aktvendim per papranueshmerigjk-ks.org/wp-content/uploads/2019/08/ki_95_18_av_shq.pdf ·...

10
REPUUUKA I' KOSOV '; • I'EI1YIiJII1KA KOCOBO · RI:.PUBUC 0 1 KOSOVO GJYKATA KUSI-ITETUESE YCTABHM Y.ll CONSTnnnnONALCOUR Prishtine, me 19 gusht 2019 Nr. Ref.:RK 1413/19 AKTVENDIM PER P APRANUESHMERI ne rastin nr. KI9S/18 Parashtrues Nexhmedin Mazrek Vleresim i kushtetutshmerise se Aktgjykimit te Gjykates Supreme, PML. nr. 247/2017, te 6 shkurtit 2018 GJYKATA KUSHTETUESE E REPUBLlKES SE KOSOvES e perbere nga: Arta Rarna-Hajrizi, kryetare Bajrarn Ljatifi, zevendeskryetar Bekirn Sejdiu, gjyqtar Selvete Gerxhaliu-Krasniqi, gjyqtare Gresa Caka-Nirnani, gjyqtare Safet Hoxha, gjyqtar Radornir Laban, gjyqtar Rernzije Istrefi-Peci, gjyqtare dhe Nexhrni Rexhepi, gjyqtar Parashtruesiikerkeses 1. Kerkesa eshte dorezuar nga Nexhrnedin Mazrek nga Marnusha (ne tekstin e rnetejrne: parashtruesi i kerkeses), te cilin e perfaqeson Miftar Qelaj, avokat nga Prizreni. 1

Upload: others

Post on 11-Feb-2020

4 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: AKTVENDIM PER PAPRANUESHMERIgjk-ks.org/wp-content/uploads/2019/08/ki_95_18_av_shq.pdf · "Parashtruesi i kerkeses ka per detyre qe . ne . kerkesen e tij te qartesoj . saktesisht

REPUUUKA I' KOSOV '; • I'EI1YIiJII1KA KOCOBO · RI:.PUBUC 0 1 KOSOVO

GJYKATA KUSI-ITETUESE YCTABHM Y.ll

CONSTnnnnONALCOUR

Prishtine, me 19 gusht 2019 Nr. Ref.:RK 1413/19

AKTVENDIM PER PAPRANUESHMERI

ne

rastin nr. KI9S/18

Parashtrues

Nexhmedin Mazrek

Vleresim i kushtetutshmerise se Aktgjykimit te Gjykates Supreme, PML. nr. 247/2017, te 6 shkurtit 2018

GJYKATA KUSHTETUESE E REPUBLlKES SE KOSOvES

e perbere nga:

Arta Rarna-Hajrizi, kryetare Bajrarn Ljatifi, zevendeskryetar Bekirn Sejdiu, gjyqtar Selvete Gerxhaliu-Krasniqi, gjyqtare Gresa Caka-Nirnani, gjyqtare Safet Hoxha, gjyqtar Radornir Laban, gjyqtar Rernzije Istrefi-Peci, gjyqtare dhe Nexhrni Rexhepi, gjyqtar

Parashtruesiikerkeses

1. Kerkesa eshte dorezuar nga Nexhrnedin Mazrek nga Marnusha (ne tekstin e rnetejrne: parashtruesi i kerkeses), te cilin e perfaqeson Miftar Qelaj, avokat nga Prizreni.

1

Page 2: AKTVENDIM PER PAPRANUESHMERIgjk-ks.org/wp-content/uploads/2019/08/ki_95_18_av_shq.pdf · "Parashtruesi i kerkeses ka per detyre qe . ne . kerkesen e tij te qartesoj . saktesisht

Vendimi i kontestuar

2. Parashtruesi i kerkeses konteston Aktgjykimin e Gjykates Supreme, PML. nr. 247/2017, te 6 shkurtit 2018. Aktgjykimi i kontestuar i ishte dorezuar parashtruesit te kerkeses me 28 mars 2018.

