alban chiavi :layout 1 - cicsene - cooperazione e sviluppo ... · bankare (bonifico), buletin...

12
ÇELËSAT E S HTËPISË

Upload: vokhue

Post on 12-Jul-2019

213 views

Category:

Documents


0 download

TRANSCRIPT

Page 1: ALBAN chiavi :Layout 1 - CICSENE - Cooperazione e sviluppo ... · bankare (bonifico), buletin postar, ose me para ... blerësi vendos të mos e blejë më shtëpinë, ... në Corso

ÇELËSAT E SHTËPISË

ALBAN chiavi :Layout 1 19-04-2012 14:11 Pagina 2

Page 2: ALBAN chiavi :Layout 1 - CICSENE - Cooperazione e sviluppo ... · bankare (bonifico), buletin postar, ose me para ... blerësi vendos të mos e blejë më shtëpinë, ... në Corso

QERAJA Kontrata e qeramarrjes duhet bërë detyrimishtme shkrim. Ajo duhet të regjistrohet pranëentit Agenzia delle Entrate. Shpenzimet e regjistrimit ndahen përgjysmë mes pronarit tëbanesës dhe qeramarrësit.

Për nënshkrimin e kontratës nevojiten doku-mentat e mëposhtme:• karta e identitetit• kodi fiskal• të ardhura të rregullta dhe të provueshme• për të huajt: leja e qëndrimit (permesso di

soggiorno)

Qeramarrësi, në çastin e nënshkrimit të kon-tratës së qeramarrjes duhet ti paguajë pronaritnjë shumë dorëzanie (cauzione), si formëmbrojtjeje për pronarin. Shuma nuk mund tëjetë më e lartë se vlera e 3 tarifave mujore.

Shuma e dorëzanisë (cauzione) i kthehet qera-marrësit kur e lë banesën, nëse e ka paguar qe-ranë rregullisht dhe banesa nuk është dëmtuar.

Në çastin e nënshkrimit të kontratës, pronarimund të kërkojë pagesën paraprake të muajittë parë të qerasë.

Qeraja duhet paguar brenda datës 5 të çdomuaji. Zakonisht, pagesa kryhet me transfertëbankare (bonifico), buletin postar, ose me paranë dorë duke i kërkuar pronarit një faturë (ri-cevuta) të pajisur me pullë takse me vlerë 1,81euro.

NDËRPRERJA E KONTRATËSQeramarrësi mund të vendosë tandërpresë kontratën e qeramarrjespërpara afatit të parashikuar dukedërguar një letër të regjistruar(raccomandata) 6 muaj përparadatës në të cilën ka ndër mend talerë banesën, duke justifikuar arsyet.

Pronari mund ta ndërpresë kon-tratën, duke justifikuar arsyet,vetëm në fund të afatit të parë tëmundshëm.

SUGJERIMEKërkoni dhe ruani të gjithariçevutat e pagesave të parave qëi keni dhënë pronarit apo admini-stratorit, me datën dhe firmën eatij që tërheq shumën.

2

ALBAN chiavi :Layout 1 19-04-2012 14:11 Pagina 3

Page 3: ALBAN chiavi :Layout 1 - CICSENE - Cooperazione e sviluppo ... · bankare (bonifico), buletin postar, ose me para ... blerësi vendos të mos e blejë më shtëpinë, ... në Corso

CILAT JANË SHPENZIMET NË NGARKIM TË QERAMARRËSIT? PO ATO NË NGARKIM TË PRONARIT?

Në ngarkim të qeramarrësit:• Shpenzime të zakonshme:

◗ shërbimi i pastrimit të pjesëve tëpërbashkëta (shkallët, oborret, hyrja);

◗ dritat e pallateve;◗ ashensori (mirëmbajtja: paguhet në bazëtë katit ku banon);

◗ uji;◗ shpenzime për konsumet shtëpiake (dritat,gazi, telefoni).

• Ngrohja: nëse është e çentralizuar, ajo i pa-guhet administratorit të pallatit, nëse ështëautonome atherë paguhet në faturën e gazit.

• Ndërhyrje të vogla mirëmbatjeje të lidhurame banesën.

