kap. A = 91.180 lekë Kap. B. Riparime në shtresat e rrugës. Zëri B/2. Riparime gropa me asfalt. Situacioni përfundimtar pasqyron 70 m², kurse libri i masave nuk e pasqyron

këtë zë pune. Në këto kushte, diferenca prej 77.000 lekë është përfituar padrejtësisht. Zëri B/4. Riparime bitum lëng. Situacioni përfundimtar pasqyron 280 m², kurse libri i masave nuk e pasqyron

këtë zë pune. Në këto kushte, diferenca prej 172.200 lekë është përfituar padrejtësisht.

Shuma Kap. B = 249.200 lekë Kap. C. Zgjerimi i kryqëzimit në rrugën Kosova. Zëri C/2. Prishje trotuari dhe nënshtresa. Situacioni përfundimtar pasqyron 8 m³, kurse libri i masave nuk e pasqyron

këtë zë pune. Në këto kushte, diferenca prej 27.200 lekë është përfituar padrejtësisht. Shuma Kap. C=27.200 lekë Përfundimisht shuma 367.580 lekë (91.180 lekë + 249.200 lekë + 27.200 lekë)

përbën dëm për buxhetin e shtetit dhe ngarkon me përgjegjësi mbikëqyrësin, i cili ka firmosur librin e masave dhe situacionin përfundimtar.

d. Procesverbali (aktkolaudimi) për të gjithë objektet është formal, sepse kolaudatori nuk shprehet për përputhjen e dokumenteve me të dhënat nga matjet në dimension, formë, sasi dhe cilësi, mungojnë sqarimet për mospërputhjen e vlerës së preventivuar me atë të paraqitur në situacionin përfundimtar, në kundërshtim me UKM nr. 3, datë 15.02.2001, pjesa II, pika 3 dhe ngarkon me përgjegjësi 4 kolaudatorët.

Realizimi të ardhurave që krijon institucioni.

Page 185: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

185

Mbi bazën e të dhënave të marra nga Sektori i të Ardhurave, të dhëna këto të rakorduara me Degën e Thesarit të Lezhës, parashikimi dhe realizimi i të ardhurave për vitin 2005 e 2006 paraqitet sipas pasqyrës si më poshtë:

Në 000/lekë Nr. Emërtimi Plani vitit

2005 Fakti vitit

2005 Plani i vitit

2006 Fakti i vitit

2006 A Të ardhurat nga taksat 95125 84160 81725 111915 1 Taksë mbi pasurinë 6000 5688 7075 5479 a) Taksë mbi ndërtesën 6000 5688 7075 5479 b) Taksë mbi tokën bujqësore S’ka S’ka S’ka S’ka2 Taksë mbi biznesin 43000 36242 36500 26930 a) Kuotë fikse e biznesit 11000 7344 7500 4458 b) Tatim i thjeshtuar 32000 29498 29000 224723 Taksë e kalimi i pronësisë 1000 2747 3000 44064 Taksë ndërtime të reja 28689 30173 28000 704825 Zënie hapësire publike 9056 4742 600 116 Taksë hoteli 50 4 50 27 Taksë tabele 380 315 500 4898 Taksë regjistrimi i mjeteve 6500 4249 6000 41169 Taksë e përkohshme 540 S’ka S’ka S’kaB Të ardhura jotatimore 23715 20415 37041 27725 1 Nga të ardhurat e shërbimit publik 18400 15963 20961 15170 a) Pastrim, gjelbërim, ndriçim 15000 13081 15605 12804 b) Përdorim pronë publike 1200 275 3020 378 c) Dhënie licence leje etj. 2200 2607 2336 19982 Të ardhura të tjera 2415 1399 12543 8940 a) Qira mbi trojet e ndërtimit 60 287 300 S’ka b) Sponsorizime S’ka S’ka 1200 S’ka c) Nga gjobat 1000 66 250 70 e) Të tjera 1355 1046 10793 88703 Të ardhurat nga inst. vartësisë 2900 3053 3537 3115 a) Pagesa për çerdhe 700 610 700 655 b) Pagesa për kopshte 2200 2443 2500 2460 c) Të tjera S’ka S’ka 337 S’ka Gjithsej 118840 104575 118766 139140 Nga krahasimi i vlerës së programuar me arkëtimet e realizuara në fakt,

rezulton se për vitin 2005, të ardhurat janë realizuar në nivelin 88% ndaj programimit, me një diferencë më pak në shumë absolute për vlerën 14.265 mijë lekë, ndërsa për vitin 2006, në nivelin 117.1%, me një diferencë më shumë në shumë absolute për vlerën 20.734 mijë lekë.

Tejkalimi i të ardhurave për vitin 2006 ka ardhur si rezultat i tejkalimit kundrejt parashikimit të zërit të taksës “Ndikim në infrastrukturë nga ndërtimet e reja” për shumën 42.482 mijë lekë, çka tregon se ky zë është parashikuar me rezerva si dhe më pak se fakti i realizuar në vitin 2005, për 2.173 mijë lekë.

A. Nga ky realizim i kësaj takse më tepër se parashikimi në shumën 42.482 mijë lekë, janë mbuluar mosrealizimet në zërat kryesore të taksave vendore e konkretisht:

1. Të taksës mbi ndërtesë e cila kundrejt parashikimit është realizuar në nivelin 77.5%, me një diferencë më pak në shumë absolute për vlerën 1.596 mijë lekë.

2. Të taksës mbi biznesin e vogël e cila kundrejt parashikimit është realizuar në nivelin 73.8% ose më pak në shumë absolute 9.570 mijë lekë.

3. Të taksës së zënies së hapësirave publike e cila kundrejt parashikimit është realizuar në nivelin 0.18% ose me një diferencë më pak për 589 mijë lekë.

4. Të taksës të hotelit e cila kundrejt parashikimit është realizuar në nivelin 0,04%, me një diferencë më pak për 48 mijë lekë.

5. Të taksës të tabelës e cila kundrejt parashikimit është realizuar në nivelin 97.8% me një diferencë më pak për 11 mijë lekë.

Page 186: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

186

6. Të taksës të regjistrimit të përvitshëm të mjeteve, e cila kundrejt parashikimit është realizuar në nivelin 68,6% me një diferencë më pak për 1.884 mijë lekë.

7. Të tarifave të shërbimeve publike dhe të ardhurave të tjera që kundrejt parashikimit është realizuar në nivelin 74.8% me një diferencë më pak për 9.816 mijë lekë.

8. Nga të ardhurat e tjera nga institucionet e vartësisë, që kundrejt parashikimit është realizuar në nivelin 88%, me diferencë më pak për 422 mijë lekë.

Gjithsej mosrealizim kundrejt parashikimit për 23.936 mijë lekë.

B. Nga analiza e bërë parashikimit dhe realizimit të taksës mbi biznesin e vogël, rezultuan këto probleme:

1. Taksa mbi biznesin e vogël është parashikuar për vlerën 36.500 mijë lekë, ku në bazë të bizneseve që ushtrojnë aktivitet në juridiksionin e kësaj Bashkie përbëhet nga:

a. Tatim i thjeshtuar mbi biznesin 550 biznese me 3.515 mijë lekë xhiro vjetore 1.5% e barabartë me 29.000 mijë lekë.

b. Kuotë fikse 550 biznese me 13.650 lekë. Ky parashikim është rakorduar me Degën e Tatimeve në Lezhë sipas

aktrakordimit datë 10.01.2006. 2. Taksa mbi biznesin e vogël është realizuar për vlerën 26.930 mijë lekë më

pak në shumë absolute kundrejt parashikimit për 9.570 mijë lekë. Ky mosrealizim ka ardhur sepse: a. Për vitin 2006, me përjashtim të një rasti, ka munguar shkëmbimi periodik i

informacionit në mes sektorit të ardhurave të Bashkisë dhe Degës së Tatimeve në Lezhë, në drejtim të numrit të subjekteve të regjistruara dhe atyre të paregjistruara, kërkesë kjo e udhëzimit të përbashkët të Ministrisë të Financave dhe Ministrisë së Pushtetit Vendor e Decentralizimit nr. 5, datë 27.01.2003 “Mbi bashkëpunimin ndërmjet organeve tatimore qendrore dhe të organeve të pushtetit vendor, lidhur me administrimin e taksës vendore mbi biznesin e vogël dhe tatimin e thjeshtuar mbi fitimin”.

b. Si rezultat i moszbatimit të udhëzimit të lartpërmendur, bazuar në certifikatat e regjistrimit të lëshuara nga Dega e Tatimeve në Lezhë, për vitin 2006, certifikata këto të dërguara në sektorin e të ardhurave të kësaj Bashkie, rezulton se për vitin 2006 nuk janë pajisur me certifikatë regjistrimi dhe nuk kanë paguar taksën e biznesit të vogël 177 persona fizikë që ushtrojnë aktivitete të ndryshme në juridiksionin e kësaj Bashkie, që duke e llogaritur me xhiron mesatare të një biznesi për vlerën 3.515 mijë lekë në vit dhe me kuotë fikse 13.650 lekë mesatarisht në vit, është krijuar një evazion fiskal në dëm të buxhetit të shtetit për vlerën 11.748.375 lekë e përbërë nga :

- Tatim i thjeshtuar 177 biznese me 9.332.325 lekë. - Kuota fikse 177 biznese me 2.416.050 lekë. Në fund të vitit 2006 paraqitet debitor për taksën vjetore 184 subjekte fizike

me vlerë 4.815.200 lekë, të ndarë: taksë mbi ndërtesën 584.276 lekë, taksë tabele 129.200 lekë, tarifë pastrimi 2.831.800 lekë, tarifë ndriçimi 180.500 lekë, tarifë gjelbërimi 269.400 lekë, taksë regjistrimi 835.000 lekë.

Kjo shumë nuk është kontabilizuar dhe nuk është pasqyruar në bilancin e vitit 2006, veprim ky në kundërshtim me kërkesat e përcaktuara ne VKM nr. 248, datë 10.04.1998, i ndryshuar me VKM nr. 25, datë 20.01.2001 “Për miratimin e planit kontabël, për organet e pushtetit qendror, institucioneve qendrore e lokale si dhe njësive qe varen prej tyre”.

Page 187: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

187

Problemet e trajtuara më sipër mbështetur në ligjin nr. 8982, datë 12.12.2002 “Për sistemin e taksave vendore”, i ndryshuar, ligjin nr. 8978, datë 12.12.2000 “Për taksën vendore mbi biznesin e vogël” i ndryshuar, ngarkohet me përgjegjësi përgjegjësi i Sektorit të të Ardhurave.

Kontroll në hartimin e studimeve urbanistike pjesore, në zbatim të ligjit nr. 8405, datë 17.09.1998 “Për urbanistikën” dhe VKM nr. 722, datë 19.11.1998 “Për miratimin e rregullores së urbanistikës”.

Gjatë viteve 2005-2006, nga KRRT-ja e Bashkisë së Lezhës janë miratuar 80

studime urbanistike pjesore. Në lidhje me miratimin e studimeve urbanistike pjesore u kontrolluan 14 dosje

për vitin 2005 u dhe 47 dosje për vitin 2006. Nga kontrolli rezultoi se 25 studimeve urbanistike pjesore, nuk kanë

respektuar planin e përgjithshëm rregullues, ndërsa 6 studime urbanistike pjesore nuk kanë respektuar “Studimin urbanistik të qendrës së qytetit të Lezhës” të miratuar me vendimin e KRRTRSH-së nr. 1, datë 15.3.2005.

Gjithashtu në disa studimeve urbanistike pjesore vërehen shkelje të ligjit nr. 8405, datë 17.9.1998 “Për urbanistikën” dhe VKM nr. 722, datë 19.11.1998 “Për miratimin e rregullores së urbanistikës”.

1. Kontroll mbi përgatitjen e dokumentacionit teknik për hartimin e studimeve urbanistike pjesore, në zbërthim dhe zbatim të planit të përgjithshëm rregullues dhe paraqitja e dokumentacionit për Këshillin e Rregullimit të Territorit.

Nga kontrolli rezultoi se Bashkia e Lezhës disponon instrumentet urbanistike të hartuara dhe miratuara, në përputhje me ligjin nr. 8405, datë 17.9.1998 “Për urbanistikën” dhe konkretisht si më poshtë:

A. Planin e përgjithshëm rregullues të qytetit të Lezhës së bashku me vijën kufizuese të ndërtimit, të miratuar në vitin 1980, nga Këshilli i Ministrave.

Ky studim nuk përmban zonën suburbane (periferike) të shtrirjes perspektive të qytetit.

B. Vendimi e KRRTSH me nr. 11, datë 01.9.1993 “Për zgjerimin e vijës kufizuese të qytetit të Lezhës” me sipërfaqe 11,2 ha.

Në zbatim të vendimit të mësipërm të KRRTRSH-së, Bashkia e Lezhës nëpërmjet byrosë së studimeve dhe projektimeve ka hartuar në vitin 1996 studimin urbanistik “Bllok banimi në hyrje të qytetit të Lezhës”.

Megjithëse ky studim përshkohet nga ide të qarta në drejtim të kompozimit të ndërtimeve, pasi parashikon një zgjidhje të drejtë të rrjetit rrugor, të hapësirave të lira ndërmjet godinave të banimit për sipërfaqe të gjelbëruara brenda blloqeve të banimit etj., hartimi i tij është bërë në kundërshtim me vendimin e KRRTSH-së nr. 11, datë 01.9.1993, për sa i përket numrit të kateve të ndërtimit, mbasi ka parashikuar ndërtime me lartësi 6-7-8 dhe 9 kate, në një kohë që vendimi i mësipërm përcakton lartësinë e ndërtimeve 3 deri 5 kate.

Gjithashtu ky studim nuk rezulton i miratuar nga KRRT-ja e Bashkisë për arsye se nga kontrolli nuk u gjend vendimi përkatës i miratimit të tij, si dhe planimetria e këtij studimi nuk është miratuar nga autorët e hartimit të tij si dhe nga kryetari i KRRT-së.

Për arsyet e mësipërme studimi urbanistik “Bllok banimi në hyrje të qytetit të Lezhës”, është i pavlefshëm nga ana ligjore.

Page 188: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

188

2. Kontroll mbi zbatimin e vendimit të KRRTRSH- së nr. 3, datë 21.08.2002 “Për dhënien e lejeve të ndërtimit të qendrave të qyteteve”, në zbatim të ligjit nr. 8405, datë 17.09.1998 “Për urbanistikën”, neni 15, i cili përcakton konkretisht:

- Sheshet dhe lejet e ndërtimit, për objekte që propozohen brenda zonës së qendrave të qyteteve për Bashkinë e Tiranës dhe bashkitë e kategorisë së parë (sipas nenit 15, të ligjit nr. 8405, datë 17.09.1998 “Për urbanistikën”), të shqyrtohen vetëm pas miratimit përfundimtar në KRRTRSH të studimeve të reja për këto qendra, sipas përcaktimeve ligjore në fuqi.

- Me “Studim të ri të qendrës” do të nënkuptohen studimet e bëra dhe të miratuara në KRRTRSH pas 1 janarit 2003.

Kufijtë e zonës së qendrës për këto qytete të përcaktohen nga Bashkitë përkatëse, në bashkëpunim me Ministrinë e Rregullimit të Territorit dhe Turizmit, Institutin e Studimeve dhe Projektimeve Urbanistike, Institutin e Monumenteve të Kulturës, si dhe Struktura e Akademisë së Shkencave sipas rastit.

Nga kontrolli rezultoi: A. Në zbatim të vendimit të mësipërm, nga ana e KRRT-së Bashkisë në Lezhë,

janë miratuar studimet e mëposhtme: a. Me vendimin nr. 19, datë 20.12.2002 “Miratohet detyra e projektimit për

studimin urbanistik të qendrës së qytetit të Lezhës dhe vija kufizuese e kësaj qendre”. b. Me vendimin nr. 29, datë 06.08.2004 “Miratohet studimi urbanistik i qendrës

së qytetit të Lezhës”. c. Me vendimin nr. 29, datë 06.08.2004 “Miratohet rregullorja për zbatimin e

studimit urbanistik të qendrës së qytetit të Lezhës”. B. Në mbështetje të neneve 7 dhe 9, të ligjit nr. 8405, datë 17.9.1998 “Për

urbanistikën”, si dhe në zbatim të pikës 2,6 të VKM nr. 836, datë 03.12.2004 “Për përbërjen, organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Rregullimit të Territorit të Republikës së Shqipërisë”, Ministria e Rregullimit të Territorit dhe Turizmit me shkresën nr. 4557, datë 30.7.2003 dhe shkresën nr. 5172, datë 25.7.2005 i ka dërguar për zbatim Bashkisë së Lezhës:

a. Vendimin e KRRTRSH nr. 13, datë 18.6.2003 “Për miratimin e detyrës së projektimit për studimin urbanistik të qendrës së qytetit të Lezhës dhe vija kufizuese e kësaj qendre”.

b. Vendimin e KRRTRSH nr. 1, datë 15.3.2005 “Për miratimin e studimit urbanistik të qendrës së qytetit të Lezhës”.

c. Vendim nr. 7, datë 07.05.2005 “Për miratimin e rregullores për zbatimin e studimit urbanistik të qendrës së qytetit të Lezhës”.

3. Kontroll mbi zbatimin ligjit nr. 8405, datë 17.9.1998 “Për urbanistikën” dhe udhëzimin e Ministrisë së Rregullimit të Territorit dhe Turizmit nr. 4, datë 11.08.2004 “Për mënyrën e ushtrimit të kompetencës për planifikimin e territorit nga njësitë e qeverisjes vendore”, pika 4 e cila përcakton shprehimisht:

Ushtrimi i vendimmarrjes nga KRRT-të në Bashki/Komunë bëhet në përputhje me nenin 20, pika 2, e ligjit nr. 8405, datë 17.9.1998 “Për urbanistikën”, i ndryshuar me nenin 6 të ligjit nr. 8991, datë 23.01.2003.

a. Për germat a, b, c, ç dhe d, të pikës 2, të nenit 20 të këtij ligji, shqyrtimi e miratimi nga KRRT e Bashkisë/Komunës nuk është përfundimtar, pasi për një rakordim me planet rajonale, masterplanet dhe me planet e zhvillimit rajonal si dhe në përputhje me germat “a”, “b”, “ç” dhe “d”, të pikës 1, të nenit 20, miratimi përfundimtar bëhet nga KRRT e Qarkut.

b. Për germat “a”, “b”, “c”, “ç” dhe “d”, të pikës 1, të nenit 20, shqyrtimi dhe miratimi nga KRRT e qarkut nuk është përfundimtar, pasi për një rakordim me

Page 189: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

189

politikat kombëtare dhe qeveritare si dhe në përputhje me nenin 9, të ligjit nr. 8405, datë 17.09.1998 “Për urbanistikën”, miratimi përfundimtar bëhet nga KRRTRSH.

Udhëzimi i mësipërm në pikën 6, përcakton shprehimisht se: “Për çdo studim urbanistik, sipas përcaktimit në germat “a”, “b”, ”c”, “ç” dhe

“d”, pika 2, të nenit 20, të ligjit nr. 8405, datë 17.09.1998, i ndryshuar me nenin 6 të ligjit nr. 8991, datë 23.01.2003, të miratuar nga KRRT-ja e Bashkisë, duhet të bëhet shqyrtimi dhe miratimi në KRRT-në e Qarkut”.

Për sa më sipër, nga kontrolli rezulton se nuk është zbatuar neni 20, pika 2, e ligjit nr. 8405, datë 17.09.1998 “Për urbanistikën”, i ndryshuar me nenin 6, të ligjit nr. 8991, datë 23.01.2003, si dhe udhëzimi i Ministrisë së Rregullimit të Territorit dhe Turizmit nr. 4, datë 11.08.2004, për faktin se studimet e miratuara nga KRRT-ja e Bashkisë, para se të dërgoheshin për miratim në KRRTRSH, duhet të miratoheshin në KRRT-në e Qarkut.

Për sa u trajtua më sipër, observacionet e dërguara nuk merren parasysh, për arsye se nuk kanë mbështetje ligjore.

Për sa u konstatua gjatë analizës së mësipërme në lidhje me të metat, mangësitë si dhe shkeljet e dispozitave ligjore ngarkohenme përgjegjësi: ish-kryetari i Bashkisë dhe në cilësinë e ish-kryetarit të KRRT-së së Bashkisë; përgjegjësi i Seksionit të Urbanistikës dhe në cilësinë e sekretarit të KRRT-së së Bashkisë; nëtarët e KRRT-së së Bashkisë.

4. Kontroll mbi zbatimin e VKM nr. 722, datë 19.11.1998 “Për miratimin e rregullores së urbanistikës”, në hartimin dhe miratimin e studimeve urbanistike pjesore.

a. Në përgjithësi, studimet urbanistike pjesore janë miratuar me të njëjtin datë dhe numër vendimi me të cilin është miratuar dhe leja e shesheve të ndërtimit dhe lejet e ndërtimit. Bëjnë përjashtim 7 studimet urbanistike pjesore, të cilat janë miratuar më përpara miratimit të lejeve të shesheve të ndërtimit, mbi bazën e të cilave janë miratuar leje ndërtimi, sipas dosjeve të më poshtme:

Viti 2005: Dosja nr. 2005/ 4. Viti 2006: Dosjet me nr: 2006/14; 2006/16; 2006/17; 2006/56; 2006/57; 2006/70. Për sa u trajtua më sipër observacionet e dërguara nuk merren parasysh, për

arsye se nuk kanë mbështetje ligjore.

b. Kontroll për hartimin e studimet urbanistike pjesore mbi bazën e detyrës së projektimit, në zbatim të pikës 47, të VKM nr. 722, datë 19.11.1998 “Për miratimin e rregullores së urbanistikës”.

Nga kontrolli i të gjitha dosjeve rezultoi se, për asnjë studim urbanistik pjesor, nuk është hartuar detyrë projektimi dhe nuk është bërë miratimi i saj nga KRRT-ja sipas kompetencës. Për pasojë, këto studime janë kryer pa u realizuar kërkesat që duhet të përmbajë detyra e projektimit siç janë:

- përcaktimi i kufirit të studimit, mungesa e të cilit ka çuar në përgjithësi në hartimin e studimeve urbanistike pjesore vetëm për një shesh ndërtimi, duke mos marrë në konsideratë situatën urbane të zonës dhe harmonizimin e ndërtimit të ri me ndërtimet ekzistuese;

- përcaktimi i vijës së kuqe të ndërtimit dhe i numrit të kateve të ndërtimeve, mungesa e së cilës ka çuar në caktimin e tyre mbi bazën e gjykimit subjektiv;

- të dhënat demografike, mungesa e të cilave ka sjell si pasojë pamundësinë për hartimin e një politike të qartë në drejtim të plotësimit të nevojave për strehim;

Page 190: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

190

- të dhënat meteorologjike, hidrologjike, inxhiniero-gjeologjike, topografike dhe sizmologjike, mungesa e të cilave ka ndikuar në mosmarrjen parasysh të këtyre elementëve të rëndësishëm natyror në projektimin urban;

- azhurnimi i rrjetit inxhinierik nëntokësorë dhe ajror (ujësjellës, kanalizim, elektrik, telefonik etj.), mungesa e të cilit pengon në marrjen parasysh të gjendjes dhe të perspektivës së zhvillimit të infrastrukturës inxhinierike;

- të dhënat për monumentet me vlera historike, arkeologjike dhe ndërtimet me vlera të arkitekturës vendore, me qellim ruajtjen dhe integrimin e tyre me zhvillimet e ardhshme urbane të qendrueshme;

- të dhëna të tjera specifike sipas karakteristikave të zonës që studiohet.

c. Kontroll mbi përmbajtjen e projektidesë dhe projektzbatimit të studimeve urbanistike pjesore, në zbatim të pikave 46 e 48, a dhe b, të VKM nr. 722, datë 19.11.1998.

Nga kontrolli i dosjeve të studimeve urbanistike pjesore rezultoi se përmbajtja e tyre, nuk i përgjigjet kërkesave të rregullores së urbanistikës.

Në pjesën më të madhe të studimeve urbanistike pjesore mungon relacioni shpjegues, mungon përmbajtja për elemente të rëndësishëm që lidhen me realizimin e projektidesë, si:

- nënndarjet parcelore dhe vendosja e ndërtimeve në lidhje me kufijtë e sheshit të ndërtimit;

- trasimi dhe projekti i rrjetave të komunikacionit dhe infrastrukturës inxhinerike së bashku me profilet dhe kuotat e kondicionet altimetrike;

- hapësirat për vepra me interes publik si çerdhe, kopshte, shkolla, parqe, sheshe sportive, objekte publike, shëndetësore, rekreative etj.;

- kondicionet urbanistike si distanca e objekteve nga aksi i rrugës, distanca e objekteve nga bordura e rrugës, distanca e objekteve nga kufiri i pronës, distancat ndërmjet objekteve si dhe numri i vendeve të parkimit etj.;

- fazat e rikonstruksionit dhe ndërtimet që do të shemben dhe lista e zërit kadastral për tu shpronësuar;

- vlerësimi i ndikimit ne mjedis; - projektidea dhe projekti teknik i rrjetit rrugor dhe i infrastrukturës

inxhinierike; - pamjet arkitektonike dhe panoramike të ndërtimeve gjatë rrugëve etj., dhe të

projektzbatimit si: - plani i piketimit dhe të kuotimit te objekteve; - plani i sistemimeve, sidomos për zona me reliev të aksidentuar; - projekti teknik i rrjetit rrugor dhe i rrjetit inxhinierik etj. Për sa u trajtua më sipër, observacionet e dërguara nuk merren parasysh, për

arsye se nuk kanë mbështetje ligjore.

ç. Kontroll mbi respektimin e normativave të projektimit urbanistik në hartimin e studimeve urbanistike pjesore, në zbatim të pikave 72, 74, 91 (tabelat nr. 2, 4 dhe 5), të VKM nr. 722, datë 19.11.1998.

Nga kontrolli rezultoi se, në përgjithësi, në planimetritë e studimeve urbanistike pjesore të miratuara nga KRRT, mungojnë treguesit normativ të projektimit të numrit të banorëve dhe treguesit urbanistik përkatës, si: dendësia e banimit bruto e neto, banorë/ha, sipërfaqja m2/banorë dhe intensiteti i ndërtimit neto.

Gjithashtu, relacionet që shoqërojnë disa prej studimeve urbanistike pjesore, nuk përmbajnë treguesit normativë të projektimit, por edhe në rastet kur është dhënë

Page 191: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

191

ndonjë prej këtyre treguesve si p.sh. sipërfaqja m2/banorë ai nuk i përgjigjet normativës përkatëse.

Në përgjithësi, në studimet urbanistike pjesore, koeficienti i shfrytëzimit të territorit është mbi 35% dhe varion në disa raste edhe 100%, duke paraqitur një vlerë shumë më e lartë se sa vlera e këtij koeficienti për një grup banimi prej 28.5%, që del duke zbatuar pikën nr. 72 të rregullores së urbanistikës dhe 22.5% duke zbatuar pikën 74 të saj.

Rritja e vlerës së koeficientit të shfrytëzimit të territorit mbi normën e lejuar ka ulur standardin urbanistik, duke zvogëluar sipërfaqet e lira për sheshe lojrash për fëmijë, për pushim dhe për sipërfaqe të gjelbëruara.

Nga sa u trajtua më sipër, mbi mënyrën dhe procedurat e ndjekura në hartimin dhe miratimin e studimeve urbanistike pjesore, del qartë se ky instrument i rëndësishëm i studimeve urbanistike, i cili përbën dhe bazën mbështetëse të shesheve të ndërtimit dhe të lejeve të ndërtimit është nënvlerësuar ose është konsideruar vetëm si një veprim formal dhe jo si një domosdoshmëri në drejtim të zbërthimit dhe zbatimit të planit rregullues të përgjithshëm të qytetit.

Për sa u trajtua më sipër, observacionet e dërguara nuk merren parasysh, për faktin se nuk kanë mbështetje ligjore.

Për sa u trajtua më sipër, në lidhje me mangësitë e vërejtura, ngarkohet me përgjegjësi: ish-kryetari i Bashkisë dhe në cilësinë e ish-kryetarit të KRRT së Bashkisë; përgjegjësi i Seksionit të Urbanistikës dhe në cilësinë e sekretarit të KRRT së Bashkisë; anëtarët e KRRT së Bashkisë.

5. Kontroll mbi miratimin e studimeve urbanistike pjesore në KRRT, në zbatim të ligjit nr. 8405, datë 17.09.1998 “Për urbanistikën”.

a. Nga kontrolli rezultoi se në këtë bashki për mungesë kuadri nuk është ngritur Këshilli Teknik.

Vlen të theksohet se Seksioni i Urbanistikës, për vitet 2005-2006, ka funksionuar me 2 dhe 3 vetë. Në këtë seksion ka munguar juristi për zgjidhjen e problemeve juridike dhe topografi për kryerjen e kontrolleve në zbatim të nenit 45, të ligjit nr. 8405, datë 17.09.1998.

Në këtë drejtim, nga ana e kësaj bashkie nuk është zbatuar neni 24, i ligjit nr. 8405, datë 17.09.1998, i ndryshuar me nenin 10, të ligjit nr. 8991, datë 23.01.2003.

b. Të gjitha vendimet për miratimin e studimeve urbanistike pjesore, rezultojnë të miratuara në KRRT.

Për sa u trajtua më sipër ngarkohet me përgjegjësi ish-kryetari i Bashkisë dhe në cilësinë e ish-kryetarit të KRRT-së së Bashkisë.

Shqyrtimi i dokumentacionit për sheshe ndërtimi dhe leje ndërtimi për objektet e subjekteve private nga Seksioni i Urbanistikës dhe paraqitja për miratim në KRRT.

Gjatë vitit 2005, nga ana e KRRT-së së Bashkisë Lezhë janë zhvilluar 2 mbledhje, duke marrë gjithsej 72 vendime, nga të cilat: 22 vendime për studime urbanistike pjesore, 10 vendime për miratim leje shesh ndërtimi, 10 vendime për leje ndërtimi në sektorin privat, 12 vendime për leje ndërtimi në objekte shtetërore, 11 vendime për prishje objekti ndërtim pa leje, 2 vendime për ndryshim destinacioni dhe 5 vendime për probleme të ndryshme.

Gjatë vitit 2006, nga ana e KRRT-së së Bashkisë Lezhë janë zhvilluar 6 mbledhje, duke marrë gjithsej 290 vendime, nga të cilat: 16 vendime për detyra projektimi, 58 vendime për studime urbanistike pjesore, 79 vendime për miratim leje shesh ndërtimi, 79 vendime për leje ndërtimi në sektorin privat, 12 vendime për leje

Page 192: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

192

ndërtimi në objekte shtetërore, 9 vendime për zgjatje afati leje ndërtimi në sektorin privat, 17 vendime për prishje objekti ndërtim pa leje dhe 20 vendime për ndryshim destinacioni.

Për vitin 2005 u kontrolluan gjithsej 14 dosje për miratimin e lejeve të shesheve të ndërtimit dhe 14 dosje për miratimin e lejeve të ndërtimit.

Për vitin 2006 u kontrolluar gjithsej 47 dosje për miratimin e lejeve të shesheve të ndërtimit dhe 47 dosje për miratimin e lejeve të ndërtimit.

Të gjitha vendimet e lejeve të shesheve të ndërtimit dhe lejeve të ndërtimit si për vitin 2005 dhe 2006 janë marrë me të njëjtin numër dhe të njëjtin datë vendimi të KRRT-së.

1. Kontroll i dokumentacionit në lidhje me procedurat për miratimin e lejeve të

shesheve të ndërtimit, në zbatim të ligjit nr. 8405, datë 17.09.1998 “Për urbanistikën”, neni 43.

a. Nga kontrolli i dokumentacionit të kërkesave për leje shesh ndërtimi në zbatim të ligjit nr. 8405, datë 17.09.1998, neni 38, rezultoi se në të gjitha rastet e miratimit të lejeve të shesheve të ndërtimit, në dosjet përkatëse rezultonte formulari nr. 1, së bashku me kërkesën përkatëse.

b. Nga kontrolli i dokumentacionit të dosjeve të miratuara për lejet e shesheve të ndërtimit dhe lejeve të ndërtimit, rezultonin studimet urbanistike pjesore përkatëse, por në përgjithësi ato janë kryer vetëm për sheshin e ndërtimit.

c. Nga kontrolli i dokumentacionit të pronësinë mbi truallin, në lidhje me procedurat e miratimit të lejeve të shesheve, rezultoi se:

- Në 34 dosje mungonte dokumenti i pronësisë dhe konkretisht me nr: 2005/2, 2005/13, 2005/18, 2005/19, 2006/4, 2006/6, 2006/11, 2006/13, 2006/14, 2006/15, 2006/16, 2006/17, 2006/19, 2006/20, 2006/26, 2006/27, 2006/30, 2006/31, 2006/32, 2006/34, 2006/35, 2006/36, 2006/37, 2006/42, 2006/47, 2006/48, 2006/56, 2006/57, 2006/62, 2006/63, 2006/70, 2006/71, 2006/81 dhe 2006/82.

Për sa më sipër rezulton se në 34 leje ndërtimi mungon dokumentacioni i pronësisë për 10.184 m2, fakt që tregon se kjo sipërfaqe është pronë shtet.

- Në 4 dosje sipërfaqja e sheshit të ndërtimit është më e madhe se sipërfaqja sipas dokumentit të pronësisë dhe konkretisht në vendimet e KRRT-së në dosjet me nr. 2006/18, 2006/24, 2006/65 dhe 2006/80.

Për sa më sipër rezulton se në 4 leje ndërtimi sipërfaqja e sheshit të ndërtimit është më e madhe se ajo e pronësisë për 641 m2, fakt që tregon se kjo sipërfaqe është pronë shtet.

Për sa u trajtua më sipër, observacionet e dërguara nuk merren parasysh, për arsye se nuk kanë mbështetje ligjore.

Për sa u konstatua gjatë analizës së mësipërme në lidhje me të metat, mangësitë e dhe shkeljet e dispozitave ligjore ngarkohet me përgjegjësi: ish-kryetari i Bashkisë dhe në cilësinë e ish-kryetarit të KRRT së Bashkisë; përgjegjësi i Seksionit të Urbanistikës dhe në cilësinë e sekretarit të KRRT-së së Bashkisë; anëtarët e KRRT-së së Bashkisë.

ç. Nga kontrolli i dokumentacionit në lidhje me zbatimin e afatit 2-mujor nga data e paraqitjes së kërkesës, për miratimin e sheshit me destinacionin funksional të tij dhe kushtet urbanistike, deri në daljen e vendimit, rezultoi se në të gjitha rastet e miratimit të shesheve të ndërtimit është zbatuar afati i përcaktuar në nenin 44, të ligjit nr. 8405, datë 17.9.1998 “Për urbanistikën”.

d. Nga kontrolli i dokumentacionit në lidhje me procedurat e miratimit të lejeve të shesheve, rezultoi se në të gjitha dosjet përkatëse ndodhej genplani i azhurnuar me

Page 193: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

193

gjendjen faktike të zonës, i hartuar nga subjekti i interesuar i firmosur dhe nga ana e Seksionit të Urbanistikës së Bashkisë.

Në të gjitha planimetritë e lejeve të shesheve të ndërtimit nuk ishin hedhur planimetria e rrugëve sipas planit të përgjithshëm rregullues, vija e ndërtimit dhe kondicionet urbane si: distancat nga bordura e rrugëve në zbatim të pikës 66 të rregullores së urbanistikës, distancat ndërmjet objekteve, distancat nga kufiri i pronës dhe distancat nga aksi i rrugës, në zbatim të pikës 120/a,b, c, d, të rregullores së urbanistikës etj.

Për sa më sipër, observacionet e dërguara nuk merren parasysh, për arsye se nuk kanë mbështetje ligjore.

Për sa u konstatua gjatë analizës së mësipërme në lidhje me të metat, mangësitë e dhe shkeljet e dispozitave ligjore ngarkohet me përgjegjësi: ish-kryetari i Bashkisë dhe në cilësinë e ish-kryetarit të KRRT-së së Bashkisë; përgjegjësi i Seksionit të Urbanistikës dhe në cilësinë e sekretarit të KRRT-së së Bashkisë; anëtarët e KRRT-së së Bashkisë.

dh. Nga kontrolli i dokumentacionit të dosjeve në lidhje me procedurat e miratimit të lejeve të shesheve të ndërtimit, rezultonte planvendosja e objektit, por mungonte hedhja e kufirit të pronës dhe distancat përkatëse të objektit nga kufiri i pronës, si dhe distancat ndërmjet objekteve. Për sa u trajtua më sipër observacionet e dërguara nuk merren parasysh, për arsye se nuk kanë mbështetje ligjore.

e. Nga kontrolli rezultoi se në të gjitha dosjet ndodhej formulari 3/1, lidhja e objektit me infrastrukturën inxhinierike, por në dosjen nr. 2006/19 dhe nr. 2006/42, në këtë formular mungonte miratimi nga Ndërmarrja Ujësjellës-Kanalizimeve sh.a.

Për sa u trajtua më sipër, observacionet e dërguara nuk merren parasysh, për arsye se nuk kanë mbështetje ligjore.

ë. Nga kontrolli rezultoi se në 25 dosje mungonin të dhënat e studimit gjeologo-inxhinierike dhe konkretisht me nr: 2005/2, 2005/4, 2005/10, 2005/15, 2005/18, 2005/19; 2006/3, 2006/8, 2006/13, 2006/15, 2006/16, 2006/17, 2006/26, 2006/27, 2006/30, 2006/31, 2006/34, 2006/35, 2006/36, 2006/37, 2006/47, 2006/52, 2006/65, 2006/71 dhe 2006/80.

Për sa u trajtua më sipër, observacionet e dërguara nuk merren parasysh, për arsye se nuk kanë mbështetje ligjore.

f. Në të gjitha dosjet mungonte formulari i Pëlqimit Mjedisor nga Agjencia Rajonale e Mjedisit.

Veprimet e mësipërme janë në kundërshtim me ligjin nr. 8934, datë 05.9.2002 “Për mbrojtjen e mjedisit” dhe UKM nr. 3, datë 17.8.2004 “Për miratimin e listës së veprimtarive, formatimin e aplikimit dhe rregullat e procedurat e dhënies së pëlqimit dhe autorizimit mjedisor nga Agjencitë Rajonale të Mjedisit”.

Observacioni i dërguar nuk qëndron për arsye se nuk ka bazë ligjore. g. Nga kontrolli rezultoi se në 34 dosje mungonte dokumenti për intensitetin

sizmik nga Instituti i Sizmologjisë, në zbatim kjo të detyrës që përcakton ligji nr. 8405, datë 17.9.1998 “Për urbanistikën”, i cili për fazën e marrjes së lejes së sheshit të ndërtimit, detyron gjithë subjektet private ose publike, për marrjen nga Instituti i Sizmologjisë të një dokumenti për intensitetin sizmik të sheshit konkret të ndërtimit për të gjitha kategoritë e ndërtesave, pavarësisht nga numri i kateve, dhe aq më tepër që zona e Lezhës sipas hartës së rajonizimit sizmik të përcaktuar me VKM nr. 371, datë 20.12.1979, është përcaktuar në zonën me kushte të këqija trualli, me lëkundje sizmike me intensitet 8,5 ballë.

Page 194: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

194

Nga kontrolli rezultoi se ky studim mungonte në dosjet e mëposhtme nr: 2005/2, 2005/4, 2005/8, 2005/9, 2005/13, 2005/15, 2005/18, 2005/19, 2006/3, 2006/8, 2006/10, 2006/12, 2006/13, 2006/15, 2006/16, 2006/17, 2006/24, 2006/26, 2006/27, 2006/30, 2006/31, 2006/34, 2006/35, 2006/36, 2006/37, 2006/40, 2006/42, 2006/45, 2006/46, 2006/47, 2006/52, 2006/65, 2006/71 dhe 2006/80.

Për sa trajtuam më lart, observacionet e dërguara nuk merren parasysh, për arsye se nuk kanë mbështetje ligjore.

Për sa u konstatua gjatë analizës së mësipërme në lidhje me të metat, mangësitë dhe shkeljet e dispozitave ligjore ngarkohet me përgjegjësi: ish-kryetari i Bashkisë dhe në cilësinë e ish-kryetarit të KRRT-së së Bashkisë; përgjegjësi i Seksionit të Urbanistikës dhe në cilësinë e sekretarit të KRRT-së së Bashkisë; anëtarët e KRRT-së së Bashkisë.

2. Kontroll i dokumentacionit në lidhje me procedurat për miratimin e lejeve të ndërtimit të objektit në zbatim të ligjit nr. 8405, datë 17.9.1998, neni 50 dhe dokumentacioni ligjor i nevojshëm për miratimin e lejes së ndërtimit.

a. Nga kontrolli i të gjitha dosjeve rezultoi se në to ndodheshin të depozituar formulari nr. 1, formulari nr. 2, planimetria e sheshit të ndërtimit, vlefshmëria e së cilës rezultonte brenda periudhës 6 mujore.

b. Nga kontrolli i dokumentacionit në lidhje me zbatimin e afateve, nga data e miratimit të destinacionit të sheshit të ndërtimit dhe kondicioneve urbane të tij, deri në miratimin e lejeve të ndërtimit, rezultoi të jetë zbatuar afati i përcaktuar në nenin 46, të ligjit nr. 8405, datë 17.9.1998 “Për urbanistikën”.

c. Nga kontrolli i dosjeve rezultoi se në to ndodheshin të depozituar formulari nr. 3 dhe formulari nr. 4.

d. Nga kontrolli i të gjitha dosjeve rezultoi se është zbatuar afati 45 ditor, nga data e paraqitjes së kërkesës për miratimin e lejes së ndërtimit deri në daljen e vendimit, të përcaktuar në nenin 50, të ligjit nr. 8405, datë 17.9.1998.

e. Nga kontrolli i dosjeve të lejeve të mësipërme rezultoi se në 63 dosje nuk rezultonte projekti i plotë i zbatimit dhe konkretisht:

- Në 5 dosje mungonte projekti arkitektonik; - Në 5 dosje mungonte projekti konstruktiv; - Në 29 dosje mungonte projekti elektrik; - Në 24 dosje mungonte projekti hidrosanitar; ë. Kontrata noteriale e pronarëve të truallit me firmën e ndërtimit, si dhe

fotokopja e noterizuar e licencës së shoqërisë zbatuese, mungonte në 4 dosje të lejeve të ndërtimit, për arsye se trualli është dhënë me vendim të Këshillit Bashkiak dhe konkretisht si më poshtë:

Dosjet me nr: 2006/31, 2006/42, 2006/65, 2006/80. Në lidhje me observacionet e dërguara sqarojmë se ato u morën parasysh

pjesërisht. f. Nga kontrolli i dosjeve të lejeve të ndërtimit rezultoi se në 82 prej tyre nuk

rezultonin të depozituara fotokopjet të noterizuara të licencave të projektuesve dhe konkretisht:

Në 14 dosje mungonte licenca e arkitektit. Në 17 dosje mungonte licenca e konstruktorit. Në 25 dosje mungonte licenca e projektuesit elektrik Në 26 dosje mungonte licenca e hidrosanitarit. g. Nga kontrolli i dosjeve të lejeve të ndërtimit sipas vendimeve përkatëse të

KRRT-së për objektet mbi 8 kate si dhe për objektet me rëndësi të veçantë, rezultoi se

Page 195: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

195

në 7 prej tyre mungonte studimi sizmologjik dhe konkretisht në dosjet me nr: 2005/4, 2005/6, 2005/8, 2005/9/1, 2006/8, 2006/23 dhe 2006/29.

Për sa më sipër nuk është zbatuar ligji nr. 8405, datë 17.9.1998 “Për urbanistikën” dhe VKM nr. 350, datë 12.6.1995 “Për studimet inxhiniero-sizmologjike të objekteve të rëndësisë së veçantë dhe të godinave mbi 8 kate”, ku realizimi i tyre është detyrë ekskluzive e Institutit të Sizmologjisë të Akademisë së Shkencave.

Për sa u trajtua më sipër, observacionet e dërguara nuk merren parasysh, për arsye se nuk kanë mbështetje ligjore.

Për sa u konstatua gjatë analizës së mësipërme në lidhje me mangësitë e vërejtura ngarkohet me përgjegjësi: ish-kryetari i Bashkisë dhe në cilësinë e ish-kryetarit të KRRT-së së Bashkisë; përgjegjësi i Seksionit të Urbanistikës dhe në cilësinë e sekretarit të KRRT-së së Bashkisë; anëtarët e KRRT-së së Bashkisë.

3. Kontroll mbi zbatimin e kondicioneve urbanistike, në zbatim të VKM nr. 722, datë 19.11.1998 “Për miratimin e rregullores së urbanistikës”.

a. Kontroll në lidhje me zbatimin e VKM nr. 722, datë 19.11.1998 ”Për miratimin e rregullores së urbanistikës”, pika 66 “Për distancat minimale të banesave nga bordura e rrugës”, e cila përcakton se :

Distanca minimale e banesave ose objekteve nga bordura e rrugës, për rrugë qyteti të jetë:

jo më pak se 5 m për rrugë me gjerësi 7 m. jo më pak se 7,5 m për rrugë me gjerësi 7-15 m. jo më pak se 10 m për rrugë me gjerësi mbi 15 m. Nga kontrolli i plotë i zbatimit të vendimeve të mësipërm rezultoi se në 15 leje

ndërtimi nuk është zbatuar pika 66 e rregullores së urbanistikës dhe konkretisht në lejet e ndërtimit sipas dosjeve me nr: 2005/6, 2005/9, 2005/11, 2005/18, 2006/3, 2006/4, 2006/10, 2006/12, 2006/22, 2006/23, 2006/40, 2006/42, 2006/45, 2006/48 dhe 2006/52.

b. Kontroll në lidhje me zbatimin e VKM nr. 722, datë 19.11.1998 “Për miratimin e rregullores së urbanistikës”, pika 120 “Distancat ndërmjet objekteve”, germat a, b, c, d, si dhe distanca nga kufiri i pronës.

Nga kontrolli rezultoi se në 26 leje ndërtimi, nuk është zbatuar pika 120 e rregullores së urbanistikës dhe konkretisht në lejet e ndërtimit sipas vendimeve të KRRT-së sipas dosjeve me nr: 2005/1, 2005/2, 2005/4, 2005/6, 2005/8, 2005/9, 2005/10, 2005/13, 2005/15, 2005/18, 2005/19, 2006/3, 2006/4, 2006/5, 2006/6, 2006/8, 2006/10, 2006/18, 2006/22, 2006/31, 2006/37, 2006/42, 2006/45, 2006/47, 2006/48 dhe 2006/80.

c. Nga kontrolli në lidhje me zbatimin e VKM nr. 722, datë 19.11.1998 ”Për miratimin e rregullores së urbanistikës”, rezultoi se në lejet e mëposhtme nuk është zbatuar pika 72 e vendimit të mësipërm dhe për pasojë në 50 leje ndërtimi të miratuara nga KRRT-ja, koeficienti i shfrytëzimit dhe intensiteti i ndërtimit rezulton i lartë dhe konkretisht në dosjet e lejeve të ndërtimit me nr: 2005/1, 2005/2, 2005/4, 2005/6, 2005/8, 2005/9, 2005/11, 2005/13, 2005/15, 2005/18, 2005/19, 2006/3, 2006/4, 2006/6, 2006/8, 2006/10, 2006/11, 2006/12, 2006/13, 2006/14, 2006/15, 2006/17, 2006/18, 2006/19, 2006/20, 2006/22, 2006/23, 2006/24, 2006/26, 2006/27, 2006/29, 2006/30, 2006/31, 2006/32, 2006/34, 2006/35, 2006/36, 2006/40, 2006/42, 2006/45, 2006/46, 2006/47, 2006/48, 2006/57, 2006/62, 2006/65, 2006/71, 2006/80, 2006/81 dhe 2006/82.

Si rezultat i moszbatimit të pikave 66, 72 dhe 120, në studimet urbanistike pjesore të e miratuara, për pasojë edhe në të gjitha lejet e ndërtimit, intensiteti i ndërtimit neto, rezulton tej normave të përcaktuara në pikën 91 të rregullores së urbanistikës.

Page 196: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

196

ç. Kontroll në lidhje me zbatimin e VKM nr. 722, datë 19.11.1998 “Për miratimin e rregullores së urbanistikës”, pika 85, e cila përcakton:

Sipërfaqet e nevojshme për parkimet e hapura dhe të mbyllura janë: për banesat kolektive 15 m2/parkim dhe 1 vend parkimi për familje.

Nga kontrolli rezultoi se nuk është zbatuar vendimi i mësipërm në 13 leje ndërtimi dhe konkretisht në lejet e ndërtimit të mëposhtme: 2005/1, 2005/6, 2006/3, 2006/8, 2006/10, 2006/12, 2006/36, 2006/37, 2006/40, 2006/45, 2006/46, 2006/48 dhe 2006/80.

Për sa u trajtua më sipër, observacionet e dërguara nuk merren parasysh, për arsye se nuk kanë mbështetje ligjore.

d. Nga të gjitha dosjet e kontrolluara rezultoi se në 24 leje ndërtimi nuk ishte zbatuar VKM nr. 722, datë 19.11.1998 “Për miratimin e rregullores së urbanistikës”, pika 141 “Për rregullat dhe normat urbanistike e arkitektonike për personat me aftësi të kufizuar”.

Për sa u konstatua gjatë analizës së mësipërme në lidhje me mangësitë e vërejtura ngarkohet me përgjegjësi: ish-kryetari i Bashkisë dhe në cilësinë e ish-kryetarit të KRRT së Bashkisë; përgjegjësi i Seksionit të Urbanistikës dhe në cilësinë e sekretarit të KRRT së Bashkisë; anëtarët e KRRT së Bashkisë.

4. Nga të gjitha dosjet e kontrolluara në lidhje me formularin nr. 6, kërkesa për prerje drurësh, nuk rezultoi asnjë kërkesë dhe për rrjedhojë nuk është dhënë asnjë leje për prerje druri, formulari nr. 7 “leje për prerje drurësh”.

5. Nga kontrolli mbi lejet për prishjen e objekteve ekzistuese rezultoi se për periudhën e kontrolluar nuk është bërë asnjë kërkesë për prishje ndërtimi (formulari nr. 8) dhe nuk është dhënë asnjë leje për prishje ndërtimi (formulari nr. 9).

6. Nga kontrolli i dosjeve të lejeve të mësipërme rezultoi se në 26 dosje mungonte projekti i plote i sistemit të ngrohjes.

Për sa më lart rezulton se nga ana e KRRT-së nuk është zbatuar ligji nr. 8937, datë 12.09.2002 “Për ruajtjen e nxehtësisë në ndërtesa”; VKM nr. 584, datë 02.11.2000 “Për kursimin e energjisë dhe ruajtjen e ngrohtësisë në ndërtime”; VKM nr. 38, datë 16.01.2003 “Për miratimin e normave, rregullave dhe kushteve të projektimit dhe të ndërtimit, të prodhimit dhe ruajtjes së nxehtësisë në ndërtesa” dhe ligji nr. 8402, datë 10.9.1998 “Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit”, neni 4.

7. Nga kontrolli i dosjeve të lejeve të mësipërme rezultoi se në 28 dosje mungonte projekti i mbrojtjes kundër zjarrit.

Veprimet e mësipërme janë në kundërshtim me ligjin nr. 8766, datë 05.4.2001 “Për mbrojtjen nga zjarri dhe shpëtimin”, kreu V, neni 26, neni 27, pika 2, nenet 28, 29, 30 e 31; VKM nr. 545, datë 12.8.2004 “Për disa shtesa në VKM nr. 722, datë 19.11.1998 “Për miratimin e rregullores së urbanistikës”, pika 46, germa k, pikat 48 e 116.

Kontroll në lidhje me zbatimin e shpronësimeve.

a. Kontroll mbi zbatimin e ligjit nr. 8405, datë 17.9.1998 “Për urbanistikën”, neni 31, i cili përcakton shprehimisht:

“Në zbatim të studimeve urbanistike të gjitha llojeve, sipas fazave të realizimit të tyre në përputhje me këtë ligj dhe me aktet e tjera ligjore, bëhet shpronësimi në përputhje të plotë me studimin, me vlerësimin e pasurisë së paluajtshme pronë private dhe me procedurat përkatëse për shpronësimin”.

Page 197: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

197

b. Kontroll mbi zbatimin e vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 722, datë 19.11.1998 “Për miratimin e rregullores së urbanistikës”, pika 46, e cila përcakton shprehimisht:

“Studimi urbanistik pjesor tregon kufijtë e zonës së përfshirë prej tij dhe përmban: germa i: listat sipas zërave kadastror të pronarëve për t’u shpronësuar.

c. Kontroll mbi zbatimin e ligjit nr. 8561, datë 22.12.1999 “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë pronë private për interes publik”, i cili në nenin 8- Shkaku i shpronësimit, germa ç, përcakton shprehimisht: “Për realizimin e projekteve dhe investimeve kombëtare ose vendore, në funksion të ruajtjes së mjedisit, të shëndetit, kulturës dhe arsimit publik, si dhe të infrastrukturës, në shërbim dhe interes të publikut”.

Nga kontrolli për vitin 2005-2006 rezultoi se nuk është zbatuar procedura për kryerjen e shpronësimit në 11 vendime të KRRT për miratimin e studimeve urbanistike pjesore, sipas dosjeve me nr: 2005/2, 2005/8, 2005/9, 2005/13, 2006/4, 2006/6, 2006/12, 2006/22, 2006/23, 2006/40 dhe 2006/42.

Për sa më sipër nxjerrim këto konkluzione: Së pari: mbi bazën e studimeve urbanistike pjesore, me vendim të KRRT-së së

Bashkisë janë dhënë 11 leje ndërtimi, në të cilat nuk janë zbatuar ligjet dhe vendimi i mësipërm në lidhje me shpronësimet, për arsye se pronat cenohen pjesërisht nga trotuaret dhe rrugët.

Së dyti: mungesa e koordinimit dhe bashkërendimit të punës ndërmjet Seksionit të Urbanistikës dhe KRRT-së, gjatë procesit të zgjerimit dhe hapjes së rrugëve të reja para vitit 2005, gjatë vitit 2005 dhe vitit 2006, ka bërë që nëpërmjet zbatimit të projekteve të infrastrukturës rrugore sipas planit rregullues të përgjithshëm, ose sipas studimeve urbanistike pjesore, të zihen në mënyrë të kundërligjshme truall në pronësi private, pa u bërë shpronësimi përkatës.

Së treti: nga ana e Këshillit Bashkiak për vitet 2005 e 2006 nuk ishin planifikuar fonde për shpronësime në zërin investime publike, për të përballuar vlerën e shpronësimeve.

Së katërti: moskryerja e shpronësimeve të sipërfaqes së truallit që cenohet nga trotuaret dhe rrugët, si dhe përfshirja e kësaj sipërfaqe në sipërfaqen e sheshit të ndërtimit, ka çuar në uljen artificialisht të koeficientit të shfrytëzimit të territorit, duke reflektuar direkt në zvogëlimin e sipërfaqeve të lira, të shesheve dhe lodrave për fëmijë, të shesheve për pushim etj, pra duke çuar në uljen e komoditetit urban dhe cilësinë e kushteve të jetesës të banorëve.

Së pesti: moszbatimi legjislacionit të mësipërm bën të pamundur zbatimin e inventarizimit dhe regjistrimit të pronave të paluajtshme, në zbatim të ligjit nr. 8743, datë 22.02.2001 “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, ligjit nr. 8744, datë 22.02.2001 “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit, në njësitë e qeverisjes vendore”, si dhe udhëzimit nr. 15, datë 30.06.2003 “Për mënyrën e paraqitjes nga njësitë e qeverisjes vendore të kërkesave për transferimin në pronësi të tyre të pronave të paluajtshme shtetërore”.

Për moszbatimin e ligjit nr. 8405, datë 17.9.1998 “Për urbanistikën”, neni 31; VKM nr. 722, datë 19.11.1998 “Për miratimin e rregullores së urbanistikës”, pika 46, 48 dhe ligjit nr. 8561, datë 22.12.1999 “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë pronë private për interes publik”, ngarkohet me përgjegjësi sipas përkatësisë: ish-kryetari i Bashkisë dhe në cilësinë e ish-kryetarit të KRRT së Bashkisë; përgjegjësi i Seksionit të Urbanistikës dhe në cilësinë e sekretarit të KRRT së Bashkisë; anëtarët e KRRT së Bashkisë.

Page 198: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

198

9. Kontroll mbi dokumentacionin e lejeve të ndërtimit të miratuara në KRRT dhe të pa tërhequra nga investitorët.

Nga kontrolli rezultoi se për periudhën e kontrolluara 2005/2006, nuk ka asnjë leje ndërtimi të pa tërhequr nga investitorët.

10. Kontroll mbi procesverbalet e mbledhjes së KRRT, problematikat, diskutimet, votat e dhëna nga anëtarët.

Nga kontrolli i procesverbaleve të KRRT-së rezultoi se në përgjithësi ishte zbatuar ligji për urbanistikën.

Disa leje për shesh ndërtimi janë dhënë nga Këshilli Bashkiak në kundërshtim me ligjin nr. 8405, datë 17.9.1998 “Për urbanistikën”.

11. Kontroll mbi procedurat e shqyrtimit dhe miratimit të lejeve të shesheve

dhe të lejeve të ndërtimit në zonat turistike dhe në zonat me vlera të veçanta kulturore, mjedisore arkeologjike dhe muzeale.

a. Në mbështetje të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 88, datë 01.3.1993 “Për miratimin e zonave që kanë përparësi zhvillimin e turizmit”, për qytetin e Lezhës, KRRTRSH nuk ka nxjerrë asnjë vendim për të përcaktuar zonë turistike në këtë qytet. Gjithë zona e ndërtimit brenda vijës së verdhë e këtij qyteti është përcaktuar zonë urbane.

b. Në mbështetje të vendimit të KRRTRSH nr. 3, datë 21.8.2002 “Për dhënien e lejeve të ndërtimit të qendrave të qyteteve” dhe në zbatim të ligjit nr. 8405, datë 17.9.1998 “Për urbanistikën”, nenet 71, 73, 74; KRRT e Bashkisë dhe KRRTRSH kanë miratuar “Studimin urbanistik të qendrës së qytetit të Lezhës” dhe vijën kufizuese të ndërtimit.

Nga kontrolli i dosjeve të lejeve të shesheve të ndërtimit dhe lejeve të ndërtimit rezultoi se në asnjë rast nuk janë dhënë leje ndërtimi në distancë deri 200 m, nga kufiri i zonës arkeologjike.

12. Kontroll mbi lejet e ndërtimit të dhëna në zbatim të planit të përgjithshëm rregullues të qytetit të Lezhës.

Nga kontrolli i lejeve të ndërtimit rezultoi se 25 prej tyre janë miratuar në kundërshtim me planin e përgjithshëm rregullues, vijën kufizuese të ndërtimit dhe ligjin nr. 8405, datë 17.9.1998 “Për urbanistikën” e konkretisht si më poshtë:

a. Rezultojnë 4 leje ndërtimi të miratuara për objekte banimi në kundërshtim me zonimin funksional të planit të përgjithshëm rregullues, në zonën industriale të qytetit dhe konkretisht sipas dosjeve me nr: 2005/19, 2006/17, 2006/52 dhe 2006/71.

Për sa u trajtua më sipër observacioni i dërguar nuk merret parasysh, për arsye se nuk ka mbështetje ligjore.

b. Rezultojnë 13 leje ndërtimi të cilat janë miratuar në kundërshtim me planin e përgjithshëm rregullues dhe ligjin nr. 8405, datë 17.9.1998 “Për urbanistikën”, neni 62.

Nga kontrolli rezultoi se në kundërshtim me nenin 62 të ligjit të mësipërm, për vitin 2005 është miratuar 1 leje ndërtimi dhe për vitin 2006 janë miratuar 12 leje ndërtimi dhe konkretisht sipas dosjeve me nr: 2005/2, 2006/11, 2006/14, 2006/18, 2006/20, 2006/24, 2006/26, 2006/31, 2006/47, 2006/56, 2006/52, 2006/63 dhe 2006/70.

Për sa u trajtua më sipër observacionet e dërguara nuk merren parasysh, për arsye se nuk kanë mbështetje ligjore.

c. Rezultojnë 8 leje ndërtimi të miratuara jashtë vijës kufizuese të ndërtimit dhe konkretisht, sipas dosjeve me nr: 2006/13, 2006/15, 2006/16, 2006/32, 2006/41, 2006/57, 2006/65 dhe 2006/66.

Page 199: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

199

Për sa u trajtua më sipër, observacioni i dërguar nuk merret parasysh, për arsye se nuk ka mbështetje ligjore.

Për sa u konstatua gjatë analizës së mësipërme në lidhje me mangësitë e vërejtura ngarkohet me përgjegjësi: ish-kryetari i Bashkisë dhe në cilësinë e ish - kryetarit të KRRT-së së Bashkisë; përgjegjësi i Seksionit të Urbanistikës dhe në cilësinë e sekretarit të KRRT-së së Bashkisë; anëtarët e KRRT-së së Bashkisë.

13. Kontroll mbi zbatimin e vendimit të KRRTSH nr. 11, datë 01.9.1993 “Për zgjerimin e vijës kufizuese të qytetit të Lezhës” me sipërfaqe 11.2 ha.

Nga kontrolli rezultoi se në 11 leje ndërtimi të dhëna brenda zonës së zgjerimit të vijës kufizuese të qytetit të Lezhës me sipërfaqe 11,2 ha, të miratuar me vendimin e mësipërm, nuk është respektuar lartësia e ndërtimeve 3 deri 5 kate që përcaktohet në vendim, duke parashikuar në kundërshtim me të ndërtime me lartësi edhe deri 10 kate.

Konkretisht rezultojnë 3 leje ndërtimi të miratuara në vitin 2005 dhe 8 leje ndërtimit të miratuara në vitin 2006, me lartësi të ndërtimeve mbi 5 kate, konkretisht me nr: 2005/8, 2005/9, 2005/13, 2006/6, 2006/8, 2006/12, 2006/22, 2006/23, 2006/29, 2006/36 dhe 2006/37.

Për sa u trajtua më sipër, observacioni i dërguar nuk merret parasysh, për arsye se nuk ka mbështetje ligjore.

Për sa u konstatua gjatë analizës së mësipërme në lidhje me mangësitë e vërejtura ngarkohet me përgjegjësi: ish-kryetari i Bashkisë dhe në cilësinë e ish-kryetarit të KRRT-së së Bashkisë; përgjegjësi i Seksionit të Urbanistikës dhe në cilësinë e sekretarit të KRRT-së së Bashkisë; anëtarët e KRRT-së së Bashkisë.

14. Kontroll mbi lejet e ndërtimit të dhëna në zbatim të vendimit të KRRTRSH nr.1, datë 15.3.2005 “Rregullorja për zbatimin e studimit urbanistik të qendrës së qytetit të Lezhës.

Nga kontrolli rezultoi se 6 leje ndërtimi janë miratuar në kundërshtim me vendimin e mësipërm dhe konkretisht dosjet me nr. 2006/3, 2006/5, 2006/18, 2006/26, 2006/48 dhe 2006/79.

Për sa u konstatua gjatë analizës së mësipërme në lidhje me mangësitë e vërejtura ngarkohet me përgjegjësi: ish-kryetari i Bashkisë dhe në cilësinë e ish-kryetarit të KRRT së Bashkisë; përgjegjësi i Seksionit të Urbanistikës dhe në cilësinë e sekretarit të KRRT së Bashkisë; anëtarët e KRRT së Bashkisë.

15. Në lidhje me inventarizimin e dosjeve me dokumentacionin e miratimit të studimeve urbanistike pjesore, lejeve të sheshit dhe lejeve të ndërtimit e evadimin përfundimtar të tyre, rezultoi se në 61 dosje të vendimeve të KRRT-së kontrolluara për miratim të studimeve urbanistike pjesore, leje sheshi dhe leje ndërtimi, janë të pa plotësuara me fletën përkatëse të inventarit, duke mos zbatuar kërkesat e ligjit nr. 9154, datë 06.11.2003 “Për arkivat” dhe rregullores së nxjerrë për këtë qëllim.