Objekti i .;eshtjes

3. Objekt i c;eshtjes eshte vleresimi i kushtetutshmerise se aktgjykimit te kontestuar te Gjykates Supreme, me te cilin pretendohet se parashtruesit te kerkeses i jane shkelur te drejtat dhe Iirite e garantuara me nenin 24 [Barazia para Ligjit], nenin 29 [E Drejta e Lirise dhe Sigurise], nenin 30 [Te Drejtat e te Akuzuarit], nenin 31 [E Drejta per Gjykim te Drejte dhe te Paanshem], nenin 32 [E Drejta per Mjete Juridike], nenin 33 [Parimi i Legalitetit dhe Proporcionalitetit ne Rastet Penale] dhe nenin 54 [Mbrojtja Gjyqesore e te Drejtave] te Kushtetutes se Republikes se Kosoves (ne tekstin e metejme: Kushtetuta), ne lidhje me nenin 6 (E drejta per nje proces te rregullt) dhe nenin 13 (E drejta per ankim efektiv) te Konventes Evropiane per Mbrojtjen e te Drejtave te Njeriut dhe Lirive Themelore (ne tekstin e metejme: KEDNJ).

Baza juridike

4. Kerkesa bazohet ne nenin 113.7 te Kushtetutes, nenin 47 te Ligjit per Gjykaten Kushtetuese te Republikes se Kosoves, nr. 03/L-121 (ne tekstin e metejme: Ligji) dhe rregullin 32 te Rregullores se punes se Gjykates Kushtetuese te Republikes se Kosoves (ne tekstin e metejme: Rregullorja e punes).

Procedura ne Gjykaten Kushtetuese

5. Me 25 korrik 2018, parashtruesi e dorezoi kerkesen ne Gjykaten Kushtetuese te Republikes se Kosoves (ne tekstin e metejme: Gjykata).

6. Me 16 gusht 2018, Kryetarja e Gjykates caktoi gjyqtaren Selvete Gerxhaliu­Krasniqi gjyqtare raportuese dhe Kolegjin shqyrtues, te perbere nga gjyqtaret: Radomir Laban (kryesues), Remzije Istrefi-Peci dhe Nexhmi Rexhepi.

7. Me 7 shtator 2018, Gjykata njoftoi parashtruesin per regjistrimin e kerkeses dhe i dergoi nje kopje te kerkeses Gjykates Supreme.

8. Me 27 maj 2019, pas shqyrtimit te raportit te gjyqtares raportuese, Kolegji shqyrtues njezeri i rekomandoi Gjykates papranueshmerine e kerkeses.

Permbledhja e fakteve

9. Me 16 qershor 2015, me rastin e percaktimit te gjendjes faktike ne terren ne proceduren kontestimore para Gjykates Themelore ne Prizren, ndermjet parashtruesit te kerkeses dhe disa personave te tjere te cilet ishin pale ne kete kontest, ka ardhur deri te perleshja fizike ne te cilen disa persona pesuan lendime te renda dhe te lehta trupore, ndersa nje person e humbi jeten per shkak te lendimeve te cilat ishin pasoje e kesaj perleshjeje.

2

Page 3: AKTVENDIM PER PAPRANUESHMERIgjk-ks.org/wp-content/uploads/2019/08/ki_95_18_av_shq.pdf · "Parashtruesi i kerkeses ka per detyre qe . ne . kerkesen e tij te qartesoj . saktesisht

10. Me 17 gusht 2015, Zyra e Prokurorise Themelore ne Prizren, ka ngritur aktakuzen PP. Nr. 1569/2015-II kunder parashtruesit te kerkeses dhe disa personave te tjere per pjesemarrje ne perleshjen fizike, duke shkaktuar lendime te renda dhe te lehta trupore dhe vdekje.