Në ngarkim të pronarit:• Shpenzime të jashtëzakonshme mirëmbajt-

jeje.

NË RAST VËSHTIRËSIE PËRGJETJEN E SHTËPISËNë territor mund të gjenimbështetje tek projekti “Insiemeper la casa” i Fondazione DonMario Operti në bashkëpunim meorganizatat CICSENE dhe SYNER-GICA.

Projekti ndihmon ata që hasinvështirësi në gjetjen e shtëpisë, ishoqëron personat në fazat endryshme të proçedurave burokra-tike të nevojshme për qeranë dheluan rolin e ndërmjetësit me pro-narët.

Në raste nevojash specifike, pro-jekti parashikon edhe një ndihmëtë vogël ekonomike për qera-marrësin.

KONTAKTI: Fondazione Don Mario OpertiCorso Siccardi n. 6, TorinoTel. 011.56.36.930

3

ALBAN chiavi :Layout 1 19-04-2012 14:11 Pagina 4

Page 4: ALBAN chiavi :Layout 1 - CICSENE - Cooperazione e sviluppo ... · bankare (bonifico), buletin postar, ose me para ... blerësi vendos të mos e blejë më shtëpinë, ... në Corso

DËBIMI NGA SHTËPIA Ndodh atherë kur qeramarrësi detyrohet ta lerëbanesën që ka marrë me qera.

Arsyet e mundshme:

• Kur përfundon kontrata pronari mund tëvendosë të mos e rinovojë më atë: në këtërast duhet ta njoftojë, përmes letrës së re-gjistruara (raccomandata), prishjen e kontratësgjashtë muaj përpara përfundimit të saj.

• Nëse qeramarrësi nuk paguan tarifën e qe-rasë për dy muaj dhe/ose shpenzimet (ngroh-jen, nëse është e centralizuar, shpenzimetkondominiale) për një shumë të barabartë me2 muaj qera, pronari dërgon një letër me tëcilën i kërkon qeramarrësit të paguajë shu-mat e prapambetura. Nëse kjo nuk ndodh,pronari i drejtohet gjykatës që nis praktikënpër dëbim nga shtëpia.

• Qeramarrësi mund të dëbohet nga shtëpiaedhe atherë kur kryen shkelje të rënda tëkontratës së qeramarrjës, për shembull dukeja lëshuar me qera banesën palëve të treta.

4

ALBAN chiavi :Layout 1 19-04-2012 14:11 Pagina 5

Page 5: ALBAN chiavi :Layout 1 - CICSENE - Cooperazione e sviluppo ... · bankare (bonifico), buletin postar, ose me para ... blerësi vendos të mos e blejë më shtëpinë, ... në Corso

ÇFARË MUND TË BËNI NËSE JU DËBOJNË NGA SHTËPIA • Mund ti drejtoheni Bashkisë së qytetit ku ba-

noni për të parë nëse ka ndonjë zgjidhje ba-nimi të përkohshme. Në Torino mund tidrejtoheni Servizio Emergenza Abitativa delComune në Via Corte d’Appello, 10 (nga eHëna deri të Premten ora 8.30 – 12.00).

• Mund të kërkoni strehim të përkohshëm në njëprej strukturave të strehimit gjatë natës: ◗ Via Carrera 181 (vetëm meshkuj)

tel. 011 712334◗ Via Traves 7 (meshkuj dhe femra)

tel. 011 4550861◗ Via Foligno 10, i transferuar përkohësisht

në Strada delle Ghiacciaie 68, (meshkuj dhe femra) - tel. 011 0588798

◗ Via Sacchi 47 (meshkuj dhe femra dhevetëm për ata që nuk kanë qënë kurrë mëparë në një fjetore)tel. 011 5682885

◗ Via Pacini 18 (vetëm femra)tel. 011 2481667

◗ Via Osoppo 51 (vetëm femra)tel. 011 351935

5

ALBAN chiavi :Layout 1 19-04-2012 14:11 Pagina 6

Page 6: ALBAN chiavi :Layout 1 - CICSENE - Cooperazione e sviluppo ... · bankare (bonifico), buletin postar, ose me para ... blerësi vendos të mos e blejë më shtëpinë, ... në Corso

STREHIMI PUBLIK (CASA POPOLARE)Caktohet nga Bashkia përmes një proçedurespecifike në bazë të renditjeve që dokumen-tojnë nivelin e nevojës së bërthamës familjare.