Mbi procedurat e shqyrtimit dhe miratimit të shesheve dhe të lejeve të

ndërtimit që prokurohen me fonde shtetërore për punë publike.

Nga kontrolli për vitin 2005 dhe 2006, rezultoi: a. Në lidhje me zbatimin e ligjit nr. 8405, datë 17.9.1998 “Për urbanistikën”,

neni 35. Për sa më sipër rezulton se në zbatim të ligjit nr. 8405, datë 17.9.1998 “Për

urbanistikën”, me ndryshimet përkatëse, nenit 35, Këshilli i Bashkisë Lezhë ka azhurnuar me dokumentacion të rregullt ligjor, vijën kufizuese të qytetit të Lezhës,

Page 200: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

200

në të cilën përfshihen territoret në pronësi publike dhe private, të juridiksionit të kësaj Bashkie.

b. Për objektet e kryera me investitor Bashkia, nga kontrolli i kryer për vitet 2005 dhe 2006, në dosjet përkatëse rezultoi dokumentacioni si më poshtë:

- Vendimi përkatës i KRRT-së për shesh ndërtimi dhe leja e ndërtimit. - Emërtimi i objektit të ndërtimit përkatës. - Projekti përkatës. - Preventivi. - Harta treguese e zonës përkatëse, me shtrirjen përkatëse dhe kufijtë e veprës

sipas projektit të miratuar. - Në asnjë rast nuk rezultoi të jenë kryer shpronësime për interes publik. - Subjekti ndërtues sipërmarrës me licencën përkatëse, dhe vlerën e tenderit të

fituar. Kontroll mbi kryerjen e pagesave për marrjen e lejes së ndërtimit për

investimet private.

Nga kontrolli i kryer për të gjitha preventivat e lejeve të ndërtimit për vlerën e investimit të ri që do të kryhej sipas preventivit të objektit nga drejtoria e urbanistikës, në zbatim të kërkesave të ligjit nr. 8405, datë 17.9.1998 “Për urbanistikën”, neni 51, i ndryshuar me ligjin nr. 8501, datë 10.6.1999, neni 2, dhe ligjin nr. 8982, datë 12.02.2002, neni 16/2, si dhe kërkesat e udhëzimit të Ministrisë së Rregullimit të Territorit dhe Turizmit me nr. 4, datë 11.8.2004 “Për mënyrën e ushtrimit të kompetencës për planifikimin e territorit nga njësitë e qeverisjes vendore”, rezultoi:

Për vitet 2005 dhe 2006 u krye kontroll i plotë i dosjeve të lejeve të ndërtimit të miratuara dhe për të cilat janë kryer pagesat.

1. Kontroll mbi zbatimin e ligjit nr. 8405, datë 17.9.1998 “Për urbanistikën”, neni 51, i ndryshuar me ligjin nr. 8501, datë 10.6.1999 dhe ligjin nr. 8982, datë 12.02.2002 “Për sistemin e taksave vendore”.

a. Kontroll mbi arkëtimin e 1 për qind të vlerës së investimit në zbatim të paragrafit të parë të nenit 51, i cili përcakton:

“Personi fizik dhe juridik, përpara marrjes së dokumentit të lejes së ndërtimit duhet të paguajë 1 për qind të vlerës së investimit që do të kryejë sipas preventivit të objektit. Ky fond depozitohet për llogari të financimit të studimeve urbanistike në pushtetin vendor”:

Nga kontrolli rezultoi: Në fletët e përllogaritjeve te kryera rezultoi se nuk është zbatuar ligji dhe neni

i mësipërm, për rrjedhojë nuk është paguar nga investitori shuma e 1 për qind të vlerës së investimit për llogari të financimit të studimeve urbanistike dhe konkretisht:

- Për vitin 2005, në 14 raste me një efekt negativ në buxhetin e bashkisë prej 9.840.900 lekë.

- Për vitin 2006, në 46 raste me një efekt negativ në buxhetin e bashkisë prej 28.551.800 lekë.

Në total rezulton vlera prej 38.392.700 lekë të ardhura më pak në buxhetin e Bashkisë.

2. Kontroll mbi arkëtimin e vlerës së taksës së ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja, sipas nenit 51, paragrafi i dytë, i ndryshuar me ligjin nr. 8501, datë

Page 201: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

201

10.06.1999, neni 2 dhe ligjin nr. 8982, datë 12.02.2002 , neni 16/2 “Taksa e ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja”, i cili përcakton konkretisht:

“Baza e taksës është vlera në lekë e investimit të ri dhe është 1 deri 3 për qind të kësaj vlere investimi, ndërsa për Bashkinë e Tiranës është 2 deri 4 për qind të kësaj vlere investimi.

Këshilli Bashkiak ose Këshilli Komunal mund të miratojë kategori dhe nënkategori për klasifikimin e investimeve, të cilat mund të përdoren për vendosjen e nivelit të taksës.

Detyrimi për taksën i takon investitorit. E ardhura nga taksa, për çdo rast, mblidhet nga organi që lëshon lejen e ndërtimit dhe arkëtohet, për çdo rast, për llogari të bashkisë ose komunës, ku përfshihet territori në të cilën do të bëhet investimi”.

A. Në zbatim të ligjit të mësipërm për vitet 2005 e 2006, në mbështetje të ligjit nr. 8652, datë 31.7.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”, neni 16 (pikat 2, 3 dhe 4), neni 32 (germa f); ligjit nr. 8982, datë 12.12.2002 “Për sistemin e taksave vendore, nga ana e Këshillit Bashkiak të Bashkisë Lezhë, janë nxjerrë për zbatim këto vendime:

- Vendimi nr. 1 , datë 15.01.2004 “Për miratimin e taksave dhe tarifave vendore si dhe niveli i tyre”, pika I/2 “Taksa e ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja” duke përcaktuar konkretisht:

- Shtesë pallat banimi 1 % e vlerës së investimit - Objekte biznesi (pa dallim) 3 % e vlerës së investimit - Objekte publike 2 % e vlerës së investimit - Objekte banimi (vila) 2 % e vlerës së investimit Vendimi i mësipërm është konfirmuar për shprehje ligjshmërie nga Prefekti i

Qarkut në Lezhë. - Vendimi pa numër, datë 12.01.2006 “Për miratimin e taksave dhe tarifave

vendore si dhe nivelin e tyre”, i cili përcakton në pikën nr. 4 “Taksa e ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja”.

Vendimet e mësipërme përcaktojnë konkretisht: Struktura e ngarkuar për llogaritjen dhe lëshimin e autorizimit për pagesën e

taksës së ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja dhe vjeljen e saj ngarkohet Seksioni i Urbanistikës pranë Bashkisë Lezhë dhe përcakton kategoritë dhe masën e detyrimit.

Nga kontrolli i zbatimit të ligjit nr. 8405, nenit 51, paragrafi i dytë, i ndryshuar me ligjin nr. 8982, datë 12.02.2002, neni 16/2, për llogaritjen dhe arkëtimin e vlerës nga “Taksa e ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja”, rezultoi se:

B. Në llogaritjen dhe lëshimin e autorizimit për pagesën e taksës së ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja në autorizimet për pagesë të dhëna nga Seksioni i Urbanistikës, vlera e preventivave përkatëse është llogaritur mbi bazën e sipërfaqes ndërtimore sipas projekteve:

- Për vitin 2005, me koston e ndërtimit lekë/m2 të EKB-së, e përcaktuar sipas udhëzimit nr. 1, datë 04.3.2004 “Për miratimin e kostos mesatare të ndërtimit të banesave nga Enti Kombëtar i Banesave, të vlerave në tregun e lirë të banesave dhe të koeficientit “k”, i cili përcakton për qytetin e Lezhës koston e ndërtimit prej 24.732 lekë/m2.

- Për vitin 2006, vlera e preventivave përkatëse është llogaritur mbi koston e ndërtimit të EKB, e përcaktuar sipas udhëzimit nr. 1, datë 04.3.2004 “Për miratimin e kostos mesatare të ndërtimit të banesave nga Enti Kombëtar i Banesave, të vlerave në tregun e lirë të banesave dhe të koeficientit “k”, duke mos zbatuar koston e

Page 202: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

202

ndërtimit të EKB-së të përcaktuar sipas udhëzimit nr. 5, datë 23.11.2005 “Për miratimin e kostos mesatare të ndërtimit të banesave nga Enti Kombëtar i Banesave, të vlerave në tregun e lirë të banesave dhe të koeficientit “k”, i cili për periudhën prej datës 01.01.2006 deri më 01.10.2006, përcakton për qytetin e Lezhës koston e ndërtimit prej 25.966 lekë/m2 dhe për periudhën 01.11.2006 deri më 31.12.2006, koston e ndërtimit të EKB-së, e përcaktuar sipas udhëzimit nr. 5, datë 07.09.2006 “Për miratimin e kostos mesatare të ndërtimit të banesave nga Enti Kombëtar i Banesave, të vlerave në tregun e lirë të banesave dhe të koeficientit “k”, i cili përcakton për qytetin e Lezhës koston e ndërtimit prej 26.477 lekë/m2.

Nga kontrolli i kryer për të gjitha fletëpërllogaritjet e bëra nga Seksioni i Urbanistikës rezultoi se:

- Për vitin 2005 rezultoi 1 rast me efekt financiar prej 7.400 lekë. - Për vitin 2006 rezultuan 42 raste me efekt financiar prej 3.095.500 lekë. Në total rezulton vlera prej 3.102.900 lekë të ardhura më pak në buxhetin e

bashkisë.

C. Nga kontrolli i kryer në drejtim të vlerës së çdo preventivi, të paraqitura nga subjektet ndërtuese të depozituara në dosjet përkatëse, në të gjitha rastet kur vlera e tyre rezultoi më e vogël se vlera e preventivave të llogaritur mbi bazën e sipërfaqes totale të ndërtimit, të llogaritur me koston e ndërtimit të Entit Kombëtar të Banesave, është marrë për bazë kjo e fundit, por në rastet kur vlera e preventivave të paraqitura nga subjektet rezultonte më e madhe se vlera me koston e EKB nga Seksioni i Urbanistikës nuk është marrë parasysh në përllogaritjen e taksës vlera e preventivave.

Nga kontrolli i kryer për të gjitha fletëpërllogaritjet e bëra nga Seksioni i Urbanistikës rezultoi se:

Nga kontrolli i kryer për të gjitha fletëpërllogaritjet e bëra nga Seksioni i Urbanistikës rezultoi se:

- Për vitin 2006 rezultoi se në 4 raste nuk është marrë për bazë llogaritje preventivi me një efekt financiar negativ në buxhetin e bashkisë prej 4.528.400 lekë.

Ç. Në kundërshtim me ligjin nr. 8405, datë 17.9.1998 ”Për urbanistikën”, neni 51, ish-kryetari i Bashkisë ka lidhur akte noteriale për pagesën me këste të taksës së ndikimit në infrastrukturë me 1 investitor i cili nuk ka shlyer detyrimet për shumën prej 1.981.000 lekë.

Në total rezulton shuma prej 1.981.000 lekë, vlerë e cila ka influencuar negativisht në buxhetin e kësaj bashkie.

3. Kontroll mbi zbatimin e ligjit nr. 8982, datë 12.12.2002 “Për sistemin e taksave vendore”, si dhe udhëzimin nr. 10, datë 04.02.2003 “Për taksat vendore” nxjerrë nga Ministria e Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit me nr. 479, datë 04.02.2003 dhe Ministria e Financave me nr. 865/3, datë 06.02.2003 “Taksa e ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja”, pika 4, e cila përcakton shprehimisht:

“Bashkia ose komuna ka të drejtë të bëjë kontrolle për saktësinë midis preventivit dhe situacionit për efekt të llogaritjes së kësaj takse. Për çdo rast të konstatimit të diferencave, bashkia ose komuna ndjek procedurat ligjore për arkëtimin e tyre”.

a. Nga kontrolli i plotë i zbatimit të ligjit dhe udhëzimit të mësipërm rezultoi: Nga ana e Seksionit të Urbanistikës nuk është kryer ballafaqimi i vlerës së

preventivave me situacionet përfundimtare, për objektet që kanë marrë leje shfrytëzimit. Në të gjitha dosjet e kontrolluara për objektet e pajisura me leje

Page 203: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

203

shfrytëzimit rezultoi se në asnjë dosje nuk ndodhej i depozituar situacioni përfundimtar i punimeve.

Në të gjitha dosjet e kontrolluara rezultonte preventivi fillestar, mbi bazën e të cilit ishte zbatuar arkëtimi i detyrimeve në zbatim të nenit 51 të ligjit nr. 8405, datë 17.9.1998 “Për urbanistikën” dhe vendimit të Këshillit Bashkiak, por nuk rezultonte situacioni përfundimtar i përfundimit të objekteve.

b. Nga ballafaqimi i sipërfaqes ndërtimore totale sipas projekteve në fletët e përllogaritjes së vlerave të preventivit me sipërfaqen ndërtimore totale në bazë të lejeve të shfrytëzimit (për ato objekte për të cilat është dhënë leja e shfrytëzimit) rezultoi se në 6 objekte sipërfaqja totale e ndërtimit në lejet e shfrytëzimit rezulton më e madhe se sipërfaqja totale e ndërtimit e llogaritur për efekt të preventivit dhe vlerës së taksës së ndikimit në infrastrukturë dhe konkretisht:

- Viti 2005, në 4 raste me një efekt negativ në të ardhurat e Bashkisë prej 557.300 lekë.

- Viti 2006, në 2 raste me një efekt negativ në të ardhurat e Bashkisë prej 145.100 lekë.

Në total rezulton vlera prej 702.400 lekë të ardhura më pak në buxhetin e bashkisë.

4. Kontroll mbi kryerjen e rakordimit të ardhurave nga taksa e ndikimit në infrastrukturë nga investimet e reja me bilancin e vitit 2005 dhe 2006.

Nga kontrolli rezultoi se vlera në total e mandatpagesave të investitorëve rakordonte me bilancin e viteve 2005 dhe 2006.

Për sa trajtuar më lart rezulton se nga ana e Seksionit të Urbanistikës nuk është zbatuar ligji nr. 8405, datë 17.9.1998 “Për urbanistikën”, neni 51, si dhe duke shkaktuar një dëm ekonomik prej 48.707.400 lekë.

Për sa më sipër ngarkohet me përgjegjësi: ish-kryetari i Bashkisë, për periudhën 2005-2006; përgjegjësi i Seksionit të Urbanistikës, për vitet 2005-2006.

Kontroll mbi mbajtjen e akteve të kontrollit për lejet e miratuara si dhe mbi dhënien e lejeve të shfrytëzimit nga KRRT-ja e Bashkisë Lezhë.

1. Kontroll mbi zbatimin e ligjit nr. 8405, datë 17.9.1998 “Për urbanistikën”, ligji nr. 8402, datë 10.09.1998 “Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve”, si dhe UKM nr. 3, datë 15.02.2001 “Për mbikëqyrjen dhe kolaudimin e punimeve të ndërtimit”.

Në lidhje me zbatimin e procedurave ligjore për mbajtjen e akteve të kontrollit për lejet e ndërtimit të miratuara nga KRRT-ja e Bashkisë në Lezhë, bazuar në dokumentacionin e vënë në dispozicion, për periudhën janar 2005 - dhjetor 2006, rezultoi se në dosjet e objekteve për të cilat ishin miratuar lejet e ndërtimit nuk ishin të depozituara aktet e kontrollit për piketimin e objektit, për përfundim e themeleve, për përfundimin e karabinasë për gjithë objektin dhe për përfundimin e sistemimit të jashtëm në sheshin e ndërtimit sipas projektit, si më poshtë.

Për vitin 2005, nga KRRT-ja ishin miratuar gjithsej 20 leje ndërtimi dhe nga kontrolli rezultoi se në dosjet përkatëse të tyre, mungonin aktet e kontrollit si më poshtë:

a. Në 10 dosje nuk ishte depozituar akti i kontrollit për piketimin e objektit. b. Në 18 dosje nuk ishte depozituar akti i kontrollit për përfundim e themeleve. c. Në 18 dosje nuk ishte depozituar akti i kontrollit për përfundimin e

karabinasë për gjithë objektin. ç. Në 20 dosje nuk ishte depozituar akti i kontrollit për përfundimin e

sistemimit të jashtëm në sheshin e ndërtimit sipas projektit.

Page 204: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

204

Për vitin 2006, nga KRRT-ja ishin miratuar gjithsej 82 leje ndërtimi dhe nga kontrolli rezultoi se në dosjet përkatëse të tyre mungonin aktet e kontrollit si më poshtë:

a. Në 36 dosje nuk ishte depozituar akti i kontrollit për piketimin e objektit. b. Në 76 dosje nuk ishte depozituar akti i kontrollit për përfundim e themeleve,

sipas pasqyrës nr. 2 bashkëlidhur. c. Në 79 dosje nuk ishte depozituar akti i kontrollit për përfundimin e

karabinasë për gjithë objektin. ç. Në 82 dosje nuk ishte depozituar akti i kontrollit për përfundimin e

sistemimit të jashtëm në sheshin e ndërtimit sipas projektit. d. Gjithashtu, nga ana e Seksionit të Urbanistikës në Bashki nuk ishte

përgatitur e paraqitur material relatues për të përcaktuar tarifa në lidhje me kryerjen e akteve të kontrollit dhe si rezultat nuk kishte vendim të Këshillit Bashkiak, ku të përcaktohej niveli tarifor i mbajtjes së akteve të kontrollit.

Për sa trajtuam më lart nga Seksioni i Urbanistikës dhe nga subjektet e ndërtimit nuk është zbatuar ligji nr. 8405, datë 17.9.1998 “Për urbanistikën”, neni 22/1, pika 10, i ndryshuar me nenin 9, të ligjit nr. 8991, datë 23.01.2003; neni 54; ligjin nr. 8402, datë 10.09.1998 “Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve”, si dhe UKM nr. 3, datë 15.02.2001 “Për mbikëqyrjen dhe kolaudimin e punimeve të ndërtimit”, pika 6, germa c.

Për të metat, mangësitë dhe shkeljet e mësipërme mban përgjegjësi përgjegjësi i Seksionit të Urbanistikës

2. Kontroll mbi lejet e shfrytëzimit të dhëna për vitin 2005 dhe 2006. Në lidhje me zbatimin e procedurave ligjore për dhënien e lejeve të

shfrytëzimit, bazuar në dokumentacionin e vënë në dispozicion, për periudhën janar 2005 - dhjetor 2006, rezultoi se në dosjet e objekteve për të cilat ishin dhënë lejet e shfrytëzimit, ka mangësi të ndryshme ligjore, dokumentacion i cili edhe pse i tillë është dërguar për regjistrim pranë organeve përkatëse dhe konkretisht si më poshtë:

Për vitin 2005, nga Seksioni i Urbanistikës ishin dhënë gjithsej 43 leje shfrytëzimi dhe nga kontrolli rezultoi se në dosjet përkatëse të tyre, ka mungesa të dokumentacionit përkatës dhe konkretisht:

- Në 43 dosje mungonin fotografitë e fasadave të objektit të formatit A 4. - Në 43 dosje mungonte relacioni i supervizorit mbi zbatimin e objektit së

bashku me proces verbalet e punimeve të maskuara. - Në 1 dosje mungonte licenca e kolaudatorit. - Në 42 dosje mungonte licenca e supervizorit. - Në 43 dosje mungonte licenca e drejtuesit teknik. - Në 29 dosje mungonte akti i kontrollit për piketimin e objektit. - Në 43 dosje mungonte akti i kontrollit për përfundimin e themeleve. - Në 42 dosje mungonte akti i kontrollit për përfundimin e karabinasë për

gjithë objektin. - Në 41 dosje mungonte akti i kontrollit për përfundimin e sistemimit të

jashtëm. - Në 42 dosje mungonte genplani i azhurnuar nga Urbanistika për përfundimin

e plotë të objektit. - Në 43 dosje mungonte deklarata e pastërtisë nga Inspektorati Rajonal i

Mjedisit. - Në 43 dosje mungonte situacioni përfundimtar i konfirmuar nga Dega e

Tatimtaksave.

Page 205: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

205

- Në 43 dosje mungonte vërtetimi se subjekti ndërtues nuk ka detyrime të pashlyera ndaj tatimtaksave.

- Në 11 dosje leja ndërtimit është miratuar mbi truall publik të dhënë me vendim të Këshillit Bashkiak.

Për vitin 2006, nga Seksioni i Urbanistikës ishin dhënë gjithsej 21 leje shfrytëzimi dhe nga kontrolli rezultoi se në dosjet përkatëse të tyre, ka mungesa të dokumentacionit përkatës dhe konkretisht në:

- Në 20 dosje mungonin fotografitë e fasadave të objektit të formatit A4. - Në 20 dosje mungonte relacioni i supervizorit mbi zbatimin e objektit së

bashku me procesverbalet e punimeve të maskuara. - Në 20 dosje mungonte licenca e drejtuesit teknik. - Në 12 dosje mungonte akti i kontrollit për piketimin e objektit. - Në 20 dosje mungonte akti i kontrollit për përfundimin e themeleve. - Në 20 dosje mungonte akti i kontrollit për përfundimin e karabinasë. - Në 19 dosje mungonte akti i kontrollit për përfundimin e sistemimit të

jashtëm. - Në 20 dosje mungonte gen plani i azhurnuar nga urbanistika për përfundimin

e plotë të objektit. - Në 20 dosje mungonte deklarata e pastërtisë nga inspektorati i mjedisit. - Në 20 dosje mungonte situacioni përfundimtar i konfirmuar nga Dega e

Tatimtaksave. - Në 20 dosje mungonte vërtetimi se subjekti ndërtues nuk ka detyrime të

pashlyera ndaj tatimtaksave. - Në 9 dosje leja e ndërtimit është miratuar mbi truall publik dhënë sipas

vendimit të Këshillit Bashkiak. Veprimet e mësipërme janë në kundërshtim me ligjin nr. 8405, datë 17.9.1998

“Për urbanistikën” i ndryshuar, neni 22⁄1 “Njësia e urbanistikës në bashkinë e Tiranës, në bashkitë e kategorisë së parë, bashkitë e tjera dhe komuna ka këto kompetenca”, pika 10 “Mban aktet e kontrollit për këto faza të realizimit të punimeve: për piketimin e objektit, përfundimin e themeleve e të karabinasë, si dhe arkivon dokumentacionin teknik të objektit dhe dokumentet e tjera.

Pas aktkolaudimit, nëse nuk ka shkelje përgatit materialin për lejen e shfrytëzimit” dhe neni 54 i cili thotë: “...kontrolli bëhet me dokument për piketimin e objektit, për përfundim e themeleve, për përfundimin e karabinasë për gjithë objektin dhe për përfundimin e sistemimit të jashtëm në sheshin e ndërtimit sipas projektit.

Çdo aktkontrolli depozitohet në dosjen e objektit dhe neni 85 i cili thotë “formularët bashkangjitur nr. 1, 2, 3, 3/1, 4, 5, 6, 7, 8, 9, janë pjesë integrale e këtij ligji”, kështu në formularin nr. 4 “Leja e ndërtimit”, pika 5 është e përcaktuar se ...gjatë zbatimit të punimeve objekti do të kontrollohet nga drejtoria, seksioni apo Zyra e Urbanistikës, sipas përcaktimeve në nenin 54 të ligjit”.

Nuk është zbatuar ligji nr. 8402, datë 10.09.1998 “Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit”, kreu II, neni 9 dhe neni 13, paragrafi “Dokumente të tjera që përcaktojnë dhe individualizojnë objektin e ndërtuar” dhe UKM nr. 3, datë 15.02.2001 “Për mbikëqyrjen dhe kolaudimin e ndërtimeve”.

Për të metat, mangësitë dhe shkeljet e konstatuara më sipër ngarkohet me përgjegjësi: ish-kryetari i Bashkisë, në cilësinë e ish-kryetarit të KRRT-së; përgjegjës i Seksionit të Urbanistikës, në cilësinë e sekretarit të KRRT-së.

Page 206: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

206

a. Kontroll mbi lejet e shfrytëzimit për lejet e ndërtimit të dhëna në vitet 2003 dhe 2004 (lista e objekteve me sipërfaqen totale të ndërtimit) dhe që kanë kaluar afatin e përfundimit të punimeve.

Gjatë periudhës 2003-2004 nga ana e KRRT-së janë miratuar gjithsej 119 leje ndërtimi për objekte të ndryshme, nga të cilat 63 lejeve të ndërtimit ju ka përfunduar afati i lejes së ndërtimit.

b. Të ardhurat e realizuara nga Bashkia në zbatim të ligjit nr. 8982, datë 12.12.2002 “Për sistemin e taksave vendore”, neni 25 si dhe udhëzimit të Ministrisë së Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit dhe Ministrisë së Financave nr. 8, datë 04.02.2003 “Për taksën e kalimit e të drejtës së pronësisë mbi pasuritë e paluajtshme”.

Nga kontrolli rezultoi se nga zbatimi i ligjit dhe udhëzimit të mësipërm, të ardhurat e kësaj bashkie për vitin 2005 rezultojnë në shumën prej 4.249 mijë lekë dhe 5.479 mijë lekë për vitin 2006.

Vlerat e mësipërme janë të rakorduara me thesarin dhe pasqyrohen saktësisht në bilancin e viteve 2005 e 2006.

c. Spontimi i të gjitha lejeve të ndërtimit të dhëna në vitin 2003 dhe 2004, me lejet e shfrytëzimit të dhëna për këto objekte në vitet 2004, 2005 dhe 2006 dhe për objektet e pa dhëna leje shfrytëzimi, në bazë të sipërfaqes totale të ndërtimit të llogaritet mungesa e të ardhurave në buxhetin e Bashkisë.

Në zbatim të ligjit nr. 8982, datë 12.12.2002 “Për sistemin e taksave vendore”, neni 25 si dhe udhëzimit të Ministrisë së Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit dhe Ministrisë së Financave me nr. 8, datë 04.02.2003 “Për taksën e kalimin e të drejtës së pronësisë për pasuritë e paluajtshme” përcakton shprehimisht: “Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, e cila në rolin e agjentit të mbledhjes së kësaj takse, përfiton 3 për qind të shumës së mbledhur dhe 97 për qind e përfiton Bashkia (niveli i taksës së kalimit të pronësisë mbi ndërtesat për këtë bashki rezulton për ndërtesa banimi 1.000 lekë/m2, për tregti dhe shërbime 2.000 lekë/m2 dhe për aktivitete të tjera 1.500 lekë/m2)”.

Për sa më lart, nga mosdhënia e lejes së shfrytëzimit për 63 objekte, për të cilat ka përfunduar afati i lejes së ndërtimit rezulton një shumë prej (19.083 m2 x 1000 lekë x 97% =) 1.851 mijë lekë, që i mungon buxhetit të Bashkisë, si rezultat i mos zbatimit të ligjit nr. 8402, datë 10.9.1998, neni 13, i ndryshuar me nenin 2, të ligjit nr. 9200, datë 26.02.2004, ligjit nr. 8982, datë 12.12.2002 “Për sistemin e taksave vendore”, neni 25, si dhe udhëzimit të lidhur ndërmjet Ministrisë së Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit dhe Ministrisë së Financave me nr. 8, datë 04.02.2003 “Për taksën e kalimin e të drejtës së pronësisë për pasuritë e paluajtshme”.

Konkluzione: Së pari: sipas ligjit nr. 8405, datë 17.9.1998 “Për urbanistikën” me ndryshimet

përkatëse, akti administrativ i cili i hap rrugë ndërtimit të një objekti është leja e ndërtimit, e dhënë nga KRRT, si organ i specializuar për urbanistikën pranë Bashkisë.

Së dyti: sipas ligjit nr. 8405, datë 17.9.1998 “Për urbanistikën”, neni 54, në lejen e ndërtimit përcaktohet detyrimi për pranimin e kontrollit të realizimit të ndërtimit nga Seksioni i Urbanistikës, detyrim i cili përcaktohet qartë edhe në formularin nr. 4, të lejes së ndërtimit, si pjesë integrale e ligjit të mësipërm.

Së treti: për sa më lart, nga ana e subjekteve të mësipërme që janë pajisur me leje ndërtimi për vitin 2005 dhe 2006 (për mungesën e kontrollit sipas fazave të punimeve), si dhe për subjektet që kanë marrë leje ndërtimi në vitet 2003 - 2004 (dhe nuk janë pajisur me leje shfrytëzimi), nuk është zbatuar:

Page 207: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

207

- Ligji nr. 8405, datë 17.9.1998 “Për urbanistikën”, neni 22/1, pika 10, neni 54. - Ligji nr. 8402, datë 10.9.1998 i ndryshuar, neni 9, si dhe UKM nr. 3, datë

15.02.2001 i ndryshuar, pika 6, germa c, që ngarkon me përgjegjësi zbatuesit e punimeve dhe mbikëqyrësit e punimeve të caktuar nga investitorët e këtyre objekteve.

- UKM nr. 3, datë 15.02.2001, pika 4, e cila përcakton shprehimisht: “Përpara fillimit të punimeve në objekt, organi përgjegjës i qeverisjes vendore,

në juridiksionin e të cilit ndodhet zona ku kryhet ky ndërtim, si dhe dega e policisë së ndërtimit marrin dijeni për personat kryesorë përgjegjës për ndërtimin e tij, nga zbatuesi i punimeve, në përputhje me nenin 9, të ligjit nr. 8402, datë 10.09.1998”.

Në këtë drejtim ka munguar bashkëpunimi i Seksionit të Urbanistikës me Degën e Policisë së Ndërtimit, Lezhë.

Së katërti: Nga ana e Seksionit të Urbanistikës nuk janë njoftuar subjektet ndërtimore të pajisura me leje ndërtimi dhe Dega e Policisë Ndërtimore në Lezhë për zbatimin e detyrimeve ligjore që përcakton ligji dhe udhëzimi i mësipërm si dhe për respektimin e grafikut të punimeve të paraqitura nga vetë subjektet ndërtuese të pajisura me leje ndërtimi.

Së pesti: mospajisja me leje shfrytëzimi dhe mosregjistrimi i objekteve në ZRPP Lezhë krijon shqetësime serioze në qytetarët, kur dihet se kryerja e transaksioneve të noterizuara midis subjekteve ndërtimore dhe qytetarëve, kryhet që në themele dhe në vazhdimësi deri në përfundimin e objekteve.

Së gjashti: mospajisja me leje shfrytëzimi dhe mosregjistrimi i objekteve në ZRPP Lezhë krijon precedent nga subjektet ndërtimore për shmangie fiskale në Degën e Tatimtaksave. Në këtë drejtim mungon dhe shkëmbimi i informacionit nga ana e Bashkisë me Degën e Tatimtaksave në Lezhë, kërkesë kjo që vjen nga detyrat e përcaktuara edhe në aktmarrëveshjen e lidhur midis Shoqatës së Bashkive dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.

Së shtati: moskryerja e aktkontrolleve të trajtuara më lart krijon dhe aritmi në ngarkesën e punës të punonjësve të kësaj drejtorie, si dhe aritmi në arkëtimin e të ardhurave dhe për pasojë nuk kryhen në kohën e duhur investimet e planifikuara të Bashkisë.

Së teti: mospajisja me leje shfrytëzimi krijon edhe probleme në subjektet e biznesit të vogël ku për vitin në vazhdim rezultojnë rreth 500 subjekte të cilët kryejnë aktivitet, janë të regjistruara në bashki por kryejnë aktivitet në ambiente të pa regjistruara në ZRPP në Lezhë.

ç. Kontroll i të gjitha dosjeve për depozitimin në to të situacionit përfundimtar të punimeve dhe kontroll mbi vlerën e tij me vlerën sipas përllogaritjes së bërë në autorizimin e pagesës në momentin e marrjes së lejes së ndërtimit.

Nga kontrolli i dosjeve të objekteve për të cilat janë dhënë lejet e shfrytëzimit mbi disponimin e situacionit përfundimtar të punimeve rezultoi se ai nuk ndodhej në dosjet përkatëse. Si bazë e vlerës së përllogaritur në autorizimin e pagesës së detyrimeve në momentin e tërheqjes së formularit nr. 4 (leje ndërtimi), është përdorur sipërfaqja ndërtimore me koston mesatare të ndërtimit për qytetin e Lezhës.

Ndërsa nga kontrolli i sipërfaqes ndërtimore sipas përllogaritjes me sipërfaqen totale të ndërtimit e shprehur në formularin e lejes së shfrytëzimit, u konstatua si më poshtë:

Nr. Vendimi i KRRT Objekti Sip. ne leje

ndërtimi

Sip. leja

shfryte.

Difer. m2

Detyrimi dif. m2 x koston x taksën %

1 Nr.19, dt 20.12.02 Banesë 7 kate 4125 4320 195 91 494 2 Nr.22, dt 08.05.03 Lokal banesë 4 kate 1100 1163 63 46 754 3 Nr.23, dt 14.08.03 Lokal banesë 5 kate 1490 1847 357 264 943

Page 208: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

208

4 Nr.24, dt 19.08.02 Shtesë banese 209 315 106 78 666 5 Nr.19, dt 20.02.03 Banesë 7.5 kate 5948 7032 1084 804 479

Total 1805 1 286 336

Sipas pasqyrës së mësipërme rezulton se për 5 raste sipërfaqja e ndërtimit në lejet e shfrytëzimit është 1.805 m2 më e madhe se në lejet e ndërtimit, duke shkaktuar një dëm ekonomik në të ardhurat e buxhetit të Bashkisë, me vlerë 1.286.336 lekë.

Po kështu, edhe 6 raste të tjera me diferencë ku sipërfaqja ndërtimore në lejen e shfrytëzimit është më e madhe se sipërfaqja e dhënë në lejen e ndërtimit, ku detyrimi arrin në një vlerë prej 702.400 lekë, të cilat i korrespondojnë lejeve të shfrytëzimit të miratuara në periudhën 2005-2006 dhe janë trajtuar në pikën XI.

Ky veprim është në kundërshtim me ligjin nr. 8982, datë 12.12.2002 “Për sistemin e taksave e tarifave vendore”, neni 25 dhe udhëzimit nr. 10, datë 04.02.2003 “Për taksat vendore”, të Ministrisë së Pushtetit Vendor e Decentralizimit dhe Ministrisë së Financave, pika 10 “Bashkia ose komuna ka të drejtë të bëjë kontrolle për saktësinë midis preventivit dhe situacionit për efekt të llogaritjes së kësaj takse. Për çdo rast të konstatimit të diferencave bashkia ose komuna ndjek procedurat ligjore për arkëtimin e tyre”.

Për të metat, mangësitë dhe shkeljet e konstatuara më sipër ngarkohet me përgjegjësi: përgjegjësi i Seksionit të Urbanistikës dhe në cilësinë e sekretarit të KRRT-së.

d. Në të gjitha praktikat e dhënies së lejes së shfrytëzimit dokumentacioni nuk ishte i vendosur në dosje të veçanta dhe nuk ishin të pajisur me fletën e inventarit të dosjes, pra ishin të pa inventarizuara.

Ky veprim është në kundërshtim me ligjin nr. 9154, dt. 06.11.2003 “Për arkivat” dhe “Rregullores së Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave”.

Zbatimi i procedurave në legalizimin e ndërtimeve të kundërligjshme.

1. Sipas nenit 77, të ligjit nr. 8405, datë 17.9.1998 “Për urbanistikën”, i ndryshuar me nenin 3, të ligjit nr. 8501, datë 16.6.1999.

2. Kontroll mbi zbatimin e ligjit nr. 9209, datë 23.3.2004 “Për legalizimin e shtesave në ndërtime”, VKM nr. 544, datë 12.8.2004, si dhe udhëzimit të ministrit të Rregullimit të Territorit dhe Turizmit nr. 6, datë 26.11.1004 “Për zbatimin e VKM nr. 544, datë 12.8.2004 “Për miratimin e procedurës dhe të dokumentit të legalizimit të shtesave në ndërtime”.

Nga kontrolli u konstatua se: Gjatë periudhës së mësipërme nuk është shqyrtuar dhe miratuar asnjë dosje

dokumentesh për objekteve të kundërligjshme, sipas procedurave të përcaktuara në ligjin nr. 8405, datë 17.9.1998 “Për urbanistikën”, neni 77, i ndryshuar me ligjin nr. 8501, datë 16.6.1999, neni 3 dhe shtesave në ndërtime, sipas procedurave të përcaktuar në ligjin nr. 9209 datë 23.3.2004 “Për legalizimin e shtesave ne ndërtime”, VKM nr. 544, datë 12.8.2004 “Për miratimin e procedurës dhe dokumentit të legalizimit të shtesave në ndërtime” si dhe udhëzimit të ministrit të MRRTT nr. 6 datë 26.11.2004 “Për zbatimin e VKM nr. 544, datë 12.8.2004”.

Kontroll mbi punën e bërë në drejtim të evidentimit, inventarizimit dhe regjistrimit të pronave të paluajtshme të Bashkisë.

Nga kontrolli i zbatimit të ligjit nr. 8743, datë 22.02.2001 “Për pronat e paluajtshme të shtetit”; ligjit nr. 8744, datë 22.02.2001 “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit, në njësitë e qeverisjes vendore”; VKM nr. 500, datë

Page 209: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

209

14.8.2001 “Për inventarizimin dhe transferimin e ambienteve administrative në pronësi të qeverisjes vendore” dhe udhëzimit nr. 15, datë 30.6.2003 “Për mënyrën e paraqitjes nga njësitë e qeverisjes vendore të kërkesave për transferimin në pronësi të tyre të pronave të paluajtshme shtetërore”, rezultoi:

Në zbatim të kërkesave të ligjeve të lartë përmendura, Bashkia e Lezhës, me urdhër të kryetarit të Bashkisë nr. 110, datë 19.11.2002 ka krijuar Zyrën e Inventarizimit dhe Transferimit të Pasurive Publike, me strukturë organike prej 4 punonjës.

Kjo zyrë ne bashkëpunim me strukturat e tjera të qeverisjes vendore dhe qendrore, ka realizuar gjithë procesin e inventarizimit dhe transferimit të pasurive publike. Zyra sipas përcaktimit të nenit 17 të ligjit të mësipërm, duhet të funksiononte për një periudhe dyvjeçare, në fakt ka patur një tejkalim afati prej 5 muaj nga koha e përcaktuar.

Inventari është përpiluar sipas kërkesave ligjore dhe teknike të parashikuara në ligjin nr. 8743, datë 22.02.2001 dhe VKM nr. 500, datë 14.8.2001, i cili është paraqitur dhe miratuar nga Bashkia me vendimin nr 19, datë 27.4.2004.

Inventari që fillon me nr. rendor progresiv nga 1- 285, me 58 fletë, është miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave nr. 439, datë 21.5.2004, akt nënligjor ky që konsideron të realizuar praktikat teknike të inventarizimit të pasurive publike të Bashkisë.

Këshilli Bashkiak në Lezhë ka marrë në shqyrtim çështjen e inventarit të pasurive publike të Bashkisë Lezhë dhe me vendimin nr. 8, datë 29.3.2005 ka miratuar listën paraprake të transferimit të pasurive publike.

Nëpërmjet Zyrës Qendrore të Inventarizimit të Pasurive në Tiranë është paraqitur e miratuar në Këshillin e Ministrave me vendimin nr. 155, datë 15.3.2006, lista përfundimtare e pronave të paluajtshme shtetërore në pronësi ose në përdorim të Bashkisë në Lezhë.

Ky inventar me korrigjimet e nevojshme të kryera në listën përfundimtare të transferimit të pasurive publike, me nr. rendor 1- 291 dhe 59 fletë, është miratuar nga Këshilli Bashkiak me vendim nr. 37, datë 13.7.2006, është dorëzuar në muajin korrik 2006 në Zyrën Qendrore të Inventarizimit të Pasurive Tiranë e pritet shqyrtimi e miratimi përfundimtar nga ana e Këshillit të Ministrave.

Sipas shkresës nr. 915, datë 26.7.2006 të Prefekturës së Qarkut në Lezhë, prefekti është shprehur për bazueshmёri ligjore.

Nga verifikimi i listave të inventarizimit rezulton se 28 fletëinventari me 168 objekte pasurie dhe nr. rendor nga 1 deri në 168, i përkasin inventarit të pronave të veçanta. Gjithashtu këtij grupi i bashkëlidhet lista shtesë me 6 objekte pasurie. Në këtë grup hyjnë kryesisht troje ndërtesash, ndërtesat, objekte strehimi.

Në 6 fletëinventari me nr. rendor nga 169 deri me 209, nr. 40 objekte pasurie, i përkasin inventarizimit të pronave të veçanta si: pyje, kullota, livadhe, shkëmbore etj. Në këtë grup hyjnë kryesisht zonat e gjelbëruara, pyjet dhe parqet kombëtare të mbrojtura nga shteti.

Në 26 fletëinventari me nr rendor nga 210 deri 267 dhe 57 objekte i përkasin tipit të pronave që inventarizohen si klasa të veçanta. Në këtë grup hyjnë objekte si reparte ushtarake, ambiente të shërbimit publik administrative dhe social kulturore si: infermieri, mensa, linja elektrike e ujësjellësi, depo tunele, troje të lira, rrugë dhe ura.

Në 5 fletëinventari, me nr. rendor 268 deri tek 285 dhe 27 objekte pasurie i përkasin tipit të pronave që inventarizohen si klasa në tërësi. Në këtë grup hyjnë objekte si: kabina elektrike, sipërfaqet kënetore, lumenj përrenj, burime etj.

Page 210: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

210

Kontroll mbi administrimin e aseteve të Bashkisë dhe dhënien me qira të

objekteve publike.

1. Procedura e dhënies me qira të objekteve publike në varësi të Bashkisë dhe të ndërmarrjeve shtetërore, në zbatim të VKM nr. 315, datë 24.4.2003 “Për dhënien me qira ta pasurive të ndërmarrjeve, shoqërive dhe të institucioneve shtetërore”.

a. Në lidhje me procedurën e dhënies me qira të pasurive të ndërmarrjeve dhe institucioneve, me sipërfaqe trualli nën objekt dhe sipërfaqe trualli të lirë deri në 200 m2 dhe deri 500 m2.

b. Mbi përcaktimin e çmimit dysheme. 2. Arkëtimi i të ardhurave nga qiraja. Nga kontrolli i procedurave të dhënies me qira të objekteve publike në varësi të

Bashkisë dhe të ndërmarrjeve shtetërore, në zbatim të VKM nr. 315, datë 24.4.2003 “Për dhënien me qira të pasurive të ndërmarrjeve, shoqërive dhe të institucioneve shtetërore” u konstatua se:

1. Në vitin 2006, nga ana e Bashkisë është dhënë me qira një objekt: ambient zyre tek pallati i kulturës “Manush Alimani” me sipërfaqe 198 m/2, sipas kontratës të lidhur datë 03.02.2006 nga ish-kryetari i Bashkisë me administratorin e TV-Lezhë. Afati i përfundimit të kontratës është data 31.12.2006 për vlerën totale 330.000 lekë.

Kontrata ka mbaruar dhe detyrimi nuk është paguar plotësisht për shumën prej 135.000 lekë, çka përbën dëm ekonomik.

Për sa u trajtua më sipër, observacionet e dërguara nuk merren parasysh, për arsye se nuk kanë mbështetje ligjore.

Për të metat, mangësitë dhe shkeljet e konstatuara më sipër ngarkohet me përgjegjësi: ish-kryetari i Bashkisë; drejtori i Drejtorisë Ekonomike.

2. Klubi Shumësportesh “Besëlidhja”. Për vitin 2005, nga ana e klubit shumësportesh “Besëlidhja” është dhënë me

qira një objekte me sipërfaqe 0-200 m2, kontrata ka përfunduar dhe detyrimet janë pagur nga qiramarrësi në zbatim të VKM nr. 315, datë 24.4.2003 “Për dhënien me qira ta pasurive të ndërmarrjeve, shoqërive dhe të institucioneve shtetërore”.

Për vitin 2006 nuk janë dhënë objekte me qira.

3. Klubi i futbollit “Besëlidhja”. Nga ana e klubit të futbollit “Besëlidhja” janë dhënë objekte me qira për vitet

2005 dhe 2006, me sipërfaqe 0-200 m2. a. Për vitin 2005 janë lidhur 4 kontrata qiradhënie. Kontrata e lidhur ka

përfunduar por detyrimi nuk është paguar prej tij për shumën 205.000 lekë, e cila përbën dëm ekonomik.

b. Për vitin 2006 janë lidhur 6 kontrata qiradhënie. - Kontrata e lidhur ka përfunduar por detyrimi nuk është paguar prej tij për

shumën 180.000 lekë, e cila përbën dëm ekonomik. Lidhja e kontratës qiradhënie për vitin 2006, pa detyrimet për vitin 2005,

përbën shkelje të kërkesave të VKM nr. 315, datë 24.04.2003 “Për dhënien me qira të pasurive të ndërmarrjeve, shoqërive dhe të institucioneve shtetërore”.

Për të dy vitet së bashku kontratat e lidhura me qiramarrësin nuk janë paguar në shumën prej 385000 lekë, megjithëse afati i tyre ka përfunduar. Kjo përbën dëm ekonomik.

- Kontrata e lidhur ka përfunduar por detyrimi nuk është paguar prej tij për shumën 15.000 lekë, e cila përbën dëm ekonomik.

Page 211: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

211

Për sa u trajtua më sipër ngarkohet më përgjegjësi sekretari i klubit të futbollit “Besëlidhja”.

Kontroll mbi shitjen e trojeve publike bazuar në ligjin nr. 7980, datë 27.10.1995

“Për shit-blerjen e trojeve”. Zbatimi i procedurave për vlerësimin për shitje të trojeve nën objektet e privatizuar dhe për objekte që do të privatizohen.

Për vitin 2005 janë kryer veprime për shitje trojesh të objekteve që janë

privatizuar në 9 raste. Për të gjitha rastet e shitjes së trojeve shtetërore janë zbatuar kërkesat e ligjit

nr. 7512, datë 10.8.1991 “Për sanksionet dhe mbrojtjen e pronës private, të nismës së lirë të veprimtarive private të pavarura dhe privatizimit” me ndryshimet përkatëse, ligji nr. 7980, datë 27.10.1995 “Për shitblerjen e trojeve”, si dhe të VKM nr. 169, datë 13.3.2003 “Për kriteret dhe procedurat e vlerësimit dhe të shitjes së trojeve të ndërmarrjeve shtetërore që i nënshtrohen privatizimit ose transformimit të tyre në shoqëri tregtare”.

Për vitin 2006 nuk janë kryer veprime për shitje trojesh.

Kontroll mbi zbatimin e detyrave për mbrojtjen e mjedisit:

a. Mbi funksionimin sipas bazës ligjore të strukturës së mjedisit në Bashki. Kontroll mbi programet për mbrojtjen e mjedisit, objektivat, realizimet.

- Investimet për mbrojtjen e mjedisit. - Studimet, faktorët negativë për rritjen e papastërtisë, ndotja ujore e tokës

dhe territorit. - Masat për mbrojtjen e mjedisit dhe largimin publik të mbeturinave. - Administrimi i fondeve të dhëna për mjedisin (nga buxheti i shtetit dhe

OJQ-të). 1. Në lidhje me krijimin dhe funksionimin e strukturës së Policisë Bashkiake. Në përmbushje të ligjit nr. 8652, datë 31.7.2000 “Për organizimin dhe

funksionimin e qeverisjes vendore “Sipas vendimit nr. 3, datë 29.3.2005 në strukturën organizative të Bashkisë në Lezhë, përfshihet edhe Policia Bashkiake”.

Policia Bashkiake për vitin 2005 ka ndëshkuar me gjobë 125 kundërvajtës për shumën 293.900 lekë, nga të cilat janë arkëtuar 46 të tilla në shumën 50.000 lekë dhe kanë mbetur pa u arkëtuar 79 gjoba në shumën 243.000 lekë.

Ndërsa për vitin 2006 janë prerë gjoba në 95 raste për shumën 290.000 lekë, nga të cilat janë vjelur 26 raste në shumën 39.000 lekë dhe mbeten për ndjekje në vazhdimësi gjobat e vëna për 69 raste në shumën 251.000 lekë.

Ndaj kundërvajtësve debitor janë bërë përpjekje për t’i vjelur, por meqenëse këto gjoba u janë vënë tregtarëve ambulantë ose të tregut të lirë, të cilët nuk e kanë ushtruar aktivitetin në vazhdimësi dhe shumat mbeten akoma të pashlyera.

Nga ana e inspektorit të policisë argumentohet se të gjobiturit, në pjesën dërrmuese të tyre nuk kanë qenë banorë të qytetit të Lezhës dhe jo kryefamiljarë. Ky arsyetim nuk është i drejtë e ligjor dhe ngarkohet me përgjegjësi inspektori i cili për zbatimin e ligjit për kundërvajtjet dhe vënien e gjobave duhet të bashkërendojë punën me gjithë instancat e tjera për kontabilizimin dhe ndjekjen e arkëtimit të detyrimeve të qytetarëve.

2. Mbi planifikimin dhe realizimin e të ardhurave që destinohen si fonde për mjedisin, në vitet 2005 dhe 2006.

a. Në lidhje me planifikimin e të ardhurave si tarifë vjetore e pastrimit dhe gjelbërimit nga subjektet pagues, në zbatim të nenit 32, të ligjit nr. 8094, datë

Page 212: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

212

21.03.1996 “Për largimin publik të mbeturinave”; ligjit nr. 8652, datë 31.07.2000 “Për organizimin e qeverisjes vendore”; ligjit nr. 8435, datë 28.12.1998 “Për sistemin e taksave ne Republikën e Shqipërisë”, neni 6, kreu i dytë “Taksat vendore” si dhe ligjit nr. 8982, datë 12.02.2002 “Për sistemin e taksave vendore”, Këshilli Bashkiak ka marrë vendimet e më poshtme:

- Vendimi nr. 1, datë 15.01.2004 i cili është zbatuar edhe për vitin 2005. Konkretisht tarifa e pastrimit është 1.000 lekë për familje dhe tarifa e gjelbërimit nuk është aplikuar.

- Vendimin nr. 1, datë 20.6.2006 që është zbatuar për vitin 2006. Konkretisht, tarifa e pastrimit është planifikuar e diferencuar sipas gjendjes ekonomike të familjeve, duke i ndarë në familje me të ardhura të mjaftueshme të cilat paguajnë nga 1200 lekë familje, me të ardhura të pakta dhe ndihmë ekonomike të cilat paguajnë 300 lekë në muaj dhe persona invalidë që paguajnë 200 lekë në muaj, ku tarifa e gjelbërimit është e bashkuar me atë të pastrimit.

Për këto vendime, Prefektura me shkresën nr. 59/1, datë 26.01.2004, është shprehur për bazueshmëri ligjore për tarifat e vitit 2005, si dhe me shkresën nr. 101/4, datë 3.02.2006, për tarifat e vitit 2006.

Në zbatim të ligjit nr. 8094, date 21.3.1996, kreu i tretë, neni 17, Bashkia e Lezhës nuk ka miratuar brenda perimetrit të vijës kufizuese që ajo ka në juridiksion, përcaktimin e zonës së pastrimit, me argumentin se nuk ka miratim nga Këshilli Ministrave. Nga ana tjetër, Bashkia ka bërë një plan pastrimi e gjelbërimi për të cilin ka planifikuar dhe harxhuar fonde.

b. Planifikimi i të ardhurave të pastrimit dhe gjelbërimit, për vitet 2005 dhe 2006 paraqitet në tabelën e mëposhtme:

Në 000/leke 2005 2006 Nr.

Emërtimi

Nr. Leke Nr. Leke Shuma

1 Nga familjet 2000 2000 3500 3520 5520 2 Nga subjektet 634 11498 661 9340 10489 Shuma 13498 12860 16009

Faktikisht, numri gjithsej i familjeve të evidentuara në qytetin e Lezhës, sipas regjistrimit në Zyrën e Gjendjes Civile, rezulton për vitin 2005 rreth 6278 familje dhe për vitin 2006 rreth 6722 familje. Familje që nuk paguajnë taksën e pastrimit e te gjelbërimit paraqiten sipas tabelës së mëposhtme:

Në 000/lekë 2005 2006 Nr.

Emërtimi

Nr. Lekë Nr. Lekë Shuma

1 Nr i familjeve 4278 4278 1222 1222 5500 2 Nr i subjekteve 122 2212 144 2034 4246 Shuma 6490 3256 9746

Siç shihet, mundësia e planifikimit të të ardhurave është reale edhe për 9.746 mijë lekë, gjë e cila argumentohet me faktin se janë familje që banojnë në zonë informale. Për sa më sipër, përgjegjësia bie mbi Drejtorinë e Tatimtaksave të Bashkisë, pasi nuk mund të përjashtojnë një numër të madh familjesh e subjektesh që realisht janë në territoret më të afërta të qendrës së Lezhës si Kodërmarlekajt, që janë nga krijuesit kryesore të mbeturinave.

3. Realizimi i kontratave për vitet 2005 e 2006. a. Për periudhën e vitit 2005, për realizimin e shërbimit të pastrimit në

Bashkinë e Lezhës ka qenë në fuqi prokurimi i vitit 2001, ku është shpallur fituese firma sh.p.k. me të cilën është lidhur kontrata e datës 25.01.2001 midis kryetarit të Bashkisë dhe përfaqësuesit të firmës.

Page 213: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

213

Kontrata e quajtur themelore, në bazë të nenit 4 të saj është me afat pesëvjeçar me të drejte ri përsëritje çdo vit dhe në bazë të nenit 3 të saj vlera vjetore e fondit të pastrimit është përcaktuar 9.683.139 lekë, për çdo vit. Nga data 25.01.2006 deri më 25.4.2006 është lidhur anekskontratë për vazhdimin e kontratës, ndërsa më datë 30.4.2006 është lidhur kontrata themelore e re pesëvjeçare, me afat përsëritje deri në vitin 2011 me vlerën 12.657.000 lekë.

Nga kontrolli i zbatimit të kushteve të kontratës rezulton se, në përgjithësi, ato janë realizuar por u konstatuan dhe mangësi si më poshtë:

- Moszbatim i nenit 7 “Kushtet e punës”, sipas të cilit Bashkia i vë në dispozicion me qira sipërmarrësit ambiente të ndryshme, si sheshe, pajisje, makineri, kazanë, për të cilat sipërmarrësi paguan qira sipas legjislacionit ne fuqi (Aneks i kontratës dokumenti E).

Moszbatimi i këtij kushti ngarkon me përgjegjësi ish-kryetarin e Bashkisë në Lezhë dhe drejtorin e Drejtorisë së Shërbimeve Publike.

Parashikimi i këtij kushti ka për qëllim eliminimin e vështirësive që janë hasur gjatë procesit të zbatimit të kontratës, sidomos në gjetjen e shesheve të grumbullimit dhe depozitimit të mbeturinave.

b. Moszbatimi i amendamenteve të kreut “Mbikëqyrja”, neni 16 i kontratës, pika 16.2, thuhet se: “Supervizori harton situacione ditore për masën e kryerjes së shërbimeve” dhe sipas pikës 16.5 “Në bazë të procesverbaleve ditore harton situacionet mujore”. Nga kontrolli rezulton se nuk ka situacione ditore për punimet e kryera për grumbullimin dhe transportin e mbeturinave, por të gjitha situacionet janë plotësuar gati 100% me preventivat, çka tregon se e bën të pakontrollueshme në mënyrë operative problemet e pastrimit dhe gjelbërimit.

- Gjatë kontrollit rezulton se nuk ka patur asnjë rast për vendosje gjobe në zbatim te nenit 19, për mosrespektim kontrate nga kontraktuesi, çka është kontradiktore me problemet e dala dhe të trajtuara nga vetë Bashkia gjatë procesit të zbatimit të kontratës, sidomos në gjetjen e shesheve të grumbullimit, ku Bashkia është detyruar të bëjë zgjidhje të sforcuara.

c. Pagesat. Për periudhën e vitit 2005, realizimi i shërbimit të pastrimit të qytetit të

Lezhës është bazuar në kontratat themelore me vlerën e fiksuar 9.683.000 lekë në vit. Nga kontrolli i zbatimit të kësaj kontrate rezulton se për vitin 2005, Bashkia e Lezhës në mbështetje të vendimit të Këshillit Bashkiak nr. 1, datë 29.3.3005, ka paguar vlerën prej 2.317.000 lekë më shumë nga kontrata themelore.

Meqenëse në situacionet e likuiduara për këtë viti shuma prej 516.245 lekë është caktuar si detyrim për likuidimin 2 herë të shpenzimeve administrative (trajtuar në pikën 2/C) ngelet si detyrim shuma prej 1.800.755 lekë.

Për vitin 2006, për periudhën janar-prill 2006, Bashkia ka lidhur me firmën për shumën 3.294.836, në vijim të kontratës themelore. Për mosrealizim të tenderit në kohë, për periudhën 26-30 prill 2006 ka lidhur para kontratën për shumën 186.000 lekë, si dhe kontratën themelore pesëvjeçare për vitin 2006-2011 në shumën 8.740.416 lekë. Gjithsej shuma e fondit vjetor rezulton 12.241.408. Nga ky fond rezulton se shuma 540 mijë lekë e paguar në zbatim të vendimit të Këshillit Bashkiak datë 20.06.2006, është fond shtese. Sipas kontraktuesve, bazueshmëria ligjore e lidhjes se këtyre kontratave i referohet nenit 3 te kontratës themelore, ku thuhet se: “Bashkia i bën pagesën kontraktuesit sipas kushteve të përcaktuara në dokumentin E… bashkëlidhur kontratës”. Konkretisht sipas dokumentit “E” nuk rezulton të jenë përcaktuar nene që shtojnë masën e fondeve të prokuruar me tender.

Page 214: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

214

Në situacionet e likuiduara për këtë vit shuma prej 963.366 lekë është caktuar si detyrim për likuidimin 2 herë të shpenzimeve administrative dhe në fakt shuma e mësipërme është e përfshirë në vlerën e situacioneve përfundimtare të likuiduara në vitin 2006.

Për sa u trajtua më sipër rezulton se nga ana e Bashkisë i janë paguar firmës sh.p.k. 1.800.755 lekë më shumë, pagesë e cila është kryer në kundërshtim me ligjin nr. 8379, datë 20.7.1008 “Për hartimin dhe zbatimin e Buxhetit të Shtetit në Republikën e Shqipërisë” dhe përbëjnë tejkalim të shpenzimeve buxhetore me dëm ekonomik.

- Për gjelbërimin. Gjatë vitit 2005, për shërbimet e gjelbërimit, Bashkia e Lezhës ka lidhur sipas

kontratës themelore datë 01.04.2001 me firmën sh.p.k. Kontrata është lidhur me afat 5-vjeçar me të drejte ripërsëritje çdo vit dhe në bazë të nenit 3 të saj, vlera e kontratës është 5.926.734 lekë. Në mënyrë analitike sipas pasqyrës së mëposhtme. Në 000/lekë

Nr. Vitet Preventivi Situacioni Likuidimi Qira toke 1 2005

Kontrata vjetore Shtesë kontrate

5 926 1 473

7 399

7 399

Shuma 7 399 7 399 7 399 2 2006

Kontrata vjetore Shtese kontrate

5926 2505

8431

8431

Shuma 8431 8431 8431

Nga sa më sipër rezulton se nga ana e Bashkisë Lezhë, bazuar në kontratën shtesë datë 01.4.2005, përfaqësuar nga kryetari i Bashkisë dhe përfaqësuesit të firmës sh.p.k. është shtuar fondi 1.473.000 lekë, për vitin 2005.

Nga sa më sipër, për pastrimin dhe për gjelbërimin e qytetit te Lezhës, për dy vitet së bashku janë paguar fonde shtesë për shumën 3.273.755 lekë.

Këto pagesa janë kryer në kundërshtim ligjin nr. 8379, datë 20.07.1008 “Për hartimin dhe zbatimin e Buxhetit të Shtetit në Republikën e Shqipërisë” dhe përbëjnë tejkalim të shpenzimeve buxhetore me dëm ekonomik.

Për sa u trajtua më sipër, observacionet e dërguara nuk merren parasysh, për arsye se nuk kanë mbështetje ligjore.

Për sa sipër mbajnë përgjegjësi ish-kryetari i Bashkisë dhe drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve.

- Sipërfaqe të gjelbra të patrajtuara në krahasim me sipërfaqe në inventar.

Nr. Emërtimi 2005 2006 1 Sipërfaqe te gjelbra ne inventar Nuk ka Nuk ka 2 Sipërfaqe te gjelbra qё u shërbehet 100000 m2 76600

Nga tabela konstatohet se nuk është kryer inventari i sipërfaqeve të gjelbëra, në vitet 2005 e 2006, ndërsa sipërfaqja e gjelbër nën shërbim në vitin 2006 është pakësuar në krahasim me vitin 2005.

Për të metat, mangësitë dhe shkeljet e konstatuara më sipër mbajnë përgjegjësi: ish-kryetari i Bashkisë; drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve; inspektori i Policisë Bashkiake; supervizori i Bashkisë për mjedisin.

Kontroll mbi zbatimin e ligjit nr. 9232, datë 13.5.2004 “Për programet sociale për strehimin e banorëve të zonave urbane”.

a. Struktura përgjegjëse për administrimin e problemeve të strehimit në qytetin e Lezhës, është Drejtoria e Shërbimeve Publike.

Page 215: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

215

b. Kontroll në zbatim të nenit 31 të ligjit të mësipërm, përgatitja e programit 10-vjeçar për strehimin dhe zbatimin e projekteve 3–vjeçare.

c. Miratimi në Këshillin Bashkiak i programit 10-vjeçar të strehimit. Nga ana e Drejtorisë së Shërbimeve Publike nuk është hartuar programi 10-

vjeçar, në zbatim të kërkesave të nenit 31 të ligjit të mësipërm. ç. Kontroll mbi zbatimin e nenit 8, të VKM nr. 258, datë 28.4.2005 “Për

kushtet, normat dhe standardet që duhet të plotësojnë banesat sociale me qira, të cilat blihen në treg”.

Në buxhetin e Bashkisë për vitet 2005 e 2006 nuk janë parashikuar fonde për qëllime strehimi dhe as programe sipas klasifikimeve në nenin 3 të këtij ligji.

d. Për trajtimin me banesa të familjeve të cilat kanë fituar statusin e të pastrehut.

Është bërë publikimi dhe deri në fund të vitit 2006 janë pranuar kërkesa për strehim, duke plotësuar formularët përkatës, nga 130 persona. Për vitin 2005 dhe 2006 nuk është trajtuar me strehim asnjë qytetar të cilët kanë fituar statusin e të pastrehut.

Kontroll mbi krijimin dhe funksionimin e strukturave për administrimin dhe mbrojtjen e tokës në Bashki.

1. Kontroll mbi zbatimin e ligjit nr. 8752, datë 26.3.2001 “Për krijimin dhe funksionimin e strukturave për administrimin dhe mbrojtjen e tokës.

Për vitin 2005, struktura organizative e Bashkisë se Lezhës ka funksionuar mbi bazën e vendimeve të Këshillit Bashkiak nr. 5 dhe nr. 7, datë 29.3.2005 “Për strukturën organizative të aparatit të Bashkisë”, sipas organigramës bashkëlidhur”,

Për vitin 2006, struktura organizative e Bashkisë së Lezhës ka funksionuar mbi bazën e vendimit të Këshillit Bashkiak nr. 16 dhe nr. 17, datë 17.3.2006 “Për strukturën organizative të aparatit të Bashkisë”, sipas organigramës bashkëlidhur”,

Për vitet 2005 e 2006, në strukturën organizative të miratuar me vendimet e mësipërme të Këshillit Bashkiak, nuk është përcaktuar “Struktura për administrimin dhe mbrojtjen e tokës në bashki”.

Për sa më lart, nuk është zbatuar ligji nr. 8752, datë 26.3.2001 “Për krijimin dhe funksionimin e strukturave për administrimin dhe mbrojtjen e tokës”.