11. Me 16 mars 2017, Gjykata Themelore ne Prizren me Aktgjykimin P. nr. 145/15 e shpalli parashtruesin e kerkeses fajtor, dhe ate per kryerjen e vepres penale te VTasjes dhe vepres penale shkaktimi i lendimeve te renda trupore dhe si rrjedhoje e gjykoi me denim unik me burg ne kohezgjatje prej 10 vjetesh dhe 4 muaj. Ne arsyetim, Gjykata Themelore thekson:

"Eshte fakt jokontestues se i akuzuari Nexhmedin e ka goditur dy here me brisk dhe i ka shkaktuar lendime te renda trupore te demtuarit A. M. ne anen e majte te kraharorit dhe ne anen e majte te shpines, kjo mbeshtetet ne deklaraten e te demtuarit A. M., raportin e ekspertizes mjekoligjore te Dr. [ .. .] e po ashtu edhe vertetohet me mbrojtjen e te akuzuarit Nexhmedin Mazrek, i cili ka deklaruar se ka qene i humbur dhe ka vepruar ne kete menyre per te mbrojtur vella in e tij."

12. Ne nje date te pacaktuar, parashtruesi i kerkeses, Prokuroria Themelore ne Prizren dhe pala e demtuar paraqiten ankese ne Gjykaten e Apelit, dhe ate:

• Prokuroria Themelore ne Prizren dhe pala e demtuar, per shkak te vendimit lidhur me sanksionin penal dhe

• Parashtruesi i kerkeses "per shkak te shkeljeve esenciale te dispozitave te procedures penale, konstatimit te gabuar dhe jo te plote te gjendjes faktike, shkeljes se Ligjit Penal dhe vendimit lidhur me sanksionin penal."

13. Me 12 qershor 2017, Gjykata e Apelit me Aktgjykimin PAKR.nr.248/17 i refuzoi si te pabazuara ankesat e Prokurorise Themelore dhe te pales se demtuar ndersa ankesen e parashtruesit te kerkeses e aprovoi pjeserisht dhe e ndryshoi ne ate pjese Aktgjykimin e Gjykates Themelore, ndersa sa i perket pretendimeve te tjera te parashtruesit te kerkeses te njejtat i refuzoi si te pabazuara. Ne pjesen perkatese te dispozitivit te Aktgjykimit, Gjykata e Apelit thekson:

"Me aprovimin e pjeserishem te ankesave te mbrojtesve te akuzuarve Nexhmedin Mazrek dhe S.M, NDRYSHOHET aktgjykimi i Gjykates Themelore ne Prizren P. nr. 145/15 i dates 16.03.2017 vetem sa i perket vendimit per denim perkitazi me kete te akuzuar ashtu qe Gjykata e Apelit te akuzuarit Nexhmedin per vepren penale te vrasjes nga neni 178 te KPRK-se, ia cakton denimin me 8 (tete) vite burgim, ndersa per vepren penale lendimi i rende trupor nga neni 189 par. 1 nenpar. 1.3 lidhur me par. 3 te KPRK-se, ia cakton denimin me 1 (nje) vit e 3 (tre) muaj burgim dhe ne pajtim me nenin 80 te KPRK-se i shqipton denimin me burgim unik ne kohezgjatje prej 9 (nente) vitesh."

14. Me 29 gusht 2017, parashtruesi paraqiti kerkese per mbrojtjen e ligjshmerise ne Gjykaten Supreme kunder Aktgjykimit te Gjykates Themelore dhe Aktgjykimit te Gjykates se Apelit:

3

Page 4: AKTVENDIM PER PAPRANUESHMERIgjk-ks.org/wp-content/uploads/2019/08/ki_95_18_av_shq.pdf · "Parashtruesi i kerkeses ka per detyre qe . ne . kerkesen e tij te qartesoj . saktesisht

"per shkak te shkelj'eve esenciale te dispozitave te procedures penale dhe shkelj'es se ligjit penal, me propozim qe te ndryshohen ashtu qe i denuari te lirohet nga akuza per vepren penale te vrasjes ose te anulohen dhe ne kete pjese lenda te kthehet ne gjykaten e shkalles se pare ne rivendosje."

IS, Me 6 shkurt 2018, Gjykata Supreme (me Aktgjykimin Pml. nr. 247/2017) e refuzoi, si te pabazuar, kerkesen per mbrojtje te ligjshmerise.