Formulari i kërkesës mund të gjendet në zyrate Bashkisë ku banoni. Në Torino edhe pranë zy-rave të minibashkive (circoscrizioni), Informa-città, URP dhe në sitin e Bashkisë së Torinos.

Ku mund ta gjejmë rezultatin e kërkesës?

Renditja publikohet në regjistrin e posaçëmpublik (albo pretorio) të Bashkive, si edhe nëselinë e ATC-së (Agjencia Territoriale për Strehi-min) dhe tregon se cilët janë subjektet që kanëfituar të drejtën të përfitojnë strehim publik(casa popolare). Bashkia kontakton përfituesitdhe i shoqëron në banesën e caktuar.

MUND TË BËJNË KËRKESË PERSONAT:

• që banojnë apo punojnë në Torino prej tëpaktën tre vitesh në vazhdimësi;

• që nuk kanë asnjë pronë në territorin e Rajo-nit të Piemontit ose gjithësesi asnjë pronë tëpërshtatshme për nevojat e veta të strehimit;

• që kanë një tregues ISEE më të ulët se20.000,00 euro;

• që ndodhen në emergjencë strehimi, ose mësaktë në një prej situatave të mëposhtme:

◗ dëbim, bllokim i pronës, caktim i banesësbashkëshortit nga i cili po ndahen;

◗ banesa ju shpallet e pabanueshme;

◗ kanë statusin e refugjatit;

◗ strehohen në fjetore apo struktura të tjerapublike prej të paktën tre muajsh.

Situata e EMERGJENCËS SË STRE-HIMIT duhet të dëshmohet medokumenta (akt dëbimi, doku-menta niveli të të ardhurave).

Në Bashkinë e Torinos kërkesaduhet prezantuar pranë sportelittë Servizio Bandi e Assegna-zioni Via Corte d’Appello 10 (ngae Hëna deri të Premten ora 8.30 –12.00) duke përdorur formularët eposaçëm.

Në Torinon mund të bëjnëkërkesë personat që janë rezi-dentë aty prej të paktën 3 vi-tesh.

6

ALBAN chiavi :Layout 1 19-04-2012 14:11 Pagina 7

Page 7: ALBAN chiavi :Layout 1 - CICSENE - Cooperazione e sviluppo ... · bankare (bonifico), buletin postar, ose me para ... blerësi vendos të mos e blejë më shtëpinë, ... në Corso

QENDRA E SHËRBIMEVE LO.CA.RE.

Ju drejtohet atyre që jetojnë në një banesë tëpapërshtatshme ose janë dëbuar nga shtëpia.

Për të kërkuar shtëpi përmes shërbimit Lo.Ca.Re.dhe për të marrë çertifikatën përkatëse me vlerëvjetore duhet të jeni banues në Torino prej tëpaktën një viti, të keni të ardhura të rregulltadhe të ndodheni në emergjencë strehimi.

Personat që marrin banesa me qera përmesshërbimit Lo.Ca.Re. kanë të drejtë të kenë uljetaksash dhe një kontribut prej 1.600,00 eurosh.

Dokumentat që nevojiten mund ti gjeni pranësportelit Lo.Ca.Re., në Via Corte D'Appello14/D, TorinoTel. 011 442 40 25 - Fax 011 442 4030Orari për publikun: e Hënë, e Enjte dhe e Premte ora 8.30 – 12.30të Martën dhe të Mërkurën ora 8.30 –12.30/14.00 – 16.00

Egziston edhe një shërbim LO.CA.RE. METRO-POLITAN, që ofron të njejtin shërbim dhe ështëi aktivizuar në bashkitë e mëposhtme: Alpi-gnano, Collegno, Grugliasco, Moncalieri, Ni-chelino, Orbassano, Piossasco, Rivalta, Rivoli,Settimo Torinese, Venaria Reale dhe BorgaroTorinese.