2. Kontroll mbi zbatimin e VKM nr. 532, datë 31.10.2002 “Për mënyrat e ushtrimit të funksioneve nga seksionet e administrimit dhe të mbrojtjes së tokës në qark dhe zyrat e menaxhimit dhe të mbrojtjes së tokës në komunë dhe /ose bashki”.

Nga kontrolli rezulton se në territorin e Bashkisë ekzistojnë rreth 103 ha toka të lira, pyje kullota, brigje lumenjsh etj. Këto sipërfaqe janë të inventarizuara, por akoma aktualisht nuk kanë kaluar në pronësi të Bashkisë, pasi puna është në proces.

Ky proces nuk është kryer në vite, prandaj krijimi i kësaj zyre ose personave të ngarkuar për mbrojtjen e tokës në zbatim te ligjit të lartpërmendur, do të krijojë mundësinë reale për nxjerrjen e fondit të tokës që disponohet nga bashkia dhe do të krijojë kushte për menaxhimin e drejtë të saj.

Vlerësimi i auditit të brendshëm.

a. Hartimi dhe zbatimi i planeve të Auditit të Brendshëm. b. Evadimi i materialeve të auditit të brendshëm, në përputhje me standardet e

ligjit nr. 9009, datë 13.02.2003 “Për auditin e brendshëm në sektorin publik”. c. Zbatimi i programit të kontrollit nga audituesit në subjektet e kontrolluara.

Plotësimi i dokumentacionit të kontrollit në përputhje me standardet.

Page 216: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

216

ç. Sigurimi i cilësisë në kontrollet e kryera nga kontrollit i zbatimit të detyrave të lëna.

Seksioni i auditit, për vitin 200, ka funksionuar me dy veta, punonjës të emëruar, në përputhje me kërkesat e ligjit nr. 9009, datë 13.02.2003 “Për auditimin e brendshëm në sektorin publik”, ndërsa për vitin 2006 e në vazhdim, ky seksion funksionon me një person. Aktualisht ky seksion ka në përbërje një ekonomist që mbulon auditin dhe një jurist i cili është i emëruar si jurist i Bashkisë, që kryen dhe funksionin e juristit të njësisë së prokurimit.

Për të dy vitet është hartuar programi vjetor i auditimeve dhe është miratuar nga kryetari i Bashkisë.

Për vitet 2005 e 2006 është realizuar programi vjetor i auditimeve. Për vitin 2005 janë kryer 8 auditime të plota dhe 5 auditime tematike. Është

konstatuar vetëm 1 rast shkelje e disiplinës financiare me dëm ekonomik për 35 mijë lekë dhe nuk kanë rezultuar shkelje të disiplinës financiare pa dëm ekonomik.

Gjatë vitit 2006 janë aplikuar 9 masa disiplinore, nga të cilat: 6 vërejtje me shkrim, 2 vërejtje paralajmërim për largim nga puna dhe 1 për pezullim ngritje në detyrë

U kryen sondazhe në materialet e auditimeve dhe rezultoi se auditimet janë kryer në përshtatje me kërkesat e VKM nr. 345, datë 01.6.2004 “Për miratimin e manualit të procedurave të auditimit të brendshëm, të kodit etik për auditët e brendshëm dhe të kartës së auditimit brendshëm publik”.

Për përmirësimin e gjendjes u rekomandua marrja e masave. 9. KONTROLL NË BASHKINË E ORIKUMIT Në zbatim të programit të kontrollit nr. 203/1, datë 03.4.2007, të miratuar nga

Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, u ushtrua kontroll në Bashkinë e Orikumit, me objekt kontrolli “Per procedurat e shqyrtimit dhe miratimit të studimeve urbanistike, shesheve dhe lejeve të ndërtimit, lejet e shfrytëzimit, administrimi i aseteve, administrimi dhe mbrojtja e tokës bujqësore”.

Kontrolli u krye nga data 10.4.2007 deri më datën 31.5.2007, sipas drejtimeve të përcaktuara në këtë program kontrolli, për periudhën e veprimtarisë së ushtruar nga subjekti i kontrolluar nga data 1.01.2004 deri më 31.12.2006.

Kontrolli u krye për zbatimin e ligjshmërisë dhe vlerësues, duke verifikuar dokumentacionin e plotë që iu vu në dispozicion grupit të kontrollit. Përveç kontrollit të dokumentacionit jemi bazuar edhe në këshillimin dhe ballafaqimet me stafin drejtues e atë administrativ të subjektit të kontrollit.

Gjatë ushtrimit të kontrollit dhe formulimit të këtij Projektraporti, grupi i kontrollit ka zbatuar Kodin Etik dhe standardet e miratuara të kontrollit.

Në përfundim të kontrollit rezultoi: Gjatë kontrollit të kryer për zbatimin e ligjshmërisë dhe vlerësues, duke

verifikuar sipas rastit dokumentacionin e plotë që iu vu në dispozicion grupit të kontrollit u konstatuan shkelje të dispozitave ligjore dhe konkretisht disa nga këto shkelje më të rëndësishme janë si më poshtë:

- Nuk është kryer ndalesa e tatimit mbi pagë për 16 punonjës në shumën 8 055 lekë.

- Për punë jashtë kohës normale janë paguar më shumë për 80 orë në shumën 9 088 lekë.

- Janë paguar për udhëtim e dieta pa paraqitur vërtetimin e hotelit për shumën 8 000 lekë, veprim në kundërshtim me vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 228,

Page 217: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

217

datë 15.4.2001 “Për dietat e nënpunësve që dërgohen me shërbim jashtë vendbanimit të tyre”.

- Janë kryer pagesa për telefonin e lëvizshëm “celular”, duke tejkaluar limitin në shumën 18 471 lekë.

- Janë kryer pagesa për shërbime të ndryshme në Bashki nga të tretët duke mos ndalur tatimin në burim, për 33 personave në shumën 51 467 lekë.

- Në veprimet me bankën janë kryer pagesa ndaj të tretëve “për shërbime”, pa ndalur tatimin në burim dhe duke përfituar në mënyrë jo të rregullt t.v.sh., në shumën 1 002 041 lekë.

- Nga kontrolli i dokumentacionit në lidhje me procedurën prokurimit me fonde publike, rezultoi se nga 26 tendera gjithsej për periudhën 2004-2006, 15 prej tyre janë me veprime të kryera në kundërshtim me: ligjin nr. 7971, datë 26.7.1995 “Për prokurimin publik”; VKM nr. 335, datë 28.6.2000 “Për rregullat e prokurimeve publike” dhe udhëzimin në zbatim të tij; udhëzimin e Këshillit të Ministrave nr. 2, datë 08.5.2003 “Për klasifikimin e strukturës së kostos së punimeve të ndërtimit” dhe vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 444, datë 22.02.1994 “Për tarifat e studimit, projektimit, drejtimit dhe kolaudimit të veprave të ndërtimit”

- Nga kontrolli i dokumentacionit, dosjeve teknike të punimeve të kryera dhe matjeve në faktike të punimeve në objekte, rezultoi se janë punime të pakryera në vlerën 2 870 940 lekë, në kundërshtim me nenin 7, kreu III, të ligjit nr. 8402, datë 10.9.1998 “Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit”, me pikën 1, të udhëzimit të Këshillit të Ministrave nr. 3, datë 15.02.2001 “Për mbikëqyrjen dhe kolaudimin e punimeve të ndërtimit”.

- Nga kontrolli i dokumentacionit në lidhje me urbanistikën, mungon struktura tip, si: Sekretaria Teknike e KRRT-së, Kadastra Urbane, Urbanistika Ligjore, Kontrolli Teknik i Projekteve në kundërshtim me nenin 24, paragrafi i katërt, të ligjit nr. 8405, datë 17.9.1998. “Për urbanistikën”.

- Në 16 raste, Zyra e Urbanistikës e Bashkisë Orikum ka shqyrtuar dhe ka pranuar kërkesat për sheshe dhe leje ndërtimi për objekte banimi dhe shërbimi, në kundërshtim me Planin Rregullues të qytetit Orikum, të miratuar nga KRRTRSH-ja me vendimin nr. 5, datë 23.06.3004, duke e ndryshuar krejtësisht si nga forma dhe përmbajtja planin rregullues të qytetit, duke mos i paraqitur më parë Këshillit Teknik, i cili shqyrton dhe jep mendim për anën tekniko-ligjore, por duke i kaluar direkt për miratim në KRRT-në e Bashkisë e Orikumit.

- Në 6 raste, në portën hyrëse të qytetit Orikum “zonë turistike me përparësi të zhvillimit të turizmit”, ndërtimet janë lejuar të kryhen në mënyrë të kundraligjshme nga punonjësit e Zyrës së Urbanistikës, deri në 7 kate, duke bërë që ndërtimet të marrin një pamje krejtësisht ndryshe nga ajo e parashikuar në Planin Rregullues të qytetit, duke mos respektuar qartë kondicionet urbanistike dhe kriteret e zgjidhjeve vëllimore dhe arkitektonike të ndërtimeve dhe në përfundim, objekti është marrë në dorëzim nga Zyra e Urbanistikës, duke e pajisur edhe me leje shfrytëzimi, në kundërshtim me nenet 28 e 76, të ligjit nr. 8405, datë 17.9.1998 dhe me nenin 12, të ligjit nr. 8402, datë 10.9.1998 “Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit”.

- Në 24 raste, nga punonjësit e Zyres së Urbanistikes, përllogaritja e vleres së investimit sipas preventivit të objektit duke e krahasuar me koston mesatare të ndërtimit të Entit Kombëtar të Banesave, rezulton të jetë vleresuar me 3% dhe jo 4% të vleres së investimit sipas kostos mesatare të ndërtimit të Entit Kombëtar të Banesave, duke i sjellë dëm ekonomik prej 20 761 928 lekë, buxhetit të Bashkisë Orikum.

Page 218: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

218

- Në 4 raste janë shqyrtuar kërkesat nga punonjësit e Zyrës së Urbanistikës, për dhënien e shesheve dhe lejeve të ndërtimit jashtë vijave kufizuese të qytetit, duke hyrë në kompetencat e KRRT-së të Këshillit të Qarkut në Vlorë, në kundërshtim me nenin 8, të ligjit nr. 8991, datë 23.1.2003. “Për urbanistikën”.

- Në 5 raste, nga Zyra e Urbanistikës janë miratuar projektet e ndërtimit të objekteve për subjektet ndërtuese me vlerë të preventuar të investimit mbi 100 milionë lekë, pa bërë më parë oponencën teknike për projektet e ndërtimit të objekteve nga institucionet shtetërore ose entet e tjera, të përcaktuara nga ministria që mbulon veprimtarinë e ndërtimeve, në kundërshtim me nenin 6, të ligjit nr. 8402, datë 10.9.1998.

- Në 3 raste, nga Zyra e Urbanistikës janë pranuar dhe shqyrtuar kërkesa për lejet e shfrytëzimit, duke mos zbatuar projektin e miratuar në lejen e sheshit të ndërtimit, por lejuar ndërtimin e objektit në sipërfaqen prej 1 323 m2 më shumë se projekti i miratuar, në kundërshtim me pikën ç, të nenit 11, të ligjit nr. 8402, datë 10.9.1998 dhe me udhëzimin nr. 3, datë 15.2.2001 “Për mbikqyrjen dhe kolaudimin e punimeve të ndërtimit”.

- Në 10 raste, nga Zyra e Urbanistikës janë pranuar dhe shqyrtuar kërkesa për lejet e shfrytëzimit, duke mos bërë kontrollin për saktesinë midis prevetivit dhe situacionit, ku për diferencat përkatese duhet të vepronin në përputhje me udhëzimin nr. 342, datë 21.02.2006 “Për zbatimin e buxhetit të pushtetit vendorë 2006”, pika 4 “Mbi taksat e ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja” dhe në zbatim të ligjit nr. 8982, datë 12.02.2002 “Për sitemin e taksave vendore”.

- I gjithë dokumentacioni përfundimtar në dosjet e KRRT-së që kanë mbaruar procesin e dhënies së lejes të shfrytëzimit dhe të dergimit të dokumentave në zyren e rregjistrimit të pasurive të paluajtshme (gjithsej 17 dosje për periudhën 2004-2006) është i sistemuar, por pa bërë inventarizimin e fletëve dhe dosjet nuk janë dorëzuar në Zyrën e Protokoll-Arkivës, pasi nuk ka.

- Lënia e dokumenteve të përfunduara në Zyrën e Urbanistikës është në kundërshtim me nenin 24, germa b, të ligjit nr. 9154, datë 06.11.2003 “Për arkivat”, si dhe me nenet 4 e 5, kapitulli II “Mbi detyrat e sekretari-arkivit të organit shtetëror”, të rregullores “Për punën me dokumentat administrative të organeve shtetërore”.

- Në Bashkinë e Orikumit janë të regjistruara 88 mjete për transportin e udhëtarëve, për të gjitha linjat e transportit (vetjak, për të tretë dhe taksi) të cilat nuk kanë arkëtuar tarifën për licencën dhe certifikatën e transportit rrugor për 260 840 lekë.

Në vijim, trajtohen me radhë të gjitha pikat e kontrolluara në përputhje me përcaktimin e bërë në programin e kontrollit, më konkretisht:

Mbi hartimin dhe zbatimin e programit ekonomik dhe financiar.

Në zbatim të ligjit nr. 9469, datë 28.12.2005 “Për buxhetin e shtetit të vitit 2006”, udhëzimin e Ministrisë së Financave nr. 2, datë 08.02.2006 “Për zbatimin e buxhetit të shtetit për vitin 2006”, udhëzimin e Ministrisë së Brendshme nr. 342, datë 21.02.2006 “Për zbatimin e buxhetit të pushtetit vendor për vitin 2006, si dhe të ligjit nr. 8652, datë 31.7.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”, Këshilli i Bashkisë me vendimin nr. 9, datë 20.3.2006 ka miratuar buxhetin e vitit 2006, të cilin e ka ligjëruar edhe prefekti i Qarkut të Vlorës dhe konfirmuar me datë 30.3.2006.

Për të dy vitet, buxheti paraqitet sipas tabelës në vijim: Në 000/lekë

Nr. E m ë r t i m i Viti 2005 Viti 2006

Page 219: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

219

a. Të ardhura gjithsej 81.640 58. 416 - Nga grandi i pakushtëzuar 21.315 14.190 - Nga të ardhurat vendore 50.930 44.226 - Të trashëguar nga viti 2005 8.197 7.698 - Granti i trashëguar nga viti 2005 1.198 498 - Granti për investime 0 12.923 b. Shpenzime gjithsej 81.640 75.505 - Shpenzime për paga 10.000 9.122 - Shpenzime për sigurime shoqërore 2.850 2.227 - Shpenzime operative 20.810 6.460 - Investime 45.300 57.696 - Fondi rezervë 2.680 -

Në buxhetin e aprovuar nga Këshilli Bashkiak nuk përfshihen në të ardhura dhe shpenzime, buxheti i kushtëzuar për arsimin, shëndetësinë dhe gjendjen civile.

Këshilli Bashkiak për vitin 2005 ka analizuar realizimin e buxhetit faktik, por nuk ka dalë vendimi i Këshillit Bashkiak (VKB), si dhe nuk janë përfshirë, të ardhurat prej 18.295.000 lekë detyrime të pavjela nga tatimet dhe taksat vendore, ç’ka përbën shkelje të kërkesave të ligjit nr. 7776, datë 22.12.1993 “Për buxhetin lokal”, neni 25, ndryshuar me ligjin nr. 8399, datë 09.9.1998.

Për vitet 2005 e 2006, shpenzimet ku përfshihet edhe buxheti i kushtëzuar për arsimin, shëndetësinë dhe gjendjen civile, janë realizuar si vijon:

Në 000/lekë Viti 2005 Viti 2006 Artikulli

Planif. Realizuar Në %

Planif. Realizuar Në %

Pagat (600) 45.901 44.876 97.7 51969 48769 93.8 Sigurime shoqërore (601) 13.184 11.993 90.9 13960 12143 86.9 Shpenzime operative (602) 18.995 17.569 92.5 24158 17439 72.2 Të tjera plus (604) 14.124 10.150 71.8 12566 11662 92.2 Investime (231) 33.593 31.906 95.0 60750 57696 94.9 Llog. kreditor (466) 500 400 80 Totali 125.977 116.494 92.5 166083 148112 90

Shpenzimet e buxhetit lokal gjithsej për vitin 2005 janë realizuar 92.5% ose

9.483 mijë lekë më pak se shpenzimet e programuara. Për vitin 2006, shpenzimet e buxhetit lokal janë realizuar 90% ose 17.971 mijë

lekë më pak se shpenzimet e programuara prej 166.083 mijë lekë, nga të cilat 8.179 mijë lekë janë të trashëgueshme; 7.000 mijë lekë si rezultat i mosrealizimit të shpenzimeve nga të ardhurat e veta dhe 1179 mijë lekë nga transfertat e pa kushtëzuara ose granti.

Në buxhetin lokal, shpenzimet nga të ardhurat e veta zënë 64% për vitin 2006 ose 13% më tepër se viti 2005. Rritja nuk është pasojë vetëm e rritjes së shpenzimeve nga të ardhurat e veta, por edhe e uljes së peshës specifike të financimeve të kushtëzuara, kryesisht në investime.

Fondi rezervë për vitin 2006 është krijuar në masën 2.680 mijë lekë, pra brenda kufirit të parashikuar në nenin 6, të ligjit nr. 8399, datë 09.9.1998 “Për disa ndryshime në ligjin nr. 7776, datë 22.12.1993 “Për buxhetin lokal”.

Për vitin 2006, fondi rezervë nuk është përdorur.

Përdorimi efektiv i fondeve buxhetore. Shpenzimet operative të aparatit të Bashkisë janë të konsiderueshme, por të

realizuara nëpërmjet procedurave të tenderimit dhe vetëm 4% e tyre nuk u janë nënshtruar këtyre procedurave.

Në buxhetin e Bashkisë, zëri “shpenzime operative” nuk është programuar zë për zë, por në total dhe nuk ka tejkalim, me përjashtim te zërit “shpenzime telefoni”.

Realizimi vjetor i të ardhurave, rakorduar me Degën e Thesarit në Vlorë, paraqitet si më poshtë:

Page 220: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

220

Në 000/lekë Të ardhura në total 58.416Çelur 51.352Mbetur për çelje 7.063Përdorur, grant 3.811Përdorur të ardhura 1.153Trashëguar në 2007 12.028

Parashikimi dhe vendosja e fondeve në dispozicion të Bashkisë bëhet në bazë të

nevojave që programohet për mirëmbajtjen, rikonstruksionin, etj., dhe projektet përkatëse të miratuara.

Kontroll për zbatimin e dispozitave ligjore në marrëdhëniet e punës e pagave. a. Struktura organizative dhe niveli i pagave për punonjësit e Bashkisë

Orikum, janë bazuar në vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 551, datë 07.11.2002 “Për klasifikimin e funksioneve dhe grupimin e njësive të qeverisjes vendore, për efekt page e përcaktimin e kufijve të pagave të organeve të qeverisjes vendore”.

U kontrollua bazueshmëria ligjore e klasave, kategorive, pagat sipas grupit, emërtimeve, burimit, shtesave për vjetërsi e pozicion, të vendosura nga Këshilli Bashkiak dhe u konstatua zbatim i saktë i udhëzimit të Këshillit të Ministrave nr. 1, datë 13.06.2000 “Për strukturën e renditjes të punëve në shërbimin civil, metodologjisë përkatëse dhe përshkrimit përgjithësues të rolit të sekretarit të përgjithshëm në këtë shërbim”, aneksi nr. 2.

b. Nga kontrolli i dokumentacionit u konstatua se realizimi i fondit të pagave dhe sigurimeve shoqërore për vitin 2005 dhe 2006 paraqitet si vijon:

Viti 2005 Viti 2006 Nr.

Emërtimi Njesi matje Programuar Realizuar Programuar Realizuar

1 Fond.pagave 000/l 45901 44876 51969 48770 2 Sigurime shoqërore “ 13184 11993 13960 12144 3 Shpenzime operative “ 18995 17569 24158 17439 4 Nr. i punonjësve Njerëz 145 145 144 144

Siç shikohet dhe nga tabela ka mosrealizim në llogaritë 602, për vitin 2006 për shumën 6.719 lekë dhe llogaritë 601, 602, për shumën 8.535 lekë.

U kontrolluan dhe rezultoi se: - Listëpagesat e viteve 2005 e 2006 plotësoheshin pastër, pa gabime, shumat

bruto të korrektuara me ndalesat rakordojnë me shumat neto. - Llogaritja dhe derdhja e tatimit mbi të ardhurat “për pagat”, orët jashtë kohës

normale e shpërblimet për vitin 2006 ishin konform ligjit nr. 8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat”, përjashtuar ndalesën e tatimit mbi pagë për 16 punonjës në shumën 8 055 lekë, nga:

- Kopështi në Orikum, për 2 punonjës në shumën 1905 lekë. - Shëndetësia në Orikum, për 14 punonjës në shumën 6150 lekë, trajtuar më

hollësisht në procesverbalin nr. 4, datë 20.04.2007. - Llogaritja dhe masa e ndalesës për sigurimet shoqërore për vitin 2005 dhe

2006 është bërë në zbatim të dispozitave ligjore duke respektuar pagën nominale mujore për efekt të llogaritjes së kontributit të sigurimeve shoqërore e shëndetësore, 14.000 lekë, ndërsa paga maksimale 54.215 lekë. Shuma e kontributeve e derdhur për efekt të sigurimeve shoqërore sipas pasqyrës nr. 1/1 të llogarive të seksionit të funksionimit të bilancit, përputhet me kolonën nr. 8 të pasqyrës anekse “numri punonjsve dhe fondi i pagave”, si dhe artikulli 601, në situacionin e shpenzimeve të

Page 221: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

221

viteve 2005 dhe 2006, korrektuar me diferencën e pesëmbëdhjetëditëshit të fundit të vitit.

Është hapur libri i pagave dhe është bërë hedhja e veprimeve në to, për vitin 2005 dhe për vitin 2006, për të gjithë punonjësit.

Është hapur regjistri në të cilin janë hedhur sistematikisht derdhjet e kontributeve të sigurimeve shoqërore i cili plotësohet në bazë të listëpagesave të hartuara për kontributet e sigurimeve shoqërore, një kopje e të cilave i dërgohet degës rajonale të sigurimeve shoqërore.

c. Shpërblime nga fondi i veçantë. Në Bashkinë e Orikumit është krijuar fondi i veçantë në shumën 5% të fondit

të pagave, ku për vitin 2005 është 2295 mijë lekë dhe për vitin 2006 është 2598 mijë lekë. Krijimi dhe zbatimi i tij është bërë në mbështetje të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 19, datë 11.01.1993 ”Për fondin e veçantë në institucionet buxhetore” dhe shpërndarja e tij për vitet 2004, 2005 dhe 6-të mujorin e parë të vitit 2006 është bërë në mbështetje të këtij vendimi. Për 6-mujorin e dytë, shperblimi nga fondi i veçantë eshtë bërë me vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 423, datë 28.6.2006 “Për krijimin dhe administrimin e të ardhurave që krijonë institucionet buxhetore”, duke përfituar nga 15.000 lekë çdo punonjës.

e. Shpërblime për orë jashtë kohës normale të punës. U kontrolluan pagesat e kryera për punë jashtë kohës normale dhe nuk u

konstatuan shkelje të disiplinës financiar, përjashtuar rastin e shoferit, që me listëpagesën 1-15 dhjetor 2004 është paguar në shumën prej 13 632 lekë, për 120 orë “jashtë kohës normale”, për muajn dhjetor, kur sipas nenit 90, pika 2, të ligjit nr. 7961, datë 12.7.1995 “Kodi i punës”, ndryshuar me ligjin nr. 8085, datë 13.3.1996, i takojnë 40 orë. Pra, paguar më shumë për 80 orë në shumën 9 088 lekë.

Veprimet e mësipërme bien ndesh edhe me nenet 7 e 8, të ligjit nr. 6942, datë 25.12.1984 “Për ruajtjen, administrimin e qarkullimin e vlerave materiale e monetare”, si dhe me ligjin nr. 8652, datë 31.7.2000, neni 32 “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”, dhe ngarkojnë me përgjegjësi drejtorin ekonomik dhe ish-kryetarin.

Nga ana e drejtorit të financës janë bërë vërejtje për procesverbalin nr. 6, datë 27.4.2007, por nga ana e grupit të kontrollit u mor në konsideratë vetëm pagesa për korierët dhe hartuesit të listave të zgjedhësve, për të tjerat nuk u paraqitën dokumente justifikuese.

U kontrollua lidhja e kontratave të punës dhe rezultojnë se janë lidhur kontrata individuale me punonjësit definitiv në ditën e marrjes në punë si dhe kontrata provizore me punonjës sezonal.

Zbatimi i rregullave për mbajtjen e kontabilitetit, rregullshmërisë dhe

ligjshmërisë me zgjedhje, në: A. Veprimet e kryera me arkë. Në Bashkinë e Orikumit funksionon vetëm një arkë, ku pas kryerjes së

inventarit nuk rezultuan diferenca midis gjendjes kontabël dhe asaj fizike. Vlera monetare ruheshin në kasafortë e cila plotësonte kushtet e sigurisë për

ruajtjen e vlerave monetare. U ushtrua kontroll i plotë për gjithë dokumentacionin e arkës dhe u konstatua

se nga Drejtoria e Financës janë hapur librat e kontabilitetit dhe janë azhornuar veprimet në to, në përputhje me planin unik kontabël për institucionet buxhetore.

Page 222: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

222

Veprimet janë hedhur sistematikisht dhe kronoligjikisht në librin dhe ditarin e arkës, të cilët rakordonin midis tyre.

Çdo muaj veprimet mbylleshin duke bërë inventarin përkatës në të cilin kanë firmosur rregullisht personat përgjegjës (arkëtari dhe kryetari i degës së financës).

Funksionet e llogaritares që mban ditarin e arkës janë të ndarë me funksionet e urdhëruesit të pagave.

Nga kontrolli u konstatua se është ruajtur gjendja limit e arkës në zbatim të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 290, datë 14.6.1993 “Për limitin e arkës.

Në Bashkinë e Orikumit nuk janë kryer veprime dhe nuk ka gjendje në monedhë të huaj në arkë. Për t’u theksuar është se arka kryente veprime 1 apo 2 veprime në javë.

1. Për blerjet me vlera të vogla. Me urdhrin e brendshëm nr. 2/1, datë 06.01.2005 dhe nr. 96/2. datë 25.11.2005,

janë ngritur komisionet “Për blerjet me vlera të vogla”. Nga kontrolli i dokumentacionit u konstatua se çdo veprim ishte i shoqëruar me

dokumentacionin e nevojshëm justifikues; si urdhër prokurimi, procesverbali, fletëdalja e shitësit, fletëhyrja e institucionit etj., në zbatim të udhëzimit të Këshillit të Ministrave nr. 3, datë 19.02.1996 “Për blerjet me vlera të vogla”.

2. Për udhëtim e dieta. Janë kryer pagesa për udhëtim e dieta, brenda vendit, me të meta në

dokumentacionin justifikues, pa vërtetim hoteli, urdhër shërbimi është vetëm me firmën e udhëtuesit, si më poshtë:

- Me listëpagesën 1-15 gusht 2006 është paguar për udhëtim e dieta në shumën 18.400 lekë, ku ka përfituar dhe 4 ditë hotel, pa paraqitur vërtetimin e hotelit për shumën 8 000 lekë, veprim ky në kundërshtim me vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 228, datë 15.4.2001 “Për dietat e nënpunësve që dërgohen me shërbim jashtë vendbanimit të tyre”, pika 2 dhe ngarkon me përgjegjësi drejtorin ekonomik dhe vetë përfituesit.

3. Për shpenzime operative. a. Janë kryer pagesa në shumën 18.471 lekë për telefonin e lëvizshëm “celular”,

në përdorim të ish-kryetarit, duke tejkaluar limitin (15 000 lekë në muaj) i përcaktuar nga vendimi i Këshillit Bashkiak nr. 28, datë 08.3.2004; nr. 7, datë 09.3.2005 dhe nr. 9, datë 09.3.2006, në mbështetje të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 343, datë 11.7.2002. Pagesa prej 18 471 lekë për muajt: mars, qershor dhe korrik të vitit 2005, mbi limitin, sipas vendimeve të KB është në kundërshtim me pikën 5, të udhëzimit të Këshillit të Ministrave nr.10, datë 24.10.2002 “Për administrimin e shpenzimeve për telefonin e lëvizshëm, në përdorim të zyrtarëve publikë, dhe ngarkohen me përgjegjësi drejtori ekonomik dhe përfituesi.

b. Janë kryer pagesa për shërbime të ndryshme në Bashki nga të tretët, 33 personave në shumën 51.467 lekë, duke mos ndalur tatimin në burim, pasi nuk kanë paraqitur faturë tatimore.

Veprimet e mësipërme bien ndesh me nenin 33, të ligjit nr. 8438, datë 28.12.1998 ”Për tatimin mbi të ardhurat”, me ndryshime dhe ngarohen me përgjegjësi: drejtori dhe 2 inspektor finance.

B. Veprimet e kryera me bankë. U kontrollua dokumentacioni i plotë i bankës për të gjithë periudhën e

programuar dhe u konstatua se janë hapur librat e kontabilitetit (libri i pagave,

Page 223: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

223

ditari, partitarët, libri i madh) dhe janë azhonuar veprimet në to, në përputhje me planin unik kontabël për institucionet buxhetore.

Çdo veprim është i shoqëruar me dokumentacionin e nevojshëm justifikues (urdhërprokurimi, procesverbali, fletëdalja e shitësit, fletëhyrja e institucionit etj.). Urdhërpagesat janë të përpiluara saktë dhe të plotësuara në të gjithë ekstremet e tyre, të firmosura nga personat përgjegjës dhe me vulë nga dega e thesarit.

Funksioni i urdhëruesit për pagesat me urdhërxhirim në bankë është i ndarë nga funksioni i regjistruesit të veprimeve. Totali i ekstratit të bankës në datën 31.12.2006, përputhet me situacionin e shpenzimeve, ditarin e bankës, librin e madh për shumën 148 112 mije lekë. Vlerën më të madhe e zë llogaria 231 “investime”, ku për fondin prej 125 291 mijë lekë, prokurimi i tyre është bërë nga Bashkia për të tre vitet: 2004,2005,dhe 2006.

Nga kontrolli rezultoi se, përgjithësisht, veprimet e kryera për blerjet me vlera të vogla janë në zbatim të urdhrit të Këshillit të Ministrave nr. 3, datë 19.02.1996 “Për blerjet me vlera të vogla”.

Fletëhyrjet në magazinë janë të hartuara mbi bazën e verifikimit fizik të mallrave dhe procesverbalit të kolaudimit të mallit nga komisioni përkatës, në zbatim të kushteve të paracaktuara për blerjen e tyre, si dhe fletëdalja e shitësit e plotësuar me gjithë ekstremet e saj.

Në magazinë mbahen fletët e inventarëve, kartelat limit të materialeve dhe janë azhornuar veprimet në to deri në datën 31.12.2006, me kartelat dhe librat e magazinës të Degës së Financës.

Dalja e materialeve nga magazina është bëre me urdhër të titullarit, bazuar në planin e shpërndarjes të hartuar në bazë të kërkesave

Fletëdaljet e magazinës janë të plotësuara pastër me gjithë ekstremet e nevojëshme. Tërheqja e materialeve është kryer nga personat përgjegjës të cilët kanë firmosur rregullisht.

Në këtë institucion nuk ka mallra në ruajtje, stok dhe me qarkullim të ngadalshëm.

Përgjithësisht, kryerja e veprimeve me magazinën është në përputhje me kreun e III “Dokumentimi i veprimeve ekonomike–financiare”, të ligjit nr. 6942, datë 25.12.1984 “Për administrimin, ruajtjen, dokumentimin dhe qarkullimin e vlerave materiale e monetare”.

Nga kontrolli i dokumentacionit të magazinës u vërejt se për periudhën e kontrolluar nuk është bërë hyrje materiale ose mallra nga donator të ndryshëm, vendas ose të huaj.

Përveç sa më sipër, me veprimet me bankën u konstatuan shkelje të disiplinës financiare me dëm efektiv në shumën 1 002 041 lekë.

Janë kryer pagesa ndaj të tretëve “për shërbime”, pa ndalur tatimin në burim dhe duke përfituar në mënyrë jo të rregullt t.v.sh.; për moskryerje punimesh në mungesë dokumentacioni dhe në disa raste, preventivi dhe situacioni janë firmosur nga ish-kryetari i Bashkisë dhe jo nga punonjësja që mbulon këtë sektor.

Të tretët që kanë përftuar nga mosndalesa e tatimit në burim dhe sherbimeve të pakryera, paraqiten sipas tabelës në vijim.

Në lekë Nr. Lloji i sherbimit Tatimi

në burim 1 Riparim automjeti, 2 raste 10 900 2 Riparim shërbime, 11 raste 87 199 3 Objekt me qira 4 500 4 Mirëmbajtje banese 4 630 5 Rip.e mirëmba. padrejtësisht 20% t.v.sh., 2 raste 137 232

Page 224: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

224

6 Objekt me qira 5 400 7 Rip. sherbimi e rikonst. rruga Radhimë, 20% t.v.sh., 4 raste 175 100 8 Supervizore 5 000 9 Sherbime të ndryshme 14.170 - “ “ 4630 - “ “ 4500 - “ “ 5040 10 Rip. shkollash, Dukat i Ri, Tragjas & Orikum 28 090 11 Përvetësësuar padrejtësisht për shërbime pranë Bashkisë 74 400 12 Përvet. padrejt. për sherbime pranë Bashkisë 141.500 13 Përvet. padrejt. për sherbime pranë Bashkisë 313.920 Totali 1 002 041

Nga rastet e paraqitura në tabelë, në vijim po trajtojmë personat fizikë dhe jurikë që kanë përfituar padrejtësisht për shërbime dhe punë të pakryer.

1. Për riparim shkollash në Dukat të Ri, Tragjas dhe Orikum ka përfituar shumën 28 090 lekë, kur:

a. Situacionet për të tre shkollat janë firmosur nga ish-kryetari i Bashkisë dhe jo nga punonjësja që mbulon këto sherbime.

b. Në asnjë rast nuk ka vërtetim nga drejtorët e shkollave që është kryer ky shërbim.

c. Nuk ka faturë tatimore dhe nuk është ndalur tatimi në burim për shumën 28.090 lekë

2. Firma private ka përfituar padrejtësisht 74 400 lekë për shërbimet e kryera pranë kësaj Bashkie.

a. Sistemim dhe mirëmbajtje plazhi Orikum, Situacioni 289 920 lekë

b. Pastrim dhe largim inertesh nga territori 26 990 lekë c. Sistemim zhavori me makineri 20 000 lekë

Shuma 336 910 lekë nga e cila janë të pajustifikuara, si më poshtë:

- Sistemimi i plazhit është bërë në muajin dhjetor 2005 dhe situacioni është firmosur nga ish-kryetari i Bashkisë dhe jo nga inxhinierja që mbulon shërbimet. Firma është e licencuar për tregëti karburanti jo për firmë ndërtimi, si dhe nuk ka paraqitur faturën tatimore.

- Hapje kanali për KUZ Orikum, për shumën 297 600 lekë, nuk ka projekt, nuk ka paraqitur faturë tatimore, si dhe nuk është ndalur tatimi në burim në shumën 24 800 lekë.

- Ka përfituar padrejtësisht t.v.sh. në shumën 49 600 lekë Megjithatë procesverbali i kryerjes së punimeve datë 11.5.2006 është firmosur

nga inxhinierja, kur preventivi është bërë 11 ditë më vonë se procesverbali. 3. Firma ka përfituar padrejtësisht 141.500 lekë (29 900+111600), për

shërbimet e kryera pranë kësaj Bashkie, si vijon: a. Lyerje shkolle e mesme Dukat, paguar firma me 299 000 lekë, kur

urdhërprokurimi nr. 306 ka dalë më datë 17.12.2005 dhe procesverbali i komisionit është më datë 07.9.2005, si dhe tetë ditë më vonë se preventivi i bërë nga vetë firma. Situacioni datë 15.10.2005 është firmosur nga përfaqësuesi i firmës dhe ish-kryetari. Fatura e thjeshtë tatimore është pa datë dhe nuk është ndalur tatimi në burim në shumën 29 900 lekë.

b. Është mbajtur një procesverbal përfundimtar i marrjes së punës në dorëzim i firmosur nga përfaqësuesi i firmës dhe ish-kryetari i Bashkisë dhe jo nga inxhinierja që mbulon shërbimet, si dhe nuk ka firmosur as drejtori i shkollës.

c. Me urdhërpagesën nr. 248, datë 11.12.2006, për “Riparim shkollash në Orikum dhe Tragjas”, është paguar firma sh.p.k. për 220 000 lekë, kur procesverbali

Page 225: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

225

datë 21.9.2006 është mbajtur 20 ditë përpara se të kryhej puna dhe preventivi datë 21.9.2006 është firmosur nga përfaqësuesi i firmës dhe ish-kryetari dhe jo nga inxhinierja e shërbimeve.

Theksojmë se më datën 12.9.2006, sipas situacioneve të firmosura po nga ish-kryetari, në këto shkolla janë kryer punime, lyerje shkolle, për të cilën është kryer pagesa rregullisht me urdhërprokurimi nr. 203, datë 25.10.2006, në shumën 293.500 lekë, po nga e njëjta firmë.

Sipas situacioneve përkatëse të shkollave në Orikum, Tragjas dhe Dukat, firmosur nga ish-kryetari, janë kryer këto punime:

A. Shkollat në Orikum. 1. Sipas situacionit të datës 10.10.2006 janë kryer këto punime: - Suvatim dhe shpatullim, m² 46 x 1000 = 46 000 lekë - Kruajtje dhe stukim, m² 600 x 40 = 24 000 lekë 2. Sipas situacionit të datës 12.9.2006 janë kryer këto punime: - Lyerje me gëlqere m² 700 x 40 = 28 000 lekë - Lyerje me bojë vaji m² 250 x 150 = 37500 lekë 3. Shkolla 9-vjeçare në Orikum: - Stukim dhe zmerilim m² 400 x 40 = 16000 lekë, kur kjo shkollë është lyer

plotësisht një muaj më përpara. B. Shkolla 9-vjeçare Tragjas. - Stukim dhe zmerilim, m2 150 x 40 = 6000 lekë, i njëjti veprim si më lart. D. Shkolla e mesme Dukat. - Kruajtje dhe suvatim muri, m2 490 x 40 = 19 600, i njëjti veprim Meqenëse se lyerja e këtyre shkollave është berë një muaj më parë dhe zërat

“stukim e kruajtje” kryhen përpara lyerjes me gëlqere apo bojë vaji, janë të pajustifikueshme për shumën 111.600 lekë.

4. Firma private ka përfituar padrejtësisht shumën 313 920 lekë, për shërbime të kryera pranë Bashkisë në Orikum, si më poshtë:

a. Për punime të kryera në 10 raste, për shumën 1.302.996 lekë, duke vërejtur të metat si më poshtë.

- Për të 10 rastet nuk ka faturë tatimore dhe duhet të ishte ndalur tatimi në burim në shumën 130 300 lekë.

- Nga ana e firmës është përfituar 20% t.v.sh. në shumën 183 620 lekë. - Në tetë raste, preventivi është i firmosur nga përfaqësuesi i firmës dhe ish-

kryetari i Bashkisë, dhe jo nga inxhinierja që mbulon shërbimet pranë kësaj Bashkie. Këto veprime janë në kundërshtim me nenin 33, të ligjit nr. 8438, datë

28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat” me ndryshime, me udhëzimin e Këshillit të Ministrave nr. 3, datë 15.02.2001 ”Për mbikqyrjen e kolaudimin e punimeve të ndërtimit”, pikat 2, 7, 9 etj., si dhe me udhëzimin e Këshillit të Ministrave nr. 3, datë 19.02.1996 “Për blerjet e vogla” dhe ngarkon me përgjegjësi: ish-kryetarin e Bashkise; drejtorin ekonomik, inxhinierja pranë kesaj Bashkie.

Nxjerrja e llogarive vjetore dhe inventarizimi i llogarive e pasurisë publike. Për vitin 2006 është nxjerrë llogaria vjetore, shoqëruar me inventarët kontabël

të posteve të bilancit, situacionin vjetor të shpenzimeve dhe pasqyrën e të ardhurave, të rakorduara me Degën e Thesarit si dhe relacionin shpjegues. Me shkresën nr. 13, datë 24.02.2007, bilanci është dërguar për miratim në Degën e Thesarit të Vlorës, brenda afatit ligjor dhe më datë 28.02.2006, është bëre miratimi nga përgjegjësja e Thesarit.

Page 226: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

226

Bilanci është hartuar dhe plotësuar në zbatim të ligjit nr. 7661, datë 19.01.1993 “Për kontabilitetin” dhe udhëzimin e Ministrisë së Financave nr. 14, datë 28.12.2006 “Për përgatitjen e pasqyrave vjetore të institucioneve qëndrore, organeve të pushtetit vendor dhe njësive që varen prej tyre”. Llogaritë e librit të madh rakordojnë bilancin vjetor.

U krahasuan të dhënat e ditarit të bankës, total dhe analitik, për çdo llogari dhe rezultoi rakordim i plotë i tyre.

a. Analiza e bilancit të vitit 2006 paraqitet si më poshtë: Posti për aktivet e qëndrueshme të trupëzuara është 203 849 932 lekë. Nga kontrolli i dokumentacionit u konstatua se llogaritja e amortizimit në

shumën 741 393 lekë është bërë sipas strukturës së a.q.t., në zbatim të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 401, datë 23.10.1989 “Për miratimin e normave të reja të amortizimit të makinerive, paisjeve dhe mjeteve të transportit”.

Shuma neto e a.q.t. përputhet me pasqyrën nr. 3 “Gjendja dhe ndryshimet e aktiveve të qëndrueshme”, vlera bruto, korrektuar në pasqyrën e amortizimeve (pasqyra aneks nr. 4).

Në aktiv llogaria 4342 “të tjera operacione me shtetin “debitor” përputhet me kundrapartinë e saj në pasiv “Detyrime afatshkurtra” për shumën 6 594 706 lekë, të cilat përfaqësojnë furnitorë për blerje karburanti, pagat, sigurimet shoqërore e shëndetësore të fundvitit, të likuiduara në muajin janar 2006, detyrim ndaj shtetit për tatimtaksat dhe kreditorë për mjete në ruajtje.

Kërkesa “debitor dhe kreditor” (llogaria 467-468) datë 31.12.2006 është zero, po kështu paraqitet (llogaria 467-468) datë 31.12.2007, të cilat janë paraqitur në pasqyrën anekse nr. 5 “Skadenca e kërkesave debitore dhe detyrimeve”.

b. Inventarizimi i pasurisë publike. Me urdhrin nr. 47, datë 20.11.2006 është ngritur komisioni “për nxjerrjen

jashtë përdorimit të materialeve e pajisjeve” në institucionet e Bashkisë së Orikumit. Me urdhrin nr. 50, datë 20.12.2006 është ngritur komisioni “për ekzekutimin e

materialeve të nxjerra jashtë përdorimit të materialeve dhe pajisjeve” në insitucionet e Bashkisë së Orikumit.

Për materialet e nxjerra jashtë përdorimit është marrë vendim nga Këshilli i Bashkisë në Orikum nr. 35, datë 19.12.2006 “për nxjerrjet jashtë përdorimit” në shumën 1 772 631 lekë.

Këtë vendim të marrë nga Këshilli i Bashkisë së Orikumit, Prefektura e Qarkut, Vlorë, e ka konsideruar të ligjshëm, me përgjigjen e dërguar me shkresën nr . 48/1, datë 18.01.2007.

Me urdhër të brendshëm nr. 51, datë 24.12.2006 është ngritur komisioni për kryerjen e iventarëve, duke përcaktuar dhe afatin e kryerjes së tyre. Janë kryer inventaret për aparatin dhe gjithe pasurinë e Bashkisë së Orikumit, fletët e inventarit janë të plotësuara dhe firmosura rregullisht nga të gjithë anëtarët e komisionit dhe personave,që kanë materiale në ngarkim.

Në përfundim të inventarëve, nga krahasimi midis gjendjes kontabël e fizike, nuk ka rezultuar diferencë.

U krye inventari i magazinës për 9 artikuj dhe nga krahasimi i gjendjes fizike me atë kontabël nuk rezultuan diferenca.

Gjendja e llogarisë 531 “arka” në datë 31.12.2005 është zero dhe përputhet me rezultatin e inventarit të kryer për këtë qëllim.

U krye inventari i llogarisë 520 “disponibilitet në thesar” dhe nuk rezultuan diferenca midis gjendjes fizike dhe kontabël. Gjendja e saj datë 31.12.2006 është zero lekë dhe përputhet me rezultatin e ushtrimit.

Page 227: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

227

Prokurimi i fondeve publike. Gjatë periudhës së kontrollit 1 janar 2004 deri në 31 dhjetor 2006 janë

zhvilluar gjithsej 26 tendera me fondin limit të përgjithshëm 125 291 mijë lekë, me vlerë të përgjithshme të kontratave të lidhura 122 317 mijë lekë dhe efekt të konkurimit 2 974 mijë lekë ose 2.3%.

Përmbledhur sipas viteve, procedurës dhe kategorisë, realizimi i tenderave të objekteve që janë zhvilluar në Bashkinë e Orikumit, pasqyrohet në tabelat në vijim:

Për vitin 2004 Emërtimi Fondi

limit Fondi i prokur.

Superv. likuid.

5% B. financ.

Sistemim ujëra të bardha 5000000 4958794 4710181 247904 Të ardhura Rikonstruksion ujësjellësi 4500000 4440212 4218202 222010 B.shtetit Sistemim rruge Orikum 5000000 4905738 4658936 245208 Të ardhura Nd. k.u.z “1 maji” 4991000 4990523 4619162 271551 B.shtetit Rruga B. portative 5000000 4926300 4679985 147785 B.shtetit Sistemim rruga qendër fermë 5000000 4941132 4792902 148230 B.shtetit Sistemim rruga qendër bufe 5000000 4935355 4752040 Të ardhura Blerje makine 1500000 1490000 1490000 Të ardhura Shuma

Për vitin 2005 Emërtimi Fondi

limit Fondi i prokur.

Superv. likuid.

5% B. financ.

Kanal. rr. “4 Dhjetori” 5000000 4948178 4432753 371303 të ardhura Rikonstruksion rr. B-Port 5000000 4952679 4476804 331622 të ardhura Rikonstruksion rr. Qendër Fermë 5000000 4978175 4729266 152909 të ardhura Sistemim plazhi Orikum 5000000 4943785 4695462 247129 të ardhura Rikonstruksion ujësjellës Orikum 5000000 4961343 4713276 247862 buxheti Sist. rr. Qender bufe 5000000 4973466 4723793 të ardhura Blerje karburanti 800000 751680 të ardhura Blerje banka shkolle 3000000 1483767 1483767 të ardhura Shuma

Për vitin 2006 Emërtimi Fondi

limit Fondi i prokur.

Superv. likuid.

5% B. financ.

Sist.rr.B- portative 6000000 5704060 5165340 271860 Të ardhura Sist.pallatesh Orikum 5000000 4958844 4710811 247937 Të ardhura Nd. Rr. e Re Orikum 10000000 9867625 9260818 371303 Të ardhura Muri rrethues Shk. M. 3000000 2990049 2839920 133080 Të ardhura Sistemim rr. Dukat i Ri 5000000 4853277 4476324 235596 Të ardhura Sistemim asfaltim Qendër - Fermë 7000000 6991000 6639248 349400 Të ardhura Sistemim asfaltim rr. Dukat i Ri-varreza 4500000 4463604 4240329 223175 Të ardhura Sistemim rr. Maruk 8000000 7973304 7573487 381513 Buxheti Sistemim rr.Dukat fshat 2000000 1983960 1884762 100000 Të ardhura Bler. harta Radhimë 5000000 4950000 297500 Buxheti Shuma

Nga grupi i kontrollit, për prokurimet e zhvilluara me fonde publike për periudhën 2004-2006 u konstatua se, procedura e zhvillimit të tenderave në përgjithsi nuk ishte e saktë dhe në zbatim të ligjit nr. 7971, datë 26.7.1995 “Për prokurimin publik” me ndryshimet dhe me aktet nënligjore në zbatim të tij.

Në vijim procedura e zhvillimit të tenderave analitikisht:

Viti 2004 1. Sistemimi i Ujërave të Bardha në Orikum: Me urdhrin e prokurimit nr. 4, datë 05.5.2004 është përcaktuar fondi limit 5

000 000 lekë dhe kryetar i komisionit të vlerësimit të ofertave. Në urdhërprokurim nuk është shënuar lloji i prokurimit dhe data e zhvillimit

të tenderit, veprime këto në kundërshtim me kapitullin e tretë “Dokumentet e tenderit, ftesa për tender”, të udhëzimit të Këshillit të Ministrave nr. 1, datë

Page 228: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

228

1.01.1996 “Për prokurimin publik”, përgjegjësi për të cilën mban kryetari i entit prokurues, me detyrë ish-kryetar Bashkie.

Sipas procesverbalit të komisionit të vlerësimit të ofertave më datë 10.5.2004, rezulton se tenderi është zhvilluar pas 5 ditëve nga përcaktimi i fondit limit, kur sipas pikës 5/b, të VKM nr. 335, datë 23.6.2000 “Për rregullat e prokurimit publik”, për “tenderin e kufizuar”, dita e shpalljes së ftesës për ofertë deri në ditën e dorëzimit të saj është jo më pak se 15 ditë për prokurimin e ndërtimeve, të mallrave dhe të sherbimeve.

Në tenderin e zhvilluar kanë marrë pjesë dy firma sh.p.k. dhe shpallur fituese firma me vlerën 4 958 794 lekë, kur sipas pikës 2, të VKM nr. 335, datë 23.6.2000, enti prokurues duhet të siguronte oferta nga jo më pak se 3 (tre) kandidatë.

Për sa trajtuar më sipër, për verpimet në kundërshtim me pikën 2 dhe 5/b, të VKM nr. 335, datë 23.6.2000, mban përgjegjësi komisioni i vlerësimit të ofertave, e kryetari i saj.

Përveç sa më sipër, në preventiv dhe situacion janë përcaktuar strukturat e kostos:

- Struktura e kostos 8% ose 70166 lekë. - Fitimi i planifikuar 10% ose 364724 lekë, kur këto duhet të ishin përfshirë në

çmim. 2. Sistemim, asfaltim, rruga qendër-fermë. Me urdhrin e prokurimit datë 01.9.2004, jashtë afateve të përcaktuara në VKM

nr. 675, datë 20.12.2002, kap. III, pika 1” i ndryshuar, sipas të cilit tenderi duhet të përfundojë brenda muajit korrik, është përcaktuar fondi limit 5000.000 lekë me procedurë prokurimi “tender i kufizuar” dhe kryetarja e komisionit.

Sipas procesverbalit të zhvillimit të tenderit më datë 14.9.2004 kanë marrë pjesë 3 firma dhe ka fituar firma me vlerën 4 941 132 lekë.

Mangësitë: - Tenderi është zhvilluar 1 ditë përpara afatit ligjor të përcaktuar në pikën 5/b,

të VKM nr. 335, datë 23.6.2000 dhe për këtë veprim mban përgjegjësi komisioni i vlerësimit të ofertave.

- Aktkolaudimi është pa numër, pa datë, i firmosur nga supervizorët dhe kolaudatori, por pa firmosur sipërmarrësi i punimeve, çka tregon për veprim formal.

3. Sistemim, asfaltim rruge në Orikum. Me urdhrin e prokurimi nr. 3, datë 25.3.2004 është përcaktuar fondi limit

5000.000 lekë, tenderi i kufizuar dhe kryetari i komisionit. Sipas proçesverbalit të zhvillimit të tenderit më datë 05.4.2004 kanë marrë

pjesë 4 firma sh.p.k. dhe ka fituar firma me vlerën 4 905 738 lekë. Mangësitë: - Tenderi është zhvilluar 5 ditë përpara afatit ligjor të përcaktuar në pikën 5/b,

të VKM nr. 335, datë 23.6.2000 dhe për këtë veprim mban përgjegjësi komisioni i vlerësimit të ofertave.

- Preventivi i investitorit është 175 lekë më tepër se fondi limit dhe sipas kapit. IV, të udhëzimit të udhëzimit nr. 1, datë 1.01.1996 të Këshillit të Ministrave, ky kandidat duhet të skualifikohej nga komisioni dhe tenderi duhet të përsëritej (nga 3 konkurues në dy).

- Situacioni përfundimtar i firmosur nga mbikqyrësja e punimeve, përfaqësuesi i firmës “Mehillaj” dhe kryetari i Bashkisë përmban:

a) struktura e kostos 7% = 243 054 lekë b) fitimi i planifikuar 10% = 371 526 lekë

Shuma 614 580 lekë

Page 229: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

229

Në dosje nuk u gjet kërkesa e firmës për përdorimin e fondit rezervë.

4. Sistemim, asfaltim rruga qendër-bufe. Me urdhrin e prokurimit datë 05.9.2004, jashtë afateve të përcaktuara në VKM

nr. 675, datë 20.12.2002, kap. III, pika 1, i ndryshuar, sipas të cilit tenderi duhet të përfundojë brenda muajit korrik, është përcaktuar fondi limit 5000.000 lekë, me kryetarin e komisionit.

Kanë marrë pjesë në tender 3 firma sh.p.k. Mangësitë: - Firma ka paraqitur ofertën 56.401 lekë mbi fondin limit, dhe bazuar në kapit.

IV, të udhëzimit nr. 1, datë 1.01.1996 të Këshillit të Ministrave, kjo firmë duhej skualifikuar nga komisioni, atëherë mbeteshin 2 firma dhe tenderi duhej të përsëritur.

- Firma fituese ka zvogëluar fondin limit nga 3% në 1.7% ose 59.292 lekë më pak, duke ia shtuar çmimin zërave të punimeve.

5. Rikonstruksioni i rrjetit të brendshëm të Ujësjellësit në Orikum. Me urdhrin e prokurimit nr. 2, datë 25.3.2004 është përcaktuar fondi limit 4

500 000 lekë dhe kryetarja e komisionit. Kanë marrë pjesë në ankand 3 firmat sh.p.k. Mangësitë: - Ka fituar firma me vlerë 4.440.212 lekë, kur procesverbali i zhvillimit të

tenderit është pa datë, veprim ky në kundërshtim me pikën 3, të nenit 31, të ligjit nr. 7971, datë 26.07.1995 dhe me udhëzimin nr. 1, datë 1.01.1996 të Këshillit të Ministrave, kapit. IV, për të cilën mban përgjegjësi komisionin e vlerësimit të ofertave.

Në preventiv dhe situacion janë vënë zë më vete - struktura e kostos 8% = 241912 lekë - fitimi i planifikuar 10% = 326582 lekë

Shuma 568.494 lekë 6. Rikonstruksion i rrugës Bashki-Portative. Me urdhrin e prokurimit nr. 7, datë 01.9.2004, jashtë afateve të përcaktuara në

VKM nr. 675, datë 20.12.2002, kap. III, pika 1”, i ndryshuar, sipas të cilit tenderi duhet të përfundojë brenda muajit korrik, është përcaktuar fondi limit 5 000 000 lekë dhe kryetari i komisioni.

Kanë marrë pjesë në tender 3 firma sh.p.k. dhe ka fituar firma me vlerën 4 956 360 lekë.

Mangësitë: - Procesverbali datë 14.9.2004 tregon se tenderi është zhvilluar 1 ditë përpara

afatit ligjor, veprim ky në kundërshtim me pikën 5/b, të VKM nr. 335, datë 23.6.2000 dhe për këtë mban përgjegjësi komisioni i vlerësimit të ofertave.

- Me urdhër pa numër dhe datë të ish-kryetarit të Bashkisë është caktuar supervizorja dhe kolaudatorja.

- Preventivi për fondin rezervë datë 11.11.2004, për vlerën 143.484 lekë, në të njëjtën datë dhe situacioni për fondin rezervë.

- Situacioni përfundimtar mban datën 10.11.2004, një ditë përpara, po ashtu edhe njoftimi për përfundimin e punimeve mban datën 10.11.2004 një ditë përpara situacionit të fondit rezervë.

Viti 2005 1. Rikonstruksion kanalizimi në lagjen “4 Dhjetori”. Me urdhrin e prokurimit nr. 2, datë 21.3.2005, pa “fond limit”, është përcaktuar

procedura e prokurimit “tender i kufizuar” dhe kryetari i komisionit.

Page 230: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

230

Kanë marrë pjesë në tender 3 firma sh.p.k. dhe ka fituar firma me vlerë 4.948.178 lekë.

Mangësitë: - Për mospërcaktimin e “fondit limit” nga kryetari i entit prokurues mban

përgjegjëi kryetari i saj, ish-kryetar Bashkie, pasi ka vepruar në kundërshtim me pikën 2, të udhëzimit nr. 1, datë 1.01.1996.

- Urdhri i kryetarit për caktimin e supervizorit “pa numër licence”, është pa numër dhe datë. Po kështu edhe urdhri i kryetarit për caktimin e kolaudatorit.

- Certifikata e marrjes së punës në dorëzim është pa datë dhe e firmosur nga ish-kryetari.

Përsa më sipër mban përgjegjësi ish-kryetari i Bashkisë. Relacioni përfundimtar i mbikëqyrësit të punimeve në Tiranë më 2005 është pa

datë. 2. Sistemim, asfaltim rruga qendër-fermë. Me urdhrin e prokurimit nr. 19, datë 21.3.2005 është përcaktuar fondi limit 5

000 000 lekë, me procedurë prokurimi “tender i kufizuar” dhe kryetari i komisionit. Kanë marrë pjesë në tendër 3 firmat sh.p.k. dhe ka fituar firma me vlerën

4.978.175 lekë. Mangësitë: - Urdhri i ish-kryetarit të Bashkisë për caktimin e supervizorit është pa numër

dhe datë. Po ashtu edhe përcaktimin e kolaudatorit. - Procesverbali i kolaudimit është pa numër dhe datë dhe i paplotësuar, ftesat

për ofertë janë të paprotokolluara, veprime këto që ngarkojnë me përgjegjësi ish-kryetarin e Bashkise.

3. Rikonstruksion rruga Bashki-Portative (faza II ) Urdhërprokurimi nr. 1, datë 21.3.2005 është pa përcaktuar fondin limit, llojin e

tenderit dhe pa burim financimi. Përveç urdhrit të prokurimit, urdhri nr. 8 i ish-kryetarit për caktimin e

supervizorit, është pa datë dhe të gjitha firmat e supervizorit janë fotokopje. Përsa më sipër mban përgjegjëi kryetari i entit prokurues, ish-kryetar bashkie,

pasi ka vepruar në kundërshtim me pikën 2, të udhëzimit nr. 1, datë 1.01.1996.

4. Sistemim plazhi në Orikum. Me urdhrin e prokurimit nr. 4, datë 21.3.2005 është caktuar fondi limit 5 000

000 lekë dhe kryetari i komisionit. Kanë marrë pjesë në tender 3 firma sh.p.k. dhe ka fituar firma me vlerën 4 943

785 lekë. Mangësitë: - Urdhri i ish-kryetarit të Bashkisë nr. 14, pa datë “për caktimin e

supervizores”, viti 2006 është korrigjuar dhe vënë viti 2005. - Relacioni “për punime të paparashikuara” është pa datë, si dhe akti i

kolaudimit. - Miratim mbi punimet shtesë është pa datë “për përdorimin e fondit rezervë” si

dhe urdhri nr. 7, pa datë “për caktimin e kolaudatores”.

Viti 2006 1. Sistemim, asfaltim rruga Dukat-Fushë. Urdhri i prokurimit datë 13.9.2006. Kanë marrë pjesë në tender 3 firma sh.p.k. dhe ka fituar firma me vlerën 7 973

304 lekë. Mangësitë:

Page 231: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

231

- Urdhri i prokurimit është pa numër, pa fond limit, pa llojin e tenderit dhe kohën e zhvillimit. Procesverbali i kolaudimit është pa datë.

- Urdhri i brendshëm i ish-kryetarit është pa datë, pa numër për caktimin e kolaudatorit, e cila është pa nr. licence.

Përsa më sipër mban përgjegjësi kryetari i entit prokurues, ish-kryetar Bashkie, pasi ka vepruar në kundërshtim me pikën 2, të udhëzimit nr. 1, datë 1.01.1996.

2. Rikonstruksion rruga nacionale, Dukat-fshat. Me urdhrin e prokurimit nr. 9, datë 05.5.2006 është përcaktuar fondi limit 2

000 mijë lekë, procedurë prokurimi “tender i kufizuar”, kur sipas pikës 3, të VKM nr. 335, datë 23.6.2000, duhet të ishte përdorur procedura “kërkesë për kuotim” dhe kryetarja e komisionit.

Kanë marrë pjesë në tendër 3 firma sh.p.k. dhe ka fituar firma me vlerën 1.983.960 lekë.

Mangësitë: - Me urdhrin datë 03.7.2006 “për caktimin e supervizorit të objektit” është

caktuar supervizori i cili nuk ka licencë. - Në preventivin e investorit është përllogaritur edhe fondi rezervë 3% të vlerës.

Nga ana e firmës është paraqitur oferta pa fondin rezervë 3%, duke reflektuar në rritjen e çmimeve të preventivit në zërin “gërmim dheu”, nga 100 lekë m³ në 500 lekë m³.

Firmat e tjera kanë konkuruar me fondin rezervë 3% ose 59 518 lekë, në këto kushte, firma ka ofruar vlerën 2043 478 lekë ose 43.478 lekë mbi fondin limit, kjo firmë duhet të klasifikohej e treta dhe jo e para, për të cilën mban përgjegjësi komisioni i vlerësimit të ofertave, pasi kanë vepruar në kundërshtim me kapitullin IV, të udhëzimit nr. 1, datë 1.01.1996 të Këshillit të Ministrave.

Firma ka përfituar padrejtësisht shumën 59 518 lekë “fondin rezervë”. - Procesvebali i kolaudimit është pa datë dhe pa kolaudator, i firmosur nga

sipermarrësi, supervizori dhe ish-kryetari i Bashkisë. Libreza e masave nuk na u vu në dispozicion dhe nuk ishte as në dosje.

Përsa më sipër, mban përgjegjësi kryetari i entit prokurues, ish-kryetar Bashkie, pasi ka vepruar në kundërshtim me pikën 2, të udhëzimit nr. 1, datë 1.01.1996, si dhe kolaudatori dhe supervizori përkatës.

3. Rrethimi i Shkollës se Mesme në Orikum. Me urdhrin e prokurimit nr. 4, datë 01.04.2006 është përcaktuar fondi limit 3

000 000 lekë, më procedurë prokurimi “tender i kufizuar” e kryetarja e komisionit. Kanë marrë pjesë në tendër 3 firma sh.p.k. dhe ka fituar firma me vlerën 2 990

049 lekë. Mangësitë: - Urdhri i titullarit pa numër dhe pa datë “për mbikëqyrësin e punimeve”. Po

ashtu edhe për kolaudatoren e cila nuk ka dokumente të licencës dhe nuk ka as aktmarrëveshje.

- Libreza e masave pa asnjë firmë dhe nuk përcakton kujt i përket kjo librezë, fatura tatimore nr. 3, datë 30.9.2006 është 9 551 lekë mbi vlerën e shtuar.

Përsa më sipër, mban përgjegjëi kryetari i entit prokurues, ish-kryetar Bashkie, pasi ka vepruar në kundërshtim me pikën 2, të udhëzimit nr. 1, datë 1.01.1996, si dhe kolaudatorja si dhe drejtori ekonomik.

4. Sistemim pallatesh në Orikum.

Page 232: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

232

Me urdhrin e prokurimi nr. 5, datë 10.5.2006 është përcaktuar fondi limit 5000 000 lekë, me procedurë prokurimi “tender i kufizuar” dhe kryetari i komisionit.