Pretendimet e parashtruesit te kerkeses

16, Parashtruesi i kerkeses pretendon se me vendimin e kontestuar i jane shkelur te drejtat e garantuara me nenet 24, 29, 30, 31, 32, 33 dhe 54 te Kushtetutes, si dhe me nenin 6 te KEDNJ-se,

17. Parashtruesi i kerkeses i arsyeton shkeljet e pretenduara ne kete menyre:

- Neni 24 i Kushtetutes se Republikes se Kosoves, barazia para ligjit, sepse ne te njejten c;eshtje penale i akuzuari nuk eshte trajtuar njesoj si te akuzuarit e tjere, duke shkelur ligjin ne dem te tij.

- Neni 29 i Kushtetutes se Republikes se Kosoves, e drejta e lirise dhe sigurise, parashtruesi i kerkeses kete shkelje e shpjegon me pretendimet se Gjykata Themelore ne Prizren, gjate percaktimit te gjendjes faktike ne proceduren kontestimore ndermjet parashtruesit te kerkeses dhe paleve te treta ka qene e detyruar qe te siguroje prezencen e policise e cila do te parandalonte perleshjen jizike eventuale e me kete, edhe vete parashtruesin e kerkeses qe te kryeje vepren penale per te cilen ishte denuar.

- Neni 30 i Kushtetutes se Republikes se Kosoves, te drejtat e te akuzuarit jane cenuar me vete faktin se i jane refuzuar propozimet per prova pa arsye dhe eshte gjykuar duke mbeshtetur vendimin ne prova te papranueshme.

- Neni 31 i Kushtetutes se Republikes se Kosoves, e drejta per gjykim te drejte dhe te paanshem, per faktin se Gjykatat e tri instancave nuk i kane mundesuar te akuzuarit te drejten per shqyrtim publik te drejte dhe te paanshem qe lidhen per te drejtat dhe obligimet qe ka Gjykata me rastin e marrjes se vendimeve e gjithashtu C;do kush i akuzuar per veper penale ka te drejte qe te i mundesohet te sqaroje faktet.

- Neni 32 i Kushtetutes, e drejta per mjet juridik, eshte shkelur nga tri instancat e Gjykates dhe i eshte shkelur e drejta e te akuzuarit Nexhmedin Mazrek per mjet efikas juridik qe ne vetvete permban te drejten e te akuzuarit qe me mjet juridik te paraqes te gjitha faktet, provat dhe te jap sqarime per faktet, te tri instancat gjyqesore te akuzuarit Nexhmedin Mazrek ia kane mohuar kete te drejte, duke marr aktgjykime te padrejta dhe vendime selektive qe kane cenuar rende te drejten e te akuzuarit ne proceduren penale.

4

Page 5: AKTVENDIM PER PAPRANUESHMERIgjk-ks.org/wp-content/uploads/2019/08/ki_95_18_av_shq.pdf · "Parashtruesi i kerkeses ka per detyre qe . ne . kerkesen e tij te qartesoj . saktesisht

Neni 33, parimi i legalitetit, si e drejte e garantuar dhe e drejte per sigurijuridike eshte shkelur nga Gjykatat e tri instancave, per faktin se te akuzuarit i jane pamundesuar te drejtat e tij qe ka ne proceduren penale per shqiptim te nje aktgjykimi te drejte.

Me shkeljet e ketyre dispozitave kushtetuese per arsyet e theksuara, jane shkelur edhe dispozitat e Konventes Evropiane te te Drejtave dhe Lirive te Njeriut, dhe ate neni 6 i Konventes.

18. Ne fund, parashtruesi i kerkeses i drejtohet Gjykates me kerkese qe "te shpalle te pavlefshme (te anuloje) aktgjykimin e Gjykates Themelore ne Prizren P. nr. 145/15 te dates 16.03.2017, aktgjykimin e Gjykates se' Apelit te Kosoves PAKR. nr. 248/17 te dates 12.06.2017 dhe ate te Gjykates Supreme te Kosoves Pml. nr. 247/2017 te dates 06.02.2018."

Vleresimi i pranueshmerise se kerkeses

19. Gjykata se pari shqyrton nese parashtruesi i kerkeses i ka permbushur te gjitha kriteret e pranueshmerise, te percaktuara me Kushtetute dhe te specifikuara me tej me Ligj dhe me Rregullore te punes.

