akademia e kosovËs pËr siguri publike€¦ · sistemet e informacionit gjeografik (gis)...

22
Sistemet e informacionit dhe ushtrimet me simulime AKADEMIA E KOSOVËS PËR SIGURI PUBLIKE Ligjërues: Luan Gashi M.Sc. in Computer Science and Engineering, ICT CCNP Security, CCAI MCSE Server Infrastructure, MCT

Upload: others

Post on 26-Jan-2021

3 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

  • Sistemet e informacionit dhe ushtrimet me simulime

    AKADEMIA E KOSOVËS PËR SIGURI PUBLIKE

    Ligjërues: Luan GashiM.Sc. in Computer Science and Engineering, ICT

    CCNP Security, CCAI

    MCSE Server Infrastructure, MCT

  • Objektivat

    Ligjërues: Luan Gashi 2

    • Përshkrimi i sistemeve të informacionit në menaxhimin emergjent

    • Definimi i burimeve te të dhënave për sistemet e informacionit në ME

    • Përdorimi i këtyre sistemeve në ushtrimet me simulime

  • Elementet e sistemit emergjent

    Ligjërues: Luan Gashi 3

    Menagjmenti emergjent

    Pajisjet

    Të dhënat / Sistemet e

    informacionit

    Komunikimi

    Reaguesit

    • Menaxhmenti emergjent

    • Pajisjet

    • Të dhënat / Sistemet e informacionit

    • Komunikimi

    • Reaguesit

  • Sistemet e informacionit në ME

    Ligjërues: Luan Gashi 4

    • Sistemet e Informacionit në ME përmirësojnë komunikimin dhe shkëmbimin e të

    dhënave midis institucioneve të përfshira në menaxhimin e emergjencave dhe në

    këtë mënyrë lehtësojnë vendimet e shpejta dhe korrekte gjatë situatave emergjente

    • Sistemet e Informacionit janë një sistem i integruar i të dhënave kompjuterike dhe

    komunikimit i projektuar për të mbështetur vendimmarrësit gjatë emergjencave,

    duke u dhënë atyre informacion të detajuar në kohë reale, duke u lejuar atyre që ta

    integrojnë atë në mënyrë grafike dhe pastaj të transmetojnë vendimet e tyre

    përmes zinxhirit komandues tek reaguesit dhe aktorët tjerë të përfshirë në

    procedurat e Menaxhimit të Emergjencave

    • Sistemet e Informacionit i japin mundësi menaxhmentit të emergjencave që të

    zgjedhë dhe organizojë të dhëna të ndryshme të grumbulluara dhe të shpërndara

    nga një mori autoritetesh të përfshira në situata të emergjencave si dhe ti

    përpunojë ato të dhëna për të mundësuar zhvillimin dhe zbatimin e një plani të

    qartë veprimi në përgjigje të emergjencës

  • Sistemet e informacionit në ME

    Ligjërues: Luan Gashi 5

    Sistemet e Informacionit për Menaxhimin e Emergjencave ndihmojnë përdoruesit dhe

    vendimmarrësit si në vijim:

    • Mbledhja e të dhënave për emergjencat nga të gjitha institucionet e përfshira në

    menaxhimin e emergjencave

    • Shkëmbimi i informacionit dhe bashkëpunimi ndërmjet palëve të përfshira për një

    vendimmarrje të zgjeruar

    • Mbledhja dhe shkëmbimi i informacionit ndërmjet organizatave të përfshira në

    menaxhimin e situatave emergjente bazuar në një akses të përcaktuar nga përdoruesi

    • Komunikimi efektiv i informacionit midis institucioneve

    • Mirëmbajtja e planeve emergjente që mbulojnë të gjitha fazat e menaxhimit emergjent

    • Ruajtja e një baze te të dhënave të përditësuar te të gjitha burimeve të nevojshme

    njerëzore dhe materiale

    • Vlerësimi i situatave emergjente dhe dëmeve të shkaktuara

  • ...(vazhdim) Sistemet e informacionit në ME

    Ligjërues: Luan Gashi 6

    • Ekzekutimi i planeve dhe procedurave emergjente

    • Njoftimi i palëve të përfshira dhe raportimi i situatës

    • Inicimi, koordinimi dhe monitorimi i misioneve të kërkim-shpëtimit

    • Koordinimi i ndihmës mjekësore, evakuimit, strehimit dhe operacioneve pas

    ngjarjes

    • Menaxhimi i burimeve (resurseve) të nevojshme për ndërhyrje

    • Regjistrimi i të gjitha transaksioneve për auditimin e ngjarjeve dhe shqyrtimit të

    veprimeve

    • Mbajtja e marrëdhënieve me median / raportin publik

  • Pyetje:Si mund të ndërtohet një sistem i informacioneve për menaxhimin e emergjencave?