Kanë marrë pjesë në tendër 3 firma sh.p.k. dhe shpallur fituese firma me vlerë 4.958.844 lekë.

Mangësitë: - Urdhri i titullarit “për caktimin e supervizorit” është pa numër dhe datë. - Projekti “Rikonstruksion rruge qyteti Orikum” i hartuar nga “Ndërtuesi”,

është pa legjendë. Urdhri i titullarit “për caktimin e kolauditorit” është pa numër dhe pa datë.

5. Sistemim, asfaltim rruge në Dukat të Ri (Varrezat). Me urdhrin e prokurimit datë 10.5.2006 është përcaktuar fondi limit 4 500 mijë

lekë nga të ardhurat e Qarkut të Vlorës dhe kryetari i komisionit. Kanë marrë pjesë në tendër 3 firma sh.p.k. dhe ka fituar firma me vlerën 4 463

604 lekë. Mangësitë: - Urdhri i titullarit “për caktimin e supervizores” është pa numër dhe pa datë.

Po ashtu edhe për caktimin e kolaudatorit. Për sa u trajtuan më sipër, veprimet e kryera nga personat e lartpermendur

janë në kundërshtim me: ligjin nr. 7971, datë 26.7.1995; VKM nr. 335, datë 28.6.2000 “Për rregullat e prokurimeve publike” dhe udhëzimin në zbatim të tij; udhëzimin e Këshillit të Ministrave nr. 2, datë 08.5.2003 “Për klasifikimin e strukturës së kostos së punimeve të ndërtimit” dhe vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 444, datë 22.02.1994 “Për tarifat e studimit, projektimit, drejtimit dhe kolaudimit të veprave të ndërtimit” dhe ngarkon me përgjegjësi: ish-kryetarin e Bashkise; 3 kryetar komisioni; supervizorja e tenderit të pastrimit, drejtori ekonomik.

Përveç sa më sipër, në disa objekte janë vërejtur moskryerje volume punimesh dhe mungesa në dokumentacionin përkatës, si vijon:

1. Rrethimi i Territorit të Shkollës së Mesme në Orikum, fituar nga firma me vlerë të kontratës së lidhur 299 049 lekë, nga verifikimi i dokumentacionit rezulton:

- Projekti i ndërtimit të murit rrethues të Shkollës së Mesme Orikum është pa firmë, pa datë dhe pa legjendë dhe nuk përcakton, se kush e ka kryer këtë plan vendosje.

- Libreza e masave është pa emër e mbiemër të firmës dhe pa firmë. - Procesverbali i kolaudimit me një kolaudatore, supervizore dhe ish-kryetar

Bashkie është pa datë. Nga verifikimi në vend u konstatuan se nuk janë kryer punimet si më poshtë: - F.V kangjella m² 31 x 2531 = 78 461 lekë - Mur bllokues m³6.88 x 5800 = 39 904 lekë Shuma 118 365 lekë - T.v.sh 20% 23 673 lekë Shuma për ndalesë 142 038 lekë Përveç sa sipër, nga ana e firmës është përfituar dhe fondi rezervë në shumën

86 400 lekë. Relacioni pa datë “për ish-kryetarin” në emrin e entit prokurues “për shtesë”

nuk ka ndryshim projekti dhe oborri i shkollës nuk është shtruar me çakull, por me zhavorr lumi, ku ka dhe gurë të mëdhenj dhe i pasistemuar.

Situacioni i “fondit rezervë” ka vetëm firmën e ish-kryetarit të Bashkisë, pa firmën e supervizores dhe të vetë firmës, që ka kryer punimet.

Page 233: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

233

Në këto kushte, kur nuk ka ndryshim projekti dhe kur zëri “sistemim oborri me çakull” është kryer me zhavorr; kur situacioni i përdorimit të fondit rezervë ka vetëm firmën e ish-kryetarit të Bashkisë, është e pamotivuar pagesa për 86 400 lekë.

- U konstatua se muri rrethues i shkollës së mesme nga ana perëndimore është shembur në gjatësinë 37 ml, pasi kolonat mbajtëse të murit me blloqe janë në largësi prej 11.5 ml , si dhe cilësia e dobët e brezit të betonit, pasi në përbërje ka copa blloku dhe jo beton.

Firma nuk ka tërhequr 5% të fondit të garancisë së punimeve në shumën 149 469 lekë e cila duhet të përdoret për riparimin e murit të rrëzuar.

Në total, vlera e punimeve të pakryera është 228.438 lekë. Veprimet e mësipërme janë kryer në kundërshtim me nenin 7, kreu III, të ligjit

nr. 8402, datë 10.9.1998 “Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit” dhe vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 444, datë 22.02.1994 “Për tarifat e studimit, projektimit, drejtimit dhe kolaudimit të veprave të ndërtimit”, dhe ngarkon me përgjegjësi firmën, supervizoren dhe ish-kryetarin e Bashkisë.

2. Sistemim, asfaltim rruga qendër–Klubi i Vjetër, fituar nga firma me vlerë të kontratës së lidhur 4 973 466 lekë.

Nga kontrolli i dokumentacionit, dosjen teknike të punimeve të kryera dhe matjeve në faktike të punimeve në këtë objekt, rezultoi se nuk janë kryer punimet si më poshtë:

Shtresë pllaka çimento trotuari, m² 19.6 x 1800 = 34 920 lekë F.V bordur parafabrikatë b/a, ml 61 x 9645 = 58 834 lekë Shtresë binderi, m² 17.2 x 990 = 17 028 lekë Shtresë asfalto-betoni, m² 17.2 x 1191 = 20 485 lekë Shtresë argjil i varfër për KUB, m³ 70.2 x 500 = 35 100 lekë Shuma 166 367 lekë T.v.sh. 20% 33.273 lekë Shuma për ndalesë 199 640 lekë

Në matjet faktike, supervizorja nuk mori pjesë pasi ishte për udhëtim jashtë shtetit dhe lidhur me vërejtjet e bëra nga supervizorja, ku shprehet se ka kaluar një vit e gjysëm dhe nuk jam në gjendje të përcaktoj mangësitë, nga ana e grupit të kontrollit pretendimet nuk u morën parasysh, pasi janë matje faktike të dukshme.

Veprimet e mësipërme janë kryer në kundërshtim me nenet 7 e 9, të ligjit nr. 8402, datë 10.9.1998 “Për kontrollorin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit”; me pikën 1, të udhëzimit të Këshillit të Ministrave nr. 3, datë 15.02.2001 “Për mbikqyrjen dhe kolaudimin e punimeve të ndërtimit” dhe ngarkon me përgjegjësi firmën dhe supervizoren.

3. Rikonstruksion i Ujësjellësit në Orikum, fituar nga firma me vlerë 4 961 343 lekë.

Nga kontrolli i dokumentacionit dhe verifikimit në vend të objektit rezulton se firma ka përfituar fondin rezervë për 120 250 lekë, për zërat e saj.

Nga kontrolli në vend i punimeve të kryera nga firma, rezultoi se këto punime nuk janë kryer në objektin e prokuruar, por në objektin ekzistues “Rezervuar uji” dhe këto punime janë të pajustifikuara për shumën 144.300 lekë.

Veprimet e mësipërme janë kryer në kundërshtim me nenin 7, kreu III, i ligjit nr. 8402, datë 10.9.1998 “Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve”, udhëzimin e Këshillit të Ministrave nr. 3, datë 15.02.2001 dhe nr. 2, datë 15.05.2005 “Për zbatimin e punimeve të ndërtimit” dhe ngarkon me përgjegjësi supervizoren.

4. Rikonstruksion i rrugës Bashki-Portative, fituar nga firma me vlerën 4 926 300 lekë.

Page 234: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

234

Më datën 05.10.2004 është lidhur kontrata ndërmjet ish-kryetarit të Bashkisë dhe firmës.

Më datën 10.11.2004, firma sh.p.k. nëpërmjet inxhinieres njofton për përfundimin e punimeve.

Nga kontrolli i faturave tatimore “për punimet e kryera” rezulton se vlera e faturave është sa vlera e përcaktuar në kontratën e lidhur, ndërsa më datë 11.11.2004 është hartuar një preventiv “për punime shtesë” me shumën 143 484 lekë.

Preventivi është i firmosur nga një firmë e mbyllur dhe nga ish-kryetari i Bashkisë.

Situacioni mban datën 11.11.2004, i firmosur nga firma sh.p.k., supervizorja dhe ish-kryetari i Bashkisë, dhe ngarkon me përgjegjësi supervizoren.

5. Sistemim plazhi në Orikum, fituar nga firma me vlerë kontrate 4 943 785 lekë.

Kontrata është lidhur më datë 04.05.2005 ndërmjet përfaqësueses të firmës dhe ish-kryetarin e Bashkisë.

- Me kërkesën nr. 14, datë 13.7.2005, përfaqësuesja e firmës “Kolombo” kërkon miratim fondi “për pastrim territori”, duke përdorur fondin rezervë për shumën 119 000 lekë, sipas së cilës për pastrimin e territorit duhen 167 000 lekë (1679 m² x 100).

Procesverbali më datë 04.7.2005 pasqyron punimet e kryera jashtë preventivit. Po më datë 04.7.2005 është mbajtur edhe procesverbali “për punimet që

zbritën” në shumën 84 000 lekë. Nga ana e firmës është kërkuar që të kryhen volume pune për pastrim

territori, kur kjo kërkesë është 9 (nëntë) ditë më vonë se procesverbali dhe në asnjë zë nuk trajtohet kërkesa “për pastrim territori”.

Theksojmë se miratimi “për përdorimin e fondit rezervë” nga titullari është pa numër dhe datë, si dhe nuk ka as miratim “për ndryshim projekti”. Në këto kushte, përdorimi i fondit rezervë është i pamotivuar për vlerën 119 000 lekë.

Veprimet e mësipërme janë kryer në kundërshtim me nenin 7, kreu III, i ligjit nr. 8402, datë 10.9.1998 “Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit”, me pikën 1, të udhëzimit të Këshilllit të Ministrave nr. 3, datë 15.02.2001 “Për mbikqyrjen dhe kolaudimin e punimeve të ndërtimit”, dhe ngarkon me përgjegjësi supervizoren.

6. Sistemim, asfaltim rruga e shkollës Dukat-Fshat, fituar nga firma me vlerë të kontratës 4 853 277 lekë.

Nga verifikimi në vend i punimeve, grupi i kontrollit konstatoi se nuk janë kryer punimet.

Vlen të përmendet së, në kunetat me beton monolite kanë plasaritje si dhe bordura jo cilësore, kjo ka ardhur mbasi nuk është përdorur trashësia e kërkuar e projektit dhe preventivit.

Nga ana e përfaqësues së firmës është hartuar preventiv dhe situacion shtesë për përballim nga fondi rezervë, kur:

- Preventivi dhe situacioni janë firmosur nga firma dhe supervizori, në të dy rastet nuk ka miratimin të ish-kryetarit.

- Nuk ka kërkesë për përdorimin e fondit rezervë, si dhe nuk janë as punime të pa parashikuara.

- Zërat e punimeve shtesë nuk janë pasqyruar në situacionin përfundimtar. Në këto kushte, likuidimi i situacionit shtesë “për fondin rezervë”, për shumën

95 700 lekë, nuk duhet të likuidohet.

Page 235: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

235

Veprimet e mësipërme janë kryer në kundërshtim me nenin 7, kreu III, i ligjit nr. 8402, datë 10.9.1998 “Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit”, me pikën 1, të udhëzimit të Këshilllit të Ministrave nr. 3, datë 15.02.2001 “Për mbikëqyrjen dhe kolaudimin e punimeve të ndërtimit”, dhe ngarkon me përgjegjësi supervizorin i cili ka lejuar përdorimin e tyre padrejtësisht.

7. Rikonstruksion kanalizime të K.U.B dhe K.U.Z., rruga Bashki-Portative, fituar nga firma për vlerën 4 948 178 lekë.

Nga verifikimi në vend i punimeve, grupi i kontrollit pasi kreu matjet faktike për këtë objekt, konkludoi se nuk janë kryer punimet në shumën 632 500 lekë (20% t.v.sh. 126.500 lekë), pra shuma për ndalesë 759 000 lekë.

Veprimet e mësipërme janë kryer në kundërshtim me nenin 7, kreu III, të ligjit nr. 8402, datë 10.9.1998 “Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit”, me pikën 1, të udhëzimit të Këshilllit të Ministrave nr. 3, datë 15.02.2001 “Për mbikëqyrjen dhe kolaudimin e punimeve të ndërtimit” dhe ngarkon me përgjegjësi supervizorin.

Nga ana e supervizorit u bënë vërejtje për shtresën e çakullit dhe të argjilit të varfër, që janë përdorur për mbushjen e kanalit, por nga grupi i kontrollit, këto vërejtje u morën në konsideratë pjesërisht.

8. “Ndërtim kanalizime lagja “1 Maj” Orikum, fituar nga firma për vlerën 4.990.523 lekë.

Nga verifikimi në vend u konstatua se, në pesë raste nuk kishte kapak pusetash me gizë, por ato ishin prej betoni dhe nga ana e supervizores pretendohet se ato janë vjedhur nga banorët e lagjes.

Duke krahasuar situacionin përfundimtar me librezën e masave rezulton se: - Shuma gjithsej 491 300 lekë. - T.v.sh. 20% 98.260 lekë. Shuma për ndalesë 589 560 lekë. Veprimet e mësipërme janë kryer në kundërshtim me nenin 7, kreu III, të ligjit

nr. 8402, datë 10.9.1998 “Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit”, me udhëzimin e Këshillit të Ministrave nr. 3, datë 15.02.2001 “Për mbikqyrjen dhe kolaudimin e punimeve të ndërtimit, dhe ngarkon me përgjegjësi supervizoren.

9. “Sistemim i ujërave të bardha Orikum”, fituar nga firma për vlerën 4.958.l794 lekë.

Nga krahasimi i librezës të masave me projektin dhe situacionin përfundimtar, rezultoi se zëri “hapje kanali”, me përmasat: gjatësi 218 ml, gjerësi 2.35 m dhe 1.92 m dhe lartësi 1.53 m, sipas projektit të marrë në konsideratë dhe kanalit të hapur, duhet të ishin hedhur 712 m³ “dhe i gërmuar”.

Janë përdorur për mbushjen e këtij kanali 821 m³. Pra, më tepër nga fakti 109 m³, me vlerë, m³ 109 x 1050 = 114 550 lekë.

T.v.sh. 20% 22 890 lekë. Shuma për ndalesë 137 340 lekë. Veprimet e mësipërme janë kryer në kundërshtim me nenin 7, të kreut III, të

ligjit nr. 8402, datë 10.9.1998 “Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit” me udhëzimin e Këshillit të Ministrave nr. 3, datë 15.02.2001 “Për mbikqyrjen dhe kolaudimin e punimeve të ndërtimit”, dhe ngarkon me përgjegjësi supervizoren.

10. Sistemim, asfaltim “Dukat i Ri” (Maruk), fituar nga firma me vlerë të kontratës 7.73.304 lekë.

Nga verifikimi në vënd i punimeve, nga grupi i kontrollit i ngritur posaçërisht për matjet faktike për këtë objekt, rezultoi se nuk janë kryer punimet si më poshtë:

Page 236: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

236

Shtresa me asfalto beton 6 cm nuk është bërë me asfalto-beton, por me binder në të gjithë sipërfaqen.

Duke iu referuar çmimeve të përdorura për tenderat e zhvilluara gjatë vitit 2005-2006, në Bashkinë e Orikumit: për shtresë binderi dhe asfalto-betoni”, rezulton si më poshtë:

Lekë/m2 Nr. Emërtimi i objektit Binder lekë Asfalto-beton 1 Bashki portative F 1 II 990 1150 2 Bashki portative F 2 II 500 620 3 Qendër fermë F II 990 1180 4 Qendër fermë F III 500 620 5 Rruga nacionale Dukat-Fshat 550 700 6 Rruga e re e Izvorit 810 - 7 Shkolla Dukat i Ri 650 850 Çmimi mesatar 727 1430

Nga tabela rezulton se çmimi mesatar për binderin është 727 lekë për m², ndërsa nga ana e firmës është përdorur çmimi 1430 lekë për m² ose sa dyfishi i çmimit mesatar të binderit.

Si në relacionin teknik dhe koston për caktimin e çmimeve nuk është parashikuar zëri “binder”, por për zëri “asfalto beton”. Shtresa e asfaltit vende-vende ka filluar të luçmojë, duke u larguar shtresa e binderit dhe dalë shtresa e stabilizantit.

Për sa më lart, duke mos përdorur asfaltobeton por binder, firma sh.p.k. ka përfituar dhe nga diferenca e çmimit mesatar “70 lekë për m2” nga asfalto-beton në binder, me vlerë 271 600 lekë, +20% t.v.sh. me vlerë 54 320 lekë, gjithsej vlerën 325 920 lekë.

Kjo firmë, është e detyruar që nga 5% i garancise së punimeve, të riparojë difektet e krijuara, si dhe një shtresë asfalto-betoni siç e ka projekti dhe preventivi.

Veprimet e mësipërme bien ndesh me nenin kreu III, të ligjit nr. 8402, datë 10.9.1998 “Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit”, me udhëzimin e Këshillit të Ministrave nr. 2, datë 13.05.2005 “Për zbatimin e punimeve të ndërtimit”.

- Për zbatimin e kontratës së “Shërbimit Publik” (pastrim e gjelbërim, mirëmbajtje varrezash)

Me urdhrin e prokurimit nr. 3, datë 07.5.2003, me procedurë prokurimi “tender i hapur”, është zhvilluar tenderi, ku kanë marrë pjesë 3 firma:

a) me vlerë 12 994 908 lekë b) me vlerë 12 979 770 lekë c) me vlerë 12 993 204 lekë - Kontrata e lidhur është lidhur më datë 20.06.2003, me vlerë 12 979 770 lekë,

me firmën dhe kryetarin e Bashkisë, me afat 3-vjeçar. Me vendim nr. 9, datë 20.6.2003 është caktuar si supervizorja dhe kontrata

përkatëse nuk na u vu në dispozicion, ndërsa me kontratën datë 30.3.2005 është caktuar supervizorja “për shërbimet”.

Nga likuidimet e situacioneve mujore rezulton se: - Situacioni i muajit prill 2004 me vlerë 348 590 lekë është likuiduar me

urdhërpagesën nr. 127, datë 05.7.2004; - Situacionet e muajit shtator 2004 me vlerë 335 673 lekë; - Situacion i muajit tetor 2004 me vlerë 331.112 lekë; - Situacion i muajit nëntor 2004 me vlerë 349.354 lekë;

Page 237: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

237

- Situacion i muajit dhjetor 2004 me vlerë 433.706 lekë, janë likuiduar me urdhërpagesat nr. 268, datë 20.12/.004 dhe nr. 58, datë 01.04.2005.

- Situacionet e muajit janar 2005, me vlerë 369 275 lekë; - Situacioni i muajit shkurt 2005, me vlerë 324 871 lekë; - Situacioni i muajit mars 2005 me vlerë 329 222 lekë, janë likuiduar po me

urdhërpagesën nr. 58, datë 01.04.2005. Për të 9 muajt, për shumën 3 170 293 lekë, situacionet nuk janë firmosur nga

supervizori i caktuar nga Bashkia, por nga ish-kryetari i Bashkisë, duke mos patur asnjë procesverbal për kontrollin faktik dhe përse nuk janë firmosur nga supervizorja.

Veprimet e mësipërme bien ndesh me nenin 7, kreu III, të ligjit nr. 8402, datë 10.9.1998 “Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve”, udhëzimin nr. 3, datë 15.02.2001 “Për mbikqyrjen dhe kolaudimin e punimeve” dhe vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 444, datë 05.9.1994 “Për tarifat e studimit, projektimit, drejtimit dhe kolaudimit të veprave të ndërtimit”, dhe ngarkon me përgjegjësi ish-kryetarin e Bashkisë në Orikum, për firmosjen e situacioneve në vend të supervizorit, që ka kaluar situacionet pa firmën e supervizorit.

- Mbi parashikimin dhe realizimin e taksave vendore. Nga kontrolli i dokumentacionit të të ardhurave vendore për vitet 2005 e 2006,

u konstatua se janë hapur regjistrat e taksave vendore në të cilat janë regjistruar subjektet juridikë e fizikë që kryejnë aktivitet privat, sipas të cilëve në këtë Bashki ushtrojnë aktivitet 191 subjekte gjithsej, nga të cilët: 7 persona juridikë dhe 184 persona fizikë, si vijon:

a - Dukati 38 subjekte b - Tragjasi 5 subjekte c - Radhima 34 subjekte ç - Orikumi 114 subjekte Nga kontrolli i dokumentacionit u konstatua se zbatimi i taksave dhe tarifave

është përgjithsisht i saktë, në zbatim dhe përputhje me pasqyrat anekse bashkëngjitur ligjit nr. 8982, datë 12.12.2002 “Për sistemin e taksave vendore” dhe dispozitave nënligjore dalë në mbështetje të tij.

Të ardhurat e arkëtuara në Bashki janë derdhur në Bankë dhe çdo muaj, është bërë rakordimi me Degën e Thesarit në Vlorë.

Kundrejt vitit 2005, në vitin 2006, të ardhurat janë rritur ndjeshëm, në masën 14 924 mijë lekë ose rreth 43.6% më shumë se realizimi i vitit 2005.

Të ardhurat sipas viteve janë realizuar sipas pasqyrës së mëposhtme: Në 000/lekë

Viti Agjentët Taksat Tarifat Të tjera

Të ardh. gjithsej

Ndryshimi në vlerë

me vitin e mëparshëm

Ndryshimi në %

me vitin e mëparshëm

2003 7 140 12 097 2 818 752 22 807 - -2004 11 044 8 177 4 071 811 24 103 +1 296 5.6%2005 12 783 15 894 3 748 1 739 34 164 +1 313 41.7%2006 5 993 39 221 3 172 702 49 088 +14 924 43.6%

Nga të dhënat e pasqyrës vërehet se: 1. Në vitin 2004 gjithsej e ardhura është 24 103 mijë lekë ose 5.6% më shumë

se në vitin 2003 ose 1296 mijë lekë me shumë. Edhe pse paraqitet me tejkalim në krahasim me vitin 2003, ne konstatojmë mosrealizime për zërat:

- Taksa e ndikimit në infrastrukturë me 7011 mijë lekë. - Tarifë njohje pronësie me 110 mijë lekë.

Page 238: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

238

- Të ardhura nga kontrolli i shërbimit të automjeteve Vlorë (agjent), me 347 mijë lekë.

2. Në vitin 2005, e ardhura gjithsej është 34 164 mijë lekë ose 41.7% më shumë ose 1 313 mijë lekë më shumë se në vitin 2004. Edhe pse viti 2005 paraqitet me të ardhura, të cilat janë me tejkalim në krahasim me vitin 2004, konstatohet mosrealizim, në këto zëra:

- Taksa e “tarifës bujqësore”, me 561 mijë lekë. - Tarifë zhavori, me 528 mijë lekë. - Tarifë “njohje pronësie”, 186 mijë lekë. 3. Në vitin 2006 janë krijuar të ardhura gjithsej 49 088 mijë lekë ose 43.6% më

shumë dhe në vlerë 14 924 mijë lekë më shumë se në vitin 2005. Edhe pse paraqitja e të ardhurave në vitin 2006 është me tejkalim, krahasuar me vitin 2005, konstatohet mosrealizim, në këto zëra:

- Agjent i Zyrës së Tatimeve të rrethit Vlorë, për 6 769 mijë lekë. - Agjent, Drejtoria e Kontrollit të Shërbimit të Automjeteve Vlorë, me 1 900

mijë lekë. - Taksë “hoteli”, me 128 mijë lekë. - Taksë “zënie hapësire publike”, me 302 mijë lekë. - Tarifë “zhavorri”, me 316 mijë lekë. Nga krahasimi i të dhënave për kryerjen e aktivitetit nga automjetet e

transportit të udhëtarëve, për të gjitha linjat e transportit (vetjak, për të tretë dhe taksi) midis Drejtorisë së Kontrollit të Shërbimit të Automjeteve në Vlorë dhe Drejtorisë së Shërbimeve e të Ardhurave të Bashkisë, u konstatuan se në Bashkinë e Orikumit janë të regjistruara 88 mjete.

Për këto mjete nuk është arkëtuar tarifa për licencën dhe certifikatën e transportit rrugor për këto raste:

Për vitin 2004: - Mjete transporti udhëtarësh, sipas numrit të vendeve, janë 6 mjete për

shumën 43.600 lekë. - Mjete transport mallrash, sipas tonazhit, janë 21 mjete për shumën 43.560

lekë. Për vitin 2005: - Mjete transporti udhëtarësh, sipas numrit të vendeve, janë 3 miete për

shumën 23.000 lekë. - Mjete transporti, sipas tonazhit, janë 29 mjete për shumën 60.900 lekë. Për vitin 2006: - Mjete transport udhëtarësh, sipas numrit të vendeve, janë 5 mjete për

shumën 43.600 lekë. - Mjete transport mallrash, sipas tonazhit, janë 24 mjete për shumën 499803

lekë. Në mënyrë të përmbledhur shkeliet financiare janë për 88 raste, me dëm

efektiv në shumën 260.840 lekë. Veprimet e mësipërme bien ndesh me ligjin nr. 8982, datë 12.12.2002 “Për

sistemin e taksave dhe tarifave vendore”, me shkresën e Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Tokësor nr. 816, datë 19.02.2004 “Për tarifat e pagesave të lishencave e certifikatave për transportin rrugor të udhëtarëve dhe mallrave” dhe me vendimet e Këshillit të Bashkisë së Orikumit nr. 20, datë 17.02.2004, nr. 47, datë 11.3.2005 dhe nr. 3, datë 17.02.2006.

Kontroll i dokumentacionit në Zyrën e Kadastrës.

Page 239: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

239

1. Në lidhje me hartat kadastrale rezultoi se ka gjithsej 2 harta kadastrale origjinale të shkallës 1:5000, përkatësisht:

Një hartë për 4 fshatra ose 4 zona kadastrale, që janë: Radhima, Orikumi, Tragjasi dhe Dukat-Fshat, si dhe një hartë për një fshat ose 1 zonë kadastrale, që është për Dukat-Fushë.

2. Në lidhje me burimin e pronësisë të vitit 1945 rezultoi se pranë Zyrës së Bujqësisë nuk ndodheshin burimet e pronësisë të këtij viti.

3. Në lidhje me regjistrimin e bashkëthemeluesve rezultoi se nuk ka regjistër të bashkëthemeluesve.

4. Në lidhje me formularin nr. 6 në përdorim, rezultoi se pranë Bashkisë së Orikumit, në Zyrën ë Bujqësisë ndodhen vetëm fotokopje të formularit nr. 6 për të gjitha zonat kadastrale të territorit që mbulon Bashkia, si: Dukat-Fshat, Dukat-Fushë, Tragjas, Radhimë dhe Orikum.

5. Në lidhje me tapitë në pronësi “për zonën kadastrale të Orikumit”, në Zyrën e Bujqësisë ndodhen kopjet origjinale, pa vulën e Këshillit të Rrethit dhe në shumë prej tyre, në këto tapi, nuk rakordon shuma e sasisë së tokës.

6. Në lidhje me certifikatat e trungut familjar të viteve 1945-1956, rezultoi se nuk ka. Pra, nuk ndodhet asnjë certifikatë e tillë.

7. Në lidhje me librezat e punës së punonjësve, rezultoi se pranë Zyrës së Bujqësisë nuk ndodhet asnjë librezë pune, si origjinale apo fotokopje.

8. Në lidhje me certifikatat e trungut familjar të vitit 1991 rezultoi se pranë kësaj zyre nuk ndodhet asnjë certifikatë e trungut familjar të 1991.

Kontroll në hartimin e Studimeve Urbanistike Pjesore, në zbatim të ligjit nr.

8405, datë 17.9.1998 “Për urbanistikën” dhe të VKM nr. 722, datë 19.11.1998 “Për miratimin e rregullores së urbanistikës”.

Ministria e Rregullimit të Territorit dhe Turizmit, Drejtoria e Planifikimit të

Territorit, ka dërguar pranë Zyrës së Urbanistikës, Bashkia e Orikumit dy vendime të KRRTRSH-së sipas shkresës përkatëse, në lidhje me miratimin e zgjerimit të vijës kufizuese të qytetit Orikum dhe miratimin e Planit Rregullues të qytetit Orikum, dhe konkretisht:

KRRTRSH me vendimin nr. 11, datë 18.6.3003 ka vendosur miratimin për zgjerimin e vijës kufizuese të qytetit Orikum, sipas planimetrisë me kondicionet e këtij zgjerimi, sipas miratimit KRRT të Qarkut Vlorë të vendimit pa numër, datë 18.11.2002.

KRRTRSH, me vendimin nr. 5, datë 23.6.3004, ka vendosur miratimin për “Planin pregullues të qytetit Orikum”, sipas planimetrisë dhe rregullores përkatëse, sipas miratimit të KRRT-së të Qarkut Vlorë me vendimin nr.6, datë 10.10.2003.

Në lidhje me përgatitjen e dokumentacionit teknik “Për hartimin e studimeve urbanistike pjesore”, në zbërthim dhe zbatim të planit rregullues të qytetit, të miratuar nga KRRTRSH-ja dhe paraqitja e dokumentacionit për KRRT, Bashkia Orikum, rezultoi se:

Për periudhën 2004-2006, nga Drejtoria e Urbanistikës dhe e Shërbimeve pranë KRRT, Bashkia e Orikumit, janë paraqitur për miratim gjithsej 9 raste të Studimeve Urbanistike Pjesore dhe janë miratuar nga KRRT Bashkia Orikum studimet pjesore, sipas tabelës në vijim:

Nr. VKRRT Studimi pjesor 1 Nr. 3/5, datë 10.09.04 Qendër-Fermë 2 Nr. 1/8, datë 15.01.05 Komp.Indust.Ushqimor

Page 240: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

240

3 Nr. 2/9, datë 19.03.05 Pranë Kishës Ortodokse 4 Nr. 3/1, datë 11.06.05 Pranë hyrjes së qytetit 5 Nr. 3/2, datë 11.06.05 Përballë Bashkisë 6 Nr. 5/1, datë 17.08.05 Pjesa V/P e Qendrës së Re Administrative (QRA) 7 Nr. 5/1, datë 17.08.05 Në periferi të QRA 8 Nr. 6/2, datë 12.11.05 Në periferi të QRA 9 Nr. 6/2, datë 12.11.05 Në hyrje të qytetit

Nga kontrolli i dokumentacionit teknik të hartimit të Studimeve Urbanistike Pjesore, në zbërthim dhe zbatim të planit rregullues të qytetit Orikum, të miratuar nga KRRTRSH-ja, rezultoi se në 6 studime urbanistike pjesore, me autor studimi: Drejtoria e Urbanistikës dhe Shërbimeve (urbanisti dhe inxhinieri) dhe arkitekti nuk është zbatuar “Plani rregullues i qytetit Orikum”, sipas planimetrisë të miratuar me vendimin nr. 5, datë 23.6.2004.

Gjithashtu është për t’u theksuar se, në të gjitha Studimet Urbanistike Pjesore, nuk është zbatuar edhe rregullorja bashkëlidhur vendimit nr. 5, datë 23.6.2004 të KRRTRSH-së, çka do të thotë se autorët e studimit kanë vepruar sipas preferencave dhe interesave të ngushta të investitorëve dhe jo në zbatim të planit rregullues të qytetit. Ky fakt provohet me së miri, po të kontrollosh në këto Studime Urbanistike Pjesore, kush investitor ka marrë lejen e sheshit dhe lejen e ndërtimit dhe me sa kate janë marrë ato, në kundërshtim me planin rregullues të qytetit.

Në 6 studimet urbanistike pjesore, shkeljet e konstatuara në kundërshtim me planin rregullues të qytetit Orikum, miratuar me vendimin nr. 5, datë 23.6.2004. të KRRTRSH-së, janë:

• Nuk kanë të përcaktuar qartë kondicionet urbanistike dhe kriteret e zgjidhjeve vëllimore dhe arkitektonike të ndërtimeve, duke mos respektuar treguesit kryesorë që jep plani rregullues i qytetit.

• Nuk janë hartuar mbi bazën e detyrës së projektimit, si: planimetria e zonës funksionale të planit rregullues; të dhënat inxhiniero-gjeologjike, topografike dhe sizmologjike; të dhënat demografike; azhornim i rrjetit inxhinierik nëntokësor dhe ajrorë etj.

• Nuk është hartuar në dy faza: a) projektideja dhe b) projektzbatimi. Në projektidenë e studimit urbanistik pjesor nuk janë paraqitur detyrat e projektimit, të hartuara e miratuara nga organet sipas kompetencës, nuk është paraqitur relacioni i përgjithshëm së bashku me kondicionet urbanistike, pamjet arkitektonike dhe panoramike të ndërtimeve gjatë rrugëve kryesore etj.

a. Në lidhje me shkeljet e konstatuara në studimin urbanistik pjesor në hyrje të qytetit, e përgatitur nga urbanisti dhe inxhinieri rezultoi se:

Qyteti i Orikumit, duke qenë një zonë “me përparësi të zhvillimit të turizmit”, në planin rregullues të qytetit të miratuar nga KRRTRSH-ja, në hyrje të qytetit është parashikuar zonë shërbimesh nga 2 deri në 5 kate, duke ruajtur në maksimum natyrën dhe funksionet e tyre. Ndërsa autorët e studimit: urbanisti dhe inxhinieri e kanë parë më të arsyeshme që kjo zonë të kalojë në zonë krejtësisht banimi, me 6 kate, duke shtuar 1 kat më shumë nga ai i planit rregullues të miratuar nga KRRTRSH-ja, se sa të jetë një zonë shërbimi dhe gjelbërimi, që t’i shërbejë komunitetit për rreth dhe turistëve në veçanti, në zbatim të nenit 66, të ligjit nr. 8405, datë 17.9.1998.

Realisht në këtë zonë turistike, në portën hyrëse të qytetit, ndërtimet janë lejuar të kryhen në mënyrë të kundraligjshme nga Zyra e Urbanistikës, deri në 7 kate, duke bërë që ndërtimet të marrin një pamje krejtësisht ndryshe nga ajo e

Page 241: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

241

parashikuar në planin rregullues të qytetit, duke mos respektuar kondicionet urbanistike dhe kriteret e zgjidhjeve vëllimore dhe arkitektonike të ndërtimeve.

b. Në lidhje me shkeljet e konstatuara në studimin urbanistik pjesor në pjesën veri-perëndimore të qendrës së re administrative, me autor studimi, urbanisti dhe inxhinierja, dhe studimin urbanistik pjesor në periferi të qendrës së re administrative me autor studimi një arkitekt, rezultoi se:

Në planin rregullues të qytetit Orikum, miratuar nga KRRTRSH-ja në pjesën veri-perëndimore të qendrës së re administrative të qytetit dhe në periferi të kësaj qendre, është parashikuar zonë hotelerie dhe turizmi, nga 2, deri në 5 kate, ndërsa autorët e studimit, urbanisti dhe inxhinierja si dhe arkitekti e kanë kthyer në zonë banimi me 6 kate, duke e ndryshuar krejtësisht si nga forma dhe përmbajtja planin rregullues të qytetit të miratuar nga KRRTRSH-ja, duke mos respektuar aspak kondicionet urbanistike dhe kriteret e zgjidhjeve vëllimore dhe arkitektonike të ndërtimeve.

c. Në lidhje me shkeljet e konstatuara në studimin urbanistik pjesor pranë Kishës Ortodokse, e përgatitur nga urbanisti dhe inxhinierja rezultoi se:

Edhe në këtë zonë si në zonën hyrëse të qytetit, në Planin Rregullues të miratuar nga KRRTRSH-ja, është parashikuar Zonë Shërbimesh nga 2 deri në 5 kate, ndërsa autorët e studimit, urbanisti dhe inxhinierja e kanë kthyer në zonë krejtësisht banimi me 6 kate, duke shtuar 1 kat më shumë nga ai i planit rregullues, të miratuar nga KRRTRSH-ja. Në fakt në këtë zonë, ashtu si në portën hyrëse të qytetit, ndërtimet janë lejuar të kryhen në mënyrë të kundraligjshme, nga Zyra e Urbanistikës deri në 7 kate, duke bërë që ndërtimet të marrin një pamje krejtësisht ndryshe nga ajo e parashikuar në planin rregullues të qytetit, duke mos respektuar kondicionet urbanistike dhe kriteret e zgjidhjeve vëllimore dhe arkitektonike të ndërtimeve.

Veprimet e sipërcituara janë veprime në kundërshtim me nenin 26, pika 3 dhe nenin 66, të ligjit nr. 8405, datë 17.9.1998.

Në vërejtjet e subjektit lidhur me studimet urbanistike pjesore, thuhet se, ato janë në respekt të planit rregullues, të miratuar nga KRRTRSH-ja.

Lidhur me këtë pikë sqarojmë se, në asnjë rast, studimet urbanistike pjesore të përgatitura nga urbanisti dhe inxhinierja nuk është zbatuar “Plani rregullues i qytetit Orikum”, sipas planimetrisë të miratuar me vendimin nr. 5, datë 23.6.2004. Pra vërejtja e subjektit lidhur me këtë problem nuk qendron dhe nuk merret në konsideratë.

Për shkeljet e cilësuara më sipër mbajnë përgjegjësi: ish-përgjegjësi i Zyrës së Urbanistikës; përgjegjësi i Zyrës së Urbanistikës; inspektorja e shërbimeve dhe specialistja pranë Zyrës së Urbanistikës.

Kontroll mbi shqyrtimin e dokumentacionit për sheshe ndërtimi dhe leje

ndërtimi për objektet e subjekteve private nga Drejtoria e Urbanistikës dhe paraqitja për miratim në Këshillin Teknik dhe KRRT, në zbatim të ligjit nr. 8405, datë 17.09.1998 “Për urbanistikën”.

Për periudhën janar 2004 deri dhjetor 2006, në lidhje me procedurën e

shqyrtimit dhe miratimit të shesheve dhe lejeve të ndërtimit në troje private, janë shqyrtuar gjithsej 123 kërkesa, nga këto: janë miratuar 33 kërkesa për leje sheshi ndërtimi dhe 30 kërkesa për leje ndërtimi.

Në të gjitha dosjet që na u vunë në dispozicion për sheshet dhe lejet e ndërtimit, të miratuara në mbledhjet e KRRT, Bashkia e Orikumit, formularët tip nr.

Page 242: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

242

2 dhe nr. 4 ishin të firmosur nga ish-kryetari i KRRT-së dhe sekretari i KRRT-së. Nga shqyrtimi i tyre, rezulton si më poshtë:

Për periudhën janar-dhjetor 2004 janë zhvilluar 3 mbledhje të KRRT-së dhe konkretisht:

Nr. i

vendimit Data e mbledhjes

se KRRT-se Dosje të shqyrt.

gjith. Leje sheshi

të miratuara Leje nd. të miratuara

Të ndryshme

1 20.02.2004 7 -- -- 7 2 13.05.2004 1 -- -- 1 3 10.09.2004 14 5 1 8 Gjithsej 22 5 1 16

Për periudhën janar-dhjetor 2005 janë zhvilluar 7 mbledhje të KRRT-së dhe

konkretisht:

Nr. i vendimit

Data e mbledhjes se KRRT-se

Dosje të shqyrt. gjith.

Leje sheshi të miratuara

Leje nd. të miratuara

Të ndryshme

1 15.01.2005 8 2 1 5 2 19.03.2005 10 -- 9 1 3 11.06.2005 10 6 1 3 4 16.07.2005 7 1 4 2 5 17.08.2005 2 -- -- 2 6 12.11.2005 10 3 3 4 7 08.12.2005 3 1 2 -- Gjithsej 50 13 20 17

Për periudhën janar-dhjetor 2006 janë zhvilluar 6 mbledhje të KRRT-së dhe konkretisht:

Nr. i vendimit

Data e mbledhjes se KRRT-se

Dosje të shqyrt. gjith.

Leje sheshi të miratuara

Leje nd. të miratuara

Të ndryshme

1 27.01.2006 5 1 3 1 2 26.05.2006 10 6 -- 4 3 29.06.2006 4 -- 2 2 4 25.09.2006 7 3 3 1 5 14.10.2006 12 -- 6 6 6 23.12.2006 13 5 5 3 Gjithsej 51 15 19 17

Nga kontrolli i ushtruar për ngritjen dhe funksionimin e KRRT-së të Bashkisë Orikum, rezultoi se ngritja dhe funksionimi i saj nuk është në përputhje me nenin 24, të ligjit nr. 8405, datë 17.09.1998, për faktin se:

- Mungon struktura tip, si: Sekretaria Teknike e KRRT-së, Kadastra Urbane, Urbanistika Ligjore, Kontrolli Teknik i Projekteve, në zbatim të nenit 24, paragrafi 4, të ligjit nr. 8405, datë 17.09.1998, për rrjedhojë:

Moszbatimi i kërkesave të nenit 24, paragrafi 4, nga Bashkia Orikum, ka sjellë pasoja të pariparueshme në vendimet e shumta, të marra nga KRRT, si: në miratimin e studimeve urbanistike pjesore, në miratimin e shesheve dhe lejeve të ndërtimit dhe në dhënien e lejeve të shfrytëzimit, që janë në kundërshtim me ligjin nr. 8405, datë 17.09.1998, si dhe me vendimin nr. 722, datë 19.11.1998 “Për miratimin e rregullores së urbanistikës”.

Në këto kushte, Bashkia e Orikumit, për moszbatimin e kërkesave të nenit 24, të ligjit nr. 8405, datë 17.9.1998, duhet t’i kishte deleguar kompetencat e planifikimit të territorit, Këshillit të Qarkut të Vlorës, gjithmonë me miratim të Këshillit Bashkiak. Delegimi i kësaj kompetence duhet të ishte bërë në përputhje me nenin 13, pika 2, të ligjit nr. 8652, datë 31.7.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”.

- Gjithashtu të gjitha vendimet e KRRT-së të Bashkisë Orikum nuk kanë konfirmime për bazueshmëri ligjore nga prefekti i Qarkut të Vlorës, në kundërshtim me nenin 14, pika 2, të ligjit nr. 8927, datë 25.7.2002 “Për prefektin”.

Page 243: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

243

A. Nga kontrolli i dokumentacionit të dosjeve të subjekteve, që janë shqyrtuar nga KRRT-ja, për zbatim të procedurave “për dhënien e shesheve dhe lejeve të ndërtimit” në pronë private, për periudhën janar 2004-dhjetor 2006, u konstatuan shkelje të ligjit nr. 8405, datë 17.09.1998, si dhe të VKM nr. 722, datë 19.11.1998 , si vijon:

a. Të 16 rastet, ku Zyra e Urbanistikës e Bashkisë Orikum ka pranuar kërkesat për sheshe dhe leje ndërtimi për objekte banimi dhe shërbimi, në kundërshtim me planin rregullues të qytetit Orikum, të miratuar nga KRRTRSH me vendimin nr. 5, datë 23.6.3004, duke ndryshuar krejtësisht, si nga forma dhe përmbajtja, planin rregullues të qytetit, paraqiten si më poshtë:

Nr. Objekti Vendimi i KRRT, nr. data 1 Banesë 6 kate 4/2 16.07.2005 2 Banesë 6 kate 4/4 16.07.2005 3 Banesë 6 kate 7/2 08.12.2005 4 Banesë 6 kate 7/3 08.12.2005 5 Banesë 6 kate 1/3 27.01.2006 6 Banesë 6 kate 1/4 27.01.2006 7 Banesë 6 kate 1/5 27.01.2006 8 Banesë 6 kate 3/2 29.06.2006 9 Banesë 6 kate 3/3 29.06.2006 10 Banesë 6 kate 5/6/a 14.10.2006 11 Banesë 6 kate 5/6/b 14.10.2006 12 Banesë 6 kate 5/7 14.10.2006 13 Banesë 6 kate 6/10 23.12.2006 14 Banesë 6 kate 6/11 23.12.2006 15 Banesë 8 kate 3/6 10.09.2004 16 Banesë 8 kate 3/9 12.11.2005

Shqyrtimi dhe pranimi i kërkesave të investitorëve të sipërcituar, për sheshe dhe leje ndërtimi për objekte banimi dhe shërbimi, nga Zyra e Urbanistikës e Bashkisë Orikum, si dhe vendimet e marra nga KRRT-ja e Bashkisë Orikum, janë në kundërshtim me pikën 7, të nenit 22/1, ndryshuar me nenin 9, të ligjit nr. 8991, datë 23.01.2003 dhe në kundërshtim me nenet 39 dhe 50, të ligjit nr.8405, datë 17.9.1998.

Vendimi nr. 2/2, datë 26.5.2006 “për miratim leje të sheshit” dhe vendimi nr. 3/3, datë 29.6.2006 “për miratim leje të ndërtimit” të objektit banim kolektiv me 6 kate, subjektit ndërtues sh.p.k., adresa Orikum, është në kundërshtim me Planin Rregullues të Qytetit Orikum, të miratuar nga KRRTRSH me vendimin nr. 5, datë 23.06.3004 dhe me studim urbanistik, ku është parashikuar zonë banimi 5 kate.

Për rrjedhojë leja e ndërtimit e dhënë nga KRRT është në kundërshtim me nenin 39, të ligjit nr. 8405, datë 17.9.1998.

Në vërejtjen e subjektit lidhur me numrin e kateve të vendimit nr. 2/2, datë 26.5.2006 (leja e sheshit) dhe vendimit nr. 3/3, datë 29.6.2006 (leja e ndërtimit) me subjekt ndërtues sh.p.k., për objekt banimi kolektiv 6 kate, thuhet se: “…shtesa prej një kati është më e vogël se kati tip…” dhe nuk është në kundërshtim me nenin 39, të ligjit nr. 8405 “Për urbanistikën”.

Sqarojmë se ky arsytim dhe justifikim nuk qëndron për faktin se, në asnjë paragraf apo nen të ligjit apo të rregullores së urbanistikës nuk thuhet se, shtesa e katit po qe se është më e vogël se kati tip, është në përputhje me ligjin e urbanistikës. Pra për rrjedhojë del se kërkesa për leje ndërtimi është pranuar nga Zyra e Urbanistikës në kundërshtim me studimin urbanistik të miratuar po nga kjo KRRT, që është parashikuar zonë banimi 5 kate dhe jo 6 kate. Pra vërejtja e subjektit, lidhur me këtë problem nuk qëndron dhe nuk merret në konsideratë.

b. Të 6 rastet, ku ndërtimet janë lejuar të kryhen në mënyrë të kundraligjshme nga Zyra e Urbanistikës deri në 7 kate, duke bërë që ndërtimet të marrin një pamje krejtësisht ndryshe nga ajo e parashikuar në Planin Rregullues të Qytetit, duke mos

Page 244: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

244

respektuar qartë kondicionet urbanistike dhe kriteret e zgjidhjeve vëllimore dhe arkitektonike të ndërtimeve, paraqiten si më poshtë:

Nr. Sipas planit rregullues

Leja nga KRRT-ja

Lejimi i ndërtimit në fakt

Vendimi i KRRT nr. data

1

Zonë shërbimi 2-5 kate

Banesë 6 kate

Banesë 7 kate

4/2

16.07.05

2 -II- Banesë 6 kate Banesë 7 kate 4/4 16.07.05 3 -II- Banesë 6 kate Banesë 7 kate 7/2 16.07.05 4 -II- Banesë 6 kate Banesë 7 kate 7/3 16.07.05 5 -II- Banesë 6 kate Banesë 7 kate 3/3 29.06.06 6 -II- Banesë 6 kate Banesë 7 kate 3/2 29.06.06

Veprimet e sipërcituara, të kryera nga punonjësit e Zyrës së Urbanistikës, për lejimin e ndërtimeve të kundraligjshme, pa bërë asnjë njoftim pranë organeve të policisë ndërtimore, janë veprime në kundërshtim: me planin rregullues; me lejen e sheshit të ndërtimit; me projektet e miratuara nga zyra e urbanistikës dhe me nenet 28 dhe 76, të ligjit nr. 8405, datë 17.09.1998.

c. Të 17 rastet, ku në dosjen e investitorëve mungonin fotokopjet e licencave të noterizuara pranë noterit, të urbanistit që ka bërë studimin dhe të subjektit ndërtues, paraqiten si më poshtë:

Nr. Objekti Vendimi i KRRT nr. data

1 Banesë 6 kate 4/2 16.07.2005 2 Banesë 6 kate 4/4 16.07.2005 3 Banesë 6 kate 7/2 08.12.2005 4 Banesë 6 kate 7/3 08.12.2005 5 Banesë 6 kate 1/3 27.01.2006 6 Banesë 6 kate 1/4 27.01.2006 7 Banesë 6 kate 1/5 27.01.2006 8 Banesë 6 kate 3/2 29.06.2006 9 Banesë 6 kate 3/3 29.06.2006

10 Banesë 6 kate 5/6/a 14.10.2006 11 Banesë 6 kate 5/6/b 14.10.2006 12 Banesë 6 kate 5/7 14.10.2006 13 Banesë 5 kate 6/9 23.12.2006 14 Banesë 6 kate 6/10 23.12.2006 15 Banesë 6 kate 6/11 23.12.2006 16 Banesë 8 kate 3/6 10.09.2004 17 Banesë 8 kate 3/9 12.11.2005

Veprimet e sipërcituara, të kryera nga punonjësit e zyrës së urbanistikës, janë në kundërshtim me formularin nr. 1 “Mbi kërkesat për miratimin e destinacionit dhe kondicioneve urbane të sheshit të ndërtimit”.

d. Të 3 rastet, ku koeficienti i shfrytëzimit të territorit për objekte banimi dhe shërbimi, janë më të larta nga ajo që është parashikuar në pikën 127 të rregullores së urbanistikës, paraqiten si më poshtë:

Nr Objekti Vendimi i KRRT nr. data

1 Banesë 6 kate 7/2 08.12.2005 2 Banesë 6 kate 7/3 08.12.2005 3 Banesë 6 kate 4/2 16.07.2005

Veprimet e sipërcituara janë në kundërshtim me pikën 127, të vendimit nr. 722, datë 19.11.1998 “Për miratimin e rregullores së urbanistikës”.

e. Të 3 rastet, ku vërtetimet e pronësisë së bashku me hartën treguese, si dokumente bazë “për marrjen e lejes së sheshit të ndërtimit”, janë me probleme dhe sipas dosjeve përkatëse të investitorit, paraqiten si më poshtë:

Nr. Objekti Vendimi i KRRT nr. data

1 Banesë 8 kate 1/11 09.05.2003

Page 245: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

245

2 Banesë 6 kate 4/2 16.07.2005 3 Banesë 2 kate 4/2 25.09.2006

1. Dokumenti i pronësisë, që i përket investitorit me sipërfaqe prej 2100 m2

tokë “arë”, me nr. pasurie 69/40, lëshuar nga ish-regjistruesi me datë 23.8.1999 të cilit i është bashkangjitur edhe skica e pronësisë, në zonën kadastrale nr. 2832, rezulton se sheshi dhe leja e ndërtimit, dhënë në favor të investitorit me nr. vendim 4/2, datë 16.7.2005, është mbi pasurinë me nr. 69/39 dhe jo mbi pasurinë nr. 69/40, çka do të thotë se, pranimi i dokumentit të pronësisë, është në kundërshtim me nenet 39 e 40, të ligjit nr. 8405, datë 17.09.1998.

2. Dokumenti i pronësisë, që i përket investitorit sipas vërtetimit të pronësisë nr. 1830, datë 10.10.1994, lëshuar nga ish-regjistruesi më datë 5.6.2003, në emër të shtetasit të cilit i është bashkangjitur edhe harta treguese provizore, rezulton se brenda sipërfaqes së regjistruar prej 1210.9 m2, është përfshirë edhe sipërfaqja e rrugës publike. Mbi këtë sipërfaqe është dhënë edhe leja e sheshit të ndërtimit, duke mos zbritur sipërfaqen e rrugës publike.

3. Dokumenti i pronësisë, që i përket investitorit, mungon për faktin se, leja e sheshit është dhënë në pronë publike, në kundërshtim me nenin 42, të ligjit nr. 8405, datë 17.9.1998, ku citohet se: “…Këshilli i Bashkisë, në përputhje me kërkesat e këtij ligji, janë të detyruar të vënë në dispozicion të EKB sheshet e ndërtimit për ndërtim banesash për të pastrehët në territoret pronë publike, sipas kërkesës së tij për një afat prej 2 vjetësh.

Pranimi dhe shqyrtimi i kërkesave të investitorëve të sipërcituar nga zyra e urbanistikës e Bashkisë së Orikumit “për sheshe dhe leje ndërtimi”, për objekte banimi dhe shërbimi, në mungesë të vërtetimit të pronësisë, janë veprime në kundërshtim me nenin 40, të ligjit nr. 8405, datë 17.9.1998.

f. Të 5 rastet, ku nga Zyra e Urbanistikës janë miratuar projektet e ndërtimit të objekteve për subjektet ndërtuese, me vlerë të preventivuar të investimit mbi 100 milionë lekë, pa bërë më parë oponencën teknike për projektet e ndërtimit të objekteve nga institucionet shtetërore ose ente të tjera, të përcaktuara nga ministria që mbulon veprimtarinë e ndërtimeve, paraqiten si më poshtë:

Nr Vlera e preventiv. lekë

Vendimi i KRRT-së nr. data

1 148.774.434 4/4 16.07.2005 2 124.498.951 1/3 27.01.2006 3 127.705.154 1/4 27.01.2006 4 237.588.930 1/5 27.01.2006 5 244.783.094 6/11 23.12.2006

Pranimi dhe miratimi nga Zyra e Urbanistikës të projekteve të ndërtimit të objekteve, me vlerë të preventivuar të investimit mbi 100 milionë lekë, është në kundërshtim me nenin 6, të ligjit nr. 8402, datë 10.09.1998 “Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit”.

g. Të 4 rastet e pranimit dhe shqyrtimit të kërkesave nga punonjësit e Zyrës së Urbanistikës “për dhënien e shesheve dhe lejeve të ndërtimit” jashtë vijës kufizuese të qytetit Orikum dhe jashtë vijes së verdhë të fshatit Tragjas, duke hyrë në kompetencat e KRRT-së të Këshillit të Qarkut Vlorë, paraqiten si më poshtë:

Nr. Objekti Subjekti ndërtues Vendimi i KRRT-së nr. data

1 Banesë 2 kate “Colombo” 4/2 25.09.2006 2 Banesë 2 kate “Fusha” 5/10 14.10.2006 3 Banesë 2 kate “Eurostar” 6/12 23.12.2006 4 Banesë 2 kate “Fusha” 6/13 23.12.2006

Page 246: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

246

Çdo organ administrativ është kompetent në fushën që ai mbulon dhe nuk mundet të ushtrojë të drejtat e një organi tjetër administrativ, pasi ushtrimi i kompetencave tej kufijve të ligjit, përbën cënim të parimit të ligjshmërisë dhe si rrjedhojë, çdo veprim apo akt administrativ që mund të nxirret nga kjo veprimtari e pakufizuar dhe arbitrare, shpie domosdoshmërish në pavlefshmërinë juridike të tyre.

Gjithashtu Zyra e Urbanistikës së bashku me juristin e Bashkisë, përpara se të pranojë kërkesat për shqyrtim për dhënien e shesheve dhe lejeve të ndërtimit jashtë vijës kufizuese të qytetit Orikum, duhet të verifikonte nëse KRRT-ja që e ka në juridiksion, ka vendosur mbi këtë çështje (marrjen e vendimit apo jo).

Për rrjedhojë, veprimet e sipërcituara të kryera nga punonjësit e Zyrës së Urbanistikës janë në kundërshtim me germën “e”, të pikës 2, të nenit 20, të ligjit nr. 8991, datë 23.1.2003, si dhe vendimet e marra nga KRRT-ja e Bashkisë Orikum janë akte administrative, që në bazë të nenit 116, pikat B dhe C, të ligjit nr. 8485, datë 12.5.1999 “Për kodin e procedurës administrative”, janë akte të nxjerra në kapërcim të kompetencave ligjore dhe në kundërshtim me formën dhe procedurën e kërkuar nga ligji, për faktin se: “Jashtë vijës kufizuese të ndërtimit (vija e verdhë) të qytetit apo fshatit, nuk mund të shqyrtohen dhe miratohen sheshe dhe leje ndërtimi, pa pasur studime rajonale apo masterplane të miratuara”. Është KRRT-ja e Qarkut që shqyrton dhe miraton sheshe dhe leje ndërtimi, konform studimeve të miratuara, jashtë vijës kufizuese të ndërtimit të qytetit apo fshatit, sipas përcaktimit të bërë në germën “dh”, të pikës 1, të nenit 6, të ligjit nr. 8991, datë 23.1.2003 i cili ka ndryshuar nenin 20, të ligjit nr. 8405, datë 17.9.1998.

- Për të njëjtin fenomen, nga e KRRT-së janë mbajtur dy qëndrime të kundërta, ku për 4 raste janë pranuar dhe janë shqyrtuar kërkesat nga punonjësit e Zyrës së Urbanistikës së Bashkisë Orikum “për dhënien e shesheve dhe lejeve të ndërtimit” jashtë vijës kufizuese të qytetit Orikum, ndërsa për 3 raste të tjera nuk janë miratuar lejet e ndërtimit nga KRRT-ja, por janë deleguar kompetencat KRRT-së të Qarkut Vlorë, në zbatim të aktit ligjor të lart përmendur.

- Të 3 rastet e mosmarrjes të vendimit nga KRRT-ja “për dhënien e lejeve të ndërtimit” jashtë vijës kufizuese të qytetit Orikum, duke i dërguar me shkresë përcjellëse dosjet e investitorëve për në KRRT-në e Këshillit të Qarkut në Vlorë, për inkompetencë të KRRT-së Bashkia Orikum, paraqiten si më poshtë:

1. “Rikonstruksion objekti 1 kat” në Llogara, me vendimin nr. 2/2, datë 4.7.2003 të KRRT-së, Bashkia Orikum.

2. “Rikonstruksion dhe ngritje kati të dytë për apartament banimi” në Rradhimë, me vendimin nr.2/3, datë 4.7.2003 të KRRT-së, Bashkia Orikum.

3. “Rikonstruksion dhe ngritje kati për shtëpi banimi” në Llogara, me vendimin nr. 2/8, datë 19.3.2005 të KRRT-së, Bashkia Orikum.

Vendimet e marra nga KRRT-ja e Bashkisë Orikum janë në zbatim të gërmës “dh”, pika 1, të nenit 6 të ligjit nr. 8991, datë 23.1.2003, i cili ka ndryshuar nenin 20, të ligjit nr. 8405, datë 17.09.1998.

h. Në 6 raste janë zbardhur lejet e ndërtimit nga kryetari dhe sekretari i KRRT-së, duke e pajisur subjektin ndërtues me formularin nr. 4, pa përcaktuar afatin kohor të kësaj leje, se deri më çfarë datë është afati i vlefshmërisë së lejes të ndërtimi dhe konkretisht ato janë:

Nr Objekti Vendimi i KRRT-së Nr. Data

1 Banesë 6 kate 4/2 16.07.2005 2 Banesë 6 kate 4/4 16.07.2005 3 Banesë 4 kate 4/5 16.07.2005 4 Banesë 6 kate 5/6/a 14.10.2006 5 Banesë 6 kate 5/6/b 14.10.2006

Page 247: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

247

6 Banesë 6 kate 5/7 14.10.2006

Zbardhja e këtyre lejeve të ndërtimit nga kryetari dhe sekretari i KRRT-së janë

veprime në kundërshtim me nenin 52, të ligjit nr. 8405, datë 17.9.1998. i. Në të gjitha rastet janë zbardhur lejet e ndërtimit pa pasur projektin e plotë

teknik, në kundërshtim me rregulloren e Urbanistikës nr.722, datë 19.11.1998 “Për miratimin e rregullores së urbanistikës” dhe pa i dorëzuar ato në sekretarinë teknike të KRRT-së, në kundërshtim me nenin 50, të ligjit nr. 8405, datë 17.9.1998 dhe konkretisht:

- Mungon projekti i plotë i ngrohjes dhe ventilimit në përputhje me VKM nr. 584, datë 2.11.2002 “Për kursimin e energjisë dhe ruajtjen e ngrohtësisë në ndërtime”.

- Mungon projekti i vendosjes së kutive postare, gjithashtu projekti i eliminimeve të pengesave arkitektonike për personat me aftësi lëvizëse të kufizuar në ndërtimet publike, sipas VKM nr. 199, datë 03.5.1995 “Për lehtësitë që u krijohen invalidëve në ndërtime publike”.

Për shkeljet e cilësuara më sipër mbajnë përgjegjësi: ish-kryetari i Bashkisë Orikum, në cilësinë e ish-kryetarit të KRRT; ish-përgjegjësi i Zyrës së Urbanistikës; inspektorja e shërbimeve dhe specialiste pranë Zyrës së Urbanistikës; juristi pranë Bashkisë Orikum.

B. Për kontrollin e ushtruar në terren, në lidhje me përfundimin e karabinasë për të gjithë objektet e ndërtuara nga firmat ndërtuese, në zbatim të ligjit nr. 8402, datë 10.9.1998 “Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit”.

Nga kontrolli i ushtruar në lidhje me përfundimin e karabinasë për të gjitha objektet e ndërtuara nga firmat ndërtuese, rezultoi se:

1. Në 3 raste, objektet kanë përfunduar së ndërtuari me 7 kate dhe janë pajisur me leje shfrytëzimi nga ish-përgjegjesi i Zyrës së Urbanistikës, duke shtuar në të 3 rastet nga 1 kat shtesë, në kundërshtim, me projektin e miratuar në lejen e sheshit të ndërtimit, me pikën ç, të nenit 11, të ligjit nr. 8402, datë 10.9.1998 dhe me udhëzimin nr. 3, datë 15.2.2001 “Për mbikëqyrjen dhe kolaudimin e punimeve të ndërtimit”, e konkretisht ato janë:

Nr Numri i kateve me leje ndërtimi

Numri i kateve në fakt

Vendimi i KRRT-së Nr. Data

1 Banesë 6 kate Banesë 7 kate 7/3 08.12.2005 2 Banesë 6 kate Banesë 7 kate 4/4 16.07.2005 3 Banesë 6 kate Banesë 7 kate 4/2 16.07.2005

2. Gjithashtu në 8 raste, objektet kanë përfunduar karabinanë me 1 kat shtesë, duke mos zbatuar projektin e miratuar në lejen e sheshit të ndërtimit dhe konkretisht këto objekte të konstatuara në terren janë si vijon:

Nr Numri i kateve me leje ndërtimi

Numri i kateve në fakt

Vendimi i KRRT-së Nr. Data

1 Banesë 6 kate Banesë 7 kate 7/2 08.12.2005 2 Banesë 6 kate Banesë 7 kate 3/2 29.06.2006 3 Banesë 6 kate Banesë 7 kate 3/3 29.06.2006 4 Banesë 6 kate Banesë 7 kate 5/6/a 14.10.2006 5 Banesë 6 kate Banesë 7 kate 5/6/b 14.10.2006 6 Banesë 6 kate Banesë 7 kate 5/7 14.10.2006 7 Banesë 6 kate Banesë 7 kate 6/10 23.12.2006 8 Banesë 6 kate Banesë 7 kate 6/11 23.12.2006

3. Në lidhje me verifikimin, nëse kanë filluar punimet e ndërtimit në objektet për të cilat subjektet ndërtuese nuk kanë tërhequr dokumentin e lejes së ndërtimit rezultoi se:

Nga 3 raste që nuk kanë tërhequr dokumentin e lejes së ndërtimit, vetëm në 1 rast dhe pikërisht, subjekti ndërtues ka filluar punimet dhe është në fazën e

Page 248: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

248

përfundimit të karabinasë, pa bërë pagesën e 4% të vlerës së investimit, për objektin e miratuar me lejen e ndërtimit me nr. 5/7, datë 14.10.2006. Për këtë objekt nuk është vënë në dijeni as edhe Policia Ndërtimore, përgjegjësi për të cilën ka edhe drejtori i Urbanistikës.