20. Ne kete drejtim, Gjykata i referohet paragrafeve 1 dhe 7, te nenit 113

[Jurisdiksioni dhe Palet e AutorizuaraJ te Kushtetutes, te cilet percaktojne:

,,1. Gjykata Kushtetuese vendos vetem per rastet e ngritura para gjykates ne menyre ligjore nga pala e autorizuar.

(.. .)

7. Individet jane te autorizuar te ngrene shkelj'et nga autoritetet publike te te drejtave dhe lirive te tyre individuale, te garantuara me Kushtetute, mirepo vetem pasi te kene shteruar te gjitha mjetet juridike te percaktuara me ligj."

21. Gjykata gjithashtu vIereson nese parashtruesi i kerkeses i ka permbushur kriteret e pranueshmerise, te percaktuara me tej ne Ligj. Ne lidhje me kete, Gjykata i referohet neneve 47 [Kerkesa individualeJ, 48 [Saktesimi i kerkesesJ dhe 49 [Matet] te Ligjit, te cilet percaktojne:

Neni47 [Kerkesa individuaIe]

"1. 9do individ ka te drejte te kerkoje nga Gjykata Kushtetuese mbrojtje juridike ne rast se pretendon se te drejtat dhe lirite e tija individuale te garantuara me Kushtetute jane shkelur nga ndonje autoritet publik.

2. Individi mund ta ngrite kerkesen nejjale vetem pasi qe te kete shteruar te gjitha mjetetjuridike te percaktuara me ligj."

5

Page 6: AKTVENDIM PER PAPRANUESHMERIgjk-ks.org/wp-content/uploads/2019/08/ki_95_18_av_shq.pdf · "Parashtruesi i kerkeses ka per detyre qe . ne . kerkesen e tij te qartesoj . saktesisht

Neni48 [Saktesimi i kerkeses]

"Parashtruesi i kerkeses ka per detyre qe ne kerkesen e tij te qartesoj saktesisht se eilat te drejta dhe Uri pretendon se ijane eenuar dhe eili eshte akti konkret i autoritetit publik te ei!in parashtruesi deshiron ta kontestoj."

Neni49 [Afatet]

"Kerkesa parashtrohet brenda afatit prej kater (4) muajve. Afatifillon te eee qe nga dita kur parashtruesit i eshte dorezuar vendimi gjyqesor ... . "

22. Sa i perket permbushjes se kushteve te lartpermendura, Gjykata konstaton se parashtruesi i kerkeses eshte pale e autorizuar; i ka shteruar mjetet juridike ne dispozicion; ka specifikuar aktin e autoritetit publik te cHin e konteston ne Gjykate dhe ka dorezuar kerkesen me kohe.

23. Per me teper, Gjykata i referohet rregu11it 39 (2) [Kriteret e pranueshmerise] te Rregullores se punes, i cili parasheh:

,,(2) Gjykata mund ta konsideroje kerkesen te papranueshme, nese kerkesa eshte qartazi e pabazuar, sepse parashtruesi nuk deshmon dhe nuk mbeshtet ne menyre te mjaftueshme pretendimin e tij."

24. Gjykata konsideron se pretendimet e parashtruesit te kerkeses mund te permblidhen ne:

(i) shkelje te nenit 29 te Kushtetutes ne lidhje me nenin 5 te KEDNJ-se;

(ii) shkelje te neneve 30 dhe 31 te Kushtetutes ne lidhje me nenin 6 te KEDNJ-se;

(iii) shkelje te nenit 33 te Kushtetutes ne lidhje me nenin 6 te KEDNJ-se; dhe

(iv) shkelje te neneve 24, 32 dhe 54 te Kushtetutes.

(iJ Sa i perket pretendimeve per shkelje te nenit 29 te Kushtetutes ne lidhje me nenin 5 te KEDNJ-se

25. Gjykata veren se parashtruesi i kerkeses thirret ne nje situate te caktuar e cHa ka ndodhur ne proceduren kontestimore dhe te cHen ai e nderlidh me shkeljen e te drejtave te garantuara me nenin 29 te Kushtetutes, i cHi ka te beje me privimin nga liria si rezultat i kryerjes se vepres penale.