7

ALBAN chiavi :Layout 1 19-04-2012 14:11 Pagina 8

Page 8: ALBAN chiavi :Layout 1 - CICSENE - Cooperazione e sviluppo ... · bankare (bonifico), buletin postar, ose me para ... blerësi vendos të mos e blejë më shtëpinë, ... në Corso

BLERJAKur ta keni gjetur shtëpinë që doni të bleni, përtë bllokuar çmimin e konkorduar duhet tënënshkruani një propozim blerjeje (propostadi acquisto). Për blerësin propozimi është i pa-revokueshëm, ndërsa pronari mund ta refuzojë.Kur të dyja palët pranojnë, duke nënshkruarpropozimin vijohet me kompromisin ku spe-cifikohen në mënyrën më të detajuar tëmundshme të gjitha klauzolat që do të futennë kontratën e shitblerjes (rogito) qënënshkruhet përpara një noteri. Noteri duhetpaguar nga blerësi.

KREDITËMund të kërkoni një kredi me njëvlerë jo më të lartë se 70 – 75 %të vlerës së banesës.

Dokumentat e nevojshëm për këtëshërbim janë:

• Dokument identiteti dhe kodifiskal

• busta paga

• deklarata e të ardhurave

Marrja e kredisë ka kosto.

8

ALBAN chiavi :Layout 1 19-04-2012 14:11 Pagina 9

Page 9: ALBAN chiavi :Layout 1 - CICSENE - Cooperazione e sviluppo ... · bankare (bonifico), buletin postar, ose me para ... blerësi vendos të mos e blejë më shtëpinë, ... në Corso

SHËNIME TË RËNDËSISHME:

• Regjistrimi & regjistrit në Zyrën e Rregjistritështë i detyrueshëm dhe shpenzimet ndahennë mënyrë të barabartë mes palëve.

• Në çastin e nënshkrimit të kompromisit,blerësi duhet të paguajë një shumë (kapar)për të cilën ka rënë dakord me shitësin. Pa-gesa e kaparit detyron shitësin dhe blerësintë nënshkruajnë kontratën e shitblerjes.

• Sipas zakonit, nëse pas pagesës së kaparitblerësi vendos të mos e blejë më shtëpinë,shitësi mund ta mbajë pagesën; nëse ështëshitësi ai që ndërron mendje, blerësi ka tëdrejtë të paguhet me një shifër sa dyfishi ikaparit të paguar.

Duhet të kemi parasysh se, përveç kostos sëbanesës ka edhe shpenzime të tjera (kostojae regjistrimit të kompromisit paraprak, fatura enoterit për aktin e shitblerjes, taksat endryshme, përqindja e agjencisë imobiliare, përata që kanë zgjedhur të veprojnë përmes saj).Vlera e këtyre shpenzimeve ndryshon sipasvlerës së banesës së blerë.

9

ALBAN chiavi :Layout 1 19-04-2012 14:11 Pagina 10

Page 10: ALBAN chiavi :Layout 1 - CICSENE - Cooperazione e sviluppo ... · bankare (bonifico), buletin postar, ose me para ... blerësi vendos të mos e blejë më shtëpinë, ... në Corso

JETA NË PALLAT Çdo pallat apo godinë në bashkëpronësi (con-dominio) vendos rregullat e veta të brendshmepër të cilat duhet të informoheni kur transfero-heni në një banesë të re.

Duhet gjithësesi të keni parasysh se:

• ndalohet hedhja e plehrave, letrave, bishtavetë cigareve apo gjërave të tjera nga dritaret,në shkallë, korridore, sheshpushime, oborreapo hapësira të tjera të mbuluara apo të zbu-luara;

• ndalohet depozitimi i materialeve në hapësi-rat e përbashkëta dhe organizimi i veprimta-rive të pa konkorduara me administratorindhe banorët e tjerë të pallatit;

• ndalohen veprimtaritë e zhurmshme para orës8.00 dhe pas orës 22.00;

• mund të varni rrobat e lara vetëm në dritaretdhe ballkonet që hapen në oborret ebrendshme apo brenda vetë apartamenteve;

• për të instaluar antena televizive tëndryshme nga ajo e pallatit duhet kërkuar autorizim nga administratori;

SPORTELI I PALLATIT Pranë selisë së projektit LO.CA.RE.në Corso Vigevano 18/b në Torinoka një sportel informativ që admi-nistrohet nga A.N.A.C.I. (Associa-zione Nazionale AmministratoriCondominiali e Immobiliari) që jepfalas informacione dhe këshillapër problemet në pallat.