Për shkeljet e cilësuara më sipër mbajnë përgjegjësi: ish-përgjegjësi i Zyrës Urbanistikës; inspektorja e Shërbimesh dhe specialiste pranë Zyrës së Urbanistikës.

Kontroll mbi procedurat e shqyrtimit dhe miratimit të shesheve dhe lejeve të

ndërtimit, që prokurohen me fonde shtetërore për punë publike. Në të gjitha rastet nuk është bërë pagesa e vlerës së investimit sipas

preventivit të objektit, ku detyrimi i 3% është i barabartë me shumën e 1 890 000 lekë, që personat fizik apo juridik duhet të paguanin për llogari të financimit të studimeve urbanistike në pushtetin vendor “për rikonstruksionin e rrjeteve të infrastrukturës” nga organet e pushtetit vendor.

Lista e lejeve të ndërtimit për investimet publike, për vitet 2004-2006.

Nr. Emërtimi objektit Adresa Leja e dhënë Preventivi Investitori Nr. Data e vendimit

3%

1 Rikonstruksion rruge urbane Orikum Leje ndërtimi 14 000 000 FSHZH 1/2 15.01.05 - 2 KUZ dhe KUB në rrugën Bashki-Portative Orikum Leje ndërtimi 5 000 000 Bashkia Orikum 2/1 19.03.05 150 000 3 Sistemim-asfaltim rruga Bashki-Portative Orikum Leje ndërtimi 17 000 000 Bashkia Orikum 2/2 19.03.05 510 000 4 Sistemim-asfaltim rruga Qendër-Fermë Orikum Leje ndërtimi 16 000 000 Bashkia Orikum 2/3 19.03.05 480 000 5 Sistemim-asfaltim rruga (pranë Kishës Or) Orikum Leje ndërtimi 5 000 000 Bashkia Orikum 2/4 19.03.05 150 000 6 Rikonstruksion Ujësjellësi Orikum Leje ndërtimi 5 000 000 Bashkia Orikum 2/5 19.03.05 150 000 7 Sistemim të plazheve publike Orikum Leje ndërtimi 5 000 000 Bashkia Orikum 2/6 19.03.05 150 000 8 Rikons.ambj.të godinës Bashk.për Qendër soc. Orikum Leje ndërtimi 5 000 000 Bashkia Orikum 3/7 11.06.05 150 000 S H U M A 1 890 000

Në lidhje me mosarkëtimin e tarifës së pagesës për lejet e ndërtimit të dhëna për objektet e financuara me fonde shtetërore, në 7 raste “për asfaltim, sistemim rrugë, rikonstruksion ujësjellësi etj., sipas ligjit nr. 8982, datë 12.02.2002 “Për sistemin e taksave vendore”, neni 16/2 “Taksa e ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja”, baza e kërkesës është vlera në lekë e investimit të ri, që kërkohet të kryhet.

Rastet e paraqitura në tabelë nuk janë investime të reja, por rikonstruksione të vetë infrastrukturës. Pra, detyrimin e 3% të vlerës së investimit për objektet që janë financuar nga Bashkia e Orikumit, nuk i konsiderojmë të ardhura të munguara, pasi kjo e ardhur do të paguhej po nga kjo Bashki si dhe këto investime janë për përmirësim të vetë infrastrukturës.

Ndërsa për objektin, ku investitor është FSHZ, referuar po nenit 16, të ligjit të mësipërm, nuk e konsiderojmë të ardhur të munguar, pasi kjo leje ndërtimi është dhënë për rikonstruksion rrugë urbane, pra investim që ka të bëjë me përmirësimin e vetë infrastrukturës.

Kontroll mbi kryerjen e pagesave në marrjen e lejes së ndërtimit për investimet

private dhe shtetërore, në zbatim të nenit 51, të ligjit nr. 8405 datë 17.9.1998 “Për urbanistikën”.

- Për periudhën janar-dhjetor 2004, tarifat mbi çmimet e aplikuara për leje

ndërtimi për taksën e 2%, në zbatim të nenit 51, të ligjit nr. 8405, datë 17.9.1998 nuk janë miratuar në Këshillit Bashkiak, në kundërshtim me nenin 32, germa f, të ligjit nr. 8652, datë 31.7.2000.

Ndërsa për periudhën janar 2005-dhjetor 2006, bazuar dhe në nenin 16, të ligjit nr. 8982, datë 12.02.2002 “Për sistemin e taksave vendore”, këto tarifa janë miratuar me VKB nr. 49, datë 28.8.2003 dhe taksa e ndikimit të infrastrukturës për ndërtimet që do të kryen është në masën 3%, të vlerës së investimit.

Page 249: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

249

Në vendimin nr. 47, datë 11.8.2004 të Këshillit Bashkiak, shprehet se: “…në zbatim të nenit 16, të ligjit nr. 8982, datë 12.02.2002, niveli i kësaj takse për kategoritë e Bashkive ku bën pjesë edhe Bashkia e Orikumit është 1-3% të vlerës së investimit.

Në zbatim të nenit 51, të ligjit nr. 8405, datë 17.9.1998, personi fizik dhe juridik, përpara marrjes së dokumentit të lejes së ndërtimit, duhet të paguaj 1% të vlerës së investimit që do të kryejë sipas preventivit të objektit. Ky fond depozitohet për llogari të financimit të studimeve urbanistike në pushtetin vendor.

Gjithashtu, personi fizik dhe juridik, përpara marrjes së dokumentit të lejes së ndërtimit, duhet të paguajë lidhur me shfrytëzimin e rrjetit inxhinierik ekzistues të ujësjellësit, kanalizimeve, elektrikut, telefonisë, rrugëve etj., 1% të vlerës së investimit sipas preventivit. Ky fond përdoret në rikonstruksionin e rrjeteve të infrastrukturës nga organet e pushtetit vendor.

Paragrafi i sipërcituar është shfuqizuar me ligjin nr. 8982, datë 12.02.2002, neni 16/2 “Taksa e ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja”, ku niveli i taksës shprehet si përqindje e vlerës së investimit dhe është 1 deri 3% të vlerës së investimit, ndërsa për Bashkinë e Tiranë është 2 deri 4% të vlerës së investimit.

Për rastin konkret në vendimin nr. 47, datë 11.8.2004 të Këshillit Bashkiak, shprehet se: “…në zbatim të nenit 16/2, të ligjit nr. 8982, datë 12.02.2002, niveli i kësaj takse për kategoritë e Bashkive, ku bën pjesë edhe Bashkia Orikum është 3% të vlerës së investimit, çka do të thotë se, përveç 1% të vlerës së investimit që depozitohet për llogari të financimit të studimeve urbanistike në pushtetin vendor, i shtohet edhe 3% të vlerës së investimit që duhet të paguajë investitori, lidhur me shfrytëzimin e rrjetit inxhinierik ekzistues të ujësjellësit, kanalizimeve, elektrikut, telefonisë, rrugëve etj.

Në këto kushte, përllogaritja e pagesës së investimit sipas preventivit duke e krahasuar me koston mesatare të ndërtimit të Entit Kombëtar të Banesave (EKB) për qytetin e Orikumit do të ishte 4% të vlerës së investimit.

- Në lidhje me pagesën e 4% të vlerës së investimit, rezultoi se: Në 24 raste, nga punonjësit e Zyrës së Urbanistikes, përllogaritja e vlerës së

investimit sipas preventivit të objektit duke e krahasuar me koston mesatare të ndërtimit të EKB, rezulton të jetë vlerësuar me 3% dhe jo 4% të vlerës së investimit sipas kostos mesatare të ndërtimit të EKB, duke i sjellë dem ekonomik prej 20 761 928 lekë, buxhetit të Bashkisë Orikum.

- Në lidhje me 24 rastet, ku diferenca e preventivit të objektit, për pagesën e 4% të vlerës së investimit që duhet të ishte kryer nga investitori, në përputhje me koston mesatare të ndërtimit të EKB, janë si më poshtë:

Nr.

Objekti

Vendimi i KRRT-së nr. data

Sip. ndërt.

m2

3% i paguar në lekë

Diferenca e 1% për pagim

në lekë 1 Banesë 6 kate 4/2 16.07.2005 3846 2 897 534 965 844 2 Shtesë objekt 4/3 16.07.2005 176 132 596 44 199 3 Banesë 6 kate 4/4 16.07.2005 5924.2 4 463 233 1 487 744 4 Banesë 4 kate 4/5 16.07.2005 560 421 898 140 632 5 Ngritje kati 6/3 12.11.2005 174 131 090 43 696 6 Rikonstruksion 6/7 12.11.2005 1 201 400 7 Rinovim leje 6/9 12.11.2005 2734.1 2 059 843 686 615 8 Banesë 6 kate 7/2 08.12.2005 2270 1 710 195 570 065 9 Banesë 6 kate 7/3 08.12.2005 3333 2 728 227 909 409 10 Banesë 6 kate 1/3 27.01.2006 5512.2 4 512 011 1 504 003 11 Banesë 6 kate 1/4 27.01.2006 5702.3 4 667 617 1 555 872 12 Banesë 6 kate 1/5 27.01.2006 6736.5 5 514 162 1 838 054 13 Banesë 6 kate 3/2 29.06.2006 2628 2 151 149 717 049 14 Banesë 6 kate 3/3 29.06.2006 2574 21 106 947 7 035 649 15 Rikonstruksion 4/1 25.09.2006 Pazbardhur

Page 250: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

250

16 Banesë 2 kate 4/2 25.09.2006 200 164 800 54 934 17 Rikonstruksion 4/3 25.09.2006 96 78 581 26 194 18 Banesë 6 kate 5/6/a 14.10.2006 1960 1 604 358 534 786 19 Banesë 6 kate 5/6/b 14.10.2006 2628 2 151 149 717 050 20 Banesë 6 kate 5/7 14.10.2006 3436 2 812 537 937 513 21 Banesë 6 kate 5/7 14.10.2006 Pazbardhur 22 Banesë 3 kate 5/9 14.10.2006 262 214 460 71 486 23 Banesë 2 kate 5/10 14.10.2006 220 180 081 60 027 24 Banesë 5 kate 6/9 23.12.2006 Pazbardhur 25 Banesë 6 kate 6/10 23.12.2006 2450 2 005 447 668 482 26 Rikonstruksion 6/12 23.12.2006 441.5 361 390 120 464 27 Banesë 2 kate 6/13 23.12.2006 263 215 279 71 760 Totali 62285786 20761928

Punonjësit e Zyrës së Urbanistikes janë shkaktarë për mospërllogaritjen e pagesës 4% së vlerës së investimit sipas preventivit të objektit duke e krahasuar me koston mesatare të ndërtimit të EKB, ku pasoja është demi ekonomik prej 20 761 928 lekë.

Veprimet e sipërcituara janë në kundërshtim me paragrafin II, të nenit 51, të ligjit nr. 8405, datë 17.09.1998, me VKB në Orikum nr. 47, datë 11.8.2004 dhe me nenin 16, të ligjit nr.8982, datë 12.02.2002.

Ndërsa në 3 raste, nga punonjësit e Zyrës së Urbanistikes nuk është bërë zbardhja e lejes së ndërtimit, për faktin se investitori nuk ka bërë pagesën e 4% së vlerës së investimit, ndonëse në fakt punimet e ndërtimit të objekteve janë në përfundim e sipër dhe nga ana e zyrës së urbanistikes nuk është marrë asnjë nisem ligjore, për njoftimin e Prefekturës së Qarkut Vlorë dhe Policinë Ndërtimore, për ndërtime të kundërligjshme.

- Gjithashtu është për t’u theksuar se për periudhën janar 2004-dhjetor 2006, Zyra e Tatimtaksave dhe Zyra e Urbanistikës nuk kanë kërkuar dhe paraqitur një projektvendim, pranë Këshillit Bashkiak Orikum, për caktimin dhe miratimin e taksës së tarifës mbi aktet e kontrollit si:

- aktkontrolli i piketimit të objektit, - aktkontrolli i përfundimit të themeleve, - aktkontrolli i përfundimit të karabinasë, veprim ky në kundërshtim me nenin

54, të ligjit nr. 8405, datë 17.9.1998; me nenin 32, germa f, të ligjit nr. 8652, datë 31.7.2000 dhe me ligjin nr. 8982, datë 12.02.2002.

Për shkeljet e cilësuara më sipër mbajnë përgjegjësi: ish-përgjegjësi i Zyrës së Urbanistikës; inspektorja e shërbimeve dhe specialiste pranë Zyrës së Urbanistikes.

Kontroll mbi mbajtjen e akteve të kontrollit për lejet e miratuara si dhe mbi

dhënien e lejeve të shfrytëzimit nga KRRT-ja e Bashkisë. Për periudhën janar 2004 – dhjetor 2006, nga KRRT, Bashkia Orikum, janë

shqyrtuar dhe miratuar gjithsej 17 kërkesa për leje shfrytëzimi dhe konkretisht ato janë:

Nr. Objekti Vendimi i KRRT-së nr. data

1 Banesë 2 kate 1/4 15.01.2005 2 Banesë 8 kate 1/5 15.01.2005 3 Banesë 8 kate 1/6 15.01.2005 4 Hotel 3 kate 1/7 15.01.2005 5 Hotel 3 kate 3/10 11.06.2005 6 Banesë 2 kate 5/2 17.08.2005 7 Banesë 8 kate 6/8 12.11.2005 8 Vilë 3 kate 3/4 29.06.2006 9 Banesë 4 kate 4/4 25.09.2006 10 Banesë 3 kate 4/16 25.09.2006 11 Banesë 6 kate 5/1 14.10.2006 12 Banesë 6 kate 5/2 14.10.2006

Page 251: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

251

13 Banesë 6 kate 5/3 14.10.2006 14 Banesë 8 kate 5/4 14.10.2006 15 Kabinë elektr. 5/5 14.10.2006 16 Banesë 8 kate 5/7 14.10.2006 17 Banesë 2 kate 5/8 14.10.2006

A. Nga kontrolli i kryer “Mbi mbajtjen e akteve të kontrollit për lejet e miratuara nga KRRT e Bashkisë Orikum”, që depozitohet në dosjen e objektit, rezultoi se ato janë në përputhje me kërkesat e nenit 54, të ligjit nr. 8405, datë 17.9.1998, për faktin se në të gjitha rastet e dhënies së lejes së ndërtimit në dosjen e objektit ishin të depozituara aktet e kontrollit si, aktkontrolli i piketimit të objektit, aktkontrolli i përfundimit të themeleve dhe aktkontrolli i përfundimit të karabinasë, të plotësuara nga përfaqësuesja e zyrës së urbanistikës.

B. Nga kontrolli “Për shqyrtimin e lejeve të shfrytëzimit”, nga Zyra e Urbanistikës dhe miratimi nga KRRT-ja e Bashkisë Orikum, rezultoi se:

Në 3 raste, Zyra e Urbanistikës ka pranuar dhe shqyrtuar kërkesa për lejet e shfrytëzimit, duke mos zbatuar projektin e miratuar në lejen e sheshit të ndërtimit, duke ndërtuar mbi një sipërfaqe prej 1323 m2 më shumë se sa ka projekti i miratuar, në kundërshtim me pikën ç, të nenit 11, të ligjit nr. 8402, datë 10.9.1998 dhe udhëzimin nr. 3, datë 15.2.2001 “Për mbikëqyrjen dhe kolaudimin e punimeve të ndërtimit”, e konkretisht:

Nr. Objekti Vendimi i KRRT-së nr. data

1 Banesë 6 kate 5/1 14.10.2005 2 Banesë 6 kate 5/2 14.10.2005 3 Banesë 6 kate 5/3 14.10.2005

1. Investitorit i është dhënë leje shfrytëzimi me vendimin nr. 5/1, datë 14.10.2006, të KRRT së Bashkisë Orikum, për banesë 6 kate të ndërtuar nga subjekti ndërtues “Mhillaj” sh.p.k., njëherësh dhe anëtarë i KRRT së Bashkisë së Orikumit, me drejtues teknik sipas lejes së ndërtimit nr. 7/3, datë 8.12.2005, të KRRT-së dhe nga kontrolli i dosjes rezultoi se:

Nga mbikëqyrësi i punimeve të ndërtimit të objektit nuk është mbajtur dosje, ku të pasqyrohen të gjitha aktet e mbajtura gjatë zbatimit të projektit të objektit, që nga akti i dorëzimit të sheshit të ndërtimit, urdhrat e ndryshme që ai ka dhënë (nëse ka dhënë) gjatë zbatimit të projektit të objektit, kundërshtitë dhe kontradiktat e lindura gjatë punës, ndërprerjen e punimeve etj., çka ka sjellë edhe pasoja në moszbatimin e projektit të miratuar, duke lejuar që të ngrihet edhe një kat shtesë me një sipërfaqe prej 397 m2, duke mos respektuar qartë kondicionet urbanistike dhe kriteret e zgjidhjeve vëllimore dhe arkitektonike të ndërtimeve.

Në bazë të pikës 4, paragrafi i dytë, të udhëzimin nr. 3, datë 15.2.2001, mbikëqyrësi i punimeve është e detyruar të kontrollojë ndërtimin e objektit periodikisht dhe në fazat më kryesore, si dhe është përgjegjës për saktësinë e vërtetësinë e dokumenteve që pasqyron në të.

Në relacionin teknik, të paraqitur inxhinierja mbi zhvillimin e punimeve në objektin “Banesë 6 kate, me dyqane dhe garazhe”, thuhet se: “…nga firma ndërtuese është bërë një shtesë prej 397 m2 për efekt arkitekture...”, por nuk prononcohet nëse është zbatuar apo jo projekti i aprovuar sipas sheshit të ndërtimit të miratuar e të disponuar dhe pse është shtuar një kat, por shprehet se objekti është gati për kolaudim.

Moskontrolli i ndërtimit të objektit periodikisht dhe në fazat më kryesore, nga inxhinieri ka bërë që, objekti të mos përmbushë të gjitha kushtet për shfrytëzim, sipas destinacionit për të cilën është ndërtuar.

Page 252: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

252

Veprimet e sipërcituara të kryera nga mbikëqyrësi i punimeve të ndërtimit të objektit janë veprime në kundërshtim me pikën 4, paragrafi i dytë, me pikat 14 dhe 15, germa d, të udhëzimit nr. 3, datë 15.2.2001 dhe me nenin 11, të ligjit nr. 8402, datë 10.09.1998.

Në procesverbalin e aktkolaudimit datë 8.9.2006 të objektit “Banesë 6 kate, me dyqane dhe garazhe”, përgatitur nga kolaudatore e objektit, shprehet se: “Objekti është zbatuar sipas projektit të miratuar…”, dhe se objekti përmbush të gjitha kushtet për shfrytëzim, sipas destinacionit për të cilën është ndërtuar dhe është konform rregullave teknike të zbatimit. Por, e kundërta është në fakt, gjithmonë sipas pohimit të vetë kolaudatores. Procesverbali i aktkolaudimit është nënshkruar vetëm nga përfaqësuesi i firmës dhe kolaudatorja, ndërsa nga mbikëqyrësi i punimeve të ndërtimit të objektit nuk është nënshkruar, çka e bën këtë akt të pavlefshëm.

Veprimet e sipërcituara të kryera nga kolaudatorja janë në kundërshtim me germën a, pikat 3 e 7, të kreut II, të udhëzimit nr. 3, datë 15.2.2001 dhe me nenin 12, të ligjit nr. 8402, datë 10.9.1998.

Në zbatim të nenit 54, të ligjit nr. 8405, datë 17.9.1998, në dosjen e objektit ishin të depozituara tre aktet e kontrollit, ku akti i kontrollit i përfundimit të karabinasë ishte plotësuar dhe nënshkruar vetëm nga përfaqësuesja e Zyrës së Urbanistikës dhe jo nga mbikëqyrësi i punimeve të ndërtimit të objektit, dhe nga përfaqësuesi i firmës së ndërtimit.

Nga kontrolli i ushtruar në terren me datë 20.5.2006, nga përfaqësuesja e Zyrës së Urbanistikës rezulton se e gjithë karabinaja e objektit të jetë përfunduar nga firma ndërtuese, sipas projektit të miratuar.

Në bazë të këtij konstatimi është mbajtur procesverbali i aktkontrollit të përfundimit të karabinasë, plotësuar dhe nënshkruar vetëm nga përfaqësuesja e Zyrës së Urbanistikës, ku në lidhje me shtesën e një kati me sipërfaqe prej 397 m2, nuk prononcohet nëse është zbatuar apo jo, projekti i aprovuar sipas sheshit të ndërtimit të miratuar.

2. Investitorit i është dhënë leje shfrytëzimi me vendimin nr. 5/2, datë 14.10.2006 të KRRT së Bashkisë Orikum, për banesë 6 kate, të ndërtuar nga subjekti ndërtues sh.p.k., me përfaqësues ligjor njëherësh dhe anëtar i KRRT së Bashkisë Orikum, sipas lejes së ndërtimit nr. 4/4, datë 16.7.2005 të KRRT dhe nga kontrolli i dosjes rezultoi se:

Nga mbikëqyrësi i punimeve të ndërtimit të objektit është lejuar që të ngrihet edhe një kat shtesë me një sipërfaqe prej 502 m2, duke mos respektuar qartë kondicionet urbanistike dhe kriteret e zgjidhjeve vëllimore dhe arkitektonike të ndërtimeve.

Meqenëse objekti nuk është në përputhje me projektin e miratuar dhe nga ana e punonjësve të Zyrës së Urbanistikes është lejuar firma ndërtuese të bëjë një shtesë kati prej 502 m2 dhe meqenëse procesverbali i aktkolaudimit është nënshkruar vetëm nga përfaqësuesi i firmës dhe kolaudatorja, ndërsa nga mbikëqyrësi i punimeve nuk është nënshkruar, Zyra e Urbanistikes nuk duhej ta kishte pranuar dhe shqyrtuar kërkesa për leje shfrytëzimi.

3. Investitorit i është dhënë leje shfrytëzimi me vendimin nr. 5/3, datë 14.10.2006 të KRRT së Bashkisë Orikum, për banesë 6 kate të ndërtuar nga subjekti ndërtues sh.p.k., sipas lejes së ndërtimit nr.4/2, datë 16.7.2005 të KRRT-së dhe nga kontrolli i dosjes rezultoi se:

Nga mbikëqyrësi i punimeve të ndërtimit të objektit është lejuar që të ngrihet edhe një kat shtesë me një sipërfaqe prej 424 m2, duke mos respektuar qartë

Page 253: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

253

kondicionet urbanistike dhe kriteret e zgjidhjeve vëllimore dhe arkitektonike të ndërtimeve.

Mosrespektimi i projektit të miratuar, nga firma ndërtuese dhe lejimi i ndërtimit nga Zyra e Urbanistikes ka bërë që firma ndërtuese të bëjë një shtesë kati prej 424 m2.

Nga ana Zyrës së Urbanistikes nuk duhej të ishte pranuar dhe shqyrtuar kërkesa për leje shfrytëzimi, për të tre rastet e mësipërme për faktin se:

Veprimet e sipërcituara të kryera nga mbikëqyrësi i punimeve të ndërtimit të objektit, nga kolaudatorja dhe nga përfaqësuesja e Zyrës së Urbanistikes, janë në kundërshtim me pikën 4, paragrafi i dytë, me pikat 14 dhe 15, germa d, me germa a, pikat 3 e 7, të kreut II, të udhëzimit nr. 3, datë 15.2.2001 dhe nenet 11 e 12, të ligjit nr. 8402, datë 10.09.1998.

C. Në 4 raste, nga Zyra e Urbanistikes janë pranuar dhe shqyrtuar kërkesa për lejet e shfrytëzimit, jashtë vijës kufizuese të qytetit Orikum, duke hyrë në kompetencat e KRRT të Këshillit të Qarkut Vlorë, dhe konkretisht:

Nr. Adresa Objekti Vendimi i KRRT-së nr. data

1 Tragjas Banesë 3 kate 4/4 25.09.2006 2 Tragjas Vile 3 kate 3/4 29.06.2006 3 Rradhimë Hotel 3 kate 3/10 11.06.2005 4 Llogara Hotel 3 kate 1/7 15.01.2005

1. Në lidhje me investitorin rezultoi se është dhënë leje shfrytëzimi me vendimin nr. 4/4, datë 25.9.2006 të KRRT së Bashkisë Orikum, për shtëpi banimi 4 kate të ndërtuar nga subjekti ndërtues sh.p.k., sipas lejes së ndërtimit të Këshillit Bashkiak Orikum nr. 59/3, datë 3.9.2002, në Tragjas dhe nga kontrolli i dosjes rezultoi se:

Nga mbikëqyrësi i punimeve të ndërtimit të objektit nuk është mbajtur dosje ku të pasqyrohen të gjitha aktet e mbajtura gjatë zbatimit të objektit, ç’ka ka sjellë edhe pasoja në moszbatimin e projektit të miratuar duke lejuar që të ngrihet edhe një kat shtesë me një sipërfaqe prej 143 m2, duke mos respektuar qartë kondicionet urbanistike dhe kriteret e zgjidhjeve vëllimore dhe arkitektonike të ndërtimeve.

Në relacionin teknik të paraqitur nga mbikëqyrësi i punimeve të ndërtimit të objektit, zhvillimin e punimeve në objektin “Për shtëpi banimi 4 kate” në Tragjas, shprehet se:

“…Nga ndjekja e vazhdueshme e punës së ndërtimit rezulton se është zbatuar projekti i zbatimit i aprovuar sipas sheshit të ndërtimit të miratuar e të disponuar me disa ndryshime të objektit të pasqyruara tek formularët e aktkontrolleve të bëra nga Zyra e Urbanistikes (aktkontrollet nuk janë mbajtur nga Zyra e Urbanistika, çka do të thotë se formularët e aktkontrolleve janë të paplotësuara).

Sipërfaqja e lejuar e ndërtimit të objektit nga subjekti ndërtues, në fakt është 143 m2 (11 m x 13 m) 4 kate, ndërsa projekti i miratuar sipas lejes së ndërtimit nr. 59/3, datë 3.9.2002, është 120 m2 (12 m x 10 m) 3 kate.

Nga mbikëqyrësi i punimeve, megjithëse është lejuar moszbatimi i projektit i aprovuar sipas sheshit të ndërtimit të miratuar e të disponuar dhe është lejuar të shtohet edhe 1 kat, inxhinierja shprehet se objekti është gati për kolaudim.

Moskontrolli i ndërtimit të objektit periodikisht dhe në fazat më kryesore, nga mbikëqyrësi i punimeve të ndërtimit të objektit, inxhinierja ka bërë që objekti të mos përmbushë të gjitha kushtet për shfrytëzim sipas destinacionit për të cilen është ndërtuar.

Veprimet e sipërcituara të kryera nga mbikëqyrësi i punimeve të ndërtimit të objektit janë veprime në kundërshtim me pikën 4, paragrafi i dytë, me pikat 14 dhe

Page 254: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

254

15, germa d, të udhëzimit nr. 3, datë 15.2.2001 dhe nenin 11, të ligjit nr. 8402, datë 10.9.1998.

Në procesverbalin e aktkolaudimit të objektit “Për shtëpi banimi 4 kate” në Tragjas, e përgatitur nga kolaudatori i objektit, shprehet se: “…është zbatuar projekti me ndryshime e sipërfaqes së ndërtimit të objektit me 143 m2 (11 m x 13 m) 4 kate, nga 120 m2 (12 m x 10 m) 3 kate i aprovuar sipas sheshit të ndërtimit.…” dhe në fund kolaudatori shprehet se jam i mendimit: “…se objekti banimi 4 kate në Tragjas i plotëson kushtet teknike të zbatimit dhe është gati për shfrytëzim dhe banim”. Ndërsa e kundërta është në fakt, gjithmonë sipas pohimit të vetë kolaudatorit. Ky procesverbal i aktkolaudimit nuk është nënshkruar nga përfaqësuesi i firmës, por vetëm nga kolaudatori dhe nga mbikëqyrësi i punimeve të ndërtimit të objektit.

Veprimet e sipërcituara të kryera nga kolaudatori janë kontradiktore për nga përmbajtja sepse në pjesën e parë të procesverbalit të aktkolaudimit të objektit shprehet se: nuk është zbatuar projekti i zbatimit të aprovuar sipas sheshit të ndërtimit të miratuar e të disponuar sepse është shtuar një kat dhe në pjesën e dytë shprehet se, objekti i banimit 4 kate në Tragjas i plotëson kushtet teknike të zbatimit dhe është gati për shfrytëzim.

Këto veprime janë në kundërshtim me germën “a”, pikat 3 e 7, të kreut II, të udhëzimit nr. 3, datë 15.2.2001 dhe me nenin 12, të ligjit nr. 8402, datë 10.9.1998.

Në zbatim të nenit 54, të ligjit nr. 8405, datë 17.9.1998, në dosjen e objektit të investitorit nuk ishin depozituara 3 aktet e kontrollit si:

- aktkontrolli i piketimin të objektit. - aktkontrolli i përfundimit të themeleve - aktkontrolli i përfundimit të karabinasë Kërkesa për lejen e shfrytëzimit të pranuar dhe shqyrtuar nga Zyra e

Urbanistikes në Orikum është në kundërshtim me nenin 54, të ligjit nr. 8405, germën “a”, pikat 3 e 7, të kreut II, të udhëzimit nr. 3, datë 15.2.2001 dhe me nenet 11 e 12, të ligjit nr. 8402, datë 10.9.1998, për faktin se:

Së pari, mungon studimi urbanistike i miratuar nga KRRT-ja e Këshillit të Qarkut në Vlorë.

Së dyti, sheshi dhe leja e ndërtimit nuk është dhënë nga KRRT-ja, por vetëm me vendim të Këshillit Bashkiak dhe zbardhja e lejes së ndërtimit është vetëm në emër të kryetarit të Bashkisë (dhe jo në funksionin e Kryetarit të KRRT-së), çka e bënë këtë vendim të pavlefshme, si një akt i nxjerrë në kapërcim të kompetencave ligjore dhe në kundërshtim me formën dhe procedurën e kërkuar nga ligji

Së treti, një pjesë e sheshi i ndërtimit me sipërfaqe prej 375 m2 është dhënë në pronë publike, në kundërshtim me nenet 3 e 4, të ligjit nr. 7980, datë 21.7.1995 “Për shitjen e trojeve”.

Së katërti, leja e shfrytëzimit është dhënë, pa pasur më parë të depozituara tre aktet e kontrollit si, aktkontrolli i piketimin të objektit aktkontrolli i përfundimit të themeleve dhe aktkontrolli i përfundimit të karabinasë, në zbatim të nenit 54, të ligjit nr. 8405, datë 17.9.1998.

Në këto kushte veprimet e sipërcituara të kryera nga punonjësit e zyrës së urbanistike dhe nga ish-kryetari i Bashkisë në lidhje me dhënien e lejes së shfrytëzimit, janë veprime në kundërshtim me pikën “ç”, të neneve 11 e 12, të ligjit nr. 8402, datë 10.9.1998 dhe nenin 54, të ligjit nr. 8405, datë 17.9.1998.

2. Në lidhje me investitorin rezultoi se është dhënë leje shfrytëzimi me vendimin nr. 3/4, datë 29.6.2006, të KRRT së Bashkisë së Orikumit, për vilë rezidenciale 3 kate të ndërtuar nga subjekti ndërtues sh.p.k., e përfaqësuar nga administratorja, sipas lejes së ndërtimit të KRRT nr. 3/8, datë 22.8.2003, në Tragjas

Page 255: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

255

jashtë vijës kufizuese të ndërtimit në një zonë turistike dhe nga kontrolli i dosjes rezultoi se:

KRRT-ja në vendimin nr. 3/8, datë 22.08.2003 ka miratuar një shesh ndërtimi me sipërfaqe sheshi prej 4800 m2 nga 4020 m2 që ka certifikata e pronësisë datë 18.7.2002 e lëshuar nga ZVRPP Vlorë dhe sipërfaqe ndërtimi 120 m2 me 3 kate.

Zbardhja e lejes së ndërtimit nuk është me sipërfaqe sheshi 4020 m2 sa është miratuar me vendimin KRRT-së nr.3/8, datë 22.08.2003, por me sipërfaqe sheshi prej 4800 m2, duke miratuar një sipërfaqe sheshi prej 780 m2 më shumë se sa ka në certifikatën e pronësisë.

Formularët nr. 2 dhe 4 që i përket lejes së ndërtimit për subjektin ndërtues sh.p.k., është miratuar vetëm nga kryetari i KRRT-së së Bashkisë Orikum, ndërsa emri dhe nënshkrimi i sekretarit të KRRT-së mungon, çka do të thotë se të dy formularët janë relativisht të pavlefshme dhe në kundërshtim me nenin 85, të ligjit nr. 8405, datë 17.9.1998.

Mbi bazën e miratimit të kryetarit të Bashkisë, njëherësh dhe kryetar i KRRT-së së Bashkisë Orikum, janë plotësuar dhe aktet e kontrollit për realizimin e punimeve ndërtimore nga përfaqësuesja e Zyrës së Urbanistikes si:

Piketimi i objektit, përfundimi i themeleve dhe përfundimi i karabinasë për të gjithë objektin, ku të tre këto aktkontrolle janë nënshkruar nga subjekti ndërtues.

Si përfundim, vendimi i KRRT nr. 3/8, datë 22.8.2003, për miratimin e destinacionit të sheshit të ndërtimit dhe kondicionet urbane të tij, ku sipërfaqja e sheshit është miratuar për 4020 m2 dhe jo për sipërfaqen 4800 m2 dhe sipërfaqe ndërtimi 120 m2 me 3 kate, jashtë vijës kufizuese të ndërtimit në një zonë turistike e zbardhur vetëm nga kryetari i KRRT-së së Bashkisë Orikum, konsiderohet e pavlefshme, për faktin se:

- Jashtë vijës kufizuese të ndërtimit (vija e verdhë) e qytetit apo fshatit, në rastin konkret në tokë bujqësore dhe në zonë turistike, nuk mund të shqyrtohen dhe miratohen sheshe dhe leje ndërtimi, pa patur studime rajonale apo masterplane të miratuara. Është KRRT-ja e Qarkut që shqyrton dhe miraton sheshe dhe leje ndërtimi konform studimeve të miratuara, jashtë vijës kufizuese të ndërtimit të qytetit apo fshatit, sipas përcaktimit të bërë në gërmën “dh”, të pikës 1, të nenit 6, të ligjit nr. 8991, datë 23.1.2003, i cili ka ndryshuar nenin 20, të ligjit nr. 8405, datë 17.9.1998.

Çdo organ administrativ është kompetent në fushën që ai mbulon dhe nuk mundet të ushtrojë të drejtat e një organi tjetër administrative, pasi ushtrimi i kompetencave tej kufijve të ligjit përbën cenim të parimit të ligjshmërisë dhe si rrjedhojë çdo veprim apo aktadministrativ që mund të nxirret nga kjo veprimtari e pakufizuar dhe arbitrare shpie domosdoshmërish në pavlefshmërinë juridike të tyre.

- Gjithashtu miratimi i studimeve urbanistike në zonat turistike bëhet nga KRRTRSH-ja, ku materiali plotësohet dhe paraqitet në KRRT-në e Qarkut përkatës, i cili ja përcjell më pas KRRTRSH-së.

Kërkesa për shesh dhe leje ndërtimi, në zonat që kanë përparësi zhvillimin e turizmit, depozitohen në sekretarinë teknike të KRRT së Qarkut përkatës. Sheshi i miratuar nga KRRT-ja e Qarkut shqyrtohet në Këshillin e Zhvillimit të Turizmit. Këshilli i Rregullimit të Territorit të Qarkut mbi bazën e vendimit të KZHT-së, miraton lejen e ndërtimit.

Në këto kushte edhe pranimi i kërkesës për lejen e shfrytëzimit nga punonjësit e Zyrës së Urbanistike dhe miratimi nga KRRT-ja, janë veprime në kundërshtim me nenet 64, 66 e 70, të ligjit nr. 8405, datë 17.9.1998 dhe VKM nr. 88, datë 1.3.1993 “Për miratimin e zonave që kanë përparësi zhvillimin e turizmit”.

Page 256: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

256

Së pari, mungon miratimi i studimeve urbanistike në këto zona turistike, nga KRRTRSH-ja, ku materiali plotësohet dhe paraqitet në KRRT-në e Qarkut përkatës, i cili ia përcjell më pas KRRTRSH-së.

Së dyti, kërkesa për shesh dhe leje ndërtimi, në zonat që kanë përparësi zhvillimin e turizmit, depozitohen në sekretarinë teknike të KRRT-së së Qarkut përkatës, ku sheshi i miratuar nga KRRT-ja e Qarkut shqyrtohet në Këshillin e Zhvillimit të Turizmit. KRRT e Qarkut, mbi bazën e vendimit të KZHT-së, miraton lejen e ndërtimit dhe vetëm kjo e fundit ka të drejtën e dhënies së lejes.

- Në një rast, nga Zyra e Urbanistikes janë pranuar dhe shqyrtuar kërkesa për leje shfrytëzimi në pronë publike për investitorin, për lokal dhe shtëpi banimi 2 kate, ku rezultoi se është dhënë leje shfrytëzimi me vendimin nr. 1/4, datë 15.1.2005 të KRRT-së të Bashkisë Orikum, e ndërtuar nga subjektin ndërtues.

Nga kontrolli i dosjes rezultoi se: leja e ndërtimit nr. 3, datë 4.2.2002, e lëshuar nga ish-kryetari i Bashkisë është absolutisht e pavlefshme si në formë edhe në përmbajtje për faktin se:

- Së pari, ky vendim nuk është shqyrtuar dhe miratuar në KRRT me shumicë votash në zbatim të nenit 51, të ligjit nr. 8405, datë 17.9.1998, por është një vendim i dalë direkt nga kryetari i Bashkisë, çka do të thotë se ky vendim i miratuar direkt, të jetë në kundërshtim me nenet 1 e 8, të udhëzimit nr. 3, datë 30.1.2002 të Ministrisë së Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit dhe të Ministrisë së Rregullimit të Territorit dhe Turizmit.

- Se dyti, leja e ndërtimit e dhënë nga Kryetari i Bashkisë është në pronë publike, e pa miratuar më parë në Këshillin Bashkiak, në zbatim të neneve 40, 41, të ligjit nr. 8405, datë 17.9.1998 dhe se shitja e pronës publike është në kundërshtim me nenet 3 e 4, të ligjit nr. 7980, datë 27.10.1995 “Për shitjen e trojeve”.

- Së treti, leja e ndërtimit e dhënë së bashku me planimetrin e sheshit nuk plotësojnë kondicionet urbanistike, si vija e ndërtimit, distanca nga aksi i rrugës, distanca nga trotuari, distanca nga kufiri i pronës etj.

- Së katërti, leja e shfrytëzimit e dhënë është në kundërshtim me “Planin Rregullues të Qytetit Orikum” sipas planimetrisë të miratuar me vendimin nr. 5, datë 23.6.2004 nga KRRTRSH-ja, për faktin se sipas planimetrisë së miratuar është parashikuar rrugë me dy korsi dhe se ky objekt është krejtësisht jashtë vijës së ndërtimit dhe e ndërtuar mbi trotuare.

- Së pesti, leja e shfrytëzimit e dhënë, pa pasur më parë të depozituara tre aktet e kontrollit, si aktkontrolli i piketimit të objektit aktkontrolli i përfundimit të themeleve dhe aktkontrolli i përfundimit të karabinasë, në zbatim të nenit 54, të ligjit nr. 8405, datë 17.09.1998.

Në këto kushte, veprimet e sipërcituara të kryera nga punonjësit e Zyrës së Urbanistike dhe nga ish-kryetari i Bashkisë në lidhje me dhënien e lejes së shfrytëzimit, janë veprime në kundërshtim me pikën “ç”, të neneve 11 e 12, të ligjit nr. 8402, datë 10.9.1998 dhe nenin 54, të ligjit nr. 8405, datë 17.9.1998.

Në të gjitha rastet e dhënies së lejeve të shfrytëzimit për objektet që kanë përfunduar punimet, formulari i aktit të marrjes në dorëzim i mbajtur në tre kopje, nuk është firmosur nga përfaqësuesit e Bashkisë dhe nga supervizori.

Në procesverbalin nr. 3, datë 13.3.2007, mbi mbajtjen e akteve të kontrollit për dhënien e lejeve të shfrytëzimit është theksuar: “…në të gjitha rastet mungonin detyrimet që ka Seksioni i Urbanistikës për kontrollin e realizimit të ndërtimit për piketimin e objekteve, ku çdo aktkontrolli depozitohet në dosjen e objektit.

Vërejtja e subjektit mbi projektraportin e kontrollit në lidhje me problemin e sipëcituar nuk merret në konsideratë për faktin se është i sqaruar në detaje.

Page 257: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

257

Për shkeljet e cilësuara më sipër mbajnë përgjegjësi: ish-kryetari i Bashkisë së Orikumit, në cilësinë e ish-kryetarit të KRRT; ish-përgjegjësi i Zyrës së Urbanistikës; inspektorja e Shërbimeve dhe specialiste pranë Zyrës së Urbanistikës; 3 mbikëqyrës të punimeve të ndërtimit; 2 kolaudatore.

Kontroll mbi zbatimin e procedurave për legalizimin e ndërtimeve të kundraligjshme.

Për zbatimin e procedurave të legalizimit të ndërtimeve të kundraligjshme në

Bashkinë Orikum, rezulton se për periudhën 2004-2006 nuk është kryer asnjë procedurë legalizimi i shtesave në ndërtime në zbatimi i ligjit nr. 9209, datë 23.3.2004 “Për legalizimin e shtesave me ndërtime”, të VKM nr. 544, datë 12.8.2004 “Për miratimin e procedurës dhe të dokumentit të legalizimit të shtesave në ndërtime”, si dhe të udhëzimit të Ministrit të Rregullimit të Territorit dhe Turizmit nr.6, datë 26.11.2004 “Për zbatimin e VKM nr. 544, datë 12. 08.2004.

Moskryerja e procedurës së legalizimit të shtesave në ndërtime nga ana e Zyrës së Urbanistikës, bazohet në deklaratën e datës 29.5.2007 e nënshkruar nga inspektorja e shërbimesh dhe anëtare e KRRT-së.

Kontroll mbi punën e bërë në drejtim të evidentimit, inventarizimit dhe

regjistrimit të pronave të paluajtshme të Bashkisë. Për zbatimin e procedurave në drejtim të evidentimit, inventarizimit dhe

regjistrimit të pronave të paluajtshme të Bashkisë, në zbatim të ligjit nr. 8743, datë 22.02.2001 “Për regjistrimin e pronave të paluajtshme të shtetit”, ligjit nr. 8744, datë 22.02.2001 “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit, në njësitë e qeverisjes vendore”, VKM nr. 500, datë 14.8.2001 “Për inventarizimin e transferimin e ambienteve administrative në pronësi të njësive të qeverisjes vendore” dhe udhëzimit nr. 15, datë 30.6.2003 “Për mënyrën e paraqitjes nga njësitë e qeverisjes vendore të kërkesave për transferimin në pronësi të tyre, të pronave të paluajtshme shtetërore” rezulton se:

Në Bashkinë e Orikumit, ky ligj i sipërcituar është zbatuar dhe është miratuar me VKB nr. 38, datë 3.6.2004 “Për miratimin e inventarizimit të pronave të paluajtshme të shtetërore të Bashkisë së Orikumit”, i cili për bazueshmëri ligjore është miratuar me shkresën nr. 958/1, datë 21.6.2004 të Prefektit të Qarkut të Vlorës. Ndërsa miratimi nga Këshilli i Ministrave “Për miratimin e inventarizimit të pronave të paluajtshme të shtetërore të Bashkisë Orikum”, deri në periudhën e ushtrimit të kontrollit nuk është marrë.

Kontroll mbi administrimin e aseteve, të Bashkisë Orikum dhe dhënin me qira

të objekteve publike.

Për vitin 2004 Në lidhje me procedurën e dhënies me qira të pasurive të ndërmarrjeve dhe

institucioneve me sipërfaqe trualli nën objekt dhe sipërfaqe trualli i lirë deri në 200 m² dhe 201-500 m², sipas dokumenteve të paraqitura nga Zyra e Tatimtaksave të Bashkisë, rezulton se nuk ka ndërmarrje dhe institucione në varësi të Bashkisë, por nga ana e Bashkisë është lidhur një kontratë qiraje me sipërfaqe 500 m2, për periudhën janar –dhjetor 2004, e konkretisht:

Kontrata e qirasë është lidhur me datë 5.1.2004 midis Bashkisë së Orikumit, përfaqësuar nga kryetari, në cilësinë e qiradhënësit dhe të qytetarit në cilësinë e

Page 258: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

258

qiramarrësit, për objektin depo nr.4, me sipërfaqe nën objekt 500 m2 dhe me një afat 12-mujor.

a. Mbi përcaktimin e çmimit dysheme. Kontrata e lidhur midis palëve është bazuar në VKM nr. 315, datë 24.4.2003

“Për dhënien me qira të pasurive të ndërmarrjeve, shoqërive dhe institucioneve shtetërore”, kreu III, sipas të cilit çmimi rezulton 50 lekë për metër katror dhe detyrimi vjetor është 300 000 lekë.

b. Mbi shpërndarjen e të ardhurave. Detyrimet e përcaktuara sipas kontratës të lidhur midis palëve, janë arkëtuar

në masën 100%, kurse shpërndarja e tyre nuk është realizuar në bazë të VKM nr. 315, datë 24.4.2003, ku në kreun e V, pika 3, thuhet: “të ardhurat që krijohen nga dhënia me qira e pasurive të institucioneve, ndërmarrjeve a shoqërive shtetërore të pushtetit vendor të ndahen si vijon: 10% buxheti i shtetit…”, dhe pikërisht nuk është derdhur në buxhetin e shtetit vlera prej 30 000 lekë.

Për vitin 2005 Kontrata e qirasë është lidhur me datë 5.1.2005 midis Bashkisë Orikum e

përfaqësuar nga kryetari në cilësinë e qiradhënësit dhe të qytetarit në cilësinë e qiramarrësit, për objektin depo nr.4, me sipërfaqe nën objekt 500 m2 dhe me një afat 3-mujor.

a. Mbi përcaktimin e çmimit dysheme: Kontrata e lidhur midis palëve është bazuar në VKM nr.315 datë 24.04.2003,

kreu 3, i cili përcakton çmimin që është 50 lekë për metër katror, detyrimi vjetor është 75 000 lekë.

b. Mbi shpërndarjen e të ardhurave: Detyrimet e përcaktuara sipas kontratës të lidhur midis palëve, janë arkëtuar

në masën 100%, kurse shpërndarja e tyre nuk është realizuar në bazë të VKM nr. 315, datë 24.04.2003, kreu 5, pika 3, ku thuhet “të ardhurat që krijohen nga dhënia me qira e pasurive të institucioneve, ndërmarrjeve a shoqërive shtetërore të pushtetit vendor të ndahen si vijon: 10% buxheti i shtetit…” dhe pikërisht nuk janë derdhur në buxhetin e shtetit vlera prej 7 500 lekë.

Për vitin 2006 nuk ka kontrata qiraje për objektin depo nr.4. Për mos derdhjen e 10% të vlerës në shumën 37 500 lekë, mbajnë përgjegjësi

përgjegjësja e Zyrës së Tatimtaksave dhe përgjegjësi i Zyrës së Financës. Kontroll mbi shitjen e trojeve publike, bazuar në ligjin nr. 7980, datë

27.10.1995 “Për shit-blerjen e trojeve”. Për zbatimin e procedurave të shitjes së trojeve publike, bazuar në ligjin nr.

7980, datë 27.10.1995 “Për shit-blerjen e trojeve”, rezulton se për periudhën 2004-2006, në Bashkinë Orikum nuk është kryer asnjë shitje në trojet publike, sipas deklaratës së datës 30.05.2007, nënshkruar nga drejtori i Financës në Bashkinë Orikum.

Kontroll mbi zbatimin e ligjit nr. 9154, datë 06.11.2003 “Për arkivat”, si dhe

zbatimi i rregullores “Për punën në dokumentet administrative në organet shtetërore dhe joshtetërore”.

Pranë këtij institucioni nuk ka Zyrë Arkivi, ambiente për arkivimin e

dokumentacionit.

Page 259: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

259

1. Dosjet e tenderave janë pa fletëinventari dhe të paprotokolluara. Për vitet 2004 dhe 2005, ato ndodhen në Zyrës e Financës, ndërsa për vitin 2006, ato ndodhen Zyrës e Urbanistikës.

Në lidhje me praktikat dhe dosjet e urbanistikës dhe në veçanti ato, që kanë përfunduar praktikën e dhënies së lejes së shfrytëzimit, janë të sistemuara, por pa fletëinventari dhe pa numërimin e fletëve.

Lënia e dokumenteve të përfunduara në Zyrën e Urbanistikës është në kundërshtim me nenin 24, germa b, të ligjit nr. 9154, datë 06.11.2003, si dhe me nenet 4 e 5, kapitulli II “Mbi detyrat e sekretari-arkivit të organit shtetëror”, të rregullores “Për punën me dokumentet administrative të organeve shtetërore”.

2. Në lidhje me kontrollin e ushtruar për dokumentet që kanë dosjet e KRRT-së, gjendja rezulton si me poshtë:

Në të gjitha dosjet e KRRT-së, dokumentacioni nuk ishte i numëruar fletë për fletë, e për rrjedhojë, në disa dosje mungonte edhe dokumentacioni i nevojshëm, veprime këto që janë në kundërshtim me nenin 39, të ligjit nr. 9154, datë 06.11.2003.

3. Në lidhje me kontrollin e ushtruar në librin e protokollit të mbledhjeve të Këshillit Teknik të Zyrës së Urbanistikes u konstatua se mungon libri i protokollit, e për rrjedhojë nuk është pasqyruar asnjë mbledhje nga viti 2004 deri në vitin 2006, çka tregon se pranë kësaj zyre, nuk ka funksionuar Këshilli Teknik, i cili shqyrton dhe jep mendim për anën tekniko-ligjore të materialeve që paraqiten për shqyrtim në KRRT, në zbatim të neneve 24, 25, të ligjit nr. 8405, datë 17.9.1998.

Shkeljet e cilësuara më sipër janë në kundërshtim me nenet 9, 37, 39 dhe 42, të ligjit nr. 9154, datë 06.11.2003 dhe të rregullores “Për punën në dokumentet administrative në organet shtetërore dhe jo shtetërore” dhe ngarkojnë me përgjegjësi: ish-kryetarin e Bashkisë; inspektoren e Shërbimit Social dhe arkiviste; inxhinieren pranë Zyrës së Urbanistikës; punonjësin për kohën që është marrë me këtë detyrë.

Për përmirësimin e gjendjes u rekomandua marrja e masave. 10. KONTROLL NË NJËSINË BASHKIAKE NR. 4 TË TIRANËS Në zbatim të programit të kontrollit nr. 404/1, datë 02.7.2007, të miratuar nga

Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, u ushtrua kontroll në Njësinë Bashkiake Nr. 4 në Tiranë “Për zbatimin e ligjshmërisë dhe rregullshmërisë së aktivitetit ekonomiko-financiar”.

Kontrolli u krye nga data 03.7.2007, deri në datën 31.7.2007, për periudhën e kontrollit 01.01.2005 deri 31.06.2007.

Kontrolli u krye për zbatimin e ligjshmërisë dhe të rregullshmërisë financiare, duke verifikuar sipas rastit dokumentacionin me zgjedhje dhe përveç kontrollit të dokumentacionit, jemi bazuar edhe në këshillimin dhe ballafaqimet me stafin drejtues e atë administrativ të subjektit të kontrollit.

Gjatë kontrollit të kryer për zbatimin e ligjshmërisë dhe rregullshmërisë së veprimtarisë financiare, duke verifikuar sipas rastit dokumentacionin me zgjedhje ose të njëpasnjëshëm, që iu vu në dispozicion grupit të kontrollit, rezultoi se u konstatuan shkelje, me dëm ekonomik në vlerën 2.067.378 lekë si: pagesa të pambështetura në dispozitat ligjore në lidhje me shpërblimet e punonjësve për vlerën 1.359.012 lekë, pagesa të pamotivuara anëtarëve të Këshillit Njësisë Bashkiake në vlerën 243.000 lekë dhe pagesa për telefoninë celulare në vlerën 465.366 lekë.

Në përfundim të kontrollit rezultoi: Mbi funksionimin e Këshillit të Njësisë Bashkiake.

Page 260: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

260

Njësia Bashkiake nr. 4 ushtron veprimtarinë e bazuar në ligjin nr. 8652, datë 31.7.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore, ligjin nr. 8654, datë 31.7.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Bashkisë Tiranë”, vendimin nr. 11, datë 21.3.2005, të Këshillit Bashkiak në Tiranë “Për miratimin e rregullores administrative të njësive bashkiake të Tiranës”.

Nga ana e Njësisë Bashkiake Nr. 4 është hartuar rregullorja e brendshme e funksionimit të Këshillit të Njësisë Bashkiake, e cila është miratuar me vendimet nr. 9, datë 26.02.2004, përmirësuar me vendimin nr. 12, datë 11.6.2007 të Këshillit të Njësisë Bashkiake.

Gjithashtu, nga Këshilli i Njësisë Bashkiake Nr. 4 është hartuar dhe rregullorja e funksionimit të administratës së Njësisë Bashkiake Nr. 4, por kjo rregullore nuk është e plotë, pasi nuk ka të përcaktuar rregullat dhe detyrat specifike për çdo funksion pune të aparatit të njësisë, nuk ka detyrat e punonjësve të tregut, të punonjësve të ndihmës ekonomike, urbanistikës etj. Detyrë kjo e rekomanduar dhe në vendimin nr. 11, datë 21.3.2005 të Këshillit Bashkiak Tiranë, pika 2, me të cilin ngarkohen Njësitë Bashkiake për të përcaktuar rregullat specifike të zbatimit të Rregullores Administrative të tyre për çdo sektor të Aparatit të Njësisë.

Nga kontrolli rezultoi se mbledhjet e Këshillit të Njësisë Bashkiake janë organizuar një herë në muaj dhe me tematika të veçanta. Në mbledhjet e Këshillit të Njësisë Bashkiake është miratuar struktura organizative dhe buxheti i njësisë, dhe për gjendjen financiare ka raportuar kryetari i njësisë, ndërkohë peshën më të madhe të vendimeve të Njësisë Bashkiake e zënë ato të përkrahjes dhe ndihmës ekonomike.

Për zhvillimin e mbledhjeve të Njësisë Bashkiake janë mbajtur procesverbale në formë protokolli në një libër të veçantë, por i pasekretuar me numër fletësh. Mbajtja e procesverbaleve të mbledhjeve është në pajtim me formën dhe përcaktimet e bëra në nenin 8, shkronja “a”, të ligjit nr. 8654, datë 31.7.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Bashkisë së Tiranës”.

Të gjitha vendimet e Këshillit të Njësisë Bashkiake Nr. 4, për ligjshmërinë e tyre janë konfirmuar dhe nga prefekti i Qarkut në Tiranë.

Mbi kontrollin e zbatimit të buxhetit. Plani i buxhetit së bashku me investimet dhe ndryshimet për të dy vitet 2005-

2006 është miratuar në Këshillin Bashkiak të Njësisë, gjithashtu është hartuar dhe nënshkruar në Degën e Thesarit Tiranë situacioni i shpenzimeve buxhetore. Në mënyrë të detajuar, realizimi i buxhetit për vitet 2005-2006 paraqitet si më poshtë:

Në 000/lekë Viti 2005 Viti 2006 Nr. Llog. Emërtimi

Parash Fakt % +/- Parash Fakt % +/- 1 600 Paga shpërblim 10.382 10.081 97 11.039 10.253 93 785 Nr. punonjësve 25 25 25 25 Punë jashtë orarit - - - - 698 P. kontrate 1 1 - - Fond i veçantë 819 654 851 861 Shpenzime nga të ardhura 1.522 1509 1679 1630

2 601 Sipërfaqe shoqërore 2.753 2.587 2874 2824 3 231 Investime 2.322 2.167 93 4.000 3.743 93 -256 Nga buxheti 2.272 2.117 93 4.000 3.743 93 -256 1 Ndihmë ekonomike 23.320 23.320 21.900 21.900 2 Invalidët 75.686 75.627 85.101 85.101

5 602 Shpenzime operative 12.320 11.098 11.518 11.518 1 Piknik këshilltarët 135 135 135 135 2 Karburant, vaj 300 258 300 299 3 Celular + kartat 358 310 372 320 4 Ujë 168 154 168 168 5 Energji elektrike 161 223

Page 261: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

261

6 Pagat e këshilltarë 4.270 4550 4550 7 Qira tregu 4800 3427 5080 4660 TOTALI 128.305 124.880 97 3425 149.768 133.701 99 1008 Grandi pa kushte 27.877 25.884 30.193 28.359 Ardhurat Nj. Bashkia 2.014 1.954 2.213 2.112 Bashkia në Tiranë 49 49 240 240 Buxheti i Njësisë 29.940 27.887 93 2053 32.646 30.771 94 1875

- Për vitin 2005, nga 126.3 milionë lekë shpenzime, gjithsej janë realizuar 124.8 milionë lekë, në masën 97% ose më pak 3425 mijë lekë.

- Për vitin 2006, nga 149.7 milionë lekë shpenzime, gjithsej janë realizuar 133.7 milionë lekë, në masën 99% ose më pak 1008 mijë lekë.

2.1. Njësia Bashkiake Nr. 4 ka në inventar 1 autoveturë në dispozicion të kryetarit të Njësisë Bashkiake, ndërkohë për lëvizjet e bëra nuk është mbajtur fletëudhëtimi. Sipas të dhënave të paraqitura rezulton se për vitin 2005 ka harxhuar 2.880 litra karburant, në vlerën 285.600 lekë ose mesatarisht 240 litra në muaj, ndërsa për vitin 2006 janë harxhuar 2530 litra karburant me vlerën 299.925 lekë ose mesatarisht 210 litra në muaj. Mosmbajtja e fletëudhëtimeve është në kundërshtim me nenet 3 e 7, të ligjit nr. 6942, datë 25.12.1984 “Për administrimin, dokumentimin, ruajtjen e qarkullimin e vlerave materiale e monetare”, për të cilën mban përgjegjësi drejtuesi i mjetit.

2.2. Mbi dhënien e shpërblimeve 27 anëtarëve të Këshillit të Njësisë Bashkiake:

Në kundërshtim me nenin 24.3, të ligjit nr. 8379, datë 29.7.1998 i ndryshuar “Për hartimin dhe zbatimin e buxhetit të shtetit të Republikës së Shqipërisë”, me urdhrat nr. 55, datë 20.12.2005 dhe nr.19, datë 22.11.2006, të kryetarit të Njësisë Bashkiake, nga të ardhurat e vetë njësisë, për dy fund vitet 2005-2006, 27 anëtarëve të Këshillit të Njësisë Bashkiake u janë dhënë honorar për piknik nga 5 000 lekë secili, duke zbritur tatimin në masën 10% ose 500 lekë, mbetet se u janë dhëne 4.500 lekë secili në vit, duke i shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm ekonomik prej 243.000 lekë (2 vjet x 27 punonjës x 9.000 lekë).

2.3. Mbi harxhimet për telefonin celular: Nga kontrolli rezultoi se janë paguar më tepër për telefoninë e lëvizshme celulare të punonjësve në vlerën 465.366 lekë dhe më konkretisht:

a) Për vitet 2005-2006, nga kryetari i Njësisë Bashkiake janë harxhuar për celularin 45.366 lekë më tepër se limit mujor prej 15.000 lekë, ku në këtë tarifë përfshihet edhe abonimi mujor prej 2.000 lekë, i përcaktuar në VKM nr. 343, datë 11.07.2002 “Për përdorimin e telefonave celularë” i ndryshuar. Në mënyrë analitike, shpenzimet për telefonin celular paraqitet në tabelën e mëposhtme:

Në lekë Viti 2005 Viti 2006 Nr. Muajt

Harxhuar Tejkaluar Harxhuar Tejkaluar Tejkaluar

limiti 1 Dhjetor 19.882 4.882 13,014 4.882 2 Janar 12.992 12,504 - 3 Shkurt 11.083 12,458 - 4 Mars 17.356 2.356 15,613 613 2.969 5 Prill 15.153 153 10,740 153 6 Maj 16.538 1.538 9,221 1538 7 Qershor 27.427 12.427 8.798 12.427 8 Korrik 19.454 4.454 26.828 11.828 16.282 9 Gusht 12.642 9.460 -

10 Shtator 14.878 17.338 2.338 2.338 11 Tetor 8724 19.777 4.777 4.777 12 Nëntor 13.450 9.259 -

Page 262: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

262

Shuma 189579 25.810 165,010 19.556 45.366

b) Mbi dhënie padrejtësisht 6 punonjësve karta telefonike: me vendimet e Këshillit të Njësisë Bashkiake nr. 4, datë 28.02.2005 dhe nr. 2, datë 31.01.2006, nënshkruar nga ish-kryetari i Këshillit të Njësisë Bashkiake, pa u mbështetur në dispozitë ligjore, u është miratuar furnizimi me karta telefonike 6 punonjësve, përkatësisht: zëvendëskryetarit të Njësisë Bashkiake dhe sekretares të Këshillit të Njësisë, me nga 3 copë karta telefonike në muaj ose 36 në vit dhe 4 punonjësve të tjerë nga 2 karta telefonike në muaj ose 24 karta në vit për secilin, përkatësisht: përgjegjësi i Shërbimeve Njerëzore, përgjegjësi i Sektorit të Financës, përgjegjësi i Sektorit të Urbanistikës dhe përgjegjësi i Marrëdhënieve me Komunitetin.

Nga verifikimi i dokumenteve rezulton se për periudhën e vitit 2005-2006 dhe 6-mujorin e parë 2007 janë blerë nga të ardhurat 420 copë karta telefonike me vlerë 420.000 lekë, të cilat janë tërhequr nga magazina e përdorur nga personat e mëposhtëm:

Në 000/lekë Viti 2005 Viti 2006 6-mujori

2007 Gjithsej

Nr.

Funksioni Nr. Lekë Nr. Lekë Nr. Lekë Nr. Lekë

1 Zëvendëskryetar 36 36 36 36 18 18 90 90.000 2 Sekretari i Këshillit 36 36 36 36 18 18 90 90.000 3 Përgjegjësi i Burimeve Ekonomike 24 24 24 24 12 12 60 60.000 4 Përgjegjësi i Burimeve Njerëzore 24 24 24 24 12 12 60 60.000 5 Përgjegjësi i Sektorit të Urbanistikës 24 24 24 24 12 12 60 60.000 6 Nderli. Komunit. 24 24 24 24 12 12 60 60.000 Shuma 168 168 168 168 84 84 420 420.000

Furnizimi me karta telefonike i personave të cilët nuk u takojnë është në

kundërshtim me pikën 2, të VKM nr. 343, datë 11.7.2002 “Për pajisjen me numër telefoni celular të personave juridike, publik” i ndryshuar dhe udhëzimit të Ministrisë së Financave nr. 10, datë 24.10.2002 “Për administrimin e shpenzimeve për telefoninë e lëvizshme në përdorim të zyrtarëve publikë”, pika 4, ku sqarohet se: me funksione zyrtare që mund të përfitojnë këtë shërbim kuptohen drejtorët e drejtorive në ministri, titullarët e institucioneve shtetërore të vartësisë si dhe ata që barazohen në pagë me këta funksione.

Furnizimi me 420 karta telefonike në vlerën 420.000 lekë, i 6 personave të mësipërm, të cilët nuk barazohen në pagë me drejtorët e drejtorive në ministri, përbën dëm ekonomik dhe duhet të kthehet nga përfituesit.

Për marrjen dhe zbatimin e vendimit të Këshillit Bashkiak të Njësisë mbajnë përgjegjësi ish-kryetari i Njësisë Bashkiake, sekretarja e Këshillit Bashkiak, kryetari i Njësisë Bashkiake, përgjegjësja e Sektorit Ekonomik dhe përgjegjësi i Sektorit të Shërbimit dhe jurist.