26. Ne kete aspekt, Gjykata rikujton se ne pajtim me nenin 29 [E Drejta e Lirise dhe Sigurise] te Kushtetutes "Seeilit i garantohet e drejta e lirise dhe sigurise. Askush nuk mund te privohet nga !iria me perjashtim te rasteve te parapara me ligj dhe me vendim te gjykates kompetente."

6

Page 7: AKTVENDIM PER PAPRANUESHMERIgjk-ks.org/wp-content/uploads/2019/08/ki_95_18_av_shq.pdf · "Parashtruesi i kerkeses ka per detyre qe . ne . kerkesen e tij te qartesoj . saktesisht

27. Lidhur me kete, Gjykata rikujton se ne pajtim me praktiken gjyqesore te GJEDNJ-se, sipas se ciles qellimi i pergjithshem i nenit 5 te KEDNJ-se eshte qe te siguroje se askush nuk duhet te privohet nga liria ne menyre arbitrare (Assanidze kunder Gjeorgjise, kerkesa nr. 71503/01, Aktgjykim i 8 prill it 2004).

28. Gjykata veren qe parashtruesi i kerkeses shpjegon se gjykatat e rregullta e kane shkelut nenin 29 te Kushtetutes ne lidhje me nenin 5 te KEDNJ-se sepse nuk e kane siguruar vendin e ngjarjes gjate percaktimit te gjendjes faktike ne proceduren kontestimore. Prandaj, neni 29 i Kushtetutes ne lidhje me nenin 5 te KEDNJ-se nuk eshte i zbatueshem ne situaten te ciles i referohet parashtruesi i kerkeses.

(iiJ Sa i perket pretendimeve per shkelje te neneve 30 dhe 31 te Kushtetutes ne lidhje me nenin 6 te KEDNJ-se

29. Gjykata, veren se parashtruesi i kerkeses ka pasur mundesi t'i kundershtoje akuzat ne te gjitha shkal1et e gjykatave te rregullta, gje qe ai edhe e ka bere, duke shfrytezuar te drejten per te paraqitur mbrojtjen e tij dhe te drejten per mjetet e rregullta dhe te jashtezakonshme juridike. Pervec; kesaj, Gjykata konsideron se arsyetimi i dhene nga Gjykata Supreme, ne pergjigje ndaj pretendimeve te parashtruesit te kerkeses, eshte i qarte dhe i drejte.

30. Gjykata, duke i analizuar pretendimet per shkelje te neneve 30 dhe 31 te Kushtetutes, veren se ne rastin konkret eshte zbatuar panml i kontradiktoritetit nga i cili parashtruesi ka perfituar; se ai ishte ne gjendje, qe gjate fazave te ndryshme te procedures, te nxjerre argumente qe ai i konsideronte relevante per rastin e tij; se atij i eshte dhene mundesia qe te kontestoje ne menyre efektive argumentet dhe deshmite e paraqitura nga prokurori; dhe se te gjitha argumentet e tij, qe ishin relevante per zgjidhjen e rastit te tij jane degjuar dhe shqyrtuar nga gjykatat e rregullta; se arsyet faktike dhe ligjore kunder aktgjykimeve te kontestuara ishin paraqitur ne hol1esi; dhe se ne perputhje me rrethanat e rastit, procedurat shikuar ne teresine e tyre, ishin te drejta (Shih, per shembull, rastin e GJEDNJ-se, Garcia Ruiz kunder Spanjes, kerkesa nr. 30544/96, Aktgjykim i 21 janarit 1999, paragrafi 29; dhe, shih, mutatis mutandis, rastin e Gjykates Kushtetuese nr. KI42/16, parashtrues i kerkeses: Valdet Sutaj, Aktvendim per papranueshmeri i 7 nentorit 2016, paragrafi 40).

