albanian studies in bulgaria. fjalori gorançe-shqip

2

Click here to load reader

Upload: falcone79

Post on 14-Apr-2016

37 views

Category:

Documents


4 download

DESCRIPTION

albanian studies

TRANSCRIPT

Page 1: Albanian Studies in Bulgaria. Fjalori Gorançe-shqip

FJALORI GORANÇE­SHQIPMaterial i transmetuar nga programi shqip i Radios Kombëtare Bullgare më 11.11.2007Autore Jordanka Ivanova 

Bullgarët nga Gora janë ndër komunitetet bullgare më tëpanjohura dhe të pastudiurara që jetojnë jashtë kufijve tëatdheut. Krahina Gora ndodhet në pjesët e ulëta të maleveShar, Korab dhe Koritnik, në kufirin midis Shqipërisë,Kosovës dhe Maqedonisë. Rajoni i Gorës ndahet në dypjesë – Gora e Kukësit dhe Gora e Prizrenit. Në rajonin eGorës së Prizrenit fshatrat bullgare janë 19 ­ Baçka, Brod,Krushevo, Kërstec, Zlipotok etj. Qendra e qarkut ështëfshati Dragash. Fshati më i madh bullgar atje është fshatiRestelicа. Banorët e rajonit sipas të dhënave nga viti 1999

janë 14 000 veta. Goranët e kanë lavdinë se janë pastiçerët më të mirë. Në shumicën e qytetevemë të mëdha ballkanike në të kaluarën edhe sot ata kanë ëmbëltore. 

Në Gorën e Kukësit fshatrat gjithashtu janë 19, mirëpo në 10 prej tyre tashmë flasin gjuhënshqipe. Mirëpo njerëzit më të moshuar në ta akoma e kuptojnë bullgarishten. Fshatrat, në tëcilët edhe sot flitet bullgarisht janë Borje, Cërnelevë, Kosharisht, Oçikël, Oreshkë, Orgjost,Shishtaveç, Pakisht dhe Zapod. Në këta nëntë fshatra jeton popullsi kompakte e muslimanizuarme prejardhje bullgare. Banorët e tyre quajnë veten “nashinci”, ose gorani, ndërsa shqiptarët,me të cilat kufizohen i quajnë torbeshë, goranë ose poturë. Të folmen e tyre që i përket grupit të dialekteve të skajshme bullgare të MaqedonisëVeriperëndimore, njerëzit vendas e emërtojnë nashinski dhe goranski. Shqiptarët e quajnënashke, gorançe dhe shkenisht. Nashinski vjen nga fjala “nash” që do të thotë “ynë, njeri ynë,gjaku ynë, soji ynë”. Fondi leksikor i kësaj të folmeje përbën fjalorin nashke – shqip me rreth43 mijë fjalë dhe shprehje. 

Ky fjalor ishte prezantuar para disa ditëve në Akademinë Bullgare të Shkencave. Autori i tijështë Nazif Dokle – shkrimtar dhe shkencëtar, i cili po punon dhe jeton në Kukës. Është autor idhjetëra studimeve në fushën e kulturës, etnografisë, folklorit, leksikologjisë, historisë dheletërsisë. Ai është gjithashtu skenarist dhe regjisor i disa dokumentarëve televizivë dhespektakleve skenike. Krijon edhe në fushën e artit figurativ dhe të skulpturës. Nazif Dokleështë themelues dhe kryetar i shoqatës etnokulturore “Gora” që është krijuar në vitin 1991. 

Fjalori nashke ­ shqip është rezultat prej punës disadekadëshe të mbledhjes, klasifikimit tëmaterialit dhe të konsultimeve. Është bërë mbi bazën e së folmes së goranëve në Shqipëri dhemë konkretisht të goranëve nga rajoni i Kukësit. Materiali është prezantuar përmes alfabetit tëgjuhës shqipe për disa shkaqe. Në vend të parë sepse fjalori është “nashke – shqip”. Së dyti,grafia e gjuhës shqipe lejon që të pasqyrohet tërë sistemi fonetik të nashkes. Përveç kësajbanorët e këtyre fshatrave në Shqipëri janë arsimuar vetëm në gjuhën shqipe dhe nuk njohinalfabet tjetër. Dhe jo në vend të fundit – një paraqitje e tillë e bën më të lehtë leximin nga ana egoranëve që jetojnë në Kosovë. 

Pasi që zoti Dokle ka vizituar vende të ndryshme në malin Rodopi ai është i mendimit se efolmja e goranëve nuk ndryshohet shumë nga dialekti i malit Rodopi. Dhe ky është njëfenomen interesant – në jugperëndimoren e skajshme bullgare ka të folme me reduksion të fortëqë është tipik për rajonet e Bullgarisë Lindore. Edhe sot goranët, shumica prej të cilëve kanëemra shqiptare, përdorin edhe familjet e veta sllave si Kirevci, Zhivkovci, Dochovci etj. 

Page 2: Albanian Studies in Bulgaria. Fjalori Gorançe-shqip

Le të shpresojmë se kjo nuk është hapa e parë dhe e fundit e institucioneve bullgare nëpërkrahje të bullgarëve që jetojnë në rajonin e Gorës. Akademiku Jachko Ivanov nga Shtëpiabotuese pranë Akademisë Bullgare të Shkencave shpalli gatishmëri për botimin e një libri tjetërtë zotit Dokle, në të cilin janë mbledhur tekste folklorike. Aga ana e vet Nazif Dokle ifalënderoj Ambasadës bullgare në Tiranë për përkrahjen për botimin e fjalorit dhe zotit EmilMilanov, i cili është angazhuar personalisht me problemet e goranëve.