Për pagesat e cituara më sipër, në pikat 2.1 deri 2.4 janë mbajtur procesverbalet nr. 1, datë 29.3.2007 dhe nr. 4, datë 31.7.2007, me të cilët nuk është dakord administrata e Njësisë Bashkiake, pasi pretendohet se këto pagesa janë të mbështetura në ligjin nr. 8652, dt. 31.7.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”, neni 4, pika 2, ku citohet se: Organet e qeverisjes vendore veprojnë në bazë të autonomisë vendore, neni 19, pika 3, ku citohet se: “Çdo njësi e qeverisjes vendore ka autoritet të plotë për qëllimet dhe mënyrën e përdorimit të fondeve buxhetore të saj”.

Kontroll mbi marrëdhëniet e punës (paga, shpërblime, sigurime etj.)

Page 263: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

263

Në kontrollin e kryer mbi strukturën dhe organikën rezultoi se është zbatuar

vendimi i Këshillit Bashkiak Tiranë nr. 6, datë 27.02.2003 “Për strukturën masën e pagës dhe shtesat për çdo funksion”.

U verifikua llogaritja dhe mbledhja e listëpagesave, përkatësisht: për vitin 2005, muajt: mars, shtator, dhjetor: për vitin 2006, muajt: qershor, gusht dhe nëntor dhe muaji qershor i vitin 2007, nga ku rezultoi se është zbatuar VKM nr. 551, datë 27.11.2002 “Për klasifikimin e funksioneve të njësive të qeverisjes vendore”, dhe vendimet e Këshillit Bashkiak Tiranë, për këtë qëllim. Po kështu edhe për punonjësit e gjendjes civile pagesa është kryer në përputhje me VKM nr. 297, datë 27.06.2002 “Për disa shtesa dhe ndryshime ne vendimin nr. 726, datë 21.12.2000 të Këshillit të Ministrave "Për rritjen e pagave të punonjësve të institucioneve buxhetore" dhe VKM nr. 656, datë 16.09.2003 “Për pagat e punonjësve të gjendjes civile”.

Nga kontrolli rezultoi se për çdo muaj janë përllogaritur, detyrimet për sigurimet shoqërore, tatimet, si dhe janë kryer likuidimet institucioneve përkatëse, konform dispozitave ligjore për këtë qëllim. Është krijuar dhe azhornuar regjistri i pagave, duke e kuadruar me përmbledhëset e listëpagesave.

Në rakordimin me Degën e Thesarit të rrethit, për vitet 2005-2006, në shpenzimet e kryera për paga, sigurime shoqërore dhe tatime, shifrat rezultojnë të kuadruara me të dhënat që disponon kontabiliteti dhe për detyrimet e sigurimeve shoqërore në fund të vitit, të cilat kuadrojnë me pagesat e muajit dhjetor 2006.

- Mbi punësimin e disa punonjësve në kundërshtim me dispozitat ligjore në fuqi.

Nga kontrolli rezultoi se Njësia Bashkiake ka të punësuar 26 punonjës, nga të cilët 16 trajtohen si dhe janë emëruar mbështetur në Kodin e Punës, por për këta punonjës nuk janë lidhur kontratat individuale të punës, bazuar në nenet 12 dhe 21 të Kodit të Punës.

Ndërsa, 10 punonjësit e tjerë të administratës së Njësisë Bashkiake nuk trajtohen me Statusin e Nëpunësit Civil, pasi rekrutimi i tyre nuk është bërë në pajtim me këtë status, por janë emëruar gjatë mandateve të viteve 2001-2007, nga kryetari i Njësisë Bashkiake, në kundërshtim me nenin 13, të ligjit nr. 8549, datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil”, “Pranimi”, ku përcaktohet se: pranimi në shërbimin civil kryhet nëpërmjet konkurimit të hapur, bazuar në meritat.

Për marrjen e punonjësve në punë pa u lidhur kontratat individuale dhe emërimi i tyre në kundërshtim me Statusin e Nëpunësit Civil, të trajtuar më sipër, mban përgjegjësi kryetari i Njësisë Bashkiake dhe përgjegjësi i Sektorit të Shërbimit.

Zbatimi i rregullave për mbajtjen e kontabilitetit dhe rregullaritetit të

ligjshmërisë financiare. Nga Sektori i Burimeve Ekonomike nuk është hartuar rregullore për ndarjen e

detyrave dhe përshkrimi i operacioneve për çdo punonjës. Në kontrollin e ushtruar për rregullshmërinë e plotësimit dhe përpunimit të dokumentacionit të arkës u konstatua se mandatpagesat e arkës janë të nënshkruara nga titullari.

Për çdo fundmuaji dhe viti, arka në lekë ka rezultuar pa gjendje dhe nga kontrolli i kontabilizimeve në ditarin e arkës dhe të librit të plotësuar nga arkëtarja, nuk kanë rezultuar diferenca. Arka ka rezultuar me gjendje vetëm për letrat me vlerë, ku janë administruar në arkë biletat e tregut, pullat që përdoren për certifikatat e gjendjes civile dhe vërtetimet e zakonshme.

Nga kontrolli i befasishëm në Gjendjen Civile, për verifikimin gjendjes fizike të pullave, rezultoi se nga katër punonjës, dy rezultuan me diferenca në plus për 250

Page 264: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

264

lekë, respektivisht me 200 dhe me 50 lekë (të cilat u arkëtuan me mandatarkëtimet nr. 2853 dhe nr. 2854, datë 03.8.2007).

Në fund të vitit 2005, për gjendjen fizike të rezultuar në arkë, në zërin “vërtetime të zakonshme” janë pasqyruar në llogarinë kreditor si kundërparti e gjendjes së arkës, pa ndonjë veprim kontabël vlera prej 541.800 lekë, në një kohë që institucioni nuk ka pasur detyrime për fatura të pashlyera.

U krye kontrolli i të gjitha pagesave të viteve 2005, 2006 dhe rezulton se pagesat janë të pajisura me dokumentacionin e nevojshëm justifikues.

Për blerjet me vlera të vogla, nëpërmjet arkës dhe bankës, rezultoi se është respektuar UKM nr. 3, datë 19.02.1996 “Për blerjet e vogla”. Sasia e mallrave dhe materialet të blera janë bërë hyrje dhe janë të njëjta me faturat tatimore, por u konstatuan raste të veçanta të nxjerrjes së urdhërprokurimit për blerje me vlera të vogla pa qenë i nevojshëm, si në rastet kur ka kontrata, shlyerje qira tregu, karburanti etj.

Mallrat dhe materialet janë dokumentuar me fletëhyrje dhe fletëdalje, në përputhje me dispozitat ligjore. Për mallrat janë hapur dhe mbajtur kartela dyfishe, ku është kryer dhe rakordimi midis financës dhe magazinës. Daljet e materialeve nga magazina janë shoqëruar me urdhra dorëzimi.

Nxjerrja e llogarisë vjetore (bilanci kontabël) dhe inventarizimi i llogarive dhe

pasurisë publike. U krye verifikimi për saktësinë e tepricave të llogarive të pasqyruara në

bilancin e vitit 2005 dhe u konstatua se si rezultat i kontabilizimeve të gabuara, nuk është mbyllur llogaria 580 “xhirime të brendshme”, për çdo muaj, pasi për derdhjet në bankë nuk është debituar llogaria xhirime të brendshme, por llogaria 85 “të ardhura”.

E njëjta praktikë është ndjekur dhe në vitin 2006, për derdhjet në bank, gjithashtu, llogaria xhirime të brendshme me ditarin e thesarit nuk është prekur. Megjithatë sistemimi është kryer në fund të çdo viti dhe kjo llogari është mbyllur dhe nga verifikimi nuk rezultuan diferenca.

Teprica e llogarisë 520 “disponibilitete në thesar”, në fund të vitit 2005 dhe 2006, është e njëjtë me tepricën që ka pasqyruar kontabiliteti.

Bilancet janë nxjerrë dhe dorëzuar në afat në Degën e Thesarit të Rrethit Tiranë. Në aktivet e qendrueshme në llogarinë 231 “shpenzime në proces për rritjen e aktiveve të qendrueshme”, në bilancin e vitit 2006, paraqitet me tepricë për 7.855.483 lekë, që iu përkasin investimeve të kryera dhe të likuiduara, ku këto shpenzime duhej të ishin mbyllur.

Llogaria debitor, si në vitin 2005 dhe në vitin 2006, paraqitet vetëm me një analizë e cila përfaqëson letra me vlerë në qarkullim për punonjësit e tregut, por që është mbyllur në vitin pasardhës.

Edhe llogaria kreditore është paraqitur vetëm me një analizë, që përfaqëson garanci punimesh për ndërtim objektesh. Ndërsa llogaria “furnitorë e sipërmarrës”, për çdo vit ka rezultuar pa gjendje.

Detyrimet për paga, sigurime shoqërore dhe tatime rezultojnë të njëjta sipas përmbledhëses të borderove të muajt dhjetor dhe janë mbyllur në vitin pasardhës.

Për vitet 2005, 2006, me urdhër të veçantë nga kryetari i Bashkisë është ngritur komisioni i inventarizimit, duke kryer inventarin dhe rakordimin, në përputhje me dispozitat ligjore, ku dhe nuk kanë rezultuar diferenca.

Janë nxjerrë jashtë përdorimit inventarë ekonomik dhe i imët, për vitin 2005, në vlerën 256.520 lekë, ndërsa për vitin 2006, janë nxjerrë 41.784 lekë. Nga kontrolli

Page 265: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

265

rezultoi se asgjësimi është bërë me komision të veçantë, për të cilat është kryer edhe shkarkimi në kontabilitet brenda vitit.

Nga kontrolli rezultoi se të gjitha llogarit inventariale kanë pasqyruar të njëjtën gjendjen fizike me atë kontabël në bilanc. Po kështu edhe inventarizimi i magazinave dhe letrave me vlerë është e njëjtë me gjendjen kontabël.

Prokurimi i fondeve publike. Për vitet 2005-2006, nga Njësia Bashkiake janë zhvilluar 2 procedura

prokurimi “tender i kufizuar”, me objekt: “Kanali i ujërave të zeza në rrugën “Shefqet Kuka”, me kontrate të lidhur datë 14.10.2005, me vlerë 1.860.705 lekë dhe objekti “Kanalizime i ujërave të zeza në Allias”, me kontratë të lidhur datë 27.10.2006, për vlerën 3.475.710 lekë. Të dy objektet së bashku kanë një fond limit prej 5 422 mijë lekë dhe janë lidhur kontratat në shumën 5.335 mijë lekë ose 87 mijë lekë më pak, në masën 98.4% e fondit limit.

Meqenëse kontrolli i procedurave të prokurimeve ishte kryer nga Drejtoria e Auditit të Brendshëm të Bashkisë së Tiranës, nga grupi kontrollit të KLSH, u kontrollua vetëm zbatimi i kontratave të objekteve, për të cilën nuk u konstatuan probleme.

Mbi parashikimin dhe realizimin e taksave vendore. a. Për vitin 2005. Nga taksat, tarifat dhe të ardhurat vendore nga 1.422.000

lekë të parashikuara, janë realizuar 1.888.770 lekë, duke u tejkaluar për vlerën 466.000 lekë ose në masën 132%.

Nga Këshilli Bashkiak i Njësisë nr.4, gjatë miratimit të buxhetit për vitin 2005, me vendimin nr.7, datë 27.04.2005 “Për miratimin e strukturës së administratës dhe buxhetit të Njësisë Bashkiake Nr. 4, për vitin 2005”. Sipas të dhënave të paraqitura rezulton se për vitin 2005, të ardhurat janë realizuar si më poshtë:

Në lekë Nr. Llojet e

të ardhurave Parashikim Realizim Deviacion Në %

1 Statusi të pastrehut 2.000 16.100 +14.100 805 2 Lejë ndërtimi 50.000 28.000 -22.000 56 3 Të ardhura të ndryshme 700.000 836.000 +136.000 95 4 Të ardhurat e tregut ( 20% 670.000 655.000 - 14.580 97 5 Legalizim banese 0 353.000 + 353.000 Shuma 1.422.000 1.888.100 + 466.000 132 Të trashëguara nga viti 2004 1.179.000 Gjithsej 4.990.000

Përveç shpërblimit të punonjësve nga fondi i veçantë, mbështetur në vlerësimin e punës të çdo punonjësi, sipas statusit të nëpunësit civil dhe vendimit nr. 7, datë 27.4.2005 të Këshillit Njësisë Bashkiake, me urdhrin e brendshëm nr. 55, datë 22.9.2005 të kryetarit, u janë dhënë 28 punonjësve në formë shpërblimi vlera prej 1.242.220 lekë.

b. Për vitin 2006. Nga taksat, tarifat dhe të ardhurat vendore, nga 1.520.000 lekë të parashikuara, janë realizuar 1.662.581 lekë, duke tejkaluar për 142.581 lekë ose në masën 109.3%.

Nga Këshilli Bashkiak i Njësisë Nr. 4, gjatë miratimit të buxhetit për vitin 2006, me vendimin nr. 6, datë 27.4.2006, edhe për këtë vit, krahas treguesve të tjerë është miratuar dhe një zë shpërblim punonjësve, nga të ardhurat në vlerën 1.500.000

Page 266: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

266

lekë. Sipas të dhënave të paraqitura rezulton se për vitin 2006, të ardhurat janë realizuar si më poshtë:

Në lekë Nr. Llojet e të ardhurave Parashikim Realizim Deviacion Në

% 1 Statusi të pastrehut 2.000 9.600 +7.600 4802 Të ardhura të tjera 48.000 20.000 -28.000 413 Të ardhura nga tarifa ndryshme 800.000 872.650 +72.650 1094 Të ardhurat e tregut (20%) 670.000 760.000 + 90.331 113 Shuma 1.520.000 1.662.581 142.581 109 Të trashëguara nga viti 2005 1.113.000 Gjithsej 5.270.505

Përveç shpërblimit të punonjësve nga fondi i veçantë, me nga 15.000 lekë secili, mbështetur në vendimin nr. 5, datë 22.11.2006 të Këshillit të Njësisë Bashkiake “Për shpërblimin e punonjësve të administratës”, me urdhrin e brendshëm nr. 19, datë 06.12.2006 të kryetarit të Njësisë Bashkiake Nr. 4, nga të ardhurat e veta, me urdhërpagesën nr. 195, datë 15.12.2006, u janë dhënë padrejtësisht 30 punonjësve shpërblime, duke krijuar një dëm ekonomik në vlerën 1.359.012 lekë, në kundërshtim me pikat 3,4 e 5, të VKM nr. 432, datë 28.6.2006 “Për krijimin dhe administrimin e të ardhurave, që krijojnë institucionet buxhetore”.

Në mënyrë të përmbledhur, listat e punonjësve të cilët kanë përfituar padrejtësisht shpërblim për vitin 2006.

Për dhënien e shpërblimeve nga të ardhurat e Bashkisë, në vlerën 1.359.01 lekë, në kundërshtim me dispozitat ligjore të cituara më sipër, mbajnë përgjegjësi: kryetari i Njësisë Bashkiake, përgjegjësja e Sektorit Ekonomik, ekonomistja e pagave dhe përgjegjësi i Sektorit të Shërbimit.

c. Për vitin 2007. Edhe për këtë vit me vendimin nr. 13, datë 11.6.2007 të Këshillit të Njësisë Bashkiake, është miratuar plani i të ardhurave nga taksat dhe tarifat vendore në shumën 2 040 000 lekë, ku pjesën më të madhe prej 1 216 000 lekë ose rreth 60% zënë të ardhurat nga marrja e 20% të ardhurave të tregut industrial.

Nga analiza e parashikimi i të ardhurave, sipas viteve, rezulton se në vitin 2006, nga taksat dhe tarifat vendore është parashikuar të realizohen 368 000 lekë më pak se fakti i vitit 2005 (plani 1 520 000 lekë), ndërkohë kur realizimi faktik i vitit 2005 është për 1.888 100 lekë,

Për vitin 2007, me vendim nr. 5, dt. 05.02.2007 të Këshillit Bashkiak Tiranë, Njësia Bashkiake Nr. 4 është caktuar në rolin e agjentit tatimor për vjeljen dhe grumbullimin e 3 lloj taksave, përkatësisht, taksën e banesës, gjelbërimit dhe pastrimit, duke mbajtur 10% të arkëtimit, ndërsa pjesa tjetër prej 90% i derdhet Bashkisë së Tiranës.

Nga verifikimi rezultoi se nga administrata e Njësisë Bashkiake, nuk është hartuar dhe miratuar në Këshillin Bashkiak të Njësisë, plani i grumbullimit për vitin 2007, për këto tre taksa. Por nga punonjësja, për vjeljen e taksave vendore na u vunë në dispozicion disa të dhëna operative, si më poshtë:

Parashikimi, viti 2007

Realizimi, 7-mujor 2007

Nr.

Emërtimi

Nr. i banorëve

Në milion/lekë

Nr. i familjeve

Në milion/lekë

Numri banorëve 57.000 1308 1 Taksë banese 18 0.6 2 Taksë gjelbërimi 4.4 0.2 3 Taksë pastrimi 42.9 1.2 Gjithsej 65.3 2

Page 267: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

267

Nga Njësia Bashkiake, përveç caktimit të një punonjësi për arkëtimin e taksave, nuk janë ngritur struktura të plota me personelin e nevojshëm, krahas kësaj për këto pagesa nuk është krijuar regjistri i taksave vendore dhe plotësimi i kartelave analitike për çdo qytetar, gjë që le shteg për “abuzime”, sidomos për qytetarët të cilët vetë deklarojnë se nuk kanë banesë, nuk kanë dokumente hipotekimi apo kontrata shit-blerje.

Sqarojmë se pavarësisht se tarifat vjetore, për këto lloj taksash janë miratuar nga Këshilli Bashkiak Tiranë, respektivisht: 200 lekë për taksën e gjelbërimit, 10-20 lekë/m3 për taksën e banesës dhe 2000 lekë për taksën e pastrimit, ndërkohë, parashikimi për vitin 2007 prej 65 milionë lekë, përveç se është “empirik” dhe i paargumentuar me listat e qytetarëve, adresat, sipërfaqet e banimit etj., këto lloj të ardhurash nuk janë parashikuar si shtesë plani në Këshillin Bashkiak të Njësisë.

Si konkluzion rezulton se në këtë Njësi Bashkiake, për vitet 2005-2006-2007 (duke përjashtuar 3 llojet e taksave të mësipërme) është hartuar dhe miratuar në Këshillin e Njësisë Bashkiake plani i të ardhurave nga taksat, tarifat dhe të ardhurat vendore, por nuk është bërë ndjekja në dinamikë e tyre.

Për sa më sipër mbajnë përgjegjësi: kryetari i Njësisë Bashkiake, përgjegjësja e Sektorit Ekonomik dhe punonjësja e tregut.

Kontroll me zgjedhje mbi zbatimin e kritereve për dhënien e ndihmës

ekonomike dhe paaftësisë. Kontrollet e kryera nga vetë administratorët. Në Njësinë Bashkiake trajtohen me ndihmë ekonomike 673 familje, numër i cili

ka ardhur duke u ulur. Në kontrollin e ushtruar për dokumentacionin e hartuar për ndihmën ekonomike rezultoi se të gjitha vendimet e Këshillit të Njësisë Bashkiake janë të njëjta me pagesat e kryera nga arka.

Për trajtim me ndihmë të pjesshme të qytetarëve që disponojnë tokë, nga 8 dosje gjithsej, u kontrolluan 3, përkatësisht dosjet me nr. 2374, 2301, 2902 dhe rezultoi se dokumentacioni është plotësuar sipas kërkesave të nenit 32, të ligjit nr. 9355, datë 10.3.2005 “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore” dhe të udhëzimit nr. 497, datë 06.5.2006 “Për të ardhurat që sigurohen nga prodhimi bujqësor dhe blegtoral”.

U kontrolluan dhe 8 dosje të ndihmës ekonomike, përkatësisht, dosjet me nr. 1623, 1801, 1760, 1346, 2212, 2343, 2060 dhe 2284, nga ku rezultoi se dokumentacioni ishte i plotë, sipas kërkesave të VKM nr. 787, datë 14.12.2005 dhe udhëzimit të Ministrisë së Punës nr. 338/1, datë. 10.03.2006.

Nga verifikimi rezultoi se ka gjetur zbatim, kërkesa e udhëzimit për azhurnimin e regjistrit të personave që trajtohen me ndihmë ekonomike.

Për administrimin e ndihmave ekonomike, kjo zyrë është kontrolluar edhe nga Zyra Rajonale e Shërbimit Social Shtetëror, për herë të parë janë verifikuar, rast pas rasti, hyrjet në skemën e ndihmës ekonomike. Mungesat e konstatuara në dokumentacionin janë riparuar nga Zyra e Ndihmës dhe Përkrahjes Ekonomike.

Pagesa e personave qe kanë fituar statusin e paraplegjikut dhe kujdestareve të tyre është bërë në bazë të VKM nr. 619, datë 07.9.2006 dhe udhëzimit nr. 1957, datë 19.9.2006. Pagesa e personave që kanë fituar statusin e të verbërve dhe kujdestareve te tyre është bërë ne baze të VKM nr. 277, datë 18.06.1997 dhe udhëzimit nr. 1956, datë 29.09.2006. Po kështu edhe pagesa e veçante higjeno-sanitare është bërë në bazë të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 78, dt. 07.02.2007, për personat që kanë fituar statusin e paraplegjikut.

Page 268: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

268

Kontroll mbi zbatimin e procedurave ligjore për dhënien apo marrjen e objekteve me qira.

Njësia Bashkiake nuk ka në pronësi apo administrim objekte të cilat mund ti

jepte me qira apo të merrte objekte me qira. Me vendim nr. 51, datë 03.11.2004, Këshilli Bashkiak Tiranë i ka deleguar

Njësisë Bashkiake nr. 4, administrimin e tregut industrial në rrugën “5 Maji”. Kjo njësi me shkresat nr. 4582 dhe nr. 4583, datë 17.12.2004 i është drejtuar kryetarit të Bashkisë së Tiranës dhe kryetarit të Këshillit Bashkiak Tiranë, ku i vënë në dijeni se sipas të dhënave të siguruara në Drejtorinë e Përgjithshme të Tregjeve dhe Taksave, humbjet nga ky treg për një vit rezultojnë në vlerën 2.654.670 lekë.

Nisur nga ky fakt, Njësia Bashkiake u ka propozuar organeve të mësipërme që tregu elektroshtëpiak që ndodhet në lagjen “Ali Demi”, të transferohet në ambientet e tregut në rrugën “5 Maji” dhe në rast mosrealizimi të këtij propozimi, Bashkia e Tiranës të mbulojë shpenzimet e qirasë dhe shpenzimet e pagave të personeli të këtij tregu. Këtë kërkesë, Këshilli Bashkiak dhe Bashkia Tiranë nuk e kanë marrë në konsideratë kërkesën për transferim e tregut.

Këshilli Bashkiak Tiranë me vendimin nr. 17, datë 23.5.2005 i ka kaluar në përdorim dhe administrim si dhe kalim kapital këtë treg, Njësisë Bashkiake Nr. 4, për të cilin sipas procesverbalit datë 21.07.2005 është bëre marrja në dorëzim nga Ndërmarrja e Tregjeve e Taksave për Njësinë Bashkiake Nr. 4. Në procesverbal jepen të dhëna vetëm për gjendjen kontabël (sasi, vlerë dhe vitin e ndërtimit), ndërsa nuk ka të dhëna sqaruese për gjendjen fizike të pajisjeve dhe objekteve të inventarit, si dhe për zërin punime ndërtimi.

Me marrjen në dorëzim të këtij tregu, si dhe me kalimin për ekzekutim të kontratës së qirasë lidhur me datë 23.02.2000, midis pronarëve të truallit familjes “Zorba” si qiradhënës dhe Ndërmarrjes së Tregjeve dhe Taksave Tiranë si qiramarrës, Njësisë Bashkiake i ka lindur detyrimi për administrimin e këtij tregu dhe vazhdimin e ekzekutimit të kontratës së qiramarrjes të truallit.

Kontrata e qiramarrjes i ka kaluar kësaj njësie në muajin maj të vitit 2005, me një detyrim qira mujore në shumën 381.975 lekë.

Nga verifikimi i dokumentacionit konstatohet se nga Ndërmarrja e Tregjeve e Taksave, në momentin e kalimit në administrim të tregut në Njësinë Bashkiake Nr. 4 nuk janë disponuar kontrata, apo aktmarrëveshje të lidhura me subjektet tregtare për përdorimin e ambienteve të tregut, duke u mjaftuar vetëm me kalimin kapital të investimeve të kryera.

Nga verifikimi i dokumentacionit për vënien në eficiencë të tregut, për periudhën prill 2005 dhe vitin 2006, rezultoi si më poshtë:

Nga Njësia Bashkiake janë bërë përpjekje që ky treg të vihet në eficiencë, në zbatim të ligjit nr. 8654, datë 31.7.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Bashkisë së Tiranës”, në nenin 8, shkronja “f”, i cili shprehimisht thotë: “Administron tregjet publike dhe rrjetin e tregtisë që i përkasin njësisë”.

Nga Njësia Bashkiake janë lidhur vetëm 3 kontrata për vitin 2005 dhe 7 kontrata për vitin 2006. Nga shpjegimet e dhëna nga Njësia Bashkiake rezulton se tregu nuk ka qenë e mundur të shfrytëzohet me kapacitet të plotë, për arsye se Njësia Bashkiake Nr. 4 nuk ka strukturat e nevojshme për të detyruar subjektet private që tregtojnë në ambiente të pamiratuara, të ushtrojnë aktivitetin brenda tregut, pasi aktualisht këto struktura i ka vetëm Bashkia e Tiranës, për periudhën prill 2005 deri 31.12.2006, treguesit ekonomiko-financiare të këtij tregu janë:

Në lekë

Page 269: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

269

Viti 2005 Viti 2006 Nr.

Emërtimi Shpenzime Të ardhura Humbje Shpenzime Të ardhura Humbje

1 Qira 3.437.775 606.350 4.583.700 734.500 2 Paga 423.000 836.000 3 Riparime 193.101 4 Ujë 161.510 Gjithsej 4.053.876 606.350 3.447.526 5.381.310 734.500 4.646.810

Referuar tabelës së mësipërme rezulton se, për dy vitet, periudha prill 2005 deri në muajin dhjetor 2006, janë kryer shpenzime për vlerën prej 9.435.136 lekë, pa përfshirë shpenzimet e likuiduara nga Ndërmarrja e Tregjeve e Taksave, si: roje objekti, energji, ujë etj. Ndërsa të ardhurat e siguruara nga tregu arrijnë në vlerën prej 1.340.850 lekë, duke shkaktuar për 2 vitet një humbje në vlerën 8.094.336 lekë.

Likuidimi i qirasë është planifikuar në buxhetin vjetor të Njësisë Bashkiake Nr. 4, me çelje fondi sipas shkresës nr. 4127, datë 25.05.2006, dërguar nga Drejtoria e Administrimit Financiar, Bashkia e Tiranës.

Kontrata e qiramarrjes së truallit ka përfunduar më datë 31.12.2006, por Njësia Bashkiake Nr. 4 nuk ka bërë dorëzimin e truallit të familjes, pasi ka përfunduar afati 7-vjeçar i përdorimit të truallit, të përcaktuar në kontratën e vitit 2002.

Njësia Bashkiake nuk ka dorëzuar objektin “truall”, pasi bazuar në nenin 3 të kontratës duhet të dorëzojë dhe investimin e kryer për vlerën 29.129.370 lekë. Meqenëse kontrata është lidhur nga Ndërmarrja e Tregjeve e Taksave në Tiranë, Njësia Bashkiake Nr. 4, këtë veprim e ka konsideruar jashtë kompetencave dhe me shkresën nr. 457, datë 07.02.2007 i është drejtuar drejtorit të përgjithshëm në Bashkinë e Tiranës, në lidhje me procedimin e mëtejshme të ekzekutimit të kontratës, veçanërisht të nenit 3, por nga Bashkia e Tiranës, për këtë problem nuk është kthyer përgjigje.

Kontroll në Sektorin e Infrastrukturës dhe Kontrollit Urban. 1. Mbi procedurat e shqyrtimit dhe të miratimit të shesheve dhe lejeve të

ndërtimit në trojet publike dhe private. Pranë Njësisë Bashkiake Nr. 4 në zbatim të ligjit nr. 8654, datë 31.7.2000 “Për

organizimin dhe funksionimin e Bashkisë Tiranës”, si dhe rregullores “Për organizimin, funksionimin, detyrat dhe kompetencat e administratës të njësive bashkiake të qytetit të Tiranës”, miratuar me vendim nr. 11, datë 21.03.2005 të Këshillit Bashkiak Tiranë, pranë kësaj njësie funksionon Sektori i Infrastrukturës dhe Kontrollit Urban.

Nga kontrolli i zbatimit të detyrave që i ngarkon rregullorja u konstatua se, si rregullorja, ashtu edhe ligji nr. 8654, datë 31.7.2000, ligji nr. 8652, datë 31.7.2000, si dhe ligjin nr. 8405, datë 17.9.1998 “Për urbanistikën”, nuk i atribuon dhe jep kompetencë njësive bashkiake, që të shqyrtojnë dhe miratojnë lejet e destinacionit dhe kondicioneve urbane të sheshit të ndërtimit, si dhe lejet e ndërtimit. Duke qenë se njësitë bashkiake nuk kanë kompetenca ligjore e si rrjedhim nuk kanë KRRT, pra dhe nuk ka miratime për dhënie sheshi apo leje ndërtimi.

Nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, bazuar në nenet 20, 49, 77, të ligjit nr. 8405, datë 17.9.1998, është lëshuar urdhri nr. 593, datë 08.8.2001 “Mbi trajtimin e kërkesave për lejë ndërtimi nga njësitë bashkiake”. Ndërkohë, ligji nr. 8405, datë 17.8.1998 dhe konkretisht nenet 20, 49, 77, kanë pësuar ndryshime me ligjin nr. 8991, datë 23.01.2003, ku njësive bashkiake nuk u jepet kompetencë për pranimin, kontrollin e dokumentacionit dhe trajtimin e kërkesave për lejë ndërtimi, për pasojë

Page 270: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

270

dhe urdhri i mësipërm është i pazbatueshëm. Në kundërshtim me dispozitat ligjore të cituara më lart, pranë Sektorit të

Infrastrukturës dhe Kontrollit Urban janë depozituar kërkesat me dokumentacionin përkatës, të bëra nga subjekte të ndryshme, të cilat pasi janë shqyrtuar, janë përcjellë në Bashkinë e Tiranës, Drejtorinë e Përgjithshme të Planifikimit Urban, për miratim leje shesh ndërtimi, madje duke arkëtuar dhe tarifën e dokumenteve prej 2000 lekë. Numri i dokumenteve të dërguara në Bashkinë e Tiranës, për vitet 2005, 2006, 2007, paraqiten në tabelën si më poshtë:

Nr. Dt. Dorëzim dokumente

OBJEKTI Data e shqyrtimit

Nr. prot. përcjell.

Mendimi i zyrës

1 27.01.2005 Godinë banimi 4,6 kate 27.01.2005 885 pozitiv 2 02.02.2005 Godinë banimi 4,7 kate 07.02.2005 1166 3 22.02.2005 Godinë banimi 4,7,8 kate 22.02.2005 2033/1 pozitiv 4 18.03.2005 Godinë banimi 2,4,6 kate 18.03.2005 3102 pozitiv 5 23.03.2005 Godinë banimi 5,7 kate 23.03.2005 3145 pozitiv 6 29.03.2005 Nd. 2kate fast food 29.03.2005 3445 pozitiv 7 14.04.2005 Godinë banimi 8 kate 26.04.2005 3959/1 pozitiv 8 17.08.2005 Shtesë kati 17.08.2005 6046 pozitiv 9 26.09.2005 5,7,8 kate 26.09.2005 6381/1 pozitiv

10 09.01.2006 Godinë banimi 09.01.2006 46 pozitiv 11 21.06.2006 Godinë banimi 6,8,9 kate 21.06.2006 1664/1 pozitiv 12 15.09.2006 Godinë banimi 6,7 kate 15.09.2006 2805/1 pozitiv 13 12.04.2006 Godinë banimi 3,5,7 kate 12.04.2006 974/1 pozitiv 14 21.05.2006 Godinë banimi 7 kate 21.05.2006 1164 pozitiv

Ky sektor ka pranuar dhe dhënë mendim për dokumentacionin e dosjeve për miratimin e sheshit të ndërtimit dhe të kondicioneve urbane, në kundërshtim me nenet nr. 38 dhe 39, të ligjit nr. 8405, datë 17.9.1998 me ndryshimet përkatëse. Theksojmë se ky sektor nuk i përmbush kërkesat e nenit 24, të ligjit nr. 8405, ndryshuar me ligjin nr. 8991, datë 23.01.2003 “Për urbanistikën”, pasi ky nen përcakton se: “Njësia e Urbanistikës (drejtori, sektor ose zyrë) krijohet në qark, në Bashkinë e Tiranës dhe në Bashkitë e kategorisë së parë, i duhet të ketë strukturë tip me këtë përbërje”:

a. Sekretarinë teknike të KRT; b. Urbanistikën studimore–projektuese; c. Kadastrën urbane; d. Urbanistikën ligjore; e. Infrastrukturën inxhinierike dhe të vlerësimit të impaktit në mjedis; f. Kontrollin teknik të objekteve. Siç vërehet edhe nga struktura ligji nuk u jep kompetencë dhe të drejtë njësitë

bashkiake që të shqyrtojë dokumentacionet. Në ligjin nr. 8405, datë 17.9.1998, në nenin 85, përcaktohet se: “Formularët bashkangjitur nr. 1, 2, 3, 3/1, 4, 5, 6, 7, 8, 9, janë pjesë integrale e këtij ligji”. Dhënia e mendimit dhe firmosja në formularin 3/1, nga përgjegjësja e Sektorit të Urbanistikës të Njësisë Bashkiake nr. 4, është në kundërshtim me nenet 39 e 85, pasi ky sektor nuk përmbush kërkesat e neneve 24 e 25, të ligjit nr. 8405, datë 17.9.1998 dhe neneve 8 e 9, të ligjit nr. 8654, datë 31.7.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Bashkisë së Tiranës”.

Në Njësinë Bashkiake Nr. 4 nuk u gjet dokument zyrtar që Këshilli Bashkiak i Qytetit Tiranë t’i ketë deleguar këtë kompetencë Njësisë Bashkiake, përveç urdhrit nr. 593, datë 08.8.2001 “Mbi trajtimin e kërkesave për lejë ndërtimi nga Njësitë Bashkiake”, të trajtuar më sipër.

2. Zbatimi i procedurave në legalizimin e ndërtimeve të kundraligjshme sipas nenit 77, të ligjit nr. 8405, datë 17.9.1998: nga kontrolli i dokumentacionit të vënë në dispozicion rezultoi se, Njësia Bashkiake Nr. 4 nuk ka aplikuar procedura për

Page 271: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

271

legalizimin e ndërtimeve të kundraligjshme, sipas dispozitave ligjore të cituara më sipër, pasi ligji ngarkon njësitë bashkiake për zbatimin e këtij neni. Edhe sipas ligjit nr. 9209, datë 23.4.2004 “Për legalizimin e shtesave në ndërtime” dhe VKM nr. 544, datë 12.8.2004 “Për miratimin e procedurës dhe të dokumentit të legalizimeve të shtesave në ndërtime”, Njësitë Bashkiake nuk ngarkohen me zbatimin e dispozitave ligjore të sipërcituara.

3. Kontroll mbi zbatimin e detyrave për mbrojtjen e mjedisit: Njësisë Bashkiake Nr. 4, me ligjin nr. 8654, dt. 31.7.2000 i janë dhënë kompetenca për mbrojtjen e mjedisit, por nga Bashkia e Tiranës nuk janë akorduar fonde. Kjo njësi nuk ka strukturat e nevojshme të ngarkuara me ligj, për mbrojtjen e mjedisit. Megjithatë, ky sektor ka evidentuar nëpërmjet verifikimit në vend dhe shqetësimit të përcjellë nga banorët shumicën e problemeve, përsa i përket mbrojtjes së mjedisit. Njësia Bashkiake, duke mos patur në kompetencë zgjidhjet e këtyre problemeve ka komunikuar zyrtarisht me institucionet kompetente, si: Drejtorinë e Pastrimit të qytetit në Bashkinë Tiranë, Inspektoratin e Mjedisit Urban në Bashkinë e Tiranës, Agjencinë Rajonale të Mjedisit në Tiranë, Drejtoritë (1, 2 e 3) të Punëtorëve të Qytetit në Bashkinë e Tiranës, Drejtorinë e Kontrollit të Territoreve, si dhe firmën, e cila mbulon territorin e pastrimit të Njësisë Bashkiake.

4. Administrimi i fondeve të dhëna për mjedisin (nga buxheti i shtetit, nga Bashkia dhe OJQ-të): Nga kontrolli u konstatua se pranë Njësisë Bashkiake nuk janë akorduar fonde nga buxheti i shtetit, nga Bashkia dhe OJQ-të. Fondet për mbrojtjen e mjedisit i administron dhe i përdor Bashkia e Tiranës.

5. Kontroll mbi krijimin dhe funksionimin e strukturave për administrimin dhe mbrojtjen e tokës në Njësinë Bashkiake: Nga kontrolli i ushtruar rezultoi se ligji nuk i ngarkon për krijimin e strukturave për administrimin dhe mbrojtjen e tokës. Megjithatë për ndërtimet pa leje, ndërhyrjet e paligjshme në zënien e hapësirave publike, nga Njësia Bashkiake është ngritur shqetësimi dhe është njoftuar: Policia Bashkiake, Drejtoria e Kontrollit mbi Territorin etj. Për vitin 2005 janë dërguar në Policinë Bashkiake 80 shkresa dhe në Policinë Ndërtimore 60 shkresa, për vitin 2006 janë dërguar në Policinë Bashkiake 12 shkresa, në Policinë Ndërtimore 18 shkresa, si dhe drejtorive në Bashkinë e Tiranës 15 shkresa.

Për 6-mujorin e pare të vitit 2007 janë dërguar në Policinë Bashkiake 23 shkresa, Policinë Ndërtimore 24 dhe drejtorive në Bashkinë e Tiranës 6 shkresa. Këto shkresa trajtojnë ndërtimet e paligjshme, ku kërkohet pezullimi dhe prishja e tyre, por nga këto institucione nuk është vepruar dhe kthyer përgjigje njësisë bashkiake.

Të ndryshme. Nga kontrolli u konstatua se në zbatim të ligjit nr. 9482, datë 03.4.2006 “Për

legalizimin urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, në zbatim të nenit 5 të tij kanë plotësuar formularët e vetëdeklarimeve 4502 qytetarë, të cilët kanë ndërtuar pa leje në territorin nën administrim të Njësisë Bashkiake. Nga rastet e mësipërme, 1785 ndërtime pa leje në zona informale, nga këto në Allias në sipërfaqen 60 ha, që përbëjnë 907 ndërtime pa leje, zonë kjo e miratuar nga KRTRSH. Zona e dytë prej 100 ha në të cilën janë ndërtuar 878 ndërtime pa leje është zonë e pamiratuar nga KRTRSH. Nga Njësia Bashkiake janë bërë azhurnimet në terren për 150 raste, ku janë përgatitur edhe dokumentacioni teknik, ndërsa për 20 dosje ka përfunduar procedura dhe janë gati për t’u shqyrtuar për miratim nga KRRT e Qarkut.

Page 272: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

272

Nga Njësinë Bashkiake nr. 4 janë evidentuar edhe ndërtimet pa leje të kryera në pas përfundimit të afatit ligjor, data 24.11.2006. Ndërtime pa leje janë evidentuar 19 raste dhe ndërhyrje të pa ligjshme në ndërtesat ekzistuese në 12 raste. Për rastet e mësipërme janë njoftuar: Policia Ndërtimore dhe Drejtoria Kontrollit mbi Territorin në Bashkinë Tiranë, të cilat nuk rezultojnë të kenë marrë masa për ndalimin e veprimeve të kundraligjshme.

Për përmirësimin e gjendjes u rekomandua marrja e masave.

11. KONTROLL NË NJËSINË BASHKIAKE NR. 11 NË TIRANË

Në zbatim të programit të kontrollit nr. 405/1, datë 02.07.2007, të miratuar nga Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, u ushtrua kontroll në Njësinë Bashkiake nr. 11, me objekt kontrolli “Për zbatimin e ligjshmërisë dhe rregullshmërisë të aktivitetit ekonomiko-financiar”.

Kontrolli u krye nga data 03.7.2007 deri në datën 31.7.2007, sipas drejtimeve të përcaktuara në këtë program kontrolli, për periudhën e veprimtarisë së ushtruar nga subjekti i kontrolluar nga data 01.01 2005 deri më datën 30.6.2007.

Kontrolli u krye për zbatimin e ligjshmërisë dhe rregullshmërisë të aktivitetit ekonomiko-financiar, duke verifikuar sipas rastit dokumentacionin e plotë dhe me zgjedhje. Përveç kontrollit të dokumentacionit, jemi bazuar edhe në këshillimin dhe ballafaqimet me stafin drejtues e atë administrativ të subjektit të kontrollit.

Në përfundim të kontrollit rezultoi: Mbi funksionimin e Këshillit të Njësisë Bashkiake Nr. 11. Tiranë

Këshilli i Njësisë Bashkiake Nr. 11, në mbështetje të ligjit nr. 8654, datë

31.7.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Bashkisë së Tiranës” ka hartuar rregulloren e brendshme për funksionimin e këshillit të njësisë dhe në mbështetje të rregullores administrative të njësive bashkiake, të miratuar me vendimin nr. 11, datë 21.3.2005, nga Këshilli Bashkiak i Tiranës është përshtatur dhe miratuar rregullorja “Për organizimin, funksionimin, detyrat dhe kompetencat e administratës të njësisë bashkiake”. Nga sekretari i Këshillit të Njësisë Bashkiake është organizuar puna për mbajtjen e procesverbaleve të mbledhjeve të komisioneve të këshillit dhe mbledhjeve të këshillit të Njësisë Bashkiake. Në mbledhjet e Këshillit të Njësisë Bashkiake janë miratuar projektbuxhetet dhe buxhetet respektive të viteve 2005, 2006, 2007, si dhe çdo ndryshim i buxheteve kur ka lindur domosdoshmëria e tyre. Çdo muaj është bërë miratimi i projektvendimeve të paraqitura për trajtimin me ndihmë ekonomike të familjeve që banojnë në territorin e Njësisë Bashkiake. Të gjitha vendimet e Këshillit të Njësisë Bashkiake janë dërguar për konfirmim në Prefekturën e Qarkut Tiranë, nga ku sipas rastit është bërë konfirmimi apo moskonfirmimi (refuzimi) i një pjese të këtyre vendimeve.

Mbi kontrollin e zbatimit të buxhetit. Në bazë të ligjit nr. 8379, datë 29.7.1998 “Për hartimin dhe zbatimin e buxhetit

të shtetit të Republikës së Shqipërisë”, të ligjit nr. 7776, datë 22.12.1993 “Për buxhetin lokal”, ndryshuar me ligjin nr. 8399, datë 09.9.1998, të ligjit nr. 8652, datë 31.7.2000 “Për organizimin e funksionimin e qeverisjes vendore”, nga Njësia Bashkiake janë ngritur grupet e punës për hartimin e projektbuxheteve për vitet 2005 dhe 2006. Këto projektbuxhete janë paraqitur dhe janë miratuar në Këshillin Bashkiak, përkatësisht me vendimet nr. 185, datë 20.4.2005 dhe nr. 15, datë

Page 273: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

273

20.4.2006. Gjithashtu është parashikuar fondi rezervë e fondi i emergjencës, ku për vitin 2005 është krijuar në masën 1.9% dhe në fakt nuk ka lindur domosdoshmëria e përdorimit, kurse për vitin 2006, ky fond ka qenë i planifikuar 700 000 lekë dhe është përdorur për 418 930 lekë me vendime të Këshillit të Njësisë Bashkiake. Programimi dhe realizimi i shpenzimeve për vitet 2005 e 2006, në Njësinë Bashkiake paraqitet si më poshtë:

Nga kontrolli i dokumentacionit të buxhetit të Njësisë Bashkiake në të gjitha fazat e tij, hartimi i projektbuxhetit, detajimi, zbatimit sipas strukturave përkatëse, konstatohet se, në përgjithësi, janë respektuar e ndjekur me rigorozitet kërkesat e dispozitave ligjore financiare që rregullojnë marrëdhëniet me buxhetin si ligji nr. 7776, datë 22.12.1993, ndryshuar me ligjin nr. 8399, datë 09.9.1998, ligjin nr. 8379, datë 29.7.1998 “Për hartimin dhe zbatimin e buxhetit të shtetit në Republikën e Shqipërisë”, udhëzimet përkatëse të Ministrisë së Financave nr. 8, datë 27.01.2005 “Për zbatimin e buxhetit të vitit 2005, dhe Ministrisë së Pushtetit Vendor e Decentralizimit nr. 2, datë 04.02.2005 “Për zbatimin e buxhetit të shtetit”, si dhe vendimit të Këshillit Bashkiak Tiranë nr. 12, datë 21.03.2005 dhe vendimit të Këshillit të Njësisë Bashkiake nr.185, datë 20.04.2005 “Mbi miratimin e buxhetit të vitit 2004 dhe detajimin e buxhetit të vitit 2005”.

Gjatë kontrollit të zbatimit të buxhetit rezulton se është respektuar disiplina buxhetore, në artikuj dhe kapituj, janë respektuar procedurat në miratimin në instancat përkatëse në afatin e çeljes së fondeve të akorduara, si dhe është zbatuar disiplina financiare në kalimin e fondeve nga Dega e Thesarit.

Nga të dhënat rezulton se, për vitin 2005, shpenzimet janë realizuar nga 120288.4 mijë lekë të programuara në 119659.4 mijë lekë ose 99.4% dhe për vitin 2006, shpenzimet janë realizuar, nga 143721.8 mijë lekë të programuara, në 137106.4 mijë lekë ose 95.4%. Për këto vite është zbatuar disiplina buxhetore, në artikuj, tituj dhe kapituj, sipas miratimit të këtyre shpenzimeve nga Këshilli Bashkiak.

Duke analizuar shpenzimet operative në zëra të veçantë rezulton: Për vitin 2005, shpenzimet operative janë realizuar nga 9 435 236 mijë lekë të

programuara në 9 433 235 mijë lekë ose 99% dhe për vitin 2006 janë realizuar nga 10 686 576 mijë lekë të programuara në 10 802 638 mijë lekë ose 98%.

Për vitin 2005, artikulli 602 “mallra dhe shërbime të tjera”, në total paraqitet me mosrealizim për 2001 lekë, por për nënartikujt vërehet se ka shumë oshilacione në kursim dhe në mbishpenzim. Kursimi ka si bazë mosplanifikimin joreal të këtyre shpenzimeve dhe mbishpenzimi ka si argument, ndër të tjera dhe përdorimin jo me efektivitet të shpenzimeve, ku si shembull mund të përmendim nënartikullin 602.2003 “shërbime telefonike”, ku nga 935 000 lekë të planifikuara janë shpenzuar në fakt 1 260 656 lekë, me një tejkalim prej 325 656 lekë, nënartikulli 602.2 “shpenzime transporti”, zërat 602.31 “karburant” dhe 602.32 “pjesë këmbimi dhe goma”, tejkaluar respektivisht 6 552 lekë dhe 114 700 lekë. Nga kontrolli rezultoi se nuk ka normativa konsumi, si për shpenzimet telefonike, ashtu edhe për harxhimin e karburantit dhe pjesëve të këmbimit. Për 6-mujorin e dytë të vitit 2006 dhe 6-mujorin e parë të vitit 2007, tre nga katër numrat e telefonisë statike kanë shpenzime për biseda ndërkombëtare, e konkretisht:

Nr. Telefoni

nr. Viti 2006

Viti 2007

Totali

1 357568 1049 2393 3442 2 357824 8959 7072 16031 3 357825 9923 2858 12781 4 357 561 0 0 0

Page 274: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

274

Shuma 19931 12323 32254 Njësia Bashkiake sipas inventarit disponon tri autovetura. Gjatë vitit 2005

janë konsumuar 4968 litra karburant me vlerë 442152 lekë dhe për vitin 2006 janë konsumuar 7000 litra me vlerë 798500 lekë.

Për këto mjete nuk janë përcaktuar normativat e harxhimit të karburantit, por vetëm është vendosur konsum i limituar.

Pasqyrimi i lëvizjes së automjeteve nuk bëhej me fletëudhëtimet përkatëse, pra nuk është llogaritur sasia e karburantit të konsumuar, rakorduar kjo me fletëdaljet e magazinës, dhe normativat e konsumit për 100 km. Nga kontrolli i evidencave të konsumit të karburantit në drejtim të evidentimit të lëvizjes të mjeteve sipas fletë udhëtimeve dhe konsumit për 100 km u konstatuan të meta që konsistojnë në këto drejtime:

- Fletët e udhëtimit të viteve 2005, 2006 nuk janë plotësuar, për rrjedhojë, sasia e karburantit të harxhuar nuk justifikohet me dokumentacion.

- Nga Njësia Bashkiake nuk janë llogaritur e nuk ndiqej konsumi i karburantit. Punonjës të aparatit të njësisë kanë tërhequr karburant për nevojat e Njësisë

Bashkiake, por për konsumin e karburantit nuk ka dokumente për justifikimin e sasive të tërhequra (fletë udhëtim etj.). Për vitet 2005, 2006 dhe 6-mujorin e parë të vitit 2007, në kundërshtim me nenin 7, të kreut III “Dokumentimi i veprimeve ekonomike e financiare”, të ligjit nr. 6942, datë 25.12.1985 “Për administrimin, qarkullimin, ruajtjen dhe dokumentimin e vlerave materiale e monetare”, nuk janë mbajtur fletëudhëtimet për makinat, për të justifikuar konsumin e karburantit, gjë që ngarkon me përgjegjësi Sektorin e Financës.

U verifikuan shpenzimet për përdorimin e telefonave celular, nga ku rezulton se, kryetari i Njësisë Bashkiake, për vitet 2005 dhe 2006 ka shpenzuar nga 180 000 lekë, justifikuar kjo me vendimin e Këshillit të Njësisë Bashkiake nr. 185, datë 20.4.2005 "Për miratimin e buxhetit të vitit 2005" dhe nr. 15, datë 20.4.2006 "Për miratimin e buxhetit të vitit 2006", bazuar në VKM nr. 343, datë 11.7.2002 "Për pajisjen me numër telefoni celular të personave juridikë publikë".

Rezulton se në pasqyrat për detajimin e shpenzimeve administrative të bashkisë, të miratuara me vendimet e përmendura me sipër, janë programuar shpenzime për telefoninë celulare, janë përcaktuar emra dhe numër përdoruesish, për vitet 2005 e 2006, përkatësisht në vlerat 201.000 lekë dhe 180.000 lekë. Projektvendimet e paraqitura dhe vendimet e Këshillit të Njësisë Bashkiake, për vlerat e programuara si dhe kryerja e shpenzimeve në shumat e paraqitura më sipër, janë në kundërshtim me udhëzimin e ministrit të Financave nr. 10, datë 24.10.2002, dalë në zbatim të vendimit KM nr. 343, datë 11.7.2002, pika 4, pasi përdorimi i telefonisë celulare për funksionin e nënkryetarit të Njësisë Bashkiake dhe punonjësve të tjerë, kur nuk përfshihet në shtojcat nr. 1 dhe nr. 2, bashkëngjitur VKM së sipërpërmendur, nuk mund të jetë më shumë se 5.000 lekë në muaj, e për rrjedhojë, shpenzimi nuk mund të programohej mbi vlerën 60.000 lekë në vit për një punonjës. Nënkryetari i Njësisë Bashkiake ka harxhuar mbi kufirin e lejuar përkatësisht 60.000 lekë (120 000-60 000), për vitin 2006 dhe 48.000 lekë (108 000-60 000), për vitin 2005 dhe përbejnë dëm ekonomik dhe mbeten në ngarkim të përdoruesit.

Për kryerjen e këtyre shpenzimeve nga personat në shumat e paraqitura më sipër dhe nisur nga funksioni që kryejnë në administratën e Njësisë Bashkiake, shpërndarja është kryer në kundërshtim me udhëzimin e ministrit të Financave nr. 10, datë 24.10.2002, dalë në zbatim të VKM nr. 343, datë 11.7.2002 "Për përdorimin e telefonisë celulare", pika 4.

Page 275: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

275

Ka patur ndryshime në shtesa nga buxheti i shtetit gjatë vitit, kryesisht për fonde të ndihmës ekonomike e paaftësisë dhe investime, të cilat janë kryer për çdo rast me miratimin e Degës së Thesarit në Tiranë.

U verifikua evidentimi i shpenzimeve të kryera sipas titullit, kapitujve dhe artikujve, nga rezulton se janë evidentuar drejtë. Gjithashtu është rakorduar periodikisht me Degën e Thesarit në Tiranë.

Nga të dhënat e paraqitura më sipër dhe nga verifikimi i kryer, rezulton se janë ruajtur kufijtë e miratuar të shpenzimeve, në total dhe për çdo artikull, duke pasur mosrealizim në total në vlerën 2.001 mijë lekë për vitin 2005 dhe 6.477.8 mijë lekë për vitin 2006, kryesisht në artikujt paga, përkatësisht për shumat 250.6 mijë, sigurimet shoqërore për vitin 2006 në shumën 398.2 mijë, në shpenzimet operative për 95.7 mijë lekë, ndihma ekonomike e paaftësi për 5304 mijë lekë.

Kontroll mbi marrëdhëniet e punës (paga, shpërblime sigurime etj.) Nga kontrolli u konstatua se: Struktura organike e njësisë është miratuar nga Këshilli i Bashkisë me

vendimin nr. 10, datë 21.03.2005 "Për miratimin e numrit të punonjësve dhe strukturën organizative". Në fund të vitit 2006 kishte 29 punonjës. Nga krahasimi i strukturës organike të planifikuar me atë në fakt nuk rezultuan ndryshime.

Nga verifikimet e bëra rezulton që respektohet organika dhe struktura. Mbahet regjistri i personelit, i cili ka të dhënat identifikuese për çdo punonjës. Vjetërsia e punonjësve azhurnohet për çdo muaj. Libreza pune të punonjësve nuk ndodhen në dosjet përkatëse, por janë evidentuar në regjistrin themeltar të institucionit.

3.1. Respektimi i kërkesave të VKM nr. 551, datë 07.11.2002 "Për klasifikimin, grupimin e njësive të qeverisjes vendore për efekt page dhe caktimin e kufijve të pagave të punonjësve të organeve të qeverisjes vendore” dhe VKM nr. 335, datë 14.6.2006 "Për disa ndryshime në VKM nr. 551, datë 07.11.2002".

Kontrolli për shpërblimin e punës së punonjësve u krye me zgjedhje për periudhën shtator-dhjetor 2006, duke u mbështetur në numrin dhe strukturën organike të këtyre punonjësve dhe në fondin e pagave të miratuar në buxhet, në ligjshmërinë e pagave, në listëpagesat e marra me zgjedhje dhe në librin e pagave të punonjësve.

Këshilli Bashkiak në Tiranë me vendimin nr. 5, datë 05.02.2007 "Për miratimin e numrit të punonjësve dhe strukturën organizative" ka përcaktuar numrin gjithsej 31 (26 + 4 + 1) punonjës. Kryetari i Njësisë Bashkiake për zbatimin e vendimit të mësipërm ka nxjerrë urdhrin nr. 3, datë 15.01.2007 “Për emërimin e punonjësve sipas strukturës”.

Nga kontrolli i bërë rezultoi si më poshtë: a. Për periudhën e vitit 2005 dhe janar-qershor 2006, shpërblimi i punonjësve

është bërë sipas VKM nr. 551, datë 07.11.2002. b. Për periudhën korrik-dhjetor 2006, shpërblimi i punonjësve sipas VKM nr.

335, datë 14.6.2006, miratuar me vendim të Këshillit të Bashkisë nr. 40, datë 17.7.2006.

Nga kontrolli i bërë respektimit të strukturës dhe numrit të punonjësve të miratuar e të financuar nga buxheti, u konstatua se shpërblimi i punonjësve të aparatit të Njësisë Bashkiake është bërë sipas vendimeve të përmendur më lart, si dhe vendimeve të Këshillit Bashkiak të Bashkisë së Tiranës.

Pagesa e punonjëses së gjendjes civile është bërë sipas VKM nr. 506, datë 30.06.2005 për periudhën janar-qershor 2006. Për periudhën korrik-gusht 2006 është

Page 276: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

276

paguar sipas VKM nr. 407, datë 21.06.2006. Për periudhën 1 shtator deri me 31.12.2006 është paguar sipas VKM nr. 682, datë 11.10.2006.

3.2. Pagesa e këshilltarëve. - Pagesa e anëtarëve të Këshillit të Njësisë Bashkiake, gjithsej 27 vetë, është

bërë sipas VKM nr. 551, datë 07.11.2002, pika 13, si dhe sipas VKM nr. 355, datë 14.06.2006. Janë paguar çdo muaj 21 nënadministratorë me 5000 lekë për muaj duke mbajtur 10% tatim mbi pagë.

3.3. Ndalesa mbi pagë, për efekt tatimi mbi te ardhurat dhe sigurimet shoqërore.

Nga kontrolli i bërë ndalesave për tatimin mbi të ardhurat personale dhe kontributit te sigurimeve shoqërore, u konstatua se këto ndalesa ishin llogaritur e ndalur rregullisht punonjësve të aparatit, në pajtim me kërkesat e ligjit nr. 8438, datë 28.11.1998 "Për tatimin mbi të ardhurat", ndryshuar me ligjin nr. 8711, datë 15.12.2000 dhe ligjin nr. 8841, datë 11.12.2001, udhëzimit nr. 3, datë 11.12.2002 “Për tatimin mbi te ardhurat”, si dhe ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993 “Për sigurimet shoqërore”.

3.4. Respektimi i kërkesave te VKM nr. 434, datë 28.6.2006 dhe VKM nr. 815, datë 15.12.2006 "Për fondin e veçante në institucionet buxhetore”.

Punonjësit e Njësisë Bashkiake janë shpërblyer në fund të vitit nga fondi i veçante, për shpërblimin e punonjësve të aparatit, dhe gjendjes civile, në masën deri në 15.000 lekë.

3.5. Gjatë kontrollit u konstatua se janë paguar paga e lejes vjetore pa mbaruar afati kohor i përcaktuar në VKM nr. 511, datë 24.10.2002 “Për kohëzgjatjen e punës dhe të pushimit në institucionet shtetërore”, me urdhër të kryetarit të Njësisë Bashkiake, si më poshtë:

Me urdhërpagesë nr. 2, datë 11.01.06, listëpagesa e administratës, urdhër nr. 1, datë 06.01.2006, i kryetarit për kompensimin e pagës të punonjësit, për moskryerjen e pushimit vjetor 50 989 lekë; urdhërpagesa nr. 51, datë 20.3.06, listëpagesa e administratës, urdhër nr. 15, datë 21.3.2006 i kryetarit për kompensimin pjesor të pagës të 2 punonjësve të tjerë me 23 692 lekë, 12 645 lekë; urdhërpagesa nr. 7, datë 16.01.07, listëpagesa e administratës, urdhër nr. 2, datë 15.01.2007 i kryetarit për kompensimin e pagës për mos kryerjen e pushimit vjetor prej 56 876 lekë.

3.6. Respektimi i dispozitave ligjore për kohëzgjatjen e punës, të pushimeve të paguar ose jo, orët shtesë, honorarë etj. Për vitet 2005 dhe 2006 janë paguar punonjës jashtë kohës normale të punës me vlerë 1 382 970 lekë, nga ku për vitin 2005, 655 527 lekë dhe për vitin 2006, 727 443 lekë (655 527 + 727 443).

Nga kontrolli i dokumentacionit rezulton se pagesa e orëve shtesë ishte e pajisur pjesërisht me dokumentacionin justifikues të nevojshëm, si: urdhri i kryetarit të Njësisë Bashkiake për kryerjen e pagesës në fakt me emrat e personave dhe orët e punës jashtë orarit. Mungon kërkesa e sektorëve në formë procesverbali, drejtuar eprorit direkt. Në këto procesverbale, për punonjësit e administratës mungon kërkesa e eprorit direkt, nuk janë përcaktuar proceset e punës që janë kryer dhe datat përkatëse, si p.sh., për pagesën e ekonomistëve nga përgjegjësi i Sektorit të Burimeve Ekonomike, për pagesën e punonjësve të Sektorit të Burimeve Njerëzore, të Sektorit të Infrastrukturës dhe Kontrollit Urban e zyrave të tjera etj., nga përgjegjësit e sektorëve.

Urdhrat mujore “mbi pagesën e orëve shtesë”, të nxjerra nga kryetari, janë urdhra tip për të gjithë periudhën e kontrolluar dhe nuk argumentojnë nevojat emergjente, volumin e punës së kryer dhe justifikimit të pagesave të tyre, me tabelat

Page 277: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

277

përkatëse sipas emrave dhe numrin e orëve shtesë për ditët e zakonshme dhe të pushimit.

Sipas urdhrave të lëshuara nga titullari i institucionit, koha e punës jashtë kohës normale është për ditë të plota 8 oraresh, kryesisht për ditët e shtuna e të diela.

Pavarësisht nga nevojat dhe natyra që ka ky institucion në përmbushje të shërbimit ndaj qytetarëve, rezulton se, në asnjë rast dhe për asnjë punonjës, nuk janë kompensuar me ditë pushimi, ndërkohë u janë paguar shtesat në masën 25-50%.

Është e padokumentuar me kërkesë të eprorit direkt dhe e pambështetur në dispozitë ligjore, pagesa e punonjësve të administratës (të cilët e kanë detyrë funksionale kryerjen e operacioneve dhe punën e përditshme), duke përfituar për periudhën e viteve 2005 dhe 2006, një vlerë prej 1 192 840 lekë.

Sa më sipër, kemi moszbatim të pikës 5 “Me kërkesë të eprorit të drejtpërdrejtë dhe me miratimin e drejtuesit të institucionit përkatës, nëpunësit civil apo punonjësit mund t'i kërkohet të kryeje ore shtese”, të VKM nr. 511, datë 24.10.2002 “Për kohëzgjatjen e punës dhe të pushimit në institucionet shtetërore”, për të cilën mbajnë përgjegjësi kryetari i Njësisë Bashkiake, përgjegjësi i Sektorit të Burimeve Ekonomike dhe ekonomistja e pagave.

3.7. Shpërblimi i punonjësve me status të nëpunësit civil. Në Njësisë Bashkiake është bërë shpërblimi i punonjësve me status të

nëpunësit civil, në vitin 2006, kjo me urdhërpagesën nr. 228, datë 15.11.2006 janë paguar 642.806 lekë, sipas urdhrit nr. 69, datë 13.11.2006 të kryetarit të Njësisë Bashkiake. Vendimi i është referuar UKM nr. 2, datë 07.7.2000 “Për sistemin e vlerësimit të arritjeve vjetore individuale të nëpunësit civilë”, pika 10, Përllogaritja e shpërblimeve për mbarëvajtjen në punë. Fondi i shpërblimeve për mbarëvajtjen në punë do të jetë në përqindje të fondit vjetor të pagave për shërbimin civil, VKM nr. 508, datë 30.6.2005 “Për një shtesë në VKM nr. 19, datë 11.01.1993 “Për fondin e veçantë në institucionet buxhetore” të ndryshuar, dhe VKM nr. 551, datë 07.11.2002 “Për klasifikimin funksioneve dhe grupimin e qeverisjes vendore për efekt pagese për caktimin e kufijve të pagave të punonjëseve të qeverisjes vendore”.