31. Sa i perket pretendimeve te parashtruesit te kerkeses perkitazi me vleresimin e provave dhe degjimin e deshmitareve, Gjykata thekson se nuk eshte detyre e Gjykates Kushtetuese te merret me gabimet e fakteve ose te ligjit Oigjshmeria) qe pretendohet te jene kryer nga gjykatat e rregullta, pervec; dhe per aq sa ato mund te kene shkelur te drejtat dhe lirite e mbrojtura me Kushtetute (kushtetutshmeria).

32. Ne kete drejtim, Gjykata perserit se kerkesa e "drejtesise" siC; garantohet me nenin 31 te Kushtetutes ne lidhje me nenin 6 te Konventes i mbulon procedurat si nje teresi dhe se c;eshtja nese nje person ka pasur nje gjykim "te drejte" shqyrtohet me ane te analizes kumulative te te gjitha fazave, dhe jo thjesht te nje incidenti te caktuar ose nje shkelje procedurale; dhe se ne kete menyre

7

Page 8: AKTVENDIM PER PAPRANUESHMERIgjk-ks.org/wp-content/uploads/2019/08/ki_95_18_av_shq.pdf · "Parashtruesi i kerkeses ka per detyre qe . ne . kerkesen e tij te qartesoj . saktesisht

shkelja ne nje nivel mund te zgjidhet ne nje faze te mevonshme (Shih, per shembull, Monnell dhe Morris kunder Mbreterise se Bashkuar, kerkesa nr. 9562/81; 9818/82, Aktgjykim i 2 marsit 1987, paragrafet 55-70).

33. Gjykata Kushtetuese, gjithashtu, perserit se ajo nuk vepron si gjykate e shkalles se katert lidhur me vendimet e nxjerra nga gjykatat e rregullta. Roli i gjykatave te rregullta eshte t'i interpretojne dhe t'i zbatojne rregullat perkatese te se drejtes procedurale dhe materiale (Shih, mutatis mutandis, Garcia Ruiz kunder Spanjes, nr. 30544/96, GJEDNJ, Aktgjykim i 21 janarit 1999, paragrafi 28. Shih, po ashtu, rastin e Gjykates Kushtetuese nr. KI70/11, parashtruesit e kerkeses: Faik Hima, Magbule Hima dhe Bestar Hima, Aktvendim per papranueshmeri, i 16 dhjetorit 2011).

34. Gjykata Kushtetuese vetem mund te shqyrtoje nese procedurat ne gjykatat e rregullta, shikuar ne teresine e tyre, jane zhvilluar ne menyre te tille sa qe parashtruesi i kerkeses te kete pasur gjykim te drejte (Shih, inter alia, Edwards kunder Mbreterise se Bashkuar, nr. 13071/87, Raport i Komisionit Evropian per te Drejtat e Njeriut, i 10 korrikut 1991).

35. Gjykata konsideron se procedurat ne gjykatat e rregullta, duke perfshire edhe proceduren ne Gjykaten Supreme, ish in te drejta dhe te arsyetuara (Shih, Shub kunder Lituanise, nr. 17064/06, GJEDNJ, Vendim i 30 qershorit 2009).

36. Ne kete drejtim, Gjykata konsideron se parashtruesit te kerkeses i eshte ofruar mundesia e duhur per te ushtruar te drejtat e tij per t'u mbrojtur, brenda kuptimit te neneve 30 dhe 31 te Kushtetutes ne lidhje me nenin 6 te Konventes.

(iii) Sa i perket pretendimeve per shkelje te nenit 33 te Kushtetutes ne lidhje me nenin 6 te KEDNJ-se

37. Gjykata veren se parashtruesi i kerkeses vetem i ka permendur, dhe ka pershkruar permbajtjen e dispozitave kushtetuese te cilat e garantojne parimin e legalitetit dhe proporcionalitetit ne procedurat penale. Megjithate, parashtruesi i kerkeses nuk ka paraqitur qarte se si eshte shkelur parimi i legalitetit dhe proporcionalitetit.

38. Per me teper Gjykata veren se, Gjykata e Apelit ne Aktgjykimin e saj (P AKR. nr. 248/17) te 12 qershorit 2017 e arsyetoi ne detaje dhe mbeshteti me ligj lartesine e denimit te shqiptuar me burg.