    Ligjërues: Luan Gashi 7

  • Sistemi i informacionit në menaxhimin e emergjencave

    Ligjërues: Luan Gashi 8

    Sistemi i informacionit në menaxhimin e emergjencave ndërtohet nga pesë burime madhore te të dhënave:

    • Të dhënat nga modelimet dhe simulimet

    • Sistemet e Informacionit Gjeografik (GIS)

    • Teknologjitë hapësinore

    • Analizat globale të fatkeqësive

    • Sistemet e bazuara në standardet e menaxhimit emergjent

  • Të dhënat nga modelimet dhe simulimet

    Ligjërues: Luan Gashi 9

    • Modelimet dhe simulimet kanë pasur historikisht rendësi në menaxhimin e emergjencave dhe sot aplikohen për nxjerrjen e informacioneve komplekse si shpërndarja e materieve të rrezikshme (lëngjeve dhe gazrave), planifikimi i evakuimeve apo implikimet e incidenteve nukleare

    • Teknologjitë e reja të zbuluesve (senzorëve), qasja e të dhënave nga distanca dhe mënyrat moderne të komunikimit emergjent kanë avancuar simulimet dhe japin të dhëna të sofistikuara për të gjitha fazat e menaxhimit emergjent

    • Përdorimi i sistemeve virtuale, i pajisjeve për zbulim dhe monitorim të drejtpërdrejt të ngjarjeve si fatkeqësitë, logjistikë komplekse, shërbime mjekësore, etj. ka nxjerr nevojën dhe kërkesën për modelime dhe simulime interaktive

    • Simulimet interaktive japin mundësinë e integrimit në sistemet e informacionit me kohë reale

  • ...(vazhdim)Të dhënat nga modelimet dhe simulimet

    Ligjërues: Luan Gashi 10

    • Shembull i simulimeve interaktive është krijimi i pamjeve tre dimenzionale nga skanimet satelitore dy dimenzionale të marruranga kënde të ndryshme para dhe pas tërmeteve, përmbytjeve dhe stuhive

    • Rezultatet e kontrasteve (para dhe pas ngjarjeve) ofrojnë pamje të gjendjes të cilat mund të përdoren për organizimin e ushtrimeve për menaxhim emergjent afat-shkurtër dhe afat-gjatë

  • Sistemet e Informacionit Gjeografik (GIS)

    Ligjërues: Luan Gashi 11

    • Në menaxhimin e emergjencave, në shumicën e situatave kërkohen informacione gjeografike si: përcaktimi i vendngjarjes, kush rrezikohet, ndryshimi gjeografik i rrezikut, vendosja e ekipeve reaguese, vendosja logjistikes, ndikimi i ngjarjes në rrethinë, etj.

    • Këto informacione dhe të tjera që i mundëson GIS-i e ndihmojnë menaxhmentin emergjent të mbledh, ruaj, integroj, analizoj, bashkëndaj dhe aplikoj në sistemin e informacioneve për të vlerësuar dhe menaxhuar në mënyrë efektive me situatën apo për të organizuar ushtrime me simulime

    • GIS mund të ofrohet si sistem vetanak i agjensionit, i bashkërenduar në mes të agjensioneve dhe përmes uebit –internetit (kompani komerciale të cilat e ofrojnë këtë shërbim)

  • Ligjërues: Luan Gashi 12

  • Teknologjitë hapësinore

    Ligjërues: Luan Gashi 13

    • Teknologjitë hapësinore për pamje dhe komunikim kanë rëndësi të madhe në menaxhimin emergjent (veçanërisht komunikimi në raste kur mënyrat tjera nuk funksionojnë)

    • Pamjet satelitore mundësojnë historikun e zhvillimit të ngjarjeve, vlerësimin e dëmeve si dhe mbështesin ri konstruktimin dhe ri zhvillimin e zonave të prekura nga fatkeqësitë

  • ...(vazhdim)Teknologjitë hapësinore

    Ligjërues: Luan Gashi 14

    • Sistemi global i pozicionimit jep informacione për vend ndodhjen e automjeteve dhe aseteve duke ofruar kosto të ulët si dhe monitorim të vazhdueshëm të lëvizjeve

    • Të dhënat e arkivuara nga teknologjitë hapësinore shërbejnë për realizimin e skenarëve të saktë të ushtrimeve me simulime