10

ALBAN chiavi :Layout 1 19-04-2012 14:11 Pagina 11

Page 11: ALBAN chiavi :Layout 1 - CICSENE - Cooperazione e sviluppo ... · bankare (bonifico), buletin postar, ose me para ... blerësi vendos të mos e blejë më shtëpinë, ... në Corso

• ndalohet lënia e mbeturinave jashtë dyerveapo në vende të tjera të përbashkëta. Këtoduhen hedhur (të mbyllura në qese plastike)në kazanët e plehrave;

• ndalohet lënia hapur e portës hyrëse të pal-latit;

• ndalohet vendosja e automjeteve, biçikletave,karrocave dhe mjeteve të tjera në pjesët epërbashkëta të mbuluara apo të zbuluara, qëjanë të rezervuara për kalimin e të gjithë ba-norëve;

• ndalohet larja e makinave dhe motorrave nëhapësirat e përbashkëta të mbuluara dhe tëzbuluara;

• prindërit janë përgjegjës për sjelljen efëmijëve, që duhet të sillen në mënyrë kor-rekte dhe të shfaqin respekt, pa bërtitur dheprovokuar zhurma të tjera që shqetësojnë ba-norët e pallatit;

• nëse mes banorëve ka zënka dhe mosmarr-veshje, të interesuarit duhet ti drejtohenpërherë Administratorit. Protestat duhen bërëpërherë me shkrim dhe të firmosen.

SUGJERIMEGjëja më e mirë që mund të bëniështë të ndërtoni marrdhënie samë të mira me fqinjët duke upërpjekur të respektoni zakonet evendit ku banoni.

Marrdhëniet mes fqinjëve shpesh-herë kufizohen thjesht tekpërshëndetjet. Mirë do të ishte qëme kohën të përpiqeni tëndërtoni një marrdhënie mëmiqësore, që lehtëson bashkëje-tesën.

Në rastet kur verifikohen pro-bleme të rënda është mirë ti drej-toheni menjëherë administratorittë pallatit.

11

ALBAN chiavi :Layout 1 19-04-2012 14:11 Pagina 12

Page 12: ALBAN chiavi :Layout 1 - CICSENE - Cooperazione e sviluppo ... · bankare (bonifico), buletin postar, ose me para ... blerësi vendos të mos e blejë më shtëpinë, ... në Corso

Materiali është realizuar në kuadër të projektit FORM-AZIONE CASAProgram kushtuar azhornimit dhe formimit të vazhdueshëm të operatorëve që ishërbejnë qytetarëve të huaj në fushën e integrimit në strehim.

Në bashkëpunim me

Promovuar nga

Financuar në kuadër të Planit të politikave sociale terri-toriale të Provincës së Torinos – ndërhyrje për integri-min e qytetareve dhe qytetarëve të huaj me mbeshtetjenfinanciare të Regione Piemonte

via Borgosesia, 30 • 10145 TORINO • tel. [email protected] • www.cicsene.it

Comune di Torino • Direzione Edilizia Residenziale Pubblicavia Corte d’Appello, 10 • 10122 TORINOwww.comune.torino.it/informacasa

Agenzia Territoriale per la Casacorso Dante, 14 • 10134 TORINO www.atc.torino.it

SICET • via Madama Cristina, 50 • 10125 TORINO [email protected]

UPPI • corso Palestro, 8 • 10122 TORINO [email protected]

UNIONEPICCOLIPROPRIETARIIMMOBILIARI

Ass. AFIM • via Nizza, 389 • 10127 [email protected]

Ass. Fratia • via Reiss Romoli, 45 • 10148 TORINO [email protected]

Ass. Mi Perù • via Campiglione, 5 • 10141 TORINO [email protected]

Ass. Vatra • via L. Colli, 12 • 10128 [email protected]

ww

w.za

zigr

afic

a.it

•ill

ustr

azio

ni:

Mon

ica

Fuci

ni

ALBAN chiavi :Layout 1 19-04-2012 14:11 Pagina 1