39. Ne kete kuptim, Gjykata perserit se pakenaqesia me vendimin ose thjeshte permendja e neneve dhe dispozitave te Kushtetutes nuk eshte e mjaftueshme qe parashtruesi te ngreje nje pretendim per shkelje kushtetuese. Kur pretendohen shkeljet kushtetuese, parashtruesi i kerkeses duhet te ofroje argumente bindese dhe te pakontestueshme ne mbeshtetje te pretendimeve te tij, ne menyre qe kerkesa te jete e bazuar (Shih, rastin e Gjykates Kushtetuese, nr. KI198/13, parashtruesi i kerkeses: Agjencia Kosovare e Privatizimit, Aktvendim per papranueshmeri, i 13 marsit 2014).

40. Ne kete drejtim, parashtruesi i kerkeses nuk ka paraqitur asnje argument bindes ne menyre qe te vertetohet se shkeljet e pretenduara, te permendura ne

8

Page 9: AKTVENDIM PER PAPRANUESHMERIgjk-ks.org/wp-content/uploads/2019/08/ki_95_18_av_shq.pdf · "Parashtruesi i kerkeses ka per detyre qe . ne . kerkesen e tij te qartesoj . saktesisht

kerkese, perbejne shkelje kushtetuese (Shih, Vanek kundiir Republikiis Sllovake, GJEDNJ, Aktvendim per pranueshmeri, nr. 53363/99, i 31 majit 2005), dhe nuk ka saktesuar se si nenet e referuara te Kushtetutes, KEDNJ-se dhe DUDNJ-se mbeshtesin pretendimin e tij ne baze te nenit 113.7 te Kushtetutes dhe nenit 48 te Ligjit.

(iv) Sa i perket pretendimeve per shkelje te neneve 24, 32 dhe 54 te Kushtetutes

41. Sa i perket pretendimeve te tjera te parashtruesit te kerkeses lidhur me shkeljen e te drejtave dhe lirive te garantuara me nenin 24 [Barazia para Ligjit] , nenin 32 [E Drejta per Mjete Juridike] dhe nenin 54 (Mbrojtja Gjyqesore e te Drejtave] te Kushtetutes, Gjykata i gjen keto pretendime te pabazuara, per arsye se parashtruesi nuk ka deshmuar dhe nuk ka mbeshtetur ne menyre te mjaftueshme pretendimin e tij.

42. Gjykata thekson se eshte obligim i parashtruesit te kerkeses t'i mbeshtese pretendimet e tij kushtetuese dhe te paraqese prova prima facie qe tregojne per shkeljen e te drejtave te garantuara me Kushtetute dhe KEDNJ (shih rastin e Gjykates Kushtetuese nr. KI19/14 dhe KI21/14, parashtruesit e kerkeses: Tafil Qorri dhe Mehdi Syla, te 5 dhjetorit 2013).

43. Prandaj, kerkesa e parashtruesit eshte qartazi e pabazuar ne baza kushtetuese dhe duhet te deklarohet e papranueshme ne pajtim me rregullin 39 (2) te Rregullores se punes.

9

Page 10: AKTVENDIM PER PAPRANUESHMERIgjk-ks.org/wp-content/uploads/2019/08/ki_95_18_av_shq.pdf · "Parashtruesi i kerkeses ka per detyre qe . ne . kerkesen e tij te qartesoj . saktesisht

PER KETO ARSYE

Gjykata Kushtetuese e Kosoves, ne mbeshtetje te nenit 113.1 dhe 7 te Kushtetutes dhe te rregullit 39 (2) te Rregullores se punes, ne seancen e mbajtur me 27 maj 2019, nJezen

VENDOS

I. TE DEKLAROJE kerkesen te papranueshme;

II. T'UA KUMTOJE kete vendim paleve;

III. TE PUBLIKOJE kete vendim ne Gazeten Zyrtare, ne pajtim me nenin 20-4 te Ligjit;

IV. Ky vendim hyn ne fuqi menjehere.

10