  • Analizat globale të fatkeqësive

    Ligjërues: Luan Gashi 15

    • Me zhvillimin e teknologjisë, informacionet mbi fatkeqësitë janë rritur shpejt duke u mundësuar nga shumë burime si ato qeveritare dhe agjensioneve për menaxhim emergjent si dhe ato ndërkombëtare të cilat koordinojnë reagimin emergjent

    • OKB në bashkëpunim me Qendrën e Bashkuar të Kërkimeve të BE-së në Ispra (Itali) kanë themeluar Sistemin Global të Lajmërimit dhe Komunikimit (Global Disaster Alert and Communication System ) që është një sistem informacioni i cili mbledh vazhdimisht të dhëna për fatkeqësitë natyrore nga burime të ndryshme

    • Në raste të fatkeqësive, kjo qendër lajmëron përdoruesit e regjistruar si dhe i publikon ato në ueb sajtin e vet

    • Këto lajmërime i shfrytëzojnë palët e interesuara në menaxhimin e emergjencave si për fazat përkatëse ashtu edhe për ushtrime me simulime

  • Ligjërues: Luan Gashi 16

  • Sistemet e bazuara në standardet e menaxhimit emergjent

    Ligjërues: Luan Gashi 17

    • Operimi emergjent duhet të jetë kombinim i sistemeve të komunikimit dhe informimit në mbështetje të atyre që janë të përfshirë në cilëndo fazë të menaxhimit emergjent

    • Secili pjesëmarrës në menaxhimin emergjent, bazuar në politikat shtetërore, praktikat e mëhershme dhe të ngjashme, të dalurat nga simulimet si dhe rekomandimet e agjensioneve këshilluese definon standardet e veta në menaxhim të situatave emergjente

    • Këto standarde përveç aplikimit, kanë tendencë të vazhdueshme të ngritjes së cilësisë duke u bazuar në të dhënat e sistemeve të informacionit e që realizohen përmes ushtrimeve me simulime

  • Ligjërues: Luan Gashi 18

  • Sistemi i informacioneve për menaxhimin e rreziqeve

    Ligjërues: Luan Gashi 19

    • Menaxhimi i rreziqeve përfshinë identifikimin, analizimin, vlerësimin dhe masat lehtësuese me qëllim të parandalimit të situatave emergjente

    • Të dhënat për identifikimin e rreziqeve zakonisht gjenden në organizata specifike dhe shpesh qasja e tyre vështirësohet si për shkak të procedurave ashtu edhe për shkak të situatave emergjente

    • Për ta lehtësuar këtë, është krijuar projekti evropian ORCHESTRA objektivat e të cilit janë që të dhënat e rreziqeve me karakter mjedisor (p.sh. zjarreve, përmbytjeve) të jenë lehtësisht të qasshme për individët dhe agjensionet të cilat merren me menaxhimin e emergjencave

    (ORCHESTRA: Open Architecture and Spatial Data Infrastructure for Risk Management )

  • Përmbledhje

    Ligjërues: Luan Gashi 20

    • Sistemi i informacionit në menaxhimin e emergjencave ndërtohet nga dhe jo vetëm: Të dhënat nga modelimet dhe simulimet

    Sistemet e Informacionit Gjeografik (GIS)

    Teknologjitë hapësinore

    Analizat globale të fatkeqësive

    Sistemet e bazuara në standardet e menaxhimit emergjent

    • Të dhënat e këtij sistemi të informacioneve shfrytëzohen për fazat e menaxhimit emergjent si dhe janë fondament për organizimin e ushtrimeve me simulime

  • Referenca

    Ligjërues: Luan Gashi 21

    • Bartel Van de Walle, Murray Turoff, Starr Roxanne Hiltz(2010). Information Systems for EmergencyManagement. Published 2015 by Routledge, USA

    • http://www.esri.com/news/arcuser/1006/umbrella-37.html

    • http://www.esri.com/news/arcuser/0112/sim-disaster.html

    • http://www.matricinnovates.com/what-we-do/advanced-software-technologies/project-portfolio/massevac/

    • http://www.gdacs.org/

    • http://inspire.ec.europa.eu/SDICS/orchestra

    http://www.esri.com/news/arcuser/1006/umbrella-37.htmlhttp://www.esri.com/news/arcuser/0112/sim-disaster.htmlhttp://www.matricinnovates.com/what-we-do/advanced-software-technologies/project-portfolio/massevac/http://www.gdacs.org/http://inspire.ec.europa.eu/SDICS/orchestra

  • Ligjërues: Luan Gashi 22

    Pyetje?