Ky urdhër, për vitin 2006 është i kundërligjshëm, pasi me hyrjen në fuqi të VKM nr. 432, datë 28.6.2006 “Për krijimin dhe administrimin e të ardhurave që krijojnë institucionet buxhetore”, nuk ka bazueshmëri ligjore, në përdorimin e të ardhurave, për kryerjen e shpërblimeve dhe shpërblimin e nëpunësve civil.

Për këtë arsye, dhënia e shpërblimit është në kundërshtim me pikat 3, 4, 5, të VKM nr. 432, datë 28.06.2006.

Këto veprime kanë sjellë si pasojë përfitime të padrejta me vlerë prej 642 806 lekë.

Nga kontrolli i ushtruar për punonjësit që kanë marrë statusin e nëpunësit civil, lidhur kjo me shpërblimet për mbarëvajtjen në punë të nëpunësve civil, rezultoi se ndonëse kanë përfituar shpërblim nga fondi i përllogaritur për nëpunësit civil, nuk kanë statusin e nëpunësit civil 6 persona. Për vitin 2005, shuma e shpërblimit të marrë nga personat e mësipërm është 313 736 lekë dhe për vitin 2006, shuma e shpërblimit është 618 944 lekë.

Për shkeljet e cilësuara më sipër mbajnë përgjegjësi: kryetari i Njësisë Bashkiake, përgjegjësi i Sektorit të Burimeve Ekonomike, përgjegjësi i Sektorit të Burimeve Njerëzore.

Nga kontrolli rezultoi gjithashtu se ka mospërputhje të pozicioneve të punës të përcaktuar në strukturën organike, të miratuar në Këshillin Bashkiak dhe Këshillin e Njësisë Bashkiake, me urdhrin e kryetarit nr. 37, datë 12.01.2005 “Për caktimin e pozicioneve të punës dhe vendosjen e pagave”, për punonjësit e Njësisë Bashkiake. Në

Page 278: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

278

rregulloren e Njësisë Bashkiake të miratuar me vendimin nr. 11, datë 21.3.2005 të Këshillit Bashkiak Tiranë, infrastruktura dhe mjedisi urban janë përcaktuar sektor dhe jo zyrë, sikundër trajtohet ky sektor deri më sot.

Zbatimi i rregullave për mbajtjen e kontabilitetit e rregullshmërisë ligjore në

veprimet me: Mbajtja e kontabilitetit është organizuar mbi bazën e sistemit të ditarëve

analitik. Nga kontrolli i veprimeve të kryera në këto ditarë, veçanërisht në atë të arkës dhe të bankës, kontabilizimi është kryer sipas kritereve të përcaktuara në ligjin nr. 7661, datë 19.01.1993 “Për kontabiliteti” dhe është zbatuar plani kontabël i miratuar me VKM nr. 248, datë 10.4.1998 ''Për miratimin e planit kontabël publik për organet e pushtetit lokal, institucionet shtetërore qendrore dhe lokale si dhe të njësive që varen prej tyre'', ndryshuar me VKM nr. 25, datë 20.01.2001, si dhe të udhëzimit të Ministrisë së Financave nr. 17, datë 29.12.1999 ''Për përgatitjen e llogarive vjetore të institucioneve buxhetore nacionale e lokale'', nr. 19, datë 24.12.2003 “Për mbajtjen e llogarive në institucione të ndryshme”.

Në përgjithësi, dokumentacioni i arkës, bankës dhe magazinës është plotësuar pastër, pa korrigjime dhe është i sigluar nga personat e ngarkuar për kryerjen e veprimeve, si dhe të gjitha veprimet janë pasqyruar në librin e arkës, bankës e magazinës. Gjithashtu mandatpagesat dhe urdhërpagesat janë plotësuar me dokumentacionin justifikues të shpenzimeve. Lëvizja e vlerave monetare të kryera nëpërmjet arkës dokumentohej për çdo ditë si për hyrjet ashtu edhe për daljet duke plotësuar rregullisht librin e arkës.

a. Ligjshmëria e lëvizjes se vlerave monetare, dokumentimi dhe regjistrimi. Nga shqyrtimi i dokumentacionit të arkës, për periudhën objekt kontrolli, si të

librit të lëvizjes së arkës, mandatarkëtimet, mandatpagesat dhe dokumenteve të tjera justifikuese për arkëtimet dhe pagesat e kryera, u konstatua se veprimet janë konform ligjit nr. 6942, date 25.12.1984 "Për administrimin, ruajtjen, dokumentimin dhe qarkullimin e vlerave materiale e monetare", kreu VII, nenet 42 e 44, si dhe neneve 42 e 43, të VKM nr. 70, datë 11.03.1985, dalë në zbatim të ligjit.

Mandatarkëtimet dhe mandatpagesat janë të nënshkruara nga personat përkatës. Shumat e bëra dalje kanë të bashkëngjitura dokumentet justifikuese, si listëpagesat për pagat dhe dietat e tërhequra nga punonjësit si dhe të tjera dokumente që vërtetojnë tërheqjen e shumave të bëra dalje.

Lëvizja e mjeteve monetare, nga arka, në banke është dokumentuar me mandatpagesa, të cilat për çdo rast kanë të bashkëngjitur arkëtimin e bankës. Janë bërë çdo muaj kontrolle në arkë sipas nenit 44, të ligjit nr. 6942, datë 25.12.1984.

b. Respektimi i VKM nr. 228, datë 13.04.2001 "Për dietat e nëpunësve që dërgohen me shërbim jashtë vendbanimit të tyre", dhe VKM nr. 304, datë 08.5.2003 “Për mbulimin e shpenzimeve të udhëtimeve dhe për dieta për punonjësit e ministrive dhe të institucioneve buxhetore, kur dalin jashtë shtetit”.

Nga kontrolli mbi shpenzimet për udhëtime e dieta rezultoi se janë të justifikuara me urdhërshërbimet përkatëse dhe llogaritjet janë konform VKM nr. 228, datë 13.4.2001. Shërbimet brenda rrethit nuk janë bërë konform vendimit të Këshillit të Qarkut Tiranë nr. 16, datë 16.5.2001, dalë në zbatim te VKM të sipërcituar. Kështu me mandatpagese nr. 60, datë 18.10.2006, 2 punonjësit kanë marrë urdhërshërbimi për punë të kryer brenda për brenda qytetit të Tiranës përkatësisht nga 6.000 lekë secili gjithsej 12 000 lekë.

Page 279: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

279

c. Respektimi i kërkesave të UKM nr. 3, datë 19.02.1996 "Për blerjet me vlera të vogla” dokumentacioni justifikues.

Nga titullari i entit prokurues, në fillim të viteve 2005, 2006 dhe 2007 është nxjerrë urdhri dhe është ngritur komisioni i blerjeve me vlera të vogla, me kryetar komisioni përgjegjësin e Sektorit të Burimeve Ekonomike, sipas pikës 1, të UKM nr. 3, datë 19.02.1996 "Për blerjet me vlera të vogla".

Nga kontrolli i dokumenteve të bankës dhe të arkës rezultoi që për blerjet e bëra ekziston dokumentacioni përkatës si: urdhër prokurimet e titullarit të entit prokurues; procesverbalet e komisionit; fletëdaljet apo faturat e shitësit të nënshkruara edhe nga 2 anëtaret e komisionit të ngarkuar për realizimin e blerjes; fletëhyrjet e magazinës për materialet e blera.

Këtu vërehet si mangësi mungesa e relacionit për domosdoshmërinë e blerjeve, me përjashtim të blerjeve të pjesëve të këmbimit për të cilat ka kërkesë, në bazë të cilit duhet të hartohet urdhri i prokurimit, si dhe mungesa e evidentimit të veprimtarisë së komisionit dhe të grupit të anëtarëve të ngarkuar për realizimin e blerjeve.

Veprimet me bankën. Ligjshmëria e lëvizjes së vlerave monetare, dokumentimi e regjistrimi. Pagesat nëpërmjet bankës janë mbështetur në urdhërpagesat e përpiluara nga

përgjegjësi i financës, të nënshkruara nga përgjegjësi i financës, kryetari i Njësisë Bashkiake e Dega e Thesarit, si dhe janë të vulosura nga të dy institucionet e mësipërme.

Nga kontrolli i bërë këtyre dokumenteve rezultoi se janë të plotësuara në pajtim me kërkesat e udhëzimit të Ministrisë së Financave nr. 2, datë 27.01.1999 "Për urdhër shpenzimet dhe titullin e të ardhurave", si dhe të udhëzimit nr. 7, datë 09.01.1999 "Për procedurat e punës të sistemit të thesarit dhe marrëdhëniet me institucionet buxhetore". Shumat e shënuara në urdhërpagesat janë të barabarta me ato të dokumenteve të bashkëngjitura si: faturat për blerjen e mallrave e të materialeve ose shërbimet e kryera, përmbledhëset e borderove të pagesave, faturat për energjinë elektrike, telefoninë fikse, postën etj.

Lëvizjet e mjeteve monetare nga banka për pagesat me anë të arkës janë bërë me çek, konform nenit 42, të VKM nr. 70, datë 11.3.1985, dalë në zbatim të ligjit nr. 6942, datë 25.12.1984. Këto tërheqje janë kontabilizuar nëpërmjet llogarisë 580 "xhirime të brendshme".

Në përgjithësi, për çdo blerje është plotësuar dokumentacioni konform udhëzimit për blerjet e vogla.

Veprimet e kryera nëpërmjet bankës janë evidentuar (regjistruar) në ditarin përkatës në mënyrë kronologjike dhe kanë të bashkëngjitura dokumentet justifikuese të ngjarjeve të ndodhura, veprimet janë të kontabilizuara dhe të kuadruara.

Nxjerrja e llogarisë vjetore (bilanci kontabël) dhe inventarizimi i llogarive dhe

pasurisë publike. Në institucion kontabiliteti është organizuar mbi bazën e planit kontabël, me

ditarë analitikë, në përputhje me ligjin nr. 7661, datë 19.01.1993 “Për kontabilitetin” dhe VKM nr. 248, datë 10.4.1998 “Për miratimin e planit kontabël të organeve të pushtetit lokal, institucioneve shtetërore qendrore e lokale, si dhe të njësive që varen prej tyre”, ndryshuar me VKM nr. 25, datë 20.01.2001.

Për vitin 2006 është nxjerrë bilanci kontabël me të gjithë formularët dhe anekset, dhe është paraqitur brenda afateve pranë Degës së Thesarit, me nr. 245, datë 28.02.2007 e cila i ka miratuar ato brenda afateve ligjore.

Page 280: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

280

U kontrolluan postet e bilancit të vitit 2006, për saktësinë e paraqitjes të llogarive 401-408 "personeli llogari të lidhura me to", llogaria 435-436 "sigurime shoqërore e shëndetësore" dhe 431 “shteti, tatimtaksa” dhe rezultoi se në bilancin e datës 31.12.2006, llogaria 421-428 "personeli llogari të lidhura me to" është e barabartë me shumën e mandatpagesës për pagimin e pagave më datë 03.01.2007, për shumën 373 703 lekë. Llogaria 435-436 "sigurime shoqërore e shëndetësore" është e barabartë me shumën e urdhërpagesës datë 03.01.2006, të xhiruar Degës të Sigurimeve Shoqërore për shumën 386 436 lekë. Llogaria 431 “shteti, tatimtaksa“, sipas bilancit datë 31.12.2006 paraqitej me një gjendje prej 109 683 lekë dhe më datë 03.01.2007 është derdhur pranë Degës të Tatimtaksave shuma prej 109 683 lekë.

Nga verifikimi i kryer në postet e bilancit të llogarisë “aktive të qendrueshme të trupëzuara për saktësinë e paraqitjes në të rezultoi:

Llogaria 212 “ndërtime” me vlerë 15.484.285 lekë është e barabartë me shumën e llogarive analitike.

Llogaria 213 “rrugë, rrjete, vepra ujore” me vlerë 1,584.922 lekë është e barabartë me shumën e llogarive analitike. Në këtë llogari pasqyrohen vlera e investimeve të kryera në vite për ndërtim rruge, rrjete dhe vepra ujore.

Llogaria 214 “instalime teknike, pajisje, makineri e vegla pune” me vlerë 2.343.005 lekë është e barabartë me shumën e llogarive analitike.

Llogaria 215 “mjete transporti” me vlerë 1.417.000 lekë është e barabartë me shumën e llogarive analitike.

Llogaria 218 “inventar ekonomik” me vlerë 4.589.058 lekë është e barabartë me shumën e llogarive analitike.

Llogaria 32 “objekte inventari” me vlerë 257.978 lekë është e barabartë me shumën e llogarive analitike.

Nga verifikimi rezulton se llogaritë e bilancit janë në pozicionin e duhur. Për llogaritë e debitorëve, furnitorëve dhe të detyrimeve të tjera debitorë e kreditore janë hapur librat e nënllogarive (partitarët) shuma e të cilave është e barabartë me shumat e llogarive përkatëse në bilanc. Dhënia e llogarisë është plotësuar me të gjitha anekset përkatëse dhe përmbajtja e bilancit është e shoqëruar me relacion sqarues.

Llogaria vjetore është paraqitur e plotë (bilanci, pasqyrat financiare dhe relacioni) sipas UKM nr. 14, datë 28.12.2006.

Totali i aktivit është i barabartë me totalin e pasivit, si për ushtrimin e mbyllur, ashtu edhe për ushtrimin paraardhës, respektivisht 25.235.386 lekë dhe 16.719.931 lekë.

Totali i pasqyrës 1/1 “Shpenzime korrente të ushtrimit” është i barabartë me totalin e pasqyrës 1/2 “Të ardhurat të ushtrimit”.

Llogaria 85 “rezultati i ushtrimit” paraqitur në pasqyrën nr. 1/1 është e barabartë me llogarinë 85 “rezultati i ushtrimit” të paraqitur respektivisht në pasiv të bilancit.

Llogaria 63 “ndryshimi i gjendjeve të inventarit”, në pasqyrën 1/1 “Shpenzime korrente të ushtrimit” është sa ndryshimi i gjendjes të magazinës në aktiv të bilancit kontabël (diferenca e totalit të klasës 3 midis ushtrimit të mbyllur dhe ushtrimit paraardhës).

Shuma e paraqitur në pasqyrën nr. 3 “Lëvizja e disponibiliteteve” përkon me situacionet faktike të pagesave dhe arkëtimeve.

Totali i shtesave “blerje e krijuar me pagesë të aktiveve të qendrueshme” (pasqyra 4, kolona 2) është e barabartë me totalet korresponduese të paraqitura në

Page 281: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

281

kredi të llogarisë 230, 231 “shpenzime për rritjen e aktiveve të qëndrueshme” (pasqyra 2/1, kolona e).

Totali i shtesave “Shtesa të tjera me pagesë për llogaritë inventariale të aktiveve të qendrueshme (pasqyra 4, kolona 3) është e barabartë me totalin e shumave të llogarisë 1069 “grande në natyrë” (pasqyra 2/2, kolona e).

Totali i derdhjeve në buxhet (pasqyra 3) është e barabartë me shumën e rubrikës 8421 “Derdhje në buxhet” (pasqyra 1/1).

Si për vitin 2005, ashtu dhe atë 2006 ishin nxjerrë bilancet periodike. Për debitorët, klasa 4 “Kërkesa arkëtimi mbi debitorët”, të pasqyruara në aktiv

të bilancit kontabël për shumën 937.202 lekë, janë hapur partitarët përkatës dhe janë ndjekje për arkëtim. Shuma e debitorëve të ndryshëm është 67380 lekë të cilët janë evidentuar.

Detyrimet afatshkurtër janë 869.822 lekë dhe janë evidentuar në partitarët përkatës. Janë mbajtur partitarët e rregullt, si dhe janë të kuadruar me bilancin. Me kreditorët pothuajse nuk ka probleme.

Amortizimi vjetor i pasqyruar në pasqyrën 5 është llogaritur dhe kontabilizuar sipas normave të përcaktuara, ndërsa për pajisjet informatike dhe elektronike është përdorur norma e amortizimit të përcaktuara në ligjin nr. 8438, 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat”.

Për inventarizimin e pasurisë publike të Njësisë Bashkiake, për vitet 2005 dhe 2006, nga ana e kryetarit të Njësisë Bashkiake është nxjerrë urdhri nr. 72, datë 23.12.2005 dhe datë 28.12.2006, ku është përcaktuar komisioni i inventarizimit për objektet në vartësi, urdhri nr. 73, datë 23.12.2005, për funksionimin e komisionit të nxjerrjes jashtë përdorimit të vlerave materiale dhe asgjësimit të vlerave materiale te nxjerra jashtë përdorimit.

Nga komisioni janë kryer inventarizimet fizike të vlerave të pasurisë publike për vitin 2005-2006, më datën 31.12.2005 dhe 31.12.2006, brenda afatit të përcaktuar, dhe nga Dega e Financës është përgatitur relacioni përfundimtar i datës 11.01.2005, ku nuk kanë rezultuar diferenca në mungesa as në teprica, por kanë rezultuar materiale jashtë përdorimit në vlerën 14 129 lekë, për vitin 2005 dhe 118 428 lekë për vitin 2006, për të cilat nuk është kryer asnjë veprim për asgjësimin e materialeve të dokumentuara si jashtë përdorimit. Inventarizimi i pasurisë publike, materialeve në magazinë, aktiveve të qendrueshme, mjeteve monetare në arkë dhe bankë është bërë konform ligjit nr. 7661, datë 19.01.1993 dhe VKM nr. 70, datë 11.3.1985.

Prokurimi i fondeve publike në vitet 2005–2006 dhe 6-mujori 2007. Kontrolli i prokurimeve me fonde publike u bë në mbështetje të ligjit nr. 7971,

datë 26.7.1995 “Për prokurimin publik” me ndryshimet përkatëse, VKM nr. 335, datë 23.6.2000 “Për rregullat e prokurimit publik” ndryshuar me VKM nr. 228, datë 24.5.2002, UKM nr. 1, datë 01.01.1996 “Për prokurimin publik” me ndryshimet përkatëse, VKM nr. 675, datë 20.12.2002 “Për përdorimin e fondeve buxhetore të planifikuara për mallra, shërbime dhe ndërtime”, me ndryshime dhe udhëzimit të Agjencisë së Prokurimit Publik nr. 1, datë 30.12.2003 “Për përdorimin e fondeve publike”, të ligjit nr. 9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik”, me rregullat e prokurimit publik miratuar me VKM nr. 1, datë 10.01.2007.

Nga kontrolli u konstatua se për periudhën objekt kontrolli, vitin 2005, 2006 dhe 6-mujori 2007, në Njësinë Bashkiake rezulton se janë zhvilluar 8 procedura prokurimi me fond limit 5.983 mijë lekë dhe janë lidhur 8 kontrata në shumën 5.872 mijë lekë, 111 mijë lekë më pak ose 98% e fondit limit.

Page 282: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

282

Nga grupi i punës u kontrolluan të 8 procedurat e prokurimit me fond limit 5.872 mijë lekë ose 98% e vlerës së fondeve limit të prokuruara.

Sipas viteve, prokurimet paraqiten si më poshtë:

A. Për vitin 2005 është zhvilluar 1 procedurë prokurimi me fond limit 440 mijë lekë dhe është lidhur 1 kontratë në shumën 434 mijë lekë, 6 mijë lekë më pak ose 98.7% e fondit limit.

1. Në tenderin me objekt “Blerje karburanti gazoil dhe vaj” u konstatuan këto shkelje ligjore:

1.1 - Mospërputhja midis vlerave të fondit limit të paraqitura në urdhrin e prokurimit prej 440 mijë lekë dhe ftesës për kuotim prej 550 mijë lekësh, botuar në buletinin e APP të datës 20.01.2005, flet për parregullsi të shprehur në diferencën prej 110 mijë lekësh. Kjo gjë ngarkon me përgjegjësi kryetarin, si dhe njësinë e prokurimit.

1.2 Nuk është zbatuar UKM nr. 1, datë 1.01.1996, kapitulli III “Dokumentet e tenderit”, pika 2/b (Për prokurimin e mallrave), pasi nga kontrolli rezultoi se specifikime teknike nuk ishin hartuar.

Ftesa për kuotim nr. 34/1, datë 23.01.2005, drejtuar pjesëmarrësve në tender nuk ka të përcaktuar adresën dhe orën e zhvillimit të tenderit, në kundërshtim me kap. III “Dokumentet e tenderit”, pika 3/a, e UKM nr. 1, datë 01.01.1996, për të cilën mbajnë përgjegjësi anëtarët e Njësisë së Prokurimit.

1.3 Procesverbali për miratimin e dokumenteve të tenderit mban datën 05.02.2005 (data e zhvillimit të tij), gjë që flet për moszbatim të UKM nr. 1, datë 01.01.1996 dhe nenit 1/d, të ligjit nr. 7971, datë 26.7.1995, pasi rezulton se firmat pjesëmarrëse nuk kanë pasur mundësi të njihen me dokumentacionin përkatës, duke cënuar sigurinë dhe arritjen e transparencës në prokurimin publik.

Për këtë mbajnë përgjegjësi anëtarët e Njësisë së Prokurimit. 1.4 Formulari i kontratës nuk është firmosur nga kontraktuesi, si dhe

formularët e ofertave nuk janë firmosur nga anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave, në kundërshtim me UKM nr.1, datë 1.01.1996.

1.5 Mungon garancia e ofertës të firmës fituese, në kundërshtim me nenin 29, të ligjit nr. 7971, datë 26.7.1995.

1.6 Nuk është bërë argumentimi i fondit limit në kundërshtim me pikën 3, të UKM nr. 1, datë 1.01.1996.

B. Për vitin 2006 janë zhvilluar 5 procedura prokurimi me fond limit 4.101 mijë lekë dhe janë lidhur 5 kontrata në shumën 4.027 mijë lekë, 74 mijë lekë më pak ose 98% e fondit limit.

Për tenderat e zhvilluar në këtë vit nuk është zbatuar kap. IV, i UKM nr. 1, datë 01.01.1996, pasi si anëtarët e njësisë së prokurimit dhe ata të komisionit të vlerësimit të ofertave nuk kanë depozituar deklaratën që nuk kanë lidhje pune, gjaku apo interesash me ofertuesit, e cila kryhet për çdo tender dhe administrohet e vendoset në ruajtje, së bashku me dokumentacionin e prokurimit.

Në veçanti shkeljet ligjore, në mënyrë të detajuar për çdo tender të kontrolluar paraqiten si më poshtë:

1. Tender me objekt “Blerje karburanti 2006”u konstatuan këto shkelje ligjore: 1.1 Nga kontrolli i dokumentacionit rezultoi se tenderi është zhvilluar në datë

11.01.2006, kur në ftesën për kuotim data e zhvillimit është caktuar më 23.12.2005. Ky ndryshim prej 3 javësh nuk është i justifikuar, pra është në kundërshtim

me kap. VII “Të përgjithshme”, paragrafi “Shtyrja e procedurës së prokurimit”, të UKM nr. 1, datë 01.01.1996, ku theksohet: shtyrja e procedurave të prokurimit nga

Page 283: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

283

enti prokurues për shkaqe objektive duhet të shoqërohet me procesverbalin përkatës, të nënshkruar nga anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave dhe të njësisë së prokurimit. Për këtë shtyrje të datës së zhvillimit të procedurës së prokurimit duhet të njoftohen të gjithë kandidatët, të cilët kanë tërhequr dokumentet e tenderit dhe të dokumentohet ky njoftim.

1.2 Ftesat për kuotim nr. 1948, datë 13.12.2005, nr. 2001, datë 23.12.2005 dhe nr. 2010, datë 27.12.2005, janë hartuar në kundërshtim me kap. III “Dokumentet e tenderit”, pika 3/a, e UKM nr. 1, datë 01.01.1996, ku përcaktohet: “Ftesa për ofertë përmban ...vendin dhe vlerën e tërheqjes së dokumenteve të tenderit etj.”, pasi kjo vlerë nuk është shënuar.

Ftesa për kuotim nr. 1940, datë 12.12.2005 dërguar 2 gazetave, nuk është e rregullt, pasi nuk ka të shënuar datën dhe orën e zhvillimit të tenderit, duke qenë në kundërshtim me kap. III “Dokumentet e tenderit”, pika 3/a, UKM nr. 1, datë 01.01.1996.

Pretendimi i ngritur në observacionin e datës 31.07.2007, se ftesa që është dërguar për botim në APP është e rregullt, nuk justifikon parregullsitë e trajtuara në pikën 1.2, për “ftesën për kuotim”.

1.3 Vendimi nr. 34, datë 11.01.2006, për shpalljen e firmës fituese, hartuar nga anëtarët e komisionit, nuk është miratuar nga kryetari i entit prokurues, si dhe nga kryetari i komisionit të vlerësimit të ofertave nuk është hartuar raporti përmbledhës për kryetarin e entit prokurues, kjo në kundërshtim me UKM nr. 1, datë 01.01.1996.

2. Tender me objekt “Blerje automjeti” 2006 u konstatuan këto shkelje ligjore: 2.1 Nuk është hartuar nga kryetari i komisionit të vlerësimit të ofertave raporti

përmbledhës për kryetarin e entit prokurues, kjo në kundërshtim me UKM nr. 1, datë 01.01.1996.

2.2 Nuk është justifikuar fondi limit, pasi nuk janë paraqitur referencat e çmimeve, sipas UKM nr. 1, datë 01.01.1996, kap I, pika 3, ku thuhet: “Përcaktimi i fondit limit të bëhet në bazë të çmimeve të publikuara nga INSTAT–i, institucionet e tjera shtetërore ose sipas testimit të tregut”.

2.3 Likuidimi është bërë me faturën nr. 50, datë 14.6.2006, sipas urdhërpagesës nr. 120, datë 29.6.2006.

Nga komisioni nuk është bërë drejt vlerësimi i ofertave, pasi ofertat nuk janë vënë në kushte të barabarta. Në blerjen e makinave kanë konkuruar 2 firma, të cilat i përkasin biznesit të madh dhe firma fituese sh.p.k., firmë e biznesit të vogël.

Firma fituese duke qenë person fizik ka paraqitur ofertë pa përfshirë në të vlerën prej 20% të t.v.sh.-së, kurse 2 firma, në ofertë kanë përfshirë edhe vlerën e t.v.sh.-së. Ky veprim bie në kundërshtim me nenin 1/ç, të ligjit nr. 7971, datë 26.7.1995 dhe manualin për përdoruesin (udhëzim për plotësimin e regjistrit të procedurave të prokurimit publik, pika 3) të dokumenteve standarde të tenderit, miratuar me UKM nr. 1, datë 01.01.1996.

Ky veprim ka krijuar një dëm ekonomik prej (1.000.000 lekë : 6 = 166.666 lekë vlera e t.v.sh., e papërfshirë në ofertën e fituesit, nga e cila zbriten 3% mbi të ardhurat prej 1.000.000 x 3% = 30.000 e pasqyruar në faturën tatimore. Pra, dëmi ekonomik është 166.666 – 30.00 = 136.666 lekë dhe ngarkon me përgjegjësi komisionin e vlerësimit të ofertave dhe juristin.

2.4 Dokumentacioni i paraqitur në tender nga firma është noterizuar më datë 13.4.2005, pra një vit përpara zhvillimit të tenderit dhe për këtë, kjo firmë duhej të ishte s’kualifikuar.

Page 284: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

284

Në përfundim, tenderi është zhvilluar në kundërshtim me nenin 36/d, të ligjit nr. 7971, datë 26.7.1995, ku thuhet: “d) enti prokurues për zhvillimin ose jo të procedurave të prokurimit me më pak se tri oferta, duhet të marrë më parë miratimin e Agjencisë së Prokurimit Publik”.

3. Tender me objekt “Shërbim me roje civile” 2006 u konstatuan këto shkelje ligjore:

3.1 Ftesa për ofertë nr. 588, datë 06.6.2006 është hartuar sipas formularit të dokumenteve standarde të tenderit, në kundërshtim me kap. III “Dokumentet e tenderit”, pika 3/a, e UKM nr.1, datë 01.01.1996, ku përcaktohet: “Ftesa për ofertë përmban, ...vendin dhe vlerën e tërheqjes së dokumenteve të tenderit... etj.”, pasi kjo vlerë nuk është shënuar.

3.2 Në datë 26.06.2006 (ditën e zhvillimit të tenderit) është hartuar urdhri i prokurimit nr. 684, për ndryshimin e juristit, gjë e cila mund të bëhej vetëm me një urdhër administrativ. Në pjesën më të madhe, deklarimet e anëtarëve të komisionit për moslidhje pune, gjaku apo interesash me ofertuesit, nuk kanë të shënuar objektin e prokurimit në kundërshtim me kapitullin IV.

3.3 Vlera e kontraktuar nga firma fituese është më tepër se firma prej 11.970 lekë.

S’kualifikimi i firmës me fond limit më të ulët nuk është bërë në përputhje më nenin 32/7, të ligjit nr. 7971, datë 26.7.1995, ku thuhet “...Vlera ekonomike më e mirë vlerësohet në bazë të kritereve... të cilat duhet të jenë objektive dhe të shprehura qartë nga ana sasiore...”, pasi firma fituese nuk ka paraqitur preventiv bashkëlidhur formularit të ofertës.

Për mosbarazi midis firmave konkurruese dhe parregullsitë e trajtuara më sipër mbajnë përgjegjësi anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave të cilët duhet të kishin anuluar procedurën e tenderit.

4. Tenderat me objekt “Rikonstruksion i rrugës “Vangjel Noti” 2006 dhe “Rikonstruksion i kanalit ujërave të zeza e të bardha, Kodër Kamëz” 2006

U konstatuan këto shkelje ligjore: 4.1 – Mungon analiza teknike e çmimeve si dhe nuk është justifikuar fondi

limit, pasi nuk janë paraqitur referencat e çmimeve, burimet nga kanë ardhur, në mbështetje të UKM nr. 1, datë 01.01.1996, kap. I, pika 3, ku thuhet: Përcaktimi i fondit limit të bëhet në bazë të çmimeve të publikuara nga INSTAT, institucionet e tjera shtetërore ose sipas testimit të tregut.

4.2 Mungon raporti përmbledhës për kryetarin e entit prokurues, kërkesë kjo e UKM nr. 1, datë 01.01.1996, kap. III “Dokumentet e tenderit”.

Formularët për kuotim nuk janë firmosur nga anëtarët e komisionit, sipas UKM nr. 1, datë 01.01.1996, kap. IV, ku thuhet: “Të gjitha fletët që paraqesin llogaritjen e vlerës përfundimtare të ofertës firmosen nga të gjithë anëtarët e komisionit”.

4.3 Mungon garancia e ofertës për firmën fituese kërkesë kjo e nenit 29 “Sigurimi i tenderit”, të ligjit nr. 7971, datë 26.7.1995 “Për prokurimin publik”.

4.4 Sipas urdhrit të kryetarit të entit prokurues datë 23.11.2006 “Për caktimin e kolaudatorit”, vendoset kolaudatori, pa lidhur kontratë dhe pa caktuar pagesë, kërkesa këto të ligjit nr. 8402, datë 10.9.1998 “Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit”, si dhe në kundërshtim me nenin 7, që thotë: “Për të gjitha llojet e objekteve duhet të vendoset detyrimisht mbikëqyrësi i punimeve”, nenit e 12, ku theksohet: “Kolaudimi i objektit kryhet nga kolaudatori që është person fizik ose

Page 285: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

285

juridik i pajisur me licencë përkatëse dhe që nuk është i lidhur në asnjë mënyrë me projektimin, mbikëqyrjen dhe zbatimin e punimeve të ndërtimit që do të kolaudojë”.

Për akt formal, kontrolli nga mbikëqyrësi i punimeve dëshmon dhe fakti i mosmbajtjes së ditarit të punimeve dhe mosdorëzimi i dosjes teknike të objektit, në kundërshtim me UKM nr. 2, datë 13.5.2005 “Për zbatimin e punimeve të ndërtimit”, kreu III - Dokumentacioni teknik i punimeve të ndërtimit, dhe konkretisht: pikën nr. 4, ku përcaktohet se: Libri i masave mbahet për çdo objekt e nën objekt dhe pikat nr. 9.1 dhe 9.2, ku përcaktohet se: Dosja teknike e objektit, pas kolaudimit të punimeve i dorëzohet sipërmarrësit dhe ruhet në arkivin teknik të tij.

Nga kolaudatorit është nënshkruar si i rregullt aktkolaudimi, ku ka vërtetuar se punimet janë kryer konform projektit dhe preventivave të miratuara nga sipërmarrësi në tender dhe se cilësia është e mirë, kur në të njëjtën kohë, ky akt nuk është firmosur nga ndonjë përfaqësues i sipërmarrësit.

Përveç mbikëqyrësit dhe kolaudatorit të punimeve mbajnë përgjegjësi dhe 5 anëtarët e komisionit të marrjes në dorëzim të objektit, për moskontrollin e mbajtjes së ditarit të punimeve dhe dorëzimin e tij në zyrën e protokollit apo të urbanistikës.

4.5 Nga kontrolli rezulton se midis investitorit dhe firmës fituese nuk janë lidhur kontrata mbështetur në kërkesat e Kodit Civil, por në vend të tyre janë nënshkruar dokumentet standarde të tenderit (kushtet e përgjithshme e kushtet e veçanta) të cilat janë kërkesa të UKM nr. 1, datë 01.01.1996, duke mos përcaktuar sanksione të cilat do të përcaktonin përgjegjësitë respektive.

Mungojnë ditarët e punës dhe libri i masave, ku pasqyrohet puna e kryer. Janë tejkaluar me 2 ditë afatet e zbatimit të kontratës të cilat kanë qenë në

datë 13.12.2006, pasi aktet e kolaudimit janë mbajtur në datë 15.12.2006 (dy ditë më vonë).

Në bazë të nenit 34 /a, për zbatimin e kushtit penal, firma duhet të penalizohet 4/1000 e çmimit total të kontratave, e konkretisht:

Për të dy kontratat me vlerë 999.927 lekë dhe 999.939 lekë: 3.999 lekë /ditë X 2 ditë = 7.999 lekë. Totali 15.998 lekë është përfituar padrejtësisht nga firma. Pra si përfundim në mënyre të përmbledhur në tenderat e kontrolluar, janë

konstatuar këto shkelje ligjore. 1 - Nuk është zbatuar pika 9, e VKM nr. 335, datë 23.6.2000, që thotë: enti

prokurues është i detyruar të krijojë regjistrin e prokurimeve në fillim të çdo viti, ku të shënohet rregullshmëria e zbatimit të procedurave të prokurimit”.

2 - Nuk është zbatuar neni 35, i ligjit nr.7971, datë 26.7.1995, pika 6, ku përcaktohet se: “Organi i cili vë në dispozicion fondet pas lidhjes së kontratës ushtron mbikëqyrjen dhe përmbushjen e detyrimeve që rrjedhin nga kontrata”.

3- Nuk ka argumentim për fondin limit sipas pikës 3, të UKM nr. 1, datë 01.01.1996, pasi nuk janë përcaktuar burimet e këtyre çmimeve. Nuk është zbatuar neni 27, i ligjit nr. 7971, datë 26.7.1995, pasi nuk është përllogaritur çmimi i shitjes së dokumenteve standarde të tenderit.

4- Për moszbatimin e afateve të kontratave nuk janë aplikuar penalitete për shoqërinë për vlerën 15.998 lekë”.

5- Nuk është përgatitur dhe plotësuar regjistri i parashikimeve të prokurimeve publike, regjistri i realizimit të prokurimeve publike, kërkesa këto të VKM nr. 335, datë 23.6.2000, ku përcaktohet: “Enti prokurues, që prokurojnë fonde publike, në bazë të kërkesave dhe të fondeve të miratuara për mallra, shërbime dhe ndërtime, përgatisin dhe plotësojnë regjistrin e parashikimeve të prokurimeve publike, sipas formës dhe mënyrës së përcaktuar në udhëzimin e APP”.

Page 286: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

286

6 - Në shumicën e rasteve në dosjet e tenderëve nuk ka procesverbal të miratimit të dokumenteve të tenderit, nuk ka kopje të paketës së dokumentacionit që kanë blerë firmat, si dhe nuk ndodhen mandatarkëtimet për pagesat e bëra nga palët përfaqësuese.

7- Në të gjithë tenderat e zhvilluar formularët e ofertave nuk janë firmosur nga anëtarët e komisionit, në kundërshtim me UKM nr. 1, datë 01.01.1996, ku përcaktohet se: “Të gjitha fletët që paraqesin llogaritjen e vlerës përfundimtare të ofertës firmosen nga të gjithë anëtarët e komisionit”.

8- Nuk janë kërkuar formularët e sigurimit të ofertave, në kundërshtim me kapitullin III, të UKM nr. 1, datë 01.01.1996, ku thuhet: “Formulari i sigurimit të ofertës shërben për të mbrojtur entin prokurues nga ofertat e papërgjegjshme”.

9- Nuk është zbatuar kap. IV, i UKM nr. 1, datë 01.01.1996, pasi si anëtarët e njësisë së prokurimit dhe ata të komisionit nuk kanë depozituar formularin për moslidhje pune, gjaku apo interesash me ofertuesit, i cili kryhet për çdo tender dhe administrohet në dosje se pjesë e dokumentacionit të prokurimit.

Përgjegjësi për mangësitë e konstatuara mbajnë anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave: zëvendëskryetari i njësisë dhe kryetar i komisionit; anëtarët me detyrë: përgjegjës i Zyrës së Burimeve Ekonomike, ish-përgjegjës i Sektorit të Burimeve Njerëzore, përgjegjësja e Sektorit të Ndihmës Ekonomike, përgjegjësja e Zyrës së Gjendjes Civile, 4 juristë për periudhat përkatëse.

C. Për 6-mujorin 2007 janë zhvilluar 2 procedura prokurimi me fond limit mijë

1.441 lekë dhe janë lidhur 2 kontrata në shumën 1.410 mijë lekë, 31 mijë lekë më pak ose 97.8% e fondit limit.

Në veçanti ka këto shkelje ligjore, të cilat në mënyrë të detajuar për çdo tender të kontrolluar do të paraqiten si më poshtë:

1. Për tenderin “Blerje karburanti gazoil dhe vaj”. 2. Për tenderin“Shërbim me roje civile”. U konstatuan këto shkelje ligjore: 1.1 Në urdhërprokurimin nr. 276, datë 02.3.2007, për blerje karburanti “Gazoil

dhe vaj”, duhet të shënohej vlera e plotë e fondit limit (me t.v.sh.), sipas VKM nr. 1, datë 10.01.2007, pasi pa t.v.sh. vendoset në ftesën për ofertë.

Për tenderin “Shërbim me roje civile”, në dokumentet standarde mungojnë fotokopje e ftesës për ofertë, të dhënat e ofertës, projektpreventivi për llogaritjen e fondit limit si dhe preventivi për llogaritjen e të ardhurave mujore.

1.2 Nuk janë plotësuar kërkesat e ligjit nr. 9643, datë 20.11.2006, me rregullat për prokurimin publik, miratuar me VKM nr. 1, datë 10.01.2007, pasi dokumentet standarde nuk janë të plota. Mungojnë dokumentet standarde të tenderit, pika III.2 “Kapaciteti ekonomik dhe financiar”, si dhe nuk është plotësuar pika II.2 “Përshkrim i shkurtër i kontratës”, ku përcaktohet:

1. Fondi limit me ose pa t.v.sh. 2. Qëllimi i kontratës, sasitë etj. 3. Kohëzgjatja e kontratës ose afati kohor për ekzekutimin e saj. 4. Edhe pse sigurimi i ofertës është bërë me dy lote, kjo nuk është paraqitur në

pikën II.5, në dokumentet standarde të tenderit. 1.3 Mungojnë procesverbalet e miratimit të dokumenteve të tenderit, si dhe ai i

llogaritjes së kostos së shitjes dokumentet standarde etj. 1.4 Mungon justifikimi i fondit limit, duke mos përmendur burimet referuese,

përgjegjësi për këtë mban juristja.

Page 287: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

287

1.5 Afati i përcaktuar në pikën 2 të kontratës së lidhur më datë 27.4.2007 bie ndesh me afatin dhe grafikun e lëvrimit, përcaktuar në dokumentet standarde të tenderit prej 30 ditësh.

Mbi parashikimin, realizimin dhe kontrollin e taksave e tarifave vendore. Në këtë njësi, për periudhën e kontrollit në vitet 2005, 2006 e 6-mujorin 2007,

me mbledhjen e taksave merret Sektori i Burimeve Ekonomike, në përbërje të së cilit në datë 01.4.2005 është emëruar një specialist tregu.

Me vendimin e Këshillit Bashkiak Tiranë nr. 1, datë 17.02.2005, janë miratuar taksat dhe tarifat vendore dhe mënyra e vjeljes së tyre, në përputhje me ligjin nr. 8652, datë 31.7.2000 “Për organizimin e funksionimin e qeverisjes vendore”, ndryshuar me ligjin nr. 9208, datë 18.3.2004, ligjit nr. 8982, datë 12.12.2002 “Për sistemin e taksave vendore”, ndryshuar me ligjin nr. 9325, datë 6.12.2004.

Të ardhurat për vitin 2005 janë realizuar në vlerë 500 mijë lekë, për vitin 2006 janë realizuar 1.318 mijë lekë, ndërsa për 6-mujorin 2007 janë realizuar në vlerë 438 mijë lekë.

Më hollësisht, realizimi sipas zërave paraqitet si më poshtë: Për vitin 2005 rezulton se parashikimi i të ardhurave është bërë me reserve,

pasi duke iu referuar të dhënave, vihet re se vetëm realizimi i të ardhurave nga taksa e zënies së hapësirës publike është rreth 17.9% më tepër se ajo e planifikuar (2 089 820 plan dhe 2 815 318 fakt)

Për vitin 2006, me shkresën nr. 345, datë 17.01.2006, dërguar kësaj njësie nga Bashkia e Tiranës “Mbi planifikimin e të ardhurave për taksën e zënies së hapësirës në tregjet publike për vitin 2006”, kërkohet të bëhet planifikimi i të ardhurave nga taksa për zënien e hapësirave publike për tregjet në juridiksionin e saj, duke u mbështetur në numrin e subjekteve dhe shfrytëzimin maksimal të kapaciteteve të tyre. Sipas shkresës nr. 60/1, datë 24.01.2006, nga kjo njësi është hartuar planifikimi i të ardhurave nga zënia e hapësirës publike për vitin 2006.

Nga të dhënat rezulton se edhe për këtë vit, planifikimi nuk është bërë në përputhje me kërkesat, pasi nuk është planifikuar shfrytëzimi i plotë i kapacitetit të tregut duke i lënë hapësirë tregtarëve të shesin në hapësirat publike, të cilat nuk janë të destinuara për treg (si rrugë, trotuare) etj. Përgjegjësi për këtë mban Zyra e Burimeve Ekonomike si dhe administrata e kësaj njësie, e cila nuk ka mundur të disiplinojë këtë treg.

Për periudhën 01.01.2007-30.6.2007 rezulton se, që në parashikim është planifikuar të shfrytëzohet vetëm 62% i kapacitetit të sipërfaqes së tregut, gjë që flet për një mosangazhim serioz nga ana e kësaj njësie.

Arsye e krijimit të kësaj situate janë: a- Në këtë njësi tregtarët shesin në rrugë dhe jo në tregun e ligjshëm. b- Tregu ka ndërruar destinacionin nga treg fruta-perimesh, në treg industrial,

dhe aktualisht përdoret vetëm nga 5 tregtarë. c- Vlera e ulët prej 20% e të ardhurave nga taksa e zënies së hapësirës publike

e cila kalon në të ardhurat e kësaj njësie. Siç del nga të dhënat, planifikimi për vitin 2005 është 590 mijë lekë më pak se

në vitin 2006, ndërsa, për vitin 2007 është në vlerë 30 mijë lekë më pak se ato të planifikuara në vitin 2006.

Kjo tregon se treguesit e planit për këtë zë nuk janë përcaktuar në bazë të realizimeve të mëparshme dhe në bazë të gjendjes reale dhe flet për një punë të pamjaftueshme të Sektorit të Burimeve Ekonomike. Po t’i referohemi informacioneve rezulton se disiplinimi i tregtarëve në tregun e miratuar “fruta perime” do të shtonte

Page 288: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

288

vlerën e të ardhurave nga taksat, me 198.000 lekë të tjera, për 50 tregtarë në Laprakë, 30 në Kodër Kamëz dhe 8 në rrugën “Don Bosko”, të cilët nuk janë të inkuadruar në treg, por vazhdojnë të shesin në rrugë.

Përgjegjësi për planifikimin joreal të taksës së zënies së hapësirës publike mban përgjegjësi i Zyrës së Burimeve Ekonomike.

Për mosshfrytëzimin total të kapacitetit të tregut të ligjshëm mban përgjegjësi kryetari i kësaj njësie, si dhe Policia Bashkiake Tiranë, për mos angazhimin serioz për evitimin e këtij fakti.

Nga informacionet e marra në këtë njësi rezulton se koordinimi dhe puna e Policisë Bashkiake në Tiranë lë për të dëshiruar, pasi nuk funksionon në rregull, duke u bërë shkaktar i krijimit të pasojave të sipërpërmendura.

Mbi kontrollin e zbatimit të kritereve për dhënien e ndihmës ekonomike dhe

paaftësisë. Në këtë njësi, për periudhën e kontrollit në vitet 2005, 2006 dhe 6-mujorin

2007, për dhënien e ndihmës ekonomike dhe paaftësisë merret Sektori i Ndihmës Ekonomike prej 3 personash, në përbërje të të cilit, në datë 16.6.2003 është emëruar një përgjegjëse sektori.

Njësia Bashkiake përbëhet nga një popullsi prej 62.000 banorësh dhe afërsisht prej rreth 17.000 familjesh. Numri mesatar i familjeve të trajtuar me ndihmë ekonomike, ndarë sipas viteve objekt kontrolli ka variuar nga 800 deri 881 familje, me një fond vjetor prej 23 389 377 lekë për vitin 2005, ku numri dhe vlera (fondi) sipas projektvendimeve të paraqitura nga zyra përkatëse është e njëjtë me numrin dhe vlerën (fondin) sipas vendimeve të mara nga këshilli përkatës.

Nga kontrolli rezulton se për vitin 2005 janë trajtuar mesatarisht me ndihmë ekonomike 838 familje për shumën prej 23.389.377 lekësh.

Për vitin 2006 rezulton se janë trajtuar mesatarisht me ndihmë ekonomike 787 familje për shumën prej 24.157.217 lekësh.

Për vitin 2007, deri në muajin prill janë trajtuar me ndihmë ekonomike 728 familje ose 4.5% e tyre, me një fond prej 1.785.548 lekë, me një pagë mesatare prej 2.453 lekë.

Në muajin qershor 2007 janë trajtuar me ndihmë ekonomike 412 familje. U kontrolluan me zgjedhje 40 dosje për familjeve që trajtohen me ndihmë

ekonomike, nga ku rezultoi: Në të gjitha dosjet ekzistonte deklarata e përgjithshme e familjeve që trajtohen

me ndihmë ekonomike e cila plotësohet një herë në vit, sipas VKM nr. 787, datë 14.12.2005.

Ekzistojnë deklaratat mujore, certifikatat familjare. dokumentacioni i tokës (vërtetime të ndryshme). Janë përpiluar dhe dërguar listat e personave madhorë të familjeve që janë në skemën e ndihmës ekonomike.

Vihet re se ka përputhje në numrin e familjeve, fondeve për familjet me ndihmë ekonomike, vendimit të Këshillit Bashkiak, borderove dhe tërheqjes së fondeve nga thesari.

Veç sa më sipër nga kontrolli u konstatua se: Për vitin 2005, në këtë njësi vendore janë trajtuar si raste të veçanta rreth 23

familje, në kundërshtim me ligjin nr. 9355, datë 10.3.2005 dhe VKM nr. 113, datë 31.3.2002, për shumën 431.200 lekë (me urdhër të kryetarit të Njësisë Bashkiake) nr. 64, datë 01.12.2005, nr. 49, datë 9.9.2005, nr. 1577, datë 10.8.2005, nr. 40, datë 7.07.2005 dhe nr. 4, datë 8.02.2005.

Page 289: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

289

Për vitin 2006 deri në muajin prill 2007, në këtë njësi vendore janë trajtuar si raste të veçanta, rreth 60 familje për shumën 1.071.320 lekë, në kundërshtim me ligjin nr. 9355, datë 10.3.2005 dhe VKM nr. 787, datë 14.12.2005, me urdhrat nr. 71, datë 15.11.06, nr. 75, datë 7.12.06, nr. 5, datë 17.01.07 dhe nr. 10, datë 12.02.07.

Theksojmë se, si për vitin 2005, ashtu edhe 2006, trajtimi me ndihmë ekonomike i familjeve të cituara më sipër, trajtuar si raste të veçanta, është bërë me fondet e deleguara të buxhetit të shtetit dhe jo me të ardhurat e buxhetit lokal, kërkesë kjo e ligjit nr. 9355, datë 10.3.2005, neni 21, ku thuhet: “Këshilli i Bashkisë ka të drejtë të miratojë kritere specifike për të dhënë ndihmë ekonomike apo për të ofruar shërbime të përkujdesit, me fondet e buxhetit lokal, për familjet me shumë pjesëtarë apo familjet e varfra”.

Për sa më sipër përgjegjësi mban kryetari i Njësisë Bashkiake Nr. 11 Laprakë Tiranë.

Nga muaji prill 2007 e deri në kohën e kontrollit rezulton se nuk janë trajtuar familje të tjera me urdhër të titullarit si raste të veçanta.

Kontroll mbi zbatimin e procedurave ligjore për dhënien apo marrjen e

objekteve me qira. Në Njësinë Bashkiake nuk është dhënë asnjë objekt me qira dhe nuk ka patur

objekte në pronësi të kësaj njësie, përkundrazi nga mungesa e ambienteve të punës për administratën dhe për kryerjen e shërbimeve të ndryshme nga, janë marrë objekte më qira.

Kontroll në Sektorin e Infrastrukturës dhe Kontrollit Urban. Sektori i Infrastrukturës dhe Kontrollit Urban përbëhet nga tre persona, ku

përgjegjësi është inxhinieri i ndërtimit. Për vitin 2005 janë shqyrtuar 5 kërkesa për 5 shoqëri ndërtimi, për vitin 2006,

4 kërkesa për shoqëri ndërtimi dhe 3 kërkesa për persona fizikë dhe për 6-mujorin e parë të vitit 2007, vetëm 1 kërkesë për 1 shoqëri ndërtimi.

Në mbështetje të ligjit nr. 8402, datë 17.9.1998, procedura ndiqej si më poshtë: subjekti ndërtues bën kërkesë për ndërtimin që do të kryejë dhe pas verifikimit në vend me dokumentacionin që ndodhet në dosjen përkatëse, kjo zyrë jep mendimin të përcjellë me një shkresë, duke e dërguar në Bashkinë Tiranë. Tarifat për rastet kur kanë të bëjnë me person juridik është 2.000 lekë dhe për persona fizikë 1.000 lekë. Gjatë kontrollit, nga grupi i kontrollit u kërkuan dosjet për verifikim, por nga inxhinierja u dha shpjegimi se këto dosje dërgoheshin në Bashki.

Në këtë njësi nuk kishte zyrë kadastre dhe për çdo rast flagrant përgjigjej Policia e Ndërtimit dhe Policia Bashkiake.

- Kontroll mbi zbatimin e detyrave për mbrojtjen e mjedisit. Për sa i përket mbrojtjes së mjedisit në këtë njësi, për periudhën objekt

kontrolli, rezulton se nuk ka pasur ndonjë investim për ndërtimin e infrastrukturës rrugore.

Nga 37 rrugë kryesore janë asfaltuar vetëm 6 rrugë. Këto rrugë kanë ndikim negativ për ndotjen ajrit nga pluhuri. Për sipërfaqet e gjelbëra nuk kishte asnjë investim. Pastrimi i sipërfaqeve dhe mbledhja e mbeturinave urbane investohej nga Bashkia e Tiranës. Në këtë njësi nuk ka pasur fonde të dhëna për mjedisin, qofshin këto nga buxheti i shtetit, Bashkia e Tiranës ose OJQ –të.

Për përmirësimin e gjendjes u rekomandua marrja e masave.

Page 290: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

290

12. KONTROLL NË KËSHILLIN E QARKUT TË FIERIT Në zbatim të Programit të Kontrollit nr. 387/1, datë 27.6.2007, të miratuar nga

Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, u ushtrua kontroll në Këshillin e Qarkut në Fier, me objekt kontrolli “Mbi ligjshmërinë dhe rregullshmërinë e aktivitetit ekonomiko-financiar”.

Kontrolli u krye nga data 02.07.2007 deri në datën 31.07.2007, sipas drejtimeve të përcaktuara në këtë programin kontrolli për periudhën e veprimtarisë së ushtruar nga subjekti i kontrolluar nga data 01.01.2005 deri 31.12.2006.

Kontrolli u krye për zbatimin e ligjshmërisë dhe rregullshmërisë, duke verifikuar sipas rastit dokumentacionin e plotë dhe me zgjedhje. Përveç kontrollit të dokumentacionit jemi bazuar edhe në këshillimin dhe ballafaqimet me stafin drejtues e atë administrativ të subjektit të kontrollit.

Në përfundim të kontrollit rezultoi: Zbatimi i detyrave dhe masave disiplinore të rekomanduara në kontrollet e

mëparshme. Nga verifikimi i dokumentacionit u konstatua se kontrolli i fundit në këtë

institucion është kryer nga prefekti i Qarkut të Fierit, i cili me shkresë nr.445/1, datë 21.5.2007, i ka dërguar Këshillit të Qarkut Fier, rekomandimet për zbatim.

Rekomandimet e dërguara nga prefekti i Qarkut Fier përmbajnë 7 masa organizative, masa për zhdëmtim për 113 persona në shumën 12.250.283 lekë, 9 masa administrative, gjobë në shumën 295.000 lekë dhe 6 masa disiplinore.

Me shkresë nr.191/40, datë 30.05.2007, dërguar nga ish-kryetari i Këshillit të Qarkut dhe shkresën nr.191/5, datë 15.06.2007, dërguar nga kryetari i Këshillit të Qarkut, është njoftuar prefekti i Qarkut të Fierit, për zbatimin e rekomandimeve të dërguara prej tyre, realizimi i të cilave paraqitet si vijon:

A. Masa organizative: janë realizuar 5 rekomandime dhe nuk janë realizuar 2 prej tyre.

B. Masa zhdëmtimi: janë zbatuar pjesërisht. Janë nxjerrë debitor dhe janë kontabilizuar detyrimet për 18 këshilltarë, në shumën 1.096.200 lekë.

Për 95 subjekte të tjerë, në shumën 11.154.083. lekë, nuk është kryer asnjë veprim.

C. Masa administrative: nk janë zbatuar. Nuk janë ndëshkuar për kundravajtje administrative 2 punonjës, në masën 100.000 lekë secili, 1 punonjëse me 50.000 lekë dhe 6 punonjës me 50.000 lekë secili.

D. Masa disiplinore: janë zbatuar pjesërisht. Janë larguar nga puna 2 punonjës dhe u është dhënë masa “vërejtje” 2 punonjësve.

Për 2 punonjës të tjerë është rekomanduar “paralajmërim për largim nga puna”, kurse nga ish-kryetari i Këshillit të Qarkut u është dhënë masa “vërejtje”.

Moszbatimi i detyrave të rekomanduara bie ndesh me germën d, të pikës 1, të nenit 12, të ligjit nr. 9009, datë 13.02.2003 “Për auditimin e brendshëm në sektorin publik” dhe ngarkon me përgjegjësi ish-kryetarin e Këshillit të Qarkut në Fier.

Mbi kontrollin e zbatimit të buxhetit. Për vitin 2005 e 2006, buxheti lokal i Këshillit të Qarkut në Fier është

miratuar nga Këshilli i Qarkut me vendimet përkatës, bazueshmëria ligjore e të cilëve është konfirmuar nga prefektura e Qarkut në Fier.

Page 291: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

291

Buxheti i Këshillit të Qarkut, për vitin 2005 është realizuar në masën 96% ose 3.992 mijë lekë më pak ndaj shpenzimeve të programuara, nga të cilat: 769 mijë lekë të trashëgueshme, kurse për vitin 2006 është realizuar në masën 97% ose 3.068 mijë lekë më pak ndaj shpenzimeve të programuara, nga të cilat 1.823 mijë lekë të trashëgueshme.

Nga kontrolli i dokumentacionit u konstatua respektim i shpenzimeve sipas strukturës buxhetore deri në nivel artikulli dhe kryerja e tyre në çdo rast është bërë me miratim të Këshillit të Qarkut.

Përdorimi i fondit rezervë. Fondi rezervë i buxhetit të Këshillit të Qarkut, për vitet 2005 e 2006 është

krijuar respektivisht në masën 363 mije lekë dhe 300 mije lekë ose rreth 0.3% i shpenzimeve të planifikuara, pra brenda kufirit të parashikuar nga neni 6, i ligjit nr. 8399, datë 09.9.1998 “Për disa ndryshime ne ligjin nr. 7776, datë 22.12.1993 “Për buxhetin lokal”, i cili e parashikon deri në 3% dhe nuk është përdorur.

Përdorimi efektiv i fondeve buxhetore. Nga kontrolli i ushtruar u konstatua se është bërë programim i shpenzimeve

operative për çdo lloj malli ose shërbimi dhe nuk ka tejkalim të tyre në total. Kontroll mbi marrëdhëniet e punës. U kontrollua numri i punonjësve sipas strukturës organike të miratuar me

strukturën faktike, sipas emërtesave dhe nuk rezultuan ndryshime. Nga shqyrtimi i praktikave për marrjen dhe largimin nga puna të punonjësve,

u konstatua se përgjithësisht janë respektuar kërkesat e ligjit nr. 8549, datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil” dhe ligjit nr. 7961, datë 12.7.1995 “Për kodin e punës i Republikës së Shqipërisë” me ndryshimet e mëvonshme. Largimet nga puna të punonjësve nuk janë shoqëruar me efekte financiare.

U kontrollua bazueshmëria ligjore e vendosjes së pagave sipas klasave, kategorive, grupit, emërtimeve, shtesave për vjetërsi, pozicione, të vendosura nga Këshilli i Qarkut dhe u konstatua zbatim i saktë i UKM nr. 1, datë 13.6.2000 “Për strukturën e renditjes të punëve në shërbimin civil, metodologjisë përkatëse dhe përshkrimit përgjithësues të rolit të sekretarit të përgjithshëm në këtë shërbim”, aneksi nr. 2, si dhe VKM nr. 551, datë 7.11.2002 “Për klasifikimin e funksioneve dhe grupimin e njësive të qeverisjes vendore, për efekt page e për caktimin e kufijve te pagave te organeve te qeverisjes vendore”.

U kontrollua llogaritja dhe ndalesat për tatimin mbi të ardhurat për pagat dhe shpërblimet dhe u konstatua zbatim i saktë i udhëzimit të Ministrisë të Financave nr. 5, datë 18.01.2005 “Për tatimin mbi të ardhurat”.

U kontrollua krijimi dhe përdorimi i fondit të veçantë dhe u konstatua se krijimi dhe përdorimi i tij është në përputhje me VKM nr. 19, datë 11.1.1993 dhe 434 datë 28.6.2006 “Për fondin e veçantë të institucioneve buxhetore„.

Zbatimi i rregullave për mbajtjen e kontabilitetit dhe rregullaritetit të

ligjshmërisë, në veprimet me arkë dhe bankë.

Mbi veprimet e kryera me arkë. U krye inventari i befasishëm i arkës dhe nuk rezultuan diferenca midis

gjendjes kontabël dhe asaj fizike. U ushtrua kontroll i plotë për gjithë dokumentacionin e arkës dhe u konstatua

se nga punonjësit e financës janë hapur librat e kontabilitetit dhe janë azhornuar veprimet në to në përputhje me VKM nr. 248, datë 10.4.1998 “Për miratimin e planit

Page 292: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

292

kontabël publik, për organet e pushtetit lokal, institucionet shtetërore, qendrore dhe lokale si dhe të njësive që varen prej tyre”, me ndryshimet.

U kontrolluan hyrjet ne arkë për tërheqjet me çek nga banka, krahasuar me ditarin e bankës, llogaria 580 “xhirime të brendshme” e cila në fund të vitit 2005 dhe 2006, rezulton e mbyllur.

Mbi veprimet e kryera me bankë. U kontrollua dokumentacioni i plotë i bankës për gjithë periudhën e

programuar dhe u konstatua se janë hapur librat e kontabilitetit dhe janë azhornuar veprimet në to, në përputhje me VKM nr. 248, datë 10.4.1998, me ndryshimet e mëvonshme.

Çdo veprim është i shoqëruar me dokumentacionin e nevojshëm justifikues (urdhër prokurimi, procesverbal, fletëdalja e shitësit, fletëhyrja e institucionit etj). Urdhërpagesat janë të përpiluara saktë, të plotësuara në të gjithë ekstremet e tyre, të firmosura nga personat përgjegjës dhe me vulë nga Dega e Thesarit.

Totali i ekstraktit të bankës në datë 31.12.2005 dhe 2006 përputhet me situacionin e shpenzimeve, ditarin e bankës, librin e madh.

Krahas sa më sipër, në veprimet me bankën u konstatuan shkelje të ligjshmërisë pa dëm ekonomik si vijon:

Në 8 raste, në urdhërprokurime nuk përshkruhet referenca ligjore, lloji i mallit ose shërbimit, sasia dhe njësia, kurse në 15 raste, procesverbalet e hartuara nuk kanë numër, datë dhe nuk përshkruajnë qëllimin e kryerjes së shpenzimeve, në kundërshtim me UKM nr. 3, datë 19.02.1996 “Për blerjet me vlera të vogla” dhe ngarkojnë me përgjegjësi drejtorin e Drejtorisë së Financës.

Krahas sa më sipër, në veprimet me bankën u konstatuan dhe shkelje të disiplinës financiare me dëm efektiv, në 2 raste, në vlerën 910.000 lekë, si vijon:

1. Në vitin 2005, në 1 rast, në vlerën 200.000 lekë, për blerjen e 1 motori makine. Ish-kryetari i Këshillit të Qarkut ka shkuar me shërbim në Itali me avion dhe njëkohësisht ka urdhëruar që edhe makina me targë FR6363B e institucionit të shkonte në Itali në dispozicion të tij. Gjatë udhëtimit në Itali është djegur motori i makinës. Motori është vendosur në mjet në muajin korrik 2004 dhe veprimet financiare janë kryer 1 vit më vonë në shtator 2005. Në kushtet që ai ka shkuar në Itali me linjë ajrore, duke përfituar edhe shpenzimet e udhëtimit, shkuarja e makinës jashtë shtetit dhe blerja e motorit në shumën 200.000 lekë, nuk motivohet.

Sa më sipër bie ndesh me nenin 24/a, të ligjit nr. 6942, datë 25.12.1984 “Për administrimin, ruajtjen, dokumentimin dhe qarkullimin e vlerave materiale e monetare” dhe e ngarkon me përgjegjësi atë.

2. Në vitin 2006, nga inxhinierja, në cilësinë e hartueses të projektzbatimit dhe preventivave, për 17 objekte, nga të cilat: 2 objekte të reja dhe 15 rikonstruksione të shkollave, janë përfituar padrejtësisht 710 mijë lekë për punë të pakryer, në kundërshtim me pikën 2 dhe 6 të kontratës së lidhur, midis entit prokurues “Këshillit të Qarkut Fier” përfaqësuar nga ish-kryetari dhe kontraktuesit fituesit të tenderit, inxhinierja.

Nga verifikimi i kryer për zbatimin e kontratës u konstatua se subjekti ka kryer hartimin e projektzbatimit dhe preventivave vetëm për 4 objekte dhe nuk ka kryer hartimin e projektzbatimit dhe preventivave për 13 objekte të tjerë, të cilët i ka raportuar si të kryer prej saj duke përfituar padrejtësisht shumën 710.000 lekë.

Mbi veprimet me magazinën.

Page 293: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

293

Çdo blerje është bërë hyrje në magazinë. Hyrjet dhe daljet e vlerave materiale në magazinë, në çdo rast janë shoqëruar me dokumentacionin e nevojshëm justifikues.

Në këtë institucion nuk ka mallra në ruajtje, stok dhe me qarkullim të ngadalshëm.

Përgjithësisht, kryerja e veprimeve me magazinën është në përputhje me kreun e III “Dokumentimi i veprimeve ekonomiko-financiare”, të ligjit nr. 6942, datë 25.12.1984 “Për administrimin, ruajtjen, dokumentimin dhe qarkullimin e vlerave materiale e monetare”.

Nxjerrja e llogarisë vjetore dhe inventarizimi i llogarive dhe pasurisë publike. Për vitin 2005 është nxjerre llogaria vjetore dhe është miratuar nga inspektoria

e kontabilitetit në Degën e Thesarit Fier, brenda afatit ligjor datë 28.02.2006. Ajo është e shoqëruar me inventarët kontabël te posteve te bilancit, situacionin vjetor te shpenzimeve dhe pasqyrën e të ardhurave të rakorduar me Degën e Thesarit, si dhe relacionin shpjegues.

Përgjithësisht nxjerrja e saj është në zbatim të ligjit nr. 7661, datë 19.01.1993 “Për kontabilitetin”, VKM nr. 248, datë 10.4.1998, me ndryshimet e mëvonshme dhe udhëzimin e Ministrisë të Financave nr. 19, datë 24.12.2003 “Për përgatitjen e pasqyrave vjetore të institucioneve qendrore, organeve të pushtetit vendor dhe njësive që varen prej tyre”.

Prokurimi i fondeve publike. Gjatë periudhës së kontrolluar 1 janar 2005 deri 31 dhjetor 2006 janë zhvilluar

gjithsej 54 tendera, me fond limit të përgjithshëm të prokuruar 170.400 mijë lekë, me vlerë të përgjithshme të kontratave të lidhura 166.364 mijë lekë dhe efekt të konkurimit - 4.036 mijë lekë.

Gjatë vitit 2005 janë zhvilluar gjithsej 21 tendera me fond limit të përgjithshëm të prokuruar 73.579 mijë lekë, me vlerë të përgjithshme të kontratave të lidhura 70.505 mijë lekë dhe efekt të konkurimit - 3.074 mijë lekë, kurse për vitin 2006 janë zhvilluar gjithsej 33 tendera me fond limit të përgjithshëm të prokuruar 96.821 mijë lekë, me vlerë të përgjithshme të kontratave të lidhura 95.859 mijë lekë dhe efekt të konkurimit - 962 mijë lekë.

Nga grupi i kontrollit u ushtrua kontroll i plotë i dosjeve të prokurimit dhe u konstatua, përgjithësisht, zbatim i saktë i procedurave të zhvillimit të tenderave, në zbatim të ligjit nr. 7971, datë 26.7.1995 “Për prokurimin publik dhe dispozitave ligjore të rrjedhura prej tij”.

Krahas sa më sipër, në procedurën e zhvillimit të tenderave u konstatuan shkelje të dispozitave ligjore që nuk mund të përcaktohet dëmi ekonomik në 3 tendera me fond limit të përbashkët 45.555 mijë lekë si vijon:

1. “Projektzbatime dhe preventiva për objektet e reja shkollore dhe

rikonstruksione” të zhvilluar në vitin 2006, me fond limit 1.000 mijë lekë dhe vlerë të lidhur të kontratës 995 mijë lekë.

Mangësi të konstatuara: a. Nuk është përcaktuar nga cili burim janë marrë çmimet për llogaritjen e

fondit limit, në kundërshtim me pikën 3, kapitulli I, të udhëzimit të Këshillit të Ministrave nr.1, datë 01.01.1996 "Për prokurimin publik".

Page 294: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

294

b. Pjesëmarrësve në tender, në kërkesat për kualifikim nuk iu është kërkuar kapaciteti teknik, eksperienca e tre viteve të mëparshme, projekte të ngjashme, të vërtetuara nga punëdhënësit.

Në dokumentet e tenderit, pjesëmarrësve për tender nuk ju janë bërë të ditura kriteret vlerësuese për projektimet, të cilat përcaktohen jo më pak se 75 pikë për ofertën teknike, rreth 15 pikë për ofertën ekonomike dhe rreth 10 pikë për çmimin e vetë projektit, në kundërshtim me kërkesat për kualifikim pikën 3.1 Për shërbimet e projektimit, kapitulli III “Dokumentet e tenderit”, të UKM nr.1, datë 01.01.1996.

c. Pjesëmarrësve në tender, në kërkesat për kualifikim nuk ju është kërkuar kapaciteti financiar, në kundërshtim me kërkesat për kualifikim, pikën B.2 të dokumenteve standarde të tenderit (Shërbimet-tender i hapur), miratuar me UKM nr.1, datë 01.01.1996.

Mangësitë e përshkruara më lart ngarkojnë me përgjegjësi njësinë e prokurimit të përbërë nga juristja dhe 2 anëtare.

d. Të tre subjektet pjesëmarrëse në tender nuk kanë paraqitur dokument për shlyerjen e taksave vendore, në kundërshtim me kërkesat për kualifikim, pika A.4 të dokumenteve standarde të tenderit (Shërbimet - tender i hapur), miratuar me udhëzimin e Këshillit të Ministrave nr. 1, datë 01.01.1996 dhe ngarkon me përgjegjësi komisionin e vlerësimit të ofertave të përbërë.

2. “Blerje gazoili” me fond të prokuruar 900 mijë lekë dhe vlerë të lidhur të kontratës 900 mijë lekë të zhvilluar në vitin 2006.

Mangësitë e konstatuara: a. Nuk është përcaktuar nga cili burim janë marrë çmimet për llogaritjen e

fondit limit, në kundërshtim me pikën 3, kapitulli i I, të UKM nr.1, datë 01.01.1996. Në specifikimet teknike nuk është përcaktuar sasia dhe cilësia e gazoilit që do

të prokurohet si dhe koha e kërkuar për dorëzim, në kundërshtim me nenin 40/2, të ligjit nr. 7971, datë 26.7.1995.

Sa më sipër ngarkon me përgjegjësi njësinë e prokurimit. b. Të tre subjektet që kanë marrë pjesë në tender, nuk kanë paraqitur

dokument për shlyerjen e taksave vendore, në kundërshtim me kërkesat për kualifikim, pika A.4 të dokumenteve standarde të tenderit (Mallrat – kërkesa për kuotime), miratuar me udhëzimin e Këshillit të Ministrave nr. 1, datë 1.01.1996. Firma është kualifikuar edhe pse në vërtetimin e paraqitur nga Dega e Tatimtaksave Fier deklarohet se kjo firmë ka detyrime të pashlyera tatimfitimi 50.862 lekë dhe sigurime shoqërore e shëndetësore 54.920 lekë, në kundërshtim me kërkesat e përgjithshme për kualifikim pika B.4,5 të dokumenteve standarde të tenderit (Mallra-kërkesa për kuotime), miratuar me UKM nr.1, datë 01.01.1996.

Mangësitë e përshkruara më lart ngarkojnë me përgjegjësi komisionin e vlerësimit të ofertave.

Për të 2 tenderat, nga njësia e prokurimit dhe komisioni i vlerësimit të ofertave janë bërë vërejtje të cilat nuk u konsideruan nga grupi i kontrollit, me argumentet e paraqitur ne procesverbalet përkatës.

3. “Ndërtimi i shkollës 9-vjeçare në fshatin Kuman, Komuna Kuman”. Mangësi të konstatuara: - Vlera e plotë e preventivit të këtij objekti është 43.654.571 lekë. Në tender

është hedhur vlera 10.000 mijë lekë si fazë e parë, e mbështetur në një preventiv pjesor të hartuar për këtë qëllim.

Hedhja në tender vetëm e fondit prej 10.000 mijë lekë, bie ndesh me pikën 5, të nenit 17 “Zgjedhja e procedurës së prokurimit”, të ligjit nr. 7971, datë 26.7.1995 “Për

Page 295: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

295

prokurimin publik”, i cili përcakton se: për objekte të mëdha publike, afati kohor i të cilave kërkon vazhdimin e punimeve dhe në vitin kalendarik pasardhës, prokuron fondet për ndërtimet dhe supervizionin e tyre sipas vlerës së plotë të këtyre objekteve.

- Nga Këshilli i Qarkut Fier për këtë objekt është dhënë leja e ndërtimit nr. 10, datë 15.12.2006. por në lejen e ndërtimit nuk është përcaktuar emri i personit fizik ose juridik, të cilit i është dhënë leja dhe nuk është firmosur nga sekretari i KRRT, në kundërshtim me formularin nr.5, të miratuar me nenin 85, të ligjit nr.8405, datë 17.09.1998 “Për urbanistikën” Mangësitë e konstatuara ngarkojnë me përgjegjësi ish-kryetarin e Këshillit të Qarkut Fier.

U kontrollua procedura dokumentare e likuidimit të tenderave dhe u gjet përgjithësisht e saktë në zbatim të ligjit nr. 8402, datë 10.9.1998 “Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit”, UKM nr. 3, datë 15.02.2001 “Për mbikëqyrjen dhe kolaudimin e punimeve të ndërtimit”, si dhe të VKM nr. 444, datë 05.9.1994 “Për tarifat e studimit, projektimit, drejtimit dhe kolaudimit të veprave të ndërtimit…”.

Krahas sa më sipër, në procedurën e zbatimit të tenderave u konstatuan dhe mangësi me dëm ekonomik në shumën 2.974.877 lekë, për 3 tendera si vijon:

1. “Ndërtimi i shkollës 9-vjeçare në fshatin Kuman, Komuna Kuman”. Nga verifikimi i dokumentacionit u konstatua se investitori ka pranuar

kërkesën e paraqitur nga shoqëria fituese dhe mbikëqyrësi i punimeve, për thellimin e themeleve të objektit ndaj projektit nga 1.1 m në 1.35 m. Nga llogaritjet rezulton për këtë thellim të themeleve, në preventiv janë shtuar volume punimesh të pajustifikuara për shtimin e thellësisë së themeleve me 20 cm, të cilat janë paraqitur në situacion si punime të kryera në shumën 489.888 lekë, e të përfituara padrejtësisht nga shoqëria, në kundërshtim me pikën 4, të kreut të tretë Dokumentacioni teknik i punimeve të ndërtimit, të UKM nr. 2, datë 13.05.2005 “Për zbatimin e punimeve të ndërtimit”.

- Në dosje nuk u gjet regjistri i kontabilitetit, në kundërshtim me pikën 15, të UKM nr. 3, datë 15.02.2001 “Për mbikëqyrjen dhe kolaudimin e punimeve të ndërtimit”.

2. “Rikonstruksioni i shkollës 9-vjeçare Aranitas, në Komunën Aranitas” Mallakastër, fituar nga shoqëria sh.p.k. me vlerë 8.894.387 lekë.

- Nga verifikimi i dokumentacionit u konstatua mospërputhje e volumit të punimeve midis preventivit, situacionit të punimeve dhe librezës së masave në shumën 1.748.220 lekë, shumë e cila është përfituar padrejtësisht nga shoqëria, në kundërshtim me pikën 4, të kreut të tretë Dokumentacioni teknik i punimeve të ndërtimit, të UKM nr.2, datë 13.05.2005.

- Në dosje nuk u gjet regjistri i kontabilitetit, në kundërshtim me pikën 15, të UKM nr.3, datë 15.02.2001.

3. “Rikonstruksion i shkollës 9-vjeçare Mbrostar Ura”, në Komunën Mbrostar, fituar nga shoqëria me vlerë të kontratës të lidhur. Nga verifikimi në vend i punimeve të kryera u konstatua se nuk janë kryer volume punimesh me vlerë 736.769 lekë, të cilat janë raportuar të kryera dhe janë likuiduar, në kundërshtim me pikën 4, të kreut të tretë, Dokumentacioni teknik i punimeve të ndërtimit, të UKM nr. 2, datë 13.05.2005.

Mangësitë e trajtuara më lart ngarkojnë me përgjegjësi mbikëqyrësin e objekteve.

Nga mbikëqyrësi, për të 3 objektet janë bërë vërejtje të cilat nga grupi i kontrollit u morën pjesërisht në konsideratë, me argumentet e paraqitur në procesverbalet përkatës.

Page 296: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

296

Për përmirësimin e gjendjes u rekomandojua marrja e masave.

13. KONTROLL NË PREFEKTURËN E QARKUT NË LEZHË

Në zbatim të programit të kontrollit nr. 500/1, datë 17.9.2007 të miratuar nga Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, u ushtrua kontroll në Prefekturën e Qarkut Lezhë, me objekt kontrolli: “Mbi kontrollin e zbatimit të ligjshmërisë, rregullshmërisë së aktivitetit ekonomiko-financiar, si dhe mbi vlerësimin e veprimtarisë së Auditit të Brendshëm”.

Kontrolli u krye nga data 17.9.2007 deri në datën 12.10.2007, sipas drejtimeve të përcaktuara në këtë program kontrolli, për periudhen e veprimtarisë së ushtruar nga subjekti i kontrolluar nga data 01.01.2005 deri më datën 31.12.2006.

Kontrolli u krye per zbatimin e ligjshmërisë dhe të rregullshmërisë së veprimtarisë ekonomiko-financiare, duke verifikuar sipas rastit dokumentacionin e plotë dhe me zgjedhje. Përveç kontrollit të dokumentacionit jemi bazuar edhe në këshillimin dhe ballafaqimet me stafin drejtues e atë administrativ të subjektit të kontrollit.

Në përfundim të kontrollit rezultoi: Zbatimi i detyrave dhe masave disiplinore të rekomanduara në kontrollet e

mëparshme. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka ushtruar kontroll në Prefekturën e Qarkut në

Lezhë, lidhur me administrimin e buxhetit të vitit 2002 dhe vlerësimin e Drejtorisë së Kontrollit Financiar, kontroll ky i kryer nga data 21.7.2003 deri me datë 15.8.2003.

Për shkeljet në zbatim të akteve ligjore dhe nënligjore të konstatuara nga ky kontroll, nga ana e Kontrollit të Lartë të Shtetit me shkresën nr. 177/27, datë 18.9.2003, i është dërguar Prefekturës së Qarkut në Lezhë, raporti përfundimtar i kontrollit, si dhe janë rekomanduar për zbatim: 2 detyra me masa organizative; 1 detyrë per masa zhdëmtimi dhe 1 detyrë per masa disiplinore.

Për zbatimin e detyrave të rekomanduara, Prefekti i Qarkut në Lezhë, me shkresën nr. 1605/1, datë 17.11.2003, ka njoftuar Kontrollin e Lartë të Shtetit.

Nga kontrolli i zbatimit të detyrave të rekomanduara rezultoi: Përfundimisht rezulton se rekomandimet për masa organizative janë zbatuar

plotësisht, 1 rekomandim për masë zhdëmtimi është zbatuar pjesërisht, si dhe 4 rekomandimet për masë disiplinore janë zbatuar pjesërisht.

Mbi kontrollin e zbatimit të buxhetit. Për vitet 2005 e 2006, në bazë të të dhënave të evidencave të planifikimit dhe

të realizimit të buxhetit, evidenca këto të rakorduara me Degën e Thesarit në Lezhë, realizimi i treguesve buxhetorë paraqitet:

Emërtimi Viti 2005 Viti 2006 Nr. Shpenzime Plan Fakt % Plan Fakt % 1 Paga 40.333 38.916 96 42.926 39.596 92 2 Sigurime 11.596 11.286 97 11.863 8499 71 3 Operative 8.055 8.052 100 8.060 7.695 95 4 Investime 1.193 1.191 100 2.771 2.721 98 5 Transferta 297 297 100 90 -

T O T A L I 61.474 59.742 97 65.710 58.511 89

Page 297: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

297

Nga kontrolli dokumentar rezulton se për shërbimet dhe blerjet nuk është marrë në konsideratë detyrimi i viteve të mëparshme, ku konstatohet se në fund të vitit 2004, llogaria furnitore ka një tepricë për 1.075 mijë lekë, me origjinë krijimi nga viti 2003 e 2004.

Edhe gjatë vitit 2005 nuk janë shlyer detyrimet e lindura brenda vitit buxhetor për 513 mijë lekë, si pjesë ndërrimi për 40 mijë lekë, karburant për 307 mijë lekë (të palikuiduara fletëhyrjet e mallrave nr. 46, datë 04.3.2005, fletëhyrje nr. 45, datë 30.8.2005, fletëhyrja nr. 76, datë 27.12.2005). Gjithashtu janë pasqyruar dhe vendime gjyqësore si detyrime ndaj të tretëve, për shumën 4,970 mijë lekë dhe nuk janë marrë parasysh gjatë detajimit të buxhetit të vitit 2006.

Gjatë vitit 2006 nuk janë likuiduar edhe detyrimet e konstatuara në muajin dhjetor të vitit 2005, si, shpenzime për Telekomin në Lezhë - 635 mijë lekë, detyrime e taksa ndaj Bashkisë, të lindura gjatë vitit 2005 për 84 mijë lekë, dieta për 749 mijë lekë. Detyrimet për vendimet gjyqësore, në fund të vitit 2006 pasqyrojnë një tepricë për 15.214 mijë lekë, që përbëhet me 15 analiza të pambështetura me çelje fondesh gjatë vitit 2006.

Moslikuidimi i detyrimeve të viteve të mëparshme, në vitet 2005 e 2006, bie në kundërshtim me udhëzimin e Ministrisë së Financave nr. 8, datë 21.01.2005 “Për zbatimin e buxhetit të vitit 2005”, si dhe udhëzimin e po kësaj ministrie nr. 2, datë 08.02.2006 “Për zbatimin e buxhetit të vitit 2006”, ku përcaktohet se në radhë të parë do të shlyhen detyrimet e prapambetura dhe ky rregull do të mbahet parasysh gjatë detajimit të planit të buxhetit nga ministritë dhe institucionet buxhetore, pra duhej që detyrimet e konstatuara dhe të pasqyruara në bilancet përkatëse duhej të ishin shlyer sipas radhës. Vlerësojmë se me këtë praktikë që është ndjekur thellohet disbalancimi i buxhetit të Prefekturës.

Për shpenzimet operative konstatohet se janë planifikuar të detajuar në nënartikuj të grupuar per vitin 2005, ndërsa për vitin 2006 ka një përmirësim në detajimin e planit te shpenzimeve sipas strukturës.

Sipas bilancit të vitit 2005, totali i shpenzimeve operative është 8.545 mijë lekë, ndërsa sipas situacionit të rakorduar me buxhetin është 8.052 mijë lekë, pra me diferencë 493 mijë lekë, çka tregon se ka parregullsi në bilanc dhe nuk është zbatuar drejt parimi i të drejtave të konstatuara në kontabilizimin e shpenzimeve në fund të vitit.

Në planifikimin dhe detajimin e shpenzimeve operative të vitit 2005, rezulton se shpenzimet për karburant, për administratën e prefekturës, janë parashikuar më shumë se për tre PMNZSH, që janë në territorin e Prefekturës, megjithëse PMNZSH kanë automjete më shumë dhe me norma më të larta konsumimi etj.

Nga analiza e bërë konsumit të karburantit, me zgjedhje, për disa automjete që disponon ky institucion, rezultoi:

Bazuar në fletëdaljet e magazinës për karburant, fletëdalje këto të firmosura nga shoferët, fletëudhëtimet që pasqyrojnë lëvizjet e mjeteve të këtij institucioni, fletëudhëtime këto të firmosura nga shoferët dhe personat që kanë lëvizur me to, normativën e harxhimit të karburantit për 100 km lëvizje, për çdo automjet, normativë kjo e përcaktuar në procesverbalin e ngritur për këtë problem, si dhe në urdhrin e Prefektit nr. 3, datë 10.01.2005, u bë kontrolli me zgjedhje mbi zbatimin e këtyre normativave dhe në përfundim rezultoi:

A. Për vitin 2005: Në periudhën 01.01.2005 deri më datë 31.5.2005, lëvizjet e kryera me

automjetin tip Volksëagen Passat me targë Le6155A, sipas fletëudhëtimeve janë përshkruar 23.366 km.

Page 298: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

298

Me normën 10 litra/100 km duhej të harxhoheshin 2366 litra karburant. Sipas fletëdaljeve janë harxhuar 3000 litra.

Nga përllogaritja është harxhuar më tepër 634 litra naftë (3000 litra - 2336 litra = 634 litra) në vlerë 43,112 lekë.

Në periudhën nëntor dhe dhjetor 2005, sipas fletëudhëtimeve janë përshkruar 3300 km nga shoferi. Me normativën 10 litra/100 km duhej të harxhoheshin 330 litra.

Sipas fletëdaljeve janë harxhuar 650 litra naftë, harxhuar më tepër se normativa 320 litra (650 litra- 330 litra = 320 litra) në vlerë 27,200 lekë.

B. Për vitin 2006: Me fletëudhëtimet për mjetin Volksëagen Passat janë përshkruar 20.398 km

dhe sipas normativës 10 litra/100 km, justifikohet karburant 2040 litra, ndërsa me fletëdalje janë harxhuar 3360 litra me diferencë më tepër për 1320 litra (3360 litra -2040 litra =1320 litra) me vlerë 112.200 lekë.

Për të dy vitet është shkaktuar dëm ekonomik nga 2 shoferë 43.112 lekë dhe 139.400 lekë.

Gjithsej dëmi ekonomik rezulton 182.512 lekë. Për dëmin ekonomik të shkaktuar mbajnë përgjegjësi ish-përgjegjësja e Zyrës

së Financës dhe përgjegjësja e Zyrës së Menaxhim Financës, pasi në zbatim të ligjit nr. 6942, datë 25.12.1984 “Për administrimin, ruajtjen, dokumentimin e qarkullimin e vlerave materiale e monetare”, duhej që për çdo muaj të përllogaritej normativa dhe të bëhej rakordimi me furnizimet nga magazina për karburantin e harxhuar.

Shpenzimet për energji dhe ujë për të dy vitet janë dokumentuar pa matësa. Shpenzimet e kryera për udhëtim e dieta janë kryer në mbështetje të

urdhërshërbimeve dhe të autorizimeve të nënshkruara nga Prefekti, sipas dispozitave ligjore për këtë qëllim.

Shpenzimet e kryera për pjesë këmbimi e servise janë dokumentuar dhe kryer brenda limiteve të përcaktuar në planin vjetor.

U bë krahasimi i çeljes së fondeve nga Dega e Thesarit të rrethit dhe përdorimi i tyre në artikuj, tituj dhe kapituj dhe rezultoi i njëjtë me rakordimet e mbajtura midis dy palëve në fund të viteve 2005 e 2006.

Kontroll mbi marrëdhëniet e punës (paga, shpërblime, sigurime). Nga viti 2005 deri me 10.4.2006, struktura dhe organika e institucionit të

prefektit të Qarkut Lezhë është përcaktuar në zbatim të urdhrit të kryeministrit nr. 307, datë 06.11.2002 “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së administratës së Prefektit të Qarkut Lezhë”. Sipas këtij urdhri, numri i punonjësve në organikë është 48 vetë, ndërsa për periudhën nga 01.05.2006 deri 31.12.2006, struktura dhe organika është bërë me urdhrin e kryeministrit nr. 57, datë 10.4.2006 “Për miratimin e strukturës dhe organikës së administratës së prefektit të Qarkut Lezhë”, me numër punonjësish prej 31 vetë. Struktura dhe organika e PMNZSH është përckatuar me vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 77, datë 06.02.2003 “Për miratimin e strukturës dhe organikës të policisë së mbrojtjes nga zjarri”.

Nga kontrolli rezultoi se kishin gjetur zbatim të plotë urdhëresat e mesipërme të kryeministrit si dhe VKM e lartpërmendur,në drejtim të strukturës dhe numrit të punonjësve në këtë institucion por, theksojmë se, në strukturën e prefekturës është emëruar shofer i prefektit të Qarkut në Lezhë, i cili është djali i prefektit aktual, veprim ky në kundërshtim me ligjin nr. 9367, datë 07.4.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksionit publik”, neni 5, pikat 1/dh e 1/i, neni 6 “Menyra e kryerjes së detyrave publike dhe detyrime për të parandaluar konfliktin

Page 299: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

299

e interesit”, neni 21, pikat 3/b e 6/a “Ndalimi i lidhjes së kontratave”, si dhe me ligjin nr. 8485, datë 12.5.1999 “Kodi i procedurës administrative”, neni 37, pika 1, germat a dhe b, veprim ky që ngarkon me përgjegjësi prefektin.

Nga kontrolli i bërë pagesave të punonjësve të administratës së prefektit, per vitin 2005 dhe vitin 2006, rezultoi se ato ishin të bazuara në vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 726, datë 21.12.2002 “Për pagat e punonjësve të institucioneve buxhetore” i ndryshuar.

Gjithashtu nga kontrolli i bërë në listëpagesat e tremujorit IV të vitit 2005 dhe tremujorit të III të vitit 2006, rezultoi se përllogaritjet, aplikimi dhe derdhjet e tatimit mbi pagë, kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore të punëmarrësit e punëdhënësit, është bërë në përputhje të plotë me kërkesat e ligjit nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, ligjit nr. 7870, datë 13.10.1994 “Për sigurimet shëndetësore në Republikën e Shqiperisë” i ndryshuar, ligjit nr. 8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat” i ndryshuar, si dhe të akteve nënligjore të dala në zbatim të tyre.

Në drejtim të pagesës për vjetërsi në punë dhe të shpërblimit mujor të punonjësve të cilët kanë më shumë se 3 persona në ngarkim në familje, nga kontrolli u konstatuan raste të pagesave në kundërshtim me ligjin dhe konkretisht:

A. Mbi pagesën për vjetersi: Me urdhrin nr. 29, datë 28.4.2006, të Prefektit të Qarkut në Lezhë “Për

likuidimin e detyrimeve financiare të punonjësve që largohen për shkak ristrukturimi të strukturës së administratës se institucionit”, urdhër ky i mbështetur në ligjin nr. 8927, datë 25.7.2002 “Për prefektin”, në ligjin nr. 7961, datë 12.7.1995 “Kodi i punës i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar, neni 145, në urdhrin e kryeministrit nr. 57, datë 10.4.2006, në vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 511, datë 24.10.2002 “Për kohën e punës dhe të pushimit në institucionet buxhetore”, në vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 19, datë 11.01.1993 “Për fondin e veçantë të institucioneve buxhetore”, i ndryshuar, është urdhëruar zyra e personelit dhe ajo e financës, të bëhet likuidimi për 9 punonjës i shpërblimit për vjetërsi në punë, shpërblim për lejen vjetore për periudhën janar-prill 2006 dhe shpërblimin nga fondi i veçantë për periudhën janar-prill 2006.

Nga kontrolli i bërë ketyre pagesave rezultoi se shpërblimi për vjetërsi dhënë 6 punonjësve që i takonte ky shpërblim, është bërë në kundërshtim me pikën 2, të nenit 145, të ligjit nr. 7961, datë 12.7.1995 “Kodi i punës i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar, sepse ky shpërblim nuk është llogaritur me pagën e një 15-ditëshi për çdo vit të plotë pune, por është llogaritur edhe për periudhën kohë pune që nuk përbën vit të plotë pune.

Si rezultat i këtij veprimi të kundraligjshëm kanë përfituar padrejtësisht shpërblim për vjetërsi 6 punonjës. në shumën 57.856 lekë.

Shuma e mësipërme prej 57.856 lekë, përbën shkelje të disiplinës financiare me dëm ekonomik, shumë për të cilën mban përgjegjësi përgjegjësja e Zyrës së Menaxhim-Financës.

B. Mbi shperblimin mujor. Në drejtim të shpërblimit mujor të punonjësve të cilët kanë më shumë se 3

persona në ngarkim në familje, rezultoi se në kundërshtim me pikën 1, të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 499, datë 13.8.1998 “Për shpërblimin mujor të punonjësve që kanë me më shumë se 3 persona në ngarkim në familje” i ndryshuar, është paguar përgjegjësi i Zyrës së Gjendjes Civile, për çdo muaj me 1 000 lekë, kur sipas

Page 300: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

300

deklaratës dhe dokumentacionit që ai ka paraqitur duhej të shpërblehej me 500 lekë në muaj.

Si rezultat i këtij veprimi të kundërligjshëm, ai ka përfituar padrejtësisht, për periudhën nga 01.02.2006 deri me 30.9.2007, shumën prej 10.000 lekë (20 muaj × 500 lekë/muaj), shumë kjo që përbën shkelje të disiplinës financiare me dëm ekonomik dhe për të cilën mban përgjegjësi përgjegjësja e Zyrës së Menaxhim-Financës.

Në drejtim të krijimit dhe përdorimit të fondit te veçantë të institucionit të prefektit, për vitet 2005 e 2006 rezultoi:

A. Viti 2005. Bazuar në vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 19, datë 11.3.1993 “Për fondin

e veçantë të institucioneve buxhetore”, si dhe fondin e pagave të planifikuara për institucionin e prefektit, per vitin 2005, fondi i veçantë i krijuar është:

1. 19,973,000 lekë × 5% = 998,650 lekë 2. Ky fond përdorur gjatë vitit 2005: a. Shpërblime me rastin e “8 Marsit” = 55,000 lekë b. Shpërblim 7 punonjësve, listëpagesa maj 2005 = 238,140 lekë c. Shpërblim 6-mujori I, viti 2005 = 314,731 lekë d. Shpërblim 6-mujori II, viti 2005 = 421,664 lekë Shuma e përdorur 1.029.535 lekë Përdorur më tepër 1.029.535 – 998.650 = 30.885 lekë

Shuma e mësipërme prej 30.885 lekë përben shkelje të disiplinës financiare më dëm ekonomik, shumë për të cilën mban përgjegjësi ish-përgjegjësja e Zyrës së Financës.

Nga kontrolli i përdorimit të fondit të veçantë, gjatë vitit 2005, rezultoi se nga ish-përgjegjësja e Zyrës së Financës, nuk është zbatuar urdhri nr. 34, datë 04.5.2005, i ish-prefektit, urdhër ky i dalë në zbatim të ligjit nr. 8927, datë 25.7.2002 “Per prefektin” dhe me vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 19, datë 11.3.1993, sepse në këtë urdhër është përcaktuar masa e shpërblimit për 4 punonjës me 1/2 page mujore, ndërsa në fakt shpërblimi është bërë për 1 pagë mujore si më poshtë:

Shuma prej 53.065 lekë përben shkelje të disiplinës financiare me dëm ekonomik, për të cilën mban përgjegjësi ish-përgjegjësja e Zyrës së Financës.

B. Viti 2006. Bazuar në VKM nr. 19, datë 11.3.1993, ndryshuar me VKM nr. 434, datë

28.6.2006, VKM nr. 815, datë 15.12.2006 “Për fondin e veçantë të institucioneve buxhetore”, si dhe fondin e pagave te planifikuar këtij institucioni, per vitin 2006, fondi i veçantë i krijuar është:

1 18,818,000 leke × 5% = 940,900 lekë 2 Ky fond përdorur gjatë vitit 2006 = a Per shpërblime = 534,200 lekë

Përdorur më pak = 406.698 lekë Zbatimi i rregullave për mbajtjen e kontabilitetit dhe rregullaritetit të

ligjshërisë në veprimet me: Me zgjedhje u krye kontroll për rregullshmërinë e plotësimit dhe të përpunimit

të dokumentacionit të arkës dhe rezultoi se gjendja kontabile e arkës është pasqyruar e njëjtë me atë fizike.

Veprimet e kryera nëpërmjet arkës janë mbështetur në dokumenta argumentues për pagesat nga arka.

Page 301: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

301

Blerjet me vlera të vogla nepërmjet arkës janë audituar nga auditi i Ministrisë së Brendshme deri më datë 30.06.2006 dhe nga kontrolli i kryer me zgjedhje për këtë periudhë nuk u konstatuan parregullsi të tjera.

U krye kontroll i plotë i dokumenteve të arkës për 6-mujorin e dytë të vitit 2006 dhe rezultoi se nuk është kryer asnjë blerje nëpërmjet arkës, dhe dokumentacioni u gjet në përputhje me dispozitat për administrimin e mjeteve monetare nga arka.

Janë plotësuar rregullisht libri i arkës, ditari i kontabilizimeve dhe mbartin të njëjtat teprica në çdo fund muaji.

U krye kontrolli me zgjedhje për rregullshmërinë e plotësimit dhe përpunimit të dokumentacionit të bankës, për periudhën deri më datë 30.6.2006, pasi ishte kontrolluar nga auditi i brendshëm i Ministrisë së Brëndshme dhe rezultoi se ishin trajtuar problemet me natyrë të shkeljeve të dispozitave ligjore dhe është nxjerrë edhe përgjegjësia materiale sipas konstatimeve.

Për 6-mujorin e dytë të vitit 2006 u krye kontrolli i plotë i dokumentacionit të bankës dhe rezultoi se likuidimi i urdhërshpenzimeve, është kryer në çdo rast brenda limiteve të përcaktuara nga çelja e fondeve.

Teprica e llogarisë disponibile në thesar, në bilancin e vitit 2006 është e njejtë me tepricën që ka mbartur konferma bankare me datë 31.12.2006.

Nga kontrolli nuk u konstatuan diferenca midis faturave të likuiduara nga Thesari dhe hyrjeve të magazinës.

Materialet e blera janë dokumentuar në magazinë, por janë prerë njëherësh, si fletëhyrja, ashtu dhe fletëdalja, si për karburant, pjesë këmbimi, kancelari, shtypshkrime etj., dhe për 6-mujorin e dytë të vitit 2006 nuk është bërë rakordimi midis magazinës dhe kontabilitetit. Në çdo periudhë, magazina ka rezultuar pa gjendje.

Nxjerrja e llogarisë vjetore (bilanci kontabël) dhe inventarizimi i llogarive dhe

pasurisë publike. Për vitet 2005 e 2006, nga ana e Prefekturës rezulton se janë hartuar bilancet

vjetore dhe janë depozituar në Degën e Thesarit, brenda afateve të përcaktuara në aktet nënligjore.

U kontrolluan bilancet dhe u konstatua se përpilimi i tyre është mbështetur në ditarët e kontabilizimeve, ditarët e veprimeve të ndryshme dhe centralizatorët për të dy vitet. Në kontabilizimet e kryera rezultoi se megjithëse është zbatuar parimi i të drejtave të konstatuara për shpenzimet dhe të ardhurat, në vitin pasardhës nuk janë shlyer detyrimet e vitit paraardhës, veprim i cili bie në kundërshtim me vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 248, datë 10.4.1998 “Për miratimin e planit kontabël…”, dhe të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 25, datë 20.01.2001 “Për disa shtesa në VKM nr. 248, datë 10.4.1998”.

Llogaria 468 “debitorë të ndryshëm” rezulton e çelur me datë 01.01.2005, pa gjendje, ndërsa në fund të vitit pasqyron gjendje 704.800 lekë, e përbërë nga tre analiza, për pulla dhe certifikata të gjendjes civile të shpërndara dhe mbetet për t’u arkëtuar vlera 704.800 lekë.

Llogaria 423 “personeli paradhënie dhe gjoba”, me datë 31.12.2005 paraqitet me tepricë për 348.726 lekë, e përbërë nga 5 analiza me origjinë krijimi që nga vitet 2001, 2002 e 2003, nga të cilat: 248.726 lekë nuk kanë dokumentacion të plotë dhe janë krijuar në vitin 2001.

Llogaria 45 “marrëdhënie brenda dhe jashtë sistemit” është paraqitur në bilancin e vitit 2005 në pasiv, për 2.050.300 lekë, e paanalizuar dhe e mbartur nga viti 2004, shuma prej 1.437.080 lekë në kredi dhe shuma prej 213.435 lekë në debi.

Page 302: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

302

Kjo llogari është mbyllur nga Ministria e Brendshme në vitin 2006, pa analiza veprimesh.

Llogaria 63 “ndryshimi i gjendjeve” rezulton të jetë kredituar padrejtësisht, pa patur siguri se është kryer veprimi në vitet e mëparshme në këtë llogari me hyrjen e mallit.

Llogaria 401 “furnitorë dhe sipërmarrës”, në bilancin e vitit 2005 ka një tepricë prej 513.450 lekë, e përbërë nga 6 analiza dhe e verifikuar me kontabilizimet, teprica e kësaj llogarie duhet të jetë për shumën 723.450 lekë. Për diferencën 210.000 lekë duhet të gjendet analiza dhe të përputhet me kontabilitetin ose të sistemohet. Për vitin 2006, kjo llogari është kuadruar me analizat dhe ka një tepricë në bilanc prej 476.600 lekë, që përfaqëson mallra të palikujduara nga vitet 2003, 2004 e 2005.

Llogaria 467 “kreditorë të ndryshëm”, në bilancin e vitit 2005 nuk ka gjendje dhe nuk janë kontabilizuar detyrimet e palikuiduara që rrjedhin nga vendimet gjyqësore për 8.775.675 lekë.

Në vitin 2006 janë kontabilizuar si detyrime për vendime gjyqësore me objekt pagë dhe shpërblim për 15.214.958 lekë.

Detyrime për sigurimet shoqërore e shëndetësore janë paraqitur në bilanc për një tepricë reale sipas kontabilizimeve dhe dokumentëve të rakordimit midis palëve.

U verifikua saktësia e llogarive inventariale dhe rezultoi se gjendja kontabël përputhet me gjendjen fizike.

Si detyrime në llogarinë kreditore, në bilancin e vitit 2006 janë paraqitur dhe dieta të vitit 2005, për shumën 749.302 lekë. Theksojmë se për këtë shumë në fund të vitit 2005 është kryer kontabilizimi, duke debituar llogarinë 4342 “marrëdhënie me shtetin debitorë”, në kredi të llogarisë “kreditorë”, dhe në këtë rast nuk duhej të ishin likujduar dietat e vitit 2006, pa u likuiduar detyrimet për dieta të konstatuara në vitin 2005 dhe të pasqyruara në bilanc si tepricë detyrimi.

Për të dy vitet është kryer inventarizimi i pasurisë me komision të ngritur nga prefekti. Gjithashtu është ngritur komision i veçantë për nxjerrjet jashtë përdorimit, si dhe për asgjësimin e mallrave të nxjerra jashtë përdorimit. Nga inventarizimi nuk kanë rezultuar diferenca.

Janë nxjerrë jashtë përdorimit dhe asgjësuar për vitin 2005, aktive të qëndrueshme të trupëzuara në vlerë 4.025.000 lekë që përfaqësojnë 7 automjete jashtë përdorimit, por nuk është bërë asnjë pjesë hyrje, veprim në kundërshtim me VKM nr. 70, dt. 01.3.1985 “Për administrimin, ruajtjen, dokumentimin dhe qarkullimin e vlerave materiale e monetare” i ndryshuar, pasi vlera e amortizimit të tyre sipas procesverbaleve është 3.250.000 lekë, pra ato duhej të ishin evaduar për hekur.

Janë nxjerrë jashtë përdorimit dhe asgjësuar inventarë ekonomik shuma prej 242.259 lekë dhe për vitin 2006, pajisje inventari jashtë përdorimit në shumën prej 1.240.079 lekë.

Moskryerja e kontabilizimeve dhe kryerja në mënyrë të gabuar në disa raste bie ndesh me nenet 6 e 69, të ligjit nr. 7661, datë 19.01.1993 “Për kontabilitetin”, si dhe me vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 25, datë 20.01.2001 “Për miratimin e planit kontabël publik, për organet e pushtetit lokal”, duke ngarkuar me përgjegjësi ish-përgjegjësja e Zyrës së Financës dhe përgjegjësja e Zyrës së Menaxhim-Financës.

Prokurimi i fondeve publike. 1. Viti 2005. Në vitin 2005, Prefektura e Qarkut të Lezhës me fondet e dhëna nga Buxheti i

Shtetit, ka realizuar tenderimet për ndërtime dhe mallra me një fond total prej 3.757

Page 303: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

303

mijë lekë, fond i cili është kontraktuar në vlerën 3,734 mijë lekë ose në masën 99%. Me këto fonde ky ent prokurues ka realizuar 3 tendera, si më poshtë:

Në 000/lekë Nr. Objekti i

prokurimit Procedur. e prokur.

Fondi limit

Vlera e kontratë

1. Blerje pjesë këmbimi e shërbim të automjeteve Tender i kufizuar 1,257 1,236.9 2. Blerje karburant e lubrifikant Tender i kufizuar 2,000 1,998.3 3. Rikonstruksion godine Prefekturë Kërkesë me kuotim” 500 498.4

Këto tendera ishin audituar nga auditi i Ministrisë së Brendshme, kështu që nuk u kontrolluan nga ana jonë.

2. Viti 2006. Në vitin 2006, Prefektura e Qarkut në Lezhë, me fondet e dhëna nga buxheti i

shtetit ka realizuar tenderimet për ndërtime dhe mallra, me një fond total prej 3.423 mijë lekë, fond i cili është kontraktuar në vlerën 3,378 mijë lekë ose në masën 98%.

Me këto fonde, ky ent prokurues ka realizuar 5 tendera, si më poshtë: Në 000/lekë

Nr. Objekti i prokurimit Procedura e prokur.

Fondi limit

Vlera e kontratë

1. Blerje pjesë këmbimi dhe shërbimi automjet. I kufizuar 950 9282. “Blerje karburanti dhe lubrifikante” K.me kuotim 777.8 771.43. “Rikonstruksion sta.PMNZSH Kurbin”, K.me kuotim 800 791.84. “Blerje paisje të zyrave gjendje civ Le e Kurb.” K.me kuotim 345 340.25. “Rikonstr.zyrave gjen. civile Lezhë Kurbin” K.me kuotim 550 547

Nga kontrolli u konstatua se: 1. Në tenderin e zhvilluar me objekt “Blerje pjesë këmbimi e shërbime

automjetesh”, sipas urdhërprokurimit nr. 14, datë 29.3.2006, me fond limit 950 mijë lekë, tenderuar datë 25.04.2006, lidhur kontrata datë 19.05.2006 me vlerë 928,050 lekë, u konstatuan këto shkelje të dispozitave ligjore në fuqi:

1.1. Fondi limit i caktuar në urdhërprokurimin nr. 14, datë 29.3.2006, për 950 mijë lekë, nuk është i argumentuar ligjërisht, sepse:

Nga ana e entit prokurues nuk është zbatuar kapit. I, pika 3, e UKM nr. 1, date 01.01.1996 “Për prokurimin publik” i ndryshuar, sipas të cilit “Përcaktimi i fondit limit argumentohet nga enti prokurues dhe bëhet në bazë të çmimeve të publikuara nga INSTAT-i ose nga institucione të tjera përkatëse shtetërore, ose në përputhje me vlerësimin e tregut”, çka ngarkon me përgjegjësi njesinë e hartimit të dokumentëve të tenderit dhe kryetarin e entit prokurues.

1.2. Komisioni i vlerësimit të ofertave nuk ka në përbërjen e tij specialistë të fushës mekanike, veprim ky në kundërshtim me kap. IV “Komisioni i vlerësimit të ofertave dhe njësia e prokurimit”, të UKM nr. 1, datë 01.01.1996, çka ngarkon me përgjegjësi juristin dhe kryetarin e entit prokurues.

1.3. Nuk janë hartuar specifikimet teknike të pjesëve të këmbimit në kundërshtim me nenin 14, të ligjit nr. 7971, datë 26.7.1995, çka ngarkon me përgjegjësi komisionin e vlerësimit të ofertave.

1.4. Në procesverbalin datë 03.4.2006, për aprovimin e dokumenteve të tenderit nuk janë përfshirë lista e subjekteve, që do t’i dërgohet ftesa për ofertë, sepse ky ent prokurues nuk dispononte asnjë listë të përditësuar të shoqërive që tregtojnë pjesë këmbimi nga Dega e Tatimeve në Lezhë, kështu që dërgimi i ftesës për ofertë 2 subjekteve dhe personit fizik është formal. Këto veprime janë në kundërshtim me nenin 36, germat a dhe b, të ligjit nr. 7971, datë 26.7.1995, çka ngarkon me

Page 304: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

304

përgjegjësi komisionin e vlerësimit të ofertave, juristin e njësisë së hartuesve të dokumenteve të tenderit dhe kryetarin e entit prokurues.

1.5. Formulari i ofertës dhe oferta nuk janë nënshkruar nga anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave, në kundërshtim me kap. IV, të UKM nr. 1, datë 01.01.1996, çka ngarkon me përgjegjësi juristin dhe kryetarin e komisionit të vlerësimit të ofertave.

1.6. Janë kualifikuar 2 subjektet dhe (njëri) person fizik, kur këtyre subjekteve i mungon “Formulari i autorizimit të prodhuesit”, në kundërshtim me kap. III, të UKM nr. 1, datë 01.01.1996, çka ngarkon me përgjegjësi komisionin e vlerësimit të ofertave dhe juristin e njësisë së së hartuesve të dokumenteve të tenderit.

1.7. Kontrata e hartuar dhe e nënshkruar më datë 19.5.2006 nuk është e plotë, asaj i mungojnë nenet për garancinë e pjesëve të këmbimit dhe grafiku i lëvrimit në kundërshtim me kap. III, të UKM nr. 1, datë 01.01.1996, çka ngarkon me përgjegjësi juristin.

1.8. Nga kontrolli i zbatimit të kontratës u konstatuan shkelje pa dëm ekonomik në likujdimin e këtyre zërave:

a. Në urdhërpagesën nr. 94, datë 25.5.2006, me vlerë 100.500 lekë është likuiduar edhe zëri “ndërrim vaji” 22 litra×1000 lekë/litri = 22000 lekë, ku çmimi njësi për vajin është marrë çmimi i shërbimit.

b. Në urdhërpagesën nr. 113, datë 26.6.2006, me vlerë 84.300 lekë është likuiduar edhe zëri: ndërrim vaji 7 litra×700 lekë/litri = 6300 lekë, ku çmimi njësi për vajin është marrë çmimi i shërbimit.

c. Në urdhërpagesën nr. 125, datë 17.7.2006, me vlerë 127.500 lekë është likuiduar edhe zëri “ndërrim vaji” 25 litra×300 lekë/litri = 7500 lekë, ku çmimi njësi për vajin nuk ka të dhëna se nga është marrë.

d. Në urdhërpagesën nr. 134, datë 07.8.2006, me vlerë 89.400 lekë është likuiduar edhe zëri “ndërrim vaji” 12 litra×600 lekë/litri = 7200 lekë, ku çmimi njësi për vajin është marrë çmimi i shërbimit.

e. Në urdhërpagesën nr. 205, datë 20.11.2006, me vlerë 230.200 lekë është likujduar edhe zëri “ndërrim gomina shpatullash” 4 copë×1500 lekë/copa = 6000 lekë, ku ky zë nuk është përfshirë në raportin teknik datë 02.11.2006 dhe në urdhrin e prefektit datë 03.11.2006.

Për veprimet e mësipërme mban përgjegjesi përgjegjësja e Zyrës së Menaxhim-Financës, që ka likuiduar zëra, çmimet e të cilëve nuk janë në preventivin e ofertës fituese dhe zëra që nuk janë përfshirë në raportin teknik dhe urdhrin e prefektit.

2. Në tenderin e zhvilluar me objekt “Blerje karburanti dhe lubrifikante”, sipas urdhërprokurimit nr. 49, datë 01.08.2006, me fond limit 777,820 lekë, tenderuar datë 05.09.2006, lidhur kontrata datë 02.10.2006, me vlerë 771,464 lekë, u konstatuan këto shkelje të dispozitave ligjore në fuqi:

2.1. Komisioni i vlerësimit të ofertave nuk ka në përbërjen e tij specialistë të objektit të prokurimit, veprim ky në kundërshtim me kap. IV “Komisioni i vlerësimit të ofertave dhe njësia e prokurimit”, të UKM nr.1, datë 01.01.1996, çka ngarkon me përgjegjësi juristin dhe kryetarin e entit prokurues.

2.2. Në procesverbalin datë 05.9.2006, për aprovimin e dokumenteve të tenderit, nuk janë përfshirë lista e subjekteve, që do t’i dërgohet ftesa për ofertë, sepse ky ent prokurues nuk dispononte asnjë listë të përditësuar të shoqërive që tregtojnë karburante e lubrifikante nga Dega e Tatimeve në Lezhë, kështu që dërgimi i ftesës për ofertë 3 subjekteve është formal. Këto veprime janë në kundërshtim me nenin 40, të ligjit nr. 7971, datë 26.7.1995, çka ngarkon me përgjegjësi komisionin e vlerësimit të ofertave, juristin dhe kryetarin e entit prokurues.

Page 305: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

305

2.3. Formulari i ofertës dhe oferta nuk janë nënshkruar nga antarët e komisionit të vlerësimit të ofertave, në kundërshtim me kap. IV, të UKM nr. 1, datë 01.01.1996, çka ngarkon me përgjegjësi juristin dhe kryetarin e komisionit të vlerësimit të ofertave.

2.4. Kualifikuar në kundërshtim me kerkesat per kualifikim 3 subjekte sepse: Nuk kanë paraqitur licencë për tregtim karburanti dhe lubrifikanti, kërkesë

kjo e kërkesave specifike per kualifikim, pika 1/b; Nuk kanë paraqitur kontrata te ngjashme të realizuara gjatë tre viteve të

fundit kerkesë kjo e kerkesave specifike per kualifikim, pika 3. - Firma nuk ka paraqitur vërtetimin bankar për burime financiare, kerkesë kjo

e kerkesave specifike per kualifikim, pika 2. Në këto kushte, këto subjekte duhet të skualifikoheshin dhe në tender do

mbetej 0 (zero) ofertues, pra ai duhej të përsëritej, kjo sipas kap. VII, të UKM nr. 1, datë 01.01.1996, veprim ky që ngarkon me përgjegjësi komisionin e vlerësimit të ofertave dhe njësinë e së hartuesve të dokumenteve të tenderit.

2.5. Nga zbatimi i kontratës rezultoi se: Mungonte formulari i ofertës fituese, në vend të tij, kësaj kontrate i është

bashkëngjitur formulari i po kësaj shoqërie i paraqitur në tenderin e datës 05.5.2006, tender i cili ishte anuluar. Gjatë likuidimit të artikujve naftë dhe benzinë, çmimet njësi ndryshonin nga çmimet e ofertës fituese, e konkretisht:

Nafta, duke u mbështetur në ofertën fituese, ajo duhej të likujdohej me 116 lekë/litri, por në fakt është likuiduar me çmimet 115 lekë/litri dhe 110 lekë/litri dhe benzina, nga 127 lekë/litri që duhej likuiduar, është likuiduar me 135 lekë/litri dhe 130 lekë/litri.

Megjithëse nga llogaritjet tona nuk u konstatua dëm ekonomik, një veprim i tillë ngarkon me përgjegjësi përgjegjësja e Zyrës së Menaxhim-Financës, e cila ka likuiduar faturat e paraqitura nga shoqëria, pa i rakorduar çmimet njësi me çmimet e ofertës fituese.

3. Në tenderin e zhvilluar me objekt “Rikonstruksion stacioni PMNZSH Kurbin”, sipas urdhërprokurimit nr. 54, datë 14.8.2006, me fond limit 800 mijë lekë, tenderuar datë 06.9.2006, lidhur kontrata datë 05.10.2006, me vlerë 791,862 lekë, u konstatuan këto shkelje të dispozitave ligjore në fuqi:

3.1. Fondi limit i caktuar në urdhërprokurimin nr. 54, datë 14.8.2006, për 800 mijë lekë nuk është i argumentuar ligjërisht, kjo për faktin e mosshoqërimit të preventivit të hartuar nga enti prokurues, më analizen teknike të çmimeve të zërave të punimeve të ndërtimit sipas UKM nr. 2, datë 08.5.2003 “Për klasifikimin dhe strukturën e kostos së punimeve të ndërtimit”, veprim ky në kundërshtim me udhëzimin e Ministrisë së Brendshme nr. 341, datë 21.02.2006 “Për përdorimin efektiv të fondeve për investimet publike dhe grandet konkuruese për vitin 2006”, pika 26, çka ngarkon me përgjegjësi preventivuesin, njesinë e së hartuesve të dokumenteve të tenderit dhe kryetarin e entit prokurues.

3.2. Komisioni i vlerësimit të ofertave nuk ka në përbërjen e tij specialistë të fushës së ndertimit, veprim ky në kundërshtim me kap. IV “Komisioni i vlerësimit të ofertave dhe njësia e prokurimit”, të UKM nr. 1, datë 01.01.1996, çka ngarkon me përgjegjësi juristin dhe kryetarin e entit prokurues.

3.3. Në procesverbalin datë 14.8.2006, për aprovimin e dokumentëve të tenderit, nuk janë përfshirë lista e subjekteve, që do t’i dërgohet ftesa për ofertë, sepse ky ent prokurues nuk dispononte asnjë listë të përditësuar të firmave të ndërtimit nga Dega e Tatimeve në Lezhë, kështu që dërgimi i ftesës për ofertë 3 subjekteve është formal. Këto veprime janë në kundërshtim me nenin 40, të ligjit nr.7971, datë

Page 306: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

306

26.7.1995, çka ngarkon me përgjegjësi komisionin e vlerësimit të ofertave, juristin dhe kryetarin e entit prokurues.

3.4. Kualifikuar në kundërshtim me kerkesat per kualifikim subjektet: - “Ndreu”, subjekt i shpallur fitues sepse: Licensat e shoqërisë dhe të drejtuesit teknik janë fotokopje të fotokopjes së

noterizuar në kundërshtim me paragrafin e parafundit të kerkesave për kualifikim, ku thuhet se: “Dokumentët të jenë origjinalë apo kopje të noterizuara....” dhe jo kopje të kopjes së noterizuar.

Gjithashtu, licenca e shoqerisë është në afatet 18.01.2001 deri më 18.01.2007, pra 6 vjet, kur të gjithë licencat e lëshuara në vitin 2001, kanë afatin maksimal 5 vjet. Kësaj shoqërie, komisioni i vlerësimit të ofertave duhet t’i kishte kërkuar licencën origjinale.

Në këto kushte ky subjekt duhet të skualifikohej dhe në tender do mbeteshin 2 ofertues, pra ai duhej të përsëritej, kjo sipas kap. VII, të UKM nr. 1, date 01.01.1996, veprim ky që ngarkon me përgjegjësi komisionin e vlerësimit të ofertave dhe njësinë e së hartuesve të dokumenteve të tenderit.

4. Në tenderin e zhvilluar me objekt “Blerje pajisjeve të zyrave të gjendjes civile Lezhë e Kurbin”, sipas urdhërprokurimit nr. 71, datë 10.10.2006, me fond limit 345 mijë lekë, tenderuar datë 26.10.2006, lidhur kontrata datë 15.11.2006 me vlerë 340,200 lekë, u konstatuan këto shkelje të dispozitave ligjore në fuqi:

4.1. Komisioni i vlerësimit të ofertave nuk ka në përbërjen e tij specialistë të objektit të prokurimit, veprim ky në kundërshtim me kap. IV “Komisioni i vlerësimit të ofertave dhe njësia e prokurimit”, të UKM nr.1,datë 01.01.1996, çka ngarkon me përgjegjësi juristin dhe kryetarin e entit prokurues.

4.2. Në procesverbalin datë 10.10.2006, për aprovimin e dokumenteve të tenderit, nuk janë përfshirë lista e subjekteve, që do t’i dërgohet ftesa për ofertë, sepse ky ent prokurues nuk dispononte asnjë listë të përditësuar të shoqërive që ofrojnë pajisjet e kërkuara, nga Dega e Tatimeve në Lezhë, kështu që dërgimi i ftesës për ofertë 3 subjekteve është formal. Këto veprime janë në kundërshtim me nenin 40, të ligjit nr.7971, datë 26.07.1995, çka ngarkon me përgjegjësi komisionin e vlerësimit të ofertave, juristin dhe kryetarin e entit prokurues.

4.3. Formulari i ofertës dhe oferta nuk janë nënshkruar nga antarët e komisionit të vlerësimit të ofertave, në kundërshtim me kap. IV, të UKM nr. 1, datë 01.01.1996, çka ngarkon me përgjegjësi juristin dhe kryetarin e komisionit të vlerësimit të ofertave.

5. Në tenderin e zhvilluar me objekt “Rikonstruksion i zyrave të gjendjes civile Lezhë e Kurbin”, sipas urdhërprokurimit nr. 79, datë 01.11.2006, me fond limit 550 mijë lekë, tenderuar datë 20.11.2006, lidhur kontrata datë 04.12.2006, me vlerë 547,049 lekë, u konstatuan këto shkelje të dispozitave ligjore në fuqi:

5.1. Fondi limit i caktuar në urdhër-prokurimin nr. 79, datë 01.11.2006, për 550 mijë lekë nuk është i argumentuar ligjërisht, kjo për faktin e mosshoqërimit të preventivit të hartuar nga enti prokurues, me analizen teknike të çmimeve të zërave të punimeve të ndërtimit, sipas UKM nr.2, datë 08.5.2003 “Për klasifikimin dhe strukturën e kostos së punimeve të ndërtimit”, veprim në kundërshtim me udhëzimin e Ministrisë së Brendshme nr. 341, datë 21.02.2006 “Për përdorimin efektiv të fondeve për investimet publike dhe grandet konkuruese për vitin 2006”, pika 26, çka ngarkon me përgjegjësi preventivuesen, njesinë e së hartuesve të dokumenteve të tenderit dhe kryetarin e entit prokurues.

5.2. Komisioni i vlerësimit të ofertave nuk ka në përbërjen e tij specialistë të fushës së ndertimit, veprim ky në kundërshtim me kap. IV “Komisioni i vlerësimit të

Page 307: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

307

ofertave dhe njësia e prokurimit”, të UKM nr.1, datë 01.01.1996, çka ngarkon me përgjegjësi juristin dhe kryetarin e entit prokurues.

5.3. Në procesverbalin datë 02.11.2006, për aprovimin e dokumentëve të tenderit nuk janë përfshirë lista e subjekteve që do t’i dërgohet ftesa për ofertë, sepse ky ent prokurues nuk dispononte nuk dispononte asnjë listë të përditësuar të shoqërive që ofrojnë pajisjet e kërkuara, nga Dega e Tatimeve në Lezhë, kështu që dërgimi i ftesës për ofertë 3 subjekteve është formal. Këto veprime janë në kundërshtim me nenin 40, të ligjit nr. 7971, datë 26.7.1995, çka ngarkon me përgjegjësi komisionin e vlerësimit të ofertave, juristin dhe kryetarin e entit prokurues.

5.4. Formulari i ofertës dhe oferta nuk janë nënshkruar nga antarët e komisionit të vlerësimit të ofertave, në kundërshtim me kap. IV, të UKM nr.1, datë 01.01.1996, çka ngarkon me përgjegjësi juristin dhe kryetarin e komisionit të vlerësimit të ofertave.

5.5. Kualifikuar në kundërshtim me kerkesat per kualifikim 3 subjekte sepse: Dokumentet që janë kopje, janë noterizuar të gjithë bashkë, në kundërshtim

me paragrafin e parafundit të kërkesave për kualifikim ku thuhet se: “Dokumentët të jenë origjinalë apo kopje të noterizuara...”, pra secili dokument në rast se është kopje duhej të ishte noterizuar veç e veç.

Në këto kushte subjektet duhet të skualifikoheshin dhe në tender do mbeteshin 0 (zero) ofertues, pra ai duhej të përsëritej, kjo sipas kap. VII, të UKM nr.1, datë 01.01.1996, veprim që ngarkon me përgjegjësi komisionin e vlerësimit të ofertave dhe njësinë e së hartuesve të dokumenteve të tenderit.

Vlerësimi i veprimtarisë së Auditit të Brendshëm. Vlerësimi i veprimtarisë së auditit të Prefekturës së Qarkut Lezhë, për vitin

2005 është bërë nga Drejtoria e Përgjithshme e Auditit të Brendshëm të Ministrisë së Financave, ku për problemet e dala, kjo drejtori ka dërguar në këtë institucion me shkresën nr.1980/1, datë 30.3.2006, Raportin final të auditimit, kur për përmirësimin e punës ka rekomanduar për zbatim 8 detyra, të cilat ishin realizuar plotësisht.

Për vitin 2005 deri në prill të vitit 2006, struktura e auditit të brendshëm ka funksionuar në nivel drejtorie me emërtimin, Drejtoria e Kontrollit Financiar e përberë nga 1 drejtor, 6 inspektorë kontrolli dhe 1 shofer, strukturë kjo e miratuar me urdhrin e kryeministrit nr.113, datë 03.05.2002, ndërsa nga muaji maj të vitit 2006 e në vazhdim, si sektor i auditit të brendshëm i përberë nga 1 përgjegjës sektori dhe 3 auditë, strukturë kjo e miratuar me urdhrin e kryeministrit nr.57, datë 10.04.2006.

Sektori i auditit të brendshëm, për vitin 2006 ka identifikuar 26 subjekte të detyrueshme për auditim, të cilat janë përfshirë në programin vjetor të auditimit, për auditim të plot.

Nga Sektori i Auditimit është hartuar programi vjetor, i cili është miratuar nga prefekti, në përputhje me kërkesat e pikës 4, të Manualit “Auditimi i Brendshëm Publik”, i Ministrisë së Financave.

Në programin vjetor 2006 janë planifikuar 26 auditime të plota në të gjithë subjektet e identifikuara për auditimin në frekuencë auditivi, nën 1 vit, 12 subjekte; për 1 vit, 8 subjekte dhe mbi 1 vit, 6 subjekte.

Për vitin 2006, nga 26 auditime të plota të planifikuara për auditim të plotë, janë kryer 25, ku nga auditimet e kryera janë zbuluar shkelje të disiplinës financiare me dëm ekonomik prej 3,261 mijë lekë, nga të cilat: “tatim mbi të ardhurat” 1.515.2 mijë lekë, në “paga” 292.2 mijë lekë, në “shpenzime udhëtim e dieta” 354.4 mijë lekë,

Page 308: 20080204105811_i.departamenti_i_kontrollit_te_buxhetit_te_shtetit_nr.4-2007

Kontrolli i Lartë i Shtetit Buletini i kontrolleve të vitit 2007

308

në “prokurimet”, 16 mijë lekë, në “mungesa dhe dëmtime” 329.4 mijë lekë dhe në “të tjera” 774 mijë lekë.

Në subjektet e audituara, për shkelje dhe mangësitë e konstatuara nga ana e sektorit të auditit të brendshëm, janë propozuar 6 masa disiplinore “vërejtje”, 1 masë “pezullim ngritje në detyre” dhe janë vendosur 6 gjoba në shumë 85 mijë lekë.

Në drejtim të zbatimit të metodikës dhe manualit për procedurat e auditimit të brendshëm publik, u mbikëqyrën nga ana jonë auditimet e kryera në subjektet: Bashkitë Mamurras, Rrëshen, Rubik dhe Laç, si dhe në Komunat Zejmen, Kolsh, Selitë, Ungrej e Shëngjin, ku në perfundim doli:

Programet e auditimit; zbatimi i këtij programi; hartimi i projektraporteve; raporti final; dërgimi i raportit final subjekteve të audituara; memorandumi për titullarin; vërejtjet nga subjektet e audituara; administrimi i këtyre vërejtjeve si dhe vlerësimet e argumentimet e bëra këtyre vërejtjeve, të gjithë këto elementë janë plotësuar sipas kërkesës së metodikës dhe manualit për procedurat e auditimit të brendshëm.

Për shkeljet e konstatuara në subjektet e mësipërme nga grupet e punës janë mbajtur procesverbale dhe janë argumentuar shkeljet me referencat ligjore si dhe janë nxjerrë përgjegjësitë duke respektuar kerkesat e metodikës, kapitulli IV, pika 5 dhe të Manualit, seksioni VII, pika 5.

Në përfundim të auditimeve janë dhënë rekomandimet përkatëse për subjektin e audituar të argumentuara me referencat ligjore, në përputhje me kërkesat e metodikes, kapitulli IV dhe Manualit, seksioni VII, pika 3.

Dosjet e auditimit janë të plotësuara me materialet përkatëse, me inventarin e tyre dhe janë arkivuar kopjet origjinale sipas rregullave të arkivës.

Per përmirësimin e gjendjes u rekomandua marrja e masave.